149
LËNDA Editorial 2 Mbi dashurinë për atdheun Ese dhe komente 8 Shqiptarët dhe Evropa nga Shkëlzen Maliqi Nga Bota 19 Demokracia dhe politika e identitetit kombëtar nga Juli Mostov Nga jeta shkencore 36 Mbi seminarin XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe Kritika revistës 44 Kritika dhe vijat nervoze të lapsit nga Bashkim Shehu 48 Edhe vepra e Kadaresë duhet parë nën dritën e së vërtetës replikë nga F. Lubonja Nga jeta kulturore 52 Rron o rron, nuk vdes shqiptari nga Edi Rama (mbi Festivalin e Kulturës Shqiptare në Die të Francës) 68 Jubilare, Shpeshherë ëndrra, Çasti i rrezikshëm nga vëllimi poetik i Preç Zogajt "Terre sans Continent", botuar në Francë, përkthyer nga Elisabeth Chabuel 73 Sot është e shtunë botohet libri me poezi i Jamarbër Markos "Rastësisht me Dashje" Letra Shqipe 76 Nga Baneasa për në Kishnjev: një rrugë!, Tymi tregime nga Fron Nazi Shqipërime 81 Augsburg nga Drago Jonçar (shqipëroi Virgjil Muçi) Ndërgjegje historike 89 Periudha e hershme shqiptare (600 - 1018) nga Georg Stadtmüller 104 Zogu, Noli dhe fatet e një qeverie shqiptare në mërgim (1941-1944) (pjesa e dytë, përgatiti Artan Puto) Autorë që duhen njohur 129 Mbi Tocquevill-in dhe veprën e tij "Demokracia në Amerikë" nga Fabian Kati 133 Rrënjët intelektuale të nazizmit nga William L. Shirer, pjesa e dytë 142 Dekarti nga Alfred Veber, Denis Hyisman E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA Viti II Nr 5 Tiranë, dhjetor, 1995 PERPJEKJA Fabian Kati

PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

1Përpjekja

LËNDA

Editorial2 Mbi dashurinë për atdheun

Ese dhe komente8 Shqiptarët dhe Evropa nga Shkëlzen Maliqi Nga Bota19 Demokracia dhe politika e identitetit kombëtar nga Juli Mostov

Nga jeta shkencore36 Mbi seminarin XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe Kritika revistës44 Kritika dhe vijat nervoze të lapsit nga Bashkim Shehu48 Edhe vepra e Kadaresë duhet parë nën dritën e së vërtetës replikë nga F. Lubonja

Nga jeta kulturore52 Rron o rron, nuk vdes shqiptari nga Edi Rama (mbi Festivalin e Kulturës Shqiptare në Die të Francës)68 Jubilare, Shpeshherë ëndrra, Çasti i rrezikshëm nga vëllimi poetik i Preç Zogajt "Terre sans Continent", botuar në Francë, përkthyer nga Elisabeth Chabuel 73 Sot është e shtunë botohet libri

me poezi i Jamarbër Markos "Rastësisht me Dashje"

Letra Shqipe76 Nga Baneasa për në Kishnjev: një rrugë!, Tymi tregime nga Fron Nazi Shqipërime81 Augsburg nga Drago Jonçar (shqipëroi Virgjil Muçi)

Ndërgjegje historike89 Periudha e hershme shqiptare (600 - 1018) nga Georg Stadtmüller104 Zogu, Noli dhe fatet e një qeverie shqiptare në mërgim (1941-1944) (pjesa e dytë, përgatiti Artan Puto)

Autorë që duhen njohur129 Mbi Tocquevill-in dhe veprën e tij "Demokracia në Amerikë" nga Fabian Kati

133 Rrënjët intelektuale të nazizmit nga William L. Shirer, pjesa e dytë142 Dekarti nga Alfred Veber, Denis Hyisman

E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

Viti II Nr 5 Tiranë, dhjetor, 1995

PERPJEKJA

Fabian Kati

Page 2: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

2Përpjekja 2Përpjekja

MBI DASHURINË PËR ATDHEUN

“Patriotët”, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishin e kundërta e atyre që thonin: “besoj në vendin tim qoftë kur ky ka të drejtë, qoftë kur nuk ka të drejtë”. Ata ishin pikërisht... “përçarësit ngatërrestarë që i kundërviheshin qeverisë”. Duke u shprehur më seriozisht mund të themi se Revolucioni Francez, i cili e ka përdorur këtë term ashtu siç e patën përdorur më së pari amerikanët, dhe sidomos revolucioni hollandez i vitit 1783 quante patriotë ata që e shfaqnin dashurinë për vendin e tyre duke u përpjekur ta përtërinin atë nëpërmjet reformave apo revolucioneve.

Eric J. Hobsbawn“Nations and Nationalism since 1780 - Programme, Myth, Reality.”

Sipas një legjende të vjetër, që tregohet nga Jugu, ata që lenë atdheun e jetojnë në dhè të huaj, mbasi vdesin shndërrohen në re, ngaqë ndjejnë nevojën të kthehen, ta shohin e të qajnë nga malli i pashuar për të... kurse ata që vdesin në atdhe, shndërrohen në gurë dhe bëhen kështu pjesë e tokës së tij.

Kjo metaforë, të cilën e ndjen thellë cilido që ka pasur rastin të jetojë edhe jashtë, edhe brenda vendit flet shumë për atë që quhet atdhedashuri. Po ta vësh re, ajo ngërthen në vetvete simbolikën e dy lloj ndjenjash për atdheun, që do t’i quanim dashuria prej reje dhe ajo prej guri... Dashuria prej reje na duket se simbolizon një nostalgji romantike apo një ëndërrim platonik, kurse ajo prej guri, një lidhje më të qëndrueshme, më të afërt me vendin, për të mos thënë një shkrirje me të, siç e shpreh edhe njesimi, pas vdekjes, me gurët e vendit. Ajo simbolizon, si të thuash, anën materiale, të prekshme të dashurisë.

Po ç’është dashuria për atdheun, po të shprehemi për të në terma më racionalë? Tomas Mani, në esenë mbi Shilerin, kur flet për miqësinë e tij me Gëten thotë se “thellimi në psikologjinë e një fenomeni mund të na çojë lehtë në mosnderim.” Veçse kjo është e pashmangëshme, shton ai, pasi “psikologjia

Editorial

Page 3: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

3Përpjekja 3Përpjekja

është një nga faqet e së vërtetës, si të thuash, faqja e saj natyraliste.” Duke trajtuar një temë kaq komplekse siç është dashuria për atdheun (nëpërmjet një qasjeje kryesisht shqiptare), do të përpiqemi të hedhim një vështrim mbi faqen psikologjike të kësaj ndjenje dhe do të rrekemi të zbulojmë shkaqet e ndërdyshjes që na del kur shohim se shqiptari, nga njëra anë, i ka kënduar dhe i këndon aq shumë dashurisë për “baltën” e vendit të tij dhe, nga ana tjetër, kjo “baltë” është më e shëmtuar se kudo atje ku ka vënë dorë vetë "dashnori" i saj, shqiptari.

Dashuria prej reje

Eqrem Çabej thotë diku se kultura shqiptare është një kulturë e krijuar kryesisht prej mërgimtarësh (kuptohet se ky është një konstatim i bërë në një kohë kur nuk kishte filluar të kultivohej kultura e re socialiste në Shqipëri.) Pasi lexon thënien e tij të vijnë menjëherë ndërmend Naimi, Samiu, Konica, Noli etj. dhe i jep të drejtë, pasi këta apostuj të Shqipërisë shumicën e veprës së tyre e kanë krijuar jashtë. Po ashtu, kur e sjellim ndërmend këtë vepër, ku-jtohemi se ajo më së pari na shfaqet e mbushur plot me ëndërrime, emocione dhe dashuri të ekzaltuar për Shqipërinë. Nëse do të kthehemi ta analizojmë këtë dashuri nëpërmjet vështrimit zhbirilues të psikologjisë, do të vemë re se, që nga Naimi, Çajupi e deri vonë, ajo shpesh, për të mos thënë gjithëherë, është produkt ose i mallit për një vend, të cilin më shumë e kanë ëndërruar, sesa e kanë shkelur, ose i një fantazie të ndezur romantike, nëpërmjet së cilës kanë evokuar legjendat e mitet e së kaluarës, kanë krijuar heronjtë, kanë poetizuar malet, fushat dhe baltën e Shqipërisë. Kemi të bëjmë, pra, me një fenomen tipik romantik. Jeta është një ëndërr - ëndërra bëhet realitet, thonë mjeshtrit e romantizmi, mjafton të besosh tek kjo ëndërr. Kur Pashko Vasa thoshte “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, kërkonte pikërisht që nevojën e njeriut për të besuar diku apo, le ta quajmë, ndjenjën e tij fetare, ta projektonte tek atdheu për ta lidhur shqiptarin me vendin e tij.

U përket historianëve të përcaktojnë se ç’peshë ka pasur kjo ndjenjë romantike e rilindasve dhe ç’peshë rrathana të tjera në “bërjen” e Shqipërisë, por fakti është se ëndërra e rilindasve na shfaqet gjithmonë në themelet shpirtërore të Shqipërisë së sotme.

Ka një thënie sipas së cilës “Njeriu ka nder vetëm në vendin e vet”. Po ta interpretosh këtë “nder” nga një pikëpamje psikologjike mund të zbulosh se qëniet njerëzore kanë nevojë për grupe konkrete referimi, në mënyrë që të ndjejnë individualitetin dhe identitetin e tyre dhe ky “nder” është tejet i lidhur me këto grupe dhe ndjenja. Duke shkuar jashtë shtetit njeriu shpesh ndjen pikërisht humbjen e identitetit. Thuajse të gjithë shqiptarët, edhe ata më intelektualët e më të mirëpriturit në Evropë, dje dhe sot, duket se e kanë ndjerë atë që quhet fenomen i akulturimit si pasojë e rënies në një mjdis tjetër kulturor, i cili, edhe

Editorial

Page 4: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

4Përpjekja 4Përpjekja

në mos qoftë superiore, thjesht për faktin se është tjetër, të krijon vështirësinë e

e tij dhe në kulturën e këtij. Malet dhe gurët e vendit të tij nuk janë thjeshtë

tjetër veçse nevoja për këta simbole. Prandaj, thotë Çajupi, në atdhe edhe balta duket më e ëmbël se mjalta, pasi kjo baltë nuk është thjeshtë prej dheu, por prej një materiali shpirtëror. Malet dhe gurët, përrenjtë dhe bregdeti janë pikturuar, fotografuar, atyre u është kënduar dhe kështu ata janë transmetuar në kulturën e vendit së bashku me personalitetet më të shquara, me poezitë dhe muzikën më të bukur, me fjalët dhe tingëllimën e gjuhës etj. etj., duke shërbyer si simbole identiteti. Kur e pyetën Lasgushin përse nuk ndenjti në Grac, në Katedrën e Albanologjisë, pas mbrojtjes së doktoratës, ai u përgjegj: “Po atje, në Grac, unë do të haja pak më shumë bukë e djathë, por nuk do t’i shkelja dot gurët e Pogradecit tim të dashur...”

Na duket se me frymën romantike të rilindasve është ushqyer bota shpirtërore shqiptare dhe, së bashku me të edhe dashuria për atdheun, jo vetëm para ardhjes në pushtet të komunistëve, por edhe më pas. Veçse propaganda komuniste shtoi edhe diçka tjetër. Duke u nisur nga ideja se komunizmi kishte për detyrë ta transformonte botën, çka e çonte vështrimin e tij drejt të ardhmes, atdhedashuria në propagandën komuniste mori edhe trajtat e një romantike revolucionare. Pra, gjithë duke ruajtur substratin rilindas, romantika komuniste shpallte se Atdheu, të cilit i kënduan rilindasit, ishte lënë në baltë nga forcat e së keqes. Se ai, si një vargmal kreshnik i mbetur në errësirë, priste dikë që ta printe dhe se më në fund ky prijës/shpëtimtar (partia) kishte mbërritur për ta çuar drejt horizonteve të komunizmit...

Fenomene të tilla, si ndjenja e mallit për atdheun, ajo e fantazimit të tij, ajo e nevojës për identitet apo pamja e Atdheut si një tokë e premtuar nuk mund

midis shumë ndjenjash të tjera të shpirtit njerëzor.Si deviacione të kësaj romantike apo si forma forma malinje të dashurisë

prej reje do të përmendnim ato dashuri për atdheun që jo rrallë kanë marrë trajta të rrezikëshme delirante, ndër të cilat deliri i madhështisë është më i përhapuri. Po të vesh re, ndjenjat nacionaliste që i ushqejnë shpesh këto delire, janë shfaqur tek disa individë që, dora-dorës, duke uzurpuar pushtetin politik dhe duke shtënë

veçse kanë kënaqur "kafshëzat" e uritura të inkoshientit të tyre. Ka të ngjarë që këta individë në rininë e tyre të kenë qënë rebelë ndaj shoqërisë dhe, bash

kompensojnë komplekset e krijuara. Poende, jo rrallë tek një pjesë individësh të alienuar është bash impotenca për të dashuruar vërtet ajo që ua kanalizon instiktet

Editorial

Page 5: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

5Përpjekja 5Përpjekja

e frustruara në drejtim të një dashurie nacionaliste për atdheun. Në këtë rast është tjetër veçse mjeti për t’i shkatërruar të tjerët,

kurse dashuria për atdheun një pozë apo përdorim i tij, një dashuri për qënien abstrakte atdhe, për të urryer individin konkret që e banon atë.

Këto do të ishin disa nga pamjet e dashurisë për atdheun, e një dashurie të cilën e quajtëm “prej reje” dhe që jo rrallë meriton të quhet vetëm e rrejshme. Në tërësi mund të themi se kjo dashuri, edhe në rastin më të mirë, pra kur ka qenë frymëzuese dhe ndërtuese, nuk i ka shpëtuar dot thelbit të romantizmit si mungesë e ndjenjës së realitetit, si arratisje në një të kaluar të lavdishme ose në një të ardhme të lumtur apo si ndërtim i një jete ideale pikërisht atje ku nuk ka jetë reale.

Dashuria prej guri

“Do të dua më mirë/kur të jesh e lirë”, thoshte Çajupi, i cili duket se ka pasur një sens më të fortë realist se rilindasit e tjerë. A u bë ndonjëherë realitet kjo dashuri e Çajupit?

Nuk mund të mohohet që, nëse shqiptarët modernë kanë bërë një herë të vetme sadopak luftë në emër të atdheut, këtë e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. A e bënë atë në sajë të frymës nacional-romantike të rilindasve, me të cilën u edukua rinia nëpër shkollat e shtetit të parë shqiptar? Sigurisht edhe ajo ka ndikuar, por jo vetëm. Nga ana tjetër, të mos harrojmë se krahas studentëve me ndjenja të larta patriotike, kishte edhe mjaft shqiptarë që i pritën italianët me lule. Kjo pjesë, kuptohet, ka qënë më pak e ndjeshme ndaj këngëve, poezive dhe historirave patriotike. Madje nuk ishin vetëm të paditurit që i pritën italianët me lule. Kishte edhe shumë shqiptarë të ditur, të cilët ishin lodhur aq shumë me regjimin e Zogut, sa preferonin Italinë fashiste në vend të tij...

E njëjta situatë, madje shumë herë më e rëndë, u krijua gjatë regjimit komunist. Shumë herë më tepër njerëzit ishin gati të pranonin çdo pushtim vetëm për të shpëtuar nga një zgjedhë shtetërore që me atmosferën e terrorit dhe frustrimit të krijuar u kishte mpirë çdo gëzim të jetës.

Refugjatët që e braktisën vendin në masë më 1990 ishin disi një përsëritje e shqiptarëve që i pritën italianët me lule.

Na duket se edhe sot lidhja emocionale me Shqipërinë, për shumicën e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë brenda vendit, nuk ka ndryshuar shumë. Ikja në masë vazhdon, madje nuk janë vetëm të paditurit që ikin, por edhe të diturit. Megjithë procesin e privatizimit, i cili po i lidh dhe motivon një pjesë, përgjithësisht ndjehet një rrazbitje e thellë shpirtërore, së cilës mund t’i shkojë për shtat fare mirë përshkrimi që i bën Tocquevill-i asaj gjendjeje të popujve kur “njerëzit e shohin atdheun në një dritë të turbullt duke mos e gjetur më atë as tek vendi, që në sytë e tyre është shndërruar në një dhè të pashpirt, as tek

ideologjia nacionaliste nuk

Editorial

Page 6: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

6Përpjekja 6Përpjekja

sjellja e eprorëve, që i shohin si një zgjedhë; as tek feja, tek e cila dyshojnë, as në ligjet, që nuk janë bërë prej tyre dhe as tek legjislatori, të cilit i tremben dhe e përbuzin. Pra, nuk e gjejnë më në asnjë drejtim dhe kështu mbyllen brenda një egoizmi të ngushtë dhe të verbër.”

Vërtet kështu ndodh me shqiptarët e sotëm, dhe pyetja shtrohet: "Pse historikisht ndodh kështu?"

Duket se thelbi i mungesës së një dashurie të qëndrueshme prej guri tek shqiptarët është pikërisht mungesa e ndjenjës që ka njeriu kur atdheun, më konkretisht, ato gjëra që u përkasin të gjithëve, e sheh dhe e ndjen si diçka që e ka krijuar vetë. Asnjëherë gjer më sot shqiptarët, (populli) nuk e kanë ndjerë veten se janë krijuesit e vendit ku jetojnë. Të tjerë kanë qenë ata që kanë marrë përsipër ta ndërtojnë vendin për ata. Të tjerë janë ata që u kanë hapur rrugët, u kanë ngritur monumentet dhe fabrikat, u kanë normuar gjuhën, u kanë përk-thyer letërsinë... Dhe pothuajse gjithëherë “ata të tjerët” kanë qenë sundues dhe diktatorë, shpesh herë madje edhe të huaj. Asnjëherë gjer më sot shqiptari nuk e ka ndjerë jetën e tij të lindë e të zhvillohet normalisht si një pemë që rritet zhvillohet e bën fryte mbi një tokë, që pastaj, kur t’i vijë vdekja, të shndërrohet në një gur/monument të asaj toke. Ai ka qenë në të shumtën e herëve një dru i prerë që e kanë përdorur të tjerët ku kanë mundur. Deri edhe shtëpinë e vet, gjatë 50 vjetëve të regjimit komunist, shqiptari nuk ka mundur ta ndërtojë vetë.

Në kuptimin më të gjërë të fjalës kjo dashuri për gjënë e krijuar së bashku mund të përmblidhet në dashurinë për kulturën dhe qytetërimin e vendit tënd.

Një tjetër dimension i dashurisë prej guri është dashuria për njëri-tjetrin, për qëniet konkrete me të cilët kemi lidhje emocionale. Njeriu ka nevojë për afeksion, pasi kjo është në natyrën e tij dhe atdheu të bëhet më i shtrënjtë pikërisht kur aty gjen njerëz të denjë për dashurinë tënde dhe je i denjë për dashurinë e tyre. Nënë Tereza, në vizitën e parë që bëri në Shqipëri, kur i thanë se “Feja e shqiptarit është shqiptaria” u përgjegj: “Atdheun do ta doni më shumë, kur të doni njëri tjetrin.” Ndërkaq të gjithë e pohojnë se shqiptarët ia bëjnë në më të shumtën e herës jetën skëterrë njëri-tjetrit. Shembulli më i dukshëm i çlirimit të energjive negative janë politikanët të cilët interesat e pushtetit personal apo klanor tradicionalisht i kanë vënë mbi ato të vendit. Flitet shumë për dashurinë dhe mikpritjen e shqiptarëve ndaj të huajve, por rrallë është shtruar pyetja se si është e mundur që këta njerëz kaq "të dashur” ndaj të huajve janë kaq urrejtës ndaj njëri-tjetrit. Mos vallë edhe mikpritja ndaj të huajve nuk është tjetër veçse një shfaqje e kompleksit të inferioritetit, pra, jo dashuri dhe mikpritje e vërtetë?

Tek e fundit, duhet pranuar se të dy këto dashuri, ajo për kulturën dhe ajo për njëri-tjetrin, nuk janë tjetër veçse shprehje e një dashurie që është më thellë se të gjitha dashuritë në shpirtin e qënies njerëzore: dashuria për vetveten. Dihet se vetëm ai që është në gjendje të dojë vetveten, është në gjëndje të dojë edhe të tjerët. Shqiptarët e mjerë që nisen ne mes të dimrit për në Itali me skafe

Editorial

Page 7: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

7Përpjekja 7Përpjekja

prej gome dhe mbyten në kanalin e Otrantos janë shembulli më i mirë i mungesës së kësaj “dashurie për vetveten”. Ata njerëz që tregojnë një vlerësim dhe dashuri aq të ulët për jetën e tyre, nuk mund të duan as atdheun. Ata s’kanë asgjë, prandaj s’vlejnë asgjë, prandaj dhe s’duan asgjë. Ose le të marrim një shembull tjetër. Në kryqëzimet e rrugëve të Tiranës sheh zakonisht një kërleshje makinash, këmbësorësh, motoçikletash dhe biçikletash që çajnë rrugën si të munden, ku të munden dhe kur të munden, me rrezik dhe pasiguri të madhe. Ngarësit e tyre shpenzojnë pa hesap dhe më kot nerva dhe energji. Kur janë në rolin e ngarësit ata u shfryjnë këmbësorëve dhe kur janë në rolin e këmbësorit, u shfryjnë ngarësve, pa kuptuar se janë i njëjti person dhe pa u kujtuar se, duke menduar për të dy, do të mendonin, në të vërtetë,

.ht.m.d( nirtejt-irëjn rëp tkepser ehd iruhsad ojk ëthsë raullivhz e as es rautpuk ët rëpvetveten) tek shqiptarët.

Me dashuri prej guri për atdheun, pra, nuk mund të mos kuptosh, para së gjithash, dashurinë për vetveten, krenarinë për vetveten, por e kuptuar kjo jo thjeshtë si një egoizëm i verbër, por si një lidhje interesash dhe afeksioni me rrethinën njerëzore dhe materiale nga e cila nuk mund të shkëputesh dot dhe pa të cilën as që ke mundësi ta duash veten. Një dashuri e tillë për vetveten do të shprehej nëpërmjet ndjenjës për ta zbukuruar këtë rrethinë dhe jo për ta shkatërruar atë, për t’i pastruar plehërat, fël-liqësinë dhe piskllëkun që na rrethon dhe jo për t'i shtuar siç bëjnë në më të shpeshtën e herëve shqiptarët...Një dashuri e tillë nënkupton që tjetrin, me të cilën ke të bësh apo që jeton pranë teje, ta shkosh si një qënie që meriton respekt e dashuri dhe jo si mjet për ta përdorur që e hedh tej sapo ke mbaruar punë apo si gjësend të huaj.

Editorial

Page 8: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

8Përpjekja 8Përpjekja

Shkëlzen Maliqi

SHqIPTARËT DHE EVROPA

1. Cila është sot ideja e Evropës? A kemi të bëjmë me një ide të vetme, apo në të vërtetë ekzistojnë dhe synohen Evropa të ndryshme që mbase edhe kundërshtohen mes vetes? Dhe cilët janë shqiptarët? Çka e kanë ata Evropën, dhe çka i ka Evropa ata? Si përfytyrohet sot Evropa ndër ne? A është tejkaluar përçarja e fillimshekullit kur disa mendonin se pika orientuese e shqiptarëve duhet të jetë Kibla, ndërsa të tjerët shpresat i lidhnin me Perëndimin? Çka sjell dalja e fundit masive e shqiptarëve në Evropë? Çka do të thotë sot të jesh evropian? Me çka duhet pajtuar dhe çfarë duhet refuzuar...?

2. Flitet për fatkeqësinë e përhershme historike, aksidentin e orës shqiptare. Dymijë e sa vjet ilirët/shqiptarët kërkuan identitetin, lirinë, fytyrën e vërtetë të tyre, të drejtën që të jenë të barabartë me popujt e tjerë të rruzullit... “Këtu është shtëpia jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të qëndresës shekullore. Sa herë duhet të zbresim nga malet që të na ipet e drejta e qytetërimit?

Mirëpo, sot fatmirësisht historianët sikur nuk i dëgjon më askush. Historia e shkruar, legjendat bëhen të shurdhëra nga ushtima e ngjarjeve, nga historia e përjetuar. Argumenti më shkatërrues kundër historiografisë është ky: nëse e paskemi pasur një të kaluar kaq të lavdishme, pse kjo lavdi nuk dha fryte? Pse sot jemi kaq të katandisur? Klithma e atyre që janë ushqyer me zbukurimet e të kaluarës shprehet në vargjet e Ali Podrimjës:

Të kanë rrejturse je më i bukurindër trimat më trimimë i vjetri ndër të moçmitTjetër kush do të ishe...Dhe unë do të kisha Atdhe 1)

3. Një penë vajtuese shkruan se gjithnjë paskeshim qenë “të papërkrahur nga djepi i Nënës Evropë”. Raporti shqiptarët - Evropa përfytyrohet në mënyrë stereotipe si raport i Nënës së pakujdesshme (quhet edhe Lavire) dhe të birit të saj të pafat i lënë

* Marrë nga revista Thema, 12-131) A. Podrmija, Buzëqeshja në kafaz, Tiranë 1993.

Ese dhe komente

Page 9: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

9Përpjekja 9Përpjekja

pas dore, në mëshirën e vërshimeve të barbarëve sllavë e turq (“gjenocidi mijëvjeçar sllavo-ortodoks dhe turko-islam”). Stereotipi, ndërkaq, nuk jep përgjigje se kush është babai në këtë raport - Dielli, qielli, Deti, apo ndonjë tjetër Fuqi. Shqiptarët mbase janë bastardë. Dhe vërtetë, ky stereotip në nënvetëdije paraqet pozitën e mjerë të një bastardi - popull të përjetshëm.

Në variantin fatalistik bastardi nuk mund të dalë nga fëmijëria dhe nuk është në gjendje të arrijë pjekurinë e pavarësinë e plotë sepse gjithnjë e mundon dhe e molis mungesa e dashurisë dhe e përkrahjes së nënës lavire. Evropa gjithnjë i paskësh tradh-tuar shqiptarë, dhe kjo është arsyeja pse ata kishin qenë të detyruar të gjenin strehim të dhunshëm te njerka Ortodoksia dhe njerku Islam.

Por ekziston edhe varianti jofatalistik dhe optimist, i cili kohëve të fundit është më i përhapur. Në këtë projektohet pajtimi i birit të humbur me Nënën. Bastardi më në fund është duke u kthyer në “shtratin e vet evropian”. Kemi pësuar tre mijë vjet sprovash të ndryshme, çfarë i ka përjetuar vetëm Jobi biblik, dhe më në fund Zoti u bind me Ne. Tashti po e përjetojmë kthesën e madhe, Hepy Endin e merituar. Mijëvjeçari i ardhshëm prandaj është yni...

4. Raportin e Evropës me kombin shqiptar stereotipi e vendos në rafshin e familjarizimit të dy entiteve të mitizuara dhe të ngurtëzuara që puqen mes vetes në një vazhdimësi kohore së paku dymijëvjeçare. Raporti themelor Nënë - Bir paraqitet si konstant. Distanca mes djepit dhe fëmijës mbetet gjithnjë e njëjtë. Mirëpo, një Evropë e tillë dymijëvjeçare është kimerë. Derrida thotë: “jemi më të rinj se kurdoherë ne evropianët, sepse ende nuk ekziston një Evropë e caktuar. Vallë, a ka ekzistuar ndon-jëherë si e tillë?” E njëjta vlen edhe për shqiptarët. Pohimi se shqiptarët janë popull i lashtë më se dymijëvjeçar nuk ka kurrfarë kuptimi e as fuqi shpjeguese përderisa ata gjithnjë duhet të mbesin foshnje në djep.

Me këtë nuk kontestohet e drejta për shprehje figurative dhe simbolike, por përmbajtjet konceptuale që ato bartin, projektimi i një stereotipi statik mbi kombin në të kaluarën dhe në të ardhmen. Me fjalë të tjera nocionet Evropa dhe shqiptarët janë kategori dinamike dhe komplekse, që madje ende nuk i kanë krijuar raportet e plota mes vetes. Ato prandaj janë më shumë raporte të ardhmërisë sesa të së kaluarës.

5. Një argument eliptik për ose kundër Evropës: shumica dërmuese e shqiptarëve sot ka bindjen se lidhja me Lindjen ka marrë fund dhe se përfundimisht po i kthehemi Evropës. Mirëpo, paradoksalisht, Lindja përsëri paraqitet me një sfidë të re. Fati ynë ndoshta përsëri mund të kapë drejtimin e Orientit, por kësaj here jo si lidhje me Kon-stantinopojën/Stambollin e as me Moskën/Pekinin, por si lidhje me Orientin e një tipi tjetër që kohëve të fundit po shfaqet si fuqi e re planetare. Eshtë kjo sfida e modelit të zhvillimit të shpejtuar të shteteve të Lindjes së Largët (Japonia, Tajvani, Korea Jugore, Singapuri, Hongkongu, Malejzija) që parashihet se në të ardhmen jo fort të largët do të bëhen fuqi dominante ekonomike të botës, e ndoshta (me Kinën gjigante kapitaliste) edhe hegjemon i ri i saj. Mos për shqiptarët do të ishte më mirë të shkonin pas këtij modeli civilizues, e jo të presin ndihmë dhe frymëzime nga një Evropë që tashmë duket e mplakur dhe mezi mban hapin ose edhe ngec para konkurrencës tmerrësisht depërtuese të fuqive të reja aziatike? Dikush do të mund të thoshte: kjo pjesë e Azisë në të vërtetë dëshmon për oksidentalizimin e Lindjes së Largët, triumfin e mendjes së

Ese dhe komente

Page 10: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

10Përpjekja 10Përpjekja

instumentalizuar dhe të teknologjisë që përndryshe burimin e ka në Evropë. Japonia po e mund Evropën me mjetet e saj, por duke i përsosur këto me frymë, mënyrë të menduri dhe punë japoneze. A mund të evropeizohen në këtë mënyrë edhe shqiptarët duke e përshtatur e madje edhe përsosur mostrën evropiane me frymën e një veçantie të tyre krijuese dhe prodhuese?

6. Lidhur me paragrafin e mëparshëm ciniku do të thoshte: “Ne të shkretët ende nuk e morëm veten nga mbyllja gjysmëshekullore e këndej duam të bëhemi më të përsosur se Japonia! Le të shihet njëherë se ku gjendemi shpirtërisht dhe ku materialisht në botën e sotme, e pastaj le të ëndërrojmë sa të duam”.

7. A keni dëgjuar për Kasparin e gjorë (personazh i filmit të famshëm të Verner Hercogut) i cili tërë fëmijërinë e ka kaluar i mbyllur dhe i lidhur në një kthinë të errët, duke gjalluar si kafshë. Sa i padjallëzuar ishte Kaspari kur doli nga izolimi i tmerrshëm. Por edhe i thyeshëm, një qenie që nuk orientohej dot në botën e civilizuar.

Natyrisht, shqiptarët ndoshta nuk janë krejtësisht si Kaspari. Ata kishin mbi-jetuar edhe katastrofa e mortaja më të rrezikshme se ç’ishte komunizmi. qëndresa vërtet ishte bërë mënyrë e jetës së tyre. Mirëpo, izolimi megjithatë i dëmtoi së paku shqisat civilizuese dhe aftësitë e orientimit në shekullin e hovit marramendës të ndry-shimeve, të lëvizjeve.

Kasparit shqiptar p.sh. nuk i lejohej ta shihte shpesh e sa duhej as vetveten sepse, pos mungesave të tjera artificiale, diktatura kishte urdhëruar edhe mungesën e pasqyrave. Ato konsideroheshin subverzive. Diktaturës nuk i pëlqente ta shohësh veten, të ndeshesh sy më sy me fytyrën dhe koshiencën tënde sepse kështu, sado e vogël, krijohej një hapësirë e intimes jashtë kontrollit të Syrit të Gjithëpushtetshëm të Saj.

Prandaj, pas rënies së diktaturës u shfaq natyrshëm etja për t’u shikuar në pasqyrë. Vizitorët e Shqipërisë pasdiktatoriale, e shumica e tyre ishin shqiptarë nga ish-Jugosllavia dhe bota, befasoheshin se si edhe në pikë të ditës nga veturat e tyre vidheshin retrovizorët, ato pasqyrëza anësore për orientim në trafik. E gjithë Shq-ipëria, por edhe shqiptarët në përgjithësi, u shndërruan në retrovizorë. Shikimi i vetes në retrovizorë mori format e magjepsjes, të vetëhipnozës. Nuk thonë kot plakat se nuk duhet shikuar vetja në pasqyrë përtej mase sepse mund të çmendesh. Rizbulimi i pamjeve të vetëharresës gjysmëshekullore shqiptare vërtet ishte një gjë çmendëse.

E mjerë dhe e katandisur dukej ajo Shqipëri që ishte projektuar si një kopsht me lule, me gjithë atë ikonografi socrealiste të orientuar, që ndrydhte gjithçka dhe ndërhynte gjithkund, madje edhe në natyrë, me ato pankarte “Lavdi PPSH”, “Rroftë E.H.” etj., me renditje ceremoniale të gjërave dhe të ndodhive, mënyrën gjithnjë festive të jetës, një kalendar të tërë të rikujtimit të ngjarjeve të Revolucionit dhe të Veprave të Xhaxhait, me gjithë atë hierarki të saktë të paraqitjes së nomenklaturës që aq shumë gjasonte me paraqitjen e hierarkisë qiellore në ikonat mesjetare me Hyun që shëndrit në qendër të universit dhe radhët e serafinëve, kerubinëve dhe arkangjelëve e të shenjtërve të tjerë... Aurel Plasari enverizmin e quan jo thjesht stalinizëm, por “bizantinizëm të degjeneruar".2)

2) A.Plasari, VIja e Teodosit rishfaqet; në: quo vadis, Shqipëri?, antologji e përgatitur nga Ardian Klosi, Botime Albania, Tiranë/Munchen 1993, f.40.

Ese dhe komente

Page 11: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

11Përpjekja 11Përpjekja

8. Pas thyerjes së ikonës së kuqe, pamja u bë zemërthyese. Boshllëku nuk duro-hej dot. Edhe ky pasqyrim dukej mashtrues dhe jo i drejtë. Reaksioni ishte: pse mos ta shikojmë veten në një pasqyrë tjetërfare, që pamjen tonë nuk e paraqet të shëmtuar, por e zbukuron atë. Ideja e Evropës, në ngarendjen e saj të parë, u paraqit si një ide e tillë zbukuruese. Deri tash paskëshim qenë në gabim duke u mahnitur me ide të ndryshme universale dhe komunizmin, por më në fund e gjetëm cakun tonë të vërtetë, arsyen e përpëlitjeve tona shekullore. Ne duam të bëhemi Evropianë.

9. Meqë shqiptarët jetonin në getot (Shqipëria e izoluar, Kosova e ndrydhur), Evropa për ta ishte bërë si një vend i premtuar matanë detit e përtej maleve. Prandaj synimi i Evropës mori formën e Daljes, të Eksodit. Mijëra shqiptarë vërshuan amba-sadat, portet, kufijtë, stacionet, aeroportet për të ikur diku andej, sa më larg Vatanit të mjerë. Nuk kishte mjaft anije për t’i bartur të gjithë ata që synonin Italinë, Evropën e bardhë.

Evropa, pra, ishte matanë, kurse këndej mbetej vetëm boshllëku, një dëshmi trishtuese se trojet shqiptare nuk janë pjesë e mirëfilltë e Evropës, pos gjeografikisht. Në këtë rast dilte se edhe gjeografia mund të bëjë “gabime”. Trojet shqiptare bënin pjesë në një botë tjetër që herë quhet Ballkan, e herave të tjera edhe vend i barbarëve, zorrë qorre e Evropës, zonë e përhimtë e Vijës së Teodosit, kufi i Bizantit dhe i depërtimit islamik, provincë e humur e perandorive të shembura...

10. Ideja e daljes në Evropë mori edhe forma groteske. U organizuan p.sh. aksione kuazi-iluministe me parulla të tipit: Me laps në Evropë! Shumë më spirituoze, e në thelb edhe më realiste, ishin persiflazhet e këtyre kuazi aksioneve në muhabetet e çajtoreve ku bëheshin përgatitjet për ta marrë rrugën e gurbetit (Me opinga në Evropë; Me ker në Evropë!).

Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është se pothuajse çdo i gjashti apo i shtati shqiptar në këtë apo në atë mënyrë shkeli dhe preku Evropën duke gjetur strehim e ushqim në gjirin e saj, kurse shumica tjetër që mbeti në trojet e Ballkanit, poashtu gjithë ditën kishte raporte me Evropën, si raporte ekzistenciale dhe të qëndresës. Edhe pse në rend të parë ishte reaksion dhe ndodhi sociale, çështja shqiptare në të vërtetë kishte edhe elemente të vetëshpërthimit, të pëlcitjes. Ata kishin shpërthyer në Evropë. Me fjalë të tjera shqiptarët nuk dilnin vetëm jashtë vendit, por edhe jashtë vetes. Vetëgjykimi i shqiptarit pra në kuptimin e mirëfilltë të fjalës kishte diçka ekstatike (greq. ek+stasis = të qenit jashtë vetes).

Procesi ishte paradoksal: derisa shqiptarin vendi i tij, që ekonomikishit, poli-tikisht dhe shpirtërisht ishte i katandisur, e tjetërsonte nga vetja, e bënte që detyrimisht të dilte jashtë vetes; atje në Evropë ai ndeshej me indiferencën evropiane dhe forcën e dobësuar asimiluese të saj. Vetëm kur e shikonin nga larg, Evropa dukej e pasur, plot shkëlqime joshëse dhe me një sistem të përkryer demokratik. Përbrenda, për ata që morën rrugën e gurbetit dhe në kontaktet e para u gjendën nëpër kampe të refugjatëve, strehimore të pista dhe bordume, Evropa tregonte anën më të errët të saj.

Kështu Dalja shpërthyese që në fillim dukej vetasgjësuese mori drejtimin e Kthimit, të shpëtimit biblik. Eshtë fakt se Shqipërinë dhe Kosovën e mbajtën në jetë ata që dolën në Evropë.

11. Me të dalë nga getoja e mjerimit Evropa duket e ndritshme, e pasur dhe

Ese dhe komente

Page 12: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

12Përpjekja 12Përpjekja

joshëse. Luksi i një qyteti evropian është mahnitës. Pagat janë mesatarisht 100 - fish më të mëdha. Tregjet gufojnë nga bollëku i mallrave. Mund të jesh e të konsumosh çka të do shpirti. Prandaj, reagimi i parë i atyre që dolën në Evropë ishte: “Edhe ne duam të jemi po kaq të pasur, po kaq të zhvilluar, me po kaq bollëk dhe kënaqësi të pashterrshme konsumuese”.

Mirëpo, shoqëria konsumuese ka një kush të cilin duhet plotësuar e që aspak nuk është hedonist. Ky është kushti i parave. Për të konsumuar gjithë atë bollëk, duhet të kesh para. E për të pasur para duhet të punosh si kali. Lumturia e Evropës nuk do të ishte e mundshme pa punën që të këputë e ta zë frymën, pa lëvizjen e asaj makine gjigante që nuk pushon asnjëherë, ose pushon vetëm aq sa kërkojnë standardet sociale (në Evropë, përndryshe, këto standarde janë më të avancuara), përkatësisht sa është nevoja minimale e punëtorëve për regjenerim dhe përgatitje për punën e të nesërmes, të javës tjetër, të sezonit tjetër...

12. Kam dëgjuar shqiptarin të thotë për zviceranët: “I kanë të gjitha të mirat, por nuk duan dhe nuk dinë të jetojnë!”. Ky nuk është reagim vetëm ndaj mediokërve evropianë (mediokri gjithkund mbetet mediokër) por ndaj një shoqërie të atomizuar ku nuk janë më në funksion vijat tradicionale dhe organike të kohezionit social. Shq-iptari është qenie kolektive, i takon jo vetvetes, por së paku disa bashkësive (familjes së ngushtë, vëllezërisë, komunitetit të bashkëkombasve, kombit në tërësi në formën e përkatësisë organike). Jeta e tij është e mbushur me marrëdhënie obliguese (ndaj gruas, fëmijëve, miqve, farefisit, shokëve, së voni LDK-së, PPD-së, lëvizjes popul-lore...). Atij i duket se zvicerani (= evropiani) nuk di se për çka e për kënd punon dhe pasurohet, sepse punon për veten, është individualist e vetjak. Kurse shqiptari gjithnjë është i tëri në raporte të solidaritetit.

Mirëpo, ndonëse shqiptarët në disa qytete të mëdha (si Brukseli, Berlni, Ham-burgu, Cyrihu etj.) kanë krijuar lagjet e komunitetit, formë kjo e vjetër e aglomerimeve etnike apo fetare në megalopoliset, dhe përkundër dëshirës që në gyrbet ta bartin (sa më shumë që këtë e lejojnë kushtet e huaja) edhe mënyrën e jetës së tyre tradicionale, ata, megjithatë, deri më tash nuk kanë krijuar komunitete të getoizuara si p.sh. turqit, arabët, aziatikët. Shqiptarët si racë nuk kanë shenja të jashtme të mëdha të dallimit me popujt evropianë dhe më lehtë bëhen tebdilë dhe adaptohen në jetën e përditshme të shtresave të ulta e të mesme sociale të shteteve perëndimore. Në kushtet e ekzistimit të një racizmi të lehtë dhe të ksenofobisë së kontrolluar evropiane, shqiptarët kanë mundësi shumë më të mëdha të akomodimit racial, me vetë faktin se edhe ata, në raport me të ngjyrosurit apo edhe anadollakët, veten e mbajnë për evropianë. Edhe pa analiza të sakta (kemi nevojë urgjente për një hulumtim shkencor të vlerave orientuese të dia-sporës shqiptare) mund të thuhet se te shqiptarët përkatësia evropiane dhe solidariteti racial kanë përparësi të pakrahasueshme ndaj përkatësisë dhe solidaritetit fetar p.sh. me arabët ose pakistanezët.

13. Një fenomen i ri që e vështirëson socializmin e shqiptarëve në Evropë dhe ndikon në thellimin e distancës dhe të paragjykimeve të vendasve ndaj tyre, është rritja shumë e madhe e kriminalitetit ndër shqiptarët. Rekrutimi fillestar i shqiptarëve nëpër punët kontrabandiste ka filluar në vitet tetëdhjetë, kurse me eksodin e fundit, sidomos me arratisjen e të rinjve nga Kosova që i iknin shërbimit ushtarak si dhe me ikjen e

Ese dhe komente

Page 13: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

13Përpjekja 13Përpjekja

lumpen-rinisë nga Shqipëria, ky rekrutim për kriminalitet të organizuar mori përmasa të mëdha dhe shqetësuese. Flitet për disa mijë shqiptarë kontrabandistë të drogës dhe hajdutë që janë kapur nga policia zvicerane dhe gjermane dhe vuajnë dënimet. Nuk dihet nëse është krijuar një mafie e veçantë shqiptare, apo ata rekrutohen për argatë që kryejnë punët e fundit në zinxhirin e kriminalitetit të organizuar si p.sh. bartjen e drogës, shpërndarjen e saj (punë dileri), prostitucioni etj., e që kontrollohen nga mafjet e organizuara internacionale. Mirëpo, edhe ky fenomen do të mund të futej në listën e tagrave pothuajse të domosdoshme të evropeizimit të shqiptarëve. Ajo që duhet të na brengosë janë, megjithatë, përmasat e tij. Mos në ndarjen e re ndërkombëtare të punës për shqiptarët, si më të varfërit ndër kombet evropiane, do të rezervohet rekrutimi masiv për punë dilerllëku?

14. Evropa që bie nga qielli: Shqipëria përplot e mbushur me antena satelitore, dhe MTV (e M-Ti-Vi-ja) në fshatrat kosovare. Televizioni internacional muzikor që në Ballaban konsumohet me Coca - Cola, në Zhegër me Kechap, në Kaçikollë me Gin - Tonik. Në Kosovë evropeizimi dhe urbanizimi i fshatit shqiptar është bumerangu më i madh për aspiratat anakrone serbe. Fshatari kosovar thjesht katapultohet në Evropë. Një gjeneratë e tërë që do të ishte e humbur përnjëherësh edukohet dhe zhvillohet në frymën evropiane. Dhe kjo bëhet në mënyrë imediate: më pak duke dëgjuar rrok dhe pop muzikën urbane kosovare, sepse me mbylljen e TV-së dhe radios në gjuhën shq-ipe janë ngushtuar mundësitë për paraqitjen e tyre publike, por përmes Em-Ti-Vi-së që drejtpërsëdrejti mbin kodin evropian e planetar. Përjetojmë një çfshatarizim dhe urbanizim rapid, natyrisht duke u bërë pjesëtarë të fshatit global të Makluanit. Llapi i gjeneratës së prindërve 30 - 40 vjeçarë me fëmijët e gjeneratës 8 deri 15 vjeçarë është më i urbanizuar se kurrë. Shumë shpejt po humbet dallimi mes qytetit dhe më shumë sentimente për jetën fshatare dhe folklorizëm ka në lagjet e skajuara të qyteteve, sesa në vetë fshatin. Fshati sikur është bërë më i pasur dhe më i hapur ndaj ndikimeve imediate të huaja, kurse shtresat me identitet të krijuar gjysmëqytetar - gjysmëfshatar, por dhe me ndjenjën se janë të nënçmuar, paraqiten si forca konservatore që mbrojnë kulturën folklorike popullore, “vlerat e mirëfillta kombëtare”. Vranjevci i Prishtinës, Dushanova e Prizrenit, Kapeshnica e Pejës duke i falenderuar këtij konservatorizmi paraqiten edhe si bartës dhe forcë kryesore e rezistencës kombëtare. Ata janë në ballë të demonstratave, të aktiviteteve partiake. Këto lagje tashmë riemërtohen dhe quhen Kodra e Trimave, kurse qytetarët që kanë qenë të përkëdhelurit e sistemit të vjetër, quhen titistë, kompromiserë, shqiptarë të dyshimtë. LDK-ja, si frocë qëndrore e rezis-tencës kosovare, edhe pse angazhon edhe shumë subjekte qytetare, në të vërtetë është

3) Nuk duhet harruar faktin se numri i serbëve është i “fryrë” me rreth 20% të atyre që janë të shpërngulur në viset e tjera të Serbisë por regjistrohen si banorë të Kosovës (serbët në Kosovë numërohen se janë afër 200 mijë por realisht janë rreth 160 mijë), dhe se sa i përket strukturës etnike çdo i shpërngulur serb ka “peshën” e 9 shqiptarëve të shpërngulur. Për ta arritur ndryshimin e strukturës etnike të Kosovës prej gjen-djes së tashme 90% krahas 10% në 80% krahas 20%, nga Kosova duhet të shpërngulen 1 milion shqiptarë dhe njëkohësisht të ndalet krejtësisht shpërngulja e serbëve. Nëse, pra, në Kosovë do të mbeteshin vetëm 750 mijë shqiptarë, krahas 1650 ose edhe 200 mijë serbëve, pjesëmarrja e serbëve në strukturën etnike do të ngrihej vetëm në 16 deri 21%! Kjo llogari tregon qartas sa jemi larg pikës kritike dhe se ndryshimi rrënjësor i strukturës etnike në favor të serbëve praktikisht është i arritshëm vetëm me luftë.

Ese dhe komente

Page 14: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

14Përpjekja 14Përpjekja

organizatë që mbështetet në forcën, bindjet dhe mendjen e njeriut të Lagjes së Trimave.15. Për problemin e eksodit masiv të shqiptarëve mendimi im dallon nga

opinioni dominues në qarqet politike dhe mediumet. Pajtohem se eksodi do të mund të ishte brengosës në Kosovë nëse do të shkonte në favor të planit për serbizimin e Kosovës. Mirëpo, pa marrë parasysh se sa është numri i vërtetë i të shpërngulurve (vlerësimet sillen prej 250 deri në 500 mijë), mendoj se ende nuk është arritur niveli alarmues i depopullimit të Kosovës që do të mund të sillte ndryshime të mëdha në strukturën etnike. 3)

Në planin individual dhe familjar eksodi i fundit ka shkaktuar dhembje dhe tragjedi të mëdha, mirëpo në planin kombëtar ai paraqitet si një nga shtyllat e rezis-tencës dhe të qëndrueshmërisë. Kjo sidomos vlen për Kosovën. Me shkatërrimin e sistemit të vjetër ekonomik shumica e atyre që janë larguar si “tepricë etnike” edhe ashtu do të largoheshin si “tepricë teknologjike”. Pra, një shpërngulje e madhe me motive ekonomike, por jo ndoshta me një ritëm të këtillë të shpejtuar, ka qenë gjithsesi e pashmangshme. Jam i bindur madje se ne kemi kapur trenat e fundit për Evropën Perëndimore, sepse atje tash ngritën muret kundër vërshimit të punëtorëve të huaj. Dhe ngritja e këtyre mureve (sistemi i vizave, ashpërsimi i kritereve për dhënien e azilit etj.) ka ndikuar në ndërprerjen e hovit të tashëm të eksodit.

Me daljen e disa qindra mija shqiptarëve në perëndim, problemet e mëdha të brendshme sociale u bartën në llogari të fondeve sociale të shteteve të pasura. Për dallim nga shpërnguljet e mëparshme në Turqi, vendosja në Perëndim është faktor i zhvillimit dhe i pasurimit të kombit, dhe jo i varfërimit të tij. Sidomos në Kosovë tashti kuptohet se mërgata është shtyllë kryesore e rezistencës.

Po ashtu është e rëndësishme se, për dallim nga eksodet e mëparshme, kësaj here nuk është larguar elita shqiptare.4) Paria politike, kulturore dhe arsimore mbeti në vend dhe po bën përpjekje për vetorganizimin e popullsisë në kushtet e rënda të katandisjes dhe të okupimit. Fakti se shqiptarët nuk mbetën pa kokë në këto kohëra shumë të turbullta e të rrezikshme kishte rëndësi të jashtëzakonshme për orientimin dhe veprimin e tyre racional e të organizuar. Vetëm prania e elitës racionale e të matur, e cila u mbështet edhe në mekanizmat e vjetra fisnore të kohezionit shoqëror të shqiptarëve, e në rend të parë këtu duhet theksuar sistemi i autoritetit patriarkal, mundësoi që të bëhet vërtet një çudi e madhe, sepse u arrit që hallka më e dobët e krizës së përgjithshme ballkanike të shndërrohet në zonë të sundimit të arsyes e të paqes. Derisa popujt e tjerë të Ballkanit, në kushtet relativisht shumë më të mira dhe më të avancuara, krijonin elita militariste e raciste që u futën në aventura të luftërave të tmerrshme e të pafund, shqiptarët ndoqën rrugën e arsyes dhe të paqes.

16. Evropa është një synim dhe projekt ku edhe shqiptarët do të mund të mar-rin pjesë, madje edhe nëse në djepin e saj përsëri nuk do të kishte vend për ta. Poqese Evropa në krijimin e identitetit të saj, që është në zhvillim e sipër, do t’i përjashtonte shqiptarët, kufijtë e saj përballë brigjeve të Shqipërisë përfundimisht do të ndikonin në zhvillimin e një identiteti jo-evropian të tyre.

4) Këtë gjykim të hollë e kam huazuar nga Arben Xhaferi, nga bisedat e shumta që i kemi pasur mbi këtë temë.

Ese dhe komente

Page 15: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

15Përpjekja 15Përpjekja

Edhe ky lloj i përcaktimit të identiteteve të mbyllura, që ndërsjelltazi kufizohen në hapësirë dhe në kohë (p.sh. një Evropë e atjeshme dhe një Shqipëri e këtushme të një kohe të caktuar, që kanë identitetin veç e veç me kufijtë e qartë dallues), paraqet një skemë mashtruese të raporteve mes entiteteve që në të vërtetë nuk ekzistojnë si të tilla. Nëse ideja e Evropës do të reduktohej në idenë e një supershteti me sovranitet të përbërë federal (p.sh. në formë të Shteteve të Bashkuara të Evropës), pra që kufizohet me shtetet e tjera sovrane, atëherë edhe raporti i shqiptarëve me BE paraqitet i reduk-tuar në çështje sovraniteti e jo edhe aq të identitetit. Ideja e Evropës në këtë rast është vetëm një ide e rregullimit politik kundrejt rregullimeve të tjera jashtëevropiane, por edhe brendaevropiane, nëse p.sh. në të ardhmen do të zbulohej se ideja e Evropës që kanë francezët dhe anglezët dalluaka nga ajo e gjermanëve.

17. Tek disa autorë shqiptarë që kanë shkuar mbi Evropën, ajo është koncep-tuar si entitet me strukturë të mbyllur. Evropa mendohet si një krijesë unike historike civilizimi i së cilës ka themele të veçanta, është i formësuar, i papërsëritshëm dhe superior ndaj civilizimeve të tjera. Eshtë ky një koncept tejet reduktues, sidomos kur superioriteti i Evropës nxirret nga themelet krishtere të saj, dhe këto vetëm nëse nuk kanë të bëjnë me krishterimin lindor. Reduktimin e këtillë e bën Aurel Plasari kur flet për rishfaqjen e Vijës së Teodosit.5) Evropa e mirëfilltë te Plasari është vetëm Evropa latine, gjermane e anglo - saksone, pra zonat e ndikimit mijëvjeçar të katolicizmit dhe të protestantizmit, për dallim nga zonat e tjera që kanë qenë nën ndikimin e kishës lindore ortodokse.6)

Edhe në Evropë ka mendime që përputhen me këtë vizion reduktues.7) Mirëpo, assesi nuk mund të thuhet se ky është edhe një vetëpërcaktim i shprehur i saj. Përkun-drazi, projekti i Evropës së bashkuar është dhe mbetet një projekt i hapur. Anëtare e BE p.sh. është bërë Greqia, pra një shtet i provincës së plotë ortodokse, i cili madje është edhe djepi i kishës krishtere lindore. Po ashtu, në Evropë konsiderohen krejtësisht legjitime edhe diskutimet dhe kërkesat për zgjerimin e BE-së me shtetet e Lindjes, duke përfshirë këtu edhe Turqinë dhe Rusinë.

18. Cila, megjithatë, mund të jetë arsyeja pse autorët si Plasari insistojnë në një koncept të reduktuar të Evropës së ndarjeve civilizuese. Mendoj se ky koncept nuk është shfaqur nga ndikimet e jashtme, por është pasojë e diskutimeve dhe mospajti-meve brendashqiptare. Aty më shumë flitet për ndarjen e shqiptarëve sesa për ndarjen e Evropës. Me rivendosjen e Vijës së Teodosit Plasari në mënyrë implicite pohon se kjo ndarje historike ka lënë një plagë të rëndë e ndoshta edhe të pashërueshme në trupin e shqiptarëve. Duke ringjallur problemin e skizmës që përçau krishterët dhe njëko-

5) Teodosi ishte perandori i cili në vitin 393 përfundimisht ndau Perandorinë Romake më dysh, në atë të Perëndimit dhe të Lindjes. Më vonë, në sh.X, po në këto vija të ndarjes së Teodosit, u bë edhe ndarja e kishës dhe e ritit.6) A.Plasari, Vija e Teodosit rishfaqet, në quo vadis Shqipëri, Tiranë/Munchen, 1993, f.38 - 53.7) P.sh. ministri belg Vili Klas kohëve të fundit ka shfaqur mendimin se Kontinenti i Vjetër duhet të ndahet politikisht në dy supershtete, me kufij që do të përcillnin vijat e ndarjes së kishave ortodokse nga kisha katolike dhe protestante.8) A.Plasari, vep. e cit., f.42.9) Tajar Zavalani, Histori e Shqipërisë, II, Londër 1968, f. 148.

Ese dhe komente

Page 16: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

16Përpjekja 16Përpjekja

hësisht edhe trupin e shqiptarëve në dysh, dhe duke trajtuar islamizimin si vërshimë shkatërruese që shpërtheu në anën lindore të vijës së Teodosit dhe e forcoi atë, dhe, më në fund, duke e trajtuar komunizmin shqiptar si “bizantinizëm të degjeneruar”, Plasari bën një restrospektim fatalist e katastrofik të qenies historike shqiptare. ngase pohon se “koncepti evropian ka lindur prej ballafaqimit me islamin”, se “Evropa përkufizohet si refuzim i islamit”8), dhe ngase pajtohet me mendimin e Tajar Zavalanit kur ky thotë se “po të kishin qenë shqiptarët integralisht të krishterë, fati i tyre do të kish qenë ndryshe”9), Plasari bën një çarje në dysh të kombit: në pakicën që i takon Evropës dhe mund të futet në të, dhe në shumicën që nuk i takon Evropës dhe bie ndesh me konceptin e saj. Kur të kihet parasysh se së paku 65 - 70% e shqiptarëve janë myslimanë, dhe se 15 - 20% të tjerë janë ortodoksë, del se afro 90% e popullsisë shqiptare ka “prejardhje” joevropiane, dhe se, si të tillë, nuk kanë çka të kërkojnë në Evropë. E vetmja rrugë për rievropeizimin e shqiptarëve do të ishte rikatolicizimi i tyre, ose edhe vetëm largimi nga islamizmi.

19. Me një koncept të ngjajshëm kundërislamik është paraqitur edhe Ismail Kadareja. Ideja e rikatolicizimit, të kthimit në djepin e civilizimit kristian është e përhapur edhe në disa shtresa të ateizuara të popullsisë shqiptare, sidomos të atyre që në traditën familjare e mbajnë të gjallë kujtesën e konvertimit të vonshëm në fenë myslimane. Mbase edhe mund të pritet rikonvertimi i kufizuar në fenë e të parëve. Dhe kjo është e natyrshme. Mirëpo, një kthesë radikale dhe masive nuk është as e realizu-eshme e as me ndonjë dobi të veçantë. Përkundrazi, angazhimi për konvertimin masiv do të na kthente në një gjendje të rrezikshme të kryqëzatës dhe të luftërave ndërfetare, e cila nuk ka qenë pjesë e traditës shqiptare. Tradita shqiptare ka qenë dhe duhet të mbetet traditë e tolerancës ndërfetare dhe e ekumenizmit. Shoqëria shqiptare është një shoqëri par excellance ekumenike, e ndërtuar në frymën e vargjeve të famshme të Pashko Vasës: “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria”.10)

20. Edhe disa pyetje për ata që thonë se identiteti katolik është drejtimi i vetëm që i shpie shqiptarët në Evropë. Pse shqiptarët të mos përcaktohen për një identitet mesdhetar, mediteran? Me një përcaktim të tillë do të ishim më afër dhe më të ambientuar në hapësirën qëndrore të gërshetimit të kombeve, të feve, të racave, të civilizimeve. Mediterani është edhe katolik, edhe ortodoks, edhe uniat, edhe mysli-man, edhe judait...

21. Çka e dallon Evropën nga Mesdheu? Jo vetëm klima, por edhe veriu protestant. Esenca e idesë së Evropës Perëndimore ndoshta edhe është gërshetimi i katolicizmit mesdhetar me protestantizmin verior, me etikën e tij, me industrinë dhe kapitalizmin? Mirëpo, edhe ky mendim është reduktues. Djepi i Evropës është Mesdheu. Në të kaluarën Mesdheu ishte ekumena, bashkësi e botës. Duke zbritur nga mesdheu, dhe duke u zgjeruar nga Lindja, me Amerikën për të cilën thuhet se për së dyti e rrëmbeu Evropën, ideja e Evropës përsëri kthehet në ide të ekumenës, në ide të bashkësisë botërore, universale. Por ky, natyrisht, duhet të jetë një proces i gjatë. Në fazën e tashme ideja e Evropës përsëri kthehet në ide të ekumenës, në ide të bashkësisë botërore, universale. Por ky, natyrisht, duhet të jetë proces i gjatë. Në fazën e tashme

10) Pashko Vasa, Vepra 1, Prishtinë, Rilindja 1989, f.77.

Ese dhe komente

Page 17: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

17Përpjekja 17Përpjekja

ideja e Evropës duhet të jetë ide e një shoqërie të hapur, të përbërë, që mbështetet në institucionet e të gjitha tolerancave. Ajo mund dhe duhet të jetë jotolerante vetëm ndaj jotolerancës, ndaj ekskluzivizmave, radikalizmave, fundamentalizmave e fanatizmave të ndryshëm.

22. Ideja e Evropës, pra, nuk është diçka që mund të mbyllet, që përfshin një familje popujsh e i përjashton të tjerët. Ideja e Evropës është absurde nëse nuk është njëkohësisht kosmopolite dhe planetare; nëse nuk është edhe ide e Amerikës, ose një ide e amerikanizuar, sepse edhe Amerika është vetëm vazhdim i Evropës, pjellë e saj...

23. Nëse Evropa është katolike apo krishtere çka do të bëhet me 20% myslimanë që jetojnë në të? Të flaken? Në aspektin fetar ideja e Evropës është, si në Romën e lashtë, ide e panteonit. Vend i të gjitha perëndive, i të gjithë sinkretizmave të mundshëm.

24. Patjetër duhet dalluar Evropa e shpresave nga Evropa çfarë ka qenë dhe çfarë është pjesërisht edhe sot. Kur për idenë e Evropës flitet vetëm pozitivisht, mos ky është një idealizim i tepruar? Evropa ka edhe historinë e zymtë, traditën shekullore të tmerrit. A mund dhe a duhet të qiten në harresë: inkuizicioni, jezuitizmi, kolonializmi, fashizmi, racizmi, antisemitizmi, komunizmi...

25. Varësisht se nga cili kënd shikohet, por edhe nga veprimet dhe vendimet që sot mbase janë edhe të paparashikueshme, Evropa për shqiptarët mund të paraqitet jo vetëm si shpresë, por edhe si rrezik për vdekje. Argumenti për alternativën e dytë është Bosnja: Evropa ishte ajo që lejoi gjenocidin dhe shkatërrimin e saj.

26. Në rastin e Kosovës Evropa (lexo BE) assesi nuk mund të paraqitet si neutrale, e edhe më pak si inoçente. Përkundrazi, ajo mban çelësat e fatit të saj, meqë edhe më tej në duart e veta e mban gjykatoren e sovranitetit, duke vendosur se cilët popuj kanë kapacitetin e plotë shtetëror dhe cilët jo. Pasi që edhe Evropa e sotme sikurse edhe ajo e djeshmja Ballkanin e konsideron për “çështje të brendshme” të saj, si diçka që është në oborrin, apo edhe në paradhomë të shtëpisë së saj, BE konsideron si gjënë më të natyrshme që të marrë rolin e pleqnarit kryesor të krizës së tashme shumë tragjike ballkanase.

27. Disa kanë bindje se ndërhyrja e jashtme në krizën ballkanike ka lidhje me rendin e ri botëror. Por ky, në fakt, nuk është ndonjë rend i ndërtuar, me rregulla e raport të saktë të forcave dhe procedura të mbështetura në ligjet e së drejtës ndërkombëtare. “Rendi i ri botëror” në të vërtetë edhe sot e gjithë ditën mbështetet në shtyllat bartëse të rendit të mëparshëm, që ishte krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo do të thotë se për Ballkanin nuk vendos me vota të barabarta e gjithë Bashkësia Evropiane, por peshën më të madhe e kanë votat e Britanisë së Madhe dhe të Francës, si shtete që njëkohësisht janë edhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto dy shtete, që deri vonë ishin superfuqi botërore në sajë të kolonive të shumta që i sundonin, edhe pse nuk e kanë më as fuqinë e as ndikimin e dikurshëm, e mbase edhe mu për këtë arsye, sot janë bërë subjektet më konservatore që pengojnë krijimin e rendit të ri botëror. Me vetot dhe plogështinë e Francës dhe të Britanisë së Madhe, që luajnë lojërat e vjetra të interesave antigjermane, është penguar ndërhyrja e forcave ndërkombëtare në Bosnjë. Një Evropë e tillë e përçarjeve të vjetra të brendshme mund të jetë fatale për zhvillimin e mëtejmë të krizës ballkanike, pra edhe për Kosovën. Sepse, ashtu siç është treguar e pamëshirshme ndaj Bosnjes dhe myslimanëve, Evropa

Ese dhe komente

Page 18: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

18Përpjekja 18Përpjekja

e strukturës së tashme, me rolin dominues të Francës dhe të Britanisë së Madhe, do të mund të tregonte të njëjtën plogështi edhe ndaj çështjes shqiptare, madje edhe nëse Serbia do ta niste një luftë të re qëllimi i të cilës do të ishte pastrimi etnik i Kosovës!

28. Shqiptarët do të mund të kishin dobi nga krijimi i një rendi të ri botëror, me një superstrukturë të re udhëheqëse (Këshilli i sigurimit i OKB-së i zgjeruar me Gjermaninë, Japoninë Italinë dhe disa shtete të tjera të mëdha) dhe instrumentet e plota të ndërhyrjes në rastet kur synohet gjenocidi ndaj popujve. Rendi i ri botëror nënkupton edhe krijimin e një Evrope me ndërgjegje planetare, e jo të kundërtën, që ndasitë e saja të brendshme ta përçajnë dhe ta rrezikojnë planetin.

29. Kur në mënyrë tepër përgjithësuese dhe shpesh flitet për bashkimin e Evropës si formë e tejkalimit të shteteve nacionale, si dhe kur shpallet domosdoja e procesit të integrimeve për eliminimin e partikularizmave veprues dhe atyre potencialë që çojnë në regresion, sikur simplifikohet së tepërmi vetë ndërlikueshmëria e madhe ideore, por edhe praktike e procesit që zhvillohet objektivisht në kuadrin e Bashkë-sisë Evropiane, por edhe në hapësirat përreth saj. Evropa në të vërtetë nuk bashkohet kundër partikulariteteve, në mënyrë që të bëhet zëvendësim i shteteve nacionale. Përkundrazi, Evropa është përcaktuar për formulën e bashkimit për arsye se shtetet nacionale nuk kanë qenë sa duhet partikulare, përkatësisht pse ato nuk kanë dhënë zgjidhje të kënaqshme as për çështjet kombëtare, e as për çështjen e minoriteteve.

30. Evropa po ashtu nuk bashkohet për arsye se synon krijimin e një supershteti, që do t’i zëvendësonte shtetet ekzistuese, më parë të ndërtuara në frymën e shtetit nacional, e sot gjithnjë e më shumë si shtete civile. Ajo bashkohet për arsye se shtetet ekzistuese nuk kanë forcë rezistuese ndaj tensioneve të brendshme që kërkojnë hapjen dhe relativizimin e kufijve. Kapitali nuk duron kufij, logjika e tregut dhe e përfitimit nuk duron kufij, kultura - si ajo e mirëfilltë ashtu edhe ajo e industrializuar - nuk duron kufij... Por, kjo frymë planetare ka depërtuar edhe në sferën e politikës dhe të ideologjisë shtetërore. Sovraniteti i shteteve si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja etj., që me aq shumë xhelozi janë ruajtur tash sa shekuj, nuk rrezikohet më nga jashtë, nga ndonjëra prej fuqive evropiane që synon hegjemoni, por sovraniteti i tyre tretet nga brenda, është rezultat i zhvillimeve dhe vlimeve paralele në kuadër të këtyre shteteve dhe shoqërive. Mund të thuhet se ky është një proces krejtësisht legjitim, sepse sovraniteti jipet dhe tretet nga burimi i tij - populli. Eshtë ky një proces vërtet demokratik.

31. Partikulariteti i shoqërisë shqiptare është i ngjashëm me partikularitetet mbi të cilat ndërtohet Evropa. Dhe shqiptarët, si edhe evropianët, duhet ta kërkojnë formulën e bashkëjetesës që nuk del thjesht nga alkimia e ideologjisë nacionale dhe të shtetit nacional, sepse me këtë alkimi nuk mund të eliminohen dallimet ekzistuese fetare dhe kulturore. Nëse myslimani, ortodoksi, katoliku, uniati si edhe ateisti shqiptar nuk do ta krijojnë dhe nuk do ta ndiejnë se janë duke jetuar në një hapësirë të tolerancës së plotë, por se janë të parealizuar, të përdhunuar e të shtypur, kjo do të ketë pasoja katastrofale për ardhmërinë e shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye ndërtimi i shoqërisë stabile mbi partikularitetet e brendshme është detyra më evropiane e shqiptarëve.

Ese dhe komente

Page 19: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

19Përpjekja 19Përpjekja

Julie Mostov

DEMOKRACIA DHE POLITIKA E IDENTITETIT

KOMBËTAR

Fjalët kyçe: demokraci, identitet kombëtar, shtetësi, të drejta individuale, të drejta kolektive, vetëvendosje, shtete kombëtare, shtete civile, ish-Jugosllavia, Evropa Lindore.

Ndryshimet ekonomike dhe politike që ndodhën në Evropën Lindore dhe në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik premtuan, nga njëra anë, mundësi të reja në liberal-izimin dhe demokratizimin e shoqërisë dhe, nga ana tjetër, sfida të forta ndaj këtyre proceseve. Një faktor që rrezikon mundësinë për transformime demokratike dhe krijon pengesa serioze ndaj praktikave demokratike të bashkëpunimit social në këto rajone, është ai që unë e quaj politika e identitetit kombëtar. Një politikë që identifikohet, në rradhë të parë, me politikën e një komuniteti kombëtar të veçantë, në vetvete nuk është e papajtueshme me angazhimet ndaj institucioneve dhe parimeve demokratike; por në një vend ku identifikimi kombëtar ose etnik luan rolin kryesor në artikulimin e interesave dhe të qëllimeve të institucioneve e të politikës, puna paraqitet ndryshe. Në një vend ku identiteti kombëtar dhe etnik përbën bazën mbi të cilën shpërndahet pasuria shoqërore, ku komuniteti politik është i njësuar me kombin1 dhe subjektet politike nuk e kalojnë cakun e kolektiviteteve kombëtare dhe etnike të përcaktuara, politika e identitetit kombëtar është e papajtueshme me demokracinë.

Për ta shtjelluar më tej këtë argument po përmendim se ekziston një mendim i pranuar botërisht se demokracia kërkon që pjesëmarrja në politikë dhe zyrat e shtetit të

* Julie Mostov punon në Departamentin e Historisë dhe Politikës në Drexel University, Philadelphia. Ka qenë disa herë në Shqipëri ku ka organizuar seminare me Fakultetin e Filozofisë. Në një takim me të na ofroi për revistën këtë studim të botuar në "Studies in East European Thought", 1994. Shpresojmë që veç tjerash ky studim serioz do të na justifikojë për mosbotimin e pjesës së dytë të studfimit të Prof. Dr. Paskal Milos që autori e konsideroi të papërfunduar. 1 Termi komb në këtë kontekst historik nuk ka kuptimin populli (the people, shën. përkth.) sesa një popull (a people) i lidhur për nga kultura, historia dhe paraardhësit (e prezumuar), siç ësht p.sh populli kroat apo serb. Me zhvillimin e shtetit modern, ka një ndryshim në kuptimin e termit “komb” nga kuptimi i tij që lidhej me revolucionin francez dhe me sovranitetin popullor. Në mesin e shekullit të 19 pjesëmarrja në një komb mori kuptimin e lidhjes etnike dhe kulturore si dhe të kufijve, ligjeve dhe autoritet politik të për-bashkët. Kjo ndarje në kuptime i prek të drejtat qytetare atje ku përkatësia në një komb bëhet baza e këtyre të drejtave. Shih Elie Kedourie, Nationalism, (botim i ripunuar); Yael Tamir, “E Drejta për Vetvendosje.” Social Research, vol 58, no.3, f 565-580.

Nga bota

Page 20: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

20Përpjekja 20Përpjekja

jenë të hapura për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim, që të gjithë qytetarëve t’iu njihen të drejta dhe mbrojtje të njëjta të lidhura me liritë politike dhe barazinë qytetare, që kufizimet në të drejtën për të qënë shtetas të jenë minimale, koherente, të paanshme dhe që opcionet sociale të realizohen përmes vendimeve publike që mbështesin dhe zhvillojnë më tej barazinë dhe pavarësinë e qytetarëve. Po ashtu opcionet e ndryshme nuk mund të diktohen nga persona të veçantë ose grupe që veprojnë në mënyrë të pavarur nga pëlqimet e të tjerëve. Një perceptim i tillë i demokracisë krijon kushtet për tolerancë, dialog të hapur dhe respekt të ndërsjelltë, ku njerëzit, pra, e shohin njëri-tjetrin si aktorë politikë të mundshëm me qëllime të ligjshme, ndonëse edhe të kundërta midis tyre.

Brishtësia e një kuadri të tillë ose mungesa e tij në pjesën më të madhe të Ev-ropës Lindore dhe në ish-B.S., si dhe prirja për të njohur më shumë kolektivin sesa individin si elementin bazë të një komuniteti politik, ka çuar në krijimin e një mjedisi në të cilin politika e identitetit kombëtar del si kërcënim ndaj procesevd demokratike. Në mënyrë të veçantë ky është rasti i atyre vendeve ose komuniteteve në të cilat shteti përcaktohet si “shteti kombëtar” i një populli ose kombi të caktuar. Me shprehjen “shtet kombëtar” kuptojmë si ato shtete që në mënyrë të qartë e kanë përkufizuar veten në kushtetutë si atdheun e kombit ose mishërimin e qëllimeve kombëtare, ashtu dhe ato shtete, politika dhe praktika zyrtare e të cilëve shpreh të njëjtat aspirata, ndonëse të paartikuluara në dokumentet themeltare dhe në legjislacionin e tyre. Institucionet publike në të tilla shtete kombëtare, në ndryshim nga institucionet e “shteteve civile”2, janë ngritur për të ringjallur konturet e përcaktuara kombëtare të komunitetit dhe për të pasqyruar vlerat dhe interesat kombëtare. Ata duan të plotësojnë dëshirën për të pajtuar kombin me shtetin3.

Institucionet publike të krijuara për t’iu përshtatur aspiratave të kombit dominues në një shtet kombëtar e vënë në pikëpyetje pozitën e qytetarëve që nuk i përkasin këtij kombi. Ajo që shpesh herë trajtohet si status minoriteti në bazë të shi-frave, kthehet në një status “cilësisht inferior”. Në këto raste sigurimi i të drejtave si shtetas, pjesëmarrja në proceset politike dhe shprehja e dallimeve kulturore varen nga interesat politike dhe ekonomike të kombit dominues. Politika e dalë nga një vizion i komunitetit që bazohet mbi identitetin kombëtar mund të tregonte një angazhim ndaj vlerave demokratike dhe të nxiste krijimin e kushteve për marrjen e vendimeve demokratike, por kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë sot në shoqëritë multinacionale të pjesës më të madhe të Evropës Lindore dhe të ish-Republikave Sovjetike. Për më tepër, dëshira për të siguruar rezultate politike që pasqyrojnë interesat e kombit dominues ka shumë mundësi që të ndeshet sistematikisht me interesat e pjesëtarëve të grupeve të tjerë kombëtarë e etnikë dhe të çojë në përjashtimin jozyrtar të tyre nga sferat e rëndësishme të jetës publike. Në këto entitete politike të krijuara rishtaz, të cilat janë

2 Ky term përdoret shpesh nëpër diskutime në Evropën Lindore për të treguar kushtetutat liberal-demokrate të bazuara në parimet universale të barazisë ndërmjet shtetasve dhe në liritë individuale. (shih shën. 4 më poshtë.)3 Ernest Gellner, Nations and Nationalism (Oxford: Basil Blackwell, 1983), f. 43. Mbi dallimin midis koncepteve “shtet” dhe “komb” shih Seton-Watson, Nations and State (London: Methuen, 1977); f.1; Anthony D. Smith, National Identity (London: Penguin Books, 1991), f. 14; Tamir, f. 568-569.

Nga bota

Page 21: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

21Përpjekja 21Përpjekja

bërë gjithnjë e më homogjene si pasojë e ndarjeve ose shpërnguljeve të detyruara të popullsisë, praktikat dhe parimet e përdorura për të justifikuar ose përftuar këtë rezultat e tregojnë veten se janë të papajtueshme me demokracinë. Përjashtimi ose mospranimi i të tjerëve nuk krijon komunitet, përkundrazi, ai krijon një atmosferë konformizmi dhe frike, në të cilën njerëzit e kanë të vështirë të shprehin veçoritë e tyre që dalin në pah nga marrëdhëniet e përditshme ekonomike dhe shoqërore.

Përkundrazi, një kuadër më i sigurt për praktikat demokratike të bashkëpunimit social ngrihet atëhere kur shteti përkufizohet si “shtet civil” dhe kur njerëzit që jetojnë brenda juridiksionit të tij njihen si shtetas mbi baza individuale4. Ky përcaktim i ko-munitetit si “shtet civil” siguron një kuadër të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe ushtrimin e të drejtave kulturore kolektive pa kufizuar shprehjen e pavarur të interesave të askujt. Shteti civil ndërtohet mbi bazën e të drejtave të ushtruara nga të gjithë qytetarët, mbi mbrojtjen që ai i bën procedurave të marrjes së vendimeve demokratike si dhe mbi një jetë kulturore të pasur e të larmishme. Kjo nënkupton njohjen e disa vlerave liberale, dhe, në një komunitet multietnik demokra-cia kërkon bash pranimin e këtyre vlerave. Toleranca dhe reciprociteti, të bazuara në respektin për individin nuk i shohin si të pamundura për tu realizuar vlerat e cilitdo komunitet apo normat kulturore që janë në harmoni me institucionet demokratike dhe praktikat vendimore. Ato, përkundrazi, bëjnë të pamundur atë politikë që mbështet përjashtimin zyrtar ose jo zyrtar të individëve nga gëzimi i të drejtave qytetare, duke u bazuar tek etniciteti apo origjina kmbëtare. Praktika demokratike e bashkëpunimit social cënohet në atë masë në të cilën idetë që përligjin përjashtimet e minoriteteve veprojnë në nivelin e së drejtës kushtetuese e të politikës së qeverisë.

Në mënyrë që të analizojmë pengesat që i dalin procesit të demokratizimit nga politika e identitetit kombëtar, po përqëndrohemi në tre aspekte të ndërvarura të këtij procesi. I pari ka lidhje me kriteret e shtetësisë; i dyti, me marrëdhëniet midis të drejtave individuale dhe kolektive; dhe, i treti, me nocionin e vetëvedosjes. Eshtë e rëndësishme të kujtohet se, ndërsa unë po i ndaj këto tri aspekte për qëllime studimi, në praktikë ata janë ngushtësisht të lidhur. Shumë nga shëmbujt e punimit i kam marrë nga ish-Jugosllavia, ku pasojat e një politike të tillë tashmë njihen mirë dhe ku ato morën trajta tragjike. Eshtë e qartë, megjithatë, se intoleranca dhe diskriminimi i anëtarëve të grupeve kombëtarë ose etnikë të ndryshëm dhe përpjekjet për të ngritur në këmbë një komunitet homogjen në kurriz ose me anën e përjashtimit të anëtarëve të grupeve kombëtare ose etnike të tjera, krijon pengesa serioze ndaj marrjes së vendimeve demokratike edhe për popujt e vendet e tjera të Evropës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik.

4 Sot në Francë kjo shprehet në “kërkesat për një shtetësi të re të bazuar më shumë në vendbanimin sesa në kombësinë, çka lejon më shumë një identifikim pluralist sesa një lidhje simbolike me një identitet kombëtar monolit....” Maxim Silverman, “Citizenship and the nation-state in France,” Ethnic and Racial Studies, 14: 3 (Korrik, 1991), f. 333-334. Shih gjithashtu Lidija Basta-Posavec, “Ustavna demokratia i (ne)demokratska konstrukcija drustva,” Rapsod Jugoslavije: produzetak ili kraj agonije (Belgrade: IES, 1991), f 109-118; Jurgen Habermas, “Drzavljanstovo i nacionalni identitet: Razmisljanja o evropskoj buducnost, “Filozofska istrazivanja, 49 God. 11 (1991), f. 137-156.

Nga bota

Page 22: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

22Përpjekja 22Përpjekja

Kriteret e shtetësisë

Dalja në dritë e shteteve të reja dhe rindërtimi rrënjësor i shteteve të vjetra nxorrën në pah disa çështje praktike që kanë të bëjnë me kriterin e shtetësisë. Çështja se cili është shtetas mund të jetë relativisht e thjeshtë, por ajo ndërlikohet nga nocionet abstrakte të anëtarësisë dhe përkatësisë. Shtetësia nënkupton të drejta dhe detyrime që lidhen me sovranitetin dhe qeverisjen, duke identifikuar njëkohësisht njerëzit që kanë këto të drejta dhe detyrime.5 Në shtetet demokratike shtetësia është diçka që u jepet automatikisht vendasve që arrijnë moshën madhore.6 Sigurimi i të drejtave të shtetësisë nënkupton sigurimin e zbatimit të barabartë të ligjit dhe të kushteve të favorshme për barazi politike në praktikë. Por, kur shtetësia njësohet me një grup të caktuar etnik e kombëtar dhe qëllimet e tij, ajo e humbet këtë karakter të përgjithshëm ligjor. Kriteret e njohjes dhe të përjashtimit kanë të bëjnë në këtë rast me gjykime të veçanta. Të drejtat e shtetësisë lidhen me angazhimet në emër të kombit, me nevojat, vlerat dhe interesat e tij.

Këtu na duhet të shohim se ç’do të thotë të flasësh për identitet kombëtar. Në një kuptim të ngushtë, të gjithë njerëzit e një vendi të caktuar të cilët kanë një përfytyrim të njëjtë të së kaluarës së përbashkët dhe të së ardhmes si banorë të një territori, si subjekte të të njëjtit legjislacion dhe si pjesëmarrës të mundshëm në ndërtimin ligjor të kombit, me pak përjashtime, mund të jenë të tërë të denjë për të qënë shtetas.7 Anthony Smith arrin në një përkufizim të tillë për kombin të bazuar në ato çka ai i kupton si aspektet themelorë të identitetit kombëtar: “Kombi është një popullsi e caktuar me një territor historik, mite dhe kujtesë të përbashkët, me një kulturë, ekonomi, të drejta ligjore dhe detyrime të njëjta për të gjithë anëtarët.”8 Në një kuptim më të gjerë, kombi është një komunitet njerëzish me një shtrirje lidhjesh të tilla, si gjuha, besimi, e kaluara e përbashkët dhe territori ose “atdheu”, zakone, kulturë, mite që janë të përbashkëta për të gjithë. Në shumicën e vendeve të Evropës Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik identiteti kombëtar përfshin njohjen e lidhjeve të mësipërme, kulturën dhe përkatësinë

5 Albert Weale, “Citizenship Beyond Borders”; në botimin e Ursula Vogel dhe MIchael Moran. The fron-tiers of Citizenship (New York: St. Martin’s Press, New York, 1991), f. 158-159; Për një vështrim më të shkurtër të shtetësisë shih, Michael Oakeshott, On the Civil Condition (Oxford University Press, 1975) dhe Geraint Parry, “Conclusion: Paths to Citizenship,” në Vogel and Moran, The Frontiers of Citizenship, f. 168; gjithashtu, Maxim Silverman, “Citizenship and the nation-state in France.”6 Philippe C. Schmitter, Terry Lynn Karl, “What Democracy Is... and Is Not,” Journal of Democracy, vol. 2, no. 3 (Sumer, 1991): 77. Kriteret për t’u natyralizuar si qytetar në një vend janë shpesh shumë më shtrënguese. Ato përjashtojnë miliona emigrantë (që jetojnë në atë vend prej kohësh dhe paguajnë edhe taksa) dhe një numër të madh njerëzish i lenë pa shtetësi. Ky është një shqetësim i madh për demokratët. Shih, Silverman, vep. cit.; J.H.Carens, “Aliens and Citizens: The case for Open Borders, “Review of Politics, vol.49 (1987): 258.7 Ky koncept mbi “shtetin” është i afërt me atë të shek. 18 dhe fillimit të shek. 19 që formoi traditën liberale. Shih: Kedourie, Natinalism; Tamir, “The Right to National Self-Determination.”8 Anthony D. Smith, National Identity (London: Penguin Books, 1991), f. 14; Lidhur me aspektet e “imagjinuara” ose të “sajuara” të komuniteteve kombëtare shih: Benedict Anderson, Imagined Communi-ties, bot. dytë (London: Verso, 1991).9 E. Gellner, f. 7.10 A. D. Smith, National Identity, f. 9-13. Shih gjithashtu, A.D.Smith, The Ethnic Origins of Nation (Ox-ford: Basil Blackwell, 1986).

Nga bota

Page 23: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

23Përpjekja 23Përpjekja

11 Puna, të drejtat e pronës, liritë civile madje edhe vendbanimi janë të varura shumë në Kroaci me pretendimin për “domovnica”, çka është parakusht për shtetësi. Kriteret për shtetësi në Kroaci dhe Slloveni përfshijnë njohjen e gjuhës vendase, të kulturës dhe të historisë kombëtare. Kjo njohje përcak-tohet nga teste që kryhen nga komisione të caktuar administrative e që kanë një fuqi goxha të madhe diskriminuese. Vreme, Korrik 1992, Aleksandër Ciric, “Nebeski pasos,” Vreme, 3 August 1992. Mbi problemin se cilët janë shtetas dhe cili ka të drejtën për të votuar në Kroaci, shih intervistën me Zarko Puhovski “Borba za granice,” nga Jelena Lovric, Vreme, 27 Korrik 1992.12 Një numër qytetarësh të ish-BS dhe të ish-Jugosllavisë nuk e kanë marrë ende shtetësinë e re; p.sh. rusët që jetojnë në republikën Balltike dhe në Moldavi, boshnjakët në Slloveni, serbët në Kroaci.13 Media zyrtare në Beograd flet vazhdimisht për kërcënimin hungarez dhe fjalimet e Antalit shpesh botohen me komente.14 Intervista me pjesëtarë të Vatra Romanesca (Vatra Rumune) në Tirgu Mures, duke përfshirë një intervistë me Coriolan Bucar, deputet i Tugru Mures, që përfaqëson partinë e lëvizjes nacionaliste. Tirgu Mures, 7 Korrik 1992.

e njëjtë, si edhe lidhjet e prejardhjes ose origjinës etnike.9 Shpesh herë nocioni identitet etnik ngatërrohet me identitetin kombëtar. Në përdorimin e përditshëm ai përputhet me atë që Anthony Smith e quan modeli gjenealogjik i identitetit kombëtar në të cilin, “kufijtë e imagjinuar të kombit përcaktohen kryesisht nga mitet dhe kujtesa e etnisë dominuese....”10

Në qoftë se lidhjet e përbashkëta historike, gjuhësore ose kulturore përcaktojnë parametrat e kombit si dhe kur të qënit pjesëtar i kombit është kriteri kryesor për të qenë shtetas, atëhere lindja dhe banimi për një kohë të gjatë në një vend të caktuar mund të mos u shërbejë për sigurimin e të drejave të shtetësisë atyre që nuk i përkasin kombit dominues.11 Nga ana tjetër, përkatësia në një komb mund të jetë e mjaftueshme për t’u bërë shtetas. Madje, ka nga ata që arsyetojnë se shteti duhet të interesohet vazhdimisht për mirëqënien e bashkëkombasve përtej kufijve të tij, pra për shtetasit ose shtetasit e mundshëm12 që banojnë në vende të tjera (ose vende potencialisht të pavarura). Dhe me të vërtetë, liderët politikë të etur për të treguar përbetimin e tyre ndaj kombit dhe gatishmërinë e tyre për të çuar përpara mirëqënien e anëtarëve të tij, u drejtohen shtetasve përtej kufijve, duke pretenduar se përfaqësojnë interesat e anëtarëve të dia-sporës dhe, madje, përpiqen të rifitojnë territore historikisht të kërkuar, të cilët tani ndodhen brenda kufijve të shteteve të tjera. Ndërkaq, në vendet fqinje, këto lidhje dhe pretendime shikohen si kërcënime të rrezikshme ndaj sovranitetit të tyre territorial.

Betimi për të bashkuar të gjithë pjesëtarët e një kombi në një shtet ose mbrojtja e të drejtave të tyre në lidhje me zhvillimin dhe shprehjen e identitetit kombëtar është pjesë e rëndësishme e programit të një lideri nacionalist. Presidenti serb Sllobodan Milosheviç e nisi ngjitjen e tij drejt pushtetit duke u qarë për gjëndjen e serbëve në Kosovë dhe duke premtuar se do t’i mbronte ata, duke e vënë ndërkohë nën kontroll të plotë këtë “vatër” të kulturës serbe. Ai vazhdoi të konsolidonte pushtetin e tij politik duke u betuar se mbronte interesat dhe të drejtat e serbëve në Kroaci. Kryeministri hungarez Joszef Antall ngjalli dyshimet e fqinjëve të tij rreth ambicieve territoriale të hungarezëve, kur deklaroi se fliste jo vetëm në emër të shtetasve të Hungarisë, por, gjithashtu edhe të hungarezëve që janë shtetas të shteteve të tjerë. Komentet e tij rreth diskriminimit, autonomisë politike dhe kulturore të Vojvodinës nxitën dyshimet e nacionalistëve serbë për qëllimet ekspansioniste të Hungarisë dhe vunë në pikëpyetje

Nga bota

Page 24: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

24Përpjekja 24Përpjekja

besnikërinë e shtetasve hungarezë në Serbi.13 Nacionalistët rumunë e akuzuan Antallin se, duke mbrojtur opozitën hungareze në Transilvani14, ai po ringjallte konfliktet etnike.

Me shthurjen e marrëdhënieve federale dhe krijimin e shteteve të reja në ish-Jugosllavi dhe ish-B.S., anëtarët e komuniteteve të vjetra duhet të ripërcaktonin shtetësinë e tyre. Ky nuk do të qe ndonjë problem i madh, në qoftë se shtetësia do të ishte thjesht një çështje parapëlqimi ose vendbanimi. Por shumë nga entitetet e reja politike e identifikuan veten si shtete kombëtare të një grupi të caktuar etnik. Si pasojë e këtij identifikimi, përbërja etnike e banorëve të këtyre vendeve i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë kriteret e shtetësisë. P.sh., në Letoni rusët etnikë janë një pjesë e mirë e popullsisë, ndërsa letonët janë pak më shumë se 50% e tërë banorëve. E drejta e rusëve që jetojnë këtu për t’u bërë shtetas është vënë në pikëpyetje të madhe.15

Në ish-republikën e Maqedonisë, ndërkohë që sllavët maqedonas përbëjnë shumicën, numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë territor është rritur këto vitet e fundit duke kapur 33% të popullsisë. Anëtarët e partisë nacionaliste maqedonase (VMRO-DPMNE) thonë se kriteret e shtetësisë duhet të marrin parasysh përbërjen etnike dhe kombëtare të shtetit në mënyrë që të ruhet “karakteri” i tij kombëtar.16, 17Kështu, duke shpresuar të kufizojnë numrin e shqiptarëve që duhet të merrnin menjëherë shtetësinë e shtetit të ri, ata mendojnë të venë si kusht për dhënien e shtetësisë banimin për një kohë të gjatë në këtë vend. Pretendimi i tyre është se një numër i madh i shqiptarëve erdhi në Maqedoni për të gjetur punë vetëm kohët e fundit. Brendapërbrenda federatës së vjetër jugosllave, njerëzit lëviznin lirisht nga një republikë në tjetrën dhe kishin mundësi të jetonin e punonin në republika të ndryshme.

Shkatërrimi i regjimit të vjetër dhe ndërtimi i shteteve të reja kombëtare i ka lënë shumë njerëz pa një “identitet” të ligjshëm. Shumë prej atyre që në fillim e iden-tifikuan vetveten si jugosllavë duhet të gjejnë tani një identitet të ri si dhe një vend për t’u bërë shtetas të tij. Nëse marrja e shtetësisë nuk do të thotë gjthashtu marrje e një identiteti kombëtar që tërheq pas vetes edhe një varg asosacionesh dhe pasojash sociale, ky ndryshim mund të jetë diçka e ngjashme me marrjen e një letërnjoftimi ose të një pasaporte të re. Por, për shumë njerëz, të cilët duhet ta ripërcaktojnë tani shtetësinë mbi bazat e origjinës etnike ose të besnikërisë ndaj interesave të caktuar nacionale, kjo gjë është kthyer në një lloj presioni.

Siç do ta shohim edhe në pjesën tjetër, shtetësia bëhet problematike për anëtarët atyre komuniteteve që janë përcaktuar mbi baza kombëtare, sepse këtu individët nuk njihen si subjekte politike. Individët njihen vetëm si anëtarë të kolektivitetit. Dhe kolektivitetet, të cilat kanë peshë, janë ato etnike dhe kombëtare, ku, në shumicën e rasteve, mbizotëron modeli gjenealogjik i ofruar nga Smithi. Sipas këtij modeli theksi vihet mbi prejardhjen ose “prejardhjen e pretenduar”, kështu që individët nuk mund të zgjedhin vetë se cilit komb i përkasin, ata mbeten “përfundimisht, dhe organikisht

15 William E. Schmidt, “Post-Soviet Baltic Republics: Still Stunted and Struggling,” New York Times, 10 qershor 1992.16 Intervista dhënë në Shkup nga anëtarë të VMRO-DPMNE, Dhejtor 7-8, 1991. Borba, Dhjetor 1991.17 Kjo grindje ka mbetur e pazgjidhur. qeveria ka sugjeruar që duhen pesë vjet vendbanim, kurse VMRO-DPMNE ngulmon për pesëmbëdhjetë vjet. Vreme, 3 Gusht 1992, f. 17. 18 A.D. Smith, National Identity, f.11-12.

Nga bota

Page 25: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

25Përpjekja 25Përpjekja

anëtarë të komunitetit ku kanë lindur dhe do të mbajnë përherë vulën e tij.”18 Shpesh herë identiteti kombëtar dhe origjina etnike pranohen me dëshirë nga individët, por ato mund t’u jepen njerëzve edhe në kundërshtim me zgjedhjen që ata kanë bërë. Per-sonat me “prejardhje” serbe, të cilët nuk e pranojnë identitetin kombëtar ashtu siç e kanë modeluar liderët e komunitetit serb dhe kanë dëshirë të marrin pjesë në politikë si individë ose përmes koalicioneve dhe partive civile, në sytë e opinionit zyrtar nuk përfaqësojnë një alternativë serbe ose një identitet civil. Ata cilësohen si tradhëtarë të kombit të tyre ose bashkëpunëtorë me armikun. Anëtarët e lëvizjes për paqe në Serbi janë një shembull i mirë i kësaj.

Nocioni bazë i së drejtës demokratike për shtetësi nënkupton “të drejtat në sajë të banimit nën një juridiksion të caktuar territorial” dhe “mundësitë në të tashmen dhe në të ardhme për të ndikuar në politikë.”19 Kur disa demokratë mbrojnë koncepte më origjinale për shtetësinë, të bazuara mbi pikëpamjen që ekziston për të brenda një ko-muniteti,20 ky trajtim mund të bëhej i rrezikshëm n.q.se do të vendosej në një kontekst ku është arritur një konsensus përsa i përket anëtarësisë në një komunitet të caktuar i cili, ndërkaq, mund të përmbante një varg përjashtimesh për minoritetet.21 Duke patur parasysh prirjen për të pranuar më tepër kriteret ngushtuese dhe përjashtuese sesa ato përfshirëse, nocionet që lidhen me të drejtën për shtetësi duhet të jenë sa të hapura, aq edhe të përcaktuara. Kriteret e shtetësisë të mbështetura mbi një lloj “thelbi kulturor”22 janë të papajtueshme me parimet e njohura të bashkëjetesës politike demokratike.

Të drejtat kolektive dhe individuale

Kur interesat e veçanta të grupit kombëtar dominues përcaktojnë hapësirën e lirive individuale të secilit, të drejtat kolektive si të shumicës etnike ashtu edhe të minoritetit marrin një rëndësi më të madhe në debatet politike duke lënë pas dore sigurimin e të drejtave dhe lirive individuale. Shkalla e konfliktit midis të drejtave kolektive dhe atyre individuale varet shumë nga pushteti relativisht më i madh ose më i vogël që kanë ato ndaj njëra tjetrës. Nga këndvështrimi i grupit dominues, pre-tendimet e ligjshme janë pretendimet për ato gjëra që janë në themel të një jete të përcaktuar nga vlerat, zakonet, e kaluara e përbashkët dhe nga interesat e tij vitale. Këta të fundit shihen si interesa thelbësorë për vazhdimësinë e integritetit të të gjithë grupit. Të drejtat individuale shihen si dytësore dhe të varura nga realizimi i të drejtave kolektive. Përparësia e të drejtave kolektive rrallë herë mund të shprehet në tekstin e

19 D. Thomson, The Democratic Citisen, f.3.20 Shih, p.sh. Michael Walzer, Spheres of Justice: A Defence of Pluralism and Equality (New York: Basic Books, 1983).21 Fuqia e këtyre komisioneve të autorizuar për të zbatuar kritere të tilla, si njohja e historisë apo e kulturës, është e konsiderueshme. Si në Kroaci dhe në Slloveni, sigurimi i shtetësisë mund të kërkojë javë të tëra “lutjesh” përgjatë një procesi të gjatë dhe rraskapitës. Tanja Topic, “Izmedu cekica i nakovna,” Vreme, 3 Gusht 1992, f. 15-16; Aleksandar Ciric, “Nebeski pasos.” Ibid, f. 16-18.22 “... Ai që thirret për të përcaktuar ngjarjet e sotme dhe të ardhmen e mundëshme është despoti his-tori.” Stephen Howe, “Shtetësia në Evropën e Re: a është ky shansi i fundit për Iluminizmin?” në bot. e Geoff Andrews Citizenship (London: Lawrence and Wishart, 1991) 129.

Nga bota

Page 26: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

26Përpjekja 26Përpjekja

kushtetutës, por ajo nënkuptohet nga gjuha e dokumentit, toni ose fryma që përshkon hyrjen ose shpjegimet shoqëruese, si dhe nga zbatimi i ligjit në politikën e përditshme. Interesi kolektiv kombëtar që bie ndesh me sigurimin e lirive demokratike mund të bëhet kështu frymëzues i politikës, ndonëse në kushtetutë dhe në dokumentet e tjera të rëndësishme legjislative mund të pranohen të drejtat bazë individuale.

Një shikim i shpejtë i kushtetutave të reja të Kroacisë, Maqedonisë dhe Ru-manisë do të na ndihmonte ta sqaronim më tej këtë gjë. Në kushtetutën e re kroate të 1990-s thuhet se kjo e fundit është kurorëzimi i ëndrrave mijëvjeçare të popullit kroat për të krijuar shtetin e tij sovran.23 Duke iu kthyer shekullit të 7, dokumenti bën fjalë për vendosmërinë e popullit kroat për të ruajtur pavarësinë e tij politike. Ai e mbështet nga pikëpamja historike të drejtën e popullit kroat për vetëvendosje dhe sovranitet shtetëror dhe e deklaron Republikën e Kroacisë si “shtetin kombëtar të popullit kroat dhe shtetin e anëtarëve të kombeve të tjera dhe të minoriteteve të tjera kombëtare, të cilët janë shtetasit e saj: serbët, myslimanët, sllovenët, çekët, sllovakët, italianët, hun-garezët, ebrejtë dhe të tjerët, të cilëve iu garantohen të drejta të barabarta me shtetasit me kombësi kroate.”24

Ndonëse të drejtat e kombësive dhe të grupeve të tjera etnike do të respekto-hen, siç është theksuar në këtë dokument, ky deklarim ende shkakton shqetësime te popullsia jokroate. Kjo ndodh për arsye të theksit që i vihet karakterit etnik/kombëtar të shtetit dhe lidhjes së tij të ngushtë me qëllimet historike kolektive të popullit kroat. Të drejtat e shtetasve jokroatë sigurohen në emër të kolektiviteteve, çka do të thotë, si anëtarë jokroatë që nuk bëjnë pjesë në shumicë. Ata serbë, hungarezë ose italianë që janë njohur si shtetas, janë njohur në të njëjtën kohë edhe si anëtarë të kolektivitetit të pakicës. Ata kanë statusin e minoritetit si pasojë e origjinës etnike e kombëtare dhe jo nga qëndrimi i tyre individual ndaj problemeve të caktuara politike ose përkatësisë partiake, prandaj ky status do të jetë i përhershëm.

Kjo mënyrë e të trajtuarit të individëve si anëtarë të kolektiviteteve jep shkas për dyshime të ndërsjellta. Serbët ose hungarezët duhet të deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj shtetit kroat dhe të pranojnë statusin e tyre jo si individë, të cilëve fati iu ra të jetojnë në territorin e Kroacisë, por si serbë dhe hungarezë. (Me rritjen e tensioneve dhe shpërthimit të luftës kjo shtoi presionin mbi njerëzit me prejardhje të dyfishtë ose mbi martesat e përziera). Atëhere këta serbë, hungarezë ose sllovenë që jetojnë në Kroaci filluan ta shohin veten nën kërcënimin e humbjes së vendit të punës në qeverinë lokale ose në institucionet e rëndësishme, deri edhe të statusit të përhershëm të minoritetit në sistemin shumëpartiak nacionalist të parlamentit kroat. Dhe me të vërtetë, dyshimet për besnikërinë e pamjaftueshme ndaj Kroacisë dhe qytetaria e dorës së dytë frymë-zuan udhëheqësit nacionalistë të të dyja palëve të konfliktit serbo-kroat dhe i hodhën benzinë zjarrit të konflikteve, shkatërrimeve dhe gjakderdhjes.

Në Maqedoni hartuesit e projektit të kushtetutës ishin të ndërgjegjshëm për

23 Ustav Republike Hrvatske (Constitution of the Republic of Croatia) (Zagreb: Wishart, 1991) 129.24 Ibid,, f. 5.25 Një intervistë me Stojan Andov, “Iskorak iz balkaniskih protivrecnsti,” nga Dragan NIkolic për Borba, 8 Nëntor 1991, f. 11. Ky synim u përsërit nga Kiro Gligorov, President i Maqedonisë, në një intervistë që kam bërë unë me të më 7 Dhjetor 1991.

Nga bota

Page 27: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

27Përpjekja 27Përpjekja

pasojat që do të vinin nga një kushtetutë me theks nacionalist dhe nga rreziqet që do t’i dilnin përpara procesit të demokratizimit, në qoftë se shtetasit do të njiheshin në rradhë të parë si anëtarë të kolektiviteteve të përcaktuara etnike dhe kombëtare.25 Ata i propo-zuan parlamentit maqedon një kushtetutë civile, në të cilën shtetësia do të përcaktohej mbi bazën e banimit në territorin e republikës. Individët banorë të Maqedonisë do të kishin të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në kushtetutë. Hartuesit e saj shpresuan ta kalojnë me lehtësi këtë ligj duke marrë parasysh ato çka ata i quanin si argumente të fortë demokratike në favor të saj. Por partia nacionaliste (VMRO-DPMNE), e cila ka gati gjysmën e vendeve në parlament, iu kundërvu me forcë idesë për një kushtetutë civile. Ata ngulmuan se dëshira shekullore e popullit maqedon për të krijuar shtetin e tij duhet të gjente shprehjen e vet në këtë dokument.26 Ashtu si edhe në rastin e kushtetutës kroate, ata synonin që Maqedoninë e ardhshme ta përcaktonin si shtetin kombëtar të popullit maqedon. Si i tillë ai do të bëhej shtëpia e të gjithë maqedonasve kudo që ata ndodheshin. Në përpjekje për të arritur një kompromis me kërkesat e partisë nacio-naliste, komisioni i kushtetutës propozoi që të hartohej një hyrje ku të përmblidhej shkurtimisht historia e luftrave të popullit maqedonas dhe kontributi i etnive të tjera ose i grupeve kombëtarë brënda territorit të tanishëm të Maqedonisë. Në fund të hyrjes nënvizohet “fakti historik” që “Maqedonia është krijuar si shteti kombëtar i popullit maqedon” në të cilin banorët shqiptarë, turq, vllahë, romë dhe ata të kombësive të tjera gëzojnë barazi të plotë;” që Republika e Maqedonisë është krijuar “... si një shtet i pavarur e sovran, por edhe demokratik e civil”, që siguron “paqen dhe është një shtëpi e përbashkët e popullit maqedon dhe e kombësive të tjera që jetojnë aty.”27

Kjo zgjidhje nuk kënaqi asnjë palë. Hartuesit mbronin kompromisin, duke theksuar se hyrja ishte diçka simbolike dhe nuk cënonte pjesën ligjore. Koalicioni parlamentar shqiptar, i cili në fillim e kishte pranuar projektin, me disa rezerva rreth sigurimit të autonomisë kulturore dhe vetëvendosjes lokale, i hodhi poshtë këto shtesa. Ata kërkuan ndryshimin e formulimit në mënyrë që të dilte se republika do të ishte “shteti kombëtar i popullit maqedonas e shqiptar...”28 Shqiptarët përbëjnë mbi 30% të popullsisë së Maqedonisë. Për më tepër, kur nacionalistët futën në përdorim këtë ide, partitë shqiptare filluan të bëjnë kërkesa gjithnjë e më të mëdha për sigurimin dhe mbro-jtjen e të drejtave kolektive kulturore dhe organizimin e arsimit në zonat ku shqiptarët ishin shumicë. Nacionalistët e VMRO-së të cilët nuk donin të shkonin përtej nocionit të të drejtave kolektive për banorët josllavë të Maqedonisë dhe përmëndjes së qartë të etnive të tjera në hyrje, kërcënuan se do të linin parlamentin në rast se shqiptarëve do t’u bëhej ndonjë lëshim. Në fund qe koalicioni shqiptar ai që doli nga parlamenti dhe kushtetuta me vështirësi u miratua.

26 Borba, 8 nëntor 1991; Intervistë me pjesëtarë të VMRO-DPMNE, Shkup, 8 Dhjetor, 1991.27 Constitution of the Republic of Macedonia, Skopje 1991, f.3.28 Borba, 8 Nëntor 1991, Intervistë me PDP-NDP, pjestarë të Grupit Parlamentar Shqiptar në Shkup, Dhjetor 8, 1991; gjithashtu Borba, 19 Nëntor 1992, f. 18.29 Shënim: Neni 1 pohon se “Republika e Maqedonisë është një shtet i pavarur, social dhe demokra-tik...” kurse Neni 2 që “Sovraniteti në Republikën e Maqedonisë rrjedh nga shtetasit dhe u përket shtetasve...”, Vep. cit., f. 3. Shih, Conclusions of Badinter Arbitration Commission of the European Community. Vetëm Maqedonia dhe Sllovenia i plotësuan kushtet e KE për njohje. Kroacia u konsid-erua se nuk e kishte arritur respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga bota

Page 28: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

28Përpjekja 28Përpjekja

Kushtetuta, orientimi i saj civil dhe garancitë për liritë individuale i la një përshtypje të mirë Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Komunitetit Evropian, i cili nga ana e tij vlerësoi gjithashtu edhe njohjen që ajo i bënte të drejtave kolektive.29 Por hyrja e saj nxiti dyshimet e Greqisë fqinje, ndërsa cilësimi i Maqedonisë si atdheu i të gjithë maqedonasve, zëmëroi serbët, sepse popullsia e pakët serbe nuk ishte përmëndur shprehimisht si grup kombëtar, ndërkohë që ajo qe një inkurajim për shqiptarët, të cilët kërkonin tani autonomi më të madhe politike për zonat ku ata ishin mbizotërues.

Udhëheqësit e partive myslimane të Bosnjës dhe Hercegovinës u përpoqën të ndërtojnë gjithashtu një kushtetutë civile, por ata e penguan vetë hartimin e një kush-tetute të tillë me përkrahjen e organizimit tripalësh (serbë, kroatë dhe boshnjakë) të sistemit të ri shumëpartiak dhe të qeverisë. Partitë politike etnike serbe dhe kroate, të përkrahura nga homologët e tyre përtej kufijve të Republikës, e shfrytëzuan sistemin shumëpartiak për të formuluar pretendime në emër të atyre ç’ka ata i quanin si interesa të shtetasve serbë dhe kroatë të Bosnjë-Hercegovinës.30 Baza e fuqisë së tyre u ngrit mbi mbrojtjen e të drejtave kolektive të kombit të tyre”, i cili po rrezikohej. Ata e justifikuan kështu shpërthimin e dhunës e të luftës në republikë duke iu përmbajtur pretendimeve legjitime për vetëvendosje kombëtare dhe duke përmëndur rrezikun për t’u kthyer në një minoritet në shtetin e dikujt tjetër. “Logjika” e argumenteve të tyre shkon deri te ajo që quhet “pastrim” etnik.

Neni i parë i kushtetutës rumune të aprovuar më 1991 deklaron se “Rumania është një shtet kombëtar sovran i pavarur, unitar dhe i pandashëm.” Neni 4.1 vazhdon: “Themelet e shtetit ngrihen mbi unitetin e popullit rumun “, dhe neni 13 shton: “Në Rumani gjuha zyrtare është gjuha rumune”. Hymni kombëtar i Rumanisë është “Zgjo-huni, rumunë”(neni 12.4).31 Sipas lëvizjes nacionaliste rumune,32 këto nene sigurojnë midis të tjerash bazën ligjore për të drejtën kolektive të popullit rumun për të ruajtur karakterin kombëtar të shtetit të tij dhe për ta mbrojtur atë nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. Ndërsa kushtetuta përmban gjithashtu dispozita për sigurimin e lirive civile dhe politike duke garantuar të drejta të barabarta si shtetas për kombësitë dhe grupet e tjera etnike, pjesëtarët e shumë prej këtyre grupeve (hungarezë, romë) bash-kohen me nacionalistët në mendimin se ligji përshkohet nga një frymë në favor të të

30 Slobodan Inic, “Razbijeno ogledalo - Jugoslavia u Bosni i Hercegovini,” Raspad Jugoslavije, 119-126; gjithashtu, Milan Andrejevich, “The Future of Bosnia and Herzegovina: A sovereign Republic or Cantonization?” Report on Eastern Europe, 5 Korrik 1991.31 Kushtetuta e Rumanisë, 1991, f. 63, 64, 66.32 Shih. shënimin 14.33 Smaranda Enache, aktiviste e të drejtave civile në Transilvani, më tha se ajo çka e konfirmoi këtë nuk ishte fakti se kishte parti aktive nacionaliste, por që qeveria mbyllte sytë ndaj veprimeve të tyre, se ato pranoheshin si veprimtare politikë, madje që u kushtohej vëmendja nga zyrtarët e lartë. (Bukuresht, 3 Korrik 1992). Dështimi i qeverisë dhe i sistemit juridik për t’iu përgjigjur mrrudhjes, kohët e fundit, të të drejtave qytetare (liria e mbledhjes dhe liria e fjalës) nga Kryetari i bashkisë së Kluj-Napoca-s në Transilvani e mbështet këtë. Duke u përpjekur të bllokojë aktivitetin e grupeve të ndryshme etnike dhe të të drejtave qytetare, ai nxorri një urdhëresë sipas së cilës çdo konferencë, simpozium ose manifestim tjetër publik që mbahej në qytet, duhej të lajmërohej tri ditë përpara sëbashku me listën e organizatorëve dhe pjesmarrësve si dhe me një përshkrim të qëllimeve, planeve dhe kohëzgjatjes së mitingut. Protestat e Komitetit lokal të Helsinkit si dhe të Lidhjes për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut u injoruan. Raport i Komiteti të Helsinkit, Bukuresht, Rumani.

Nga bota

Page 29: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

29Përpjekja 29Përpjekja

drejtave kolektive të kombësisë më të madhe. Sipas tyre, kjo provohet si nga qëllimet, ashtu edhe nga praktika.33

Nga pikëpamja e anëtarëve të grupeve etnike dhe kombëtare që gjënden në pozitën e minoriteteve, të drejtat kolektive janë pretendimet që konsiderohen të nevojshme për të shprehur tiparet përkatëse kombëtare dhe për të siguruar integritetin dhe mirëqënien në gjirin e bashkësisë dhe kulturës mbizotëruese. Këto pretendime përfshijnë të drejtën për të përdorur gjuhën amtare dhe alfabetin e saj në administratën lokale, në shkollat publike (të niveleve të ndryshme); kontrollin mbi administrimin e shkollave lokale; autonominë kulturore; autonominë politike lokale; përfaqësimin proporcional në organet parlamentare ose në policinë lokale dhe trupat ushtarake; financimin për gazetat, televizionin dhe radion, gazetat dhe format e tjera të shprehjes në gjuhën amtare.

Këto të drejta kolektive shihen si sulme ndaj kulturës së shumicës dhe si privi-legje të tepërta, të cilat jo vetëm tendosin buxhetin kombëtar, por dëmtojnë gjithashtu edhe unitetin e administratës e atë të pushtetit politik. Kundërshtimi që u bëhet këtyre të drejtave nga ana e grupit kombëtar të shumicës do të thotë mohim i të drejtave për autonomi kulturore, e cila shpesh shkon deri te mohimi ose dhunimi i lirive themelore, si liria e fjalës dhe e shprehjes. Refuzimi për të njohur ose për të siguruar të drejtat kolektive të minoriteteve i frikëson anëtarët e grupeve të tjera etnike se mos interesat dhe nevojat e tyre injorohen ose nëpërkëmben nga ligji dhe politika e përditshme e kështu ata rrezikohen të trajtohen si shtetas të dorës së dytë. Kushtetuta rumune, për shëmbull, i lejon njerëzit të arsimohen dhe të ndjekin ritet fetare në gjuhët e tyre, por nuk thotë asnjë fjalë për të drejtat e arsimimit ose përdorimit publik të këtyre gjuhëve; ndërkohë ajo e shpreh qartë se gjuha rumune është gjuha zyrtare. Në këtë mënyrë, konflikti në Transilvani ka të bëjë kryesisht me të drejtën për të përdorur hungarishten në sistemin e shkollave publike atje ku hungarezët përbëjnë shumicën e popullsisë (në disa zona deri 80%). Përplasjet në Tirgu Mures shpërthyen pas javësh të tëra tensioni në lidhje me problemet gjuhësore. Ato u nxitën edhe nga afishimi publik i një simboli në hungarisht mbi fasadën e një farmacie.34

Fjala nuk është që të hidhet poshtë kategoria e të drejtave kolektive. Çështja është që duhet bërë kujdes që marrëdhëniet sociale dhe politike të mos ndërtohen përmes të drejtave kolektive. Individët e minoriteteve në shoqëritë multietnike shpre-hin shqetësime të ligjshme rreth vlerave të shtetësisë dhe të drejtave të tyre civile kur nuk ka garanci për të patur autonomi kulturore ose mbrojtje ndaj diskriminimit. Pa një kushtetutë, e cila t’i japë përparësi të drejtave individuale, të drejtat kolektive për ata që kanë statusin e minoritetit nuk kanë vlerë më të madhe morale sesa pretendimet e shumicës etnike. Argumentet rreth vlerave të barabarta të lirive kanë pak peshë, përveç rastit kur ekziston një zotim për të njohur barazinë dhe pavarësinë e shtetasve përsa i përket opcioneve sociale. Sigurisht, nuk do të kishte kuptim të injorohej rëndësia e identitetit kombëtar dhe roli që luan ai sot në politikën e Evropës Lindore. Shumë njerëz mendojnë se nën regjimin komunist ata u privuan nga identiteti i tyre etnik e kombëtar

34 Shih Judit Ingram, “Smaranda Enache: A Transylvania Life,” Uncaptive Mind 4: 2 (Verë 1991), 119-126.

Nga bota

Page 30: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

30Përpjekja 30Përpjekja

dhe se mundësia për të parë kulturat e tyre të lulëzojnë është një pjesë e rëndësishme e procesit të liberalizimit dhe demokratizimit. Por, është po aq e rëndësishme të njihet mekanizmi i ruajtjes e zhvillimit të marrëdhënieve të pushtetit përmes mbrojtjes së të drejtave kolektive. P.sh. t’i reduktosh debatet politike vetëm në pretendime dhe kundërpretendime të grupeve të caktuar etnike do të thotë të ndërtosh marrëdhënie të tilla të cilat pengojnë zhvillimin demokratik si pasojë e ngushtimit të problematikës politike, kufizimit të numrit dhe larmisë së aktorëve politikë, dhe bllokimit të krijimit të koalicioneve ose zgjidhjeve të kompromisit.35 Demokracia kërkon shumica që të ndërrojnë vendin në parlament, ndërsa politika e identitetit kombëtar prodhon vetëm një shumicë dhe pakicë të përhershme. Kjo ndjenjë e margjinalizimit të përhershëm gjen shprehjen e vet te mospranimi i termit minoritet nga ana e grupeve të ndryshme etnike. Termi “minoritet” përçon një marrëdhënie pabarazie: inferioritet dhe margji-nalizim politik.36

Kjo është nga gjërat e pakta mbi të cilën të tëra forcat kundërshtare në ish-Jugosllavi janë të një mendjeje. Asnjeri nuk dëshiron të jetë “minoritet” në shtetin e dikujt tjetër. Duke parë legjislacionin dhe politikën e të tjerëve si tregues se ata nuk do të mund të gëzojnë statusin e “kombit” në jetën politike dhe ekonomike të këtyre shteteve të rinj, ata fillojnë të kërkojnë për vete të drejtën për vetëvendosje dhe au-tonomi politike, ndërkohë që nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë gjë për “të tjerët” që jetojnë në shtetet e tyre kombëtare. Si shumicë në shtetet e tyre kombëtare, ata janë arrogantë në verbërinë e tyre për të mos njohur shqetësimet e grupeve të tjera etnike; si minoritete në shtetet e të tjerëve, ata bëhen militantë që indinjohen kundër dhunimit ose dhunimeve të mundshme të të drejtave të tyre si shtetas dhe për autonomi kulturore e politike.

Ngurrimi për të njohur kërkesat individuale ose kombëtare të të tjerëve dhe mospranimi i nocionit të reciprocitetit e minon më tej mundësinë për demokratizim. Kështu që kontradiktat ekzistuese nuk zgjidhen nëpërmjet debateve publike ose pro-ceseve politike duke bërë që zgjidhjet e mundshme të konflikteve të shkojnë në pikën zero. Çdo koncesion në marrëdhëniet etnike dhe ndërnacionale shihet si sakrifikim i qëllimeve dhe vlerave kombëtare, kurse kompromiset në politikë konsiderohen si

35 Ndarja u bë kërcënimi i fundit, një veto mbi çdo vendim maxhoritar. Allen Buchanan, “Self-Determination and the Right to Secede.” Journal of International Affairs 45: 2 (Dimër 1992), 361.36 Është interesant se rumunët etnikë, d.m.th. grupi dominues kombëtar në Rumani, e hedh poshtë edhe përdorimin e termit “shumica” si përcaktues të pozicionit të tyre, pasi ai nënkupton diskriminimin nga i cili kanë vuajtur ata prej grupeve të tjera etnike. Për më tepër, nacionalistët rumunë nxjerrin në pah no-cionin e një Rumanie të bashkuar dhe përpiqen të hedhin poshtë pretendimet e grupeve të tjera etnike për diskriminim (hungarezë, romë, gjermanë etj.). Raporti i Simpoziumit rumuno-amerikan mbi Marëdhëniet ndëretnike, Bukuresht, qershor 17-18, 1991 (New York: PER Publication, 1992). Intervistë me pjesëtarë të Parlamentit nga Vatra Rumune, në Tirgu Mures, Korrik 1992.37 Cinizmi i këtyre udhëheqësve që pretendojnë të flasin për interesin e kombit, por që pastaj duke u angazhuar në politikë bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e kulturës kombëtare si dhe për shkatërrimin e monumenteve historike dhe fetare (p.sh. Vukovari), të ekonomisë dhe të mirëqënies së brezave pasardhëse, është alarmant. Është vështirë t’u zihet besë udhëheqësve serbë, të cilët përballë sanksioneve ndërkombëtare deklaruan se ekonomia serbe do të mund t’i rezistonte çdo presioni dhe që populli do të hante me qejf “rrënjë pemësh” në emër të krenarisë kombëtare.

Nga bota

Page 31: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

31Përpjekja 31Përpjekja

heqje dorë nga parimet. Bile edhe kur interesat që lidhen me programet ekonomike dhe problemet sociale do të duhej t’i bashkonin njerëzit dhe të mbushnin boshllëqet në politikë, kjo gjë pengohet nga lloji i politikës që bëhet rreth subjekteve politike kolektive. Arsyet janë të lidhura me vënien në plan të parë të interesave, vlerave dhe kulturës kombëtare, ashtu siç janë përcaktuar nga elitat kombëtare, politike dhe fetare.37

Në një mjedis ku ndodhin ndryshime rrënjësore sociale dhe ku kushtet eko-nomike vinë duke u keqësuar, njerëzit kanë nevojë të gjejnë një pikëmbështetje. Vakumi që la shkatërrimi i institucioneve dhe i identiteteve të vjetra u mbush me shpejtësi nga “ringjallja” e lidhjeve të komunitetit dhe nga identiteti i përbashkët historik. Ideja se këtej e tutje do të duhej të ndesheshin me një sistem të ri institucionesh politike dhe sociale i frikësoi njerëzit, prandaj komunitetet e përcaktuara etnike u shfaqën si një mjet i mirë me anën e të cilit mund të përballohej kjo sfidë. Kështu, ndëkohë që njerëzit ishin të etur të shikonin të realizuara liritë individuale të mohuara nën regji-met e kaluara, shumë syresh ndjenë se do të ishin më të sigurt nëse kërkesat e tyre do të shpreheshin nëpërmjet një subjekti të fortë kolektiv. Më parë ata nuk kishin një eksperiencë me shoqatat politike, të cilat në shoqëritë liberale demokratike normalisht i sigurojnë individit lidhjet dhe informacionin e nevojshëm. Ata nuk kishin, gjithashtu, as mundësitë për të provuar aftësitë e tyre në arenën politike.

Ndërsa është gabim të injorohet pesha e lidhjeve etnike dhe dëshira për të futur në politikë traditat dhe vlerat kulturore, po aq gabim është edhe mosnjohja e nevojës për një hapësirë të mjaftueshme në të cilën kulturat e ndryshme do të gjenin një shprehje politike të plotë.38 Kur shoqëria ndërtohet mbi bazën e subjekteve kolektive, janë të pakta institucionet përmes të cilave individët mund të bashkoheshin për të shprehur interesa të ndryshme, ashtu siç janë të pakta mekanizmat që sigurojnë bashkëpunimin social midis individëve ose shoqatave pak a shumë të ngjashme. Rritja e numrit të aktorëve politikë, sigurimi i të drejtës së tyre për t’u organizuar dhe marrja pjesë në forumet publike, me liberalizimin e ekonomisë do të bëhet një gjë edhe më e rëndë-sishme. Eshtë thënë se tregu i lirë e pengon politikën nacionaliste,39 por në kushte të vështira ekonomike kur nuk ka mundësi të tjera efektive, njerëzit e kthejnë shikimin drejt subjekteve kolektive kombëtare për të gjetur siguri dhe stabilitet.

38 “Identifikimi me një “komunitet të imagjinuar” kombëtar është një konstruksion kompleks dhe shumëpla-nësh. Ai ka të bëjë si me partikularizmin, ashtu edhe me universalizmin. Vërtet njeriu mund të argumentojë se ai e kërkon një gjë të tillë, përderisa ai ka në vetvete aspektet normative vitale, si ato të etnicitetit ashtu edhe të universalizmit, si të integrimit organik, ashtu dhe të voluntarizmit. qëniet njerëzore kanë nevojë për grupe konkrete referimi, në mënyrë që të arrijnë individualitet dhe identitet, por një zhytje e plotë në grupe të tilla ia kufizon atyre kufijtë e identitetit dhe të identifikimit në klane të caktuara familiare apo në kufij të caktuar territorialë.” Jean Bethke Elshtain, “Sovereignity, Identity, Sacrifice,”Social Research, vol. 58. n.3, 1992; f. 56239 Aleksandër J. Motyl, “Rethinking Nationalism and Sovereignity,” Journal of International Affairs, vol. 45, n.2 (Dimër, 1992), f.316. Nga ana tjetër privatizimi dhe zhvillimi i kapitalizmit mund t’i irritojë tensionet etnike, kur një grup ndjen se në kurrizin e tij po përfitojnë të tjerët. Për shembull, një nga argumentet që përdori Sllovenia për të mbështetur ndarjen e saj nga Jugosllavia ishte pretendimi se zhvillimi i saj ekonomik ishte vështirësuar nga vafëria dhe politika e republkave të tjera, veçanërisht Serbia. Sllovakët në Çeki u ankuan se ata po mbanin krejt barrën e reformës ekonomike, ndërkohë që avantazhet i shkuan Çekëve. Shih, Timothy M. Frye, “Ethnicity, Sovereignity and Transition from non-Democratic Rule,” Journal of International Relations, vol. 45 (Dimër, 1992), f.608.

Nga bota

Page 32: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

32Përpjekja 32Përpjekja

Vetëvendosja kombëtare

Në një mjedis të krijuar nga koncepti i sipërpërmendur për kombin e shtetësinë dhe të populluar nga subjekte kolektive, dëshira për ta kthyer kombin dhe shtetin në një shtet kombëtar e dëmton mundësinë demokratizuese të vetëvendosjes. Kërkesa për vetëvendosje, e paraqitur nga njerëzit që jetojnë brënda një territori dhe komu-niteti të veçantë, për të përcaktuar natyrën e shoqatave të tyre politike, për të zgjedhur anëtarët e qeverisë së tyre dhe kushtet e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike, tashmë njihet gjerësisht si një aspekt i pandarë i zhvillimit demokratik. Megjithatë, kërkesa për vetëvendosje, e bazuar mbi të drejtën e një populli ose kombi, shpesh pjesë e një komuniteti multietnik, për të shpëtuar trashëgiminë e tij kulturore dhe interesat kom-bëtarë nën strehën e një “shteti kombëtar”, e pengon seriozisht zhvillimin demokratik. Rreziku më i parë që i del demokracisë është përpjekja për ta realizuar këtë të drejtë me anën e shpërnguljeve të popullsisë, dëbimeve të dhunshme të banorëve, pushtimeve të territoreve dhe luftrave civile.

Forca e argumenteve për vetëvendosje është premisa se në demokraci njerëzit duhet të vetëqeverisen.40 Në bazë të konventave të mirënjohura ndërkombëtare “të gjithë njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje.” Sipas asaj të drejte ata mund të vendosin lirisht për statusin e tyre politik, për të vazhduar lirisht në zhvillimin e tyre kulturor, social e ekonomik.41 Kjo e drejtë është në vetëvete e pamohueshme. Ajo që mund të diskutohet është se cilit i përket kjo e drejtë dhe se në ç’farë kushtesh duhet të njihet ajo.

Ruth Lapidoh shpjegon se “ problemi i parë dhe më i rëndësishëm është mung-esa e një përkufizimi të pranuar nga të gjithë mbi “popullin”. Shumica e përkufizimeve përmbajnë dy elementë: ekzistencën e lidhjeve objektive, si ato historike e kulturore, dhe një dëshirë subjektive të përbashkët për një përkatësi të njëjtë. Por këto janë edhe elementet e nocionit të grupit etnik, ndërsa konventat ndërkombëtare njohin vetëm ata “popuj” të cilët kanë të drejtë për vetëvendosje. Grupet etnike mund të gëzojnë vetëm të drejtat e minoritetit.42

Në përgjithësi, në Evropën Lindore dhe në ish-BS, kur bëhen kërkesa për vetëvendosje kombëtare, fjala “komb” ngatërrohet me atë “popull”. Kështu, ata që përkrahin një vetëvendosje kombëtare duhet që në fillim të bëjnë të njohur kërkesën

40 “Kjo e drejtë ka një aspekt të jashtëm - e drejta për të vendosur një shtet apo për të zgjedhur shtetin, të cilit njerëzit dëshirojnë t’i përkasin, dhe një të brendshëm - zgjedhjen e lirë të sistemit qeverisës, çka do të thotë demokraci.41 Shih si Konventën mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966), ashtu edhe Konventën mbi të Drejtat Civile dhe Politike (1966). American Journal of International Affairs 45, 2. (Winter 1992) 336.42 Lapidoh, f. 339. Shih gjithashtu Patrik Thornberry, “Self-Determination, Minorities, Human Rights: A Review of International Instruments,” International and Comparative Law quarterly 38 (1989), f.867-889. Sipas Michael Waltzer, “Demokracia... nuk ka unitete natyrale... vetëvendosja nuk ka një subjekt absolut.” Ky argument drejtohet kundër vështirësisë dhe rrezikut të justifikimit të pretendimeve të një grupi kur të drejtat e tij bien në kundërshitm me ato të të tjerëve. Walzer, “The New Tribalism: Notes on a Difficult Problem,” Dissent (Spring 1992) 165.

Nga bota

Page 33: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

33Përpjekja 33Përpjekja

e tyre të ligjshme për të qënë komb, në mënyrë që të kenë se ku ta bazojnë të drejtën për vetëvqeverisje. “qeveritë mbi të cilat bëhet presion për të treguar se ato përfaqë-sojnë kombe dhe jo disa grupime njerëzish, kanë në interesin e vet homogjenizimin e popullsisë së tyre - ato ndërhyjnë në gjuhët e ndryshme të popullsisë, ndërhyjnë në inerpretimet që ato i bëjnë historisë, miteve dhe simboleve, ose në një kuadër më të gjerë, kulturës së tyre. Kështu, shteti modern bëhet një faktor për njësimin e gjuhës, kulturës dhe disa herë besimit fetar- ai përpiqet të ndërtojë një komb.”43

Duke patur parasysh ndryshimet e vazhdueshme të kufijve, pushtimet e huaja ose autonominë e kufizuar dhe përbërjen multietnike, kërkesat e etnive të ndryshme në Evropën Lindore dhe ish B.S. për shtetformim kanë nevojë si për një proces integrativ të “ndërtimit të kombit”, ashtu edhe për një proces që të vërtetojë “rrënjët e vjetra të natyrshme” të bashkësisë etnike. Këto procese në dukje kontradiktore “lidhen me atë tendence që të shtyn “mbrapa në histori” deri te origjina e vjetër e kombit të ri, duke bërë të tyret edhe faktet më të zbehta që mund të flasin për një vazhdimësi historike dhe duke bërë ç’është e mundur për të nxjerrë se rrënjët e kombit shtrihen larg në his-tori:”44 Udhëheqësit kombëtarë, që aspirojnë për të formuar një shtet, duhet të ngrenë në këmbë historinë e origjinës, lavdinë kombëtare dhe heronjtë mitikë, në mënyrë që të ndërtojnë një vazhdimësi historike, të brumosin një vullnet e karakter kombëtar dhe të ringjallin zellet e besnikërisë.45 Së fundi, ata duhet të formulojnë një kërkesë të padiskutueshme përsa i përket territorit mbi të cilin ata shpresojnë të qeverisin. Kjo kërkon një dominim numerik të kombit dhe bile krijimin e rajoneve të pastra etnike.

“Duke patur parasysh realitetin multietnik, disa njesi politike territoriale mund të bëhen etnikisht homogjene vetëm n.q.se vrasin, shpërngulin ose asimilojnë të gjithë jobashkëkombasit.”46 Kështu e përshkruan Ernest Gellner atë që kemi parë në Bosnjë, Moldavi, Nagorni-Karabak dhe Gjeorgji. Në mënyrë që të pretendojnë për të drejtën e vetëvendosjes për krahinat që ata duan të kenë nën kontroll në Bosnjë, liderët kroatë dhe serbë vendosën të ndryshojnë përbërjen etnike të popullsisë, pa marrë fare para-sysh mendimet e serbëve dhe kroatëve boshnjakë, të cilët jetojnë atje ose ata që do të sillen më vonë aty. Kjo tragjedi është pjesërisht rezultat i bashkimit të nocionit të vetëvendosjes me idenë e shtetit kombëtar.

Versioni demokratik i vetëvendosjes, i bazuar mbi idenë se njerëzit kanë të drejtë të qeverisin vetveten, është ndryshuar në atë çka Jael Tamir e quan version i bazuar mbi kulturën: “e drejta e një kombi për të ruajtur veçantinë e tij kombëtare e kulturore.”47 Sipas këtij versioni “vetëvendosja kombëtare është e lidhur jo vetëm me të drejtën për të marrë pjesë në përcaktimin e natyrës kulturore të sistemit politik e

43 Yael Tamir, “The Right to National Self-Determination,” f.572.44 Tamir, f. 573.45 “Koncepte të tilla, siç është turpi nga asimilimi, lavdia e sakrifikimit për kombin, vazhdimësia e jetës heroike dhe vlerat e përjetshme të thesareve “autentike” kulturore, përbëjnë thelbin e fjalorit të nacional-izmit... folklori po minohet, arkivat po plaçkiten dhe ndjenjat po thahen - me të tilla slogane ngrihet ekstaza emocionale dhe arrihet kohezioni etnik...” Hevda Ben-Israel, “Nationalism in Historical Perspective,” Journal of International Affairs 45 (Winter, 1992), f. 391.46 Gellner, f. 2.47 “Ka kuptimin që të sigurojë aftësinë e individëve për të krijuar institucione politike dhe për të drejtuar jetën e përbashkët në përputhje me zakonet dhe traditat e një populli.” Tamir, f. 582.

Nga bota

Page 34: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

34Përpjekja 34Përpjekja

social, por edhe në rezultatet e këtij procesi. Eshtë thënë se vetëvendosja kombëtare arrihet vetëm kur disa veçori të caktuara, që janë karakteristike për kombin, gjejnë shprehjen e tyre në sferën politike.”48

Justifikimi i të drejtës për vetëvendosje kombëtare mbi versionin kulturor bazo-het mbi premisën se përkatësia në një komb dhe liria për të shprehur e mbrojtur hapur identitetin kombëtar janë të drejta thelbësore të njerëzve dhe se individët nuk mund të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, përderisa ata nuk do të jenë të lirë ta shprehin dhe praktikojnë atë “në një hapësirë të përbashkët publike”.49 Një numër teoricienësh, të cilët e mbështesin këtë koncept, mendojnë se, që të relizohet, ai nuk ka nevojë për një shtet të pavarur, por për një masë të caktuar të autonomisë kulturore dhe politike.50 Por për të arritur që kjo të ketë një farë vlere duhet të ekzistojë një angazhim ndaj procedurave dhe parimeve demokratike.

Vetëm brenda një kuadri që e pranon konceptin demokratik të vetëvendosjes, shprehja e identitetit kombëtar nëpërmjet kulturës dhe kërkesat për të patur një hapë-sirë publike ku ajo të ushtrohet, gjejnë realizimin e tyre edhe në gjirin e komuniteteve më të mëdha ose, në rastin tjetër, nuk e përjashtojnë shprehjen e identitetit kombëtar të etnive të tjera brënda komuniteteve të reja. Opcionet rreth kritereve për shtetësinë dhe shtrirja e të drejtave pozitive, si kushte bazë për opcione sociale, janë rregulluar brenda një sistemi ligjesh dhe zbatohen përmes një sistemi qeverisjeje. E drejta kolek-tive e grupit dominues etnik për të shprehur karakterin e tij unik nuk siguron atë lloj kuadri politik ose ligjor në të cilin individët (nga etni të tjera ose bashkëkombas që kundërshtojnë historinë kombëtare, vlerat ose interesat zyrtare) mund të ndihen të sigurt në ushtrimin e të drejtave civile dhe politike.

Por çfarë garancishë ka që vendimet e marra nëpërmjet procedurave liberal-demokratike të mos ndalojnë individët ose etnitë e ndryshme për zhvillimin e lirë të identitetit etnik dhe interesave të tyre ekonomike? Ndërkohë që garancitë janë formale, shprehja e tyre në dokumentet ligjorë e debatet politikë dhe zbatimi ose njohja e tyre në praktikë bëjnë që njerëzit t’i çmojnë më shumë vlerat e tyre. Ligjet që ndalojnë diskriminimin e individëve për shkaqe etnike nuk mund t’i pengojnë njerëzit që të kenë paragjykime, por ato gjithësesi vendosin një masë publike për atë që do të ishte sjellja e pranueshme e komunitetit. Të mbështetur nga konventat ndërkombëtare ato tregojnë se cili do të ishte qëndrimi i pranueshëm në komunitetet më të mëdhenj. Kur ato mbështeten edhe nga një angazhim i qartë i shtetit për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve, atëhere ato sigurojnë një mbrojtje me vlera më të mëdha ndaj lirisë e sigurisë së secilit. Kur mbrohen të drejtat civile e politike dhe njerëzit marrin pjesë në proceset legjislative mbi këto baza, ka të ngjarë që vetë populli të dojë të mbrojë këtë praktikë të bashkëpunimit social, të paktën, për shkak të mbrojtjes që do të ofrohet për shprehjen dhe zhvillimin e interesave të tij.

48 Tamir, f. 583. “Ideali i bashkësisë kombëtare simbolizon besimin në ekzistencën e lidhjeve ndërmjet detyrimeve të veçanta midis pjesëtarëve të kombit, të cilat nacionalistët dëshirojnë t’i shohin si një rezultat i natyrshëm i besimit dhe i historisë së përbashkët.” f. 572-573.49 Tamir, f. 586-587.50 Tamir, f. 586-587; Shih Walzer, “The New Tribalism,” gjithashtu Allen Buchanan, f. 351.

Nga bota

Page 35: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

35Përpjekja 35Përpjekja

Traditat liberal-demokratike, që përkrahin vetëvendosjen përmes një shteti civil dhe jo atij kombëtar, janë kritikuar si “përpjekje për të nënvleftësuar vlerat që njerëzit gjejnë tek përkatësia etnike.”51 Tamiri sugjeron se “ përpjekja për të neglizhuar interesat etnike, duke i reduktuar ato në një kërkesë të thjeshtë për liri civile, është po aq e dëmshme sa edhe politika asimiluese.”52 Do të shtoja se, argumentet në favor të kërkesës për formimin e shteteve kombëtarë në kontekstin e Evropës Lindore të sotme nuk marrin parasysh fuqinë e marrëdhënieve të reja që krijohen nga procesi i justifikimit dhe i mbrojtjes së të drejtave për vetëvendosje. Përpjekjet për ta mbështe-tur historikisht nevojën për një shtet, për të shpjeguar pavlefshmërinë e formave të tjera të organizimit politik, për të treguar pamundësinë e zhvillimit demokratik dhe ekonomik në një komunitet me etni të tjera dhe justifikimi i asimilimit të detyrueshëm ose shpërngulja e të tjerëve, është një mjet për të vendosur dhe konsoliduar pushtetin politik.53 Duke qenë në një pozitë që të krijon mundësinë për të përcaktuar vlerat, qëllimet e karakterin e përbashkët të një kombi dhe duke e konsoliduar më tej këtë pushtet me anën e kufizimit të objektivave të politikës, si dhe duke zvogëluar numrin e aktorëve të ligjshëm politikë, kjo gjë çon në rritjen e pushtetit të elitave kombëtare dhe ngushton hapësirën për demokraci.54 Në të njëjtën kohë ky proces “fillon e rritet vetë” dhe bëhet i vështirë për t’u kontrolluar, veçanërisht në ato rrethana ku disa njerëz duan të përfitojnë nga lufta.

Eshtë fare e natyrshme që njerëzit ta identifikojnë veten me një grup të caktuar etnik, me histori, mite dhe vlera kulturore të njëjta ose të njohin se ata dhe të tjerët kanë karakteristika të përbashkëta. Por, kur ky identitet fillon të përcaktojë institu-cionet dhe parimet e shtetit që qeveris territorin, i cili është “shtëpia” e këtij grupi kombëtar, atëhere kemi të bëjmë me një koncept të politikës së identitetit kombëtar që është i papajtueshëm me demokracinë, në mënyrë të veçantë kur kjo gjë vërehet në vendet multietnike të Evropës Lindore dhe në ish-B.S. Më shumë sesa përpjekjet për të vendosur kritere të reja për kërkesat e ligjshme për vetëvendosje, ajo që ka më tepër rëndësi sot është hartimi i kushtetutave civile, të cilat do t’i bënin grupet etnike të ndiheshin më pak të rrezikuara në shoqëritë multietnike dhe ta bënte një ndarje të tyre të mundshme më pak kërcënuese në sytë e njerëzve në të dyja anët e kufirit të ri.

51 Allen Buchanan, “Self-Determination and the Right to Secede,” f. 351. Shih Will Kymlicka, Liberalism, Comunity and Culture (Oxford: Oxford University Press, 1986).52 Tamir, f. 389.53 Kryeministri sllovak erdhi filimisht në pushtet duke bërë thirrje për dëbimin e minoritetit hungarez nga Sllovakia, pastaj rierdhi duke shfrytëzuar ndjenjat e pakënaqësisë së sllovakëve ndaj pasurisë më të madhe të çekëve dhe në përgjithësi ndjenjat e urrejtjes të sllovakëve ndaj çekve. Shih, Josef Darski, “Slovakia: The Power Game,” Uncaptive Minds. 54 Demokracia nënkupton domosdoshmërisht pasigurinë e rezultateve. Kufizimi i numrit të aktorëve dhe përcaktimi i komunitetit politik në termat e kombit dominues e heq këtë pasiguri. Sllobodan Milosheviçi i fitoi zgjedhjet e para presidenciale në sajë të slloganit “Me ne nuk ka pasiguri.” Qeveria e tij nacionaliste i kufizoi rreziqet ndaj saj në politikën parlamentare duke e fiksuar identitetin kolektiv në mitet, lavditë e kahershme dhe në përpjekjet historike të serbve, çka solli një të tashme gjithnje e më të vështirë dhe një të ardhme që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë të jetë e zezë. Shih, Ivan Vejvoda, “Jugoslavija i prazno mesto vlasti,” Raspad Jugoslavije, f. 57-64.

Nga bota

Page 36: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

36Përpjekja 36Përpjekja

MBI SEMINARIN XVII NDËRKOMBËTAR PËR GJUHEN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE (16-31 GUSHT, 1995)

Për herë të parë u organizua në Tiranë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishti-nës një prej veprimtarive më të rëndësishme për jetën shkencore shqiptare, Seminari XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Kjo veprimtari, e zhvilluar së pari më 1974-n në Prishtinë (si Seminar i kulturës shqiptare për të huaj) e, më pas, e mbajtur po aty për gjashtëmbëdhjetë vjet rresht (1974-1990), ka krijuar tashmë, si jo rëndom, një traditë të vyer ndër tubimet albanologjike.

Tradicionalisht këto seminare janë organizuar me disa pikësynime të caktuara, të cilat kanë synuar, në radhë të parë, njohjen dhe thellimin e dijeve për gjuhën shqipe nga ana e studiuesve të huaj me interesa në fushat e albanologjisë; së dyti, njohjen dhe propagandimin e arritjeve më të rëndësishme albanologjike; e, së treti, trajtimin e thelluar të një vargu problemesh me mjaft interes nga fusha të ndryshme të gjuhë-sisë e të shkencës letrare shqiptare. Në këtë hulli, edhe Seminari i sivjetshëm ishte konceptuar të përmbante: kurse të gjuhës shqipe në disa nivele; ligjerata, të mbajtura prej personalitetesh shkencore, kryesisht për probleme të zhvillimeve të sotme, por dhe perspektive të shkencave albanologjike (gjuhësi, letërsi, histori, kulturë popullore, arkeologji); referime shkencore me objekt probleme nga më të ndryshmet të karakterit gjuhësor e letrar; kumtesa për dy sesionet shkencore, të cilët përmbyllën Seminarin (“Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit të shqipes” e “Naim Frashëri dhe vepra e tij midis Perëndimit dhe Lindjes”)

Në seminarin e këtij viti, në ndryshim nga ata paraardhës, ajo çka ra në sy qe bashkautorësia shqiptaro-kosovare e rreth gjysmës së ligjeratave të përgatitura (Probleme të zhvillimeve të sotme të studimeve letrare - prof. Gjergj Zheji, prof. Sabri Hamiti, Probleme të zhvillimit të sotëm të studimeve arkeologjike - prof. Frano Prendi, prof. Edi Shykriu, Probleme të zhvillimeve të sotme për kulturën popullore - prof. Andromaqi Gjergji, prof. Enver Mehmeti.) U bë në këtë mënyrë përpjekje për t’i integruar në një bosht të përbashkët problemet që dalin përpara shkencave letrare,

raste të këtyre zhvillimeve për shkak të konteksteve historike, politike e sociale ku ato u kryen e vijojnë të kryhen ende.

Ndërsa për Probleme të zhvillimit të sotëm të gjuhësisë shqiptare ishte parë e arsyeshme të mbaheshin dy ligjerata më vete: një prej prof. Shaban Demirajt dhe një nga gjuhëtari kosovar prof. Fadil Rakaj (Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Kosovë). Për prof. Shaban Demirajn problemet me të cilat ballafaqohet sot gjuhësia shqiptare

Nga jeta shkencore

Page 37: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

37Përpjekja 37Përpjekja

kanë të bëjnë me tematikën, por edhe me metodat e hulumtimit. U shtrua kështu nevoja e thellimit dhe e zgjerimit të studimeve në një varg fushash, që mund të quhen tradi-cionale për gjuhësine shqiptare, por edhe nevoja e domosdoshmëria për të eksploruar fusha të reja kërkimesh për shqipen, sidomos të karakterit ndërdisiplinor, (siç është p.sh. sociolinguistika). Ndërsa midis problemeve të rëndësishme të historisë së gjuhës Demiraj veçoi sidomos rëndësinë që i duhet dhënë çështjes së prejardhjes së shqipes. Gjithashtu ai shtroi edhe problemin e përvetësimit të metodave të reja dhe zbatimin e tyre në studimet gjuhësore, por nuk tregoi në të vërtetë rrugët e mundësitë konkrete përmes të cilave ato mund të realizohen, veçanërisht në kushtet kur Akademia e Shkencave gjendet para vështirësish financiare.

Në ligjeratën e prof. Fadil Rakajt, që synonte të jepte një tablo të zhvillimeve të shkencës gjuhësore në Kosovë, u evidentuan edhe sferat e problemet përparësore të gjuhësisë kosovare: studimet e karakterit filologjik, veçanërisht puna mbi tekstet e vjetra të shqipes, studimet historiko-gjuhësore, ato dialektologjike për të folmet e ndryshme në Kosovë, përkthimet e veprave të gjuhësisë moderne etj. Ndërsa për akademikun kosovar Idriz Ajeti para shkencës gjuhësore shqiptare në përgjithësi shtrohen detyra shumë të ngutshme kombëtare, ku kreun e vendit e mban problemi i prejardhjes së shqipes, d.m.th. thellimi i kërkimeve lidhur me sqarimin e origjinës së saj trake ose ilire.

Gjatë seminarit u mbajtën edhe një numër referimesh shkencore sipas disa ndarjeve tematike të përcaktuara paraprakisht.

Nën temën e përgjithshme Probleme të historisë së gjuhës shqipe u diskutua kryesisht për çështjen e prejardhjes së shqipes e të shqiptarëve. Tërhoqi kështu vemend-jen kumtesa e profesorit hungarez Istvan Schutz, Rreth tezave te prof. Dr. Gottfried Schramm-it për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve (është fjala për tezat e paraqitura në veprën e studiuesit gjerman G. Schramm, me përmbajtjen e së cilave lexuesi i “Përpjekjes” u njoh në nr. 4 të saj nëpërmjet një artikulli paraqitës të shkruar nga vetë autori). Prof. Schutz përshkroi në vija të përgjithshme teorinë e Schramm-it, duke evidentuar qartë idetë dhe përfundimet kryesore ku ky ka arritur. Po mjaftohemi t’i kujtojmë lexuesit se Schramm-i i takon asaj kategorie studiuesish, që, jashtë çdo paragjykimi politik apo shkencor, e vendos djepin e shqiptarëve në zemër të gadishullit ballkanik e, konkretisht, në trevat e banuara dikur nga fisi trakas i besëve. Ky fis, sipas Schramm-it i krishtërizuar mjaft herët (aty nga shek. IV-V-e.s.) dhe i detyruar të lërë për këtë truallin e tij nga përndjekjet e protobullgarëve aty nga shek. IX, u vendos në trevat veriore të Shqipërisë së sotme. Schramm-i këtë tezë mundohet ta argumentojë sa me fakte historike, aq dhe me ato gjuhësore, kryesisht të karakterit toponimik. E, lidhur me këtë të fundit, ai nxjerr edhe një konkluzion tjetër, sipas të cilit është pikërisht krishtërizimi i hershëm i fisit të besëve faktori konservues i shqipes, i ruajtjes së saj nga romanizimi, sllavizimi etj.

Prof. Schutz ishte i mendimit që shumë nga kapitujt e veprës së Schramm-it karakterizohen nga objektiviteti dhe përpikmëria shkencore, por ka edhe të tillë ku të dhënat dhe faktet objektive historike nuk ndahen prej hipotezave e fantazisë. Një kundërargument i rëndësishëm, të cilin Schutz-i ia kundërvuri teorisë së Schramm-it, kishte të bënte me atë se mungojnë dëshmitë nga ana e kronikave bizantine për ven-

Nga jeta shkencore

Page 38: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

38Përpjekja 38Përpjekja

dosjen e një populli, siç ishin besët, brenda kufijve të perandorisë. Po ky argument u nxorr e u mbështet edhe nga ndonjë studjues shqiptar që diskutoi më pas, i njohur nga afër me veprën e Schramm-it.

Çështja e prejardhjes së shqiptarëve u rimor edhe prej një studiuesi shqiptar, prof. Seit Mancakut, i cili mbrojti fort tezën e autoktonisë së popullit tonë. Këtë herë ky problem “i nxehtë” i historisë sonë të lashtë, u shtrua duke marrë në vështrim ar-gumente të natyrës gjuhësore e, konkretisht, ato nga fusha e marrëdhënieve të “nënës” së shqipes me greqishten e vjetër e latinishten.

Prof. Mancaku u ndal në tri prej tezave (midis disa syresh), që sillen për të provuar karakterin joautokton të shqiptarëve: 1. Të parët e shqiptarëve në periudhën antike nuk duhet të kenë banuar në brigjet lindore të Adriatikut, pasi, përndryshe, do të ishin romanizuar, sikurse ndodhi me popullsitë që jetonin në brendësi të Ballkanit. Sipas Mancakut, mosromanizimi i Ilirisë së Jugut kishte të bënte në radhë të parë më faktorë gjeografikë, d.m.th. me terrenin tepër malor, i cili pengoi kolonizimin romak të pjesës më të madhe të popullsisë së atyre trevave. Tjetër faktor pengues, sipas tij, ishte ai i natyrës politiko-ushtarake, d.m.th, interesat e Perandorise Romake, të cilat në Lindje të Ballkanit ishin shumë më të mëdha se në pjesën e përkundërt, për shkak të ruajtjes së kufirit lindor prej dyndjeve barbare. Mancaku shprehu mendimin se në mosndryshimin e situatës etnokulturore të Ilirisë së Jugut duhet të kenë luajtur rol edhe faktorët kulturorë (“kultura e lashtë dhe origjinale e popullsisë autoktone”) e ata psikologjikë (“shpirti i mosnënshtrimit”). 2. Teza tjetër e kundërshtuar prej prof. Mancakut ishte teza e mbrojtur me forcë veçanërisht prej G. Weigand-it, sipas të cilës ngjashmëria e madhe e elementëve latinë të shqipes me ato të rumanishtes është tregues i vendbanimit të hershëm të stërgjyshërve tanë në Lindje të gadishullit të Ballkanit. Mancaku ishte i mendimit se studjuesit që janë marrë me ketë problem përgjithësisht kanë parë vetëm ngjashmëritë e elementëve latinë mes këtyre dy gjuhëve, por jo dal-limet që ato kanë. Prandaj ai solli një varg të dhënash, të cilat evidentojnë dallime te rëndësishme (të karakterit fonetik, morfologjik e leksikor), që karakterizojnë elementin latin të shqipes kundrejt atij të rumanishtes. 3. Teza e fundit e rimarë prej Mancakut ishte ajo që mbrohet nga disa studjues, sipas të cilës ekzistenca në shqipe e një numri shumë të vogël huazimesh nga greqishtja e vjetër është tregues i karakterit joautokton të shqiptarëve. Referuesi solli një varg argumentesh, të cilët përforcojnë mendimin se mes paraardhësve të shqiptarëve e grekëve të vjetër ka pasur kontakte të afërta të fqinjësisë, madje dhe bashkëjetësë të pjesëshme, por ato nuk duket të kontribuojnë për të përcaktuar vendin e këtyre kontakteve.

Për probleme të historisë së gjuhës shqipe u mbajtën edhe tri referime të tjera: Rreth huazimeve leksikore sllave në gjuhën shqipe, nga studjuesi shqiptar Dr. Xhelal Ylli, Bashkëpërkimet leksikore midis shqipes dhe turqishtes, prej Neçip Allpan (Turqi) dhe Shpjegime të reja përmbi etnonimin shqiptar, shqiptarë, Shqipëri (toskërisht), dhe shqyptar, shqyptarë, Shqypni (gegërisht) nga studjuesi e shkrimtari shqiptar me banim në Bullgari Thoma Kacorri.

Diskutime të shumta pati gjatë Seminarit rreth një numri referimesh shkencore, që u mbajtën nën temën bosht Probleme të gjuhës së sotme shqipe e, konkretisht, rreth

Nga jeta shkencore

Page 39: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

39Përpjekja 39Përpjekja

atyre që kishin të bënin me çështje të formimit të shqipes letrare.Prof. Bahri Beci rimori edhe këtë herë problemin e shqipes letrare në kumtesën

e tij Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore. Katër ishin çështjet që ai ngriti e shtjelloi në vija të përgjithshme: E para, ai preku problemin e gjendjes së gjuhës letrare para Luftës II Botërore. Sipas Becit, të dy variantet, pra gegërishtja letrare dhe toskërishtja letrare, po shkonin paralelisht drejt formave më të përgjithësuara, ndonëse gegërishtja letrare mbartëte atëherë një numër të madh formash nëndialektore dhe, praktikisht, nuk kishte arritur një shkallë të lartë përgjithësimi, megjithë përpjekjet që bëheshin prej autorëve veriorë.

E dyta, Beci ngriti çështjen e vlerësimit të rrugës që u ndoq pas Luftës II Botërore për zgjidhjen e problemit të shqipes letrare. Ai rishprehu mendimin se në zgjidhjen e këtij problemi, fill pas Luftës, ka pasur ndërhyrje nga partia-shtet, e cila artificialisht ia preu rrugën e zhvillimit të natyrshëm gegërishtes letrare duke e hequr atë në ’45 si gjuhë të shtypit dhe në ’46 nga tekstet shkollore. Iu hap kështu rruga përdorimit gjithnjë e më të gjërë të toskërishtes letrare, sidomos pas Konferencës Shkencore të 52-shit. Nga ana tjetër, çështjen nëse kishte ndonjë bazë shkencore vënia e toskërishtes letrare në themel të shqipes standarde, Beci vetëm sa e formuloi në formën e një pyetjeje, përgjigja e së cilës, sipas tij, kërkon impenjim prej gjuhësisë shqiptare. Gjithësesi, më tej, referuesi, edhe pse i anashkaloi trajtimit të këtij problemi të rëndësishëm, pohoi se “... ka pasur faktorë objektivë gjuhësorë e jashtëgjuhësorë që favorizuan toskërishten letrare... “ (konstatojmë se shtjellimi i këtyre problemeve, që kërkojnë një analizë në kornizën e koncepteve sociolinguistike, mungoi përgjithësisht në kumtimet e thuajse të gjithë diskutuesve.)

E treta, Beci ripreku problemin e bazës dialektore të shqipes letrare. Duke iu kundërvënë pikëpamjeve të Androkli Kostallarit, (sipas të cilit gjuha letrare ishte for-muar si një koine sui generis,) referuesi argumentoi në terma gjuhësorë pathemelësinë shkencore të një teorie të tillë, krahas pavërtetësisë së saj. Beci ritheksoi edhe një herë se shqipja letrare s’është veçse një toskërishte letrare e standardizuar e se ky standardizim përbën arritjen më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare të pasluftës.

E katërta, u cek problemi i qëndrimit ndaj gegërishtes letrare. Beci u shpreh për “një pluralizëm gjuhësor, që nuk cënon vlerat e gjuhës së sotme letrare dhe funksionet e saj si gjuhë zyrtare”. Mendimi i tij, që përputhet me atë të shprehur edhe prej mjaft gjuhëtarëve të tjerë në Konferencën Kombëtare për shqipen letrare (nëntor 1992), ishte për funksionimin lirisht të gegërishtes letrare në letërsi, art, publicistikë (në shtypin lokal) e shkencë. Si i vetmi problem që del sot, sipas Becit, është ai i kodifikimit të variantit letrar geg, proces ky për të cilin ai rekomandoi një qëndrim shkencor.

Disa konsiderata të përgjithshme për rrugën e ndjekur në krijimin e shqipes letrare dha në hyrje të referimit të tij Probleme të diskutueshme rreth “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” të vitit 1973 edhe prof. Mehmet Çeliku. Sipas tij, ndonëse vënia e toskërishtes në bazë të shqipes letrare u bë duke përdorur diktat, kjo gjuhë është sot një pasuri e paçmuar e kombit e jo thjesht e shtetit shqiptar, çka është tipar i qytetërimit evropian.

Në të vërtetë, objekt i shqyrtimit të prof. Çelikut ishte manuali Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (i pari dhe i vetmi drejtshkrim i njësuar i shqipes letrare) parë në aspektet

Nga jeta shkencore

Page 40: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

40Përpjekja 40Përpjekja

e tij problemore e të diskutueshme. Kështu, Çeliku ritheksoi* një çështje, të ngritur edhe më parë, madje që në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), lidhur me cilësimin e parimit fonetik (“drejtshkrimi ndjek shqiptimin letrar të përgjithshëm”) si parim themelor i drejtshkrimit të shqipes. Sipas tij, një shqiptim i tillë nuk ka ekzistuar as kur u kodifikua drejtshkrimi e nuk ekziston as sot. Kjo është arsyeja pse, ndryshe nga ç’u shpall në Kongres, menjëherë pas tij u dha orientimi i kundërt, pra, që drejtshqiptimi të ndiqte drejtshkrimin.

Nevoja e rishikimit të Rregullave të drejtshkrimit përmes një diskutimi të gjerë, të lirë e mbarëkombëtar me synim plotësimin dhe përmirësimin e tyre, ishte çështja tjetër që diskutoi Çeliku. Ai sugjeroi konkretisht disa drejtime të diskutimit, të cilat kanë të bëjnë me thjeshtëzimin e këtyre rregullave, përmirësimin e drejtshkrimit të fjalëve me origjinë të huaj, afrimin më të madh të drejtshkrimit me drejtshqiptimin e sotëm në përgjithësi, por edhe me drejtshqiptimin verior në veçanti etj.

Prof. Çeliku, megjithë vërejtjet dhe sugjerimet e parashtruara për “Drejtsh-krimin e gjuhës shqipe”, bëri edhe një varg vlerësimesh, sipas të cilave “zbatimi i rregullave të drejtshkrimit ka pasur një shtrirje të plotë kombëtare e sociale”, se “u kapërcye me sukses përdorimi elitar i rregullave të drejtshkrimit duke u pranuar nga të gjitha shtresat...” etj. (Nëse na lejohet të bëjmë një koment lidhur me këtë çështje mund të themi se konstatime të tilla, nuk mund të konsiderohen si plotësisht të sakta për sa kohë njohja dhe zbatimi i drejtshkrimit nuk është bërë objekt i kërkimeve të posaçme të natyrës sociolinguistike. Zbatimi i drejtshkrimit të njësuar në tekstet shkollore, në shtyp, në radiotelevizion nuk është aspak tregues i nivelit të lartë të përvetësimit e zbatimit të tij nga shqipfolësit e të gjitha trevave të Shqipërisë e, aq më pak, prej mbarë shtresave sociale të saj.)

Gjuhëtari kosovar Isa Bajçinca në referimin Shqipja letrare e kohës sonë (Rezultate dhe probleme) vlerësoi lart si një arritje shumë të rëndësishmë formimin e shqipes letrare dhe zbatimin e saj të natyrshëm si në Shqipëri dhe Kosovë. Më tej ai u ndal në mënyrë të hollësishme në problemin e zbatimit të normës letrare, duke filluar që nga ajo drejtshkrimore e drejtshqiptimore e duke vijuar me atë morfologjike, sintaksore e leksikore. Shumë prej problemeve që ai ngriti ishin të përbashkëta për folësit e shqipes letrare si në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai evidentoi edhe një numër problemesh specifike, që kanë të bëjnë me zbatimin e normës nga shqipfolësit e Kosovës, ndër të cilat përmendim: shkeljen e normës sintaksore përmes kalkimit të konstrukteve prej sërbishtes; shkeljen e normës leksikore nëpërmjet huazimit të fjalëve prej serbishtes, por edhe nga gjuhë të tjera evropiane po përmes saj etj. Ngritja e problemeve prej Bajçinës u shoqërua me një material të pasur ilustrues, rezultat i vëzhgimeve të kujdesshme të kryera prej tij.

Nën temën bosht Probleme të gjuhës së sotme shqipe diskutuan edhe dy studiues të huaj. Prof. Victor A. Friedman nga Universiteti i Çikagos kumtoi temën Mënyra habitore në gjuhën arumune dhe në gjuhën shqipe-paralele dhe ndikime. Ai trajtoi një problem të rëndësishëm, veçanërisht për studimet ballkanistike, problem që kishte të bënte me zbulimin prej tij në një të folme arumune - atë të vllehëve që banojnë në Belicën e Sipërme (Maqedoni), por të ardhur nga Frashëri i Shqipërisë - të një forme foljore që shpreh mënyrën habitore. Deri sot mendohej se habitorja nuk ekzistonte në

Nga jeta shkencore

Page 41: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

41Përpjekja 41Përpjekja

gjuhën rumune. Gjithashtu Fridman-i solli edhe një varg argumentesh për të provuar në këtë dukuri ndikimin e shqipes.

Prof. Jolanta Mindak e Universitetit të Varshavës pati si temë të kumtesës trajtimin e një numri problemesh, që kanë të bëjnë me lëvrimin e një fushe të virgjër për gjuhësinë shqiptare, siç është morfosintaksa. Referimi i saj Për zhvillimin e mor-fosintaksës së shqipes tërhoqi interesimin e studjuesve të pranishëm, në mënyrë të veçantë për nivelin e lartë teorik që e karakterizonte.

Referimet shkencore për çështje të shqipes së sotme ngjallën diskutime të shumta, në mënyrë të veçantë problemi i formimit të shqipes letrare dhe çështja e qën-drimit ndaj variantit letrar geg sot. Diskutimet jo rrallë u karakterizuan nga mungesa e argumenteve të mirëfilltë shkencorë, qoftë ato të mbrojtësve të rrugës së formimit të shqipes standarde, qoftë diskutimet e atyre që e kundërshtuan zellshëm atë. Shprehja e këtyre të fundit vetëm në terma politikë, më së shumti të natyrës denoncuese lidhur me “padrejtësinë që iu bë dialektit geg prej regjimit të Enver Hoxhës”, u dha diskutimeve herë-herë tonet e një debati të ndezur politik. U shqua në këtë polemikë qëndrimi i matur e jashtë çdo poze të natyrës politike i gjuhëtarëve kosovarë. Prononcimi i tyre hapur e pa asnjë ekuivok në mbrojtje të shqipes letrare, tashmë të formuar e të konsoliduar, ndikoi, në njëfarë mënyre, për uljen e toneve të ashpra denigruese ndaj standardit, që karakterizoi më së shumti gjuhëtarët e Universitetit të Shkodrës. Sidoqoftë, në pjesën më të madhe të diskutimeve spikatën dy ide konstruktive: 1) Sot nuk mund të flitet për zhbërje të shqipes letrare, tashmë të krijuar e në një nivel të lartë zhvillimi strukturor e funksional 2) Gegërishtja letrare, natyrisht pa i rënë ndesh standardit, funksioneve të tij si gjuhë e shtypit, e radiotelevizionit, e administratës, e shkollës etj., mund të funksionojë fare mirë si gjuhë e krijimtarisë letrare, e shtypit lokal etj. Për këtë del si një nevojë e ngutshme kodifikimi i saj mbi baza shkencore.

Një numër referimesh shkencore u mbajtën edhe nën temën-bosht Probleme të stilistikës e të leksikologjisë shqiptare. Kështu, me interes ishte marrja e një informa-cioni të hollësishëm prej referimit të prof. Miço Samarës Rreth ripunimit, plotësimit e përmirësimit të Fjalorit të shqipes së sotme për disa nga drejtimet kryesore në të cilat po punohet nga një ekip i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë për ripunimin e Fjalorit të ’84. Depolitizimi i kuptimeve të fjalëve, saktësimi i përkufizimeve të tyre, rishikimi i fjalësit (shtimi i një numri termash, huazimesh, fjalësh prej të folmeve gege e toske, termash fetare) etj, janë disa prej synimeve që kanë marrë përsipër të realizojnë autorët e fjalorit.

Prof. Jani Thomai në referimin Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe informoi për punën e ndërmarrë prej tij në hartimin e të parit fjalor të kësaj natyre, të përbërë prej 10000 njësish frazeologjike. Ai parashtroi e sqaroi edhe parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar puna e tij në këtë vepër. Ndërsa as. prof. Agron Duro pati si objekt të referimit Krijimi i bankave të termave dhe hartimi i fjalorëve terminologjikë proble-min e krijimit për herë të parë, në punën për terminologjinë në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë në Tiranë, të një banke të dhënash model nga fusha e bujqësisë si dhe hartimin e një fjalori model po nga kjo fushë.

Nga jeta shkencore

Page 42: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

42Përpjekja 42Përpjekja

Ndër veprimtaritë e Seminarit ishte parashikuar edhe mbajtja e dy sesioneve shkencore, njëri me tematikë gjuhësore, (Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit të shqipes) e tjetri për probleme letrare, (Naim Frashëri dhe vepra e tij midis Perëndimit e Lindjes).

Në sesionin gjuhësor objekt i rreth 25 kumtesave të autorëve shqiptarë e të huaj u bë Meshari i Buzukut, dokumenti i parë i plotë i shqipes së shkruar që njihet deri më sot. Gjuha e këtij monumenti të vjetër u pa në aspekte të shumta, ku, në mënyrë të posaçme, spikatën vështrimet mbi problemet gramatikore e ato dialektologjike që “ofron” vepra, të gjitha këto në funksion të sqarimit të evolucionit historik të shqipes.

Shumica e kumtesave, siç thamë, prekën çështje specifike nga fusha e fon-etikës, morfologjisë dhe sintaksës të gjuhës së Mesharit, të cilat, për shkak të trajtimit ngushtësisht shkencor, e shohim të arsyeshme të mos ia paraqesim hollësisht lexuesit të “Përpjekjes”. Do të ndalemi vetëm në disa kumtesa, idetë e të cilave janë më të kapshme.

E një karakteri jogjuhësor, por kryesisht historiko-kolturor, kumtesa e Vili Kamsit Gjon Buzuku dhe Koncili i Trentit, kontribuoi për sqarimin e konteksit kulturor-fetar në të cilin u botua e më pas u hoq prej qarkullimit Meshari i Buzukut. Kamsi theksoi se kjo vepër duhet konsideruar si një përpjekje për ngulitjen e besimit katolik, të rrezikuar në atë kohë nga pushtimi turk i Shqipërisë e jo si një barrikadë për t’u mbrojtur nga idetë e Reformës Protestante, ide që nuk i kaluan kufinjtë e Kroacisë, Dalmacisë, e Bosnjes. Edhe botimi, pas shumë gjasash, i Mesharit në Venedik, një qendër e dalluar për qëndrimin e saj të rreptë pro reformës katolike të shpallur prej Koncilit të Trentit, (reformë që iu kundërvu asaj protestante) dëshmon e përforcon botimin dhe qëndrimin në përdorim të Mesharit për disa vite me radhë krejt në pajtim dhe me miratim të Selisë së Shenjtë. Ndërsa për heqjen e tij nga qarkullimi jashtë Shqipërisë, Kamsi shfaqi mendimin se ky fakt duhet lidhur me një vendim të marrë më 1568 e 1570 për ndalimin e gjithë breviarëve e mesharëve në përdorim në atë kohë në gjuhë të ndryshme kombëtare, me përjashtim të atyre me moshë mbi dyshekullore. Brenda Shqipërisë, arsyen e zhdukjes së të gjithë ekzemplarëve të Mesharit Kamsi e lidhi me vështirësitë për të mbajtur libra të vëllimshëm në kushtet e përndjekjeve nga turqit. (Kumtesa e Vili Kamsit ishte e vetmja kumtesë e mbajtur fund e krye në variantin letrar geg, ç’ka, duhet thënë se, megjithë problemet dhe idetë interesante që shtroi, e vështirësonte mjaft ndjekjen e vijueshme të saj.)

Një kumtesë unike për nga tema që trajtoi ishte edhe ajo e Stefan Çapalikut Çështje të leximit estetik të Mesharit. Sipas tij, leximi estetik i kësaj vepre është plotë-sisht i mundshëm, krahas leximit dogmatik, si dhe atij historiko-kulturor. Çapaliku ishte i mendimit se Meshari mund të lexohet estetikisht, sepse, së pari, ai është një përkthim dhe përkthimi pranohet prej të gjithëve se përbën një akt krijimi; së dyti, tek kjo vepër gjenden përpjekjet e para për vargëzim; dhe, së fundi, Meshari ka karakter antologjik, në kuptimin që Buzuku ka shumë gjasa të ketë bërë një zgjedhje ndër disa tekste të ndryshme. Sipas studiuesit vetëm pas një leximi estetik, i cili natyrisht sot ka vështirësi të shumta, mund të nxirren konkluzione me vlerë për historinë e letërsisë shqipe. Çapaliku u shpreh për vlera të mirëfillta letrare të Mesharit, çka, sipas nesh, (nëse përsëri na lejohet të ndërhyjmë) në kushtet kur ky “lexim estetik” ende nuk

Nga jeta shkencore

Page 43: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

43Përpjekja 43Përpjekja

është kryer prej tij, pa dyshim tingëlloi disi i nxituar dhe i paargumentuar bindshëm.Të gjithë autorët e kumtesave që trajtuan probleme të përkatësisë dialektore të

gjuhës së Mesharit ishin të një mendjeje se të folmet e gegërishtes veriperëndimore përbëjnë bazën dialektore të gjuhës së Buzukut. Prof Bahri Beci në kumtesën Edhe njëherë për përkatësinë dialektore të gjuhës së Mesharit të Gjon Buzukut tërhoqi ve-mendjen lidhur me faktin se, në kohën kur shkroi Buzuku veprën e tij (1555), ndarja themelore dialektore e shqipes në toskërishte e gegërishte ishte kryer (gjuha e Mesharit i përket gegërishtes). Ndërsa ndarja e gegërishtes në njësi më të vogla dialektore u bë në një periudhë të mëvonshme, ç’ka e bën të pamundur përpjekjen për të kërkuar më tutje në përcaktimin e saktë të përkatësisë dialektore të gjuhës së Mesharit. Gjithësesi, Beci evidentoi një varg tiparesh fonetike të kësaj gjuhe, që sot i përkasin gegërishtes veriperëndimore dhe që mbizotërojnë në numër kundrejt tipareve të të folmeve të tjera. Ai ishte i mendimit se Buzuku lindi, u rrit e u formua në ato që sot janë viset veriperëndimore të Shqipërisë.

Studiuesi kosovar prof. Abdullah Zymberi dha në kumtesën e tij Rreth një përputhjeje formash gramatikore të Mesharit të Gjon Buzukut me disa të folme të shqipes një pasqyrë mjaft të hollësishme të të gjithë atyre karakteristikave gjuhësore të Mesharit, të cilat i përkasin toskërishtes e të folmeve arbëreshe të Italisë e Greqisë, etj., por që në shekullin XVI i takonin mbarë shqipes. Sipas tij, Meshari gjeografikisht i përket truallit verior shqiptar, ndërsa gjuhësisht është vepër e truallit gjithëshqiptar.

Për gjuhëtarët leksiku i të parës vepër të shkruar në shqipe tërhoqi shumë pak vemendjen në këtë sesion ku vetëm dy ishin kumtesat që trajtonin probleme të natyrës leksikore, kundrejt rreth dhjetë që kishin si objekt çështje gramatikore e të dialek-tologjisë. Kështu, prof. Emil Lafe ne Leksiku dituror i Gjon Buzukut e kishte parë hulumtimin e kësaj kategorie fjalësh me synimin për të dhënë nëpërmjet tyre edhe një pasqyrë të natyrës kulturore të botës shqiptare në atë kohë. Ndërsa studiuesja Kristina Jorgaqi në kumtesën Italianizmat në shqipen e ‘500 nën dritën e Mesharit të Buzukut vuri në dukje faktin se huazimet italiane në këtë vepër përbëjnë një numër të madh (rreth 1/6 e gjithë leksikut të përdorur prej Buzukut.) Sipas saj - Meshari dëshmon kështu një ndikim jo të vogël të botës kulturore e gjuhësore latino-italiane, ndikim ky i kufizuar sigurisht në trevat veriperëndimore të vendit si dhe në shtresën e ngritur të popullsisë së besimit katolik. Nga pikëpamja thjesht gjuhësore, sipas studjueses, përdorimi dhe përshtatja e huazimeve italiane, sidomos i atyre diturore të kryera prej Buzukut, dëshmon se kemi të bëjmë me një njohës mjaft të mirë të shqipes, por edhe me një njeri me sens gjuhësor mjaft të zhvilluar.

Robert Elsie, në kumtesën Seksi dhe fillimet e shkrimit shqip hodhi hipotezën se gjurmët e shkrimit shqip mund të gjënden rreth një shekull e gjysmë para Mesharit ndërmjet radhëve të një një poezie frënge, që deklamohej nëpër ritualët e burrërimit të djemve. Ndërsa Aurel Plasari, kumtesa e të cilit edhe përmbylli punimet e sesionit mbi Mesharin e Buzukut, argumentoi dhe e konsideroi si të papërligjur shkencërisht orvajtjen e ndonjë studiuesi kosovar për të kërkuar fillimin e letërsisë shqipe tek autorët shqiptarë latinishtshkrues të shek. XV. Sipas tij, letërisia shqipe nuk mund të fillojë veçse me tekste të shkruara në gjuhën shqipe.

Nga jeta shkencore

Page 44: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

44Përpjekja 44Përpjekja

Bashkim Shehu

KRITIKA SI GJYKIM RACIONAL DHE VIJAT NERVOZE TË LAPSIT

Në numrin 2 të revistës “Përpjekja” është botuar shkrimi “Nacionalizmi dhe

arti”, i studiuesit italo-arbëresh Konstandino Marko. Leximi i parë i kësaj eseje më la atë shije që të lë zakonisht një diçka njëkohësisht pretencioze, e argumentuar dobët dhe e mbushur me mllefe. Më pas, duke i kushtuar më shumë vëmendje, mendova se, sadoqë vlera e tij intelektuale nuk i arrin caqet e së respektueshmes, prapëseprapë nuk është nga ato tekste me të cilat nuk ia vlen të merresh; e kjo pikërisht sepse botohet nga “Përpjekja”, që mua më duket një revistë mjaft e rëndësishme, që ka ditur të afirmohet me dinjitet, dhe sepse shkrimi i lartpërmendur bie ndesh me frymën e kësaj reviste në përgjithësi, ose të paktën me pjesën më të madhe të botimeve të saj.

Cila është fryma e “Përpjekjes”, e shpallur si dimension kritik i opinionit in-telektual? Në editorialin e po atij numri të revistës ajo përcaktohet si gjykim racional, duke u kthyer, pra, te etimon-i i lashtë i fjalës “kritikë” dhe duke iu larguar kësisoj kuptimit me kumbime shkatërrimtare të përftuar në gjysmëshekullin e diktaturës që sapo kaluam. Po kështu, fryma kritike e “Përpjekjes” - dhe si përpjekje - ndërgjegjshëm ngulmon të vetëpërcaktohet në kundërvënie me frymën glorifikuese tradicionale, të shtyrë, mandej, nga fanfarat e propagandës nacional-komuniste, deri në absurd. Pra, “Përpjekja” kritike e artikulon vetveten si shkatërrim i idhujve e i kulteve të tyre gjithë duke ruajtur, apo më sak duke rivlerësuar vlerat (pashmangshëm të vijnë njëra pas tjetrës ndër mend formulat niçeane). I tillë, është, pak a shumë, thelbi i kritikës në kuptimin e gjykimit racional, sikurse njihet historikisht dhe siç është përgjithësisht i pranuar në historinë e ideve.

Le të shohim nëse i përmbahet kësaj fryme, përkatësisht këtyre kritereve el-ementare, shkrimi i Konstandino Markos i botuar nga “Përpjekja”.

Objekti i këtij shkrimi është Ismail Kadareja, vepra (dhe jo vetëm vepra) e të cilit gjykohet globalisht në kahje negative. A është fjala për të rrëzuar kultin e këtij shkrimtari, duke na ofruar një vizion më “esëll”, të çdehur nga kremtimi i idhullit? Rrëzimi i një kulti mund të kryhet ose duke u shprehur negativisht (mundësisht me argumente) për ndokënd që s’i është thënë fjalë e keqe, që është tabu, siç thuhet dhe në editorialin e atij numri të “Përpjekjes”, ose duke shqyrtuar me seriozitet format e

* Ky shkrim dhe replika që pason janë botuar në gazetën AKS në numrat e 2 dhe 9 dhjetorit, 1995.

Kritika revistës

Page 45: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

45Përpjekja 45Përpjekja

glorifikimit të idhullit dhe duke treguar zbrazëtinë e tyre nga pikëpamja e racional-itetit. Lidhur me mënyrën e parë të rrëzimit të një kulti them se argumentimi përbën mundësinë e parapëlqyer, por jo të vetmen, sepse në të atilla raste edhe insinuatat e paargumentuara, fejtonistike, mund të jenë të frytshme qoftë dhe thjesht për provokim, për të hapur një debat mbi një çështje që konformizmi apo plogështia intelektuale e mbajnë të mbyllur. Mirëpo mungesa e argumenteve në këso rastesh mund të sjellë edhe të kundërtën e asaj që dëshirohet, d.m.th. mund të sjellë ngurtësimin e mëtejshëm të kultit, si reagim i natyrshëm psikologjik nga ana e opinionit të përgjithshëm. Ndërkaq, në rastin e Kadaresë nuk kemi ndonjë tabu: nuk është hera e parë që flitet negativisht për këtë autor dhe as për ato aspekte në të cilat fokusohet shkrimi i Konstandino Mar-kos. Nga ana tjetër, ky i fundit nuk merret fare as me ndonjë formë që do të shfaqte glorifikimin e Kadaresë, pra, me çfarë mund të jetë thënë për të në atë lloj diskuri që do të mund t’i shërbente një kulti. Konstandino Marko merret drejtpërdrejt me veprën e Kadaresë (e, siç thamë, jo vetëm me veprën), duke iu qasur asaj ekskluzivisht nga një kahje negative. Në vetvete kjo nuk ka ndonjë të keqe, pasi edhe Kadareja, si çdo shkrimtar, mund të ketë gjëra për t’u qortuar. Por Konstandino Marko pretendon t’i qaset në kahje negative tërësisë së veprës së Kadaresë (pretendon kështu, ndonëse, siç do ta shohim, e trajton, duke e reduktuar, në një dimension të vetëm, dhe mandej, duke mos u mjaftuar me veprën, kalon nëpër episode e çështje që kanë të bëjnë me Ismail Kadarenë si person shoqëror).

Konstandin Marko, pra, merr përsipër të zhvlerësojë veprën e një shkrimtari që konsiderohet shkrimtar i madh në Shqipëri e në botë. (E kjo konsideratë, pavarësisht nëse e drejtë apo e gabuar, në vetvete përbën një fakt, për çka mjafton të themi se Kadareja disa herë ka qenë pranë Çmimit Nobel dhe se në Shqipëri ekziston Çmimi ndërkombëtar Kadare). Edhe një përmbysje e këtillë e një vlerësimi përmasash të mëdha është e mundshme, vetëm se gjithsesi brenda një kushtëzimi të caktuar.

Vlerësimi në lidhje me letërsinë lind në raportin e lexuesit me tekstin dhe është, pra, në thelb, një vlerësim subjektiv, që ka të bëjë me ndjeshmërinë estetiko-beletristike të lexuesit jo më pak se me vetitë e tekstit vetë. Unë jam i prirur të pranoj atë pikëpamje përgjithësisht të afirmuar të mendimit teorik modern mbi fenomenet artistike sipas së cilës nuk mund të përcaktohet objektivisht quid-i mirëfilltë artistik i një krijimi, por vetëm të nxirren në pah arsyet pse një vepër e krijuar apo një tjetër pëlqehet në këto apo atë kontekst kulturor, apo në disa raste (potencialisht) në të gjitha konstekstet kulturore. Deri këtu mund të arrijë objektiviteti i gjykimit mbi artin. Kësisoj, në rastin tonë, do të duhej që autori i shkrimit në fjalë të analizonte me durim dhe seriozitet raportet ndërmjet veprës së Kadaresë dhe kontekstit kulturor shqiptar e tejshqiptar (së paku atij francez) dhe të demonstronte arsyet pse Kadareja vlerësohet në këto kontekste kulturore, arsye që duhej të konvergonin në idenë e mediokritetit kulturor apo të varfërisë estetike të këtyre konteksteve. Përndyrshe autori i artikullit nuk do t’i përmbahej atij kushti që është i domosdoshëm për të rroposur vlerësimin kundrejt Kadaresë, ashtu sikurse në të vërtetë nuk i përmbahet. Ai mund të mos e pëlqejë Kadarenë, e kjo i jep të drejtën të thotë: nuk më pëlqen dhe pikë! Por jo më tepër. Sepse ai i vë vetes kushtin për të cilin sapo folëm, dhe e vë këtë kusht ndaj vetes duke pretenduar, qysh në hyrje të ar-tikullit të tij, të japë njëfarë përcaktimi të letërsisë, - një përcaktim krejt shkollaresk,

Kritika revistës

Page 46: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

46Përpjekja 46Përpjekja

meqë ra fjala, - të tregojë, mandej, se nuk është letërsi me vlera të mirëfillta ajo që nuk i mbahet këtij përcaktimi dhe diku, ashtu si papritur, të thotë: “I tillë është rasti i Ismail Kadaresë”. Vërtet, ai pretendon shumë, duke shpërfillur me një të rënë të lapsit përmasat e mëdha në të cilat vlerësohet Kadareja e duke kërkuar të demonstrojë të kundërtën me vetëm 4-5 faqe. Ndoshta opinioni që vlerëson Kadarenë, në Shqipëri, në Francë e gjetiu, mund të jetë i varfër shpirtërisht ose i ngushtë nga pikëpamja kul-turore, mirëpo kjo duhet demonstruar. Pesha e këtij opinioni gjithësesi nuk mund të zëvendësohet me përkufizim që jepet mbi atë çka është letërsia në hyrje të artikullit. Një përkufizim i këtillë, madje, e evokon këtë opinion vlerësues, përkatësisht raportet komplekse ndërmjet veprës së shkrimtarit dhe kontekstit apo konteksteve kulturore të receptimit të saj, - gjithëherë nëse duam t’u përmbahemi kritereve të objektivitetit të shkencës mbi letërsinë. Sepse jemi në truallin e artikulimit analitik, dhe jo artistik, të gjykimit ndaj një vepre artistike, sikurse, gjithashtu vepra për të cilën bëhet fjalë nuk është një vepër teknikisht e ndërtuar keq, e kjo edhe do të mund të demonstrohej analitikisht, por Konstandino Marko nuk e thotë se është e tillë.

Po çfarë thuhet, atëherë, në shkrimin e Konstandino Markos mbi Kadarenë? Megjithëse, me përkufizimin që na ka dhënë mbi letërsinë, ai pretenton, ose të paktën të bën të mendosh, se do t’i qaset veprës së Kadaresë drejtpërdrejt si vepër letrare, ai nuk i qaset as duke u nisur nga kritere të vlerësimit estetiko-beletristik (qoftë klasik-objektiv, apo modern-subjektiv), as gjithanshëm, duke e kundruar në dimensionet e shumta e të shumëllojta që ngërthehen tek një krijim letrar. Ai i qaset vetëm një dimensioni: atij politik. Dhe këtë e vetëpërligj ngase shprehimisht e quan një vepër propagande ideologjike dhe që, si e tillë, del jashtë përkufizimit të tij mbi artin e letrave. Pra, vepra e Kadaresë karakterizohet, sipas tij, si e përshkuar fundekrye nga ideologjia dhe pikërisht nga ajo zyrtare e regjimit të Hoxhës, të cilën ai, gjithsesi me të drejtë, më duket mua, e etiketon si nacionalist-komuniste. Kësisoj u shpjegoka edhe suksesi i Kadaresë në Shqipërinë e asaj periudhe. Veçse mbetet e pashpjegueshme se me ç’farë magjie apo marifeti djallëzor ky sukses i Kadaresë, apo i Hoxhës nëpërmjet penës së Kadaresë, ka arritur të shtrihet në gjerësi gjeografike nga më të largëtat, ndër njerëz që kanë, madje, alergji ndaj komunizmit, ndaj nacionalizmit dhe ndaj hibridizmit të mënxyrshëm të të dyve, duke filluar, fjala vjen, nga Danillo Kish, i cili nacionalizmin e ka quajtur marrëzi kolektive, e deri tek Apdajku, autori i një romani që ka si protago-nist një shembëlltyrë afrikanoqendrore të Enver Hoxhës, pikërisht në një ndërthurje të çuditshme të majtizmit ruso-kinez me kallpazanërinë indipendentiste. Këta emra nuk i përmend, këtu, për t’iu referuar autoritetit të tyre, por vetëm për të treguar se sa çmohet Kadareja jashtë caqeve të një hegjemonie ideologjike të dhënë, pavarësisht prej saj dhe madje në kundërshtim me të. Dhe, siç e thamë, nuk është vetëm rasti i këtyre dy shkrimtarëve. Natyrisht, sikurse gjithashtu e thamë, autoriteti i ngërthyer në faktin e qëndrimit ndaj një shkrimtari nga një publik i atillë si ai që vlerëson Kadarenë kurrësesi nuk mund të na bëjë të heqim dorë prej vlerësimit në bazë të shijeve tona vetiake, nuk duhet të na bëjë, pra, të themi se patjetër duhet të na pëlqejë. Por të paktën duhet të na bëjë të mendojmë. Dhe, lidhur me Kadarenë, sikurse përgjithësisht me letërsinë e botuar në periudhën e diktaturës, nuk mund të mohohet që në krijimtarinë letrare do të hynte, me një dozë të caktuar, apo në shtresime të caktuara, ideologjia zyrtare

Kritika revistës

Page 47: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

47Përpjekja 47Përpjekja

nacional-komuniste. Mirëpo duket se opinioni që përmendëm e pëlqen Kadarenë për diçka të tjetërllojtë, e pikërisht kësaj artikullshkruesi në fjalë as që i qaset.

Madje, artikullshkruesi thekson se krijimtaria e Kadaresë nuk është gjë tjetër veçse transkriptimi i politikës nacional-komuniste të Hoxhës në fushën e kulturës.

Ferenc Feher. Ose, me fjalë të tjera, më pranë idiomës së artikullit që po shqyrto-jmë, ideologjia e një regjimi totalitar priret që të transkriptohet në të gjitha sferat e shpirtërores. Së këtejmi dhe vështirësia e çlirimit të shpirtrave në post-diktaturë. Por, nga ana tjetër, është një e vërtetë po aq e njohur se totalitarizmi, sado i egër, nuk arrin gjithmonë të totalizojë gjithçka, për aq sa nuk është një nocion abstrakt i pastër.1) E

shuajë artin për një kohë të gjatë, - përndryshe, nëse do të mund të totalizonte gjithçka, bota oruelliane e 1984-s do të ishte e përjetshme, si univers në vetvete dhe prandaj si i vetmi univers i gjallesave të tij, pa kurrfarë shtegdalje prej tij.

Duke vazhduar më tutje, shkruesi i esesë “Nacionalizmi dhe arti”, botuar në nr.2 të revistës “Përpjekja”,largohet herë pas here nga vepra e Kadaresë për t’u marrë me disa qëndrime dhe episode të jetës së këtij të fundit dhe i interpreton ato në një mënyrë diskretituese. Kësisoj , eseja “Nacionalizmi dhe arti” del nga fusha e vësh-trimit mbi krijimtarinë artistike për t’u shfaqur në trajtat e një pretence morale ndaj një personi, si person publik. Ajo ndalet veçanërisht në faktin se asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk njihet në botë ashtu si Kadareja, për çka, sipas artikullshkruesit, fajin e paska vetë Kadareja, që s’i ka ndihmuar kolegët e tij të bëhen të njohur (përveçse po të pranonim që talenti i një shkrimtari mund të ndahet prej me të tjerët, si të ishte diçka e lëndët, dhe duhet të ndahet, si të ishte një lëndë balsami i pavdekësisë, duket e çuditshme se si merita e një shkrimtari, e tillë siç është njohja e tij ndërkombëtare, mund të shndërrohet në provë të fajësisë së tij); apo në faktin e ikjes së Kadaresë në Francë, gjë që interpretohet si rrjedhojë e frikës nga demokracia që po vinte në Shq-ipëri, ngaqë Kadareja e paskësh lidhur jetën keqas me diktaturën që po rrëzohej (në vend të fantazive mbi motivimet e brendshme të një veprimi, do të ishte më serioze që artikullshkruesi të shikonte rezultatet që pati ai veprim dhe që, siç dihet, nuk kanë

Në mbyllje do të shtoja se e vetmja rëndësi që ka artikulli “Nacionalizmi dhe arti” konsiston në botimin e tij nga një revistë e tillë si “Përpjekja”, të cilën autori i këtyre radhëve gjithësesi e respekton, çka e ka treguar edhe duke bashkëpunuar me të, edhe nëse revista mund të vazhdojë të botojë tek-tuk ndonjë shkrim të atij niveli e të atij karakteri. Sidoqoftë, e mira do të ishte që revista të shoshitë nëpërmjet gjy-kimit kritik jo vetëm shtysat emocionale të atyre dukurive që i trajton si antivlera, por sidomos edhe shtysat emocionale të shkrimeve që boton vetë, sikurse thuhet edhe në editorialin e numrit 2 të saj.

1)Hannah Arendt, “The Origins of Totalitarism”, New York 1951.

Kritika revistës

Page 48: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

48Përpjekja 48Përpjekja

Replikë

EDHE VEPRA E KADARESË DUHET PARË NËN DRITËN E SË VËRTETËS

Në shkrimin e Bashkim Shehut Kritika si gjykim racional dhe vijat nervoze të lapsit kritikohemi për botimin në Përpjekja të esesë së Kostandino Markos Nacio-nalizmi dhe arti. Sipas autorit, kjo ese i tejkalon caqet e frymës kritike si “gjykim racional” - për çka premtojmë në editorialin e atij numri - pasi, nën shtysa emocionale, ajo ka marrë karakter mohues ndaj veprës së Kadaresë dhe personalitetit të tij.

Pavarësisht nga rezervat që kemi pasur rreth ndonjë “vije nervoze” të lapsit të Markos, fakti që e kemi botuar tregon se esenë e tij e kemi gjykuar brenda konceptit tonë mbi lirinë e shprehjes dhe në koherencë me frymën kritike të revistës. Këtë bindje e ruajmë edhe pas kritikës së Shehut, prandaj, me të drejtën e replikës, po përpiqemi të shpjegohemi.

Para së gjithash kujtojmë se në editorialin e numrit 2 të Përpjekjes, të cilit i referohet Shehu, kemi shkruar ndër të tjera se, sipas një mendimi shkencor tashmë të pranuar gjerësisht, “historia nuk tregohet objektivisht, por interpretohet subjektivisht”; se “ajo është një bashkim i idealizuar elementesh të qëmtuara sipas simpative, antipa-tive, aspiratave e opinionit të një kohe.” Kemi shkruar gjithashtu se “kur flasim për ngjarje të së kaluarës historike, ne, dashur pa dashur, nuk mund të japim krejt tablonë, por përzgjedhim dhe theksojmë fakte të caktuara historike, që, në një farë mënyre, kultivojnë mitin e ri të cilit i shërbejmë...” Më tej akoma, se “është e pamundur të flitet sot për aktivitet të pastër njohës, pasi, sipas studimeve shkencore, aktiviteti njohës dhe mendja njerëzore përgjithësisht sundohen nga emocionet. Pra, nuk mund të flitet për një racionalitet të pastër, të distiluar nga faktorët emotivë, (jo vetëm kur trajtojmë të tashmen, por) edhe kur trajtojmë të kaluarën historike.”

Na duket se këto ide u shkojnë për shtat edhe gjykimeve rreth letërsisë së sotme apo të së shkuarës. Këtë e pohon edhe vetë Shehu, kur në vërejtjet e tij flet për “kontekste të ndryshme kulturore”, që e lexojnë dhe e interpretojnë “subjektivisht” një vepër letrare.

Duke përmendur këto kontekste Shehu ve në dukje se Kadarenë e kanë pëlqyer edhe francezë që nuk janë nacionalistë apo komunistë, çka, sipas tij, dëshmon se vepra e Kadaresë është polivalente ose ose që, në sajë të ambiguitetit të saj, ajo nuk mund të shihet në mënyrë të njëanëshme dhe në kahe vetëm negative. Deri këtu pajtohemi me të. Madje shtojmë se e konsiderojmë shkrimtarin më të rëndësishëm të letërsisë shqipe deri më sot, hapin më të madh që ka bërë ajo nga diletantizmi në profesion-alizëm, nga kombëtarja e tek universalja. Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se edhe Marko që e ka shkruar esenë, edhe ne që e kemi botuar, edhe Shehu që e kri-tikon kemi subjektivitetin tonë dhe se është e pamundur të mos i qasemi në drejtime të ndryshme veprës së Kadaresë, ashtu sikurse çdo vepre tjetër. Na duket, prandaj, disi kontradiktor qëndrimi i Shehut kur, më një anë, na jep të drejtën e subjektivitetit, kurse, në anën tjetër, na udhëzon për qasjen, përzgjedhjet dhe theksimet që duhet të

Kritika revistës

Page 49: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

49Përpjekja 49Përpjekja

kishte bërë autori. Sipas tij, Marko “do të duhej të analizonte me durim dhe seriozitet raportet ndërmjet veprës së Kadaresë dhe kontekstit kulturor shqiptar e tejshqiptar (së paku atij francez) dhe të demostronte arësyet pse Kadareja vlerësohet në këto kontekste kulturore...”. Mirëpo Marko nuk ka marrë përsipër një punë kaq të gjërë. Ai, në një shkrim të shkurtër, ka marrë përsipër të shpjegojë vetëm pse nuk e pëlqen Kadarenë. Edhe Shehu, në artikullin e tij më të gjatë se ai i Markos, le shumë gjëra pa thënë për anë të ndryshme të veprës së Kadaresë, madje i shmanget edhe komentimit të vërejtjes kryesore të esesë Nacionalizmi dhe arti, asaj që ka të bëjë me lejtmotivin ideologjik në veprën e shkrimtarit.

Për të ilustruar se sa ndryshojnë nganjëherë “simpatitë, antipatitë, aspiratat e opinionet e një kohe” le të sjellim një shembull. Éric Faye, francezi që ka bërë parathënien e veprës së Kadaresë, kur flet për romanin e tij më të suksesshëm në Francë, Dimri i Madh, thotë se ky roman “na çon në një vorbull legjendash dhe mitesh për të cilat historia nuk është veç pretekst që i bën të shfaqen.” (Ismail Kadare, Vepra, vëll.I, Parathënie, f.46, Fayard, 1993). Dhe vërtet, për një francez i cili nuk e ka njohur se cili ka qenë Enver Hoxha, se cilat kanë qënë shtysat e vërteta të prishjes me BS dhe që s’i ka marrë ndonjëherë as erën diktaturës së tij, kjo figurë historike, ashtu siç e ka përshkruar Kadareja, ndoshta mund të ngjallë kënaqësinë estetike të evokimit të mitit të Davidit që mundi Goliatin. Kurse për një shqiptar që ka vuajtur në diktaturë, kuptohet, shartimi i mitit të Davidit me Hoxhën do të ishte një stërmundim estetik... Ose, le të kujtojmë se konteksti ku lexohej Dimri i Madh në vitet e diktaturës është krejt i ndryshëm nga ai i sotmi. Asokohe fanatikët e regjimit ekzaltoheshin me përsh-krimet që i bëheshin Hoxhës dhe me sfidën e rrejshme ndaj superfuqisë sovjetike, kurse kundërshtarët e heshtur entuziazmoheshin me përshkrimin e një shefi kuadri koçixoxist apo me ndonjë batutë të vënë në gojën e armikut të klasës, ndërkohë që i kalonin shkarazi 80 faqe të tëra glorifikimi për Hoxhën, pasi surratin e tij e kishin në çdo faqe muri. Sot leximi bëhet ndryshe. 80 faqet e Hoxhës na ngjallin neveri, shefi i kuadrit na duket një figurë e zbehtë, kurse legjendat e francezit të keqpërdorura. Poende edhe brezat e ardhshëm, që nuk do të kenë mundësi të blejnë variantin e stërripunuar të Dimrit të madh, dhe do ta marrin atë nga bibliotekat e gjyshërve, besojmë se do ta lexojnë përsëri ndryshe. Madje, madje, nëse letërsia dhe historiografia shqipe nuk do të ketë bërë punën e duhur për ta dokumentuar atë kohë, ka shumë të ngjarë që, pasi të lexojnë librin, ata të na akuzojnë rëndë që e kemi përmbysur monumentin e Hoxhës.

I mbetet Kostandino Markos të na shpjegojë pse nuk ka marrë në konsideratë vlerësimet e francezëve, të Apdajkut apo të Kishit rreth Kadaresë apo pse nuk është zgjatur në gjetjet estetike të veprës së tij. Ne na takon të shpjegojmë se çfarë na ka shtyrë ta botojmë në Përpjekja shkrimin e tij. E themi atëhere shkoqur se e kemi botuar pasi ndajmë me autorin e esesë Nacionalizmi dhe arti mjaft ide që na duket se konkretizojnë frymën e revistës që është fryma e çmitizimit të kulteve dhe tabuve, si dhe ajo e luftës kundër frymës nacional-komuniste në kulturën shqiptare. E kemi botuar pasi ndajmë me të idenë se në veprën e Kadaresë trajtimi i historisë shqiptare - e estetizuar kjo në narracione epike dhe metaforike - ka si karakter dallues “tentativën ideologjike për t’i veshur politikës totalitare justifikimin nacionalist të mbrojtjes së atij miti që e paraqet

Kritika revistës

Page 50: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

50Përpjekja 50Përpjekja

Shqipërinë si kampione të socializmit” dhe se Kadareja “ka kontribuar për të krijuar një ndërgjegje kombëtare shqiptare të ndërtuar tërësisht mbi vlerat e paqëndrueshme të nacionalizmit.” E kemi botuar Markon edhe për idenë tjetër se “nga shkrimtarët ne presim besim dhe sinqeritet në vlerat e lirisë dhe jo pohime vanitoze mbi madhështinë kombëtar që reduktohen pastaj, nën dritën e ironisë së historisë, në mite të vegjël të provincës që shërbejnë për të fshehur rrënjët e komplekseve të inferioritetit.” Këto “komplekse inferioriteti” të fshehura nën lejtmotive shqiptaromadhe, gjenden, sipas nesh, edhe në veprat më të depolitizuara e më pozitive të Kadaresë, ato që e marrin subjektin nga historia e perandorisë osmane, disa prej të cilave, si Pallati i Ëndrrave, në sajë të ambiguitetit, mund të interpretohen edhe si alegori kundër totalitarizmit.

E thamë më lart dhe e përsërisim se kemi bindjen që kemi bërë mirë që e kemi botuar artikullin Nacionalizmi dhe arti. Kjo bindje na përforcohet veçanërisht kur shohim se gjedhat e nacional-komunizmit vazhdojnë të kenë ende jehonë në mendi-min e Kadaresë; kur shohim p.sh. se në një intervistë dhënë kohët e fundit, megjithë tragjedinë boshnjake, kaq afër nesh, qëndrimet kundër nacionalizmit ai i cilëson thjeshtë “sëmundje e modës për shumëkend në botë” apo kur pohon me gërma të mëdha se “Liria e rrethanave nuk e pasuron letërsinë”, duke nënkuptuar se diktatura që përjetuam na paskësh qënë më e sukseshme për letrat shqipe, përderisa ka nxjerrë një shkrimtar si ai. E pra, edhe nëse talenti i tij ka qenë i llojit të kulprës, që mund të rritej, prandaj, më mirë se kudo në simbiozë me trungun e diktaturës, nuk mund të pohoet kurrësesi se për letërsinë shqipe në tërësi hijesira e diktaturës dhe rrënjët e saj të përbindshme mund të ofronin ushqimin më të mirë që ajo të zhvillohej e të lulëzonte. Njëri nga të mëdhenjtë e letrave, Heminguei, ka thënë se “Fashizmi është i dënuar me shterpësi letrare.”

Kostandino Marko prek diku edhe disa qëndrime politike e shoqërore të autorit të Dimrit të Madh në të kaluarën (për çka, në të vërtetë, është folur shumë). Sikur të ishte se ai do të merrej vetëm me këto, ne nuk do ta kishim botuar shkrimin. Megjithatë, mendojmë se mjedisi ynë kulturor nuk ka arësye pse të qëndrojë i heshtur kur e dëgjon shkrimtarin që e identifikon veten me letërsinë shqipe të bëjë shkapërcime të pabesueshme morale teksa flet për të kaluarën e tij. P.sh. në një intervistë botuar së fundi ai thotë se na paska shkruar në 1959 një roman “krejt të lirë” - “historinë e dy studentëve aventurierë që për karrierizëm kërkojnë të zëvendësojnë me anë të falsifikimit fillimet letrare të letërsisë shqipe me një zanafillë laike” duke shtuar se, “siç mund ta dini, falsifikimi i historisë ishte në thelb të kulturës komuniste.” Fill pas kësaj na vjen të bëjmë pyetjen se për çfarë arësye ky njeri, që e paska kuptuar që në 59-tën natyrën falsifikatore të këtij regjimi, ka vazhduar të shkruajë disa nga veprat më të rëndësishme falsifikuese rreth historisë së popullit shqiptar? Afërmendsh përgjigja më bindëse do të ishte se e ka bërë për karrierë letrare. Mund t’ia justifikojmë këtë. Mund t’ia justifikojmë edhe faktin se, ndonëse mendonte kështu, romanin Kështjella, ngjarjet e të cilit vendosen në ato kohëra, e ka me përmbajtje laike. Mund t’i justi-fikojmë edhe pagëzimin që i ka bërë së fundi këtij romani duke e mbushur me kryqe, kisha dhe kishtarë. Por jo ama gënjeshtrën dhe përdorimin e autoritetit që i ka dhënë kulti i krijuar në diktaturë për tua mbyllur gojën atyre që, si Marko, mendojnë se edhe

Kritika revistës

Page 51: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

51Përpjekja 51Përpjekja

vepra e Kadaresë duhet parë nën dritën e së vërtetës historike, pa frikë dhe keqardhje.Ka disa që thonë se ai gëzon një vlerësim ndërkombëtar dhe se do të ishte mirë

për Shqipërinë që Kadareja të merrte çmimin Nobel, prandaj s’ka pse ta kritikojnë shqiptarët. Ne mendojmë se Shqipëria, më shumë sesa për të varur një dekoratë në gjoksin e Kadaresë, ka nevojë për një katarsis të thellë, që do ta emanciponte shoqërinë nga gjedhat e ideologjisë nacional-komuniste të cilat, sikurse thotë edhe Shehu, kanë pasur prirjen të transkriptohen në të gjitha sferat e jetës sonë shpirtërore. Dhe, së bashku me këtë, ajo ka nevojë të çlirohet edhe nga bizantinizmi, i cili u sofistikua si nevojë për t’i ikur kësaj prirjeje. Përndryshe, gjumi i gjatë i kulturës shqiptare do të vazhdojë edhe pas vdekjes së komunizmit.

Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë, edhe Kadaresë, nën trysninë e diktaturës dhe të kësaj prirjeje, i është dashur ta fshehë dhe ta përçudnojë shpirtin e tij teksa shkruante. Dhe në këtë fshehje të vazhdueshme ai ka mësuar dhe zhvilluar artin e tij, që dashamirët ia quajnë ambiguitet, por që jo rrallë na duket se merr trajtat e “artit të skllavit”, d.m.th. gënjeshtrës. Dhe çlirimi nga gënjeshtra dhe fryma bizantine, që vazhdon të jetë fryma mbizotëries e shoqërisë sonë, nuk mund të bëhet veçse nëpërmjet zbulimit dhe jo mbulimit të gjithë atyre mjeteve që e kanë ushqyer atë. Kadareja duket se vazhdon të përdorë të njëjtat mjete dhe jo vetëm në letërsi. Dihet se kemi jetuar në një regjim ku secilit i duhej të gënjente dhe të vinte një maskë. Të gjithë kanë të drejtë ta flakin tani maskën, por, sa më gjatë ta ketë mbajtur dhe sa më lart ta ketë ngjitur ajo njeriun, aq më me dinjitet duhet të dijë ai ta heqë atë dhe është akoma më e tmerrshme kur, duke e hequr, për të mbuluar fytyrën e vërtetë të përçudnuar, ai vë një maskë tjetër.

Sipas mendimit tonë, ata që i vënë më shumë rëndësi maskës së suksesit jashtë shtetit sesa punës krijuese brenda vendit, rrezikojnë të tëhuajsohen nga vetë burimi i krijimtarisë së vërtetë, që është dashuria për artin dhe njeriun. Vetë Kadareja, me rishkrimin që po i bën veprës së vet, provon se nuk është i drejtë ai mendim i shprehur në mënyrë implicite edhe nga Shehu se arti i tij duhet parë ndaras nga ideologjia dhe morali i tij. Madje, na vjen të perifrazojmë Rusoin e të themi se ai që e ndan artin nga morali nuk kupton asgjë nga të dyja. Afërmendsh nuk e kemi fjalën për një funksion moralizues të artit, por për një kuptim më të gjerë të tij, që ka të bëjë me ato tipare humane dhe shpirtërore, që e bëjnë shkrimtarin të quhet ndërgjegja e kombit apo e shoqërisë, çka na duket se, në një farë mënyre, shprehet edhe në atribuimin e çmimit Nobel për letërsinë, të cilin e përmend aq shpesh Shehu...

Së fundi, duam të theksojmë se revista jonë është e vetëdijshme që, në përpjekjen e saj kritike dhe çmitizuese, mund të prekë edhe personalitete të tjerë të kulturës shq-iptare, çka, sigurisht, mund të ngjallë polemika si kjo rreth Kadaresë. S’përjashtohet që, gjatë këtyre polemikave, emocionet të ngacmohen, të fryhen dhe të ngrenë dallgë të larta që mund ta vërvisin shkumën e tyre të shtarët deri tek monumentet e kulturës shqiptare duke ua shfytyruar pamjen e tyre adhuruesve të shumtë. Këtë nuk e konsid-erojmë ndonjë blasfemi, përkundrazi, nevojë të domosdoshme që kultura shqiptare të zhvillohet dhe të emancipohet nga kultet. Shpesh herë adhurimi nuk është tjetër veçse pjellë e padijes. Kemi bindjen se është më mirë kështu sesa të kishim një revistë që do të ruante seriozitetin e të vdekurit dhe paqen e ujrave të kënetës.

F. Lubonja

Kritika revistës

Page 52: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

52Përpjekja 52Përpjekja

Edi Rama

RRON OR RRON NUK VDES SHqIPTARI përrallë e jetuar

Mbiemri: Nazi Emri: FronBindja: Koha nuk ka kohë Shenja dalluese: Faqore me whisky mbi zemërProfesioni: Black Marlboro Humour ManKur nga goja e faksit të Fondacionit Sorros doli ftesa e çuditshme e një farë

Festivali të Këmbës, drejtor ekzekutiv ishte Fron Nazi. Ardhur në Shqipëri prej nguli-meve shqiptare të Bronksit, bashkë me projektin utopik të Shoqërisë së Hapur, zoti Nazi kishte sjellë me vete në Tiranën e fillimviteve ’90 edhe hijen e përçmimit që komuniteti amerikan i shqipeve i rezervonte prej gjysëm shekulli sojit të komunistëve shqiptarë. Gjithësesi largimi i murtajës së kuqe nga viset e trashëgimtarëve legjitimë të truallit ilir dukej se e kishte fashitur disi atë urrejtjen shkrumbëzuese që kishte mëkuar që në djep zotin Nazi, për të cilin duhet thënë qysh në fillim se kultura e mirëfilltë amerikane dhe delikatesa natyrale e të shikuarit të gjërave e ndihmuan ta kuptojë shpejt dheun e të parëve dhe pastaj, pak më vonë, e rrokullisën drejt e në koshin e mbeturinave të historisë së Shqipërisë. Nejse, historia e koshit të historisë, e cila në rastin e zotit Nazi lidhet me konvertimin e paparashikuar të këtij të fundit në komunist dhe agjent i shërbimit sekret serb, është një përrallë e gjatë që del përtej ledhit të rrëfenjës sonë, e cila në fakt fillon me Këmbën e Hollandezit Fluturues.

Po ç´ishte ky Hollandezi Fluturues dhe çfarë kërkonte Këmba në zyrën e Fondacionit Sorros?

Mbiemri: VinkEmri: Ton Bindja: Komunizmi nuk ka vdekur. Shenja dalluese: Azmatik. Profesioni: Profesor i edukimit fizik, ish-trajner i ekipit kombëtar hollandez të

kanotazhit (një lloj loje me varka). Njeri i dhënë pas gjithçkaje që thirret «kulturë», zot i bibliotekës më të madhe

shtëpiake në gjuhën hollandeze, koleksionist pikturash dhe disqesh muzikore. Për shkak të azmës, një sëmundje e trashëguar kjo në vatrën e familjes Vink, e braktis

* Në Shqipëri u bë shumë zhurmë rreth Festivalit të Kulturës Shqiptare, organizuar në Die të Francës në muajin shtator 1995. Edi Rama, një nga protagonistët e tij, na tregon se si u organizua dhe ç'ndodhi në atë që shtypi qeveritar e quajti "Komploti i armiqve të Shqipërisë ndaj kulturës shqiptare".

Nga jeta kulturore

Page 53: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

53Përpjekja 53Përpjekja

Amsterdamin plot lagështirë dhe ngulet në jugun e thatë të Francës, në Di, një qytet i vogël që dhjetë vjet pas mbrritjes së Hollandezit Fluturues do të bëhet arena e një komploti kundër Shqipërisë. Por le të vemë pak rregull në kronologjinë e ngjarjes. Fron Nazi më thërret në zyrë dhe me çehren e tij si gjithmonë misterioze më thotë pa më sqaruar gjatë, «Punët duken mirë. Kemi një kontakt të rëndësishëm. Javën e dytë të shtatorit nisemi për Francë», dhe më shkel syrin duke shtuar, «Unë, ti dhe Preçi (Zogaj)». Dhe ashtu u bë.

Javën e dytë të shtatorit zbritëm nëValencë dhe aty morëm autobuzin për të shkuar në Di. Zoti Nazi dhe unë midis nja njëzet e ca të huajve të tjerë, të gjithë ardhur nga vendet e Lindjes. Përshkuam për rreth dy orë një udhë që gjarpëronte mesmaleve e që zhytej thellë e më thellë në një grykë me shi e me mjegull bashkë.

Përgjatë gjithë udhës shfaqeshin e zhdukeshin në mjegull gjurmët e këmbës

Nazi kishte vënë në kokë një kapele republike dhe, ulur pranë shoferit, ia kishte ngulur sytë mjegullës tek thëthinte parreshtur «Marlboro»-n e tij. I strukur nën një pardesy të bardhë ngjante me një personazh tipik të tregimeve që publikoheshin njëherë e një kohë në revistën «Në shërbim të popullit», një anëtar i Komitetit të Maleve i arratisur në Botën e Lirë e i rekrutuar nga CIA për të drejtuar kurset intensive të përgatitjes së diversantëve që desantonin në kënetat shqiptare. Ndërsa unë, i rrethuar nga një

-vete se duhet të isha një njeri shumë i poshtër përderisa ata njerëz nuk më ngjallnin kurrëfarë urrejtjeje.

Në sheshin kryesor të qytetit të vogël të jugut të Francës na prisnin ata që do të na jepnin strehë dhe bukë për të dhjetë ditët e festivalit. Bëheshin një grup i konsiderueshëm njerëzish që hipur mbi këmbën e Hollandezit Fluturues i jepnin jetë Festivalit të Këmbës. U quajt më vonë Festivali Lindje-Perëndim për arsye se insti-

edhe aq diskrete për sharmin e tyre burokratik që me shtimin e fondeve ai festival

zgrip të Perëndimit për të shpalosur hapësirën e tyre kulturore.

-garezët, polakët, rumunët, çekët, sllovakët dhe nga viti në vit, pa numëruar këtu të ftuarit e përvitshëm nga çdo vend i Lindjes, kishte ardhur duke u shtuar numri i të interesuarve që zbrisnin në Di jo vetëm nga Valenca, Lioni, Parisi e Strasburgu, por

Nga jeta kulturore

Page 54: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

54Përpjekja 54Përpjekja

edhe nga Amsterdami, Brukseli, Londra, Mynihu, Nju-Jorku, numër që erdhi duke u rritur deri në edicionin më të fundit kushtuar Shqipërisë, edicion i zhvilluar nën vështrimin e vëmendshëm të disa kanaleve televizive, stacioneve radiofonike dhe gazetave prestigjioze franceze. Megjithatë, përpara se të hidhem tek Festivali për dhe kundër Shqipërisë, që është edhe objekti i kësaj rrëfenje, më duhet t´i tregoj lexuesit zanafillën e komplotit.

Të bërë për vete nga atmosfera e veçantë që krijonte ai takim, ku përziheshin gjuhët, idetë, këngët, pijet, ku bashkoheshin nëpër tavolina deri natën vonë njerëz të ardhur nga të katër anët dhe deri pak më parë të panjohur, ku jepej një pamje e plotë e kulturës së një vendi të Lindjes e ku zhvilloheshin debate për probleme të përbash-këta të shoqërisë së Kontinetit të Vjetër, ishte e natyrshme që të na lindte dëshira për ta sjellë në këtë kurth Shqipërinë dhe kulturën e saj. Eshtë me rëndësi të thuhet këtu se qe zoti Nazi ai që e artikuloi i pari këtë dëshirë xixëllonjëse për t´i punuar një të këtillë rreng kulturës shqiptare. Plani u bë në «Café de Paris», mu në sheshin kryesor të qytetit, një mëngjez me shi e me mjegull bashkë. Ulur në një tavolinë disi të mën-januar nga rreshti i gjatë i tavolinave të kafenesë së mbuluar nga reja e tymit që dilte prej kokave të lindorëve halleshumë, Hollandezi Fluturues thithte me zhurmë kafet e gjata dhe jepte e merrte me trojkën shqiptare për të futur në axhendën e tij Shqipërinë. Bullgaria kishte zënë rradhën dhe më në fund shqiptarët u rreshtuan pas bullgarëve vetëm falë këmbënguljes dhe dinakërisë së admirueshme me të cilën zoti Nazi e ndolli Këmbën drejt Shqipërisë, duke e vënë vazhdimisht theksin tek nevoja urgjente për ta joshur kulturën bashkëkohore shqiptare në kurthin midis maleve që rrethonin Di-në.

U tha dhe u bë. Hollandezi Fluturues u ul në tokën e shqipeve në datën e premtuar, tamam një vit më vonë pas asaj bisede kokë më kokë në një tavolinë disi të mënjanuar në «Café de Paris» dhe një vit më parë sesa të binte gongu i përleshjes së madhe midis rilindasve të rinj shqiptarë dhe forcave të errëta.

Në një vit shumë gjëra kishin ndodhur në Shqipërinë e Sali Berishës, por në interes të historisë sonë është të thuhet se zoti Nazi nuk ishte më mes nesh kur xhaketa e verdhë e Ton Vinkut dhe silueti i të admirueshmes Elizabetë Shabyel u shfaqën njëri mbas tjetrit tek deriçka e ngushtë prej druri të kalbur e të lyer me zmalto e Aeroportit të Rinasit. Isha unë i vetëm fillikat që iu dola përpara me barrën e amanetit të Fron Nazit. Duke më lënë shëndenë, shqiptari i Bronksit më kishte rrokur fort dhe më kishte folur në vesh në gjuhën e të parëve: «Embëtha».

qesh hidhur sot kur gjithçka ka mbaruar, teksa lexoj intervistën e Ministrit për Kulturë, i cili duke iu përgjigjur një pyetjeje për Festivalin e Këmbës apo quajeni si të doni, thotë se «nuk është e vështirë të kuptohet se ç´është përgatitur prapa kulisave». Ah vetëm një sekondë, më falni, përpara se të shkoj më tutje! Përderisa kjo histori shtrihet në dy vite që ne njohëm dy ministra për kulturë, më duhet të saktësoj se e kam fjalën për ish-ministrin e ardhshëm.

Mbiemri: Laço.Emri: Theodhor. Bindja: Fija e barit i përkulet erës.

Nga jeta kulturore

Page 55: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

55Përpjekja 55Përpjekja

Shenja dalluese: Ecja me stilin «Ka ngrënë okllainë».Profesioni: Agronom. Autor i një manuali historik për luftën e klasave në bujqësi, i cili iu dha për

përdorim të gjerë masave nën titullin «Përballimi», në këmbënguljen e tij çnjerëzore për të marrë një post në një qeveri të Shqipërisë ministri ynë për kulturë ka kaluar një kalvar të vërtetë duke punuar për tërë jetën e tij joqeveritare si lehonë në Maternitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, ku, të paktën me sa di unë, ka pjellë një tufë të madhe lopësh e viçash, një dyzinë sekretarësh partie, një dimër me reshje e dëborë, një fabrikë buke, një luzmë kulakësh të neveritshëm dhe ka abortuar një agronom me perspektivë, një nëndrejtor të Kinostudios «Shqipëria e Re», një deputet të Frontit Demokratik të Ramiz Alisë, një nënkryetar të Partisë Socialdemokrate, një kryetar të Partisë Bashkimi i Ndarë Socialdemokrat, 7një deputet të pavarur nga vetja.

qesh hidhur sepse po të ishte gjallë zoti Nazi nuk do t´i vinte hiç mirë që min-istri quan «prapa kulisave» komplotin që Forca e Errët e bëri hapur, tamam ashtu siç organizohen komplotet në botën moderne. Kalova një javë me Hollandezin Fluturues nëpër rrugët e rrugicat e Tiranës, e vendosa në kontakt me eksponentët më të angazhuar të Forcës së Errët, i mbushëm sëbashku me lista të gjata emrash fletorkat e tij të trasha. Kur hezitoi ndonjëherë të përqafonte ndonjë lugat antishqiptar të pushkës a të penës, e çova në strofkullën e Blendi Gonxhes e i dhashë të hajë kukurec e të pijë verë nga ajo e Beratit që t´i mbusheshin me avull xhamat e syzeve e t´i pëlciste ajo koka e mbu-luar me flokë prej zogu shtegtar, e që në fund të darkës ta përqafonte lugatin. Sa për bukuroshen Shabyel, që merrej me botimet, ajo nuk kishte nevojë as për përpunimin më të vogël me lëndë helmuese luftarake, sepse kishte besim të verbër tek zoti Zogaj dhe shënonte kë i thoshte ai në listën e shkrimtarëve dhe poetëve.

«Ton Vinku erdhi me lista të gatshme nga Franca! Komplot! Komplot! Shqipëria u godit» gjëmon sot i zverdhur Alushi në gazetë, televizion e radio, në harmoni të plotë me ministrin dhe me të gjithë grupin e Rilindasve të rinj në moshë të thyer, për të demaskuar komplotin e Disë dhe disa eksponentë të rrezikshëm të Forcës së Errët. «Ma ka thënë Kadareja!», këmbëngul.

Mbiemri: Shima.Emri: Alush Bindja: Paraja. Shenja dalluese: Nuk të sheh kurrë në sy. Profesioni: Skenograf i Realizmit Socialist.Duke qenë emri Alush një trajtë përkëdhelëse e emrit Ali, të gjitha të dhënat

e mësipërme duken disi të ekzagjeruara po të nisesh nga emri, i cili tregon një fëmijë të çiltër që e ruan pesëlekëshin e javës për të ngrënë një akullore turke me vëllaçkon e madh për dore. Shkurt një qënie e pafajshme e përzier fare gabimisht në kazanin e dallavereve të kombit. Në fakt, është e vërtetë që Alushi flet dhe shkruan si një fëmijë i klasës së katërt fillore me zhvillim shumë mesatar, por megjithatë ai është burrë, një goxha burrë i thatë të cilin zhvillimi mendor i një fëmije të klasës së katërt nuk e pengon aspak të bëjë polemika edhe me vetë Marksin. Sidoqoftë është e vërtetë se duhet t´i shohësh kurmin e mplakur për të besuar se bëhet fjalë për një njeri të thyer në moshë. Për merita të veçanta të penelit të tij antikomunist dhe për ndonjë meritë tjetër

Nga jeta kulturore

Page 56: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

56Përpjekja 56Përpjekja

që duhet t´ia njohin ata me të cilët piktori bashkëpunonte në nëntokën e diktaturës, Alushi është emëruar drejtor i Galerisë Kombëtare.

Në fakt, për respekt ndaj së vërtetës nuk duhet harruar këtu se Alushi e futi vetë veten në listën e përgatitur në Francë, dhe këtë unë e di mirë jo vetëm pse me Hollandezin Fluturues e kishim nisur punën për zgjedhjen e njerëzve në mjegullën e Disë dhe e kishim bitisur nën diellin e Tiranës duke mos bërë asgjë pa u konsultuar me njëri-tjetrin, por edhe sepse m´u desh pikërisht mua që ta përktheja shqipen e plagosur mes dhëmbëve të Alushit, kur ky i fundit hoqi nga lista emrin e Aliut dhe futi emrin e tij, «Nuk ka qenë Aliu i persekutum, po unë. Aliu ka bo burg sepse i ka hongër goja, kurse unë jam persekutu gjithë jetën për punë arti. E masnej sikur ça ka bo Aliu, katër vjet burg ka bo, kurse un gjithë jetën i mbyll brenda në bodrumin e shpisë se kisha frikë me dalë». Duke qenë drejtor i Galerisë Kombëtare ai, pa një pa dy, do ta bllokonte projektin e ekspozitës me vepra të kohës së diktaturës që ruheshin në fondin e Galerisë, një hallkë themelore për funksionimin e komplotit. Dhe kështu, për të pasur në Fes-tival ekspozitën e Aliut, Hollandezit Fluturues do t´i duhej të hiqte dorë pikërisht nga njëri prej kuajve të tij të betejës: Realizmi Socialist. «Nuk i hyj unë ksaj pune po nuk qesh vetë si piktor aty në Francë, prandaj t´i thush zoti Tomit që po e deshi Realizmin Socialist le të marri edhe veprën time për me e ekspozu në Francë». Kaq i tha zoti Tomit Alushi nëpërmjet meje, kurse me mua shtoi, teksa zbrisnim shkallët pasi Toni e bëri rokadën në bllokun e tij të shënimeve duke sakrifikuar Aliun, «Po pse mër Edi i boni kështu kto punë?! Ç´është mër ky Aliu që po na del kudo si i persekutum! Nuk më kanë pëlqy hiç fare as ato të rinjtë që janë futur në listë, çuni im duhet të ishte aty jo për ndonjë gjë tjetër, se un e çoj edhe me paret e mia në Francë a ku të dush ti, po puna është se ktu përfaqsohet kultura komtare në Francë dhe duhet t´ia bëjmë një çikë yzmetin këtij kombi që ikën për atje».

Në zyrën e Ministrit për Kulturë Hollandezi Fluturues shkoi i shoqëruar nga përfaqësues të Fondacionit Sorros, ku kishin kohë që po punonin me dosjen e Festivalit, e cila kishte mbetur në sirtarin e zotit Nazi. Kishin dhënë edhe atje mendimet e tyre për delegacionin e propozuar nga Ton Vinku, mendime që Hollandezi Fluturues i kishte marrë të gjitha në konsideratë, e, kësisoj, pamja e delegacionit shqiptar që do të shkonte të ngulte flamurin kuqezi në Di dukej e plotë. Por, në zyrën e ish-Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste Shqiptare lista u analizua nga sytë e rreptë të autorit të manualit të luftës së klasave «Përballimi» dhe atë çast, për herë të parë qëkur i kishte hyrë kësaj aventure antishqiptare, Forca e Errët ndeshi me Murin e Kulturës së Përballimit apo Përballimit të Kulturës, merreni nga ta doni. E kotë të themi çfarë tha Muri dhe çfarë tha Hollandezi, i cili preferoi të fluturonte mbi Murin duke pranuar disa kushte të këtij të fundit pa lejuar që, qoftë dhe një eksponent i Forcës së Errët, të shembej përdhe nga përplasja me të. Sidoqoftë fjala e fundit u la të thuhej në Paris në takimin e Murit të Kulturës Shqiptare me Ministrin e Kulturës Franceze.

Kur i përcolla për në derën e qiellit Hollandezin Fluturues dhe të ngrohtën Elizabetë Shabyel, sëbashku me valixhen e tyre diplomatike që mbante në errësirën e saj hermetike listën e një Festivali me dy koka, atë zyrtaren plot shkëlqim provincial të Murit të Kulturës dhe atë të errëtën që e kishte kaluar Murin, të dyja rreshtuar pas

Nga jeta kulturore

Page 57: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

57Përpjekja 57Përpjekja

këmbës së Ton Vinkut, më shkoi goja lëng: Shqipëria do të nisej për udhë të largët e çarë më dysh! Ia kishim arritur të impononim praninë tonë dhe nuk mbetej tjetër veçse t´i binim Murit me kokë, atje poshtë në grykën mes maleve që rrethonin Dinë.

Viti i përgatitjes së fushimit dhjetëditor të shqiptarëve në Di u karakterizua nga krejt ajo paaftësi e pabesueshme që kanë trashëgimtarët legjitimë të truallit ilir për të bashkëpunuar në të mirë të truallit, aq më tepër për një projekt afatgjatë dhe në një rast si ky kur shtabi i Hollandezit Fluturues duhet të gjente vazhdimisht konstanten midis dy kokave, Fondacionit Sorros që mbulonte pjesën dërrmuese të buxhetit të vënë nga pala shqiptare dhe Murit të Kulturës që mbulonte pjesën dërrmuese të dinjitetit të Shqipërisë. Për Fondacionin Sorros Festivali nuk se ishte ndonjë gjë më shumë sesa pjesë e punës rutinë, një ndër dhjetra programet që kërkonte një shpenzim të madh të hollash dhe kaq, aq më shumë kur kjo ishte një iniciativë e zotit Nazi që tashmë nuk ishte veçse një i zhdukur në mjegullën e harresës kombëtare. Ndërsa për Murin e Kul-turës ky ishte një afer politik i rëndësishëm; ndihej aromë e fortë komploti armiqsh të brendshëm e të jashtëm, parash, vizash për jashtë shtetit, rast për të bërë ndere, për të shpërblyer miq e anëtarë të Partisë së Murit, për të penguar «këlyshët e komunistëve» të flisnin kundër qeverisë në një aktivitet për Shqipërinë, për t´i ndaluar armiqtë e brendshëm të Shqipërisë së Sali Berishës t´iu tregonin në Di mediave perëndimore se ka edhe një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që vuan anarkinë patriotike të burrave të saj, që mendon ndryshe, që flet ndryshe, që vepron ndryshe nga çfarë mendon, flet e vepron Shqipëria e çoroditur e Sali Berishës & Co.

Fakse të panumërt fluturuan në harkun e një viti nga Di-a në drejtim të Shq-ipërisë me dy koka, fakse të mbetura shpeshherë pa përgjigje, rëndom të përsëritura dy, tre, pesë herë, përgjigje të vonuara me muaj, ushtarë të kulturës që vdisnin e ng-jalleshin në qiellin e trazuar që ndante shtabin francez nga dy shtabet shqiptare, rekrutë që shfaqeshin në fushën e listës për disa ditë e pastaj rrokulliseshin teposhtë në abis për t´u harruar apo ringritur befas në pranverë, të tjerë që kishin mbetur të ngrirë në krye të listës, emra të padëgjuar që kumbonin për një çast e pastaj treteshin në bard-hësinë e letrave, ushtarë që shpeshherë kishin një trup e një kokë, por dhe ushtarë pa kokë që në vend të fytyrës kishin një zgavër të zbrazët të cilën organizatorët e betejës mundoheshin ta mbushnin me tipare sa më prekëse.

Mbiemri: KEmri: EpaminondaBindja: E papërcaktuarShenja dalluese: Një xhungë në ballëProfesioni: Bashkëfshatar Kjo është skeda që mbeti në Dosjen e Operacionit Këmba nga prania e një

fantazme të kulturës shqiptare, e një qënieje të urtë që nuk do ta kishte vënë re askush sikur një mëngjez të mos i ishte shfaqur një xhungë e llahtarshme në ballë. Epaminonda K. ishte një nga ato zgavra misterioze në imagjinatën e palëve në konflikt, të cilën për një kohë të gjatë të dyja palët u munduan ta mbushnin me mish e me kocka. Ishte një tullë që Muri i Kulturës donte me çdo kusht ta fuste në karvanin e ushtrisë shqiptare e që për këtë kishte drejtuar dy fakse në drejtim të shtabit francez, dy fakse ndër shumë

Nga jeta kulturore

Page 58: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

58Përpjekja 58Përpjekja

tjerë që u bënë vetëm e vetëm për ta mbushur listën me tulla nga të Murit. Në faksin e parë thuhej se Epaminonda K. ishte i pari shqiptar që kishte kënduar Rock&Roll dhe për këtë ishte burgosur nga regjimi komunist i Tiranës. Agjentët e shërbimit sekret francez që u morën me verifikimin e këtij fakti dërguan në shtabin e tyre mesazhin se askush në Shqipëri nuk ia njihte zotit K. këtë meritë, bile se askush nuk e njihte zotin K. Pas përgjigjes negative të shtabit francez nuk vonon faksi i dytë ku thuhet se Epa-minonda K. është themeluesi i grupit të parë Rock pas rënies së regjimit komunist dhe se është viktimë e ambicjes profesionale të shokëve të grupit të tij, të cilët e paskeshin përjashtuar nga bota e tingujve për motive të errëta. E megjithatë «Muri i Kulturës Shqiptare e konsideron zotin K. një tullë pioniere për Rock-un vendas dhe e sheh si shumë të cunguar një përfaqësim të plotë të kulturës së lashtë të vendit të shqipeve pa praninë e zotit K». Vihen edhe njëherë në lëvizje agjentët, por pa mbërritur ende mesazhi i tyre në shtabin francez bie telefoni.

«Alo, honorable Madame!». Eshtë zëri që vjen nga një vrimë e hapur në Mur për Marrëdhëniet me Botën e Jashtme.

Mbiemri: AliçkaEmri: YlljetBindja: Pashë po s´dëgjova, dëgjova po s´pashë. Shenja dalluese: Nuk bie kurrë në syProfesioni: Zë në vrimëYlljeti është përfaqësues i asaj specieje shumë të përhapur të gjinisë njerëzore

që i jepet erës së konjukturës si një gjethe e lehtë dhe e pandjeshme, e cila fluturon nga një shpatull eprori në tjetrën. Ai është një nga shumë yjet pa jetë që qëndrojnë varur në qiellin e zi të administratës shqiptare. Njeri paqësor, frëngjishtfolës dhe aspak budalla, Ylljeti belbëzon fjalë që nuk duan të thonë kurrgjë. Sidoqoftë ma ha mendja se është ndër të paktit burokratë në botë që ka një lëkurë akoma të ndjeshme ndaj të kuqes së turpit. «Alo, je suis Aliçka, honorable Madame, historia e Rock&Roll-it ishte loja! Ju duhet ta kuptoni, Madam, se prania e zotit Epaminonda K. në Festivalin e Kulturës Shqiptare është fondamentale. Kemi shumë kohë që flasim në telefon Ma-dame, ju e shihni që në Shqipëri nuk është e lehtë. Unë jetoj me rrogën që më paguan zoti Ministër... Epaminonda K. është bashkëfshatar i tij, Madame. Më kuptoni? Zoti Ministër insiston që bashkëfshatari i tij të futet në listë, përndryshe ai do të hakmer-ret, ai do të kujtojë se unë jam i paaftë ta bëj të lumtur bashkëfshatarin e tij, Madame. Unë nuk jam dakord që Epaminonda K. të vijë atje, po kush jam unë, Madam?! Zoti Ministër do të hakmerret edhe me ju, ai nuk do ta firmosë kërkesën për vizat tranzit drejtuar ambasadës italiane në Tiranë, .., Madame..,». «Pi-pi, pi-pi, pi-pi», linja shkë-putet: Epaminonda K. i bashkangjitet karvanit.

Mëngjezi i parë i fushimit në jug të ish-Perandorisë së Napoleon Bonapartit fillon me shfaqjen e xhungës në ballin e Epaminonda K. I zoti mikpritës i shtëpisë, i cili niset herët për punë, le një palë çelësa tek koka e zotit K. Kur Epaminonda K. ngrihet nga krevati, në tentativë për të dalë nga shtëpia nuk e shquan xhamin e verandës dhe vazhdon të ecë drejt sikur përpara të kishte ajër të pastër. Xhami - çikë e thërrime nga kontakti i thatë me trupin e zotit K. Pas asaj përplasjeje fatale një fantazëm me kokën

Nga jeta kulturore

Page 59: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

59Përpjekja 59Përpjekja

e larë në gjak dhe me një hundë rinoceronti në ballë vrapon nëpër rrugët e Disë dhe e mban frymën tek dera e hapur e restorantit të Festivalit, ku hyn me duart përpara si një somnambul nga frika se mos ndesh në ndonjë tjetër transparencë të dhimbshme. Nëpër qytet hapet me shpejtësi fjala: Shqiptarët mbërritën.

Në fakt shqiptarët nuk kanë mbërritur ende. Vetëm disa syresh, ndër të cilët shkëlqejnë dy figura historike.

Mbiemri: KadareEmri: IsmailBindja: Veshi i qeverisë në fjalën timeShenja dalluese: Këpucët, (takat shumë të larta)Profesioni: Shkrimtar

Mbiemri: MustafajEmri: BesnikBindja: Fjala ime në vesh të qeverisëShenja dalluese: AmbasadorProfesioni: Mësues i frëngjishtesKanë zbritur nga metropoli francez dy koka për një kauzë, të shquarit e letrave

shqipe, Kadare dhe Mustafaj, dy thembrat e Akilit të Rilindjes së Re të Shqipërisë, njëri me Helenën e bukur dhe tjetri me trojanët më besnikë. Kanë ardhur me qëllimin fisnik që t´i japin prestigj nga prestigji i tyre Shqipërisë së përbuzur nga indiferenca e Evropës, kanë ardhur të mbrojnë gjuhën amtare nga komploti i shqiptarëve që i servilosen të huajve, kanë ardhur të marrin medaljen e rezistencës antifashiste që Bashkia e Disë e ka vënë mënjanë për shqiptarin më trim, i cili, sa për informacion, në momentin solemn të drekës ceremoniale në Bashki rezultoi se ishte Kadareja dhe jo Mustafaj. Kanë ardhur edhe të tjerë, e midis tyre regjizori i dyzet filmave dokumentarë dhe pesëmbëdhjetë metrazheve të gjata të Realizmit Socialist Saimir Kumbaro, që në pritje të ardhjes së karvanit shan me zë të lartë këlyshët e komunistave dhe vjen vërdallë nëpër pazarin e tezgave.

Karvani i gjatë nuk duket ende. Thuhet ta ketë marrë detin tre-katër ditë më parë. Sipas llogarive të shtabit francez mjafton një ditë nëpër Adriatik dhe një ditë nëpër tokë duke kaluar nga Principata e Venedikut, por për çudinë më të madhe, përveç të ardhurve me këmbët e tyre, të tjerët nuk duken. Zëri në vrimën e Murit të Kulturës ka marrë edhe ai rrugën për lart dhe atje poshtë telefonin nuk e ngre njeri. Eshtë shfaqur befas edhe fantazma e zotit Nazi që nuk i ndahet Hollandezit Fluturues. Bashkë me zotin Nazi e mbulojmë me rrobat e Kryqit të Kuq bunkerin e quajtur Shqipëri, një gjysëm sferë e madhe, të cilën e mbaja në kokë prej kohësh. Mu në sheshin e madh të Mediatekës ajo UFO e veshur me rroba gjithëfarësh tërheq veçanërisht fëmijët e vegjël të qytetit. Në brendinë e saj të errët dëgjohen këngë të vjetra dashurie, «Me syt e tu jam dashuruuuue...». Nën shiun e imët një njeri i mrekullueshëm na ndihmon.

Mbiemri: DarriereEmri: Jean-LuisBindja: Shkëmbimi paqësor i ideveShenja dalluese: Mjekrra e Don Kishotit

Nga jeta kulturore

Page 60: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

60Përpjekja 60Përpjekja

Profesioni: Inxhinier elektrikKy version francez i Don Kishotit është prej atyre të marrëve gjithë zjarr e

dashuri që takohen rrallë e më rrallë në këtë botë të marrësh të mërzitshëm e kopracë. Sëbashku me Dylqinjën e tij Beti dhe vajzën Sesil e djalin pesëmbëdhjetëvjeçar Kenten, Don Kishoti i Disë pret e përcjell prej tre vjetësh miq nga Sarajeva, mbledh ndihma për fëmijët e Sarajevës, shkruan peticione e mbledh firma në mbështetje të qytetit të martirizuar, nxjerr një gazetë lokale të cilën e boton sëbashku me mikun e tij Yves Guerrin, është njëri ndër më aktivët për mbarëvajtjen e Festivalit të Këmbës. Kur kureshtarët pyesin se «Ç´është ajo sferë e mbuluar me rroba?», Don Kishoti përgjigjet me shpoti: «Është një bunker i Enver Hoxhës që do të na mbrojë nga provat bërthamore të Zhak Shirakut!». Ndërsa kur unë e pyeta sesi do të mund të qëndronte në këmbë pa një shtyllë mbajtëse struktura prej druri e bunkerit tonë, Don Kishoti ma ktheu qetë, «Po Kulla Ejfel si qëndron?!»

Fantazma e zotit Nazi që, mesa duket, as në botën tjetër nuk ka ndërmend të mësojë frëngjisht, gajasej gjithë ditën duke folur shqip me Don Kishotin dhe me mua, ndërsa Beti na sillte bukë dhe kafe të nxehta për të na mbajtur në formë të mirë shpirtërore, ndërkohë që ne ngrinim antimonumentin bunker mbi të cilin do të binin bombat e Rilindasve të rinj, atdhetarë të shquar që janë mësuar të jetojnë vetëm në qiellin mbi monumentet e vjetër.

që shqiptarët mbrritën u mor vesh vetëm kur u dëgjua një klithëm nëpër natë. Ishte i vetmi zë i pakonfondueshëm për veshët e mi edhe pse krejt i ngjirur.

Mbiemri: DajaEmri: Çim Bindja: DashuriaShenja dalluese: Flet edhe kur fleProfesioni: Regjizor në dispozicionVrapova drejt sheshit të këmbanares së madhe të qytetit dhe i pashë nga lart

siluetat e neoilirëve tek zbrisnin nga autobuzët turq. I vetmi në uniformë ushtarake, miku im Çimi iu shpërndante racionin e fundit të zërit ushtarëve të rraskapitur e të kërrusur nën çantat e rënduara prej shiut që hynte gjatë gjithë rrugës nga xhamat e autobuzëve. Ata hipnin nëpër vetura dhe shpërndaheshin nëpër shtëpitë mikpritëse nën tingujt e ngjirur të kordave të njeriut në uniformë, «Dhe dëgjoni këtu se jeni var nëpër turinj si brekët e ushtarëve të Skënderbeut në breg të Osumit! Kujdes ore, mos i hiqni këpucët ke dera e shtëpisë». Teksa veturat zbraznin sheshin mbeteshin përdhe grahmat e fundit të të qeshurës së ezauruar pas ditësh të tëra udhëtimi në det e në tokë nën efektin shkatërrues të humorit të Çim Dajës.

Në Di u shfaqën filma, u bënë ekspozita, u prezantuan libra, u kërcyen e u kën-duan melodi popullore dhe u dhanë koncerte, të muzikës klasike dhe bashkëkohore, u luajt teatër njerëzish e teatër kukullash, u zhvilluan biseda nëpër tavolina të rrumbullakta e u shkëmbyen ide midis intelektualësh e studentësh nga shumë vende të Evropës, u zhvillua një festival që u pa me zemërgjerësi nga miqtë e huaj, nga kureshtarët, nga për-faqësuesit e institucioneve të interesuara si edhe nga gazetarët e shumtë për një aktivitet të këtyre dimensioneve. Kësaj rradhe, ata u treguan veçanërisht të vëmendshëm ndaj një

Nga jeta kulturore

Page 61: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

61Përpjekja61Përpjekja

Shqipërie tjetër që duket se po fillon të belbëzojë matanë Murit Refraktar të Kulturës së saj, ndaj një Shqipërie që jep shenja se nuk do më ta përballojë me vetëkënaqësinë arrogante të injorancës erën e kulturës që vjen nga përtej detit, por ka vendosur t´i dorëzohet asaj thjeshtë, duke e marrë në sy «rrezikun» e asimilimit në erën plot pluhur të Perëndimit. Ata e panë me simpati e natyrisht me zemërgjerësi përpjekjet modeste për të jetuar me të vërtetën në atë vend ku gëlojnë trupa të neveritshëm politikanësh të mbytur në dhjamë me sy molusqesh, intelektualë që e shohin me cinizëm botën e huaj nga errësira e guackës mitologjike të Gënjeshtrës së Mbijetesës Shqiptare. Shqipëria jeton dhe mund të jetohet edhe ndryshe nga ç´thuhet e jepet si e Vërtetë Përfundimtare në Shkrimet e Shenjta të Profetëve të Gjirokastrës. Ungjilli i Kuq i Enver Hoxhës dhe Ungjilli Apokrif i Ismail Kadaresë nuk janë dy mundësitë e vetme të jetesës shqiptare, as prapashtesa Mustafaj dhe as e gjithë Çeta Plakë e Rilindjes së Re nuk janë korniza ku ndryhet Shqipëria. Ka Shqipëri edhe matanë asaj kornize, ka Shqipëri edhe matanë «Imperializmit dhe Revolucionit», edhe matanë Njeriut me top dhe me tapë, edhe matanë Urës me Tri Harqe, edhe matanë të vdekurve të dalë nga Morgu i Historisë e të hipur nëpër tezgat e panairit të kulturës kombëtare, edhe matanë tufave me kafka të mbjella nëpër telajo pikture. Edhe nën akullin e Dimrit të Madh të komunizmit apo nën gjethet e kalbura të Vjeshtës së Gjatë të postkomunizmit ka pasur, ka, dhe do të ketë prapëseprapë një Shqipëri të vogël që kërkon të marrë frymë.

Në Di ata dëgjuan Fatos Lubonjën, Blertën e mënçur dhe atë studenten e filozofisë që unë nuk ia mbaj mend emrin, njohën Bashkim Shehun dhe shqipen e tij që jehon nga amfiteatri i kujtesës, Mimoza Ahmetin dhe poezinë e saj të lindur në gropat e syve të dalë. Nuk mundën fatkeqësisht të dëgjonin muzikën shkulmuese të poezisë së Ervin Hatibit, por dëgjuan sidoqoftë muzikën plot sensualitet të Bojken Lakos, admiruan teatrin e Arben Kumbaros, qëndruan gjatë përpara kolazheve në volum të Vladimir Myrtezait, u prezantuan me kënaqësi me Aleksandrin e të mirën-johurës «Koha Jonë», lexuan një përmbledhje të letërsisë shqipe sipas Ardian Klosit. Natyrisht nuk i panë të gjitha ato që ofron Shqipëria e matanë Murit të Kulturës, jo se ato janë shumë më shumë, por sidoqoftë nuk janë vetëm kaq. E megjithatë, siç besoj sinqerisht se, në krahasim me botën përreth nesh, kaq është një vrimë e thellë në ujë, besoj po aq sinqerisht se edhe kaq mjafton për t´iu thënë etërve tanë tepër të bezdis-shëm se Shqipëria është edhe jona, se kolla e tyre e mërzitshme patriotike nuk na e zgjon dashurinë për kombin e nuk na bën asfare të kollitemi në një kor me ta për ta zgjuar me krrokama mushkërish të skaduara Dembelin e Ballkanit, se nuk na prekin as parabolat e tyre absurde për Rilindjen e Re të racës shqiptare e as arti i tyre qoftë pro apo kundër diktaturës, se bile diktatura nuk na intereson më përveçse kur e shohim shpeshherë të nxjerrë kthetrat e saj nga shpella e gojës së tyre e se, në fund të fundit, jemi të lumtur ta tradhëtojmë përditë Shqipërinë e tyre pa e vrarë shumë mëndjen nëse ia ngulim thikat para apo prapa shpinës.

Paralel me festivalin që panë të interesuarit u zhvillua në Di edhe një festival tjetër, një festival mbarëshqiptar që e kishte epiqendrën e tij në «Café de Paris» dhe është në fakt ky festival boshti i rrëfenjës sime, e cila pak më lart sikur u shmang nga hullia e saj. Përgjatë gjithë kohës së lirë jashtë programit të aktivitetit që kryesisht

Nga jeta kulturore

Page 62: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

62Përpjekja 62Përpjekja

zhvillohej në darkë, që nga mëngjezi deri në tre-katër të mëngjezit tjetër shkëmbenim vendet në «Café de Paris», pinim kafe të shkurtra në kohën midis dy gotave të alkoo-lit, luanim bilardo dhe merrnim nëpër gojë Shqipërinë. Vendasit, që ishin klientë të rregullt të kafenesë në qendër të qytetit, dy-tri ditët e para prisnin në këmbë se mos lirohej ndonjë vend, pastaj e panë që nuk kishte shumë për të zgjedhur: Ose duhet t´iu merrnin leje shqiptarëve që të uleshin nëpër cepat e tavolinave ku shtriqeshin krahët e bijve të shqipes dhe pastaj të duronin dialogjet e tyre me volumin tek nënta, ose duhet të ndërronin kafene gjatë ditëve të pushtimit. Dhe ashtu bënë.

Barmeni me origjinë siçiliane që na shërbente deri në katër-pesë të mëngjezit betohej se kishte rënë në dashuri me shqiptarët, «Jeni të jashtëzakonshëm, ju dashuroj të gjithëve! Si është e mundur që jeni më të varfërit e Evropës Lindore dhe shpenzoni më shumë se francezët?! Kanë ardhur tek unë polakët, çekët, hungarezët që pinin një kafe në mëngjez, një çaj mbasdite dhe mbylleshin nëpër shtëpia. Kurrë nuk kam pasur një xhiro të tillë, një xhiro të çmendur!». Çimi që qysh ditën e parë kishte stolin e tij personal në banak, kur nuk kishte temë tjetër dhe kur mbetej pa partner, i fliste siçilianit për tribunën përkarshi tribunës qendrore të Stadiumit «qemal Stafa», ku dikur vendoseshin fatet e ndeshjeve kombëtare e ndërkombëtare me njëzet lekë të vjetra dhe me ulërimat histerike të tifozëve të dy lagjeve heroike të Laprakës dhe Ali Demit, të cilët, siç do të thoshte Ismaili po të kishte qenë tifoz i kuqezinjve, qysh kur ishte gjallë diktatori e lidhnin kokën me shall sikur t´i parandjenin grevat e urisë që në Valias, Maminas, Sukth, Vorë, Krrabë dhe Bathore shembën diktaturën. «Amico, ti nuk mund ta kuptosh ku i gjejmë ne paret, sepse ti nuk e di që në Shqipëri vendos dhe qeveris Karshia. Karshia çohej si furtunë dhe i bënte golat e Kombëtares në kohën e Verit, Karshia u çua e bëri Revolucion dhe e nxorri Salën President, Karshia e sulmoi Italinë me varka druni dhe e pushtoi për dyzetetetë orë, Karshia e shtriu përtokë me një grusht inflacionin dhe e kurorëzoi mbret Fondin Monetar Kombëtar», dhe pastaj, kur tjetri shkëputej për të vazhduar punën, Çimi shtonte duke psherëtirë, «E mër mik ku e kupton dot fuqinë e Karshisë po nuk pate parë me sy as lapraks as alidems?». Në sytë e barmenit të «Café de Paris» tribuna njëzetlekëshe e Stadiumit «qemal Stafa» ishte Mbinjeriu i Niçes që dilte nga dheu i Arbërit siç dalin monstrat e filmave hollivudianë dhe i jepte zgjidhje çdo problemi të Mbijetesës Shqiptare.

E gjithë karshia e stadiumit të kulturës shqiptare rrinte në kafene. Vetëm kur hynin apo dilnin nëpër korridorin midis tavolinave vajzat e bukura të Kozeta Bakiut, Karshia heshtte dhe thithte ajrin midis këmbëve të gjata të balerinave që linin pas erën e një parfumi të fortë. Heshtte edhe Kadareja i madh në tribunën Vip, bile edhe sikur të ishte duke folur për temën e tij më të preferuar të kohëve të fundit: Thika që po i ngulet në shpinë gjuhës shqipe nga ca shqiptarë të martuar me gra të huaja që i servilosen njerëzve të gruas! I rrinin rrotull Ismailit dhe e dëgjonin me gojë hapur kryesisht ata që qysh në ditët e para të pushtimit të Disë organizuan revoltën e mishit.

Mbiemri: Osmanlliu Emri: AbdullahBindja: Deri ke unë e mbrapa ktheuShenja dalluese: Ambicja për t´u bërë PresidentProfesioni: Teknik zhurmash në Kinostudio «Shqipëria e Re»

Nga jeta kulturore

Page 63: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

63Përpjekja 63Përpjekja

Dulla e kishte shkelur atdheun e Robespierit falë përzierjes së interesave të tij me ato të Sajmirit që e kishte futur në grupin e vet të xhirimit të filmit të tij të dyzeten-jëtë dokumentar, por, po ta dëgjoje kur fliste, e ndjeje menjëherë që ndër dejet e këtij tekniku zhurmash pluskonte gjak revolucionari radikal. Ishte vetëm tridhjetetre vjeç, aq sa shoku Enver në dyzetenjëshin, por lëkura i qe tërhequr nëpër gropat e kafkës nga urrejtja për shokun Enver, të cilin dukej açik se në të ritë e tij e kishte dashur për vdekje. Dhe atë dashuri të pakthyer Abdullah Osmanlliu nuk ia falte vetes. Nuk e kuptova kurrë për çfarë meritash të veçanta i ishin propozuar, sipas tij nga shumë lart, të gjitha postet me përjashtim të Presidentit dhe të Kryeministrit, por nga mënyra sesi fliste Dulla nënkuptohej që luante gurë deçizivë në politikën e kuadrit në Shqipëri. Me një frëngjishte si ajo e Presidentit shante çdo gjë që shikonte përreth, mallkonte ditën që vendosi të vinte në Francë, tregonte sesi nëpër gjumë ndjente një mi t´i futej në vrimën e djathtë të hundës dhe t´i guduliste me bisht vrimën tjetër, dhe mbi të gjitha ankohej nga uria.

Uria në fakt po e gërryente njërën pjesë të ushtarëve të kulturës. Si në të gjitha fushimet e botës edhe në Di kishte një restorant që i përshtatej kushteve, d.m.th. ushqimit të dyqind vetëve, e për këtë natyrisht që bëhej një menu për të gjithë, menu e plotë e cila ndryshonte përditë dhe shtrihej nga pjata e parë deri tek frutat dhe em-bëlsirat. Mirëpo, më shumë sesa menuja e njëjtë për të gjithë, të uriturit i shqetësonte delikatesa e ushqimit, ku mungonin të mbushurat, të skuqurat, të përcëlluarat dhe tejet të sheqerosurat. Duke qenë një aktivitet ku rreth njëqindepesëdhjetë vetë jepnin kontribut vullnetar e ku vetëm tre vetë të tendës së shtabit paguheshin me rrogë, në restorant njerëzit shërbenin duke u zëvendësuar sipas rastit, që nga pensionistet e deri tek mësueset e gjimnazit apo studentet, gra e vajza të mirësjellshme e të gatshme për të kënaqur brenda mundësive kërkesat e shumta shtesë të miqve. Por ja që miqtë u ulën nëpër tavolina njësoj si në shtëpitë e veta në periferinë e ish-Perandorisë turke, pashallarë civilë, pa çallma dhe unaza të çmueshme, turivarur e të palarë, që trokasin gishtin në ajër e që nuk kënaqen kurrë me familjarët e tyre shërbëtorë. As falemn-derit, as një buzëqeshje, as një lëvizje falenderuese me kokë. Jo, jo, jo, mos e fol! që ditën e parë shenja shqetësuese pakënaqësie, të cilat erdhën duke u rritur në forma të tipit «Lulëkuqet mbi mure» e deri në greva demostrative urie. Kërkohej mish dhe jo vetëm mish, por shumë mish, ndoshta aq sa demostruesit, kryesisht pleq në moshë të thyer e më pak të thyer, nuk kishin parë kurrë në jetën e tyre, në diktaturë jo e jo, po as në gjëndje të lirë. Marrëdhëniet midis zonjave të shtëpisë dhe të ftuarve filluan të ngrinin. Në «Café de Paris» fantazma e mishit kalonte gojë më gojë dhe vinte vërdallë e mbuluar nga jargët e makutëve prepotentë që donin të mbushnin në Francë të gjitha zgavrat që iu kishin mbetur hapur në stomak nga epoka e lavdishme e aksioneve dhe zboreve, ku pa bërë gëk kishin pirë çajin e ftohtë dhe kishin ndarë morrin në aq frymë sa kishte formacioni i tyre luftarak. Të nervozuara gratë e vajzat që shërbenin filluan t´i lëshonin pjatat nëpër tavolina pa na hedhur as sytë. Ishte e kotë të përpiqeshim t´iu shpjegonim se nuk ishim të gjithë që kërkonim të gllabëronim viçat, qingjat dhe pulat e krahinës. Ulnim sytë nga turpi dhe hanim bukë shpejt për të dalë sa më parë nga restoranti ku dukej se do të shpërthente nga çasti në çast një Demostratë e dytë e Bukës.

Fjala u hap në të gjithë qytetin. Flitej me kuriozitet dhe humor për mishngrënësit

Nga jeta kulturore

Page 64: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

64Përpjekja 64Përpjekja

e revoltuar, aq sa vendasit, kur ndaheshin a takoheshin, filluan t´i thoshin njëri-tjetrit duke u tallur, «Ika tani, se u bë natë dhe do të na hajë ndonjë shqiptar», «E ke parë gjë filanin apo mos e ka ngrënë shqiptari?», «Vajzën e vogël e çova tek prindërit në fshat, se kam frikë mos ma kollofisin shqiptarët». Doli edhe në gazetën e qytetit një karikaturë me një shqiptar që i thoshte i habitur një gruaje franceze: «Nuk keni mish në Francë?!». U bë edhe një mbledhje në restorant ku Çimi u mundua t´i bindte të re-voltuarit se nuk përmbysej kupa në shtëpinë mikpritëse, e fill mbas mbledhjes u shtrua dreka që dukej disi më e ç´tendosur se ditët e tjera. Kaloi me sukses dhe pjata kryesore pa mish, e tamam kur erdhën frutat e na u duk se kriza e mishit u fashit, një goxha burrë rreth të pesëdhjetave kërkoi rrush. Emrin nuk do t´ia përmend këtu sepse vuan edhe nga zemra, por nuk dyshoj një çast se nëpër zbore i ka rënë për pjesë vrima e bythës së morrit dhe ky derdimen e ka thithur në gurmaz të thatë për pesëdhjetë vjet, duke ngrirë në rresht gatitu pas sillës e duke pallur me grusht në tëmth «Gjithmonë gati».

Studentja franceze nuk kuptoi, sepse ishte shumë e re dhe nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme që të merrej edhe me gjuhën e shqipeve. «Pardon?», e pyeti ajo shqiptarin. Plaku kujtoi se ajo i kërkoi pardon dhe i tha, «Çfarë pardoni mër jau, bjer mër rrushin se na u tha gurrmozi për i çik rrush!». Ndërhyri njëri nga të rinjtë: «Nuk merr vesh shqip ajo prandaj mos i bërtit kot. Ku e di ajo ç´domethënë rrush». «Pse, mër, un e kom fajin qi s´di ajo ç´domethon rrush?», insistoi plaku duke e ngritur zërin. Dhe duke e parë në sy vajzën e hutuar, shtoi me pathos «Apo t´i tregoj kte timin un qi ta marri vesh ajo ç´o rrushi?!».

Mbiemri: DavidEmri: David Bindja: Lakmo gruan e tjetritShenja dalluese: GjakftohtësiaProfesioni: Shqiptar«Kush e vrau Goliatin e u tremb më nga kjo botë? E si atëhere të tremben nga

epshi i dhunës Davidët që përmbysën diktaturën? Ata kanë vuajtur diktaturën më të egër në botë, ata janë poshtëruar, shpronësuar, vjedhur, dhunuar, shtypur, fyer, tallur nga Merimanga e Kuqe dhe, më në fund, kur Merimanga e lodhur ka ngordhur ata janë rebeluar dhe e kanë varrosur, bile edhe i kanë pshurrur varrin. Po këta evropianët ç´kanë bërë, ndërkohë që Davidët e Shqipërisë tridheshin nëpër zbore dhe aksione? Kanë bërë kokrrën e qejfit, kanë ngrënë, kanë pirë e kanë qirë sa iu ka dashur xhani dhe nuk e kanë çarë një minutë kokën për Shqipërinë martire në buzë të Adriatikut», kështu ka menduar me siguri Davidi ynë kur mikpritësi i tij e ka lënë tek dera e shtëpisë dhe i ka thënë, «Ngjitu ti lart sa të parkoj makinën. Çantat t´i ngjis unë». I lodhur nga beteja cfilitëse me diktaturën çnjerëzore Davidi kërkon dashuri njerëzore, kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht. Ai nuk kursehet më asgjëkundi, në asgjë dhe asnjëherë. Eshtë ngjitur Davua dhe i ka rënë ziles. Gruaja e mikpritësit i ka hapur derën. Një siluetë që ka pasur një efekt hipnotik mbi vrasësin e Goliatit. «Bonjour», i ka thënë ëmbël sirena mikpritëse dhe sakaq magjistari nën brekët e heroit popullor ka ngritur bagetën e tij dhe e ka transformuar Davidin në ketër lozonjar që i ka kërcyer gruas së tjetrit mbi gjinjtë përvëlues. E ka ngjeshur pas muri gruan e botës që përpëlitej, dhe i ka lypur ngrohtësi njerëzore duke e puthur e kafshuar derisa në derën e hapur është shfaqur

Nga jeta kulturore

Page 65: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

65Përpjekja 65Përpjekja

i shoqi me çantat e heroit në dorë. «O Zot bëma ëndërr», ka mbyllur sytë i shtangur mikpritësi, por ëndërr nuk qe. Eh...

Pas historisë së Davidit të dashuruar në shikimin e parë me gruan e tjetrit dhe fundit tragjik të asaj dashurie që u shprish nëpër pantallonat e heroit të vërvitur si top nëpër shkallë, vetvetiu shumë të tjera mbeten paskëtaj pa treguar nga ajo aventurë e mbetur në kujtesën time si një eksperiment në kushte optimale i një kampioni të Shqipërisë së sotme që u shkëput nga e tëra dhe u mbyll për dhjetë ditë në grykën her-metike të maleve përreth Di-së. Mbetet jashtë kësaj rrëfenje odiseja e jashtëzakonshme e udhëtimit të karvanit nëpër Adriatik dhe pastaj nëpër Itali e deri në jug të Francës. Mbeten jashtë jo vetëm dy «shoferët» e arratisur sapo shkelën tokë në Ankona, sepse në fakt ishin dy aventurierë që «dreqi» e di si ishin futur në listën e Murit të Kulturës si shoferë, kishin marrë viza dhe dieta. Por mbeten jashtë edhe plot detaje të tjera të udhëtimit si fjala vjen asikuracionet fallco të dy shoferëve pa thonjëza, aksidenti automobilistik në portin e Ankonës ku njëri prej autobuzëve që po ndiqte mikrobuzin e karabinierisë për të shkuar në postë e për të sqaruar çështjen e asikuracionit fallco i shtrembëroi surratin një Mercedesi të ri që flinte, humbjet e përsëritura të udhës deri në Di për shkak se karvani futej në rrugë qorre që të mos paguante taksat e autostradës dhe si përfundim e kaloi tre herë kufirin duke i ardhur rrotull territorit ku ndahen Italia me Francën, shiu që hynte në të dy autobuzët, arrestimi nga policia franceze i një autobuzi të tërë për arsye se shoferi kishte katërmbëdhjetë orë në timon pa vënë gjumë në sy dhe konsiderohej si shoqërisht i rrezikshëm; izolimi i autobuzit në një parking në natyrë dhe kushti i vënë nga policia rrugore që shoferi të flinte shtatë orë e gjysëm ndërkohë që pas shtatë orë e gjysëm të gjithë karvanin e kishte zënë gjumi në autobuz ndërsa vetëm shoferi nuk gjendej, gjetja më në fund pas disa orësh e shoferit që dremiste i ulur mbi një WC allafrënga në banjon e një supermerkatoje buzë auto-stradës; sherret midis neoilirëve dhe pleqve të Arbërit gjatë rrugës, përzënia nga një shtëpi e tre shqiptarëve që fshinin këmbët me çarçaf me qëllim që t´i nxirrnin jashtë e t´i binin në një shtëpi tjetër më afër qendrës, apo e dy të tjerëve që po për të njëjtat arsye thyen me gurë xhamat e shtëpisë ku rrinin dhe thanë që donin ta linin atë apartament sepse me siguri ndonjë komshi francez ua donte të keqen, megjithëse as në Luftën e Dytë Botërore nuk ishte thyer ndonjë xham në Di, ngrënia e të gjitha ushqimeve të konviktorëve në frigoriferët e një konvikti ku flinin disa nga shqiptarët e uritur, rënia e një ëngjëlli të Rilindjes së Re nga kati i sipërm i një krevati marinari, shtrembërimi i hundës dhe frika e tij për të hipur më atje lart i detyruar të flinte në këmbë përgjatë gjithë netëve që pasuan rënien, e plot të tjera që tashmë janë bërë pjesë integrale e hard diskut të Çim Dajës.

Për fat të keq mbeten jashtë kësaj rrëfenje edhe plot personazhe «pozitivë», Marik, gruaja energjike e Hollandezit Fluturues, Valeri dhe Natali, dy nga tre vajzat e shtabit francez që pas një viti pune të detyruar me shqiptarët dhe pas dhjetë ditësh e netësh në kontakt të pandërprerë me Madhështinë e Marrëzisë Shqiptare vazhdojnë çuditërisht të jenë gjallë e të përgatisin Festivalin e Moldavisë; mbeten jashtë të tjerë njerëz të rrallë e midis tyre dy miqtë e mëdhenj të dheut të Arbërit që si rrallëkush kontribuan për ta nxjerrë të Vërtetën Shqiptare nga burgu i Kështjellës buzë Adria-

Nga jeta kulturore

Page 66: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

66Përpjekja 66Përpjekja

tikut dhe që sot e gjithë ditën interesohen për fatin e saj, mësuesit e paharrueshëm të Fakultetit të Frëngjishtes në vitet ’80, dëshmitarët okularë të «Bulevardit Stalin», Elizabetë dhe Zhan-Pol Shampsé. Mbetet jashtë Annette Labore koordinatorja e Sor-rosit për Evropën Lindore e cila iu hodh në grykë profesorit të përvitshm në Die, çekut Bartoshek, kur ky i tha: «Ti e ke fajin që i solle shqiptarët këtu!». Mbeten jashtë edhe çastet e gëzimit masiv kur në orët e vona, pasi pleqtë e lodhur nga tendosja patriotike i kishte marrë gjumi dhe pasi të rinjtë pleq kishin ikur edhe ata të flinin, në «Café de Paris» një turmë e tërë shumëkombëshe të rinjsh dëgjoi Bojken Lakon dhe më vonë u delirua nën drejtimin e Çim Dajës që hipur mbi fushën e bilardos tregonte barcaleta, mbante fjalime, kujtonte historira të pabesueshme dhe «këndonte» vargje pambarim nga të garipave të Tiranës së viteve´70-´80. «O ti goc o t´morrsha t´keqen, qeke bo me t´var teneqen», dhe gjithë turma e dehur ia mbante, «O je - O je - O je», «O ti goc e NISH-Kimikes, me ato cica qi t´lujn posht trikes», «O je - O je - O je», «O ti goc...». I zhveshur gjer në brez Çimi nuk përmbahej, ndërsa turma që shqepej në gaz me humorin përrallor të tij derisa, këputur në ije, i kërkonte një pauzë me këngë garipash duke ulëritur Oje-në e saj pas çdo rime, pa e lënë komandantin e përjetshëm anarkist të grupimeve të paangazhuara të zbriste nga podiumi i tij për nja dy orë të mira.

Mbeten jashtë mbrëmjet e përnatshme në bazën ilegale që Hollandezi Fluturues kishte rezervuar për Forcën e Errët që ishte një kopje e Villa Number Rose, shtëpia e zotit Nazi në Tiranë, me të vetmin ndryshim se eksponentët e Forcës së Errët Kom-bëtare dhe Ndërkombëtare në Di nuk kufizoheshin vetëm tek bisedat e mërzitshme intelektuale të pavarura antishqiptare dhe antiseksuale, por hidheshin herë pas here në zjarrin që bareshat e bukura njëzetvjeçare ndiznin në mes të dhomës me tingujt «Red Hot Chilie Peppers.» Mbeten jashtë edhe dashuritë dhe flirtet e bombave seksuale të gjimnazit të Di-së me neoilirët, gjesti simbolik i disa djemve shqiptarë për t´i shërbyer në formë pardoni ditën e ikjes grave të restorantit, të cilat u ulën në tavolinat e shtruara me mbulesën e shkruar me emrat e shqiptarëve. Mbeten jashtë lotët që derdhën mik-pritësit kur autobuzat turq ndezën motorët për t´u rikthyer në atdhe, buzët e plagosura nga puthjet e ndarjes dhe përqafimet me betimin që do të rishihemi përsëri.

E përtej gjithë këtyre mbetjeve pa kurrfarë vlere kombëtare, mbetet jashtë një gjeni i madh, i vetmi gjeni i sigurtë që Shqipëria pati në Di, një gjeni i zbuluar në Francë, por ende jo në Shqipëri: Kel Marubi, fotografi tronditës i Shkodrës. Unikale krijimtaria e tij, e përbindshme indiferenca ndaj saj. Ai mbetet detyrimisht jashtë, jo vetëm pse unë jam krejt i paaftë të flas për dritën marramendëse të syve të tij, por edhe sikur të mundja ta bëja një gjë të tillë, do të ishte e padenjë për të të futej në këtë rrëfenjë që merret vetëm e vetëm me nxirjen e realitetit edhe pse këtu brenda asgjë nuk është e sajuar.

Pyet Samiu, vëllai i Naimit dhe Abdylit: «qysh e kanë ruajtur dot shqiptarët gjuhën e tyre të tër´ e të paprishurë nëpër mest të kaqë kohërave t´egëra...kur gjuhëra të shkruara e të ndërtuara me kujdes të madh janë prishur e ndryshuar aqë shumë sa që quhenë gjuhëra të tjera?» Dhe përgjigjet: «Të qëndruarit lark nga e gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregëtia, me një fjalë, të rojturitë si të egërë nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë shqiptarëve gjuhën e kombësinë». Këtë e thotë një Rilindas nga

Nga jeta kulturore

Page 67: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

67Përpjekja 67Përpjekja

ata të parët, që e bënë Shqipërinë e jo ndonjëri nga këta të dytët që duan ta «mbrojnë» atë duke e mbajtur në thesin e Gënjeshtrës Romantike Demokratike.

E kotë të përsërisësh që Rilindasit e sotëm e duan Shqipërinë si hobe për ta gjuajtur mbi kokat e atyre që duan të afrohen me botën, me diturinë, me qytetërinë, me tregtinë, e kotë të thuash se çdo hapje karshi botës është një tullë e hequr në murin e tyre refraktar, e kotë të nënvizosh se me një fjalë ata i duan shqiptarët si «të egërë nëpër malet», sepse po të ishte ndryshe ata nuk do të kërcenin zgupthi përpara shfaqjeve të Shpirtit të Lirë si të ishin përpara Shëmbëlltyrës së Shejtanit. Dhe ata kanë një arsye tepër të fortë t´i ikin lirisë siç i ikën djalli thimjamit: Muri i Kulturës së tyre i ka themelet në diktaturë dhe shpirti i tyre gjallon i balsamosur nën mumjen e kulturës totalitare. E të besosh se nga honet e një shpirti të tillë, që u bë platformë morale e diktaturës, mund të dalë tjetër gjë veç shëmbëlltyrës së përçudnuar të saj, është njësoj si të besosh se nga platforma e aerodromit të Gjadrit mund të ngrihet për në Hënë një anije kozmike.

Tek shoh rrëfenjën time të fashitet dalëngadalë bashkë me hënën në qiellin e zbardhur të këtij mëngjezi, mendja më vete tek miku im i dashur Fron Nazi. Në këtë orë në Bronksin e tij hëna duhet të ndrisë fort. I rrethuar siç është me raketa që nisen përditë drejt saj, qytetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Fron Nazi nga Puka mund t´ia kishte mbathur kur të donte për atje lart, por ja që ai preferoi të zbriste në shpellën e errët të dheut të të parëve për të ndërtuar Shoqërinë e Hapur. Zbriti dhe u vra nga burrat me kanun, të cilët e zunë duke bërë dashuri të ndaluar me Shqipërinë. Nuk mund të mbaronte ndryshe kjo rrëfenjë vetëm se duke e lënë aty ku filloi, tek ky dashnor romantik me pardesy të bardhë dhe kapele të zezë republike që i shkruante Shqipërisë letra me humor të zi, që pinte whisky dhe «Marlboro» e që e donte aq shumë sa nuk mundi asnjëherë ta trajtonte siç e lyp kanuni.

Mbiemri: RamaEmri: EdiBindja: Rron or rron nuk vdes shqiptariShenja dalluese: Një yll aty ku s´thuhetProfesioni: Ushtar i Atdheut

Nga jeta kulturore

Page 68: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

68Përpjekja 68Përpjekja

Preç Zogaj

SHPESHHERË ËNDRRA

Shpeshherë ëndrra ime ik nga jeta ime.

I bezdisur prej pluhurit,duke murmuritur “ndihmë”,bares në rrugë të shkretë.

Kurse ëndrra shëtitpyjeve të Velës,ku ajri kullohetnë rrjetat e halave.Dridhet shermasheku rreth trupit të saj,trumba zogjsh i afrohen me çerdhet në sqepa,ajo, lozonjare, hap krahët anash,e përpin hapësira... Por prapë fiton ëndrra.

Asgjë s’e kalon etjen e saj.Bën sikur s’di, bën sikur dehet,keq e ka punën sapo të kthehet!

Pikë mëshirë për të s’do të kem,veshët në dorë kam për t’ia dhënë,sepse vetëm unë, vetëm unë e pësojqë ëndrra ime ik nga jeta ime.

* Në Die u prezantua edhe vëllimi me poezi i Preç Zogajt "Terre sans continent", përkthyer nga Elisabeth Chaubel dhe i botuar nga L'Esprit des Péninsule. Po botojmë me këtë rast disa prej tyre në shqip dhe frëngjisht.

Nga jeta kulturore

Page 69: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

69Përpjekja 69Përpjekja

PARFOI LA REV RIE

Parfoi la rêverie quitte ma vie

Étouffé par la poussièreJe titube dans une rue déserteEn maugréant “á l’aide”

Tandis que ma rêverie vogueSous les pinèdes de VelaOù l’air s’éclaircitDans le filtre des épinesLe lierre s’enroule autour de son corpDes volée d’oiseaux l’entourent, leurs nids dans le becElle leur tend les bras enjouéeEt l’espace l’engloutit...Mais aussitôt elle ressurgit

Rien n’étanche la soif de ma rêverieElle fait semblant de tuot ignorer, d’être ivreMais qu’elle prenne garde aux représaillesÀ son retour je serai sans pitiéCar moi seul, moi seul souffrequand la rêverie quitte ma vie

Nga jeta kulturore

Page 70: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

70Përpjekja 70Përpjekja

JUBILARE

Si sot njëzet vjet, nga tokau nis për hënë Apollo 11,im atë ka blerë kapele me strehë,Një ushtar të ri kemi varrosur,E sollën në fshat me makinë nga kufiri,Plagët nuk ia pashë, dekoratën po.Atë natë kemi shkuar për darkë te motranë një fshat të Mirditës, unë dhe babai.U festua kapeljadhe mbesa ferishte,dhe kalorësi i hënës,dhe anija kozmike...Mua prapë më është kujtuar ushtari:Sa keq, sa keq, ai nuk dinte gjë!Tani motra është ndarë nga burri i parë,Babai e hodhi më në fund kapelen e vjetër,E ëma e ushtarit qan gusht më gusht në varreza.Kurse fati im... Kurse fati im...Sy për sy me një hënë pesëmbëdhjetëshemerr pjesë në jubiletëe ngjarjeve botërore.

Nga jeta kulturore

Page 71: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

71Përpjekja 71Përpjekja

ÇASTI I RREZIKSHËM

Çasti i rrezikshëmsi top rrokullisetRrugëve të fatit.

Mbushur stihi,Etjeshpërthyes,Me sytë e verbërna josh ta shkelim...E nanurisim,E përkëdhelim.

Oh, ç’fjalë të ëmbla për bukën thatë.Për rrenat pompoze, ah, ç’heshtje e gjatë.Ç’kujdes në të ecur dhe... nuk na shtyp makina.Ç’fuqi për të qeshur, shembullore për vitrina.Jo, jo, nuk thempse dhëmbët më ranë,pse gishtat m’u pakëne kërcet m’u thanëSe dua të rroj sot e pastajDhe rroj pa faj.

Mbushur stihi,etjeshpërthyes,çasti i rrezikshëmmbetet prapa

E shkuara dridhetsi fushë e minuar.

Nga jeta kulturore

Page 72: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

72Përpjekja 72Përpjekja

L’INSTANT DANGEREUX

L’instant dangereuxRoule comme un ballonSur les chemins du destin

Gonflé de tempêtesAssoiffé d’explosionsIl envoûte ns yeux aveugles

Nous le berçonsNous le câlinonsOh combien de mots tendres pour du pain sec!Pour des mensonges pompeux, combien de silence!Avec quelle attention nous marchons... Et la machine nous épargneAvec quelle force nous rions, enfants modèles pour vitrinesNon, non, je ne dis pasPourqoi mes dents sont tombéesPourqoi mes doigts sont décharnésPourquois mes chevilles ont séchéJe veux vivre aujourd’hui et demainEt je vis sans regret

Gonflé de tempêtesAssoiffé d’explosionsLe destin dangereuxDemeure derrière...Le passé trembleComme une plaine minée

Nga jeta kulturore

Page 73: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

73Përpjekja 73Përpjekja

Jamarbër Marko

SOT ËSHTË E SHTUNË..

Sot është e shtunë....Për mua dhe për tyPër të gjithë.Për të gjithë ataqë patën diçka në tokë.Sot është e shtunëEdhe për ata që janë të mërziturPër ata që nuk dinë të jetojnë.Është e shtunë edhe për ataqë nuk janë më.Sot ësht e shtunëPër kuajt që tërheqin karrocat në errësirëPër lodrat që u luajtënDhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.Sot është e shtunëEdhe për ata që nuk e dinë këtë gjëqë vuajnë e s’janë të lumtur.Vetëm sot është e shtunë,E dëgjova në rrugëNë derën e spitalit.Sot është e shtunëEdhe sikur askush të mos e kujtojë...Jo vetëm sepse unë sot jam i mërzitur,Por për madhështinë e një diteqë veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.Është e shtunëSepse nuk ekziston asnjë ditë tjetërSi kjo e sotmjaDhe dikush mund të thotëSe asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,Se asnjëherë, asnjë ditëNuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madhJetën e madhe përpara një bluze

Nga jeta kulturore

Page 74: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

74Përpjekja 74Përpjekja

Të thjeshtë diteSiç është dita e shtunë.Ditë e shtunë sotQë u përsërit aq shumëMbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sotMe lehtësinë e atyre që jetojnëTë mbështjellë nga e shtunaQë si letër karameleshBie mbi butësinë e vjetër.Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetërDhe thuhet nga të gjitha buzët kudoEdhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetërEdhe atje ku dashuria është zëvendësuar me një tjetër.Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshiPër t’ua bërë më njerëzore,Për t’ua larguar sadopak nga pesha e kohës,Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtuneNdaloi lozonjare dhe tha:Sot është e shtunë

Se vetëm në botën tonë është diçkaTë rrish pak më shumë në të ftohtëPër të larguar diku drejt pafundësisëNyjen e vërtetë,Që lëkundet me përkëdheliBrenda thellë së shtunësQë duket se nuk do të ndërrohet më me asnjë ditë tjetër.Sot është e shtunëPër të vetmen thjeshtësi dhe mendimPër të vetmen kënaqësi dhe trishtimPër të bërë një hapNë botën e vogël të njerëzve.

"Sot është e shtunë". Këtë poezi të pabotuar të Jamarbër Markos e recituan një të shtunë miqtë e tij, aktorët Rajmonda Bulku dhe Timo Flloko në një mbrëmje të organizuar me rastin e botimit nga shtëpia botuese MÇM të librit të tij me poezi “Rastësisht me dashje”.

Nga jeta kulturore

Page 75: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

75Përpjekja 75Përpjekja

artistik, kulture apo etike të mjaftueshme, përçudnuan vetë shpirtin e artit. Ashtu si pa kuptuar, herë nga nevoja, herë nga shtrëngimi dhe herë nga karrierizmi, ata e kthyen

Në këtë klimë të vështirë për artin, lindi shpirti poetik i Jamarbër Markos. Ai është një ndër ata të rinj idealistë dhe të kulturuar kryeqytetas që, në kapërcyell të viteve 60-70, sëbashku me ndërgjegjësimin për pasionin dhe talentin e tij poetik, njohu diktaturën, njohu edhe artin e vërtetë botëror dhe pati ndjesinë e thellë se talentin e tij nuk mund ta vinte në shërbim të një ideologjie që mbyste përditë lirinë. Talenti i tij,

e më të ndotura nga moria e krijimeve vulgare dhe mediokre, pjellë e atij artizanati që më shumë shihej si një mundësi për të ardhur nga provinca në kryeqytet sesa si një dashuri për artin, njeriun dhe të vërtetën. Prandaj ai u zhyt në vetminë dhe kthjel-lësinë e thellësive. Kështu poezitë e tij, ashtu si perlat në fund të oqeanit, qëndruan aty me vite, larg vezullimeve të rrejshme të festave dhe çmimeve të diktaturës, por duke ruajtur shkëlqimin e pavdirë që na tregojnë sot.

Përpjekjes i takon të mburret sadopak që me botimin për herë të parë të Ja-marbër Markos në numrin e saj të dytë, u bë pararendëse e këtij libri tronditës që e konsiderojmë një ngjarje në poezinë shqipe.

F. Lubonja

Ishte një mbrëmje jo si ato që organizohen zakonisht me rastin e daljes së një libri. Miq të vjetër të Markos erdhën me nga një shishe me vete dhe u mblodhën rreth një tryeze intime sëbashku me disa poetë dhe dashamirës të rinj. Botuesja Brikena Çabej u kishte shpërndarë ndërkaq librin dhe, në atmosferën e krijuar nga muzika e

poezi nga libri, kërcyen, treguan kujtime, lexuan përsëri poezi...

Letërsia dhe arti shqiptar gjatë 45 vjetëve diktaturë ka pasur një fat të zymtë. Nevoja njerëzore për të shprehur thellat më të fundme të shpirtit, çka përbën një nga gurrat më të pashterrshme të artit, u bë e pamundur dhe, sa më shumë që i shtrinte ideologjia totalitare metastazat e saj në jetën e njeriut, aq më shumë shterrej ose devi-jonte kjo gurrë. Të gjithë ata që talentin artistik e ushqenin nëpërmjet saj si dhe me dashurinë për të vërtetën e për lirinë, nuk i mbijetuan dot klimës së ashpër seleksion-uese që u krijua. Një pjesë iu larguan artit, një pjesë e mrrudhën talentin e tyre duke u

një pjesë, si Marko, ranë në burg. Ndërkaq vakumin e lënë bosh, rendën ta mbushin një aradhë pseudotalentesh, shpesh provincialë dhe parveny, që, për mungesë sensi

Nga jeta kulturore

Page 76: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

76Përpjekja 76Përpjekja

Fron Nazi

NGA BANEASA PËR NË KISHNJEV,NJË RRUGË!

Ta hajë dreqi! Më duhet të pres edhe pesë orë. Ndodhem në aeroportin e linjës së brendshme rumune të Baneasës. Një i huaj si unë nuk do ta kishte pasur fatin kurrë ta shihte këtë farë tmerri të quajtur aeroport sikur të mos i duhej të fluturonte për në Kishnjev apo për në Kluzh. Dekori përreth është një përzjerje e socrealizmit klasik me një xhamllëk ndarës të tipit perëndimor. Ka dy vende ku mund të ulesh dhe unë zë e sillem sa te njëri tek tjetri. Punë e vështirë kur kur ka vetëm pesë ndenjëseve të rregullta. Po të ulem në vendin e prapëm, do të kundroj vetëm pistën e aeroportit, prandaj zgjedh ndenjësen përpara prej nga mund të shoh ata që vijnë dhe ata që flenë në stolat e rrugës përballë. Janë shtrirë në çdo hije që kanë mundur të gjejnë. Bën një i nxehtë përvëlonjës ku përzihet zagushia me pluhurin. Një tabelë e vetme varet mbi sportelin e biletave ku shërbejnë dy gra. Rreth tyre dy roje aeroporti të veshur me xhaketa kafe poliestër vardisen për tu hapur muhabet, por ato janë shumë të përqendruara mbi një fjalëkryq. Tre taksistë vijnë e sillen rrotull meje. Njëri shkon nga ndenjëset e prapme kurse dy të tjerët i hedhin vështrimet nga unë. Pa shkëmbyer asnjë fjalë e kuptojnë se jam nga ata që s’kanë ndërmend të lëvizin prej andej.

Aeroporti i Baneasës është një aeroport për udhëtarë të regjur n’ato linja. Asnjë shenjë që të tregojë drejtimet, as ekrane televizori që të tregojnë orët e mbrritjes e të nisjeve, as tabela informimi, as personel ndihmës rreth e rrotull. Ma thotë për një çast mendja se piloti do të vijë vetë aty e do të pyesë : “Sa pasagjerë ka për në Kishnjev?” Kur të shohë se vetëm unë do të ngre dorën e ai do të thotë: “Vetëm një? Nuk nisem po qe se ka vetëm një. “ Pastaj do të kthehet ndërdyshës e do të më thotë: “Ti po më dukesh burrë i mirë. Po gjete ndonjë pasagjer tjetër edhe mund të shkojmë.”

“Më falni, a mund të shihni nëse është bërë rezervimi im nga Budapesti?” Dy gratë as nuk e ngrenë kokën nga fjalëkryqi. Pasi kanë rënë dakord për horizontalen 4 (Mel Xhipsoni), njëra prej tyre e quan të mjaftueshme të më thotë me një anglishte sikur po ziejnë qepët: “Për ku shkoni ju?”

M’u duk sikur u hap qielli. “Më falni, ju e shihni që sapo mbrrita dhe...”Ajo mbllaçit çëmçakizin dhe më thotë: “Ku!”“Kishnjev”

* Ky tregim është fitues në konkursin për tregime të shkurtëra organizuar nga "The Euro-pean".Fron Nazin, ndonëse shkruan në anglisht, e kemi botuar në rubrikën "Letra shqipe", pse kështu e kemi ndjerë.

Letra shqipe

Page 77: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

77Përpjekja 77Përpjekja

Duke shkruar mbi vertikalen 4 të fjalëkryqit (Majkëll Dagllas), ajo më përgjig-jet, : “Nuk ka nevojë për rezervim. Ejani një orë përpara nisjes për të marrë biletën.”

Kthehem për në ndenjësen time nën vështrimin e rojeve dhe të taksistëve. Jemi si një familje e madhe e lumtur, e ulur në dhomën e ndënjjes duke pritur të vijë riparuesi i televizorit. Rojet dhe taksistët i lëshojnë vendet njëri tjetrit në ndënjësen pas meje, prej ku më ndan një tryezë me këmbë druri. Ndenjëset dikur duhet të kenë qenë lyer me bojë të verdhë të ndezur ose ndoshta me jeshile. Ndoshta kanë pasur skemën tradicionale të ngjyrave në sallat e pritjes të aeroporteve të Lindjes - grinë të kombinuar me të verdhë.

Rojet dhe tre taksistët vazhdojnë të ndërrojnë vendet pas meje. Periodikisht njëri ngrihet për të ecejakur, kurse tjetri ulet. Brenda dhjetë minutash të gjithë janë ulur në të njëjtën ndënjëse të paktën dy herë. Më në fund kjo muzika rutinë thyhet nga një burrë i moshuar, i cili tregohet më i shkathët se njëri prej rojeve dhe i ze vendin. Shumë shpejt ai zbërthen zinxhirët e një çante të madhe imitim lëkure dhe, duke futur gjysmën e trupit në çantë, nxjerr prej andej një qese plasmasi dhe e ve mbi tryezë. Nga qesja nxjerr pak bukë, një kavanoz gjalpi dhe një kavanoz mjalti. I vendos këto mbi tryezë në formën e një gjysmërrethi duke na bërë të qartë se ajo ëshë zona e tij e paprekshme. Pastaj nxjerr nga xhepi një thikë, një pirun dhe një lugë. Me një preçizion të habitshëm fillon e ha gjithçka duke përfshirë edhe thërrimet. Sa herë që bije ndonjë thërrime mbi tryezë, ai ngjit mbi të gishtin e madh dhe e fut në gojë. Pas 10 minutash ka mbaruar së ngrëni dhe ka rivendosur gjithçka në çantë. qëndron edhe një minutë, gromësin dhe niset me të shpejtë. Ndenjësja mbetet bosh.

Dëgjohet një radio, por se si dhe nga vjen zëri i saj në sallën tonë të pritjes mbetet mister. Këngët janë disqe amerikane. Ritmet e Bi-Xhive të viteve 70. Satur-day night. Saturday night. A-A-A-A Saturday night! Diku midis Saturday night dhe A-A-A-A” ndërhyn një altoparlant prej nga buçet një zë autoritar. Ata që flenë nëpër banka, zgjohen. Disa shkrythin gjymtyrët dhe veshin këmishët, kurse të tjerë shohin orët dhe kthehen nga ana tjetër për të fjetur. Ata që ngrihen hipin në një autobuz dhe zhduken. Pas pak mbërrin një grup gjerman predikuesish të Biblës që pritet ftohtë nga dy Ajnshtajnet e fjalëkryqit. Fluturimi i 17:30-s për në Kluzh, sipas orarit, duhet të niset brenda 20 minutash. Dy Ajnshtajnet u kontrollojnë bagazhet, vulosin biletat dhe u tregojnë një derë që të çon në Daljen1, Porta 1. Pesë minuta përpara nisjes mbër-rijnë duke vrapuar dy biznesmenë me jelekë dhe xhaketa të kuqe. Dy Ajnshtajnet as nuk lëvizin për t’i kontrolluar. U tregojnë drejtimin e vendnisjes. Ndonjë i shkathët do mund të kalonte fare pa biletë.

Avjoni për Kluzh niset dhe gjërat kthehen në gjendjen e mëparshme. Kalon edhe një orë. Radioja ndron muzike dhe tani e shoh veten duke rrahur dyshemenë me takë sipas ritmit të Captain Jack të Bill Xhoelsit. Prapë altoparlanti ngrihet përmbi muzikën dhe zgjon gjumashët e bangove. Dëgjohet Raa. Raaaaaaa. Raaa. Kishnjev.

Ah, më në fund. Rojet dhe taksistët më shoqërojnë me mirësjellje përtej dy binjakeve të fjalëkryqit dhe më tregojnë rrugën për në Daljen 1, Porta 1. Më shtrën-gojnë dorën, madje njëri prej shoferëve më përqafon. Bashkë me tetë të tjerë nisem për në aeroplan. Ata marrin biletat. Pilotët kalojnë atypari. Duken tipa seriozë. Hapet dera dhe ne rrasemi në avion.

Letra shqipe

Page 78: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

78Përpjekja 78Përpjekja

Obobo. O zot. Ky qënka avjoni? Është një “Dakia” dypalëkrahësh. Stjuardesa moldave na përshëndet me mirësjellje dhe na fton të ulemi ku të na pëlqejë. I lëviz duart sikur të jetë duke imituar dikë në skenë. Ndënjëset e kuqe kontrastojnë me banjon e lyer në blu. qilimi... nuk ka qilim. Dyshemeja është e mbuluar me batanije ushtarake në ngjyrë gri. Stjuardesa na kërkon të mbërthehemi në ndënjëset, ndihmëspiloti sheh me shkrepse nivelin e karburantit dhe... nisemi. Ohhh, o Zot. Të lutem, të lutem shumë, mos le të rrëzohet ky avion!

Piloti ka guximin të na njoftojë edhe lartësinë! Ndërkohë një grua po vjell. Sa herë ndeshim në ndonjë xhep ajri fluturojmë nga njëri cep në tjetrin. O Zot, më kthe ku isha në klasin turistik se po më pa shefi duke fluturuar në biznes klas nuk do ma falë kurrë. Ndeshemi me një tjetër xhep ajri dhe e shoh veten përsëri në vendin ku isha ulur në fillim. Piloti flet që prapa perdes:

“Ju lutem, mbërthehuni, pasi po hyjmë në një zonë me shtërngatë.” Gati sa s’më vjen të them se kam harruar çadrën. Zoti im që je në qiell... Jo, jo. S’ka mundësi që unë të vdes mbi Rumani dhe Moldavi. Ti s’do më lesh të vdes. Unë jam djalë i mirë. Okej. E pranoj, shpesh i kam vënë në lojë njerëzit, por e kam bërë me zemër të mirë... Ohh, o Zot, pse nuk e rrëzove këtë avion kur ishte plot me komunistë? Më fal që po mendoj kështu, por duhet të më kuptosh.

Stjuardesa vjen e na ofron ca ujë dhe biskota. Ikë të lutem, zonjë! Avjoni shkun-det lart, poshtë, majtas, djathtas. A thashë poshtë? Ati ynë që je në qiell... Jo. Më mirë t’i lutem Marisë. E hirshmja Mari...

O nëna ime, të le të gjitha trofetë e mija të basketbollit.Motër e dashur, të le të gjitha paratë e mija. (por mosi i harxho menjëherë).Vëllai im, të le tëgjitha rrobat (edhe brekët).Miku im Faruk, të le dy shishe votka.Miku im Pol, të le të gjitha fotografitë e asaj për të cilën të kam thënë se kam

fjetur, por në fakt kam gënjyer.Agjenti im letrar (imagjinar), të le të gjitha shkrimet dhe idetë e kafeneve.Partneri im i biznesit: mor bastard, pa vdekur unë mirë po blen sigurimin tim

për jetë!Nuk më ka mbetur gjë tjetër. Piloti njofton: “Ju lutem, fikni cigaret, fillon

zbritja.” Uf! Më duket se ia dolëm. Avioni prek tokën. Stjuardesa na përshëndet: “Shpresojmë se fluturimi qe i këndshëm. Faleminderi që udhëtuat me ne. Shpresojmë t’u shohim përsëri në bordin tonë.” Më erdhi t’i kafshoja hundën.

Bukuresht - Kishnjev25 Maj, 1994

Letra shqipe

Page 79: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

79Përpjekja 79Përpjekja

TYMI

“Thithe fort dhe mbaje dhjetë sekonda.”Pas pesë sekondash m’u mbushën sytë me lot dhe m’u bë se po më çaheshin

mushkëritë. “Duro edhe pesë. Të djeg apo jo? Tani nxirre ngadalë. Jo nga goja, nga hunda!” Unë i mashtrova. Hapa gojën dhe e lashë tymin të dilte. Mënyra se si doli tymi nga goja ime të linte përshtypjen sikur edhe atij po i merrej fryma. Unë thitha përsëri dhe u përpoqa të mos kollem. Eugjeni dhe djemtë e tjerë mezi prisnin të kolle-sha që të talleshin. Ata të tjerët ishin mosha ime dhe mund t’u fusja ndonjë shqelm t’i fluturoja në anën tjetër të Bronksit, por Eugjenit nuk kisha ç’t’i bëja. Ishte 18 vjeç. I kishte sqetullat gjithë lesh dhe deri atëhere nuk kisha parë ndonjë 11 vjeçar që të rrihte një sqetulllesh. As që më shkonte ndërmend ajo punë. Eugjeni qe pak si i leshtë dhe qarkullonin fjalë se kishte vrarë prindërit e tij. Prandaj dhe rrinte me ne. Ai ishte i vetmi sqetulllesh që s’bënte punë tjetër në atë verë të 1974 veçse rrinte e luante me 11 vjeçarë në park.

Nuk e mbajta dot kollën. Eugjeni shpërtheu në të qeshura, të tjerët e pasuan. “Pse qeshni more bythqirë. Kolla ime do të pushojë pas pesë minutash, por ç’do hiqni...’, - nuk munda të mbaroj sepse më zuri përsëri kolla. Ata qeshën me të madhe. Më shumë se të gjithë tallej Eugjeni. E dija se më provokonte për t’u zënë. Sikur të mos i kisha mushkëritë gjithë tym, për Zotin do t’ia kisha rrasur me grush mu në gojë. Në fakt mora biçikletën dhe bëra nja 50 metra. Ndërkaq më erdhi guximi. U ktheva nga Eugjeni dhe fillova t’i bërtas: “Ti more debil, more rreckaman more jetim, ti të tallesh me mua, more bythqirë!” Ai brofi menjëherë dhe kjo ishte pamja e fundit që pashë. Më zhdëpi aq keq sa më iku krejt dhimbja e mushkërive. Mbeta i shtrirë përdhe dhe nuk po merrja dot vesh se çfarë më çuditi më shumë: ikja me vrap e Eugjenit apo fakti që po më dhembnin të gjitha pjesët e trupit përveç mushkërive. Mbi krye po më rrinte Xhon Kokëmiza. “Je në rregull?” më pyeti. Unë tunda kokën. “Të paktën je mirë se biçikletën e qave.” Xhon Kokëmiza më bëri me gisht për nga biçikleta dhe pashë se ajo ishte bërë ashtu siç ndjehesha unë.

Pastaj Kokëmiza më pyeti: “A do ta thërresim policinë?”“Çfarë thua more, u çmende. Sikur ta marrin vesh prindërit atëhere do më vdesin

fare. Si t’ia bëj për punën e biçikletës?”Kokëmiza nuk m'u përgjegj menjëherë. I kishte ngulur sytë tek biçikleta.“Thuaju se të sulmoi një bandë gangsterrash dhe se ti munde t’u shpëtosh, por

biçikleta jo.”

* * *

Nuk kishte shkuar ende 7 e mëngjesit e ndërkaq unë isha ulur në një kafe gjithë tym dhe s’di se sa Malboro kisha pirë gjer atëhere. Pas çdo 10 cigaresh pija një kafe ekspres dhe një gotë konjak. Tre komshijtë e mij, që sapo i kishin kaluar të tridhjetat ishin veteranë në këtë traditë ballkanase: në fillim një thithje duhani, pastaj një surbe

Letra shqipe

Page 80: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

80Përpjekja 80Përpjekja

kafe, një gllënjkë konjak dhe pastaj një psherëtimë që çlironte tymin që nuk gjente dot vend në trup. Pas një ore Gjoni dha urdhër: “Okej, hajde shkojmë i tregojmë mikut shtypshkronjën.”

Kështu në Dhjetor 1991, u gjeta në rrugët e Tiranës me tre djem që sapo i kisha njohur. Ata pandehën se isha ndonjë ekspert i medias kurse unë mallkoja se ç’dreqin më kishte sjellë aty. Bënte një cingërimë therëse. Fjala “ngrohje” mungonte dhe nga fjalori. I gjithë vendi muajt e dimrit qe pa drita. Mirëpo ata s’donin t’ia dinin pasi po bënin një revolucion demokratik. Punë muti! Ta kishin bërë në verë!, thoja me vete. Këto mendime po më silleshin në kokë sëbashku me kafen ekspres, konjakun dhe makaronat që i kisha ngrënë një darkë më parë - nga ato të Ushtrisë së Shkretëtirës dhënë si ndihma nga qeveria amerikane.

Ecëm ndonja dy milje. E vetmja gjë që nuk kishte ngrirë më dukej se ishte cigarja ime e ndezur prandaj e thithja dhe më dukej sikur isha mbështjellë rreth saj për të marrë pak ngrohtësi. E dogja deri tek filtri. Pastaj nisa ta rrotulloja nëpër gishtat për të parë se sa më kishte ngrirë dora e dhjathtë. Kurse dorës tjetër ia kisha gjetur vëndin sepse në xhepin e majtë të pantallonave kisha një birë... Çudi sa ngrohtë është aty poshtë.

“Edhe pesë minuta dhe mbrritëm tek shypshkronja.” më tha Rolandi, “Vë bast se nuk ke parë kurrë litografi si e jona.” Unë kisha shumë ftohtë që të përgjigjesha. Në fakt s’kisha parë kurrë shtypshkronjë në jetën time. Kur qemë ndonja 50 metra larg, Gjoni tregoi me gisht për nga një karakatinë dhe tha: “Ajo atje është shtypshkronja.” Si ka mundësi, thashë me vete. Gazeta e parë e pavarur e revolucionit demokratik shtypet në një karakatinë të tillë, pa dyer, pa dritare dhe pa ngrohje. “Gazeta jonë shtypet gjatë turnit të tretë, nga 12 e natës deri në 6 të mëngjesit" - tha Rolandi. Hymë brenda dhe ndërkaq djemtë thirrën: “Jakup! Jakup!”. Jakupi ishte maknisti që duhet të shtypte gazetën. “Ndoshta e ka zënë gjumi - tha Rolandi. Është i vetmi që mund të na shpjegojë se si punon makina dhe se çfarë paisjesh të reja mund të na duhen.” Kaluam përmes disa makinave shumë të vjetra dhe më në fund dalluam Jakupin, një burrë plak sa makinat, që ishte mbështetur mbi një levë në një pozicion sikur ta kishte zënë gjumi.

Kur u afruam edhe më pamë se sytë dhe gojën i kishte të mbyllura. Nuk na u besua, por dukej si i ngrirë. Djemtë bënë ta lëvizin, dhe sakaq vumë re se kishte vdekur. O Zot!

Dora e tij e djathtë ishte ngjitur me levën, ndërsa mes gishtave të dorës së majtë i kishte mbetur një bisht cigareje i djegur. Me pak përpjekje djemtë arritën “ta shkulin” nga leva dhe ta shtrijnë. Dukej si ndonjë manikin që sapo e kishin hequr nga vitrina dhe e kishin lënë përdhe që dikush të vinte ta merrte. Gjoni tha se ndoshta do të ishte mirë t’i hapnim gojën. Nuk kisha ide se si do t’ia hapte, por ndërkaq ai i mëshoi mjekrës së Jakupit dhe goja filloi të hapet. Pikërisht në atë çast prej saj u ngrit ngadalë një fjollë tym duhani.

“Duhet njoftuar familja - tha Gjoni, ndoshta edhe policia.” Pastaj u kthye nga unë dhe më pyeti: “Si dukesh?” Unë bëra një shenjë të pakuptimtë me kokë. “A më jep një cigare?”.

qershor 1995 Përktheu Fatos Lubonja

Letra shqipe

Page 81: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

81Përpjekja 81Përpjekja

Drago Jonçar

Ka lindur në 1948. Është një nga shkrimtarët më të njohur dhe më të përkthyer sllovenë. Ka shkruar drama, romane, tregime të shkurtra dhe ese. Më 1995 ka fitua Çmimin Evropian për Tregime të Shkurtra (Gjermani)).

AUGSBURG

Augsburgu është një copë të mirë udhe larg prej këtu dhe unë ende s’e kam parë. Thonë që ka gjashtëdhjetëmijë banorë dhe është tepër i begatë. Augsburgu është qyteti më i madh i Gjermanise, ndaj dhe njerezve ua ka qejfi të jetojne aty.

Gusht. U bëne tri dite që i bie kryq e tërthor apartamentit të zhytur në terr. Jashte dielli gushtak vezullon. Radioja është duke bëre çmos t’iu mbushë mendjen turisteve të huaj se Sllovenia është një vend paqesor. Lufta bëhet gjetkë. Lufta është në aparatin televiziv, në një cep të dhomes. Në atë brimë të botës që vijon të përcjellë tek unë imazhe të reja kufomash të freskëta. Bash në atë kuti, ku idiotësitë e propagandës alternohen me pamje të sajuara nga një imagjinatë e degjeneruar. Shumica e folësve janë kok’ e këmbë idiotër. Kur qëllon që folësit janë inteligjentë, ata thurrin fjali të pakuptueshme. Gjithçka është monotone dhe e pajetë. që nga përmbysjet politike e gjer te ndryshimet. Përmbysje? Ndryshime? Përmbysje, dakord, por për çfarë? Ndry-shime, dakord, por për çfarë?

Po vjen koha kur nuk arrij të kuptoj se qysh mund të jesh i kënaqur.

Dikur kemi pas qënë të ngopur me kënaqësitë e jetës, sarhoshe të thekur që për dy vjet tejet të gjatë jemi endur sa nga njëra dafrunge në tjetrën, kurse tash zgjohemi mahmur, me një shije të pështirosur. Copëza ëndrrash janë në udhë e sipër, imazhe nga rruga. Pamje pataksëse nga udhëtimi ynë.

Shqipërime

Page 82: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

82Përpjekja 82Përpjekja

Pashë në ëndërr një pule. Ata po e thernin me nge. Para se të niseshim për në Augsburg, na që bere shprehi të thernim pula. Ju kepusnim kryet dhe debatonim mbi estetiken.

Në Ljubljane, gjatë një shfaqjeje teatrore, aktoret masakruan në skene një pule sikur të kryenin ndonjë rit. Në fillim i prenë fytin e paskëtaj një aktor flokëzbërdhylët e zuri nga këmbët dhe e mbajti varur kokëposhtë. Pula u përpëlit e u përpush një copë here e, tek e fundit, dha shpirt, ngaqë s’i kishte mbetur më pikë gjaku, të fundit pikuan e rane në një legen të bardhe. Atëkohë, shkrimtari i ri që ishte ulur e po sodiste shfaqjen, u ndje ligsht, ndonëse gjer atëherë ai nuk e kishte marrë ndonjëhere seriozisht sëmund-jen e vet, madje as që e shpinte nëpër mend një gjë të tillë, por thoshte se dobësia i vinte nga natyra tepër e ndjeshme që kishte. Ai besonte me gjithë shpirt në Artin dhe Fjalën, të cilat çdokush e di se për portretin e një artisti riosh janë shume herë me të rëndesishme sesa capak gjak apo një ligështim i çastit. Kështu pra, ai besonte me tërë mend tek Arti, për të cilin masakrimi i një pule nuk është gjë tjetër veçse “poetika e një riti therorizimi” dhe, s’do mend edhe te Fjala, që nga ana e vet kumtonte se “vdekja e një pule bardhoshe pularie ishte në të njëjtën kohë edhe vdekja e letërsise; në Slloveni ka vetëm teatër estetikisht funksional.”

Kjo ka ndodhur këtu e kohe të shkuara dhe debati ishte po ai, mbi estetiken.

Kur teatri rinor slloven shfaqi “Bukuroshja dhe Bisha” në Beograd, pati një incident. Debati u ideologjizua.

Po ata artiste mishëruan “poetiken e ritit masakrues” në një shfaqje tjeter. Një vit me parë, në qytetin perrallor të Prinzendorf-it në Austrine e veriut, Orgien-mysterietheater, teatri i Herman Nitsch-it (nitsch në sllovenisht do të thote hiç, nihil) aktorët therën gjedhe. Bukur fort, artistët sllovenë therën pula. Në rrjedhen e “poetikes se ritit të therorizimit”, kur gjaku i pules zuri të zhyeje dyshemene, një dramaturg në ze beogradas u be si i marre nga terbimi. Ka të ngjare që thjesht të jetë ndjere ligsht si puna e atij shkrimtarit të ri ditet e masakres poetike, kur do të zhvillohej një debat estetik. Por tash nuk ishte më koha për semundje të rëndomta apo për debate mbi moralin. Fjala ishte për diçka krejt tjetër.

Fashistë! sokelliu shkrimtari, person tepër i angazhuar, teksa braktiste zhurm-shem sallen. Uf, fashistë! Vdekje fashizmit!

E gjithë kjo ka ndodhur këtu e shtate vjet të shkuara dhe debati ishte i ideologji-zuar. Para se të shkonim në Augsburg, na që bere shprehi të ndiznim debate ideologjike, polemika ndermjet kombeve. Gjithësesi, ende thernim pula, ca për mish e ca të tjera në emer të poetikes se ritit të therorizimit.

Tash jemi në udhë e siper drejt Augsburg-ut dhe kemi mbrritur në castin dramatik të keputjes se telit gjembaç të kufijve.

Shqipërime

Page 83: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

83Përpjekja 83Përpjekja

Mbi tryezën time ndodhet një copëzë teli gjëmbaç nga kufiri austro-hungarez. Në fund të fundit, ky ishte gjithë thelbi i çështjes, nuku? që telat t’i mbajmë si orendi nëpër tryeza e jo t’i lëmë të përshkojne kryq e tërthor fushat.

Në Budapest, një ish-roje kufiri bënte me telat (që njehere e një kohe e ndihnin të mbronte kufijte e atdheut) suvenire për turistet. Sipas tij, teli është origjinal, por hajde e provoje. Shihmeni mua! A nuk jam unë prova me e mirë?, thote ish-roja e kufirit.

Në një rruge të Budapestit, më duket se e quajnë Bacsi Zsilinski, pasi ecën nëpër një rrugicë t’errët, del në një oborr që kufizohet në të katër anët prej ballinave të larta të ca ndërtesave të moçme. Shpesh herë e kam parë në ëndërr këtë oborr. Ja, dikush vjen turravrap nga rrugica, hyn në oborr dhe i dëshpëruar në kulm hedh sytë rreth e qark mos gjejë ndonjë strehëze ku të fshehë kokën; jashtë dëgjohen krismat e armëve. Por dyert e shtëpive janë që të gjitha të kyçura dhe muret e avllisë lartohen si qiellgërvishtës e befas ndjehesh si në oborrin e një burgu. Kjo histori ka ndodhur në vitin 1956. Tash në oborr të ze syri kapica të tëra telash gjëmbaçë. Aty pranë është një makineri që fishkellen ngjirurazi, plakushi copëzon vargonjtë e telave, ndërsa djaloshi i ambalazhon në ca kutiza të lezetshme. Si njëri ashtu edhe tjetri janë dhënë me mish e me shpirt pas punës; skena është mëse paqesore. Një copëze teli i kufirit austro-hungarez është një hajmali e vockël për turistet amerikanë dhe ata që vinë nga Evropa Perëndimore. Për disa kohë tregëtia e telave mori për mbare e lulëzoi, ashtu siç ndodhi me thërmoklat e murit të Berlinit. Por tash shitja ka rene. E ndërkohë që djali i pikëlluar bën me dorë për nga turrat e telave ende të paprera që kanë mbushur oborrin, plaku fshin pëllëmbet me një leckë.

Biri im, mos e prish gjakun, i thotë ai. Në qoftë se do të dish mendimin tim, do bëjme si do bëjmë e do ta heqim qafe, kilometër pas kilometri, do ta shesim me shumicë, madje me çmim të leverdisshëm.

Baba, ky tel ka pas hyrë në punë që nga kohëra që s’mbahen mend. Dhe nga ky farë teli gjithmonë ka pasur mes kufijve apo perqark kampeve të punes. Nuk e kam të qarte c’bluante në koke djaloshi. Ka të ngjare që ata ta shesin telin gjetiu, ndoshta ta eksportojne, ndoshta ta shesin me shumice për perdorim të brendshem, ende ka vende që iu lipset për kufijte. Ndoshta për specialistet çekë të minave ka pasur e ngahere do të ketë punë për të mbjellë fushat mes shteteve.

Edhe Solzhenitsyn është në dijeni të kësaj pune. Mesa di unë, vazhdon të je-tojë në Vermont, i ngujuar në çifligun e vet, rrethuar nga një gardh telash me gjëmba, rojash e aparaturash alarmi.

Rruges për në Augsburg në mënyrë ceremoniale e zemërngazëllyer shkallmuam muret tona.

Shqipërime

Page 84: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

84Përpjekja 84Përpjekja

Kam edhe unë një llokmë nga muri i Berlinit. Hajde suvenir, hajde! Njëherë e një kohe gjindja mbante për zbukurim në raftet e shtëpise gondola veneciane, skulptura me miniaturë, kinkalerira dhe kukulla që thonin “mama”.

Rrugës për në Augsburg kaluam nga përmbysja në ndryshime, nga ëndrra në realitet.

Rruges për në Augsburg plasen lufterat etnike dhe fetare. Si në lufterat etnike, ashtu edhe në ato fetare të parët që dalin në ballë janë derrat. Rrugës për në Augsburg vramë kushedi sesa derra. Një pjesë për t’i ngrënë e të tjerët për qejf. Përsa i përket poetikës se ritit të therorizimit, askush nuk e ka hapur gojën të shtojë gjëkafshë. Madje as për breroren simbolike të aktit.

Një burrë që kishte dale i gjallë nga rrethimi i Vukovarit, na thoshte se ditë për ditë shihnin nga frengjia e qilarit një alamet derrkuci që e kishte bërë zakon të dilte në shesh.

Njerezit ishin o të vdekur, o të gjalle: të vdekurit zdërgjaheshin rrugëve të qytetit, të gjallët ishin varrosur neper qilare. Ndersa kafshet as që e kishin idene se ç’po ndodhte dhe vërdalloseshin rrugë e pa rrugë mes kufomave, pa e çarë kokën për predhat. Sidoqoftë, derrkuci ynë nuk ishte dhe aq pa mend. Ai nuk endej kot më kot, por dinte ta zgjidhte, madje me shumë kujdes, rrugën përmes sheshit. Me kalimin e kohës vumë re që, sa herë ky vizitor moskokëçarës, dmth derri, shfaqej në shesh, nuk binin më predha. A udhehiqej nga ndonjë ndjesi hyjnore largpamësie apo mund të ishte një parandjenje shtazërore e paperceptueshme nga qëniet njerezore, kësaj zor se i bie dot në të; sidoqoftë ishte diçka jo e zakontë dhe dora-dorës ata u mësuan me derrkucin e, po të qëllonte mos ta shihnin ndonjë ditë e ndjenin fort mungesën. Veçse ditët s’kishin të sosur dhe ishin të stërgjata, nganjëherë më të gjata edhe se netët. Më pas nozullimet shterën dhe ata vendosën ta hanin derrkucin. Por detyra që i vunë vetes nuk ishte dhe aq e kollajte; në qilar kishin mbetur jo vetëm pa ushqime, por edhe pa municione. Mësymesit shtinin me grremça teli gjembaç, të cilët në më të shumtën e herëve nuk vrisnin e megjithatë shumë njerëz i lanë të sakatosur dhe, siç kallzonin më pas të mbijetuarit, “ua kërryen grremcat nga kryet në spitalin ushtarak të Beogradit.” E kësisoj e kaluan një mbasdite të tërë në një heshtje varri duke shtënë me grremça teli gjembaç mbi derrkucin. S’do mend, atëkohë bombardimi ishte ndërprerë e kësodore, ata kishin mundësi t’i përkushtoheshin gjuetisë me mish e me shpirt. Por derrkuci na e kishte pasur lekurën të trashë, mesa dukej ishte i ushqyer për së mbari dhe grremçat shkonin e i nguleshin në shtresën e dhjamit. Sigurisht, nganjëhere edhe kërcente pupthi e ia mbathte me të katra, por bënte ç’bënte e kthehej sërish në shesh, m’u përpara frëngjisë së qilarit. Më në fund e qëlluan drejt e në kokë dhe po atë çast disa predha shkuan e ranë në çatitë e shtëpive aty pranë. Atëherë sajuan një lak dhe u orvatën ta hiqnin zharg derrkucin e ta futnin në qilar. Por përpjekjet e njeriut të lakut dolën huq, ngaqë derrkuci dridhej e spërdridhej dhe kjo u bë sebep që të tjerët të kukuriseshin. Atë kohë dikush mori zemër dhe ia dha vrapit e doli në shesh mes predhave, i hodhi

Shqipërime

Page 85: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

85Përpjekja 85Përpjekja

një gjalmë rreth e qark qafës derrkucit majmok e kësodore mes shumë mundimeve ia dolën mbanë ta bartnin e ta futnin në qilar përmes frëngjisë. Ja pra, ç’bëri vaki me një kafshë në Vukovar.

E gjithë kjo ngjarje ishte një shfaqje e vogel teatrore, njefare variacioni në intervalet tmerrësisht të gjata e të merzitshme ndërmjet një mësymjeje e një tjetre, si dhe shperthimeve të predhave, që linin pas kapica me kufoma. Nëpër rrugë. Të mbuluar me një dorë çakëll. E askush s’e ngrinte zërin.

Po pulat? Ç’u bë me pulat e këtij tregimi, do të pyesë lexuesi. Pulat kanë firuar me kohë, i therën e i kullufitën pak pas fillimit.

Në Augsburg, duhet të vihemi në udhë për në Augsburg.

Pritëm e pritëm një cope here të gjatë që njeri prej kolegëve tanë nga Beogradi të protestonte kundër trajtimit fashistoid të kafshëve. Rasti i derrkucit majmok nuk ishte as i pari e as i fundit. Shumë e shumë të tjerë, perfshi kuajt e lopët, lanë jetën në këtë modë aspak kafshërore. Por ja që askush nuk e çeli gojën të protestonte. Ndonëse dikush duhej ta kishte bëre. Për shembull, mund të kishin cituar Deklaratën e Perbotshme mbi të Drejtat e Kafshëve. Neni 10: Asnjë njeri nuk ka të drejte t’i shfrytëzojë kafshët për t’u zbavitur apo për synime të tjera që shkojnë ndesh me dinjitetin e kafshës. Madje kurrkush nuk tha gjysmë fjale as për fashizmin; të paktën me aq sa dimë ne, gjë që do të ishte edhe më e arsyeshme.

Mesa kemi marrë vesh, protesta për vrasjen e kafshëve gjatë rrethimit të Vu-kovarit kanë ardhur vetëm nga Viena. Asokohe, diku në Sllavoni, të ashtuquajturit çetnikë shfarosën një kope kuajsh race, pa pikën e arësyes a pa ndonjë qëllim të caktuar, por, sipas të gjitha gjasave, veç për hir “të poetikes së ritit të therorizimit”. Një gazetë vieneze me tirazh të madh e humbi durimin dhe botoi në faqen e ballit me shkronja të mëdhaja: S’mban më ujë pilafi! Iranianët, veshur me rrobën e natës në ngjyrë të verdhë, bridhnin mes makinave me dengjet e gazetave nëpër duar, duke ulëritur me sa kishin në kokë: S’mban më ujë pilafi!

Në udhë e sipër për në Augsburg vendosëm të ndërtonim një qytet të ri.Këtu hyn në skenë një tjetër shkrimtar, një shkrimtar emërmadh në mbarë

botën, profesor, bizantolog. Në kohën kur trupat serbe po çlironin rrënojat e mbetura nga qyteti kroat dhe marshonin me kafkën e vdekjes në flamurin e zi, në kohën kur fitimtarët e këtij spektakli të madhërishëm këndonin në korr “Ne kemi mishin, ju sillni sallatën, kroatët do t’i bëjmë meze”, në kohën kur ky spektakël ngadhënjyes po pavdekësohej nga kamera e televizionit të Beogradit, që më pas fitoi çmim nga Shoqata Televizive Amerikane për realizimin e dokumentarit më të mirë të vitit, bash në këtë kohë u dëgjua zëri i shkrimtarit të përbotshëm dhe biznatologut të shquar. Sot ky qytet, kumtoi ai, duhet të rrafshohet që nga themelet e më pas të rindërtohet, veç këtë herë sipas stilit bizantin. Dhe sakaq gjthçka u qartësua; natyrisht, s’ka gjë më të

Shqipërime

Page 86: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

86Përpjekja 86Përpjekja

rëndësishme sesa letërisa, drama, vizionet letrareske...

Siç na kanë thënë, Augsburgu është një vend paqësor e i begatë. Rreth e qark tij zjejnë luftërat fetare, banda të tëra, nën flamuj të rinj e të vjetër, shkelin e shprishin të lashtat, vrasin e presin, plaçkisin e dhunojnë. Gjithësesi, në Augsburg njerëzit je-tojne e vdesin duke i qendruar besnik natyrës augsburgiane, çka do të thotë se edhe ata dashurojnë, punojnë, tregtojnë e votojnë për përfaqësuesit e tyre në këshillin e qytetit. qiellin e Augsburgut e prarojnë kupolat e arta, nëpër kisha gjen ltere baroke e gotike, tregu është i furnizuar më së miri dhe qyteti ka teatrin e vet. Tashmë ndodhemi fare pranë dhe mund të shohim për bukuri: gjithandej shpërthejne revolucione, behen ndryshime, nga permbysjet në ndryshime. Kudo tablo të reja. Rruges për në Augsburg ndaluam në Buenos Aires. Një zonje argjentinase na thote se, e gjithë kjo është vepër e masonëve të lirë. Të gjithë komunistët që njëherë e një kohë s’ishin masone të lirë, sot bëjnë pjese në lozhat e fshehta. Bëmë një ndalesë edhe në Romën e Tretë. Një zonjë ruse, profesoreshë nga Moska na tha që, këtu është dora e çifutëve, e gjithë kjo është vepër e çifutëve. Në kohën e komunizmit ata ishin kamufluar dhe vepronin nga brenda sistemit, ndërsa tash bëjnë të njëjtën gjë, por nën petkun e “katolicizmit”. Ajo kishte parë fotografi fëmijesh serbë të masakruar. Varrët e hapura nga kamat dukeshin qartë në shpatullat e tyre dhe në pjesë të veçanta të trupit. Çifutet, masonët e lirë, si dhe Vatikani, sidomos Vatikani. Mbi kontinent po vërshon një valë marrëzie.

Rruges për në Augsburg, ngado që shkonim na shfaqeshin pamje të reja. Imazhe ëndrrash. Ripërtëritje. Sigurisht edhe në ato anë kishin ndodhur përmbysje, kjo dukej sheshit, patjetër që kështu duhej të kishte ndodhur. E tash vijnë ndryshimet. Rrugës për në Augsburg kalojmë nëpër Sllavoni. Është natë, treni trokëllon nëpër natën shurdh-memece, nga thellesitë e territ vjen një gjëmim, fushat janë përzhitur, në lumin Sava pluskojnë trupat e të vrarëve. Një roje e vetmuar na ngërthen sytë e kuq e na përcjell me vështrim. Realiteti po ndryshon, ëndërrat po shndërrohen në realitet. Histori të përçudura na shoqërojnë kudo që shkojmë; mbi syprinën e lumit vozit një derrkuc i mufatur e i bërë kacek. Mbi të flatron një pulë sikur të jetë zog parajse.

Në Budapest ndodhet dyqani i një alkimisti. Në Beograd, në oborrin e madh të një fabrike, një turme e murrme njerëzish dallgëzon e vihet në lëvizje. Një bizantolog çapitet përmes rrafshirës me një kafkë dhe kokallat e kryqëzuara. Drejt Bosnjes! Drejt Bosnjes! Në Hungari ka një punishte që prodhon suvenire... o burra, t’i përvishemi punës, se nga çasti në çast do të vërshojnë porositë për tela me gjëmba nga ai i vërteti, për të ngritur barazhe, çekët do të marrin urdhëra të mbjellin lendinat me mina, rusët për kampet e punës, industria e turizmit do të lulëzojë në Goli Otok, në ujëdhesen kamp përqëndrimi të Titos. Liri, lëvizje e lirë. Përmbysje, ndryshime. Teatri anato-mik është në Bosnje. Dhe futbolli. Një historian letersie luan futboll me kafkën e një njeriu... futbolli është sporti me i preferuar... një poet mban në brez pistoletë... poeti është komandant i kampit të përqendrimit.

I dashur At, që je në qiell, e gjithë kjo është përnjëmend e vërtetë.

Shqipërime

Page 87: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

87Përpjekja 87Përpjekja

Në krahasim me imazhet nga Kroacia dje dhe Bosnja sot, ekseset e paudhesitë e Herman Nitsch-es nuk janë gjë tjetër veçse lodra kalamajsh.

Mespermes Evropës marrshon dyndalla e mërgimtarëve dhe nga radhët e tyre dëgjon shpirrën kapitëse të kafshëve të humbura. Në skajin tjetër të kontinentit miliona emigrantë gatiten të nisen për në Augsburg.

Por udha për në Augsburg nuk është dhe aq e lehte. Tashmë e kemi mësuar kaq gjë.

Rrugës për në Augsburg, unë jam ende në banesen time kredhur në terr që prej tri ditësh. Përjashtë feks e vetetin dielli gushtak dhe aparati televiziv përçon luftë. Nga përmbysja në ndryshime... nga ndryshimet... në përmbysje? Përmbysje... Ndryshime? Ndryshime, përmbysje? Në marrëzine e Ballkanit; shteti i Havelit është ndarë dy copash. Në Poloni ka trazira. Në “vendin e ri federal” siç e quajnë tani ish-RDGJ, njerëzit enden nëpër labirintet e policisë së fshehtë.

Ndërmjet ëndrrës e zhgjëndrrës shfaqen pamje të pazakonta. Imazhe ëndërrash. Për çdo ditë kufoma të freskëta, për çdo ditë gjithnjë e më shumë shtëpi-gërmadha. Fusha të përcelluara. Njerëz që kanë gropëza të zbrazëta në vend të kokërdhokëve, gjezdisin rrugëve të shkretuara. Bodrumi i spitalit është plot me gjymtyrë, koka të brimuara. Gjëmimi i predhave që plasin në largësi.

Çukat e maleve janë përskuqur. Ç’është kjo hata? Ndonjë shpikje e djallit, të cilit i ka ardhur në maje të hundës?

Augsburg. Augsburg.

Mos vallë jam në ëndërr? Pashë një ekspert të Ministrisë se Brendshme të një vendi europianoperëndimor që rrinte ulur duke shfletuar libra njërin pas tjetrit, gjithë natën e natës, ndërsa llambadari dritëzonte mbi tryezën e punës. Munda të lexoj njërin nga titujt: Montaigne, Journal de Voyage. Rruga për në... Edhe një tjetër: De-lumean: Frikë në Perëndim. Në ag, kur rrezet e para, të zbehta, të diellit u shkartisën me dritën elektrike të llambadarit, ai fërkoi sytë, u shtriq mirë e mirë dhe ndezi një cigare. Është afërmendsh që duhet të ketë një zgjidhje, doemos, dhe zgjidhja me e mirë është Augsburgu.

E paskëtaj, e shohim veten para portave të Augsburgut.

Në krye, shtegtarët gjënden përballe një porte të hekurt. Atë e hap roja që ndodhet në një kullë, si ndonja njëqind çapa larg portes, i cili “terhiq e mos e keput” lëviz zinxhirin metalik e kesisoj ngre drangen prej hekuri. Ndërkohë që shtegtari çapitet brenda, papritur e pakujtuar, porta mbyllet përsëri mbas shpinës së tij. Paskëtaj, mysafiri kapton urën që ngrihet mbi hendekun ujor që qarkon qytetin dhe del në një

Shqipërime

Page 88: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

88Përpjekja 88Përpjekja

shesh të vogël, ku tregon dokumentat e jep adresen e vendndodhjes se tij në Augs-burg. Nderkaq roja i parë tringëllin një zilkë për të lajmëruar të dytin, i cili nga ana e vet, shtyp një sustë që ndodhet në rruvije, fare pranë vendrojes. Se pari, susta çel një hyrje -gjithashtu prej hekuri- e më pas ve në lëvizje një rrotkë gjigande që ngre uren lëvizëse, por “nga gjithë këto lëvizje, hapje dyersh e muresh, është e pamundur të vëresh e të marrësh vesh ndonjë gjë, ngaqë gjithçka mbyllet sërish me një rrapël-limë shurdhuese”. Në skajin më të largët të urës lëvizëse hapet një derë e madhe e drunjtë, por e mbathur me pllakëza të trasha metalike. Befas, i huaji e sheh veten në një hapësire i rrethuar nga gjysmë erresira. Por s’kalon shumë dhe ai gjëndet para një tjetër porte, e ngjashme me të mëparshmen, e cila e nxjerr në një shesh “pakez me të ndriçuar”. Në mes të sheshit është një kupë metalike e varur në një zinxhir. Shtegtari derdh në kupë paratë që i duhet të paguajë për hyrjen në qytet. Një tjetër derëtar ngre zinxhirin, shtie në dorë paratë që ka depozituar i huaji dhe verifikon shumën. Në qoftë se nuk është e mjaftueshme, sipas taksës së paracaktuar, atëherë derëtari e le mysafirin të presë gjersa të gdhijë e nesërmja. Në qofte se ai mbetet i kënaqur me shumën e derdhur, atëherë “hapet, sipas të njëjtit stil, një portë edhe më e madhe se e dyta”, e cila, teksa shtegtari ka hedhur pragun, mbyllet me vërtik si të parat. Edhe më në fund, i huaji e sheh veten brënda në qytet.

Por ka edhe një detaj tjetër, tejet i rëndësishëm, që e bën edhe më të perkryer këtë shpikje të stërngatërruar e mendjehollë: nën hapësiren e shesheve që ndajnë njërën porte nga tjetra, është sajuar “një qilar i madh që nxë gjer në pesëqind burra të armatosur, tok me kuajt, të gatshëm për çfarëdo të papritur”.

E tash ndodhemi në Augsburg. Është viti 1580.

Kur gjumi të na kaploje, ne do të thurim ëndërra.

1993 Shqipëroi Virgjil Muci

Shqipërime

Page 89: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

89Përpjekja 89Përpjekja

Lexues dashamirës dhe jo dashamirës na kanë bërë vërejtjen pse revista jonë tek rubrika “Ndërgjegje Historike” boton vetëm ata autorë që janë kundër disa tezave të pranuara tashmë në opinionin shkencor shqiptar dhe më gjerë, siç është p.sh. ajo e etnogjenezës iliro-shqiptare. Njëra nga arësyet është se, sikurse e kemi thënë edhe në numrin 2 të Përpjekjes, shumëçka që kanë mësuar shqiptarët nga tekstet e historisë që u janë servirur, sipas mendimit tonë, është mësuar shtrembër ose, së paku, duhet parë me sy kritik dhe nën dritën e autorëve të tjerë, deri tani të panjohur për arësye ideologjike apo politike. (Kjo s’do të thotë, megjithatë, se gjithçka kanë pohuar autorët e botuar deri më sot i kemi konsideruar si të vërteta historike të padiskutueshme.)

Një arësye e dytë e botimit të këtyre autorëve është se ata janë të panjohur, kurse tezat zyrtare gjenden të shkruara dhe rishkruara në shtypi shqiptar, madje të mësuara edhe në shkollat shqipe...

Në këtë numër kemi vendosur të botojmë Shtadmüllerin, një balkanolog tepër i shquar gjerman, por i panjohur në Shqipëri për shkak të tezave të tij që binin ndesh me versionin zyrtar të historisë së Shqipërisë. Teksti është marrë nga Georg Stadtmüller, “Forschungen zur albanischen Frühgeschichte”, Budapest 1942. F.L.

Georg Stadtmüller

PERIUDHA E HERSHME SHqIPTARE(rreth 600-1018)

KAPITULLI VI

1. Metoda e kërkimit.

Analizat e mësipërme treguan se qendra bazë e truallit të moçëm shqiptar në kohët romako-bizantine të hershme ka qenë treva e Matit. Edhe për periudhën prej shfaqjes së parë të shqiptarëve në dokumenta historike në shek. 11 e deri më sot vërteto-het se kryeqendra e trojeve vitale të shqiptarëve ishte malësia e Veriut. Këtu lind pyetja: a kanë qenë këto treva edhe gjatë mesjetës së hershme, dmth. në gjysmëmijëvjeçarin pas zaptimeve1 sllave (shek. 7-11) trualli jetësor i etnisë së hershme shqiptare?

1) Shënim i përkthyesit.: Me zaptim përkthehet “marrja apo zënia e tokës” siç e shpreh Stadtmüller-i. Ndërsa ajo që autori e quan “frühalbanisch, die frühen Albaner” dmth. “shqiptarë të hershëm” do të përkthehet së shumti “shqiptarët e Mesjetës së hershme”, pasi këtë kuptim ka. Shënimet mes kllapash këndëdrejta janë të përkthyesit.

Ndërgjegje historike

Page 90: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

90Përpjekja 90Përpjekja

Kjo nuk është e vërtetueshme aq lehtë. Përkundrazi, në të kundërt të këtij supozimi flet shfaqja e papritur në gjysmën e dytë të shek. 11 e shqiptarëve si një popull i fuqishëm që do të ndërhyjë në shekujt vijues me forcë të madhe goditëse në fatet e trevave fqinje. Kësaj i shtohet edhe fakti që historianët e Mesjetës së hershme, mes tyre edhe Konstandini i VII Porfirogjenetit, i cili rrëfen deri edhe për popuj visesh të largëta, në kohë të tyre nuk dinin asgjë për ekzistencën e një populli shqiptar në zemër të gadishullit Ballkanik. Ndaj edhe pyetja për trevën jetësore të shqiptarëve në Mesjetë të hershme duhet të analizohet po aq hollësisht. Duhet bërë përpjekje për të përcaktuar trevat e jetës së shqiptarëve në këta pesë shekuj të errët. Në kushtet e mungesës së dokumenteve të shkruara kjo pyetje mund të marrë përgjigje vetëm me anë të “të mbeturave”. Gjuha dhe toponimia na japin këtu njoftime me rëndësi2. Këtyre u shtohen edhe vëzhgimi i marrëdhënieve politike e kishtare.

2. Zaptimi sllav

që në gjysmën e parë të shek. 6 në trevat e brendshme të Ballkanit ishin derdhur e ngulitur valë të veçuara sllave. Në vitin 548 sllavët u shtynë deri në afërsi të Dyr-rachionit. Por zaptimi i vërtetë sllav, pushtimi i tokave, u krye veç në fillim të shek. 7, nën sundimin e perandorit të dobët Fokas (602-610)3. Tanimë në këto vise u derdhën masa të tëra popullate sllave, të organizuara politikisht e të prira nga elita e avarëve turq. Bashkë me provincat e tjera të brendshme, edhe trevat më të thella interiore të Shqipërisë së sotme të Veriut ranë pre e dyndjes sllave4. Aty në kapërcyell të shekujve u shuan ndërkaq ipeshkvi të shumta. Pas vitit 602 ra nën sulmet barbare edhe qyteti i lulëzuar i Dokleas. Viset rretherrotull u shkretuan5. Ndërkaq zona e rëndësishme bregdetare e provincave të Praevalis dhe të Epirus Nova, e cila kontrollonte lidhjen me Adriatikun dhe Italinë, mundi të mbesë përballë mësymjes sllave në dorë të njësive të fuqishme romako-lindore, si në tokë ashtu edhe në ujë. E kur vërshimi sllav përgjatë shek. 7 u fashit, prej gërmadhave të provincave të dikurshme Praevalis dhe Epirus Nova u kristalizua tema (qarku ushtarak) romako-lindore e Dyrrachionit, e cila përfshinte

2) Në gjurmimin e periudhës sllave arkeologjia nuk shpie dot më tej. Kultura e moçme sllave te sllavët e jugut ashtu si edhe te sllavët e perëndimit dhe të lindjes është një kulturë druri. Ndaj nuk janë bërë zbu-lime prej nëntoke dhe as nuk pritet të bëhen. Ndërsa kërkimet etnografike dhe ato të ngulimeve, megjithë punimet e shkëlqyera të Haperlandt-it, Nopsca-s dhe Jovicevic-it ende nuk kanë mbërritur deri aty, sa të nxirren përfundime për historinë e ngulimeve në bazë të fakteve etnografike.3) [Vijon një listë e gjatë referimesh me tituj nga autorët: Z. Drinov, H. Gelzer, S. Stanojevic, K. Jirecek, F. Šišic, L. Hauptmann, N. Jorga, N.S. Derzavin, Ensslin, V. Corovic, P. Skok, C. Giurescu]4) Përgjatë gjithë bregut Adriatik popullata romane bashkë me pushtetin e Romës lindore ishte tërhequr në një zonë të ngushtë rezistence, e cila sigurisht u ça në shumë pika nga migrimi sllav. Shtrirjen e kësaj zone rezistence mund ta dallojmë në toponimet ballkano-latine. Shih edhe P. Skok në “Zeitschrift für Ortsnamenforschung” 4 (1928) 213-244.5) Pas rrënimit të pushtetit romak, me sa duket pylli ka përparuar përsëri në krahinat e Fushës së Shtojit dhe të Pustopoljes. Shih edhe Nopsca: Geographie und Geologie Nordalbaniens, Budapest 1929, f.5156) M. Šufflay, Politische Schicksale des Themas Dyrrachion, në Vjesnik Kr. Hrv.-Sl.Dalmatinskoga Zem-ljskog Arhiva 17 (1915), f.274. Kufijtë e Romës së lindjes në Shqipëri që jepen aty përfshinë edhe trevën e Matit. Kjo duhet parë si hipotetike.

Ndërgjegje historike

Page 91: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

91Përpjekja 91Përpjekja

mbetjen e Shqipërisë, pra pjesën shqiptare të Perandorisë së Lindjes.6

Në brendësi të kësaj province romako-lindore popullata e romanizuar mundi të vijonte ekzistencën e saj. Për këtë arsye janë ruajtur në Shqipërinë e ulët, në pellgun e Shkodrës, në malësinë e Drinit dhe në buzët e Alpeve të Shqipërisë veriore toponime të shumta latine.7 Në rrjedhën e poshtme të Matit popullata e romanizuar mbijetoi së paku deri në shek. e 8.8 Një mbeturinë tjetër e popullatës së romanizuar ka mbijetuar në malësinë e Drinit me sa duket deri në po të njëjtën kohë. Sidoqoftë sllavët depër-tuan edhe në pjesën perandorake-lindore të Shqipërisë. Për një kohë të shkurtër9 ata bashkëjetuan me popullatën e romanizuar, duke marrë kësisoj prej tyre toponimet latine. Por më pas sllavët e shumtë shpejt arritën të predominojnë duke e sllavizuar pak nga pak të gjithë pjesën perandorake-lindore të Shqipërisë.

Përveç popullatës së romanizuar, sllavët e dyndur në trevat e Shqipërisë së sotme veriperëndimore ndeshën këtu edhe shqiptarët e moçëm, prej të cilëve ata huazuan emrat më të rëndësishëm të lumenjve.

3. Territoret politike

Një tregues të përgjithshëm mbi truallin jetësor të shqiptarëve në mesjetë të hershme na e japin edhe raportet territoriale shtetërore në tokë të Shqipërisë, dmth. kufijtë bizantinë, bullgarë dhe serbë. Në qoftë se vërtetohet që diku në Shqipërinë e Veriut, midis prerjes së kufijve shtetërorë të Bizantit, Bullgarisë, Dioklesë ka pasë mbetur në fatin e vet politik një “Tokë e Askushit”, atëherë mund të hamendësojmë këtu me njëfarë sigurie truallin jetësor të hershëm shqiptar. Nga ana tjetër, natyrisht, duhet pasur parasysh edhe mundësia se shqiptarët e kësaj kohe politikisht nuk kanë qenë të mëvetësishëm, porse pjesë e njërit prej shteteve fqinje.

Gjatë shtegtimit të madh sllav në fund të shek. 6 dhe në fillim të shek. 7 sundimi bizantin kishte mundur të mbahej vetëm në zonat bregdetare dhe në pika të veçuara ushtarake në brendësi të vendit. Në Shqipëri të veriut u ruajt pjesa bregdetare, e cila e kishte kryeqendrën në Dyrrachionin e fortifikuar. Me futjen e organizimit në tema, rrënojat e sundimit bizantin u bashkuan në temën (qarkun ushtarak) të Dyrrachionit. Dyrrachioni ishte për perandorinë një avanpost dhe një kështjellë e domosdoshme në Adriatik. Këtu e kishte bazën operative flota perandorake e ujërave perëndimore. E këputur nga toka prej kryeqytetit perandorak Konstantinopol për shkak të bullgarizimit

6)M. Šufflay, Politische Schicksale des Themas Dyrrachion, në Vjesnik Kr. Hrv.-Sl. Dalmatinskoga Zemljskog Arhiva 17 (1915), f.274. Kufijtë e Romës së lindjes në Shqipëri që jepen aty përfshinë edhe trevëne Matit. Kjo duhet parë si hipotetike.7) Jokl, Zur Ortsnamenkunde Albaniens, në: Zeitschrift für Ortsnamenforschung 10 (1934), 196, ka vërtetuar me argumenta fonetiko-historike se toponimi Pëdhane (<pedaneus) nuk mund të ketë hyrë në shqipet para vitit 700 të erës sonë.8) Këtë supozim e mbështesin toponimet e shumta latine të kësaj zone. Këtyre u shtohen edhe zbulimet arkeologjike të nekropolit provinicialo-romak të Kalaja e Dalmacës pranë Komanit në luginën e Drinit, të cilat vërtet janë të kohës së perandorisë romake, veçse mbërrijnë deri në Mesjetën e hershme ëvijojnë lidhur me këtë referime nga autorët S. Reinach, Degrand, Ippen, Nopsca, L. Ugolini, L. Rey]9) Po të kishte vazhduar gjatë bashkëjetesa, atëherë do të kishin hyrë më tepër huazime latine në sllav-ishten ballkanike.

Ndërgjegje historike

Page 92: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

92Përpjekja 92Përpjekja

të hinterlandit, kjo provincë bredgetare kishte detyrën ushtarake që të pengonte si kështjellë bllokuese shtytjen e pushtetit bullgar në Adriatik. Për një kohë të gjatë doli se kjo ishte e pamundur. Presioni bullgar ishte tejet i fuqishëm. Bizanti bëri lëshim për një vend, i cili nuk ia vlente mundimin e mbrojtjes. Bullgarëve iu la rripi bregdetar midis rrjedhës së poshtme të Vjosës dhe rrjedhës së poshtme të Semanit, zona kënetore me popullsi të rrallë e Myzeqesë. Kështu u modifikuan kufijtë në marrëveshjen e madhe të paqes bizantine-bullgare të vitit 863.

Në detaje ne nuk e dimë se nga kalonte kufiri i ri.10 Fakti që brendësia e tokës shqiptare në atë kohë i takonte perandorisë bullgare del nga historia e kristianizimit të këtyre trevave. Në vitin 886 ose 889 shën Klementi, i cili, pasi qe dëbuar nga perandoria e madhe moraviane, kishte gjetur strehë në oborrin bullgar, u dërgua nga cari bullgar Boris-Mihal si misionar në Maqedoni dhe në Shqipëri, ku deri më aty nuk kishin depërtuar dot misionarë. Guvernatori Dometa u udhëzua që ta përkrahte me çdo mjet veprimtarinë e misionarit, popullata u paralajmërua që ta priste këtë misionar në mënyrë miqësore. Vetë cari i dhuroi shën Klementit në qytetin e Devollit në Shqipërinë e sotme tri shtëpi madhështore, deri aty prona të komitëve bullgarë si dhe vende pushimi në Ohër e në Glavenicë11. Devolli u bë pikënisja e kristianizimit. Cari Boris ndërtoi këtu njërën prej shtatë katedraleve bullgare. Përveç predikimeve misionare shën Klementi iu kushtua para së gjithash arsimit. Në Devoll ai ngriti tri shkollat e para bullgare. Gjatë veprimtarisë së tij shtatëvjeçare ai pati rreth 3500 nxënës, të cilët mësuan lexim e shkrim e pastaj u kualifikuan si klerikë. Kjo veprimtari bujare prej misionari nën udhëzimet e carëve bullgarë, së bashku me ngritjen e një shkolle bullgare në Devoll, provojnë faktin që Shqipëria e jugut ka qenë banuar prej bullgarëve, siç e tregon edhe toponimia e këtushme kryesisht sllave.

Koha në vijim solli një shtrirje të mëtejshme të zotërimeve bullgare për nga perëndimi. Cari bullgar Simeon (893-927) pushtoi në vitet 893-896 shumicën e kështjel-lave të temës së Dyrrachionit, mes tyre ndoshta edhe Shkodrën.12 Në sajë të veprimeve diplomatike të magjistrit të shkathët Leon Choirosphaktes, Bizanti, megjithatë, mundi ta shtjerë përsëri në dorë krejt temën. Ndërsa treva e pellgut të Shkodrës si dhe krahinat fqinje serbe mbetën, me sa kuptohet, edhe më tej nën sundimin bullgar.13

Shekulli i dhjetë nuk solli ndonjë ndryshim të rëndësishëm në sferat e pushtetit bullgar-bizantin. Vetëm aty nga fundi i shek. 10, pak para shuarjes së perandorisë së parë bullgare, sundimi bullgar u shtri edhe më tej për nga perëndimi. Cari bullgar Samuel (976-1014) kishte futur në dorë në vitet 989-997 deri edhe qytetin e Dyrrachionit, kur e pushtoi si dhëndër i kryezotit të atyshëm Joannes Chryselios (Cursilius toparcha).

10) Faktin se treva midis Vjosës dhe rrjedhës së poshtme të Semanit i përkiste shtetit bullgar, e vërteton një mbishkrim në një kolonë greke të gjetur në Ballsh të Mallakastrës, e vitit 865/6, dmth. e kohës së misionimit të kësaj zone nën sundimin e carit Boris Mihal [lidhur me këtë vijojnë referime nga autorët V.N. Zlatarski, A. Vaillant dhe M. Lascaris]11) Glavenica ndodhet pranë fshatit të sotëm Ballsh në Mallakastër.12) Skutari përmendet ndër qytetet e pushtuara greke në mbishkrimet kolonore të pallatit të carëve bullgarë në Aboba. Por mund të jetë fjala këtu edhe për një kështjellë me emrin Skutarion në afërsi të Filipopelit.13) Jirecek, Geschichte der Serben I., Gotha 1911, f 199. Me këtë sundim të përkohshëm bullgar në Shq-ipërinë e veriut lidhet ndoshta emri i fshatit Bulgëri në daljen e Matit.

Ndërgjegje historike

Page 93: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

93Përpjekja 93Përpjekja

Prej aty ai depërtoi madje edhe në Dalmaci të jugut. Sidoqoftë flota perandorake arriti së shpejti, me tradhti, ta rimerrte Dyrrachionin.

Fakti që kryezoti Joannes Chryselios mundi të arrijë në Dyrrachion një pozitë kaq dominuese, tregon më së miri se për perandorinë bizantine qyteti Dyrrachionit e kishte humbur së tepërmi rëndësinë ushtarake dhe politike. Tema dikur e fuqishme e Dyrrachionit kish ardhur gjithmonë e më tepër duke u rrudhur nën presionin bullgar-operëndimor, mbasi qe bërë krejt bullgare edhe brendësia e Shqipërisë së jugut aty nga fundi i shek. të 10.

Fillimet dhe shtrirja e hershme e shtetit serb të Dioklesë apo Zetës janë tepër të errëta. Në kohën e carit bullgar Simeon (893-927) Dioklea kishte rënë nën sundimin bullgar. Pas vdekjes së Simeonit (927) ajo mundi të shkëputet përsëri prej bullgarëve dhe të njohë sundimin e Romës së Lindjes. Pas kësaj historia serbe e gjysmës së dytë të shek. të 10 është krejtësisht e errët. Në fund të shek. të 10, sidoqoftë, e gjithë zona përreth liqenit të Shkodrës i përkiste Dioklesë serbe. Ajo ishte shkëputur nga lidhja e provincave lindore perandorake të Romës. Selia (curia) e princërve të Dioklesë ndodhej në një Kishë të shën Mërisë (Precista Krajinska) në këmbë të malit Katrkol në trevën e Krajinës në anën perëndimore të liqenit të Shkodrës. Kufijtë tokësorë janë të paqartë para së gjithash për nga lindja. Kufi jugor duket të ketë qenë rrjedha e poshtme e Matit. Në verilindje, në trevën e sanxhakut të sotëm të Novipazarit, ndodhej pricipata serbe e Rashës, kufijtë e së cilës janë po ashtu të panjohur. Pyetja është se deri ku shtrihej në zonën e ndërmjetme malore të Shqipërisë veriore sundimi i princërve të Dioklesë dhe Rashës, a bënin pjesë në to krahinat e Alpeve të Shqipërisë, malësia e Drinit dhe treva e Matit. Sa për krahinat e Alpeve dhe malësinë e Drinit kjo gjë është e sigurt. Serbët nuk i kanë lënë pa zotëruar vijimisht rrugët më të rëndësishme të lidhjes midis dy zonave të mëdha të ngulitjes serbe, pellgut të Shkodrës në perëndim dhe fushat e Kosovës e Metohisë në lindje, të cilat kalonin përmidis malësisë së Drinit (rruga e moçme romake Lissus-Ulpiana) dhe krahinës së Alpeve të Shqipërisë së veriut (nëpërmjet luginës së Valbonës drejt Gjakovës). Në Va të Dejës, në dalje të Drinit prej malësisë, është vendosur më vonë një pikë dogane e shtetit serb. Jashtë zonës së sundimit serb ndodhej pra vetëm treva e Matit.

Ndër viset e Shqipërisë së veriut vetëm treva e Matit ka qenë një Tokë politike e Askushit. Së paku nuk mund të vërtetohet se ajo i ka përkitur njërit prej tri shteteve të mëdha fqinje: Romës së Lindjes, Bullgarisë, Dioklesë.

4. Ndarja kishtare

Ashtu si gjeografia politike territoriale, edhe ndarja kishtare14 mund ta afrojë zgjidhjen e çështjes së hapësirës jetësore shqiptare në Mesjetën e hershme. Në pjesën më të madhe ndarja administrore politike dhe ajo kishtare përputhen me njëra-tjetrën.

14) Lidhur me historinë kishtare të Shqipërisë (jo të popullit shqiptar!) shih para së gjithash vështrimin përmbledhës të Šufflay-it: Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien..., në: Illyrisch-albanische Forschungen. Përgatitur nga L. von Thallóczy I, München u. Leipzig 1916, f.188-281. [veç kësaj jepen edhe referime nga autorët: G. Schiró, P.G. Petrotta, F. Cordignano, J. Markovic, D. Gruber, S. Novakovic, Th. Ippen]

Ndërgjegje historike

Page 94: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

94Përpjekja 94Përpjekja

Temës bizantine të Dyrrachionit i përgjigjej provinca kishtare greke e Dyrrakionit. Me dyndjen e sllavëve në shek. 6 dhe 7. organizimi i vjetër kishtar në pjesën më të madhe u shkatërrua ose u riformua. Në periudhën prej shek. 7 deri në atë të 12 në krahinat e Shqipërisë së sotme veriore dhe të mesme dëshmohen ipeshkvitë e mëposhtme: Dyr-rachion, Stephaniaka, Kruja, Antibari, Drivasto, Suacium (Svac), Doclea (më e vona në shek. 11 bashkuar me Antivarin), Polatum (serbisht Pilot)15, Tzernik-Vrego (dalë prej ipeshkvisë Scampa), Gradec (dalë prej ipeshkvisë parasllave të Byllisit) më vonë e zhvendosur në Belgrad (Berat), Aulona, Glavinica dhe Chunavia. Kufijtë midis ipesh-kvive të ndryshme nuk përcaktohen dot. Selitë ipeshkvnore shpërndahen në Shqipërinë e ulët, në luginë të Shkumbinit, në Myzeqe dhe në Mallakastër. Në Shqipëri të veriut malësia përqark Drinit dhe zona e Alpeve është përfshirë nën ipeshkvinë e Polatumit (Pilot). Krahinat anësore lindore të Shqipërisë së sotme i përkisnin arqipeshkvisë së Ohrit. Këtu ndodheshin sufraganet ënënipeshkvitë] e Prizrenit dhe të Dibrës, kufijtë e të cilave po ashtu nuk njihen.

Në qoftë se mbajmë parasysh ndarjen e gjithë këtyre selive ipeshkvnore atëherë na del kjo pamje: Krahinat e Shqipërisë së jugut dhe të mesme (me luginën e Shkumbinit) janë të përfshira në ipeshkvi. Po kështu në perëndim zona bregdetare e Shqipërisë dhe në veri malësia e Drinit me Alpet e Shqipërisë së veriut (Polatum-Pilot), në Lindje pellgjet e Metohisë dhe të Kosovës (Prizren) si dhe lugina e Drinit të Zi (Dibra). Në midis, ndërmjet kësaj unaze ipeshkvish, ndodhet kantoni malor, pothuaj i padepërtueshëm i Matit. Treva e Matit nuk përbënte ndonjë ipeshkvi. Nëse i ka përkitur ndonjërës prej ipeshkvive fqinje, kjo është e pasigurt.

5. Huazime sllave.

Shqyrtimi i gjeografisë politike territoriale dhe i ndarjes kishtare na tregoi pra se treva e Matit ka qenë e vetmja krahinë e Shqipërisë së sotme, e cila ka pasur me sa duket ekzistencë të vetën jashtë çdo administrimi të ngushtë politik ose kishtar. Për të bërë një hap të madh përpara në rrugën e përcaktimit të hapësirës jetësore shqiptare në Mesjetë të hershme na ndihmojnë fjalët sllave të cilat janë huazuar nga gjuha shqipe. Një shqyrtim i hollësishëm i këtyre huazimeve është në gjendje të nxjerrë tregues të rëndësishëm jo vetëm për shkallën e atëhershme kulturore, por në shumë pikëpamje edhe për hapësirën jetësore të etnisë shqiptare. Lidhjet kulturore të ndikimit midis sllavëve dhe shqiptarëve kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Disniveli kul-turor zbriste prej sllavëve tek shqiptarët. Marrëdhëniet e huazimit midis dy gjuhëve pasqyrojnë këtë marrëdhënie. Gjuha shqipe ka marrë prej sllavishtes një numër të madh fjalësh nga lëmenj të ndryshëm kuptimorë, ndërsa anasjelltas nga shqipja në sllavishte kanë depërtuar fare pak fjalë.

Barinjtë shtegtarë shqiptarë të Mesjetës së hershme duhet të kenë rënë në lidhje të ngushta ndikimi me sllavët që banonin përreth qysh me zaptimin e madh sllav (rreth vitit 600), çka shprehet në huazimet sllave të gjuhës shqipe.16 Bashkëjetesa kulturore

15) Përmbledh malësinë e Drinit deri në luginat e Alpeve të Shqipërisë veriore. Emri është ruajtur në emrin e fisit të Pultit (Pulati). Shih edhe A. Baldacci, L’Albania, Romë 1930, f.278

Ndërgjegje historike

Page 95: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

95Përpjekja 95Përpjekja

ngulimeve sllave rretherrotull. Zaptuesit shqiptarë morën prej bujqëve sllavë shumë sende materiale e bashkë me to fjalët sllave. Më anë tjetër në gjuhën shqipe depërtuan fjalë sllave për sende e nocione të cilat me siguri kanë qenë të njohura edhe më parë për shqiptarët. Huazimet e grupit të dytë, për shkak të natyrës së tyre, mund të jenë marrë vetëm në një kohë e në një vend ku ka pasë zotëruar dygjuhësia. Këtyre u shtohet edhe një grup i tretë huazimesh, fjalë nga fushat e shtetit, shoqërisë, së drejtës, të cilat u huazuan prej serbishtes në kohën e perandorisë serbomadhe (shek. 14).17

Forma fonetike e huazimeve më të vjetra sllave tregon pa dyshim se ato janë marrë prej bullgarishtes (jo prej serbishtes). Edhe vetë ky fakt e shpie njohjen tonë një hap të mirë përpara. Malësia e Alpeve të veriut shqiptar, e cila është e rrethuar nga tri anë (Mal i Zi, Sanxhak, Novipazar, Metohi) prej krahinash gjuhësore serbe, nuk mund të ketë qenë pra edhe në Mesjetën e hershme, në shekujt e paszaptimit sllav, e banuar prej shqiptarësh.18 Për arsye të këtij fakti historiko-gjuhësor vetëm dy krahina mund të hyjnë në vështrim si atdhe i shqiptarëve: Malësia e Drinit (Dukagjini, Mirdita) dhe ngjitur me të më në jug treva malësore e Matit.

Veç kësaj vërtetohet se elementet më të vjetra sllave të gjuhës shqipe tregojnë

trevës së Matit aty midis krahinave të Drinit të Zi dhe Shkumbinit të sipërm. Shqiptarët e hershëm kanë ndeshur këtu në kohë të moçme, menjëherë pas zaptimit të madh sllav, kolonë sllavë, prej të cilëve kanë marrë emërtime sendesh, vendesh dhe lumenjsh.

Huazimet sllave për sendet kanë të bëjnë në krye me shtëpinë, oborrin dhe orenditë shtëpiake. Shqiptarët e Mesjetës së hershme duhen përfytyruar si barinj shteg-tarë, që shkonin nga kullotat verore në ato dimërore së bashku me çadrat e me kopetë e tyre.19 Pothuajse të gjitha fjalët për shtëpi e oborr me pjesët e tyre përbërëse, si dhe fjalë të shumta për orenditë shtëpiake e për gatimin e bukës janë marrë nga sllavët.20 Po kështu emërtimet për plugun dhe pjesët e tij janë pjesërisht sllave. Sllave janë edhe emërtimet për trinë, shat, lopatë, drapër, hosten. Huazimet nga rrënjë sllave si kr__ (kërcu) tregojnë se shqiptarët mësuan prej sllavëve shpyllëzimin. Toka e papunuar

16) Lidhur me marrëdhëniet e huazimit shqiptaro-sllave shih [Miklosich, S. Mladenov, Jokl, Selišcev]17) Ndarja e këtyre tri shtresave të huazimeve sllave në gjuhën shqipe është kusht metodik për renditjen kohore të përfundimeve kulturore-historike të analizave linguistike, si dhe në tërësi për vlerësimin kulturor-historik të këtyre huazimeve. Si kritere të përgjithshme gjuhësore për këto shtresa mund të përcaktohen paraprakisht: Shtresa e parë është me prejardhje bullgare (jo serbokroate) dhe shtrihet mbi të dyja grupet dialektore të shqipes (gege dhe toske). E njëjta gjë vlen edhe për shtresën e dytë, e cila për këtë arsye nuk ndahet nga e para për shkaqe gjuhësore por vetëm për arsye kulturore dhe social-historike. Shtresa e tretë

Një ndarje e plotë e këtyre shtresave huazimesh në këtë punim, që ka tjetër qëllim, për fat të keq nuk mund të bëhej. Për këtë arsye edhe më shumë duhet të theksohet këtu se shtjellimet e mëposhtme, në mungesë

të plotësohet së shpejti me avancimin e kërkimeve.18) Këtë e vërtetojnë edhe toponimet sllave me trajtë serbe që ndeshen në Alpet shqiptaroveriore.19) Edhe në shek. e 14 kështu përshkruhen.20) Selišcev dhe Weigand donin ta fusnin edhe gardh në huazimet sllave. Por ndryshe mendon Jokl, Slaven u. Alb., f.297-301. Po kështu vatrë, të cilën Selišcev e merr për sllave, është fjalë e pastër shqipe (Jokl, po aty).

Ndërgjegje historike

Page 96: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

96Përpjekja 96Përpjekja

dhe fusha kënetore emërtohen gjithashtu me fjalë sllave ugar dhe lëndinë. Po ashtu janë marrë emërtimet sllave kosë, lehe, kanal, prashit, ograjë, zabel. Huazime të tjera vërtetojnë se shqiptarët njohën prej sllavëve sistemin e vjetër të vaditjes artificiale, shirjes, ekonomisë së lëndinës dhe masat e drithit.

Edhe zejet e punishtet shqiptarët i morën prej sllavëve. Kështu para së gjithash endjen, pastaj poçerinë, zdrukthtarinë, farkëtarinë e armatorinë, artin e thurjes, mura-torinë e ndërtimin e shtëpisë. Po kështu ata njohën prej sllavëve mullirin dhe dërstilën. Prej sllavëve është marrë fjala tupan, (padyshim send importi) si dhe fjala e përgjithshme për sendet e shtëpisë orendi. Huazime sllave gjen edhe në veshje e mbathje.

Veçanërisht të shumta janë huazimet sllave në fushat e organizimit shoqëror dhe shtetëror. Kështu fjala për të drejtën zakonore (zakon), për ndihmësin në betim (parotë), për fisnikun (bujar, knez). Me fjalë sllave emërtohen taksidari voishtar, robi, rotari21 si dhe sembërët (apo gjysmatarët).

Ndërsa huazimet sllave për grabit, plaçkë, sundim, gjobë, nevojë, llahtaris, turret, të çojnë në kohërat e sulmeve shqiptare mbi bujqit sllavë. Huazimi krahinë së bashku me emërtime të shumta ofiqarësh si vojvodë, çelnik, sundatar, shtrazë etj. evokon kohën e ndërtimit të shtetit sllav në toka shqiptare. Taksat e tatimet e shumta kanë pa përjashtim emra sllavë. Po kështu edhe profesionet e mëposhtme shtrazatar, karrocier, kovaç, druvar, polak... Oborri i babait quhet bashtinë. Masat, para së gjithash masat e drithit, kanë emra sllavë. Të gjitha këto huazime dëshmojnë se sa i thellë duhet të ketë qenë ndikimi kulturor sllav mbi shqiptarët.22 Përsa i takon çështjes së atdhesisë ato nuk sjellin zbulime të reja. Ndryshe huazimet e emrave të bimëve, të cilat na shpien më tej.23

Fjala është për bimët e kopshtit, të fushës dhe të pyllit. Njohja e disa bimëve të kopshtit u ishte ndërmjetësuar shqiptarëve në fillim prej grekëve e romakëve. Ndërsa nga sllavët janë marrë emërtimet për bimët e mëposhtme: kastravec, rrepë, lubenicë. Përmes sllavëve ndoshta shqiptarët njohën edhe prasin. Nga sllavët u morën edhe kultivimi i maraqit, i kërpit, i glikanxos së bashku me emrat e luleve dhe bimëve të ndryshme të fushës e të pyllit, një emërtim i pjergullës (lozë), emrat e vishnjes e të belicës. Kultivimin e këtyre bimëve shqiptarët për rrjedhim duhet ta kenë njohur së pari nga sllavët.

Këto huazime vërtetojnë në tërësinë e tyre se barinjtë shqiptarë të Mesjetës së hershme, përmes takimit me bujqit sllavë, njohën ngulimin e qëndrueshëm (shtëpi,

21) Ky fakt është një dëshmi e bukur mbi atë, që barinjtë luftëtarë shqiptarë kur ranë mbi bujqit serbë i shtypën ata deri në shkallën e skllavit.22) Është tepër domethënës për thellësinë e ndikimit sllav huazimi i shumë fjalëve për lidhjet familjare e farefisnore. Shih Selišcev Slavjanskoi naselenie v Albanii. Sofje 1931, 183-18523) Lidhur me hauzimet sllave të emrave të bimëve në shqipet shih Selišcev Slav. nas., f. 162-164. Më tej korrigjimet dhe plotësimet e Jokl-it, Sl. u. Alb., f.306-310. Përmbledhje emrash shqiptarë bimësh, të cilat etimologjikisht në pjesën e tyre më të madhe ende nuk janë shpjeguar, kanë dhënë F. Markgraf dhe G. Weigand në: Balkan-Archiv 2 (1926), f.221-225, F. Markgraf, Pflanzen aus Albanien, Vjenë 1928, f.317. Më tej fjalori terminologjik i Bindon-it. Një përmbledhje sa më e plotë e emrave të florës shqiptare, me shënimin e saktë të shqiptimit në dialektin e vendit përkatës, me klasifikimin botanik dhe me të dhëna mbi zonën e përhapjes, do të ishte një punim i domosdoshëm paraprak për vlerësimin e emrave shqiptarë të bimëve në pikëpamje historike-ngulimtare. Këtu (edhe me Selišcev-in) nuk është hedhur as hapi i parë. Shtjellimet e mëposhtme janë vetëm një përpjekje e parë në këtë drejtim.

Ndërgjegje historike

Page 97: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

97Përpjekja 97Përpjekja

oborr, orendi), lërimin e tokës (plugun dhe veglat e tjera bujqësore, fjalët për arë, pyll etj.) si dhe kultivimin e kopshtit, frutikulturën dhe vreshtarinë. Një pjesë të madhe të kësaj kulture materiale e kishin mësuar më parë shqiptarët e moçëm nëpërmjet takimit me romakët. Zaptimi sllav (rreth vitit 600) e ndërpreu këtë lidhje të frytshme kulturore duke i hedhur barinjtë shtegtarë prapa në zhvillimin e tyre kulturor. Për këtë arsye shekujt e errët që vijojnë përfaqësojnë në zhvillimin e kulturës popullore shqiptare një prapësim të fortë. Vetëm me zgjerimin e bashkëjetesës kulturore me popullatat agrare sllave të fushave filloi përsëri udhë rrjedha pjellore e kulturës materiale.24

Leksiku i fushave të bujqësisë, të ngulimit të qëndrueshëm dhe të jetës kishtare pasqyron këtë zhvillim në dy shtresat e huazimeve të vendosura mbi njëra-tjetrën: përmbi një shtresë huazimesh nga latinishtja, e cila përfshin më së tepërmi fjalët e shprehjet e përgjithshme, u mbivendos më pas një shtresë huazimesh sllave, e cila përfshin shumë fjalë më pak të përgjithshme. Aty pasqyrohen tri etapat e mëdha të zhvillimit të kulturës popullore shqiptare: ndikimi i romanizimit në kohët e moçme shqiptare, ngecja kulturore dhe prapësimi në shekujt e errët pas zaptimit sllav, e pastaj ndikimi më i vonët kulturor sllav.

Prej sllavëve vinë më tej një numër emrash për pemë: tisi, molika, topola, gor-rica. Këto huazime mund të kenë një rëndësi vendimtare në përcaktimin e çështjes së atdhesisë, në qoftë se arrihet përcaktimi i kufijve të përhapjes së këtyre pemëve.

Huazimi i emërtimit sllav për Pinus-peuce (molikë) përbën një tregues të rëndë-sishëm për bashkëjetesën e hershme shqiptaro-sllave. Pinus-peuce është së bashku me ahun e kuq pema karakteristike për zonën e lartë të malësisë shqiptaroveriore (rreth 1000 m deri 2000 m). Pylli i rrallë i molikave ëapo bërshenit] ndeshet vetëm në lartësi të mëdha, pemë të veçuara prej 1400 metrave në ahishte, ndërsa pyje të tërë vetëm prej 1700 metrash e lart deri në 2100 m, ku ato kufizohen me bjeshkët e larta. Ato ndeshen kryesisht, ndonëse jo krejtësisht, në truall serpentin të varfër në gëlqere si dhe në gërxhe e brinja. Për shkak të lartësisë së madhe ato nuk trazohen pothuajse fare nga dora e njeriut. Shpyllëzimi këtu nuk gjen truall të favorshëm. Ndërkohë që ahu i kuq ndeshet në gjithë zonën e lartë malore, Pinus-peuce kufizohet në masivet malore midis pellgut të Matit dhe luginës së Drinit të Zi (mali i Alamanit, Deja, Kunora e Lurës, Mal i Ronës). Për rrjedhim barinjtë shqiptarë të kohës së hershme e kanë njohur këtë pyll në kohët sllave e në kontakt me kolonët sllavë. Por meqë shpyllëzi-met e sllavëve nuk kanë mbërritur deri në pyllin e reve ëtë malësisë së lartë], mbetet të hamendësohet ndërmjetësimi i bletërritësve sllavë, që ngjiteshin deri në lartësi të cilave njerëzit e tjerë u shmangeshin.25

Plepi (populus alba; shqip topola26 është njëra nga pemët kryesore të pyjeve mjaft të shtrira bregdetare, të cilat mbulojnë pothuajse krejt fushën moçalore të Bregut të Matës (përreth rrjedhës së poshtme të Matit, midis Krujës dhe Lezhës).

Nga huazimi i emrave të gorricës e të tisit nuk mund të nxirren përfundime

24) Në përputhje të plotë kemi edhe te rumunët një shtresë huazimesh latine dhe një shtresë huazimesh sllave, të cilat ndahen në kohë prej shekujsh të stanjacionit e të prapësimit.25) Edhe fjalët e bletërritjes janë marrë nga sllavët.26) Sot takohet vetëm te shqiptarët e Kalabrisë. Në Shqipëri përdoret huazimi latin plep (<pôpulum).

Ndërgjegje historike

Page 98: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

98Përpjekja 98Përpjekja

mbi historinë e zonave të ngulimit, meqë nuk njihet zona e përhapjes së këtyre pemëve në veçanti.

Këto huazime sllave të emrave të pemëve vërtetojnë nga njëra anë përfundi-met tona të deritashme: Barinjtë shqiptarë të Mesjetës së hershme u njohën me zonën bregdetare e me pyjet e saj të moçme kënetore (plepin) vetëm pasi shkelën tokën e ngulimeve sllave, e pra kullotat e tyre verore ndodheshin në një zonë malore në brendësi të vendit. Përveç kësaj ne arrijmë në një përfundim krejt të ri: Banorë sllavë - ndoshta vetëm bletërritës sllavë -kanë depërtuar deri në pyllin e lartësive (Pinus peuce) në malësi dhe aty kanë ardhur në kontakt me barinjtë e hershëm shqiptarë.

Hapësirë jetësore e barinjve shqiptarë të kohës së hershme mbetet pra vetëm shkalla nën pyllin e reve, dmth. shkalla e pyllit të thatë (600-900 m) dhe shkalla e kullotave malore. Shkalla e pyllit të thatë karakterizohet nga krijimi i humusit, pasuri epifitesh ëbimësh mbi bimë] si dhe nga një thatësirë jo e zgjatur verore (pak a shumë prej qershori në gusht). Grupet më të rëndësishme bimore janë: pylli i dushkut, pylli karstik, pylli i zi halor, shkurrishtet dhe lëndinat. Shkalla e pyllit të thatë rri si shkallë ndërmjetëse midis shkallës së makieve-gëmushave dhe pyllit të reve përreth gjithë malësisë së epërme shqiptare. Përmes shkurrishteve masive dhe lëndinave ajo i ofron blegtorisë kushte të mira ekzistence.

Nëse është i saktë supozimi ynë se shkalla e pyllit të thatë është përdorur prej barinjve shqiptarë të kohës së hershme si kullotë në gjysmëmijëvjeçarin pas zaptimit sllav, atëherë duhet shqyrtuar nëse emrat shqip të bimëve të kësaj shkalle nuk përmbajnë huazime. Mirëpo në të vërtetë edhe në këtë zonë emrat e bimëve përmbajnë huazime sllave. Kështu, krahas fjalëve thjesht shqipe d(r)ushk dhe shkozë, rri edhe fjala e rrjedhur prej sllavishtes les (pyll): lis. Me këtë bëhet e mundshme gjasa se kolonët sllavë janë shtyrë deri në shkallën e pyllit të thatë në brendësi të malësisë shqiptare.

Veç kësaj, për shkak të dëshmive të mësipërme, hapësirë jetësore shqiptare në periudhën bullgare mbetet të jetë vetëm shkalla e kullotave malore (mbi 2100 m). E ngritur mbi pyllin e reve shqiptaroverior, ajo të lë përshtypjen e një zone të Evropës qendrore: Shtresa të fuqishme humusi alpin, zi në të kaftë, përshtrihen në lëndina të njoma, të gjelbërta gjatë gjithë verës, të ndërprera vetëm aty-këtu nga rrafshe shkëmbore ose mbeturina djegieje. Gjatë verës këto livadhe janë kullota tepër të përshtatshme. Megjithatë bora që i mbulon ato zakonisht prej tetorit në maj e bën të pamundur një banim të përhershëm. Shqiptarët e kohës së hershme duhet të kenë vendosur këtu, si barinj shtegtarë, kullotat dhe baxhot e tyre vetëm në pikun e verës - ashtu si edhe sot. Në vjeshtë kopetë janë zbritur përsëri për dimërim në shkallën e pyllit të thatë. Këtu duhet të jetë zhvilluar një simbiozë e ngushtë mbidis barinjve shtegtarë shqiptarë dhe bujqëve e bletarëve sllavë. Çuarja e kopeve në bjeshkë ndodhte përmes pyllit të reve i cili rrihej veç prej bletarëve sllavë. Këtu duhet ta kenë marrë barinjtë shtegtarë shqip-tarë fjalën sllave për Pinus-peuce. Anasjelltas, sllavët mësuan prej barinjve shtegtarë shqiptarë stanarinë e djatharinë

Përfundimet e mësipërme konfirmohen nga vëzhgimi i emërtimeve vendore të huazuara nga sllavët. që në krye të bie në sy se fjalori i vendeve malore tipike të vetat nuk përmban huazime sllave. Në të kundërt janë jashtëzakonisht të shumta huazimet për zona fushore, moçalore e kodrinore. Kështu kemi rrafsh, log, llog, rudinë, lë(n)

Ndërgjegje historike

Page 99: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

99Përpjekja 99Përpjekja

dinë, gamul, grudë, rroshpojë, trap, jerug, borlok, gllofkë, jerug, moçal dhe galligë, barishte, llom, llomicë, vrellë, vlagë.

Emërtimeve për zonat moçalore u shtohen emrat e bimëve të kënetave: rogos, rozgë, rakite.

Së bashku me emrat e bimëve kënetore në shqipe hynë edhe emërtimet sllave për kafshë të ndryshme të kënetës: zhabë, vidër, gogol, piavicë.

I rëndësishëm për çështjen e hapësirës së hershme jetësore të shqiptarëve mbetet fakti që gjuha shqipe të gjitha shprehjet për peshkimin dhe lundrimin i ka marrë nga gjuhët e huaja latine, sllave dhe turke. Prej sllavishtes janë marrë psh. vozit, pestrovë dhe peshq të tjerë, mrezhë, kosh.

qendra e hapësirës së hershme jetësore të shqiptarëve është ndodhur pra larg detit dhe rrjedhave të mëdha ujore. Ultësira bregdetare, e cila padyshim është për-dorur nga barinjtë shtegtarë shqiptarë të Mesjetës së hershme, njësoj si dhe në kohë të moçme, si kullotë dimërore, ka qenë e banuar aso kohe nga sllavët, prej të cilëve shqiptarët e atëhershëm huazuan fjalët e peshkimit dhe të lundrimit.

Shumë të pakta janë fjalët sllave për emërtimin e zonave malore: çukë, kersh, stervin. Ato kanë rëndësi të dyfishtë, sepse vërtetojnë që kolonët sllavë e kanë gjetur rrugën edhe për në malësi, siç u provua pak më sipër në bazë të emërtimeve sllave për bimët e shkallës së pyllit të thatë dhe të pyllit të reve.

Shumica e huazimeve sllave për vende tregon megjithatë qartë se: bujqit sllavë kanë pasë banuar zonën kodrinore dhe ultësirën shqiptare me moçalishtet e saj. Prej aty ata kanë depërtuar edhe në brezin e ulët pyjor duke e rrethuar pyllin e moçëm me shpyl-lëzime e zjarre për të fituar tokë të re ose për të nxjerrë rrëshirë, zift e lëvore pemësh.

Vëzhgimi i huazimeve sllave në gjuhën shqipe na pruri pra në njohuri me vlerë vendimtare për hapësirën jetësore të shqiptarëve në Mesjetën e hershme dhe për bashkëjetesën e shqiptarëve e sllavëve në këtë kohë.

qendra e hapësirës jetësore të shqiptarëve në Mesjetën e hershme ka qenë zona e Matit. Prej aty barinjtë shtegtarë shqiptarë kanë zbritur në periudhën e ftohtë në kullotat dimërore të zonës kodrinore dhe të ultësirës moçalore të Shqipërisë. Në shekuj të tërë bashkëjetese me popullatën agrare sllave27, e cila banonte në Shqipërinë e ulët e pjesërisht edhe në shkallën e pyllit të thatë në këmbë të maleve, shqiptarët njohën prej sllavëve kultivimin e tokës, frutikulturën, kopshtarinë, vreshtarinë së bashku me banimin e ngulitur, zejtarinë dhe punishtet.

6. Toponimia sllave.

Provën për saktësinë e këtyre përfundimeve na e jep toponimia sllave.28 Në rast se është i drejtë supozimi ynë, atëherë treva e Matit ose nuk duhet të ketë aspak ose duhet të ketë pak toponime sllave. Shpërndarja e toponimeve sllave do të japë përgjigje edhe për pyetjen nëse përbënte hapësira jetësore shqiptare në shekujt pas zaptimit sllav

27) Forca dhe kohëzgjatja e kësaj bashkëjetese provohet më së miri nga fakti që shqiptarët nuk huazuan prej sllavëve vetëm emërtime por edhe fjalë për gjëra e nocione krejt të përgjithshme, madje edhe folje (Selišcev, Slav. nas., f.190).

Ndërgjegje historike

Page 100: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

100Përpjekja 100Përpjekja

një ishull të mbyllur gjuhësor dhe etnik në detin e përgjithshëm të sllavizmit, apo mos migrimi sllav ka depërtuar edhe në trevat e ngulimit shqiptar e këtu ndoshta ka zënë lugina, ndërkohë që kullotat malore u mbetën barinjve shtegtarë shqiptarë. E meqë te barinjtë shtegtarë asnjëherë nuk mund të flitet për një zonë të mbyllur ngulimi, porse për një hapësirë jetësore - të përbërë prej kullotave verore dhe atyre dimërore - që në fillim duket e pamundur një zonë e ngulimi e mbyllur në vetvete.

Shqyrtimi i toponimisë sllave në zonat që sot banohen prej shqiptarësh duhet të ketë gjithmonë parasysh mundësinë që emrat sllavë të vendeve të jenë rimarrë edhe në kohë të mëvonshme prej ngulimesh të vjetra në ngulime të reja shqiptare, çka mund të jetë bërë prej banuesve të mëvonshëm shqiptarë, dmth. kjo nuk përbën dëshmi të vërtetë për kolonizim sllav të një vendi.29

Pothuajse krejt hapësira e sotme e ngulimit shqiptar është e mbingopur me toponimi sllave. Në të dalë të Mesjetës kjo ekzistonte në masë edhe më të madhe. Shumë nga toponimet sllave që përmenden në dokumente të asaj kohe sot janë zhdukur, pjesërisht për shkak të shkatërrimeve, pjesërisht për arsye të riemërtimeve shqiptare për këto vende. Kështu, pikërisht për zonën e Shkodrës mund të jepet një numër i madh toponimesh sllave që sot janë zhdukur, para së gjithash në bazë të dokumenteve serbe e italiane të shek. 13-15 e përshkrimeve të mëvonshme gjeografike italiane.

Një vështrim i përhapjes së toponimeve sllave në Shqipëri tregon krejt qartë se ato kanë epërsinë në Shqipërinë e jugut, prej Shkumbini e poshtë. Ndërsa në Shq-ipërinë e veriut, dmth. në zonën midis Shkumbinit dhe Alpeve shqiptaroveriore ato janë shumë më të rralla. Në këto krahina duhet kërkuar pra hapësira jetësore shqiptare në shekujt e paszaptimit sllav.

Nga vështrimi i emërtimeve të huazuara sllave për zonat kodrinore, fushore dhe moçalore u vërtetua se zona bregdetare e Shqipërisë në kohë të simbiozës sllave-shqiptare banohej nga sllavë. Këtë pohim e mbështesin toponimet e shumta sllave. Shqyrtimi i tërësisë së huazimeve sllave, i gjeografisë politike dhe kishtare, pruri më tej në përfundimin se bërthama e hapësirës së hershme jetësore të shqiptarëve përf-shinte trevën e Matit. Tani lind pyetja e re, nëse nga shtrirja e toponimisë sllave mund të kuptohet a është banuar kjo zonë në Mesjetë të hershme krejtësisht nga shqiptarë, apo nëse edhe në këtë hapësirë ka depërtuar migrimi sllav. Një vështrim mbi hartën e Selišcev-it, tregon se kolonët sllavë kanë pasë depërtuar në krahinën malore të Matit. Ndeshen toponime sllave në rrjedhën e poshtme të Matit, të Fanit dhe të degëve të tyre.

28) Studimi i toponimisë së Shqipërisë është ende në fillimet e veta. Krhs. shpjegimet e Jokl-it te Sl. u. Alb., ku kërkohet kujdes. Lista të plota të emrave të sotëm të vendeve e të fiseve japin Seiner dhe Sele-nica. Një përmbledhje sistematike e emrave të fushave mungon ende. Disa materiale janë të shpërndara në numra të veçantë të revistave shqiptare “Leka” dhe “Hylli i dritës”. Për Shqipërinë e veriut ka dhënë një listë të shkëlqyer toponimesh, emrash malesh, stanesh, qafash, vaesh etj. Nopsca te Geogr. u. Geol., 540-620 (dhe jo në shkrimin zyrtar shqiptar por në fonetikën e dialektit të vendit), e cila për një kohë të gjatë do të mbetet miniera më e madhe për studimin e toponimisë shqiptare. Khrs. lidhur me këtë edhe: Jokl: Ortsnamenkunde [...]29) Kështu analizat e ndryshme toponimike të P. Phurikes kanë dëshmuar se migrantët shqiptarë në Greqi prunë me vete prej vendit të tyre toponime sllave, dmth. se këto toponime sllave në Greqi nuk mund të vlejnë si prova për shtrirjen e zaptimit sllav në Greqi.

Ndërgjegje historike

Page 101: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

101Përpjekja 101Përpjekja

Kjo ndarje e bën të qartë drejtimin e migrimit. Kolonët sllavë vinin prej perëndimit, nga ultësira bregdetare e Shqipërisë. Përmes grykës së luginës së Matit ata depërtuan në kantonin malor. Ngulimet e fshatarëve sllavë mund të jenë shtyrë ngadalë luginave përpjetë, në luginë të Matit, të Fanit dhe të degëve të tyre. Ngulimet sllave gjenden në pjesën dërrmuese në zonën bimore të shkallës së gëmushave. Se në ç’masë ka depërtuar veprimtaria shpyllëzuese e kolonëve sllavë në brezin e pyllit të thatë më sipër, kjo nuk mund të përcaktohet.

Në të njëjtën kohë kolonë sllavë kanë depërtuar prej lindjes drejt masivit të fuqishëm malor në anën lindore të trevës së Matit, duke ndjekur rrjedhat e degëve të Drinit të Zi përpjetë. Por vetëm në juglindje, prej krahinës së Dibrës ku ka ndodhur më së pari takimi me sllavët, duket se kanë depërtuar valë ngulimesh sllave në trevë të Matit, madje edhe përtej rrjedhës së lumit (qafë e Bulqizës).30

Emrat e këtyre ngulimeve sllave hedhin deri-diku dritë: Aty ku Mati del prej malësisë perëndimore të Shqipërisë ndodhet fshati Bugëri, “fshati i bullgarëve”. Në afërsi të tij është fshati Berzana. Më tej, luginës së Matit dhe degëve të tij përpjetë janë ruajtur këto toponime sllave: Stojani, Misa, Garec, Dranaci dhe Bozhica. Sto-jani është emërtuar pas një koloni sllav me emrin Stojan. Misa do të thotë “sahan”, e ndodhet ndoshta në një lug në formë të ngjashme. Garec lidhet me garati “djeg”, e flet për djegien e pyjeve nga kolonët sllavë. Draganci do të thotë “fisi i Draganit”. I paqartë mbetet kuptimi i Bozhica.

Në luginën e Fanit dhe të degëve të tij, dmth. në kufi midis trevës së Matit dhe krahinës së Mirditës, gjenden këto toponime sllave: Kameci, Proseka, Shtreza, Mrena, Vila, Svetigrad, Voz, Gojani dhe Brdeti. Kameci lidhet me rrënjën kamen “gur”. Proseka shënon një lirishtë në pyll pas shpyllëzimit. Shtreza është ngulimi i fshatarit Shtreza. Vila (prej Vilna) do të thotë “grykë”. Svetigrad (“qyteti i shenjtë”) është emri i një mali (shqip Mal-i-Shênjt). Voz do të thotë “trap”. Gojan ka ardhur padyshim nga një kolon sllav me emrin Goljan. Brdeti ka të bëjë me brdo “mal”. Te Mrena etimologjia sllave nuk është e sigurtë.

Në zonën e Matit të sipërm harta e Selišcev-it dëften tri toponime sllave: Stërveç, Pjesh dhe Bogshiç. Pjesh (ples “shogë”) shënon një mal a lartësi të zhveshur. Stërveç shënon një mal me shumë maja. Shpjegimi i Bogshiç është i pasigurt.

Përhapja dhe dendësia e toponimeve sllave, mes të cilave bien sidomos në sy dy emrat për shpyllëzim Garec dhe Proseka vërtetojnë përfundimin që e kishim nxjerrë që në bazë të marrëdhënieve të huazimit sllavo-shqiptare: Barinjtë e hershëm shtegtarë shqiptarë në shekujt që pasuan zaptimin sllav i kishin kullotat e tyre verore në malësitë e trevës së Matit. Por edhe në këtë kanton malor kanë depërtuar kolonë sllavë që janë vendosur në luginat e ndoshta edhe në faqet e poshtme të maleve (të shkallës së pyllit të thatë).

Mbetet ende pyetja nëse edhe krahinat e malësisë së Drinit dhe Alpet e Shq-ipërisë veriore kanë bërë pjesë në kullotat verore të shqiptarëve të hershëm. Bjeshkët impresionuese të këtyre anëve e afrojnë shumë këtë supozim. Por vrojtimi i gjeografisë politike e kishtare, para së gjithash toponimia e shumtë sllave, flet në të kundërt të tij.

30) Në luginën e Matit të sipërm gjenden fshati me emrin sllav Strveç dhe mali Çernika.

Ndërgjegje historike

Page 102: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

102Përpjekja 102Përpjekja

Toponimet sllave tregojnë pa ambiguitet se këto anë dikur kanë qenë banuar plotësisht prej sllavësh. Në kujtesën e popullit jeton ende koha paraturke e “vaktit të kaurrit” (dmth. koha e sllavëve). Popullata e dikurshme sllave (serbokroate) është zëvendësuar nga shqiptarë, në gjuhën e migruesve shqiptarë ajo ka lënë vetëm disa pak gjurmë, në emrat e personave nuk ka lënë pothuajse asgjë, porse ka lënë gjurmë të shumta në toponimi. Mungesa e onomastikës sllave që bie fort në sy, tregon se popullata e sotme shqiptare e Shqipërisë së veriut nuk përbëhet prej sllavësh të shqiptarizuar dhe nuk është as e përzier. Te shqiptarët e atyshëm me sa kuptohet nuk është shkrirë asnjëherë ndonjë numër i madh sllavësh. Përkundrazi, popullata e dikurshme sllave duket se është larguar dalëngadalë nga përparimi i migruesve shqiptarë.31

Në malësinë e Drinit toponimet sllave janë të shumta. Në anët perëndimore të Mirditës ndodhet mali Pamoj. Emri Vau i Dêjs në të dalë të Drinit prej malësisë na kujton ad-ministratën doganore të shtetin mesjetar serb ëdan = taksë, doganë]. Në Dukagjin ka një fshat me emër Miliskau, më tej Drinit përpjetë ndeshet emri i fisit të vjetër Alshica, që u përzu nga fisi më i ri Berisha. Edhe më tej Drinit përpjetë harta e Selišcev-it dëften këto toponime sllave: Toplana, Trovna, Strame, Spojan, Komec, Krasniq, Radogosh, Kosturi, Spas, Strazhiçes, Vranishte, Podbregja, Bela, Brloc.Ndikimi serb mbi malësinë e Drinit, e cila i përkiste shtetit serb, ishte natyrisht mbi-zotërues edhe në pikëpamje gjuhësore. Krahas kësaj në krahinën e Mirditës haset me sa duket edhe ndikimi bullgar. Kështu për shembull në Dukagjin ndodhet një emër përroi Gumina, forma fonetike e të cilit vërteton se banorët sllavë të kësaj ane nuk kanë qenë serbokroatë porse bullgarë. Ndër mirditorë është ruajtur rrëfimi se i pari i tyre ka qenë një bullgar i fesë ortodokse, i cili erdhi prej një krahine bullgare dhe u bë këtu katolik.32 Deri në shek. 19 është ruajtur ndër mirditorë edhe komunioni në dy forma, në disa kisha të tyre gjinden ende kryqe greke dhe gjurmë të afreskeve bizantine. Për faktin se familja princërore e Mirditës dikur ka qenë bullgare ka edhe të tjerë tregues të rëndësishëm.33 Praninë e dikurshme bullgare në këto anë e tregon edhe përdorimi i dollomasë, një veshje tipike bullgare, e cila është e përhapur në Shqipëri prej Dibrës deri në Mirditë. Vjen e shtohet këtu emri Bulgëri, “fshati bullgar” në të dalë të Matit.Edhe treva e Alpeve shqiptaroveriore është e mbushur me toponime sllave. Kështu në krahinën e fisit Shoshi ndodhet një emër përroi Shtubja (stubl = burim), në krahinën e fisit Kelmendi një emër përroi Slap (ujëvarë) dhe një emër lëndine Osonja (osoje = vend me hije). Në pjerrtësinë e rrafshit të Hotit e Grudës janë dy burime me emrat sllavë Krevenica (“e fshehura”, meqë dalin prej shpellës). Mu në mes të Alpeve shq-iptaroveriore ka dy liqej që quhen Jezercë. Në krahinën e fisit Pulti në Kirin e sipërm ka një mal Porun, i cili pas gjithë gjasash është emërtuar sipas perëndisë së vjetër

31) Në kundërshtim të hapur me këtë pikëpamje janë pa dyshim rrëfimet e shumta të fiseve shqiptare, sipas të cilave të parët e fiseve të ndryshme shqiptare në veri të Drinit kanë shtegtuar prej krahinash serbokroate në të dalë të Mesjetës dhe se disa fise shqiptare janë krijuar vetëm pas shkrirjes së elementëve të ndry-shëm (E. Durham, High Albania, Londër 1909, f.68, Nopsca, Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens, në: “Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien und der Herzegovina 12” (1912) f.250): Zgjidhja e këtij problemi mbetet për një studim të ardhshëm.32) Hahn, Albanesiche Studien I, Jena 1854, f 311, 33533) Lidhur me kryqin e famshëm ortodoks të Pal Dukagjinit krhs. Nopsca, Vorgeschichte, f. 239

Ndërgjegje historike

Page 103: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

103Përpjekja 103Përpjekja

sllave të bubullimave Perun. Në krahinën e fisit Planti ekziston toponimi Brdhet. Më tej duhen përmendur këto toponime sllave: Dobranca, Dobresa, Dobri Degs, Dobrinja, qafa Dolit, Ujt e Dolit, Dolje, Maja Draganit, Shpela Dragins, Dragobija, Drenes, Maja Drenit, Drenos, Shpella Drenothiles, Drugomirë, Dushaj, Golemi, Golobrdo, Gomila, Gradec, Gradistje, Kroni Jagods, Jama, Javori, Jelica, Jugomir, Kopaçi, Koprishti, Kru-shevo, Lipovicë, Martinoviç, Mgula, Moraça, Olobrds, Peloviç, Pervenika, Pjetroviç, Pobluka (?), Pojica, Predelec, Proseku, Pustopoje, qafa n’Rediks, Rakovica, Repçiste (?), Rodinja, Rudnica, Selishtje, Troshani, Veleçik, Visoça, Vrana, Vriela, Vuç, Vuça, Vucetaj, Maja Vukalit, Vukli, Maja Vuknaks, Maja Vukoçes, Vukpalaj, Lugu Vuksajt, Vuksanaj, Zabodisht, Zagora.Me sa kuptohet popullata sllave duhet të ketë qëndruar gjatë në malësinë e Drinit dhe në trevën e Alpeve shqiptaroveriore. Edhe në shek. 15 duket se në Mirditë e në Matin fqinj nuk ka sunduar feja katolike por ajo ortodokse, çka mund të jetë një tregues për popullatë sllave.Një tjetër përfundim të rëndësishëm na e jep vështrimi i emrave të lumenjve. Emrat sllavë për lumenjtë e mëdhenj të Shqipërisë së veriut, për Drinin, Matin e Bunën shpjegohen vetëm me ndërmjetësinë e shqipes. Domethënë në migrimin e tyre drejt Shqipërisë së veriut sllavët ndeshën aty një popullsi të moçme shqiptare, prej së cilës ata morën emrat e këtyre lumenjve. Kjo vërteton edhe njëherë se hapësira jetësore e barinjve të moçëm shqiptarë duhet kërkuar në këto vise.Vështrimi përmbledhës i gjeografisë politike dhe kishtare, të huazimeve sllave dhe të toponimisë solli në këto përfundime lidhur me historinë e etnisë shqiptare në Mesjetën e hershme: Hapësira jetësore e barinjve shtegtarë shqiptarë të kësaj kohe ka qenë treva e Matit. Mbyllja natyrore e kësaj treve malore i ka siguruar asaj, siç doli nga shtjellimi i mësipërm i marrëdhënieve territoriale politike e paralelisht me to i ndarjes kishtare, pavarësinë faktike kundrejt shteteve të mëdha fqinje: Romës lindore, Bullgarisë, Dioklesë. që me ardhjen e tyre (rreth vitit 600) sllavët kanë ndeshur këtu shqiptarët e moçëm pjesërisht të latinizuar. Më vonë në rrjedhë të kohës kolonët sllavë e kanë gjetur edhe rrugën për në trevën e Matit, nga njëra anë prej perëndimit, në luginë të Matit dhe degëve të tij, nga ana tjetër prej lindjes nëpërmjet qafës së Bulqizës e në luginat e degëve të Drinit të Zi. Bujqit sllavë zunë luginat, ndërsa viset e larta malore mbetën nën zotërimin e barinjve shtegtarë shqiptarë. Toponimet dhe huazimet sllave vërtetojnë se të dy popujt jetuan në një simbiozë të ngushtë që u forcua e thellua kur shqiptarët, duke filluar prej shek. të 11 dalëngadalë zunë zonën bregdetare të Shq-ipërisë së ulët. Prej sllavëve ata njohën banimin e ngulitur, bujqësinë, kopshtarinë, frutikulturën dhe vreshtarinë. Përkthyer nga Ardian Klosi, me disa shkurtime në shënimet.

Ndërgjegje historike

Page 104: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

104Përpjekja 104Përpjekja

ZOGU, NOLI DHE FATET E NJË qEVERIE SHqIPTARE NË MËRGIM (1941 - 1944)

(Dokumenta që botohen për herë të parë.)*

Përgatiti Artan Puto

Vijon nga numri i kaluar

Në përpjekje për ta afruar Nolin nga krahu i tij, Zogu, nëpërmjet Sotir Martinit, i dërgon këtë letër më 7 prill 1943:

“Parmoor Henley on Thames 7 prill 1943

Imzot,Dyke marrë parasysh se bashkëpunimi midis Madhërisë së Tij dhe Hirë-

sisë Suaj po shkon në rrugë të mbarë, ne kemi menduar se është e nevojshme t’ju vemë në dijeni për disa të reja mbi çështjen tonë kombëtare, ashtu siç e shohim ne që këtej.

Kemi mbajtur kontakte me Foreign Office qysh nga koha kur kemi ardhur në Angli. Sër Andrew Ryan, ministër i fundit britanik në Tiranë, është lidhja midis mbretit dhe Foreign Office, ndërkohë që i nënshkruari është zëdhënësi i mbretit pranë Departamentit. qeveria britanike na mban në dijeni të çështjeve që lidhen me vendin tonë dhe përpara se të bënte deklaratën e saj të fundit (në dhjetor 1942) mbreti u njoftua nga sër Andrew. Një kontakt i ngjashëm është mbajtur me qeveritë e tjera aleate. Të gjithë iu përgjigjën me simpati notës sonë të 23 shtatorit 1941, me anën e së cilës ne përcaktuam pozitën e Shqipërisë në këtë luftë. Vetëm qeveritë greke dhe jugosllave nuk i kanë dhënë një përgjigje notës sonë, megjithëse në bisedat private që ne kemi patur me ta , ata janë

* Korrigjim: Në pjesën e parë të këtij artikulli, rreshti i dhjetë i paragrafit të parë, faqe 94, të lexohet: “Mbretërit dhe qeveritë e disa vendeve evropiane si Greqia, Jugosllavia, Çekosllo-vakia, Polonia...”

Ndërgjegje historike

Page 105: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

105Përpjekja 105Përpjekja

përpjekur të tregohen si miq. Përsa më sipër rezulton se situata jonë këtu është mjaft e mirë dhe po përmirësohet, për aq sa kjo është e mundur në rrethanat aktuale të politikës ndërkombëtare.

Kur mbreti e pa se kishte një mundësi për të punuar me shqiptarët e Amerikës, dhe pasi arriti një marrëveshje me të ndjerin z. Konica, ai mendoi se duhej të vazhdonte me formimin e një qeverie në mërgim. Por para 6 mua-jsh, me shumë dashamirësi, Foreign Office na bëri të ditur se nuk e quante të përshtatshëm momentin për të krijuar një qeveri. Megjithatë është e qartë se momenti i përshtatshëm do të vijë dhe se rrethanat e luftës mund ta afrojnë atë. Ja përse mbreti do të donte të njihte idetë tuaja mbi këtë pikë dhe mbi personat që eventualisht ju do t’i gjykoni si të dobishëm për t’iu bërë thirrje. I ndjeri z. Konica i kishte sugjeruar mbretit për krijimin e një qeverie të vogël me tre ministra (Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme). Ne mendojmë se duhet shtuar edhe ministria e Financave. Për shkak të mungesës së personaliteteve ne mendojmë se nuk do të ishte mirë që ajo të formohej vetëm nga personat që janë këtu. Mbreti do të dëshironte shumë të shikonte Hirësinë Tuaj në krye të kësaj qeverie. Ne mendojmë se asnjë konsideratë nuk duhet t’ju pengojë t’i sillni këtë kontribut çështjes sonë. Mbreti, siç e ka thënë z. Konica, është i gatshëm të marrë përsipër me fondet e tij shpenzimet e kësaj qeverie, kur ajo të formohet. Problemi i qeverisë natyr-isht është një problem i së ardhmes, por kjo e ardhme mund të jetë e afërt dhe duhet të jemi gati. Mbreti do të bëjë ç’është e mundur për të ardhur e për të bërë një vizitë në Amerikë. Ndërkohë po përpiqemi të dërgojmë ndonjë nga ne këtu. Kur përfunduam marrëveshjen me z. Konica menduam se dërgimi i një përfaqësuesi nuk ishte kaq urgjent, por tani pas përpjekjeve të Vatrës ne kemi gjallëruar përgatitjet tona dhe shpresojmë t’ia dalim mbanë. Megjithatë, kjo nuk duhet të na pengojë që, me aq sa është e mundur, t’i rregullojmë përkohësisht punët tona me anën e letrave.

Mbreti mendon se ju do të mund të ndihmonit shumë në çdo gjë në qoftë se, në pritje për të marrë përsipër funksionet e kryeministrit, të mer-rnit përfaqësimin e tij personal në Amerikë, si pranë qeverisë ashtu edhe kolonive shqiptare. Për këtë arsye ne kemi caktuar përkohësisht dhe vetëm për kolonitë hirësinë e tij Petër Kolonjën. Ne i dimë vështirësitë që dalin nga fakti i kombësisë tuaj amerikane, por mendojmë se duhet të ketë një mënyrë për t’i kapërcyer ato. Në qoftë se ju e pranoni këtë propozim ju do ta shndër-ronit shumë shpejt këtë përfaqësim jozyrtar në një mision zyrtar, të cilin do të mund t’ia dorëzonit njerit prej miqve tuaj kur dhe në qoftë se do të pranonit të bëheshit kryeministër. Ai nuk ruan veçse kujtime të mira të viteve gjatë të cilave ju keni luftuar sëbashku për Shqipërinë dhe dëshiron ta fillojë me ju këtë luftë. Ne kemi parë në një intervistë të keni thënë se ky bashkëpunim do të shkojë deri në Konferencën e Paqes. Mbreti do të dëshironte ta vazhdonte përtej këtij kufiri edhe gjatë viteve të rindërtimit të vendit tonë, gjatë të cilëve Shqipëria do të ketë nevojë për shërbimet e një personaliteti si Hirësia Juaj. Ju mund të keni besim tek miqësia dhe ndihma e mbretit për gjithë periudhën

Ndërgjegje historike

Page 106: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

106Përpjekja 106Përpjekja

përpara dhe pas paqes. Në këto kushte ne mendojmë se ju do ta rregulloni problemin e kombësisë tuaj në mënyrë që mos t’iu pengojë t’i kushtoni Shq-ipërisë tërë veprimtarinë tuaj; si edhe në të kaluarën mbreti do të dëshironte që mbi të gjitha këto çështje të shkëmbeni mendime të drejtpërdrejta me anën e korrespondencës, siç ua ka thënë në një letër që tashmë duhet ta keni marrë. Eshtë e sigurt se midis tij dhe jush nuk ekziston vetëm një miqësi e vjetër, por mbi të gjitha ju keni një përputhje pikëpamjesh, që e bëjnë bashkëpunimin të mundshëm e të dobishëm. Ja se çfarë e quaj me vend t’iu shkruaj mbi prob-lemet e rëndësishme të kauzës sonë. Do t’iu mbaj në dijeni për çdo zhvillim të ri. Do t’iu shkruaj gjithmonë në frengjisht për të thjeshtësuar censurën dhe do t’iu lutem të më shkruani në frengjisht ose në anglisht.

Përsa u përket shqitarëve të këtushëm duhet t’ju them se ata nuk janë të shumtë dhe se janë mjaft të rinj, pa eksperiencë, plot me vullnet të mirë, por edhe me xhelozi njeri kundër tjetrit. Për këtë arsye reagimet e tyre duhen gjykuar me shumë gjakftohtësi duke mos i dhënë shumë rëndësi asaj që ata thonë dhe shkruajnë pa treguar në radhë të parë se cili është realiteti. Ne nga ana jonë kështu bëjmë. E quajta të nevojshme t’iu paralajmëroj. Ndoshta mund të thuhet e njejta gjë për ata te ju që janë rreth z. Çekrezi. Kundërshtimi i tyre zhurmëmadh nuk mund të ketë asnjë rezultat tjetër veçse t’i shërbejë si një pretekst politkës greke, e cila synon të na përjashtojë nga Konferenca e Paqes për të patur pastaj duart e lira. Sigurisht ata nuk kanë asnjë rëndësi, por ne duhet t’i eliminojmë përfundimisht.

Vështirësia më e madhe për ne është Greqia dhe në një masë më të vogël Italia - sipas mendimit të atyre që shpresojnë në një kompromis, jo me Musolinin, por me Italinë e penduar të së nesërmes . Natyrisht ne do të lufto-jmë kundër këtyre dy rreziqeve dhe për të mbrojtur Korçën e Gjirokastrën ne do të përdorim të gjitha forcat tona morale dhe materiale. Për të arritur këtë bashkimi ynë është i domosdoshëm dhe ai duhet të forcohet më tej. Në Shq-ipëri, sipas informatave tona, punët ecin mirë: bashkëatdhetarët tanë janë të bashkuar dhe po organizojnë çeta të ndryshme guerrilase, të cilat nuk presin veçse një sinjal për tu ngritur të tëra në këmbë dhe me vendosmëri.Të gjitha kolonitë e Stambollit, të Egjyptit etj., janë të një mëndjeje mbi nevojën e frontit të bashkuar. Nga Argjentina z.Toptani (djali i Refik Toptanit) na thotë se shqiptarët e atjeshëm janë përkrah nesh; ne i kemi thënë të lidhet me Ju.

Po jua përsëris se në përgjithësi punët tona janë në rrugë të mbarë, por duhet vazhduar puna me të gjitha mënyrat dhe pa u lodhur. Mbreti do të bëjë ç’farë është e mundur.

Më lejoni të shtoj diçka mbi problemet financiare. Në bazë të mar-rëveshjes tonë me z.Konica, ne kishim filluar të dërgonim rregullisht fonde të ndryshme. Tani z.Bënça na propozon ta lemë shumën e destinuar për “Diel-lin” për aktivitete të tjera. Ne i kemi telegrafuar atij se përsa i përket fondit të destinuar për “Diellin” ne nuk do të kishim vërejtje nëse do të merreshit vesh sëbashku me “Vatrën” për këtë. Meqënëse ju keni kërkuar t’ia dërgojmë të gjitha atij, ne do të vazhdojmë t’ia dërgojmë këto fonde z.Bënça sëbashku me

Ndërgjegje historike

Page 107: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

107Përpjekja 107Përpjekja

fondet e destinuara për Hirësinë Tuaj. Ju lutem Imzot të pranoni shprehjen e respektit tim më të thellë duke shpresuar që të marrim së shpejti lajme nga ju dhe duke ju shprehur edhe respektin e të gjithëve këtu.

Sotir MartiniP.S. Një kopje e kësaj letre ju është dërguar me postë ajrore dhe tjetra

me postë të zakonshme. Ju lutem të më njoftoni për marrjen e njërës prej kopjeve me telegram.”

F.Fan Noli, d.121, fq.44-49,v.1943 (origjinali në frëngjisht)

Nga dokumenti i mësipërm shikohet se pretendimet e mbretit kishin pësuar një tkurrje të qartë. Ndonëse nuk pushon së shpresuari që një ditë ta shohë të ngritur në këmbë qeverinë e mërgimit, ai papritur i propozon Nolit që , në pritje për t’u bërë kryeministër, të marrë përsipër detyrën e përfaqësuesit të tij në Amerikë. Shkaku i ndryshimit të qëndrimit duhet kërkuar te sugjerimet që i vinë mbretit nga Foreign Of-fice. Vetë S.Martini në këtë letër pohon se formimi i një qeverie shqiptare në mërgim do të quhej i papërshtatshëm në Londër.

Megjithatë Zogu nuk ishte i gatshëm të pranonte këtë “state of things”. Në korrespondencën e Nolit gjejmë edhe disa të dhëna mbi aktivitetin e përfaqësuesit të Zogut në Amerikë, Peter Kolonja, i cili zuri vendin e Faik Konicës, pas vdekjes së këtij të fundit. Kolonja, tepër aktiv, duke filluar qysh nga janari e deri në maj 1943, e “bombardon” Departamentin e Shtetit me telefonata, letra e kërkesa në përpjekje për ta afruar sado pak opinionin zyrtar amerikan me pikpamjen e Zogut mbi rëndësinë e formimit të qeverisë shqiptare në mërgim. Ndër to mund të përmendim letrën e tij të 16 janarit 1943, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit Cordell Hull (F.Fan Noli, d.118, fq.7-8), e cila në thelb ishte një kërkesë për ta njohur atë si përfaqësues zyr-tar të Zogut si edhe letrën dërguar më 13 maj 1943 Winston Çërçillit, kur ky do të vizitonte SH.B.A, me anën e së cilës këmbëngulte në të drejtën e shqiptarëve për të patur qeverinë e tyre në mërgim (F.Fan Noli, d.118, fq.21-22). Në përgjithësi përsa i përket çështjes shqiptare Departamenti i Shtetit qëndronte në të njëjtën linjë me Foreign Office. Përgjigjet që Departamenti i Shtetit i ka dhënë Peter Kolonjës mund të përmblidhen me këtë dokument:”

Departamenti i ShtetitUashingtonNë përgjigje të Eu 87501/518

26 maj 1943

Me anën e një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur marrja e telegramit tuaj të 13 majit 1943 në lidhje me statusin e tanishëm e të ardhshëm

Ndërgjegje historike

Page 108: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

108Përpjekja 108Përpjekja

të Shqipërisë. Janë vlerësuar shprehjet e falenderimit për fitoret e aleatëve ne Tunisi.

Siç e dini, në 10 dhjetor 1942, Sekretari i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me resistencën e patriotëve shqiptarë. Një kopje të asaj deklarate e kemi bashkangjitur këtu për ta përdorur si referencë. Në thelb ajo përfaqëson politikën e SH.B.A kundrejt vendit tuaj . Meqënëse pushtimi i Shqipërisë nga armiqtë e pengon popullin shqiptar të shprehë lirshëm vendimin e tij për qeverinë, Departamenti nuk është tani në gjëndje të përcaktojë politikën e tij në lidhje me qeverinë e ardhshme të Shqipërisë përtej linjave të përgjithshme të deklaratës së Sekretarit të Shtetit në lidhje me të.

Sinqerisht juaji John Hickerson Nën drejtor i seksionit të çështjeve europiane

Bashkangjitur Njoftim i shtypit i 10 dhjetorit 1942

Z.Peter Kolonja1530 Sixteenth Street, NWUashington ,D.C.”

F.Fan Noli, d.118, fq.23 (origjinali në anglisht)

Ndërkohë Nolit më 24 maj 1943, i vjen një letër e gjatë nga ana tjetër e bar-rikadës:

29 Harrington GardensLondon S.W.7

24 Maj 1943

I nderuari Imzot Noli,

... Të vimë tani në çështjen e mullirit. Unë kam hequr dorë nga çdo shpresë se mund të merremi vesh. Vetëm dua t’ju them disa sende për të çdukur moskuptimet. Më thoni se do të dëshëronit të më kishit në qeverinë e mërgimit. Kjo len të kuptohet se do ta kryesoni vet këtë qeveri; kurse juve gjer tashti keni refuzuar kategorikisht të merrni pjesë drejtpërdrejt në lëvizjen politike shqiptare. A është kjo një shënjë se keni ndryshuar mendim? Nga një pikëpamje thjesht kombëtare një gjë e tillë do të më gëzonte shumë. Sa për vehten t’ime, me gjith që jam shum i prekur nga besimi që më tregoni, ju a them troç se në një qeveri të emëruar nga Zogu nuk do të marr pjesë kurrsesi. Këtë nuk do ta bënj jo vetëm për arësye politike, por edhe për shkak të asaj

Ndërgjegje historike

Page 109: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

109Përpjekja 109Përpjekja

pastërtisë morale që duhet të frymëzojë deri në një pikë çdo “kombinacion” politik. Në tre vjet eksperience të kushtuarshme kam patur rastin të bindem se Zogu është pikërisht ashtu sikundër e ka përshkruar i ndyeri Faik Konica: një malok i pabesë, i kallajisur me vernikun e një “ersatz” kulture oksidentale. Në Shqipëri thoshin për të se ishte: “sintheza e mohimit të virtyteve tradicionale shqiptare”. Eh, ay ashtu ka mbetur edhe sot dhe tragjedia e 7 prillit nuk ka lënë as gjurmë më të vogël në mentalitetin e tij prej tirani dinak. Kontakti me të është si ay i një gjarpri të ndotur. Tashti që fatmirësisht i kam prerë marrëdhëniet me të unë ndienj një “repulsion physique” që të kem përsëri kontakt me të. Po të kesh punë me të duhet të jetosh or’ e çast nën ankthin e ndonjë dallavere të papritur që të vë në pozitën më të vështirë. Me një fjalë, ay t’a bën borç për çdo minutë, kështu që duhet ose të shahesh, ose të rrihesh, ose të vritesh me të. Eshtë njëri pa din dha pa iman, dhe për hir të ambicies së tij është i zoti të kalojë përmbi trupin e njerëzve të tij më të shtrenjtë. Më mbesoni se nuk ju a them këto sepse kam ndonjë zemërim personal kundër Zogut. Si person edhe mua Zogu lajkat nuk m’i ka kurcyer, së paku në sy. Unë jam i bindur se ky është opinioni i shumicës së Shqiptarëve që kanë jetuar dhe vuajtur nën diktaturën brutale të satrapëve të Zogut. qemal Butka, i cili është në gjendje t’i dijë më mirë se kushdo tjetër aspiratat e Shqiptarëve që po lëftojnë kundër fashizmit duke vënë kokën në torbë or’ e çast, më shkruante ka ca kohë se: Shqiptarët nuk lëftojnë as për regjimin e kaluar, as për legalitetin, as për individë sado me tituj qofshin. Ata lëftojnë vetëm e vetëm në emër dhe për lirinë e kombit shqiptar. Në Shqipëri nuk interesohet kush për regjimin dhe qeverinë e arëdhshme që mund të pregatiten nga Shqiptarët e mërguar. Atë punë do t’a rregullojnë vetë ata që po lëftojnë sot duke marrë në sy rreziqe të cilët neve të jashtmit as në ëndërr nuk i kemi parë. E vetëmja gjë që duan luftëtarët e lirisë në Shqipëri është që vendi ynë të përfaqësohet pranë Kombeve të Bashkuara me anën e një Komiteti Kombëtar për sa të vazhdojë lufta. qemali e quan: “një përfaqësi simbolike e cila do të mbrojë të drejtat tona në rregullimet e ardhëshme më lidhje me vendet e pushtuara të Evropës”.

Ju siguronj se këto nuk janë mendime të formuara ashtu tahmina. Kemi informata të sakta se në Shqipëri udhëheqësit e luftës kombëtare nuk e përmen-din aspak emrin e Zogut në botimet e tyre të rregullta klandestine. Gaboheni fort në qoftë se kujtoni me të vërtetë se në krye të guerriljeve në Shqipëri janë disa malokë të pagdhendur, ose gjysëm briganda të tipit klasik. Jo, ndërmjet atyreve që po i prijnë luftës çlirimtare figurojnë emra si Safet Butka, Skënder Muço, Myslim Peza, Araniti, Lepenica, etj. Këta janë njerëz të mësuar dhe me një “polical outlook”, që nuk ndryshon shum nga i juaji ose i jemi. Shumica e atyreve që janë sot në krye të luftës kundër Italianëve kanë qenë persekutuar nga regjimi policor i satrapit Musa Juka, që mbahej në fuqi me vullnetin e Zogut dhe prandaj nuk kanë përse të jenë enthusiast nga perspektiva e kthimit të regjimit zogist. Një pikë tjetër me rëndësi është se ata që lëftojnë sot nuk janë grupe të shpërndarë, sporadikë, të izoluar. Përkundrazi, atje ekziston sot një lëvizje çuditërisht e organizuar dhe që përgënjeshtron kryekëput theorin e

Ndërgjegje historike

Page 110: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

110Përpjekja 110Përpjekja

thesit me pleshta. Shqiptarët janë organizuar në një front kombëtar, pa ndryshim feje, krahine, ose tendence politike. E gjith lëvizja është nën drejtimin e një organi të vetëm, udhëzimet e të cilit pranohen dhe zbatohen me një disiplinë për t’admiruar.

Ajo që më duket mua themelisht e gabuar në qendrimin t’uaj është se nuk e çmoni si duhet evolucionin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre 20 vjetëve që keni qendruar larg atdheut. E vërteta është se atje është formuar një brez i ri me kulturë serioze dhe me patriotizmë të flaktë. Diktatura e Zogut dhe ajo e Fashizmit i ka bërë këta djem të rinj të piqen politikisht para kohe dhe t’a bëjnë luftën për lirinë e individit dhe të kombit, objektivin e vetëm të jetës së tyre. Brezi i ri shqiptar është sot shpirti i rezistencës dhe strumbullari i gjith aktivitetit nën dhe: guerrilje, botime, demonstrata, etj.

Këtu qendron sipas mendimit t’im, pika fundamentale që na ndan neve. Unë them se ata që lëftojnë sot në Shqipëri brenda janë kapitali ynë më i çmuarshëm dhe e vetëmja fuqi kombëtare që do t’a shpëtojë Shqipërinë nga rreziku i copëtimit, mbassi të shërbejnë për çlirimin e saj nga zgjedha italiane në bashkëpunim me armatat aleate. Dhe më von, po ajo fuqi kombëtare e or-ganizuar do të bëhet bërthama e ndërtimit të Shqipërisë në baza me të vërtetë demokratike dhe në interes të kolektivitetit. Prandaj për mua parimi kryesor i çdo veprimi përjashta është që neve Shqiptarët e mërgimit të mos bëjmë asgjë që mund të hipothekojë të arthmen dhe të komprometojë të drejtën sovrane të popullit në vendosjen e regjimit dhe zgjedhjen e qeverisë së nesërme. Duhet vënë re se në Shqipëri fletoret klandestine të Frontit të Çlirimit kombëtar kanë theksuar me shumë “emphasis” atë pikë të deklaratave aleate ku thuhet se po-pulli shqiptar do të lihet i lirë të zgjidhë regjimit dhe qeverinë që i pëlqen. Një gjë edhe më karakteristike akoma është fakti se Zogu nuk permendet fare në komentet që bëhen rreth deklaratave Hull, Eden, Molotov. Kurse po t’a donin Zogun aq shumë sa kujtoni ju, është fare e logjikshme që ta thojshin: Eh, tani që u njoh Shqipëria, le t’i jepet Zogut e drejta që të formojë një qeveri që të përfaqësojë Shqipërinë pranë Kombeve të Bashkuara. Përkundrazi, fletoret klandestine që kemi marë dhe që kanë datën e janarit 1943 vërtetojnë pik për pik të thënat e qemal Butkës dhe tregojnë pjekuni politike me të vërtetë për t’u habitur. Atje, që të gjithë janë frymëzuar nga mistika e Kombësisë, deri edhe komunistët. Juve personalisht gëzoni një simpathi të madhe, por jam i sigurtë që ditën që të marrin vesh se jeni bërë avokati ose më mirë të themi partizani pa rezervë i Zogut, (sikur të mos e njihnit se ç’mostër është) patriotët shqipëtarë do të ftohen menjëherë nga juve. Se ata ju duan, sikundër ju desha dhe unë, që t’i shpëtoni nga Zogu dhe nga mizerjet e tij pa emër.

Dëgjoni imzot! Unë nuk kam ndonjë ambicie personale të çfrenuar dhe mund t’ju a ap me të shkrojtur se nuk marr pjesë në asnjë kombinacion qeveritar që mund të formohet përjashta. Zati juve vetë çfaqni hidhërimin, gjë me të cilën më nderoni shumë, që nuk do të më keni në qeveri. Gjithashtu, nuk jam ndonjë sektar fanatik i verbuar nga cmira ose nga parti-pris-të. E vetmja që kam unë është se demokratizmin e kam marrë me gjith mënd dhe

Ndërgjegje historike

Page 111: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

111Përpjekja 111Përpjekja

dua që populli të bëhet me të vërtetë zot në shtëpinë e tij. Do të më thonë se populli nuk ka edukatën politike për ta ushtëruar këtë të drejtë sovrane. Po, duhet t’i epet shansi një herë se përndryshe ay kurrë nuk do të ketë rastin të edukohet. Fundi, neve që kemi dalë prej tij dhe ja kuptojmë hallet përse të bëhemi veglat e tiranëve që duan ta shtypin e ta mbajnë nën zgjedhë sa të jetë jeta. Prandaj unë them se nuk duhet as edhe nuk kemi të drejtën të bëjmë asgjë që mund t’i dëshpërojë luftëtarët e lirisë në Shqipëri dhe mund t’i ua shuajë zellin e luftës kundër fashizmit. Kurse juve, mjerisht, propozoni një gjë që do të kishte pikërisht atë efekt. Juve thoni se të formohet një qeveri në mërgim e kryesuar, e cila të përfaqësojë Shqipërinë jo vetëm gjatë luftës por edhe në Konferencën e Paqes. Pas mëndjes s’ime ky do të ishte një gabim fatal, dhe do të kishte konsekuenca katastrofike mbi lëvizjen në Shqipëri. Sepse, theza juan d.m.th. praktikisht të mblidhen ca njerëz au hazard këtu përjashta, t’i u epet emri qeveri me një dekret të Zogut, dhe t’i ua imponojmë shqiptarëve pas çlirimit të vendit. Kjo do të ngjasë fatalisht, sepse ndërmjet armëpushimit të Konferencës së Paqes do të kalojnë shumë muaj, në mos vjetë, gjatë të cilëve Shqipëria e kryesuar prej Zogut qendroi në fuqi si mbas thezës suaj, mbasi ajo ka për të na përfaqësuar në Konferencën e Paqes. Kështu që ata me kokën në torbë luftuan fashizmit katër vjet më parë dhe me heroizmin e tyre çkëputën premtimin e lirisë nga goja e ministrave aleatë, do të mos kenë ç’të thonë veçse t’i binden qeverisë që do t’i u shkojë nga jashtë, me Zogun si mbret fuqiplotë. Le politikisht që nuk është e drejtë, por as nga pikëpamja morale, një gjë e tillë nuk mund të gëlltitet dhe krerët e lëvizjes kombëtare do të kenë të drejtën jo vetëm të protestojnë por edhe të revoltohen.

Fundi le ta shikojmë punën nga pikëpamja konstitucionale. qeveria e Koço Kotës, që kishte së paku në formë, të drejtën të përfaqësonte popullsin shqiptar përjashta, nuk ekziston më. Zogu sot nuk është gjë tjetër veçse një “broken piece” i atij legalitetit që po na trumbeton me vend e pa vend. Pran-daj, të drejtat që kërkoni juve për qeverinë e formuar ad hoc nga Zogu sot nuk pretendohen as nga qeverit aleate që ndodhen në Londër, dhe të cilat kanë një statut legal më në rregull. Deri edhe Tsouderos deklaroi se qeveria e tij nuk do të qendrojë asnjë ditë më tepër pasi të çlirohet Greqia nga fuqitë e armatosura të Boshtit.

Por as nga pikëpamja praktike nuk është e nevojshme ajo që propozoni juve. Sikundër e thashë më sipër, një kohë e gjatë do të kalojë sigurisht ndër-mjet kapitullimit të armatave të Boshtit dhe konferencës së paqes. Ky interval mjaft i gjatë do të mbushet me okupimin e viseve të çliruara të Evropës nga ushtëritë Aleate. Në këtë kohë do të jenë likuiduar kuislingët, do të jenë ftohur gjakrat dhe do të jetë vendosur një administratë e re me frymë demokratike (natyrisht duke i spastruar kadret e sipërme nga elementët e koruptuar). Eshtë afër mendsh se Aleatët, në qoftë se e marrin seriozisht Deklaratën e Atlantikut, do t’iu apin një shans popujve që kanë lëftuar të thonë fjalën e tyre në zgjed-hjen e qeveritarëve të rij që do të kenë mbi krye. Interesi i tyre i mirëkuptuar dhe eksperienca e kohëve të fundit ju dikton Aleatëve të mëdhenj prudencën

Ndërgjegje historike

Page 112: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

112Përpjekja 112Përpjekja

elementare që të mos vendosin në vendet e çliruar, qeveritë e mërgimit ashti sikundër janë formuar sot. Londra, Uashingtoni dhe Moska kanë pasur mjaft informata të sakta nga viset e sunduara të Europës sa të kuptojnë se shumica e personave që përbëjnë këto qeveri, nuk gëzojnë aspak simpathinë dhe besimin e popujve që rezistojnë kundër Boshtit. Eshtë mjaft t’ju them se qeveria jugosl-lave, pas antagonizmave kronike që vazhduan me muaj, është sot dorëheqëse dhe nuk po gjejnë mënyrën që të formojnë një qeveri tjetër e cila të kënaqë serbët, kroatët dhe sllovenët. Sa për qeverinë greke, edhe atje kriza sado e mbytur por vazhdon në një formë kronike. Likuidimet e ministrave përsëriten kohë pas kohe. Edhe miku ynë Mihalopoulos u largua pa zhurmë nga Ministria e Informacionit. Por ka edhe më. Unë e dij nga burime fare të sigurta se në Greqi brenda shumica e atyreve që rezistojnë nuk e duan qeverinë e mërgimit dhe njerëzit e mirëinformuar janë fare të bindur se qeveria e z. Tsouderos ka fare pak shanse që të kthehet në Greqi si qeveri.

Pra, duke patur këto shëmbëlla përpara sysh përse të bëjmë sende që janë të dënuara të dështojnë, dhe të cilat fundi i fundit nuk na i imponon aspak situata. Kur kemi fatin që në Shqipëri ekziston një Këshill e Përgjithëshme e Çlirimit Kombëtar e cila bashkon dhe drejton me një disiplinë shembël-lore të gjitha forcat e rezistencës kundër fashizmit, përse dhe me ç’të drejtë t’iu themi atyre, porsa të fitojmë indipedencën në sajë të sakrificave të tyre: tani juve shkoni nëpër shtëpitë se Shqipërinë do ta qeverisë Zogu me min-istrat që ka prurë nga jashtë. Le që kjo nuk është e drejtë, por ata as që do të pranojnë të binden. Së fundi nuk janë malokë të pagdhendur si kujtoni juve por intelektualë e patriotë të provuar si Safet Butka, Skënder Muço, Myslym Peza, Hysni Lepenica, etj. Prandaj nuk është logjikisht e mundur që qeveria që do të vendoset në Shqipëri të nesërmen e okupacionit nga ana e Aleatëve të mos ketë përlqimin e kryetarëve të lëvizjes kombëtare. Por unë shkonj edhe më tutje. Them se logjika dhe drejtësia e lyp që qeveria provizore që do të ekzistojë në Shqipëri në periudhën e tranzicionit ndërmjet okupimit nga trupat aleate dhe zgjedhjet për Asamblenë konstituante të dalë nga gjiri i Këshillës së Përgjithshme të Çlirimit Kombëtar.

Prandaj unë kthehem në propozimin t’im të parë. Të formohet një Komitet Kombëtar që të përfaqësojë Shqipërinë pranë Kombeve të Bashkuara vetëm sa vazhdon lufta. Juve ta kryesoni këtë Komitet që do të ketë aprovimin e të gjith Shqiptarëve në dhe të huaj dhe Zogun ta lemë hë për hë më nj’anë. Kur të lirohet Shqipëria ay le të dalë përpara popullit dhe le të lëftojë për fronin. Këtë gjë mund ta bëjmë aq më mirë, kurse Aleatët janë të dispozuar ta njohin një Komitet të tillë porsa që shumica e Shqiptarëve e pranojnë një solucion të tillë. Për këtë të jeni të sigurtë mbasi në telegramet që më kanë dërguar mua shokët e Stambollit e të Egjiptit këtë ma kanë propozuar me insistim. Të gjithë ju duan juve, por ju duan si një figurë kombëtare që mund t’i shpëtojë nga bela e Zogut.

Por në qoftë se juve “megjithë ata që ju ndjekin” do të vazhdoni edhe pas të gjitha këtyre që ju thash më sipër të ngulni këmbë se pa Zogun s’bëhet,

Ndërgjegje historike

Page 113: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

113Përpjekja 113Përpjekja

atëhere për hir të bashkimit duhet bërë një kompromis. Unë për vehten t’ime nuk do të marr pjesë kurrësesi në çdo kombinacion që njeh Zogun si Mbret ose edhe më keq akoma si kryetar qeverie (gjë që është absurde). Por këtu lozet fati i Shqipërisë, pranda dua që të mos bëhen sende që mund të kenë konsekuenca fatale në të arthmen, mbasi të gjithë duam të jetojmë në një Shqipëri ku të mund të jetohet si njeri e jo si skllav nën kamzhikun e satrapit Musa Juka.

Ju them pra se bashkëpunimi me Zogun nuk duhet me asnjë mënyrë të implikojë kthimin në regjimin e mëparshëm, mbasi ay regjim që ishte një karikaturë e shëmtuar dhe e përgjakur e fashizmit, nuk meriton as sakrifikimin e një pule shqiptare e jo më të lules së djalërisë s’onë, që po torturohet dhe po masakrohet nga satrapët fashistë. Bashkëpunimi me Zogun duhet të bëhet si një masë e imponuar nga rrethanat e luftës dhe për sa kohë që vazhdon lufta dhe që populli shqiptar nuk është në gjendje të zgjedhë qeveritarët e tij. Bash-këpunimi me Zogun lipset të bëhet, në mos kemi çarë tjetër, në bazë të një programi politik të elaboruar ndërmjet Shqiptarëve të mërgimit të përfaqësuar nga një Komitet Veprimi, nga një anë, dhe të Zogut nga ana tjetër. Kjo platë-formë politike duhet të shërbejë si program i qeverisë që do të formohet dhe të nënëshkruhet nga kryetari i kësaj qeverie edhe nga Zogu vetë. Programi i marrëveshjes me Zogun duhet të shpallet në shtyp e në Radio dhe t’i shpjegohet popullit shqiptar përse u pa nevoja që të bëhet ky kompromis. Në bazë të këtij programi duhet të vihet zotimi që merr Zogu t’i shtrohet vullnetit të popullit, përsa i përket zgjedhjes së regjimit dhe të qeverisë së nesërme.

Nevoja e një angazhimi të tillë dhe me shkrim nga ana e Zogut u çmua edhe nga miqtë Anglezë të Shqipërisë. Rreth kësaj çështjeje ndodhën në kohët e fundit këtu disa zhvillime të reja për të cilat duhet t’iu ap do shpjegime. Me iniciativën e znj. Herbert u ngjall përsëri krijesa e të ndyerit kolonel Herbert, nën emrin The Anglo-Albanian Association, duke marrë pjesë miqtë t’anë më të çquar si sir Robert Hodgson, general Percy, miss Durham, sir Edward Boyle, lord Cecil, etj. Në përfundim të bisedimeve që rodhën mbi mënyrën se si mund t’i vihej në ndihmë Shqipërisë në rrethanat e sotme, shoqata votoi një rezolutë, e cila iu komunikua Zogut dhe neve (Kjo rezolutë supozohej të ishte e fshehtë, por meqenese nuk di se qysh miss Sylvia Pankhurst e botoi në fletoren e saj, tani mund të bisedohet lirisht për të). Rezoluta përmban shumë pika mbi mënyrën se si shqiptarët mund të realizojnë frontin e përbashkët dhe të sigurojnë pranimin e vendit të tyre në gjirin e Kombeve të Bashkuara. Ajo që na interesaon neve këtu është pika e parë ku thuhet kështu: “Ne jemi të tërë të një mëndjeje se pozita e Shqipërisë do të bëhej më e fortë në qoftë se Foreign Office do të informohej se në fakt shqiptarët ishin të bashkuar rreth mbretit Zog, mbi bazën e angazhimit për të arthmen të cilin ai e ka shprehur shpesh si në shtyp ashtu edhe në takimet me ne. Ne me shumë respekt do t’i sugjeronim mbretit se ai menjëherë duhet t’i japë një formë zyrtare dhe të qartë angazhimit të pranuar nga peshkop Fan Noli dhe shqiptarët e SHBA që veprojnë nën emrin e tij, si dhe vullnetin e madhërisë së tij që pas paqes t’i nënshtrohet rezultateve të një plebishiti në lidhje me regjimin e arthshëm të Shqipërisë; të

Ndërgjegje historike

Page 114: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

114Përpjekja 114Përpjekja

jetë e qartë se pregatitjet për plebishitin do të bëhen nën drejtimin e forcave Aleate. Ne besojmë se 95% e shqiptarëve do ta pranojnë këtë angazhim dhe do ta vështronin mbretin si liderin e tyre gjatë viteve të luftës. Ai do t’i siguronte Shqipërisë një opinion publik të bashkuar, do të forconte shumë pozitën e saj ndërkombëtare, dhe vetë pozitën e mbretit Zog”. (Ky pasazh në origjinal është në anglisht-shën. ynë).

Rezoluta në bisedim iu komunikua Zogut me një letër të sir Edward Boyle, i cili u zgjodh Sekretar i Shoqatës, duke qenë zonja Herbert kryetare. Martini iu përgjegj me një letër të gjatë në emër të Zogut. Dhe ja një impoli-tesse të cilën miqtë t’anë e muarën shumë keq dhe me plot të drejtë, se fund i fundit kush është Martini. Po nejse. Të vijmë në përmbajtjen e letrës. Martini pretendon se N.M.T e paksa dhënë spontaneisht që në Athinë në prill 1939 atë “undertaking” që i kërkon Shoqata Anglo-Shqiptare. Theza është ajo që dimë: Zogu do të kthehet në Shqipëri t’i apë hesap kombit për mandatin që i ka ngarkuar kur iku dhe se pa njeri, edhe pastaj do të thërresë popullin të shprehet përsëri lirisht mbi regjimin politik dhe shoqëror që dëshëron të ketë. “Eshtë e natyrshme-shton Martini- se si të gjithë shqiptarët, ai do të pranojë vendimet e Kombit”. Pastaj Martini shton:” Shqiptarët e Amerikës, nën drejtimin e të ndjerit z.Faik Konica dhe Imzot Fan Nolit, janë bashkuar pa kushte me mbretin, dhe këto dy personalitete shqiptare kanë bërë deklarata publike duke mbështetur këtë politikë dhe duke kërkuar njohjen e Shqipërisë legale nga Aleatët... Të gjithë Shqiptarët janë të një mëndjeje mbi këtë çështje dhe zëdhënësit e tyre po e përsërisin atë çdo ditë nëpër gazeta . Sigurisht që ka disa dritëshkurtër të izoluar, të cilët vazhdojnë kundërshtimin e tyre; por nuk bëhet fjalë fare për përfaqësues të tendencave politike por për nëpunës të vjetër të pakënaqur , të cilët mendojnë se interesat e tyre personale nuk janë të garantuara sa duhet. Ne jemi të sigurt se kur ata do të shohin se asnjeri nuk do t’iu kushtojë rëndësi, të cilën as që e kanë pasur ndonjëherë, ata do të bashkohen me patriotët e tjerë shqiptarë.... Pas Kartës së Atlantikut, mesazhit të mbretit, deklaratave publike të personaliteteve shqiptare dhe deklaratave të qeverive angleze dhe sovjetike, liria e popullit shqiptar për të shprehur opinionin e tij në mënyrë demokratike dhe të lirë mbi regjimin politik e shoqëror që do të zgjedhë, është tërësisht e garantuar si nga pikpamja ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo e brendshme. Përsa na përket, jemi të gatshëm të pranojmë paraprakisht çdo procedurë që do të respektonte pavarësinë absolute të Shqipërisë dhe që do të zbatohet sipas nenit 3 të Kartës së Atlantikut, për çdo shtet sovran. Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim por natyrisht ajo nuk mund të pranojë asnjë përjashtim në kundërshtim me nocionin e pavarësisë, ashtu siç do të pranohet nga të gjitha vendet pas lufte”.

Kjo korrespondencë na u komunikua neve të pakë Shqiptarëve të Londrës që nuk varemi nga Zogu dhe i bëmë këtë përgjigje:”Në parim ne nuk kemi asnjë vërejtje kundër njohjes së mbretit Zog si kryetar i ligjshëm i shtetit shqiptar, në qoftë se kjo mund të na ndihmojë të arrijmë pranimin e vendit tonë në gjirin e Kombeve të Bashkuara. E vetmja gjë që na shqetëson

Ndërgjegje historike

Page 115: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

115Përpjekja 115Përpjekja

është se kjo njohje të mos krijojë përshtypjen tek guerriljet brenda vendit se ne do të rikthehemi te regjmi i para 1939, me satrapë të tillë në pushtet si Musa Juka. Megjithatë me keqardhje konstatojmë se mbreti Zog i shmanget kësaj pike kyçe. Ai i bën bisht siç e ka zakon kërkesës tuaj të qartë mbi angazhimet e shkruara që ai duhet të marrë në lidhje me regjimin dhe qeverinë e ardhshme, duke e zhytur çështjen në mes të formulave të vakëta dhe të përgjithshme ... Kur Martini thotë se mbreti do t’i nënshtrohet çdo procedure që do të zbatohet për çdo shtet tjetër plotësisht sovran, ai nuk bën gjë tjetër veçse e zhvendos çështjen pa iu përgjigjur. Në fakt, në kërkesën tuaj bëhet fjalë për një çështje ekskluzivisht midis Zogut dhe shqiptarëve, ndërsa mbreti me sa duket për ta mjegulluar më mirë e zgjeron atë në një çështje të përgjithshme midis Aleatëve kryesorë dhe kombeve të vegjël të shtypur në Europë. Frika jonë nuk është se Fuqitë Aleate do ta pengonin popullin shqiptar në shprehjen sovrane të vull-netit të tij në lidhje me regjimin dhe qeverinë e ardhshme që ai dëshiron, por se mbreti Zog do të mund ta shtrembëronte shprehjen e këtij vullneti, dhe për këtë arsye ne mendojmë se duhet të merren masa shumë të rrepta nëse duam që demokracia të mos jetë një fjalë boshe. Historia e 15 vjetëve të fundit, për fat të keq, na ka mësuar se mbreti Zog nuk ka shumë respekt për vullnetin dhe aspiratat popullore. kjo gjë duket edhe në letrën e z. Martini kur pohon pa i ardhur farë për të qeshur; se populli shqiptar ka qenë krejt i lirë të shprehte në mënyrë demokratike vullnetin e tij nën regjimin e Madhërisë së tij.

“Ne Shqiptarët e tjerë nuk kemi pse të hyjmë në konsiderata të tilla për të ditur nëse Aleatët do të kenë nevojë për të garantuar shprehjen e lirë të vull-netit të popullit hollandez kundrejt mbretëreshës Wilhelmina, ose të popullit norvegjez kundrejt mbretit Haakon. Për këtë arsye nuk do ta diskutojmë këtë çështje mbi këtë plan. Ajo që na intereson është se mbreti Zog për 15 vjet ka qenë personifikimi i një regjimi i cili në thelb ishte një lloj fashizmi pa ideologji, dhe ne duam ta evitojmë me çdo kusht kthimin e një regjimi të tillë nën çfarëdo lloj maske që të jetë kamufluar. Mirëpo procedura e dëshiruar nga mbreti Zog na lë pikë për pikë këtë përshtypje. Pasi të ketë siguruar mbështetjen morale, politike dhe ushtarake të Aleatëve për t’u kthyer në Shqipëri, ai dëshiron të jetë i vetëm përballë me popullin shqiptar, gjë që do t’i lejonte ta përdorte për vete shprehjen e vullnetit popullor, siç e ka bërë kaq mirë gjatë 15 vjetëve të mbretërimit të tij autokratik. Duhet të pranojmë këtu se populli shqiptar nuk e ka maturinë politike të demokracive perëndimore. N.q.se mbreti Zog do të paraqitet me mbështetjen pa rezerva të fuqive aleate, populli nuk mund të mos influencohet, aq më shumë që mbreti me siguri nuk do të mungojë së përdoruri metodat e tij të njohura për këtë qëllim. Ndërkohë që nuk do të frikësoheshim nga prania e trupave ose e një Komisioni të Kontrollit Aleat në kohën kur populli do të thirret për të thënë fjalën e tij. Në të kundërt këto trupa dhe ky komision nuk mund të jenë veçse një garanci paanshmërie dhe demokratizmi. Pra, nëse shumica e popullit Shqiptar ka lidhje të forta me mbretin, nuk do të jenë Aleatët që do të përpiqeshin për të influencuar në drejtimin e kundërt. Por është e qartë se mbreti nuk është i sigurt në këtë dashuri të patundur dhe

Ndërgjegje historike

Page 116: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

116Përpjekja 116Përpjekja

pikërisht për këtë ai i bën bisht garancive të paanshmërisë që ne kërkojmë, duke marrë me këtë rast pozat e intransigjentit për çështjen e sovranitetit; një qendrim ky që nuk i shkon aspak po të kihet parasysh se cili është. Në qoftë se shumica e shqiptarëve është kundër mbretit, atëhere përse ta detyrojë që ta shfronësojë atë një ditë. A nuk do të ishte më elegante dhe më e denjë që mbreti të kthehet si triumfator, kur populli të ketë votuar lirisht në favor të tij?

Z. Martini thotë se ata që i kundërvihen mbretit janë nëpunës të vjetër të pakënaqur të cilët mendojnë se interesat e tyre personale nuk janë garantuar si duhet. Ne gjykojmë se nuk është në nderin tonë t’i përgjigjemi një insinuate të tillë të ulët. E kaluara tregon se kush ka vënë interesat e tij dhe ambiciet per-sonale mbi ato të vendit dhe kush e ka bërë Shqipërinë si “çiflikun” e tij gjatë 15 vjetëve. Ajo që duhet të na tërheqë vëmendjen në këtë rast është mentaliteti që shoqëron këtë pohim kaq shpifës. Mbreti Zog e tregon edhe njëherë se nuk është në gjendje të kuptojë se ka njerëz që i kushtohen tërësisht luftës për idetë e tyre. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri, të gjithë ata që ngriheshin për pak më shumë liri, drejtësi dhe mirëqenie për popollin e katandisur në mizerjen më të zezë, ndiqeshin si armiq të regjimit dhe detyroheshin të iknin edhe nga vendi. Për mbretin Zog, imituesi i keq i devizës “Shteti jam unë”, të gjithë ata që nuk bëhen vegla të tij të bindura, që shkojnë deri atje sa t’i lëpijnë këpucët çdo mëngjez, nuk shtyhen veçse nga llogaritë meskine dhe interesat egoiste, që kompromentojnë ato të atdheut, monopolin e të cilit ai e ka në kuptimin më të plotë të fjalës.

Z. Martini na thote se imzot Fan Noli e ka njohur mbretin Zog pa kushte. Kjo nuk është fare e saktë. Me dëshirën e zjarrtë për të realizuar frontin unik, imzot Fan Noli ka menduar të përfshihet mbreti menjëherë, por ai nuk e ka përjashtuar përpunimin e një programi që t’i sigurojë shqiptarëve mundësinë e zgjedhjes së lirë të qeverisë dhe regjimit të pasluftës. Në një telegram që na ka dërguar në lidhje me këtë çështje, ai thotë se do të ishte i gatshëm të pranonte çdo kompromis në të cilin do të arrihej gjatë negociatave me mbretin në këtë pikë. Ai ka botuar gjithashtu një artikull në gazetën “Dielli” për të theksuar se ai nuk ka hequr dorë nga bindjet e tij republikane dhe se çdo marrëveshje me mbretin do të kishte fuqi vetëm gjatë kohës së luftës, pa paragjykuar aspak të ardhmen dhe regjimin e brendshëm të Shqipërisë, pas çlirimit”. (Ky pasazh në origjinal është në frengjisht -shën. ynë).

Më falni për këto citata kaq të gjata, por më duket se është koha për një “mise au point” definitive. Që të mos mbetet puna me diskutime abstrakte po ju bënj disa propozime të caktuara që rrjedhin nga sa thashë më sipër, dhe që mund të ndihmojnë për të dalë nga “deadlock” ku gjindemi sot.

1. Vatra dhe Shqipëria e Lirë të formojnë një Komitet veprimi të për-bashkët, me qëllim që të sigurohet pranimi i Shqipërisë në mes të Kombeve të Bashkuara.

2. Ky Komitet, pasi të sigurojë aderimin e grupeve shqiptare në vise të ndryshme (gjë që s’ka për të qenë e zorshme kur të keni realizuar juve bashki-min në Amerikë), të bënjë një demarsh zyrtar pranë Departamentit të Shtetit,

Ndërgjegje historike

Page 117: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

117Përpjekja 117Përpjekja

pranë Foreign Office dhe pranë Komisariatit të Punëve të Jashtme të qeverisë sovjetike, për të kërkuar njohjen zyrtare të Shqipërisë si një nga Kombet e Bashkuara dhe pranimin e Komitetit si një përfaqësi legale provizore “for the duration”.

3. Në rast se qeveritë e të tri fuqive aleate e venë njofjen e Zogut si kon-ditë për pranimin e Shqipërisë, atëhere ndërmjet Zogut dhe Komitetit të bëhet një marrëveshje e shkrojtur, e cila të nënëshkruhet prej Zogut dhe kryetarit të komitetit dhe të shpallet në shtyp e me radio. Marrëveshja të përmbajë këto dy pika:

a) Kryetari i Komitetit të Frontit të Përbashkët të ngarkohet me formimin e qeverisë në mërgim që do të përfaqësojë Shqipërinë pranë Kombeve të Bash-kuar gjatë luftës. Në këtë qeveri të hynë elementët më të mirë nga pikëpamja e patriotizmit, zotësisë dhe kulturës, që mund të gjinden sot për sot përjashta.

b) Të thuhet qartazi në programin se Zogu pranohet vetëm për kohën e luftës dhe se me t’u çliruar Shqipëria populli do të vendosë me anë të një Asambleje konstituante mbi formën e regjimit dhe do të zgjedhë qeverinë që i pëlqen. Zogu të deklarojë “sans ambages” se do t’i shtrohet vullnetit të popullit, dhe kjo prësëri të vihet në program.

c) Zogu të mos kthehet në Shqipëri derisa populli të mos ketë votuar në favor të tij. Ky votim mund të bëhet nga sa mund të parashikohen ngjarjet e luftës në prezencë të ushtrive aleate të okupacionit.

d) Të thuhet në program se misioni i qeverisë në mërgim do të mbarojë ditën që të çlirohet Shqipëria. Në Shqipëri brenda, me t’u larguar ushtëritë dhe autoritetet e tjera italiane, të formohet një qeveri provizore në bashkëpunim me fuqitë aleate të okupacionit dhe e zgjedhur nga mesi i krerëve të Frontit të Çlirimit Kombëtar.

4. qeveria provizore që do të formohet në Shqipëri do të ketë për detyrë gjithënjë në bashkëpunim me autoritetet ushtarake aleate të riorganizojë ad-ministratën shqiptare duke e spastruar nga kuislingët, të cilët do t’i dorëzohen gjyqit; të ringjallë institucionet kombëtare të çkatërruara nga italianët; të marrë përsipër administrimin e koncensioneve ekonomike, industriale, bankare, etj. që gjinden sot në duart e Italianëve dhe që do t’i kthehen shtetit shqiptar; të rregullojë shprëndamjen e ndihmave materiale që do të dërgohen nga Aleatët për popullatat e dëmtuara nga lufta; të mbajë qetësinë dhe rregullin duke u frymëzuar nga parimet demokratike. Në kohën më të shkurtër, qeveria provizore duhet të hartojë një ligjë të re të zgjedhjeve të bazuar mbi parimin demokratik të votës universale, direkte dhe të fshehtë. Zgjedhjet për Asamblenë Konstituante të bëhen mbi bazë të kësaj ligje.

5. Hë për hë Shqipëria të riformohet si Shtet independent brenda kufi-jve të 1939-ës. Për tokat e kontestuara që rivendikojmë ne Shqiptarët ose që mund të rivendikojnë fqinjë t’anë të zbatohet një plebishit nën një kontroll ndërkombëtar dhe të paanshëm, qoftë të fuqive aleate të okupacionit, qoftë të një Komisioni të zgjedhur për atë qëllim.

6. Më asnjë mënyrë të mos lejohen trupat greke ose jugosllave të oku-

Ndërgjegje historike

Page 118: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

118Përpjekja 118Përpjekja

pojnë toka shqiptare, nën çdo pretekst qoftë dhe as provizorisht. 7. Programi i Frontit të Përbashkët duhet të ketë edhe një pikë mbi re-

format e gjëra ekonomike, sociale dhe politike që do të zbatohen në Shqipërinë e çliruar nga fashizmi. Këto reforma duhet të përfshijnë sidomos likuidimin e latifundjeve, çfrytëzimin e pasurive të nëntokës shqiptare në interes të kole-ktivitetit shqiptar, ngritjen e standardit të jetesës së popullit dhe përhapjen e arsimit. Ka një rëndësi vitale që në propagandën që bëhet së këtejmi dhe nga Amerika populli ynë të pregatiten psikollogjikisht në këtë drejtim, dhe kështu ta dijë se sakrificat e tij të sotme do të vlejnë për t’i siguruar nesër një jetë më të lumtur: me pak konfort dhe pa zi buke e mizerje kronike, me pak liri të vërtetë, me pak të drejta të siguruara dhe me pak kulturë më tepër se sa ka patur në të shkuarën.

Kjo është fjala ime e fundit. Po i shkruanj edhe Çekrezit në këto vija. Po të jetë se formohet një Komiteti Kombëtar me një program me këto vija atëhere jam gati të marr pjesë në të dhe të vë gjithë energjinë time në shërbim të tij. Në qoftë se formoni qeveri të kryesuar nga Zogu, si mendoni juve, atëhere mua s’më kini për arsyet që ju shpjegova në fillim...

Shikoni imzot. Keni në mes të popullit prestigjin më të madh nga çdo burrë shteti tjetër shqiptar. Më 1924 ratë viktimë e reakcionit. Por këtë radhë kam frikë se po e kompromentoni me dorën t’uaj emrin e mirë që keni, duke dashur t’i epni Zogut “carta bianca” në punët e Shqipërisë. Por edhe mbassi ta lidhni me një program, në qoftë se do t’ju mbushet mendja, sikundër kam shpresë, përsëri ju bie barra që ta merni vetë kryesinë e qeverisë në mërgim që propozoni. Këtë jua imponon situata dhe “fairness” më elementare, përndryshe do t’i merrni më qafë të gjithë ata që kujtojnë se Zogu është i domosdëshëm nga besimi që kanë në juve. Uronj që të delni faqebardhë për juve dhë për Shqipërinë. Me përshëndetje të përzemërta mbetem,

Juaji me besë, T. Zavalani P.s. Ju lutem shumë i jepni redaksisë së Diellit adresën t’ime sikundër

është në krye të kësaj letre. T.Z.

F.Fan Noli, d. 123, fq. 5-10. (Origjinali në shqip).

Siç shihet qartë vizioni i Zavalani është vizioni i një kundërshtari të rreptë të Zogut. Propozimet e tij, të cilat kanë marrë formën e një miniprogrami për krijimin e një komiteti të frontit të përbashkët janë në thelb përpjekje për t’i mbyllur shtigjet Zogut dhe për ta penguar atë të marrë në dorë frenat e bashkimit të shqiptarëve në mërgim. Nga ana tjetër, Zavalani duke qenë një nga shqiptarët me më shumë kontakte në Foreign Office e kishte kuptuar se preferencat angleze kishin filluar të binin më shumë mbi krijimin e një fronti se sa të një qeverie shqiptare në mërgim. Megjithë pikat

Ndërgjegje historike

Page 119: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

119Përpjekja 119Përpjekja

e përbashkëta që mund të vërehen (sidomos përsa i përket sigurisë se Shqipëria do të çlirohej nga Aleatët), pozicioni i Zavalanit është i ndryshëm nga mentaliteti “baballëk” i personaliteteve të vjetra politike shqiptare në lidhje me të ardhmen e vendit. Ai qe ndër të parët që hodhi në peshoren e gjerave edhe faktorin luftëtar vendas, duke e parë zgjidhjen diplomatike të përfaqësimit të shqiptarëve në mërgim të lidhur ngushtë me situatën brenda vendit. Ndryshe nga klasa e vjetër politike shqiptare, që mendonte se tryezat diplomatike ishin mediumi i vetëm nëpërmjet të cilit mund të bëhej e njohur kauza shqiptare, Zavalani i shihte gjërat nën një optikë tjetër. Ai shprehte një vlerësim të lartë (ndonëse nuk arrin të shquajë të gjitha ngjyrat e lëvizjes shqiptare të rezistencës) për “çapaçulët që i ishin qepur ferrave dhe drizave të maleve shqiptare” për të luftuar pushtuesit e huaj dhe beson se ata janë një forcë serioze e gjithnjë në rritje e cila duhet të merret pa tjetër në konsideratë kur të diskutohen fatet e atdheut.

Më 10 qershor 1943 ,Çatin Paskal Saraçi , ish-i ngarkuari me punë në Londër, i dërgon këtë letër Kosta Çekrezit :”

C.P.Sarachi21 A Stratford RoadW. 8Londër , 10 qershor 1943

I dashur Z.Çekrezi,Disa miq të vjetër, me të vërtetë të vjetër të Shqipërisë po përpiqen të

nxjerrin në dritë një njeri të vdekur moralisht. Këta të ashtuquajtur miq të Shqipërisë janë të tërë të mendimit se, ndonëse e pranojnë se Zogu është një kriminel emri i tij mund të jetë i dobishëm në të ardhmen. Këta njerëz janë shumë të vjetër për të kuptuar shpirtin dhe mentalitetin e shqiptarëve te sotëm. Megjithëse asnjë prej tyre nuk është më pak se 65 vjeç dhe shumica në prag të 80 vjetëve, nuk mund të dyshoj vetëm për pleqëri, por është e qartë se koha e tyre ka kaluar dhe se janë njerëz të lodhur. Ata janë gjithsej 7 ose 8 dhe pjesa tjetër e miqve të Shqipërisë e kanë kundërshtuar shumë idenë e tyre. Foreign Office e di se kush është Zogu, po ashtu edhe Departamenti i Shtetit në Uashington. Ne e dimë me siguri se guerriljet nuk duan kthimin e Zogut, Musa Jukës dhe Abdurrahman Krosit. Edhe nëse të tërë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut do të kërkonin njëzëri kthimin e Zogut, ai do të ishte po aq i pamundur. I pamun-dur sepse rasti i Zogut është një Casus Belli në çështjet ballkanike. qeveria greke në asnjë rast nuk do ta njihte Zogun, dhe e të njëjtit mendim është edhe qeveria jugosllave. Unë kam kontakte personale me njerëz të rëndësishëm të të dy qeverive dhe mbetet e sigurtë se ky është konkluzioni i tyre përfundimtar. qeveria britanike nuk do të punojë kurrë kundër aleatëve të saj më të mëdhenj pikërisht për të kënaqur Zogun ose përkrahësit e tij të paktë britanikë. Zogu ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Ajo ç’farë ai kërkon është të pengojë - me sa mundet - çdo marrëveshje midis shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Në Angli Zogu është i vdekur. Asnjë gazetë e çfarëdolloji nuk do ta

Ndërgjegje historike

Page 120: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

120Përpjekja 120Përpjekja

botojë emrin e tij. Manchester Guardian ishte e fundit që e bëri këtë dhe men-doj se për ta qe shumë. Unë kam miq kudo. Të gjitha qeveritë aleate, shtypi, Foreign Office, anëtarët e Parlamentit si edhe qeveritë e huaja si p.sh. ajo turke , egjyptiane etj/ janë duke marrë letrat e mia me shpjegime të plota. Rezultati ka filluar të ndihet “miqtë e vjetër britanikë” të Shqipërisë janë duke u grindur dhe janë përçarë në mendimet e tyre.

Të tërë ata shqiptarë që e lidhin tani emrin e tyre me çështjen e gabuar të Zogut shumë shpejt do të kenë arsye që të pendohen për qëndrimin e tyre. Emri i Fan Nolit dhe ai i organizatës së tij do të zerë vendin e duhur në Shq-ipërinë e lirë të së ardhmes.

Përsa më përket mund t’ju siguroj se asnjë gjë në botë nuk mund të jetë aq e leverdishme dhe tërheqëse saqë të më bëjë të braktis artin, për të cilin jetoj.

Juaji sinqerisht Çatin Paskal Saraçi

F.Fan Noli, d.118, fq.4-6 (origjinali në anglisht)

Dy javë më vonë Miss. Durhami i dërgon një letër tjetër Nolit, nëpërmet së cilës konfirmohet më tej se humori i diplomacisë angleze kishte ndryshuar në favor të krijimit të një “këshilli përfaqësues”:

36 Glenloch RoadLondon N.W 3

25 qershor 1943

I dashur peshkop Fan Noli , Shumë të faleminderit për letrën tuaj të dashur të 27 majit. Por më duket

se ju në SH.B.A nuk e dini se ç’do të thotë luftë. Ne të tërë duhet të shkojmë e të marrim racionet tona për shkak të mungesës së shërbimeve. Dhe hajde bëje atë punë, veçanërisht për ata që janë shumë të moshuar për të përballuar punë të rënda. E siç ndodh shpesh që vetëm një person shërben për 60 të tjerë, ne na duhet të presim. Për shembull peshku vjen në ora 2 pasdite dhe njerëzit duhet të zenë rradhën në ora 1. Në ora 3:30 i gjithi është shitur.

E vetmja gjë që na e bien te dera është qumështi dhe unë marr 4 herë në javë. Na japin një vezë në javë por më shumë pluhur veze.

Dyqanet i kam afër. E vetmja mënyrë me të cilën mund të më ndihmoni është të pushoni luftën, por kam frikë se edhe me ndihmën e Vatrës ju nuk do të mund ta bëni këtë gjë. Jam me të vërtetë ndër më fatlumet sepse kam një grua të këndshme e cila më bën pastrimin 2 orë në ditë, ç’ka shumë njerëz nuk e kanë. Racionimi i ushqimit është rregulluar shumë mirë saqë të tërë kemi mjaft.

Por megjithatë ju falënderoj për gatishmërinë tuaj për ndihmë. Çdo

Ndërgjegje historike

Page 121: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

121Përpjekja 121Përpjekja

muaj mund të marrim edhe një sasi të caktuar ushqimesh të konservuara të cilat i ruajmë për kohë të keqe kur nuk është e këndshme të dalësh jashtë. Bile as një milioner nuk mund të blejë më shumë nga pjesa që i takon. Në fakt të gjithë janë të angazhuar me punë të luftës ose me të tjera. Shumë prej tyre të cilët ndihmuan Shqipërinë në të kaluarën janë larguar me punë të luftës. E keni gabim kur mendoni se shumë prej tyre që e njohin Shqipërinë janë këtu. Dhe me ata që janë këtu është e pamundur të mbahet një mbledhje e përbashkët përderisa ata që udhëhiqen nga Kastrati refuzojnë të takojnë ndonjë prej miqve të vjetër të Shqipërisë, bile as Lord Cecil i cili e ka mbështetur kaq shumë Shqipërinë. Në fakt shumica e të ashuquajturve “Miqtë e Shqipërisë”, me sa di unë, nuk kanë qënë kurrë në Shqipëri. Por ata nuk do të denjojnë të japin një listë të emrave të tyre. Ne i kemi ftuar dy herë në mbledhje të posaçme, por më kot. Kështu që vendosëm të mos i ftojmë përsëri. Ne, d.m.th. shoqata Anglo-Shqiptare e themeluar nga koloneli Aubrey Herbert tani është rigjal-lëruar. qëllimi ynë është integriteti dhe pavarësia e Shqipërisë dhe e drejta e popullit shqiptar për të zgjedhur formën e qeverisë së tij. Se ç’farë duan ata që janë në Shqipëri ne nuk mund ta dimë në këtë çast. Refugjatë në Zvicër thonë se ata duan një qeveri “demokratike”.

Foreign Office nuk e njeh atë që më parë ka qënë mbret. Eshtë pra shumë e nevojshme që të formohet një këshill përfaqësues i cili do të përfaqësonte vendin kur të vinte koha. Këtu ka shumë pak shqiptarë dhe ata janë të tërë të përçarë. E di se ka me mijra në SH.B.A. Eshtë shumë e nevojshme që ata të formojnë një këshill dhe t’ia bëjnë të ditur rastin e tyre qeverisë amerikane. Do të ishte një gjë e mirë të lidheshit me dr.Nicholas Murray Butler të “Carnegie Endoçment for International Peace”. Ajo është duke shqyrtuar plane për pajti-min nderkombëtar dhe çështjet kombëtare. Ju duhet patjetër ta prezantoni rastin tuaj te ai. Adresa e dr. Murray Butler është 405 West 117 Street , New York.

Eshtë shumë urgjente që ta bëni rastin tuaj të njohur. Këtu kombi më i popullarizuar dhe më i organizuar është ai grek. Grekët janë duke punuar shumë dhe janë të vendosur për të kërkuar aneksim.

Për ç’farë të shkruajta më sipër ju do ta keni kuptuar se vetëm shumë pak njerëz këtu kanë kohë të mbajnë mbledhje. Se Kastrati i ka përçarë ata pak njerëz që janë të interesuar në këtë çështje dhe se i bën gjërat më të vështira se ç’janë në të vërtetë.

A keni ndërmend ju që jeni në SH.B.A të ktheheni në atdhe dhe a do të pranonit kthimin e qeverisë së mëparshme ?

Jam shumë e vjetër dhe e lodhur. Ndoshta edhe ju, ashtu siç mund të jetë njeriu në këto kohë të trishtueshme. Fakti që SH.B.A është larg terrenit dhe nuk mund të dyshohet për qëllime aneksimi e bën pozitën e saj shumë të fortë.

Shpresoj t’ia filloni punës dhe të mblidheni sëbashku rreth një përfaqësie me autoritet.

Me urimet më të mira shumë sinqerisht mikja juaj dashamirëse.

M.E.Durham

Ndërgjegje historike

Page 122: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

122Përpjekja 122Përpjekja

F.Fan Noli, d.116, fq.47 (origjinali në anglisht)

Ndërkaq mbretëresha Xheraldinë dëshiron t’i krijojë Nolit një “pauzë çlodhëse”, duke ia tërhehequr për pak kohë vëmendjen nga vorbulla e problemeve politike dhe dilemat “front apo qeveri”. Nëpërmjet dr. Naçit, ajo i dërgon këtë letër falënderimi për librat që ai i ka dërguar:”

Marlow Road Lane-End Bucks

24 korrik 1943

Imzot,Mbretëresha Xheraldinë më ka kërkuar t’ju falënderoj shumë sinqerisht

për librat që i keni dërguar. E bëj me shumë deshirë sepse pata dhe unë rastin t’i lexoj ato.

Shpresoj se keni marrë një letër që ju kam dërguar në 25 shkurt të këtij viti.Kini mirësinë të pranoni Imzot, shprehjen e respektit tim të thellë.

L.NaçiF.Fan Noli, d.114, fq.5 Gjatë kësaj kohe situata në Shqipëri kishte filluar të evoluonte. Resiztenca

shqiptare kishte filluar të merrte një hov më të madh dhe kishte filluar të bëhej e njohur edhe në Londër. Midis të tjerash, për këtë gjë flet edhe kjo letër e Durhamit dërguar Nolit më 27 korrik 1943:”

36 Glenloch Road London N.W 3

27 korrik 1943

I dashur peshkop Fan Noli,

Pakoja që ju patët mirësinë të më dërgoni- çaj, sheqer dhe rrush. Taksat doganore ishin më pak se një gjysëm dollar.

Me të vërtetë nuk di si t’i falënderoj dhuruesit për dashamirësinë e tyre ndaj meje. Ka kaluar shumë kohë qëkur punova për të ushqyer shqiptarët - pas kryengritjes në veri në 1911 dhe refugjatët e shkretë në Vlorë që iknin nga pushtuesit grekë në 1914. Dhe tani shqiptarët më dërgojnë mua ushqim. “Cast they bread upon the waters & it shall be returned to thee after many days.”

Ndërgjegje historike

Page 123: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

123Përpjekja 123Përpjekja

Jam shumë e prekur. Çaji kinez është një ndërrim i këndshëm sepse ne këtu kemi vetëm çaj indian- çaji kinez mezi gjendet. Edhe frutat e thata janë të mirëpritura sepse edhe ato nuk gjenden dhe janë të racionuara, kështuqë ju falënderoj shumë për stafidhet.

Dhe ja tani lajmi i gëzueshëm i rënies së Musolinit!! Ç’farë goditje. Dhe kaq papritur. Ai duhet t’i frymëzojë shqiptarët të bëjnë ende përpjekje më të mëdha për të shporrur pushtuesin. Kam dëgjuar se disa gazeta ilegale kanë ardhur në Londër duke dhënë informacione mbi shumë kryengritje në Shq-ipëri, mbi shumë beteja dhe akte sabotazhi. Dhe emrat e shumë udhëheqësve trima. Ndoshta do t’i keni degjuar tashmë këto lajme. Po përpiqem që t’i gjej edhe në gazeta të tjera. Tani është koha që Shqipëria të bëjë një përpjekje të madhe që ta popullarizojë çështjen e saj. Me sa duket ekziston një Këshill për Çlirimin Kombëtar dhe nuk ka dyshim se do të jetë i gatshëm të vendosë se ç’farë forme qeverie dëshëron populli.

Mbetet të shikohet nëse ata do të dëshirojnë një kthim të qeverisë së mëparshme. Ndërkohë paqja dhe fitorja po afrohen dalëngadalë. ndoshta gjatë kohës që ju do të merrni këtë letër ndryshime të mëdha do të ndodhin. Kur një makinë zbret në të tatëpjetë, ajo merr gjithmonë e më tepër shpejtësi derisa përplaset. Kështu qoftë. Ndoshta do të jetoj derisa të shoh paqen, ndonëse disa kohë më parë kjo dukej si e pamundur. Këto kohët e fundit nuk kemi patur shqetësime nga sulmet ajrore gjatë natës, dhe mund të flemë në qetësi. Shpresoj të mos kemi më të tilla. Duke ju falenderuar dhe me urimet e mia më të mira

Sinqerisht juaja M. E. Durham

F. Fan Noli, D. 116, fq. 49, (origjinali në anglisht).

Të ndodhur përpara këtyre situatave dhe për të dalë nga rrethi vicioz, “krahu demokrat shqiptar” duket se bën një kompromis të përkohshëm me Zogun. Në qershor 1943 organizata “Shqipëria e Lirë” e kryesuar nga Çekrezi vendosi të hyjë në një “front të bashkuar” me Zogun në krye, “në bazë të një programi të shkruar, ku pozita e tij kundrejt popullit shqiptar të jetë përcaktuar qartë”. Në parim Zogu është treguar i gatshëm të bashkëpunojë, por ende asnjë gjë konkrete nuk duket në horizont. Për këto përpjekje flet edhe kjo letër e shkurtër e Nolit dërguar në Zyrën e Informacionit të Luftës në Uashington më 16 gusht 1943:

“Mr. R. H. MarkhanRegion V ChiefOverseas Branch 3412 Soc. Sec. Bd. Bldg.Office of War InformationWashington, D. C.

Ndërgjegje historike

Page 124: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

124Përpjekja 124Përpjekja

I dashur z. Markham,Në përgjigje të letrës suaj të 7 gushtit kërkoj t’iu informoj se jam duke u

përpjekur për të krijuar një Front të bashkuar shqiptar, i cili do të përfshinte të gjitha organizatat patriotike si dhe të gjithë patriotët shqiptarë të çdo rëndësie, pa asnjë dallim ideologjik ose partiak.

Nuk është e nëvojshme t’iu them se ne shpresojmë të përfshijmë gjith-monë z. Çekrezi në këtë front. Në fakt federata “Vatra” tani është në kontakt me organizatën e z. Çekrezi. Një komitet i përbashkët, që përfaqëson të dyja grupet, është duke diskutuar këtë çështje; ne shpresojmë se ai do të arrijë në një marrëveshje, e cila do të jetë e një rëndësie më të madhe. Sepse vetëm atëhere zëdhënësi shqiptar do të mund të transmetojë të njejtin mesazh nga stacioni juaj.

Shumë sinqerisht juaji Peshkop F. S. Noli

F. Fan Noli, D. 100, fq. 1 (origjinali në anglisht).

Siç shihet edhe nga letra e mësipërme, të dyja palët kishin krijuar një komitet të përbashkët për të diskutuar “çështjen”. Nuk është e vështirë për të kuptuar se çështja ishte problemi i qeverisë së mërgimit. Sipas krahut republikan problemi i qeverisë duhet të kushtëzohej me zotimin e Zogut për t’iu bindur vullnetit të një Asambleje kombëtare pas luftës. Të krijohet përshtypja se të dyja palët, ndonëse shpreheshin të gatshme për kompromisin, hezitonin ta lidhnin veten me një program të caktuar nga frika se mos kjo kuptohej si një tërheqje nga pozitat e tyre të mëparshme. Kjo “tërheqje litari” midis zogistëve dhe antizogistëve duket se ka vazhduar gjatë. Ajo, përveçse ka lodhur protagonistët kryesorë, ka detyruar disa miq të vjetër të Shqipërisë në SHBA që të thonë edhe ata fjalën e tyre. Një nga këta është edhe doktor Erikson, i njohur për ndihmën e tij të pakursyer në favor të Shqipërisë në kohën e Konferencës së Paqes në Paris më 1919. Ai tani kishte krijuar shoqatën “Miqtë amerikanë të Shqipërisë” me anën e së cilës synonte ta bënte sa më të njohur kauzën shqiptare në ambientin amerikan. Në këtë letër dërguar Nolit ai thotë:

Box 189, Lake helen, Fla. 9 tetor 1943 I dashur peshkop,...Jam i mendimit se është shumë e rëndësishme që të organizohet sa më

parë një Komitet Ekzekutiv i fortë në mënyrë që të ushtrojë një lloj autoriteti mbi organizatën dhe të japë direktiva për punën e tij. Para së gjithash duhet të dilet me një lloj deklarate, që të paraqesë në një mënyrë dinjitoze synimet dhe qëllimet tuaja, pa sharje kundër fqinjëve tanë të veriut dhe të jugut, por që t’iu kërkojë Fuqive të mos paragjykojnë Shqipërinë, por t’i krijojnë mundësinë që të shprehë qëllimet e saj dhe të vendosin me anën e një plebishiti të paanshëm çështjen e kufijve dhe minoriteteve. Mendoj se mbi këtë bazë do të bëhet e

Ndërgjegje historike

Page 125: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

125Përpjekja 125Përpjekja

mundur të fitojmë mbështetjen e një grupi amerikan me shumë influencë, dhe në të njejtën kohë, të mos ofendojmë dy Komitetet britanike të Shqipërisë. Dr. Tirana, të cilin me që ra fjala e çmoj shumë për karakterin dhe shkathtësinë e tij, më kërkoi t’i jepja një listë me emrat e njerëzve me influencë që mbështesin punën time në Shqipëri. Këtë u zotova ta bëj, por përderisa të mos krijohet një komitet ekzekutiv, unë nuk mund të kërkoj edhe mbështetjen e këtyre miqve.

Ndoshta jam tepër optimist, por më duket se mund të arrihet bashkimi i grupeve që tani luftojnë njeri tjetrin, duke përfshirë në këtë organizatë “Vatrën” dhe Çekrezin. Personalisht do të pranoja që Çekrezi të ftohej të bëhej njeri nga nën-kryetarët, dhe sigurisht do të më pëlqente t’ju shihja juve në vendin e tjetrit... Shpresoj të jeni mirë.

Me dashuri Erikson

F. Fan Noli, D.101, fq.46-47, (origjinali është në anglisht).

Letrën e Dr. Eriksonit Noli e merr disa ditë më vonë sëbashku me letrën e dhëndrit të tij, avokatit Ross Hurrey nga Uashingtoni, i cili me terma konkrete ofron ndihmën e tij për të pajtuar grupet rivale dhe për t’i çuar ato drejt bashkimit:

Peshkop Fan Noli 12 tetor 1943c/o Vatraroom 205,168 Dartmouth Street,Boston, Massachusetts.

I dashur peshkop Fan Noli,

Po ju dërgoj këtu sëbashku një letër nga vjehërri im, Dr. Erikson. Me sugjerimin e z. Tirana, po ju dërgoj një kopje të artikullit të shkruar nga komandanti Stephen King-Hall që është një studim i veçantë për gjendjen e brendshme në Greqi. Do të gjeni gjithashtu dhe një deklaratë të shkurtër mbi “qëllimin e Shoqatës” të Miqve amerikanë të Shqipërisë.

Kjo deklaratë është bërë me qëllim që të hartojë një platformë mbi të cilën mund të bashkohen të gjithë miqtë e Shqipërisë, pavarësisht nga pikë-pamjet e tyre mbi problemet politike të Shqipërisë. Unë jam një amerikan, që nuk di pothuajse asgjë mbi Shqipërinë, megjithatë di më tepër nga shumë amerikanë. Pa dashur të them gjëra që dihen, unë mendoj se Shqipëria, përsa i përket mbështetjes nga opinioni publik amerikan, është tepër e vogël, tepër e panjohur dhe e kërcënuar nga një pretendent me shumë publicitet si Greqia. Prandaj ajo nuk duhet të lejojë neutralizimin e çështjes së saj nga grindjet reciproke të grupeve kundërshtare.

qëllimet tona më të afërta janë: 1) Hartimi i një platforme mbi të cilën mund të bashkohen të gjitha

Ndërgjegje historike

Page 126: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

126Përpjekja 126Përpjekja

grupet;2) Ngritjen e një organizate, me programin e saj, për të përmbushur

qëllimet e platformës.3) Pranimin në organizatë të përfaqësuesve të të gjitha rrymave;4) Mbi bazën e bashkimit në bazë të pikës 3, të fitojmë mbështetjen e

amerikanëve me influencë.Qëllimet tona finale janë:1) Të krijojmë një opinion publik që të mbështesë rivendosjen e integ-

ritetit territorial e politik të Shqipërisë;2) Të bashkëpunojmë me organizata të ngjashme në Angli;3) Të bëjnë të njohur çështjen shqiptare pranë fuqive që do të vendosin

paqen me sigurinë se do të merret në konsideratë.Këshilla juaj është e nevojshme, ashtu siç është dhe influenca juaj mbi

shqiptarët e këtij vendi. Si Dr. Tirana ashtu dhe unë do të ishim të lumtur t’ju ftonim për t’ju treguar projektet e dokumentave të organizatës, dhe të njiheshim me kritikat e sugjerimet tuaja...

Sinqerisht juaji Ross Hurrey

F. Fan Noli, d. 101, fq. 48-49 (origjinali në anglisht).

Megjithatë këto ndërhyrje nuk sollën asgjë konkrete. Zënkat e grupeve rivale mesa duket e kishin degdisur për në kalendat greke zgjidhjen përfundimtare. Nga komentet e zyrtarëve të Foreign Office mbi kontradiktat e grupeve të ndryshme të emigracionit shqiptar del se deri në fund të 1943-shit ata nuk kishin shprehur hapur ndonjë preferencë të caktuar. Në përgjithësi, politika angleze ishte në ruajtje të bal-ancës. Nga ana tjetër, situata brenda në Shqipëri kishte filluar t’iu tërhiqte gjithnjë më shumë vëmendjen ekspertëve anglezë. Si rrjedhim emigracioni shqiptar, sëbashku me rritjen e grindjeve, duket se e ka humbur edhe atë rëndësi që kishte në fillim. Këtë gjë e njohim në mënyrë indirekte edhe nga letra e fundit që Durhami i dërgon Fan Nolit më 23 tetor 1943:

36 Glenloch Road London N.W.3 England 23 tetor 1943

I dashur peshkop Fan Noli,

Dhurata juaj e 10 gushtit më në fund më erdhi dhe ishte shumë e mirëpritur. që kur ju shkrova për herë të fundit kapitullimi i Italisë e ka ndry-shuar shumë rrjedhën e luftës. Seç do të bëhet me Shqipërinë, për këtë jemi në ankth. Shpresoj se jeni duke bërë ç’është e mundur për ta vënë çështjen shqiptare përpara syve të opinionit amerikan. Eshtë shumë e nevojshme ta bëni këtë meqënëse grekët janë shumë aktivë dhe mjaft të popullarizuar.

Ndërgjegje historike

Page 127: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

127Përpjekja 127Përpjekja

Shoqata anglo-shqiptare është duke bërë shumë, por kundërshtimi i pamend i të ashtuquajturve miq të Shqipërisë për të na takuar ne e bën të gjithë punën më të vështirë. Për mua të shkoj në takime është shumë e lodhshme dhe në qoftë se dimri do të jetë i ashpër nuk do të jem në gjendje ta bëj dot. Deri tani koha është e butë dhe mund të dalë pak përjashta. Por kemi kaluar kohë të këqija. Shtatë netë sulme ajrore. Asnjë bombë nuk ka rënë në lagjen tonë dhe, megjithëse të shtënat e mitralozëve janë shtuar unë nuk shkoj në bodrum. Sapo dëgjohet aero-plani armik, qielli mbushet me drita në kërkim të tij dhe dritaret dridhen nga të shtënat. Kështu që është mjaft e vështirë të flesh. Por ka edhe më keq. Kam frikë se mos gjermanët në Shqipëri po bojnë shkatërrime të mëdha. Disa ditë më parë, z. Duma ka shkruar një letër të shkëlqyer për gazetat. Shpresoj se kur të zbarkojnë forcat amerikane dhe britanike ato do të mbledhin udhëheqësit e guerriljeve për të formuar një qeveri të përkohshme dhe besoj se ia keni bërë të qartë këtë gjë amerikanëve. Populli duhet të jetë i lirë të vendosë mbi formën e qeverisë që ai do. Dhe kufijtë e 1913-ës duhet të respektohen. Jam shumë e prekur nga mirësia e miqve shqiptarë. Deri tani kam marrë tre pako, të tëra shumë të dobishme. Ju lutem falenderoni dhuruesit dashamirës. Me urimet e mia më të mira për ju, peshkop Noli dhe me shpresë se Shqipëria do të shpëtojë.

Sinqerisht dhe me respekt juaja Durham

F. Fan Noli, d. 116, fq. 49-50 (origjinali në anglisht).

Që situata kishte filluar të ndryshonte në këtë drejtim lihet të kuptohet edhe nga letra që Sotir Martini i dërgon Nolit më 22 mars 1944. Ndonëse mundohet të mbajë në këmbë optimizmin që e ka karakterizuar, letra e tij tingëllon si një pohim i dhimbshëm dorëheqjeje:”

ParmoorHenley on Thames 22 mars 1944

Imzot,E kam marre letrën tuaj të fundit dhe ju falënderoj shumë. Jemi gjith-

monë gati që në një rast të favorshëm të realizojmë planet tona të përcaktuara në bashkëpunim me të ndjerin Faik Konica dhe me Hirësinë Tuaj. Por natyrisht duhet të kemi parasysh rrethanat të cilat nuk varen nga vullneti ynë. Duket se për momentin faktori shqiptar është lënë nga aleatët në plan të dytë të përpjekjeve të parashikuara. Ne duhet ta pranojmë këtë strategji dhe të presim me besim zhvillimin e situatës duke qënë gati për të luajtur rolin tonë kur të na e kërkojnë.

Deri atëhere forcimi i bashkimit midis shqiptarëve jashtë atdheut , në shëmbullin e atyre që janë në vënd, duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor së bashku me atë të informimit të opinionit publik botëror mbi të drejtat tona dhe mbi keqkuptimet e tij deri tani. Pikërisht aty qëndron roli i shqiptarëve të Amerikës

Ndërgjegje historike

Page 128: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

128Përpjekja 128Përpjekja

nën drejtimin e lartë të Hirësisë Suaj dhe mbreti është i kënaqur që jeni të një mëdjeje me të.

Lajmet nga vendi, megjithë vuajtjet e shumta, janë të mira përsa i përket moralit. Kërkesa për bashkimin e shqiptarëve përreth legalitetit dhe vazhdimë-sia e shtetit janë shumë të rëndësishme për ne dhe e vetmja habi është se disa midis shqiptarëve të emigracionit nuk e kanë kuptuar ende.

Ju lutem shumë të na shkruani kohë mbas kohe për të mbajtur kontak-tet e për të shkëmbyer pikpamjet dhe ju lutem të pranoni Imzot shprehjen e respektit dhe konsideratës sime.

Sotir Martini Imzot F.Noli 26 Blagden Street Boston Mass. U.S.A.

F. Fan Noli, d.121, fq.57 (origjinali frëngjisht).

Në përfundim të kësaj përmbledhje me dokumenta çdonjërit mund t’i lindte të paktën kjo pyetje. Ç’farë rëndësie do të kishte “merrëveshje e shqiptarëve në mërgim”?

që t’i japësh një përgjigje të saktë e të plotë kësaj pyetje duhet të shikohen e konsultohen të tëra burimet arkivore. Por sidoqoftë informacioni i mësipërm na lejon të themi se kjo marrëveshje mund të vlente për dy gjëra. Së pari se do ta bënte më të njohur Shqipërinë dhe pozitën e saj tek aleatët perëndimorë dhe së dyti do të mund të balanconte më shumë raportin e forcave politike brënda Shqipërisë, duke u bërë ndoshta një pengesë më shumë kundër rrjedhës fatale të ngjarjeve në Shqipërinë e pas luftës.

Ndërgjegje historike

Page 129: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

129Përpjekja 129Përpjekja

Fabian Kati

MBI TOCqUEVILL-IN DHE VEPRËN E TIJ "DEMOKRACIA NË AMERIKË"

Eshtë vështirë të përmbledhësh në një shkrim të vetëm përmasat e Aleksis de Tocquevill-it, këtij njeriu që ia kushtoi jetën me aq pasion çështjes së demokracisë. Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë vështirësi desha të vë në dukje që në fillim se këto pak rreshta si dhe përkthimi që vijon duhen konsideruar vetëm si një prezantim fare i thjeshtë i njërit prej klasikëve të mëdhenj të mendimit politik, sepse njohja me Tocquevill-in, për tu thelluar sadopak në kompleksitetin e figurës së tij, do të kërkonte një shkrim më të gjerë e, natyrisht, përkushtim më të madh.

Tocquevill-i jetoi me intensitet të plotë një prej periudhave më interesante të historisë franceze. Dhe jo vetëm kaq, por la pas një vepër që për shumë aspekte të saj ende sot konsiderohet aktuale nga njohësit e kualifikuar të doktrinave politike. Në këtë vepër gërshetohet natyrshëm eksperienca e jetës së tij, në njëfarë mënyre e veçantë, shpirti prej fisniku që e karakterizoi si dhe forca intelektuale, nëpërmjet së cilës ka zhbiriluar në thellësi problematikën shoqërore të kohës. Ajo zë një vend të rëndësisshëm në analizën që i është bërë, të paktën këta dy shekujt e fundit, sistemeve dhe shoqërive demokratike kudo në botë. Ndërkaq, siç ka ndodhur dhe me shumë vepra e autorë të tjerë, për arsye që të gjithë i dimë, në Shqipëri fatkeqësisht vepra e Tocquevill-it është pak e njohur, për të mos thënë aspak.

Tocquevill-i lindi në Paris, më 1805, në një familje aristokratësh të hershëm francezë. Babai i tij, konti Herve De Tocquevill, me origjinë fisnike normane, gjatë karrierës kish pasur poste të nderuara në jetën politike të vendit, fillimisht në qytetin e tij Vernevil (Normandi) pastaj në Versajë. Së fundi, më 1828, Karli X e emëroi Pari të Francës, një nderim i madh ky për periudhën në fjalë. Nëna e tij ishte mbesë e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të aristokracisë frënge, Malesherbes-it, Sekretar i Shtetit pranë oborrit mbretëror, i cili, para revolucionit tentoi disa reforma, por u detyrua të japë dorëheqjen. Më pas u bë mbrojtës legal i mbretit gjatë proçesit rrëqethës të Dhjetorit 1792, ku Luigjin XVI e dënuan me vdekje duke i hapur rrugën një faze të dytë të Revolucionit Frances. Për këtë akt kurajoz Malesherbes-in e internuan dhe më pas, më 1794, koka e tij u flijua nën gijotinën e Terrorit revolucionar. Atë e quajnë

Fabian Kati studion pranë Fakultetit të Shkencave Politike - Universiteti i Firences

Autorë që duhen njohur

Page 130: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

130Përpjekja 130Përpjekja

dhe një Mirabo të pafat. Gjatë kohës së Terrorit, prindërve të Tocquevill-it, si shumë pjestarëve të shtresës së tyre, u ra fati të burgosen dhe i shpëtuan karros së vdekjes, që priste t’i çonte në “Place de la Revolucion”, vetëm falë Termidorit, pra rrëzimit të pushtetit jakobin të Robespjerit.

Mbas periudhës bonapartiste, Restaurimi, që ktheu më 1815 në pushtet monar-kinë legjitime të Burbonëve, i riktheu familjes prestigjin e humbur. Aleksisi i ri, mbasi mbaroi studimet e larta për Drejtësi në Paris, u emërua pranë gjykatës së Versajës. Mirëpo i ashtuquajturi Terror i bardhë që i shtynte drejt hakmarrjes shpirtrat e plagosur për vdekje të asaj pjese të aristokracise që i pat shpëtuar shfarosjes revolucionare, nuk e përfshiu ne vrullin e revanshizmit. Pozita e tij shoqërore nuk u bë pengesë që ai të pranonte ndryshimet rrënjësore që kishin ndodhur në shoqërinë franceze në periudhën që shkon nga Revolucioni i ’89-s përgjatë gjithë harkut të gjysmës së parë të shekullit XIX. Duke gjetur forca për tu shkëputur nga ancien regime të cilit i përkiste si pre-jardhje, (shkëputje që e bëri jo pa dhimbje), nuk tregoi ndërkohë shenja entuziazmi të tepruar për të renë e panjohur (edhe pse iu kushtua asaj tërësisht), duke treguar kështu një ekuilibër e largpamësi që rrallë e takojmë në autorët e tjerë të asaj kohe. Ja si i shkruante Tocquevill-i përkthyesit në anglisht të veprës së tij kryesore Democratie en Amerique: “... Erdha në këtë botë në mbarim të një Revolucioni që, mbasi pati shkatërruar Shtetin e Vjetër, nuk kishte krijuar asgjë të qëndrueshme. Kur fillova të jetoj aristokracia kishte vdekur, ndersa demokracia nuk ekzistonte ende; instikti im, pra, nuk mund të më shtynte verbërisht as drejt njërës, as drejt tjetrës...”

Ky skepticizëm i peshuar me inteligjencë i dha Tocquevill-it shtytjen që të thellonte studimin mbi demokracinë. I nxitur nga kjo dëshirë, në maj të vitit 1831, ndërmori një udhëtim që do të zgjaste deri në shkurt të 1832 dhe që ndoshta ka qenë vendimtar për frymëzimin e gjithë veprës së lënë prej tij. E shoqëronte miku i tij Bel-mont. U nis, pra, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën preteksin e një studimi mbi sistemin e burgjeve, gjë që i interesonte asokohe parlamentin francez në një debat lidhur me reformën e burgjeve. Arsyeja e vërtetë e këtij udhëtimi e tejkalonte reformën e burgjeve dhe qëndronte pikërisht tek interesimi për sistemin demokratik që ishte përvetësuar dhe qeveriste këtë vend të ri përtej oqeanit. Duke i rënë kryq e tërthor SH.B.A.-së ai u mundua të njihej me çdo dukuri që ndeshej në jetën e këtij vendi; hodhi në letër çdo përshtypje dhe, mbas kthimit në Francë, këto shënime, sëbashku me mbresat e forta që la në ndërgjegjen e tij udhëtimi, u shndërruan në atë që thamë se është vepra e tij kryesore, Demokracia në Amerikë (“Democratie en Amerique”.) Vepra u botua në dy pjesë midis viteve 1835-1840. Botimi i pjesës së parë më 1835 pati një sukses të menjëhershëm dhe e bëri Tocquevillin të njohur brenda dhe jashtë Francës. Madje, në mjediset politike franceze u hap një debat ku si e Majta ashtu dhe e Djathta u munduan ta trajtonin veprën në favor të tyre, fakt ky që vetvetiu e ngre atë mbi nivelet e kohës dhe e projekton në një epokë tjetër. Pjesa e dytë u botua më 1840. E konceptuar në një formë më teorike, ajo nuk pati suksesin e pjesës së parë. Në veprën e kompletuar zbulohen dhe analizohen elementët përbërës të demokracisë së re amerikane me një qartësi të tillë që e bën atë të jetë një ndër veprat më dinjitoze të shkruara deri më sot për këtë shoqëri. Këtë analizë ai e bën duke e parë si në aspektin publik, ashtu dhe në aspektin fetar e në atë individual. Ai e ka përqëndruar gjithashtu

Autorë që duhen njohur

Page 131: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

131Përpjekja 131Përpjekja

vemendjen mbi rëndësinë e pushtetit lokal, duke e konsideruar atë të domosdoshëm për funksionimin e mirë të një demokracie; mbi rëndësinë e organizimit të shoqatave si elementë mbrojtës të interesave dhe lirive të pakicës, si dhe mbi elementë të tjerë të rëndësishëm që i krahason në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm midis tyre, por edhe me realitetin francez.

Siç e vura në dukje dhe më sipër, e kam të vështirë të përmbledh gjithë tematikën që Tocquevill-i shpalos tek “Democratie en Amerique” pa rrezikuar ndërkohë edhe të mos zgjatem. Gjithashtu jam i mendimit që njohja e drejtpërdrejtë e veprës nga ana e lexuesit shqiptar do të ishte më efikase se zgjatja ime. Kemi të bëjmë me një nga kla-sikët e mendimit liberal-demokrat. Përkthimi i tij do të luante padyshim një rol pozitiv në formimin e kulturës tonë politike postkomuniste, që mendoj se përpara së gjithash duhet të çlirohet nga çdo lloj indoktrinimi, si nga ai i tipit të vjetër utopik, ashtu dhe nga ai i tipit “ultrautilitarist” që po merr kohët e fundit trajtat e një filozofie të re për jetën në Shqipëri e që reflektohet dhe në fushën e politikës. Për këtë, kultura politike nuk duhet të bazohet vetëm tek pluralizmi i mendimit, i cili mund t’i hapë rrugën ka-osit dhe gënjeshtrës, por duhet, në rradhë të parë, të ndjekë ato kritere metodologjike që e bëjnë këtë pluralizëm burim të mundshëm apo faktor nxites të zhvillimit të një shoqërie. E parë në këtë prizëm, “Democratie en Amerique” meriton të konsiderohet një vepër e cila vlen të përkthehet. Kudo në vendet me një demokraci të konsoliduar, Tocquevill-i zë një vend të privilegjuar në metodologjinë e literaturës politike.

Duke iu kthyer dhe një herë kronologjisë së jetës së tij, shtoj, në përfundim, që potenciali i tij krijues fatkeqësish u ndërpre nga vdekja e parakohshme më 1859. Ai la të papërfunduar veprën e tij të pjekurisë “L’ancien regime et la Revolution” dhe mbeti Tocquevill-i që është. Ai i përket rrymës së mendimit liberal të tetëqindës, por, ndryshe nga autorët e tjerë të kësaj rryme, i ka kushtuar një vemendje të veçantë problemeve të raporteve shoqërore, morale e kulturore midis njerëzve. Kjo është dhe njëra prej arsyeve që ai sot mbetet aktual, sepse problematika e rrahur prej tij, d.m.th. formimi i një shoqërie njerëzore që është njëkohësisht e barabartë dhe e lirë, e cila mund të parandalonte formimin e tiranive moderne, shumë më të sofistikuara dhe më të gjera nga ato të së kaluarës, mbetet një problem që akoma në kohën tonë është i pazgjidhur.

Fragmenti i mëposhtëm m’u duk domethënës për të paraqitur mendimin e Tocquevill-it pasi ai përkon mirë me momentin që po kalon sot vendi ynë. E vërejmë këtë të paktën në njërin prej shumë aspekteve të tranzicionit: në atë që ka të bëjë me ngatërrimin që shohim të bëhet shpesh midis konceptit të lirisë së individit me një lloj individualizmi egocentrik, që s’është tjetër veçse shprehje e të njëjtit ekzagjerim (kam parasysh nivelimin që propagandonte sistemi totalitar), por me kahe të kundërt. Pra, ndonëse nuk mendoj që duhet të bëjmë paralelizma të sforcuara, më duket se universaliteti ideor i Tocquevill-it afron me realitetin tonë në tërësinë e tij. Ja si shkruan Tocquevilli në një letër drejtuar një mikut të tij: “... Problemi ynë sot... është të zgjed-him midis një shoqërie demokratike, e cila zhvillohet pa madhështi, por me rregull e moralitet, dhe një demokracie të çrregullt e të korruptuar, prè e tërbimeve frenetike...”

Mendoj se Tocquevill-i dhe gjithë përfaqësuesit e mendimit liberal që shkojnë nga Locke tek Max Webberi - duhet të zenë vend në diskutimin intelektual shqiptar.

Autorë që duhen njohur

Page 132: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

132Përpjekja 132Përpjekja

... Ekziston një ndjenjë dashurie për atdheun e cila e lidh zemrën e njeriut me vendin ku ai ka lindur pa ndonjë interes; ajo nuk buron nga ndonjë ndjenjë reflektuese dhe është, madje, pothuajse e papërcaktueshme. Kjo dashuri instiktive ndërthuret me traditën, me respektin për të parët dhe kujtimet e së shkuarës. Ata që provojnë këtë ndjenjë e duan vendin e tyre ashtu siç duhet shtëpia atërore: duan rehatinë që gëzojnë në të; janë të dashuruar pas zakoneve paqësore që kanë njohur në të, lidhen me kujtimet që u evokohen madje mund të thuash se për ta është e këndëshme të jetojnë aty edhe të nënshtruar apo nën urdhëra. Shpesh kjo dashuri për atdheun kur ekzaltohet nga devotshmëria fetare mund të bëjë edhe mrekullira. Ajo kthehet kështu në një fe; nuk arsyeton, por beson, ndjen, reagon. Ka popuj që në një farë mënyre atdheun e personfikojnë nëpërmjet figurës së prijësit. Këta tansferojnë tek prijësi një pjesë të ndjenjave të patriotizmit, krenohen me triumfet e tij dhe janë kryelartë për fuqinë e tij. Ishte një kohë kur francezët ndjeheshin të gëzuar kur i dorëzoheshin pa kushte mbretit dhe thonin me krenari: “Ne jetojmë nën mbretin më të fuqishëm në botë.”

Si të gjithë pasionet joreflektuese, kjo dashuri për vendin jep shtytje për sakrifica të mëdha, veçse ato janë më shumë kalimtare sesa të vazhdueshme dhe ndonjëherë ndodh që, njerëzit e zotëruar nga këto pasione, mbasi e shpëtojnë vendin në kohëra krizash, e lenë pastaj të venitet në kohë paqeje.

Kjo dashuri instiktive për atdheun mbizotëron tek popujt, kur ata janë ende në fazën e thjeshtë të formimit të tyre, kur nuk u është lëkundur besimi dhe kur shoqëria prehet qetë-qetë në një rregull të vjetër gjërash legjitimiteti i të cilit ende nuk është kundërshtuar.

* * *

Ekziston edhe një dashuri tjetër, më racionale se kjo; më pak bujare, ndoshta më pak e zjarrtë, por më e thellë dhe më e durueshme në kohë; ajo lind prej qytetërimit, zhvillohet me ndihmën e ligjeve, rritet me praktikimin e drejtësisë dhe përfundon, në një farë mënyre, duke u përzier me interesin personal. Njeriu bëhet i vetëdijshëm për ndikimin që ka mirëqënia e shtetit mbi atë të tijën, di që ligji e lejon të kontribuojë në prodhimin e kësaj mirëqënieje dhe të interesohet për begatinë e vendit, fillimisht si për një gjë që i është e nevojshme, pastaj si për një vepër të krijuar prej tij.

Megjithatë, ndonjëherë në jetën e popujve arrin një çast kur traditat ndryshojnë, zakonet rrënohen, besimet dhe prestigji i kujtimeve humbasin, pasi, veç tjerash, njerëzit ende nuk kanë qartësinë e duhur dhe të drejtat politike janë ende të pasigurta dhe të cekëta. Atëhere njerëzit e shohin atdheun në një dritë të turbullt dhe nuk e gjejnë më atë as tek vendi, që në sytë e tyre është shndërruar në një dhe të pashpirt, as tek sjellja e eprorëve, që i shohin si një zgjedhë; nuk e

gjejnë më as tek feja, të cilës i dyshojnë, as në ligjet, që nuk janë bërë prej tyre dhe as tek legjislatori, të cilit i tremben dhe e përbuzin. Pra, nuk e gjejnë më në

Autorë që duhen njohur

Page 133: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

133Përpjekja 133Përpjekja

asnjë drejtim dhe kështu mbyllen brenda një egoizmi të ngushtë dhe të verbër. Këta njerëz, më një anë, i shmangen paragjykimeve dhe, nga ana tjetër, nuk pranojnë dominimin e arësyes; pra ata nuk kanë as atdhedashurinë instiktive të mbretërisë, as dashurinë e menduar për republikën, por qëndrojnë të pasigurtë midis dy atdhedashurive, konfuzionit dhe mjerimit.

Çfarë të bësh në kushte të tilla? Të sprapsesh? Por popujt nuk kthehen më dot në ndjenjat e tyre të para, ashtu si burrat që s’mund t’u kthehen kënaqësive të pastra të viteve të rinisë. Ata mund t’i kujtojnë ato të përmalluar, por jo t’i përsërisin. Duhet shkuar përpara, pra, duke u munduar të bashkohet, në sytë e popullit, interesi vetjak me atë të vendit, mbasi atdhedashuria e painteres ikën për të mos u kthyer më. (...)

Si ndodh që në SHBA, ku banorët mbrritën vetëm dje mbi tokën ku banojnë sot, duke lënë prapa zakonet e kujtimet, ku takohen për të parën herë pa u njohur, ku, me një fjalë, instituti patriotik gati mezi ekziston, gjithësecili interesohet për punët e komunës së tij, të kontesë dhe të të gjithë shtetit si për të tijat personale? Kjo ndodh pasi gjithëkush në sferën e tij merr pjesë aktive në qeverisjen e shoqërisë.

Në SHBA njeriu i thjeshtë ka kuptuar ndikimin që ka begatia e përgjith-shme mbi mirëqënien e tij personale; ide kjo kaq e thjesht e megjithatë kaq pak e njohur prej popullit. Gjithashtu, amerikani është mësuar ta konsiderojë këtë begati si veprën e tij. Ai, pra, shikon nëpërmjet fatit publik edhe fatin e tij dhe punon për të mirën e shtetit, jo vetëm për detyrë apo për krenari, por do thoja gati për interes.

Shënim: Për përgatitjen e këtij materiali u konsultuan: OSCAR MONDADORI Milano, No-vember 19891. R. Aron “La tappe pensiero sociologico IL MULINO - Bologna 1968; 2. J. Chevallie “Le grande opera dela pensiero politico; 3. V.Collins “Le democrazie nella Francis del 1840” - D’ANNA - 1990 “La Dem. in America” përkth. nga origj. në italisht BUR - Rizoli Milano - Settembre 1992

Autorë që duhen njohur

Page 134: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

134Përpjekja 134Përpjekja

William L. Shirer

RRËNJËT INTELEKTUALE TË RAJHUT TË TRETË(Vijon nga numri i kaluar)

JETA E ÇUDITSHME DHE VEPRA E H.S.CHAMBERLAIN-it

Një ndër anëtarët e zellshëm të shoqatës Gobineau në Gjermani ishte dhe Houston Steward Chamberlain, jeta dhe vepra e të cilit përbëjnë një ndër ironitë më të jashzakonshme në rrjedhën e asaj historie, që çoi në ngritjen dhe rënien e Rajhut të tretë.

Ky bir i një admirali britanik, nip i një feldmarshalli, sir Neville Chamberlain, e i dy gjeneralëve, më pas dhëndër i Richard Wagnerit, lindi në Portsmuth më 1855. Normalisht ai duhej t’i hynte karrierën në ushtri ose në flotën britanike, por për shkak të shëndetit delikat një gjë të tillë nuk u diskutua kurrë. Ai u edukua në Francë e Gjenevë, ku frengjishtja iu bë gjuhë e parë. Midis moshës 15 e 19 vjeç fati e solli në kontakt me dy gjermanë dhe më pas Gjermania e tërhoqi me një forcë të papërballueshme. Më në fund u bë jo vetëm qytetar i saj, por edhe një prej mendimtarëve më të shquar. Në gjuhën gjermane ai shkroi të gjithë librat e tij të shumtë, disa prej të cilëve patën një ndikim verbues mbi Vilhelmin II, Adolf Hitlerin dhe shumë e shumë gjermanë të tjerë.

Më 1870, kur ishte 15 vjeç, Chamberlaini ra në duart e një tutori të përmendur, Otto Kuntze, prusian deri në thua, i cili për katër vjet i nguliti në mendjen inteligjente dhe në shpirtin e ndjeshëm lavditë ushtarake prusiane si edhe ato të artistëve të tillë, si Bethoven, Goethe, Schiller dhe Wagner me sa duket pa i vënë në dukje dallimet e kontrastet midis tyre. Në moshën 19 vjeçare Chamberlaini ra marrëzisht në dashuri po me një prusiane, Anna Horst, e cila ishte dhjetë vjet më të madhe dhe, po si ai, tepër neurotike. Më 1882, në moshën 27 vjeç, ai lëvizi nga Gjeneva, ku ishte zhytur për tre vjet në studimet e filozofisë, historisë natyrore, fizikës, kimisë dhe mjekësisë, për në Bayreuth. Atje takoi Wagnerin i cili, siç thotë vetë, u bë dielli i jetës së tij, dhe Cosi-man, gruan e kompozitorit ndaj së cilës ai do të mbetej i lidhur me një devotshmëri dhe pasion skllavërues gjatë tërë jetës së vet.

qysh prej vitit 1885, kur së bashku me të shoqen, Anna Horst, u vendos për katër vjet në Dresden, ai u bë gjerman për nga mendimet e nga gjuha. Më 1889 u zh-vendos në Vienë ku jetoi një dekadë, e së fundi në Bayreuth më 1909, ku jetoi derisa vdiq më 1927. Më 1905 e ndau gruan e tij të idolizuar, kur ajo ishte 60 vjeç dhe më

Kulturë filozofike

Page 135: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

135Përpjekja 135Përpjekja

e sëmurë mendërisht e fizikisht se ai vetë (ndarja ishte kaq e dhimbshme, sa ai thotë se gati u çmend) dhe pas tre vjetësh u martua me Eva Wagnerin duke u vendosur afër Wahnfriedit, me qëllim që të mund të ishte pranë nënës së të shoqes, të nderuarës e zemërfortës Cosima.

Tepër i ndjeshëm dhe neurotik, Chamberlaini kishte vetinë t’i faniteshin de-monë, të cilët, sipas thënieve të tij, e detyronin të kërkonte parreshtur fusha të reja studimi e të ulej të shkruante vepra të shumta. Vizione të shumta njëri pas tjetrit e detyronin të kalonte nga biologjia, në botanikë, në artet e bukura, në muzikë, në filozofi, në jetëshkrime, në histori. Një herë, më 1896, kur po kthehej nga Italia, prania e një demoni u bë kaq e fuqishme, saqë ai i zbriti trenit në Gardone, u mbyll në dhomën e një hoteli për tetë ditë e, duke lënë në mes një punim për muzikën që e kish në mendje, shkroi si ndër ethe mbi një temë biologjike derisa arriti në fillesën e temës që do të dominonte tërë punimet e mëvonshme të tij: raca dhe historia.

Mendja e tij, pavarësisht nga cenet, kishte një hapësirë të gjerë interesash mbi fusha të tilla si letërsia, biologjia, botanika, feja, historia e politika. Jean Real ve re në to një frymëzimi të thellë dhe një koherencë të madhe. Meqë ai e ndjente veten të shtyrë prej demonësh, librat e tij (mbi Wagnerin, Goethe, Kantin, Krishterimin dhe Radën) janë shkruar nën darën e një lloj etheje të tmerrshme, të një transi të vërtetë, të një gjendjeje helmimi të vetëinduktuar, kështu që, siç thotë në autobiografinë e vet, ai shpesh herë nuk ishte në gjendje t’i njihte më pas si punët e veta, meqë ato i kapër-cenin parashikimet e tij. Më vonë mendje më të ekuilibruara se e tija e kanë hedhur poshtë teorinë e tij të racës si dhe shumë prej punimeve historike, madje për Edmond Vermeilin, një studiues francez i gjermanizmit, idetë e Chamberlainit në thelb ishin “të zhvleftësuara”. Megjithatë, sipas biografit gjerman të Hitlerit, antinazistit Konrad Heiden, i cili e sheh me dhimbje ndikimin e mësimeve racore të Chamberlainit mbi fyhrerin, ai ka qenë një prej talenteve më të habitshme në historinë e mendjes gjermane, një minierë dijesh e idesh të thella”.

Libri që ka pasur ndikimin më të thellë, ai që e kaloi në ekstazë Wilhelmin II dhe iu dha nazistëve material të bollshëm për shtrembërimet e tyre racore, ishte “Bazat e shekullit XIX” (Grundlagen des Neunzehenten Jahrhunderts), një vepër prej rreth 1200 faqesh të cilin Chamberlaini, i zotëruar prej njerit nga “demonët” e tij, e shkroi për nëntëmbëdhjetë muaj, prej 1 prill 1897 deri më 31 tetor 1898 në Vienë e që u botua më 1899.

Ashtu si dhe Gobineau, të cilin e admironte, Chamberlaini e gjeti çelësin e historisë, më saktë bazën e civilizimit tek raca. Për të shpjeguar shekullin XIX, d.m.th. botën bashkëkohore, duhet patur parasysh, së pari, se çfarë është trashëguar nga kohët antike. Tri gjera, thotë Chamberlaini: filozofia dhe arti grek, ligjet romake dhe personaliteti i Krishtit. Janë gjithashtu tre raca: çifutët dhe gjermanët, “dy racat e pastra” dhe latinët e përzier të Mesdheut - “një kaos popujsh”, siç i quan ai. Vetëm gjermanët janë ata që e meritojnë një trashegimi të tillë të shkëlqyer. Në të vërtetë, ata kanë hyrë vonë në histori, aty nga shekulli trembëdhjetë. Por edhe më parë, kur shkatërruan perandorinë romake, ata i provuan vlerat e tyre. “Nuk është e vërtetë”, thotë ai “që barbari teuton krijoi të ashtuquajturën “Natë të mesjetës”; kjo natë pasoi

Kulturë filozofike

Page 136: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

136Përpjekja 136Përpjekja

më tepër falimentimin intelektual dhe moral të kaosit racor të përkundur nga perandoria romake gjatë agonisë së saj. Po të mos kish qenë teutoni, mbi botën do të pllakoste nata e përjetshme”. Në kohën që shkruante, ai shihte tek teutoni të vetmen shpresë të botës.

Chamberlaini përfshinte midis “teutonëve” edhe keltët e sllavët, ndonëse teuto-nët, sipas tij, ishin elementi më i rëndësishëm. Megjithatë, ai është mjaft i paqartë në përkufizimet e veta dhe diku deklaron se “cilido që sillet si teuton, është teuton, çfarëdo qoftë origjina e tij racore.” Ndofta këtu ai ka patur parasysh origjinën e tij jogjermane. Teutoni, sipas Chamberlainit, ishte “Shpirti i kulturës sonë. Rëndësia e çdo kombi si fuqi e gjallë sot varet nga proporcioni i gjakut të vërtetë teuton në popullatën e vet... Historia e vërtetë fillon në momentin kur teutoni, me dorën e vet të fuqishme, kap dhe mban fort mesazhin e antikitetit”.

Po çifutët? Kapitulli më i gjatë në “Bazat...” u është kushtuar atyre. Siç pamë, Chamberlaini shpall që çifutët dhe teutonët ishin të vetmet raca të pastra të mbetura në perëndim. Në këtë kapitull ai e dënon “antisemitizmin budalla dhe revoltues”. Çifutët, thotë ai, nuk janë “inferiorë” ndaj teutonëve, por thjesht “të ndryshëm” prej tyre. Ata kanë madhështinë e tyre; ata e kuptojnë “detyrën e shenjtë” të njeriut për ruajtjen e pastërtisë së racës. Megjithatë, duke vazhduar analizën e çifutëve, Chamberlaini kalon në një antisemitizëm tepër vulgar, të cilin e ka dënuar tek të tjerët, dhe që çoi, në kohën e Hitlerit, në karikaturat e ndyra antiçifute të Julius Streicher-it në “Der Stuermer”. E vërteta është se një pjesë e mirë e bazës “filozofike” të antisemitizmit nazist fillon nga ky kapitull.

Absurditeti i pikëpamjeve të Chamberlainit bie shpejt në sy. Ai ka deklaruar se personaliteti i Krishtit është një prej trashëgimeve të mëdha të antikitetit për civi-lizimin modern. Ai pastaj fillon “të provojë” që Krishti nuk ishte çifut. Origjina e tij galilease, paaftësia e tij për të përdorur në mënyrë korrekte tingujt grykorë aramaik, janë për Chamberlainin “shenja të qarta” që Jezui ka “një përqindje të madhe gjaku josemit”. Ai pastaj bën një deklaratë mjaft kategorike: “Kushdo që ka pretenduar se Jezui ishte çifut, ka qenë ose budalla ose gënjeshtar... Jezui nuk ka qenë çifut”. Çfarë paska qenë atëhere ai? Ndoshta një arian, përgjigjet Chamberlaini! Nëse jo tërësisht përsa i përket gjakut, patjetër përsa i përket arsyes së moralit të tij dhe mësimeve fetare kaq të kundërta me “materializmin dhe formalizmin abstrakt” të fesë çifute. Ishte e natyrshme - të paktën për Chamberlainin - që Krishti të bëhej “zoti i popujve të rinj indoevropianë të mbushur plot me jetë” dhe, mbi të gjitha, zot i teutonëve, meqë “asnjë popull tjetër, përveç teutonit, nuk kishte dhuntitë për të dëgjuar zërin e tij hyjnor”.

Pastaj vjen ajo që pretendon të jetë historia e detajuar e racës çifute qysh në kohën e përzierjes së semitit ose beduinit të shkretëtirës me hititin kokërrumbullakët, që ka një “hundë çifute” dhe, së fundi, me amoritët që ishin arianë. Fatkeqësisht përzierja me arianët - amoritët, thotë ai, ishin të gjatë, bjondë, madhështore - u bë shumë vonë për të përmirësuar realisht racën e “shprishur” çifute. Këtu e në vazhdim, anglezi, duke rënë në kontradiktë me tërë teorinë e tij të pastërtisë së racës çifute, i bën çifutët gradualisht racë “të keqe”, “bastarde”, duke justifikuar arianët në “mohimin” e Izraelit. Në fakt, ai dënon arianët sepse i dhanë çifutëve “një aureolë lavdie fallco”. Ai pastaj i gjen çifutët “me një mungesë të vajtueshme të ndjenjës së vërtetë fetare”.

Kulturë filozofike

Page 137: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

137Përpjekja 137Përpjekja

Në fund, për Chamberlainin rruga e shpëtimit është tek teutonët dhe kultura e tyre. Ndër teutonët, sipas tij, gjermanët janë me dhuntitë më të larta, meqë kanë trashëguar cilësitë më të mira të grekëve dhe të indoevropianëve. Kjo u jep atyre të drejtën të jenë zotërit e botës. “Zoti ndërton sot duke u mbështetur mbi gjermanët”, shkruan ai në një vend tjetër. “Kjo është dija, e vërteta e sigurtë që ka mbushur shpirtin tim prej vitesh”.

Botimi i “Bazave të shekullit të nëntëmbëdhjetë” krijoi një farë sensacioni dhe i solli këtij anglezi të çuditshëm famë të papritur në Gjermani. Megjithë elokuencën dhe stilin shumë të mirë - Chamberlaini ishte vërtet artist i mbaruar -, libri nuk lexohej lehtë. Por ai u kap me të shpejtë prej klasave të larta, që duket se gjetën në të tamam ato çka donin të besonin. Brenda dhjetë vjetësh ai u botua tetë herë, duke u shitur 60 000 kopje. Deri në vigjilje të Luftës së Parë Botërore më 1914, kish arritur të shiteshin 100 000 kopje. Ai lulëzoi përsëri në kohën e nazizmit dhe më kujtohet një shpallje për botimin e njëzet e katërt të tij më 1938, kur shitja kish kapërcyer të 250 000 kopjet.

Ndër lexuesit e tij të parë e më entuziastë ishte Kajzeri Wilhelm II. Ai e ftoi Chamberlainin në pallatin e tij në Potsdam dhe, qysh në takimin e parë, krijuan një miqësi që zgjati deri në fund të jetës së autorit, më 1927...

Dhe gjithmonë anglezi i kujtonte perandorit misionin e Gjermanisë dhe desti-nacionin e saj. “Kur Gjermania të arrijë fuqinë, shkroi ai pas shperthimit të Luftës së Parë botërore - dhe ne duhet të presim, me besim që ajo ta arrijë atë - duhet të fillojë të zbatojë menjëherë një politikë shkencore të gjeniut. Ashtu si Augusti që ndërmori një transformim sistematik të botës, edhe Gjermania duhet të bëjë të njejtën gjë... E pajisur me armë sulmuese e mbrojtëse, e organizuar në mënyrë të përsosur, si një ushtri; superiore ndaj të gjithëve në art, shkencë, teknologji, tregti, financë e në çdo fushë tjetër; shkurt mësuese, timoniere dhe pioniere e botës, ku çdo njeri është në postin e vet dhe jep maksimumin për kauzën e shenjtë - Gjermania... do ta pushtojë botën për hir të superioritetit të saj të brendshëm”.

Për predikimin e një misioni të tillë të lavdishëm për atdheun e tij të adoptuar (ai u bë qytetar gjerman më 1916, në mes të luftës) Chamberlainit iu dha nga Kajzeri kryqi i hekurt. Por ndikimi më i madh i këtij anglezi qe mbi Rajhun e Tretë, që erdhi në fuqi vetëm gjashtë vjet pas vdekjes së tij e të cilin ai e kishte parashikuar para se të vdiste. Teoritë e tij racore dhe ndjenja e destinacionit të gjermanëve e të Gjermanisë u bënë të vetat prej nazistëve, që e shpallën atë si një prej profetëve të tyre. Gjatë regjimit të Hitlerit, libra, pamflete dhe artikuj që ngrinin në qiell “themeluesin shpirtëror” të Gjermanisë nacional socialiste u derdhën lumë nga shtypi. Rozenbergu, si një prej edukatorëve të Hitlerit, u përpoq shpesh t’i bënte të njohur fyhrerit entuziasmin e tij për filozofin anglez. Ka të ngjarë që Hitleri të ketë mësuar fillimisht për shkrimet e Chamberlainit para se të largohej nga Vjena, meqë ato ishin të përhapura midis grupeve pangjermane dhe antisemite. Këtë lloj literature ai e përpinte me vrull në ato kohëra të hershme. Ndoshta ai ka lexuar disa prej artikujve shovinistë të Chamberlainit gjatë luftës. Në “Mein Kampf” ai shpreh keqardhje që vëzhgimet e Chamberlainit nuk ishin marrë në konsideratë gjatë Rajhut të Dytë.

Chamberlaini ishte ndër të parët intelektualë në Gjermani që parashikoi një të ar-

Kulturë filozofike

Page 138: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

138Përpjekja 138Përpjekja

dhme të madhe për Hitlerin dhe mundësi të reja për gjermanët, nëse ata do ta ndiqnin atë. Hitleri e kish takuar atë në Bayreuth më 1923 e, ndonëse i sëmurë, gjysmë i paralizuar e i deziluzionuar nga disfata e Gjermanisë dhe rënia e perandorisë së Hohenzollernëve, që ishte shembja e tërë shpresave dhe profecive të tij, Chamberlaini u ngrit në këmbë nga austriaku i ri elokuent. “Ju keni gjëra të mëdha për të bërë”, i shkroi të nesërmen Hitlerit... Besimi im në gjermanizmin nuk është lëkundur asnjë çast, ndonëse shpresa ime - duhet ta pranoj - kishte rënë poshtë. Me një goditje ju më transformuat gjendjen shpirtërore. Fakti që në orën e nevojës së saj më të thellë Gjermania lind një Hitler, provon vitalitetin e saj; të njëjtën gjë bën edhe ndikimi që buron prej tij; sepse këto dy gjera - personaliteti dhe ndikimi - shkojnë së bashku... Të ruajtë zoti!”.

Kjo letër është shkruar në një kohë kur Adolf Hitleri, me mustaqet e tij si të Charlie Chaplinit, me sjelljet e zhurmshme dhe ekstremizmin e tij të dhunshëm, kon-siderohej akoma si shaka nga shumica e gjermanëve. Asokohe ai kishte pak pasues. Por manjetizmi hipnotik i personalitetit të tij veproi si një magji mbi filozofin e plakur e të sëmurë, duke e ringjallur besimin e tij për popullin me të cilin ai kish zgjedhur të bashkohej e të ngrihej lart. Chamberlaini u bë anëtar i partisë naziste të sapokrijuar dhe, me aq sa i lejonte shëndeti, filloi të shkruante për botimet e saj ende pak të njohura. Një nga artikujt e tij, botuar më 1924, përshëndet Hitlerin, që ishte atëhere në burg, si të caktuar prej zotit për të udhëhequr popullin gjerman. Destinacioni kish thirrur Wilhelmin II, por ai kish dështuar; tani ishte radha e Adolf Hitlerit. 70 vjetori i këtij anglezi të njohur, më 5 shtator 1925, u përkujtua me pesë kolona lavdesh në gazetën naziste Voelkischer Beobacher, që i shpalli “Bazat...” e tij si “ungjillin e lëvizjes na-ziste”. Ai shkoi në varr gjashtëmbëdhjetë muaj më pas, më 11 janar 1927, me shpresën e plotë se gjithçka kish predikuar e profetizuar do të bëhej realitet nën udhëheqjen hyjnore të Mesias së ri gjerman.

Përveç një princi që përfaqësonte Wilhelmin II, i cili nuk mund të kthehej në tokën gjermane, Hitleri ishte i vetmi personalitet publik në funeralin e Chamberlainit. Në lajmin e vdekjes së anglezit Voelkischer Beobachter thoshte se populli gjerman kish humbur “një nga nga njerëzit që e kishte dashur më shumë, armët e të cilit nuk kishin gjetur akoma përdorimin e tyre më të plotë”. As plaku gjysmë i paralizuar që po vdiste, as ndonjë njeri tjetër në Gjermani, madje as vetë Hitleri, nuk mund të parashikonte në atë janar të ftohtë të 1927, kur fati i partisë naziste ishte në pikën e vet më të ulët, se sa shpejt armët që kish derdhur anglezi i transplantuar, do të viheshin në përdorimin e tyre më të plotë, e me çfarë pasojash të llahtarshme.

Megjithatë, Adolf Hitleri e ruante edhe në ato ditë sensin e tij mistik të misionit personal mbi tokë. “Nga miliona njerëz... njëri duhet të ecë përpara”, shkruante ai në “Mein Kampf”, (korsivi është i tij), “nga idetë e lëkundura të masave të gjera ai do të formojë me forcë apokaliptike parime prej graniti e do të ndërmarrë luftën për kor-rigjimin e tyre, deri sa nga valët luhatëse të një bote mendimesh të shkapërderdhura të ngrihet një shkëmb tunxhi me unitet solid në besim dhe dëshira”.

Ai nuk lë asnjë dyshim në mendjet e lexuesve se ky njeri i vetëm është vetja e tij. “Mein Kampf” është i mbushur me ese të vogla mbi rolin e gjeniut të zgjedhur prej providencës për të udhëhequr një popull të madh mes vështirësishë drejt mad-

Kulturë filozofike

Page 139: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

139Përpjekja 139Përpjekja

hështive të mëtejshme, ndonëse ai popull mund edhe të mos e kuptojë në fillim atë ose të mos ia njohë vlerat. Lexuesi e kupton se Hitleri i referohet vetes dhe situatës së tij ekzistuese. Bota atë nuk e njeh akoma, por kështu ka qenë gjithmonë fati i gjenive në fillim. “Thuajse përherë duhet njëfarë stimuli për ta sjellë gjeniun në skenë”, vëren ai. “Bota pastaj reziston dhe nuk do të besojë se tipi, që në pamje është identik me të, është papritur një qenie shumë e ndryshme; proces ky që përsëritet me çdo bir të shquar të njeriut të zakonshëm...” “Shkëndia e gjeniut, deklaron ai, ekziston në trupin e krijuesit të vërtetë qysh në orën e lindjes së tij. Gjeniu i vërtetë është gjithmonë i lindur dhe kurrë i kultivuar, aq më pak i mësuar”. Njerëzit e mëdhenj që formojnë historinë kanë qenë, sipas tij, një përzierje e politikanit praktik me mendimtarin. “Në intervale të gjatë të historisë njerëzore mund të ndodhë që politikani të bashkohet me teoricienin. Sa më i thellë të jetë ky bashkim, aq më të mëdha janë pengesat që i kundërvihen punës së politikanit. Ai nuk punon më për ato domosdoshmërira që mund të kuptohen prej një shitësi të mirë, por për qëllime që vetëm shumë pak njerëz i kuptojnë. Prandaj jeta e tij ndahet midis dashurisë dhe urrejtjes. Protesta ndaj të sotmes, që nuk e kupton atë, lufton me njohjen e së ardhmes - për të cilën punon ai. Sepse, sa më të mëdha të jenë punët e njeriut për të ardhmen, aq më pak e sotmja mund t’i kuptojë ato; aq më e fortë është lufta e tij...”.

Këta rreshta janë shkruar më 1924, kur pak njerëz e kuptonin se ç’kish ndër mend të bënte ky njeri, asokohe i burgosur dhe i diskretituar prej dështimit të puçit të vet tragjikomik. Por Hitleri vetë nuk kishte asnjë dyshim. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ai e ka lexuar Hegelin apo jo. Por është e qartë, nga shkrimet dhe fjalimet e tij, se ai njihte disi idetë e atij filozofi, qoftë edhe vetëm nëpërmjet diskutimeve me këshilltarët e vet të hershëm Rosenberg, Eckart dhe Hess. Në një mënyrë ose një tjetër leksionet e famshme të Hegelit në universitetin e Berlinit duhet të kenë tërhequr vëmendjen e tij, ashtu si edhe shumë thënie të Nietzches. Ne pamë shkurt që Hegeli zhvilloi një teori të “heronjve” që pati jehonë të madhe në mendjen gjermane. Në një prej leksioneve të Berlinit ai pati diskutuar se si “vullneti i shpirtit botëror” vihet në jetë prej “individësh historikë botërorë”. “Ata mund të quhen heronj, qëllimet dhe përkushtimi i të cilëve buron jo nga rrjedha e rregullt dhe e qetë e gjërave, të sank-sionuar prej rendit ekzistues; por nga një front që nuk duket, nga një shpirti i brend-shëm, akoma i fshehur nën sipërfaqe, që përplaset mbi botën e jashtme si një predhë dhe shpërbëhet në copa. Të tillë ishin Aleksandri, Cezari, Napoleoni. Ata ishin njerëz praktikë dhe politikë. Por njëkohësisht ata ishin mendimtarë, që i shihnin në brendësi kërkesat e kohës, ato që ishin pjekur për t’u zhvilluar më tej. Kjo ishte e vërtetë për epokën e tyre, për botën e tyre... Ishte veti e tyre të njihnin këtë parim që po lindte atë hap të domosdoshëm, pasardhës i drejtpërdrejtë i progresit, që do të ndiqte bota e tyre; ta bënin këtë qëllimin e tyre dhe të harxhonin energjitë për ta arritur atë. Njerëzit historikë botërorë, heronjtë e një epoke, duhet të njihen e të pranohen si individë me pamje të kthjellët; veprat e tyre, fjalët e tyre janë më të mirat e kohës.

Vëreni ngjashmërinë midis kësaj ligjërate të Hegelit dhe citimit të mëposhtëm nga “Mein Kampf”: “Shkrirja e politikanit me mendimtarin - ja ç’ka jep një hero, “një figurë historike botërore”, një Aleksandër, një Cezar, një Napoleon.” Nëse edhe tek

Kulturë filozofike

Page 140: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

140Përpjekja 140Përpjekja

ai ekzistonte e njejta shkrirje, siç besonte Hitleri asokohe, përse të mos aspironte për të hyrë në radhët e tyre!

Në thëniet e Hitlerit është e pandashme tema që udhëheqësi suprem është mbi moralin e njeriut të zakonshëm. Hegel dhe Nietzche mendonin po kështu. Ne pamë argumentin e Hegelit që “virtytet private” dhe “kërkesat morale të parëndësishme” nuk duhet t’i pengojnë rrugën udhëheqësve të mëdhenj, as nuk duhet që të vajtohet nëse heronjtë, gjatë plotësimit të misionit të tyre, shkelin me këmbë ose “thyejnë në copëra” shumë lule të pafajshme. Nietzche, me ekzagjerimin e vet grotesk, shkon shumë më tej: “Njerëzit e fortë, mbinjerëzit, fitojnë ndërgjegjen e pastër të një kafshe grabitqare; Këta përbindësha të mbushur me gëzim mund të kthehen nga një orgji e frikëshme vrasjesh, djegjesh, çnderimesh e torturash me të njejtin gëzim në zemrat e shpirtërat e tyre sikur të ishin kënaqur në një potere studentësh... Kur një njeri është i aftë për të komanduar, kur ai është për natyrë një “mbinjeri”, kur ai është i dhunshëm në veprime e në gjeste, ç’rëndësi kanë traktatet për të? Për të gjykuar siç duhet moralin, ky duhet zëvendësuar me dy koncepte të huazuar nga zoologjia: zbutja e një kafshe të egër dhe kultivimi i specieve të veçanta.”

Mësime të tilla, të çuara në ekstrem prej Nietzches e të duartrokitura prej shumë gjermanësh të vegjël, duket se kanë ushtruar një thirrje të fortë mbi Hitlerin. Një gjeni me një mision është mbi ligjin; ai nuk mund të kufizohet prej moralit “borgjez”. Kështu, kur i erdhi ora për të vepruar, Hitleri justifikoi me gjakftohtësi veprat më të pamëshirshme: shtypjen e lirisë personale; praktikimin brutal të punës së skllevërve; mizoritë e kampeve të përqendrimit, masakrimin e shokëve të vet në qershor 1934, vrasjen e robërve të luftës dhe zhdukjen masive të çifutëve.

Kur Hitleri doli nga burgu i Landsbergut, pesë ditë para Krishtlindjeve më 1924, ai gjeti një situatë që do ta kish detyruar çdo njeri tjetër të tërhiqej nga jeta publike. Partia naziste dhe shtypi i saj ishin ndaluar; udhëheqësit e mëparshëm po i luftonin si feudalë dhe po binin. Atij vetë i ish ndaluar të fliste në publik. Ç’ishte më keq, policia e shtetit të Bavarisë i rekomandonte me forcë ministrisë së brendshme deportimin e tij në Austri, ku kish lindur. Bile shumë prej shokëve të tij të vjetër kishin rënë dakord me opinionin e përgjithshëm se Hitleri kish marrë fund, se tani ai do të zhdukej në harrim siç kish ndodhur me shumë politikanë të tjerë provincialë që kishin patur një moment të shkurtër fame gjatë viteve të mundimshme kur dukej se republika do të shembej1

Ndërkaq republika i kish kaluar stuhitë. Ajo po fillonte të ecte mbarë. Ndërkohë që Hitleri ishte në burg një gjeni financiar i quajtur Dr. Hjalmar Horace Greeley Schacht po merrej me stabilizimin e monedhës dhe ia kish arritur kësaj. Inflacioni shkatër-rimtar kish marrë fund. Barra e reparacioneve ish lehtësuar nga plani Dawes. Kapitali po vërshonte nga Amerika. Ekonomia po e merrte veten me të shpejtë. Stresemann po ia dilte mbanë me politikën e tij të pajtimit me aleatët. Francezët po iknin nga

1 Më 1929, profesor M.A. Gerothwohl, botues i ditarëve të lord D’Aberdon, shkroi një shtesë në fund të raportit të ambasadorit mbi puçin e birrës, ku, pasi përmend që Hitleri ish dënuar me burgim, shton: “Pas 6 muajsh ai u lirua dhe për pjesën tjetër të dënimit u kufizua të mos lëvizte. Kështu ra në harrim.” Lord ‘Abernon ishte ambasadori britanik në Berlin nga viti 1920 deri më 1926 dhe punoi me shumë aftësi për të forcuar republikën e Weimarit.

Kulturë filozofike

Page 141: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

141Përpjekja 141Përpjekja

Ruhri. Po diskutohej një pakt sigurimi, i cili do të hapte rrugën për një marrëveshje të përgjithshme evropiane (Lokarno) dhe do të fuste Gjermaninë në Lidhjen e Kombeve. Për herë të parë qysh pas disfatës, pas gjashtë vjet tensionesh, trazirash e depresioni populli gjerman po fillonte të bënte një jetë normale. Dy javë para se Hitleri të lirohej nga Landsbergu, socialdemokratët ose, siç i quante ai, “kriminelët e nëntorit”, kishin rritur votat e tyre 30 % (në afro tetë milion) në zgjedhjet e përgjithshme, ku ata nxor-rën fituese republikën. Nazistët, në aleancë me grupet veriore raciste, nën emrin e lëvizjes gjermane nacional-socialiste për liri, kishin parë rënien e numrit të votave të tyre nga afro dy milion në maj 1924 në më pak se një milion në dhjetor. Nazizmi dukej tashme një kauzë qe po vdiste. Ai ish rritur shpejt në kurriz të fatkeqësive të vendit, por tani që perspektiva e kombit ishte ndriçuar ai po humbiste me të shpejtë. Kështu të paktën mendonin shumica e gjermanëve dhe e vëzhguesve të huaj. Por jo Adolf Hitleri. Ai nuk dekurajohej lehtë. Dhe ai dinte si të priste. Ndërsa sistemonte fijet e jetës së vet në apartamentin e vogël me dy dhoma në katin e sipërm të Thierschstrasse 41 në Munih, gjatë muajve të dimrit 1925 e më pas në verë, në bujtina të ndryshme, në Obersalsberg mbi Berchtesgaden, meditimi i fatkeqësive të së kaluarës së afërt dhe eklipsi i të tashmes i shërbenin vetëm për të forcuar vendosmërinë e vet. Pas dyerve të burgut ai kish «patur kohë të kalonte mirë në mendje jo vetëm të shkuarën e vet, me triumfet dhe gabimet, por edhe të shkuarën e trazuar të popullit gjerman dhe triumfet e gabimet e tij. Ai i shihte të dyja më qartë tani. Dhe po i rilindte përsëri ajo ndjenja e fortë e misionit - për veten dhe për Gjermaninë -, për të cilën s’kishte asnjë dyshim. Në këtë gjendje të ekzaltuar shpirtërore ai përfundoi së diktuari rrëkenë e fjalëve që do të derdhej në vëllimin e parë të “Mein Kampf” dhe vazhdoi menjëherë me vëllimin e dytë. Projekti i asaj që i Plotfuqishmi e kish caktuar atë të kryente në këtë botë katak-lizmike dhe filozofia -Weltanschauung- që do të qendronte në bazën e saj, ishin hedhur mbi letër për t’i lexuar e menduar të gjithë. Kjo filozofi, sado e çmendur, kish rrënjë të thella në jetën gjermane. Projekti mund të dukej absurd për shumicën e mendjeve të shekullit të njëzetë, bile edhe në Gjermani. Por ai kishte edhe një logjikë të vetën. Ai përmbante një vizion. Ai ofronte, ndonëse pak e panë këtë në kohën e vet, një vazhdim të historisë gjermane. Ai tregonte rrugën drejt një destinacioni gjerman të lavdishëm.

Përktheu Agron Deliu

Kulturë filozofike

Page 142: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

142Përpjekja 142Përpjekja

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANE NGA RILINDJA E KËTEJ (Vijon nga numuri i kaluar)

Alfred Veber Denis Huisman

DEKARTI

René des Cartes lindi më 1596 në La Haye, Touraine. U edukua nga jezuitët në La Fléshe, pastaj e kaloi pjesën më të madhe të jetës jashtë shtetit: në Gjermani, ku luftoi me gradën e lejtnantit nën flamurin e perandorisë; në Hollandë ku botoi Esse filozofike (në të cilën përfshihet edhe Diskur mbi Metodën (1636), Meditationes de prima philosophia (1641), Principia philosophia (1644); në Suedi ku e thirri admiruesja tij mbretëresha Kristinë dhe ku vdiq më 1650 bash në vitin kur doli në Amsterdam vepra e tij Traktat i pasioneve të shpirtit. Duhen cituar gjithashtu si vepra që karakterizojnë filozofinë e tij edhe Bota ose traktati i dritës dhe Traktati i njeriut ose i formimit të fetusit, të cilat u botuan pas vdekjes së autorit.

Për të kuptuar Dekartin si filozof duhet të mbajmë parasysh se kemi të bëjmë me konkurruesin e Galileut, të Paskalit dhe të Njutonit; me vazhduesin e Viétit dhe me një nga korifejtë e analizës gjeometrike. Dekarti është para së gjithash matematicien. Origjinaliteti i gjeometrisë së tij qëndron kryekreje në vetinë përgjithësuese të procedesë së përdorur që konsiston në paraqitjen me një drejtëz - dhe jo me një sipërfaqe - të produktit të dy drejtëzave, si dhe në përdorimin e një sistemi koordinatash që lejon të shprehen, nëpërmjet një ekuacioni, vetitë e kurbave të ndryshme. Po ashtu edhe filozofia e tij nuk synon tjetër veçse të jetë një matematikë e përgjithësuar. Ambicja e tij është zbatimi i metodës gjeometrike në shkencën universale, pra, ta bëjë atë metodë filozofike. Diskur mbi metodën të bind plotësisht për këtë: “Mua më pëlqente mbi të gjitha matematika, thotë ai, - për shkak të sigurisë dhe të provave bindëse në arësyetimet e saj, por unë nuk po gjeja ende përdorimin e saj të vërtetë dhe, duke menduar se ajo i shërbente vetëm arteve mekanike, habitesha me faktin që themelet e saj ishin aq të qëndrueshme dhe aq solide. Asgjë më e shkëlqyer se ajo nuk është ndërtuar.”1 Dhe diku më poshtë: “Ato hallka të gjata arsyetimi, krejt të thjeshta dhe të lehta, të cilat gjeometrat i përdorin për të mbërritur deri në vërtetimet më të vështira, më kishin dhënë rastin të imagjinoja se të gjitha gjërat që kapen nga njohja njerëzore janë të ndërlidhura dhe pasojnë njëra tjetrën në të njëjtën mënyrë dhe se, po të mos bësh gabimin që të marrësh ndonjërën prej tyre për të vërtetë kur ajo nuk është e tillë dhe po të ruash rendin e duhur për t’i deduktuar ato nga njëra tjetra, nuk mund të jetë asnjë syresh aq e largët sa të mos e mbërrish dot dhe asnjë aq e fshehtë sa të mos e zbulosh.”2 Është 1 Discour de la Méthode, pjesa e parë.2 Ibid, pjesa e dytë.

Kulturë filozofike

Page 143: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

143Përpjekja 143Përpjekja

pikërisht kjo metodë universale që përmbledh katër mësimet (préceptes) e Discour de la methode. Të marrësh për të vërtetë vetëm atë që është evidente duke evituar ngutjen dhe paragjykimin; t’i ndash vështirësitë në aq pjesë sa ç’është e nevojshme; “të supozosh një rend, madje edhe ndërmjet atyre objekteve që nuk e pasojnë aspak natyrshëm njëri-tjetrin” kur kalon nga një objekt më i thjeshtë në një më të përbërë dhe, më në fund, të bësh regjistrime të plota.

Nëse këto pasazhe dhe mjaft të tjera na tregojnë në mënyrë krejt të qartë se metoda karteziane është deduksioni matematik i përgjithësuar, atëhere pse dhe si e kanë bërë Dekartin krijuesin e matafizikës të bazuar mbi vëzhgimin e brendshëm dhe refleksionin? Sepse për të deduktuar ai ka pasur nevojë për disa principe të para dhe këto principe, prej të cilëve ai ka nxjerrë krejt pjesën tjetër more geometrico, ia ka dhënë refleksioni. Ata pra që shohin tek ai autorin e së ashtuquajturës metodë psikologjike, madje pararendësin e fenomenologjisë, kanë të drejtë në kuptimin që vëzhgimi është një nga anët e metodës karteziane, si të thuash faza e saj përgatitore. Megjithatë ata gabohen nëse nuk shohin atje veç një introdukt, një lloj skele provizore që i shërben pastaj arsyetimit deduktiv që është, pa dyshim, shpirti i kartezianizmit. Duhet shtuar gjthashtu se Dekarti nuk praktikon vetëm vëzhgimin e brendshëm, por, duke qenë dijetar anatomist dhe fiziologjist aq sa ç’mund të ishe në shekullin XVII, ai i jep shumë rëndësi eksperiencës dhe e studion me dashuri librin e botës. Me të drejtë, prandaj, historianët e vonë të kartezianizmit ngulmojnë në pamundësinë e ndarjes tek Dekarti të filozofit nga shkencëtari; po ashtu edhe pozitivizmi francez nuk gabon aspak kur e radhit njeriun që tentoi ta bënte filozofinë një shkencë ekzakte ndër stërgjyshërit e vet. Difekti i Dekartit, që e gjejmë edhe tek një numër i madh metafizicienësh e që është pasojë e edukimit skolastik, qëndron tek padurimi për të konkluduar dhe sistematizuar, çka i pengon ata të bëjnë ashtu si duhet dallimin midis metodës kërkuese dhe asaj ekspozuese.

Zbatimi i metodës gjeometrike në metafizikë, me qëllim që ta bëjë këtë një shkencë ekzakte - kjo është idea mbizotëruese e kartezianizmit. Duke u nisur nga një numër i vogël aksiomash dhe përkufizimesh gjeometria arrin, nëpërmjet rrugësh deduktive, në zhvillime mahnitëse. Kështu don të procedojë Dekarti. Atij kryekreje i duhen aksioma dhe përkufizime. Në pjesën e parë të ekspozesë tonë do të shohim se si këto atij ia jep refleksioni. Pastaj, nga këto përkufizime ai do të derivojë një sërë deduksionesh që do të përbëjnë objektin e pjesës së dytë. Le të ndjekim rendin e meditimeve pa u ndalur në problemet që shtrojnë diferencat që gjejmë në veprat e ndryshme të Dekartit.

1. Duke parë faktin se gjithçka di ose beson se di i ka ardhur nëpërmjet kanaleve të shqisave e traditës si dhe që, nga ana tjetër, shqisat janë mashtronjëse, Dekarti fillon e dyshon për gjithçka. Ai i kundërvë shkencës tradicionale një dyshim radikal. Por ai nuk dyshon aspak thjeshtë për të dyshuar. Skepticizmi i tij, ndonëse radikal, është i përkohshëm dhe ka për qëllim të arrijë në një shkencë të sigurt. Ai shkëputet, pra, njëherësh edhe nga filozofët e Kishës, edhe nga skeptikët e mirëfilltë. Deviza e skolastikëve ishte: Credo ut intelligam kurse ai, përkundrazi, tha: Dubito ut intelligam. Përpara tij kanë dyshuar edhe Pyrroni, Sexte, Montenji, por ata nuk ditën të triumfojnë ndaj dyshimit. Të lodhur nga lufta, ata e bënë atë një qëllim në vetvete, një sistem përfundimtar dhe pa të ardhme. Për Dekartin dyshimi nuk është tjetër veçse një mjet nga i cili ai nxiton të çlirohet sapo zbulon një të vërtetë të parë të sigurtë. Dhe pikërish duke u nisur prej këndej më shumë se sa prej skepticizmit të tij, d.m.th. prej shtimit të një principi pozitiv mbi mohimin, princip ky tepër viabël dhe pjellor, ai themeloi filozofinë racionaliste moderne.

Kulturë filozofike

Page 144: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

144Përpjekja 144Përpjekja

Ndërmjet sigurive të zhgjëndrës dhe ëndrrave të gjumit ka një ndryshim, por a nuk kemi edhe gjatë gjumit përshtypjen sikur po perceptojmë realitetin? Atëherë si ta dallojmë realen nga iluzoria? Për më tepër, edhe ajo që na duket e sigurt në ëndërr, ashtu sikurse edhe në zhgjëndër, për shembull që dy edhe dy bëjnë katër, është e dyshimtë përderisa ne nuk e dimë përse besojmë dhe përderisa Zoti, i cili lejon që ne të mashtrohemi herë-herë, mund ta ketë bërë fare mirë punën që ne të mashtrohemi gjithëherë. Për të arritur sigurinë, është më mirë që, edhe sikur shumë të vërteta të jenë të mundshme, të mendojmë sikur një gjeni i së keqes kërkon vazhdimisht të na mashtrojë. Por edhe sikur të jetë kështu, përsëri mbetet një princip sigurie.

Cili është ky princip dhe si e zbulon Dekarti atë? Atë ia zbulon vetë dyshimi i tij. Unë dyshoj, thotë ai, - ja pra çfarë është absolutisht e sigurtë. Por të dyshosh, do të thotë të mendosh. Është e sigurtë, pra, që unë mendoj. Të mendosh, do të thotë të jesh... Pra, është e sigurtë që unë jam. Cogito ergo sum3. Ndonëse Dekarti i huazon elementet e arsyetimit të tij nga Shën Agostini, ai u jep atyre një formë të re, një frazë të gjallë dhe të saktë që e tërheq mendjen dhe fiton menjëherë miratimin e saj.

Bash kësaj formule tashmë klasike Cogito ergo sum i detyrohet një pjeë e mirë e suksesit të filozofisë së tij. Kjo devizë e tij nuk është, megjithatë, një arsyetim dhe ai nuk do që ne ta pranojmë si të tillë. Si arsyetim ajo do të ishte e gabuar, gabim logjik përderisa konkluzioni në thelb nuk është tjetër veçse maxhori. Ai është një gjykim i thjeshtë analitik, një pohim i qartë në vetvete.

Ja pra, një bazë e sigurt mbi të cilën mund të ndërtohet një sistem jo më pak i sigurtë sesa principi i tij themelor. Është e qartë, në fakt, se të gjitha pohimet që rrjedhin domosdoshmërisht nga një aksiomë, janë po aq të vërtetë sa vetë aksioma.

Për momentin unë nuk di tjetër gjë përveç asaj që ekzistoj. Për të shkuar më tej dhe për të zgjeruar rrethin e njohurive të mija duhet të tregoj kujdesin më të madh duke kujtuar parreshtur se për t’u bërë i sigurtë për gjithçka është e nevojshme prova dhe vetëm prova. Është e provuar që unë mendoj dhe ekzistoj, por nuk është gjithaq e provuar që objekti i mendimit tim ekziston edhe ai nga ana e vet, jashtë meje; pasi, fundja më në fund, natyra që më mashtron duke më bërë të besoj në ngritjen dhe uljen e diellit, fare mirë mund të më mbushë gjthashtu me iluzione duke më bërë të pranoj realitetin e gjërave shqisore. Idetë e mija mund të jenë vetëm produkt i imagjinatës sime, i nxehti, i ftohti, madje edhe vetë sëmundja mund të jenë thjeshtë produkt haluçinacionesh. Madje, madje, mund të detyrohesha të hiqja dorë edhe nga të provuarit e së kundërtës, dhe të mbyllesha përgjithmonë në sum quia cogito, të mbetesha, pra, skeptik ndaj gjithçkaje tjetër, sikur, ndërmjet ideve që zbuloj në vetvete, të mos gjeja një ide origjina e huaj e së cilës të ishte evidente: ideja e Zotit ose e qënies të pafundme dhe të përsosur4.

Kjo ide nuk mund të jetë produkt i mendimit tim spse mendimi im është i fundëm, i kufizuar, i papërsosur dhe është evidente që një shkak i fundëm nuk do të dinte të përftonte një efekt të pafundëm. Dikush do të thonte se ideja e të pafundmes është thjeshtë negative. Përkundrazi, ajo është më pozitivja nga të gjitha idetë, ajo i paraprin të gjitha të tjerave madje pa nuk do të ishte e mundur të ideja e të fundmes. Mund të ngrihej objeksioni se uni njerëzor, sado i papërsosur aktualisht ndoshta është i pafundëm virtualisht, përderisa ai tenton përdrejt përsosurisë dhe duke qenë i tillë, ai mund të ketë përftuar idenë e Zotit. Por ideja e Zotit nuk është ideja e një qënieje 3 Discour de la Méthode, IV4 Meditations, III, IV

Kulturë filozofike

Page 145: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

145Përpjekja 145Përpjekja

virtualisht të përsosur, ajo është ideja e një qënieje aktualisht të pafudnme. Një përsosuri që zhvillohet nuk është përsosuria që ne i atribuojmë Zotit. Botëkuptimi ynë zhvillohet ndoshta pafundimisht, nëpërmjet akumulimesh të njëpasnjëshme, arritjesh graduale, kurse Zoti, përkundrazi, është qënia së cilës nuk mund t’i shtosh asgjë, qënia përjetësisht absolute dhe komplete. Nëqoftëse pra ideja e zotit nuk mund të vijë nga ne, atëhere ajo duhet të vijë nga Zoti, duhet pra që Zoti të ekzistojë.

Ekzistenca e zotit rrjedh, për më tepër, nga vetë ideja e qënies së përsosur, pasi ekzistenca është një element esencial i përsosurisë, pa të cilën Zoti do të ishte më e papërsosura e qënieve. Ky argument, i zhvilluar nga Shën Agustini, duket se e varëson ekzistencën e Zotit nga ideja jonë e qënies së përsosur. Sipas Dekartit, nuk duhet kuptuar kështu. Nuk duhet thënë: Zoti ekziston ngase mendja ime e koncepton, por arsyeja ime e koncepton Zotin, ngase ai ekziston. Themeli i vërtetë i besimit tonë tek Zoti nuk është konceptimi ynë në vetvete - kjo do të ishte një bazë subjektive dhe e brishtë - por është Zoti vetë që afirmohet brenda nesh nëpërmjet idesë së lindur të së pafundmes. Objeksioni, sipas së cilit nga korrelacioni i brendshëm dhe i domosdoshëm që ekziston, për shembull midis idesë së malit dhe idesë së luginës, nuk rrjedhon as ekzistenca e një mali dhe as ajo e luginës, është sofizëm. Nga fakti se unë nuk mund të konceptoj mal pa luginë dhe luginë pa mal nuk rrejdh që ekziston një mal apo luginë, por rrjedh fakti që të dy idetë janë të pandashme. Po kështu, nga ajo që unë nuk mund ta konceptoj Zotin pa ekzistuar, rrjedhon ajo që ideja e Zotit nënkupton ekzistencën e qënies së përsosur.5

Unë di pra 1. që ekzistoj dhe 2. që Zoti ekziston. Siguria e ekzistencës së Zotit ka një rëndësi kapitale; çdo e vërtetë dhe siguri, çdo shkencë pozitive varet prej andej. Dekarti mendon se të vërtetat e përjetshme janë krijuar nga Zoti, i cili fare mirë do të mund të kishte bërë që ato të ishin të tjera nga ç’janë. Nëse unë nuk do të kisha sigurinë e ekzistencës së Zotit do të mbetesha rob i cogito ergo sum, do të njihja veten pa njohur dot kurrë tjetër gjë. Nëpërmjet saj unë kapërcej humnerën që ka gërryer dyshimi im, midis mendimit tim dhe gjësendeve të jashtme dhe mësoj 3. që bota e trupave ekziston. Është Zoti dhe vetëm Zoti ai që më garanton realitetin e ideve të mija; është ideja për të, që ai ka ngulitur tek unë, ajo që më bën të refuzoj përjetësisht skepticizmin. Në fakt, për sa kohë ndahem nga ideja e Zotit, unë mund të pranoj që bota shqisore është një iluzion i shkaktuar nga ndonjë gjeni malinj ose nga natyra e shpirtit tim. Por, kur provohet ekzistenca e Zotit, autor i gjithçkaje, atëhere bëhet evidente që besimi im instiktiv në ekzistencën e botës është i bazuar, pasi unë e nxjerr atë nga një qënie e përsosur, d.m.th. e paaftë për të mashtruar. Tashmë dyshimi im është i pamundur dhe skepticizmi që më kishte mbetur ia le vendin një besimi të palëkundur tek arësyeja.6

5 Në thelb prova ontologjike nuk është më shumë arsyetim sesa ç’ishte cogito ergo sum. Është më tepër-formulimi i një aksiome, i një të vërtete që shpirti e apercepton/kap menjëherë dhe para çdo refleksioni.6 Meditation V, 8. Pasi kam njohur që ka një Zot, prej këtej kam njohur njëkohësisht edhe se të gjitha gjërat varen prej tij dhe se ai nuk është aspak mashtronjës. Në këtë ravë kam gjykuar se gjithçka që e konceptoj qartë dhe shkoqur nuk mund të mos jetë e vërtetë... Kundër kësaj nuk mund të sillet asnjë arësye që të më kthejë në dyshim; kësisoj kam fituar një shkencë të sigurtë dhe të vërtetë. Po kjo shkencë shtrihet edhe mbi të gjitha gjërat e tjera që kujtoj t'i kem vërtetuar dikur, si psh të vërtetat e gjeometrisë dhe të tjera kësodore. Çfarë objeksioni mund të më bëjnë që t’i kthehem dyshimit? Mos do të thonë që natyra ime është e tillë që unë jam një subjekt i gabueshëm?Por unë tashmë e di se nuk mund të gabohem në gjykimet të cilave ua njoh qartë arësyet. Mos ndoshta do më bëjnë objeksionin se dikur kam çmuar shumë gjëra si të vërteta e të sigurta kurse më pas i kam njohur për të rreme? Apo që jam në gjumë? Por edhe kur të jem në gjumë gjthëçka që do t’i shfaqet shpirtit (esprit) në mënyrë evidente do të jetë absolutisht e vërtetë.Kësisoj duket shumë qartë se e vërteta dhe siguria e çdo shkence varet vetëm nga njohja e Zotit. Përpara se ta njihja atë unë nuk mund të njihja përsosurisht asgjë tjetër. Kurse tashmë që e njoh, kam mjetin për të fituar një shkencë të përsosur që prek një pafundësi gjërash, jo vetëm nga ato që janë tek ai, por edhe nga ato që i përkasin natyrës trupore.

Kulturë filozofike

Page 146: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

146Përpjekja 146Përpjekja

Tre realitetet të cilëve ua provuam tashmë ekzistencën: Zoti, Uni dhe bota trupore përkufizohen si më poshtë: Zoti është substanca e pafundme, nga e cila varet gjithçka, kurse ajo vetë nuk varet nga asgjë; shpirti është një substancë që mendon7; trupi është një substancë e shtrirë. Përsa i përket fjalës “substancë”, me të duhet kuptuar një gjë që ekziston në mënyrë të atillë që s’ka nevojë për tjetër gjë për të ekzistuar.8

2. Vëzhgimi dhe arësyetimi kanë hedhur bazat e sistemit kartezian. Deduksioni

a priori plotëson atë çka mbetet. Ja, që në fillim, një deduksion që përmban në embrion sistemin e Spinozës. Duke qënë substanca diçka që s’ka nevojë për tjetër gjë që të ekzistojë, atëhere, për rrjedhojë, vetëm zoti është substancë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës9. Në fakt, kur konceptojmë substancën, ne konceptojmë vetëm një gjë që ekziston në mënyrë të atillë që s’ka nevojë veçse për vetveten; sepse në të vërtetë vetëm Zoti është i tillë dhe nuk ka asnjë gjë të krijuar që mund të ekzistojë pa qënë e mbështetur dhe e ruajtur nga pushteti i tij. Ka të drejtë, prandaj Skolastika që thotë se fjala substancë nuk është univoke lidhur me Zotin dhe krijesat e tij10. Krijesat nuk janë pra substanca në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ato janë të tilla në raport me Zotin, përderisa varen prej tij.

Dekarti do të kuptojë, pra, me substancë relative dhe të fundme atë që ka nevojë vetëm për Zotin që të ekzistojë; me mod, atë që nuk ekziston dhe as konceptohet pa atë tjetrën, që është substanca; me atribut, cilsinë esenciale të substancës: atë, pra, të cilën nuk mund ta heqësh pa suprimuar njëkohësisht edhe vetë substancën.

Substancat (relative) janë shpirtrat dhe trupat. Atributi i shpirtrave, d.m.th. esenca e tyre është mendimi11; atributi i trupave, d.m.th. esenca e tyre është shtrirja.

Duke u nisur nga ajo që esenca e trupave konsiston tek shtrirja kemi për rrjedhojë: 1. që nuk do të mund të kishte në univers shtrirje pa trup, d.m.th. hapësirë boshe; as trupa pa shtrirje, d.m.th. atome; 2. që bota e trupave është e pakufizuar përderisa shtrirja nuk mund të konceptohet sikur ka kufij (këtu Dekarti kundërshton Aristotelin dhe është dakord me Brunon) 3. që trupi nuk ka qendër në kuptimin e mirëfilltë të fjalës; që forma e tij është ekscentrike dhe lëvizja e tij centrifuge: sepse qëndra është një pikë matematike dhe pika matematike nuk ka shtrirje.

Meqënëse shtrirja ka për cilësi pjestueshmërinë (divisibilité), figurshmërinë dhe lëvizshmërinë (mobilite) dhe meqënëse pjesëtimi nuk është tjetër gjë veçse një lëvizje ndarjeje dhe bashkimi, atëhere vetitë e shtrirjes - për rrjedhojë edhe të materies -, përmblidhen tek lëvizja.

Nuk ka tjetër lëvizje përveç lëvizjes në shtrirje; lëvizja e translacionit ose e ndryshimit të vendit.

Nga ana tjetër, lëvizja nuk do të mund ta kishte burimin e saj tek trupat në vetvete: nuk mund të thuhet se ata lëvizin, apo vihen në lëvizje dhe e ruajnë atë nga vetvetja, pasi trupat janë shtrirje, asgjë tjetër përveçse shtrirje, deri edhe në thellësinë

7 Principes I8 Ibid9 Ibid10 Ibid11 Principia I. “Me fjalën “të mendosh” unë kuptoj gjithçka bëhet tek ne në atë mënyrë që e kapim men-jëherë nëpërmjet vetvetes; prandaj jo vetëm të kuptosh, të dëshirosh, të imagjinosh, por edhe të ndjesh është këtu e njëjta gjë si të mendosh.”

Kulturë filozofike

Page 147: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

147Përpjekja 147Përpjekja

e tyre më të fundme, dhe principi i brendshëm, qëndra e veprimit dhe impulsit që ne e quajmë shpirti, uni, atyre u mungon krejtësisht. Duke qenë tërësisht pasivë ata nuk lëvizin vetë, ata lëvizen nga impulse të jashtme; madje, nuk mund të thuhet që ata janë të rëndë, nëse me rëndesë kuptojmë një tendencë të trupave përdrejt qëndrës së tokës, d.m.th. një lloj aktiviteti spontan të materies. Bota materiale nuk njeh ligj tjetër përveçse atë të domosdoshmërisë. E gjallëruar, në krye të herës, prej krijonjësit, nëpërmjet një lëvizjeje vijëdrejtë, pjesët e materies shpërndahen shtjella-shtjella dhe formojnë yjet, pastaj planetet që janë yje të shuar dhe, më në fund, trupat qiellorë. Shkenca e botës është një problem i mekanikës. Bota materiale është një makinë, një zinxhir i papërkufizueshëm (indefinie) - jo i pafundëm (infinie) - lëvizjesh, origjina e të cilave është tek Zoti12.

Megjithatë, nuk duhet ngatërruar teologjia me interpretimin e natyrës. Fizika duhet të heqë dorë absolutisht nga kërkimi i shkaqeve përfundimtare, çka e ka penguar për një kohë tepër të gjatë progresin e kësaj shkence.13

Shpirtrat (esprits) nga çdo pikpamje, janë e kundërta e trupave: Edhe pse si fakultet i të kuptuarit (entendement) shpirti ynë i kufizuar është pasiv në raport me objektin e tij, kapaciteti i vullnetit që manifestohet tek ai, veçanërisht në pezullimin e gjykimit dhe në dyshimin, na bën ta rrokim atë si diçka të lirë, aktive dhe, në një farë mënyre, të papërkufizueshëm. Ashtu sikurse nuk ka asgjë tek trupat që të mos jetë shtrirje, po ashtu nuk ka asgjë në shpirtin që të mos jetë mendim, i pashtrirë, imaterial. Trupi është tërë çka nuk është shpirti dhe shpirti është mohimi absolut i gjithë asaj që përbën trupin. Të dy substancat janë tërësisht ekskluzive ndaj njëra-tjetrës, tërësisht të kundërta midis tyre: trupi ëshët absolutisht i pashpirt; shpirti absolutisht imaterial (dualizëm i substancave, spiritualizëm dualist)14

Dhe po kështu, shkencat e trupave dhe ato të shpritrave nuk kanë asgjë të përbashkët. Nëse fizika duhet t’i përmbahet rreptësisht kufijve të interpretimit mekanik, shpirti, nga ana e tij, duhet të shpjegohet vetëm nëpërmjet vetvetes.

Duket sikur sensacioni është një veprim i trupit mbi shpirtin dhe lëvizja e vullnetshme një veprim i shpirtit mbi trupin, porse ky ndikim nuk është tjetër veçse dukje, sepse nuk mund të ketë influks fizik ndërmjet substancash, atributet e të cilave përjashtojnë njëra tjetrën. Njeriu është një kompozim, një bashkësi trupi dhe shpirti. Shpirti i nxjerr idetë shqisore nga fondi i vet me rastin e ndijimeve korresponduese; trupi, nga ana e vet, është një automat që lëviz sipas vullneteve të shpirtit. Trupi ka destinacionet e tij, shpirti të vetat; trupi i nënshtrohet domosdoshmërisë ndërsa shpirti gëzon arbitrin e lirë; duke qënë i pavarur nga trupi ai i mbijeton shkatërrimit. Të dy gjysmat që përbëjnë qënien njerëzore përjashtohen deri në atë pikë, saqë nuk mund të bëhet fjalë, në princip, për një unifikim ndërmjet shpirtit dhe trupit në kuptimin

12 Ibid I13 Ibid I14 Meditation VI, - Këtu shpërthen diferenca e thellë midis Dekartit dhe Lajbnicit, spiritualizmit dualist dhe spiritualizmit konkret. Ndërsa Dekarti i mohon trupit çdo tendencë Lajbnici i atribuon atij (dmth monadave të tij përbërëse) jo vetëm tendencë por gjithashtu edhe perceptimin, në kuptimin që ai përmban, pa qënë i vetëdijshm, idenë që tenton të realizojë. Sipas Lajbnicit është aperceptimi dhe jo perceptimi,vetëdija e synimit për kah tenton dhe jo tendenca në vetvete ajo që përmban tiparin dallues të shpirtit në krahasim me trupin.

Kulturë filozofike

Page 148: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

148Përpjekja 148Përpjekja

e mirëfilltë të fjalës. “Ata që nuk filozofojnë kurrë,- i shkruan Dekarti15 princesësh palatine Elizabetë, dhe që punojnë vetëm me shqisat e tyre, kanë bindjen se shpirti nuk e lëviz trupin as dhe që trupi nuk vepron mbi shpirtin, përkundrazi ata i konsiderojnë njërin dhe tjetrin si një gjë e vetme, d.m.th. ata konceptojnë unitetin e tyre; pasi të konceptosh unifikimin ndërmjet gjërave, do të thotë t’i konceptosh si një gjë e njëjtë dhe e vetme.” Dhe kur princesha vëren se veprimi i ndërsjelltë i trupit dhe shpirtit është një fakt që duket sheshit e se është më e lehtë t’i atribuosh shtrirje shpirtit sesa të mohosh diçka që është evidente ai përgjigjet: “I lutem lartësisë tuaj, i lutem tia atribuojë këtë materie dhe këtë shtrirje shpirtit sepse kjo s’është tjetër gjë veçse ta konceptosh atë si të njëjtësuar me trupin, dhe pasi ta ketë konceptuar mirë këtë dhe ta ketë provuar tek vetvetja lartësia juaj do ta ketë të lehtë të arrijë në përfundimin se materia së cilës do t’i atribuojë mendimin nuk është mendimi vetë dhe që shtrirja e kësaj materieje është një natyrë tjetër nga shtrirja e mendimit, për faktin se e para është e determinuar nga njëfarë vendi të cilit ajo i përjashton çdo shrirje të trupit, çka nuk përbën assesi të dytën dhe Lartësia Juaj do të mbërrijë lehtë kështu në njohjen e dallimit mes trupit dhe shpirtit ndonëse kryekreje i kishte konceptuar të njëjtësuar.”

Teoria, megjithatë, nuk e pengon Dekartin të flasë për veprimin e ndërsjelltë midis trupit dhe shpirtit sikur ky veprim të ishte real dhe direkt. Antropologjia e tij, veçanërisht ashtu siç formulohet ajo në Traktatin e pasioneve (51) (Amsterdam 1650), e supozon këtë veprim real - në kundërshtim me çka thotë metafizika e tij -, madje me një rëndësi të madhe për moralin: nëse pasioni i shpirtit është veprim i trupit, nga ana tjetër, vullneti ka një pushtet të pafund, ndonëse jo të drejtpërdrejtë, mbi pasionet; në fakt ai mund të kthejë vëmendjen për kah një diçka që është e kundërt me pasionin, t’i japë trupit një qëndrim të kundërt ose të ngrejë asosiacioe të reja. Tek e fundit, edhe pse i lidhur me trupin, shpirti ka kënaqësitë e tija që në thelb gurrojnë nga ndjenja e lirisë së tij. Pra në kundërshtim me pohimet tepër të prera që cituam më parë ai e pranon që shpirti është i bashkuar me të gjitha pjesët e trupit dhe se ai ushtron në mënyrën më të veçantë funksionet e tij në gjëndrën pineale. Me ndërmjetësinë e kësaj gjëndre dhe të shpirtrave animale trupi dhe shpirti veprojnë ndërsjelltazi me njëri-tjetrin. Megjithatë ai nuk shtyhet askund deri atje sa t’i konfondojë të “dy substancat”. Traktati i njeriut dhe i formimit të fetusit përvijon kufirin ndarës që ka vendosur ai ndërmjet tyre: trupi ësht[ ai që ecën, që ushqehet, që merr frymë; kurse shpirti është ai që gëzon, vuan, dëshiron, ka etje dhe uri, dashuron, shpreson, ndruhet, percepton idetë e tingullit, të dritës, të erës, të shijes, të rezistencës: që rri zgjuar, që ëndërron, që përfiket. Por të gjitha këto fenomene janë rrjedhoja - rrjedhojat dhe jo pasojat - e lëvizjeve të shkaktuara në poret e trurit, i cili ëshë seli e shpirtit, nga hyrja dhe dalja e shpirtrave animalë. Pa trupin, dhe veçanërisht pa trurin, të gjitha këto fenomene do të zhdukeshin, ashtu sikurse dhe kujtesa që vendoset atje, dhe shpirtit nuk do t’i mbetej veçse konceptimi i ideve të pastra të substancës, të mendimit, të hapësirës dhe të infinitit, ide këto krejtësisht të pavarura nga sensacionet. Për më tepër, idetë, në formimin e të cilave është i domosdoshëm bashkëpunimi i shqisave, për rrjedhojë edhe i trurit, janë krejt tjetër gjë nga objektet që ne supozojmë se paraqesin. Ideja është imateriale, objekti është material, ideja është pra më shumë e kundërta, sesa imazhi besnik i objektit. Idetë tona për cilësitë materiale nuk i shëmbëllejnë objekteve më shumë se ç’u shëmbëllen dhembja majës së hekurt që e shkakton ose gudulisja pendës që e provokon.16

Duket që, themelonjësi i filozofisë franceze, ndonëse racionalist dhe spiritualist

15 Mad. Elsabeth, princesse palatine (Lettre XIX l III)16 Traité du monde ou de la lumiere (Traktat mbi botën ose mbi dritën).

Kulturë filozofike

Page 149: PERPJEKJA · 2020. 11. 22. · jonë, këtu janë varret e të parëve, ja ku i kemi tapitë, ja ku dëgjohet fjala dhe kënga shqipe. Shikoni se si shtrihen vargjet e maleve të

149Përpjekja 149Përpjekja

në princip, mund të konsiderohet si stërgjysh i materializmit. Kafsha e tij makinë i paraprin Njeriut makinë të La Metrit. Dogmatik në besimin e tij tek realiteti i shtrirjes ai, nëpërmjet atij dallimi të qartë dhe absolut që shohim të vendosë midis ideve tona të cilësive materiale dhe shkaqeve të tyre të jashtme, është paraardhësi i Lokut, Hjumit dhe Kantit.

Kulturë filozofike