251
1 Përpjekja Viti VI, nr.15-16 Tiranë, janar - dhjetor 1999 nga Kimete Bytyçi 129 Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992- 1998 nga Denisa Kostovica : 136 Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë në shekullin e njëzetë nga Bernd J. Fischer 143 Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale nga Fatos Lubonja 152 Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar nga Robert Pichler 159 Kulti i disa dokeve të vjetra nga Mark Tirta 165 Ikja nga kompleksi i Rozafës nga Artan Fuga 172 Dosja H. e Ismail Kadaresë nga Galia Valtchinova 183 Mitet e identitetit kombëtar shqiptar nga Noel Malcolm 197 Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme nga Mariela Pandolfi 206 OJQ-të e rinisë në Shqipëri... nga Nicola Mai 220 Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri nga Eno Ngjela 228 Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare nga Fabian Schmidt 234 Në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare nga Arianit Koçi E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA Editorial 2 Mbi nevojën e dekonstruktimit të miteve nga Fatos Lubonja 9 Natyra e mitit: Disa aspekte teorike nga George Schopflin 13 Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare nga Piro Misha 32 Feja e shqiptarit është shqiptaria nga Artan Puto 39 Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë nga Nathalie Clayer 44 Qerbelaja e Naim Frashërit nga Ger Duijzings 58 Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare nga M.J.Alex Standish 67 Obsesioni ynë me origjinën nga Ardian Vehbiu 73 Mungesa e identitetit të gruas dhe roli i mitit të sigurisë së saj nën patriarkalizmin shqiptar nga Antonia Young 85 Miti i burrneshës nga Susan E. Pritchett Post 102 Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut nga Annie Lafontaine 108 Kultura dhe rizbulimi i miteve nga Gilles de Rapper 114 Portretizimi i shqiptarëve në Greqi nga Elias Skoulidas 119 Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës nga Jame Pettifer 124 Miti i udhëheqjes LËNDA

perpjekja_15-16

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_15-16

1Përpjekja

Viti VI, nr.15-16 Tiranë, janar - dhjetor 1999

nga Kimete Bytyçi 129 Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-

1998 nga Denisa Kostovica :136 Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë

ushtarake të Shqipërisë nëshekullin e njëzetënga Bernd J. Fischer

143 Midis lavdisë së një bote virtualedhe mjerimit të një bote realenga Fatos Lubonja

152 Historia dhe tradita, krijimi imiteve me karakter të pastërkombëtar nga Robert Pichler

159 Kulti i disa dokeve të vjetranga Mark Tirta

165 Ikja nga kompleksi i Rozafësnga Artan Fuga

172 Dosja H. e Ismail Kadaresënga Galia Valtchinova

183 Mitet e identitetit kombëtarshqiptar nga Noel Malcolm

197 Mite dhe forma të reja dominimi nëShqipërinë e sotmenga Mariela Pandolfi

206 OJQ-të e rinisë në Shqipëri... nga Nicola Mai

220 Koncepti i sovranitetit dhepërfytyrime të së ardhmes nëShqipëri nga Eno Ngjela

228 Teoritë e konspiracionit në mediandhe politikën shqiptarenga Fabian Schmidt

234 Në kërkim të shkaqeve tëkorrupsionit në policinë shqiptarenga Arianit Koçi

E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

Editorial2 Mbi nevojën e dekonstruktimit

të miteve nga Fatos Lubonja9 Natyra e mitit: Disa aspekte

teorike nga George Schopflin13 Fenomeni nacionalizëm dhe

kriza shqiptare nga Piro Misha32 Feja e shqiptarit është

shqiptaria nga Artan Puto39 Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

nga Nathalie Clayer44 Qerbelaja e Naim Frashërit

nga Ger Duijzings58 Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin

e miteve socialiste shqiptarenga M.J.Alex Standish

67 Obsesioni ynë me origjinën ngaArdian Vehbiu

73 Mungesa e identitetit të gruas dheroli i mitit të sigurisë së sajnën patriarkalizmin shqiptarnga Antonia Young

85 Miti i burrneshës nga Susan E.Pritchett Post

102 Emigracioni shqiptar nëAmerikën e Veriut nga AnnieLafontaine

108 Kultura dhe rizbulimi i mitevenga Gilles de Rapper

114 Portretizimi i shqiptarëve në Greqinga Elias Skoulidas

119 Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës nga Jame Pettifer

124 Miti i udhëheqjes

LËNDA

Page 2: perpjekja_15-16

2Përpjekja

Mbi nevojën e dekonstruktimit të miteve

Nga Fatos Lubonja

Dynumërshi 15-16 i Përpjekjes përmbledh punimet e konferencës metemë Roli i miteve në historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë që u mbajt nëLondër nga 1 deri më 3 qershor 1999, organizuar nga School for SlavonicStudies (seksioni për Shqipërinë), Universiteti i Londrës me kujdesin e veçantëtë drejtueses të këtij seksioni Stephanie Schwandner-Sievers. Shumica ekumtesave që u paraqitën në këtë konferencë janë, në thelb, një zbërthim ihistorisë së ndërtimit të miteve në funksion të momenteve historike dhepolitike që kalonte ngjizja e kombit shqiptar, madje, shpesh, në funksion tëndërtimit të instrumenteve ideologjikë të pushtetit. Mjaft syresh nuk janëtjetër veçse një ballafaqim i miteve më të rëndësishme shqiptare me historinëe Shqipërisë, ose i historisë ashtu siç e kanë përpunuar dhe pastaj njohurshqiptarët nëpërmjet frymës së romantikës nacionaliste, (kur bëhet fjalë përmitet e kapërcyellit të shekullit XIX) dhe asaj nacional - komuniste (kurbëhet fjalë për mitet e përpunuara në kohën e Enver Hoxhës) me historinëashtu siç ka qenë në të vërtetë sipas shkencave historike.

Mirëpo në pohimin e mësipërm dalin dy probleme të mëdha:Duke patur parasysh se, ashtu sikurse thotë George Schopflin në fjalën

hyrëse, miti është formë e organizimit të një periudhe historike në mënyrëtë tillë që ajo të ketë kuptim për një komunitet të caktuar :

- a ka kuptim të flitet për një histori ashtu siç ka qenë në të vërtetë dhe,kush ka të drejtë ta përcaktojë historinë ashtu siç ka qenë në të vërtetë e nëemër të çfarë të vërtete?

- ç kuptim ka të çmontosh apo dekonstruktosh mitet e një komuniteti?Përgjigja e këtyre dy pyetjeve gjendet në mënyrë direkte apo indirekte

në përmbajtjen e këtij volumi. Megjithatë na duket me vend të themi dy fjalënë editorial.

Ka një shkollë mitologësh, të cilës i përket edhe Schopflin, që mbronidenë se përpjekjet për të çmitizuar, apo çmontuar një mit, mund të mos jenëme vend ngase zor se komuniteti do të mund ta kuptonte një qasje të tillë siajo e dallimit tek mitet të të pavërtetave. Sipas Schopflin komuniteti zor sedo t i ndryshonte mënyrat e tij të sjelljes dhe të jetesës dhe zor se do tëpremtonte një sjellje tjetër në të ardhmen, të pandikuar nga mitet. Madje,gjithë sipas tij, kur komunitetit i sulmohet një nga mitet e tij, ai mund ta

Editorial

Page 3: perpjekja_15-16

3Përpjekja

ndjejë veten të sulmuar. Në thelb Schopflin mbron idenë se njeriu ka nevojëtë besojë, se pa besimin në disa simbole të përbashkëta, pavarësisht ngavërtetësia apo pavërtetësia e tyre, nuk mund të ketë komunitet, se individi qëka vendosur të jetojë në një komunitet është i detyruar t i respektojë këtoshenja të përbashkëta. Madje edhe kur çmontojnë mitet e vjetra, njerëzit ebëjnë këtë në emër mitesh të rinj.

Ka edhe një shkollë tjetër, për të cilën flet edhe Schopflin në hyrjen etij, që i ka rrënjët tek Iluminizmi dhe që ka si përfaqësuesit e vet më të shquarnë shekullin XX, marksizmin dhe liberalizmin, e cila, duke e konsideruarmitin thjeshtë si një formë e parë e njohjes njerëzore dhe e shpjegimit tëgjërave e të universit, mbështetur mbi ndjenjën dhe jo mbi arësyen, thotë senë emër të njohjes racionale, asgjë nuk mund të përjashtohet nga dyshimi; senuk ka njohuri ose dituri të privilegjuar ose të shenjtë. Kjo i jep më shumëdorë përmbysjeve të idhujve, rishikimit të miteve, rishkrimeve të historisë,lirisë së individit për t u rebeluar dhe, në përgjithësi, atij që quhet ndryshimdrejt progresit dhe lirisë.

Duket se historia e njerëzimit është rezultati i kësaj dinamike: besim,ndjenjë - dyshim, arësye e cila, nëpërmjet besimit të përbashkët në disa mitedhe ndjenjave rreth tyre e ka motivuar, organizuar dhe ruajtur shoqërinë ngashpërbërja, por, njëherësh, nëpërmjet dyshimit dhe arësyes i ka hapur rrugënndryshimit, madje dhe krijimit të miteve të reja - Larvatus Prodeus (avancoji maskuar) thoshte Dekarti, i cili futi dyshimin në mendimin filozofik tëdominuar nga dogmat e Skolastikës. Dhe shpesh herë ecuria e kësaj dinamike,që i mëshon një herë më shumë besimit dhe ndjenjave sesa dyshimit e arësyesdhe anasjelltas, është varur shumë nga konteksti gjeografik, historik, kulturor,politik që ka përjetuar një shoqëri.

Duke qenë se konferenca u zhvillua fill pas luftës në Kosovë, përtragjedinë e së cilës dihet se një rol jo pak të rëndësishëm kanë luajtur mitete nacionalizmit agresiv serb, pjesa më e madhe e kumtuesve në Konferencëne Londrës kanë ardhur me idenë e nevojës së zbërthimit, apo dekonstruktimittë miteve.

Pse duhen dekonstruktuar mitet shqiptarePara së gjithash duhet thënë se me zbërthim, çmitizim apo

dekonstruktim të miteve, ashtu sikurse del qartë edhe nga kumtesat e kësajkonference, nuk duhet të kuptojmë as denigrimin dhe as hedhjen poshtë tëtyre, por shpjegimin e historisë së lindjes së tyre; çfarë nevoje ka bërë që, nëfunksion të ngritjes së një miti, të kujtohet një ngjarje dhe të harrohet njëtjetër, të lartësohet një figurë historike dhe të ulet një tjetër; si kanë vepruarmitet në jetën e shoqërisë, me të mirat dhe të këqijat e tyre; çfarë zhvillimeshpolitike kanë ndikuar të harrohet një mit e të krijohet një i ri.

Historia shqiptare e shekullit XX ka qenë periudha e formimit të

Editorial

Page 4: perpjekja_15-16

4Përpjekja

ndërgjegjes kombëtare shqiptare, e fitores së pavarësisë nga Turqia dhe ekrijimit të shtetit komb, e luftës së Kosovës për t u çliruar nga sundimi serb.Kuptohet se një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë luajtur mitet eromantikës nacionaliste shqiptare. Ndërkaq, dihet se periudha relativisht eshkurtër e procesit të kombformimit shqiptar ka qenë, në pjesën më të madhetë saj, e dominuar nga sundimi komunist. Në këtë kontekst Enver Hoxha,ashtu sikurse edhe frymëzuesi i tij Stalini, integroi në ideologjinë komunistemjaft elemente të ideologjisë nacionaliste duke krijuar një sinkretizëmideologjik ku vazhdimi i procesit të kombformimit shqiptar u mplekspandashëm me instrumentet e pushtetit komunist. Ndryshe nga ndonjë ide epërciptë se Hoxha nuk ka qenë nacionalist, ai, sikurse del edhe nga disa ngakumtesat e këtij volumi, krahas farkëtimit të miteve komuniste, në funksiontë pushtetit të tij, nuk është kursyer në përdorimin e nacionalizmit shqiptar.Këtë nacionalizëm, i cili, në krye të herës lindi nga nevoja e shndërrimit nëkomb të një popullsie shqiptare të përçarë në përkatësi të ndryshme gjuhësore,fetare, fisnore dhe traditash të tjera, Enver Hoxha e shtyu deri në njëradikalizëm vetëshkatërrues. Sikurse thotë Arshi Pipa: Hoxha qe vendimtarnë përftimin e një atmosfere kulturore të dominuar totalisht nga njëpropagandë doktrinare që ekzaltonte nacionalizmin. Gjuhësia, letërsia,historia, folklori, dhe etnologjia u kultivuan jo vetëm për t u dhënë njerëzvenjë kuptim të së kaluarës së tyre, por edhe për të përhapur dhe kultivuarksenofobinë, sllavofobinë, izolacionizmin, kompaktësinë etnike dheuniformitetin gjuhësor. (cituar nga kumtesa e Ger Duijzings (Fischer 1995:47-48)). Veçanërisht me aktin e izolimit të Shqipërisë, vetëshkatërrimi nëemër të nacional - komunizmit arriti kulmin e tij duke sjellë, ashtu si edhe nëjo pak vende të botës, edhe diskreditimin e nacionalizmit në Shqipëri. Braktisjae vendit nga shqiptarët pas rënis së regjimit ishte prova më shprehëse e këtijdiskreditimi. Pra, tjetërsimi i miteve të nacionalizmit, qoftë për shkak tësinkretizmit me ideologjinë komuniste qoftë për shkak të manipulimimit tëtyre në funksion të një pushteti diktatorial, ashtu sikurse dhe vjetërimi dhediskreditimi në kohën tonë i nacionalizmit si ideologji, janë dy arësye tërëndësishme pse mitet e tij duhen parë me sy kritik.

Por ato duhen parë me vështrim kritik edhe nga pikpamja e zhvillimittë një shkence historike shqiptare. Historia e Shqipërisë ka nevojë të rishkruhetdhe rilexohet e pastruar nga ndikimi i mitologjisë nacional - komuniste, sepse,tek e fundit, historia si shkencë nuk shërben për t i dhënë një identitet anëtarëvetë një bashkësie, as për t i mbushur ata me krenari, por për të njohur vetveten,për të kuptuar të tashmen dhe projektuar të ardhmen. Historia e shqiptarve,ashtu siç e kanë mësuar dhe vazhdojnë ta mësojnë ata sipas historiografisënacional-komuniste, të përpunuar në kohën e Enver Hoxhës, kalon nëpërkëto memente kryesore të cilat i trajton me një frymë tejet glorifikuese:

- Periudha ilire, ku përmenden qytetërimi ilir i cili krahasohet për nga

Editorial

Page 5: perpjekja_15-16

5Përpjekja

zhvillimi me atë grek dhe luftrat e lavdishme të ilirëve = shqiptarëveme romakët.- Periudha e Mesjetës: konsiderohet si një periudhë e lulëzuar eqytetërimit shqiptar.- Pushtimi otoman që vjen si një re e zezë për ta mbajtur Shqipërinë

për pesëqind vjet në errësirë - dhe ky është shkaku kryesor i prapambetjes.- Rilindja: përpjekja shqiptare me pushkë dhe me penë për t u çliruar

nga Turqia dhe për të rigjetur identitetin e humbur evropian.- Pavarësia: rezultati i punës dhe luftës së shqiptarëve me në krye

rilindasit.- Lufta e Vlorës, që hodhi pushtuesin italian në det.- Lufta Nacional - Çlirimtare, që çliroi Shqipërinë nga nazifashistët.Deri tek Lufta Nacional - Çlirimtare thuajse asgjë nuk ka ndryshuar

në mënyrën se si janë trajtuar këto periudha nga historiografia komunistedhe si trajtohen në periudhën post komuniste (ndoshta duke u futur një dritëtjetër për kohën e Zogut dhe figurën e tij). Ndërkaq koha që jetojmë, faktetqë kanë vërshuar pas hapjes së Shqipërisë që flasin veç tjerash edhe përfalsifikimet e kryera nga historiografia nacional - komuniste, autorët e shumtëderi dje të ndaluar, kanë bërë mëse të qartë nevojën e rishkrimit dhe rileximittë kësaj historie.

Kumtesat e konferencës së Londrës mbi rolin e miteve në Shqipërijapin një kontribut të vyer për këtë rishkrim dhe rilexim. Ato qartësojnë mjaftprobleme që do të revolucionarizonin historiografinë shqiptare duke u dhënëpërgjigje edhe mjaft pyetjeve dhe paradokseve që ngre realiteti historikshqiptar të tilla si:

- Përse shqiptarët, ndonëse, sipas historisë që ata mësojnë për vetveten,janë kristianizuar disa shekuj më parë se sllavët dhe njëkohësisht me grekëtu treguan më të gatshëm për të ndërruar fe se sa këta?

- Përse shqiptarët kanë qenë më të ndjeshëm ndaj betimit për Kanunsesa për Biblën dhe Kuranin?

- Përse alfabeti shqip (i një gjuhe që sipas asaj çka mësojnë shqiptarëtnëpër shkolla edhe sot, është ndër më të vjetrat dhe më të vyerat nëbotë) u hartua vetëm në shekullin e njëzetë?- Përse ekziston kjo intolerancë dhe egërsi e madhe midis shqiptarëve

ndërkohë që, gjithë sipas historisë që ata mësojnë rëndom nëpër shkolla, kanënjë të kaluar aq të ndritur dhe fisnike dhe kanë treguar një tolerancë fetare tëpashembullt?

Këto paradokse e të tjera, sikurse del qartë në shumë prej kumtesave,mund të shpjegohen vetëm me faktin se historia e vërtetë e shqiptarëvendryshon mjaft nga historia e shkruar në frymën e mitologjisë nacional-komuniste e cila, sikurse e thamë, është një histori e krijuar, fillimisht meqëllimin që t i përputhej zgjimit të kombit shqiptar, i cili kishte nevojë të

Editorial

Page 6: perpjekja_15-16

6Përpjekja

gjente motivime, frymëzime dhe besim në vetvete dhe pastaj një histori eshndërruar në instrument pushteti.

Shembullin më shprehës lidhur me dobinë, por edhe dëmin e miteve,na e jep Bernd Fischeri në kumtesën e tij Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitëushtarake të Shqipërisë në shekullin e njëzetë ku flet mbi mitin e Luftës sëVlorës dhe atë të Luftës Nacional - Çlirimtare.

Kur trajton mitin e Luftës së Vlorës ai thotë se pjesëmarrja edrejtpërdrejtë e shqiptarëve në pastrimin e vendit nga të huajt ishte erëndësishme në krijimin e idesë kombëtare shqiptare dhe kontribuoi fuqishëmnë bashkimin kombëtar. Por, gjithë sipas tij, ekzaltimi i këtij miti pati edherrjedhime negative që përmbysën rrjedhimet pozitive. Zogu, i përpirë ngapropaganda që vetë e kishte stisur, sikur vërtet disa mijëra shqiptarë kishinhedhur në det një fuqi të madhe, nuk e mori seriozisht ndërhyrjen politikedhe ekonomike të italianëve në Shqipëri. Kështu, italianët arritën të vendosninkontroll mbi ekonominë shqiptare, fuqinë e vetos mbi çdo marrëveshje mevendet e huaja dhe argumenti i Zogut se italianët në çdo rast emergjence dotë ishin lehtësisht të përballueshëm, qe vendimtar në krijimin e një forceushtarake të vogël e cila, për më tepër, ishte e pajisur dhe e stërvitur ngaitalianët.

Po ashtu, kur flet për rezultatet negative të mitit të Luftës Nacional-Çlirimtare, Fischeri, përveç përmendjes së faktit se ajo u bë instrumentthemelor i ruajtjes së pushtetit diktatorial nga komunistët, thotë në kumtesëne tij se Një rezultat i drejtpërdrejtë negativ ishte efekti mbytës që luftaNacional-Çlirimtare i krijoi kulturës shqiptare dhe sistemit arsimor. Kulti ipartizanit arriti përmasa rrënqethëse, aq sa tekstet e historisë dhe të letërsisëpër fëmijë, apo letërsia në përgjithësi, drama, filmi apo muzika ishin të gjithatë kufizuara në hapësirën që jepte kjo temë. Përvoja shqiptare e kohës sëluftës, megjithëse zgjati vetëm pesë vjet, u bë pika e vetme orientuese eekzistencës së Shqipërisë për gjysëmshekullin e ardhshëm.

Kur shohim se si trajtohet lufta në Kosovë, se si, në funksion tëndërtimit të një miti, harrohet se Kosovën e çliroi Nato dhe jo UÇK-ja, çkanuk i shkon kohës dhe nevojave të shqiptarëve atje, bëhet më e qartë nevojaqë një shoqëri të krijojë instrumentat për të vështruar në mënyrë kritike mitete veta, në mënyrë që historitë e hidhura të mos përsëriten në forma të tjera.

Mitet, si formë e organizimit të një periudhe historike në mënyrë tëtillë që ajo të ketë kuptim për një komunitet të caktuar si një aspekt ipashmangshëm i ekzistencës kolektive nuk janë një gjë e dhënë një herë epërgjithmonë dhe e pandryshueshme. Ata janë pjesë e kulturës së njëkomuniteti dhe ndryshojnë sëbashku me kulturën e tij. Nevoja për tëdekonstruktuar mitet, si dhe për të ndërtuar mite të reja, që të shprehin frymëne kohëve të reja, është pjesë e këtij procesi kulturor.

Le ta ilustrojmë këtë ide me nevojën që ndjehet sot për rishikimin e

Editorial

Page 7: perpjekja_15-16

7Përpjekja

mitit të gjuhës shqipe, aq i rëndësishëm në romantikën nacionaliste përkrijimin e identitetit shqiptar dhe po ashtu tejet i rëndësishëm në periudhënkomuniste si instrument uniteti dhe pushteti.

Përveç gjuhës, shqiptarët e patën vështirë të gjenin shenja të tjera tëpërbashkëta për identitetin e tyre kombëtar dhe historinë e tyre të përbashkët.Kjo e zhvilloi edhe më fort mitin e gjuhës, çka nuk është një fenomen iveçantë shqiptar në lëvizjet nacional - romantike të shekullit të kaluar.Ekzaltimi i këtij miti, që solli edhe një zhvillim të madh të shqipes në shekulline XX, ka bërë që shqipja të shihet kryesisht si faktor identiteti dhe unitetikombëtar. Në këtë frymë u krye nga Enver Hoxha edhe standartizimi i shqipesi cili e amputoi thuajse krejtësisht gegërishten nga jeta kulturore. Ndërkaq,fakti që shqiptarët njohin këtë gjuhë më mirë se çdo tjetër, ndjejnëmuzikalitetin e kësaj gjuhe më mirë se çdo tjetër, shprehen më mirë se nëçdo gjuhë tjetër, bashkuar me këtë mit të krijuar nga rilindasit dhe të rimarrëme forcë nga ideologjia nacional - komuniste, u ka ushqyer atyre perceptiminiracional të epërsisë së shqipes mbi gjuhët e tjera. Si pasojë edhe sot e kësajdite shqiptarët besojnë se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra në botë,madje ka nga ata që besojnë se është nëna e të gjitha gjuhëve, apo gjuha qëshpjegon të gjitha gjuhët. Kjo ka bërë që ndër njerëzit e thjeshtë në thelb ajotë shihet si një entitet i dhënë njëherë e përgjithmonë, si një punë e mbaruar,kurse në mjaft rrethe gjuhëtarësh të konsiderohet e përfunduar dhe e kryermë së miri puna e standartizimit dhe si detyrë kryesore të konsiderohet ruajtjae atyre vlerave. Mirëpo, ndërkaq, shqipja, si pjesë tejet e qënësishme e kulturësshqiptare, në këtë periudhë postkomuniste po ballafaqohet të paktën me dyprobleme të mëdha: njëri më ndërkombëtar dhe tjetri shumë më kombëtar:

I pari ka të bëjë me ballafaqimin e kulturës shqiptare, pra dhe të shqipes,me hapjen ndaj kulturave të tjera me të cilat, për shkak të izolimit nacional -komunist, e ka pasur kontaktin mjaft të mangët, me ngritjen e nivelit tëdiskutimit në gjuhën shqipe në nivelin e këtyre kulturave për të arriturderi tek ballafaqimi me globalizimin, me erën e internetit. Më konkretisht,kjo do të thotë se shqipja ndodhet përballë nevojës së integrimit të njëterminologjie që i ka munguar për shkak të izolimit nacional - komunist sidhe gjetjes së rrugëve se si të bëhet ky integrim. Me frymën puriste me tëcilën kanë punuar në periudhën nacional-komuniste gjuhëtarët shqiptarë, qëarrritën të zëvëndësojnë fjalë të tilla si "fenomen" me "dukuri" duke harruarse shqiptarëve mund t u binte rradha të mësonin ndonjëherë edhe se ç'ishtefenomenologjia, kjo nuk mund të bëhet.

Problemi i dytë ka të bëjë me rihapjen, pas rënies së komunizmit, tëçështjes së raportit të shqipes standarte me gegërishten, çka, në thelb, shtronproblemin nëse gegërishtja duhet të shuhet gradualisht në emër të unitetitkombëtar, duke i hapur rrugë forcimit të standartes, apo duhet të mësohetpër shkak të asaj pjese të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kombëtare

Editorial

Page 8: perpjekja_15-16

8Përpjekja

që e kemi në gegërisht apo edhe të zhvillohet pasi është gjuha me të cilënmund të shprehen më mirë, më natyrshëm dhe më bukur një pjesë jo e vogële shqiptarve.

Shqipja do të mund të ballafaqohet më me sukses me këto dy problemetë mëdha, që përmbajnë në vetvete edhe mjaft kontradikta të mprehta, nëseshqiptarët do të çlirohen nga vizioni mitologjik/ideologjik që kanë për gjuhëne tyre. Sfidat e lartpërmenduara mund të përballohen më me krijimtari vetëmnëse kalohet tek shikimi i shqipes si një organizëm i gjallë dhe i lëvizshëm, -sikurse është edhe kultura, - që është zhvilluar sëbashku me qytetëriminshqiptar, me kontaktet që ky ka pasur me qytetërimet e tjera, që madje kapasqyruar këtë proces kulturor me ndikimet, hapjet, kufizimet, izolimet dheideologjizimet e veta.

Një tjetër mit që i ka lënë shqiptarët pa e njohur historinë e tyre ështëai i obskurantizmit turk, i cili, për nga natyra përgjithësisht manikeiste emiteve, ka përfaqësuar në mitologjinë nacional-romantike shqiptare forcat etë keqes - ndërkohë që realisht pasqyronte interesin e shkëputjes së shqiptarëvenga identiteti turk në periudhën kur ata luftonin për pavarësi dhe për mbrojtjene territoreve të tyre nga synimet serbe dhe greke. Nevoja e ndërtimit të kësajane të kundërt të medaljes ka bërë që historia pesëqind vjeçare e bashkjetesësme turqit të lihet në errësirë. Në sfondin e errët të kujtesës kolektive tëshqiptarve lidhur me këtë periudhë spikasin vetëm luftrat e Skënderbeut,kryengritjet e revoltat si dhe emrat e pashallarëve dhe vezirëve të shquar qëata i kanë dhënë perandorisë. Edhe kështjellat janë trajtuar si simbol irezistencës shqiptare ndërkohë që dihet se shumica e tyre janë ngritur ngavetë turqit. Shqiptarët kanë pak ose shumë pak dije përsa i përket ndikimitpesëqind vjeçar të Turqisë në formësimin e shoqërisë, mendësisë dhe kulturësshqiptare, ndërkohë që pa këtë dije zor se do të mund të shpjegonin shumëçkanga ecuria e historisë së tyre dhe nga realiteti i tyre i sotëm shoqëror dhekulturor.

Mbyllja mendore në mitet e vjetra në një kohë kur Shqipëria ështëhapur ndaj botës dhe ka nevojë të komunikojë krijon vështirësi të mëdhapërsa i përket komunikimit të qënieve shqiptare me qëniet e tjera qoftë pranëkufijve qoftë larg tyre. Vështrimi kritik i miteve si dhe zbërthimi i tyreshkencor jo vetëm pasuron njohjen që një shoqëri ka për vetveten - me njëfjalë kulturën e saj, - por bën më të mundur kuptimin e miteve të të tjerëveduke krijuar kështu hapërira më të mëdha komunikimi me të tjerët. Me miteme frymë anakronike shqiptarët nuk mund të komunikojnë me botën. Edhekjo është një nga arsyet e shumta, sëbashku me mjaft të tjera, pse duhendekonstruktuar mitet dhe pse ata duhen parë si pjesë e kulturës që ndryshon,zhvillohet dhe pasurohet me kohën.

Editorial

Page 9: perpjekja_15-16

9Përpjekja

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Fjala hyrëseNga George Schopflin

1.Ka dy kuptime të mitit. Ai zakonisht nënkupton një histori, një trillim, njëfabul, diçka që ne nuk e besojmë. Ky është kuptimi më i përhapur, ai që ndeshim nështyp. Këtu unë nuk do ta shoh në këtë drejtim. Së pari, miti është një tërësi eveçantë idesh me një përmbajtje morale, të përcjella në formë tregimi në brezat enjë komuniteti. Pra miti mund ose nuk mund të ketë lidhje me një të vërtetë historike,ndonëse ata që e transmetojnë e mendojnë si të tillë. Përgjithësisht miti është formëe organizimit të një periudhe historike në mënyrë të tillë që ajo të ketë kuptim përnjë komunitet të caktuar. Veç kësaj, që mitet të jenë frymëzues, ata duhet të kenë singarkesën e tyre pozitive, ashtu edhe atë negative. Tregimet mitologjike flasin përnjë gjë të keqe që mposhtet nga virtyti. Kjo strukturë e mitit është universale.Përmbajtja, vërtetësia dhe hollësitë e tregimit, kuptohet se ndryshojnë dukshëm nganjë komunitet tek tjetri.

Rrjedhimisht mitet janë një aspekt i pashmangshëm i ekzistencës kolektive.Në të vërtetë ata i kanë të gjitha komunitetet, të cilat nuk mund të ekzistojnë pamitet. Nga ky këndvështrim, siç do ta shohim, përpjekjet për të çmitizuar, për tëçmontuar një mit, për të vënë në dukje pavërtetësinë e tij, mund të themi se janë tëpavend. Ato zorr se do të kuptohen nga komuniteti si një përpjekje qëllimmirë për tëdalluar të pavërtetën. Komuniteti nuk do të ndryshojë mënyrat e tij të sjelljes dhe tëjetesës dhe nuk do të premtojë një sjellje tjetër në të ardhmen, të pandikuar ngamitet. Madje kur një nga mitet e tij sulmohet, komuniteti në fjalë do ta ndjejë vetentë sulmuar, do ta shohë atë si sulm ndaj themeleve të tij, që venë në pikpyetjeekzistencën e tij. Kështu, ai do të mbrojë vetveten me çdo mjet të mundshëm.

2. Sulmi mbi mitin në variantin e tij më të fundit mund të datohet në kohën eIluminizmit, i cili doli me parullën e teorisë së njohjes . Agjë nuk mund tëpërjashtohej nga dyshimi; nuk ka njohuri ose dituri të privilegjuar ose të shenjtë.Përfaqësuesit e Iluminizmit në shekullin XX, liberalizmi dhe marksizmi, janë të dythellësisht të papajtueshëm me mitin dhe e përjashtojnë atë, duke e konsideruar siiracional . Vështirësia në kuptimin e këtij përjashtimi, qëndron në faktin se në

këtë analizë të iluminizmit nuk gjen asnjë shpjegim për të kuptuar se çfarë ështëiracionaliteti . Dsa qëndrime mund të shpjegohen ose duke thënë se janë të

pashpjegueshme, ose duke thënë se disa njerëz janë irracionalë për nga natyra etyre. Asnjë prej këtyre shpjegimeve nuk është i kënaqshëm. Në qoftë se i pari

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Page 10: perpjekja_15-16

10Përpjekja

pretendon për pashpjegueshmëri, kjo do të thotë të dobësosh besueshmërinë nëteorinë e njohjes . Kurse tu atribuosh iracionalitet të tjerëve do të thotë të

presupozosh atë që filozofi gjerman Ernest Cassirer e përshkruan si pranim imarrëzisë primitive , Urdummheit.

Disa prej këtyre ideve gjejnë ilustrim të qartë në vdekjen e princeshës Diana.Që përpara vdekjes së saj mistika e Familjes Mbretërore Britanike zvishejsistematikisht nga elementët e saj mitikë, si një rrugë që shpresohej ta bëntemonarkinë më demokratike dhe të hapur. Ky proçes sillte edhe dobësimin e jehonëssë mitit të mbretërisë, element themelor ky në sistemin politik britanik. KështuDiana, sa ishte gjallë, u ngrit gjithnjë e më lart si një figurë rivale dhe rrezatuese.Vdekja e saj e plotësoi proçesin dhe ajo u transformua në një diçka plotësishttranshendentale. Reagimi ndaj vdekjes së saj ishte po aq i fuqishëm. Shoqëriabritanike përjetoi një shpërthim të jashtëzakonshëm të krenarisë kolektive, ndërsaDiana, e kthyer tashmë në një mit global, për të cilin shumica dërmuese e vëzhguesvebritanikë nuk gjenin dot shpjegim duke u mbështetur në kategoritë e tyre racionaletë deriatëherëshme, e shpërfillën atë, duke e konsideruar si një shpërthim të trashëdhe të turpshëm të krenarisë. Në fakt kishte lindur një mit dhe ai mund të kuptohejvetëm duke e analizuar atë si mit.

3. Përfundimisht mund të themi se na duhet një alternativë si shpjegim mëbindës për natyrën e mitit dhe rolin që ai luan në veprimet kolektive. Pika fillestaree këtij hulumtimi mbi mitin duhet të jetë natyra e komuniteteve dhe qëllimeve tëtyre. Këtu ideja kryesore është që kur vihet në pikëpyetje ekzistenca e tyre,kolektivitetet përftojnë cilësira që i transhendojnë kapacitetet intelektuale dhe njohësetë aktorëve individualë. Individët kontribuojnë në themelimin dhe funksionimin ebashkësive, por bashkësitë kanë nevojë për një pjesëmarrje kolektive për tëfunksionuar si tërësi. Kjo çështje ngre dy probleme të tjera. E para, që nuk mund tëketë kurrë një marrëveshje të plotë ndërmjet të gjithë antarëve të një komuniteti,përveç rastit kur ekziston ndonjë arsye që e bën të domosdoshme këtë marrëveshjepër të gjithë pjestarët e komunitetit. Ky është solidaritet dhe ky solidaritet nukgjenerohet nga një marrëveshje eksplicite, por nga proçese implicite të mitit, simbolitdhe ritualit. Anëtarë të një komuniteti marrin pjesë në ritual, pranojnë mitin dhe unënshtrohen simboleve. Reagimi i tyre individual do të jetë i ndryshëm, përderisaedhe njerëzit janë të ndryshëm, por ata pranojnë pjesëmarrjen në këtë fazë tëpashmangshme, pa diskutime të shumta. Ata veprojnë kështu, sepse t i përkasëshnjë komuniteti është një aspekt kyç i njerëzimit. Pa u bërë pjesëtar të kuptimevekolektive ne nuk mund të kuptojmë kompleksitetin e botës. Ne përfitojmë ngakoherenca dhe rregulli që imponon miti mbi perceptime dhe pozicionime qëpërndryshe do të ishin shumë të ndryshme ndërmjet tyre. Por kjo do të thotë që nedomosdo duhet të pranojmë kufizime në mënyrën se si e shohim botën të ndërtuarnga komuniteti ose komunitet të cilave u përkasim.

Problemi i dytë është ai i disidencës. Në qoftë se individë ose grupe të voglabrenda komunitetit në mënyrë të vazhdueshme vënë në diskutim qëllimet e tij,komuniteti do të përçahet. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ai do të transformohet në

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Page 11: perpjekja_15-16

11Përpjekja

diçka që ne e shohim si normale dhe të natyrëshme dhe prandaj të padiskutueshme.Në këtë marrëdhënie roli i mitit dhe i simbolit është qëndror. Ata që pranojnë mitine një komuniteti duhet të jenë të vetëdijshëm se ajo me të cilën ata merren nuk ështënjëqind për qind e saktë, por ata do të duhet ta njohin atë si të tyren.

4. Këta dy faktorë përbëjnë kyçin e një problemi tjetër; qëndrueshmërinë emitit, qëndrueshmërinë e besueshmërisë së tij në komunitet. Miti i jep ekzistencëkolektive një dimensioni të përkohshëm, ai rrënjos në antarët e një komuniteti një tëkaluar, e cila mund të jetë e pasaktë, por që ndjehet si autentike; gjithashtu ai u jepatyre sensin e një të ardhmjeje të përbashkët. Në këtë sens, ekzistenca kolektivekrijon racionalitetin e saj, atë të riprodhimit kulturor. Kjo nxjerr në pah çështje tëvështira të racionalitetit individual, si një përcaktim organikisht i kundërt ikolektivitetit. Mendimi im mbi këtë çështje është që komunitetet gjenerojnë normakolektive dhe është racionale për individin t i prannojë këto. Përndryshe do të dënohetme izolim total dhe anonimitet të plotë. Por pranimi i këtij argumenti të çon edhediku tjetër: në rrethana të caktuara njerëzit mund të shpërfillin përvojën e tyreempirike në favor të një norme kolektive të diktuar. Nuk është vështirë të kuptohetshkaku i kësaj mbylljeje sysh, shpesh herë mbyllje e ashpër, që bllokon atë që tëtjerët e shohin si të qartë dhe të vetëshpjegueshme. Një shembull: gjatë viteve 60dhe 70 e majta perëndimore ishte e mbërthyer nga miti i solidaritetit të klasëspunëtore . Ishin të shumtë ata që ishin të vendosur të besonin se klasa punëtoreindustriale lëvizte e shtytur nga një sens i trashëguar solidariteti reciprok dhebarazitizmi. Ndërkaq, realiteti social i çarjeve më të mëdha brenda klasës punëtore,skemat e autoritarizmit të klasës punëtore dhe të përjashtimit (për shembull të grave),ngulja këmbë në kërkesat për diferencimin e rrogave ishin disa nga çështjet që uinjoruan për hir të këtij miti.

5. Fuqia e mitit për të strukturuar analiza, për të përfshirë disa ide dhepërjashtuar disa të tjera, për të legjitimuar disa gjëra dhe për të bërë të papranueshmedisa të tjera, për të përcaktuar se si ne duhet të kuptojmë interesat tona nuk mund tënënvlerësohet. Dhe kjo të çon akoma më tutje: tek ai hendek në analizën strukturoreracionale të Iluminizmit klasik, i cili do t i përjashtonte këto si mënyra mitike të tëmenduarit, por që, nga ana e tij, do të mbërthehej edhe vetë në një kurth të vetin tënjohjes. Ai nuk do të mund të jepte një përcaktim të saktë të mbylljes së syve, për tëcilën fola më lart. Ne jemi faktorë të lirë, por aspak aq të lirë sa ç e mendojmë.

6. Përveç këtyre miti ka edhe funksione të tjera. Miti ekziston për të krijuardhe mbështetur koherencën dhe, rrjedhimisht, stabilitetin. Ai mbush boshllëqet enjohjes që ne ndeshim, duke përcaktuar ato që shfaqen si shpjegime koherente dhellogjike dhe jep një udhëzim për atë që duhet bërë, kur rregullat proçeduriale dheinstitucionale mungojnë. Miti gjeneron skema të përbashkëta në përdorimin e kohësdhe të hapësirës. Koha dhe hapësira kuptohen si normale dhe të natyrëshme ; nëfakt, mënyra me të cilën ato maten është sajim i njeriut, por ky sajim merret si imirëqënë. Miti përcakton një marrëdhënie shkak efekt dhe prandaj të qëllimshmendërmjet individëve të veçantë dhe eksperiencës kolektive.

7. Një nga aspektet më kontradiktore të mitit është marrëdhënia e tij me

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Page 12: perpjekja_15-16

12Përpjekja

nocionin e kombit dhe të nacionalizmit. Shumë është shkruar për të ekspozuarthemelet mitologjike të kombësisë, me qëllim që pasi kjo punë të kryhet me sukses,kombet të treteshin, pasi ishte vërtetuar se kishin qënë artificialë, të shpikur dhe tëimagjinuar, pra jo realë. Sigurisht asgjë e tillë nuk ndodhi dhe jo sepse njerëzitvuajnë nga marrëzia primitive apo pse kanë qëllime të sëmura. Mendoj se kjo ështërrjedhë e argumentit tim që kombet në një masë mbahen të bashkuar në sajë tëmiteve të tyre të identitetit, origjinës, së ardhmes ose të përvojave të tjera.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se, përderisa miti është një aspekt i ekzistencëskolektive, ai formon një pjesë të teorive të veprimit kolektiv. Mitet ndihmojnë përtë mbështetur kombet dhe për këtë arsye vetë kombet mbështeten tek mitet. Kështundodh edhe me studimet mbi natyrën e mitit dhe të kombit, në bashkëvepriminndërmjet tyre. Në këtë aspekt mitet kontribuojnë në krijimin e identitetit, dukepërcaktuar kufijtë e këtij identiteti, duke bashkuar me njeri-tjetrin anëtarët e kombit,duke përjashtuar ata që nuk konsiderohen si të tillë, nëpërmjet krijimit tëbotkuptimeve kolektive, me anë të të cilëve individët njohin vetveten dhebashkëkomunitarët e tyre. Ata mund të dallojnë pa u menduar gjatë kufijtë e nëkuptuartë solidaritetit, detyrimit dhe besimit dhe të arrijnë në marrëveshje me një minimumbashkëbisedimi. Kuptohet që mitet mund të keqpërdoren ashtu sikurse edhe tëmirëpërdoren , por kjo ndodh në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

8. Unë mendoj se është më se e qartë që miti është një aspekt qëndror ipërvojës kolektive. Por rruga me të cilën secili komunitet i përgjigjet miteve të tijnuk është e njëjtë. Densiteti i miteve nuk është i njëjtë në të gjithë komunitetet. Disakanë një gjuhë të gjerë dhe shpesh kontradiktore tregimesh mitike, të tjerë kanë mëpak. Në mënyrë paradoksale, sa më i madh është densiteti i miteve, aq më e lehtëështë për komunitetet moderne dhe post-moderne të kapërcejnë sfidat, sepse e kanëmë të lehtë të legjitimojnë ndryshimin. Çdo ndryshim, edhe ai më radikali, mund tëprezantohet dhe të sanksionohet në bazë të së shkuarës, dhe të legjitimohet nga njëtregim mitik. Problemi i vërtetë shfaqet kur tërësia e miteve është më e kufizuar sesa kompleksiteti i shoqërisë dhe kur një mit i përshtatet botkuptimeve të njëkomuniteti për të përjashtuar të tjerët. Ky është një nga problemet kryesore të Serbisësot. Mitet serbe e bëjnë të lehtë legjitimimin e dhunën serbe në Kosovës, ndërsaështë pothuajse e pamundur që serbët të argumentojnë qëndrimin në favor tëmoderimit dhe kompromisit pasi nuk kanë mite po aq të fuqishme për ta mbështeturkëtë.

9. Kështu edhe konkluzionet e mia dalin nga ajo që kam argumentuar. Mitetduhen studiuar sepse ata janë realë, pjesë autentike e çdo sistemi të ekzistencëskolektive; ata ndikojnë në ushtrimin e pushtetit; strukturojnë mendimin tonë dhehedhin dritë në motivimet tona kolektive; ato ndikojnë natyrën e veprimit nëpërmjetfuqisë së tyre për të ndërtuar mendimin dhe sjelljen kolektive. Besimi dhe mbështetjatek miti, nuk është ndonjë lloj relikeje pre-moderne, ajo ekziston në mënyrëuniversale, me të njëjtën strukturë, megjithëse përmbajtja e miteve ndryshon. Mitiështë një aspekt qëndror dhe thelbësor i përvojës kolektive dhe është diçka që ne tëgjithë e përjetojmë.

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Page 13: perpjekja_15-16

13Përpjekja

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Nga Piro Misha

Në thuajse tërë gjuhët e Europës fjala nacionalizëm mbart sot një domethënienegative. Përjashtim bën deri diku anglishtja, ku ndodh që kjo fjalë të përdoret edheme një domethënie thjeshtë neutrale e përshkruese.1 Në të vërtetë vështirë të gjeshsot një francez, një italian apo një holandez që ta quaj veten nacionalist, çka, sigurisht,s do të thotë që një francez, një italian, apo një holandez nuk e do vendin e vet. Ebëra këtë hyrje për të dalë tek pyetja që ia kam bërë shpesh vetes kohët e fundit: psefjala nacionalizëm po bëhet gjithnjë e më e pranishme ne jetën tonë? Madje, nëgojën e një pjese të politikanëve apo në faqet e një pjese te medias të ashtuquajtur tëdjathtë fjala nacionalizëm thuajse ia ka dalë të zevëndësojë fjalën patriotizëm, qëderi vonë përdorej për të treguar dashurinë për atdheun, ndërkohë që jo rallë, me njëintolerancë tipike ballkanase, shpallet thuajse tradhëtar gjithëkush që s pranon taquaj veten nacionalist.

Sigurisht, këtu s është fjala thjeshtë për një fenomen semantik. Rivlerësimi injë fjale nënkupton gjithnjë një dukuri mjaft më komplekse. Ndaj vjen natyrshëmpyetja: A është rishfaqja me prepotencë e këtij termi, që lidhet me një doktrinë tëcaktuar, tregues i një nevoje të brendshme të shoqërisë shqiptare ku vitet e funditvrehen shenja shqetësuese të dobësimit të kohezionit të brendshëm social? A mosdo të thotë kjo që nacionalizmi shërbeka si një forcë ngjizëse për të mpakur ato tëçara preokupuese që janë shfaqur në trupin e kësaj shoqërie!

Pra, po të shprehemi me fjalë të tjera, çështja shtrohet: a kemi të bëjmë merikthimin e një ideologjie që dikur luajti një rol të rëndësishëm për krijimin ekonsolidimin e identitetit kolektiv të shqiptarëve dhe që tani, ndonëse në një konteksttë ndryshuar, kërkon të luajë sërish pak a shumë të njëjtin rol?

Ky arsyetim duket sikur bëhet edhe më bindës kur ke parasysh klimën endezur nacionaliste që karakterizon përgjithësisht Ballkanin e viteve 90-t, ku prishjae thuajse të gjitha ekuilibrave të mëparshëm e sidomos ashpërsimi i skajshëm ikrizës kosovare ringjalli tek shqiptarët mjaft nga frikërat e vjetëra historike e,njëkohësisht, edhe mjaft nga ambicjet e fillimshekullit. Atëhere, a mos është shfaqja

* Autori kumtesën e tij të Londrës e ka trajtuar më gjerë në një libër që po përgatit. Ne pobotojmë framgmentin e këtij libri me të njëjtin titull.1. I viaggi di Erodoto, 1995, nr.26- Dossier Nazionalismo- f. 79M.Waldenberg -Le questioni nazionali nell Europa centro-orientale.Storia e attualita, Ilsaggiatore, Milano 1994 ff.17-20.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 14: perpjekja_15-16

14Përpjekja

e nacionalizmit të viteve 90-t thjeshtë një mekanizëm që shoqëria shqiptare, e ndjerëbefas e kërcënuar, e përdor për t u mbrojtur!

Por ndërkohë i bën vetes pyetjen: a po e luan vërtet i ashtuquajturinacionalizëm një rol të tillë ngjizës në truallin e plasaritur të botës shqiptarepaskomuniste, ku shumë nga ekuilibrat e brendshëm janë tronditur duke krijuarrjedhimisht një gjendje të përhapur pasigurie? E ndërkohë që i bën vetes këtë pyetje,diku ne cep të trurit të rri dyshimi: a thua kemi të bëjmë vertet me rilidhjen enatyrshme të një filli të këputur gjysëm shekulli më parë nga ardhja në pushtet ekomunizmit! Mos vallë kemi të bëjmë me diçka tjeter, pjellë e një mbartjejeartificiale! A mos shfaqja e nacionalizmit të viteve 90-t më shumë se sa një produktorganik i botës shqiptare është diçka e sjellë nga jashte: nga një pjesë e diasporësantikomuniste shqiptare, e cila në kërkim të legjitimitetit dhe të vendit të saj nëjetën politike shqiptare, bën çmos ta shvendosë vemendjen dhe debatin politikmbrapa, në periudhën e luftës së dytë botërore, duke e shitur variantin e saj tëfosilizuar të nacionalizmit si të vetmen alternativë reale ndaj rrezikut komunist!!Ne se kjo është e vërtetë atëhere gjendemi sërish në shtjellën e polemikave qëkarakterizonin botën shqiptare gjatë luftës së dytë botërore, çka, në një farë mënyre,do të thotë që shqiptarëve iu duhet të riluftojnë edhe një herë, (kësaj here fatmirësishtvetëm imagjinarisht e politikisht) këtë luftë për të nxjerrë prej saj fitimtarë të rinj,që me legjitimitetin e të drejtës së tyre të rifituar, të mund të marrin në duar fatet ekombit!

E vërteta është se deri vonë për pjesën dërmuese të shqiptarëve terminacionalizëm ruante një shije të mykur. Atëhere si shpjegohet që shumë prej tyretani mburren duke e shpallur veten nacionalistë? Në fund të fundit, pyes veten : a edinë këta njerëz se cili është dallimi konceptual mes fjalëve nacionalizëm dhepatriotizëm apo atdhedashuri? A mos vallë po i komplikojmë gjërat kot, sepse ndoshtas kemi të bëjmë veç me një reagim tipik të ambjentit parapolitik që karakterizon njëpjesë të shoqërisë shqiptare, ku gjithshka reduktohet në logjikën e thjeshtë: derisaserbët qënkan nacionalistë pse të mos jemi dhe ne nacionalistë për t iu kundërvëneatyre; deri sa Akademia e Serbisë nxorri dhjetë vjet të shkuara një platformë përçështjen kombëtare serbe, pse të mos nxjerrim edhe ne, si Akademi Shqiptare, njëplatformë tonën!!

Si çdo gjë në jetë, sigurisht, çdo thjeshtëzim i arësyeve të një fenomeni ështëi dëmshëm. Në jetë gjërat janë thuajse gjithnjë më komplekse. Por, ndërkohë, s ështëe vështirë të shohësh se si tej thirrjeve antigreke e antisllave, sprovat e një pjese tëmadhe të të ashtuquajturit nacionalizëm të sotëm në Shqipëri ose mbeten në niveline një propagande sipërfaqësore populiste apo folklorike, ose përmbajnë devijime tërëndësishme nga ideologjia e Rilindjes, çka sjell që dhe vetë roli që luajnë aktualishtnë shoqërinë shqiptare të jetë shpesh më së paku ambig, ndërsa në rastet e skajshmeshkon madje në kah të kundërt me filozofinë e nacionalizmit historik shqiptar.

Në fakt, që t iu përgjigjesh këtyre pyetjeve nevojitet një analizë e thelluarpolitike, e më tej sociologjike e psikologjike, duke analizuar panoramën komplekse,të tronditur, të fragmentizuar e poroze të shoqërisë shqiptare paskomuniste, ku,fatkeqësisht, ndërthurren ndikime e interesa të ndryshme, ndërkohë që gjejnë hapësirë

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 15: perpjekja_15-16

15Përpjekja

edhe mjaft sharlatanë e spekullantë që, të financuar nga kushedi se kush, zenë njëvend të shproporcionuar në median shqiptare, duke ushtruar një ndikim çoroditësnë psikën e shqiptareve edhe ashtu të tronditur prej ndryshimeve tepër të shpejta eradikale. Por e gjithë kjo përbën, sidoqoftë, një temë e një debat ku unë s jam igatshëm të hyj në këtë shkrim qëllimi i të cilit është tjetër.

* * *

Ne fakt nxitjen për t u ulur për të shkruar për këtë temë që më intrigonte prejkohe e pata kur mora një ftesë nga Universiteti i Londrës, për të mbajtur një ligjeratënë seminarin me temë Miti dhe realiteti në Shqipëri , të organizuar nga Shkolla eSllavistikës dhe e Studimeve të Evropës Lindore e këtij universiteti. Tek kërkoja tëveçoja disa prej miteve më kryesore që përbëjnë sot boshtin e vetidentifikimit kolektivtë shqiptarëve, ia dola të kuptoj se për të analizuar e shpjeguar mitet, simbolet,vlerat e reja dhe të vjetëra që bashkojnë sot shqiptarët duke i bërë ata të ndjehen njëkomb, në fund të fundit për të kuptuar arësyet e tronditjes dhe të krisjeve që kapësuar vitet e fundit ngrehina e identitetit tonë, ishte e nevojshme të kuptoja mëparë arësyet pse u krijuan, si u përpunuan, u seleksionuan, u përforcuan e më tej undryshuan apo u transformuan elementët mbi të cilët u ngrit ky identitet. Të kuptojapra, përse disa mite e simbole dikur aq të rëndësishëm, më vonë zhduken, duke uzëvendësuar shpesh me mite e simbole të tjerë! Çka do të thotë të shpjegosh, tejklisheve të versionit zyrtar të historisë, se si u vu në lëvizje ai proces historik që bëritë mundur kalimin nga brenga e thjeshte dhe instiktive e katundit në formën e njëaspirate kombiare dhe patriotike 2, duke sjellë formimin e nje identiteti kolektivshqiptar, ndërtuar në rrafshin historik, subjektiv e simbolik. Që, po të shprehemi mefjalët e M.Frashërit, bëri që lokalisma dhe kantonizma ti lenë vendin patriotismës;tendencat ndarëse dhe mërgonjëse të fillojnë të peshojnë drejt një pike të vetëme;krahinat dhe elementët që e kishin kujtuarë veten të ndarë dhe të huaj nga njëri tjetrinisin të njësohenë, të ndjehenë solidarë. Me një fjalë fiset të bëhen komb. 2 Sepsenë një kohë kur shoqëria shqiptare vazhdon të jetë në krizë, gjithësecili prej nesh nëmos një herë një herë tjetër ka një çast kthjellimi, kur ndërgjegjësohet për gjithëtragjikomedinë e jetës sonë dhe ndjen perbrenda një brengë të lashtë, duke e pyeturveten: Mor, po ç do të thotë sot të jesh shqiptar? Pra, rëndësi ka që duke gërvishtursadopak perden e retorikës pseudopatriotike të arrimë të identifikojmë rrënjët qëvazhdojnë të ushqejnë trungun e harlisur të krizës shqiptare, me shpresë se kjo do tëna ndihmojë për të kuptuar shkaqet e thella të kësaj pështjellje në dukje pa rrugëdalje,ku jemi kredhur, pjesë e të cilit është dhe fenomeni nacionalizëm .

* * *

Por përpara se të shkojmë më tej, duke patur parasysh njohuritë e lexuesit të

2. M.Frasheri Kthimi i Mithat Frasherit, Tiranë 1997- f.25

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 16: perpjekja_15-16

16Përpjekja

zakonshëm shqiptar, për të mos krijuar keqkuptime, mendoj se është e domosdoshmetë sqarojmë disa koncepte bazë të temës për të cilën bën fjalë ky shkrim, duke filluarme vetë konceptin komb, sepse përndryshe duke përdorur te njëjtat fjalë, do kuptojmëgjëra të ndryshme. Me komb në këtë shkrim kuptohet ai përcaktim tanimë i pranuarnga gjithë studjuesit seriozë, pra ajo kategori historike, lindja e së cilës daton pak ashumë me Revolucionin Francez, pra me fundin e shekullit të 18-të. Kemi të bëjmëpra me një produkt të botës sonë moderne, që ka pak a shumë dy shekuj jetë dhe jome një formë identifikimi kolektiv të përjetëshme. Ndërkohë që me fjalen etni (edhekjo e perdorur dendur e per fat të keq shpesh arbitrarisht) nënkuptohet një grupnjerëzish që janë të vetëdijshëm për një përkatësi kulturore të përbashkët, çka bazohetmbi një apo më shumë faktorë të tillë si gjuha, feja, historia, territori etj. 3 Kaq.Vetëm kaq.

* * *

Historiografia shqiptare, por jo vetëm ajo, na thotë se zanafilla e procesit tëquajtur Zgjimi Kombëtar Shqiptar, të njohur më mirë me emrin Rilindja KombëtareShqiptare, është në vitet 30-t apo 40-t të shekullit 19-të. Nje shikim sado i përciptënë këto fillime na tregon se kjo lëvizje në të vërtetë s ndryshon shumë në tiparet esaj kryesore nga lëvizjet e ngjashme që gjejmë në thuajse gjithë vendet ballkanike,si dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Lindore. Edhe në rastin shqiptarajo lindi si një fenomen elitar, çka do të thotë se lindi së pari në mendjen e njëgrushti intelektualësh që banonin jashtë Shqipërisë, në diasporë, (ku duhet veçuardiaspora arbëreshe), apo nëpër qendrat kryesore politike e tregtare të PerandorisëOtomane. Impulsin e parë edhe ajo, si simotrat e saj, e mori nga kontakti me idetë eIluminizmit europian, e ndikuar edhe nga një sërë shkrimesh të botuara ndërkohënga dijetarë perëndimorë: udhëtarë, poetë, etnografë e filologë të cilët, duke nisurnga fillimi i shekullit të 19-të, po rizbulonin këtë pjesë të harruar të kontinentit ecila prej disa shekujsh përbente një tokë të ndaluar , të emërtuar tanimë Lindje eAfërt, si për të treguar se bëhej fjalë për diçka të humbur. Mjaft syresh në veprat etyre vinin në dukje dallueshmërinë e shqiptarëve si një popull që përbënte një bashkësitë veçantë gjuhësore dhe etnografike në pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik,duke rindërtuar edhe pjesë të historisë së tyre.

E përbashkët me nacionalizmat e tjerë ballkanikë është po ashtu dhe periudhakur lindi: një periudhë që favorizoi lindjen e nacionalizmit në mbarë Ballkanin.Është fjala për periudhën kur në pjesën evropiane të Perandorisë Otomane kemikalimin nga sistemi i mileteve, pra nga ndarja administrative e popullësisë sipaspërkatësisë fetare, në një realitet të ri, ç është e vërteta ende të pasigurtë e jo shumëmirë të ravijëzuar, kur ndarja nis të bëhet sipas kriterit të vetidentifikimit gjuhësor ekulturor. Një proces, ç është e vërteta, për të cilin u pagua një çmim i lartë: luftra,masakra të përgjakshme, shpërngulje masive e tragjike popullsish, po që në fund të

3. Paul Garde Les Balkans Flammarion 1994.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 17: perpjekja_15-16

17Përpjekja

fundit solli një efekt me rëndësi afatgjatë, duke shvleftësuar vetë konceptin që përshekuj me radhë përbënte thelbin e sundimit otoman si një perandori mbikombëtare,ashtu siç shvleftësoi edhe vetë bazën e unitetit islamik apo unitetit ortodoks qëkishte qenë tipar i deriatëhershëm i Perandorisë Otomane, ku përkatësia fetare ishteshumë më e rëndësishme se çfarëdo përkatësie tjetër. Mjafton të kujtojmë përshembull se shqiptarët muslimanë bënin pjesë në të njëjtin milet me turqit e bosnjakët,ndërkohë që shqiptarët ortodoksë ishin në një milet me grekët e serbët. Mbi këtëtruall të lëruar nga një sërë reformash që Perandoria Otomane, nën presionin e fuqivetë mëdha, kish nisur të vinte në jetë që në dekadat e para të shekullit të 19-të, lindifara e lëvizjeve kombëtare ballkanike, mes të cilave edhe ajo e lëvizjes kombëtareshqiptare.

E vërteta është se ekzistojnë mjaft paralelizma mes lëvizjes kombëtareshqiptare dhe lëvizjeve kombëtare të vendeve të tjera ballkanike, por krahasngjashmërive shqiptarët e shekullit të 19-të i dallonin nga fqinjtë e tyre një sërëveçorish, pasojë sa e historisë aq dhe e gjeografisë së tyre.

Por në se duam te kuptojmë vertet procesin nëpër të cilin kaloi kombkrijimii shqiptarëve atëhere bëjmë mirë të çvendosemi në Ballkanit e shekullit të 19-të, tëkarakterizuar nga konflikte e ndeshje të ashpra mes shteteve të sapokrijuaraballkanike, të cilat në kërkim të përcaktimit të territoreve të tyre nacionale, kishinkrijuar mitet, kodet, simbolet, historitë e tyre kombëtare, që kryenin një funksion tëdyfishtë: shërbenin, sigurisht, për të legjitimuar politikën e tyre të ekspansionit ter-ritorial, por në të njëjtën kohë, i shërbenin dhe nevojave të homogjenizimit dheintegrimit të brendshëm kombëtar.

Shqiptarët ishin ndër të fundit që hynë në skenën e një shekulli që vlonte ngapasionet e ambicjet nacionaliste, përzjerë me intrigat e fuqive të mëdha të kohës, qënë konkurim me njëra tjetrën, kërkonin të shtrinin ndikimin e në të njëjtën kohë tëruanin ekuilibrat e brishtë në tokat e Perandorisë që po shpërbëhej. Lëvizja shqiptarepër një sërë arësyesh mbeti embrionale në një kohë kur pjesa më e madhe e popujvefqinjë ia dolën të krijonin shtetet e tyre kombëtare dhe tanimë, shumë më të organizuare më të fuqishëm, luftonin për të zgjeruar territoret kombëtare. Kjo vonesë historikekushtëzon dhe, shpesh edhe përcakton, procesin e formimit të kombit shqiptar, dukeshpjeguar në të vërtetë shumëçka edhe për rjedhën e mëtejshme të historisë së tyregjatë shekullit të 19-të dhe të 20-të. Mund të thuhet se vonesa historike është njëndër faktorët që ndikojnë më dukshëm në historinë e shqiptarëve të dy shekujve tëfundit.

Në të vërtetë procesi i kombformimit e vetpërcaktimit të shqiptarëve si njëbashkësi e vetëdijshme për identitetin e saj të dallueshëm si nga pikëpamja gjuhësoreashtu dhe etnografike dhe kulturore më shumë se sa produkt i një fermentimi tëvetvetishem te brendshëm, zuri fill nën nxitjen e një faktori të jashtëm: shqiptarët enisën procesin e tyre të kombformimit përballë kanosjes që i bëhej vetë ekzistencëssë tyre si popull. Perandoria nën të cilën kishin jetuar tanimë prej shekujsh poshembej, ndërkohë që fqinjtë e tyre, duke u rrekur të legjitimonin pretendimet ndajtokave të banuara gjërësisht nga shqiptarë, mohonin edhe vetë faktin që ekzistonte

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 18: perpjekja_15-16

18Përpjekja

një popull shqiptar. Në këto rrethana shqiptarëve iu duhej jo vetëm të provoninlegjitimitetin e pretendimeve të tyre në sy të diplomacisë botërore që në këtë kohëpërcaktonte gjithë ç ndodhte në Perandorinë Otomane, por iu duhej dhe që, dukekonkuruar me fqinjët për të drejtën për të njëjtat territore dhe të njëjtat popullësi,çka shpesh përkthehej në një luftë të ashpër për ndërgjegjen e këtyre popullsive,të vinin në provë gjatë gjithë kohës edhe vetë qënien e tyre kombëtare. E vërtetaështë se ndeshje të ngjashme aso kohe i gjen ngado në gadishull, madje, fatkeqësisht,mund të thuhet se pjesa më e madhe e tyre s mund të konsiderohen ende tëpërfunduara, po të kujtojmë se nga 23 kufij shtetërorë që ekzistojnë sot në Ballkan,19 prej tyre vazhdojnë të mbeten të kontestuar, ndërkohë që po u morën parasyshgjithë pretendimet e vendeve ballkanike, i bie që sipërfaqja e Ballkanit së pakuduhet dyfishuar.4 Kjo dhe shpjegon pse aq shume nga mitet, klishetë dhe imazhetromantike nacionaliste të shekullit të 19-të vazhdojnë të mbeten ende gjallë në këtëpjesë të Europës, si pjesë organike e ndërgjegjeve kombëtare të Ballkanit të sotëm.

Sigurisht, një pyetje të vjen natyrshëm kur analizon historinë e shqiptarëvetë shekullit të 19-të: përse ishim të vonuar historikisht? Sepse s mjafton të konstatoshqë erdhëm të vonuar në skenën e popujve që hynin në rrugën e modernitetit. Duhetshpjeguar edhe përse. Ç i kishte penguar shqiptarët që të ecnin paralelisht me popujte tjerë të rajonit?

Kjo pyetje, nga ana e vet, të çon në të paktën dy pyetje të tjera, të cilat kërkojnëprej kohe një përgjigje të pranueshme, çka nënkupton një vetshqyrtim analitik ekritik të historisë sonë. Sepse po t iu kthesh këtyre pyetjeve një përgjigje që shkontej retorikave të rëndomta e sedërledhatuese, kjo do të thotë të vesh në dyshimshumëçka që deri më sot është marrë si e mirëqënë në historinë shqiptare.

I duhet kthyer përgjigje pyetjes: pse shqiptarët, të cilët i rezistuan invazionitturk më shumë e më gjatë se fqinjët e tyre dhe që dhe gjatë shekujve të parë tësundimit otoman organizuan ndoshta më shumë revolta se askush tjetër, ishin tëfundit që u liruan nga ky sundim, kur gjeografia dhe distanca nga qendra e perandorisëdhe afërsia me perëndimin e Evropës përkundrazi duhet t i kishte favorizuar?

Pse e ndryshuan ata emrin me të cilin e kishin identifikuar veten për shekujme radhë? Ndryshimi i emrit normalisht lidhet me një krizë të identitetit. A është kyrasti me shqiptarët? Ky ndryshim, siç dihet, ndodhi gjatë dy shekujve, që mund tëkonsiderohen si dy ndër shekujt më të mugët të historisë shqiptare, pra gjatë shekujvetë 17-të dhe 18-të, pikërisht atëhere kur me sa duket shoqëria shqiptare pësoi disatransformime fondamentale me pasoja afatgjata, që sollën jo thjeshtë e vetëm njëndryshim të vetemërtimit, por dhe konvertimin e pjesës më te madhe të shqiptarëvenë fenë Islame, pra në fenë e sunduesve. Ç do të thotë kjo dhe ç implikime pati nëmënyrën e identifikimit të shqiptarëve? Ç implikime pati në historinë e tyre tëmëtejshme?

Pavarësisht nga rëndësia e madhe që ka përgjigja e këtyre pyetjeve, si dheshumë të tjerave që rjedhin prej tyre, në se duam vërtet të nisim atë rilexim e

4. Paul Garde Po aty

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 19: perpjekja_15-16

19Përpjekja

racionalizimin të historisë sonë, mendoj se s është vendi këtu të shtyhem më tej nënjë fushë ku gjithshka është ende e debatueshme, aq më tepër kur diskutimetndërthurren shpesh me përdorimin e keqpërdorimin e historisë për qëllime tëorientimit të sotëm politik të Shqipërisë e të shqiptarëve. Ndaj do të mjaftohemvetëm duke shtuar se në përgjigjen e këtyre pyetjeve përfshihet sidoqoftë një pjesëe shpjegimit të ndërprerjeve e vakumeve të shumtë që gjejmë në historinë e Shqipërisëtë shekujve të fundit, si dhe të arësyeve, faktorëve dhe forcave që sollën vonesënhistorike të shqiptarëve dje e sot e që ende vazhdojnë të ushqejnë krizën e tyre.Ndërkaq, kur përpiqemi të kuptojmë historine e trazuar te shqiptareve gjatë gjysmëssë dytë të shekullit të 19-të e gjatë gjithë shekullit të 20-të s duhet harruar se ajos mund të shpjegohet pa patur parasysh një sërë procesesh që paraprijnë shekullinkur zë fill ideja kombëtare.

Gjithesesi shekulli i 19-të i gjeti shqiptarët si një ndër popujt më tëprapambetur e më të izoluar, me një sërë disavanatazhesh serioze në krahasim mefqinjët. Në rrugën e tyre drejt krijimit të një identiteti të dallueshëm kombëtarekzistonin një sërë pengesash objektive që pjesa më e madhe e popujve të tjerë tërajonit ose i kishin kapërcyer, ose nuk i kishin patur. Shqiptarët ishin të izoluar ngakontaktet me botën madje edhe sipas standarteve të Perandorisë Otomane, e cilandërkohë i paguante një çmim mjaft të rëndë mbylljes dhe veçimit të gjatë ngazhvillimet e botës moderne. Në sytë e botës Shqipëria mbetej një vend i mistershëm,imazh ky që vazhdoi ta ndjekë pas edhe për mjaft kohë. M.Delaise vazhdonte tëshkruante në vitin 1913: S di të ketë vend tjetër që të jetë më i mbyllur ndajqytetërimit: edhe vetë Saharanë ne e njohim më mirë, madje edhe për Tibetin s thuadot që është më i mistershëm. 5

Por po aq problemor e me pasoja sa izolimi i jashtëm ishte dhe izolimi ibrendshëm. Diplomati e albanologu i shquar austriak J.G.fon Hahn vinte në dukjenë vitin 1854, gjatë një udhëtimi që bëri nëpër Shqipëri, se mes krahinave s ekzistonteasnjë lidhje organike dhe asnjë komunikim.6 Vendi ishte i ndarë administrativishtnë katër vilajete, të cilët në një farë mënyre përbënin njësi krejt të veçuara nga njëratjetra. Që dikush të mund të lëvizte nga njëri vilajet në tjetrin i duhej të pajisej menjë lejekalimi të posaçme. Por në fakt edhe pa këto pengesa administrative, lëvizjanga krahina në krahinë ishte tepër e vështirë, çka bënte që të mungonte ai rrjet idomosdoshëm shkëmbimesh e kontaktesh që krijon ndjenjën e bashkësisë. Për tëkrijuar një përfytyrim më të saktë të kësaj situate, mjafton të themi se psh, s ekzistonteasnjë rrugë që të lidhte Durrësin me Shkodrën apo me Vlorën. Poeti Asdren nëudhëtimin që bëri në Shqipëri në vitin 1903 tregon se për të vajtur nga Durrësi nëTiranë iu deshen dy ditë udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm , i shoqëruar plot merreziqe të një vendi të kredhur në anarkinë më të plotë. Nuk ekziston fare rrugë,shkruan ai, që të mund të shkojë edhe një qerre. Më të s mundin të udhëtojnë vec sekuaj a po mushka, që janë mësuar të ecin nëpër ato më të ngushtat rrugë. Këtu jeta

5. M.Delaise - Les aspirations autonomistes en Europe, Paris, Alcon, 1913.6. J.G.fon Hahn Albanesische Studien, Jena 1854.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 20: perpjekja_15-16

20Përpjekja

e njeriut ka aqe fort të pakë vlerë, sa në ngjet që udhëtari të shpëtojë gjallë, kjo idetyrohet më tepër atij që i gjun se nuk do që të prishë një plumb për një njeri. 7

Madje edhe në vitin 1916, në mes të luftës së parë botërore, në një raport të hartuarpër Shqipërinë nga Shërbimi i Informacionit të Marinës Angleze arrihej nëpërfundimin se një nga shkaqet kryesore të stanjacionit të skajshëm të shqiptarëveishte ambjenti gjeografik ku ata jetonin. Në gjithë vendin s ka një rrugë ku të mundtë eci makina. Madje edhe rrugët e mushkave janë tepër të vështira për tu kaluar.Kur një shqiptar bën fjalë për rrugë ai zakonisht e ka fjalën për një shteg të rrahurnga kafshët. Që të shkosh nga Shkodra në Lezhë në fakt s ekziston një rrugë epërcaktuar, herë të duhet të ndjekësh rrjedhën e Drinit, herë të tjera të duhet t ibihesh mes për mes arave. Në të vërtetë e gjithë fusha e Zadrimës mund të quhetrrugë. Në dimër kjo fushë përmbytet shpesh, kështu që nëpër të mund të kalohetvetëm me varkë. 8

Por s duhet lënë pa u përmendur edhe një faktor tjetër, që ndonëse çuditërishtlihet ne heshtje, në të vërtetë përbente një ndër pengesat kryesore të shqiptarëve nëprocesin e ndërtimit të një identiteti kombëtar: Ndryshe nga pjesa më e madhe efqinjëve, shqiptarët s kishin një qendër të vetme administrative, ekonomike, kulturoreapo dhe fetare, e cila të mund të shërbente si faktor kohezioni, përkundrazi ekzistoninnjë sërë qendrash, të cilat jo rallë në konkurencën mes tyre, luanin një rol përçarës.

Të gjithë kësaj, sigurisht, i duhet shtuar edhe faktori fetar, përçarjet fetare,por për këtë do të flasim më tej.

Por që të mund të kuptohen vështirësitë e mëdha që hasën shqiptarët nëpërpjekjet e tyre për të ndërtuar një identitet kombëtar, më parë duhet njohur politikaqë ndoqën otomanët ndaj Shqipërisë, sidomos gjatë shekujve të fundit të sundimittë tyre.

Pas paqes së Kuçukut të vitit 1774 (datë kjo e disfatës në luftën ruso turke tëviteve 1768-74, që shënon dhe fillimin e shpërbërjes territoriale të Perandorisë)Perandoria duke e ndjere veten gjithnjë e më të kërcënuar jo vetëm nga jashtë, pordhe nga lëvizjet e brendshme centrifuge, nis të nxisë gjithnjë e më shumë ndarjetdhe dallimet e brendshme, qofshin këto fetare apo krahinore për ta patur sa më telehtë kontrollin e kësaj krahine të largët e të shqetësuar të Perandorisë. Për vetëpozicionin strategjik që kishte Shqipëria konsiderohej prej Portës së Lartë si njëtokë kufitare, një brez mbrojtës i kufijve të largët të perandorisë, e në të njëjtën kohënjë burim i vlefshëm ushtarësh me çmim të lirë. Ndaj, për ta ruajtur të tillë, ata nisentë bënin çmos që vendi të mbeste sa më i izoluar dhe sa më pak i kontaminuar ngakontaktet me Europën. Në një farë mënyre pikërisht afërsia e madhe gjeografike mepjesën perëndimore të kontinentit ishte një faktor që i vështirësoi kontaktet eShqipërise me Evropën. Refuzimi i vazhdueshëm e këmbëngulës i administratësotomane për të njohur shqiptarët si të tillë, duke i konsideruar ata ose thjeshtë si turq(turqit i quanin shqiptarët muslimanë turkoalvanoi), ose si ortodoksë, s ka dyshim

7. Asdren Nga Durresi ndë Tiranë Albania v.1903 f.1388. Admirality War Staff - Intelligence Division, Londër 1916 f.2.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 21: perpjekja_15-16

21Përpjekja

se përbënte një ndër pengesat më serioze, pikërisht për implikimet praktike qëmbartte. Ndërkohë, Porta u tregua e vemendshme që edhe fizikisht territoret eshqiptarëve jo vetëm të ishin të ndara në katër vilajete për të mos lejuar krijimin enjë përfytyrimi e përcaktimi të saktë të atij nocioni të turbullt gjeografik të quajturShqipëri, por që dhe vetë popullsia e asnjerit prej vilajeteve të mos ishte homogjeneshqiptare, por përkundrazi të kishte një përbërje sa më heterogjene, me kombësi tëndryshme.

Në kushtet kur faktorët e tjerë që zakonisht përbëjnë bazën e krijimit të njëidentiteti kolektiv ishin problematikë, elementi që kishte potencialin të luante roline një faktori kohezioni mbetej gjuha. Pikërisht, duke e kuptuar se gjuha mund tëbëhej një ndër faktorët kryesorë që mund të kërcënonte pozitën e tyre në Shqipëri,turqit morën masa tepër të rrepta shtrënguese për të mos lejuar mësimin e shqipes.Shqiptarët s u lejuan të përdornin gjuhën e tyre as atëhere kur, në zbatim të reformavetë kryera diku afër mesit të shekullit të 19-të, përdorimi i gjuhës amtare u bë i mundurpër thuajse gjithë kombësitë që jetonin nën Sulltanin. Në këtë politikë, sipas të cilësmuslimanët lejoheshin të shkonin vetëm në shkolla turke, ndërsa ortodoksët vetëmnë shkolla greke, ç është e vërteta otomanët kishin përkrahjen e plotë dheinkurajoheshin edhe nga Patriarkana. Dhe në përgjithësi duhet thënë se kjo politikëishte e sukseshme po të kemi parasysh se sa kohë u desh që të bëhej i mundur qoftëedhe vetëm hartimi i një alfabeti të përbashkët të shqipes. Konica na tregon se tëpaktën deri në vitin 1877 tepër pak shqiptarë e kishin idenë që gjuha e tyre duhejdhe mund të shkruhej.9 Për t i bërë më të qarta dimensionet e këtij problemi mjaftontë permendim se në fund të shekullit të 19-të, më konkretisht, në vitin 1898, nëmbarë Shqipërinë ekzistonin vetëm dy shkolla të vogla në shqip, ndërkohë që numurii shkollave në turqisht apo greqisht arrinte deri në thuajse 5000. Por të moskeqkuptohemi. Kjo s do të thotë aspak se shqiptarët ishin të arsimuar. Përkundaraziishte një ndër popujt më të paarsimuar të botës. Për ta illustruar këtë le të përmendimse në prag të luftës së parë botërore në mbarë Mirditën, me një popullësi prej 18.000frymësh, vetëm tre veta dinin shkrim e këndim, e mes tyre s ishte as kapedani.10 Njëndër të paktët evropianë që vizitoi Shqipërinë në fillim të shekullit të njëzet, në vitin1901, një italian i quajtur Guicciardini, na shpjegon në librin e tij Impressionid Albania arësyet e kësaj politike turke në Shqipëri: Turqia, shkruan ai, i trajtonmuslimanët shqiptarë edhe më keq nga ç trajton të krishterët, nga që i trëmbet krijimittë një ndërgjegjeje kombëtare në një pjesë të botës muslimane, çka do të bënte qësolidariteti kombëtar të mbizotëronte mbi solidaritetin fetar, duke prishur kështuunitetin e Islamit. Kjo politikë ndaluese shtrihet pastaj edhe mbi të krishterët shqiptarë(i vetmi rast), nga që turqit kanë frikë se po i lejuan këta të përdorin gjuhën e tyre,kjo do të ndikonte për keq te muslimanët shqiptarë. 11

Arësimi në gjuhë të huaj shpjegon pse kultura shqiptare mbeti kryesisht një

9. Konica - Albania - 1901 - f. 97.10. Raport i Komisionit të Lidhjes së Kombeve, 1923.11. F. Guicciardini - Impressioni d Albania, Nuova Antologia, 1901.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 22: perpjekja_15-16

22Përpjekja

kulturë popullore e folklorike, apo pse nacionalizmi shqiptar ishte aq i vonuar nëkrahësim me vendet e tjerë.

Ky ishte, pra, shkurtimisht konteksti i përgjithshëm në të cilin u zhvilluaprocesi i ngadalshëm i formimit kombëtar dhe, më pas, ai i integrimit kombëtar: njëkontekst i vetëdijeve të forta lokale e krahinore, por i një ndërgjegjeje tepër të zbehtëkombëtare. Të gjitha këto bashkë bënë, në se shprehemi me fjalët e historianitamerikan Bernd Fisher, që një përzjerje rrethanash tipike shqiptare dhe një politikëe paramenduar osmane kishin bërë që ndjenja kombëtare shqiptare të mbetej evarrosur deri në fund të shekullit të XIX-të Nëpërmjet metodës së kulaçit dhekërbaçit autoritetet turke mënjanuan nacionalizmin shqiptar për një kohë të gjatëme anë të represionit të ashpër dhe me anë të rryshfetit. 9 Faktikisht për një kohë tëgjatë ekzistenca e një lëvizje të vërtetë kombformuese brenda vendit ishte tepër evështirë, në mos e pamundur.

Ndryshimi i madh cilësor ndodhi në fund të viteve 70-t të shekullit të 19-të:është kjo koha kur lëvizja nacional romantike, e kufizuar kryesisht në një grushtintelektualësh me origjinë feudale apo tregtarë të krishterë që banonin jashtë vendit,me fare pak ndikim real brenda tij, nisi shndërimin e saj në një lëvizje politikekombëtare. Shkak u bënë ngjarje që, ç është e vërteta, ndodhën tepër larg Shqipërisë:lufta ruso-turke, ku turqit pësuan një disfatë dërmuese. Shqiptarët edhe në këtë luftë,si shpesh gjatë shekujve të fundit, kishin luftuar në krah të turqve. Për të mos lejuarnjë çballancim të madh e të rrezikshëm të ekulibrave tepër të brishtë që ekzistoninnë Ballkan, të cilat u rrezikuan seriozisht nga traktati i Shën Stefanit, qe dukezmadhuar së tepërmi Bullgarinë shtonte mjaft ndikimin rus, fuqitë e mëdha mbajtënKongresin e Berlinit, synimi i të cilit ishte një rindarje më e kujdesshme e territoreveballkanikë të Perandorisë mes shteteve të reja të krijuara në gadishull. Mes të tjerashparashikohej edhe ndarja e disa tokave të banuara kryesisht nga shqiptarë mes shtetevefqinje. Kongresi i Berlinit në fakt jo vetëm sanksionoi konsolidimin e një sërë shteteshballkanikë, por në të njëjtën kohë, nisi dhe një proces transformimi etnik në mbarëBallkanin e madje edhe në Anadoll, proces ky që do të përfundonte me shpërbërjene plotë të Perandorisë Otomane dhe me krijimin e Turqisë moderne në vitet 1921-24. Por, tej vendimeve konkrete që mori, Kongresi i Berlinit dërgoi edhe një sinjaltjetër tepër alarmant për shqiptarët. Sepse në fakt ai as që pranoi të njohë që ekzistontenjë çështje shqiptare. Kancelari Bismark shqiptoi aty fjalët e bëra tanimë të famshmese Shqipëria s ishte gjë tjetër vecse një shprehje gjeografike. Abdyl Frashëri dheJani Vreto që vajtën në Berlin për të ndikuar sado pak në vendimet e Kongresit, ukthyen mbrapsh pa mundur të takonin asnjeri.

Kjo situatë, e cila mund të përcaktohet si një gjendje e përgjithshme pasigurieterritoriale e identitare, solli krijimin e Lidhjes së Prizrenit, një organizatë politiko-ushtarake, e krijuar me synimin për të mbrojtur territoret e rrezikuara, por që në faktshënon shndërimin e lëvizjes kombëtare romantike në një lëvizje politike

12. B.J.Fischer - Mbreti zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë 1996, f. 54.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 23: perpjekja_15-16

23Përpjekja

nacionaliste, me një ideologji nacionaliste shqiptare. Edhe pse Lidhja e Prizrenitdështoi e mundur ushtarakisht prej turqve, pa mundur të realizojë pjesën më të madhetë objektivave, ajo shënon megjithatë pikën e kthesës në historinë e re të Shqipërisë.Në se deri atëhere preokupimi kryesor i patriotëve shqiptarë kishte qënë tëidentifikonin e mblidhnin elementët e provat që dëshmonin se shqiptarët ishinkulturalisht të dallueshëm nga të tjerët. Në se deri atëhere ata ishin rrekur të përligjnintë drejtën historike të shqiptarëve për t u konsideruar një komb i veçantë, dukezbuluar apo shpesh edhe duke krijuar fakte ku të mbështetej legjitimiteti historik ipretendimeve të tyre, çka erdhi duke marrë gjithnjë e më shumë trajtat e rizbulimittë një etnohistorie . Në se deri atëhere kombi përceptohej më shumë si një bashkësilinguistike e kulturore, ndërkohë që vet procesi i kombformimit, ç është e vërteta,në shumicën e rasteve, s ishte më shumë se sa dëshira e këtyre vegimtarëve për tësjellë mes bashkatdhetarëve të vet të prapambetur e primitivë diçka nga edukata,kultura e drita e dijes e qytetërimit evropian që ata kishin njohur në mërgim, pa iushkuar thuajse asnjëherë nëpër ment se populli i tyre ishte vërtet i gatshëm e i pjekurpër mëvetësi. Tani kemi shndërimin e gjithë kësaj në një ideologji të vërtetënacionaliste, duke arritur kështu jo vetëm përshpejtimin e procesit te fermentimitkulturor e politik që do të shpinte në vetpërcaktimin dhe ndërgjegjësimin e një masegjithnjë e më të madhe njerëzish në Shqipëri për qenien e tyre një bashkësi kombëtaree dallueshme nga të tjerat. Pra, kemi fillimin e atij procesi që jo vetëm do të çontepak dekada më pas në krijimin e një shteti të pavarur shqiptar, por që arriti ta bëjëbotën që, pas një harrese të gjatë, të kujtohej se ekzistonte një çështje shqiptare.

Kërkesat e saj janë përgjithësisht (po të përjashtojmë objektivin emenjëhershëm për të mos lejuar që tokat shqiptare t iu jepeshin fqinjëve) po ato tëçdo lëvizje kombëtare gjatë fazës së saj të afirmimit. Ajo që kërkohej ishte:

· Krijimi i një kombi organik dhe homogjen nga pikëpamja kulturore egjuhësore.

· Shndërimi i një etnie deri atëhere pasive në një bashkësi etno-politike aktive.· Shndërimi i gjuhës së folur në gjuhë të shkruar, duke kodifikuar alfabetin,

gramatikën dhe fjalorin.· Sigurimi i një atdheu të njohur botërisht, me kufij të përcaktuar, duke kërkuar

njëkohësisht edhe autonominë administrative.Por kishte një dallim tepër të rëndësishëm: kërkesat e shqiptarëve vinin të

paktën me disa dekada vonesë në krahasim me fqinjët. Kjo vonesë përcakton edhepozitat mbrojtëse që karakterizojnë përgjithësisht lëvizjen kombëtare shqiptare.Sepse, në fakt, afirmimi kombëtar ishte para së gjithash një mënyre për të ndaluarprocesin tashmë të avancuar të gërryerjes, ose, siç thuhej aso kohe, bjerrjen evazhdueshme të ndjenjës e të gjuhës kombëtare, fjalët e së cilës po humbisnin njërapas tjetrës duke u zëvëndësuar me të huaja.

Në këto kushte kuptohet që elementi më i sigurtë unifikues për një popull icili përndryshe kishte përbrënda një sërë forcash të rrezikshme centrifuge, mbetejgjuha. Prandaj dhe çështja e gjuhës dhe e shkollimit në gjuhën shqipe u bënë kërkesabazë e nacionalizmit shqiptar, duke u shndëruar shpejt nga një çështje thjeshtë

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 24: perpjekja_15-16

24Përpjekja

iluministe në një çështje politike. * * *

Ashtu si në çdo lëvizje tjetër kombëtare historia zë një vend të rëndësishëmnë procesin e krijimit të identitetit kombëtar shqiptar. Në fakt rikrijimi i të shkuarësështë një domosdoshmëri e procesit të shndërimit të një populli në komb. Por historianë vetvete s mjafton. Këtu hyn në lojë ai fenomen që e gjejmë në thuajse çdo proceskombformuese, të njohur me emrin nacionalizim i historisë.

E vërteta është se nacionalizmit s i intereson historia në vetvete. Historia iintereson për aq sa i shërben nevojave të tij. Duke rindërtuar një histori kombëtareshqiptarët duheshin bindur se kishin një të kaluar të përbashkët, që, për më tepër,duhet t i bënte të ndjeheshin krenarë. Siç shkruan Kadareja, ata duhet të bindeshinse kishin një histori të shkëlqyer e se gjëmat kombëtare nuk ishin një arësye për t uftohur me atdheun, por përkundrazi për t u afruar më fort me të .14 Por në të njëjtënkohë, ashtu si në çdo proces kombformues, edhe shqiptarët kishin nevojë të provoninlegjitimitetin e vazhdimësinë e tyre historike, që në kontekstin ballkanik donte tëthoshte të provonin se ata ishin prej shekujsh autoktonë (mundësisht më gjatë sefqinjët) në tokat ku jetonin, çka u nevojitej, po ashtu, edhe për të përballuarpretendimet e fqinjëve, që duke u mbështetur në një propagandë tepër agresive, jovetëm mohonin ekzistencën e popullit shqiptar, por në zellin nacionalist shkoninshpesh deri në absurditete, siç qe rasti i librit të botuar në gjermanisht dhe frëngjishtnga një ish kryeministër serb me emrin Gjeorgjeviç, i cili me seriozitetin më tëmadh rrekej t ia mbushte mendjen botës se shqiptarët ishin njerëz me bisht.

Përqasja ndaj historisë ishte sigurisht selektive: po aq sa ç ishte e rëndësishmetë zgjohej një pjesë e historisë, ishte e rëndësishme që pjesë të tjera të saj të liheshinnë harresë, ose, në se kjo s qe e mundur, të minimizoheshin. Vija ndarëse mes historisëe mitit ishte shpesh vështirësisht e dallueshme.

Ashtu si për çdo popull tjetër edhe për shqiptarët një rëndësi të veçantë merrtemiti i të parëve, ose etnogjeneza. Në fillim këta ishin pellazgët, ky popull për tëcilin në të vërtetë dihet fare pak, ndërkohë që mjaft nga rilindasit e parë rrekeshin tëbindnin se edhe vetë perënditë e heronjtë e grekëve të lashtë e kishin zanafillën tekshqiptarët. Por gradualisht, dora dorës që lëvizja kombëtare shqiptare nisi të bëhetmë e pjekur, vendin e vegimeve romantike të etnogjenezës e zënë hulumtime meserioze, teoria pellazge e të tjera si ajo mënjanohen të paktën nga shkrimet më serioze,duke u fshirë në fakt pa ndonjë vështirësi edhe nga përfytyrimi kolektiv. Vendin etyre e zë teoria e prejardhjes ilire, që gjithësesi duke patur mbështetjen e një sërëshkencëtarësh, bëhet shpejt e rëndësishme në përpjekjet e nacionalizmit shqiptarpër të provuar si legjitimitetin e pretendimeve shqiptare në Kosove, ashtu dhevazhdimësinë e tyre historike në jug. Ndërkohë trashëgimia gati shtatëqindvjeçarebizantine, pavarësisht se vetë simboli kombëtar, emblema e dikurshme e Kastriotëve:shqiponja me dy krerë, e kishte zanafillën pikërisht tek kjo trashëgimi, lihej krejtësisht

13. I.Kadare - Kombi shqiptar në prag të mijëvjecarit të tretë - Komb i- Përmbledhje me autorëtë ndryshëm -1997

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 25: perpjekja_15-16

25Përpjekja

në harresë për shkak të lidhjeve të saj me ortodoksinë.Në themel të ngrehinës së ideologjisë kombëtare shqiptare, si në thuajse gjithë

lëvizjet kombëtare të shekullit të 19-të, qëndron ideja e Zgjimit Kombëtar. Ç do tëthotë kjo?

Në të vërtetë, kjo çështje lidhet me një kontraditë konceptuale të vetënacionalizmit europian që në çastin e lindjes. Konceptualisht nacionalizmi u paraqitsi afirmim apo rizbulim i një identiteti social, që ekzistonte objektivisht, edhe psemundet që për shekuj me radhë të kishte mbetur i ngujuar e i ndrydhur diku thellëndërgjegjes kolektive të popullit, në pritje që, me t u krijuar kushtet e përshtatshme,të zgjohej sërish (zgjimi kombëtar, rilindja kombëtare, rimëkëmbja kombëtare).Objektivi primar i nacionalizmit pra, ishte pikërisht krijimi i kushteve për këtë zgjimapo rilindje. I parë kështu, nacionalizmi paraqitet si një fakt objektiv, duke marrëmadje një karakter determinist: një popullsi e ka të paracaktuar kombësinë, pakrëndësi ka në se njerëzit që e përbëjnë janë apo jo të vetdijshëm për këtë. Por, zbatiminë praktikë i këtij parimi sillte një sërë problemesh serioze, sidomos për realitetin ekomplikuar të shekullit të 19-të ku kufijtë që ndanin popujt s ishin kurrë kaq tëqartë pas shekujsh marrje dhënieje. Kërkesa kryesore e nacionalizmit, pra afirmimii identitetit kombëtar të një popullsie të caktuar, sidomos në zonat ku kombësia e sajkontestohej nga dy a më shumë palë, s mund të kryej kurrësesi pa zgjedhjensubjektive të vet të interesuarve, çka do të thotë se për rastet e kontestuara ishin vetbanorët e krahinës të kontestuar ata që duhet të vendosnin për kombësinë e tyre. Kjokontraditë mes kërkesës së nacionalizmit për afirmimin e vullnetit të popullit, sipaspresupozimit që një njeri e ka të përcaktuar kombësinë e tij që ditën që lind dherealitetit, ku një popullësi e caktuar, apo segmente të saj, që kishte jetuar me shekujnën një sundim të huaj, duke iu nënshtruar shpesh edhe politikave intensiveasimiluese, nuk ishte gjithnjë tërësisht e vetdijshme për identitetin e saj kombëtardhe madje shpesh mund të ndodhte që ta ndronte kombësinë. Pothuajse çdonacionalizëm është përballur me këtë ambiguitet. Edhe nacionalizmi shqiptar upërball me të.14

Ç është e vërteta, po shfletove shkrimet e rilindasve, qofshin këta poetë,etnografë, folkloristë, publicistë që elaboruan konceptet dhe gjuhën e ideologjisë tënacionalizmit shqiptar, gjen një numur të madh metaforash, ku nëpërmjet imazhesh,mitesh, simbolesh shprehet idea e një të shkuare të ndritur, ku gjendej identiteti ivërtetë i shqiptarit, sigurisht krejt i ndryshëm nga shëmbëlltyra e mjerë që gjeje asokohe në Shqipëri. Naum Veqilarxhi, një ndër figurat më të shquara të periudhës sëparë të Rilindjes, i krahasonte shqiptarët me një larvë që pret të bëhet flutur.Arbëreshët i këndonin të përmalluar motit të madh të Arbërit. Në qendër të mitologjisëkombëtare, si në thuajse gjithë vendet ballkanike dhe evropianolindore, ishte njëepisod i marrë nga historia e mesjetës. Në mungesë të perandorive e mbretërivemesjetare, nacionalizmi shqiptar zgjodhi për simbol protagonistin e një periudhetragjike, që përbënte një thyerje të madhe të kohës së tyre historike, por qënjëkohësisht, pikërisht në tragjizmin e saj heroik, përmbante elementet e nevojshëm

14. E.Gellner - Nations and nationalism. G.Franzinetti- Dossier Nazionalismo- f.78.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 26: perpjekja_15-16

26Përpjekja

për krijimin e një miti. Ndryshe nga ndonjë popull tjetër, atyre s iu desh të sajoninVilhelm Telin e tyre. Skënderbeu ishte një personazh historik për të cilin ekzistontenjë dokumentacion i gjërë, si dhe një traditë gojore e mbajtur gjallë sidomos ngaarbëreshët, që vazhdonin të kujtonin bëmat e tij. Shkrimtarëve nacionalistë të shekullittë 19-të s iu desh të bënin gjë tjetër vecse t i jepnin kësaj figure e kësaj tradite njëdomethënie dhe një shtrirje kombëtare. Por, sigurisht, dhe Skënderbeu duhej të hyntenë laboratorin e shndërimit të historisë në mit. Rreth figurës së tij, siç ndodh me tëgjitha mitet, u mbështollën bashkë faktet historike, të vërtetat, gjysëm të vërtetat esajimet. Skënderbeu u bë hero kombëtar, ndonëse në të vërtetë veprimtaria e tij s ikishte përfshirë asnjëherë të gjithë shqiptarët - ajo s ishte shtrirë as në Kosovë, as nëpjesën më të madhe të jugut të vendit. Në fakt edhe një përpjekje që ai bëri për tëpushtuar Beratin në vitin 1455, dështoi. Ndërkaq figura e Skënderbeut pësoi edhenjë ndryshim tjetër: Për nevojat e lëvizjes kombëtare dimensioni i tij fetar jo vetëms duhej, por prishte punë. Po të lexosh poemat arbëreshe e kupton se për ta Skënderbeus ishte thjeshtë mbrojtësi i atdheut, por dhe mbrojtësi i fesë, i krishtërimit, që nëmesjetë përbënte nivelin primar të identifikimit. Në Shqipërinë me shumë fe, ku përmë tepër një pjesë e madhe e popullësisë kishte përqafuar pikërisht fenë e atij armikukundër të cilit Skënderbeu kishte luftuar, ky dimension fetar sigurisht u mënjanua.Skënderbeu u bë thjeshtë hero i shqiptarëve, mishërim i mitit të qëndresës shqiptare.

Ndërkohë, shndërimi i Skënderbeut në një simbol kombëtar shërbente si provakryesore që paraqisnin rilindasit për të përligjur tezën e përkatësisë europiane tëshqiptarëve, që fillimisht nën ndikimin e arbëreshëve, zuri një vend gjithnjë e më tëdukshëm në ideologjinë kombëtare. Kjo tezë, në kontekstin konkret të fundshekullittë 19-të dhe sidomos në shekullin e njëzet, kishte një vlerë të dyfishtë: Së pari, dukeprojektuar një identitet të dëshiruar europian kërkohej të bindeshin shqiptarët që ataishin europianë, duke i kthyer kurrizin sa më shpejt të kaluarës otomane, ku pjesamë e madhe e rilindasve shihnin burimin të thuajse gjithë të ligave që kishin plakosurmbi shqiptarët.15 Ndërsa në një nivel më praktik, teza e përkatësisë evropiane ishërbente përpjekjeve për të siguruar përkrahjen e fuqive të mëdha evropiane tëkohës.

E megjithatë, do të ishte e udhës të bënim këtu një parantezë, sepse me kaqsa thamë ndoshta çojmë në një keqkuptim. Sepse kur flasim për raportet e shqiptarëveme Evropën asgjë s është kaq e thjeshtë: pikërisht imagjinari kolektiv i këtyre dykategorive Shqipëri e Evropë (ku ç është e vërteta shfaqet dendur, ndonëse në sfond,edhe një prani e tretë, ajo e Orientit) mishëron një sërë kundërthëniesh e ambiguiteteshqë karakterizojnë në të vërtetë vetë procesin identitar të shqiptarëve. Europa ështëvendi i aspiruar, mishërim i qytetërimit, fuqisë, mirëqënies së ëndërruar, në fund tëfundit, streha ku do ta ndjenim veten më të sigurtë, më të mbrojtur. Por ka dhe një

15. M.Frashëri- E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që sollikëmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas se nga shokët. Pesëshekuj shkuan mbi neve si një hie e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tënë, njëkohë errësire që ment ndryshoi cdo ndjenjë njerëzije, cdo cilësi njeriu të ndershëm. - Plagëttona - Çë na mungon - Ç duhet të bëjmë - 1924 - Tiranë, f.24.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 27: perpjekja_15-16

27Përpjekja

anë tjetër të medaljes: Europa e pabesë, Europa armike, burim i një sërë padrejtësishqë i janë bërë shqiptarëve, Europa e pamoralshme, kurvë plakë, e kështu me radhë.E pra, këtu kemi siç thamë një ndër shembujt e kontraditave të imagjinarit tonëkolektiv: nga njëra anë këmbëngulet se jemi pjesë e Europës, e qytetërimit të saj,për të cilën dikur sakrifikuam aqe shumë duke e mbrojtur nga hordhitë aziatike; ngaana tjetër po kjo Europë projektohet si një entitet abstrakt, e njësuar dendur mepolitikën e vendeve të veçantë, një entitet i veçuar prej nesh, i ndodhur përkundrejtShqipërisë, herë si një Eldorado e ëndërruar, herë si një realitet rrëshqitës, të cilitthellë thellë s i duhet besuar, siç s i besohet dot një të huaji. Këto hezitime, frute tëhistorisë, por dhe të pasigurisë identitare, shprehen edhe sot e kësaj dite nëpërfytyrimin kolektiv të shqiptarëve, duke përcaktuar shpesh në mënyrë tëvetëdijshme apo jo raportet komplekse e ende të papërfunduara që ekzistojnë meskategorive Shqipëri-Evropë e Shqipëri-Orient, çka do të përbënte një temë mjaftinteresante hulumtimi. Edhe pse s dua të zgjatem në këtë temë, sidoqoftë mendoj ses duhet të ndahemi prej saj pa cikur më parë edhe një produkt tjetër të vizionithistorik të shekullit të 19-të, që pikërisht për shenjat afatgjata që ka lënë në psikëntonë kolektive, përbën një provë të rrugës së gjatë që kemi ende për të bërë deri teknjë vizion bashkohor për historinë: E kam fjalën tek sindroma e viktimizmit historik,e trashëguar vërtet nga shekulli 19-të, e përforcuar nga ngjarjet e vitit 1913, por qëdhe sot e kësaj dite përbën një dukuri të realitetit shqiptar. Funksionalizimi i historisëqë ashtu si për shumë popuj të tjerë qe i shpjegueshëm në një periudhë të caktuar kurhistoria shërbente si një faktor afirmimi e kohezioni kombëtar, në çastin kur deljashtë kuadrit kohor kur kishte një përligjje historike, dhe shërben për ta projektuarveten gjithnjë si viktimë e të tjerëve e asnjëherë si përgjegjëse e fatit tënd historik,e shndëron nacionalizmin në thjeshtë një alibi e pengesë serioze për të arriturpërballjen kritike me të shkuarën, çka përbën një etapë të detyrueshme për çdo popullnë rrugën drejt pjekurisë politike. Duhet thënë se në përgjithësi pavarësia e vonuardhe e kundërshtuar, së bashku me çlirimin gjysmak, duke krijuar tek shqiptarëtvetëdijen e një populli të kanosur, bëri të mundur vazhdimësinë e mendësive te tillaparapolitike, çka shpjegon dhe mjaft zhvillime të mëtejshme të historisë sonë, dukepërfshirë edhe disa faqe origjinale të variantit shqiptar autarkik të komunizmit, apodisa nga dukuritë më brengosëse të periudhës pas komuniste.

Në fakt s është e vështirë të kuptosh se si përdorimi në mënyrë selektive eshpesh manipulimi i miteve, i kujtesës historike e i traditës në periudhën e shtetitshqiptar s ishte më diçka që bëhej thjeshtë e vetëm për nevojat e kohezionit socialapo homogjenizimit e vendit: ai u kthye në një mjet në shërbim të legjitimimit tëpolitikave apo pushtetit të individëve apo të grupeve të caktuara. Si Zogu ashtu dheEnver Hoxha, për shembull, bënë çmos ta paraqisnin veten si vazhdues tëSkënderbeut, të dy e përdorën historinë gjërësisht për të legjitimuar pushtetin e tyre.Le të kujtojmë këtu vetëm ekstremin ku u çua kjo logjikë gjatë komunizmit metrukimin oruellian të dokumentave apo fotografive historike.

Ose le të shohim për një çast dinamikën e mitit të qëndresës gjatë periudhëskomuniste.

Komunizmi, siç dihet, nisi si një ndërmarrje që synonte një refuzim të plotë

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 28: perpjekja_15-16

28Përpjekja

të së shkuarës. Por Enver Hoxha dalngadalë e kuptoi se për të mbajtur pushtetinpërdorimi përzgjedhës i elementeve të caktuar të traditës ishte një domosdoshmëri.Në fakt eksperimenti i tij gati gjysëm shekullor mund të konsiderohet edhe si njëpërpjekje e dështuar për të arritur një sinkretizim të pamundur mes ideologjisëkomuniste dhe elementeve të përzgjedhur të traditës. Ndër mitet e trashëguara që aipërdori më gjërësisht ishte dhe miti i qëndresës. Vendosja e këtij miti në qendër tëpropagandës së regjimit s ishte pa qëllim. Duke e vendosur Luftën NacionalÇlirimtare, të udhëhequr prej tij, si epilogun më të lavdishëm të kësaj tradite (popullishqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.) ai krijonte legjitimitetinhistorik të pushtetit të tij. Në fakt komunizmi e çoi deri në skizofreniinstrumentalizmin e manipulimin e historisë: historia, ose më mirë të themi një sërëkujtesash historike e mitesh të përzgjedhura me kujdes, bashkë me përzgjedhjen poashtu të disa mendësive të trashëguara u përdorën për të legjitimuar politikën eizolimit paranojak, të autarkisë e pavarësisë ekstreme, që gjente mishërim në parullëne kudogjendur të ndërtimit të socializmit me forcat e veta.

* * *

Ç ka të bëjë musulmanëria apo krishtëria me shqiptarinë? 16 pyeste Konicaqë në vitin 1903. Raportet e nacionalizmit shqiptar me fenë përbëjnë padyshim njëkapitull të veçantë me mjaft interes për t u analizuar, pikërisht për specifikën e tij. As përbën një përjashtim fakti që shqiptarët, në pjesën më të madhe muslimanë, çkai bënte ata, të paktën teorikisht, qytetarë të dorës së parë e të privilegjuar tëPerandorisë, shpallën si hero të tyre kombëtar pikërisht atë që për një çerek shekullirrjesht kishte qënë armiku i betuar i turqve? Eshtë fakt që shqiptarët ishin i vetmipopull në Turqinë evropiane ku muslimanët bënë kauzë të përbashkët mebashkëatdhetarët e tyre të krishterë, në luftë kundër qeverisë së Stambollit. Cilatishin pra marrëdhëniet e nacionalizmit historik shqiptar me fenë?

Dihet që ndryshe nga vendet e tjera të gadishullit, ku feja kishte luajtur njërol të rëndësishëm në procesin e krijimit të identitetit kombëtar, në rastin shqiptarajo përbënte një pengesë serioze për unfikimin kombëtar. Për më tepër, ndarja eshqiptarëve në disa fe shihej nga rilindasit me dyshim si një mundësi e depërtimit tëndikimit të të huajve. Kjo dhe shpjegon pse nacionalizmi shqiptar, ndryshe nganacionalizmat e tjerë ballkanikë, u zhvillua kryesisht si një lëvizje në konkurencëme fetë, duke marrë madje në disa raste edhe një karakter antiklerikal, çka përbënvërtet një veçanti për një lëvizje romantike.17

Në fakt shqetësimi për farën e përçarjes që përmbante në vetëvete realitetifetar i Shqipërisë (pavarësisht se në përgjithësi shqiptarët, të krahësuar me mjaftprej popujve të tjerë të rajonit, nuk shquhen për ndonjë zell të veçantë në punë tëfesë) përbën një konstante gjatë gjithë historisë të shqiptarëve që kur zë fill zanafillae idesë kombëtare. Ajo që ndryshon është mënyra se si përqaset ky problem gjatë

16. F. Konica - Albania, 15 prill 1897, f. 18.17. R.Morozzo della Rocca _ Kombi dhe feja në Shqipëri f. 16.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 29: perpjekja_15-16

29Përpjekja

periudhave të ndryshme të historisë të këtyre dy shekujve të fundit.Rilindja Kombëtare u përpoq t i japë zgjidhje problemit, duke e paraqitur

nacionalizmin thuajse si një alternativë ndaj feve të tjera, çka shpjegon dhe hyjniziminqë i bëhej të ashtuquajturës shqiptarizëm, siç e kishte pagëzuar Pashko Vasa (Feja evërtetë e shqiptarit është shqiptaria). Pati ndërkohë edhe propozime të tjera qëgjithësesi kishin të përbashkët synimin për të neutralizuar ndikimin negativ që mundtë luante faktori fe. Kështu u propozua që fe e shqiptarëve të shpallej bektashizmi,që shihej si feja me më pak rrezik për ndikime të jashtme, u propozua e madje edhepati një sërë hapash konkrete në drejtim të kthimit të gjithë të krishterëve në uniatë,çka do të ndihmonte për të shmangur rrezikun e ndikimit grek, apo dhe propozimedisi më ekstravagante, si ai për konvertimin në protestantizëm.18

Kjo situatë specifike shqiptare përcakoi në fund të fundit dhe vetë karakterinlaik të nacionalizmit shqiptar, çka e dallon atë nga thuajse gjithë nacionalizmat etjerë ballkanas, duke e afruar, të paktën në këtë pikë, me nacionalizmin e tipitevropian.19

* * *

Kalimi nga periudha e Rilindjes në shtetin shqiptar mbart me vete në dukjetë pandryshuara pjesën më të madhe të elementeve, miteve, simboleve e vlerave tëideologjisë kombëtare. Por në të vërtetë kemi të bëjmë me atë dukuri të shpjeguarnga Gellneri: vazhdimësia e ndryshimi janë pjesë e të njëjtit proces. Formimikombëtar me krijimin e shtetit shqiptar bëhet një proces dinamik ku përpjekjet përtë farkëtuar një identitet kombëtar shkojnë krah për krah përpjekjeve për të krijuarndjenjën e komunitetit, çka përbën një domodoshmëri kur vjen puna për tëkonsoliduar kohezionin social të një shteti komb.

Shqipëria e pavarur përballej me një sërë sfidash tepër të mëdha, që për shumëdukeshin thuajse të papërballueshme. Asnjë shqiptar, me përjashtim të disa kokavetepër të ndezura, që nuk e njohin gjëndjen e vërtetë në vend, nuk ëndërron për njëShqipëri të pavarur shkruante Eqrem bej Vlora,20 që megjithatë pak kohë më vonëpranon të bëhet deputet i parlamentit të parë shqiptar. Dhe ai s ishte i vetmi qëkishte dyshime për aftësinë e shqiptarëve për të përballuar të lënë vetëm sfidatkolosale që përmbante realiteti shqiptar. Ishte kjo situatë që i bën disa historianë tëhuaj të shprehen gati me cinizëm kur vjen puna e mëvetësisë të Shqipërisë. Kështulindi, më shumë nga rrjedha e ngjarjeve, se sa i dashur me vetëdije, një shtet shqiptarshkruan historiani gjerman Peter Bartl, që sidoqoftë është një ndër albanologët mëtë shquar të dekadave të fundit.21

Në vitin 1913 sfida për t ia dalë mbanë për të ndërtuar një shtet kombëtar

18. R.Morozzo della Rocca - Kombi dhe feja në Shqipëri - f. 16.19. S.Skëndi- Albania, New York - 1956.20. Peter Bartl - Die Albanischen Muslime zur zeit der nationalen unabhangigkeits bewengung(1878 - 1912) - 1968 - otto karrassowitz - wiesbaden, f.214.21. Peter Bartl - po aty - f. 282.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 30: perpjekja_15-16

30Përpjekja

ishte vërtet e jashtëzakonshme. Pas gati 500 vjetësh sundimi turk dhe 300 vjet menjë popullësi mbizotëruese muslimane, Shqipëria më shumë se vendet e tjeraballkanike kishte pësuar ndikimin turko-oriental. Edhe pse lidhjet me PerandorinëOsmane u këputën në vitin 1912, Shqipëria ruajti një trashëgimi otomane të fortë.Ishte krijuar një Weltanschauung unik që kristalizohej në mosbesimin e madh ndajpushtetit dhe jetës së përbashkët , komenton Bernd Fisher. Vetëm 9% e tokës ishtee punueshme në vitin 1922, ndërkohë që mbi 90% e popullësisë merrej me bujqësie blegtori. Vetëm nga kjo shifër mund të nxirren përfundime për varfërinë e skajshmetë shqiptarëve.22 Lidhjet rrugore mes qyteteve kryesore qoftë në brendësi apo përgjatëbregdetit vazhdonin të mos ekzistonin, ndaj dhe udhëtimi mund të bëhej vetëm mëkëmbë apo me kafshë. Për më tepër edhe në fillim të viteve 20 vendi vazhdonte tëmbetej tejet i përçarë dhe të paktë ishin ata që e konsideronin veten në radhë të parëshqiptarë.23

Mos harrojmë po ashtu se ndarja e kufijve kishte lënë gati gjysmën eshqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë, ndërkohë që fqinjët vazhdonin të kishinpretendime territoriale edhe ndaj vetë shtetit shqiptar, çka shtonte mjaft gjëndjen epërgjithshme të pasigurisë.

Formimi kombëtar, me çka kuptojmë kultivimin e një identiteti kombëtar, nërastin shqiptar nënkuptonte edhe ndreqjen ose së paku minimizimin e shumë çarjevesociale e kulturore, që Shqipëria e pavarur kishte trashëguar nga e shkuara. Në këtëkontekst bëhej imperative që të zhvillohej sa më shpejt një kod i unifikimit të vleravedhe të simboleve kombëtare, çka do të krijonte kornizën normative për të mundësuarvendosjen sa më shpejt të kontrollit shtetëror mbi shoqërinë. Çështja ishte të gjëndejmënyra për të krijuar sa më shpejt tek shqiptari ndjenjën e komunitetit dhe të shtetitsi një nevojë e domosdoshmëri e jetesës së përbashkët, çka donte të thoshte tëluftoheshin tek ai prirjet anarkiste të ushqyera gjatë një ekzistence të gjatë kur shtetipër të kishte qënë vetëm një diçka e largët, e huaj e më së shpeshti armiqësore.

Në se do të bënim një përpjekje sado të përciptë për të identifikuar atë qëkanë të përbashkët periudhat e ndryshme të ekzistencës së një shteti shqiptar,pavarësisht nga ndryshimet e mëdha mes tyre, s është e vështirë të kuptosh se krahasambicjes për t u shkëputur sa më shpejt nga e shkuara për ta futur vendin në rrugëne përparimit dhe të modernizimit, (përpjekje të cilat, po të gjykosh nga rezultatet,mund të quhen përgjithësisht të dështuara) e përbashkëta tjetër është prioriteti që ijepet përpjekjeve për të arritur homogjenizmin dhe kohezionin social dhe kulturortë vendit, çka, po t i thjeshtëzojmë gjërat, do të thotë para së gjithash shoqërizimine shoqërisë shqiptare me vlerat e nacionalizmit dhe shtrirjen e kontrollit shtetërormbi shoqërinë, nëpërmjet centralizimit të pushtetit, zgjerimit të administratës publike,shkatërimit të autonomive lokale etj. Mekanizmat e përdorur për të arritur këtoobjektiva jane po ato që u përdorën nga thuajse gjithë vendet e tjera të gadishullitpër të arritur integrimin kombëtar, mes të cilave më kryesoret shkollimi në gjuhënamtare, me një program ku përfshihej propaganda kombëtare, dhe shërbimin ushtarak

22. S.Skëndi - Po aty.23. B. Fischer - po aty - f. 74.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 31: perpjekja_15-16

31Përpjekja

i detyruar dhe më pas, në periudhën e komunizmit, ideologjia.Dy ishin fronte kryesore të veprimit: i pari i brendshëm, që përfshinte formimin

kombëtar dhe integrimin kombëtar brenda një shteti të pavarur. Tjetri, i jashtëm, qëkishte të bënte me orientimin e shtetit shqiptar përsa i takon territoreve të banuarame shqiptarë jashtë kufijve të vendit, të cilët me ndonjë përjashtim fare të shkurtër,vazhduan të konsideroheshin pjesë integrale e trashëgimisë historike shqiptare. Egjithë kjo gjen pasqyrim në doktrinën e unitetit kombëtar, që bëhet qëndrore si gjatëkohës së Zogut ashtu dhe gjatë komunizmit, duke vazhduar të përpunohet gjatëgjithë shekullit të njëzet, duke u artikuluar në disa rrafshe: Në rrafshin social theksinvihet tek uniteti kombëtar i brendshëm. Në një shikim më të gjërë theksohet unitetishqiptar si një komb i vetëm. Në rrafshin historik nënvizohet uniteti i kombit nëkohë, duke theksuar vazhdimësinë e shqiptarëve në trojet e tyre gjatë shekujve. Vetfakti i rëndësisë së veçantë që merr kjo doktrinë është dëshmia më e qartë eproblemeve që hasen në procesin e kohezionit e të integrimit kombëtar.

Por pa dashur të shtyhem më shumë në analizën e shtetit shqiptar, le tëkufizohemi vetëm te një aspekt : të çështja e fesë. Ndarja e shqiptarëve në fe tëndryshme në të vërtetë vazhdoi të konsiderohej si një pengesë e mundshme nëprocesin e kohezionin dhe homogjenizimit kombëtar.

Zogu, u përpoq ta zgjidhte këtë problem nëpërmjet asaj që mund ta quajmënacionalizim i fesë, çka donte të thoshte vendosjen e gjithë institucioneve fetarenën kontrollin e shtetit dhe prerjen apo minimizimin e lidhjeve të tyre me jashtë.Kjo u përkthye me një reformim të plotë të Islamit shqiptar dhe vënien e tij nënkontrollin e plotë të shtetit, duke i prerë së pari financimet nga jashtë; me përpjekjetmaksimale për të arritur autoqefalinë e kishës ortodoksë duke e shkëputur atë ngandikimi grek, si dhe me përpjekjet, disi më të vështira, për të vënë katolikët nënkontroll.

Enver Hoxha, si për shumë çështje të tjera, zgjodhi rrugën më radikale, çkapërbënte thuajse një eksperiment të rallë për shoqërinë njerëzore. Ai pasi e luftoigjatë fenë, duke e konsideruar atë si një konkurencë të rrezikshme për ideologjinësunduese, e ndaloi atë krejtësisht diku nga mesi i viteve 60-t, çka duhet të konsiderohetedhe si një zgjidhje radikale në stilin enverist të një problemi të vjetër.

Ajo që ndodhi pas rënies së komunizmit është emblematike për këtëdhjetëvjeçar kaotik që po kalon vendi, duke përbërë, pavarësisht nga arësyet eshpjegueshme, një shmangie të rëndësishme nga disa prej tezave të ideologjisënacionaliste shqiptare. Mungesa e një politike, apo ç është akoma më keq rënia disaherë në një politikë kontradiktore, që jo vetëm lejoi financime masive e tëpakontrolluara e një vërshim misionarësh të të gjithë feve e të mjaft sekteve, porshpesh duke privilegjuar herë njërën e herë tjetrën fe sipas nevojave politike tëçastit, nxiti dashje pa dashje një sërë dukurish e tensionesh, që ndonëse embrionale,bëhen shqetësuese për kontekstin e një vendi në krizë. Pasojë e këtij konfuzioniishte dhe vendosja në krye të kishës ortodokse shqiptare e një qytetari grek; shfuqiziminë masë të madhe i reformës të kryer nga komuniteti islamik në kohën e Zogut, ekështu me radhë, duke krijuar jo rallë tensione të instrumentalizuara mes feve, sidhe përdorimin e fesë në ndonjë rast për qëllime politike.

Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare

Page 32: perpjekja_15-16

32Përpjekja

Feja e shqiptarit është shqiptaria :mit apo konstruktim historik

Nga Artan Puto

Ky shkrim është një përpjekje për të shpjeguar natyrën dhe rolin qëshqiptarizmi ka luajtur në periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Ne do

të shqyrtojmë nëse ai është një mit, i ardhur nga një trashëgimi e kulturës dhe etraditës, apo kemi të bëjmë me një produkt ideologjik të shfaqur në një moment tëcaktuar historik.

Feja e shqiptarit është shqiptaria është një frazë e marrë nga një poemëentuziaste e figurës së njohur të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të fundit të shekullittë XIX Pashko Vasa. Para se të hyjmë në brëndi të analizës sonë duhet të bëjmë njëpërshkrim të shkurtër të Shqipërisë së asaj kohe.

Periudha në fjalë është quajtur nga historiografia shqiptare si Periudha eRilindjes Kombëtare , e cila mbaroi më 1912 me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisënga Perandoria Osmane. Shqipëria e shek.XIX është larg së qëni ajo çka ne kemiimagjinuar ose besuar se ishte në të vërtetë. Në përgjithësi shqiptarët ishin mësuartë lexonin nëpër libra se ata gjatë historisë së tyre kishin luftuar gjithnjë si një kombi vetëm për të çliruar vendin e tyre nga zgjedha otomane për të hyrë më pas nërrugën e progresit dhe të përparimit.

Parasëgjithash, Shqiperia e asaj kohe nuk ka patur të njëjtin kuptim që ne ijapim sot, ai i një kombi dhe shteti me kufij të përcaktuar qartë. Nëse është fjala përshekullin e kaluar ne mund të diskutojmë për troje të banuara nga shqiptarët, të cilatishin ndarë në katër vilajete dhe që përfshinin edhe territore që sot gjënden jashtëkufijve zyrtarë.

Vendi ishte i përshkuar nga male të shumta, të cilat e copëtonin atë në krahinae zona që në shumicën e rasteve nuk kishin asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Shqipëriae Veriut mbizotërohej nga male të lartë pothuaj të pakalueshëm. Ky lloj territori i kambajtur të mbyllur banorët e atyre anëve dhe i ka mbajtur ata larg botës përreth. Aika ndikuar në krijimin dhe më vonë në ruajtjen e institucioneve të vjetra fisnore. Nëndryshim nga kjo pjesë e vendit, Shqipëria e jugut dhe ajo e mesme ishingjeografikisht më të hapura dhe, në këtë mënyrë, ato kishin përjetuar më shumëkontakte dhe për to mjedisi fqinj nuk ishte fare i panjohur.

Këto karakteristika gjeografike dhe rrugët e ndryshme të zhvillimit tëkrahinave patën ndikimin e tyre në pengimin e rritjes së një ndjenje përkatësie nënjë komunitet të njëjtë e më të madh. Duke qënë më shumë një popullsi malësore,

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 33: perpjekja_15-16

33Përpjekja

shqiptarët kishin treguar gjithnjë shumë pak respekt, për të mos thënë aspak, ndajautoritetit qëndror të pushtetit, i cili shpesh herë ishte parë si një kërcënim për lirinëe tyre të egër . Jetesa në zona të izoluara bënte që të kishte më shumë vështirësi përtë identifikuar vetveten me një komunitet që shkonte përtej kufijve të bajrakut, tëfshatit apo krahinës.

Nga ana tjeter, shqiptarët nuk kishin një fe kombëtare. Ata u përkisnin katërbesimeve fetare, atij mysliman, bektashian, ortodoks dhe atij katolik. Pra, ata ishintë privuar nga nje faktor shume i rëndësishëm ngjizës, i cili në vendet fqinje ndihmoinë formimin e një identiteti kombëtar më përpara se sa ai të merrte jetë në mesin eshqiptarëve.

Shqiptarëve u mungonte gjithashtu edhe kujtesa e një tradite të vjetërshtetërore, e cila mund t i bashkonte ata shumë me shpejt dhe më fort. Përgjateperiudhës së Rilindjes Kombëtare, figurat udhëheqëse u përpoqën që ta ktheninheroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe rezistencën e tij kundër turqve(1443-1468) në një shtyllë të ndërgjegjes kombetare.Por, ishte nje detyre e veshtire.Pesëqind vjet pushtim otoman e kishin lënë mënjanë periudhën 25 vjeçare tërezistencës së feudaleve të krishterë shqiptarë. Po kështu, pjesa dërrmuese e popullsisëu konvertua dhe përqafoi islamizmin dhe jetoi në njëfarë mirëkuptimi me PerandorinëTurke.

Një nga trashëgimitë që islamizmi la pas, kryesisht në fshatrat shqiptare tësunduara nga sulltanët osmanë, ishte një lloj prirje ndaj nënshtrimit dhe një mosbesimgati-gati apatik ndaj risive që vinin nga qytetet dhe zonat më të hapura.1 Ndërkoheqë pjesa e mbetur ortodokse e popullsisë ishte vazhdimisht nën influencën e kulturavetë huaja, pjesë e së cilave ishte feja e tyre.

Përsa u përket grekëve dhe sllavëve në Ballkan, këta kishin lënë prapa një tëkaluar më të rëndësishme në këtë drejtim. Ringjallja e perandorive dhe kujtesa eshteteve të fuqishme mesjetare u bënë pjesë e programit të tyre kombëtar, i cili ipërforcuar edhe me fenë e njëjtë ushtruan një influencë bashkuese mbi popujt etyre. Kjo e ndihmoi jashtëzakonisht shumë punën e udhëheqësve të tyre kombëtarepër t i sjellë njerëzit bashkë.

Karakteristikat psikologjike të shqiptareve kanë edhe ato pjesën e tyre. Atakanë qënë më shumë individualistë, që përpiqeshin t i rregullonin punët sipas dëshirëssë tyre, se sa pjesëtarë të një komuniteti, rregullat e të cilit duhej të respektonin.Eshtë e vërtetë se ajo që i ka munguarë më tepër shqiptarit ka qënë aftësia për t i

parë punët nga këndi i gjerë, nga ana publike dhe gjenerale, për të mos e ndarëveten e tij nga kolektiviteti. Ai ka qenë kurdoherë ekskluziv, as fare me pamjeshoqërore , shkruante Mit hat Frashëri, një figurë e njohur e kohës së pavarësisë.2

Por, shqiptarët duket se kanë qenë midis atyre popujve që dalloheshin përndjenjat e tyre proto-nacionale. Ndonëse të ndarë në tre komunitete fetare, ata nuk ihumbën disa tipare të përbashkëta që mbështesin përkatësinë në një grup të caktuar

1Robe rto Moroco Dela Roka, Kombesia dhe feja ne Shqiperi, 1922-1944 , Tirane 1994, fq.26.2Mit hat Frasheri, Çeshtje te indipendences , shkrim i ribituar te revista Perpjekja , Tirane1995, nr.3, fq.98.

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 34: perpjekja_15-16

34Përpjekja

etnik. Një nga arsyet kryesore është se fetë në trojet shqiptare nuk hodhën rrënjë tëforta, në kuptimin e krijimit të një tradite kulturore të spikatur. Shqiptarët kanëjetuar në territore që janë gjëndur gjithmonë në periferi të kulturave dhe perandorivetë mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes.

Ndërrimi i pozicionit, herë në Perëndim dhe herë në Lindje, ka patur sirrjedhojë konvertimin e popullsisë në besime të ndryshme. Në shumë raste kykonvertim ka ardhur nga një aftësi e dukshme për t iu përshtatur rrethanave.

Me pak fjalë, në fund të shekullit XIX është ende herët për të folur për njëkomb shqiptar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më shumë se sa një entitet kombëtar,shqiptarët ishin një mbledhje fisesh dhe banorësh të krahinave të trojeve ku jetonin.Në atë kohë tiparet më të rëndësishme që flisnin për veçanësinë shqiptare ishingjuha, as sllave dhe as greke, dhe prejardhja e racës .

Duke iu referuar Erik Hobsbaumit, mund të themi se këta popuj që kishin njëndjenjë të fortë të asaj që quhet etnicitet fisnor , siç është edhe rasti i shqiptarëve,i kanë rezistuar me kokëfortësi formave moderne të shteteve kombëtare dhe, për mëtepër, ata i kanë sfiduar ato.3

Kush ishin udhëheqësit që e lëshuan thirrjen nacionaliste dhe politike Fejae shqiptarit është shqiptaria ? Pjesa më e madhe e tyre si Pashko Vasa, vëllezëritFrashëri, Jani Vreto, Naum Veqilharxhi, Hasan Tahsini, Konstantin Kristoforidhi,Ismail Qemali ishin nga familje të njohura bejlerësh ose nga pjesa e pasur e shoqërisë.Të arsimuar jashtë, në krye të herës në Turqi, ata ishin nëpunës ose në raste të tjerakishin poste të larta në administratën osmane.

Pozita e tyre në këtë administratë i ndihmoi ata të kuptonin se perandoriakishte hyrë tashmë në udhën e shpërbërjes. Për këtë arsye ishte e një rëndësie tëdorës së parë që fati i shqiptarëve të diferencohej nga ai i Perandorise Otomane.Qënia nëpunës i administratës perandorake iu dha atyre një lloj sensi universalizmi,një lloj mundësie për t i parë gjërat jo nga nje këndveshtrim i ngushtë lokal. Kështu,ata ishin më të prirur për t i parë shqiptarët si nje grup i tërë nacional. Eksperiencapersonale luante edhe ajo rolin e saj. Pashko Vasa ishte një i krishterë që shërbentenë Perandorinë Otomane. Kjo dyanësi e bëri atë më fleksibël dhe më të hapur ndajideve të reja. Dhe ai nuk ishte rasti i vetëm.

Shumë prej udhëheqësve shqiptarë të asaj kohe ishin nga sekti i bektashinjve,një sekt fetar shumë i përhapur në mesin e shqiptarëve. Ai është nje forme esinkretizmit që vjen nga shiizmi i influencuar nga krishterimi. Si një besim panteistdhe duke huazuar si nga myslimanizmi ashtu edhe nga krishterimi, bektashizmipropagandoi idenë e vëllazërisë, e cila ishte kaq e rëndësishme për të përgatiturterrenin për ngritjen e një ndërgjegje kolektive. Nga ana tjetër bektashinjte ishin teprirur për të përqafuar kauzën e çështjes kombëtare edhe për shkak të marrëdhënievetë tyre gjithmonë të tendosura me Portën e Lartë.4

Idetë e udhëheqësve shqiptarë te Rilindjes ishin të ndikuara kryesisht nga

3Erik Hobsbaum, Kombet dhe nacionalizmi qe nga 1780 , Tirane 1996, fq.64.4Renco Moroco Dela Roka, Kombesia dhe feja ne Shqiperi 1920-19442, Tirane 1994, fq.41.

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 35: perpjekja_15-16

35Përpjekja

Revolucioni Francez dhe sidomos nga mesazhi i tij më i rëndësishëm Liri, Barazi,Vellazeri . Kështu, endrra e tyre ishte të shihnin një komb shqiptar të çliruar ngazgjedha e huaj në shtetin e tij të pavaruar. Nga ana tjetër, po këta udhëheqës ishinedhe krijuesit e gjuhës kombëtare. Në atë kohë, kur pothuaj çdo gjë tjetër messhqiptarëve çonte drejt ndarjes, gjuha kombëtare mund të ishte një mjet i mirëbashkues. Sëbashku me gjuhën kombëtare këta liderë ishin edhe përfaqësuesit eparë të rrymës së romantizmit në letërsinë shqipe. Qëllimi kryesor i saj ishte tëhyjnëzohej e kaluara, të rigjallërohej kujtesa popullore mbi bëmat e heroit kombëtardhe t i bënte njerëzit të ndjeheshin krenarë për të kaluarën e tyre.

Cili ishte kuptimi dhe synimi i kesaj kredoje? Përmendëm pak më sipër seajo ishte një kredo nacionaliste dhe politike. Parasëgjithash, qëllimi i saj ishte tëkrijohej një komb shqiptar dhe një ndergjegje kombetare. Ajo u drejtohej njerëzvetë thjeshtë, shqiptarëve pra, jo myslimanëve, ortodoksve apo katolikëve.

Ndarja fetare ishte një shqetësim i madh për udhëheqësit shqiptarë. Nësistemin politik të Perandorisë Otomane, popujt konsideroheshin jo në bazë tëpërkatësisë etnike, por të asaj fetare. Prandaj, për arsye politike shqiptarët e krishterë,në radhë të parë ata ortodoksë, trajtoheshin si pjesëtare të kombeve fqinjë, me tëcilët ndanin të njëjtin besim fetar. Ky ishte një kërcënim i vërtetë për krijimin e njështeti të ardhshëm shqiptar, të cilit i kanosej copëtimi nga ana e vendeve fqinjeortodokse, të etura të zgjeronin territoret e tyre.

Në këtë mënyrë, kjo thirrje synonte t i hapte udhë një ndjenje të veçanteshqiptarisë . Në radhë të parë shqiptaria donte të thoshte se njerëzit që flisnin të

njëjtën gjuhë shqipe duhej të shiheshin si vëllezër, duke kapërcyer dallimet fetare.Me qëllimin që të nxitej solidariteti midis bashkëkombasve njëra prej figuravekryesore të Rilindjes Naim Frasheri thoshte se ne jemi një fis, e njëjta familje, nejemi prej një gjaku dhe flasim të njëjtën gjuhë .

Për këtë arsye udhëheqësit kombëtare vunë theksin më shumë te ato gjëra qëata besonin të kishin një influencë integruese në mes të shqiptarëve, të tilla siprejardhja e njëjtë, gjaku dhe gjuha e njëjtë, flamuri dhe heroi i përbashkët kombëtar,e njëjta e kaluar e lavdishme dhe e ardhme e begatë. Nuk ishte asfare një rastësi qënë atë kohë Naim Frasheri futi për herë të parë në gjuhën shqipe termin mëmëdhe .Ai dëshironte që shqiptarët ta shikonin njeri-tjetrin si bij të së njëjtës nënë.

Në këtë rast shqiptaria nënkuptonte gjithashtu edhe gjakun e njëjtë .Nocioni i gjakut të njëjtë kishte përparësinë nga shumë gjëra të tjera, në mënyrë

5Erik Hobsbaum, Kombet dhe nacionalizmi qe nga 1780 , Tirane1996, fq.63.6Nacionalizmi shqiptar u formesua si nacionalizem etnik edhe nga trysnia e e nacionalizmavefqinje, gjithashtu me karakter etnik dhe qe kane qene me te hershem se ai shqiptar. Madje ky ifundit ka lindur si reagim ndaj qellimeve copezuese te nacionalizmave fqinje. Ne faktnacionalizmin etnik ne e ndeshim si karakteristike specifike e levizjeve kombformuese pa shtet,ndaj dhe e gjejme kryesisht ne Evropen qendrore dhe lindore, aty ku procesi shtet-formuesshfaqet i vonuar ne raport me idete e Revolucionit Francez. Ky i fundit, perkunder nacionalizmitetnik, ngerthen parimin e kombit si entitet politiko-kulturor, ku pjesetari i kombit eshte qytetari shtetit, pavaresisht nga prejardhja, mjafton te respektoje ligjet dhe kulturen.

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 36: perpjekja_15-16

36Përpjekja

që të gjëndeshin lidhje midis anëtarëve të një grupi dhe të përjashtoheshin të huajt.5

Në këtë pikëpamje shqiptaria ishte një formë e nacionalizmit etnik .6

Krijimi i një kombi kishte gjithashtu edhe një mision të qartë për të ndjekur.Ky është pikërisht themelimi i një shteti kombëtar. Duke i dhënë jetë një ndërgjegjejekombëtare udhëheqësit shqiptarë të asaj kohe mendonin të tregonin se shqiptarët,në shumicë myslimane, ishin një etni e ndryshme nga turqit. Rrjedhimisht atameritonin të trajtoheshin ndarazi dhe jo t i merrte me vete rënia e pashmangshme ePerandorisë Otomane.

Kongresi i Berlinit më 1878 shënoi edhe fillimin e fazës së parë të shpërbërjessë perandorisë. Ai vendosi që vëndeve fqinje t u jepeshin troje shqiptare. Në këtëmënyrë ai e tronditi shumë besimin e udhëheqësve shqiptarë te Porta e Lartë. Kjongjarje i dha një shtysë dhe hov më të madh ndjenjave nacionale. Zyrtarisht ajopërfaqëson edhe fillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Por, duhet të pranojmë seidetë kombëtare ishin ende në kokat e liderve dhe nuk kishin filluar të hidhnin rrënjënë mes të njerëzve të thjeshtë. Për këta të fundit ishte më e lehtë të përtypnin idenëe komunitetit lokal se sa atë të një kombi.

Do të duhej njëfarë kohe derisa shqiptaria të shndërrohej nga një sllogannë një ndjenjë të dukshme në mesin e bashkëkombasve. Nëse flasim për periudhënnë prag të pavarësisë Mit hat Frasheri i ka dhënë këtë përkufizim shqiptarisë :Shqiptarisma filloj që nga ajo ditë të bëhet njëfarë fe, një besim, jo individual, si me

thanë i posaçëm për çdo fis, po një fe e përbashkët, një fe e vetëm, ose më mir akomafeja: njerës që s kishin parë kurrë shoku shoknë, të panjohur dhe të padëgjuar gjerdie, gjenin një lidhkë dhe një vëllazërim në fenë dhe besimin e ri, zbulonin se ishinadeptë dhe konfrerë, më mirë të themi vëllezrë, me kuptimin që ka fjala në disashoqëri fetaro-politiko-shoqërore, dhe aqë më tepr akoma sa, persekutimet e ardhurëprej kundërshtarëvet të koalizuarë, i shtërngonin ta mbanin të fshehtë këtëbesëlidhje .7

Pra, deri në periudhën e pavarësisë shqiptarizmi 8 është zhvendosur ngavlerat etnike si farefisni dhe gjak i njejte , i propaganduar fillimisht ngaudheheqesit e Rilindjes, drejt një ndjenje ende të papërcaktuar vëllazërie midisnjerëzve të zakonshëm.

Periudha e quajtur Periudha e Pavarësisë (1912-1939) është karakterizuarnga përpjekjet për të hedhur themelet dhe për të konsoliduar një shtet shqiptar meadministratën e tij. Detyra më e rëndësishme, ajo e kurorëzimit të pavarësisë, ishtearritur tashmë. Sëbashku me të shqiptaria duket se e ka humbur funksionin e sajtë parë, atë të krijimit të shqiptarëve dhe ndërgjegjes së tyre kombëtare. Kjo punëdo të përmbushej në një mënyrë tjetër. Slloganet ideologjike dhe ato patriotike do tëzëvëndësoheshin nga një proces konkret, ai i ngritjes së institucioneve të shtetit

7Mit hat Frasheri Çeshtje te independences , artikull i ribotuar te Perpjekja , nr.2, Tirane1995, fq.96.8Pas kësaj periudhe nuk e shohim më të përdoret termi shqiptaria , por shqiptarizma osemë vonë shqiptarizmi .

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 37: perpjekja_15-16

37Përpjekja

kombëtar.Ky proces në vetvete ndihmoi në zvogelimin e distancave midis njerëzve

dhe t i bente ata të ndiheshin si anëtarë të një komuniteti më të gjerë sesa krahina kuata kishin jetuar nga mot. Punet publike (sidomos ndërtimi i rrugeve), shtrirja eadministrates deri në pikat më të largëta, zyrat e postë-telegrafës, ushtria kombëtaredhe shkollat, emblemat e shtetit (flamuri, fotot e mbretit nëpër zyra), përfaqësonindisa rite kolektive dhe simbole pa të cilat komuniteti do të mbetej një realitet imagjinardhe jo i dukshëm.9 Kështu shqiptarët po bëheshin shqiptarë jo më nga slloganet,por nga puna dhe ndikimi i shtetit mbi ta.

Gjatë kësaj periudhe ne shohim që shqiptarizmi merr një rëndësi tjetër.Indipendenca Kombetare nuk është më myth. Tani kemi një shtet dhe një mbret; dhe

bile një Mbret te ri, përparimdashës dhe gjenial. Koha e sotme nuk na thret më nëluftra për çlirim politik. Na thret në luftë për një çlirim mendor. Për vitorjen kundërpadijes. Për triumfin e qytetërimit. Per realizimin e rilindjes shoqërore të Kombit...Dheja pika e drejtimit tonë: Përmbi gërmadhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhetë robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar-një Shqipëri jo historike, po qytetëronjëse . Ky është përkufizimi që jep BrankoMerxhani, një publicist i ri i viteve 30, mbi rolin e ri që shqiptarizmi duhet të luajënë rrethanat e reja. Pra, shqiptarizmi doli nga fusha e ideologjise dhe politikës dhehyri në atë të kulturës. Për këtë arsye ai mori edhe emrin e neoshqiptarizmit .

Ardhja në fuqi e Partisë Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore shënoi edhefillimin e një ere të re në historinë e vendit. Shqipëria u zhyt në një izolim të plotëdhe u drejtua me dorë të hekurt nga komunistët për afro 50 vjet. Izolimi i vendit sollime vete edhe forcimin e ndjenjës te vetidentifikimit kombëtar. Mes të tjerash, ajogjente shprehjen e vet edhe në fatin e përbashkët që shqiptarët duhet të ndanin menjëri-tjetrin. Izolimi bëri që të vihej një shenjë e qartë ndarjeje midis qënies shqiptar(brënda në burg) dhe qënies i huaj, që shijon lirine dhe jetën e vërtetë .

Një nga synimet kryesore të diktaturës ishte që të krijonte një komunitethomogjen, i cili të mund të manipulohej lehtësisht. Dhe në këtë drejtim shqiptarizmimund të bënte punën e vet. Shqiptarizmi ishte një mjet i mirë për t i bërë njerëzittë besonin se shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë qenë gjë tjetër veçseshqiptarë . Për pasojë, feja e shqiptarit eshte shqiptaria u përsërit kaq shumë për

dekada me radhë, saqe ajo rriti në sytë e shqiptarëve mitin e shqiptarit si njeripatriot, që nuk ka të bëjë fare me fetë, krahinat, dialektet, ndryshimet kulturore , oseçdo gjë tjetër që mund të dilte nga kuadri i një komuniteti homogjen.

Miti i përftuar ishte ai i shqiptarëve si njerëz afetarë. Shqiptarët e krijuar nëkëtë mënyrë, ose që besoheshin se ishin të tillë, do të ishin një kontigjent i devotshëmvetëm ndaj atdheut, në rastin tonë ndaj atdheut socialist . Shqiptarizmi , si mjetmbështetës i ideologjisë sunduese me synimin për të krijuar një homogjenitet so-cial, u fut në perdorim veçanërisht pas mbylljes se institucioneve fetare në Shqipërinë mes të viteve 60-të.

9Erik Hobsbaum Kombet dhe nacionalizmi qe nga 1780 , Tirane 1996, fq.71.

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 38: perpjekja_15-16

38Përpjekja

A është shqiptarizmi një mit apo një konstruktim historik? Për mendimintonë gjatë fazave të para të Lëvizjes Kombëtare të fundit te shek. XIX më shumë senjë mit shqiptarizmi ishte një konstruktim që i shërbente një miti. Ai ishte njëterm i ri i krijuar në një periudhë të caktuar dhe më një qëllim të caktuar.Shqiptarizmit i mungonte një e kaluar e gjatë historike që është e nevojshme për

të ndërtuar një mit. Edhe figura më e njohur kombëtare, ajo e heroit kombëtar GjergjKastrioti Skenderbeu, nuk kishte në atë kohë mbështetjen e një kujtese të fortëpopullore, e cila është e rëndësishme për të ngritur në këmbë një mit.

Ka qënë një kohë- dhe mjaft e gjatë- kur emri i Skënderbeut ishte harruarpothuajse fare në Shqipërine e sotshme. Shkaku ishte se njerëzit u grupuan rrethndjenjës fetare ose krahinore- e njihnin vehten të Krishterë ose Myslimanë, Gegëose Toskë, Dukagjinas a Kurveleshas- dhe jo bij të nje kombi në kuptimin e sotshëmtë fjalës. Gjatë kësaj kohe, kujtimi i Skënderbeut jetonte tek Shqiptarët e Italisë,pikërisht sepse ata kishin mbetur me gjuhën, me ritin fetar dhe traditat e tyre si njëgrup kombëtar me vehte, i veçuar nga popullsia italiane që i rrethonte .10 shkruantehistoriani nacionalist Abaz Ermenji.

Nëpërmjet këtij shpjegimi kuptojmë se figurat kombëtare nuk ishinpararendësit e Lëvizjes Kombëtare, por produktet e saj. Shqiptarizmi ishte njënga këto produkte.

Shqiptarizmi si fe e shqiptarëve u krijua për t i bërë shqiptarët të besoninte mitet e historisë së tyre, si lufta e përbashkët kundër të njëjtit armik në mbrojtje tëvendit të tyre ose vëllazërimi midis shqiptarëve kur vendi rrezikonte të binte nënsundimin e huaj. Pra, ai u krijua që t u jepte atyre sensin e një përkatësie të përbashkëtdhe t i bënte shqiptarët të ndjeheshin të ndryshëm nga të tjerët, të cilët nuk flisningjuhën dhe nuk ndanin të njëjtat rite dhe përvoja me ato të tyre.

Por, ai njohu edhe një lloj procesi transformues. Shqiptarizmi ka ndryshuarrolin e tij gjatë viteve. Nga një konstruktim i udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare tëshek. XIX ai u shndërrua në një mit, veçanërisht gjatë periudhës së regjimit komunisttë Shqipërisë së pasluftes. Ai i shërbeu regjimit të vjetër për qëllime ideologjike, përtë gërshetuar filozofinë e tij me traditën shqiptare, por edhe për të siguruar njëpjesëmarrje dhe përkrahje masive të politikës se tij.

10Abaz Ermenji Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise , Tirane 1996, fq.4.

Feja e shqiptarit është shqiptaria...

Page 39: perpjekja_15-16

39Përpjekja

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë,(ose mendime për një Histori Kombëtare të Bektashinjve shqiptarë )

Nga Nathalie ClayerC.N.R.S. (Paris)

Përsa i përket përhapjes së fesë ndërmjet shqiptarëve, ne përballemi me shumëmite rreth saj: me mitin e nivelit sipërfaqësor të fesë; me atë të tolerancës sëjashtëzakonshme fetare; të konvertimit në islamizëm për të ruajtur identitetinkombëtar dhe etnik shqiptar për shkak të trysnisë së ushtruar nga serbët ose grekët;etj. Disa prej tyre shfaqen në fund të shekullit të XIX, të tjerët në shekullin e XX,madje edhe në vitet e fundit (psh. rasti i cituar i fundit). Në këtë punim dua të studiojmitin që lidhet me marrëdhëniet ndërmjet Ali Pashës së Janinës (ose Tepelenës) dheUrdhërit Bektashi të dervishëve në fillim të shekullit të XIX. Do të përpiqem tëtregoj kur, si dhe pse ky mit u ndërtua dhe u përcoll në kohë. Ndonëse tashmë ështënjë mit i rëndësisë së dorës së dytë në historinë kombëtare shqiptare, mendoj se kystudim mund të hedhë dritë mbi rolin e properëndimorëve (historianë, dijetarë dhetë tjerë), në përhapjen dhe përforcimin e disa miteve ballkanike (madje edhe ndërmjetgrupeve vendore të interesuara).

Në një literaturë të konsiderueshme, Ali Pasha mendohet të ketë qenë bektashi,me prejardhje nga Sheik Mimi (Shemimi) i Krujës, dhe të ketë qenë njëkohësishtpërgjegjës për përhapjen e Urdhërit Bektashi të dervishëve ndër shqiptarët. Si provatë këtyre lidhjeve ndërmjet qeveritarit lokal dhe kësaj vëllazërie mistike, sinkretistedhe heterodokse jepen: toleranca e tij në drejtim të të krishterëve; fakti se ai mundtë ketë ngritur disa objekte kulti bektashiane (teqe); paraqitja e pashait gjithnjë mekapelen e rrumbullakët në kokë, ku disa autorë si Birge, shohin një kapele dervishi,më saktë një kapele bektashiane; po kështu, Hasluck ka dalluar mbi pllakën e varrittë tij, sipas një gravure, një Taxh bektashian.

Gjithësesi, pas një shqyrtimi të hollësishëm të të gjitha këtyre pikave,nëpërmjet një rileximi te shkrimeve të bashkohësve të Ali Pashës (veçanërisht IbrahimManzour ef., një renegat francez, i cili aderoi në një nga vllazëritë e dervishëve),ashtu si edhe nëpërmjet një kërkimi të bërë në Arkivat Otomane, duket se historia emarrëdhënieve ndërmjet Ali Pashës dhe dervishëve duhet parë në shumicën e rastevee veçuar nga çështja bektashiane.

Të gjitha dëshmitë e udhëtarëve, konsujve etj. nga koha e Ali Pashës vërtetojnëlidhjet e tij me dervishët (lidhje këto, të cilat ishin të zakonshme për shumë figura

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Page 40: perpjekja_15-16

40Përpjekja

otomane). Në fakt e vetmja referencë për bektashizmin është ajo qe jep WilliamMartin Leake, kur shkruan: Trikalla së fundi është zbukuruar nga Pashai me njëTeqe të re, apo kolegj i dervishëve bektashinj, në të njejtin vend ku më parë ngrihejnjë tjetër ; dhe më poshtë: Në Aidinli, Ali Pashai po ndërton tani një teqe përbektashinjtë e tij . Nuk dua ta paraqes këtë dëshmi në formë pyetjeje, sepse, siç eshohim, Ali Pasha sigurisht që i ka ndihmuar disa sheikë* bektashinj. Por, ekzistonmundësia që Leake, ashtu si shumë studiues të ditëve tona, t i quajë bektashinj tëgjithë llojet e dervishëve. Ai vetë saktëson se kreu i teqesë* ishte martuar me njëgrua nga Janina. Por, martesa ishte një rast i rrallë për bektashinjtë e kësaj zone, tëcilët i përkisnin krahut të beqarnisë së përhershme të Urdhërit. Dhe disa dokumentena tregojnë që Ali Pasha themeloi një teqe për dervishët Sadi në Trikalla. A mosvallë ka krijuar ai dy faltore në të njëjtin qytet për dy tarikate* të ndryshme? Pyetjambetet e hapur.

Gjithësesi, në dëshminë më të hollësishme, atë të Ibrahim Manzourit, nuk kakonfirmim për këtë marrëdhënie të veçantë me dervishët bektashinj të paraqitur ngaLeake. Ai jep psh, një listë të komentuar të sheikëve të favorizuar nga Pashai, pornuk saktëson vllazëritë, të cilave këta sheikë u përkisnin. Megjithatë, shumë prejtyre ishin me origjinë arabe, gjë e cila është e papajtueshme për bektashinjtë. Veçkësaj, bektashinjtë epirotë që prej fillimit të shekullit të XX, sipas Hasluck-ut, nuki njohën emrat e sheikëve të paraqitur nga Ibrahim Manzour si pjestarë të sektit tëtyre .

Një kërkim i bërë në Arkivat e Stambollit vë në dukje që Ali Pasha favorizoinë mënyrë të veçantë dy tarikate: Halvetije dhe Sadije. Në fakt, Ali Pasha duket tëketë qenë shumë i afërt me atë Sadije, një vëllazëri dervishësh, me origjinë siriane.Në vendlindjen e tij, Tepelenë, ai ndërtoi një zavije* për dervishët Sadi. Në Trikalla,ku ai kishte funksionin si sanxhak-bej, themeloi, siç e pamë më lart, në lagjen eXhamisë së Madhe një tjetër teqe kushtuar dervishëve Sadi. Sipas traditës, ai dhanjë ndihmesë gjithashtu edhe për hapjen e një faltoreje për këtë vëllazëri në Koprulu/Velezh (Maqedoni) më 1207/1792-93. Edhe në kryeqytetin otoman, thuhet që ai kahapur, më 1191/1777 (pra shumë herët), një teqe të Sadijve, në Karagjymryk, pranëPortës së Edërnes.

Për tarikatin Halvetije, ai ndërtoi një teqe në Janinë, jashtë qytetit, në rrugënpër në Narda; një tjetër në qytetin e Prevezës, ku ai ndërtoi një xhami më 1806; dhenjë të tretë në Petrelë, një qytet i vogël 20 km në Jug të Tiranës. Përkrahja e tij ndajdervishëve të Halvetijes u ndje edhe në teqetë ekzistuese (në Gjirokastër dhe nëkazanë e Tepelenës). Mund të ketë qenë nxitës i shumë ndërtimeve të tjera të teqeveHalveti në këtë rajon, sepse dimë psh. që ai ndikon në ndërtimin e teqeve në disafshatra të Labërisë të konvertuara së fundi (si Kuç dhe Nivicë), dhe se atje, nëshekullin XX, teqetë ekzistuese i përkasin tarikatit Halveti. I vetmi dokument arshiveqë kam gjetur deri tani, që implikon Ali Pashën, në themelimin e një faltorejebektashiane, lidhet me teqenë e Xhefaj Babës, në Elbasan (Shqipëria Qëndrore).

* Në origjinalin anglisht këto fjalë janë vazhdimisht me korsive.

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Page 41: perpjekja_15-16

41Përpjekja

Ajo duhet të jetë ndërtuar më 1226/1811, me lejen e tij të shkruar . Kjo nuk do tëthotë që ai nuk ndihmoi ose nuk ndërtoi teqe të tjera bektashiane, si ajo e Velçanit,afër Korçës, ose ajo e Sadik Babait, në fshatin Koshtan (pranë Tepelenës, themeluarmë 1810, sipas Hasluckut).

Po vetë Ali Pasha a ishte i përkushtuar ndaj bektashinjve? Përveç faktit që aiduket të ketë qenë i afërt me tarikatet Sadije, Halvetije ose edhe Nakshbendije (teqejae Pargës ishte Nakshibendi, ashtu si edhe e mirënjohura teqe e Janinës), të dhënat, sipsh. gravurat, që tregojnë Ali Pashën dhe pllakën e varrit të tij, ku ai paraqitet menjë kapele me dymbëdhjetë kënde ose taxh, nuk janë shumë bindëse. Për aq samund të tregojë portreti i rikopjuar shumë herë, i publikuar në Londër më 1823, nukmund të jem dakort me Birgen që pretendon se ka dalluar një kapele bektashiane.Gjithashtu, Ibrahim Manzour, që e dinte shumë mirë çfarë ishin veshjet Sufi, nukaludonte aspak për një kapele dervishi kur shkruante rreth kapeles së Pashait:

Mbulimi i kokës ishte i thjeshtë: ai mbante turbanin vetëm dy herënë vit, në dy festat e bajramit (festa të muhamedanëve) dhe vetëmgjatë kohës që ishte në xhami (...). Në kohën tjetër ai e mbulonte kokënvetëm me një shubarë, një lloj kësule kadifeje, e kaltër ose bojë viollce,me shirita të arta, në atë formë që unë e kam paraqitur në krye tëkëtyre kujtimeve .

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, Ali Pasha nuk mund të shihet si përgjegjëspër përhapjen e bektashizmit ndërmjet shqiptarëve (të Jugut), sepse një numër ikonsiderueshëm i teqeve bektashiane shqiptare u themeluan në çerekun e fundit tëshekullit të XIX ose në fillimin e shekullit XX.

Në fakt, është shumë e mundur që miti i lidhjeve të Aliut me bektashinjtë tëketë lindur pikërisht në këtë periudhë. Dy grupe mund të mendohen ketu si aktivenë përhapjen e mitit: udhëheqësit bektashinj dhe perëndimorët që rane ne kontaktme të (mbi të gjithë Degrand, Brailsford, F. V. Hasluck dhe më vonë Birge). Ne nukkemi shkrime të bektashinjve shqiptarë të kësaj kohe që t i referohen kësaj çështjeje.Por, dëshmitë e përëndimorëve bazohen gjerësisht në traditën gojore të mbledhurtek bektashinjtë shqiptarë.

Nëse analizojmë atë që jepet nga këta dijetarë apo konsuj, shohim që theksimbi marrëdhëniet ndërmjet bektashinjve dhe Ali Pashës lidhet me vlerësime politike.Hasluck ngulte këmbë në vlerësimin e rëndësisë politike të kësaj lidhjeje të tij mebektashinjtë për shtrirjen e zotërimeve të Ali Pashës. Ai shkruan se doktrinat dheorganizimi (të sektit bektashi në Shqipëri) duket të jenë përdorur për qëllime politikenga Ali Pasha i Janinës (d.1822), i cili merrte fuqi nga energjia e tij e mahnitshme,por edhe nga aleanca me bektashinjtë . Sipas Brailsfordit, ishte edhe qëllimi i ndarjessë shqiptarëve nga turqit dhe krijimi i të parit shtet kombëtar shqiptar që e bëriAliun të përhapte herezinë bektashiane ndërmjet shqiptarëve muslimanë. Sirrjedhim, Ali Pasha u konsiderua përgjegjës për propagandimin e bektashizmit nëThesali, në Shqipërinë Jugore dhe në Krujë, për shkak të mbështetjes që ai u dha

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Page 42: perpjekja_15-16

42Përpjekja

propagandistëve të tij.Pra, është e qartë që qëllimi ishte të paraqitej bektashizmi si fuqi potenciale

për të krijuar identitetin shqiptar dhe shtetin shqiptar të pavarur nga turqit. Nëtë vërtetë bektashinjtë mbanin një qëndrim të veçantë kundër autoriteteve qëndrore(suni). Si grup fetar që praktikonte një islamizëm heterodoks, ata sigurisht qëkundërshtuan politikën sunite të ndjekur nga sulltan Abdyl Hamiti. Si rrjedhim ishterelativisht e lehtë të transformohej opozita fetare në një opozitë kulturore-fetare dhemë vonë në një opozitë politiko-fetare. Bektashinjtë luajtën një rol shumë tërëndësishëm pas 1878-s (veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XIX), nëzhvillimin e lëvizjes shqiptare, si në fushën kulturore ashtu edhe në atë politike, nëShqipërinë Jugore dhe Qëndrore, duke futur elemente të kësaj ideologjie në doktrinënfetare. Theksojmë këtu që sulltani quhej jezit dhe vuajtjet e shqiptarëve nënsundimin e tij krahasoheshin me martirizimin e Qerbelasë.

Figura e Ali Pashës shfrytëzohej, sepse ai përfaqësonte mishërimin më konkrettë rezistencës vendore kundër qendrës nëpërmjet politikës së tij, autonomisë sëgjerë që ai përpiqej të arrinte dhe si rezultat i dënimit të tij (1822), që jo rastësisht undoq disa vjet më vonë nga dëbimi i Urdhërit Bektashian nga Perandoria Otomane(1826). Autonomia e gjerë që arriti Pashai, ose parashikimi i të parit Shtet KombëtarShqiptar, që supozohej se Ali Pasha ishte duke ndërtuar, përputhen me qëllimet oseidealet e rretheve bektashiane që në origjinë të mitit. Prandaj, në proçesin e krijimittë një historie kombëtare, sipas pikpamjes së bektashinjve, Ali Pasha paraqitet sinjë Hero i dytë i kombit, pas Skënderbeut. Dhe të dy këta paraqiten si figura që ipërkasin Urdhërit Bektashi. Duke qënë i edukuar në Oborrin e Sulltanit, Skënderbeumendohet të ketë qënë i lidhur me trupat e Jeniçerëve dhe si i tillë të ketë qënëbektashi. Baba Ali Tomorri (Tyrabiu) në Historinë e Bektashinjve , botuar në Tiranëmë 1929, e quan luftën e Skënderbeut themeluese të një Principate Shqiptare tëPavarur dhe pjesë të luftës së bektashinjve kundër sulltanëve otomanë.

Kështu, miti kishte si qëllim të qartë krijimin e identitetit kombëtar shqiptar,të shoqëruar me një identitet fetar bektashi, ndërmjet bektashinjve sigurisht, poredhe ndërmjet jobektashinjve që mund të tërhiqeshin në radhët e tarikateve për tëdhënë ndihmesën e tyre në krijimin e Shqipërisë Autonome. Ashtu si miti i Qerbelasë,unë mendoj se edhe ky mit mbeti pak a shumë i kufizuar brenda rretheve bektashiane(dhe në mjediset e vëllazërive të tjera mistike), kurse jashtë Shqipërisë ai u përhapnëpër komunitete shkencore. Përhapja e kufizuar e mitit është sigurisht e lidhur mefaktin që komunitete të tjera fetare kishin mënyra të tjera për përpunimin e identitetitkombëtar. Në disa rrethe, megjithatë, miti u trashëgua ndoshta për shkak të karakterittë një lëvizje proto-kombëtare , që në përgjithësi u njihej pashallëqeve, nga njëraanë dhe, nga ana tjetër, për shkak të nevojës për të paksuar karakterin musliman tëtij si pasojë e përçmimit të fortë të islamizmit sunit në ngrehinën e Shtetit të PavarurShqiptar, ndërkohë që shëmbëlltyra e bektashinjve mbeti liberale dhe nacionaliste.Ndoshta për të njëtën arsye mendohet shpesh se Mbreti Zog apo Enver Hoxha kanëqenë me origjinë bektashiane.

Grupi i dytë i përhapësve të mitit është ai i perëndimorëve (historianë, dijetarë

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Page 43: perpjekja_15-16

43Përpjekja

e të tjerë), të tillë si Hasluck, Brailsford, Ippen, por gjithashtu edhe ndjekësit e tyretë interesuar për përhapjen dhe përforcimin e mitit, pra bektashinjtë shqiptarë dheshqiptarët në përgjithësi. Problemi është se ashtu si segmente të tjera të historisëshqiptare (ose ndoshta më shumë se segmenetet e tjera), kërkimet bazë të nevojshmenuk janë bërë as në Shqipëri, as jashtë saj, dhe sintezat e shumta janë riprodhime tëthjeshta të klisheve, sepse ishte e vështirë të veprohej ndryshe. Kështu, në rastinkonkret, tradita gojore bektashiane asnjë herë nuk është kontrolluar si duhet.Admirimi perëndimor për këta muslimanë bektashinj, të konsideruar si jo plotësishtmuslimanë (madje kriptokristianë) dhe në përgjithësi mungesa e kërkimeve nëperiudhën otomane duke përdorur burime otomane, bashkë me mungesën e njohjessë çështjeve islamike, ndihmon në krijimin dhe përhapjen e miteve të tilla si nëkomunitetin shkencor, ashtu edhe ndërmjet shqiptarëve, veçanërisht kur këta janë tëinteresuar për mite të tilla. Këta të fundit shkrimet e perëndimorëve shpesh i përdorinsi legjitimim të tregimeve që kanë krijuar vetë.

Në të vërtetë ekziston një lidhje të ndërlikur ndërmjet historiografisë vendoredhe albanologjisë perëndimore. Dhe kjo mund të jetë një tjetër çështje interesantepër t u studiuar.

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Page 44: perpjekja_15-16

44Përpjekja

Qerbelaja e Naim Frashërit:Feja dhe politika në Shqipëri

Nga Ger Duijzings

Feja është një faktor i rëndësishëm në proçeset e identifikimit në Ballkan, qëka ndikuar vendosmërisht në mënyrat me të cilat kombet e Ballkanit kanë përfytyruarveten (Anderson 1991)1. Veçanërisht gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, intelektualëtdhe ideologët nacionalë të Ballkanit janë përpjekur të trupëzojnë elemente fetare nënacionalizmat që ata krijonin. Nacionalizmi, megjithëse një ideologji moderne,shpesh është ushqyer nga vlera dhe simbole paramoderne , të huazuarara veçanërishtnga sistemet farefisnore dhe nga feja. Krahasimi i zhvillimit të ideologjive nacionaleshqiptare dhe sërbe është veçanërisht interesant në këtë drejtim, sepse në të dyjarastet ka patur përpjekje për të përdorur përfytyrime fetare për të shënjtëruar kombin,por brenda kontekstesh plotësisht të ndryshme dhe me rezultate krejtësisht tëkundërta: ndryshe nga nacionalizmi serb, ku identiteti etnik dhe fetar janë shkrirënë një të vetëm (veçanërisht nëpërmjet qëndërzimit të mitit të Kosovës), nacionalizmii sotëm shqiptar është larg lidhjeve të fuqishme fetare.

Megjithatë, në fillim të shekullit, në Shqipëri, ka patur disa përpjekje për tëinjektuar elementë fetarë në ideologjinë kombëtare. Këtu i referohem veçanërishtpoetit kombëtar shqiptar Naim Frashërit, i cili u përpoq të bënte simbolet dhe mitetbektashiane (shiite) pjesë të çështjes kombëtare shqiptare. Më konkretisht, Frashëriu përpoq të promovonte mitin e Qerbelasë si një burim frymëzimi në luftën kundërsundimit otoman, afërsisht në mënyrën se si nacionalistët serbë përdorën mitin eKosovës. Për më tepër është interesante kur shohim që të dy mitet, ai serbo-ortodoksrreth Betejës së Kosovës dhe miti shiit rreth Betejës së Qerbelasë janë shumë tëngjashëm në përmbajtje dhe në stil. Në të dy rastet skenari i ngjarjes është përqëndruarrreth një beteje të humbur, i cili i bën ata shembuj të asaj që Elias Canetti e kaquajtur fe të ankimit : Legjenda rreth së cilës janë formuar ato është ajo e njënjeriu ose një perëndie të zhdukur padrejtësisht, (...) Kjo është vdekja e dikujt, çkas duhet të kish ndodhur, dhe fatkeqësia që pason atë tejkalon çdo masë. (...) Vdekjae tij nuk pranohet nga ata që duhet të mbajnë zi për të. Për ta ai është akoma gjallë.

1. Pajtohem me Richard Jenkins (1997 : 107) se malli kulturor me të cilin grupet shenjojnëvetveten dhe përkufizojnë identitetin e tyre është i rëndësishëm në kuptimin e proceseve etnike.Shih gjithashtu Cora Govers & Hans Vermeulen, të cilët kanë venë në dukje një tendencë të re nëstudimet etnike drejt analizës së përmbajtjes së etnicitetit, dmth. të kulturës si një përfaqësimikolektiv. Ata venë në dukje kthesën konstruksioniste në studimet e etnicitetit. (1997:8)

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 45: perpjekja_15-16

45Përpjekja

(...) Duke e adhuruar atë, ata e ndjejnë vetveten si të persekutuar. Çfardo që të kenëbërë, sado që të jenë zemëruar, në këtë çast ata janë të bashkuar në vuajtje (Canetti1962: 143-145). Vuajtja, kjo gjë kaq e zakonshme në Ballkan, është një element icili në një mënyrë ose në një tjetër e ka gjetur shprehjen në nacionalizmin ballkanasdhe fatkeqësisht shumë shpesh kryen krime të reja në emër të kësaj vuajtjeje.

1. Nacionalizmi shqiptar dhe ndërhyrja e ndarjeve fetareQë nga fillimet e saj Lëvizja Kombëtare Shqiptare është përballur me gjendjen

e një ndarjeje të brendshme fetare mjaft të fuqishme. Shqiptarët në Ballkan i përkasintre besimeve të ndryshme (Islam, Ortodoks dhe Katoliçizëm roman), dhe nëqoftë seshtojmë edhe bektashinjtë si një komunitet fetar i veçantë (siç ka qenë de facto)atëherë do të kemi një ndarje fetare katërpalëshe.2 Megjithëse ideologjia nacionalisteshqiptare pretendon se feja nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishme ( Shqiptarizmika qenë feja e vërtetë e shqiptarëve), feja ka shkaktuar ndarje të thella brendashoqërisë shqiptare, duke u bërë një pengesë e rëndësishme për bashkimin kombëtarnë fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kërcënimi i përçarjeve të brendshme sipasndarjeve fetare u përforcua nga fakti që shumë klerikë të lartë shqiptarë dhejoshqiptarë, janë përpjekur të përcaktojnë etnicitetin e besimeve të tyre në termajoshqiptare, duke penguar kështu zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare: gjatëfundit të periudhës otomane, për shembull, ortodoksët shqiptarë në Jug u bënë subjekti një proçesi helenizimi, ndërsa ortodoksët muslimanë sunitë u përcaktuan si turq .(Peyfuss 1992)3.

Duke filluar nga shekulli i nëntëmbëdhjetë ka patur përpjekje të vazhdueshmepër ta neutralizuar praninë e përçarjeve fetare si pengesë për politikën e identitetitkombëtar shqiptar. Deri sa asnjë nga besimet nuk ishte në pozita të bashkonte tëgjithë shqiptarët në një platformë fetare, i vetmi mjet mbeti gjuha: gjuha shqipeshumë e dallueshme nga gjuhët e fqinjëve të afërt (sllavë dhe grekë), ishte i vetmifaktor që mund të zbuste ndryshimet ndërmjet feve dhe identiteteve të ndryshmefetare.

4 Feja, si burim i një identiteti të përbashkët, humb gradualisht rëndësinë e

2. Megjithëse shumica e shqiptarëve (80-90 për qind e të gjthë shqiptarëve në Ballkan) janëmuslimanë, brenda shtetit shqiptar mbizotërimi i Islamit përmendet pak ose është më pak ipranishëm, veçanërisht në qoftë se marrim parasysh praninë e fortë tradicionale bektashiane.Pak më shumë se gjysma e shqiptarëve në Shqipëri janë muslimanë sunitë (55%), ndërsa pjesatjetër e popullsisë përbëhet nga ortodoksët (20%), bektashianët (15%) dhe katolikët (10%).Këto të dhëna, të bazuara në regjistrimin e vitit 1942, janë ribotuar në Daniel (1990:2). Mund tëarrihet në përfundimin që raportet bazë kanë mbetur pak a shumë të pandryshuara.3. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, qeveria otomane ndaloi rreptësisht të gjitha botimetnë gjuhën shqipe, gjë kjo që shpjegon arsyen pse shumica e librave në shqip shtypeshin jashtë.Gjithashtu, në shkolla, të cilat në përgjithësi drejtoheshin nga klerikët, gjuha që përdorej zakonishtnuk ishte shqipja, por greqishtja (në shkollat e hapura nga kisha greko-ortodokse), italishtja (nëshkollat katolike) dhe turqishtja (në shkollat muslimane), (shih: Jacques 1995: 276).4. Përveç gjuhës, shqiptarët e patën vështirë të gjenin shenja të tjera të përbashkëta për identitetin etyre kombëtar dhe historinë e përbashkët. Heroi kombëtar, Skënderbeu, ishte ndoshta i vetmi qëkishte një ambiguitet apo papërcaktueshmëri të besimin që e bënte të pranueshëm për të gjithë.Skënderbeu, (ashtu sikurse edhe i ati Gjon Kastrioti) ndërroi përkatësi fetare disa herë gjatë jetës së

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 46: perpjekja_15-16

46Përpjekja

saj. Në Kosovën e sotme, një zonë ku niveli i religjiozitetit të popullatës ka qenëmbi mesataren jugosllave, feja është pothuajse e parëndësishme në jetën politikezyrtare. Megjithëse më shumë se 90 për qind e popullsisë shqiptare në Kosovë ështëmuslimane, islamizmi nuk ka luajtur ndonjë rol me rëndësi në mobilizimin politikdhe katolikët u bënë pjestarë po aq të fuqishëm të rezistencës shqiptare kundërhegjemonisë serbe, sa dhe bashkëpatriotët e tyre muslimanë.

Për arsye të kësaj pranie ndarjesh të brendshme fetare nacionalizmi shqiptarnuk është i veshur me terma fetare, në kontrast të fuqishëm me nacionalizmat serb,kroat dhe boshnjako-musliman, të cilët kanë tone të theksuara fetare5. Që në fillimnacionalistët shqiptarë kanë propaganduar një lloj religjioni civil të shqiptarëve,i cili është përmbledhur në poemën e famshme të Pashko Vasos O moj Shqypni ,një nga poemat e para dhe më me ndikim të letërsisë shqipe, botuar në 1879-1880(Faensen 1980: 148-151; Elsie 1995: 258-267). Autori, i cili ishte katolik nga Veriui Shqipërisë, ankohej për fatin e Shqipërisë, e ndarë siç ishte në komuniteteetnoreligjioze në garë ndërmjet tyre:

Shqyptar, me vllazën jeni t u vra,Ndër nji qind çeta jeni shpërda;Sa thon kam fe, sa thon kam din,Njeni jam turk, tjetri: latin.Do thon: jam grek, shkje disa të tjerë,Por jeni vllazën t gjith more t mjerë!Priftnit e hoxhët ju kan hutue,Për me ju da e me ju vorfnue.Më poshtë ai e krahason vendin e tij me nje nënë dhe një Zoj të randë , e

cila është dhunuar nga të huajt. Nëpërmjet këtij imazhi gjinor të kombit shqiptardhe një thirrjeje drejtuar vlerave patriarkale dhe virtuteve kryesore të burraveshqiptarë, ai u bën thirrje atyre ta zhdukin këtë fatkeqësi. Përsëri nga fundi i poemëssë tij ai u bën thirrje shqiptarëve të harrojnë ndryshimet e tyre fetare:

Çonju, Shyptar, prej gjumit çonju,të gjith si vllazën n nji bes shtërngonju,e mos shikjoni kish a xhamija;feja e Shqyptarit asht shqyptaria!Nevoja për të zhdukur diferencat fetare është një temë e shpeshtë në letërsinë

shqiptare të Rilindjes, veçanërisht në kapërcim të shekujve. Shumë patriotë të shquarshqiptarë që u përkisnin besimeve të ndryshme e shprehnin këtë ide në një mënyrë

tij: ai ishte pagëzuar si i krishterë, u rrit si mysliman dhe u bë përsëri i krishterë kur u kthye nëShqipëri. Ndonëse në burimet evropiane të shekulit të XV-të ai glorifikohet si Kampion iKrishtërimit që luftoi kundër pushtimit islam, intelektualët shqiptarë të shekullit XIX-të e kanëparë atë kryesisht si figurën që i çliroi shqiptarët nga pushtimi i huaj. Ata e lanë në plan të dytëkomponenten e rezistencës fetare (të krishterë) (Shih Jacques 1995; 236; Logoreci 1997: 30-31;Skëndi 1980; skëndi 1956: 313 - 314).5.5. Bashkimi i identitetit kombëtar me atë fetar mund të shihet në pjesën më të madhe të EvropësJuglindore, në vendet ortodokse si Greqia dhe Serbia (Ramet 1988), si dhe në vendet katolike siKroacia dhe Sllovenia. (Mojzes 1995).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 47: perpjekja_15-16

47Përpjekja

apo një tjetër (Maliqi 1997: 122). Për shembull, pas aneksimit të Kosovës nga serbëtmë 1912, në poemën e tij Zëri i Flamurit poeti i mirënjohur shqiptar Asdreni ubën thirrje shqiptarëve t i lënë grindjet e tyre fetare dhe të bashkohen për të shpëtuaratë që kish mbetur nga atdheu (Mann 1955: 58). Ky ankth ndaj grindjeve etnikedëshmon se, me gjithë imazhin e përgjithshëm, të paqartë, se fanatizmi fetar oseintoleranca fetare ishin më pak të thella te shqiptarët se sa në pjesët e tjera të Ballkanit,diferencat fetare, megjithatë, ekzistonin në Shqipëri. Për shumë shekuj feja ka qenëburimi kryesor i identifikimit dhe megjithëse retorika nacionaliste e quante atë tëparëndësishëm (dhe fanatizmin fetar të huaj për shpirtin shqiptar), realiteti në terrendisa herë ka qënë mjaft i ndryshëm.

Gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë, muslimanët në Kosovë, për shembull,janë konsideruar si tepër konservatorë dhe fanatikë, një fenomen ky që ka krijuarnjë linjë ndarjeje etno-kombëtare. Raste të dhunës fetare kundër katolikëve shqiptarëjanë vënë në dukje nga Edit Durhami në librin e saj Shqipëria e Sipërme , veçnërishtpranë qytetit të Gjakovës (1985: 246-248). Megjithëse katolikët shqiptarë sot pomarrin pjesë aktivisht në rezistencën shqiptare kundër sundimit serb, marrëdhënietndërmjet katolikëve dhe muslimanëve nuk kanë qënë gjithnjë miqësore. Për shkaktë identitetit të tyre fetar jotipik , katolikët shqiptarë kanë zënë gjithmonë njëpozicion të dallueshëm, ndonjëherë të ndërmjetëm, ndërmjet shumicës muslimaneshqiptare dhe serbëve të krishterë ortodoksë. Akoma edhe sot katolikët rrallë martohenme muslimanë, dhe disa prej tyre janë thellësisht dyshues ndaj bashkëatdhetarëve tëtyre muslimanë, ndjenjë kjo që është e përzjerë me frikën nga islamizimi osehomogjenizimi i shqiptarëve të Kosovës në linjën fetare.

Në burimet (proto)etnografike, shumica e të cilave i takojnë kohës nëkapërcyell të dy shekujve, ka shumë të tjerë që dëshmojnë ndarjet fetare ndërmjetshqiptarëve, të cilat historiografët e sotëm shqiptarë priren t i injorojnë. Edhe njëvështrim i shpejtë i këtyre burimeve mjafton për të nxjerrë në dukje tensionet memotivim fetar, veçnërisht në qytetet ku udhëheqësit fetarë janë përpjekur të ruajnëortodoksinë dhe ortopraksinë në mënyrën më të rreptë. (Bartl 1968: 94-95). Vetëmnë zonat fisnore të Shqipërisë së Veriut ndarjet fetare duket se kanë luajtur një rolmë të vogël. Atje konflikti fetar ndodhte vetëm ndërmjet fiseve me një të kaluar tëndryshme fetare, megjithatë ndarja fetare konsiderohej dytësore në krahasim medallimet fisnore. (Bartl 1968: 96). Por në pjesën tjetër të Shqipërisë diferenca fetarenuk ishte e pa-konsiderueshme. Përveç zonave të kufijve shqiptaro-sllav dheshqiptaro-grek (në Kosovë, Maqedoni dhe Epir të Veriut), ku diferencat etnike dhefetare përputheshin, intoleranca fetare ekzistonte edhe ndërmjet vetë shqiptarëve:ka shembuj të mirënjohur të armiqësive të sunitëve ndaj bektashinjve në ShqipërinëJugore, si dhe të grindjeve ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve në Veri, si ato nëqytetin e Shkodrës.

Hyacinthe Hecquard, konsull francez në Shkodër në mes të shekullit tënëntëmbëdhjetë, jep një pamje të gjallë të tensioneve që ekzistonin ndërmjetkonservatorëve muslimanë dhe katolikëve në Shkodër, që ishte qyteti më i madh iShqipërisë në atë kohë. Të shtypur për shkak të fanatizmit të tyre ose ndoshtafanatikë për shkak të shtypjes së tyre, katolikët e Shkodrës duket sikur janë izoluar

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 48: perpjekja_15-16

48Përpjekja

rreptësisht. Atyre u është ndaluar të ndërtojnë një mur rreth varrezave. E vendosurjashtë qytetit ajo (varreza) bëhej pre e banditëve muslimanë që i zemëronin katolikëtduke u thyer ose shëmbur pllakat e tyre të varreve, ndonjëherë duke nxjerrë edhetrupat e të vdekurve jashtë. Të krishterët e shtypur nuk guxonin të ankoheshin, prandajdhe qeveria nuk mori masa ndëshkuese . (Hecquard 1858: 340, përkthyer nga Jacques1995: 212). Deri më 1857 dita e tregut ishte e diela, duke i detyruar kështu të krishterëttë hapnin dyqanet dhe të bënin pazarin në ditën e tyre të shenjtë, sepse muslimanëte zonës refuzonin ta ndrronin këtë ditë. Vetëm më 1857 dita e tregut u ndryshua,duke u caktuar e mërkura. (Hecquard 1858: 327-328; 337).

Bartl (1968: 39-40) përmend shumë bashkëkohës të tjerë të Hecquard-it, tëcilët tregojnë histori të tjera të ngjashme të Shkodrës: deri në mes të shekullit tënëntëmbëdhjetë priftërinjtë katolikë vendas e kishin të ndaluar të vishnin veladonindhe kongregacioni katolik nuk kishte kishë. Qyteti ishte i ndarë në dymbëdhjetëlagje (mëhalla) muslimane dhe dy katolike, dhe veçanërisht gjatë Ramazanitmuslimanët pezmatoheshin kur shikonin të krishterët të mirëushqyer. Kjo solli edhegrindjet ndërmjet tyre, siç tregon edhe konsulli britanik në Shkodër Wadham Pea-cock. (1914: 118-120)7. Në shkallë kombëtare çështja e alfabetit shqiptar na sjellnjë shembull të mirë që tregon se si ndarjet fetare penguan arritjen e bashkimitkombëtar: pas zgjedhjes së shumëdebatuar të alfabetit latin (1908) konservatorëtmuslimanë, të cilët ishin në favor të shkrimit turk (kupto arab), zhvilluan njëopozitë e fortë. (Skëndi 1960; Peyfuss 1992: 132).

Sidoqoftë është e qartë që çështja kombëtare filloi dalëngadalë të ngrihejmbi ndarjet fetare. Përçarje të reja etnike lindën, veçnërisht brenda komunitetevefetare, për shembull brenda komunitetit greko-ortodoks: në Shqipërinë Jugoretensionet ndërmjet hierarkisë greke dhe priftërinjve ortodoksë shqiptarë me bindjekombëtare çuan deri në përdorimin e dhunës. (Ramet 1998: 205-206). Diferencatfetare e humbën një pjesë të rëndësisë së tyre ndërmjet shqiptarëve. Në Shkodër eçara ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve doli se nuk ishte aq e thellë sa ajo ndërmjetkatolikëve (shqiptarë) dhe ortodoksëve (serbë). Me gjithë krishterizimin e tyre tëpërbashkët, shqiptarët dhe sllavët e përbuznin njëri-tjetrin. (Jacques 1995: 230).Gjithashtu gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), muslimanët dhekatolikët shqiptarë punuan bashkë fuqimisht në Komitetin e Shkodrës (Bartl 1968:118)8.

Përpjekja më radikale për çrrënjosjen e fesë nga skena politike ndodhi nëperiudhën e komunizmit. Enver Hoxha mori moton e Pashko Vasës (Feja e shqiptaritështë shqiptaria) ad literam dhe e bëri Shqipërinë të parin shtet ateist në botë. Nënregjimin e tij lufta ndërmjet dasive fetare u kthye në një luftë kundër fesë në tërësi,duke patur për qëllim zëvendësimin e përkatësive ndaj komuniteteve të ndryshme

7. Për shembuj të tjerë grindjesh midis muslimanëve she të krishterëve shih: Jacques (1995:220)8. Ndarja ndërmjet muslimanëve dhe katolikëve, në forma të ndryshme, vazhdon edhe sot. Siçvëren Bowers, më 1980, vetëm 5% e martesave në rrethin e Shkodrës ishin të përziera , prandërmjet njerëzve të besimeve të ndryshme.

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 49: perpjekja_15-16

49Përpjekja

fetare me një besnikëri të plotë ndaj Partisë. Regjimi vazhdimisht theksonte sekatoliçizmi, islamizmi dhe ortodoksia ishin filozofi të huaja të futura në Shqipëringa elementë të huaj, të cilat në thelb të tyre kërcënonin integritetin e kombit.Priftërinjtë dhe hoxhallarët u përqeshën si relike prapanike të së kaluarës të rekrutuarlehtësisht si agjentë të fuqive të huaja për të minuar nacionalizmin shqiptar (Vickers& Pettifer 1997-1998). Më në fund, më 1967 komunistët shqiptarë ndaluan të gjithapraktikat fetare, duke mbyllur kisha dhe xhami të shumta dhe duke i kthyer ato nëkinema, salla sportive dhe magazina. Me gjithë pikpamjet radikale staliniste të EnverHoxhës, thelbi i politikave të tij ishte nacionalizmi: trajtimi i tij i ashpër ndajkomuniteteve fetare duhet parë së pari në këtë drejtim. (Fischer 1995: 45)9. Por jo tëgjitha komunitetet fetare u trajtuan në të njëjtën mënyrë: në mënyrë të veçntë kishakatolike u përndoq më rreptësisht, ndërsa sulmi mbi Islamin ishte shumë më i frenuar.(Bowers 1983-1984).

Pas përmbysjes së komunizmit besimi fetar rifitoi pjesërisht rëndësinë e tijnë jetën e shqiptarëve të zakonshëm, në ndonjë drejtim duke ringjallur edhe ndarjete vjetra fetare. Intelektualët dhe politikanët në Shqipëri filluan debatin se ku duhejt i gjente Shqipëria aleatët e saj kryesorë, (në Lindjen e Mesme muslimane aponë Perëndimin katolik ) dhe lëvizja e ish presidentit Berisha që e bëri Shqipërinëanëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, në dhjetor 1992 ndezi shkëndijën ekontradiktave. (Shqipëria u tërhoq përsëri nga kjo organizatë në janar 1999). Njëfaktor që ndikoi në këtë çështje ishte edhe fakti që fqinjët (ortodoksë) të Shqipërisëjanë përpjekur ta perceptojnë identitetin e shqiptarit jo vetëm në kuadrin etno-gjuhësor, por gjithashtu edhe në kuadrin fetar, duke i etiketuar shqiptarët si një kombmusliman ose si fondametalistë muslimanë , një proçes ky i cili e vuri nën presion

karakterin shekullar të identitetit shqiptar. (Draper 1997: 141). Intelektualët liberalëshqiptarë janë përpjekur t u kundërvihen këtyre prirjeve, duke propaganduarekumenizmin shqiptar si të vetmen rrugë shpëtimi ndaj ndarjeve të brendshme

fetare ose përpjekjeve të një feje të vetme (islame) për të fituar sundim politik. Nëse zbrazëtia që la pas komunizmi mund të mbushet me diçka, nga ndonjë lloj bindjejeose besimi kombëtar, ky duhet të jetë besimi që shqiptarët janë një komb iekumenizmit, që çojnë përpara traditën e njerëzve si Naim Frashëri, Fan Noli dheGjergj Fishta , shkruan Shëlzen Maliqi (1997: 122).

2. Përpjekjet e Naim Frashërit për të ndërthurur nacionalizmin shqiptar medoktrinën bektashiane

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të neutralizuar fenë është interesant

9. Bernd J. Fischer thekson karakterin nacionalist të regjimit të Enver Hoxhës (1995). Meqënësendërgjegja kombëtare në shqipëri u zhvillua relativisht vonë, Hoxha i vuri detyrë vetes që nga njëpopullsi që sihte e përçarë nga përkatësi të ndryshme gjuhësore, fetare, fisnore dhe tradita të tjera tëfarkëtonte një komb. Studiuesi shqiptar Arshi Pipa shkon edhe më tej: Hoxha ishte vendimtar nëpërftimin e një atmosfere kulturore të dominuar totalisht nga një propagandë doktrinare që ekzaltontenacionalizmin. Gjuhësia, letërsia, historia, folklori, dhe etnologjia u kultivuan jo vetëm për t udhënë njerëzve një kkuptim të së kaluarës së tyre, por edhe për të përhapur dhe kultivuar ksenofobinë,slavofobinë, izolacionizmin, kompaktësinë etnike dhe uniformitetin gjuhësor; (cituar nga libri iFischerit 1995: 47-48).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 50: perpjekja_15-16

50Përpjekja

fakti që ka patur përpjekje për t i dhënë këtij ekumenizmi shqiptar një bazë solidefetare. Këtu e kam fjalën veçanërisht për përpjekjet e poetit kombëtar shqiptar, NaimFrashërit (1846-1900) për të promovuar Urdhërin bektashi si strumbullarin fetar tënjë lëvizjeje kombëtare shqiptare që po lindte. Ai shpresonte që bektashinjtëheterodoksë dhe sinkretistë do të mund t i kapërcenin ndarjet fetare në Shqipëri dhetë vendosnin një urë ndërmjet diferencave të Islamit dhe Krishtërimit. Naim Frashëridukej se besonte se vetëm një lidhje e natyrës fetare do të mund të përforcontebashkimin ndërmjet shqiptarëve, ide kjo që në atë kohë e kishin edhe shumënacionalistë të tjerë në Ballkan. Pa fe nuk ka atdhe thotë një proverb popullorshqiptar, (Qazimi 1996: 161), ose i bekuar është ai komb që përhap dhe beson njëfe të vetme , siç thotë një historian nacionalist grek në fund të shekullit tënëntëmbëdhjetë, (Arnakis 1963: 115). Për shekuj feja ka qënë streha kryesore eidentitetit në Ballkan dhe burimi kryesor i besnikërisë, pra, nuk mund të mënjanohejlehtësisht. Rrjedhimisht shumë nacionalistë ballkanas e kuptuan se format e reja tëidentitetit dhe besnikërisë politike kërkonin edhe komponentin fetar që të bëheshinmë efektivë.

Naim Frashëri mbi të gjtha ishte një nacionalist, qëllimi kryesor i të cilit qetë bashkonte shqiptarët dhe ky orientim dominues nacional spikat në shumicën epunës së tij letrare10. Megjithatë, shkrimet fetare të Naim Frashërit nuk mund te mosmerren parasysh, siç ka ndodhur gjatë pjesës më të madhe të këtij shekulli11. Nëshumë nga punët e tij, veçanërisht në poezinë baritore, ai ndërthurte pasionin e tijpër peisazhin shqiptar dhe bukuritë natyrore (karakteristike kjo për nacionalizminromantik të shekullit të nëntëmbëdhjetë) me idetë panteiste bektashiane, duke eshënjtëruar atë. Por akoma më e rëndësishme është që në shumë nga punët e tij aimobilizonte orientimin shiit dhe antisunit të bektashinjve për të shprehurkundërshtimin e tij ndaj sundimit otoman dhe për të artikuluar një identitet

10. Jo vetëm Naimi, por edhe dy vëllezërit e tij Abdyli dhe Samiu, luajtën një rol të rëndësishëmnë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Abdyli ishte një nga organizatorët dhe udhëheqësit e Lidhjessë Prizrenit (1878-1881) dhe Samiu u bë avokati kryesor i pavarësisë së Shqipërisë në kapërcimtë shekujve. Të tre ishin anëtarë të sektit bektashi, gjë që i dallonte nga udhëheqësit e tjerë që ipërkisnin shumicës sunite.11. Në historigrafinë marksiste shqiptare dhe studimet e letërsisë shqipe, simpatitë fetare tëNaim Frashërit janë të pavlerësuara ose dhe të kritikuara, në përputhje me dogmën staliniste.(Shih: Shuteriqi 1983: 186 dhe 1985: 289). Siç shkruan Norris, shkrimet bektashiane të Frashërite kanë patur të vështirë për t u vlerësuar. Në fakt, nga këndvështrimi sundues në Shqipërinë

marksiste, autorët e kanë shmangur këtë anë të problemit si një cul de-sac (rrugë pa zgjidhje)dhe kjo anë e veprës së autorit është mbrojtur vetëm nga shpirti nacionalist, i cili ka qenë indjeshëm në përmbajtjen e veprës në tërësi. Megjithatë, pjesa më e madhe e përmbajtjeskonsiderohej si jashtë asaj që vlerësohej si pozitive në aspiratat kombëtare dhe një thellim imëtejshëm në këtë çështje quhej jashtë ideve progresiste dhe ideologjisë së kohës. (Norris1993": 168). Por, ndërmjet komunistëve shqiptarë duket se ka ekzistuar botëkuptimi sebektashizmi ka qenë më pak i rrezikshëm nga të gjtha besimet e tjera në Shqipëri, për arsye tëangazhimit të tij për pavarësinë dhe rezistencën ndaj sundimit otoman. (Clayer 1992: 306-307).Dimesioni fetar (musliman) në veprën e Frashërit vetëm në kohët e fundit është bërë përsëriobjekt kërkimesh. (Qazimi 1996).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 51: perpjekja_15-16

51Përpjekja

(musliman) të veçantë për shqiptarët. Kështu ai përpiqej ta modifikonte doktrinënfetare bektashiane në një mjet për realizimin e aspiratave kombëtare. Ky proçesfilloi të zhvillohet kundër situatës së rindërtimit të Islamizmit otoman nën sulltaninAbdul Hamid pas përfundimit të reformave të Tanzimatit.

Simpatitë e Naim Frashërit për bektashizmin ishin të hapura gjatë gjithë jetëssë tij. Ai u rrit në fshatin Frashër (në Shqipërinë e Jugut), ku vizitonte shpesh teqenëe famshme bektashiane, e cila më vonë u bë një nga qëndrat kryesore të LevizjesKombëtare Shqiptare. (Clayer 1990: 275-278)12. Aty ai u lidh me shitët dhe mebesimin panteist të këtij sekti dhe nëpërmjet mësimeve të këtij sekti krijoi interes jovetëm për idetë e iluminizmit përëndimor, por gjithashtu edhe për traditat e Orientit,veçnërisht për poezinë persiane. Kultura e tij e bëri atë një shëmbull të qartë tëintelektualit otoman të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të familjarizuar në poatë shkallë si me qytetërimin perëndimor, ashtu dhe me atë oriental . (Elsie 1995:229). Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit më 1881 ai filloi të luajë një rol tërëndësishëm në veprimtaritë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke u bërë shpejtnjë nga figuart e saj kryesore, së bashku me Samiun, vëllanë e tij më të vogël13.Naimi kontribuoi në çështjen kombëtare, duke shkruar poema patriotike, epikahistorike dhe tekste mësimore për shkollat fillore shqiptare. Shumica e poezive tëtij, shumë të njohura, por vetëm për një pjesë të vogël shqiptarësh të arsimuar, ishinthellësisht romantike në karakter, glorifikonin bukuritë natyrore të Shqipërisë dhetë jetës së saj rurale, dhe shprehnin mospëlqimin për jetën e qytetit (një karakteristikëkjo që e kishte Naim Frashëri ashtu si shumë romantikë të shekullit tënëntëmbëdhjetë)14. Siç ka nënvizuar edhe Arshi Pipa, Naim Frashëri ishte i pari qëfuti barinjtë dhe fshatarët shqiptarë në skenën letrare, duke e përshkruar jetën e tyreme terma idilike dhe duke injoruar vështirësitë, të cilat ishin të pandara në jetën efshatarëve. (Pipa 1978: 105-108).

Siç është vënë re nga shumë autorë, shkrimet e Naim Frashërit ishin në radhëtë parë patriotike në qëllim, ndërsa elementi fetar shërbente për të përforcuar dhethelluar idealet e tij kombëtare. Megjithatë, përderisa ishte një njeri i përkushtuardhe fetar, Naim Frashëri shpresoi se bektashizmi do të bëhej një ditë feja kombëtaree shqiptarëve, duke zbutur diferencat fetare ndërmjet Islamizmit dhe Krishtërimit.(Mann 1955: 38; Elsie 1995: 238). Ai u përpoq të promovonte Urdhërin Bektashi nëbotimin e tij Fletore e Bektashinjve (1896), Një lloj trakti fetaro-nacionalist

12. Llozha bektashiane e Frashërllinjve ishte një nga ato më me ndikim në Shqipëri. GjatëLidhjes së Prizrenit ajo ishte një qendër e madhe e aktivitetit nacionalist. Në fillimin e shekullittë njëzetë dervishë nga llozha e frashërllinjve shkuan nga fshati në fshat për t i bërë fshatarëtshqiptarë, muslymanë dhe të krishterë, më të ndjeshëm ndaj çështjes kombëtare (Clayer1002:292).13. Sami Frashëri i shprehu pikëpamjet e tij në manifestin Shqipëria - Ç ka qënë, ç është e ç do tëbëhetë (Bukuresht 1899), ku ai i kritikoi otomanët se i bënin shqiptarët turq dhe sulmoi grekët përpërpjekjet e tyre për të helenizuar shqiptarët ortodoksë në Jug (Sami Frashëri 1988). Ai propozoipavarësinë e Shqipërisë si të vetmen rrugë për të ndaluar ndarjen e vendit midis sllavëve dhe grekëve(shih gjithashtu Bartl 1968: 137 - 140).14. Shih psh., poemat e ti pastorale Bagëti e Bujqësia, (1886), dhe Luletë e verësë, (1890).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 52: perpjekja_15-16

52Përpjekja

(Logoreci 1977: 44), i cili është dëshmia më e drejtpërdrejtë e besimit Bektashipërpiluar në radhë të parë për konsum për jobektashinjtë. (Birge 1937: 171). Ajopërmban një hyrje për në besimin bektashi, me një përmbledhje të doktrinës fetare,organizimit, ritualeve dhe praktikave etike të Urdhërit Bektashi15. Këtu tema eQerbelasë figuron fuqishëm, për shembull në përshkrimin e Frashërit, të ritualitBektashi: ai përmend si shëmbull festën kryesore bektashiane Dëshmorët e Qerbelasë,që datohet në dhjetë ditët e para të muajit Muharem16. Nga përshkrimet e NaimFrashërit del e qartë se Urdhëri Bektashi shqiptar nuk kishte aspak marrëdhënie tëmira me fanatikët sunitë islamë, të cilët i shihte si simbol të sundimit otoman mbitokat shqiptare. Aty mungojnë referencat mbi pesë shtyllat kryesore të Islamit, qëjanë themelore në besimin sunit, dhe pjesa më e madhe e lutjeve dhe festimevepërqëndrohen rreth tragjedisë së Qerbelasë, siç e ka përshkruar edhe Noris (1993:170). Bektashinjtë shqiptarë nuk e festojnë muajin e Ramazanit.

Siç shkruan Stuart Mann, Fletorja e Bektashinjve ishte ideuar për të tërhequrshqiptarët drejt një besimi liberal, të pranueshëm si nga të krishterët, ashtu edhe ngamuslimanët, duke shmangur kështu një nga arsyet e ndarjeve kombëtare . (Mann1955: 40). Naim Frashëri u përpoq të përgjithësonte natyrën josektare dhe ndërfetaretë Urdhërit, duke theksuar në të termat më të preferura për këtë qëllim. Përveçtheksimit të tolerancës fetare, ai gjithashtu nënvizonte orientimin kombëtar si njënga aspektet kryesore të doktrinës bektashiane: jo vetëm ndërmjet tyre, por dhe metë gjithë njerëzit e tjerë bektashinjtë janë vëllezër shpirtërorë. Ata e duan fqinjin siveten, qoftë musliman apo i krishterë dhe sillen njësoj, duke e paraqitur veten tëshënjtëruar me të gjithë njerëzit. Por mbi të gjitha ata duan vendin e tyre dhebashkëkombësit, sepse ky është virtyti më i lartë . (Hasluck 1929-II: 556). Në fundtë tekstit ideali i tij për të promovuar Urdhërin Bektashi, si kishë kombëtare tëShqipërisë, dallohet qartë nëpërmjet dëshirës së tij të madhe që bektashianët tëbashkëpunojnë me shqiptarët elitarë dhe autoritete lokale për të punuar për shpëtimine Shqipërisë, pra, jo vetëm për t i drejtuar ata në rrugën drejt Zotit, por gjithashtuedhe në rrugën drejt bashkimit kombëtar. (Clayer 1992: 192). Së bashku medrejtuesit le të nxisim tek ata dashurinë, vllazërinë, bashkimin dhe miqësinë ndërmjettë gjithë shqiptarëve: që muslimanët të mos jenë të ndarë nga të krishterët dhe tëkrishterët nga muslimanët, por të gjithë të punojnë bashkë. (Hasluck 1929: 526).

3. Përgjigjja bektashianeIshte ideali i Naim Frashërit ai që vendosi një Urdhër Bektashi të pavarur në

15. Botimi i parë i Fletores Bektashiane doli në qarkullim në gjermanisht, e përkthyer ngaNorbert Jokli (1926). Përkthimi anglisht u bë nga Hasluck (1929).16. Për të kuptuar mënyrën e trajtimit të Qerbelasë në ritet dhe shkrimet bektashiane shihveçanërisht Norris si dhe shkrimet e Naim Frashërit (Norris 1993:169-188). Shih edhe Degrand(1901: 233 - 234): për të gjetur një përshkrim të këtyre ritualeve në qytetin e Krujës në kapërcyelltë shekullit XIX.17. Pasi Shqipëria u bë e pavarur, ishte veçanërisht Zogu, i cili mbështeti krijimin e kishaveautoqefale kombëtare , me qëllim që të dobësonte ndikimin e huaj (veçanërisht grek). (Skëndi1982: 258, Fischer 1995: 37).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 53: perpjekja_15-16

53Përpjekja

Shqipëri dhe duket se ai ka bërë përpjekje të mëdha për t i bindur udhëheqësitbektashinj mbi nevojën e formimit të një komuniteti bektashinjsh shqiptarë dhe përtë shkëputur lidhjet me teqenë nënë në Turqi. (Skëndi 1967: 123-124). Ai duket seka patur sukses në këtë përpjekje, duke gjykuar sipas një përcaktimi të bërë ngaMargaret Hasluck: Së fundi në Shqipëri ka patur një prirje të kalifëve vendas për tëemëruar klerikë, gjë që më parë bëhej nga Akhi Dede (në Anadoll, GD), një risi kjonë lidhje me shtrirjen ballkanike të autoqefalisë klerikale të kohës, e cila ndikoi kaqshumë në Shqipëri, sa që katolikët e Veriut tashmë diskutojnë për një distancim ngasupremacia e Papës . (Hasluck 1925: 602)17.

Përveç përkrahjes që i dha krijimit të një komuniteti fetar bektashi të veçantëai gjithashtu propozoi pastrimin e terminologjisë bektashiane nga fjalët e huaja tëhuazuara. Në vend që të përdorte shprehjet turke baba dhe dede , ai futi termatshqipe atë dhe gjysh , kurse për termin dervish (që është me origjinë perse) aipropozoi ekuivalentin shqiptar varfe . Siç nënvizonte Jokli, purizmi i tij kishte nëshënjestër në radhë të parë fjalët turke, ndërsa dukej se ai nuk i kushtonte shumërëndësi fjalëve të huazuara nga gjuhë të tjera. (Jokli 1926: 229).

Duket që Urdhëri Bektashi ishte në një drejtim i distancuar nga planet eNaim Frashërit, megjithëse kishte edhe sheikë që shprehnin rezerva rreth njëidentifikimi shumë të afërt me lëvizjen kombëtëre, duke u frikësuar nga përndjekjaotomane. (Clayer 1992: 286). Megjithatë, në përgjithësi është e qartë që bektashinjtëe pranuan rolin kombëtar që Naim Frashëri kishte planifikuar për ta. Kohë më parëishin bërë përpjekjet për dobësimin e lidhjeve me qëndrën otomane, veçanërisht nëkohën e Ali Pashës (1790-1822). Urdhëri ishte ndaluar zyrtarisht nga autoritetetotomane më 1826, gjë që forcoi kundërshtimin e tij ndaj shtetit otoman. Nëdhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë faltoret bektashiane shqiptare(Shpesh vende lutjesh edhe për muslimanët, edhe për të krishterët) në përgjithësinjiheshin si qendra të veprimtarisë nacionaliste shqiptare. Veç kësaj Urdhëri luajtinjë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e shkollave ilegale dhe përhapjen e libraveshqip duke u dhënë njëkohësisht mbështetje aktive grupeve të armatosuranacionaliste18. Është e njohur tashmë që bektashinjtë, kur diskutohej çështja e alfabetitshqiptar, mbështetën përdorimin e shkrimit latin, ndryshe nga muslimanët e tjerë, tëcilët mbështetnin përdorimin e shkrimit arab. (Clayer 1992: 287). Hasluck thotë senë kohën e Revolucionit të Turqve të Rinj (1908), bektashinjtë shqiptarë besuan semund të krijonin një shtet bektashian në Shqipëri (1929: 438)19. Roli i rëndësishëm

17. Pasi Shqipëria u bë e pavarur ishte veçanërisht Zogu ai që mbështeti kishën autoqefale(kombëtare) me qëllim dobësimin e influencës së huaj (veçanërisht greke) (shih Skëndi 1982:253;Fischer 1995:37).18. Clayer (1992) e cila është njohësja më e mirë e historisë së urdhërave bektashiane shqiptarena jep një pasqyrë të detajuar të këtyre aktivitetee nacionaliste, duke përdorur kryesisht burimebashkëkohore. 19. Në mënyrë të ngjashme, turqit bektashinj e rreshtuan veten e tyre me nacionalizmin turk.

Sipas Ramsaur-it, ata përqafuan idenë kombëtëre dhe u bënë më turq se sa të gjithë urdhërate tjerë dervishë, duke përdorur dhe kultivuar gjuhën dhe kulturën turke në letërsinë e tyre.(Birge 1937: 16, 84).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 54: perpjekja_15-16

54Përpjekja

i bektashinjve shqiptarë në Lëvizjen Shqiptare çoi në një rritje eksplozive të Urdhërit,megjithatë, për arsye historike, ai asnjëherë nuk u përpoq ta shtrinte ndikimin e tijnë Veri20. Por në Jug të Shqipërisë numri i faltoreve u dyfishua ndërmjet viteve1878-1912, duke u rritur nga 20 në 5021. Kjo rritje e theksuar në fuqi dhe popullaritete vetndërgjegjësoi edhe më shumë Urdhërin, i cili filloi ta veçonte veten gjithnjë emë shumë nga bektashinjtë turq dhe sunitët shqiptarë, të cilët kundërshtoninpavarësinë e Shqipërisë. (Clayer 1992: 196). Pavarësia në rritje e bektashinjveshqiptarë dhe mbështetja e tyre për çështjen kombëtare shqiptare shprehet përshembull edhe në kompozimin e poemave patriotike të shkruara në gjininëtradicionale të nefeve (himneve) bektashiane22, dhe në kultivimin e temës sëQerbelasë. Veçanërisht epikat e Qerbelasë u shkruan nga antarët e familjes Frashëri,si Hadikaja e Dalip Frashërit (1852) dhe Myhtarnameja e vëllait të Dalipit, ShahinBej Frashëri (1868) dhe patën ndikim të konsiderueshëm.23 Të dyja këto veprapërshkruajnë ngjarjet e betejës së Qerbelasë. Në vend që të theksonin bashkiminmusliman brenda Perandorisë Otomane ata i dhanë rëndësi të madhe marrëdhënieveme shqiptarët e tjerë (të krishterët). Përderisa Hadikaja e Dalip Frashërit është epara dhe ndoshta më e gjata epikë e njohur në letërsinë shqipe, Qerbelaja pati njëndikim të madh jo vetëm në letërsi, por edhe në mendjet e shqiptarëve, siç argumentonedhe Norris. (1993: 180-181). Ajo gjeneroi një gjini të re të epikave kombëtare dheshërbeu si model për të përcjellë temat historike me rëndësi kombëtare.

Naim Frashëri dha kontributin më të madh në këtë gjini me epikat e tijHistoria e Skënderbeut dhe Qerbelaja , të dyja të botuarar më 1898. Megjithëse

e para u bë shumë më e famshme (si e para epikë që tregonte luftën e Skënderbeutkundër otomanëve, e shkruar nga një musliman), disa shqiptarë e konsiderojnëQerbelanë akoma më të bukur. Tema kryesore e kësaj epike, e cila përmban 25pjesë, është vajtimi i martirëve të Qerbelasë, vdekja e të cilëve përshkruhet mehollësi24. Naim Frashëri përshkruan etjen e tmerrshme në fillim të betejës, heroizmine martirëve, të cilët vriten njëri pas tjetrit, lamtumirën që Hyseni i jep gruas së tij,sulmin trimëror mbi armiqtë dhe në fund vdekjen e tij me prerje të kokës. Rezultati

20. Në Veri kishte teqe vetëm ne Prizren, Gjakovë dhe Tetovë. Që në kohë të Ali Pashës, rivalëte tij në Veri (familjet e Bushatllinjve dhe Toptanasve) e shihnin urdhërin me dyshim. (Bektastvo1923: 404; Jacob 1908: 16-17; Ippen 1907: 36; Hasluck 1914-1916: 120-122).24. Norris jep një përmbledhje të hollësishme për çdo kapitull të Qerbelasë së Frashërit. (Norris1993: 182-185).21. Gjejmë një histori të ngjashme me këtë te rritja e urdhërit Sanusi në Sirenaika (Libia esotme) që disa vjet më vonë organizoi opozitën kundër dominimit kolonial italian.Shih punimine shkëlqyer të Evans - Pitchard (1949).22. Clayer jep disa shembuj poemash patriotike të shkruara nga sheikët bektashinj (1992: 293 -296).23. Këta nuk ishin nga familja e Naim Frashërit, ndonëse vinin nga i njëjti fshat (Shuteriqi1983: 74). Shih Clayer (1992: 279): për shembuj të tjerë të traditës Hadika në letërsinëbektashiane.24. Norris na jep një përmbledhje kapitull pas kapitulli shumë të vlefshme të Qerbelasë së NaimFrashërit Norris 1993: 182 - 185).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 55: perpjekja_15-16

55Përpjekja

tragjik i betejës jepet me disa ëndrra ose vizione, të cilat ndriçojnë natyrën shënjtërishttë parashikueshme të humbjes së Hysenit. Hyseni pranon martirizimin e tij: nga dymundësitë që i ofrohen, dorëzimin tek Jeziti, gjë që mund ta bënte atë tradhëtar, oserezistencën kundër Jezitit, gjë që do të thoshte vdekje për të, ai zgjedh të dytën.Këtu ka shumë paralele me mitin serb të Kosovës: në përpjekjet e car Llazarit nëKosovë fitorja morale u arrit nëpërmjet humbjes faktike, vuajtjes dhe martirizimit.(Norris 1993: 184). Ashtu si dhe në mitin e Kosovës, sakrifica e Hysenit çon nërizgjimin e komunitetit të besimtarëve, detyra e shenjtë e të cilit është marrja ehakut për vdekjen e tij25.

Ajo që është më interesante për ne është fakti se Naim Frashëri u përpoq tëpërkthente temën e tij kombëtare. Ai nuk përshkruante vetëm një betejë të humbur

në shekullin e parë të historisë muslimane, betejë që u bë miti themelues i shiizmit.Ai gjithashtu e përdori atë si mjet simbolik për të denoncuar hegjemoninë otomane(dhe sunite) (Shuteriqi 1983: 1986). Ai synonte krijimin e një poeme kombëtare qëdo të ishte një thirrje për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe do të siguronte një burimfetar frymëzimi në luftën kundër sundimit otoman. (Norris 1993: 182)26. Ashtu sipërpjekjet serbe të shekullit të nëntëmbëdhjetë për ta vendosur mitin e Kosovës nëzemër të ideologjisë nacionaliste serbe, Naim Frashëri duket se është përpjekur tëpromovojë mitin e Qerbelasë si një nga komponentët e ideologjisë kombëtareshqiptare. Ka mundësi që ai ta ketë gjetur frymëzimin tek shembulli serb: miti iKosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm politik dhe ideologjik që nga fillimi ishekullit të nëntembëdhjetë, kur serbët filluan të ngriheshin kundër sundimit otomandhe akoma më shumë pasi vendi u bë i pavarur më 1878. (Ekmeèiæ).

Është e qartë që epika e Qerbelasë e Naim Frashërit ka patur një mesazhpatriotik (ashtu si dhe epika e Skënderbeut): ajo ishte menduar të jepte një shëmbulltë plotë të luftës së shqiptarëve për pavarësi. Nëpërmjet veprës Naim Frashëri udrejtohej shqiptarëve si komb që të mos e harrojnë Qerbelanë dhe t i nderojnë heronjtëe saj. Kjo shihet në pjesën e 12-të, kur ai përshkruan betejën dhe në pjesën e 18-të,ku ai komenton domethënien e saj:

O vëllezër shqiptarë!Pa qasuni duke qarë,Dhe mbani zi këtë ditë,t u xbresë nga Zoti dritë.Pa kujtoni Qerbelanë!(Frashëri 1978: 201)

25. Mahmud Ayoub, në studimet e tij, tregon se islamizmi shiit i vë rëndësi shumë të madhepërkujtimit të kësaj ngjarjeje tragjke, duke përdorur poezinë epike, dramën, proçesionet, shërbimetpërkujtimore, për ta mbajtur të gjallë kujtimin mbi këtë ngjarje. Nëpërmjet përkujtimit tëmartirizimit të Hysenit e tashmja e komunitetit shiit shtrihet nga e kaluara deri në të ardhmen,duke zhdukur kufijtë e hapësirës dhe të kohës dhe duke e bërë atë si një ngjarje rreth së cilësvërtitet historia dhe që kapërcen kufijtë e imagjinatës njerëzore. Paralelizmat me mitin e Kosovës(të ashtuquajturin kult të Vidovdan-it) janë befasuese.26. Shih gjithashtu Shuteriqi (1983 - 186), si dhe Shquteriqi (1985 - 289).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 56: perpjekja_15-16

56Përpjekja

Në fund të epikës së tij në pjesët 24 dhe 25 ai i kthehet tërësisht çështjeskombëtare, duke i nxitur shqiptarët që ta duan vendin dhe kombin e tyre, të mësojnëgjuhën e tyre, të cilën ua ka dhënë Zoti dhe të bëhen vëllezër dhe miq.

Pa qasuni, shqipëtarë,Zot i madh e sjelltë mbarë,të zëmë vëllazërinë,mirësin e miqësinë,jemi të gjithë një farë,e nukë jemi të ndarë,vëllezrë të tërë jemi,një shpirt e një zëmrë kemi,gjithë rrojmë me një shpresë, dhe kemi gjithë një besë.(Frashëri 1978: 174-175)Ai e mbyll epikën e tij në një stil të qartë patriotik, duke i lidhur ngjarjet

tragjike të Qerbelasë me ngritjen e shqiptarëve kundër sundimit otoman, dukemallkuar njëkohësiosht Jezidin dhe Muhavinë për vuajtjet dhe skllavërimin eShqipërisë dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve të gjejnë frymëzim në ngjarjet eQerbelasë për të sfiduar sundimin turk.

Zot i math! për Qerbelanë!Për Hysejn e për Hasanë!Për ata të dymbëdhjetë!që hoqn aqë keq në jetë!për gjithë ato mundime!për gashërimënë time!Shqipërinë mos e lerëTë prishetë e të bjerë (...)(Frashëri 1978: 288)

4. Dështimi i Naim FrashëritMe gjithë përpjekjet e tij për ta skicuar vuajtjen kombëtare shqiptare në temat

shite, përpjekja e Naim Frashërit nuk pati ndikim të madh. Për këtë ka disa arsye.Në radhë të parë, miti i Qerbelasë pati një jehonë të drejtëpërdrejtë vetëm tekminoriteti i vogël bektashi, madje edhe atje miti ishte pjesë e ndonjë tradite folklorike,siç ishte për shembull rasti i këngëve të Kosovës për serbët. Qerbelaja ishte mëtepër produkt i një aktiviteti letrar ose një krijim , ndërsa Kosova një mit28. Së dytipërpjekjet e Frashërit dhe të Urdhërit Bektashi për të promovuar Urdhërin si kishënkombëtare të Shqipërisë dështoi për arsye se bektashinjtë ishin në pozita shumë

më të dobta si minoritet fetar, se sa kisha ortodokse serbe, edhe pse sekti bektashigëzonte një respekt në kuadrin nacionalist më të madh se çdo komunitet tjetër fetarnë Shqipëri. Së treti, duhet patur parasysh që qëllimi kryesor i Naim Frashërit nuk

.28. Adoptimi i mitit të Skënderbeut, që ishte gjithashtu një krijim letrar, tregon se një projekt itillë mundet, megjithatë, të jetë i suksesshëm. Në Shqipëri nuk ka patur këngë mbi Skënderbeun;ato ekzistonin vetëm midis arbëreshëve në Itali.

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 57: perpjekja_15-16

57Përpjekja

ishte të Promovohej Urdhëri Bektashi si i tillë, por të propagandohej toleranca fetare.Urdhëri Bektashi ofronte mjetin më të përshtatshëm për këtë qëllim, por, me

gjithë popullaritetin e tyre, bektashinjtë nuk u treguan të aftë të fshinin ndarjetekzistuese fetare dhe të shfrytëzonin pikat e tolerancës që ofronin komunitetet etjera më të fuqishme fetare. Veç kësaj gjatë luftrave ballkanike dhe Luftës së ParëBotërore bektashinjtë vuajtën së tepërmi nga shkatërrimet e luftës, një tronditje kjoqë i kushtoi Urdhërit shumë përpjekje për ta kapërcyer29.

Pasi Shqipëria fitoi pavarësinë, ndarjet fetare në shoqërinë shqiptare u lanëmënjane në emër të etnicitetit të përbashkët. Identiteti shqiptar u bë thellësisht jofetarnë karakter, e (megjithëse nocioni i vuajtjes mbeti një element i rëndësishëm nëideologjinë nacionaliste), Shqipëria u bë një nga shtetet e pakta në Ballkan mekarakter të fuqishëm laik; asnjë fe nuk u proklamua, megjithatë Uedhëri Bektashivazhdoi të mbetet një nga shtyllat kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Nëvitet 20 të shekullit të njëzetë Urdhëri futi elementët patriotikë në ritualin etij, siçqe përdorimi i flamurit shqiptar gjatë ceremonisë fetare dhe përdorimi i gjuhës shqipesi gjuhë zyrtare e besimit bektashi. Më në fund më 1932 Urdhëri Bektashi u njoh sinjë komunitet fetar i pavarur de facto, shenjë kjo e njohjes së rolit të rëndësishëmkombëtar që ai kishte luajtur.

29. Ndërmjet viteve 1913-1916, shumica e teqeve shqiptare (rreth 40) u shkatërruan, u grabitëndhe u dogjën nga trupat greke dhe shumë bektashinj u larguan nga Shqipëria. Duhet përmendurqë popullsia ortodokse në Shqipërinë e Jugut u përpoq të mbronte klerikët bektashinj ngapërndjekja greke. (Clauyer 1992: 297).

Qerbelaja e Naim Frashërit...

Page 58: perpjekja_15-16

58Përpjekja

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Nga M.J.Alex Standish

1. Demitologjizimi i Miteve Socialiste Shqiptare: propozimi i metodologjisëPër të filluar një demitologjizim është e nevojshme, së pari, të identifikohen

ata elementë dallues, që janë themelet mbi të cilët jane ndërtuar të gjithë mitet.Mitet socialiste shqiptare nuk përbëjnë ndonjë përjashtim nga kjo metodologji epërcaktuar. Mjetet, të cilat kemi në dispozicion për këtë detyrë, nuk janë të ndryshmenga ato që përdoren në çdo disiplinë shkencore dhe analitike. Ndoshta mjetet më tëpërshtatshme për këtë qëllim janë iniciuar nga dijetarët gjermanë, si Rudolf Bultmann,teologu i cili përshtati konceptin e demitologjizimit në studimin e Testamentit të Ritë krishterë.

Ndoshta është ironik fakti që do t i përshtatemi një metodologjie të krijuarnga teologjia akademike për të analizuar mitet socialiste shqiptare - duke paturparasysh ateizmin militant që aq shumë karakterizonte atë epokë. Megjithatë,nëqoftëse kërkojmë të përcaktojmë një metodologji shkencore me të cilën të fillojmëanalizën tonë, besoj se shkolla e Bultmann-it është vendi i duhur ku mund të kërkojmëmjetet bazë për këtë qëllim.

Një nga arsyet për të cilën mbroj këtë mënyrë veprimi është se duke paturparasysh rolin që kanë luajtur mitet në Shqipërinë socialiste (periudhë të cilën përqëllimet e këtij punimi e datoj nga 1944 deri më 1991), analizën e tekstít e konsiderojsi çelës drejt një përpjekjeje shkencore, të kundërt me atë të militantëve të partivepolitike e të tjerë si këta, për të analizuar gjenezën, evolucionin dhe rolin e miteve tëveçantë në shoqërinë shqiptare gjatë asaj kohe. Në zgjedhjen e kësaj mënyre kampatur gjithashtu në konsideratë prioritetin e madh që i jepej shpërndarjes dhe studimittë teksteve të shkruara nga autoritetet shqiptare në periudhën e pasluftës.

Në të vërtetë,. si studiues të miteve të asaj periudhe, jemi me fat për vëmendjenaq të madhe që i është kushtuar në atë periudhë, si shpërndarjes së letërsisë popullore,ashtu edhe botimit të teksteve që ndihmonin në zhvillimin e atij që quhej Njeriu iRi brënda Shqipërisë së Re. Për një vend të varfër, ku 80% e popullsisë më 1920ishte praktikisht analfabete1, përhapja e shpejtë e letërsisë në periudhën e pasluftës

1. D. Hall, Albania and the Albanians, London, 1994, f.73.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 59: perpjekja_15-16

59Përpjekja

krijoi mundësi gjithnjë e më të mëdha për një propagandë të njëanshme tësponsorizuar nga shteti, si dhe për përhapjen e teksteve politike.

Rrjedhimisht, në dispozicionin tonë kemi një material të bollshëm, i cili mundt i nënshtrohet analizës dhe kritikës. Sidomos për qëllimin e demitologjizimit jeminë një pozitë nga ku mund të krahasojmë në një mënyrë kritike reçencat e mëvonshmetë teksteve, të botuara me versionet e tyre të mëparshme, në mënyrë që të përcaktojmëedhe në kohë zhvillimin dhe evolucionin e miteve specifike, të cilat u bënë thelbësorenë mënyrën se si Shqipëria socialiste vlerësonte vetveten dhe vendin e saj në sferënndërkombëtare. Sigurisht është absolutisht e nevojshme për këtë metodologji që ajotë shoqërohet me njohuri të bollshme mbi mjedisin politik dhe kulturor, botkuptimine shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Siç thekson edhe Bultmann, është e pamundur tëndash historiken nga mitologjikja, nëqoftëse ke arritur në një vlerësim të saktë tëmaterialit që ke në dispozicion.

2. Metodologjia në praktikë: Enver Hoxha si Çlirues i TiranësAshtu edhe si në demitologjizimin e Testamentit të Ri, një analizë e teksteve

të miteve që mbanin në këmbë Shqipërinë socialiste, në rradhë të parë duhet tëvlerësojë figurat qendrore rreth së cilave janë zhvilluar këto mite. Në rastin emësipërm, figura qendrore është sigurisht Jezusi i Nazaretit (i mëvonshëm), EnverHoxha.

Është e qartë gjithashtu se roli i luajtur nga këta dy figura të ndryshme, porqendrore, në gjenezën e atyre që unë i quaj mite themelore , është krejtësisht indryshëm. Enver Hoxha ishte njëkohësisht figura qendrore rreth së cilës u ndërtuanmitet e Shqipërisë socialiste, si dhe autori kryesor i krijimit të miteve (ose të paktënfrymëzuesi) i teksteve kryesore të Marksizëm-leninizmit shqiptar. Ndërsademitologjizimi i Testamentit të ri kërkon analizën shkencore të teksteve të lashtadhe shpesh të dëmtuara duke përdorur forma të ndryshme kriticizmi, tekstet nëdispozicionin tonë kanë patur një kohë shumë më të shkurtër për tu konsumuar,afërsisht vetëm një gjysëm shekulli, krahasuar me shekujt nëpër të cilët kanë ardhurdorëshkrimet biblike deri në ditët tona.

Në studimin tonë mbi mitologjinë shqiptare kemi gjithashtu avantazhe tëmëdha që nuk i kanë studiuesit e kulturave të lashta dhe tekstet e tyre: faktin që njënumër i konsiderueshëm dëshmitarësh të gjallë janë pranë nesh; si dhe bollëkun ematerialit audiovizual që gjendet nëpër arkiva dhe mundësitë që na jepen për kërkimekritike. Për këtë arsye propozoj të bëjmë një dallim ndërmjet teksteve , me të cilatkam parasysh dokumentet, librat dhe botimet e tjera të sanksionuara zyrtarisht dhematerialeve evidenciale , të cilat përfshijnë tregime të dëshmitarëve okularë, ditarë

dhe kujtime të pabotuara si dhe tregime dhe studime kritike.Ne mund të identifikojmë nivelet e ndryshme të zhvillimit politik dhe kulturor

të reflektuar në këto tekste tipike të Shqipërisë socialiste dhe mund të dallojmëarkeologjinë ideologjike e cila është e pranishme në to. Duke përdorur këtë lloj

analize tekstuale, ne mund të ndjekim zhvillimin evolucionist të miteve themelore .Tani propozoj ta ilustrojmë këtë nëpërmjet disa shembujve të shkurtër.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 60: perpjekja_15-16

60Përpjekja

Miti kryesor që kam zgjedhur për të analizuar është ai i rolit të luajtur ngaEnver Hoxha në Luftën Nacionalçlirimtare, dhe në veçanti, çlirimi i Tiranës nënëntor 1944. Sipas mitit të zhvilluar gjatë kohës kur Enver Hoxha ishte gjallë dhe ikonsoliduar dhe pasuruar në vitet menjëherë pas vdekjes së tij në prill 1985, aikishte qenë si udhëheqësi politik gjenial i rezistencës antifashiste kundër italianëve,ashtu edhe më vonë kundër forcave pushtuese naziste gjermane. Për më tepër, përveçsë qenit një politikan i shkëlqyer, ai ishte gjithashtu edhe një strateg i madh ushtarak,themeluesi dhe organizatori i palodhur i Partisë Komuniste të Shqipërisë, e të tjera.

Duke analizuar tekstet e botuara, duke përfshirë edhe historitë zyrtaremonumentale siç është edhe Historia e Shqipërisë e vitit 1959 dhe 1965, në dyvolume, Historia e Shqipërisë e vitit 1983-84 me katër volume, Historia e PPSH,botuar në fillim më 1968 dhe pastaj e ripunuar plotësisht (kjo është eufemizma epërdorur zyrtarisht), për botimin e dytë të vitit 1981, pastaj Historia e LuftësAntifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, botuar në katër volume dukefilluar nga viti 1984, dhe sigurisht, Veprat e Zgjedhura të Enver Hoxhës, botim i cilifilloi më 1968, është e mundur të analizosh evolucionin e këtyre miteve themeloreqë kanë të bëjnë me rolin e Enver Hoxhës në kohën e luftës.

Megjithëse që nga fillimi është bërë e qartë se Enver Hoxha ka zhvilluar njëluftë titanike , mitologjizimi kishte akoma rrugë për të bërë nëqoftëse krahasojmëtekstin e volumit të dytë të Historisë së Shqipërisë, botuar më 19652 dhe rishikimine mëpasëm të tij në mesin e viteve 80. Rishikimi i botimit zyrtar të historisë u bë inevojshëm sigurisht, kur kemi parasysh vdekjen misterioze dhe demonizimin që epasoi atë, të bashkëpunëtorit politik më të afërt të Hoxhës, Kryetarit të Këshillit tëMinistrave, Mehmet Shehu.

Vdekja e Shehut, pavarësisht nga fakti nëse ajo ka qenë vrasje apo vetëvrasje,çoi në një shpërthim kataklizmik të evolucionit të mitologjisë në Shqipërinë socialiste.Rënia nga pushteti e yjeve më pak të mëdhenj të skenës politike, si Koçi Xoxe(Ministër i Brëndshëm i spastruar më 1948), ose Beqir Balluku (Ministër i Mbrojtjesi përmbysur më 1974), kishte patur një impakt shumë më të kufizuar mbi mitetthemelore të rolit të Hoxhës në Luftën Nacional-Çlirimtare.

Në rastin e Koçi Xoxes elementët kyç të mitit ishin akoma në një stad fëminor,roli i luajtur në themelimin dhe organizimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë ngaPartia Komuniste e Jugosllavisë (e cila u demonizua më vonë), më pas u bë subjekti një proçesi rishikimi për t ju përshtatur politikisht situatës së krijuar nga prishja eTitos me Stalinin më 1948. Sidoqoftë grindja Tito-Stalin krijoi themelet mbi të cilatmë vonë do të ndërtoheshin shtresat e ardhshme të mitologjisë, të cilat të gjithakanë një plan të parë të përbashkët: kujtimin e kohës së luftës, dhe komandantin epartizanëve Enver Hoxha.

Por vdekja e Mehmet Shehut në dhjetor 1981 preku thelbin e mitit sipas tëcilit Enveri dhe shokët e tij të luftës ishin jo vetëm çliruesit e kombit shqiptar ngapushtuesit e huaj, por edhe mitin sipas të cilit ata që vazhdonin të zinin postet kyçe

2. Historia e Shqipërisë, vëllimi 2, Tiranë, 1965

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 61: perpjekja_15-16

61Përpjekja

në shtet dhe në parti si Haxhi Lleshi, Adil Çarçani, Ramiz Alia, dhe deri në vdekjene tij më 1979 Hysni Kapo, ishin simbole të gjalla dhe të dukshme të asaj arritjeje.Fundi i zymtë i Mehmet Shehut duhej spjeguar dhe përpunuar domosdoshmërishtpërbrënda mitit.

Që ky nuk ishte aspak një proces i thjeshtë del qartë edhe nga mënyrakontradiktore në të cilën dolën në pah çështjet e ndryshme të aferës Shehu.

Që nga vetëvrasja si pasojë e një krize nervore (varianti i servirur në orët epara pas vdekjes), deri tek vetëvrasja si pasojë e demaskimit të tradhëtisë së tij tëlartësi poliagjent i të gjithë kohërave dhe i të gjithë padronëve 3, (kjo është shprehjame të cilën Enver Hoxha e quajti ish dorën e djathtë të tij), mund të dallojmë njëproces evolutiv, bashkëudhëtar të dallueshëm të të gjithë miteve themelore .

Sidoqoftë, ndërsa miti (i dorës së dytë) i tradhëtisë së Mehmet Shehut uzhvillua në një formë në të cilën po merrte përmasat e një miti të rinovuar, ishkryeministri, në mitologjinë socialiste shqiptare zuri vendin që në tekstet e krishterai rezervohet Juda Iskariotit.

Rrjedhimisht rezultatet e këtij procesi evolutiv mund të vërehen brënda njëperiudhe të shkurtër kohe. Tekstet e shenjta të Partisë së Punës së Shqipërisë paspak mund të ndaheshin në Para Shehut dhe Pas Shehut , ndërkohë që ishkomandanti partizan i Divizionit të Parë vazhdonte pa pushim të ndryshonte portretine tij nga hero në tradhëtar. Shpejt u bë e dukshme se faza e fundit dhe më traumatikee ndërtimit të mitit do të nxirrte në pah nevojën e prodhimit të teksteve të reja meelementet e vjetra të mitit të spastruara dhe të zëvendësuara nën dritën e së vërtetëssë sapopërcaktuar.

Jo vetëm që nga qarkullimi u hoqën të gjithë librat e shkruar nga Shehu, siLufta për çlirimin e Tiranës 4, por edhe tekstet kryesore të Partisë u pastruan nga të

gjithë pjesët që i referoheshin atij. Kjo kërkoi një ribotim të zgjatur dhe një rishtypjetë shumë dokumenteve themelore që kishin të bënin me mbajtjen në këmbë dhepropagandimin e miteve të Partisë.

Në shumë drejtime, detyra me të cilën përballeshin ndërtuesit e miteveshqiptare ka qenë shumë më e rëndë se sa ajo që kishte shoqëruar fatkeqësinë e disafigurave kyçe të politikës gjatë epokës së Stalinit, sepse në atë rast kishte shpesh njëperiudhë të konsiderueshme kohe ndërmjet humbjes së postit politik të një zyrtarisovjetik dhe likuidimit fizik të tij. Një shembull i tillë është edhe rasti i GrigoriZinovjevit, i cili kaloi një dekadë të tërë në errësirë , që nga përjashtimi i tij ngaKomiteti Qendror, menjëherë pas Kongresit të Katërmbëdhjetë, në dhjetor 1925,deri në ekzekutimin e tij në gusht 1936.

Botuesit stalinistë patën kështu avantazhin e faktorit kohë për të eliminuar tëgjitha referencat pozitive për Zinovjevin nga tekstet zyrtare të Partisë dhe në mënyrëtë paevitueshme u krijua edhe një autocensurë masive edhe nëpër bibliotekat

3. E. Hoxha, Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re, Tiranë, bot.ang. f.581.

4. M. Shehu, Beteja për çlirimin e Tiranës, Tiranë.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 62: perpjekja_15-16

62Përpjekja

personale nëpër të gjithë Bashkimin Sovjetik. Gjatë Terrorit të Madh të mesit tëviteve 30, thjesht posedimi i një libri në të cilin përmendej armiku i popullit , ishtenjë evidencë më se e mjaftueshme për të vërtetuar një veprimtari kundër-revolucionare, kështu që ndoshta duhet edhe të na habisë pak fakti që sot ka mbrriturnë duart tona një material dhe një sasi tekstesh kaq e bollshme. Pjesërisht, (disi mëpak në rastin e Shqipërisë), tekstet dhe materialet e tjera shpesh kanë mbijetuar falëshpërndarjes së gjërë për efekt propagandistik në vende ku dora e gjatë e Stalinitdhe e Hoxhës nuk mund të arrinte.

Pas vdekjes së Shehut shumë libra ideologjike të Enver Hoxhës u ribotuan,si Hrushovianët 5 dhe Me Stalinin 6 dhe prej tyre ishin fshirë të gjitha referencatmbi ish kryeministrin e vdekur. Tekstet kryesore të Partisë, si Historia e Partisë sëPunës së Shqipërisë 7 u rishikuan dhe u ribotuan edhe më me shpejtësi për të ruajturstatusin e tyre si burime kryesore ideologjike.

Duke patur parasysh shembullin e rëndësishëm të miteve themelore shqiptarepara dhe pas vdekjes së Mehmet Shehut, besoj se mund të fillojmë demitologjizimine rolit të luajtur nga Enver Hoxha në fushatën partizane për çlirimin e Tiranës. Nëtekstet zyrtare pas 1981, roli i Shehut si komandant i asaj lufte i atribuohet EnverHoxhës, përgjithësisht nëpërmjet heshtjes aty ku duhej përmendur një emër.

Nëqoftëse studiojmë historinë zyrtare të betejës së Tiranës ashtu siç jepet nëbotimin anglisht të Historisë së Shqipërisë8 botuar më 1981, gjejmë edhe këtëparagraf:

Ushtria Nacionalçlirimtare e cila tani numëron 70 000 ushtarë nërradhët e saj, mori përsipër të çlirojë qytetet e tjera. Operacioni më irëndësishëm ishte ai i udhëhequr nga Mehmet Shehu, Komandant iBrigadës së Parë, që kishte si detyrë çlirimin e kryeqytetit Më 17nëntor Tirana u çlirua.

Një version i ngjashëm na shfaqet në botimin e parë të Historisë së Partisë sëPunës së Shqipërisë, të vitit 19719 ku mësojmë se:

Për drejtimin e operacionit u ngarkua Komanda e Brigadës së Parë.Luftimet në kryeqytet dhe rrethinat e tij u drejtuan nga Komandanti iBrigadës së Parë Sulmuese, Mehmet Shehu.

Por më 1982, Shehu ishte zhdukur nga miti zyrtar i Partisë mbi LuftënNacionalçlirimtare. Në këtë botim ne mësojmë se:

Nga këto operacione më i rëndësishmi ishte ai për çlirimin eTiranës.Urdhëri i Komandantit të Përgjithshëm (Enver Hoxha) për tëshporrur armikun, të ndalohej shkatërrimi i qytetit nga gjermanët dhetë çliriohej Tirana me çdo kusht. Operacioni do të udhëhiqej nga

5. E. Hoxha, Hrushovianët: Kujtime, Tiranë, bot.ang.1,1980, bot.ang.2,1984.6. E. Hoxha, Hrushovianët: Kujtime, Tiranë, bot.ang.1,1980, bot.ang.2,1984.7. E. Hoxha, Me Stalinin, Kujtime, Tiranë,bot.ang.1, 1979, bot.ang.3,1984.8. Historia e partisë së punës së Shqipërisë, Tiranë, bot.ang.2, 1982.

9. Histori e Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë, bot.ang.1, 1971,f.221.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 63: perpjekja_15-16

63Përpjekja

Komanda e Brigadës së Parë Sulmuese.10

Siç mund të shohim, personalizimi ose atribuimi i fitores ushtarake ështëkaluar nga Mehmet Shehu tek Enver Hoxha, i cili megjithëse në tekstet para 1981paraqitet si frymëzues i luftës partizane, tani shfaqet si i vetmi komandant i përcaktuarme emër. Shehu, tashmë armik, thjesht ishte hequr nga teksti.

Kam zgjedhur këtë shembull specifik, sepse besoj se ai e ilustron mjaft mirëevolucionin e komplikuar të krijimit të mitit politik dhe historik. Pasi ai konsolidohet,ngjarja bazë mbetet e pandryshuar por roli i luajtur nga individë të veçantë ndryshonsipas rrethanave politike.

3. Roli mitologjik i Enver HoxhësPasi bëra një paraqitje të metodologjisë së demitologjizimit, do të përpiqem

të studioj mënyrën me të cilën Enver Hoxha u bë figura kyçe në atë që efektivishtquhet një mit modern i krijimit , ndërtimi i Shqipërisë së Re. Mitet e krijimit janënjë aspekt i zakonshëm i kulturave më të lashta. Miti, i cili zakonisht zhvillohetnëpërmjet transmetimit gojor, në shumë raste kodofikohet në një traditë të shkruar(shpesh i ruajtur me xhelozi dhe i interpretuar nga një klasë fanatike në pushtet).

Që ka patur mite të ndyshme të krijimit në qarkullim nëpër fiset e Shqipërisësë Veriut është e qartë edhe nga materialet e mbledhura nga antropologia britanikeEdith Durham (1863-1944), por gjithashtu mund të vërehet se nuk ka asnjë mit tëvetëm të krijimit në kontrast, p.sh., me mitin japonez shintoist ose përshkrimet biblikejudeo-kristiane. Pjesërisht kjo mund t i atribuohet mungesës së një feje të vetmekombëtare për të gjithë shqiptarët, dhe ndoshta pjesërisht zhvillimit relativisht tëvonshëm të një ndërgjegjjeje kombëtare gjatë fillimeve të epokës moderne.

Mendoj se Enver Hoxha ndërgjegjshmërisht e zbuloi këtë mungesë të mitevekombëtare dhe e shfrytëzoi atë duke punuar për krijimin e një skeleti të ri, të fuqishëmtë ndërgjegjes kombëtare për atë kohë, shqiptarizmën . Në procesin e ndërtimit tëmitit të tij vetjak, Hoxha sinkretizoi historinë shqiptare (duke seleksionuar ato figurahistorike të cilat, ashtu si profetët e Testamentit të Vjetër, do të siguronin mbështetjepër qëllimet e tij. Kështu një ideologji pothuajse fetare u zhvillua rreth figurësqendrore të Themeluesit të Shqipërisë së Re.

Hoxha madje krijoi edhe atë që mund të konsiderohetsi testamenti i tij, njëvolum me kujtime, me një titull shumë të vlefshëm për studimin tonë, Kur hidheshinthemelet e Shqipërisë së Re 11 . Ky libër përmban shumë të dhëna të cilat lidhen mendërtimin e mitit të tij vetjak: pasazhe historike të zgjedhura me kujdes; monologjetë gjata ideologjike; demonizim të kritikës dhe oponencës; justifikime nëretrospektivë për vendime kontradiktore (të tilla si kontaktet me udhëheqësit e BallitKombëtar dhe misionet ushtarake të Aleatëve) dhe, ndoshta, më domethënëse ngatë gjitha, një memorial letrar nëpërmjet të cilit versioni i tij personal i mitit të tij tëkrijimit, do t u lihej si trashëgimi brezave të ardhshëm, i ruajtur dhe i interpretuar

10. Histori e Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë, bot.ang.2, 1982,f.166.

11. E.Hoxha, Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re, Tiranë, bot.ang, 1984.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 64: perpjekja_15-16

64Përpjekja

nga të besuarit e Partisë.Historikisht mund të gjenden shembuj të udhëheqësve më të hershëm,

manipulues aktivë të historisë dhe mitit: kujtoni karrieret e Aleksandrit të Madh, JulÇezarit, Napoleonit, Hitlerit dhe Stalinit. Duke marrë modelin klasik të heroit tëbotës greko-romake, mund të shohim paralele të qarta ndërmjet këtyre ambicieve tëlashta dhe rolit të luajtur nga diktatorët e mëdhenj të shekullit të njëzetë. Në këtëdrejtim Enver Hoxha e luajti rolin e tij në mitin e Shqipërisë së Re në mënyrë tëplotë.

Heroi i lashtësisë klasike duhej të kishte mbi të gjitha cilësitë e një gjeniuushtarak, rol të cilin Hoxha gradualisht ia atribuoi vetes pas çdo vdekjeje apo rrëziminga pushteti të kolegëve të tij. Heroi mitik duhej gjithashtu të gëzonte dhuntinëpothuaj hyjnore të parashikimit (pikë kjo ndoshta jo dhe aq e fortë e Jul Çezarit dheAdolf Hitlerit) dhe mençurinë. Mbi të gjitha ai (dhe sigurisht të tilla role janëdallueshmërisht patriarkale) duhet të posedojë ndjenjën e një misioni të madh: fitoren,rindërtimin, konsolidimin kombëtar.

Të gjithë këta elementë u zhvilluan tek Enver Hoxha brënda parametrave tëmitit të tij vetjak dhe të atij të Shqipërisë së Re. Kjo pasqyrohet në biografinëlavdiplote të Partisë, nga e cila shembulli i mëposhtëm është tipik:

I spikatur ndërmjet udhëheqësve është shoku Enver Hoxha. Ai ështëthemelues i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe e ka udhëhequr atëpërmes të gjitha etapave historike të revolucionit. Ai ka dhënëkontributin më të madh në zhvillimin e vijës revolucionare Marksiste-Leniniste. Me mençurinë, vendosmërinë parashikimin dhe kurajonrevolucionare, shoku Enver Hoxha ka siguruar një zbatim të vendosurrevolucionar të vijës Marksiste-Leniniste dhe të normave të Partisë,kurrë nuk ka lejuar shmangjen drejt rrugëve pa krye dhe e ka çuar atëdrejt fitoreve përmes gjithë situatave të vështira e të ndërlikuara.. Nëtë gjithë veprat e tij, shoku Enver Hoxha ka bërë një sintezë të teorisëMarksiste-Leniniste e të përvojës revolucionare të PPSH duke dhënëkështu një kontribut të paçmueshëm në thesarin e Marksizëm-Leninizmit.Enver Hoxha është mësuesi më i dashur dhe udhëheqës i të gjithëpopullit shqiptar, të bashkuar në një unitet të çelniktë rreth Partisëdhe Komitetit të saj Qendror.12

Shkëputa këtë pasazh paksa të gjatë nga botimi i dytë i librit Histori e Partisësë Punës së Shqipërisë sepse mendoj se kjo pjesë përmban shumicën e mitevethemelorë në të cilët Enver Hoxha promovonte edhe vetveten. Të gjithë aspektetthelbësore të heroit të mitit klasik janë rishfaqur në një kontekst Marksist-Leninist.

Në këtë pasazh gjejmë këto aspekte:i. Spikatja e figurës së udhëheqësit.ii. Roli historik si krijues-themelues i një lëvizjeje.

12. Histori e Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë, bot.ang.2, 1982, f. 617

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 65: perpjekja_15-16

65Përpjekja

iii. Atributet heroike të tilla si mençuria, aftësia udhëheqëse, parashikimidhe kurajoja.

iv. Dhuntia hyjnore e referuar si mësues dhe udhëheqësPasazhe të tjera brënda të njëjtit tekst fokusohen mbi gjenialitetin ushtarak

të Enver Hoxhës, ose aftësinë e tij për t u çjerrë maskat tradhëtarëve, dashurinë e tijtë pafund për Shqipërinë dhe popullin e saj, urrejtjen ndaj armiqve të Shqipërisë,qofshin këta të brëndshëm apo të jashtëm e kështu me rradhë.

Nëqoftëse këtij pasazhi do t i hiqet shtrati marksist-leninist, ai mund t ipërshtatet biografive të thurura në oborret e Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit,Napoleonit (së paku në periudhën e tij Perandorake), Hitlerit, Stalinit ose ndoshtanë një formë akoma më ekstravagante, Kim Ir Senit. Studimi i teksteve të tilla mendojse duhet të jetë pika fillestare për demitologjizimin e atyre miteve kombëtare tëkrijuar nga Enver Hoxha gjatë jetës së tij dhe nga Partia e Punës pas vdekjes së tij.

Në veçanti kemi gjithashtu një tekst të rëndësishëm të botuar me emrin epasardhësit të Enver Hoxhës si Sekretar i Parë, Ramiz Alia Enveri ynë .13

Alia zhvillon temat e njohura të miteve të zhvilluara gjatë kohës së Hoxhësnë kapituj si një patriot i madh dhe një internacionalist i shquar ose arkitekt ipushtetit të popullit .

Ndoshta me një vullnet edhe më të madh nga sa kishte kujtuar ai vetë Aliaprek çështjet themelore në mbyllje të librit të tij:

Epokat lindin udhëheqës si Enver Hoxha dhe ata kanë dimensioneepokale. Ashtu sikundër nuk harrohen epokat historike, ashtu dheheronjtë e tyre mbijetojnë, nderohen dhe respektohen përgjithmonëMe punën e tij madhështore Enver Hoxha do të jetë gjithmonë ipranishëm në gëzimet dhe shqetësimet e shoqërisë sonë. Brezat etanishëm dhe të ardhshëm do të udhëhiqen nga mësimet e tij. Kur tëpërballen me probleme të mëdha, vështirësi ose pengesa ata do tëkërkojnë këshillën e Enverit. Dhe Enveri do t i ndihmojë ata. Ai dot u japë atyre përgjigje nëpërmjet veprës së tij.14

Sigurisht që kjo nuk është vetëm gjuhë e politikës; këtu gjejmë thirrjen virtualeqë i drejton një hyjnie shekullare, njeriu i zgjedhur për ta pasuar atë në rolin eSekretarit të Parë. Në një kohë të mëparshme Ramiz Alia do të kishte marrë rolin enjë apostulli ose prifti të rangut të lartë. Kjo është gjuha e mitit dhe jo e racionalizmitshkencor, e ekspozuar gjatë analizës së tekstit.

4. Duke hedhur themelet e një Shqipërie postenverianeRëndësia e demitologjizimit për Shqipërinë është se kjo është një pjesë

thelbësore e proçesit të rishikimit të së kaluarës dhe rivlerësimit të historisë. Kolapsii regjimit të Partisë së Punës dhe trashëgimisë të Enver Hoxhës më 1991 përmbysivetëvlerësimet e shumë shqiptarëve, pa i lënë asnjë alternativë të vizionit të unifikuar

13. R. Alia, Enveri ynë, Tiranë,bot.ang, 1988.14. R. Alia, Enveri ynë, Tiranë, bot.ang.1988, f. 481-482.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 66: perpjekja_15-16

66Përpjekja

kombëtar të Shqipërisë ose të kuptimit të të qënit shqiptar. Mitet kanë një rëndësijetësore në proçesin e njohjes së vetvetes, ku ata sigurojnë një bazë për përvojat erëndësishme të përbashkëta dhe një fjalor të përbashkët për grupet kombëtare, etnikeose kulturore.

Miti kryesor i Enver Hoxhës, ai i ndërtimit të një Shqipërie të Re vazhdon tëketë një rezonancë të fuqishme sot nën dritën e ngjarjeve në Kosovë. Çfarë ështëkombi shqiptar? Çfarë roli mund të luajë Shqipëria në rendin e ri botëror?

Fuqia e miteve të Enver Hoxhës qëndron në atë që ata u kanë dhënë njëpërgjigje këtyre çështjeve kyçe. Ndoshta jo përgjigjen e saktë, por sidoqoftë njëpërgjigje. Përfundimi im është se vetëm duke i hyrë një analize dhe vlerësimi serioze shkencor të epokës komuniste të Shqipërisë dhe duke demitologjizuar aty ku duhet,duke iu referuar teksteve kryesore dhe materialve të tjera, mund të fillojë proçesi izgjidhjes së konflikteve dhe paranojave të së tashmes.

Besoj se proçesi i rivlerësimit të figurës historike të Enver Hoxhës dhe tërolit që ai luajti në krijimin e Shqipërisë moderne është i një rëndësíe kritike. Ai nukmund thjeshtë të injorohet dhe të demonizohet, po ashtu edhe mitet për krijimin dhezhvillimin e të cilave ai luajti rolin kryesor. Një fillim i mirë iu bë këtij proçesi ngajashtë Shqipërisë prej të ndjerit Arshi Pipa, i cili filloi të analizonte rrënjët e mitit tëHoxhës në punimet e përmbledhura dhe të botuara më 1990 me titull Stalinizmishqiptar: aspekte ideopolitike .15 Megjithatë analiza tejet emocionale dhe shpesh ehidhur e Pipës, sipas mendimit tim, i ka errësuar dijenitë e tij dhe ka lënë pas akomashumë punë për të bërë.

Ka kaluar afërsisht një dekadë që nga kolapsi i Partisë së Punës dhe mendimiím është se tashmë ka ardhur koha për një analizë serioze, jopartizane, për tu vënënë krye të detyrës së vështirë të demitologjizimit dhe rindërtimit të historisë sëShqipërisë për tërë kombin shqiptar. Enver Hoxha nuk është as një hyjni dhe as njëdemon dhe roli i tij vendimtar në historinë e Shqipërisë kërkon një rivlerësimjopasionant në këtë fillim të mijëvjeçarit të ri.

Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare

Page 67: perpjekja_15-16

67Përpjekja

Obsesioni ynë me origjinën*

Nga Ardian Vehbiu

Pellazgët e lashtë

Diku rreth vitit 1970, në një takim me përfaqësuesit e BRPSH-së, në njëmoment Enver Hoxha befas pyeti si po ecej me kërkimet rreth origjinës së lashtëshqiptare. Një nga të pranishmit filloi të jepte disa të dhëna rreth zbulimevearkeologjike ilire. Lideri i Madh e ndërpreu, me sa duket i pakënaqur, dhe tha: Sipo vete puna me studimet pellazge? . Duke qenë se askush nuk ishte në gjendje tëthoshte ndonjë gjë thelbësore për këto studime të paqena, ishte Enver Hoxha vetë aiqë filloi të shpjegonte rëndësinë e tezës pellazge, dhe më tej të lëvdonte disa libra qëkishte lexuar për këtë argument, të shkruar, medoemos, nga autorë francezë.

Sigurisht, në atë kohë, askush nga komuniteti shkencor shqiptar zyrtar nuk istudionte pellazgët. Përveç një numri të madh artikujsh arkeologjikë të karakteritpërshkrues rreth kulturës materiale ilire, pak ishte bërë, gjithashtu, edhe në historinëe gjuhës. I vetmi gjuhëtar në gjendje të merrej me fazat e vjetra të shqipes në rangndërkombëtar ishte Eqrem Çabej, i cili ishte praktikisht i bojkotuar nga regjimi (mepërjashtim të gjuhëtarëve të rinj, që herë pas here do të kujtoheshin të qëndisninndonjë dacibao kundër tij). Megjithatë, të dyja konferencat e StudimeveAlbanologjike (1962 dhe 1968), si edhe Kuvendi i Studimeve Ilire (1972) provuanqë, në fushën e gjuhësisë proto-shqipe, kishte më shumë se sa premisa interesante.

Çfarë bëri regjimi? Dha bursa dhe dërgoi studentë në universitete tërespektuara të Evropës Perëndimore, që studimet proto-shqipe të mund të vazhdonin?Krijoi institute speciale, apo të paktën edhe thjesht një sektor akademik për studimine proto-historisë së gjuhës shqipe, nën drejtimin e merituar të Eqrem Çabejt? SigurishtJO.

Përkundrazi, u pa si moment i përshtatshëm për të ftuar në Shqipëri dijetarinfrancez Zacharia Mayani, i cili kishte arritur të shpjegonte mbishkrimet e mistershme

* Kjo kumtesë e Ardian Vehbiut nuk u mbajt në Konerencë, por vendosëm ta botojmë, pasi autoripati mirësinë të na e dërgojë, sepse integrohet mjaft mirë në tematikën e miteve shqiptare.

Obsesioni ynë me origjinën

Page 68: perpjekja_15-16

68Përpjekja

etruske me ndihmën e shqipes. Me pas u lëshua edhe një urdhër për të botuar, nëTiranë, librin më të fundit të Mayanit me temë etruske. Dhe udheheqësi Enver Hoxhafilloi të flasë për pellazgët. Kush e ka lexuar librin e Mayanit, dhe ka disa njohurirreth metodave kërkimore të historisë gjuhësore, do të ketë parë menjëherë që çkaka parashtruar Mayani me zgjuarsi mund të jetë çdo gjë, por jo shkencë. Dhe kushka shpenzuar pak kohë me problemet e proto-historisë balkanike, e di që pellazgëtpërfaqësojnë një njësi mitike. Faktikisht sot në Evropë nuk ka më shumë se 3 4dijetarë të përkushtuar që merren me problemin pellazg.

Përse? Sepse paleolinguistika moderne përdor termin pellazgë për tëemërtuar në mënyrë hipotetike një grup njerëzish që populluan territorin e Greqisëpërpara se të dyndeshin nga veriu fiset proto-helenike (indoevropiane). Ështësupozuar, në përgjithësi, që ky grup ka lënë gjurmët e tij në toponomastikë (emrat evendeve) dhe në gjuhësi. Disa fjalë të greqishtes së vjetër, për shembull, nuk mundtë gjejnë një vend të kënaqshëm në seksionin grek të hartës së fjalëve-rrënjëindoevropiane. Disa emra vendesh të Greqisë antike nuk mund të shpjegohen mefjale të greqishtes së vjetër, dhe modeli i tyre fonetik është i pangjashëm me modelinfonetik të greqishtes së vjetër, etj.

Dijetarët zakonisht identifikojnë në krye këto elemente aberrante, dhe pastajpërpiqen të gjejnë modele në to, në mënyrë që të arrijnë një përshkrim tentativ tëgjuhës pellazge. Pati edhe dijetarë që besuan se i kishin gjetur këto modele (bullgariGeorgiev është më i autoritetshmi midis tyre). Por askush nga këta dijetarë seriozënuk ka folur, deri tani, për ndonjë bashkëpërkim themelor midis shqipes dheelementeve jo-greke të greqishtes së vjetër.

Thelbësore këtu është që janë modelet që kanë vlerë, jo fjalët. Këto modelekanë të bëjnë me tiparet strukturore të një gjuhe, siç janë: evolucioni i fonemaveindoevropiane, pozicioni i theksit brenda fjalëve dhe hierarkia e rrënjëve në fjalët epërbëra, sistemi i lakim-zgjedhimit, etj.

Tingellon e mërzitshme? Natyrisht që po, në mënyrë të veçantë sepse dukettë mos ketë të bëjë fare me pellazgët tanë të mirënjohur, të cilët iu dhanë fqinjëvegrekë emra perëndish (bile ndoshta edhe vetë perënditë), dhe madje u paraprinëgrekëve në Ballkan. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë rreth evolucionit të buzo-qiellzoreve protoindoevropiane, as për hierarkinë e rrënjëve. Njerëzit duan të degjojnëpërfundime të qarta rreth pellazgëve: ku ikën këta mbasi u dëbuan prej grekëve? Kuhumbën mbishkrimet pellazge (kush i shkatërroi?) dhe kështu me radhë.

Zbulesa etruske rreth origjinës së shqiptarëve ndodhi pikërisht atëherë kurteoria pellazge po venitej, të paktën për sa i përket lidhjes hipotetike me proto-shqipen. Etruskët shihen në përgjithësi si një popull oriental, jo-indoevropian, melidhje të ngushta me Egjyptianët e lashtë dhe qytetërime të tjera misterioze (prandajedhe shumë të dashur për frankmasonerinë frënge). Gjuha e tyre mbetet një mister,

Obsesioni ynë me origjinën

Page 69: perpjekja_15-16

69Përpjekja

pavarësisht nga mijërat e mbishkrimeve të zbuluara në Itali dhe gjetiu (një mbishkrimështë gjetur edhe në Shqipëri, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Shkodrës - tëpaktën ruhej ende, përpara vitit 1990). Disa sharlatanë nuk kanë nguruar t i shohinetruskët dhe pellazgët si i njëjti popull (prova e tyre më e rëndësishme ka të bëjë menjë mbishkrim pas gjase etrusk, të zbuluar në ishullin grek të Lemnosit). Nëpërmjetkëtij tour de force rrethi vjen e mbyllet (etruskë, pellazgë, shqiptarë), dhe vërejtja eEnver Hoxhës rreth pellazgëve duket të jetë shumë më tepër se e rastit.

Përplasja midis dy pikëpamjeve të përkundërta bëhet kështu evidente:pikëpamja që ia lë shkencës problemin e origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhësshqipe, bie ndesh me pikëpamjen që i do këto origjina të përcaktohen, si të thuash,nga frymëzimi hyjnor . Ne vitet 70, shkenca dhe miti mbeteshin ende në pozicionete tyre, pa ndonjë përgjigje të qartë në horizont.

Problemi i origjinës është një pjesë konstitutive e çdo miti të respektueshëmkombëtar. Yni, lindur në një klimë romantizmi të plotë, ishte i pasur me supozimepompoze rreth pellazgëve, me sa duket të frymëzuara nga tezat e Von Hahn-it rrethproto-historisë së shqiptarëve. Dijetarët arbëreshë të shekullit XIX ishin shumëentuziastë për mitin pellazg, të parë si një element i domosdoshëm i doktrinës sëRilindjes shqiptare. Miti vazhdoi të frymëzonte për një kohë të gjatë, edhe atëherëkur u bë e qartë se problemi i origjinës dhe prejardhjes së shqiptarëve duhej tëzgjidhej duke pranuar, alternativisht, njërën prej dy hipotezave shkencore: ilire dhetrake. Arsyeja e kësaj kokëfortësie është drejtpërdrejt e lidhur me faktin që të dyjahipotezat, ilire dhe trake, ishin ngjizur brenda idesh shkencore konvencionale (porjo doemos shqiptare), ndërkohë që origjina , si një element kyç i doktrinësnacionalistë shqiptare, ishte më tepër një çështje besimi. Gjurmët e po këtij qëndrimijanë të shumta edhe sot, edhe pse tani vendin e pellazgëve mitikë e kanë zënë ilirët,njëlloj mitikë.

Pse gjthë ky përdëllim me lashtësinë ?

Ideja në themel të këtij ekstrapolimi flagrant është që shqiptarët duhet

tëparaqiten si të lashtë. Personalisht nuk arrij të kuptoj përse të qenët etnikisht tëvjetër duhet të mbartë ndonjë lloj peshe në një diskutim kulturor apo politik. Shohbrenda jetës shqiptare, ashtu siç është sot, dhe përpiqem të gjej dicka më të vërtetëtë lashtë. Veshjet tradicionale popullore ndoshta janë të vjetra, por është vërtet evështirë të gjesh tipare vetëm shqiptare në to. Sa për atë, të gjitha artifaktet kulturore,në qoftë se janë shumë të vjetra, duket shumë e vështirë të jenë shqiptare, dhe nëqoftë se janë shqiptare, nuk janë të vjetra. Po kur flasim për institucionet kombëtare,cili prej tyre është i lashtë? Agjencia e Privatizimit është sigurisht shumë e re. Atëherëçfarë? Institucioni i shitjes së vajzave te familjet e burrave e tyre të ardhshëm?Mikpritja proverbiale shqiptare? (Nuk kam degjuar ndonjëherë për ndonjë popullqë të mos shquhet për mikpritje proverbiale). Dimë nga historia që besimi kristianështë me siguri dymijëvjeçar, por ka pak (ose më mirë nuk ka asgjë) shqiptare në të.

Obsesioni ynë me origjinën

Page 70: perpjekja_15-16

70Përpjekja

Disa qytete janë shumë të vjetra, si Shkodra dhe Durrësi, por vijueshmëria e tyre nëhistori mund të ndiqet vetëm në masën që mund të ndiqen emrat e tyre. Shumë prejqendrave të tjera të banuara janë të reja. Njerëzit kanë lëvizur pa prerë. Kur njerëzitlëvizin, kujtesa e tyre ndryshon. E dimë që, pavarësisht nga bëmat zulmëmëdha tëheroit tonë kombëtar Skënderbeut, emri i tij praktikisht u harrua, derisa erdhi Rilindjapër t u rrëfyer shqiptarëve për të. Një krahinë e tërë në Veri i këndon Mujit dheHalilit, Gjergj Elez Alisë, Kraleviç Markut, Zukut Bajraktar dhe Pajit Harambash,por në këto këngë epike Gjergj Kastrioti nuk përmendet gjëkundi. Për këta njerëzfisnikë, Jutbina duket të ketë qenë shumë më rëndësishme se Kruja. Edhe më: kurnjerëzit levizin, pjesë të kujtesës së tyre krijohen rishtas. Arbëreshët e Italisë nëpërgjithësi këmbëngulin që komunitetet e tyre u formuan nga ikanakë prej Shqipërisësë Veriut. Dialekti i tyre, megjithatë, është krejtësisht tosk. Mos vallë flitej toskërishtnë Krujë dhe Shkodër në atë kohë? Ndoshta jo, sepse Formula e Pagezimit , qëështë edhe dokumenti i parë i shqipes së shkruar, nga dora e Peshkopit të Durrësit,ka karakteristika të qarta të gegërishtes (për të mos përmendur Mesharin ). Kaqpër kujtesën kombëtare. Çfarë është atëherë e lashtë? Formulat e bimëve mjekësoretë përdorura nga barnatarët vendas për të kuruar format endemike të verdhëzës nëMalësitë e Veriut? Me kujtohet të kem lexuar një artikull shumë interesant, qëngulmon se këto formula i kanë qenë përcjellë popullsisë vendase nga mjekëthomeopatë të ushtrisë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore. Mos vallëajo çka e mbajmë për të lashtë nuk është veçse rezultat i një përpjekjeje modernizuesetë dështuar? Ndoshta jo. Po gjuha shqipe? Sigurisht, gjuha shqipe është e lashtë. Poaq e lashtë sa çdo gjuhë tjetër. Qe prej momentit kur njerëzit nisen të komunikojnënëpërmjet gjuhës, është virtualisht e mundur të hiqet një vijë e pandërprerë brezash,nga homo erectus të Partizan Çaushi, me nëna që kanë qenë shumë të sigurta se ukanë mësuar fëmijëve të tyre të njëjtën gjuhë që kanë folur edhe vetë. Përndryshe,gjuhësia historike shpjegon që fjala dorë është më e vjetër se fjala dorezë . Shumëe vërtetë, sigurisht, por pa pikë interesi kulturor. Dhe me çfarë të drejtë kemipretendime emocionale ndaj gjuhës, të cilën nuk mund ta kemi krijuar ne vetë?(Përkundrazi, është gjuha shqipe që ka qenë përcaktuese në krijimin e një kombishqiptar prandaj, gjuha, në qoftë se do të mundte, mund të kishte përdorur tëdrejtën për t i pretenduar diçka popullit të vet). Emrat tonë nuk janë aspak të lashtë.Mbiemri im, për shembull, është arabo-persian; ndërsa emri im është një trajtë joshumë korrekte e një etnonimi ilir, të propaganduar nga masovikët entuziastë dheateistët në Shqipërinë e viteve 50. Çfarë është atëherë e lashtë? Mali i Tomorrit? Let ua lëmë gjeografinë kalamajve të shkollës. Mënyra se si vishemi? Ajo që hamë?Strategjitë tona martesore? Lodrat tona tipike me letra? Asnjëra nga këto. Në kulturëasgjë nuk mund të jetë e lashtë dhe e gjallë në të njëjtën kohë. Ndërsa shoqëriariprodhon vetveten, e gjithe e vjetra shndërrohet në të re, ndonëse jodomosdoshmërisht në sensin progresiv. Ne të njëjtën kohë, kultura në të cilën nëjemi të zhytur, ndërtohet në një mënyrë të tillë, që ne jemi kurdoherë gati taperceptojmë të vjetrën.

Miti i origjinës restauron, brenda kësaj kornize, lashtësinë që mungon.

Obsesioni ynë me origjinën

Page 71: perpjekja_15-16

71Përpjekja

Kush ia ka nevojën mitologjisë për të qenë shqiptar?

Nuk ka dyshim, megjithatë, që ilirët kanë ekzistuar, si një grup indoevropiannë Ballkan. Ata janë studiuar nga dijetarë, që ndoshta mund të mos kenë qenë shumëentuziastë rreth çështjeve nacionale shqiptare, pa qenë, megjithatë, anti-shqiptarë.Këta dijetarë kanë arritur në përfundimet e mëposhtme:

Për aq kohë sa gjuha ilire mbetet një njësi e panjohur, është e pamundur tëpërcaktohet ndonjë lloj vazhdimësie midis këtij grupi dhe shqiptarëve, edhe pseshqiptarët ka shumë gjasa të jenë pasardhësit e ilirëve, sepse po të kishin ardhur nëtrojet e tyre të tanishme mbasi ilirët u romanizuan, historianët do ta kishin përmendurkëtë event.

Sigurisht, mitologët kombëtarë shqiptarë nuk mund ta pranojnë një maturi tëtillë, të vakët dhe hipokrite , nga ana e shkencës. Edhe një herë, ajo që miti kanevojë është një prove e menjëhershme dhe e një qartësie absolute. Ne qoftë seshkenca nuk ka qenë në gjendje ta zbulojë këtë lloj të vërtete, atëherë shkenca nukvlen për asgjë: le të thërrasim Zachariat, dhe ta zgjidhim problemin jo

brendaparadigmave shkencore, por përtej tyre. Aty ku imanenca dështon, transhendentjado të fitojë.

Ideologët dhe doktrinarët shqiptarë gjatë regjimit komunist nuk e pranuanmenjëherë as edhe faktin e provuar shkencërisht të përkatësisë së shqiptarëve nëgrupin indoevropian të popujve. Mbas vitit 1960, ata do të vraponin menjëherë mbasçdo lloj teze që provonte që shqiptarët ishin unikë, kurse teoria indoevropiane eorigjinës i vendoste shqiptarët brenda një familjeje të madhe popujsh, me të cilët dotë na duhej të ndanim momentet më themelore të historisë sonë. Merita e teorivepellazge (dhe etruske) ishte që ato fokusoheshin në të mistershmen, dhe si rezultat eizolonin origjinën shqiptare nga historia evropiane.

Si ideologë dhe manipulatorë profesionistë që ishin, shqetësimi i tyre i vetëmishte si ta futnin shkencën dhe kulturën në shërbim të politikës. Ne fund të fundit,shkenca do të mbetet gjithmonë kaq e vakët, dhe kaq e torturuar nga dyshimet rrethsë vërtetës dhe njohjes, saqë ideologët politikë do të jenë gjithmonë në gjendje tëgjejnë dicka të përshtatshme për qëllimet e tyre të momentit. Ne vitet 50, përshembull, ishte shumë e rëndësishme që diferencat kulturore evidente midisshqiptarëve dhe familjes së madhe të popujve sllave (që mbizotëronin EvropënKomuniste) të zbuteshin a të kamufloheshin. Rreth kësaj çështjeje një nga historianëtshqiptarë më të shquar deklaroi, në 1955, përpara Akademisë Sovietike të Shkencavenë Moskë, pak a shumë si më poshtë (citoj nga kujtesa):

Shkenca borgjeze është përpjekur gjithmonë të mohojë lidhjet historike,etnike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe sllavëve. Ne nuk do të biem në këtëgrackë. Nuk ka arsye për të mohuar që gjaku sllav na rrjedh në damarë, dhe ne jemi

Obsesioni ynë me origjinën

Page 72: perpjekja_15-16

72Përpjekja

krenarë për këtë .

Mbas vitit 1960 i gjithe ky gjak sllav u bë ujë. Sigurisht.

Për mendimin tim, studimi i proto-historisë së shqiptarëve (gjuhës dhepopullit) është shumë tërheqës, dhe do të japë me siguri rezultate të tjera interesante.Megjithatë, për aq kohë sa këto rezultate do të përdoren nga politikanët në shërbimtë programeve të tyre (të cilat mund të jenë padyshim fisnike, në vetvete), ato nukmund ta ruajnë karakterin e tyre shkencor. Nacionalizmi grek dhe serb janë mbushurplot e përplot me materiale të tilla bombastike, rreth origjinës, racës dhe gjuhësfisnike. Në krahasim me atë të fqinjëve, nacionalizmi shqiptar ka qenë shumë më idrojtur, por kjo nuk do të thotë që kultura shqiptare e tanishme duhet tani të përfshihetnë këtë komedi varresh të stërgjyshërve, emrash të lashtë perëndish, dhe heronjshsulltan-vrasës.

Shqetësimi për çështjet shqiptare, madje edhe dashuria për trojet shqiptaredhe për shqiptarët kanë të bëjnë shumë pak me mitet dhe instrumentat pseudo-historike të përdorura nga ideologë nacionalistë për të vënë në lëvizje kopetë e tyrehisterike. Të gjithë e kemi para syve çfarë ishin ata në gjendje të bëjnë me popullinserb, duke e shtyrë në obskurantizëm mesjetar, luftë dhe genocid.

Për sa i përket Shqipërisë, dje miti i origjinës fisnike ( të lashtë ) u përdorpër t i shërbyer lavdisë dhe delirit të Shqipërisë Komuniste Unike. Sot mund tëpërdoret si ngushëllim (apo justifikim) për mjerimin shqiptar. Përrallat mund tëjenë të vlershme për fëmijët, dhe për kulturat e papjekura. Shqipëria, Kosova dhehapësirat e tjera shqiptare meritojnë diçka më tepër.

Obsesioni ynë me origjinën

Page 73: perpjekja_15-16

73Përpjekja

Mungesa e identitetit të gruas dhe roli i mitit të sigurisë së saj nën patriarkalizmin shqiptar1

Nga Antonia YoungBradford University, UKColgate University, USA

AbstraktNjë hetim mbi pretendimet e patriarkëve se askund gratë nuk trajtohen aq

mirë, veçanërisht përsa i përket sigurisë së jetës, sa në shoqërinë tradicionale tëShqipërisë së veriut, nën mbrojtjen e Kanunit.

Pak vetë e kundërshtojnë mendimin se në përgjithësi në Ballkan, dheveçanërisht në tokat shqiptare, tradita patriarkale vazhdon të veprojë. Lëvizja e grave,atje ku ekziston, ndeshet me probleme krejtësisht të ndryshme nga ato të vendeveperëndimore. Gazetarja kroate Slavenka Drakuliç ka shkruar rreth lëvizjeve të gravenë Europën Lindore; në një diskutim të kohëve të fundit me Delina Ficon, ajo paraqetpunën e saj në Shqipëri. (shih shtojcën në fund).

Misteri që rrethon impaktin heroik të dy figurave mashkullore të shekullit tëpesëmbëdhjetë në Shqipëri, është fuqizuar në shekujt në vazhdim deri në atë pikë safjalët dhe veprimet e tyre i japin formë të gjithë aspekteve të jetës. E kam fjalënsigurisht për Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) dhe Lekë Dukagjinin, kodi i të cilitrregullon veçanërisht trajtimim dhe mënyrën e të sjellurit të grave në Shqipërinë everiut.

Duhet vënë në dukje se shoqëria shqiptare po ndryshon me shpejtësi, dhepjesa më e madhe e këtij studimi i referohet vetëm zonave rurale, dhe veçanërishtveriut të Shqipërisë.

Robert Pilcher në studimin e tij i kushtoi vëmendje të madhe demokracisënë zhvillim në fshatrat shqiptarë, por nuk përmendi vendin e gruas në këtë proces.2

1. Përshtatje nga kapitulli mbi gratë i librit: Gratë që bëhen burra: Virgjinat shqiptare, NewYork; Oxford: Berg, 1999.2. Pilcher, R. (1999), Historia dhe tradita: Krijimi i miteve të karakterit të pastër kombëtar ,paraqitur më 11 qershor.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 74: perpjekja_15-16

74Përpjekja

Gratë si pronëThuhet se një grua në fillim i përket ekonomisë së babait të saj dhe pastaj,

pas martese, asaj të burrit në familjen e të cilit ajo mbetet personi më inferior deri nëmomentin që lind një djalë.3 Në ligjet e Kanunit mbi dhunën brënda familjes,gjykimet e mençura shihen si formë e drejtësisë shoqërore që ruan rregullin qënga një familje në tjetrën mbron pronën, pjesë e së cilës është edhe gruaja.

Megjithë statusin e papërfillshëm që i jepet gruas në shoqërinë rurale shqiptare,burrat që jetojnë sipas ligjeve të Kanunit, të thonë se gratë këtu janë të rrethuara nganjë kujdes e respekt i vazhdueshëm. Ata të tregojnë se nëse dikush jashtë familjesçnderon një grua, një fyerje e tillë konsiderohet një sulm i turpshëm që sigurisht dotë sjellë si pasojë kundërveprimet e duhura. Pra, shihet se është nderi i familjes dhejo i gruas ai qe është cënuar: një veprim i tillë mund të përfundojë në hakmarrje tëpërgjakshme.

Shkuesia: Martesa e paravendosurDashuria ose takimet ndërmjet të rinjve janë koncepte pothuaj akoma të

panjohura në Shqipërinë rurale: djemtë dhe vajzat gjithnjë janë mbajtur të veçuarnga njeri-tjetri që në moshë fare të re, dhe shpesh nuk e takojnë asnjëherë partnerine tyre përpara martesës. Në zonat rurale janë të pakta mundësitë për t u shoqëruarnë grupe të përzier, dhe aq më pak për të krijuar marrëdhënie të natyrës seksuale.Antropologia norvegjeze Backer, thotë se vajzat janë zakonisht kureshtare për tëparë se ç pamje ka burri i ardhshëm, por të tregosh një interesim të tillë konsiderohetturp. Ajo vazhdon se: nëqoftëse një burrë mban një fotografi të së fejuarës së tij, kjomund të konsiderohet si provë se ai ka krijuar një marrëdhënie të paligjshme me të,gjë për të cilën vajza dhe familja e saj mund të marrin një ndëshkim të rëndë e tëpërjetshëm.4

Vajzat janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi, vazhdimisht të zëna me punëte përditshme si dhe me furnizimin me ujë dhe më dru zjarri. Në ambientin rrethuesekspozohen sa më pak që të jetë e mundur dhe shpesh nuk u lejohet të ndjekinshkollën tetëvjeçare. Ky kontroll i rreptë ndaj grave thuhet se bëhet vetëm në tëmirë të tyre.

Backer gjithashtu komenton edhe faktin se dashuria shihet si dobësi e gruasdhe për këtë arsye ajo ka nevojë për mbrojtje. Megjithëse pranohet se burrat kanëdëshirat e natyrshme seksuale, ata nuk konsiderohen burra të vërtetë nëse shfaqininteres ndaj grave: Një burrë i cili ishte tërheqës për gratë, ose binte në dashuri,konsiderohej pak a shumë njeri me karakter të dobët. Ai nuk ishte i besueshëm,shpesh quhej budalla , i paaftë për të kontrolluar vetveten sepse dashuria ishtenjë shkarje për një të ri të papërvojë, të cilit, si i tillë nuk mund t i besohej të

3. Margaret Hasluck vëren se një grua megjithëse asnjëherë nuk ka kontribuar në para, kish tësiguruar për të gjithë jetën gjithshka të nevojshme, strehim, veshje etj : Hasluck, M.(1954),Ligji i pashkruar në Shqipëri , Cambridge: Cambridge University Press, f.43.

4. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f.306.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 75: perpjekja_15-16

75Përpjekja

vendoste mbi të ardhmen ose problemet e shtëpisë dashuria dhe martesa ekzistonintë ndara nga njera-tjetra. 5

Susan Pritchett Post në librin e saj të fundit, Gratë në Shqipërinë modernena siguron material etnografik nga dekadat e kaluara, duke intervistuar gra tëmoshuara. Nëpërmjet këtyre intervistave mund të vërehet ndikimi i vazhdueshëm iparimeve të Kanunit edhe në kohën kur ato u ndaluan zyrtarisht, gjatë komunizmit.Ja një pasazh nga këto intervista:

Kur u bashkova me familjen (e burrit), ishin njëzet njerëz në shtëpiKam lindur gjithsej njëmbëdhjetë fëmijë, tetë të parët me diferencë prej një vit egjysëm nga njëri-tjetri Kur isha shtatzënë duhej ta mbaja shtatzaninë time sekretnga njerëzit e shtëpisë dhe nga burri im Ishte turp të ishe shtatzënë.

Kthehesha në punë vetëm tre ditë pas lindjes së çdo fëmijeKur vajzat e mia u rritën dhe erdhi koha për t i martuar, vetëm burri kishte të

drejtë të vendoste për këtë çështje. Asnjëherë nuk u pyeta për të dhënë mendimintim për martesat e tyre. 6

Raste si i mësipërmi gjenden edhe sot në zonat fshatare të Shqipërisë sëveriut.

Tradita e patriarkalizmit lokalist garanton që kur një nuse e re martohet jashtëfshatit të saj, ajo shkon në shtëpinë e familjes së burrit. Ky rregull forcon sisteminpatriarkal duke garantuar kontroll të vazhdueshëm mbi gratë nëpërmjet largimit tëtyre nga mjedisi familiar në një mjedis ku çdo veprim i tyre vëzhgohet (siç diskutoiedhe Mark Tirta).7 Martesat mund të vendosen nga prindërit që në momentin e lindjessë fëmijëve ose ndoshta edhe më parë. Është një praktikë e vjetër që burrat mund tëkëmbejnë fëmijët ose motrat e tyre si shenjë miqësie.8 Tradicionalisht çmimi i njënuseje 9 mund të negociohet nga familjet dhe të paguhet nga familja e dhëndërit.(këtu është edhe origjina e mitit qe shqiptarët shesin gratë e tyre.10

5. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f.303.6. Post, S.E.P. (1988), Gratë në Shqipërinë moderne, Jefferson, North Carolina; London: McFarland, ff.62-3.7. Tirta, M. (1999), Kulti i disa zakoneve të lashta në mbijetesën etnike shqiptare , paraqiturmë 11 qershor.8. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f.153.9. Për hollësi shih Hasluck,Mdhe Myres, J. L. (dhjetor 1933), Çmimi i nuses në Shqipëri: Njëparalele homerike , Man, vol 3, f. 202-3, 191-6. Shih gjithashtu M. E. Durham, studime mbiçmimin e nuses, dhe përfundimet e saj se kjo ndryshon dukshëm sipas zonës. Në shumë vendeka një marrëveshje të përgjithsme sipas së cilës kjo shumë nuk duhet të kalojë një kufi të caktuar.Në Pulat dhe Dukagjin çmimi i nuses ishte më i ulët se kudo dhe një vejushë e moshuar mund tëndërrohej edhe me një pushkë: Durham (1928), Disa origjina fisnore, ligje dhe zakone tëBallkanit , London: Allen & Unwin, f.192. Një zgjerim i angazhimit të një gruaje për çmimine saj është edhe praktika e martesës me vëllain e burrit të saj në rast vdekje të këtij të fundit, osendoshta edhe me një kushëri apo xhaxha të tij. Vejusha nuk është e lirë të largohet nga familja eish burrit pa lejen e njerëzve të tij. Në Kanada kjo është quajtur martesë e dhunshme ; autoressë studimit í u kërkua të bënte një kërkesë për azil në mënyrë që të evitonte këtë fat.10. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 153.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 76: perpjekja_15-16

76Përpjekja

Vazhdimi i zakonit të çmimit të nuses mban të lartë interesin si në edukatënashtu edhe në pastërtinë morale të saj, duke garantuar karakter të pastër.

Në rastet kur partneriteti bashkëshortor nuk është lidhur që në lindje, prindëritkanë kritere të ndryshme në zgjedhjen e dhëndërit apo të nuses. Backer në studimete saj i jep këtë përgjigje kësaj teme:

Kur vlerësojmë një dhëndër në perspektivë, në fillim shohim personalitetine tij pastaj familjen. Por kur zgjidhet nusja, ekzaminohet në fillim e tërë familja, nëtë dy krahët, pastaj ajo vetë. Nga krahu i familjes së nënës, ky është një stres më imadh se sa ai i një motre të martuar. 11

Edhe sot në Shqipëri aktiviteti dhe shkollimi i vajzave mund të shkurtohetme rreptësi për të siguruar reputacionin e tyre të mirë. Megjithse Post mendon sedisa adoleshente po i thyejnë rregullat e vjetra të martesave të paravendosura, dukeu martuar me dashuri, akoma shumë familje i mbajnë vajzat e tyre adoleshente largshkollave tetvjeçare me mendimin se ato janë

vende dashuriçkash . Ajo intervistoi Inën, një adoleshente e cila i tha:Unë kam bërë një jetë të qetë kur isha e re, konkurova për balet. Nuk

fitova dhe kjo më tronditi, por tronditja e vërtetë erdhi më vonë. Desha të vazhdojatë vallzoja, por kjo nuk ishte e mundur. Pse ? Sepse i gjithë fshati pëshpëriste rrethmeje. Më quanin vajzë të keqe . Edhe fëmijët e shkollës krijuan këtë opinion përmua, nga shtëpitë e tyre. Kur isha vetëm dymbëdhjetë vjeç mora një letër në të cilënakuzohesha si prostitutë. Mu desh ta ndryshoja këtë opinion kështu që për tre vjetme rradhë qëndrova e mbyllur, larg nga të tjerët. 12

Adoleshentët e tjerë të intervistuar nga Post, ishin penguar në mënyrë tëngjashme nga prindërit e tyre të vazhdonin gjimnazin ose universitetin, nga frika semund të dëmtoheshin, përdhunoheshin ose thjesht të binin në dashuri dhe tëmartoheshin me dikë që nuk do të përmbushte zakonet tradicionale.

Martesa dhe fëmijëtEshtë e nënkuptueshme që gratë duhet të martohen dhe të kenë fëmijë. Rob-

ert Carver, autor i Malet e mallkuara: udhëtime në Shqipëri , takoi një mesogrua ecila ishte në një pozitë të pazakontë, pra nuk ishte e martuar dhe përshkruan përpjekjete saj për të paraqitur situatën e saj shtëpiake në përputhje me normat mitike:

Angjelika pati fatkeqësinë të mos martohej asnjëherë Të mos martoheshe të mos kesh fëmijë në Shqipëri konsiderohej një katastrofë. Vëllai i Angjelikësdhe familja e tij nuk jetonin me të. Ajo jetonte vetëm në shtëpinë e familjes.

Marrëveshja ishte që të paguaja 10 dollarë në ditë, pa llogaritur ushqimin,por Angjelika ishte një grua shqiptare e zakonit dhe të kishte një burrë në shtëpi përtë do të ishte një arsye për të gatuar, gatuar

Ajo nuk kishte pretendime për të qenë moderne ose perëndimore. Unë ishanjë burrë, burri i shtëpisë, në mungesë të burrit të vërtetë. Kështu që çdo gjëpërqëndrohej rreth kërkesave të mia për nevoja të përditshme dhe ushqime.

11. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 141.12. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 236.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 77: perpjekja_15-16

77Përpjekja

Ajo mblodhi tre nga mbesat e saj të vogla dhe një nip, të cilët plotësuanmungesën e familjarëve të tjerë. Kështu unë do të mund të ulesha në krye të tavolinës,ndërsa mbesa më e madhe, ndoshta pesë vjeçe na serviri në mënyrë solemne rakiMbesat dhe nipi flisnin shqip me Angjelikën, ndërsa unë buzëqeshja, duke qëndruarnë rolin e një patriarku të heshtur. Ishte një skenë sikur ajo të ishte martuar. 13

Martesa ashtu si dhe strukturat e tjera shoqërore, rregullohet me ligjet eKanunit për të mirën e përgjithshme . Dasma vuloste lidhjet ndërmjet dy familjevedhe respektin e tyre për njera-tjetrën. Nusja bëhet një forcë pune shtesë, lindësepotenciale e trashëgimtarëve të ardhshëm të shtëpisë dhe tokës. Ajo është personi ivetëm që nuk merr pjesë në festimet që ndjekin ceremoninë e dasmës. Ajo qëndronme sy të ulur ndërsa miqtë në gostinë bujare me ushqime dhe pije.

Që nga dita e martesës ajo do të thirret me emrin nuse deri në ditën edasmës së djalit të saj të parë, ditë kur ky emër i kalon nuses së re. Kontrollipatriarkal është i vazhdueshëm dhe marrëdhëniet jashtëmartesore dënohenrreptësisht me të drejtën e palës së prekur (mashkull),baba, vëlla ose burrë të vrasëgruan dhe njëkohësisht të dashurin e saj .14

Gjatë muajit të parë të martesës nusja e re duhet të vishet me rrobat më tëmira dhe të jetë gati në çdo kohë për vizitorët që vijnë për ta miratuar atë si njëmbarësi të re të shtëpisë (miratimi i tyre është i shpejtë, në mënyrë që menjëherëpasi ata të largohen ajo të vazhdojë punët e shtëpisë).

Nëpërmjet praktikës së ekzogamisë, vajzat e lindura në familje nuk mund tëvazhdojnë të jetojnë së bashku në moshë të rritur. Gratë që martohen brënda sënjëjtës shtëpi, normalisht janë të huaja për njera-tjetrën, por ato duhet të mësojnëvendin e tyre hierarkik dhe të punojnë së bashku nën drejtimin e gruas së kryetarit tëfamiljes. Backer spjegon se: të jesh grua është në rradhë të parë një status punësimi,nëse e shohim në kuadrin shoqëror të kryesh të gjithë punët e shtëpisë në mënyrëqë bota e meshkujve të rrotullohet si zakonisht pa probleme. 15

Preferenca për fëmijë djem është një fenomen mbarëbotëror. Kjo preferencënë Shqipëri nuk ka ndryshuar në shoqërinë e re të viteve 90: Nënat vazhdojnë akomatë kenë nevojë për justifikime ngushëlluese kur lindin një vajze.16 Duke sjellë nëjetë një djalë një nuse përforcon statusin e saj: megjithatë, edhe atëhere djali i sajkonsiderohet si diçka që i përket familjes ku ajo do të mbetet një e huaj.

Steriliteti ose moslindja e djemve nga një çift i vishet gjithnjë paaftësisë sëgruas. Nëqoftëse ajo nuk lind djalë, mund të dërgohet mbrapsht andej nga ka ardhur,pra në familjen e saj (Mark Tirta foli edhe për këtë) dhe një grua e dytë ose ndoshta

13. Carver (1998), Malet e mallkuara: Udhëtime në Shqipëri,London, John Murray, ff. 90-2.14. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 171.15. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 307.16. Susan Pritchet Post spjegon proverbin shqiptar Kur lind një vajzë, qajnë edhe trarët eshtëpisë : prindërit do të mërziteshin sepse prika e vajzës ishte e shtrenjtë, vajza ishte joproduktivepërsa i përket parasë, dhe nëna do të ishte gjithnjë e brengosur për jetën e vështirë që e pristevajzën e saj; Post, (1998), Gratë në Shqipërinë moderne, f. 133.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 78: perpjekja_15-16

78Përpjekja

edhe e tretë mund të merret për t a zëvendësuar.17

Edukimi i fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.Vajzat mësohen që nëmoshë të rritur si pastruese dhe furnizuese ndërsa djemtë janë të lirë të luajnë jashtështëpisë. Këto tradita mbijetuan gjatë komunizmit më mirë se kudo në Shqipërinë everiut. Carver përshkruan vëzhgimin e tij mbi rolin që luan seksi në diferenciminndërmjet fëmijëve:

Pashë fëmijët e Frashërit tek luanin në kopësht ndërsa unë u ula dhe po hajaqershi me gjyshin e tyre. Ata nuk kishin asnjë lodër dhe loja e tyre e vetme ishtengacmimi i më të vegjëlve nga më të mëdhenjtë, ndërsa vajzat rrinin e shihnin;pastaj më të mëdhenjtë që ktheheshin e ngacmonin vajzat, i godisnin ato deri sa tëbërtisnin Asnjë nga të rriturit nuk ndërhynte Loja kap e rrih kufizohej deritek gardhi i oborrit. Vajzat asnjëherë nuk ngacmonin apo godisnin, por qëndroninthjesht pasive. Brënda në shtëpi kjo lojë ndërpritej dhe vajzat duhej të prisnin kthimine burrave siç ishin urdhëruar, ndërsa djemtë përkëdheleshin nga gratë e shtëpisë.Vajzat asnjëherë nuk përkëdheleshin as nga burrat, as nga gratë. Roli i tyre ishte tëprisnin urdhëra nga burrat në shtëpi dhe dru nga djemtë në oborr. Vajzat nuk lejoheshintë kapërcenin përtej oborrit, ndërsa djemtë mund të vazhdonin lojën e tyre edhejashtë.18

Ndarja e punësKanuni thekson një ndarje të rreptë të punës në bazë të gjinisë. Puna

tradicionale e burrave përfshin të gjitha punët e rënda të krahut: plugim, lesim,shpërndarje plehu, prerje drush, kositje, korrje, prashitje, ujitje, si dhe mbrojtjen ekafshëve dhe të pronës; gjithashtu është punë e burrave të bisedojnë me vizitorët, tëpijnë duhan dhe raki me ta, dhe të mbrojnë nderin e familjes (detyra e fundit ka njërëndësi të jashtëzakonshme dhe përparësi ndaj gjithë të tjerave). Krerët e familjes sidhe vendimmarrësit e tjerë të familjes kanë detyra të tjera më specifike. Të gjithëburrat përfshihen në bisedime në bazë të së cilave kreu i familjes do të marrë vendiminpërfundimtar. Gratë janë të privuara krejtësisht nga këto të drejta dhe do të marrinvesh për planet e reja, edhe sikur ato të jenë të lidhura me jetën e tyre, vetëm pasivendimi të jetë marrë.19

Në detyrat e grave përfshihen lindja, rritja dhe edukimi i fëmijëve, pjekja ebukës, gatimi dhe pastrimi i shtëpisë, shërbimi ndaj miqve ( ku përfshihet edhe larjae këmbëve të tyre, sjellja e ujit dhe druve të zjarrit, përgatitja e zjarrit, kujdesi përshpendët, çuarja në treg e prodhimit ditor, sistemimi i ushqimeve, ndjekja e procesittë prodhimit të leshit, larja dhe riparimi i rrobave, punimi i rrobave për përdorimdhe për shitje, si dhe zbukurimi i tyre. Të gjitha këto detyra kryhen në mungesë tëujit të rrjedhshëm. Veç këtyre ato duhet të ndihmojnë edhe burrat në punë të veçanta

17. Shih Stahl, P.H. (1986), Shqiptarët , (kap.3), Familja, fshati, dhe konfederata e fshatravenë Europën juglindore , Boulder, Colorado; Monografi europianolindore (no.200), f>108; dheDurham (1928), Origjinat fisnore, f.73.18. Carver (1998), Malet e mallkuara: Udhëtime në Shqipëri, ff.210-11.19. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f.288.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 79: perpjekja_15-16

79Përpjekja

si korrjet, transportimin e prodhimit si dhe gratë e moshuara në mjeljen e bagëtisënëpër kullota. Ato gjithashtu mund të shihen duke tjerrur ose thurur në të njëjtënkohë që merren edhe me një punë tjetër.

Backer llogarit se gratë kryejnë rreth 60% të punëve bujqësore në fazën eprodhimit duke kryer njëkohësisht të gjitha punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur përfëmijët në të njëjtën kohë.20 punët e tyre të shtëpisë nuk konsiderohen si punë .21

Përveç të gjitha këtyre, gratë mund të urdhërohen të marrin përsipër të gjitha punëte burrave jashtë shtëpisë në rastet kur këtyre të fundit u rrezikohet jeta për arsyehasmërie. Është e kuptueshme arsyeja pse disa gra kanë zgjedhur një rrugëdaljetjetër: të kthehen praktikisht në burra (virgjina, temë për të cilën sapo kam përfunduarnjë libër, pasi kam takuar rreth 15 syresh.) 22

Martesa në komunizëm: Miti bashkëshortor vazhdonShumë gra u bënë partizane duke ndihmuar në ardhjen e Hoxhës dhe të

komunistëve në pushtet në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ishte koha kur ngagratë kërkohej që të bënin të gjitha punët e burrave. Nënkuptohej se me mbarimin eluftës gratë do të fitonin më shumë liri. Sidoqoftë, duke punuar pjesën më të madhetë ditës jashtë shtëpisë, në fillim si luftëtare, pastaj si kooperativiste, në parim në tënjëjtat pozita me burrat, ngarkesa e tyre e punës u dyfishua sepse ato duhej të kryeninedhe punët e zakonshme të shtëpisë në të njëjtën kohë.23 Paratë shtesë që ato fitoninishin aq të pakta sa që nuk mund të siguronin një të ardhur që të krijonte sadopakpavarësi (Pagat ishin jashtëzakonisht të ulëta, aq sa sendet kryesore të nevojshnepër jetën siguroheshin nga shteti).

As regjimi komunist nuk veproi për shembjen e mitevedhe riteve tradicionaleqë kishin të bënin me zgjedhjen e një partneri të përshtatshëm; në të kundërt ai erriti numrin e faktorëve të domosdoshëm për t u marrë në konsideratë. Përveçkërkesave të zakonshme të prindërve në lidhje me cilësitë dhe atributet e partnerit,u shtua edhe domosdoshmëria e marrjes në konsideratë të biografisë së kandidatit.24

Një shembull i vështirësisë së kombinimit të kërkesave të vjetra dhe të reja të njëkandidateje për nuse i është treguar zonjës Post nga Irena. Irena lindi dhe u rrit nëShkodër. Ajo ndoqi universitetin dhe pas diplomimit u dërgua të jepte mësim nëqytetin e vogël të Pukës, një formë dëbimi, si dënim për përcaktimin zyrtar të të jatitsi borgjez . Pas katër vjetësh ajo u lejua të kthehej në Shkodër. Megjithatë, vlera esaj, në kuptimin e kandidates për martesë ishte dëmtuar rëndë:

20. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f.199.21. Shih përmbledhjen nga Post mbi këtë çështje dhe të tjera të jetës së grave në këtë periudhë:Post (1998), Gratë në Shqipërinë moderne, f.152.22. Young, A. (1999, në botim), Gratë që bëhen burra: Virgjinat shqiptare, New York;Oksford;Berg.23. Backer (1979), Pas mureve të gurta, f. 314.24. Dosje politike të mbajtura nga qeveria mbi qytetarët e veçantë në të cilat regjistroheshin jovetëm veprimet e tyre personale, por edhe ato të antarëve të tjerë të familjes ose të rrethit tëafërt.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 80: perpjekja_15-16

80Përpjekja

Tre burra hoqën dorë nga mendimi për t u martuar me mua sepse unë kamqenë në Pukë për një kohë të gjatë dhe larg familjes. Ata dyshonin se diçka mund tëkishte ndodhur gjatë kohës së gjatë që unë kisha qenë jashtë kontrollit të familjesdhe ndoshta nuk jam më e ndershme. Më vonë dy të tjerë dolën kandidatë përbashkëshortë të mij. Njëri ishte dyzetekatër vjeç kur unë isha njëzeteshtatë. Fillovatë qaj. Isha në një situatë vërtet të tmerrshme që më ofrohej një burrë me diferencëtë tillë moshe. Burri tjetër, i cili m u ofrua, ishte një djalë i ri i cili më pëlqeu, por qëkishte një biografi kaq të keqe Në fillim të jetës sonë martesore, për një vit egjysëm jetuam në një shtëpi që i ngjante një qelie. Katërmbëdhjetë njerëz jetonin nëdy dhoma Megjithëse ishin familje patriotike dhe me kulturë, njerëzit e burritvuanin pasojat e lidhjes familjare me një xhaxha, dikur përkrahës të Ballit Kombëtardhe të një xhaxhai tjetër të arratisur në Amerikë. 25

Familjet e mëdha në numër vazhdonin të ishin familje tipike edhe në epokënkomuniste, të nxitura nga Enver Hoxha i cili donte të rriste forcën punëtore. Mjetetkontraceptive dhe aborti ishin ilegale. Përkundrazi, familjeve u jepeshin bono kurshtonin numrin e fëmijëve.26 Mbetet gjithnjë i vërtetë fakti që një shtypje ekonsiderueshme seksuale vazhdon të ekzistojë veçanërisht në shoqërinë tradicionalerurale. Përpjekje për të organizuar klinika shëndetsore dhe sesione edukative mbiplanifikimin familjar edhe vitin e kaluar ndeshën në kundërshtime në zonat rurale tëShqipërisë së veriut. Seksi për gratë vazhdon të shihet me funksion të vetëmriproduktiv.

Megjithëse propaganda mbi situatën e grave në regjimin komunist nuk dhanjë pamje të vërtetë të jetës së tyre në atë kohë, disa përmirësime u bënë edhe gjatëperiudhës së Hoxhës. Arsimi fillor u garantua për të gjithë fëmijët, u përmirësuankushtet shëndetsore dhe filloi trajnimi për nënat. Këta faktorë ndikuan në rritjen eshpejtë të popullsisë së Shqipërisë (brënda 50 vjetësh, deri në vitin 1991 popullsia utrefishua). Gratë muarën pjesë në qeverisje dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.27

Peter Prifti shkëput një thënie të Enver Hoxhës në vitin 1967 gratë janëqëniet njerëzore më të shtypura, të shfrytëzuara dhe të përbuzura në të gjithadrejtimet 28 Në të njëjtin artikull Prifti tërheq vëmendjen mbi faktin se në vitin1970 vetëm dy nga 119 çmimet qeveritare për artistët dhe shkrimtarët u fituan ngagratë. Nuk kishte ndonjë liri më të madhe as tek rinia. Megjithëse vajzat adoleshentekishin mundësi të punonin së bashku me djemtë, siç sqaron Post, kjo nuk u krijonteatyre ndonjë liri më të madhe prezantimi të vetvetes. Ato ishin:

Të vëzhguara me kujdes nga familjet e tyre dhe nga komuniteti që tëmbeteshin të ndershme dhe të mira, që do të thotë të mos u flasin djemve apo të

25. Post (1998), Gratë, ff. 138-9.26. Post (1998), Gratë nëç Shqipërinë moderne, f. 133.27. Emadi, H. (mars 1992), Strategjitë e zhvillimit dhe gratë në Shqipëri , East EuropeanQuarterly, vol.27, no.1, ff.79-96.28. Prifti, P.R. (1975), Lufta e grave shqiptare për emancipim , Southeastern Europe, vol.2,pjesa 2, f.122.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 81: perpjekja_15-16

81Përpjekja

tregojnë interes ndaj tyre. Çdo nxjerrje në pah e seksualitetit të tyre sulmohej aqashpër, deri në pikën sa u ndaluan të vishnin pantallona apo të bënin tualet. 29

Diana Çuli, shkrimtare e mirënjohur dhe aktiviste e të drejtave të njeriut,komenton: Në kohën kur isha në shkollë të mesme Prindërit prisnin nga unë tëbëhesha një vajzë e ndershme dhe të mos përziehesha me djem, bile as të mos ishihja ata Si të rinj ishim të kufizuar rreptësisht nga struktura tradicionale familjaredhe opinioni shoqëror nga njera anë dhe nga kontrolli politik nga ana tjetër. 30

Situata e tanishmeSi drejtuese e një konference në Shkodër më 1996, Çuli sfidoi rreptësisht

shtypjen patriarkale në Shqipërinë e veriut. Kjo shkaktoi një reagim aq të ashpër saqë ajo u detyrua të largohet nga sesioni.31

Gratë shqiptare po përballen me një gamë të gjerë problemesh të acaruaraedhe nga mungesa e një strategjie afatgjatë e institucioneve vendimmarrëse përpërmirësime politike, ekonomike dhe shoqërore. Ligjet e miratuara, të cilat u japintë drejtën grave të trashëgojnë tokë janë të panjohura nga shumica e grave jashtëTiranës. Gjithsesi shumë pak prej tyre që janë në dijeni të kësaj të drejte, guxojnë tashfrytëzojnë atë. Ndërsa ligjet janë në procesin e ndërtimit, zbatimi i atyre ekzistuesështë minimal dhe papunësia e lartë, prostitucioni dhe trafiku i grave janë në rritje.Ka pak gatishmëri për mbështetje qeveritare në rastet e dhunës në familje, pak graguxojnë ta denoncojnë atë, dhe në rastet e rralla kur çështja arrin deri në gjyq, ajo qëhumbet është gruaja; gjyqtarët janë akoma burra. Pa ststistika qeveritare mbi dhunënnë familje është e vështirë të mobilizosh një fushatë publike për të ndërgjegjësuarpublikun në lidhje me këtë problem.32 Deri kohët e fundit nuk ka patur streha përgratë e dhunuara dhe as ndonjë vend ku të paktën mund të merrnin ndonjë këshillë.33

Në një studim me gratë e zonave të largëta, Shoqata e Grave Intelektuale tëPukës, vëzhgoi se çfarë mendonin vetë gratë atje në lidhje me rikthimin në jetë tëligjeve të Kanunit. Diana Djaloshi raportoi se disa prej tyre shfaqën mendim negativ,por të shumta ishin ato që e mbështesnin Kanunin, veçanërisht, siç u shprehën ato,nëqoftëse do të zbatohet me përpikmëri.34

29. Post (1998), Gratë në Shqipërinë moderne, f.132.30. Post (1998), Gratë në Shqipërinë moderne, ff.181-2.31. Konferencë e organizuar nga Fondacioni Qendra për pajtimin e grindjeve në Universitetine Shkodrës, 28-29 qershor, 1996.32. Fred Abrahams i American Human Rights Watch intervistoi Delina Ficon në Tiranë, tëgrupimit të grave Klub Refleksion mbi këtë çështje. Abrahams, F. (1996), Të drejtat e njeriut nëShqipërinë postkomuniste, New York; London: Human Rights Watch, f.131.33. Kjo mungesë tani është evituar pjesërisht dhe ka patur disa nisma për të ndihmuar gratë nëzonat urbane. Shih Fico, Delina (prill 1999), grupimet e grave: Çështja shqiptare , Gazeta estudimeve mbi komunizmin dhe tranzicionin, Numër special: Ndryshime në problemet e gjinisë:Gjinia dhe identiteti në Europën qendrore dhe lindore , vol.15, no.1. Mbetet për t u parë nësenevojat e qindra mijëra refugjatëve kosovarë do të ndikojnë në këtë situatë për mirë ose për keq.34. Shih Diana Djaloshi (nëntor-dhjetor 1998), Gratë e veriut dhe pozicioni ndërmjet Kanunitdhe ligjit , Fondacioni shqiptar i Shoqërisë Civile, Newsletter 17, f.4

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 82: perpjekja_15-16

82Përpjekja

Ky, siç shprehet George Schopflin, është një mjet vetëpërcaktimi, sepse ataqë pranojnë konceptet e koduara në mit, do të pranojnë gjuthashtu antarësinë dherregullat që kanë lidhje me të , edhe kur kufijtë e këtyre koncepteve ndryshojnë.35

Përmbyllje Problemet e grave që jetojnë nën ligje patriarkale janë disi të kundërpeshuara

nga respekti që gratë shqiptare kanë për njera-tjetrën. Post pretendon se është fuqiae jashtëzakonshme e grave shqiptare, madje edhe përballë shtypjes së kombinuar tëvarfërisë, patriarkalizmit dhe përndjekjes politike, e cila u jep atyre kurajon tëpranojnë një jetë të cilën ne do ta vlerësonim si të padurueshme. Shumica e grave qëajo intervistoi pretendonin ta kishin gjetur këtë fuqi tek dashuria e tyre për nënatdhe fëmijët e tyre.36 Vetëm disa prej tyre ishin aq me fat sa të flisnin mbi mbështetjenqë kishin nga burrat e tyre: shumica e burrave ishin mbështetës dhe promotorë tëmitit të patriarkalizmit si rendi shoqëror i pranueshëm!

Megjithëse në Kosovë familjet e mëdha të sunduara nga patriarkët meshkujaderojnë në të njejtat ligje të Kanunit si dhe familjet e Shqipërisë veriore, shkëputjae dhunshme e Kosovës pas vitit 1912 shërbeu për t i sjellë popullsisë së atjeshmenjë solidaritet në rritje, brënda familjeve të mëdha të vendosura atje, si dhe ndërmjettyre dhe familjeve të rikthyera pas pajtimeve të hasmërive në fillim të viteve 90. Katë ngjarë që zhvillimet e dhjetë viteve të fundit të kenë një ndikim të thellë jo vetëmmbi kosovarët, por edhe mbi popullsinë e Shqipërisë së veriut. Grave kosovare uështë dashur të luajnë role të rëndësishme si rezultat i mungesës në rritje të burravegjatë viteve 80 kur ata u larguan jashtë shtetit si emigrantë ekonomikë. Më vonë,kur përndjekja serbe e shtoi vrullin e saj, një numër akoma më i madh u largua sipasojë e kërcënimeve, ndërsa dy vjetët e fundit mijëra të tjerë humbën edhe jetën sipasojë e vrasjeve. Evakuimi i dhunshën i mbi gjysëm milionë banorëve, shumica etyre gra, fëmijë dhe të moshuar, për në Shqipërinë e veriut, do të ketë sigurisht njëefekt afatgjatënë strukturën shoqërore e cila mbijetoi përmes sundimeve otomandhe komunist.

SHTOJCË

Lëvizja e grave

Për të përfunduar me nota pak më shumë optimiste, do të doja të përmendjanjë forcë lëvizëse: Lëvizjen e grave. Kërkesat e grave në Shqipëri janë shumë tëndryshme nga ato p.sh. të Shteteve të Bashkuara; ato janë të ndryshme edhe nga atotë shteteve të tjera ish komuiste. Slavenka Drakuliç, autorja e mirënjohur kroate e

35. Schopflin, Funksionet e mitit dhe një taksonomi e mitit , në Schopflin,G. dhe Hosking, G.(botues), Mitet dhe kombësia, London: Hurst & co., 1997, f.22.36. Post, S.E.P. (1998), Gratë në Shqipërinë moderne, Jefferson, North Carolina; London: McFarland, f. 273 et. Seq.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 83: perpjekja_15-16

83Përpjekja

cila ka shkruar gjerësishtmbi këtë problem, 38 në rastin shqiptar kritikon propagandëntelevizive për natyën destruktive të revolucionit shqiptar. Ajo vëren se njerëzitjetojnë me iluzionet e një shoqërie kapitaliste, siç jetojnë edhe me iluzionet e lirisë

dhe të demokracisë. 39

Në kohën e komunizmit, gratë ishin teorikisht të barabarta me burrat. Atoishin të përfaqësuara mjaftueshëm në qeveri, megjithëse pak në nivelet më të larta.Barazia e tyre u dha të drejtën të punonin jashtë shtëpisë, por pak bëri për të

ndryshuar rolin e tyre brënda saj. Për disa prej tyre rënia e komunizmit ishte njëlehtësim për shkak se e vetmja punë e detyruar për to mbeteshin punët e shtëpisë.

Në periudhën 1960-90, Bashkimi i Grave të Shqipërisë kishte përfaqësuesite tij në çdo komunitet. Delina Fico, një udhëheqëse e lëvizjes së grave e ka etiketuarkëtë si një shembull i përsosur i organizatave joqeveritare të organizuara ngaqeveria. Të vetmet grupe të lejuara grash të organizuara udhëhiqeshin nga antaretë Partisë Komuniste ose gra me biografi të mirë politike, duke parandaluar kështuçdo gjurmë disidence ndaj politikës së Partisë. Perspektiva e gjinisë femërore ishteplotësisht e përjashtuar nga debati publik dhe ishte rast i rrallë për gratë diskutimi iabuzimeve ose vështirësive, edhe sikur ato të kishin kaluar periudha kohe në burgjepolitike ose kampe internimi.

Prioritetet për gratë shqiptare kanë të bëjnë me të drejta të cila gratë nëperëndim i kanë fituar tashmë. Shumë shqiptarë kundërshtonin të identifikoheshinme grupe të ndryshme, për aq kohë sa ata kanë qenë të kushtëzuar ta konsideroninkëtë si një veprimtari ilegale e cila mund të dënohej rreptësisht, dhe kjo frikëidentifikimi me grupin dyfishohej në rastin e grave, përkushtimi i të cilave duhej t itakonte vetëm familjes.

Një nga grupet e para të organizuara ishte Lidhja e Grave ish Të PersekutuaraPolitike, disa nga të cilat kishin kaluar të gjithë jetën e tyre në internim (në fshatra,larg familjeve të tyre), ose në burg. Një tjetër çështje shumë shqetësuese është edrejta e pronës; kohët e fundit mbrojtja nga dhuna në familje ka filluar të trajtohet siproblem, por nuk po merret shumë seriozisht nga burrat shqiptarë. Diana Çuli,shkrimtare e njohur dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, ka patur role të rëndësishmenë disa organizata të reja: ajo është kryetare e Forumit të Grave Shqiptare, themeluarmë 1991. Në atë vit aborti u legalizua. Ndërmjet grupeve të tjera të krijuar në fillimtë viteve 90, ishte Shoqata Ndërballkanike e Gruas, Forumi Joqeveritar Shqiptardhe Asambleja e Qytetarëve Shqiptarë të Helsinkit. Lidhja Demokratike e GruasShqiptare u zhvillua së bashku me lëvizjen demokratike të themeluar më 1991, dhenumëronte 40 000 antare në të gjithë vendin, dhe degë në 36 qytete. Shqetësimi i sajkryesor, i përcaktuar më 1994, kur ajo pretendonte se përfaqësonte parimet oplitiketë qendrës së djathtë, ishte mbi vendimmarrjen në reformat demokratike në Shqipëri,

38. Shih veçanërisht koleksionin e saj shumë argëtues por të thellë mbi situata të jetës reale në:Drakuliç, S. (1991), Balkan Express, London: Hutchinson.39. Drakuliç, S. (20 qershor 1994), Kartolinë nga Tirana: Bananet , The New Republic, ff. 16-19.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 84: perpjekja_15-16

84Përpjekja

në të gjitha aspektet e jetës oplitike, ekonomike dhe shoqërore. Kjo Lidhje, ashtu sidhe Forumi i Grave Republikane dhe grupime të tjera të gruasqë vepronin pranëpartive përkatëse, kanë si qëllim kryesor mobilizimin e grave për të votuar për partitëe tyre.

Grupime të tjera veprojnë si mjete të shpërndarjes së ndihmës humanitare.Meqënëse ndihmat për organizatat joqeveritare drejtohen nga donatorët e huaj, sinjë mënyrë për të demokratizuar vendin, kjo i jep mundësi lëvizjes së grave për tëpërfituar prej tyre. Më 1995, Grupimi Legal i Grave analizoi projektligjin e punësqë po shqyrtohej në Parlament; shumë rekomandime u pranuan, duke siguruar kështutë drejtat e para ligjore për gratë. Fico mendon se Konferenca Botërore mbi Gratë ezhvilluar në Pekin më 1995, ku muarën pjesë edhe dymbëdhjetë gra shqiptare, ishtenjë pikë kthese për grupimet e tyre të grave. Në vitin 1996 ekzistonin rreth 55organizata të gruas. Së fundi kanë lindur edhe probleme si shqetësimi i grave gazetare,droga dhe alkooli, si dhe sigurimi i ndihmës ligjore. Ekziston akoma një kërkesë emadhe për shërbime sociale dhe shëndetsore veçanërisht për gratë. Gratë e reja qëkthehen në shtëpitë e tyre nga Tirana pas përfundimit të shkollës, sjellin një mënyrëtë re jetese dhe zakone të reja, dhe po rritet edhe interesi rreth qëndrimeveperëndimore mbi lirinë seksuale dhe praktikat kontraceptive.

Mungesa e identitetit të gruas...

Page 85: perpjekja_15-16

85Përpjekja

Miti i burrneshës

Nga Susan E. Pritchett Post

Hyrje

A je burrneshë? Kjo është përshëndetja tradicionale e grave në Shqipërinëveriore. Kuptimi i përshëndetjes (jo përkthimi fjalë për fjalë) është A je e fortë siburrë? Ato pyesin njëra tjetrën nëse janë aq të forta sa për të përballuar vështirësitëe jetës (mungesën e ushqimit, ujit, korentit, pra në përgjithësi varfërinë) që janëtipike në zonat e ashpra të Shqipërisë veriore. Por përcaktimi i grave si burrnesha(fjalë për fjalë grua burrërore ) nuk kufizohet vetëm tek gratë e Veriut, sepse aipersonifikon forcën fizike dhe emocionale të të gjitha grave në Shqipëri, kudo qëndodhen. Ato të gjitha përballojnë vështirësitë e jetesës që ka patur dhe vazhdon tëketë vendi: infrastruktura të pamjaftueshme si dhe plagë pskologjike, sociale,ekonomike dhe politike si rrjedhim i pushtimeve, dominimeve dhe shtypjes.

Por burrneshë do të thotë diçka më shumë se sa një grua e fortë. Gjatëhistorisë gratë shqiptare kanë kaluar një jetë jashtëzakonisht të vështirë, tëkarakterizuar nga mospërfillja dhe shtypja politike dhe shoqërore. Këto gramishërojnë proverbin shqiptar Bukë e kripë e zemër të mirë . Ato kanë jetuar vetëmme bukë e kripë , por kjo nuk ka qenë thjesht mbijetesë. Me forcën e tyre ato kanëtriumfuar mbi varfërinë dhe të gjitha vështirësitë që kanë përballur, duke ruajturzemërmirësinë, mikpritjen dhe shpirtin e tyre të mirë.

Në mbi dyqind intervista me tre breza grash shqiptare, të zhvilluara ndërmjetqershorit 1995 dhe janarit 1997, shumë prej tyre shprehën besimin se gratë shqiptarekanë qenë të tilla përjetësisht. Ato ishin të forta dhe të gatshme për sakrifica përfamiljet dhe për vendin e tyre, duke respektuar dhe paktikuar kodin tradicional tëmikpritjes dhe zemrës së hapur që trashëgohet nëpërmjet kësaj mikpritjeje. Gratë eShqipërisë janë ushqyer për shekuj me mitet dhe legjendat e grave të forta që kanësakrifikuar gjithshka për familjet dhe atdheun e tyre. Mitet e grave të tilla si Argjirodhe Rozafa, legjendat e figurave historike të Teutës dhe Mamica Kastriotit, si dhetregimet për gjyshet dhe nënat e tyre kanë ndërtuar një imazh ideal të gruas shqiptare.Këto tregime kanë ushqyer një ndjenjë krenarie tek gratë shqiptare dhe kanë qenënjë burim force për to në përballimin e vështirësive të jetës.

Qëllimi i këtij punimi është të tregojë lindjen dhe ballafaqimin e tregimeve(mite, legjenda dhe tregime familjare) në zhvillimin e karakterit të grave shqiptare.Së pari, disa nga mitet e lashta dhe traditat historike janë paraqitur si shembuj të

Miti i burrneshës

Page 86: perpjekja_15-16

86Përpjekja

elementëve formalë të mitologjisë kulturore, që krijojnë sfondin ose kontekstinkulturor. Më pas tregimet e grave të veçanta janë paraqitur si mitologji informale ,e cila ndikon më me shpejtësi dhe më drejtpërdrejtë në zhvillimin e karakterit tëgrave të Shqipërisë.

Nuk është qëllim i këtij punimi të zhvlerësojë faktorët e tjerë, si gjeografia,historia, klima dhe politika, por thjesht të nënvizojë ndikimin e rëndësishëm të miteve,legjendave dhe tregimeve tek gratë.

Mitet e lashta, legjendat historike dhe traditatTregimet e mirënjohura dhe legjendat për gratë shqiptare flasin për

vetsakrifikimin, forcën dhe nderin. Dy nga mitet e lashta të Shqipërisë, që lidhenme rolin e grave dhe shpesh përcaktohen nga gratë si tregime që u janë treguar kurishin fëmijë, janë tregimet e Argjirosë dhe Rozafës.

Argjiroja kujtohet më shumë si gruaja, nga e cila mori emrin qyteti iGjirokastrës (më parë Argjirokastër). Tregimi thotë që kur kështjella u sulmua ngapushtuesit, Argjiroja u hodh nga muret e saj për të mos rënë në duart e armikut. Ajosakrifikoi veten për nderin e saj dhe atë të qytetit.

Historia e Rozafës është më prekëse dhe ngre lart sakrificën dhe dashurinë enjë nëne. Ajo vazhdon si më poshtë:

Atje ku sot ndodhet qyteti i Shkodrës, në veri të Shqipërisë, nëkufi me Malin e Zi, tre vëllezër filluan të ndërtojnë një kështjellë përtë mbrojtur veten dhe farefisin e tyre. Tre ditë me radhë ata punuanpa pushim për të ndërtuar murin, por çdo natë muri rrëzohej. Një njerii urtë (njeri i Zotit) që kalonte rastësisht andej, i përshëndeti duke uuruar punë të mbarë. Vëllezërit e falenderuan, i treguan hallin e tyredhe i kërkuan një këshillë. Ai pyeti tre vëllezërit nëse ishin të martuardhe nëse gratë e tyre ishin gjallë. Kur ata u përgjigjen po , për tëdyja pyetjet, ai u tha: Që të ndërtoni kështjellën me sukses, nuk duhettë punoni të dielën. Gjithashtu para se të shkoni në shtëpi, t i jepnibesën njëri-tjetrit se nuk do t u tregoni grave tuaja atë që do t u themunë që të bëni. Nesër një nga të tre gratë tuaja do t ju sjellë mëngjesindhe drekën. Ju do ta murrosni atë në themelet e kështjellës dhe kështumuret nuk do të shemben më .

Vëllezërit pranuan, por dy prej tyre nuk e mbajtën premtimin.Ata u thanë grave të tyre që të mos vinin tek ata për t u sjellë ushqimin.Vëllai i vogël e mbajti fjalën. Kështu të nesërmen gratë e dy vëllezërvemë të mëdhenj nxorrën shkaqe për të mos u çuar ushqimin burrave,ndërsa gruaja e vëllait më të vogël, Rozafa, pranoi.

Kur Rozafa mbrriti atje, burri i saj u pikëllua. Ai dhe vëllezëriti shpjeguan asaj këshillën që kishin marrë nga njeriu i urtë. Ajo pranoi

1. Kanuni i Lekë Dukagjinit (The Code of Lekë Dukagjini); Albanian text Collected and arragedby Shtjefën Gjeçov, translated by Leonard Fox, New York: Gjolekaj Publishing, 1989.

Miti i burrneshës

Page 87: perpjekja_15-16

87Përpjekja

të murrosej në murin e kështjellës. Por, meqë kishte një djalë të vogël,shtoi, Dua vetëm që të dëgjoni dëshirën time të fundit: kur të mëfusni në mur, ju lutem më lini jashtë syrin e djathtë, dorën e djathtë,këmbën e djathtë dhe gjirin e djathtë. Pastaj prisni deri sa gjiri im tëthahet e të bëhet gur dhe pastaj ngriheni kështjellën të fortë. Le t agëzojë biri im kështjellën, të rritet e të bëhet një burrë trim dhe tëluftojë në këtë kështjellë .

E reja u vra dhe u vendos, sipas kërkesës së saj, në muret ekështjellës dhe që nga ajo ditë muret qëndruan të fortë.

Për të mirën e fisit të saj, Rozafa pranoi të sakrifikonte jetën. Dhe më tej,edhe përballë vdekjes, ajo mendoi për djalin e saj të vogël dhe mbeti e përkushtuarndaj tij. Tregimi idealizon sakrificën që çdo grua shqiptare ëshë e gatshme të bëjëpër familjen dhe komunitetin ku jeton, si dhe fisnikërinë me të cilën ajo përballonsakrificën.

Legjenda e grave historike është përsëritur shpesh në shtëpitë shqiptare dhegratë e një numri të pafund brezash janë rritur me to. Historitë mbi Teutën, MamicaKastriotin, Norën e Kelmendit, etj; u janë treguar fëmijëve për shekuj.

Mbretëresha Teuta erdhi në fuqi pas vdekjes së burrit të sajAgron dhe sundoi Mbretërinë Ilire nga 230-228 (para Krishtit). Ajombrojti tokat nga pushtuesit dhe me trimërinë saj i frymëzoi ndihmësitdhe ushtarët në luftën kundër ushtrisë romake.

Mamica Kastrioti ishte motra më e re e Gjergj Kastriotit, heroitkombëtar të Shqipërisë i njohur me emrin Skënderbej. Burri i saj,Muzak Topia, ishte një nga princët e Shqipërisë më 1445. Pas vrasjessë burrit të saj në betejën e Beratit, në mbrojtje ndaj pushtimit otoman,ajo u bë udhëheqësja e Principatës së Topiajve. Vazhdoi të udhëhiqtepopullin e saj në betejën kundër turqve dhe i shërbeu si këshilluesevëllait të saj, i cili e vlerësonte dhe ia merrte parasysh mendimin.

Nora e Kelmendit, e njohur si Nora e Bukur, ishte një vajzë ebukur që jetoi në shekullin XVII. Në atë kohë Pashai kërcënonte qytetinku jetonte Nora dhe ofroi të mos e prekte qytetin nëse Nora do tëbëhej e tij. Ajo pranoi të shkonte tek ai dhe e vrau, duke sakrifikuar nëtë njëjtën kohë edhe jetën e saj për të shpëtuar qytetin.

Një tjetër element i mitologjisë historike tradicionale është Kodi i LekëDukagjinit (Kanuni). Këto ligje dhe zakone u zhvilluan për shekuj me rradhë dheshërbyen si themel për sjelljen shoqërore dhe vetqeverisjen e njerëzve të rajonit.1

2. Ibid., f. 38.

Miti i burrneshës

Page 88: perpjekja_15-16

88Përpjekja

Megjithëse disa precedentë të këtyre ligjeve datojnë në lashtësi, në ligjet ilirjane, kykod u quajt i Lekë Dukagjinit, i cili jetoi në vitet 1410-1481 dhe luftoi përkrahSkënderbeut në mbrojtje të vendit të tij kundër Perandorisë Otomane. Edhe pseKanuni nuk tregon ndonjë histori, në fakt ai përmbledh një tërësi ligjesh apo kodeshtë sjelljes dhe ka patur ndikimin e vet në traditën gojore e pastaj të shkruar, në tëcilën është integruar brenda kulturës dhe sjelljes së njerëzve në shekuj.

Megjithëse në thelb i lidhur me pjesën veriore të Shqipërisë, ka të dhëna,veçanërisht në intervistat me gratë nga e gjithë Shqipëria, që të çojnë në mendiminse ndikimi historik i Kanunit mbi rolin e grave është në disa drejtime në të gjithëvendin. Megjithëse elementë të veçantë të kodit kanë përcaktuar për breza me rradhëstatusin ligjor dhe detyrimet e burrave dhe grave në shoqëri, ekziston një frazë epërsëritur drejtuar grave që shpreh shpirtin e vetsakrifikës që është bërë karakteristikëe grave shqiptare. Gruaja është një thes i bërë për të duruar 2.

Tregime familjare dhe historia e gjallëMitet dhe legjendat që tregojnë dhe idealizojnë forcën, mençurinë, sakrificën

dhe qëndresën e grave shqiptare në të shkuarën janë informative dhe edukative.Gjithashtu ndikimi i tregimeve familjare aktuale që u tregohen grave qysh nga lindja,për nënat dhe gjyshet e tyre, është i fuqishëm. Këto tregime, së bashku me shembullinqë u jepet atyre nga brezat e mëparshëm në familjen e tyre, kanë krijuar njëbashkëthurje të qartë kulturore dhe kanë ndikuar në zhvillimin dhe sjelljen e bijavetë tyre në të ardhmen. Gjatë intervistave të mbi 200 grave nëpër të gjithë Shqipërinë,dëgjova shpesh tregime mbi gra të cilat meritonin emrin burrneshë në sajë tëpërballimit të vështirësive të jetës me forcën e tyre, pa u ashpërsuar dhe egërsuar,por duke ruajtur natyrën e tyre mikpritëse dhe zemërhapur, optimizmin dhe hijeshinëe tyre. Dëgjova shumë tregime për nëna që kishin sakrifikuar për fëmijët e tyre,ishin internuar së bashku me ta, u kishin dhënë atyre kurajo në përpjekjet e tyre dheu kishin mbrujtur virtytet e nderit, respektit, mikpritjes, përgjegjësisë, drejtësisëdhe sakrificës, si me fjalë ashtu dhe me vepra. Në fakt, ndikimi i këtyre tregimevedhe shembujve të forcës dhe zemërmirësisë është kaq i madh sa që shpesh bijatcitojnë nënat e tyre si burim të forcës së tyre të brendshme ose të sjelljes së tyre mëtë mirë në përballimin e vështirësive të jetës.

Marrëdhënia ndërmjet gjysheve, nënave dhe bijave është paraqitur më mirënga Diana Çuli, shkrimtarë dhe aktiviste e gruas, kur flet për marrëdhëniet në familjene saj:

Gjyshja ka qenë një person shumë i rëndësishëm në jetën time.Ajo ka qenë një grua tipike mesdhetare nga zona e Himarës. Ajo patipesë fëmijë, të cilët i rriti e vetme, pasi burri i saj ishte në Amerikë,duke i edukuar dhe arsimuar ata, megjithëse ajo vetë kishte gjithsejtre ose katër klasë shkollë. U rrita duke dëgjuar tregimet e saj. Gjyshjaime ishte një enciklopedi folklori dhe unë kam memorizuar shumënga tregimet.

Në sajë të kapërcimit të vështirësive dhe sfidave të jetës sime,

Miti i burrneshës

Page 89: perpjekja_15-16

89Përpjekja

forcën e kam marrë nga familja ime. Gratë asnjëherë nuk janë ankuarpër ndonjë gjë. Kurrë nuk kanë kërkuar ndihmë nga burrat. Kujtojveçanërisht historinë e gjyshes sime, kur gjyshi u nis për herë të funditpër në Amerikë më 1938. Ajo më tha: Ndërsa anija ku ndodhej burriim largohej nga bregu, pashë katër fëmijët e mij të vegjël dhe foshnjennë krahët e mij. Dëshpërimi im ishte i tillë sa që urova të mbytej anijasë bashku me burrin tim . Por gjyshja ime shkoi të jetonte me vjehrrëne saj të paralizuar, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për pesë fëmijëte saj. Megjithë vështirësitë, ajo qëndroi zemërmadhe dhe gjithmonëndihmoi të tjerët. Ajo nuk u bë e ashpër.

Nëna ime ishte grua e sakrificës. Bijën e saj e shikonte si njëprojeksion të vetvetes. Megjithatë nuk kishte asnjë konflikt ndërmjetdashurisë dhe sakrificës në jetën e saj.

Sigurisht bija apo mbesa e shikon forcën e saj si një rrjedhë të tregimeve tënënës dhe të gjyshes së saj dhe këto tregime kanë krijuar tek ajo mënyrën e përballimittë jetës dhe të vështirësive. Por ç dimë për shumicën e grave? Çfarë tregimesh kanëdëgjuar ato për jetën e nënave dhe të gjysheve të tyre dhe mënyrën se si ato përballuanvështirësitë? Çfarë kanë vlerësuar ato në rradhë të parë në këta shembuj?

Shpesh gratë e intervistuara nuk të thonë saktësisht se çfarë kanë mësuar, portregimet nga intervistat me gratë më të moshuara, shërbejnë si shembuj për tëpërfaqësuar atë çka në përgjithësi gratë shqiptare kanë mësuar nga historitë efamiljeve të tyre dhe të brezave të kaluar. Kështu, tregimet e grave më të moshuara,në intervistat e grave me moshë të mesme dhe të moshuarat, paraqitën si ato tënënave . Pas këtij kapitulli është një tjetër i titulluar bijat , në të cilin gratë e të

gjitha brezave tregojnë pikpamjet e tyre, të nënave dhe të gjysheve të tyre, sipastregimeve dhe shembujve që kanë dëgjuar dhe kanë parë, dhe ndikimin qëparaardhëset kanë patur në jetën e tyre.

NënatShembujt e mëposhtëm janë tregime nënash dhe gjyshesh dhe janë marrë

nga intervista me gra të dy brezave. Si brez i vjetër gjatë intervistave u përcaktua aii moshës mbi 60 vjeç. Të gjitha gratë kishin lindur ndërmjet 1897 dhe 1936, prakishin lindur dhe ardhur në moshë të pjekur gjatë periudhës historike tëpaqëndrueshme pak para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Otomane.Brezi i mesëm i grave ishin ato të lindura ndërmjet viteve 1937 dhe 1967, pra qëkishin kaluar shumicën e jetës së tyre para vitit 1992, në kohën e komunizmit, gjatësë cilës vendi u sundua nga një diktator, Enver Hoxha, sipas parimeve striktemarksiste-leniniste dhe praktikave staliniste.

Të gjitha këto histori tregojnë qartë llojin e vështirësive që këto gra përballuan,si politike, shoqërore dhe ekonomike dhe shpesh ilustrojnë forcën që u është dashurkëtyre grave për të përballuar këto sfida. Meqenëse asnjë grua nuk përfaqëson gratëe tjera të zonës gjeografike apo të grupmoshës së saj, për çdo grupmoshë dhe rajon,

Miti i burrneshës

Page 90: perpjekja_15-16

90Përpjekja

janë përfshirë disa tregime për të siguruar një paraqitje sa më të ekuilibruar.Gjithashtu, megjithëse ka disa ndryshime në përvojat specifike të jetës së grave tëdy brezave, ka disa tema ose lloje përvojash që janë të përbashkëta për të dy këtabreza. Kështu intervistat janë paraqitur më shumë sipas tematikës, sesa sipas brezave.Gjithashtu duhet nënvizuar që shpesh nuk ishin fjalët, por mënyra se si gratë tregoninhistoritë e tyre dhe mikpritja që më kishin dhuruar, që fliste edhe më me forcë se safuqija dhe sinqeriteti i tyre.

Zakonet shoqërore dhe shqypjaShumë prej grave, veçanërisht nga brezi i vjetër, flisnin për një shtypje të

plotë shoqërore dhe kufizime të mëdha në vitet e para të shekullit. Ishte koha kurmartesat bëheshin pa njohur akoma burrin; shumë prej tyre, kur ishin fare të reja,dhe kur kodi shoqëror (qoftë ky i përcaktuar nga kanuni ose thjesht nga kushtetshoqërore) ishte shumë i rreptë. Të njëjtat gra kanë vuajtur gjithashtu nga varfëria eperiudhës, si dhe nga politikat shtypëse të regjimit komunist që erdhi në fuqi më1944.

Shyqyria në fshatin veri-lindor Homesh ishte gruaja më e moshuar eintervistuar dhe dha hollësi veçanërisht tronditëse për statusin shoqëror të grave nëvitet e para të këtij shekulli. Në moshën 98-vjeçare Shyqyria ishte me dëgjim tëdobësuar dhe mjaft e rënë. Kështu që tregimet e saj na u thanë neve nga i biri, i cilikishte qenë aktor. Meqënëse ai i tregoi historitë e nënës së tij aq të gjalla, po i jap atonë vetën e parë, Shyqyria rrinte ulur, dëgjonte dhe ndonjëherë buzëqeshte meritregimet e veta.

Kam lindur në një familje shumë të varfër në një fshat të quajtur Gjarita,pranë kufirit me Jugosllavinë dhe mbeta jetime në moshë të re. E gjitha që kujtojnga familja ime është që babai ishte jashtëzakonisht fanatik dhe konservator.Meqënëse isha jetime askush nuk donte të martohej me mua, por martesa ishtevendosur për mua kur isha 13-vjeçe, me një burrë 22 vjet më i madh. Meqënëse ishae re dhe e shkurtër, njerëzit e mij më kërkuan që unë të qëndroja mbi një stol kurburri erdhi të më merrte. Isha kaq e re saqë akoma nuk kisha arritur pubertetin dhenuk mund të flinja me të. Kështu, për dy vjet unë fjeta në të njëjtin shtrat me burrintim, por duke i kthyer shpinën njëri-tjetrit.

Burri im më ndihmoi të rritesha, por më rrihte kur unë luajame vajza të moshës sime. Ai duhet të kujdesej për mua, por ishtefanatik. Më thoshte që të mos ngrinja kokën kur ecnim në fushë oseshkonim në mal për të prerë dru. Unë duhej të shihja poshtë dhe tëpërqëndroja shikimin në majat e këpucëve. Në se guxoja të bëja diçkandryshe, ai më kërcënonte se do të më priste kokën dhe shpesh mërrihte për gjëra fare të vogla. Një herë më kërcënoi se do të më vriste,pasi i kisha kërkuar kunatës një çikrik me pe.

Familja jonë ishte tipike patriarkale. Ne gratë e shtëpisë kurrënuk kishim të drejtë t u flisnim burrave tanë në prani të të tjerëve. Ky

Miti i burrneshës

Page 91: perpjekja_15-16

91Përpjekja

quhej gjest i turpshëm. Gratë në shtëpinë tonë kurrë nuk mund të hyninnë një dhomë ku burrat ishin mbledhur për të biseduar, për të pirëkafe, ose për të ngrënë bukë.Ishte detyrë e grave të pregatisnin dhe tësillnin kafenë, ushqimin dhe të tjerat në dhomën e burrave, por deritek dera. Ne duhej të punonim dhe të kujdeseshim për fëmijët.

Kur hyra në shtëpinë e burrit, mësova se kjo familje përbëhejnga njëzet njerëz dhe ata thanë se unë u kisha sjellë fat. Linda 11fëmijë, tri nga të cilët më vdiqën. Tetë fëmijët e parë lindën mediferencë një vit e gjysmë nga njëri tjetri. Fëmija e fundit, një djalë,lindi kur unë isha 50 vjeçe. Të gjithë fëmijët lindën në shtëpi, mendihmën e grave, jo të mamive. Kur isha shtatzënë duhej ta mbajakëtë sekret nga njerëzit e shtëpisë dhe nga burri. Konsiderohej eturpshme të ishe shtatzënë, megjithëse sekreti nuk zgjaste shumë, sepsepas katër-pesë muajsh kjo zbulohej. (Shyqyria qeshi kur i biri e tregoikëtë). Bëja punë të vështira, deri në muajin e tetë të shtatzanisë dhekthehesha në punë tri ditë pas lindjes së çdo fëmije, duke e lënëfoshnjën vetëm në shtëpi ose nën kujdesin e dikujt tjetër.

Megjithëse familja jonë nuk ishte e pasur, ajo ishte e deklasuar,(Familje të deklasuara quheshin ato, të cilat zotëronin pasuri në formëprone mbi tokën ose në forma të tjera, të cilat shpronësoheshin ngashteti gjatë regjimit komunist), për arsye të zilisë kundër vjerrit tim, icili ishte një burrë i mirë dhe i pashëm. Si rezultat, familja mbetijashtëzakonisht e varfër. Unë nuk kisha rroba për fëmijët e mij.Mblidhja gjethe nëpër dëborë dhe i shtroja ato si dyshek nëpër djepete tyre. Kjo gjithashtu më çlironte nga nevoja për të larë dyshegjet.

Me humor dhe ironi, Havaja 62-vjeçare, të cilën e takuam në qytetin jugor tëKorçës, na tregoi një histori të veçantë mbi zakonet shoqërore gjatë viteve 40, në tëcilat bënte pjesë edhe martesa me mblesëri.

Jam nga fshati Gjonomadh, fshat i largët rrëzë maleve afërKorçës. Kam lindur në një tjetër fshat, fushor, Gjergjevicë, por umartova me një burrë nga Gjonomadhi. U martova me mblesëri dhe etakova burrin për herë të parë në ditën e dasmës. Më vjen me të vërtetkeq që në moshën 17-vjeçare isha e fejuar pa e njohur burrin. Mund tëkisha dashuruar një djalë dhe të shëtisja me të. Përse duhet të fejoheshadhe të shkoja nga fusha në mal? Përpara fejesës sytë më kishin vajturte një djalë tjetër, por as sot nuk guxoj të flas për të. Ndenja e fejuartre vjet, sepse gjatë asaj kohe i nevojitesha familjes sime për punë nëfushë.

Kisha shumë dëshirë të shihja burrin, me të cilin isha fejuar,por nuk guxoja ta kërkoja një gjë të tillë. Një herë më thanë që ai povinte në fshat për të bërë përgatitjet e dasmës. U përpoqa ta shihja

Miti i burrneshës

Page 92: perpjekja_15-16

92Përpjekja

fshehurazi, por nuk munda.Në atë kohë ishte zakon që për të marrë nusen vinin 25 dasmorë.

Në fillim ndërsa dhëndri rruhej, ata këndonin dhe vallzonin në sheshinpranë mullarëve të barit, pastaj merrnin nusen me kalë. Një dasmorvendosi një vello të kuqe mbi fytyrën time, ndërsa një tjetër e tërhiqtekalin në rrugë drejt shtëpisë së dhëndrit. Fatmirësisht, kur e pashëburrin mu duk shumë i pashëm, mjaft më i mirë se unë. Ai ka qënëgjithnjë i mirë me mua. Familja e tij nuk ishte e varfër, por ne punonimshumë dhe patëm gjashtë fëmijë të mirë.

Burimin e forcës për punët e vështira që kam bërë e gjeja tekfamilja. Isha një bashkëshorte e lumtur dhe pata një familje të lumtur.

Varfëria dhe vështirësitë ekonomikeFshati i Himarës është një nga më të bukurit e bregdetit të Jonit, por është

gjithashtu i largët dhe i varfër. Atje Anastasia, 93-vjeçare, dhe vajza e saj Katerina,67-vjeçare, na treguan historitë e tyre të jetës, vështirësitë ekonomike të këtij shekullidhe punët e vështira që duhej të përballonin:

Anastasia tregon: Unë nuk e di se sa vjeçe jam, 99 apo 100,(93 sqaron e bija). Linda në Himarë dhe jetova në një kështjellë mbinjë kodër, sepse isha nga një prej familjeve më të vjetra të Himarës,por mos më pyesni për jetën që kam kaluar. Ndjehem e turpëruar. Jamrritur kur nuk kishte rrugë automobilistike dhe përdornim kafshët përtë shkuar në fshatra të tjera. Ishim mjaft prapa botës në ato kohë.Kemi bërë një jetë qeni kur isha e re, një jetë të zezë, kemi jetuarnjësoj si kafshët, dhe madje nën të njëjtën çati me to. Na duhej tajetonim jetën ashtu siç ishte. Burri nuk më ndihmonte, përkundrazimë rrihte. Kam rritur 7 fëmijë, por me çfarë? Me uri .

Vajza e saj, Katerina 67-vjeçare shton energjikisht dhe mezemërim të përzjerë me humor:

Gjatë viteve 30 jam rritur në kushtet kur nuk kishte energjielektrike dhe nëna e ndizte zjarrin me shkarpa. Nuk kishte spitale dhenëna i lindi fëmijët në shtëpi, pa ndihmën e mamive, madje edhe as tëbabove (gra pa arsim profesional, por që prisnin fëmijët gjatë lindjeve,duke përdorur përvojën që fitonin nga paraardhëset e tyre). Kur isha ere ne kishim pronën tonë dhe punonim tokën me plug të tërhequr ngaqetë. Kujtoj se gjithmonë ishim të uritur, sepse asnjëherë s kemi pasurushqim të mjaftueshëm.

Nëqoftëse kërkoni një grua që ka përballuar jetesën më tëvështirë, kjo jam unë. Jam gruaja më puntore dhe më e fuqishme nëzonën tonë. E tillë kam qënë në kooperativë dhe e tillë jam edhe tani.Harxhoja kaq shumë kohë me gomarin, sa që më ishte bërë si shok.

Miti i burrneshës

Page 93: perpjekja_15-16

93Përpjekja

Të gjitha gratë e moshës sime kanë punuar fort për të mbijetuar, dukembajtur edhe ngarkesa të rënda në kurriz. Ujin e sillnim nga larg.

Gratë e brezit të mesëm, të moshës 30 deri në 59-vjeç, në kohën e intervistësflisnin rreth monotonisë, punës së vështirë dhe varfërisë ekonomike në periudhën esundimit komunist. Xhevat Jella, babai i shoqërueses sonë të re në Homesh, na dhanjë pamje të qartë të jetës së grave në këtë fshat veri-lindor gjatë periudhës komuniste.Ky përshkrim në thelbin e tij përfaqëson jetën e gruas fshatare në Shqipëri dhekrijon kuadrin për të kuptuar varfërinë ekonomike dhe punën e vështirë që kakarakterizuar jetën e tyre. Kjo intervistë është domethënëse gjithashtu, sepse zotiJella përshkruan jo vetëm forcën e grave në kapërximin e vështirësive të jetës, poredhe ballafaqimin e tyre me sfidat e saj.

Nga viti 1945 deri në vitin 1990 zona rreth Homeshit ishte njëkooperativë bujqësore e organizuar në brigada. Kishte 40-50 njerëznë çdo brigadë, nga të cilët 30-35 ishin femra. Në fakt, e gjithë puna evështirë në fusha përballohej nga gratë, sepse shumë burra dhe djemmtë rinj linin fshatin dhe shkonin të punonin në qytet ose në miniera, nëpyje ose ndërmarrje të tjera shtetërore.

Viti i punës kishte një cikël të përcaktuar. Pas çdo Viti të Rifillonte fushata për hapjen e tokave të reja. Gjatë kësaj kohe, nga ora8 e mëngjesit deri në 4 pasdite, punëtorët pastronin tokën e pakultivuarmë parë. Kjo ishte një punë shumë e vështirë, sepse duhej çarë toka engrirë dhe kjo zgjaste dy muaj, janar dhe shkurt.

Duke filluar nga 15 marsi fillonte fushata e mbjelljeve tëpranverës. Të gjitha gratë ishin të detyruara të shkonin në fushë ngaora 5 e mëngjesit deri në 8 të darkës, me një pushim të vetëm nëdrekë, sa për të ngrënë po aty, në fushë.

Nuk kishte kopshte dhe çerdhe për fëmijët. Kështu që shumë gra i linin fëmijëtnë shtëpitë e tyre. Kur ktheheshin, pasi mbaronte dita e punës, ato duhej të përgatitnindarkën, por zakonisht fëmijët i gjenin në gjumë. Ndonjëherë njerëzit duhej të prisninderi në orën 10 të natës për të blerë bukën dhe kjo ishte gjithashtu shumë vonë përfëmijët. Në mëngjes fëmijët zakonisht shkonin në shkollë pa ngrënë, sepse nënatnuk ishin në shtëpi për t i ushqyer. Koha nuk mjaftonte as në drekë. Nëse gratëlejoheshin të shkonin në shtëpi, kishin dy orë kohë, që kalonte me gatimin, larjetdhe ngrënien. Meqë shumica e tyre kishin më shumë se tri fëmijë, ato duhej tënxitonin për të larë dhe tharë rrobat e fëmijëve të vegjël. Me gjithë këtë gjendje tëvështirë ato treguan durim të madh.

Veç të tjerave ato shpesh kishin mysafirë në mbrëmje: dy deri tri vizita nëjavë ishin të zakonshme. Gratë duhej t u shërbenin, sidomos vizitorëve meshkuj,

3. Familjet katolike dhe ato që na mbështetën lëvizjen nacionaliste të quajtur Balli Kombëtar upërndoqën rreptësisht gjatë regjimit komunist.

Miti i burrneshës

Page 94: perpjekja_15-16

94Përpjekja

deri në 12 të natës. Ishte punë e vështirë dhe koha nuk dilte për të plotësuar ndonjëdëshirë të tyre, për të dëgjuar radion, për të parë televizorin, për të lexuar librat,edhe nëqoftëse i kishin, gjë që nuk ndodhte shpesh.

Koha e korrjeve ishte një tjetër periudhë e vështirë për gratë, sepse edheatëherë shumica e punëve bëheshin prej tyre në zonën tonë malore. Dita fillonte nëorën 3 të mëngjesit. Nuk kishte pushime ose festa. Për të vizituar prindërit ose tëafërmit e tjerë jashtë fshatit gratë duhej të kërkonin leje, por në kohë fushatash atonuk jepeshin.

Gruaja tipike e fshatit sipas mendimit tim ishte e fortë, personaliteti i saj nuku shkatërrua, gjithnjë u përpoq ta jetonte jetën. Ajo mund të vriste veten, por nuk ebëri një gjë të tillë. Në vend të kësaj ajo e gjeti forcën për ta jetuar e sakrifikuar mbitë gjitha për të ardhmen e fëmijëve.

Zamonia 51-vjeçare, gjithashtu nga Homeshi, me ndrojtje, por me njëbuzëqeshje që shprehej edhe në zërin e saj, na tregon se si kishte jetuar:

U martova në moshën 17-vjeçare me mblesëri. Kam qenë embuluar me çarçaf deri në martesë dhe nuk kishte asnjë rëndësi nësee pëlqeja burrin ose jo, unë isha e tij.

Më kujtohet kur na u dogj shtëpia. Ishte koha e Enver Hoxhës.Unë kujdesesha për fëmijët dhe kur isha në punë, për ta kujdeseshinvjerri me vjerrën. Punoja vetëm për bukën: fitoja tre lekë për ditëpune,aq sa kushtonte edhe buka e misrit.

Përndjekja politikeNë Shkodër na priti Terezina 69-vjeçare, në një natë të nxehtë vere. Na gostiti

me karamele dhe me arançatë. Terezina ishte shumë e rënduar fizikisht, bënte gjesteme duar e me këmbë dhe fliste me zë të dredhur, gjë që shprehte dhimbjen egrumbulluar. Pinte vazhdimisht cigare dhe ishte e mallëngjyer gjatë gjithë intervistës,ndërsa tregonte për përndjekjen politikeqë kishin kaluar ajo dhe familja e saj gjatëperiudhës komuniste.

3

U linda në Shkodër më 1927 dhe pata një fëmijëri shumë tëbukur. Nuk kishim probleme ekonomike. Babai im punonte nëKonsullatën Italiane këtu. Skëterra filloi për mua kur ATA erdhën nëpushtet më 1944. Xhaxhai im u burgos menjëherë pas çlirimit përtentativë arratisjeje.

Më 1946 u përjashtova nga shkolla dhe u arrestova. U dënovanë fillim me dy vjet arrest shtëpie. Po këtë vit u bë revolta e Postribës,e para dhe më e rëndësishmja nga revoltat kundër regjimit komunist.

4. Kohë pas kohe, kur Enver Hoxha ndjente që fuqia e tij po pakësohej, ai shpallte armiq të rinjtë shtetit dhe nxiste luftën e klasave, e cila më vonë do të intensifikohej ose, siç thotë kjo grua,do të bëhej më e ashpër ).

Miti i burrneshës

Page 95: perpjekja_15-16

95Përpjekja

Si rezultat, nuk e kreva dënimin në arrest shtëpijak, por u burgosa,duke pritur gjykimin për 14 muaj në një qeli me burra, pa ujë për t ularë, gjë që ishte shumë e vështirë për mua, sidomos në ditët emenstruacioneve. Më lejohej të pija ujë një herë në ditë dhe të shkojanë banjo dy herë në ditë. Çastet më të vështira të kësaj kohe ishin kurdëgjonim të tjerët që torturoheshin, klithmat dhe zemërimin e tyre.Ishte më keq sesa të torturoheshe vetë. Kujtoj veçanërisht kushëririntim 21-vjeçar, djalin e xhaxhait, i cili u përpoq të arratisej dhe upushkatua në shtator të vitit 1947. Gjithashtu zëri i xhaxhait tim oshëtinakoma në veshët e mij, ndërsa vdiq në tortura. Pas 14 muajsh burri qëmë vonë u bë bashkëshorti im dhe unë u dënuam me 5 vjet heqjelirije.

Në fund të kohës së burgimit filloi tortura e vërtetë morale. Evetmja gjë që mund të bëje për të mbijetuar ishte të spiunoje: nerefuzuam. Kur dolëm nga burgu u martuam dhe u bëmë me fëmijë.Burri im ishte piktor, shkrimtar dhe përkthyes, por asnjërit prej neshnuk iu dha punë. Puna që gjeta ishte pastrimi i banjove. Tortura tjetërishte të shikoje fëmijët, nxënës të shkëlqyer, të mos u jepej e drejta evazhdimit të studimeve.

Takuam gjithashtu Aishen 50-vjeçare në Homesh dhe ajo na tregoi përndjekjenpolitike dhe ndikimin e varfërisë së detyruar në jetën e saj.

Babai im vdiq nga kanceri dhe nëna me vëllezërit punuan nëfushë. Kisha 6 vëllezër dhe isha vajzë e vetme. Ne luftuam, familjaime pati një biografi të mirë politike dhe nuk kishte probleme deri sau martova.

U martova në moshën 17-vjeçare në vitin 1963, kur lufta eklasave nuk ishte ende shumë e ashpër.

4 Burri im foli kundër qeverisë

dhe u burgos për 18 vjet. Për 18 vjet vëllai im nuk vinte të më shihtedhe unë isha e ndarë nga familja e prindërve, ndërsa nëna më takontefshehurazi. Fëmijëve iu mohua arsimimi.

Kemi vuajtur shumë dhe kjo vuajtje erdhi duke u rënduar. Ikemi provuar të gjitha vuajtjet. Unë jam 50 vjeç, por ju e shihni sedukem shumë më e vjetër, për shkak të jetës së vështirë që kam kaluar.Vuajtje të mëdha. Rrotull njerëz të këqinj dhe punë në fushë gjithëditën. Kjo ka qënë jeta ime.

5. Më 2 dhjetor 1845 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Një grup nacionalistësh(persona që kishin mbështetur Luftën nacionalçlirimtare ishin zgjedhur deputetë të kësajasambleje). Këta deputetë ishin kundër reformave komuniste, të cilat do ta çonin Shqipërinë nërrugën e socializmit. Më 1946 Grupi i deputetëve , siç u quajt në atë kohë, u shpallën tradhtarëtë vendit. Ata u gjykuan në një Gjyq Special dhe shumica u dënuan me vdekje. Ky grup akuzohejpër bashkëpunim me agjentë amerikanë dhe anglezë.

Miti i burrneshës

Page 96: perpjekja_15-16

96Përpjekja

Jeta e vështirë e bën njeriun më të fortë, por jo të keq. Tani unëkam një lopë dhe një dele dhe jetoj më mirë. Djemtë e mij janë jashtështetit, ku punojnë dhe më dërgojnë mjaft para. T ia lemë Zotit tëkujdeset për ne, që të mos kemi më probleme.

Në qytetin e Korçës Tefta 53-vjeçare na tregoi një histori se si Enver Hoxhakishte trajtuar edhe të ashtuquajturit miq të tij.

U linda në Korçë më 1943 në një familje intelektuale. Babaiim Foto Bala ishte një figurë e njohur në Korçë. Ai ishte i diplomuarnë Universitetin e Montpeliesë në Francën Jugore dhe u bë profesor ifilozofisë. Ai ishte gjithashtu një funksionar qeveritar.

Problemet tonafilluan që më 1946. Babai im ishte një ngadeputetët e gjykuar në Gjyqin Special

5. Në fillim ai u dënua me vdekje,

pastaj me burgim të përjetshëm dhe më vonë me 20 vjet heqje lirie, tëcilat i kreu deri në fund. A mund ta besoni këtë? Ai kish qënë një shoki Hoxhës që në Gjirokastër, kishin ndjekur së bashku shkollën në Korçëdhe në Montpelie, kishim banuar në një dhomë për një kohë të gjatë.Ata ishin shokë, por kjo nuk ndryshoi gjë. Shumica e intelektualëve upushkatuan ose u burgosën nga Enver Hoxha. Ata ishin 28 shokë,intelektualë dhe deputetë, të cilët u gjykuan në atë Gjyq Special. 25prej tyre u pushkatuan, ndërsa tre u burgosën.

Nënës sime iu lejua të vazhdonte punën si mësuese deri më1955, kur ne erdhëm në Tiranë për të jetuar me antarët e tjerë tëfamiljes. Në Tiranë ajo u dërgua të punonte puntore në një ndërmarrje.U lejuam të jetonim në Tiranë deri më 1962, kur u internuam për pesëvjet në Gradishtë. Atje qëndruam tre vjet e gjysëm, derisa babai ulirua nga burgu. Meqë nuk na lejohej të shkonim në Tiranë, u kthyemnë Korçë. Në atë kohë ishim të gjithë pa punë. Nëna ime punonte mehope në seleksionimin e patateve, por babai nuk mund të punonte. Mëvonë unë punova për 3-4 vjet si gjeologe, pasi i bëra kërkesë njëministri, por pas kësaj, lufta e klasave u ashpersua më tej ndaj u caktovapunëtore.

Në familjen tonë ne kemi gjetur forcë, duke parë që të tjerëtvuanin edhe më tepër se ne. Shikonim vështirësitë e tyre dhe prindëritna mësonin që të mos ankoheshim.

Këto janë histori të përpjekjeve dhe forcës së grave, të cilat kanë vuajtur dhekanë përballuar vështirësitë në fushat politike, ekonomike dhe shoqërore në jetën etyre. Këto janë tregime që ato ua kanë futur në gjak bijave të tyre, si mësime nga ekaluara e tyre familjare dhe si shembuj dhe standardë për jetën e tyre.

6. Dhora Leka, nëna ime, Tiranë: Shtëpia Botuese Monroe , 1994, f. 5.7. Po aty, f. 14.

Miti i burrneshës

Page 97: perpjekja_15-16

97Përpjekja

Bijat dhe mbesatPra, çfarë na thanë bijat dhe mbesat për paardhëset e tyre? A solli ndonjë

ndryshim sakrifica, puna e vështirë dhe durimi i gjysheve dhe i nënave të tyre përto? A ndikuan ato në jetën dhe veprimet e tyre? Qëllimi i këtij kapitulli është të japëshembuj të veçantë nga kujtimet e bijave dhe ndikimin e këtyre shembujve në jetëne tyre.

Ndërmjet grave të intervistuara kishte dhe personalitete të njohura. Prej tyreDhora Leka foli në veçanti për ndikimin e thellë që ka patur nëna e saj mbi jetën dhekarakterin e Dhorkës. Dhora është e njohur në të gjithë Shqipërinë si shkrimtare,kompozitore dhe luftëtare e lirisë. Ajo luftoi si partizane në luftën për çlirimin eShqipërisë nga fashistët dhe ishte një nga antaret e para të Partisë Komuniste. Luftoisi idealiste, duke sakrifikuar për lirinë e vendit, demokracinë dhe barazinë e njerëzve.Ajo u frymëzua në atë periudhë për të shkruar këngët që këndonin partizanët. Pasluftës ajo studioi muzikë në Konservatorin Çaikovskij të Moskës dhe u kthye nëShqipëri, ku pa se idealet për të cilat kishte luftuar nuk po realizoheshin dhe folikundër Enver Hoxhës dhe diktaturës. Si rezultat, u burgos dhe kaloi gjithë jetën esaj në burgje dhe internime, deri në ndryshimet demokratike të vitit 1991. Gjatëinternimit ajo shkroi katër opera, si dhe shumë këngë dhe poezi. Së fundi, në 100-vjetorin e lindjes së nënës Dhora ka shkruar një libër mbi nënën e vet dhemarrëdhëniet ndërmjet tyre.

Nëna ime kishte një dëshirë të madhe për arsimin, por kjo nukishte e mundur për të. Ajo nuk mund të shkruante dhe as të lexonteshqip. Megjithëse jeta e saj ishte një luftë për të mbijetuar ajo e jetoiatë me trimëri, dhe e ndërgjegjshme deri kur vdiq në moshën 94-vjeçare. Ajo kishte një dëshirë të madhe për të jetuar, megjithëse jetae saj ka qënë gjithnjë një betejë në rritje,

1 një luftë për ekzistencë.

Varfëria në kohët e vështira kurrë nuk ia hoqi dëshirën për të jetuar.Kam mësuar shumë gjëra nga nëna ime. Ajo më mësoi të jem

e fortë dhe të urrej padrejtësinë. Ajo më mësoi të mos i pranoja gjëratashtu siç ishin. Kujtoj disa nga fjalët e saj:

Dëgjo këtu, bija ime, njeriu është i fortë, më i fortë se guri,hekuri dhe çdo gjë tjetër në botë. Më shiko mua, nënën tënde, kammbajtur mbi shpatulla ngarkesa shumë të rënda, por siç e sheh kurriziim nuk është përkulur .

7

Ndikimi i nënës mbi mua ka qenë shumë i madh. Ajo më dhamua çdo gjë. Ajo më dha besimin në forcën e individit dhe në vlerat evuajtjes. Ajo shpesh më kujtonte nëqoftëse nuk do të vuash, nuk dotë arrish të kuptosh se ç është vuajtja dhe nuk do të kujtohesh përhallet e të tjerëve . Ajo i rriti fëmijët e saj me vlerat e ndershmërisë

8. Po aty, f. 54.9. Po aty, f. 44.

Miti i burrneshës

Page 98: perpjekja_15-16

98Përpjekja

dhe të së vërtetës dhe i mësoi të jetonin me ndërgjegje të pastër.Nëna ime kishte një besim në të ardhmen dhe dëshirë për liri.

Ajo ishte gjithmonë optimiste dhe vazhdimisht na kujtonte se edhesikur ju të mos e doni jetën, jeta ju do juve .

8 Ajo ishte krenare për

fëmijët e saj dhe na jepte kurajo: Kush thotë të vërtetën asnjëherës duhet të frikësohet . Unë s jam trembur as nga fashistët, as nganazistët. Unë s trembem nga askush. Kush thotë të vërtetën nuk kafrikë nga askush dhe nga asgjë .

9 E vetmja gjë së cilës ajo i trembej

dhe nuk e pranonte ishte padrejtësia.

Nëna e Dhora Lekës, fjalët dhe veprimet e saj patën një ndikim të thellë mbitë bijën, duke e drejtuar atë në luftë kundër padrejtësisë, me armë dhe me këngë.Ato i dhanë asaj forcë për të kapërcyer tmerret e burgut dhe të internimit, si dhe përta jetuar jetën e saj me dinjitet, duke ruajtur optimizmin dhe zemrën e hapur. Edhesot ajo përpiqet të mbështesë artistët e rinj shqiptarë.

Ndikimi i tregimeve dhe sakrificave mbi gratë e tjera nuk ka qënë më i pakët.P.sh. Irena 36-vjeçare, mësuese e kimisë në shkollën e mesme të Shkodrës na tregon:

Megjithëse babai im ishte i talentuar dhe i suksesshëm nëprofesionin e tij, ai shihej me sy të keq nga qeveria. Ai gjithmonëështë parë si borgjes, sepse kishte studiuar jashtë shtetit. Megjithëkëtë vetë Enver Hoxha e vlerësoi babain tim, sepse ai bëri vërtet shumëpër zhvillimin e bujqësisë. Sidoqoftë, tre muaj më vonë ai u quajtsabotator dhe u dërgua në fshat si punëtor i thjeshtë fushe.

Tre vitet e mëpasme ishin një periudhë shumë e vështirë përfamiljen tonë. Ne ishim 5 fëmijë dhe unë isha më e reja. Vëllezëritdhe motrat ishin të detyruar të punonin dhe të mos vazhdonin studimet.Jeta ishte e vështirë me 5 fëmijë dhe me gjyshen që jetonte me ne. Mëkujtohet që koha më e vështirë ishte atëherë kur nëna shkonte dheshiste gjak, për të patur para të mjaftueshme për të na ushqyer. Kur emësuam se çfarë kishte bërë, ne i puthëm dorën. Ajo e bënte këtëveçanërisht në prag të Vitit të Ri, në mënyrë që të shtronte një tryezëtë mirë. Ne fëmijëve kjo na u duk e tmerrshme dhe qamë kur pamëkrahun e saj, të nxirë dhe të mavijosur.

Nikoleta, nga Korça, një grua tërheqëse 45-vjeçare, por që nuk dukej e kësajmoshe, na tregoi një histori rreth heroizmit të gjyshes së saj:

Familja ime është nga një fshat pranë Korçës, i quajtur Polenë.Fshati është në rrëzë të një mali dhe ishte një vend ideal gjatë luftëspër liri. I gjithë fshati ishte bazë për partizanët e Luftës Nacional-Çlirimtare. Kujtoj historitë që më tregonin mbi trimëritë e gjyshessime, e cila u vra gjatë luftës. Ajo shoqëronte disa partizanë për t i

Miti i burrneshës

Page 99: perpjekja_15-16

99Përpjekja

nxjerrë ata nga një rrethim, por u vra gjatë rrugës. Kur ndjeu dhimbjete forta, s ia doli dot mbanë të shpëtonte veten.

Ndërmjet vajzave të brezit të ri të intervistuara, shëmbujt e mëposhtëmtregojnë ndikimin e këtyre ngjarjeve në jetën e tyre. Gratë që përbëjnë brezin e rijanë ato të moshave 16 deri 29 vjet. Moshat më të mëdha të këtij brezi, të lindurapara 1978-s, kanë lindur në Zenith të pushtetit komunist dhe pjesën më të adhe tëformimit të personalitetit të tyre, pas prishjes me Kinën, e jetuan kur rënia e sistemitishte pingule dhe më e prekshme. Më të rejat e këtij brezi kishin lindur në vitet etatëpjetës së regjimit komunist dhe të varfërisë që lidhej me të. Ato erdhën në moshëne pjekurisë në kohën e kaosit që lindi gjatë përpjekjeve për të fshirë të kaluarënkomuniste dhe për të vendosur demokracinë. Të gjitha gratë e këtij brezi janë përballurme përvojën në rritje, si dëshmitare okulare të një revolucioni në vendin e tyre, dhetë një ndryshimi të mënyrës së jetesës dhe të veprimeve, në një tërësi krejtësisht tëre rregullash dhe zakonesh shoqërore, ekonomike dhe politike. Në shumë drejtimegratë e këtij brezi përsërisin përvojën e gjysheve të tyre. Ato po arrijnë në moshën epjekurisë në një kohë kur rregullat e vjetra po kapërcehen, ndërsa të rejat janë akomapër t u përcaktuar, në një kohë të turbullt të historisë së vendit, ku idetë dhe idealete reja sapo janë duke u futur.

Adia, një maturante 18-vjeçare nga Tirana shpreh gjallërisht ndjenjat e sajpër kohën kur po rrëzohej qeveria komuniste:

Më kujtohet se ishim 12 apo 13 vjeç kur ndodhën këtondryshime. Bota jonë u kthye përmbys. Kishte skandale dhekorrupsion. Udhëheqësit e vjetër politikë, të cilët më parë nderoheshin,na dolën mashtrues. Dikush duhej të kujdesej për ne, por edhe neduhej të kujdeseshim për veten tonë. Brezi ynë duhet të kuptojë se tëgjitha gjërat që na ishin thënë më parë kanë qënë gënjeshtra tëjashtëzakonshme. Ne duhet të gjejmë forcën që të përballojmë këtërealitet.

Për gratë e reja vështirësia e kësaj kohe ishte edhe më e ndërlikuar, sepse atoishin të ekspozuara ndaj një rreziku të madh. Ato shpesh u bënë dëshmitare tëdemostratave, shkatërrimeve dhe krimeve nëpër rrugë dhe panë të rrezikuar sigurinëe tyre. Veç kësaj, prindërit e tyre, gjithashtu në merak për sigurinë e bijave të tyre, ukufizuan atyre me ashpërsi edhe aktivitetin e përditshëm, duke arritur edhe deri sat u ndërprisnin vazhdimin e shkollës. Si rezultat, një numër i madh të rejash në këtëkohë lanë shkollën dhe nuk e vazhduan më kurrë atë. Kështu jeta e tyre jo vetëm qëndryshoi, por i gjithë botëkuptimi i tyre u trondit. Gjithçka që ato kishin mësuar mëparë u vu në provë. Bota u kthye nga një vend, sado i vështirë apo i mbyllur, në njëvend të paqartë e të rrezikshëm. Dukej sikur s kish mbetur asgjë, as ushqim, asrregulla, as ndonjë vend për të kaluar kohën. Shumë nga vajzat u ndanë dhe ngavëllezërit, baballarët dhe xhaxhallarët e tyre, të cilët emigruan, duke i lënë ato nëpasigurinë e tyre dhe pa mbrojtjen tradicionale që u siguronin më parë të afërmit e

Miti i burrneshës

Page 100: perpjekja_15-16

100Përpjekja

tyre meshkuj.

Matilda 17-vjeçare, nxënëse në Tiranë, shpjegon se forca e saj për të kapërcyertë tilla sfida në jetën e saj, vinte nga e ëma: Nëna ime ka qënë një shembull i mirëpër mua. Ajo ka një forcë, të cilën nuk e kam parë në ndonjë grua tjetër. Si ngamënyra me të cilën më edukoi, me tregimet dhe legjendat dhe në çdo gjë që ajothotë, tregon se është e fortë. Ka qënë një shëmbull i mirë për mua .

Një grua e re nga Luzi i Vogël thotë: Burimi kryesor i forcës është familjaime, veçanërisht nëna dhe motrat. Ne merremi vesh shumë mirë, i kemi hapur zemratdhe ndihmojmë njëra-tjetrën .

Në Shkodër Alma 19-vjeçare shpreh me bindje admirimin e saj për t mën, ecila ishte ndarë nga i shoqi, kur Alma ishte shumë e re.

Sipas ligjit unë duhej të jetoja me nënën dhe të takoja babainkohë pas kohe. Ishte e vështirë për mua të largohesha nga prindi pasçdo takimi, sepse më dukej sikur nuk do ta takoja më. Shikoja shoqetqë kishin prindërit bashkë dhe ndjenja mungesën e njërit prind.Sidoqoftë, pasoja më e madhe ra mbi nënën. Ajo ishte puntore dhekishte kaluar një jetë të vështirë. Vinte nga një familje fshatare e varfër.Gjyshja ime kishte lindur 11 fëmijë, tetë nga të cilët kishin vdekurnga varfëria dhe nga mungesa e kujdesit mjeksor. E admiroj nënëntime sepse ajo asnjëherë nuk u zhyt në dëshpërim. Ajo ishte një gruashumë e fortë. Çdo veti timen e kam nga nëna dhe ia kushtoj asaj.

Bijat dhe mbesat vazhdojnë të jetojnë në kohë të turbullta, ndërsa presinndryshime që mund të vijnë nga kontakti i afërt me vendet më të zhvilluara të Europësdhe nga një arsim më i zhvilluar, por vazhdojnë të mbeten të zhgënjyera, ndërsapastabiliteti social, krimi dhe ankthi i luftës në Ballkan janë një shënjë e keqe nëjetën e tyre. Vetëm koha do ta tregojë nëse historitë e parardhëseve të tyre do tëpërcaktojnë sjelljen dhe karakterin e tyre. Sidoqoftë, sipas këtyre intervistave,ndikimet kulturore janë të fuqishme.

Përmbledhje dhe përfundimeFjalët e një gruaje të re në Berat përmbledhin me një gjuhë të bukur dhe të

plotë, ndikimin e historive të familjes së saj mbi karakterin dhe botkuptimin e sajmbi jetën. Juliana Kurti, 17 vjeç, fliste me pasion dhe poezi. Fjalët e saj shprehninqartësisht rolin e grave në frymëzimin e bijave të tyre për ruajtjen e virtyteve tëgruas shqiptare, të pasqyruar në mite, legjenda dhe tregime të grave shqiptare.

Historikisht gruaja shqiptare qëndron mbi të gjitha krijesat etjera njerëzore. Asaj i është dashur të vuajë shpirtërisht dhe materialisht,edhe në dashuri. Familja ka qenë një ngrehinë e mbështetur nga gruaja

Miti i burrneshës

Page 101: perpjekja_15-16

101Përpjekja

dhe anasjelltas.Gruaja shqiptare ka qenë një strehë e madhe ku të gjithë kanë

gjetur ngrohtësi dhe mbështetje. Ajo përfaqëson një skulpturë të madhedhe jeta ka gdhendur në të momentet më të rëndësishme të jetës sëfamiljes së saj. Ajo gjithmonë ka ëndërruar diçka në jetën e saj, dhekjo e ka mbajtur atë të gjallë.

Puna gjatë jetës së tetos sime Vigerje, i jep lehtësim edhe gurit.Është një karakteristikë e grave shqiptare të sakrifikojnë për

fëmijët e tyre. Nëna ime thotë që ajo i ka harruar sakrificat dheproblemet, sepse fëmijët e saj janë shumë të mirë. Shumica e nënaveshqiptare janë të tilla. Sakrifica është fjala që ato e kuptojnë më mirënë gjuhën e tyre.

Babai im më ka treguar gjithashtu histori të grave shqiptare tëforta si burrat. Këto gra historike vinin nga krahina e babait tim. Nukmë kujtohen këto histori në këtë moment, por më kujtohet që gratëishin të forta dhe energjike si unë. Babai gjithmonë më ka thënë: Tije shpata ime që çan botën në copa të vogla. Ti do ti arrish qëllimet etua në jetë .

I ushqyer nga mitet e lashta dhe legjendat historike, ashtu si edhe tregimet ebrezave të grave, miti i burrneshës , gruas së fortë si burrë, gruas që sakrifikon dhepërballon çdo gjë, që triumfon përballë armiqësinë, është plotësisht i gjallë në gratëe Shqipërisë sot dhe po i përcillet brezit të ri të grave. Ai është pjesë e këtij identitetidhe u shërben atyre shumë në përballjen me sfidat që jeta paraqet sot dhe u kaparaqitur në të shkuarën. Në fakt, karakteristikat e burrneshës , forca dhe durimi,të përziera me zemrën e hapur dhe optimizmin janë diçka më tepër se sa miti, legjendaapo tregimet. Ato janë një mënyrë jetese për gratë e Shqipërisë.

Miti i burrneshës

Page 102: perpjekja_15-16

102Përpjekja

Emigracioni shqiptar në Amerikën e VeriutDëshmi mbi mitin politik

Nga Annie LafontainePh.D. në antropologjiUniversiteti i Montrealit

HyrjeObjekti i këtij punimi është paraqitja e një analize paraprake të disa fakteve

të treguara nga shqiptarët rreth transformimit të identitetit të tyre personal gjatëkohës së qëndrimit në Amerikën e Veriut, lidhur me disa aspekteve mitike tëideologjive socio-politike shqiptare dhe amerikano-veriore.

Unë nuk do t i paraqes tregime mitike, por fragmente të mitit që mund tëshquhen në retorikën e përcaktimit të identitetit në marrëdhënie me ideologjitëpolitike. Këto fragmente të miteve u përkasin tregimeve mitike, të cilat rrënjosenhistorikisht, edhe nëse përmbajnë tema të cilat janë universale, siç është ajo eorigjinës. Çështja në të cilën duhet të përqëndrohem është mënyra se si individët ipërdorin këto fragmente për të pozicionuar vetveten në lidhje me ideologjitë politike,veçanërisht në situatën e migracionit.

Analiza e tregimeve që po paraqes merr kështu dy drejtime: ndërthurja eimazheve mitike të një ideologjie socio-politike shqiptare me metaforat enacionalizmit amerikanoverior si dhe qëndrimet e mbajtura nga shqiptarët që jetojnënë Amerikën Veriore ndaj proçesit të tranzicionit të Shqipërisë përsa i përkettransformimit të identitetit të tyre individual.

TregimetNë vazhdim paraqitet përmbledhja e dy tregimeve. I pari është ai i një personi,

të cilin e kam takuar një herë në Bronks në prill 1999. I jam referuar atij për arsye tëfutjes së tij në komunitetin shqiptaro-amerikan. I dyti është ai i një personi, të ciline takoj rregullisht që nga shtatori 1998, sepse është duke më mësuar gjuhën shqipe.Por tregimi që do të paraqes bazohet mbi një takim të veçantë.

Personi i parë: Petriti (emër joreal)E takova Petritin në zyrën e tij të vogël në redaksinë e një gazete shqiptare që

ndodhet në Bronks, ku ai ka punuar nga viti 1992 deri më 1999. Megjithëse më thaqë ndihej i çuditur nga fakti që ishte bërë objekt intervistash dhe raportesh që nga

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 103: perpjekja_15-16

103Përpjekja

fillimi i luftës në Kosovë, ndërkohë që gjithnjë kishte qenë ai reporteri, më pas shtoise ishte kënaqësi për të që të më fliste rreth komunitetit shqiptaro-amerikan dheeksperiencës së tij të migracionit.

Ai e konsideron Bronksin si qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan(komunitet që për të përfshin kosovarët dhe shqiptarët nga Shqipëria) dhe e kuptonqë puna e tij në gazetë e ka vendosur në qendër të komunitetit shqiptar të zonës, sidhe në vijën kufitare midis komunitetit të tij dhe shoqërisë amerikane në përgjithësi.Ndjehet i privilegjuar sepse mund të shihte shoqërinë amerikane dhe komunitetinshqiptar nga një pikë relativisht e jashtme vështrimi.

Petriti më tha se ka ardhur i vetëm nga Prishtina në SHBA më 1992 në moshën31-vjeçare për arsye politike. Nuk m i shpjegoi me hollësi këto arsye, por më tha qëkishte qenë pjesëmarrës në manifestimet e studentëve më 1991 dhe autoritetetjugosllave e ndiqnin. Ai më tha, pa më dhënë shumë detaje, se e kishte marrë statusine refugjatit në Kosovë dhe pastaj kishte ardhur në SHBA. Më vonë kishte tërhequratje vëllain dhe prindërit. Tani jeton në New Jersey së bashku me gruan e tij shqiptaro-amerikane, e cila ka lindur dhe është rritur në Buffalo, si dhe dy fëmijët, të cilëtkanë lindur në SHBA.

Petriti e konsideroi veten pjesërisht shqiptar i Kosovës dhe pjesërisht amerikandhe nuk ka qëllim të kthehet në Kosovë. Megjithatë këtë ma tha me një farë ngurrimi.Ai e di që në përgjithësi njerëzit që kanë lënë Kosovën duan të kthehen atje, pasivendi të jetë çliruar. Ndryshe nga të tjerët, Petriti bazohet në faktin se ai ka filluar tëkrijojë shoqërinë e tij dhe të punojë si amerikan, duke u asimiluar gjithnjë e mëshumë, por në të njëjtën kohë duke ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare.Shoqëria amerikane, thotë ai, është sa asimiluese aq edhe liberale. Ky vend të lejontë jetosh me një identitet të dyfishtë. Sipas tij respektimi i diferencave kulturore, icili është gjithnjë i pranishëm në jetën amerikane, është një nga arsyet për të cilatshqiptarët kanë ndjenja respekti dhe nderimi për Shtetet e Bashkuara. Shumë ngabashkëvendasit e tij, tha ai, janë amerikanë të pastër , aq sa janë edhe shqiptarë tëpastër . Petriti mendon se është e rëndësishme ta jetosh jetën në kontekstin e dykulturave, dhe ai po ia kalon vlerat e të dy kulturave fëmijëve të tij.

Megjithëse thekson se nuk do të kthehet në Kosovë, ai mendon se zotërimi iterritorit të Kosovës nga shqiptarët është kushti kryesor për ruajtjen e identitetitshqiptar te njerëzit që kanë lënë atdheun. Identiteti i tij shqiptar, thotë ai, bazohet nëfaktin që Kosova është akoma e banuar nga shqiptarët etnikë. Për të është e pamundurtë mendosh për qëndresën e një identiteti shqiptar në Kosovë, nëse nuk do të ketëmë shqiptarë që të banojnë atje. Ai vazhdon se, një pjesë e jetës së tij, që ështëfamilja, duhet të qëndrojë në Kosovë, përndryshe identiteti i tij është i humburpërgjithmonë. Sipas tij edhe njerëzit që kanë lindur në Amerikë e kanë këtë ndjenjë.Familja, ndaj së cilës ai është i përkushtuar, konsiderohet nga shqiptarët si bartëse evlerave kryesore, një nxitës i dashurisë së tyre për Ilirinë, këtë vend që ata nuk ekanë parë kurrë. Kjo shpjegon edhe faktin pse shumë prej tyre janë bashkuar merradhët e UÇK-së. Çdo shqiptar, sipas tij, ka origjinë ilire dhe ëndërron realizimin eidesë së Shqipërisë së Madhe.

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 104: perpjekja_15-16

104Përpjekja

Duke vlerësuar në të njëjtën mënyrë edhe komunitetin shqiptaro-amerikan,Petriti më shpjegon se lufta i ka bashkuar kosovarët me shqiptarët. Ata deri në këtëkohë nuk kanë punuar së bashku, sepse nuk e kanë ndjerë nevojën, sepse kanë qenëtë ndarë për arsye politike dhe fetare, dhe sepse nuk kanë patur të njëjtin sfondhistorik. Petriti mbron idenë se kosovarët, të kërcënuar nga serbët, u bënë nacionalistë,ndërsa shqiptarët nuk u bënë të tillë për faktin e thjeshtë sepse kanë jetuar të lirë sishqiptarë.

Sipas Petritit, pas fillimit të luftës, shqiptarët nga Shqipëria e panë sebashkëatdhetarët e tyre kishin nevojë për ndihmë. Mikpritja e tyre tipike, sipas Petritit,çoi në krijimin e një solidariteti të ri, një tjetër hap përpara drejt realizimit tëbashkimit. Siç thotë ai, gazeta ku ai punon luajti një rol të madh në bashkimin ekosovarëve me shqiptarët në zonën e qytetit të Nju-Jorkut.

Për të shpjeguar arsyet përse ai mendon se pluralizmi etnik është i drejtë përAmerikën dhe i gabuar për Ballkanin, Petriti thotë se në Ballkan njerëzve nuk upëlqen të jetojnë me pjestarë të grupeve të tjera etnike. Përzjerja e komuniteteve nëBallkan nuk është një ide e mirë, sepse diversiteti etnik mund të çojë në genocid nëkëtë zonë. Jugosllavia ishte një bashkim i detyruar, në të cilin njëra nga pjesët,Serbia, nuk e respektoi marrëveshjen. Si rrjedhim, vazhdon ai, ndarja ishte enevojshme. Tani ai është përfshirë në politikë nga pozicioni i tij në SHBA nërealizimin e këtij objektivi.

Vuajtja e shkaktuar nga emigrimi dhe proçesi i përshtatjes shprehet veçanërishtnga një retorikë e fortë bashkimi dhe hibridizimit: bashkimi i komunitetit shqiptaro-kosovar në Amerikë, ai i Kosovës me Shqipërinë në Ballkan, si dhe, nga ana tjetër,ruajtja e identitetit të shqiptarit të Kosovës në mënyrën amerikane të jetesës.

Në tregimin e personit tjetër do të shohim se si vuajtja e tij shprehet me njëretorikë të kundërt, të përjashtimit dhe izolimit.

Personi i dytë: Olsi (emër joreal)Olsi është një tridhjetëvjeçar shqiptar që arriti në Kanada më 1995, pasi u

largua nga Greqia. Prindërit e tij jetojnë akoma në Tiranë kurse motra e tij jeton nëItalinë e Jugut. Olsi përfitoi statusin e refugjatit kur arriti në Kanada. Ai asnjëherënuk kishte ëndërruar të jetonte në Amerikë. Ndjeu nevojën të largohej nga vendi i tijpër arsye se nuk gjente punë. Do të dëshironte të jetonte me mirë në Evropë, përshkak të afërsisë gjeografike dhe kulturore me Shqipërinë. Tani jeton në Montrealme një grua të re me origjinë ruse.

Olsi e konsideron veten shumë nacionalist, por ngul këmbë në faktin se sinuk ka asgjë kundër popujve të tjerë ose feve të tjera. Ai beson se shqiptarët mësohentë bëhen nacionalistë që në moshë shumë të re. Feja e vërtetë shqiptare, thotë ai,është thjesht të jesh shqiptar. Të mos jesh nacionalist do të thotë të jesh një bastard.Nacionalizmi është çështje e mbijetesës individuale dhe kolektive. Kjo gjë është errënjosur thellësisht në mentalitetin shqiptar.

Sipas tij është e pamundur të jesh i dyfishtë. Rrjedhimisht ai nuk i kuptonshqiptarët që jetojnë në përvojën etnike të përzierjes amerikane . Ai nuk ndjehet

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 105: perpjekja_15-16

105Përpjekja

as amerikano-verior e as kanadez, megjithëse ka vënë re se shumë shfaqje tëpersonalitetit të tij kanë ndryshuar. Për shembull, tani ai e konsideron veten tolerantpërballë njerëzve të përkatësive dhe kulturave të tjera etnike.

Olsi vëren se ai ka qenë i detyruar ta përshatë veten mjaft shpejt me mënyrënamerikano-veriore të jetesës dhe ka gjetur kohën për të analizuar anët pozitive dhenegative të asimilimit, duke përfunduar se nuk ka të asgjë më të keqe se sa tëhumbasësh kulturën tënde kombëtare. Pa kulturën tënde nuk mund të identifikoshvetveten. Fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë në një fazë të mëvonshme mund taidentifikojnë veten si amerikanë. Që këtej del përgjegjësia e prindërve që t u mësojnëfëmijëve të tyre kulturën dhe veçanërisht gjuhën shqipe.

Olsi dallon dy tipe shqiptarësh që jetojnë në Amerikën e Veriut. Të parët ataqë kanë ardhur sepse e kanë ndjerë veten të tërhequr nga kultura amerikanoveriore.Këta njerëz janë të sinqertë, por, mendon ai, edhe të gënjyer: ata besojnë në mënyrëtë verbër Ëndrrën amerikane . Këta shqiptarë do t i humbasin shpejt rrënjët e tyrekulturore dhe do të asimilohen nga amerikanët. Pastaj janë shqiptarët që nuk eidentifikojnë veten me amerikanoveriorët. Këta e identifikojnë veten vetëm sishqiptarë. Ata përpiqen të ruajnë vlerat, parimet dhe traditat e tyre. Shumë prejkëtyre njerëzve vijnë në Amerikën Veriore si refugjatë.

Megjithëse nuk e përcakton, Olsi bën pjesë në një kategori të tretë. Ai besonse është shumë i hapur ndaj kulturave të tjera. Flet disa gjuhë evropiane dhe shokëte tij janë nga e gjithë bota. Megjithatë ai mbahet tek vlerat shqiptare, veçanërishttek familja. Nuk e kupton pse të rinjtë amerikanë largohen nga familja aq shpejt.Arsyeja pse ai u largua ishte sepse ishte i detyruar. Por, sidoqoftë, nuk do të kthehetnë Shqipëri për të krijuar një familje për arsye të varfërisë, dhunës dhe korrupsionit.Ai ndjen që atdheu po humbet vlerat e tij. Por, nuk është i sigurtë nëse do të krijojëfamilje në Amerikën e Veriut, ku ai mendon se shteti është shumë i pranishëm nëçështjet familjare.

Sidoqoftë Olsi beson se kanadezët janë shumë tolerantë, ndoshta tepërtolerantë, për arsye se ata nuk kërkojnë me forcën e mjaftueshme respektin që utakon nga njerëzit që venë në vendin e tyre. Ai beson se mund të jetë plotësishtshqiptar dhe përsëri të përfitojë nga pasaporta kanadeze. Olsi ka të gjithë lirinë dhetë gjitha epërsitë ekonomike, pa qenë i detyruar të shndërrohet në dikë tjetër. Sipastij, Kanadaja është një paradoks. Ai mendon se Kanadaja është në të njëjtën kohëtokë e të gjithëve dhe tokë e askujt, se askush nuk ka pretendime territoriale si nëBallkan, se gjithkushi tolerohet. Teksa mbron këtë ide Olsi duket se po asimilonshumë më tepër ideologji politike kanadeze se sa mendon ai vetë.

Olsi mendon se homogjeniteti kulturor, si ai i Shqipërisë gjatë fëminisë sëtij, është situata ideale. Në Shqipëri familja dhe grupi etnik janë pothuajse një dhe ivetëm. Megjithatë ai mendon se tranzicioni i egër drejt kapitalizmit po shkaktonndryshime në mentalitet dhe homogjeniteti kulturor ideal dalngadalë po zhduket.Komunizmi deri në fund të jetës së tij, thotë ai, siguroi mbijetesën e disa prej vleravetradicionale shqiptare.

Edhe pse Olsi beson se versioni shqiptar i historisë është më i vërteti dhe se

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 106: perpjekja_15-16

106Përpjekja

uniteti etnik i territorit është shumë i rëndësishëm për t u mbrojtur, ai nuk do tëbashkohet me UÇK-në. Beson se është patriot, por nuk është i vullnetshëm të vdesëpër vendin e tij. Paqja, thotë ai, është gjëja më e rëndësishme. Për të nuk ka shumërëndësi nëse Kosova është ose jo pjesë e Shqipërisë. Sipas tij të jesh shqiptar nukështë çështje kufijsh territorialë, por çështje kulturore dhe edukimi. Nuk ka diferencëndërmjet të qënit shqiptar në Shqipëri, diku në Evropë apo në Amerikë.

AnalizëParaqita këto dy raste në mënyrë që të tregoj dy pikpamje të kundërta që

lidhen me ndërthurjen e përfytyrimeve mitike, sepse ato kanë të bëjnë me shndërrimine identitetit te emigranti. Nga njëra anë Olsi i ardhur nga Shqipëria, një vend imbyllur për të paktën pesëdhjetë vjet, me tregimet e tij fokuson në ruajtjen e identitetitnëpërmjet konservatorizmit dhe homogjenitetit. Por ai gjithashtu përdor një retorikëqë tregon sinqeritet, sepse ka të bëjë me përshtatjen e tij në Amerikën e Veriut. Ngaana tjetër Petriti, i cili vjen nga Kosova, pjesë e Jugosllavisë, një vend më i hapurme botën, por me tensione etnike brenda tij, ka një llogjikë që mbështetet nëzhvillimin e identitetit të tij nëpërmjet hibridizimit. Por ai gjithashtu thekson faktinse çdo shqiptar i Kosovës duhet të lërë një pjesë të familjes së tij në atdhe, në mënyrëqë të ruajë identitetin. Si Olsi edhe Petriti duket që janë kontradiktorë dhe kanëndryshime në identitetin e tyre dhe në mendimet për emigracionin. Mund të shihetpërplasja e dy miteve politike të ndryshme dhe të vërehet se si Olsi dhe Petritipërdorin fragmente të këtyre miteve në mënyra të ndryshme për të ndërtuar njëtregim koherent.

Në Transnationalism from Below 1 (Tansnacionalizmi nga poshtë), Guarzinodhe Smith kanë vënë re se individët migrantë zhvillojnë shumë idetitete politike,ndërkohë që rikonfirmojnë disa përfytyrime mitike që i kanë patur më parë. Këto dyraste vërtetojnë pikërisht këtë ide. Për Petritin proçesi i migrimit shumfishonidentitetet politike, por besnikëria e tij politike ndaj atdheut mbetet e fortë. Nga anatjetër për Olsin proçesi i migrimit çon në riformulimin e identitetit politik shqiptar,ndërsa në të njëjtën kohë nxit një mosangazhim politik ndaj Shqipërisë dhe njëtolerancë ndaj diversitetit kulturor.

Një nga çështjet kryesore të bisedave ishte kontrasti ndërmjet përfytyrimevemitike amerikanoveriore të demokracisë liberale, pluralizmit, tolerancës, barazisëdhe lirisë individuale, dhe përfytyrimeve mitike, shqiptare ose ballkanike, tëhomogjenitetit territorial sociokulturor, i cili lidh atdheun me shtëpinë dhe kombinme familjen. I ndërtuar pjesërisht rreth personit të emigrantit themelues-ndërtues tënjë kombi pluralist, i bashkuar nga parimet liberal-demokratike, miti politik amerikanduket plotësisht në opozitë me atë shqiptar. Për shembull, në dimensionin amerikanliria është një e drejtë individuale që i lejon njerëzit të jetojnë identitetin e tyrepersonal. Në dimensionin shqiptar liria është një e drejtë kolektive e të jetuarit bashkë

1. Michael Peter Smith and Luis Eduardo (eds.), 1998, Transnationalism from Below, Com-parative Urban & Community Research volume 6, New Brunswick (USA) & London(U.K),Transaction Publishers, p.9.

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 107: perpjekja_15-16

107Përpjekja

në të vetmen dhe në të njëjtën mënyrë. Ky lloj konceptimi i kombit shqiptar mënjanonmundësinë e pluralizmit dhe të ndarjeve të bazuara në përkatësitë klanike dhe fetare,siç janë treguar në tekstin e Draper-it The conceptualisation of an Albanian Na-tion 2 (Konceptualizimi i një kombi shqiptar).

Petriti idealizon asimilimin nga ana e tij të këtyre përfytyrimeve mitike tëkundërta. Ndërsa Olsi ndjehet vazhdimisht i kërcënuar prej asimilimit nga ideologjianacionale amerikane. Sipas tij ndërthurja është e pamundur. Për Petritin fuqia eidentitetit të tij personal mbështetet në dualitetin e tij të përkryer. Për Olsin fuqia eidentitetit të tij vjen nga rezistenca e arsyetuar ndaj proçesit asimilues të ideologjisënacionale amerikanoveriore mbi mënyrën e jetesës dhe parime të pranueshme.Sidoqoftë ato kanë mangësitë e tyre, si indiferenca, individualizmi dhe dhuna socialeqë rrjedh prej tyre. Ai shpreson të ruajë ëndrrën shqiptare për një shoqëri etno-kombëtare që funksionon në imazhin e një jete të përkryer familjare: ndihmë endërsjelltë, respekt për të moshuarit, homogjenitet mendimi dhe veprimi dhe respektpër nderin dhe të vërtetën.

PërfundimeOlsi dhe Petriti ndryshojnë në mënyrat se si i përdorin përfytyrimet mitike

shqiptare dhe amerikane për të ripërcaktuar identitetin e tyre personal. Nga njëraanë Petriti dyfishon identitetin e tij në mënyrë të përsosur; miti amerikan e ka bërëatë të aftë ta bëjë këtë. Megjithatë ai mbetet jashtëzakonisht i lidhur me origjinën etij etnike, e cila është rrënjosur thellë në një tokë ku homogjeniteti kulturorkonsiderohet një ideal. Provë e kësaj lidhjeje është prania fizike e një pjese të familjessë tij në territorin kosovar. Olsi nga ana tjetër refuzon plotësisht të identifikohet meAmerikën e Veriut. Kjo është mënyrë e tij për t i qëndruar besnik origjinës etnike.Ajo që garanton mbrojtjen e identitetit të tij shqiptar është fakti që ai ruan me forcëkujtimet mbi Shqipërinë e paratranzicionit.

Në përfundim, sipas meje, shtrohen tri çështje. E para, në ç nivel individual,familjar, kombëtar apo transkombëtar duhet ta vendosim analizën shjeguese tëdiferencës ndërmjet emigrantëve që asimilojnë aspektet e miteve politike të vendittë tyre të ri dhe atyre që nuk e bëjnë këtë? A është ky nivel në pikën lidhëse ndërmjetindividit dhe institucionit?

E dyta, a është e mundur të nxjerrim një model të proçesit të fragmentizmittë miteve politike dhe ribashkimit të fragmeneteve të tyre në përcaktimin e identitetittë individëve emigrantë? Në qoftë se po, cilat janë kriteret?

Së fundi, a mund të flasim vërtet për interpretimet e përfytyrimeve mitike sinjë fenomen specifik, apo kemi të bëjmë me një proçes normal të krijimit dhetransformimit të çdo miti?

2. Stark Draper, 1997, The conceptualisation of an Albanian nation, Ethnik and Racial Studies,20 (I): 123-144.

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut...

Page 108: perpjekja_15-16

108Përpjekja

Kultura dhe rizbulimi i mitevekombëtare në Shqipëri

Nga Gilles de Rapper

Përmbledhje. - Qëllimi i këtij punimi është të gjykojë impaktin e disa mitevekombëtare shqiptare në një kontekst shoqëror specifik: Rrethi i Devollit ështëzgjedhur si një zonë kufitare, e ndodhur në periferi të shtetit dhe në kontakt tëdrejtpërdrejtë me fqinjin shtetëror (Greqinë), një zonë e përzier, e banuar si ngamyslimanët ashtu dhe nga të krishterët. Punimi studion mënyrën se si njerëzitreagojnë ndaj miteve kombëtare dhe si krijojnë përfytyrimin e tyre vendor mbihistorinë kombëtare dhe shoqërinë. Koncepti i kulturës është analizuar në veçanti,sepse ai shfaqet si një faktor i fuqishëm në vlerësimin e vetvetes dhe të të tjerëve nëkëtë zonë.

I.

1. Mitet janë krijuar dhe përdorur në luftën e kombit për ekzistencë. Mbiimpaktin e tyre në shoqëri dihet shumë më pak, veçanërisht mbi komunitetet lokale,të cilat nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në procesin e krijimit të miteve. Këtu unësugjeroj të vërehet se ç ndodh me këto mite në rrethin e Devollit që ndodhet nëShqipërinë jugore, në kufi me Greqinë. Çështja është që, megjithëse mitet kombëtarejanë të përhapur gjerësisht në këtë zonë periferike, nëpërmjet shkollës dhe medias,ata kanë marrë një formë specifike në sajë të kufirit ndërkombëtar dhe mënyrës se siata ndikojnë në vlerësimin e vetvetes dhe të tjetrit, të historisë dhe shoqërisë.

3. Le të shohim së pari tre mitet kryesore kombëtare dhe format që marrinata në këtë zonë. Këta tre mite kanë të bëjnë me fenë, pavarësinë dhe traditat.

3. 1. Si në Devoll, ashtu dhe kudo në Shqipëri, shpesh thuhet që si të krishterëtashtu dhe myslimanët, të gjithë shqiptarët, janë vëllezër dhe feja e tyre e vetmeështë të jenë shqiptarë. Dogma e bashkimit kombëtar kundër dasive fetare është nëthelb të retorikës më të përhapur kombëtare shqiptare dhe zakonisht ajo qëndron sëbashku me pretendimin për origjinën iliriane, në bazë të së cilës mund të thuhet qëstërgjyshërit e shqiptarëve nuk ishin as të krishterë e as myslimanë, dhe në këtëmënyrë mund të pretendohet se ndarjet aktuale fetare janë të parëndësishme. Kjoretorikë, sidoqoftë, sfidohet kur komuniteti është i organizuar dhe konceptuar në

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 109: perpjekja_15-16

109Përpjekja

aspektin e diferencimeve fetare. I tillë është edhe rasti i Devollit, ku myslimanë dhetë krishterë jetojnë në fshatra të veçanta (ose në lagje të veçuara), dhe të dy palëtkanë një ndjenjë të fortë të identitetit të tyre si komunitete fetare. Në këtë kontekstspecifik, feja nuk mund të konsistojë thjesht në të qenit shqiptar. Çështja është që simyslimanët ashtu edhe të krishterët flasin për një origjinë të krishtere të të gjithëkombit, dhe që të krishterët gëzojnë një prestigj më të lartë si përfaqësues të kombitautentik shqiptar.

Megjithëse shumë njerëz deklarojnë që përkatësia fetare nuk ka shumërëndësi, mënyra se si ata flasin dhe sillen brenda komunitetit tregon qartë që ata eshohin veten si të krishterë apo myslimanë për të qenë shqiptarë, dhe se është mëmirë të jesh i krishterë se sa mysliman.

3.2. Pavarësia dhe izolimi është një tjetër bazë e retorikës kombëtare, sepseato forcojnë ndjenjën e veçantisë dhe të ekzistencës së kombit. Nga ana tjetër, nësekomuniteti dallohet për një traditë të gjatë emigrimi në vende të huaja, mund tëdallohen dy variante të kundërta. Ky është rasti i Devollit, nga ku shumë njerëzemigruan për në Amerikë gjatë gjysmës së parë të shekullit. Sot, zona ka njësuperioritet kulturor mbi shumë rajone shqiptare - kjo në sajë të lidhjeve tëvazhdueshme me Perëndimin. Pasuria relative e zonës dhe arsimimi i banorëve tësaj janë të lidhura padyshim me ndikimin e emigracionit në vendet perëndimore. Nëtë kundërt, zonat e largëta dhe të izoluara nuk mund të shihen si mbajtëse të vleraveautentike shqiptare, por si zona të prapambetura, të varfëra e të rrezikshme. Kontaktetme botën e jashtme (më së shumti nëpërmjet njohjes së gjuhëve të huaja apoemigracionit) janë një ëndërr dhe një burim prestigji.

3. 3. Në të njëjtën mënyrë, njerëzit e zonës nuk duket sikur e vlerësojnëtraditën si një shenjë dalluese të identitetit kombëtar. Në të kundërt, besnikëria ndajtraditave si mikpritja, marrëdhëniet gjinore brenda familjes apo burrëria dhe heroizmishpesh damkosen si fanatizëm, pra një ekstremizëm që nuk i bën mirë imazhit qënjerëzit kanë ndërtuar për vetveten. Asaj që quhet fanatizëm, njerëzit i kundërvënëatë që ata e quajnë sjellje moderne dhe të edukuar, dhe kjo quhet kulturë. Kur atashohin që nuk po sillen si heronj (p.sh. kur frikësohen nga çdo lloj autoriteti),përgjigjen që ne s jemi trima, por kemi kulturë. Heroizmi dhe traditat nuk përdorenpër të mbrojtur identitetin kombëtar, por përkundrazi përgojohen për t i dhënëkomunitetit një imazh të dallueshëm modernizimi.

4. Këto konstatime nuk duhet të kuptohen si një kundërshti ndërmjetkonceptimit vendor dhe atij kombëtar apo zyrtar. Në fakt, kur pyeten hapur, njerëzitzakonisht përgjigjen në formë zyrtare mbi këto mite, dhe kjo dihet në të gjithë vendin.Forma lokale e të diskutuarit shfaqet në diskutimin e përditshëm dhe miqësor, si njëreaksion ndaj ngjarjeve dhe sjelljeve të njerëzve të tjerë. Pra, ndryshimi është nërradhë të parë ndërmjet një forme të ndërtuar dhe të idealizuar të identitetit kombëtar,dhe një forme të dytë, të rrënjosur në jetën e përditshme dhe në marrëdhënietshoqërore lokale. Të dyja mund të shihen si një arsyetim i shoqërisë mbi vetveten,por përfundimi i tyre është i ndryshëm.

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 110: perpjekja_15-16

110Përpjekja

5. Veç kësaj, në konceptimin e kësaj zone, të gjithë këto mite kanë të bëjnëme konceptin e kulturës: kundërvënia ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëvekuptohet si një superioritet kulturor i këtyre të fundit, ashtu si edhe në rastin ekundërvënies ndërmjet traditës dhe modernes, izolimit dhe lidhjeve me botën ejashtme. Që këtej konceptimi i kulturës shfaqet si një çelës në të kuptuarit e këtyremiteve dhe të ballafaqimit të tyre në shoqëri.

II

6. Para së gjithash është e rëndësishme të vihet re që koncepti i kulturësshfaqet njëkohësisht si kategori popullore, e cila nuk është e përpunuar në mënyrëtë ndërgjegjëshme, ashtu edhe si një koncept i mbipërpunuar i filozofisë perëndimoredhe shkencës shoqërore, që ka patur një ndikim të fortë mbi lëvizjen kombëtareshqiptare. Mes njerëzve në komunitet, të gjithë flasin rreth kulturës dhe janë të aftëtë përcaktojnë dy kategori, të cilat janë: me kulturë dhe pa kulturë , si për individëtashtu dhe për komunitetët, por askush nuk mund të të japë një përcaktim të plotë seç është kultura. Përcaktimi i mëposhtëm është i bazuar mbi përpunimin tim tëpërdorimeve të ndryshme të fjalës në situatat e përditshme.

7. Kultura mund të përcaktohet nga një seri prej katër komponentësh nganjëra anë, dhe nga funksioni i saj nga ana tjetër. Katër komponentët janë tëmëposhtmit:

7.1. Gjuha. Të kesh kulturë do të thotë së pari të flasësh gjuhën tënde nëmënyrë korrekte dhe kjo do të thotë të flasësh gjuhën zyrtare dhe jo dialektin lokal.Do të thotë gjithashtu të flasësh së paku një gjuhë të huaj nga ato më të vlerësuarat(anglisht, frëngjisht, italisht). Jemi shumë pranë modelit Gellnerian mbi kombin,me përvojën për një gjuhë të unifikuar kombëtare. Këtu kulturë do të thotë kulturëkombëtare si kundërvënie ndaj ndryshimeve lokale. Në këtë pikë njerëzit ngaDevolli ndjehen shumë krenarë që mënyra se si ata flasin është shumë afër shqipeszyrtare.

7.2. Dituria. E dyta, çdo lloj njohurie vlerësohet, aq më tepër nëse ajo ështëmësuar në shkollë, universitet apo jashtë shtetit. Fshatrat që gjithmonë janë quajturme kulturë , janë ata në të cilat janë hapur shkollat e para shqiptare në dhjetëvjeçarët

e parë të shekullit, si dhe ata nga të cilat njerëzit emigruan për në Perëndim. Këtupërsëri të kujtohet rëndësia e edukimit dhe e shkollimit në modelin e Ernst Gellnerit:shkollat janë të nevojshme për të prodhuar forcën punuese të vendit dhe elitënintelektuale.

7.3. Bota e jashtme. Kulturë do të thotë gjithashtu kontakt me botën e jashtme,nëpërmjet emigrimit ose udhëtimit, ose edhe nëpërmjet televizionit apo kontaktevepersonale me vizitorë të huaj. Edhe këtu disa vende të huaja janë më të vlerësuara sesa të tjerët dhe është më mirë, kur flasim për kulturën, të kesh të afërm në Shtetet eBashkuara se sa në Greqi, është më mirë të ndjekësh televizionin francez se sa atë

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 111: perpjekja_15-16

111Përpjekja

turk.7.4. Teknologjia. Kultura ka gjithashtu edhe një dimension material, të lidhur

me modernizimin e jetës në fshat. Fshatrat që kanë rrugë të shtruara, ujë, korent dheshtëpi dykatëshe, kanë më shumë kulturë se sa ata që ruajnë një aspekt më rural.Brenda shtëpisë përdorimi i tavolinës dhe karrikeve në vend të sofrës, i qilimave,është shenjë e një kulture më të lartë. Në këto dy rastet e fundit kultura shfaqet si njëformë modernizimi, më saktë si një mënyrë e të mësuarit të modernizimit nga jashtë,duke imituar.

8. Siç shihet, konceptimi vendor i kulturës nuk është shumë larg ngapërcaktimi i përdorur në antropologjinë sociale, derisa përfshin gjuhën, diturinë dhekulturën materiale. Por ai ndryshon, nga ajo së pari, nga rëndësia e marrëdhënieveme botën e jashtme dhe, së dyti, nga dimensioni normativ. Padyshim ka vetëm njëformë kulture, ose të paktën një formë të mirë kulture: disa njerëz kanë kulturë, disatë tjerë jo, dhe të parët janë superiorë ndaj të dytëve. Kjo do të thotë gjithashtu qëkultura nuk është e lidhur me një grup apo me një komunitet të veçantë, por mund tëtransmetohet nga njëri grup tek tjetri. Mendohet p.sh. që Perëndimi ka më shumëkulturë, dhe kështu shqiptarët duhet të mësojnë nga të huajt se si të sillen dhe se si tëjetojnë. Kultura është gjithashtu një proces historik: ai nuk përftohet menjëherë dhehistoria është, si të thuash, ajo që tregon se si kultura ka ardhur dhe është futur nëpërfshatra dhe individë, në të gjithë vendin.

9. Edhe një herë, ky përcaktim i kulturës nuk duhet të shihet si një formëlokale që i kundërvihet formës qëndrore shtetërore apo kombëtare: është më shumënjë interpretim lokal i një koncepti, i cili është përdorur dhe përhapur gjerësishtgjatë historisë shqiptare, që nga fillimi i lëvizjes kombëtare e deri më sot. Në tëvërtetë përveç pavarësisë politike, të gjitha lëvizjet kombëtare në Evropën Juglindorekanë patur si qëllim modernizimin e shoqërisë, nëpërmjet kontaktit me kulturën dheteknologjinë perëndimore, krijimin e një gjuhe kombëtare të unifikuar dheorganizimin e një sistemi arsimor kombëtar. Sidoqoftë, ne mund të shohim mënyrënse si kultura u bë kaq e centralizuar në përcaktimin e identiteteve kolektive në këtëzonë kufitare.

III

10. Emigrimi drejt Perëndimit, sidomos për në SHBA deri në Luftën e DytëBotërore, ka qenë një fenomen më shumë i të krishterëve në Devoll. Në shumicën erasteve, sidoqoftë, emigrantët mbajtën lidhje të forta me fshatin e tyre të origjinës,si duke ardhur çdo pesë vjet, ashtu edhe duke dërguar para për familjen, për fshatin,edhe duke ndihmuar për përmirësimin e jetës së të gjithë fshatrave, me financiminnë punime rrugësh, punishtesh dhe ujësjellësash. Tek pjesëtarët e komunitetit qëkishin mbetur në vend ata ndikonin për përparimin shoqëror, duke futur zakone dheforma të reja pune e jetese, të cilat që atëhere klasifikoheshin si moderne , gjë që

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 112: perpjekja_15-16

112Përpjekja

në konceptimin lokal nuk mund të jetë tjetër veçse kulturë . Roli i komunizmit kaqenë i të njëjtit lloj: duke luftuar aspekte të tilla tradicionale të jetës shoqërore sipronësia mbi tokën dhe praktikat fetare, ai veproi si një faktor i fuqishëmmodernizimi. Zhvillimi i shkollave ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm nëpërhapjen e idesë së kulturës . Siç u tha më lart, fshatarët janë akoma krenarë përhershmërinë e hapjes së shkollës në fshatin e tyre dhe të numrit të lartë të fëmijëveqë ata çojnë në shkollë dhe universitet, sepse kjo është një shenjë e një niveli të lartëtë kulturës, krahasuar me fshatrat fqinje.

14. Veç kësaj, mbasi praktikat dhe besimet fetare u sulmuan nga komunizmi,mënyra se si njerëzit identifikohen në komunitetin e tyre fetar ka të bëjë më shumëme kulturën se sa me vetë fenë. Kundërvënia ndërmjet komuniteteve fetare nuk katë bëjë aspak me ndonjë diskutim teologjik. Asnjëherë nuk është sulmuar besimiapo praktikat e anëtarëve të komunitetit tjetër. Mënyra se si praktikohet feja është,përkundrazi, pjesërisht e përbërë nga sinkretizmi, në të cilin besimi ka një rëndësi tëveçantë. Ajo që përfshihet në marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve është mëshumë një përfytyrim i shëmbëlltyrës së tjetrit, i cili përdoret si pasqyrë për tëidentifikuar vetveten. P.sh. myslimanët e paraqesin vetveten si besnikë dhe bujarë,duke i parë të krishterët si jobesnikë dhe egoistë. Të krishterët, nga ana tjetër, eshohin veten e tyre si inteligjentë dhe kursimtarë, ndërsa myslimanët i shohin sibudallenj dhe shumë liberalë. Këto portretizime të kundërta janë të rëndësishme,sepse shënojnë kufinj brenda komunitetit dhe janë në themel të ndjenjave të identitetitnë këtë shoqëri.

15. Sidoqoftë, nëse të dyja komunitetet përpiqen të paraqiten si të kulturuardhe janë të gatshëm të damkosin mungesën e kulturës në sjelljen e anëtarëve tëkomunitetit tjetër, ka një vlerësim të përgjithshëm për një kulturë më të madhe të tëkrishterëve. Ky vlerësim shprehet më mirë nga myslimanët, të cilët e quajnë vetenme origjinë të krishtere dhe e konsiderojnë konvertimin e tyre në islamizëm siaksidental. Të krishterëve u njihet gjithashtu një arsimim më i mirë dhe lidhje më tëngushta me botën e jashtme. Nëpërmjet emigrimit dhe arsimimit ata janë më tëpërfshirë në ndryshimet shoqërore që kanë ndodhur dhjetëvjeçarët e fundit, që ngaveshjet e ritualit të dasmës, deri tek mënyra e të ushqyerit. Këtu gjendet edhendryshimi më i madh ndërmjet konceptimit lokal dhe atij kombëtar të figurës sëkombit. Si mendimtarët nacionalistë të shekullit XIX, ashtu edhe ata komunistëjanë përpjekur ta vendosin kulturën (që nënkupton modernizim dhe progres) mbifenë dhe si një mënyrë për të minimizuar ndryshimet fetare në kombin e ri. Nëkonceptimin lokal, sidoqoftë, kultura është një pjesë e fesë, ose me fjalë të tjera,feja është një mënyrë afrimi me kulturën, por jo me nivelet e larta të saj. Kështu dykomunitetet nuk janë të njëzëshëm në këtë çështje: njëri prej tyre i jep anëtarëve tëtij një mundësi më të madhe afrimi me kulturën. Për arsye historike dhe shoqëroreqë datojnë më së shumti me fundin e shekullit XIX dhe shekullin XX, të krishterëvesi komunitet u është njohur ky privilegj në Devoll.

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 113: perpjekja_15-16

113Përpjekja

16. Diferencimi i të krishterëve dhe myslimanëve në termat e kulturës ndoshtafilloi që në ditët e fundit të Perandorisë Osmane dhe iu dha një theks i fortë gjatëkomunizmit, kur kultura u bë një nga simbolet e modernizimit të vendit. Forma esotme e këtij diferencimi rezulton jo shumë e ndryshme nga një fenomen i kohëvetë fundit, i cili është hapja e kufirit me Greqinë dhe një emigrim shumë i madh nëatë vend. Në këtë zonë kufitare, sigurisht Greqia shfaqet si shembulli më i afërt i njështeti të zhvilluar dhe modern dhe, edhe ndonëse grekët shpesh kritikohen si ngamyslimanët ashtu edhe nga të krishterët si të pandershëm dhe egoistë, mënyra grekee jetesës shihet si një mënyrë për të rritur kulturën. Në këtë drejtim të krishterët janëpërsëri të privilegjuar në lidhje me identifikin e tyre si të krishterë, pra si grekët, gjëqë është e zakonshme në këtë pjesë të Ballkanit.

17. U përpoqa të tregoj këtu se çfarë ndodh me mitet kombëtare, pasi atokrijohen dhe përhapen brenda shoqërisë. Nuk ka kundërshti themelore ndërmjetmiteve kombëtare si perceptohen në qendër të shtetit nga njëra anë, dhe në periferitë tij nga ana tjetër. Mitet lokale sidoqoftë formësohen në kushte dhe interesaspecifike, të cilat nuk janë të njëjta në të gjithë vendin. Në këtë rast të veçantë, mitetkombëtare shprehen nëpërmjet konceptit të kulturës, i cili është në vetvete mjetikryesor që përdorin vendasit, për të folur për veten dhe të tjerët. Ky koncept i kulturëse merr kuptimin e tij kryesisht nga organizimi shoqëror specifik i komunitetit. Kjona bën të kemi gjithnjë parasysh që studimi i miteve dhe paraqitja e tyre duhet bërëgjithmonë e artikuluar me studimin e strukturës shoqërore.

Referenca.

Eisenstadt Shmuel & Giesen Bernhard, 1995. The Construction of Collective Identity.Archives Europeenes de Sociologie, XXXVI, 1: 72-102.

Levi-Strauss Claude, 1973. Anthropologie Structurale deux. Paris, Plon.

Zempleni Andras, 1996. Les Manques de la nation. Sur quelques propriétes de la patrie etde la nation en Hongrie contemporaine. In Fabre Daniel (dir), L Europe entre cultures etnations. Paris, Editions de la MSH: 121-155.

Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri

Page 114: perpjekja_15-16

114Përpjekja

Portretizimi i shqiptarëve në Greqinë vitet 30 dhe 40 të shekullit XIX: roli i shtypit.

Nga Elias Skoulidas

Ideologjia e nacionalizmit luajti një rol kryesor në ngjarjet historike në Ballkanne shekullin XIX dhe XX. Në shtetet etnike të shekullit XIX, kombi përfytyrohej sinjë përpjekje e vazhdueshme për krijimin e një identiteti të përbashkët; ky identitetkontribuoi, në kufijtë e ndjenjave që njerëzit kishin brenda të njëjtit komunitet, nëkohezionin shoqëror të shteteve të porsastabilizuar.

Shteti etnik grek në vitet 30 të shekullit XIX i kushtoi një interesim të madhkonstituimit të këtij identiteti etnik dhe konsolidimit të ekzistencës së shtetit të tij.Në kohën kur kufijtë grekë u stabilizuan pas Krizës Lindore (1839 - 1841) pati njëoptimizëm të madh përsa i përket zgjerimit territorial të Mbretërisë Greke. Në atëperiudhë kohe, populli grek dhe ai shqiptar jetonin brenda kufijve shtetërorë tëPerandorisë Otomane, e cila ishte e organizuar në milete. Gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve të shekullit XIX, kur shteti etnik grek ndërtoi strukturën e tij, lëvizjaintelektuale që çoi në krijimin e lëvizjes etnike shqiptare, sapo kishte filluar.

Roli i shtypit ishte domethënës në kultivimin e konceptit etnik. Ai daton nëvitet para Luftës për Pavarësi në Greqi më 1821. Nën mbretërimin e Othos (1833-1862), shtypi u përhap gjërësisht, veçanërisht ai që dilte në kryeqytetin grek, Athinë.Gjatë periudhës që ne po studiojmë (1830-1847) ekzistonin 42 tituj gazetash, 39prej tyre ishin në gjuhën greke dhe tre në gjuhë të huaj (frëngjisht). Duhet përmendurse disa prej tyre ishin dygjuhëshe për një periudhë ndërsa një numër i madh botimeshe patën jetën të shkurtër. Pjesa më e madhe e tyre nuk ishin të përditshme. Përsa ipërket shpërndarjes gjeografike shohim se: 18 tituj të shtypur në Athinë (tre titujt nëgjuhë të huaj i përkasin këtij grupi), 13 në Nauplion (ku kishte një zhvillim të madhpër faktin se Nauplioni ka qenë kryeqyteti i shtetit grek përpara Athinës), 5 në Patra,4 në ishullin Siros, 1 në ishullin Egina dhe 1 në Trieste (botim i një greku që jetontenë një koloni greke atje).

Nën mbretërimin e Othos, shtypi ishte përcjellës i ideologjisë të mbështeturnga tre partitë politike që ekzistonin në atë kohë (partia Angleze , partia Rusedhe partia Franceze ose kombëtare), pa harruar këtu ekzistencën e gazetave qëkishin lidhje të ngushta me disa anëtarë të Regjencës (1833-1835). Partitë politikekishin orientimet e tyre të veçanta në lidhje me politikën e jashtme dhe çështjetshtetërore, orientime që rridhnin, nga njera anë, prej ndikimit të vazhdueshëm tëushtruar mbi to nga përfaqësuesit e tre Fuqive Protektore të shtetit grek dhe, nga

Page 115: perpjekja_15-16

115Përpjekja

ana tjetër, nga marrëdhëniet me oborrin mbretëror. Aion /A

(botues Ioannis

Philemon), Athená /A á. (botues Emmanuel Antoniades), Elpis / í (botuesKonstantine Levidés), Sótér / (botuar në fillim nga Nikol. Skouphos dhemë vonë nga Pan. Skuphos), vlerësoheshin si disa nga gazetat më të përhapura.Meqë nuk kishin shuma të mjaftueshme të hollash, gazetat botonin korrespondencatë marra nga gazetat evropiane, ndërsa korespondencat nga Perandoria Otomanerealizoheshin nëpërmjet letrave të lexuesve. Veç kësaj gazetat më pak të rëndësishmedhe me vështirësi ekonomike zakonisht ribotonin korrespondencat e gazetave më tëmëdha.

Shqiptarët pasqyroheshin nga shtypi grek të lidhur me Perandorinë Otomane,meqenëse shumica e tyre ishin myslimanë dhe zakonisht pjesëtarë të mekanizmit tëadministratës otomane. Referenca mbi shqiptarët e krishtere janë bërë vetëm pas1839; ky fakt nuk është i parëndësishëm në reformat që ndodhën asokohenëPerandorinë Otomane dhe Hatti-Sherifin e Gjylhanés. Imazhi i shqiptarëve ndërtohejmbi bazat ideologjike të kombit . Informacioni rreth shqiptarëve në Ballkaninjugperëndimor ndikoi në karakterin racial të shoqërisë dhe në sjelljet shoqëroretradicionale.

Shtypi grek i asaj periudhe i paraqiste shqiptarët nëpërmjet disa tiparevekarakteristike që u atribuoheshin atyre:

a) Rebelë. U ishte dhënë kjo karakteristikë për arsye të revoltave të tyre tëvazhdueshme kundër autoritetit qëndror. Vrasja e peshkopit shqiptar në Manastirnga Mehmed Resid Pasha me 1830, largimi i Mustafa Pashës së Shkodrës i cili çoinë zhdukjen e tij (1831), si pasojë e revoltave të shumë udhëheqësve ushtarakëshqiptarë, si Zylyftar Poda dhe Tafil Buzi, gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të 1830, ishindisa nga çështjet të cilat shtjelloi shtypi grek. Shpesh herë thashethemet mbi revoltattrajtoheshin me ekzagjerime, megjithëse në disa raste nuk ekzistonte as dyshimi mëi vogël apo ndonjë fakt që të të çonte në përfundime të tilla. Frika e gazetave grekelidhej me mundësinë e shtypjes së ortodokseve në sanxhaket e Ballkanit Perëndimor,ku ata konsideroheshin si homogjenë, dhe kryesisht të atyre që jetonin në sanxhakune Janinës, sepse besohej që shteti grek ishte mbrojtësi i të krishterëve në PerandorinëOtomane.

Në revoltat e tyre prijësat shqiptarë patën mbështetjen e disa prej prijsavegrekë, të cilët vepronin në ilegalitet me bandat e tyre. Tafil Buzi kishte gjithashtunjë farë lidhjeje me politikën greke. Çështja kryesore, së cilës shtypi grek i kushtoivëmendje, ishin marrëdhëniet e udhëheqësve të këtyre revoltave me Mehmed Aliune Egjyptit; gazetarët grekë dyshonin që në çdo kryengritje do të ishte patjetërndërhyrja e pashait të Egjyptit me qëllimet e tij për të çorientuar sulltanin otomandhe për të përdorur trupat e këtij të fundit për të shuar kryengritjet në Shqipëri.Kishte thashetheme të ekzagjeruara dhe të vazhdueshme si dhe konsiderata përturbullira, edhe sikur ato të mos ekzitonin. Gjatë dhjetëvjeçarit të katërt të shekullittë XIX, shtypi grek tregohet i interesuar për zbatimin e Tanzamatit dhe reagimet epronarëve shqiptarë të tokave. Ekzistonte përshtypja që shqiptarët ishin një grupracor i ndryshëm nga otomanët. Por në të njëjtën kohë shtypi tregohej i kujdesshëm

Portretizimi i shqiptarëve në Greqi në vitet 30 dhe 40 të shek. XIX...

Page 116: perpjekja_15-16

116Përpjekja

që marrëdhëniet e Greqisë me perandorinë Otomane të mos dëmtoheshin.b) Banditët-Brigantët. Banditizmi ishte i lidhur me problemet që kishin të

bënin me përcaktimin e vijës kufitare Greko-Otomane, traditën e Klefteve (K )dhe armatolëve (A o oí), çrregullimin e përgjithshëm të shkaktuar ngairredentizmi dhe veprimet revolucionare dhe, së fundi, anormalitetin endemik nëjetën politike të Mbretërisë Greke dhe Perandorisë Otomane. Disa nga prijësatshqiptare u zhgraduan nga rangjet që kishin patur në Perandorinë Otomane. Atakishin qenë mbikqyrës në udhëkryqe (derbenxhi). Zakonisht vidhnin në bashkëpunimme prijësat grekë, veçanërisht në zonat kufitare. Mbrojtja e pamjaftueshme e kufijvendërmjet Perandorisë Otomane dhe Mbretërisë Greke, i lejonte ata që kur sulmoninnjeri - tjetrin të strehoheshin në vendin fqinj. Kishte pasiguri në zonat kufitare dhenë sanxhakët e Thesalisë, ku kishte bujqësi të zhvilluar, dhe në fshatra si ai i Zagorisënë kazánë e Janinës, ku banorët ishin të pasur. Banditizëm kishte gjithashtu edhe nërrethet ku popullsia shqiptare ishte dominuese.

Veç kësaj shtypja e një rebelimi i drejtonte ndjekësit e organizatorit të tijdrejt jetës ilegale dhe banditizmit. Shtypi grek i ndiqte këto ngjarje dhe kërkontemarrjen e masave. Sa herë kishte ndonjë marrëveshje ndërmjet autoriteteve kufitaregreke dhe otomane, gazetat vinin në dukje bashkëpunimin ndërmjet tyre, megjithësenë fillim ato mbanin një qëndrim të çuditshëm, duke shprehur mosbesimin semarrëveshja do të zbatohej ndonjëherë. Megjithatë shtypi mirëpriste çdo veprim tëndërmarrë nga prijësat shqiptarë si një veprim pozitiv, kur këta persona impononinpaqe dhe qetësi, veçanërisht në rastin e Tahir Abazit dhe Çelo Picarit (sidoftë sjelljae këtyre lloj prijësave nuk miratohej gjithnjë).

Shtypi e përdori ideologjikisht fenomenin e banditizmit për të përshkruarkushtet në ushtrinë greke, ku oficerët bavarezë përbënin një grup dominues duke idetyruar prijësat grekë të largoheshin nga vendi dhe t i shërbenin PerandorisëOtomane. Gjithashtu ai besonte se autoritetet otomane e nxisnin në njëfarë mënyrebanditizmin.

Për shtypin grek të asaj periudhe koncepti bandit nganjëherë identifikohejme shqiptar dhe ky lloj përdorimi daton që para Luftës së Pavarësisë më 1821.Duhet patur parasysh se kujtimet mbi shkatërrimet që kryen shqiptarët në fund tëshekullit XVIII, pas mbytjes së Orloff-it, ishin akoma të gjalla në kujtesë.

c) Ushtarët. Gazetarët grekë i vlerësonin shqiptarët si luftëtarë të aftë, trupatë zgjedhura të perandorisë, por gjithashtu edhe i akuzonin për dy vese kryesore: 1)Ishin dorështrënguar dhe vepronin gjithnjë të nxitur nga ndonjë motiv i lidhur meparatë. Shpesh ata vepronin edhe pa ndonjë përfitim të madh, pasi filluan të ndjeninmungesën e mjeteve kryesore të jetesës. Rastet e përshkrimeve të malësorëveshqiptarë nga Veriu i Shqipërisë, që u rradhitën në ushtrinë otomane, nuk janë tërrallë, përkundrazi, kjo zonë i siguroi perandorisë trupa të shumtë dhe ushtarë qëshpërbleheshin pak, të cilët shpesh nuk paguheshin rregullisht dhe ngriheshin nërevolta. 2) Vesi i dytë kishte lidhje me egërsinë dhe sjelljen e tyre të dhunshme, sidhe shkatërrimet që shkaktuan kudo që shkuan (rasti i Bullgarisë dhe Libanit). Nëvazhdimësi disa artikullshkrues të gazetave greke raportonin mbi pamjet e tmerrshme

Portretizimi i shqiptarëve në Greqi në vitet 30 dhe 40 të shek. XIX...

Page 117: perpjekja_15-16

117Përpjekja

të masakrave të shqiptarëve.Nevoja e Perandorisë Otomane për trupa i çoi myslimanët shqiptarë në zona

si Egjypti, Libani dhe Siria. Rekrutimi i tyre shkaktoi ilaritet në shtypin grek, kutregohej për ushtarë shqiptarë të cilët i zuri deti apo u mbytën kur po imbarkoheshinnë Prevezë; disa prej tyre nuk arritën as në ishullin e Lefkas. Sidoqoftë, duhetpërmendur që shumë shqiptarë luftuan në shërbim të Pashait të Egjyptit me rezultatetë kënaqshme, fakt që u komentua lidhur me turbullirat brenda vetë Shqipërisë.

Zhgradimi nga një shkallë në një tjetër më të ulët nuk ishte një gjë e rrallë.Kështu ushtarët shpesh ktheheshin në banditë, banditët ktheheshin në mbikqyrëskryqëzimesh rrugore dhe e kundërta.

d) Përçues të një sistemi ku autoriteti kombinohej me konspiracionin (Ali-pashaizmi). Sistemi i brendshëm politik i Greqisë ishte i censuruar dhe përgjegjëspër këtë bëhej kryesisht Koletsi, anëtar i oborrit të Ali Pashës në Janinë si dhembështetësit e tij. Shumica e kritikave vinin nga gazeta / Ethniki (botues K.Missoudakis, dhe më vonë Ioannis Papageorgiu); kjo gazetë më 1835 pasqyrontepolitikën e Armansbergut, arkikancelar kundër gazetës Sotir , e cila e quanteKoletsin pa ironi, një dishepull besnik të oborrit të Ali Pashës. Shumë gazeta të tjerau përfshinë në konflikt. Kritikat dhe sulmet u bënë edhe më intensive në periudhatkur Koletsi ishte kryeministër ose ministër. Duhet vënë në dukje se shqiptarët sipërçues të autoritetit otoman, diferencoheshin nga otomanët vetëm për të vënë nëdukje mizoritë e tyre ose për t u dhënë kënaqësi orekseve të gazetarëve grekë.

Shfaqja e Megalloidhesë dhe e irredentizmit grek në fillim të viteve 40 tëshekullit XIX përforcoi interesimin grek, rrjedhimisht edhe të shtypit grek, ndajpopullsive greke të Perandorisë Otomane. Interes i veçantë iu kushtua njerëzve qëjetonin në Ballkanin jugperëndimor dhe bashkëekzistencës së tyre me shqiptarët.

Në të njëjtën periudhë në shtypin grek filluan të shfaqen plane për ndarjen ePerandorisë Otomane; disa prej tyre u ribotuan nga gazetat evropiane. Shqipëria mekufij akoma të paqartë, në harta dhe plane, i aneksohej Greqisë. Veç kësaj u ribotuanartikuj që përfshinin hamendësira për ekzistencën e një lidhjeje sekrete të krishterenë Ballkanin verior, ku përmendej gjithashtu Shqipëria Veriore, për të shporrurotomanët. Kështu, ekzistonte një kontradiktë e krijuar nga dëshira për shtrirjeterritoriale të Greqisë me aneksimin edhe të Shqipërisë (term ky akoma ipapërcaktuar), ndërkohë që shqiptarët ishin të padëshirueshëm.

Përsa i përket arvanitasve (A í ), përfaqësues të kombit shqiptar nëMbretërinë Greke, të cilët ishin pasardhës të ngulimeve të hershme, që datojnë prejshekullit XIII deri në XVI, ata përmendeshin vetëm pjesërisht, kryesisht në seksionine veçantë të opinioneve të gazetës. Sipas këtyre gazetave, arvanitët ishin njerëzbilingë, vetëm disa prej tyre flisnin shqip, dhe shumica ishin bujq dhe barinjanalfabetë, të cilët përmendeshin aty shpesh për shkak gjyqesh për vjedhje dhe çështjetë kodit civil. Këta nuk duket të ishin një grup me identitet etnik. Edhe termiShqiptare (A í) u përdor për të përshkruar arvanitët. Shtypi grek ishte në

dijeni të ekzistencës së popullsive shqiptare që jetonin në rrethinat e kryeqytetitgrek, Athinës, dhe në Béoti, por nuk e konsideronte gjuhën si element të rëndësishëm

Portretizimi i shqiptarëve në Greqi në vitet 30 dhe 40 të shek. XIX...

Page 118: perpjekja_15-16

118Përpjekja

që mund të dallonte te krishterët në grekë dhe shqiptarë. Nën të njëjtin kuadër këtopopullsi shqiptare u përdorën në konfliktin, i cili shpërtheu më 1843, ndërmjet grekëvevendas dhe jovendas, për të mbështetur të parët.

Kryengritja e Zenel Gjokës i bëri gazetat greke t u referoheshin politikishtmë shumë shqiptarëve. Shumica e gazetave kishte një informacion të tillë, por pakkomente, duke përfshirë edhe ribotimin e lajmeve kryesore dhe thashethemeve.Gazetat greke ishin kryesisht të interesuara në mbrojtjen e të krishterëve, duke mosqenë akoma në dijeni mbi negociatat sekrete ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhepërfaqësuesve grekë. Negociatat zhvilloheshin nën kujdesin e Koletesit. Çështjandikoi edhe në zgjedhjet bashkiake në Athinë më 1840.

Roli i politikës ishte vendimtar në portretizimin e shqiptarëve në shtyp.Pikpamjet e shtypit mbështeteshin në bazat ideologjike të kombit dhe synimet egrupit dominues. Vlerësimet e shtypit në periudhën të cilën studiojmë, nuk ikapërcyen pikpamjet që shoqëria greke kishte krijuar më parë mbi shqiptarët.Pikpamjet mbi shqiptarët ishin konsoliduar, ç prej një të kaluare të largët. EmriShqiptar përdorej rrallë në atë kohë për të përshkruar situatën e Shqipërisë. Referimi

mbi të tashmen apo të ardhmen e Shqipërisë ishte i vakët, megjithëse pavarësia eterritorëve shqiptarë përmendej ndonjëherë në lidhje me veprimet e pashait tëEgjyptit.

Portretizimi i shqiptarëve në Greqi në vitet 30 dhe 40 të shek. XIX...

Page 119: perpjekja_15-16

119Përpjekja

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Nga James Pettifer

Në maj të vitit 1996, kur ndërmori sulmin e saj të parë të hapur mbi forcatushtarake serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë e fshehtë,që numëronte jo më shumë se disa qindra anëtarë, shumica e të cilëve nuk ishin ngaKosova. Gjatë viteve 1997-1998 ajo u shndërrua në një forcë të rëndësishme tëpolitikës së Kosovës: një periudhë 18-mujore lufte të armatosur brenda Kosovësgalvanizoi periudhën e mëparshme të një status-kuo-je të ngrirë dhe në mars të1999-s filloi një luftë e madhe evropiane, me bombardimet e NATO-s ndajJugosllavisë, në përgjigje të veprimeve të saj anti-UÇK në Kosovë. Qendrimet mbiatë që ndodhi në politikën kosovare gjatë tre vjetëve të fundit mund të jenë tëndryshme, por një gjë është e sigurtë, që NATO nuk do të kishte ndërhyrë në Jugosllavipo të mos ekzistonte emergjenca që u krijua nga UÇK. Një skenar i tillë ishte ipaimagjinueshëm në maj të 1996, kur si gazetar unë shkrova raportin tim të parërreth UÇK-së, pas goditjes në rajonin e Deçanit, që përfundoi me vdekjen e disapolicëve serbë 1. Ajo që është një e vërtetë e vetkuptueshme më 1999 do të dukejkrejtësisht jashtë çdo llogaritjeje politike racionale më 1996.

Është bërë e natyrshme që studentët e politikës, historianët, diplomatët,paqeruajtësit, të gjithë të ashtuquajturit komunitet ndërkombëtar të shtrojnëpyetjen: Kush është UÇK-ja? Nga erdhën ata që e prodhuan një ndryshim të tillëkataklizmik në klimën politike? Ç farë duan ata në kuadrin politik? . Dhe pyetjamë e rëndësishme për të gjitha ministritë e jashtme është: Kush janë udhëheqësit?Si mund të ndikohet ndaj tyre? .

Në një drejtim, pyetjes mund t i përgjigjesh thjesht, sepse grupe të voglaradikalësh, kundërshtarë të politikës pacifiste të Dr. Ibrahim Rugovës dhe LidhjesDemokratike të Kosovës (LDK), kanë ekzistuar prej shumë vitesh, më së shumti nëGjermani dhe Zvicër. Mitingje publike të kohëpaskohëshme dhe artikuj në gazetatradikale kosovare ishin mjetet për të rritur pakënaqësinë tek emigrantët për shkak tëmungesës së një përparimi konkret politik. Por, grupime të tilla dukeshin thellësishtmargjinale në betejën kryesore politike kosovare dhe të humbur në botën ekonspiracionit dhe zhgënjimeve të mërgimit. Përtej fasadës së tymit të cigareve dhekafepirjeve të pafund, një lëvizje efektive dhe e ashpër po lindte, një lëvizje që do taprovonte vetveten me mbijetesë politike, me gjithë problemet dhe dobësitë e saj të

1. Shih The Wall Street Journal Europe, 20 maj 1996.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Page 120: perpjekja_15-16

120Përpjekja

shumta. Këtu duhet të kemi parasysh disa nga problemet që i është dashur të përballojëUÇK-ja. Çdo lëvizje guerilase duhet të kalojë nëpërmjet një stazhi të gjatë mësimidhe zakonisht ky stazh kërkon kohën e tij deri në arritjen e frytshmërisë ushtarake.UÇK-së i është dashur ta bëjë këtë publikisht nën presionin e fuqishëm ushtarakserb dhe nën gjurmimin po aq të fuqishëm analitik të medias2.

Në një drejtim tjetër, situata e brendshme politike në Kosovë u transformuanga kryengritja e pranverës të 1997-s në Shqipëri, e cila kaloi në duar private njënumër të madh armësh të grabitura. Të paktën disa nga këto armë gjetën rrugën etyre drejt Kosovës dhe shërbyen për krijimin e forcave popullore vetmbrojtëse kundëraparatit të sigurimit të Millosheviçit3.

Në një drejtim të tretë, udhëheqja e Dr. Ibrahim Rugovës u kompromentuafatalisht në vjeshtën e 1995-s me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila nuk i dha asgjëkosovarëve. Dr. Rugova i kishte bërë pasuesit e tij të besonin se marrëdhënia e tij eveçantë me Shtetet e Bashkuara do të krijonte në Dejton ndonjë mundësi për tëpaktën një shkallë të caktuar vetqeverisjeje për Kosovën, nëse jo pavarësi të plotë.Por, asgjë nuk u materializua dhe pas Dejtonit gjithnjë e më shumë kosovarë iukthyen shtigjeve radikale të mendimit dhe veprimit politik.4

Por, përsëri mbetet një pyetje: Ç ishte UÇK-ja? Kush ishte origjina e vërtetëe organizatës? Lëvizjet bashkëkohore kanë patur zakonisht një karakter marksistedhe pas vitit 1980, pas fitoreve të revolucioneve islamike në Iran dhe gjetkë. Lëvizjetmarksiste kanë një disiplinë të fortë të brendshme dhe një shkallë të caktuarburokracie dhe, kur shkruhet historia e tyre, zakonisht dihet dita kur komiteti qëndror,ose ndonjë strukturë e ngjashme, është mbledhur dhe çfarë vendimi ka marrë. Pornuk ka ndodhur kështu me UÇK-në. Kishte një kah të lëvizjes popullore militante,që përpiqej të spastronte lokalitete të veçanta nga forcat serbe, para së gjithash nërajonin qendror të Drenicës. Kur unë vizitova fshatin Klinë të këtij rajoni, në janartë 1998-s, fshatarët tregonin me krenari se aty nuk kishte më polici serbe. Kur ipyeta si u arrit kjo dhe kush e bëri, përgjigja ishte e thjeshtë: Të rinjtë . Në faktekzistonin vetëm grupe të armatosura lokale. UÇK-ja si e tillë përmendej vetëm nëkafenetë e Prishtinës. Kur pyeta mikun tim Veton Surroi5 se çfarë po ndodhte, ai mëtha thjesht se janë të njëjtët njerëz, për të cilët ti ke shkruar më parë. Ata janë tëpadukshëm dhe shumë konspirativë . Dhe pikërisht, duke u nisur nga kjo gjendje,fuqia specifike e UÇK-së u rrit.

Këtu miti është i rëndësishëm. UÇK-ja në fillim ishte populli , në një sens

2. Shih kapitullin e fundit të Between Serb and Albanian, A short history of Kosova , përmaterial mbi historinë e UÇK-së. Gjithashtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës , dokumente dheartikuj , publikuar në zëri i Kosovës, Aarau, Zvicër 1998.3. Shih raportin nga James Pettifer në The Times, London, 17 mars 1997.4. Tani po dalin shumë më tepër informacione dhe plane politike dhe ushtarake të UÇK-së. Shihintervistën me përfaqësuesin e UÇK-së në Londër, Pleurat Sejdiu, në revistën Hobgoblin, Lon-don, 20/10/1999 mbi origjinën e UÇK-së.5. Veton Surroi është një intelektual i spikatur në Prishtinë dhe botues i së përditshmes meinfluencë Koha Ditore .

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Page 121: perpjekja_15-16

121Përpjekja

të padiferencuar, i cili i rezistonte shtypjes me luftë, në kuptimin ushtarak, luftë qëpo zbatohej pas dështimit të përpjekjeve paqësore të Dr. Rugovës. Ky ishte gjithashtunjë konspiracion sekret i një organizate të nëndheshme elitare, që dukej se i përkistemë shumë botës së Rusisë cariste të shekullit të nëntëmbëdhjetë, sesa ditëve tona,me gykim revolucionar të traditës politike të Çe Guevares, që në vendndodhje sekretenë Zvicër planinifikonte çlirimin e Kosovës.

Kjo do të thotë që pyetjet kryesore rreth UÇK-së: kush e udhëhoqi, kush ekontrolloi, e kështu me radhë, nuk do të marrin ndonjë përgjigje të kënaqshme brendanjë kohe të shkurtër. Miti i origjinës është një pyetje pa përgjigje, sepse tëpërcaktosh origjinën e UÇK-së duhet të kesh të paktën përgjigjet e pyetjeve se kushe themeloi atë, çfarë besuan ata, e të tjera. Baballarët themelues mund tëidentifikohen, qofshin ose jo udhëheqësit e tanishëm të organizatës. Por, koha kërkoinjë organizim të përgjithshëm, në të cilin çdo shqiptar i Kosovës i përkushtuar përçlirimin kombëtar të mund të rreshtohej dhe emëruesi i vetëm i përgjithshëm ishtebesimi që lufta me armë ishte një mjet legjitim për çlirimin e Kosovës nga sundimiserb. Kështu që UÇK-ja gjithmonë ka patur një fuqi specifike, me gjithë dobësitë esaj të shumta në anën ushtarake dhe organizative: në thelb mund ta quash si tëduash, por baza e saj është populli i armatosur dhe i bashkuar, i pandarë nga partiose fraksione. Kjo ishte arsyeja që në fillim media ndërkombëtare dhe korespondentëte huaj dhe pastaj komuniteti diplomatik perëndimor nuk ua vunë re gabimet. Shumëkorrente të ndryshme politike kontribuan në rritjen e UÇK-së, por udhëheqja iabsorboi dhe i integroi ato.

Ne tani e dimë se kush janë udhëheqësit e UÇK-së. Ata filluan të shfaqengjatë sprovave të verës së gjatë të 1998-s. Ndoshta i pari ishte Jakup Krasniqi,zxëdhënësi zyrtar i UÇK-së, për arsyen e thjeshtë se dikush duhej të fliste në shtypinndërkombëtar, i cili kishte caktuar reporterët e tij më të mirë për t u përpjekur që tëzbulonin se kush ishin udhëheqësit e lëvizjes. Është një shenjë e fuqisë fakti qëkrahu klandestin i UÇK-së ia doli të tërhiqte vëmendjen e diplomatëve, edhe mendihmën e medias moderne, që parapriu. Megjithatë qëndrimi i UÇK-së ndajgazetarëve ishte larg mikëpritjes për një kohë të gjatë dhe ka mbetur i tillë edhe sot.Transparenca duket diçka e pamundur në një luftë kundër Sllobodan Millosheviçit.

A e ndihmoi apo e pengoi UÇK-në kjo ndjenjë konspiracioni dheklandestiniteti? Kjo më mirë ti lihet historianëve të së ardhmes për ta gjykuar, pornë mendjen time nuk ka asnjë dyshim se natyra mitike dhe sekrete e organizatës endihmoi ndjeshëm UÇK-në në fazat e para të luftës së saj. Përpjekjet e mediave dhetë diplomatëve për të gjetur njerëzit e rëndësishëm dhe pamundësia për ta bërëkëtë e ngriti akoma më shumë interesin për lëvizjen, veçanërisht ndër botuesit egazetave. Shëmbëlltyra e paraqitur nga media e ndihmoi mjaft UÇK-në. Luftëtarëte rinj, me praktikën e trashëguar nga ditët partizane të Luftës së Dytë Botërore dhemartirët e parë të rëndësishëm, si familja Jashari nga fshati Prekaz, pranë Skënderajt,krijuan një lidhje të dukshme me ditët e luftës kombëtare shqiptare kundër otomanëve.Fotografia e Jasharit, në muret e zyrave të Partisë për Prosperitet Demokratik, nëTetovë, e vendosur në flamurin shqiptar, dukej si ajo e një njeriu që kish vdekur më

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Page 122: perpjekja_15-16

122Përpjekja

1898, më shumë sesa më 1998. UÇK-ja u perceptua si rebelët klasikë të Ballkanit,të shtypurit, që nëpër kohëra triumfonin mbi pushtuesit e huaj serbë, të cilët, ashtusi otomanët dikur, kontrollonin krahinën me metodat e frikësimit dhe të kontrollitfizik në rrugë dhe qytete. Dhe më e rëndësishme për median ndërkombëtare ishte seata ishin të shtypurit , që rrezikonin çdo gjë për vendin e tyre, se ata dhanë njëimazh tërheqës, krahasuar me forcat shtypëse të sigurimit serb, të mirëmbrojturanga armatimet e rënda.

Në thelb të fuqisë së kësaj shëmbëlltyre është identifikimi mitik i UÇK-sëme të gjthë popullin (shqiptar) të Kosovës. Kështu që megjithëse fatet e UÇK-sëmund të variojnë, ajo kurrë nuk e ka humbur aftësinë e saj për të shkaktuar frikë tekkundërshtarët dhe respekt tek politikanët e Perëndimit. Ajo e ka bërë këtë dukeruajtur thelbin e saj mitik të identifikimit me popullin, ndërsa në kontrast me të,Lidhja Demokratike e Kosovës e Dr. Rugovës sa vinte e shihej si një organizatë mbipopullin, me një ethos të dallueshëm komunist, me mënyrën e veprimit të tij politik,veçanërisht me përpjekjet për të paraqitur parashikimet dhe mençurinë unike, shpeshtë atribuara Dr. Rugovës nga pasuesit e tij jokritikë.

Është e çuditshme që partia e Rugovës zakonisht shihet si një organizatë ekrahut të djathtë , krahasuar me UÇK-në e pagëzuar si marksiste , kur i gjithëethosi i Presidencës , ashtu siç evoluoi ajo nën Dr. Rugovën, ishte shumë më afërmodelit jerarqik të centralizuar të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ndërtuarrreth një njeriu udhëheqës, në këtë rast Dr. Rugova. Ky model qëndron në kontrasttë thellë me strukturat e gjera dhe të decentralizuar të UÇK-së dhe me theksin efuqishëm mbi udhëheqjen kolektive. Në këtë drejtim UÇK-ja është qartësisht produkti bazës politike të diasporës dhe pastaj i improvizimeve të kohës së luftës në fund tëviteve 90, ndërsa LDK-ja 7 ndërtua mbi bazën e përpjekjeve të saj të ndryshimitpaqësor në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90. UÇK-ja e rrotulloi pasqyrëne saj përgjatë gjthë 10-vjeçari ekskluzivisht rreth një njeriu, Dr. Rugovës, duke ebërë atë mishërim të qëllimeve dhe aspiratave të të gjithë kosovarëve. Më 1998 dhe1999, UÇK-ja mishëroi shëmbjen pothuajse të plotë të autoritetit, në kontrast mefokusin e mëparshëm tradicional që presupozonte një majë të piramidës jerarqike tëautoritetit në jetën shqiptare të Kosovës.

Në kohën e Konferencës së Rambujesë (shkurt mars 1999) UÇK-ja pësoinjë ndryshim të dukshëm në kuptimin literal të fjalës. Realiteti ndërhyri brendamitit: djem të rinj, paksa nervozë, por veshur me kostume, zunë vendin e rebelëvemitikë. Revolucionarët e armatosur u bënë figura publike dhe formuan një qeveri nëmërgim në Tiranë, të mbërthyer në një garë të ashpër me qeverinë e mëparshme nëmërgim të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Kryeministri i në mërgim i qeverisëprovizore, Hashim Thaçi, ish student në fakultetin e shkencave politike nëUniversitetin e Zyrigut, tani shfaqet si një politikan plotësisht modern, me kostumine tij të mirë dhe me telefonin celular. Po, a u zhduk miti i origjinës, sikurse dhemjegulla e situatës së nëndheshme, ku njerëzit dhe udhëheqësit janë një dhe unikënë aspiratat e tyre rebele dhe të armatosur për të luftuar serbët? Është shumë herëtpër t i dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Diplomatët perëndimorë do të

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Page 123: perpjekja_15-16

123Përpjekja

përpiqen, dhe kjo është e kuptueshme, t i japin UÇK-së parametrat normalë të kuadritpolitik perëndimor. Sigurisht që z. Thaçi mund të diskutojë me Thomas Hobbes-inose Mill-in me gjithë rrjedhmërinë e një të diplomuari të Oksfordit. Por, emri tjetëri tij është gjarpri , dhe ai është forca fillestare dhe e natyrshme e Kosovës rurale,një fshatar revolucionar, i cili kërkon të shkatërrojë sundimin serb dhe ta zëvendësojëatë me një shtet që sigurisht do të jetë populist, i dominuar etnikisht nga shqiptarët,me një ethos të fortë nacionalist. Përvjetori i tridhjetë i ditëlindjes së Thaçit ishte nëprill 1999, kur ai vetë ishte zhytur thellë në Kosovë, duke luftuar serbët dhe dukekomunikuar çdo ditë me celularin e tij me politikanët perëndimorë dhe ushtarakët.Pikërisht në të njëjtën kohë avionët e NATO-s luftonin kundër regjimit tëMillosheviçit nga qielli i Kosovës, duke jetuar në një botë teknologjike paralele menjerëzit në pyje me kallashnikovët e tyre. Arritja unike e UÇK-së (për shembull jo siOrganizata Revolucionare e Maqedonisë së Brendshme, në fund të periudhës sëPerandorisë Otomane) arriti të bashkojë këto dy botë dhe të bindë aleancën ushtarakemë të fuqishme të botës të vendoset në anën e saj.

Rezultati i luftës me armë për Kosovën tani është i qartë: trupat dhe forcatparaushtarake të Sllobodan Millosheviçit u detyruan të tërhiqen, u vendos njëprotektorat de facto i NATO-s, kur forca e Ndërfyrjes KFOR hyri në Kosovë, nëqershor 1999, dhe luftëtarët guerilas të UÇK-së pranuan të çarmatosen dhe të kthehenme ndihmën e NATO-s në trupa Mbrojtëse të Kosovës, njësi forcë me uniformë,sipas modelit të Gardës Kombëtare Amerikane, së cilës i lejohet të ketë një armatimshumë të kufizuar. Qeveria e Kosovës në Prishtinë u shpall me Hashim Thaçinkryeministër. Ajo akoma nuk njihet zyrtarisht dhe forcat opozitare të udhëheqësvekosovarë Bujar Bukoshi dhe Ibrahim Rrugova nuk janë pajtuar me realitetin e ripolitik. Por, nga njëra anë, UÇK-ja mitike e njerëzve të padiferencuar dhe të armatosurka mbaruar dhe një realitet plotësisht i ri ka zenë vendin e saj. Disa udhëheqës tëspikatur të UÇK-së, të dalë nga lufta e diasporës në sfondin e nëndheshëm politikdhe ushtarak, si Bardhyl Mahmuti, janë bërë udhëheqës të partive të reja politike tëvendosura në Prishtinë. Gërmadhat, gurët, drurët dhe gëzhojat e mbetura në shtëpinëe Jasharit në fshat, në luginën e vogël pyjore të Prekazit, përbëjnë një altar dhe vendpelegrinazhi të ri kombëtar, me një nga të paktit meshkuj të mbijetuar të famijes qëpret vizitorët. Një togë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës qëndron në roje të varrevetë heronjve, në kodrën e gjelbër disa metra më tutje. Të vdekurit kanë hyrë nëmitologjinë kombëtare dhe do të mbeten përgjithmonë atje, për sa kohë që popullishqiptar do të banojë në Ballkan. Miti i UÇK-së e mbylli rrethin, ashtu si dhe heronjtëJashari, të cilët, si individë, e plotësuan rrethin e tyre të jetës tokësore - në kuptiminqë i jep thënia e vjetër greke vdekjes - në emër të një realiteti të ri e të lirë kombëtar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës miti i origjinës

Page 124: perpjekja_15-16

124Përpjekja

Miti i udhëheqjes -udhëheqësit e rinj në Kosovë

Nga Kimete Bytyçi

Arsyeja pse vendosa të hulumtoj ose të përpiqem të hulumtoj mitin rrethudhëheqësve të rinj dhe të mënyrës së udhëheqjes, qëndron në rolin që udhëheqësitluajnë në shoqërinë ku bëjnë pjesë.

Përpara se të vazhdoj më tej do të doja të paraqisja disa pikpamje tëpërgjithshme mbi mitin e udhëheqjes në përgjithësi, gjë që do të japë një shpjegimtë mëtejshëm përse unë e konsideroj të rëndësishme ta hulumtoj këtë mit, duke iureferuar veçanërisht udhëheqësve të rinj të shqiptarëve të Kosovës.

Siç ndodh edhe me mitet e tjera, miti mbi udhëheqësit dhe udhëheqjen ështëi pranishëm në çdo shoqëri. Ajo që dallon njërën shoqëri nga të tjerat është roli dhendikimi që luan ky mit në secilën shoqëri. Në shoqëritë e zhvilluara ekonomikishtndikimi dhe roli i këtij miti është pothuajse i papërfillshëm në jetën e përditshmepublike. Ndërsa kur shkojmë drejt shoqërive më pak të zhvilluara ekonomikisht,ndikimi i këtij miti rritet.

Duke kërkuar arsyet e këtij dallimi, shohim se në qendër të saj është ekonomia,ose zhvillimi ekonomik dhe standarti i jetesës. Pra, në mungesë të tërësisë sëzhvillimeve shoqërore dhe mundësive sociale, krijimi i miteve bëhet një nevojë ezakonshme dhe një praktikë normale e qytetarëve. Nën këtë dritë bëhet e qartë se sidhe pse miti rreth udhëheqësve dhe udhëheqjes është më i fuqishëm në grupin edytë të shoqërive, në ato më pak të zhvilluara. Ashtu si dhe në veprimtaritë e tjera,në shoqëritë e zhvilluara roli i udhëheqësit është nën një vëzhgim më të rreptë tëpublikut. Në procesin e vazhdueshëm të kontrollit dhe sfidave, udhëheqja gradualishthumb rolin e saj simbolik, duke ua bërë të pamundur udhëheqësve të rinj që tëbëhen një mit i ri ose pjesë e një mitologjie të re. Në shoqëritë më pak të zhvilluaraky rol dhe ky aktivitet mbetet jashtë çdo lloj vëzhgimi. I lirë nga çdo lloj sfide apokontrolli domethënës, roli i udhëheqësit bëhet një shprehje simbolike, në vend tënjë ushtrimi praktik të aktivitetit politik ose publik. Ky aspekt bëhet më i ndërlikuarnë rastin kur shoqëria ecën përgjatë një procesi konfrontimi të hapur dhe një konfliktindërmjet komuniteteve të ndryshme (grupeve etnike) brenda shoqërisë (vendit).

Në një gjendje të tillë secili pjestar brenda të njëjtit grup shihet si një qelizëe pandarë me të njëjtat interesa dhe pikpamje me grupin. Në hierarkinë e krijuar, mënë fund, udhëheqësit vlerësohen si një simbol i këtyre pikpamjeve dhe interesave të

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Page 125: perpjekja_15-16

125Përpjekja

përbashkëta dhe veprimtaria e tyre do të mbetet e pasfidueshme. Kjo bëhet në dymënyra: me anë të autoçensurës së antarëve të grupit ose me anë të çensurës tëushtruar nga makineria qeveritare nën pretekstin e mbrojtjes së interesave kombëtare,duke mos lejuar zbulimin e ndryshimeve ndërmjet antarëve të grupit dhe të partisësë tyre.

Kjo është tërësia e marrëdhënieve në të cilën ne mund të shohim Kosovëndhe ish Jugosllavinë gjatë viteve 80 dhe 90. Dhe shumica e atyre që mund tëthuhen mbi zhvillimin e mitit të udhëheqjes në Kosovë mund të jenë të vlefshmeedhe për Serbinë. Meqenëse tema e këtij diskutimi është e përqëndruar mbi mitin nëshoqërinë shqiptare unë do të përqëndrohem tek Kosova dhe do të përpiqem të studiojmitin e udhëheqësve të rinj të saj.

Situata në ish Jugosllavi gjatë kësaj periudhe karakterizohet nga një tensionnë rritje ndërmjet njësive dhe grupeve etnike të saj. Duke u përqëndruar nëmarrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, si më të rëndësishmet për diskutimintonë, do të shohim se ky tension, i cili filloi gjatë viteve 80, do të arrijë kulmin mendryshimet kushtetuese të vitit 1989. Kërcënimet dhe përdorimi i forcës nga regjimiserb për të vënë në zbatim ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, kundër dëshirës sëshqiptarëve të Kosovës, do ta thellojnë këtë tension ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Demonstratat e fuqishme të shqiptarëve të Kosovës kundër këtij akti,megjithëse të paarmatosura dhe pa aksidente të dhunshme të regjistruara zyrtarisht,nuk u morën parasysh nga regjimi serb, duke mbyllur gradualisht rrugën për dialogpolitik dhe diskutim demokratik rreth tensionit ekzistues dhe marrëdhënieve tëardhëshme midis Serbisë dhe Kosovës. Duke e parë më me kujdes këtë periudhëtensioni në rritje, mund të shohim se si të dy komunitetet i kundëvihen njëri-tjetrit.Ky mosbesim i dyanshëm do të bëhet terren shumë i përshtatshëm për lindjen emiteve të reja. Në të njëjtën kohë do të lindë edhe sistemi shumëpartiak në pjesëtveriore të vendit (Slloveni dhe Kroaci), dhe më vonë edhe në vetë Serbinë. Gjithashtushqiptarët në Kosovë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe do të krijojnë partinë etyre politike. Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi menjëherë rreth saj anëtarëtmë të shquar të shoqërisë. Mjekë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe artistë si dhe qytetarëtë thjeshtë u mblodhen së bashku rreth kësaj partie të re, e cila shihet më shumë sinjë reagim dhe si mjet për t iu kundërvënë masave të marra nga regjimi serb. Dukefilluar si një lëvizje, shpejt kjo parti u bë partia më e madhe dhe kishte raste tëshpeshta që familje të tëra, me të gjithë antarët e tyre, antarësoheshin në të. Politikae re u bë e pranishme në çdo veprimtari të jetës publike dhe private, me mite qëpërshkruanin të gjitha aspektet e jetës politike. E parë si një simbol bashkimi dheqëndrese ndaj ideve serbe, edhe vetë LDK u zhvillua në formën e një miti. Antarësimetnë partinë e re, që siç e pamë më lart shpesh përmblidhnin familje të tëra, shiheshinsi një mënyrë për të shprehur unitetin kombëtar dhe qëndresën jo vetëm ndaj masavetë qeverisë serbe, por edhe ideve serbe në përgjithësi.

Ndërsa programi politik i partisë mbetej jashtë syve të publikut, antarësiminë të shihej si një detyrë, ndërsa qëndrimi ndaj udhëheqësve të partisë merrtekarakteristikat e adhurimit. Kur pyeta rreth arsyeve të anëtarësimit në LDK, përgjigjja

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Page 126: perpjekja_15-16

126Përpjekja

që m u dha gjatë kësaj ankete nuk përmbante asnjë shpjegim ideologjik, që të kishtetë bënte me programin e partisë, i cili shihej si dytësor apo i parëndësishëm nëluftën kundër masave të reja të regjimit serb. Në fakt antarësimi shihej si një shenjëbashkimi në të parën parti gjithshqiptare dhe si një simbol i qëndresës kundër shtypjesnga regjimi serb. Duke predikuar qëndresën e padhunshme dhe me slloganëdemokratikë, partia siguroi dhe më vonë monopolizoi lëvizjen paqësore dhedemokratike në shoqërinë shqiptare, duke përfaqësuar, dhe më vonë duke imponuar,vetveten brenda dhe jashtë vendit, si e vetmja forcë demokratike në Kosovë.Karakteristikat e mitit si një parti mbarëkombëtare janë akoma edhe më të theksuaranë personalitetin e udhëheqësit të partisë, Dr. Ibrahim Rugovës. Deri në atë kohë,pak i njohur ndërmjet qytetarëve të zakonshëm, Dr. Rugova u bë udhëheqësi i ri dhei padiskutueshëm. Një akademik i specializuar në letërsi, tashmë shihej si një politikanme aftësi politike të afirmuara dhe të padiskutueshme.

Udhëheqësi tashmë shihej si një udhëheqës karizmatik, gati një perëndi. (Ështëinteresante të vërehet se si fjalët udhëheqës dhe president përdoren shpesh përtë theksuar diçka që ndoshta as vetë kuptimi i fjalës nuk ka: lider-prijës, president-kryetar). Dhe kjo figurë e shenjtë, ky udhëheqës me aftësi dhe karakter mbi ato tëqytetarit të zakonshëm, është tani Dr. Rugova. Ai nuk quhet më thjesht udhëheqës iLDK, por më tepër Udhëheqës i shqiptarëve . Çdo hap i Dr. Rugovës në vend që tëanalizohet, thjesht vlerësohet. Këngët rreth personalitetit të tij, aftësive dhe heroizmit,përmbledhin figura mitike të heronjve kombëtarë të së kaluarës, si dhe simbolemitologjike. Shembull: 1. Kur në politikë erdh Ibrahimi, krejt Serbisë i doli tymi .2. Ku len dielli dhe del hana, Ibrahim ma nuk ban nana . 3. Ku e ka dhanrri sobën?Karshi me zyrën e Ibrahim Rugovës .

Kualifikimet akademike të Dr. Rugovës shihen si provë për aftësitë e tijpolitike. Ndërkohë që shumica e intelektualëve janë antarë të LDK dhe udhëheqjessë saj, janë të pakta forcat intelektuale të vullnetshme për të konkuruar programindhe aktivitetet e LDK-së dhe të Dr. Rugovës. Vendi mitologjik dhe simbolik i LDK-së nuk kërcënohet nga emergjenca e konkurencës së partive të reja politike tëshqiptarëve të Kosovës. Duke patur të siguruar antarësinë më të madh, LDK-jaështë e aftë të imponojë vetveten si e vetmja forcë politike që përfaqëson masat.Duke i konsideruar zgjidhjet politike dhe demokratike si një krijim të sajin, kjoparti edhe për dhjetëvjeçarin në vazhdim nuk do të përfillë asnjë forcë politikendërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe asnjë ide politike që vjen nga jashtë rradhëvetë saj. Çdo sfidë ndaj aktiviteteve të LDK-së dhe antarëve të saj do të shihet si njëveprim kundër bashkimit dhe interesave kombëtare dhe shpesh me qëllime të hapurapër të diskredituar autorët e qëndrimit kritik. Siç thotë një gazetar shqiptarudhëheqësi kosovar sillet me mënyra gandiste më shumë jashtë se sa brenda rrethit

të tij të ngushtë . Duke theksuar se ai (Dr. Rugova) ishte shumë i ashpër me oponentëte tij politikë dhe me gazetarët, gazetari vazhdon: Udhëheqësi i moderuar kosovarnuk ishte aq i moderuar kur kishte përballë ata që e kritikonin .

I përkrahur nga shumica perëndimore e shtypit të porsadalë në skenë, i cilimë parë ishte goditur nga regjimi serb, ky kriticizëm pothuajse bllokohet përpara se

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Page 127: perpjekja_15-16

127Përpjekja

të bëhet publik. Ajo që filloi si lëvizje e individëve të bashkuar me ide dhe ideologjipolitike të ngjashme, tani është transformuar në një monopol ndaj çdo ideje dheinfluence politike. Ky simbolizëm dhe rol mitologjik, shtrihet përtej antarësisë sëpartisë, duke përfaqësuar jo vetëm një ideologji ose parti politike, por më tepër njëfilozofi mitologjike me karakteristika fetare. E ashtuquajtura braktisje e forcës, njëritual i organizuar i arkivolit të zbrazët dhe protestat shtëpiake të shqiptarëve melugë, pirunj dhe çelësa në duar, u organizuan nga aktivistë joantarë të LDK-së. (Tëudhëhequr nga Veton Surroi). (Ndërsa protestonin kundër dhunës së përdorur ndajtyre dhe kundër pushtetit, shqiptarët varrosën një arkivol të zbrazët, si një mënyrësimbolike për t i thënë Jo përdorimit të forcës. Është e vështirë të kuptohet se simund të varroset diçka që është jashtë kontrollit tënd.

Gradualisht jeta politike u bë një aktivitet i largët dhe i veçuar për qytetarëte zakonshëm, e ushtruar në emër të tyre nga udhëheqësit. Karakteristikat mitikemund të gjenden në veprimet e Dr. Rugovës gjatë udhëheqjes së tij. Ai e shikonveten si i vetmi udhëheqës, i aftë që të jet në krye të gjithë komunitetit shqiptar tëKosovës drejt realizimit të qëllimit të tij, që vazhdimisht ka qënë pavarësia. Roli itij si shpëtimtar është një shpjegim për aktivitetin e tij politik gjatë kësaj periudhe.Kjo u përsërit edhe në fund të vitit 1998, kur konflikti në Kosovë u shkallëzua dherezistenca pasive, si një zgjidhje e mbrojtur nga Dr. Rugova dhe LDK-ja, dështoi,kur viktimat e para masive tronditën komunitetin ndërkombëtar. Në një intervistëdhënë një gazetari francez, Dr. Rugova ka thënë: Vullneti i popullit tim është nëduart e mia . Unë jam këtu për të shpëtuar popullin tim . Dhe duke iu referuarLDK-së: Le të disiplinohemi . Le të respektojmë njëri-tjetrin . Ishte kjo përgjigjjae tij ndaj pyetjes sime rreth kontakteve të tij me politikanët e tjerë shqiptarë dhekonkretisht me përfaqësuesin e qeverisë së përkohëshme të Hashim Thaçit.

Ndërsa mënyra e veprimit të partisë është mitologjike dhe simbolike, ajoparaqitet si një forcë politike moderne, progresiste, e cila do të modernizojë të tërëshoqërinë. Kështu çdo lidhje ose ngjashmëri me jetën dhe zakonet tradicionalerefuzohet rreptësisht. Edhe një herë tjetër kualifikimet akademike, janë përdorur siprovë e ideve moderne dhe progresive. Imazhi i Dr. Rugovës është ai i një udhëheqësimodern, perëndimor dhe që e duan perëndimorët. (Këngët për Rugovën që takonpresidentin Klinton si dhe lidhjet e tyre të ngushta dhe pikpamjet e përbashkëta janëshumë të njohura). Dr. Rugova është paraqitur si një intelektual perëndimor, i cilinuk ka asgjë të përbashkët me heronjtë tradicionalë. Çdo krahasim me figurattradicionale keqkuptohet dhe hidhet poshtë.

Në të njëjtën kohë përbërja dhe kualifikimi akademik i bëjnë udhëheqësitdhe veprimtarët e rinj politikë si të vetmen forcë të aftë për të imponuar vetvetenjashtë vendit në platformën ndërkombëtare, si e vetmja forcë politike e rëndësishmendërmjet shqiptarëve të Kosovës. Dhe është kjo gjendje që do të sigurojë për ta përdhjetëvjeçarin e ardhshëm vendin e udhëheqësve dhe veprimtarëve politikë me aftësidhe përvojë të njohur politike, duke i lënë ata në pozicionin e përfaqësuesit të vetëmtë shqiptarëve të Kosovës dhe të vetmen forcë politike paqësore dhe demokratike.

E parë në kontekstin me të cilin e fillova këtë punim, proçesi i krijimit të

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Page 128: perpjekja_15-16

128Përpjekja

miteve bëhet i lehtë për t u kuptuar.Në kushtet e abuzimit në rritje me të drejtat e njeriut dhe me standartin

gjithnjë në rënie të kushteve ekonomike të jetesës, (pas përjashtimeve masive tëshqiptarëve nga vendet e tyre të punës) shqiptarët u izoluan nga bota e jashtme.

Në mungesë të një dialogu të vërtetë politik retorika pranohet si i vetmiaktivitet i sigurt nga rreziqet e jashtme. Dhe shtegu për tek miti është shumë i shkurtër.

Të ndodhur në kurthin ndërmjet dëshirës për vetëqeverisje ose pavarësi, sirrugë që siguron këtë vetëqeverisje nga njëra anë dhe të drejtave të njeriut dhedyshimeve rreth mjeteve konkrete për t i arritur ato, nga ana tjetër, qytetarët ezakonshëm zgjodhën atë të besimit në aftësitë hyjnore të udhëheqësve të tyre. Në tënjëjtën kohë, vetë udhëheqësit, të përballur me të njëjtat dilema, zgjodhën rrugën ebesimit se ndjekësit e tyre kanë të drejtë.

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Page 129: perpjekja_15-16

129Përpjekja

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998:Liri e burgosur *

Nga Denisa Kostovica

Për shqiptarët, mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe universitet, për vitin1991-1992 nisi me vonesë. Kur ata filluan, në janar 1992, studentët u përpoqën tëkrijonin klasa me turne në shtëpi private, dyqane të adaptuara, bodrume dhepapafingo. Ky ishte fillimi i arsimit paralel në Kosovë, pasi shqiptarët refuzuan tëpranojnë programin mësimor nacionalist serb, dhe këta të fundit u mohuan atyre tëdrejtën e vazhdimit të shkollës.

Për shqiptarët e Kosovës sistemi i arsimit paralel u bë një metaforë e burgutdhe e lirisë në të njëjtën kohë. Megjithëse arsimimi në shtëpitë private ishte njëpasqyrë e rezistencës jo të dhunshme në Kosovë, ai ishte një sfidë jo vetëm përregjimin serb, por edhe për udhëheqjen pasive të shqiptarëve të Kosovës. Veç kësaj,beteja serbo-shqiptare për arsimin ka qenë një betejë në miniaturë për Kosovën. Ajotregoi plotësisht që ideja e bashkekzistencës në Kosovë ishte e tejkaluar pas nëntëvjetësh diskriminimi etnik dhe ballafaqimesh.

Ka një lidhje të ngushtë historike ndërmjet politikës dhe arsimit në Kosovë.Kontrolli politik i njerit grup ka sjellë mohimin e së drejtës së arsimit për grupintjetër etnik. Kthimi i Kosovës nën sundimin serb në periudhën ndërmjet dy luftravenën Jugosllavi, lajmëroi edhe mbylljen e shkollave shqiptare të hapura me përkrahjene Austro-Hungarisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Arsimimi garantohej vetëm nëserbisht. Rolet u ndërruan në Luftën e Dytë Botërore, kur fuqitë e Aksit (Gjermaniadhe Italia) marshuan drejt Kosovës. Shqiptarët e fuqizuar morën shkollat serbe, ipagëzuan ato me emra figurash historike shqiptare dhe vazhduan me arsimimin nëgjuhën shqipe. Kjo skemë u përsërit edhe një herë nga serbët më 1990, pas heqjes sëautonomisë së Kosovës, kur serbët morën në dorë situatën edhe në arsim. Refuzimii arsimimit sipas programeve serbe nga shqiptarët çoi në dëbimin e 400 000studentëve shqiptarë të të gjitha niveleve nga ndërtesat e shkollave dhe universiteteve.

Periudha komuniste ishte një shmangie nga e drejta ekskluzivisht etnike earsimit në Kosovë. Me parullën vëllazërim dhe bashkim arsimimi u garantua sipër serbët ashtu edhe për shqiptarët në gjuhët e tyre respektive. Përhapja e arsimit

* Autori i është mirënjohës për mbështetjen Institutit të Shoqërisë së Hapur në New York që imundësoi punën në Kosovë, si dhe kërkimet për gradën Doktor i Filozofisë dhe Gjeografisë,Universiteti Kembrixh.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 130: perpjekja_15-16

130Përpjekja

shqiptar arriti kulmin pas vitit 1974. Pastaj hyrja në fuqi e një kushtetute të re federalei dha Kosovës një autonomi substancianale në fushën e arsimit, si dhe lirinë evetvendosjes.

Sidoqoftë, tensionet ideologjike ekzistonin brenda sistemit arsimor, dhepikërisht këtu ato shpërthyen haptas. Studentët shqiptarë, ashtu si studentët në tëgjithë ish-Jugosllavinë, duhet të edukoheshin me patriotizmin socialist jugosllav .Mirëpo në kuadrin e politikës së afirmimit kombëtar ata u lejuan gjithashtu tëafroheshin edhe me letërsinë dhe historinë e tyre kombëtare. Rritja e shpejtë earsimimit masiv në gjuhën shqipe çoi gjithashtu në zbulimin e shpejtë të identitetitkombëtar për shqiptarët e Kosovës, jo vetëm në kuadrin e kundërshtimit ndaj serbëve,por edhe të vëllazërimit me shqiptarët e Shqipërisë. Kjo ndodhte për herë të parë nëhistorinë e trazuar të Kosovës.

Në pranverë të vitit 1981 shpërthyen protestat masive të studentëve shqiptarënë Universitetin e Prishtinës, protesta të cilat shpejt përfshinë të gjithë krahinën.Ishte universiteti ai që u etikua menjëherë si kështjellë e nacionalizmit shqiptarndërsa demostratat si kundërrevolucion. Për serbët, arsimi shqiptar u bë sinonim ishkëputjes dhe irredentizmit, ndërsa protestuesit kërkonin kalimin e Kosovës ngastatusi i krahinës në atë të republikës, deri në një bashkim me Shqipërinë.

Protestat e vitit 1981 u bënë shkak për marrjen e një sërë masash mbi arsiminnë gjuhën shqipe, të projektuara nga autoritetet e atëhershme komuniste. Tekstet uspastruan nga përmajtja nacionaliste , një numër shkrimtarësh nga Shqipëria undaluan dhe bashkëpunimi i dendur arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë undalua. Shumë studentë u përjashtuan nga shkollat, pedagogët gjithashtu, ndërsapati edhe nga ata që u burgosën.

Mësimdhënia e lëndëve me përmbajtje kombëtare (histori, gjeografi, letërsi )në gjuhën shqipe u kundërshtua fuqimisht. Çështja më e nxehtë lidhej me raportin epërmbajtjes kombëtare shqiptare në programet mësimore. Kjo u zgjidh nëpërmjet tëashtuquajturës bërthamë e përbashkët . Shqiptarët duhet të zbatonin të njëjtatprograme me serbët, ndërsa autorët shqiptare përfaqësoheshin në 20% të përmbajtjes.Ky ishte preludi i një diskriminimi arsimor që do të vendosej në fillim të viteve 90.

Fushata kundër shqiptarëve të Kosovës u intensifikua në mediat serbe nëfund të viteve 80. Edhe shkollat e Kosovës nuk u anashkaluan nga kjo fushatë.Numri gjithnjë në zbritje i studentëve dhe mësuesve serbë (i cili reflektonte njërënie të shpejtë të përqindjes së popullsisë serbe në Kosovë) u përdor si një tjetërargument për të vërtetuar qëllimin shqiptar për të shkëputur Kosovën nga Serbianëpërmjet dominimit demografik. Ndarja e shkollave serbe dhe shqiptare filloinëpërmjet luajtjes së kartës të pasigurisë së serbëve.

Gjatë vitit shkollor 1990-1991 në shkollat mikse u futën në zbatim turnetetnike: studentët serbë zhvillonin mësimin në mëngjes, ndërsa shqiptarët pasdite.Në pranverë të 1990-ës u hodhën akuzat për një helmim masiv të studentëve shqiptarë.Shqiptarët argumentuan që kjo ishte mënyra që serbët përdornin në përpjekjet e tyrepër pastrimin etnik të Kosovës, ndërsa serbët i mohonin akuzat, duke i përshkruarato si një inskenim, me qëllim të tërheqjes të vëmendjes së mediave drejt Kosovës.

Gjatë viteve 80 arsimi shqip në Kosovë u shfaq si strumbullari i rezistencës

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 131: perpjekja_15-16

131Përpjekja

kundër asaj që për shqiptarët ishte politikë serbe nën petkun komunist.2 Tensionetlidhur me sistemin arsimor në Kosovë i paraprinë heqjes së autonomisë së Kosovësmë 1989, ato treguan një panoramë të përgjithshme të përplasjeve serbo-shqiptarenë Kosovë dhe për Kosovën: veprimi serb dhe kundërveprimi shqiptar . Meshfuqizimin e autonomisë së Kosovës, serbët deklaruan bashkimin e Serbisë dhe, sipërgjigje, shqiptarët shpallën pavarësinë.

Serbët nuk u mjaftuan vetëm me vendosjen e kontrollit mbi territorin eKosovës; ata gjykonin po aq të rëndësishëm edhe vendosjen e kontrollit mbi shkollënkosovare, e cila ishte mjeti më i rëndësishëm në formimin e ndjenjës kombëtare.Një numër masash ligjore u muarën nga Parlamenti serb duke shfuqizuar autonominëarsimore të shqiptarëve, gjë që çonte në përjashtimin e studentëve shqiptarë ngandërtesat e shkollave dhe universiteti. Ky veprim u interpretua nga shqiptarët si njësulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit të tyre kombëtar . Kjo solli edhe fillimin e

sistemit arsimor paralel shqiptar dhe zhvillimin e një solidariteti të gjithanshëm nëkomunitetin shqiptar. Shqiptarët vunë në dispozicion shtëpitë e tyre falas për t upërdorur si shkolla. Njeri prej tyre dha besën se shtëpia e tij do të përdorej sishkollë deri në fund, pra deri kur Kosova të bëhej e lirë . Një sistem rudimentaltaksash u krijua, sipas të cilit çdo shqiptar do të jepte një kontribut financiar përmbarëvajtjen e sistemit shkollor.

Në vitet 90 ndarja ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shkollat e Kosovësishte e plotë, ndërkohë, para viteve 90, shkollat ishin fusha më e rëndësishmeshoqërore ku serbët dhe shqiptarët ishin të përzier. Para viteve 90 ekzistonte njëstrukturë që nxiste përzierjen ndërmjet dy komuniteteve dhe kishte një topitje tëparagjykimeve ndërmjet grupeve etnike. Ndërmjet të rinjve në Kosovë kishteelemente të bashkëpunimit në kuadrin etnik: një grup rrok shqiptar, Ramadan Band,kishte një serb në përbërjen e tij.

Duke i detyruar shqiptarët të veçohen plotësisht duke krijuar një hapsirëalternative shkolle, ndërmjet të rinjve serbë dhe shqiptarë u ngrit dhe një mur ndarjeje.U krijuan kushte për lindjen e paragjykimeve të ngarkuara me emocione dhe ndjenjahakmarrjeje. Rrugës për në shkollë, ku shpesh mësimi zhvillohej në dhoma të ftohtae të zhveshura, shqiptarët kalonin përpara ish shkollave të tyre, gjysëm të zbrazura,sepse numri i serbëve në Kosovë nuk ishte i mjaftueshëm për t i mbushur ato. Shpeshshumë shkolla të Kosovës u përshtatën si strehime për refugjatët serbë të luftës, tëcilët përfunduan në Kosovë pas rënies së krahinës serbe Krajina në Kroaci.

Shtëpitë private janë një simbol i sistemit paralel shqiptar. Shqiptarët popërdornin gjithashtu edhe disa ndërtesa shkollore. Nëpër të gjithë Kosovën ka shkollanë zonat e pastra shqiptare, që përdoren vetëm nga shqiptarët. Por ka gjithashturaste ku shqiptarëve u është mohuar hyrja në disa shkolla, edhe pse aty nuk ka serbëqë mund t i ndjekin ato. Një shembull tjetër është përdorimi nga shqiptarët iambjenteve shkollore si rezultat i një strategjie që mund të etiketohet si shkëmbimstudentësh : rasti kur dy shkolla të përziera bëhen njëra pastërtisht shqiptare dhe

2. Po ashtu, në vitet 90, arsimi paralel në gjuhën shqipe do të bëhej bërthama e rezistencësshqiptare ndaj regjimit serb.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 132: perpjekja_15-16

132Përpjekja

tjetra pastërtisht serbe. Sidoqoftë është përdorimi i përbashkët i ndërtesave tëshkollave fillore nga serbët dhe shqiptarët, ai që tregon më simbolikisht ndarjen.

Autoritetet serbe e lejuan gjerësisht arsimimin në gjuhën shqipe në ndërtesate shkollave tetëvjeçare (arsyeja ishte se arsimi deri në klasën e tetë ishte i detyrueshëmme ligj). Nxënësit serbë dhe shqiptarë do t i përdornin këto ndërtesa së bashku, porpa patur asnjë kontakt ndërmjet tyre. Këto shkolla do të kishin dy drejtori dhe dyhyrje të ndara, njërën për serbët dhe tjetrën për shqiptarët. Shumë shkolla u ndanëme mure edhe brenda korridoreve, për të parandaluar kështu përzierjen e nxënësveserbë dhe shqiptarë që ndiqnin shkollën në të njëjtën kohë. Përndryshe zbatohejsistemi i turneve etnike: nxënësit shqiptarë dhe serbë përdornin të njëjtat klasa nëkohë të ndryshme. Por edhe me këto forma ndarja e hapësirës ishte e pabarabartë.Shumë klasa qëndronin të zbrazura gjatë turnit serb, ndërsa në turnin shqiptar ishintë tejmbushura. Por ndërsa shumë nxënës të shkollave të mesme në bazë të ndonjëmarrëveshjeje përfitonin për të zhvilluar mësimin në ndërtesat tashmë të tejmbushuratë shkollave fillore, studentët e universitetit ishin të detyruar të ndiqnin mësimet nështëpitë private.

Sistemi paralel (në arsim, botime, shëndetësi dhe ekonomi) u ndërtua ngashqiptarët e Kosovës pas vitit 1990, dhe u përshkrua nga Ibrahim Rugova (Presidentii Kosovës i panjohur zyrtarisht) si një përpjekje e një çlirimi të brendshëm .Padyshim arsimi ka qenë segmenti më i rëndësishëm i këtij shteti paralel . Që prejshpalljes së pavarësisë së Kosovës, shqiptarët e kanë konsideruar pushtetin serb nëKosovë si një pushtim të huaj . Por, në këto kushte pushtimi , shqiptarët fituanlirinë e qeverisjes të sistemit të tyre arsimor në mënyrë të pavarur nga Serbia, përherë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën mënyrë, si armiqtëe tyre, autoritetet arsimore shqiptare të Kosovës zbatuan programe të reja mësimore,të kombëtarizuara në mënyrë që të promovonin identitetin kombëtar shqiptar.

Vendosja dhe mbijetesa e arsimit paralel u përdor nga veprimtarët politikëshqiptarë si një simbol dhe provë e rëndësishme e shtetësisë shqiptare në Kosovë.Një analist shqiptar vëren se Ibrahim Rugova më saktë mund të quhet President ishkollave paralele të Kosovës se sa President i Republikës së Kosovës .

Shkollat paralele të Kosovës përfaqësojnë të vetmin segment institucional tëadministruar nga qendra shtetërore e shqiptarëve që autoritetet serbe kanë lejuar nëKosovë. Përpjekjet për të mbledhur një parlament shqiptar në Kosovë ose për tëkrijuar një forcë policore, ranë poshtë, sepse qeveria e vetshpallur e republikës sëKosovës, për shkaqe sigurie, u detyrua të emigronte. Shqiptarët pretendonin se,duke patur aftësinë e drejtimit të një sistemi arsimor të pavarur, e kishin atë edhe përtë qeverisur shtetin e tyre paralel.

Sidoqoftë sistemi arsimor i organizuar në shtëpi private, shpesh edhe nëbodrume e garazhe aspak të përshtatshme, ndihmoi për të përforcuar metaforën eKosovës si një burg. Eksperienca e përditshme e këtyre shkollave përhapi ndërshqiptarët përfytyrimin e Kosovën si një megaburg , dhe vuri në dyshimjetëgjatësinë dhe ndoshta kredibilitetin e idesë së Kosovës Republikë . Gjatëprotestave të tyre për të drejtën e përdorimit të ndërtesave shkollore, studentëtdemonstronin një parrullë me një fjalë të vetme të shkruar në të school (angl.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 133: perpjekja_15-16

133Përpjekja

shkollë, shën. përk), me dy gërmat o të lidhura me pranga ndërmjet tyre. Njëpërfaqësim i tillë simbolik i burgimit vjen drejtpërdrejt nga përfytyrimi i kushtevemësimore në dispozicion të shqiptarëve në nivelet e tetëvjeçares, të mesmes dheuniversitetit. Në shtëpitë private kushtet ishin shpesh rudimentale, me copa dërrasesi banka dhe një copë dërrase të zeza në rastin më të mirë. Në shkollat zyrtare shumëbodrume, vetëm me kangjella në dritare dhe një llampë të zbuluar të varur në tavan,u kthyen në klasa.

Shqiptarët e Kosovës kërkonin atë që ata e quanin çlirim nga Serbia , dhearsimi paralel u shfaq si një bërthamë rezistence ndaj pushtetit serb. Shtypja ngaana e policisë serbe e bëri shkollën shqiptare një shkollë jete të rezistencës , sipasanalistit shqiptar Shkëlzen Maliqi. Vula me shkrimin Republika e Kosovës nëçertifikata e institucionalizoi idenë e Kosovës së lirë nga pushteti serb, dhe policëtserbë nuk e panë me dashamirësi këtë fakt.

Por shkollat megjithëse personifikonin rezistencën ndaj serbëve, ato krijuangjithashtu edhe opozitën ndaj udhëheqjes politike shqiptare. Në vjeshtë të vitit 1997,demonstratat paqësore të studentëve të universitetit shqiptar në Prishtinë patën njëqëllim: çlirimin e ndërtesave të pushtuara . Studentët e universitetit shqiptar nuk ungritën vetëm kundër politikës serbe në Kosovë, por edhe kundër politikës sërezistencës pasive të drejtuar nga udhëheqësi shqiptar Ibrahim Rugova. Në fillim tëviteve 90 ishte pikërisht mbështetja e Rugovës për pavarësi që e vendosi atë nëkrye të lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Kështu që opozita mund ta hiqteqafe atë vetëm për shkak të mjeteve të përdorura (të padhunshme), por jo të qëllimit.Kritikët e Rugovës e fokusuan kritikën e tyre mbi arsimin, që gjykohej si pika më esukseshme e rezistencës së padhunshme: sipas tyre gjithshka që arriti arsimi paralelgjatë ekzistencës së tij ishte ndihma që dha për t i larguar fëmijët nga lojrat e rrugës.

Protestat publike të studentëve shqiptarë sollën një transformim rrënjësor nëlëvizjen shqiptare. Një lëvizje e padukshme, statike dhe paqësore, u kthye dhe u bëaktive dhe e dukshme, por gjithsesi mbeti një protestë paqësore në rrugë. Aktivitetinë rritje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përputh me protestat e studentëve dhekjo i zgjeroi kufijtë e veprimtarisë. Studentët, të cilët deri atëherë gëzonin mbështetjene pandarë të komunitetit shqiptar të Kosovës, shpejt kaluan në hije nga shpërthimi ieuforisë pas shfaqjes së parë në publik të UÇK. Studentët mund të organizonin njëprotestë, por veprimi i tyre i padhunshëm dukej po aq pa vlerë sa edhe pacifizmipasiv i Rugovës. Në të kundërt, armët e UÇK-së përcaktonin më së miri efektivitetine saj.

Situata në Kosovë që nga fillimi i viteve 90 shpesh është përshkruar si njëstatus-quo, ose një situatë as luftë, as paqe . Të dy komunitetet ishin thellësisht tëmbyllur: serbët refuzuan çfarëdo lloj lëshimi kushtetues ndaj shqiptarëve, kurseshqiptarët refuzonin çdo plan ku mungonte pavarësia. Nuk pati asnjë sukses politikderi në shtator 1996, kur u publikua një marrëveshje Milosheviç-Rugova mbi arsiminme ndërmjetësim sekret (Ndërmjetësimi u bë nga komuniteti i San Exhidios, misionivullnetar i Vatikanit). Marrëveshja parashikonte kthimin e studentëve dhe mësuesveshqiptarë në shkolla dhe fakultete . Sipas përcaktimit , si e tillë, ishte jashtë debatitpolitik . Por asnjë zbatim i kësaj marëveshjeje nuk u arrit.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 134: perpjekja_15-16

134Përpjekja

Serbët e firmosën marrëveshjen si një xhest bashkëpunimi me komunitetinndërkombëtar , por nuk bënë asgjë për ta zbatuar atë, sepse ata nuk donin asnjëndryshim, sado të kufizuar, si p.sh. dhënia shqiptarëve të së drejtës për arsim nëndërtesa të vërteta shkollore. Shqiptarët gjithashtu firmosën nën presioninndërkombëtar, por nuk ishin të gatshëm për zbatim, nëse ky zbatim parakuptonteheqjen dorë nga qëllimi i tyre për pavarësi, dhe pranimin vetëm të një autonomiekulturore për Kosovën brenda Serbisë.

Megjithatë, firmosja e marrëveshjes së arsimit u shfaq si shenja e parë ethyerjes së klimës të pakompromis në përplasjen serbo-shqiptare mbi statusin eKosovës. U krijua përshtypja sikur ishte e mundur të zhvilloheshin bisedime përçështje të kufizuara, pa prekur çështjen e zgjidhjes së plotë politike për Kosovën.Por zbatimi i marrëveshjes së arsimit tregoi krejt të kundërtën. Kjo ndodhi nëpranverë të 1998-s, dy vjet pasi ajo ishte firmosur, dhe pas masakrës së rreth 80shqiptarëve në rajonin e Drenicës në Kosovën qëndrore. Diplomatët perëndimorëushtruan presion mbi serbët dhe shqiptarët për të firmosur një protokoll me afate tëdetajuara zbatimi, dhe paralajmëruan se zbatimi do të vëzhgohej, kursemosrespektimi i tij do të sillte pasoja politike.

Protokolli parashikonte që serbët dhe shqiptarët do të përdornin të njëjtatgodina me turne. Pra, ai ligjëronte ndarjen që kishte hyrë në sistemin arsimor tëKosovës në fillim të viteve 90. Përfundimisht, ai nuk kënaqte kërkesën e studentëveshqiptarë për çlirim të godinave të pushtuara . Në fakt ata kërkonin kthimin nëgjendjen e para 1990-s.3

Megjithëse qëllimi kryesor i negociatorëve shqiptarë ishte sigurimi i kushtevemë të mira për studentët, ata u akuzuan se po kryenin një akt kolaboracioni dhe sitë tillë ishin tradhëtarë . Për më tepër zyrtarët serbë nxituan ta interpretoninprotokollin si lajmëtar të një riintegrimi të shqiptarëve në shtetin serb , dukeshfrytëzuar atë që në protokoll përcaktohej si rihyrje e studentëve shqiptarë nëgodina.

Një analist i huaj e ka komentuar rolin e arsimit paralel shqiptar me thënienNë fillim ai u dha atyre dinjitet kurse në fund u bë një shkak vetshkatërrimi .

Aftësia për të ndërtuar një sistem paralel arsimor, ishte një veprim shumë pozitivpolitik dhe psikologjik në komunitetin shqiptar në ditët e para pas shfuqizimit tëautonomisë, por më vonë ai provoi që rezistenca paqësore nuk po çonte në asnjërezultat. Kritikët sulmuan Rugovën, duke e quajtur kryetar të një lëvizjeje kombëtareqë nuk bëri asnjë lëvizje . Në të njëjtën kohë sistemi arsimor shqiptar u zhyt nëkrizë, pasi shumë mësues nuk ishin paguar për vite me rradhë.

Papunësia e përhapur në shqiptarët e Kosovës (pas dëbimeve masive ngapuna të shqiptarëve nga institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore në fillim të viteve90), u sillte atyre vështirësi gjithnjë e më të mëdha, gjë që çoi në rënien e kontributeve

për arsimin. Kushtet e papërshtatshme, si dhe e ardhmja jopremtuese për të

3. Studentët serbë nuk përmendeshin në asnjë nga kërkesat e studentëve shqiptarë ose deklaratatpër publikun. Për shkak të numrit të tyre të madh, studentët shqiptarë de fakto i kërkonin godinattë gjitha për vete.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 135: perpjekja_15-16

135Përpjekja

diplomuarit, ishin disa nga arsyet që ndikuan në rënien e madhe të numrit tëstudentëve.

Në vitin shkollor 1989-1990, kishte 304.836 nxënës të shkollave tetëvjeçare,ndërsa në 1995-1996 numri i nxënësve të regjistruar në to ishte 268.543. Pra numrii nxënësve të tetëvjeçares ra me 11,9%.4 Po ashtu numri i nxënësve të shkollave tëmesme ra nga 71.257 në 1990-91 në 56.187 në 1995-96, pra me 21,44%.5 Numri istudentëve të universitetit u përgjysmua, nga 25.260 në 1989-90 në 13.763 në 1995-96.6 Sipas vlerësimeve të bazuara në ritmet e mortalitetit të fëmijëve të moshës tëshkollës tetëvjeçare (7 deri 14 vjeç), në 1995-96, rreth 27% ose rreth 98.500 fëmijëtë kësaj moshe nuk janë regjistruar në shkolla. Nga këta, disa e lanë shkollën osenuk e filluan atë, të tjerë emigruan së bashku me prindërit e tyre.7 Një rëniedomethënëse e regjistrimeve të vajzave në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme, shënonnjë ri-tradicionalizim të komunitetit shqiptar.8

Duke vendosur studentët serbë dhe shqiptarë në të njëjtat kushte, protokollikishte si qëllim normalizimin e marrëdhënieve në sferën e arsimit. Sidoqoftë, kjotregoi se muret e ndarjes ndërmjet të rinjve ishin më të qëndrueshme se sa mendoninpolitikanët.

Godina e parë universitare ku duhej të zbatohej marrëveshja ishte ndërtesa eFakultetit Teknik në Prishtinë. Studentët serbë, deri në atë kohë të vetmit përdoruestë fakultetit, e intepretuan idenë e ndarjes së ndërtesës së fakultetit si një shenjë tëqartë të humbjes së afërt të Kosovës. Kështu, ata refuzuan ta përdornin atë së bashkume shqiptarët ndaj u mbyllën brenda godinës dhe refuzuan të dilnin deri sa u nxorrënforcërisht nga policia serbe. Por përpara se policia të ndërhynte, një grup studentësharritën të shkatërronin dritaret, mobilimin dhe bibliotekat, ndërsa nga godina elaboratorëve u hoqën pajisjet dhe u shkatërrua rrjeti elektrik.

Mesazhi i shkatërrimit të godinës së Fakultetit Teknik në Prishtinë flet qartë.Tetë vjet më parë serbët morën të gjithë ndërtesën, dhe më 1998 ata ua lanë atëshqiptarëve, të zbrazur dhe të shkatërruar.

Kjo mbetet metafora tipike për të tërë Kosovën. Serbët ndoshta mund t adorëzojnë atë të gjithën, por duke lënë pas gërmadha. Nuk ka patur asnjë ndryshimnë modelin e llogarisë zero në konfliktin serbo-shqiptar në Kosovë. Përfitimi injërit, sado i kufizuar, merret si një humbje e plotë për krahun tjetër dhe anasjelltas.

Vjeshtë, 1998

4. Halim Hyseni dhe Bajram Shatri. Studim: Gjendja dhe pozita e arsimit shqip në Kosovë nëperiudhën 1990-95 dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm , Instituti Ekonomik, Prishtinë,Janar 1996, p. 38-9.5. Ibid., p. 66.6. Hajrullah Koliqi, Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991-96. (Universiteti i Prishtinës:Prishtinë, 1997), f. 61.7. Nuk ka të dhëna të sakta për të llogaritur numrin e atyre që nuk ndjekin shkollat dhe arsyet emosndjekjes.8. Pjesëmarrja e femrave në shkolla dhe arsimi në përgjithësi kanë luajtur një rol vendimtar nëmodernizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore.

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998: Liri e burgosur

Page 136: perpjekja_15-16

136Përpjekja

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë në shekullin e njëzetë

Nga Bernd J. Fischer

Lord Bajroni në poemën e tij Shtegëtimet e Çajlld Harolldit na paraqetpikëpamjen ndoshta më romantike të aftësive ushtarake të shqiptarëve, pikëpamje ecila ndikoi së tepërmi në përgjithësi te Perëndimi. Të pamposhtur bijtë e Shqipesthotë Lord Bajroni, E ku është armiku që u ka parë shpinën Ata që aq fort peshëne luftës përballin I. Ndërsa ky vlerësim i cilësive luftarake të shqiptarëve vjen ngakoha e romantizmit, vlerësimet e shekullit të njëzetë janë jo më pak romantike.Adolf Hitleri p.sh. e konsideronte Shqipërinë si qoshen e fundit të pamposhtur tëEuropës dhe shqiptarët si një race vitale malësorësh të fuqishëm perceptim i cilirreket të kombinojë teorinë naziste mbi racat me romanet zbavitëse të Karl Mejit. Endërsa perceptimi i Hitlerit ishte ndoshta jo aq ndikues sa ai i Lord Bajronit, gjithsesiai nuk mund të quhet i papërfillshëm. Në fakt ai u bë një element i rëndësishëm nëshpjegimin e dashamirësisë së politikës pushtuese të Gjermanisë naziste në Shqipërigjatë Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësit shqiptarë të shekullit të njëzetë e kanë shfrytëzuar këtë perceptimdhe e kanë zhvilluar atë më tej, si për konsum të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm.Qëllimi i këtij punimi është të studjojë shkurtimisht dy ndeshje ushtarake madhorendërmjet trupave shqiptare dhe atyre të huaja tërheqjen e trupave italiane ngaVlora më 1920 dhe tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria më 1944. Këto dyepisode do të studjohen nga këndvështrimi i realitetit (ose të paktën ai që do ta quajanjë këndvështrim i arësyeshëm objektiv), i perceptimit, dhe së fundi nga rrjedhojate pritura aktuale dhe të ardhme të këtij perceptimi me anët e tyre pozitive dhe nega-tive.

Ndeshja e parë që po studjojmë është tërheqja e trupave italiane nga Shqipëriamë 1920. Në fillim të luftës së Parë Botërore, italianët u pëpoqën të ruanin interesate tyre në Ballkan, si dhe një zonë sigurie në Adriatik. Më 30 tetor 1914, ndërsa ishteakoma neutrale, Italia pushtoi ishullin e Sazanit, duke marrë kështu nën kontrollhyrjen për në Vlorë. Më 16 dhjetor Italia pushtoi edhe vetë portin dhe mori miratiminpër këtë veprim në prill 1915, përmes Traktatit Sekret të Londrës, i cili e futi Italinënë luftë dhe i garantoi asaj sovranitet të plotë mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe

1. Lord Byron, Childe Harold s Pilgrimage and Other Romantic Poeme, ed John D. Jump (Lon-don: J. M. Dent and Sons, 1975), p. 52.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 137: perpjekja_15-16

137Përpjekja

territorin përreth në një shtrirje të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e këtyrezonave. 2 Para mbarimit të luftës italianët avancuan në territorin shqiptar, i ciliishte i pushtuar nga Austro-Hungaria dhe kështu në fund të vitit 1918 ata kishin nënsundim pjesën më të madhe të vendit. Më 1919 duke u druajtur se Woodrow Wilsonkishte si qëllim t i largonte nga ky pozicion zotërues, Italia nënshkroi Traktatinsekret me Greqinë, i cili i bashkonte Greqisë Shqipërinë Jugore, por kërkonte garancinga Greqia për sovranitetin italian mbi Vlorën, dhe një mandat italian mbi pjesëntjetër të Shqipërisë.3 Wilsoni kundërshtoi me vendosmëri ndarjen zyrtare tëShqipërisë, duke ngulmuar se fati i Shqipërisë do të vendosej nga forcat e vendit.

Më 1920 këto forca vepronin në një Shqipëri të ringjallur, ku disa dhjetraudhëheqës u muarën vesh në Kongresin e Lushnjës për të filluar vendosjen eautoritetit, duke u përpjekur të largojnë trupat e huaja.4 Kjo detyrë ishte e kryer përta, të paktën në rastin e italianëve, mbi të gjitha për shkak të faktorëve të brendshëmtë Italisë. Lufta e Parë Botërore kishte qenë për italianët shumë më e kushtueshmese sa parashikimi dhe ata kishin marrë shumë më pak kompensime se sa kishinshpresuar. Giovanni Giolitti dhe liberalët e tij ishin të diskredituar dhe po përballeshinme gjithfarë lëvizjesh sociale. Komunistët dhe socialistët organizonin greva tëhekurudhave dhe porteve, të cilat e pengonin qeverinë në mbështetjen që ajo u jeptetrupave në Shqipëri. Edhe ushtarët në Itali filluan grevën, duke refuzuar të ngjiteshinnë anijet luftarake në Bari dhe Brindizi. Në të njëjtën kohë trupat italiane në Shqipëripo bëheshin gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj propagandës komuniste dhe malaries.Ministri italian i luftës parashtroi situatën e vështirë, duke iu përgjigjur kërkesës përpërforcime me pranimin se Kushtet e brendshme të vendit nuk lejojnë dërgimin etrupave në Shqipëri. Përpjekja për të bërë një gjë të tillë mund të provokojë grevë tëpërgjithshme dhe demostrata masive që do ta dëmtonin rëndë solidaritetin e ushtrisë,e cila nuk duhet ekspozuar para provave të tilla. 5 Para majit të vitit 1920 italianëtishin larguar nga e gjithë Shqipëria, me përjashtim të Vlorës, duke shpresuar tëshpëtonin ç mund të shpëtohej nga katastrofa e Luftës së Parë Botërore për të siguruarnjë pozicion të favorshëm në Adriatik.

Qeveria e re shqiptare e Sulejman Delvinës, me Ahmet Zogun si ministër tëbrendshëm, kërkoi që italianët të vazhdonin shpërnguljen e tyre. Kur kjo kërkesë urefuzua, qeveria shqiptare me Ahmet Zogun në një rol aktiv, organizoi në mënyrë tëfshehtë rreth 4000 shqiptarë, të cilët sulmuan pozicionet italian6. Në të njëjtën kohëshumë shqiptarë civilë në Vlorë, bënë atë që mundën për të dëbuar forcat pushtuese.Por forcat italiane ishin të afta dhe të pozicionuara mirë. Komandanti i tyre, Gjeneral

2. Joseph Swire, Albania, the Rise of a Kingdom (London: Unwin Brothers Limited, 1929), f.254.3. Mbi aspektet e marrëveshjes Tittoni-Venizelos shih, Stefanaq Pollo and Arben Puto, TheHistory of Albania: From its Origins to the Present Day (London: Routledge and Kegan Paul,1981), f. 175.4. Michal Schmidt-Neke, Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912 1939)(Munich: R. Oldenburg Verlag, 1987), f. 49 ff5. Lefter Stavrianos, The Balkans since 1453 (New York: Holt, Rinehart, Winston, 1958), f. 713.6. Ekrem Bey Vlora, Lebenserinnerungen Band II (Munich: R. Oldenburg Verlag, 1973), f. 129.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 138: perpjekja_15-16

138Përpjekja

Setimo Piacentini kishte nën komandë mbi 15.000 trupa të mbështetura nga 200topa si dhe nga reparte të flotës italiane7. Megjithëse, ndoshta, e ekzagjeruar diçkaduhet të mbetet nga komenti i Josepf Swire, sipas të cilit edhe pse italianët ishin tëvendosur të qëndronin, trimëria dhe aftësia e kombit shqiptar nuk do t i lejonte tabënin këtë 8. Italianët vendosën të largohen dhe si këmbim për ishullin e Sazanitdhe pushtimin e përkohshëm të pikave zotëruese të gjirit nga toka, ata pranuan talenë Vlorën dhe të heqin dorë nga protektorati i vetëshpallur i vitit 1917. Italianëtgjithashtu e shtrinë njohjen e qeverisë së re në kufijtë e përcaktuar më 1913 dhenxitën vende të tjera të bënin të njëjtën gjë9. Kjo ishte një pikë kthese në pranimine pavarësisë shqiptare; nëse forcat e vendeve fqinje do të vazhdonin të qëndronin nëShqipëri, tërheqja italiane ishte një paralajmërim për ta.

Meqenëse tërheqja italiane ishte një ngjarje kaq e rëndësishme, tashmëkërkohej një përfshirje më aktive e forcave shqiptare. Zogu, publicistët e tij dhe tëtjerë u përpoqën të krijonin përshtypjen se pjesëmarrja shqiptare në këtë ngjarjeishte vendimtare. Kristo Dako, i cili mund të konsiderohet si biografi zyrtar i Zogut,shkroi më 1937 se Zogu, edhe përpara deklarimit të vendosur në Vlorë të forcës sëtij, kishte lënë përshtypje të thella si tek kundërshtarët e tij shqiptarë ashtu edhe tekata italianë, deri aty sa që të gjithë e kuptuan se çdo rezistencë ndaj vullnetit të tij dotë ishte e kotë.10. Përfaqësuesit e qeverisë rivale të Durrësit u thanë udhëheqësve tëtyre se Asgjë nuk e ndalon këtë njeri, ai është superior në çdo drejtim 11. Ndërkohëitalianët ishin tërhequr nga Vlora pa i rezistuar Zogut, sepse ai kishte fituar disabeteja psikologjike me komandantët italianë, të cilët nuk i rezistuan, pasi kjo ishte epadobishme dhe pasi ata e kuptuan që Zogu ishte njeri me ideale dhe jo, siç thuhejshpesh, një aventurier apo rebel. Po këta italianë u detyruan me ultimatum tëdorëzojnë Vlorën përpara një force prej 10.000 paramilitarësh, (të cilët luftuan siluanë) të mbështetur nga një numër i madh qytetarësh.

Dhe si për t ia bërë edhe më shumë qejfin Zogut, politikanët e opozitësitaliane mbështetën këtë version të ngjarjeve, me anën e Benito Musolinit, i cili nëgazetën Popolo d Italia në gusht 1920, shkruan: Faktet e kësaj ngjarjeje do t ushfaqen popujve të Ballkanit dhe të tjerëve, në këtë pamje skematike, por të vërtetë:disa mijëra rebelë shqiptarë hodhën në det një fuqi të madhe si Italia 12. Historianëtsocialistë shqiptarë janë të po këtij mendimi duke shtuar se Beteja e Vlorës përbënpadyshim një nga faqet më të ndritura në historinë e Shqipërisë së pavarur: patriotizmidhe uniteti i një populli të tërë, heroizmi i masave shkëlqeu në mënyrë të veçantë .13

Pra, cilat ishin rrjedhimet e këtij miti? Nga ky fabrikim, pati disa rrjedhime

7. Ibid., f. 128.8. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, f. 322.9. Hebert Monath, Die Politich völkerrecklichte Entwicklung Albaniens 1913 1939,

Zeitschrift fürvlkerreckt, v. 24, no. 3 (1940), f. 299.10. Christo Dako, Zogu the First, King of the Albanians (Tirana: Kristo Luarasi Printing Press,1937), f. 89.11. Ibid., f. 90.12. Popolo d Italia, 5 August 1920.13. Pollo and Puto, The History of Albania, f. 179.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 139: perpjekja_15-16

139Përpjekja

pozitive si për Zogun ashtu edhe për Shqipërinë në tërësi. Sigurisht që pjesëmarrjae drejtpërdrejtë e shqiptarëve në pastrimin e vendit nga të huajt ishte e rëndësishmenë krijimin e idesë kombëtare shqiptare dhe kontribuoi fuqishëm në bashkiminkombëtar. Për Zogun, por edhe për Shqipërinë në tërësi, ishte një ndihmesë nëreputacionin e tij, duke i dhënë legjitimitetin politik dhe kombëtar, që e ndihmoi tëvinte në fuqi dhe të krijonte një shtet kombëtar modern.

Por pati gjithashtu edhe rrjedhime negative të rëndësishme, të cilat shfaqennë krijimin e asaj që mund të përshkruhet si një mit kombëtar, rrjedhime të cilatndoshta jo menjëherë apo dukshëm, por në një periudhë të gjatë, mund të përmbysinrrjedhimet pozitive. Pasi erdhi në fuqi Zogu dukej sikur ishte përpirë nga propa-ganda që vetë kishte stisur, sikur vërtet disa mijëra shqiptarë kishin hedhur në detnjë fuqi të madhe. Dhe, meqë ishte vërtet kështu, pse duhej të shqetësohej kaq shumënga qëllimet apo potenciali i italianëve? Ky mosvlerësim i tij pati një rezultatplotësisht negativ të menjëhershëm në dy aspekte të rëndësishme të regjimit të Zogut.Së pari, e shtyu Zogun që të mos e merrte seriozisht ndërhyrjen politike dheekonomike të italianëve në Shqipëri, duke besuar që gjithmonë do të arrinte t ipërdorte italianët për arritjen e qëllimeve të tij, duke mbivlerësuar zgjuarsinë e tijdhe nënvlerësuar fuqinë e italianëve.14 Kështu, me vullnetin e tij, ai pranoi dhenënshkroi një sërë paktesh dhe marrëveshjesh, të cilat tkurrnin efektshmërinë emanovrës politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Kjo përfshinte marrëveshjet eSVEA-s dhe ato bankare të 1925, Paktet e Tiranës të 1926 1927, si dhe huatë endryshme tepër bujare që iu shtynë Shqipërisë për në vitet 1930.15 Si këmbimitalianët arritën të vendosin kontroll mbi ekonominë shqiptare, fuqinë e vetos mbiçdo marrëveshje me vendet e huaja, si dhe të vendosin këshilltarë të caktuar pranëshumë ministrive shqiptare, si dhe të kenë rolin e shefit dhe të instruktorit në shërbimete sigurimit të Shqipërisë.

Ky fakt i fundit përbën aspektin e dytë të rrjedhimeve negative që regjimi iZogut u detyrua të përballë, si rezultat i krijimit të mitit kombëtar të vitit 1920.Megjithëse ka shumë faktorë që e penguan Zogun për krijimin e një ushtrie tëpërgatitur dhe të disiplinuar, duke përfshirë këtu edhe koston e kësaj ndërmarrjeje,argumenti i Zogut se italianët në çdo rast emergjence do të ishin lehtësisht tëpërballueshëm, ishte vendimtar. Kjo çoi në krijimin e një force ushtarake të vogël(zyrtarisht 15.000 veta, por konkretisht rreth 8.000, numër i cili në dimër zbriti në4.000), e cila ishte e pajisur dhe e stërvitur nga italianët.16 Si rrjedhim i faktit qëoficerët italianë ishin të emëruar pothuaj pranë çdo njësie, ushtria shqiptare u bë njëinstrument i politikës italiane po aq (në mos më shumë) sa ç ishte një instrument ipolitikës së Zogut. Kjo u vërtetua gjatë zbarkimit italian të prillit të vitit 1939 nëShqipëri, kur roli i ushtrisë shqiptare ishte i papërfillshëm, si për njërën palë ashtu

14. Bernd J. Fischer, King Zog and the srtuggle for Stability in Albania (Boulder Colo.: EastEuropean Monographs and Columbia University Press, 1984), f. 1000.15. Lidhur me disa marrëveshje të nënshkruara nga Zogu, shih Fischer, King Zog and the Strugglefor Stability in Albania.16. Bernd J. Fischer, Albania at War, 1939 1945 (London: C. Hurst nad Co., 1999), f.. 22.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 140: perpjekja_15-16

140Përpjekja

edhe për tjetrën. Por ngjarjet do të rridhnin ndryshe, po të kemi parasysh faktin sepushtimi italian, i kryer nga 22.000 trupa të mbështetur nga aviacioni dhe marina,ishte i planifikuar dobët, i zbatuar dobët dhe pati sukses vetëm në sajë të një qëndresetë papërfillshme.17 Siç thotë sekretari i kontit Çiano, Filipo Anfuzo, Në qoftëseshqiptarët do të kishin patur një brigadë zjarri të pajisur mirë, ata do të na kishinhedhur në Adriatik .18 Mbivlerësimi që Zogu i bëri efektivitetit të paramilitarëveshqiptarë më 1920, ndikoi në humbjen e pavarësisë më 1939.

Përvoja shqiptare e Luftës së Dytë Botërore është ndeshja e dytë ushtarakeqë çon në një tjetër vlerësim të gabuar në lidhje me efektivitetin e forcave ushtarakeshqiptare. Pas kapitullimit të Italisë më 1943, gjermanët, në thelb kundër dëshirëssë tyre, sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë. Gjermanët rezervuan vetëm një të tretëne trupave që italianët kishin vendosur në Shqipëri, - rreth 36.000, shumica e të cilëveishin trupa të garnizonit, pjesa më e madhe e të cilëve robër lufte deri në çastin që ubindën për t u rekrutuar në ushtrinë gjermane.19 Me këto kufizime, gjermanëtshpresonin të siguronin të paktën bregdetin, qytetet dhe rrugët kryesore, duke e lënëpjesën tjetër të vendit në duart e asaj që ata shpresonin të ishte një qeveri relativishte pavarur, neutrale, miqësore ndaj tyre, me autoritet të mjaftueshëm për të krijuarnjë sistem politik të qëndrueshëm dhe një forcë sigurimi të besueshme për tëkontrolluar lëvizjet në rritje të rezistencës. Dhe gjermanët nuk dolën plotësisht tëpasuksesshëm. Ndonse paqtimi i Shqipërisë nëpërmjet ndërtimit të një regjimi tëpavarur, me prestigj dhe me autoritet ushtarak, i zhgënjeu së tepërmi gjermanët, ataarritën, megjithatë, të mbanin pikat strategjike të Shqipërisë me një numër të vogëltrupash, numër i cili ra dukshëm gjatë vitit 1944. Ushtria gjermane u tërhoq, nëthelb e padëmtuar dhe me humbje të pakta (rreth 2400 të vrarë dhe 1000 të humbur)për të gjithë periudhën e pushtimit.20

Një nga arsyet kryesore, që shpjegon suksesin relativ të Gjermanisë, ishtepolitika e saj e afrimit dhe korruptimit të të gjithë elementëve jokomuniste tërezistencës, duke përfshirë nacionalistët e Ballit Kombëtar, zogistët, dhe shumë ngakrerët e pavarur. Ata të gjithë u bënë bashkëpunëtorë të hapur, ose duke u bashkuarme qeveritë kukull, ose duke mos u rezistuar aktivisht gjermanëve, duke shpresuartë përfitonin ndonjë arsenal armatimi nga gjermanët dhe anglezët për të luftuarkomunistët pas largimit të gjermanëve. Kjo strategji u vërtetua se ishte shkatërrimtarepër jokomunistët, të cilët humbën kredibilitetin e tyre politik, duke i lënë komunistëtsi të vetmin grup me perspektiva afatgjata politike dhe forcë domethënëse ushtarakeaktuale.

Por kjo rëndësi ushtarake ishte e kufizuar, për shkak të përgatitjes sëpartizanëve. Shumica e këtyre njerëzve, se paku në ditët e para të betejës, ishinqytetarë nga Jugu, të papajisur dhe pa përvojë. Megjithëse raportimet angleze dhe

17. Great Britain, Foreign Office, FO/371/23713R/2953/90, Romë, 13 prill 1939.18. Denis Mack Smith, Mussolini s Roman Empire (London: Longman, 1976), f. 153.19. Fischer, Albania at War, f. 262.20. Ibid., f. 268.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 141: perpjekja_15-16

141Përpjekja

gjermane mbi kapacitetin e forcave të rezistencës shqiptare janë shpesh pompozedhe raciste, ka diçka që qëndron në analizën e tyre. Pasi ishte i pranishëm në njësulm të 800 partizanëve mbi një fshat më 1943, si dhe në smbrapsjen e shpejtë tëtyre nga një forcë prej rreth 300 gjermanësh, një vëzhgues anglez tha se partizanëtnuk ishin asgjë më shumë se sa një tufë bashibozukësh pa asnjë cilësi luftarake.21

Vlerësimet e gjermanëve mbi forcat nacionaliste dhe kolaboracioniste ishin akomamë poshtëruese. Gjenerali SS Josef Fitzthun, i ngarkuar me krijimin e ushtrisë sërregullt të regjimit kukull të Rexhep Mitrovicës, e justifikonte dështimin e punës sëtij me ushtarakët shqiptarë, duke i quajtur ata si të paaftë dhe plot me pederastë.22

Gjenerali August Schmidthuber, komandanti gjerman i divizionit SS Skanderbeg, eshpjegonte dështimin e tij duke këmbëngulur se legjenda mbi heroizmat luftaraketë shqiptarëve nuk ishin veçse një sagë dhe se ai personalisht mund t i sulmonte atavetëm me një granatahedhës të lehtë.23

Megjithëse këto komente duhen parë në kontekstin e burimit, në fakt partizanëtu shkaktuan gjermanëve dëme shumë të kufizuara. Ata rrallë arritën të mbaninpozicione të qëndrueshme, nëse këto pozicioneve rrezikonin linjat e komunikimitose sigurinë gjermanë në përgjithësi. Zonat më të mëdha, që kontrolloheshin ngapartizanët në fund të vitit 1944 ishin në përgjithësi zonat ku gjermanët nuk kishininteresa. Beteja më e madhe u zhvillua në tetor të 1944, ndërsa gjermanët ishintërhequr pothuajse plotësisht nga Shqipëria. Në luftën e Tiranës, Enver Hoxha hodhinë sulm mbi kryeqytet, brigadat e tij tashmë të fuqishme prej 40.000 partizanëshpas një letargjie të thellë në muajin shtator, kohë të cilën ai e humbi me llogaritjepolitike. Sulmi i fundit mbi gjermanët krijoi përshtypjen se Enver Hoxha e ndjentetë nevojshme të hidhte disa të shtëna, para se ata të largoheshin.

Por asnjë prej këtyre fakteve nuk duhet të na bëjë të nënvleftësojmë shqiptarët;gjermanët ishin më të shumtë dhe partizanët nuk kishin as numrin, as përgatitjen eas pajisjet, dhe në mjaft zona, mbështetja popullore duhet t i shkaktonte më shumëdëme forcave pshtuese. Si rezultat, në analizën përfundimtare, partizanët e vërtetuanse ishin diçka më shumë sesa thjesht vetëm një bezdisje për gjermanët.

Enver Hoxha, ndihmësit e tij dhe historianët socialistë shqiptarë sigurishtkanë krijuar një vlerësim krejtësisht të ndryshëm. Tërheqja gjermane më 1944 ishtenjë tjetër moment përcaktues për rivendosjen e pavarësisë shqiptare dhe për formimine shtetit stalinist. Rëndësia e këtyre ngjarjeve kërkonte një pjesëmarrje më të madheshqiptare. Vlerësimet partizane të kohës mbi luftimet janë teprime të habitshme, tëcilat u amplifikuan akoma më shumë gjatë periudhës së pasluftës. Psh. një historiansocialist do të përpiqej të na bindte se çdo partizan ishte një snajper i shkëlqyer .24

21. Ibid., f. 205.22. Bernhard Kuhmel, Deutchland und Albanien, 1943 1944: Die Auswirkungen der Bezetsungund die innenpolitische Entwicklung des Landes (Ph. D. diss., University of Bochum, 1981), f.205.23. Ibid., p. 452.24. Lefter Kasneci, Steeled in the Heat of the Battle: A Brief Survey of the National LiberationWar of the Albanian People, 1941 1945 (Tirana: Naim Frashëri, 1966), f. 29.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 142: perpjekja_15-16

142Përpjekja

Ashtu si paramilitarët shqiptarë dëbuan italianët më 1920, edhe partizanët, ndërsadërgonin tradhëtarët në gjyq, dëbuan italianët dhe gjermanët në Luftën e DytëBotërore. Tipik në retorikën e tij, Mehmet Shehu në librin Mbi përvojën e LuftësNacional çlirimtare dhe zhvillimin e Ushtrisë sonë popullore thotë: Ushtria jonëNacionalçlirimtare arriti, duke u mbështetur në forcat e veta, të çlirojë të tërë vendinnga pushtuesit italianë dhe gjermanë dhe nga sundimi i klasave shfrytëzuese, tëcilat e kishin vënë veten në shërbim të pushtuesit të huaj.25

Qëllimi i Enver Hoxhës në shfrytëzimin e këtij argumentimi ishte i ngjashëmme atë të Zogut, pjesërisht sepse shumica e arritjeve që i visheshin Zogut, përsa ipërket krijimit të një shteti modern, ishin shkatërruar nga lufta. Kështu që Hoxha,gjithashtu, arriti në përfundim se krijimi i një miti ushtarak do të lehtësonte bashkimin.Kjo sigurisht që ndikoi shumë në legjitimietni e tij personal dhe në atë të lëvizjes, ecila, për shumicën e shqiptarëve, ishte krejtësisht e huaj. Por, ashtu siç ndodhi meZogun, zmadhimi i arritjeve ushtarake pati shumë rrjedhime negative. Një rezultati drejtpërdrejtë negativ ishte efekti mbytës që lufta Nacionalçlirimtare i krijoi kulturësshqiptare dhe sistemit arsimor. Kulti i partizanit arriti përmasa rrënqethëse, aq satekstet e historisë dhe të letërsisë për fëmijë, apo letërsia në përgjithësi, drama, filmiapo muzika ishin të gjitha të kufizuara në hapësirën që jepte kjo temë. Përvojashqiptare e kohës së luftës, megjithëse zgjati vetëm pesë vjet, u bë pika e vetmeorientuese e ekzistencës së Shqipërisë për gjysëmshekullin e ardhshëm.

Por propagandimi i mitit të luftës partizane ndikoi jo vetëm në steriliziminkulturor. Ai lehtësoi ekseset e regjimit të Hoxhës. Ai ndikoi gjithashtu nënacionalizmin izolacionist të rrethimit të përhershëm, i cili e ndihmoi Hoxhën tëqëndronte në fuqi: Shqipëria kundër gjithë botës, e mbrojtur vetëm nga lavdia eushtrisë shqiptare, e bazuar mbi parimet e luftës guerrilase. Çdo shqiptar ishte akomanjë snajper i shkëlqyer, i cili mund të mbronte efektivisht vendin nga secili prejmijëra bunkerëve që vazhdojnë ende të frikësojnë pejsazhin e këtij vendi. Kishteedhe të tjerë faktorë të rëndësishëm, përgjegjës për regjimin brutal të Enver Hoxhës,por mitet, veçanërisht miti i luftës partizane, bënë shumë për të legjitimuar Hoxhën,duke i bërë atij të mundur të krijojë një trashëgimi nga e cila Shqipëria ka akomashumë për të ndrequr.

Këto dy episode, pra, qenë të rëndësishëm në zhvillimin e ndërgjegjesshqiptare dhe idesë kombëtare, por krijimi i tyre kushtoi shtrenjt. Miti i vitit 1920ndikoi në humbjen e pavarësisë shqiptare më 1939, ndërsa miti i Luftës së DytëBotërore, i fitores partizane, ndihmoi në thellimin, mbijetesën dhe natyrën e regjimittë Hoxhës.

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë...

Page 143: perpjekja_15-16

143Përpjekja

Midis lavdisë së një bote virtualedhe mjerimit të një bote reale

Nga Fatos Lubonja

RilindjaDuke shkruar për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria fill pas pavarësisë

më 1912-13, Mithat Frashëri, njëri prej etërve të nacionalizmit shqiptar, shkruan sedetyra që u dilte përpara shqiptarëve asokohe ishte që nga një grumbull fisesh tëkrijonin një komb . Shqipëria asokohe përbëhej nga fise në veri dhe jug të lumitShkumbin të ndarë në katër vilajete. Këto fise kishin një ndjenjë identiteti që kufizohejme identitetin e fshatit, krahinës apo bajrakut dhe kush më shumë e kush më paknjihnin qeverinë qendrore në Stamboll apo përfaqësuesit e saj në provincë, por kishinshumë pak lidhje shpirtërore, intelektuale dhe ekonomike me njëri-tjetrin.

Të flasësh për mite të romantikës nacionaliste Shqiptare do të thotë kryesishttë flasësh për përpjekjen shqiptare për t i shndërruar këto fise të shpërndarë në njëkomb të bashkuar mbi një identitet kolektiv.

Nëse do të bëjmë një krahasim me nacionalizmin e fqinjve, Greqisë dheSerbisë, do të shohim se nacionalizmi shqiptar zë fill më vonë dhe në një tjetërkontekst historik. Ai nuk lind, kryesisht, si nevojë e çlirimit nga dominimi turksikurse nacionalizmi serb dhe grek. Ai lind me mbarimin e Luftës Ruso-Turke, dhemë gjerë me degradimin e shpejtë të Perandorisë Otomane, kryesisht si nevojë eruajtjes së trevave shqiptare nga sllavët dhe grekët, por njëkohësisht edhe si nevojëe shkëputjes nga sundimi dhe identiteti turk.

Ky kontekst ka ndikuar mjaft në përpunimin e mitologjisë të romantikësnacionaliste shqiptare që filloi të lulëzojë pikërisht në atë kohë. Kemi të bëjmë menjë moment kyç në krijimin e asaj mitologjie, që, prej një shekulli, ka dominuar dhedominon perceptimin kolektiv të shqiptarëve për vetveten dhe kulturën shqiptare nëpërgjithësi.

Mitet kryesore të krijuara nga ata që quhen mjeshtrat e Rilindjes shqiptare,që ushqyen romantikën nacionaliste shqiptare, janë mite të ngjashme me ato tëromantikës evropiane të shekullit XIX, mite që ekzaltojnë krenarinë e qënies sëveçantë dhe të papërsëritshëm të popullit shqiptar. Një ndër më kryesorët është mitii lashtësisë i lidhur me mitin e gjuhës më të vjetër. Duke qenë se ndjehej nevoja tëtheksohej ndryshimi nga grekët dhe sllavët, madje epërsia ndaj tyre, origjina dhe

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 144: perpjekja_15-16

144Përpjekja

autoktonia shqiptare u kërkua tek pellazgët që ishin një popull më i lashtë në këtotroje edhe se grekët. Edhe shumë nga perënditë e grekëve të lashtë u morrën dhe utrajtuan si pellazgjike. (Më vonë, vendin e pellazgëve në këtë mitologji e zunë ilirët.)Bashkë me këtë u zhvillua miti i njerëzve të mëdhenj që kanë nxjerrë shqiptarëtndër të cilët, ndër më të shquarit e antikitetit, përmendeshin Aleksandri i Madh dhedhe Pirrua i Epirit.

Sidoqoftë, figura qendrore mbi të cilën u zhvillua mitologjia e romantikësnacionaliste shqiptare është Skënderbeu dhe koha e tij. Ky hero i mitizuar më sëpari nga kisha katolike si kalorës i krishërimit , tani po vinte të mitizohej për herëtë dytë si heroi kombëtar i shqiptarëve, si njeriu që kishte çliruar Shqipërinë ngapushtimi turk dhe që pastaj kishte ruajtur nëpërmjet luftrash pavarësinë e saj për 25vjet. Është një figurë mjaft ambivalente. Ai kishte luftuar turqit, por mbante njëemër dhe titull turk gjithashtu. Të qënurit e tij njëherësh edhe me fe të krishterëedhe me fe muslimane dhe më tepër fakti që ai i kishte braktisur këto i shkonte përshtat një tjetër konstrukti historik, me mjaft rëndësi për bashkimin e shqiptarëve metre fe, konstruktit historik të sintetizuar tek thënia e Pashko Vasës Feja e shqiptaritështë shqiptaria. Figura e Skënderbeut, (fillimisht e ritrajtuar në frymën e romantikësshqiptare nga arbëreshët e Italisë, të cilët e kanë ruajtur elementin fetar të mitit tëtij) është e zhveshur në kujtesën kolektive shqiptare nga përmbajtja fetare. Shqiptarëte kanë të vështirë të thonë se cili është emri i tij më i rëndësishëm, Gjergj Kastrioti,emri i tij i krishterë apo Skënderbe, emri turk.

Ai që ka kontribuar më së shumti për krijimin e mitologjisë së romantikësnacionaliste shqiptare është Naim Frashëri prandaj dhe quhet shpesh poeti kombëtari Shqipërisë. Ai filloi të shkruajë në gjuhën shqipe duke i kënduar me zjarr poetikbukurisë së Shqipërisë Bagëti e bujqësi (1886), bukurisë së gjuhës shqipe, Gjuhashqipe (1890), Skënderbeut Histori e Skënderbeut (1890)).

Krujë o qytet i bekuar/Prite prite Skënderbenë/Po vjen si pëllumb i shkruar/Të shpëtojë mëmëdhenë, janë vargje të poemës Histori e Skënderbeut të NaimFrashërit që filloi t i mësojë përmendësh çdo shqiptar që mbaronte shkollën fillorepas pavarësisë.

Si pjesë plotësuese e kësaj mitologjie manikeiste kërkohej edhe ana tjetër emedaljes, forca e së keqes. Ky ishte miti i obskurantizmit turk. Historia pesëshekullore e Shqipërisë nën pushtimin turk u paraqit si një errësirë e plotë. Shqipëriadoli në dritë në sajë të heronjve të Rilindjes që luftuan me penë dhe pushkë tëfrymëzuar nga Skënderbeu, çka arriti pikën e vet kulminante më 1912, kur në Shqipëriu valvit përsëri flamuri i Skënderbeut.

Gjithashtu zgjedhja e Skënderbeut si hero kombëtar tregon edhe një elementtjetër të mitologjisë nacionaliste shqiptare. Për shkak të vogëlsisë territoriale dhepopullsisë së vogël, shqiptarët ishin të detyruar të kërkonin vëllain dhe mbrojtësin emadh që do të zëvendësonte Turqinë në mbrojtjen e tyre nga rreziku serb dhe grek.Kalorësi i krishtërimit ishte heroi më i përshtatshëm për ta gjetur këtë mbrojtës të

madh tek bota e krishterë perëndimore.

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 145: perpjekja_15-16

145Përpjekja

Këto janë disa nga mitet bazë me të cilët u ndërtua ideologjia nacionalisteshqiptare. Çdo shqiptar i shkolluar në shkollat e Shqipërisë pas 1912, nëse pyetejpër historinë e vendit të tij, do të kalonte nëpër këto mite bazë duke mos e ndarë dothistorinë nga legjenda. Me këtë mitologji u edukua brezi i rinisë shqiptare në kohëne mbretit Zog. Ky ishte brezi që u organizua më pas në Luftën e Dytë Botërore përçlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazifashist. Lufta që organizuan komunistët nukdo të mund të nisej pa frymën nacionaliste që bëri thirrje për bashkimin e njerëzvepër çlirimin e atdheut nga pushtimi. Prandaj dhe u quajt Lufta Nacional-Çlirimtare.Kësaj ideologjie nacionaliste shkallë shkallë filloi t i bashkangjitet ideologjiakomuniste, në formën e projektit për të ndërtuar një botë të re. Qysh prej asaj kohefillon sinkretizmi simbiotik i dy ideologjive, asaj nacionaliste dhe asaj komuniste,në emër të së cilës shqiptarët u mbajtën të bashkuar dhe njëkohësisht të sunduar ngapartia komuniste shqiptare për 50 vjet. Kuptohet se ushqimi i kësaj idelologjie cen-taur kërkonte që miteve nacionaliste tu bashkangjiteshin edhe mitet e reja komuniste.

Periudha komunisteNë pikturat shqiptare të realizmit socialit një nga kompozimet më të përhapura

është ai që paraqet një komisar me yll të kuq në ball apo një sekretar partie mekasketë që flet me njerëzit e thjeshtë të popullit pranë një vatre. Aty mund të shohëshplakun e shtëpisë që dëgjon disi me dyshim, të riun që dëgjon i mrekulluar me gojëhapur dhe gratë përreth që qëndrojnë pasive, sepse e dinë se do të bëjnë çfarë do tëvendosin burrat. Për çfarë i flet ky komisar komunist shqiptarëve? Kuptohet se nuku flet për mitet e vjetra të nacionalizmit. Ai u flet për komunizmin si e ardhmja ebotës dhe partinë komuniste shqiptare si shpëtimtaren, realizuesen e kësaj ëndërrenë Shqipëri; për faktin se e kaluara e popullit shqiptar, ashtu sikurse edhe ajo enjerëzimit, ka qenë një e keqe e vazhdueshme, dhe se i vetmi shpëtim nga kjo e keqedo të vinte nëse do të ndiqeshin mësimet e predikuara nga partia komuniste. Ai uflet për vëllain e madh, Bashkimin Sovjetik, si vendin ku kjo ëndërr është bërëtashmë realitet, si mbrojtës dhe mbështetës dhe për Stalinin e madh zotin e kësajparajse.

Poema e Ismail Kadaresë Përse mendohen këta male është ndoshta ajo që eshpreh në mënyrën më poetike këtë mitologji të re. Malet e Shqipërisë mendojnëpër vuajtjet e popullit shqiptar gjatë historisë, por edhe për qëndresën dhe heroizmate tij në shekuj; për pritjen e gjatë të shpëtimtarit. Dhe më në fund ky ka ardhur: ështëPartia Komuniste. Karvani tani ka një prijës. Pjesa e errët nga e cila po shkëputemi,është historia e së kaluarës, si dhe bota kapitaliste e cila është shprehja aktuale ekësaj të keqeje. Por edhe gjithë të këqijat që i janë kallur shpirtit të shqiptarit prejjetës në botën e së keqes.

Këtu ndeshemi me një paradoks: më një anë komunizmi vinte si një shpëtimtarnga të këqijat e së kaluarës, si mohim i botës së vjetër në emër të një bote të re, kursemë anën tjetër nuk kishte se si të hidhej poshtë e gjithë e kaluara e përshkruar nëmitologjinë nacionaliste, që tashmë kishte zënë vend në kujtesën kolektive tëshqiptarëve. Apostujve të rinj, për të qëndruar në pushtet, u duhej një besim i ri, por

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 146: perpjekja_15-16

146Përpjekja

që të kishte rrënjë tek besimi i vjetër mbi të cilin ishte ndërtuar Shqipëria. Duhejgjetur një kompromis. Dhe ky u gjet, shëmbëllyeshëm me kompromisin midis Dhjatëssë vjetër dhe Dhjatës së re, tek momentet e lavdishme që kishin paraprirë dheparalajmëruar ardhjen e shpëtimtarit. E kaluara e lavdishme kishte së paku katërpika kulminante: Luftrat ilire, kohën e Skënderbeut, Rilindjen dhe Luftën partizane.Ajo kishte edhe heronjtë e saj të cilët u bënë edhe personazhet kryesore të vepravetë artit të krijuara në kohën e komunizmit. Dy më të lavdishmit ishin Skënderbeudhe Enver Hoxha. Dhe, ashtu si në çdo mitologji, heronjtë e këtyre epokave kishinedhe antiheronjtë e tyre, pushtuesit romakë, turqit, serbët dhe grekët dhe pushtuesitnazifashistë dhe shërbëtorët e tyre shqiptarë. Në këtë botë të errët antiheronjshnacional komunizmi përfshiu edhe fenë dhe klerikët, veçanërisht ata katolikë. Feja,nën optikën nacionaliste, që ngriti lart mitin Feja e shqiptarit është shqiptaria , upërthye si përçarëse e shqiptarëve, kurse nën optikën komuniste si përfaqësuese ebotës së vjetër, konservative që po shembej dhe si një opium për popullin (Marks)me qëllim mbajtjen e tij të bindur e të nënshtruar. Disa figura të ndritura klerikësh,si psh. priftat që kishin shkruar për herë të parë gjuhën shqipe: Buzuku, Budi, Bogdani,u trajtuan si patriotë të mëdhenj dhe jo si njerëz që i ishin shërbyer besimit të tyre.

Kështu nevoja e pajtimit të ideogjisë komuniste me atë nacionaliste bëri qëmitet bazë të nacionalizmit të përpunohen dhe thellohen gjerësisht - shpesh edhe tëmodifikohen - nëpërmjet teknikës së ndërthurjes sinkretike me mitet komuniste. Nëanalizimin e kësaj teknike duhet të kemi parasysh edhe një fakt të rëndësishëm:ideologjia nacional-komuniste paraqitej në dy trajta: në trajtën fetare kur pretendontese doktrina e Marksit ishte e drejtë, harmonike dhe komplete (Lenin), por edhe nëatë teorike, kur pretendonte se besimi tek ajo mbështetej tek njohja shkencore dhejo tek e panjohura dhe transhendentalja. Në fakt ajo nuk ishte as fe dhe as teori, pornjë mutacion i të dyjave. Duke pretenduar një besim që vinte nga dija, ajo i ngriushumë të vërteta (ndër të cilat edhe ato historike) duke e bërë kështu mitologjinëshkencë dhe shkencën mitologji. Kështu p.sh. etno-gjeneza e shqiptarëve ishte njëçështje që diskutohej në vitet 50 ndërmjet shkencëtarëve shqiptarë, por, pasi EnverHoxha deklaroi prerazi origjinën ilire të shqiptarëve (pa mohuar rrënjët e tyrepellazgjike) askush prej tyre nuk guxoi ta diskutojë më. Mund të thuhet se e gjithëkrijimtaria letraro artistike, por edhe ajo e studimeve shkencore, veçanërish historikedhe gjuhësore, ka funksionuar sipas këtij modeli. U krijua bota virtuale që shqiptarëte jetonin nëpërmjet propagandës së partisë dhe mishërimit të saj në veprat letraroartistike që përhapeshin nëpërmjet librarive, kinemave, teatrove dhe sallave tëekspozitave.

Në vitet pesëdhjetë, krahas ekzaltimit të luftës partizane kemi, si një kulm tëmitologjisë nacionaliste, filmin Skënderbeu. Heroi që ka luftuar kundër turqve përçlirimin e mëmëdheut tanimë ka edhe një fytyrë aktori (ndonëse ky nuk është shqiptar,por sovjetik nga Gjeorgjia). Lidhjet e tij me botën e krishterë u injoruan; në film nuksheh kisha dhe kryqe. Venediku parqitet si intrigant. Turqit si forca e errët e sëkeqes.

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 147: perpjekja_15-16

147Përpjekja

Megjithatë mund të thuhet se sinkretizmi simbiotik i miteve të nacionalizmitshqiptar me ata komuniste filluan të marrin hov më të madhe pas prishjes meBashkimin Sovjetik, pasi këtë prishje Hoxha e motivoi jo vetëm me mbrojtjen eortodoksisë staliniste, por edhe me ruajtjen e pavarësisë nga kërcënimetsocialimperialiste sovjetike. Pikërisht në këtë kohë monumenti i Stalinit u hoq ngasheshi qendror i Tiranës për t u zëvendësuar me atë të Skënderbeut. Shqipëria filloitë izolohet gjithnjë e më shumë.

Sinkretizmi nacional-komunist në veprën e KadaresëVeprat që e kanë ushqyer krijimtarinë sinkretike nacional-komuniste kanë

qenë të panumërta. Po ashtu edhe autorët, të cilët, që të gjithë, kanë krijuar në këtëhulli. Një nga aspektet më të dukëshme të kësaj krijimtarie ka qenë përpunimi ifoloklorit duke zëvendësuar tekstet e vjetra të këngëve popullore me tekste të rejaqë i këndonin socializmit, por fuqinë më të madhe ndikuese e ka pasur letërsia dhekinematografia.

Për ta ilustruar më qartë krijimtarinë sinkretike nacional-komuniste do t ireferohem veprës së Kadaresë jo vetëm sepse vepra e tij është më e njohura në botënshqiptare dhe jashtëshqiptare, por edhe sepse ai është autori që e ka zhvilluar më mefantazi dhe talent këtë sinkretizëm. Në pjesën më të madhe vepra e tij ushqen tëgjitha momentet kryesore të historisë së Shqipërisë të përthyer nëpërmjet mitologjisënacional-komuniste shqiptare.

Le të bëjmë një parakalim të shkurtër nëpër historinë e Shqipërisë ashtu siçështë treguar në veprën e Kadaresë.

Nga veprat ku përshkruhet lashtësia, mund të përmendim Eskili ky humbës imadh dhe Dosja H, të cilat përshkohen nga ideja se stërgjyshët e shiptarëve, ilirët,kanë qenë po aq të qytetëruar sa grekët, i kanë dhënë dhe i kanë marrë asaj kulture.Disa nga mitet dhe zakonet e përshkruara te Iliada dhe Odisea apo në tragjeditë eEskilit, Kadare i gjen të ekzistojnë në eposet e maleve shqiptare si provë që origjinae tyre është atje. Madje në këto libra nuk flitet për grekë të lashtë dhe ilirë, porthjeshtë për grekë dhe shqiptarë.

Pastaj, nëpërmjet një serie veprash si Ura me Tri Harqe , Kush e solliDoruntinën ku përshkruhet periudha para pushtimit turk. Shqipëria paraqitet si njëqytetërim i lulëzuar ndërkohë që sllavët dhe turqit paraqiten si barbarë që erdhëndhe prishën qytetërimin shqiptar. Shprehja më elokuente e këtij imazhi për Shqipërinë(Arbërinë) e asaj kohe gjendet tek Kush e solli Doruntinën . Mitin e Doruntinës,një mit bizantin që e ka origjinën tek kundërshtimi i ekzogamisë, Kadare e interpretonndryshe. Ngritja e Kostandinit nga varri për t i mbajtur fjalën e dhënë së ëmësparaqitet si institucionalizim i besës, trajtuar kjo si një institucion sipëran që shqiptarëte krijojnë veçanërisht për t i shpëtuar rreziqeve që i kanosen nga pushtuesit primitivëqë po vijnë. Pra besa, institucion themelor në Kanunin e Lek Dukagjinit, i cili, nëfakt, është përmbledhje e institucioneve të një shoqërie primitive mbi bazë klanesh,që nuk e ka njohur ende shtetin, paraqitet në këtë roman, në funksion të mitit të

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 148: perpjekja_15-16

148Përpjekja

lulëzimit të Shqipërisë në periudhën paraotomane, si një institucion sipëran ndajshtetit.

Periudha e Skënderbeut mbulohet nëpërmjet romanit Kështjella , kuglorifikohet rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtuesit. Tek kjo vepër shfaqet mëdukshëm se tek të tjera teknika e ndërthurjes së mitologjisë nacionaliste me atëkomuniste. Romani është shkruar në fund të viteve 60 kur në propagandën epërditëshme komuniste glorifikohej rezistenca që i bëhej imperializmit dherevizionizmit në emër të pastërtisë së marksizëm-leninizmit dhe Shqipëria krahasohejme një kështjellë. Në romanin Përbindëshi , i shkruar edhe ai në këtë kohë, kjokështjellë krahasohet me Trojën dhe bëhet paralajmërimi se duhet të ruhemi prejkalit revizionizëm që e shkatërroi atë. Ky imazh i Shqipërisë Kështjellë, i marrë dherrimarrë nga shumë krijues, ka ndikuar mjaft në krijimin e mitit të izolimit dhe mëpas të bunkerizimit të vendit.

Kadare ka shkruar gjithashtu disa vepra që mbulojnë periudhën e sundimitotoman. Pothuajse në të gjitha këto vepra gjejmë mitin e obskurantizmit turk, i cilijo rrallë bën aluzion edhe për armiqtë e tjerë lindorë të Shqipërisë socialiste siBashkimi Sovjetik apo Kina (Këto vepra janë shkruar pas prishjes me BS dhe Kinën).Prurësi i fehrexhesë është novela që e shpreh në mënyrën më eksplicite këtë mit.

Shqipëria e qytetëruar tani fillon të mbushet me fehrexhetë që i sjell pushtimi osman.Pothuajse në të gjithë këto vepra flitet për figura të lavdishme shqiptarësh, që kanëdrejtuar perandorinë Turke dhe gjithherë ata paraqiten si më të qytetëruar sesasundimtarët turq.

Ashtu sikurse shumica e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë edhe Kadarejaka vepra që glorifikojnë rezistencën partizane (Gjeneral i ushtrisë së vdekur, Nëntorii një kryeqyteti, etj.), si dhe ato që glorifikojnë ndërtimin e një bote të re ngakomunistët (Dasma , Ëndërr industriale) etj.). Këto dy tematika kanë zënë vendinkryesor në tematikat e letërsisë soc-realiste shqiptare. Jo rrallë ato i gjen të ndërthururabashkë pasi luftëtarët e rezistencës shndrrohen në vëllime të dyta apo të treta nëndërtues të socializmit.

Një vend të rëndësishëm në veprën e Kadaresë ze romani Dimri i Madh kupërsëri gjejmë sinkretizmin e dy mitologjive. Prishja me Bashkimin Sovjetik paraqitetsi kombinim i dy motiveve ndër të cilët është vështirë të thuash se cili është më irëndësishëm: ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë nga social-imperializmi sovjetikapo ruajtja e ortodoksisë staliniste. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për romaninKoncert në fund të dimrit, që trajton prishjen me kinezët.

Këto tematika dhe këto mënyra trajtimi kanë qenë themeli i krijimtarisë gjatëpesëdhjetë vjetëve të regjimit komunist. Gjatë këtyre viteve mitet që ushqyennacionalizmin dhe komunizmin u rritën së bashku në simbiozë me njëri-tjetrin dukekrijuar një botë virtuale të ndërtuar nga bashkimi i të kaluarës së lavdishme me tëardhmen e lumtur dhe shpesh edhe me vëllain e madh. Shqiptarët shtyheshin ngapropaganda të arratiseshin në këtë botë të çuditëshme çka i pengonte të kuptoninmjerimin ku jetonin. Nëse shqiptarët e shkolluar në kohën e komunizmit pyeteshinse cila ishte gjëja më e rëndësishme për ta në jetë, do të përgjigjeshin: atdheu ,

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 149: perpjekja_15-16

149Përpjekja

liria dhe pavarësia e tij , partia , Enver Hoxha, BS (Kina më vonë) ndërtimi isocializmit dhe as do të fusnin në këtë varg të gjatë gjëra të tilla si dashuria, apoliria individuale.

Veçse në këtë pikë duhet të themi diçka me shumë rëndësi. Me kalimin eviteve këto pohime mbanin brenda gjithnjë e më shumë hipokrizi. Sa më shumëkalonte koha aq më shumë ideologjia nacional-komuniste kthehej në një besim tëpabesuar , në një gënjeshtër të përgjithëshme, të imponuar sikurse e quanSollzhenicini, të cilën njerëzit bënin sikur e besonin për shkak të frikës dhe dhunës.Madje pervertimi që i shkaktonte shpirtit njerëzor ky besim i mosbesuar u bëgjithnjë e më shumë pjesë e vetëdijëshme e mekanizmit të sundimit.

Ndërkaq në mendjen e njerëzve, që në emër të kësaj ideologjie kishin pësuaraq shumë dhunë dhe varfëri, ajo pjesë e shpirtit njerëzor që gjakonte për besiminkishte filluar të mbushej me të tjera mite, pikërisht me kundërshtarët e asaj botevirtuale dhe e atyre heronjve që ata ishin detyruar t i adhuronin me përdhunë.

Periudha post-komuniste dhe miti PerëndimNë vitin 1990, koha kur regjimi komunist po hapej, në Shqipëri bëri vizitë

për herë të parë Nënë Tereza. Ajo ishte ndër vizitoret e para që shkeli në Shqipërinëe izoluar prej dekadash. Kuptohet se në fjalët e saj nuk mund të mos përmendteKrishtin dhe fenë. Një gazetare shqiptare, lindur e rritur në kohën komuniste, qëndoshta për herë të parë dëgjonte të flitej për Krishtin në mënyrë pozitive, nukmundi ta mbajë veten pa i thënë: Mirë, po feja e shqiptarit është shqiptaria . NënëTereza i dha një përgjigje që sikur paratha gjithë krizën që do të përjetonte Shqipëriame rënien e mitologjisë nacional-komuniste: Atdheun do ta doni më shumë kur tëdoni më shumë njëri-tjetrin.

Imazhet biblike të shqiptarëve që braktisnin Shqipërinë në fillim të viteve 90ishin treguesi më elokuent i dështimit të nacional-komunizmit. Ato treguan se ainuk kishte shërbyer as për t i afruar shqiptarët me njëri-tjetrin dhe as për t u kultivuaratyre dashurinë për atdheun dhe komunizmin, por për t i shtypur, sunduar e izoluar.Shqiptarët i rrëzuan me tërbim nga piedestalet heronjtë e komunizmit. Ndërkaq atatë nacionalizmit i lanë të qëndrojnë në piedestalet e ngritur nga komunistët, por pau besuar dhe pa u frymëzuar prej tyre. Në përgjithësi mund të thuash se me rënien emiteve dhe simboleve nacional-komuniste shqiptarët u gjetën në një krizë të fortëidentiteti. Për fat të mirë ose të keq, mungesa e rrënjëve të forta historike dheshpërdorimi i miteve nacionaliste nga ieologjia komuniste, (mund të thuhet senacionalizmi shqiptar në sinkretizmin e tij me komunizmin u shndërrua nëvetëshkatërrim dhe urrejtje ndaj vetevetes) ndikoi që Shqipëria të mos bjerë, sikurseranë vende të tilla si Serbia, Kroacia, (do të thoja edhe shqiptarët e Kosovës), etj.,në një kolektivitet të bazuar mbi mitet nacionaliste, por në një gjendje më poshtë,disi atje ku e kishin nisur historinë e tyre të kombformimit, në grumbuj fisesh dheklanesh që mbi të gjitha synonin të mbijetonin.

Nëse mund të flitet për ndonjë mit mbizotërues në kohën post-komuniste kyështë miti Perëndim. Ai shfaqet si prirja më e fortë për të krijuar një identitet dhe

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 150: perpjekja_15-16

150Përpjekja

frymëzim të ri e njëkohësisht për të gjetur një vëlla të madh mbështetës. E duamShqipërinë si gjithë Evropa - ishte një nga parrullat më të fuqishme që hodhënstudentët në fillim të lëvizjes demokratike. Ne qeverisim bota na ndihmon ishteparrulla e PD që nënkuptonte me bota Perëndimin. Një nga pikat kulminante tëekzaltimit të këtij miti ishte vizita në Shqipëri e James Beckerit ku një turmë epafundme njerëzore, që të kujtonte grumbullimet në Mekë, puthte makinën e tij.

Në emër të mitit Perëndim ndarja me komunizmin u trajtua si ndarje eShqipërisë me një aksident historik. Ishte tradhëtia e komunistëve që e kishte bërëShqipërinë pjesë të një bote të cilës nuk i përkiste, asaj lindore. Miti kishte edhe njëvijimësi me mitin e vjetër nacionalist të shkëlqimit të Shqipërisë përpara periudhësturke. Kristianiteti i shqiptarëve përpara pushtimit turk u trajtua si identitetperëndimor. U hodhën edhe ide të guximëshme se heqja e fesë nga Hoxha kishtepasur të mirën e vet, pasi tani shqiptarët mund të ktheheshin të gjithë në fenë e tëparëve. Kadareja e ripunoi romanin Kështjella duke e mbushur me kisha dhe kryqeqë mungonin në variantin e botuar në periudhën komuniste, duke e paraqiturSkënderbeun jo vetëm si çlirues dhe mbrojtës të pavarësisë, por edhe si mbrojtës tëkrishtërimit.

Me kalimin e viteve mitit Perëndim iu zbeh disi shkëlqimi. Arësyet e kësajzbehjeje kanë qenë disa: miti Perëndim u shfaq më shumë në formën e tokës sëpremtuar se sa në formën e ardhjes së shpëtimtarit prandaj më shumë shërbeu për t ithithur shqiptarët nëpër botë sesa për t i mbajtur brenda vendit të bashkuar dhe tëmotivuar; vetë Perëndimi solli një kulturë që nuk mbështetej në besimin tek ndonjëmit dhe ideologji përbashkuese, përkundrazi tek fragmentizimi i shoqërisë dhe ipushtetit mbi bazën e bashkëjetesës së diversiteteve; kontakti i drejtpërdrejtë mePerëndimin ishte zhgënjyes sepse shqiptarët që emigruan e panë atje veten qytetarëtë dorës së dytë; po ashtu, duke u njohur gjithnjë e më shumë, Perëndimi ufragmentizua në imagjinatën e shqiptarëve duke humbur imazhin e një zoti monolitik.

Edhe shtesa fetare në mitin Perëndim nuk qe e suksesëshme. Së pari, pasi70% e shqiptarëve të Shqipërisë ishin myslimanë dhe 20 % ishin ortodoksë (nëKosovë ishin më shumë se 90% myslimanë), ndërkohë që feja e perëndimitidentifikohej me katolicizmin dhe protestanizmin. Së dyti, ajo ra në kundërshtimme mitin feja e shqiptarit është shqiptaria i cili vazhdonte të ruante një pjesë tëforcës së tij si identitet i mbështetur mbi racën dhe gjakun. Së treti, Perëndimi nëimaginatën kolektive të shqiptarëve nuk identifikohej me kristianizmin, por mebegatinë, konsumin dhe qejfin, kurse në mendjen e elitës intelektuale, që mund tapërpunonte, lidhej edhe me elementë të tjerë jo fetarë që fillonin me RilindjenEropiane dhe Revolucionin Francez.

(Në përpjekjet për të ngritur mite të rinj të mbështeur mbi fenë, mund tëpërmendim edhe mitin antiperëndimor: përpjekjen e disa qarqeve për të ngritur lartidentitetin mysliman të shqiptarëve mbi bazën e idesë se shqiptarë të vërtetë ishinvetëm ata që ishin bërë myslimanë sepse myslimanizmi i kishe ruajtur shqiptarëtnga armiqtë e tyre tradicionalë, serbët dhe grekët, kurse perëndimi ishte aleat i tyre.Pati përpjekje deri për të hedhur poshtë Skënderbeun si hero kombëtar, meqë ai i

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 151: perpjekja_15-16

151Përpjekja

tradhëtoi turqit dhe u shërbeu të krishterëve që në Ballkan identifikoheshin mesllavoorthdoksinë.)

Gjithsesi miti Perëndim i kombinuar me mitet e vjetra të romantikësnacionaliste si ai i Skënderbeut dhe feja e shqiptarit është shqiptaria mbetenmitologjia dominuese në jetën politike dhe kulturore shqiptare. Në dy mars 1999,në qytetin e Lezhës, u përkujtua 555 vjetori i besëlidhjes së Lezhës. Sipas historisëmitologjike të mësuar nga shqiptarët, në Lezhë, para 555 vjetësh, princat shqiptarëu bashkuan nën kryesinë e Skënderbeut dhe i dhanë besën njëri tjetrit për t u bashkuardhe luftuar pushtuesin turk. Festa u fry shumë për shkak se ishim në kohën kurduhej bashkimi për marrëveshjen e Rambujesë. Në ftesën e Ministrisë së Kulturësshkruhej me gërma të mëdha: 555 vjet besëlidhje kombëtare . Presidenti i republikësnë fjalën e tij midis të tjerash tha: Ne na ra nderi të parët të mbrojmë vlerat eqytetërimit evropian . Në thelb kemi të bëjmë me përsëritjen e interpretimitmitologjik të historisë - si nevojë identiteti, shprese dhe mbështetjeje tek një vëlla imadh. Në frymën e këtij miti shihen sot, nga pjesa më e madhe e popullsisë, edhebombardimet e Natos në Kosovë. Shumë njerëz e kuptojnë luftën në Kosovë sikurPerëndimi po korrigjon gabimin që bëri në 1913, kur ndau tokën e Shqipërisë qëishte aleatja e vërtetë natyrore e Perëndimit.

Ndërkaq një sens i fortë realiteti (apo tradhëtie) i shqiptarëve, që shpjegohetme faktin se këto mite, gjithësesi, nuk kanë rrënjë të thella në ndërgjegjen e tyre, sidhe me zhgënjimet që kanë pësuar për shkak të manpulimit me to, i ka bërë ata tëmbeten mosbesues. Ky është një element tepër i rëndësishëm në marrëdhëniet eshqiptarëve me mitet e tyre. Nuk e ka pasur për gjë shqiptari, thotë Noli, që kurzhgënjehej nga Zoti t i ndizte një qiri djallit. Ky dualizëm, sëbashku me mungesëne zhvillimit të një fryme kritike ndaj kësaj mitologjie, ka bërë që shqiptarët tëvazhdojnë të jetojnë të ndarë, ndonëse jo në dramacitetin e dikurshëm, midis botëssë lavdishme virtuale të krijuar nga mitet e tyre dhe mjerimit të botës së tyre reale.Një nga shprehjet më të thekëshme të kësaj ndarjeje është paradoksi që më një anëshqiptarët i sheh të mburren me shqiptarësinë e tyre, të kërkojnë në historinë botërorefigura të shquara me origjinë shqiptare, ta quajnë veten superiorë, kurse më anëtjetër ta shajnë vendin e tyre e të kërkojnë të ikin nga Shqipëria për një jetë më tëmirë.

Shqipëria aktuale mbetet një shembull tejet intrigues mbi të cilin mund tëngrihen pyetje ekzistenciale lidhur me nevojën dhe dëmin e miteve në ngjizjen e njëkomuniteti në tranzicion drejt një shoqërie civile - një nga vlerat kryesore të së cilësjanë pranimi i diversitetit, fryma kritike dhe njohja e gabueshmërisë si dimensionnjerëzor.

Midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale

Page 152: perpjekja_15-16

152Përpjekja

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Nga Robert Pichler

HyrjeKy studim paraqet raportin e një studimi disavjeçar mbi organizimin

tradicional ekonomik dhe shoqëror në malësinë shqiptare. Fokusi i këtij studimimbështetet mbi analizën krahasuese ndërmjet ekolgjisë, ekonomisë dhe organizimitshoqëror të dy zonave malore (Dukagjini në veriperëndim të vendit dhe Kurveleshinë jugperëndim).Gjatë kërkimeve të mija jam përballur shpesh me një numërnocionesh, konceptimesh, interpretimesh, imazhesh dhe stereotipesh mbi karakterine njerëzve të malësisë. Udhëtarë të huaj, diplomatë dhe shkencëtarë, kanë mbetur tëimpresionuar nga zakonet primitive dhe sjelljet e çuditshme të malësorëve, sinë veri ashtu edhe në jug. Shumë prej tyre e kanë konsideruar malësinë si një reliketë zakoneve të vjetra që të jep një mundësi unike për vëzhgimin e të kaluarës shoqëroretë njerëzimit, dhe, në kohët e fundit, mundësinë për hetimin e tranzicionit nga traditanë modernizim. Nga ana tjetër historiografia dhe etnografia shqiptare filloi më 1950të studjojë të kaluarën kulturore të këtyre zonave. Një element i rëndësishëm ikësaj orvatjeje ishte studimi i zakoneve vendore dhe mbledhja e miteve, ritualevedhe zakoneve të malësorëve. Kjo nismë u muar nga institucionet zyrtare për tëhedhur dritë mbi procesin e emancipimit të thellë të kryer nga Partia pas triumfit të

revolucionit popullor dhe transformimeve të jashtëzakonshme të bëra në marrëdhëniete brendshme ekonomiko-shoqërore të vendit .1 Por hetimi i institucioneve të vjetraekonomike dhe shoqërore do të hidhte gjithashtu dritë edhe mbi origjinalitetin endërgjegjes etnike të popullit shqiptar.2 Kanuni p.sh. konsiderohej si një provë ekonstituimit fillestar të shoqërisë shqiptare, si një hallkë që lidh këtë të fundit meparaardhësit e saj, ilirët. Ideja e një konstituimi origjinal shoqëror, e një entitetikulturor autentik, që ekzistonte në të kaluarën për të gjithë popullin shqiptar, por qëishte i diferencuar sipas zhvillimeve specifike ekonomike dhe politike në shekuj,dominonte në këto studime. Një tjetër konceptim shumë i përhapur e shpjegonzhvillimin e Kanunit dhe të institucioneve të tij nëpërmjet konfliktit të vazhdueshëmme pushtuesit e huaj, si një mjet për të mbrojtur veten nga pretendimet e të tjerëve.Pra, ligji zakonor ruhet si rezultat i vullnetit të pakompromis të shqiptarëve për të

1. S. Pupovci, 591.2. S. Pupovci, 594; Elezi, 26.

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 153: perpjekja_15-16

153Përpjekja

mbrojtur pavarësinë e tyre. Fakti qe zona të tëra nuk u vunë nën kontrollin edrejtpërdrejtë të administratës otomane, shihej si një provë e betejës së vazhdueshmekundër pushtuesve për të mbrojtur lirinë dhe identitetin e tyre etnik. Mbrojtja eidentitetit etnik, pjesërisht është rezultati një qëndrese të gjatë, një lufte për liri dhepavarësi të malësorëve, dhe Kanuni, së bashku me institucionet dhe vlerat e tijmorale, është prova e një vullneti të pakompromis për të rezistuar ndaj presionit tëjashtëm. Pra, lufta dhe rezistenca janë elementë të rëndësishëm në prodhimin emiteve kombëtare. Kjo është e vërtetë jo vetëm për Shqipërinë. Në fakt të gjithashtetet ballkanike ia detyrojnë krijimin e tyre3 në rradhë të parë luftës. Së bashkume këtë element të përzgjedhur të historisë, për të përshkruar karakterin e popullitjanë marrë në konsideratë edhe një tërësi vlerash të dëshirueshme shoqërore dhemorale, si ndërgjegjja e zhvilluar demokratike (një burrë për një shtëpi, ndarje ebarabartë e të ardhurave, etj.), besa, mikpritja, dhe një numër vlerash patriarkale(burrëria, trimëria, besa, etj.).

Në ato fusha ku ndikimi i pushtuesit nuk mund të mohohej, siç ishte rasti iislamizimit, ky shihej si një proces i dhunshëm që s ka patur ndonjë sukses të madh,përderisa mentaliteti i popullit nuk përputhej me instruksionet e kishës dhe të xhamisë.Shumica e këtyre ideve rridhnin nga e ashtuquajtura rilindje kombëtare.

Ligji zakonor së bashku me gjuhën dhe historinë i jep thellësi ndërgjegjeskombëtare ashtu si edhe sovraniteti dhe krenaria kombëtare e masave të shtypurafshatare, veçanërisht atyre të malësive. 4 Përveç faktit që këto ide rrjedhin ngateoritë evolucioniste marksiste, ato nuk janë të çliruara as nga elementët e njëmendimi racist. Në bazë të disa konsideratave të përgjithshme mbi marrëdhënietndërmjet mjedisit, ekonomisë, organizimit shoqëror, zhvillimi i vlerave dheinstitucioneve të njerëzve të malësisë duhet spjeguar nëpërmjet logjikës së tyre tëbrëndshme, si një përshtatje e nevojshme dhe racionale me kushtet e vështira tëjetesës në malësi. Elementë të mbylljes shoqërore dhe kulturore, si modeletspecifike të martesës (endogami në fshat, ekzogami fisnore), këshillat e fshatrave,që kontrollojnë shitjet e tokës dhe fiksojnë datat e lëvizjeve të bagëtisë në kullotatpyjore, mund të kuptohen si zgjidhje për të mbajtur në barazpeshë popullsinë meburimet ekonomike.

Disa konsiderata teorike rreth studimit të gjeografisë humanedhe eko-antropologjisëNë fillim të shekullit tonë përfaqësuesit e gjeografisë humane5 kundërshtuan

konceptet e përhapura të determinizmit racial. Metoda që lidhet me emrat e FriedrichRatzel dhe Ellen C. Semple konsiston në krahasimin ndërmjet popujve që u përkisninetnive të ndryshme, por që jetonin në kushte gjeografike analoge. Fakti që në këtëkrahasim mbisunduan ngjashmëritë midis etnive të marra në shqyrim çoi nëopinionin, se në formimin e konstituimit shoqëror dhe ekonomik të malësorëve,

3. Shih Höppken: Krieg und historische Erinnerung auf dem Balkan.4. S. Pupovci, 5925. Friedrich Ratzel, Ellen C. Semple, u.a.

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 154: perpjekja_15-16

154Përpjekja

mjedisi është më i fuqishëm se sa raca. Ky ndryshim në orientimin teorik çoi në njëtjetër pozicionim ekstrem: atë të determinizmit mjedisor me argumentin që shoqëritëqë jetojnë në zona malore janë ekskluzivisht të varura nga kushtet mjedisore, dukenënvlerësuar plotësisht aftësinë njerëzore për të ndryshuar dhe ndikuar në mjedisinnatyror. Gjeografi francez Paul Vidal de la Blanche i kundërshtoi këto ide mekonceptin e tij të ndryshimeve reciproke 6 , duke theksuar ndikimin e fuqishëm tënjerëzve në ndryshimim e mjedisit të tyre, qoftë edhe në kushte ekstreme ekologjike.Figura të tjera të rëndësishme të gjeografisë historike franceze si Philippe Arbosdhe Lucien Febvre, fokusuan studimet e tyre mbi komunitetet e maleve, së pari mbindryshimet ndërmjet tyre për të treguar që komunitetet njerëzore nuk përballen mekushte mjedisore të cilave nuk mund t i shpëtojnë, por në rradhë të parë me numrine mundësive për t i ndryshuar ato. Posibilistët (mbështetës të kësaj teorie) theksojnëfaktin që malet nuk janë domosdoshmërisht sisteme të mbyllura, të pandikueshmenga pjesa tjetër e botës. Studimet e kohëve të fundit mbi ndërvarësitë ndërmjetpopullsive të ndryshme, institucioneve shoqërore dhe mjedisit natyror vërtetojnëkëto teori. Studimi i ekosistemit vendos theksin e tij mbi mekanizmin e vetrregullimit,duke kërkuar rrugët që mund të përdorin institucionet kulturore për të ruajturbarazpeshën ndërmjet popullsisë dhe burimeve të saj të konsumit në një raport tëkontrollueshëm.7 Studimi i rregullimit të popullsisë merr që këtej një rëndësivendimtare. Me mjetet metodologjike të demografisë historike testohet zhvillimi isistemeve demografike dhe, me interes të veçantë, vëzhgohen pasojat që rrjedhinkur masa e popullsisë i afrohet ose tejkalon kapacitetin e mjedisit për t a përballuaratë. Maltusi, p.sh. argumenton se përkushtimi ndaj rrobës fetare dhe poliandria vepronnë mënyrë të fuqishme në shoqërinë e Tibetit si një kontroll parandalues mbipopullsinë.8

Studimi i komuniteteve të malësive në BallkanAntropologët, historianët dhe gjeografët kanë zhvilluar për një kohë të gjatë

kërkime të zgjeruara në zona të ndryshme malore të botës. Për Ballkanin ekzistojnëvetëm pak studime të tilla. Karl Kaser9 p.sh. hetoi marrëdhënien e ndërsjellë ndërmjetblegtorisë, organizimit të punës dhe strukturës së ekonomisë shtëpiake në zonën eBallkanit qendror. Një tjetër studim i jashtëzakonshëm vjen nga Ulf Brunnbauermbi marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet ekologjisë, ekonomisë dhe ekonomisështëpiake në Rodin qendror.10 Edhe për Shqipërinë është kryer një studim krahasuesmbi ndërvarësinë ndërmjet mjedisit, ekonomisë dhe organizimit shoqëror në dy zona

6. Vidal de la Blanche: Les conditions geographiques des faits sociaux, f. 21f.7. R.Ellen: Ecology. In. A.. dhe J. Kuper (botues): The social science encyclopedia, London(1985),219.8. Malthus: Essay on population, 123.9. K. Kaser: Hirten, Kampfer, Stammeshelden. Ursprunge und gegenwart des balkanischenpatriarchats, Wien-Koln-Weimar (1992); Familie und verwandschaft auf dem Balkan. Analyseeiner untergehenden kultur, Wien-Koln-Weimar (1995).10. U. Brunnbauer. Das gebirgeund die haushalte. Okologie, Arbeitsorganisation undhaushalte unter Muslimen und Christen in den Mitleren Rhodopen, 1830 bis 1935. (Disserta-tion), Graz, (1998).

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 155: perpjekja_15-16

155Përpjekja

malore.11

Studimet mbi komunitetet shqiptare në male japin hollësi mbi mënyrat endryshme të përshtatjes së malësorëve në mjedise të ndryshme ekologjike. Ne mundtë shohim se sa fuqishëm ndikon mjedisi natyror në kushtet e mungesës sëinstitucioneve shtetërore për ekonominë dhe organizimin shoqëror të njerëzve nëmalësi.

Si për zonën veriore ashtu edhe për atë jugore malore shqiptare kanë qenëmbisunduese praktikat e kombinimit të blegtorisë me bujqësinë. Strategjitë eblegtorisë ndryshonin sipas mjedisit natyror. Strategjia e kullotjes në Dukagjinkombinonte të ashtuquajturat ferma të përzjera malore12 , ndërsa në Kurveleshpraktikohej kombinimi i të ashtuquajturave ekonomi Kaliwia me shtegtimin.13

Zgjedhja e strategjisë ekonomike ishte tepër e ndikuar nga mjedisi dhe kushtetekologjike. Si në shumicën e zonave të margjinalizuara, zhvillimi i blegtorisë ështëe vetmja mënyrë për të bërë produktive një tokë të pakultivueshme. Bujqësia në tëdy zonat ishte e kufizuar për arsye të sipërfaqes së pakët të tokës së lërueshme.Aktivitete të tjera në të dy zonat kishin qenë kusaria dhe shërbimi ushtarak, si dhekontrabanda dhe llojet e ndryshme të punës në emigracion. Në pjesë të veçanta tëKurveleshit puna në emigracion u bë një burim kryesor të ardhurash gjatë shekullittë nëntëmbëdhjetë. Strategjitë e prodhimit të përzier, të kombinuara me aktivitetetshtesë, kërkonin një drejtim efektiv të punës për të përmbushur kërkesat eshumëllojshme të prodhimit. Në të dyja zonat puna bëhej nga antarët e familjes osenga të afërm të tyre dhe vetëm në raste të veçanta merreshin barinj të tjerë mepagesë. Kështu që nevojat e punës ishin të lidhura ngushtë me përbërjen e familjes,farefisninë, rezidencën dhe strukturën e saj. Nëqoftëse ka bollëk kullotash për tëdhënë me qera, dhe nëse familja ose rrethi do të kishte një numër të konsiderueshëmantarësh, kopeja mund të shtohej edhe përtej numrit limit që lejonte kapacitetiushqyes i kullotës së shtëpisë. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm mund të shohimqë ekonomitë më të fuqishme dhe më komplekse gjenden tek familjet që merren

11. R. Pichler: Open or Closed? The environment, the economy and the social organization ofmountain communities in northern and southern Albania during the first half of the 20th century. (Conference paper), Konitza (1998).12. Ferma e përzier malore karakterizohet nga dy sfera të veçanta prodhimi të cilat janëtë ndërvarura ngushtësisht. Fushat dhe livadhet, të cilat sigurojnë të korrat dhe sanënpër stallat e kafshëve për dimër, dhe kullotat e lartësive, ofrojnë ushqim për bagëtinë.Në Dukagjin kopeja gjatë verës shtegton në kullotat verore pranë shtëpisë, ku familjetvendosin kasollet e tyre të përkohshme prej druri dhe gjatë dimrit pranë shtëpive tëtyre në lugina. Lopët mbahen në stalla. Kashta e misrit, gjethet dhe ndonjë herë bari ithatë përdoren si zahire për dimër.13. Kaliwia është varianti më ekstrem i fermave të përziera malore. Vendqëndrimet epërhershme të njerëzve janë vendosur ndërmjet lartësive 400 dhe 1100 metra. Bagëtiazakonisht lëviz ndërmjet kullotave verore në male dhe kullotave dimërore në zonat eulta dhe bregdet, ku kullotat merren me qera nga pronarët. Gratë dhe fëmijët shoqërojnëbarinjtë në zonat e ulta. Shumimi i kopesë në shtegtim e sipër mbisundon në fshatrat eKurveleshit të sipërm, ku pronarët e kopeve të mëdha lëvizin madje edhe gjatë gjithëvitit jashtë fshatit të tyre. Në raste të veçanta barinjtë merren me pagesë.

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 156: perpjekja_15-16

156Përpjekja

ekskluzivisht me kope bagëtish14 . Por familja, struktura dhe organizimi i saj ibrëndshëm, nuk ishte vetëm në dispozicion të nevojave të punës. Asaj i duhej tëorganizonte gjithashtu sigurinë e saj, pjesëmarrjen në politikë dhe ruajtjen e statusitshoqëror.

Por le të shohim më parë organizimin e punës. Fushat e ndryshme të prodhimitkërkonin një planifikim të kujdesshëm, një organizim të përshtatshëm dhe njëbashkërendim të forcave punëtore. Gjatë dhe pas procesit të shumimit ishte eleverdisshme të ndahej në bazë të kërkesave të ndryshme për llojet e kullotave. Tëgjitha forcat punëtore ishin të nevojshme për t u kujdesur për kopetë. Mënyra mërezultative për të zgjidhur këtë problem ishte bashkimi i tufave të bagëtive dhesigurimi i rezervave. Forma të kullotjes së përbashkët, me rotacion, të pronarëvedhe të specialistëve të marrë me pagesë, ishin të zakonshme. Të gjithë krahët epunës ishin zakonisht të rrethit farefisnor, dhe sa më shumë të ishin ata, aq më mirëmund të menaxhonin kullotjen. Marrëdhëniet ndërmjet kompleksitetit të strukturëssë ekonomisë shtëpiake dhe nevojave të bashkërendimit të aktiviteteve blegtoraledhe bujqësore janë të dukshme. Kullotja e përbashkët mund të vlerësohet si njëzgjidhje për vështirësinë që krijon përcaktimi i radhës për secilin dhe problemet eintegrimit që lindin nga agro-blegtoria malore. E njëjta logjikë vlen edhe për ndarjene kullotave dhe marrëveshjet që kanë të bëjnë me të (kasollet, furnizimi me ujë,shtigjet), gjëra që kërkojnë ndërtime dhe mirëmbajtje. Gjithashtu këto ndërmarrjekërkojnë përpjekje të përbashkëta. Kjo vlen edhe për kontrollin e komunitetit mbiresurset e përbashkëta. Kullotat, lëndinat, uji dhe pylli mbaheshin nën kontrollin ekomunitetit të fshatit për të bashkërenditur mundësitë e shfrytëzimit të resursevesipas kërkesave të banorëve të fshatit. Një ndarje ose privatizim i kullotave tëpërbashkëta do të dëmtonte ekuilibrin ekonomik të komunitetit. Organizime të tillai gjejmë jo vetëm në ligjin zakonor shqiptar. Në Ande, Himalaja, komunitetet alpinesi dhe në Rodopin bullgar, prona e përbashkët ka të bëjë me zonat malore, ndërsafushat dhe livadhet e zonave të ulta i përkasin pronës private15 . Por rregullime tëtilla nuk janë stabilizuar në mënyrë përfundimtare. Në veri ashtu si edhe në juggjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë mund të vërejmë kalimin gradual nga toka emëparshme e përbashkët në tokën private, proces që filloi kur familjet e pasura mekope të mëdha bagëtish morën në pronësi kullotat e fshatit, rezultat i shtimit tënumrit të kafshëve me destinacion tregun dhe i emigracionit të krahut të punës, qëishte i theksuar në Kurvelesh, por, ndonëse më pak, edhe në Dukagjin.

Siç shihet, në zonat malore mjedisi natyror nxit strategjitë e prodhimit dhevepron si një faktor i fuqishëm në krijimin e modeleve të pronësisë. Në Dukagjinashtu si edhe në Kurvelesh ekonomitë private me anëtarë të një fisi, jo vetëm qëvendosen pranë njera-tjetrës, por mbajnë gjithashtu edhe kullota të përbashkëta nëdispozicion të tyre lart në male dhe punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve

14. Shih R. Pichler: Open or closed: The environment, the economy and the social organizationof mountain communities in Northern and Southern Albania, (conference paper), 14.15. P.P. Viazzo: Komunitetet malore. Mjedisi, popullsia dhe strukturat shoqërore në Alpe prejshekullit të gjashtëmbëdhjetë, Cambridge (1989), 24.

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 157: perpjekja_15-16

157Përpjekja

që dalin gjatë proceseve të punës. Por mjedisi natyror nuk është e vetmja forcë qëndikon mbi ekonominë dhe organizimin shoqëror. Komunitetet malore si ato tëShqipërisë nuk janë sisteme të mbyllura të pandikueshme nga zhvillimet e pjesëstjetër të botës.

Si edhe në shumë komunitete të tjera të malësive, në malësinë shqiptarejanë zhvilluar një numër institucionesh shoqërore dhe politike që janë përgjegjësepër zbatimin e vendimeve të marra bashkarisht si dhe për delegimin e autoritetit.Janë të dukshme përhapja, rëndësia dhe ngjashmëritë strukturore të kuvendeve tëfshatrave dhe këshillave të kryetarëve të fiseve. Kuvendi mblidhet për një diskutimtë hapur dhe vendimmarrje konsensuale për një numër çështjesh të rëndësishme16 .Këto kuvende kontrollojnë gjithashtu transferimet e tokës. Vërehet se më parë tokaishte e kufizuar dhe u përkiste vetëm anëtarëve të komunitetit të fshatit. Shitja etokës personave jashtë fshatit pengohej ose ndalohej për të kufizuar antarësinë dhepër të vendosur një kufi shoqëror relativisht të ngushtë, ku të përfshihej vetëmkomuniteti17 .

Kopetë me destinacion tregun dhe emigracioni ekonomik në rritje, që ishteveç arsyeve të tjera edhe rezultat i shtimit të popullsisë, sollën transformime nëorganizimin ekonomik dhe shoqëror në malësi. Por nuk mund të thuhet, siçpretendojnë historianët shqiptarë, se këtu qëndron starti i shpërbërjes së kushtevedemokratike dhe barazitare të sistemit të vjetër në malësi. Mundësi të barabarta nëshfrytëzimin e resurseve të përbashkëta, një ideal që në të vërtetë asnjëherë nuk kaekzistuar, ky ishte një aspekt i rëndësishëm që mund të shihet si një përpjekje për tëkrijuar një balancë të pushtetit ndërmjet grupeve të interesuara, të cilat kanë qenëgjithnjë në gjendje rivaliteti ndërmjet tyre. Siç mësojmë nga burime të ndryshmerreth konflikteve në malësi, kuvendet dhe këshillat nuk ishin në gjendje të kontrollonindhe zbatonin vendimet e marra. Një nga arsyet kryesore për konflikte dhe armiqësitë përhershme kanë qenë grindjet për kullotat, ujin, pyllin, etj. pamja shpesh ezbukuruar e një organizimi të brëndshëm efikas, bazuar në parimet e barazisë dhendërgjegjes demokratike, nuk janë përputhur me realitetin. Ato i referohen kryesishtidealit të mundësive të barabarta mbi të drejtat e pronës dhe shfrytëzimit të resurseve,por i referohen pak vlerave kryesore shoqërore si nderi, krenaria dhe turpi. Nëqoftësemarrim parasysh raportet mbi hasmëritë dhe numrin e viktimave të vrarë përhakmarrje në malësinë shqiptare, do të shohim një pamje krejtësisht të ndryshme tëjetës në malësi. Komunitete të vogla që përballen me një botë armiqësore ku njerëzitvjedhin dhe grabisin, sa për prestigj aq edhe për mbijetesë, dhe kanë besim vetëmnë përkrahjen dhe besën e të afërmve të tyre. Konsideratat rreth manifestimeve tëndryshme të nderit në Ballkan dhe zona të tjera18 venë në lëvizje mekanizmin, me të

16. D. Guillet: Drejt një kulture ekologjike të maleve: Andet qendrore krahasuar me Himalajat.Botuar në: Current Anthropology, 24 (1983), 564.17. R. Burns: Një zonë e mbyllur alpine: pamje e përgjithshme. Botuar në: AnthropologicalQuaterly, 36 (1963).

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 158: perpjekja_15-16

158Përpjekja

cilin politika e reputacionit prodhon shtresëzime dhe hierarki në shoqëri. Siçargumentojnë bindshëm Schwandner dhe të tjerë, shoqëria ndahet në dy grupe: atame nder dhe ata pa nder. Qëllimi i jetës në grup (farefisni) drejtohet nga pretendimipër të qenë të barabartë, por ky qëllim neutralizohet nga pretendimi për të qenëshoqërisht superior19 . Normat morale që përcaktojnë sjelljen e njerëzve, në raste tëveçanta krijojnë aleanca ndërmjet grupeve dhe shërbejnë si mjete të rëndësishmepër ngritjen e masave të njerëzve në pozita kundërshtuese ndaj pushtuesve të huajdhe arbitraritetit feudal 20 , por në përgjithësi ato janë përgjegjëse për rivalitetin epërhershëm dhe konfliktin ndërmjet grupeve, që kanë patur pak kontakt me njeri-tjetrin. Për shkak të mungesës ose të dobësisë së institucioneve që kapërceninmarrëdhëniet farefisnore, jeta shoqërore dhe ekonomike u zhvillua kryesisht brëndagrupit (fisit). E njejta gjë vlen edhe për fenë: festat më të rëndësishme fetarekremtoheshin brënda shtëpisë. Rritja e të rinjve ndikohej dukshëm nga instruksionete babait dhe nga pozicioni brënda grupit i të afërmve meshkuj. Veç kësaj nuk kishtesferë tjetër publike, të aftë për të konkuruar me interesat e grupit farefisnor. Shkollatishin të rralla, diferencimi profesional filloi vetëm gjatë epokës komuniste kështuqë gjithnjë puna mbetej e lidhur me grupin farefisnor. Normat fetare që mund tëkishin krijuar një ndjenjë të komunitetit ishin gjithashtu të dobëta. Domethënës përkëtë është fakti se fshatrat malorë nuk kishin një qendër , madje edhe kisha ndërtohejnë periferi të fshatit, ose si në rastin e fshatrave ortodokse të Himarës, çdo grupfarefisnor kishte ndërtuar kishën e tij. E njëjta gjë ndodhte edhe me varrezat. Varrezat,vendi i stërgjyshërve, ishin gjithashtu një vend i rëndësishëm për mbledhje publike.Shumë fise në veri kishin vendin e tyre të mbledhjes tek varrezat, përpara kishës,dhe disa raporte mbi të shtëna dhe vrasje provojnë teorinë se, vendet e mbledhjevepublike janë vende shumë të rrezikshme21 . Është befasues fakti që vendi më ifrekuentuar publik ishte brënda shtëpisë: dhoma e miqve. Kjo ishte më e madhjadhe më e mira dhomë e shtëpisë22 .Kjo dhomë ishte një vend plotësisht i sigurt, ku asvrasësi i një anëtari të familjes nuk mund të prekej. Kjo formë e hapësirës publikebranda shtëpisë mund të shihet si një nga shprehjet më të fuqishme të marrëdhënievekontradiktore ndërmjet sferës publike dhe asaj private në Shqipëri.

18. J.K. Campbell: Honour, Family and Patronage: A study of institutions and moral values in agreek mountain community, Oxford (1974). R. Jamous: From the death of men to the peace ofGod: violence and peace making in the Rif. Bot. në J.G. Peristiany/J. Pitt-Rivers: Honor andGrace in Antropology, Cambridge (1992), 167-193.19. Shih F.G. Bailey (bot): Gifts and Poison.The politics of Reputation. Oxford (1971), 19. P. Bourdieu: Esquisse d une theorie de la practique,precede de trois edutes d ethnologie Kabyle, Geneve (1972), 10. J.K.Honour, Family and Pa-tronage: A study of institutions and moral values in a greek mountain community, Oxford (1974),263-316.20. Shih, Dojaka, 23 (Pulaha, Pupovci).21. shih. Giordano.Në periudhën komuniste ishte vendosur një ligj që caktonte maksimumin e dhomës së miqve,meqënëse shpesh shtëpitë kishin më të madhe dhomën e miqve se ambjetet e tjera të shtëpisë.(shih, Sjöberg; Pichler).

Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar

Page 159: perpjekja_15-16

159Përpjekja

Kulti i disa dokeve të vjetranë mbijetesën etnike të shqiptarëve

Nga Mark Tirta

1. Mbretëritë a perandoritë e mëdha, duke i mbajtur nën zotërim për një kohëtë gjatë, në jo pak raste i kanë shpërbërë popujt më të vegjël. Ka ndodhur, në raste tëveçanta, dhe krejtësisht e kundërta: dukuritë e etnokulturës së një populli, në rrugëne gjatë të evoluimit, në saje të funksioneve jetike që ato kanë kryer, si komplekskulturor, janë përforcuar e rigjallëruar, janë bërë një faktor i rëndësishëm i organizimittë brendshëm të bashkësive sociale, një faktor i rëndësishëm i kohezionit etnik.Ashtu si dhe në popuj të tjerë, dukuri të kësaj natyre vërehen edhe në historinë ezhvillimit etnik të shqiptarëve, të themi: që nga mesjeta e herëshme e deri në kohëtë re, deri në formimin e shtetit kombëtar në një pjesë të trojeve shqiptare më 1912.

Në historinë e shqiptarëve ka qenë i pranishëm ndër shekuj një faktor ifuqishëm i dezintegrimit etnik: zotërimi i vendit nga të huajt e mungesa e shtetitkombëtar. Që nga Mesjeta e herëshme, për të mos thënë dhe më parë, shqiptarëtjanë gjendur të pushtuar nga mbretëri a perandori të huaja: bizantine, anzhuine,napoletane, veneciane, sllave, osmane e tjerë. Shtete të vegjël a principata shqiptareqë u formuan nga koha në kohë në shekujt XII-XIV, apo shteti i Skënderbeut (shek.XV) që pati vetëm 25 vjet jetë, vetëm në një pjesë të vogël të trojeve shqiptare, qenëjetëshkurtër dhe filluan e u shuan me luftra kundër pushtuesve, po në disa raste dhenga konfliktet e brendëshme. Mund të thuhet pa mëdyshje se gjatë tërë Mesjetës ederi në fillim të shek. XX nuk pati një shtet të fuqishëm mbarëkombëtar e tëqëndrueshëm (jetëgjatë) që të bëhej faktor i dukshëm i kohezionit etnik.

Lind vetvetiu pyetja, pa paragjykime e mitizime: Si ka mundur të qëndrojëky popull pa u shpërbërë, të ruajë gjuhën e në tërësi etnokulturën e tij, vetëdijenkombëtare për një kohë kaq të gjatë? Faktorët mund të kenë qenë nga më të ndryshmit,po kompleksi ento-kulturor, në vështrim të funksioneve të tij, ka qenë shumë indjeshëm në qëndresën etnike. Kjo pasuri kulturore e mendjes dhe e shpirtit tëshqiptarëve, mund të themi, ka qenë shkak, po dhe pasojë e mbijetesës. Kemi këtunjë ndërveprim të faktorëve të ndryshëm.

2. Në këtë trajtesë nuk do të shqyrtohet kompleksi i rrugëve dhe i faktorëvenë tërësi të zhvillimit etnik të shqiptarëve, çka është një punë tepër komplekse endërdisiplinore. Këtu do të vështrohen vetëm disa dukuri dokesore të herëshme,disa institute juridike popullore, të ruajtura deri vonë në popull me shumë xhelozi,në funksione sociale tepër domethënëse. Për forcën e përmasat e tyre janë krijuar

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 160: perpjekja_15-16

160Përpjekja

kulte; ato janë mitizuar, kanë marrë forca e funksione të mbinatyrëshme.Duhet sqaruar që në fillim se objekti në shqyrtim janë vetëm pak dukuri

kulturore çka dhe mund të ngjallë dyshime në kuptimin e funksionet e tyre të saktanë kohezionin etnokulturor. Prapa këtyre që do të paraqiten është një kompleks itërë i etnokulturës së këtij populli, kompleks që shpreh idetë, mendësitë, psikën epraktikën e jetës së tij, të përpunuara në shekuj. Duke i lënë në një anë shtesat evonëshme e ndikimet e jashtme në këtë etnokulturë, tërësia e saj me tipare të pastra,ndonëse arkaike, na e sqaron më së miri gjendjen e vërtetë të gjërave në këtë qëndresëetnike.

Doke të vjetra të traditës, një ligj popullor i pashkruar, në bashkëlidhje e nëbashkëverpim me rite, me mite e me besime të zanafillës pagane, kanë jetuar derivonë në viset fshatare, veçanërisht në bashkësitë e lira fshatare ndër malësina, nëvende më të veçuara, ku dhe gjatë 500 vjetëve të sundimit osman gëzuan njëfarëautonomie me një vetqeverisje me ligje dokesore.

Kur vëren në dëshmi të eksploruesve të fillimit të shekullit XX e madje kuri dëgjon dhe tani vonë drejtpërsëdrejti nga goja e pleqve të moshuar të maleveshprehje të tilla për doket e ligjet popullore, çuditesh e mendësi të kësaj natyre tëduken të pakuptimta: Kështu na e kanë lënë të parët , Janë amaneti i të parëve ,Doket e të parëve , Doket e maleve , Kanuni i maleve , Kanuni i Lekës ,Venomet e Labërisë , Venomet e Sulit . Këto i vërejnë e i shpjegojnë në idetë e

psikën e tyre si gjëra të shenjta, të mbinatyrshme, të paprekëshme e tëpandryshueshme.

Idetë më arkaike, tradicionale, të pleqve kanunarë të maleve të shprehura nëbashkëbisedim me eksplorues theksojnë se shqiptarët kanë mbijetuar e nuk janëzhdukur në saje të armëve të tyre, të dokeve dhe të ligjeve të tyre të vjetra popullore(të pashkruara). Plaku i Kanunit (i Ligjit të Lekës) i thekson studiuesit V. Bogishiqmë 1894 se, sipas tij, armët, luftrat e Skënderbeut, doket e kanuni me gjykim sipasLekës, i kanë ruajtur shqiptarët pa humbur (pa u shpërbërë: M. Tirta) dhe kështundër male është ruajtur një farë autonomie. Pohime të këtij lloji gjenden me shumicënë shkrimet e eksploruesve të malësive shqiptare e këto kanë një domethënie tëveçantë kultike për dukuri të kësaj natyre. Eksploruesja e malësive shqiptare në dydhjetëvjetshat e parë të shekullit XX, anglezja Edith Durham, duke vlerësuar tëdhënat e terrenit thekson disa herë në librat e saj se malësorët shqiptarë besojnë erespektojnë më shumë Ligjin e Lekë Dukagjinit, pra këtë të drejtë dokesore të maleve,se sa Dhjetë Urdhërimet e Zotit. Është krejtësisht e qartë se ka një kult tepër të fortëpër këto ligje popullore (të pashkruara).

3. Dukuri me natyrë dy funksionesh ose dhe tre. Një shumicë e normave dhee instituteve të së drejtës dokesore shqiptare, ndër ato më të mirëfillta e më të vjetravendëse, kanë së pari natyrë juridike, forcë detyruese, por ndërkohë janë dhe dukurime funksione morale; disa prej tyre janë të lidhura dhe me besime të caktuara,përgjithësisht me rrënjë në kompleksin e besimeve pagane, pra mbijetoja të besimevetë lashta politeiste. Instituti i besës e i betimit ka natyrë të mirëfilltë juridike e kushi thyen normat që përfshihen në te ndëshkohet. Ndërkohë normat e këtij instituti

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 161: perpjekja_15-16

161Përpjekja

kanë karakter te theksuar moral. Nga masa e respektimit të normave të besëspërcaktoheshin dhe vlerat e një njeriu a të një bashkësie të caktuar sociale; të pabesëtpërbuzeshin e veçoheshin nga bashkësitë fshatare a krahinore; quheshin njerëz pavirtyte. Besohej se nëse një besëthyes nuk ndëshkohej nga ligji dokesor, ai do tëpësojë patjetër fatkeqësi në familje. Thuhej: Beja ka rrfenë (rrufenë) që në mënyrëtë figurshme do të thotë: Po bëri dikush be të gënjeshtërt do ta godasin rëndëfatkeqësitë e dërguara nga forcat hyjnore.

Betimi i kërkuar e me karakter të mirëfilltë juridik bëhej duke vënë dorënmbi objekte me vlera kulti a gjëra të shenjta si ungjilli, kryqi, kurani, po jo thjeshtduke shqiptuar fjalët. Beja më e vjetër, më masive e më e rëndë ka qenë ajo me tëprekur të një guri të rrumbullakët; kjo lidhet me kultin e besimet e veçanta tëshqiptarëve në gurin, duke i dhënë atij cilësi shenjtërie (KLD, pg. 533, 534, 535).Guri me të cilin bëhej beja merrte cilësi shenjtërie dhe ose ruhej në një vend tësigurtë në shtëpi,ose varrosej në tokë. Beja në kokërr të rejës ishte më e rëndë sebeja me gurë (EDZSH, 156-158). Guri i rejës (gur i rrumbullakët e ferroz që gjendejnë vendet ku godiste rrufeja i formuar nga shkrirje materiali, shkaktuar nga rrymae fuqishme elektrike e rrufesë), sipas besimeve popullore, ishte i ardhur nga retë simjet i forcave të mbinatyrëshme kundër përbindshave që shkatërrojnë prodhimet ebujqësisë me anë të furtunave e të breshërit. Guri i rejës konsiderohej gjë e shenjtëe kush e mbante në shtëpi do të kishte mbarësi në njerëz e në prodhimin bujqësor eblegtoral. Kaq forcë shenjtërie kishte ky gur sa njerëzit e pafajshëm kishin frikë tëmadhe të bënin betim duke e prekur atë (KLD, fq 583, KS, pg 24, 64, DZSH, pg167, 170). Betimi duke vënë dorën mbi gur të rrufesë bëhej kështu: Për këtë kokërrrejet, nuk të kam vjedhë as unë, as kush i shtëpisë, e nuk di se kush të ka vjedhë. Nëtë rrejsha, reja më gjoftë! (KLD, pg. 534, DZSH, pg 170).

Dukuria e ekzogamisë, në vendet ku ndaloheshin martesat jo vetëm brëndafshatit, por dhe brenda deri në një krahinë, me arsye të lidhjeve fiktive e jo të vërtetanë gjak, pra nga se ishin të një vllazërie (KS, pg 165, 166; KLD, pg. 695, 696,697) ose thjeshtë si vllaznim trojesh (afri me vendbanime) lidhej me shkaqe mo-rale, të besimit, po kishte dhe sanksione juridike, madje mjaft të rënda (KLDVP, f.204). Vërehen jo pak shembuj dënimesh të rënda si djegie shtëpie e dëbim ngakrahina e deri në grimje (pushkatim) të atyre që prishnin rregullat e ekzogamisë.Martesa brënda të ashtuquajturit fis besohej se binte fatkeqësi të rënda në familje,po për pasojë dhe lindjen e pasardhësve me të meta fizike e mendore, pra degjenerimtë vëllazërisë pasardhëse.

Mekanizmi tre funksionesh i dukurive të traditës: juridik, moral e religjioz,bënte që këto norma vetqeverisjeje të zbatoheshin me forcë e korrektësi, po nga anatjetër bëheshin shkak të ruheshin dukuri tepër arkaike në këto bashkësi fshatare.

4. Brendapërbrenda dheut të Hotit, të Krasniqes, të Gashit, të Berishës, në tredhenat themelorë të Mirditës (Orosh, Kushnen, Spaç) në fise të kujtuara deri në400 gjenerata, në njësi me afri gjenetike në malësitë e Labërisë e kështu dhe të tjera,deri nga fillimi i shekullit XX, diku-diku edhe deri tash vonë, nuk jepeshin e nukmerreshin vajza në martesë. Në disa raste e njëjta bashkësi ekzogamike kishte popullsi

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 162: perpjekja_15-16

162Përpjekja

me prejardhje krejt të ndryshme e, madje këtë gjë e dinin banorët e megjithkëtëmartesa të brëndshme nuk bënin. Thonin se janë vëllezër vetëm se mbajnë në kujtesënjë mbiemër të vjetër mitik, përrallor. Aty kishte popullsinë vendëse më të vjetër podhe dy a tre shtresa më të vonëshme, pa asnjë lidhje prejardhjeje mes tyre. Prafarefisnia mes tyre ishte krejtësisht simbolike, konvencionale. Po kështu qëndrondhe problemi në mes grupeve vllazën trojesh . Ndërtimi i bashkësisë fshatare nëlidhjet e brendëshme bie me vete dhe detyrimin e ekzogamisë. Kjo ka lidhje me tëdrejta e detyrime të karakterit ekonomik e social në bashkësi.

Këto afri mitike që u përmendën, nuk janë thjesht mbijetoja të ardhura ngakohë të lashta, po mbi të gjitha, në thelbin e tyre janë mjete, faktorë të lidhjeve e tëfuqizimit të kohezionit social në këto bashkësi të lira fshatare.

Ndër shekuj krahinat kanë pasur mes tyre lidhje ekonomike e të këmbimit,lidhje sociale e për mbrojtje; kanë marrë e dhënë në kulturë, në doke e zakone. Po,nga ana tjetër e ndoshta rrjedhojë e të parave, janë krijuar dhe njëjtësi mitike tëprejardhjes së popullsisë nga një krahinë në një tjetër; kanë lindur mite të dokeve etë krijimtarisë folklorike nga i njëjti burim. Grupe të vogla popullsie, natyrisht kanëlëvizur nga një krahinë në një tjetër, por për emigrime të tilla janë krijuar mite që ikalojnë shumë përmasat e së vërtetës historike. Ta zemë: një pjesë tepër e madhe epopullsisë së Malësive të Veriut shpjegohet në gojëdhëna si e ardhur nga viset eKosovës, të Bosnjes, të Vardarit, të Ohrit. Labëria: Kurveleshi, një pjesë e Bregdetittë Himarës, në një pjesë të madhe të popullsisë, tregohen të ardhur nga viset e Krujës,nga viset e Mirditës, gojëdhëna me zmadhime të përmasave mitike. Kështu tregohendhe mite të marrjeve e dhënieve në elemente të kulturës dokesore mes krahinash.Thuhet se urtia (mençuria ka lindur në Dibër, ka kaluar disa kohë në Mirditë e kazënë vend të Shkodër).

Të tëra këto pasqyrojnë një konvension të lidhjeve ndërkrahinore e mbarëetnike si kërkesa të praktikës për mbijetesë, si shprehje e njëjtësisë ndërkrahinore tëpsikës së popullit, si mjet force prej nga vjen dhe besimi në një të ardhme më tëmirë.

5. Kulti i trashëgimisë aspiratë për mbijetesë e lumturi. Sipas mendësive tëjetës patriarkale të bashkësive fshatare urohej që çifti i ri i lidhur në martesë tëkishte sa më shumë fëmijë e sidoemos sa më shumë djem; bëhej përcaktimi ekzotik:Me u martue me kanun don me thanë me u ba shpi, me ia shtue shpisë nji rob ma

tepër, sa për krah të punëve, sa për të shtuem të fëmive (DZSH, pg. 21; KLD, pg28). Vlera e grues përcaktohej nga zotësia për punë, por më tepër nga aftësia për tëlindur sa më shumë fëmijë. Kërkonin vajzë për nuse nga familje që kish lindurshumë djem. Preferonin të merrnin dhe vejushë për grua mjafton të kishin siguri, siparashikim, se ajo do të lindte djem. Kur gruaja e parë nuk lindte djem, në disa rastemerrnin në martesë një grua të dytë, pa e divorcuar të parën: grua mbi grua ; kurnuk bënte djem e dyta, merrnin dhe një të tretë e më tej, madje kjo ndodhte dhe në tëkrishterë ku poligamia ishte e ndaluar rreptësisht nga kisha. Merret grua mbi gruavetëm për të lindur fëmijë, kryesisht djem (KLD, pg. 29; KLDVP, pg. 36; DZSH, pg22). Kur vdiste burri e gruaja kthehej te prindërit, fëmijtë e saj i takonim me kanun

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 163: perpjekja_15-16

163Përpjekja

pa diskutim familjes së burrit të vdekur (prindër, vëllezër a kushërinj). Vejusha embetur shtatzënë me burrin e vdekur, fëmijën që e lindëte e kthente pas disa muajshnë shtëpi të burrit të vdekur, se ishte i atij zjarri në anë babe (DZSH, f. 474-476,praktika kanunore; DZSH, neni 39).

Lidhur me sa sipër, janë përdorur disa mënyra për të mos e lënë burrin evdekur pa trashëgimtarë. Barra e vrame është një sajim fantazie, por njihet si evërtetë dhe në ligjet dokesore (MDZ, f. 180-185; KLD, f. 473-475; KLDVP, pg. 59).Pasi i vdes burri gruan e pyesin dhe e verifikojnë me të prekur (plaka, gra, fërkojca)në se është me barrë. Së fundi e bëjnë të pohojë se është me barrë të vrame. Barra evrame, sipas besimit popullor, është fëmija i dëmtuar në bark të nënës; ajo mund talindë atë vetëm nëse martohet e bashkëjeton me burrin e dytë. Në kontakt me burrine dytë fetusi rigjallërohet e lind. Kur ndahet nga shtëpia largohet me kusht, vënëprindit të saj, se është me barrë të vrame e fëmija i parë që lind me burrë të dytëështë i burrit të parë e do t i kthehet familjes së tij. Kështu dhe veprohet sipas kanunit.Po të lindë djalë edhe pas pesë a shtatë vjetësh jetë me burrin e dytë, fëmijën, pasdisa muajsh për gjini, do t ia kthejë familjes së burrit të parë. Barra e vrame nuksajohej në çdo rast, po shembujt e këtij sajimi nuk janë të pakët. Fëmija i tillëtrashëgonte emrin e pasuritë e burrit të vdekur, bënte pra të mos shuhej gjenerata etë vdekurit, po të vazhdonte.

E këtij lloji është dhe gruaja me provë që në disa raste është interpretuargabim, sikur gjoja babai e martonte vajzën me kusht që,nëse nuk bën fëmijë, tëndahet e të kthehet te prindërit; po e vërteta nuk është aspak kështu. Për të mos uçkishëruar duke marrë grua mbi grua , dikush-dikush nuk vinte kurorë kishe derisa të lindte djem. Kjo ndodhte ndër katolikë ku monogamia mbrohej me rreptësinga ligjet e kishës. Kur e pyeste prifti i fshatit se pse nuk ka vënë akcili fshatarkurorë kishtare, ai përgjigjej se e kishte me provë . Kuptohet: po nuk bëri djem epara, do të vine kurorë kishe me gruan që do t i bënte djem, duke mbajtur grua mbigrua , po jo aspak duke ndarë të parën. Kjo bëhet për të lënë domosdo djem pas epër të mos u shuar vatra, gjenerata e burrit që martohet. Trashëgim i emrit, i trojeve,i pasurisë.

Shumë domethënës për trashëgiminë janë dhe ritet e ceremonitë që bëheshindikur kur largohej vejusha për te prindërit disa muaj pasi i vdiste burri: bëheshinvajtime, gjëmë e ulërima tepër të rënda me këtë rast: të bërtitura, rrëzohej përdhekrevati i çiftit që u nda nga vdekja e burrit, përmbyseshin karrika, stola, gjëra tërënda të shtëpisë satë krijohej përshtypja sikur po përmbysej bota. Dhimtë e madhese po mbyllej një vatër pa lënë djem pas që të vazhdojnë gjeneratën.

Problemi i vazhdimit të gjeneratës me pasardhës nuk ishte vetëm shqetësimi familjes, po dhe i fshatit e i krahinës; uronin të tërë e qisnin pushkë në gëzim tëlindjes së një djali në fshat a në bashkësinë e dheut.

Përmes këtyre kulteve e miteve të etnokulturës shqiptare ka mbijetuar kypopull në shekuj; është ushqyer prej tyre në forcë, në optimizëm, në kohezion etnik.Faktorët e qëndresës etnike mund të jenë nga më të ndryshimit, po ndër to, faktori ikulteve e miteve të etnokulturës shqiptare ka qenë në këtë mes i një vlere të veçantë.

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 164: perpjekja_15-16

164Përpjekja

BIBLIOGRAFI, BURIMET

1. Kanuni i Lekë Dukagjinit (KLD), mbledhur e kodifikuar nga Sh. Gjeçovi, Shkodër,Sht. Françeskane, 1933.

2. E drejta zakonore shqiptare, 1. Kanuni i Lekë Dukagjinit, (DZSH) mbledhur dhekodifikuar nga Sh. Gjeçovi, Tiranë, AKSH, In. K. Pop., 1989

3. Kanuni i Skanderbegut (KS), mbledhur e kodifikuar nga F. Ilia, Breshia, Editrice LaRoza, 1993.

4. Kanuni i Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës (KLDVP), mbledhur e kodifikuar nga Xh.Meçi, Tiranë, Sh. B. Çabej, 1996.

5. Kanuni i Labërisë, mbledhur nga Rr. Zojzi, Arkivi i Etnologjisë në Institutin e KulturësPopullore.

6. E. Elezi, E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues, Tiranë, SH. B. LibriUniversitar, 1994.

7. E Durham, Brenga e Ballkanit, Tiranë, 8 Nëntori, 1990.8. K. Frashëri, Mbi kanunin e Skënderbeut, Studime historike , Tiranë, AK. SHK. Ins.

i Hist, 1977, nr. 2, f. 125-143. Shih dhe Konf. Komb. e St. Etn. (28-30 qershor, 1976), Tiranë,1977, f. 231-263.

9. Rr. Zojzi, Mbi të drejtën kanunore të popullit shqiptar, Buletin për shkencatshoqërore , Tiranë, Botim i Institutit të Shkencave, 1956, nr. 2, f. 144-151.

10. Rr. Zojzi, Aspekte të kanunit të Skënderbeut të para në kuadrin e përgjithshëm të sëdrejtës kanunore, St. hist. , Tiranë, USHT, Inst. i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1967, nr. 4, f. 173-182.

11. M. Tirta, E drejta dokesore shqiptare në bashkësitë e lira fshatare, Të drejtat enjeriut , Tiranë, QSHDNJ, 1998, nr. 2 (14), f. 31-43.

12. K. Shtjefni, Mirdita, doke dhe zakone (MDZ), Tiranë, Albin, 1998.13. Autori e ka mbështetur dukshëm këtë trajtesë në të dhënat e mbledhura në eksplorimet

e tij në terren, në malësitë shqiptare.

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Page 165: perpjekja_15-16

165Përpjekja

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Nga Artan Fuga

Ka një metodologji në shkencat e sotme shoqërore për të përdorur modernitetinnë zbulimin e tradicionales dhe tradicionalen në leximin e modernitetit. Fjala është,siç thuhet, për të lexuar modernen nëpërmjet traditës dhe traditën nëpërmjetmodernes. Duke u mbështetur në këtë modë të arsyetuari, do të dëshironim të flisnimpër rolin e faktorëve insitucionalë, të institucioneve, në instalimin e tolerancës nëmarrëdhëniet shoqërore në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së Rozafës, ndërsaikjen nga intoleranca do ta paraqisnim si një ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtusikurse fëmija nëpërmjet edukatës përpiqet të ikë nga inçesti nëpërmjet ikjes ngakompleksi i Edipit. Në këtë mënyrë, gjithë fazën e tranzicionit në Shqipëri, ngapikëpamja psikologjike dhe shoqërore, do ta konsideronim si një ikje nga kompleksii Rozafës.

Tre vëllezërit ndërtonin, duke u rropatur për gjatë gjithë ditës, muret e bedenate kështjellës së lartë, ndërsa, pasi binte mbrëmja, e gjithë lodhja dhe mundimi shkoninkot, sepse muret shembeshin sikur të ishin rrëzuar nga një forcë misterioze a sikurmidis gurëve dhe çimentos të ndodhej një vakuum që i bënte të mos lidheshin mirë.Këshilla e plakut të huaj, që kalon aty pari, ishte sa e mistershme, aq e papritur përtre vëllezërit të mbetur pa pushtetin autoritar të babait, sa edhe makabre: Gruaja qërastësisht do të sillte ushqimin për ustallarët vëllezër të nesërmen në drekë, do tëflijohej, duke u murosur e gjallë në muret e kështjellës dhe prej andej do të kullontepikëpikë qumështin e gjirit të saj, sikur sa për t i kujtuar brezat e ardhshëm se gjithçka,që ishte e ndërtuar në mënyrë epike aty, ishte prej sakrificës së saj sublime, prejkapërcimit të së pamundurës, kapërcimit të jetës tek vdekja dhe e vdekjes tekpavdekësia.

Në këtë mënyrë gjatë shtjellimit tonë do të mbajmë parasysh tre elemente:traditën orale (vëllezërit që ndërtojnë Rozafën), teoritë standarte bashkëkohore mbidemokracinë dhe tolerancën, përgjithësisht filozofinë e sotme amerikane mbiproblemin e marrë në shqyrtim, sikurse edhe realitetin e sotëm shqiptar, arritjet dhemungesat e mendimit të sotëm politiko-shoqëror shqiptar, lidhur me sistemin e sotëmpolitik dhe tolerancën e vërtetë, si vlerë e domosdoshme për të. Duke iu referuarfilozofisë së sotme politike amerikane (në disa përfaqësuaes të shquar të saj),metodologjikisht, arrihet që në një masë të konsiderueshme, demokracia dheinstitucionet e saj, vlera e tolerancës dhe realiteti i saj, të mos shihen vetëm në

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 166: perpjekja_15-16

166Përpjekja

këndvështrimin dhe mentalitetin e një populli që do të ndërtojë atë, që e ka dëshirëe aspiratë, që e ka si një synim e perspektivë, që e përjeton në një farë mase e nëmënyrë të pashmangshme si një farë deliri e si një lloj ëndrre irreale, por të shihet igjithë ky realitet i marrë në shqyrtim edhe si një realitet praktik, prozaik, si njëambient shoqëror, që përmban sfida të vazhdueshme, reale, që përveç avantazheveka edhe problemet e dobësitë e veta.

Filozofi i shquar amerikan Xhon Rolls, një nga mendjet që dominon skenënfilozofike të sotme amerikane, shprehet në librin e tij të njohur Drejtësi dhedemokraci se shoqëria demokratike dhe e tregut të lirë, nga vetë natyra e saj, përmbannjë strukturë bazë, një model bazë teorik, të cilat virtualisht duhet të krijojnë njëbarazi shansesh, të drejtash, insitucione dhe agjensi shoqërore të hapura në mënyrëtë njëjtë për të gjithë. Mirëpo e vërteta është pak më ndryshe, sepse në funksioniminreal të këtij modeli teorik lindin faktorë shoqërorë, politikë, pasurorë, të cilët, edhenë rastin kur shoqëria funksionon me drejtësi dhe pa cene subjektive, prodhojnëpabarazi, padrejtësi të ndryshme, një sistem të drejtash dhe shansesh të pabarabarta.Ja se si shprehet ai: Ajo çka duhet qeverisur prej teorisë së drejtësisë janë pabarazitëe perspektivave të jetës nëpërmjet qytetarëve, të cilat rrjedhin nga pozicionetshoqërore të nisjes, nga avantazhet natyrore dhe nga rastësitë historike. Megjithësekëto pabarazi janë shpesh minimale, pasoja e tyre mund të jetë mjaft e rëndësishme,sepse ato në një të ardhme mund të sjellin pasoja të akumuluara të rëndësishme.

Filozofi amerikan na thotë, sigurisht duke mbajtur parasysh shoqërinë e tij,se edhe kur shoqëria demokratike funksionon rregullisht, ajo lind pabarazi shanseshe të drejtash, të cilat në një formë a në një tjetër duhen korrigjuar, çka sigurisht qëprish funksionimin virtual të modelit teorik të demokracisë. Në këtë mënyrë linddhe një gjenerator i mundshëm intolerance. Në se shoqëria e shanseve të barabartanuk i korrigjon këto pabarazi që krijon modeli teorik i aplikuar në praktikë, atëherëka rrezik që marrëdhëniet shoqërore të tensionohen e të acarohen së tepërmi. Pra,lind nevoja e asaj që quhet kompesim i së drejtës , deformimi i modelit teorik tëdemokracisë për hir të rregullimit të së drejtës të shprishur nga e kaluara ose ngafunksionimi i sotëm i shoqërisë. Por, nëse kjo ndërhyrje, në modelin teorik ështëtepër e fuqishme dhe e rëndë, përsëri ajo s mund ta korrigjojë modelin teorik, porseta deformojë rëndë, duke e tjetërsuar krejtësisht parimin themelor të modelit bazëqë është konkurimi i lirë i individëve, në bazë të aftësive të tyre personale dhebarazia individuale ndaj ligjit dhe institucioneve. Në këtë rast përsëri mund të lindëintolerancë.

Eshtë e vërtetë që muret e kalasë më në fund u ngritën, vëllezërit dhepasardhësit e tyre mund të gëzonin jetën, lirinë, të mbroheshin, të festonin, tëpasuroheshin, porse legjenda nuk na thotë asnjë fjalë se çfarë u bë me vëllain evogël që mbeti pa gruan e tij të re, për fëmijën e tij ende në gji, që mbeti pa nënën evet të dashur, nuk na thotë asgjë për familjen e shprishur, që edhe nëse gëzon, gëzonme psherëtima. Çfarë kompesimi mori vëllai i vogël? A i kërkuan ndonjëherë falje,të penduar, vëllezërit që komplotuan natën fshehtazi ndaj tij? Gjithësesi strukturabazë e legjendës zanafillon me një pabarazi, me një humbje të vëllait të vogël, menjë të drejtë që duhej kompesuar . Shoqëria e sotme shqiptare është shoqëri e

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 167: perpjekja_15-16

167Përpjekja

zbalancimeve dhe disekuilibrimeve të mëdha. Modeli i shanseve të barabarta, modelii kulluar, siç do të thoshte filozofi amerikan, i aplikuar në mënyrë virtuale dhe paasnjë korrigjim mund të sillte pabarazi gjithnjë e më të mëdha, çka do të lindtetensione të mëdha shoqërore dhe intolerance të fuqishme. Ish të persekutuarit do tëmbeteshin gjithnjë e më të margjinalizuar, malësorët e Jugut dhe të Veriut, gjithnjëe më të izoluar, të papronët, gjithnjë e më të varfër dhe të zhveshur nga çdo lloj emire materiale, individët me nivel kulturor më të ulët do të degradoheshin edhe mëtej nga pikëpamja kulturore, të papunët do të margjinalizoheshin edhe më tej etj.Shoqëria e ka të domosdoshme të ndërhyjë në funksionimin e modelit teoriknëpërmjet institucioneve të saj. Por sa? Rreziku do të ishte se mos kjo ndërhyrje dotë ishte aq e konsiderueshme sa nuk është se do të mbronte modelin teorik ngadeformimet, porse do të deformonte krejtësisht atë duke bërë që institucionet tëdominonin shpirtin e sistemit, funksionimin e vërtetë të lirisë së individit për inisiativëtë pavarur dhe barazinë e tij ndaj institucioneve. Në këtë rast intoleranca nuk do tëzhvillohej aq shumë në rrugë paralele, midis grupeve të ndryshme të presionitshoqëror, porse midis vetë shoqërisë dhe shtetit, që do të ndërhynte ndofta dhe meqëllimin e mirë për të kompesuar drejtësinë . Sa duhet kompesuar drejtësia? Askushpër këtë nuk mund të japë receta, porse filozofi amerikan është i bindur (fama e tijna tregon mbështetje të mendimit të tij nga opinioni publik), se modeli teorik ishanseve të barabarta dhe i barazisë absolute të individit abstrakt ndaj institucioneveduhet korrigjuar, ndërsa ky korrigjim nuk mund të shkojë deri atje sa të vendosësundimin e institucioneve mbi shpirtin e strukturës bazë.

Akti sublim i sakrificës, nëpërmjet murosjes së gruas, dhe nënës së re, qëvjen e qeshur, e shkathët, amvisë e mirë, për të sjellë ushqimin, pra për t u sjellëjetën vëllezërve, akti madhor i ngritjes së mureve dhe i bedenave, kryhet në njëmjedis amoraliteti . Sublimja dhe heroikja pështjellohen në një të tërë bashkë me

amoralen. Në mënyrë thuajse fatale amoralja bëhet zanafillë për heroiken dhemoralen. Vëllezërit jo vetëm mashtrojnë njëri-tjetrin, gjë që do të përjashtonte tëpaktën vëllain e vogël nga ky amoralitet, porse këta vëllezër, që të tre, janë amoralë,mashtrues ndaj gruas së re që vjen e qeshur për t u sjellë atyre ushqimin. Sjell jetëndhe gjen vdekjen. Të tre vëllezërit, kësaj radhe i vogli, ndofta i vogli është edhe mëi pamoralshëm, kryejnë një vrasje, vrasin një grua të re, një nënë me foshnjen në gji,një ëngjëll të pafajshëm dhe mbi jetën e saj ngrenë sublimen, ngrenë kështjellën einteresave të tyre kolektive, po aq sublime sa ç është makabër edhe krimi i vrasjessë paparalajmëruar. Viktima e vendimit është jashtë rrethit të vendimmarrësve,viktima është TJETRI, dhe sipas mentalitetit patriarkalomashkullor është pikërishtnjë grua e pafajshme. Vrasja në logjikën e moralit të përditshëm është akt kriminaldhe heroik në kuptimin e moralit të interesit strategjikopolitik të ngritjes sëkështjellës.

Duke folur për dallimin e institucionit të moralit të përditshëm shoqëror dheatij të moralit politik, dallim që në shoqërinë tonë ende nuk arrin të bëhet, filozofiamerikan Denis Tompson, në librin e tij Etika Politike , tregon një histori: atë tëPresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shquarit Kenedi, gjatë krizës

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 168: perpjekja_15-16

168Përpjekja

kubaneze. Në një intervistë të tij, ai kishte thënë se nuk do të negocionte asnjëmarrëveshje me rusët për çështjen në fjalë, duke mbajtur një qëndrim të prerë, ndërsae vërteta siç doli më vonë, ishte se ai jo vetëm iu kishte dhënë sovjetikëve garancinëqë nuk do ta sulmonte Kubën në rastin e tërheqjes së raketave të tyre në këtë vend,por si kompesim do të tërhiqte raketat amerikane nga disa vende. Në këtë mënyrë aiparaqet një Kened gënjeshtar ndaj bashkëqytetarëve të tij, por njëkohësiht njëpolitikan të shquar, një moralist politik të vendosur, që për interesat e vendit të tijbën detyrën dhe nuk lejon që, nëpërmjet zbatimit vulgar të moralitetit të jetës sërëndomtë, të dëmtohen interesat e vendit të tij. Një deklarim i kundërt do të silltenjë valë nacionalizmi dhe agresiviteti në qendra të ndryshme të presionit politik nëAmerikë, për rrjedhojë edhe në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, gjë që do të ishtenë dëm të procesit të paqes dhe të sigurisë reciproke. Pra tjetër është institucioni imoralit të qytetarit të zakonshëm në jetën e tij të përditshme dhe tjetër moralitetipolitik i pushtetarit. Ngatërrimi i tyre ose mosmbajtja e një ekuilibri të nevojshëmmidis tyre sjell pështjellime dhe intolerancë reciproke. Në kuadrin e këtij aktivitetibashkë me kolegë të tjerë kryem sondazhe të opinionit publik në disa rrethe të vendit.Gjatë një bisede me dy të rinj në Koplik të Malësisë së Madhe, ata u shprehën se patransportimin e sasirave të mëdha të naftës në anën tjetër të kufirit, Malësia do tëkishte mbaruar . Nuk merret përsipër këtu të paraqitet gjykimi nëse çka u tha ishteapo nuk ishte e vërtetë. Gjithësesi, ndonëse në moralin e zakonshëm thyerja eembargos mund të quhej një akt moral i dënueshëm prej shtypit, në vetvete ky veprimnuk mund të mos sillte edhe pasoja pozitive në një zonë të vendit dhe për një pjesëtë popullsisë së tij.

Denis Tompson, filozofi amerikan i përmendur më lart, duke sjellë nëaktualitet mendimin e Nikolla Makiavelit, evidenton pikërisht këtë dallim që duhetbërë medoemos midis institucionit moral të përditshmërisë, të qytetarit të zakonshëmdhe moralit politik të pushtetarit. Princi thotë ai është i ndarë ndërmjet dymoraliteteve. Ai gënjen dhe vret për të mirën e shtetit, ai gjithashtu njeh se këtoveprime janë të gabuara, ato mund të jenë veprime që falen, por jo që justifikohen.

Midis moralit të zakonshëm dhe moralit politik është një ekuilibër tepërdelikat për t u vendosur dhe për t u ruajtur në mënyrë dinamike. Nëse morali politikshkëputet së tepërmi nga morali i zakonshëm shoqëror atëherë lindin marrëdhënietë tensionuara midis qytetarëve dhe pushtetarëve, lind intoleranca morale dhe vleroremidis tyre. Nëse morali politik nuk njeh asnjë lloj pavarësie prej moralit tëpërgjithshëm shoqëror, atëherë dëmton interesat e shtetit e bashkë me to të qytetarëvedhe të shtresave të gjera të shoqërisë.

Një problem tepër i madh, që lidhet me marrëdhëniet midis nivelit të tolerancësnë një shoqëri të dhënë dhe strukturës së institucioneve politike që ekzistojnë në të,ka të bëjë me tipin e demokracisë në të cilin këto dy realitete bashkëveprojnë. Eshtëpër t u sqaruar disi ky problem, sepse shpesh në shtypin shqiptar të tranzicionittoleranca më e madhe dhe në shkallë më të gjerë konsiderohet e lidhur me një tip tëtillë institucionesh ku parimi një njeri një votë është i aplikuar në mënyrën mëteorike. Kjo tipologji institucionesh politike mbështetet në një ligj elektoralpropocional, në një rol të madh të parlamentit në jetën politiko legjislative të vendit

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 169: perpjekja_15-16

169Përpjekja

në raport me institucione të tjera, në një rol të konsiderueshëm të pakicës në parlamentetj.

Në fakt, lidhur me këtë çështje, përafrimi i bërë ka natyrë relative, së pakukështu shprehet mendimi modern politik. Një demokraci me këtë tipologjiinstitucionesh politike mund ta rrisë nivelin e tolerancës brenda kuadrit institucional,por në kushte e rrethana të caktuara mund të çojë në bllokimin e veprimtarisë sëinstitucioneve politikolegjislative, të paralizojë jetën shoqërore e politike të venditdhe në këtë mënyrë të rrisë destabilizimin shoqëror, të mprehë edhe më konfliktetshoqërore, duke krijuar rreziqe të mëdha, për t i nxjerrë ato jashtë kontrollit. Për mëtepër të krijojë një hendek intolerance midis administratës shtetërore dhe qytetarëve.

Filozofi i sotëm amerikan Xhejms Fishkin, në veprën e tij Demokracia dhemarrja e vendimeve shkruan se: Propozime rivale për reformën janë ndarë dukepërjetuar një dilemë të vjetër: një zgjedhje e sforcuar midis masave të vendosura nënjë gjendje barazie, por që relativisht janë inkompetente, dhe elitave politikisht tëndodhura në një pozicion të pabarabartë, por më kompetente. Në këtë mënyrë,sipas tij, tipologjitë e ndryshme të demokracisë nuk janë dallime midis diktaturësdhe demokracisë, por dallime të brendshme midis të njëjtit thelb politik.

Tre vëllezërit vendosin të dëgjojnë këshillën e plakut për të bërë theror njërënnga gratë e tyre. Por vini re: ata që vendosin për të bërë këtë zgjedhje janë dy më tëmëdhenjtë. Ata janë më të rritur në moshë dhe fjala e tyre, e thënë ndoshta më parë,ka më shumë peshë dhe e sygjestionon më të riun, i cili pranon të bashkohet mezgjedhjen e bërë. Për më tepër, ata siç duket kanë vendosur që të mos i qëndrojnëbesnik paktit të bërë dhe se do t i tregojnë grave të tyre sekretin, duke i këshilluar qëtë evitojnë ardhjen e tyre për të sjellë ushqimin në kantjer. Pra, në fakt vendimi nukështë i marrë në mënyrë të njëzëshme nga të tre vëllezërit, por është një imponim ishumicës (dy vëllezërve të mëdhenj) ndaj pakicës (vëllait të vogël). Pakti i fshehtë,në bashkëpunim ose jo midis dy vëllezërve të mëdhenj, është ai që në fakt bën tëmundur marrjen e vendimit për të bërë theror njërën nga gratë. Toleranca në këtërast është e mbështetur jo në faktin se vendimi u mor nga të tre vëllezërit. Në hipotezënqë edhe vëllai i vogël do të mashtronte njëlloj si dy të mëdhenjtë, është e sigurtë seasnjëra nga gratë nuk do të vinte të sillte ushqimin e atëherë sakrifica nuk do tëbëhej dhe ngritja e kalasë aq e nevojshme nuk do të realizohej. E gjithë kjo mund tësillte, jo vetëm pengimin e punimeve, por edhe një grindje të mundshme midis të trevëllezërve dhe shpërthimin e intolerancës. Ku mbështetet toleranca e vëllait të vogëlpër të pranuar që të bëhet theror gruaja e tij? Në faktin se ai është i mashtruar nga dytë mëdhenjtë. Përndryshe, në se dikush do ta kishte informuar se çka ndodhur nëdhomat e gjumit të të dy më të mëdhenjve gjatë natës, me siguri dhe i treti nuk do tëkishte pranuar të murosej gruaja e tij. Dhe në fakt çfarë ndodh në dhomat e gjumit tëdy vëllezërve natën e vendimmarrjes? Të dy vëllezërit e mëdhenj e braktisin paktin,bëhen pre e pasioneve dhe e interesave të tyre të veçanta dhe harrojnë interesat ebashkësisë. Seicili prej tyre nuk përfaqëson më një të tretën e bashkësisë, por vetëmveten e tij kundër të tjerëve. Gjithçka është shndërruar në një tërësi të thërmuarpjesësh që ndeshen me njëratjetrën. Në terminologjinë politike kjo situatë quhetkrijim i një faksioni. Filozofi i shquar amerikan i ditëve tona Dejvid Held, në librin

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 170: perpjekja_15-16

170Përpjekja

e tij Modelet e Demokracisë rimerr përcaktimin e Medisonit për faksionet, sipastë cilit ato janë Një numër qytetarësh, që mund të jenë pakica ose shumica e sëtërës, që janë bashkuar dhe aktualizuar nga disa shtysa ose pasione ose interesa tëpërbashkëta, dhe që janë kundërshtarë ndaj të drejtave të qytetarëve të tjerë, osekundër interesave të përhershme dhe të rëndësishme të bashkësisë. Në situatën kurshoqëria dhe institucionet e saj politiko legjislative bëhen pre e faksioneve, gjithëbashkësia politike humbet stabilitetin, ose rrezikon ta humbasë atë. Gjithësesifaksionizimi i shoqërisë ka shkallët e veta dhe mund të shfaqet në forma latenteedhe si një politizim i tejskajshëm i saj. Zakonisht kur dy ose më shuma parti do tëishin në një rivalitet të fortë midis tyre dhe marrëdhëniet reciproke të tyre do tëshprehnin shenja të një ashpërsimi të dukshëm, intoleranca në shoqëri do të rritej.Gjithçka do të kishte prirjen të politizohej: parlamenti, institucionet shoqërore,mediat, shtypi, shkolla, jeta publike etj. Gjithçka do të përfaqësonte partitë endryshme, të shkëputura prej njëratjetrës, ndërsa ajo që do të përfaqësonte të gjithëshoqërinë do të ekzistonte me vështirësi. Në këto rrethana, veçanërisht të tensionuara,do të paraqiteshin ngjarjet dhe situatat, gjuha e diskutimit dhe e debatit, gjatëfushatave zgjedhore. Ky fakt nuk do të vinte për shkak të kësaj apo asaj rrethanesubjektive, por për vetë faktin se procesi zgjedhor, duke qenë në thelb një proces qënënkupton edhe mundësinë e zevëndësimit të forcave politike në pushtet, do tëkrijonte shqetësimin e përsëritjes së pafund të një intolerance institucionale. Forcatpolitike do të përpiqeshin të mobilizonin rreth tyre të gjitha energjitë politike tëmundshme që zotëron shoqëria duke shkaktuar një politizim të thellë të saj. Nukështë ndonjë ide e re po të themi se, përderisa në kushtet e një demokracietranzicionale, me probleme të akumuluara nga e kaluara në fushën e marrëdhënieveshoqërore në rrafshin e tolerancës, konfliktet ndërpartiake janë të mprehta, ndoftado të ishte më mirë të aplikohej ajo formë e ndërtimit institucional, që do të krijonteqendra të autoritetit demokratik me një pavarësi relative; relative, por disi më tëkonsiderueshme nga partitë politike, nga marrëdhëniet politike konfliktuale të tyre,nga parlamenti që do të pasqyronte në korpusin legjislativ këtë luftë politike tëashpër, mekanizëm, që duke u ripërtëritur një herë në katër vjet, do të përsëriste nëkahje të kundërt apo të njëjtë raporte politike konfliktuale. Nga ana tjetër, ka rëndësijo vetëm se si është struktura e niveleve politike të pushtetit, por edhe koha e rinovimittë tyre, koha e përsëritjes së tyre në vetvete, por edhe në raport me njëra tjetrën. Përtë folur më konkretisht, ndofta mund të thuhej se në këto kushte parlamenti mund tëishte me dy dhoma të cilat do të përtëriheshin me ritme të ndryshme kohore dhe menjë logjikë gjithashtu të ndryshuar. Me ligj të përcaktoheshin ato nivele tëadministratës, në të cilat nëpunësi gëzon një status apolitik dhe të pandryshueshëmpër shkaqe dhe rrethana politike. Ndoshta edhe ripërtëritja e postit të presidentit tëRepublikës mund të bëhej pas periudhave pak më të gjata dhe medoemos me njëritëm kohor të ndryshuar, dy deri tre vjete në krahasim me ripërtëritjen e parlamentit.

Toleranca në një shoqëri të caktuar varet nga shumë rrethana, porse ajondikohet së tepërmi edhe nga faktorët institucionalë. Organizimi institucional krijonnjë nivel tolerance subjektive dhe shoqërore të caktuar dhe kjo e fundit krijon eriprodhon një strukturë të caktuar institucionesh. Çfarë iu kërkon plaku tre vëllezërve

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 171: perpjekja_15-16

171Përpjekja

në fund të fundit? Të flijojnë gjënë e tyre më të shtrenjtë: familjen. Por, vërtet keminjë misticizëm, kur gojëdhëna na flet se vetëm murosja e një njeriu të gjallë do tëmbante në këmbë muret madhështore të një kështjelle? Çfarë është kjo arkitekturë,që do të krijonte si element të vet material gjakun, qumështin dhe kockat e njeriut?Le të provojmë t i hapim muret e Rozafës, atje ku ajo është, apo edhe të kalasë sëGjirokastrës, e të shohim nëse vërtet nuset e bukura dhe fisnike shqiptare do të jenëtë murosura aty nga dora e burrave të tyre mizorë. Unë e besoj pak këtë version. Poredhe në qoftë i bërë si akt human, e mes gurëve e llaçit do të gjenim edhe eshtrafemrash, nuk e besoj të jetë ky fljim shkaku që këto kala kanë mundur të ndërtohendhe t u qëndrojnë viteve. Çfarë iu kërkon plaku vëllezërve atëherë? Duke iu kërkuartë flijojnë njërën nga gratë, pra diçka tepër e dhimbshme, duket sikur plaku do tëtestojë nëse vëllezërit kanë grindje midis tyre apo jo, kanë mundësi të marrin njëvendim, duke rënë dakord së bashku apo jo, e kanë kapacitetin psikologjikokulturorpër t iu nënshtruar vendimit të shumicës qoftë edhe për rastin kur ky vendim nukështë në përputhje me interesat e tyre, dinë të durojnë dhimbjen e sakrificës për hirtë bashkësisë? Këto dëshiron të testojë plaku i mendshëm a dinak. Argjironë apoRozafën nuk do ta gjejmë ndoshta të murosur mizorisht në muret e kalave tona, porështë e sigurt se këto vlera të tolerancës dhe të marrëdhënieve shoqërore me siguriqë do t i gjejmë. Legjenda nuk bën gjë tjetër veçse mitizon marrëdhënien e ndërsjelltëmidis subjektives dhe institucionales. Tek muret (institucionet) ngurtësohet shpirti injë shoqërie, ndërsa tek shpirti i saj vjen e ndikon ajo që është ngurtësuar në bedenanë formën e institucioneve.

Dy vëllezërit e mëdhenj e prishën vërtet paktin e ruajtjes së fshehtësisë sëvendimit të marrë dhe, natën pa u ndjerë, po në fshehtësi, u rrëfyen para grave tëtyre, të cilat edhe ato dalin si subjekte që e pranojnë hilenë e bërë nga burrat, jo sipjesëmarrëse në këtë veprim por si publik, që pranon zgjidhjen e dhënë për hir tëinteresave të tij të garantuara. Por ndoshta edhe dy vëllezërit e mëdhenj nuk duhett i gjykojmë aq rëndë, aq më pak e bën këtë legjenda. Ndofta ata nuk do të gjeninmjet tjetër për të siguruar marrjen e vendimit dhe zbatimin e tij, flijimin, aq tërëndësishëm për ngritjen e kalasë, nëse nuk do të thyenin paktin e fshehtësisë. Mosvallë ata kanë frikë se propozimin e plakut askush nuk do ta pranojë dhe në vend tëpaqes midis tyre do të nisë një grindje e pafund dhe asnjëherë nuk do të merret njëvendim, pra nuk do të kishte flijim e për rrjedhojë as kala? Mos plaku i huaj ështënjë dinak që do t i përçajë? Gjithësesi ata me mundim, me sinqeritet a dinakërinisën të krijojnë institucionet e tyre: nusja e djalit të vogël, e murosur për së gjalli,i kujton në formë të ngurtësuar se ata duhet të krijojnë institucione të përsosuravendmarrjeje, përndryshe edhe ata vetë do të jenë të detyruar t iu nënshtrohen në tëardhmen, një ditë, jo vendimeve të hapura publike, por marrëveshjeve të natës, të tëtjerëve me gratë e tyre, në mos kurrë nuk do të merren vesh, dhe për rrjedhojë, karrezik, që kurrë të mos ketë kala, ose, të lodhur nga grindjet e pafund do të presin njëplak tjetër të vijë për t i këshilluar, një plak të huaj, të zgjuar apo dinak, një plak tëhuaj që do të dëshirojë t i përçajë apo t i pajtojë. Kushedi!

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Page 172: perpjekja_15-16

172Përpjekja

Dosja H e Ismail Kadaresëdhe krijimi i vargjeve homerikeMendime mbi punën dhe jetën e M. Parry-t dhe A. Lord-it

Nga Galia Valtchinova

Ky punim studion mënyrën me të cilën letërsia e fiksionit (apo les belles -lettres) mund të ndikojë në kërkimet shkencore, duke reflektuar në të njëjtën kohëedhe ngjarjet politike të kohës. Letërsia për të cilën do të flasim është ajo më e mirabashkëkohore shqiptare, vepra e Ismail Kadaresë, në të cilën, sipas admiruesve ashtuedhe kritikëve të tij, ka brenda saj interpretime të të gjitha miteve kryesore shqiptare.Që nga 1990 Kadareja jeton dhe punon në Francë dhe përkthimet e librave të tij(nga Jusuf Vrioni) në frëngjisht janë botimet të cilëve u referohen studiesit e huaj;kështu që unë do t i referohem versionit në frëngjisht të veprës në fjalë, Le DossierH. Paris, Gallimard 1989 (Coll. Folio, 2237), dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe përveprat e tjera të Kadaresë.

Me gjithë titullin të përshtatshëm për një triller, Le Dossier H. (Dosja H)është më tepër një roman me spekulacione filozofike. Ai tregon historinë e dydijetarëve irlandezo-amerikanë, të cilët zhvillojnë një kërkim mbi poezinë epikeshqiptare dhe artin gojor të rapsodëve lokalë në një perspektivë (ose më saktëretrospektivë) homerike. Edhe një lexim sipërfaqësor të lejon të dallosh paspersonazheve dhe rrethanave të romanit një përmbledhje të arritjeve të Milman Parry-t dhe Albert Lord-it, dy dijetarëve që shpikën një metodë të re këkimi të poezisëgojore me një referencë të veçantë nga epika homerike. Qëllimi im fillestar ishte tëstudioja imtësisht dy tregimet , të vërtetën dhe fiktivin, për të provuar që Dosja H.është një përmbledhje e përmbysur e kërkimit shkencor që Milman Parry dhe AlbertLord-i zhvilluan së bashku në Jugosllavi disa dhjetëvjeçarë më parë. Nëpërmjetkrahasimit dhe juktapozicionimit të sekuencave kryesore të librit të Kadaresë nganjëra anë, dhe nga ana tjetër të fakteve dhe argumentave të Parry-t më 1971 dheLord-it më 1981, të sillja dëshmi rreth identitetit të dy personazheve, si dhe rrethalternimeve dhe zhvendosjeve të këndvështrimit, të përdorur nga autori i Dosjes H.Ndërkaq mësova që Ismail Kadareja e përdorte këtë paralelizëm edhe në komunikimete tij me intelektualët francezë.1 Kuptova atëhere se kërkimi në këtë mënyrë do të

1. Falenderoj Pierre Vidal Naquet-in që më solli këtë informacion; cf. Gjithashtu Maspero-n1997: 108, 110.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 173: perpjekja_15-16

173Përpjekja

ishte si të kërkoja çelësin e një dere të hapur. Kështu që unë vendosa që të përshkruajlidhjen ndërmjet arritjeve të M. Parry-t dhe A. Lord-it dhe kontekstit në të cilinveprojnë dy prototipet , dhe mënyrën me të cilën Kadareja i bën jehonë teorisë sëtyre, brenda kontekstit të veçantë në të cilin është konceptuar Dosja H. Kështu qëunë do të përqëndrohem në lojën ndërmjet fushës reale jugosllave të këtij kërkimiprestigjoz mbi epikën homerike dhe asaj fiktive në Shqipëri, ashtu si edhe në gjithëçështjet e tjera johomerike, ku Kadareja tërheq vëmendjen tonë.

Le të paraqitim shkurtimisht përmbajtjen e librit të Kadaresë. Dy studiuesvetë rinj irlandezë që punojnë në një universitet amerikan me emër (ndoshta Harvardi?)u lind ideja të zgjidhnin enigmën homerike nëpërmjet punës në terren. Ata vendosintë provojnë mundësinë e një transmetimi gojor të vargjeve homerike në laboratorine fundit të poezisë gojore, që ka mbijetuar në botë , diku në malet e Ballkanit. Pasnjë kërkimi të kujdesshëm dy dijetarët përcaktojnë vendin origjinal të këtijprodhimi epik, tepër të ngjashëm me atë homerik, në malet e Shqipërisë Veriore.Rastësisht kjo nuk është shumë larg nga Greqia, nga e cila mund të pritet përcjelljae këngëve epike kuazi-homerike. Pas shumë ngjarjesh, takimesh dhe bisedash tëstilit rebus me shqiptarët, ata vendosen në qendër të vendit të kërkuar, në një bujtinëtë vjetër pranë një udhëkryqi, ku takojnë rregullisht rapsodët e zonës dhe regjistrojnëkëngët e tyre në shirita. Me gjithë vështirësitë e fillimit rezultatet e para janëpremtuese. Puna e tyre ecën dhe hipotezat bashkohen në një teori origjinale rrethepikës dhe traditës gojore, kur një ngjarje e tmerrshme e përfundon vrazhdësisht tëgjithë ndërmarrjen e tyre: me nxitjen e një murgu serb, njerëz injorantë të zonëssulmojnë bujtinën dhe shkatërojnë manjetofonin me shiritat e inçizuar.

Ka shumë ngjashmëri ndërmjet dy personazheve kryesore të librit dhehistorive të dhëna nga studiuesit e amerikanë në Dosjen H.. Ndoshta analogjitëkryesore mund të gjenden në dy gjëra që nuk kanë të bëjnë me personazhet. E parangjashmëri qëndron tek natyra e kërkimit; e dyta tek lloji i shoqërisë, e cila paraqitetsi një rezervat i realitetit homerik. Le të studiojmë secilën prej tyre.

Në fund të viteve njëzet Milman Parry, i diplomuar në Harward dhe dishepulli gjuhëtarit francez A. Meillet2, ishte bërë tashmë i njohur në rrethet e dijetarëveklasikë për analizën e tij mjeshtërore të teknikës së epiteteve të përbëra tek Iliadadhe Odisea (Lord 1981:3). Duke i caktuar vetes detyrën të provojë karakterin oraltë poemave homerike, më 1932, ai merr përsipër një punë në terren në Jugosllavi,ku ai gjen këngëtarë të këngëve epike , artistë analfabetë të poezisë orale, kapacitetii të cilëve për të memorizuar dhe riprodhuar mijëra vargje, paralelizon ngushtësishtme idetë e tij rreth Homerit. Pas një qëndrimi fillestar prej disa muajsh në rajoninSanxhak-Novi Pazar, kthehet i shoqëruar nga studenti dhe dishepulli i tij më i mirë,Albert Lord. Deri në vdekjen e tij në fund të 1935-s, ai punoi rregullisht në terren nëJugosllavi, më së shumti në muajt e verës, duke e vendosur rezidencën për vete dhefamiljen në Dubrovnik (Parry 1971: XXXV-XXXVII). Megjithëse punësoi asistentëvendas (ndërmjet tyre Nikola Vujnoviç është më i njohuri), ai ishte i aftë të fliste

2. Në Paris Parry ra për herë të parë në kontakt me teoritë mbi antikitetin dhe natyrën arkaiketë poezisë gojore jugosllave.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 174: perpjekja_15-16

174Përpjekja

dialektet vendore dhe njihte kodet e sjelljes të asaj shoqërie. Ka tregues që flasin seai pëlqente veçanërisht përzierjen e spiritualitetit sllavo-jugor me atë myslimano-otoman; në çdo rast fotografia e tij me kostum popullor vendas e tregon disi adhurimine tij për paraqitjen orientale . Në fillim të vitit 1935 ai iu rikthye studimit të epikësjugosllave, e cila u bë edhe orientimi zotërues i Albert B. Lord-it. Libri i parë dhemë i famshëm i këtij të fundit The Singer of Tales, (Këngëtari i përrallave), e huazontitullin nga ai i librit të mësuesit të tij, që nuk u shkrua kurrë. Albert Lord është injohur gjithashtu si bashkëbotues me Bela Bartok-un i një koleksioni këngëshpopullore sllavo-jugore (Bartok & Lord, 1951). Pa asnjë dyshim zbulimi i madhshkencor i Milman Parry-t është teoria e mekanizmit formulaik në transmetimingojor të epikave. Kjo teori, dhe mbi të gjitha fusha që ai përdori për ta vërtetuar atë,sfidoi dallimin rrënjësor që ekzistonte ndërmjet historisë dhe antropologjisë, dukefutur një lloj praktike antropologjike për të shpjeguar atë që konsiderohet arritja eparë e madhe letrare e kulturës së lashtë greke: epika homerike. Në një vështrim tëparë, kërkimet e tij në terren, i shëmbëllejnë shumë mënyrës me të cilën veprojnëfokloristët ballkanikë: shqetësimi i tij kryesor ishte regjistrimi i tekstit. Megjithatëai ishte i shqetësuar edhe për karakteristikat shoqërore të njerëzve, me të cilëtkëmbente njohuritë dhe për biografinë e informuesve të tij kryesorë (Parry 1971:43sqq.; Lord 1956; 1981: passim).

Ky preokupim për kushtet jetësore dhe për ato që një antropolog modern dot i karakterizonte si metoda të historisë së jetës, është shenjë dalluese si tek Parryashtu edhe tek Lord-i, duke i çuar ata shumë më larg se sa kujdesi i etnografit përvlerësimin e veprës artistike të dikujt. Ata janë të ndërgjegjshëm për ndikimin e

përvojës jetësore në aftësimin e këngëtarëve dhe në vetinë e tyre për të memorizuardhe riprodhuar poezinë gojore, dhe akoma më shumë në temat e veçuara të këngëvetë tyre. Të dy janë përpjekur të kapin rastet kur këngëtarët më të mirë kanë dalë edhejashtë shoqërive të tyre lokale, si dhe për të përcaktuar me kujdes në ç rrethana këtongjarje kanë ndodhur. Kështu, përvoja e luftës dhe akoma më gjerësisht shërbimi

ushtarak, duken si një pikë qëndrore në përvojën e këngëtarit: ky është rasti i rapsoditAvdo Medjedoviç (Lord, 1956, 1981)3. Eshtë ndoshta (i verbëri) Huso , i cili duketsikur të ketë mishëruar tipin e vërtetë homerik të këngëtarit: ai përshkruhet sikurlëviz vazhdimisht nga qyteti në qytet, nga mbretëria në mbretëri , duke përfshirëedhe Oborrin e Habsburgëve (Parry, 1971: 439 sq.), duke kënduar këngët e tij.

Të gjitha këto veçanti të punimit origjinal të Parry-Lord-it janë ndërthurrurmjeshtërisht në intrigën e Dosjes H., e cila konsiston pikërisht në zëvendësimin efushës dhe kulturës origjinale të studiuar në vitet 30 me një fushë dhe kulturëshqiptare, saktësisht në të njëjtën periudhë. Romani i Kadaresë mishëron njëndërmarrje të gjërë të asaj që mund të quhet përmbysje e statusit dhe e tiparevebazë të teorisë mbi të cilën ajo mbështetet. Ajo që në kërkimin e Parry-Lord-it ishterealitet jugosllav ose sllavo-jugor shkëputet nga sfera sllave dhe kthehet nërealitet të pastër shqiptar. Më poshtë paraqiten disa nga temat e përgjithshme, si dhedisa nga tiparet e kthyera koksëprapthi .

3. Kjo çështja është diskutuar gjithashtu në Goody 1987: 86-91.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 175: perpjekja_15-16

175Përpjekja

1.Pas paraqitjes së përgjithshme, Kadareja shënon hyrjen në temë, dukepërcaktuar gjeografinë kulturore të traditës epike (f. f. 55-56). E vendosur në veri tëShqipërisë, zona e artit gojor më autentik përfshin gjithashtu pjesë të Malit të Zidhe të Bosnjës, të dyja këto në territor jugosllav . Megjithatë është Shqipëria vendiku mund të gjendet laboratori i konservuar më mirë; kështu në vend të njëperiferie të artit gojor të tipit aedik * (sipas Parry-t dhe Lord-it), në romanin e

Kadaresë, qendër bëhet Shqipëria. Referime nga hartat gjeografike dhe politike tëBallkanit dhe veçanërisht atyre të zonave rreth kufirit shqiptaro-jugosllav janë tëzakonshme gjatë gjithë librit (cf. pp. 99-101). Ky veprim i bën jehonë shqetësimevereale mbi shpërndarjen gjeografike të fenomenit, të studiuar nga Parry dhe Lord-i, icili që në fillim provoi se ishte çështje delikate. Vetë Parry kurrë nuk e ka shtrirëkërkimin e tij jashtë zonës thelbësore ; kështu që ai gjithmonë i referohet atij siepika sllavo-jugore . Pas vdekjes së mësuesit të tij, Lord-i ndërmorri një hulumtim

afatshkurtër në Shqipëri (më 1937), pa arritur ndonjë thellim të veçantë në këtëfushë. Në vitet 50 ai bëri kërkime në terren në dy vende të tjera sllavo-jugore: nëMaqedoni (më 1950 dhe 1951) dhe Bullgari (më 1958 dhe 1959).4 Ai njihte gjithashtupoezinë gojore bizantine dhe greke moderne dhe bëri disa punime mbi temat epërbashkëta në poezinë gojore greke të lashtë dhe moderne si dhe mbi temat dhepasazhet e përdorur si nga grekët ashtu dhe nga sllavo-jugorët (Lord 1977, withref.). Megjithë këtë ai e ka patur të privilegjuar termin sllavo-jugor dhe studimetrreth këngëtarëve, së bashku me Parry-n ose më vonë vetëm, por brenda zonësfillestare, kanë qënë referencat kryesore për të.

2. Në këndvështrimin e Kadaresë puna në terren është e krahasueshme melaboratorin shkencor, në të cilin mund të studiohet, me mënyra mjaft të ngjashme

me proçedurat analitike të biologëve,5 mekanizmi që prodhoi gjatë mijra vjetëvekëtë substancë magjike , që është epika. Në vështrim të parë ky përcaktim ështëanalog me konceptin e Parry-t të mekanizmit të transmetimit (Parry 1971, passim),ashtu si dhe me faktin që ai e konsideronte punën në terren themel të teorisë. Porspekullimet e Kadaresë mbi këtë teori karakterizohen nga dy lloje ndryshimesh tëkuptimit nga kuptimet që kanë gjërat në punimet e Parry-t dhe Lord-it: nga njëraanë vemë re atë që unë e quaj organiçizëm 6; dhe, nga ana tjetër pretendimin përnjë vazhdimësi të drejtpërsëdrejtë nga Homeri në kohën dhe ditët tona . Këtopasazhe janë themelore në veprën e Kadaresë, ndërkohë që mbeten ose jodomethënëseose jashtë sferës teorike të Parry-t dhe Lord-it. Ato përbëjnë armën kryesore për tëparaqitur poezinë gojore si thelb dhe shprehje të veçantë të spiritualitetit të njëkombi dhe përfundimisht dhe të vetë kombit. Veçanërisht e para është një shembulli përkryer i marrëdhënies ndërmjet organicitetit dhe esencializmit si dhe - në një

* Aed, poet-këngëtar endacak në Greqinë e lashtë. (Shënim i përkthyesit).4. Për të dhënat cf. Lord 1981: I-II, 125.5. Shprehje si e vëzhguara në mikroskop ose e kapur në stetoskop janë të zakonshme nëkëtë libër. Më përgjithësisht mund të vërejmë përdorimin e metaforave biologjike dhe të tjera sikëto për poezinë gojore, si dhe në vetë proçesin e krijimit të vargjeve.6. Për shembull, përdorimi i fjalorit të trupit dhe metaforave të organizmit njerëzor për tëpëshkruar dhe paraqitur një fenomen të ndërlikuar shoqëror.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 176: perpjekja_15-16

176Përpjekja

aspekttjetër - të rrezikut të metaforave për të cilin ka folur kohët e fundit M.Herzfeld (1997: 54, 74).

3. Kujdesi kushtuar vetë artit është ndoshta e vetmja çështje ku Kadareja nuke ndryshon shpirtin e punimeve të Parry-t dhe Lord-it. Siç thotë A. Lord një poemëgojore nuk kompozohet për shfaqje, por në shfaqje dhe kënga, kompozimi dheshfaqja janë pjesë të të njëjtit veprim (1982: 13). Kjo çështje është një nga mëtërheqëset për Kadarenë, i cili e zhvillon atë dhe jep shumë ilustrime. Le të shohimnjë element të shfaqjes, rolin e rapsodit, i cili paralelizon ngushtë me aedin e lashtëgrek. (aoodos). Tek Parry dhe Lord-i, këngëtarët e këngës si Avdo Medjedoviçose Huso janë ekskluzivisht, myslimanë sllavofolës . Me gjithë shembujt esllavëve të krishterë, artistë të epikës gojore, përfaqësuesit më të mirë aedë të

stilit homerik janë të gjakut sllav, gjuhës sllave dhe besimit mysliman, dykarakteristika që të dy homeristët i kanë parë si thelbësore në krijimin e një kontekstispecifik, i cili bëri të mundur mbijetesën e traditës epike. Përmbajtja e këngëve tëtyre është ndikuar fuqimisht nga konteksti otoman dhe ata duket se janëtrashëgimtarët e fundit të kësaj përzjerjeje kulturore që rikrijohet në shfaqje dhe

nëpërmjet saj. Portretizimi që i ka bërë A. Lord-i rapsodit Avdo Mejdedeviç sikëngëtar i rrëfimeve ballkanike të ditëve tona (1981:1), është sugjestiv në këtë

drejtim. Avdo ishte mysliman, por nga gjaku ishte sllav. Në shekujt e kaluar familjae tij ka qënë ortodokse sërbe dhe ka ardhur nga zona qëndrore e Malit të Zi; Avdonuk di as kur dhe as pse familja e tij ka përqafuar Islamin. Krenaria e tij në rrëfimetmbi lavdinë e Perandorisë Turke në kohën e Sulejmanit, kur ky ishte në ditët e tij mëtë mira, dhe për të cilin Bosnja ishte dryni dhe çelësi i tij i artë , ishte tepër esinqertë, pa u bërë asnjëherë militante ose shoviniste. Ajo perandori kishte vdekur,por dikur kishte qënë e madhe dhe e lavdishme. Për Avdon lavdia e saj qëndron nëaspektin moral dhe përkushtimin e heronjve boshnjakë të së kaluarës, më shumë sesa në fuqinë e armëve të tyre. Avdo beson i bindur në traditën që ai vetë ka dhënë sishëmbull (1956: 320-321). Asgjë e tillë në romanin e Kadaresë. Me gjithëngjashmëritë strukturore si verbëria ose shikimi i dobë dhe shfaqjen muzikore tëpoezisë, këngëtarëve të këngës së Kadaresë u mungon çdo karakterizim i qartëlidhur me të qënit e tyre myslimanë apo të krishterë. Ata lëvizin lart e poshtë nëvargmalin që shënon kufirin me Malin e Zi, por janë vendosmërisht të rrënjosur nëentitetin kombëtar shqiptar (disi më i gjërë sesa entiteti përkatës territorial). Nukmund të dallohet asnjë aluzion për ndonjë kontekst perandorak (qoftë otoman apohabsburgaz). Mbi të gjitha ata flasin shqip.

4. Kjo është arsyeja që në çështjen e bartësve dhe përcjellësve të traditësepike gjërat janë kthyer përmbys. Për Parry-n dhe Lord-in këta janë sllavo-jugorë .Është krejtësisht e kundërta në romanin e Kadaresë. Së pari sllavët nuk janë dhenuk mund të jenë myslimanë. E dyta dhe më e rëndësishmja, shqiptarët janë paraqiturnë garë me sllavët , mbi autorësinë e një tradite epike, e cila është i vetmi krijimartistik në botë që ekziston në dy gjuhë, që i përkasin dy kombeve në armiqësi menjëri-tjetrin . (pp. 135-136). Pasi pasqyron ekzistencën e kësaj epike dygjuhëshe ,Kadareja vazhdon, duke e konsideruar atë si programi i një kundërshtie absolute. .

Nuk është befasuese që autori i ndan dhe i ve përballë ndërmjet tyre

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 177: perpjekja_15-16

177Përpjekja

myslimanët dhe sllavët/serbët: në kontekstin politik të viteve 80 nuk ishte më emundur të shoqëroje termin serb me mysliman . Në mënyrë të çuditshme aimbyll sytë përpara zgjidhjes që ekzistonte në atë periudhë, e quajtur formulaboshnjake sllav+mysliman . Ky është hapi i tij i parë në ndarjen e unitetit origjinalmidis elementëve etnikë dhe atyre fetarë; çka është karakteristike në kërkimet eParru-t. Kjo proçedurë e lejon Kadarenë të verë në lëvizje variantin e dytë më radikal:të japë në opozitë serbët dhe sllavët në përgjithësi ndaj shqiptarëve, pikërisht nëcilësinë e tij të këngëtarit të këngës (f. 99-101). Sllavi është paraqitur si tjetri ,radikali, dhe tjetërsia e tij është shprehur edhe me terma racionale (të vendosuranë gojën e studiuesve gjermanë ; f. 102). Nëpërmjet një tjetër tour de force autorimënjanon kontekstin otoman, i cili sipas Parry-t dhe Lord-it ka qënë vendimtar nëprodhimin e rrethanave që bënë të mundur artin gojor të teksteve të gjata epike. Kjoi jep atij hapësirë për një kërkim të paramenduar të antikitetit të temave të njohuranga tragjedia greke (f. 158). Pra, nuk duhet të çuditemi kur e shohim të luajë edhekartën iliriane, (f.117, 156), një nga mitet më të fuqishme të ndjenjës kombëtareshqiptare, si dhe të etnografisë dhe historiografisë të vendit të tij.

Si shkencëtarë, Parry dhe Lord-i kanë qënë plotësisht në dijeni të rëndësisësë studimit të tyre për njerzit e zonës në fjalë dhe më gjërë për popujt e Ballkanit.Çështja homerike nuk është vetëm një pjesë integrale e mrekullisë greke ; në

një drejtim ajo është edhe një çelës drejt saj. Mendimi i parashtruar, si nga studimetklasike, ashtu edhe nga historiografia gjatë shekujve, është se epika homerikepërfaqëson një lloj muri ndarës ndërmjet një shoqërie arkaike , barbare ose primi-tive (të gjitha këto karakteristika të rrënjosura në kulturën gojore) dhe një shoqërietë qytetëruar , të përfytyruar si një triumf i letërsisë

7. Me zhvillimin e ideve të

Rilindjes dhe akoma më shumë në kohën e Iluminizmit, trashëgimia greke u vunë qëndër të një koncepti evrocentrik elitar të qytetërimit dhe demokracisë, në themeltë modernitetit. Ndikimi i fuqishëm i kësaj pikpamjeje si dhe i modës dhe dashurisëpër Greqinë e lashtë, projektuar mbi atë moderne, është mjaft i njohur. Është plotësishte kuptueshme se, siç thotë Ernst Gellner (1983), të bësh një kërkim tani mbi realitetetqë kanë ekzistuar më parë, në të shkuarën më prestigjioze, siç është epoka homerike,është tërheqëse për çdo elitë kombëtare të një vendi europian. Kjo tërheqje ështëakoma më e fuqishme për elitat ballkanike, çka është e natyrshme në një drejtim:nga pikpamja e tyre, kërkimi bëhet këtu edhe tani, ose pothuajse vetëm këtu , dukepatur parasysh rivalitetin mbi hapësirën gjeografike për çështjet e territoritkombëtar . E njëjta gjë vlen edhe për hapësirën kulturore: në kohën kur është kryerkërkimi, periudha ndërmjet dy luftrave, shoqëritë ballkanike kanë qënë shumë mëtë afërta në mënyrën e tyre tradicionale të jetesës, sesa pesëdhjetë vjet më vonë.

Kjo afërsi në hapësirë dhe, në disa drejtime, edhe në mënyrën e jetesës, hapdyert për zgjidhje të mundshme mbi vazhdimësinë ndërmjet epokës homerike dheasaj moderne. Kështu tipi i rapsodëve (sllavo-jugorë) studiuar nga Parry dhe Lord-

7. Megjithë ekzistencën e një letërsie të pafund mbi këtë çështje, do të përqëndrohem në dystudime kryesore të bëra në dhjetëvjeçarët e fundit; Detienne 1981 dhe një përpunim më i gjërëteorik në një drejtim të ngjashëm nga Goody 1987.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 178: perpjekja_15-16

178Përpjekja

i përfaqëson më shumë se një artific kulturor, ai përbën një kallëp, i cili mund tëpërdoret dhe të manipulohet në lloj-lloj konstruktimesh të identitetit. Duket se nëvetë Jugosllavi kjo zgjidhje është shfrytëzuar pak; madje duket se konsiderohej errezikëshme tendenca e nacionalizimit të fenomenin paranacional të poezisë gojoresllavo-jugore, e vendosjes së etiketa etnike ose kombëtare mbi të. Albert Lord nëfund të viteve 50 shkruante duke paralajmëruar: Ethja e nacionalizmit në shekulline nëntëmbëdhjetë çoi në përdorimin e epikës gojore për propagandë nacionaliste.Kështu heroi lindte si një hero kombëtar , dhe vetë poemat etiketoheshin si epikakombëtare . Të përcaktosh epikën gojore si kombëtare është mjerisht sa e

pavërtetë, aq edhe një mashtrim djallëzor . (Lord, 1981: 7). Me sa di unë lloji nëzhdukje i rapsodit boshnjak ose serbo-mysliman8 asnjëherë nuk është konsideruaratje si një figurë kombëtare e aedit homerik. Duke mbetur afër pikpamjes gjermanetë Volksunde-s folkloristët dhe etnografët jugosllavë (edhe serbë), kanë tentuar tëshfrytëzojnë një tjetër lloj antikiteti : atë të traditës gojore që vjen nga kohë tëharruara . Në këtë drejtim kërkimi i Parry-t dhe Lord-it mund të kishte dhe ka siguruararsye për krenari tek banorët lokalë, të ndërgjegjshëm për interesin që perëndimorëti kanë kushtuar kulturës së tyre. (cf. Rhewbottom 1996:3).

Kallëpi i rapsodit sllavo-jugor është marrë nga Ismail Kadareja, i cili e kspërdor atë në mënyrë më të zgjuar se çdo shkencëtar i shkencave shoqërore. Për tapërmbledhur: Dosja H. është një roman i cili manipulon ngjarjet reale dhe teorinëreale, e cila vazhdon të ketë ndikim mbi shkencat shoqërore dhe historike. Duke umbështetur në teorinë formulaike të transmetimit gojor dhe pjesërisht në biografitëe Parry-t dhe Lord-it, autori ka shkëputur kohën reale nga vendi real dhe vendin realnga njerëzit realë. Rezultati është një përmbysje e plotë e situatës fillestare në favortë një opusi thellësisht nacionalist, i cili megjithatë ndjek me përpikmëri llogjikën ekërkimit të dy dijetarëve. Tradhëtia ndaj qasjes së Parry-Lord-it ndodh në dy raste:

- Ai nacionalizon si shqiptarë jo vetëm artistët, këngëtarët e këngës , poredhe vetë epikën, e cila përcaktohet si një testament i madh kombëtar (p. 156),një lloj prone private kombëtare shqiptare, e legjitimuar nga rrënjët iliriane.

- Duke çmontuar unitetin e traditës epike që u përket si sllavëve ashtu dheshqiptarëve, por edhe vetë grekëve, Kadareja, në të njëjtën kohë, proçedon merimontimin e një uniteti fillestar greko-ilir. (f. 117). Ajo që duket thelbësore tek

Kadareja është ekskluziviteti i epikave në ditët tona, shoqëruar me mundësinë përtë ndarë të njëjtën traditë epike me grekët homerikë. Në mënyrë dramatike aipërjashton mundësinë që një traditë epike të zhvillohet në dy gjuhë dhe të ekzistojënjëkohësisht në dy popuj. Nga dy kultura, njëra duhet të jetë e vjedhur nga tjetra,që i ka përmbysur temat, duke i bërë heronjtë tradhëtarë dhe anasjelltas. Del qartë sei vjedhuri është shqiptari, përderisa ilirët janë para sllavëve në këto treva. Përtejpretendimeve për prejardhjen iliriane dhe për një vazhdimësi nga epoka ilire, epranishme pothuajse në të gjitha romanet e Kadaresë, një tjetër mit më i fuqishëmlind këtu: ai i shqiptarëve më grekë se grekët për arsye të afërsisë së tyre më të

8. Si Parry edhe Lord-i vënë theksin mbi këtë kombinim, i cili nën dritën e ngjarjeve të mëvonshmeduket si një shprehje e pamundur.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 179: perpjekja_15-16

179Përpjekja

madhe me shoqërinë homerike dhe idealet homerike.Pas gjithë sa thamë duket llogjike të ngresh pyetjen lidhur me arsyen pse

shkrimtari i madh shqiptar i ka përdorur (duke abuzuar) në mënyrë të tillë kërkimete Parry-Lord-it nga . Është e mirënjohur se në të gjithë temat historike me të cilatmerret Kadareja, çështja e subjektit është mjaft e rëndësishme për kohën e tij, përjetën shqiptare nën komunizëm dhe ndonjëherë ai ka pasqyryar edhe ngjarjet më tëmëdha të historisë së kohëve të fundit. Në Dosjen H. ngjarja ndodh në Shqipëri mesdy luftrave dhe, duke lënë mënjanë pasqyrimin e gjallë të proçesit të ndërtimit të njëteorie shkencore, intriga letrare e romanit konsiston në radhë të parë në aftësinë eKadaresë për të nxjerrë spiunomaninë që ndërhyn kudo, - e cila do të ketëkarakterizuar regjimin e Enver Hoxhës dhe jo më pak atë të Mbretit Zog. Tregimikalon përmes peripecish të llojeve të ndryshme dhe mbi të gjitha përmes historisë,të parë me sytë e dy irlandezo-amerikanëve: gjurmët e historisë në jetën e përditshmeshqiptare, si dhe rrjedhja e gjerë dhe e mençur e Historisë së Madhe. Ky pikvështrimi veçantë i jep mundësinë autorit që spekullimet e tij me historinë, t i fusë në sferëne kërkimit, kërkim që mbetet në thelb të ngjarjes së romanit. Nga ana tjetër historiae dy dijetarëve bashkohet me një skenar katastrofik , tipar ky i shfrytëzuar rregullishtnë thrillerat kozmikë dhe pseudoshkencorë. Sigurisht të flasësh rreth shkrimit tëKadaresë në kuadrin e letërsisë thriller është nonsens. Ndoshta teknika për ta paraqiturngjarjen në formën e një raporti policor të bërë nga një vesh , terminologjia që epërfshirë fjalën katastrofë e pranishme te episodet vendimtare, ashtu si dhesekretaret e shumëfishta që dallgëzojnë në intrigë, e bëjnë lexuesin të ndjeshëm.Atëhere, çfarë e ka kushtëzuar paraqitjen e çështjeve, të cilat duken të lidhura pastërdhe thjeshtë vetëm me filologjinë dhe letërsinë gojore, nëpërmjet një trilleri mekatastrofa ? Përgjigjja që më ngacmon është: kriza kosovare e 1981-s. Duke folur

kronologjikisht ky libër mund të shihet si një nga reagimet e para (ose ndoshta ipari) ndaj krizës: siç ka shkruar Kadareja, ai e përfundoi atë në Tiranë, dhjetor1981 . Lexuesi i kujdesshëm mund të dallojë aty gjurmë të librave të tjerë të shkruarmë vonë nga Kadareja dhe ide, që janë nxitëse të projekteve të tjera të asaj kohe,duke përfshirë edhe romanin që Kadareja e konsideron si një përgjigje ndaj krizëskosovare.9 Duke folur rreth fatit të traditës gojore shqiptare një nga studiuesitpersonazh të Dosjes H. thekson se të tjerët (sllavët) kanë gjithashtu epikat e tyre .Natyrisht , replikon tjetri, kur njëri përvetëson shtëpinë e dikujt, ai merr gjërat

më të çmuara që ndodhen në të . A nuk kemi këtu një aluzion të qartë mbi shtëpinëKosovë ?

Do të përfundoj me disa komente mbi mënyrën se si shihet nga Kadarejamurgu serb, i cili ka emrin domethënës Dushan. Ai është nxitësi i aktit barbar të

9. Për shembull, një titull si Le cortege de la noce s est fig dans la glace (Pans 1986) i cilikonsiderohet të jetë frymëzuar drejtpërdrejt nga kriza e viti 1981, cf. Kadare 1999 (1993): 101-102. Në Dosjen H. pikërisht e njëjta shprehje përsëritet tri herë në një kontekst të ngjashëmmallkimi dhe vdekjeje. Metafora e ngrirjes i është përshtatur poezisë gojore me disa nga pjesëtmë të bukura të këtij libri. (p. 157, 160, sq.).

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 180: perpjekja_15-16

180Përpjekja

shkatërrimit dhe në një farë mënyre përgjegjësi për humbjen e pjesës më të çmuar tëtrashëgimisë kulturore shqiptare. S ka nevojë të tregojmë që trajtimi i murgutortodoks nga Kadareja është krejtësisht i kundërt me dashurinë dhe respektin që aii rezervon rapsodit të lëvizshëm shqiptar. Dy personazhet duken sikur mishërojnëndryshimin e thellë ndërmjet dy tipave të ruajtësit të memorjes . Ndoshta në njënivel më të përgjithshëm kjo kundërshti kthehet në ngjashmëri. Si murgu serb ,ashtu edhe rapsodi shqiptar përmbledhin dhe përfaqësojnë specialistin e memo-ries kolektive, lëvizja e përhershme e të cilit ruan lidhjet që mbajnë më këmbëgrupin. Kjo është e dukshme për rapsodët, të cilët janë të përcaktuar si njerëz qëlëvizin, siç tregojnë edhe Parry dhe Lord-i.10 Le të kujtojmë se rapsodët e Kadaresëjanë gjithashtu vazhdimisht në lëvizje; ne i shohim ata në rrugë dhe me gjithëpërpjekjet e autorit për të kërkuar arsyet e një situate të tillë në kushtet moderne, aiështë i ndërgjegjshëm që lëvizja është në themel të përvojës së rapsodit dhe tëfunksionit të tij shoqëror. Çështja është më pak e qartë në lidhje me murgun serb;pse ai duhet të konsiderohet si një udhëtues i përhershëm?

Kjo bëhet e qartë në perspektivën e veçantë të epokës otomane. Një vëzhgimi bërë nga gjeografi francez Jacques Ancel është një ilustrim i mirë për këtë çështje:për një banor të Ballkanit Qëndror, thotë ai, (p.sh. për një maqedonas) tregtari ështënjë grek , bariu është një vllah , bujku është një bullgar , dhe intelektuali ështënjë serb . (Ancel 1992,: 135). Duke u përpjekur të kuptojë këto atribute ai i drejtohetpa dyshim kujtesës së murgjve të kohëve të shkuara . Me fjalë të tjera, nëqoftëse

për vendasit intelektuali barazohet me një serb dhe me një murg kjo përmbledhtë paktën dy gjëra: 1) që disa etiketa etnike janë përdorur si profesionale ose që ukorrespondojnë zanateve; 2) për arsye të aftësive të tyre në letërsi murgjit ortodoksëpërfaqësojnë kategorinë e intelektualit në sytë e shoqërisë vendase, e cila nëperiudhën për të cilën flasim predominohej nga të krishterët ortodoksë. Përveç kësaj,këta murgjër ortodoksë nuk paraqiten si të vendosur në një zonë të caktuar; nëpasqyrimin e dhënë nga Ancel-i ata lëvizin, duke udhëtuar rregullisht.

Çështja e parë është diskutuar gjerësisht në letërsinë antropologjike, nëpërgjithësi nga njerzit që punojnë me Greqinë moderne11; tani për tani kjo nuk lidhetme punimin tim. Është çështja e dytë ajo që përmban sfidën për kërkime të mëtejshmedhe ku unë mendoj të përqëndrohem. Fakti që murgjit serbë lëvizës figurojnë nëdy kontekste të ndryshme flet për një bashkim strukturor; unë do të merrem me të sime një rregull, i cili manifeston nivelin e marrëdhënieve ndërmjet kishës dheorganizatave politike. Kjo është pikërisht ajo që antropologu hollandez Mart Bax kaparasysh kur flet për regjim fetar i cili mund të përcaktohet si një kostelacion iinstitucionalizuar dhe i formalizuar i ndërvartësive njerëzore (Bax 1987:2). Termii referohet perspektivës së një pushteti, duke luajtur me ngjashmërinë me një regjimpolitik, dhe regjimet më të diferencuara fetare karakterizohen nga një ndarje formale

10. Cf. Përshkrimi i mrekullueshëm në fillim të Cor Huso (Parry 1971: 438); ai s kishtepunë, vetëm kalin e tij dhe krahët dhe sillej rrotull botës, shkonte nga qyteti në qytet dhe ukëndonte njerëzve këngë. Ai shkoi mbretëri më mbretëri dhe punoi e këndoi .11. Cf. Vermeulen 1984; Danforth 1995: 56-59.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 181: perpjekja_15-16

181Përpjekja

pushtetesh (Ibid.:3), për shëmbëll ndërmjet priftit të kishës dhe të manastirit (Bax1989). Në Ballkan ky koncept përdoret në analizën e shfaqjeve të Medjugories(Bax 1992, 1997), por as teoria dhe as termi nuk mund t i përshtaten kontekstitkrishtero-ortodoks. Në këtë drejtim dy tipet e shoqërive të krishtera në Ballkankanë karakteristikat e priftërinjve murgj si specialistë të ritit fetar, duke mbetur përshekuj në kushtet e zonave të misionarëve. (Bax 1992:22). Që murgu lëvizës ishtenjë figurë qëndrore në regjimin fetar të shoqërive ortodokse është e njohur mbi tëgjitha për epokën otomane. Disa kategori të murgjve ortodoksë, si taksidhiotët, ishinvazhdimisht në lëvizje. Ata udhëtonin nëpër krahinat ortodokse të Perandorisëotomane, por edhe në skajet e Perandorisë Hasburge dhe në Rusi, në mënyrë që tëmblidhnin para për manastirët e tyre (Bryer 1979: 239). Në këtë drejtim shembullii Ancel-it është tipit: duke lënë mënjanë përqëndrimin e manastireve në zonën eShkupit, kryeqytet i mbretit Dushan, dhe domethënës si qëndër fetare, i gjithë rajonimund të shihet si një kryqëzim i pafund i rrugëve kryesore që lidhin kostelacionin emanastireve ortodokse në Kosovë dhe në luginën e Moravës dhe malit Athos. Këtamurgj ishin në fakt specialistë fetarë që monopolizonin kuptimet e sakramentit(Bax 1989: 25). Duke kaluar nëpër fshatra ata plotësonin detyrimet pastorale dhezhvillonin ritet e pagëzimit, martesës ose mortit, duke u bërë kështu figura më enjohur e specialistit fetar, siç tregohet nga Anthony Bryer (1979: 233 ), kjo kushtëzoimarrëdhëniet e ngushta ndërmjet ushtrimit të detyrës së tyre dhe ruajtjes së memo-ries së komunitetit. Duke marrë parasysh mungesën ose praninë e dobët tëinstitucioneve fetare shekullore, murgjit përfaqësonin të vetmit intelektualë qëgjendeshin në zonat fshatare dhe ndonjëherë edhe në ato qytetare në shumicën ekomuniteteve ortodokse. Kështu ata kontrubuan në ruajtjen e memories kolektivetë identitetit të përndjekur kolektiv dhe në rastin serb, të një gjenealogjie mbifisnoredhe pothuajse kombëtare.

Duke e kthyer murgun serb në një shkatërrues të memories gojore shqiptare,Ismail Kadareja vepron në kuadrin e plotë të transformimit ideologjik të kërkimit tëParryt dhe Lord-it. Më hollësisht ai përcakton dy lloje ruajtësish të memories , kusecili është një përfaqësues i specialistit fetar të një shoqërie të veçantë. Duke bërëkështu, Kadareja jo vetëm që vepron si një mit-krijues në kuptimin e tezës së Gellner-it (1983) mbi rolin e intelektualëve në ndërtimin e ndërgjegjes kombëtare. Situataqë ai përshkruan është shumë domethënëse dhe e rëndësishme për kërkimin tonëanalitik mbi ndërthurrjet ndërmjet fesë, memories dhe politikës në Ballkan.

Bibliografi

Ancel, Jacques 1992 (1930). Peuples en nations dans les Balkans. Geographie politique, Edi-tions du CTHS, Paris.Bartok, Bela & Lord, albert B. 1951. Serbocroatian Folk Songs, New York, Columbia Univer-sity Press.Bax, Mart 1987, Religious Regime and State Formation: Toward a Research Perspective ,Anthropological Quarterly, 60, 1, 1 - 11.-1989. Fighting with sacrament. The evolution of a Roman catholic regime in |Dutch Brabaant ,

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 182: perpjekja_15-16

182Përpjekja

në: J. Boissevain & J. Verrips, bot. Dutch Dilemmas. Anthropologists look at the Netherlands,Van Gorcum, Assen/Maastricht, 24- 40.-1992. The Saints of Gomila. Ritual and Violence in a Yugoslav Peasant Cummunnity ,Ethnologia Europea 22, 17 - 31.- 1997. Priests and Visionaries in a Bosnian Holy Shrine: The Dynamics of a Power Process ,Journal of Mediterranean Studies, 7, 2, 293 - 305.Bryer, Anthony 1979. The Late Byzantine monastery in Town and Countryside , në: DerekBaker (bot.), The Church in Town and Countryside. Papers read at the 17th summer Meeting &the 18th winter meeting of the Ecclesiastical History Society, B. Blackwell, Oxford, 219 - 241.Danforth, Loring 1995. The Macedonian Conflict. Ethnic Nationalism in a Transnational world,Princeton, Princeton University Press.Detienne, Marcel 1981. L invention de la mythologie. Gallimard, Paris.Gellner, Ernst 1983. Nations and Nationalism. B. Blackwell, London.Goody, Jack 1987. The interface between the written and the oral, Cambridge University Press,Cambridge.Hezfeld, michael 1997, Cultural Intimacy. social Poetics in the Nation - State, Routledge, Lon-don & New York.Kadare Ismail 1999, (1993). Un crime annonce (propos recueillis par M. - F. Allain), në Kosovo,un drame annonce. Suous la dir. e A. Garpon et O. Mongin, Bot. Michalon, Paris, f. 100 - 114.Lord, albert 1956. Avdo Mededovic, Guslar , Journal of American Folklore, 69, 320 - 330.- 1997. Parallel Culture Traits in Ancient and Modern Greece , Byzantine and Modern GreekStudies, 3, 71 - 80.- B. 19814 (1960). The singer of Tales, Harvard University Press, Cambridge, Mass. (= HarvardStudies in Comparative Literature, 24)Masparo, François 1997. Balkans - Transit, Seuil, Paris.Parry, Milman 1971. The Making of the Homeric Verse. The Collected Papers of Milman Parry,Bot. nga Adam Parry, Clarendon Press, Oxford.Rhewbottom, David 1996. Land Labour and the Zadruga: the economic viability of peasanthousehold in Macedonia , Manchester Papers in Social Anthropology, n. 3, 1 - 24.Vermeulen, Hans 1984. Greek Cultural Dominance among the Orthodox Population ofMacedonia during the Last Period of Ottoman Rule , në: Anton Blok && Henk Driessen (bot.),Cultural Dominance in the Mediterranean area, Nijmegen, Katholieke Universiteit, 225 - 255.

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Page 183: perpjekja_15-16

183Përpjekja

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar(disa elemente themelore siç janë shprehur në punimet e shkrimtarëve

shqiptarë të Amerikës në fillimin e shekullit të XX-të)

Nga Noel Malcolm

I.Ilirianët e lashtë në mirëkuptim: Pas 2000 vjetësh beteje në vetmi shqiptarët

bashkojnë forcat me ushtarët e demokracisë - grimca të një kombi piktoresk. Kyishte titulli që përshëndeste lexuesit e New York Evening Sun një ditë shtatori të1918-s. Këtu ka vend për të pretenduar për një shembull më të mirë të mentalitetitmitik: dy mijëvjeçarë të historisë janë sintetizuar në një fjalë të vetme dhe botët elashta dhe bashkëkohore janë vendosur njëra pas tjetrës në mënyrë të tillë, që vë nëdukje ekzistencën e një kombi shqiptar të pakufizuar në kohë, identiteti i të cilësqëndron përtej historisë së tij.

E gjeta këtë artikull të New York Evening Sun të ribotuar në numrin e parë tëThe Adriatic Review, një gazetë mujore e botuar nga Federata Panshqiptare eAmerikës, Vatra.1 Ndërsa Lufta e Parë Botërore shkonte drejt përfundimit, aktivistëte Vatrës (në atë kohë më tepër një organizim lobesh kulturore) ishin të kënaqur kurshihnin që shtypi amerikan i kushtonte aq rëndësi atdheut të tyre; në fakt, referencattek mitet e ilirëve të lashtë mund të kenë ndikuar edhe në vetë botimet e Vatrësdhe ato të shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të Amerikës, veprimtaria e të cilëve, në dydhjetëvjeçarët e parë të shekullit, i dhanë një lulëzim të jashtëzakonshëm imazhitshqiptar dhe ndërgjegjësimit të shqiptarëve.

Vatra ishte formuar më 1912 nga bashkimi i disa shoqatave shqiptare tëqyteteve të ndryshëm të Amerikës; qendra e saj ishte në Boston, ku ndodhej dhekomuniteti më i vjetër dhe më i madh i shqiptarëve të Amerikës. Pjesërisht, falëafërsisë me Universitetin e Harvardit, Bostoni tërhoqi disa nga intelektualët më tëspikatur shqiptarë të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të njëzetë; mbi të gjithëFan Noli dhe Faik Konica. Noli mori diplomën e Harvardit, ndërsa Konica studioiatje për një farë kohe; një tjetër i diplomuar i Harvardit ishte dhe Kostandin Çekrezi,i cili botoi revistën e tij Iliria në Boston gjatë vitit 1916, përpara se të merrtevendin e botuesit në The Adriatic Review nga Noli më 1919. Po në këtë kohë ishteaktiv në Boston edhe Kristo Dako, i cili u bë botuesi i së përjavshmes së Vatrës,

1. The Adriatic Review, vol. 1, no. 1 (Sept. 1918), pp. 11-14. I jam shumë mirënjohës stafit tëWidener Library, Harvard University, ku mu dha mundësia të konsultoj këtë gazetë dhe gazeta tëtjera shqiptaro-amerikane.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 184: perpjekja_15-16

184Përpjekja

Dielli, më 1913; Dako ishte gjithashtu bashkëpunëtori më aktiv i një reviste tjetër tëpërdyjavshme, Hylli i Mëngjezit, botuar gjatë viteve 1917-1920.2 Megjithëse jo nëpërmasat e Nolit dhe të Konicës, këta dy shkrimtarë dhe botues luajtën një rol tërëndësishëm për prezantimin e Shqipërisë në botë: libri i Çekrezit E shkuara dhe etashmja e Shqipërisë (New York, 1919) ishte libri i parë mbi historinë dhe politikënshqiptare, që botohej anglisht në Shqipëri.

Shkrimet e këtyre katër autorëve dhe artikujt e tjerë të përfshirë në gazetat qëata botonin, nuk krijojnë një trup homogjen materialesh. Që në vitet e para kishtediferenca në shtrimin e problemit e mënyrën e zgjidhjes, dhe në periudhën ndërmjetdy luftrave, ndarje të thella politike do të krijoheshin ndërmjet tyre. Megjithatë,shkrimet e tyre mbi çështjet kryesore të historisë dhe identitetit shqiptar kanë nxjerrënë pah një numër të konsiderueshëm temash dhe argumentesh, veçanërisht nëperiudhën kritike 1912-1921. Këto ishin vitet në të cilat ekzistenca e shtetit shqiptarnë fillim u pranua nga Fuqitë e Mëdha dhe pastaj u minua nga lufta që shqiptarëtdhe zëdhënësit e tyre zhvilluan me ashpërsi për të ristabilizuar parimet e shtetformimitshqiptar në situatën e pasluftës.

Siç është vënë re, Shqipëria arriti shumë vonë në formimin e një shtetikombëtar dhe pati një kohë shumë të shkurtër, kryesisht periudhën 1878-1921, në tëcilën ndërtoi ndërgjegjen kombëtare dhe ideologjinë kombëtare, ndërsa në vendet etjera europiane këto ishin arritur që në kohën e Romantizmit. Gjithashtu, ndryshenga rastet e vendeve te tjera, Shqipëria për zhvillimin e ideologjisë kombëtare varejnga intelektualët që jetonin jashtë tokave shqiptare. Kjo ishte pasojë e politikësotomane të armiqësisë ndaj arsimit shqip, por gjithashtu edhe një pasojë e faktit qëbeteja kryesore për pavarësine ë Shqipërisë nuk zhvillohej në malet dhe në fushat eBallkanit, por në zemrat dhe mendjet e politikanëve perëndimorë, nga të cilët ajovarej. Dy veprimtari, të cilat shpesh janë të dallueshme në historinë e vendeve tëtjera, ushqimi i vetëndërgjegjësimit kombëtar tek popullsia e vendit dhe paraqitja epretendimeve kombëtare tek bota e jashtme, në rastin shqiptar, në mënyrë virtuale,u shkrinë në një.

Shkrimet e publicistëve shqiptaro-amerikanë në fillim të shekullit mendoj seluajtën një rol të rëndësishëm në këtë proçes shkrirjeje. Nuk pretendoj se argumentetqë ata përdorën e kishin fillesën tek ata vetë: në secilin rast është e mundur të ndjekësh

2. Shih R. Elsie, History of Albanian Litereture, 2 vol. (Boulder, Colorado, 1995), vol.1, pp.365-86;B. Fevziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-1996 (Tirana, 1996), pp. 46-9, 133.3. Noli mbeti për afro një dekadë kundërshtar i egër i Zogut pasi humbi pushtetin më 1924, por nëvitet 30 pati një afrim me të. Konica, ndonse ishte kritik i njohur i Zogut e mbështeti atë zyrtarishtduke u bërë edhe ambasadori i tij në Washington. Dako u bë një ndër mbështetësit kryesorë tëZogut, siç e tregojnë edhe shkrimet e tij të 1937-s. Çekrezi e mbështeti Zogun më 1920, por uburgos nga ky në 1932 dhe më pas shkoi në Amerikë ku udhëhoqi një lëvizje antizogiste. Marrdhëniete tij me Nolin u përkeqësuan deri në atë pikë saqë ky i fundit e përshkroi si një mashtrues i paturpshëm,i papërgjegjshëm, dhe i paprinciptë (letër e 18 dhjetorit 1942 e cituar nga B.J.Fisher Albania atwar 1939-1945 (Londër 1999), f. 243). Për detaje më të hollësishme mbi karierën e Çekrezit shihW. Bland dhe I. Price, A Tangled Web: A History of Anglo-American Relations with Albania (Lndon,1986), pp.72-7, 133, 139.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 185: perpjekja_15-16

185Përpjekja

gjurmët e temave dhe qëllimeve të tyre nga shkrimtarë më të hershëm, qofshin këtashqiptarë (ose arbëreshë), ose dhe jo shqiptarë. Por, duke patur parasysh zhvillimine vonuar të ideologjisë nacionaliste shqiptare dhe rëndësinë themelore tëdhjetëvjeçarit të dyte të shekullit të njëzetë për krijimin e një shteti shqiptar dhembijetesën e tij, kjo kolanë shkrimesh merr një rëndësi të veçantë. Qëllimi i këtijpunimi është të analizojë këto shkrime, duke veçuar disa nga argumentatkarakteristike mitike që ata përmbajnë. Si dhe shumë kontribues të tjerë të këtijvëllimi, unë nuk i përdor termat mit dhe mitik për të arritur në përfundimin qëgjithçka e etiketuar me to është false apo absurde; shumë prej këtyre mitevembështeten mbi argumenta serioze historike, elementë të të cilëve vazhdojnë tëpranohen nga dijetarë bashkëkohorë. Në të kundërt termi mit është përdorur përtë shprehur mënyrën simbolike dhe emocionale, në të cilën këto ide kanë funksionuar,qoftë si pjesë përbërëse të identitetit, ashtu dhe si armë në luftën e pretendimevekonfliktuale, politike dhe historike.

IIMitet e identitetit zakonisht janë mite historike: ato theksojnë në vazhdimësi

identitetin. Por ato janë gjithashtu edhe pa bazë historike: ato nxisin një llojqëndrueshmërie dhe solidariteti jashtëkohor, me qëllim ndërtimin e një identiteti tëpandjeshëm ndaj flukseve, zhvillimeve apo dekompozimeve. (Këto proçese besohensi të zbatueshme tek popujt e tjerë, te të cilët mungon ky identitet i veçantë i fortifikuarme mit). Duke i hedhur një vështrim tërësisë së miteve kombëtare shqiptare, mundtë dallojmë katër kategori kryesore: miti i origjinës dhe i parësisë; miti i betejave tëvazhdueshme kombëtare; miti i indiferencës ndaj fesë. Prej këtyre i pari ështëdrejtëpërsëdrejti historik, që synon vendosjen e një parësie kronologjike mbi popujte tjerë. Por ai gjithashtu ka epërsi mbi mitet e tjera: ai siguron identitetin e popullitUr-Shqiptar*, karakteristikat e pandryshueshme të të cilit (homogjeniteti etnik,purizmi kulturor, betejat kombëtare dhe indiferenca fetare) shfaqen gjatë gjithëhistorisë shqiptare.

1) Miti i origjinës dhe parësisëSot është përgjithësisht e njohur , shkruante Kostandin Çekrezi më 1919,

që shqiptarët janë raca më e lashtë në Evropën Juglindore. Të gjitha dëshmitëprovojnë faktin se ata rrjedhin nga imigrantët më të hershëm arianë, të cilët janëpërfaqësuar në epokat historike nga degëzimet e tyre iliriane, maqedonase dheepirote . Këta imigrantë të hershëm arianë : ai pretendon se identifikoheshin mepellazgët .4 Kristo Dako pajtohet me këtë trajtim; dy vjet para Çekrezit ai kishte

shkruar se shqiptarët ishin rezultat i kombinimit të ilirianëve të lashtë, maqedonasvedhe epiriotëve, të cilët, të gjithë, rridhnin nga akoma më të lashtët pellazgë. Këtapellazgë ishin populli i parë që erdhi në Evropë... 5 Kjo teori pellazgjike , e cila u

4. Çekrezi, Albania Past and Present (New York, 1919, f. 4-5.5. Dako, Shqiptarët , Ylli i Mëngjesit, vol.1, n.3 (15 shkurt, 1917), f.67-73

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 186: perpjekja_15-16

186Përpjekja

dha shqiptarve një lloj epërsie raciale mbi çdo popull tjetër të Evropës Juglindore,ose ndoshta të gjithë Europës, ishte guri i themelit mbi të cilin u mbështetën tëgjithë komponentët e tjerë të anës mitike të identitetit shqiptar.

Çështjet rreth origjinës janë çështje me vlerë të plotë historike, pavarësishtnga fakti që tërësia e dëshmive të nevojshme për të vërtetuar një përgjigjepërfundimtare nuk është gjithmonë e disponueshme për ne. Në rastin e shqiptarëvenjohuritë bashkëkohore pranojnë një balancë të fortë mundësish në dobi të pikpamjesse ata rrjedhin vërtet nga ilirianët e lashtë. Dëshmia për këtë në radhë të parë ështëgjuhësore; domethënia e saj është bërë e qartë vetëm me zhvillimet e shkencësmoderne (të shekullit të njëzetë) të gjuhësisë historike.6 Por shumë kohë para kësaj,versionet mbi teorinë iliriane të origjinës shqiptare u zhvilluan në një garëhipotezash të tjera, nga të cilat më me ndikim ishte ajo që i identifikonte Ur-shqiptarëtme banorët e një zone në Kaukaz, të njohur gjithashtu (nga gjeografët klasikë) siAlbania , dhe që pretendonte që ata kishin imigruar që atje drejt Ballkanit

Perëndimor, në periudhën e vonshme antike ose të hershme mesjetare.Kjo teori kaukaziane u parashtrua në fillim nga humanistët e Rilindjes (të

tillë si Eneo Silvio Piccolomini), të cilët ishin njohur me punimet e historianëve dhegjeografëve klasikë; ajo u zhvillua në vitet 1820 nga diplomati francez dhe shkrimtarime ndikim në çështjet ballkanike François Pouqueville dhe me 1855 u prezantua nënjë përgjigje polemike ndaj punimit të Johann Georg von Hahn nga një student greki doktaraturës në Gottingen, Nikolaos Nikokles.7 Nga fundi i shekullit tënëntëmbëdhjetë, kjo teori shkoi drejt rënies, falë punës së linguistëve që treguan segjuha shqipe ishte përfundimisht indo-europiane dhe jo kaukaziane.8 Përpjekja efundit, për të shpëtuar këtë teori, u bë nga një shkrimtar arbëresh, Françesko Tajani,i cili sugjeroi se Ur-shqiptarët ishin Skithë që flisnin një gjuhë indiane, por qëvendbanimi i tyre, përpara se të lëviznin për në Shqipëri, kishte qenë në Kaukaz. Memburrje dhe papjekuri, ai e përcakton fjalën shqiptar të rrjedhur nga sanskritishtja:kishp që do të thotë luftoj, dhe tar qe do të thotë hark, duke treguar kështu, të

paktën për kënaqësinë e tij, që shqiptarët e parë ishin harkëtarë skithë.9

Në retrospektivë duket qartë që propozuesit e teorisë kaukaziane ishin tëangazhuar, përveç mendimeve të tyre sipas dëshirës, edhe në përdorimin selektiv tëautorëve klasikë, në gjetje etimologjish të çuditshme, por këmbëngulëse, dhe në

6. Për një përmbledhje të argumentave kryesore mbi këtë çështje shih N. Malcolm, Kosovo: AShort History (Londër, 1998), f. 28-407. Eneo Silvo Piccolomini [Papa Piu II], Cosmographia Pii Papae in Asiae & Europe elegantidescriptione (Paris, 1509), fo.13r; F.C.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, 5 vols. (Paris, 1820-1), vol. 2, f. 510-25; N. Nikokles, De albanesium sive Schkipitar origine et prosapia (Gottingen,1855). Mbi Nikokles shih N. R. Çabej, Autoktonia e Shqiptarëve në studimet gjermane (Prishtina,1990), f. 31-2. Hipoteza kaukaziane nuk ishte rivalja e vetme e teorisë ilire. Disa shkrimtarë tëRilindjes supozonin se shqiptarët kishin emigruar nga Italia.8. Kthesën kryesore e solli J. von Xylander, i cili, duke kundërshtuar një hipotezë edhe më tëçuditshme (se shqiptarët ishin Tatarë) vërtetoi se gjuha shqipe ishte një gjuhë indo-evropiane: DieSprache der albanesen oder Schkipetaren (Frankfurt-am-Main, 1835), veç.f. 292-320.9. F. Tajani, Le istorie albanesi (Salerno, 1886), pjesa 1, f. xxi-xxii

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 187: perpjekja_15-16

187Përpjekja

disa raste (si psh. punimi i Nikoklesit), me frymëzim të dukshëm politik. Gjithashtuduhet nënvizuar që edhe ata shkrimtarë që zhvillonin teorinë korrekte (ilire) tëorigjinës shqiptare nuk ishin gjithnjë të pandjeshëm ndaj të njëjtave ndikime.Megjithëse ekspozimi i parë i rëndësishëm i teorisë ilire, publikuar nga dijetarigjerman Johann Thunmann më 1774, ishte tërheqës dhe i bazuar përgjithësisht mbifakte historike, shkrimtarët pasardhës e inkuadruan këtë teori brenda një skeleti meshumë argumentim mitik, duke i identifikuar Ur-shqiptarët me pellazgët - një popullsithuajse mitike, së cilës i referohej Herodoti: banorë jo-grekë dhe paragrekë tëGadishullit Ballkanik.10

Nisma kryesore në këtë pikë u muar nga gjeografi francez Conrad Malte -Brun; interesi i tij për shqiptarët u zgjua nga dijetari arbëresh Engjëll Mashi, punimine të cilit me titull Diskutim mbi origjinën, zakonet dhe gjendjen aktuale të kombitshqiptar - Napoli, 1807 (discorso sull origine, costumi e stato attuale della nazionialbanese), ai e ribotoi të përkthyer në frengjisht, me shënime kritike, në përmbledhjene tij shumëvëllimëshe Annales des voyages .11 Mashi argumentoi se gjuhët e foluranga ilirianët, epiriotët dhe maqedonasit në kohë te lashta ishin ne thelb të njëjta, dhekëtu ishte burimi i gjuhës shqipe; sidoqoftë ai nuk e identifikoi këtë Ur-gjuhë sigjuhë pellazge. Ky hap u hodh nga Malte-Brun në një botim të mëvonshëm,megjithëse në një mënyrë konfuze. Sipas Malte-Brunit shqiptarët ishin pasardhës tëtribuve iliriane, të cilët flisnin një gjuhë të rrjedhur nga ajo e pellazgëve, dardanëve,grekëve dhe maqedonsve. Sidoqoftë, duke i identifikuar shqiptarët si ilirë dhe gjuhëne tyre me thelb pellazg (gjuha shqipe është një hallkë e dallueshme, e rëndësishmedhe e lashtë e zinxhirit të madh të gjuhëve pellazgo-helenike), Malte - Bruni epërshkroi gjuhën pellazge si një version primitiv të greqishtes, dhe e dalloi atë ngailirishtja, të cilën ai e vlerësoi si degë të gjuhës thrake.12 Këto pretendime të dyshimtapër një origjinë pellazge u përsëritën edhe nga një shkrimtar tjetër arbëresh meinfluencë, Zef Krispi (Giuseppe Crispi), në punimin e tij Memoria sulla linguaalbanese .13

Autori që i shmangi këto konfuzione dhe vendosi përfundimisht teorinëpellazge në atë formë që u bë forma e saj klasike, ishte albanologu i madh JohannGeorg von Hahn, në punimin e tij Albanesische Studien , të 1854-s. Von Hahn ukthye tek klasifikimi origjinal i Mashit për ilirët, epirotët dhe maqedonasit, si njëgrup i vetëm gjuhësor (që përbën gjuhën Ur-shqipe), dhe i shtoi kësaj teorieidentifikimin e Malte - Brunit për shqiptarët si pellazgë: kjo donte të thoshte që

10. Vepra e Thunmann-it u botua si Untersuchungen uber die Geschichte der ostlichen europaischenVolker (Leipzig, 1774). Herodoti i përshkruan pellazgët si jogrekë dhe autoktonë (jo si dorët grekëqë kishin emigruar në Peloponez): Hostoires I. 56-7 (bot H. Carter (Londër, 1962), f. 22-3).11. A. Masci, Essai sur l origine, les moeurs et l etat actuel de la nation albanaise , në C. Malte-Brun, bot., Annales des voyages, de la geographie e de l histoire, 24 vol. (Paris, 1804 - 14), vol. 3,f145-234.12. C. Malte-Brun, precis de la geographie universelle, ou descriptions de toutes les parties dumonde, bot. 2-të, 8 vol. (Paris, 1812 - 29), vol. 6, f 200-15 (citimi f. 204).13. G. Crispi, Memoria sulla lingua albanese (Ëalermo, 1831), veç. f. 4-6, 33-4 (i portretizonshqiptarët si version parahomerik të grekëve).

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 188: perpjekja_15-16

188Përpjekja

gjuha e folur nga pellazgët nuk ishte një version i greqishtes, por diçka e ndryshmedhe ndoshta më e lashtë.14 Kjo teori zuri vend shpejt tek autorët shqiptarë: një ngagazetat e para të përjavshme shqiptare (e shtypur në shqip dhe greqisht dhe e botuarnë qytetin grek Lamia më 1860) u quajt Pellazgu ; Pashko Vasa i kushtoi faqet epara të pamfletit të tij me influencë: E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët (1878)historisë pellazge, dhe një tjetër revistë e quajtur Pellazgu u botua nga komunitetishqiptar në Kairo me 1907.15

Funksioni kryesor i kësaj teorie pellazge ishte sigurisht që të përcaktonte njëpretendim parësie. Në fjalët e Kristo Dakos shqiptarët ishin banorët autoktonë tëGadishullit Ballkanik, të cilët kishin sunduar për mijëra vjet përpara se barbarët tëkapërcenin Danubin. 16 Duke u identifikuar me pellazgët, shqiptarët mund tëpretendonin se ata kishin qenë të pranishëm në atdheun e tyre në Ballkan jo vetëmpërpara pushtuesve barabarë të fundit të epokës së romakëve (siç ishin sllavët), jovetëm përpara vetë romakëve, por gjithashtu,dhe kjo është më e rëndësishmja, edhepërpara grekëve. Siç thotë Fan Noli në një artikull të shkruar më 1916, Shqiptarëtjanë të vetmit zotërues të ligjshëm të Shqipërisë. Ata e kanë zotëruar atë tokë që ngakohë të lashta, shumë më parë se grekët dhe sllavët të vinin në GadishullinBallkanik .17 Dako thekson gjithashtu temën e pronësisë : shqiptarët, shkruan ai,janë pasaradhësit e pronarëve origjinalë të tokës .18 Udhëheqësit politikë shqiptarë

janë ndjerë territorialisht të kërcënuar nga Greqia që prej vitit 1881, kur një pjesë emadhe e Vilajetit të Janinës iu dha shtetit grek. Frika e tyre u shtua me kalimin evetë Janinës shtetit grek më 1913, dhe do të intensifikohej më 1918 kur doli fjalarreth traktatit sekret të Fuqive Aleate të 1915-s, i cili i kishte premtuar një pjese tëmadhe të Shqipërisë Jugore, Greqisë. Megjithëse ideja e bazimit të pretendimeve tëatëherëshme gjeopolitike te tributë e lashta të Ballkanit mund t i duken lexuesit tësotëm si eksentrike, ndikimi emocional i këtyre teorive tek shqiptarët për atë kohënuk është e vështirë të kuptohet.

Ndërlikimet e teorisë pellazge shkuan edhe më larg se sa pretendimet edrejta hisorike territoriale. Ato gjithashtu i dhanë mundësinë propozuesve të tyretë pretendonin që disa nga elementët më të famshëm të kulturës së lashtë greke dhehistorisë së saj kishin një origjinë pellazge dhe, si të tillë, shqiptare . Le ta dinë tëgjithë , thoshte Dako, që Filipi dhe djali i tij Aleksandri i Madh, ashtu si dhemaqedonasit e tjerë, nuk ishin grekë, por stërgjyshër të shqiptarëve .19 Çekrezi, në

14. J.G. von Hahn, albanesische Studien, 3 vol. (Jena, 1854), vol. 1, f. 214-19.15. B. Fevziu, Histori e shtypit, f. 127; Pashko Vasa [ Wassa Effendi ], The truth on Albania anthe albanians: Historical and Critical Issues, përkth. E. St J. Fairman, bot. Bdestani (London,1999), f. 4-8. Për të dhëna të tjera lidhur me teorinë pellazgjike shih Xheladin Gosturani, Historiae albanologjisë (Tiranë, 1999), f. 105, 128-9, 132.16. Dako, Zogu the First, King of the Albanians (A Sketch of his Life and Times) (Tirana, 1937),f. 13.17. Noli, Mehmet Bej Konica , Illyria, vol. 1, n.8 (1 gusht 1916) f. 4-6.18. Dako, The independence of Albania a Necessity for International Peace , Ylli i Mëngjesit,vol.1, n. 6 (2 prill 1917), f. 161-9.19 Dako, The albanians , Ylli i Mëngjesit, vol.1, n. 3 (15 shkurt, 1917), f. 67-73.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 189: perpjekja_15-16

189Përpjekja

mënyrë të ngjashme, i referohej në mënyrë të palëkundur atij duke përfunduar njëpasazh me këto fjalë: Aleksandri i Madh, origjina iliro-shqiptare e të cilit nukmund të diskutohet .20 Nga kjo del se shtrirja me e madhe e qytetërimit dhe sundimitgrek ndodhi falë një shqiptari dhe jo një greku.

Një lidhje e ngjashme, por më e hollë, e një elementi shqiptar me qytetërimingrek u shkaktua nga komenti i Herodotit se grekët kanë mësuar emrat e shumë prejperëndive të tyre nga pellazgët.21 Duke shfrytëzuar këtë aluzion Malte-Brun dheKrispi përcaktuan origjinën shqiptare për shumë emra të lashtë grekë: Thetis, njëranga Nereidet, nëna e Akilit, u pretendua se vjen nga fjala det , emri i perëndeshësHera nga fjala erë , Deukalioni, njeriu që populloi tokën pas Përmbytjes, vinte ngaDhe ka lënë (duke iu referuar ngarkimit të tij në anije gjatë Përmbytjes, dhe të

tjera. Kjo lojë etimologjike u luajt gjithashtu edhe nga von Hahn (Kronos nga kroje= burim; Deukalion nga dhe dhe kalli) dhe nga Pashko Vasa (Kronos nga kohë ,Kaos nga has , Moisiu dhe muza nga mësoj ).23

Argumente të tillë u shfrytëzuan me entusiazëm nga publicistët shqiptarë tëAmerikës: Çekrezi i referohej fjalës Zeus me përdorimin e shqipes së sotme të fjalëszot , ndërsa Dako riprodhoi pothuajse të plotë listën e derivateve gjuhësore, sado

të dyshimtë, të propozuar nga Pashko Vasa.24 Siç ka shpjeguar Dako: deri vonëbesohej se mitologjia e mësuar në shkolla si mitologji greke ishte konceptimhelenik. Gjuha shqipe jep material të mjaftueshëm për të provuar se kjo nuk është evërtetë .25 Një tjetër përdorim më praktik i kësaj metode argumentimi ishte përcaktimii prejardhjes të emrave grekë të zonave të banuara nga shqiptarët nga fjalët shqip,në mënyrë që të forcohet pretendimi rreth pronësisë së lashtë të territorit: kështu,sipas Çekrezit, emri historik të cilin ne sot e quajmë Shqipëria Jugore ose Thesprotiavjen nga Toka e thesmbartësve , siç shprehet në shqipen e sotme, ose Molosia, eka shpjeguar nga Malësia .26 Në mënyrë të ngjashme në një pamflet, të botuar nëAngli më 1918 dhe ribotuar në The Adriatic Review, Mehmet Bej Konica e përcaktoiemrin Emathia (një emër i lashtë grek për Maqedoninë) si të prejardhur nga shqipjae madhja dhe Iliria nga liria .27

20. Çekrezi, Southern Albania or Northern Epirus? (editorial) Illyria, vol 1, n.2 (1 prill 1916), f.5-6.21. Herodotus, Histories, II. 50-3 (tr. f. 114-15)22. Malte-Brun, Precis de la geographie, vol. 6, f. 205; Crispi, Memoria, f. 33-4 (Shumica eshembujve të Crispit janë marrë nga Malte-Brun.)23. Von Hahn, albanesische Studien, vol. 1, f. 249, 251; Pashko Vasa, The Truth on Albania, f. 11-13.24. Çekrezi, Albania Past and Present, f. 4; Dako, The Religious Belief of the albanians , Ylli iMëngjesit, vol. 1, n. 5 (mars 1917) f. 129-31.25. Dako, The Albanian Language Ylli i Mëngjesit, vol. 1 n.4 (28 shkurt 1917)f. 97-9.26. Çekrezi, Southern Albania or Northern Epirus? (editorial), Illyria, vol. 1, n. 2 (1 prill 1916),f. 5-6.27. Mehmet Bey Konitza, The Albanian Question , The Adriatic Review, vol. 1, n.4 (dhjetor1918), f. 145-64. Studiuesit modernë nuk e pranojnë këtë prejardhje, por, nga ana tjetër, atapranojnë prejardhje të tillë për emrat Dalmaci dhe Dardani .

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 190: perpjekja_15-16

190Përpjekja

Të tilla derivate, shumica e të cilave refuzohen nga dijetarët bashkëkohorë,venë në dukje disa nga pjesët më klasike të stilit mitik të të menduarit. Ato u shmangenndryshimeve gjuhësore ndërmjet të kaluarës së lashtë dhe të tashmes, duke eidentifikuar pellazgjishten e lashtë me shqipen (njësoj sikur t u referohesh banorëvetë lashtë të Britanisë si anglezë , ose galeve të lashtë si francezë ), duke pranuarkështu se atë kohë flitej një version i shqipes së sotme. Etimologjia, në vend që tëndriçojë natyrën e proçeseve të gjata të ndryshimit, në këtë rast përdoret për t iupërshtatur një të tashmeje të përjetshme. Për më tepër, një lloj qëllimshmërie ështëndërtuar mbi të kaluarën: emrat klasikë janë trajtuar jo si produkte të rastit dhe tëndyshimit, por si gjëegjëza dhe fjalëkryqe, të skicuara me zgjuarsi nga një mendjeshqipfolëse dhe shqipmenduese.28 Aty ku dalin në pah lidhjet me grekët, këtoargumenta veprojnë në mënyrën karakteristike të mendimit mitik: duke shfrytëzuarstatusin e dyshimtë që u ishte dhënë më parë pellazgëve nga Malte-Bruni. Teoriapellazgjike përdor në të njëjtën kohë si pretendimin që grekët dalloheshin në mënyrëtë mjaftueshme nga shqiptarët, (duke qënë thjesht imigrantë të huaj në tokat e lashtatë shqiptarëve), ashtu edhe pretendimin tjetër që ata rridhnin disi nga shqiptarët, singa kultura, madje edhe nga gjuha. (Sipas Dakos dijetarët ishin të bindur që gjuhashqipe është gjuha më e lashtë në Evropë, nëna e greqishtes dhe latinishtes .)29

2) Miti i homogjenitetit etnik dhe purizmit kulturorI lidhur ngushtë me mitin e origjinës është dhe një miti i identitetit etnik të

pastër dhe homogjen. Për të mbështetur pretendimin që shqiptarët kanë jetuar gjithnjënë të njëjtin vend ishte e nevojshme të tregohej se ata kishin mbetur gjithmonëshqiptarë të pastër, të paprekur nga ndërhyrjet, përzjerjet ose shpërbërjet nga elementëtë huaj. Ndërkohë që disa nga mitet e tjera të identitetit të shqiptarëve mund tëpërmbajnë një element të rëndësishëm të së vërtetës historike, ky mit është vërtetvështirë të mbrohet: dijetarët bashkëkohorë e dinë që asnjë popullsi ballkanike nukka qëndruar në një strofkull të papërshkueshme nga uji dhe të gjithë u janë nënshtruarpërzjerjeve etnike të llojeve të ndryshme. Në rastin e shqiptarëve, nga ingredientëte shtuar mund të përmenden romakët (edhe ata vetë me origjinë të përzier etnike),sllavët (veçanërisht gjatë fillimit të Mesjetës, kur kolonizatorët bullgarë penetruanthellë në Shqipëri), grekët dhe, në numër më të vogël, turqit. Përderisa gjeneza eshqiptarve përmban shumë elementë të ndryshëm, rrjedhimisht po kështu edhe gjuhae tyre, kultura dhe mënyra e jetesës reflektojnë shumë ndikime që ato kanë thithur,

28. Shembuli më ekstrem i kësaj tendence ishte një vepër e Bernardo Bilotta-s, Gli enti sacri dellaBibbil ne numi mitologici venerati da Pelasgi Albanesi del gentilesimo (Castrovillari, 1897), icili jo vetëm emrat klasikë, por edhe ata biblikë i trajtonte si emra etimologjia e të cilëve mund tëzgjidhej nëpërmjet shqipes. Kështu Semiramis shpjegohej me se e mire eme?: A nuk është njënënë e mirë?; kurse emri ebre Noemi [Naomi] ishte njoh eme: unë di të thur. (Kjo vepër e rrallëqë gjendet në listën e E. Legrand, Bibliographie albanaise, vol. A (1897), f. 183 më është bërë enjohur vetëm nga revista e Faik Konicës Albania , vol. A (1897) f. 100-01. Edhe vetë Konica,të cilit nuk i mungonte një shije kapriçiose, e konsideron teorinë e Bilotta-s si të vështirë për t ukapërdirë.28. Ibid., f. 30.29. Dako, The Albanian Language , f.97.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 191: perpjekja_15-16

191Përpjekja

të tilla si dëshmitë gjuhësore të fjalorit latin dhe sllav, si dhe gjurma e fortë kulturoree otomanëve.

Miti i homogjenitetit etnik dikton edhe përfundime të tjera. Siç shpjegonteKristo Dako më 1917 pushtimi romak nuk duket se ka shkaktuar ndonjë ndryshimnë kushtet shoqërore të shqiptarve. Ata ruajtën gjuhën e tyre, si dhe zakonet dhemënyrën e jetesës, dhe përsëri mbetën një popull i dallueshëm dhe i veçantë .30 Dyvjet më vonë Kostandin Çekrezi shkruante: Gjatë historisë së saj të gjatë, Shqipëriaështë pushtuar nga raca të ndryshme të qytetëruara, gjysmë të qytetëruara dhe barbarë.Galët, romakët, gotët, sllavët, normanët, venedikasit dhe më në fund turqit... Kaqshumë pushtime dhe ndikime janë pothuajse të papërfillshme, sidomos nëkarakteristikat kombëtare, traditat, zakonet dhe gjuhën e shqiptarëve. 31

Nevoja e shkrimtarëve shqiptarë për të argumentuar në këtë mënyrëështëlehtësisht e kuptueshme kur ke parasysh se në atë kohë propagandistët grekëpretendonin se shqiptarët jo vetëm nuk ishin një popull i vërtetë, por edhe se gjuhae tyre ishte një mishmash gjuhësh dhe se çdo pjestar i Kishës Ortodokse Greke ishtenë të vërtetë grek. Në të njëjtën kohë publicistët sllavë ngulnin këmbë që shqiptarëte Kosovës ishin ose sllavë të vërtetë , ose ishin turq , të cilët mund të dërgoheshinnga kishin ardhur, pra në Turqi. Kështu që nuk është befasi që Çekrezi argumentoime forcë të veçantë që turqit nuk kishin lënë as gjurmën më të lehtë kulturore mbishqiptarët: Turqit e urryer kanë qenë thellësisht të paaftë për të ushtruar ndonjë llojndikimi mbi karakteristikat kombëtare, gjuhën, zakonet dhe traditat e shqiptarëve. 32

Ishte Faik Konica ai që e zhvilloi më tej këtë argument nga niveli kulturor nëatë etnik ose gjenetik. Në një ese, të botuar pas vdekjes së tij, ai e përcaktoi racënshqiptare si një grup njerëzish, që duke jetuar së bashku për shumë shekuj, dukefolur të njëjtën gjuhë, duke jetuar një jetë të veçuar, vazhdimisht me martesa brendaracës, deri tani duke luftuar me sukses kundër kolonizimit dhe pushtimeve dhe qëparaqesin ngjashmëri të padyshimtë në pamjen fizike dhe në temperament. 33 VetëKonica mendonte se kishte dy tipa fizikë në Shqipëri, Njeriu i gjatë, me sy të çelurdhe flokë hapur dhe një më i shkurtër me sy ngjyrë kafe dhe flokë të errët 34.Megjithatë ai citonte në mënyrë miratuese gjetjet e antropologjistit gjerman PaulTraeger, i cili pretendonte se shqiptarët në tërësi ishin një grup racial homogjen ,dhe profesorin francez Eugene Pittard, i cili konstatonte se është e vështirë të gjeshnjë popullsi, karakteristikat e kafkës të së cilës të jenë më të përcaktuara . Shpjegimii këtij homogjeniteti etnik të dallueshëm u mbështet edhe nga Kristo Dako, i cili ishtoi edhe një lloj ndërgjegje kombëtare të pandërprerë dhe një krenari kombëtaretë Ur-shqiptarëve dhe shqiptarëve: ndërsa maqedonasit, epirotët dhe ilirianët bënin

30. Dako, The Albanians , f. 68.31. Çekrezi, Albania Past and Present, f. 10.32. Ibid., f. 3633. F. Konica [Konitza], Albania: The Rock Garden of Southeastern Europe, bot. G. M. Panarity(n.p n.d. [Boston, 1957]), f. 30.34. Ibid., f. 33.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 192: perpjekja_15-16

192Përpjekja

martesa ndërmjet tyre, ata kurrë nuk e bënë këtë me grekët .35 Fakti i identitetit tëpandërprerë hodhi kështu themelet mbi ndërgjegjen e pandërprerë ose mbi besiminnë identitetin e tyre: në këtë mënyrë miti i reshtoi të gjithë shqiptarët e shekujve tëkaluar si besimtarë të vetë mitit.

3) Miti i betejave të vazhdueshme kombëtareMiti i ndërgjegjes së pandërprerë të identitetit kombëtar ishte vetëm një hap

larg mitit të betejave të vazhdueshme për të mbrojtur këtë identitet nga të huajt.Çekrezi u referohej luftrave me romakët, galët, gotët, sllavët, turqit dhe të gjithëhordhive të pafund të pushtuesve, të cilat derdheshin kohë pas kohe në gadishullinballkanik , duke arritur në përfundimin në librin e tij se shqiptarët kanë qenëgjithmonë të dalluar për qëndresën e tyre të patundur, duke u rezistuar pushtimevetë huaja të tokës së tyre të lindjes .36 Këtu miti ka shumë fakte të pastra historike, kumund të mbështetet: nga ilirianët që i rezistuan pushtimit romak dhe deri tekshqiptarët që luftuan nën udhëheqjen e Skënderbeut ka shumë shembuj të njërezistence aktive ndaj pushtimit dhe sundimit të huaj. Sidoqoftë, dijetarëtbashkëkohorë nuk janë aq të vullnetshëm sa të pranojnë që mendimet dhe motovimii qëndresës u sunduan në çdo rast nga ndërgjegja kombëtare e tipit modern.Historianët bashkëkohorë do ta ndjenin gjithashtu të nevojshme t u referoheshinshumë shembujve të bashkëpunimit (shpesh me epërsi të ndërsjelltë) ndërmjetbanuesve të tokave shqiptare dhe sunduesve të huaj, mbi të gjitha, në rastin eotomanëve, me ushtarakët dhe oficerët e tyre të panumërt me origjinë shqiptare(duke përfshirë më shumë se dyzet Vezirë të Mëdhenj).

Për publicistët shqiptarë të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimittë shekullit të njëzetë, sidoqoftë, aspekti më i rëndësishëm i mitit të betejava tëpandërprera kombëtare ishte lufta kundër otomanëve. Arsyet për këtë, në konteksinpolitik të asaj periudhe, ishin të kuptueshme: ndërsa Perandoria Otomane, paserozionit, kaloi në shkatërrim, kishte rrezik që Perëndimi të merrte në konsideratëvetëm shtetet e krishtera të Ballkanit, si praktikues historikë të një beteje kombëtareantiotomane, dhe që këtej si të vetmit pretendentë të ish territorit otoman. Veç kësaj,statusi i Turqisë Otomane si një fuqi armike, gjatë përfshirjes së SHBA në Luftën eParë Botërore e bëri veçanërisht të nevojshme pë publicistët shqiptarë në Amerikëtë distanconin veten prej saj. Kështu ne shohim që Fan Noli dhe pesë priftërinjortodoksë shqiptarë përgatitën një memorandum drejtuar presidentit Woodrow Wil-son në nëntor të 1918-s, në të cilën ata deklarojnë:

Nga të gjithë kombet e Ballkanit, ata (shqiptarët) ishin të fundit që iudorëzuan turqve, por asnjëherë nuk e njohën sundimin e tyre dhe asnjëherë nuk iupërkulën atij. Ndërsa të gjitha racat e tjera të Ballkanit u shkatërruan keq... shqiptarët

35. Dako, The strength of the National Consciousness of the Albanian People , Ylli i Mëngjesit,vol. 3, n. 5 (gusht 1918) f. 129-32.36. Çekrezi, Past and Present Conditions , f. 1; Albania Pastand Present, f. 39.36. Çekrezi, Past and Present Conditions, f. 1; Albania Past and present, f. 39.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 193: perpjekja_15-16

193Përpjekja

akoma sfidonin turqit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë .37

Është interesante që pasqyrimi i armiqësisë së përjetshme ndërmjetshqiptarëve dhe turqëve, mbështetur nga këta shkrimtarë, të cilët ishin aktivë jashtëShqipërisë, ishte në mënyrë të konsideruaeshme më ekstrem se sa ai i krijuar ngashqiptarët që niseshin nga një pikëvështrim brenda tokës shqiptare. Ismail QemalVlora jepte atë që ndoshta ishte pasqyrimi më realist i marrëdhënieve të shqiptarëveme regjimin otoman, kur shkruante:

Që nga ajo kohë (vdekja e Skënderbeut), megjithëse shqiptarët asnjëherënuk kanë humbur dëshirën pasionante për pavarësi, ata kanë qenë i vetmi popull iBallkanit me të vërtetë i lidhur me Perandorinë Otomane, gjithmonë të gatshëm përta mbështetur atë, gjithmonë të lumtur që ndihmonin fuqizimin e saj dhe përfitoninnga ky fuqizim. Por kudo që shqiptarët janë vënë në dijeni që Turqia në vend që tëfuqizohej po dobësohej dhe po shkonte drejt shkatërrimit, ata filluan përpjekjet përtë shpëtuar veten me thirrjen e njëzëshme, ajo le të vrasë veten po të dojë, ne duamtë jetojmë! .38

Një pasqyrim i ngjashëm mund të nxirret edhe nga shkrimet e Eqrem BejVlorës ose edhe nga komentet e Isa Boletinit, të raportuara nga Aubrey Herbert.

Një shpjegim i kësaj divergjence pikpamjesh mund të jetë edhe fakti qëpublicistët e vendosur jashtë Shqipërisë kishin një mendim më të plotë të kërkesavepolitike të ditës, për aq sa mund të kuptohej nga politika e Fuqive të Mëdha në këtëdrejtim. Por shpjegimi i plotë shkon edhe më tutje. Shkrimtarë të tillë si Konica,Noli, Çekrezi dhe Dako u përgjigjeshin jo vetëm kërkesave imediate politike, poredhe diktatit të skicave mitike, të rrënjosura në mendimin e tyre. Linja e brendshmee mendimit është shprehur më drejtëpërdrejtë nga Faik Konica në numrin e parë tëgazetës së tij The Trumpet of Croya (Trumpeta e Krujës), botuar në St Louis, Mis-souri, më 1919: Uroj që të shkëpus çdo lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, tëçrrënjos me sa të jetë e mundur rezultatet e pushtimit dhe të lidh të tashmen me tëshkuarën, duke bërë të mundur që vendi im te rifillojë evolucionin e tij të natyrshëm,pikërisht aty ku ai u ndërpre nga pushtuesit e huaj. 40

Vështirë se mund të gjendet një përcaktim më i qartë i botkuptimit mitik mbikohën: një gjysëm mijëvjeçari historie njerëzore mund të fshihet me lehtësi, dhe ajoqë mbetet nga ana tjetër mund të lidhet , sikur asgjë të mos kishte ndodhur brendakësaj kohe. Kjo mund të jetë e mundur jo në botën reale të kohës njerëzore, por nëbotën e pakohë (mitike), ku në thelb identiteti përcaktohet me supozim.

37. Memorandum on Albania botuar në The Adriatic Review, vol. 1. n. 3 (nëntor 1918), f. 97-104. Më vonë në të njëjtin tekst ata iu referuan të pafolëshmes turqishte (f. 103); cf. Vërejtja eÇekrezit mbi inferioren turqishte (Albania Past and Present, f. 36).38. Ismail Qemal Vlora, Albania and the albanians botuar së pari n The Quarterly Review(1917, ribotuar në Ylli i Mëngjesit, vol. 2, n.5 (29 shtator 1917), f. 129-34.39. Eqerem bey Vlora, Die Wahrheit uber das Vorgehen der Jungturken in Albanien (Vienna,1911); A. Herbert, Ben Kendim: A Rrecord of Eastern Travel, bot. D. MacCarthy (London, 1924),f. 200.40. Cituar në Albania: The Rock Garden, f. xxix.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 194: perpjekja_15-16

194Përpjekja

4) Miti i indiferencës ndaj fesëNdërmjet karakteristikave të përherëshme dhe thelbësore që u atribuohen

shqiptarëve është edhe një që meriton vëmendje të veçantë: indiferenca fetare. Edhenjë herë duhet theksuar se që ta quash këtë një mit nuk do të thotë se në të nuk kapatur asgjë të vërtetë. Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë, kur shkruaninkëta publicistë shqiptarë në Amerikë, ishte krejt e zakontë, edhe për familjet kryesoremuslimane të bejlerëve shqiptarë, mospreokupimi për fenë në jetën e tyre tëpërditshme.41 Por nga ana tjetër, është e qartë që shqiptarët kanë pasur në shekujshumë besimtarë të përkushtuar, muslimanë dhe të krishterë, dhe do të ishte absurditettë mendosh që këta njerëz ishin më pak shqiptarë për shkak të përkatësisë ndaj njëbesimi të fortë fetar.42 Kur shkrimtarët bashkëkohorë i referohen në vija tëpërgjithshme indiferencës fetare të shqiptarëve, ata shpesh përziejnë sëbashkufenomene të ndryshme, të cilët në fakt duhen veçuar me kujdes: këtu përfshihetsinkretizmi në praktikat folklorike-fetare, toleranca (dhe sinkretizmi doktrinal) ibektashinjve, fenomeni disi i rrallë i kripto-kristianizmit (si katolik ashtu dheortodoks), sistemi shoqëror i pleqësive në Shqipërinë veriore (ku besnikëria ndajfisit kishte epërsi ndaj çdo ndarjeje të atij fisi në degë katolike dhe muslimane) dhepraktika krejtësisht e zakontë e burrave muslimanë për të marrë gra të krishtera, pau kërkuar atyre konvertimin në islamizëm. Këta janë të gjithë faktorë të ndryshëm,që me lehtësi janë bashkëngjitur ne një sindromë të vetme të indiferencës ngavëzhgues të huaj të rastësishëm.

Një vëzhguese e tillë ishte edhe Lady Mary Wortley Montagu, komentet e sëcilës në një letër nga Stambolli më 1717 u bënë pikë referimi për shumë shkrimtarëperëndimorë:

Këta njerëz (ushtarët shqiptarë)... deklarojnë se janë krejtësisht të paaftë tëpërcaktojnë se cili besim fetar është më i miri; por për të qenë të sigurtë që nuk do tërefuzojnë një pjesë të së vërtetës, ata me kujdes të madh i ndjekin të dyja; shkojnënë xhami të premten dhe në kishë të djelën, duke u shfajësuar se në ditën e Gjykimitata janë të sigurtë se do të mbrohen nga profeti i vërtetë; por cili është ai, ata nukjanë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë. 43

Në punimin e tij të botuar pas vdekjes, Faik Konica e analizoi me mprehtësikëtë pasazh duke komentuar se Lady Mary ka gabuar në perceptimin e humorit qëkanë përdorur informuesit e saj. Ajo që ata ushtarë i kanë thënë asaj mund të dëgjohetakoma edhe sot në Shqipëri: është një mënyrë ironike dhe indiferente, pothuajse një

41. I jam mirënjohës Ihsan bey Toptanit (i lindur në një nga familjet më të mëdha bejlere tëshqipërisë qenrore më 1908 dhe i rritur jo me ndikime fetare) për një diskutim të mrekullueshëmqë pata lidhur me këtë pikë.42. Për një vështrim të hollësishëm mbi shkrimtarët myslimanë shqiptarë shih: H. Kaleshi,Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame (Prizren, 1991). Për një vështrim të rëndësishëm mbiKatolicizmin shqiptar shih Z. Mirdita, Krishtenizimi ndër shqiptarë (Zagreb, 1998). Fatkeqësishtnuk ekziston një studim krahasues mbi Shqiptarët ortodoksë.43. Lady Mary Wortley Montagu, letters and Works, bot. Lord Wharncliffe and W. Moy Thomas,2 vol. (Londër, 1893), vol. 1, f. 291.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 195: perpjekja_15-16

195Përpjekja

klishe tipike e shqiptarve, kur duan t i shmangen një përplasjeje fetare .44 Ai patiparasysh gjithashtu edhe pretendimet e Reverendit Thomas Hughes (në botimin etij Udhëtime në Greqi dhe në Shqipëri, Londër 1830), i cili kishte paraqitur si dëshmitë indiferencës fetare shqiptare faktin që burrat muslimanë shqiptarë mund tëmartoheshin me gra të krishtera: Konica nënvizonte injorancën perëndimore mbiligjin e Kuranit për këto çështje, dhe përfundonte që ky ishte kyçi i të gjithëkeqkuptimit .45 Këtu të paktën Konica na shfaqet si çmontues dhe jo si ndërtues imiteve. Gjithkund tjetër megjithatë, ai vlerësonte, me miratim komentet e famshëmtë Hobhouse-s se trimëria e shqiptarëve bazohej mbi kombësinë dhe jo mbi fenë,koment i cili mund të jetë substancialisht i vërtetë në periudhën moderne, por vihetne pikëpyetje, sapo që koncepti i sotëm i kombësisë projektohet në të kaluarën.

Shkrimtarë të tjerë të rrethit të Konicës ishin më të vullnetshëm në ndërtimine një imazhi popullor dhe kjo nuk është befasuese, duke patur parasysh rëndësinëpolitike që kishte në atë kohë theksimi i faktit që shqiptarët ishin një komb i vetëmme pretendimin për një shtetformim të vetëm. Kështu Çekrezi shkruante më 1919:E vërteta është që shqiptarët nuk janë fanatikë; në të kundërt mund të thuhet që au

fond [sic] ata janë indiferentë në çështjet fetare. Duke e bërë këtë një karakteristikëthelbësore të shqiptarëve, Çekrezi gjithashtu ia atribuonte klimën e tolerancës fetarendikimit të fuqishëm të bektashizmit. Ai e përshkruante bektashizmin si elementiprotenstant i islamizmit , dhe deklaronte që fuqizimi i këtij sekti përfaqësonte njëreagim liberal kundër fanatizmit dhe rregullave të rrepta të besimit të Muhamedit .46

Megjithatë, diçka mbetet e paqartë në trajtimin e Çekrezit; nuk përcaktohet qartënëse toleranca fetare shqiptare ishte rrjedhim i bektashizmit apo përhapja ebektashizmit ndër shqiptarë ishte rrjedhojë e tolerancës së lindur të vetë shqiptarve.

Edhe më i ngatërruar është pozicionimi i tij ndaj një tjetër argumenti standart,kur përdor dëshminë e besimit popullor për të sugjeruar që angazhimi shqiptar nëIslam ishte vetëm sipërfaqësor: Myslimani shqiptar asnjëherë nuk e ka harruar...besimin e tij të mëparshëm tek disa nga shenjtorët që ai vazhdon akoma t u blatojëkërkesat e ritit përkatës, të tillë si Shën Gjergji... dhe ... Shën Dhimitri .47 Ky argu-ment (mjaft popullor ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, por, në pikpamje tëshfrytëzimit që i kanë bërë atij propogandistët sllavë dhe grekë, i rrezikshëm përinteresat shqiptare) ngre një çështje potencialisht të ndërlikuar. Në qoftë se shqiptarëtishin kaq të përkushtuar ndaj krishtërimit (i cili dikur kishte qenë feja e tyrekombëtare), pse kaq shumë prej tyre u konvertuan në Islamizëm? Kjo pyetje bëhejakoma më e vështirë për t iu përgjigjur, në qoftë se dikush e merrte këtë përgjegjësi,siç përpiqet ndonjëherë Çekrezi, kur përmend tolerancën ose idiferencën fetare tëshqiptarëve si një rrjedhim të bektashizmit, shpjegim sipas të cilit del që ata kanë

44. Konica, Albania: The Rock Garden, f. 135-6.45. Ibid., f. 50.46. Çekrezi, Albania: Past and Present, f. 201, 204. Për një version më të hershëm të këtyrekomenteve shih Çekrezi, The Religious and Educational Question in Albania (editorial), TheAdriatic Review, vol. 1, nos. 5-6 (janar - shkurt 1919), f. 187-91.47. Çekrezi, Albania Past and Present, f. 202.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 196: perpjekja_15-16

196Përpjekja

qenë të krishterë të betuar përpara periudhës otomane.Rruga më e lehtë për t iu përgjigjur kësaj pyetjeje ishte shfrytëzimi i elementit

më të rëndësishëm të botës së identitetit shqiptar: dëshira për liri dhe pavarësi. KristoDako përcakton tri arsye kryesore të konvertimit të shqiptarve në Islam. E para,ishte që kisha ortodokse refuzonte të jepte meshë në gjuhën shqipe: kjo i bërishqiptarët të mendojne për të si një kishë të huaj, me të cilën nuk ndiheshin më tëlidhur. E dyta ishte dashuria për të mbajtur një shpatë, që simbolizonte fuqinë, gjëqë është një nga karakteristikat kryesore të shqiptarve . Dhe e treta, një tjetër arsyepër të cilën shqiptarët përqafuan Islamin ishte fakti se kjo i jepte një garanci për tëdrejta politike vendit të tyre 48; pretendim paksa i dyshimtë historik ky, por që tëpaktën fokusonte vëmendjen në argumentin e çështjes qëndrore të të drejtave politikekombëtare. Në mënyrë të ngjashme Çekrezi kishte vënë re se sa herë që jeta bëheje padurueshme nën regjimin turk, shqiptarët gjenin një rrugë për t i shpëtuar gjendjessë tyre të mjerë, duke pranuar fenë e pushtuesit. Shqiptari është tepër xheloz nëçështjen e lirisë dhe të pavarësisë për të qenë fanatik në çështjen fetare. 49

Nga të gjithë komentet mbi këtë çështje më tipiku në pikpamjen mitike, qëunë mendoj se po përshkruaj në këtë punim, është ai i Tajar Zavalanit, një shok dhepër një kohë koleg politik i Çekrezit, shpjegimi i të cilit mbi konvertimin e shqiptarëvenë Islam është si më poshtë:

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e faktorëve historikë, të cilët shkaktuanpërhapjen e Islamit ndërmjet shqiptarëve, dua të theksoj se karakteristikat e tyreraciale kanë luajtur gjithashtu një rol... Është e qartë që Shqipëria është zhvilluarnën sundimin otoman në një drejtim krejtësisht të ndryshëm nga popujt e tjerë tëBallkanit. Arsyeja mund të jetë se shqiptarët janë formuar shpirtërisht nën ndikimine paganizmit romak, i cili u shtohej traditave pagane të ilirëve. Për ilirët, zhvillimii një ndërgjegjeje kombëtare nuk kanalizohej nëpërmjet pranimit të krishtërimit.Kështu, që nga kohët e lashta, mendimi dhe veprimi shoqëror i shqiptarëvekarakterizohej nga një ndarje e qartë ndërmjet besimit fetar dhe kombësisë. 50

Me këtë argument modeli mitik përplotësohet; komponentët e tij ndërvarendhe mbështesin njëri-tjetri. Sipas këtij rrethi të mbyllur besimesh, zgjedhja ndërmjetkrishtërimit dhe islamizmit nuk ka qenë ndonjë shqetësim i madh për shqiptarët,sepse identiteti i tyre kombëtar ka ekzistuar pavarësisht nga kjo, i rrënjosur në tëshkuarën e lashtë ilire. Shqiptarët kanë ruajtur traditat e tyre, karakteristikat racoretë ilirëve, ndërmjet të cilave, siç theksojnë me ngulm të gjithë shkrimtarët shqiptarë,dëshira për liri dhe pavarësi, e shprehur nëpërmjet betejave kombëtare tëvazhdueshme, ishte aspekti kryesor. Kuptohet se disa të vërteta historike bëjnë pjesënë kuadrin e këtij modeli mitik, por, nga ana tjetër është detyrë e historianëve tëaftësojë shqiptarët e sotëm që të kuptojnë se modeli mitike nuk ka vepruar si produkti shkencës historike, por si një talisman, simbol dhe mit.

48. Dako, Religious Beliefs of the Albanians f. 129.49. Çekrezi, Albania Past and Present, f. 202.50. T. Zavalani, Histori e Shqipnis, 2 vol. (Londër, 1957 - 66), vol. 1, f.218.

Mitet e identitetit kombëtar shqiptar

Page 197: perpjekja_15-16

197Përpjekja

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Nga Mariela Pandolfi

Tjetri

Ballkani, ky gadishull i lidhur gjeografikisht me Evropën dhe Mesdheun dhei ndërtuar kulturalisht si vendi i diversiteteve, është menduar dhe përshkruar ngaevropianët, siç na e kujton edhe libri i Maria Todorovës (1998), në mënyrë të tillëqë, në të njëjtën kohë, edhe të tregojë edhe të fshehë kontradiktat dhe konfliktet eEvropës. Brenda këtij konteksti ballkanik Shqipëria është paraqitur gjatë gjithëshekullit XX-të sipas konfiguracionit të një logjike volteriane dhe hegeliane sinjë vend i panjohur dhe misterioz, aq sa i ka shtyrë udhëtarët dhe gazetarët që evizituan në fillim të shekullit të pohojnë se në imagjinatën e evropianëve ishte më eafërt shkretëtira e Saharasë apo Tibeti sesa Shqipëria. Edhe Bismarku e ka përkufizuarsi një anomali të historisë. Ndërkaq Shqipëria e dekadave të Hoxhës, e influencavesovjetike dhe pastaj kineze, Shqipëria e ndërtuar nga propaganda e regjimit që flisteedhe në gjuhën italiane nëpërmjet Radio Tiranës, ka qenë gjatë luftës së ftohtë njëgropë e zezë që mbushej herë me frikërat e një komunizmi të egër dhe herë me

idealizime që e paraqisnin si fanarin e fundit të komunizmit të vërtetë në Evropë.Janë të shumtë ata që kujtojnë diskutimet që gjallëronin në vitet 60 orët e

udhëtimit të turistëve në tragetet italiane dhe greke në linjën Korfuz - Brindizi lidhurme rrezikun e hedhjes së vështrimit nga ajo tokë, se si duhej qëndruar larg nga ayvend i rrezikshëm, ndërkohë që Greqia dhe Shqipëria ishin aq afër me njëra-tjetrën.Bregu i Kanonit (Korfuz) dhe ai i Butrintit (Shqipëri) ndaheshin vetëm nga disaqindra metra dhe, sa herë që anijet e lundrimit të shoqërive lundruese Adriatica apoEllenic i afroheshin këtij kanali, në bord binte një heshtje metalike ndërkohë që zërapëshpëritës fillonin e tregonin histori të çuditëshme topash, rraketash dhe pushkëshqë ishin drejtuar prej andej kundër botës perëndimore.

Orientalizmi

Perëndimi gjente në bordin e këtij trageti një aspekt tjetër të orientalizmit: josensualitetin dhe erëzat e orientit, por frikën, që është edhe ajo pjesë e ngrehinësesencialiste që ka përftuar Perëndimi për Ballkanin misterioz, të dhunshëm dhe tëfragmentizuar. Frika ndaj këtij Orienti mpleksej me përfytyrimet e ndryshme tëkomunizmit që herë imagjinohej i mbyllur për shkak se nuk donte të kontaminohej

Page 198: perpjekja_15-16

198Përpjekja

e herë, përkundrazi, i izoluar për shkak se ishte një komunizëm barbar dhe i egër.Ishin fillimet e viteve 70 dhe Mesdheu grek, me ishujt e tij të panumërt, përfaqësonteasokohe për brezin e 68-ës një alternativë ndaj udhëtimeve që më parë kryheshindrejt Indisë. Aty gjeje një parfum të Orientit pa qenë nevoja të shkoje aq larg. Ajocopë tokë e ndaluar, jo larg klubit mesdhetar të Korfuzit, e bënte kurioz brezin më tëri ndërkohë që ia rriste ankthin atij më të vjetrit. Pastaj trageti largohej duke fituarnjë distancë sigurie nga ajo tokë e ndaluar që shndrrohej përsëri në një ekran opakteksa afrohej Perëndimi, - ndonëse me pamjen e Greqisë ballkanike apo të Puljes,pikës më lindore të Italisë.

Figura e një bote të vogël, misterioze dhe të varfër, ndërtuar mbi propagandëne demonizimit apo të idealizimit të komunizmit, ka vazhduar të ushqehet gjatë gjithëdhjetëvjeçarëve të luftës së ftohtë derisa në 91-shin skenat mediatike na bënë realedisa imazhe paradoksale, që u transmetuan në të gjithë botën, e që tregonin se siimagjinata e lirisë dhe ajo ferrit mund të puqeshin në një pikë. Mizëria e atyre qënievenjerëzore të kapërthyera pas anijeve, në litarë, mbi kuvertë apo të mbyllur nëstadiumin e Pulias, dukej jo si një numër i madh vuajtjesh individuale, jo si një ngashumë fytyrat e mundëshme të një shoqërie komplekse, por si një pikturë e Boshitqë të ndalonte të mendoje në terma individësh, aktorësh politikë dhe socialë, tëkuptoje se ato fytyra dhe krahë të kapërthyer, të mbuluar nga fytyra dhe krahë tëtjerë, ishin persona , sejcili me historinë vetiake, me emocionet, dëshpërimet dheprojektet e veta, pra, se ishin qënie njerëzore dhe jo një metaforë e asaj që mund tëpërftojë e keqja . Kështu, edhe një herë riprodhohej esencializmi nëpërmjetrefuzimit të logjikës së njohjes së një realiteti vendor dhe kulturor të përftuar ngangjarjet e ndodhura gjatë shekujve të takimit të vështirë midis dy koncepteshdominimi: të pushtetit temporal perëndimor dhe aftësisë lindore për të hibridizuarfetë ortodokse, katolike dhe muslimane. Esencializmi forcohej edhe më shumënëpërmjet ndërtimit të mitit të aksionit evengjelizues i prodhuar ky nga një paketë estandartizuar ndërhyrjesh të dobishme . Esencializmi dhe, për rrjedhojë, përforcimii stereotipeve, ka vazhduar të përshkojë të gjitha logjikat e ndërhyrjes perëndimorenë Shqipëri duke filluar që nga selitë diplomatike deri tek përfaqësuesit institucionalë,nga ushtarakët deri tek gazetarët, nga brasseur d affairs deri tek konstelacioni iekspertëve vullnetarë. Që të gjithë, ndonëse me modalitete dhe intensitete tëndryshme, me aktivitetin dhe arsyetimet e tyre, kanë përforcuar stereotipet e ndërtuarpërgjatë rrjedhës së 50 vjetëve.

Folklorizimi

Historia e 600000 bunkerëve të shpërhapur nga deti deri në male mbi bazëne një projekti paranojak, sipas ushtarakëve perëndimorë të pranishëm në Shqipëripa ndonjë logjikë ushtarake, apo zbulimi i kodeve zakonore që papriturriaktivizoheshin nga malet deri në periferi të Tiranës dhe që, tek e fundit, paraqisninnjë skenar ekzotik dhune ndaj çdo lloj forme të të mirave materiale dhe hierarkiveinstitucionale, i joshnin juristët evropianë në kërkim të arkeologjive kulturoredhe i bënin kërkuesit të prireshin më shumë drejt ekzotizimit dhe folklorizimit të

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 199: perpjekja_15-16

199Përpjekja

rrënjëve kulturore të këtij vendi sesa të hynin në thelbin e ngjarjeve. Mjaft të mendoshse, në këto pak vjet, kemi patur sa e sa botime të reja të kanunit, ca të shkurtuar ca tëpaisur me komente, të përkthyer në gjuhë të ndryshme vendesh evropiane. Kanuniështë bërë kësisoj fjala kyç për të kuptuar pushtetet paralele antishtetërore, naivitetine egër të piramidave ekonomike, dhunën e bandave lokale apo aktivitetet kriminaledhe shërben si një ind bazë për strategjinë esencialiste në të cilën tjetri dhe ndërgjegjae keqe kanë prodhuar stereotipe mjaft të konsoliduar që kanë mbetur në jetë edhepas dhjetë vjet kontaktesh dhe shkëmbimesh të vazhdueshme ekonomike, politikedhe kulturore me të gjithë aktorët shoqërorë të Shqipërisë bashkëkohore. Deri edhepërpjekja komplekse, nga ana e shqiptarëve, për të themeluar një politikë të kujtesëstë çliruar nga çdo lloj ideologjie regjimi, nevojë legjitime kjo për të rigjetur fillin ekuq të ngjarjeve shekullore, banalizohej nga mediat ndërkombëtare ose nga mjaftdëshmitarë që e kishin vizituar këtë vend gjatë këtyre viteve. Arsyetimet zyrtare

të ndërtuara mbi retorikën kam parë, kam qenë apo zyrtarët e protokolleve e tëmarrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ia dilnin të ndryshonin atë pamje të Shqipërisënë tranzicion të ndërtuar nëpërmjet një identiteti të ngurtë të parafabrikuar ngadokumentet e burokracisë ndërkombëtare qeveritare, joqeveritare e diplomatike.Kategoria shqiptarët në këtë skenë transnacionale kishte të drejtë vetëm përarsyetime apo praktika që të konfirmonin këtë rrëfenjë të madhe dhe t i lejoninstrategjive të ndryshme të identitetit perëndimor të unifikoheshin në projektin eevangjelizimit masiv të këtij kufiri të mbramë të Evropës. Evangjelizim i rregullavetë tregut, i demokracisë, i vlerave universale të të drejtave të njeriut ku të mund tëdemostroheshin në skenën botërore rregullat ekzakte të institution building, tëfree market etj., etj.

Në realitet gjërat kanë shkuar ndryshe dhe në një mënyrë mjaft më komplekse:ngjarjet në Shqipëri në dhjetë vjetët e fundit tregojnë se ajo ka përshkuar labirinte tëshumtë në rrugën drejt kapërcimit të fazës së tranzicionit, kategori kjo e fundit shpeshe përdorur vetëm për të mos thelluar kompleksitetin dhe kontradiktat që përmbançdo kalim nga diktatura në një fazë modernizimi, çka, sigurisht, nuk i përket vetëmrastit të veçantë shqiptar. Çdo periudhë tranzicioni, në fakt, ka ndërtuar gjithmonërreth aktorëve socialë, që janë protagonistët e saj, një tërësi praktikash dhe kuptimesh,shpesh në kontradiktë mes tyre, që shëmbëllejnë me një labirinth në të cilin, paskalimit të utopisë politike ku ekzistonte planifikimi i kontrollit absolut të shoqërisë,mund të provohet ankthi i humbjes së drejtimit. Vitet kryesore të tranzicionit nëShqipëri nxjerrin në dritë shumë fenomene interesante, ndonëse komplekse ngapikpamja e prespektivës së demokratizimit të përshpejtuar të shoqërisë: një procestë pandalshëm urbanizimi si rrjedhojë e të cilit kemi një margjinalizim të ri urban;një gap brezash që shprehet në formën e një konflikti të vërtetë midis grupmoshashqë i ndajnë kufijtë e kujtesës dhe projektet e së ardhmes; procesin e transformimit tëelitave dhe kundërvënien midis elitave rurale dhe atyre urbane, elitave politiko-burokratike dhe elitave intelektuale, ndërmjet gardës së vjetër të inteligjencës mengjyrime ksenofobe e plot rivendikime nacionaliste dhe një inteligjence protagonistenë skenën ndërkombëtare, e sofistikuar dhe poliglote, me një rol kritik si mbi

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 200: perpjekja_15-16

200Përpjekja

zhvillimet e shoqërisë civile ashtu dhe mbi ndërhyrjen ndërkombëtare, pozicion kyqë nuk gjen gjithmonë hapësirë dëgjimi jashtë audiencave ndërkombëtare apoenklavave të ngushta lokale - kjo elitë, në fakt, lëviz në një hapësirë dhe kohëtransnacionale shumë më të artikuluar sesa skenari në të cilin lëvizin aktorët socialëdhe politikë shqiptarë.

Cila Shqipëri?

Në procesin e esencializmit, protagonistët e të cilit janë një numër i madhekspertësh, vullnetarësh, diplomatësh, politikanësh, funksionarësh dhe ushtarakëshndërkombëtarë, është nënvizuar shpesh nevoja absolute për ta vënë Shqipërinë nëntutelë. Në retorikat e ndryshme, që vështirë se i përgjigjen nevojave të shoqërisëshqiptare, përkundrazi, janë prodhuar më shumë mbi bazën e nevojave të politikavetë brendshme të vendeve të ndryshme të përfshira në trainimin perëndimor , marrjame Shqipërinë, marrja nënë tutelë e Shqipërisë, është bërë një operacion makjazhimipër të fshehur tensionet dhe konfliktet midis vendeve të Evropës, ashtu sikurse dhemidis strategjive gjeopolitike të SHBA dhe të Evropës, mbi projektin e Ballkanitposkomunist. Ato janë kthyer në një skenë mediatike në të cilën, më shumë sesaprioritetet dhe nevojat e Shqipërisë, nga vende të ndryshme (si Italia dhe Greqia)propozohen projekte oksidentalizimi shpesh për qëllime elektorale. Nga viti 91në 99 dy kanë qenë retorikat: 1) nga njëra anë nevoja për t i dhënë formë modernenjë shteti që Enver Hoxha e kishte lënë të ngujuar në gjendje natyrore dhe që, po tëçlirohej, do të bëhej i egër e primitiv dhe 2), nga ana tjetër, retorikat e humanizmit tëri që theksonin vuajtjet, varfërinë ekstreme, izolimin si shkaqe pasojash sociale qëbënin të nevojshme një ndërhyrje dhe ndryshim të menjëhershëm. Dhe ky ndryshimu propozua, nëse nuk u imponua, nëpërmjet një pakete ndërhyrjesh të paravendosura,të parafabrikuara sipas logjikës së vetme të qeverisjes perëndimore. Është erëndësishme të reflektohet jo vetëm mbi legjitimitetin e ndihmës humanitare, por,mbi të gjitha, mbi modalitetet e vëna në veprim nga aktorët politikë dhe socialë tëndihmës.

Praktika dhe retorika të allçinosura shoqëruan një paketë ndihmash tëpropozuar nga ekspertë të ngutur apo burokratë të zellshëm të cilët prodhuandokumente, raporte, studime strategjike mbi ndërtimin e institucioneve në Shqipëriduke qenë qindra mijëra kilometra në distancë, apo pas misionesh fare të shkurtra.Ky produkt ndërhyrjesh politiko-ushtarake-humanitare, i ndërtuar mbi retorikën emëshirës dhe demonizimit, pa dyshim i ka reduktuar, në mos anulluar, kufijtë eautonomisë të aktorëve socialë shqiptarë dhe të negocimit me ta duke krijuar, përsai përket aktorëve politikë, një figurë të re pengjesh humanitare të pedagogjisëmbi-koloniale. Retorikat e civilizimit dhe përgjegjësimit janë ushqyer nga njëprani e madhe dhe e vazhdueshme ndërkombëtare që ka pasur si synim të justifikojëdhe monitorojë progresin , vullnetin e mirë të shoqërisë dhe të institucioneveshqiptare, nëpërmjet prezencës së ekspertëve të çdo lloj tipi të vendosur në dy hoteletmë prestigjiozë të kryeqytetit, Tirana dhe Rogner, metafora këta njëri i modernizimittë planifikuar nga regjimi dhe tjetri i post-komunizmit. Ekspertë, shefa projektesh

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 201: perpjekja_15-16

201Përpjekja

apo misionesh, përfaqësues të një konstelacioni të madh fetarësh dhe funksionarështransnacionalë që të gjithë legjitimojnë, nëpërmjet një prodhimi të dendur raportesh,studimesh strategjke, studimesh fakti atë që duhet të përputhej në shoqërinë shqiptareme parametrat e Brukselit, Washingtonit, Parisit, Romës, Athinës.

Sigurisht mjaft projekte perëndimore mbi Shqipërinë kanë qenë, e pakta tëthuash, miopë. Në më të shpeshtën e tyre stereotipet dhe esencializmi kanë dominuarmbi bonsensin apo llogjikën e shëndoshë. E, megjithatë, nuk janë të paktë ata ekspertëcivilë dhe ushtarakë të cilët, pasi kanë hyrë në kontakt dhe pasi kanë bashkëpunuarme shumë sektorë të shoqërisë shqiptare, kanë mbetur të befasuar pozitivisht menivelin e shkollimit, me njohjen e gjuhëve të ndryshme, me sukseset universitare tëatyre të rinjve që arrinin të merrnin bursa studimi në Evropë. Ky konstatim nukështë marrë fare parasysh për të bërë një vlerësim të paktën më të sofistikuar tëçështjes shqiptare. Përkundrazi është braktisur për shkak se raportet dhe dokumentate ndryshme janë përftuar për të çuar përpara strategjitë që autorizojnë ndërhyrjet eindustrisë humanitare. Po të përshkosh tërë ato prodhime televizive apo të gazetave,siti web-et evropiane apo amerikanoveriore arrin në përfundimin që kategoriaperëndimor nuk është vetëm një esencializim kulturash dhe historish thellësisht

të ndryshme. Në projektin e pedagogjisë koloniale duket qartë se si Perëndimi kapërftuar një komplicitet fort homogjen në funksion të ndërtimit të një konfigurimistatik dhe të parashikueshëm të tjetrit. Në fakt, me stile dhe retorika mjaft tëndryshme, por me strategji politike të ngjashme, Perëndimi ka prodhuar dokumente,dhe ka mbështetur mbi to institucionet apo qeveritë e ndryshme, nëpërmjet të cilëveka vënë nën tutelë Shqipërinë duke ndërtuar prioritetet e ndërhyrjes, dukethjeshtëzuar atë që ishte tejet komplekse, duke bërë opak nga pikëpamja sociologjiketerritorin e këtij vendi me qëllim që të projektojë mbi të fantazmat e veta duke etransformuar atë në përgjegjësi universale , ose duke legjitimuar dështimet epolitikave lokale nëpërmjet fuqizimit të industrisë humanitare. Ndonse industriahumanitaro-ushtarake është një sistem paralel dhe një princip apolitik në të cilinshfaqen strategji dhe përgjigje të ndryshme, madje shpesh antagoniste, ekziston njëmakro nivel prodhimi arsyetimesh, raportesh dhe veprimesh që, në analizë të fundit,veprojnë mbi territoret e urgjencë/ndërhyrjes me procedura të ngjashme.

Italia shqiptare apo Shqipëria italiane?

Nëse merret si shembull analiza e ndërhyrjes italiane në faza të ndryshme tëtranzicionit shqiptar kuptohet lehtë se si në këto territore të post-komunizmit janëaktivizuar njëkohësisht strategji të përkundërta të cilat, duke krijuar lidhje të shkurtra,kanë përforcuar ndërhyrjen humanitare me praktika mbi-koloniale. Për të paktënpesë vjet, që nga 91-shi e këtej, reagimet e medias, të sferës publike dhe të shoqërisëcivile italiane janë ndërtuar mbi një Shqipëri imagjinare të modeluar sipaseksperiencave dhe veçansive të Jugut të Italisë.

Në fakt shqiptarët janë bërë një si letër lakmuesi për modelet e reja socio-kulturale të përpunuara nga konfliktualiteti Veri/Jug në Itali. (Marteli 1998). Politikate kujtesës në Itali në fakt kanë ndërtuar një Shqipëri që tentonte të riaktivizonte, në

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 202: perpjekja_15-16

202Përpjekja

çdo fazë të rrugës së vështirë të tranzicionit , fantazmën kurrë ndonjëherë tëpërpunuar të Jugut të Italisë, të jugut të emigracionit dhe të nënzhvillimit që vazhdoiqë nga dhjetvjeçari i parë i 900-s deri në mrekullinë italiane të viteve 60. Çështjashqiptare u shfaq për disa vjet e ngatërruar me çështjen e Jugut të Italisë, meprimitivizmin dhe dhunën e tij, me aktivitetet kriminale dhe klientelizmat politikedhe, ndërkaq, nuk u bënë përpjekje për analiza më komplekse mbi këtë vend historiae të cilit lidhej me atë italiane vetëm për pak vjet, kryesisht me vitet e ëndrrës sëvonuar koloniale të fashizmit. Pra kishim përpara një Shqipëri konfigurimi i së cilëslëkundej midis një vizioni demonizues si ai i Jugut dhe të një motre kurajoze qëduhej ndihmuar pasi, më në fund, ishte çliruar nga komunizmi. Këto dy konfigurimetë përkundërta ishin krejtësisht instrumente të fazave të ndryshme elektorale italiane.Dy strategji retorike që kanë marrë formë nën shtysën e konfliktualitetit të vjetërdhe të ri midis Veriut dhe Jugut italian. Rrallë gjen përfundime arsyetimesh që ilargohen kësaj strategjie retorike e që të kenë një lexim të artikuluar të Shqipërisëpost-komuniste. Ndërhyrjet apo blicet humanitaro-ushtarake të kryera në territorinshqiptar, që kanë qenë të shumtë dhe kontradiktore, janë përftuar, zhvilluar apopërfunduar sipas një perspektive të ndërtuar absolutisht brenda logjikave të politikësitaliane. Kanë qenë strategji lokaliste që e kanë theksuar identitetin shqiptar vetëmpër të përforcuar një program politik lokal. Në këtë perspektivë pranimi i shqiptarëvedo të thoshte për italianët nevojë e rilegjitimimit të një të kaluare mbi të cilën kishteoperuar politika e harresës: një lexim i historisë dhe i kufijve i përpunuar thuajsenëpërmjet një procesi evolucionist, i ushqyer nga frikërat ndaj të kaluarës vetiakedhe nga pozicioni në Evropë. (Marteli 1998). Pranimi i rolit të urës midis Evropësdhe Ballkanit poskomunist do të thotë për Italinë të ribëjë edhe një herë llogarinë etë kaluarës së saj. Në mesazhin double-bind të medias dhe të politikanëve italianëdy kanë qenë konfigurimet që kanë polarizuar shoqërinë civile: nga njëra anëinvazioni, invazioni i të varfërve, i të shpërngulurve, i të jashtligjshmëve dhe, ngaana tjetër, retorika e vllazërimit, e ndihmës për të dalë nga terri komunist që shpeshka çuar në legjitimimin e aveturierëve të tregut të lirë. Pas disa vjetësh, duke u nisurnga raportet e vështira midis Italisë dhe partnerëve evropianë në tentativën për tëdalë nga izolimi dhe mosbesimi, është shtuar një konfigurim i tretë. Shqipëria atëhereu bë një strategji negocimi mbi skenarin e një gjeopolitike komplekse, një territor imundshëm në të cilin mund të ndërhyej për të gjetur një hapërisë negocimi më tëartikuluar në gjirin e partnerëve evropianë. Ky konfigurim i identitetit shqiptarndërthuret me brishtësinë italiane në gjirin e Bashkimit Evropian si dhe me shfaqjene projektit të një identiteti të Evropës së Jugut ku Italia duhet të ishte pika e mbrritjesdhe Shqipëria pika e nisjes: edhe një herë nëpërmjet mbivendosjes të të njëjtit modelidentiteti i ndarë vetëm nga rritja sociale.1

1. Nëse shihet harta gjeografike e Evropës mund të konstatohet lehtë që Italia është pika ekontaktit dhe e ndërprerjes të tre dimensioneve evropiane. Italia ëshët pjesë e Bashkimit Evropian,Italia është ngjitur me Evropën Qendrore dhe Lindore, Italia është një vend mesdhetar. Këto tredimensione evropiane dje ishin realitete të ndara kurse sot janë të ndërvarura dhe komplementare.Duke qenë të tilla, politika e jashtme italiane duhet të ndjekë tre drejtime që bashkohen

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 203: perpjekja_15-16

203Përpjekja

Industria humanitare

Strategjitë e individëve, partive, qeverive perëndimore, ndonëse me stile tëndryshme, kanë prirjen që, nën sfondin e logjikave të humanizmit të ri ushtarako-humanitar të konfondojnë forma dhe procedura që në analizë të fundit të çojnë nëpraktika mbi-koloniale. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri që nga viti 91 e më tejderi në pikun e konfliktit në Kosovë shfaqet si një rrjetë merimange tek e cila bëhetgjithnjë e më e vështirë të shquash merimangën. Nëse, nga njëra anë, qeveritëperëndimore janë bërë prezente nëpërmjet niveleve të ndryshme institucionale, ngaana tjetër protagonistët e aksionit të ndërhyrjeve ekonomiko - humanitaro - ushtarakekanë qenë organizatat e ndryshme ndërkombëtare, agjencitë, fondacionet, OJQ-tëqë mund t i identifikojmë si sovranitete të lëvizëshme ku kryhen aksione tëkarakterizuara nga ritmet e urgjencës. Kemi të bëjmë me një fuqi reale që imbivendoset procedurave burokratike apo negocimeve të ngadalshme ndërqeveritare,që kontrollon dhe prodhon kanale informacioni paralele, edhe ato të lidhura meritmet e urgjencës. Dhe ky prodhim kompleks aksionesh, sigurisht jo neutral, aksionendihmash humanitare prandaj dhe jo të negociueshme, prodhon mbi këto territore tëtranzicionit një kulturë të re që merr forma konkrete dominimi: kulturën e urgjencës.Kultura e urgjencës, e ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase mbi territorin e okupuar ngaindustria humanitare, imponohet si një modalitet ritmesh të përshpjetuara, çkaqëndron në themel të çdo aksioni. Urgjenca, në fakt, çon në një lloj deregulationsocial që e imponon veprimin imediat pa pasur një projekt të vërtetë të aksionit.Urgjenca është një imperativ social për të vepruar menjëherë. Kjo duhet të imponontenjë rinegocim të ri, përsa i përket kohës, me të gjithë aktorët socialë të përfshirë dhe,në rastin e Shqipërisë, me shoqërinë shqiptare dhe prezencën ndërkombëtare. Kurky negocim nuk ndodh, hyjmë në një zonë ndërhyrjeje që duhet ta përkufizojmë sinjë formë të re dominimi, një mbi-kolonializëm, përderisa ky i mbivendoset, nënetiketën e ndërhyrjes humanitare, formave të qeverisjes para ekzistuese. Kemi tëbëjmë me një produkt mbi-kolonial që sjell një erozion të vazhdueshëm të mundësisësë zgjedhjes demokratike, të përfshirjes kolektive dhe të zgjidhjeve politike.

Sikurse na e kujton Laidi (1999) forca e politikave të urgjencës është se atopropozohen jo në emër të arsyes , por në emër të emocioneve . Në fakt, a mundt i kundërvihesh legjitimitetit të një aksioni që kryhet për të shpëtuar viktima, për tëevituar masakra etj.? Për më tepër, në këtë skenar të ri, ndjenja e urgjencës tenton tëkrijojë një mosbesim të thellë ndaj të gjitha institucioneve që tregohen të ngadalshme,pengje të burokracisë (shpesh e panevojëshme) dhe që si përfundim bëhen armiketë aksionit. Çdo qëndrim që shkon drejt përpunimit të një projekti dhe jo drejt aksionit

me një dimension të katërt: me një politikë të jashtme globale që në epokën e globalizimit duhettë afirmojë interesat italiane në të gjitha anët e globit. Pikërisht duke u zgjeruar në qendërBashkimi Evropian, do të ndërtojë një identitet të ri të aftë për të superuar shumë ndarje tëimponuara nga historia dhe për të vlerësuar një proces bashkimi . Duhet ndërtuar një ostpolitikëe vërtetë italiane që do t i lejojë Italisë të jetë një portë në lindje të Bashkimit Evropian dhe tëzhvillojë politikën e urës midis kësaj porte dhe vendeve të tjera evropiane. (Fasino )

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 204: perpjekja_15-16

204Përpjekja

të menjëhershëm kthehet, sipas kësaj logjike, në strategjinë e një dështimi të sigurt.

Sovraniteti i lëvizshëm dhe mbi-kolonializmi

Humanizmi i ri ushtarak - për të cilin flet Chomsky (2000) në një libër tëbotuar së fundi, - hap kështu ombrellën e tij mbrojtëse mbi shtetin e vogël. OJQ-vendërkombëtare dhe agjencive të kombeve të Bashkuara, u bashkohen operacionetpolitiko-ushtarako-humanitare të Italisë me emrat Pelikan, Alba, Arcobaleno, MAPE(policia evropiane), Afor, me 19 kontingjente nacionale dhe mbi 7000 ushtarakëNATO, 4 grupe monitorimi, duke përfshirë edhe dy të OSBE-së, një duzinë misioneshtë qeverive perëndimore - gjatë konfliktit në Kosovë, gjendeshin në territorin shqiptar180 OJQ ndërkombëtare.

Shqipëria e pesë vjetëve të fundit ka qenë një laborator i jashtëzakonshëm nëtë cilin mund të shihen si me një lente zmadhuese strategjitë konfuze të Perëndimitnë kërkim të rindërtimit të axhendës së tij të poskomunizmit. Kriza dhe konflikti nëKosovë vunë në dukje mbi të gjitha rrjetën komplekse të agjensive që është zhvilluarqë nga fundi i luftës së ftohtë. Ay që quhet charity busines ka qenë gjatë këtyreviteve në një evolucion të vazhdueshëm. Industria e viktimizimit, e pajtimit dhe efaljes ka konsumuar një lum dollarësh që në pjesën më të madhe i ka shërbyerndërtimit të skenarit të ndërhyrjes për ta vetushqyer dhe për ta vetpëruruar atë. Happas hapi industria humanitare i është mbivendosur politikës lokale duke mpirë gjithnjëe më shumë çdo segment institucional lokal apo duke i shtërnguar ata të futen nënnjë tutelë dhe pasivitet që ka bllokuar fazat vendimarrëse dhe operative. Industriahumanitare ka një histori të gjatë, por në Shqipëri dhe Kosovë është shfaqur, ndonëseshpesh në mënyrë konfuze dhe jo gjithmonë koherente, një projekt ndryshe indërhyrjes humanitare me një lidhje gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet prezencësushtarake dhe asaj humanitare. Neutraliteti ambig dhe i vështirë që e gjen në tëgjitha kartat konstitucionale të organizatave humanitare, këtu është shfaqur,paradoksalisht, gjithnjë e më i varur nga logjistika ushtarake. Helikopterë, tanke,mjete transporti të vëna në dispozicion nga struktura ushtarake e NATOs ishin testii aftësisë për të legjitimuar ndërhyrje analoge në kriza të ardhshme humanitare dukeshtuar kështu rolin e organizmave ushtarake. Shqipëria dhe Kosova u bënë perimetraterritorialë ku progresivisht roli i organizmave ndërkombëtare ka krijuar dy niveleqytetarie: atë që lidhet me urgjencën, prezencën ndërkombëtare e me ata qytetarëshqiptarë të shndërruar në staf lokal , si dhe atë të qytetarëve gjithnjë e më tëpadukshëm, jashtë rrethit humanitar . Rrjeti humanitaro -politiko - ekonomiko -ushtarak, po ta shohësh mirë, po merr në këtë dhjetvjeçarin e fundit rolin esovranitetit të lëvizshëm transnacional të legjitimuar nga mediat dhe nga një

interpretim i të drejtave njerëzore universale shpesh pa i artikuluar me rrethanatlokale, duke iu mbivendosur tërësisë së shoqërisë shqiptare, aktorëve politikëinstitucionalë apo socialë që e përbëjnë, pa asnjë strategji negocimi që merr nëkonsideratë identitetin e tyre. Cilat janë mundësitë e negocimit që aktorët socialëshqiptarë kanë në këtë kontekst? Si mund të rifitojnë ata një ritëm të tyrin që të ketë

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 205: perpjekja_15-16

205Përpjekja

legjitimitet për të rikompozuar, sipas strategjish historiko - kulturore të brendshmedhe jo të mbivendosura, historinë e së shkuarës së tyre të mitizuar, të vuajtur apo tëurryer me ritmet e urgjencës dhe të ndërhyrjes transnacionale që mbrrin me institu-tion building tashmë të parafabrikuara? Rrjeta e merimangës mbi-koloniale qësovranitetet e lëvizëshme e shtrijnë mbi territoret e tranzicionit post-komunist,nëpërmjet paketës së tyre të demokratizimit dhe modernizimit, shfaqet gjthnjë e mëshumë si një strategji me prirje drejt aksionit të përftuar jo nga projekte që respektojnëtë paktën ritmin lokal, por nga një prodhim letrash, projektesh fakti që transformohennë vlera njerëzore universale. Çdo logjikë që kërkon të gjejë shkaqet dhe arsyetbraktiset në emër të nevojës së urgjencës së ndërhyrjes dhe arritjes së efektit. Paskësaj bëhet e padobishme dhe thuajse e pamundur mundësia e rikthimit tek ngjarjete realitetit me logjikën e arsyes apo kompleksitetit të arsyeve. Urgjenca dhe ndërhyrjanë punët e brendëshme lënë hapësirë vetëm për përftimin e arsyetimeve që ushqejnëmitet transnacionalë dhe mbysin ata lokalë, por vështirë se pranojnë një ritëm tëpranueshëm për çdo aktor shoqëror të shoqërisë shqiptare, përveçse në terma proce-dure, standartesh operative transnacionale. Efektet duket se janë thelbësisht tëpërkundërt. Logjikat dhe politikat humanitare u mbivendosen logjikave dhepolitikave lokale duke i dhënë jetë një lloj mimicry që e ushqen skenari i urgjencësdhe pastaj legjitimohen si zgjidhje autonome, si praktika që vërtetojnë udhëheqjene mirë të modernizimit. Këto forma të reja të dominimit që veprojnë si sovranitetetë lëvizshme, ndërhyjnë, në nivel lokal, nëpërmjet një network-u të fuqishëmaleancash të reja që imponohet si i vetmi network legjitim dhe me autoritet.Institucionet lokale, qeveria, fitojnë legjitimitet vetëm nëse futen në këtë rreth, porjanë margjinale dhe shpesh me një rol pasiv apo thjesht si llogaritarë të sovranitetittë lëvizshëm i cili, duke vepruar në emër të vlerave universale, të ndihmës, tëpajtimit, të mirëqënies ekonomike nuk mund të negociojë as formën e ndërhyrjes,as ritmet e aksionit. Në këtë perspektivë mund të thuhet se sovranitetet e lëvizshmejanë një formë qeverisjeje e karakterizuar nga forma të reja (de)territorizimi.

Me çfarë procedurash fitojnë pushtet sovranitetet e lëvishme në nivele lokalegjithë duke u kujdesur të ndërtojnë strategjitë e tyre në nivel transnacional? Forca esovraniteteve të lëvizshme përftohet si nga fluksi i tyre migrator, nëpërmjet të cilitata riartikulojnë format dhe praktikat institucionale lokale dhe globale në një net-work të ri më produktiv, ashtu dhe nga ombrella ideologjike e humanizmit nën tëcilin ata mobilizojnë dhe bëjnë të qarkullojnë grupe gjithnjë e më të fuqishme tëvendeve më të zhvilluara duke rekrutuar elita në territoret ku ndërhyjnë. Këto formatë reja dominimi përcaktohen jo vetëm si neo-koloniale në kuptimin që atozëvendësojnë një fuqi koloniale me një tjetër, por shfaqen mbi të gjitha si formaqeverisjeje mbi-koloniale sepse ato i mbivendosen mbeturinave të menaxhimit tëpushtetit lokal apo global para-ekzistues dhe tentojnë të artikulohen me këto nëforma të diferencuara dhe proliferike që ndryshojnë vazhdimisht nën etiketën eurgjencës.

Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme

Page 206: perpjekja_15-16

206Përpjekja

OJQ-të e rinisë në Shqipëri: një analizë e tërësisëkulturore të koncepteve demokratike dhe mentalitetitnë punë

Nga Nicola Mai

HyrjeQë prej gjysmës së dytë të korrikut 1998 jam koordinatori në Shqipëri për

ARCS-ARCI Cultura e Sviluppo, një OJQ italiane, të një projekti zhvillimi që ka siqëllim forcimin në përgjithësi të shoqërisë civile në Shqipëri dhe forcimin e shoqatësrinore ekzistuese, në rradhë të parë nëpërmjet shtrirjes së një rrjeti prej 12 qendrashrinie në 12 qytete në të gjithë vendin.

Projekti, që është financuar dhe financohet nga Departamenti i ÇështjeveShoqërore i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Qeverisë Italiane, më ka bërëtë familjarizohem me përvojën e përditshme të rinisë shqiptare, të cilën në fillim ekam vëzhguar, më pas e kam njohur më mirë dhe kam filluar ta kuptoj nën dritën etërësisë ideologjike dhe kulturore në të cilën ajo gjen vetveten dhe eksperimentonidentitetin e saj.

Ky punim merret me veçantinë e konstruksionit kulturor të demokracisë qëështë në bazë të zhvillimit të shoqërisë civile shqiptare në përgjithësi, me drejtim tëveçantë, por jo të vetëm, analizën e botës së shoqatave rinore dhe gjithashtu sjell njëvëzhgim nga një analizë më e gjërë që kam bërë mbi kushtet aktuale të të rinjveshqiptarë.

Në këtë analizë kam përfituar nga mundësia që më është dhënë nga krahasimii dy pozicioneve, në të cilat e kam parë vehten: si antropolog, duke vëzhguar zakonetdhe mënyrën e sjelljes, dhe si organizator apo edukator i cili inkurajon koncepte dhemënyra të reja dhe, duke i krahasuar ato me njëra tjetrën, ndikon në mënyrën e tëmësuarit drejt përmirësimit.

Bashkëveprimi ndërmjet këtyre dy lloj lidhjeve me të rinjtë shqiptarë gjatëpunës sime, më vuri në kontakt me përvojën e tyre të përditshme, si dhe mepërcaktimin që ata i bënin vetvehtes dhe botës që i rrethon.

Tema e artikullitynimi kryesor i artikullit është studimi i mënyrës se si shoqëria civile, si

përcaktim dhe si koncept, që ka lindur historikisht nga një mjedis ekonomik, shoqërordhe kulturor i veçantë, është përshtatur dhe shpjeguar sipas mënyrës së jetesës dhesjelljes në vend.

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 207: perpjekja_15-16

207Përpjekja

Më konkretisht, do të doja të përshkruaja se si është kuptuar koncepti ishoqërisë civile në Shqipëri nga bota e shoqatave të rinisë, në lidhje me mënyrën sesi është kuptuar kultura perëndimore dhe parimet e demokracisë.

Pjesa e parë e studimit i kushtohet një analize të shkurtër të rrethanave politikedhe kulturore që konturojnë shoqërinë civile, e cila është një koncept historik dhekulturor që rrjedh nga një trashëgimi kulturore specifike.

Pjesa e dytë e studimit analizon veçoritë e të kuptuarit të kulturës perëndimoredhe të demokracisë nga të rinjtë shqiptarë, në lidhje me rolin që kanë luajtur mediate huaja në proçesin e tranzicionit politik, shoqëror dhe kulturor të vendit nga ekaluara totalitare në të tashmen demokratike.

Pjesa e tretë dhe e fundit përpiqet të studjojë më gjërësisht trajtimet dhepolitikat aktuale që ravijëzojnë shfaqjen e shoqërisë civile në Shqipëri, me synim tëveçantë botën e rinisë shoqatat dhe aktivitetet e saj.

Shoqëri civile dhe shoqëri e civilizuar: shoqëri civile e kujt?Është e pamohueshme që termi shoqëri civile është një krijim i teorizimeve

perëndimore (Chris and Dunn 1996:22) dhe është një aspekt specifik brenda njësistemi të veçantë njohurish: modernizimit perëndimor, subjekteve të tij njohës dhemjediseve të tij.

Shumica e dijetarëve e vendosin origjinën e shoqërisë civile në fillimet emendimit politik modern europian, dhe më saktë në konceptin e një sfere legalevetjake, siç del nga punimet e Hobbes dhe Locke (Chris an Dunn 1996:3), por shpeshnë qendër të konceptit të shoqërisë civile qëndron edhe një interpretim i shoqërisëkapitaliste dhe demokratike, i cili mishërohet rreth një modeli liberal-individualisttë personalitetit. Nëqoftëse në fakt shoqëria civile përkufizohet si marrëdhënieshoqërore, të cilat përfshijnë shoqatat vullnetare dhe pjesëmarrjen e individëve qëveprojnë me kapacitetin e tyre vetjak (...) në varësi nga ambjenti i marrëdhënievekontraktuale private (Tester 1992:8), është e qartë se ajo është parë si shtyllëmbështetëse e kapitalizmit dhe demokracisë borgjeze (Chris and Dunn 1996:27).

Për më tepër nëse dikush analizon thithjen kulturore të këtij konceptiperëndimor nga pjesa tjetër e botës, është e qartë se si mbrojtja, ashtu edhe fuqizimii një shoqërie civile në vendet joperëndimore mund të bëhet një qëllim në thelbuniversal për të eksportuar ose importuar një model të politizuar, të stabilizuar dhehegjemon të një shoqërie (më) të qytetëruar, kur askush nuk vlerësohet si e tillë.

Shoqëria civile nuk duhet të shihet si një koncept i përgjithshëm neutral, porsi një projekt politik dhe potencialisht etnocentrik, që i korrespondon një idealispecifik të një organizimi shoqëror, i cili u zhvillua në rrethana historike unike dheqë nuk mund të eksportohet dhe të përsëritet kënaqshëm në kushte të tjera historike,shoqërore, kulturore dhe mbi të gjitha ekonomike.

Veç kësaj është e rëndësishme të nënvizohet se fakti që shoqëria civile ështënjë temë e ndërtuar brenda projektit të modernizimit do të thotë se ajo është gjithashtunjë praktikë e luhatshme, që i nënshtrohet një ripërpunimi të vazhdueshëm nëpërmjetshumë përcaktimeve konkuruese, të bëra nga forca dhe faktorë të ndryshëm politikë

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 208: perpjekja_15-16

208Përpjekja

në konkurencë. Si rrjedhim, nëse është e vërtetë që koncepti i shoqërisë civileburon nga modeli liberal-individualist i njeriut, i cili është shprehje e demokracivekapitaliste perëndimore, është gjithashtu e vërtetë që nuk ka një konceptim të vetëmtë shoqërisë civile brenda kontekstit ekonomik, kulturor dhe shoqëror që e krijoi atëhistorikisht. Përkundrazi, njihen po aq përcaktime konkuruese mbi shoqërinë civile,sa edhe për shoqërinë në përgjithësi, sepse termi nuk jep thjesht një koncept tëpërcaktuar e të prerë, por i korrespondon gjithashtu edhe një projekti politik, njëpërfytyrimi ideal se si duhet të jetë shoqëria. Nën këtë vështrim, shoqëria civile, siçsugjeron me të drejtë Adam Seligman (1992:201-6), duhet parë si një slogan, si njëterm analitik për shkencat shoqërore, dhe si një vizion i përveçëm i një rregullishoqëror të dëshirueshëm, i cili përcaktohet në lidhje me një projekt politik specifik.Çështja bëhet edhe më e qartë, nëse marrim parasysh fazën e tranzicionit ngatotalitarizmi në demokraci, që ende karakterizon shumë vende evropianolindore ishkomuniste, ku përpjekjet për të vendosur shoqërinë civile kanë luajtur një rol edhemë të madh.

Nën sistemin komunist, kombet e Europës Lindore nuk kanë paturkurrë një shoqëri civile . Një shoqëri civile ekziston atëherë kurindividë dhe grupe janë të lirë të krijojnë organizata që funksionojnënë mënyrë të pavarur nga shteti, dhe që mund të ndërmjetësojnëndërmjet qytetarëve dhe shtetit. Meqenëse mungesa e shoqërisë civileka qenë pjesë e thelbit të hegjemonisë së shtetit komunist, krijimi ikëtyre shoqatave dhe i organizmave mbështetëse të pavarura nga shteti,ose OJQ, është parë nga donatorët si boshti lidhës i kulturës politikedemokratike, pra si një veprim në thelb pozitiv. (Wedel 1994:23).Shoqëria shqiptare, si shumë shoqëri të tjera europianolindore, të cilat kanë

provuar regjimin totalitar, sot është në një stad në të cilin veprimtarë të ndryshëm tëvendit dhe të huaj po provojnë shumë forma konkuruese dhe kuntradiktore modeleshtë një shoqërie (civile) ideale.

Ky artikull ka si qëllim të përshkruajë dhe të analizojë bashkekzistencënndërmjet praktikave dhe politikave të ndryshme, duke iu referuar perspektivave dheinterpretimeve të ndryshme të shoqërisë civile, si dhe interpretimeve të shoqërisënë vetvehte, të cilat ekzistojnë në botën e shoqatave dhe organizatave të shumtajoqeveritare në Shqipëri, duke u përqëndruar sidomos në situatën në shoqatat e rinisë.

Do të doja ta bëja këtë duke filluar me një prospekt etnografik, i cili nxjerr nëpah se si idetë e huaja, konceptet dhe praktikat, janë përshtatur dhe transformuarnën dritën e faktorëve ekonomikë, kulturorë dhe shoqërorë të vendit, faktorë të cilëtformojnë fushën e përvojës të një shoqërie të veçantë, në një moment të veçantë tëprocesit të zhvillimit të saj historik.

Së fundi, punimi synon të hulumtojë mundësinë e eksportimit pa problemetë një modeli universal(ist) të shoqërisë civile, i cili është një koncept që zhvillohetnë një stad të përcaktuar të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor, të një kulturetë caktuar dhe formave të saj të mendimit, në mungesë të parakushteve historikedhe të njohjes së tij.

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 209: perpjekja_15-16

209Përpjekja

Ndërtimi i demokracisë dhe shoqërisë civile në ShqipëriNatyra e interpretimit të demokracisë dhe kapitalizmit nga të rinjtë shqiptarë

duhet kuptuar në rradhë të parë e lidhur me faktin se modernizimi kapitalistperëndimor në fillim është perceptuar në mungesë të tij, vetëm nëpërmjet ndjekjessë televizioneve të huaja, sidomos atij italian.

Kjo është veçanërisht interesante nëqoftëse mbajmë parasysh faktin që nëShqipëri të kuptuarit e konceptit të shoqërisë civile është një interpretim utopik dheideal të saj, i cili është i lidhur ngushtë me modernizimin perëndimor, një kombinimsimbolesh, idesh, imazhesh dhe konceptesh që rinia shqiptare në fillim i kaperceptuaruar në mungesë të tyre nëpërmjet pamjeve të mediave (Appadurai1990:296), gjë që u bë e mundur nëpërmjet numrit të konsiderueshëm të aparatevetelevizive private në kohën e tranzicionit.

Paraqitja e shoqërisë perëndimore dhënë nga televizioni i huaj, që i referohejnë mënyrë dominuese dinamikës së konsumit, në fakt ka theksuar ekzistencën epraktikave dhe diskurseve që i referoheshin dinamikës së përfshirjes shoqërore, dukenënvleftësuar (ose quajtur të ditur) paraqitjen e ekzistencës së një dinamike tëfuqishme përjashtimi dhe margjinalizimi, të lidhur me rolin kryesor të luajtur ngaprodhimi, për shembull, në shoqëritë kapitaliste të përparuara.

Në fakt është e rëndësishme të kuptohet se si në Shqipëri, ashtu si edhe nëregjimet e tjera socialiste, konsumi mori rol kryesor në procesin e lindjes së njëopozite politike dhe se si ai influencoi thellësisht në natyrën e tranzicionit shqiptardrejt demokracisë.

Në mënyrë paradoksale, regjimet socialiste, duke këmbëngulur që nësocializëm standartet aktuale materiale të jetesës mund tëpërmirësoheshin, ngjallën dëshirën për konsum pa e fokusuar atë, dhee mbajtën gjallë nëpërmjet privimit të saj. Në vendet socialistekombinimi i dinamikave të ngjalljes dhe frustrimit të dëshirës përkonsum me kundërshtimin e vazhdueshëm të popujve ndaj regjimevetë tyre çuan në formimin e identiteteve të tyre sociale, sidomosnëpërmjet konsumit. Përfitimi i të mirave materiale të konsumit tëimportuara u bë një strategji e ndërtimit të një uni personal për tavendosur kundër regjimit, një uni me rregullat, ligjet dhe vlerat e tij.(Verdery in Humphrey 1995:56).Veç kësaj në Shqipëri, si dhe në shumë shtete të tjera që kanë provuar regjimin

totalitar socialist, proçesi i zhvillimit të vetëdijes shoqërore të individit ndodhi nëkushtet e oshilimit midis një identiteti publik të hiper-moralizuar, që i referohej njëmodeli ideal të qytetarit komunist, dhe hapësirës së një alternative vetjake të konsumitdhe kënaqësisë. (Kharkhordin 1995:214).

Për shkak të faktit që shqiptarët, së paku në fazën e fundit të regjimit enverist,krijuan personalitetin e tyre duke fashitur besimin në komunizëm, jeta e tyre uorganizua në kushtet e oshilimit midis hapësirës mondane të shtëpive të tyre privatedhe hapësirës së heroizmit dhe hipermoralitetit të personit të tyre publik.

Lëkundjet skicofrenike ndërmjet hapësirës publike të pretendimeve dhe

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 210: perpjekja_15-16

210Përpjekja

heroizmit dhe hapësirës private të kënaqësisë dhe luksit, u shfaqën dukshëm nëmënyrën se si kapitalizmi dhe demokracia u kuptuan në kohën e komunizmit dhemenjëherë pas tij në Shqipëri, si dhe në rolin e mediave të huaja në fazën e tranzicionitnga komunizmi në demokraci.

Rëndësia e konsumit brenda lindjes së opozitës politike në Shqipëri ështëparësore për të kuptuar natyrën e saj; kjo opozitë ka rrjedhur nga një dimensionjoheroik dhe jomoralizues, ku qejfi dhe dëshira nuk qe e nevojëshem të gjykoheshinnga pikpamja etike.

Si rrjedhojë e këtyre dinamikave, liria dhe demokracia në Shqipëri u kuptuan,së pari, si mundësi për të siguruar komoditetet perëndimore, dhe së dyti, me aq saishte e mundur në vitet e para të postkomunizmit, si mundësi për shkeljen e rregullave,të çdo rregulli, zbatimi i të cilit njëjësohej me të shkuarën komuniste.

Aspekti më befasues i kulturës bashkëkohore shqiptare është në faktheterogjeniteti dhe fragmentarizimi i saj. Prania bashkëkohore e mënyravekontradiktore dhe konfliktuale në kuptimin dhe drejtimin e pushtetit, të ringjalljessë elementëve të modelit neofeudal krahas futjes kohët e fundit të modelit demokratik,gjenerojnë konfuzion dhe turbullim në çdo shtresë të shoqërisë.

Është fare e lehtë të vesh re ekzistencën brenda shoqërisë bashkëkohoreshqiptare të një krize të thellë dhe domethënëse të individëve në lidhje me funksionete tyre shoqërore dhe modelet e identifikimit, ndërkohë që vendi kalon fazën etranzicionit nga një sistem i bazuar në imponimin nga lart të interesave dhe nevojavetë lidhura disi me kolektivitetin, në mungesën e një sistemi të ri e të përbashkëtorganik njohurish. Prania e kudondodhur e kolektivit si një dimension i të kuptuarittë vetvehtes dhe të shoqërisë, si dhe ndikimi i tij, nëpërmjet ndërhyrjes së aparatevetë shtetit dhe rregullave në botën individuale, dhe në zgjedhjet individuale, u pasuanga një proces hiperindividualizimi dhe modelesh të gatshme të sjelljes shoqëroredhe individuale. Në bazë të fragmentizimit, që karakterizon shoqërinë shqiptare nëtërësi, qëndron lindja e një baze të re ontologjike, e karakterizuar nga nënvleftësimiose zbehja e kolektives dhe e publikes, dimensione njohëse këto tepër kuptimplota,që janë vendimtare në konceptimin dhe kuptimin e funksionimit të shoqërisë.

Kjo ka sjellë plot implikime dramatike në një kontekst kulturor si ai shqiptar,në të cilin historikisht, veprimet individuale, dëshirat dhe mendimet janë legjitimuarpothuajse plotësisht brenda një dimensioni kolektiv, të lidhur, së pari, me vlerat dhemodelet patriarkale dhe autoritative që kanë vepruar në rrjetin e gjërë familjar brendakomuniteteve të izoluara rurale dhe pastaj me shtetin komunist.

Regjimi komunist promovoi barazinë dhe emancipimin e femrës, nxitiurbanizimin, industrializimin dhe edukimin e përgjithshëm, luftoi feudet familjare,por këtë e bëri duke vepruar nga lart, pra duke vazhduar të zbatojë të njëjtat mënyraqë historikisht kanë prodhuar vlerat autoritative dhe patriarkale të cilat donte tëgodiste.

Ajo që duket se po ndodh sot në Shqipëri është një fazë e reagimit ndajkolektivizimit maniak të jetës publike dhe private, që karakterizoi epokën enveriste,e cila mund të thuhet se ka çuar në një kundërproces të privatizimit anarkik të çdogjëje publike në të gjitha aspektet e saj, në politikë, në hapësirat publike, në sjelljet

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 211: perpjekja_15-16

211Përpjekja

publike.Demokracia dhe kapitalizmi botëror janë njohur nëpërmjet ndjekjes së

televizionit të huaj, dhe janë përfytyruar në tërësi dhe në rradhë të parë në formën enjë bote utopike dhe amorale të përmbushjes së pafre të imagjinatës së konsumit mefare pak hapësirë për krijimin dhe mbrojtjen e çdo gjëje të kuptuar në dimensioninkolektiv, publik dhe etik.

Ajo që duket se mungon në kuptimin shqiptar të modernizimit kapitalist dhetë demokracisë, është ndërgjegjësimi mbi rolin qëndror që luan në këto shoqëriprodhimi, përveç konsumit, i cili mund të konsiderohet si faktori kryesor që kakrijuar superioritetin material dhe ekonomik të Perëndimit dhe hegjemoninë së tijkulturore në të gjithë botën.

Në mënyrë paradoksale, në një vend, i cili ka përballuar pasojat dramatike tërënies progresive dhe kolapsit të strukturave prodhuese në njëzet vjetët e fundit,kapitalizmi dhe demokracia janë kuptuar në kuadrin e një situate në të cilën pasuria,argëtimi dhe kënaqësia janë lehtësisht të arritshme dhe të garantuara, pa punuar oseduke punuar shumë pak. Në këtë kontekst mund të kuptohet lehtë se si shqiptarëtkanë projektuar mbi Perëndimin dhe demokracisë kapitaliste, utopinë komuniste, tënjë bote pa vështirësi materiale, pabarazi, diskriminim dhe shfrytëzim - premtimehistorike këto të cilat Enver Hoxha nuk i mbajti dot.

Kuptimi kulturor i shoqërisë civile në ShqipëriNë analizën e procesit të hyrjes së shoqërisë civile e cila u zhvillua nëpërmjet

shoqatave të lira të individëve në shtetet kapitaliste, pluraliste, laike dhe demokratike (Sampson 1996:141.) në Shqipëri, një komb ku këta faktorë janë margjinalizuar

historikisht nga faktorë të tjerë të një natyre krejtësisht të kundërt, lind probleminëse mund të futësh shoqërinë civile këtu pa futur më parë mënyrat e të menduarit,të cilat qëndrojnë në themelin e çdo mundësie për të kuptuar demokracinë.

Në këtë aspekt më duket e rëndësishme të sjell analizën e Artan Fugës mbiformat e mendimit që kanë qenë historikisht hegjemonike brenda shoqërisë dhekulturës shqiptare.

Sipas Artan Fugës ekziston një marrëdhënie thelbësore ndërmjet një rregullinjohës dhe një konceptimi specifik të pushtetit politik: dmth. një lloj i caktuar drejtësiepolitike dhe shoqërore është e lidhur reciprokisht me një lloj konceptimi të së vërtetës(Fuga 1998:28).

Në qendër të argumentit të Artan Fugës është kundërshtia ndërmjet mendimithomogjen dhe mendimit heterogjen.

Nëqoftëse mendimi homogjen mund të përcaktohet si një mënyrë njohëse ebazuar mbi homogjenizimin, përvetësimi i hapësirës konceptuale nga njeri prejpoleve të grupimit të përfshirë në procesin e konfrontimit intelektual, (p.sh. debatirreth përfaqësimit individual dhe formimit shoqëror të individit) nga ana tjetër,mendimi heterogjen mund të përcaktohet si një mënyrë njohëse që fillon me pranimine vlerave alternative dhe me përpjekjen për të sintetizuar argumentet e paraqituranga të gjithë polet e grupimeve, rreth të cilëve është krijuar debati. Çdo logjikë

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 212: perpjekja_15-16

212Përpjekja

filozofike që vepron nëpërmjet mendimit homogjen, legjitimon pushtetin autoritar,ndërsa, nga ana tjetër, demokracia është perceptuar, gjatë gjithë historisë së filozofisë,nga mënyra konceptuale heterogjene. Opinioni i Artan Fugës është që brenda kulturësshqiptare një logjikë e bazuar në mendimin homogjen ka qenë dhe është akomahegjemone në aspekte të tjera të së njëjtës kulturë dhe traditë, kulturë dhe traditë, tëcilat janë të bazuara në grupimet dhe mendimin heterogjen.

Situata aktuale e fragmentarizimit kulturor është sot një rrjedhim ibashkëekzistencës konfliktuale të sistemeve kontradiktore të mendimit.

Edukimi intelektual i qytetarëve dhe i elitës është zhvilluarnën ndikimin e koncepteve që rrjedhin nga një logjikë e të menduarithomogjen: po ose jo, mirë ose keq, e bardhë ose e zezë, patriotë osetradhtarë. Ndërkaq institucionet politike janë ndërtuar mbi konceptetqë rrjedhin nga një logjikë mendimi heterogjen. Kjo ka krijuar njëkontradiktë, e cila gërryen të gjitha strukturat shoqërore. Mentalitetihegjemon refuzon të ndryshmin, tjetrin, konkuruesin, ndërsainstitucionet parlamentare të një shteti demokratik janë krijuar mbibazën e pranimit dhe vlerësimit të tjetrit, të oponentit, mentaliteti i tëcilit dikur është refuzuar (Fuga 1998:133).Instabiliteti bashkëkohor i Shqipërisë mund të shihet si një rrjedhim i fazës

së tranzicionit kulturor nga një sistem njohës i bazuar mbi mendimin homogjen, icili ka legjitimuar historikisht regjimet autoritare, në një sistem njohës, në të cilinjanë shfaqur konceptet e reja dhe grupimet që i referohen mendimit heterogjen.Nëqoftëse kjo është e vërtetë për tërësinë e kulturës shqiptare në përgjithësi, atëhereështë edhe më e vërtetë për të rinjtë dhe akoma më shumë për të rinjtë e përfshirë nëorganizatat rinore. Dhe kjo, jo vetëm sepse ata kanë qenë më të ekspozuar nga ndikimii medias së huaj dhe që këtej ndaj modeleve të personalitetit dhe mënyrave tëkonceptimit të shoqërisë që janë shprehje të mendimit heterogjen, por gjithashtujanë drejtpërsëdrejti të përfshirë në procesin e demokratizimit të shoqërisë, p.sh. nëprocesin e futjes dhe zbatimit të një rregulli të ri njohës, koncepteve të reja dhemodeleve të reja të personalitetit. Kjo situatë ka çuar në një bashkekzistencësubstancionale të praktikave dhe koncepteve, të cilat rrjedhin nga përvojat historike,shoqërore dhe kulturore që u referohen dy rregullave të kundërta njohëse, duke krijuarsisteme konfliktuale vlerash, praktikash dhe interpretimesh shoqërore tëmarrëdhënieve me pushtetin.

Veç kësaj, fakti që modelet e personalitetit dhe konceptimi i shoqërisë që ireferohet mendimit heterogjen së pari është eksperimentuar në mungesë të një kuadriekonomik, shoqëror dhe kulturor, që në të vërtetë i ka krijuar ato, duket se kafavorizuar një mënyrë sjelljeje e veprimi në thelb kopjuese të atyre modeleve dhemënyrave të konceptimit.

Ajo që dua të them është se demokracia, meqenëse është eksperimentuar nëmungesë të mjedisit shoqëror dhe ekonomik, i cili historikisht e krijon atë, ështëshoqëruar më shumë me një tërësi frazash, teknologjish, konceptesh e praktikash,se sa me një rregull të njohjes që fillon nga vlerësimi i alternativave.

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 213: perpjekja_15-16

213Përpjekja

Kjo do të thotë që shpesh konceptet dhe praktikat demokratike janëpërvetësuar strategjikisht dhe si një modë për t u kopjuar, në vend që të kuptoheshinnë tërësinë e rëndësisë së tyre politike dhe kulturore. Do të doja të shpjegoja disanga këto dinamika, nëpërmjet një serie shembujsh simbolikë, por kuptimplotë.

Bashkekzistenca dhe ringjallja e mënyrave konfliktuale të kuptimit dhe menaxhimit të pushtetit: një bord klanor apo një klan në rritje?

Nëqoftëse analizohet mënyra se si janë ndërtuar organizatat rinore, si janëpërcaktuar rolet dhe funksionet e ndryshme, shihet qartë ekzistenca e dy sistemevetë organizmit, konflikti dhe bashkekzistenca e dy roleve dhe funksioneve: njëri që ireferohet modelit demokratik, i cili është përhapur në shumë organizata dheinstitucione ndërkombëtare që funksionojnë që nga vitet e para postkomuniste, dhetjetri që vjen nga thellësia e kulturës dhe historisë shqiptare, të cilin mund ta quajmëmodel klanor, ndërtuar rreth një figure gjithëpërfshirëse dhe të plotfuqishme. Ështëe rëndësishme të nënvizojmë se kur përdorim termin Klan ose mbiemrin përkatësKlanor nuk nënkuptojmë që ekziston një organizatë e vërtetë klanore, paramoderne

që funksionon në Shqipërinë bashkëkohore të urbanizuar.Dua të nënvizoj vazhdimësinë në kohën e sotme të një mënyre kuptimi,

organizmi e drejtimi të burimeve materiale dhe njerëzore, e cila është ndërtuar ashtusi dikur klani, rreth një figure udhëheqëse qëndrore, çka do të thotë se kemi të bëjmëme një konceptim personalizues dhe autoritar. Teorikisht çdo shoqatë apo OJQshqiptare rinore (por jo vetëm rinore) është e organizuar sipas rregullave dhe mjeteveqë u korespondojnë koncepteve të tilla si përgjegjësia publike, transparenca, ndarjae përgjegjësive dhe si të tilla janë shprehje të një logjike pune heterogjene: zakonishtkanë nga një drejtor ekzekutiv, një bord, i cili emëron postet ekzekutive dhe verifikoncilësinë dhe efektivitetin e aktiviteteve të ndryshme, një president që kordinon këtofunksione.

Por në praktikën e përditshme e gjitha kjo mbetet në letër, sepse çdokompetencë, aktivitet dhe rol, zakonisht përcaktohet, vendoset dhe merret nënpërgjegjësi nga një person, i cili normalisht është presidenti ose sekretari ipërgjithshëm i OJQ-së.

Tek ky funksionim operativ i institucioneve politike që veprojnë brenda OJQ-ve rinore, shihet lehtësisht jo vetëm vazhdimësia, e jo lindja e formave të reja, tëburimeve njohëse dhe mënyrave të mendimit që i referohen një modeli organizimitë gatshëm tradicional, i ndërtuar rreth një figure qëndrore drejtuese (zakonisht, porjo vetëm mashkull), por gjithashtu edhe një mënyrë perceptimi e marrëdhënieve tëpushtetit që shkon mbrapa, tek rregulli njohës i ndërtuar sipas mendimeve të njëlogjike homogjene.

Kjo situatë gjeneron kontradikta brenda jetës së OJQ-ve, subjekteve dheantarve në nivele të ndryshme dhe në drejtime të ndryshme.

Para së gjithash, e gjithë veprimtaria e OJQ-së është e ndërtuar rreth figurësqëndrore, e cila vendos një marrëdhënie personale të pandërmjetësuar me secilinanëtar të organizatës. Detyrat dhe aktivitetet përcaktohen, ngarkohen dhe verifikohen

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 214: perpjekja_15-16

214Përpjekja

nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet secilit antar dhe drejtorit tëpërgjithshëm. Instrumentet e kontrollit politik, të tilla si bordi, ose funksioni indërmjetësimit të përfaqësuara nga institucioni drejtues, shumë rrallë përdoren përtë legjitimuar vendime apo për të shuar mosmarrëveshjet në mënyrë demokratike.Vendimet dhe nismat çohen përpara nga figura qëndrore dhe marrëdhëniet personaletë tij/saj me anëtarët e stafit.

Në fakt një nga qëllimet kryesore të projektit për të cilin po punoj, që ka siobjekt fuqizimin dhe demokratizimin e shoqatave civile rinore në Shqipëri, ka qenëkrijimi i momenteve të përcaktimit, verifikimit dhe ndarjes së përgjegjësive, rolevedhe nismave dhe ideimi i aktiviteteve dhe projekteve të reja.

Një mënyrë veprimi personaliste dhe centriste bashkekziston tani membledhjet e rregullta të stafit, në të cilat çështjet e projektuara dhe të vendosuradiku tjetër, më në fund, publikohen dhe u komunikohen një grupi njerëzish që punojnësë bashku. Kjo mund të shihet si një formë hipokrite e demokratizimit dhe e zgjerimittë përgjegjësive vendimarrëse të një grupi njerëzish, më tepër se sa të një personi nëmarrëdhënie të drejtpërdrejtë me anëtarët e stafit. Pas kësaj, gjithshka, që nga zgjedhjadhe rekrutimi i personelit, tek drejtimi i burimeve financiare, tek marrëdhëniet meinstitucionet vendore dhe ndërkombëtare, tenton akoma në mënyrë të natyrshmetë përcaktohet nga një figurë qëndrore, në mungesë të së cilës shpesh aktivitetetbllokohen dhe përgjegjësia për këtë nuk bie mbi asnjeri.

Një tjetër aspekt i jetës së OJQ-së rinore, në të cilin bashkëekzistenca emënyrave konfliktuale të mendimit është e dukshme, është menaxhimi i diversitetittë opinioneve ose të konfliktit.

Mosaprovimi, p.sh., i politikës ose aktivitete të veçanta të OJQ-së, qoftë ibrendshëm apo i jashtëm, interpretohet si manupulim dhe konspiracion. Sipas njëkuadri logjik të ndërtuar rreth një mendimi logjikisht homogjen, mund të ketë vetëmnjë qëndrim: që zakonisht është ai i përfaqësuesit të OJQ-së. Çdo përpjekje për tëpranuar vlerat e një argumenti mospërputhës ose kritik të nxjerrë nga ndonjë OJQkonkuruese, nga ndonjë institucion sponsorizues, që refuzon financimin ose kërkonmodifikime të projekteve, nga ondonjë organizatë ndërkombëtare, që përpiqet tëdemokratizojë procesin vendimmarrës brenda ose rreth botës së OJQ-së rinore, shkondrejt interpretimit si konspirative apo manipuluese. Edhe mosmarrëveshjet ebrendshme kanë tendencën të kuptohen dhe interpretohen në mënyrë paranojake sindikime të armiqve(!) (shpesh të papërcaktuar) të OJQ-së.

Zakonisht përpjekjet e mia për të futur një interpretim të ngjarjeve mekompleks më të pasur, dhe jo të thjeshtëzuar, hidhet poshtë në bazë të asaj që një ihuaj nuk mund të kuptojë se si ecin gjërat në institucionet shqiptare dhe në shoqërinëshqiptare në përgjithësi.

Këto duhen kritikuar ashpër për mënyrën e veprimit në bazë të një logjikepersonale, manipulative dhe konspirative, nëpërmjet së cilës interpretohen dhekuptohen dinamikat dhe marrëdhëniet shoqërore.

Në këtë botë njohëse të ndërtuar fortësisht mbi bazën e kategorive që i

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 215: perpjekja_15-16

215Përpjekja

kundërvihen njëra tjetrës që përftojnë, tek e fundit, një bote imagjinare paranojaketë polarizuar rreth figurave imagjinare të miqve dhe armiqve personalë, gjëja më evështirë është drejtimi demokratik i oponencave dhe diferencave, çka nënkuptonfutjen e mundësisë së të mbeturit miq edhe pse nuk pajtohemi mbi inisjativa tëndryshme dhe të të qenit armiq , duke mundur përsëri të biem dakord mbi metodaapo çështje të veçanta.

Futja e shoqërisë civile në Shqipëri do të thotë, në thelb, futje e mënyrave tëmendimit që i referohen kuadrit konceptual të një logjike heterogjene, e cila ështënë bazën e një qëndrimi demokratik lidhur me menaxhimin e diferencave në mendim.

Në situatën në vazhdim, kuadri konceptual autoritar dhe homogjenbashkëekziston dhe, për fat të mirë, përplaset me atë demokratik dhe heterogjen.Procesi i demokratizimit konsiston në durimin për futjen e formave dhe mënyravetë reja të interpretimit të realitetit, dhe jo në imponimin e tyre me forcë tek njerëzit,duke shpërfillur historinë dhe kulturën e tyre. Kështu kanë vepruar shumë organizatadhe institucione ndërkombëtare, të cilat vijnë në Shqipëri me një para përcaktim tëthjeshtëzuar të demokracisë dhe bashkëpunimit, dhe pretendojnë që organizatat lokalet i asimilojnë ato duke ofruar burime financiare varësisht nga vullneti për tëbashkëpunuar me to, ndërkohë që shpesh nuk kanë as afinitet politik, ideologjik aposhpirtëror, mbi të cilën ta bazojmë këtë bashkëpunim.

Në fillim të marsit 1999 p.sh. Këshilli i Europës promovoi një seminar meqëllim përhapjen e informacionit rreth ekzistencës së politikave rinore, mundësisësë financimeve dhe trajnimeve dhe demokratizimin e OJQ-ve rinore në Shqipëri.

Këto qëllime u arritën nëpërmjet një numri seminarësh dhe sesionesh plenare,të cilat u ndoqën nga anëtarët e organizatave kryesore që veprojnë në këto fusha nërang kombëtar. Sesionet e trajnimit në grup, që u fokusuan në futjen nëpërmjet pjesëveteatrale dhe një grupi metodash e praktikash demokratike e transparente, që kishinsi qëllim përhapjen e informacionit, përgjegjësive dhe detyrave brenda organizatavenë fuqizimin e aftësisë për të kuptuar dhe vlerësuar mënyra veprimi dhe opinione tëndryshme, ishin mjaft të suksesshme dhe frutdhënëse. Në të kundërt, metoda e takimittë drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shoqatave rinore konkuruese doli pa sukses,sepse të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në procesin e ballafaqimit qëndruan tëvendosur në pozitat e tyre, ndonëse e prezantuar vehten në të njëjtën kohë edhe sidemokratë të vërtetë dhe me vullnet të mirë (me fjalë), për të bashkëpunuar menjeri-tjetrin.

Dinamika e ndërveprimit që i dha formë takimit ishte shumë interesante dhenë të njëjtën kohë tregoi kushtet e shoqërisë civile në Shqipëri, duke iu referuarveçanërisht botës së shoqatave rinore.

Përfaqësuesit e OJQ-ve të përfshirë në diskutime u inkurajuan të gjenin fushate përbashkëta, në të cilat mund të bashkëpunonin në të ardhmen.

Një pikë delikate ishte mundësia e financimeve të ofruara nga Këshilli iEuropës për zhvillimin e veprimtarive rinore në Shqipëri, që ofroheshin me kushtinse sa do të ishin të aftë veprimtarët kryesorë në rang kombëtar të gjenin fusha tëpërbashkëta, në të cilat të bashkëpunonin për të zhvilluar nisma të përbashkëta.

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 216: perpjekja_15-16

216Përpjekja

Ndërsa drejtuesit e dy OJQ-ve kryesore të përfshira në këtë proces takimiharxhuan shumicën e kohës duke paraqitur qëllimet e tyre për të bashkëpunuar nëmënyrë demokratike në të ardhmen, ajo që po ndodhte në të vërtetë ishte më shumënjë duel i ashpër ndërmjet dy armiqve se sa një debat midis dy diskutantësh. Dhekjo në sy të një institucioni ndërkombëtar të legjitimuar, i cili shihet si një ngashprehjet më të larta dhe më fisnike të demokracisë në fushën ku këto shoqataveprojnë: Këshilli i Europës. Ajo që ndodhi, tregoi se kriteret dhe politikat edemokratizimit, kapaciteti për të respektuar dhe vlerësuar vlerat e sugjerimeve, idevedhe iniciativave të ardhura nga një interpretim politik i ndryshëm i realitetit,imagjinohen dhe përvehtësohen për qëllime strategjike, që lidhen me përfitimin efinancimeve dhe legjitimimin nga ana e një institucioni ndërkombëtar prestigjioz.Ndërkohë që pretendonin se vlerësonin pozitat e interlokutorëve, drejtuesit e dyshoqatave kryesore rinore të përfshira aty, në të vërtetë diskreditonin njeri tjetrin,duke hedhur dyshime mbi neutralitetin politik të organizatave pjesëmarrëse dhe, nëthelb, duke akuzuar njeri tjetrin për lidhje të drejtpërdrejta të hapura dhe të fshehtame pushtetin politik.

Nën pretendimin e një debati demokratik, ku dy shoqatat që dalloheshin ngaaxhendat dhe prerogativat e tyre politike duhet të merrnin pjesë për të gjetur njëfushë të përbashkët, nga e cila të fillonin të zhvillonin së bashku programet dhenismat e tyre në përfitim të rinisë shqiptare, ajo që po ndodhte në realitet ishte njëduel ndërmjet dy drejtorësh të përgjithshëm në garë në fushën e demokratizmit dheapolitizmit të shoqatave të tyre, me qëllimin e dukshëm për të përjashtuar plotësisht,për të hequr konkuruesin nga mundësia e përfitimit të financimeve dhe legjitimimit.Përfundimisht bashkëekzistenca nuk ekzistonte në axhendën e asnjerit prej tyre.

Për mendimin tim ky shembull tregon plotësisht jo vetëm rezistencën ndajnjë kuadri të ri konceptual të formave jo demokratike në kuptimin dhe menaxhimine pushtetit, por gjithashtu ai tregon se si konceptet, kriteret dhe frazat demokratikemund të adoptohen sipas rastit dhe strategjikisht brenda një koncepti në thelb jodemokratik të marrëdhënieve shoqërore dhe të shoqërisë në tërësi.

Ka edhe më. Më shumë se sa një sistem politik i bazuar në vlerësimin ediferencave dhe mospajtimeve, demokracia duket se përfytyrohet paradoksalisht sinjë tërësi konceptesh dhe institucionesh të palëvizëshme, të cilat nuk mund t inënshtohen asnjë interpretimi politik.

Në këtë aspekt demokracia dhe shoqëria civile mund të shihen si fjalë dhefraza që i përkasin një galaktike simbolike dhe semantike, e cila lidhet me qytetërimin,një aglomerat simbolesh, imazhesh, konceptesh dhe sjelljesh që shpesh përvetësohendhe interiorizohen në mënyrë të thjeshtëzuar, a-kritike, pa dijeni mbi kompleksitetine kuadrit logjik nga i cili kanë rrjedhur historikisht dhe pa përvojën e rendit ekonomik,shoqëror që i gjeneroi ato.

Më shumë se sa një koncept themelor që i korrespondon një rendi të ri politik,shoqëror, ekonomik dhe etik, shoqëria civile dhe demokracia janë kuptuar si konceptetë thjeshta e të prera, të shoqëruara me imagjinatën ikonografike standart të zyravetë ndriçuara me neon, tapete të gjelbër dhe mobileri të lustruar, mbingarkesë

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 217: perpjekja_15-16

217Përpjekja

kompjuterësh dhe sigurisht Internet. Më shumë se sa një projekt i pambaruar dhe nëndryshim të vazhdueshëm, demokracia dhe shoqëria civile janë interpretuar kryesishtnë kuadrin e një përmirësimi objektiv ekonomik dhe teknologjik. Shpesh debatibrenda shoqatave rinore është monopolizuar nga pretendimet për të modernizuarmë shumë kompjuterin në software apo hardware, se sa në nevojën e futjes së njëdimensioni të ri aq të shumëpritur të veprimtarive të rinisë në Shqipëri apo tëdiskutimit se çdo të thotë të jesh i ri sot në Shqipëri. Në muajt e parë të projektit,kam harxhuar javë të tëra duke u përpjekur të ndërmjetësoj me anëtarët e shoqatëssime partnere për secilën mobilje apo pajisje të nevojshme për ngritjen e 4 qëndraverinore që drejtojmë së bashku në Shqipëri. Fraza si na duhen llampa neoni dhetapetë të gjelbër këtu, nuk mund të mbajmë abazhurë me globe qelqi dhe tabeladërrase, sepse gjithkush do të mendojë se jemi një tufë komunistësh , më bënë tëmendoj se kishte diçka më shumë se sa furnizimi që nuk shkonte.

Pastaj m u bë e qartë që thelbi i këtij debati, në dukje i kotë, si dhe konfrontimetishin dy konceptime të ndryshme të modeleve të shoqërisë civile dhe dy interpretimeshumë të ndryshme të demokracisë, njëri kritik, i parë në kontekstin ekonomik,kulturor dhe shoqëror, që solli demokracinë historikisht, dhe interpretimi tjetër,hegjemon, jokritik.

Organizata për të cilën punoj, është një organizatë kulturore, progresiste, ecila, megjithëse financiarisht e pavarur nga pushteti politik dhe partitë, si kulturëdhe si ideologji i përket së majtës, dhe për një kohë të gjatë ka pasur mundësi tënjihet me mendimin kritik lidhure me atë se si është çuar dhe po çohet përpara nëItali dhe në pjesën tjetër të botës projekti i demokracisë.

Kompleksiteti i nismave, veprimtarive dhe projekteve të ndryshme që popromovohen në të gjithë territorin italian nga filialet e shumta të ARCI-t, qëndrasociale dhe klubet kulturore, mund të shihen si të bashkuara potencialisht nga njëqëndrim kritik dhe debatues për mënyrën se si projekti i demokracisë është çuar dhepo çohet përpara në të gjithë botën, në varësi të prerogativave të tij politike dheetike. Ajo që po vihet në dukje në Itali dhe gjithashtu në Shqipëri nga ARCI, ështënevoja e fuqizimit të një qëndrimi kritik në lidhje me demokracinë liberale kapitaliste,në mënyrë që procesi global i demokratizimit të çohet përpara në të mirë dhe jo nëdëm të shteteve dhe popujve perëndimorë dhe joperëndimorë.

Kjo është arritur pjesërisht nëpërmjet vendosjes së një numri qëndrash socialedhe kulturore që gjenerojnë përfitim dhe organizimit të një serie projektesh, nismashdhe veprimtarish që e bëjnë shoqatën të aftë të jetë e pavarur nga pikpamja financiaredhe ta shohë vehten si interlokutore, më shumë se sa nënkontraktore, në marrëdhënieme institucionet lokale, private apo publike, në axhendat e zhvillimit në të gjithëbotën.

Futja e këtij modeli në Shqipëri sigurisht që ka krijuar përplasje meinerpretimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, me ata të cilët nuk mbajnë të njëjtinqëndrim kritik ndaj kapitalizmit dhe neoliberalizmit, që sot është hegjemon në këtëvend.

Kjo ka të bëjë shumë me faktin që këto koncepte janë futur historikisht nëmungesë të mundësisë së krijimit të kontekstit ekonomik, kulturor dhe shoqëror që

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 218: perpjekja_15-16

218Përpjekja

i prodhon ato, por është gjithashtu edhe rrjedhim i futjes së një modeli të shoqërisëcivile dhe të shoqërisë në Shqipëri, i cili i referohet një interpretimi liberal tëdemokracisë.

Fusha brenda së cilës shoqëria civile organizon vetveten në Shqipëri është edominuar plotësisht nga institucione financuese, të cilat shpesh bëjnë projekte,ndërhyrje dhe veprimtari, nëpërmjet ndihmës së drejtpërdrejtë financiare të tyre.

Në këtë drejtim qëndrimi i hapur jopolitik i shumë shoqatave rinore ka sjellënjë situatë të përvetësimit prandaj dhe të natyralizimit të koncepteve, metodologjivedhe standarteve, ndërkohë që dimensioni politik i tyre nuk perceptohet më si i tillë.

Nga njëra anë fondacionet e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mbështesinaktivisht zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, duke financuar dhe dukepromovuar shumë nisma trainuese me cilësi të lartë, me qëllim përforcimin brendaOJQ-ve lokale të mjeteve dhe strukturave që frymëzohen nga parimet e transparencëspublike dhe demokratizimit të procesit vendimmarrës. Nga ana tjetër është epamohueshme që shoqëria civile, e ndërtuar plotësisht rreth boshtit të institucionevetë huaja, është plotësisht e varur nga axhendat dhe politikat që potencialisht fillesëne kanë diku tjetër dhe i referohen një modeli zhvillimi, i cili jo gjithmonë kambështetjen e burimeve vendore dhe kërkesën vendore në projekt.

Në të kundërt, ky model zhvillimi i shoqërisë civile sjell me vete rrezikun eriforcimit të një dinamike tashmë ekzistuese, të thjeshtëzimit dhe të idealizimitjokritik të koncepteve dhe sistemeve të mendimit të cilët nuk mund të përvetësohennë krejt pasurinë dhe aspektet fuqizuese të tyre, nëse nuk kundërbalancohen nga njëautonomi financiare dhe kulturore.

Projekti që ne po promovojmë ka nisur me analizën e nevojave vendore, mekuptimin e kulturës ekzistuese të demokracisë dhe shoqërisë civile dhe meidentifikimin e faktorëve dhe veprimtarëve kryesorë që punojnë në ndërtimin ekulturës demokratike në Shqipëri. Kjo me qëllim që të futet një model potencialishtme fuqizues i interpretimit dhe zbatimit të shoqërisë civile, i cili fillon nga shikimikritik i kulturave të ndryshme dhe mishërohet në përpjekjet për t i bërë qëndratrinore të ARCI-t të pavarura nga pikpamja financiare dhe kulturore. Autonomiafinanciare e shoqatave rinore, është thelbësore për t u dhënë atyre mundësinë tëpërcaktojnë prioritetet, të negociojnë nismat dhe identifikojnë problemet në pavarësi,sipas përfitimit të prerogativave të tyre politike dhe ideologjike, në përputhje tëplotë me pikëvështrimin e tyre të shoqërisë dhe historisë.

Kjo i siguron ato potencialisht nga asimilimi jokritik i politikave, koncepteve,terminologjive dhe qëllimeve, të cilat rrjedhin jo vetëm nga kultura dhe metodanjëhëse të tjera, por edhe nga lexime politike specifike brenda këtyre kulturave.

Autonomia financiare dhe kulturore e shoqatave rinore ndoshta do të mundt i çlirojë ato nga simbolika, që sot është hegjemone, e përfaqësimit të rendit tëndërlikuar të marrëdhënieve ndërmjet kulturave të njëjta dhe të ndryshme të botës,në kuadrin hierarkik, etnocentrik dhe jopërfitues.

Këto përfaqësime të thjeshtëzuara, nëpërmjet të cilave shumë popuj të botësjanë ndeshur dhe po ndeshen me Perëndimin, në kuadrin e superioritetit ekonomik,teknologjik dhe kulturor, u korrespondojnë disa programeve të politizuara, të

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 219: perpjekja_15-16

219Përpjekja

parapërgatitura dhe të gatshme për të zbatuar zhvillimin , zbatimi i të cilave nukka përfunduar gjithmonë me futjen e një rendi të vërtetë demokratik në të gjithëbotën.

Bibliografi

Appadurai, A. (1990) Difference in the Global Cultural Economy in Featherstone, M. Global,Culture, London: SageChris, H. and Dunn, E. (1996) Civil Society: Challenging Western Models, London: RoutledgeFuga, A. (1998) L Albanie entre la Pensee Totalitaire et la Raison Fragmentaire, Paris: L Har-mattanKharkhordin, O. (1995) The Soviet Individual: Genealogy of a Dissimulating Animal , inFeatherstone, M. et al. (eds) Global Modernities, London, sageSampson, S. (1996) The Sotial Life of Projects , in Chris, H and Dunn, E. (1996) Civil Soci-ety: Challenging Western Models, London: RoutledgeVerdery, K (1992) in Humphrey, C (1995) A culture of dissillusionment , in Miller, D (Ed)World Aparts: modernity through the prism of the local, London: RoutledgeWdel, J.R. (1994) in Chris, H and Dunn, E (1996) Civil Society: Challenging Western Models,London: Routledge

OJQ-të e rinisë... analizë e tërësisë kulturore... dhe mentalitetit në punë

Page 220: perpjekja_15-16

220Përpjekja

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Nga Eno Ngjela

A do të zhduken shtetet kombëtare? Unë nuk mendojkështu. A do të shuhet sovraniteti i shteteve? Përgjigjaime është: po.

Francois Heisbourg,Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike 1990.1

Traktati i Vestfalisë më 1648 vendosi bazat e sistemit të sotëm ndërkombëtar,të cilat përcaktuan shtetin-komb,2 si një aktor unik në kompleksitetin e politikësbotërore. Ideja e shtetit modern shënon fundin e Mesjetës nëpërmjet nevojës për tëreformuar çrregullimet që ekzistonin në shoqërinë evropiane.3 Karakteristikatkryesore të kësaj njësie konsistojnë në katër elementë të dallueshëm që sipas Frankelitjanë: një popull, një territor, një qeveri dhe atributi i sovranitetit.4 Ndërsa tre tëparët përbëjnë elementët bazë të një shteti, koncepti i sovranitetit është shumëkompleks, sepse ai ka një kuptim të gjërë dhe përfshin ndryshime të diferencuara tëbrendshme dhe të jashtme.

Kuptimi bazë i sovranitetit është formuluar më 1576 nga juristi francez JeanBoden, si fuqia e epërme mbi qytetarët dhe subjektet, e pafrenueshme nga ligji .5

Në kuptimin post-vestfalian ky përcaktim i referohet juridiksionit vendor të njështeti mbi subjektet e tij. Por ka një tjetër aspekt të sovranitetit që lidhet me sisteminndërkombëtar. Ky aspekt ka të bëjë me njohjen formale të një shteti nga shtetet etjerë. Vetëm në këtë mënyrë një shtet mund të pretendojë pozicionin e tij në hartënpolitike të botës, duke përfituar status të plotë juridik brenda ligjit ndërkombëtar.Në marrëdhëniet ndërkombëtare sovraniteti pranohet formalisht si një fakt dheqeveritë konsiderohen si përfaqësuese të shteteve të tyre.6

1.Kegeley, W. Charles Jnr & Wittkopf, R. Eugene World Politics: Trend and Transformation.|(New York: St. Martin s Press, 1995) f. 149.2.Ky nocion është kontradiktor dhe për të shmangur çdo keqkuptim do t i referohemi thjeshtshtetit .

3.P. A. Reynolds An Introduction to Internacional Relations London: Longman, 1994).4. Frankel, Joseph. International Relations in a Changing World (Oxford: Oxford UniversityPress, 1988) f.19.5. Ibid., f.21.6. Ibid., f. 22.

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 221: perpjekja_15-16

221Përpjekja

Ndërsa sovraniteti i jashtëm është një çështje formale, sovraniteti i brendshëmështë diçka që praktikohet, prandja dhe shumë më i komplikuar, madje me një ndikimtë ndjeshëm mbi të parin.7 Asnjë shtet, me çfarëdolloj regjimi, nuk është i aftë tëushtrojë kontroll të plotë mbi të gjithë popullsinë e tij,8 dhe prandaj nuk ka kapacitetintë krijojë siguri absolute për subjektet e tij. Megjithëkëtë efektshmëria e brendshmepërcakton nivelin e sovranitetit të brendshëm të shtetit, ose, siç quhet zakonisht menjë term të veçantë, qeverrisshmëri (statehood). Këtu problemi qëndron në faktinse në shumicën e rasteve ekziston një boshllëk ndërmjet mitologjisë sëqeverrisshmërisë dhe realitetit. Kur ky boshllëk është tepër i madh, atëhere sipas

Christopher Clapham-it, mund të flasim për dështimin e shtetit . Veç mungesës sënjë kontrolli efektiv mbi territorin, që nominalisht i vishet asaj, mitologjia eqeverrisshmërisë mund të dështojë në zbatimin e sa edhe sipas ndryshimeveshoqërore, si dhe të ndryshimeve të sistemeve.9 Këto rrethana kanë prodhuar njësituatë që e gjen në shumë vende e cila është përshkruar si gjendje thuajse-qeverrisshmërie. Sipas Jackson-t, thuajse-shtetet janë shtete të cilat janë njohurzyrtarisht si njësi të pavarura dhe sovrane nga shtete të tjerë, por të cilët nuk plotësojnëkërkesat e qeverrisshmërisë empirike , të cilat parashikojnë aftësinë për të ushtruarfuqi efektive brenda territorit të tyre, si dhe aftësinë për të mbrojtur veten nga njësulm i jashtëm. Shtete të tillë kanë sovranitetet negativ ose juridik, sepse sovranitetiu njihet nga shtetet e tjerë, por nuk zotërojnë sovranitetin pozitiv , që rrjedh ngakontrolli efektiv. 10

Kjo analizë e sovranitetit i zbatohet mjaft mirë vendeve të Afrikës dhe tëAmerikës Latine, por është krejt e ndryshme nga tendencat dhe zhvillimet në shtetetliberale. Duke filluar nga organizatat profesionale, universale dhe rajonale, dhe dukearritur deri te Bashkimi Europian, një koncept i ri i sovranitetit është përcaktuar.Ndonse BE i njgjet më shumë një organizate ndërqeveritare, ajo ka zhvilluar shumëelementë mbikombëtarë, të cilët e kanë cënuar sovranitetin e vendeve antare nëfusha të veçanta. Ky sovranitet i përbashkët, siç përcaktohet zakonisht, synon njëintegrim të mëtejshëm dhe më të thellë dhe nuk duket se i frikëson vendet e ishbllokut komunist, të cilët po mbajnë radhën për të lëshuar pjesë të sovranitetit tëtyre për të përfituar në lëmin humanitar dhe utilitar. Argumenti kryesor është qësistemi ndërkombëtar që përfshin shtete territoriale sovrane është një strukturë e

7. Sa më i vogël të jetë shteti përsa i përket madhësisë dhe kapaciteteve, niveli i kontrollit fizikmbi popullin dhe territorin e tij dhe aftësia ose paaftësia e tij për të mishëruar idenë e shtetit qëpranon populli i tij, aq më e madhe do të jetë shtrirja mbi të cilën ai do të ketë nevojë të kërkojëmbështetjen dhe njohjen zyrtare nga jashtë. Shih: Clapham, Christopher Africa and the Inter-national System: The Politics of State Survival (Cambridge: University Press. 1996) p. 11.8. Ibid., p. 9.9. Në ndryshoret shoqërore unë kam parasysh se pamundësinë për ta bërë të gjithë popullsinë qëtë ketë të njëjtën pikpamje të identitetit, territorit dhe kushtetutës së saj. Ndryshoret e sistemitkanë të bëjnë me formën e regjimit, e cila ndonjëherë ka pak ose aspak mbështetje popullore.Ibid.,p. 11-13.10. Clapham, Christopher Africa and the International System: The Politics of State Survibal(Cambridge: Chambridge University Press 1996) p. 15.

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 222: perpjekja_15-16

222Përpjekja

papërshtatshme për të garantuar marrëdhënie paqësore ndërmjet antarëve të saj.Kërkesat dhe nevojat e individit, të cilat nuk mund të plotësohen pa një pakësim tëtë drejtave sovrane të shtetit, marrin një përparësi ndaj respektimit të një stabilitetishoqëror, të siguruar nga një juridiksion sovran dhe unitar. Ky është themeli i teorisëfunksionaliste, të ndërtuar nga David Mitrany, e cila thekson rëndësinë e emëruesittë përbashkët të nevojave. Shumë nevoja të tilla ndeshen në udhëkryqet e kufijvekombëtarë, jo pak prej tyre janë universale dhe përpjekjet për t i realizuar ato mundtë bëhen duke ngritur agjensi të përbashkëta që do të merren me këto nevoja tëpërbashkëta, gjë që do të çojë në mënyrë të paevitueshme në transferimin e pjesëvetë sovranitetit nga një autoritet i vjetër në një të ri.11 Ky proçes dinamik sigurisht dotë çojë në një zhvillim të mëtejshëm të së ashtuquajturës prirje në evolucion tështrirjes së detyrimeve ,12 duke i veshur kështu organizatat funksionalendërkombëtare me fuqi reale dhe duke përcaktuar praninë e tyre si aktorë aktivë nëpolitikën ndërkombëtare. Një rezultat shumë më i rëndësishëm i këtyre modifikimeve,i mbrojtur nga Mitrany është krijimi i faktorëve nxitës pozitivë, në mënyrë që tëruajnë paqen. Jo një paqe që do t i mbante kombet të ndarë, në qetësi, por një paqeqë do t i bashkonte ata aktivisht. Jo pikpamja e vjetër statike dhe strategjike, por njëpikpamje e re sociale mbi paqen.13 Megjithëse kjo pikpamje mund të sfidohet,është fakt që prosperiteti dhe paqja e paprecedent që shtetet antare të BE po jetojnënë kontinentin e vjetër e të trazuar, ekziston falë drejtimit të ndërvarur, të marrë ngaepoka e re.

Këto përcaktime teorike mbi konceptin e sovranitetit janë hyrëse dhe bazike.I kemi ndërtuar në këtë mënyrë për t i shërbyer vazhdimit të këtij punimi, në të cilinmodelet e mësipërme do të rivlerësohen nga pikëpamja e rrethanave specifike tëShqipërisë, në përpjekjen për të përcaktuar çdo qëndrim të veçantë ndaj kësaj çështjejeshumë delikate të politikës shqiptare.

Koncepti i sovranitetit dhe ShqipëriaShqipëria është një shtet relativisht i ri i krijuar si rezultat i pavarësisë nga

Perandoria Turke në shkatërrim më 1912.14 Shqiptarët ishin një nga kombet e funditnë Evropë që zhvilluan një identitet të përbashkët pas një historie të gjatë përpjekjesh.Rëndësia e konceptit të sovranitetit për këtë shtet të sapoformuar mund të analizohetnë kuadrin e ndërthurjeve të gjeopolitikës, historisë dhe nacionalizmit. Zhvillimetnë territoret shqiptare janë ndikuar gjerësisht nga gjeografia e saj fizike. Nëqoftëse

11. Imber, I. Mark Re-reading Mitrany: a pragmatic assessment of sovereignty Review ofInternational Studies (1984). f. 104-108.12. Sidoqoftë kjo përfshin një diskutim të hollësishëm, i cili ka të bëjë me përcaktimin edetyrimeve bazuar mbi dallimin ndërmjet fushave të larta dhe të ulta të politikës.13. Imber, I. Mark, f. 108.14. Një përshkrim i mirë i rrugës së gjatë drejt pavarësisë mund të gjendet tek Logoreci, Anton.The Albanians: Europe s forgotten survivors. (London: Victor Gollanz, 1977); Pollo, Stefanaqdhe Puto Arben (me bashkëpunimin e Kristo Frashërit dhe Skënder Anamalit).The history of Albania from its origins to the present day. (London: Routledge & Kegan Paul,1981).

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 223: perpjekja_15-16

223Përpjekja

do të përdornim një parashikim napoleonik, do të thoshim se politika e një shtetimbështetet në gjeografinë e tij. 15 Dhe me të vërtetë nëqoftëse do të analizojmë nëdritën e kësaj logjike, gjeografia e Shqipërisë gjithnjë ka përcaktuar historinë e vendit,shekuj përpara krijimit të shtetit shqiptar. Shizma fetare e Perandorisë romake dheperiudha e gjatë e nënshtrimit ndaj Perandorisë Otomane, si dhe regjimi komunistkanë një faktor të madh të përbashkët: ato gjithmonë i kanë vendosur tokat shqiptarenën inflencën lindore, por pa ia arritur të stepin ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë enjerëzve kundrejt zhvillimeve në botën perëndimore.16 E rëndësishme është se këtotre episode historike të largëta ndërmjet tyre kanë provuar se kanë qënë periudhatmë ndikuese në rrugën e gjatë dhe plot ngjarje të ndërtimit të një identiteti tëmundshëm kombëtar shqiptar. Ky proçes i gjatë, i cili eci së bashku me paqartësitëe një eksperience lindore të kombinuar me elementë të frymëzimit perëndimor, mënë fund përfundoi me shpalljen e një shteti të vogël shqiptar, të shkëputur nga gjysmae tokave të banuara nga shqiptarët pas pazaresh të mëdha diplomatike dheushtarake.17

Qëllimet armiqësore të vendeve fqinjë, si dhe trazirat ndërkombëtare, ishinpërvojat e para të shtetit të sapoformuar, ekzistenca e të cilit ishte vënë në pikpyetje.Nën dritën e diskutimit mbi sovranitetin, kjo periudhë, që shkon deri në fund tëLuftës së Dytë Botërore, lidhet më shumë me çështjet mbi sovranitetin e jashtëm tëvendit. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër në kohën e mbretit Zog, sovranitetii brendshëm, pothuajse nuk ekzistonte për shtetin e parë shqiptar për shkak tëpërçarjeve armiqësore të brendshme. Për më tepër sulmet nga fqinjët dhe pushtimetsfidonin vazhdimisht sovranitetin e jashtëm të vendit. Megjithatë, njohja zyrtarenga Lidhja e Kombeve, si dhe garancitë nga SHBA-të dhe Britania i dhanë njëpërkrahje të madhe shtetit të ri në përpjekjet e tij për të siguruar ekzistencën në njëambient ndërkombëtar të paqëndrueshëm, me gjithë problemet e mprehta tëbrendshme.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria trashëgoi të njëjtatprobleme të vjetra, tashmë të përforcuara edhe me flamuj ideologjikë. Shtegu ipazakontë ideologjik i ndjekur nga qeveria e atëherëshme komuniste i kushtoiShqipërisë një hyrje të vonuar në Kombet e Bashkuara. Megjithatë sovraniteti i

15. Hyde-Price, Adrian The International Politics of East Central Europe (Manchester:Manchester University Press 1996) p. 46.16. Një studim teorik mbi afërsitë kulturore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit mund të gjendetnë Hyde-Price, Adrian The International Politics of East central Europe (Manchester: Manches-ter University Press 1996) dhe një paralele interesante historike është hequr nga Plasari, AurelVia e Teodosit (Tiranë, 1992). Veç kësaj një analizë e përgjithshme, por kontradiktore e prirjeve

historike të nacionalizmit shqiptar mund të gjendet tek: Feraj, Hysamedin Skicë e mendimitpolitik shqiptar (Tiranë: Shtëpia Botuese Koha, 1998).17. Në fund të vitit 1917 bolshevikët publikuan një dokument. Ai ishte Traktati sekret i Londrësi 1915-s në të cilin Britania, Franca dhe Rusia e kanë shtyrë Italinë të hyjë në luftë në krahun etyre, duke i premtuar sovranitetit të plotë mbi portin shqiptar të Vlorës, si dhe protektorat mbigjithë Shqipërinë. Veç kësaj, pjesët veriore dhe jugore të vendit i jepeshin respektivisht Serbisëdhe Greqisë. Shih: Logoreci, Anton ThëeAlbanians: Europe s forgotten survivors (London:Victor Gollancz LTd, 1977), f. 51.

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 224: perpjekja_15-16

224Përpjekja

jashtëm i Shqipërisë nuk u vu në rrezik, me gjithë marrëdhëniet problematike meJugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Nga pikpamja e brendshme qeveriakomuniste ia arriti të ushtronte shkallën më të lartë të kontrollit mbi popullsinë, sirezultat i drejtpërdrejtë i natyrës së vërtetë të një regjimi totalitar.

Koncepti i sovranitetit. Postkomunizmi dhe imazhet e së ardhmesKëto rrethana, të një shtypjeje të brendshme të dhimbshme dhe të një izolimi

ndërkombëtar jashtëzakonisht të dëmshëm, krijuan një situatë të brendshmeshpërthyese. Reagimet e njerëzve, si rrjedhim i ndikimit nga kolapsi i komunizmitnë Evropën lindore, çuan në të shumëpriturat ndryshime eventuale të sistemit.Periudha e tranzicionit, deri në daljen përfundimtare nga skemat e nomenklaturëskomuniste, u shoqërua me parrullën e njohur e duam Shqipërinë si gjithë Europaqë lindi gjatë demostratave të studentëve. Mesazhi i kësaj parulle do të jepte rezultatnëqoftëse pakënaqësia popullore ndaj regjimit komunist do të ishte e konsiderueshme.Megjithatë parulla bën një përcaktim të përgjithshëm të një dëshire popullore dhenjë aspiratë për të ardhmen. Por ajo që kjo parullë nuk mori parasysh ishte gjërësiae shtrirjes në popull të kuptimit të realitetit europian dhe ajo që është më erëndësishme, largësia ndërmjet këtij realiteti dhe rrethanave të brendshme.

Megjithatë euforia e tranzicionit u ushqye disi edhe nga mbështetja e fuqishmeqë Partia Demokratike e saporformuar po merrte nga Perëndimi. Kjo i bëri njerëzittë besonin që me Partinë Demokratike ata vërtet do të kishin shansin e madh për t ubashkuar me klubin europian nëpërmjet shtegut më të shkurtër, pa u menduar gjatëse çfarë donte të thoshte kjo në të vërtetë për Shqipërinë. Angazhimi drejt integrimitnën strukturat perëndimore u bë një objektiv që kërkohej me ngulm në shtypin mili-tant mbështetur nga pretendimet që Shqipëria ishte një rast i veçantë dhe kështu dotë bëhej shpejt antar i BE-së dhe NATO-s. Ky obsesion pasqyronte gjendjen edëshpëruar të një populli që, i ndodhur në kushtet të mjera ekonomike dhe memungesë të ndërgjegjësimit qytetar, nuk gjeti hapësirë për të analizuar gabimet edemokracisë që po vendosej,18 dhe aq më pak për filozofime mbi teoritë e integrimit.

Nga pikpamja teorike, koncepti i ndërvarjes dhe avantazhet e tij afatgjatanuk janë kuptuar gjerësisht në Shqipëri, megjithëse zhvillimi i marrëdhënieve tregtareintensive me shtetet fqinj, si dhe numri i madh i emigrantëve është një tregues imirë për të ardhmen. Ky vlerësim liberal mund të duket i papjekur nëqoftëse marrimparasysh krizën shqiptare të 1997 s dhe krizën në vazhdim në Kosovë. Pa u përpjekurtë analizojmë krizën e vitit 1997, ftohja e administratës së Berishës ndaj institucioneveeuropiane, qeverive të huaja dhe OJQ-ve ndërkombëtare, ishte bërë botërisht edukshme që në zgjedhjet e manipuluara në maj të 1996-s. Interesant është fakti sefushata që filloi të zhvillohet në vend kundër dënimit nga opinioni ndërkombëtar tëmënyrës së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve u ngrit mbi bazën e shkeljs së sovranitetittë vendit.

Është fakt i mirënjohur që kur qeveritë përballen me probleme të brendshme

18. Për një vlerësim të përgjithshëm mbi tranzicionin postkomunist shih: Vickers, Miranda andPettifer, James. Albania: From Anarchy to a Balkan Identity. (London: Hurst & Company, 1997).

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 225: perpjekja_15-16

225Përpjekja

përfshirja e faktorëve jashtëkombëtarë nxit gjithnjë këtë lloj reagimi të bazuar nëkonceptin e vjetër të sovranitetit. Ajo që këto qeveri dritëshkurtra dhe autoritare nukarrijnë të kuptojnë është që demokratizimi dhe ndërvarja ekonomike sfidojnë nëmënyrë të paevitueshme kuptimin e vjetër mbi konceptin e sovranitetit. Një rezultati këtij vizioni të ri është roli në rritje i organizatave ndërkombëtare ndërqeveritaredhe joqeveritare, të cilat në Shqipëri janë përballur me qëndrime të ndryshme qëfatkeqësisht përcaktohen nga qëndrimet e partive kryesore.

Afërsisht një dhjetëvjeçar pas rënies së komunizmit kemi një pamje krejt tëndryshme, krahasuar me atë që pritej nga njerëzit në bazë të premtimeve që iu dhanëatyre në atë kohë. Me gjithë paktin e stabiliteti në Ballkan, një ide kjo e propozuarpas përfundimit të krizës në Kosovë e cila do t i hapë rrugën për integrimit tëardhshëm në BE, Shqipëria është akoma mjaft prapa dhe në të ardhmen e afërt nukshihet ndonjë mundësi antarësimi në BE. Megjithatë diskutimi mbi sovranitetinmbetet ende po aq i rëndësishëm.

Marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë janë karakterizuar nga njërritje tronditëse e nacionalizmit. Nacionalizmi është një çështje shumë e rëndësishmepër t u analizuar nën dritën e modeleve teorike të paraqitura në fillim të këtij punimi.Në kuadrin e çrregullimit ekonomik, tensioneve sociale dhe paqartësisë politikenacionalizmi ka prirje të bëhet një forcë veçanërisht e fuqishme.19

Në mënyrë që të vlerësojmë shtrirjen në të cilin ky përcaktim ka gjetur vendnë Shqipërinë postkomuniste, do të na duhet të vlerësojmë se si ruhet ekuilibri midisliberalëve që vështrojnë jashtë dhe konservatorëve që vështrojnë brenda.20

Duke iu referuar veçanërisht periudhës së paskrizës në Shqipëri, konservatorëte brendshëm, të përfaqësuar nga PD kanë përshtatur qëndrime skeptike dhendonjëherë mohuese ndaj veprimit dhe politikave të ndjekura si nga qeveritëkombëtare, ashtu dhe organizatat ndërkombëtare.21 Por duhet pranuar që me gjithëhidhërimin që i shkaktoi PD-së tërheqja nga pushteti më 1997, ky pozicion mban nëvetvete një mesazh të fortë politik mosbesimi tek bota e jashtme. Kriza në tërësinëe saj është skicuar në përgjithësi si një konspiracion gjigand ndërkombëtar majtistdhe kjo pikpamje ka një ndikim të madh në kuptimin e zhvillimeve në BE.22 Kylloj qëndrimi ngre pyetjen se si do të reagonte kjo njësi politike, kur duke përfaqësuar

19. Hyde-Price, Adrian The International Politics of East Central Europe (Manchester:Manchester University Press 1996), p. 53.20. Ibid., p. 54.21. Shembuj për këtë argument mund të gjenden në gazetën Albania , e cila është e lidhurngushtë me PD-në dhe mund të ketë patur gisht në incidente diplomatike me ambasadorinamerikan ose zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë, ose edhe me marrëdhëniete vështira me zyrën e OSBE-së në Tiranë.22. Është interesante mënyra se si janë paraqitur marrëdhëniet e vështira të PD-së me Perëndimin.Sipas kësaj pikpamjeje konspiracioni i majtë në vazhdim kundër PD-së ka lidhje me dominimine qeverive të së majtës së qëndrës në të dy krahët e Atllantikut. Ajo që përbën dritëshkurtësinëkryesore të kësaj pikpamjeje, që u përket përkrahësve të PD-së, është mungesa e kuptimit tëasaj se secili shtet kërkon të përforcojë pozitat e tij në vartësi të interesave të tij kombëtare dhese ky konceptim, i cili përbën thelbin e teorisë realiste, preket vetëm tangencialisht nga orientimetideologjike të partive politike.

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 226: perpjekja_15-16

226Përpjekja

Shqipërinë si antare e ardhshme i BE-së, do t i kërkohej t u nënshtrohej vendimevetë marra nga një maxhorancë votuese, e cila mund të mohojë të drejtën e vendit përtë ushtruar sovranitetin e tij.

Njësia tjetër politike, së cilës i pëlqen të shfaqet si liberale që sheh jashtë,përfaqëson një qëndrim tjetër. Duke vlerësuar qëndrimet e saj ndaj Perëndimit ështëinteresante të vihet në dukje se duke qënë në opozitë në pesë vjetët e parë tëpostkomunizmit, Partia Socialiste përfitoi nga shansi për të kuptuar realitetetperëndimore, në një kohë kur Partia Demokratike përpiqej të rregullonte pjesë ngaekonomia e shkatërruar e Shqipërisë. Ajo gjithashtu u hap ndaj ndikimit të grupevedhe individëve të tjerë liberalë që ishin bashkuar në një front kundër autoritarizmitnë rritje të Berishës. Përsa i përket orientimeve në politikën e jashtme, përveç disarregullimeve sporadike që iu bënë drejtimit të gabuar politik të administratës sëkaluar, diferencat përsa i përket angazhimit për integrimin në strukturat perëndimorejanë të vogla. Megjithatë për arsye të ndryshme një mangësi vizioni për të ardhmenmund të dallohet. E para dhe më e rëndësishmja është që qeveria e tanishmepërfaqëson një thuajseshtet që nuk mund të plotësojë shumicën e parakushteve tënjë kombi-shtet modern.23 Sovraniteti i rrezikshëm negativ po sfidon fuqimishtlegjitimitetin e qeverisë dhe rrjedhimisht aftësinë e saj për të përballuar pasojatpolitike. E dyta, marrëdhëniet e vështira me opozitën, e cila asnjëherë s ka pushuarsë sfiduari vlefshmërinë e zgjedhjeve të fundit, shoqëruar me disa incidente tëarmatosura, natyrisht që ka penguar çdo përpjekje të brishtë për t u përballur mesituatën. Në qëndër të këtij kompleksiteti konflikti i Kosovës natyrisht që nukndihmon dhe rezultati i këtyre trysnive mbi udhëheqjen e tashme politike ishte thirrjae dëshpëruar nga ish kryeministri z. Nano që Shqipëria duhet të bëhet një protektoratitalian. Megjithëse kjo pikpamje u refuzua fuqimisht, aktualisht Shqipëria, dukefolur në kuadrin ushtarak është de facto protektorat i NATO-s. Ajo gjithashtu merrnjë shumë gjigande asistence nga Italia dhe Greqia për t ia dalë mbanë me problemete brendshme, të cilat nuk mund t i përballojë vetë, një fakt ky që nuk është i mirëpriturnga opozita.

Në këtë çështje grupet që ne po analizojmë përfaqësojnë dy qëndrime tëndryshme që fatkeqësisht janë të kundërt. Ndërsa opozita ka marrë një qëndrim tëpaqartë vetmbrojtës, me të cilin ajo beson se do të tërheqë pas vetes pjesënnacionaliste të shoqërisë, Aleanca për Shtetin është pozicionuar në një politikë tëjashtme të dështuar, që në mënyrë të kuptueshme të largon nga zgjidhja e problemevetë brendshme.

Sidoqoftë duhet thënë se këto pozicione kanë diçka të përbashkët. Megjithësenjë analizë e cekët ndoshta mund të arrijë në përfundim se administrata aktuale kaqenë shumë liberale, e vërteta është se si pozita ashtu dhe opozita nuk kanë njëimazh të qartë të së ardhmes, në të cilën ata duan të vendosin Shqipërinë.

Ndërsa pothuajse të gjithë janë në favor të asaj që Shqipëria të jetë pjesë estrukturave perëndimore, mënyra inorganike me të cilën kjo argumentohet të bën të

23. Preliminary Report on Albania, International Crisis Group. Brussels, June 1997).

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 227: perpjekja_15-16

227Përpjekja

besosh se kjo i shërben kënaqjes së qëndrimit vetëvlerësues të shqiptarëve, se atanuk janë pjesë e Lindjes arkaike, por pjesë e natyrshme e Perëndimit.

Mungesa e kuptimit të imperativave politike të BE-së, e cila disa herë kuptohetsi pushtimi i tretë gjerman i Europës , ndërton një pamje të shtrembër të Europës,që nuk të le shteg për një analizë të përgjithshme të integrimit. Veç kësaj, politika ebrendshme e paqëndrueshme, problemet ekonomike dhe paqëndrueshmëria e jashtmekanë hapur një shteg për në Evropë nëpërmjet variantit të vjetër të sponsorizimitnga fuqitë e mëdha,24 ndërsa shtegu i mundshëm duhet të bazohet mbi një angazhimafatgjatë dhe koherent drejt demokracisë dhe tregut të lirë.

Për ta përfunduar, qëllimi i këtij punimi ishte paraqitja e dimensioneve nëndryshim të konceptit të sovranitetit dhe krahasimi i tyre me realitetin shqiptar.Diskutimi mund të duket shumë futurist nën dritën e tranzicionit të vështirëpostkomunist që po kalon Shqipëria. Veçanërisht konflikti aktual në Kosovë,shoqëruar me mizori të panjohura në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore mund t ishkurarojnë këto reflektime liberale. Sidoqoftë unë besoj se, pa një kuptim të prirjevedhe zhvillimeve në Evropë, klasa politike shqiptare asnjë herë nuk do të jetë e aftëtë angazhojë veten në një strategji të drejtë integrimi në strukturat perëndimore.Konsolidimi i institucioneve demokratike dhe promovimi i shoqërisë civile janëparakushtet bazë që në mënyrë të paevitueshme do të shuajnë pasionet e errëta dhepaqartësitë për të ardhmen. Megjithëkëtë duhet thënë që zhvillimet politike nëBallkan janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin në mënyrë të tillë që të mund t i japinrajonit zhvillim, i duhet vënë pika mbi i atyre çështjeve që kanë provuar se janëkaq të dëmshme deri tani. Për këtë arsye besoj fuqimisht se me përfundimin ekonfliktit në Kosovë rajoni ka nevojë për një përkujdesje të plotë dhe të gjatë, nëmënyrë që të vendoset më afër realitetit evropian.

24. NATO garanton sigurimin dhe BE garanton asistencën financiare. Rupnik Jacques, Finish-ing Revolutions , OMRI (Prague, March 1997).

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Page 228: perpjekja_15-16

228Përpjekja

Teoritë e konspiracionit në mediandhe politikën shqiptare

Nga Fabian Schmidt

Teoritë e konspiracionit janë një tip specifik miti. Ato përfshijnë perceptimekomplekse të një të vërtete të veçantë. Përderisa e vërteta nuk ekziston, më pëlqentë përdor termin subjektivitet ndërindividual , i cili vjen nga fusha e shkencave tëkomunikimit. Ky term mbështetet në vlersimin që për të rënë në marrëveshje mbinjë perceptim të veçantë të realitetit, janë të domosdoshëm të paktën dy individë,gjë që do të thotë se ky interpretim i përbashkët bëhet subjektiviteti ndërindividuali tyre.

Mitet zhvillohen brenda kornizës së subjektiviteteve të tilla ndërindividuale.Por jo çdo subjektivitet ndërindividual përbën domosdoshmërisht bazën për një mitapo për një teori konspiracioni.

Teoria e konspiracionit kërkon më shumë përbërës: Ajo u referohet atyreaktorëve në shoqëri, të cilët akuzohen se komplotojnë kundër dikujt tjetër, që mundtë jetë individ, grup, institucion apo edhe një klasë e caktuar njerëzish.

Autori i një teorie konspiracioni ka edhe një qëllim dytësor, përveç kënaqjessë nevojës së tij për të njohur diçka apo interesit për të spjeguar zhvillimet sociale,politike, ekonomike e të tjera. Ky qëllim mund të jetë diskreditimi i një kundërshtaripolitik në sy të publikut. Prandaj teoria e konspiracionit si një e tërë nuk bazohetmbi të dhëna të mbledhura në mënyrë empirike, por mbi një normativë përcaktuesetë kësaj mbledhjeje. Kjo nuk do të thotë që pjesë të veçanta të saj të mos jenë meorigjinë empirike. Kjo do të thotë që shpikësit e teorive të konspiracionit i qëmtojnëinformacionet dhe të dhënat, nga të cilat ata ndërtojnë teoritë respektive, jashtëkontekstit dhe i bashkojnë ato në një formë të tillë që t i paraqiten publikut si dëshmipër të provuar një çështje.

Së fundi , teoritë e konspiracionit pretendojnë të jenë të vërteta , prandajato përpiqen të ndërtojnë subjektivitetin e tyre ndërindividual. Nëse ato paraqitenmirë mund të krijojnë dinamikën e një profecie të realizueshme. Kur një autor paraqetme sukses një teori konspiracioni dhe bind një pjesë të audiencës së tij, atëhere ai dotë gjejë njerëz që e besojnë. Ata pastaj, me rradhë, do të fillojnë të promovojnëteorinë e tij. Kjo do të thotë që ata besojnë në një teori konspiracioini janë pjestareose përkrahës të një subjektiviteti ndërindividual. Nëpërmjet mediave kjo mund tëarrijë një efekt të madh. Propaganda dhe agjitacioni bazohen mbi një mekanizëm tëtillë komunikimi. Shkenca e komunikimit ka treguar që njerëzit lexojnë në mënyrëselektive dhe zakonisht lexojnë në mënyrë selektive dhe zakonisht lexojnë ato gjëra,

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 229: perpjekja_15-16

229Përpjekja

të cilat përforcojnë bindjet që ata tashmë i kanë. Lexuesi ose dëgjuesi mesatar nuklexon ose nuk dëgjon për të ndryshuar pikpamjet e veta, por për t i përforcuar dhevërtetuar ato. Ai ose ajo e bën këtë edhe nëse përmbajtja e një artikulli ose raportibie në kundërshtim me mendimet e veta. Ashtu si mitet e tjera, edhe teoria ekonspiracionit bëhet një pjesë autentike e ekzistencës kolektive.

Prandaj teoritë e konspiracionit i shërbejnë qëllimit të tyre vetëm nësepërfshihen në një sistem të tillë kompleks të subjektivitetit ndërindividual. Brendasistemeve të tilla bëhet gjithnjë e më e vështirë të përcaktosh se kush është autoridhe kush është ai që përsërit teorinë e konspiracionit.

Miti dhe teoritë e konspiracionit në tërësinë e tyre mund të përbëhen ngashumë pjesëza të vogla që formojnë një pamje më të gjerë. Në veçanti ne mediapromotorët e këtyre teorive shpesh nuk i paraqesin këto pjesë të bashkuara (në njëartikull apo raport). Ata shpesh i fshehin këto teori nëpërmjet përdorimit tëstereotipeve, ose duke paraqitur një informacion jo të plotë ose pa drejtim. Dheshpesh e bëjnë këtë në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse ata paraqesin të vërtetëne tyre dhe besojnë vendosmërisht në pjesët e mozaikut të tyre analitik, duke ikonsideruar ato autentike. Të tjerët mund të thonë se ata nuk duan t i konfondojnënjerëzit me fakte.

Mënyra më e mirë për të zhvilluar një kërkim të saktë mbi përdorimin eteorive të konspiracionit në media është pa dyshim një studim statistikor dhe empirik.Ai mund të bazohet mbi përdorimin e stereotipeve në media dhe vëzhgimin e mënyrësse si mund të paraqiten çështjet e rëndësishme konspirative . Ky mund të jetë njësugjerim edhe për projekte që mund të lindin në të ardhmen, qoftë në universitete,fakultete sociologjike, gazetari, apo diku tjetër.

Këtu unë nuk do futem shumë thellë, thjeshtëdo të bëj paraqitjen e ndonjëshembulli për të ilustruar se si teori të tilla konspiracioni janë përdorur dhe paraqiturnë median shqiptare në të kaluarën. Nuk pretendoj të jem i plotë ose plotësisht ibalancuar në këtë zgjedhje. Kam bërë një seleksionim arbitrar, por të motivuar dhekam zgjedhur ato aspekte, të cilat më duken më të qëlluara dhe interesante ngahistoria politike e kohëve të fundit në këtë vend.

Në shtypin shqiptar fenomeni i dy subjektiviteteve ndërindividuale tëndryshme është veçanërisht i zhvilluar për arsye të polarizimit të ashpër në jetëspolitike të vendit. Pas rënies së komunizmit skena politika shqiptare u nda në dykampe të mëdha: njëri rreth Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-presidentiSali Berisha dhe tjetri rreth Partisë Socialiste, të riformuar dhe të trashëguar ngakomunistët, nën udhëheqjen e Fatos Nanos. Të dyja këto parti menjëherë pas rëniessë komunizmit, zhvilluan programe politike të moderuara dhe të ngjashme, dukendjekur modelet respektivisht konservatore dhe socialdemokrate të partive të EuropësPerëndimore. Në fakt kishte pak diferenca programatike ose formulime ideologjikeqë ndanin dy kampet, por një polarizim ndërmjet ushëheqjeve të partive respektivedhe strukturave të tyre, që dukej se pasqyronte më shumë patronazhin dheklientelizmin, se sa orientimin politik në çështje praktike. Ka fakte të mjaftueshmeqë tregojnë se të vërtetat e të dy palëve ishin, dhe në një kuptim të gjerë akomajanë, ekskluzive për secilën palë dhe bindjet ndaj secilës prej tyre kanë ndikuar

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 230: perpjekja_15-16

230Përpjekja

fuqimisht në zhvillimin e konflikteve politike. Berisha, i cili fitoi zgjedhjet më 1992dhe i dha fund sundimit të presidentit të fundit komunist, Ramiz Alia, u bë objekt injë kriticizmi në rritje gjatë katër vjetëve të para të mandatit të tij. Disa nga ishaleatët e tij, të cilët u shkëputën nga ajo që dikur quhej lëvizja e madhe antikomuniste,si dhe socialistët në opozitë, e akuzuan atë për zbatimin e një politike autoritaregjithnjë në rritje. Konflikti u shkallëzua me zgjedhjet e majit 1996, kur opozita iakuzoi demokratët si manipulues të zgjedhjeve parlamentare. Polarizimi ndërmjetdemokratëve dhe opozitës përpara dhe gjatë zgjedhjeve u reflektua në media. Gjatëfushatës elektorale aktorët politikë përdorën teoritë e konspiracionit për tëdiskredituar armiqtë e tyre politikë respektivë. Megjithëse unë nuk mund të vendosnë se media e të gjitha krahëve përdori të tilla teori të konspiracionit, shembujt mëtë goditur i gjen në të përditshmen Albania , një gazetë nominalisht e pavarur, ecila megjithatë nuk u përpoq të fshihte simpatitë e saj të hapura për demokratët.Demokratët në atë kohë akuzuan Partinë Socialiste se po përpiqej të rifustekomunizmin dhe të shtetëzonte ekonominë. Simpatizantët e tyre e nënvizuan këtëteori me artikujt e shumtë në të përditshmen e partisë Rilindja Demokratike dhebotime te tjera, veçanërisht Albania . Efekti mbi subjektivitetin ndërindividualishte i konsiderueshëm. Një student nga Shkodra, që ishte mbështetës i demokratëve,më tha para zgjedhjeve me gjithë sinqeritetin e tij se ai besonte që socialistët do tërifusnin komunizmin dhe do të shtetëzonin ekonominë, nëse ata fitonin, një politikëkjo në kundërshtim të hapur me programin e asaj partie pas reformimit të saj. Trevjet më vonë dhe dy vjet pasi socialistët më 1997 morrën edhe qeverinë, ne mund tëshohim që ata nuk e bënë këtë. Ky episod tregon se sa e fuqishme ishte ajo evërtetë në atë kohë dhe në atë pjesë të spektrit politik të ndarë shqiptar. Shembullitregon gjithashtu që Partia Demokratike dhe qeveria e Berishës përpiqeshin tëdiskreditonin opozitën ndërmjet medias. Në të njëjtën kohë Albania promovoigjithashtu një teori, e cila pretendonte se e përditshmja e Partisë Socialiste Zëri iPopullit financohej nga shërbimet sekrete ruse dhe jugosllave, së bashku me tëpërditshmen e atëhershme opozitare Koha Jonë 1. Asnjë nga këto akuza nuk umaterializua ndonjëherë, por nëpërmjet akuzave qeveria dukej se përgatiste ambientinpër një goditje kundër këtyre organeve të medias. Pak ditë pas botimit të akuzave,policia sekuestroi automjetet e shpërndarjes së gazetës Koha Jonë dhe i mbajtiato për një kohë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Gjithashtu kishte raste në rritjetë dhunës kundër opozitës dhe medias së saj.

Kështu teoritë e konspiracionit, të kombinuara me paraqitjen e opozitës sinjë kërcënim për demokracinë, shërbyen për të legjitimuar dhunën.

Koha Jonë në përfundim të fushatës elektorale kishte borxhe të mëdha.Duke e konsideruar atë si të vetmin botim të fuqishëm të pavarur të asaj kohe nëShqipëri, fondi i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Medias në Pragë vendosi t i jepte njëshumë të caktuar. Kjo i dha edhe një mundësi gazetës rivale Albania për të botuarnjë artikull thellësisht problematik, duke pretenduar se një bashkësponsor i Fondit,Xhorxh Soros, të cilin Albania e quan Çifuti , po përpiqej të ndërtonte një

1. Albania, 24 janar 1996.

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 231: perpjekja_15-16

231Përpjekja

monopol të medias në Shqipëri, duke blerë shtypin.2 Kjo i shtoi një tjetër aktor tëhuaj teorisë së saj të konspiracionit. Artikulli përfundonte: Sorosi mund të jetëdëbuar nga Beogradi, ai gjithashtu nuk lejohet të veprojë në Kinë ose Kubë. Kjo nuksjell ndonjë rrjedhim të madh për shqiptarët. E rëndësishme është që Sorosi të merretme punët e tij dhe ta lerë median shqiptare që edhe ajo të merret me punët e veta .3

Në vazhdim kjo e përditshme botoi një seri artikujsh rreth Sorosit, duke zbuluarkonspiracione të tjera të fondacioneve të tij në vende të tjera. Kjo teori e veçantërreth çifutit të pasur nga SHBA, që investon në kurriz të shqiptarëve dhe simpatizonopozitën komuniste shton një dimension ksenofobie, një tjetër ingredient ky izakonshëm i një teorie konspiracioni.

Pas trazirave që tronditën Shqipërinë në pranverë të 1997-s, si pasojë e kolapsittë skemave investuese piramidale mashtruese, Albania zhvilloi një teori të rekomplekse konspiracioni, e cila vinte në shënjestër socialistët dhe aleatët e tyre tëkoalicionit. Ajo përqëndrohej mbi Greqinë dhe disa politikanë të rëndësishëm tëqeverisë socialiste të udhëhequr nga Fatos Nano. Albania botoi artikuj të shumtëku pretendohej se Nano, ministri i tij i jashtëm dhe anëtarë të tjerë të kabinetitkishin orientim antishqiptar. Pretendohej se ata po i shisnin Shqipërinë grekëve.

E përditshmja shkryante se 94% e anëtarëve të qeverisë së re ishin ngaShqipëria Jugore dhe pretendonte se Nano i referohej këtij rajoni më shumë si Epiri Veriut se sa si Shqipëria Jugore.

4 Kështu gazeta përpiqej të provonte që Nano

është një politikan grek , i cili ka pranuar (termin) Epiri i Veriut politikisht5,

duke nënkuptuar që ai e njihte pretendimin nacionalist grek mbi zona të gjera tëShqipërisë Jugore. Autori i këtij artikulli gjithashtu thotë se Nano është shoku ingushtë i ministrit të financave të PASOK-ut, Papadhopullos, autor i librit mbi Epirine Veriut dhe mbrojtës i flaktë i tezës së bashkimit të tij me Greqinë. Në sajë tëndërmjetësimit të tij, djali i Fatos Nanos vazhdon arsimimin në Selanik me njëbursë të fuqishme . Autori përfundon se Nano është duke kryer tradhëti kombëtare.

6

Artikulli ishte në të njëjtën linjë me orientimet e Partisë Demokratike, e cilabotoi një përcaktim të tillë: Përbërja e qeverisë është diskriminuese, veçnërisht përkomunitetin katolik të Shqipërisë .

7

Shtyrja e Nanos në qoshen greke kishte gjithashtu si qëllim të minontelegjimitetin e tij politik pas zgjedhjeve. Në qendër të kësaj strategjie ishte qëllimipër të treguar se shërbimi sekret grek ishte përfshirë në trazirat e pranverës në Shqipëridhe prandaj më vonë vendosi besnikët e tij, duke përfshirë Nanon dhe ministrin eJashtëm Paskal Milo në qeveri. Albania shkruante se gjatë fushatës elektorale të1997-s ushtarët grekë në Jug të Shqipërisë filluan të bënin fushatë haptas... përdeputetët e minoritetit grek. Në Vlorë dhe Përmet kamionë me ndihma për deputetëtprogrekë shoqëroheshin nga ushtarët e Alba-s... U bë e qartë se Greqia, megjithëse

2. Albania, 25 korrik 1996.3. Po aty.4. Albania, botim e-mail, 27 korrik 1997.5. Albania, botim e-mail, 29 korrik 1997.6. Po aty.7. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Albania , 29 korrik 1997.

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 232: perpjekja_15-16

232Përpjekja

një kontribuese modeste (në ndihmën humanitare), kishte përfitime të mëdha. Ajoia doli të mposhtte Italinë me një mënyrë pothuajse të paskrupullt në zotërimin eShqipërisë Qendrore dhe Jugperëndimore dhe, më e rëndësishmja, fitoi udhëheqësite rinj të Tiranës.

8

Një tjetër artikull në të njëjtën gazetë pretendonte se shërbimi sekret grek ektheu Shqipërinë Jugore në një fushë stërvitjeje dhe vendosi kontroll të plotë mbigjithë njësitë ushtarake të shkatërruara, me dobësi të theksuara në logjistikë. Nëpërfundim ata filluan të çmontonin raketat tokë-ajër për të parandaluar ndonjë rreziktë mundshëm që mund të vinte nga një ushtri e dizintegruar në Jug. 9

Qëllimi i kësaj strategjie ishte një çështje interesash të pastra ekonomike,politike dhe historike greke... Greqia duhej të fitonte të gjitha tenderat e BashkimitEvropian në Shqipëri, të shfrytëzonte krahun e lirë të punës të shqiptarëve .10 Kjoçon në kapitullimin e Shqipërisë. Kështu, gazeta argumentonte se kur Shqipëriafirmosi një marrëveshje për vendosjen e 200 trupave greke në Shqipëri, për të ruajturkapanonet ushtarake të një spitali ushtarak, ajo firmosi kapitullimin e saj .11

Në verë të 1997-s, ndërsa qeveria nuk ishte emëruar akoma, një tjetër autorsupozonte se çfarë tjetër mund të priste Greqia nga Nano: Fatos Nano po detyrohet(nga Papadhopullos) të emërojë një nga figurat antishqiptare më të dyshimta dhemë të ekspozuara në postin e ministrit të Jashtëm, Paskal Milon, pasardhës i njëritprej përfaqësuesve më të errët të shovinizmit grek në Shqipëri. Në të njëjtën kohëposti i ministrit të Kulturës ishte gati t i jepej Partisë Bashkimi për të Drejtat eNjeriut , përfaqësuese e minoritetit grek-vllah në Shqipëri, ndërsa projekte tëngjashme ishin në zhvillim për të transferuar postet e kryesisë së Parlamentit dheMinistrisë së Brendshme njerëzve të konsideruar si prapavijë e ambasadave të huajanë Tiranë. Kështu, në fakt, qeveria shqiptare u hiqej nga duart socialistëve për tërënë në duart e atyre që i sollën ata në fuqi, duke i vënë zjarrin Shqipërisë. 12

Për të kompletuar teorinë e konspiracionit: socialistët, si shpërblim, mendohejse patën favore nga grekët : Banditët kishin rënë në marrëveshje me ministrin (eBrendshëm), Ceka (Neritan), duke vërtetuar që ata i bindeshin atij njësoj si në kohënkur ata vrisnin dhe i vinin zjarrin Shqipërisë Jugore të plaçkitur. Por kriminelëtshqiptarë, të cilët po largohen qetësisht nga Shqipëria me viza greke dhe amerikanejanë një rrezik i ri potencial për vendet ku ata po shkojnë. 13

Teoria e konspiracionit, sidoqoftë, nuk përfshiu vetëm grekët. Në maj Al-bania botonte një artikull ku pretendohej se zyrtarë të CIA-s amerikane ishinpërfshirë në ngjarjet e Shqipërisë Jugore në emër të rrjetit socialist greko-shqiptar.14

Gjithashtu, në debatet që pasuan, si ai mbi projektin e Kushtetutës së re nëvjeshtë të 1998-s shtypi pro Partisë Demokratike u përpoq ta paraqiste qeverinë

8. Albania, botim e-mail, 30 korrik 1997.9. Po aty.10. Albania, botim e-mail, 6 gusht 1997.11. Albania, botim e-mail, 18 dhjetor 1997.12. Albania, botim e-mail, 15 korrik 1997.13. Albania, botim e-mail, 15 gusht 1997.14. Albania, 21 maj 1997.

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 233: perpjekja_15-16

233Përpjekja

socialiste si antikombëtare 15, duke argumentuar mbi një nen të Kushtetutës, i cilido të lejonte qytetarët shqiptarë të ndërronin lirisht etninë dhe fenë e tyre. Berishapas kësaj argumentoi se shume shqiptarë do ta deklaronin veten si grekë për të paturshanse më të mira për emigrim dhe pretendoi se kjo po provokonte një spastrimetnik 16, ndërsa Këshilli i Europës e konsideronte këtë masë si liberale. Po ashtumedia pro Partisë Demokratike iu kthye polemikave mbi një nen të kushtetutës, icili do të lejonte qeverinë të shtetëzonte pronën e pronarëve në raste tëjashtëzakonshme, për shembull nëse ajo do të zbatonte projekte të rëndësishmeinfrastrukture, të tilla si autostradat. Gazetarët përsëri pretenduan se socialistët popërpiqeshin të përdornin metoda komuniste.

Nga kjo përzgjedhje e vogël mund të shohim se një teori konspiracioni ështënjë mozaik prej shumë pjesësh. Konspiracione të ngjashme mund të gjendengjithashtu në pjesë të tjera të spektrit politik shqiptar. Arsyeja kryesore për zhvillimine vrullshëm të këtyre teorive është dobësia e zhvillimit të politikës së hapur, kulturësdemokratike dhe shoqërisë civile. Sa më shumë e zhvilluar të jetë kulturademokratike, aq më pak e mundshme është që publiku të pranojë aksiomat e teorivetë konspiracionit, sepse ato në të vërtetë nuk janë të besueshme. Në qoftë se nuk kanjë konsensus të gjerë social mbi autoritetin dhe kredibilitetin e institucioneve tëpavarura, veçanërisht atij juridik, fusha pjellore për teoritë e konspiraacionit dhesubjektiviteteve ndërindividuale komplekse që ekzistojnë paralelisht me to është efuqishme.

Dobësia e vazhdueshme e gjyqësorit dhe e forcimit të ligjit ka shtuar gjithashtunjë tjetër dimensionin në zhvillimin e teorive të konspiracionit, sepse shumë krimetë dukshme politike mbeten të pazbuluara. Vrasja e deputetit të Partisë Demokratike,Azem Hajdari mund të jetë një shembull për këtë dhe paaftësia e prokurorëve për tëzgjidhur çështjen forcon teoritë e konspiracionit. Pa dyshim që historia komuniste eka thelluar tërheqjen pas këtyre teorive, pjesërisht sepse udhëheqja politike ishpjegonte ndryshimet në pushtet dhe spastrimet me gjoja konspiracionet që ishintë supozuara. Gjithashtu, konflikti i fundit në Kosovë u krijoi teoricienëve tëkonspiracionit një fushë të re pjellore. Ekzistenca e konspiracioneve në Shqipëripranohet akoma gjerësisht. Vizitorët dhe veçanërisht gazetarët vërejnë se shumëshqiptarë janë të prirur të besojnë se ka shumë spiunë rrotull. Kjo është lehtësisht ekuptueshme kur shikon shtrirjen e shërbimit sekret të aparatit shtypës të epokëskomuniste (sigurimit). Edhe sot vendasit shpesh dyshojnë për të huajt, sikur ata janëspiunë, veçanërisht në qoftë se ata dinë shqip. Shumë të huaj e konsiderojnë këtë sinjë trashëgimi historike të Shqipërisë së kohëve të fundit dhe buzëqeshin. Por shoqëriacivile e Shqipërisë ka akoma nevojë të emancipojë veten nga këto skema shpjegimikaq të shpeshta, kur përfshihen probleme të gjera si ai social. Shpesh teoritë ekonspiracionit shërbejnë gjithashtu për t iu shmangur përgjegjësisë. Kështu, shoqëriacivile ka nevojë të bëhet më e vetbesueshme dhe të ndërtojë institucione transparentesi dhe proçedura që i lejojnë qytetarët të shohin më shumë drejt së ardhmes sesa tëdebatojnë mes tyre se kush po komploton kundër njëri-tjetrit.

15. Albania, botim e-mail, 10 nëntor 1998.16. Konferencë shtypi e Partisë Demokratike të Shqipërisë, 10/11/1998.

Teoritë e konspiracionit në median dhe politikën shqiptare

Page 234: perpjekja_15-16

234Përpjekja

Ndalimi i Kalbëzimit - në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Nga Arianit Koçi

Artikulli në fjalë i hedh një vështrim debateve të sotme politike mbi masëndhe shkallën e korrupsionit në policinë shqiptare. Në këtë mënyrë artikulli e përqaskëtë çështje në dy nivele analize. Së pari, ai argumenton se ndërsa korrupsioni nëpolicinë shqiptare paraqet një rrezik serioz për vendosjen e rendit dhe të sigurisë nëvënd, polemikat e zhvilluara për këtë fenomen kanë tentuar ta politizojne çështjendhe ta trajtojnë atë ose si përpjekje të qëllimshme të qeverisë aktuale për të qëndruarnë pushtet, ose si një kërcënim ogurzi të jashtëm që i bëhet administratës publikenga krimi i organizuar. Të dy përqasjet e mësipërme anashkalojnë arësyet themeloreqë bëjnë të mundur lindjen e korrupsionit. Më tej akoma, në kuadrin e një politikekonflikuale të vazhdueshme, përqasjet e mësipërme janë shprehje e praktikavepopuliste për realizim qëllimesh politike. Kështu, korrupsioni ështe shndëruar nënjë konstante te mëtejshme të miteve politike në shoqërinë shqiptare. Së dyti, artikullipërpiqet të dekonstruktoje mistifikimin e korrupsionit e të kërkojë arësyet dheshkaqet e tij. Për rrjedhojë, artikulli sëtejshmi argumenton se miti i korrupsionit nëpolicinë dhe administratën publike shqiptare duket se fajëson ose politikat e veçantatë partisë në pushtet, ose e shikon atë si pjesë të trashëgimisë shoqërore e politike tëvëndit. Të dy këndvështrimet, megjithëse pjesërisht te vërteta, në rastin më të mirë,janë përqasje sipërfaqësore. Nga ana e tij, artikulli argumenton se korrupsioniështe pasojë e dobësimit të institucioneve shtetërore dhe e mungesës së kontrollevetë duhura administrative sepse korrupsioni ... ështe më tepër nje tregues i aftësisëpër mirëqeverisje dhe i mbrojtjes së qytetareve, sesa i sigurisë publike (Zvekic,1998: 319).

Në kërkim të një përkufizimiPara se të fillojmë një analizë të shkallës së korrupsionit në policinë shqipare,

është e nevojshme të identifikojmë qartë konceptin që po trajtojmë. Kjo ështe erëndësishme pasi kriteret për përkufizimin e korrupsionet janë të ndryshme (siçjanë për shëmbull interesat e publikut, ato të opinionit publik, apo i interesaveekonomike) (Zvekic, 1998: 320). Në vënd të një përkufizimi, Zvekic (1998: 319)përshkruan natyrën e shumëanëshme të fenomenit kur thotë se korrupsioni:

nuk është vetëm karakteristikë e krimit të organizuar dhe e pastrimit

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 235: perpjekja_15-16

235Përpjekja

të parave, por edhe njollë e marrdhënieve shoqërore si në rastet erryshfeteve ... që shihet si mënyrë e zakonshme për të kryer punë .Koncepti i korrupsionit perfshin një numër transaksionesh që variojnënga rryshfetet e vogla të zyrtarëve shtetërorë të cilët abuzojnëkompetencat e tyre, duke vazhduar me korrupsionin e biznesit, e derite korrupsioni i qëndrave financiare e pushtetore.

Me sa duket, ky kuadër konceptual ështe përdorur në një studim të kryer përBankën Botërore për shkallën e korrupsionit ne Shqipëri, Gjeorgji dhe Letoni.Studimi paraqet nje panoramë shqetësuese të një korrupsioni sistematik me rrënjëtë thella institucionale të këtyre vëndeve sipas të cilit format më të zakonshme tëkorrupsionit në Shqipëri janë vjedhja e pasurisë shtetërore dhe rryshfetet (Kaufmanet al., 1998:1). Duke krahasuar rezutatet e studimit me vënde të tjera në botë, autorëtnë fjalë sugjerojnë ekzistencën e një marrdhënieje direkte mes korrupsionit dhepushtetit legjislativ. Për rastin e Shqipërisë, autorët sugjerojnë se një nga shkaqetkryesore të korrupsionit është dobësia e pushtetit gjyqësor. Megjithatë, rezultatet estudimeve për shkallën e korrupsionit ne Shqipëri në krahësim me vëndet e tjeraEuropiano-Lindore janë kontradiktore. Zvekic (1998), për shëmbull, në një studimtë kohëve të fundit mbi një Sondazh Ndërkombëtar të Viktimave të Krimeve,konkludon se korrupsioni i zyrtarëve qeveritarë shqiptarë është ndër më të lartët nëEuropën Lindore, por mbetet prapa vëndeve të tilla si Rumania, Kirkizstani dheLetonia. Sërish sipas Zvekicit (1998), policia shqiptare duket të jetë ndër më pak tëkorruptuarat në Europën Lindore. Në kundërshtim me këto të dhëna, studimi ikryesuar nga Kaufman (1998) sugjeron se shkalla e korrupsionit në nivelet e lartazyrtare dhe ministeriale në Shqipëri ështe ndër më të ultat, ndërsa korrupsioni izyrtarëve të vegjël e vaçanërisht i forcave të policise dhe doganave është ndër mëseriozit në të tre vëndet krahasuese, d.m.th. në Shqipëri, Gjeorgji dhe Letoni.

Pavarësisht nga këto mospërputhje mbi shkallën e korrupsionit ne Shqipëri,të dy studimet e mësipërme pranojnë se fenomeni është shumë i përhapur dhe ështëi lidhur me shkallën e ulët të transparencës dhe të llogaritshmërisë të administratëspublike. Në mënyrë të veçantë, Zvekic (1998: 325) argumenton se:

Korrupsioni në administratën publike është një çështje shumë evështire për t u trajtuar në ato shoqëri ku ka një nivel të ulët besimimes qytetarëve dhe administës publike, si dhe në ato vënde ku rregjimipolitik i vëndit ka kompatenca të mëdha për të vendosur për çështjetpublike apo private. Kjo ndodh pasi korrupsioni është pasoje direktee shpërdorimit të kompetencave, e monopolit politik dhe ekonomikdhe e krimit te organizuar.

Konstatimi i mësipërm sëtejshmi mbështetet nga tipologjia e zhvilluar ngaKlitgaard (1998) i cili e përshkruan korrupsionin me formulën K = M + K - LL, tëcilën ai e shpjegon: Korrupsioni është i barabartë me shumën e monopolit dhe

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 236: perpjekja_15-16

236Përpjekja

kompetencës minus dhënien llogari (Klitgaard, 1998: 3). Me fjalë të tjera, Qoftënë veprimtaritë publike, private apo jo-fitimprurëse, zakonisht korrupsioni gjendetnë ato organizata apo individe që kanë monopol të pushtetit për sigurimin e mallraveapo shërbimeve, kanë kompetenca të vendosin se sa e kush do të përfitojë nga to dhenuk jep llogari për këtë veprimtari (Klitgaard, 1998: 3).

Duke pasur parasysh funksionet dhe natyrën e policisë ne Shqipëri, të cilën ekemi trajtuar gjetkë (Koci, 1998a), si dhe formulën e mësipërme, diskutimi ynë mbikorrupsionin e policisë shqiptare do të përqëndrohet në ekzaminimin e çështjeve tëdhënies llogari, transparencës dhe të shërbimit publik. Kjo për arësyen se funksionii policisë ka të bëjë me zbatimin e monopolit shtetëror për përdorimin e forcës.Sidoqoftë, duhet theksuar se ky zbatim i monopolit shtetëror për përdorimin e forcësshpesh bëhet në varësi të situatave konkrete dhe bazohet në vlerësimin e situatësnga vetë policia.

Në këtë pikë është e rëndësishme që të bëhet dallim mes nocioneve tëkorrupsionit te policisë dhe shkeljes së ligjit nga policia. Korrupsioni policor ështëpërdorimi i paligjshëm i kompetencave institucionale për përfitim personal(Sherman, 1978: 30), siç është, për shëmbull, pranimi i rryshfeteve. Shkelja e ligjitnga policia i referohet abuzimit të kompetencave për të anashkaluar ligjin dhepërdorimit të tepërt të dhunës ndaj personave që dyshohet të kenë kryer krim(Waddington, 1999: 121). Po sipas P.A.J. Waddington, të tre aktivitetet e mësipërmendodhin në kushte të qarta organizative, social-kulturore dhe politike (1999: 121).

Me fjalë të tjera, korrupsioni është më i përhapur në ato forca policore të cilathistorikisht kanë qënë institucione të zbatimit të ligjit e jo të shërbimit publik. Dukeqënë thjesht agjensi të zbatimit të ligjit, zakonisht në këto forca policore mungojnëstruktura që sigurojnë transparencën publike, ato janë shumë të politizuara dhe nënnjë ndikim direkt qeveritar mbi politikat e tyre operative.

Në Shqipëri duket se të nocioni i korrupsionit policor dhe ai i abuzimit tekompetencave përdoren të njësuar. Po ashtu, masat për eleminimin e tyre kaneqënë shpesh simpliste pasi shpesh ato kanë synuar të luftojnë korrupsionin dukeforcuar rregulloret e brendshme dhe duke përmirësuar të ardhurat. Në këtë mënyre,përqasja e qeverisë është karaterizuar nga tendanca për ta trajtuar korrupsionin nëpolici si nje praktikë të mollëve të kalbura , sipas së cilës shumica e punonjësvejanë të ndershëm, por është një pakicë e korruptuar që rrezikon të kalbë dhe tëtjerët. Opozita shqiptare, nga ana e saj, e ka parë çështjen e korrupsionit si njemetastazë që ka përfshirë të gjithë institucionet shtetërore dhe e sheh atë si provëkeqqeverisëse të qeverisë aktuale.

Korrupsioni Policor në ShqipëriNë këtë pjesë, artikulli përpiqet të dekontruktojë mistifikimin e korrupsionit

policor në Shqipëri duke egzaminuar disa nga tiparet historike të zhvillimit policornë Shqipëri. Më konkretisht, artikulli argumenton se policia shqiptare u krijua dheu zhvillua në një kontekst të mungesës së kulturës demokratike ku qëllimi kryesor i

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 237: perpjekja_15-16

237Përpjekja

saj ishte zbatimi i kontrollit shtetëror mbi qytetarët. Në këtë mënyrë, mund të thuhetse policia shqiptare nuk ka ndonjë traditë të shërbimit publik.

Pas pavarësisë së vendit nga Perandoria Otomane më 1912, policia shqiptareu themelua nën mbikqyrjen e dy anëtarëve hollandezë të Komisionit Ndërkombëtar(Shkëmbi, 1996), të cilët ndihmuan qeverinë e re shqiptare të hidhte themelet eshtetit të ri shqiptar. Gjate kohës së qeverisjes e më pas të mbretërimit te MbretitZog (1924-1939) ndodhën ristrukturime të mëdha organizative në policinë e reshqiptare dhe në kushtet e një situate politike jo gjithmonë të qëndrueshme dhe tëmungesës së një kulture demokratike, policia u riorganizua sipas modelit kolonialbritanik. Ajo ndërroi emrin në xhandarmëri duke pasur si detyrë kryesore ruajtjen erendit dhe jo shërbimin publik (Shkëmbi, 1996). Kjo forcë policore ishte e armatosur,kryente funksione administrative, përveç atyre te rendit, dhe ishte kryesishtpërgjegjëse kundrejt organeve lokale të pushtetit. Studimet mbi shkallën ekorrupsionit të policisë së asaj kohe pothuajse mungojnë. Megjithatë, Vickers (1995)sugjeron se xhandarmëria kishte reputacion të mirë në popull dhe një efektshmëri estandart të lartë shërbimi. Çdo tendencë natyrore zhvillimi u ndërpre gjatë Luftëssë Dytë Botërore kur xhandarmëria shqiptare u përfshi në administratën e zbatimittë ligjit të fuqive pushtuese, respektivisht të Italisë dhe Gjermanisë.

Pas tërheqjes së ushtrisë gjermane dhe çlirimit të vëndit, vakumi politik qëvijoi pati një kohëzgjatje shumë të shkurtër me daljen në skenën e pasçlirimit tëPartisë Komuniste Shqiptare si enti politik kryesor e cila paraqiti programin e sajqeverisës që kishte për bazë ideologjinë Marksise-Leniniste. Nën shëmbullin evëndeve të tjera Europiano-Lindore, policia shqiptare u krijua si një forcë e armatosure centralizuar, qëllimi kryesor i së cilës ishte mbrojtja e shtetit të ri komunist ngaarmiqtë e brëndshëm . Për pasojë, policia u bë pjesë e Ministrise së Punëve të

Brëndshme dhe u riorganizua sipas modelit Sovjetik të cilin Shelley (1994) e kapërshkruar si një model që mishëron një formë të veçantë të kontrollit autoritar mbishoqërinë. Në këtë shoqëri policia garantonte dhe zbatonte monopolin e ideologjisështetërore mbi qytetarët (Shelley, 1994). Nga ana organizative policia shqiptarepërbëhej nga policia e rendit, me uniformë, e cila kishte kompetenca administrativedhe të ruajtjes së rendit si dhe nga policia kriminale që kishte për detyrë hetimin dhezbulimin e krimeve. Ndërsa detyra kryesore e Sigurimit ishte shtypja e disidencëspolitike dhe pranimi e zbatimi i detyruar i ideologjisë komuniste nga qytetarët.Pavarësisht nga mungesa pothuajse e plotë, për arësye të qarta, e studimeve përshkallën e korrupsionit të oficerëve të Sigurimit, mjaft bashkëbisedues që kanëndihmuar në mbledhjen e të dhënave për këtë studim kanë lënë të kuptohet se,veçanërisht gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, rastet e korrupsionit tëoficerëve të Sigurimit kanë qënë mjaft të përhapura.

Kur në vitin 1948, Enver Hoxha, ish-Sekretari I Përgjithshëm i PKSH, forcoilidhjet me Stalinin për të mënjanuar një aneksim të mundshëm të Shqipërisë nëFederatën Jugosllave, policia shqiptare, në vitet që pasuan, u riogranizua ngakonsulentët Sovjetikë. Si e tillë, nga ana organizative, ajo mbeti pothuaj e pa ndryshar

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 238: perpjekja_15-16

238Përpjekja

deri më 1991. Fogel (1994) vë re se policia shqiptare në fillim të viteve 1990-tëkishte më shumë ngjashmëri me milicinë ruse te kohës së Stalinit sesa me atë tëkohëve të fundit. Kjo ndodhi pasi në kohën e riorganizimit të Ministrisë së BrëndshmëSovjektike të vitëve 1960-të që ndodhi në vazhdë të politikës së destalinizimit tëHrushovit, Shqipëria i kishte shkëputur marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik dheishte kthyer për ndihmë nga Kina. Megjithatë, policia shqiptare i ruajti metodatstaliniste dhe ndikimi kinez u reflektua më shume në llojin e armatimit sesa nëaspekte të tjera. Për rrjedhojë, në fillimet e ndryshimeve demokratike policiashqiptare nuk kishte pervojë të kulturës demokratike. Ajo kishte zhvilluar dheperfeksionuar një sistem operativ e një kulturë sekreti që e ruante atë nga vështrimii publikut, ç ka mes të tjerash, përbënte dhe një mundësi të begatë për lindjen ekorrupsionit.

Një nga prioritetet e qeverisë së re demokratike që erdhi në pushtet paszgjedhjeve të dyta të lira në Mars 1992 ishte dhe reformimi i forcave të armatosura,d.m.th., i ushtrisë, policisë dhe shërbimit të fshehtë. Politikat fillestare reformiste,të cilat kishin filluar edhe para ardhjes në pushtet të Partise Demokratike, kishin përqëllim të krijonin një imazh të ri të policisë dhe të rrisnin efikasitetin e administratëssë saj. Për rrjedhojë, ne kuadër të reformave, u shpërbë Sigurimi, dhe u krijuaShërbimi Informativ Kombëtar (SHIK). Ky i fundit u ndërtua si një institucion iveçantë shtetëror, nën varësinë e parlamentit dhe me një politikë të rreptëdekomunistifikimi. Trupat e kufirit, që janë një organ shumë i militarizuar, iu kaluannën varësi Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Punëve të Brëndshme u riemërua siMinistria e Rendit Publik.

Ende nuk janë bërë publike statistikat e sakta të numrit të personelit që uspastrua nga policia në kuadër të reformave. Cameron-Waller (1992) përmend senë janar të vitit 1992, policia shqiptare kishte një personel prej 5000 vetësh. Nëfund të atij viti, në dhjetor 1992, forca policore kishte 10,000 vetë (Fogel, 1994: 54).Ndërsa në maj 1993, numri i përgjithshëm i efektivit ishte 16,808, prej të cilëve2,379 ishin oficerë, 4,175 nënoficerë dhe 10,254 policë (Shajko dhe Shkëmbi, 1994:181). Brënda një viti e gjysëm, 1992-1993, numri i personelit të policisë u rrit mëshumë se 300 përqind. Nuk është e qartë nëse kjo rirtje përfaqëson një pikë ngopjeapo nëse qeveria nuk është në gjendje të rekrutonte policë të tjerë.

Legjislacioni mbi policinë (Ligji për Policinë, 1991) përmban garanci përruajtjen e të drejtave të njeriut dhe garancinë e lirive themelore. Megjithatë ligjinuk përmban nene të mjaftueshëm për ristrukturimin e policisë. Pavarësisht ngazvogelimi i administratës, policia shqiptare mbeti shumë e centralizuar dhe emilitarizuar, tipare këto që e shtuan varësinë e saj ndaj ndikimeve politike të qeverisë.Nga ana strukturore, policia mbetet në kuadër te Ministrisë së Rendit Publik e cilaështë e klasifikuar në dy kategori: në shërbime aktive policore dhe në shërbimembështetëse. Shërbimet aktive janë organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme tëPolicisë e cila kryesisht përfshin Policinë Kriminale, Policine ë Rendit dhe Forcat eNdërhyrjes së Shpejtë. Në shërbimet mbështetëse bëjnë pjesë sektore të

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 239: perpjekja_15-16

239Përpjekja

administratës, të ekonomisë, të financës, të personelit etj. Kjo strukturë qëndrorereflektohet dhe në komisariatet e qarqeve (rretheve).

Me sa duket legjitimiteti i policisë sigurohet nga lart, nga qeveria. Përpjekjetparësore për institucionalizimin e pushtetit nëpërmjet depolitizimit te aktivitetitpolicor u minuan si rezultat i tendencës së përgjithshme të reformave demokratikenë vënd të cilat ishin ndërtuar në bazë të një strategjie anti-komniste (Rama, 1997).Për rrjedhojë, reforma në polici u pa si nevojë e zbatimit të kësaj strategjie e cila ureflektua ne spastrimin masiv të personelit që mendohej se ishte i papërshtatshëmpër shkak të së kaluarës së tyre komuniste. Kështu, mund të thuhet se spastrimi ipersonelit ishte një prej rrugëve kryesore për të arritur legjitimitein e ri të policisë.Pavarësisht nga fakti se të tilla largime u menduan si të domosdoshme, ato u kryenpa marrë parasysh mungesën e klauzolave që do të garantonin përshtatshmërinë epersonelit te ri, duke mundësuar kështu lindjen e ankesave nga opozita e kohës sespartimet kishin motive politike. Në fakt, Partia Demokratike në pushtet as që umundua të fshehë tendencat politike te spastrimeve administrative.

Sic e kemi argumentuar dhe gjetkë, (Koci. 1998b), dy partitë kryesore politike,Socialistët dhe Demokratët, duket se janë mbërthyer në një politikë të luftës frontaleku secila palë pretendon se lufton në mbrojtje të interesave të larta të demokracisë.Ka pasur shumë shpjegime për egzistencën e politikave konfliktuale në Shqipëri.Rama (1997), për shëmbull, ia atribon ato politikave anti-komuniste të ndjekuaranga Berisha gjatë kohës së tij në pushtet. Sipas tij, në vënd të kompromisit, Berishazgjodhi konfrontimin. Nga ana tjetër, arësyeja kryesore për vazhdimin e konfliktitnë politikën shqiptare për Biberajn (1998) është se reformat e kryera nga qeveria ePartisë Demikratike nuk ishin të thella sa duhet. Sipas tij ato u shpërlyen dhe mbetëntë pjesshme duke i dhënë kështu rast ish-komunistëve që të donimonin tregunekonomik të sapokrijuar në vënd dhe të pengonin reformat institucionale.

Situata politike në Shqipëri në vitet 1992-1997 behet edhe më komplekse potë merren parasysh edhe faktorët e jashtëm. Në këtë aspekt, Vickers dhe Pettifer(1997) argumentojnë se gjatë regjimit të Berishës Perëndimi dërgonte mesazhekontradiktore në lidhje më ecurinë dhe natyrën e reformave. Autorët e mësipërm poashtu sugjerojnë se ekspertët e huaj që këshillonin qeverinë shqiptare kishin njëmungesë të përgjithshme njohurie për Shqipërinë, ç ka krijoi edhe një atmosferëmoskuptimi mes konsulentëve të huaj dhe ekspertëve shqiptare. Megjithatë, nëkontekstin e zgjerimit te polarizimit politik, të mungesës së dëshirës për kompromisdhe të një kulture demokratike të pazhvilluar, polica shqiptare duhet të ishtedepolitizuar efektivisht.

Biberaj (1998: 355) argumenton se Detyra më kryesore dhe imediate ështështrirja e autoritetit të qeverisë në të gjithë vendin . Kjo nuk mund të arrihet plotësishtpa një depolitizim të krimit ne vënd. Pavarësisht nga sukseset e tanishme ne këtëkushë, ato mund të provohet të jenë të përkohshme nesë nuk ndiqen nga ndryshimestrukturore. Një nga këto ndryshime mund të përfshijnë krijimin e policisë si

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 240: perpjekja_15-16

240Përpjekja

departament autonom brënda Ministrisë së Rendit Publik ku Drejtori i saj iPërgjithshëm të emërohet për një afat të caktuar kohor, gjithsesi më të gjatë se ai ilëgjislaturës apo i pushtetit ekzekutiv. Kjo do të siguronte nje nivel depolitizimipasi oficerët e lartë të policisë nuk do të kenë nevojë të kompromentojnë detyrat etyre për shkaqe politike. Rendi dhe stabiliteti në Shqipëri do të jetë produkt ikompromisit politik dhe do të ishte jo realiste që gjithë barra për këtë ti binte policisë.

Lufta kundër korrupsionit në PoliciPavarësisht nga të dhënat e shumta për abuzim të kompetencava nga policia

gjatë nëntë viteve të fundit në Shqipëri, shqetësimet në lidhje me shkallën ekorrupsionit në administratën publike dhe në polici filluan të zënë një plan tërëndësishëm në axhendën politike të vëndit kryesisht pas botimeve të studimeve tëBankës Botërore në Mars 1998. Megjithëse konluzionet e raportit nuk duhet tëishin të papritura për qeverinë, fakti që shqetësimet u ngritën nga një prej donatorëvee organizatave këshillimore kryesore nuk mund të anashkalohej. Në të njëjtën kohë,opozita filloi ta përdorë korrupsionin si dajak për të qëlluar qeverinë dhe në deklaratate veta bënte lidhje direkte mes korrupsionit dhe nivelit të lartë të krimeve. Politikatqeveritare për të kontrolluar këtë fenomen ishin të pjesshme dhe sipërfaqësore pasiato nuk trajtonin çështjet themelore të transparencës dhe të llogaritshërisë publiketë institucioneve shtetërore, duke i dhënë kështu shkaks akuzave të opozitës seqeverisë i mungonte dëshira politike për të kontrolluar korrupsionin.

Siç mund të pritet, përgjigja e qeverisë ndaj korrupsionit në polici ka qënë evazhdon të përqëndrohet në dy fusha. Së pari, në aprovimin e ligjeve më të ashpranë luften kundër krimit dhe përmirësimin e kritereve të rekrutimit të policëve; sëdyti, në zbatimin e vazhdueshëm të testeve të efektshmërisë për efektivat në shërbim(Albanian Daily News, 8 shkurt 1999). Këto testime kanë shkaktuar përplasje tëreja më opozitën e cila argumenton se arësyeja e vërtetë për zbatimin e testeve ështëheqja e simpatizantëve të opozitës nga rradhët e policisë. Megjithatë, në fillim tëvitit, në reportin vjetor të gjendjes së kriminalitetit në vënd të paraqitur gjatë njëkonference shtypi, është thënë se gjate vitit 1998 u shkarkuan nga detyra për mungesëefikasiteti në punë dhe lidhje më krimin më shumë se 3,500 policë e oficerë policie.(Albanian Daily News, 8 shkurt, 1998). Raporti në fjalë nuk shpjegoi se sa nga tëlarguarit ishin shkarkuar për korrupsion, por mjafton të thuhet se numri i mësipërmpërben rreth 20 përqind të forcës së sotme policore. Këto pushime nga puna janëtregues i vlerësimeve të Ministrisë së Rendit Publik për shkallën e korrupsionit nëpolici dhe organet drejtuese të këtij institucioni duhet të duken se po marrin masadrastike për çrrënjosjen e fenomenit, në një kohë që qeveria mundohej tëkundërshtonte kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të shkurtuar1,000 vetë nga efektivat e forcave të armatosura për të balancuar buxhetin shtetëror(FMN, 1998). Në raportin e saj vjetor për FMN-ë qeveria shqiptare argumentontese largimi situata e pasigurtë ne vënd dhe numri i madh i krimeve nuk lejonin njëshkurtim personeli të këtyre përmasave (FMN, 1998).

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 241: perpjekja_15-16

241Përpjekja

Por, egzaminimi i statistikave të krimeve në Shqipëri paraqet një problemshumë interesant. Numri total i krimeve në statistikat zyrtare është ndër më të ultitnë Europë. Për shëmbull, gjatë vitit 1998 në Shqipëri u raportuan 167 krime për100,000 banorë (Albanian Daily News, 8 shkurt, 1999). Shifër kjo që përbën njëulje 16.5 përqind në krahasim me vitin 1997 i cili ishte një nga vitet më të dhunshëmtë viteve të transicionit në Shqipëri. Për të njëjtin vit në Lituani, për shembull, e cilaka nje popullsi pothuaj të njëjtë më Shqipërinë, duket të jenë kryer një numër shumëmë i madh krimesh, pasi ka pasur 2,000 krime te raportuara për 100,000 banorë(Lithuanian Department of Statistics, 1997: 19). Gjate 1998-ës, në pjesën më tëmadhe të Britanisë së Madhe (në Angli dhe Wells) u raportuan në polici mbi 8150krime të dhunshme për çdo 100,000 banorë (British Crime Survey, 1998: 48). Çdopërpjekje për të bërë krahasime statistikore të vendeve të ndryshme si masëkrahasuese të shkallës së kriminalitetit në këto vënde është e mbarsur me vështiresidhe shpesh gabime për shkak te mënyrave të ndryshme qe përdoren në këto vendenë përpilimin e statistikave. Megjithatë, për çdo njohës te situatës politike e shoqërorënë të tre vëndet e mësipërme, krahasimi sipërfaqësor i statistikavë të krimeve duketse hedh dydhim mbi saktësinë e statistikave të qeverisë shqiptare për shkallën dherealitetin e krimit në vend.

Nuk do të ishte egzagjerim po të thuhej se frika e krimit në Shqipëri ështëshëndruar në nje panik moral shoqëror, veçanërsiht po të kemi parasysh vlerësimetpesimiste të situatës nga zyrtarë të lartë i Ministrisë së Rendit Publik të cili gjatë njëkonference shtypi në lidhje me raportin vjetor të krimeve në Shqipëri për vitin 1998theksoi se Nëse shtojmë numrin e vrasjeve me të personave të vrarë në aksidentetautomobilistike dhe të atyre të mbytur gjatë trafikut illegal të imigrantëve, mund tëthemi se numri i shqiptarëve të vdekur është më i madh se i atyre të vrarë ne Kosovëku bëhet luftë (Albanian Daily News, 8 shkurt 1998). Pavarërishit se të tilla deklaratamund të jenë vetëm vlerësime hamëndore, ato kanë për bazë statistikat zyrtare tëcilat, në rastet më të mira, janë të pasakta. Megjithatë, interpretimi i këtyrestatistikave si nga qeveria ashtu dhe opozita tenton te pasqyrojë pesimizmin e publikutpër mundësinë e vendosjes së rendit publik në vënd. Në shumë raste policia kahasur dhe me sfida te hapura të grupeve të armatosura, siç kanë qënë rastet ekonfrontimeve me grupet e armatosura në afërsi të fshatit Lazarat në Gjirokastër.Ndërsa në Vlorë, trafiku i emigrantëve dhe ai i drogës drejt brigjeve të Italisë vazhdoni pandërprerë. Paaftësia e policisë për të vendosur nje shkallë të pranueshmë tërendit në të dy vëndet e mësipërmë i është atribuar egzistencës së korrupsionit nërradhët e saj si dhe në atë të autoriteteve lokale dhe qëndrore (Polisi, 1999).

Debatet politike mbi korrupsionin ne Shqipëri kanë tentuar të trajtojnëpamundësinë e vendosjes së rendit në Shqipëri si rrjedhojë e drejtë për drejtë tëkorrupsionit të gjithanshëm në polici. Kështu, shpesh është argumentuar se fenomeninë fjalë mbështetet nga vetë qeveria e cila toleron kriminelët pasi përdori influencëndhe lidhjet e tyre për të ardhur në pushtet pas Rebelimit të Pranverës së vitit 1997.

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 242: perpjekja_15-16

242Përpjekja

Madje, në lidhje me këtë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka përshkruarqeverinë e mëparmshme si qeveri të kontrabandës dhe të krimit të organizuar politik(Berisha, 1998). Sipas një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike, Pal Dajçi, arësyejae paaftësisë së qeverisë për të vendosur rendin e shtetin ligjor qëndron në faktin seefektivi i tanishëm i policisë përbëhet nga kohorta të inkriminuara të rebelimitkomunist, nga oficerë fanatik të Sigurimit dhe njerëz të tjerë që janë vazhdimishtkatapultuar në pozita drejtuese vetëm për të vjedhur dhe grabitur . (Peposhi, 1999).Ai më tej shton se rendi nuk mund të vendosët nga prishësit e rendin, nga ata qëdhunuan institucionet shtetërore dhe që shkatërruan Shqipërinë (Peposhi, 1999).Ndërsa qeveria shqiptare nuk e ka mohuar egzistencën e korrupsionit dhe të krimittë organizuar, ajo më tej ka argumentuar se përpjekjet e saj për të luftuar kriminalitetinnë vënd po pengohen nga grindjet politike mes partive kryesore politike (AlbanianDaily News, 17 shkurt, 1999).

Duke pranuar se efektiviteti i luftës kundër krimit është i lidhur mekorrupsionin në polici, deklaratat e mësipërme duket se sugjerojnë se korrupsionitolerohet nga qeveria për qëllime politike. Pavarësisht se deklarata të tilla nuk janëgjë e re për vëzhguesit e skenës politike shqiptare, ato po ashtu janë tregues imistifikimit të çështjeve të korrupsionit pasi mundohen të argumentojnë egzistencëne fenomenit thjesht me përkatësinë politike.

Një shëmbull domethënës i asaj që thamë më sipër është incidenti i skafëveqë mdodhi në Vlorë në fillim të këij viti (1999). Më 23 janar, shefi i policisë sëVlorës, Sokol Koçiu, u morr peng dhe u keqtrajtua nga një numer pronarësh tëskafëve të cilët ishin të indinjuar nga guximi i shefit të policisë që u sekuestroimallin, veprim që u krye në përpjekje për të ndaluar trafikun e paligjshëm tëemigrantëve klandestinë në brigjet e Italisë. Shefi i policisë u detyrua t ua kthejëskafet pronarëve dhe madje edhe të negocionte me detashmentin italian në ishulline Sazanit për lirimin e tyre. Fillimisht, media pro-qeveritare e nënvlerësoi rëndësinëe incidentit dhe thuri lavde për Z. Koçiu i cili me veprime të zgjuara dhe optimalekishte mënjanuar një incident të mundshëm më pasoja të paparashikueshme (ATSH,23 janar 1999). Por autoritetet italiane ishin me të drejtë të shqetësuar pasi incidentinë fjalë ishte një shprehje e qartë e mungesës së autoritetit të shtetit ne Vlorë e cilaishte shëndruar në epiqëndër të emigracionit ilegal drejt Italisë. Në ditët që pasuangazetat opozitare në Shqipëri cituan gjerësisht mediat italiane që dukej se tregoninpër nje tolerim të krimit të organizuar në Vlorë dhe sugjeronin për një implikim tëmundshëm të zyrtarëve shqiptarë në këtë aktivitet (Kopani, 1999). Ministri iatëhershëm shqiptar i Rendit Publik, Petro Koçi, i mohoi akuzat dhe nëkundërpërgjigje akuzoi politikanë opozitar italian për lidhje me Mafian. Dy detutetëtë Vlorës po ashtu u implikuan në këtë debat kur u dukë se u munduan të justifikoninveprimin e policisë për lirimin e skafëve duke argumentuar se para se të bllokoninskafet, policia më parë duhet të përpiqej të vendoshte rendin dhe qetësinë në qytet(Kopani, 1999).

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 243: perpjekja_15-16

243Përpjekja

MbylljeIncidenti i skafëve ishte shembull i hidhur i sfidave me të cilat përballej

policia shqiptare në përpjekjet e saja për të vendosur rendin dhe qetësinë. Më tëjakoma, incidenti në fjalë ishte dhe illustim i rrënimit, madje dhe i mungesës sëautoritetit të shtetit në atë pjesë të Shqipërisë. Akuzat serioze për korrupsionin epolicisë dhe të zyrtarëve të lartë të shtëtit që mundësuan këtë incident duhet tëbëheshin pjesë e një hetimi serioz parlamentar, por mesa duket ende nuk ka planepër këtë gjë. Në vënd të skrutinimit parlamentar, qeveria shqiptare kreu një hetim tëbrëndshëm të Ministrisë së Rendit Publik, si rezultat i së cilit u propozua shkarkimii shefit të policisë të Vlorës. Moskryerja e një hetimi të plotë i akuzave për implikimine zyrtarëve shtetëror në këtë çështje e ashpërsoi konfliktin politik mes dy partivepolitike, Socialistëve dhe Demokratëve. Nga ana tjetër, dëshira dhe efktiviteti ipolicisë për të luftuar krimin mbetet i mbështjellë në tymnajën e mitit të korrupsionit.

EpilogNga koha e shkruarjes së këtij artikulli, situata politike në Shqipëri ka pasur

zhvillime të reja. Sukseset e tanishme të Ministrisë së Rendit Publik në luftën kundërbandave kriminale janë rrjedhojë e ekzistencës së një konsensusi politik për të luftuarbanditizmin dhe i presioneve të jashtme. Për më tepër, lufta kundër banditizmit nëShqipëri është demonstrim i përpjekjeve të shtetit për të rimarrë dhe siguruarmonopolin mbi përdorimin e forcës në shoqëri dhe zgjerimin e autoritetit te qeverisëdhe nuk mund të barazohet me vendosjen e rendit. Ngritja dhe konsolidimi isuksesshëm i institucioneve, dhe për rrjedhojë dhe reformimi i policisë shqiptare,do të jetë më tepër pasojë e aplikimit të politikave konsensuale dhe të një kulturedemokratike në vënd sesa e dëshirës së mirë të një apo disa zyrtarëve shtetërore.

Bibliografi:

Albanian Daily News, (1999) Top Police Official Admits Soaring Crime in 1998 , 8 February.Albanian Daily News, (1999) Minister Says Organised Crime Exploits Political Squabbling ,17 February.Albanian Telegraphic Agency, (1999) Moments of Tension Among Owners of Speedboats andVlore Police , 23 January.Berisha, S. (1998) We Will Never Legitimize This Illegal Process , in Albania, 23 November.Biberaj, E. (1998) Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy, Oxford: WestviewPress.Cameron-Waller, S. (1992) Mission Report-Albania , unpublished, Lyon: ICPA-Interpol.Department of Statistics to the Government of the Republic of Lithuania (1997), NusikalstamumasIr Teisésaugos Instituciju Veikla (Criminality and the Law Enforcement Activity), Vilnius: 19.Fogel, G. (1994) Policing in Central and Eastern Europe - Report on a Study Tour, Helsinki:HEUNI.International Monetary Fund (1998) Supplementary Memorandum on Economic and Finan-cial Policies of the Government of the Republic of Albania in http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 244: perpjekja_15-16

244Përpjekja

Home Office, (1998) British Crime Survey: England and Wales, London: Government Statisti-cal Service: 48.Kaufman, D., Pradhan, S. and Ryterman, R. (1998) New Frontiers in Diagnosing and Combat-ing Corruption , in Finance & Development, 35 (1), http://www.imf.org/external/pubs/ft/fannd/1998/03/indexKlitgaard, R. (1998) International Cooperation Against Corruption , in Finance & Develop-ment, 35 (1), http://www.imf.org/external/pubs/ft/ fannd/1998/03/indexKoci, A. (1998a) Police reform in Post-Communist Albania: A Failed Experience? , in TheInternational Journal of Albanian Studies, 2(1), 77-93.Koci, A. (1998b) Dangers to Police Reform: The Policing of the Albanian Upheaval of 1997 ,in M. Pagon, (ed.) Policing in Central and Eastern Europe: Organisational, Managerial, andHuman Resource Aspects, Ljubljana: College of Police and Security Studies, 365-377.Kopani, A. (1999) Koci per Trafiqet: Fajin e Ka Italia , in Rilindja Demokratike, 19 February.Ligj per Policine e Rendit (Public Order Act), (1991), in Gazeta Zyrtare, No. 7504, Tirane.

Peposhi, Sh. (1999) Pse Nuk Vendoset Rendi ne Shqiperi? , in Rilindja Demokratike, 8 March.Polisi, R. (1999) Policia Dorezohet Perballe Trafikut dhe Kriminalitetit , in Rilindja Demokratike,25 January.Rama, Sh. A., (1997) Failed Transition, Elite Fragmentation and the Parliamentary Elections ofJune 29, 1997 , in The International Journal of Albanian Studies, 1 (1): 82-125.Shajko, Gj. and Shkembi, H. (1994) National Police Profile in D. Fogel, Policing in Centraland Eastern Europe - Report on a Study Tour, Helsinki: HEUNI, 169-189.Shelley, L. (1994) The Sources of Soviet Policing , in Police Studies, xvii (2): 49-65.Shelley, L. (1996) The Policing of Soviet Society: the evolution of state control. London:Routledge.Shkembi, H. (1996) Histori e Policise. Tirane: Shtepia Botuese Gurra.Sherman, L. (1978) Scandal and Reform, London: University of California Press.Vickers, M. (1995) The Albanians: A Modern History, London: I.B. Tauris.Vickers, M. and Pettifer, J. (1997) Albania: From Anarchy to a Balkan Identity, London: Hurst& Company.Waddington, P. A. J. (1999) Policing Citizens, London: UCL Press.Zvekic, U. (1998) Corruption in Law Enforcement and Public Administration in Countries inTransition , in M. Pagon, (ed.) Policing in Central and Eastern Europe: Organisational, Mana-gerial, and Human Resource Aspects, Ljubljana: College of Police and Security Studies, 319-327.

...në kërkim të shkaqeve të korrupsionit në policinë shqiptare

Page 245: perpjekja_15-16

245Përpjekja

SHKURT MBI AUTORËT

Stephanie Schwandner-Sievers është organizatorja e konferencës. Drejton Nash Fel-low për Albanian Studies në School of Slavonic and East European Studies, Londër.Që nga 1992 ka kryer kërkime antropologjike mbi çështje të tilla si identiteti dhekohezioni social, politika e etnicitetit dhe tradita gjatë periudhës së tranzicionit nëJug dhe Veri të Shqipërisë kurse kohët e fundit në Kosovë. Rezultatet e studimeve i kabotuar në artikuj të shumtë akademikë. Së shpejti do të botohet teza e saj e Ph.D. mbimënyrat e identifikimit në Shqipëri për Universitetin e Lirë të Berlinit.

Së bashku me Bernd J. Fischer ajo po merret me një botim anglisht të punimeve tëkonferencës që po i botojmë në shqip në Perpjekja 15-15, me titull: Albanian Identi-ties: Myth, Narratives and Politics, London: Hurst 2001që del në Prill.

George Schopflin kryeson katedrën Jean Monnet në School of Slavonic and EastEuropean Studies (SSEES) të Londrës. Është profesor i studimeve politike dhe drejtonCentre For Studies in Nationalism në SSEES. Ndër botimet e tij të shumtapërmendim: Politics in Eastern Europe, 1945 1992, London, 1995, dhe ka botuarsëbashku me Geoffrey Hosking, Myths and Nationhood, London: Hurst and Co.1997.

Piro Misha është shkrimtar dhe përkthyes. Ka botuar disa libra, më i fundit ndër tëcilët: Duke kërkuar rrënjët, ose kthimi i shqiptarëve në histori . Vitet e fundit kadhënë leksione në disa universitete e shkolla në Itali, Francë, Angli, si dhe ka marrëpjesë në mjaft konferenca ndërkombëtare. Së shpejti del libri i tij me ese, ku bënpjesë dhe studimi për nacionalizmin, një fragment i të cilit u lexua në seminarin eLondrës. Aktualisht punon ne Fondacionin Shoqeria e Hapur për Shqipërinë.

Artan Puto ka mbaruar Fakultetin Filologjik, dega histori, me 1988. Deri më 1994ka punuar në Arkivin e Shtetit, Tiranë. Në vitin 1994-95 ka kryer një vit studimepasuniversitare (Master në Histori) në Central European University, Budapest. Ngaviti 1999 ka filluar një program doktorature në European University Institute, Firence,Itali, ku po punon për të mbrojtur një temë nga historia e nacionalizmit shqiptargjatë Rilindjes. Ka shkruar artikuj të ndryshëm mbi historinë e Shqipërisë. Ka punuarpër dy vjet (1997-1999) edhe si korrespondent nëTirane i gazetës Koha Ditore .

Nathalie Clayer është studiuese e qytetërimit turk dhe otoman. Ka shkruar mbishqiptarët të ndarë në shtete të ndryshme dhe rikompozimin e identitetit të tyre, mbifillimet e nacionalizmit shqiptar; ka botuar së bashku me Xavier Bougarel Islam etpolitique dans les Balkans depuis 1990.

Ger Duijzings ka studjuar për antropologji kulturore dhe jep leksione mbi studimeserbe dhe kroate në School of Slavonic and East European Studies, University Col-lege, Londër. Pjesa më e madhe e studimeve të tij si antropolog kulturor trajtonKosovën, Kroacinë dhe Bosnjën. Botimi i tij i fundit është Religion and the Politicsof Identity in Kosovo, London, Hurst, 2000.

Shkurt mbi autorët

Page 246: perpjekja_15-16

246Përpjekja

Alex Standish është kryetar i Bordit të Centre for Research into Post-CommunistEconomies të Mbretërisë së Bashkuar dhe botues i Jane s Intelligence Digest. Ështëspecialist i Ballkanit; ka jetuar në Shqipëri në vitet 1992 - 1994 dhe më 1997; kabërë dokumentarë televizivë mbi Shqipërinë dhe Kosovën për BBC-në.

Ardian Vehbiu ka mbaruar për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Kapunuar ne Institutin e Gjuhësise dhe të Letërsise, në fushën e leksikologjise dhe tësemiotikës letrare. Në vitet 1987-1988 u specializua për gjuhësi teorike pranëUniversitetit La Sapienza , Romë. Ka botuar në revistat Studime Filologjikedhe Gjuha Jonë artikuj mbi analizën e tekstit letrar. Në 1995 u botua në Itali,përkthimi i tij i gramatikes shqipe të Martin Camajt. Në 1996 ka botuar ne Milanolibrin La Scoperta dell Albania , me bashkautor Rando Devolen. Aktualisht jetonnë New York (USA). Një numër artikuj të tij për problemet e letrarishtes, si dhe njenumër esesh mbi kulturën shqiptare të post-totalitarizmit, gjinden në Internet, nëfaqen http://members.aol.com/plaku/index.html.

Antonia Young Bradford University, UK; Colgate University, US. Midis tjerashautore e Women Who become Men: Albanian Sworn Virgins (Dress, Body, CultureSeries); Albania, Revised Edition, një bibliografi e botimimeve të autorëve shqiptarëdhe botimeve për Shqipërinë.

Susan E. Pritchett Post autore e librit Women in Modern Albania: Firsthand Ac-counts of Culture and Conditions from Over 200 Interviews, Jefferson, North Caro-lina and London: McFarland and company, Inc. Publishers, 1998. Autorja ka jetuardhe punuar në Shqipëri prej vitit 1994 deri më 1997 ku ka kryer edhe intervistat.Aktualisht punon si shkrimtare e lirë.

Annie Lafontaine kryen studimet për Ph.D. në antropologji sociale dhe kulturorenë Universitetin e Montrealit si dhe është pjesëtare e ekipit të ngritur në këtëdepartament për Shqipërinë dhe Kosovën. E mbështetur nga Canadian ResearchSupport Fund (FCAR) ajo po kryen aktualisht studime antropologjike në Kosovëme qëllim përmbushjen e tezës së saj të Ph. D. me temë: Migrimi, Identiteti dheTraumat: shpërnguljet në Kosovë dhe diaspora e Amerikës Veriore.

Gilles de Rapper Ka përfunduar kërkimet e tij për Ph.D. për antropologji sociale nëUniversitetin e Parisit X-Nanterre dhe ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare nëUniversitetin Marne - la - Vallée, Francë. Punimet e tij trajtojnë çështjet e kufijvedhe lëvizjeve në Evropën Juglindore. Ka botuar studime mbi kufirin greko-shqiptardhe mbi komunitetet shqiptare në Greqi, Turqi dhe ish-Jugosllavi.

Elias Skouldias është kandidat për Ph.D. në Departamentin e Historisë nëUniversitetin e Janinës, Greqi. Punon në tema që lidhen me marrëdhëniet Greko -Shqiptare në shkullin e XIX dhe XX-të (veçanërisht me gjysmën e dytë të shek.XIX.

James Pettifer jep leksione në Institute of Balkan Studies, Thessaloniki (ELIAMEP)dhe është autor i një numri librash mbi jugun e Ballkanit, midis të tjerash: The New

Shkurt mbi autorët

Page 247: perpjekja_15-16

247Përpjekja

Macedonian Question (ed), London and New York: 1999, The Blue Guide to Alba-nia and Kosovo, London and New York, 2000, and Albania - from Anarchy to aBalkan Identity ( me Miranda Vickers).

Kimete Bytyçi është studiuese dhe aktiviste e të drejtave të njeriut nga Kosova meaktivitet në Londër. (I kërkojmë ndjesë lexuesit që për shkak të humbjes së kontaktitnuk mund t i japim një informacion më të plotë për të. (red.))

Denisa Kostovicova është kandidate për Ph.D. në Departamentin e Gjeografisë,Universiteti i Cambridge. Është bashkëbotuese e Kosovo: Myths, Conflict and War(Keele: Keele European Research Centre, 1999) dhe autore e Parallel Worlds: Re-sponse of Kosovo Albanians to Loss of Autonomy in Serbia, 1989-1996 (Keele: KeeleEuropean Research Centre, 1997) Southeast Europe Series - Reserach Paper 2.

Bernd J. Fischer është profesor i historisë në Universitetin e Indianës, Fort Wayne.Është autor i Albania at War, 1939-1945 London: Hurst and Co 1999 dhe King Zogand the Struggle for Stability in Albania, New York: Columbia University Press,1984.

Fatos Lubonja shkrimtar, gazetar dhe kryeredaktor i revistës Përpjekja. Autor iPloja e Mbrame Marin Barleti, Tiranë, 1994, Në vitin e Shtatëmbëdhjetë, MarinBarleti, Tiranë 1994, Ridënimi Botime përpjekja, Tiranë 1996, Liri e Kërcënuar,Botime Përpjekja, Tiranë, 1999 - si dhe i shumë artikujve dhe eseve të botuara nështypin shqiptar dhe të huaj.

Robert Pichler, Universiteti i Graz-it, Austri. Ka vizituar disa herë Shqipërinë kuka kryer kërkime antropologjike. Është edhe fotograf, midis tjerash edhe autori ifotografisë në numrin 11-12 të Përpjekjes.

Mark Tirtja, etnolog ka punuar në Institutin e Kulturës Popullore. Jep etnologjidhe mitologji në Fakultetin e Filologjisë, dega Hisori dhe në Fakultetin e ShkencaveSociale. Ka botuar studime të shumta në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit.Autor i Migrime të Shqiptarëve, bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1999,Bashkautor në Shpati i Sipërm, Veshjet Popullore botime të Akademisë së Shkencave.Ka në shtyp librin Kundrim në mitologjinë shqiptare, Marin Barleti.

Artan Fuga, ka mbaruar fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës dhe mëpas ka kryer studime pasuniversitare për filozofi në Paris. Aktualisht jeton në Parisdhe jep leksione në Universitetin Paris VIII dhe atë të Tiranës, Dega Filozofi. Ështëautor i artikujve të shumtë dhe i disa librave ndër të cilët L Albanie entre la PenseeTotalitaire et la Raison Fragmentaire, 1998, Paris: L Harmattan.

Galia Valtchinova ka mbaruar studimet për histori në Universitetin e Sofjes më1983. Aktualisht ka një bursë studimi në Institutin e Thrakologjisë; është antareasociative e Institut des Sciences et Techniques de l Antiquité (ISTA), Universitéde Franche-Comté, Besançon dhe po përfundon tezën e dytë për Ph.D. në antropologjinë EHESS, Paris. Është autore e shumë artikujve dhe e dy librave (në bullgarisht).Jep mësim historie dhe antropologjie mbi Ballkanin e lashtë dhe bashkëkohor.

Shkurt mbi autorët

Page 248: perpjekja_15-16

248Përpjekja

Noel Malcolm ka mbaruar studimet për gjuhë angleze dhe ka mbrojtur Ph.D. përhistori në Cambridge. Përveç vazhdimit të studimeve pranë Cambridge dhe së fundipranë Universitetit të Harvard-it ka punuar shumë vjet si bashkpuntor i jashtëm përSpectator dhe si komentues politik i Daily Telegraph.Botimet e tij më të njohurastudimore janë Bosnia: A Short History, Londër dhe Kosovo: A Short History, Lon-don: Macmillan 1998. Aktualisht punon për një biografi të Thomas Hobbes-it.

Mariella Pandolfi është profesore e antropologjisë në Universitetin e Montrealit.Si psikoanaliste dhe antropologe ka punuar dhe botuar më parë studime me temë tëtilla si lidhjet politike midis eksperiencave traumatike kolektive dhe narrativave nëItalinë e Jugut si dhe mbi proceset e diferencimeve të brendshme ideologjike. Trevjetët e fundit po studjon prezencën humanitare ndërkombëtare në Shqipëri dheKosovë - që e ka cilësuar në librin e saj të fundit Moble Powers si mbikolonializëm :Industria humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, Romë: Meltemi 2000.

Nicola Mai është kandidat për doktor shkencash për median dhe sudimet kulturorenë Graduate Research Centre in Culture and Communication, Universiteti i Sus-sex.- it. Ka kryer kërkime në Shqipëri dhe ish Jugosllavi, ku ka punuar me grupet etë rinjve dhe refugjatëve. Puna e tij është fokusuar në studimin e përdorimin tëshkëmbimeve kulturore mediatike në raport me emergjencën e kulturavetransnacionale rinore, traumat, kujtesën dhe identitetin, antropologjinë e zhvillimitnë raport me fazën e transformimit post komunist në Shqipëri dhe në pjesën tjetër tëBallkanit.

Eno Ngjela ka mbaruar Universitetin Politeknik të Tiranës më 1966 dhe Universitetine Lancaster-it për Marrëdhënie Ndërkombëtar dhe Studime Strategjike më 1998.Dizertacioni i tij përfundimtar ishte një analizë teorike mbi rrugën e veçantë tëtranzicionit post komunist në Shqipëri. Aktualisht është i angazhuar në Programine Këshillit të Refugjatëve Kosovarë të Leeds-it.

Fabian Schmidt është studiues analist i ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë pranë Südost-Institut Munich. Më parë ka punuar në Pragë tek Open Media Resarch Institute, meOSBE si dhe ka drejtuar në Tiranë Projektin e Monitorizimit të Medias Shqiptare përInstitute for War and Peace Reporting, Londër.

Arianit Koci aktualisht punon si radiokronist në BBC World Service, AlbanianSection në Britaninë e Madhe. Gjatë pesë vjetëve të fundit kur ka punuar si studiuesnë Scarman Centre të Universetit të Leicester-it. Ka kryer studime dhe ka botuarartikuj të ndryshëm mbi politikën dhe transformimet social politike në EvropënQendrore dhe Lindore.

Shkurt mbi autorët

Page 249: perpjekja_15-16

249Përpjekja

Page 250: perpjekja_15-16

250Përpjekja

Page 251: perpjekja_15-16

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.