70
Instituti Gjyqësor i Kosovës Kosovski Institut za Pravosudje Kosovo Judicial Institute PLANI I ZBATIMIT TË PROGRAMIT KORNIZË TË TRAJNIMEVE JANAR - QERSHOR 2014

Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

PLANI I ZBATIMIT TË

PROGRAMIT KORNIZË

TË TRAJNIMEVEJANAR - QERSHOR 2014

Page 2: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 3: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PLANI I ZBATIMIT TË

PROGRAMIT KORNIZË

TË TRAJNIMEVEJANAR - QERSHOR 2014

Page 4: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Design and Layout: Berat Ymeri / [email protected]

Printed: www.blendi-ks.com

Publikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës

© IGJK 2013, Të gjitha të drejtat e rezervuara

Përmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet, shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër

elektronike, mekanike, të fotokopjohet ose regjistrohet pa miratimin me shkrim të Institutit

Gjyqësor të Kosovës (IGJK).

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Page 5: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

HyrjeProcesi i zbatimit trajnimeveTrafikimi me qenie njerëzore dhe kontrabandimi me migrantTerrorizmi dhe Format e Paraqitjes së tijShpërlarja e paraveKorrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtareKonfiskimi i aseteve – kompetenca dhe proceduraDëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunuesVeprat penale kundër të drejtave të votimitVeprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publikeNegocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisëMasat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimitPlanifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare)Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme (penale)Procedura penale kur përfshihen kryerës me çrregullime mentaleShqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësorGjykimi madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijësVeprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhoriBashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët, ndarja dhe pjesëtimiE drejta e ndërtimit dhe ndërtimi në tokën e huajMbrojtja kundër dhunës në familjeMbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punësMjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike (civile)Mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontrataveShqyrtimi paraprak i padisëPërmbarimi i titujve ekzekutivShpronësimi dhe kompensimi për shpronësimKompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative si dhe palët në procedurëKonflikti administrativE drejta e Azilit – legjislacioni vendor dhe ndërkombëtarLigji për procedurën Përmbarimore – aspektet praktike të zbatimit të tij në kuadër të Departamentit për Çështje EkonomikeE Drejta e AutoritE Drejta për një proces të rregullt sipas KEDNJ-sëRëndësia e KEDNJ në gjyqësorin kosovar – parimi “Ne bis in idem”Aspektet e diskriminimit sipas perspektivës së Konventës Evropiane për të Drejtave dhe LiritëBarazia gjinoreE drejta e BE-së dhe efekti i saj në të drejtën vendoreZhvillimi i shkathtësive gjyqësoreShkrimi dhe arsyetimi gjyqësorMenaxhimi i rasteveIntegriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikutTryeze Pune – Bashkëpunimi Juridik NdërkombëtarProcedura Kundërvajtëse ndaj kryerësve të mitur të kundërvajtjeve

Përmbajtja

Programi i Trajnimeve të vazhdueshme

.........................................................................................................................................................................................................................................................................

....................................................................................................................................................................

....................................................................................................................................................................................................

............................................................................................................................................................................................................................................................................

...................................................................................................................................

.............................................................................................................................

...............................................................................................................................

........................................................................................................................................

......................................................................................................................

...............................................................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

.........................................................................................................................................................................................................

.........................................................................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

........................................................................

.....................................................................................................................................................................................................................................

.........................................................................................................................................

....................................................................................................................................................

.......................................................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................................................................................................................

.............................................................................................................................................

......................................................

91011121314151617181920212223242526272829303132333435363738

39404142434445464748495051

7

Page 6: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Hyrje Programet Orientuese të ofruara në PTAProgrami Orientues për Gjyqtarët/Prokurorët e Shtetit të sapoemëruarGjyqtarët/prokurorët e avancuar nga një nivel në tjetrin dhe/apo që ricaktohen nga një departament në tjetrin si dhe ata që ndërrojnë profilinPërfundimi

Trajnimet për profesionistët tjerë

Programi i trajnimeve për profesionistët tjerëPërmbajtja e programit Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësorModuli për bashkëpunëtorët profesional - Veprat penale kundër të drejtave dhe lirive të njeriutProcedura përmbarimore

Kalendari..............................................................................................

Formular për Aplikim Programi për trajnimet e vazhdueshme..............

Formular për Aplikim Trajnimet për profesionistët gjyqësor..................

Programi i Trajnimeve për Avancim (PTA)

53545455

56

.......................................................................................................................................................................................................................................................

...................................................

..........................................................................................................................................................................................................................

52

5959606162

....................................................................................................................................................................................................................

...............................................................................................................................

.......................................................................................................................

58

64

65

67

Page 7: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 8: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PLANI I ZBATIMIT

TË PROGRAMIT

KORNIZË TË

TRAJNIMEVE TË VAZHDUESHME(PTV)

TRAJNIMEVE TË VAZHDUESHME(PTV)

Page 9: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Programi Kornizë i Trajnimeve, i hartuar për periudhën 2014-2016, përmban 28 kapituj që përfshijnë për trajtim çështje nga kompetenca profesionale, personale dhe inter-disiplinore. Mbështetur në këtë Program ku përcaktohen në formë të përgjithësuar trajnimet që do të realizohen nga IGJK është shtruar nevoja e përcaktimit të një Plani konkret të Zbatimit për një periudhë më të shkurtë kohore. Që ky Program të realizojë objektivat, t'i përgjigjet nevojave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të gjejë zbatim sa më efikas, janë shfrytëzuar mekanizma të shumtë për hartimin e tij, siç janë:

• Pyetësorët e vlerësimit pas secilit sesion trajnues;• Pyetësorët për vlerësimin e nevojave të plotësuar nga gjyqtarët dhe prokurorët;• Rekomandimet e KGJK, KPK, Gjykatës Supreme, Prokurorisë së Shtetit, Shoqatës së

Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve;

• Takimet me gjyqtarë dhe prokurorë, kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive;

• Rekomandimet e Institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare;• Propozimet e trajnuesve të IGJK-së (përmes takimeve të veçanta);• Raportet e Punës të Gjykatave dhe Prokurorive;• Rekomandimet e Zyrës për Vlerësim të Performances së gjyqtarëve dhe prokurorëve;• Analiza e agjendës së institucioneve për hartim dhe amandamentim të ligjeve;• Hulumtimi i programeve të Institucioneve trajnuese regjionale dhe ndërkombëtare;• Propozimet e stafit, Këshillit Programor dhe Këshillit Drejtues të IGJK-së;• Analiza e Mekanizmave për Vlerësim të Efektit të Trajnimeve;• Strategjitë dhe dokumentet e miratuara nga Institucionet të cilat përmbajnë

rekomandime për gjyqësorin dhe sundimin e ligjit; • Monitorimi e medieve të shkruara dhe elektronike;

Plani konkret i veprimit përfshinë tema të karakterit të pastër profesional nga fushat si e drejta penale (materiale, procedurale dhe ekzekutimi i sanksioneve penale), e drejta civile materiale dhe procedurale me të gjitha ndarjet e fushës, drejtësia për fëmijë, e drejta komerciale dhe financiare, e drejta administrative, e drejta evropiane dhe ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, barazia gjinore dhe mos diskriminimi, aspekte materiale dhe procedurale nga lëmia e kundërvajtjeve; si dhe tema të karakterit inter-disiplinor dhe personal.

Ky Plani i Zbatimit është miratuar nga Këshilli Programor i IGJK-së për periudhën Janar - Qershor 2014.

HYRJE

9

Page 10: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PROCESI I ZBATIMIT TRAJNIMEVE

www.igjk.rks-gov.net .

10

Në takimet e rregullta që IGJK organizon me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive, të nivelit themelor dhe të apelit do t'i ofrohet 'Plani i Zbatimit' për shpërndarje tek gjyqtarët dhe prokurorët.

Kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët e prokurorive e konsultojnë së bashku me gjyqtarë dhe prokurorë këtë 'Plan Zbatimi' dhe duke marrë parasysh nevojat e tyre të shprehura përmes formularëve për aplikim (formulari për aplikim gjendet në fletën e fundit të 'Planit të Zbatimit') i propozojnë IGJK-së listën e pjesëmarrësve.

Struktura e këtij plani përmban titullin e temës, nën-temat, një përshkrim të shkurtër, objektivat, përfituesit, kohëzgjatjen, datën dhe vendin e mbajtjes së trajnimit, trajnuesit si dhe një formular për aplikim.

Ju lutem, plotësojeni formularin për pjesëmarrje në trajnime i cili gjendet në fund të këtij dokumenti dhe dërgojeni në IGJK.

Programi Kornizë i Trajnimeve si dhe Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve në PTV dhe PTA mund të shkarkohet në:

Page 11: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

TRAFIKIMI ME QENIE NJERËZORE DHE KONTRABANDIMI ME MIGRANT

HYRJA

Fenomeni i migrimit në vitet e fundit ka pasur një ngritje dhe ka qenë një pike kyçe për qarqet e reja kriminale. Në këtë aspekt për grupet e organizuara kriminale, trafikimi me njerëz ka marrë një rol të rëndësishëm.

Kontrabandimi me migrant dhe trafikimi me qenie njerëzore del të jetë një tregues i çartë për nivelin e specializimit të fituar nga organizatat të cilat veprojnë në këtë sektor.

Avancimi i njohurive lidhur me veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandimit me migrant si dhe dallimi dhe ngjashmëritë në mes të këtyre veprave penale janë të një rëndësie të veçantë për luftimin e këtij fenomeni.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit përfshirë prokurorët special.

DATA20 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

11Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Analizojnë elementet e veprave penale të trafikimit me qenie njerëzore;

- Identifikojnë elementet e veprës penale të kontrabandimit me migrant;

- Dallojnë trafikimin me qenie njerëzore nga kontrabandimi me migrant.

Përmbajtja

• Veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore

• Kontrabandimi me migrant• Ngjashmëritë dhe dallimet në mes të

trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandimit me migrant.

Page 12: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

TERRORIZMI DHE FORMAT E PARAQITJES SË TIJ

HYRJA

Pesha e veprave terroriste, të cilat manifestohen në formë të veprimeve te dhunshme ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve, për shkak te veprimtarisë shtetërore apo të shërbimit publik dhe formave tjera të sanksionuara në KPK është e një rëndësie të veçantë për secilën shoqëri.

Lufta kundër kësaj dukurie është përgjegjësi dhe obligim për të gjitha institucionet e një vendi.

Në këtë rast pjesë e rëndësishme e kësaj lufte është edhe përgatitja profesionale e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në lëminë e gjyqësisë.

Përfituesit

Prokurorët special, gjyqtarët dhe prokurorët e departamentit p¸r krime të rënda.

DATA11 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë veprat penale të terrorizmit;

- Të dallojnë format dhe mënyrat e kryerjes se veprave penale të terrorizmit;

- Të analizojnë rastet e përgjegjësisë penale për veprat penale të terrorizmit;

Përmbajtja

• Veprat penale të terrorizmit;• Format dhe mënyrat e kryerjes së

veprave penale të terrorizmit;• Përgjegjësia për veprat penale te

terrorizmit;

12

Page 13: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHPËRLARJA E PARAVE

HYRJA

Shpërlarja e parave është ndër format kryesore të krimit të organizuar. Ky proces është një akt i mirëfilltë kriminal që përbën një rrezik global me pasoja të dukshme për ekonomitë e të gjitha vendeve. Grupet dhe organizatat kriminale tentojnë me të gjitha mjetet e mënyrat që paratë e fituara në formë të kundërligjshme t'i shndërrojnë në para të pastra.

Veprimtaria e pastrimit të parave është një veprimtari antiligjore, e organizuar mirë dhe me të gjitha tiparet e krimit të organizuar.

Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë që merren me këtë fushë është i domosdoshëm në luftimin e kësaj dukurie.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor si dhe prokurorët special.

DATA18 mars 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë veprat penale që lidhen me shpërlarjen e parave;

- Të zbatojnë veprimet hetimore në kuadër të kompetencave institucionale;

- Të avancojnë bashkëpunimin në mes institucioneve që luftojnë dukurinë e shpëlarjes së parasë;

Përmbajtja

• Veprat penale sipas ligjit për parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financimit te terrorizmit

• Kompetencat për hetimin e shpëlarjes se parave

• Roli i njësisë për inteligjencë financiare dhe subjekteve tjera raportuese

13

Page 14: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE

HYRJA

Korrupsioni si kategori është pengesë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Lufta kundër korrupsionit konsiderohet si prioritet për krijimin e shtetit ligjor.

Lufta efikase kundër korrupsionit shtron nevojën e përpunimit dhe analizimin e këtyre problemeve nga prokurorët dhe gjyqtarët për të ngritur profesionalizmin e tyre për zbulimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe te apelit.

DATA27 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat ligjore të kornizës ligjore kundër korrupsionit;

- Të identifikojnë veprat e ndryshme penale me elemente të korrupsionit.

- Të bëjnë dallimin ne mes te vendimeve te kundërligjshme me elemente korruptive dhe vendimeve me shkelje procedurale dhe materiale.

Përmbajtja

• Korniza ligjore kundër korrupsionit• Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit

zyrtar• Marrja dhe dhënia e ryshfetit• Nxjerrja e kundërligjshme e

vendimeve gjyqësore

14

Page 15: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

KONFISKIMI I ASETEVE – KOMPETENCA DHE PROCEDURA

HYRJA

Dëmtimi i vlerave te ndryshme me veprimet kriminale në shumicën e rasteve kanë për pasojë përfitime të ndryshme pasurore. Në shume raste ky është ndër motivet kryesore të kryesit të veprës penale.

Kodi Penal i Kosovës e parasheh edhe konfiskimin e detyrueshëm, ndërsa Kodi i Procedurës penale përcakton detyrimin e prokurorit që të shqyrtojë konfiskimin në disa faza. Për më tepër parashihen mjete dhe kompetenca të zgjeruar për hetuesin dhe prokurorin në identifikimin e pasurisë dhe konfiskimin e tyre.

Zhvillimi i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në njohjen dhe interpretimin e drejtë të këtyre dispozitave shtrojnë nevojën e trajtimit të kësaj teme.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, të apelit si dhe prokurorët special.

DATA04 mars 2014

KOHËZGJATJA 2 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të interpretojnë kompetencat e rregullta dhe të zgjeruara të konfiskimit

- Të analizojnë procedurën për identifikimin e pasurisë

- Të identifikojnë rastet e ngrirjes dhe ndalimit të pasurisë

- Të zbatojnë drejtë procedurën e konfiskimit pas ngrirjes së aktakuzës

Përmbajtja

• Kompetencat e rregullta dhe të zgjeruara të konfiskimit

• Procedura për identifikimin e pasurisë

• Ngrirja dhe ndalimi i pasurisë• Procedura e konfiskimit pas ngritjes

së aktakuzës

15

Page 16: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

DËSHMITARËT E MBROJTUR DHE BASHKËPUNUES

HYRJA

Duke u nisur nga obligimi i dëshmitarit që të dëshmoj në procedurën penale dhe rrezikut i cili realisht mund ti kanoset dëshmitarit, ligji parasheh procedurën për caktimin e masës mbrojtëse ose për urdhrin për anonimitet ndaj dëshmitarit.

Aplikimi i anonimitetit të dëshmitarit të mbrojtur është i domosdoshëm për zbulimin dhe gjykimin e kriminalitetit të rëndë, krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Gjithashtu në fokus do të jenë edhe procedurat për dëshmitar bashkëpunues dhe rëndësinë që kanë për zbatimin e suksesshëm të hetimeve të veprat e caktuara penale.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit.

DATA25 mars 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të hartojnë kërkesa dhe urdhëresa për dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunues

- Të zbatojnë dispozitat lidhur me dëshmitaret e mbrojtur dhe bashkëpunues

- Të bëjnë dallimin në mes të dëshmitarëve të mbrojtur dhe bashkëpunues

Përmbajtja

• Kërkesat dhe urdhëresat për dëshmitar të mbrojtur

• Dëshmitari bashkëpunues

16

Page 17: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT

HYRJA

Kapitulli i veprave penale kundër të drejtave të votimit është një kapitull i ri në Kodin Penal të Republikës së Kosovës i cili në vete përmban disa vepra të reja penale të cilat nuk kanë qenë të parashikuara në Kodin e mëparshëm Penal.

Në anën tjetër këto vepra penale kane qenë dhe janë shumë aktuale gjatë organizimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Andaj kjo e bënë të rëndësisë së veçantë nevojën e trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për ketë kapitull të këtyre veprave penale.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda.

DATA03 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë elementet esenciale të këtyre veprave penale;

- Të analizojnë veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit lidhur me votimin;

- Të zbatojnë drejtë veprat penale që janë parashikuar në këtë kapitull.

Përmbajtja

• Falsifikimi i rezultateve të votimit,• Dhënia ose marrja e ryshfetit në

lidhje me votimin dhe• Llojet tjera të veprave penale të këtij

Kapitulli.

17

Page 18: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

VEPRAT PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

HYRJA

Kodi i Republikës së Kosovës ka pësuar ndryshime të theksuara edhe te kapitulli i veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

Andaj, me qëllim të identifikohen dhe diskutohen problemet dhe sfidat lidhur me k ë t o v e p r a p e n a l e , ë s h t ë m ë s e i domosdoshëm organizimi i trajnimeve me gjyqtarë dhe prokurorë.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

DATA08 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë elementet esenciale të këtyre veprave penale,

- Të zbatojnë drejt dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me këto vepra penale dhe

- Të diskutojnë dhe tejkalojnë problemet dhe sfidat lidhur me këto vepra penale

Përmbajtja

• Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore

• Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë

18

Page 19: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

NEGOCIMI I MARRËVESHJES PËR PRANIMIN E FAJËSISË

HYRJA

Pranimi i fajësisë sipas KPPK është vullnet i njëanshëm i të akuzuarit dhe merret si një rrethanë lehtësuese me rastin e caktimit të dënimit.

Në fokus të këtij trajnimi do të jetë avancimi i njohurive lidhur me subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, kushtet ligjore për lidhjen e marrëveshjes, procedura për lidhjen e marrëveshjes dhe vendosja nga ana e gjykatës për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor si dhe prokurorët e prokurorisë speciale.

DATA20 shkurt2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë;

- Të njohin procedurat për lidhjen e marrëveshjes;

- T'i zbatojnë procedurat përkitazi me vendosjen lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Përmbajtja

• Subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë

• Negocimi dhe lidhja e marrëveshjes • Procedura para gjykatës pas

dorëzimit te marrëveshjes për pranimin e fajësisë

19

Page 20: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MASAT E FSHEHTA DHE TEKNIKE TË HETIMIT DHE VËZHGIMIT

HYRJA

Duke e marrë për bazë faktin se në praktikën tonë gjyqësore janë evidentuar disa vështirësi që kanë të bëjnë me urdhërimin dhe zbatimin e masave te fshehta dhe teknike te hetimit dhe vëzhgimit, atëherë përmes këtij trajnimi synohet që këto vështirësi të tejkalohen, duke i trajtuar nga trajnuesit dhe pjesëmarrësit të gjitha çështjet që ndërlidhen me këto masa.

Në anën tjetër, këto masa kanë ndikim të madh në një proces penal, andaj shtrohet nevoja e trajtimit në një tryezë profesionale nga ana e tyre që do ti zbatojnë në praktikë.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

DATA06 maj 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të zbatojnë në mënyrë të drejtë dispozitat që kanë të bëjnë me këto masa;

- Të kuptojnë llojet e masave, urdhrin për lëshimin e tyre, si dhe kohëzgjatjen e këtyre masave;

- Të analizojnë dhe tejkalojnë problemet të cilat shfaqen në praktik.

Përmbajtja

• Masat e fshehta dhe teknike• Veprat penale për te cilat lëshohen

këto masa • Procedura e urdhërimit të këtyre

masave.

20

Page 21: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PLANIFIKIMI DHE UDHËHEQJA E HETIMEVE (KRIMET EKONOMIKE DHE FINANCIARE)

HYRJA

Procesi i zhvillimit të hetimit në mënyrë të drejtë gjithnjë e më tepër po bëhet me i rëndësishëm. Mbledhja e fakteve në një proces hetimi nëse nuk kryhet drejtë shkakton pasoja në kredibilitetin e institucioneve që e udhëheqin procesin e hetimeve.

Ky trajnim synon njohjen me rëndësinë e fazës së hetimit si dhe me disa nga problemet që janë paraqitur në praktikë.

Po ashtu, përmes këtij trajnimi synohet edhe ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve, me qëllim të eliminimit të vështirësive të cilat shfaqen në praktikë.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

DATA17 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të kuptojnë në mënyrë të drejt mënyrën e fillimit te hetimit dhe kohëzgjatjen e hetimit,

- Ti identifikojnë vështirësitë e zbatimit praktik të hetimit dhe

- Të jenë në gjendje ti përpilojë në mënyrë të drejt vendimet gjatë hetimeve.

Përmbajtja

• Fillimi i hetimeve; Pezullimi i hetimeve; dhe pushimi

• Mundësia e veçantë hetuese; • Vendimet tjera që merren ne

procedurën hetimore.

21

Page 22: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MJETET JURIDIKE TË RREGULLTA DHE TË JASHTËZAKONSHME (PENALE)

HYRJA

Palët e autorizuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër aktgjykimit për arsyet e parashikuara me ligj. Përveç kësaj, në KPPK është parashikuar edhe mundësia e paraqitjes edhe të mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

E gjithë kjo kërkon zbatimin e një procedure të caktuar, që jo gjithherë është e qartë dhe e lehtë, prandaj është e nevojshme trajtimi i kësaj teme.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

DATA29 maj 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të zbatojnë drejtë mjetet juridike;- Të vlerësojnë kushtet për rishikim të

procedurës penale;- Të analizojnë procedurën e cila duhet

të respektohet pas paraqitjes së këtyre mjeteve juridike;

- Të diskutojnë çështjet praktike lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit dhe për mbrojtjen e ligjshmërisë

Përmbajtja

• Ankesa kundër aktgjykimit në procedurë penale,

• Rishikimi i procedurës penale,• Kërkesa për zbutje të

jashtëzakonshme të dënimit dhe për mbrojtjen e ligjshmërisë

22

Page 23: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PROCEDURA PENALE KUR PËRFSHIHEN KRYERËS ME ÇRREGULLIME MENTALE

HYRJA

Procedura penale kur përfshihen kryerës me çrregullime mentale i ka specifikat e veta që dallon nga procedurat tjera penale. Në praktikën e deritanishme gjyqësore në mungesë të institucioneve përkatëse rehabilituese, ka qenë e kufizuar zbatimi i këtyre masave.

Në fokus të trajnimit do të jenë fazat e zhvillimit të kësaj procedure duke filluar me çrregullimet mendore, aftësitë mendore dhe aftësia e zvogëluar mendore si masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim apo në liri.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm

DATA23 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të zbatojnë drejtë procedurën penale ku përfshihen kryes me çrregullime mendore;

- Të identifikojnë kushtet e shqiptimit të masave të trajtimit të detyrueshëm;

- Të interpretojnë drejtë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me caktimin e paraburgimit ndaj këtyre personave.

Përmbajtja

• Procedura penale kur përfshihen kryerës me çrregullime mentale

• Masat e trajtimit të detyrueshëm• Paraburgimi ndaj personave me

çrregullime mendore

23

Page 24: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHQYRTIMI FILLESTAR, SHQYRTIMI I DYTË DHE SHQYRTIMI GJYQËSOR

HYRJA

Ndër ndryshimet më të rëndësishme që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale janë ato që kanë të bëjnë me shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë të aktakuzës. Dispozitat e KPPK-së në këtë pjesë paraqesin vështirësi praktike për zbatim.

Ky fakt në njërën anë e vështirëson pretendimin e efikasitetit të procedurës në këtë fazë, ndërsa në anën tjetër janë krijuar praktika të ndryshme të interpretimit të dispozitave të kësaj pjese në raport me rrjedhën e mëtejme të procedurës.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor, departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm.

DATA28 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të interpretojnë drejtë dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin fillestar, shqyrtimin e dytë dhe shqyrtimin gjyqësor;

- Të zbatojnë në mënyrë efikase procedurën e kërkuar nga KPPK në këtë fazë;

- Të identifikojnë të drejtat dhe detyrimet e subjekteve gjatë shqyrtimit të aktakuzës dhe fillimit të shqyrtimit gjyqësor.

Përmbajtja

• Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë i aktakuzës

• Shqyrtimi gjyqësor

24

Page 25: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

GJYKIMI MADHORËVE PËR VEPRAT PENALE TË KRYERA NDAJ FËMIJËS

HYRJA

Si i dëmtuar me veprën penale, shpesh paraqitet personi i moshës deri 18 vjeç (fëmijë). Rastet e shumta kanë të bëjnë me veprat penale kundër integritetit seksual. Për shkak të ndjeshmërisë e të dëmtuarit, ligji parasheh që edhe pse ekzekutori është i moshës madhore, të gjykojë trupi gjykues për të mitur.

Kjo procedurë dallon nga procedura e rregullt, andaj t ra jt imi i kësaj teme është i domosdoshëm pasi që mundëson që aplikuesit e ligjit të familjarizohen me këtë procedurë në mënyrë që mos të vijë deri te anulimi i vendimeve dhe zvarrit ja e procedurës.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatës dhe prokurorisë themelore dhe te apelit-Departamenti për të mitur, i përgjithshëm dhe i krimeve të rënda.

DATA04 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të aplikojnë drejtë metodologjinë e marrjes në pyetje e të dëmtarit;

- Të identifikojnë karakteristikat e kësaj procedure;

Përmbajtja

• Mënyra e marrjes në pyetje e fëmijës së dëmtuar

• Përbërja e kolegjit dhe karakteristikat tjera të procedurës

25

Page 26: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

VEPRAT PENALE TË KRYERA NË BASHKËVEPRIM NGA I MITURI DHE MADHORI

HYRJA

Në praktikë ka raste të bashkimit të procedurës penale e cila zhvillohet ndaj të miturit dhe madhorit.

Sipas KDM i mituri gëzon “benefite” në procedurë por që në rastet e bashkimit të procedurës ndodh që i mituri trajtohet njëjtë si personi madhor.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatës dhe prokurorisë themelore dhe të apelit-Departamenti i përgjithshëm, i krimeve të rënda dhe për të mitur.

DATA17 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të identifikojnë rastet kur bashkimi i procedurës ndaj të miturit me personin madhor është i nevojshëm dhe i mundshëm sipas dispozitave të KDM;

- Të përpilojnë drejtë aktvendimin;- Të interpretojnë drejtë dispozitat që

kanë të bëjnë përbërjen e kolegjit dhe të trupit gjykues;

- Të shpjegojnë karakteristikat e aktgjykimit i cili merret ne procedurën e bashkuar;

Përmbajtja

• Bashkimi dhe veçimi i procedurës• Forma e aktvendimit dhe fazat në të

cilat merret• Kolegji-trupi gjykues i cili vendos në

ketë procedurë • Karakteristikat e aktgjykimit

26

Page 27: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

BASHKËPRONËSIA DHE PRONËSIA E PËRBASHKËT, NDARJA DHE PJESËTIMI

HYRJA

Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët paraqesin një prej formave kur shumë subjekt kanë autorizime mbi një send.

Ekzistojnë dallimet në mes të këtyre formave të pronësisë sa i përket përcaktimit të pjesëve ideale. Në praktikë paraqiten dilema në dallimin e këtyre formave të pronësisë, prandaj është e arsyeshme të diskutohen.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të apelit

DATA16 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të dallojnë këto forma të pronësisë dhe të vendosin në rast kontesti në mes të subjekteve të këtë forma të pronësisë;

- Të përkufizojnë të drejtat e pronarëve të përbashkët e veçmas të drejtën e pjesëtimit të pronësisë së përbashkët dhe mënyrat e pjesëtimit;

- Të zbatojnë dispozita ligjore në mënyrë të drejtë në rastet e vërtetimit të kontributit të bashkëshortëve të pronësia e përbashkët bashkëshortore.

Përmbajtja

• Dallimet në mes të bashkëpronësie dhe pronësisë së përbashkët

• Ndarja e bashkëpronësisë • Format e pronësisë së përbashkët• Pjesëtimi i pronësisë së përbashkët

27

Page 28: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

E DREJTA E NDËRTIMIT DHE NDËRTIMI NË TOKËN E HUAJ

HYRJA

E drejta e ndërtimit është njëri ndër institutet e reja sipas LPDTS, ku rregullon raportet në mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit të objektit.

Çështja e së drejtës së ndërtimit në tokën e huaj është aktualizuar me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa njëra prej mënyrave të fitimit të pronësisë( mënyrë origjinare) është edhe fitimi i pronësisë sipas bazës së ndërtimit në tokën e huaj nën kushte të caktuara.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të apelit- departamenti i përgjithshëm –divizioni civil dhe departamenti për çështje ekonomike

DATA30 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të dallojnë të drejtën e ndërtimit prej ndërtimit në tokën e huaj;

- Të zbatojnë në praktikë dispozitat që kanë të bëjnë me këto dy institute;

- Të vlerësojnë kushtet për fitimin e pronësisë me ndërtim në tokën e huaj.

Përmbajtja

• E drejta e ndërtimit sipas Ligjit mbi Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore

• E drejta e pronarit të tokës dhe ndërtuesit të objektit

• Fitim i pronësisë në bazë të ndërtimit në tokën e huaj

• Situatat ligjore për fitimin e pronësisë në bazë të ndërtimit në tokën e huaj

28

Page 29: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MBROJTJA KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE

HYRJA

Dhuna në familje është një problem kompleks që përfshinë më shumë se një akt në vete në marrëdhëniet personale në mes burrit dhe gruas, kjo ndikon në mirëqenien psikike, integritetin fizik dhe seksual.

Veçanërisht në shoqërinë kosovare dhuna në familje trajtohet si një problem që i përket vetëm familjes dhe jo shoqërisë, kjo e bënë të vështirë dhe paraqitet si sfidë për institucionet në luftimin e kësaj dukurie.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të apelit

DATA06 mars 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të dallojnë urdhrat dhe masat që i shqiptohen kryerësit të dhunës;

- Të zbatojnë në mënyrë efikase dispozitat lidhur me procedurën për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje;

- Të interpretojnë drejtë dispozitat për urdhrat dhe masat për mbrojtje.

Përmbajtja

• Dhuna në familje dhe urdhri për mbrojtje

• Procedura për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje

• Masat e mbrojtjes dhe kohëzgjatja e masave

• Mbikëqyrja e zbatimit të urdhrit për mbrojtje

29

Page 30: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MBROJTJA GJYQËSORE NË KONTESTET NGA MARRËDHËNIA E PUNËS

HYRJA

Viteve të fundit është rritur numri i kontesteve nga marrëdhënia e punës, kjo edhe për shkak se legjislacioni në fuqi ka pasur mangësi, ofrimi i mbrojtëse gjyqësore nuk ka qenë adekuate dhe një farë mënyre është cenuar e drejta e punëtorit nga marrëdhënia e punës.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore

DATA18 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të dallojnë kontestet për shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës;

- Të zbatojnë drejtë dispozitat e ligjit përkatës duke vlerësuar afatet për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.

Përmbajtja

• Kontestet nga marrëdhënia e punës për shërbyes civil

• Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës

• Respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore

30

Page 31: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MJETET E RREGULLTA DHE TË JASHTËZAKONSHME JURIDIKE (CIVILE)

HYRJA

Që vlerësimi i lejueshmërisë, afatshmërisë të shqyrtohen në gjykatat e instancave më të ulëta dhe me qëllim që gjykata e shkallës së dytë dhe tretë mos të ngarkohet me lëndë për të cilat sa i përket lejueshmërisë dhe afatshmërisë duhet të vendosen nga gjykatat shkallës së parë. Në këtë kuptim është e nevojshme trajtimi i kësaj teme.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore, apelit dhe Supremes

DATA11 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Vlerësojnë shkaqet e paraqitjes së mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme

- Interpretojnë drejtë dispozitat ligjore në rastet e palejushmërisë së mjeteve qoftë të rregullta qoftë jashtëzakonshme.

- Të zbatojnë drejtë procedurën për vendosjen me mjete të goditjes

Përmbajtja

• Mjete e rregullta juridike• Mjetet e jashtëzakonshme juridike • Procedurat dhe kompetenca për

vendosjen lidhur me këto mjete të goditjes

31

Page 32: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MJETET PËR SIGURIMIN E EKZEKUTIMIT TË KONTRATAVE

HYRJA

Në kohën e rritjes së qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve është me interes të posaçëm trajtimi i mjeteve për sigurimin e ekzekutimit të kontratave e me theks të veçantë të kërkesave që sigurohen me hipotekë.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit

DATA05 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë dispozitat përkatëse lidhur me mjetet për sigurimin e kërkesave për ekzekutimin e kontratave

- Përkufizojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese në rastet e mos përmbushjes apo vonesave në përmbushjen apo vonesave në përmbushjen e kontratave

Përmbajtja

• Natyra juridike e mjeteve për sigurimin e ekzekutimit të kontratave

• Efektet juridike• Llojet e mjeteve për sigurimin e

ekzekutimit të kontratave sipas LMD-së dhe ligjeve tjera

32

Page 33: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHQYRTIMI PARAPRAK I PADISË

HYRJA

Nëse në çështjen juridike kontestuese gjykata arrin që gjendjen faktike të vërtetoj në bazë të provave përkatëse atëherë do të kemi një vendim të drejtë dhe të qëndrueshëm të gjykatës.

Palët me një vendim të tillë të gjykatës do të jenë të bindur së një vendim i tillë është i drejtë dhe i bazuar në prova dhe së mundësitë e atakimit të vendimit të tillë janë të vogla.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore

DATA20 mars 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me marrjen e provave

- Vlerësojnë fuqinë provues të secilës provë

- Interpretojnë drejtë parimin e gjykimit të drejtë në procedurë

- Zgjerojnë njohuritë lidhur me përgjegjësit e palës sa i përket barrës së të provuarit

Përmbajtja

• Mjetet provuese • Këqyrja në vend dhe shkresat• Palët, dëshmitarët dhe ekspertët• Barra e të provuarit

33

Page 34: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PËRMBARIMI I TITUJVE EKZEKUTIV

HYRJA

Është e nevojshme që kjo temë të trajtohet pasi që është nxjerr ligji i ri i procedurës përmbarimore i cili hyn në fuqi në fillim të vitit 2014, me të cilin parashihen procedurat e reja të përmbarimit.

Në këtë kuptim është e nevojshme që gjyqtarët të familjarizohen me këto risi.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit

DATA25 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zgjerojnë njohuritë lidhur me ligjin e ri të procedurës përmbarimore

- Krahasojnë autorizimet e gjykatës në raport me përmbaruesit privat

Përmbajtja

• Dokumenti i përmbarimor dhe dokumenti i besueshëm

• Propozimi për caktimin e përmbarimit dhe zbatimi i tij

• Mjetet e goditjes së vendimeve• Risitë në procedurën përmbarimore

(përmbaruesit privat)

34

Page 35: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHPRONËSIMI DHE KOMPENSIMI PËR SHPRONËSIM

HYRJA

Zhvillimi ekonomik dikton nevojën e shpronësimeve të shpeshta. Zhvillimi i procedurës së rregullt gjyqësore sipas dispozitave ligjore pronarëve u garanton të drejtën në pronë përmes kompensimit real për shpronësim.

Në raste të shpeshta nuk arrihen marrëveshje jashtëgjyqësore për shkak të lartësisë së ofruar të kompensimit, prandaj këto raste kalojnë në gjykata. Në këtë kuptim është nevojshme të zhvil lohen njohuritë e gjyqtarëve për këto çështje.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit

DATA06 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Analizojnë procedurat e shpronësimit - Vlerësojnë drejtë kompensimin real

për pasurinë e shpronësuar

Përmbajtja

• Kushtet paraprake për shpronësim • Vendimi preliminar dhe ai për

shpronësimit• Procedura e caktimit të kompensimit

35

Page 36: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

KOMPETENCA E ORGANIT PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS ADMINISTRATIVE SI DHE PALËT NË PROCEDURË

HYRJA

Ky trajnim synon avancimin e njohurive të gjyqtarëve lidhur me kompetencën e organit për zhvillimin e procedurës administrative, rëndësinë dhe llojet e tyre gjatë zbatimit në praktikë dhe palët në procedurën e konfliktit administrativ.

Kush ka të drejtë të iniciojë konfliktin administrativ, kush mund të jetë i paditur në konfliktin administrativ dhe kush mund të jetë person i tretë në konfliktin administrativ janë pyetjet boshte që do tu jap përgjigje ky trajnim. Synim tjetër i këtij trajnimi është zbërthimi i dispozitave të Ligjit për Gjykatat- nr.03/L-199 të Republikës së Kosovës lidhur me kompetencën lëndore për të gjykuar çështjet administrative. Do të shpjegohet roli i Departamentit për çështjet administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit si dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatës së apelit dhe themelor –Departamenti për çështje administrative

DATA21 janar 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë kriteret për caktimin e kompetencës

- Zgjedhin konfliktin për kompetencën në procedurën administrative

- Bëjnë dallimin në mes të procedurës administrative të zhvilluar kryesisht (sipas detyrës zyrtare) dhe me kërkesën e palës.

Përmbajtja

• Kompetencat në procedurën administrative

• Konflikti për kompetencën në procedurën administrative

• Palët në procedurë si dhe zhvillimi i procedurës administrativ

36

Page 37: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

KONFLIKTI ADMINISTRATIV

HYRJA

Përmes këtij trajnimi synohet thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me padinë, aktgjykimin dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ.

Fokus tjetër është elaburimi i procedurës paraprake sipas padisë, hartimi dhe arsyetimi i aktgjykimit si dhe përmbajtja e mjeteve të jashtëzakonshme në konfliktin administrativ.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit –Departamenti për çështje administrative

DATA19 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Identifikojnë karakteristikat e padisë ne procedurën e konfliktit administrativ si dhe të zbatojnë drejtë dispozitat e LPA-së lidhur me efektin e padisë në ekzekutimin e akteve administrative të kontestuar

- Zbatojnë drejtë dispozitat e LPA-së lidhur me hartimin, veçanërisht arsyetimin e aktgjykimit

- Interpretojnë drejtë dispozitat LPA-së lidhur me afatin e dorëzimit të ankesës

- Analizojnë formën dhe përmbajtjen e mjeteve të jashtëzakonshme

Përmbajtja

• Padia në konfliktin administrativ• Aktgjykimi në konfliktin

administrativ • Mjetet juridike në konfliktin

administrativ

37

Page 38: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

E DREJTA E AZILIT – LEGJISLACIONI VENDOR DHE NDËRKOMBËTAR

HYRJA

Synim parësor i këtij trajnimi është ofrimi i njohurive për të drejtën e azilit si nga përspektiva legjislative ashtu dhe ajo praktike në kontekstin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit – Departamenti për çështje administrative, Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje Administrative, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

DATA15 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

- Të identifikojnë karakteristikat e ligjit për azilin të Kosovës;

- Të analizojnë raportin e ligjit për azilin të Kosovës me konventën ndërkombëtare për azilin;

- Të zbatojnë drejtë dispozitat Ligjit për Konfliktin Administrativ me rastin e vendosjes për azilin;

Përmbajtja

• E Drejta e Azilit - • Konventa Ndërkombëtare për Azilin• Inicimi i Konfliktit Administrativ për

të Drejtën e Azilit

Përfituesit

38

Page 39: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

LIGJI PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE – ASPEKTET PRAKTIKE TË ZBATIMIT TË TIJ NË KUADËR TË DEPARTAMENTIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

HYRJA

Synim i këtij trajnimi është njohja e gjyqtarëve me risitë e LPP-së, ngritja e shkathtësive praktike për ndërmarrjen e veprimeve ekzekutive përmbarimore në aksionet e shoqërive tregtare, zgjidhja e dilemave praktike në këtë aspekt dhe zgjidhja efikase e rasteve përmbarimore.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit – Departamenti për çështje ekonomike

DATA29 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë në mënyrë të drejtë dispozitat e reja të LPP-së

- Demonstrojnë shkathtësi në zgjedhjen praktike të rasteve. -Vlerësojnë drejtë kompensimin real për pasurinë e shpronësuar

Përmbajtja

• Risitë e ligjit të ri për Procedurën Përmbarimore

• Përmbarimi në aksionet dhe pjesët e shoqërive tregtare

• Përmbarimi i vendimeve të arbitrazhit

• Shuarja e shoqërive tregtare, ndryshimet statusore të tyre dhe reflektimet në rastet përmbarimore

39

Page 40: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

E DREJTA E AUTORIT

HYRJA

E drejta e autorit siguron një minimum të kritereve dhe të drejtave të autorëve për krijimet e tyre, andaj me këtë mbrohet kreativiteti i cili është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Synim parësor i këtij trajnimi është ofrimi i njohurive për mënyrën e operimit të së drejtës së autorit dhe të drejtave tjera relevante shiquar si nga përspektiva legjislative ashtu dhe ajo praktike në kontekstin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Trajnimi adreson problemet aktuale në të drejtën e autorit dhe mundëson diskutimin e këtyre problemeve në detaje.

Përfituesit

Gjyqtarët nivelit themelor dhe të apelit të departamentit për çështje komerciale dhe të përgjithshëm.

DATA10 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Analizojnë specifikat e të drejtës së autorit

- Kuptojnë legjislacionin ndërkombëtar në fushën e të drejtës së autorit

- Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore në fuqi

Përmbajtja

• E drejta e autorit dhe specikat e saj në Kosovë

• Legjislacioni ndërkombëtar në fushën e të drejtës së autorit dhe efekti i tij në legjislacionin vendor

• Zbatimi i të drejtave të autorit në praktikë

40

Page 41: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

E DREJTA PËR NJË PROCES TË RREGULLT SIPAS KEDNJ-SË

HYRJA

Neni 6 i KEDNJ përcakton që çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme dhe se çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia të provohet ligjërisht. Çdo person ka të drejtë të ndihmohet nga një avokat i cili paguhet nga shteti nëse është i varfër.

Qëllimi i këtij trajnimi është thellimi i njohurive t ë g j y q t a r ë v e l i d h u r m e p a r i m e t e përgjithshme për një proces të rregullt ligjor sipas kërkesave të KEDNJ dhe identifikimi i shkeljeve që janë bërë në praktikën gjyqësore të Kosovës duke i krahasuar më praktikën e GJEDNJ.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve

DATA13 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë në mënyrë të drejtë dispozitat mbi procesin e rregullt ligjor sipas kërkesave të KEDNJ

- Interpretojnë drejtë parimet e përgjithshme për një proces të rregullt ligjor sipas kërkesave të KEDNJ

- Evitojnë shkeljet e të identifikuara në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Gjykimi i drejtë brenda afatit të arsyeshëm sipas kërkesave të KEDNJ

• Parimet e përgjithshme sipas KEDNJ lidhur me të drejtën për proces të rregullt ligjor

• Shkeljet e identifikuara në praktikën gjyqësore të Kosovës dhe GJEDNJ

41

Page 42: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

RËNDËSIA E KEDNJ NË GJYQËSORIN KOSOVAR – PARIMI “NE BIS IN IDEM”

HYRJA

“Ne bis in idem” , si një parim i përgjithshëm ka gjetur aplikim të gjerë në praktikën e gjykatave evropiane. Kjo ka rezultuar me disa interpretime specifike të përdorura të këtij parimi si dhe me kritere të ndryshme të aplikimit të tij për lëmitë të caktuara të së drejtës.

Andaj ky trajnim synon të ofrojë një analizë në detaje të rolit të parimit “Ne bis in idem” në jurisprudencën e dy gjykatave Evropiane (Strasburgut dhe Luksemburgut) si dhe rolit të tij në praktikën gjyqësore vendore.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve

DATA13 maj 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë parimin “Ne bisin in idem” sipas kërkesave të KEDNJ

- Interpretojnë drejtë parimet “Ne bis in idem “ mbështetur në praktikën gjyqësore të GJED dhe GJEDNJ

- Analizojnë praktikën gjyqësore lidhur me parimin “Ne bis in idem” në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Parimi “ Ne bis in idem” sipas KEDNJ• Parimi “ Ne bis in idem” sipas

praktikës gjyqësore të GJED dhe GJEDNJ

• Parimi “ Ne bis in idem” sipas legjislacionit vendor zbatimi i tij në praktikën gjyqësore

42

Page 43: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

ASPEKTET E DISKRIMINIMIT SIPAS PERSPEKTIVËS SË KONVENTËS EVROPIANE PËR TË DREJTAVE DHE LIRITË

HYRJA

Ndalimi i diskriminimit është një pjesë kyçe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe konstatohet në të gjithë instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Synim i këtij trajnimi është thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me nenin 14 të KEDNJ për mosdiskriminimin dhe identifikimin i shkeljeve që janë bërë në praktikën gjyqësore të Kosovës duke i krahasuar më praktikën e GJEDNJ.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve

DATA13 mars 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Kuptojnë standardet evropiane për diskriminimin

- Analizojnë praktikën e GJEDNJ-së për diskriminimin

- Interpretojnë drejtë ligjin kundër diskriminimit

Përmbajtja

• Diskriminimi- standardet evropiane• Diskriminimi – praktika e GJEDNJ• Ligji kundër diskriminimit – praktika

vendore

43

Page 44: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

BARAZIA GJINORE

HYRJA

Barazia gjinore nuk nënkupton atë që femrat dhe meshkujt janë të njëjtë, por që ata kanë vlera të njëjta dhe duhet të kenë trajtim të barabartë.

Fokusi i këtij trajnimi do të jetë në vendosjen e të drejtave të njeriut në një kornizë më të gjerë konceptuale për t'u dhënë mundësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të krijojnë lidhje mes koncepteve të tyre jetësore me konceptin e të d r e j t a v e t ë n j e r i u t p ë r k a t ë s i s h t t ë i n s t r u m e n t e v e n d ë r k o m b ë t a r e d h e legjislacionit vendor, duke theksuar në mënyrë të pashmangshme pengesat kryesore që hasen në zbatimin e tij.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve

DATA23 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Interpretojnë drejtë çështjet e barazisë gjinore – mbrojtjen e të drejtave të gruas sipas instrumenteve ndërkombëtare dhe ligjeve vendore

- Zbatojnë drejtë dispozitat lidhur me të drejtat pronësore të grave

- Interpretojnë dhe zbatojnë drejtë aktet nënligjore për zbatimin e LMDHF-së

Përmbajtja

• Trajtimi i çështjeve të barazisë gjinore dhe mbrojtja e të drejtave të gruas në instrumentet ndërkombëtare dhe ligjeve vendore

• Të drejtat pronësore të grave • Aktet nënligjore – masat mbrojtëse

për zbatimin e LMDHF

44

Page 45: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

E DREJTA E BE-SË DHE EFEKTI I SAJ NË TË DREJTËN VENDORE

HYRJA

Synimi i këtij trajnimi është arritja dhe përfitimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me efektin e të drejtës evropiane në të drejtën nacionale të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim do të trajtohet roli i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së (GJED), Vendimi paraprak – nxjerrja dhe efekti i tij, procedura në këtë gjykatë, referencat, formulimi i kërkesës dhe përgjegjësia e shtetit për shkak të shkeljes së drejtës Evropiane dhe do te elaborohen raste-shembuj të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit si dhe prokurorët special.

DATA26 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Dallojnë efektin e të drejtës së BE-së në të drejtën vendore dhe të dinë të zbatojnë të drejtën evropiane në nivelin nacional

- Zbërthejnë rolin dhe rëndësinë e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, kompetencat, përbërja, organizimi dhe vendimet që mund të t'i nxjerr ajo

- Zbërthejnë procedurën që zhvillohet në GJED dhe të dinë se si bëhet referenca për një vendim paraprak në GJED si dhe të vlerësojnë natyrën juridike të referimit për vendimin paraprak.

Përmbajtja

• Efekti i së drejtës së BE-së në të drejtën vendore

• Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian – përbërja, detyrat dhe kompetencat

• Procedura në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe vendimi paraprak

45

Page 46: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

ZHVILLIMI I SHKATHTËSIVE GJYQËSORE

HYRJA

Duke pasur parasysh ndryshimet e kodit të procedurës penale lidhur me marrjen në pyetje dhe udhëheqjen e shqyrtimit gjyqësor është e nevojshme që gjyqtarët dhe prokurorët të trajnohen lidhur me zhvillimin e shkathtësive gjyqësore.

Në mënyrë specifike ngritja e shkathtësive do b ë h e t p ë r f j a l ë n h y r ë s e , m a r r j e n e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në pyetje, vënien në dyshim, rehabilitimin dhe fjalën përfundimtare.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit – departamenti i krimeve të rënda dhe i përgjithshëm si dhe policia

DATA27 – 29 mars 2014

KOHËZGJATJA 3 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë dispozitat e KPP për fjalët në pyetje, vënien në dyshim, rimarrjen në pyetje dhe fjalën përfundimtare

- Bëjnë dallimin në mes të marrjes së drejtpërdrejtë dhe të tërthorët në pyetje

- Bëjnë dallimin në mes të fjalës hyrëse dhe përfundimtare

Përmbajtja

• Fjala hyrëse• Marrja e drejtpërdrejtë dhe e

tërthorët në pyetje• Vënia në dyshim• Rimarrja në pyetje• Fjala përfundimtare

46

Page 47: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHKRIMI DHE ARSYETIMI GJYQËSOR

HYRJA

Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor ka për qëllim të ndihmoj gjyqtarët dhe prokurorët, në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale. Ky modul do zhvillohet në një ambient interaktiv diskutimi në mënyrë që drejtpërdrejtë të ndihmohet në zhvillimin e aftësive analitike tek gjyqtaret dhe prokuroret.

Përveç udhëzimeve teorike që do të ofrohen në përgjithësi për hartimin e vendimeve gjyqësore, do diskutohen në sesione të veçanta edhe rastet praktike të punuar sipas metodave të caktuara.

Përfituesit

Gjyqtarët e nivelit themelor dhe të apelit

DATA20 maj 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Analizojnë rregullat bazë për shkrimin e akteve dhe dokumenteve ligjore

- Zhvillojnë shkathtësitë për arsyetimin e akteve dhe dokumenteve ligjore

- Përpilojnë aktet ligjore dhe ti arsyetojnë sipas metodave më bashkëkohore të arsyetimit dhe shkrimit ligjor

- Zhvillojnë mendimin kritik- Demonstrojnë aftësitë hulumtuese

për çështjet ligjore

Përmbajtja

• Në përgjithësi për arsyetimin dhe shkrimin ligjor

• Metoda IRAC• Aplikimi i metodës IRAC në hartimin

e vendimeve civile• Aplikimi i metodës IRAC në hartimin

e vendimeve penale

47

Page 48: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MENAXHIMI I RASTEVE

HYRJA

Gjyqtarët dhe prokurorët ballafaqohen me sfida gjithnjë e më komplekse në menaxhimin e rasteve.

Ky trajnim do të fokusohet në parimet dhe teknikat për zhvillimin dhe menaxhimin modern, efektiv, të drejtë dhe transparent të sistemit të menaxhimit të rasteve.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit si dhe prokurorët special.

DATA12 qershor 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zhvillojnë shkathtësitë në menaxhim të rasteve në rasteve në gjykata dhe prokurori

- Identifikojnë parimet dhe teknikat moderne të menaxhimit efektiv dhe transparent të rasteve.

Përmbajtja

• Menaxhimi i rasteve në gjykata• Menaxhimi i rasteve në prokurori

48

Page 49: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

INTEGRITETI NË GJYQËSOR SI KUSHT PËR FITIMIN E BESIMIT TË PUBLIKUT

HYRJA

Zbatimi i parimeve dhe normave etike për gjyqtarë dhe prokuror në punën e tyre gjyqësore, por edhe në jetën jashtë saj ka një rëndësi të veçantë në forcimin e besimit të publikut. Ky trajnim do të përqendrohet në idenë se besimi i publikut dhe besimi në institucionet gjyqësore të Kosovës janë drejtpërdrejtë të lidhur ngushtë me sjelljen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Metoda themelore e realizimit të këtij trajnimi do të bazohen në hapjen e diskutimit për udhëzimet e zbatueshme etike dhe normat e tjera të mirësjelljes dhe shfrytëzimi i shembujve real të cilat përmbajnë dilema të mundshme etike për tu inkurajuar eliminimi i tyre dhe “përqafimi “i një filozofie etike që do të përdoret në rastin e eliminimit të dilemave të caktuara gjatë kryerjes së veprimtarive të tyre.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit si dhe prokurorët special.

DATA1 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Identifikojnë përgjegjësitë gjyqësore/prokurorët

- Njohin veprimtarin jashtë gjyqësore/prokuroriale

- Demonstrojnë standarde të larta personale dhe ekspertizës ligjore

- Ndihmojnë në krijimin e një “instikti” personal për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve etike

Përmbajtja

• Parimi i pavarësisë dhe paanësisë – faktorët që cenojnë këto parime

• Profesionalizmi, integriteti dhe dinjiteti moral i gjyqtarit/prokurorit

• Faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që zbehin besimin e publikut

49

Page 50: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

TRYEZE PUNE – BASHKËPUNIMI JURIDIK NDËRKOMBËTAR

HYRJA

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në nivel praktik ndërmjet institucioneve të ndryshme gjyqësore vendore me ato ndërkombëtare është i domosdoshëm ditëve të sotme me qellim të luftimit të kriminalitetit që paraqitet në forma të ndryshme.

Në këtë tryezë do të diskutohet për krijimin e praktikave më të mira në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet e ekstradimit dhe hetimeve të përbashkëta rreth krimit të organizuar dhe ngrirjes së aseteve.

Përfituesit

Gjyqtarët e prokurorët e caktuar si persona kontaktues për bashkëpunim jur idik ndërkombëtar.

DATA28 - 30 Janar 201410 - 11 Shkurt 201403 - 05 Mars 201419 - 21 Maj 2014

KOHËZGJATJA 3 ditorë

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Njohin metodat bashkëkohore të operacioneve ndërkufitare

- Analizojnë konventën ndërkombëtare për rrëmbimin e fëmijëve

- Demonstrojnë standarde në ekzekutimin e vendimeve të huaja

- Avancojnë njohuritë lidhur me hartimin e urdhër arrestit Evropian, dhe urdhërit për konfiskimin e pasurisë

Përmbajtja

• Operacionet ndërkufitare sipas metodave moderne të vlerësimit

• Konventa Ndërkombëtare për Rrëmbimin e Fëmijëve

• Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale

• Bashkëpunimi me Institucionet e BE-së

50

Page 51: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PROCEDURA KUNDËRVAJTËSE NDAJ KRYERËSVE TË MITUR TË KUNDËRVAJTJEVE

HYRJA

Çështjet e rëndësishme për shoqërinë tonë është mirëqenia e të miturit, andaj reagimet e gjyqtarëve në procedurë ndaj kryerësve të veprës kundërvajtëse duhet të janë të shpejta dhe efikase, për këtë edhe është e nevojshme të trajtohet kjo temë

Përfituesit

Gjyqtarët e divizionit për kundërvajtje.

DATA08 maj 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë përkatëse ligjore për të mitur

- Zhvillojnë procedurën kundërvajtëse ndaj të miturve sipas dispozitave ligjore

- Identifikojnë dhe dallojnë masat ndaj të miturve

Përmbajtja

• Kushtet për fillimin e procedurës ndaj të miturve

• Prioriteti i zhvillimit të procedurës kundërvajtëse

• Procedura e ballafaqimit për të mitur

51

Page 52: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PLANI I ZBATIMIT

TË PROGRAMIT

KORNIZË TË

TRAJNIMEVE PËR AVANCIM (PTA)

TRAJNIMEVE PËR AVANCIM (PTA)

Page 53: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Mbështetur në Programin Kornizë të Trajnimeve, në kuadër të PTA do të ofrohen programe specifike për kategoritë e përcaktuara me ligj dhe akte nënligjore. Siç përcaktohet edhe në kornizën ligjore që i referohet PTA-së, përfitues të tij janë gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit të sapoemëruar të cilët do të marrin pjesë në trajnimet e veçanta si dhe ata të cilët ushtrojnë funksionet e tyre por që avancohen brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Me gjithë faktin se trajnime të karakterit të pastër profesional dhe të tilla që synojnë zhvillimin e shkathtësive interdisiplinore dhe personale ofrohen në mënyrë të vazhdueshme për gjyqtarët dhe prokurorët, e të cilat mbulohen nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm ku për identifikimin e nevojave përdoren mekanizma të shumtë paraqitet nevoja që kategoritë e caktuara përfituese të PTA-së të ndjekin trajnime specifike në ditët e para të marrjes së detyrës së re.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit të sapoemëruar dhe ata të cilët ndërrojnë profilet e tyre të punës nga gjyqtarë në prokurorë apo anasjelltas, ndërrojnë departamentet apo avancohen në pozitë kanë nevojë për programe orientuese të cilat iu ndihmojnë në familjarizimin me vendin e ri të punës dhe në tejkalimin e vështirësive që mund të shfaqen.

Në funksion të kësaj, PTA, ka përgatitur programe adekuate orientuese për këto kategori. Programet orientuese ofrojnë module që synojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive dhe etikës së nevojshme për fillimin dhe ushtrimin e funksionit të gjyqtarit apo prokurorit të shtetit në pajtim me kërkesat ligjore për kategoritë e lartpërmendura.

HYRJA

53

Page 54: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Për gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit të sapoemëruar në këto funksione do të ofrohen trajnime adekuate me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të tyre të karakterit profesional, interdisiplinar dhe personal.

Programi orientues i përcaktuar për këtë kategori përgatit përfituesit e tij për kryerjen e punës me sukses menj¸her¸ pas marrjes së detyrës.

Ky program ka për qëllim që të informoj përfituesit e tij lidhur me shkathtësitë praktike të të qenurit gjyqtar përkatësisht prokuror i shtetit me fokus në:

• Ballafaqimin me paanshmërinë, qëndrimin dhe vlerat• Sjelljen e përshtatshme brenda dhe jashtë gjykatës/prokurorisë• Etikën profesionale• Mësimin e komunikimit efektiv• Shkathtësitë në procedurë gjyqësore dhe marrjen e vendimeve• Implementimin e praktikave më të mira.

Gjatë zbatimit të programit lidhur me përcaktimin e moduleve trajnuese kujdes i veçantë do t'i kushtohet faktit se gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar kanë përfunduar apo jo Programin e Trajnimit Fillestar.

Për këtë kategori fokusi i programit trajnues do të jetë tek; fusha penale materiale/procedurale, civile materiale/procedurale, administrative, Drejtësia për Fëmijë, e drejta ekonomike, shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor, menaxhimi i rastit, shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim, etikë profesionale, e drejta ndërkombëtare (Acquis communataire) dhe të drejtat e njeriut.

Programet Orientuese të ofruara në PTA

Programi Orientues për Gjyqtarët/Prokurorët e Shtetit të sapoemëruar

Programi Orientues për gjyqtarët/prokurorët që emërohen në këto pozita për herë të parë (pasi që kanë përfunduar trajnimet ne PTF)

•Faza e parë përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

-Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës dhe

-Simulimi i gjykimit-metoda e studimit të rastit konkret (varësisht nga departamenti)

•Faza e dytë përmban module që fokusohen në kompetencën interdisiplinare dhe personale, e të cilat janë:

-Teknikat e përfaqësimit në gjykim-Menaxhimi i rasteve-Komunikimi

Programi Orientues për Gjyqtarët/prokurorët që emërohen në këto pozita për herë të parë (të cilët nuk kanë ndjekur trajnimet në PTF)

•Faza e parë përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale , e të cilat janë:

-Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës dhe

-Simulimi i gjykimit-metoda e studimit të rastit konkret (varësisht nga departamenti)

•Faza e dytë përmban module që fokusohen në kompetencën interdisiplinare dhe personale, e të cilat janë:

-Shkrimi dhe Arsyetimin Gjyqësor-Teknikat e përfaqësimit në gjykim-Menaxhimi i rasteve-Komunikimi-Etika profesionale54

Page 55: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Avancimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga një nivel në nivelin tjetër të gjykatave apo prokurorive shtrojnë nevojën që këto ndryshime të shoqërohen edhe me ndjekjen e disa trajnimeve specifike nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat do t'i përshtaten veçorive të tyre.

Në këtë drejtim IGJK ofron programe orientuese për secilën nga këto kategori, të cilat janë të gatshme për zbatim në çdo kohë kur ndodhin këto avancime brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial apo ndërrime të profileve.

Programet orientuese për gjyqtarët dhe prokurorët që avancohen nga një nivel në tjetrin fokusohen në zhvillimin e shkathtësive dhe praktikave si:

• Ballafaqimi me procedurat e reja dhe juridiksionin e ri• Roli i gjyqtarit apo prokurorit sipas kompetencës së nivelit ku janë avancuar • Nxjerrja dhe arsyetimi i vendimeve të drejta• Përfaqësimi i ndjekjes penale para Gjykatës së Apelit

Ndërrimi i profilit nga gjyqtar në prokuror apo anasjelltas, po ashtu imponon nevojën e ndjekjes së trajnimeve specifike të cilat i përshtaten veçorive të funksioneve përkatëse. Programi orientues për këta përfitues i informon për karakteristikat e të qenurit gjyqtar/ prokuror, natyrën dhe përgjegjësitë e njërit apo tjetrit funksion me fokus:

• Ballafaqimin me pozitën e re dhe përgjegjësitë që dalin nga ky funksion• Veprimet procedurale që ndërmerr gjyqtari apo prokurori• Grumbullimin e provave dhe përfaqësimin e aktakuzës• Analizimin dhe administrimin e provave

Gjyqtarët/prokurorët e avancuar nga një nivel në tjetrin dhe/apo që ricaktohen nga një departament në tjetrin si dhe ata që ndërrojnë profilin

Programi Orientues për Gjyqtarë/ prokurorë nga niveli themelor në atë të Apelit

•Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

-Kompetenca dhe juridiksioni në nivelin e apelit -Kompetenca dhe juridiksioni departamentin përkatës

Programi Orientues për Gjyqtarë/prokurorë nga një departament në tjetrin në kuadër të njëjtit nivel

•Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

-Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës

Programi Orientues për kategorinë që kalon nga pozita e gjyqtarit në atë të prokurorit dhe anasjelltas

•Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

-Kompetenca dhe juridiksioni në nivelin themelor/apelit -Kompetenca dhe juridiksioni departamentin përkatës -Karakteristikat e rolit dhe funksionit te gjyqtarit-Karakteristikat e rolit dhe funksionit të prokurorit

55

Page 56: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Përfundimi

Kurrikula e PTA-së është dizajnuar për gjyqtarë dhe prokurorë të sapoemëruar, që kanë kaluar nga një nivel më i ulët në atë më të lartë të gjykatave apo prokurorive si dhe për ata që kanë ndërruar profilet nga gjyqtar në prokuror apo anasjelltas. Kategoritë e lartpërmendura do të përfshihen në programet orientuese të organizuara në IGJK. Programet orientuese përmbajnë module nga kompetenca profesionale, ndërdisiplinore dhe personale përshtatshmërisht me natyrën dhe përgjegjësitë e reja. Metodologjia e përdorur në këto programe fokusohet në ushtrime praktike dhe simulime të gjykimeve me ç'rast gjyqtarët dhe prokurorët do të ambientohen me vendin e ri të punës dhe në tejkalimin e vështirësive që mund të shfaqen në praktikë

Ky plan trajnimi i përfshirë në periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 nënkupton kryesisht hartimin e moduleve adekuate dhe përmbajtjen e temave konkrete të cilat do të jenë të gatshme për zbatim kurdo që nga organet kompetente vendoset për avancimin, caktimin apo ricaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në funksione tjera nga ato që janë duke ushtruar. Nga kjo del konstatimi se zbatimi i këtij programi është i varur nga ndryshimet në sistemin gjyqësor e prokurorial në drejtim të emërimit apo ricaktimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

56

Page 57: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 58: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PLANI I ZBATIMIT

TË PROGRAMIT

KORNIZË TË

TRAJNIMEVE PROFESIONISTËT TJERË

TRAJNIMEVE PROFESIONISTËT TJERË

PËR

Page 59: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i Kosovës, përveç trajnimeve për gjyqtarë, prokurorë dhe kandidatëve për këto pozita ofron kurse trajnuese edhe për profesionistët tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial.

Bazuar në këtë, Programi Kornizë i Trajnimeve 2014-2015 ka paraparë një numër të caktuar të trajnimeve për këta profesionist, të cilat synojmë që t'i realizojmë brenda periudhës që mbulon ky program trajnimi.

Plani për Zbatimin e Programit Kornizë të Trajnimeve do përmbajë në vete trajnimet që do të realizohen në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, prandaj në këtë plan përfshihen module trajnuese për kategori të ndryshme të cilat janë të dizajnuara për veprimtarinë e tyre në mënyrë që të ndikojnë në efikasitetin dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve. Po ashtu këto kurse do të shërbejnë si burim i mirë për praktikat administrative, funksionale dhe organizative të gjykatave dhe prokurorive.

Identifikimi i nevojave për trajnime për profesionistët gjyqësor është bërë në konsultim edhe me aktorët kryesor të cilët përfaqësojnë këta profesionist, por edhe me ndihmën e mekanizmave tjerë që janë përdorur e kryesisht nga propozimet e bëra nga vet këta profesionist, prandaj vlerësojmë se ky program do të përmbush kërkesat profesionale për trajnime të profesionistëve që punojnë në gjykata dhe prokurori.

Për zbatimin e këtij plani për gjashtëmujorin e parë të viti 2014, është hartuar edhe kalendari i trajnimeve dhe aplikacioni për pjesëmarrje të cilët i janë bashkëngjitur këtij dokumenti, ku të gjithë përfituesit e interesuar mund të aplikojnë për trajnimet konkrete me qëllim që të marrin pjesë në këto trajnime.

Programi i trajnimeve për profesionistët tjerë

Përmbajtja e programit

• Shkrimi gjyqësor • Moduli për bashkëpunëtorë profesional • Procedura përmbarimore

Përfituesit e këtyre trajnimeve do të jenë stafi i gjykatave dhe prokurorive si bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët përmbarues dhe zyrtarët ligjor.

59

Page 60: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

SHKRIMI DHE ARSYETIMI GJYQËSOR

HYRJA

Vendimet gjyqësore, sipas rregullit duhet të hartohen dhe të arsyetohen sipas disa rregullave të caktuara. Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor konsiderohet çështje dhe shkathtësi qenësore në gjyakta dhe prokurori në avancimin e administrimit të gjyqësorit.

Puna e bashkëpunëtorëve professional është shumë ngushtë e lidhur me punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, prandaj për këtë arsye është shumë me rendësi që këta profesionist gjyqësor të mbështeten në procesin e hartimit të vendimeve gjyqësore me qëllim që ato të jenë hartuar dhe i arsyetuar në pajtim me ligjin.

Përfituesit

Bashkëpunëtorët profesional në Gjykata dhe Prokurori të Shtetit

DATA12 shkurt 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- hartojnë vendime gjyqësore cilësore, në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin

- arsyetojnë aktgjykimet në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike bazuar në dispozita ligjore

- aplikojnë metoda të avancuara në arsyetimin e vendimeve gjyqësore

Përmbajtja

• Teknikat e hartimit të aktgjykimeve

• Arsyetimi ligjor i aktgjykimeve

• Pjesët e aktgjykimit – aktvendimit dhe përmbajtja e tyre

60

Page 61: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

MODULI PËR BASHKËPUNËTORËT PROFESIONAL - VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT

HYRJA

Bashkëpunëtorët profesional në sistemin e drejtësisë ushtrojnë veprimtari profesionale në ndihmë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si në përgatitjen e rasteve penale, ato civile dhe në fushat tjera të së drejtës, sigurojnë materiale të domosdoshme juridike për shqyrtimin e ligjeve dhe çështje tjera.

Andaj me qëllim të krijimit të një shërbimi sa më profesional është e nevojshme që edhe kjo kategori të ketë mundësinë e ndjekjes së kurseve të posaçme trajnuese lidhur me veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Përfituesit

Bashkëpunëtorët profesional në Gjykata dhe Prokurori të Shtetit

DATA21 maj 2014

KOHËZGJATJA 2 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- përkufizojnë veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

- demonstrojnë bashkëpunimin me gjyqtarët dhe prokurorët

- ndihmojë gjyqtarin apo prokurorin në përgatitjen e vendimeve në procedure penale që kanë të bëjnë me këto vepra.

Përmbajtja

• Karakteristikat themelore të veprave penale nga ky kapitull dhe kualifikimi juridik i tyre

• Elementet qenësore që dallojnë këto vepra nga veprat tjera penale

• Problemet praktike në zbatimin e dispozitave ligjore për zbatimin e dispozitave ligjore nga ky kapitull

61

Page 62: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

PROCEDURA PËRMBARIMORE

HYRJA

Përmabruesit e Gjykatës janë implementues mjaft të rendësishëm në sistemin përmbarues. Për të jetësuar në mënyrë të drejtë dhe efektive vendimet e gjykatës është e domosdoshme që përmbaruesit e gjykatës të ndjekin trajnimet adekuate për procedurën e përmbarimit.

Kjo nevojë tanimë bëhet më se e nevojshme për faktin se në vitin 2014 do të fillojë të zbatohet një system i ri i përmbarimit i cili është paraparë me Ligjin për Procedurën Përmbarimore.

Përfituesit

Përmbaruesit e Gjykatës

DATA02 prill 2014

KOHËZGJATJA 1 ditor

VENDI

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë kompetencat e përmbaruesve të Gjykatës në procedurën përmbarimore

- Dallojnë veprimet përmbarimore në përmbarimin e sendeve të luajtshme nga ato të paluajtshme

- Vlerësojnë kompetencat e përmbaruesve privat në procedurën e përmbarimit

Përmbajtja

• Ndryshimet në procedurën përmbarimore

• Kompetenca e gjykatës në procedure e përmbarimit

• Roli dhe detyrat e përmbaruesit gjyqësor në procedurën e përmbarimit

62

Page 63: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 64: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Kalendari i Programit 2014

Kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative si dhe palët në procedure

E drejta e ndërtimit dhe ndërtimi në tokën e huaj

Gjykimi madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijës

Trafikimi me qenie njerëzore dhe kontrabandimi me migrant

Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës

Përmbarimi i titujve ekzekutiv

Mbrojtja kundër dhunës në familje

Aspektet e diskriminimit sipas perspektivës së KEDNJ-s¸

Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore

Shqyrtimi paraprak i padisë

Veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike

E drejta e Azilit – legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar

Barazia Gjinore

Masat e fshehta dhe teknike tëhetimit dhe vëzhgimit

Rëndësia e KEDNJ në gjyqësorin kosovar – parimi “Ne bis in idem”

Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor

Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme (penale)

Mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave

Menaxhimi i rasteve

Konflikti Administrativ

Procedura penale kur përfshihen kryerës me çrregullime mentale

Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor

Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësim

E Drejta për një proces të rregullt sipas KEDNJ-së

Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Konfiskimi i aseteve – kompetenca dhe procedura

Shpërlarja e parave

Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët, ndarja dhe pjesëtimi

Dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunues

Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut

Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike (civile)

Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare)

Ligji për procedurën Përmbarimore – aspektet praktike të zbatimit të tij në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike

Procedura Kundërvajtëse ndaj kryerësve të mitur të kundërvajtjeve

Terrorizmi dhe format e paraqitjes së tij

Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare

Veprat penale kundër të drejtave të votimit

E Drejta e Autorit

Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhori

E drejta e BE-së dhe efekti i saj në të drejtën vendore

PROGRAMI Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor

21

23

28

30

4

6

11

13

18

20

25

3,4

6

11

13

18

20,21,22

25

27

3

8

10

15

17

23

29

6

8

13

15

20

22

29

3

5

10

12

17

19

26

Page 65: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Programi për trajnimet e vazhdueshme Janar-Qershor 2014

Formular për Aplikim

Kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative si dhe palët në procedureData:21/01/2014

Procedura penale kur përfshihen kryerës me çrregullime mentale Data:23/01/2014

E drejta e ndërtimit dhe ndërtimi në tokën e huaj Data: 28/01/2014

Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor Data: 30/01/2014

Gjykimi madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijësData:04/02/2014

Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësimData:06/02/2014

Trafikimi me qenie njerëzore dhe kontrabandimi me migrantData:11/02/2014

E Drejta për një proces të rregullt sipas KEDNJ-sëData:13/02/2014

Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës Data:18/02/2014

Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë Data:20/02/2014

Përmbarimi i titujve ekzekutivData:25/02/2014

Konfiskimi i aseteve – kompetenca dhe proceduraData:03,04/03/2014

Mbrojtja kundër dhunës në familjeData:06/03/2014

Shpërlarja e paraveData:11/03/2014

Aspektet e diskriminimit sipas perspektivës së KEDNJ-s¸ Data:13/03/2014

Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët, ndarja dhe pjesëtimiData:18/03/2014

Emri:

Gjykata/Prokuroria:

____________________

____________________

Kontakti:

Tel:

Email:

____________________

____________________

____________________

____________________

Dega:

Departamenti:

____________________

____________________

Page 66: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publikeData:08/04/2014

Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike (civile)Data:10/04/2014

E drejta e Azilit – legjislacioni vendor dhe ndërkombëtarData:15/04/2014

Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare)Data:17/04/2014

Barazia GjinoreData:23/04/2014

Ligji për procedurën Përmbarimore – aspektet praktike të zbatimit të tij në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike Data:29/04/2014

Masat e fshehta dhe teknike tëhetimit dhe vëzhgimitData:06/05/2014

Procedura Kundërvajtëse ndaj kryerësve të mitur të kundërvajtjeveData:08/05/2014

Rëndësia e KEDNJ në gjyqësorin kosovar – parimi “Ne bis in idem”Data:13/05/2014

Terrorizmi dhe format e paraqitjes së tij Data:15/05/2014

Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësorData:20/05/2014

Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare Data:22/05/2014

Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme (penale)Data:29/05/2014

Veprat penale kundër të drejtave të votimitData:03/06/2014

Mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave Data:05/06/2014

E Drejta e AutoritData:10/06/2014

Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikutData:03/04/2014

Shqyrtimi paraprak i padisë Data:27/03/2014

Dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunuesData:25/03/2014

Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore Data:20,21,22/03/2014

Menaxhimi i rasteveData:12/06/2014

Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhoriData:17/06/2014

Konflikti AdministrativData:19/06/2014

E drejta e BE-së dhe efekti i saj në të drejtën vendoreData:26/06/2014

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Tel. +381 38 200 18 670web: e-mail adresa:

http://[email protected]

Page 67: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Trajnimet për profesionistët gjyqësor Janar-Qershor 2014

Formular për Aplikim

Procedura përmbarimore Data:12/02/2014

Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësorData:02/04/2014

Veprat penale kundër të drejtave dhe lirive të njeriutData: 21/05/2014

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Tel. +381 38 200 18 670web: e-mail adresa:

http://[email protected]

Emri:

Gjykata/Prokuroria:

____________________

____________________

Kontakti:

Tel:

Email:

____________________

____________________

____________________

____________________

Dega:

Departamenti:

____________________

____________________

Page 68: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 69: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme
Page 70: Plani i Zbatimit të Programit Kornizë të Trajnimeve …...Planifikimi dhe udhëheqja e hetimeve (krimet ekonomike dhe financiare) Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme

Instituti Gjyqësor i KosovësKosovski Institut za PravosudjeKosovo Judicial Institute

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Tel. +381 38 200 18 670web: http://igjk.rks-gov.net

e-mail adresa: [email protected]