24
84 Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Rudina TOTO Eriselda ÇOBO 1. Përmbledhje Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet dhe ngërçet e legjislacionit aktual, duke rekomanduar çështje që duhet të merren në konsideratë gjatë proceseve të zbatimit të Ligjit të Planifikimit të Territorit dhe gjatë detajimit të akteve nënligjore. Këto rekomandime mbështetin punën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, por edhe të gjitha grupet e interesit që preken nga fusha këtij ligji dhe veçanërisht njësitë e qeverisjes vendore. Ky artikull bazohet në analizën territoriale, ligjore dhe institucionale, si dhe në problematikat konkrete që sot hasin njësitë e qeverisjes vendore, duke nënvizuar ndryshimet thelbësore midis legjislacionit të vjetër dhe atij të ri për territorin, duke parashtruar çështje kyçe të kontekstit urban në të cilin ndodh ky ndryshim, dhe duke theksuar se ku mund të konsistojnë “Instrumentet e reja të Planifikimit të Territorit”. Shumë pyetje që do të ngrihen në tekst kanë për qëllim të riformulojnë dilemat para të cilave ne gjendemi dhe të parashtrojnë fakte shumë të rëndësishme që politikëbërësit, institucionet dhe shoqëria duhet të marrin në konsideratë para se të bëjnë zgjedhjet përfundimtare.

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë · 26 Për shembull, neni 24 i ligjit, i cili flet për uniformitetin e instrumenteve të planifikimit, përcakton se këto të fundit

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

84

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformëRudina tOtOEriselda ÇOBO

1. Përmbledhje

qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet dhe ngërçet e legjislacionit aktual, duke rekomanduar çështje që duhet të merren në konsideratë gjatë proceseve të zbatimit të Ligjit të Planifikimit të Territorit dhe gjatë detajimit të akteve nënligjore. Këto rekomandime mbështetin punën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, por edhe të gjitha grupet e interesit që preken nga fusha këtij ligji dhe veçanërisht njësitë e qeverisjes vendore.

Ky artikull bazohet në analizën territoriale, ligjore dhe institucionale, si dhe në problematikat konkrete që sot hasin njësitë e qeverisjes vendore, duke nënvizuar ndryshimet thelbësore midis legjislacionit të vjetër dhe atij të ri për territorin, duke parashtruar çështje kyçe të kontekstit urban në të cilin ndodh ky ndryshim, dhe duke theksuar se ku mund të konsistojnë “Instrumentet e reja të Planifikimit të Territorit”.

Shumë pyetje që do të ngrihen në tekst kanë për qëllim të riformulojnë dilemat para të cilave ne gjendemi dhe të parashtrojnë fakte shumë të rëndësishme që politikëbërësit, institucionet dhe shoqëria duhet të marrin në konsideratë para se të bëjnë zgjedhjet përfundimtare.

85

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

2. Era e re e planifikimit hapësinor në Shqipëri?

2.1 Reforma në planifikim

Eshtë e diskutueshme nëse ne realisht kemi nisur një reformë të planifikimit hapësinor në Shqipëri. Në fakt, ekzistojnë një sërë opinionesh për këtë fakt. Fakti që kemi një ligj të planifikimit të territorit, i cili ndryshon thellësisht nga ligji për urbanistikën, nuk është një argument i mjaftueshëm në favor të reformës. Gjithashtu, baza ligjore për legalizimin, edhe pse është një tjetër aspekt institucional dhe instrumental i rëndësishëm dhe i trajtuar nga qeveria shqiptare, përsëri nuk mjafton për të thënë se kemi nisur një reformë të mirëfilltë. Edhe pse reforma në planifikim hapësinor, në vetvete nuk është subjekt i këtij artikulli, përmes një analize të thjeshtë të ligjit për planifikimin e territorit, si dhe rekomandimeve për zbatimin e tij, midis të tjerave do të parashtrohet se çfarë nevojitet për të pasur një reformë të vërtetë në planifikim, dhe sa të gatshëm jemi si shoqëri për këtë hap të rëndësishëm?

Ndërkohë, është fakt i pranuar hapur midis aktorëve, madje edhe institucionalisht, se ligji nr. 10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”22, është një instrument ligjor, i cili jo vetëm ndryshon kryekëput nga instrumenti i mëparshëm ligjor për urbanistikën23, por mbi të gjitha të detyron të lëvizësh në trajektore të pashkelura konceptuale dhe praktike. Këto trajektore, mund të jenë të testuara botërisht, por gjithsesi shumë të reja për Shqipërinë, dhe për më tepër, jo në përputhje me kapacitetet ekzistuese. Pra, reformë ose jo, një nga hapat e rëndësishëm të asaj që po ndodh me planifikimin hapësinor në Shqipëri është ndryshimi i bazës ligjore, duke kaluar nga një ligj i “urbanistikës tradicionale” (me rregulla për vendosjen dhe arkitekturën e ndërtesave, si dhe mbrojtjen e interesave të ligjshme që lidhen me pronën private), në një ligj ku nuk

22 Në tekst, për lehtësi, ky ligj do të quhet “ligji i territorit”23 Ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”. Në tekst, për lehtësi, ky ligj do të quhet “ligji i urbanistikës”

86

KAPITULLI I

konsiderohen vetëm ndërtimet, por i gjithë territori, dhe nuk flitet më thjesht për rregulla, por për planifikim dhe zhvillim.

qëllimi i këtij ligji, i cituar në nenin 1 të tij, është është nxitja dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit duke lehtësuar bashkëveprimin dhe ndërveprimin ndërmjet politikave sektoriale, të cilat kanë ndikim të konsiderueshëm në çështjet e planifikimit. Sipas ligjit, këta objektiva mund të arrihen vetëm nëpërmjet bashkërendimit horizontal dhe vertikal të vazhdueshëm institucional, si dhe duke siguruar transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Ligji i ri për “Planifikimin e Territorit”, sjell një sërë ndryshimesh konceptuale krahasuar me Ligjin “Për Urbanistikën”, duke u shoqëruar si me aspekte pozitive, ashtu edhe me sfida të rëndësishme përballë mundësisë për t’u zbatuar. Në situatën 20-vjeçare të ndryshimeve territoriale në Shqipëri, hartimi i një ligji të ri për planifikimin dhe manaxhimin e territorit, ishte një hap institucional i natyrshëm. Një ligj bashkëkohor për territorin, do të zgjidhte problematikat e krijuara në kohë, por ç’është më e rëndësishme ai do të siguronte një zhvillim të qëndrueshëm të territorit nëpërmjet një përdorimi racional të tokës dhe burimeve natyrore.

Në historikun e zhvillimeve urbane në Shqipëri, në periudhën 1944 - 1990 të Shtetit Socialist, ku çdo gjë ishte e “shtetit” dhe çdo gjë e vendoste “shteti”, dominoi stili i arkitekturës dhe urbanistikës sovjetiko-lindore, dhe mori jetë iniciativa e pajisjes së qyteteve dhe fshatrave me plane rregulluese të përgjithshme. Pas viteve ’90, ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale, u pasqyruan në territor në trajtën e urbanizimit të pakontrolluar, në zaptimin e hapësirave publike, në ndërtime shumëkatëshe me dendësi të lartë në qendrat e qyteteve dhe informale në periferi dhe në krijimin e zonave të reja urbane me mungesa të theksuara në infrastrukturë.

87

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

Në vitin 1993 miratohet Ligji 7693 “Për Urbanistikën”, ku përcaktohen rregullat e përgjithshme të vendosjes dhe arkitekturës së objekteve në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç tokave bujqësore. Në vitin 1998 vjen ligji nr.8405 “Për Urbanistikën”, i cili sillte disa përmirësime, por duke qëndruar në po të njëjtat koncepte urbanistike dhe duke mos marrë parasysh ndryshimet e rëndësishme që po ndodhnin në atë periudhë në territor. Për më tepër, ky ligj injoronte fenomenin e ndërtimeve informale, si dhe të problemeve që ekzistonin me ndryshimet e sistemit të pronësisë nga shtetërore në private.

Pas vitit 2000 u identifikuan tendencat e para të nevojës për ndryshime radikale në legjislacionin e zhvillimit urban, i cili me vakumet që kishte, bllokonte zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve tona, duke i dhënë prioritet interesave individuale, dhe duke lënë pas dore ato publike. Këto iniciativa u pasqyruan në Ligjin “Për organizimin dhe Funksionimin e qeverisjes Vendore” ku njësive të qeverisjes vendore (bashki dhe komuna) u jepej kompetenca e manaxhimit te territorit24. Sipas ligjit organik për pushtetin vendor, kjo kompetencë konsiderohet një “funksion i vetë” bashkisë ose komunës dhe në gërmën (g) të nenint 10, ligji shprehet “planifikimi urban, manaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj”. Pra, ligji organik i ka deleguar ligjit sektorial zbërthimin e kësaj pike të rëndësishme ligjore. Mirëpo iniciativat e nisura nga ligji organik për territorin, mbetën pjesë vetëm e këtij ligji, duke mos u reflektuar në amendime teknike në Ligjin “Për urbanistikën”. Ky i fundit edhe pse pësoi amendime të herëpashershme, mbarti shumë zbrazëti ligjore duke lënë mundësi interpretimi dhe keqpërdorimi.

Në vitin 2006 u iniciua proçesi i reformimit të bazës ligjore dhe institucionale të planifikimit të territorit, dhe më 23 prill të vitit 2009 u miratua nga parlamenti Ligji i ri “Për Planifikimin e Territorit” nr. 10119. Gjatë periudhës së hartimit të dokumentit të politikave për këtë ligj pati debate dhe diskutime të shumta. Dokumenti i politikave

24 Ligji nr. 8652 datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 10, gërma (g). Ky është një ligj organik dhe si i tillë do të referohet në tekst.

88

KAPITULLI I

u përdor si bazë për hartimin e ligjit. Edhe pse për dokumentin e politikave u krye një proces i “gjatë” konsultativ, përfaqësimi në këtë proces i të interesuarve të drejtpërdrejtë, njësive të qeverisjes vendore, nuk ishte i mjaftueshëm. Për më tepër, procesi i nisur me dokumentin e politikave, pësoi një lloj mbylljeje gjatë hartimit dhe finalizimit të ligjit të territorit.

Gjithashtu, vetë ligji u konsiderua si ligj kornizë, duke theksuar se zbatueshmëria e tij varej plotësisht nga aktet nënligjore dhe rregulloret përkatëse. Në fakt, një lexim i vëmendshëm i ligjit, vërteton se ai është kornizë për disa nga konceptet dhe proceset, ndërkohë që mbart shumë detaje për disa të tjera. Për shembull, proceset e hartimit të instrumenteve të planifikimit janë të mirëpërcaktuara në ligj dhe po ashtu instrumentet e veçanta të kontrollit të zhvillimit, ose leja e zhvillimit dhe proceset e lejeve të tjera për punime. Gjithashtu, ekzistojnë të paktën 12 nene përgjatë gjithë ligjit që tregojnë se ku duhet të konsistojë instrumenti vendor i planifikimit, si edhe instrumentet e tjera të planifikimit sipas ligjit25. Mirëpo, mënyra se si ligji është shkruar dhe se si zbërthimi i proçeseve dhe këtyre aspekteve të detajuara është bërë, jo thjesht në disa nene por në disa kapituj të ndryshëm, të krijon në plan të parë idenë se ky informacion përcaktues ligjor mungon.

Në një situatë të tillë, institucionet publike dhe veçanërisht Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, institucion i ri i krijuar rishtazi nga ligji, duhet të mendojnë strategjikisht se si të hartojnë akte nënligjore dhe instrumente planifikimi, të tilla që jo vetëm janë në përputhje me ligjin e planifikimit dhe me kushtet ligjore të përgatitjes së këtyre akteve, por edhe janë udhëzuese apo informuese mjaftueshëm që pikëpyetjet e ngritura nga aktorët ndaj ligjit të marrin përgjigje. Për më tepër, këto akte nënligjore duhet të reflektojnë realitetin e kapaciteteve institucionale dhe të zhvillimeve në territor, edhe pse ligji mund të mos e ketë bërë

25 nenet e ligjit nr. 10119, të cilat shprehen për strukturën dhe përmbajtjen e instrumenteve të planifikimit, dhe veçanërisht të instrumentit vendor të përgjithshëm të planifikimit janë 20, 21, 22, 25, 40, 41, 47, 48, 64, 65, 66 dhe 70.

89

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

mjaftueshëm diçka të tillë. Për më tepër, procesi i hartimit të tyre duhet të eliminojë atmosferën “jo bashkëpunuese” të krijuar nga procesi i hartimit dhe miratimit të ligjit. Ndërkohë, shpesh është ngritur pyetja nëse aktet nënligjore, të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, do mund t`i përmbushin këto qëllime, apo mos ndoshta duhet të rihapet debati për ligjin e territorit? A mundet që këto dokumente ligjore “të vogla” dhe dinamike për nga natyra ta bëjnë një ligj të shumëdiskutuar të ecë përpara? Përveç këtyre akteve nënligjore, çfarë nevojitet tjetër që ligji i planifikimit të futet në sistem dhe cilat janë kostot? Çdo ndyshim rrënjësor, apo përpjekje për reformë do të ketë gjithmonë dilemat e veta, të cilat do të duhet të adresohen. E rendësishme është të mos humbitet në justifikime bllokuese që jetëgjatësojnë statuskuonë.

2.2 Ndryshimet në sistemin e planifikimit

Ndryshimet që ekzistojnë midis dy bazave ligjore të terrritorit dhe urbanistikës, janë shumë të dukshme që në krerët e parë të të dyja ligjeve përkatëse, ku paraqiten qëllimi, objektivat dhe parimet bazë. Ligji i territorit ndryshon nga ai i urbanistikës, pasi jep mundësinë që planifikimi të mos ngelet vetëm në specifikimin e “rregullave të përgjithshme për vendosjen e ndërtesave” në tokë urbane, por të konsiderohet me të gjithë karakterin e tij shumëdimensional26 dhe në çdo pjesë të territorit. Instrumentet vendore të planifikimit të propozuara nga ligji i territorit, duhet të mbulojnë gjithë territorin admnistrativ të bashkisë ose komunës përkatëse, pavarësisht nga karakteri urban, rural, bujqësor, natyror etj. që ky territor mund të ketë (neni 27). Gjithashtu, ligji i territorit nuk ndalet vetëm tek planifikimi, por i kushton vëmendje domethënëse zhvillimit të territorit dhe kontrollit të tij. janë të paktën 38 nene të ligjit të territorit, duke nisur nga Kreu VII i tij, të cilat trajtojnë në mënyrë

26 Për shembull, neni 24 i ligjit, i cili flet për uniformitetin e instrumenteve të planifikimit, përcakton se këto të fundit krijohen si ndërthurje mes llojit (Seksioni i, Kreu iii), klasifikimit (neni 23) dhe nivelit (Seksioni III, Kreu III).

90

KAPITULLI I

ekskluzive zhvillimin në territor, për të mos përmendur aspekte të tjera të zhvillimit që shfaqen përgjatë gjithë ligjit.

Një aspekt i rëndësishëm i ligjit për territorin është struktura dhe ndërveprimi institucional. Ligji i urbanistikës ishte i qartë në përcaktimin e tij për kompetencat e autoriteteve të planifikimit, pavarësisht nëse përshkruheshin autoritetet e duhura dhe nëse zbërthimi i kompetencave ishte në përputhje të plotë me parimin e decentralizimit të ngritur nga ligjit organik. Ligji i territorit vlerëson decentralizimin si një parim thelbësor të mënyrës se si ai përcakton kompetencat e autoriteteve. Në pamje të parë duket sikur kemi decentralizim të plotë. Nga pikëpamja e planifikimit vetëm urban, mund të themi se decentralizimi ruhet, por jo nga pikëpamja e planifikimit dhe manaxhimit të tokës27. Ndarja e kompetencave sipas ligji të territorit që mbulon më shumë se sa territorin urban, tregon se sipas tij, planifikimi dhe kontrolli i zhvillimit të territorit nuk është funksion i vet, por realisht është ndërtuar si një funksion i përbashkët.

Për ilustrim, përveç AKPT, edhe të gjitha ministritë e linjës apo agjencitë në varësi të tyre mund të hartojnë politika dhe plane territoriale, në varësi të kompetencave, dhe këto instrumente bëhen detyruese për territoret vendore. Gjithashtu, me përcaktimin e çështjeve28 të rëndësisë kombëtare dhe të zonave kombëtare, institucionet qendrore marrin vendime planifikimi për territoret vendore, ose kushtëzojnë planifikimin vendor. Të 18 bashkitë e kategorisë së parë duhet t`i miratojnë planet e tyre të përgjithshme edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), ndërsa të gjitha njësitë e qeverisjes vendore duhet t`i miratojnë planet e tyre edhe në KKT në raundin e parë të hartimit të planeve në përputhje me ligjin nr. 1011929. Po të thellohemi në procesin e zhvillimit, vëmë re se autoritetet qendrore të planifikimit si ministritë dhe KKT, japin leje zhvillimi, ndërtimi dhe infrastrukture, për punime të

27 Duke iu referuar termave të përdorura në nenin 10 të ligjit organik, të referuar më lart në tekst. 28 nenet 8, 8/1, 32, 74 dhe 89 të ligjit nr.10119. 29 neni 89 i ligjit nr. 10119.

91

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

mirëpërcaktuara nga ligji i territorit30 dhe që sigurisht ndodhin në territore vendore. në këtë kuadër, bashkitë dhe komunat, mund të sigurojnë pushtetin e tyre vendor autonom në funksionin e planifikimit dhe të zhvillimit të territorit, vetëm nëse hartojnë instrumentet e tyre të përgjithshme të planifikimit, të cilat duhet të jenë të mirëkoordinuara me nivelin qendror, për të shmangur përplasje të mundshme të kompetencave.

Figura 1: Hierarkia e sistemit të planifikimit

JO PDV PO PDV

Proces Planifikimi

Hartohen politika, plane dhe rregullore planifikimi sipas Rregullores Uniforme të Planifikimit

Proces Zhvillimi dhe Kontrolli ZhvillimiHartohen rregullore kontrolli zhvillimi dhe programe për zbatim instrumentesh bazuar në Rregulloren Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit

ZHVILLIM drejpërdrejt nga niveli qendror

Deklarim Paraprak i Punimeve

Plane Sektoriale Kombëtare

Ndërsektoriale Kombëtare

Plani i Detajuar Vendor

Çështjet dhe Zonat e rëndësisë kombëtare

Bëhet raporti i zhvillimit të territorit

zona gri ku planifikimi dhe zhvillimi takohen përmes standardeve, rregulloreve të planifikimit, vendimmarrjes për aplikim programesh për zbatim të instrumenteve

Leje Zhvillimi

Leje Ndërtimi

Leje Zhvillimi dhe Ndërtimi

Leje Infrastrukture

Plani i Përgjithshëm Vendor: të gjithë territorin administrativ ose një pjesë

Plani Ndërvendor

Plani i Përgjithshëm Kombëtar: të gjithë territorin ose një pjesë

Plani i Integruar

Diskutimi për decentralizimin nuk bëhet për të treguar nëse është apo jo e drejtë që funksioni i planifikimit dhe zhvillimit të territorit të jetë plotësisht ose pjesërisht i decentralizuar. Në fakt, ky është një vendim i rëndësishëm kombëtar, pasi territori është baza që mbështet jetën, dhe vendimet për të nuk duhet të kushtëzohen as nga krenaria vendore dhe as nga dëshira pushtet-shtrënguese qendrore. Ky “decentralizim i pjesshëm” i përcaktuar nga ligji i territorit, nuk bie në kundërshtim me ligjin organik, sikurse është cituar më lart, dhe kontrolli i shumëfishtë mbi territorin ndoshta është i nevojshëm në këtë situatë zhvillimi në të cilën ndodhet Shqipëria. Për më tepër, zgjedhja e një raporti të caktuar centralizim/

30 nenet 8, 8/1, 72, 74, 75, 76, 77, 78 dhe 79 të ligjit nr. 10119.

92

KAPITULLI I

decentralizim përcaktohet nga lloji i sistemit të zgjedhur nga aktorët. Pyetja qëndron në faktin se sa të gjithë aktorët realisht kanë pasur zë në këtë vendimmarrje; cilët janë ftuar dhe cilët janë lënë jashtë në momentin e zgjedhjes? Vështirë t`i jepet përgjigje kësaj pyetjeje në një situatë “postfactum”, por do të ishte më pozitive nëse ligji 10119 do të kishte qenë dukshëm i qartë në këtë vendim, që në plan të parë, duket sikur fshihet mes rreshtave.

Për të mbyllur diskutimin e autoriteteve dhe kompetencave, ligji i territorit mbart paqartësine e ligjit organik dhe atij të urbanistikës në lidhje me qarkun, si nivel i dytë i qeverisjes vendore. Sipas nenit 14, të ligjit nr. 10119, qarku mund të hartojë dhe zbatojë të gjitha instrumentet e planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit që përcaktohen nga ligji, dhe që një bashki apo komunë ka për kompetencë të sajë. Megjithatë, po sipas këtij neni, qarku nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërhyjë në autonominë vendore të nivelit të parë. Meqenëse qarku nuk ka territor për të manaxhuar dhe as kompetenca që shtrihen në territor, në ç`mënyrë do të zbatohet ligji 10119 në këtë nen të tij? Përgjigjja është se ose nuk do të zbatohet fare, ose do të duhet të ndodhin ca ndryshime madhore në kompetencat vendore të qeverisjes në Shqipëri, që edhe qarku të fuqizohet dhe të mos “jetojë” në vakuum ligjor dhe institucional.

Një hap i rëndësishëm konceptual i ligjit të territorit, në ndryshim nga ligji i urbanistikës që citon mbrojtjen e interesave të ligjshme që lidhen me pronën private, është se ai nuk diferencon midis tokës private dhe asaj shtetërore, por vendos rregulla për përdorim të arsyeshëm të tokës dhe përcakton mënyrat se si këto rregulla mund të zbatohen. Këto rregulla kanë për qëllim të balancojnë interesat publike me ato private dhe ta kthejnë autoritetin vendor nga një ndjekës të iniciativës private në udhëheqës të zhvillimit dhe përcaktues të linjave në të cilat merr jetë dhe zhvillohet iniciativa private. Instrumentet e veçanta të kontrollit të zhvillimit31 vijnë si një mënyrë për të dalë nga forma e manaxhimit të tokës vetëm përmes blerjes dhe kompensimit. Ligji shkon shumë përtej 31 neni 63 deri në 70 i ligjit nr. 10119.

93

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

përcaktimit kuadër për këto instrumente, ndëkohë që përmend vetëm si përkufizim konceptin “e drejta për zhvillim”.

E drejta për zhvillim, edhe pse jo e trajtuar mjaftueshëm në ligj për të kuptuar se pse është një instrument i rëndësishëm dhe se si përdoret, përbën një koncept thelbësor, të cilin “për fat të mirë” të paktën e kemi në ligj. Duket sikur ligji i territorit ka patur ndrojtje të shprehë me zë të lartë se e drejta për të zhvilluar territorin, pra për të ndërtuar përcaktohet, jepet apo kushtëzohet nga interesi publik, dhe përfaqësues i interesit publik është autoriteti vendor ose qendror i planifikimit. Ndoshta sepse në Shqipëri, këto 20 vite të tranzicionit, ka mbizotëruar postulati se “prona është e imja dhe bëj ç`të dua me të”. Në pamje të parë, dikush mund të pretendojë se preken të drejtat reale për tokën. Në fakt, intensiteti i ndërtimit, si treguesi praktik i së drejtës për zhvillim (juergenmeyer et al., 2003), në momentin që institucione të ndryshme, sipas kompetencave të tyre në territor, e përcaktojnë apo e ndalojnë të realizohet, përmes një serie ligjesh dhe parimesh, nuk është një e drejtë reale por virtuale.

Neni 1 i Protokollit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut përcakton në mënyrë të përgithshme se “askujt nuk mund t`i merret prona përveçse për interesa publike dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligj dhe në parimet e përgjithshme të ligjit ndërkombëtar” (KiE, 1952). Më tej, ky përcaktim plotësohet me faktin se “Sa më sipër, nuk pengon të drejtën për të zbatuar ligje që kontrollojnë mënyrën e përdorimit të pronës, në përputhje me interesat e përgjithshme” (po aty). Pra, sipas kësaj konvente, zgjedhja për çdo shtet është e hapur dhe në fakt ligji nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil”, i ndryshuar, në nenin 160 të tij, ia delegon instrumenteve të planifikimit dhe pra ligjit përkatës për planifikim hapësinor të drejtën e rregullimit të veprimeve për zhvillim territorial. Pra, për sa kohë që në bazën tonë ligjore (nr.10119) ne formulojmë kuptimin e së drejtës për zhvillim = intensitet ndërtimi dhe përdorim toke, dhe gjithashtu përcaktojmë se autoritetet e planifikimit e lejojnë, pengojnë apo kushtëzojnë intensitetin e

94

KAPITULLI I

ndërtimit dhe llojin e përdorimit të tokës, atëherë kemi zgjedhur një të drejtë për zhvillim të ndryshueshme, të transferueshme dhe subjekt rregullash tregu dhe njëkohësisht publike. Pra, edhe në këtë pikë, ligji i territorit nuk duhej të kishte pasur kompleksin për të qenë më i saktë.

Një element i ndjeshëm i ligjit të territorit është periudha tranzitore e hyrjes në fuqi dhe e shfuqizimit të ligjit 8405 (të urbanistikës). Kjo periudhë, përveçse kërkon një angazhim intensiv nga institucionet për ta kuptuar ligjin dhe aktet e tij nënligjore, është e pasur edhe me aktivitete që shkojnë në dy drejtime: 1) përgatitja e instrumenteve të planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit në përputhje me kërkesat e ligjit të territorit; 2) tranzicioni i instrumenteve të planifikimit (plane rregulluese dhe studime urbanistike pjesore), që janë duke u përgatitur në momentin e hyrjes se ligjit në fuqi me efekte të plota ose janë miratuar para hyrjes së ligjit në fuqi. Në të dyja këto drejtime ka shumë punë për t`u bërë. Drejtimi i parë është i rëndësishëm, pasi zbatimi i ligjit përmes akteve nënligjore si rregulloret uniforme, vetëm e lehtëson procesin, por nuk e mbyll atë. Zbatimi mund të kryhet realisht vetëm kur çdo autoritet planifikimi të ketë përgatitur instrumentet e veta në përputhje me aktet nënligjore të kërkuara nga ligji. Drejtimi i dytë është shumë i ndjeshëm, pasi sikurse ligji thotë në dispozitat e tij tranzitore, çdo instrument i përgatitur më parë ose në proces, duhet të rishikohet në përputhje me përcaktimet e ligjit të ri, dhe vetëm atëherë mund të bëhet i vlefshëm për t`u përdorur në dhënien e lejeve të zhvillimit, ndërtimit dhe infrastrukturës.

Në ndjeshmeritë e para për perceptimin e ligjit të territorit, është e vertetë që konceptet e perdorura dhe terminologjia përkatëse, janë relativisht të vështira, krahasuar me urbanistikën tradicionale të zbatuar në Shqipëri. Realisht, ligji i ri nuk mund të konsiderohet i thjeshtë në tërësinë e koncepteve dhe proceseve të tij për njësitë vendore, dhe zbatueshmëria e tij në përgjithësi është e varur jo vetëm nga plotësimi i kuadrit ligjor, por edhe nga krijimi i kapaciteteve përkatëse. Ndryshimi i koncepteve fillon

95

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

që me emërtimin e ligjit, e më pas duke u ndarë në dy procese: planifikim territori dhe kontroll zhvillimi, në ndryshim nga ligji i vjetër ku këto koncepte nuk ekzistonin dhe flitej për hartim plani urbanistik dhe leje ndërtimi. Po ashtu, instrumentet vendore duhet të mbulojnë gjithë territorin administrativ dhe koncepti i vijës së verdhë eliminohet. Në këtë mënyrë, instrumentet e planifikimit do të konvertojnë tokën bujqësore dhe natyrore në urbane, vetëm në përputhje me bazën ligjore për bujqësine, pyjet, ujërat, livadhet, kullotat dhe mjedisin.

Në ligjin e ri kalohet në një “nivel ndryshe” persa i takon informacionit mbi territorin, duke futur konceptin e Regjistrit të Territorit, si një ndër mjetet për të vendosur bazat e zhvillimit të qendrueshem në territor. Regjistri, sipas ligjit, është bazë të dhënash shumëplanëshe në sistemin gjeografik të informacionit dhe veç kësaj edhe instrument transparence “kontrolluese”, pasi të gjitha projektaktet e rëndësishme, përfshirë lejet, do të botohen në të dhe vetëm atëherë mund të hyjnë në fuqi. Kjo mënyre shumë teknologjike e mbajtjes dhe adminstrimit të informacionit mbi territorin ka padyshim shumë vlera në procesin e planifikimit dhe të zhvillimit të territorit, por është ende larg logjistikës aktuale dhe kapaciteteve të burimeve njerëzore për ta zbatuar atë. Për këtë arsye, nuk mjafton vetëm që mënyrat tradicionale të grumbullimit dhe manaxhimit të informacionit të mbeten në fuqi, por duhet parashikuar një program kombëtar jetësimit të Regjistrit. Ky program shkon përtej trajnimit të stafit vendor apo qendror dhe lidhet me prioritetet e qeverisë për të sjellë erën e re të manaxhimit të informacionit në Shqipëri.

Në Ligjin 10119 nuk flitet më për Studime Urbanistike mbi territorin, por ofrohen Instrumente të Planifikimit në një hierarki që njehsohet me nivelet e administrimit të pushtetit dhe territorit nën juridiksionin e institucioneve përkatëse. Instrumentet e planifikimit të çdo niveli (kombëtar, i integruar, vendor dhe ndërvendor) janë politikat, planet dhe rregulloret. Klasifikimi i tyre përcaktohet si sektorial, ndërsektorial e i përgjithshëm. Lista e plotë

96

KAPITULLI I

e instrumenteve të planifikimit duhet të trajtohet në rregulloret uniforme të planifikimit dhe duhet të hartohet si një kombinim i llojeve, klasave dhe niveleve të instrumenteve, e përcaktuar në nenin 24 të ligjit 10119. Nëse do t`i referohemi për krahasim me ligjin e vjetër, instrumentet e planifikimit janë koncept i ri, dhe i vetmi element që lejon deri diku krahasim është Plani Rregullues i Përgjithshëm, që konvertohet në Plan të Përgjithshëm Territorial Vendor. Megjithatë, ky i fundit mendohet të jete shumë më i evoluar në përmbajtje dhe metodologji.

Tabela 1: Instrumentet e planifikimit sipas klasifikimit, llojit dhe nivelit.Klasifikimi I Përgjithshëm Sektorial Ndërsektorial

Lloji Lloji i Instrumentit të Planifikimit Lloji i Instrumentit të Planifikimit Lloji i Instrumentit të Planifikimit

Nivelet Politikë PlanRregullore Planifikmi

Politikë PlanRregullore Planifikmi

Politikë PlanRregullore Planifikmi

Planifikimi Kombëtar

Politikë Kombetare e Planifikimti të Territorit

Plani i Përgjithshëm Kombëtar

Rreg. për PPK

Politikë Kombëtare për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Kombëtar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PKS

Politike Kombëtare për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Kombëtar Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PKN

Planifikimi Vendor

Politikë Vendore për Planifikimin e Territorit

Plan i Përgjithshëm Vendor

Rreg. për PPV

Politikë Vendore për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Vendor për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PVS

Politikë Vendore për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Vendor Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PVN

Planifikimi Ndërvendor

Politikë Ndërvendore për Planifikimin e (një) Territori/t, midis 2 apo më shumë NjqV

Plan i përgjithshëm Ndërvendor

Rreg. për PPNd

Politikë Ndërvendore për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Ndërvendor për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PNdS

Politikë Ndërvendore për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Ndërvendor Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PNdN

Planifikimi i Integruar

Politikë e Integruar Planifikimi Territorial

Plan i Përgjithshëm I Integruar

Rreg. për PPI

Politikë e Integruar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan i Integruar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PIS

Politike e Integruar për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan i Integruar Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PIN

97

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

2.3 Rregulloret uniforme dhe model

Rregulloret uniforme dhe model që propozohen në ligjin e territorit kanë mundësi të plotësojnë mjaft mirë zbrazëtinë që nuk adreson rregullorja e Urbanistikës, dhe që vakuumi të mbyllet krejt, do të duhet që të gjitha institucionet publike, qendrore apo vendore, të hartojnë rregulloret e tyre në përputhje me ato uniforme. Rregulloret uniforme dhe model janë draftuar gjatë periudhës shtator - nëntor 2010 nga AKPT me mbështetjen e Programit të USAID-it për qeverisjen Vendore në Shqipëri dhe përmes një procesi intensiv dhe të gjerë të pjesëmarrjes së aktorëve, dhe presin të adoptohen ligjërisht në vitin 2011. Tabela 1: Instrumentet e planifikimit sipas klasifikimit, llojit dhe nivelit.

Klasifikimi I Përgjithshëm Sektorial Ndërsektorial

Lloji Lloji i Instrumentit të Planifikimit Lloji i Instrumentit të Planifikimit Lloji i Instrumentit të Planifikimit

Nivelet Politikë PlanRregullore Planifikmi

Politikë PlanRregullore Planifikmi

Politikë PlanRregullore Planifikmi

Planifikimi Kombëtar

Politikë Kombetare e Planifikimti të Territorit

Plani i Përgjithshëm Kombëtar

Rreg. për PPK

Politikë Kombëtare për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Kombëtar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PKS

Politike Kombëtare për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Kombëtar Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PKN

Planifikimi Vendor

Politikë Vendore për Planifikimin e Territorit

Plan i Përgjithshëm Vendor

Rreg. për PPV

Politikë Vendore për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Vendor për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PVS

Politikë Vendore për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Vendor Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PVN

Planifikimi Ndërvendor

Politikë Ndërvendore për Planifikimin e (një) Territori/t, midis 2 apo më shumë NjqV

Plan i përgjithshëm Ndërvendor

Rreg. për PPNd

Politikë Ndërvendore për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan Ndërvendor për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PNdS

Politikë Ndërvendore për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan Ndërvendor Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PNdN

Planifikimi i Integruar

Politikë e Integruar Planifikimi Territorial

Plan i Përgjithshëm I Integruar

Rreg. për PPI

Politikë e Integruar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Plan i Integruar për Planifikimin Territorial të një Sektori

Rreg. për PIS

Politike e Integruar për Planifikimin Territorial Ndërsektorial

Plan i Integruar Territorial Ndërsektorial

Rreg. për PIN

98

KAPITULLI I

Rregullorja Uniforme e Planifikimit të Territorit, zëvendëson dhe plotëson pjesën e parë të Rregullores së Urbanistikës: Llojet, Përmbajtjet, dhe Procedurat e hartimit të Studimeve urbanistike. Sigurisht, rregullorja uniforme nuk ndërhyn në metodologjitë e planifikimit, por vendos njëtrajtshmëri sjelljeje në planifikim.

Rregullorja Uniforme e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit përcakton rregullat për formën dhe strukturën e instrumenteve të zhvillimit, mënyrën e zbatimit të instrumenteve të planifikimit, procesin e kontrollit të zhvillimit, formatin e projektit për çdo tipologji kërkese për zhvillim, si dhe tipologjitë dhe procedurat për llojet e lejeve të zhvillimit, infrastrukturës etj. Kjo rregullore deri diku jep përcaktime që i hasim shumë pak në Rregulloren e Urbanistikës dhe në Ligjin 8405 për lejen e sheshit dhe të ndërtimit, por shkon shumë përtej këtyre dy instrumenteve. Në fakt, është instrumenti që mund të vendosë regjimin e ri të marrëdhënieve të zhvilluesve me pronarët dhe me bashkinë, duke e kthyer zhvilluesin/pronarin në kontribues në zhvillim dhe jo vetëm përfitues.

Rregullorja Model e Planifikimit, aq sa i lejon njësitë vendore të zhvillojnë deri sa të kenë hartuar planet e tyre të përgjithshme vendore, aq edhe i kufizon ato në veprim, duke inkurajuar që të hartohen planet.

Këto janë tri Rregullore bazë për zbatueshmërinë e ligjit dhe ndërsa ato uniformet realizojnë njëtrajtshmërinë e formës dhe të strukturës së instrumenteve të planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit, rregullorja model është një rregullore “e vogël” tranzitore, me qëllim që ndërtimi të mos ndalojë tërësisht në Shqipëri për 2 vjet. Kjo, sipas përcaktimit që bën ligji i territorit për këto rregullore.

Këto rregullore, janë në përputhje të plotë me ligjin nr. 10119 dhe me bazën ligjore shqiptare në fuqi. Për të qenë të zbatueshme, ato marrin në konsideratë nevojat e grupeve të interesit në Shqipëri. Meqenëse grupet e interesit kanë nevojë për detaje sqaruese, pasi ligji ende nuk është përthithur konceptualisht nga aktorët, AKPT, në bashkëpunim me aktorët gjatë procesit të hartimit, ka përcaktuar

99

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

një ekuilibër të mirë dhe pragmatist midis normës ligjore dhe udhëzimit sqarues në këto rregullore.

Ndërsa 3 rregulloret bazë, ligjërisht nuk mund të thjeshtojnë ligjin, janë përpjekur ta qartësojnë atë. Hierarkia e instrumenteve dhe lidhja e ndërsjellë mes tyre theksohet më tej dhe proceset janë bërë të dukshme, të lexueshme dhe lehtësisht të ndjekshme për zbatim. Rregulloret tregojnë në praktikë atë që ligji thotë mbi faktin se një leje zhvillimi, ndërtimi, apo infrastrukture, nuk mund të jepet pa u paraprirë nga një plan i përgjithshëm territorial vendor. Këto plane, duke qenë se rregullorja model është dekurajuese e zhvillimit të situatave pa plan, janë të vetmet instrumente, përmes të cilave autoritetet vendore do të mund të vënë në jetë autonominë vendore në planifikim dhe zhvillim territori. Së fundi, janë pikërisht këto tri rregullore që tregojnë se si zhvillimi, nga i fragmentarizuar mund të kthehet në i integruar, dhe se si zhvilluesi të mos e ndërtojë përfitimin e tij mbi kurriz të shoqërisë, por të përballojë vetë kostot e zhvillimit që lidhen drejtpërdrejtë me zhvillimin e pronës private, ashtu siç ndodh kudo në botë, ku flitet për zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë.

Një tjetër rregullore e rëndësishme sipas ligjit të territorit, është edhe ajo ndërtimit, e cila përcakton normat dhe kushtet teknike bazë të detyrueshme të projektimit, zbatimit, të punimeve, përdorimit, mirëmbajtjes, prishjes dhe heqjes së strukturave, zbatimit të punimeve. Rregulla dhe akte ndërtimi ka, por kjo rregullore në këtë formë dhe përmbajtje nuk ka ekzistuar më parë dhe plotësimi i saj është parakusht për funksionimin dhe zbatimin e akteve të tjera nënligjore të ligjit të territorit.

Nderkohë, ligji i territorit ndërthuret me një numër të konsiderueshëm ligjesh në fuqi, ndaj dhe hyrja në fuqi e tij do të kërkojë amendime teknike të disa prej ligjeve të posaçme ekzistuese, për të realizuar harmonizimin dhe shmangien e konflikteve. Vetë hartuesit e ligjit, në një relacion përshkrimor dhe analizues të lidhjes midis ligjit të territorit dhe bazës ligjore shqiptare, sugjerojnë se

100

KAPITULLI I

rreth 94 ligje shqiptare preken dhe duhet të rishikohen. Megjithatë, ky numër mund të reduktohet ndjeshëm nëse gjatë zbatimit të ligjit të territorit dhe ligjeve të tjera tentohet që të punohet përmes interpretimeve të mira të ligjit, interpretimeve në heshtje, koordinimit të mirë me ligjet e posaçme dhe mbizotërimit të përcaktimeve të këtyre të fundit, dhe sigurisht përmes detajimeve që përmbajnë rregulloret e përgatitura dhe ato që do të përgatiten në vijim. Në parim kjo mund të konsiderohet edhe si sfida madhore e ligjit të ri, pra hyrja e tij në sistemin ligjor dhe institucional shqiptar. Zbatimi i efektshëm i tij është i lidhur ngushtë me legjislacionin për zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe sociale në nivel lokal, për tatimet e taksat vendore dhe tarifat ndikuese, për manaxhimin e pasurive të patundshme të njësive të qeverisjes vendore etj.

2.4 Sfidat e ligjit “Për planifikimin e territorit”

Në analizat e deritanishme, qoftë në nivel krahasimor midis dy ligjeve, apo dhe midis situatave urbane në dy periudha të ndryshme të vendit tonë, si dhe duke u bazuar në komentet e tryezave me aktorët dhe në intervistat e realizuara në njësitë e qeverisjes vendore, sfidat për zbatimin e ligjit “Për planifikimin e territorit” janë:

• Krijimi i kapaciteteve të duhura në nivel qendror dhe vendor për t`u përballur me një sistem të ri planifikimi dhe zhvillimi të territorit;

• Përvetësimi i koncepteve të reja ligjore dhe profesionale në fushën e planifikimit, jo vetëm nga institucionet, por profesionistët dhe zhvilluesit në tërësi;

• Qartësimi i kompetencave të autoriteteve vendimmarrëse dhe planifikuese, pavarësisht nga niveli qeverisës;

• Hartimi i bazës ligjore mbështetëse për zbatimin e ligjit dhe i instrumenteve kombëtare dhe vendore të planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit;

• Mbështejta financiare, teknike dhe institucionale për të vënë sistemin e ri në lëvizje.

101

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

Në thelb, sfida më madhore e ligjit nr. 10119, si një ligj që sjell një ndryshim rrënjësor të sistemit të planifikimit, është hyrja e tij në sistemin ligjor dhe institucional shqiptar, si dhe konsolidimi i pozitave të këtij ligji në sistem. Kjo sfidë mund të përballet jo vetëm përmes adresimit të pikave të mësipërme, apo hartimit të akteve nënligjore sipas dispozitave kalimtare, por edhe përmes miratimit të ndryshimeve që ligji nr. 10119 do të diktojë apo sugjerojë në legjislacionin ekzistues në përgjithësi.

Vetëm kur sistemi ynë ligjor të jetë rishikuar në përputhje të ndërsjellë32 me përcaktimet e ligjit nr. 10119 dhe makina institucionale të jetë fuqizuar për ta zbatuar këtë ligj, atëherë ky i fundit do të ketë hyrë në sistem dhe ne mund të pretendojmë se po flasim për reformë të vërtetë shqiptare në planifikim hapësinor.

Edhe më herët, gjatë hartimit të ligjit nr. 10119, ka pasur debate se sa “europian” është ligji i territorit. Debati në vetvete është i rëndësishëm, meqenëse integrimi europian është çështje prioritare e kombit në tërësi. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se ndërsa filozofia dhe konceptet e planifikimit në Europë janë gjithmonë në evolucion (Tosics et al., 2010) (EC, 1997), përkthimi i tyre në bazat ligjore përkatëse të shteteve, është ende në hapa embrionalë. Planifikuesit kanë përqafuar direktivat e Perspektivës Europiane për Zhvillim Hapësinor33 dhe të politikës së kohezionit territorial, por shtetet europiane kanë identitete historike dhe territoriale, si dhe histori sistemesh ligjore tepër të konsoliduara, për të lejuar që planifikimi hapësinor të kthehet kaq lehtësisht në një politikë europiane të detyrueshme për zbatim. Ligji i territorit ka listuar një

32 Pavarësisht se nuk preferohet që ligjet të bëhen subjekt ndryshimesh të shpeshta në kohë, pasi kjo pengon të kuptuarin dhe zbatueshmërinë e tyre, rasti i ligjit të territorit është shumë specifik sepse kemi një ndryshim rrenjësor sistemi, dhe si i tillë ka nevojë të shoqërohet me amendime të bazës ligjore ekzistuese. Megjithatë, sikurse edhe ekspertët juristë të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë kanë sugjeruar gjatë procesit të hartimit të 3 rregulloreve bazë, duhet të vlerësohen për përdorim edhe teknika të tjera, si: interpretimi i duhur i ligjit të territorit, interpretimi në heshtje, dhënia përparësi përcaktimeve të ligjeve të posaçme, dhe sigurisht detajimi i nevojshëm në rregulloret uniforme. 33 ESDP - European Spatial Development Perspective, e cila nuk është aspak e detyrueshme në zbatim, por orientuese.

102

KAPITULLI I

sërë parimesh që përputhen me filozofinë europiane të planifikimit. Nga pikëpamja e zgjidhjeve, duket sikur ligji del përtej Europës. Vihet re një tendencë për të marrë sa më shumë elemente, ose instrumente ndërkombëtare, pa u fokusuar në mënyrë krahasimore në një sistem të vetëm apo në 2-3 sisteme të mirëpërcaktuara. Duke qenë se ligji përpiqet t`u referohet disa modeleve (e paqartë se cilave), por pa arritur t`i shkrijë këto modele me kontekstin ligjor dhe zhvillimor shqiptar, shfaqet edhe një herë nevoja thelbësore që ka ligji për t`u integruar në sistemin tonë ligjor.

Përsa u përket 3 rregulloreve bazë34, ato kanë studiuar sistemet ligjore europiane të planifikimit për të kuptuar se cilat forma të zbatimit të instrumenteve të ndryshme janë më të përshtatshmet për Shqipërinë. Në çdo rast, për të qenë të qartë, Modeli referencë i 3 Rregulloreve është vetëm Ligji nr. 10119, i planifikimit të territorit, sado europian ose jo të jetë ai. Në këtë kontekst, kur ka mjaftueshëm paqartësi, është e dobishme që përgjatë zbërthimit të mëtejshëm të ligjit në zbatim, pavarësisht referencave orientuese, është e domosdoshme që të jemi konseguentë me zgjedhjet që bëjmë dhe të mos humbasim në varietetin europian të planifkimit.

Një sfidë e fundit, por jo më pak e rëndësishme është ndryshimi i mendësisë së institucioneve dhe të zbatuesve të ligjit në tërësi. Fakti që për vite me radhë jemi mësuar të përdorim një bazë të caktuar ligjore dhe një gjuhë të caktuar të planifikimit, edhe pse një faktor i rëndësishëm, nuk ka pse të kthehet në pengesë për të pranuar dhe zbatuar një ligj të ri, për më tepër kur forcat politike kanë gjetur një konsensus rreth tij. Kjo nuk përjashton aspak nevojën për të bërë përmirësime të mundshme në ligjin e territorit, me qëllim reflektimin e realitetit, por ngre njëkohësisht pyetjen “A duam ta ndryshojmë thellësisht bazën e re dhe të miratuar ligjore ende pa e vënë atë në zbatim?”. Kompleksiteti i ligjit të territorit duhet çmitizuar dhe nuk ka pse të krijojë frikë. Ai ka nevojë vetëm për vullnet për ta rivlerësuar, përmirësuar sipas nevojës dhe zbatuar, por gjithmonë duke pasur kujdes që këto procese të mos 34 dy uniforme dhe një model.

103

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

i shtojnë më tej kostot që po rëndohen çdo ditë e më shumë për qytetarët e Shqipërisë.

3. Rekomandime afatshkurtra mbi zbatimin e ligjit të territorit

3.1 Hapat konkretë të zbatimit të ligjit për “Planifikimin e Territorit”dhe momentet kyçe

Për të adresuar sfidën e mësipërme, ligji 10119 duhet të plotësojë një sërë kërkesash. Këto kërkesa janë grupuar sipas përcaktimeve në dispozitat kalimtare dhe sipas çështjeve kyçe që, të trajtuara ose jo në ligj, janë ngritur nga aktorët në nivel vendor. Grupimet paraqiten në diagramën e mëposhtme dhe përmbledhin të gjitha sferat, në të cilat ligji i ri ka nevojë të plotësohet ose t`i adresojë.

Figura 2: Hapat për zbatimin e ligjit të planifikimit të territorit

•Çështje të trajtuara nëLIGJ•Ligji nuk parashikon AKTE Nënligjore dhe Afate

Ngritja dhe Funksionimi AKPT

Ngritja dhe Funksionimi KKT

RREGULLORET BAZE tëPlanifikimit & KZH

RREGULLORET e NDERTIMIT

REGJISTRI i territorit Forma� i RAPORTIT të Zhvillimit të Territorit

Har�mi I PLANEVE Territoriale tëPërgjithshme

Përcak�mi i Çështjeve të Rëndësisë KOMBETARE & VENDORE

Har�mi i RREGULLOREVE tëPlanifikimit & KZH

DELEGIM BASHKERENDIM NDERMJETESIM

PROCES HARTIMI DHE MIRATIMI INSTRUMENTESH

Struktura dhe Detyrat e AUTORITETEVE VENDORE (& QARKU)

Forcim KAPACITETESH në Nivel Kombëtar dhe Vendor

•Çështje të trajtuara nëLIGJ•Ligji parashikon AKTE Nënligjore dhe Afate

•Çështje tëpërmendura në LIGJ

•Çështje URGJENTE të tranzicionit të planifikimit•Ligji i trajton pjesërisht

Nisja e procesit për saktësimin e KUFIJVE ADMINISTATIVE

Har�mi i plan-veprimi për periudhën 2-vjeçare deri në përfundimin e Planeve Vendore

Rishikimi i AFATEVE tëhyrjes në fuqi të Ligjit

Konsiderimi i Planeve Vendore, Studimeve dhe projekteve aktuale

Amendime të bazës ligjore sipas nevojës

Në diagramën e paraqitur më sipër identifikohen katër grupimet e çështjeve që duhet të saktësohen me aktet nënligjore dhe udhëzimet

104

KAPITULLI I

përkatese, me anë të amendimit të ligjit apo ligjeve të tjera dhe me anë të programeve komëbtare për fuqizim kapacitetesh. Për momentin aktual të kësaj periudhe tranzitore të hyrjes në fuqi të ligjit, është mjaft i rëndësishëm blloku i parë i çështjeve urgjente. Këto çështje në ligj janë trajtuar pjesërisht, dhe për më tepër, me vonesat në afate të akteve nënligjore, kthehen në prioritare pasi pengojnë çështje të tjera, duke e rritur gjithnjë e më shumë koston që përballojnë shqiptarët nga territori i përçudnuar, pra edhe koston politike.

Çështjet më prioritare35 për AKPT-në, menjëherë pas ngritjes së saj dhe pajisjes me stafin dhe logjistikën e duhur, si edhe me rregulloren e institucionit dhe përshkrimet e punës, janë:

1. Përgatitja e Planit 2-vjeçar të aktiviteteve (miratimi i strategjisë kombëtare të planifikimit duhet të përmbajë edhe një plan veprimi që lidhet kryekëput me planin afatshkurtër të AKPT-së);

2. Ngritja dhe Funksionimi i Këshillit Kombëtar të Territorit;3. Përgatitja për të nisur punën për Planin e Përgjithshëm

Territorial dhe Çështjet e Rëndësisë Kombëtare;4. Miratimi i 3 rregulloreve “bazë” të hartuara dhe përmendura

më lart: uniforme planifikimi, uniforme kontrolli zhvillimi dhe model planifikimi;

5. Trajnimi i njësive të qeverisjes vendore mbi rregulloret bazë;6. Mbështetja e njësive të qeverisjes vendore, për të përshtatur

instrumentet e tyre të planifikimit në përputhje me ligjin e ri të territorit;

7. Trajtimi i çështjeve të urgjencës (të detajuara më poshtë);8. Përgatitja e burimeve njerëzore të AKPT-së;9. Përgatitja e një udhëzimi që në përputhje me rregulloret bazë

sqaron kompetencat në planifikim dhe kontroll zhvillimi midis autoriteteve në çdo nivel.

35 Duhet pasur parasysh që baza ligjore për Regjistrin është hartuar dhe miratuar dhe puna për Regjistrin po finalizohet.

105

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

3.1.1 Plani i veprimit për periudhën 2-vjeçare të zbatimit të Ligjit “Për planifikimin e territorit”

Ky planveprimi mendohet të jetë pjesë integrale e strategjisë kombëtare të planifikimit. Plani është mirë të marrë në konsideratë:

• Ekzistencën e Planeve Rregulluese të Përgjithshme të miratuara të paktën në 5 vitet e fundit, mënyrën dhe kohën se si dhe kur ato do të duhet të përshtaten me instrumentet e reja të planifikimit dhe kontrollit të zhvilimit.

• Ekzistencën e Planeve Rregulluese të Përgjithshme të hartuara dhe në proces miratimi, të bllokuara për shkak të paqartësive në ndarjen e kompetencave vendimmarrëse midis dy niveleve të autoriteteve, atij vendor dhe kombëtar.

• Ekzistencën e Planeve Rregulluese të Përgjithshme në proces hartimi (Projekti i Bankës Botërore – LAMP), të cilat ndoshta janë ende në kohë per t`u përshtatur me metodologjinë e re që do të propozojnë Rregulloret.

• Përgatitja e burimeve njerëzore të AKPT-së për të përballuar valën intensive të punës, veçanërisht në gjashtë muajt e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit me efekte të plota.

• Përgatitja e burimeve njerëzore të njësive vendore, në mënyrë që të mund të zbatojnë 3 rregulloret bazë dhe Regjistrin dhe në këtë mënyrë të sigurojnë autonominë e tyre në planifikim.

• Legalizimin e zonave informale, me fokus kryesor territoret e komunave, që do të duhet të hartojnë sipas dipozitave ligjore Planet e Përdorimit te Tokës.

• Amendimin e disa ligjeve që kanë efekte të drejtpërdrejta mbi zbatimin e Ligjit “Për planifikimin e territorit”, si:o Ligji mbi taksat vendoreo Ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendoreo Ligji për prefektino Ligji për proceduarat për shpronësimet për interes publiko Ligji për regjistrimin e pasurive të paluajtshmeo Etj.

106

KAPITULLI I

3.1.2 Si mund të ngrihen kapacitetet e institucioneve në nivel vendor dhe kombëtar?

Formimi i kapaciteteve të duhura për zbatimin e ligjit të territorit është proces dhe nuk duhet të mendohet i mbyllur brenda një afati kohor të caktuar. Sigurisht mund të ketë një listë aktivitetesh për periudhën afatshkurtër, por aftësimi i institucioneve duhet të kthehet në një program afatgjatë të qeverisë shqiptare. qëllimi i Programit për Ngritjen e Kapaciteteve është aftësimi i autoriteteve planifikuese në çdo nivel për të kuptuar konceptet dhe praktikat e reja të planifikimit dhe manaxhimit të tokës të përfshira në kornizën ligjore të territorit dhe për t`i zbatuar ato me korrektësi. Duke qenë se ligji i ri është kompleks dhe sugjeron ndryshime praktike radikale, programi ngritjes së kapaciteteve duhet të adresojë si çështjet procedurale të punës së përditshme, ashtu edhe çeshtjet konceptuale.

Programi duhet të adresojë nevojat specifike në nivel vendor dhe qendror. Në nivel qendror, AKPT është subjekti kryesor i programit, ndërsa në nivel vendor janë stafet e bashkive, komunave dhe qarqeve. Dy komponentët kryesorë të programit janë: 1) procedurat dhe aktet nënligjore (përgatitja dhe zbatimi) dhe 2) trajnimi profesional në çështje dhe koncepte të planifikimit. Programi duhet të përdorë edhe trajnimin standard për të kuptuar ligjin dhe konceptet bazë në planifikim, por edhe mbështetje në punë për institucionet qendrore dhe vendore për hartimin e instrumenteve përkatëse të planifikimit, në përputhje me ligjin. Ky program duhet të formëzohet nga AKPT dhe zbatimi i tij të udhëhiqet prej saj.

3.2 Vazhdimësia

Ligji i territorit dhe rregulloret dinamike të hartuara në zbatim të tij duhet të testohen para se të kuptohet se ku çalojnë dhe ku ka nevojë për përmirësim. Meqenëse kemi para vetes një “makinë” të re, e cila pavarësisht kundërshtive teknike, ka marrë bekimin

107

INDIVIDI, SHoqËRIA DHE REALITETI URBAN

dhe konsensusin e klasës politike, është e udhës ta testojmë për të kuptuar se sa dhe se si i kemi harmonizuar interesat, dhe se cili ëstë hapi i radhës. Në të kundërt, është mirë të mos zvarritemi pa fund dhe të konsiderojmë një rishikim thelbësor dhe integral të ligjit të territorit, natyrisht duke menduar në çdo rast për kostot politike dhe mbarëqytetare të këtij vendi. Cilado qoftë zgjedhja, në fund suksesi do të varet gjithmonë nga kapacitetet dhe vullneti profesional i institucioneve publike përgjegjëse për zbatimin e tij, në të dyja nivelet e qeverisjes.

4. Referencat

European Commission (1997), “The EU Compendium of Spatial Planning Policies”, Regional Development Studies, European Communities.

juergensmeyer, j.C. and T.E. Roberts (2003), “Land use Planning and Development Regulation Law”, West Group, USA.

Këshilli i Europës (1952), “Enforcement of Certain Rights and Freedoms not included in Section I of the Convention”, Protocol 1 of the European Convention on Human Rights and its Five Protocols.

Tosics, I., Szemzo, H., Illes, D., Gertheis, A., Lalenis, K. and D. Kalergis (2010), “National Spatial Planning Policies and Governance Typology”, PLuREL Report under the Sixth Framework Programme, European Commission.

Ligjet e cituara

Ligji nr. 10119, datw 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”Ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”Ligji nr. 8652 datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”