12
Letra Informative PRILL 2012 NR.4 V-2 SHEMBULL PËR TË GJITHË AKSION HUMANITAR “Mileniumi i Tretë” Make Love, Not AIDS

PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

Letra Informative

PRILL 2012

NR.4

V-2 SHEMBULL PËR TË GJITHË AKSION HUMANITAR

“Mileniumi i Tretë”

Make Love, Not AIDS

Page 2: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

2

PËRMBAJTJA

Letra informative

Projekti Humanitar “Kosova Cap” 3

Java e Projekteve 4-5

V-2 Shembull për të gjithë 6

Aktiviteti rekreativ në Klubin e Tenisit “RILINDJA”

8

Mësimi në natyrë- shpërblim për kla-

sat fituese

8

Vizitat e realizuara nga prindërit 9

Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS

10

Ekspozita në korridoret e shkollës 11

KF 2 Korriku U-16 Përballë përfaqësueses M3

12

Kryeredaktore Donika Elshani Redaktorë Adea Loxha Krenar Fejzullahu Lektorë Adea Loxha Krenar Fejzullahu Anëtarë të redaksisë Gresa Berisha Dita Baruti Rita Kryeziu Shend Sylejmani Gentiana Hoxha

Page 3: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

3

Letra informative

Projekti humanitar “Kosova Cap”

Projekti “Kosova CAP” është projekt humanitar që ka për qëllim të ndihmojë personat që kanë nevojë për karroca, të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë ato. Projekti “Kosova CAP (kapakë)” do të riciklojë kapakë të plastikës si burim për të blerë dhe dhuruar karroca për persona me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Projekti “Kosovo CAP” është një kontinuitet i projektit të ngjashëm dhe të suksesshëm në Turqi, i iniciuar nga

studenti kosovar Kushtrim Ahmeti. Ju të gjithë mund të ndihmoni në këtë projekt duke filluar pikat e mbledhjes së kapakëve dhe duke i sjellë ato herë pas here në AUK. Për të aranzhuar transportin e kapakëve të mbledhur për në AUK mund të kontaktoni në [email protected] apo në faqen e Facebook-ut “Kosova Cap Project”. Ju mund të mblidhni kapakë nga familjarët, shoqëria dhe kolegët tuaj. Kapakët e mbledhur mund të jenë të çfarëdo madhësie dhe ngjyre përderisa janë të plastikës. Kapakët e mbledhur do të transportohen në Turqi tek kompania e riciklimit e njohur si Muzaffer Pınarbaşı İşletmeleri. Kjo kompani porosit karrocat nga kompania gjermane Otto Bock Ëheelchairs. Ambasada turke në Kosovë do të kryejë transportin e kapakëve dhe karrocave. Koordinator i projektit në Turqi është Ege Universitesi, njëherit edhe iniciuesi i projektit në Turqi. Projekti “Kosova CAP” është i vetëm i këtij lloji në Kosovë dhe ka për qëllim të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara në vend duke ngritur në të njëjtën kohë vetëdijen e qytetarëve rreth riciklimit.

Neve na duhen 250kg kapakë të plastikës për 1 karrocë. Të mbledhim së bashku kapakë të plastikës dhe të ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë! Ky projekt nuk ka ndonjë datë përfundimi. Sa më shumë kapakë që mbledhim, aq më shumë karroca do të dhurojmë.

Letra informative

Page 4: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

4

Letra informative

Java e Projekteve

Tashmë traditë e shkollës sonë, edhe këtë gjysmëvjetor u mbajt java e projekteve. Me pak dallim prej herëve të tjera, për shkak të festës së pashkëve katolike dhe Ditës së Kushtetutës, për të cilat nuk u punua ditën e hënë dhe të martë, java e projekteve zgjati vetëm tri ditë. Temat ishin prej më të ndryshmeve. Përveç punimeve në PoëerPoint, realizimit të videove dhe fletushkave apo prezantimeve me hamera, nxënësit vizituan vende të ndryshme. Si përfundim, të gjithë nxënësit përfituan nga ky raund i projekteve.

Temat e projekteve

Për nxënësit e klasave 6-8

1. Invisible Child 2. Shpenzimet javore 3. Familja shqiptare dje dhe

sot 4. Aranzhimi i luleve 5. Bukuritë natyrore të

Kosovës 6. Moda

Për nxënësit e klasave 9-11

1. Sa shpenzojmë, për çka

shpenzojmë? 2. We can make difference 3. Bioarkitektura 4. Edhe unë jam shkencëtar 5. Vallet shqipe

Invisible Child Bukuritë natyrore të Kosovës

MBP

Page 5: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

5

We can make a difference

Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura

Në kuadër të projektit ―We can make difference‖ , është krijuar një dokumentar 5 minutësh nga nxënësit.

Letra informative

Vallet shqipe Moda

Edhe unë jam shkencëtar

Në projektin ―Edhe unë jam shkenctar, nxënësit kanë bërë eksperimente të ndrysh-me, njërin prej të cilëve e gjeni në uebb—fqe të shkollës.

Page 6: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

6

Letra informative

V-2

SHEMBULL PËR T’U NDJEKUR NGA TË

GJITHË

Ne nxënësit e klasë V-2 jemi shumë të gëzuar që në një ditë të veçantë si kjo, kurorëzojmë përfundimin e suksesshëm të projektit tonë “Këndi i Argëtimit” për spitalin e Pediatrisë në Prishtinë. Ne, si të gjithë fëmijët e botës, e duam argëtimin dhe kënaqemi sa herë luajmë, ne duam që përmes lojës të harrojmë brengat tona edhe atëherë, kur shëndeti ynë nuk është mirë.

S a d o q ë k e m i mbështetjen e prindërve dhe kujdesin nga mjekët, për shërimin tonë sa më të shpejtë, neve na mungon argëtimi. Prandaj, ne jemi shumë krenarë, që çdo fëmijë, i cili vjen këtu, ka ku të gëzohet dhe të argëtohet. I falënderojmë me sinqeritetin e pastër fëmijëror mbështetësit dhe organizatorët e projektit “Kosova Vision Contest”,që na dhanë

mundësinë e realizimit të këtij projekti. Ne ndihemi krenarë, që afër nesh ka qëndruar dhe na ka ndihmuar m ë s u e s j a , V l o r a Mehmedi, na kanë ndihmuar prindërit tanë, që të realizojmë qëllimin tonë dhe të ndihemi të vyeshëm dhe të gatshëm, për të ndihmuar dhe përkrahur njëri-tjetrin, sa herë kemi nevojë.

P ë r f a q ë s u e s j a e Kosovision Kontest. Znj. Katherina Washington është shprehur shumë e lumtur për realizimin e këtij projekti. Ajo i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: “Të dashur fëmijë, të dashur mësuese, të dashur infermierë, i nderuar drejtor, të dashur miq, prindër, faleminderit shumë për realizimin e këtij projekti.

Page 7: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

7

N d ë r k a q , përfaqësuesja e prindërve, znj. Merita Bajri, falënderon të gjithë e në veçanti f ë m i j ë t d h e mësuesen të cilët shpërblimin e fituar në Kosovision e kaluan në një projekt humanitar.

Për realizimin e këtij projekti u mblodh një fond rreth 5400 eurosh. Nga Kosovision Kontest janë fituar 500 euro. Fëmijët kanë grumbulluar 800 euro dhe shumën tjetër kanë kontribuar prindërit, duke dhuruar çarçafë , tapeta dhe fshesë elektrike.

Drejtori i Pediatrisë, z. Zejnullahu, ndan mirënjohje për Përfaqësuesen e Kosovisionit, mësuesen, fëmijët dhe prindërit dhe falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt.

Drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila falënderoi prindërit që kontribuuan për realizimin e këtij projekti. “Vërtet ndjehemi me fat si shkollë që kemi prindër të tillë”, tha ndër të tjera ajo, duke shprehur gjithashtu respektin e për idenë dhe punë e fëmijëve.

Page 8: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

8

Letra informative

Aktiviteti rekreativ në Klubin e Tenisit “RILINDJA”

Të premten e 30 marsit nxënësit e zgjedhur si më të mirët e klasave nga I - V për muajin mars patën mundësinë të shfaqin talentin e tyre në klubin e tenisit. Nxënësit e përzgjedhur ishin nën përkujdesjen e mësueseve Njomza Kelmendi dhe Blerina Lluhani. Gjatë qëndrimit në klubin e tenisit fëmijët u ndanë në dy grupe nga trajnerët. Së pari luajtën lojë për ngrohje dhe argëtim, ndërkaq më pas atyre iu sqaruan lëvizjet elementare që duhet ditur për të luajtur një lojë tenisi. Krejt

në fund trajnerët shfaqën një lojë tenisi para nxënësve. Të gëzuar, por edhe të lodhur nxënësit u kthyen në shkollë ku tërë kohën ndanin përvojën e tyre me shokët dhe shoqet e klasës.

Mësimi në natyrë- shpërblim për klasat fituese

Pas përfundimit të raundit të parë të ndry-shimit të klasave, me anë të votimit të ak-tiveve për klasën më të suksesshme, kla-sat III-1 dhe IV-1 janë shpallë fituese të këtij procesi. Si shpërblim për këto klasa është përcaktuar një ditë mësimi në nat-yrë. Kjo ditë mësimi është mbajtur më datën 23.3.2012 në parkun e Gërmisë. Gjatë kësaj dite mësimi jo të zakonshme por interesante, u mbajtën aktivitete të ndryshme, fëmijët luajtën lojëra të ndrysh-me dhe ndërmorën përsipër ndërtimin e një shtëpize nga druri i gjetur në pyllin e Gërmisë

Më datën 24. 2. 2012 trajneri i klubit basketbollistik ―Sigal Prishtina‖ vizitoi klasën III-1 dhe ofroi njohuri lidhur me sportin dhe basketbollin. Vizita ishte e mirëseardhur për nxënësit dhe përputhej me temën mujore që ishte ―Sporti‖. Kjo vizitë e trajnerit Arben Krasniqi u mundësua nga prindi Ymer Stanovci. Gjatë vizitës dhe ofrimit të njohurive, nxënësit shprehën interesim të madh dhe u ndanë të kënaqur me vizitën e realizar.

Vizitat e realizuara nga prindërit

Page 9: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

9

Letra informative

Në vazhdën e bashkëpunimeve, kësaj radhe, më 27.3.2012 ishte për vizitë në shkollë prindi Shkëndije Dobruna. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i temës “Ushqimi i shëndetshëm” e që është përzgjedhur qëllimisht për të përkuar me temën mujore të mësimit “Ushqimi”. Ky prezantim u mbajt para nxënësve të klasave të treta dhe në prani të mësueseve të klasave përkatëse.

Program festiv për 7 dhe 8 Marsin

Për nder të festave të 7 dhe 8 Marsit nxënësit e shkollës sonë shfaqën programin festiv, përmes të cilit falënderuan njerëzit më të dashur për ne, mësuesit dhe prindërit tanë, edukatorët dhe udhëzuesit ta-në të jetës.

Që nga Lisa e vogël e klasës së parë, e cila i recitoi me zemër mësueses dhe nënës, përkush-timin dhe dashurinë për nënat dhe mësuesit e shfaqën me poezi dhe ese, me fjalët më të bukura edhe nxënësit tjerë duke përfaqësuar secili gjener-atën e vetë.

Rëndësia e simbolit shtetëror

Nxënësit e klasave të katërta kanë mësuar për vlerat kombëtare dhe krenohen që ne si komb kemi simbolin kombëtar, flamurin me shqiponjën dykrerëshe, por rrethanat e reja sollën flamurin e shtetit të ri në botë, Kosovës.

Ai që dizajnoi këtë flamur dhe stemën e Repub-likës së Kosovës, z. Muhamer Ibrahimi ishte i ftuari i klasave të katërta me përkrahjen e prindit nga klasa IV-3 Veronika Bajcinovci Dërguti.

Page 10: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

10

Letra informative

Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS

Shkolla "Mileniumi i Tretë" fitoi projektin e tretë "Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS" nga organizata jo qeveritare INTEGRA e cila ka për qëllim in-tensifikimin e zhvillimit të edukimit dhe kulturës. Imple-mentimi i projektit u zbatua në shkurt të këtij viti nga 16 nxënës të shkollës të cilët transmetuan njohuritë e tyre të fituara nga trajnimi te nxënësit e shkollave të tjera. Si pjesë e projektit "Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS", me datën 2 dhe 3 shkurt në shkollën tonë mbajtën trajnimin dy ditor nxënësit pjesëmarrës të këtij projekti.

Projekti vazhdoi ashtu siç ishte planifikuar me mbajtjen e ligjëratës nga nxënësit pjesëmarrës të shkollës sonë në tri shkolla të ndryshme, "Mitrush Kuteli" dhe "Pavarësia" në Prishtinë dhe "Yll Morina" në Gjakovë. Gjatë ligjëratës së parë, nxënësit e shkollës sonë prezantuan temën "HIV/AIDS dhe IST-të" para një grupi n xënës i sh nga sec i l a shko l l ë pjesëmarrëse. Ndërkaq, në vizitën e dy-të ishin pikërisht nxënësit e këtyre tri shkollave, ata, të cilët e prezantuan të njëjtën ligjëratë para nxënësve të tjerë të shkollës së tyre. Në këtë mënyrë ne krijuam një zinxhir, i cili ndihmon në përcjelljen e informatave te bashkëmoshatarët tonë në lidhje me temën e projektit.

Nora Konjuhi, pjesëmarrëse në “The Voice of Albania”, tashmë është konkurrente në festivalin e muzikës moderne “Top Fest 9”, me këngën “Dy pika lot”.

Page 11: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

11

Letra informative

Ekspozita në korridoret e shkollës

Ekspozita u mbajt në sallën për shumë qëllime.

Vizatimet e nxënësve u shpërndanë edhe nëpër korridore. Përveç pikturave ata bënë edhe skulptura dhe stoli me FIMO.

Diellza Dobroshi, talentja jonë e këngës është duke marrë pjesë në Top Fest 9 me këngën “Për hënën”.

Gjatë realizimit të videoklipit të këngës

“kam diçka që dua ta them”

Page 12: PRILL 2012 “Mileniumi i Tretë” NR.4 Letra Informative5 We can make a difference Familja shqiptare dje dhe sot Bioarkitektura Në kuadër të projektit ―We can make difference‖

12

KF 2 KORRIKU U-16 PËRBALLË PËRFAQËSUESES M3

Edhe këtë vit përfaqësuesja e shkollës sonë në futboll të madh zhvilloi një lojë miqësore me klubin futbollistik “2 Korriku”. Një përvojë e mirë kjo për të testuar përgatitjen fizike dhe mbi të gjitha për të marrë kënaqësi nga kjo ndeshje miqësore.

Letra informative