12
AKTIVITETE Posta Shqiptare aktivitetpër 9 Tetorin INTERVISTA Posta Shqiptare do ti ofrojë shërbimet e portalit qeveritar e-albania si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane UPU Transformimi për të mbetur një mundësues i zhvillimit përfshirës Spiro Vllahu: Piktura është pasioni im i hershëm FILATELIA Shërbimi postar amerikan emeton pullat semipostare DOSIER Mao Ce Dun në pullat Shqiptare Postat kontribuojnë në arritjen e objektivave POSTAT HOMOLOGE Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare flet për shërbimet e portalit qeveritar e-albania Vangjush Andoni: Posta Shqiptare e gatshme të ofrojë shërbime për qytetarët

Posta Shqiptare do ti ofrojë shërbimet P · pak ditëve, ky shërbim do të ofrohet në qytetet Durrës, Fier dhe Lushnjë. Shumë shpejt ky shërbim do të vijohet Shumë shpejt

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

AKTIVITETE

Posta Shqiptare aktivitetpër 9 Tetorin

INTERVISTA

Posta Shqiptare do ti ofrojë shërbimet e portalit qeveritar e-albania si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane

UPU

Transformimi për të mbetur një mundësues

i zhvillimit përfshirës

Spiro Vllahu: Piktura është pasioni im i

hershëm

FILATELIA

Shërbimi postar amerikan

emeton pullat semipostare

DOSIER

Mao Ce Dun në pullat Shqiptare

Postat kontribuojnë në arritjen e objektivave

POSTAT HOMOLOGE

Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare flet për shërbimet e portalit qeveritar e-albania

Vangjush Andoni: Posta Shqiptare e gatshme të ofrojë shërbime për qytetarët

2 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Posta Shqiptare do ti ofrojë shërbimet e portalit qeveritar e-albania si në zonat rurale ashtu

edhe ato urbane

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z.Vangjush Andoni, i ftuar në një intervistë për “RTV Scan”, foli për nismën e qeverisë , që ka të bëjë me një numër të madh shërbimesh që ofrohen online nëpërmjet portalit “e-Albania. Për të gjithë qytetarë që nuk kanë mundësi të përdorin portalin do të jetë Posta Shqiptare që do t’i ofrojë shërbimet e portalit si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane.Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, këto shërbime do të ofrohen me kosto minimale për qytetarët. Nëse i referohemi tarifës së një certifikate të printuar ajo është 50 lekë por nëse kjo certifikatë do të merret nga portal nëpërmjet postës kosto e saj do të reduktohet në 35 lekë. Pak kohë më parë Kryeministri i vendit ka kërkuar që të mos ketë më asnjë printim nga gjendja civile për certifikata por ato të ofrohen online. Për të gjithë ata punonjës që do të printojnë certifikata duke bërë që qytetarët të rrinë në radhë por në të njëjtën kohë të rrisin edhe shpenzimet e shtetit, do të aplikohen gjoba fillimisht për punonjësin e më pas për gjendjen civile.

Vangjush Andoni: Posta Shqiptare e gatshme të ofrojë shërbime për qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare flet për shërbimet e portalit qeveritar e-albania

Posta Shqiptare nis Front Office për shërbimet publike të portalit e-Albania

Zyrat e Postës Shqiptare, mund të konsiderohen si ONE-STOP-SHOP, ku do të ofrohen të gjitha shërbimet e portalit qeveritar e-Albania. Ky shërbim mundësohet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Posta Shqiptare sh.a dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron portalin unik qeveritar e-Albania, që shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Falë kësaj marrëveshjeje, portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme. Duke filluar nga data 4 Tetor 2017, në sportelet e Postës Shqiptare në më shumë se 65 sportele të dedikuara në qytetet Tiranë dhe Korçë, do të kryhet emetimi i certifikatave dhe brenda pak ditëve, ky shërbim do të ofrohet në qytetet Durrës, Fier dhe Lushnjë. Shumë shpejt ky shërbim do të vijohet me rreth 20 shërbime të tjera online. Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve. Posta Shqiptare, fton të gjithë qytetarët shqiptarë të paraqiten në zyrat postare për të përfituar lehtësisht shërbimet që ofron portali e-Albania.

3E hënë 23 Tetor 2017 POSTIERI

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit në 9 Tetor. Kjo ngjarje është krijuar në mënyrë origjinale nga Kongresi Postar Botëror në Tokio, në vitin 1874, si një mënyrë për të shënuar përvjetorin e krijimit të Unionit Postar Botëror.Sot, qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Postës është të rrisë ndërgjegjësimin mbi rolin e Postës në jetën dhe bizneset e përditshme të njerëzve, si edhe kontributin e saj në zhvillimin botëror social dhe ekonomik. Vendet anëtare të UPU janë të inkurajuara të organizojnë aktivitetet e tyre kombëtare për të festuar këtë ngjarje: çdo gjë, që nga prezantimi ose promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja postare, deri te organizimi i ditëve të hapura në zyra postare, qendra përpunimi ose muze postarë.Është e rëndësishme t`i kujtojmë vazhdimisht vetes tone, rolin që Postat luajnë në shoqëritë tona sot, sepse disa tendenca kyçe po e çojnë botën tonë lart e poshtë. Unë, vë re katër zhvillime kryesore në këtë drejtim: E para, përhapja e Internetit po rritet nga viti në vit, duke transformuar mënyrën me të cilën qytetarët bashkëveprojnë, komunikojnë dhe bëjnë biznes;

Të transformohemi, që të mbetemi një mundësues i zhvillimit përfshirës dhe një komponent

themelor i ekonomisë globaleFjala Përshëndetëse e Bishar A. Hussein, Drejtor i Përgjithshëm i UPU-së

9 Tetori Dita ndërkombëtare e Postave

E dyta, klientët në të gjitha industritë po bëhen gjithnjë e më kërkues : në moshën e teknologjisë dixhitale dhe të lëvizshme, ne i duam gjërat t`i kemi këtu dhe menjëherë dhe ne duam zgjedhje dhe kontroll; E treta, e-commerce dhe logjistika e lehtë po shpërthejnë, po rriten me dyfishin e tyre në shumicën e rajoneve; dhe e katërta, pas vitesh me rritje të ngadaltë, ekonomia botërore dhe tregtia ndërkombëtare po marrin më në fund rrugën e duhur.Në këtë kontekst, Postat do të munden të zvogëlojnë riskun dhe të rrisin mundësitë vetëm nëse ato përfshihen në reformë. Ato mund të ri zbulojnë vetveten, të përqafojnë dixhitalizimin, të ripërcaktojnë ofertën e vlerave të tyre, si dhe të zhvillojnë

produkte dhe shërbime të reja. Ato gjithashtu kanë nevojë për mbështetje politike dhe investime, si edhe një strukturë rregullatore të përshtatshme për aktivitetet e tyre.Ka shumë për të fituar nga gjithë ky transformim: më shumë klientë të kënaqur, tregje më të fuqishme, si dhe çka është më e rëndësishmja, shoqëri më të bashkuara. Me vendet që bëjnë hapa më lart në përpjekjet për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB, ne nuk duhet të harrojmë që sektori postar është një mundësues i zhvillimit përfshirës dhe një komponent thelbësor i ekonomisë globale. Edhe në zonat më të largëta dhe më të populluara të planetit tonë, kjo mbetet një

platformë kyçe për shërbimet publike të shpërndarjes.Si një organizatë ndërqeveritare brenda sistemit të OKB, ne, në UPU jemi shumë të preokupuar mbi rolin e Postave si një element i infrastrukturës publike. Ne përpiqemi të krijojmë mundësinë që të gjitha 192 rrjetet kombëtare të vendeve tona anëtare të veprojnë si një rrjet i vetëm. Ne ofrojmë platformë që i`u lejon anëtarëve tanë të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të gjejnë zgjidhje shumë palëshe për çështjet globale. Ne krijojmë zgjidhje teknike të përballueshme dhe mbështesim qeveritë, rregullatorët dhe operatorët postarë, me dëshirën e përmirësimit të infrastrukturës së tyre kombëtare. Po ashtu, ne jemi e vetmja qendër e njohurive

për sektorin, duke ngritur fuqinë e të dhënave të shumta postare në dobi të të gjithëve.Me besim në misionin e saj, UPU ka zgjedhur dy nënvizime kryesore për festimet e sivjetshme të Ditës Botërore të Postës. E para, ne do të bëjmë të njohur vendet e para të klasifikimit në indeksin e integruar për zhvillimet postare. Duke siguruar një pamje të shpejtë të zhvillimeve postare në 170 vende, ky indeks i ri është një mjet i fuqishëm të cilin qeveritë, rregullatorët dhe operatorët postarë mund t’a përdorin për të promovuar ekselencën postare. Tre vendet e para të këtij viti (Zvicra, Franca dhe Japonia), si dhe kampionët rajonalë (Brazili, Mauritania dhe Polonia, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) meritojnë të përgëzohen për performancat e tyre të jashtëzakonshme.Ne gjithashtu do të përgëzojmë gjeneratën më të re, e cila nuk po e humb zakonin e të shkruarit edhe në epokën e teknologjisë së re. Fituesja e këtij viti e konkursit të UPU për shkrimin e letrave ndërkombëtare, është katërmbëdhjetë-vjeçarja Eva Giordano Palacios nga Togo, e cila i ka shkruar një letër prekëse sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, duke i bërë thirrje që të rriten përpjekjet për të ndihmuar vendet e varfra që të heqin praktikat e vjetra, të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi, si pasojë e mungesës së zhvillimit socio-ekonomik. Ashtu siç e tregon edhe ky shembull, bota postare është shumë e gjallë. Kështu që, le të adaptojmë teknologjitë e reja dhe të përqafojmë transformimin!Unë ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Postës.

4 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Vllahu: Piktura është pasioni im i hershëm

Zoti Spiro, njiheni si piktor dhe si dizenjues mjaft i talentuar. Ju keni studiuar pikturë apo zotëroni një tjetër profesion?Piktura është pasioni im i hershëm që në fëmijëri. Kam mbaruar Liceun Artistik, por veten e quaj amator të artit të pikturës, pasi profesioni im i vërtetë është inxhinier. Studimet e larta i kam kryer në Bashkimin Sovjetik në degën Inxhinieri Minierash dhe Topografi në vitet 1954-1959 dhe pas përfundimit të studimeve jam kthyer në atdhe ku dhe kam punuar për 25 vite në minierat e qymyrit në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Si lindi tek ju ky pasion për artin e pikturës?Unë kam pikturuar që në moshë të vogël, që kur isha 6 vjeç. Në moshën 10-vjeçare punoja si shpërndarës gazetash në Burgun e Tiranës. Për fatin tim të mirë aty pata mundësin të njihja një piktor të njohur gjerman, Hans Stochen, i cili ishte i burgosur për arsye politike. Ishte pikërisht z.Hans prej të cilit mësova shumë për pikturën, veçanërisht për grafikën. Mësime të cilat i shfrytëzova për studimet e mia në shtetin sovjetik.

Menjëherë pasi ju u kthyet në Shqipëri, pas disa viteve punë, për mendime të ndryshme politike ju u dënuat nga shteti Komunist. Çfarë mund të na thoni më shumë mbi krijimtarinë tuaj gjatë kësaj periudhe? Vazhdonit të dizenjonit?Kjo periudhë ka qenë periudha më e errët në historinë e jetës time, dhe normalisht ka pasur shumë vështirësi, nga më të ndryshmet. Të vetmen gjë pozitive që vlerësoj është se pata mundësinë të njoh shumë personalitete të shquara, nga të cilët, dua të veçoj At Zef Pëllumbin, i cili ka pasur shumë ndikim në formimin tim si piktor, duke qenë se dhe ai vet ishte skulptor. Për të ushtruar pasionin për pikturën ka qenë e ndaluar, por nga dëshira

Intervista

Intervista me dizenjuesin e pullave postare shqiptare z.Spiro Vllahu

e madhe që kisha për të pikturuar arrita që fshehurazi të pikturoja dy punime. Njëra ka qenë më datë 5 maj dhe kishte si tematikë Ditën e Dëshmorëve, dhe tjera ishte një peizazh natyror i Fshatit Panohore (fshati i sipërm) punim të cilin e kam realizuar bashkë me At Zef Pëllumbin dhe që me të vërtetë ka dalë një punim shumë i bukur.

Kur filluat të bashkëpunonit me Postën Shqiptare dhe cila është pulla e parë që keni dizenjuar?Rastësisht jam bërë pjesë e Postës Shqiptare, nga një njoftim që lexova në gazetë në vitin 1999. Pulla e parë e dizenjuar është Pulla

e Evropës, me motive të peisazheve shqiptare. Më pas janë zhvilluar dizenjime të tjera pullash me motive të ndryshme, ku Posta Shqiptare në konkurset e zhvilluara edhe me piktorë të tjerë na paraqiste tematikën dhe ne përzgjidhnim. Bashkëpunimi me Postën Shqiptare ndër vite ka qenë shumë korrekt, Komisionet e Vlerësimit kanë qenë shumë të specializuara dhe unë i jam mirënjohës Postës për të gjithë respektin që kanë treguar ndaj punës sime.

A ju pëlqen të koleksiononi pulla? Po pullat që i keni dizenjuar vetë a i keni të koleksionuara?

Po, më pëlqen të koleksionoj pulla, ndër të tjera edhe pullat që i kam dizenjuar vetë. Madje në vitin 2016 për 80- vjetorin e lindjes time kam botuar një album, ku krahas jetëshkrimit për veten, prindërit dhe familjen, kam paraqitur në të edhe të gjitha pullat e dizenjuara prej meje.

Dizanji i Bocetit i paraqitur nga ju me rastin e 70-vjetorit të krijimit të OKB-së ka fituar çmimin e parë. A mund ta cilësojmë këtë si punimin tuaj më të mirë? Po është e vërtetë që ky punim pati shumë sukses dhe media foli shumë për

të, por unë vlerësoj si pullën time më të suksesshme atë me rastin e 2000 vjetorit të Krishterimit. Kjo për arsye se ajo lidhet me një kishë shumë të rëndësishme serbe, atë të Lipjanit e cila ka dhe një histori të veçantë për të cilën kam lexuar shumë.

Pullat postare kanë të dizenjuar motive të ndryshme. Cilat motive ju japin më shumë sadisfaksion kur i dizenjoni?Unë kam zgjedhur që në punimet e mia të dizenjoj motive peisazhesh, florës, faunës etj. Ndërsa portretet nuk janë pika ime më e fortë pasi realizimi i tyre kërkon teknika të veçanta dhe më të specializuara. Dizenjimi i peisazheve natyrore më jep më shumë kënaqësi se çdo tjetër, pasi është vetë natyra që më frymëzon për të realizuar punime sa më të mira.

Për cilën pullë ju është dashur më shumë kohë fizike dhe përkushtim për dizenjimin e saj?Për objektet e kultit më është dashur më shumë kohë dhe përkushtim pasi jam detyruar të kontaktoj me kishën katolike për të mësuar më shumë mbi to pasi vetë objektet e kësaj natyre kanë karakteristika të veçanta vizuale, për të cilat duhet më shumë përkushtim.

A jeni pjesë e Shoqatës së Filatelistëve?Jo nuk jam pjesë e shoqërisë filatelike, por kam pasur kontakte me shumë koleksionistë të pullave të Shoqërisë Filatelike si, Niko Xhara dhe Thimi Nika. Këtë të fundit e kam mik dhe madje ky përveç pullave koleksionon edhe piktura, gjë që na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin.Së fundmi duke shprehur konsideratën time për Postën shqiptare i uroj asaj suksese në punën dhe misionin e saj.

5E hënë 23 Tetor 2017 POSTIERI

Nënë Tereza lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në datën 26 gusht 1910. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Gjakova. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. U largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja i shkroi këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 “E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithshka që ju dëshiron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Në një letër dërguar nga Oslo kur mori çmimin Nobel shkruante: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shume për fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve. Tereza Bojaxhiu” Ish Presidenti i Shteteve të

Nënë Tereza në pullat e Postës Shqiptare

Bashkuara Ronald Reagan i atribuoi Nënë Terezës çmimin Medal of Freedom 1985. Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë më 1989. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Asnjëherë nuk harroi origjinën e saj kur deklaronte “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Gjatë ndërhyrjes së Natos në Kosovë Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Klinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotësova një detyre morale ndaj saj

dhe ndaj vlerave të lirisë”.Fakti që kjo nënë e dashur për gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë, ia fali jetën shtresave në nevojë ,si dhe origjina shqiptare e deklaruar prej saj ka frymëzuar dhe motivuar Postën Shqiptare që të emetojë pulla duke përcjellë imazhin e saj , në evidentimin e historisë shqiptare por edhe asaj botërore me disa emisione filatelike.Nënë Tereza në pullat shqiptare shfaqet ne këto emisione dhe me konkretisht: Emision i zakonshëm Nënë Terezës 1994, Emisioni Evropa 1996, Emisioni mbi shtypje 1997, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe princesha Diana 1998, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës emision i përbashkët 1998, 100 Vjetori i çmimit nobel 2001, Lumturimi i Nënë Terezës 2003, 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës 2010, dhe emisioni për Shenjtërimin e Nënë Terezës 2016.

6 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Për ju pensionistë !

TARIFA E SHËRBIMIT EKSPRES BRENDA

QYTETIT ( EBQ)

7E hënë 23 Tetor 2017 POSTIERI

Nr. Pesha gr. Zona I TARIFA LEKE

Zona IITARIFA LEKE

Zona IITARIFA LEKE

Zona IVTARIFA LEKE

1 Deri 250 3500 4000 4500 60002 251-500 3600 4500 5000 75003 501-1000 4500 5000 5800 82504 1001-1500 5000 5500 6900 97505 1501-2000 6000 6000 7600 108006 2001-2500 6500 7300 8300 127507 2501-3000 7000 8000 9000 147008 3001-3500 7600 8500 9800 163509 3501-4000 8400 9400 11300 1770010 4001-4500 8600 10100 12000 1935011 4501-5000 9000 10800 12800 2085012 5001-5500 9500 11600 13500 2175013 5501-6000 9800 12000 14500 2325014 6001-6500 10000 12600 15000 2475015 6501-7000 10600 13200 15800 2625016 7001-7500 11000 14000 17000 2700017 7501-8000 11300 14300 17300 2775018 8001-8500 11700 15000 18000 2850019 8501-9000 12200 15500 18800 2925020 9001-9500 12800 16000 19500 3000021 9501-10000 13800 17000 20300 3075022 10000-20000 1000 Leke / kg 13000 leke / kg 1700 leke/ kg 2240 lekë / kg

Pesha e objektit Tarifa në lekëDeri ne 500 gr 200501 gr-1 kg 3001kg-2 kg 4002kg-5kg 6005kg-7 kg 7507 kg -10 kg 1000

SHËRBIME EKSPRESTARIFA PËR SHËRBIMIN EMS JASHTË VENDIT

TARIFA E SHËRBIMIT EKSPRES BRENDA

QYTETIT ( EBQ)

TARIFA E SHËRBIMIT EKSPRES NDRMJET QYTETEVE ( ENQ)

Pesha e objektit

Tarifa në lekë

Deri ne 150 gr 400151 gr- 250 gr 500251-350 gr 600351-500 gr 700501-2000 gr 8502001-5000 gr 10005001-7000 gr 12007001-10000 gr 1400

8 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Fondacioni i Komunitetit të Postës Kanadeze për Fëmijët paraqet pulla për mbledhjen e fondeve

Posta e Kanadasë ka nisur së fundmi fushatën vjetore të Fondacionit të Komunitetit duke emetuar dy pulla të reja. Nga blerja e çdo karneti me 10-pulla, 1 $ shkon në Fondacion. Ky emision paraqet shtatë mace të qeshura. Të zgjedhura për kuriozitetin dhe pavarësinë e tyre, këto krijesa të gjalla janë maskota të mira për fëmijë të fortë. Pikërisht kjo ide i përshtat ato në mënyrë të përsosur me misionin e Fondacionit. “Fondacioni synon të përmirësojë jetën e fëmijëve kanadezë duke financuar programe që mbështesin nevojat e tyre në të gjithë vendin “, thotë Deepak Chopra, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Postës Kanadeze. Që nga krijimi i tij në vitin 2012, Fondacioni ka dhënë më shumë se 6 milionë dollarë për më shumë se 550 projekte. Ky Fondacion ka mbështetur fushata bamirësie, programe shkollore dhe iniciativa lokale të fokusuara tek të rinjtë. Grantet e Fondacionit janë përdorur për të futur programet e leximit dhe këshillimit, për të ndërtuar terrenet e lojërave, ka ndihmuar projektet për shëndetin mendor, etj. Ky emision pulle është dizenjuar nga Andreë Lewis. Ajo paraqitet në dy ngjyra të ndryshme me imazh identik dhe është printuar nga Lowe Martin. Ky emision ka karnet dhe zarf të Ditës së Parë

Shërbimi postar amerikan emeton pullat semipostare

Të ardhurat do të dhurohen për të përmirësuar jetën e të rinjve

Akti i Autorizimit Semipostar, i jep Shërbimit Postar Amerikan të drejtën e plotë për emetimin dhe shitjen e pullave semipostare për t’i paraprirë rasteve të tilla që konsideron të jenë “në interesin kombëtar publik “. Ditët e fundit, Shërbimi Postar Amerikan njoftoi se së shpejti do të emetojë pullën e parë nga pesë pullat semipostare. Një pullë gjysmë-postare ose një semipostaee,e njohur ndryshe edhe si pullë bamirëse, emetohet për të grumbulluar para për një qëllim të caktuar p.sh në raste bamirësie dhe shitet me një çmim mbi vlerën postare. Sipas një programin të përcaktuar, Shërbimi Postar do të emetojë pesë pulla gjatë një periudhe 10-vjeçare, dhe secila pullë do të shitet jo më shumë se dy vjet. Pulla e parë e cila do të hidhet në qarkullim do të ketë për tematikë sëmundjen Alzajmerit. Kjo pullë semipostare mbi Alzajmerit do të emetohet gjatë muajit Kombëtar të Sensibilizimit për Alzajmerin. Të ardhurat neto do të dërgohen në Departamentin Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Pulla e përbashkët e festivalit të dritave- Diwali

Postat e Kanadasë dhe Indisë kanë shtrënguar duart për të emetuar pullat e përbashkëta për të kujtuar festën Diwali,, Festivalin e Dritave, i cili konsiderohet si një rit i rëndësishëm vjetor për shumë Hindu, Sikhs, Budist dhe Jains në Kanada dhe në mbarë botën. Ky projekt i përbashkët konsiderohet si historik pasi është emetimi i parë midis këtyre shërbimeve postare dhe pasqyron diversitetin e Kanadasë. Pullat e reja u shfaqën në prani të personaliteteve të larta të dy administrative postare. “Pullat me tematikë Diwali, shprehin krenarinë tonë në Kanada duke qenë një vend me besime, zakone dhe festa të ndryshme”, thotë zoti Deepak Chopra- President i Postës Kanadeze. “Krijimi i një pulle të tillë të përbashkët është një provë e cila dëshmon më së miri dhe përkujton marrëdhënien e fortë midis Kanadasë dhe Indisë”. Ky emetim pulle do të ketë dy pamje, pulla me sfond të kuq i përket Postës së Kanadasë ndërsa ajo me sfond të artë Postës së Indisë. Festa e Diwali, më e rëndësishmja festë hindu, është e lidhur me zotin Lakshmi. Gjatë festimeve 5 ditore shtëpitë dhe vendet e punës dekorohen me llamba me vaj, drita elektrike dhe tenxhere të vogla me ujë, ku lundrojnë qirinjtë dhe lulet dekorative. Në këto ditë bankat dhe zyrat mbetet të mbyllura ose reduktojnë orarin e hapjes. Festa është rasti më i mirë për të forcuar raportet familjare duke kaluar më shumë kohë me të dashurit, dhe duke shkëmbyer edhe dhurata mes tyre

9E hënë 23 Tetor 2017 POSTIERI

Guterres për Ditën Botërore të Postës: Postat kontribuojnë në arritjen e objektivave për zhvillim të

qëndrueshëm

I mbajtur në zyrat qendrore të UPU në Bernë, eventi mblodhi së bashku të ftuarit nga sektori postar, trupi diplomatik dhe Konfederata Zvicerane në respekt të dy ngjarjeve, të fituesve të vendit të parë të kompeticionit të 46të ndërkombëtar të të shkruarit të letrave, si dhe të fituesve të vendeve të para të Indeksit të Integruar të UPU për Zhvillimet Postare (2IPD).Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i UPU, Bishar A. Hussein, e vuri theksin në rolin e rëndësishëm të Postës në

Posta e Lituanisë implementon shërbimin e postierit të lëvizshëm

Në zonat rurale, ku popullata po zvogëlohet shumë, posta e Lituanisë ka ndryshuar metodën e ofrimit të shërbimit, duke kaluar nga teknologjia “tulla dhe llaç” në teknologjinë me një bazë. Në këtë mënyrë, postieri i trajnuar dhe i pajisur me teknologji moderne, është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet që mbulon një zyrë postare. Për më tepër, zgjidhjet e lartpërmendura, kanë rritur disponueshmërinë e shërbimeve – tashmë postierët mund të kërkohen nëpërmjet telefonit në banesat e klientëve. Shërbimi i ri, i cili është i disponueshëm në dymbëdhjetë komuna të vendit, jo vetëm që u jep mundësinë popullatës të përdori lehtësisht shërbimet postare, por përmirëson gjithashtu ne mënyrë rrënjësore kushtet e punës së postierëve. Nga perspektiva e postës lituaneze si punëdhënëse, duhet theksuar se

infrastrukturën publike globale. “Postat nuk janë vetëm për letra dhe pulla. Ato janë mundësuesit e zhvillimit përfshirës, krijueset e komponentit thelbësor te ekonomisë globale,” tha Hussein. Sekretari i përgjithshëm i OKB, António Guterres, me mesazhin e tij special dërguar UPU-së, i bëri jehonë këtij mendimi, duke shtuar se Postat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve, dhe ato po japin një kontribut të mirëpritur në përpjekjet globale

ngritja e aftësive të përdorimin me lehtësi të teknologjisë se informacionit (IT), ka përmirësuar konkurrencën e postës së Lituanisë më punëdhënësit e tjerë. “Klientët janë në gjendje të porositin postierin e lëvizshëm vetëm duke e telefonuar ose thjesht duke dërguar një e-mail kërkese në qendrën e informacionit të postës lituaneze. Pas kësaj, postieri i lëvizshëm, shkon tek shtëpia e klientit dhe ofron shërbimin

që kërkohet. Ky inovacion është pranuar pozitivisht nga komunitetet dhe komunat lokale. Postieri i lëvizshëm është në gjendje të sigurojë shërbime, të cilat më parë ofroheshin vetëm në një zyrë të palëvizshme postare. Për më tepër, modeli i ri i punës, ka bërë të mundur uljen e shpenzimeve me 15%, ndërkohë që pagat e postierëve janë rritur deri ne 20%. “Është kënaqësi të vesh re që ky ndryshim radikal i ka bërë shërbimet postare më të

pranueshme nga perspektiva e klientit, si dhe më fleksibel nga perspektiva e kompanisë”, - thotë Mikas Jovaišas, shefi i zhvillimit te strategjisë dhe biznesit në postën lituaneze. Rezultatet e anketimeve kanë treguar se 8 nga 10 anketues të përgjigjur, të cilët kanë përdorur shërbimin e postierit të lëvizshëm, e kanë vlerësuar atë me “mirë” ose “shumë mirë”. Arsyet kryesore që çuan në këtë model të ri pune janë së pari volumi i shërbimeve postare që ofrohet në zonat rurale ka rënë më 10% që nga viti 2014. Gjithashtu, njerëzit me paaftësi të ndryshme nuk kanë mundësi të shkojnë në zyrën më të afërt postare dhe ky shërbim do t’i vinte atyre në ndihmë. Aktualisht në zonat rurale infrastruktura nuk është efiçiente pasi zyrat postare janë në gjendje të mjerueshme. Ky shërbim i ri në një farë

mënyre do të mbulojë dhe këtë problem i cili kërkon investime të mëdha. Një tjetër faktor që e bëri të domosdoshëm implementimin e këtij shërbimi të ri ishte dhe mungesa e fuqisë punëtore në rajone. Për arsye të kushteve jo atraktive të punës, ishte tepër e vështirë punësimi i punonjësve.M.Jovaišas, thekson se postieri i lëvizshëm mundet gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë sociale të komuniteteve: “Posta lituaneze si edhe shume organizata të tjera jo-qeveritare, bashkëpunon për të përdorur modelin e punës së postierit të lëvizshëm si model me efekt në shërbimet sociale, p.sh. informon autoritetet përgjegjëse dhe policinë mbi shkatërrimet ose rreziqet e tjera sociale që ai vë re ”, - thekson shefi i strategjisë dhe biznesit në postën lituaneze.Burimi: Posta e Lituanisë

për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.“

Fituesit e konkursit të shkrimit të letrave

Fillimisht, ceremonia nderoi 14-vjeçaren Eva Giordano Palacios, krijimi i së cilës, më pare kishte fituar kompeticionin kombëtar në Togo për shkrimin e letrave, e zgjedhur si fituese nga një panel jurie ndërkombëtare e përzgjedhur nga UPU. Në vitin 2017, fëmijëve iu kërkua të shkruajnë një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke e këshilluar atë për një çështje që ata do të donin ta ndihmonin atë për t’a zgjidhur. Palacios e bëri audiencën të qajë, me letrën e saj prekëse dhe këngën shoqëruese për martesën e fëmijëve.“Zgjidhja, e vetmja zgjidhje për martesën e fëmijëve, është arsimi. Arsimimi i lejon fëmijët e sotëm, të cilët do të jenë të rriturit e së nesërmes, të kuptojnë se traditat e vjetra që i udhëzojnë të martohen me vajzat e tyre, janë të padrejta dhe se varfëria

nuk është justifikim, sidomos kur burrat janë tepër të vjetër për ta ,” lexoi ajo. Guterres, në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Postës, vlerësoi konkurrencën dhe temën e zgjedhur, duke shtuar se “1.2 milionë pjesëmarrës të këtij viti, kanë marrë në konsiderate sfidat globale do të donin që unë të zgjidhja më parë, çka demonstron nga ana e tyre, shqetësimin inkurajues për njerëzimin dhe angazhimin për bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Indeksi i Integruar i UPU për Zhvillimet Postare (2IPD)

Drejtori i Përgjithshëm i UPU, si dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Pascal Clivaz, më tej, nderuan tre vendet më të mira të botës dhe pesë vendet e para të klasifikimit në Indeksin e Integruar të UPU për Zhvillimet Postare (2IPD. 2IPD është një indeks i përbërë, që ofron një pasqyrë të zhvillimit postar në mbarë botën, me rezultatet për vitin 2016, që mbulon mbi 170 vende. Ai përdor të dhënat e UPU për të krahasuar zhvillimin e

secilit vend në katër dimensione: besueshmërinë, arritjen, rëndësinë dhe elasticitetin. Tre vendet e para në renditje përfshijnë: Zvicrën, Francën dhe Japoninë. Pesë kampionët rajonalë përfshijnë Poloninë për Evropën dhe Ish Bashkimin Sovjetik, Singaporin për Azinë e Paqësorin, Mauricius për Afrikën, Brazilin për Amerikën Latine dhe Karaibet, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për rajonin arab. Çmimi i Zvicrës, e cila mori një rezultat të përsosur sipas renditjes, iu dorëzua Drejtoreshës Ekzekutive të Postës Zvicerane, Susanne Ruoff,. “Posta zvicerane po luan një rol pionier në zhvillimin e teknologjisë së re dhe ky çmim na shërben për të na motivuar”, tha Ruoff. “Ky çmim është për njerëzit dhe punonjësit tanë dhe unë dua t’ia dedikoj këtë çmim atyre, për punën e tyre të madhe dhe për besimin e tyre në Postën Zvicerane”, përfundoi ajo.

Burimi: Faqja zyrtare e UPU

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në çelje të ceremonisë të organizuar nga UPU, për të përkujtuar 9 Tetorin, ditën ndërkombëtare të postës.

10 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Dosier Mao Ce Dun në pullat

Shqiptare

Në koleksionin shqiptar të pullave janë emetuar 6 emisione filatelike me pamje me portretin e Mao Ce Dunit, në periudha të ndryshme kohore. Këto pulla shprehin një interes të veçantë nga koleksionist të ndryshëm e veçanërisht ata kinezë në prag te 125 vjetorit te lindjes së Mao Ce Dun.Koleksionimi i pullave në Kinë siç shpjegojnë dhe filatelistë të ndryshëm ka qenë i ndaluar pasi cilësohej si shfaqje borgjeze. Nga pullat më të kërkuara prej klientëve kinezë, janë ato të periudhës së revolucionit kulturor-proletar. Mao Ce Dun në pullat tona shfaqet në emetimet e një dhjetë vjeçar-i. Kështu pas vizitës së parë 10 ditore e kryeministrit kinez Cu En Lai në Shqipëri, në janar të vitit 1964 filluan dhe emetimet e pullave shqiptare me tematikë Republikën e Kinës. Në vitin 1964 u emetua emisioni filatelik për 15 vjetorin e Republikës së Kinës. Në vitin 1968 u emetua emisioni filatelik për 75 Vjetorin e Lindjes së Mao Ce Dunit. Në vitin 1969 u emetua emisioni filatelik për 20 Vjetorin e Republikës së Kinës. Në vitin 1971 u emetua emisioni filatelik mbi përvjetorin e partisë komuniste kineze. Në vitin 1973 u emetua emisioni filatelik për 80 Vjetorin e Lindjes së Mao Ce Dunit, dhe në vitin 1974 emisioni 25 vjetori i shpalljes së republikës të Kinës Shpallja e Republikës Popullore të Kinës u bë në 1 tetor 1949. Me shpalljen e republikës, menjëherë mbas fitores së revolucionit në Kinë qeveria shqiptare

e njohu qeverinë kineze. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike u krye në vitin 1954. Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, propozoi dhe mbështeti fuqimisht rrugën diplomatike për pranimin e Kinës në këtë organizatë (OKB). Mund të thuhet se mes Kinës dhe Shqipërisë u formua një “Antantë” e vogël, e cila u karakterizua si një “miqësi e hekurt” në shtypin e kohës. Emetimet filatelike për miqësinë shqiptaro kineze tregojnë më së miri këtë periudhë kohore në vendin tonë. Bashkëpunimi shqiptaro – kinez rezultoi fitimprurës për të dy palët. Shqipëria

arriti të siguronte ndihma të mëdha ekonomike, të cilat do t’a ndihmonin në realizimin e objektivave të saj, sidomos atyre për zhvillimin e industrisë së rëndë, ndërsa Kina siguroi në këtë kohë mbështetjen politike të Shqipërisë. Bashkëpunimi shqiptaro – kinez u shtri në të gjitha fushat. Kina luajti rolin e një partneri model për Shqipërinë sepse e ndihmoi atë ekonomikisht dhe ushtarakisht duke marrë përsipër mungesat shqiptare, por edhe duke investuar në projekte të rëndësishme industriale në Shqipëri. Ndërkohë, Shqipëria luajti rolin e informatorit brenda organizatave ndërkombëtare ku ajo bënte pjesë, duke i siguruar Kinës informacione të vlefshme, sidomos nga OKB-ja. Në të njëjtën kohë Shqipëria reklamonte arritjet kineze në arenën ndërkombëtare. Shembull është dhe emisioni filatelik shqiptar i viteve 1970 “Republika Popullore e Kinës drejt hapësirave kozmike”, në këtë periudhë veç citateve të udhëheqësit Mao, filatelia shqiptare përçonte dhe reklamonte rëndësinë e prodhimit nga ana e Kinës të satelitëve artificialë. Në këtë emision jepej dhe lajmi se kur sateliti i parë kinez kaloi mbi Tiranë në datë 29.04.1970 ora 10:00 ora lokale. Emisioni i fundit filatelik me tematikë marrëdhëniet shqiptaro-kineze është ai i vitit 2009 në përkujtim të 60 vjetorin të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.

11E hënë 23 Tetor 2017 POSTIERI

cmyk

Në ditën ndërkombëtare të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU), Posta Shqiptare zhvilloi një aktivitet me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Viktor Hygo”.Dita Botërore e Postave festohet çdo 9 tetor, e cila përkon me datën e krijimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në 1874 në kryeqytetin Zviceran, Bern. Kjo ditë është deklaruar si Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU-së, mbajtur në Tokio të Japonisë në 1969. Qëllimi i Ditës Botërore te Postave është për të krijuar vetëdijen e rolit të sektorit postar tek njerëzit dhe ne jetën e bizneseve të përditshme si dhe kontributin e saj për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve. Festimi inkurajon vendet anëtare për të ndërmarrë aktivitete dhe programe që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë për rolin e postës, si dhe aktivitete në mesin e publikut dhe mediave në një shkallë kombëtare.Me qëllim për të shprehur dhe vlerësuar rëndësinë e shërbimit postar shqiptar ndër vite, Posta Shqiptare në këtë ditë të shënuar zhvilloi një aktivitet me nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata të shkollës 9 vjeçare “Viktor Hygo”. Për t’iu përshtatur edhe vetë kuptimit të kësaj date të shënuar ky aktivitet kishte si qëllim njohjen e nxënësve me historikun e Postës Shqiptare, Filatelinë si dhe nxitjen e brezave të rinj për të përdorur shërbimin postar, por edhe për të injektuar tek ta vlerën kulturore

Dita Ndërkombëtare e Postave

Posta Shqiptare aktivitet me nxënësit e shkollës “Viktor Hygo”

kombëtare të Filatelisë.Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën në përgjithësi me historinë e Postës Shqiptare ndër vite, evolucionin e saj dhe mënyrën se si funksionon shërbimi postar, kryesisht ai i postimit të letrave dhe kartolinave. Punonjësit e Postës i demonstruan nxënësve të gjitha hapat e postimit të një objekti postar qoftë letër, kartolinë apo pako, që nga momenti që objekti

mbërrin në zyrat postare, përpunimin e saj e deri në mbërritjen në destionacion. Gjithashtu, nxënësit morën informacion në lidhje më një shërbim mjaft të rëndësishëm të Postës Shqiptare, siç është Filatelia. Ata u njohën nga afër me pullat më të rëndësishme të emetuara ndër vite, si dhe rëndësinë dhe vlerën historike dhe monetare të tyre.Nxënësit u shprehen mjaft

të interesuar për të mësuar më shumë për Postën Shqiptare, sidomos për Filatelinë. Ata shpesh herë pyesnin punonjësen e Filatelisë për veçoritë e pullave. Secili nga nxënësit shprehu se cila ishte pulla që iu kishte pëlqyer më së shumti. Njëri nga nxënësit e shkollës ‘Viktor Hygo”, Henri, na rrëfeu që të gjitha pullat i kishin pëlqyer por veçonte pullën me imazhin e heroit tonë kombëtar Gjergj

Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa një nxënëse tjetër e po kësaj shkolle, Fiona, na rrëfeu që i pëlqenin shumë pullat me imazhet e luleve të ndryshme dhe imazhet me veshje popullore. Ndërsa Klajdi, nxënës i klasës 9-vjeçarë, veçoi si të preferuarën e tij pullën e emetuar me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit në vitin 2016. Në fund të aktivitetit, që nxënësit të kishin mundësi të mësonin më në detaje mbi secilën nga pullat, Posta Shqiptare ju shpërndau si dhuratë atyre cirkularë të pullave që i përkasin botimeve të viteve të ndryshme dhe me motive të dedikuara sipas ngjarjeve historike, figurave të shquara, motive të lira, etj. Po ashtu atyre iu shpërndanë edhe materiale promocionale në lidhje me shërbimet postare dhe financiare që ofrohen në zyrat e Postës Shqiptare.

Mbi anëtarësimin e Postës Shqiptare në UPU

Pas shumë e shumë përpjekjesh nga ana e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, për njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, evidentohet fakti se më 7 korrik të vitit 1913, kjo qeveri paraqiti kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar në Unionin e Përbotshëm Postar dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë i munduar në vitin 1922.

12 E hënë 23 Tetor 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi