20
1 PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - Udhëzues Terreni (fushe)

PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

  • Upload
    others

  • View
    20

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

1

PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË- Udhëzues Terreni (fushe)

Page 2: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

2

SNV- Organizata Hollandeze për Zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

Materialet dhe pikëpamjet e shrehura në këtë studimmundet që të mos reflektojnë domosdoshmërishtpikëpamjet ose politikën e Organizatave financuese.Mbajtësit origjinal të së drejtës së autorit tëinformacionit të përdorur janë plotësisht të pranuar.Riprodhimi dhe shpërndarja e materialit në ketëpublikim për edukimin ose qëllime të tjera jokomerciale janë të autorizuara me vërtetimin e duhur.

Shoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: Federatae Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe KullotaveKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku Diber

Page 3: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

3

HYRJENë fondin pyjor shqiptar, janë mbi 11 mijë hektarë lajthi

që takohen kudo nga Shkreli në veri deri në Skrapar eKolonjë në jug të Shqipërisë. Pjesa me e madhe e tyreështë transferuar në pronësi të komunave. Të vendosuranë shpate rreth fshatrave, ata përdoren kryesisht perkullotje. Fermerët kanë filluar të shtojnë interesin për t’itrajtuar këto shkurre të degraduara e për të marre tëardhura prej tyre. Në zonën fushore bregdetare janë rreth50 mijë rrënje lajthi të kultivuara në blloqe. Udhëzuesi kapër qëllim të këshilloje fermerët për të bërë projekte përblloqe të reja me lajthi, si dhe për të mbrojtur, rehabilituare konvertuar për prodhim fruti lajthishtet natyrore. Tëdhënat për konsumin, tregun, kërkesat e ofertat janëorientuese.

SHITJET, KONSUMIKonsumi i lajthisë është i ulët, më pak se 200 ton në

vit, tregu kërkon më shumë frutat e qëruara. Fruti përdoretgjërësisht në industrinë ushqimore sidomos në atë tëëmbëlsirave dhe likernave. Rreth 15 kompani e përdorinpër prodhime të amballazhuara si kek “Buon dolce”, apobiskota të tjera me çokollatë. Insika shpk, me bazë nëDurrës, përdor mesatarisht 100 kg lajthi të qëruara në muajnë prodhimin e ëmbëlsirave me çokollatë. Sipas rastevefrutat importohen nga Turqia apo burime të tjera.

Page 4: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

4

ARRITJA E TREGUT DHE ÇMIMETNë tregun e jashtëm lajthitë kanë çmime më të larta se

arrorët e tjerë. Aktualisht, tregu jone ka për lajthine çmimemë të ulëta se për arrat. Kjo mund të jetë koniukture epërkohshme e ndikuar nga përqendrimi i prodhimit në njërreth të vetëm dhe mungesa e konkurrencës midis blerësve.Çmimi mesatar për njësi për sasitë e vogla të lajthive tëimportuara është shumë më i lartë (421 lek/kg në 2006).

Çmimet e lajthive në faza të ndryshme të zinxhirit të ushqimit

Faza në zinxhirin e ushqimit LajthitëProdukti vendas - çmimi prodhuesit Vlerësimi: 70- 80Çmimi i shumicës - në lëvozhgë Prodhim vendi 100Çmimi i pakicës - në lëvozhgë Prodhim vendi 150

Të importuara 90Çmimi i shumicës të qëruara Të papjekura 960-1,200

Të pjekura 1,020-1,300

Lajthitë e importuara arrijnë deri 30-40 tonë në vit

PRAKTIKA KULTURALE TË TRASHËGUARATË PËRDORIMIT DHE VJELJES

Historikisht, frutat janë vjelënga korijet me lajthi natyrorepërreth fshatrave për mijëravjet. Vjelësit kanë qenë barinjtëe fëmijët. Shpesh, pjekja e tyrekoençidonte me prodhimin egjethit të dushkut, dhe prania elajthive sikur lehtësonteprocesin. Megjithëse herë pasherë pritej për prodhimthuprash, apo edhe për tu djegur.Lajthia ka mbijetuar pa asnjë përkujdesim si punimi,plehërimi apo ujitje. Kultivimi i saj u praktikua në të shumtëne rasteve pas viteve ’30 të shekullit të kaluar, ku u ngritdhe i pari masiv me lajthi të kultivuar në Visokë të

Page 5: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

5

Mallakastrës, i cili krahas prodhimit, shërbeu edhe si burimfidanash për dhjetra ferma htetërore të kohës së ekonomisësë centralizuar

PAS VJELJAShumica e kultivuesve nëse kanë planifikuar të shesin,

përpiqen që ta realizojnë shitjen menjëherë pas vjeljes,për të shmangur telashet e magazinimit. Tharja, kur ështëe nevojshme, realizohet në mënyrë natyrale pas larjes, eshoqëruar më pas me kalibrimin e ndarja në llojë uniform.Me përjashtim të Fierit, Gjirokastrës, Durrësit e Lezhës(së bashku japin 86 % të prodhimit, ku përveç plotësimittë nevojave të familjeve, tepron edhe për të shitur në rrethete tjera, shitjet janë rastësore dhe prodhimi mbahet përpërdorim vetjak ose tregti lokale.

VJELJANjë pemishte lajthish e

mirëmenaxhuar prodhon përhektar afërsisht 2500 kg, ose sagjysma e asaj të mbjellë mearrë. Lajthitë janë vjelë me dorëdhe përgjithësisht praktikat evjeljes nuk kanë ndryshuar nëvendin tonë këto dy mijë vitet efundit. Metoda më e thjeshtëështë ti lesh të bien në tokë.Fillimi i hapjes zhguallit dherënia është shenja që ka filluar pjekja.

Duhet bërë kujdes të shmanget vjelja e parakohshme.Në dy javët e fundit të qëndrimit në pemë pesha e thelbitshtohet në mënyrë të ndjeshme. Fermerët me përvojë sikultivues në kohën e pjekjes kontrollojnë çdo ditë, dhembledhin vetëm ato që kanë rënë spontanisht në tokë. Nëvitin 2006 u raportua 184 Mt lajthi të prodhuara në gjithëvendin. Kur punohet në një plantacion mjaft të madh, njëperson mund të mbledhë deri në 50 kg në ditë.

Page 6: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

6

PËRMIRËSIMI I GRUMBUJVESi shumë pasuri të tjera të natyrës edhe lajthia është

parë si një mall pothuaj pa zot, që e dhuron natyra dhenjerëzit thjeshtë i kanë marrë frutat, thuprat e gjethet.Pyjet e shohin si një vogëlushe xhuxhe të pavlerë,frutikultura e pranon nën hijen e kumbullës, arrës apoqershisë.

VENDNDODHJA E LAJTHISHTEVE NATYRORE:E rritur në natyrë, në vendet e zgjedhura prej saj lajthia

e ‘butë është shkurre. Në vendin tonë gjenden në formënatyrore dy specie lajthish të emërtuar Coryllis Avellana Lapo e klasifikuar si lajthia e butë; si dhe lajthia e egër(Corylis colurna) e njohur edhe si lajthia turke, që arrinpërmasat e një druri me majë piramidale 10 deri 12 metëre lartë dhe në kushte të favorshme deri në 20-30 metër.Takohet fare e rrallë në zona shkëmbore midis zonës sëdushkut e të ahut. Në rastin e shartimeve preferohet përnënshartese.

DEMONSTRIME PËR REHABILITIMIN DHEKULTIVIMIN E LAJTHIVE NATYRORE

PROJEKTIMI I VARIANTEVEPërgjithësisht lajthishtet natyrore kanë numër të madh,

mbi 10 mijë lastar për hektar. Dendësia është një ndërshkaqet e prodhimtarisë së ulet si dhe e vështirësive nëvjelje. Shërbimi pyjor në bashkëpunim me Federatatrajonale të pyjeve komunale si dhe shoqatat e përdoruesvetë pyjeve dhe kullotave mund të krijojnë sipërfaqetdemonstrative për rehabilitimin dhe kultivimin e lajthishtaveekzistuese

Hapi i parë: përzgjedhja. Preferohen masive që kanënumrin e bimëve të nevojshëm; fshati bie dakord përmbylljen dhe vënien në ruajtje të sipërfaqes demonstrative

Hapi i dytë: përgatitja e projektit të përmirësimit.Bazuar në gjendjen aktuale projekti përcakton radhën e

Page 7: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

7

ndërhyrjeve, rrethim, ricungim aporrallim, teknologjinë e shartimit,mirëmbajtjen dhe trajtimet passhartimit, analizën kosto fitime.

Teknologjia e zgjedhur iu bëhet enjohur fermerëve, si dhe ata biendakord për kujdestarin e sipërfaqesdemonstrative. Teknologjia epërgatitur diskutohet e përshtatet mepërdoruesit deri sa arrihet vendimifinal. Specialisti i ekstensionit duhettë jetë pjesëtar si në përgatitje ashtuedhe vendim marrje e monitorim tedemonstrimeve.

AKTIVITETET KRYESORE PËR ZBATIM:a) Përgatija e grumbullit të zgjedhur: Tre ndërhyrje

konsiderohen si përgatitore, gardhimi sipas kufijve të rënëdakord, prerje rigjeneruese në gjithë sipërfaqen,përzgjedhja dhe lënia e drurëve të së ardhmes, një pjesë etë cilëve do të përdoren si nënshartesa. Këshillohet që tëketë përzierje të pemëve të shartuara me ato tëpashartuara, duke pretenduar për rolin e polenizuesit. Numrii trungjeve dhe forma e lartësi të ndryshme të kurorës mundtë përzgjidhen për tu eksperimentuar.

b) Përgatitja e nënshartesave: konsiston nëpërzgjedhjen e pemëve dhe pozicionit të tyre, shënimi dheprerja e tyre. Këshillohet që shartuesit të kontraktohen ngafermerët dhe të kenë eksperiencë për realizimin e shartimit.

c) Përzgjedhja e kalemave. Ka pak njohuri për drurëtmëmë të disponueshem. Tre mund të konsiderohenmundësitë kryesore:

1. pemëtoret ekzistuese;2. koleksioni me disa kultivarë Spanjoll në fidanishten

e fshatit Qenam (Rajmonda Nako 2009).3. importimi dhe testimi i kultivarëve amerikan

Barcelona Ennis, Leeis dhe Casina, apo të tjerë tërekomanduar.

Page 8: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

8

Si për fidanët e shartuar, ashtu edhe ato që mund tëvendoset të lihen në rolin e pjalmuesit, do të përzgjidhetmënyra e trajtimit, me një kërcell të vetëm, 2 ose tre kërcejanësore krahas atij kryesor apo më shumë kërcej. Lartësiae kurorës mund të fillojë nga 60 cm deri në një metër.

Një kultivues nga Dibra është përdorues i rrethtre dynim me lajthi natyrore. Ai tregon se di tëtrajtojë mollën e kumbullën por nuk ka trajtuarasnjëherë lajthitë. Unë kam një lajthishtë tëdegraduar, në planin e mbarështimit ështëparashikuar të lihet në gjendjen ekzistuese, unënë fakt dua ta krasis e ta përmirësoj, kur ështëkoha më e mirë për ta krasitur dhe sa rëndë mundta krasis atë?

Përpara krasitjes është mirë të bësh një vëzhgim tëhollësishëm se sa është dendësia e bimëve, si dhe cila ështëgjendja e tyre.

Krahas kësaj do të këshillohesh me specialistin eekstensionit në komunë. Do ti shpjegosh se çfarë ke nëmendje dhe çfarë kërkon të arrish dhe ai do të rekomandojëtrajtimet përfshirë edhe krasitjen. Nuk e di as se si do që tëduket në të ardhmen lajthishta jote. Lajthia mund të pritetrrafsh me tokën. Në pranverën e ardhshme ajo doshpërthejë dhe do të jetë plot me lastarë të rinj. Kjo njihetsi ricungim, një trajtim tradicional nga fermerët që epërdorin lajthinë për të prodhuar thupra për gardhe, koshaapo shporta. Ajo mund të rrallohet dhe filizat e mbetur pasrrallimit mund të krasiten për tu dukur si pemë, me njëtrung kryesor, por do që ta mbash nën vëzhgim e të heqëshvazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Nëfakt, duket shumë bukur nëse do të vendosësh ti japëshkëtë formë. Mund të fillojë të prodhoje edhe lule e fruta.Trungu ka formë të bukur me gunga, kurora plot me degëzae gjethe, me ngjyra që ndryshojnë sipas stinëve, me dylloje lulesh gjatë dimrit. Nëse vërtet vendosh ta krasisësh,është mirë që këtë ta bësh në Janar - Shkurt.

Page 9: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

9

Lajthia është vetë sterile; polen iprodhuar nga lëvaret e një varietetitsi rregull nuk pllenon lulet femëroretë të njëjtit varietet.

Lulet mashkullore dalin në dimër,disa herë në tufëza, dhe gradualishtzgjaten e lëshojnë polenin. Luletfemërore janë të grupuara në degëzatë zhveshura janë të vogla me ngjyrëtë kuqe me dy kreza të përkulura nëmajë. Kokrra e polenit, e ardhur ngavarietet me përputhje, mbin në bazën e lules femërorebrenda 4-7 ditëve pas pjalmimit, por më pas zhvillimindërpritet dhe mbetet në gjendje qetësie për 5-6 muaj.Herët në verë, vezorja zmadhohet dhe një zhguall i gjelbërformohet rreth tij. Kur lëvozhga arrin gjysmën e madhësisë,ovula zhvillohet brenda dhe ndodh pllenimi.

Nëse është i suksesshëm nis të formohet lajthia e gjelbërqë në fund të verës shndërrohet në të kafenjtë, gjethetbëhen të kafenjtë në të argjend dhe kokrrat fillojnë të bien.Megjithëse gjethet bien në dimër, nuk mund të thuhet sebima fle, pasi ajo është në proces gradual lulëzimi

KUR FLENË LAJTHITËNATYRORE

METODAT E SHTIMIT

Vendimi i fermerit për të mbjellëapo shartuar lajthi duhet tëshoqërohet me zgjedhjen epjalmuesit, që duhet të jetë ipranishëm në fidanishte apopemëtore, pasi mundet që përndonjë kultivar, pjekja e lulevefemërore të mos koincidojë me atomashkullore.

Page 10: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

10

METODAT E SHUMEZIMIT:

Kjo do të sigurojë polenizimin e kryqëzuar. Është ekëshillueshme të jenë rreth 20% e numrit të pemëve nërolin e polenizuesit dhe ata këshillohen që të kenë largësimaksimale jo më shumë se 15- 20 metër nga pema qëduam të pjalmojmë.

Shumëzimi me copaPërdorimi i copave me gjethe me ngrohje në pjesën

fundore gjatë rrënjëzimit si dhe të trajtuara me acid indolbytiric (AIB) apo me hormone ka pasur rezultate modeste.Lagështia e lartë me mjegull të ventiluar e përdorur ngadisa prodhues ka rezultuar në rritje të rezultateve tërrënjëzimit, por shpesh fidani bëhet i ndjeshëm aposhoqërohet me nekroza.

Shtimi me farëFidani i Lajthisë që vjen nga mbirja e farës jep fruta të

ndryshëm nga bima që i ka prodhuar. Përgjithësisht nukaplikohet, pasi është me ekonomik prodhimi i fidanëve membathje.

SHARTIMILajthia natyrore e vendit,

rekomandohet si nënshartesë emirë pasi lëngëzon pak. Rrënjaboshtore e thellë ndikon në rritjetë rezistencës karshi thatësirës.Por duhet mbajtur parasysh sefarërat e këtyre llojeve mbijnë mevështirësi, ashtu siç rrënjaboshtore e gjatë, e vështirësontransplantimin e tyre. Lastarët eshkurreve natyrore duken më tëpërshtatshmet për këtë. Faktori ipërbashkët në të gjitha metodat e

Page 11: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

11

përdoruara për shartim është “Kambiumi”, një unazë engushtë me qeliza, që realizon lidhjen e bimës me kalemin,duke bërë që tubat të përçojnë ujin dhe lëndët mineralenga bima tek kalemi e anasjelltas.

Shartimi me gjuhëz e lidhjeShartimi me gjuhëz mund të realizohet në mes të dimrit.

Duhet treguar kujdes që nënshartesa dhe kalemi të jenënë gjumë përpara shartimit. Nëse ka filluar lëngëzimi, dhelëvizja e lëngut nga poshtë lart në nënshartesë, ura lidhësee kallusit midis nënshartesës e kalemit nuk formohet

Shartimi është operacion që duhet të realizojë lidhjen eindeve, që uji dhe lëndët ushqyese të shkojnë nga rrënjëte nënshartesës tek sythet e kalemit të vendosur. Prerja enënshartesës dhe mbishartesës duhet bërë e lëmuar methikë të mprehtë. Është mirë që lidhja të bëhet me rafie,apo lidhëse të tjera që përdoren për shartim, por nuk duhetshtrënguar shumë.

Fidanët e shartuar vendosen në serë me ngrohje përdisa javë deri sa të realizohet bashkimi i pjesëve tëshartimit. Pjesa e shartuar duhet të ruhet nga dielli, që indii kambiumit të formohet shpejt. Shartesat e zëna fillojnëtë aklimatizohen hap pas hapi deri sa vendosen në mjedisinnatyror.

FIDANAT NGA KËMBËZAT

Metoda kryesore e shtimit, është mbathja e bazës sëlajthisë me dhe në forme shtrati, për të prodhuar fidaname rrënjë. Si në figurë, baza nga dalin kërcenjtë mbulohetme dhè të përzier me humus e rërë. Kjo kodërzë e krijuarnë bazën ku kanë dalë lastarët, këshillohet të mbahet elagur dhe bima mëmë plehërohet e ujitet për të siguruarrritje optimale. Kur kushtet janë të favorshme, sythet embuluar të bazës shpërthejnë, duke nxjerrë lastarë qëkalojnë mbi kodrinën deri një metër lartësi si dhe rrënjë qëdepërtojnë në kodrinëzë. Gjatë periudhës së gjumit dimëror,

Page 12: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

12

kodërza me dherishte largohet me kujdes dhe çdo llastar iri me sistemin e tij rrënjor pritet si këmbëz, duke e ndarënga bima mëmë. Pemët e reja janë gati për mbjellje

Shumëzimi in vitroDuhet mbajtur parasysh se mikroshumëzimi shkurton

kohën e përgatitjes së nënshartesës që me mbathje dokohë të gjatë. Kjo metode realizohet në kushte laboratorikeduke përdorur teknika in vitro.

Aplikohet për të siguruar nënshartesa, apo edhe fidana,kur kërkohet numër i madh për mbjellje. Pjesë të indeve tëbimës, zakonisht rritjet në afërsi të skajit apo majës, merrennga bimët prindër që janë rritur në kushte të kontrolluara.Këto copëza quhen eksplante. Këto sterilizohen përpara setë vendosen në mjedisin ushqyes. Bilanci i ushqyesve mehormonet bimore në këtë mjedis përcakton tipin e rritjessë eksplantit. Gjatë stadit të parë, mjedisi mbështet daljene një bisku dhe më pas ai transformohet në një mjedisshumëzimi, ku numri i bisqeve rritet shumë shpejt.Eksplantet më pas ndahen, dhe trajtohen me stimuluesrrënjëzimi, duke u mbjellë përsëri në mjedis shumëzimi.

Bimëzat fillojnë gradualisht të forcohen në mjedis seredhe më vonë në kushte natyrore.

NGRITJA E BLLOQEVE MELAJTHI TË KULTIVUAR

Zgjedhja e tokësNdërsa si bimë natyrore rritet në

toka me veti të ndryshme, kurkultivohet për treg, preferohen tokalymore ranore me pehazh 6-7.Rrënja boshtore është e thellë, ataanësore janë relativisht të cekëta.Pemët që mbillen në toka të thella,zhvillohen shpejt e mirë dhe japinmë tepër prodhim.

Page 13: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

13

Tokat duhet të jenë të kulluara e të pasura me lëndëorganike. Tokat e lehta ranore apo lymore kërkojnë plehorganik, tokat e rënda e kompakte duhen bërë thellë qilizmëpara mbjelljes së pemëve.

TerreniTokat e pjerrëta duhen shmangur pasi nuk futet

mekanika e rritet kostoja e shërbimeve apo vjeljes, për tësiguruar prodhime të pastra biologjike preferohet që kopshtii lajthive të jetë i izoluar nga zonat e ndotura industriale.Kunddrejtimi ndikon si në ndriçimin diellor ashtu edhe nëintensitetin e ngricave, ndërsa fundet e luginave të paajrosura janë të rrezikshme për ngricat e pranverës, kurlajthia ka filluar të lidhë kokërr.

Nga ana tjetër duhet studiuar bimësia e mëparshme.Mbeturinat e sistemit rrënjor mund të bëhen shkak përinfeksion nga Armillaria, një kërpudhë që shkatërronsistemin rrënjor të pemëve.

Kufitarët dhe kafshët pa bariNëse fermerët kufitarë e përdorin tokën e tyre për

kullotë, veçanërisht kur mbajnë blegtori të imët, lepuj apopula, duhet menduar mirë përpara se të vendoset përmbjelljen e lajthive. Në rastin kur nuk arrihet marrëveshjepër heqjen e blegtorisë së imët apo lepujve e shpendëve,është mirë që të hiqet dorë nga mbjellja. Edhe në rast searrihet marrëveshje, gardhi për rreth pemishtes është idomosdoshëm. Përgjithësisht, në dimër shumë fermerë ilënë sall të imtat, po ashtu u lidhin dy këmbët dhe lëshojnëkafshët e samarit. Lastarët e lajthisë në këtë periudhe janëtë mbushur me lule dhe preferohen nga kafshët.

Kjo duhet të merret në konsideratë përpara mbjelljes.

Organizimi i bllokut të lajthiveHapësira midis pemëve si dhe drejtimi i rreshtave duhet

të vendoset pasi të jetë studiuar drejtimi i erërave, drejtimipredominues i rrezatimit diellor, kullimi dhe metoda që do

Page 14: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

14

të përdoret për vjelje. Disa kultivues rekomandojnë që nënjë bllok me lajthi të mbillen rreth 20% e pemëve në roline pjalmuesit.

Përgjithësisht, kur është e mundur rreshtat orientohenveri - jug për të përdorur në maksimum ndriçimin diellor.Distanca nga pema në pemë është një vendim individual ifermerit, bazuar në kushtet tokësore, klimën e menaxhimin.Pemët e mbjella në katror me brinjë 4.5m i korrespondon493 drurë për hektar, kurse mbjelle me distanca 6 m me 6m në një hektar vihen 277 lajthi. Shumë kultivues mbjellinnë distancë 5.5 m me 5.5, pasi duket e përshtatshme përmakineritë, si dhe mundëson rritjen e kurorave.

Por përderisa pemët janë të reja, duket që mbetethapësirë e madhe e pambuluar në kopsht. Nëse i dyfishojmëpemët, fillimisht duket si me kosto të lartë, por nga shumëfermerë preferohet, pasi shfrytëzon më mirë hapësirën nëgjithë jetën e pemishtes.

Në këtë rast pemët e dubluara hiqen nga pemëtorja pas10-12 vjetësh. Rreshtat mbahen 5.5-6 metër larg njëri -tjetrit.

Teknikat e mbjelljesPërpara mbjelljes duhet

të bëhet pastrimi i ngastrësnga barërat ekzistuese.Përgjithësisht nukrekomandohen plehërimenë pemët e sapombjella.Disa nga fermerët bëjnë plehërim të gjithë ngastrës mesuperfosfat përpara mbjelljes. Kur është e mundur ështëmirë të instalohet paraprakisht sistemi ujitës. Si shihedhësitashtu edhe sistemi i ujitjes me pika janë të përshtatshëm.

Mbjellja realizohet në dimër. Përgjithësisht fidanët janëpa bukë dheu, prandaj duhet bërë kujdes për shtratifikim ebanjëzim. Pas piketimit, bëhet hapja e gropave. Diametri igropave rekomandohet mbi 30 cm që të mbajë sa më mirësistemin rrënjor. Fundi i gropës mbushet me dhè të zgjedhur

Page 15: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

15

në formën e një kodrine deri në dy të tretat e saj dhe rrënjëtshpërndahen me kujdes përreth kodrës përpara se tëmbulohen me dheun e zgjedhur. Për shkak të rëndësisë qëka polenizuesi është mirë që çdo rresht ti vëmë një etiketeme emrin e kultivarit të mbjellë. Kjo zgjidh problemin edhenëse do të kemi nevojë për ndonjë zëvendësim pas vitit tëparë duke shmangur gabimet.

Për të inkurajuar lajthi me një trung të vetëm se sashkurre me disa trungje, maja e fidanit të mbjellë pritet nëmomentin e mbjelljes. Rreth pesë sythe i lihen në të fidanitdhe pjesa tjetër e sythave që gjenden më poshtë hiqen mekujdes me gishta. Për të mbrojtur trungun nga djegia ediellit ajo mund të lyhet me bojë të bardhë plastike qëhollohet në raportin 1:1 me ujë, apo vishet me kashtëthekni, e lidhet me kujdes për tu mbrojtur nga lepujt.

Mulcirimi me gjethe apo kashtë është mjaft i dobishëmpër të ruajtur lagështirën.

Trajtimi i pemëve të rejaShumica e kultivuesve i

kontrollojnë bimët e këqija dukebërë mulcirim për rreth pemëvetë reja, si dhe duke preredegëzat që tentojnë të dalin nëbazën e pemës, apo dukeprashitur për të hequr barëratnë afërsi të pemës.

Për të realizuar rritjeoptimale është mirë që toka tëmbahet e lagët gjatë gjithësezonit të rritjes intensive.Megjithëse mulcirimi ndihmonnë ruajtjen e lagështirës, nëse duam rritje intensive ështëe rëndësishme ujitja. Menjëherë pas çeljes së sythave nëpranverë është i nevojshëm plehërimi me nitrate.

Ka tre metoda për ti dhënë formë pemës: pemë me njëtrung të vetëm; me 2-4 kërcej; si dhe me shumë kërcej.

Page 16: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

16

Më i dëshirueshmi në rastin e pemëtoreve me destinaciontregtar janë pemët me një kërcell të vetëm. Për të këtëqëllim duhet të hiqen vazhdimisht lastarët që shpërthejnë.Për të formuar pemë me disa kërcej, krahas kërcellit kryesorpërzgjidhen edhe dy-tre anësor të shëndetshëm qe trajtohenpër ti kthyer në trungje përreth atij kryesor. Prezenca e disatrungjeve e bën pemën më rezistente për vendet me erë,por ata duhen pastruar nga degët e poshtme për tëmundësuar zhvillimin e një kurore të rregullt dhe kualitet tëlartë frutash. Në prodhim futen rreth moshës 6 vjeçare, dhenjë bllok i menaxhuar mirë mund të mbetet aktiv e të japëprodhim të bollshëm për 40 vjet apo më tepër.

Tabele: Analiza kosto fitime për ngritjen e bllokut, shërbimet dhe të ardhurat

Aktivitetet Shpenzime Fitime Balance/lek

Fidanët (500 për hektare) 25000 0 -25000Përgatitja dhe mbjellja 15000 0 -15000Shërbime kultuore për pemëte reja për 5 vjet 50000 0 -50000Shpenzime për pemët nëprodhim nga viti 50000 100000 50000i pestë në të dhjetinShpenzime për pemët nëprodhim nga viti 60000 200000 140000 100000i pestë në të dhjetin

Çelësi i suksesit kur duam të fillojmë një biznes të riështë siguria shkencore dhe kur është fjala për një projektkopshtarie siç është rasti i kultivimit të lajthisë natyrore,kërkimi shkencor është i natyrës ekstensive. Në vendin tonënuk ka eksperiencë për të rehabilituar dhe kultivuar masivetnatyrore të lajthisë. Kjo bën të domosdoshme ngritjen eeksperimenteve demonstrative sa më të lehta për tumonitoruar nëpërmjet matjeve të vazhdueshme. Është erëndësishme që eksperimentimi të bazohet mbi disa parime,

EKSPERIMENTO SOT TË KURSESH NESËR

Page 17: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

17

sipas të cilave zbatimi kërkon një minimum pune shtesë.Këto parime janë:

Të gjithë demonstrimet krahasuese duhen bërë mereferim me dëshmuesinDuhen shmangur variacionet e tepruara të faktorëve, qëtë mbahet një krahasues i thjeshtë për t’u interpretuarPër një variant që jemi të bindur, duhen bërë sa më shumëpërsëritje me të njëjtat trajtime, për të mundësuarvërtetësinë.Çdo demonstrim duhet të ketë së paku njëqind pemë, qëi nënshtrohen të njëjtit trajtim, që rezultatet të jenë tëinterpretueshmeZona e demonstrimit duhet të ketë përreth një zonëndihmëse me të njëjtat pemë e të njëjtin trajtim, që tëshmanget ndikimi i efektit anësor

Si t’i aplikojmë këto rregulla për kultivimine lajthisë natyrore

Para së gjithash, duhet rënë dakord që përpara se tëfillojmë eksperimentimin e shartimit të lajthisë natyrore ështëme shumë rëndësi njohja në detaje e teknologjisë së shartimite provuar në kushte e afate të ndryshme. Së dyti duhet tëkemi siguruar burime të provuara për prodhimin e kalemave.

Kjo kërkon disa aktivitete përgatitore:Përcaktimi i kritereve dhe procedurave për zgjidhjen esipërfaqes demonstrativeZgjedhja e sipërfaqes demonstrativeIdentifikimin e pranisë së lajthive të buta të përshtatshmepër prodhimin e kalemave si dhe pranueshmërinë epronarëve të tyre për të përdorur lajthitë nëna për tëprodhuar kalema.Realizimin e marrëveshjeve midis rritësve të lajthive tëkultivuara dhe kandidatëve për të ngritur sipërfaqedemonstrative për shartim.Mbyllje me anë të gardhimit të sipërfaqes së caktuardemonstrative, realizimi i ndërhyrjeve sivikulturore sicungimi, rrallimi.Përzgjedhja e lastarëve të përshtatshëm për metodat eshartimit të zgjedhura për tu eksperimentuar.Punëtor me eksperiencë fillojnë shartimin duke aplikuarmetoda të ndryshme sipas projektit të miratuar.

Page 18: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

18

Projektet e përgatitura për demonstrim së bashku mepërllogaritjet financiare u përcillen donatorëve të ndryshëmqë nga Ministria, MADA etj., për mbështetje financiare sidomospër rrethimin e sipërfaqeve që kandidojnë për demonstrimesi dhe fillimin e trajtimit të nënshartesave të ardhshme

Eksperimento duke zbatuar parimet e rekomanduara:1. Nevoja për dëshmues. Në çdo sipërfaqe demonstrative

duhet llogaritur që sipërfaqja të jetë së paku sa dyfishi iasaj të zgjedhur, për të krahasuar ecurinë e bimëve dhetë prodhimit me ndërhyrje dhe pa ndërhyrje

2. Nevoja për të respektuar të njëjtin trajtim: Kjopresupozon që i gjithë demonstrimi do të realizohet dukebërë të njëjtën ndërhyrje, si p.sh, të njëjtin rrallim, tënjëjtin numër kërcejsh për cung, nëse do të bëhetplehërim të njëjtën normë plehërimi, të njëjtën metodëshartimi, pra trajtim i njëjtë në të gjithë sipërfaqendemonstruese.

3. (Parimi i tretë dhe i katërt) mundësia e përsëritjestë paktën dy herë të të njëjtit variant si dhe me një numërminimal bimësh mbi njëqind për secilin, mund të ketënjë farë fleksibiliteti në rastin e eksperimentimit tëmetodave të shartimit, duke ruajtur kultivarin embishartesë, por duke krijuar variante të ndryshme nëmetodat dhe afatet e shartimeve.

4. Domosdoshmëria e një zone izolimi ka të bëjë meefektet, për shembull të ndriçimit në pjesët e jashtme tëgrumbullit, me sulmin nga kafshët e të tjera ndikime qëbëhen shkak për të devijuar rezultatin.

Në figurën më poshtë jepen skemat e rekomandueshmepër vendosjen e sipërfaqeve prove demonstrative, si dheskemat e rrallimit apo të trajtimit të kurorës apo shartimit

Trajtimet silvikulturore:Studimi i efektit të ricungimit, dëshmuesi pa ricungim,sipërfaqja minimale 1000 m2Studimi i varianteve të ndryshme të rrallimit, skema ebimëve të mbetura, 1*1 m; 2*2m; 3*3m; 4* 4m;sipërfaqja minimale për çdo variant 1000 m2; të gjithëvariantet do të trajtohen me të njëjtën mënyrë të trajtimittë kurorës, në vartësi të vendimit që merret për një, dyapo shumë kërcej për çdo pemë

Page 19: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

19

Studimi i varianteve për formën e kurorës dhe numrin ekërcejve: në këtë rast eksperimenti do të fillojë mericungimin dhe secili nga variantet do të ketë të njëjtinnumër bimësh për njësi të sipërfaqes.Të gjitha këto eksperimente është e rëndësishme që tëmundësohet ndjekja e tyre për një periudhe minimale10 vjeçare.

Eksperimentimi i shartimitMetodat që do të krahasohen:a. Shartimet me syth të fjetur: studiohet afati dhe

mënyra. Afati midis 15 korrik - 20 gusht; tremënyrat e shartimit me syth të fjetur janë: shartimime unazë, shartimi me drejtkëndësh dhe shartiminë formë T.

b. Shartimi pranveror me kalema; kalemat përgatitenqë në janar, ambalazhohen sipas standardeve,nënshartesa do të përgatitet në fund të prillit e fillimtë majit. Eksperimentohen dy mënyra shartimi nëvartësi të dimensioneve të nënshartese; shartimme çarje si dhe shartim nën lëkurë. Rekomandohettë eksperimentohet prerja e nënshartesës në dynivele; prerja 5 ditë para shartimit, për të evituarlëngëzimin dhe prerja 5 cm poshtë saj në kohën eshartimit, për të eksperimentuar shmangien eefektit të lëngëzimit

Page 20: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR LAJTHINË - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i...vazhdimisht lastarët që çelin veçanërisht vitet e para. Në fakt, duket

20

SNV - Organizata Hollandeze për zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

SNV zhvillim i kapaciteteve për impakt

Puna kryesore e SNV është të forcojë kapacitetet eorganizatave lokale, të mbështesë aktorët lokalë që tërrisin kapacitetet për të zgjidhur problemet e tyre, ndjekurobjektivat e tyre të zhvillimit dhe kontribuojnë nëreduktimin e varfërisë. SNV punon me aktorë privatë,publikë dhe të shoqërisë civile që të ndihmojë nëndërtimin e urave midis tyre, që të rrisin impaktin dhepërmirësojnë qeverisjen.

SNV bashkëfinancoi me Sida me projektin "Forcimi iqëndrueshmërisë së pyjeve komunale", i cili synonforcimin e praktikave menaxhuese të decentralizuara tëpyjeve dhe kullotave, si një mjet për zhvillimin tëqëndrueshëm ekonomik në nivel lokal.