Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    1/29

    Rezultatet e projektit

    “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor

    në komunat multietnike në Maqedoni“ 

    Raport

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    2/29

     

    Botues:

    Për botuesin: Albert Musliu 

    Redaktor përgjegjës: Lulzim Haziri

     Autorë: Emina Nuredinoska, Lindita Bexheti, Monika Veljanoska

    Përktheu: Besim Dogani 

    Lekturoi:  Agim Mustafai 

    Tirazhi: 400 copë 

    Përgatitja e këtij publikimi u mundësua me përkrahjen e Ambasadës Britanike

    në Shkup, në kuadër të projektit “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturornë komunat shumetnike në Maqedoni“ . Mendimet dhe qëndrimet

    e cekura në këtë publikim jodomosdoshmërish i pasqyrojnë mendimet dheqëndrimet e ambasadës Britanike në Shkup 

    .

    The British Embassy in Skopje supported the preparation of this publication,

    within the project “Improving the Inter Cultural

    Understanding in multi-ethnic municipalities in Macedonia“.

    The content of this publication does not necessarily

    reflect the position or the opinions of the British Embassy in Skopje

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    3/29

     

    Rezultatet e projektit

    “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor 

    në komunat multietnike në Maqedoni 

    Raport

    Mars 2015, Gostivar

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    4/29

     

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    5/29

    5

    Introduction

    The Association for Democratic Initiatives (ADI) from Gostivar implemented the project

    “Improvement of the intercultural understanding in multiethnic communities in

    Macedonia” starting in March 2013 and ending two years later in March 2015. The project

    was financially supported by the British Embassy in Skopje.

    Three rural and three urban municipalities of the North West region of Macedonia:

    Brvenica, Vrapcishte, Gostivar, Jegunovce, Kichevo, and Tetovo, were the focus on this

    project. All six locations are characterized as multiethnic and multicultural.

    The objective of the project was to improve multicultural understanding, to recognize and

    respect different ethnicities, religious and cultural backgrounds and to introduce a model

    that can be used nationwide to structure the activities of municipalities in the area of

    multiculturalism.

    Within the project were undertaken many related activities to contribute to achieving the

    main goal. Prepared was an assessment and analysis of multicultural policies and practices;

    implemented were trainings on the topics of multiculturalism; in a participatory manner

    six strategies for developing multicultural dialogue within each municipality were

    prepared. Additionally a campaign was conducted entitled “Diversity in trendy” and finally

    various measures envisaged in the strategies were implemented.

    The project activities specifically encompassed: 175 municipal officials, council members,and members of the commissions for community relations; 122 representatives of

    educational institutions (primary and secondary schools); 32 representatives of civil

    society organizations; 8 representatives of the religious groups; and 10 members from the

    media. The campaign and its direct activities included a large number of citizens (more

    than 3000).

    The purpose of this report is to summarize the achievements of the project, to analyze the

    benefits that the municipalities and the stakeholders have gained, and to make

    recommendations for future sustainability of the process in the development of

    multiculturalism in the respective municipalities.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    6/29

    6

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    7/29

    7

    Hyrje

    Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI) nga Gostivari e zbatoi projektin

    “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat shumetnike në Maqedoni” prejmuajit mars të vitit 2013 deri më ____ mars të vitit 2015. Projekti u përkrah financiarisht

    nga Ambasada e Britanisë në Shkup. 

    Në fokusin e këtij projekti ishin tre komuna rurale dhe tre urbane nga rajoni

    Veriperëndimor i Maqedonisë: Bërvenica, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Kërçova dhe  

    Tetova. Të gjashtë komunat karakterizohen me shumë-etninë dhe multikulturalizmin e

    tyre.

    Qëllimi i projektit ishte përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor, njohja dhe

    respektimi i dallimeve etnike, prejardhja religjioze dhe kulturore, si dhe modelimi i qasjes

    multikulturore i cili mund të aplikohet në nivel nacional. Në suaza të projektit u ndërmorën

    një sërë aktivitetesh të ndërlidhura të cilët kontribuonin drejt arritjes aë qëllimit të

    projektit. U përgatit një vlerësim dhe analizë për politikat dhe praktikat multikulturore; u

    zbatuan trajnime për multikulturalizëm; në mënyrë pjesëmarrëse u përgatitën gjashtë

    strategji për zhvillim të dialogut multikulturor në komunat e përfshira; u zbatua fushata

    nën titullin “Dallimet janë në modë”; dhe njëherësh u realizuan një pjesë e masave tëparapara në strategjitë për dialog multikulturor.

    Me aktivitetet e projektit në mënyrë të drejtpërdrejtë u përfshinë  175 nëpunës

    komunal, anëtarë të këshillit dhe anëtarë të komisioneve për marrëdhënie midis

    bashkësive; 122 përfaqësues nga institucionet arsimore (shkolla fillore dhe të mesme); 32

    përfaqësues të organizatave qytetare; 8 të bashkësive fetare, 10 të medieve. Në fushatën

    dhe aktivitetet e drejtpërdrejta u përfshinë edhe një numër i madh qytetarësh (më se

    3000).

    Qëllimi i këtij raporti është të përmblidhen arritjet e projektit, të analizohen

    përfitimet e komunave dhe palëve të interesuara nga aktivitetet e ndërmarra dhe të jepen

    rekomandime për qëndrueshmërinë e ardhshme të procesit të zhvillimit mulitkulturalizmit

    në këto komuna.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    8/29

    8

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    9/29

    9

    1. Analiza e politikave dhe praktikave ndërkulturore  

    Në suaza të projektit në periudhën prej shtatorit deri në tetor të vitit 2013, u realizua analiza e

    politikave dhe praktikave multikulturore në gjashtë komunat e përfshira me këtë projekt, me qëllimtë vlerësimit të gjendjes aktuale të multikulturalizmit, të kapaciteteve lokale për promovimin e

    multikulturalizmit dhe perspektivave për përforcim të marrëdhënieve ndëretnike1.

    Konstatimet kyçe nga analiza ishin se në rajon ekziston traditë e bashkëjetesës dhe në komunat

    ekzistojnë struktura dhe aktivitete të drejtuara kah çështjet e bashkëjetesës shumetnike. Edhe

    përskaj këtyre marrëdhënieve të vendosura, nga ana e institucioneve dhe qytetarëve, sërish u

    identifikuan edhe mangësi. Siç është theksuar në analizë, është konstatuar nevoja për përsosje të

    ligjeve, sistemeve dhe procedurave të proceseve demokratike të sjelljes së vendimeve, dialogut

    publik për ngritjen e besimit dhe konsensusit për atë se si duhet të duket jetesa shumetnike në

    praktikë, institucionalizimi i aktiviteteve për një proces të integruar arsimor dhe zhvillim të

    përmbajtjeve më të pasura dhe të shumëllojshme kulturore, e në veçanti për të rinjtë2. Me analizënnë fjalë bëhet një vështrim i kapaciteteve për përforcim të dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit në

    nivel nacional dhe lokal, për se u konstatua që ekziston një strukturë e fuqishme për promovimin e

    dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit në nivel nacional dhe lokal, por edhe krahas kësaj ekzistojnë

    sfida të hapura siç janë: nevoja për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave për

    avancimin e dialogut ndëretnik, përfshi edhe përmirësimin e aftësive dhe njohurive të personelit në

    ato institucione; më tej u konstatua se ekziston mungesë e resurseve operative, financiare dhe

    njerëzore; por po ashtu se nuk janë zhvilluar në mënyrë adekuate mekanizma dhe instrumente

    tjera, të cilat në nivel lokal duhet ta sigurojnë përfaqësim e bashkësive jo shumicë. 

    Po ashtu, është e rëndësishme edhe pasqyra e dhënë e kornizës politike dhe ligjore, në të cilën

    janë theksuar procesi i decentralizimit dhe Ligji për vetëqeverisje lokale, i cili bashkësive  më të

    vogla etnike ua jep mundësinë të kenë pjesëmarrje më cilësore në sjelljen e vendimeve në nivel

    lokal. Këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme dispozita për formimin e Komisioneve për

    marrëdhënie midis bashkësive (КMMB) në komunat në të cilat më së paku 20% e popullatës i takon

    bashkësisë etnike e cila nuk është shumicë në atë komunë3. КMМB sipas definicionit të saj duhet të

    përfaqësojë një institucion kyç në suaza të vetëqeverisjes lokale i cili do të promovojë përfshirjen e

    përfaqësuesve të të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në territorin e komunës gjegjëse, në krijimin

    e politikave lokal.

    Në gjashtë komunat e përfshira me këtë projekt, janë formuar dhe veprojnë KMMB dhe të

    njëjtat karakterizohen me specifika të ndryshme, dinamikë të punës, ndikim dhe sukses.

    1Z. Naskova, М. Меhmeti, Sh. Imeri, Politikat dhe praktikat ndërkulturore në komunën e Gostivarit,

    Теtovës, Kërçovës, Bërvenicës, Vrapçishtit dhe Jegunovcit, ADI 2013 2Ibid

    3Ligji për vetëqeverisje lokale, Gazeta zyrtare e RМ, nr. 5/2002 

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    10/29

    10

    2. Arritjet sipas komunave

    2.1. Bërvenica 

    Bërvenica është komunë rurale e pjesës veriperëndimore të Maqedonisë. Sipas të dhënave nga

    regjistrimi i fundit i popullatës nga viti 2002, në komunën e Bërvenicës jetojnë gjithsej 15.855

    banorë. Popullata në komunën e Bërvenicës është e përbërjes së përzier nacionale: Shqiptarë janë

    61,62%, Maqedonas 37, 53%, dhe 0,85% popullatë tjetër (Serbë, Boshnjakë, etj). Si edhe në të gjithë

    pilot komunat e përfshira në këtë projekt, edhe në komunën e Bërvenicës ka një ose dy bashkësi

    dominuese etnike, por po ashtu edhe bashkësi më të vogla, gjë që paraqet sfidë për ndërtimin dhe

    ruajtjen e bashkëjetesës. 

    Në këtë komunë, deri para fillimit të këtij projekti, ishin ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e

    dialogut ndërkulturor dhe marrëdhënieve ndëretnike në më shumë sfera. Në arsim, int ervenimet

    kyçe janë bërë përmes projektit për integrim shumetnik në arsim të Agjencisë për zhvillim

    ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë

    (МASH), në të cilin janë përfshi të tre shkollat nga komuna. Fakt pozitiv për ta veçuar është

    realizimi i mësimit të nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe në të njëjtin ndërrim. 

    Komisioni aktual për marrëdhënie midis bashkësive në komunën e Bërvenicës është formuar në

    shtator të vitit 2013, dhe përbëhet prej gjashtë anëtarëve nga të cilët tre janë nga radhët   e

    këshilltarëve dhe tre janë anëtarë të jashtëm (përfaqësues të bashkësive vendore), ndërsa kryesues

    është njëri nga anëtarët e jashtëm. Si edhe shumica e KMMB edhe Komisioni në Bërvenicë ka

    Rregullore për punë, por jo edhe program ose drejtime strategjike dhe prioritete për veprimin e tij.

    Sektori qytetar në komunë është mesatarisht i zhvilluar, sidomos nëse merret parasysh se bëhet

    fjalë për një komunë rurale. Karakteristike për komunën janë bashkësitë fetare të cilat janë tëpërfshira në mënyrë aktive në avancimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar. Ky aktivitet i tyre

    më së shpeshti realizohet përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët.

    Strategjia

    Duke e pasur parasysh gjendjen në sferat e lartpërmendura, gjatë muajve shkurt -prill të vitit 2014,

    ndërsa me përkrahjen e këtij projekti, u fillua procesi pjesëmarrës për përgatitjen e Strategjisë për

    zhvillim të dialogut ndërkulturor në komunën e Bërvenicës, që në fakt është njëra nga përfitimet  

    dhe arritjet më të mëdha në këtë projekt. Në procesin e përgatitjes u përfshinë të gjithë palët e

    interesuara relevante: nëpunës në administratën lokale, këshilltarë dhe anëtarë të KMMB,arsimtarë dhe drejtorë të shkollave fillore, përfaqësues të organizatave qytetare, përfaqësues të

    sektorit afarist, etj. Strategjia u miratua nga ana e Këshillit të komunës së Bërvenicës më 28 maj të

    viti 2014, dhe ka për qëllim ti avancojë marrëdhëniet ndëretnike, dialogun ndërkulturor dhe

    tolerancën ndërfetare, të cilat  do të kontribuojnë drejt një bashkësie më përparimtare të bazuar në

    vlerat e rrënjosura lokale. 

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    11/29

    11

    Strategjia paraqet kornizë udhëheqëse për politikat e komunës në drejtim të zhvillimit të

    bashkëpunimit ndërkulturor dhe duhet të shërbejë  si bazë për përfshirjen e ardhshme dhe të

    përhershme të bashkësisë lokale në përpjekjet për përmirësimin e dialogut ndëretnik. Me

    strategjinë, komuna synon të krijojë kushte për marrëdhënie të zhvilluara ndëretnike përmes: 

    -  Përforcimit të kapaciteteve të administratës komunale dhe Komisionit për marrëdhënie

    midis bashkësive për pro-aktivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e tyre:

    -  Përkrahjes së sistemit të integruar arsimor i cili i përfshin të gjithë nxënësit në proceset e

    përforcimit të vetëdijes për bashkëjetesë dhe tolerancë;

    -  Qasjes së organizuar për përforcimin e vetëdijes së tërë bashkësisë për rëndësinë dhe

    nevojën për dialog ndërkulturor.

    Në përputhje me këto prioritete, me Strategjinë janë definuar tre qëllime specifike: 1. Kapacitete të

    përforcuara të administratës komunale dhe KMMB; 2. Sistem i integruar arsimor i cili i përfshin të

    gjithë nxënësit në procesin e forcimit të vetëdijes për bashkëjetesë dhe tolerancë; dhe 3. Vetëdije e

    përforcuar e tërë bashkësisë mbi rëndësinë dhe nevojën për dialog multikulturor. Për çdo qëllim

    janë zhvilluar rezultate dhe aktivitete të pritura. Të njëjtat janë derdhur në një Plan aksionar për

    një periudhë tre vjeçare, në të cilin ka shpërndarje të qartë të përgjegjësive sipas institucioneve, si

    dhe kornizë precize kohore dhe para së gjithash tregues të qartë për përfundimin e aktiviteteve.

     Aktivitetet e realizuara

    Krahas Strategjisë së përgatitur, si edhe në komunat tjera, me përkrahje n e këtij projekti u realizua 

    një pjesë e masave të parapara në Strategjinë, korniza kohore e të cilave ishte definuar për vitin2014.

    Në periudhën 21-24 tetor t ë vitit  2014 në komunën e Bërvenicës u mbajt turniri në futboll të vogël 

    me pjesëmarrje të ekipeve nga shkollat fillore të komunës . Në turnirin e futbollit ishin të përfshirë

    250 nxënës nga shkollat qendrore dhe periferike: “Kosta Racin “ nga f. Bërvenicë, “7 Marsi“ nga f.

    Çellopek dhe “Goce Dellçev “ nga f. Stençe. Ndeshja finale u mbajt më 24 tetor në sallën e sportit në 

    Sh.F. “7 Marsi “ në f. Çellopek, në prani të 150 nxënësve dhe qytetarëve t ë komunës. Tre ekipeve t ë

    para iu ndanë kupa. Kryetari i komunës z. Enver Pajaziti në finalen e turnirit në futboll e theksoi

    nevojën për punë të vazhdueshme me të rinjtë, t ë cilët përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore

    kanë mundësi të afrohen më shumë, t ë mësojnë dhe të ndërtojnë ardhmëri të përbashkët .

    Konstatimet nga anketimi i palëve të interesuara

    Nga anketa e realizuar me palët e interesuara lidhur me arritjet e këtij projekti dhe në përgjithësi

    për gjendjen në komunë, është e qartë që të gjithë që e kanë plotësuar pyetësorin janë të njohur me

    Strategjinë e re për zhvillimin e dialogut multikulturor në komunë. Sipas shumicës nga të

    anketuarit, Strategjia i përmban masat e domosdoshme të cilat mund të kontribuojnë për

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    12/29

    12

    avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë. Po ashtu, pjesa e madhe e përgjigjeve

    vërtetojnë se komuna ka kapacitete të mjaftueshme për ti avancuar marrëdhëniet ndëretnike, por

    që ka nevojë për përkrahje plotësuese, më së shumti përmes përkrahjes financiare të aktiviteteve të

    parapara në Strategji. Por gjithashtu, një numër i madh i përgjigjeve e theksojnë bashkëpunimin si

    faktor kyç për bashkëjetesë edhe atë para së gjithash: bashkëpunimi me organizatat qytetare, me

    subjektet politike dhe me bashkësitë fetare.

    Për bashkëpunim të rritur me qytetarët dhe shoqërinë qytetare, më së shumti mund të

    kontribuojnë takimet e sistematizuara me qytetarët (në bazë javore ose mujore), por po ashtu edhe

    aktivitetet e përbashkëta në projekte konkrete me organizatat qytetare mund të kontribuojnë drejt

    bashkëpunimit të avancuar, ndërsa në funksion të marrëdhënieve të përmirësuara ndëretnike. Në

    periudhën prej sjelljes së Strategjisë deri më 15 janar të vitit 2015, janë mbajtur disa ngjarje të

    përbashkëta nga të cilët më së shpeshti përmendet koncerti shumetnik folklorik dhe aktivitetet

    shumetnike sportive (turniri në futboll të vogël).

    Krahas realizimit të pavarur të aktiviteteve për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike, njënumër i madh i aktiviteteve realizohen me përkrahjen e organizatave qytetare dhe donatorëve

    ndërkombëtar, si dhe të institucioneve shtetërore: USAID, BЕ (projekte për bashkëpunim

    ndërkufitar me Shqipërinë), Agjencia për rini dhe sport, e të ngjashme.

    Sa i përket përforcimit të kapaciteteve individuale të krijuesve kyç të zhvillimit të marrëdhënieve

    ndëretnike siç janë anëtarët e KMMB, arsimtarët, përfaqësuesit e administratës komunale e të

    ngjashme, përgjigja është se trajnimet e ofruara në suaza të këtij projekti kanë qenë shumë të

    dobishme. Sa i përket zbatimit të njohurive të fituara në praktikë, nuk janë përgjigjur të gjithë

    nxënësit, ndërsa ata që kanë dhënë përgjigje janë të ndarë në deklarime: një pjesë e tyre thonë që

    kanë mundësi ti zbatojnë njohuritë e fituara, ndërsa një pjesë janë përgjigjur se nuk kanë një

    mundësi të tillë.

    KMMB pas miratimit të Strategjisë, sipas informatave të fituara nga pyetësorët e përgjigjur, nuk ka

    mbajtur mbledhje. Komisioni nuk ka program të veçantë ose plan aksional për punë, ndërsa

    gjithashtu gjatë vitit 2014 edhe pse nuk kanë organizuar aktivitete personale, anëtarët kanë marrë

    pjesë në ngjarje të organizuara para së gjithash nga organizatat qytetare. Mënyrat e komunikimit të

    KMMB me publikun realizohen në masë dominuese përmes medieve lokale dhe përmes mundësive

    që i ka komuna, respektivisht shfrytëzohen veglat për komunikim të komunës (ueb faqja dhe të

    ngjashme).

    Sa i përket rolit të medieve lokale, dominon mendimi se at a informojnë në mënyrë adekuate për

    punën e KMMB, ndërsa një pjesë e personave e kanë theksuar edhe atë se mediet raportojnë për të

    gjithë aktivitetet e organizatave qytetare të cilat veprojnë në nivel të komunës.

    Sa i përket procesit arsimor, nuk ka ndryshime domethënëse krahasuar me vitin 2013, sidomos jo

    në mënyrën e realizimit të mësimit. Në komunën e Bërvenicës, nxënësit e përkatësive t ë ndryshme

    etnike edhe më tej në numrin më të madh të shkollave, mësojnë në ndërrime të njëjta. Personat që

    kanë plotësuar pyetësorin janë unanim se bashkëpunimi midis arsimtarëve të gjuhëve të ndryshme

    mësimore në vitin shkollor 2014/15 është rritur, më së shumti falë projektit për arsim të integruar

    të përkrahur nga USAID, por gjithashtu edhe për shkak të theksimit të nevojës së këtillë të rritur në

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    13/29

    13

    Strategjinë për zhvillim të dialogut multikulturor. Edhe nxënësit e përkatësive t ë ndryshme etnike

    kanë më tepër aktivitete të përbashkëta siç është ora e përbashkët mësimore nga arsimi fizik, pastaj

    pjesëmarrja në klube, seksione dhe aktivitete sportive, por edhe në mësimin e gjuhëve të huaja. 

    2.2. Vrapçishti 

    Komuna e Vrapçishtit është e vendosur në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në afërsi të

    qytetit të Gostivarit. Sipas regjistrimit të vitit 2002, strukturën e popullatës e përbëjnë 28.210

    banorë, edhe atë 83% Shqiptarë, 12% Turq, 4% Maqedonas dhe 1% të tjerë. Komuna e Vrapçishtit

    është e vetmja nga gjashtë komunat e analizuara në të cilën bashkësia e dytë etnike dominuese nuk

    është maqedonase ose shqiptare por bashkësia turke. Ky fakt në mënyrë plotësuese kontribuon

    drejt larmisë së përfshirjes së komunave në këtë projekt dhe drejt perceptimit të të gjithë  

    aspekteve, ngjashmërive dhe dallimeve nga të cilët mund të gjenerohen dhe të theksohen shembuj

    pozitiv.

    Karakteristike për komunën e Vrapçishtit është fakti që edhe pse për shkak të përqindjes së

    shumicës së madhe të popullatës shqiptare nuk ka obligim ligjor të formohet KMMB, sërish

    komisioni i këtillë është formuar. Po ashtu, veçori për komunën e Vrapçishtit është përbërja e

    KMMB, respektivisht të gjashtë anëtarët janë persona të jashtëm, respektivisht nuk vijnë nga radhët

    e këshilltarëve të këshillit komunal ose nga administrata komunale. Në mënyrë plotësuese, në

    punën e KMMB është kyçur edhe një organizatë lokale (Mileniumi).

    Në vendet e banuara ku ka anëtarë të të gjithë bashkësive etnike, mësimi në shkolla zhvillohet në të

    gjithë gjuhët, në të njëjtin ndërrim dhe në të njëjtën ndërtesë (p.sh. Sh.F “Vrapçishti”, f. Vrapçisht).

    Sektori qytetar nuk është shumë i zhvilluar, edhe pse ekzistojnë disa organizata sikur shoqata

    Milenium, të cilët dukshëm kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve ndëretnike.

    Strategjia

    Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë, respektivisht Planit strategjik për përmirësimin e mirëkuptimit

    ndërkulturor është përforcimi i komunikimit multikulturor në komunën e Vrapçishtit , bazuar në

    mirëkuptimin e përmirësuar multikulturor midis qytetarëve të bashkësive të ndryshme . E njëjta u

    miratua më 30 maj t ë vitit  2014, pas një procesi paraprak pjesëmarrës t ë përgatitjes me përfshirjen

    e të gjithë palëve të interesuara.

    Strategjia kryesisht synon kah forcimi i kapaciteteve ekzistuese si dhe krijimi i kapaciteteve të reja

    për pjesëmarrje aktive dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve në avancimin e mirëkuptimit

    ndërkulturor ndërmjet bashkësive. Po ashtu, Strategjia niset nga premisa themelore që vetëm 

    përmes njohjes së kulturës, traditës dhe identitetit të tjetrit, në shprehjen e saj të plotë, mund të

    tejkalohen dallimet, të potencohen dhe të kremt ohen ngjashmëritë, dhe të krijohet një atmosferë e

    jetesës autentike multikulturore, në të cilën qytetarët  do të jetojnë njëri me tjetrin, e jo njëri pranë

    tjetrit.

    Strategjia ka për qëllim praktikën e vendosur të jetesës së suksesshme shumetnike, ta kthejë në

    modele dhe aktiviteteve më të qëndrueshme dhe më afatgjat e, edhe atë përmes: 

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    14/29

    14

    - Organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore të cilat përfshijnë numër sa më të madh të

    qytetarëve të nga të gjithë bashkësitë në komunë; 

    - Mësimit të gjuhëve të bashkësive; 

    - Përmirësimit të komunikimit në suaza të procesit arsimor, me pjesëmarrje aktive të nxënësve dhe

    prindërve të tyre; 

    - Përmirësimit të bashkëpunimit multikulturor në sferën e sportit; 

    - Përmirësimit të efikasitetit të institucioneve lokale në sferën e marrëdhënieve ndërkulturore. 

    Në mënyrë analoge me prioritetet e vendosura, janë zhvilluar edhe rezultatet e pritura, si dhe

    aktivitete për secilin nga rezultatet, tregues për matje, si dhe kornizë kohore dhe institucione

    përgjegjëse për zbatimin e tyre.

     Aktivitetet e realizuaraNën moton “Kjo është zonë e mirëkuptimit ndërkulturor“ në komunën e Vrapçishtit më 9 tetor të

    vitit 2014, u mbajt festivali i kulturës, folklorit dhe ushqimit nga kjo zonë. Ky aktivitet ishte

    paraparë në Planin strategjik për përmirësimin e mirëkuptimit ndërkulturor, ndërsa financiarisht u

    përkrah nga Asociacioni për iniciativa demokratike (AID) dhe komuna e Vrapçishtit, me përkrahje

    të Ambasadës Britanike në Shkup. 

    Në banakët   e vendosur u ekspozuan ushqimet tradicionale, të përgatitura nga gratë e të gjithë 

    bashkësive etnike në komunë. Ndërsa në pjesën artistike të ngjarjes u prezantuan veshjet

    kombëtare, këngët dhe vallet e të gjithë  bashkësive, përmes seksioneve folklorike të Sh.F.

    “Vrapçishti“ nga f. Vrapçisht. Në ngjarje morën pjesë rreth 300 nxënës dhe qytetarë nga f. Vrapçisht

    dhe vendbanimet përreth Negotina, Zubovca, Gradeci dhe Dobërdolli.

    Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari i Vrapçishtit z. Bajram Kadrija e transmetoi zotimin që

    komuna edhe më tej të organizojë dhe mbajë ngjarje të përbashkëta kulturore-artistike në shkollat

    fillore qendrore dhe periferike, si dhe në shkollën e mesme komunale.

    Konstatimet nga anketimi i palëve të interesuara

    Të gjithë personat e anketuar që i janë përgjigjur pyetësorit të dedikuar për përcaktimin e arritjeve

    të këtij projekti, kanë theksuar se Strategjia, respektivisht Plani strategjik për përmirësimin e

    mirëkuptimit ndërkulturor në f. Vrapçisht i përmban të gjithë masat e domosdoshme të cilat mundtë kontribuojnë për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në territorin e komunës.

    Strategjia parasheh masa për avancimin e bashkëpunimit të komunës me organizatat qytetare, në

    funksion të përmirësimit të dialogut ndërkulturor, derisa në periudhën nga miratimi i Strategjisë

    deri më 31 janar 2015, si aktivitet i përbashkët i realizuar i komunës dhe organizatave qytetare,

    përmendet ligjërata për zgjidhje konstruktive të konflikteve e cila është mbajtur në Sh.F.

    “Vrapçishti”, pastaj festivali i kulturës, ushqimit dhe folklorit “Kjo është zona për mirëkuptim

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    15/29

    15

    ndërkulturor”, por po ashtu janë përmendur edhe më shumë  projekte të cilat janë realizuar me

    ndihmë donatorësh siç është renovimi i Sh.F. në f. Vranjovcë.

    Sipas personave të anketuar, komuna ka mjaft kapacitete për avancimin e marrëdhënieve

    ndëretnike, por gjithashtu ka mundësi dhe nevojë për përmirësimin e tyre përmes përkrahjes

    financiare për realizmin e aktiviteteve të parapara në Planin strategjik dhe përmes trajnimit dhe

    sensibilizimit të këshilltarëve dhe administratës komunale.

    Sa i përket përforcimit të kapaciteteve individuale të krijuesve kyç të zhvillimit të marrëdhënieve

    ndëretnike, siç janë anëtarët e KMMB, arsimtarët, përfaqësuesit e administratës komunale, e të

    ngjashme, përgjigja është se trajnimet e ofruara në suaza të këtij projekti kanë qenë të dobishme,

    mirëpo nuk ka informata plotësuese për zbat imin e tyre në periudhën nga pjesëmarrja në trajnime

    deri në fund të janarit të vitit 2015.

    KMMB sipas informatave të fituara nga pyetësorët e përgjigjur, ka program për punë, ndërsa gjatë

    vitit 2014 ka mbajtur një mbledhje. KMMB mban kontakte të rregullta me qytetarët, ndërsa lidhur

    me bashkësitë më të vogla etnike, kujdeset për theksimin e interesave të tyre përmes aktiviteteve të

    përbashkëta, përfaqësimit proporcional, e të ngjashme. Siç është përmendur edhe më lartë, KMMBnë komunën e Vrapçishtit është themeluar edhe përkrah asaj që nuk ka obligim ligjor për të njëjtën,

    ndërsa në mënyrë plotësuese në punën e tij merr pjesë edhe përfaqësuesi i një organizate qytetare.

    KMMB nuk ka medie ose buletin të veçantë, ndërsa për komunikim të përgjithshëm me publikun i

    shfrytëzon resurset dhe veglat për komunikim të komunës. 

    Sa i përket rolit të medieve lokale, si edhe në shumicën e komunave të përfshir a me këtë projekt

    (posaçërisht që bëhet fjalë për të njëjtat medie) mendimi i të gjithë personave që i janë përgjigjur

    pyetësorit është që ato raportojnë në mënyrë adekuate për punën e KMMB, ndërsa një pjesë e

    personave e kanë theksuar edhe atë se mediet raportojnë për të gjitha aktivitetet e organizatave

    qytetare të cilat veprojnë në nivel të komunës. 

    Për sa i përket procesit arsimor, nuk ka ndryshime të ndjeshme krahasuar me vitin 2013, sidomos

    në mënyrën e realizimit të mësimit. Nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike në vendet e banuara

    të përziera edhe më tej mësojnë në të njëjtën ndërtesë dhe në ndërrim të njëjtë. Këshillat e

    arsimtarëve rregullisht mbahen bashkërisht, dhe kjo është një praktikë e përhershme.

    Bashkëpunimi midis arsimtarëve është në nivel të lartë, ndërsa për nxënësit vazhdimisht

    realizohen edhe aktivitete jashtëmësimore, por edhe mësim  i përbashkët i gjuhëve të huaja dhe

    mbajtja e orëve nga arsimi fizik.

    2.3. Gostivari

    Gostivari paraqet një ndër komunat më të mëdha sipas numrit të banorëve në territorin e

    Republikës së Maqedonisë, ndërsa qyteti paraqet një mjedis administrativ, politik, afarist dhe

    kulturor për 81.041 banorë, nga të cilët vetëm në qytet jetojnë pothuajse 36 mijë. Popullata është e

    karakterit të përzier. Në Gostivar jetojnë Shqiptarë (66,6%), Maqedonas (19,5%), Turq (9,8%),

    Romë (3,8%) dhe të tjerë. Dominimi i popullatës së përkatësisë etnike shqiptare, por edhe numri i

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    16/29

    16

    konsiderueshëm i tre bashkësive tjera etnike: maqedonase, turke dhe rome ia jep veçorit ë këtij

    qyteti për sa i përket të gjithë sfidave të bashkëjetesës dhe tolerancës. 

    Si edhe në shumicën e komunave që janë pjesë e këtij projekti, ashtu edhe në Gostivar, aktivitetet

    kyçe për avancimin e bashkëjetesës ndëretnike zhvillohen përmes përkrahjes së procesit arsimor

    dhe përmes shoqërisë qytetare. Projekti i USAID dhe MASH për arsim të integruar është i

    pranishëm edhe në shkollat në Gostivar me të gjithë aspektet e saj të kontributit drejt ndërtimit të

    vlerave të përbashkëta të multikulturalizmit, veçanërisht te të rinjtë. 

    Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive është formuar edhe në komunën e Gostivarit, ndërsa

    përbërja aktuale e cila funksionon nga viti 2013, është е përbërë nga shtatë anëtarë nga të cilët të

    gjithë janë këshilltarë në Këshillin komunal. Si edhe shumica e KMMB, nuk ka programin e vet të

    punës ose çfarëdo qoftë dokument i tjetër strategjik, ndërsa në periudhën kaluar temat kyçe për

    diskutim kanë qenë ndryshimi i emrave të rrugëve dhe vëllazërimi me qytete tjera. 

    Organizatat qytetare nga ana tjetër, janë faktori lëvizës për përkrahjen e marrëdhënieve ndëretnike

    dhe zhvillimit të dialogut ndërkulturor në komunë, ndërsa theksimi  i përfitimeve nga jeta në një

    bashkësi shumetnike shpesh është praktikuar dhe aplikuar nga organizatat qytetare përmesprojekteve të ndryshme. Edhe mediet kanë rol të madh dhe të njëjtat janë shfrytëzuar nga palët e

    interesuara për promovimin e bashkëjetesës, por po ashtu gjithnjë duhet të kihet parasysh edhe

    roli tjetër të cilin mund ta luajnë, dhe ajo është nxitja e mos durimit dhe jo tolerancës. Sidoqoftë, në

    pjesën më të madhe të rasteve mediet janë faktor pozitiv në jetën e gjithëmbarshme shoqërore në  

    komunën e Gostivarit. Sporti, sidomos klubi i futbollit Gostivari, është shembulli më pozitiv, sepse

    paraqet një përmbledhje të sportistëve të rinj nga të gjithë grupet etnike në komunë.

    Strategjia

    Meqë edhe komuna e Gostivarit është pjesë e projektit të AID, të përkrahur nga AmbasadaBritanike, në tremujorin e parë të vitit 2014 u ndërmorën një sërë aktivitetesh për përgatitje

    pjesëmarrëse të kornizës strategjike lokale për avancimin e dialogut multikulturor. Gjatë muajit

    shkurt dhe mars të vitit 2014, u mbajtën punëtori me faktorët e interesuar në komunë për dhënien

    e drejtimeve strategjike lidhur me këtë çështje. Po ashtu, u morën parasysh edhe analizat dhe

    diskutimet paraprake të fokus grupeve në të cilat në mënyrë më të detajuar u reflektua gjendja e 

    marrëdhënieve ndëretnike në komunën e Gostivarit. Bazuar në të gjitha diskutimet dhe

    konstatimet, më 25 qershor të vitit 2014, Këshilli i komunës së Gostivarit e miratoi Strategjinë për

    zhvillimin e dialogut multikulturor në komunën e Gostivarit.

    Qëllimi  i përgjithshëm i Strategjisë është dhënia e kontributit për vlera të rrënjosura lokale për

    bashkëjetesë dhe tolerancë, të bazuara në respektin e ndërsjellë të dallimeve etnike, kulturore dhefetare në komunën e Gostivarit.

    Sikur edhe me strategjitë tjera, edhe me këtë, komuna e Gostivarit synon krijimin e kushteve për

    marrëdhënie harmonike ndëretnike, përmes: 

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    17/29

    17

    -  Sinqeritetit dhe transparencës së administratës komunale ndaj publikut, para së gjithash

    përmes Komisionit funksional dhe pro-aktiv për marrëdhënie midis bashkësive; 

    -  Sistemit të integruar arsimor i cili promovon tolerancë dhe bashkëjetesë;

    -  Qasjes së organizuar për forcimin e vetëdijes së tërë bashkësisë për rëndësinë dhe nevojën

    për dialog multikulturor.

    Të tre udhëzimet për veprim kanë të bëjnë me administratën lokale dhe para së gjithash me KMMB,

    pastaj me sistemin e përgjithshëm arsimor dhe nevojën për qasje të integruar në arsim dhe e treta,

    përforcimin e vetëdijes për dobitë nga mirëkuptimi i ndërsjellë dhe dialogu.

    Në këtë drejtim, qëllimet specifike kanë të bëjnë me:

    1. Vetëqeverisje transparente lokale e cila e nxit bashkëjetesën dhe kontribuon

    për bashkëpunimin ndërkulturor;

    2. Sistem i integruar arsimor i cili e promovon dialogun ndërkulturor; dhe3. Vetëdije e forcuar e qytetarëve mbi nevojën për tolerancë në jetë.

    Qasja ndaj përgatitjes së Strategjive në të gjitha komunat është e ngjashme, respektivisht arritja e

    qëllimeve strategjike pritet të realizohet përmes një sërë aktivitetesh me kornizë precize kohore,

    institucioneve përgjegjëse dhe treguesve të cilët janë paraparë në Planin aksiona l për një periudhë

    trevjeçare.

     Aktivitetet e realizuara

    Edhe në Gostivar, me përkrahjen e këtij projekti, nga miratimi i Strategjisë e deri në fund të vitit

    2014, u realizua pjesa e aktiviteteve të parapara me strategjinë. Aktivitetet që u përkrahën me këtë

    projekt, ndërsa janë pjesë e Strategjisë, u inkorporuan në ngjarjen “Java e të rinjve në komunën e

    Gostivarit “, në periudhën prej  14 - 20 nëntor të vitit 2014, kur u organizua turniri në  futboll me

    ekipe të përbërjes së përzier etnike  nga t ë katër shkollat e mesme në Gostivar: Shkolla e mesme

    komunale, Shkolla e mesme ekonomike, Shkolla e mesme teknike dhe Shkolla e mesme e mjek ësisë.

    Nga secila shkollë u formuan nga katër ekipe, respektivisht gjithsej 16 ekipe dhe morën pjesë 160

    garues. Këto aktivitete ishin të planifikuara, të organizuara dhe të koordinuara nga Këshilli rinor i

    komunës së Gostivarit . Më 20 nëntor të vitit  2014, në sallën sportive komunale në Gostivar u mbajt

    ndeshja finale në futboll, midis dy ekipeve më të mira, t ë cilët i kaluan ndeshjet e kualifikimit , në

    prani të rreth 500 t ë rinjve nga të gjithë  bashkësitë etnike. Në këtë ngjarje fjalë përshëndetëse 

    kishin Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

    dhe Kryetari i АID, Shpend Imeri. Zotëri  Garet theksoi që kultura, arti dhe sporti janë vegël e

    rëndësishme për promovimin e barazisë midis të rinjve. Organizimi dhe realizimi i “Java e të rinjve

    në komunën e Gostivarit“ dhe turnirit t ë  futbollit janë në korniza të Strategjisë së miratuar për

    mirëkuptim ndërkulturor të komunës së Gostivarit .

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    18/29

    18

    Konstatimet nga anketimi i palëve të interesuara

    Strategjia për zhvillimin e dialogut multikulturor në komunë i përmban të gjitha masat e nevojshme

    të cilat mund të kontribuojnë për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë. Kapacitetet e

    komunës për ti avancuar marrëdhëniet ndëretnike janë të mjaftueshme, ndërsa mundësitë për

    përmirësim shihen në nevojën për përkrahje financiare të aktiviteteve të parapara në Strategji, por

    po ashtu, sikur edhe në një pjesë të komunave tjera të përfshira në këtë projekt, bashkëpunimi me

    organizatat qytetare dhe bashkësitë fetare mund të luaj rol të madh. 

    Bashkëpunimi me shoqërinë qytetare është pjesë e Strategjisë, dhe sipas të anketuarve kjo

    marrëdhënie është e zhvilluar në mënyrë adekuate në planin aksional. Si mundësi plotësuese për

    zhvillimin e dialogut midis organizatave qytetare dhe komunës përmendet mundësia e mbledhjeve

    të drejtpërdrejta me organizatat e shoqërisë qytetare.

    Në periudhën prej miratimit të Strategjisë e deri më 31 janar të vitit 2015, janë mbajtur disa ngjarje

    të përbashkëta të komunës dhe organizatave qytetare, siç janë: organizimi i “Javës rinore”,

    organizimi i “Mbrëmjeve të poezisë”, organizimi i ndeshjeve në futboll të vogël, projekti i AID dhe

    Ambasadës Britanike për zhvillim të multikulturalizmit në komunë, e të ngjashme. 

    Komuna e Gostivarit gjatë vitit 2014, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka organizuar dhe financuar, ose

    k a qenë e përfshirë në organizimin e më tepër ngjarjeve të cilat për qëllim kanë pasur përforcimin e

    marrëdhënieve ndëretnike. Rol të madh në nxitjen dhe realizimin e këtyre aktiviteteve ka Këshilli

    rinor i Komunës së Gostivarit, i cili është formuar dhe funksionon në kuadër të komunës. Pjesë e

    aktiviteteve që u përmendën janë: trajnimet me kryetarët e klasave të shkollave; miratimi i

    strategjisë për të rinjtë në komunën e Gostivarit; organizimi i ngjarjes për ditën ndërkombëtare të

    personave me nevoja të veçanta; organizimi i “Java e të rinjve në Gostivar”; organizimi i turnirit në

    futboll të vogël; organizimi i ngjarjeve për shënimin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër AIDS;

    organizimi i panel diskutimeve me temë “Të rinjtë dhe Evropa”, promovimi i këngës shumetnike

    “From Gostivar With Love”; Panairi i promovimit të traditës (vende të banuara rurale); Panairi përartizanale, etj.

    Trajnimet e ofruara në kuadër të këtij projekti të cilat e kanë shënjuar përforcimin e kapaciteteve

    individuale të palëve kyçe, janë vlerësuar si shumë të dobishme nga të gjithë pjesëmarrësit. Nuk

    janë dhënë informata plotësuese për zbatimin praktik të njohurive dhe aftësive të fituara.

    KMMB pas miratimit të Strategjisë, sipas informatave të fituara nga përgjigjet e pyetësorëve , ka

    mbajtur një seancë, ndërsa tema e cila është diskutuar ka qenë “Bashkëpunimi multikulturor dhe

    shumetnik midis bashkësive të ndryshme dhe shkollave të ndryshme (të mesme dhe fillore) në

    komunën e Gostivarit”. Në Gostivar, KMMB mban llogari të konsiderueshme për bashkësitë më të

    vogla (sidomos nëse merret parasysh që krahas bashkësisë etnike dominuese shqiptare, mepërqindje të konsiderueshme janë të pranishëm edhe Maqedonasit, Turqit dhe Romët), më shpesh

    përmes nxitjes së mësimit të integruar, përmes përfshirjes në aktivitete sportive dhe të ngjashme.

    Informatat për punën e KMMB si edhe në komunat tjera, më shpesh shpërndahen përmes medieve

    ekzistuese informative të komunës (ueb faqja), por edhe përmes ftesave të drejtpërdrejta për

    pjesëmarrje në ngjarje të cilat përkrahen nga KMMB.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    19/29

    19

    Mediet kanë rol të rëndësishëm për informimin rreth aktiviteteve të cilët promovojnë

    multikulturalizëm në komunën e Gostivarit, përfshi edhe mediet të cilat informojnë edhe në gjuhën

    shqipe edhe në atë maqedonase. Posaçërisht informohet për realizimin e aktiviteteve të cilat

    zbatohen në suaza të projektit për Arsim të integruar të USAID dhe MASH. Nga përgjigjet e

    pyetësorit është vërejtur edhe e dhëna se në një nga mediet është punësuar një person i përkatësisë

    tjetër etnike/gjuhësore, jo dominuese për atë medie.

    Sa i përket procesit arsimor, nuk ka ndryshime të ndjeshme krahasuar me vitin 2013/2014,

    veçanërisht jo në mënyrën e realizimit të mësimit. Në shkollat ku mësimi është zhvilluar në

    ndërrime të ndryshme, ka vazhduar të kryhet në atë mënyrë, si dhe atje ku është mësuar në

    ndërrime të njëjta, praktika ka vazhduar të jetë e tillë si në vitin shkollor 2014/2015. Njëri nga të

    anketuarit jep një përgjigje e cila pasqyron në tërësi situatën në shkollat e Gostivarit: “Në vitin

    shkollor 2014/15 nxënësit në pjesë më të madhe edhe më tej mësojnë në ndërrime të ndryshme, para

    së gjithash për shkak të kushteve hapësinore, por gjithashtu vendoset theks i posaçëm ndaj integrimit

    ndëretnik përmes pjesëmarrjes në më tepër projekte, ku nxënësit me aktivitete jashtëmësimore kanë

    mundësi të shoqërohen mes veti, të bashkëpunojnë dhe të miqësohen. Në mënyrë plotësuese edhe nga

    ana e MASH është dërguar plan aksional në përputhje me të cilin të gjithë shkollat fillore duhet tërealizojnë aktivitete të shumta”. 

    2.4. Јegunovca 

    Komuna e Jegunovcës është komunë rurale me popullatë të përkatësisë maqedonase, shqiptare,

    turke dhe rome. Sipas t ë dhënave nga regjistrimi i vitit 2002 në komunë jetojnë gjithsej 10.790

    banorë prej të cilëve Maqedonas janë 5.963 (55.26%), Shqiptarë janë 4.652 (43.11%), Serbë 109

    (1%) dhe Romë 41 (0.31%).Karakteristikat e këtilla të përbërjes etnike të komunës në të cilën ka dy bashkësi goxha të

    barazuara sipas numrit të popullatës, tregojnë për nevojën për zhvillim dhe vënie në praktikë të

    mekanizmave të fuqishme për dialog dhe tolerancë ndëretnike.

    Deri në fillim të zbatimit të këtij projekti, intervenimet dominuese për përmirësimin e

    marrëdhënieve ndëretnike ishin para së gjithash në sferën e arsimit, edhe atë përmes projektit për

    integrim ndëretnik në arsim të USAID dhe МASH.

    Në komunë është formuar edhe KMMB, e cila përbëhet prej pesë anëtarëve të cilët vijnë nga radhët

    e këshilltarëve të Këshillit komunal, ndërsa kryetari është Shqiptar. Nga praktika e deritanishme ,

    mund të sillet konkludim se KMMB dhe përskaj dëshirës së theksuar që të kontribuohet përrealizimin e funksionit të tij primar, por duke pasur parasysh që buxheti i limituar dhe mospasja e

    planit aksional për punë, nuk i arrin rezultatet e pritura.

    Shoqëria qytetare është mesatarisht e zhvilluar dhe jo mjaftueshëm aktive, por duhet të kihet

    parasysh se edhe në përgjithësi numri i organizatave është më i vogël në mjediset rurale.

    Megjithatë, Jegunovca është një ndër komunat e rralla që ka miratuar Strategji për bashkëpunimin e

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    20/29

    20

    komunës me sektorin qytetar dhe për zhvillimin e tij për periudhën 2012-2015. Mediet po ashtu

    janë të perceptuara si pamjaftueshëm aktive sa i përket promovimit të dialogut ndërkulturor.

    Strategjia

    Duke e pasur parasysh gjendjen në  sferat e sipërpërmendura, gjatë muajve shkurt -prill të vitit

    2014, ndërsa me përkrahjen e këtij projekti, filloi procesi pjesëmarrës i përgatitjes së Strategjisë

    për zhvillimin e dialogut ndërkulturor në komunën e Jegunovcës, që në fakt është një ndër

    përfitimet dhe arritjet më të mëdha në këtë projekt. Në procesin përgatitor ishin të përfshirë të

    gjitha palët relevante: nëpunësit në administratën lokale, këshilltarët dhe anëtarët e KMMB,

    arsimtarët dhe drejtorët e shkollave fillore, përfaqësuesit nga organizatat qytetare, anëtarët e

    Këshillave të shkollave (nga radhët e prindërve), etj. Strategjia u miratua nga Këshilli i komunës së

    Jegunovcës më 30 qershor të vitit 2014 dhe ka për qëllim të kontribuojë për një shoqëri tolerante të

    bazuar në respekt të ndërsjellë të dallimeve etnike, kulturore dhe fetare në komunë. 

    Strategjia është një kornizë me të cilën komuna do të synojë të krijojë kushte për marrëdhënie të

    zhvilluara ndëretnike përmes:

    -  Sinqeritetit dhe transparencës së administratës komunale ndaj opinionit publik, para së

    gjithash përmes Komisionit funksional dhe pro-aktiv për marrëdhënie midis bashkësive; 

    -  Sistemit të integruar arsimor i cili do të promovojë tolerancë dhe bashkëjetesë;

    Qasjes së organizuar për përforcimin e vetëdijes së tërë bashkësisë për rëndësinë e dialogut

    ndërkulturor.

    Siç është theksuar në Strategji, angazhimi kyç i komunës së Jegunovcës është që përmes kësaj

    kornize strategjike ti përkrahë dhe ti përforcojë institucionet, para së gjithash KMMB dhe shkollatnë zbatimin e rolit të tyre primar të krijuesve të vlerave themelore për bashkëjetesë dhe tolerancë.

    Në përputhje me prioritetet e përcaktuara, Strategjia ka tre qëllime specifike:

    1. Kontributi për një vetëqeverisje transparente lokale e cila promovon bashkëjetesë dhe

    kontribuon për bashkëpunimin ndërkulturor;

    2. Sistem të integruar arsimor i cili promovon dialog ndërkulturor; dhe

    3. Vetëdije të përforcuar të qytetarëve rreth nevojës për tolerancë dhe bashkëjetesë.

    Për secilin qëllim janë zhvilluar rezultate të pritura dhe aktivitete. Të njëjtat janë derdhur në njëPlan aksional për një periudhë trevjeçare, në të cilin ka shpërndarje të qartë të përgjegjësive sipas

    institucioneve, si dhe kornizë precize kohore dhe mbi të gjitha tregues të qartë për përfundimin e

    aktiviteteve.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    21/29

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    22/29

    22

    Sa i përket përforcimit të kapaciteteve individuale të krijuesve kyç të zhvillimit të marrëdhënieve

    ndëretnike, siç janë anëtarët e KMMB, arsimtarët, përfaqësuesit e administratës komunale, e të

    ngjashme, përgjigja është që trajnimet e ofruara në suaza të këtij projekti kanë qenë shumë të

    dobishme, ndërsa njohuritë dhe aftësitë e fituara i zbatojnë në punën e përditshme.

    KMMB gjatë vitit 2014, sipas informatave të  fituara nga pyetësorët, ka mbajtur një mbledhje.

    Komisioni nuk ka Program ose Plan aksional të posaçëm për punë, ndërsa po ashtu gjatë vitit 2014

    nuk ka organizuar aktivitete të veta (ngjarje publike), por anëtarët kanë marrë pjesë aktive në

    ngjarjet e organizuara para së gjithash nga shoqatat qytetare. KMMB mban kontakte të rregullta me

    qytetarët, para së gjithash me bashkësitë më të vogla etnike në komunë dhe mban llogari për

    theksimin e interesave të tyre. Mënyra  e komunikimit ësht ë përmes mbajtjes së t akimeve me

    qytetarët, të cilat në të shumtën e rasteve janë me kërkesë të vetë qytetarëve. KMMB nuk ka medie

    të veçantë apo buletin, ndërsa për komunikim të përgjithshëm me publikun i shfrytëzon resurset

    dhe veglat për komunikim të komunës (ueb faqen dhe të ngjashme). 

    Në lidhje me rolin e medieve lokale, mendimi i të gjithë personave të cilët i janë përgjigjur

    pyetësorit është që ata raportojnë në mënyrë adekuate për punën e KMMB, ndërsa një pjesë e

    personave kanë theksuar edhe atë se mediet raportojnë për të gjithë aktivitetet e organizatave

    qytetare të cilat veprojnë në nivel të komunës.

    Në lidhje me procesin arsimor, nuk ka ndryshime të ndjeshme krahasuar me vitin 2013, e

    posaçërisht jo në mënyrën e realizimit të mësimit. Nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike edhe

    më tej në pjesën më të madhe të shkollave mësojnë në ndërrime të ndryshme. Por, në mesin e

    përgjigjeve dominon mendimi që nga viti shkollor 2014/2015 ka bashkëpunim t ë zmadhuar midis

    arsimtarëve të gjuhëve të ndryshme mësimore. Edhe nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike

    kanë më tepër aktivitete të përbashkëta, siç janë mësimi i gjuhës së huaj ose aktivitete nga arsimi

    fizik, por po ashtu edhe aktivitete tjera të përbashkëta jashtëmësimore: shëtitje të përbashkëta dhe

    ngjarje të përbashkët multikulturore për vitin e ri, e cila përbëhej nga një shfaqe (shfaqedramaturgjike shumetnike dhe një pikë ritmike shumetnike) dhe panairi i vitit të ri të cilit i kanë

    paraprirë punëtori të përbashkëta për përpunimin e zbukurimeve të vitit të ri. 

    2.5. K ërçova 

    Komuna e Kërçovës  është komunë urbane-rurale me popullatë prej 56.739 banorësh, ndërsa

    strukturën e popullatës e përbëjnë: 54% Shqiptarë, 35% Maqedonas, 5% Turq, 2% Romë dhe 2%

    Serbë, Vllahë, Boshnjakë dhe të tjerë. Struktura e këtillë e popullatës së komunës së Kërçovës është

    nga viti 2013, kur qytetit iu bashkëngjitën edhe komunat fqinje rurale. Zgjerimi territorial dhe

    ndryshimi i strukturës etnike të komunës krijoi sfida të reja lidhur me marrëdhëniet ndëretnike

    dhe multikulturalizmin në komunë.

    Forcimi i marrëdhënieve ndëretnike përmes procesit arsimor, jo gjithmonë është treguar si model i

    suksesshëm. Respektivisht, në dy shkolla të ndryshme të mesme ka qasje të ndryshme: në njërën,

    në një ndërrim mësojnë nxënësit e përkatësisë shqiptare, ndërsa në tjetrin nxënësit e përkatësisë

    maqedonase dhe turke. Nga ana tjetër në një shkollë tjetër të mesme të gjithë nxënësit (Shqiptarë,

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    23/29

    23

    Maqedonas dhe Turq) mësojnë në ndërrim të njëjtë. Nxitjet e deritanishme për avancimin e

    dialogut multikulturor, sidomos te të rinjtë, realizohet përmes projektit për arsim të integruar të

    USAID dhe MASH, përmes të cilit me anë të metodave të ndryshme të aktiviteteve mësimore dhe

    jashtëmësimore afrohen nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike.

    KMMB aktuale është formuar në shtator të vitit 2013, e përbërë nga gjashtë anëtarë nga të gjithë

    bashkësitë etnike. Anëtarët nga përbërja paraprake kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe

    janë konsultuar për të gjithë çështjet relevante për të cilat ka diskutuar Këshilli ose kanë qenë

    relevant në punën e komunës.

    Shoqëria qytetare nuk është mjaftueshëm e zhvilluar, por organizata të caktuara qytetare janë

    faktor i rëndësishëm në promovimin e dialogut sidomos midis të rinjve, por edhe në përgjithësi te e

    tërë popullata. Nga ana  e organizatave krijohet hapësirë për debat në tema të ndryshme,

    organizohen aktivitete arsimore dhe argëtuese, nxitet bashkëpunimi dhe shoqërimi midis grave të

    përkatësisë së ndryshme etnike dhe të ngjashme.

    Strategjia

    Përkrahja e AID dhe Ambasadës Britanike kontribuuan edhe për përgatitjen e Strategjisë,

    respektivisht Planit strategjik për përmirësimin e mirëkuptimit ndërkulturor në komunën e

    Kërçovës. Të gjithë faktorët relevant ishin të kyçur në përgatitjen e udhëzimeve strategjike, të cilat

    janë pasqyrim i nevojave për avancimin e multikulturalizmit në komunë. Strategjia u miratua në

    qershor të vitit 2014 nga Këshilli i komunës.

    Qëllimi i përgjithshëm i Strategjisë është përforcimi dhe promovimi i mirëkuptimit ndërkulturor në

    komunën e Kërçovës, përmes avancimit të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor midis

    qytetarëve pjesëtar të bashkësive të ndryshme. Në këtë aspekt, me Strategjinë në mënyrë primare

    shënjohet kah përforcimi i kapaciteteve ekzistuese si dhe krijimi i kapaciteteve të reja përpjesëmarrje aktive dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve në avancimin e mirëkuptimit ndërkulturor

    midis bashkësive.

    Me Strategjinë janë definuar pesë qëllime të ndërlidhura specifike të cilat duhet të kontribuojnë

    drejt përforcimit dhe promovimit të mirëkuptimit ndërkulturor, si qëllim i përgjithshëm:

    1. Avancimi i ndërveprimit ndërkulturor përmes nxitjes për të mësuar gjuhët e bashkësive;

    2. Organizimi i manifestimeve dhe aktiviteteve t ë rregullta t ë përbashkëta t ë drejtuara kah avancimi

    i mirëkuptimit ndërkulturor midis qytetarëve t ë bashk ësive t ë ndryshme;

    3. Përforcimi i komunikimit ndëretnik dhe ndërkulturor midis nxënësve t ë bashk ësive t ë ndryshme

    përmes aktiviteteve t ë integruara mësimore dhe jasht ëmësimore;

    4. Vendosja e aktiviteteve t ë  rregullta sportive shumetnike dhe multikulturore, t ë  organizuara

    bashk ërisht;

    5. Përmirësimi i kapaciteteve ekzistuese institucionale dhe krijimi i t ë  rejave, në  t ë  cilët

    drejtpërdrejt ë  do t ë  marrin pjesë  qytetarët e bashk ësive t ë  ndryshme, dhe t ë  cilët do ta nxisin

    ndërveprimin dhe bashk ëpunimin ndëretnik.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    24/29

    24

    Plani aksional i Strategjisë zakonisht ka t ë definuar rezultate t ë pritura dhe aktivitete. Po ashtu, ka

    edhe shpërndarje t ë përgjegjësive sipas institucioneve, si dhe kornizë precize kohore dhe para së 

    gjithash tregues t ë qart ë për përfundimin e aktiviteteve.

     Aktivitetet e realizuara

    Festival folklorik për f ëmijë në Kërçovë u mbajt në Qendrën për kulturë „Koço Racin “. Programi i

    gjithëmbarshëm  u ndoq nga qytetarët e shumt ë  t ë  komunës së  Kërçovës, si dhe nga nxënësit e

    shkollave fillore dhe t ë mesme.

    Në  festival u paraqit ën shoqërit ë  lokale SHKA „Racin“, SHKA „Niko Pusoski“, SHKA „Rinia“, SHKA

    „Biser“ dhe SHKA „Jusuf Albani“, respektivisht k ëngët, veshjet dhe k ëngët popullore nga t ë  gjithë 

    bashkësitë në komunë. Krahas ansambleve lokale folklorike, në festival morën pjesë edhe shoqëri

    folklorike nga qytete tjera t ë vendit, si dhe nga jasht ë. Organizimi i manifestimeve dhe aktiviteteve

    t ë përbashk ëta t ë rregullta kulturore, t ë drejtuar kah avancimi i mirëkuptimit ndërkulturor midis

    qytetarëve t ë  bashk ësive t ë  ndryshme, ësht ë  zotimi t ë  cilën përfaqësuesit e komunës e theksuan

    gjat ë festivalit.

    Ngjarja u mbajt nën patronazhin e komunës së Kërçovës, ndërsa si aktivitet i paraparë në

    Strategjinë, ishte i përkrahur financiarisht nga AID dhe Ambasada Britanike në Shkup. 

    Konstatimet nga anketimi i palëve të interesuara 

    Rezultatet e anketave të realizuara tregojnë se personat e anketuar janë të njohur me Strategjinë e

    re për zhvillimin e dialogut multikulturor. Sipas të anketuarve, Strategjia i ka përfshirë masat të

    cilat mund të kontribuojnë drejt dialogut të përmirësuar ndëretnik. Nga pyetësorët e përgjigjur

    mund të nxirret konkluzion që komuna disponon me kapacitete të cilat mund të shfrytëzohen përavancimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kërçovë,  por gjetjet tregojnë që Kërçova ka nevojë për

    mjete plotësuese financiare për realizimin e projekteve me përmbajtje multikulturore, përfshi edhe

    për realizimin e aktiviteteve të parapara me Strategjinë. Sipas gjetjeve nga anketa, të anketuarit

    bashkëpunimin e shohin si faktor i cili shkon në kontribut të jetës së përmirësuar. Si rezultat pozitiv

    i bashkëpunimit midis personave të përkatësive t ë ndryshme etnike, institucioneve të përfshira,

    organizatave qytetare si dhe nxënësve, në anketa përmendet festivali folklorik i fëmijëve.

    Në shkollat e mesme dhe fillore në komunën e Kërçovës realizohen projekte të përkrahura nga

    organizatat qytetare dhe donatorët ndërkombëtarë, të cilat janë në drejtim të përmirësimit të

    marrëdhënieve etnike midis të rinjve në Kërçovë. Që këtu, nuk ka ndonjë ndryshim tëkonsiderueshëm në procesin arsimor krahasuar me vitin shkollor 2013/2014, respektivisht në

    shkollat e komunës zbatohen projekte të cilët duhet ta përmirësojnë dhe avancojnë dialogun midis 

    nxënësve, kryesisht përmes realizimit të projektit për arsim të integruar të USAID dhe MASH.

    Në lidhje me rolin e medieve lokale, mendimi i të gjithë personave që i janë përgjigjur pyetësorit

    është se ata informojnë në mënyrë adekuate për punën e KMMB, ndërsa një pjesë e personave

    kanë theksuar edhe se mediet raportojnë për të gjithë aktivitetet e organizatave qytetare të cilat

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    25/29

    25

    veprojnë në nivel të komunës. Si shembull pozitiv është që një medie televizive i emeton lajmet

    lokale në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

    Personat e anketuar, trajnimet e realizuara në kuadër të projektit „Përmirësimi i mirëkuptimit

    ndërkulturor në komuna shumetnike“ i kanë vlerësuar si të dobishme, ndërsa në lidhje me zbatimin

    praktik të njohurive, nuk janë përgjigjur të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ata që janë përgjigjur janë të

    ndarë në deklarime, respektivisht kanë pasur mundësi për një zbatim të tillë, ndërsa një pjesë janë

    përgjigjur që nuk kanë mundësi të tillë.

    2.6. Tetova

    Komuna e Tetovës është komunë urbane-rurale, në territorin e të cilës jetojnë 86.560 banorë. Sipas

    regjistrimit të vitit 2002, struktura e popullatës është shumë laramane ose më saktësisht janë të

    përfaqësuara të gjithë bashkësitë etnike që janë definuar me Kushtetutën e Republikës së

    Maqedonisë: 70% janë Shqiptarë, 22% janë Maqedonas, 2.2% Turq, 2.7%, Romë, dhe 0.02% Vllahë,

    0.7% Serbë, 0.2% Boshnjakë dhe 0.75% të tjerë. 

    Në lidhje me avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe zhvillimin e dialogut ndërkulturor, para

    miratimit të Planit strategjik për përmirësimin e dialogut ndërkulturor, aktivitetet janë ndërmarrë

    në bazë ad-hoc dhe në bashkëpunim me organizatat qytetare.

    Institucionet arsimore në komunë konsiderohen për një nga faktorët kryesor në avancimin e

    marrëdhënieve ndëretnike te popullata, sidomos nëse merret parasysh numri i shkollave, duke

    filluar nga ato fillore, të mesme, por po ashtu edhe dy institucionet për arsim sipëror. Në shkolla,

    mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, diku në të njëjtin ndërrim dhe objekt të

    njëjtë shkollor, ndërsa diku në ndërrime të ndara. Për shembull në shkollën e mesme mjekësore,

    mësimi zhvillohet në të tre gjuhët, në të njëjtën ndërtesë dhe në të njëjtin ndërrim. Edhe në Tetovë,

    njëri nga kontribuuesit më të rëndësishëm për zhvillimin e modelit të integruar të arsimit ështëprojekti i USAID dhe MASH për arsim të integruar.

    Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive, është formuar edhe në komunën e Tetovës, ndërsa

    përbërja aktuale e cila funksionon nga viti 2013 është e përbërë prej gjashtë anëtarëve të jashtëm.

    KMMB në Tetovë është pro-aktive sa i përket informimit të opinionit publik për rolin e tij përmes

    ditëve të hapura për qytetarët, shpalljes së informatave nga fushëveprimi i tij në tablonë për

    shpallje të komunës dhe përmes kanaleve tjera për komunikim të komunës (ueb faqja), si edhe

    përmes medieve. 

    Shoqëria qytetare në komunë është e zhvilluar, dhe njëherësh komuna mban komunikim të rregullt

    me organizatat si dhe realizon aktivitete të përbashkëta. Pjesa e madhe e bashkëpunimit zhvillohet

    edhe me organizata nacionale, si dhe me agjenci donatore ndërkombëtare.

    Strategjia

    Plani strategjik për përmirësimin e dialogut multikulturor në komunën e Tetovës është përgatitur

    me përkrahjen e projektit të AID të përkrahur nga Ambasada Britanike. Në përgatitje, si edhe në

    komunat tjera të cilat janë pjesë e këtij projekti, ishin përfshirë një numër i madh i palëve të

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    26/29

    26

    interesuara të cilët kontribuuan me përvojën personale dhe propozimet për përcaktimin e nevojave

    dhe qëllimeve prioritare për zhvillimin e bashkëjetesës dhe tolerancës në komunën e Tetovës, në

    punëtoritë e mbajtura në shkurt dhe mars të vitit 2014. Gjithashtu, u morën parasysh edhe analizat

    paraprake dhe diskutimet e fokus grupeve në të cilat në mënyrë më të detajuar ishte pasqyruar

    gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në komunën e Tetovës. Strategjia u miratua nga Këshilli i

    komunës së Tetovës në 24 korrik të vitit 2014. 

    Qëllimi i përgjithshëm i Strategjisë është avancimi i jetesës autentike shumetnike në komunën e

    Tetovës, përmes nxitjes dhe përforcimit të mirëkuptimit ndërkulturor midis qytetarëve, pjesëtarë

    të bashkësive të ndryshme. Në pajtim me këtë, qëllimi parësor  i Strategjisë ësht ë  përforcimi  i

    kapaciteteve ekzistuese, si dhe krijimi i kapaciteteve t ë reja për pjesëmarrje aktive dhe të

    drejtpërdrejtë të qytetarëve në avancimin e mirëkuptimit ndërkulturor midis bashkësive. Ky qëllim

    i përgjithshëm, në përputhje me Strategjinë planifikohet t ë arrihet përmes pesë qëllimeve specifike:

    1. Vendosja e aktiviteteve t ë rregullta, fakultative dhe të  vazhdueshme, t ë organizuara dhe të

    realizuara bashkërisht  për mësimin e gjuhëve të bashkësive;

    2. Vendosja e aktiviteteve t ë rregullta kulturore shumetnike të drejtuara kah nxitja e komunikimitdhe mirëkuptimit të ndërsjellë kulturor, t ë organizuara bashkërisht me pjesëmarrje të

    konsiderueshme të qytetarëve;

    3. Përmirësimit të integrimit ndëretnik në procesin arsimor përmes rritjes së aktiviteteve

    shumetnike mësimore dhe jashtëmësimore;

    4. Vendosja e aktiviteteve sportive t ë rregullta, të vazhdueshme, të organizuara dhe të realizuara

    bashkërisht , t ë cilët sigurojnë pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve e sidomos të rinjve , në

    bazë shumetnike;

    5. Përforcimit të institucioneve ekzistuese si dhe krijimin e institucioneve të reja t ë cilët në

    vazhdimësi do të promovojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkulturor.

    Si edhe në Strategjitë tjera të cilat janë përgatitur me përkrahjen e këtij projekti , edhe në Planin

    strategjik të komunës së Tetovës, për secilin qëllim janë zhvilluar rezultate të pritura dhe aktivitete.

    Të njëjtat janë derdhur në një Plan aksional për një periudhë trevjeçare, në të cilin ka shpërndarje

    të qartë të përgjegjësive sipas institucioneve, si dhe kornizë precize kohore dhe mbi t ë gjitha

    tregues të qartë për përfundimin e aktiviteteve.

     Aktivitetet e realizuara

    Nën moton “Kjo është zona e mirëkuptimit ndërkulturor“ (njëjtë si në komunën e Vrapçishtit ), rrëzë

    malit Sharr, në komunën e Tetovës më  17 tetor t ë vitit 2014 u mbajt krosi shumetnik me

    pjesëmarrje të 120 nxënësve nga të gjitha bashkësitë etnike, nga shkollat fillore dhe të mesme.

    Vendosja e aktiviteteve t ë rregullta sportive, t ë organizuara dhe realizuara bashkërisht, të cilat

    sigurojnë pjesëmarrje të konsiderueshme t ë të rinjve, në bazë shumetnike është pjesë e Strategjisë

    komunale për përmirësimin e mirëkuptimit ndërkulturor. Në suaza të Strategjisë është paraparë që

    komuna ti sigurojë të gjithë kushtet dhe kapacitetet e nevojshme t ë cilat i ka në dispozicion, për

    realizim të pandërprerë dhe të qëndrueshëm të qëllimit të dëshiruar, respektivisht, sport t ë  dhe

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    27/29

    27

    aktivitete t ë mirëfillta multikulturore përmes të cilave do të tejkalohen barrierat etnike dhe

    kulturore midis pjesëmarrësve.

    Si ngjarje e dyt ë e cila u realizua në drejtim të promovimit dhe realizimit të Strategjisë së miratuar

    për mirëkuptim ndërkulturor ishte edhe organizimi i kursit fillestar nga gjuha shqipe  për të

    punësuarit  në administratën komunale. Kursi zyrtarisht filloi më 25 nëntor të vitit 2014 dhe do t ë

    zgjas deri më 28 shkurt 2015. Në kurs marrin pjesë 60 t ë punësuar në administratën komunale, t ë 

    përkatësisë etnike maqedonase t ë cilët do të përfitojnë njohuri themelore të gjuhës shqipe, t ë

    domosdoshme për nivel themelor të komunikimit me shfrytëzuesit e shërbimeve të komunës .

    Zyrtarisht fillimi i kursit u shënua me fjalim përshëndetës të kryetares së komunës së Tetovës, z-nja

    Teuta Arifi, e cila e theksoi rëndësinë e komunikimit ndërkulturor për tejkalimin e barrierave dhe

    zhvillimin e një bashkësie harmonike shumetnike.

    Konstatimet nga anketimi i palëve të interesuara

    Për shkak të numrit të vogël të pyetësorëve të përgjigjur dhe t ë mostrës së vogël, në këtë pjesë do të

    prezantohen shkurtimisht vetëm arritjet faktike, pa përpjekje të sillen konkluzione t ë bazuara në

    mendimet e personave të cilët e kanë plotësuar pyetësorin.

    Strategjia për zhvillimin e dialogut multikulturor në komunë i përmban masat e nevojshme t ë cilat

    mund të kontribuojnë për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë. Komuna ka kapacitet

    për ti avancuar marrëdhëniet ndëretnike, por jo t ë mjaftueshëm nga aspekti i financave, dhe

    prandaj përmirësimet eventuale do të ndodhnin përmes përkrahjes financiare për realizimin e

    masave të përcaktuara në Strategjinë.

    Vera kulturore në Tetovë është ngjarje e cila i prezanton kulturat e bashkësive të  ndryshme etnike

    të cilët jetojnë në këtë komunë. 

    Trajnimet e ofruara në suaza të këtij projekti të cilat e kanë shënjuar përforcimin e kapaciteteve

    individuale të palëve kyçe, janë vlerësuar të dobishme, por nuk janë dhënë informata plotësuese

    për zbatimin praktik të njohurive dhe aftësive të fituara.

    KMMB pas miratimit t ë Strategjisë, sipas informatave t ë fituara nga pyetësorët e plotësuar, nuk ka

    mbajtur seancë. Nga pyetësorët e plotësuar nuk janë fituar më tepër detaje për punën e KMMB.

    Në lidhje me procesin arsimor, nuk ka ndryshime të ndjeshme krahasuar me vitin 2013/2014, e

    posaçërisht jo në mënyrën e realizimit të mësimit. Në shkollat më shpesh ka vazhduar të realizohet

    mësimi në ndërrime të njëjta edhe në vitin shkollor 2014/2015. Bashkëpunimi midis arsimtarëve të

    përkatësive të ndryshme etnike ekziston dhe avancohet, derisa nxënësit përpos ndërveprimit

    përmes vijimit të mësimit në ndërrime të njëjta, kanë edhe aktivitete të organizuara të përbashkëtajashtëmësimore, ngjarje sportive, seksione, vizita të përbashkëta të monumenteve historike, e të

    ngjashme.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    28/29

    28

    3. Konkluzione 

    1.  Në kuadër të projektit janë përgatitur gjashtë strategji për zhvillimin e dialogut

    ndërkulturor, në gjashtë komuna të rajonit veriperëndimor të Maqedonisë. Dokumentet e

    këtilla strategjike janë të parat nga ky lloj dhe janë shembull pozitiv dhe model përpërcaktimin e kornizës dhe angazhimit të komunave për avancimin e bashkëjetesës dhe

    tolerancës. 

    2.  Strategjitë kanë qëllime qartësisht të përcaktuara, rezultate dhe aktivitete të cilat ndiqen me

    tregues, kornizë kohore dhe institucione përgjegjëse. Pjesa dërmuese e mendimit të të

    anketuarve është që Strategjitë i pasqyrojnë dhe janë reflektim i nevojave aktuale për

    përmirësimin e multikulturalizmit.

    3.  Në periudhën nga miratimi i strategjive, në gjashtë komunat (mars/qershor 2014), deri në

    janar të vitit 2015, me përkrahjen e këtij projekti janë realizuar ngjarje kulturore, sportive

    dhe arsimore në të cilat ka pasur përfshirje masive të të gjithë bashkësive etnike në

    komuna, me pjesëmarrje dominuese të popullatës së re. Nevoja për forcimin e vetëdijes eshprehur përmes ngjarjeve të këtij lloji, është një ndër metodat kyçe për avancimin e

    bashkëjetesës dhe tolerancës. 

    4.  Procesi arsimor nuk ka ndryshuar dukshëm në krahasim me vitin paraprak shkollor

    (2013/14), por përkrahja që jepet me projektin Arsimi i integruar i USAID dhe MASH, dhe

    metodat të cilat zbatohen në këtë projekt janë të rrënjosur në një pjesë të strategjive dhe të

    njëjtat paraqesin përcaktim afatgjatë për institucionalizimin e mënyrave të arsimit të

    integruar.

    5.  Që të gjashtë pilot komunat kanë formuar Komisione për marrëdhënie midis bashkësive, me

    përbërje të ndryshme (anëtarë të brendshëm, të jashtëm ose të përzier), por për shumicën e

    komunave është karakteristike mungesa e pro-aktivitetit në veprimin e tyre dhe nevoja për

    transparencë më të madhe ndaj qytetarëve.

    6. 

    Ndërlidhja e aktivitete të projektit mundësoi që në periudhë dyvjeçare të arrihen rezultate

    të rëndësishme, mes të cilave kyçe është vetëdija e zhvilluar e faktorëve kryesorë (anëtarë

    të KMMB, këshilltarë në këshillat komunal, arsimtarë, aktivistë qytetarë, gazetarë, e të

    ngjashme) rreth nevojës për avancim të vazhdueshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe

    dialog multikulturor dhe përfshirjes së tyre t ë drejtpërdrejtë, pro-aktiviteti dhe udhëheqja

    në këto procese.

    7.  Komponenti për përforcimin e kapaciteteve është po ashtu i suksesshëm, nëse merret

    parasysh që të gjithë pjesëmarrësit e trajnimeve kanë qenë plotësisht të kënaqur nga

    njohuritë dhe aftësitë e fituara, ndërsa pjesa më e madhe e tyre tashmë i zbatojnë të njëjtat

    gjatë punës së tyre të përditshme.

  • 8/18/2019 Përmisimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike në Maqedoni

    29/29

    Përmbajtja 

    Introduction ……………………………………………………………………………………………………............. .......... ........... . 5 

    Hyrje .............................................................................................................................................................................................. 7

    1. Analiza e politikave dhe praktikave ndërkulturore ............................................................................................ 9

    2. Arritjet sipas komunave ................................................................................................................................................ 10

    2.1. Bërvenica ...................................................................................................................................................................... 10

    2.2. Vrapçishti ..................................................................................................................................................................... 13

    2.3. Gostivari ........................................................................................................................................................................ 15

    2.4. Jegunovca ..................................................................................................................................................................... 19

    2.5. Kërçova .......................................................................................................................................................................... 22

    2.6. Tetova ............................................................................................................................................................................ 25

    3. Konkluzione ....................................................................................................................................................................... 28