118
AGRON SHELE PËRTEJ PERDES GRI ROMAN

Përtej perdes gri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

roman shqip

Citation preview

Page 1: Përtej perdes gri

AGRON SHELE

PËRTEJ PERDES GRI

ROMAN

Shtëpia Botuese“Marin Barleti“, 2006

Agron Shele

Page 2: Përtej perdes gri

“Përtej perdes gri“ roman

Redaktor letrar: Kristaq F. ShabaniKorrektor letrar: Dhimitër MitiArt grafik: Ligor Shyti

Copyright Agron Shele, 2006

Libri botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“ Gjirokastër, AlbaniaShtypur në shtypshkronjwn e shtëpinë botuese “Marin Barleti“, 2006

2

Page 3: Përtej perdes gri

PROLOG

Kishte ditë që re të dendura ngjyrë plumbi rrethonin malin e Dajtit. Vjeshtë. Shirat ishtin në prag të fillimit të stinës së tyre. Nuk e di pse qendroja në atë lokal të vogël dhe të veçuar pranë Lanës, ku, përveç mjedisit të vakët, nuk mund të shihje gjë tjetër. Pikat e para morën frymë të lehtësuara, kur këmbët e tyre të stërzgjatura prekën trotuarin, i cili shfaqej në vagëllim të plotë, nga sfondi i gjerë i xhamit të zi, grisur nga vijëzimet e çrregullta të morisë së bulëzave të ujit, që shpërndaheshin me shpejtësi. Poshtë këmbëve të plepit, që harlisej drejt qiellit, u krijua një qilim karakteristik me ngjyrë të murrëtyer, përftuar nga përzierja e gjetheve të zverdhura dhe ujit të pistë. Muzgu i ardhur më herët, shtoi fluksin e dritave shumëngjyrëshe të makinave në rrugën kryesore të “Unazës“ së kryeqytetit. Vështroja përtej xhamit xajs, me kafen e zakonshme “ekspres“ përpara, pa asnjë pikësynim, zhytur në një botë të brendshme, si vetë mjedisi që rrethonte dhe nuk e vura re një vajzë, që qendronte përballë tavolinës sime. Nuk po kuptoja asgjë në atë çast, për më tepër, u përfshiva nga një ndjenjë hutimi e pazakontë.- Mund të qendroj pak me ty? -tha ajo dhe vështroi me një shikim tejet të përvuajtur. Nuk fola asnjë fjalë. Ende nuk po u besoja syve, kur kamerieri, një djalë me sy të vegjël, por mjaft të gjallë, e zuri për krahu dhe i foli:- Të lutem Adrianë! Mos i shqetëso klientët. Mund të ulesh te tavolina jote, në krah të banakut.Ajo ndoqi ritmin e hapave të tij, ndërsa koka e kthyer pas dukej sikur kërkonte ndihmë.-Pse e trajton ashtu? - i thashë kamerierit.- Adriana është e sëmurë. Kështu sillet me të gjithë. Ulet në tavolinën e tyre dhe tregon gjithfarë marrëzish.

3

Page 4: Përtej perdes gri

- Lëre të qetë, - munda t´i thoja dhe, një ndjenjë keqardhjeje më përfshiu për atë bukuri të rrallë që më shfaqej para syve.-Si të dëshironi, por, mos u ankoni më pas! –tha ai dhe shkoi te banaku.Ajo nuk e bëri të gjatë. Hodhi dhe një vështrim gjithë ankth, pastaj u ul në karrigen përballë. Hijet e dyshimit ende nuk ishin zhdukur. Moria e pyetjeve se, përse qendroja akoma atje dhe, aq me keq, me një njeri të tillë, më shpërqendruan të tërin.- Ju duhet të jeni njeri i mirë. Të tjerët më urrejnë dhe më përzënë gjithmonë.- Nuk duhet të mendosh keq për veten! - i thashë, më tepër për ta qetësuar.- Ti nuk më njeh, por unë meritoj ndëshkimin më të madh të kësaj botë! - dhe një pikë loti i rrëshqiti në faqe.- Pi diçka të ngrohtë, se të bën mirë! -tregova përkujdesjen dhe bëra shenjë nga banaku.Kamerieri solli një çaj, ndërsa ajo, me duart që i dridheshin, shtrëngonte filxhanin. Një krijese kaq e brishtë, kaq e ëmbël, nuk e meritonte këtë fat, që e kish flakur përtej jetës dhe e tërhiqte zvarrë nëpër rrugët pa fund. Linjat e rregullta të trupit, fytyra e bardhë dhe e rrumbullakët, flokët kaçurrele që derdheshin supeve, tregonin ende pamjen rrezelluese të së shkuarës. Qendronte e heshtur, e nënshtruar, njëlloj si ajo statuja në ndërtim e sipër, që pret se ç´formë do të marrë. Hidhte ndonjë vështrim skeptik dhe kruspullosej përbrenda ankthit të pafund. Buzët e saj drithëronin, donin të shprehnin diçka të pa rrëfyer, ndoshta të vrisnin mllefin e mbledhur prej s´di se sa kohësh. Çapitej nëpër jetën gërmadhë, rrënuar nga e shkuara fatale, vuante mëkatin e bërë dhe përfliste kudo vetveten e humbur.- Ajo ishte shoqja ime më e mirë. Zoti më ndëshkoi për këtë, -dhe kaloi duart mbi flokët e lagur.I zgjata shaminë për t´u fshirë dhe me një ton tepër miqësor, u perpoqa ta qetësoja disi, megjithëse, pas çdo fraze të folur, të këputur, herë - herë dhe të pakuptimtë, të shprehur në mënyrën më dramatike, kuptoja se si jeta braktiste, por kurrsesi të mohonte.

4

Page 5: Përtej perdes gri

ITë dërgon urimet më të përzemërta. Dhuratën e ka zgjedhur ajo vetë…

I shtrëngoi dorën dhe, me gjithë kundërshtimet e saj, i premtoi se do të kthehej përsëri.

Ora e fundit e mësimit është e lodhshme, si për nxënësit dhe për mësuesit, për më tepër matematika shtonte ankthin. Mësuesja hyri nxitimthi në klasë, përplasi derën, la regjistrin dhe nisi të bënte ato ecejaket e kota, nëpër korridoret e ngushta midis tavolinave. U mor vesh prej të gjithë nxënësve se e kishin “ndritur“ në provimin e orës kaluar. Ndryshe, nuk mund të shpjegohej gjithë ai nervozizëm i tepëruar. Zhurma, që mbizotëronte para pak çastesh, u tret menjëherë dhe një heshtje dëshpëruese pushtoi mjedisin. Për t´i dhënë më shumë rëndësi vetes, hapte fletoren e punës, përqëndrohej për një farë kohe, hidhte ndonjë vështrim skeptik dhe, me laps në dorë, nënvizonte ndonjë gjë. Emri i Mondës do ta thyente disi heshtjen rënkuese, që mbizotëronte dhe do ta rikthente pak frymëmarrjen e mbajtur pezull. Ajo doli para klasës, uli kokën si e zënë në faj dhe nuk guxoi të shikonte njeri në sy. Qetësia u thye nga vetë mësuesja:- Je përgatitur për sot? Monda nuk foli asnjë fjalë. Vështroi e turpëruar nga shokët dhe një skuqje e lehtë i pushtoi fytyrën.- Nuk e kuptoj këtë mungesë vullneti, për t´ju përgjigjur shkollës?-Kisha një problem! - Mundi të thoshte me gjysmë zëri.- Nuk më kanë caktuar për të zgjidhur problemet e njërit apo të tjetrit, por për të dhënë mësim dhe për të kontrolluar. Shumë keq. Për sot ke vlerësim negativ. Duhet të bësh kujdes, pasi rrezikon hyrjen në provimin e maturës.

5

Page 6: Përtej perdes gri

Në klasë ra përsëri qetësia. Të gjithë prisnin, se mbi kë do të binte lapsi kësaj radhe, që në gjuhën e tyre nuk falte asnjëherë. Vetëm komunikimi i temës së re, ktheu gjallërinë e humbur. Rënia e ziles së shkollës paralajmëroi fundin e mësimit, ndërsa mësuese “stresi“ u largua e nervozuar. Monda, me gjithë humorin e prishur, ishte e detyruar të ftonte shokët në “disko“ me rastin e ditëlindjes. Të gjithë në grup, e 4 - ta C, mes ovacioneve të moshës, përshkuan korridorin e ngushtë të shkollës dhe u shpërndanë shkallëve të shumta, për t´u rimbledhur sërish në mbrëmje. Si gjithmonë, rrugën për në shtëpi, e bënte së bashku me Denisën dhe Adrianën, jo vetëm se banonin pranë njëra -tjetrës, por vinin nga e njëjta shkollë që në fëmijëri. Si më llafazane, Adriana, merrte përsipër drejtimin e bisedës dhe, mes humorit, apo përqendrimit maksimal që i kushtonte ndonjë ndodhie të rastit, nuk lejonte asnjëherë mbizotërimin e heshtjes mes tyre. Pasi u përshëndetën, Monda ngjiti shkallët e pallatit tërë përtesë. Hapi derën dhe u drejtua për nga dhoma e saj. Nga kuzhina u dëgjua zëri i nënës:- Erdhe shpirti i mamit!Hodhi çantën mbi shtratin e saj dhe, me një buzëqeshje të shtirur, shkoi tek e ëma, që t´i dhuronte pëqafimin e zakonshëm.- Sikur nuk më dukesh në formë, apo të shqetëson ndonjë gjë? Sot është dita jote, prandaj dua që të ndihesh e lumtur.-Faleminderit mami! - u shpreh ajo, ndërsa mendja kishte mbetur te matematika.- I ftove të gjithë shokët? -shprehu interesimin e ëma.- Po - pohoi shkurt me kokë.- Babi e prenotoi në mëngjes lokalin. Ha drekë shpejt, se pas pak do të vijnë kushërinjtë e tu. E merr me mend se çfarë suprize të kam bërë? -Të lutem, mami, mos më lër kështu, se po vdes nga kurioziteti! Çfarë më ke blerë?- Ha dreke! - këmbënguli e ëma.- Nuk kam oreks, prandaj...-Të kujtohet ai butiku i ri, që është hapur tek “21-shi“?

6

Page 7: Përtej perdes gri

- Më bleve fustanin, që të tregova! - dhe u hodh përpjetë nga gëzimi.- Mami e mban gjithmonë fjalën.- Nuk po e besoj dot akoma. Ku është? Dua ta provoj menjëherë! - dhe filloi të kërcente si fëmijë.-E ke tek dhoma. Shko vishe!Humbi për një kohë të gjatë para pasqyrës. Fustani ngjyrë blu shndriste; forma e trupit paraqitej hajthshëm, ndërsa dekolteja e krijuar ishte tejet ngacmuese. Krehu flokët me kujdes, bëri një kontroll të fundit, si u sigurua se çdo gjë ishte në rregull, doli nga dhoma, tepër e sigurt. Në dhomën e pritjes, kishte mbërritur kushëriri i saj, Landi. Ai u çua në këmbë menjëherë dhe e takoi gjithë përzemërsi.- Gëzuar ditëlindjen, Monda!- Faleminderit! … Po Eva, pse nuk erdhi? - pyeti për të motrën e tij.-Ajo nuk mundi të vinte. Në këtë kohë është shumë e zënë. Po përgatitet për diplomën. Të dërgon urimet më të përzemërta. Dhuratën e ka zgjedhur ajo vetë, -dhe hapi kutinë e paketuar me mjaft estetikë.-Shumë faleminderit! Do të ndihesha më e lumtur, nëse do të vinte vetë. Byzylyku është shumë i bukur! -dhe sytë i shkëlqyen nga gëzimi.- E dija që do të të pëlqente...- Më ndihmo pak, se nuk po e vendos dot në dorë. Sot dua që të ndihem mbretëreshë.Më pas biseda hyri në rrjedhën e zakonshme. S´vonoi shumë dhe zilja e derës tingëlloi fort.- Janë shoqet e mia, - i tha Landit dhe shkoi të hapte derën.Ato hynë brenda, përshëndetën Landin, uruan shoqen për ditëlindje dhe filluan t´i bënin komplimenta për fustanin e ri. Teto Lili, me pamjen e saj ngazëlluese, i falenderonte dhe u lutej të provonin ëmbëlsirën. Hera - herës i ngacmonte edhe me pasazhe nga fëmijëria, gjë që atyre u shkaktonte shumë emocione. Adriana nuk mund ta shprehte natyrën e saj, qëndrimi përballë një të huaji, në rastin konkret Landit, e frenonte së tepërmi. Me Denisën ndodhi

7

Page 8: Përtej perdes gri

krejt e kundërta. E kryqëzuar nga vështrimet zhbiruese gjatë gjithë kohës, u ndie tërësisht e shpenguar.- Duhet të shkoni. Nuk është mirë që t´ju presin, - tha teto Leni dhe i nxiti për t´u nisur.Dielli ishte duke perënduar, ndërsa horizonti tutje, përflakej nga petku i kuqërremtë. Trotuari në rrugën kryesore, përmbytej nga lumi i njerëzve. U përfshinë në këtë valë dhe ata, më pas, u hodhën në krah tjetër, për t´u drejtuar tek lokali i prenotuar. Sa kapërcyen rrugën kryesore, një makinë tip “Fiat“ erdhi me shpejtësi dhe frenoi fort. Shoferi i saj, një djalosh me syze të errëta, hapi xhamin, hodhi një tufë lulesh pranë këmbve të Adrianës dhe u zhduk menjëherë. Vazhduan rrugën më tej, ndërsa lulet e hedhura pa kujdes, mbetën atje, shpërfytyruar dhe ndotur nga këmbët e kalimtarëve të shumtë. Landi e konsideroi thjesht një veprim prej anormali dhe u përpoq ta qetësonte disi Adrianën, e cila skuqej akoma në fytyrë. Monda, këtë xhest, e përcolli me naivitet të plotë, ndërsa shoqja tjetër Denisa, që e njihte mirë karakterin e saj, i hodhi një vështrim qortues. Pjesën tjetër të rrugës e përshkuan gati në heshtje. Askush nuk mund ta rikthente më gjallërinë e humbur. U afruan te lokali, përshëndetën shokët e tjerë dhe hynë brenda. Muzika e zgjedhur nga këngëtarët më të mirë, si dhe fluksi i dritave shumëngjyrëshe, krijonin një mjedis vertët marramendës. Befas u fikën prozhektorët dhe në atë hapësirë gjysmë të errët, filloi urimi në kor, për të vazhduar më pas me surprizën e bërë nga i gjithë grupi, dhurimin e varëses me inicialet e emrit të saj. Mes emocioneve të forta dhe mjedisit tepër të zjarrtë, nisi festa e vërtetë. Rrymat e alternuara të muzikës, ndërthurur me reflekset e dritave, përzier me tymin e cigareve dhe avujve të alkolit, impononte një ndjenjë ekstaze, për botën e tyre ireale. Landi qëndronte në një kënd pranë banakut, me shishen e birrës përpara, në pritje të një muzike më të qetë. Denisa e kuptonte fare mirë, se mundësia e parë që do të krijohej, ai, patjetër, do ta ftonte për vallëzim. Parandjenja nuk e zhgënjeu. Tingujt e një valsi, nuk e kishin mbushur ende sheshin me çifte, kur Landi me një mirësjellje të tepëruar, u shfaq përballë saj. Nuk u çudit, gjithashtu as nuk i shkoi nëpër mend të kundërshtonte ose të

8

Page 9: Përtej perdes gri

justifikohej. Në fund të fundit, s´kishte pse të bëhej objekt bisede, ose të zemëronte shoqen e saj. U çua gjithë ndrojtje, i zgjati dorën, që i dridhej nga emocionet dhe një skuqje e lehtë përfshiu fytyrën e saj të bardhë.- Të pëlqen valsi, apo do dëshiroje diçka më moderne? - theu akullin Landi.- Është vallëzimi im i preferuar.- Një natyrë e ndjeshme nuk mund të shprehej ndryshe. - Si ta kuptoj këtë? -dhe e vështroi në sy.- Nuk e di, por te mua le përshtypje të fortë, që kur të pashë në fillim.- Unë jam këtu për të festuar me shokët.- Shoh diçka të veçantë brenda teje, -vazhdoi ai.Ajo nuk foli. Për një çast humbi në botën e saj dhe nisi të mendonte gjëra që nuk i kishte konceptuar ndonjëherë. Çaste trazimi përfshinë detin e shpirtit. Një ndjenjë e re dhe e papërballushme po trondiste tërë qenien, drithëronte zemrën dhe shkaktonte mijëra refleksione. Diçka që nuk shkonte. Diku këputej një fill… ndrojtja, pasiguria, ndoshta metamorfoza e të përjetuarit sipas mentalitetit, ngrinte krye dhe ndjenjën e porsalindur e paragjykonte gjer në skajshmëri. Mes këtij dualizmi, ku konflikti i ndjenjës së vertetë dhe normalitetit “moral“, sipas sensit të mjedisit, e detyroi të tregohej e ftohtë. Landi e kuptonte gjendjen e brendshme në të cilën ndodhej dhe, nuk mund të lejonte kurrsesi një atmosferë rënduese.- Organizoni shpesh festa të tilla? - tha ai, thjesht për të rifilluar bisedën.- Me raste.- Besoj se matura të bën të ndihesh ndryshe, - ndërroi temë ai. - Ka emocionet e saj. - Po për studimet e mëtejshme, ke ndonjë ide?- Më pëlqejnë shumë shkencat sociale, megjithëse mami dëshiron që të ndjek mjekësinë.- Preferenca të kundërta, - nënqeshi ai. - Po ti, ku studion?- Jam në vit të dytë, tek Ekonomiku.

9

Page 10: Përtej perdes gri

- Durim të fortë ke, që u je përkushtuar shifrave.- Ishte dëshira e motrës.- Po më befason me këtë harmoni që keni. Unë kam dy vëllezër. Më i madhi është emigrant në Itali, ndërsa vëllai tjetër është i vogël.- Shumë mirë! Motra ime quhet Eva dhe diplomohet në arkitekturë, por, mos është më mirë të flasim për veten? - ndërhyri jo pa qëllim dhe e afroi më pranë vetes. Ajo heshti. Një forcë e pakontrolluar e shtynte përpara, vetëm vështrimet kureshtare të shoqeve dhe drojtja, që e karakterizonte, e stepi përsëri.- Ne jemi pjesë e këtij mjedisi. Duhet të argëtohemi, të flasim, të qeshim, s´ke pse të ndihesh e ndrydhur. Nuk të shikoj dot kështu. Një bukurie të tillë, nuk i shkon trishtimi.- Ta marr për kompliment këtë të fundit.- Rëndësi ka, që qëndrimi im për ty, nuk do të ndryshojë kurrë.Më pas, Denisa u shkri një me grupin e shokëve, ndërsa ai shkoi afër banakut dhe gjithë admirim ndiqte lëvizjet e saj. Lehtësimi i madh që ndiente përjetohej qartë. Mendimet konfuze dhe ankthi i çastit, treteshin në horizontin blu të shpirtit. Në fund të festës, të gjithë u përshendetën me njeri - tjetrin, ndërsa Landi, qëndroi më pas me kushërirën dhe dy shoqet e saj. Kur dolën jashtë, ndjenë menjëherë freskinë e mbrëmjes dhe dritën e zbehtë të Hënës, që shpëlahej mbi trupat e tyre. Ndoqën të njëjtin ritual. Monda kërkonte mendime për organizimin e festës, ndërsa Adriana hidhte ndonjë vështrim vjedhurazi nga Denisa dhe kthente përgjigje sa për të kaluar radhën. Ndaluan te sheshi para pallatit. Adriana nuk priti ta përcillnin, por u largua, duke marrë me vete gjysmëpërshëndetjen e bërë. Monda ndenji te hyrja e saj dhe detyroi Landin të shoqëronte shoqen deri tek pallati dhe, në atë pozicion, vështronte gjithë kërshëri veprimet e tyre. Ai i foli për mbrëmjen e mrekullueshme, për emocionet, që i kishte dhuruar, i shtrëngoi dorën dhe, me gjithë kundërshtimet e saj, i premtoi se do të kthehej përsëri.

***

10

Page 11: Përtej perdes gri

Dielli trokiti në dritaren e Denisës me një tufë rrezesh depërtuese. Sytë vetëtimthi shkuan tek ora e murit, e cila, krejt mospërfillëse, vazhdonte tik -takun e saj. U vesh me shpejtësi, bëri tualetin e zakonshëm, rrëmbeu çantën, puthi nënën dhe u derdh shkallëve me nxitim.Adriana po e priste si gjithnjë, në të njëjtin vend.- Monda ka ikur, -i tha shoqes ajo.-Ti u vonove shumë dhe ... Të shpejtojmë, se jemi vonë.- Nuk kam fjetur fare mbrëmë. Më duket sikur e njoh prej kohësh. Dua ta largoj nga mendja, por nuk mundem. Sa më shumë përpjekje të bëj, aq më i afërt bëhet. Nuk po kuptoj asgjë. S´jam ndier kurrë kështu. “Bukuroshi“, tha me vete dhe një inat i fshehur, për mospërfilljen e treguar ndaj saj, e përfshiu të tërën.Biseda e nisur kërkonte një përgjigje. Në të kundërt, shoqja do të nënkuptonte marazin e saj. U shtir sikur ishte e interesuar, pastaj donte të mësonte dhe ndonjë gjë rreth tyre.- Të ka zënë qymyri, më duket. - Ty të kam shoqe. Me duket sikur çlirohem, kur flas hapur, - dhe vazhdoi më tej. -Tek ai pashë diçka të veçantë. Dinte të fliste bukur, tregonte mirësjellje. Nuk e di...- Të gjithë djemtë njësoj janë. Në fillim të joshin, më pas të kthejnë në skllave.- Nga e ke arritur këtë përfundim ti? – pyeti ajo dhe e vështroi në sy Adrianën. - Ashtu kot them, - dhe i vetmi mendim që e shqetësoi në atë çast, ishte dyshimi i shoqes për ngjarjen e djeshme. Ajo nuk duhej ta mësonte kurrë lidhjen e saj me atë tipin, për më tepër, që ai, idioti, e shkeli fare me atë veprim. Pjesën tjetër të rrugës e bënë gati në heshtje. Lufta e të kundërtave kish filluar. Denisa ndiente zilinë dhe cmirën e shoqes, ndërsa Adriana vuante frikën dhe ankthin e dashurisë së hidhur. U afruan te shkolla. Godina e madhe trekatëshe, me fasadë të lartë përpara, lyer me ngjyrë kafe dhe rrethuar me kangjella të zeza, hapte portën çdo mëngjes, mbushte oborrin me nxënës dhe i ftonte të gjithë brenda.

11

Page 12: Përtej perdes gri

IIMe rrëmujën, që krijohet pas përfundimit të mësimit, mund të gjente mundësinë për t´u takuar me Denisën, pa rënë shumë në sy.

Pranvera erdhi me lule shumë. Mimozat lajmëruan të parat ardhjen e kësaj stine të bukur, por dhe dallëndyshet s´mbetën pas. Ballkonet e pallateve tërhiqnin morinë e tyre, për të ndërtuar çerdhet e reja. Qyteti ndërroi pamje. Flaku tutje zymtësinë rënduese dhe riktheu gjallërinë e humbur. Njerëzit derdheshin rrugëve si një lumë i fuqishëm e plot zhurmë dhe mbushnin trotuaret e boshatisur. Era e lehtë e mbrëmjes ledhatonte këdo, që ndeshte rrugës, u kujtonte miqësinë e vjetër, të harruar, dhe pa përtim i ndiqte pas, për t´u treguar se kishte ndërruar zakon. Mbrëmja e ardhur, përzier me dritat shumëngjyrëshe të fluksit të makinave dhe prozhektorëve

12

Page 13: Përtej perdes gri

të fuqishëm të “Bar Amerikës“, përballë piramidës, ishte magjepsëse.Landi e shijonte këtë mrekulli me një gotë uiski, ndërsa shoku i tij, Doriani, porositi fërnet “Branka“.- Nuk të kam parë asnjëherë kështu. Po më çudit!- Kot nuk të thirra. Ndihem si në qiellin e shtatë.- Më në fund, e binde Erisën. Të kisha thënë, femrat janë krijesa, që mbyten në egoizmin e tyre.- Ajo nuk di ç´kërkon. E ktheu jetën time në një ferr të vërtetë me xhelozitë e saj të pafundme. U shkëputëm përfundimisht, Dorian.-Mos u tall me mua. Gjer dje flisje vetëm për të, sot më thua të kundërtën.-E kam seriozisht.Shoku i hodhi një vështrim mosbesues. Të ndodhnin gjërat kaq shpejt, dashuria e vërtetë, pasioni i zjarrtë, ndjenjat e forta, të treteshin si mjegulla pa zënë ende fill, është sa ireale, aq dhe e pakonceptueshme. Mendoi ta dëgjonte thjesht për inerci.- Isha i ftuar në ditëlindjen e Mondës. Ti e njeh, se të kam prezantuar me të. Në atë festë kishte ftuar gjithë klasën. Atje u njoha me një vajzë shumë interesante. Bukuria e saj më la përshtypje që në vështrimin e parë. Elegante, me trup të drejtë, fytyrë e rregullt, sy bojëqielli dhe, mbi të gjitha, flokët bjonde, më çmendën fare. Vallëzuam një vals të lehtë dhe aty bisedova pak me të. Ne fillim u ndje….. shumë keq. Drojtja, emocionet, pasiguria, përballja për herë të parë me një djalë, që i flet për ndjenjat e tij, e mbërthyen dhe e vendosën në një pozicion të vështirë. Më pas, e lëshoi disi veten. U lehtësua nga këto ngarkesa të tepëruara dhe nisi të reagonte mirë. Për fat, ajo banonte pranë Mondës, kështu që, kur i shoqërova për në shtëpi, pata mundësinë të flisja përsëri. Mendoj se diçka duhet të ndiejë dhe ajo, ndryshe, nuk mund të shpjegohet gjithë ai shkëlqim, që reflektohej në sytë e saj të çiltër. Kjo ishte e gjitha. Pikërisht për këtë të telefonova sot.- Një gjë nuk kuptova në tërë këtë histori. E pranoj faktin që je njohur me një vajzë të sinqertë dhe nga përshkrimi i bërë, mendoj se është vërtet një mrekulli, por, më habit qendrimi yt, se si munde

13

Page 14: Përtej perdes gri

të hedhësh poshtë gjithë ankthin dhe stresin e përjetuar për muaj të tërë. Nuk të njoh për tip të tillë.- Ke shumë të drejtë, por, midis meje dhe Erisës nuk kishte mbetur asgjë.- Megjithëse ti përgjëroheshe për të.- Nuk na eci më tej dhe kaq. Për këtë s´kam më dyshime. Edhe ajo e pranoi realitetin. - Shumë mirë. S´ke pse mendohesh dy here… Je i lirë të jetosh jetën tënde. Shpresoj të rigjesh vetveten. Ç´të them më tepër? Gëzuar! - Do cigare? -i tha Landi dhe i zgjati paketën.- Ti e di që unë nuk pi duhan, megjithatë, më jep ta ndez një cigare kot, meqë dhe mjedisi… - Nuk të shikoj mirë, mos u shpërqëndro kështu.- E shikon atë vajzën atje? -dhe ia bëri me shenjë shokut.- Po. Dhe pastaj?… Apo hyre në fushën tënde, të studimit të krijesave të jashtëzakonshme?- Është në shkollën tonë, kursi i tretë. Kam bërë një të fortë, por ti je shpërqendruar shumë kohet e fundit dhe nuk merr vesh se çfarë bëhet andej.-E ç´është gjithë kjo farsë, që të merr kohën dhe të detyron t´i përkushtohesh kaq shumë?- Dëgjoje, se është argëtuese. Është shumë mendjemadhe. Kisha një dëshirë të marrë për ta poshtëruar. I thashë një shoku që të merrej pak me të. Ai s’e bëri të gjatë, pa u menduar, shkoi drejt saj dhe i bëri një propozim origjinal. E nisi me diellin dhe përfundoi tek yjet. Ajo u tërbua fare nga ironia e përdorur. E imagjinon dot, se si u ndje në fund, kur i tha: “Kaq poshtë kam rënë, sa vazhdoj të merrem me ty? Më mirë të largohem, se nuk është mirë të na shikojnë bashkë“. - Nuk është e ndershme, Dorian!- E di, por nuk e duroja dot, me atë sjelljen e saj ekstravagante, a thua se “Helena e Trojes“ përfundoi në kursin e tretë! Vështroje me kujdes dhe ke për të parë se me sa urrejtje më shikon.Më pas, gotat shoqëruan njëra - tjetrën, aq sa, kur u çuan në këmbë, kuptuan se e kishin shkelur. Dolën në bulevardin kryesor, hodhën

14

Page 15: Përtej perdes gri

xhaketat xhins krahëve, për të mos u ftohur dhe u drejtuan për në shtëpinë e Landit, pasi ai ndihej më keq.- A më ke shok? -i tha ai dhe ndaloi një çast.- Të kam, prandaj jam këtu me ty.- Më ndihmo të shkojmë në një vend të veçantë.- Harroje. Ke pirë shumë. Duhet të shkosh dhe të qetësohesh, Landi.- Ndoshta më pret sot.- Nesër është ditë e re. Kalo andej dhe bëji një surprizë të këndshme.-Ti ke gjithmonë të drejtë, - tha nëpër buze Landi, ndërsa pas çdo hapi të hedhur, trupin e ndiente edhe më të rëndë.- Për pak arrijmë në shtëpi, - e qetësoi shoku.Në sheshin e madh, para pallatit, tejçohej qartë drita e hënës së plotë. E kapërcyen atë, ngjitën shkallët me vështirësi të madhe dhe ndaluan para derës. Doriani hezitoi për një çast, mori frymë thellë, pastaj i ra ziles. Në derë u shfaq Eva, e cila, kur pa vëllain në atë gjendje, lëshoi një pasthirrmë habie. E ëma doli tek dera, e shqetësuar. U hodhi një vështrim të dyve dhe i qortoi menjëherë:-Ku keni pirë kështu?! T´ju vijë turp nga vetja!- Nuk e kuptuam, se po e shkelnim dhe..., -mërmëriti Doriani.- Hyni brenda shpejt! - dha urdhër ajo.- Duhet të largohem. Prindërit e mi mund të shqetësohen.- I marrim në telefon. Ti nuk je më mirë se Landi, prandaj, të lutem, hyr brenda!- Faleminderit! Ju e kuptoni që unë nuk mund të qëndroj. Natën e mirë! - tha ai dhe zbriti shkallët me një vetësiguri të tepëruar.E ëma, me pamje të nervozuar, mbylli derën e jashtme dhe iu shkreh Landit.- Shumë keq. S´është as babi këtu, që të çonte shokun tënd në shtëpi. Kush mban përgjegjësi për të? Po të ngelet rrugëve, çfarë të themi? Do të mendojnë, se e përzumë.- Më mirë që s´është. Ai mund të nxehej më keq, - tha Eva - dhe i përgatiti të vëllait shtratin.-Ai s´ka pirë ndonjëherë, ç´i ka shkrepur në kokë sot? Nuk arrij dot ta kuptoj, -u ankua e ëma.

15

Page 16: Përtej perdes gri

- Mos ka ndonjë problem? Nuk ka ardhur kurrë kështu!- Merr peshqirin dhe lage. Ai digjet i tëri. Mos është ftohur gjatë rrugës?Landi dihaste rëndë, kthehej sa majtas - djathtas. Eva i ndërronte kompresat, kurse e ëma i lutej që të pinte limonadën, për ta esëlluar disi. Vetëm kur u qetësua, ajo mori frymë e lehtësuar.- Mos ka pirë verë, se ajo të bën keq, kur e tejkalon masën. Kam dëgjuar shokët e klasës, kur diskutojnë për çeshtje pijesh.- Eja të shkojmë nga dhoma tjetër. Ka nevojë për gjumë tani! - dhe i bëri shenjë Evës për t´u ngritur.- Të rri pak me të ?- Mirë, por mos e shqetëso, se është shumë i lodhur.Mori karrigen, e afroi pranë shtratit, si u sigurua se ajo nuk dëgjonte gjë, nxitur më shumë nga kurioziteti, nisi të ngacmonte të vëllanë:- Landi, e gjen dot se kush jam?- Mos të dukem gjë i çmendur, Eva?- Pse ke pirë kaq shumë sot? As motrës tënde nuk i tregon? - i tha me ton lutës, më tepër për të mësuar ndonjë gjë të re.- U mblodhëm disa shokë dhe…- Ti je ulur dhe herë të tjera me ta, por s´ke ardhur asnjëherë kështu si sot. Nuk të besoj dot.- Të betohem, që kjo ishte e gjitha.- Prapë ke bërë fjalë me Erisën? Nuk e kupton, që po humbet kohën kot? Ngele i fiksuar pas saj! -dhe ndryshoi tonin në fjalët e fundit.- U shkëputa përfundimisht nga ajo.- Për këtë je shqetësuar kaq shumë?!- Ke mundësi të më lësh të qetë? Nuk e kupton, se sa shumë më bezdis kjo gjë?- Po me Denisën, si i ke punët?- Nuk njoh asnjë vajzë me këtë emër! - dhe lëvizi nga shtrati.- E gjen dot, se kush erdhi sot?- Sigurisht që Monda të ka folur. Tani e kuptova pse qendrove me mua..- Nuk më shpëton asgjë, kot përpiqesh të më fshihesh.- Më mirë e lëmë këtë bisedë! - dhe u kthye në krahun tjetër ai.

16

Page 17: Përtej perdes gri

- Kjo tregon, se ti nuk ke besim tek mua. - Natën e mirë, Eva! -dhe gjumi i rënduar e përfshiu menjëherë.* * *Dita e nesërme trokiti e mjegullt. Dhimbja e kokës dhe vështrimi i mpakur, nuk e orientonte dot më sensin e kohës. Hoqi çarçafin, shmpiu disa herë krahët dhe u bë gati të çohej. Kërcitja e bravës, e ktheu përsëri në shtrat. I vinte turp nga vetja, për atë shqetësim që u kishte shkaktuar të tjerëve. Ashtu, i fshehur, priti të gjente çastin e duhur, për t´u ngritur. Vështrimi i turbullt, nga pasojat e alkolit, por dhe të ankthit që e mundonte, kapi pranë derës Evën.-Ti je? –i tha me gjysmë zëri.-Si je sot?-E kam pak kokën të rënduar, por kjo s´prish punë. U shqetësova shumë mbrëmë? Çfarë tha mami për mua? Nuk e merr me mend, se sa keq që ndihem! Shkoi në punë sot?- S´kishte pse të qendronte në shtëpi. Për ty kujdesem unë. Po shkoj të marr gotën e qumështit.- Lëre se nuk dua. Duhet të shkoj menjëherë në fakultet, sepse kam një kolekium për të dhënë. Nuk dua të kem probleme me shkollën.- Kështu do të shkosh? Të përgatis ndonjë gjë të çastit?- Bëra ndonjë gafë mbrëmë?- Dukeshe si qaraman. Ankohëshe si fëmijë.- Neve na takon rrallë të përjetojmë gjendje të tilla, por ju që kaloni gjithë jetën kështu, - mbrojti dinjitetin e burrit ai.- S´më tregove asnjë gjë për Denisën mbrëmë! - Mendoj se kushërira ta ka shuar kuriozitetin, -tha me ironi.- Monda më foli me superlativa për të.- Nuk më pëlqen të diskutoj për këtë gjë.- Shpresoj që të jetë e bukur.- Ika, se jam vonë! - dhe doli jashtë.Humbi nëpër rrugën plot diell, me ankthin e ditës së ngarkuar. Në fakultet arriti në kohë.- Mendova se nuk do të vije sot, - i tha Doriani.-Kolekiumi është i rëndësishëm, pastaj… ti e di si e kanë pedagogët………… Ata s´të falin, kur u nënvleftëson lëndën. Orës

17

Page 18: Përtej perdes gri

tjetër, që kemi leksion me atë “plakun“, -tha për pedagogun e lëndës tjetër, - unë do iki. Mos e bëni për zë, se nuk kupton gjë ai!- Mos e vrit mendjen. Hyjmë brenda dhe e heqim qafe.Landi e dorëzoi testin para shokëve dhe doli jashtë. Kontrolloi orën. Si u sigurua se i premtonte koha, mori frymë i lehtësur. U drejtua nga gjimnazi “Sami Frashëri“ me hapa të menduar. Me rrëmujën, që krijohet pas përfundimit të mësimit, mund të gjente mundësinë për t´u takuar me Denisën, pa rënë shumë në sy. U afrua tek shkolla, kontrolloi sërish orën dhe qendroi në një kend të tillë, që të shikonte sa më mirë. S´vonoi shumë dhe oborri i shkollës u mbush plot me nxënës. Në atë mori ngjyrash, krijuar nga veshjet e ndezura rinore, arriti të shquante Adrianën. Pas saj duhet të shfaqej dhe “Ajo“ me Mondën, sepse ato e ndanin rrugën bashkë, por, për çudi, nuk po dukeshin gjëkundi. Adriana kapërceu portën kryesore dhe, me ecje të sigurt, shkoi drejt tij. Nuk lëvizi nga vendi. Disi i hutuar, priti takimin me të.- Në mos gaboj, ti je Landi, kushëriri i Mondës, - dhe i zgjati dorën ajo. - Je shumë e saktë! - buzëqeshi ai.- Ke ardhur për Denisën këtu? -dhe e vështroi thellë në sy.- Jo! Jo! Erdha të takoj Mondën, - dhe një skuqje e lehtë i pushtoi fytyrën.- Atëherë, zhvendosemi më përpara. Ajo sikur ka ardhur tani, - dhe vështroi nga oborri i shkollës.Ai nuk foli, por e shoqëroi për inerci. Në atë gjendje amullie që ishte, mezi arriti të kapte vështrimin e egërsuar të Denisës, e cila u shkëput menjëherë nga shoqja dhe u largua e vetme me shpejtësi. Adriana nuk reagoi, por në skutat më të fshehta të shpirtit, përjetoi një kënaqësi të veçantë.- Edhe unë po shkoj. Monda sikur ka ardhur. Mirupafshim! - dhe u largua gjithë ngazëllim.Landi nënkuptoi hipokrizinë e saj, e përcolli gjer tek kthesa e rrugës shpërfillshëm dhe, ashtu përhumbur në botën e tij të ngatërruar, u përmend nga zëri i kushërirës.- Kur erdhe këtu?

18

Page 19: Përtej perdes gri

- S´kam shumë kohë, por më duket se e djallosa fare.- Pse, e takove Adrianën?- Ajo erdhi vetë, pastaj… s´ka asgjë të keqe. Ju jeni shoqe dhe mendoj se kuptoheni me njëra -tjetrën.- Ato nuk shoqërohen më bashkë.- Kur kështu?- Ka disa ditë.Të kujtohet historia e luleve që hodhën në rrugë?- Po, por kjo gjë, ç´lidhje ka?- Ai djali, është i dashuri i Adrianës.- Dhe pastaj?- Merret me gjëra të këqia. Denisa ka debatuar dhe kërkon që ajo të heqë dorë.- Në qoftë se është kështu, shumë mirë ka vepruar.- Familja e saj ka nuhatur diçka dhe ajo mendon se i ka thënë Denisa. Ajo e urren. Veprimin me ty, e bëri në shenjë hakmarrjeje.- Tani e kuptova arsyen e rrebelimit. Mend harrova. Po Evës, çfarë i kishe thënë për të?- Në festën që organizova, Landit ju krijua mundësia për t´u njohur me një vajzë të mrekullueshme. E falenderova edhe për dhuratën që më bëri.- Vetëm kaq?!- Asgjë me tepër.- Si mund ta rregulloj këtë punë?- Rri i qetë. Sa të shkoj, do të flas me të në telefon. Do ta ftoj në shtëpi, për të biseduar.- Ajo mund të mendojë se jam dhe unë aty. S´besoj se vjen, – i tha Landi.

- Atëherë, do shkoj vetë atje.- Do të të telefonoj në mbrëmje. Dua të më informosh, për çdo gjë.

- Nuk ka nevojë. Çdo fundjavë, shkojmë tek bar ”Nikolinoja”. Rreth orës 1000 jemi atje. Mos harro! Eja me shokun tënd.

- Të pëlqen Doriani? Pse nuk më the, që ta ftoja në ditëlindije?- Nuk më pëlqejnë ekspozimet e tepëruara, aq më tepër, para shoqërisë. Ejani atje si rastësisht.

19

Page 20: Përtej perdes gri

- Më jep lejë tani.- Nuk do të ngjitesh lart? Edhe mamit do t’i bëhet qejfi.- Duhet të shkoj, Monda. Faleminderit për gjithçka! Shihemi të dielën! - dhe u largua disi më i qetë, gjë që reflektohej në ecjen e tij të shpenguar. ***

Orari i caktuar i gjeti shokët tek bar “Nikolinoja”. Nguroi për një çast para derës së xhamtë, mori frymë thellë dhe e shtyu atë. Sa hynë brenda, Landi hodhi një vështrim rreth e rrotull, përcaktoi tavolinën e vajzave dhe i bëri shenjë shokut ta ndiqte. Për fat, pranë tyre ishte një tavolinë bosh. Shkuan drejt saj si krejt rastësisht. Kur u afruan, Monda lëshoi një pasthirmë habie: -Oh, Landi! Nuk e dija se e frekuentoje këtë lokal! - luajti lojën ajo dhe u përshëndet me ta shumë përzemërsisht. - Këtu është gjithmonë plot. Po të mos kisha parë këtë tavolinën bosh, - dhe tregoi me gisht nga Doriani, - ndoshta nuk do të takoheshim fare.Denisa vështroi në mënyrë të çuditur skenën, që zhvillohej para syve dhe, e përhumbur pas kësaj të papriture, nuk foli asnjë fjalë.- S´ka kuptim të uleni atje. Tavolina jonë ka vend edhe për ju! - dhe i luti të uleshin.Doriani s´e zgjati shumë. U ul menjëherë, ndërsa Landi, me një buzeqeshje të vakët, që ngjante më tepër me nënqeshjen, gjithë drojtje, i zgjati dorën asaj. Në ato çaste përjetoi një ndjenjë të pazakontë, hamendësitë e tepëruara, që i kishin lodhur kokën, u larguan nga lehtësia e rrjedhjes së gjërave, si retë pas stuhisë. I hodhi edhe një vështrim të shpejtë, pa aparencën……. e rënduar nga sikleti i tepëruar. Brenda shpirtit të saj luhej melodrama e madhe. Ankthi i përzier me botën e trazuar të ndjenjave, e kish futur në një gjendje dyzuese, ku frika dhe pasioni, drithëronin zemrën. Romantizmi i ndjenjës së vërtetë, përbënte thelbin e çeshtjes për adoleshenten Denisa, që ëndërronte pareshtur dhe e rrethonte dashurinë me misticizmin e moralit të papërlyer. Afrimi i tepëruar

20

Page 21: Përtej perdes gri

trembte dhe risillte në mendje imagjinatën e prekjes fatale, më pas mendonte pasazhe të detyruara dhe dëshira poshtëruese. Me ndihmën e Mondës, gjërat u bënë më të thjeshta në tavolinë: u thye ftohtësia e përplasjeve të kota, apo i largësive që ndante mënyrat për të shprehur dhe për të përjetuar emocionet e veçanta. Mjedisi i madh ziente nga larmia e zërave, që çuçurisnin si bletët, herë dukej si zhurmim i bezdisshëm, herë dukej si një kumbim i domosdoshëm. Më në fund, edhe tavolina e zgjeruar e tyre, u shkri një me mjedisin: paragjykimet për njëri -tjetrin, emocionet dhe mendimet që ndanin, ia lanë vendin humorit të shumtë. Denisa nuk e përjetoi keq shkëputjen për pak kohë të shoqes me Dorianin, të cilët dolën në bulevard, që të bënin një shëtitje të shkurtër dhe të merrnin pak ajër të pastër. Landi, menjëherë, mori në dorë situatën e re, të krijuar me aq kujdes nga Monda.- Më vjen keq për keqkuptimin që lindi midis nesh! - i tha ai.- Më sqaroi Monda për gjithçka.- Unë nuk i dija marrëdheniet e tua shoqërore me Adrianën.- Të ka folur dhe për këtë?- Ndërrojmë temë më mirë.

- Më vjen keq, se e kam quajtur shoqe të vërtetë dhe nuk ia kam pasur kurrë me hile. Nuk e kuptoj ndryshimin e menjëhershëm të karakterit të saj. Flet gjithfarë gjepurash për mua dhe më shikon me një urrejtje të tmerrshme. Unë nuk di ta kem lënduar, ose shkelur, që të sillet ashtu, - dhe sytë iu mbushën me lot.

- Je më shumë e sinqertë, se ç‘duhet. Njeriu nuk duhet të besojë verbërisht, por të diktoje ekuilibra të tillë, që në çdo rast, të ketë mundësi për të kontrolluar. Toleranca e tepëruar shpesh herë merret për dobësi.- Shpresoj se një ditë do ta kuptojë egoizmin, në të cilin ka rënë dhe çdo gjë do të kthehet si më parë.- Ti bëre gjithçka dhe, për këtë, mos u pendo kurrë, cilido që të jetë qëndrimi i saj, por ne mund të flasim për gjera më të rëndësishme.Ajo e priste këtë drejtim të ri të bisedës. Për momentin nuk orientohej dot, prandaj zgjodhi heshtjen.

21

Page 22: Përtej perdes gri

- Denisa, duhet të më kuptosh drejt. Unë nuk e di se çfarë mendon për mua, por, një zë i brendshëm, që buron nga shpirti, të therret . Ti je bërë pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, të kam me vete, të shikoj, të ndiej, të kuptoj dhe të adhuroj si një perëndi. Nuk e di, por, kur mendoj çastin që të pashë, them se “Zoti“ të solli për mua.- Unë nuk dyshoj te sinqeriteti yt, por ne ende nuk njihemi mirë. Është shumë shpejt për ta diskutuar këtë gjë.- Dashuria nuk është objekt, që duhet debatuar për kohë apo vlerësim, por është përjetim dhe inspirim i thellë i shpirtit. Sytë e tu flasin më shumë.- Ne mund të jemi dhe dy shokë të mirë, Landi.- Ti po kundërshton veten.- E ke gabim.- Fjalët e tua perifrazojnë forcën e zakonit. Tjetër gjë shoh përtej perdes së ngritur. Është e drejta jote, që të vendosësh për veten.- Ti mendon se ndikohem nga të tjeret?- Nuk dua të paragjykoj qendrimet e tua. Thjesht shikoj një kontraktim të tepëruar, një ankth që të pengon në çdo hap. Njeriu ngrihet në mëngjes me mendimin se i është dhënë mundësia për të jetuar një ditë më të bukur.Denisa dëgjonte me vëmendje, mrekullohej nga mënyra e komunikimit, ngadalë, si pa kuptuar, u shkri një me botën e madhe të tij dhe nisi të përjetonte zjarrin e dashurisë. Kjo ndjenjë e fshehur dhe e burgosur, tradhtuar nga shkëlqimi i syve të ndezur, e zhveshi para vështrimit të tij dhe e zhyti në një botë dalldisëse. Landi i preku duart, i përkëdheli lehtë ato, ndieu rrahjen e zemrës dhe kuptimin e vërtetë të dashurisë.

III

22

Page 23: Përtej perdes gri

Era e lehtë që frynte, nuk arrinte dot ta freskonte fytyrën e saj të nxehtë dhe të ndezur nga moria e mendimeve të trazuara që i shkonin nëpër mend.

Adriana kishte ditë që rrugën për në shkollë e bënte vetëm. Edhe atë mëngjes, kredhur në mendime të trazuara, shpërqendruar nga dyshimet e shumta që ngrinte për shoqërinë e vjetër, përshkonte itinerarin e përditshëm. Kishte hedhur çantën krahëve dhe, me ecjen e ngutshme të gjimnazistes, shkonte përpara. Rruga, si përherë, ishte plot njerëz. Eltoni u çudit, kur e pa Adrianën vetëm. Nuk e përfytyronte dot jashtë shoqërisë karakteristike të saj, por edhe u gëzua për mundësinë e mirë që iu krijua. Afroi motorin “Honda“ dhe i bëri shenjë të hipte. Në fillim Adriana nguroi, por, vështrimi i egërsuar i tij e detyroi të shkonte me të.- Larg, sa më larg kësaj rrëmuje, do të të tregoj oazin e lumturisë sot.Ajo nuk i ktheu përgjigje.- Duhet të dëgjosh zërin e moshës, thirrjen drejt të panjohurës, pagëzuar nga vetë zoti. Kjo është parajsa! -dhe shtoi gazin e motorit.- Ule shpejtësinë, se mund të përfundojmë keq.- Kapu fort pas meje! -i tha dhe vazhdoi në të tijën. Kapërcyen rrugën kryesore dhe humbën rrugicave të ngushta, që, si kapilarë depërtonin gjer në skutat më të thella të lagjeve. Ndaluan në një lokal, të veshur tërësisht me xhama xajs të errët, ngjitën shkallët e harkuara dhe hynë brenda. Hoqi kaskën nga koka, ia zgjati vajzës së banakut, e cila kishte një trup të gjatë dhe një pamje mjaft tërheqëse.- Ulemi këtu! – i bëri shenjë Adrianës.- Duhet të kisha shkuar në shkollë. Mungesa ime do të bjerë në sy menjëherë.- Shumë të vetmuar të pashë sot. Pse nuk shoqërohesh më me shoqet e tua?- Bëre gabim që u shfaqe ashtu në rrugë. Ato kuptuan gjithçka dhe i kanë bërë punët çorap.

23

Page 24: Përtej perdes gri

- Cila?- Denisa i ka treguar familjes.- Ajo bjondja është?- Po, por kjo s´ka shumë rëndësi. Unë mendoj se nuk duhet të shoqërohemi më.- Kaq shumë të ka trembur vëllai?- Me atë nuk ke punë. Nuk mendoja se gjërat do shkonin kaq keq.- Nga kush ke frikë atëhere?- Mami është shqetësuar shumë. Nuk e dëgjoj dot, kur flet me gjithë ashpërsinë e saj. Babi nuk di gjë. Po i tha atij, merre me mend se çfarë mund të ndodhë.- Çdo gjë do të rregullohet si jo më mirë, vetëm duhet të kesh besim.- Nuk di si të veproj, Toni.- Mbaj qendrim të njëjtë. Nuk është e nevojshme të ndryshosh, për të tjerat kujdesem vetë.- Ti je shumë agresiv. Unë nuk dua t´u ndodhë gjë shoqeve të mia. Më premto se nuk do t’i trazosh ato.- Mirë, mirë, mos bëj kështu, - dhe i ledhatoi fytyrën, që zverdhej nga frika e ndonjë të papriture tjetër.- Të pëlqen lokali këtu?- Pse? -i tha Toni- Mund të shkonim në një mjedis më të bollshëm.- Kjo është strofulla ime. Je me fat që të solla këtu. Shumë pak njerëz e dinë këtë vend. Kjo tregon shkallën e besimit që kam.- Po me vajzën që shërben në banak, çfarë të lidh?- Fillove të xhelozosh, si gjithë femrat e kësaj bote. Ti e di që unë kam shkuar më shumë vajza, por besim kam vetëm te ty. Edhe vetë nuk e kuptoj këtë ndjesi, por, përpara teje, ndihem i nënshtruar, i bindur. Këto t´i them që të sillesh lirshëm, pa frikë dhe ankthe, shkurt, të ndihesh vetvetja. Nga ana ime, s´do të mungojë asgjë, cilado qoftë dëshira jote.Vajza e banakut, pa e porositur njeri, solli një menu të pasur dhe u tërhoq me një vështrim tejet të çuditshëm.

24

Page 25: Përtej perdes gri

- Ky është ushqimi im i preferuar. Besoj se do të të shijojë dhe ty. Gëzuar! - tha ai dhe trokiti gotën me të.- Nuk më pëlqen vera! - i tha ajo.- Nuk të bën dëm një gotë, prandaj pije pa frikë! - dhe qeshi me të madhe ai.- Mos bëj kështu, aq më tepër kur je duke ngrënë ushqim.- Këtu jam në shtëpinë time dhe bëj si të dua, - ngriti zërin në fjalët e fundit ai.Adriana nuk i ktheu përgjigje, por, e zverdhur në fytyrë, e vështroi me frikë.- Ju të edukuarit, apo të kulturuarit, nuk e di si e quani veten. Keni bërë namin…, - tha gjithë inat.- Nuk të thashë “i paedukuar“, - tha me gjysmë zëri ajo.- Mund të kem shumë anë negative, e pranoj që jam përfshirë me llumin e shoqërisë, por disa rregulla elementare m´i ka mësuar edhe mua nëna.- Më fol pak për të! – i tha ajo dhe e vështroi drejt e në sy.Kjo gjë duket se e zbuti. Çehrja e fytyrës i ndryshoi menjëherë.- Nëna jeton vetëm. Ajo banon në një lagje tjetër, me pensionin minimal, që i jep shteti. Ka shitur gjakun e trupit për të më rritur, por, sipas saj, e kam zhgënjyer me sjelljet e mia dhe kurrsesi nuk e pranon ndihmën time. Babai më la të vogël. Mbaj mend që iku nga shtëpia shumë i revoltuar dhe nuk u kthye më, ndërsa nëna s´më ka folur kurrë për të. Unë nuk ia fal dot varfërinë, me të cilën jam rritur. Nuk duroja dot kur shikoja shokët e mi, të cilët shkonin në kinema, ndiheshin të gëzuar, blinin gjithmonë ëmbëlsira, ndërsa unë isha përherë i uritur. Fëmijëria ime ishte një skëterrë e vërtetë.- Përse m‘i tregon të gjitha këto?- Për të vërtetuar sinqeritetin tim, - dhe i shkoi dorën mbi flokë atë çast dramatik. Ajo nuk foli. Shkuan në dhomën e tij dhe, mes lotëve të saj dhe ndjenjës për të kënaqur epshet e tij, kaluan kohë të gjatë. Më pas hipën në motor dhe u drejtuan për në lagjen e Adrianës.- Duhet të ndalosh tek kthesa e rrugës. Nuk dua të na shikojnë bashkë, aq më tepër ajo idjotja, - tha ajo për shoqen e saj.-Të premtoj, se dashurinë tonë do ta mbroj!

25

Page 26: Përtej perdes gri

- Nuk dua budallallëqe, Toni. Ndaloje para asaj kioskës atje!Frenoi tek vendi caktuar, i rrëmbeu një puthje, ktheu motorin dhe humbi nëpër rrugicat e ngushta të lagjes. Ajo e ndoqi me sy largimin e tij, përjetoi një çast hutimi dhe, ashtu, në pështjellim të plotë, u nis drejt shtëpisë. E kuptonte shumë mirë, që ishte futur në një marrëdhenie problematike, por kuptonte dhe pamundësinë për t´u shkëputur. Hija e tij e ndiqte pas kudo: në rrugë, në shkollë, në shtëpi, trembte dhe kërcënonte çdo çast jetën e saj. Nuk ishte ndjerë kurrë aq keq. Jetonte ankthin e dashurisë së detyruar dhe përbuzjes së mjedisit që e rrethonte. Kur arriti tek kthesa e fundit, për të hyrë në sheshin e madh, para pallatit, hapat e saj të shqetësuar, i ndali i vëllai.- Adriana! - thirri ai.Ajo ktheu kokën, e vështroi si nëpër mjegull dhe nuk foli asnjë fjalë.- Ku ishe? Kam gjithë ditën që të kërkoj.- Në shkollë.- Si nuk të vjen turp, që gënjen kaq hapur! Mamin e mori në telefon mësuesja kujdestare.- Uh! -psherëtiti ajo. - Si reagoi? - dhe pësoi një tronditje shumë të madhe. - Shumë keq! Nuk mblidhte dot veten.- Po tani!- Adriana! - dhe e shkundi fort nga supet. - Më thuaj nëse të ka bërë keq dhe unë do ta vras. Nuk e kuptoj, se ç´të lidh me atë njeri!- Është tepër vonë.- Nuk është kurrë vonë, për t´u shkeputur nga ai maskara. Eja të shkojmë në shtëpi.- Unë ju poshtërova. Nuk e meritoj më përkujdesjen tuaj.- Eja të shkojmë! Nuk mund të bisedojmë në mes të rrugës.- Nuk kam vend më atje. Ju nuk më ndihmoni dot. Më mirë të qëndroj larg jush. Boll ju kam shqetësuar.- Çfarë të ka premtuar ai rrugaçi? Hë pra, fol!- Beni! - iu drejtua ajo të vëllait - Kam shumë frikë. Më mirë të kisha vdekur.

26

Page 27: Përtej perdes gri

Ai i shkoi krahun dhe e çoi në shtëpi. Adriana hyri brenda në një gjendje gati mjerane. E ëma, sa e pa tek dera, nisi të bërtiste dhe ishte gati ta përpinte të gjallë, por Beni nuk e lejoi. Ajo shkoi në dhomën e saj, u shtri mbi shtrat dhe nisi të qante.- Mami! Mos thirr kështu, se e mori vesh gjithë pallati. Kur të vijë babi në shtëpi, do ta bisedojmë këtë problem.- Problem e quan ti këtë?! Kjo është çmenduri! Ka turp më të madh se kaq! Ku të shkojë më keq?! Si do shkojë nesër në shkollë? Do ta tregojnë të gjithë me gisht!- Qetësohu tani, mami! Edhe Adriana nuk është më mirë. E di ti që nuk donte të kthehej më në shtëpi?- Më mirë.- Dhe çfarë fitonim ne nga kjo? Asgjë! Kthjellohu një çast të vetëm dhe, kur të vijë babi, përpiqu të tregohesh më e arsyeshme.Adriana qëndronte në dhomën e saj dhe nuk guxoi të lëvizte prej andej. Kishte hapur dritaren dhe vështronte ardhjen e mbrëmjes. Era e lehtë që frynte, nuk arrinte dot ta freskonte fytyrën e saj të nxehtë dhe të ndezur nga moria e mendimeve të trazuara që i shkonin nëpër mend. Përfytyronte pasazhe të ndryshme; ditën që ishte njohur, më pas xhirrot e gjata nëpër bulevardin kryesor, puthjen e pare te “Kodrat e liqenit“, dashurinë në kthinën e atij lokali dhe në fund, për të gjitha këto, vuante ankthin e shoqërimit me njeriun e gabuar. Para saj ishte treguar njeri xhentil, i dashur, i ëmbël, por në mjedis akuzohej shumë ashpër. Kur ishte me të, nuk ndihej dhe aq keq, por, kur ndërronte mjedis, një zbrazëtirë e madhe, një zhgënjim, një frikë e pakuptueshme, paragjykonte njësoj. Ç´ishte kjo gjendje afektive që ndërronte ngjyrë kaq shpejt: herë e shtynte drejt tij, herë e ndrydhte, e përmbyllte në atë botë karakatinë, ku rrëmuja e shkaktuar përplasej pa mëshirë me pasigurinë e së nesërmes dhe një neveritje e tmerrshme kërkonte ta zbonte, mundësisht ta fshinte plotësisht nga jeta e saj e ngatërruar. Në qiell kishin zënë vend yjet, të cilët, me dritën e tyre të zbehtë, përpiqeshin të ndriçonin rrugën e mistershme dhe të ndanin udhëkryqin e madh që e mbante të mbërthyer prej shumë kohësh. Gjërat u rrokullisën shumë shpejt. Koha e kufizuar, ndërthurur me

27

Page 28: Përtej perdes gri

kuriozitetin e moshës, si dhe dëshira për ta provuar këtë ndjenjë, e çuan në atë pikë sa iluzionet e ngritura për të qartësuar pozicionin në të cilin ndodhej, binin në karakterin e lëkundur dhe të ndikuar nga rrethanat. Vështrimi i lodhur, kryqëzuar me pamjet e ndryshme të këtij realiteti të egër, nuk arrinte dot të dallonte se ku duhej të shkelte dhe çfarë duhej të zgjidhte, por, ashtu, i turbullt, pritej në perdet kufizuese të botës së saj të vogël. Në dhomë, mbizotëronte një qetësi e frikshme. Priste nga çasti në çast që ta thërrisnin njëlloj si para gjykatësit, ose dhe më keq. I hipi një dëshirë në ato çaste që t´i ulërinin, ta qëllonin, ta pështynin në fytyrë, mundësisht ta përzinin nga shtëpia, ta flaknin në rrugë të madhe. Kishte hedhur poshtë një jetë të tërë, shoqërinë më të mirë e kishte përfolur dhe po e rrezikonte seriozisht, shkollën dhe të ardhmen e saj, për të cilën kishte thurur mijëra ëndrra, pastaj, familja e dashur ishte futur në një pështjellim të madh dhe kishte humbur qetësinë. Çasti fatal erdhi. Trokitja e derës, e cila iu duk sikur e goditi në shpirt, u dëgjua më në fund.-Babi po të pret! -tha Beni dhe u largua.Ishte njëlloj si të prise ekzekutimin, jo se ashpërsia e të atit e tmerronte, por ndjenja e turpit e vendosi në një sëkëlldi të paprovuar. Me trupin që i dridhej shkoi në dhomën e pritjes, drejt atij vendi ku sytë e përhumbur nuk dallonin dot më pamje, por vetëm figura të çrregullta dhe një zymtësi, si vetë shpirti i saj.-Afrohu, Adrianë! -i tha i ati dhe e vështroi si të ishte një qenie e çuditshme, e ardhur nga tjetër planet.Me kokën ulur zuri vendin që i treguan. Të tjerët nuk folën asnjë fjalë. Mjedisi rrethohej nga një heshtje rënkuese.- Ne jemi shumë të pakënaqur nga sjellja jote! - nisi bisedën i ati. - Mami më foli për gjëra që nuk i besoj dot. Sa janë të vërteta, ato që tha ajo, do të m‘i shpjegosh ti vetë. Po të dëgjoj!- Çfarë të them unë? - dhe nisi të mërmëriste nëpër dhëmbë.-Më trego, nëse është e vertetë që t´i nuk shkon në shkollë dhe shoqërohesh me një rrugaç?- Po… si të them ...- Ti të thuash, nëse këto gjëra janë të vertëta, apo jo.

28

Page 29: Përtej perdes gri

-Tregoji! Ku ishe sot? Pse nuk shkove në shkollë? Të pëlqejnë më shumë makinat dhe motorat? Turp të kesh, që sillesh rrugëve me tipa të tillë! -shfrehu inatin e ëma.- Nuk të pyeta ty! -iu kthye së shoqes ai. – Po të dëgjoj me vëmendje, -iu kthye sërish së bijës.- Unë jam njohur me një djalë.- Shumë mirë! Po, kush është?- Ai jeton me nënën e tij, - gënjeu ajo.- Me se merret? Çfarë shkollë ndjek?- Nuk është në shkollë.- Atëherë, duhet të jetë në punë!- Nuk e di! -u përgjigj ajo me gjysmë zëri.- Si ta kuptoj këtë? Ti shoqërohesh me njeriun e parë që gjen në rrugë?!- Jo, por...- Është djalë shumë i mirë, deshe të thuash?! Ku mbështetet lidhja jote pastaj?- Nuk e di, por me mua është sjellë shumë mirë.- Ku gjen djalë në botë, që të sillet keq me vajzat e saponjohura. Më pas vijnë problemet dhe dramat shkatërruese.- Foli mendjes, vajzë! Merr shëmbull nga Denisa. Në të gjitha drejtimet shkëlqen, - ndërhyri e ëma.-Deri ku ke arritur me të?Adriana nuk foli, por e tradhëtoi fytyra e zverdhur.- Në shkollë nuk të lë të shkosh. Kështu e kuptoj unë, përderisa të heq nga mësimi. Gjithë ditën endet rrugëve, sepse nuk është në punë, shkurt, është njeri me vese të keqija. Atëhere, ç´duhet të bëjmë ne si familje? Vetëkuptohet që do të marrim masa të ashpra ndaj teje dhe këtë e bëjmë në emër të së ardhmes tënde, të jetës tënde, që ti nuk e kupton, por gënjehesh nga motorri apo makina, që e ka blerë me djersën ose gjakun e të tjerëve.-Shumë mirë thotë babi! - u hodh dhe Beni.-Është hera e fundit që dëgjoj gjëra të tilla për ty. Në të kundërt, shko gjej strehë tjetër! -mbylli ligjeratën e tij ai, -dhe i bëri shenjë të shkonte.

29

Page 30: Përtej perdes gri

Adriana u ngrit në këmbë, nuk e priste këtë reagim kaq të butë dhe bindës. E kishte menduar përballjen me të shumë më të tmerrshme. Me një mirënjohje të heshtur dhe lot të dhimbshëm, shkaktuar nga kjo dashuri e tepëruar, shkoi në dhomën e saj. E nesërmja do të falte ditë tjetër, nuk e trembte më hija e tij e zezë, që nxinte ëndrrat e saj të moshës, as hakmarrjes nuk i druhej, mjaftonte që kjo mëri të mos binte mbi shoqërinë e saj.

IV

Me hapa të lehtë fluturoi nëpër rrugicat e lagjes, përshëndeti yjet lart në qiell, si dëshmitarë të vetëm të dashurisë së tij dhe u drejtua i lumtur për në shtëpi.

Ditët që pasuan, Adriana nisi të rindërtonte marrëdhëniet e saj shoqërore. Në mëngjes doli më herët dhe priti ardhjen e shoqeve, për të ndarë rrugën e përditshme të shkollës. Kur u afrua Denisa, e përfshiu një ndjenjë turpi dhe, ashtu, e çorientuar, e përshëndeti gjithë drojtje. Shoqja e kuptoi shpërqendrimin, ndjeu thellë pendesën e saj, nuk e la të vuante më tepër, por e përqafoi menjëherë.-Ti u ktheve, Adrianë. Ne do të jemi shoqe si më parë. Asgjë nuk ka ndryshuar mes nesh.- Je shumë e mirë. Unë kam gabuar shumë rëndë dhe ti më fale. Faleminderit! - dhe një pikë loti zuri fill në qerpik.- Rëndësi ka që e kuptove rrugën tënde pa krye. Besoj se të është rikthyer qetësia.- Me ty kam gabuar më shumë. Të kam lënduar pa të drejtë. Të kam paragjykuar, e nxitur nga urrejtja dhe xhelozia e pafre, që nuk e di se ku e kishte burimin. Nuk ia fal dot vetes. Ndoshta nuk më beson, por egoizmi është shumë i keq dhe errëson vështrimin e gjërave.- Le t´i hedhim pas krahëve kohët e vështira. Shkojmë në shkollë.

30

Page 31: Përtej perdes gri

- Të presim dhe Mondën.- Vjen më pas ajo, ecim pak bashkë dhe bisedojmë.- Ti si po kalon me Landin? -pyeti gjithë kureshtje Adriana.- Gjer tani, kemi patur vetëm një takim të rastësishëm dhe asgjë më tepër. Po ai tipi që shoqëroheshe ti, si dukej?- Të them të drejtën, me mua nuk u soll keq, por jeta e tij misterioze, zemërimi i tmerrshëm, që e mbërthente ndonjëherë, më trembte. Kur nxehej, kërcënonte pa asnjë shkak të tjerët dhe nuk guxoi të tregonte veprimin e pamend që kishte kryer, në paditjen e vetë Denisës, si pengesë kryesore të dashurisë së saj.- Si munde të lidhesh me të?- As vetë nuk e di. Një ankth i tmerrshëm më pushtonte. Kur dëgjoja zërin e tij, në mënyrë krejt instiktive, e ndiqja pas. Kur shkëputesha, kuptoja gabimin e rëndë që po bëja.- Gjer ku ke arritur me të?- Mos me pyet për këtë. Ishte një kafshë e vërtetë. Ndiej neveri kur e kujtoj.- Nuk ke frikë nga ai?- E di që është i dhunshëm, por për jetën time vendos vetë dhe këtë të drejtë do ta fitoj me çdo çmim. Më e keqja kaloi, shpresoj se tjetër jetë më pret.- Të lumtë, Adriana! Ne do ta kapërcejmë këtë ankth së bashku. Gjithmonë do të më kesh pranë, të premtoj për këtë.- Faleminderit, Denisa! - dhe e vështroi shoqen me dashamirësi.Biseda e tyre e ngrohtë do të ndërpritej nga boria e një makine, që për to nuk ishte e panjohur. Ndaloi disa metra larg tyre dhe shoferi hapi xhamin.- Ai erdhi përsëri, Adrianë, - i tha me shqetësim shoqja.- Zakonisht lëviz me motorr, por sot ka ndryshuar mjet. Një ditë ai do të shfaqej.- Ke frikë?- Unë e kam vendosur, Denisa. Sot do t´i jap fund! - dhe me hapa të sigurt shkoi drejt tij .- Eja, vogëlushja ime! - dhe hapi derën e makinës.- Erdha të të them lamtumirë. Nuk dua të më shqetësosh më.

31

Page 32: Përtej perdes gri

- Kush e pengon dashurinë tonë, e dashur? Prindërit e tu bëjnë presion, apo të bën moral kuçka që kam përballë? - Kjo çështje s´ka lidhje me asnjë njeri në botë, përveç ne të dyve.- Shpjegohu më qartë!- Të dy jemi të ndërgjegjshëm, se largësia midis nesh është shumë e madhe. Nuk ka më kuptim që të shtiremi se një lumturi e jashtëzakonshme na pret. Më mirë e mbyllim këtë çështje këtu dhe secili të shikojë jetën e vet.- Unë të kam premtuar se dashurinë time do ta mbroj, - dhe doli nga makina me një pamje shumë të egërsuar.- Edhe unë po të them se jetën time do ta jetoj, -tha ajo dhe nuk lëvizi nga vendi.- Je e sigurt në fjalët që thua?!- briti ai.- Më e sigurt se kurrë!- Urdhëro shpërblimin! -dhe e goditi me grusht në vetull. Për sot e lëmë me kaq, herës tjetër, do të flasim ndryshe! - dhe hipi në makinë.- Me mua nuk ka bisedë tjetër! – tha Adriana dhe u kthye pas me duar mbi vetullën e çarë, e cila u përskuq nga gjaku, ndërsa ai largohej me gjithë shpejtësinë në drejtim të rrugës kryesore.- I mallkuar! - thërriti Denisa dhe i shkoi shoqes në ndihmë, e cila, me një qetësi të çuditshme, i kërkoi shoqes një fasoletë për të ndaluar gjakun që kishte rrëmbyer faqen. Për fat, aty pranë ishte një farmaci dhe një mesoburrë, që e kishte parë skenën e dhunshme, erdhi shpejt dhe i shkoi krahun Adrianës.- Eja me mua, vajzë! Çfarë nuk ndodh sot! Vjen i biri botës pa pikë turpi dhe të masakron në mes të rrugës. Mos ki merak, se e rregulloj shpejt këtë punë.Ai e mjekoi me kujdes dhe e përcolli gjer tek rruga, ndërsa Denisa e falenderoi dhe pyeti shoqen, që dukej shumë e tronditur: - Të dhemb plaga?- Ndihem më mirë tani. Këtë veprim e prisja. Një ditë kjo gjë do të ndodhte.- Ai nuk ka të drejtë të sillet në atë mënyrë.- Kur të shkojmë në shkollë, mos trego asgjë.

32

Page 33: Përtej perdes gri

- As mos e ço nëpër mend. Nëqoftëse e ke bezdi, kthehemi pas.-Atyre, u thua se u rrëzova pa dashje. Në rregull? - kërkoi miratim Adriana.- Shkojmë në polici dhe e denoncojmë?- Nuk ka për të ndryshuar gjë, vetëm se do ta përkeqësojë situatën edhe më shumë.- Si të duash. Por nuk e konceptoj dot që ai njeri të shëtisë i qetë nëpër rrugë, ndërsa ti vuan dhunën e tij.- E quajmë kapitull të mbyllur, - dhe nuk foli më ajo.Fundi i mësimit e çliroi Adrianën nga vështrimet gjithë dyshim të shokëve të klasës, të cilët e perifrazonin pas shpine dhe ngrinin variante nga më të çuditshmit, në lidhje me marrëdhënien e saj. E ndiente tutelën shtypëse të mjedisit, këtë injorim të hapur që i bëhej dhe, e bindur në ridimesionimin e vetvetes, pranonte nënështrimin në heshtje. Ishte ditë e vështirë për të. Përplasja me Tonin në rrugë shkaktoi dhimbje fizike, por nuk kishte të krahasuar me përplasjen në shoqëri, e cila shkaktoi dhimbje të thellë shpirtërore.Denisa e shoqëroi gjer në shtëpi. Tregoi fill e për pe ngjarjen, që ndodhi në mëngjes dhe u largua, me urimet më të përzemërta nga familja e Adrianës. Kur hyri në shtëpi, përshendeti si zakonisht nënën, puthi vëllain e vogël dhe shkoi në dhomën e saj. Bëri një ekspoze të shkurtër të rrjedhjes së ngjarjeve dhe çuditej me shpërfytyrimin e karakterit të njeriut. Me Adrianën kishte kaluar gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën. Të fshehtat e saj ishin edhe të shoqes. Ndanin emocione të njëjta, por në një çast, një ndjenjë egoizmi, një dashuri e rrëmbyer, një xhelozi e papërligjshme, përmbysi gjithçka dhe vuri në pikëpyetje shoqërinë e tyre. Reflektimi, si një rreze drite në hapësirë, erdhi me përvuajtjen e madhe të një shpirti të vogël, zbehej nga nuancat e ashpra të mjedisit grotesk dhe përmbyllej si një rreth vicioz, ku etika nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e vuajtjes njerëzore. Ajo e pranoi. Edhe Monda duhej të bënte të njëjtën gjë. E djeshmja e hidhur e shoqes, kishte nevojë për një të nesërme më të mirë. Duhej të shpejtonin, të ndikonin sa më shumë, në të kundërt, gjendja e Adrianës mund të perceptonte edhe më keq. Nuk e kuptonte as

33

Page 34: Përtej perdes gri

vetë, se pasazhet e fëmijërisë, të cilat nuk i njihnin këto probleme, sillnin të freskëta kujtime tepër mbresëlënëse. Ishte bërë nostalgjike në ato çaste, ndoshta natyra e ndjeshme e largonte shoqen nga pajtoni i kohës së vrazhdët dhe e çonte tutje, tek moria e dëshirave dhe ëndrrave për jetën. Zëri i nënës e zgjoi nga hamendiet e tepëruara dhe e shkëputi tërësisht nga ato mendime të trishta, që hera -herës i shkaktonin lot.- Nuk do të hash drekë sot? - i tha e ëma gjithë shqetësim.- Mbarova një punë të vogël, -e gënjeu Denisa, me tepër për ta qetësuar.- Sikur nuk e kam parë Adrianën kohët e fundit. Mos je grindur me të?- Jo, mami. Nuk kemi asnjë arsye.- Më ka bërë përshtypje mungesa e saj.- Në rastin më të parë do e ftoj në shtëpi. Në rregull?- Ti e di! -i tha shkurt e ëma dhe e luti për të ngrënë ushqimin e përgatitur.Zilja e telefonit e ngriti nga tavolina. U përgjigj menjëherë.-Alo!-Monda jam.-Pse more në telefon?-Ka ardhur Landi. Ka dhe dy bileta për tek kinema ”Milenium”. Do të shfaqet një film i ri. Ti e kupton që ka ardhur për ty. Si thua?- Nuk di çfarë të them.- Mos e humb kohën kot. Po të presim.- Mirë, -tha ajo dhe uli telefonin.Sa mbaroi telefonatën, e ëma e pyeti gjithë kurreshtje:- Kush ishte?- Monda.- Çfarë kërkonte?- Ka probleme me matematikën. Kemi disa ushtrime të vështira për nesër dhe do të shkoj për ta ndihmuar. Nuk do të vonohem shumë! - e gënjeu ajo.Shkoi në dhomën e saj dhe hapi dritaren. I dukej sikur nuk merrte dot frymë. Hyrja e ajrit të freskët nuk mundi t´ia lehtësonte

34

Page 35: Përtej perdes gri

nxehtësinë e madhe, që i kishte rrëmbyer fytyrën. Vështroi tavolinën e punës, përfytyroi një çast të vetëm babain, i cili kalonte shumë kohë në atë skrivani dhe ndjeu mungesën e tij. Ajo ishte rritur, një jetë tjetër e thërriste dhe atij i ishte mohuar e drejta për të ndjerë lumturinë e vajzës së tij. Ndihej tërësisht e shpërqendruar. U vesh, krehu flokët me kujdes, bëri një makiazh të lehtë dhe qëndroi për një çast para pasqyrës. Vështroi pjesën më të ekspozuar të trupit, i preku lehtë me gishtrinjtë e duarve, e sigurt në përsosmërinë dhe turbullimin që do shkaktonte tek Landi kjo dekolde, doli jashtë. * * *Kur u afrua tek shtëpia e shoqes, ndjeu emocione të forta. Pështjellimi i krijuar nga ai takim, që ndryshonte tërësisht nga të tjerët, e futi në një botë melankolike. I ra ziles së derës dhe priti gjithë ndrojtje hapjen e saj. Monda e përqafoi dhe e mbyti me komplimenta.- Je bërë shumë e bukur sot! Kur të të shikojë Landi, do t´i ikë truri fare! - dhe u shkri së qeshuri.- Kam shumë emocione.- Të la mendja dhe ty? Landi është natyrë e thjështë, s´ke pse e vendos veten në siklet. Hyjmë brenda, se mbetëm në korridor.Denisa e ndoqi pas për tek dhoma e pritjes, ndërsa Landi, kur e pa, u çua menjëherë në këmbë dhe e përshëndeti. Si u rehatuan, shkëmbyen disa fjalë mirësjelljeje, më pas dolën nga ndrojtja që karaktërizon në të tilla raste.-Kinema “Milenium“ shfaq një film shumë të bukur. Arrita të gjeja dy bileta dhe mendova se do të pëlqente që ta shikoje.- Nuk kam shumë kohë të lirë, Landi.- Të premtoj, se do kthehemi shumë shpejt. Filmi nuk zgjat më shumë se një orë e 30 minuta.- Një shëtitje e lehtë është, - ndërhyri Monda dhe kërkoi miratimin e shoqes.- Mirë, – tha ajo.- Koha fillon që në këtë çast, - bëri shaka ai dhe buzeqeshi lehtë.

35

Page 36: Përtej perdes gri

Ata përshëndetën Mondën dhe dolën jashtë. Era e lehtë luante me flokët e gjatë të Denisës, të cilët i binin mbi sy dhe, herë pas here detyrohej, që, me një lëvizje të lehtë koke, t´i kalonte pas. Dukeshin të lumtur. Ende nuk ishte thyer akulli përfundimtar, por, përsëri, ndiheshin mirë.- Të tërheqin filmat? - i tha më tepër për të hapur debat ai.- Ndjek në përgjithësi telenovelat. Atje ka shumë intriga dhe drama.- Andej e mori frymëzimin Adriana, -talli shoqen e saj ai.- Nuk është mirë ta paragjykosh, aq më tepër, që ajo është për t´i qarë hallin.- Pse, çfarë i ka ndodhur?!- Kërkon të shkëputet, por ai kafsha ia ka bërë jetën ferr.- I bën presion? Kjo gjë s´ka asnjë kuptim. Kur nuk ka dashuri, si mund të vazhdojnë më tej?- E qëlloi në rrugë, i poshtri.- Nuk më çudit kjo gjë. Janë tipa të vështirë, nuk dinë ç‘është ndjenja. Mjafton të marrin kënaqësinë e çastit dhe, për ta, kjo është e gjithë bota. S´të ka thënë gjë se si mund ta zgjidhë këtë lëmsh që e ngatërroi vetë?- Me të nuk do të shoqërohet më. Ajo ia bëri të qartë, prandaj u soll aq ashpër.- Mendon se do ta lërë të qetë?- Nuk e di, por për një gjë jam e sigurt.- Çfarë?- Adriana do të luftojë për jetën e saj dhe këtë të drejtë do ta mbrojë me çdo çmim. Unë e fala, sepse ajo ka nevojë për shoqërinë time. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Monda.Landi nuk foli për një çast. Ata ishin bashkë, duhej të qeshnin, të ndjenin më shumë njeri - tjetrin, sindroma e Adrianës duhej të mbetej në shoqërinë e saj, nuk kishte pse të bëhej pjese e jetës së tyre.- Kemi edhe pesë minuta kohë për të hyrë në kinema. Shpejtojmë pak, ndryshe mbyllet dera dhe djegim biletat.- Erdha gjer këtu dhe nuk më the se çfarë filmi shfaqet.

36

Page 37: Përtej perdes gri

- Është një surprizë e bukur. Nuk i ke dëgjuar reklamat që i janë bërë?- Jo!- “Dramë Dashurie“, - tha shkurt ai.- Film dramatik!- Me ato pak gjëra që kam dëgjuar nga shokët, mësova se është mjaft interesant, prandaj, atë emocion që shkakton, dua ta ndaj me ty. Bërë mirë që iu përgjigje ftesës sime.Shkuan tek mjedisi i rrethuar i kinemasë, megjithëse i spostuar disi nga “Sheshi Skenderbej“, arrinte ta përmbyllte atë dhe t‘i jepte frymëmarrje rrugës për në kryqëzimin tek “21-shi“. Treguan biletat te hyrja dhe hynë brenda. Salla e madhe, gati ishte mbushur me të rinj, gjë që tregonte interesimin e madh, që kishte ngjallur te kjo moshë. Gjetën vendet e tyre, u ulën dhe pritën fillimin e filmit. Fikja e dritave, paralajmëroi tek të gjithë përjetimin e kësaj drame. Poterja që mbizotëronte, pushoi si me komandë dhe një qetësi e thellë, veshur me ankthin që shoqëronte, pushtoi sallën. Shfaqja e filmit përcillej ndjeshëm tek Denisa, e cila, si pa kuptuar, mbërthyer nga ndonjë pasazh prekës, shtrëngonte dorën e Landit. Ajo ishte dhënë aq shumë pas tij, sa zemra e fërgëlluar rrihte me shpejtësi dhe fjalët e personazheve nuk dëgjoheshin, por godisnin pa reshtur gjithë qenien e saj. Ai i hidhte ndonjë vështrim të shpejtë dhe, thellë në shpirt, ndjente ngrohtësinë e dashurisë..Kur mbaroi shfaqja e filmit, Landi e ftoi për të bërë një shëtitje në bulevardin kryesor. Ajo nuk kundërshtoi, por i kërkoi që orari i caktuar duhej ta gjente patjetër në shtëpi.- Të pëlqeu? -i tha ai dhe priti përgjigjen e saj.- Ishte shumë impresionus. Nuk e kam mbledhur veten ende.- Është vetëm një film, Denisa.- E di, por më bëri të ndihem keq, të tronditem shumë.- Ndoshta je e ndjeshme, më shumë se sa duhet.- Endërrimtare, thuaj më mirë.- Po për ëndrrat e mia ke menduar ndonjëherë? - dhe e vështroi në sy.Denisa u skuq në fytyrë dhe nuk i ktheu përgjigje.

37

Page 38: Përtej perdes gri

- Ne kemi disa kohë që njihemi. Mendoj se së bashku mund të ndërtojmë një jetë më të bukur. Tek ty shikoj dashurinë e vërtetë, shpresën dhe besimin tim për të ardhmen.- Çfarë të tërheq tek unë? - e pyeti Denisa.- Sinqeriteti yt.- Vetëm kaq?- Të duket pak?- Jo! por..- Për mua ti je një det i gjerë, ku dashuria ime do të jetë përjetë në lundrim të sigurt.- Më mrekullon me komunikimin tënd, Landi.- Nuk është çështje fjalësh, por është zëri i shpirtit që të kërkon, të ndjek, të ndjen dhe, mbi të gjitha, të dashuron.- Është mbrëmje shumë e bukur, Landi.- Si vetë dashuria jonë, - dhe i shtrëngoi më fort dorën.Të përfshirë nga krahët e ëndrrës më të bardhë, përshkuan bulevardin kryesor dhe më pas u drejtuan për në shtëpinë e saj.- Nuk e ndjeva rrugën fare! -i tha ajo, kur arritën para pallatit.- Kur do të shihemi prapë?- Në fundjavë jam e lirë. Do të takohemi patjetër.- Atëherë, po largohem, - tha Landi dhe kërkoi buzët e saj, për t´i dhënë puthjen e zjarrtë, shijen e së cilës do ta ndjente gjatë.Me hapa të lehtë fluturoi nëpër rrugicat e lagjes, përshëndeti yjet lart në qiell, si dëshmitarë të vetëm të dashurisë së tij dhe u drejtua i lumtur për në shtëpi.

VSi guxove dhe hyre në jetën time?! Ti je e çmendur! Meriton ndëshkimin më të rëndë dhe të premtoj se do ta marrësh atë menjëherë.

Ditët që pasuan u përfshinë nga rrjedha normale, shtëpi - shkollë dhe tek -tuk ndonjë vizitë të shkurtër te shoqet. Denisa jetonte me përjetimet e dashurisë së saj. Ai i shfaqej në ëndrrën më të parë, i

38

Page 39: Përtej perdes gri

dukej sikur e shoqëronte në çdo hap, sa shkonte në dhomë e mendonte poshtë në sheshin e pallatit dhe hapte dritaren herë pas here. Fundjavën e priti me padurim. Vetëm telefonata e shoqes e qetësoi disi. E ëma nuk e shqetësoi me pyetje atë ditë, pasi mungesa e vajzës ishte e përligjur. Ajo u vesh me shumë kujdes, bëri një tualet të hollë dhe, me hapa të shpenguar, rendi drejt shoqes. Nuk e kuptonte këtë ndjenjë fërgëllimi në shpirt. Ndihej tërësisht e lehtësuar dhe priste me padurim takimin me të. Kishte një dëshirë të çmendur për ta parë, për ta ndjerë, mundësisht ta përpinte të tërin. E kishte menduar dashurinë thjesht një dëshirë, një pasion, një të drejtë normale për të depërtuar në misterin e magjisë që fal kjo ndjenjë, por, kurrsesi nuk mund të kuptonte fuqinë dhe zjarrin, që shpërthente si vullkan dhe të zhyste në një botë të tërë emocionesh dhe marrëzish. Si gjithmonë, e shoqëruar nga Monda, ato shkuan tek vendi i caktuar. Kur hynë brenda, Landi u ngrit menjëherë dhe i drejtoi ato te tavolina e prenotuar. Bisedat e tyre, të çliruara nga drojtja dhe emocionet e rastit, shkaktonin humor dhe gjallëri rinore. Monda qëndroi në tavolinë me Dorianin, ndërsa ata dolën jashtë dhe nisën shëtitjen e tyre përgjatë bulevardit. Landi i kishte hedhur dorën në qafë dhe, ashtu, të lumtur, në botën e tyre, thurnin ëndrrat e së nesërmes. Mbrëmja erdhi ngadalë, la pas perëndimin e lodhur të diellit, ndërsa ai çuditej se si kalonte koha kaq shpejt. E shoqëroi Denisën gjer të pallati i saj. E afroi pranë vetes, e shtrëngoi fort dhe, ashtu, të përqafuar, ndenjën ashtu për pak kohë. Brenda krahëve të tij, ndihej e mbrojtur, e sigurt, ndërsa trupi i lëshuar ziente nga kënaqësia e puthjeve të tij. Ai u largua me hapa të shpejtë, e përshëndeti edhe njëherë te kthesa e pallatit në forme ”L”-je dhe humbi nga sytë e saj, që e ndiqnin dhe e kërkonin kudo.Ngjiti shkallët e pallatit. Nuk kishte arritur ende në kat të dytë, kur, një dorë e fuqishme e mbërtheu dhe i zuri gojën.- Po bërë zhurmë, të preva kokën! - e kërcënoi ai dhe i vendosi tehun e thikës në qafë.Denisa ishte shokuar krejt. Në atë çast tmerri, fytyra i ishte mbuluar me djersë të ftohta dhe trupi i dridhej njëlloj si zog i plagosur.

39

Page 40: Përtej perdes gri

-Poshtë kam makinën, - foli ai. -Nuk dua asnjë zhurmë të kotë, në të kundërt, fytyra jote e bukur do të shpërfytyrohet krejt.Kur dolen tek sheshi, kontrolloi me shpejtësi mjedisin përreth, i ndihmuar edhe nga gjysmëerrësira, e shtyu atë te cepi ku kishte parkuar makinën. Hapi derën ngadalë, e futi atë brenda, doli me shpejtësi nga krahu tjetër, ndezi makinën dhe, vetëm kur doli në rrugën kryesore, mori frymë i lehtësuar.- Shumë mirë, vogëlushe. Ti më kuptove drejt, në të kundërt, do të bëje pis gomat e makinës.- Çfarë do nga unë? -i tha ajo dhe lotët i mbushnin faqet.- Hesht! Kur të arrijmë tek vendi i duhur, do të ta shpjegoj edhe shkakun e vizitës sime. Nuk dua të dëgjoj më asnjë fjalë. Në rregull?Makina u fut rrugicave të shumta të lagjes së tij, ndërsa ajo qendronte e dramatizuar në një cep të sediles së pasme. Përjetonte ankthin e tmerrshëm të rrëmbimit, kuptonte urrejtjen e pafre të këtij njeriu, si dhe dhunën e tmerrshme që mund të pësonte. Ai ndaloi makinën para një lokali të fshehur, veshur me xhama xajs, që nga prozhektorët përballë, dukeshin më të zes se nata. Zbriti nga makina, zuri Denisën për krahu, ngjiti shkallët duke e tërhequr fort pas vetes dhe hyri brenda. Vajza që ishte në banak, e përcolli me keqardhje këtë skenë, vështroi fytyrën meit të Denisës, që gati e tërhiqte zvarrë dhe nuk bëri zë. Ai hapi derën e vogël, që shikonte përballë banakut, e shtyti brenda dhe e kyçi.-Mos më shiko ashtu ti! - iu drejtua vajzës tjetër. - Sillmë ndonjë pije të fortë.Ajo nuk foli fare, mbushi një gotë uiski dhe ia çoi menjëherë. E ktheu gotën të tërë dhe e urdhëroi që ta mbushte përsëri. Ktheu dhe gotën tjetër dhe u çua në këmbë.-Nuk dua të më shqetësosh për asnjë gjë. Kur të vijnë shokët, u thuaj të hyjnë në dhomën time menjëherë.Hyri brenda, ndezi dritën dhe kërkoi me sy Denisën, e cila ishte strukur në cepin e dhomës.-Si ndihesh, vogëlushe? - u tall ai.Me përjashtim të dihatjes së saj të shpejtuar, nuk mori përgjigje tjetër.

40

Page 41: Përtej perdes gri

- Nuk e kishe menduar ndonjëherë këtë surprizë kaq të këndshme, që të bëra sot?Përsëri nuk mori përgjigje prej saj.- Nuk të fal dot. Ti ke të drejtë të dashurosh, ndërsa unë jo. I dashuri yt është njeri i kohës, ndërsa unë, sipas teje, kam për strehë rrugën, jam njeri me vese, jetoj me vjedhje dhe krime. Personaliteti im nëpërkëmb dinjitetin tënd dhe prish ekuilibrin e shoqërisë tënde mjaft të nderuar…-Ti nuk ke të drejtë të sillesh kështu! -i tha Denisa me një zë gati të shuar.- Më thua ti si të sillem, - ngriti tonin e fjalëve ai. -Je ti ajo, që më prishe qetësinë, me shkatërrove dashurinë dhe këtë nuk e fal kurrë. Unë e dashuroja Adrianën. Vetëm ajo më kishte mbetur. Të gjithë më kanë braktisur. Si guxove dhe hyre në jetën time?! Ti je e çmendur! Meriton ndëshkimin më të rëndë dhe të premtoj se do ta marrësh atë menjëherë.- Nuk është faji im, se jeta jote është rrëmujë. -i tha Denisa.- Ke nevojë për moral më të lartë. Afrohu më pranë, vogëlushe. Do të vendosim së bashku paqen e prishur.Çdo hap i hedhur, e shtynte atë më tutje, gjersa erdhi një çast, që u mblodh e tëra tek këndi i dhomës. Lot të nxehtë iu derdhen faqeve, ndërsa tmerri i paparishikuar shpërfytyroi bukurinë magjepsëse të saj.-Të lutëm! Mos bëj kështu, -ironizoi ai. - Në atë shtrat atje, provoi dashurinë e parë shoqja jote. Atje do ta kuptosh dashurinë e vërtetë edhe ti. Nuk ke pse të kundërshtosh. Ti je përgatitur për një ditë të tillë, kot nuk je veshur kaq bukur, - dhe e zuri fort tek bluza.-Lëshomë, të them! - iu hakërrye ajo dhe u përpoq, më kot, që të mbrohej me duar.Ai ia tërhoqi bluzën dhe ia grisi. Më pas u lëshua si një bishë e tërbuar mbi prenë e vet, ndërsa ajo në vaj të plotë qante humbjen e krenarisë më të shënjtë të vajzërisë. Rezistencës së kotë, ai i përgjigjej me një dhunë edhe më të tmerrshme, ku, përveç gjakut virgjëror, la pas shënja të tjera në fytyrë dhe në trup. I kënaqur nga ky akt prej përbindëshi, u vesh dhe qëndroi për njëfarë kohe ulur

41

Page 42: Përtej perdes gri

mbi shtratin e lëngatës më të thellë të vajzës, e cila ishte tërhequr përsëri në kënd të dhomës dhe dëneste gati me zë. Ajo vështronte rrobat e grisura, ndjente diegien e përbrendshme dhe, me një batanie të gjetur në dysheme, mundohej të mbulonte këmbët qumështore, që i dridheshin nga ankthi i kaluar. Trokitja e derës e gjallëroi së tepërmi Tonin, ndërsa ajo ndihej e harruar dhe e dërrmuar. Toni u ngrit në këmbë, hapi derën dhe u bëri shenjë dy shokëve të tij të hynin brenda.-Ja ku e keni macen! - tha për Denisën. - Dëfrehuni me të sa të mundni dhe, kur të mbaroni punë, ejani brenda në lokal.-Si urdhëron, shef! – thanë ata dhe u sulën mbi atë trup të masakruar, ndërsa lotët e shteruar, përzier me dhimbje e neveri, rrënqethin tërë qenien e Denisës, e cila, në atë gjëndje tejet të mjerushme, mezi arrinte të reagonte.Toni ishte ulur në tavolinë dhe po pinte një gotë tjetër, kur ata hynë brenda të alarmuar:- Çfarë kini, mor idiotë të lindur?!-Ajo mezi po merr frymë, duket si e vdekur! – thanë njëzëri dhe e vështruan drejt në sy.- Shkoni merreni shpejt! Unë po ndez makinën. Mos më shikoni ashtu, por nxitoni! -dhe doli me vrap jashtë.E futën brënda në makinë dhe u nisën nëpër mesnatën e tmerrshme, me trupin gjysmë të vdekur të një vajze, për të fshehur krimin çnjerëzor.

*** Zilja e gjatë e telefonit, e alarmoi së tepërmi familjen e Mondës. E ëma ngriti receptorin dhe u përgjigj menjëherë:- Alo!- Jam nëna e Denisës.- Po! Të dëgjoj mirë!- Vajza ime nuk është kthyer në shtëpi.

42

Page 43: Përtej perdes gri

- Si ka mundësi? -foli e alarmuar ajo, ndërsa Monda u afrua me shpejtësi.- Çfarë ka ndodhur, mami? -shprehu shqetësimin vajza.- Di gjë se ku është Denisa?“Të këtë bërë ndonjë budallallëk Landi?!“ - mendoi me vete dhe, me pamje të shqetësuar, kapi telefonin.-Jam Monda. Ne u ndamë si gjithmonë, tek sheshi para pallatit. Mos është tek Adriana? -tha ajo me zë të tronditur. -Po e marr në telefon menjëherë. Do të të kthej përgjigje shpejt. -dhe uli receptorin, për të formuluar në panik të plotë numrin e Landit. - Jam Monda.- Të dëgjoj shumë mirë. Pse më more në këtë orë? Keni ndonjë problem?- Denisa nuk është kthyer në shtëpi.- Unë e shoqërova gjer tek hyrja e pallatit. Duhet të këtë ndodhur ndonjë gjë e keqe. Nuk ka mundësi!- Mori nëna e saj në telefon. E kupton se në çfarë dileme më ke vendosur?- Të betohem që e shoqërova gjer tek hyrja. Me telefono, për çdo gjë që do dëgjosh, -tha ai dhe uli receptorin ngadalë.Monda i telefonoi edhe Adrianës. Fjalët e përgjysmuara dhe, më pas, heshtja pikëlluese, flisnin qartë për një ngjarje shumë të rëndë. - As atje nuk është? - e pyeti gjithë shqetësim e ëma.- Duhet të shkoj tek shtëpia e Denisës, -i tha e përlotur Monda. -Asaj mund t´i këtë ndodhur ndonjë gjë e keqe.-Do të vij edhe unë me ty. Nëna e saj, duhet të jetë shumë e shqetësuar.-Rri e qetë, mami! Më mirë të shkoj vetëm.Ajo arriti tek shtëpia me gjysmë fryme. Takoi nënën e shoqes, Eglën, e cila e kishte lëshuar veten krejt. Më pas, takoi dhe tezen e saj, e cila qëndronte pranë motrës dhe përpiqej ta qetësonte. Monda ende nuk kishte zënë vend, kur tezja e pyeti: -E more në telefon shoqen tjetër?- Nuk ndodhej as atje! -i tha me gjysmë zëri ajo.- Ju sot dolët xhiro bashkë, -vazhdoi tezja interesimin e saj.

43

Page 44: Përtej perdes gri

- Ne dolem bashkë si çdo fundjave. Rreth orës 2000 u ndamë tek sheshi përballë pallatit, - gënjeu Monda - Ju jeni shoqe. Besoj se të fshehtat, ia tregoni njëra - tjetrës. Mos ka ndonjë të dashur dhe ka shkuar me të?- Nuk ka mundësi! -u hodh e ëma. - Denisa nuk mban sekrete me mua.- Nuk flas për çështje parimesh këtu, Egla, por interesohem për shendetin e Denisës.-Jo, - gënjeu serish Monda. - Po policinë, e keni njoftuar? - pyeti më pas ajo.- E kemi njoftuar! - tha tezja, e cila kishte shumë tipare të përbashkëta me Denisën dhe fshiu lotët me shami.Monda përpiqej t´i qetësonte, por gjendja në atë familje ishte shumë dramatike, përjashto djalin e vogël, i cili nuk arrinte të kuptonte se ç’kishte ndodhur.

***

Edhe Adriana, pas telefonatës, nuk mundi ta fshehë shqetësimin e madh, për më tepër, ajo dyshoi menjëherë tek i dashuri i saj, Toni, i cili njihej për veprime të tilla dhe kjo gjë e bëri të ndihej bashkëfajtore. Hodhi xhaketën xhins krahëve dhe u mat të dilte.- Ku shkon? –i tha e ëma me zë të ulët në korridor.-Duhet të shkoj urgjent tek shtëpia e Denisës! Ajo nuk është kthyer sonte në shtëpi.-Kush të tha?!- Më telefonoi Monda. Duhet t´i këtë ndodhur ndonjë gjë! Po shkoj të pyes njëherë atje. Kthehem shpejt, mami.E ëma nuk foli asnjë fjalë. Psherëtiu fort dhe ndoqi me sy vajzën, që largohej nëpër shkallët e korridorit të ngushtë. Sheshin para pallatit e përshkoi gati me vrap. Vetëm kur arriti para hyrjes së shtëpisë së shoqes, mori frymë thellë. Qendroi për një çast në vend, më pas ndërroi mendje dhe ndryshoi drejtim. Atje do ta cilësonin si shkaktaren kryesore të fatkeqësisë së tyre. I vetmi nder që mund t´u bënte, ishte të shpejtonte tek stofulla e atij përbindëshi dhe të

44

Page 45: Përtej perdes gri

ndihmonte Denisën, nëse do ta gjente atje. Doli në rrugën kryesore. Përveç pastruesve, të cilat komunikonin me një gjuhë të pakuptueshme dhe të ndonjë makine që dukej sikur kalonte rastësisht, nuk mund të shikoje gjë tjetër. Kur kaloi pranë një grupi të tillë, njëra prej tyre nuk mundi të qendronte mospërfillëse:- Hë, moj gaxhie, ke ngelur keq sonte?Nuk ktheu as kokën nga zëri i ardhur, por u mbështoll më fort me xhaketën e hollë dhe vazhdoi rrugën më tej. Ndjeu frikë në atë çast. Rrugicat e lagjes, bashkë me errësirën, i shtuan edhe më tepër ankthin e përballjes së detyruar. Ecte vetëm. Çdo hap të hedhur e bënte me kujdes. Edhe zhurma më e lehtë që shkaktohej në atë mjedis të heshtur, i shtonte mornicat. Nuk kishte ecur kurrë në këtë orë, aq më tepër në rrugica të tilla, që shkaktonin frikë edhe ditën. Mendimi për detyrimin moral që kishte, i dha kurajo për të vazhduar më tej. Shfaqja e lokalit me shkallët në formë spirale, i lehtësoi frymëmarrjen për çastin, por i shtrëngoi zemrën, kur mendoi përplasjen me të. Mjedisi përballë ishte zhytur në një qetësi të frikshme. Sheshi ishte boshatisur. Vetëm godina me hijen e saj të gjatë, që përftohej nga rënia e dritës së zbehtë, dukej se thyente këtë akuartitet. Ngjiti shkallët ngadalë, ndërsa zemra shtonte rrahjet. Balli i larë mbushej nga djersë të ftohta. I ra derës me të dy duart. Në pamje të parë, dukej sikur ishte varur pas dorezës dhe mundohej ta hapte me forcë. Nga krahu i djathtë i godinës, faqja kryesore ishte prej xhami, pikërisht atje ishte mbërthyer edhe vëshrimi i saj. Kur u ndez drita, ajo vari duart poshtë dhe u ul në gjunjë.Dera u hap dhe para saj u shfaq vajza e banakut, me një robdishan të bardhë, me jakë plotësisht të hapur, aq sa gjinjtë e saj të bardhë dukeshin sikur do të kërcenin jashtë.- Po ti këtu? -shprehu habinë e saj ajo. - Çfarë do në këtë orë?- Unë erdha për atë, -tha Adriana me zë gati të shuar.- Ai nuk është këtu.- Nuk të pyeta për Tonin, -i tha ajo.- Futu brenda. Je shpërfytyruar e tëra! - dhe e kapi për krahu.-Erdha për atë vajzën. Ajo është shoqja ime.

45

Page 46: Përtej perdes gri

- Po të bëj një çaj të ngrohtë. Mblidh njëherë veten, më pas bisedojmë. Më thirr Marta.- Ti duhet ta dish. Ti e ke parë atë. Unë gabova rëndë.Ajo i solli çajin Adrianës dhe u ul pranë saj. E vështroi me vëmendje, pa fytyrën që i nxinte nga dhimbja e përbrendshme dhe ndjeu keqardhje.- Si erdhe deri këtu?- As vetë nuk e di, por duhet të vija patjetër.- Kurajo të fortë ke treguar.- Duhet të më tregosh për shoqen time. E kupton? Është shumë e rëndësishme. Familja e saj është dramatizuar komplet. Vetëm ti mund të më ndihmosh.-Ajo vajza, për të cilën flet, çfarë tiparesh kishte?-Ishte bionde, me sy bojëqielli, trup mesatar dhe flokë të gjatë.- Toni e përdhunoi së bashku me dy shokët e tij.- Më thuaj që nuk është e vërtetë?! - dhe filloi të qante me zë.- Mos bëj kështu! Asgjë nuk mund të ndryshojë tani.- Ku është?- E hipën në makinë dhe nuk e di ku e çuan.- Ti nuk do që të tregosh!- Nuk kam asnjë arsye, që ta mbaj të fshehtë.Për gjendjen e rëndë të Denisës, nuk i tha asgjë. Me atë pamje të mjerueshme që kishte, mund të pësonte ndonjë depresion. Për pak kohë, u soll rreth tavolinave të atij mjedisi të vogël.- Dera e dhomës, hapur është? -e pyeti ajo.- Më mirë mos shko atje! - i tha Marta.-Jo, jo! Dua të shikoj krimin që e ndërtova vetë. Jam fajtore. I fola keq për shoqen time dhe ai… ai rrezik ta ketë vrarë.Shtyu derën përballë, ndezi dritën dhe vështrimi i ngriu mbi shtratin e shkatërruar. Kapi çarçafin me dorë, pa njollat e gjakut, e tërhoqi zvarrë nëpër dysheme dhe e çoi tek Marta.- Shiko shënjat e gishtrinjve të saj! E kupton se sa shumë ka vuajtur? E shkreta shoqe! - dhe shtrëngoi atë copë beze me të gjithë fuqinë, thua se mllefi i mbledhur do të kalonte me atë inat të papërmbajtur.

46

Page 47: Përtej perdes gri

- Më fal, por nuk të pyeta për emrin? -i tha Marta.-Tani ndihem si njeri i huaj, njeri që nuk ka asnjë vlerë. Kot më pyet. Më mirë mos ta dish kurrë. Do të ndihesh e turpëruar! - tha ajo në gjendje deliri.-Dëgjomë mua! Fatin e shoqes tënde pësova dhe unë. Kthehesha nga xhirua e zakonshme për tek ”Qyteti Studenti”, kur, një mbrëmje, Toni me dy shokë të tij, më futën në makinë dhe më sollën këtu ku jam edhe sot. Qyteti nga vij, është i vogël dhe ti e merr me mend si përhapen thashethemet në mjedise të tilla. Shkollën e humba nga mungesat e shumta, por edhe nga opinioni i keq që u krijua për mua. Kështu që u detyrova të bëja jetën që më detyroi ai. Ty të duket çudi, por arrita të bindem verbërisht, pasi nuk m´u krijua kurrë mundësia për të filluar jetë tjetër. Ata më kthyen në prositutë. E poshtëruar, e dhunuar gjithë kohës, jetoja me ankthin e ditës tjetër, e cila ishte më e zezë, se ajo që kaloja. M’u neverit vetja. Zvarrisja kufomën time midis jetës që nuk e doja dhe vdekjes, që nuk e pranonte.- Sot jemi në një barkë dhe fati ynë është i përbashkët. S´i mund të kthehem në shtëpi, kur të gjithë do të më urrejnë dhe do të më largohen si t´u hedh hijen e vdekjes?- Nuk t´i tregova kot gjithë këto gjëra. Duhet të largohesh nga kjo lloj jete. Ti nuk e di se çfarë do të thotë të dhunohesh çdo ditë.- E si mund të kthehem atje? Ti e kupton që...- Ti ke një familje, që do të të ndihmojë në çdo hap, ndërsa ai njeri do të të shkatërrojë gjithçka. Duhet të qëndrosh larg tij! - dhe e shkundi Adrianën nga krahët.- Nuk mundem, ndihem tërësisht e mbaruar. - Jetoj këtu prej më shumë se dy vjetësh dhe kam harruar fjalën nënë. Ndiej një mall të patreguar për të. Kam harruar përkedheljen e saj, fjalët e embla, kujdesin e tepëruar, ndërsa sot dua ta përqafoj, të ndiej dorën e ngrohtë. Jetoj si në burg, e frikësuar dhe e gatshme për t´u përballur me dhunimin.- Nuk kam kurajo. Kam shkaktuar shumë dhimbje.- Kudo që të shkosh, do të jetë shumë herë më mirë se këtu.- Faleminderit, Marta! Nuk do të të harroj kurrë.

47

Page 48: Përtej perdes gri

- Unë jetoj fatin tim. Do të të kujtoj gjithnjë, Adrianë. Është hera e parë që arrita të bëj një herë mirë. Bota është e mbushur me intriga, vese të ndyra, gjithfarë gjërash që ne s’i kuptojmë; bëhemi pre e tyre dhe, më pas, mbetemi atje, të injoruara dhe të harruara. Mos u sorollat më këtu. Ai mund të kthehet nga çasti në çast. Largohu sa më shpejt. Ik! Shpëto veten!Adriana humbi nëpër rrugë me pengun e gabimit të bërë dhe tronditjen e thellë shpirtërore. Qetësia e natës se çmendur, mbushur me mistere dhe dhimbje, ironizonte këmbët e drunjta të saj, që çapiteshin nëpër terrin e egër të natyrës njerëzore.

VIAjo, sa ndjeu praninë e tij, u skuq në fytyrë, puliti sytë e vegjël, të cilët harkoheshin nga një ngjyrë e errët dhe psherëtiu thellë.

Dita e neserme e gjeti kryeqytetin me pamjen e tij të zakonshme. Smogu i shpërndarë në trajtë mjegulle, qëndronte pezull në qiell, ndërsa rrugët vazhdonin të ruanin ende qetësinë.Denisa hapi sytë, vështroi përreth dhe gjithçka iu duk e huaj. Për çastin, nuk mundi të orientohej, vetëm kur iu kthiellua vështrimi, kuptoi se ishte në hyrjen e pallatit të saj. Nuk e dinte se sa kohë kishte kaluar atje. Trupi i mpirë dhe sfilitur, mezi arriti të ngriej në këmbë. E mbështetur pas parvazit të shkallëve, me shumë mundim, nisi të ngjiste shkallët për në shtëpi. Arriti tek hyrja. Me duar të shtrënguara fort, bëri përpjekje të stërmundimshme për t´i rënë derës, por trupi i tejlodhur nuk mundi të qëndronte më në këmbë. Zhurma e shkaktuar, i ngriti të gjithë dhe i turri drejt korridorit. E ëma, rrotulloi bravën, hapi derën dhe, kur pa të bijën shtrirë, e përfshiu në krahë. E çoi me kujdes në shtrat, e mbuloi me batanije dhe nisi të qante. Edhe tezja nuk e përmbajti dot veten. Pamja e masakruar e mbesës e tmerroi. Vetëm

48

Page 49: Përtej perdes gri

Monda, e cila kishte kaluar gjithë natën atje, u tregua më e përmbajtur.- Kush ka qenë ai i poshtër, që ma ka bërë vajzën kështu?! -bërtiti nëna e saj, ndërsa shikonte të bijën, që përpëlitej në shtrat.- Të thërrasim ambulancën! - tha tezja.- Bëj gati dushin! - urdhëroi ajo.Tezja u ngrit në këmbë dhe shkoi pa bërë komente. Monda shikonte me keqardhje shoqen, e ngrirë në vend. Nga të ngrohtët, Denisës filloi t´i ndërrohej çehreja e fytyrës. Zverdhja e tepëruar nisi të ndryshonte ngjyrë. E ëma qëndronte te koka, i fërkonte ballin dhe i fliste ngadalë, njëlloj si të ishte fëmijë i vogël:- Shpirti i mamit! Më ke mua pranë. Mos u shqetëso për asgjë. Fli, vogëlushja ime. Fli!-Të më falësh, teta Egla, - i tha Monda, - por më duhet të shkoj.- Shko, bija ime, dhe shumë faleminderit! Në shkollë mos thuaj asgjë.- Do të vij menjëherë pas mësimit, - dhe i shtrëngoi dorën e akullt të shoqes dhe u largua.Kur doli tek sheshi përballë, ajo u befasua nga prania e Landit.- Po ti, çfarë do këtu?!- Po të prisja ty. Nuk e kupton pse kam ardhur?- Gjer ku e shoqërove mbrëmë?- Deri te shkalla e pallatit, poshtë në kat të parë. Pse, i ka ndodhur gjë?! -shprehu shqetësimin ai.- Denisën e kanë përdhunuar mbrëmë.- Si ka mundësi?! -dhe u nxi në fytyrë ai.- Falë zotit, është gjallë.- Kush mund ta këtë bërë?- Nuk e di. Ajo është në gjendje shumë të rëndë.- Do ta çojnë në spital?- S‘e besoj. Me sa kuptova unë, nëna e saj nuk do që të merret vesh kjo ngjarje. - Po Denisa mund të këtë nevojë për doktor. Do të njoftoj babin të vijë menjëherë. Sot mos shko në shkollë, duhet të kujdesesh edhe ti

49

Page 50: Përtej perdes gri

për të. Do të shoqërosh babin atje. E kupton? Mos harro t‘i transmetosh të falat e mia dhe i thuaj që Landi është pranë teje.- E pres në shtëpi.- Shumë mirë! Do të vij përsëri mbasdite, - dhe u largua me hapa të shpejtë.Babai i Landit nuk u vonua shumë. I ra ziles së derës dhe hyri brenda. Monda e priste me padurim. E ftoi të rehatohej për pak kohë, sa të çlodhej nga rruga, por ai kërkoi që ta shoqëronte atje menjëherë. Ngjitën shkallët e pallatit ngadalë. Shëndeti i tepëruar e pengonte në çdo hap. Kur arritën para hyrjes se tyre, ai u mbështet pak te parvazi i derës, për të rregulluar frymëmarrjen e shpejtuar. Si u qetësua disi, hyri brenda i drejtuar nga Monda. Nëna e Denisës u çudit nga kjo vizitë e papritur, por edhe u qetësua nga prania e mjekut. Doktori shkoi në dhomën e vajzës dhe u ul në karrigen përballë. Ajo, sa ndjeu praninë e tij, u skuq në fytyrë, puliti sytë e vegjël, të cilët harkoheshin nga një ngjyrë e errët dhe psherëtiu thellë. Doktori e kuptoi sikletin, në të cilin ndodhej vajza dhe ndërtoi një komunikim të tillë, që ajo të lehtësohej sa më shumë nga ngarkesat e mëdha psikologjike, që mbisundojnë në të tilla raste.-Kalove një ëndërr të keqe, Denisa! - iu drejtua ai dhe priti reagimin e saj.Ajo nuk foli, por e vështroi në sy. Një pikë loti iu shfaq në qerpikun e gjatë.- Kjo mund t´i ndodhte çdo vajze, prandaj nuk duhet ta lëshosh veten kështu. Tani do të të vizitojë doktori. Ke për të parë se çdo gjë do shkojë mirë, - dhe u bëri shenjë të tjerëve të largoheshin nga dhoma, me përjashtim të nënës, e cila duhej ta ndihmonte.- E kishin lënë para pallatit. Ka kaluar gjithë natën jashtë, rrezik të këtë marrë edhe të ftohtë. Vajza erdhi vetë. Sa hapa derën, i ra të fikët. E solla në vete, e pastrova dhe u përpoqa t´i jepja ndonjë gjë të ngrohtë, por nuk ka pranuar asgjë. Është shumë e trishtuar… Jetonim në qetësi të plotë. Vjen një çast si ky dhe më shkatërron vajzën. Nuk e kuptoj gjithë këtë urrejtje, gjithë këtë dhunë, nuk e di

50

Page 51: Përtej perdes gri

se ku e gjen këtë forcë egërsie njeriu, për t´i bërë keq njeriut. Do ta shikosh vetë se si e ka masakruar ai bastard time bije. Ku e gjen të drejtën? Zot, o Zot!- Më e keqja kaloi. Në raste të tjera, kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija.U deshën më shumë se dhjetë minuta që doktori ta vizitonte. I bëri një recetë dhe e këshilloi që të tregonte kujdes të veçantë, sidomos në aspektin psikologjik. Ai u largua dhe e porositi nënën e saj që, për çdo nevoje, të mos hezitonte, por ta njoftonte menjëherë.Monda, si u sigurua se nuk po e shqetësonte njeri, u afrua më pranë Denisës dhe i shtrëngoi dorën e akullt.-Ai ishte? -i tha me gjysmë zëri- Nuk dua të kujtoj gjë nga ajo skenë e llahtarshme. A e kupton se si ndihem? Më vjen ndot nga vetja. Më mirë të kisha vdekur, se sa më turpëroi në këtë mënyrë.- Mos bëj kështu. Ti nuk mund të bëje asgjë, përballë atij përbindëshi. Rëndësi ka që je mirë.- Nuk ka asnjë vlërë. Çdo gjë më duket boshe dhe pa kuptim.- Këtë nuk ta lejoj.- Ndihem plotësisht e braktisur, Monda.- E ke gabim. E gjen dot se kush të vizitoi sot?- Babai i Landit ishte ai?- Si e kuptove?- Ai më ka folur shumë, por t´i bëre gabim që bisedove me të.- U shqetësua shumë, kur i tregova se çfarë të kishte ndodhur.- Landi nuk duhet të përzihet me problemet e mia. Nuk dua që të ndihet i imponuar. Ky ankth është i përjetshëm, nuk mund ta fshehin dot vitet.- Ti nuk e njeh, por, për të, kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me marrëdhëniet tuaja.- Nuk ka pse të zvarritet pas jetës sime, të ndëshkuar dhe nëpërkëmbur nga të tjerët.- Ai të dashuron, Denisa. Më porositi në mënyrë të veçantë, që të të them se, në këto çaste të vështira është pranë teje dhe të këshillon që të mos ndikohesh nga kjo ndodhi.

51

Page 52: Përtej perdes gri

- E bën për mëshirë! - dhe në shpirt ndjeu një pikëllim të thellë.- Qetësohu njëherë. Kemi kohë të flasim për këto gjëra.Monda qëndroi edhe pak kohë, i dha kurajo shoqes dhe u largua, e shoqëruar nga vështrimi i lodhur i saj. Me shumë përpjekje, e ëma i dha një gotë qumësht, në të cilin kishte tretur valium. Tërhoqi derën pas vetes dhe e porositi djalin që të mos hynte në dhomë. Nën efektin e ilaçit, e zuri gjumi shpejt. Nuk dihet sa fjeti, vetëm se e ëma i qendronte te koka. Kur trëmbej në ndonjë çast, i shtrëngonte dorën fort, ndërsa sytë e saj vajtonin në heshtje të plotë. Gusha e bardhë mbartte njolla të mëdha kafe, provë e egërsisë dhe epshit të kobshëm, që, për ironi, tregonte pafuqinë për t´u mbrojtur. Ajo flinte si një shpend i bardhë, që i kishin thyer krahët dhe, herë pas here, gulçonte dhimbjen e fluturimit të ndaluar, drejt dashurisë së pastër. Natyra jashtë u përfshi nga krahët e muzgut, i cili s’harroi të trokiste në dritaren e tyre, por e zhyti dhomën në një qetësi mistike. Hapja ngadalë e derës dhe shenja e bërë nga e motra, e detyroi Eglën të shkonte në dhomën e pritjes. Ajo u përshëndet me të sapoardhurit, që u prezantuan si inspektorë krimesh dhe u ul në kolltukun përballë tyre. Një burrë, i cili, në krahasim me dy të tjerët, dukej më i madh në moshë, mori fjalën i pari:- Na vjen shumë keq, për ngjarjen e rëndë që ju ka ndodhur në familje. E dimë që nuk është as koha dhe as çasti i përshtatshëm, por, për arsye proceduriale, duhet të marrim një kontakt të shkurtër me vajzën tuaj.- Faleminderit shumë! - i tha ajo. - Vajza është në gjumë dhe mjeku më këshilloi që të mos e shqetësoj për asnjë çast.- Ne kemi një kallëzim penal, për personin që ju ka shkaktuar këtë dramë të keqe në familje. Ju duhet të jeni vetë të interesuar, që ai dhunues të përgjigjet para ligjit. Në qoftë se nuk e ndalim sot, nesër ka për të shkaktuar tjetër dhimbje.- Ne, si familje jemi shumë të interesuar për kapjen dhe dënimin e tij, por e kam problemin te vajza, pasi ajo reagon shumë keq, kur i përmend ngjarjen që ndodhi.

52

Page 53: Përtej perdes gri

- Jemi të detyruar. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kemi vetëm disa pyetje të thjeshta. Është e domosdoshme për hetimin tonë të mëtejshëm.- Shkojmë në dhomën e saj, por nuk dua që ta lëndoni.- Në rregull! - tha ai dhe, së bashku me dy kolegët e tjerë, i shkuan pas.Denisa ndjeu hapat e tyre dhe hapi sytë. Nuk foli asnjë fjalë. I vështroi e hutuar. Nuk po kuptonte se çfarë donin ata njerëz në dhomën e saj. Heshtjen e theu burri që kishte komunikuar me nënën. Si duket, ai duhej të ishte shefi i tyre, ndërsa dy të tjerët qëndronin në këmbë dhe hidhnin ndonjë vështrim spontan, pa asnjë pikësynim.- Si je? - i foli me zë të ngrohtë ai.- Mirë, - tha ajo dhe uli sytë poshtë.- Ne jemi përfaqësues të policisë dhe kemi ardhur për të bërë një verifikim. Nuk duam që të vendosesh në pozitë të vështirë, pasi një vajzë me emrin Adriana, na informoi për gjithçka ka ndodhur. E kemi ndaluar personin në fjalë, por ti duhet ta verifikosh dhe të firmosësh një kallëzim penal për të arrestuarin, në të kundërt, ne nuk mund ta mbajmë në komisariat, sepse nuk na lejon ligji.-Çfarë kërkoni nga unë?- Si fillim do të tregojmë fotografinë e tij, - dhe njëri nga kolegët e tij u afrua më pranë dhe hapi një dosje me ngjyrë kafe.Ai rrotulloi fotografinë në dorë, e pa dhe një herë dhe ia zgjati. Denisa, teksa e vështroi me vëmendje, filloi të dridhej nga ankthi që shkaktoi fytyra e tij.- Ky është? - i tha inspektori, që drejtonte hetimin.-Po, - i tha shkurt ajo.- Je e sigurt?- Mëse e sigurt.- E ke njohur më përpara këtë person?- Nuk kam komunikuar kurrë me të. E kam parë vetëm për pak çaste, kur ndalonte shoqen time në rrugë.

53

Page 54: Përtej perdes gri

- Ajo bëri edhe një denoncim nga ana e saj, për ushtrim dhune në mjedis publik dhe u shpreh se në vendngjarje ishit edhe ju. Është e vërtetë?- Po.- Atëherë kalojmë në veprimin tjetër. Ne do të të japim një formular dhe ti do ta plotësosh. Në fund shkruaj emrin tënd dhe firmose, gjithashtu do të të bëjë vizitën edhe mjeku ligjor, - dhe i bëri shenjë shokut tjetër, i cili nuk ishte aktivizuar deri në atë çast. - Me kaq mbarojmë punë për sot, - dhe buzëqeshi, më tepër për të krijuar atmosferë lehtësuese për të.Denisa e plotësoi shpejt formularin, e nënëshkroi në fund dhe ia zgjati inspektorit, që rrinte me dosjen hapur, në pritje për ta arshivuar menjëherë.- Dua të më bësh edhe një premtim, - i tha shefi, para se të dilte nga dhoma.- Çfarë premtimi duhet të mbaj?- Që do vazhdosh të jesh vajzë kurajoze, - dhe i zgjati dorën.- Të premtoj! -i tha ajo dhe buzëqeshi pak, pas gjithë asaj vuajtjeje të thellë që po kalonte. - Edhe unë të jap fjalën se do ta ndëshkoj me ashpërsinë më të madhe të ligjit. - tha ai dhe e la vajzën në shoqërinë e mjekut.Doktori e vizitoi me kujdes, më pas e përshëndeti dhe u bashkua me shokët e ekipit, të cilët po pinin kafen. Ndenjën pak kohë atje dhe kërkuan lejë për t´u larguar. Nëna e saj i shoqëroi gjer në korridor, i falënderoi nga zemra dhe u kthye përsëri tek e bija.- E kanë kapur maskarain. I poshtëri! - tha ajo dhe sytë shprehën urrejtje.- Lere fare, mami. Më mirë mos e zër në gojë. Është më i keq se ç‘e mendon. Le të merret drejtësia me të.- Tani e kuptova pse nuk vjen Adriana në shtëpi. Ku e gjeti atë të poshtër dhe na solli gjithë këtë të keqe? Mos u shoqëro më me të. Nuk dua t´i shikoj sytë! E kam dashur njëlloj si ty dhe shiko si e shpërbleu.- Nuk e ka fajin ajo. Nuk e kupton që edhe ajo është pjesë e dhunës së tij?

54

Page 55: Përtej perdes gri

- Mos shkonte me të.- Pse flet kështu, mami? Ajo gaboi për çastin.- Dhe ti e pagove për tërë jetën.- Ky është problem tjetër.E lodhur, e dërmuar, e vrarë shpirtërisht, me sy të fiksuar në një pikë, mendonte gjëra nga më të keqijat. Gjithçka i dukej një trill i pakuptimtë. Çdo ëndërr që kishte thurur, çdo dëshirë, çdo gëzim që ndiente në vetvete, ishte fashitur dhe kishte ndërruar rrjedhë. Jeta e paramenduar me të gjitha të fshehtat dhe kuriozitetet, dukej gri. U ngrit me vështirësi nga shtrati, hapi dritaren dhe mori frymë thellë. Yjet në qiell vezullonin, ndërsa freskia e erës, i shkaktoi dridhje në trup. Vështroi Kashtën e Kumtrit, këtë kostelacion të magjishëm dhe u mahnit nga bukuria e natyrës. “Nëpër qiell patjetër që luftojnë engjëjt me demonët“, mendoi me vete. Pastërtisë dhe virtytit të tyre u kundërvihet e keqja djallëzore dhe lakmitare. Besimit dhe ndergjegjies i përgjigjet mashtrimi dhe hipokrizia, por në fund, mes kësaj përplasjeje të tmerrshme, e drejta patjetër do të triumfojë. Ajo u përball me errësirën e shpirtit të një demoni, provoi shkallën e marrëzisë së njeriut, ndjeu poshtërimin më të madh dhe engjëj0t krahëbardhë nuk e mbrojtën, por i dërguan këtë natë madhështore, që të kuptonte shkëlqimin e ditës së re. Mbylli dritaren dhe shkoi para pasqyrës. Donte të rrëfehej, të bisedonte me të për thyerjen e kristalit të shpirtit, për trishtimin e madh që e torturonte, për atë tmerr që shkriu ëndrrat prej bore. Nuk guxoi të qëndronte shumë. Reflektimi i vetvetes në atë copë xham, linte për të dëshiruar dhe përfliste pareshtur shenjat e dhunës së ushtruar. Ata ishin ndeshur me trupin e një vajze, e kishin shkelur dhe përgjakur në mënyrën më të tmerrshme. E tërhoqën zvarrë nëpër natë dhe, si hije, ishin zhdukur skutave më të errëta, me shpresën se i vranë ndjenjën dhe shpirtin.

55

Page 56: Përtej perdes gri

VIIPara syve të saj shfaqej një mjegullnajë e tmerrshme, ku çdo shkreptimë drite, tretej në ngrehinat e përthyera të pasazheve, që reflektonin pasojën e veprimeve të saj.

Adriana hodhi çantën e shkollës krahëve dhe doli në rrugë. Shqetësimi i madh që përjetonte, e kishte futur në një botë ankthi dhe pasigurie. E ndërgjegjshme për gabimin e bërë, vuante në mënyrë të tmerrshme dhe i dukej sikur të gjithë përflisnin vetëm atë. Hapat e hedhur, tregonin një mefshtësi, mungesë dëshirë për të përshkuar intinerarin e përditshëm, që çuditërisht ishte e detyruar ta bënte vetëm. Kur doli në rrugën kryesore, vështrimi i mjegulluar arriti të kapte siluetën e shoqes, atë të Mondës. Mendoi një çast t´i qendronte larg, më pas vendosi t´i afrohej dhe të pyeste për Denisën.- Monda! - e thirri, kur iu afrua.-Ajo e dëgjoi zërin e shoqes, por nuk e ktheu kokën pas. Vazhdoi më tej rrugën.Adriana e arriti dhe e kapi për krahu.- Monda! Pse nuk më kthen përgjigje?- Nuk të dëgjova! - gënjeu shoqja.- Sa mirë që të takova!- i tha ajo.Monda nuk i ktheu përgjigje, por u çudit nga dashuria e tepëruar e saj.- Si është Denisa?- Ke dhe kurajon e pyet! Për fajin tënd ndodhën të gjitha.- E di, - tha ajo me gjysmë zëri.- Ti nuk di asnjë gjë. E ke parë atë, se në ç´gjendje është? Ai bastardi yt e masakroi shoqen tonë, i shkatërroi ëndrrat më të bukura, ndërsa ti vjen drejt meje për të shprehur keqardhjen tënde. Nuk kam punë me njerëz hipokritë! -dhe u shkëput nga ajo.- Mos u largo ashtu! - dhe e arriti gati me vrap. - Ti mendon se nuk e di, se si ndihet ajo. E di që gabova, por nuk ke të drejtë të më poshtërosh kaq shumë. Edhe unë po e vuaj marrëzinë time, por nuk di si të veproj. Jam gati të përballem me gjithçka, por është e kotë,

56

Page 57: Përtej perdes gri

se asgjë nuk kthehet si më parë. Ndoshta nuk më beson, por, që kur më more në telefon, jam kthyer në një fantazmë, që flet me veten, - dhe lotët i përshkuan faqet.- Qetësohu Adrianë! Nuk është mirë të debatojmë, - i tha Monda.- Ne nuk kemi asnjë arsye për të qendruar bashkë, pasi rrugët tona janë ndarë. Unë jam shkaktarja kryesore e gjithë kësaj drame, prandaj nuk e meritoj më shoqërinë tuaj. Të premtoj se do qendroj larg jush dhe nuk ka pse t´ju vijë keq, nëse do të më shikoni të vetmuar dhe të përbuzur.- Më fal! E kuptoj që të lëndova, por mendoje vetë se si u ndjeva, kur pashë Denisën që zvarritej nëpër shkallë dhe nuk kishte mundësi të hynte në shtëpinë e saj. - Pikërisht, për këtë fatkeqësi, që i kam sjellë shoqes sime më të mirë, dua të fshihem nga kujtesa dhe të zhdukem një herë e përgjithmonë nga jeta juaj. U kam sjellë shumë telashe dhe nuk e di nëse do të më falni ndonjëherë.- Mos fol gjepura, Adrianë!- Më vjen keq Monda, por më duhet të largohem!- Nuk mund të ikësh kështu!- Rrugët tona këtu ndahen. Nuk dua të jem më hallka problematike e shoqërisë. Boll ju shqetësova dhe ndëshkova me problemet e mia të pafundme.- Adriana! Të lutem!- Mirupafshim! - dhe ndërroi rrugë.* * *Shfaqja e asaj godine të heshtur, i shkaktoi ankth dhe frikë. Sytë, vetëtimthi, i shkuan tek shkallët, që të çonin tek ferri i shumë vajzave, të tërhequra prej flokësh, që më pas ishin dhunuar dhe flakur jashtë derës, pa mëshirë. I ra ziles. U përball me shfaqjen e fytyrës së frikësuar të Martës, e cila u çudit jashtë mase nga kjo vizitë e papritur.-Po ti, këtu?!- Erdha të bisedoj një problem shumë të rëndësishëm me ty.- Nuk kam çfarë të bisedoj! - dhe u përpoq të mbyllte derën.

57

Page 58: Përtej perdes gri

-Është shumë e rëndësishme të takohemi bashkë. Nuk do të qëndroj për shumë kohë.Ajo vështroi rreth e rrotull, u sigurua se nuk kishte ndonjë njeri të dyshimtë dhe e futi brenda. U ulën në një kënd, pranë banakut dhe rifilluan bisedën.- Si është shoqja jote? - pyeti Marta.- Nuk kam guxuar të shkoj atje, pastaj ti e di që dhe unë kam një pjesë të fajit në atë ngjarje.- E mendoj gjendjen, në të cilën ndodhet ajo.- Pikërisht për këtë kam ardhur, që të rregulloj sa të mundem gabimin tim.- Nuk duhet të vish më këtu!- Pse, ke frikë? Tonin e kanë arrestuar.- Por jo shokët e tij, të cilët sillen gjithandej. Atëherë, çfarë kërkon nga mua? - e pyeti gjithë frikë Marta.- Ti e di që një ditë Toni do të dali në gjyq.- Edhe pastaj?- Dua të dëshmosh kundër tij.-Tani e kuptova. Ti kërkon të hakmerresh.- Nuk qëndron çështja këtu. Ne duhet ta ndëshkojmë, për veprimet e tij barbarë.- Kam shumë frikë. Nuk mundem.- Ti nuk mund të jetosh, gjithë jetën në ankth.- Jam e detyruar.- Pse? - e pyeti ajo.- Nuk kam ku të shkoj. Shkollën e humba, familjen gjithashtu, personalitetin e kam përtokë. Nuk kam çfarë të bëj.- E ke gabim! Ne nuk mund ta tolerojmë dhunën e tij. Ti nuk ke dëshirë të dëshmosh, unë nuk e bëj, atëherë ai do të jetë i lirë dhe ne jemi të detyruara të përballemi sërish me të.- Nuk e di, Adriana. - Ne jemi pjesa më e dhimbshme e kësaj shoqërie dhe, si e tillë, nuk duhet të lejojmë të tjera dhunime dhe vuajtje.- Të duket e thjeshtë ty, që në një farë mase e ke mjedisin mbrojtës, por, për mua, është krejt e kundërta.

58

Page 59: Përtej perdes gri

- Në fund të fundit, nuk ke se çfarë të humbasësh. Në djall të vejë ky ankth, kjo frikë, që të mban peng dhe nuk të lejon të shikosh se çfarë bëhet rreth teje, që fle me mendimin se a do zgjohesh në mëngjes dhe çfarë poshtërimi të pret.- Të përgëzoj për kurajon e madhe që po tregon!- Është një detyrim që ne duhet ta përmbushim. Ai njeri duhet të ndëshkohet për të mos lënduar nesër të tjerë njerëz. Më kupton?- E kam shumë të vështirë.- Mendohu mirë, Marta, se aty luhet jeta jonë dhe nuk ka kuptim që të shkelmohemi pa mëshirë. Është veprimi më elementar që mund të bëjmë.- Duhet të shkosh, Adriana, - dhe u ngrit në këmbë ajo.- Nuk më ke premtuar akoma për bisedën e bërë.- Shko dhe mos u kthe kurrë këtu! Ata e dinë që ti ke bërë denoncimin dhe, për këtë, nuk do të të tolerojnë kurrë.- Kujdesu për veten, Marta!- Mos kalo rrugicave, se mund të ndeshesh me ta dhe e pëson më keq se shoqja jote. Ndiq rrugën kryesore.- Unë kam besim tek ty. Do të të pres, -i tha ajo dhe u largua me hapa të qetë, pasi thellë në shpirt ndjeu përpjekjen e saj maksimale për të korrigjuar sadopak gabimin e bërë.Me këto mendime shkoi në shtëpi. Sa hyri brenda, nëna e priti me këmbët e para:- Si shpejt erdhe sot, Adriana!- Dy orët e fundit i kishim pushim, - gënjeu ajo.- Dëgjova disa fjalë të këqija për ty.- Nuk të kuptoj, -i tha ajo dhe e vështroi me dyshim.- Çfarë i ka ndodhur Denisës? Pse nuk ke treguar gjë?- Kush të tha?- Takova rastësisht nënën e Mondës, tek supërmarketi i ri. Ajo më foli për disa gjëra, që mua nuk më pëlqyen fare. Edhe tani më dhëmb koka, kur i kujtoj.-Denisës i ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Falë Zotit, tani është më mirë.

59

Page 60: Përtej perdes gri

- Mund të më thuash se kush e kreu këtë dhunim?Adriana nuk i ktheu përgjigje, por, u mat të shkonte te dhoma e saj.- E kupton se në ç‘gjendje je futur? Besoj se dhe në shkollë nuk ke shkuar. Merr çantën në mëngjes dhe sillesh rrugëve kot, sepse nuk ke kurajo të përballesh me shokët e shkollës.- Atje nuk shkoj më. Nuk e duroj dot poshtërimin që mund të më bëjnë.- Do flakësh poshtë një jetë të tërë?! Nuk të lejojmë që ta ndërpresësh shkollën. As mos e shko nëpër mend një gjë të tillë!- Atje nuk kthehem dot, - ngriti zërin ajo. - Nuk e kupton se sa keq ndihem. Kam frikë të fle gjumë, se ëndrrat më të zeza, mpijnë trurin. Nuk dal dot në lagje, se të gjithë më vështrojnë me përçmim. Të gjitha portat e mia janë mbyllur dhe unë përjetoj vetminë më të madhe. Më thuaj ti si të veproj, kur dhe një fjalë e vetme më paragjykon dhe më përflet gjithë urrejtje!- Ne do përpiqemi që ti të ndërrosh shkollë. Unë do të bisedoj me babin për këtë problem.- Dhe ti mendon se do të më pranojnë?!- Të premtoj se do bëjmë të pamundurën.- Është e kotë. Nuk ka asnjë vlerë përpjekja juaj, - dhe shkoi në dhomën e saj.Mbylli derën nga brenda dhe u ul mbi shtrat. U çudit dhe vetë se sa shpejt ndryshoi rrjedha e jetës: nga një botë plot dritë dhe ëndrra, u zhyt në një errëti, nga e cila nuk mund të dilte dot.Para syve të saj shfaqej një mjegullnajë e tmerrshme, ku çdo shkreptimë drite, tretej në ngrehinat e përthyera të pasazheve, që reflektonin pasojën e veprimeve të saj. Aty nuk përflitej për imazh apo rregullsi, që duhej të vendoseshin, por për një plagë të hapur, që në çdo çast shkaktonte dhimbje dhe çorientonte gjithë mendjen. Mori albumin e fotografive dhe nisi t´i shikonte me vëmendje të madhe. Në më të shumtën e rasteve, shoqëruesja e parë e saj ishte Denisa, e cila dukej sikur e vështronte dhe e akuzonte rëndë për dhunimin e saj. Kjo jetë mashtruese e shembi atë zhurmshëm, e zboi nga shoqëria dhe e la të endej vetëm, në fatin e saj të ngujuar, nga qëndrimi i ashpër i shoqërisë që e rrethonte. E vetmja strehë e

60

Page 61: Përtej perdes gri

sigurt, që i kishte mbetur, ishte ajo pak hapësirë, se në kuzhinë nuk shkonte dot, pasi vështrimi i ashpër i nënës, do ta mbyllte përsëri në botën e mundimshme, ku ankthet dhe pasiguria për jetën do ta fshikullonin rëndë, ndërsa mjedisi jashtë përkufizohej një me ferrin e vërtetë. Nuk mund ta shtynte dot me këtë lloj jete, të mbushur plot me njerëz, që e trajtonin si një përjashtim të realitetit të tyre dhe e njehsonin me shëmbëlltyrën më të keqe. Hapi dritaren dhe ndjeu afshin jetëdhënës, që i mbushi krahërorin me frymëmarrje. Jashtë shkëlqente jeta, ndërsa ajo qëndronte e mbyllur dhe e rrethuar nga mendime të mbrapshta, shoqëruar me lot të hidhur. U ngrit në këmbë dhe një dridhje e lehtë e përshkoi. Për një çast ndjeu boshllëkun dhe pakuptimësinë më të madhe. Në kokë ndjeu një zhurmë, një jehonë të largët, një gjëmim shungullues, që e tronditi dhe e dërgoi rrufeshëm tek sirtari i komosë, mori prej andej tabletat e valiumit, të cilat, i kishte marrë në farmaci ditët e fundit, për të vrarë pagjumësinë dhe filloi t´i gëlltiste të gjitha. Për një çast mendja i erdhi rrotull, më pas këmbët e drejta si kolonat antike greke nuk e mbajtën dot në këmbë, por e përplasën zhurmshëm mbi shtrat. Nëna e saj kishte ditë që e ruante, sepse sjellja e vajzës kishte ndryshuar shumë dhe nervoziteti i tepëruar, me të cilën diskutonte problemet, paralajmeronte gjendje të pakëndshme. Për fat, në shtëpi ishte dhe vëllai, që, kur dëgjoi thirrjen e fortë, shkoi me vrap dhe shqeu derën me shpejtësi. Pamja e Adrianës e lemerisi. U turr drejt saj me vrap dhe i ngriti kokën më lart. - Ti qëndro këtu, ndërsa unë po njoftoj ambulancën menjëherë! Ka shumë mundësi që të jetë helmuar, - dhe doli me rrëmbim nga dhoma.- Njofto sa më shpejt, - mundi të fliste e ëma dhe përfshiu të bijën në krahë, njëlloj si të ishte fëmijë.Sirena e ambulances çau ajrin e mesditës dhe përshkoi rrugën drejt spitalit me sinjale të ndezura. E çuan tek urgjenca e spitalit dhe bluzat e bardha filluan betejen për shpëtimin e jetës së saj. Një infermiere bëri disa injeksione, ndërsa mjeku pyeti të ëmën.- Çfarë i ndodhi vajzës suaj?

61

Page 62: Përtej perdes gri

- Ajo ishte në dhomën e saj vetëm dhe befas dëgjova zhurmë. Për fat, kisha djalin aty, i cili shqeu derën dhe hymë brenda. Vajza ishte shtrirë, ndërsa mbi tapet gjetëm ambalazh valiumi bosh.- Sa kohë zgjati?- Ndodhi shumë shpejt. Djali njoftoi ambulancën.- Çojeni tek dhoma Nr. 3 dhe përgatituni për të bërë lavazhin! -urdhëroi doktori. Ka gëlltitur dozë të madhe valiumi, - dhe u nis për në vendin e caktuar.-Të lutem, doktor! Shpëtoje vajzën time! - dhe e kapi te bluza e bardhë.- Do të bëjmë të pamundurën, - tha ai dhe shpejtoi hapat nëpër korridorin e gjatë, që kundërmonte erë jodi.Si u mblodh i gjithë stafi, mbyllën derën dhe nisën punën menjëherë. E ëma qante në heshtje, ndërsa i biri, i kishte hedhur dorën në sup dhe dridhej nga ankthi i përftuar në atë mjedis. Nënë e bir qëndronin të heshtur dhe përcillnin me shqetësim çdo minutë që kalonte. Në fillim të korridorit u shfaq dhe silueta e babait, i cili u afrua dhe pyeti të shoqen me gjysmë zëri.- Si ndodhi?- As vetë nuk e di. Ishte vetëm një çast. Ka gëlltitur valium.- Edhe kjo na duhej!- Kush të njoftoi ty? - e pyeti ajo.- Mori në telefon djali.- Nuk më tha gjë.- Rëndësi ka që Adriana të bëhet mirë, - tha ai dhe korridori ra përsëri në heshtje rënkuese, ku një familje e tërë po përjetonte çastin më të vështirë dhe më dramatik.Tek ajo derë ata prisnin mrekullinë: vetëm një kërcitje e lehtë e bravës dhe gjithë bota do të ringrihej me shkëlqimin e saj, ose do të përplaste në ngjirizet më të errëta. Shfaqja e doktorit me buzëqeshjen e triumfit, i çliroi nga paniku, që i kishte mbërthyer dhe një gëzim i papërmbajtur përfshiu gjithë familjen. E ëma i puthi dorën doktorit dhe nuk gjente fjalë për ta përgëzuar.- Falë zotit shpëtoi për mrekulli. Do të shtrohet tek pavioni i katit të dytë. Ka nevojë për një kurë intesive dhe qetësi.

62

Page 63: Përtej perdes gri

- Të jam shumë mirënjohës, doktor! - tha edhe i ati dhe i shtrëngoi dorën fort.- Nuk duhet ta shqetësoni, sepse ndihet shumë e lodhur, - tha doktori dhe u largua përgjatë koridorit me hapa të sigurt.Ata qëndruan te korridori, ndoqën me sy njeriun që u riktheu vajzën dhe ashtu të kapur fort pas njëri-tjetrit, kaluan ankthin e ditës më të gjatë.

VIII “Jeta ka dallgë dhe stuhi shumë më të tmerrshme se deti, por vetëm dashuria e vërtetë vendos dhe rimëkëmb paqen shpirtërore“.

Monda shkoi me nxitim në shtëpinë e shoqes. Skuqja e fytyrës dhe dihatja e shpejtë e frymëmarrjes, nënkuptonte shqetësimin e madh të saj.- Çfarë ke kështu? -e pyeti Denisa, kur pa fytyrën e saj të zverdhur.- Takova rastësisht vëllain e Adrianës në rrugë dhe më tregoi për marrëzinë që kishte bërë.- Pse, çfarë ka ndodhur? - dhe e vështroi shoqen në sy.- Kishte tentuar të vriste veten.- S´ka mundësi! - dhe psherëtiu thellë Denisa.- Kishte pirë valium!- Kur?- Ka më shumë se një javë.- Pse ta këtë bërë këtë veprim?- Nuk e di, por, që pas ngjarjes tënde, nuk më dukej shumë në terezi. Shkollën e ka braktisur. Dilte në mëngjes herët dhe nuk dihej ku shkonte. Besoj se do të këtë kaluar në depresion.- Duhet të interesohesh për të.- Kur të shkoj për në shtëpi, do të kthehem pak edhe atje.- Nuk e kuptoj përse e ka ndërmarrë këtë veprim! Kjo gjë nuk ka asnjë kuptim.- Edhe unë nuk di ndonjë gjë më tepër.

63

Page 64: Përtej perdes gri

- Me matematikën si po ecën?- Kemi një provim nesër, i cili është vendimtar.- Ka thënë gjë për mua mësuesja?- Ti nuk ke probleme me mësimet. Edhe sot të përmëndi si një nga nxënëset e saj më të mira. Nuk të kam pyetur. Kur do vish në shkollë?- Ndihem shumë në siklet, por mendoj se së shpejti duhet të filloj.- Shumë të bukura këto lule, - dhe i preku butë me majat e gishtave. - Hyra brënda e shpërqendruar krejt dhe nuk i vura re. Kush i solli?-I ka dërguar ai, - tha për Landin dhe në fytyrë mori një nur tjetër.- Me kë ?- Gjeti Ninin tek sheshi poshtë, - tha për vëllain e vogël, dhe ia kishte dhënë atij.- Besoj se e zgjate pak kokën nga dritarja.- Qëndroi atje për shumë kohe, por nuk munda ta falënderoja.- Pse?- Ai nuk ka të drejtë të bëhet pjesë e shqetësimeve të mia.- Dashuria nuk ka kushte.- Por nuk ka nevojë as për mëshirë.- Landi të dashuron. Nuk të lejoj të flasësh me këtë gjuhë.- Më duket sikur do ta mbaj peng gjithë jetën. Është më e ndershme që secili të ndjekë fatin e tij.- Mend harrova. Po Beni? - i tha për vëllain e madh. - Di gjë për problemin tënd?- Mami donte ta njoftonte, por unë nuk e lejova. Ti e di që ai shkoi me shumë sakrifica atje. Dokumentat nuk i ka bërë, kështu që e ka shumë të vështirë ardhjen. Në telefon flasim rregullisht dhe, për fat, është stabilizuar në një punë të mirë.- Ke vepruar drejt. Do ta përjetonte shumë më keq, pasi ju të dy jeni shumë të lidhur me njëri -tjetrin.- Je takuar me Dorianin?- Erdhi dje te shkolla dhe më shoqëroi për në shtëpi. Më pyeti edhe për ty.- Faleminderit! Ky po, që është lajm, - tha Denisa dhe qeshi.- Më jep lejë të largohem!

64

Page 65: Përtej perdes gri

- Mos harro të shkosh tek Adriana, se nesër do të të pyes për të. Në rregull?- Po për Landin, nuk ke ndonjë mesazh, sepse mund të telefonojë nga mbrëmja?- Unë e dua atë, por nuk mund ta bëj pjesë të dhimbjes sime.- Atëherë, shihemi nesër, - dhe u nis për tek shtëpia e Adrianës.I ra ziles dhe në derë u shfaq nëna e saj. Ajo e priti gjithë ngrohtësi dhe e falënderoi për vizitën e bërë.- Të më falësh që nuk kam ardhur më përpara, por, sinqerisht, nuk dija gjë! -dhe u skuq në fytyrë.- Shpëtoi në fill, bija ime, - dhe psherëtiu thellë.- Si është me shëndet?- Nuk është mirë, - dhe kryqëzoi duart.-Po shkoj pak te dhoma e saj, - tha Monda dhe u bë gati.- Nuk mund ta takosh. Ajo nuk do që ta shqetësojë njeri. Po pa njeri te dhoma, acarohet menjëherë. Ka humbur kontrollin dhe nuk di ç‘bën.- Ndoshta qetësohet po të bisedoj me të, - shprehu shqetësimin ajo.- Nuk ka asnjë mundësi.

* * *Monda qëndroi edhe pak për mirësjellje, më pas u shkëput me shumë zgjuarsi nga ai mjedis. Nënës së saj nuk i tregoi gjë për Adrianën, por i dha shpjegime vetëm për vizitën te Denisa. Zilja e telefonit e bëri të kërcente përpjetë dhe ajo shkoi të ngrinte receptorin. Në krahun tjetër u dëgjua zëri i Landit.- Fole me Denisën sot?- Mban të njëjtin qendrim për ty. Mendon se çdo gjë e bën për mëshirë.- Nuk ia shpjegove qëndrimin tim, në lidhje me këtë çështje?- Ajo nuk donte të dëgjonte asgjë nga ato që the ti, megjithatë, mos u mërzit, se së afërmi do të shkojë në shkollë.- Po Erisës çfarë i kishe thënë?- Asgjë. Më pyeti për Denisen dhe i tregova ç´i kishte ndodhur!- Vetëm kaq?

65

Page 66: Përtej perdes gri

-Për Zotin, Landi, vetëm ngjarjen që ndodhi, i tregova. Të tha gjë tjetër?- Do të takohemi së shpejti, -tha ai dhe mbylli telefonin.Monda lëshoi telefonin me një ndjenjë faji, për rrëfimin që i kishte bërë kushërirës, në lidhje me atë që kishte ndodhur atë natë të tmerrshme, ku ngjarja ngatërrohej me rregullsinë dhe moralin e papërlyer që duhet të kishte një vajzë. Shkoi në dhomën e saj, që të përgatitej për provimin e nesërm të matematikës. Nota negative do ta linte për në vjeshtë dhe planet e saj për të filluar ndonjë kurs të mundshëm, do të dështonin.

*** Dita e parë e javës krijon në vetvete një emocion të veçantë, por Monda e përligjte gëzimin e madh, se pas shumë kohësh, rrugën do ta ndante përsëri me shoqen. E priti si gjithmonë në të njëjtin vend dhe, vetëm kur dalloi siluetën e saj, u gjallërua disi.- Mirëmëngjes! - e përshëndeti gjithë përzemërsi ajo.-Mirëmëngjes! - i tha Denisa.- Më në fund, u kthyem në ritualin tonë të përditshëm.- Se si më duket dita e sotme, Monda.- Ke të drejtë! Ka kaluar më shumë se një muaj, e kuptoj se si ndihesh.- Të them të drejtën, më vjen shumë rëndë, nga shokët dhe shoqet e klasës. Ata do të më shikojnë me tjetër sy. Më duket sikur kam njollën e turpit në ballë dhe më përflasin të gjithë. - Mos u bëj budallaqe! Ti ishe viktimë e asaj ngjarjeje të shëmtuar, kështu që nuk mund të trajtohesh si objekt bisede.- Ndihem në siklet të madh, Monda.- Shokët e klasës reaguan ashpër për Adrianën. Për ty, di që shprehën keqardhje. Ke për ta parë, si do të të presin sot.- Nga Adriana ke ndonjë informacion?- Është shumë e sëmurë,… - dhe u përtyp ajo. - Sinqerisht, më vjen shumë keq për të. Nuk e kisha menduar kurrë se do rrokulliseshin gjërat kaq shpejt dhe, gjithçka e bukur e shoqërisë sonë, do të përmbysej dhe shembej kaq zhurmshëm.

66

Page 67: Përtej perdes gri

- Kam bërë një gafë të madhe para disa ditësh.- Çfarë?!-Nuk di nga ta filloj. Si të them...- Po të dëgjoj! -i tha Denisa.- Isha tek Erisa, motra e Landit dhe… pa dashje...- Fol pa problem. Nuk më dëshpëron, çfarëdo lloj gjëje që t´i kesh thënë.- Ndonjë gjë e rëndë nuk është, por nuk kisha pse t´i flisja për ty.- I tregove për atë që më ndodhi mua? – e pyeti dhe u kthye nga shoqja.-Po, por pa dashje, - dhe u skuq në fytyrë.-Për këtë ishe e shqetësuar, Monda?- Lëre, se më foli ashpër edhe Landi.- Ne e kemi biseduar një herë atë problem. Landi nuk mund të bëhet pjesë e jetës sime, pasi, ajo e ardhme, që ne kishim projektuar, u rrëzua dhe nuk mund të riparohet kurrë.Ky është mendimi yt, por ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Më tha një shprehje shumë të bukur, e cila më ka mbetur në mendje: “Jeta ka dallgë dhe stuhi shumë më të tmerrshme se deti, por vetëm dashuria e vërtetë vendos dhe rimëkëmb paqen shpirtërore“.Denisa buzëqeshi, kur e dëgjoi këtë thënie profetike të Landit dhe iu drejtua shoqes:- Nuk hoqi dorë nga këto ai.- As mos e mendo!Para syve të saj u shfaq shkolla e dashur, e cila pas kaq kohësh e ftonte me të njëjtën ngrohtësi, njëlloj si dikur. Një grup shoqesh e rrethuan dhe e inkurajuan për t´u shkëputur nga drojtja që e mbërtheu kur hyri. Nuk e kishte menduar kaq të lehtë prezantimin para atij mjedisi të madh, ku edhe një anekdodë qarkullonte për javë të tëra dhe jo një ndodhi e tillë, megjithëse e dhimbshme, mund t´i bënte të tjerët kureshtarë. Edhe mësuesja e matematikës, kur e pa në korridor, u shkëput nga kolegët e saj dhe e takoi gjithë përzemërsi. Denisa, me ndjeshmërinë që e karakterizonte, nuk arriti dot ta përmbante veten, por u shkri një me të, sikur të kërkonte mbrojtjen dhe ndihmën e saj, për të vrarë ankthin përshkues, që e

67

Page 68: Përtej perdes gri

turturonte për ditë të tëra. Shokët e klasës e njihnin ndryshe. U çuditën kur u ndeshën me anën tjetër të medaljes së saj, me atë dashuri njerëzore që zor se mund të paramendohej nga ndërgjegjia e tyre. Dita kaloi pa problem dhe të dyja shoqet, pas mësimit, u drejtuan për në shtëpi. Mungesa e Adrianës, e atij karakteri që gjallëronte jetën e tyre që depërtonte në të gjitha të fshehtat dhe që, me mënyrën e saj të interpretimit të gjërave, plotësonte çdo boshllëk në atë grup gati të pandashëm, ndihej shumë. Përshkonin rrugën pa ndonjë emocion të veçantë. Vetëm përballja me Landin ndryshoi kryekëput gjendjen e tyre apatike. Denisa, fillimisht, u step. Vetëm ndërhyrja e shoqes e ndërgjegjësoi se ky takim ishte më se i domosdoshëm. Monda u shkëput dhe humbi në rrjedhën e njerëzve, që mbushnin rrugët në mesditë, ndërsa ata të dy ndërruan drejtim dhe u zhvendosën për nga bulevardi kryesor.- Unë e kuptoj gjëndjen tënde, Denisa. Ankthin që kalove, paragjykimin që i bën dashurisë sonë, pas asaj që të ndodhi, por kjo nuk do të thotë se lidhja jonë duhet të përfundojë, vetëm se kështu ne respektojmë moralin e kësaj kohe gërmadhë. Kjo që të ndodhi ty, mund t´i ndodhë çdo vajze dhe, sipas teje, çdo ndjenjë duhet të shuhet. Ti nuk e merr dot me mend se sa shumë u shqetësova. Mendoja më tepër për plagen e rëndë që të shkaktuan, për dhimbjen e thellë që përjetove, por, për raportet qe kemi krijuar, kjo ndodhi kurrsesi nuk do ndikonte tek mua. Ti përjetove një çast të keq, vetëm kaq, por kjo s´do të thotë asgjë.Kujto ditët tona të bardha, hapi dritaret e shpirtit, vështroji njerëzit në sy. Aty ke për të ndier magjinë e mundësisë që të është dhënë për të jetuar.- Nuk kam dyshuar ndonjëherë në sinqeritetin tënd, Landi, por nuk e quaj të drejtë që një dashuri e shkelur dhe e dhunuar deri në ekstrem, të vazhdojë gjatë. Rrethi ynë i ngushtë do të ngushtojë si unazë të nesërmen dhe pasojat do të ndëshkojnë sërish.-Ti e pate kurajon të përballeshe me të keqen e madhe që ndodhi, kështu që s´ke pse të tregohesh pragmatiste. Ne jemi të rinj dhe nuk duhet të mendojmë si prindërit tanë, të cilët janë pjesë e

68

Page 69: Përtej perdes gri

mbartjes së ndërgjegjjes së shkuar. Më bëri përshtypje qëndrimi i Erisës.- Kishte folur me Mondën, - u hodh ajo.- Unë i tërhoqa pak veshin asaj. Besoj se të ka thënë.- Për mua nuk ka asnjë rëndësi.- Ndoshta nuk e beson, por Erisa këmbënguli që të takohesha me ty sa më parë. “Ajo sot ka nevojë për ty, më shumë se kurre,“ - më tha.-Unë e njoh motrën tënde për aq sa më ke treguar ti. Është me të vërtetë e mrekullushme.Ai buzeqeshi. Nga fjalët e folura u duk qartë, që iu bë qejfi. - Për hir të së vërtetës, shoh nota optimiste, shoh tjetër fytyrë. Ky fakt më gëzon pa masë dhe më qetëson shumë. Mendimet e turbullta le të mbeten pas. Duhet të shikosh vetëm përpara, Denisa.- Është një gjurmë e hidhur, që ka lënë shenjë kudo: në zemër, në shpirt, në mendime.- Quaje një ëndërr të keqe dhe, tani që je zgjuar, duhet t´i gëzohesh jetës së re.- Kaq e thjeshtë të duket?- E di që është shumë e ndërlikuar dhe shumë stresante, por nuk mund dhe nuk duhet të lundrosh në ato ujëra, që të mbajnë përherë larg bregut të shpëtimit. - Dhe ti ke kurajon që të përballesh me jetën time tërësisht të ngatërruar?!- Jeta jote është një botë e mbushur plot me dritë, është një oaz, ku shpirti im gjen paqen, është det i thellë, ku sytë e mi lahen.- Ke shpirt poetik, Landi.- Nuk flitet për sentimentalizma, por për zërin e shpirtit, që të thërret dhe të ndjek pas kudo. Unë të dua! - dhe i kërkoi buzët.- Janë të ftohta, Landi, të akullta, të grisura pa mëshirë. Nuk e di se çfarë mund të ndjesh ti në to.- Dashurinë time! - dhe e puthi gjithë afsh.- Duhet të jesh i çmendur, që kapesh pas rrënojës së mbetur, - i tha ajo më pas.- Mos e paragjyko veten, Denisa.

69

Page 70: Përtej perdes gri

- Më mirë largohemi këtej!- Si të duash, - i tha ai dhe u drejtuan për në lagjen e saj.Kur u afruan pranë shtëpisë, ndalën hapat për një çast. - Atëherë, kur mund të shihemi prapë? - pyeti Landi.- Nuk e di. Jam shumë rrëmujë në vetvete.- Mirupafshim! - tha ai.Denisa e përshëndeti me dorë dhe ngjiti shkallët e pallatit, për t´u fshehur në strofullën e saj, nga ankthi gjithpërfshirës, që i shkaktohej nga pazazhet e asaj nate të kobshme, që vriste ndjenjat e pafajshme.

IX

Kur përfundoi së treguari ndodhinë e asaj nate të tmerrshme, mori frymë thellë, a thua se kishte kaluar makthin më të madh.

Dita e fundit e shkollës, për maturën e IV C, ishte më tepër një paraqitje formale në shkollë, ku gjithësecili përpiqej të ndante emocionet me të tjerët. Vajzat ishin grumbulluar në një kënd dhe po bënin gjithë atë potere, kur mësuesja e matematikës, të cilën e kishin edhe kujdestare, hyri në klasë dhe vendosi rregullin menjëherë. Nxënësit zunë vendet nëpër tavolina dhe përqëndruan vëmendjen nga katedra.- Bashkë kaluam procesin mësimor 4 -vjecar, por keni dhe një betejë tjetër, për ta kurorëzuar me sukses gjithë punën dhe përpjekjen tuaj. Provimet e maturës janë shumë të rëndësishme, për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve. Pyetjet besoj se i keni marrë të gjithë, datat e provimeve gjithashtu, duhet vetëm të studioni. Kushdo që do të këtë nevojë për ndihmën time, të vijë në shkollë dhe të konsultohet për gjërat që nuk i kupton, pasi unë do të jem çdo ditë këtu.

70

Page 71: Përtej perdes gri

Ajo hyri më pas në praktikën e zhvillimit të një provimi, ndërsa gjithë klasa dëgjonte me vëmendje. Trokitja e derës, e detyroi mësuesen të ngrihej në këmbë dhe të shkonte drejt saj.U befasua shumë kur para saj u shfaq Adriana, e cila kishte shumë kohe që, nuk ishte dukur në shkollë.- Erdha përsëri, mësuese, - tha ajo dhe, pa kërkuar lejë, shkoi e u ul në tavolinën e saj, e ndjekur nga vështrimi i çuditur i gjithë auditorit.Mësuesja kishte ngelur e shtangur. Nuk mund të fliste asnjë fjalë. Ende nuk po e besonte që nxënësja e saj, megjithëse nuk figuronte më në regjistër, vinte në shkollë. Edhe klasa ishte befasuar nga ky veprim tërësisht i pakuptimtë, ndërsa shoqja e tyre hapte librat mbi tavolinë. Pëshpërimat nisën të qarkullonin, ndërsa zëri i Denisës grisi heshtjen cinike të vendosur në atë çast.- Me lejë!- Po, - tha shkurt mësuesja.- Ka mundësi që ta shoqëroj Adrianën gjer në shtëpi.- Nuk iki nga mësimi! - tha ajo.- Duhet të shkojmë bashkë si gjithmonë, - tha Denisa- dhe futi librat e shpërndarë pa rregull mbi tavolinë, në çantën e saj.- Të shkoj dhe unë mësuese? -u hodh më pas Monda.- Shko! - i tha, ndërsa vështrimi i saj kishte ngrirë.Edhe shokët e tjerë e përcollën me keqardhje shumë të madhe largimin, ndërsa koka e kthyer pas, jepte tabllon e qartë të shkëputjes së saj nga rrjedha normale. -Pse erdhët me mua? - i pyeti ajo, kur dolën në rrugë.- Do shkojmë bashkë si gjithmonë, - i tha Denisa.-Po të tjerët nuk u larguan nga klasa. Pse ikëm ne?- Morëm leje tek mësuesja, - ndërhyri Monda.- Nesër do të vij përsëri në shkollë. - Është pushim, - gënjeu Denisa.- Kam frikë nga Toni. -Po të na gjejë bashkë, mund t´ju bëjë keq. Largohuni sa më shpejt. Ai mund të vijë nga çasti në çast.- Ne nuk do ta lejojmë kurrë një gjë të tillë, – e qetësoi Denisa.- Jo! Jo! Ju nuk më ndihmoni dot. Vetëm ajo mund të bëjë diçka.-Për kë e ke fjalën? - e pyeti gjithë kureshtje Denisa.

71

Page 72: Përtej perdes gri

- Për Martën.- Kush është ajo?- Është shoqja ime, por ju nuk e njihni.- Mos e merr seriozisht, – i tha Monda me zë të ulët. - Ajo flet gjepura. U afruan tek sheshi para pallatit të saj dhe ndjenë një lehtësim të madh.- Nuk dua të shkoj në shtëpi! - dhe mori një pamje të egër në fytyrë. - Do të vijmë dhe ne me ty. Kemi plot gjëra për të biseduar, - i tha Monda dhe i shkoi krahun.Kur hynë brenda, nëna e Adrianës i falënderoi dhe i luti që të qendronin, por ato i kërkuan lejë dhe u larguan me ndjenjën e dhimbjes së thellë. Shoqen e tyre e kishin humbur përfundimisht, në gjithë atë pjesë jete, ajo do të mbetej vetëm një kujtim i hidhur. Kur zbritën poshtë, morën frymë të lehtësuara.- Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar Adrianën! -i tha Monda dhe psherëtiu thellë.- Çfarë të them unë, - dhe ngriti supet lart shoqja.- Çudi, si është jeta e njeriut! Të shkonte në mend se mund të shpërfytyrohej në atë mënyrë. Ende nuk e besoj.- Vetëm Zoti mund të bëjë mrekullira… Kështu që është e kotë të diskutojmë.- Denisa! Kam kohë që nuk e kam takuar Landin, për çudi, nuk ka marre as në telefon. Si ju shkojnë punët?- Nuk më pëlqen që të diskutojmë për këtë gjë.- E ke gabim! - Po përpiqem që ta mbaj sa më larg. Ëndrrën tonë e vranë pabesisht.- Landi nuk ka ardhur asnjëherë gjatë kësaj kohe?- Unë i jam shmangur takimeve me të.- Ai të dashuron me gjithë forcën e shpirtit. Nuk ka kuptim.- Unë nuk kam nevojë për mëshirë, Monda!- Nuk e kupton që po këmbngul më kot! Ai nuk do të të zhgënjejë kurrë.

72

Page 73: Përtej perdes gri

- Problemi nuk qëndron tek ndjenjat e tij, ato nuk mund të ndryshojnë për gjithë jetën, por mua më trëmb tjetër gjë. Unë nuk dua të jetoj me ndjenjën e inferioritetit, me një plagë në shpirt që atë do ta vendosë përherë në vështirësi.- Landi nuk është nga ata tipa, përkundrazi, ai do përpiqet që ty të të lehtësojë sa më shumë.- Më mirë e lëmë këtë bisedë, Monda. - Si të duash, por më vjen keq që po e shkatërron dashurinë tënde. Është njëlloj si të mohosh vetveten.- Mendon se e kam të lehtë! Por më duket sikur thotë: “ Jam unë ai që të ngrita nga balta“.- Është e kotë që të diskutojmë për këtë gjë. Me sa kuptoj unë, t´i nuk ndryshon mendim. Mund të vij mbasdite, për të punuar pak me matematikën.- Aty më ke gjatë gjithë kohës, -i tha Denisa dhe u përshëndet me shoqen.Ngjiti shkallët me përtesë dhe i ra ziles së derës. Kur pa që u shfaq vëllai i madh, gati sa nuk fluturoi nga gëzimi. - Nuk e merr dot me mend sa më gëzove! - i tha ajo. - Më kishte marrë malli shumë, - dhe përqafoi.- Ti mendon se nuk do vija, pas asaj që të ndodhi.- Mami, ti më premtove se nuk do ta shqetësoje Benin, për këtë problem, - dhe e vështroi nënën ne sy.- Duhet të më kishit njoftuar menjëherë. Vepruat shumë gabim. Nuk doja ta dëgjoja këtë ngjarje nga të tjerët.- Nuk donim të të shtonim problemet më tepër, - u shfajësua nëna.- Problemet në emigracion nuk mbarojnë kurrë. - Kush të njoftoi për atë që më ndodhi mua? - e pyeti Denisa.- Kam dhe unë pesë shokë, - dhe u ul në divan.Nini i vogël sillej nëpër shtëpi, luante me lodrat që i kishte sjellë i vëllai nga Italia, ndërsa ata bisedonin për procedurat e metejshme që duhet të ndiqnin, në lidhje me gjyqin, që do të zhvillohej së afërmi.- Keni gjetur ndonjë avokat të mirë? -pyeti ai. - Ata kërkojnë shumë, -tha e ëma dhe psherëtiu thellë.

73

Page 74: Përtej perdes gri

- Lekët nuk janë problem. Unë fola dhe me pronarin tim atje dhe ai më ka afruar ndihmën e tij.- Nesër ka një konsultë. Mund të bisedosh vetë me të.- Patjetër! - tha ai.- Kemi një problem të vogël, - u hodh nëna.-Çfarë ju shqetëson?-Atë të poshtrin e ka denancuar edhe një shoqe e Denisës, për ushtrim dhune në rrugë, por për fat të keq ajo vajza është e sëmurë dhe nuk mund të dalë si dëshmitare.-Me të do përballemi vetëm ne.-Po, - u përgjigj shkurt e ëma.-Ne duhet ta vendosim me shpatulla për muri, prandaj pyeta për avokatin në fillim, megjithëse shumë përvojë nuk është krijuar në këtë drejtim, sepse kjo linjë s´ka shumë që është ngritur.- Unë nuk marr vesh nga këto gjëra. Tani që erdhe vetë, të takon ta ndjekësh vetë këtë punë. Shefi i rajonit të policisë, erdhi këtu dhe më premtoi ndihmë. Një zot e merr vesh këtë gjë. Nuk di se çfarë të them më tepër, -mbylli ligjëratën më në fund ajo.- Do të bëjmë të pamundurën, mami, - i tha ai.Më pas biseda e tyre u përqendrua tek problemi i punës së Benit, si dhe përgatitjet e Denisës për provimet e maturës. Nini vazhdonte në botën e tij fëmijënore, përkëdhelej si të mundej dhe herë pas herë kërkonte që t´i plotësonin tekat. E ëma hidhte ndonjë vështrim nga korniza e të shoqit në mur, i cili çuditërisht me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, dukej sikur i kontrollonte nga larg dhe krenohej me dashurinë dhe respektin, që tregonin ndaj njëri-tjetrit.* * *E nesërmja trokiti në dhomën e Denisës me një tufë rrezesh të ngrohta. Ajo u çua nga shtrati, hapi dritaren dhe përshëndeti ditën e re. Në orën 1000, duhej të paraqitej tek zyra e avokatit. Kontrolloi orën. Si u sigurua se koha i premtonte, nisi të bënte tualetin e zakonshëm. Veshi fustanin ngjyrë deti të hapur, u kontrollua dhe një herë në pasqyrë dhe shkoi në dhomën e pritjes, ku i vëllai e priste i ulur në kolltukun përballë dhomës së saj.- Gati je? - i tha ai.

74

Page 75: Përtej perdes gri

- Përsëri do të ikësh pa mëngjes? – i tha e ëma.- Nuk kam oreks, mami.- Pi një gotë qumësht, të paktën.- Më mirë po dalim, - tha Beni. - Kohë kemi plot, bëjmë një shëtitje, pastaj shkojmë tek zyra e avokatit.-Mirupafshim, mami! - e përshëndeti ajo dhe të dy dolën jashtë.Ishte një ditë shumë e bukur dhe qyteti gumëzhinte. Ende nuk kishin hyrë në rrugën kryesore, kur u ndeshën me Mondën.- Kur ke ardhur kështu? - i tha ajo Benit dhe një skuqje e lehtë i pushtoi fytyrën. - Dje, - i tha ai, pa ndonjë emocion të veçantë.- Mirë ke kaluar andej?- Si në vend të huaj! - u përgjigj shkurt ai.- Atëherë, më falni! - kërkoi lejë ajo dhe u largua.- Çfarë po bën ndonjë gjë ajo? - pyeti Beni.- Të intereson? - dhe e vështroi vëllain me vëmendje.- Pyeta ashtu kot, - tha ai.- Shoqërohet me një djalë tjetër, megjithëse për ty ka pyetur gjithmonë.- Tani s´ka shumë rëndësiZyra e avokatit ishte në “Rrugën e Dibrës”. Për të shkuar atje, morën autobusin e linjës. Rreshti i pallateve shoqëronte krahun e majtë të rrugës kryesore dhe në një nga katet e para, ata shquan tabelën elektronike ”Zyrë Avokatie”.- Ajo atje, duhet të jetë, - tha Beni.- Po, - u përgjigj shkurt Denisa. - Eja të shkojmë. - Të presim dhe pak, se jemi herët. Duhen dhe pesë minuta.- Nuk jemi në Itali këtu, ku zbatohet orari pikë për pikë.- Është rregull, - tha ai.- Mos u shqetëso shumë për këtë gjë, pasi, dy herë që kam lënë orar me të, të dyja herët e ka shkelur.Për fat, në zyrë nuk kishte asnjë klient tjetër. Avokati i priti me buzëqeshje dhe i ftoi të rehatoheshin në kolltukët kamosh, që kishte vendosur në formë gjysmë rrethi te paradhoma.

75

Page 76: Përtej perdes gri

- Javës tjetër do të zhvillohet gjyqi, kështu që, sot, do të hyjmë në detajet më të imta. Pikërisht për këtë gjë, nuk dua të mbash asnjë rezervë, sepse edhe një sekuencë e vogël që, për ty, ndoshta, nuk ka rëndësi, ndikon shumë në mbarëvajtjen e tërë procesit.- Ne jemi të interesuar që ai njeri të vuajë dënimin më të rëndë, - i tha Beni.- Për këtë duhet të bashkëpunojmë sa më shumë, - dhe vështroi Denisën, -e cila, nën ndikimin e mbikqyrjes së tjetrit, u vendos në pozitë të vështirë.- Patjetër! - foli Beni.- Atëherë, shkojmë në zyrë dhe bëjmë konsultën përfundimtare.Beni nuk lëvizi nga vendi, por filloi të shfletonte revistat, që kishte vendosur mbi tavolinë, ku shoqëruesit e klientëve të tij kalonin kohën.Ata zunë vend në zyrë, qendruan një grimë në heshtje, derisa sekretarja u bë gati dhe filluan.-Ndoshta të dukemi të bezdisshëm me pyetjet e njëjta, por procedurat kështu e kanë. Si fillim, do të ritregosh ngjarjen, por nuk dua të harrosh asnjë detaj pa përmendur. Në bazë të këtij rrëfimi, do të punojmë në sallë, me pyetje dhe kundra – pyetje; gjithashtu, një mbështetje të rëndësishme do të na jepnin edhe dëshmitarët, por, për fat të keq, shoqja jote ka kaluar në depresion dhe nuk mund të na ndihmojë më. Në atë salle atje, jemi ne me faktet tona dhe ai me alibitë e tij të rreme, me anën e të cilave kërkon të shpëtojë nga dënimi. Gati je? -i tha sekretares, me ton urdhërues dhe i bëri shenjë Denisës të fillonte.Ajo i rrefeu ngjarjen fill e për pe dhe rikthehej përsëri në ndonjë pazazh, që ai ia kërkonte.Kur përfundoi së treguari ndodhinë e asaj nate të tmerrshme, mori frymë thellë, a thua se kishte kaluar makthin më të madh. - Në gjithë këtë histori ne kemi dy dëshmitarë, njeri prej të cilëve është Landi dhe ai as ka parë dhe as ka dëgjuar gjë, ndërsa dëshmitaren e dytë, nuk e gjejmë dot, pasi nuk punon më në atë lokal.- Nuk di se çfarë të them, - tha ajo e habitur.

76

Page 77: Përtej perdes gri

- Në fund të fundit, ne kemi provat ligjore, por ata do të bëjnë përpjekje për ta zhvlerësuar situatën, që të mund të përfitojnë sa më shumë nga ky proces.Ata diskutuan gjatë për dëshminë, që do të paraqiste para gjyqit; do të shpjegonte edhe rastin tjetër të dhunës së ushtruar te shoqja e saj, pasi kjo përkonte dhe me denoncimin e bërë nga vetë Adriana në polici, ku, për fat të mirë, farmacisti kishte pranuar të bashkëpunonte për këtë rast.Në fund, ata u përshëndetën dhe ai u garantoi, se në atë proces do të jepte maksimumin.Kur dolën në rrugë, Denisa u ndie disi më e qetë. Morën autobusin urban përsëri dhe zbritën në qendër.- Shkojmë nga bulevardi i madh, sepse kam nevojë për një shëtitje të gjatë.- Të streson mendimi i përballjes me të në gjyq?- Është një ankth, që duhet të marrë fund njëherë e mirë.- Ke të drejtë, - i tha ai.Ajo nuk foli, por vazhdoi rrugën, së bashku me mendimet e ngatërruara, të cilat e kishin futur në një qerthull pasigurie dhe shqetësimi, aq sa çdo gjë i dukej e pakuptimtë. Në krahun tjetër të bulevardit, shëtitja e saj, vëzhgohej me vështrim të errëtuar nga ana e Landit. Denisa as që e vuri re atë, por ndiqte intinerarin e bulevardit dhe përpiqej të kuptonte, se përse jeta të rrëmbente me krahë të padukshëm dhe, herë të flakte pa mëshirë në ngrehinat plot dhimbje, herë të jepte kurajo për t’u ringritur lartësive.

XKur dolën jashtë, ndjenë menjëherë afshin e nxehtë të verës,…

Vera erdhi me temperatura të larta. Dielli ngrihej në kupë të qiellit dhe digjte fort. Monda, e djersitur, përpiqej të bënte fresk me shaminë e dorës, ndërsa ngjiste shkallët e shtëpisë së Landit. Hyri

77

Page 78: Përtej perdes gri

brenda, u përshëndet me kushërirën dhe të dyja filluan të çuçurisnin me njëra -tjetrën.- Filloi i nxehti verës, -i tha Erisa.- Erdhi sezoni i plazhit, thua më mirë. Kam provimin e matematikës dhe më duhet të studioj. Sa ta heq qafe edhe këtë lëndë të mallkuar, pastaj nuk më shikon më këtu.- Do të shkosh përsëri në Pogradec, te dajua?- Patjetër. Është qytet i vogël dhe ajo ç´ka është më e rëndësishme, atje largohesh nga zhurmat dhe rrëmuja e Tiranës.- E kam parë shumë të shqetësuar Landin kohët e fundit.- Pas ngjarjes që kaloi, marrëdhëniet e tyre ndryshuan kryekëput. Ajo jeton me psikozën e tmerrit që kaloi dhe, duke qëndruar larg tij, mendon se do të ndihet më e qetë.- Po Landi nuk është tip i tillë, që të përflasë atë që ka shkuar, përkundrazi, ai do ta rrethonte me një dashuri të tillë, që ajo nuk ka për ta gjetur kurrë në jetë.- Këtë gjë ia kam thënë edhe unë, por ajo këmbëngul në mendimet e saj. Hyrja e Landit në dhomë e mbylli bisedën e tyre. Erisa gjeti një pretekst dhe u largua, ndërsa ata të dy, të ulur përballë njëri - tjetrit, filluan të diskutonin për Denisën.- Më shqetësove mbrëmë, kur më more në telefon.- Duhej të takoheshim patjetër.- Pse me kaq ngut? Ka filluar i nxehti i madh dhe erdha me gjysmë fryme këtu.- Para disa ditësh, pashë Denisën në bulevardin kryesor, që shoqërohej me një djalë.-Për këtë gjë ma more shpirtin sot?!-Pse, të duket pak?-Ti mendon se ajo mund të jetë lidhur me ndonjë tjetër? - provoi të luante Monda me të.- Me mënyrën se si sillet, ku nuk më shkon mendja.- Je bërë xheloz, Landi.- Nuk po kuptoj asgjë. Më duket se ti po luan me naivitetin tim, - dhe e vështroi në sy.

78

Page 79: Përtej perdes gri

Monda filloi të qeshte, ndërsa ai, në kontrast të plotë me të, ishte zverdhur në fytyrë.- Atë ditë i takova rastësisht në rrugë. Ai është vëllai i saj, i cili e shoqëroi gjer tek avokati dhe, më pas, kanë bërë shëtitje së bashku, në bulevardin kryesor. - Ndoshta nuk më beson, por, në atë çast, më iku truri fare dhe një dëshpërim i madh më pushtoi shpirtin.- Për këtë gjë më thirre sot?- Dua të të pyes edhe për një gjë tjetër: Nesër zhvillohet gjyqi.- E di, - tha Monda dhe mori një pamje serioze.- Jam thirrur si dëshmitar atje.- E mendoja një gjë të tillë.- Duhet të dëshmoj për shoqërimin që i bëra gjer tek pallati. Është një sekuencë e shkurtër dhe e parëndësishme për çështjen.- Por e rëndësishme për të vertetuar vendin dhe kohën e rrëmbimit, - i tha Monda.-Vetëm dëshmia e Adrianës do ta vendoste me shpatulla për muri, por, për fat të keq, ajo nuk mund të dëshmojë asgjë nga ato që ka thënë.- Ajo ka humbur çdo kontroll, Landi.- Sinqerisht më vjen keq për të, por ne nuk mund të bëjmë asgjë. Kështu ishte shkruar fati i saj. - Besoj se tani u qetësove për problemin që të shqetësonte. Po shkoj të përshëndes Erisën në dhomën e saj dhe do të largohem.- Do të të shoqëroj vetë për në shtëpi, - i tha ai.- Vertet?- Po, - u përgjigj shkurt ai.- Nuk vonohem, -tha ajo dhe fluturoi drejt dhomës së Erisës.Kur dolën jashtë, ndjenë menjëherë afshin e nxehtë të verës, shpejtuan të merrnin nga një kasetë me muzikë, të cilat në këtë sezon popullonin rrugët kryesore në të dy krahët. Landi e çoi gjer tek shkalla e pallatit dhe, me gjithë këmbënguljen e tepëruar të saj, nuk u ngjit lart, por u largua menjëherë. Ai humbi nëpër rrugët e Tiranës, pa asnjë pikësynim. Donte vetëm të ecte, të lodhej, vetëm

79

Page 80: Përtej perdes gri

kështu mund të shkëputej nga ankthi i ditës së nesërme, i cili mund të paragjykonte edhe atë.

***

Denisa hapi dritaren dhe vështroi qiellin e mbushur plot yje. Në atë mori pikash të ndritshme, u përpoq të gjente shenjën e saj, rrugën e saj, zbardhësinë dhe shkëlqimin e jetës së saj. Përfytyroi veten me një pikë të tillë, të vendosur në renë qumështore të magjisë qiellore, ku prej andej donte të shkëputej si shigjetë dhe të copëtohej e të thërmohej në qiellin e dashurisë. Qyteti mbulohej me mantelin e errët dhe një qetësi e çuditshme, që, rrallëherë përcillte angullimën e ndonjë qeni, apo zhurmën e ndonjë makine të vonuar, tregonte misterin që rrethonte. Provoi të shtrihej në shtrat, por ishte e kotë. Gjumi trëmbej nga mendimet e trazuara. Mendoi përballjen me atë njeri dhe i gjithë trupi iu rrëqeth. Nata e zezë që kishte kaluar me të, ishte një ferr i vërtetë. Dhimbja tronditëse, përzier me gjakun e pafajësisë, tmerronte aq shumë, sa, besimi se mund të ndihej e qetë në krahët e një mashkulli, kishte humbur. Pasojë e kësaj bindjeje të verbër ishte bërë edhe Landi, i cili endej nëpër detin plot dallgë dhe gulçonte peshën e valëve të egërsuara. Gjumi i munduar zbriti me ëndrra të frikshme, të cilat, herë e hidhnin ngrehinave të kobshme dhe zëri i çjerrë përfliste duart mekatare në atë errëti të pamatë, herë e nenqeshte dhe e përmbyllte përbrenda fatit të imponuar. * * *Mëngjesi erdhi i ngathët, i mpitë dhe mjaft çorientues. Qepallat e tejlodhura nuk hapnin dot kapakët. I trembeshin dritës së ditës së re, që do ta kthente përsëri në atë botë gri, që vetëm, kur e kujtonte, i shkaktonte llahtari, e jo më të rrëmonin dhe ta detyronin të pohonte ankthin e përjetuar gjatë. Tik - taku i orës, si për çudi, trokiste tronditjen e zemrës së saj. U përpëlit në shtratin e dhimbjes dhe, një mllef i mbledhur, e detyroi të shtrëngonte fort batanijen. Kërcitja e bravës kumboi njëlloj si hapja e dyerve të hekurta nga gardianët, të cilët do ta rrëmbenin dhe do ta tërhiqnin zvarrë nëpër

80

Page 81: Përtej perdes gri

korridoret e gjatë, për ta çuar më pas përpara gjykimit të madh. I vinte turp nga gjithë ata njerëz, të cilët do ta dëgjonin dhe do të vendosnin për fatin e atij njeriu, që aktroi natën më të zezë të jetës së saj, ndërsa ajo, si pre e dhunës dhe e vesit të tij, do të merrte shpagimin.- Zgjohu, shpirt, zgjohu, se jemi vonë! - u dëgjua zëri i nënës.- Ndihem shumë keq, mami, - tha ajo me gjysmë zëri.- Ti je vajzë e zonja, - i dha kurajo e ëma. - Sot do t´i japësh fund këtij makthi që të bren prej kohësh! Sot do të fitosh paqen dhe sigurinë e vetvetes!- Kur mendoj gjithë ata njerëz atje, më zënë mornicat. Pastaj, përballja me atë tipin, të cilin, vetëm, kur e kujtoj, më zë lemeria.- Çdo gjë do të shkojë si jo më mirë, - e qetësoi e ëma dhe e përqafoi Denisën, ndërsa sytë e përlotur shprehnin vuajtjen e saj të brendshme.Rreth orës 900, e gjithë familja u nis për në gjykatë. E ëma mbante për dore Ninin e vogël, ndërsa Denisa ecte së bashku me Benin dhe tezen, disa hapa më pas. Dielli i fortë i mëngjesit, tregonte të nxehtin e madh, që do të bënte atë ditë. Ndaluan para gjykatës dhe, ashtu, të përfshirë nga shqetësimi i tyre i ligjshëm, qëndruan në heshtje të plotë. Ardhja e avokatit i gjallëroi disi. Komunikimi i tij i shpejtë në ato çaste, përkonte me dhënien e këshillave të fundit. Korridori i ngushtë i godinës së madhe vishej me misticizmin dhe hijen e rëndë që krijonte ai mjedis. Kur hyri brenda në sallë, u ndesh menjëherë me vështrimin zhbirus të një gruaje, e cila qëndronte në rreshtin e parë, me një pamje tejet tronditëse. Denisa u ul në vendin e caktuar dhe, si nëpër mjegull, nisi të orientohej. Përballë saj, mes uniformave të policisë gjyqësore, qendronte njeriu që i shkatërroi ëndrrat, vrasësi i ndjenjave dhe i dashurisë së vërtetë, i cili, për ironi të fatit, ruante një qetësi të çuditshme. Zemra e saj drithëroi si shpendi i bardhë pa krahë, që shikonte kaltërsinë e qiellit dhe nuk mund të kapej pas tij. Për një çast, mendoi se asgjë nuk do të ndryshonte në jetën e saj, cilido që të ishte vendimi i procesit. Në krye të sallës qendronte gjyqtari, ndërsa në krah të djathtë qendronte sekretarja, e cila kishte ulur kokën dhe kontrollonte

81

Page 82: Përtej perdes gri

morinë e letrave. Salla ishte mbushur plot. Rreshtat e fundit plotësoheshin nga shokët e klasës, të cilët rrethonin mësuesen e matematikës, që, gjer dje, e paragjykonin për rreptësinë e tepëruar, ndërsa atje dukej se kishin gjetur mirëkuptimin dhe paqen. Vështrimi i turbullt i saj kapi në një cep edhe Adrianën me nënën e saj, e cila në pamje të parë, të jepte përshtypjen se vinte nga një botë tërësisht e akullt. Landit nuk i lejohej qëndrimi në sallë, pasi ishte në rolin e dëshmitarit, ndërsa shoku i tij, Doriani, shkëmbente herë pas here ndonjë vështrim me Mondën, që, gjithsesi, nuk mund t´i shpëtonte Benit, i cili e kapërcente këtë xhest me skepticizëm.Fjalën e mori gjykatësi, i cili deklaroi hapjen e procesit, ndërsa në sallë ra qetësia. Pasi u bë prezantimi i çështjes, midis avokatëve lindi një debat i fortë e me zë të lartë. U desh ndërhyrja e kryetarit të trupit gjykues për uljen e toneve të komunikimit. Më pas, u thirr Landi, si i vetmi dëshmitar që do të faktonte kohën e rrëmbimit të saj, pasi, Adriana, e cila mendohej si çelësi i artë i kësaj çështjeje, ishte e detyruar që këtë gjyq ta ndiqte nga salla. Denisa e vështroi me vëmendje paraqitjen e tij në sallë. Bëri betimin sipas rregullores, tregoi në detaje çastin e largimit, foli për telefonatën e bërë nga kushërira, të cilën iu kërkua ta faktonte dhe, për fat të mirë, kjo gjë u pranua dhe u shënua nga sekretarja. Më pas, iu nënështrua pytjeve të avokatit të palës kundërshtare:- A e njihni personin, që sot akuzohet për këtë dhunim? - dhe drejtoi gishtin nga i akuzuari.-Jo! - u përgjigj shkurt, Landi.- Ju deklaruat këtu se e shoqëruat gjer te shkallët e pallatit.- Po!- A dëgjuat ndonjë britmë, ose thirrje gjatë kohës që ajo hyri në pallat?- Jo!- Atëherë, përse duhet t´ju besoj, se e keni shoqëruar gjer te shkallët, kur fare mirë vajza mund të jetë rrëmbyer në rrugë dhe personi, që sot është në bankën e të akuzuarve, ngatërrohet me dhunusin e vërtetë?- Këtë gjë e ka denancuar dhe shoqja e saj, Adriana.

82

Page 83: Përtej perdes gri

- Ti përgjigjesh për veten tënde, ndërsa, përsa i përket shoqes së saj, le të vijë dhe të dëshmojë vetë.- Protestoj! - tha avokati i Denisës, - dhe u ngrit në këmbë. - Pohimet e bëra nga dëshmitari, vërtetojnë plotësisht shoqërimin e tij atë natë dhe orën e saktë kur është bërë rrëmbimi, pasi këto dëshmi korespondojnë dhe me hetimet e bëra, prandaj, z. gjykatës, nuk mund të lejosh provokimet e palës kundërshtare, së cilës i intereson minimi i çështjes! - dhe u ul menjëherë.Në atë çast, u ndie edhe zhurma ankuese e sallës, e cila ra në qetësi menjëherë nga ndërhyrja e prerë e gjykatësit.- Keni më pyetje për dëshmitarin?- Jo! -u përgjigj shkurt avokati.Landi u largua nga salla, me vështrimin befasues të familjes së saj, e cila u çudit pa masë, nga lidhja e panjohur e vajzës së tyre. Denisa nuk guxoi ta shikonte nënën në sy, por, e tronditur nga dalja e sekretit, imponuar nga rrethanat, uli kokën. Toni, nga ana e tij, e përcillte gjithë zhvillimin e gjyqit me mospërfillje. Çdo gjë ia kishte lënë në dorë avokatit të tij mbrojtës dhe, në ndonjë çast të veçantë, miratonte, ose mohonte me kokë. Nëna e tij qendronte si e ngrirë, me vështrim të fiksuar nga gjykatësi dhe nuk guxonte të shikonte nga familja e vajzës, e cila turfullonte nervozizmin e tejskajshëm. Denisa u këshillua me avokatin e saj dhe u ngrit në këmbë. Tregoi para gjykatësit ndodhinë e asaj nate të tmerrshme, foli për marrëzinë e njeriut që kishte përballë, herë me lot në sy dhe herë me duar të shtrënguara fort nga urrejtja dhe neveria që ndiente; përcolli para atij mjedisi të heshtur, tablon më drithëruse, dramën e dhunimit të një adoleshenteje. Edhe në sytë e gruas së vetmuar, që nxinte në fytyrë më keq se nata pa hënë, rrëshqitën lot, të cilët i fshiu me rrëmbim nga fytyra thatime dhe mjaft e përvuajtur. Më pas, procesi kaloi në pyetjet e bëra me qëllim nga avokati i palës tjetër.- Ju deklaruat se rrëmbyesin tuaj e njihnit edhe më përpara!- Po! -u përgjigj shkurt Denisa.- Ku e keni njohur?

83

Page 84: Përtej perdes gri

-Një ditë ndaloi në rrugë shoqen time, Adrianën, kur shkonim në shkollë bashkë dhe ushtroi dhunë ndaj saj.- Ka denoncim penal në komisariat, si dhe dëshmitar që mund ta faktojë këtë rast, - tha avokati i saj dhe i tregoi gjykatësit kopjen orgjinale të kallëzimit të Adrianës dhe e dorëzoi tek sekretarja.- Pranohet! -tha gjykatësi dhe kërkoi dëshmitarin për këtë rast, me gjithë kundërshtimin e avokatit të palës tjetër.Farmacisti tregoi ngjarjen me imtësi dhe, kur përfundoi deponimin, u largua nga salla shoqëruar me vështrimin e egërsuar të Tonit. I detyruar nga gjykatësi, i pandehuri u ngrit në këmbë dhe e pranoi këtë ndodhi, si një çast nervozizmi, që ndodhi midis dy të dashuruarve. Denisa u përfshi përësëri nga sulmi i avokatit, i cili përpiqej të ngrinte alibi të rreme, për të shfajësuar sa të mudte klientin e tij.- Në rast se dikush të sulmon, normalisht duhet të këtë dhe rezistencë, gjë që ti nuk e provon dot, pasi dhe dëshmitari e pranoi që nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë të dyshimtë.- Si mund të thërrisja për ndihmë, kur tehu i thikës mund të më merrte jetën nga çasti në çast? - Megjithëse përshkove dhe një pjesë rrugë gjer tek këndi i pallatit, pasi aty ishte parkuar makina, sipas jush. Asnjëherë nuk t´u dha mundësia për të reaguar dhe për t’u mbrojtur?- Përjetoja frikë dhe ankth në ato çaste, pastaj më kërcënoi familjen.- Ti deklarove se të çoi në një lokal, ku punonte edhe një vajzë, e cila mund të vertetonte dhunimin tënd. Hetusia shkoi ta verifikonte, por nuk faktoi dot asgjë. Unë nuk dyshoj në fatkeqësinë tënde, por, nga tronditja që ke pësuar dhe që është normale, dyshoj se edhe mund të jesh ngatërruar.- Personi që më ka dhunuar, është njeriu që ti ke marrë në mbrojtje dhe askush tjetër.- Më vjen keq për atë që të ka ndodhur, por ne jemi këtu për të vënë rregull dhe drejtësi. Ti nuk ke as provën më minimale, për ta vërtetuar fajësinë e tij; nuk ke asnjë dëshmitar. Ne nuk mund t´i dënojmë njerëzit, thjesht nga ndikimet e çastit, apo përjetimet emocionale të ndonjë ndodhie në rrugë.

84

Page 85: Përtej perdes gri

- Protestoj! - u hodh avokati mbrojtës i Denisës. - Kolegu im në krahun tjetër, mendon se ne jemi përpara këtij trupi gjykus mjaft të nderuar, pa provat materiale. Ky dhunim është kryer nga personi. që ndodhet në bankën e të akuzuarve dhe, për këtë, s´ka asnjë dyshim. Në radhë të parë, është i denoncuar jo vetëm nga klientja ime, por edhe nga shoqja e saj, e cila e njihte shumë mirë këtë person.- Të dalë para këtij trupi gjykues dhe të faktojë denoncimin e saj, - nënqeshi avokati i Tonit.-Ti shfrytëzon paaftësinë e saj për t´u përballur me këtë çështje, paaftësi që është shkaktuar nga klienti yt.- Parimi më themelor i një procesi gjyqësor është vërtëtimi i provave të mbledhura, gjë që pala juaj nuk po e bën. Si mund ta akuzojmë këtë njeri, pa asnjë fakt?- T´i jap unë faktet! -u dëgjua një zë nga fundi i sallës.Të gjithë kthyen kokën me vrull andej nga erdhi zëri. Toni u ngrit në këmbë dhe thirri fort: ”Do ta paguash këtë që bëre, Marta!”, ndërsa duart e policëve e shtrënguan për krahu fort dhe e ulën në karrige. Fytyra e tij ndërroi pamje menjëherë dhe nuk guxoi të shikonte më nga salla, pasi vështrimi i nënës, e mohoi përfundimisht. Gruaja e çuditshme u largua nga salla e gjyqit, me mendimin se ai, biri i saj, i rritur me shumë sakrifica, do mbetej pas perdes së hekurt për një kohë të gjatë. Denisa zbriti shkallët e gjykatës, rrethuar nga familja e dashur dhe e hodhi pas krahëve këtë kujtim të keq. Tek sheshi përballë godinës së madhe, këtij altari që i fali qetësinë e humbur, qendronte Landi. Ata ndaluan për një çast dhe vështruan njeri-tjetrin në sy.- Shko, Denisa, - i tha Beni.Ajo nuk foli, por vështroi nënën në sy.- Ai të pret ty, - i tha ajo e përlotur.U shkëput prej tyre dhe u lëshua me vrap drejt ëndrrës më të bukur. Më pas, humbën në rrugën plot njerëz, aty ku jeta merrte kuptimin e vërtetë dhe ndjenjat rinore reflektonin koloritin e ndritshëm të dashurisë.

85

Page 86: Përtej perdes gri

EPILOG

Adriana arriti të tregonte historinë e dhimbjes dhe të dëshpërimit të saj, shprehu botën e rënduar shpirtërore, atë botë që pleksej dhe ngatërrohej, në kujtime të hidhura. Mendja e saj kishte mbetur tek ajo natë e zezë, e cila kishte prishur gjithë ekuilibrat shoqërorë dhe e mbante nën ankthin e vazhdueshëm.- Kjo ishte e gjitha, -tha më në fund dhe u largua si hije, nëpër errësirën e rrugëve të pakuptimësisë së saj.Pesha e fajit e ndiqte pas, e shoqëronte kudo, i shfaqej natën në gjumë dhe e zhyste në greminën therëse. Shiu i vjeshtës, me anën e rrjedhës krijuar, zhvendoste morinë e gjetheve të rëna pa kujdes dhe, ashtu, të grumbulluara anës konturit të trotuarit, i dorëzoheshin ditës së nesërme, për t´u flakur nga pastrueset, sikur të mos kishin qenë ndonjëherë pjesë e gjelbërimit të këtij qyteti. Në të njëjtat ujëra endej edhe ajo. Gjer dje, ishte një nga pjesët më aktive të shoqërisë së saj, por stuhia e furishme e përplasi honeve të gremisur dhe e zhyti në humbëtirën e netëve të vetmisë së madhe. Iku, humbi në boshllëkun e mjedisit më të zymtë. Ashtu, e hutuar, plot trishtim, ecte me çapa arrakatë, nëpër gjurmët e fajit të mbetur, këtij pengu të madh, që torturonte dhe çorientonte gjithë qenien. E shpërfytyruar, me flokët që kullonin dertin e shpirtit, përherë në lëvizje, rendte pas kohës gërmadhë, në kërkim të paqes së humbur. Endrrat e bardha, tretëshin nën hijet pështjelluese të jetës plot tallaze, e cila përfliste pa pushim egoizmin e treguar dhe, në gjithë atë karakatinë të rrënuar kobshëm, mbetej një copëz kujtimi, që do të mund të përshkruante botën, pasionin dhe marrëzinë e një adoleshenteje. Dukej se gjithçka ndodhi rastësisht, a thua se kjo gjithçka do të mjaftonte për të ndryshuar atë botë

86

Page 87: Përtej perdes gri

torturuese, ku e djeshmja paragjykonte me gjithë agresivitetin, ndërsa e nesërmja pasqyrohej në trajta njollash të errëta, ku vështrimi i moshës ndërpritej perdeve të padukshme të kohës gri.Binte shi. FUND Kukës, më 10.08.1995

Shele, Agron “Përtej perdes gri” romanAgron SheleRed. Kristaq F. Shabani/ Marin Barleti/Faqe 84…..cmISBN………………………..

Agron Shele del para lexuesit me romanin e tij të dytë të titulluar “Përtej perdes gri”, duke rirrokur temë me substrat social, duke trajtuar probleme të mprehta të shoqërisë sonë, e cila ndeshet keqas me fenomene të reja aktive të kahjes negative. Me një zhdërvjelltësi të thekur ai ndërmerr aksionime letrare, që ngjasojnë pikshëm me realitetin e mbarsur. Trajtesa e këtyre fenomeneve me një stil të veçantë, të kuptueshëm, të lirshëm dhe të ngarkuar dukshëm me prezencë figuracionale të ankthon dallueshëm dhe të përgatit me skena impozante, që e bën leximin e gjinisë të dëshiruar, por njëkohësisht del në një përfundim aktiv për inteligjencën e autorit dhe ngarkesën ndjenjësore në precipitimin e ngjarjeve. Mpleksjet, ndërthysat, dialogimet nënkuptimore, revanshi i përplasjeve, aktet ku interpretojnë personazhet e një moshe që është adoleshente

87

Page 88: Përtej perdes gri

apo ka filluar ta kapërcejë këtë prag moshor, dialogimet dhe kthesat, dridhjet, qetësimi, stresi,kullesa ndërgjegjësore, largimi nga mendimi i “kulluar” e tjerë parakalojnë n vepër. Autori tregon rritje në kahje të trajtesës ideo- artistike nëkëtë gjini, që fillesat e konkurrimit u panëqë në romanine parë “Hapat e Klarës”.Agron Shele, përveç pjekurisë artistike të dëftuara në veprat e tij, po manifeston edhe aftësi drejtuese të elitës intelektuale letrare, impulsimit të talenteve të reja në gjithë rrethin e Përmetit, lidhjes universale dhe shkëmbimit të vlerave me lidhjet simotra letrare, me koncepte të drejta sipas një moduli: ”PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”, duke qenë dhe i zgjedhur si kryetar i Degës së Lidhjes së Krijuesve” PEGASI” të Përmetit me një pjesëmarrje të gjerë të të gjithë krijuesve të sferave të ndryshme. Gjithashtu Agroni është dhe Kryetar i Shoqatës ”Rinia dhe fëmijët” në qytetin e Përmetit. Ai është në pozicion aktiv dhe për publikim vlerash. Ka përgatitur për botim edhe dy romane të tjera si dhe një vëllim poetik. Krijime të tij janë botuar në gazetën letrare “Pegasi” në revista letrare jashtë vendit në Greqi, por në veçanti në Itali në një antologji së toku me poetë të tjerë nga Italia dhe Përmeti.Ka fituar Çmimi special “Pegasi 2004” për romanin në vitin 2005. Kristaq F. Shabani

Vepra të autorit“Hapat e Klarës”, roman “Marin Barleti”, viti 2004“Përtej perdes gri”, roman “Marin Barleti”, viti 2006

88