34

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës SH. A. · Plani i biznesit i përmbledhur përfshin një orientim të përgjithshëm të PTK Sh.A. dhe në veçanti të dy njësive të biznesit,

Embed Size (px)

Citation preview

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës SH. A.

Përmbledhje e Planit të Biznesit 2014 – 2019 Aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të PTK-së 30 tetor 2013

Përmbajtja

• Informata për lexuesin

• Informata për kompaninë

• Procesi i planifikimit

• Metodologjia

• Shkëputje nga tregu dhe strategjia e marketingut

• Pikësynimet

• Analizë e pasqyrës së të ardhurave

• Investimet kapitale

Informata për lexuesin

Plani i biznesit i përmbledhur përfshin një orientim të përgjithshëm të PTK Sh.A. dhe në veçanti të dy njësive të biznesit, VALA dhe TIK. Procesi i përgatitjes së planit të biznesit nga ana e PTK Sh.A, proces ky edhe i rregulluar me ligjin për ndërmarrjet publike, është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve më 30 tetor 2013.

Në planin e biznesit për periudhën 2014-2019 është paraqitur një risi e cila ka të bëjë me qasjen që PTK Sh.A. me krijimin e një plani strategjik të marketingut fillimisht i cili është i bazuar thellë në hulumtime dhe analiza të brendshme dhe të jashtme dhe aplikimin e tyre në krijimin e një strategjie e cila del nga kërkesat reale të tregut. Ky plan strategjik ka shërbyer për të gjithë pjesën tjetër të planit të biznesit dhe në definimin e investimeve kapitale për të reflektuar dhe përkrahur planin strategjik të PTK Sh.A.

Përmbledhja e planit të biznesit për vitin 2014 – 2019 e paraqitur në këtë dokument është bërë në përputhje me nenin 30.2 të ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, i cili lejon kompaninë publike që në kushte të konkurrencës së lartë, të shpalos vetëm informatat e përgjithshme të orientimeve në planin e biznesit.

Informata për kompaninë (1/2)

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. është një kompani e cila në organizimin e saj të brendshëm përbëhet nga dy njësi operative. Këtë dy njësi ofrojnë shërbime të telefonisë mobile dhe fikse, internet, televizion si dhe shërbime të menaxhuara të teknologjisë informative për konsumatorë biznesi. Rrjetet e PTK-së mbështetin ofrimin e shërbimeve të cilat i mundësojnë konsumatorit të PTK-së qasje të shpejtë dhe të lehtë në informata, komunikim, argëtim dhe mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm. Ne, si shtyllë kryesore e telekomunikacionit në Kosovë, jemi të orientuar që nga një kompani e orientuar në ofrimin e shërbimeve të zërit, të jemi një kompani e cila ofron mundësinë e shkëmbimit të dhënave me një shpejtësi super të lartë, duke mundësuar kështu që konsumatorët të kenë mundësinë e shfrytëzimit të teknologjive më të reja.

• 900k konsumatorë Konsumatorët

• 99.3% mbulueshmëri në bazë të popullsisë • 89.2% mbulueshmëri territori • 503 stacione bazë ( BTS) • 1,5 Mil kapacitete të instaluara për

prepaid dhe postpaid. • GSM/GPRS/EDGE

Teknologjia dhe mbulueshmëria

Informata për kompaninë (2/2)

• 1,079 Numri i stafit

KPI kyç në %

Vala

• 70 k përdorues të rrjetit telefonik • 35 k përdorues IP

• Rrjeti Qendror (1000 km kabllo optike; 280 NGN nyje të qasjes).

• Platformat (NGN, EWSD & IPTV) • Interkoneksionet me kabllo optike me Shqipëri, Maqedoni

dhe Serbi

• 1,286

Telekomi

Suksesi në realizim të thirrjes 97.66%

Thirrjet e humbura 0.45%

MOC Realizimi teknik 99.40%

Thirrjet e realizuara me

përgjigje 96.04%

GPRS - Aktivizimi me sukses 99.26%

Kualiteti i shërbimit të telefonisë fikse > 99.95%

Kualiteti i shërbimit të internetit > 99.95%

Kualiteti i IPTV > 99.95%

Prill Gusht Shtator Tetor

MP2014

BP2014-19

Dorëzimet

Dorëzimet

Procesi i planifikimit

Punt Shitje/KK

Punt Shitje Korporata

Punt Faturim + CRM

17/09

Punt FTTx

Punt TV

Punt Kom/ Hulumtime/ Brend

30/09 14/10 deri 30/10

MP2014 v1

12/08

05/08

Punt I. mes ME dhe BtD

28/08

BP2014-19 v1

10/10

Dorëzuar në BtD BP2014-19 v2

MP2014 v2

Puntori të përbashkëta me BtD për finalizim të BP. Me 30/10 është APROVUAR BP 2014 -2019

Fillimi

2 Prill: Procesi fillon me strategji të marketingut 15 korrik: Është prezantuar plani i parë i marketingut

28 qershor: Punëtoria e parë

31/08

04/09

05/09

06/09

12/09

Shqyrtimi i modelit

PTK: punëtori të brendshme

Proj. Rrjedhës së parasë

11/09

26/08

Verzioni I. i BP

25/09

PTK Ndryshimet

Konsolidim

Punt Trafiku Ndërkombëtar

09/09

10/09

Konsolidimi i verzionit të I.

Punëtori të brendshme

BP2014-19 v3

Verz II i bërë gati

Metodologjia – Përmbajtja e Planit të Biznesit Përmbajtja për shpjegim

Përmbajtja

• Përmbledhje e segmenteve të të ardhurave kryesore

• Kërkesat kryesore për të mundësuar veprimin e marketingut

• OPEX

• CAPEX

• Përmbledhje e Pasqyrave Financiare

Fokusi kryesor

Fokusimi në veprimet kryesore që duhet të merren nga PTK (Vala & TiK) në mënyrë që të arrijnë

supozimet e Planit të Biznesit

Fokusimi në ofrimin e informacionit mbi parapaguesit, ARPU dhe të ardhurave duke filluar nga shifrat aktuale

nga vitet 2011- 12, 2013 dhe projeksionet për 2014 - 2019

Prezantimi i kërkesave kryesore nga marketingu, shitja, teknologjia (rrjeti dhe TI) dhe financat

Prezantimi i përmbledhjes CAPEX dhe shpjegimin e projekteve kryesore dhe justifikimin në lidhje me

kërkesat e tregut/zhvillimet

• Situata e tregut

• Veprimet kyçe qe duhen të ndërmerren

Shpjegimi i situatës së tregut dhe trendet

Prezantimi i përmbledhjes OPEX dhe shpjegimet e supozimeve kryesore

Prezantimi i pasqyrave financiare (Fitimi & Humbja për NjB dhe në nivel të PTK-së)

Plani strategjik i marketingut “nga një kompani e orientuar në të hyrat nga zëri, në një operator për ofrim të shërbimeve për transferim të shpejtë të të dhënave, që synon pjesën më të madhe të

tregut, kryesisht duke u fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”

• Situata aktuale ne PTK dhe tregun e telekomunikimeve ne Kosovë bazuar ne analizat e te dhënave te brendshme dhe te jashtme

• Përcaktimi i nevojave dhe perceptimit te konsumatorëve, kryesisht duke u bazuar ne analizat kuantitative dhe kualitative

Metodologjia e përgjithshme

Analize e situatës aktuale

Identifikimi i trendëve dhe zhvillimeve

Përcaktimi i strategjisë

Implementimi dhe udhërrëfyesi

1

4

Objektivat

1

2

3

Hapat

• Identifikimi i trendeve dhe zhvillimeve te mëdha ne treg dhe ndikimet qe ato kane ne PTK (përmes përcaktimit te standardeve, ideve, punëtorive, etj.)

• Përcaktimi i strategjisë, sferat strategjike dhe levat kryesore strategjike

Objektivat kuantitative / ndikimet financiare qe duhet vlerësuar ne planin e biznesit

• Përpilimi i udhërrëfyesit dhe planeve përkatëse te veprimit për tu implementuar (punëtori me te gjitha ekipet e PTK-se: Marketing, Rrjet, TI, Shitje, etj.) lidhur me levat kryesore strategjike

Objektivat kuantitative/ndikimet financiare qe duhet vlerësuar ne planin e biznesit

Tregu i telekomunikimeve

Telefonia Mobile: Operatorë të licencuar: 2

MVNO: 2

Penetrimi telefonisë mobile për përdorues sipas TM3 të ARKEP ka arritur 98.4%. Tregu dominohet nga përdoruesit prepaid.

1

2

Interneti: Operatorë me dalje ndërkombëtare: 5

Operatorë të licencuar: 51

Penetrimi i internetit/shtëpi: 52.65%

Penetrimi i internetit/banorë: 8.61%

Teknologjia: Kabllo, ADSL, Wireless

3

IPTV: Ofrues të IPTV: 3 (PTK e cila ka platformë të IPTV, ndërsa Kujtesa dhe Artmotion ofrojnë Internet TV

Televizion Kabllor: 2 (Ipko dhe Kujtesa)

4

Telefonia fikse: Operatorë të licencuar: 3

Penetrimi telefonisë fikse për përdorues sipas TM3 të ARKEP ka rënë në 4.41%. Teknologjia është TDM dhe VOIP

2

Në vijim është prezantuar tregu i telekomunikimeve në të cilin PTK është duke operuar duke përfshirë operatorët e licencuar në secilin segment të operimit

Vala

Që nga fillimi i operimit të telefonisë mobile Vala, më 27 shkurt 2000, operatori i vetëm publik i telefonisë mobile vazhdon të mbetet i orientuar në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve dhe përmbushjen e objektivave të paracaktuara edhe pas 13 viteve të operimit të pandërprerë.

Deri sot, rrjeti i Vala është zhvilluar dhe zgjeruar në 6 (gjashtë) faza të zhvillimit. Periudha e cila karakterizohet me përpilimin e këtij plani të biznesit, e sjell VALA para një orientimi strategjik drejt vazhdimit të zgjerimit të infrastrukturës së saj telekomunikuese.

Në një te ardhme te afërt, VALA është e orientuar drejt kalimit në teknologjinë 3G/ LTE, me qëllim të zgjerimit të ofertës së saj dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve. Vala i kupton këto kërkesa të cilat vazhdojnë të evoluojnë dita ditës duke marrë parasysh nevojat, dinamikën dhe përshtatjen me sjelljen e konsumatorit, i cili pret nga ofruesi i shërbimit ti lehtësojë dhe mundësojë përfitimet e teknologjisë së komunikimit.

Perceptimi për VALA si kompani kosovare udhëheqëse ne vend, që ofron produkte dhe shërbime kualitative, si dhe kompani me Vala ne industrinë e telefonisë mobile ne vend, janë disa nga avantazhet te cilat e diferencojnë VALA nga konkurrenca. Operatori publik i telefonisë mobile është duke vazhduar me fuqizimin e imazhit të vet, duke krijuar risi dhe duke sjellë ndryshime pozitive në produktet dhe shërbimet, që u ofrohen konsumatorëve tanë në veçanti dhe qytetarëve në përgjithësi.

Përmes planit strategjik të marketingut, Vala synon të transformohet “nga një kompani e orientuar në të hyrat nga zëri, në një operator të dhënash shumë cilësore, që synon pjesën më të madhe të tregut, kryesisht duke u fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”.

TREGU – TELEFONIA MOBILE

Burimi: ARKEP Kosovë, shtator 2013

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013

Z Mobile 1.1% 2.7% 3.8% 1.8% 3.7% 4.7% 6.0% 7.0% 9.6% 9.3% 8.5% 9.0% 9.5% 10.1%

D3 Mobile 0.7% 0.5% 0.5% 0.7% 0.6% 0.8% 0.8% 0.6% 0.8% 0.9% 0.8% 0.9% 1.0% 1.2%

IPKO 31.9% 29.5% 28.9% 27.4% 24.8% 23.8% 24.6% 25.3% 25.3% 24.9% 26.1% 26.1% 27.0% 30.0%

VALA 66.4% 67.3% 66.7% 70.2% 70.9% 70.7% 68.6% 67.1% 64.3% 65.0% 64.5% 64.0% 62.4% 58.6%

0.0%

20.0%

40.0%

60.0%

80.0%

100.0%

Ndarja e tregut te telefonisë mobile ne Kosove sipas % së parapaguesve

VALA është ballafaquar me rënie të pjesëmarrjes në treg

Vala - Situata aktuale e tregut

• Sipas ART-së, në vitin 2012 numri i përdoruesve u rrit nga 1,48 Mil. në 1,66 Mil fund të periudhës. Derisa penetrimi në treg e arriti nivelin prej 96%, Vala pësoi 2% humbje të pjesëmarrjes në treg.

• Të hyrat në terma vjetorë janë ulur në 6% me bazë të stagnuar të konsumatorëve duke e ulur ARPU (të ardhurat mesatare për përdorues)

• Zëvendësimi i klientëve që sjellin vlerë më të lartë financiare me klientë të cilët sjellin vlerë më të ulët financiare; po ashtu klientët qëndrojnë por konsumojnë më pak

• Të ardhurat nga inkomingu dukshëm në rënie (përdorimi i VoIP, ikja e konsumatorëve që sjellin vlerë më të lartë financiare)

• Prania komerciale me e dobët sesa ajo e konkurrencës – Kanalet e shitjes – Reklamimi – Portofolio e produkteve

Vala – veprimet kryesore të cilat

duhet të ndërmirren (1/2)

• Veprimet kryesore qe do te ndërmerren gjate periudhës ne vijim, dhe ne mënyre qe te ruhet dhe te rritet vlera e Vala's dhe PTK-së në përgjithësi janë analizuar me kujdes dhe janë paraqitur ne baze te dokumentit strategjik te Planit te Marketingut

• Si veprim kyç për te përmirësuar kuantitetin e komunikimit nëpërmes ndarjes se segmenteve dhe fokusimit ne secilin prej këtyre segmenteve me plan të qartë që involvon projekte dhe aksione qe ndikojnë ne rritje e kualitetit te shërbimeve nëpërmes konceptit te produktit, shumëfishimin e te ardhurave nga data trafiku dhe SMS.

• Mbajtja e konsumatorëve me vlerë duke i kaluar nga pakot Prepaid në Postpaid me ofrimin e pakove te pasuruara me shërbime te llojllojshme dhe me çmime me atraktive ne treg, veçanërisht duke potencuar subvencionimin e pajisjeve për komunikim.

Vala – veprimet kryesore të cilat

duhet të ndërmirren (2/2)

• Përmirësim i ofertës prepaid që për qellim ka mbajtjen e bazës së konsumatorëve, pasurimi i ofertës me më shume shërbime (kryesisht data trafik), ruajta e ARPU-së, dhe shpërblimi i lojalitetit.

• Rritja e thirrjeve ndërkombëtare ne shkuarje duke shpërblyer klientët të cilët pranojnë më shumë thirrje.

• Plan agresiv dhe konkret, tërheqja e shpërblimeve çdo jave dhe çdo muaj, Fokus i veçantë ne marrjen si klient i gjeneratave te reja.

• Përmirësim i nivelit te kënaqshmerisë së konsumatorëve duke përmirësuar portfolion e produkteve, kanaleve të shitjes duke përfshirë edhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Vala – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të ndërmirren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të filloj të stabilizohet në vitin 2014

• Trendi i të hyrave përcjellet më pas me një rritje graduale mes 2-3% në vitet 2015 dhe 2016, kjo për shkak të implementimit të projekteve kapitale

• Pjesëmarrjen më të madhe në këto investime e përbën investimi në teknologjinë e gjeneratës 3G/LTE

• Përmes kalimit në këtë teknologji, synohet ofrimi i shërbimeve të reja të cilat do ti mundësojnë konsumatorit integrimin e të gjitha pajisjeve të cilat e rrethojnë dhe komunikimin ndërmjet tyre.

Vala – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, margjina bruto nga 76.4% me parashikim ka një rënie të lehtë në 75.2% në vitin 2014 kjo për shkak të fillimit të projektit për subvencionim të telefonave mobile për klientët kryesor të VALA.

• Sa i përket EBITDA në vitin 2014 si % e të hyrave sillet mesatarisht tek vlera prej 52%.

• Për fund, ky plan 6 vjeçar i Vala-së mund të konsiderohet si një plan optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të vendosur financiar.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

TiK

Tregu i telekomunikacionit ka pësuar ndryshime të mëdha viteve të fundit. Sipas institucioneve të pavarura (ARKEP dhe STIKK) tani TiK është në vend të 3-të në ndarje të tregut. Zhvillimi i hovshëm i konkurrencës, jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve për shërbime që shfrytëzojnë kapacitete me të mëdha të internetit dhe video sinjalit, por edhe që të ndryshohet qasja komplete e TiK-ut nga ajo e monopolistit në atë të pjesëmarrësit në treg që ballafaqohet me konkurrencë të ashpër.

Duke marrë parasysh rrethanat e reja në treg objektivi kryesor strategjik i TiK-ut është ngritja e kapaciteteve të rrjetës telekomunikuese, përmirësimi i ofertave për komunikim, informatë dhe zbavitje ashtu që të kemi ngritje të numrit të konsumatorëve në minimum 27% të tregut (nga 547k ekonomi familjare/biznesi që pritet të jenë) deri në fund të vitit 2019.

Me këtë plan parashihet që TiK të jetë të paktën operatori i dytë në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese në treg.

TiK-u do të vazhdojë aktivitetet për promovim të brendit dhe imazhit të ri të bazuar në strategjinë e biznesit dhe objektivat afatgjate. Që TiK-u të perceptohet si kompani serioze, e besueshme dhe kualitative, ashtu edhe si shihet nga popullsia e gjerë.

Strategjia e promovimit fokusohet në ofertat (produktet dhe shërbimet) e TiK-ut dhe kombinimet me VALA-n. Këto do të pasurohen me aktivitete adekuate të komunikimit të integruar te Marketingut, që reflekton pozicionimin e TiK-ut si brend nacional, familjar dhe individual, sinonim i fleksibilitetit, sigurisë, inovacionit dhe orientimit kah konsumatori, në pajtim me misionin e TiK-ut.

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013

Other 1% 1% 1% 1% 4% 3% 4% 4% 4% 6% 6% 8% 8% 8%

KUJTESA 18% 18% 20% 19% 18% 18% 18% 19% 17% 17% 17% 19% 17% 18%

IPKO 49% 48% 45% 51% 50% 51% 51% 51% 52% 51% 51% 48% 50% 50%

TIK 32% 33% 34% 28% 28% 28% 27% 25% 26% 26% 26% 25% 25% 24%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

Internet market share evolutionin % of subscribers Burimi: ARKEP Kosovë, shtator 2013

• IPKO është ende lider në tregun e internetit (50% të pjesëmarrjes)

• Pjesëmarrësit tjerë alternativ si Kujtesa dhe të tjerë janë duke u rritur gradualisht në treg. Për herë të

parë Artmotion paraqitet në raport me pjesëmarrje prej 3.4% në gjysmën e dytë të vitit 2013

TiK është ballafaquar me rënie të pjesëmarrjes në tregun e internetit

TiK- Situata aktuale në treg Ndarja e tregut të internetit në Kosovë

sipas % së parapaguesve

TiK - Situata aktuale në treg

• Madhësia e tregut: – 400k shtëpi rezidenciale. Deri në vitin 2019 pritet të bëhen 440k

– 100k biznese si konsumatorë potencial (rritja e pritur në 110k me 2019)

• Ndarja e tregut të TiK sipas konsumatorëve: – 95% të zërit

– 25% të internetit (IPKO është prijës në treg me 50% të tregut)

– Përqindje neglizhuese në tregun e TV (vetëm 2.5 k, derisa IPKO & Kujtesa kanë pjesën më të madhe të tregut)

• Trendet e tregut dhe situata e TIK në ditët e sotme: – Shërbimi i zërit në përgjithësi po bie. Baza e numrit të konsumatorëve të TiK

dhe e të hyrave janë duke rënë në mënyrë të vazhdueshme. Zëri akoma përfaqëson pjesën më të madhe te të hyrave të TiK

– Ka potencial në rritje për internet, por TiK ballafaqohet me kufizime në furnizime dhe në kapacitete transmetuese

– E njëjta vlen edhe për TV, menaxhimi i sfidave në lidhje me programin në raport me konkurrencën dhe prokurimi (furnizimi) i STB paraqiten si kufizime

TiK – veprimet kryesore të cilat

duhet të ndërmirren (1/2)

• TiK si njësi e biznesit të PTK Sh.A., planifikon vazhdim të ndërrimit në konceptin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë fikse.

• Falë integrimit teknologjik të pajisjeve, implementimit dhe mundësive integruese të rrjetit NGN dhe infrastrukturës optike, TiK synon që përveç shërbimeve të integruara voice (fikse), data & video të integrojë shërbimet e Vala-s (telefonisë mobile) si Quatro-Play në të ardhmen e afërt.

• Ky fakt, determinon orientimin kah porti qasës si produkt bartës i shërbimeve të TiK-ut.

• Në planin afat-mesëm, baza e konsumatorëve te TiKut qe shfrytezojne triple play mund te merret si përparësi, ashtu që TV të konsiderohet si një shërbim premium dhe vlerë e shtuar qëllimi i te cilit është rritja e numrit të konsumatorëve.

TiK – veprimet kryesore të cilat

duhet të ndërmirren (2/2)

• Veprimet kryesore që do të ndërmerren janë: – Zëvendësimi i pajisjeve ADSL me ato VDSL

– Implementimi i projekteve FTTX

– Përmirësimi i rrjetave fundore ekzistuese, përmes shkurtimit dhe zëvendësimit të tyre

– Furnizimi me pajisje fundore nga ato të teknologjive të fundit

– Optimizimin e resurseve dhe kapaciteteve të rrjetës fikse dhe mobile (3G/LTE)

– Përmirësimi i sistemit aktual të faturimit, dhe më vonë implementimi i faturimit konvergjent

– Përmirësimi i kanaleve të shitjes dhe aplikimi i skemave alternative të shitjes

– Përmirësimi i kujdesit ndaj konsumatorëve dhe përvojës së përgjithshme të konsumatorëve

– Përmirësimi i brendit dhe formave të komunikimit

TiK – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të ndërmirren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të stabilizohet në vitin 2014 të përcjellur më pas me një rritje graduale mes 9-14% në vitet 2015 dhe 2016, kjo për shkak të implementimit të projekteve kapitale, ku ndër më të rëndësishme është implementimi i projektit për zhvillimin e kapaciteteve të internetit dhe FTTx.

• Investimet përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës në rritjen e numrit të konsumatorëve.

• Me anë të investimeve synohet optimalizimi dhe segmentimi i rrjetave ekzistuese të bakrit, për të plotësuar kështu parakushtet për shfrytëzim efikas të teknologjive brez-gjëra në funksion të plotësimit të kërkesave vazhdimisht në rritje të konsumatorëve për shërbimet multimediale (zë, internet dhe video).

TiK – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, nuk paraqiten ndryshime signifikante në kosto të shitjes dhe si rezultat norma e marxhines bruto nga 94.0% (gjatë vitit 2013) në vitin 2014 do të bie në 91.8%.

• Sa i përket EBITDA si % e të hyrave tregon një rritje signifikante rreth 9% në vitin 2014, si dhe rritje progresive nga viti në vit, kryesisht si rezultat i rritjes së të hyrave dhe mbajtjes stabile të shpenzimeve operative.

• Për fund, ky plan 6 vjeçar i Telekomit mund të konsiderohet si një plan optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të vendosur financiar.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

Pikësynimet e PTK-së

• Orientimi kryesor i PTK-së është që të transformohet nga një kompani e njohur për realizim të të hyrave nga shërbimet e zërit në një kompani e cila do të jetë ofruesi më i mirë i shërbimeve për shkëmbim të të dhënave, duke u fokusuar kështu në segmentet me vlerë më të madhe në treg.

• Sa i përket VALA, fokusi kryesor do të jetë në orientimin e strategjisë drejt ofrimit të shërbimeve me shkëmbim të të dhënave me shpejtësi të lartë përmes teknologjisë 3G/LTE.

• Në anën tjetër, Telekomi po ashtu ka në strategji fokusin në ofrimin e shërbimeve brezgjera përmes VDSL e cila teknologji i mundëson ofrimin e shpejtësisë së internetit deri në 20 Mbp/s si dhe

• Investim në rrjetat me fije optike të cilat gradualisht do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve brezgjera me shpejtësi shumë të lartë.

Projektet kryesore të PTK-së (1/2)

• Projektet kryesore të PTK në periudhën 2014 - 2019:

1. Investime në infrastrukturën e rrjetit 3G/LTE për të ofruar shërbime mobile brezgjera te internetit për konsumatorët e Vala’s si dhe për të plotësuar shërbimet ekzistuese të TiK. Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës se rrjetit 3G/LTE

2. Implementimi i projektit të kodit ndërkombëtar telefonik në të cilin parashihet investimi në zgjerim të kapaciteteve për të akomoduar kërkesat e kodit të ri telefonik

3. Sisteme për përkrahje të biznesit (BSS) – Faza e II-të, implementimi i sistemeve dhe platformave për përkrahje dhe përmirësim te proceseve ekzistuese te biznesit duke i mundësuar PTK-së që të konvergjojë klientët e saj të TiK dhe Vala në një platformë

4. Sistemi elektronik i pagesave për të mundësuar pagesat, mbushjet e llogarive përmes sistemit on-line.

Projektet kryesore të PTK-së (2/2)

5. Zgjerimi i rrjetit të qasjes i cili do të mundësojë përfitimin e linjave te reja për ofrimin e shërbimeve konkurrente. Qëllimi është që të investohet në teknologjinë e rrjetit të plotë optik (fibër deri ne shtëpi) si dhe shfrytëzim të rrjetit ekzistues të bakrit përmes implementimit të teknologjisë VDSL2

6. Zgjerimi i rrjetit qendror duke mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe funksioneve të platformës për shërbimet: TV, Data, Voice

7. Lidhja e 350 BTS-ve me fije optike. Deri më tani 77 BTS janë të lidhur me fije optike. Synimi është që në vitin 2014 të arrihet në së paku 200 BTS.

8. Investime në zgjerimin e teknologjisë WIFI offload.

PTK analizë e pasqyrës së të ardhurave

Të hyrat total

Marxhina Bruto

EBITDA

81.1%

MB %, 77.7%

46.0% EBITDA%, 43.5%

FPT%, 34.0% 33.2%

Staff opex/rev%, 18.5%

17.0%

Nonstaff opex/rev%, 18.4% 0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

-

20

40

60

80

100

120

140

160

180

200

2011A 2012A 2013RA 2013E 2014E 2015E 2016E 2017E 2018E 2019E

Mill

ion

s

Kategoritë kryesore në PA

• Të hyrat e projektuara dhe margjina bruto (MB) parashihet të kthejnë trendin rënës të paraqitur gjatë vitit 2013, me një rritje të lehtë gjatë viteve 2015-16 @ 4-5% kjo për arsye të implementimit të investimeve kapitale si 3G/4G dhe FTTx. Po ashtu, paraqitet një rënie e lehtë e % së MB për shkak të fillimit të implementimit të projektit për subvencionim me telefona mobil.

• EBITDA në 2014 pritet të arrij shumën prej 60 Mil Euro. Marxhina EBITDA si % e të hyrave për vitin 2014 është në 41.8%.

• Projeksionet e shpenzimeve të stafit paraqiten stabile

PTK analizë e EBITDA

(Earnings before interest, tax, depreciation & amortization)

• Në grafikun e paraqitur në rezultatin e EBITDA është përfshirë Posta.

• Në vitin 2013, PTK arriti EBITDA prej 62,5 Milion Euro.

• Nëse krahasohet me vitin 2012, EBITDA është për 1% më e ulët. Mirëpo, duhet përmendur se në vitin 2013, shpenzimet operative janë rritur si rezultat i ndarjes së Postës ndërsa në krahasim me vitin 2012 ndryshimi paraqitet tek provizionimi i borxheve të këqija.

• Për vitet 2014 – 2019, në planin e biznesit është paraparë një kthim i trendit negativ dhe stabilizim i EBITDA. Ky stabilizim i EBITDA është drejtpërdrejtë i varur nga realizimi i investimeve të projektuara.

• Shpenzimet e planifikuara të stafit mbesin stabile në periudhën 2014 -2019

E B I T D A, 61 60

74

63 62

Ndryshimi me vitin paraprak, -1%

23%

-15%

-1%

-0.2

-0.15

-0.1

-0.05

0

0.05

0.1

0.15

0.2

0.25

0.3

-

10

20

30

40

50

60

70

80

v.2009 v.2010 v.2011 v.2012 v.2013

Shifrat në Miliona Euro

Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK

• 56 projekte – 28 në Vala

– 21 në TiK dhe

– 7 njësi mbështetëse

• Investimet kryesisht orientohen në: – Teknologjinë 3G/LTE vetëm, që në vitin 2014 përfshin rreth 53% të investimeve në

nivel të PTK-së, apo si program përmban drejtpërdrejtë 6 projekte të ndërlidhura me realizimin e plotë të investimit në këtë teknologji përgjatë periudhës 6 vjeçare

Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK

• Investimet janë shpërndarë sipas kategorive në vijim:

1. 3G/ LTE – 6 projektet e ndërlidhura direkt me programin 3G/LTE

2. Zhvillimor – projektet direkt të ndërlidhura me kthim në investime (në Telekom)

3. Mirëmbajtje – projekte të ndërlidhura me përmirësime të platformave ekzistuese, zëvendësim të pajisjeve, e tjera

4. Përmirësim i shërbimit – projekte si zgjerim të portfolios së shërbimeve, furnizim me pajisje për të përmirësuar sinjalin e rrjetit

5. Punë ndërtimore – projektet si linjat dhe trafostacionet e tensionit të lartë, vendosje të BTS

6. Rregullator – projektet të ndërlidhura me kodin nacional dhe

7. Infrastruktura e IT-së – projekte të ndërlidhura me përmirësim dhe zhvillim të infrastrukturës së brendshme të IT-së të PTK-së

Rreziqet (1/2)

• Plani zhvillimor i PTK-së mund të konsiderohet si një plan optimist, mirëpo pa një plan të tillë vështirë se mund të projektohej e ardhmja e PTK-së.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

• Po ashtu, ne nuk jemi të kënaqur me trendin në të ardhurat e shërbimeve në përgjithësi, e në veçanti ato të telefonisë mobile.

• Ne jemi duke ndjerë efektet e presioneve të çmimeve dhe shërbimeve online të zërit dhe tekst mesazheve falas.

Rreziqet (2/2)

• Barrë më e madhe për PTK-në si ndërmarrje publike, është obligimi ligjor për të përcjellur ligjin e prokurimit publik, procedurat e të cilit shpeshherë pamundësojnë reagimin e shpejtë të PTK-së në tregun ekzistues konkurrent dhe me ndryshime dinamike.