16
us us pl kult pl ult Nr. 1 02-08 shkurt 2009 Shpërndahet falas Ciceron kulturor p r Prishtin n ë ë Libraria Universitare ARTINI Ekspozitë: Engjëll Berisha Retrospektivë 1942-2009 Premierë n : “Dialog në...” ë Dodona Premierë n “Gruaja që donte pinguinët” ë ODA: Megjithat KAFJA E ISËS ë, dosjet duhet hapur...

Plus Kult Nr.1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ciceron Kulturor për Prishtinën

Citation preview

Page 1: Plus Kult Nr.1

us us pl kultpl ultNr. 102-08 shkurt 2009

Shpërndahet falas

Ciceron kulturor p r Prishtin n ë ë

Libraria UniversitareARTINI

Ekspozitë:Engjëll BerishaRetrospektivë 1942-2009

Premierë n :“Dialog në...”

ë Dodona

Premierë n“Gruaja që donte pinguinët”

ë ODA:

Megjithat

KAFJA E ISËS

ë, dosjet duhet hapur...

Page 2: Plus Kult Nr.1

2 | 02-08 shkurt 2009

ZZiigg ZZaagg OOrrcchheessttrraaZig Zag Orchestra, është një formacion-orkester e re, e krijuar dhe e udhëhequr ngakitaristi Dren Abazi.Të gjithë anëtarët e orkestrës janëmuzicient që edhe me parë kanë qenëtë angazhuar në bende të ndryshmedhe kësisoj edhe në projekte tëndryshme muzikore. Kjo orkestërmbajti koncertin e parë të saj nëPrishtinë, pas disa koncerteve të suk-sesshme në vende të tjera. Koncerti umbajt në Teatrin Oda dhe u mirëpritnga një numër i madh i adhuruesish.Orkestra performon muzikë të zhan-rit ethno fussion, ballkan jazz, muzikëe fortë e frymëzuar kryesisht nga valle tradicionale shqiptare dhe ritme ballkanike.Anëtarët bazë të orchestres janë: Dren Abazi, Ertan Ilyjaz, Sezgin Curi dhe DielliHoxha.

""OOMM"" QQuuaarrtteettDukagjin Muhaxheri, Liburn Jupolli, VisarKuçi, Teoman Ukca, janë anëtarët e "OM" quartet, të cilëtparaqesin gjeneratën më të re të Jazz muzicientëve në Kosovë si dhe prezantojnënjë hap optimist në Jazz skenën lokale. "OM" krijojnë muzikën e cila rrjedhë prej

burimeve dhe sfondeve të ndryshme.Pothuajse të gjithë anëtarët e bendit janë tëshkolluar për muzikë klasike por, janë po aqaktiv si jazz performues, pop performues sidhe performues të muzikës eksperimentale.Ata janë edhe kompozitorë të të gjithapjesëve (këngëve të tyre). Debutimi i tyre në“Prishtina Jazz Festival” është një hap inku-rajues drejt CD projektit i cili pritet të pub-likohet gjatë këtij viti.http://www.myspace.com/omquartetks

Zig Zag Orchestra

Çdo te enjte ne "Zanzi Bar" prej 22:00…

“OM” Quartet

Page 3: Plus Kult Nr.1

Agron Krasniqi

Shumë herë kemi dëgjuarqytetarët e Prishtinës të

thonë se jeta kulturore nëkryeqytet është e varfër, nuk ndodhëasgjë interesante dhe kjo është arsyeja pseata nuk gjejnë kohë e nuk shfaqin interes-im për t'i vizituar vendet ku bëhet kulturë.Pajtohem deri diku, por jo plotësisht.Nëse i shikoni faqet e kësaj gazete do tëbindeni se nuk është krejtësisht ashtu.Ata që thonë se nuk ndodhë asgjëm'duket se e kanë më shumë për ta justi-fikuar veten për mosprezencë në ngjarjetë ndryshme kulturore. Zakonisht të tillëtnuk e mbajnë në mend kur kanë shkuarpër herë të fundit në teatër, kur e kanëshikuar një film, kur kanë qenë në njëekspozitë apo kanë marrë pjesë në njëkoncert.

Kjo revistë që sot po del, e që do tëjetë e përjavshme, do të informojë para-prakisht për shumicën, për të mos thënëtë gjitha ngjarjet kulturore që do të ndod-hin në harkun kohorë prej një jave nëPrishtinë. Qëllimi i "Plus Kult" është që

të promovohen projektet që prezentojnëiniciativa kreative dhe kualitet artistikpërmes përmbajtjes së tyre, formës, qas-jes apo teknikës.

Do të jetë kjo revistë një hapësirë përkulturën. Për të gjitha ato institucionepublike a private kulturore. Për të gjithëata entuziastë që organizojnë një ngjarjekulturore, një shfaqje, një ekspozitë, përata që botojnë një libër a mbajnë një kon-cert, por që mediat tjera nuk i mbulojnësepse nuk kanë hapësirë. Besoj se do tëjetë ky një kontribut modest, që mund tëndikojë në përcjelljen më të madhe tëaktiviteteve kulturore nga ana e qyte-tarëve. Njëkohësisht kjo do të ndikojë qëpubliku të jetë i informuar mirë mbi tëgjithë spektrin e këtyre ngjarjeve.

Pikërisht për këtë arsye kjo revistë dotë shpërndahet falas, në një tirazhë tëmadh duke dashur të që mbërrijë nëduart e sa më shumë lexuesve.

Faqet e kësaj reviste do të jenë tëhapura edhe për debat, kritikë të mirë-filltë e opnione për vlerat apo antivleratqë përcjellin kulturën tonë.

Me përkahjen tuaj, shpresoj të keminjë jetë të gjatë.

02-08 shkurt 2009 | 3

Nëse organizoni një ngjarje kulturore nëPrishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëroni tëtjerët atëherë "Plus kult" është vendi ideal.Pavarësisht nëse jeni insitucion privat apopublik apo thjeshtë keni ndërrmarrë një ini-ciativë për të organizuar një ngjarje kultur-ore na lajmëroni për aktivitetin tuaj përmese-mail adresës [email protected], ose nënumrin e telefonit 044/049-399-207.

Editor: Agron KrasniqiKoordinator: Artan Krasniqi

Tel: 044/049-399-207Email: [email protected]

Realizimi kompjuterik dhe dizajni:Albedo - www.albedo.info

Page 4: Plus Kult Nr.1

Jepet shfaqja "Uuuuh", nga Gerard Vasquez. Regjia të Isa Qosja. Luajnë: DonatQosja, Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Veton Osmani.

Jepet shfaqja "Uuuuh", nga Gerard Vasquez. Regjia Isa Qosja. Luajnë: Donat Qosja,Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Veton Osmani.

Jepet shfaqja "Çifti Martin", nga EugeneIonesco. Regjia Bekim Lumi.Luajnë: Astrit Kabashi, Gresa Pallaska.Harmonikist: Agon Xharra. Skenografia:Mentor Berisha. Kostumografia: SamkaFerri. Koreografia: Sinan Kajtazi.Mjeshtër i Këndimit: Riad Ymeri.

SSii uu kkrriijjuuaarr sskkeennaa ee ççiiffttiitt MMaarrttiinn??"Dialogu i Martinëve është thjeshtëlojë…E sajova me bashkëshorten time një ditë në metro. Turma e njerëzve na ndau.Ajo u fut në njërën derë dhe unë në tjetrën. Pas dy apo tri stacioneve, udhëtarët nisëntë dalin dhe vagoni u zbraz. Gruaja ime, e cila ka shumë prirje për humor, m'u afrua

dhe më tha: 'Zotni, më duket se ju kam takuardikund!' Unë e pranova lojën. Kështu e krijuam gatikrej skenën…"Eugene Ionesco

Jepet shfaqja "Tartufi", nga Molieri. Regjia RrahimBurhan. Luajnë: Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, IgballeQena, Mentor Zymberaj, Blerta Syla, Asllan Hasaj,Shebgyl Ismajli, Bekim Guri, Florntina Ademi dheBesnik Krapi.Dramaturg: Ilir Gjocaj. Skenografia NurullahTuncer. Kostumografia: Blagoja Micevski.Menaxher i shfaqjes: Avni Abazi.

Të martën, më 3 shkurt prej orës 20:00

4 | 02-08 shkurt 2009

Të hënën, më 2 shkurt prej orës 20:00

Të shtunën, më 7 shkurt prej orës 20:00

Të premten, më 6 shkurt prej orës 20:00

Çun Lajçi

Teatri Kombëtar i Kosovës

Skenë nga shfaqja “Çifti Martin”

Page 5: Plus Kult Nr.1

Intervistë me Drejtorin e përgjithshëmtë “Teatrit Kombëtar”, Arian Krasniqi

TEATRI E KA KALUARKRIZËN

Teatri Kombëtar i Kosovës duket sepo e rimerr veten. Ky është konstatimiqë mund të dal nga ajo që shihet prejardhjes në krye të Drejtorit të ri nëkëtë institucion. Tashmë duket sekriza e publikut për Teatrin Kombëtari takon së kaluarës. Menaxhimi më imirë në të gjitha aspektet ka sjellërezultatet e para.

AA ee kkaa kkaalluuaarr TTeeaattrrii KKoommbbëëttaarr kkrriizzëënn ee ppuubb-lliikkuutt,, ppëërr ttëë cciillëënn ëësshhttëë ffoolluurr aaqq sshhuummëë kkëëttoo vviitteettee ffuunnddiitt??

Po besoj që e kemi kaluar krizën epublikut. Të dy shfaqjet e fundit që ipatëm në fund- vitin e kaluar në TKK-,"Çifti Martin" dhe "Tartufi" kanë thyerrekorde të shikueshmërisë dhe kanë sjellënjë interesim të jashtëzakonshëm të pub-likut për Teatrin Kombëtar. Tashmë naduhet që këtë interesim të publikut tashtojmë edhe më shumë, në mënyrë që tëmos konsiderohet si eufori, por gradual-isht ta krijojmë publikun tradicional dhetë rregullt në TKK.SSii ëësshhttëë aarrrriittuurr kkjjoo,, mmee sshhffaaqqjjee mmëë ttëë mmiirraa aappoommee mmeennaaxxhhiimm mmëë ttëë mmiirrëë??

Me të dyja. Ne jemi zotuar për shfaq-je të mira, dhe po e bëjmë këtë, kemindryshuar dhe avancuar plotësishtstrategjinë e marketingut, dhe kjo kadhënë efektet e veta. Planifikimi dhe pub-

likimi i kalendarit mujor të shfaqjeve poashtu ka rezultuar pozitivisht. Kemi nën-shkruar Memorandume Mirëkuptimi përparapagim të biletave me UP-në, e tënjëjtën gjë do ta bëjmë edhe me institu-cione, kompani dhe organizata tjera.ÇÇkkaa ddoo tt''ii ooffrroohheett ppuubblliikkuutt ggjjaattee kkëëttiijj vviittii nnëëTTeeaattrriinn KKoommbbëëttaarr??

Do t'i ofrohen 7 premiera të skenës sëmadhe, dhe 3 të skenës së vogël. Laryshizhanresh dhe sistemesh. Do t'i ofrohendy festivale ndërkombëtare, "KosovaINFEST" dhe "Babel Europa". Do tëprezantohemi në disa festivale ndërkom-bëtare jashtë vendit.

Arian Krasniqi ka diplomuar nëFakultetin e Arteve në Prishtinë nëDrejtimin e Dramaturgjisë. Aktualishtështë në përfundim të studimeve masternë po të njëjtin fakultet. Është autor ishumë dramave dhe skenarëve për filmametrazhesh dhe zhanresh të ndryshme.Ai është drejtori më i ri i Teatrit nëBallkan.

Intervistoi: Fatmire Tullari

02-08 shkurt 2009 | 5

Page 6: Plus Kult Nr.1

6 | 02-08 shkurt 2009

Të hënën më 2 shkurt në orën 19:30, jepetpremiera e shfaqjes "Dialog në ..."

Regjia: Drita Begolli; Aktrojnë: Selman Jusufi, Aurita Agushi.

Të martën më 3 shkurt në orën 19:30, jepet shfaqja "Shumë urime për ty"Autore: Seadet Beqiri; Regjia: Burbuqe Berisha; Ass. Regjie: Albba Morina;Skenografia: Shqipe Kamberi; Muzika: Valton Beqiri; Kostumografia: Njomza Luci.

Personi i cili mundohet të jetoj në vetmi, nuk mund të jetë i suksesshëm si qenienjerëzore. Zemra e tij ngulfatet nëse nuk i përgjigjet një zemre tjetër. Arsyeja humbetduke e dëgjuar vetëm jehonën e mendimit ë vet dhe nuk mund të gjejë inspirim tjetër.(Pearl S. Buck).

Të enjten më 5 shkurt në orën 19:30 "Stjuardesat"Autor: Marc Cameloti; Regjia: Armond Morina; Luajnë: Flutura Zeneli, Edita Dula,Arta Selimi, Albulena Bardhi, Armend Baloku, Besart Sllamniku; Kostumografia:Njomza Luci; Skenografia: Ilir Zhubi;Grimi: Sellma.

Bernardi, bashkëjeton me tristjuardesa njëkohësisht në mes tëParisit. Asnjëra nuk di gjë për dy tëtjerat. Bernardi është mjeshtër imashtrimeve për ç'gjë e ndihmonedhe shtëpiakja e tij. Për ta komp-likuar situatën edhe më shumë nështëpinë e tij vjen për të banuar edhenjë shok i cili nuk ka ku të shkojë.Jeta rrjedh ashtu siç e ka planifikuar Bernardi, por një ditë stjuardesat fillojnë të ater-rojnë pa plan dhe krijohen situata komike deri në lot.

E shtunë 7 shkurt në orën 12:00. "Për"Për rralla e furalla e fur rr tarëvtarëve"e"Autor: Borisllav Mrkshiq; Regjia: Melihate Qena; Kukullat: Valdet Rama; Piktura:Mentor Berisha dhe Vlora Hajdini; Muzika: Agron Shala; Luajnë: Fisnik Zeqiri,Albulena Bardhi, Veton Gashi dhe Fjolla Nushi.

Një mbret ka vajzën e mirë dhe të re, e cila dashurohet në ëmbëlsirabërsinmbretëror. Kjo nuk i pëlqen mbretit dhe e dëbon ëmbëlsirabërsin nga mbretëria.Një ditë plaka e keqe e rrëmben vajzën e mbretit dhe ëmbëlsirabërsin niset takërkoj. Personazhet e shfaqjes janë bukë, ëmbëlsira, pitalka, rollata dhe e tërë ngjar-ja ndodhë në ambientin përrallor të furrës.

Page 7: Plus Kult Nr.1

02-08 shkurt 2009 | 7

Në teatrin ODA do të shfaqet Komedia LuftaIliro-Romake. Shkruar nga Lirak Çelaj,

Regjia: Florent Mehmeti, Skenografia: PetritBakalli, Kostumet: Yllka Brada, Muzika: LiburnJupolli, Luajnë: Naser Rafuna, Ard Islami, AdrianMorina, Lirak Çelaj, Flutura Zeneli dhe BesfortDaka.

"LUFTA ILIRO - ROMAKE" - është njëkomedi e stilit "Monty Python Flying Circuses", ecila trajton një pjesë të aktualitetit tonë por ngaperspektiva antike.

Kjo shfaqje është njëfarë vazhdimësie ekomedisë "TRE GJERMANËT E TRASHË" sai përket stilit të lojës dhe humorit.

"Lufta Iliro - Romake" është përkrahur ngaMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në teatrin ODA, ipet premiera e shfaqjes "Gruaja që donte pinguinët" në regji të IsaQosës; Skenografia: Petrit Bakalli; Kostumet: Rudina Xhaferi.

Luajnë: Shkumbin Istrefi, Irena Cahani dheShkëlqim Islami;Shfaqja "Gruaja që donte pinguinët" është e

bazuar ne filmin"Misery"

m eskenart e

Wi l l i amGoldman,

regji te RobReiner. Kjoshfaqje është

përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dheSporteve.

Të martë, më 3 shkurt prej orës 20.00

Të mërkurën, më 4 shkurt prej orës 20.00

Isa Qosja, është një ngaregjisorët më të mirë shqip-tarë. Ka bërë regjinë eshumë filmave, artistikë edokumentar për të cilëtedhe ka marrë shpërblime emirënjohje ndërkombëtare.Gjithashtu njihet edhe siregjisor teatri. Kjo nukështë shfaqja e tij e parë nëTeatrin Oda.

Isa Q

osja

Page 8: Plus Kult Nr.1

Megjithatë, dosjet duhet hapur ... KAFJA E ISËS

Artan Krasniqi

Çaji i rusit me një copëdjathë prej më të mirit,

vezë fshati të ziera dhe filmat e BruceLee'së, ose ata të kinematografisë turke, ekarakterizonin njërën prej kafeneve më tëfamshme në kryeqytet, që quhej "Dydrej", por që ndryshe njihej, e përshumëkë vazhdon të mbahet mend si"Kafja e Isës".

Hysen Isufi (Isa,siç do t`i referohe-mi në vazhdim tëshkrimit) një burrësharmant, ikujdesshëm nëveshje, me flokë tësurme që shkëlqe-jnë nga huma,kishte famën dheprestigjin që do tadëshironin të gjithë në qytet. Këmba nuki shkelte në baltë, duke qenë se voziste"Ford Taurus". Në atë kohë, ata që kishinautomobila ishin të paktë, njëjtë si njerëz-it që nuk vishnin çorapë të bardha. Isabënte pjesë në të dy këto grupe specifike.

Megjithatë, famën atij ia garantonteedhe shkathtësia e kamerierit - ishte ndërmë të mirët në Kosovë, për të mos thënënë Jugosllavinë e asaj kohe. Nëse njësimatëse për shkathtësinë e kamerierit ishte"të shërbesh meze e raki në rast të vizitëssë shokut Tito", ishte pikërisht Isa ai që e

bëri këtë në hotelin "Bozhur", kur Titovizitoi Kosovën.

Isa nuk mbahet mend vetëm sikamerier i shkathët, por edhe si njëmenaxher i suksesshëm lokali, avangardë.Ishte fundi i viteve '70 dhe fillimi i atyre'80. Koha kur televizorët në Kosovëndoshta kishin arritur numër treshifror,por video-player'ët me "traka" (VHS),numëroheshin me gishta të dorës. Ajo qënumërohej me gishtin e mesëm të dorës,ishte në kafen e Isës. Isa arrinte të sig-uronte VHS "traka" të produksionit turk,por edhe filma të Bruce Lee-së, që shpejt

arriti të bëhetidhull i fëmijëvetë shehrit (dhe jovetëm ityre)..Pothuajsenuk kishte të tillëqë nuk mbaninnë duar një parë"qoke" të njëjtame ato të cilat ipërdorte idhulli ityre, Bruce.

Pse videoja e Isës numërohej megishtin e mesëm, nuk u tha rastësisht.Sepse, po ashtu, jo rastësisht thamë që aiishte edhe menaxher i suksesshëm. Dhe,natyrisht, nuk mund ta përballonte faktinqë dikush, t'ia zinte tavolinën e të pintevetëm dy çaja rusi dhe që pas gjysmë orevëllimi i çajit të mos arrinte tek pikat ekuqe të gotës orientale, ndërsa varësishtprej rasteve (lexo: xhepit) herë të poro-sisin një copë djathë, a dy ve të ziera, eherë jo. Në këto situata, me autoritetin e

8 | 02-08 shkurt 2009

Isa, i dyti nga e djathta

Page 9: Plus Kult Nr.1

tij të paluhatshëm e me humorin ironik,Isa e ndalte filmin në gjysmë duke uarsyetuar: "Edhe ky [Bruce Lee apo KaraMurati] është lodhë e duhet të pushojë",ose "Edhe kjo [video] ka shpirt, një herëi del".

Megjithatë, Kafja e Isës, kafenetë etjera të asaj kohe dhe ato të mëvonshmenë vitet '80, që arrinin të kishin televizore video, ofronin filma të ndryshëm, qëishin alternativë e atyre që transmetonteRTP-ja. Për ata që ende nuk kishin televi-zor kjo ishte një mundësi e mirë për t'u

njoftuar më këtë "shejtan që ka hyrënëpër shtëpi", siç e quanin pleqtë.

Natyrisht, ky zhvillim ka arritur t'ikontribuojë edhe diversitetit kulturor qëpërbën njërën ndër vlerat themelore tëqytetërimit. Sot mundësitë për të zgjed-hur janë shumë më të mëdha, sepse dukeu rritur nevoja për të shijuar diçkandryshe (fjala është për produkte kultur-ore) është rritur edhe mundësia për tëbërë biznes, dhe anasjelltas, duke bërëbiznes, janë rritur mundësitë për të shi-juar diçka ndryshe në fushën e kulturës.

02-08 shkurt 2009 | 9

Page 10: Plus Kult Nr.1

Dramë / Komedi

Në role interpretojne: RobertNdrenika, Tinka Kurti, Mirush

Kabashi, Mehdi Malkaj, Lazer Filipi,Margarita Xhepa, Elvira Diamanti etj.Skenari: Ruzhdi PulahaRegjia: Saimir Kumbaro

"Ne dhe Lenini" ktheu regjisorinKumbaro në sheshxhirim pas 12 vjetësh,që nga koha e realizimit të "Vdekja ekalit". Filmi i tij i ri është prodhim iQendrës Kombëtare Kinematografike, S.K Film Production, K. S Visions France,Smart Fyrom, Centre International deCinema France dhe MinistrisëMaqedonase të Kulturës.

10 | 02-08 shkurt 2009

Në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqetfilmi

""NNee ddhhee LLeenniinnii""me regji të Saimir Kumbaros

Rreth filmit "Ne dhe Lenini" Ecja pa kthyer kokën

prapa

Semi, një ish funksionaree kohës së komunizmit,

nuk mundet assesi të pajtohet medemokracinë. Një botë e "mbushur mekrime, pa ligj dhe rregull", sipas sajështë mallkim për një shoqëri. Shumicae banorëve tjerë që jetojnë me të nukpajtohen me mendimin e saj, sidomosEmili, një ish i përndjekur i sistemitkomunist. E gjithë kjo situatë tensiono-het edhe më shumë kur me ta fillon tëjetojë Zeneli, ish zyrtar i lartë, prania e tëcilit ngjall kujtimet e hidhura e të harru-ara të kësaj shtëpie. Më i pa interesuarinë këtë rrëfim të së kaluarës mbetetZeno, burri që rri pa gjumë për të bised-uar me vajzat në "hot line".

Pyetja që mund të lind natyrshëm nëkëtë rast është, si jetojnë në një shtëpi tëvetme këta njerëz të ndryshëm. Nëmoshë të shtyrë, pa pasur përkrahjen efamiljes së tyre, këta njerëz janë tëdetyruar të jetojnë në shtëpinë përpërkujdesjen e tyre, që quhet "Lulet evjeshtës". Rrëfimin për ndikimin e tëkaluarës dhe rëndësinë e ecjes pa kthyerprapa, regjisori Saimir Kumbaro ka ven-dosur që ta tregoj përmes këtyrenjerëzve.

"Prit gomar se del bar"Për dore me një gomar kërriç, Lazëri, që

Muamer Hasani

Page 11: Plus Kult Nr.1

dikur ishte aktor dhe kishte luajtur rolin eLeninit, del para një busti të përgjysmuartë heroit rus. Duke treguar për një kohëtë lavdishme, Lazëri flet edhe për prob-lemet që ka shtëpia e të moshuarve.Pavarësisht dallimeve të shumta, të gjithëbanorët bëhen bashkë kur del se shtëpiado të rrënohet, pasi pronar i saj është njëkandidat për kryetar bashkie, AdilKakavia. Por në fakt, banorët zbulojnë seAdili ka falsifikuar letrat, dhe se shtëpiaështë pronë e një italiani. Ata kërkojnënga Lazëri, që të përdor shkëlqimin e tijprej një aktori të njohur për të ndihmuarbanorët të takohen me ministrin.Pavarësisht respektit që kanë njerëzit përtë, shkëlqimi i tij nuk vlen tek ministrat, tëcilët madje nuk e presin atë në zyrë.

Lufta e përbashkët bënë që të harro-het e kaluara, dhe bënë që Liza të falbabain e djalit të saj, Zenelin, Semi komu-niste të martohet me Emilin e përndjekurnga komunizmi, dhe Zeno të kthehet tekdjemtë që nuk e donin.

Në fund, me gomarin që tash është imadh, Lazëri del para Leninit, i vetmuarnë shtëpi dhe në pritje të vendimit tëGjykatës nëse shtëpia duhet të rrënohetapo jo. ""Prit gomar se del bar", thotë njëfjalë e urtë popullore që në i përshtatetasaj skene. "Kam dashur të tregoj në këtëformë se gjykatat janë institucionet që mësë shumti janë të korruptuara", ka thënëregjisori Kumbaro në Prishtinë.

Kthimi i legjendaveFilmi është bazuar mbi dramën "Streha etë harruarve" të skenaristit Ruzhdi

Pulaha, i cili njëkohësisht është edhe ske-naristi i filmit. Robert Ndrenika, TrinkaKurti, Mirush Kabashi, Mehdi Malkaj,Lazër Filipi, Margarita Xhepa dhe ElviraDimanti i janë kthyer shkëlqimt kine-matografik, pasi Kumbaro ka vendosur tëbëjë edhe një kontribut për aktorët qëjanë harruar. Pasi ka bërë filmin "Vdekjae kalit" në vitin 1992, Kumbaro ështëmarrë një kohë të gjatë me dokumentar,dhe përfshirja e elementeve dokumentarenë film nuk kanë munguar, duke u mund-uar që me një komedi dramatike tëprotestoj shoqërinë e tashme. "Gjithçkaështë metaforë, që nga posteri ku kamvendosur një bust të Leninit pa kokë.Është një bust që amerikanët e blenë ngarusët, dhe kur arriti në Las Vegas, rusëtprotestuan dhe ia vodhën kokën bustit."Është metaforë, sepse besoj se koka eLeninit është në barkun e të gjithë atyrenostalgjikëve", ka thënë Kumbaro.Xhirimet e filmit janë bërë në Kavajë, nënjë shtëpi për të moshuar, për gati pesëjavë.

Është një bashkëprodhim mesShqipërisë, Maqedonisë dhe Francës,ndërsa regjisori shpreson se filmi do tëmarrë ftesa nga festivalet ndërkombëtarenë Ballkan, por edhe ato evropiane ebotërore.

02-08 shkurt 2009 | 11

Filmi shfaqet në ora:

18:00, 20:00, 22:00

Bileta: 3 €

tel: 038 222 086, 038 243 117

Page 12: Plus Kult Nr.1

Në sallën 2 të Galerisë së Arteve tëKosovës, të martën më 03 shkurt,hapet ekspozita personale me fotografie Mimoza Veliut.

12 | 02-08 shkurt 2009

Galeria e Arteve e Kosovës

Në sallën 1 të Galerisë së Arteve tëKosovës vazhdon të jetë e hapurekspozita personale e piktorin IbrahimPonosheci, organizuar me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij.

Mimoza Veliuborn: 1979, tetovo, macedoniacountry of residence: berlin, germanywww.mimoza-photography.de

Ibrahim PONOSHECI u lind në vitin1947 në Gjakovë. Akademinë e ArteveFigurative e kreu në Beograd në vitin 1974te profesor Mladen Srbinoviq. Studimetpasuniversitare i kreu në vitin 1982 te injëjti profesor. është anëtar i SHAFK.Ekspozitat vetjake: 1975 - Foajeu i TeatritPopullor, Prishtinë; 1976 - Pallati iKulturës, Asim Vokshi, Gjakovë; 1987 -

Ekspozita personale e vizatimeve, Gjakovë.Ekspozitat kolektive: 1975-1990, 1996-1997, Salloni Pranveror i Kosovës, Prishtinë;1977, 1981, 1986 - Bienali i Vizatimit, Prishtinë; 1978 - Arti Bashkëkohor i Kosovës,Keln, Hamburg (Gjermani), Paris, Lion (Francë); 1979 - Takimet, Dubrovnik; 1984 -Ekspozita e 'Portretit', Tuzëll; 1984 - Vizatimi kosovar, Nju-Jork (SHBA); 1985 - ArtiKosovar, Kajro (Egjipt).

Page 13: Plus Kult Nr.1

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturësdo të hapet ekspozita e doajenit të

pikturës shqiptare Engjëll Berisha.Retrospektiva 1942- 2009

Kjo është ekspozita e 55-të personalee piktorit ndërsa hapet me rastin e 83 vje-torit të lindjes së tij.

Në ekspozitë përfshihen punime ngacikli "Gjurmë", "Asociacione", "Rrënjët eDukagjinit", "Veli i përgjakur","Vetvetja", " Hija e Onufrit" dhe"Gjurmë Dardane".

Engjëll Berisha është pjesëmarrës nëmë shumë se 300 ekspozita selektore- sal-lone, anale biennale, trienale, kuadernaleme karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu është fitues i shumëçmimeve e mirënjohjeve në vend e jashtë.

02-08 shkurt 2009 | 13

Të mërkurën, më 4 shkurt prej orës 19:00

Pikt

urë e

Eng

jëll B

erish

ës

Galeria: Expoart.40 fton artistët për tëekspozuar në mënyrë individuale apokolektive, në hapësirën e saj ekspozuese.

Në galerinë "Expoarte.40"mund tëekspozojë çdo krijues, piktor, skulptor,grafik apo i ndonjë gjinie tjetër artistike,pavarësisht nga gjenerata apo përcaktimi itij shprehimor. I vetmi kriter për ekspoz-im, është cilësia. Në konsiderim vinevetëm artistët të cilët kanë përfunduarFakultetin e Arteve dhe Masterin.

Kërkesat për ekspozita duhet të dorë-zohen deri me 10 shkurt 2009. Kërkesame afatin kohor që parashikojnë të reali-zojnë ekspozitën së bashku me CD e dhekatalogje të punimeve dorezohen neGalerine Expoart.40, Prej ores 10:00-12:00

Galeria: Expoart.40Lagje: Universiteti Nr.4010000/Prishtine /KosovaTel. 049-146-036, 038-511-405e-mail: [email protected]

Galeria: Expoart.40

Page 14: Plus Kult Nr.1

Libraria Universitare “ARTINI”

Historia e Popullit Shqiptar, është botim në katër vël-lime.Në Vëllimin e Parë, përfshihet periudha e "Ilirëve,Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane". (Gjatëshek. XVI-Vitet 20 të shek. XIX)Në Vëllimin e Dytë, pasqyrohet "Rilindja Kombëtare"(Vitet 30 të shek. XIX - 1912), ndërkaq Vëllimi i Tretëflet për "Historinë e Popullit Shqiptar", gjatë viteve1913-1939. Vëllimi i Katërt, po ashtu mban titullin"Historia e Popullit Shqiptar", përderisa pasqyron"Historinë e Shqiptarëve gjatë luftë së dytë botërore dhepas saj" (1939-1990).

"Historia e Popullit Shqiptar", është shkruar nga grup autorësh, është botim iTOENA-s, ndërkaq mund të gjendet në Librarinë Universitare "ARTINI".

Për "Guximi për të shpresuar", librin më të shiturtë javës ...Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile kuraje tëPresidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktatpolitik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallëruesse libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. ...John L. Withers II, ambasador i ShBA-ve në Shqipëri

Për çdo djalë apo vajzë të re që sot aspiron jetën pub-like, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit tëangazhimit publik e pret egërsia dhe injoranca e treg-tarëve të vjetër të frikës e baltës, ky libër ofron njëmbidozë kuraje. ...Erion Veliaj

14 | 02-08 shkurt 2009

Libraria Universitare "ARTINI"Rruga Eqrem Çabej p.n.Instituti Albanologjik iPrishtinësTel&fax: ++381 (0) 38 223 196

Titujt më të shitur të javës:

1. Guximi për të shpresuar - Barack Obama2. Darka e gabuar - Ismail Kadare3. Gomorra - Roberto Saviano4. Të jetosh në ishull - Ben Blushi 5. Gjuetari i Balonave - Khaled Husein

Page 15: Plus Kult Nr.1

02-08 shkurt 2009 | 15

1. Guximi për të shpresuar - BarackObama

2. Gomorra - Roberto Saviano

3. Politika - Andrew Heywood

4. Skënderbeu - Oliver Jens Schmitt

5. Darka e gabuar - Ismail Kadare

6. Gjuetari i Balonave - KhaledHusein

7. Albania & Kosova Blue Guide -James Pettifer

8. Abetare - komplet, botimi i ri

9. Fjalor pamor trigjuhësh Shqip -Anglisht - Italisht

10. Gjithçka që duhet të dini -enciklopedi për fëmijë

Libraria "Dukagjini"Adresa: Sheshi "Nëna Terezë', nr. 20PrishtinëTel. 038 248 143Email: [email protected]

1. The tales of beedle the bard -J.K. Rowling

2. Hundert Wochen Kosovo -Saskia Drude

3. Kosova në sfondin e diplo-macisë së Jugosllavisë dheShqipërisë 1945-1981 - EthemÇeku

4. Shteti - shqyrtime tëpërgjithshme teorike mevështrim rasti i Kosovë - EsatStavileci

5. Madhëria e saj - Danielle Steel

Titujt më të shitur të javës:

Titujt e rinj:

Page 16: Plus Kult Nr.1

16 | 02-08 shkurt 2009 MARKETING