23
Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin karrierë Arsimin Profesional Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS Implemented by CESD in partnership with CELIM, VTC “28 Nentori”; VTC “7 Shtatori” VTC “P.Bogdani” and VTC “K.Kusari” për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë ... · Materialudhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional Pregaditur

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Implemented by CESD in partnership with CELIM, VTC “28 Nentori”; VTC “7 Shtatori” VTC “P.Bogdani” and VTC “K.Kusari”

për realizimin e veprimtarive për orientimin

nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

PËRMBAJTJA

Hyrje .................................................................................................... 2

I Vetëvlerësimi ...................................................................................... 5

1.1 Veprimtari të rekomanduara për Vetëvlerësimin ................................ 6

Fletë Pune Nr.1: Aftësitë për të përmbushur detyrat në një profesion 6

Fletë Pune Nr.2: Interesat, deshirat dhe prirjet e mia ........................ 10

II Hulumtimi i tregut të punës ........................................................... 12

2.1 Veprimtari të rekomanduara për Hulumtimin e tregut të punës ........ 13

Fletë Pune Nr.1: Prirjet e zhvillimit të tregut të punës ...................... 13

Fletë Pune Nr.2: Kërkimi i njoftimeve për punë ............................... 14

Fletë Pune Nr.3: Vizitë në vendin e punës ........................................ 15

Fletë Pune Nr.4: Hulumtimi profesional ........................................... 17

III Vendimmarrja ................................................................................. 18

3.1 Veprimtari të rekomanduara për Vendimmarrjen ............................. 20

Fletë Pune Nr.1: Veprimtari për planifikimin e punësimit ... shkollimit apo

aftësimit profesional pas shkollës së mesme ..................................... 21

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Material udhëzues

për realizimin e veprimtarive për orientimin nё

karrierë nё Arsimin Profesional

Hyrje

Nxënësit/et e Arsimit Profesional ndodhen në një moment shumë të

rëndësishëm të jetës së tyre, ku do të përcaktohet drejtimi i jetës së tyre të

ardhshme profesionale dhe shoqërore. Ata/ato ndodhen përpara një

udhëkalimi me shumë degëzime: të kërkojnë të integrohen në tregun e punës,

të vazhdojnë të kualifikohen mё tej në kurse të shkurtra tё aftёsimit

profesional ose kualifikime pas tё mesmes profesionale (post-sekondare),

apo të vijojnë studimet e mëtejshme në universitet (brenda ose jashtë vendit).

Marrja e një vendimi të drejtë në lidhje me këto opsione nuk është i lehtë dhe

kërkon analizën e shumë faktorëve. Është shumë e rëndësishme që nxënësit e

Arsimit Profesional të udhëzohen dhe mbështeten nga shkolla për të marrë

një vendim sa më të drejtë për të ardhmen e tyre.

Organizimi dhe realizimi i veprimtarive orientuese për karrierën e ardhshme,

mban parasysh se, nxënësit/et:

(i) dëshirojnë të integrohen në tregun e punës, menjëherë mbas maturës.

(ii) preferojnë të vijojnë studimet në nivelin universitar

Nëpërmjet veprimtarive të parashikuara më poshtë nxënësit identifikojnë dhe

hulumtojnë qëllimet e karrierës, zhvillojnë mendimin kritik, si dhe

planifikojnë/marrin vendim për shkollimin/aftёsimin e mëtejshëm

profesional dhe punësimin.

Gjatë planifikimit të veprimtarive të orientimit për karrierën, nxënësi/ja

duhet të mbajë parasysh vazhdimisht përkufizimet, parimet dhe

pohimet e mëposhtme:

- Karriera e një personi përbëhet nga renditja e arsimimeve,

kualifikimeve, punësimeve dhe veprimtarive profesionale në të cilat

ai është angazhuar për të siguruar burimet e jetesës.

Karriera është unike për çdo individ dhe shtrihet përgjatë gjithë jetës së tij.

Ajo nuk përmban vetëm punësimet e individit por dhe aspekte të përgatitjes

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

profesionale si dhe mënyrën se si integrohen funksionet e tij të punës.

Karriera është dinamike sepse si individi, ashtu edhe mjedisi shoqëror dhe

fizik, ku ai vepron, janë në ndryshim të vazhdueshëm. Kërkimet e fundit

tregojnë se mesatarisht, një individ e ndryshon drejtimin e karrierës tre deri

në pesë herë gjatë jetës së tij, për arsye nga më të ndryshmet.

Pra, karriera e plotë e një individi përbëhet nga dy pjesë kryesore, karriera

arsimore dhe karriera e punësimeve (profesionale), që janë shumë të

ndërlidhura me njëra tjetrën.

Formimi i karrierës është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës. Ai fillon në

familje, zhvillohet gjatë periudhës së shkollimit si dhe përvojave të punës

dhe shfaqet/njehsohet me aftësinë e individit për të marrë vendime për të

ardhmen e tij, në përshtatje me statusin e kualifikimit dhe me ndryshimet e

tregut të punës.

Cilat janë shtigjet drejt karrierës?

Gjatë planifikimit të veprimtarive të orientimit për karrierën, nxënësi/ja

duhet të mbajë parasysh që të aftësohen pёr të krijuar lidhje ndërmjet

mundësive të punësimit dhe qëllimeve personale të karrierës.

- Ata mësojnë rreth prirjeve të vendeve të punës, në një ekonomi

globale dhe lokale.

- Nxënësit duhet tё informohen rreth përfitimeve që vijnë nga zotërimi

i një rangu të gjerë të aftësive të cilat lehtësojnë përshtatjen me

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

kërkesat e një tregu global në ndryshim të vazhdueshëm.

- Ata zhvillojnë njohuri, aftësi dhe strategji të cilat zbusin tranzicionin

midis stadeve dhe roleve të ndryshme në jetë.

- Nxënësit përgatisin veten për të nxënit e vazhdueshëm pas shkollës

së mesme dhe për sfidat krijimit dhe gjetjes së mundësive për punë.

Veprimtaritë e orientimit për karrierën ndihmojnë që nxënësi/ja:

- të përdorë njohuritë, shprehitë e marra në lëndë, module të ndryshme në

lidhje me hulumtimin, planifikimin dhe vendimmarrjen për karrierën;

- të përdorë familjen, shkollën, biznesin nga komuniteti, si burime për të

hulumtuar ndikimin e tyre në planifikimin e karrierës;

- të marrë informacion nga një gjerësi burimesh me qëllim planifikimin e

karrierës.

- të hulumtojë dhe planifikojë karrierën duke analizuar detyra dhe raste të

suksesshme nga jeta e të rriturve, bota e punës;

- të vlerësojë në mënyrë kritike, në përputhje me interesat, prirjet dhe

cilësitë vetjake, mundësitë e tij/saj për karrierën buxhetin personal,

shëndetin dhe përgjegjësitë sociale, si dhe prirjet e tregut të punës;

- të planifikojë hapat për karrierën bazuar në vendimmarrje.

Veprimtaritë e planifikuara të orientimit për karrierën do të kalojnë në tri

faza

1. Hulumtimi i tregut të punës;

2. Vetëvlerësimi;

3. Vendimmarrja për karrierën (kryesisht për shkollimin e

mëtejshëm).

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Vetëvlerësimi mund të konsiderohet si mënyra që individi përdor për të parë,

gjykuar, vlerësuar veten. Ky është një proces i vazhdueshëm që kryhet në

mënyrë intuitive apo të planifikuar që e ndihmon individin në krijimin

e qëndrueshmërisë në lidhje me aspektet profesionale, shoqërore, etj., që

njëkohësisht ndihmon për rritjen dhe progresin e tij.

VETËVLERËSIMI ËSHTË:

- të gjykuarit mbi veten;

- marrja e vendimeve bazuar në

interesat, aftësitë, prioritetet;

- përcaktimi i arsyeve dhe aftësive për të

bërë një punë/profesion;

- përcaktimi i arsyeve që nuk

favorizojnë kryerjen e një pune apo profesioni.

- përpilimi i qartë i informacionit në lidhje me dëshirat dhe llojin e

punës/profesionit që do ju pëlqente.

Në këtë rubrikë synohet që nxënësit të identifikojnë “Kush” ata janë,

në drejtim të: - tipit të personalitetit;

- stilit të tyre të të nxënit;

- aftësive;

- dëshirave/interesave;

- cilësive personale referuar punës/profesionit

I - Vetëvlerësimi:

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Fletë pune Nr. 1: Aftësitë për të përmbushur detyrat në një profesion

Shpjegime: Aftësia i referohet diçkaje që ju e kryeni mirë. Në këtë fazë të jetës nxёnёsi ka

zhvilluar një sasi të madhe të atyre, që quhen aftësi të transferueshme. Këto aftësi

përfshijnë për shembull, aftësitë për të vepruar me numrat, për të përdorur

kompjuterin, për të komunikuar me shkrim dhe me gojë, për të diskutuar në

gjuhë të huaja, etj., apo edhe aftësi ndërpersonale të tilla, si, krijimi i lidhjeve dhe

bashkëpunimit me persona të tjerë.

Gjithmonë e më shumë, në tregun e punës punëdhënësit i kërkojnë këto aftësi në

aplikimet e punës dhe ju duhet t’i listoni këto në CV-të tuaja.

A. Vlerësimi i aftësive të mia

VLERËSIMI I AFTËSIVE Si e

vlerësoni

veten?

Komunikimi (aftësitë komunikuese)

- A e keni të lehtë të shprehni ato që mendoni?

- Si i keni aftësitë e të shpjeguarit?

Fleksibiliteti (aftësitë për tu përshtatur)

- A jeni i aftë t’i ndryshoni planet në minutën e fundit?

- A i merrni parasysh mendimet e të tjerëve?

- A përshtateni lehtë në rrethana të ndryshme?

- A keni dëshirë për të mësuar gjëra të reja?

Lidershipi (aftësitë drejtuese)

- A e kërkojnë të tjerët mendimin tuaj në lidhje me sjelljen e

tyre?

- A keni qenë ndonjëherë personi i zgjedhur për të përfaqësuar

një grup?

- A jeni të aftë të udhëhiqni të tjerët për të arritur një qëllim të

përbashkët?

Zgjidhja e problemeve (aftësia për zgjidhjen e problemeve)

- A jeni të aftë të gjeni një zgjidhje logjike për probleme apo

vështirësi të ndryshme?

1.1 - Veprimtari të rekomanduara për vetëvlerësimin

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

“Iniciativa”(aftësitë për sipërmarrje)

- A jeni të aftë të studioni pa ju nxitur të tjerët?

- A keni vullnet?

- A e nxisni vetveten?

- A jeni të aftë të planifikoni dhe organizoni një plan studimi?

- A jeni të aftë të menaxhoni kohën për një provim?

Shoqërizimi (aftësitë sociale)

- A jeni i aftë të integroheni me persona të tjerë?

- A jeni i aftë të përshtateni me të tjerë?

Puna në grup (aftësitë për të punuar në grup)

- A jeni pjesëtar i ndonjë grupi?

- A është pjesë e hobeve të tua puna\argëtimi\shoqërimi me të

tjerët?

- A luani sporte në grup?

- A bëni pjesë në ndonjë grup muzikor?

- A jeni përfshirë ndonjëherë në ndonjë shoqëri të vogël

shkollore?

- A ju pëlqen ti ndihmoni të tjerët për të arritur një qëllim të

përbashkët?

B. Profili i aftësive të mia Ndërtoni profilin e aftësive tuaja sipas modelit të mëposhtëm, dhe të shihni në cilën

zonë klasifikohen ato.

PROFILI I AFTËSIVE Si e

vlerёsoj

veten?

Aftësitë informative

Këto aftësi përfshijnë:

- hulumtimin dhe përdorimin e fakteve, figurave, të

dhënave;

- organizimin e informacionit dhe komunikimin e tij tek të

tjerët në mënyrën e të folurit dhe të shkruarit.

Kur zhvillohen, këto janë shumë të dobishme në fushën e

shkencave, të biznesit dhe tregtisë.

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Aftësitë e të menduarit

Këto aftësi përfshijnë:

- të paturit ide të reja,

- të qenit krijues, dizajnuesin, kreativ, të kesh imagjinatë.

Kur zhvillohen, këto aftësi janë shumë të dobishme për

shkencat shoqërore, për artin dhe kurset e dizajnimit,

arkitekturën si dhe inxhinierinë.

Aftësi njerëzore

Këto aftësi përfshijnë:

- të ndihmuarin, të udhëhequrin, të mësuarit, të dëgjuarit

dhe inkurajimin e personave të tjerë.

Kur zhvillohen, këto aftësi do të jenë të dobishme për

mësuesinë, infermierinë, avokatinë, mjekësinë, etj.

Aftësitë praktike

Këto përfshijnë të punuarit me “duart” tuaja, të ndërtuarin,

riparimin dhe shërbimin, kujdesin ndaj objekteve të

ndryshme.

Kur zhvillohen, këto aftësi janë të dobishme për karriera si

teknik (kompjuter, elektronik, arkitekt), tregtar, inxhinier

elektrik, hidraulik, mekanik, etj.

Fushat profesionale të cilat përshtaten më së miri me aftësitë e mia janë:

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

C. Profesioni dhe aftësitë e mia:

Përzgjidhni 2 profesione nga lёmia ku studioni dhe plotësoni tabelën e

mëposhtme:

Aftësitë që nevojiten për të

kryer Profesionin 1

Mund ta bëj Duhet punë

Aftësitë që nevojiten për të

kryer Profesionin 2

Listoni veprimet që duhet të ndërmerni për të mbërritur në aftësitë për

të cilat duhet punë e mëtejshme: 1. ................................................

2. ................................................

3. .................................................

4. .................................................

5. .................................................

6. .................................................

7. ..................................................

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Fletë pune Nr. 2: Interesat, dëshirat dhe prirjet e mia

Nëpërmjet kësaj veprimtarie do të zbuloni se interesat, prirjet dhe dëshirat

kanë rëndësi në marrjen e vendimeve të karrierës.

I - Plotësoni më poshtë sipas rubrikave se çfarë kërkoni nga puna:

1. Dëshira në lidhje me llojin e punës:

o Fizike (kërkon forcë dhe qëndrueshmëri)

o Mendore (kërkon ide dhe teori)

o Ndër personale (ka të bëjë me të dëgjuarin dhe të folurin)

o Krijuese (kërkon ide dhe ndryshime)

o Hulumtuese (ka të bëjë me ekzaminimin dhe analizimin e gjërave)

2. Më pëlqen të punoj me:

o Një apo dy persona

o Një grup pune

o Vetëm

3. Dëshiroj të punoj:

o 9-5 orë

o Punë me turne

o Me orare jo të rregullta

o Orari nuk është i rëndësishëm për mua

4. Paga ime dëshiroj të jetë:

o Pagë modeste, por e rregullt

o Pagë e lartë, por jo e rregullt; ta marr pagën në kohë të ndryshme të

papërcaktuara

o Të paguhem në bazë të performancës

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

5. Përpara se të filloj të punoj, dua të kem:

o Diplomën e maturës profesionale;

o Certifikatë kualifikimi pas shkollës së mesme;

o Diplomën e nivelit të parë në arsimin e lartë;

o Diplomën e nivelit të dytë në arsimin e lartë

o Kualifikim pas diplomimit

o Pa kualifikime

6. Motivet e mia kryesore në punë janë:

o Kënaqësi personale

o Thjesht për para

o T’i shërbej komunitetit

Bazuar në përgjigjet tuaja shkruani një përshkrim rreth punës suaj ideale dhe

kushtet që mund të ketë kjo punë.

Për të bërë një planifikim sa më të mirë të veprimtarive që lidhen me

këtë rubrikë, nxënësi/ja duhet të ketë parasysh përkufizimet dhe pohimet e

mëposhtme:

Një PUNË është një veprimtari e organizuar e individit, që kryhet kundrejt

një pagese, në kuadrin e punësimit të tij në një organizatë apo industri

të caktuar.

Punët grupohen në profesione. Pra, një PROFESION është një tërësi punësh

me karakteristika të ngjashme të cilat kërkojnë aftësi të ngjashme.

FUSHË PROFESIONALE - Klasifikim i gjerë i profesioneve të veçanta, që lidhen ngushtë me njëri-

tjetrin, të cilat kanë të bëjnë me të njëjtin produkt, proces ose shërbim

(p.sh., shëndetësia, ndërtimi etj.).

II. Hulumtimi i tregut të punës

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

KARRIERA - Karriera është një sekuencë e modeluar dhe varietet profesionesh (të

paguara apo jo të paguara) të cilat ndërmerren gjatë jetës. Në një

kuptim më të gjerë, karriera përfshin faktin se si një individ përgatitet

për punë (arsimin dhe aftёsim), si dhe se si bota e punës ndërthuret me

pjesët e tjera të jetës, si me familjen, komunitetin dhe kohën e lirë.

Një PUNËDHËNËS është një person, kompani, apo organizatë i cili

paguan individët për të bërë punën.

Një PUNËMARRËS është një individ i cili paguhet për të bërë një punë

të caktuar në një kompani apo organizatë.

ZHVILLIMI I KARRIERËS është procesi i menaxhimit të jetës, të

nxënit dhe të punës gjatë gjithë ciklit të jetës.

E rëndësishme është jo vetëm puna që dëshirojmë të kryejmë, por edhe fakti

nëse i kemi aftësitë e nevojshme për ta kryer atë. ARSIMI është mënyra

kryesore për të përftuar aftësitë dhe njohuritë e nevojshme. Shkolla zhvillon

shumë aftësi profesionale, por edhe të lexosh, të shkruash, të flasësh qartë, të

kuptosh matematikën dhe shkencën, të zgjidhësh probleme dhe të dish të

ndërveprosh me të tjerët janë aftësi të domosdoshme për të punuar.

“KUALIFIKIME PROFESIONALE”

- janë kualifikime të certifikuara nga një titull studimi, një dëshmi

kompetence apo e një përvojë profesionale.

- Një treg ekziston atëherë kur të mirat apo shërbimet shiten dhe blihen.

Kur punëdhënësit kërkojnë punëmarrës, dhe ekzistojnë njerëz që

kërkojnë punë, atëherë të dyja këto krijojnë atë që quhet TREG PUNE.

Një treg pune mund të konsiderohet si një “treg aftësish”, përsa kohë

janë pikërisht aftësitë që punëdhënësit kërkojnë dhe ato që

punëmarrësit kanë për të ofruar.

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

2.1-Veprimtari të rekomanduara për Hulumtimin e

tregut të punës:

Merrni informacion nga burime të ndryshme në lidhje me tregun nё

Kosovё, Shqipёri dhe/ose evropian të punës dhe plotësoni pyetësorin e

mëposhtëm. Diskutoni në lidhje me të dhënat e mbledhura:

- Cilat janë profesionet nё lёminё ku ju studioni që kanë rritjen më

të shpejtë?

- Cilat janë lёmitё me rritjen më të shpejtë nё ekonominë e Kosovёs,

r ajonit dhe nё Evropё?

- Cilat janë profesionet me mundёsitё më të ulta të punësimit nё Kosovё,

rajon dhe Evropё?

- Cilat janë lёmitё me rritjen më të ngadaltё nё ekonominë e

Kosovёs, rajonit dhe nё Evropё?

- Si paraqitet punësimi për femrat? Po për meshkujt?

- Për 5 profesionet më të kërkuara nё lёminё ku ju studioni,

nënvizoni më poshtë atë çka nevojitet si kusht paraprak për

punësim:

- Shkolla e mesme e përgjithshme apo ajo profesionale.

- Kurse aftёsimi profesional pas arsimit tё mesëm.

- Përvojë profesionale në punë mbi 5 vite.

- Diplomë “Bachelor”.

- Diplomë “Master”.

Fletë pune Nr.1: Prirjet e zhvillimit të tregut të punës

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Fletëpune Nr. 2: Kërkimi i njoftimeve për punë

Nxënësve u jepet detyra me kërkesat e mëposhtme:

Në bizneset ku po kryeni praktikёn plotёsoni pёr çdo pozicion pune sa më

poshtë:

Pozicioni i punёs:........................................................................

Aftësitë e kërkuara Niveli i aftёsive tё kërkuara

profesionale

Pozicioni i punёs:...................................................................................

Aftësitë e kërkuara Niveli i aftёsive tё kërkuara

profesionale

Përzgjedhja që do të bënit nëse do të ishit në pozitat e një punëkërkuesi:

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Pozicionet e konsideruara të përshtatshme për karrierën që paraqet

interes për ju.

Fletë pune Nr.3: Vizitë në vendin e punës

Nxënësve u jepet detyra me kërkesat e mëposhtme:

Në kompaninё ku po kryeni praktikёn plotësoni sa më poshtë:

A. Emërtimi i kompanisë

B. Çfarë veprimtarie kryen kjo kompani (p.sh. nëse prodhon, shet apo

ofron shërbime për të tretët.)

C. Përcaktoni numrin e personave të punësuar në këtë kompani:

D. Listoni llojet e punëve që realizohen në këtë kompani:

E. Çfarë teknologjie përdorin punonjësit e kompanisë?

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

F. Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë që kanë punonjësit me profesionin

tuaj të preferuar

Informacione të tjera:

Fletë pune Nr.4: Hulumtimi profesional

Përzgjidhni 2 kompani qё kryejnё veprimtari pune tё preferuara për ju,

dhe diskutoni me punёtorё tё kompanisё, plotësoni sa më poshtë:

Emri i profesionit

Natyra e punës

Kushtet e punës

Kualifikimet e kërkuara për të kryer këtë profesion

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Përfitimet që kanë personat që kryejnë këtë profesion

Si paraqitet ky profesion në lidhje me aftësitë, vlerat, personalitetin, interesat

personale tuaja.

Disa sugjerime në lidhje me pyetjet që mund të adresohen gjatë intervistës

për hulumtimin e karrierës:

Si arritët të hyni në këtë punë?

Çfarë lloj përgatitjeje/arsimi apo kualifikimi keni?

Çfarë kërkohet për këtë lloj pune?

Çfarë ju pëlqen më shumë? /Çfarë ju pëlqen më pak?/ Çfarë

ju motivon në punë?

Cilat janë tre nga kompetencat që përdorni më shumë gjatë punës?

Përshkruani një ditë tipike pune.

Përshkruani vështirësitë me të zakonshme që hasni gjatë punës.

Çfarë duhet të dijë një individ për të qenë konkurrent i fortë?

Cilat janë shkallët e karrierës në këtë profesion?

Si ndikon puna në jetën familjare?

Nëpërmjet kësaj rubrike nxënësit përmes veprimtarive të parashikuara do të

planifikojnë dhe marrin vendim në lidhje me përzgjedhjet e tyre për

shkollim të mëtejshëm dhe punësim pas mbarimit të arsimit të mesëm

profesional.

Për të arritur këtë, nxënësit duhet të marrin informacion në lidhje me:

- Mundësitë që ofrohen pas shkollës sё mesme profesionale.

- Punёsim nё profesion, vendndodhjen e kompanisё, mundёsitё

pёr strehim, koston e jetesёs, etj.

III- Vendimmarrja:

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

- Kolegje profesionale jo universitare, pas arsimit tё mesёm,

vendndodhjen, konviktet, koston, etj.

- Për shkollat që ofrojnë arsim pas të mesëm, vendndodhjen e

tyre, llojin e profileve që ofrojnё, etj.

- Për kurset afatshkurtra tё aftёsimit (publike ose private), afatmesme,

afatgjata vendndodhjen e tyre, llojin e profileve që kanë, etj.

- Universitetet, vendndodhjen e tyre, llojin e

fakulteteve, vendndodhjen, konviktet, koston, etj.

- Mënyrën e gjetjes së informacioni mbi shkollimet (publike ose

private) që mund të ndiqen brenda dhe jashtë vendit, si dhe për

kërkesat që ka në lidhje me to;

- Llogaritjen e buxhetit të duhur për shkollim të mëtejshëm si dhe për

mundësitë e sigurimit të buxheteve të duhura.

- Mënyrat e kërkimit dhe aplikimit për shkollim, për trajnim dhe për

punë

Marrja e vendimeve

Nxënësit në procesin e marrjes së vendimeve për shkollimin e mëtejshëm,

ndjekin hapat dhe udhëzimet e mëposhtme:

1. Qartëso vendimin.

Qartësoni në mendjen tuaj se çfarë saktësisht po vendosni saktësisht duke

gjykuar mbi rëndësinë e asaj që po vendosni dhe nëse ka kthim prapa.

2. Analizoni zgjidhjet që keni.

Listoni alternativat, që ekzistojnë duke pasur në vëmendje anët pozitive dhe

negative të zgjedhjeve që keni. Parashikoni njëkohësisht, se cila nga

zgjedhjet do të ketë një të ardhme të suksesshme apo me pak të suksesshme

dhe cila do të jetë më e përshtatshme duke listuar anët pozitive.

3. Kërkoni këshilla dhe informacion për vendimin që do të merrni.

Duhet të dini sa më shumë në lidhje me pritshmërinë apo pasojat e

zgjedhjeve tuaja. Për këtë nevojitet të mblidhni sa më shumë informacion.

Në se është një vendim që mund të sjellë telashe konsultohuni për të gjetur

zgjidhje të tjera duke favorizuar vetveten.

4. Parashikoni çfarë dëshironi të ndodhë pas marrjes së vendimit.

Mendohet se paraprakisht duhet të shkruhet vendimi, kjo mënyrë ndihmon

në qartësimin e mendimeve dhe njëkohësisht saktëson atë që kërkohet të

arrihet pas marrjes së vendimit.

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

5. Merrni vendimin.

Pasi i keni kushtuar vëmendje të gjitha çështjeve, ju duhet të merrni

vendimin. Mbani parasysh se, nëse nuk do ti ndiqni këto hapa, do të merrni

një vendim jo të menduar fort mirë apo jo kaq të mirë sa vendimi, që keni

marrë pas kryerjes së këtyre hapave.

Mos harroni!

Vetëm ju mund të zgjidhni.

Ju jeni zot i jetës dhe fatit tuaj.

Kuptoni çfarë doni dhe merrini vendimet në mënyrë të zgjuar dhe

të mirëmenduar.

Fletë pune Nr.1: Veprimtari për planifikimin e punёsimit,

shkollimit apo aftёsimit profesional pas shkollës së mesme

Rrethoni alternativën që e gjykoni më të mirë për ju.

1. Nëse do ta mbaroja shkollën e mesme, do të shkoja në:

a. Kolegj profesional jo universitar

b. fakultet shtetëror në Prishtinё,Tiranë.

c. fakultet shtetëror në rrethin ku unë banoj

d. universitet privat brenda vendit

e. universitetet jashtë vendit

f. kurse aftёsimi brenda vendit

g. kurse aftёsimi jashtë vendit

h. do tё kёrkoja punё

2. Duke llogaritur mundësitë e mia financiare unë do të shkoja në

një shkollim tё mёtejshёm: a. sa më e lirë që të jetë e mundur.

b. me kosto mesatare.

c. të jetë cilësore, pavarësisht nga kostoja.

3. Bazuar në analizën e interesave, prirjeve, dëshirave dhe të kushtet

e mia do të zgjedh:

3.1-Veprimtari të rekomanduara për Vendimmarrjen:

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

a. një aftёsim/shkollim që është e mirënjohur

b. një aftёsim/shkollim që është cilёsor dhe siguron punёsim.

c. nuk është e rëndësishme për mua nëse shkolla është e mirënjohur ose jo.

4. Duke marrë parasysh personalitetin, interesat, kushtet e mia do të

zgjedh për banim gjatë shkollimit: a. në banesën ku unë jetoj aktualisht

b. konvikt, me studentë të tjerë që i njoh.

c. banesë me qira, vetëm.

b. banesë me qira, me studentë të tjerë që i njoh.

5. Madhësia shkollës më e përshtatshme për mua do të ishte:

a. sa më e madhe, aq më e mirë.

b. me madhësi mesatare.

c. e vogël.

6. Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

a. do të doja një aftёsim/shkollim ku i jepet rëndësi aspekteve

emocionale të studimit.

b. nuk dua të kem për të studiuar shumë intensivisht në

aftёsim/shkollim.

c. do të doja një aftёsim/shkollim ku mësohet duke bërë.

d. Kam nevojë të shoh një produkt apo diçka që krijoj, ose të

aftёsohem për një punë specifike.

Merrni informacion në lidhje me mënyrat e gjetjes së

mbështetjes/ ndihmës financiare, për:

Burimet e parave për mbështetje/ ndihmë financiare.

Hapat për të marrë ndihmën financiare.

Nga përcaktohet shuma e ndihmës financiare që mund të merrni.

Diferenca midis një grandi dhe një huaje

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

Material udhëzues për realizimin e veprimtarive për orientimin nё karrierë nё Arsimin Profesional

Pregaditur nga : Dr.Mirela Andoni, CCS

EPIC str. Gazmend Zajmi; Nr.75

10000 Prishtina KOSOVO

tel : +377(0) 45 977 000

[email protected]

www.epic-eu.org

Implemented by CESD in partnership with CELIM, VTC “28 Nentori”; VTC “7 Shtatori” VTC “P.Bogdani” and VTC “K.Kusari”