24
Shqiptarët bashkohen për të drejtat Drejtësia kundër togave të zeza Këtë javë 2 gjyqtarë nën akuzë për shpërdorim detyre »8 NË DEPRESION PASI JETONTE I VETËM Vetëvaret 60-vjeçari dy muaj pas ndarjes me të shoqen »9 E HËNË 21 JANAR 2013 VITI IX, NR. 2876 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com SHITJET DHE QIRATË Çmimet e tregut në të gjithë zonat e Tiranës »4-5 DOSSIER/ ÇLIRIMI I TIRANëS Në ditën e çlirimit u vranë qytetarë të pafajshëm Intervistat me të mbijetuarit e kohës. Të dhënat nga dosjet e ruajtura sekret. Qëndrimet gjermane mbi luftën në Shqipëri BERISHA: BASHKIMI I DOMO- SDOSHËM. RAMA: BEOGRADI ME HIJE TË SË KALUARËS OSBE E BRITANIA KUNDËR VEPRIMIT TË BEOGRADIT. NË PRESHEVË NISIN PROTESTAT HAKERAT E TË DY KRAHËVE SHPALLIN LUFTË NË BLLOKIMIN E FAQEVE NË INTERNET »18-19 »3 MBLIDHET KRYESIA PS drejt paktit me PD për ndarjen e mandateve sipas zonave STUDIMI/ DROGA Në Shqipëri shënohen përdorues të rregullt nga mosha 11 vjeç »2 »6 Miratohet axhenda për fushatën e zgjedhjeve të qershorit. Rama flet mbi akuzat dhe qëndrimet e opozitës Ndryshimet që ka pësuar çmimi i shitjes së apartamenteve në fillim të vitit. Ofertat për qiratë sipas sipërfaqeve RRACIZMI SERB Akademiku e cilëson të vonuar njehësimin e lëndëve me shkollat shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni. Hapat që duhen marrë DREJTORI I INSTITUTIT Të HISTORISë »7 Drakula Biri i Djallit. Historia e viteve 400 ISSH publikon listën e rezervistëve, të cilët përfitojnë pensionin Ish-ushtarakët »6 »13-17 Nga NEBIL ÇIKA “21 janari” si përgjegjësi politike Nga HASBI SHEHU Familje apo vetmi? Opinion »11 »10 • Makiaveli gjeniu politik, mes dhunës e diplomacisë • Revolucioni Industrial përse ndodhi në Britani • Kleopatra, magjia dhe tragjedia në Aleksandri BOTE & HISTORI

Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

Citation preview

Page 1: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

Shqiptarët bashkohen për të drejtat

Drejtësia kundër togave të zeza

Këtë javë 2 gjyqtarë nën akuzë për shpërdorim detyre»8

Në DepresioN pasi jetoNte i vetëm

Vetëvaret 60-vjeçari dy muaj pas ndarjes me të shoqen»9

E hënë21 janar 2013Viti iX, Nr. 2876Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Shitjet dhe qiratëÇmimet e tregut në të gjithë zonat e tiranës

»4-5

Dossier/ Çlirimi i Tiranësnë ditën e çlirimit u vranë

qytetarë të pafajshëmIntervistat me të mbijetuarit e kohës. Të dhënat nga dosjet e ruajtura sekret. Qëndrimet gjermane mbi luftën në Shqipëri

BeriSha: BaShkimi i domo-

SdoShëm. rama: Beogradi

me hije të Së kaluarëS

oSBe e Britania kundër

veprimit të Beogradit. në

preShevë niSin proteStat

hakerat e të dy krahëve

Shpallin luftë në Bllokimin

e faqeve në internet

»18-19

»3

mbliDhet kryesia

Ps drejt paktit me PD për ndarjen e mandateve sipas zonave

stuDimi/ Droga

në shqipëri shënohen përdorues të rregullt nga mosha 11 vjeç

»2

»6

Miratohet axhenda për fushatën e zgjedhjeve të qershorit. Rama flet mbi akuzat dhe qëndrimet e opozitës

Ndryshimet që ka pësuar çmimi i shitjes së apartamenteve në fillim të vitit. Ofertat për qiratë sipas sipërfaqeve

rracizmi SerB

Akademiku e cilëson të vonuar njehësimin e lëndëve me shkollat shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni. Hapat që duhen marrë

Beqir Meta: Unifikimi i teksteve i thjeshtë për t’u realizuar

DrejTori i insTiTuTiT Të HisTorisë

»7

Drakula Biri i Djallit. Historia e viteve 400 issH publikon listën

e rezervistëve, të cilët përfitojnë pensionin

Ish-ushtarakët

»6

»13-17

Nga Nebil Çika

“21 janari” si përgjegjësi politike

Nga hasbi shehu

Familje apo vetmi?

opinion

»11

»10

• Makiaveli gjeniu politik, mes dhunës e diplomacisë• Revolucioni Industrial përse ndodhi në Britani• Kleopatra, magjia dhe tragjedia në Aleksandribote & histori

Page 2: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

02 E hënë 21 janar 2013 •

« politikë

Kryesia socialiste miraton axhendën për zgjedhjet e 23 qershorit

Mandatet, pS drejt pajtimit me variantin e pD-së

partia Socialiste mblodhi dje kryesinë e saj, ku mi-ratoi axhendën mbi të

cilën do të organizohet procesi përgatitor për fushatën elek-torale të zgjedhjeve të 23 qer-shorit. Kjo axhendë do t’i kalojë për miratim Asamblesë Kombë-tare të PS-së, e cila është ven-dosur të thirret më 26 janar. Por veç këtij fokusi anëtarët e kryesisë kanë diskutuar dhe mbi ndarjen e mandateve të deputetëve, duke shkuar drejt pajtimit me variantin e propo-zuar nga PD-ja.

Mandatet Në mbledhjen e krye-

sisë socialiste sekretari për çështjet zgjedhore në PS ka raportuar lidhur me situatën më të fundit të krijuar për një nga çështjet kryesore të pro-cesit zgjedhor - atë të ndarjes së mandateve. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se pavarësisht futjes së kësaj çështjeje në rend të ditës në Kuvend negociatorët e dy for-cave kryesore parlamentare janë drejt përfundimit të një marrëveshjeje mes tyre për të pranuar ndryshimin e hartës së shpërndarjes së këtyre mandateve. Sipas variantit të propozuar në KQZ, pritet që qarkut të Beratit dhe të Kor-çës tu hiqet një mandat dhe Durrësit e Tiranës t’u shtohet një i tillë. Ndërkohë sipas këtij propozimi qarku i Kukësit do të jetë sërish i përfaqësuar me katër deputetë në Kuv-end. Mësohet se PS-ja e PD-ja po gjejnë gjuhën e përbashkët mbi një çështje të tillë, por duke synuar që të qëndrojnë në koherencë me deklaratat e tyre publike, nuk ka ende një vendim mes tyre nëse do të jetë Kuvendi ai që do ta mirato-jë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë ndarje apo do t’i kalojë KQZ-së vendimmarrja.

Takimi Vitalizimi i strukturave

dhe strategjia e komunikimit me qytetarët deri në ditën e zgjedhjeve ishin kryeçështjet e diskutuara në mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste. Të trajtuara në detaje, bëhet e ditur se anëtarët e kryesisë i kanë kushtuar një pjesë të debatit pikërisht regjistrimit dhe identifikimit e votuesve, proces ky që përfshin kontak-tin e drejtpërdrejtë me çdo votues. Për këtë arsye kryesia përcaktoi formatin se si do të përgatiten tabelat me rezulta-tet e këtij verifikimi derë më derë të çdo votuesi, të çdo emigranti, por dhe të mundë-sisë së organizimit të kthimit të tyre për të votuar. Për çdo kategori grupet e punës veç specifikës që përfaqësojnë, do të kenë dhe një ndarje të veçantë në database, ku të përfshihet dhe përkatësia e tyre partiake. Njëkohësisht kryesia e PS-së është ndalur

ndarja e mandateve

Rama: Vendimmarrja në kQZKryetari i

Partisë Social-iste, Edi Rama, deklaroi qëndrimin e partisë së tij lidhur me ndarjen e mandateve për deputetë. Sipas tij, kjo vendimmarrje i takon Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve, por më shumë se për të dhënë një qëndrim të tillë kreu i PS-së nxitoi t’u kthejë përgjigje pretendimeve të LSI-së për një marrëveshje mes PS-së e PD-së mbi një çështje të tillë. “Çdo parti e vogël përpiqet të bëhet e madhe duke akuzuar partitë e mëdha. Nuk ka asnjë marrëveshje me PD-në për ndarjen e zonave zgjedhore. Parlamenti s’mund të mbajë atributet e KQZ-së, pasi është Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve ai që duhet të bëjë ndarjen e mandateve”, - vuri në dukje Rama, duke ironizuar në këtë mënyrë deklaratën e ardhur nga LSI-ja. Por përmes kësaj përgjigjeje Rama vetëm sa shprehu se kujt i takon vendimmarrja, pasi nuk hodhi poshtë dhe as nuk deklaroi se çfarë varianti do të mbështesë fort grupi parlamentar i PS-së dhe përfaqësuesit e kësaj force politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

dyvjetori i 21 janarit

pS marshim përkujtimorPartia Socialiste do të përkujtojë sot dyvjetorin e

ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Përfaqësuesit dhe mbështetësi socialistë do të jenë paraditen e sotme në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” për të bërë homazhe në vendin ku u vranë katër protestuesit. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e kryesisë së PS-së. Vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar dje me gazetarë në përfundim të kësaj mbledhjeje theksoi se 21 janari është një nga ato plagë që kombet nuk e mbyllin dot me sytë e harresës. Sipas tij, Partia Socialiste do të bëjë çmos që kjo plagë të shërohet përmes drejtësisë. “Një tjetër 21 janar pa drejtësi, madje një 21 janar që e gjen procesin gjyqësor në një fazë rrënimi të mëtejshëm. Ne do të jemi nesër aty ku kemi qenë qysh nga dita e parë, në kërkim të drejtësisë, duke kujtuar 4 dëshmorët e 21 janarit”, - vuri në dukje Rama. Ndërkohë Rama vlerësoi edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të cilët gjatë deklaratave për shtyp kanë kërkuar drejtësi për 21 janarin. Por këtë përkujtimore lidershipi socialist e ka ideuar si një organizim të vetë qytetarëve dhe PS-ja do të jetë pjesë e saj. Kështu, duke e trajtuar veten si pjesëmarrëse dhe jo si organizatore, PS-ja do të jetë pjesë e përkujtimores që familjet u bëjnë 4 viktimave të pafajshme, por dhe përkujtimit që e gjithë shoqëria shqiptare i bën kësaj dite të zezë. Me lule në duar dhe në marshim të heshtur PS-ja do t’i drejtohet sot në orën 11:00 bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

dhe te mënyra e organizimit dhe funksionimit të shtabeve elektorale nga qendra në bazë, ku pritet që deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila u vendos që të thirret më 26 janar, të jetë përcaktuar dhe struktura e ndërtimit të

tyre. Gjithashtu kjo mbledhje vendosi që i gjithë planvep-rimi i strukturave socialistë në fushatën elektorale të 23 qershorit të detajohen në një guidë pune, e cila do t’u shpërndahet anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.

“Berisha më akuzon se unë si kryetar bashkie e paskam dyfishuar taksën për biznesin e vogël. Bashkia as nuk e rrit, as nuk e ul dot taksën e biznesit të vogël. Heqja e taksës së biznesit të vogël është emergjencë. Nga taksimi i ndershëm do të përfitojnë 95% e sh-qiptarëve që paguajnë taksa”, - tha Rama.

pR

og

Ra

Mi

Asambleja Kombëtare e PS-së do të mblid-het të shtunën e 26 janarit. Në këtë takim lidershipi socialist ka vendosur që të vërë në dispozicion të anëtarëve të forumit një guidë pune të gjithë planveprimin i struk-turave socialiste në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

aSa

Mb

leja

Kryesia përcaktoi forma-tin se si do të përgatiten tabelat me rezultatet e verifikimit derë më derë të votuesve të çdo emigranti. Për çdo kategori grupet e punës, veç specifikës që përfaqësojnë, do të kenë dhe një ndarje të veçantë në data-base, ku të përfshi-het dhe përkatësia e tyre partiake.

liSt

at

denoncimi i ps për familjen Berisha

balla: argita s’ka asnjë argument për t’u justifikuar

Denoncimet për kor-rupsionin e familjes Berisha vijuan dhe dje nga ana e Par-tisë Socialiste. Duke shtuar dozën e akuzave, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë konferencës së djeshme për shtyp e etiketoi Kryeministrin Berisha një “armik të investitorëve”. Por duke qenë më i qartë në këtë vzahdë denoncimesh, ligjvë-nësi i PS-së i drejtoi disa pyetje vajzës së Kryeminis-trit. “Zonja Argita Berisha t’u përgjigjet qartë dhe një herë e mirë dy pyetjeve të vetme që ka ngritur opozita. E kujt

ishte toka që iu propozua biznesmenit Ansar? Publiku shqiptar meriton një përgjigje dhe jo kundërakuzat e radhës, që kanë si qëllim të vetëm të hedhim baltë mbi opozitën për të mos dhënë një përgjigje. E kujt ishte toka dhe a përbën i gjithë komunikimi me biznesmenin Ansar një konflikt interesi?” - iu drejtua Balla vajzës së Kryeministrit. Në gjykimin e tij Argita Berisha (Malltëzi) nuk ka më asnjë argument për t’u justifikuar. “Ajo kërkoi tre milionë euro në këmbim të firmës së babit

kryeministër, dhe ky është një konflikt i qartë interesi. Pas 23 qershorit, ashtu si e gjithë Shqipëria, do të rilindë edhe drejtësia dhe nëse deri atëherë nuk do të jetë vënë drejtësia në vend, ajo do të vendoset menjëherë pas marrjes së pushtetit nga socialistët, sot në opozitë”, - tha Balla.

Sipas variantit të propozuar në KQZ, pritet që qarkut të Beratit dhe të Kor-çës tu hiqet një mandat dhe Durrësit e Tiranës t’u shtohet një i tillë. Ndër-kohë sipas këtij propozimi qarku i Kukësit do të jetë sërish i përfaqësuar me katër deputetë në Kuvend. Mëso-het se PS-ja e PD-ja po gjejnë gjuhën e përbashkët mbi një çështje të tillë, por duke synuar që të qëndrojnë në koher-encë me deklaratat e tyre publike

Page 3: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

03• E hënë 21 janar 2013

»politikë

Sulmohet faqia e komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Një grup hakerash grekë kanë sulmuar parmbrëmë rreth orës 23:00 ëebfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, www.kmsh.al, duke publi-kuar mesazhe e foto tepër ofenduese e fyese ndaj fesë islame dhe myslimanëve. Fotot dhe mesazhet nxisin dhunë e urrejtje ndaj mysli-manëve dhe fesë islame. Faqja është bllokuar nga grupi i mirëmbajtjes së faqes dhe po punohet intensivisht për rikthimin e saj. Faqja është sulmuar nga grupi i ashtuquajtur G.H.S (Greek Hacking Scene), të cilët më parë kanë sulmuar edhe faqe të tjera turke, maqe-donase e kosovare, si dhe faqe të tjera në të gjithë botën. Shpeshherë faqet shqiptare me domainin (.al) janë sulmuar nga hakerat, kryesisht grekë e serbë, duke shpërndarë mesazhe urrejtje e dhune. Ndërkaq, ditën e sotme hakerat koso-varë kanë sulmuar një nga bankat më të mëdha ruse, duke ndërhyrë në faqen e saj zyrtare. Ditët e fundit sul-met e hakerave shqiptarë, kosovarë, grekë dhe serbë janë shtuar së tepërmi.

Britania dhe OSBE

Serbia veproi në mënyrë të njëanshme

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ka shprehur dje keqardhje për shkak të vendimit të njëanshëm të qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores në Preshevë, në momentin kur zgjidhja e kënaqshme ishte “shumë afër”. Më tej, në deklaratën e Ambasadës britanike theksohet se, vendimi i njëanshëm i qeverisë së Serbisë, pa konsultime me komunitetin lokal, është për të ardhur keq dhe shtohet se, për këtë hap qeveria serbe kishte vendosur në momentin, kur dukej se zgjidhja e kënaqshme për të dy palët ishte shumë afër. Ndërkohë ushtruesja e de-tyrës së shefes së misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Ev-ropë (OSBE) në Serbi, Paula Thiede, ka shprehur keqard-hje për mosgjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e çështjes së monumentit të UÇPMB-së në Luginën e Pre-shevës. “E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes. Negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve, tha Paula Thiede. Ajo ka kërkuar “qetësi dhe atmos-ferë, në të cilën dialogu mund të ripërtrihet”.

Hakerat grekëHeqja e dhunshme e lapidarit përkujtimor në Preshevë nga qeveria serbe është dëshmia më e qartë se Serbia vijon të mos kuptojë përgjegjësitë e së shkuarës së përgjakshme në këtë rajon, por në të njëjtën kohë është demon-strim i mungesës së përgatitjes për t’u bal-lafaquar me sfidat e së ardhmes europiane.

Bu

SHat

i“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dënoj me ash-përsinë më të madhe bur-racakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës, skenë që nuk ndodh kund në Europë, skenë që të sjell në mend kohët e Milloshe-viçit. Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon kundër e parimeve e vlerave europiane.”

topa

lli

“Akti i heqjes së monumentit të heronjve të kombit shqiptar të Luginës së Preshevës është dëshmi tjetër e albanofobisë që sundon politikën zyrtare të Beo-gradit ndaj shqiptarëve. Ky akt dëshmon edhe një herë se bashkimi i kombit shqiptar është vendimtar për të ardh-men e tij dhe për çlirimin e fqinjëve tanë nga albanifobia.”

Ber

iSH

a

“Kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave përbën një sinjal negativ për integrimin europian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazh-dimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.”

lua

n r

aM

a

“Serbët nuk shohin dot përpara. Kthehen pas sepse nuk e kanë vizonin për të ecur përpara. Ajo që kanë bërë sot në Preshevë dëshmon për këtë. Njëherësh dësh-mon edhe për pafuqinë e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, për të mbrojtur shqiptarët kudo që janë, edhe në kufirin europian (Greqinë), ku fëmijët ndalohen të hyjnë për një shkronjë shqip.”

Br

açe

HEqja E mOnumEntit të PrESHEvëS, POlitikanët rEagOjnë në “FEjSBuk”

Berisha: Bashkimi i trojeve i domosdoshëmTopalli: Ngjarja forcoi ndjenjën e bashkimit të trojeve shqiptare

Qeveria shqiptare reagoi dje mbi ngjarjen e ndodhur në Luginën e Preshevës.

Nëpërmjet një komunikate për me-diet Këshilli i Ministrave dënoi aktin e heqjes së monumentit të ushtarëve shqiptarë të rënë gjatë konfliktit me

Serbinë. “Qeveria shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda,

mitraloza dhe terror nga autoritetet e Beogradit të përmendores së heronjve të kom-bit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në luftë për liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar kundër regjimit barabar të Millosheviçit”, - thuhet në komunikatë.

Acarimi i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë erdhi pas

deklaratave të qeverisë së Beo-gradit se do të hiqte monumentin e ushtarëve të lirisë në Preshevë në fillim të muajt janar. Ditën e

djeshme policia serbe së bashku me trupat e ushtrisë hoqi monu-

mentin që ishte vendosur në Preshevë. Kjo ngjarje i acaroi edhe më shumë mar-rëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, pasi pala shqiptare ishte shprehur kundër një veprimi të tillë, pasi cenohet etniciteti i shqiptarëve dhe dëshmohet albanofobia.

Ervin koçi

kryeministri Sali Berisha së bashku me Kryetaren e Kuvendit Jozefina To-

palli deklaruan dje pas heqjes së monumentit të ushtarëve në Preshevë se bashkimi i tro-jeve shqiptare është një akt që duhet bërë sa më parë. Në sta-tusin e publikuar dje në faqen e Kryeministrit në rrjetin social “Fejsbuk” theksohet se bashki-mi kombëtar është vendimtar për të ardhmen e kombit tonë. “Akti i heqjes së monumentit të heronjve të kombit shqiptar të Luginës së Preshevës është dëshmi tjetër e albanofobisë që sundon politikën zyrtare të Beogradit ndaj shqiptarëve. Ky akt dëshmon edhe një herë se bashkimi i kombit shqiptar është vendimtar për të ardh-men e tij dhe për çlirimin e fqinjëve tanë nga albanifo-bia dhe pasiguria që ndiejnë ata që kanë pushtuar trojet shqiptare dhe shërbehen me praktika raciste dhe fobi ndaj tyre”, - thekson Kryeministri Berisha. Edhe Kryetarja e Kuv-endit, Jozefina Topalli, shprehu në faqen e saj në rrjetin social “Fejsbuk” të njëjtën qëndrim si Berisha, duke e dënuar ash-për heqjen e memorialit të ushtarëve shqiptarë të rënë në Luginën e Preshevës. “Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vler-ave europiane e që risjell edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve. Ata sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmin e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet e kudo që janë”, - deklaroi Kryetarja e Kuvendit. Këto deklarata erdhën disa orë pasi ushtarët dhe policia serbe ndërmori aktin e heqjes së monumentit të ushtarëve të rënë gjatë konfliktit ushtarak ndërmjet Serbisë dhe etnic-itetit shqiptarë. Reagimi i dy kr-erëve më të lartë të shtetit sh-qiptar përfundoi me kritika të forta ndaj veprimit që qeverisë së Beogradit. Kryeministri Ber-isha e vazhdoi statusin e tij në “Fejsbuk” duke thënë se qeve-ria shqiptare do të ndërmarrë të gjitha masat që terrori poli-cor i Beogradit të marrë fund.

“Duke iu shprehur mbështetjen e plotë qytetarëve dhe ud-hëheqësve politikë të Pre-shevës, sërish u bëj thirrje të shmangin provokimet, të rua-jnë gjakftohtësinë ndaj terrorit policesk të Beogradit dhe i ga-rantoj se Shqipëria do të bëjë gjithçka në të gjitha institucio-net ndërkombëtare për t’i dhë-në fund terrorit policor ndaj sh-qiptarëve që jetojnë në trojet e

tyre etnike në Luginën e Pre-shevës. Ata që shkulën monu-mentin e heronjve të Preshevës duhet ta dinë se “të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, - përfundon deklaratën e tij Berisha.

“Fejsbuku”Krahas Berishës dhe To-

pallit edhe politikanë të tjerë të vendit shprehën reagimin e tyre ndaj veprimit të shtetit

serb për heqjen e memorialit të ushtarëve të rënë në Luginën e Preshevës. Kjo mënyrë e den-oncimit të aktit të policisë së Serbisë është disi i çuditshëm, pasi nëpërmjet “Fejsbukut” nuk bëhet as një komunikim zyrtar me qeverinë e Serbisë lidhur me aktin e kryer nga qeveria e Beogradit. Ndër politikanët që reaguan në “Fejsbuk” ishte Ditmir Bushati, Erion Braçe,

Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit etj. Ndërsa liderët e partive të vendit shprehën re-agimin e tyre nëpërmjet komu-nikatave për mediet, pa dhënë asnjë deklaratë zyrtare kun-drejt homologëve të Serbisë. Rruga e zgjedhur nga politi-kanë është disi e çuditshme, pasi ata kanë në dorë shumë mjete të tjera për të shprehur reagimin e tyre.

Page 4: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

04 E hënë 21 janar 2013 •

«ekonoMi

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar një rregullim të domosdoshëm në tregun e pasurive të paluajtshme për shkak

se çmimet e referencës që miraton qeveria për shitjen në çdo rajon të vendit, por sidomos më të detajuar për Tiranën, nuk japin efektin e dëshiruar. Në deklaratën përmbyllëse për konsultimet e artikullit IV Fondi jep edhe propozimin e

tij konkret, që tregu i pasurive të paluajtshme të vetërreg-ullohet. “Veprime konkrete, si lënia që çmimet e pronave të

rregullohen nga tregu, duke lehtësuar shitjet në ankand (përfshirë këtu dhe heqjen e çmimit dysheme të rregulluar me ligj) do të ndihmonin”,

- shprehet FMN-ja në deklaratën e fundit pas prezencës së misionit në Shqipëri. FMN-ja bën këtë propozim si një mënyrë për të çliruar tregun.

Apartamentet e pashitura kanë kapur shifrën rekord prej mbi 12 mijë në shkallë vendi, si rezultat i uljes së kërkesës nga ana e

qytetarëve për të blerë një shtëpi. Stoku i banesave është rri-tur nga viti në vit, që prej 2008, kohë kur ka nisur edhe kriza në sektorin e ndërtimit në vendin tonë. Edhe pse dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është frenuar disi, sërish

në këtë sektor puna ka vijuar edhe pse me ritme më të ulëta. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me kërkesën nga

ana e qytetarëve. Blerësit potencialë janë emigrantët, pjesa më e madhe e të cilëve e ka realizuar dëshirën për të pasur një aparta-

ment në vendlindje. Por kriza në të cilën ndodhen vendet ku ata punojnë është vënë re një rënie e kërkesës prej tyre për apartamente.

sipas agjencive shKaK është ulja e KërKesës

kriza, tregu i shitjes së shtëpive pëson

rënie me 20 për qind

Brikena dervishaj

çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë pësuar një rënie prej deri në 20 për

qind të vlerës. Shkaku sipas të dhënave të agjencive imobil-iare në kryeqytet mbetet ulja e kërkesës për të blerë një apartament. Frenimi i kërkesës është ndikuar nga disa arsye, por mes tyre agjentët imobil-iarë përmendin pasojat e krizës globale e cila ka prekur disa prej vendeve ku jetojnë dhe pu-nojnë emigrantët shqiptarë, që ka sjellë një rënie të dërgesave për familjarët e tyre, si dhe ka shtyrë projektet për blerje të një pasurie të paluajtshme. Po kështu ndikimi i krizës është ndjerë edhe te ato familje të reja që kanë pasur ndër mend të marrin një shtëpi me kredi, të cilat nuk mund të realizo-jnë këtë dëshirë për shkak të krizës, shtrëngimit të kushteve nga ana e bankave për dhënien e kredive për këtë qëllim. Gjith-sesi, çmimet e apartamenteve vijojnë të mbeten të larta, edhe pse sektori i ndërtimit ndodhet në ngërç prej vitit 2008. Stoku i apartamenteve të pashitura është shtuar në 12 mijë. Një arsye më shumë kjo që ka shtyrë projektet e

atyre që kanë ndër mend të blejnë një shtëpi, të cilët presin të ketë një ulje më të theksuar të çmimeve në këtë treg.

Statistikat Sa i përket çmimeve si

gjithmonë zona e ish Bllokut mbetet më e preferuara nga ana e qytetarëve. Çmimet e shitjes dhe të blerjes së apar-tamenteve luhaten nga 1800 deri në 2000 euro për metër katror. Ndërkohë edhe pjesa e stadiumit Dinamo, Tirana e re, stacioni i trenit, si dhe zona e liqenit artificial vijojnë të jenë në nivele të larta të çmimeve ku mesatarisht një metër katror shitet mbi 1 mijë euro. Edhe sipas Bankës së Shqipërisë, sek-tori i ndërtimit edhe pse në krizë dhe me një stok të konsider-ueshëm banesash të pashitura mban çmime të larta. Çmimet e banesave kanë rënë më shumë se 13 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Indeksi i çmimit të banesave ka rënë gjatë tremujorit të tretë të vitit, me minus -13.2 për qind. Sipas BSH-së faktorët lidhen me ngadalësimin e kërkesës për blerje banese, besimin e ulët konsumator lidhur me zhvil-limet në të ardhmen, apo nor-ma ende e lartë e papunësisë.

Në vitin 2007 qeveria vendosi të imponojë çmime referencë për vlerën e tokave bujqësore në të gjithë Shqipërinë, në bazë të së cilave mbledh taksën 10 për qind të diferencës së çmimit të blerjes me atë të shitjes. Në disa raste çmimet e vendosura janë shumë të larta, në disa raste të tjera shumë të ulëta. Fshatarët dety-rohen të paguajnë taksa shumë më të larta për toka bujqësore që çmimin e tregun e kanë shumë më të ulët nga ai i caktuar nga qeveria. Por kjo u shërbeu të gjithë atyre personave që blenë tokë shtetërore në bregdetin e Durrësit.

KonFindustria KërKesë zyrtare eKzeKutivit shqiptar

të liberalizohet kontrolli i makinaveBuxhuku: Monopoli ka sjellë kosto financiare

Konfindustria do t’i kërkojë zyrtarisht ekzekutivit shqiptar liberalizimin e shërbimit të kontrollit teknik të autom-jeteve, që ndodhet në pozita të pastra monopoli privat. Mbështetur në shqetësimet e shumta dhe të vazhdueshme të ardhura pranë saj nga in-dustritë, Konfindustria i kërkon gjithashtu edhe Autoritetit të Konkurrencës të vlerësojë me seriozitet rastin në fjalë parë nga këndvështrimi i mbrojtjes së interesit publik. “Monopoli i sotëm i shërbimit të kon-trollit teknik ka rezultuar në një kosto shtesë financiare krejtësisht të papranueshme mbi bizneset në përgjithësi dhe sidomos mbi industritë prodhuese, që për arsye të shpërndarjes së prodhimit dhe furnizimit me lëndë të para dhe ndihmëse zotërojnë numër të madh automjetesh. Kostot vjetore shtesë, që ar-rijnë në miliona e miliona euro, shprehen në vlera financiare

të drejtpërdrejta dhe të kostos kohore si pasojë e ditëve të humbura të punës për kryerjen e shërbimit vjetor të kontrollit teknik. Gjithashtu modeli i sotëm i kryerjes së shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve është shqetësues dhe me kosto të papranueshme edhe për qindra mijë qytetarë shqiptarë, që zotërojnë au-

tomjete”, - shprehet Buxhuku. Konfindustria vlerëson se është e domosdoshme që të riorganizohet tërësisht sistemi i shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve sipas modeleve të vendeve të zhvilluara të BE, që në thelbin e tyre mbështeten te liberalizimi i plotë i tregut për një numër të pakufizuar operatorësh të kualifikuar.

Vendndodhja Shitblerje euro/m2

Ish-Blloku 1800-2000

Qendër 1400-1600

Tirana e Re 1200-1400

Stacioni i trenit 1000-1200

Liqeni 900-1100

Xhamllëku 600-800

Unaza e madhe 450-650

Kombinat 400-600

Fresku 400-600

Çmimet e blerjes dhe shitjes së apartamenteve

Page 5: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

05• E hënë 21 janar 2013

»ekonoMi

Shitblerja e banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë për vitin 2013 nuk është rregulluar ende. Të gjitha shtëpitë që i

nënshtrohen procesit të blerjes apo shitjes kanë si çmime reference tarifat e hartuara nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin e kaluar. Çmimet fikse për transaksionet mbi banesat, është një masë që qeveria shqiptare ndërmerr për shmangien e

abuzimeve të mundshme që ndodhin gjatë procesit të shitblerjes së apartamenteve. Në shumë raste poseduesit e banesave kanë

abuzuar me çmimin real të shitjes duke e ulur vlerën reale të shitjes për të mos paguar detyrimet tatimore. Tabela e çmimeve shërben si refer-

encë për politikat e strehimit dhe për pagesat e tarifave ndaj tatimeve dhe hipotekave në rast të shitblerjes së banesave.

Shqipëria është një vend në ekonomi tregu, ku çmimet përcak-tohen nga kërkesa dhe oferta. Por kjo ndodh vetëm teorikisht.

Përkundrazi, në tregun e pronave, kërkesa dhe oferta janë të përcaktueshme, për shkak se çmimet mbi të cilat qeveria mbledh taksa janë shumë mirë të përcaktuara nga vetë shteti. Kjo gjë ndodh në fund të çdo viti për vitin pasardhës prej dhjetë vjetësh.

Kjo vendimmarrje e qeverisë bëhet përmes vendimeve e akteve të tjera administrative. Vendimi i parë u mor në vitin 2002, kur mes

ndërtuesve dhe administratës tatimore u vendosën çmimet dysheme për shitjen e dyqaneve dhe apartamenteve në zona të ndryshme. Ministria e

Financave më pas përcaktoi çmimet minimale, normat minimale të fitimit me synim mbledhjen e tatimit mbi fitimin për kompanitë e ndërtimit.

ish- BlloKu zona më e shtrenjtë, më lirë KomBinati

Shtëpitë me qira, çmimet sipas zonave në kryeqytet

Brikena dervishaj

çmimet e qirave në kryeqytet vijojnë të rriten për shkak se kërkesa është drejtuar

më tepër drejt një banese të përkohshme, në pamundësi për të blerë një të tillë nga ana e qytetarëve. Agjentët imobiliarë në Tiranë theksojnë se kërkesat për shtëpi me qira orientohen drejt zonave më të lira, por të huajt janë ata që preferojnë më shumë zonat në qendër dhe në zonat e ish-bllokut, apo stadiu-mit Dinamo. Ndërkaq, zonat periferike mbeten më të lira, por cilësia e banesave apo mo-bilimit është më e ulët.

ZonatZona e ish-Bllokut kryeson

listën e kërkesave për shkak se të jetosh në këtë zonë është një lehtësi e madhe jo vetëm për të lëvizur, por edhe kushtet e jetesës në aparta-mentet që gjenden në këtë zonë janë më të mira. Çmimet e qirave luhaten nga 200 deri në 600 euro në muaj, por kjo gjithmonë në varësi të sipër-faqes së banesës dhe cilësisë së mobilimit. Po kështu në zonën e Tiranës së Re në varësi të apar-tamenteve, 1+1, 2+1, apo 3+1, çmimet variojnë nga 150 deri në 400 euro. Një prej zonave të preferuar apo bëhet gjithnjë e më shumë edhe stacioni i trenit me çmime nga 100 euro për garsonieret deri në 300 euro për banesat 3+1. Ndërkaq Kombi-nati mbetet ndër më të lirat me 70 deri në 180 euro, apo Fresku me çmime nga 80 deri në 180 euro, sipas madhësisë së apar-tamentit.

Faktorët Një prej faktorëve që ka ndi-

kuar në rritjen e çmimit të qirave, sipas agjentëve imobiliare, është fakti se qytetarët janë drej-tuar gjithnjë e më shumë drejt nja banese të përkohshme në pritje të blerjes së një shtëpie, apo apartamenti për strehim në afatgjatë. Ata që kërkojnë më shumë apartamente me qira janë çiftet e reja që sapo kanë nisur bashkëjetesën, apo kanë krijuar një familje të re. Katego-ria tjetër e prirur ndaj shtëpive me qira janë studentët e uni-

versiteteve. Agjencitë imobil-iare theksojnë se kjo kategori është ajo që ndikon në lëvizjet më të shpeshta të këtij tregu, për shkak se janë edhe ata që lëvizin më shpesh duke ndërruar shtëpi në krahasim me famil-jarët. Kryesisht lëvizjet e tyre janë sezonale për shkak edhe të sezoneve të shkollimit dhe lidhen me muajt korrik dhe shta-tor, kur përfundojnë dhe nisin studimet e tyre. Një tjetër kat-egori e re që ka sjellë një rritje

drejt kërkesës për shtëpi me qira janë edhe emigrantët e kthyer së fundi, numri i të cilëve sa vjen e rritet. Për shkak të rënies së kërkesës së tyre për blerje shtëpie ata janë orientuar më tepër drejt marrjes me qira të një apartamenti. Nga ana tjetër, ata kërkojnë të marrin me qira edhe ambiente shërbimi, në kërkim të një vetëpunësimi, si një mundësi e vetme për të investuar paratë që kanë mbledhur në vendet ku kanë jetuar më parë.

Të gjitha kontratat e qirave me një afat kohor më të gjatë se 1 vit do të regjis-trohen në zyrën e regjistrimit të pasurive të palu-ajtshme. Në rastet kur objekti jepet me qira për një periudhë kohore më të gjatë se 9 vjet, kjo do të bëhet duke kryer ndryshime në certi-fikatën e pasurisë së paluajtshme. Në çdo rast, dhënia me qira e një apartamenti, magazine, zyre etj., për noterin do të jetë e detyrueshme që të bëjë edhe ndryshime përkatëse në certi-fikatën e pronësisë së qiradhënësit. Këto ndryshime janë bërë efektive që vitin e kaluar në ligjin e ri të hartuar nga Minis-tria e Drejtësisë.

kon

trat

at e

qir

asë

parTiTeTaksimi i të ardhurave për të shitur një pronë aktualisht bëhet mes diferencës së shifrës që është blerë kjo pronë dhe shifrës që ajo shitet sot. Kjo bëhet sipas një tabele që miraton çdo vit qeveria dhe Enti Kombëtar i Banesave. Nëse shisni një pronë te zona e ish-Bllokut me 1800 euro për metër katror, për një shtëpi 100 metra katrorë merrni 180 mijë euro. Sipas tabelës së qeverisë, shifra mund të mos jetë kjo dhe çmimi referent për zonën mund të jetë 2000 euro për metër katror, dhe kështu ju automatikisht taksoheni për këtë vlerë.

tirana, 60 për qind e ndërtesave të ndërtuara janë për banim

Gjatë 20 viteve të fundit në Tiranë është vënë re një zhvillim i madh në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës sektori i ndërtimit zë rreth 4.28% të tregut ekonomik të qytetit. Në këtë sektor numërohen 1143 firma ndërtuese dhe prodhuese të materialeve të ndërtimit, dhe rreth 80% të gjithë firmave ndërtuese në vend. Përqindjen më të lartë e zë ngritja e ndërtesave të banimit me rreth 60%. Në Tiranë janë të ndër-tuara rreth 115 000 banesa dhe apartamente, ku 54% e tyre është ndërtuar para viteve ’90 dhe 46% pas viteve ‘90. Nga viti 2001 deri në 2010 në Tiranë janë dhënë gjithsej 797 leje ndër-timi për banesa dhe objekte të tjera. Më shumë leje janë dhënë përgjatë viteve 2002-2005 mbi 100 të tilla për çdo vit. Më pas lejet janë reduktuar, ku në vitin 2010 ku janë lëshuar vetëm 7. Prej këtij viti në kryeqytet nuk janë dhënë më leje ndërtimi.

Regjistrimi i shtëpisë, qytetarët tashmë pajisen me një “kod”

Të gjithë qytetarët që regjistrojnë për herë të parë pasurinë e paluajtshme pranë ZRPP-së, do të pajisen me një “kod” që do t’u shërbejë për të aksesuar faqen e zyrës për verifikimet që mund t’iu duhen atyre në çdo kohë. Ligji i ri shmang kontaktin e qytetarit me administratën duke parashikuar dërgimin e certifi-katës së regjistrimit me postë. Një tjetër risi që sanksionon ligji lidhet me uljen e burokracive. “Procedura që zgjasnin nga 20-25 ditë dhe kryerje transaksionesh në pesë hapa, do të redukto-hen në 2-5 ditë dhe vetëm me një ndalim, one stop, te noteri”, - shprehet burim zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Ligji i viti të kaluar ndryshoi mënyrën se si përkufizohet bërja e transaksion-eve. Nëse një qytetar vendos të shesë pasurinë e paluajtshme, atëherë ai nuk do ta ketë më të nevojshme për t’u paraqitur pranë ZRPP-së, por gjithçka do të kryhet nga noteri.

1+1 2+1 3+1

Ish-Blloku 200 300 600

Qendër 150 250 350

Tirana e Re 150 300 400

Stacioni i trenit 100 200 300

Liqeni 100 200 300

Xhamllëku 100 150 250

Unaza e madhe 80 120 180

Kombinat 70 120 180

Fresku 80 140 180

Çmimet e dhënies me qira të apartamenteve

VENDNDoDHJA QIRA EURo/M2

Page 6: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

06 E hënë 21 janar 2013 •

« Sociale

reForma “shqipëria dixhitale” zgjeron platFormën e saj Ministri pollo: aplikimi i patentave online

Sistemi i ri shërben në lehtësim dhe transparencë Ministri i Inovacionit dhe

Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, bëri të ditur se së shpejti qytetarët shqiptarë do të mund të aplikojnë online për pa-tentat. Kjo duke iu bashkëngjitur aplikimit online të nxënësve për në universitet. “Mirëpresim që në 2 javët në vazhdim në këtë portal të përfshihet aplikimi i patentave pas atij të matu-rantëve për universitet. Këto 2 shërbime janë të parët online.” Pollo ka bërë të ditur se reforma

“Shqipëria dixhitale” synon të zgjerojë platformat e saj. Sipas tij, aplikimi i patentave online do të sjellë transparencë në numrin e saktë të patentave, në kriteret e sakta, në përzgjedhjen e mer-ituar, si dhe do të lehtësojë pro-cedurën e vështirë të tërheqjes së saj. Kjo do ndikojë dhe në ko-ston transparente të një patente, duke mos pasur më çmime të ndryshme për kursin e saj, si dhe në mbarëvajtjen e autoshkollave që do të autorizohen për dhënien

e këtyre patentave. “Ne jemi duke sjellë një sistem të ri në Shqipëri, i cili pritet të vihet në zbatim 2 javët e ardhshme. Ky është shër-bimi i dytë pas aplikimit për në universitet dhe do të pasohet me kartat e identiteti që do të shër-bejnë si karta shëndeti falë regjis-trimit online të librezave aktuale.” Ai deklaroi se “Shqipëria dixhitale” është bërë e prekshme nga të gjithë, duke përmendur edhe rrje-tin 3G, që tashmë e zotërojnë tre operatorët celularë në Shqipëri.

60Mijë pëRDoRueS

Raporti i fundit që OBSH-ja ka bërë për përdorimin e substan-cave narkotike dhe alkoolit në Shqipëri rezultoi me shifra fatale: 60 mijë shqiptarë rezultuan për-dorues të rregullt, mes tyre edhe fëmijë 11-vjeçarë. Kjo ka sjellë rritjen e numrit të vdekjeve.

3të VDekuR gjatë 2012-s

“Përdorimi i drogës dhe kom-binimi i saj me alkool është tepër i rrezikshëm për jetën e konsumatorit, duke rrezikuar vetë ekzistencën e tij. Këtë vit 3 individë kanë vdekur në pavionin e toksikologjisë vetëm nga mbidoza dhe shumë të tjerë rrezikojnë.”

erta Bode

Sipas shifrave të raportit të fundit të oBSH-së rezulton se 9 % e për-doruesve të drogës dhe alkoolit në

Shqipëri janë fëmijë 11-vjeçarë. Ky kon-statim e bën alarmante situatën e kontrol-lit të fëmijëve si dhe zbatimit të ligjit për drogën dhe shitjen e alkoolit nën moshën 18-vjeçare. Ndërkohë 60 mijë shqiptarë janë përdorues të rregullt të drogave, shifër që vjen sipas të dhënave të oBSH-së. Shefi i toksikologjisë, Zihni Sulaj, ka thënë se janë të shumta rastet kur individët vijnë në gjendje të droguar në këtë pavijon apo në gjendje të dehur në shkallën më të lartë dhe u drej-tohen mjekëve për shpëtim. “Vetëm gjatë vitit 2012, - ka thënë ai, - ka pasur 3 indi-vidë që kanë humbur jetën në këtë pavi-jon. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, si vonesa për t’iu drejtuar bluzave të bardha, ashtu dhe doza e tepërt. Është e pa-falshme që në radhët e këtyre individëve numërohen edhe fëmijë.” Sulaj i bën thir-rje shtetit të marrë në dorë situatën, duke kërkuar që për sensibilizimin e popullsisë pranë pavijonit të toksikologjisë duhet hapur një qendër informacioni 24-orëshe. Kjo qendër duhet të shërbejë për dhënien e informacionit ndaj të interesuarve si dhe për masat që duhet të marrin të interesuarit

oBsh: 60 mijë shqiptarë Konsumatorë të suBstancave narKotiKe

Fëmijët 11-vjeçarë në Shqipëri përdorues të drogës dhe alkoolit

për të ndaluar përdorimin e drogës dhe alkoolit. Gjithashtu ai kërkon mbështetje për kontrollin e fëmijëve, për mbushjen e kohës së tyre të lirë me aktivitete si dhe përforcimin e ligjit për drogën dhe shitjen e alkoolit nën moshën 18-vjeçare. “Janë një sërë neglizhimesh hap pas hapi që kanë sjellë këtë gjendje, ndaj duhet të merren masa të menjëhershme”, - tha Sulaj. Mjeku shpjegon se përveç rastit më dramatik kur droga dhe alkooli marrin jetën e individit, ka dhe plot dëmtime të tjera, që shfaqen me pasojat e tyre në vitet në vazhdim. Su-laj bën të ditur se përdoruesit e drogave dhe alkoolit dëmtojnë organizmin e tyre, pasi këto elemente ndikojnë në vdekjen e qelizave, kjo sjell plakjen e shpejtë të njeriut, rrudhosjen e lëkurës së fytyrës, që shfaqet shumë te femrat, problemet me zemrën, duke rritur mundësinë e një ataku kardiak, si dhe shumë probleme të tjera brenda organizmit për organet jetësore si mushkëria, mëlçia dhe vetëpërqendrimin e rruazave në gjak, duke krijuar kështu vatrat kancerogjene. Njëkohësisht për-dorimi i substancave narkotike dhe alkoolit sjellë rënien në depresion të përdoruesit dhe barnat antidepresivë, si prozac, serox-at, sertraline dhe familja e tyre shkaktojnë përgjithësisht një rënie të dëshirës seksu-ale madje rrezikojnë edhe në riprodhim.

eMeR ateSia MbieMeR

Abdurrahim Hajredin Dervishi

Adem Ismail Hasa

Aferdita Bedri Lazaj

Agim Thoma Bello

Agron Ramadan Hoxha

Albert Sabri Gjineci

Asqeri Dervish Kadenaj

Astrit Ibrahim Kotorri

Bahir Haxhi Kafellaraj

Bashkim Haxhi Cepele

Belul Ali Kamolli

Beqir Sejdi Metani

Cerciz Sulo Alikaj

Dino Sherif Elezaj

Duylber Jace Qelemeni

Endrit Enver Nexhi

Enver Nesim Baraktari

Faredin Karafil Hysko

Ferdinand Ramadan Hysenlli

Fone Koco Kosta

Gurtali Sadik Dervishaj

Hysni Gjysho Filaj

Ismet Ramazan Mekshi

Ismet Zeqir Zeka

Jorgji Rafail Milo

Kastriot Viti Dervishi

Kudret Bardhyl Zhori

Latif Rustem Aga

Lavdurim Brahush Buzi

Leonidha Kostaq Lubonja

Lesko Ismail Mane

Levent Kadri Zyberaj

Llambro Vaso Thana

Llukan Jovan Dhamo

Luftar Jaho Çepele

Maksim Halil Ramohitaj

Maksim Shaban Mero

Mark Gjin Palokaj

Myftar Mehdi Mane

Nazmi Feim Shaholli

Nikoll Gjete Frroku

Nikolla Naun Bardhi

Nuredin Selim Malaj

Nuri Ceno Fejzaj

Panajot Cavo Nikolla

Pellumb Ago Terpollari

Petrit Hasan Brahimllari

Petrit Syri Qerimi

Pjeter Hill Ceku

Pranvera/Zyhdi Selami Bregu

Premto Andon Puleri

Qani Zadush Sela

Qemal Serjan Zykaj

Qetsor Vexhi Gremi

Rexhep Hasan Tanushi

Sadik Ram Sadiku

Sejdi Feim Brahimaj

Sherife Ibrahim Kajo

Shezai Rushit Caka

Skender Hasim Bufasi

Vasil Llaqi Ristani

Veli Selman Hazizaj

Violeta Pandeli Sejdiaj

Vlashi Andon Laska

Ylli Memo Pulaj

Ylli Sami Ymeraj

Zaim Hekuran Shembitraku

Detajimet për 30 përfitimet e parakohshme të pleqërisë

Krahas përfitimeve të parakohshme organet e sigurimeve shoqërore kanë detajuar edhe llogaritjet për pensionet e pleqërisë si dhe ato familjare me të cilat do të trajtohen ish-ushtarakët. Gjatë javës që lamë pas ka përfunduar procesi i llogaritjes për caktimin e masës së pensionit që u takon në bazë të ligjit rreth 67 aplikuesve të rinj të kësaj shtrese. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e pensioneve të lidhura për përfituesit e rretheve si Tiranë, Shkodër, Sarandë, Fier e Berat. Sipas ekspertëve të sigurimeve shoqërore, caktimi i pensioneve për këtë kategori është bërë menjëherë sapo organet përgjegjëse kanë depozituar të dhënat e kërkuara mbi vjetërsinë e punës si dhe pagën referuese që do të përdoret gjatë përllogaritjeve për të gjitha shtresat që përfshin kjo skemë. Procedurat për lidhjen e pensioneve do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim, pasi në total janë rreth 22 mijë aplikues, për të cilët do të operohet me rillogaritjen e pensioneve sipas përcaktimeve ligjore të klasifikuarave ndryshimet ligjore përkatëse. Lidhur me procesin e lloga-ritjes së përfitimeve organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se po vijon normalisht. Sipas tyre, menjëherë sapo ministritë e linjës sjellin të dhënat e kërkuara për secilin aplikues brenda 48 orëve nga marrja e kë-tyre të dhënave sigurimet llogaritin masën e pensionit që i takon secilit.

Page 7: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

07• E hënë 21 janar 2013

»inteRViStë

unifikimi i teksteve Shqipëri-Kosovë është një nismë që ka marrë diskutime të gjera në fushën akademike me mendime pro dhe

kundër. Shumë e kanë cilësuar të vështirë dhe që kërkon një re-formë në strukturën arsimore të dy vendeve. Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë duke u bërë hapa në këtë drejtim duke ndërmarrë një nismë që barazon tekstet duke i dhënë mundësi shqiptarëve të qarkullojnë lirshëm në sistemin arsimor, të kenë të njëjtin tekst gjuhësor, letrar, në histori dhe pse jo edhe në lëndët shkencore. Prof. dr. Beqir Meta, akademik dhe Drejtor i Institutit të Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike e quan të vonuar unifikimin e teksteve. Ai thotë se ky proces është i thjeshtë dhe mund të realizohet nëse ka vull-net. Kjo sipas tij do të ndihmojë më shumë integrimin evropian, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Në një intervistë për “Metropol” prof. Meta sqaron se as alterteksti nuk mund të pengojë këtë unifikim, i cili nuk duhet të jetë vetëm arsimor, por edhe ekonomik madje dhe sportiv pasi kështu jepet një mesazh i qartë për ndërkombëtarët se vullneti i brendshëm ekziston.

prof. Meta është duke u diskutuar së fundi unifikimi i teksteve shkollore Shqipëri-kosovë. ka mendime që ky pro-ces është i vështirë e kërkon reformë të thellë arsimore. Si mendoni, a është i realizue-shëm ky proces?

Mendoj se nuk ka as-një lloj problemi për të realizuar unifikimin e teksteve shkollore me Kosovën. Është vetëm çështje vullneti dhe botëkuptimi. Nëse ne e konceptojmë veten një komb ashtu siç edhe jemi, që kemi një histori të përbashkët, kemi një gjuhë e letërsi të përbashkët, kemi një identitet të përbashkët, duhet të kemi një arsim të për-bashkët. Këtu kam parasysh se duhet të unifikohen programet, tekstet dhe gjithçka tjetër që i përket shkollës sonë. Nuk ka asnjë lloj vështirësie as nga pikëpamja teknike, as nga pikëpamja ligjore apo përmbajtësore. Përkundrazi një unifikim i tillë do t’i shërbente rritjes së cilësisë së shkollës në të gjithë hapësirën shqiptare, unifikimit tonë kombëtar si nga pikëpamja shpirtërore, botëkup-timore dhe në shumë drejtime të tjera dhe është pjesë e një pro-cesi të integrimit tonë evropian pasi të gjitha territoret shqiptare janë pjesë e Evropës. Sistemi ynë arsimor po përafrohet me modelet më të mira evropiane e pse të mos ndodhë mes kjo mes Shqipërisë dhe Kosovë.

a kërkon kohë dhe reforma ky unifikim?

Duke hequr mënjanë sjelljen politike që është një çështje më e gjerë, në drejtimin arsimor ne mund t’i shpejtojmë hapat dhe do të tho-sha se është humbur shumë kohë gjatë këtyre 20 viteve demokraci

intervistë me drejtorin e institutit të historisë pranë qendrës së studimeve alBanologjiKe

beqir Meta: unifikimi i teksteve është i vonuar, shumë i thjeshtë për t’u realizuar

dhe kjo duhet të ishte realizuar me kohë. Kjo do të jetë jo vetëm nga ana shpirtërore edhe nga ana cilësore një zhvillim i mirë për të gjitha trevat shqiptare.

Sistemet arsimore duhet të përa-frohen me sistemin evropian kështu që ato mund të reformohen nëse ka diferenca. Që të kesh një histori, gjuhë apo letërsi të përbashkët, një histori botërore të shkruar në mënyrë të njëjtë kjo nuk ka kur-rëfarë pengese ligjore. Pra, modi-fikime të vogla mund të bëhen nga të dyja palët dhe mund të gjendet e mesmja për të gjithë shkollat e niveleve të ndryshme që ekzistojnë në Shqipëri dhe në Kosovë.

një tjetër arsye e përdorur që vështirëson unifikimin e tek-steve është alterteksti. a mund ta pengojë unifikimin?

Këto janë vështrime miope të situatës dhe të problemit. Al-terteksti nuk mund të pengojë kurrësesi që të kesh një kurrikul të përbashkët të shkollave dhe mbi këtë bazë të ndërtosh edhe tekstet shkollore. Alterteksi është një reformë që ndihmon pasi me unifikimin mund të bashkohen spe-cialistët nga Shqipëria dhe Kosova duke bërë që të përzgjidhen tekstet më të mira shkollore. Ato tekste që do të përcaktohen më të mirat nga këto grupe të përbashkëta do të qarkullojnë në të gjithë hapësirën shqiptare. Pra, të krijohen dy grupe të përbashkëta të kombinuara duke sjellë edhe një cilësi më të mirë në përzgjedhje. Mjafton një udhëzim i ministrive përkatëse se si do të formatohet grupi dhe të bëhet një paraqitje e përbashkët. Edhe konkurrenca shtohet, edhe idetë apo këndvështrimet e ndryshme ruhen dhe unifikimi bëhet. Pra, bie fjala nëse marrim dy tekste pra 50% me 50% nga tekstet e

Shqipërisë dhe Kosovës do të kemi dy lloj tekstesh. Të dy grupet do të punojnë për hartimin e këtyre teksteve të përbashkëta në bazë të programit të përbashkët. Kjo do të ulë shumë edhe koston e prodhimit të testeve dhe do të rrisë cilësinë e librit, pasi zgjerohet tregu dhe kjo i bën mirë arsimit tonë.

po pakicat shqiptare jashtë kufijve duhet t’i përdorin këto tekste?

Sigurisht që po, por kjo është e të drejtës ndërkombëtare si apli-kohen standardet për këto tekste. Nëse minoriteti grek në Shqipëri përdor tekstet e Athinës po kështu edhe shqiptarët e Preshevës apo Maqedonisë, pse jo edhe ato në Greqi të përdorin të njëjtat tekste.

pretendohet se Shqipëria dhe kosova kanë histori të ndryshme dhe për këtë arsye nuk mund të unifikohen. a qëndron ky pretendim?

Kjo për mua nuk qëndron. Pretendimi që Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët dhe është e ndryshme nga historia e Shqipërisë është i pavend. Nuk është keq që nxënësi shqiptar të mësojë historinë e Kosovës nën pushtimin serb, pasi ai nuk humbet, por fiton duke mësuar historinë e përbashkët të kombit siç edhe nxënësi kosovar mëson historinë e Shqipërisë në komunizëm.

a janë bërë përpjekje për shkrimin e historisë së për-bashkët të të gjithë hapësirës shqiptare?

Ne po bëjmë të gjitha përp-jekjet për një botim akademik mbi historinë e shqiptarëve të shekullit XX. Është një botim me dy vëllime nga 800 faqe me 37 autorë. Janë specialistët më të mirë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë të gjithë të bashkuar. Pra, ne po e realizojmë unifikimin dhe kjo tashmë duhet të reflektohet edhe tek tekstet shkol-lore. Edhe ky një lloj teksti është, sigurisht tekst akademik, por ama është e njëjta metodë.

Ne jemi përpjekur që historinë e shqiptarëve në këtë botim ta inte-grojmë në mënyrë sa më organike, të lidhur ngushtë. Është bërë një botim i historisë në 2007, i cili ka arritur disa suksese të rëndësishme në integrimin e historisë.

Por nëse aty janë përdorur ka-pituj të veçantë për Kosovën ne do shkojmë edhe më tej duke e parë në rrafshin kohor hapësirën mbarësh-qiptare, duke shkuar edhe më thellë në procesin e integrimit si shkrim historie. Një shembull tjetër është integrimi ekonomik. Pse mos kishim një rrjet energjetik të përbashkët. Të gjitha këto gjëra mund të arrihen mjafton një vullnet i përbashkët dhe një vizion për të ardhmen.

Ne kemi humbur shumë kohë dhe nëse nuk e japim këtë mesazh, këtë shkëndijë të përbashkët që duam të mësojmë vetë historinë tonë si komb atëherë shtrohet py-etja se çfarë do mendojnë të tjerët për ne. Pra, do të thonë se jemi ndjenja kombëtare të vakëta.

Ky nuk është as shovinizëm, as nacionalizëm ekstrem, por thjeshtë mësohet historia e shqiptarëve në të gjitha hapësirat shqiptare.

Page 8: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

08 E hënë 21 janar 2013 •

« aktualitet

Flet shqiptari që vrau gruan e të dashurin

“S’e pranova dot shkatërrimin efamiljes, vjehrrën s’mund ta vrisja”

itali- Emigranti sh-qiptar që vrau të shoqen dhe të dashurin e saj, pas 2 ditësh arrestimi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë para prokurorit. “Unë kurrë nuk e pranoja dot shkatërrimin e familjes sime”,- mësohet të jetë shprehur Burhan Kapllani, sipërmarrës shqiptar 48 vjeç. Ai të enjten pasdite qëlloi për vdekje në parkingun e një supermarketi në Akuila, ish-gruan orjeta Boshti, 36 vjeç dhe të dashurin e saj të ri, Shpëtim Hanës, 39 vjeç, të cilët kishin planifikuar të martoheshin në korrik të këtij viti. Menjëherë pas krimit ai u mbyll në heshtje abso-lute, në gjendje shoku. Por mediat italiane shkruajnë se dje, në seancën e miratimit, e cila u mbajt në burgun e Akuilës “Costarelle” para gjyqtarit Giuseppe Romano Gargarella, vrasësi filloi të kujtonte ngjarjet, në përpjekje për të shpje-guar se ç’kishte ndodhur. I përfaqësuar nga avokati mbrojtës Tommaso Colella, shqiptari ka zbuluar edhe një fakt, i cili deri tani ishte i pabotuar: se ai e kishte takuar rastësisht ish-gruan dhe burrin tjetër në parkingun e supermarketit “Md”, pasi ishte afruar pranë stacionit të trenit, për të blerë cigare. Kjo tezë megjithatë, nuk konsiderohet e besueshme nga hetuesit. Shumë pika ende mbeten të panjohura, si për shembull, sesi ai arriti të marrë pistoletën “Beretta”, të kalibrit 7,65 mm, me të cilën ai ka gjuajtur dy të shtëna. Arma rezultoi se ishte vjedhur në vitin 2010, në një shtë-pi të pabanueshme, nga tërmeti i vitit 2009. Ndërkaq, akuza mbështet hipotezën e një vrasjeje të paramenduar, duke iu referuar zgjedhjes së viktimave, pasi u konstatua se brenda mjetit “opel Zafira”, ku ai vrau ish-gruan e tij, ishte edhe nëna e saj. “Unë kurrë nuk do t’i bëja keq vjehrrës sime”,- tha shqiptari para gjykatësit.

“kasapi” kap 5 hajdutëte shtëpive dhe bagëtive

Mesditën e djeshme, shërbimet e komisariatit nr.5 Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës finalizuan opera-cioni policor të koduar “Kasapi”, duke u kapur dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 të akuzuar për disa vjedhje. Në pranga ranë Sokol Përgjegaj, 22 vjeç, Simon Përgjegaj 18 vjeç, të dy banues në Laç, Agron Cana, 21 vjeç, banues në Zall-Herr, A. Vata, 17 vjeç, banues në Cekrezë dhe Mikel Bregu, 22 vjeç, banues Kamëz, i dënuar më parë disa herë për vjedhje. Ata janë kapur në flagrancë përgjatë mo-menteve të vjedhjes së banesës në pronësi të një shtetasi e ndodhur në Kamëz Tiranë. Hetimet në ngarkim të tyre kanë filluar afro 6 muaj më parë, nga ku është konkluduar se këta shtetas, në kohë e vende të ndryshme duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, janë implikuar tërësisht në një sërë vjedhje banesash dhe bagëtish në zonën Kamëz, Valias, Bërxullë, Laknas, Babrru, Zall-Her, Paskuqan, Sauk, Farkë, Bërzhitë, Petrelë, Tiranë, si dhe një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Krujës, Laçit dhe Kurbinit. Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju sekuestruan një sërë apara-turash, të cilat shërbenin për vjedhjen e banesave, po ashtu u sekuestruan edhe dy automjete tip furgon me targa TR 0341 K dhe TR 8795 R, si dhe thikë e të tjera pajisje.

gjyKata e tiranës, sot gjyKon qani hasën, më 25 janar neritan taBaKun

këtë javë dy gjyqtarë në gjyq“korrupsion e shpërdorim detyre”mariglen mulla

gjatë kësaj jave në gjykatën e Tiranës pritet gjykimi i dy çështjeve të bujshme,

ku të akuzuar janë ata që japin vendimet gjyqësore, pra vetë gjyqtarët. Më konkretisht bëhet fjalë për gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa dhe ish-oficerit të policisë Çlirim ocka, të cilët akuzohen për korrupsion ak-tiv, për një çështje të 2009-ës si dhe Neritan Tabakun, gjyqta-rin e Durrësit, që akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me një vendim të tijin është liruar nga burgu Ilir Xhakja, i cili më pas vrau kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahirajn. Gjyqi ndaj gjyq-tarit Hasa e oficerit ocka pritet të zhvillohet nesër, ndërsa seanca ndaj gjyqtarit Tabaku pritet të mbahet më 25 janar të këtij viti.

Baza ligjore për HasënGjykata e Tiranës njofton

se për të pandehurit: Çlirim ocka, oficer polici dhe gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa, rëndon akuza e “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe i funksionarëve të organeve të drejtësisë”, me bazë ligjore nenin 319 dhe 319/a të Kodit Penal. E regjistruar më 30 prill të vitit 2010, çeshtja me numrin 9, pritet të shqyrtohet nesër nga gjytarja Ariana Cako. Veprat penale për të cilat ata akuzohen dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet. Më herët, gjyqtari Hasa, në një intervistë për gazetën “Metropol” ka mo-huar akuzat për korrupsion si dhe u shpreh se personi që e kishte akuzuar nuk ekziston. Gjyqtari Qani Hasa është aku-zuar se Çlirim ocka i ka ofruar shuma të majme, në këmbim të uljes së viteve të burgut për të birin, i cili ishte arrestuar për trafik droge. I pandehuri Çlirim ocka ka deklaruar se nuk ka lidhje me bisedën e regjistruar, ndërkohë që midis tij dhe gjyq-tarit Qani Hasa në atë periudhë rezultojnë edhe komunikime telefonike, siç konfirmohet nga shkresa e kompanisë celularë. Gerond ocka, i arrestuar për trafik droge, ka deklaruar se nuk ka dijeni për biseda që mund të ketë bërë babai i tij në lidhje me gjykimin e tij për drogë.

Baza ligjore për TabakunGjyqtari i Durrësit Neritan

Tabaku akuzohet për shpër-dorim detyre, ndërsa çështja me numër 464 është regjistruar më 24 dhjetor të vitit të kaluar në gjykatën e Tiranës. Gjyqtari i dosjes, Bujar Krasniqi, pritet ta shqyrtojë këtë çështje më 25 janar të këtij viti, duke pasur parasysh akuzën e Prokurorisë, për të cilën parashikohen dënim me gjobë ose me burgim deri në 7 vjet. Tabaku paraqiste raporte shëndetësore para KLD-së, sa herë që kërkohej të paraqitej, për t’iu hequr imuniteti dhe të merrej në hetim.

Në kërkesën për gjykim që Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë janë zbardhur dhjetëra biseda telefonike të përgjuara mes gjyqtarit Hasa, të cilit i është hequr imuniteti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Çlirim ockës, një ish-oficer i Policisë së Shtetit. ocka i kërkonte gjyqtarit t’i ulte disa vite dënimi të birit që akuzohej për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, në këm-bim të një shume të ma-jme parash. Prokuroria thotë se Gerond ocka është dënuar vetëm 5.4 vjet, pasi babai i tij, ish-polic i për-jashtuar për shkelje të rënda në detyrë, kishte paguar shumën e majme të parave. Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, në datën 09.03.2009 ka regjistruar çështjen penale nr.1029. Kjo çështje fillimisht është kallëzuar në Prokurorinë e Elbasanit, nëpërmjet kallëzimit të dërguar në atë prokurori, të nënshkruar nga shtetasi i quajtur Ibrahim Hoxha, ku pretendohej se disku i dërguar përmbante një bisedë të regjistruar midis të interesuarit dhe gjyqtarit të gjykatës Elbasan, Qani Hasa, kur ka marrë ryshfet në shumën 3 milionë lekë. Ibrahim Hoxha thotë se është banues në rrugën “Sami

Frashëri”, Pall.12,sh.4, por nga verifikimi në zyrën e urbanistikës rezultoi se me këtë emër rezultojnë disa shtetas, si në qytetin e Tiranës edhe në atë të Elbasanit, por nuk ka shtetas të quajtur Ibrahim Hoxha që të jetë banues në rrugën “Sami Frashëri”.

Nga akti i ekspertimit teknik nr.34 datë 5.10.2009 të diskut që përmban

bisedën e regjistruar, rezultoi se në këtë mini kompakt-

disk ka të regjistruar një bisedë të dy folësve të ndryshëm që bisedo-jnë midis tyre, e cila ka vlera krahasuese dhe identifikuese të të dy biseduesve, që siç rezultoi nga hetimet, janë të pandehurit Çlirim ocka dhe Qani

Hasa. Mediat kanë pub-likuar në vitin 2010, pjesë

të kësaj bisede ku Çlirim ocka i thotë Hasës: “6 vjet e tetë

muaj? Unë të kërkova për gjykim të shkurtuar atëherë”, ndërsa gjyqtari përg-

jigjet: “Jo, por gjykim i shkurtuar të ndihmoj ty, se me gjykimin normal do vazhdonim një vit gjyq, ai do të kërkonte prapë dhjetë vjet. Janë të dyja kushtet e drogës që të rëndojnë, ka një gjë, prit të lutem, ndërsa kështu fiton katër vjet dhe i thu ik p... prokurorit, ti ça pate me gropose, atë ma jep ligji, s’më jep gjë ti, ne do mundohemi të paktën ta ulim dy vjet”.

Treshja e gjyqtarëve të Durrësit, Neritan Tabaku, Fejzo Hysi dhe Ndue Gjura, do të jap-in shpjegime se përse nuk e kanë zbardhur vendimin, që liroi nga burgu Ilir Xhakjen në kohën e duhur, por e kanë zbardhur 20 muaj më pas, disa ditë pasi kishte ndodhur vrasja në Katund Sukth. Zyrtarët e gjykatës i kanë kërkuar disa herë gjyqtarit Tabaku, të ar-syetojë vendimin dhe ta dorëzojë në sekre-tari. Atij iu hoq imu-niteti nga KLD-ja, ku me unanimitet iu hap rrugë Prokurorisë për ta marrë të pandehur. Neritan Tabaku akuzo-het se duke mos zbard-hur vendimin e pafajësisë së Ilir Xhakjes, është bërë pengesë për apelimin e Proku-rorisë. Pasi gjykata e Durrësit dha pafajësi për Xhakjen, Prokuroria e apeloi vendimin dhe më pas procesi nuk fil-loi në Apel pikërisht sepse gjyqtari i Faktit, Neritan Tabaku, nuk e zbardhi vendimin e

dhënë. Pa pasur vendimin, Apeli nuk mund të hapte gjyqin ku Prokuroria kërkonte kthimin e dënimit me 25 vjet burg për vras-jen e Qerim Malokut, ndaj Ilir Xhakjes. Ndër-

kohë, ky i fundit endej i lirë derisa më 13 shtator 2012 qëlloi me armë dhe

vrau kryekomisarin Adem Tahi-raj, shef komisariati në Shijak.

Hetimi i problematikës në gjyqet e Ilir Xhakjes filloi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shijak. I dy-shuari ishte dënuar me 21 vjet burg nga Krimet e Rënda, ndërsa Apeli e la në fuqi dënimin e dhënë, por më pas Gjykata e Lartë e kishte

rrëzuar këtë vendim duke e kthyer çështjen

në gjykatën e Durrësit. Atje dosja u shqyrtua nga Neritan

Tabaku dhe dy gjyqtarë të tjerë. Sipas hetimeve, Neritan Tabaku e ka

mbajtur në zyrë dosjen e Ilir Xhakjes, ndër-kohë që brenda javës duhej ta dorëzonte atë në sekretarinë e gjykatës.

KërKesa për gjyKim e proKurorisë, FaKtet dhe mohimet

“Gjyqtari mori 3 milionë për t’i ulur vitet e burgut të kapurit me drogë”

Ç’pretendon proKuroria për gjyqtarin e durrësit dhe ngjarjet

“Gjyqtari Ilir Tabaku vonoi zbardhjen e vendimit për të pandehurin Ilir Xhakja”

ndalime te sheshi “austria” dhe Kryeministria

policia e tiranës: Sot kufizimqarkullimi mjetesh në bulevard

Policia e Tiranës njofton për kufizime të qarkullimit të mjeteve ditën e sotme, përgjatë bulevardit, për shkak të tubimit të PS-së. Në një deklaratë për shtyp thuhet se “Më datë 21 janar 2013 subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, do të zhvillojë një tubim homazh duke filluar nga ora 10.30’ deri në orën 14.00’ ndërkohë që do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa me qëllim rendin e sigurinë publike, duke kryer edhe disa kufizime të mjeteve në itinerarin ora 10.00 deri më 14.00, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, kufizime të mjeteve, do të ketë edhe për zhvillimin normal të marshimit homazh duke filluar nga sheshi “Aus-tria” deri në afërsi të Kryeministrisë”.

Page 9: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

09• E hënë 21 janar 2013

»aktualitet

35 të dhunuara më shumë se një vit më parë dhe 180 raste të dhunës në familje janë regjistruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan gjatë vitit 2012. Sipas të dhënhave të seksionit të mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 65 vepra penale dhe 113

raste pa kallëzim penal. Kjo strukturë ka ndihmuar plotësimin e 40 kërkesë-padive për gratë e dhunuara. Sipas statistikave vihet re një rritje të këtyre veprave penale nga të cilat 3 janë me kallëzim penal dhe 4 me urdhërm-brojtjeje më shumë se viti 2011, por për policinë kjo renditet tek treguesit

pozitivë. Sipas zëdhënëses së poli-cisë, Valbona Begu, ligji për dhunën në familje ka dhënë rezultatet e tij edhe nga ndryshimet e bëra me miratimin e nenit 130/a duke qenë tepër efikas në arrestimin e bashkëshortëve dhunues dhe procedimin e tyre penal. Gjatë vitit 2012 në Elbasan është regjistruar një

vrasje brenda familjes, 1 rast i mbetur në tentativë dhe 3 plagosje të rënda. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 4 braktisje fëmijësh, si dhe 7 ka-nosje sidomos të bashkëshorteve pre e dhunës. Sa i përket dhunës së ushtruar ndaj grave janë proceduar si vepra pe-nale 23 raste. l. lleshi

DuRReS- Plagoset një tjetër oficer policie, në krye të detyrës. Ngjarja ka ndod-hur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, rreth orës 4:00 të mëngjesit të djeshëm, kur oficeri i policisë Kujtim Vreka është sulmuar nga

Vetëvaret 60-vjeçari, u divorcuame të shoqen 2 muaj më parë

elbaSan- Identifikohet burri që u gjet i varur, kishte dy muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja. Policia ka arritur të identifikojë personin e gjetur të vetëvarur në një pemë ulliri një ditë më parë në periferi të qytetit të Elbasanit në vendin e quajtur “Shtëpia e Pritjes”. Bashkim Arifi rreth 60 vjeç është identifikuar nga nipi i ish-bashkëshortes së tij. Sipas policisë, identifikimi ka zbuluar edhe shkakun e kësaj vetëvarjeje. Burri kishte dy muaj që jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë me gruan e tij pas konflikteve që kishin pasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave, ai kishte përfunduar në gjendje depre-sioni dhe si pasojë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Një ditë më parë një kalimtare e rastit ka zbuluar trupin e pajetë. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Pas këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë gjetur shenja apo dokumentacion që bënte të mundur identifikimin e tij. Pasi është njoftuar nëpërmjet medies dhe janë vënë në lëvizje strukturat e policisë një i afërm ka bërë edhe identifikimin e trupit. Mësohet se ai nuk kishte njeri tjetër dhe ka qenë nipi i ish-gruas që ka bërë të ditur identite-tin. Dyshohet se shkak i vetëvarjes ka qenë depresioni i shkaktuar pas ndarjes me bashkëshorten. l. lleshi

kapet me 1 kile drogë marijuanë 19-vjeçari

elbaSan- Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur me një sasi 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i tij është bërë gjatë një operacioni policor pas informacioneve të grumbulluara për veprimtarinë e jashtëligjshme që ushtronte. I riu nga qyteti i Elbasanit është ndjekur nga agjentët për një kohë të gjatë dhe gjatë një kontrolli në banesë i është sekuestruar edhe sasia e drogës që dyshohet se do ta shpërndante në tregun e Elba-sanit. Vazhdojnë ende hetimet për të gjetur burimin se si e siguronte drogën dhe rrjetin e shpërndarjes. l. ll

kakavijë, arrestohet me 20 kg hashash italiani

gjiRokaSteR - Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një shtetas italian në pikën doganore me rreth 20 kilogramë marijuanë. Italiani i arrestuar, sipas policisë, është Iginio de Filip-pis, 26 vjeç me banim në Leone, i cili u ndalua në vijën e dytë të kontrollit. Mësohet se 26-vjeçari drejtonte makinën tip opel me targa BF561XT në të cilën kishte fshehur edhe drogën. Policia pas kontrollit me imtësi të makinës gjeti drogën e shpërndarë në rreth 22 pako në brendësi të dyerve, kroskotit dhe gomës rez-ervë. Kontrolli i makinës së italianit nuk ishte i rastësishëm, pasi drejtori i Kufirit, Admir Abrija, kishte informacion për trafikun e drogës në bazë të informacioneve në rrugë operative. Policia ar-restoi në flagrancë shtetasin italian dhe po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka bashkëpunëtor të tjerë të përfshirë në trafik.

aksidenti, vdes një shtetas, plagosen 2 të tjerë

FieR- Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident i ndodhur pasditen e të dielës në Patos të Fierit. Policia ka thënë se makina me targa FR 0879 D, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mjete të forta. Makina e drejtuar nga shtetasi Bledar Resuli, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Refat Resuli, ndërsa në ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe një shtetas tjetër. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti.

dhuna në Familje, statistiKa shqetësuese nga policia e elBasanit për vitin që shKoi

gratë u rrahën më shumë në 2012 se një vit më parëPozitive sipas bluve është fakti se ndryshimi i ligjit rezultoi efikas për penalizimet

Kujtim vajushi u qëllua nga 2 persona. Kishte precedentë penalë

Shkodër, ekzekutohet me armë para lokalit të tij 46-vjeçari

SHkoDeR- Ekzekutohet me armë para lokalit të tij në lagjen “Zdrale” në Shkodër. Vrasja është kryer nga dy persona, të cilët kanë qenë në një motor dhe me skafandra në kokë. Viktima është 46-vjeçari Kujtim Vajushi, ndërsa policia shprehet se ka ni-sur hetimet për ngjarjen.

Vrasja Një atentat mafioz ka ndod-

hur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Zdrale’, ku 46-vjeçari Kujtim Vajushi është qëlluar disa herë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifi-kuar. Mësohet se 46-vjeçari, pronar i një lokali në Shkodër, është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij nga dy persona me motoçikletë dhe skafanda në kokë. Poli-cia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe autorët e vrasjes. Pista kryesore ku po hetohet është ndonjë konflikt i vjetër mes autorëve dhe vik-timës. Kujtim Vajushi është vik-tima e dytë e vrasjes në Shkodër gjatë këtij muaji. Disa ditë më parë në Berdicë të Shkodrës u vra shtetasi Lazer Paloka.

precedenti Kujtim Vajushi, biznesmeni

i vrarë dje në Shkodër, ishte person me precedent penalë sipas burimeve policore. Poli-cia e Shkodrës ka thënë se ai ishte akuzuar për plagosjen e një vajze 13-vjeçare disa vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në prill 2002 kur nga një shkëm-bim zjarri është plagosur ak-sidentalisht një 13-vjeçare. Sipas bluve, e gjithë skena ka ndodhur rreth orës 19:45, në qendër të qytetit, pranë Radio Shkodrës, kur shtetasit Kujtim Vajushi dhe Mir Koçiu shkëm-byen të shtëna me armë zjarri me njëri-tjetrin si pasojë e të cilave u plagos rëndë, vajza 13-vjeçare. Sipas burimeve, Jetmira Molla ka pasur vdekje klinike dhe më pas është rik-thyer në jetë, por gjendja e saj ishte ende e rëndë. Vajza 13-vjeçare Molla mbërriti në spitalin e qytetit në gjendje

kome. Pas ndërhyrjes kirurgji-kale ajo u rikthye në jetë. Bi-

znesmeni Kujtim Vajushi ishte arrestuar dhe burgosur për

këtë krim, por më pas përfun-doi dënimin dhe u la i lirë.

po nDiQte 2 aDoleSHentë, të DySHuaR pëR VjeDHje

Durrës, plagoset me mjete të forta oficeri i krimeve

njëri prej 2 personave që po kryenin një grabitje. Sipas policisë, Vreka ka pikasur dy adoleshentë, të cilët po tentonin të grabisnin një lokal dhe ka kërkuar që të ushtronte kontroll ndaj tyre. Njëri prej të rinjve është lar-

guar nga vendngjarja duke vrapuar, ndërkohë që tjetri është përleshur me oficerin e policisë, duke e goditur këtë të fundit me mjete të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në hundë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, të cilët i ka identifi-kuar, ndërsa oficeri i policisë është transportuar në Spita-lin Ushtarak në Tiranë.

Shkodër, viktima në vendin e ngjarjes

Page 10: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

10 E hënë 21 janar 2013 •

« opinion

mbas pune shumë qytetarë të Nju-Jorkut da-lin e shëtitin me qentë, të lidhur me anë të një litari, që e tërheq ose e lëshon qenin sipas kërkesave të trotuareve ose dëshirës së kafshës. Këta njerëz u takojnë moshave të ndryshme, janë pa familje dhe jetojnë në vetmi. Nuk janë të pakta edhe rastet e lëvizjeve burrë-grua të shoqëruar nga kar-

roca me fëmijë. Dëshira për të jetuar të lirë ka lënë shumë të rinj të pamartuar. Ata duan të ecin, të ecin dhe vetëm të ecin. Kur shëtitin gjatë bregut të oqeanit, dallgët e tërbuara përplasen nganjëherë në anën e djathtë të fytyrës. Djali i goditur kthen kokën majtas, duke parë tokën ku banon dhe hallet e saj. Përsëri ai vazhdon të ecë. Ecën dhe vazhdon të ecë i vetëm. I duket sikur e ndjekin nga pas dhe duan ta lidhin me hallet familjare. Ai e nxiton hapin që t’u shmanget dallgëve të oqeanit, por sidomos problemeve të jetës, të familjes dhe të shoqërisë. Po ku shkon? Fundin e presim të gjithë, vetëm sikur është shpejt për ta takuar atë, veçanërisht të rinjtë. Ata turren pas dëfrimit, përkëdheljeve, puthjeve, seksit etj., duke u zhytur në llumin e zi, që shpreh një të ardhme të zymtë njerëzore. Duke u përkëdhelur nga një femër tek tjetra, ose nga një mashkull tek tjetri, harrojnë infeksionet e rrezikshme të seksit jo të pastër. Këtij dëfrimi nuk i gjendet fundi. Ai po i çon të rinjtë në vetmi, në një të ardhme tragjike për jetën e tyre. Kur të plaken, jo vetëm nuk do t’u hedhë sytë askush, por as do t’ua shtrijnë dorën për ndihmë njerëzore. Duke mos krijuar familje, koha do t’i plagosë, do t’i hedhë në rrugë, të kërrusur dhe të pangopur nga dëfrimet shthurëse. Kur dikush i mplakur nga mosha dhe hallet dëshiron t’u japë këshilla ndonjë të riu, ky i fundit qesh. Kjo qeshje plakut i kujton të qeshurat e tij në rini dhe vajtimin tani në pleqëri. Kur një i ri ndodhet në ekstazën djaloshare duke u përkëdhelur me seksin përkatës e kur dikush i moshuar dhe nga gjaku i tij i pëshpërit në vesh: “Ku-jdes!”, ai duke qeshur mendon me vete: “Sa të trashë janë këta të moshuar, që kurrë nuk e kanë kuptuar jetën!”.

Pranvera vjen dhe lulet çelin, por njëherë në vit, kurse këta të rinj, të ekzaltuar nga seksi, duan për pranverë gjithmonë dhe me lule që të lulëzojnë përherë! Ata kërkojnë fytyra të reja dhe kur dikush ndryshket, e flakin. Nuk janë djemtë që kërkojnë vajza, as vajzat që kërkojnë djem, por është zjarri i brendshëm i seksit, që i ndez.

Ky zjarr i brendshëm shuhet në pleqëri, kur dikush kërkon ta ndezë me qiri,kthehet në qesharak, o njeri,se plaku nuk bëhet kurrë i ri. Një ditë pashë një plak që tërhiqte një qenë. - Pse e tërheq me forcë qenin? Nuk e kupton që ai kërkon

liri? - e pyeta unë. E kuptoi e u përgjigj plaku: - Por për mua dhe për qenin është vonë

tani. Ne jemi të lidhur bashkë dhe jetojmë për njëri-tjetrin. Ne të dy formojmë familjen tonë. Qeni është besnik dhe nuk më tradhton kurrë. Përveç kësaj shpenzimet janë të pakta. Ai më ndjek mua gjithmonë, por nganjëherë dhe mua më duhet ta ndjek atë.

Më lejoni t’ju pyes: - Pse nuk u martove dhe të krijoje familje? - Kjo është plagë e mbyllur për mua, por

pyetja juaj lë derën hapur për ata që sot janë të rinj. Unë shpreh kënaqësi për njerëzit që kanë formuar familje dhe për fëmijët e tyre. Familja sigurisht që ka kontradikta, që i krijon mënyra e jetesës, por ato shpesh kurohen nga prania e fëmijëve, dashuria dhe përkëdheljet përkatëse. Familja jo vetëm që është e nevo-jshme për vazhdimin e jetës njerëzore, por ajo të mban gjallë me përplasjet, dhimbjet, kon-tradiktat dhe përkëdheljet e saj. Unë, - vazh-doi ai , - dhe jo vetëm unë, por të gjithë ata të moshuar që ju i shihni të shoqëruar me qenë, shprehin familjet e tyre.

- Më fal, - i thashë, - por kam parë shumë të rinj të shoqëruar me qenë.

- Tek ata, - u përgjigj ai, - është më e fortë

ndjenja dhe ndjekja e seksit. Për ata jeta është punë, shëtitje lule më lule dhe gjumë. Ata nuk e kthejnë kokën të shohin dhe të pyesin njerëz me përvojë si unë.

- Po pse ata të rinj shoqërohen me qenë? - pyeta unë. - Ka disa arsye, - u përgjigj ai. E para, qenin e përdorin si grep

për të zënë qenin e seksit tjetër. Ndërsa dy qentë hungërijnë, shoqëruesit e tyre fillojnë të shkëmbejnë sinjalet për dëfrimet përkatëse. E dyta, këta njerëz nuk gatuajnë, ushqehen nëpër restorante, bredhin, shëtitin dhe bëjnë seks, lodhen dhe pastaj shkojnë në foletë e tyre për gjumë. Ky cikël do të përsëritet de-risa të plaken dhe të bëhen si unë. Tani do të më falësh, se qeni po më tërheq si shumë, duke treguar se është mërzitur, prandaj duhet të ndahemi bashkë.

E falënderova për bisedën dhe u ndamë. Pikërisht nga nxitimi dhe ndoshta lodhja plaku pa dashur u përplas me një familje. Men-jëherë përdori fjalën e zakonshme “sorry”. Unë ndërhyra në çast:

- Më falni, por fajtori jam unë. Duke biseduar gjatë me këtë njeri të thjeshtë, ai sigurisht është lodhur dhe ndodhi përplasja me ju, prandaj ta falni.

Në vazhdim të bisedës i pyeta: - Fëmijët tuaj janë këta? - Po, - u përgjigj burri. - Qenkeni familje e lumtur i thashë unë? Ata qeshën dhe burri

m’u drejtua mua: - Mos kujto se është e lehtë të jetosh me familje. Ka shumë

probleme, nganjëherë dalin kontradikta aq të forta, saqë të ço-jnë dhe në divorc. Vetëm se duhet theksuar, - vazhdoi burri, - që prania e fëmijëve i zbut shumë kontradiktat në familje. Për hir të tyre bëhen lëshime të dyanshme, nga burri dhe nga gruaja.

- Ju falënderoj për përgjigjet tuaja të logjikshme dhe të ngrohta. Ju uroj shëndet dhe lumturi në familjen tuaj të bukur, - përfundova unë.

Ekzaltimi i ndjenjave shpirtërore të brendshme të rinisë gjen shprehje të qartë, të plotë dhe të njehtë me proceset gje-ologjike që ndodhin në planetin tonë. Planeti ynë përbëhet nga pllaka tektonike, të ndara nga kanale, nëpër të cilat kalon dhe shpërthen lava e vullkaneve. Në këto zona pranë kontaktit të pllakave ndodhin dhe tërmetet. Si rrjedhojë i përplasjes së pl-lakave, kur njëra zhytet në thellësi, tjetra hipën mbi të. Shtypja e tyre shkakton rritjen e presioneve dhe temperaturave shumë të larta dhe si pasojë shkrihen shkëmbinjtë pranë zonave të kon-taktit, duke formuar lavën e lëngshme dhe të nxehtë. Vullkanet shpërthejnë në drejtim të sipërfaqes së tokës, sepse kundër-presioni është më i vogël. Kjo lavë e lëngshme dhe shumë e nx-ehtë del në sipërfaqe dhe ftohet gradualisht dhe duke i shtuar tokës material të ri dhe me moshë më të re. Këto procese njeriu i

sheh me sy gjatë shpërthimit të vullkaneve. I njëjti poçes ndodh dhe me qeniet e gjalla. Mashkulli me femrën përfaqësojnë pl-lakat tektonike. Nga afrimi i trupave të tyre dhe si rrjedhojë i tërheqjes dhe shpërthimit të ndjenjave të brendshme (lëvizje që ne e quajmë “dashuri”) krijohen presione dhe temperatura të larta, që shprehin dashurinë e zjarrtë rinore. Ky takim sek-sual mund të krijojë një fryrje të sipërfaqes te femra, e cila në kohën përkatëse të caktuar shpërthen, duke lindur fëmijën, si materie e re, që i shtohet njerëzimit. Pra, materia e ngurtë si toka jonë dhe të gjithë planetët dhe yjet e gjithësisë janë gjith-monë në lëvizje dhe sjellin vazhdimisht material te ri, pra ndodh përtëritja e materies. Ne që jetojmë në planetin tonë duhet të marrim shembullin a saj, të zbatojmë ligjin e natyrës. Ashtu siç bën toka jonë, që sjell nga thellësia material të ri dhe i shtohet sipërfaqes së tokës, dhe ne duhet të martohemi dhe t’i japim njerëzimit material të ri, njerëz të rinj, që të vazhdojë zhvillimi i mëtejshëm i botës.

Këto probleme të mprehta dhe delikate të familjes dhe vet-misë e kanë vënë në lëvizje shoqërinë njerëzore. Shumë akade-mi në SHBA, shoqata dhe organizata të ndryshme kanë filluar të japin cikle leksionesh për forcimin e familjes. Po jepen emisione speciale në televizione për krijimin e lidhjeve të shëndosha të anëtarëve të familjeve. Janë për t’u përshëndetur kompanitë që po dhurojnë 20 mijë dollarë dhe një makinë për çdo emision gare midis familjeve etj. Qëllimi i këtyre emisioneve televizive dhe i leksioneve të akademive, organizatave, shoqatave etj. është forcimi dhe ngritja në një nivel më të lartë të rolit pozitiv dhe shumë të nevojshëm në shoqërinë njerëzore. Shoqëria ameri-kane për të penguar fundin tragjik të dëfrimeve shthurëse të të rinjve të paekuilibruar po përdor format më të mira edukuese. Po format më tërheqëse, më irrituese dhe më efikase për njerëzit janë emisionet ku dhurohet dollari. Konkretisht janë për t’u ad-miruar kompanitë që japin emisionet “Feud Family”, domethënë garë familjesh, duke i dhuruar para familjes fituese.

Shprehjes pesimiste se “është vonë” mund t’i përgjigjemi: “Po, është vonë për të moshuarit, që e kanë kaluar këtë rrugë, por jo për të rinjtë, truri i të cilëve ka filluar të reflektojë dhe të mendojë për një të ardhme të jetës normale njerëzore.”

Proceset e natyrës si te materia e ngurtë (planeti ynë etj.) dhe te qeniet e gjalla shprehin dhe paraqesin model të njëjtë zh-villimi. Zjarri i brendshëm i ndjenjave të të rinjve i ngjan lavës së nxehtë që shpërthen nga vullkani. Ftohja e saj është një poçes i gjatë dhe i ngadalshëm. Kush tenton t’i afrohet në çastin kur ajo del në sipërfaqen e tokës, përvëlohet dhe digjet nga afshi i nxehtë. Kështu ndodh dhe me zjarrin e ndjenjave të brendshme shpirtërore të ndezur nga seksi te djemtë e rinj. Ai që kërkon të

shuajë këtë vatër të nxehtë të seksit, qoftë ky dhe njeriu më i dashur i familje, si prindërit etj., do të digjet nga afshi i nxehtë i saj. Nxehtësia e seksit tek të rinjtë do të shuhet gradualisht, ajo lidhet me plakjen e njeriut.

Rruga më logjike për të rinjtë do të ishte që djali ose vajza të përpiqet të zgjedhë partner-in që i përshtatet, të krijojë familjen me fëmi-jët përkatës. Kjo do të realizonte plotësisht ndjenjat e brendshme të seksit përvëlues, do të shmangte infeksionet e rrezikshme, që sjellin vdekje dhe do të qetësohet nga përkëd-helja e partnerëve të shumtë. Kjo mënyrë je-tese zhvillon njerëzimin normalisht dhe i qetë-son ata nga kërkimi i seksit. Një jetë e tillë krijon kushte që të punosh dhe të studiosh i qetë në familje dhe në shoqërinë njerëzore. Sigurisht, në familje do të lindin kontradikta, por me durim dhe guxim ato kalohen, sidomos me ndihmën e fëmijëve, që luajnë rolin e katal-izatorit. Duke krijuar familje plotëson detyrën kryesore që ke para shoqërisë: përtëritjen e njerëzimit. Pyetjes që u kanë bërë pleqve beqarë: “Pse nuk jeni martuar?” të gjithë pa përjashtim i janë përgjigjur: “Kemi gabuar. Tani për ne është vonë, gabimin tonë ua lëmë të rinjve ta korrigjojnë, që duet ta kryejnë këtë detyre për të ardhmen e njerëzimit.

Familje apo vetmi? Nga Prof. dr. Hazbi SHeHu

Page 11: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

11• E hënë 21 janar 2013

»opinion

përvjetori i ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas një sulmi të dhunshëm të opozitës socialiste ndaj selisë kryesore të qeverisë mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën disa të tjerë, ka rihapur debatin për këtë çështje, përgjegjësia juridike e së cilës është duke u zbardhur në gjykatë. Por më shumë se një çështje juridike “21 janari” ka qenë dhe mbetet një çështje politike, që ashtu si ajo

juridike duhet të ketë përgjegjësit e saj. Viktimat janë pa dyshim pjesa më e dhimbshme e kësaj ngjarjeje, por përdorimi politik i kësaj dhimbjeje edhe sot dy vjet më vonë e thekson edhe më shumë këtë dhimbje, sidomos për të afërmit, që sigurisht presin drejtësi. Kur them “drejtësi”, nuk e kam fjalën te përgjegjësia juridike, e cila tashmë është në duart e institucioneve eksperte, por te përgjegjësit politikë të kësaj ngjarjeje tragjike, që i ka të gjitha gjasat dhe mundësitë t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor.

Është i njohur tashmë fakti që “21 janari” ishte një përpjekje politike që i kaloi dukshëm caqet ligjore e demokratike të një pro-teste që synonte të rrëzonte me mjete jo politike qeverinë legji-time. Si e tillë, ajo duhet trajtuar si një çështje politike, pasojat e rrjedhojat e së cilës janë tashmë të qartësuara e të konkretizuara edhe në zhvillimet politike në vend. Por le të kthehemi te thelbi e të mundohemi ta trajtojmë edhe një herë politikisht atë që ndo-dhi më 21 janar 2011 në selinë qendrore të qeverisë në Tiranë.

Protesta e dhunshme e 21 janarit ishte pa dyshim një produkt tragjik i një politike agresive që opozita e zotit Rama kishte manifestuar në mënyrë të vazhdueshme që nga zgjed-hjet e 2009-s e këtej ndaj qeverisë së koalicionit të drejtuar nga zoti Berisha, në thelb të së cilës ishte mospranimi i re-zultatit të zgjedhjeve politike të 2009-s ose më mirë i hum-bjes së tyre nga shefi i opozitës. Ishin provuar të gjitha format ekstreme të protestës demokratike, nga bojkoti i parlamentit, bllokimi i rrugëve nacionale e deri te greva e urisë e deputetëve dhe drejtuesve të lartë të PS-së (përveç Edi Ramës) me çadra në bulevardin përpara Kryeministrisë, një pjesë e të cilave e kishte kaluar ndjeshëm kufirin ligjor të protestës. Protestat synonin përveç të tjerash edhe bllokimin e liberalizimit të viza-ve për shqiptaret në zonën “Shegen”, gjë që u deklarua hapur nga lidershipi i opozitës me sloganin kryesor të protestës “hap kutitë, çliro vizat”, duke e kushtëzuar kështu lëvizjen e lirë me vendimin për të mos njohur nga zoti Rama humbjen elektorale të 2009-s. Sigurisht që pas mospranimit të rezultat fshiheshin skenarë që synonin ndryshimin e qeverisjes me vendim apo marrëveshje politike, që zoti Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në koalicionin opozitarë synonin të realizonin nëpërmjet pre-sionit të politikës së rrugës. Sigurisht që qeveria nuk mund ta pranonte politikisht një situatë të tillë, megjithëse kishte toleruar shesh herë kapërcimin e së drejtës demokratike të protestave me mosndërhyrje, si në rastin e bllokimit për afro një muaj të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga grevistët so-cialistë të urisë, që solli bllokim të trafikut rrugor, një telash të madh për qytetarët, që u ndalonte qarkullimin në rrugën krye-sore të vendit edhe pasi kishin pagur taksat për këtë qëllim. Para kësaj protestuesit e opozitës kishin bllokuar për orë të tëra me barrikada dhe goma të ndezura rrugët nacionale në të

gjithë territorin e vendit. Mendoj se toleromi i vazhdueshëm i tejkalimit të së drejtës së protestës nga opozita është përgjegjë-sia më e madhe e qeverisë dhe krejt institucioneve përgjegjëse shtetërore për “21 janarin”. Sikur institucionet e sigurisë pub-like të kishin vepruar që në shkeljet e mëparshme të ligjit nga opozita, ndoshta puna nuk do të kishte arritur deri te sulmi i dhunshëm ndaj Kryeministrisë dhe pasojave tragjike të tij.

Por le të kthemi sërish te “21 janari”. Protesta e 21 janarit 2011 ishte një nga lëvizjet politike më

të organizuara e më të paralajmëruara të opozitës. Publikimi në medie i një përgjimi që ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti i kishte bërë një bisede me kreun e LSI-së Ilir Meta, ku aludohej për afera korrupsioni, u përdor nga opozita si motiv për të kari-kuar protestën e rrugës, e cila pas dështimit të grevës se urisë në bulevard ishte zbythur tërësisht. Elektorati socialist, i lodhur, por edhe i zhgënjyer nga përpjekja e lidershipit për bllokimin e vizave, kishte filluar të tërhiqej, gjë që çoi në një zbehje deri në shuarje të politikës së rrugës të aplikuar nga Edi Rama. Por bllokimi dhe manipulimi i videopërgjimit nga media nën kontrol-lin e opozitës i dha zotit Rama një mundësi tjetër për të tentuar ndryshimin, pa nevojën e votave, të raporteve politike e elek-torale në vend. Pas disa protestave sporadike para Ministrisë së Ekonomisë dhe deklaratave e debateve të ashpra mediatike socialistët paralajmëruan dhe organizuan “21 janarin”. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, kërcënoi publikisht nga foltorja e parlamentit Kryeministrin Berisha se më 21 janar do t’i kishte te dera e shtëpisë njerëzit. Edi Rama me parullën “rr-ezoni bllokun e korrupsionit”, që aludonte një bllok që zoti Meta mbante në dorë në videopërgjimin e zotit Prifti, paralajmëronte fundin e qeverisë legjitime. Aleatë politikë të zotit Rama bënin tirrje publike për vërshim të militanteve socialistë nga gjithë Shqipëria me kuaj, karroca hunj e mjete të tjera në bulevardin para Kryeministrisë, madje u paralajmërua se do të kishte edhe viktima. Me pak fjalë, e gjithë ajo që do të ndodhte më 21 janar ishte bërë publike ditë me parë nga krerët më të lartë politikë të opozitës. Natyrisht që edhe informacionet zyrtare flisnin për një gjë të tillë, por që ndoshta për mungese seriozitetit të tyre apo dhe për arsye politike segmente e institucione të caktuara të shtetit nuk reaguan për ta parandaluar një gjë të tillë.

Dita e 21 janarit 2011 e zbuloi të plotë skenarin kur skalioni i parë i protestuesve, i përzgjedhur kryesisht nga zona rurale larg kryeqytetit, sulmuan me hunj, gurë e bomba molotov po-licinë, Gardën e Republikës dhe selinë e qeverisë në përpjekje për të hyrë brenda e për ta djegur atë. Pas disa orë përplasje të dhunshme midis sulmuesve të Kryeministrisë dhe mbrojtësve të saj përfundoi duke sjellë si pasojë katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, dëme të konsiderueshme të selisë së qeverisë dhe dhjetëra automjete private të djegura e të thyera nga protes-tuesit. Skenat e kësaj situate janë të njohura tashmë për opin-ionin publik. Zhvillimet në planin politik pas kësaj ngjarjeje u karakterizuan nga një rinisje e paparë e debatit, akuzave dhe kundërakuzave. Prokuroria ende pa asnjë hetim tentoi të ar-restonte krerët më të lartë të Gardës së Republikës, gjë që u dështua si e paligjshme nga qeveria, ndërkohë që ish-presidenti Topi e cilësoi situatën si “ngjarje bulevardi”, gjë që solli reagimin

e Berishës, që aludoi për një grusht institucional shteti, duke e etiketuar ish-prokuroren e përgjithshme si “lavire bulevardi”. Situata kushedi si do të kishte përfunduar po të mos ndërhynte ambasadori i SHBA-ve, i cili e cilësoi Berishën “burrë shteti” dhe i përcaktoi sulmuesit e selisë së qeverisë “grupi që kishte një axhendë ndryshe nga ai i protestuesve të tjerë”. Thirrja e tij drej-tuar prokurorisë për hetimin dhe të organizatorëve të protestës solli në terezi Prokurorinë, e cila u tërhoq disi nga tendenca e hapur për të fajësuar qeverinë dhe institucionet e sigurisë për atë që ndodhi më 21 janar. Duhet thënë se jo vetëm SHBA-të, por krejt opinioni publik ndërkombëtar dënoi dhunën duke theksuar faktin se qeveritë në vendet e demokracive perëndimore ndër-rohen vetëm me votë. Nuk mund të thuhet se opozita arriti të përfitonte gjë nga kjo përpjekje e dëshpëruar për të ndryshuar me dhunë realitetin politik, përkundrazi, në zhvillimet mëpasme kjo ngjarje do t’i kthehej në bumerang, pasoja të të cilit pritet të ndihen edhe në zgjedhjet e ardhme të 23 qershorit. Opozita vazhdoi abuzimin duke i trajtuar si heronj të vrarët, pavarësisht se ishte përgjegjëse kryesore e ngjarjes që u mori atyre jetën.

Ngjarja e 21 janarit ishte akuza kryesore e opozitës ndaj qeverisë deri nga mezi i këtij viti, kur zoti Rama u pajtua me Ilir Metën, të akuzuarin kryesor të“bllokut të korrupsionit”, me të cilin motivoi edhe thirrjen e protestës së 21 janarit. Takimi miqësor i shumëpërfolur edhe për “ngjalën” që zonja Kryema-dhi i ofroi si pjatë kryesore të darkës në rezidencën familjare në gjirin e Lalëzit (ndërtesa e së cilës është një tjetër prej aku-zave për korrupsion), e sidomos oferta për koalicion e bërë nga Rama, përbën faktin me diskreditues të protestës së 21 janarit dhe qëllimit të deklaruar të saj. Ky moment përbën njëherazi edhe dëshminë më të fortë të përdorimit si mish për top të mili-tantëve ne mënyrë të veçantë 4 viktimave të 21 janarit. Por ky nuk përbën një fakt të veçuar të qëndrimit hipokrit jo vetëm me viktimat e z. Rama. Para disa ditësh ai ftoi publikisht Ilir Meten për aleancë apo koalicion, duke treguar se “blloku apo muri i kor-rupsionit” janë vetëm një sebep për të çuar njerëzit drejt sakri-ficës jo për parime apo standarde demokracie, por për interesa të veçanta, për pushtetin e tij politik. Sinqerisht nuk shoh ndon-jë ndryshim midis zotit Rama në rastin 21 janarit dhe drejtuesve të organizatave terroriste që përdorin kamikazë për qëllimet e tyre politike. Ndryshimi i vetëm është se ata e marrin publikisht përgjegjësinë duke u fshehur, ndërkohë që Rama i shet e i zhv-leftëson jetët e sakrifikuara të tyre në një pazar të ndyrë politik, siç ishte aleanca e mbetur në tentativë me Ilir Metën.

Sigurisht që ka edhe dhjetëra fakte e argumente të tjera që provojnë përgjegjësinë politike për 21 janarin, por vetëm ky ra-port i Ramës me Metën është i mjaftueshëm për të krijuar një mendim të qartë për të. Si përfundim dua të theksoj se përcak-timi i përgjegjësisë politike në çështjet si kjo e 21 janarit është ndoshta më i rëndësishëm se përcaktimi i përgjegjësisë juridike, tek i cili janë përqendruar jo krejt rastësisht shumica e medieve. Nëse përcaktimi i së dytës është detyrë e institucioneve dhe ek-spertëve juridikë, përcaktimi i së e parës është detyrë e institu-cioneve dhe ekspertëve të opinionit publik, si detyrë ndaj publi-kut, që i duhet ky informacion për orientimin politik e elektoral, e thëne ndryshe, për destinacionin e votës së 23 qershorit 2013.

“21 janari” si përgjegjësi politike Nga Nebil ÇiKa

Page 12: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

12 E hënë 21 janar 2013 •

« gossip

horoskopijavordashi

Ka shumë mundësi të keni probleme të mëd-ha me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Atmosfera do jetë e ftohtë dhe me zor do komunikoni. Ku-jdes! Beqarët do ndihmohen nga Venusi në pla-nin sentimental. Nëse tregoheni më të hapur dhe i pranoni ftesat që do ju bëhen do mund të krijoni shpejt një lidhje të qëndrueshme. Prob-lemet financiare do i zgjidhni pak nga pak. Për sa i përket shëndetit ai nuk do jetë i keq megjithatë do ndiheni shpesh të lodhur dhe pa fuqi. Mirë do ishte të shlodheshit herë pas here. Në punë do ju jepet mundësi të bashkëpunoni me disa ko-legë të zotët. Do arrini shumë shpejt objektivin e duhur. Për familjen duhet të kujdeseni më tepër.

demiNëse doni t’ia kaloni mirë me atë që keni në krah

këtë javë, duhet të tregoheni të matur me gjithçka që do thoni. Shmangni agresivitetin dhe mundo-huni të toleroni më tepër. Beqarët duhet t’i mba-jnë këmbët në tokë dhe mos ëndërrojnë shumë. Dilni nëpër takime, por në asnjë mënyrë mos jepni fjalën para se të jeni të sigurtë. Në planin financiar duhet të merrni masa drakonike nëse doni që mos keni probleme të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi shqetësime të vogla do keni. Ku-jdesuni më tepër për veten dhe pini më shumë çaj. Në planin profesional do arrini shpejt atë që keni dëshiruar. Shefat do ua njohin meritat dhe mund të merrni shpërblime. Familja pa probleme.

BinjakëtKujdes nga influenca negative e Jupiterit gjatë

kësaj jave. Nëse e humbni komunikimin dhe i mba-ni të fshehta atij që keni në krah, mund të kaloni edhe kriza të vështira në çift. Ambienti për beqarët do jetë më i favorshëm. Takimet nuk do mungo-jnë por vetëm nga fundi i javës mund të hidhen hapat e parë drejt një lidhjeje. Në planin financiar do ju duhet të përballeni me goxha vështirësi. Ulni menjëherë shpenzimet. Për një shëndet më të mirë merruni me pak sport ecni në këmbë, Flini më herët dhe mos harroni të hani në mënyrë të rreg-ullt. Në punë nuk do jeni të përqëndruar për shkak se do debatoni mjaft me kolegët. Mundohuni t’i neglizhoni ata. Në familje do jetë javë e qetë.

gaforrjaMarrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë

këtë javë nëse tregoheni më pak autoritarë dhe më të sinqertë. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka dhe të vendosni vetëm ju. Beqarët do kërkojnë gjatë gjithë kohës personin ideal, por fati nuk do jetë në anën e tyre. Nëse tregoheni pak më të arsyeshëm në planin financiar do e ka-loni pa probleme javën, nëse shpenzoni pa kursim, tronditjet do jenë të mëdha. Doni të dini si do jetë shëndeti? Do jeni më energjikë dhe më në formë sesa e mendonit. Për të vetmen gjë që duhet të kujdeseni është higjiena. Në punë duhet të jeni më të qartë dhe më të saktë. Idete që keni shprehini! Në familje gjërat do rregullohen.

luaniKlima në çift do jetë e tensionuar gjatë kësaj

jave. Për të mos i përkeqësuar gjërat edhe më tepër, qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni me qetësi. Për beqarët, do ketë takime të shumta por asnjëri nuk do sjellë emocionet e shumëprit-ura. Mos u nxitoni! Perspektivat financiare do jenë të mira. Nëse nuk e teproni me shpenzimet ka mundësi të keni edhe ndonjë përmirësim të vogël të buxhetit. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, megjithatë do ketë ndonjë ditë ku mund të ndjeni pak dhimbje koke. Në punë do ju kërkohet më shumë nga sa keni dhënë dhe kjo mund t’ju nervozojë. Bëni aq sa keni mundësi! Me familjarët do keni një marrëdhënie më të mirë.

VirgjereshaDo ndiheni gjatë gjitha javës pesimistë për jetën

tuaj në çift dhe nuk do tentoni ta ndryshoni rutinën. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’ua bëjë qe-jfin por do e ketë të vështirë. Beqarët do kenë fat dhe sukses në dashuri. Më në fund edhe ju do ndry-shoni status dhe nuk do ndiheni vetëm. Në planin financiar do kryeni transakiosne të rëndësishme dhe do ruani gjithë kohës ekuilibrin. Bravo për af-tësinë menaxhuese. Shëndeti do jetë delikat. Mund të keni probleme nervore dhe nuk do ndiheni rehat. Këshillohuni me mjekun. Në punë do ndiheni më të sigurtë në vetvete dhe do hidhni hapa galoponte. Përfitimet do jenë si për ju ashtu edhe për kompani-në. Familja do kalojë një javë të kënaqshme.

peshorjaTemat që do diskutoni gjatë kësaj jave me atë

që keni në krah do jenë të shumta. Yjet këshillo-jnë vetëm që të reflektoni mirë para se të mer-rni vendime të rëndësishme. Mos u verboni nga ndjenjat. Nëse beqarët e lënë veten të lirë dhe tentojnë eksperienca të reja do ndihen më mirë. Mundësitë nuk do mungojnë. Financat do i me-naxhoni me më shumë kujdes dhe do tregoheni largpamës. Me shëndetin nuk priten probleme të mëdha, megjithatë disa mund të kenë një rrufë të lehtë. Nëse ju duhet të filloni projekte të reja në punë, do ia arrini më së miri qëllimit. Nuk do keni as vonesa dhe as pengesa. Në familje do keni debate dhe do ziheni me disa familjarë.

akrepiKa mundësi që gjatë kësaj jave besimi në çift

të humbasë dhe ju të debatoni ashpër me part-nerin. Mos mendoni se ai nuk ju do vetëm ngaqë nuk ua shpreh ndjenjat. Për beqarët ambienti do jetë më sensual dhe mundësitë për të krijuar lid-hje do jenë të mëdha. Në planin financiar do jeni të tensionuar për shkak të vështirësive që do keni. Këto janë pasojat e së kaluarës, mos har-roni dhe mësoni. Gjendja shëndetësore do jetë e mirë. Nuk do keni për çfarë të qaheni kështu që qetësohuni. Në punë duhet të mbroheni nga xhelozia e tepruar e kolegëve. Mos lejoni që ata t’ua prishin planet që keni bërë. Familja do jetë më e qetë se një javë më parë.

shigjetariMos e neglizhoni shumë partnerin gjatë kësaj

javë sepse ai do mërzitet dhe mund të keni mos-marrëveshje. Gjeni kohë edhe për të. Krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme nuk do jetë shumë larg për beqarët kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër. Në planin financiar do keni më shumë fat sesa mendonit. Përfitoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë ose për të bërë ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do ketë probleme. Do vuani nga një nervozizëm i tepruar prandaj duhet të ndaloni cigaren dhe kafenë. Edhe në punë gjërat nuk do shkojnë ashtu si i kishit menduar. Kjo do ju mërzisë pa masë dhe do bëheni pesimistë për të ardhmen. Familja pa probleme.

BricjapiMarrëdhënia në çift ka mundësi të jetë shumë

më e mirë gjatë kësaj jave. Nuk do tregoheni kri-tikues dhe ka gjasa të kaloni shumë momente plot pasion. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe duhet të përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar ka rrezik që problemet t’iu kthehen në makth. Merrni sa më shpejt masa dhe kërkoni ndihmë nga specialistët. Shëndeti do jetë i mirë nëse hani në mënyrë të vazhdueshme, nëse nuk e teproni me cigaren dhe me alkoo-lin. Në planin profesional do i kaloni një nga një pengesat dhe do ndiheni më të sigurtë për hapat që duhet të hidhni. Bravo për këmbënguljen! Në familje atmosfera do jetë e ngrohtë.

ujoriAta që janë në një lidhje do kuptohen më së

miri gjatë kësaj jave me personin që do kenë në krah. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Për beqarët, çështjet e zemrës do marrin më shumë rëndësi. Ka gjasa që të arrini ta bëni për vete personin që ju pëlqen. Në planin financiar do ndërmerrni rreziqe të mëdha pa e ditur se mund të pengoheni dhe të gaboni. Shën-deti do jetë më i mirë. Do keni më shumë energji dhe do ndiheni në formë. Bëni vetëm ndonjë kon-troll tek stomatologu. Në punë do jeni mjaft kri-jues dhe do ndërmerrni sfida të reja. Po u treguat të vendosur do e arrini atë që dëshironi. Harmo-nia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në familje.

peshqitKlima në çift nuk do jetë aspak e ngrohtë këtë

javë. Mund të përballeni edhe me debate të zjarrta, disa të lidhura me paratë. Beqarët do kenë takime interesante me disa kolegë pune. As që ju kishte shkuar asnjëherë në mendje se do ju pëlqente ai person. Sektori i financave do jetë i privilegjuar. Do kryeni transaksionet e duhura dhe do e stabili-zoni buxhetin. Planetet do jenë të pozicionuar keq në sektorin e shëndetit. Mbrohuni sa të mundni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në punë nuk do ecni më me ritme aq të shpejta sa disa kohë më parë. Shfrytëzojeni për t’u men-duar dhe për të reflektuar. Mos e humbni kurajën. Familja do kalojë një javë të mirë.

Page 13: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

13• E hënë 21 janar 2013

»gossip

botas p e c i a l e

»

»

»

16

14

17

1789-1848, luftërat për liri nisi me Bastijën

Flijime çnjerëzore apo Helena e trojës

Viti 1789 dhe shpresat e humbura

kleopatra VII, padyshim një prej grave më të famshme të të gjithë kohërave, u për-jetësua në histori dhe në imagjinatën tonë

në vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me en-tuziazmin e saj dialektik dhe një magji të pakohë. Emri i mbretëreshës egjiptiane bën kaq jehonë, saqë është zgjedhur për një asteroid, një lojë, një anije, një krater, një grup muzikor, një cigare... Pa-varësisht këtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi një dëshmi direkte, një fjalë e vetme e shkruar në Aleksandri në vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo një prej shkruesve të saj mbyllnin një dekret ministerial me fjalën greke ginesthoi “kështu qoftë”. Pra, janë më shumë se dy mijë vite që bëjmë të lëvizë dhe flasë mbretëreshën egjip-tiane me veprime dhe fjalë jo të sajat.

Figura e Kleopatrës na është përcjellë nga rrëfimet e autorëve klasikë, që gjithësesi janë në kontradiktë të plotë në lidhje me këtë: Appiano nuk merret shumë me detajet, Giuseppe nuk res-pekton kronologjinë, Dioni injoron saktësinë për të favorizuar retorikën, Nicola Damasceno është një renegat i njohur (kaloi nga Aleksandria në oborrin e Herodit, mbreti që në momentin e fundit kishte tradhëtuar Antonin dhe mbretëreshën egjiptiane).

Pavarësisht të gjithë lulëzimit kulturor që bënte të dallohej Aleksandria e Kleopatrës, nuk kemi as edhe një autor egjiptian që të ketë transmetuar tek pasardhësit këndvështrimin e mbretëreshës. Atëherë mbi çfarë mund të bazohen veprat e Shekspirit, të Xhorxh Ber-nard Shout apo interpretimi i Elisabetë Tejlorit që na kanë përcjellë një imazh kaq të gjallë të Kleopatrës? Mbi të gjitha tek autorët e propa-gandës romake, pra tek ai fraksion që kishte mposhtur mbretëreshën dhe që kishin të gjithë arsyet e botës për të vënë theksin në rolin dhe perversionet e gruas që kish qenë armikja e tyre. Nuk ka dakordësi as për disa të dhëna biografike bazë, si identiteti i nënës së Kleopatrës, sa kohë ka kaluar ajo në Romë dhe sa herë është pritur në Urbe; nuk dimë nëse ajo dhe Antoni janë mar-tuar (e sigurt është që ligji romak nuk pranonte martesa me të huaj, pra për Romën Kleopatra ishte vetëm një konkubinë), çfarë ndodhi me saktësi në betejën e Asios, ajo që shenjoi fatin e mbretëreshës, përveç se atë të Mark Antonit.

Në fund, nuk dimë me siguri se si vdiq: një mënyrë kaq e dhimbshme dhe pak efikase si sh-trëngimi i gjarpërit duket të jetë një sajesë, edhe sepse Kleopatra kishte në dispozicion helme më të sigurt, që nuk do të rrezikonte të dështonin. Pra, veprat sublime të artit që kanë për protagoniste Kleopatrën janë bazuar gjerësisht në fantazinë apo krijimin, dhe shumë pak në kronikën e kohës.

Një mbretëreshë në historiMegjithatë, ekzistojnë disa të dhëna të sigur-

ta që mundësojnë inkuadrimin e figurës historike të Kleopatrës. Lindi në vitin 69 p.e.s. e dyta e tre bijave dhe motra e madhe e dy vëllezërve të tjerë, me secilin prej të cilëve do të lidhej për një periudhë të shkurtër kohe në martesë. Nuk ishte egjiptiane, por i përmiste aristokracisë së familjes greko-maqedonase të Ptolemejve, që e kish origjinën që tek Aleksandri i Madh dhe që mbante titullin e faraonit prej dhjetë brezash. Mes Ptolemejve, vrasjet dhe martesat brenda gjakut ishin në rend të ditës (një zakon ky shumë në modë, në atë kohë, edhe në dinasti të tjera), dhe Kleopatra u përfshi edhe ajo në këto drama. Bota aleksandrine, ndryshe nga ajo romake, besonte shumë në aftësitë e grave,

KleopatraMagjia dhe tragjedia

kështu që nuk duhet të habitemi që Auleti, ba-bai i Kleopatrës i kish dhënë një arsimim shumë të mirë, duke i vënë në shërbim eruditët më të mirë dhe studiuesit më të zotë të kohës, të cilët vërdalliseshin në bibliotekën madhështore dhe muzeut të Aleksandrisë. Kleopatra u mësua dhe u përgatit për të qeverisur dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë, gjë që i mundësonte që t’u drejto-hej pa ndërmjetës përfaqësuesve me peshë të shteteve të Mesdheut, përveç se shtetasve të saj, të origjinave të ndryshme.

Duket se manierat e mbretëreshës shkak-tonin një magjepsje të pashoqe, dhe nëse la-jmi për bukurinë e saj lindi më vonë, që në krye të herës burimet transmetojnë imazhin e një mbretëreshe që joshte me hijeshinë e fjalëve, zërin e butë dhe aftësinë retorike, me aftësinë për të argëtuar dhe kënaqur mysafirët, për të organizuar festa dhe mesha me efekte mbinaty-rorë që linin gjithmonë pa mend të pranishmit.

Në mënyrë të veçantë, sipas Plutarkut, tingël-lon e paharrueshme mbërritja e saj në Tarso për të takuar Mark Antonin: “Ishte shtrirë në një tendë të larë me flori, e zbukuruar si Afërditat që i sho-him vetëm në piktura, dhe një trupë skllevërish, që ngjanin me perëndinë Amor të lyer, ishin resh-tuar në të dy krahët dhe i bënin fresk. Në po të njëjtën mënyrë edhe vajzat shoqëruese të saj, të veshur si Narcisi dhe Hijeshia, i qëndronin rrotull. Parfume të mrekullueshëm shpërndaheshin në brigje gjatë kalimit të anijes”. Zërat për mbërritjen e saj u përhapën me shpejtësi, ndërkohë që dër-gonte për t’i thënë Mark Antonit se “Venusi kishte ardhur me një shkëlqim të rrallë, për t’u bashkuar me Dionisin, për të mirën e Azisë”.

Një forcë hyjnoreTë paktën në Egjipt, identifikimi i mbretëreshës

me një hyjni nuk ishte aspak një gjë magjepsëse; mbi të gjitha nëse bëhej fjalë për Isidën, perënde-sha e mëmësisë dhe pjellorisë, shpikëse e alfabet-it, ajo që kishte ndarë Tokën nga qielli, që bënte të mbizotëronte rregulli dhe jo kaosi. Iside ishte një perëndeshë e butë dhe inkurajuese, por edhe zon-jë e luftës, e rrufeve, e detit; kuronte të sëmurët dhe ringjallte të vdekurit, udhëhiqte marrëdhëniet e dashurisë dhe rregullonte shtatzanitë. Ishte toka mëmë e përsosur, kompetente nga pak në gjithçka, shpërndarëse e dijes dhe ushqimit. Në të vërtetë, mbretërimi i Kleopatrës u dallua pikërisht për administrimin shumë të mirë, aq sa, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, nuk pati protesta të mëdha as në Egjiptin e poshtëm. Mbretëresha solli prosperitet në Egjipt, zhvlerësonte dhe hidhte monedha të reja në momentin e duhur, iu përkush-

tua administrimit të mbretërisë dhe, në kohë të zive të bukës boshatiste hambarët mbretërorë për të ushqyer shtetasit e saj.

E pasur, e ditur, joshëseIshte në përgjithësi një sovrane shumë e

dashur, që dallohej mbi të gjitha për mprehtës-inë dhe zotësine politike edhe në aneksimin e territoreve të rinj falë një politike të jashtme të realizuar kundrejt Romës: askush në botën e Mesdheut nuk barazohej me të për nga pasuria. Nën mbretërimin e saj kufijtë e Egjiptit u shtynë sërish duke u barazuar me ata që e kishin bërë të madh këtë vend shekuj më herët.

Atëherë, përse na është përcjellë jo imazhi i një sovraneje të vëmendshme dhe të aftë, por ai i një libertineje lakmitare? Arsyet nuk mungojnë, dhe ndoshta duhet të lexojmë në këtë dritë rrëfimet që janë përcjellë prej romakëve dhe që janë filtruar prej propagandës perandorake. Mbi të gjitha, në kohën e Kleopatrës Roma shihte me dyshim Lind-jen, duke asociuar ato toka ekzotike me rreziqet e butësisë, luksit të shfrenuar, perversionit, pretend-imeve mbretërore dhe hyjnore. Nuk duhet harruar që Ptolemejtë ishin greko-maqedonas, përvec

se zotër të Egjiptit dhe Republika, që ende nuk ishte bërë një perandori, i frikësohej të paktën në publikë rafinimit dhe zakoneve orientale. Nuk dihet me saktësi nëse Kleopatra është dashuruar vërtetë me Jul Cezarin apo me Mark Antonin, por e sigurt është që i bëri të realizonin atë që don-te ajo. Nga këndvështrimi i romakëve, një gjë e tillë mund të shpjegohej vetëm me mashtrimin, joshjen me hile dhe magjinë; njerëz kaq trima duhej të ishin ndrydhur vetëm përmes magjisë dhe mashtrimit. Oktaviani, pasi u mposhtën An-toni dhe Kleopatra, për të bërë të rritet edhe më shumë lavdia e tij nuk hezitoi që t’i atribuonte mbretëreshës egjiptiane imazhin e një gruaje lak-mitare, të pabesë, gjakatare, të etur për pushtet dhe për të shtënë në duar Romën (një ide me shumë gjasa e pabazë, por që u përhap nga Au-gusti i ardhshëm për t’i kundërvënë romakët).

Një rrezik për RomënFrika se mos i hiqte fronin e Egjiptit e shtyu

Oktavianin që të ekzekutonte Cezarionin, biri i Kleopatrës dhe Jul Cezarit, ndërkohë që bijtë egjiptianë të Mark Antonit, më pak të rrezik-shëm, patën fat më të mirë. Gjatë kohës së gjatë që qëndroi në pushtet, Oktavian Augusti pati të gjithë kohën për të vazhduar propagandën e nisur gjatë duelit me Mark Antonin: shkatër-roi statujat e Kleopatrës dhe rishkroi lajmet e shkruar për sovranen e dinastisë Ptolemaike.

Deri kur Asio, ku Antoni dhe Oktaviani qën-druan të ngecur për muaj e muaj të tërë u shfaq si beteja e të gjithë betejave dhe një sukses shumë i madh për Oktavianin, dhe Kleopatra duhej të shfaqej një mbretëreshë e marrë dhe keqdashëse që synonte shkatërrimin e Romës...

Pavarësisht gjithçkaje, dymijë vite informa-cione të këqinj dhe shpikje artistike nuk mund të fshehin aftësitë e mëdha strategjike dhe menax-huese të Kleopatrës. Një grua që padyshim ishte e madhe: zonjë e vetvetes, e mprehtë, energjike, shumë e pasur, ambicioze, e pathyeshme deri në fund. Në fund arriti t’i shpëtojë mbikëqyrjes së Oktavianit dhe të vendosë vetë për vdekjen e saj, duke shmangur marshimin e lidhur me zinxhirë nëpër rrugët e Romës, siç i kish ndodhur vite më herët motrës së saj. Pushteti i kësaj gruaje është asociuar gjithmonë me një joshje të shfrenuar, më shumë se sa me aftësitë e saj politike: një grua e fuqishme dhe një grua që shkakton frikë.

E vërtetaFigurë së cilës iu “veshën” vetitë e një hyjnie,

lindi në vitin 69 para erës sonë dhe në moshën 39-vjeçare ajo vdiq duke kryer vetvrasje. Sundoi mbi Egjiptin për gati 22 vjet. Në luftën për fronin e mbretërisë egjiptiane ajo arriti të mposhte të vël-lain dhe motrën, të dy i eleminoi mizorisht me ndi-hmën e romakëve. Në luftën për Egjiptin e madh Kleopatra bëri aleancë me dy burra të fuqishëm romake. Ajo ishte dashnorja e strategut dhe dik-tatorit Gai Jul Cezarit dhe me pas edhe e strategut Mark Antoni. Të dy ata e shfrytëzuan Egjiptin e pasur për luftën e tyre për autokraci në perandori-në romake. Nga lidhja me Cezarin, Kleopatra pati një fëmijë Ptoleme Cezarin, ndërsa Antonit ajo i dhuroi dy djem dhe një vajzë. Kuptimi i emrit të ke-saj mbretereshe, në gjuhën e vjetër egjiptiane do të ishte “perëndeshë dhe dashnore e babait të saj”.

Por si mundi kjo femër të bëhej dashnorja e dy burrave kaq të fuqishem romakë? Armiqtë e saj e quanin Kleopatren “mbreteresha e përdale”, por a ishte vallë ajo po kaq e bukur sa modelet e sotme? Jo thonë historianët. Monedhat e kohës së sundim-it të saj paraqesin fytyrën e një femre mesatare. Shkrimtari antik grek Plutarku shkruan: “Bukuria e saj nuk arrin të të magjepsë mjaftueshëm. Por gjatë bisedave ajo ushtron një tërheqje të papër-ballueshme”. Kleopatra ishte e arsimuar dhe e zonja te diskutonte shumë bukur. Sipas Plutarkut, ajo nuk fliste rrjedhshëm greqishten e egjiptian-çen, por zotëronte edhe gjuhë të tjera. Në oborrin e saj hynin e dilnin artistë e filozofë. Mbreteresha diskutonte shpesh me ta dhe nuk ishte aspak një artdashëse me kokën ndër re. Ajo kishte qëllime të qarta për veten dhe për vendin e saj.

Page 14: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

14 E hënë 21 janar 2013 •

« Bota

doli nga historia në fundin e katërqindës për të hyrë në legjendë në fundin e

tetëqindës, falë fantazisë së shfrenuar të një shkrimtari ir-landez. Bram Stoker zgjodhi në fakt emrin e tij, Drakula, për të pagëzuar vampirin protagonist të një romani të suksesshëm. Figura historike e Drakulës së vërtetë do të meritonte një rishikim të thellë. Një rilexim që nuk e degradon në gjakata-rin e marrë të përshkruar nga shumëkush, por as ta lartësojë si një princ të ndriçuar të Rilindjes, siç u pëlqente profesorëve të historisë në Rumaninë e Çausheskut.

Vladi III, princi luftëtar që ka hyrë në histori me nofkën “Drakula”, i njohur edhe si ndëshkuesi, ka lindur me shumë gjasa në qytetin transilvan të Shigishoarës në vitin 1431. Babai i tij princi Vlad II i dinastisë Basarab, pretendent për fronin e Vl-lahisë dhe komandant i rojeve kufitarë në shërbim të Janush Huniadit. I mbiquajtur “Drakul”, që kur perandori Sigismondo I e dekoroi me Urdhërin e Dragoit, Vlad II gjeti momentin e favorshëm për të rifituar të drejtat dinastike dhe për të hipur sërish në fronin që kish qenë i babait. Rasti iu parqit në vitin 1436, kur në krye të një grupi ushtarësh hungarezë ai arriti të vendosë oborrin e tij në pallatin princnor të Targoviste. Për herë të parë kronikat regjistrojnë praninë e një djali të dytë të princit, i vogli Vlad. Por jeta e obor-rit nuk është e destinuar as për përtaci dhe as për paqe: Vllahia ishte një feud kufitar dhe prania me perandorinë otomane detyron për një vigji-lencë të palodhur ushtarake. Vladi, nga ana e tij përpiqet që të mos shkaktojë pakënaqësi as mbretin e Hungarisë dhe as sulltanin. Larja e hesapeve do të vinte në 1442, kur princi u gjet mes përparimit të pan-dalshëm të otomanëve dhe betimit për të ruajtur kufijtë e perandorisë, kjo për shkak të cilësisë si anëtar i Urdhërit të Dragoit. Edhe një herë, siç kish ndodhur në të kaluarën, princi vendosi që të kish një sjellje të paqartë, duke lejuar të kalojë ushtrinë turke pa ndërhyrë. Një lojë që e paguan shtrenjtë: turqit do të mposhteshin dhe Janush Huniadi e dëboi, duke e zëvendësuar me Basarab II. Vladi dhe familja e tij u vendosën në Galipoli, pranë oborrit të Sulltanit Murati II që, në vend t’i priste si miq, i bur-gosi. Por, në vitin 1443 Murati vendosi që të emëronte Vladin

Ai i Dragoit ishte një urdhër kalorësiak, i theme-luar më 12 dhjetor 1418 nga mbreti i Hungarisë,

Sigismondo. Anëtarët kishin për detyrë të mbronin kufijtë e perandorisë nga armiqtë e pafe, të mbronte themeluesin e saj, familjen e tij, si dhe të luftonte ndjekësit e çfarëdolloj forme herezie. Në aktin e themelimit thuhet: “Për shenjë, zgjedhim dhe prano-jmë atë të Dragoit e vendosur në formë rrethi, që xhiron përreth vetvetes, me bishtin përreth grykës, i ndarë në dy pjesë. Nga kryet dhe hunda deri në skajet e bishtit nga një fluks gjaku që del nga një plagë; dhe aty përpara do të mbajmë publikisht një kryq të kuq”.

Drakula, pra i biri Vladit, u martua me të bijën e Administratorit të Vllahisë dhe në vitin 1456, pas vdekjes së vjehrrit mori fronin e tij pasi ai nuk kishte djalë. Kështu që Drakula u bë një Princ i fuqishëm i Vllahisë. Kjo histori është reale dhe gjithçka që përshkruhet në historinë e Rumanisë është autentike. Duhet theksuar se ky princ nuk dyshohej se ishte gjakpirës, por Bram Stoker, një

shkrimtar anglez nuk thotë kështu. Ai me fantazinë e vet krijoji një Drakula Vampir që ja veshi tërësisht princit Rumun vetëm se ai thirrej “Biri i Dragoit”!!! Historia e krijuar në tabonin e njerëzve të vërtetë u zhvendos nga Vllahia ku Drakula sundoi, në Transilvani, një krahinë tjetër që në fakt është fqinje me Vllahinë, rrëzë vargmaleve të Karpateve, kufi me Poloninë. Kjo histori e bëri të famshëm Bram Stokerin sa që sot, duke u bazuar në librin e tij numërohen me qindra filma me vampirë ku në qendër është Kryevampiri Drakula i krijuar prej tij. Pas vdekjes së Drakulës dhe pasi u bë popullor libri i Bram Stokerit në Rumani, me mijëra rumunë filluan të fantazojnë dhe krijojnë me qindra “drakula” në vendin e tyre dhe sidomos nëper kështjellat që ka zotëruar Princi Drakula, që luftoi për lirinë dhe paqen e rumunëve. Në botën e jashtme gjithçka që shkruhej në libër ju vesh Princit Drakula sa edhe sot ai njihet si një vampir i vërtetë në mbarë botën, ndërsa në Rumani ai është Hero Kombëtar.

Drakulabiri i Djallit

princ të Vllahisë, me qëllimin që të vendoste në fronin e atij feudi aq të vështirë një njeri që kish njohje të thellë mbi armikun hungarez. Si garanci për besnikërinë e tij i kërkoi që vllahu t’i linte peng dy fëmijët e tij, Vlad dhe Radu. Pikërisht këtu, Vladi i vogël hyn në histori: gjatë qëndrimit në kështjellën e Egrigoz, në Anadoll, u edukua me mëny-rat otomane, ku fitoi edhe kënaqësinë sadiste për tor-turat, mbi të gjitha nguljen e njerëzve në hell, si ndëshkim.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1444, kur Drakul, i rikthyer në fron falë ndihmës turke, tradhëtoi besimin e sulltanit dhe bëri aleancë me hungarezët, të cilët megjithatë u mposhtën në Varna. Vlad dhe Radu rrezikuan jetën, por Murati vendosi që t’i falë duke mbyllur Radu në haremin e tij, ndërkohë që për Vladin kishte rezervuar një karrierë ushtarake. Në ndërkohë, në vitin 1447, Vladi II u vra bru-talisht bashkë me të birin Mircea nga hungarezët për shkak të tradhëtisë së radhës, dhe u var-ros i çnderuar, me kokën poshtë, jashtë dyerve të pallatit të tij.

Në fronin e gjakutPër të riun Vlad kish ardhur

momenti të kërkonte fronin atëror. Në vitin 1448, në krye të një kontigjenti të vogël jenicerësh, princi 17-vjeçar hyri fitimtar në atdheun e tij.

Ambasadorët e huaj, të impre-sionuar nga vendosmëria e të riut, e quajtën “Draculea”, apo biri i Dracul, biri i Dragoit. Do të zgjaste shumë pak. I dëbuar prej ushtrisë hungareze pak muaj më vonë, Vladi vendosi që të mos kthehej në Turqi, por të shkonte në Moldavi, për t’u vendosur më pas në Transilva-ni, pranë oborrit të të urryerit Janush Huniadi, vrasësi i babait të tij, që e priti si një bir, duke e prezantuar me të këqijat e diplomacisë hungareze.

Në verën e vitit 1456, në krye të një grupi ushtarësh hungarezë, Drakula u kthye në Vllahi. Si masë e parë urdhëron shfarosjen e të gjithë bojarëve që ishin përfshirë në komplotin që disa vite më herët e kish dëbuar në favor të Vladislav II. Në vitin 1459 i ftoi bojarët e rangjeve të mësipërm në një banket, i cili përfundoi me shfarosjen e përgjakshme të të gjithë të ftuarve. Ata që nuk vdiqën të ngulur në hunj në oborrin e pallatit, u dëbuan dhe u dënuan me punë të detyruar në kantierin për ndërtimin e kështjellës mbi lumin Arges. Gjatë këtij mbretërimi të dytë, më jetëgjati (1456-1462), lindi miti i përgjakshëm i Drakulës dhe filloi të përhapet dhe nofka e tij “ekzekutuesi”. Am-basadorët e të gjithë Evropës dërgonin informacione për bëmat e frikshme të këtij princi të përgjakshëm, i cili shfaroste

fshatra të tërë duke masakruar pa dallim grua dhe fëmijë, duke ngulur në hunj me qindra vetë dhe duke vendosur autoritetin e tij falë përdorimit të pa-kushtëzuar të dhunës.

Tradhëti!Në të vërtetë Drakula kup-

toi se e vetmja mënyrë për të pasur besnikërinë e bojarëve dhe tregtarëve të pasur sak-sonë, që i garantonin princi-patës prosperitet ekonomik, ishte ajo e rinovimit tërësor të klasës së korruptuar drejtuese. Hajdutët u nënshtroheshin torturave të patregueshme dhe tradhëtarët nguleshin në hunj. Vladi përqëndroi tek vetja pushtetin absolut, duke mishëruar figurën e gjykatësit dhe zotit të njerëzve të tij: priste ambasadorët si detyrë diplomatike, por nuk bënte an-sjë lloj lëshimi dhe negociata. Indinjohej përballë emisarëve turq, duke u kërkuar atyre përse nuk e hiqnin çallmën në shenjë respekti; kur këta i përgjigjeshin se ligji i tyre e ndalonte që të shfaqeshin me fytyrën zbuluar, ua ngulte në kafkë për t’u siguruar që të mos binin më kurrë në joshjen e mosbindjes. Nëse një cigane i shkonte në pallat dhe i thoshte se mbante në bark fëmijën e tij, ai ia hapte barkun me shpatë për t’u siguruar që ajo nuk gënjente. Përshkon gjerë e gjatë të gjithë Vllahinë

në krye të trupave të tij për të kontrolluar vetë gjithçka, duke gjetur madje kohë edhe të urd-hërojë ndëshkimin e rëndë të një gruaje të shkretë, fajtore se kish lejuar të shoqin të dilte me tunikë të lagur. Negocionte me turqit dhe me hungarezët, pa i premtuar besnikëri askujt, edhe pse respektonte betimin që babai i kish bërë perandorit. U lëshua furishëm në qytetin e pasur Brasov, duke urdhëruar që tregtarët saksonë, fajtorë se kishin mikpritur një kundër-shtar politik, të nguleshin në hunj në kodër, aty ku ai vetë kërkoi të vendosej një tavolinë për të drekuar mes kufomave që po dekompozoheshin.

Ndërkohë ushtria otomane, e udhëhequr nga otomani i rij Muhamedi II, sulmon Vl-lahinë duke kaluar Danubin: Vladi, forcat e të cilit ishin më të vogla në numër, por më këmbëngulëse, i kërkoi ndihmë Mattia Corvinos, mbret i Hungarisë. Por ky, i joshur nga paraja, e la pa ndihma, duke e tradhëtuar. Vladi nuk u tërhoq dhe luftoi si një luan në Danub: në komandë të një grushti njerëzish organizoi një sulm të dhunshëm gjatë natës në kampin e turqve, duke masakruar gjeneralë dhe ushtarë. I ndjekur dhe i izoluar në kështjellën e tij në Arges, vazhdoi rezistencën heroike deri në nëntor të vitit 1462, kur u detyrua të largohet për

në Transilvani. Nuk i shërbeu shumë hileja e vendosjes mbrapsht të patkonjve të kalit për të gënjyer ndjekësit. Armiku i vërtetë ishte ai që e priste me krahët hapur përtej kufirit. Me mbërritjen në Brashovë, Drakula u arrestua nga ushtarët e Mattias nën akuzën për tradhëti të lartë e ndërtuar me prova të krijuara me mjeshtëri: Vladi duhej të hiqej qafe sepse ishte dësh-mitari i vetëm i përvetësimit të fondeve në mënyrë të paligjshme nga ana e mbretit. I shoqëruar deri në kështjellën e Vishegradit, në veri të Budapestit, Vladi mbetet “mysafir” i mbretit Mattia për dymbëdhjetë vjet. Fama e Drakulës do të përhapej falë një serie raportesh të shkruar prej ambasadorëve: Mattia e mbante në kafaz dragoin, ata që kronikat preferojnë ta quajnë “Vlad Djalli” (por që kish fituar admirimin e Papës Piu II) duke rrëfyer bëmat më të këqija për të justifikuar mbajtjen peng të tij.

Një fund misteriozDo të vijonte një periudhë e

gjatë inaktiviteti, gjatë të cilës do të martohej me një kush-ërirë të mbretit Mattia duke u konvertuar në fenë katolike, me shpresën që të ndryshonte gjendjen e tij. Më pas, në 1473, Vlad do të dërgohej në Transil-vani për të ndalur një pushtim të ri otoman dhe për të rimarrë zotërimin e fronit të Vllahië. Në vitin 1476 bojarët mundën ta përshëndesnin sërish si mbret, por situata nuk ishte aspak e qetë. Gjatë një përplasjeje, ndoshta i ngatërruar me një armik apo i tradhëtuar nga komandantët e tij, Vladi ra në betejë. Ka nga ata që thonë se koka e tij u dërgua në Kostandi-nopojë në një urnë të mbushur me mjaltë, si një dhuratë për Sulltanin; të tjerë thanë se trupi i tij u dërgua në manasti-rin e Snagovit. Në vitin 1931 u kryen gërmime në vendin ku mendohej se ndodhej varri i tij, por atje u gjetën vetëm eshtra kafshësh. Në po të njëjtin vit, në Amerikë, hungarezi Bela Lugosi do të luante për herë të parë rolin e Drakulës, Vampirit në realizimin zyrtar kinemato-grafik të romanit.

Nën shenjën e

Dragoit

Page 15: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

15• E hënë 21 janar 2013

»Bota

Jeta e Niccolo Machiavel-lit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin

e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469. Babai, Bernardo, ishte një noter që jetonte në kushte modeste ekonomike, por me interesa shumë të gjallë kulturorë, dhe ishte këmbëngulja e tij që e afroi të birin me leximin e parë të klasikëve. Është një formim jo tërësisht humanist, por më pranë ambienteve borgjeze dhe tregtare të qytetit: një rini e gjallërishme dhe pothuajse e shthurur, gjatë të cilës Niccolo mori prej miqve të tij nofkën “la Machia” (Njolla).

Janë vitet e shkëlqimit mak-simal të Firences, në kohën e Lorencit të Mrekullueshëm. E megjithatë, i riu Niccolo do të duhej që të eksperimentonte shumë shpejt bazat e brishta, si dhe të kuptonte se cila është fuqia e fatit në zhvil-limin e gjërave njerëzore. Pak kohë pas vdekjes së Lorenzos (1492), ku mbërriti në Itali Karli VIII i Francës (1494), pushteti medikeas pësoi një shembje, i vërshuar nga një revolucion popullor që do të favorizonte ngjitjen e një Re-publike teokratike, udhëhequr nga një frat i vrullshëm dhe vizionar, Girolamo Savonarola. Niccolo nuk u përfshi në ato ngjarje që shkaktuan jo pak konfuzion, e që do të kulmi-nonin me rënien e Savon-arolës, si dhe ekzekutimin e tij në turrën e druve në sheshin e Sognoria (1498): për të frati nuk ishte gjë tjetër veçse një “profet i çarmatosur”.

Republika do të rilindte mbi baza laike, drejtuar nga një gonfalonier (Pier Soderini, që i përkiste një prej familjeve më me famë), e bashkëndihmuar nga dy kanceleri. Në krye të njërës prej tyre thirret një hu-manist, Marcelo Virgilio Adri-ani, që kish qenë edhe mësues i Macchiavellit; pikërisht në këtë rast Niccolo, pothuajse tridhjetëvjeçar, ftohet që të marrë pjesë në jetën politike të qytetit të tij, si sekretar i kancelerisë së dytë.

Është fillimi i një periudhe të jashtëzakonshme që do ta shohë të angazhuar mbi të gjitha në frontin diplomatik ndërkombëtar, për t’i garantu-ar qytet-shtetit të tij një hapë-sirë autonomie dhe mbijetese, në vorbullën e luftërave të Italisë. Pas një misioni në Forli pranë princesësh së fortë Caterina Sforza (1499) Niccolo projektohet menjëherë në te-atrin e madh të politikës evro-piane: në udhëtimin e parë në Francë, në oborrin e Luigjit XII, përpiqet që të sigurojë ndihmë në luftën kundër Pizës (1500), e cila do të dorëzohej vetëm në vitin 1509, pikërisht falë ndërmjetësimit të Machiavellit.

Në vitin 1501 ai martohet me Marietta Corsinin, nga e cila do të kishte shumë pasardhës, dhe me të cilin do ta mbajë përherë të lidhur një dashuri e madhe, pavarësisht aventurave të shumta pasionante. Që nga viti 1502 do të bëhej këshilltari kryesor i gonfalonierit Pier So-derini. Bashkë me të vëllanë e Pieros, Francesco Soderini, zh-

kush ishte princi i tij?Mes të gjithë luftëtarëve dhe sovranëve të

Rilindjes së hershme, Macchiavelli pikas “princin” e përsosur në atë që ka famë më të keqe.

Po përse një fisnik mizor si Cesare Borgia u bë simbol i politikës më virtuoze republikane?

Macchiavelli e identifikoi Princin tek Cesare Borgia. E kish takuar një herë të parë në vitin 1501 kur, në kulmin e lavdisë, ai kishte

pushtuar territoret e Firences. Më pas, si ambasador i Republikës fiorentine, kishte ndjekur fushatën kundër të besuarve të Magiones (1502-1503), gjatë të cilës Duka u shfaq i vendosur, i mprehtë dhe i paskrupullt. Në kapitullin e VII-të të “Princit”, Macchiavelli analizoi veprimet dhe rënien, e cila erdhi pikësëpari prej vdekjes së Papës – babait të tij në 1503. Tek ai mishëroheshin konceptet e virtytit dhe fatit: fati (fakti që ishte biri i papës) e kishte favorizuar në mar-rjen e pushtetit, ndërsa virtytin e kishte demonstruar në mbajtjen e pushtetit. Por virtuti i Macchiavellit është laik, superior ndaj rreg-ullave etike, morale dhe fetare, i gatshëm që të përdorë forcën, mi-zorinë, tradhëtinë vetëm për të arritur të mirën e përbashkët. Dhe Cesare Borgia i kishte të gjithë këto, por ishte dhe princi i vlerësuar nga populli, njeriu që solli në territoret që udhëhiqte rregull, sta-bilitet, gjykata dhe drejtësi. Megjithatë, në krah të këtyre dhuntive ai shfaqte një karakter të ashpër, prepotent dhe madje dashakeq.

I quajtur Duka Valentino, emër i marrë nga provinca e Valentinois, Cesare Borgia (1475-1507) i detyrohej për fatin e tij faktit që ishte djali i Papës, por edhe një karakteri ambicioz, që e çoi të fusë nën kontrollin e tij një territor të madh në Romagna. Kishte në projekt që të aneksonte edhe territoret e Luccas, Pizës dhe Sienës, por vdekja e të atit e çoi drejt shkatërrimit. Papa Giulio II e privoi nga zotërimet dhe urdhëroi arrestimin e tij. U transferua në Spanjë, ku humbi jetën duke luftuar.

Babai intrigantAsnjë Papë nuk ka qenë më i përfolur se sa Aleksandri VI, span-

jolli Rodrigo Borgia (1431-1503). Papati i tij ishte një kryevepër e vërtetë nepotizmi, intrigash, dyshimesh për vrasje dhe helmime. Sjellja e shthurur dhe e paturpshme e çoi që të kishte fëmijë (Ce-sare, “princi” i admiruar nga Macchiavelli dhe e bukura Lucrezia, subjekt i njëqind legjendave “të zeza”) dhe të dashura dhe, ndoshta edhe të bëhej praktikues i shtriganisë. Megjithatë, ai kujtohet edhe si administrator i mençur i financave eklesiastike dhe pikë referimi për politikën italiane në një moment të vështirë.

MAKIAVELIGjeniu politik

villoi në vitet 1502-1503 mi-sionin e tij më të vështirë dhe ndoshta atë prej të cilit mësoi më shumë, pranë Cesare Bor-gias, i quajtur duka Valentino: duke përfituar nga mbështetja e babait, papa Aleksandri VI, ai po zgjeronte një shtet të fortë personal mes Marche-ve dhe Romagna-s. Machiaveli shkoi pranë tij në 1502 në Urbino (ku Valentino sapo kishte rrëzuar dukën legjitim Guidobaldo da Montefeltro), dhe më pas, në janar të vitit 1503 do të bëhej dëshmitar i masakrës së egër të Senigallias, në të cilën u tërhoqën nëpërmjet mashtrimit dhe u vranë të gjithë armiqtë kryesorë të dukës.

Një periudhë e trazuar, që megjithatë i mundësoi Macchi-avellit që të shihte në mënyrë të drejtpërdrejtë një aksion politik të dhunshëm dhe të shfrenuar, të një pushteti pa maska. Në letrat e tij drejtuar zotërinjve fiorentinë, sekretari nuk arrin të fshehë një farë ad-mirimi për Valentinon. Pikërisht në këta muaj ai do të takonte

inxhinierin ushtarak të Dukës, Leonardo da Vincin, që më vonë Niccolo Macchiavelli do ta takonte edhe në Firence, duke e favorizuar në “tenderin” për pikturën e madhe të “Betejës së Anghiarit”.

Rënia e PrincitAshtu siç kishte qenë

shumë e shpejtë ngjitja, e favorizuar nga fati, po kështu kaq e shpejtë ishte edhe rrokullima teposhtë e Valen-tinos, pas vdekjes së papës Borgia në gusht të vitit 1503. Niccolo do të dërgohej në Romë për konklavën që do të zgjidhte papën luftarak Giulio II, kthehet disa herë në Francë, më pas në Mantova, në Sienë, në ndjekje të papës dhe të perandorit Massimiliano të Habsburgëve në Insbruk dhe në Verona (1509). Eksperienca e atyre viteve dramatikë i ka mësuar që një prej shkaqeve kryesorë të dobësisë së shteteve italianë qëndron në mungesën e një ushtrie të lëvizshme dhe të koman-dueshme: princët shfrytëzojnë mercenarë, të cilët janë të gat-shëm të ndërrojnë flamur nga një moment në tjetrin, si dhe luftëtarë të pabesueshëm. Lind kështu ideja (me burim Romën republikane) e ndër-timit të një ushtrie të Repub-likës fiorentine, e formuar nga populli dhe nga fshatarët, të stërvitur në mënyrën e duhur në përdorimin e armëve dhe formacionin ushtarak. Gjithë kjo punë për të shpëtuar lirinë dhe integritetin e Firences duket se rrëzohet në 1512.

Nga lavdia, tek torturaPier Soderini arratiset, De

Medicit rihyjnë në qytet dhe Niccolo dëbohet nga kance-leria, madje burgoset dhe torturohet, me akuzën se ka marrë pjesë në një komplot. Për fat të mirë, kardinali Gio-vanni de Medici, bir i Lorenzos së Madhërishëm zgjidhet papë me emrin Leoni X, dhe amnistia i risjell lirinë Niccolos, i cili tërhiqet në qetësinë e shtëpisë së tij në fshat, Alber-gaccio në San Casciano.

Kohë e hidhur, vetmie, por edhe ndërmjetësimesh (për herë të parë pas shumë vitesh punë të palodhur) për çështjet bashkëkohore, si dhe për jetën e tij, prej ku edhe lind Kryevepra “Princi”. E megjithatë, Niccolo nuk arrin që të qëndrojë pa punë në vilën e tij, dhe dëshiron që të rikthehet e të jetë i dobishëm për qytetin e tij, në çfarëdolloj detyre, edhe ato më të voglat. Vazhdon që të jetë një mësues për patricët e rinj të mbledhur në vilën e familjes Rucellai (Orti Oricellari), duke propo-zuar për ta modelin politik dhe

civil të romakëve të lashtë, tek “Diskutime për Dekën e parë të Tit Livit”. Pas vitit 1519 rivendos kontaktet me De Me-dicit që vlerësonin shkrimet e tij: komedia “Mandragola”, “Jeta e Castruccio Castracanit”, dhe traktati i “Artit të Luftës”.

I jepet ndonjë detyrë, por gjithmonë nga ato me peshë të vogël, në mos poshtëruese, si ajo e të dërguarit në qen-drën e fretërve të vegjël në Capri, ajo që “Njolla” e quan me përçmim “Republika e nallaneve”. Në vitet e fundit Niccolo përqëndrohet në shkrimin e një vepre të madhe historike, “Historitë fiorentine”. Por politika e Klementit VII, armiqësore ndaj Karlit V dhe në favor të Francës, trash edhe më shumë skenarët e luftës. Në vitin 1527 ushtria perandorake sulmon Romën, ndërkohë që në Firence rikthehet republika. Niccolo ndërron jetë më 21 qershor 1527, ndërkohë që qyteti i tij përgatitej të përjetonte ekzist-encën e fundit.

Page 16: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

16 E hënë 21 janar 2013 •

« Bota

deri në fillimin e shekullit 18, shumica e njerëzve vazhdonin të siguronin jetesën përmes tokës

ashtu si kishin bërë për breza të tërë – një ekzistencë bujqësore, e përcaktuar prej të korrave të stinëve, dhe sunduar nga një elitë e vogël politike dhe sociale. Por në 150 vitet që pasuan, pati një shpërthim të paprecedentë të ideve të reja dhe të risive teknologjike që e shndërruan Britaninë në një vend gjithnjë e më indus-trial e të urbanizuar.

Ky ishte revolucioni industrial. Qindra mijëra kilometra rrugë, hekurudha dhe kanale u ndërtuan. Nisën të shfaqen qytetet e mëdhenj dhe të mbijnë si kërpudhat uzina dhe fabrika. Ishte një transformim që ndihmoi për të formuar botën ku jetojmë ne sot. Po si erdhi dhe përse ndodhi pikësëpari në Britani?

Kushtet politike, ekonomike dhe intelektuale patën të gjitha rëndësinë e tyre. Por, në qendër të revolucionit indus-trial ishte pikërisht përdorimi i energjisë. Qymyri ishte lënda djegëse që i dha zjarr revolucionit industrial – dhe Britania ishte shumë me fat që kishte sasi të madhe qymyri, e cila mundej të gërmohej dhe nxirrej me lehtësi.

Druri kishte qenë burimi kryesor i energjisë në Britani, i përdorur si lëndë djegëse në banesa dhe në industritë e vogla. Por me rritjen e popullsisë, e njëjta gjë ndodhi edhe me lëndën e drurit. Teksa pyjet sa vinin e shkurtoheshin, tashmë drurit i duhej të përshkonte një distancë gjithnjë e më e madhe për të mbërritur në qytete. Ishte i vështirë për t’u transpor-tuar, e si rrjedhim edhe i kushtueshëm.

Qymyri ishte një formë shumë më e fu-qishme e energjisë – ishte në gjendje që të siguronte plot tre herë më shumë energji se sa druri. Britania kishte një avantazh ndaj vendeve të tjerë evropianë për arsye se minierat e saj ishin pranë detit, kështu që anijet e kishin më të kollajtë të trans-portonin me kosto të ulët qymyrin drejt tregut më të rëndësishëm – Londrës.

Kërkesa për qymyr solli gërmime gjithnjë e më të thella, si dhe risqe gjithnjë e më të mëdha nga përmbytjet. Me qël-lim vazhdimësinë e shfrytëzimit të kësaj lënde të parë që për kohën dukej se bënte mrekullira, ishte e domosdoshme të gjendej një mënyrë për të nxjerrë ujin nga minierat.

Pompat e tërhequra prej kuajve mundeshin të nxirrnin ujin nga thellësi deri në 28 metra, duke kufizuar kështu sasinë e qymyrit që mund të nxirrej. Ideja e nxjerrjes së fitimeve ishte nxitësja kryesore e Revolucionit Industrial dhe njerëzit ishin më se të motivuar për ta zgjidhur këtë problem.

I pari motor i suksesshëm komercial me avull ishte motori atmosferik, i shpikur nga Thomas Neëcomen në vitin 1712. Motori i ri kryente punën e 20 kuajve dhe nxirrte ujë nga dhjetëra metra poshtë tokës – duke i bërë minierat më të thella gjithnjë e më fitimprurëse ekonomikisht.

Makina e shpikur prej tij digjte qymyr me ton, kështu që vendndodhja e saj ishte kufizuar në hyrjet e puseve të mini-

REVOLUCIONI INDUSTRIALPërse NDoDhi Në britaNi

erave, ku qymyri ishte praktikisht falas. Por, tashmë Britania kishte sasi energjie në dukje të pashtershme.

Klima intelektualeJames Vatt dhe Carl Fredrik von Breda

Vatt patentuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë edhe motorin me rrotullim, si dhe motorin me dy kohë. Neucomen dhe shpikës të tjerë përfituan nga klima intelektuale. “Britania karakterizohej nga shprehja e lirë e ideve të reja”, thotë profesori i Historisë në Exeter Univer-sity, Jeremy Black. Gjatë 100 viteve të mëparshëm, një kaskadë suksesesh shkencore kish përfshirë të gjithë vendin. Sir Isak Njuton kish qenë në gjendje që të shpjegonte për herë të parë forcën e gravitetit. Robert Boyle tregoi se ajri dhe gazi kishin cilësi fizike.

Pati një shkëmbim shumë pjellor të ideve shkencore dhe teknologjike. Dhe Britania, ndryshe nga shumë vende të tjerë evropianë, nuk vuante prej censurës së Kishës apo të shtetit. Ishte Epoka e Ar-syes. Këndvështrimi mbizotërues kristian, të një bote të krijuar nga Zoti, po sfidohej nga një pikëpamje që konformohej me pa-rimet e provuar shkencërisht të natyrës.

Përveç zbulimeve pati një lëvizje në rritje të njerëzve, që përpiqeshin të gjenin zbatime praktikë për këto zbulime të reja.

Njerëz të veprimit dhe njerëz të ideve, industrialistë dhe shkencëtarë – shpesh herë me bekgraunde shumë të ndryshëm – takoheshin për të ndarë idetë dhe vëzh-gimet e tyre, në atë që do të merrte em-rin Iluminimi Industrial. Ata ishin njerëzit që sollën një valë të re të mendimit të lirë dhe krijueshmërisë.

Mattheu Bouilton kishte në zotërim një fabrikë në Birmingam. Së bashku me James Uatt – një shkencar skocez autodidakt – ata nisën të prodhojnë më motorë me avull edhe më eficientë. Boul-ton dhe Uatt u shndërrua në kompaninë më të rëndësishme inxhinierike në vend, dhe kërkesa për prodhimet e tij ishte e konsiderueshme. Fillimist kjo erdhi nga prodhuesit e minierave, por u shtri më tej tek letra, flori, pambuku dhe punishtet e hekurit, si dhe distileri, kanale etj.

Eric Svedenstierna, një zyrtar i njohur i Zyrës Suedeze të Hekurit, raportoi në vitin 1803 përshtypjen e tij se motorët me avull “janë po aq të zakonshëm në Angli, dhe gjenden në një numër shumë të madh, ashtu siç kemi ne mullinjtë e ujit dhe të erës”. Kjo ndjesi progresi joshi madje edhe piktorë që të kapin skena të fuqishme industriale, si për shembull punimet e hekurit që paraqiten tek “By Night” e Coalbrookdale.

Liberalizëm politikBritania kishte gjithashtu edhe sfon-

din e duhur politik për kapitalizmin e tre-gut të lirë, thotë profesor Black. “Sistemi i qeverisjes parlamentare që pasoi Rev-olucionin e Lavdishëm të 1688-9 ofroi sfondin e nevojshëm për investime të qëndrueshëm, si dhe një bazë taksimi të favorshme për ekspansionin ekonomik”.

Deri në shekullin 18, Parlamenti britanik kishte fituar shumë më tepër pavarësi nga monarku i tij se sa çdo fuqi tjetër e madhe evropiane. “Praktikat dhe vlerat liberale u zhvilluan më tej, duke i dhënë një rol modest shtetit në veprimtarinë ekonomike që rezultoi më pas shumë e rëndësishme për rritjen”.

Parlamenti miratonte ligjet dhe kontrollonte shpenzimet. Kjo gjë ndi-hmoi për të garantuar stabilitet politik dhe ky inkurajoi më tej rendjen pas risive shkencore teksa njerëzit nisën të ngrenë biznese dhe u vunë në kërkim të rritjes së fitimit. Franca ishte shtëpia e disa prej mendjeve më të mprehta shkencore, por ajo kishte një monarki absolute, e cila ushtronte një kontroll të madh mbi jetën ekonomike dhe politike. Në Britani, njerëzit besonin se nëpërm-jet prodhimit industrial ata do të mund të krijonin pasuri të paprecedentë – dhe qeveria besonte se ishte përgjegjësia e saj për të bërë që kjo të ndodhte.

Fuqia në deteStabiliteti politik forcohej edhe më

shumë prej statusit në rritje që kishte Britania si fuqi botërore. “Në vitin 1815 Britania ishte tashmë fuqia më e madhe në botë”, thotë profesor Black. Në peri-udhën para dhe pas, “asnjë shtet tjetër evropian nuk e shmangu pushtimin, si dhe dëmin që ai sillte me vete”.

Tregtia e perandorisë ishte burimi i financimit për Revolucionin Indus-trial dhe marina e Britanisë luajti një rol jetësor në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e të ardhurave të qeverisë shpenzohej për ndërtimin e Marinës Mbretërore, për të mbrojtur dhe nxitur tregtarët privatë. Mallrat tregtoheshin jo vetëm nga Inditë Perëndimore, por edhe duhani nga Amerika e Veriut, erëzat nga India, dhe caji nga Kina.

“Fuqia detare dhe zotërimet per-andorakë i mundësuan Britanisë që të dominojë tregtinë transoqeanike dhe fitimet që vinin prej saj”, thotë Black.

Sipërmarrja e lirë ishte në zemër të suksesit ekonomik në kolonitë. Tregtarët mund të investonin para dhe të merrnin fitime si të donin, me shumë pak ndë-rhyrje prej qeverisë.

Megjithatë, kishte një kosto të kon-siderueshme njerëzore për këtë tregti të lirë, që i mundësoi pronarët e tokave të blinin një numër të madh skllevërish, që transportoheshin nga Afrika. Ata tra-jtoheshin si një burim natyror që duhej përdorur dhe shfrytëzuar në kërkim të fitimit maksimal.

Por Revolucioni Industrial dhe mirëqenia e madhe që ai krijoi ishin të pandalshëm. Një revolucion i nisur në Britani dhe furnizuar prej qymyrit e ndryshoi botën një herë e përgjithmonë.

“Rëndësia e Britanisë për historinë e botës qëndron në tre elementë”, thotë profesor Black. “Revolucioni Industrial, së bashku me fuqinë imperiale dhe zhvillimin e lirive politike që ndihmuan për ta bërë realitet”.

Page 17: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

17• E hënë 21 janar 2013

»Bota

gjermani, zgjedhjet lokale, “barometër” për merkelVotuesit e landit të Saksonisë Jugore, në Gjermani, i drejto-hen të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e qeverisë loka-le të konsideruara si “barometër” të zgjedhjeve të përgjith-shme që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Aktualisht, landi kontrollohet nga Kristian-Demokratët (CDU) e Angela Merkel, në koalicion me partinë pro-europiane, Demokratët e Lirë. Megjithatë, partitë e opozitës kanë shpresa në një përm-bysje të rezultatit dhe realizimin e një fitoreje që do të jepte shumë shpresa përpara zgjedhjeve të shtatorit. Sipas son-dazheve, diferenca pritet të jetë shumë e ngushtë. Gjerma-no-skocezi David McAllister, Kryeministri i qeverisë lokale të Saksonisë Jugore dhe një aleat i ngushtë i Kancelares Merkel, konkurron për t’u rizgjedhur. Përballë tij është vendosur një përfaqësues i një koalicioni të gjerë partish opozitare, midis të cilëve edhe bashkimi i socialdemokratëve me të gjelbërit.

siri, ministri propozon bisedime paqejeMinistri i Jashtëm i Sirisë ftoi për herë të parë kryengritësit që të ulin armët dhe të bashkohen në bisedime për formim-in e një qeverie të re të pajtimit kombëtar. Walid Muallem deklaroi se çdo grupim i armatosur mund t’i bashkohet kabi-netit të ri, për sa kohë kundërshtojnë një ndërhyrje të jasht-me. Në këtë deklaratë, Muallem iu adresua kryengritësve si “një front”, duke u distancuar nga zhargoni standard i Damaskut, që i konsideron rebelët si “terroristë” apo “mili-tantë”. Megjithatë, Muallem refuzoi të përmbushte kushtin kryesor të kërkuar nga kryengritësit, largimin e Presidentit Bashar al-Assad, duke thënë se e ardhmja e Presidentit nuk mund të Siria. “Siria ka shumë probleme të tjera dhe kryesorja është që të përfundojë kjo luftë e përgjakshme që po shkatërron atdheun. Bisedimet për të ardhmen e Al-Assad, mund të zhvillohen vetëm pasi të jenë ulur armët dhe të qetësohen gjakrat”, pretendoi Muallem. Nuk është e qartë se sa ndikim do të ketë kjo deklaratë tek grupimet e ndryshme të opozitës siriane, me disa ekspertë që para-shikojnë se disa grupime mund të ndihen të joshura nga ky propozim. Megjithatë, sipas ekspertëve, deklarata e Dam-askut zyrtar ka më shumë si qëllim që të përçajë radhët e opozitës, se sa të vendosë me të vërtetë paqe në vend.

kina proteston ndaj clintonKina u deklarua “veçanërisht e pakënaqur” me Sekretaren Amerikane të Shtetit në largim, Hillary Clinton, e cila të premten u shpreh fuqimisht në mbështetje të Japonisë, për çështjen e ishujve Senkaku (Diaoyu), të pretenduar nga të dy shtetet. Deklarata e zonjës Clinton erdhi gjatë një takimi në Uashington me homologun e saj japonez, Fu-mio Kishida. “Ne njohim zonën e Senkakut si nën adminis-trimin e Japonisë dhe jemi kundër çdo veprimi apo pengese që do të minonte sovranitetin japonez në zonë”, deklaroi Clinton. Nga ana e tij, Pekini reagoi duke e konsideruar deklaratën e saj si një ndërhyrje të “pajustifikuar” në pu-nët e brendshme të Kinës. Përplasja e gjatë midis Kinës dhe Japonisë për sovranitetin e arkipelagut të Senkakut, të ndodhur në një pozicion thuajse të barazlarguar nga dy superfuqitë aziatike, u intensifikua pasi Japonia bleu ishujt nga pronari i tyre i ligjshëm më parë gjatë vitit të shkuar. Pekini e konsideron këtë mënyrë të fitimit të sovranitetit mbi territorin si ilegale dhe një “precedent të rrezikshëm” ndërkombëtar. Gjatë dhjetorit, Kina parashtroi në Organiza-tën e Kombeve të Bashkuara një shpjegim të detajuar të të gjithë pretendimeve të saj territoriale mbi territorin, bazuar mbi fakte historikë dhe gjeologjikë, që paraqesin Senkakun si një vazhdim të natyrshëm të territorit kinez. Zona detare, e cila përbëhet nga grupi i ishujve “mikroskopikë”, ka fituar një rëndësi të veçantë pasi studimet e fundit treguan se në tokën nënujore ndodhen rezerva nafte dhe gazi.

opozita maqedonase po bojkoton punimet e parlamentit dhe ka par-

alajmëruar masa më radikale, nëse nuk plotësohet kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Analistët shpresojnë në ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Kriza politike në Maqedoni sa vjen e thellohet. Opozita maqe-donase e udhëhequr nga LSDM është këmbëngulëse në kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në pako me ato lokale, që do të mbahen në mars të këtij viti. Lideri i opozitës maqe-donase Branko Cërvenkovski, thotë se kthim në Parlament nuk ka, dalja e vetme nga kjo krizë janë zgjedhjet e para-kohshme parlamentare. Sipas tij, në vend po zhvillohen ngjarje që do të përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë, dhe pra opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, është shprehur Cërvenkovski.

Masa më radikale të opozitës

Opozita maqedonase krahas bojkotit të punimeve në Parlament, është duke organizuar protesta me bllokimin e rrugëve në qyte-tet më të mëdha të vendit. Meqenëse sipas opozitës pushteti nuk po dëshmon vullnet për dialog dhe për dalje nga kriza politike, në fillim të javës së ardhshme do të ndërmerren aktivitete më radikale me bllokimin e udhëkryqeve kryesore në kryeqytet. Sipas nënk-ryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, hapat e ardhshëm do të ndërmerren me vëmendje të lartë dhe ato do të jenë metoda demokratike, të cilat do të japin mesazh të fu-qishëm për vendosmërinë e opozitës, metoda të lejuara për t’u shprehur pakënaqë-sia dhe revolta.

Qeveria nuk lëshon peKryeministri Nikolla

Gruevski është shprehur i vendosur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai është i ven-dosur se në Maqedoni do të mbahen më 24 mars vetëm zgjedhjet lokale duke garan-tuar monitorim të theksuar të faktorit ndërkombëtar. “Ne angazhohemi për zbatimin e zgjedhjeve të rregullta lokale. Ato janë obligimi ynë, ato janë obligim ligjor dhe ajo që qytetarët presin. Ne do të jemi të përkushtuar në tërësi që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike, ku qytetarët me vullnet të lirë do të përcaktohen për kryetarët e komunave”, është shprehur Gruevski.

Bojkoti i zgjedhjeve në dëm të demokracisë

Analitstët politik vlerëso-jnë se bojkoti i zgjedhjeve lokale nga opozita maqedo-nase do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në humbjen e besimit të qytetarëve në in-stitucionet shtetërore. Bojkoti

i zgjedhjeve nuk është në favor të zhvillimeve demokra-tike, thotë analisti Zdravko Savevski. “Nëse zgjedhjet lokale mbahen pa opozitën maqedonase, atëherë humbet demokracia, humbet besimi i qytetarëve ndaj institucion-eve. Partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe të arrijnë marrëveshje për të qenë bashkarisht pjesë e procesit zgjedhor”, thotë Savevski. Sipas analistit, opozita maqedonase duhet të jetë më e kujdesshme me kërkesat, pasi në një farë mënyre ajo ngushton hapësirën për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme.

Opozita duhet të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale sepse vetëm nëse arrin rezultate në këto zgjedhje do të kishte kuptim kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thotë profesori univesitar Ylebr Sela. “Në periudhën kur janë intesifi-kuar bisedimet për zgjidhjen

e çështjes së emrit dhe kur pritet, që deri në qershor të ketë një rezultat konkret në negociatat për emrin, janë të palogjikshme hapat e opozitës maqedonase për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, shprehet Sela.

Ndërkombëtarët shihen si shpëtimtarë

Kriza politike në vend mund të tejkalohet nëse rritet presioni i faktorit ndërkom-bëtar ndaj LSDM-së opozitare. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion që t’i ulë në tryezë të bisedimeve Kryeministrin. Gruevski dhe

liderin e opozitës Cërven-kovski, thotë Naser Ziberi analist politik. “Kriza politike Maqedoninë e ka gjetur në një situatë shumë të palakm-ueshme sa i përket proceseve eurointegruese. Bashkimi Evropian nuk do të qendrojë duarkyq, mesazhet e Bruk-selit dhe Uashingtonit për uljen e tensioneve politike, japin shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të jetë më aktive në Maqedoni”, shpre-het Ziberi.

Nëse nuk ka ndërhyrje të ndërmjetësve ndëkombëtarë në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, ajo mund edhe më tej të thellohet, mendon profesori univesitar Nikolla Dujoski. Me afrimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në muajin mars, kriza politike mund të marrë in-tensitet edhe më të lartë, në veçanti nëse opozita mbetet konsekuente në vendimin e saj për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale. “SHBA-të vlerësojnë se mund të ndihmojnë në shumë mënyra për t’u menaxhuar kriza politike aktuale në Maqedoni. Një koordinim midis Uashingtonit dhe Bruk-selit do të kishte ndikim tek dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, që ato të lëshojnë pe nga qendrimet që për momentin janë diametralisht të kundërta”.

Presidenti me apel për dialog

Për krizën politike në vend është prononcuar edhe

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov. Sipas tij, problemet duhet të zgjidhen atje ku krijohen. “Nuk guxojmë t’i zbra-zim institucionet dhe vendet ku duhet të sillen vendimet. Opozita e ka vendin në Parlament. Nëse ekziston dialog, komunikim, zgjidhjet çdo herë janë të mundshme”, shprehet Ivanov. Në fund të muajit janar në

Nju Jork vazhdojnë bised-imet maqedonaso-greke për çështjen e emrit me ndërm-jetësim të OKB-së. Arritja e ndonjë rezultati konkret për çështjen e emrit dhe tejkalimi i ngërçit politik në vend, do të hapnin perspektivën evropi-ane të Maqedonisë, vlerëso-jnë analistët politikë.

Maqedonia në

ngërç politik

Page 18: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

18 E hënë 21 janar 2013 •

« dossier

dëshmitë e tiranasve: partizanët vranë qytetarë të pafajshëm, asnjë i vdekur nga komunistët

Dokumenti i Vermahtit: Në Shqipëri janë gjithsej 5 mijë partizanëNga albert Kotini

një ditë takoj, një të njohur, ish-partizan i dikurshëm, por i larguar, sepse kishte hyrë në polici. Rexhep Kokomani quhej, të cilin e

vranë më vonë, kur partizanët u futën në Tiranë. Rexhepi ishte vetë i dytë, me një toger Marku (Mirditor) dhe duke pirë një gotë “Shliv” malazeze, i them Markut: “Mark, po luftoni shumë me par-tizanët, po ju takon të luftoni çdo natë. Marku u habit. “Ku mor i tha?” - “Te Varret e Bamit, - i thashë unë, - po kris çdo natë pushka.” Marku tha: “Jo mor! Ata e kanë taktikë, sa me mbajtë popul-lin me gajret, se gjoja po luftojnë. Ata janë cak-tuar që të qëllojnë 2-3 herë këto dhjetë ditët që kaluan. A nuk e shikon që e gjithë Tirana është e qetë e plot lëvizje?”. Kjo, gjë të kujtonte sikur luftohej nga partizanët, e u bë si taktikë, deri në datën 26 qershor 1944. Partizanët bënin gjoja, sikur luftonin dhe tërhiqeshin, prej pikës së Lin-zës, ku gjermanët dhe xhandarët ndenjën atje sa morën urdhrin për t’u afruar më në qytet. Deri në atë kohë, vetëm ajo pikë i bllokoi të gjithë parti-zanët. Kur u tërhoqën gjermanët nga vendi që sot njihet si “Tiranë e Re”, mbaj mënd, që vetëm një mitraloz ishte tek sheshi “Skënderbej”, atje ku është shatërvani sot, dhe një tjetër tek xhamia e vjetër (atje ku është sot “Ushtari i panjohur”). Kështu që xhandarët e Linzës, u tërhoqën me urdhër dhe erdhën tek Shkolla e Kuqe më 25 tetor 1944. Rruga “Bardhyl” mbeti si një zonë ku-fitare, midis xhandarëve dhe partizanëve. Nga të dy krahët e kësaj rruge, nuk lëviznin të dy palët, në Veri ishin partizanët dhe në Jug xhandarët, të cilët qëndronin sikur të ishin marrë vesh. Me të hyrë partizanët, vjen Mehmet Shehu dhe kri-jon shtabin tek shtëpia e Dullë (Abdulla) Qyqes (Qyqja). Në oborr të kësaj shtëpie dykatëshe, poshtë rinte familja e Dullës dhe lart shtabi i Me-hmet Shehut. Në atë familje ishte dhëndëri im Haxhi Qyqja, i Ballit (kishte marrë motrën time). Më datë 1 nëntor 1944, ishte plotësisht kufiri i rrugës “Bardhyl” rruga e “Shëngjergjit” (sot “Ali Demi”), si një zonë e lirë. Kur në këtë datë, në mbrëmje filluan trazirat e para të terrorit, u vranë partizanët, major Hamit Greblleshi (ish-oficer i Zogut me karrierë, në prapavijë), vranë edhe tre të tjerë, emrat e të cilëve mund te lexohen, tek obelisku i shoqatës së përndjekurve politikë. Të gjithë kujtonin se i ka vrarë Mehmet Shehu, por në fakt nuk kishte luftë, midis partizanëve dhe xhandarëve në kufijtë e rrugës “Bardhyl”, por ishte vrasja prapa krahëve që bëhesh natën nga partizanët për njerëz të caktuar. Kështu p.sh kur fola për Markun, ai kishte shkuar vetë, nëpër rrugët e atyre shtëpive nga hidheshin bombat natën, sepse po vrisnin njerëz të pafajshëm, duke ma faktuar këtë tinëzllëk me emra konkretë. Në datë 8 nëntor 1944, xhandarët largohen edhe nga “Shkolla e Kuqe” deri te “Pazari i Ri” (rruga “Saraçi”), që ishte zona që ndante gjermanët nga partizanët. Kur erdhën deri në “Pazarin e ri” natën, partizanët menjëherë, shkuan me lista nëpër shtëpi, duke i vrarë, sipas informacioneve të këshilltarëve nacional-çlirimtarë. Tek Rr “Saraçi”, vranë dy oficerë, si Abdulla Saraçin (kapiten) dhe Muharrem Likën, oficer i prapavijës, akademist dhe oficer i kohës së Zogut, të cilët vetëm po lëviznin nga shtëpia në rrugë. Përsëri u hap fjala, se i vrau Mehmet Shehu. Jo! Në fakt nuk i kishte vrarë Mehmet Shehu, por Kristo Thmelko, i cili në një batalion disipline çdo natë, me 4-5 veta me listë, përpara se të hynin partizanët në rrugët që lëshonin xhandarët gjatë tërheqjes, sipas infor-macioneve të këshilltarëve të lagjeve i vrisnin ku të mundnin. Më duhet të theksoj një të vërtetë, që ka të bëjë me Sejfulla Malëshovën, dhe e ka përmendur edhe Hoxha në veprën 3 të tij. Kësh-tu, kur ishte Enver Hoxha në Berat, së bashku me Koçi Xoxen, Sejfulla Malëshova i vjen në mbledhje

me një frymë dhe i thotë Enverit, se: “Janë duke vrarë oficerë. Hapni sytë!. Të mos i vrasim oficerët e Zogut, se na duhen për ushtrinë nesër”. Enveri i kthehet: “E flet me përgjegjësi këtë t’i Sejfulla? Po ata janë oficerë me kulturë, dhe na duhen për ushtrinë më vonë”.

Siç duket, kjo vërejtje e Sejfullait e bëri efektin e vet, sepse nuk i vranë më oficerë e Zogut, që nga ky moment. Fëmijët e Abdullait dhe të Mu-harremit janë gjallë sot, e tregojnë se kufomat e prindërve të tyre ishin gjetur të futura në një kar-rocë akulloreje, ku u mbush me erë, tërë mëhalla.

Më datën 10 nëntor 1944, partizanët avancu-an, deri tek 9-katëshi, te kafe “Europa” (ish-shtëpi private në atë kohë), na hipën një partizan në majë të çatisë dhe atje, një snajper gjerman, që e pa, e qëlloi duke e vrarë top në vend, me një plumb bal-lit. Ne tiranasit këtë “dëshmor” të parë e quanim “Loçi”, ose siç i thonë toskët Toçi. Musa Karapici ishte ky partizan i parë, që u vra në luftën e Tira-nës, sepse deri atëherë hynë ne Tiranë pa luftë.

Më datën 9 nëntor 1944, te shtëpia e Hax-hi Qyqes, vjen një oficer i veshur civil, Petraq Pekmezi, përkthyes me gjermanët. Haxhi Qyqja e njihte Petraqin dhe e çon lart tek Mehmet Shehu, e mbas bisedës u largua. Kur vjen të nesërmen Petraqi, Haxhiu i thotë se Mehmeti ishte shumë i zëmëruar dhe duhet të presë pak.

mobilizuan kalamajtë e lagjes, për të grumbulluar fuqi e çdo gjë për barrikadat që të mos i kapte mitralozi dhe të mbroheshin prej tyre. Kështu deri më 11 nëntor populli i Tiranës, e blinte bukën lir-shëm, tek furra “Dingut”, siç quhesh atëherë ky vllah i ardhur nga Struga në Tiranë, akoma pa ar-ritur partizanët, tek ish kinema “17 Nëntori”. Më 12 nëntor 1944, natën, kishte ikur xhandarmëria, ndërsa partizanët te Rruga e Durrësit në njërën anë, ndërsa gjermanët, u tërhoqën deri tek banka (Banka Qendore sot).

Me të mbërritur partizanët, bënë masakrën e njohur tek hoteli “Bristol”. Menjëherë, sa avan-conin partizanët në Tiranë, Kristo Themelko me batalionin e tij ekzekutonte të gjithë antikomu-nistët. Kështu më datën 12-13 nëntor vranë Rrok Mazrekun te kinema “Rozafati” afër kafe “Florës”, të shoqëruar si kurdoherë me kryetarin e këshillit të lagjes. Në këtë moment më vijnë në shtëpi partizanë, së bashku me kryetarin e këshillit dhe i bie derës për të kërkuar babain tim, Muharem Lleshin. Të gjitha dyert e portave ishin hapur sipas urdhrit partizan. Kështu thirren duke thënë: “Jam sekretar i këshillit, dil se kam një fjalë!”. Ata kujtuan se mos dilte babai i arma-tosur dhe u tërhoqën nga oborri, deri te porta. Kur doli babai ata e qëlluan me automatik nga prapa duke e vrarë. Në shtëpinë tonë ishte edhe

lëshuan kazermat e tyre, që kishin te “Blloku” (kazermat e sulmuesit), e u tërhoqën në fushë të aviacionit, duke kaluar nga Rruga e Ambasa-dave dhe Zogu i Zi. Atëherë një çetë partizane që qëndronte te kodrat e Selitës, iu vu prapa gjermanëve, kur e panë se po largoheshin.

Kjo është lufta e Tiranës! Janë vrarë gjermanë, por nuk i dimë se sa dhe ku? Gjatë rrugëve të Ti-ranës u vranë disa njerëz nga populli. Kështu në të hyrë të Rrugës së Kavajës, sapo kalon kishën katolike banonin ca familje...Atje u vra e shoqja e Hasan Dostit, e u plagos e bija, Veronika Dosti. Hasan Dosti ishte në Shijak e nuk dinte gjë. U bëra 80 vjeç dhe nuk kam dëgjuar nga asnjë ti-ranas i vjetër se u vra në Tiranës X partizan, por as se ku janë varrosur. Këta thonë se janë vrarë: 126 partizanë, (Mehmet Shehu) apo 127 parti-zane (Muhamet Prodani). Në fakt, partizanët janë vrarë në Mushqeta dhe në Laprakë dhe ia fusin, sikur janë vrarë në luftën e Tiranës. Tirana ka qënë atëherë, brenda unazës ku është sot. Një dëshmor ballist, që ishte në çetë me ne në Mëzes (nga Libohova), iku nga ne në këtë kohë. Shaqo Xhaxhi quhej, shoku ynë deri në fund të tetorit 1944, duke u bashkuar me partizanët. Atje, ku është burgu i vjetër sot më 12-13, nëntor 1944, qenka parë me armë nga një tank gjerman dhe e paska vrarë. Shaqon e bënë dëshmor. Unë e ki-sha shok dhe e doja si njeri. U shkruajt heroizmi: “Vrarë mbi tank”, etj. Këta dy partizanë dimë ne tiranasit e vjetër të jenë vrarë në luftën e Tira-nës. Nuk kam lënë njeri pa pyetur, nëpër dasma e vdekje. Askush nuk më tha se kam ndihmuar të plagosur, varrosur në kohën e luftës së Tiranës. Askush nuk ka dalë deri sot e të thotë: Kjo është lufta e Tiranës. Nga data 28 tetor 1944, e deri në 17 nëntor 1944, po e pranojmë se është bërë 3 javë luftë dhe janë vrarë 126 partizanë. Mere me mënd, se çfarë do të shkruajnë komunistët. Në Varshavë u vranë me mijëra. Gjenerali polak, Bor Kamarovski (me origjinë ruse), që më vonë u bë ministër i mbrojtjes i Polonisë (me lejen e Stalinit), u mor vesh me Zhukovin për të hyrë në Varshavë dhe pastaj të rrethonin Berlinin. U përgatit një kryengritje nga nacionalistët polakë në Varshavë, kundër gjermanëve, por u mashtruan nga rusët e Stalinit, sepse gjermanët pas dy ditëve i shfa-rosën natën nacionalistët.

E, ku kishin besë komunistët e Stalinit, për ne nacionalistët në vitin 1944, edhe po të luftonim gjermanët. Në Varshavë u vranë me mijëra, ndër-sa këtu (në Tiranë), u vranë 2 partizanë dhe disa familje u goditën me mortajë nga gjermanët që gjuanin nga ndonjë predhë nga “Bregu i lumit”, me trajektoren, ku të bjerë le të bjerë... Një u vra tek “Shkolla e Kuqe”. Myslym Vathi quhej, ndërsa tjetri, u vra tek Befotrofi (nga familja Xibri). Një predhë e qëlluar nga rruga e “Elbasanit” ra në familjen Mustafai. Lufta e Tiranës nuk i identi-fikon, as partizanët, as ballistët, as gjermanet e vrarë brenda saj. Te muri i shoqatës së përnd-jekurve politikë, janë emrat e 40 nacionalistëve indiferentë të vrarë nga terrori partizan. Më tepër janë vrarë me terror, se sa me luftë parti-zanët, prej gjermanëve. Në qoftë se unë gënjej,

Haxhiu i cili tani m’i ka treguar këto gjëra më thotë se duke pritur Mehmetin, nxori dy karrige, një për vete, një për Petraqin. Petraqi i thotë Haxhiut: “Erdha t’i them Mehmetit se gjermanët ikin më datën 20.11.1944, që të mos dëmtohet populli. Bëni si të doni, sepse deri më 20 nëntor 1944, gjermanët presin grupin nga Greqia për tu bashkuar dhe larguar për në Berlin.”

Iku Petraqi, pastaj takoi Mehmet Shehun, por më vonë atë e vranë pabesisht, duke e përcjellë tek gjermanët rrugës, pasi i morën të dhënat e tij. Më datën 10 nëntor, partizanët erdhën, deri në bulevard (tek stacioni i trenit). Atë ditë parti-zanët, u afruan deri te kafe “Bela Venecia” (“Ça-plini” sot) dhe pak më vonë deri tek kafe “Tirana” (sot te busti i O. Kazazit), ndërsa rruga e furrës së bukës ishte akoma e lirë. Në këtë kohë partizanët

motra e Mustafa Lleshit, që kishte djalë partizan dhe ishte vrarë së bashku me Kajo Karafilin. Ajo kishte ardhur në shtëpinë tonë për të më mbroj-tur dhe iu tha partizanëve: “Jam motra e Mustafa Lleshit”. Ata dëgjuan këto fjalë dhe u larguan. Nuk mundëm ta varrosnim babanë, gjatë ditës, më 14.11.1944, por natën e varrosëm në oborr. Po këtë natë kanë shkuar partizanët, te Dem Xhepa, që njihej si miku i ngushtë i Myslym Pezës dhe Enver Hoxhës. I kërkuan që të nxir-rte nga shtëpia Osman Kazazin, por Demi njihej si mik i udhëheqjes së partizanëve dhe nuk e dorëzoi Osman Kazazin që të mos vritej. Osman Kazazin më vonë e arrestuan, por e mbajtën vetëm disa ditë me ndërhyrjen e Xhepës. Që nga data 14.11.1944, nuk u bënë më vrasje të tilla në Tiranë. Gjatë ditës me 6.11.1944, gjermanët

Page 19: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

19• E hënë 21 janar 2013

»dossier

atëherë le të tregohen emrat e 126 partizanëve, se ku dhe kur janë vrarë në Tiranë. Le t’ia bëjnë obeliskun 126 metra të lartë, sa jemi gjallë ne që i njohim vetë. Po! M’u kujtua i treti partizan i vrarë që ishte nga Skrapari dhe u tregua në televizorin e vitit 2000, se: “Natën gjuajti një partizan dhe në flakën e pushkës e ka vrarë gjermani”. Ja, u bënë tre emra, po njëqind e ca të tjerë?!”.

- Lufta e Tiranës, sipas dokumenteve të Ver-mahtit dhe autorëve gjermanë.

Në dosjen me sigël T 501-258, tekst faqe 000619-000634, shkruhet se: “Qysh nga pushti-mi italian më 7.4.1979, Shqipëria ishte një vend i panjohur për vëzhguesit gjermanë. Italia diti të ngrejë një fasadë të ndritur përpara ndërtimit të prapambetur të Shqipërisë. Reformat e Zogut për modernizimin e vendit dhe miqësia e thellë, gjoja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, përshkruheshin në mënyrë mjaft të ekzagjiruar. Pas pushtimit, propaganda arriti deri atje, sa të krijoi përshtypjen (të tërheqë vëmendjen) se sundimi italian është mishëruar në popull dhe administrimi i vendit bëhet pa fërkim. Sidomos në Tiranë, u ndërtuan, ose ishin në projekt për tu ngritur ndërtesa mjaft të bukura. Por në të vërtetë, sundimi italian dhe struktura shtetërore qëndronin krejtësisht në këmbë deltime (shtylla prej balte). Italianët pu-nonin, gjë e cila kuptohet për pikëpamjen e tyre, që duke iu kundërvënë influencës së mbretit Zog në administratën e vendit të pastronin autoritetet nga zogistët. Veç kësaj, pjella e tyre në politikën e personelit duhesh të krijonte përshtypjen se ata ishin nisur me ndërgjegje për të hedhur poshtë administratën e vet të vendit. Arsyeja për këtë e ka burimin në atë që italianët, deshën të hapnin rrugën me qëllim që ta kthenin Sh-qipërinë nga një kondominium në një koloni. Duke u nisur nga pikëpamja italiane, kjo përp-jekje më duket aq e pakuptueshme po të kihet parasysh, se vetëm kështu jepet mundësia që teprica, e popullit italian në numër mundësisht sa më të lartë, të çohet në hambarin e Ballkanit antik të Romës së Vjetër”.

Në dokumentet gjermane mbasi cilëso-het pushtues, italiani, ndalet me detaje në organet ekzekutive të vendit dhe shkruhet: “Që në fund të korrikut, u desh të pezullohej puna, për ndërtimin e xhandarmërisë shqip-tare praktikisht. Të gjitha njësitë ekzekutu-ese të vendit refuzonin të aktivizoheshin, ose të ktheheshin në shtëpi, në shumë raste të armatosur me armë gjermane, ata kalonin në anën e bandave. Veç kësaj, fakti që gjatë luftimeve për t’u tërhequr në anën e kundërt qëllonin, po aq mitralozë gjermanë sa edhe në anën e vet gjermanëve, ishte një dëshmi e qartë qe mbron politikën e çarmatosjes, në vend të armatosjes së popullit që u ndoq në Shqipëri”. Në konkluzionet e tyre po në këtë dokument, shkruhet: “Thuajse që në muajin shtator të vitit 1944, situata filloi të acarohej më tepër. Meqe-nëse në këtë kohë Shqipëria e Jugut, nuk para-shikohej më për tërheqje të trupave që kthe-heshin nga Greqia, u bë tërheqja dalëngadalë, deri më 17 tetor 1944, duke u përqendruar

trupat gjermane në vijën Kavajë-Berat. Gjendja e kryeqytetit . Në qoftë se do të kishte qenë e munduar që të nxiheshin trupat në mënyrë të planifikuar, qoftë edhe me luftë, gjendja e nderë që ishte krijuar në Tiranë, do të ulej krejt. Që në fund të gushtit, kryeqyteti ishte bërë fushë e dukshme magnetike, për të gjitha bandat e for-ta. Këto besonin se do tu buzëqeshte më shpejt një sukses i pamundimtë, sesa dezorganizimi mjaft i madh i autoriteteve shqiptare që ekzis-tonte pikërisht në kryeqytet. Të gjithë postet drejtuese shqiptare duheshin zëvendësuar urgjentisht. Prefekt Mulleti, një figurë absolut-isht e pasigurt, e kishte lënë që më parë postin e tij dhe ishte arratisur në Gjermani. Zëvendësi i tij Pekmezi, ishte konsideruar nga të njohurit, si komunist dhe ishte anuluar që atëherë, bile më vonë gjatë drejtimit të Tiranës, ai kaloi në anën e bandave. Edhe vendi i kryetarit të bashkisë të Tiranës, mbas arratisjes së Fortuzit në arratinë e okupuar prej armikut, u zu nga një person krejtësisht i paaftë. Me qëllim që këtu, të ven-dosje një farë rregulli, nga grupi administrativ u propozua që postet e prefektit dhe ai i kryetarit të bashkisë të shkriheshin në një të vetme dhe ky post ti besohej prefektit të Vlorës, i cili ishte tashmë i lirë dhe dispononte një trupë të fuqishme luftarake të tijën, prej rreth 500 bur-rash që kishte korrur sukses në luftë kundër ter-rorit komunist në Vlorë. Për rastin e rrëzimit të Risilisë, u propozua prefekti i Durrësit, Mehmet Çela, si person i dytë që përshtatet. Mirëpo të

gjitha propozimet u shqyrtuan me vonesë dhe si pasojë u lanë mënjanë. Në vend të kësaj u para-shikua një Komitet Mbrojtje për qytetin e Tiranës, i përbërë nga tre persona: gjeneral von Mirdashi, Pekmezi dhe drejtori i policisë të Sigurimit të Sh-qipërisë. Fatkeqësisht, për shkak të rrethimit të menjëhershëm të Tiranës, ky komitet nuk mun-di ta zhvillojë veprimtarinë e tij të dobishme, sepse gjenerali mbi 70-vjeçar Von Mirdash u kap menjëherë nga bandat, drejtori i policisë së sigurimit kishte ikur në këtë kohë në Shkodër, për tu siguruar për vete, ndërsa Pekmezi mbasi kishte mësuar mjaft gjëra mbi pozicionet, forcën

dhe taktikën gjermane kaloi në anën e bandave. Pala e kryengritjes në kryeqytet, në kuadrin e tërheqjes së përgjithshme, shtabi i korpusit u largua nga Tirana më 27 tetor 1944, dhe shkoi në Shkodër. Qeveria dhe Këshilli i Regjencës, detyrohen të heqin dorë. Një ditë më parë, me kërkesën e të plotfuqishmit të Ministrisë së Pu-nëve të Jashtme, qeveria e Biçakut dhe Këshilli i Regjencës, u detyruan nga shefi i shtabit të kor-parmatës XXI, që të japin dorëheqjen. Për këtë akt politik që është absolutisht në kundërshtim me politikën e deri tanishme të respektimit të neutralitetit të Shqipërisë, që në mënyrën e aplikimit të tij, ishte të paktën i dyshimtë, për sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe që në pasojat praktike të tij, ai vetëm nxitonte kaosin në Tiranë dhe Shqipërinë e Mesme, nuk mban asnjë përgjegjësi grupi i administratës. Në formë decizive, politikës gjermane përkatësisht Sh-qipërisë, u ndihmua në mënyrë kaq pa telashe sa që deklarata zyrtare shqiptare e dorëheqjes së Këshillit të Regjencës as që u përkthye fare prej përkthyesit gjerman”. Dokumenti vazhdon me të dhëna të tilla: “Nga muaji shtator 1944, qeve-ria ishte praktikisht pa asnjë influencë. Po kaq i paaftë për tu aktivizuar, ishte edhe aparati i nëpunësve. Gjatë dekadencës së vazhdueshme, u shfaq që 100% e nëpunësve te dilnin në punë dhe nuk i përgjigjeshin asnjë detyre. Të kuqve iu kundërvunë me një terror të bardhë, vetëm prefekti i Vlorës Risilia, i Durrësit Mehmet Çela dhe shefi i Shkodrës Hasan Isufi, të cilët patën edhe ndihmën e Qark Komandantit gjerman, me masa dhe ndërhyrje të panumërta ata arritën të vendosnin një qetësi relative në qarqet e tyre dhe me këtë ata faktuan, se në fund të fundit, në kohë të paqeta, vetëm me frikë e tmerr mund të qeverisen shqiptarët gjysmë te egër dhe se prandaj, të paktën në këtë kohë politika e inak-tivitetit nuk ishte e pranueshme”.

Autorët gjermanë Ë. Gorlitz: Lufta e Dytë Botërore më 1939-1945, vëllimi i dytë, faqe 148 botimi Stutgar 1952, si dhe “Kronikë shken-corë ushtarake”, një revistë kjo për sigurimin Ev-ropian në tetor 1959, dhe libri zbrazja e Ballkan-it, prej Gerhard Hymelhen, përshkruajnë luftën gjermane në territorin shqiptar dhe çlirimin e Tiranës. Le të shkëpusim disa materiale të refer-uara prej këtyre autorëve të mësipërm: “Forcat e përgjithshme të partizanëve u supozuan nga ana e gjermanëve në qershor të vitit 1944, me 83000 vetë, të ndarë si vijon. Sllovenia 10000 partizanë, Kroacia 52000, Serbia 4000, Maqe-donia 4000 dhe Shqipëria 5000 partizanë. Në Greqi ishin 38000 partizanë”. Tërheqja gjermane prej Shqipërisë e përshkruar nga Erih Schmidt-Richberg “Lufta e fundit në Ballkan”. Në opera-cionet e grupit ushtarak E, prej Greqisë deri në alpet, të botuar në Heidelserg 1955, faqe 70-71 në volumin e pestë të përfshirë në serialin “Vermahti në luftë”, shkruhet se: “Në fillim të shtatorit 1944, kur trupat gjermane në Shqipëri, u vunë nën komandën e grupit ushtarak E, ky gjeti përpara atje gjendjen që vijon: komanda e

përgjithshme XXI (korpusi malor), me gjen-eralin e infaterisë Fan Leyser në Tiranë. Divizionin e granatierëve 297 me gjeneral lejtënant Bajer, së bashku me shtabin atje dhe me trupat brenda kufijve të vjetër të Shqipërisë... Në Tiranë, pati në çdo natë luf-time midis nacionalistëve dhe komunistëve, por me atë rast garnizoni gjerman u respek-tua prej të dyve. Zbrazja e Shqipërisë filloi në Vlorë në fund të tetorit 1944, në akord me detyrat e Korfuzit dhe Sarandës, për tu tërhequr në drejtim të Veriut”; “Fitsthum u largua në fund të gushtit 1944,. Gjenerali komandues i vetmi komandant territorial Ga-tottenbeur u largua ne fillim të tetorit 1944. Fuqia administrative territoriale u mor për të fundit herë nga gjenerali komandues i Kor-parmatës XXI malore”.

- Tërheqja nga Shqipëria dhe Mali i zi.Në bobinën T 311-197, për Gruparmatën

F shkruhet: “Marshimi i korparmatës XXI ma-lore, duhesh të bëhej sipas urdhrit të kryekoman-daturës Jug-Lindje, nga Nikshiqi-Trebinjë-Mostar. Plani rrezikohet nga sulme bandash të forta, që janë pajisur më armë moderne nga përtej oqeanit, kundër frontit bregdetar të korparmatës malore V-SS, me qendër në Hercegovinë. Më vonë edhe në divizionin kroat 369, bëhen dezertime të atilla, saqë duhen dorëzuar krejt delta e Narentës deri afër Mostarit. Pra, Korpusi XXI u shkëput gjithash-tu dhe i del një detyrë e vështirë, d.m.th-në të vazhdojë rrugën nëpër zona malore në luftë me bandat. Dislokimi i nevojshëm i pikëmbështetjes,

të vazhdojë 10 ditë, për arsye të aktivitetit të madh të bandave kundër lëvizjes së marshimit dhe boshatisjes së qarkut të Tiranës. Për këtë ar-sye tërheqja nga kryeqyteti i Shqipërisë bëhet më datën 17 nëntor 1944, dhe më datën 20.11.1944, në Podgoricë grumbullohet një grup luftimi, i cili ishte i fortë, mjaft që të mund të ndërmarrë një sulm në drejtim të Nikshiqit”.

Autorët Herman Frank dhe Herman Neubach-er, në botimet e tyre shkruajnë se: “Deklarata e luftës që iu bë Gjermanisë më 8.9.1944, nga ana e Bullgarisë, krijoi një situatë të re serioze, megjithëse jo të papritur… Divizionet ruse të armatave 37, 46 dhe 57 po marshonin në Bull-gari. Objektivi i tyre ishte pushtimi i zonave Nish dhe Shkup, me qëllim që grupi ushtarak E të mbyllesh në Ballkanin Jugor. Komandanti i Jug-Lindjes, gjenerali i ifaterisë Felber, organizoi tërheqje me mbrojtje. Ushtria bullgare e stërvi-tur prej oficerëve gjermane dispononte përmbi XXI divizione infaterie, dy divizione kolonë, disa brigada të mbrojtjes së kufirit dhe një brigadë të koracuar. Gati gjysma e tyre ishin pajisur me armë gjermane ndërsa brigada e koracuar me tanke gjermane. Arma ajrore bullgare ishte me aeropla-në çek dhe te tipit gjerman He-109, He-111, dhe Ju-87. Duke e gjykuar drejt rrezikun e kërcënuar prej Lindjes, grupi ushtarak E, të mblidhje pika-pi-ka dhe të luftonte me shumë vështirësi terrenet e pakapërcyeshëm. Megjithatë, në fund të shta-torit 1944, objektivi u arrit. Më 11 shtator 1944, kryekomanda Jug-Lindje, disponoi një korpus XXI malor në Shqipëri që të vihej nën grupin ushtarak E (kalon nga F në E) dhe në këtë mënyrë kufizoi armatën II të koracuar mbi Kroacinë. Evakuimi de-finitiv i Greqisë, u bë më 3 tetor 1944. Hitleri dha urdhrin për zbrazjen e Greqisë, të Shqipërisë së Jugut dhe të Maqedonisë së Jugut. Lëvizja e tër-heqjes u zhvillua me përpikërinë e një sahati edhe pse shumica e ushtareve nuk formonin unitete, të lidhura ngushtë, por bënin pjesë në disa batal-ione të fortesave në unitete të Luftëvafes dhe të marinës. Me mundime të patreguara ata ar-rinin që të bënin deri në 25 km në ditë. Prapa-vijat bënin mbrojtjen kundër kundërshtarit që bënin ndjekjen e tërheqjes tonë. Kryeqyteti grek i Athinës, u zbraz më 12 tetor 1944, po ashtu edhe Vlora, ndërsa Selaniku u la më 31.10.1944”. Humbjet në njerëz të gjermanëve në Ballkan prej datës 22.6.1941, deri më 31.3.1945, sipas autorëve të mësipërm janë: 200276 të vdekur (prej këtyre 394 oficere); 21846 të humbur (prej këtyre 293 oficerë); 63098 të plagosur (prej tyre 1585 oficerë); 105220 ushtarakë (prej tyre 2472 oficerë); prej këtyre humbjeve i takojnë grupit ushtarak E: 11489 të vdekur (prej tyre 306 oficerë); 11561 të humbur (prej tyre 114 oficerë); 34827 të plagosur (prej tyre 804 oficerë) dhe 57 877 ushtarakë (prej tyre 1254 oficerë)”.

Në këtë mënyrë pa bërë asnjë koment, shiko-jmë që vetëm shifra në drejtimin e rrugës Elba-san-Tiranë, ku është thënë se janë vrarë janë 2000 gjermanë, tregon se e vërteta historike është eliminuar. Në dokumentin T 501-258, ku jepet gjendja ushtarake e vjeshtës 1944, për luftimet në Tiranë shkruan: “Më datën 30-31 tetor 1944, bandat bënë një sulm të përgjith-shëm mbi Tiranën. Gjatë 20 ditë luftimesh nëpër rrugë u shkatërrua pjesa më e madhe e kryeqytetit. Sipas bindjes tonë në të gjitha rre-thanat kjo ngjarje dramatike mund të evitohej. Në qoftë se organet kompetente, nuk do të qën-dronin të distancuara karshi disorganizimit të të gjitha autoriteteve shqiptare, dhe bile në qoftë se ato nuk kërkuan shkatërrimin e tyre (të ban-dave), nga qeveria; në këtë mënyrë do të ishte bërë e mundur që kjo situatë e shëmtuar do të evitohej. Grupi administrativ kishte vënë vazh-dimisht në dukje, se një organ pa udhëheqje dhe organizim është i destinuar të përfundojë në anarshi. Mbas shkrirjes së qeverisë më dt. 27 tetor 1944, kishte marrë fund praktikish të çdo veprimi paqësor në Shqipërinë e Vjetër. Pas kësaj kohe situata në territorin e Jugut të Shkodrës, mund të konsiderohej me të vërtetë në gjendje lufte. Tërheqja nga zonat e tjera të Shqipërisë u bë pa përpjekje të mëdha luf-timesh. Më datën 4.12.1944, trupat gjermane ishin larguar përfundimisht nga vendi”.

Një histori e trajtuar nën këndvështrime të vërteta dhe sinteza të arsyeshme, do të mund të krijojë mendësinë shoqërore të një vendi që meriton të qeveriset dhe të ketë shtetin e vet. Në lidhje me atë që është përmendur nga his-torianët monistë, nuk mbetet gjë tjetër sesa veprat e tyre të fshihen tërësisht nga disiplina historike, jo vetëm e luftës antifashiste.

Page 20: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

20 E hënë 21 janar 2013 •

« LibrariTIRANA në FoToGRAFIKodiKu i Korçës

në duar të publikuttitulli: Katërungjillëshi i

Korçës, Kodiku i Korçësgjinia: Kodik

kodiku i Korçës 93, ndod-het sot në Arkivin Qen-dror Shtetëror dhe është një nga 100 dorëshkrimet bizantine dhe pasbizan-tine që u rizbuluan nga

mosdukja pas ndryshimit të regjimit ateist në vend. Kodiku i përket shek. X dhe përmban tekstin e katër ungjijve. Për nga periudha historike, kodiku është i vendosur në mes të epokës maqedo-nase, gjatë së cilës Bizanti njohu fuqinë dhe lavdinë më të madhe të tij.

I prodhuar në Kostandinopojë, ai është përdorur në Mitropolinë e Kor-çës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet interes të përveçëm artistik dhe his-torik. Nga njëra ana na jep një pamje interesante të prirjeve artistike që kishin punishtet libërshkruese të Konstandinopojës gjatë periudhës së quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetër, dëshmon për lidhjen në përgjithësi të mjedisit të Shqipërisë së sotshme me kryeqendrën kulturore të Bizantit. Prandaj dhe zë vend të përveçëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar.

Kodiku i Korçës 93, ndër më të vjetrit e tipit “në formë kryqi”

Kodiku i Korçës 93 përbën një nga shembujt më karakteristikë të prodhimit të librave në periudhën e Rilindjes maqedonase. Përbëhet nga 308 fletë pergamene me përmasa 153 x 120 mm. Teksti i katër ungjijve është i shkruar në pergamenë të hollë, të punuar mirë, me ngjyrë të bardhë qumësht. Sipërfaqja e shkruar e tekstit të katër ungjijve paraqitet në formë kryqi, një dukuri veçanërisht e rrallë në historinë e dorëshkrimeve bizantine.

Ia vlen të shënohet fakti se, Kodiku i Korçës 93 përbën një nga dorëshkrimet më të vjetra të katego-risë së kodikëve me të gjithë tekstin në formë kryqi. Kodiku i Korçës 93 është shkruar me shkrim germë të vogël të tipit Bouletée, një shkrim germëvogël i rrumbullakët, i një mjeshtërie të shkëlqyer kaligrafike. Për shkrimin e tekstit është përdorur bojë me ngjyrë kafe, ndërsa për titujt e kapitujve dhe germat nistore është përdorur ar dhe e kuqja.

Dekoret e Kodikut, Tabelat e eusebitKodiku i Korçës 93 paraqet elementë

dekorativë të çmuar të kohës dhe për-bën pjesë të pashkëputur të historisë së artit bizantin. Në gjashtë fletë para-qiten kanonet e gjegjësisë së ungjijve (kanonet e Eusebit). Në çdonjërën nga miniaturat e sipërme, kanonet përmblid-hen brenda tre kolonave, që përfundojnë me kapitele dhe krijojnë një hapësirë prej dy lobesh mbuluar me harqe.

Tek disa nga tabelat kolonat kanë ngjyrë jeshile, kurse tek disa kafe të kuqe. Harqet, kapitelet dhe titujt janë punuar me ar. Pothuaj tek të gjitha fletët element kryesor dekorativ janë një sërë elementësh morfologjikë të

ndryshëm ndërtesash apo motivesh arkitekturore, floreale dhe zoomorfe.

Miniaturat e kodikutLibri i dekoruar përbën pjesë të

pashkëputur të historisë së artit bi-zantin, është plotësim themelor i pik-turës monumentale dhe i pikturës së ikonave të lëvizshme, si edhe element përbërës themelor i qytetërimit bizan-tin. Në kodikun e Korçës 93 ruhen të katër miniaturat e ungjillorëve Mate, Mark, Luka dhe Joan.

Ungjillorët paraqiten të gjithë në fushë të artë dhe të ulur. Mbajnë të veshur tunikë të kaltër dhe mantel ngjyrë rozë të çelët. Në të katër min-iaturat ndiqet i njëjti tip ikonografik i

ungjillorit-shkrues, ku një libër i hapur, shkruar me germa të mëdha ari, ndod-het në gjunjët e shkruesit, kurse tjetri, po ashtu i hapur tek i njëjti pasazh, në një pult të pjerrët leximi.

arti i libërlidhjes së kodikutLibërlidhja bizantine përbën ka-

pitull më vete në historinë e lidhjes së librit, kryesisht për tiparet e jashtme uniforme dhe për shkak të temave pro-totipe dekorative. Lidhja e sotshme e kodikut është e tipit bizantin dhe ndoshta është realizuar në shek. XVI/XVII. Kapakët janë prej druri, të prerë me të njëjtën madhësi me trupin e kodi-kut dhe të veshur me lëkurë ngjyrë kafe, mbi të cilën janë stampuar motive dekora-tive. Dekoret e kapakut përbëhen nga kuadri qendror, në anën e sipërme dhe të poshtme të të cilit ndodhen shirita dekorativë me motive floreale.

Botim FaksimileBotim i plotë dhe besnik i Kodikut

të Korçës 93 Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë. Dorëshkrim i dekoruar në pergamenë, prodhim i punishteve libërshkruese të Kostandinopojës (shek. X) dhe për shumë shekuj thesar i çmuar i Mitropolisë së Korçës. 308 fletë (616 faqe); 153x120 mm. Kopja fak-simile shoqërohet nga një studim shter-ues i kodikut në tri gjuhë, si edhe nga transkriptimi paleografik i Ungjillit sipas Lukës dhe përkthimi gjegjës në shqip. Çdo kopje origjinale mban numrin e ser-isë, si edhe certifikatën e autenticitetit.

I prodhuar në Kostandinopojë,

ai është përdorur në Mitropolinë e Korçës, thesar i çmuar i së cilës

pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet

interes të përveçëm artistik dhe historik.

titulli: Tirana through lensgjinia: Album fotografikautoRi: Albert Cmeta

Albert Cmeta ka lindur në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, fillimisht në Fakultetin Gjeologji – Miniera dhe më pas në atë të Drejtësisë. Sot, ai ndjek një nga pasionet e tij, foto-grafinë. Nëpërmjet lentes së tij, ai ka sjellë për ne Tiranën, kryeqyte-tin tonë, me gjithë bukurinë e saj.Fragment nga libri

Tirana është kryeqyteti i Sh-qipërisë dhe njëkohësisht qyteti më i madh i saj. Ajo shtrihet në një luginë me lartësi 80 – 100 m mbi nivelin e detit. Qyteti është i rrethu-ar nga kodra e male, që duken si një kurorë. Natyra përreth saj na ofron një larmi bukurish. Të apasionuarit

e saj mund të eksplorojnë shpella, male, kanione të formuar nga lumenj e përrenj që e përshkojnë atë, forma-cione të ndryshme natyrore etj.

Nga lartësitë e maleve që ndod-hen pranë saj, mund të shijoni bukurinë e peisazheve që ofron ajo. Të apasionuarit e historisë mund të gjejnë në të gjurmët e vendbani-meve dhe të qytetërimit, nga kohët më të hershme: kalatë, fortesat apo qendrat e banuara dikur, janë dëshmi e gjallë e jetës në këto troje.

Arkitektura e ndërtimeve bren-da qytetit përfshin disa epoka, duke na ofruar stile të ndryshme, që mund t’i dallojmë nga banesat karakteristike vendase, ndërtesat qeveritare, objektet e kultit, deri te parqet e saj. Le të shkojmë ta eksplorojmë fillimisht, përmes ob-jektivit.

titulli: Marsi dhe Afërdita në dhomën e gjumitoRigjinali: Mars and Venus in bedroom

gjinia: Psikologji, erosautoRi: Xhon Grej

SHQipëRoi: Andi Tepelena

Ai dëshiron seks, ajo romantizëm. Nganjëherë duket sikur partnerët vi-jnë nga dy planete të ndry-shme: ai nga Marsi, ajo nga Afërdita. Është e vërtetë që në krevat meshkujt dhe femrat manifestojnë sjellje të ndryshme, por mbase nuk kemi kuptuar deri në ç’pikë ata janë të ndryshëm. Vetëm duke njohur dhe pran-uar ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet tyre, ato që janë të dukshme, por edhe ato që nuk arrijmë t’i shohim, mund të arrijmë një shkallë të lartë intimiteti dhe të kemi një jetë seksuale të plotë dhe të kënaqshme.Mbi autorin

Xhon Grej, psikosekso-log amerikan, ekspert në fushën e marrëdhënieve njerëzore, është autor i shumë librave bestseller, si: “Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdi-ta”, “Të njohim, të kuptojmë dhe të duam njëri – tjetrin” etj.

Meshkujt dhe femrat, “dy planete” në dhomën e gjumit

Page 21: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

21• E hënë 21 janar 2013

»Librari

titulli: Gjinkallat këshilltaregjinia: Komedi

autoRi: Elian Gjini

“Gjinkallat Këshilltare” është një komedi filozofike në të cilën, me anë të zërit të 4 personazheve kryesore, trajtohen tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të tranzi-cionit shoqëror shqiptar gjatë kë-tyre dekadave. Një nga problemet që Shqipëria u ndesh, dhe vazhdon të ndeshet, është problemi i ikjes në masë (gjithashtu i ikjes së trurit), dhe konsekuencat e këtij fenomeni për politikat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Shqipërisë. Cili është qëndrimi i shoqërisë në përgjithësi dhe politikave shtetërore në veçanti ndaj këtyre dhe shumë problemeve të tjera? Ndërsa shumë tema kontro-versale diskutohen në këtë libër, një fill mendimi që i lidh bashkë të gjitha idetë është irracionaliteti shoqëror

Mbi rexhep Ferrin

Rexhep Ferri lindi në Kukës në vitin 1937. Pas mbarimit të shkollës së mesme të artit në Pejë, studioi në degën e pik-turës në Akademinë e

Arteve në Beograd, ku u diplomua më 1966. Ekspozitën e parë vetjake e hapi më 1967 në Galerinë e Qendrës Kulturore të Prishtinës, për të vazh-duar më pas me ekspozita të tjera, si në Beograd, Viçenca etj.

Në vitin 1970 përfundoi studimet pasuniversitare në Beograd dhe më 1974 u emërua pedagog në Akadem-inë e Arteve Figurative në Prishtinë. Vazhdoi të ekspozonte intensivisht në shumë veprimtari të ndryshme ndërkombëtare, si në Bienalen e Alek-sandrisë (Egjipt), në Galerinë Lambert (Paris), në Galerinë Kombëtare të Ar-teve (Tiranë), në Galerinë e Arteve (Sarajevë), në Galerinë Breht (Mynih), si dhe në shumë ekspozita të tjera kolektive dhe vetjake. Në vitin 2000 u pranua anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Veprimtaria e tij artistike përfshin edhe shumë vepra letrare, kryesisht poezi dhe romane. Në vitin 1962 bot-oi poezinë e parë, që u pasua nga bot-ime të shumta në këtë gjini, të cilën e ka lëvruar me sukses. Pas romanit të parë “Atdheu im torso” (1998), vijoi të shkruajë edhe romane të tjera duke u dalluar për stilin origjinal dhe gjuhën shprehëse lakonike. Është vlerësuar me disa çmime si piktor dhe poet.

Fragment nga libriJa përse studimi i periudhës së

artit modernist të Kosovës, të për-faqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse mbart në vetvete tensionin e skajshëm se-mantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.

Tek e fundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për t’i dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit.

Historiku i Vokopolëstitulli: Historiku i VokopolësautoRi: Prof. Dr. Lluka Heqimi

Libri “Historiku i Vokopolës, fshati qytezë i Beratit” përshkruan jetën e këtij fshati që nga zanafilla dhe deri në ditët tona: jep të dhëna për fiset, gjenezën e tyre, pemën gjeneal-ogjike të familjeve vokopolare, mjeshtëritë me të cilat janë marrë ato, doket, zakonet dhe gjithçka që i përket historisë dhe zhvillimit jetësor të kësaj qyteze. Mjeshtëria e mbled-hjes së ngjarjeve dhe të dhënave nga Prof. dr. Lluka Heqimi është e madhe dhe na jep të gjallë historinë e Vokopolës, një prej qyteza-ve më në zë të Beratit. Vokopola e njerëzve mikpritës, e burrave trima, fshatit qytezë ku u ngrit Flamuri Kombëtar për gjithë nahijen e Beratit, nga Kostandin Gjorga më 30 nëntor 1912. Një libër nga i cili do të merrni një informacion të vërtetë dhe shumë të pasur në lidhje me këtë qytezë.

“Legjenda e lindjes time” e Mustafajt në italisht

Përmbledhja me poezi të zgjedhura e Besnik Mustafajt “Legjenda e lindjes time”, botuar në shqip nga Toena, doli edhe në italisht nga shtë-pia botuese Ensemble, me qëndër në Romë. Ky është libri i dytë i Besnik Mustafajt që botohet në italisht, pas esesë “Midis krimeve dhe mirazheve”, botuar nga Garzanti, po ashtu në shqip nga Toena, e cila ka tashmë ek-skluzivitetin e botimit në origjinal të të gjithë veprës letrarë të Mustafajt. “Legjenda e lindjes time” është përkthyer në italisht dhe shoqëruar me një parathënie nga poeti i mirënjohur shqiptar Gëzim Hajdari, i cili jeton dhe krijon prej shumë vitesh në Itali. Botimi i ri poetik i Mustafajt u paraqit për lexuesin italian në panairin e fundit të librit të Romës, i cili përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën kulturore italiane. Tema qendrore e këtij panairi sivjet ishte “Piú libri Piú liberi”. Gjuhëtari dhe poeti Andrea Viviani zhvilloi me poetin Mustafaj një dialog mbi lidhjet midis letërsisë dhe politikës, temë kjo e parapëlqyer nga publiku i shumtë, i cili i shtroi po ashtu poetit mjaft pyetje. “Legjenda e lindjes sime” është një përzgjedhje e krijimtarisë poetike të Mustafajt, shkruar në dhjetëvjeçarin 1976-1986 dhe botuar në librat “Motive të gëzuara” (1978), “Pragu i verës” (1985), “Fytyrë burri” (1987), si dhe nëpër revista e gazeta letrare më parë e më pas. Janë përfshirë këtu dhe një numër i vogël poezish, mbetur nëpër fletoret e autorit për arsye që lidhen me qëndrimin e poetit ndaj tyre në një periudhë të caktuar ose me hapësirat e lirisë së botimit, që jepte koha kur janë shkruar.

“gjinkallat...”, këshilla me komedi filozofikeshqiptar. Mungesa e “zërit” të për-bashkët vazhdon të jetë e dukshme në Shqipëri dhe shqiptarët përsëri duken të shkëputur nga debatet botërore qof-shin këto ekonomike, shkencore apo ideologjiko – politike. Ky trend vazhdon edhe pse një pjesë e madhe e tyre ndod-hen jashtë trojeve shqiptare; edhe pse informacioni është më i disponueshëm; edhe pse çfarë ndodh në anën tjetër të globit ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi apo financë dhe rrjedhimisht në jetën e tyre të përditshme.Mbi autorin

Elian Gjini ka lindur në qytetin e Kuçovës. Ai është diplomuar në de-gën e Menaxhimit dhe në vitin 2012 u diplomua me një Master në Admin-istrim Biznes në degën e Financës. Përveç interesit në fushën e tij të studimit, ai është i pasionuar pas filo-zofisë klasike, ekonomisë politike dhe asaj të zhvillimit. Eliani jeton aktual-isht në Budapest, Hungari.

autoRi: Akademia Shqiptare Sommelier

“Art dhe Wine” është një binom natyral në kulturën ev-ropiane, pjesë e së cilës është dhe ajo shqiptare. Kjo revistë ka si qëllim të rizgjojë dhe t’i japë jetë asaj pjese të kulturës sh-qiptare të mbuluar nga pluhuri i harresës që sundoi mbi kombin shqiptar këto shekujt e fundit të historisë së tij. Me fjalën “Art” nënkuptojmë artet figurative, pa harruar edhe arte të tjera në të cilat janë shquar mjaft nga bashkombasit tanë, kudo ku jane ndodhur, brenda dhe jashtë kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Fjala “Wine” është për atë nektar të “perëndive”, të cilën kombi ynë a ka kultivuar në shekuj, edhe në ato më të zymtët të historisë së tij, pushtimin otoman. Përhapja e kulturës së verës është një aspekt që jo vetëm e pasuron kulturën tonë, por i jep edhe mundësinë të renditet në mes të familjes së madhe evropiane në një po-zicion nderi, pasi këtë kulturë e kemi pasur prej mijëvjeçarësh të trashëguar nga parardhësit tanë dhe kështu do të jemi të denjë të jemi pasardhësit e tyre. Pra, kjo revistë është mbarëkombëtare për të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, si ata që jetojnë në trojet e tyre dhe ata në diasporë. Gjithashtu qëllimi i kësaj reviste është t’i bëjë të njohur lexuesit shqipfolës pjesë nga trashëgim-ia botërore në art dhe verëtari.

Përsiatje rreth veprës së

rexhep Ferrittitulli: Arkeologjia e Mëngjesit,

përsiatje rreth veprës së piktorit Rexhep Ferri

oRigjinali: Arkeologjia e Mëngjesit,

përsiatje rreth veprës së piktorit Rexhep Ferri

gjinia: Pikturë, artautoRi: Gëzim Qëndro

aRt & Wine, Vëll i

Page 22: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

22 E hënë 21 janar 2013 •

«speciale

Tim Whewell, bbC

a mundet që Izraeli një ditë të humbasë kontrollin efektiv mbi një copë të madhe shkretëtire,

të cilën baballarët themelues të këtij kombi e shihnin si çelësi i mbijetesës? Kryeministri i parë i vendit,a David Ben Gurion, tha se pa shkretëtirën Negev vështirë se Izraeli do të ishte një shtet dhe vështirë se do të ishte një vendbanim hebraik.

Por 60 vjet më pas një grup i ri sionist ka frikë se sipërfaqja e egër që përbën më shumë se gjysmën e territorit aktual të Izraelit, mundet që të fillojë të ketë në shumicë një pop-ullatë arabe. Ata bëjnë thirrje për in-vestime të stërmëdha shtetërore në shkretëtirën Negev për të bindur më shumë izraelitë të vendosen atje nga brezi i mbipopulluar në Izraelin qen-dror. “Nëse ne nuk punojmë shpejt, mund ta gjejmë veten në një situatë që është prag katastrofe, në 80 për qind të tokës sonë, që nuk është e pretenduar nga të tjerët”, - thotë Dany Gliksberg, themelues i “Ayalim”, një organizatë që nxit studentët të jetojnë dhe të bëjnë vullnetarisht punë shoqërore në Negev, në jug të Izraelit dhe Galilesë.

Dy zonat që cilat përbëjnë mbi 80 për qind të territorit të Izraelit, kanë edhe përqindjen më të lartë të popul-latës joizraelite në vend.

Në Galile 56 për qind janë johebrenj, përgjithësisht arabë. Në Negev arabët beduinë përbëjnë një të katërtën e popullatës, por sipas statistikave të qeverisë ata kanë normën më të lartë të rritjes së pop-ullsisë në botë dhe numri i tyre mund të dyfishohet çdo 15 vjet.

Në fushatën aktuale elektorale të Izraelit e ardhmja e Bregut Perëndi-mor të pushtuar dhe standardet e jetesës në vend janë dy çështjet kryesore. Por Gliksberg mendon se më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet kësaj çështjeje, të cilën ai e shikon si një bombë me sahat. “Negevi dhe Galileu janë misionet më të mëdha që Izraeli ka sot, - thotë ai. - Nëse ne humbasim 80 për qind të tokës sonë, si nga ana shoqërore, ashtu dhe nga ana ekonomike dhe rrjedhimisht dhe në anën demografike e politike, atëherë unë mendoj se ne humbasim të drejtën për të ekzistuar si një vend për popullin e Izraelit.”

Ëndrra e Ben Gurion ishte që pesë milionë hebrenj të jetonin dhe punonin në Negev. Por sot janë ende vetëm gjysmë milioni dhe mungesa relative e vendeve të punës dhe shërbimeve e bën të vështirë të bindësh më shumë njerëz të lëvizin në rajonin e zhveshur. Ayalim, që në gjuhën hebraike do të thotë “gazelat”, është një lëvizje e krijuar gjatë viteve të fundit për të rihapur atë që e shohin si shpirti idealist dhe pionier i sionizmit të hershëm.

Ajo u themelua në vitin 2002

Deklarata e

DANy GLIKSbERG

“Nëse ne humbasim 80 për qind të tokës sonë, si nga ana shoqërore edhe nga ana ekonomike dhe rrjedhimisht dhe në anën demografike e politike, atëherë unë mendoj se ne humbasim të drejtën për të ekzistuar si një vend për popullin e Izraelit.”

*Themeluesi i Ayalim, një fshat studentësh në Negev

ProfilËndrra e

tokës së premtuar

nga Gliksberg dhe katër shokë të tij që sapo kishin përfunduar shërbimin ushtarak. Ata bashkuan paratë që morën nga ushtria në çastin që u liruan prej saj dhe blenë një shtëpi të parafabrikuar, të cilën e vendosën në cepin e shkretëtirës në Ashalim, në jug të Bershebës. Sot Ashalim është vendi i një prej fshatrave studentore të organizatës. Së bashku këto fshatra janë shtëpia e një mijë të rinjve, megjithëse ata kanë kërkesa për të akomoduar gjashtë herë më shumë njerëz. Shumica e punës ndërtimore kryhet nga vetë studentët. “Të ndër-tosh me duart e tua, të ndiesh tullën, rërën dhe të ndërtosh shtëpinë tënde, të mbjellës pemën tënde, të shtrosh rrugën e shtëpisë, kjo është diçka që të bën të lidhesh me tokën”, - thotë Yakir Keren, një nga të rinjtë.

Një nga vendet për punën vullne-tare është fshati Beduin aty pranë, ku ata u mësojnë fëmijëve arabë të mbjellin pemë në një serrë pranë shkollës. “Sfidat që ne kemi sot në Negev janë përtej konfliktit, - thotë Keren. - Që të jesh një emigrant dhe një pionier nuk nënkupton që duhet të segregohesh. Fillon duke dhënë një shembull personal, në mënyrë që të tjerët të ndjekin.”

Por përdorimi i tokës në Negev është bërë një arsye konflikti serioze mes qeverisë dhe shumë beduinëve, të cilët thonë se familjet e tyre kanë bredhur dhe janë marrë me bujqësi në shkretëtirë prej gjeneratash. Iz-raeli ka ndërtuar qytete veçanërisht për ta dhe tashmë po ndërton shumë të tjera, duke thënë se po e bën këtë gjë me konsultim të plotë me për-faqësuesit e beduinëve. Por shton se shumë beduinë në vende të tjera po

jetojnë ilegalisht në toka shtetërore.Zëdhënësi i qeverisë së Izraelit,

Mark Regev, thotë se politika zyrtare, e njohur si “Plani Paruer” i zhven-dosjes së beduinëve në bashkësi të planifikuara, ka veçanërisht synim të sigurojë që ata do të marrin një pjesë më të mirë të burimeve kombëtare sesa në të shkuarën: “Një nga problemet kryesore që ne kemi pasur deri tani është që beduinët nuk kanë pasur pronësinë e tokës ku ata janë vendosur dhe përmes planit ne dëshirojmë të krijojmë një situatë ku beduinët të qëndrojnë në një tokë ku janë pronarë të ligjshëm, dhe kjo është një formë fuqizimi, që krahas politikave paralele të investimit në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë ne shpresojmë se do t’i sjellim bedui-nët në rrjedhën e përgjithshme.”

Por në një rast veçanërisht të debatueshëm, shtëpitë e beduinëve në ish-fshatin Al Arakib u shembën në mënyrë të përsëritur nga autoritetet përgjatë një beteje të gjatë ligjore mbi pronësinë. Auad abu Freih është një nga ata që pa shtëpinë e familjes së vet duke u shembur. Profesionalisht, ai është një shembull sesi beduinët po arrijnë sukses në shoqërinë izraelite. Me titullin profesor në Kimi, ai jep lek-sione në klasa mikse të hebrenjve dhe arabëve në një kolegj në Negev. Por ai është shumë kritik ndaj politikave ndaj popullit të tij: “Ata na shtyjnë ne te qytetet, për të na përqendruar”, thotë ai duke qëndruar para një grumbulli gurësh që ka mbetur, pasi shtëpia e tij u shemb. “Ata dëshirojnë që shumë beduinë të jetojnë në pjesë të vogla toke dhe që pak hebrenj të kenë sasi të madhe toke.”

Si shumë beduinë, ai dëshiron

të ketë një fermë. Por thotë se hebrenjtë e gjejnë më të lehtë sesa beduinët të blejnë tokë për bujqësi, për shkak të politikës së nxitjes së beduinëve për të jetuar në qytete. “Pse beduinët nuk mund të jetojnë me gamile kur hebrenjtë munden? - pyet Abu Freih. - Është profesioni ynë të mjelim gamile, por tashmë unë pi qumësht gamileje nga hebrenjtë.”

Dany Gliksberg i Ayalim thotë se një shumicë hebraike në Negev është thelbësore për të ruajtur natyrën demokratike të shtetit. Përndryshe, thotë ai, “ne do të jemi një minoritet që sundon mbi një mazhorancë johebraike”. Organizata e tij po merr mbështetje në rritje politike nga qeveria, me dy vizita nga Kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë javëve të fundit. Nënshtetasit hebrenj dhe arabë të Izraelit kanë barazi të plotë para ligjit. Por aktivisti hebraik i të drejtave të njeriut, Ofer Dagan, nga forumi “Negev për Bashkëjetesën”, thotë se në praktikë politika e tokës në Negev u jep beduinëve më pak mundësi sesa hebrenjve: Argumenti se ne dëshirojmë të judizojmë Negevin në mënyrë që të sigurojmë ekzistencën e një shteti demokratik izraelit, thjesht nuk është e vërtetë, sepse mund t’i shërbejë qëllimit për ta bërë atë një shtet për hebrenjtë. Por me siguri nuk do të mjaftojë për ta bërë atë një shtet demokratik. “Rreziku që është shfaqur sakaq, është që shoqëria beduine gradualisht po e humb besimin tek au-toritetet shtetërore dhe ne jemi duke parë incidente të dhunshme mes be-duinëve, të cilët në shumicën e kohës janë shumë paqësorë e të durueshëm. Unë mendoj se është një rrezik i madh për të ardhmen e kësaj zone”, - thotë ai.

Page 23: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

23• E hënë 21 janar 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorbrahim shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: ervin koÇi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: daniel prifti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmishi

cel: 067 20 62 200

adresa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e dibrës), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

bogdani, heroi i SienësErion Bogdani është njeriu më i dashur për momentin

nga tifozeria e Sienës. Sulmuesi i kombëtares sonë, edhe pse nuk e ka nisur ndeshjen si titullar, ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, pasi ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores, në ndeshjen e djeshme me Sampdorian. Bogdani ka realizuar golin që vlen 3 pikë për skuadrën e Sienës në fitoren 1-0 ndaj Sampdorias. Sulmuesi shtatlartë hyri në lojë në minutën e 64-t të pjesë së dytë në vend te Pauluçit, dhe ju deshën vetëm 7 minuta, për t’i dhuruar vendasve fitoren, me golin e shënuar me kokë, në minutën e 71-të. Kjo fitore i jep një tjetër “shpresë” në luftën për të mbijetuar në Seria A, Sienës, tashmë ka 14pikë.protagonist në sherrin në fund të ndeshjes

Në fund të ndeshjes Siena-Sampdoria midis dy skuad-rave ka shpërthyer një sherr masiv, ku janë përfshirë edhe stafet teknike. Shkëndija e këtij sherri ka qenë një ndërhy-rje paksa e rëndë e Bogdanit ndaj portierit Romero. Sapo gjyqtari ka përfunduar ndeshjen, Gastadielo dhe Romero të Sampdorias kanë nisur një sherr masiv, ku është përfshirë edhe trajneri i Sienës. Pritet që të ketë sanksione të rënda nga komisioni i disiplinës.“Ky gol i jep fund një makthi”

Normalisht si njeriu i ndeshjes Bogdani ka qenë në vëmend-jen e mediat italiane pas takimit. “Ky gol i jep fund një makthi, gjithmonë kemi punuar shumë mirë. Tani nis kampionati për ne dhe deri në fund të kampionatit do të përpiqemi të shpëtojmë nga rënia në Seria B. Siena i ka të gjitha mundësitë për të ar-ritur këtë gjë”, ka deklaruar Bogu pa takimit.

gilman lika heziton, vendos sot të ardhmen

Padyshim që kur një lojtar si Gilman Lika është pa kon-tratë dhe është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, të gjitha ekipet Kategorisë Superiore janë të interesuara për të. Por, duke ditur rrogën e lartë që kërkon mesfushori i ekipit tonë kombëtar, pak klube e kanë buxhetin që t’i bëjnë ofertën e duhur. Pas Tiranës, që e kishte deri më tani në ekip, Gilman Likës iu bë një ofertë e mirë edhe nga Skënder-beu, ndërsa dje u mësua, nëpërmjet trajnerit të sapoemëru-ar të Vllaznisë, Artan Bushati, se edhe klubi shkodran ka gati një ofertë për të. Normalisht që oferta e Vllaznisë është më tunduese se gjithë të tjerat për Likën, sepse bëhet fjalë për ekipin e qytetit të tij. Vetë lojtari aktualisht nuk ka pranuar të japë një përgjigje përfundimtare, por edhe nuk ka refu-zuar asnjërën. “Shkodra është ekipi i zemrës, pasi aty jam rritur. Unë e falënderoj trajnerin Bushati, që më do me kaq insistim, mirëpo një përgjigje ende s’mund të jap, pra nëse pranoj apo jo”, ka deklaruar ish-mesfushori i Tiranës, i pyetur rreth ofertës së bërë publike nga trajneri Artan Bushati. Në fakt Gilman Lika ka disa oferta edhe nga klube jashtë Sh-qipërisë, madje disa prej tyre shumë të mira nga ana finan-ciare. Por, këto oferta vijnë nga kampionate aziatike, gjë që mesa duket nuk i pëlqen shumë lojtarit shkodran. Gjithsesi, duke qenë se nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi klubet kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve, Gilman Lika është shprehur se ai nuk do të vonojë për të vendosur për të ardhmen e tij, madje do ta bëjë këtë shumë shpejt. “Të hënën vendos për të ardhmen”, është shprehur futbollisti shkodran, një vendim që pritet me shumë interes, pasi nëse Gilman Lika vendos që të luajë në Shqipëri, ekipi që do ta marrë, ka për t’u përforcuar ndjeshëm.

Milani rikthehet tek fitorja, pas barazimit 0-0 në “Marassi” kundër skuad-rës së Sampdo-

rias. Në “San Siro”, kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 2 : 1 kundër Bolonjës dhe tashmë e shohin veten vetëm 2 pikë larg Fiorentinës së vendit të 5-të. Mund të thuhet se kjo fitore është e gjitha e Xhampaolo Pacinit, i cili në këtë takim ka mundur të shënojë dy gola. “Paco” ka qenë në ditën më të mirë dhe jo vetëm për dy golat e shënuar. Pacini gradualisht po rigjen formën dhe nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, do të jetë arma më shumë e tra-jnerit Alegri për fazën e dytë të kampionatit. Kjo fitore i ka motivuar edhe më shumë kuqezinjtë, të cilët nuk i kanë humbur shpresat për një vend në Ligën e Kampioneve. Ak-tualisht Milani e sheh vetën vetëm 9 pikë larg vendit të tretë, në të cilin ndodhet Napoli. Një distancë kjo e riku-perueshme, pasi faza e dytë e kampionatit sapo ka rinisur. Alegri ka konfirmuar skemën 4-3-3, ku në sulm nga minuta e parë ka luajtur El Sharaui, Pacini dhe Nijang. Pjesa e parë e ndeshjes ka parë vetëm një skuadër në fushë, Milanin, por portieri mik, Aliardi ka mundur të mbajë miqtë në lojë duke ndalur tentativat e El Sharauit dhe Pacinit. Milani e ka kërkuar me ngulm golin në 45 minutat e para, por për fatin e tyre të keq, portieri mik ka qenë i pa-kalueshëm. Në pjesën e dytë Milani është futur në fushë me të njëjtin motivim. Vendasit e kanë rritur edhe më shumë rit-min e lojës dhe si rezultat kanë gjetur golin e parë. në minutën e 65-të Abate ka krosuar një top në zonë për Pacinin, i cili e ka stopuar dhe më pas ka dri-bluar Portanovën. I vetëm për-ball Aliardit, Pacini nuk ka ga-buar. Vendasit nuk kanë qenë të qetë në avantazh me një gol, sepse Bilonja mund t’i zinte në befasi me ndonjë kundërsulm të shpejt. Trajneri Alegri i ka kërkuar skuadrës të luajë në sulm. Kuqezinjtë kanë zhvil-luar lojën e tyre të qetë deri në momentin që kanë gjetur edhe golin e sigurisë. Sërish pro-tagonist ka qenë Pacini, i cili ka lënë në vend Portanovën dhe më pas e ka dërguar topin në rrjetë. Minutat e fundit të

Napoli nuk ka mundur të përfitojë nga barazimi i Lacios për të qëndruar i vetëm në vendin e dytë në renditje. Napolitanët pas disa fitoresh radhazi, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në shifrat 1 : 1 kundër Fiorentinës. Nga kjo situatë ka përfituar Juventusi, që tashmë e ka thel-luar në 5 pikë diferencën me Napolin, por edhe Lacion. Për Fiorentinën kjo mund të konsiderohet një barazim shpresëdhënës, sepse vinin nga tre humbje radhazi. Pjesa

e parë ka nisur me një ritëm të lart, pasi të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë sulm-ues. Por, ka qenë Fiorentina që ka kaluar e para në avantazh. Në minutën e 33-të portieri i Napolit, De Sanktis ka bërë një gafë, pasi nuk ka ndalur dot një gjuajtje të Ronkalias nga mesi i fushës, ndonëse to-pin e kishte në drejtim të duarve. Gjith-sesi, Napoli ka reaguar dhe në fundin e pjesës së parë ka mundur të gjejë bara-zimin me të përhershmin Kavani, i cili ka

shënuar me kokë pas një goditje dënimi të Hamshik. Pjesa e dytë e takimit ka qenë e hapur, pasi të dyja skuadrat kanë krijuar raste nga më të shumtat për të kaluar në avantazh. Napoli ka qenë disi më superior në fushë, por gjithsesi nuk ka mundur të marrë tre pikë dhe të ruajë në tre pikë diferencën me Juventusin. Në fund ky barazim ka rënduar më shumë mbi portierin De Sanktis, pasi gabimi i tij i ka kushtuar dy pikë skuadrës napolitane.

fiorentina frenon napolin, juve +5

Milani i falet pacinitKuqezinjtë kanë rigjetur fitoren dhe Pacinin, autorin e dy

golave, i cili nëse do të vazhdojë me këtë ritëm do të jetë “arma më shumë” për Alegrin për fazën e dytë të kampionatit

sfidës janë ndezur, pasi Bolon-ja ka ngushtuar diferencën fal një autogoli të Mekses. Miqtë

kanë fituar shumë vetëbesim dhe kanë besuar tek barazimi, por kuqezinjtë kanë kthyer në

mbrojtje dhe kanë arritur të mbyllin këtë sfidë me rezulta-tin 2 : 1.

partizani prezanton sot aksionarin e ri dhe trajnerinEpoka e re tek Partizani fillon nga dita e sotme. Sot në orën 11.00 në ambientet e

“Lion Park”, ku ndodhen aktualisht zyrat e klubit të kuq, do të prezantohen aksionari i ri i Partizanit, biznesmeni Gazmend Sallaku, si dhe trajneri i sapoemëruar Shpëtim Duro.

Page 24: Presheva, cmimet Tirane, Beqir Meta

24 E hënë 21 janar 2013 •

« reklamë