19
Politika financiare dhe parashikimi financiar në ndërmarrje Politika financiare definohet si: vendosje mbi qëllimet kryesore financiare. Politika financiare është aplikim i shkencës mbi financat për të arritur qellimet financiare, ekonomike dhe të tjera në ndermarrje. Qellimet e politikes financiare kryesisht i veshtroim në aspektin sasior-(vellimi i mjeteve financiare) dhe aspektin cilësor: - Aftësina e përhershme e pagesës; -Aftësina e përhershme e financimit; - Ruajtjen e pasurisë dhe - Rritjen e pasurisë

Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Politika financiare dhe parashikimi financiar në ndërmarrje

 Politika financiare definohet si: vendosje mbi qëllimet kryesore financiare.

Politika financiare është aplikim i shkencës mbi financat për të arritur qellimet financiare, ekonomike dhe të tjera në ndermarrje.

Qellimet e politikes financiare kryesisht i veshtroim në aspektin sasior-(vellimi i mjeteve financiare) dhe aspektin cilësor:

- Aftësina e përhershme e pagesës;

-Aftësina e përhershme e financimit;

- Ruajtjen e pasurisë dhe

- Rritjen e pasurisë

 

Page 2: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Aritja e ketyre qëllimeve financiare mvaret nga faktoret të cilët janë jasht ndermarrjës por kanë ndikim: - tregu dhe - politika ekonomike e vendit,

 

ose gjinden brenda ndërmarrjes, dmth. janë faktorë të brendëshem, si:

-faktorë që dalin nga planet afariste-faktorë që dalin nga organizimi i punës-faktorë që dalin nga struktura e kolektivit punuës dhe -faktorë që dalin nga çregullimet në kryrjen e planeve.

Page 3: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Fuqia financiare e ndërmarrjes apo qëllimet e politikës financiare mund të arihen nëse i respektojm parimet e politikës financiare. Këto parime janë:•parimi i likuiditetit•parimi i sigurisë financiare (stabiliteti financiar) dhe •parimi i rentabilitetitPolitika financiare konkretizohet më plan financiar. Plani financiar përmban të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e parashikuara të ndërmarrjes për çdo moment të rëndësishem të aktivitetit të sajë.

Page 4: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Parashikimi FinanciarNdërmarrja ka nevojë për aktive (shuma e pjesëve pasurore të ndërrm. të renditura në anën a majt të bilansit e cila përbehet nga pasurit e lujtshme dhe të palujtshme). Në qoftë se shitjet duhen të rriten, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe më aktivet, kjo tregon se si një ndërmarrje në fillim mund të ketë problem rrjedhat e arkës. Përcaktuesi më i rëndësishem i nevojave financiare është vëllimi i parashikuar i shitjeve.

Page 5: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Parashikimi financiar, - ka te beje me planet financiare afat-gjata (strategjike) dhe ato afat-shkurtra (operative)- të diskutojmë parashikimin e arkës, parashikimin e shitjeve dhe procedurat për përgatitjen e buxhetit të arkës.- përgatitjen e një pasqyre pro-forma të të ardhurave dhe shpenzimeve duke përdorur metodën e përqindjes mbi shitjet. Një parashikim i mire i shitjeve është një bazë për parashikim të nevojave financiare. Dy metoda kryesore për parashikim financiar janë: •Metoda e përqindjes mbi shitjet, dhe •Metoda e regresionit

Page 6: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

 

E para është e thjeshtë. Këtu llogarisim lidhjet e kaluara midis zërave të aktivit, pasivit dhe shitjeve, mbetet supozimi se lidhjet vazhdojnë për të bë parashikimin e rri të shitjeve për vlersim të nevojave financiare.

Kur bëhen parashikimet afatgjata, preferohet metoda e regresionit të shumëfishet i cili konsideron shitjet si funksion i disa variableve.

Page 7: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

 Parashikimi financiar është parashikim i nëvojave për financim afatshkurtër dhe afatgjatë të ndërmarrjes dhe është pjesë përbërse e punas së drejtuesit financiar.

Page 8: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Buxheti dhe kuptimi i proçesit të buxhetimit  

Buxheti është një plan financiar. Ai është instrument drejtimi(i menaxhmentit) që përdoret për planifikimin dhe kontrollin e një

njësie ekonomike. Buxheti është një plan i aksioneve të shprehura në terma sasior. Buxheti është pasqyrë e të hyrave dhe të dalurave të pritshme nga aktivitetet ekonomike për një përiudhë kohore.

Për të njohur më mirë dhe më saktë gjendjen e aktiveve monetare të ndërmarrjes dhe të parashikoj gjendjen e tyre në të ardhmen drejtuesi financiar harton buxhetin e arkës. Buxheti i arkës është pjesë themelore e proçesit të planifikimit financiar afatshkurtër. Buxhetet e arkës ndryshoin duke mare parasysh faktorin pasiguri në rrjedhat e arkës.

Page 9: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Buxheti i arkës ka tre pjesë: arkëtimet; pagesat dhe financimi(tepricat apo mungesat e arkë).Behet fjale per nje periudhe te ardhshme e per nje parashikim, drejtuesi financiar ne hartimin e buxhetit duhet te marrë parasyshe edhe faktorin pasiguri(ndryshueshmerinë e rrjedhjeve të arkës ne varesi te situatave te ndryshme ekonomike.Zakonisht pergaditen tre buxhete te arkes: parashikim optimist i shitjeve, parashikim i nje periudhe normale dhe nje parashikim i bazuar ne parashikim pesimist. Ndryshueshmeria e rrjedhjeve te arkes ndikohet nga faktoret e jashtem(gjendja e ekonomise ne pergjithsei) dhe nga faktor te brendshem (eficienca administrative e ekipit shites, politika e marketingut etj).

Page 10: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Parashikimi i Arkës Buxheti i arkës është një pasqyrë e të hyrave dhe të dalave të parashikuara për firmën. Përdoret për të vlerësuar kërkesat për para, ku vemendja kryesore përqëndrohet tek deficitet dhe tepricat e arkës. Tepricat duhen investuar ndërsa deficitet duhen financuar. Buxhetet e arkës janë të dobishme për përcaktimin e kohës së ndodhjes së të hyrave dhe të dalave të arkës gjatë një periudhe të dhënë.

Teprica / mungesa e parave = gjendja e parave ne fund + rezerva e parave.Gjendja në fund e parave = Rrjellat neto të arkës + gjendja në fillim.Rrjedhat neto te arkës = hyrje - pagesa

Page 11: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Procesi i Parashikimit FinanciarPlanet Financiare Afat-Gjata (Strategjike)

Paraqesin veprimet financiare të parashikuara nga kompania dhe ndikimin e pritshëm të këtyre veprimeve gjatë një periudhe 2 deri 10 vjecare.Firmat që janë të ekspozuara ndaj një shkalle të lartë pasigurie operative tentojnë te përdorin plane më afatshkurtra.Këto plane janë një komponent i planeve strategjike të kompanisë (së bashku me planet e prodhimit dhe marketingut) që e udhëheqin kompaninë drejt arritjes së qëllimeve të saj.

Page 12: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Planet financiare afat-gjata marrin parasysh një numër aktivitetesh financiare, përfshirë: 

 - Investimet e propozuara në aktive fikse - Aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit - Zhvillimi i produktit dhe marketingut - Struktura e kapitalit - Burimet e financimit

Këto plane përgjithësisht mbështeten nga një sërë buxhetesh vjetore.

Page 13: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Planet Financiare Afat-Shkurtra (Operative)

Specifikojnë veprimet afat-shkurtra financiare dhe ndikimin e parashikuar e këtyre veprimeve dhe përgjithësisht mbulojnë një periudhë operative 1-2 vjet. Parametrat kryesorë përfshijnë parashikimin e shitjeve dhe të dhëna të tjera operacionale apo financiare. Produktet kryesore janë buxhetet operative, buxhetet e arkës dhe pasqyrat financiare pro-forma.

 

Parashikimi financiar, afat-shkurtër fillon me parashikimin e shitjeve. Nga ky parashikim i shitjeve, zhvillohen planet e prodhimit që marrin në konsideratë ciklin e prodhimit dhe kërkesat për lëndë të parë.

Page 14: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Nga planet e prodhimit, zhvillohen parashikimet lidhur me punën direkte, shpenzimet e përgjithshme të prodhimit dhe shpenzimet operative.Nga ky informacion, përgatiten pasqyrat pro-forma të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe buxhetit të arkës – që përdoren për përgatitjen e pasqyrës pro-forma të bilancit.

Page 15: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Pasqyra Financiare Pro Forma, janë pasqyra financiare të projektuara, të parashikuara të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve dhe të bilancit. Inputet e nevojshme për pasqyrën financiare pro forma duke përdorur metoda nga më të zakonshme përfshijnë : - Pasqyrën financiare të vitit të mëparshëm - Parashikimin e shitjeve të vitit që vjen - Supozime bazë për disa faktorë

Përcaktuesi më i rëndësishem i nevojave financiare është vëllimi i parashikuar i shitjeve.

Page 16: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Pasqyrat financiare Pro –Forma përdoren për qellime:

Të vërtetohet së këto pasqyra a janë në harmoni me përformancat e pritura teë firmeës rreth qellimeve te pergjithshme dhe me pritjet e investitorve. Perdoren per te vlersuar efektet e ndryshme operative.Per te parashikuar nevojat e ardhshem te financiare.Per te vlersuar rrjedhen e ardhshme te parase me te cilen percaktohet vlera e pergjithshme e firmes.

Page 17: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Menyra si te riten nevojat per fondet shtese, perkatesisht fondet e jashtme ne firma –ndermarrje behet permes:

•Huazimit afatshkurter(diftesat e pagueshme),•Huazimi afatgjate (huazimi afatgjate)•Perdorimi i pasurise(aksionet e zakonshme)•Kombinimi i burimeve te mesiperme.

Page 18: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Mënyra më e mirë për të gjeneruar një PASH pro forma më realiste është ndarja e shpenzimeve në variabile dhe fikse. Ndoshta mënyra më e mirë për të hartuar bilancin pro forma është ajo e bazuar në gjykim. Duke përdorur këtë metodë, disa vlera të bilancit janë të parashikuara dhe disa të llogaritura. Kur bëhen parashikimet afatgjata, preferohet metoda e regresionit të shumëfishet i cili konsideron shitjet si funksion i disa variableve. Financimi i jashtëm i kompanisë (i detyrueshëm) përdoret si llogaria ekulibruese. 

Page 19: Politika Financiare dhe Parashikimi Financiar

Cilat jane qellimet kryesore te planifikimimit dhe kontrollit financiar?

Vlersimi i nevojave te ardhshme financiare, vendimi si te financohet ,percaktimi i burimeve dhe perdorimeve te fondeve si dhe kryerja e veprimeve te drejta per perdorimin e fondeve.Hartimi i buxheteve përbëne një nga hallkat më të rëndësishme të kontrollit financiar.Si përcaktohet financimi i jashtem me metoden e përqindjes mbi shitjet?EFN = A/S x ∆S – L/S x ∆S - rS