372
Elizabeta Angeleska Igorçe Nikolov PRODHIMTARIA PERIMORE LËNDË E OBLIGUESHME DHE ZGJEDHORE Libër për vitin IV të arsimit të mesëm drejtimi bujqësor-veterinar teknik për prodhimtari fermere Shkup, 2011

prodhimtaria perimore

  • Upload
    hatuong

  • View
    412

  • Download
    36

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska

Igorçe Nikolov

PRODHIMTARIA PERIMORE

LËNDË E OBLIGUESHME DHE ZGJEDHORE

Libër për vitin IV të arsimit të mesëm drejtimi bujqësor-veterinar

teknik për prodhimtari fermere

Shkup, 2011

Page 2: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

2

Autorë:Elizabeta Angeleska, arsimtare në SHMQSH ,,Braqa Miladinovci”, ShkupIgorçe Nikolov, arsimtar në SHMP ,,Koço Racin”, Sveti Nikollë

Recensentë: Dr. Danail Jankullovski, profesor në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe UshqimKostandin Krstovski, arsimtar në SHMP ,,Mosha Pijade”, TetovëDrashko Ilievski, arsimtar në SHMP “Mosha Piade” Tetovë

Përkthyes:Shefkije Usejin

Redaktorë të botimit në gjuhën shqipe:Prof. dr. Hazir PollozhaniMr. sc. Nesim Seferi

Lektor:Abdulla Mehmeti

Përgatitja kompjuterike:Nikolova Marija Angeleska Frosina

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Grafi cki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 100

Me vendimin për miratimin e librit për lëndën Prodhimtaria perimore– lëndë e obligueshme dhe zgjedhore, për vitin e katërt, drejtimi bujqësor-veterinar, profi li teknik për prodhimtari fermere, për arsimin e mesëm profesional, nr:22-976/1, të datës 09.06.2011, të sjellë nga Komisioni nacional për tekste shkollore.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје АВТОР: Ангелеска, Елизабета - авторОДГОВОРНОСТ: Николов, Игорче - авторНАСЛОВ: Градинарско производство : редовен и изборен, предмет : учебник за IV година средно образование : земјоделско-ветеринарна струка, техничар за фармерско производствоИМПРЕСУМ: Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011ФИЗИЧКИ ОПИС: 372 стр. : илустр. ; 29 смISBN : 978-608-226-236-9УДК: 635(075.3)ВИД ГРАЃА: монографска публикација, текстуална граѓа, печатенаИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 07.11.2011COBISS.MK-ID: 89003274

Page 3: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

3

Parathënie

Libri është dedikuar për nxënësit e vitit të IV në shkollat e mesme profesionale të dre-jtimit bujqësor-veteriner, për profi lin arsimor teknik për prodhimtari fermere. Në libër janë përpunuar përmbajtjet nga dy lëndë, edhe atë, Prodhimtaria perimore si lëndë e obligueshme dhe Prodhimtaria perimore si lëndë zgjedhore.

Në pjesën Prodhimtaria perimore, si lëndë e obligueshme, janë përpunuar këto përm-bajtje tematike:

I. KULTURAT PERIMORE ME FRYTEII. KULTURAT NGA FAMILJA KUNGULLOREIII. KULTURAT PERIMORE NGA FAMILJA FLUTURORE IV. KULTURAT PERIMORE BULBOREV. KULTURAT E LAKRAVEVI. KULTURAT E GJELBRA (BARISHTORE)VII. KULTURAT PERIMORE RRËNJORE DHE TUBEREVIII. KËRPUDHATIX. PRODHIMTARIA PERIMORE ORGANIKE

Në këtë pjesë janë përpunuar kulturat më të rëndësishme perimore. Për secilën kulturë perimore është dhënë vendi i saj në sistematikë, rëndësia ekonomike e kulturës, prejardhja e kulturës dhe përhapja e kulturës. Përshkrimi i veçorive morfologjike përfshin: përshkrimin e rrënjës, kërcellit, gjethit, lules, frytit dhe farës. Përshkrimi i veçorive biologjike përfshin: nevojat e kulturave perimore për nxehtësi, dritë, ujë dhe për dheun. Agroteknika përfshinë mbjel-ljen alternative, përpunimin e tokës, plehërimin dhe mënyrën e prodhimit në të cilën janë përpunuar: mbjellja, mbjellja me farë dhe rimbjellja e kulturave perimore, masat agroteknike të cilat ndërmerren gjatë kultivimit të kulturave perimore në hapësira të hapura dhe të mbro-jtura. Për secilën kulturë është dhënë edhe mënyra e vjeljes (mbledhja). Në temën për prod-himtari organike janë dhënë mënyrat e prodhimit të disa kulturave.

Përmbajtjet e dhëna në këtë pjesë kanë karakter teorik dhe profesional dhe mundësojnë arritjen e njohurive dhe përmbajtjeve nga prodhimtaria kopshtare.

Në pjesën Prodhimtaria perimore– lëndë zgjedhore, janë përpunuar këto përmbajtje tematike:

I. PRODHIMI I RASATITII. AGROTEKNIKA E PRODHIMTARISË PERIMORE NË HAPËSIRAT E MBROJTURA III. KULTIVIMI I DOMATES NË HAPËSIRA TË MBROJTURAIV. KULTIVIMI I SPECAVE NË HAPËSIRA TË MBROJTURAV. KULTIVIMI I TRANGUJVE NË HAPËSIRA TË MBROJTURAVI. KULTIVIMI I SALLATËS NË HAPËSIRA TË MBROJTURA

Page 4: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

4

Kjo pjesë i përket prodhimtarisë perimore në hapësirat e mbrojtura. Tema e parë përf-shin kushtet për prodhimin e rasatit në hapësirat e mbrojtura. Tema e dytë i përket kushteve në hapësirat e mbrojtura gjatë kultivimit të kulturave kopshtare, ndarjen e hapësirave të mbro-jtura, mënyrën e ngritjes së hapësirave të mbrojtura, karakteristikat e hapësirave të mbrojtura, zbatimi i mbjelljes alternative në prodhimin e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura, mbjellja, mbjellja me farë dhe rimbjellja e kul-turave perimore në hapësirat e mbrojtura, masat agroteknike të cilat ndërmerren gjatë kul-tivimit të kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, sistemet për kontrollimin e kushteve për kultivimin e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, plehërimi i kulturave perimore të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, mënyrat e ujitjes dhe masat për mbrojtjen e kulturave perimore të kultivuara në hapësirat e mbrojtura.

Në temat në vazhdim janë dhënë mënyrat e kultivimit të domateve, specave, trangujve dhe sallatës në hapësirat e mbrojtura.

Përmbajtjet e dhëna në këtë pjesë kanë karakter teorik dhe profesional dhe mundësojnë arritjen e njohurive dhe përmbajtjen nga prodhimtaria kopshtare.

Njohuritë e arritura dhe të kuptuarit nga lënda Prodhimtaria perimore do t’i mundësojë nxënësit që me sukses t’i zbatojë në kultivimin e kulturave bujqësore.

Autorët

Page 5: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

5

PRODHIMTARIA PERIMORE

LËNDË E OBLIGUESHME

Libër për vitin IV të arsimit të mesëm-drejtimi bujqësor-veteriner

teknik për prodhimtari fermere

Page 6: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

6

Page 7: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

7

NDARJA E KULTURAVE TË PERIMEVE

Kulturat e perimeve paraqesin grupin e madh të bimëve nga familjet e ndryshme. Këto nuk paraqesin grup të posaçëm botanik të bimëve.

Kulturat e perimeve ndërmjet vete mund të dallohen sipas shumë veçorive biologjike dhe morfologjike. Nuk ekziston kufi i qartë ndërmjet perimeve dhe grupeve të tjera të bimëve.

Kultura të caktuara të perimeve mund të prodhohen edhe si bujqësore (fushore), for-agjere ose kultura industriale. Shembull, patatja mund të kultivohet si kulturë e perimeve nëse shfrytëzohet e re për ushqimin e njeriut dhe prodhohet në kopshtet për perime. Ekzisto-jnë lloje të patates të cilat prodhohen për ushqimin e kafshëve. Bizelja, fasulja, bishtaja mund të kultivohen edhe për prodhimin e ushqimit të kafshëve. Shalqiri, pjepri dhe luleshtrydhet, sipas vlerave të tyre ushqyese janë të përafërta edhe me kulturat e pemëve.

Kërpudhat sipas karakteristikave të tyre biologjike dhe mënyrës së prodhimit shumë dallohen nga kulturat e perimeve.

Kulturat e perimeve dallohen edhe sipas pjesëve të bimëve të cilat përdoren për ushqim. Varësisht nga tipi i perimeve në të ushqyerit mund të shfrytëzohen organet vegjetative dhe gjenerative.

Nga organet vegjetative për ushqim mund të shfrytëzohen:• Rrënja – karota, pastinaku, rrepa e kuqe, rrepa, panxhar sheqeri; • Gjethi – spinaqi, çikorja, sallata, laboti; • Kokëzat gjethore – lakra, lakra me gjethe te gjelbra, lakra sythëz;• Kërcelli – alabashi;• Bisku- shpargu;• Bulbi – qepa, hudhra;• Zhardhoku – patatja;• Bishtat e gjetheve – Selino (fam. Apiace), reveni; • Bisqet nëntokësore – rrikë, shpargu.

Nga organet gjenerative për ushqim mund të shfrytëzohen:• Fryti – domatja, speci, patëllxhani, shalqiri, pjepri, trangulli, bishtaja, bamja;• Lulet – lulelakra, artiçoka;• Fara – fasulja, bizelja, batha;• Trupat sporembartës – kërpudhat.

Llojllojshmëria e tillë e kulturave të perimeve, për sa i përket karakteristikave biologjike dhe vlerave të përdorimit në të ushqyerit, e bën të ndërlikuar ndarjen e kulturave të perimeve.

Janë të njohura ndarje të shumta të kulturave të perimeve të cilat janë bërë sipas për-katësisë botanike, sipas karakteristikave biologjike, sipas organeve prodhuese, sipas mënyrës së kultivimit, sipas kohëzgjatjes së vegjetacionit, sipas reaksionit ndaj temperaturës, sipas reaksionit ndaj dritës, sipas reaksionit ndaj gjatësisë së ditës etj.

Page 8: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

8

Ndarja sipas përkatësisë botanike (klasifi kimi botanik) është bërë sipas veçorive mor-fologjike të cilat i kanë kulturat e perimeve.

Sipas kësaj, kulturat e perimeve bëjnë pjesë në familjet e caktuara të bimëve me karak-teristika të njëjta ose të përafërta biologjike dhe morfologjike, gjegjësisht kërkesa për kushte të caktuara, vuajnë prej sëmundjeve të njëjta dhe dëmtues, kanë gjatësi të njëjtë të vegjeta-cionit etj.

Sipas gjatësisë së vegjetacionit kulturat e perimeve ndahen në njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare.

Sipas përkatësisë botanike kulturat e perimeve të cilat kultivohen tek ne janë futur në

familjet në vazhdim:• Cucurbitaceae – kungullore;• Solanaceae – solanore;• Fabaceae – fl uturore;• Brassicaceae – kryqore;• Asteraceae – kaptinore;• Chenopodiaceae – labotore;• Alliaceae – qepore;• Apiaceae – ombrellore • Malvaceae – mëllagore• Poligonaceae – nejcore• Poaceae – graminore

Kjo ndarje nuk është më e mira, për shkak se ndodh që disa lloje të kulturave të perimeve të bëjnë pjesë në një familje, por kanë nevojë për masa të ndryshme agroteknike. Shembull, domatja dhe patatja bëjnë pjesë në familjen e njëjtë, por dallohen sipas mënyrës së kultivimit dhe masave agroteknike të cilat ndërmerren gjatë kohës së vegjetacionit.

Ndarja sipas organeve produktive i ndan kulturat e perimeve sipas pjesëve të bimës të cilat shfrytëzohen për ushqim. Me këtë ndarje kulturat e perimeve janë të ndara në kultura të perimeve me fryte, kultura të perimeve me tuber, kultura të perimeve gjethore, kultura të perimeve me rrënjë dhe fryte, etj. Edhe kjo ndarje nuk është më e mira për shkak se ekzistojnë kultura të perimeve te të cilat shfrytëzohen më shumë pjesë të bimës për ushqim.

Shembull, te majdanozi për ushqim mund të shfrytëzohen gjethet dhe rrënja. Te kun-gulli për ushqim mund të shfrytëzohet fryti dhe fara. Te qepa dhe hudhra kur janë të reja për ushqim mund të shfrytëzohen gjethet, e pastaj bulbi.

Page 9: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

9

Për shkak të mangësive të shumta të disa prej ndarjeve të lartpërmendura, janë bërë ndarje të cilat bazohen në kombinime të caktuara.

Ndarja më praktike e kombinuar është ndarja e bërë sipas organeve produktive, përkatë-sisë botanike dhe masave agroteknike të cilat ndërmerren gjatë kohës së kultivimit. Sipas kësaj ndarje kulturat e perimeve janë të ndara në:

Kultura të perimeve me fryte – domatja, speci, patëllxhani, etj. Kultura nga familja kungullore – trangulli, shalqiri, pjepri, kungulli; Kultura nga familja fl uturore – bishtaja, bizelja, batha; Kulturat bulbore – qepa, hudhra, preshi; Kulturat e lakrave – lakra, lulelakra, lakra gjethore, brokulla, alabashi; Kulturat e gjelbra – spinaqi, marule, panxhar foragjer, çikore, radhiqe (bresë), nane,

verdhashka; Kulturat rrënjore dhe tubere – karota, rrepa, panxhar sheqeri, majdanozi, rrepa e

kuqe, pastenaku, selinoja Kërpudhat (fungi) – kërpudhat

Kontrolloje diturinë tënde:

1. A janë kulturat e perimeve grup botanik i posaçëm i bimëve?2. Cilat pjesë nga kulturat e perimeve shfrytëzohen për ushqim?3. Sipas cilave karakteristika janë të ndara kulturat e perimeve?4. Si janë të ndara kulturat e perimeve sipas përkatësisë botanike?5. Si janë të ndara kulturat e perimeve sipas organeve produktive?6. Cila ndarje e kulturave të perimeve është më praktike dhe si janë të ndara kulturat e

perimeve?

Detyrë:

Bëj mbledhjen e 30 kulturave të perimeve të herbarizuara!

Detyrë:

Zgjedh 20 kultura të perimeve dhe mundohu t’i klasifi kosh sipas gjatësisë së veg-

jetacionit dhe sipas organeve produktive!

Detyrë:

Bëj hulumtime në internet dhe mundohu të mbledhësh informacione te 20 kultura

të perimeve për organet produktive, familjen ku bëjnë pjesë dhe gjatësinë e vegjeta-

cionit.

Bëj tabelë në të cilën do ti vendosësh informacionet e mbledhura për kulturat e

perimeve!

Në orën e ushtrimeve në grupe prej 4 nxënësve bëni krahasimin e informatave të

mbledhura dhe bëni prezantim grupor!

Detyrë:

Bëj vizitë në sa më shumë ferma te perimeve. Bëj fotografi te kulturave të peri-

meve të cilat kultivohen dhe evidento vendin ku është bërë fotografi a dhe fenofaza e

zhvillimit të secilës kulturë të perimeve. Nga fotografi të e mbledhura bëj album me kul-

tura të perimeve!

Page 10: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

10

Page 11: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

11

Tema

KULTURAT PERIMORE

ME FRYTE

Përfaqësues kryesorë

Domatja

Speci

Patëllxhani

Page 12: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

12

Page 13: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

13

DOMATJA

Sistematika

Rendi Solanales

Familja Solanaceae

Gjinia Solanum

Lloji Lycopersicon esculentum

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet fryti i domates, që më së shpeshti është me ngjyrë të kuqe dhe ka pamje tërheqëse. Vlera energjetike e frytit te domatja është e vogël dhe arrin 115 kJ/100 gram.

Fryti përmban sasi të madhe të ujit i cili lëviz prej 90-95%. Materiet e thata në frytin e domates arrijnë rreth 5-10%.

Nga sasia e përgjithshme e materieve të thata rreth 4,54% janë të tretshme në ujë, prej të cilave rreth 4% janë materie organike, ndërsa 0,5% janë joorganike.

Sasinë më të madhe në materiet e thata e për-bëjnë sheqernat e thjeshtë (glukoza) me rreth 2,7%, celuloza me 0,4% dhe hiri me 0,5%.

Fryti i domates është i njohur për nga përm-bajtja e vitaminave dhe materieve minerale. Vi-tamina C është e përfaqësuar me 23 mg/100 gram, ndërsa përmban edhe sasi të konsiderueshme të vitaminave tjera siç është karotina (provitamina A) me 1,6 mg/100 gram, vitamina nga grupi B me 0,8-1 mg/100 gram, vitaminë E, K dhe PP.

Prej materieve minerale në frytin e domates në sasi më të madhe janë kripërat e kalium-it deri 300mg/100 gram, natriumi, magnezi, kalciumi, hekuri, si edhe mikroelementet bakri, mangani, kobalti, bori, nikeli, etj.

Sipas përmbajtjes së bakrit dhe hekurit, fryti i domates është njëri ndër më të pasurit prej perimeve.

Domatja përmban edhe acide organike, prej të cilave më të përfaqësuara janë acidi citrik dhe i mollës. Acidet në frytin e domates i japin shije domates, kurse te njeriu ndikojnë pozi-tivisht në punën e veshkave dhe organeve për tretje dhe në zvogëlimin e tensionit të gjakut.

Në të ushqyerit domatja shfrytëzohet në shumë mënyra. Përkundër përdorimit në gjen-dje të freskët, sasi të mëdha të domates përpunohen në mënyrë industriale dhe përpunim shtëpiak (amvisëri) në lëngje, pure, ekstrakt të koncentruar dhe prodhime të thata.

����� 1 ���, ���� Figura 1 Domatja, fryti

Page 14: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

14

Domatja mund të shfrytëzohet edhe si ilaç, pasi që ndihmon tretjen e ushqimit, ndërsa mund të përdoret edhe gjatë tensionit të lartë të gjakut, te sëmundjet e zemrës, reumatizmit, sëmundja e verdhëzës, etj.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Domatja ka prejardhje nga viset e Amerikës Jugore, në fushat e Andeve. Në Evropë domatja për herë të parë është sjellë në Spanjë dhe Portugali në shekullin e XV, prej ku është përhapur gjithkund.

Në fi llim domatja është kultivuar si bimë zbukuruese. Kultivimi i domates si perime ka fi lluar në shekullin XIX në Francë dhe Angli.

Zgjerimi masovik i kultivimit të domates ka ndodhur paksa më vonë, gjegjësisht pas Luftës së parë botërore.

Sot domatja është e përhapur çdo kund në botë.

Sipas rëndësisë ekonomike, përhapjes dhe përdorimit domatja zë njërin ndër vendet e para ndërmjet kulturave të perimeve në tërë botën, e veçanërisht në regjionet më të nxehta. Në botë domatja kultivohet në rreth 4,5 milion hektarë, me prodhim vjetor mbi 80 milion ton (të dhënat e FAO 2005).

Në vendet evropiane 5-10% nga harxhimi i tërësishëm i perimeve i takon domates.Në Republikën e Maqedonisë domatja prodhohet çdo kund, kurse në disa regjione

domatja së bashku me specin paraqesin kulturat kryesore. Në vendin tonë është i përfaqësuar në rreth 9.000-10.000 ha me prodhim vjetor rreth 300.000 ton.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave materie është i përbërë fryti i domates?2. Cilat vitamina dhe materie minerale gjenden në sasi më të madhe në frytin e domates?3. Për çka shfrytëzohet domatja?4. Prej nga e ka prejardhjen domatja?5. Sa është prodhimi domates në Maqedoni?

����� 2 ���������� �� ���� �� ����� �� ���� �� kg

Figura 2 Harxhimi i domateve për kokë

banori në kg.

Vendet e

pazhvilluara

Bota Evropa Vendet e

zhvilluara

Page 15: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

15

Veçoritë morfologjike

Domatja është bimë shumëvjeçare me jetë gjatësi të shkurtër, ndërsa te ne kultivohet si bimë njëvjeçare.

Rrënja

Domatja sistemin rrënjor e ka të zhvilluar mirë. E kultivuar me mbjel-lje të drejtpërdrejtë rrënja qendrore (kryesore) për vetëm 4 deri 5 javë pas mbirjes arrin thellësinë prej 1-1,5 me-tra dhe përfshin 1,25 m2 sipërfaqe të tokës. Me këtë sqarohet rezistenca relativisht e lartë ndaj thatësisë e domates me mbjellje të drejtpërdrejtë.

Masa kryesore e rrënjës së domates zhvillohet në thellësi prej 55-80 cm në tokë. Domatja ka aftësi të zhvillojë edhe rrënjë adventive të cilat më së shpeshti zhvillohen nga kërcelli.

Gjatë rimbjelljes së domates sistemi rrënjor qendror ndërpritet e kjo nxit zhvillimin e fi jeve anësore.

Kërcelli

Në stadet fi llestare të zhvillimit kërcelli i domates është i lëngshëm dhe i gjelbër e barish-tor, kurse pastaj drunjëzohet dhe degëzohet. Kërcelli është i mbuluar me qime dhe i ndarë në internodie (ndërnyje).

Nga secila internodie del gjethi, ndërsa në sqetullën e gjethit formohet syth vegjetativ. Prej secilit syth vegjetativ formohen degët e kërcellit.

Varësisht prej llojit, kërcelli mund të arrijë gjatësinë prej 3-5 metra. Gjatë rritjes së lirë të domates, kërcelli është shumë i degëzuar dhe arrin gjatësi të vogël.

Në bazë të gjatësisë së kërcellit, llojet e domates ndahen në: të larta (interterminante), gjysmë të larta (semiderminante), të ulëta (determinonte) dhe shkurrake (shtambe). Në kushte të lagështisë tepër të madhe dhe ndriçimit të pamjaftueshëm internodiet e kërcellit zgjaten dhe kërcelli rritet për së tepërmi.

����� 3 ������ �� ���� Figura 3 Pamje e domates

Page 16: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

16

Gjethi

Gjethi i domates është i përbërë nga bishti i gjethit në të cilin gjenden 5-9 gjethëza tek, të shpërndara në formë të puplës, më pak ose më shumë të dhëmbëzuara. Te domatja dallojmë dy tipa të gjetheve: të zakonshme dhe gjethe të tipit të patates. Te tipi i zakonshëm paraqiten të gjitha pjesët e gjethit, ndërsa te gjethet e tipit të patates mungojnë ndërmjet gjethet, ose ka më pak, ndërsa gjethi është i plotë, ose dobët i dhëmbëzuar. Ngjyra e gjethit është karakteris-tikë e sortës dhe mund të jetë e verdhë në të argjendtë deri në të gjelbër të argjendtë.

Lulja

Lulet më së shpeshti kanë ngjyrë të verdhë dhe janë të mbledhura në lulesa në formë vileje të rrushit (tufëz). Lulja përbëhet prej 5-7 gjethëza (fl etëza) të kupës dhe kurorës. Gjethet e kupës fi llojnë të rriten pas fekondimit të vezores. Gjethet e kurorës janë të gjera dhe të bash-kuara në një qark për rreth vezores. Numri i thekëve zakonisht është i njëjtë me numrin e gjetheve të kurorës me të cilat bashkohen në bazë. Thekët rriten edhe ndërmjet vete gjë që formojnë strajcë në formë koni që e mbështjellë pistilin.

Numri i luleve në lulesa është i ndryshëm dhe sillet prej 5-20 lule. Sipas ndërtimit lulesa mund të jetë e thjeshtë, kur është me një bosht të lules, dyshe me dy boshte të lules dhe me shumë lule, me shumë boshte të lules.

Domatja është bimë vetëpolenizuese. Deri te vetëpolenizimi vjen për shkak se pistili është më i shkurtër se thekët dhe me maje prek deri te strajca e thekëve. Disa sorte të domates kanë polenizim anësor. Lulëzimi është sukcesiv (i njëpasnjëshëm) dhe zgjat 2-3 muaj.

Fryti

Fryti te domatja paraqet topth me lëng. Topthi përbëhet prej disa hapësirave me fara (dy, tri ose më shumë).

Forma mund të jetë e rrumbullakët, e zgjatur, e shtypur, formë koni, etj.Ngjyra më së shpeshti është e kuqe, por mund të jetë rozë, e verdhë dhe e portokalltë.Sipërfaqja e frytit më së shpeshti është e lëmuar, ndërsa mund të jetë edhe e rrudhur te

disa sorte. Në bazë të madhësisë së frytit, domatet ndahen në domate të imëta, të mesme dhe të mëdha. Domatet e imëta kanë fryt me peshë deri 60 gram, te domatet gjysmë të mesme pesha sillet prej 60-120 gram dhe te domatet e mëdha pesha arrin mbi 120 gram.

Fara

Fara te domatja është e imët dhe e shtypur, me formë veshke, e mbuluar me qime të bardha në të argjendtë. Ekzistojnë edhe sorte me farë të zhveshur. Në një fryt mund të ketë 150-350 fara. Aftësinë për të mugulluar fara e domates e ruan 4-5 vjet. Masa absolute e farës është prej 2,5-3,5 gram.

Sortet (llojet)

Ekzistojnë shumë sorte të domates me shumë veçori botanike dhe ekonomike. Tanimë treguam se domatet ndahen në të ulëta, gjysmë të larta, të larta dhe shkurrake

Sortet e ulëta të domateve kanë kërcell të shkurtër dhe fort të degëzuar. Lartësia e kërcel-lit te këto sorte sillet prej 30-75 cm. Internodiet janë të shkurtra dhe janë 3-5 cm.

Page 17: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

17

Lulesat formohen në secilin gjeth ose në çdo të dytin gjeth. Kërcelli pas formimit të 3-5 lulesave e ndërpret rritjen.

Sortet gjysmë të larta të domateve rriten deri në 5-6 degë me lule, pas së cilës e ndërpresin rritjen.

Sortet e larta të domateve kanë rritje të pakufi zuar për çka mund të arrijnë gjatësi më të madhe se 5 metra. Te këto sorte internodiet janë më të mëdha dhe arrijnë gjatësi prej 5-15 cm. Lulesën e parë e formojnë në 7-11 gjethe, ndërsa lulesat tjera i formojnë në secilën inernodie të 3-4. Për këto sorte është e nevojshme vendosja e mbajtësve gjatë kultivimit. Gjatë kultivimit është i nevojshëm edhe largimi i degëve (fi lizimi) të cilat formohen në sqetullat e gjetheve.

Sortet shkurrake të domateve janë shumë pak të përfaqësuara. Në praktikë sortet dhe hibridet e domateve zakonisht ndahen në të larta, gjysmë të larta dhe të ulëta.

Sorte më të rëndësishme të domates janë: Marfa, Optima, Big Beef, Jaguar, Chaman, Red Chief, Aurelius, Thomas, Delfi ne, Alcudia, Pik Ripe 784, Alexandar, Astration, Cazanova, Priska etj.

Sorte të larta Sorte gjysmë të larta Sorte të ulëta

Figura 4 Sorte të domateve

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë është rrënja e domates?2. Sa është gjatësia e kërcellit të domates?3. Sa tipe të gjetheve ka domatja?4. Çfarë është lulja e domates?5. Si janë të ndara frytet e domates?6. Çfarë është fara e domates?7. Cilat sorte të domates ekzistojnë?

Page 18: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

18

Vetitë biologjike

Nxehtësia

Domatja paraqet kulturë e cila e preferon nxehtësinë. Gjatë tërë kohës së vegjetacionit ka nevojë të vazhdueshme për nxehtësi.

Temperatura optimale për mbirje normale, rritje dhe zhvillim të domates sillet prej 23-25ºC. Gjatë temperaturave më të ulëta se 10ºC fara e domates nuk do të mbijë.

Temperatura gjatë natës duhet të jetë më e ulët dhe të sillet prej 15-16ºC. Temperatura optimale e tokës gjatë kultivimit të domates duhet të jetë 24-31ºC. Temperaturat më të ulëta sjellin deri te zvogëlimi dhe ndërprerja e rritjes dhe zhvillimit. Ndërprerja e rritjes ndodh edhe gjatë temperaturave më të larta.

Gjatë paraqitjes së temperaturave më të ulëta se 15ºC, ndërpritet lulëzimi i domates dhe pjekja e thekëve, ndërsa frytet e formuara bien. Me zvogëlimin e temperaturës për rreth 10ºC domatja e ndërpret rritjen, kurse gjatë temperaturës prej -1ºC domatja plotësisht shkatërrohet.

Bimët e reja shumë më vështirë i durojnë temperaturat e ulëta në raport me bimët më të vjetra dhe të zhvilluara më mirë. Kërcelli i domates është më tepër rezistues në temperatura të ulëta në krahasim me gjethet. Frytet nuk durojnë paraqitjen e temperaturave nën 0ºC.

Domatja e zvogëlon rritjen dhe zhvillimin në temperaturat më të larta se 25ºC, kurse me paraqitjen e temperaturave më të larta se 30ºC tërësisht e ndërpret rritjen dhe zhvillimin.

Drita

Domatja është kulturë që e preferon dritën dhe gjatë kohës së vegjetacionit ka më tepër nevojë për dritë. Domatja është bimë e ditës së gjatë. Për kryerjen e fotosintezës është e nevo-jshme drita më e fortë se 5.000-10.000 lukse.

Nevoja optimale e domates për dritë sillet rreth 30.000-35.000 lukse. Mungesa e dritës shpie deri te zgjatja e internodieve, vonesës së lulëzimit dhe të frytëdhënies dhe formimit fryteve jo kualitative.

Më e ndjeshme ndaj mungesës së dritës është në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit. Rritja e intensitetit dhe kohëzgjatja e ndriçimit ndikon pozitivisht mbi rritjen dhe zhvillimin e domates, kurse zvogëlohet edhe koha e frytëdhënies dhe pjekjes së fryteve.

Lagështia

Domatja është relativisht mirë rezistente ndaj mungesës së ujit, por kjo nuk do të thotë se mundet me sukses të kultivohet në kushte të thatësisë. Mungesa e ujit pavolitshëm ndikon mbi lartësinë dhe kualitetin e rendimenteve.

Periudha më e gjatë e mungesës së ujit shpie deri te rënies masovike e luleve dhe fi ti-mit të fryteve të vogla dhe të stërkeqëta. Për domaten është e rëndësishme edhe lagështia e pjesës mbitokësore të ajrit.

Sasitë e ujit te domatja varen nga faza e zhvillimit dhe nga kushtet e jashtme. Nevoja më të mëdha për ujë ka në fazat fi llestare të zhvillimit edhe në fazën e frytëdhënies. Në këtë periudhë lagështia e tokës duhet të arrijë rreth 80% nga KUF (kapaciteti ujor i fushës). Në fazat e mbetura lartësia e KUF mund të jetë rreth 70%.

Page 19: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

19

Lagështia relative e ajrit, e nevojshme gjatë kultivimit të domates arrin 60-70%. Kjo lagështi është posaçërisht e rëndësishme gjatë pluhurimit të domates.

Gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura zakonisht ka lagështi më të madhe të ajrit, që shkakton pamundësi për fekondim.

Te domatja negativisht ndikon edhe paraqitja e thatësisë afatgjate në tokë e cila ndal rritjen dhe zhvillimin dhe e zvogëlon rendimentin.

Pasojat nga paraqitja e thatësisë nuk mund të kompensohen me ujitje të më vonshme.

Toka (dheu)

Domatja paraqet kulturë e cila është më pak përzgjedhëse ndaj tipave të tokës në kraha-sim me kulturat tjera të perimeve.

Rezultate më të mira jep nëse kultivohet në toka të thella dhe të shkrifëta, të pasura me materie ushqyese që mund të arrihen lehtë. Toka më të mira për kultivimin e domates janë tokat ranore-argjilore ose argjilore-ranore.

Domatja me sukses mund të kultivohet në tokat e lehta ranore me ujitje të rregullt dhe plehërim. Këto toka mundësojnë arritje më të hershme të domates.

Për domaten toka më të mira janë tokat të cilat kanë reaksion të dobët acidik me pH. 5,5-6,5.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është temperatura optimale për mbirjen e domates?2. Çka ndodhë te domatja gjatë temperaturave tepër të larta dhe të ulëta?3. Çfarë është reaksioni i domates ndaj dritës?4. Sa duhet të arrijë KUF te domatja? 5. Çfarë toke kërkon domatja?

Page 20: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

20

Agroteknika

Mbjellja alternative

Domatja nuk duron kultivim në monokulturë. Në vend të njëjtë mund të kultivohet pas 4-5 viteve.

Domatja nuk duhet të kultivohet pas specit, patëllxhanit, patates dhe kulturave tjera të përafërta të perimeve për shkak të mundësisë së paraqitjes së sëmundjeve.

Në mbjelljen alternative domatja duhet të jetë në vend të parë, pasi që duron plehërim të pasur me plehra organik.

Rezultate më të mira fi tohen nëse kultivohet pas kulturave leguminoze, në lëndina rish-tas të lëvruara, dhe kultura drithore.

Nga kulturat perimore para kultura më të mira të domates janë qepa, bizelja, lakra, karota, kulturat kungullore, etj.

Domatja paraqet para kulturë të mirë për shumë kultura, përveç për kulturat e përafërta (speci, patatja etj.)

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës duhet të mundësojë përfi timin e strukturës së volitshme me regjim të mirë ujor-ajror. Përpunimi i tokës varet nga para kultura dhe më së shpeshti përbëhet nga përpunimi bazë, përpunimi para mbjelljes, ose rimbjelljes dhe përpunimi gjatë kohës së veg-jetacionit.

Përpunimi bazë qëndron në lëvrimin e mbeturinave nga kultura e mëparshme dhe për-punimi i thellë. Lëvrimi i mbetjeve nga kultura e mëparshme bëhet me mbledhjen e kulturës në thellësi prej 12-15 cm. Thellësia e lërimit në vjeshtë arrin thellësinë prej 30-40 cm.

Përpunimi para mbjelljes në pranverë ka për qëllim përgatitjen e tokës për rimbjellje ose mbjellje të domates. Përpunimi para mbjelljes mund të bëhet me lëvrim të cekët, kultivim, lesim dhe rrafshim të tokës.

Përpunimi në pranverë bëhet më së shpeshti në gjysmën e dytë të prillit një kohë të shkurtë para rimbjelljes së domates.

Lëvrimi i cekët rekomandohet gjatë mbulimit të dheut me bar dhe ngjeshjes së tokës. Lëvrimi i cekët bëhet në thellësi prej 10-12 cm. Me përpunim pranveror të tokës mund të futen pjesë nga materiet ushqyese dhe mund të bëhet trajtimi i tokës kundër dëmtuesve dhe barojave;

Plehërimi

Domatja zhvillon masë të madhe mbitokësore dhe jep rendimente të larta. Për këtë shkak ka nevojë të madhe për materie ushqyese. Prodhimi optimal mund të arrihet vetëm me praninë e të gjitha materieve të nevojshme dhe ushqimit të balancuar.

Nevoja më të mëdha për materie ushqyese domatja ka në fazat e hershme të zhvillimit. Në këtë periudhë veçanërisht është e shprehur nevoja për fosfor. Për domaten rëndësi të veçantë ka azoti. Ushqimi i pasur me azot e shpejton rritjen vegjetative.

Sasitë e azotit duhet të jenë në baraspeshë përkatëse me materiet tjera ushqyese, pasi që sasia tepër e madhe e azotit në raport me elementet tjera shkakton rënie të luleve, vonesë në pjekje dhe shtrenjtim të frytit.

Page 21: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

21

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, domatja nga toka thith 30-40 kg azot, 10-20 kg fosfor dhe 40-50 kg kalium.

Për plehërimin e domates shfrytëzohen plehrat organik dhe mineralik. Plehu i stallës i shtohet tokës gjatë përpunimit bazë ose pranveror ose i kombinuar. Me përpunimin themelor mund të shtohen 30-40 ton/ha pleh stalle.

Për plehërimin e domates me pleh mineralik, më së shpeshti shfrytëzohen 100-120 kg azot, 80-90 kg fosfor dhe 100-150 kg kalium. 2/3 nga plehu mineralik shtohet para mbjelljes ose rimbjelljes, ndërsa 1/3 shtohet si ushqim.

Domatja reagon volitshëm edhe në plehërimin me mikroelemente, veçanërisht me pleh të borit, manganit, zinkut, magnezit, klorit dhe bakrit. Plehërimi me mikroelemente më së shpeshti bëhet në mënyrë foliare (përmes gjethit);

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në cilin vend në mbjelljen alternative kultivohet domatja?2. Prej çka përbëhet përpunimi i tokës te domatja?3. Në çfarë sasie shfrytëzohet plehu i stallës për plehërim te domatja?

Page 22: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

22

Mënyra e prodhimit

Domatja mundet të kultivohet me prodhim të mëparshëm të rasatit, ose me mbjellje të drejtpërdrejt të farës në hapësira të hapura dhe të mbrojtura.

Prodhimi i domates në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit

Për prodhimin e rasatit mund të shfrytëzohen gati të gjitha hapësirat e mbrojtura, gjegjë-sisht rasati mund të prodhohet në lehë, tunele, sera plastike dhe oranzheri. Për mbjelljen e rasatit duhet të shfrytëzohet farë e selektuar (përzgjedhur) dhe kualitative. Koha e prodhimit të rasatit varet nga kushtet klimatike në rajon dhe nga tipi i prodhimit. Nëse nuk parashiko-het piketimi, mbjellja e domates duhet të jetë në 5-6 javë para nxjerrjes së rasatit në fushë të hapur.

Prodhimi i rasatit të domates mund të jetë për prodhim të hershëm, gjysmë të hershëm dhe të vonshëm.

Për prodhim të hershëm të domates mbjellja e farës bëhet në fund të janarit ose në fi llim të shkurtit. Gjatë prodhimit të rasatit të piketuar për mbjellje shfrytëzohen 8-10 gram fara në 1 m2. Fara vendoset në lehë, në rende në distancë prej 5 cm dhe mbulohet me shtresë të plehut të djegur të stallës me trashësi prej 2 cm. Domatja mbin për 5-7 ditë.

Pas mbirjes bëhet zvogëlimi i temperaturës për disa shkallë në raport me optimalen. Pas një jave, temperatura prapë rritet deri në temperaturën e nevojshme optimale për zhvillimin e rasatit. Për rreth 3 javë pas mbirjes bëhet piketimi i rasatit. Piketimi i rasatit bëhet në fi llim të marsit.

Për piketim shfrytëzohen katrorë me ushqim, saksi ose kontejnerë. Bëhet në distancë 10 x 10 cm, ose 12 x 12 cm. Gjatë piketimit bima mbillet mjaft thellë deri te kotiledonet. Piketimi rasatit mund të kryhet dy herë. Disa ditë pas piketimit bëhet mbrojtja e rasatit nga rrezatimi tepër i madh i diellit me hijezim.

Gjatë prodhimit të rasatit direkt në saksi, katrorë ushqyes ose kontejnerë, ose të rasatit i cili nuk do të piketohet, mbjellja kryhet disa ditë më vonë. Rasati i pa piketuar duhet të rral-lohet me kohë që të mos vjen deri te rritja e tepërt e rasatit (ngjeshje e dendur).

Për prodhimin gjysmë të hershëm mbjellja kryhet kah mesi i marsit, kurse për prodhimin e vonshëm në fi llim të prillit. Për mbjellje shfrytëzohen 200-600 gram fara për prodhim të rasatit të nevojshëm për rimbjellje të 1 ha.

Pas mbjelljes ndërmerren masa për përkujdesje të rasatit: ujitja, ushqimi, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave etj.

Para se të nxjerrët rasati në vend të hapur kryhet përgatitja e rasatit (forcimi-kalitja). Rasati i domates mbërrin për rimbjellje kur arrin lartësinë prej 25-30 cm, me trashësi të kërc-ellit prej 1 cm, me gjethe të plota dhe me ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe me lulet e para të

Page 23: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

23

zhvilluara. Vjetërsia e rasatit të domates për rimbjellje duhet të jetë 60-70 ditë për prodhim të hershëm, 50-60 ditë për prodhim gjysmë të hershëm dhe 30-40 ditë për prodhim të vonshëm;

Rimbjellja

Para rimbjelljes toka duhet të jetë mirë e përgatitur me shtresë të mihur dhe lagështi optimale. Për pengimin e barojave dhe dëmtuesve të tokës, disa ditë para rimbjelljes mund të kryhet trajtimi i tokës me herbicide dhe insekticide. Pas spërkatjes sipërfaqja duhet të për-punohet cekët, që të mundet herbicidi të përzihet me shtresën e dheut deri në thellësinë prej 5-10 cm.

Rimbjellja e domates në vend të hapur për prodhim të hershëm mund të bëhet 10-15 ditë pas paraqitjes së ngricës së fundit të pranverës, gjegjësisht kah fundi i prillit ose në fi llim të majit, kur toka do të arrijë temperaturën mbi 12ºC në thellësinë prej 10 cm.

Rimbjellja kryhet në rende në distancë 80-90 cm x 30-40 cm, te sortet e larta të cilat kul-tivohen me mbështetës, ose në 70 x 30 cm te sortet e ulëta. Rimbjellja mund të jetë në shirita dyrendor me distancë 80-90 cm + 40-50 cm x 20-30 cm.

Dendësia e rimbjelljes mund të jetë më e madhe ose më e vogël varësisht nga sorta, sistemi i kultivimit, pjellshmëria e tokës etj. Më së miri është që rimbjellja të kryhet në orët e pas ditës, ose gjatë kohës së vranët.

Para rimbjelljes, lehët me rasat ujiten. Rimbjellja mund të bëhet me dorë, ose me maki-në, në thellësi më të madhe për 2-4 cm nga thellësia në të cilën është rritë rasati në lehë.

Rasati i piketuar në saksi, bucë torfe, dhe kontejnerë, duhet të nxirret së bashku me bucën e dheut rreth rrënjës. Rasati i piketuar rimbillet në gropat e formuara më parë, me thellësi prej 8-10 cm. Menjëherë pas rimbjelljes bima duhet mirë të ujitet.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet mbjellja e domates për prodhim të hershëm?2. Në çfarë distance bëhet piketimi te domatja?3. Sa është vjetërsia e rasatit për rimbjellje të domates?4. Në çfarë distance rimbillet domatja?5. Si rimbillet rasati i piketuar?

Page 24: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

24

Prodhimi i domates me mbjellje direkte

Prodhimi i domates me mbjellje direkte kryesisht planifi kohet për përpunim industrial. Prodhimi i domates për përpunim mund të jetë plotësisht i mekanizuar. Para mbjelljes bëhet përgatitja e sipërfaqes. Cilat masa do të merren gjatë përgatitjes së tokës varet nga mënyra e prodhimit. Para mbjelljes duhet të kryhet edhe trajtimi i tokës me herbicide për largimin e barojave dhe me insekticide për parandalimin e dëmtuesve të tokës.

Mbjellja mund të bëhet në sipërfaqe të rrafshët në rende ose në shirita dyrendor ose me ngritjen e leheve të larta (trarëve). Mbjellja në sipërfaqe të mëdha kryhet me makinë. Në sipërfaqe më të vogla mund të zbatohet edhe mbjellja në vatra (mbjellja e punktuar).

Mbjellja kryhet kah mesi i prillit. Mbjellja në rende kryhet në distancë prej 60-70 cm x 30-35 cm. Mbjellja e rregullt mund të jetë edhe më e dendur, gjatë së cilës pas mbirjes bëhet renditja e të mbjellave. Mbjellja mund të jetë edhe në shirita dyrendor në distancë 120 cm + 50 cm x 30 cm. Mbjellja në vatra mund të bëhet në distancë prej 60-70 cm x 40-50 cm me vendosjen e 4-5 fara në vatër. Pas mbirjes, në vatër vendosen vetëm dy bimë.

Mbjellja në shtylla bëhet në dy rende.Fara e domates vendoset në thellësi prej 2-3 cm. Për mbjellje shfrytëzohen rreth 1-2 kg/

ha farë kualitative. Me mbjellje duhet të sigurohen 25.000-50.000 bimë/ha.Pas mbjelljes bëhet ngjeshja e tokës me cilindër që të vendoset kontakt më i mirë i farës

me lagështinë e tokës dhe të arrihet mbjellja e njëjtë dhe me kohë e të mbjellës. Ngjeshja me cilindër bëhet edhe gjatë paraqitjes së kores së tokës.

Pas mbirjes së domates bëhet rrallimi i të mbjellave, nëse janë mbjellë dendur.Masat tjera për përkujdesje janë të njëjta si te domatja e kultivuar me prodhim paraprak

të rasatit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet mbjellja direkte e domates?2. Sa fara shfrytëzohen për mbjellje direkte?

Page 25: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

25

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për domaten qëndron në ndërmarrjen e shumë masave të cilat munden të jenë standarde dhe speciale.

Prej masave standarde ndërmerren ujitja, mihja (prashitja), përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat etj.

Prej masave speciale ndërmerren plotësimi i vendeve të zbrazëta, rrallimi, vendosja e mbështetësve, pincimi, dekaptimi etj.

Plotësimi i vendeve të zbrazëta

Plotësimi i vendeve të zbrazëta te të mbjellat e domates bëhet 5-7 ditë pas rimbjelljes në vendin ku ka dështuar mbjellja e bimës. Me plotësimin e vendeve të zbrazëta nuk duhet vonuar. Plotësimi i vendeve të zbrazëta mund të zbatohet edhe te prodhimi i domates me mbjellje direkte, së bashku me masën e rrallimit, gjatë së cilës bima prej vendeve të dendura mbillet në vende të zbrazëta.

Rrallimi

Rrallimi bëhet te vendi i mbjellë ku bima ka mbirë dendur, me largimin e tepricës së bimëve. Rrallimi bëhet kur bima gjendet në fazën e formimit të gjetheve të para të vërteta. Rrallimi bëhet me shkulje ose me prerje të bimëve.

Mihja (prashitja)

Prashitja e parë kryhet 1-2 javë pas rimbjelljes, gjegjësisht gjatë formimit të rendeve te mbjellja direkte e domates. Gjatë kohës së vegjetacionit bëhen 3-4 prashitje. Me prashitje bëhet edhe mbushja për rreth bimës. Me mbushje për rreth bimës mundësohet formimi i rrënjëve adventive te domatja;

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve kryhet me kombinim të prashitjes dhe mbushjes. Përpunimi ndërmjet rendeve bëhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit përderisa bima nuk i bashkon rendet.

Gjatë përpunimit ndërmjet rendeve duhet të kemi kujdes që të mos vjen deri te dëmtimi i sistemit rrënjor. Përpunimi i parë ndërmjet rendeve kryhet në thellësi prej 10-15 cm, i dyti në thellësi 10 cm, kurse e treta në thellësi prej 5-7 cm.

Ujitja

Ujitja e domates në periudhën fi llestare të zhvillimit është më e rrallë me normë më të vogël për ujitje, përderisa në zhvillimin e mëtutjeshëm domatja kërkon ujitje më të shpeshtë me normë më të madhe.

Ujitja e domates duhet të zvogëlohet në fazën e pjekjes së fryteve, kur lagështia tepër e madhe mund të shkaktojë çarje të frytit dhe paraqitjen e kalbjes së domates.

Page 26: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

26

Gjatë kohës së vegjetacionit është e nevojshme të kryhen rreth 6-8 ujitje të domates me normë të ujit 30=40 mm, gjegjësisht rreth 200-280 mm gjatë kohës së vegjetacionit.

Për ujitje të domates më së shpeshti përdoren sistemet me shi artifi cial, ujitje përmes brazdave të hapura dhe të mbyllura dhe sistemit “pikë për pikë” i cili është më kualitativ dhe më racional.

Të ushqyerit

Të ushqyerit e domates bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.Të ushqyerit e parë bëhet me prashitjen e parë 1-2 javë pas rimbjelljes me shtimin e 100-

150 kg/ha pleh azotik. Të ushqyerit e dytë bëhet në fazën e formimit të fryteve në e lulëzimin parë (për rreth 3 javë pas të ushqyerit të parë) me shtimin e plehrave azotike dhe fosforike. Të ushqyerit e tretë bëhet në fazën e frytëdhënies intensive, për rreth 3 javë pas së dytës, me shtimin e 100-150 kg/ha pleh NPK.

Të ushqyerit e domates mund të kryhet edhe me pleh foliar në kombinim me mjetet për mbrojtje. Të ushqyerit foliar bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta te domatja janë vrugu, njollosja e zezë, njollosja e gjethit, kalbja e rrënjës dhe pjesës mbitokësore të kërcellit, mozaiku i gjethit etj.

Vrugu është sëmundje shumë

e rrezikshme e domates. Paraqitet rregullisht, ndërsa në disa vite sjell dëme të mëdha, veçanërisht në të mbjellat me mbjellje direkte, te të cilat për shkak të ndërthurjes së dendur është e vështirësuar spërkatja.

Për përhapjen e vrugut është e volitshme lagështia dhe koha me-satarisht e nxehtë. Vrugu i sulmon të gjitha pjesët mbitokësore të domates, gjegjësisht i sulmon gjethet, kërcellin dhe frytin. Në gjeth paraqiten njolla ujore yndyrore të mbështjella me mbulesë të bardhë.

Në kërcell paraqitet në formë të njollave rrethore, të cilat në fi llim janë me ngjyrë të ndritshme, kurse më vonë me ngjyrë të mbyllur. Fryti i infektuar me vrug është me ngjyrë të mbyllur dhe me mbulesë të bardhë dhe duket si i mumifi kuar. Kjo përhapet shumë shpejt pas paraqitjes. Gjatë kushteve të volitshme për zhvillim për dhjetë ditë mund ta përfshijë tërë të mbjellën. Vrugu mund të pengohet me përdorimin e preparateve të bakrit dhe zinkut.

��,

( � ����� 5 ������� �� ���� ��

���� Figura 5 Vrugu në gjethin e domates

Page 27: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

27

Njolla e zezë rregullisht e sulmon domaten dhe i sjell dëme të dukshme në vitet e verave të thata dhe të nxehta. Sëmundja njihet me njolla rrethore të zeza me renditje koncentrike në zonat e gjetheve. Njollat shpejt ngjiten ndërmjet vete dhe gjethi fi ton pamje të djegur. Njollat në kërcell janë më të imëta, kurse në fryte janë shumë të zeza dhe paraqiten në afërsi të kupës.

Masa preventive janë mbledhja dhe djegia e mbeturinave bimore dhe dezinfektimi i farës. Kjo ndodh me zbatimin e fungicideve të cilat shfrytëzohen edhe për vrugun.

Kalbëzimi i rrënjës (kalbja) dhe i pjesës mbitokësore të kërcellit e sulmon bimën menjëherë pas rimbjelljes së saj. Pjesa e sëmurë mbitokësore e kërcellit zbutet, që shpie deri te vyshkja dhe shkatërrimi bimës. Pengohet me dezinfektimin e tokës ne lehë dhe me zbatimin e mbjel-ljes alternative.

Mozaiku njihet me lara mozaike edhe me deformime të gjetheve. Masat për pengim janë preventive, pasi që masat direkte nuk japin rezultate të mira dhe përbëhen nga dezinfektimi i farës, shkatërrimi i mbeturinave të bimëve, zbatimi i mbjelljes alternative etj.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të domates janë patatorja e artë, morrat bimorë, dëmtuesit e tokës. krahëbardha, merimanga e kuqe, minjtë, shpendët etj.

Patatorja e artë është dëmtues i njohur mirë, i cili rregullisht i sulmon bimët e reja të domates, duke grimcuar gjethet ende të pazhvilluara mirë dhe majat e kërcejve. Në të mbjella së pari paraqitet insekti i rritur i cili ushqehet me bimët e mbira dhe në to i ekspozon vezët, nga të cilat zhvillohen larvat.

Larva ka apetit të pangopur dhe i han pjesët e gjelbra të bimës dhe gjatë koncentrimit të madh të larvave vjen deri te shkatërrimi masiv i të mbjellave. Domaten e sulmojnë edhe insekte tjera, por me masë më të vogël sesa perimet tjera.

Për largimin e dëmtuesve shfrytëzohen shumë metoda dhe mjete kimike.

Barojat te domatja mund të shkaktojnë dëme të mëdha, sidomos nëse paraqiten në fazat fi llestare të zhvillimit të bimës ose gjatë prodhimit të rasatit. Shkatërrimi i barojave mund të bëhet me dorë, me shkulje të barojave, gjatë prashitjes dhe përpunimit të tokës ndërmjet rendeve.

Rezultate shumë të mira fi tohen me përdorimin e herbicideve para vet mbjelljes ose rimbjelljes, por edhe gjatë kohës së vegjetacionit.

Page 28: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

28

Vendosja e mbështetësve

Sortet e larta të domates kultivohen me mbështetës, pasi që nuk munden ta mbajnë drejt kërcellin. Për mbështetje mund të përdoren hunj që vendosen veçanërisht për secilën bimë ose thupra të holla dhe të gjata të cilat në maje lidhen ndërmjet vete. Domatja mund të kultivohet edhe në shpalir (kordon) prej telit të zinkuar, të shtrënguara në shtylla druri të cilat vendosen në distancë prej 5 metrave.

Figura 6 Mbështetës te domatja

Page 29: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

29

Pincimi

Për nga natyra domatja është bimë e shkurrake, e cila pa intervenimin e njeriut va-zhdimisht degëzohet dhe jep fryte të imëta të cilat më vonë piqen.

Rregullimi i rritjes dhe i frytëdhënies te domatja arrihet me largimin e kërcejve anë-sorë (fi lizave), kur arrijnë gjatësinë prej rreth 5 cm.

Largimi duhet të bëhet rregullisht, gjegjësisht të paktën një herë në javë.

Në praktikë zbatohen dy mënyra të formimit të kërcellit te domatja:

një kërcell - zbatohet te sortet e hershme, gjatë së cilës largohen të gjitha të dalat e kërcellit kryesor. Maja e bimës këputet mbi 4 ose 5 degë të luleve. Mbi degën e fundit duhet të lihen 2 gjethe.

dy/tre kërcej - zbatohet te sortet e forta. Kur domatja kultivohet në dy kërcej bima formohet ashtu që afër kërcellit qendror lihet edhe dalja anësore nën degën e parë të luleve.

Dekaptimi

Dekaptimi në maje të bimës te sortet e reja të domates kryhet me formimin e 4, 5, 6 de-gëve të luleve, varësisht nga gjatësia e periudhës së kultivimit. Qëllimi i dekaptimit është që të shpejtohet pjekja e fryteve. Me dekaptim largohen të gjitha gjethet e bimës, me çka mbesin vetëm 3-4 gjethe mbi lulesën e fundit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet rrallimi i domates?2. Kur bëhet plotësimi i vendeve të zbrazëta te domatja?3. Sa herë bëhet prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve te domatja?4. Me cilat norma të ujit bëhet ujitja te domatja?5. Kur realizohet të ushqyerit te domatja?6. Cilat sëmundje më së shpeshti e sulmojnë domaten?7. Çfarë dëmtuesi është patatorja e artë?8. Pse vendosen mbështetëse gjatë kultivimit të domates?9. Si realizohet pincimi te domatja?10. Çka është dekaptimi i domates?

-� � �

����� 7 "������� ��! ���� Figura 7 Filizimi te domatja

Page 30: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

30

Prodhimi i domates në hapësirat e mbrojtura

Domatja mundet me sukses të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura. Koha e kul-tivimit të domates në hapësirat e mbrojtura varet nga karakteristikat morfologjike dhe bi-ologjike të sortes, tipit të hapësirës së mbrojtur dhe qëllimit të prodhimit. Prodhimi i domates në hapësirat e mbrojtura mund të zhvillohet gjatë tërë vitit.

Domatja në hapësirat e mbrojtur prodhohet me prodhimin paraprak të rasatit. Prodhimi i rasatit zhvillohet në vet hapësirën e mbrojtur. Mbjellja e farës duhet të bëhet në 60-80 ditë para fi llimit të rimbjelljes. Teknika e prodhimit të rasatit është e ngjashme si te rasati i planifi -kuar për prodhim në vend të hapur. Rimbjellja bëhet në rende në distancë 80 cm x 40 cm te sortet e larta dhe 60-80 cm x 30cm te sortet e ulëta. Struktura e bimëve në hapësirat mbrojtëse arrin rreth 30.000-40.000 bimë/ha. Gjatë rimbjelljes bima vendoset disa cm më thellë në tokë në krahasim me thellësinë e mëparshme, që të mund të zhvillohen rrënjët adventive. Pas rim-bjelljes bëhet ujitja e secilës bimë veçmas me shtim të 2-3 litra ujë.

Prashitja bëhet një javë pas rimbjelljes së domates. Prashitja kombinohet me të ushqyer-it edhe me mbushjen për rreth të rrënjës së domates. Prashitja kryhet 3-4 herë gjatë vegjeta-cionit. Me prashitjen e parë bëhet edhe të ushqyerit e parë të domates me përdorimin e 20-30 gram pleh NPK. Të ushqyerit e dytë bëhet në fazën e formimit të fryteve, kurse ushqyerjet tjera bëhen pas secilës vjelje me përdorimin e plehrave foliar.

Për ushqim mund të shtohen edhe plehra të magnezit që ndikojnë pozitivisht te domat-ja.

Në hapësirat e mbrojtura mund të zbatohet edhe mulçimi (shpërndarja e gjetheve që kalben, mbi tokë, me qëllim që të ruhet lagështia) që të zvogëlohet nevoja për prashitje, paraq-itja e barojave, avullimi nga toka, nevoja për ujitje të vazhdueshme, etj. Për mulçim mund të përdoret folia e zezë, kashta, mulç letra dhe material tjetër.

Për ujitje të domates në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen sistemet me mikrospër-katës, spërkatës, dhe sistemi (pikë për pikë). Ujitja mundet të kombinohet edhe me plehërim me përdorimin e sistemit për fertirigim.

Gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura praktikohen masat e rregullta të ventilimit, ngrohjes, dozimit me CO2, hijezimit, masat për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura është e nevojshme që të ndërmer-ren edhe masa të caktuara speciale, siç janë vendosja e mbështetësve, thyerja e kërcejve anë-sorë, thyerja e majës, largimi i gjetheve të poshtme, pluhurimi plotësues, etj.

Mbështetja e domates në hapësirat e mbrojtura mund të realizohet me lidhjen e bimës për konstruksionin mbajtës, vendosjen e shpalirit nëpër gjatësinë e rendeve, etj. Gjatë lidhjes për konstruksionin mbajtës, litari me njërin skaj lidhet për kërcellin dhe mbështillet rreth kër-cellit, kurse në skajin tjetër lidhet me konstruksionin mbajtës.

Thyerja e majës është masë e rregullt dhe varet nga koha e prodhimit. Te prodhimi pran-veror dekaptimi i majës bëhet mbi 8-10 lulesa, te prodhimi vjeshtor mbi 4-6 lulesa, kurse te prodhimi dimëror dhe pranveror bima lihet sipas lartësisë së konstruksionit.

Page 31: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

31

Largimi i gjetheve të poshtme bëhet kur ato fi llojnë të zverdhen dhe e humbin funksio-nin. Largimi bëhet në çdo 1-2 javë me këputje të gjetheve të cilat gjinden nën frytet e gjelbra.

Ekzistojnë shumë mënyra të pluhurimit të domates në hapësirat e mbrojtura. Pluhurimi mund të realizohet me procedurë mekanike, mjete kimike dhe metoda biologjike. Procedurat mekanike përbëhen prej shkundjes së luleve. Si mjete kimike shfrytëzohen biostimuluesit dhe preparatet hormonale me të cilat spërkaten lulet e domates. Metodat biologjike zbatohen me futjen e insekteve të cilat e bëjnë pluhurimin e luleve. Për këtë qëllim shfrytëzohet futja e koshereve me bletë speciale, ose brumbuj.

Vjelja e domates

Vjelja e domates realizohet në mënyrë sukcesive. Domatja prodhon (jep) fryte 2-3 dhe më shumë muaj. Dallohen shumë mënyra të vjeljes, varësisht nga përdorimi dhe prodhimi. Fillimi i vjeljes së domates varet nga koha e mbjelljes dhe nga mënyra e prodhimit. Vjelja e domates mund të bëhet me dorë dhe me makinë. Vjelja me dorë zbatohet te domatet të de-stinuara për konsumim të freskët, përderisa vjelja me makinë zbatohet te domatet për për-punim.

Për tregjet lokale domatja vilet kur frytet arrijnë pjekurinë e plotë dhe ngjyrë karakter-istike. Për tregjet pak më të largëta, vjelja realizohet paksa më herët kur frytet janë pothuaj se të pjekura. Domatja e planifi kuar për transport vilet kur në pjesën e frytit, i cili ekspozohet në diell paraqitet ngjyra roze. Frytet e tilla të mbledhura arrijnë pjekurinë e plotë pas disa ditëve.

Për vjelje të domateve me makinë shfrytëzohen kombajna speciale për vjelje. Vjelja me makinë bëhet vetëm njëherë. Gjatë vjeljes së njëhershme vilen të gjitha frytet (të gjelbra, të pjekura dhe tepër të pjekura). Vjelja e përnjëhershme zbatohet te sortet e domateve, frytet e të cilave piqen në të njëjtën kohë. Te sortet e domates me pjekje sukcesive para vjeljes me makinë bëhet trajtimi me mjete për pjekje të dhunshme.

Sezoni i konsumimit të domates mundet me sukses të vazhdohet pas paraqitjes së ngri-cave të vjeshtës me ruajtje (pjekje) të fryteve që nuk janë pjekur mjaftueshëm nën kushte të caktuara, përderisa nuk e arrijnë shkallën e nevojshme të pjekjes. Sipas kualiteteve ushqyese dhe shijes frytet e tilla nuk dallohen shumë nga ato të cilat janë pjekur në bimë. Për pjekjen e domateve më së shpeshti shfrytëzohen lehet e ngrohta ose hapësirat e thata.

Temperatura më e volitshme për pjekje të fryteve është 21-250C dhe lagështia relative e ajrit prej 80-85%.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet mbjellja e domates në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat masa të përkujdesjes zbatohen te domatja në hapësirat e mbrojtura?3. Cilat janë masat speciale për përkujdesje te domatja në hapësirat e mbrojtura? .

Page 32: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

32

SPECI

Sistematika

Rendi Solanales

Familja Solanaceae

Gjinia Capsicum

Lloji Capsicum annuum

Rëndësia ekonomike

Speci kultivohet për shkak të fryteve të cilat mblidhen gjatë pjekurisë teknologjike, ose fi ziologjike. Për konsumim speci shfrytëzohet si i freskët, i përgatitur, i konservuar, ose përmes përpunimeve të ndryshme.

Prej specit mund të fi tohet edhe piperi i bluar i cili shfrytëzohet si shtesë (mëlmesë) në shumë ushqime.

Fryti i specit përmban sasi të konsiderueshme të sheqernave, albuminave, yndyrave, materieve minerale dhe vitamina.

Prej sheqernave më e përfaqësuar është glukoza. Yndyrat përfaqësohen me 10-14%, veçanërisht në farën e specit.

Shija freskuese e këndshme e frytit të specit rrjedh nga përmbajtja e acidit citrik dhe të mollës.

Fryti i specit përmban edhe karotinoide të cilat e përcaktojnë ngjyrën e frytit. Speci është i pasur me vitaminë C.

Përmbajtja e vitaminës C është për pesë herë më e madhe në raport me përmbajtjen e vitaminës C te limoni. Përmbajtja e vitami-nës C në frytet e pjekura të specit arrin 100-150 mg në 100 gr fryte. Fryti i specit përmban edhe sasi të madhe të vitaminave të grupit B.

Prej materieve minerale në frytin e specit dukshëm janë të pranishëm kaliumi, kalciumi, hekuri dhe magnezi.

Disa sorte të specit në fryt përmbajnë alkaloidin kapsaicin. Kapsaicin ka veçmas te spe-cat djegës. Ky gjendet në farë dhe në dejtë e frytit. Përmbajtja e kapsaicinit mund të arrijë edhe deri 0,25%.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Speci ka prejardhje nga Meksika Jugore dhe Amerika qendrore, ku është kultivuar qysh moti. Në Evropë është sjellë në shekullin e XVI në Portugali, ku në fi llim ka qenë i kultivuar në

����� 8 ������ Figura 8 Speca

Page 33: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

33

saksi si bimë dekorative dhe mjekuese dhe si zëvendësim i piperit. Prodhimi i specit për ush-qim ka fi lluar në shekullin XVII. Speci kultivohet kudo në botë.

Sipërfaqet e mbjella me speca në botë arrijnë rreth 1.700.000 ha me rendiment mesatar rreth 10 ton/ha. (të dhëna nga FAO 2005).

Në Republikën e Maqedonisë speci prodhohet çdo kund. Sipërfaqet me speca mesa-tarisht ndryshojnë dhe arrijnë rreth 8.500-10.000 ha. Prodhimi vjetor arrin rreth 140.000 ton. Rendimentet mesatare lëvizin prej 15-30 ton/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si shfrytëzohet speci në të ushqyerit?2. Sa është materiet e thata në frytin e specit?3. Sa është përmbajtja e vitaminës C te speci?4. Prej nga e ka prejardhjen speci?5. Sa është prodhimi i specit në Maqedoni?

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e specit në fazat fi llestare të zhvillimit është në formë boshtore, kurse me vjetërsi degëzohet dhe merr formë xhufkore. Masa e rrënjës kryesore zhvillohet në thellësi deri 30 cm, përderisa rrënjëzat e caktuara mund të arrijnë thellësi deri 1 metër. Sistemi rrënjor te speci në krahasim me masën mbitokësore është më dobët i zhvilluar.

Kërcelli

Kërcelli te speci është barishtor dhe fortë i de-gëzuar. Kur vjetrohet kërcelli fi llon të drunjëzohet në bazë. Kërcelli arrin lartësi deri 1 metër.

Varësisht prej sortes kërcelli ka degëzime të cilat dalin prej këndeve të ndryshme. Degëzimi i kërcellit është i ndryshëm, gjatë së cilës formohen më shumë forma (formë kupe, buqetë, kaluese etj.).

Gjethi

Gjethi i specit është i përbërë nga bishti dhe faqja e lëmuar. Gjethi mund të paraqitet si i vetëm ose në grup. Sipas formës mund të jetë: në formë bisturie, elipsoid, ose vezak. Ngjyra e gjethit mund të jetë me gjethe e ndritshme, deri te me gjethe e mbyllur, që va-ret nga sorta. Madhësia e gjethit gjithashtu varet nga sorta. Sortet e specit me fryte të mëdha kanë gjethe më të mëdha.

����� 9 ������ ������� Figura 9 Bima e specit

Page 34: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

34

Lulja

Lulja te speci formohet në sqetullën e gjethit. Lulja mund të jetë e vetme ose në grup prej dy deri tri lule. Lulja te speci është dyseksore, kurse për sa i përket pllenimit speci mund të jetë vetëpllenuese ose me pllenim anësor varësisht nga tipi dhe sorta.

Pllenimi anësor është më tepër i pranishëm te specat me fryte të imëta. Lulja te speci më së shpeshti ka ngjyrë të bardhë. Lulëzimi është sukcesiv dhe zgjat

shumë muaj.

Fryti

Fryti i specit është fryt kokërrzor i zbrazët me formë rrethore, të zgjatur, në formë koni. Në fryt dallohet pjesa mishtore (perikarpi), placenta qendrore (strofulli i farës) dhe placentat anë-sore (zdakte ose deje).

Sipas trashësisë së perikarpit, sortet e specit ndahen në: shumë të trasha, ose speca shumë mishtorë (trashësia e perikarpit është më e madhe se 6 mm) të trasha, ose speca mishtorë (trashë-sia e perikarpit 4-6 mm), të mesme, ose speca mesatarisht mishtorë (trashësia e perikarpit 2-4 mm), të holla, ose speca pak mishtorë (trashësia e perikarpit 1-2 mm), shumë të holla, ose speca shumë pak mishtorë (trashësia e perikarpit 0,5-1 mm).

Fryti i specit mund të ketë 1,3 ose 4 maje.Në pjekurinë teknologjike ngjyra e frytit mund të jetë e bardhë, e verdhë, e portokalltë,

me gjethe e ndritshme, ose e mbyllur, përderisa në pjekurinë botanike ngjyra e frytit është e kuqe, e verdhë dhe e portokalltë.

Sipërfaqja e frytit mund të jetë e lëmuar, brinjore, e luguar (brazduar), e rrudhur, etj.

Për sa i përket madhësisë së frytit të specit hasen sorte të specit me fryte të imëta, (pesha e frytit është më e vogël se 10 gram), fryte të mesme (pesha e frytit arrin 10-40 gram), fryte të mëdha (pesha e fryteve arrin 40-150 gram) dhe fryte shumë të mëdha (pesha e frytit është më e madhe se 150 gram).

Për sa i përket formës së frytit sortet e specit ndahen në: speca babure, të gjatë, me formë të qershisë,të rrumbullakët (me formë të domates), dhe në formë buqete (dekorativ). Për sa i përket shijes së frytit sortet e specit ndahen në: të ëmbël, gjysmë djegës dhe djegës;

Fara

Fara e specit është e shtypur, me formë veshke, me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Masa absolute e farës arrin 5-7 gram.

� - ����� 10 ������ ������ Figura 10 Speci babur

Page 35: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

35

Sortet

Sorte më të njohura të specit janë: Barbie, Mintos, Blondy, Kabala, Kais, Pirouet, Medali i artë, Bela duga, Fortese, Pinokio, Daras, Kutovska kapija, Sivrija etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë rrënje zhvillon speci?2. Si është kërcelli te speci?3. Cila është forma e gjethit te speci?4. Ku formohet lulja te speci?5. Si janë të ndara frytet te speci?6. Çfarë është fara e specit?

Veçoritë biologjike

Speci është bimë njëvjeçare. Në regjionet tropikale speci mund të kultivohet si kulturë shumëvjeçare.

Nxehtësia

Speci paraqet kulturë që e preferon nxehtësinë. Kjo ka nevojë të vazhdueshme për nx-ehtësi gjatë tërë kohës së vegjetacionit. Nevojat më të mëdha për nxehtësi speci i ka në fazën e mugullimit dhe mbirjes. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të specit është rreth 250C, gjatë ditës dhe 16-210C gjatë natës. Gjatë temperaturave më të larta se 320C dhe më të ulëta se 150C, speci e zvogëlon rritjen dhe i hedhë lulet. Në temperaturë prej 50C dhe në 380C ndërpritet plotësisht rritja dhe zhvillimi i specit, kurse në temperaturë prej –30C vjen deri te shkatërrimi i specit. Gjatë kultivimit të specit shuma e tërësishme e temperaturës gjatë kohës së vegjetacionit arrin 2.700-2.800 0C te sortet e hershme dhe 2.800-3.000 0C te sortet e vonshme.

Drita

Speci është kulturë që e preferon dritën dhe shfaq reagim të madh ndaj intensitetit të ndriçimit. Nuk duron kultivim në vende të hijezuara. Ndriçimi optimal te speci është 30.000 lukse, kurse nevojat minimale arrijnë rreth 5.000 lukse. Për sa i përket gjatësisë së ditës speci është bimë e ditës së shkurtër, por ekzistojnë edhe sorte indiferente. Speci shumë mirë reagon në gjatësinë e ditës mbi 14, 16 dhe 18 orë.

Uji

Speci ka nevoja të mëdha për ujë për shkak se ka sistem rrënjor dobët të zhvilluat dhe transpirim të madh. Koefi cienti i transpirimit te speci është prej 310-360. Harxhimi i ujit varet nga intensiteti i rrezatimit diellor, nivelit të temperaturës dhe lagështisë relative të ajrit. Harx-himi më i madh i ujit është në orët e pas ditës, gjegjësisht në periudhën kur janë temperaturat më të larta. Lagështia optimale e tokës arrin 60-70 të KUF. Gjatë mungesës së ujit dhe temper-

Page 36: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

36

aturës së lartë paraqitet hedhja e fryteve të reja dhe luleve. Gjatë ujitjes së specit duhet të kemi kujdes në temperaturën e ujit për ujitje, e cila duhet të jetë 22-250C.

Toka (dheu)

Speci kërkon tokë strukturale, pjellore dhe të nxehtë, të pasur me materie ushqyese të cilat mund të arrihen lehtë. Më të mira janë tokat me reaksion neutral, ose të dobët acidik. To-kat me lagështi të lartë nëntokësore dhe tokat e rënda nuk janë të mira për kultivimin e specit, pasi që nuk lejojnë zhvillim të drejtë të sistemit rrënjor.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e specit?2. Çfarë është reaksioni i specit ndaj gjatësisë së ditës?3. Sa duhet të jetë KUF te speci?4. Cilat toka janë më të mira për kultivimin e specit?

Agroteknika

Mbjellja alternative

Speci nuk duron kultivim në monokulturë. Kultivimi në monokulturë shpie deri te zvogë-limi i dukshëm i rendimenteve dhe rritja e koncentrimit të shkaktarëve të sëmundjeve, dëm-tuesve dhe toksikëve. Në një vend të njëjtë mund të kultivohet pas 5 vitesh. Speci nuk duhet të kultivohet edhe pas domates, patëllxhanit, duhanit dhe patates për shkak të mundësisë për paraqitjen e sëmundjeve virusale. Në mbjelljen alternative speci duhet zënë vendin e parë, për shkak se duron plehërim të pasur me plehra organik.

Para kultura më të mira për specin janë kulturat njëvjeçare dhe shumëvjeçare legumi-noze, kulturat drithore dhe përzierjet e barishteve. Speci është para kulturë e mirë për shumë lloje të bimëve.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës duhet të mundësojë përfi timin e shtresës së shkriftë dhe të butë të tokës për shkak të sistemit rrënjor dobët të zhvilluar të specit. Përpunimi i tokës përbëhet prej përpunimit bazë, përpunimit para mbjelljes ose rimbjelljes dhe përpunimi gjatë kohës së vegjetacionit. Përpunimi bazë përbëhet prej lëvrimit të kulturës paraprake edhe prej lëvr-imit të thellë të tokës,e cika kryhet në vjeshtë ose në periudhë tjetër varësisht nga gjendja e sipërfaqes (parcelës) së paraparë për kultivimin e specit. Lëvrimi i thellë kryhet në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga lëvrimi i cekët, kultivimi, formimi i brazdave dhe rrafshimit të tokës. Përpunimi pranveror bëhet në gjysmën e dytë të prillit direkt para rimbjelljes së specit. Gjatë paraqitjes së mbulimit me bar dhe ngjeshjes së tokës mund të bëhet lëvrim i cekët në thellësi prej 10 cm. Gjatë përpunimit pranveror mund të kryhet edhe trajtimi i tokës me herbicide.

Page 37: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

37

Plehërimi

Speci ka nevojë të madhe për materie ushqyese. Për fi timin e rendimentit prej 10 ton, speci nga toka merr 40-60 kg azot, 10-20 kg fosfor dhe 50-80 kg kalium. Për plehërim të specit shfrytëzohen edhe plehra mineralik dhe organik. Plehu i stallës mund të shtohet me përpuni-min bazë, ose pranveror të tokës. Me përpunim bazë mund të shtohen 40-50 ton/ha pleh i freskët stalle me lëvrim të thellë, ndërsa plehu i djegur i stallës shtohet me përpunim pran-veror në sasi prej 20-30 ton/ha. Kur shfrytëzohen plehra mineralik 1/3 shtohet si plehërim bazë, kurse sasitë e tjera shtohen si ushqim në secilën 30-40 ditë. Më së shpeshti shfrytëzohen 120-140 kg azot, 80-100 kg fosfor dhe 100-150 kg kalium;

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë para kulturat e mira për specin?2. Si kryhet përpunimi plotësues i tokës?3. Me çfarë sasi të plehut mineralik plehërohet speci?

Mënyrat e prodhimit

Speci më së shpeshti kultivohet me prodhim paraprak të rasatit, ndërsa shumë pak me mbjellje direkte. Prodhimi mund të bëhet në vend të hapur dhe në hapësira të mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i specit në vend të hapur mund të jetë me mbjellje direkte edhe me prodhimin paraprak të rasatit. Për shkak të gjatësisë së vegjetacionit speci më së shpeshti kultivohet me prodhim paraprak të rasatit. Me mbjellje direkte kultivohet vetëm speci për përpunim indus-trial.

Prodhimi i specit në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit kryhet në lehë dhe tunele (të nxehta, gjysmë të nxehta dhe të ftohta) ose në sera plastike dhe oranzheri. Prodhimi i rasatit mund të jetë për prodhim të hershëm, gjysmë të hershëm dhe të vonshëm.

Për prodhim të hershëm shfrytëzohet rasat i piketuar. Mbjellja e farës bëhet në fund të janarit ose në fi llim të shkurtit.

Për mbjellje shfrytëzohen 25 gram fara në 1m2. Fara vendoset në lehë dhe mbulohet me shtresë të plehut të djegur të stallës rreth 2 cm. Pas 20-30 ditëve bëhet piketimi i rasatit.

Page 38: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

38

Piketimi i rasatit kryhet në fi llim të marsit, në katrorë ushqyes, saksi, ose kontejnerë.

Piketimi bëhet në distancë prej 8-10 cm x 5-8 cm. Mbjellja për prodhim gjysmë të hershëm kryhet kah mesi i marsit në lehë gjysmë të ngrohta dhe rasati më së shpeshti piketohet, kurse për prodhim të vonshëm mbjellja bëhet në prill në lehë të ftohta e të mbuluara dhe nuk bëhet piketimi, me normë të farës 6-7 gr/m2.

Pas mbjelljes kryhet ujitja e vazhdueshme e rasatit dhe ndërmerren masat të përku-jdesjes për rasatin: të ushqyerit, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave etj.

Para se të nxirret rasati në vend të hapur bëhet përgatitja e rasatit (kalitja). Rasati është gati për rimbjellje kur të arrijë lartësinë prej 15-20 cm, është me kërcell elastik dhe të rrastë dhe me 8-12 gjethe të zhvilluara;

Rimbjellja

Para rimbjelljes bëhet përgatitja e tokës për rimbjellje. Toka duhet të jetë e përgatitur mirë, e pastruar nga barojat, e rrafshuar dhe me strukturë të mirë. Një javë para rimbjelljes mund të kryhet trajtimi i tokës me herbicide, por edhe me insekticide kundër dëmtuesve të tokës.

Rimbjellja kryhet gjatë kohës së vranët dhe të nxehtë, kur toka të arrin temperaturën prej 22-230C.

Te prodhimi i hershëm varësisht prej regjionit, rimbjellja bëhet kah fundi i prillit deri në fi llim të majit, te prodhimi gjysmë i hershëm prej 10-20 maj, kurse te prodhimi i vonshëm prej 25 maj deri 10 qershor.

Rimbjellja bëhet në rende ose shirita. Rimbjellja në rende është në distancë 50-60 cm x 10-20 cm. Rimbjellja mund të zhvillohet në vatër me nga dy bimë. Për prodhim të specit më së shpeshti shfrytëzohen shirita dy rendor me distancë 50 cm + 20 cm x 20 cm (50 cm distancë ndërmjet shiritave, 20 cm distancë ndërmjet rendeve në shirit dhe 20 cm distancë ndërmjet bimëve në rend).

Menjëherë pas rimbjelljes bëhet ujitja e rasatit.

Prodhimi i specit me mbjellje direkte

Tanimë cekëm se speci mund të prodhohet edhe me mbjellje direkte. Më së shpeshti përmes mbjelljes direkte prodhohen specat të cilët shfrytëzohen për prodhimin e mëlmesave.

Kjo mënyrë e prodhimit të specit te ne nuk ka zbatim praktik.

����� 11 ������ ����� Figura 11 Rasati i specit

Page 39: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

39

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Sa fara shfrytëzohen për mbjellje gjatë prodhimit të rasatit të specit?2. Kur kryhet piketimi i rasatit te speci?3. Kur është i gatshëm rasati për rimbjellje te speci?4. Në çfarë distance rimbjellet speci?5. Te cilat sorte të specit zbatohet mbjellja direkte?

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja e specit përbëhet prej shumë masave agroteknike:

Plotësimi i vendeve të zbrazëta

Plotësimi i vendeve të zbrazëta bëhet 5-7 ditë pas rimbjelljes së specit, veçanërisht nëse pas rimbjelljes janë shkatërruar më shumë se 10% bimë të rasatit.

Prashitja

Prashitja e parë bëhet 6-7 ditë pas rimbjelljes. Gjatë kohës së vegjetacionit bëhen 3-4 prashitje.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve kryhet me kultivatorë ose me shat rotator. Përpuni-

mi ndërmjet rendeve ndikon pozitivisht mbi zhvillimin e sistemit rrënjor. Përpunimi ndërmjet rendeve bëhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit, gjegjësisht përderisa bima nuk i bashkon rendet.

Përpunimi ndërmjet rendeve kryhet në thellësi prej rreth 5 cm dhe kombinohet me prashitjen (mbushjen). Me përpunim ndërmjet rendeve shkatërrohet një pjesë e barojave dhe shtohet plehu për ushqim përmes tokës.

Ujitja

Ujitja e specit është masë e obligueshme gjatë prodhimit të specit për shkak të sistemit rrënjor dobët të zhvilluar. Në periudhën fi llestare të zhvillimit speci nuk kërkon sasi të mëdha të ujit. Në fazat fi llestare rrënja është e zhvilluar në shtresën sipërfaqësore të tokës në thellësi prej 10 cm, përderisa më vonë zhvillohet në shtresë prej 25-30 cm, dhe për këtë shkak është e nevojshme të zbatohen ujitje më të shpeshta me normë më të vogël për ujitje.

Speci gjithashtu nuk duron edhe lagështi të madhe të tokës. Ujitja kryhet në secilën 6-7 ditë me normë të vogël të ujit. Gjatë kohës së vegjetacionit është e nevojshme të bëhen rreth 10 ujitje të specit me normë të ujit 35-40 mm, gjegjësisht rreth 250-400 mm gjatë kohës së vegjetacionit.

Për ujitje mund të shfrytëzohen sistemet me shi artifi cial, pikë për pikë, ose brazda të hapura dhe të mbyllura. Ujitja është më së miri të bëhet në orët e mbrëmjes, ose në orët e hershme të mëngjesit.

Page 40: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

40

Të ushqyerit

Të ushqyerit e specit bëhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Të ushqyerit e parë bëhet 4 javë pas rimbjelljes së specit me shtimin e 1/4 nga sasia e tërësishme e azotit.

Të ushqyerit e dytë bëhet në fazën e lulëzimit me shtimin e 1/4 pleh azotik dhe 1/3 pleh të fosforit dhe kaliumit. Të ushqyerit nuk duhet të zbatohet, nëse gjatë përpunimit bazë dhe para mbjelljes janë futur sasi të mjaftueshme të plehrave organik dhe mineralik. Për ushqim të specit mund të shfrytëzohen edhe plehrat foliarë në sasi prej 2 l/ha, në kombinim me mjete për mbrojtje.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat duhet të zbatohet rregullisht, pasi që paraqitja e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave në të mbjellat ka ndikim të madh mbi rritjen, kurse me këtë edhe mbi fi timin e rendimentit kualitativ.

Sëmundje më të shpeshta te specit janë vyshkja, stolburi (shtrirja e rasatit), vrugu, njol-losja e gjetheve, mozaiku i gjetheve, etj.

Vyshkja (verticilium) është sëmundje e cila shpie deri te paraqitja e nekrozave në enët përçuese të kërcellit, gjatë së cilës vjen deri te ngecja në rritje dhe zhvillim të bimës dhe deri te tharja dhe shkatërrimi gradual i bimës.

Paraqitja e kësaj sëmundjeje vështirë se mund të parandalohet me masa direkte, gjegjë-sisht mund të zbatohen vetëm masat preven-tive, siç janë, dezinfektimi i tokës dhe zbatimi i mbjelljes alternative.

Vrugu (fi toftora) te speci shkaktohet nga kërpudha Phytophtora capsici e cila është së-mundje më me ndikim dhe ekonomikisht më e rëndësishme te speci. Gjatë paraqitjes së vru-gut e mbjella mundet e tëra të shkatërrohet. Vrugu shkakton dëme të mëdha me paraqitjen e saj të papritur dhe përhapjen e shpejtë. Sëmundja zhvillohet në pjesën mbitokësore të kërcel-lit dhe në qafën e rrënjës së specit, kurse më rrallë nëpër organe tjera të bimës. Bimët shkatër-rohen dhe numër i vogël i tyre munden të rezistojnë. Sëmundja është e shpeshtë te speci i cili kultivohet në hapësira të mbrojtura, ndërsa me intensitet më të vogël paraqitet te të mbjellat me speca në vende të hapura.

Stolburi (shtrirja e rasatit) shkaktohet prej kërpudhës e cila e sulmon pjesën mbitokësore të kërcellit. Paraqitjen masovike e ka në fazën e rasatit gjatë kultivimit të rasatit në kushte me lagështi. Mund të pengohet me përdorimin e fungicideve dhe me përkujdesje të drejtë

����� 12 &����� ��! �������� Figura 12 Vyshkja te speci

Page 41: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

41

të rasatit. Vrugu paraqitet gjatë kohës së vegjetacionit me paraqitjen e njollave të verdha te gjethet dhe me mbulesë të bardhë në kundërfaqe të gjethit. Indi në njollat nekrotizohet dhe gjethet bien. Mund të parandalohet me trajtimin e të mbjellave me 0,1% tretje me fungicide me spërkatje në çdo 2 javë.

Njollosja e gjetheve manifestohet me paraqitjen e njollave jo të rregullta të mbyllura të gjethit, të cilat gradualisht bashkohen dhe gjethet bien, kurse bima vyshket. Njollosja e gjethit pengohet me trajtimin e të mbjellave me gëlqere bakri pas paraqitjes së njollave të para dhe me trajtim pas shiut, ose ujitjes.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të specave janë nematodet,

skrajat cilindrike, kërmijtë, krahëbardha, morrat bimor, sovicite, merimanga e kuqe, minjtë, shpendët etj. Për mbrojtje nga dëmtuesit shfrytëzohen mjete të ndryshme, varësisht prej llojit të dëmtuesit, por edhe masa të caktuara preventive.

Dëmtuesit e tokës sjellin dëme të mëdha veçanërisht te bimët e reja. Për mbrojtje përdo-ren preparate për tokë të cilat inkorporohen në tokë, ose mashtrues (joshës) të cilët vendosen në sipërfaqen e tokës.

Morrat gjethorë janë të pranishëm gjatë tërë kohës së vegjetacionit dhe shkaktojnë paraqitjen e “vesës mjaltore”. Morrat gjethorë jetojnë në gjethe dhe i thithin lëngjet, gjatë së cilës gjethet mbeten të stërkequr dhe lakohen, e në to formohet vesa ngjitëse. Për largimin e morrave gjethorë përdoren insekticide kontaktuese dhe sistematike, menjëherë pas paraq-itjes së sulmit të parë.

Barojat (bar këqijat) mund të shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që ndërmjet specave dhe barojave paraqitet luftë konkurruese për hapësirë, ujë dhe materie ushqyese. Shkatërrimi i barojave mund të bëhet në mënyrë mekanike në kombinim me prashitjen, me përpunim të tokës dhe me përdorim të herbicideve më së shpeshti para vet mbjelljes ose rimbjelljes së specit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet plotësimi i vendeve të zbrazëta te speci?2. Në çfarë thellësie kryhet prashitja dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve te speci?3. Në sa ditë bëhet ujitja e specit?4. Me çfarë plehrash kryhet të ushqyerit te speci?5. Çka shkakton vyshkjen te speci?6. Cilët dëmtues më së shpeshti e sulmojnë specin?

Page 42: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

42

Prodhimi i specit në hapësirat e mbrojtura Speci mund të kultivohet në hapësirat e mbrojtura në mënyrë elementare dhe në mënyrë

të përsosur. Temperatura në hapësirat e mbrojtura nuk duhet të jetë më e ulët se 150C. Për prodhim në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen sorte të specave të cilat konsumohen gjatë pjekurisë teknologjike.

Në hapësirat e mbrojtura speci prodhohet me prodhim paraprak të rasatit të piketuar. Prodhimi i rasatit mund të jetë në vet hapësirën e mbrojtur, me ndarje të një pjese nga hapë-sira e mbrojtur. Varësisht nga tipi i hapësirës së mbrojtur dhe dedikimit të prodhimit, mbjellja e specit mund të kryhet kah fundi i gushtit, nëse speci kultivohet në oranzheri të nxehta ose kah fundi i dhjetorit nëse speci kultivohet në tunele dhe sera plastike.

Numri i bimëve në hapësirat e mbrojtura është rreth 30.000-35.000 bimë /ha te specat e mëdhenj dhe rreth 60.000-80.000 bimë/ha te sortet e specave me fryte të imëta. Nga mbjellja deri te rimbjellja e specave duhet të kalojnë rreth 60-80 ditë.

Speci i mbjellë në dhjetor arrin për vjelje në gjysmën e marsit, kurse vjelja zgjat deri në fi llim të gushtit.

Speci i mbjellë në gusht për vjelje arrin në dhjetor dhe vjelja zgjat deri në fund të kor-rikut.

Prodhimi i rasatit është në mënyrë të ngjashme sikurse edhe gjatë prodhimit të specit në vend të hapur. Rimbjellja e specit në hapësirat e mbrojtura bëhet kur rasati arrin lartësi prej 15-25 cm me 8-10, me gjethe të zhvilluara dhe sytha të formuara të luleve.

Rimbjellja zhvillohet kur toka është e nxehtë me temperaturë prej 20-230C, në rende ose, shirita (dy rende, tri rende, katër rende). Gjatë rimbjelljes bima vendoset disa cm më thellë në tokë në krahasim me vendin ku ka qenë i kultivuar rasati. Pas rimbjelljes bëhet ujitja e të mbjellës.

Pas rimbjelljes fi llojnë masat e përkujdesjes për të mbjellat në hapësirën e mbrojtur. Ma-sat e mbrojtjes që zbatohen në hapësirat e mbrojtura janë: prashitja, mulçimi, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, plotësimi i vendeve të zbrazëta, ajrosja, rregullimi i temperaturës dhe ndriçimit dhe masa tjera speciale.

Prashitja bëhet një javë pas rimbjelljes së specit. Prashitja mund të kombinohet me të ushqyerit, shkatërrimin e barojave, mbulimin me dhè të rrënjës së specit. Prashitja si masë nuk zbatohet nëse bëhet mulçimi.

Mulçimi bëhet me mbulimin e distancës ndërmjet rendeve me material të ndryshëm (foli, kashtë, byk prej druri, letër mulçimi, etj.). Mulçimi e zvogëlon avullimin nga toka dhe nevojën për ujitje të vazhdueshme.

Ujitja është masë e rregullt gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura. Për ujitje në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti shfrytëzohen sistemet “pikë për pikë”. Për ujitje mund të përdoren edhe brazdat të cilat ngrihen ndërmjet rendeve. Ujitja duhet të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e mbrëmjes.

Page 43: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

43

Të ushqyerit kryhet në kombinim me prashitjen, ujitjen ose me përdorimin e plehrave foliarë në kombinim me mjetet mbrojtëse.

Gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura ndërmerren edhe masa të caktuara speciale siç janë vendosja e mbështetësve, thyerja e degëve pa fryte, prerja e majave etj.

Mbështetëset vendosen te sortet e specave që kanë kërcell që rritet dhe zhvillohet shpe-jt (gufon). Mbështetja e specit mund të kryhet me lidhje të bimës për konstruktimin mbartës, me vendosjen e shpalirëve përgjatë rendeve, etj. Largimi i degëve të dobëta dhe pa fryte dhe krasitja e majave bëhet për shkak të rregullimit të pjellorisë te speci.

Masat për mbrojtje në hapësirat e mbrojtura në të cilat kultivohet speci duhet të jenë të integruara dhe të rregullta.

Vjelja e specit

Vjelja e specit kryhet me dorë dhe në mënyrë sukcesive, me këputjen e fryteve. Vjel-ja bëhet në çdo 3-6 ditë. Vjelja fi llon 40-50 ditë pas rimbjelljes dhe vilet gjatë pjekurisë teknologjike, kur shfrytëzohen për konsumim të freskët.

Numri i fryteve në bimë është i ndryshëm dhe sillet prej 20-30 te baburët, e deri 120 te feferonat.

Gjatë prodhimit të hershëm vjelja fi llon në qershor, gjatë prodhimit gjysmë të hershëm vjelja fi llon kah fundi i korrikut, kurse gjatë prodhimit të vonshëm vjelja fi llon kah fundi i gush-tit.

Vjelja në hapësirat e mbrojtura kryhet në mënyrë të njëjtë gjatë së cilës vjelja fi llon shumë më herët. Në oranzheri vjelja e specit fi llon në dhjetor, përderisa në tunele në mesin e marsit.

Speci mund të paketohet në ambalazhe nga më të ndryshmet, gjegjësisht mund të pa-ketohet në thasë prej agrotekstili, në ambalazh prej plastike dhe letre, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet mbjellja e specit në hapësirat e mbrojtura?2. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja për specat gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura?3. A zbatohet vendosja e mbështetësve gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbroj-

tura?4. Në sa ditë bëhet vjelja e specit?5. Sa fryte fi tohen nga një bime të specit?

Page 44: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

44

PATËLLXHANI

Sistematika

Rendi Solanales

Familja Solanaceae

Gjinia Solanum

Lloji Solanum melongena

Rëndësia ekonomike

Patëllxhani kultivohet për shkak të fryteve të cilat vilen gjatë pjekurisë teknologjike. Për konsumim patëllxhani shfrytëzohet në gjendje të përgatitur dhe i konservuar, ose përmes përpunimeve të ndryshme.

Patëllxhani ka vlerë të ulët kalorike dhe vitaminoze. Ai ka veti të caktuara shëruese siç është zvogëlimi i nivelit të kolesterolit në gjak. Fryti i patëllxhanit përmban sheqerna, albumina, materie minerale, vitamina dhe materie të hidhët.

Sheqernat janë të përfaqësuara me 30-35% nga përmbajtja e tërësishme e ma-terieve të thata.

Prej sheqernave më e përfaqësuar është glukoza.

Prej materieve minerale më të përfaqë-suara janë magnezi, fosfori, klori, hekuri, kal-ciumi etj.

Përmbajtja e vitaminës C në frytet e patëllxhanit është 20 mg në 100 gr fryt. Fryti i patëllxhanit përmban edhe 0,032 mg/100 gram vitaminë B1, 0,61 mg/100 gram acid nikotini, karotin në gjurmë etj.

Fryti i patëllxhanit përmban materie të hidhët dhe glukoalkaloidin solanin M. Përmbajtja e këtyre materie është veçanërisht e madhe te llojet e egra të patëllxhanit të zi. Përmbajtja e solaninës M rritet me pjekjen e frytit.

Prej frytit të patëllxhanit mund të fi tohet lëng i cili ka veprim të shprehur fi toncid.

� � � -�

-

-

����� 13 ���'�� Figura 13 Patëllxhani

Page 45: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

45

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Patëllxhani ka prejardhje nga India, ku është kultivuar qysh në shekullin e IV. Në Evropë është sjellë në shekullin XIII, në Itali dhe Spanjë. Prodhimi më masovik i patëllxhanit ka fi lluar në shekullin XVI, kur është sjellë edhe në Amerikë. Patëllxhani më së shumti kultivohet në Kinë, Japoni, Indi, Kore, Itali, Spanjë, Francë, Turqi dhe Bullgari. Përhapja e patëllxhanit në Ball-kan fi llon me ardhjen e turqve.

Në Republikën e Maqedonisë sipërfaqet me patëllxhan janë shumë variabile dhe nuk ekzistojnë të dhëna konkrete. Rendimentet mesatare lëvizin prej 30-50 ton/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse kultivohet patëllxhani?2. Cilat materie janë më tepër të përfaqësuara në frytin e patëllxhanit?3. Prej nga vjen shija e hidhur e patëllxhanit?4. Prej nga e ka prejardhjen patëllxhani?5. Sa janë rendimentet mesatare të patëllxhanit?

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e patëllxhanit është e zhvilluar mirë, me formë xhufkore dhe rrënjë kryesore të shprehur mirë. Masa kryesore e rrënjës zhvillohet në thellësi prej 30-40 cm, përderisa rrënjëza të veçanta mund të arrijnë thellësi deri në 1metër;

Kërcelli

Kërcelli i patëllxhanit është i degëzuar dhe arrin lartësi rreth 1,5 metra. Në fi llim të vegjetacionit kërcelli është barishtor, kurse më vonë pjesët e poshtme të kër-cellit drunjëzohen. Kërcelli mund të jetë i lëmuar ose me qime;

Gjethi

Gjethet janë të zgjatura, me formë vezake, ose ovale, me ngjyrë të gjelbër, ose vjollcë e çelur.

Gjethet mund të jenë të prera dobët ose fortë. Në gjethe ka qime të cilat paraqiten 70-90 ditë pas mbirjes;

Lulja

Lulja është individuale, me ngjyrë vjollce, e vendo-sur në sqetullën e gjethit. Prej lulëzimit e deri te formimi i frytit janë të nevojshme rreth 20 ditë. Te disa sorte lulet mund të jenë të mbledhura në lulesa tufë. Lulëzimi është suksesiv;

����� 14 ���'�� Figura 14 Patëllxhani

Page 46: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

46

Fryti

Fryti i patëllxhanit është fryt kokërrzor me madhësi, ngjyrë dhe formë të ndryshme.Madhësia e frytit sillet prej 20 gram deri në 2 kilogram. Sipas formës fryti mund të jetë i

rrumbullakët, topthor, formë vezake, i zgjatur ose cilindrik.Ngjyra është karakteristikë e sortes. Në pjekurinë teknologjike të frytit të patëllxhanit

mund të jetë me gjethe e ndritshme ose e mbyllur e bardhë, e verdhë, e portokalltë e bardhë ose me gjethe, përderisa në pjekurinë botanike ngjyra e frytit mund të jetë e verdhë e mbyllur, e verdhë dhe e ngjyrë kafe.

Fara

Fara e patëllxhanit është e imët dhe e shtypur, me formë rrethore, me ngjyrë të ndrit-shme çokollate. Fara aftësinë për të mugulluar e ruan 4-5 vjet. Masa absolute është 3,5-4 gram.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të patëllxhanit janë: Florida market, New hempshire, Plovdiv 43, Black beanty, Violetov dolg etj.

Veçoritë biologjike

Patëllxhani është bimë njëvjeçare. Në viset tropikale patëllxhani është bimë shumëvjeçare.

Nxehtësia

Patëllxhani paraqet kulturë që e preferon nxehtësinë. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të patëllxhanit është rreth 250C, gjegjësisht prej 22 deri 280C gjatë ditës dhe 16-210C gjatë natës. Gjatë temperaturave më të larta se 350C patëllxhani formon lule të imëta dhe dukshëm të ndryshueshme, kurse gjatë temperaturave rreth 150C, patëllxhani e zvogëlon rritjen dhe redukton numrin e luleve të formuara. Në temperaturë prej 4-50C plotësisht ndalet rritja dhe zhvillimi i patëllxhanit.

Drita

Patëllxhani është kulturë që e preferon dritën. Patëllxhani është bimë e ditës së shkurtër, por ekzistojnë sorte edhe të ditës së gjatë. Patëllxhani ka kërkesa të mëdha për dritë intensive, dhe nëse kultivohet në kushte të mungesës dritës dhe lagështisë relative të lartë, vjen deri te dukuria e etiolimit, gjegjësisht deri te zgjatja e bimës, deformimi i luleve, pllenimi i keq dhe deformimi i fryteve. Patëllxhani nuk e duron kultivimin në hije.

Uji

Patëllxhani ka nevoja të mëdha për ujë. Lagështia optimale e tokës është 80% nga KUF. Nevoja më të mëdha për ujë ka në fazën e lulëzimit dhe frytdhënies. Gjatë mungesës së lagështisë në këto faza paraqitet hedhja e fryteve dhe luleve. Mungesa e ujit ndikon negativ-isht në kualitetin e frytit. Frytet gjatë mungesës së ujit e rrisin shijen e tyre të hidhët.

Page 47: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

47

Toka (dheu)

Patëllxhani kërkon tokë pjellore dhe të shkriftë, të pasur me materie ushqyese, të cilat mund të arrihen lehtë. Toka më të mira janë ato me reaksion neutral, por mund të kultivohen edhe në toka me reaksion të dobët acidik dhe të dobët alkalik. Tokat ranore, me strukturë të dobët dhe tokat e rënda nuk janë të mira për kultivimin e patëllxhanit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në çfarë thellësie zhvillohet rrënja e patëllxhanit?2. Çfarë është kërcelli i patëllxhanit?3. Çfarë është pamja e gjethit të patëllxhanit? 4. Çfarë është lulja e patëllxhanit?5. Si ndahen frytet te patëllxhani?6. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e patëllxhanit?7. Çfarë është reaksioni i patëllxhanit ndaj dritës?8. Në cilat faza janë nevojat më të mëdha për ujë te patëllxhani?9. Cilat toka janë më të mira për kultivimin e patëllxhanit?

Agroteknika

Mbjellja alternative

Patëllxhani nuk duron kultivim në monokulturë, pasi që gjatë kultivimit në monokulturë dukshëm zvogëlohen rendimentet. Patëllxhani vjen në vendin e parë në mbjelljen alternative. Para kultura më të mira për patëllxhanin janë jonxha, bizelja, fasulja, bimët e familjes kungullore dhe barishtet e përziera.

Patëllxhani është para kulturë e mirë për shumë kultura, por jo edhe për kulturat e familjes Solanaceae.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës përbëhet nga përpunimi bazë dhe përpunimi plotësues.

Lëvrimi i thellë kryhet në vjeshtë në thellësi prej 30 cm.

Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga lëvrimi i cekët në 12-15 cm, kultivim, brazdim, dhe rrafshim të tokës. Përpunimi pranveror kryhet kah fun-di i prillit.

Plehërimi

Patëllxhani ka nevojë të madhe për materie ushqyese. Gjatë mungesës së materieve ushqyese themelore, e veçmas të fosforit dhe kaliumit paraqitet rënie masive e luleve. Patël-lxhani duhet të plehërohet me plehra organik.

����� 15 ���'�� Figura 15 Patëllxhani

Page 48: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

48

Plehrat organik shtohen në sasi prej 30-40 ton/ha gjatë përpunimit themelor të tokës. Gjatë plehërimit me plehra mineralik shtohen rreth 100-120 kg/ha azot, 100-120 kg/ha fosfor dhe 100-150 kg/ha kalium. Një e treta nga plehu NPK shtohet me përpunimin themelor, kurse dy të tretat e mbetura shtohen si ushqim në fazat e lulëzimit dhe frytdhënies.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në cilin vend vjen patëllxhani në mbjelljen alternative?2. Si kryhet përpunimi i tokës te patëllxhani?3. Me çfarë sasie të plehrave organik plehërohet patëllxhani?

Mënyrat e prodhimit

Patëllxhani më së shpeshti kultivohet me prodhim paraprak të rasatit. Prodhimi mund të bëhet në vend të hapur edhe në hapësira të mbrojtura.

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit të patëllxhanit është i ngjashëm me prodhimin e rasatit të specit dhe domates. Për prodhim të hershëm mbjellja e patëllxhanit bëhet kah fundi i janarit, ose në fi llim të shkurtit. Për mbjellje shfrytëzohen 5-6 gram fara në 1 m2. Rasati nuk i duron temperaturat më të ulëta se 50C. Piketimi i rasatit kryhet kur bima i formon dy gjethet e para të vërteta. Pik-etimi bëhet në distancë 8 x 8 cm ose 10 x 10 cm, në fi llim të marsit në katrorë ushqyes, saksi ose kontejnerë. Rasati për rimbjellje arrin kah fundi i prillit ose në fi llim të majit.

Mbjellja për prodhim të vonshëm kryhet në mes, ose në fund të marsit. Për mbjellje shfrytëzohen 2-2,5 gram farë në 1m2. Rimbjellja bëhet në mes, ose kah fundi i majit.

Pas mbjelljes bëhet ujitja e vazhdueshme e rasatit dhe ndërmerren masa për përkujdes-jen e rasatit: të ushqyerit, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave etj.

Rasati mund të prodhohet edhe me shartim të domates. Shartimi kryhet në fazën e gjetheve kotiledone. Në bazën (mbështetësen) e domates bëhet prerje e gjatë rreth 1,5 cm në të cilën vendoset pipi (kalemi) i patëllxhanit. Vendi i shartimit lyhet me parafi në të nxehtë. Pranimi i kalemit (pipit) ndodh për 7-10 ditë.

Pas pranimit të kalemit kultivimi i rasatit është i njëjtë si edhe te rasati i pa shartuar i patëllxhanit.

Rimbjellja

Rimbjellja e patëllxhanit zhvillohet në tokë të përgatitur mirë. Para rimbjelljes mund të kryhet trajtimi i tokës me herbicide. Rimbjellja kryhet kur të kalon rreziku nga paraqitja e ngri-cave të vonshme pranverore. Rimbjellja bëhet në rende në distancë 60-80 cm x 35-45 cm.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për patëllxhanin përbëhet nga shumë masa agroteknike:

Page 49: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

49

Plotësimi i vendeve të zbrazëta

Plotësimi i vendeve të zbrazëta bëhet 1 javë pas rimbjelljes së patëllxhanit.

Prashitja

Prashitja e parë bëhet 1 javë pas rimbjelljes. Gjatë kohës së vegjetacionit kryhen 1-2 prashitje.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve kryhet 4-5 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Me përpunim ndërmjet rendeve përmirësohet regjimi ujor-ajror në tokë, shkatërrohen një pjesë e barojave dhe shtohen plehrat për ushqim përmes tokës.

Ujitja

Ujitja kryhet në çdo 5-6 ditë me normë të ujit prej 30-40 mm.

Pas disa ujitjeve të para kryhet kultivimi i tokës ndërmjet rendeve.

Të ushqyerit

Të ushqyerit e patëllxhanit mund të bëhet me përdorimin e plehrave të ngurtë përmes tokës, ose foliarë. Kur shfrytëzohen plehrat NPK të ushqyerit e parë bëhet 2-3 javë pas rimbjelljes, kurse i dyti dhe i treti në fazat e lulëzimit dhe frytdhënies. Të ushqyerit mund të jetë edhe foliar me përdorimin e plehrave kompleks. Me të ushqyerit është e nevojshme të shtohen edhe plehra të mikroelementeve, veçanërisht të magnezit dhe zinkut, pasi që patëllxhani ka nevojë më të madhe për këto mikroelemente dhe pozitivisht reagon në ple-hërimin me këto plehra.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat duhet të zbatohet rregullisht, e veçanër-isht kundër sëmundjeve vrugu dhe alternaria dhe kundër patatores së artë.

Dekaptimi dhe prerja

Te patëllxhani mund të bëhet shkurtimi i majave të degëve (dekaptimi). Dekaptimi kry-het gjatë formimit të 3-5 fryteve, që të përshpejtohet pjekja e fryteve.

����� 16 ���� �� ����'�� Figura 16 Të mbjellat me patëllxhan

Page 50: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

50

Për vazhdimin e vegjetacionit të patëllxhanit bëhet prerja. Prerja kryhet kah mesi i gush-tit, gjatë së cilës bimës i mbesin vetëm disa degë. Pas prerjes është e obligueshme të bëhet të ushqyerit e patëllxhanit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet plotësimi i vendeve të zbrazëta te patëllxhani?2. Sa herë bëhet prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve te patëllxhani?3. Në sa ditë bëhet ujitja e patëllxhanit?4. Kur bëhet të ushqyerit te patëllxhani?5. Si kryhet dekaptimi te patëllxhani?

Prodhimi i patëllxhanit në hapësirat e mbrojtura

Patëllxhani mund të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura. Varësisht nga tipi i hapësirës së mbrojtur dhe dedikimit të prodhimit, mbjellja e patëllxhanit mund të kryhet kah fundi i korrikut, në nëntor, në fi llim të janarit dhe kah fundi i janarit. Nga mbjellja deri te rim-bjellja te patëllxhani kalojnë rreth 60-80 ditë. Prodhimi i rasatit është në mënyrë të njëjtë si edhe gjatë prodhimit të patëllxhanit në vend të hapur.

Rimbjellja kryhet në rende në distancë prej 80-90 cm x 40-50 cm. Për shkak të rrënjëzimit të dobët të patëllxhanit prashitja e parë bëhet 20-25 ditë pas rimbjelljes. Gjatë kohës së veg-jetacionit bëhen 2-3 prashitje, nëse nuk është kryer mulçimi.

Ujitja është masë e rregullt gjatë kultivimit të patëllxhanit në hapësirat e mbrojtura. Ujit-ja e patëllxhanit në hapësirat e mbrojtura bëhet në çdo 1-2 javë me normë prej 5-10 l/m2 deri te faza e frytdhënies, kurse gjatë kohës së frytdhënies ujitja bëhet në 1 javë me 10-20 l/m2 ujë.

Të ushqyerit kryhet çdo 20-25 ditë me përdorimin e 20-30 gram/m2 Pleh NPK ose me përdorimin e 0,2% tretje të plehut foliar.

Patëllxhani i cili kultivohet në hapë-sirat e mbrojtura lidhet për mbështetëse, ose për konstruksionin mbartës.

Te patëllxhani bëhet edhe lar-gimi i degëve gjatë së cilës lihen vetëm dy kërcej, dhe largohen edhe gjethet e poshtme.

Për pllenim të patëllxhanit mund të shfrytëzohen brumbujt, lëkundjet e bimës dhe preparatet hormonale.

Figura 17 Frytet e patëllxhanit

Page 51: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

51

Vjelja e patëllxhanit

Vjelja e patëllxhanit kryhet kur frytet arrijnë pjekurinë teknologjike. Frytet tepër të reja dhe ato tepër të vjetra janë pashije dhe të hidhura. Patëllxhani për vjelje arrin 60-70 ditë pas rimbjelljes. Vjelja kryhet në turne në çdo 7-10 ditë. Te prodhimi i hershëm vjelja fi llon në mesin e qershorit dhe zgjat deri në rënien e brymës së parë. Gjatë kultivimit të patëllxhanit në lehë të nxehta vjeljet fi llojnë në gjysmën e majit. Prej një bime fi tohen 10-25 fryte.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si ujitet patëllxhani gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura?2. Si ushqehet patëllxhani gjatë prodhimit në hapësirat e mbrojtura?3. Kur kryhet vjelja e patëllxhanit?

Page 52: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

52

Page 53: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

53

Tema

KULTURAT NGA FAMILJA

KUNGULLORE

Përfaqësuesit kryesorë

Trangulli

Shalqiri

Pjepri

Kungulli

Page 54: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

54

Page 55: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

55

TRANGULLI

Sistematika

Rendi Cucurbitales

Familja Cucurbitaceae

Gjinia Cucumis

Lloji Cucumis sativus

Rëndësia ekonomike

Trangulli paraqet njërën ndër kulturat perimore më të rëndësishme. Për konsumim shfrytëzohen frytet fi ziologjikisht të papjekura në gjendje të freskët ose të përpunuar.

Fryti i trangullit ka vlerë të vogël ushqyese për shkak të përmbajtjes së madhe të ujit në fryt (95%).

Albuminat janë të përfaqësuara me 30-32% nga përmbajtja e tërë-sishme e materies së thatë. Yndyrat janë shumë pak të përfaqësuara në frytin e trangullit me rreth 0,3%.

Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë kaliumi dhe fosfori, kurse më pak të përfaqësuara janë kal-ciumi, magnezi dhe jodi.

Fryti i trangullit përmban edhe vitamina siç janë karotina, tiamina, ri-bofl avina, acidi nikotenik, etj.

Shija e këndshme dhe e freskët e frytit të trangullit varet nga përmbajtja e acideve të lira organike.

Në fryt te disa sorte të trangujve mund të ketë kukurbitacin. Kukurbitacini është glu-kozid dhe i jep shije të hidhët trangullit. Përmbajtja e kukurbitacinit rritet gjatë kultivimit të trangullit në kushte të pavolitshme. Fryti i trangullit mund të përmbajë edhe vajra eterike të cilat i japin aromë specifi ke trangullit.

Përveç në të ushqyerit, trangulli shfrytëzohet edhe në industrinë e kozmetikës për prod-himin e preparateve të ndryshme kozmetike.

����� 18 ��������� ���� Figura 18 Fryti i trangullit

Page 56: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

56

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Trangulli është njëra ndër kulturat më të vjetra. Ka prejardhje nga Azia Juglindore.Kultivimi i trangullit ka qenë i njohur në Indi para rreth 3.000 vitesh. Në Evropë e kanë

përhapur Romakët. Trangulli kultivohet çdo kund në botë. Sipërfaqet e mbjella me tranguj në botë janë rreth 2.500.000 ha me rendiment mesatar prej rreth 16 ton/ha. (të dhëna nga FAO 2005)

Trangulli në Republikën e Maqedonisë prodhohet gjithkund. Te ne rendimentet arrijnë 40-50 ton/ha te sortet e sallatave dhe 20-60 ton/ha te trangujt e vegjël (kornishonët).

Rendimentet e trangullit në hapësirat e mbrojtura arrijnë mbi 200-300ton/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka shfrytëzohet për konsumim te trangulli?2. Prej cilave materie është i përbërë fryti i trangullit?3. Cilat vitamina dhe materie minerale janë më së shumti të pranishme në frytin e tran-

gullit?4. Nga e ka prejardhjen trangulli?5. Sa është prodhimi i trangullit në Maqedoni?

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor i trangullit është më dobët i zhvilluar në krahasim me pjesën mbitokë-sore të bimës. Te trangulli zhvillohet sistemi rrënjor kryesor (qendror) me numër të madh të rrënjëve anësore. Sistemi rrënjor qendror arrin thellësinë prej 40-90 cm dhe gjerësinë prej 100 cm, por masa më e madhe rrënjore është e zhvilluar në thellësi prej 25 cm;

Kërcelli

Trangulli ka kërcell barishtor dhe të lëng-shëm, të mbështjellë me qime të imëta dhe të shpërndara dendur. Gjatësia e kërcellit kryesor ar-rin prej 0,5 deri 7 metra. Në kërcellin kryesor zhvil-lohen degët e rendit të parë, të dytë, dhe të tretë. Në kërcell mund të formohen edhe “mustaqe” (fi je të përdredhura) me të cilat trangulli përforcohet për mbështetës. Në kërcell mund të formohen edhe rrënjët adventive kur kërcelli do të vijë në kontakt me tokën.

Gjethi

Gjethi i trangullit është i thjeshtë. Përbëhet nga bishti i gjatë i gjethit (10-15 cm) dhe 3-5 pjesë gjethore. Sipas formës gjethet e trangullit mund të jenë në formë zemre ose pëllëmbore. Në sqetullat e gjetheve të trangullit formo-hen degët dhe fi jet e thjeshta ose të përbëra të përdredhura me të cilat trangulli ngjitet për

����� 19 ��������� ������� Figura 19 Bima e trangullit

Page 57: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

57

mbështetës. Gjethi është me ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ose të mbyllur. Në gjeth, në fi jet e përdredhura, madje edhe në fryt të trangullit mund të kenë të zhvilluar gjemba të shkurtër.

Lulja

Trangulli zhvillon lule mashkullore dhe femërore. Lulet zhvillohen në sqetullat e gjetheve. Lulet mashkullore mund të jenë në grupe, përderisa ato femërore janë të veçanta dhe rrallë takohen së bashku. Ekzistojnë sorte te të cilat zhvillohen lule hermafrodite (dyseksore). Lulet femërore janë më të mëdha në krahasim me lulet mashkullore. Lule mashkullore ka disa herë më shumë se ato femërore. Trangulli është bimë me pllenim anësor. Pluhurimi kryhet me anë të erës dhe me insekte. Ngjyra e luleve më së shpeshti është e verdhë.

Fryti

Fryti është i lëngshëm me formë vezake, eliptike, cilindrike ose të lakuar. Në sipërfaqe të frytit të trangullit mund të ketë lytha, në të cilat gjenden të shprehura gjembat.

Gjatësia e frytit është prej 5 deri 70 cm dhe sipas gjatësisë së frytit trangujt ndahen në të shkurtër me gjatësi deri 10 cm, të mesëm me gjatësi prej 10-20 cm dhe të gjatë me madhësi mbi 20 cm. Pesha e frytit të trangullit është prej 0,1 deri 1 kg.

Për sa i përket peshës, fryti i trangullit mund të jetë shumë i lehtë me peshë, deri 5-20 gram, i lehtë me peshë prej 20-100 gram, i mesëm me peshë prej 100-300 gram dhe i rëndë me peshë mbi 300 gram.

Në prerje të frytit dallohet lëvorja dhe pjesa e brendshme mishtore në të cilën mund të ketë fara ose të jetë me zbrazëtira në brendi;

Fara

Fara e trangullit është e shtypur, e zgjatur, me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Masa absolute e farës është 30-40 gram. Aftësinë për të mugullim e ruan 5-6 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të trangujve janë: Soncev potok, Delikates, Levina, Samba, Slavija, Gemini, Kornisoni i Parisit, Nais, Fabio, etj.

Veçoritë biologjike

Trangulli është bimë njëvjeçare.

Nxehtësia

Trangulli paraqet kulturë që e preferon nxehtësinë. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të trangullit është rreth 25-300C, gjatë ditës dhe 18-220C gjatë natës. Gjatë

����� 20 ��������� ������� Figura 20 Frytet e trangullit

Page 58: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

58

temperaturës optimale trangulli mbin për 4-6 ditë. Temperatura minimale për mbirje të tran-gullit është 17-190C.

Gjatë temperaturave më të larta se 360C dhe më të ulëta se 170C, sistemi rrënjor i tran-gullit e zvogëlon pranimin e ujit dhe materieve minerale, e zvogëlon dhe ndalon rritjen dhe zhvillimin e bimës.

Në temperaturë prej 60C dhe në 390C, ndalet rritja dhe zhvillimi i trangullit plotësisht, kurse në temperaturë prej -0,50C vjen deri te shkatërrimi i bimës.

Temperaturat e larta te trangulli shkaktojnë formimin e më shumë luleve mashkullore, kurse me paraqitjen e temperaturave më të ulëta formohen më shumë lule femërore.

Drita

Trangulli nuk është tepër i ndjeshëm në forcën e dritës. Nuk e duron kultivimin në vende të hijezuara. Ndriçimi optimal te trangulli gjatë temperaturës prej 200C është 15.000 lukse. Për rritje normale të trangullit është i nevojshëm ndriçimi optimal prej 8.000-9.000 lukse dhe gjatësia e ditës prej 10-12 orë. Për sa i përket gjatësisë së ditës, trangulli është bimë e ditës së shkurtër, por ekzistojnë edhe sorte indiferente.

Uji

Trangulli ka nevojë shumë të madhe për ujë. Nevoja për ujë rrjedh nga rrënja dobët e zhvilluar në krahasim me organet mbitokësore të trangullit. Lagështia optimale e tokës është 80% nga KUF.

Trangulli ka kërkesa të mëdha edhe ndaj lagështisë së ajrit. Lagështia optimale e ajrit është prej 90-95%. Nevojë më të madhe për lagështi trangulli ka në fazat e lulëzimit dhe fryt-dhënies. Gjatë mungesës së lagështisë bima e ndërpret rritjen dhe frytdhënien dhe formohen fryte të vogla dhe të hidhëta.

Toka (dheu)

Trangulli kërkon tokë pjellore, humusore, të shkriftë, të nxehtë, kulluese, të pasur me materie ushqyese. Trangulli kërkon tokë neutrale, e deri te ato të dobëta acidike. Tokat e rënda me lagështi të lartë nëntokësore (mbi 70 cm), nuk janë të mira për kultivimin e trangullit, pasi që kontribuojnë për paraqitjen e kalbjes të sistemit rrënjor.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë është sistemi rrënjor i trangullit?2. Sa është lartësia e kërcellit te trangulli?3. Si duket gjethi te trangulli?4. Çfarë lule formon trangulli?5. Si ndahen frytet te trangulli?6. Çfarë është fara e trangullit?7. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e trangullit?8. Çfarë është reaksioni i trangullit ndaj dritës?9. Sa duhet të jetë lagështia e ajrit te trangulli?10. Cilat toka janë më të mira për kultivimin e trangullit?

Page 59: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

59

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative trangulli duhet zënë vendin e parë, pasi që duron plehërim të pasur me plehra organik, i cili përveç materieve ushqyese, lëshon edhe CO2, që ndikon pozitivisht te trangulli. Trangulli mund të kultivohet si kulturë plotësuese, veçanërisht sortet me vegjetacion të shkurtër. Para kultura më të mira për trangullin janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet e barishteve, lakra e hershme, bishtaja, bizelja, etj. Trangulli është para kulturë e mirë për shumë kultura. Trangulli nuk duhet të kultivohet pas domates, shalqirit, pjeprit, specit, patates, e të tjerë, për shkak të asaj se i sulmojnë sëmundjet e njëjta. Në një vend të njëjtë mund të kultivohen pas 4 viteve.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për trangullin varet nga lloji i para kulturës. Kur para kultura është kul-turë leguminoze shumëvjeçare kryhen dy lëvrime. Lëvrim i parë i cekët kryhet në thellësi prej 20 cm në gusht. Lëvrimi i dytë i thellë kryhet në vjeshtë në thellësi prej 30-40 cm. Nëse si para kulturë është ndonjë kulturë tjetër, praktikohet lëvrimi prej 15-20 cm pas mbledhjes së para kulturës dhe lëvrimit të thellë në vjeshtë. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet prej lëvrimit të cekët, kultivimit, brazdimit dhe rrafshimit të tokës. Përpunimi pranveror kryhet në thellësi prej 8-10 cm. Përpunimi i tokës gjatë prodhimit të kornishonëve bëhet pas mbledhjes së para kulturës. Mund të kryhet lëvrim i cekët dhe përpunimi plotësues i tokës, ose përpunimi i reduktuar i tokës.

Plehërimi

Trangulli është shpenzues relativisht i vogël i materieve ushqyese, por megjithatë rezul-tate të mira fi tohen vetëm me plehërim të pasur të tokës me pleh organik dhe mineralik. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, trangulli nga toka nxjerr 15-25 kg azot, 7 kg fosfor dhe 25-30 kg kalium dhe 20 kg kalcium. Për plehërim të trangullit shfrytëzohen plehrat minera-lik dhe organik. Plehu i stallës shtohet në sasi prej 40-60 ton/ha, nëse trangulli kultivohet si kulturë kryesore, ose në sasi prej 20-30 ton/ha, nëse kultivohet si kulturë e dytë (kornishon). Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 80-100 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 100-120 kg/ha kalium, 60-80 kg/ha kalcium dhe 15-20 kg/ha magnez. Një e treta prej plehrave min-eralik futet para mbjelljes, përderisa dy të tretat e mbetura shtohen si ushqim gjatë kohës së vegjetacionit. Gjatë plehërimit të trangullit duhet ti largohemi plehut i cili përmban klor, pasi që trangulli është i ndjeshëm në jonet e klorit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në cilin vend në mbjelljen alternative kultivohet trangulli?2. Prej çka përbëhet përpunimi i tokës te trangulli?3. Cilat sasi të plehrave mineralike shfrytëzohen për plehërim të trangullit?

Page 60: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

60

Mënyra e prodhimit

Trangulli mund të kultivohet në vend të hapur dhe hapësirë të mbrojtur.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i trangullit në vend të hapur mund të jetë për prodhim të hershëm, gjysmë të hershëm dhe të vonshëm, me prodhim paraprak të rasatit ose me mbjellje direkte.

Prodhimi i trangullit në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i hershëm i trangullit kryhet me prodhim paraprak të rasatit, por mund të kry-het edhe me mbjellje direkte.

Prodhimi i rasatit bëhet në lehë të nxehta dhe gjysmë të nxehta dhe tunele, në sera plas-tike dhe oranzheri.

Prodhimi i rasatit duhet të jetë në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike e tjerë, pasi që trangulli vështirë e duron shkuljen para rimbjelljes. Materiali në të cilin bëhet mbjellja duhet të jetë me dimensione 10-15 cm x 10-15 cm.

Mbjellja e farës bëhet kah fundi i mar-sit, ose në fi llim të prillit, kurse temperatura në hapësirën e mbrojtur duhet të jetë rreth 250C.

Në saksi ose katrorin ushqyes ven-dosen 3 fara, kurse pas mbirjes 1 bimë shku-let dhe mbesin dy bimë më të zhvilluara. Për prodhimin e rasatit për rimbjellje të 1 ha shfrytëzohen rreth 1kg farë.

Kur të paraqiten gjethet e para saksitë vendosen në distancë 15-20 cm njëra prej tjetrës.

Pas mbjelljes bëhet ujitja e vazh-dueshme e rasatit dhe ndërmerren masa për përkujdesjen e rasatit, gjegjësisht bëhet të ushqyerit, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj;

Për prodhimin e trangullit mund të shfrytëzohet edhe rasati i shartuar. Trangulli mund të shartohet me kungullin i cili e ka sistemin rrënjor të zhvilluar më mirë dhe ka rezis-tencë më të madhe ndaj sëmundjeve të caktuara.

����� 21 ���������, ����� Figura 21 Rasati i trangullit

Page 61: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

61

Rimbjellja

Rimbjellja kryhet kah fundi i prillit deri në fi llim të majit, gjatë kohës me lagështi dhe të nxehtë. Rimbjellja kryhet në vatra në rende në distancë prej 100-120 cm ndërmjet rendeve dhe 30-60 cm në rend. Në secilën vatër vendosen nga dy bimë. Pas rimbjelljes bëhet ujitja e tërësishme e të mbjellës, ose vetëm e vatrave.

Prodhimi i trangullit me mbjellje direkte

Mbjellja direkte e trangullit zbatohet gjatë prodhimit të hershëm, gjysmë të hershëm dhe të vonshëm. Mbjellja direkte e trangullit mund të jetë në vatra ose në rende.

Gjatë mbjelljes së hershme fara e trangullit mbillet në vatra të nxehta. Vatrat e nxehta përgatiten kah fundi i majit. Gjatë së cilës përgatiten gropa të thella 30-40 cm dhe në bazë të gropës vendoset shtresë e plehut të pa djegur të stallës, e lartë 15-20 cm. Në shtresën me pleh të pa djegur të stallës vendoset dheu i kopshtit. Vatrat bëhen në distancë 120 cm x 50-80 cm.

Mbjellja e trangullit bëhet në fi llim të prillit me mbjellje të 4-5 farave. Pas mbjelljes vatra mbulohet me foli, xham ose me material tjetër të tejdukshëm. Për mbjellje shfrytëzohen 1,5-2 kg/ farë të trangullit.

Pas mbirjes së bimës kryhet rrallimi i tepricës së bimëve dhe në vatër vendosen 2-3 bimë. Kur kalon rreziku nga paraqitja e ngricave dhe temperaturave të ulëta bëhet largimi i mbulesës nga vatra, zakonisht në fi llim të majit.

Gjatë prodhimit gjysmë të hershëm të trangullit, mbjellja kryhet në gjysmën e dytë të prillit. Mbjellja mund të jetë në rende ose në vatra të ftohta.

Mbjellja e rregullt mund të jetë me makinë. Mbjellja kryhet në distancë prej 100 cm x 25-30 cm. Për mbjellje me makinë harxhohen 2,5-3 kg/ha farë.

Mbjellja e trangullit mund të jetë edhe në lehë të përgatitura me makina speciale.Për prodhim të vonshëm shfrytëzohen sorte të trangujve të cilat kanë vegjetacion të

shkurtër. Më së shpeshti për prodhim të vonshëm shfrytëzohen sortet e kornishonit të cilat përdoren për përpunim industrial. Kornishonet mbillen me makinë në rende me distancë 80 cm x 20 cm.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Sa fara shfrytëzohen për mbjellje gjatë prodhimit të rasatit të trangullit?2. Çka bëhet pas paraqitjes së gjetheve të para, gjatë prodhimit të rasatit të trangullit?3. Kur është i gatshëm rasati për rimbjellje te trangulli?4. Në çfarë distance rimbjellen trangujt?5. Si mbillet trangulli për prodhim të hershëm?6. Në çfarë distance kryhet mbjellja e trangullit për prodhim gjysmë të hershëm?

Page 62: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

62

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për trangullin përbëhet prej ndërmarrjes së shumë masave, të cilat munden të ndahen në standarde dhe speciale.

Prej masave standarde që ndërmerren janë: ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prej masave speciale që ndërmerren janë: rrallimi, vendosja e mbështetësve, rregullimi i bimës, etj.

Rrallimi

Rrallimi kryhet te e mbjella që ka mbirë dendur gjatë mbjelljes me makinë.Rrallimi mund të bëhet edhe gjatë mbjelljes në vatra, gjatë së cilës largohen bimët e

tepërta. Rrallimi kryhet kur bima gjen-det në fazën e formimit të gjetheve të para të vërteta. Rrallimi bëhet me shkulje të bimës.

Përpunimi i tokës ndërmjet

rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve kryhet në kombinim me prashitjen dhe mbushjen. Përpunimi ndërmjet rendeve te trangulli bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit përderisa bima nuk i bashkon rendet.

Gjatë përpunimit ndërmjet rendeve duhet pasur kujdes që të mos vjen deri te dëmtimi i sistemit rrënjor. Përpunimi i parë ndërmjet rendeve kryhet kur bima i ka të formuara 2-3 gjethet e vërteta, e dyta 2-3 javë pas të parës, kurse e treta sipas nevojës. Për-punimi i tokës ndërmjet rendeve shfrytëzohet edhe për shkatërrimin e një pjese të barojave edhe për ushqim përmes tokës.

Ujitja

Ujitja e trangullit është masë e obligueshme gjatë prodhimit të trangullit. Në periudhën fi llestare të zhvillimit trangulli nuk kërkon sasi të mëdha të ujit. Ujitja në këtë periudhë mund të bëhet më rrallë.

Në fazën e fi llimit të lulëzimit ujitja e trangullit bëhet çdo 4-6 ditë. Norma për ujitje te trangulli është rreth 250-400 mm.

Trangulli kërkon edhe lagështi relativisht të lartë të ajrit, dhe për këtë shkak është e nevojshme të bëhet spërkatje e vazhdueshme.

- ����� 22 ���� �� ��������� Figura 22 E mbjella me tranguj

Page 63: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

63

Spërkatja më së miri është të bëhet në orët e mbrëmjes ose në orët e hershme të mëngjesit, që të pengohet paraqitja e sëmundjeve.

Mënyrë e mirë për arritjen e lagështisë relative më të madhe të ajrit është ngritja e ku-lisave në të mbjellën me trangull.

Të ushqyerit

Gjatë ushqimit të trangullit duhet pasur kujdes që plehu i cili përdoret të jetë në formë e cila mund të arrihet lehtë, që të mos shkaktojë dëmtim të sistemit rrënjor. Të ushqyerit e sorteve të reja të trangullit kryhet në fazën e paraqitjes së luleve të para, me shtimin e pleh-rave azotik. Te sortet e më vonshme të trangullit të ushqyerit mundet të mungojë ose të për-doret pleh foliar.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Trangulli është kulturë mjaft e ndjeshme ndaj paraqitjes së sëmundjeve. Trangullin e sulmojnë numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve. Sëmundje më të shpeshta te trangulli janë bastra, vrugu, mozaiku, zgjebja (kroma), vyshkja etj.

Bastra paraqitet në formë të njollave të mëdha të zverdhura në të cilat në kohë me lagështi formohet mbulesë rozë. Për zhvillimin e kësaj sëmundjeje kontribuon lagështia rela-tive e lartë e ajrit gjatë kultivimit të trangullit. Për largimin e bastrës shfrytëzohen masa pre-ventive, para së gjithash dezinfektimi i farës dhe mbjellja alternative e kulturës, por edhe tra-jtimi me cineb në çdo 10 ditë.

Gjatë paraqitjes së vrugut, formohet mbulesë e bardhë në formë pluhuri, në gjethe dhe në kërcell. Gjethet e infektuara thahen dhe bien. Për largimin e vrugut përdoren masa preven-tive dhe direkte. Spërkatja e trangullit gjatë paraqitjes së vrugut duhet të fi llojë me paraqitjen e simptomave të para. Spërkatja duhet të bëhet në çdo 7-10 ditë.

Mozaiku te trangulli njihet përmes sipërfaqeve të gjelbra dhe të gjelbra të mbyllura të gjethit dhe fryteve të deformuara. Për largim përdoret dezinfektimi i tokës dhe shkatërrimi i morrave bimorë.

Zgjebja paraqitet në formë të njollave të mbyllura të thella që kanë pamje të zgjebosur. Lufta përbëhet sipas zgjedhjes së sorteve rezistuese.

Vyshkja njihet me zbutjen e pjesës mbitokësore të kërcellit dhe kalbje të kërcellit dhe rrënjës në pjesën mbitokësore. Lufta përbëhet me dezinfektimin e tokës para mbjelljes ose rimbjelljes.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të trangullit janë morrat bi-

morë, merimanga e kuqe, dëmtuesit e tokës etj.

Morrat bimorë shkaktojnë dëme direkte, por edhe indirekte, me bartjen e shkaktarëve të mozaikut. Shkatërrohen me trajtim të trangullit me insekticide.

Page 64: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

64

Merimanga e kuqe bën dëme të mëdha në hapësirat e mbrojtura, gjatë së cilës gjethi i sulmuar nekrotizohet dhe gradualisht thahet dhe në fund bie. Shkatërrohet me përdorimin e mjeteve kimike dhe metodave biologjike.

Dëmtuesit e tokës sjellin dëme të mëdha te trangulli. Për mbrojtje përdoren preparate tokësore, të cilat inkorporohen në tokë, ose mashtrues, të cilët sillen në sipërfaqe të tokës, por edhe me zbatimin e mbjelljes alternative të kulturës, sterilizim të tokës, etj.

Barojat mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Shkatërrimi i barojave mund të jetë me-kanik në kombinim me prashitjen, me përpunimin e tokës dhe me përdorimin e herbicideve, më së shpeshti para vet mbjelljes, edhe pas mbjelljes, ndërsa para mbirjes së trangullit. Lar-gimi i barojave bëhet edhe me vendosjen e folisë së zezë (mulçimi).

Vendosja e mbështetëseve Trangulli ka kërcell zvarritës dhe mund të kultivohet me mbështetës, gjegjësisht me

ngritjen e shpalirëve. Shtyllat vendosen në distancë 3-5 metra në rend. Distanca ndërmjet rendeve është 1,2 metra. Shtyllat lidhen me zgjatje të telit. Lidhja e parë e trangullit bëhet kur bima do të zhvillojë 4-5 gjethe.

Pincimi

Pincimi bëhet gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura, ose me mbështetëse. Pincimi bëhet me këputjen e kërcellit kryesor dhe degëve anësore.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet rrallimi te trangulli?2. Sa herë kryhet prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve te trangulli?3. Kur kryhet ujitja te trangulli?4. Me çfarë plehrash bëhet të ushqyerit te trangulli?5. Çka shkakton bastra te trangulli?6. Cilët dëmtues më së shpeshti e sulmojnë trangullin?7. Si bëhet mbështetja te trangulli?

Prodhimi i trangullit në hapësirat e mbrojtura

Në hapësirat e mbrojtura trangulli prodhohet me prodhim paraprak të rasatit. Rasati

kultivohet në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike, etj.Varësisht nga tipi i hapësirës së mbrojtur dhe dedikimi i prodhimit, mbjellja e trangullit

mund të kryhet kah fundi i gushtit nëse trangulli kultivohet në oranzheri të nxehta, e deri te gjysmë e parë e marsit nëse trangulli kultivohet në tunele të ftohta dhe sera plastike.

Page 65: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

65

Numri i përgjithshëm i bimëve në hapësirat e mbrojtura është 15.000-30.000 bimë/ha.Prodhimi i rasatit është në mënyrë të njëjtë si edhe gjatë prodhimit të trangullit në vend

të hapur.Rimbjellja kryhet kur toka ngrohet në temperaturë më të lartë se 160C. Rimbjellja është

në rende në distancë prej 100-120 cm x 40-50 cm, ose në shirita dy rendor në distancë prej 100 cm + 50 cm x 35-40 cm.

Rimbjellja e trangullit mund të kryhet edhe në dengje me kashtë, ose në brazda të ple-hëruara.

Rimbjellja në dengje prej kashte bëhet në dengje me peshë prej rreth 30 kilogram. Dengjet me kashtë së pari dezinfektohen, e pastaj vendosen në rende në sipërfaqen e tokës. Në dengje shtohen rreth 50 litra ujë dhe plehra mineralik, me qëllim që të fi llojë fermentimi i kashtës në deng. Pas një jave temperatura në deng stabilizohet në 25-300C.

Rimbjellja e trangullit në deng bëhet pas stabilizimit të temperaturës, me vendosjen e rasatit në fole të cekëta.

Rimbjellja në brazda të plehëruara bëhet në brazda me thellësi prej 30-40 cm. Distanca ndërmjet brazdave është 80-90 cm. Në bazë të brazdës vendoset shtresë prej plehut të pa djegur të stallës, me trashësi prej 20-25 cm. Mbi këtë shtresë vendosen 10 cm shtresë e dheut të kopshtit, në të cilin rimbjellet trangulli. Pas rimbjelljes fi llojnë masat për përkujdesjen e trangullit.

Masat për përkujdesje, që zbatohen gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtu-ra janë: prashitja, mulçimi, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja prej sëmundjeve, dëmtuesve dhe baro-jave, ajrosja, rregullimi i lagështisë, temperaturës dhe ndriçimit, si dhe masa të tjera speciale.

Prashitja kryhet vazhdimisht, pasi që trangulli kërkon që toka të jetë vazhdimisht me shtresë të mihur. Me prashitje mund të bëhet edhe mbushja.

Ujitja është masë e rregullt gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura. Deri te periudha e vjeljes, ujitja e trangullit bëhet në 3-4 ditë, ndërsa gjatë kohës së vjeljes ujitja është më e shpeshtë, gjegjësisht mund të bëhet edhe për çdo ditë. Me ujitje duhet të rregullohet regjimi ujor tokësor dhe ajror. Për ujitje të trangullit më të përshtatshme janë sistemet për spërkatje.

Të ushqyerit e trangullit duhet të kryhet më shpesh me doza më të vogla. Te trangulli zbatohen 3-4 ushqime gjatë kohës së vegjetacionit, me shtimin e plehrave NPK në sasi prej 20-25 kg/m2. Trangulli e duron mirë edhe plehërimin me plehra foliar.

Gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura ndërmerren edhe masa të caktu-ara speciale, siç janë lidhja, rregullimi i rritjes, këputja e gjetheve të poshtme, pluhurimi, etj.

Lidhja e kërcellit të trangullit bëhet për konstruksion mbajtës. Lidhja mund të jetë edhe me vendosjen e shpalirëve, por edhe me vendosjen e rrjetave speciale.

Rregullimi i rritjes bëhet me këputjen e të gjitha luleve femërore dhe degëve që paraq-iten deri te 4 gjethet e para. Pastaj lihen 2-3 degë anësore të cilat shkurtohen në lartësi prej 1-1,2 metra, gjegjësisht në 4-5 gjethe. Maja vegjetative e bimës këputet në 20-30 cm nën kon-struksion.

Page 66: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

66

Pluhurimin e bëjnë bletët të cilat janë të trajnuara që ta njohin aromën e luleve të tran-gullit. Për këtë qëllim bletëve ju përgatitet shurup me të cilin ushqehen dhe pas futjes së tyre në hapësirën e mbrojtur, ato e bëjnë pluhurimin e lules së trangullit.

Për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat zbatohen masa integruese mbro-jtëse.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet rimbjellja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?2. Nga cilat masa përbëhet përkujdesja për trangullin gjatë kultivimit në hapësirat e

mbrojtura?3. Cilat janë masat speciale për përkujdesje të trangullit, gjatë kultivimit në hapësirën e

mbrojtur?

Vjelja e trangullit

Vjelja e kastravecit bëhet me dorë dhe në mënyrë sukcesive, me këputje të fryteve. Vjelja te sortet e sallatave të trangujve kryhet në çdo 4-6 ditë, përderisa e kornishonëve në çdo 2 ditë. Vjelja e trangullit për përpunim zgjat 30-40 ditë. Trangulli mblidhet gjatë pjekurisë teknologjike, kur shfrytëzohet për konsumim të freskët edhe për përpunim. Te kornishonët vilen frytet kur e arrijnë madhësinë prej 3-5 cm (klasa e parë). Vjelja e kornishonëve mund të jetë edhe me makinë.

Figura 23 Vjelja e kornishoneve

Page 67: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

67

Vjelja në hapësirat e mbyllura kryhet në mënyrë të ngjashme, gjatë së cilës vjeljet fi llojnë shumë më herët. Në oranzheri vjelja e trangullit fi llon në tetor, përderisa në tunele të ftohta dhe sera plastike në fi llim të majit.

Trangujt mund të paketohen në ambalazhe nga më të ndryshmet, gjegjësisht mund të paketohen në thasë prej agrotekstili, në ambalazhe prej letre dhe plastike, në arka plastike dhe të drurit, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet vjelja e trangullit?2. Si bëhet vjelja e kornishonëve?3. Në çka paketohen trangujt?

Page 68: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

68

SHALQIRI

Sistematika

Rendi Cucurbitales

Familja Cucurbitaceae

Gjinia Citrullus

Lloji Citrullus vulgaris

Rëndësia ekonomike

Shalqiri dhe pjepri më së shpeshti kultivohen së bashku dhe kjo mbjellje e bashkuar është quajtur bostan. Shalqiri konsumohet në gjendje të freskët, pasi që fryti është i ëmbël me shije të kënd-shme dhe ndikim freskues.

Prej lëngut të shalqirit bëhet shuru-pi, kurse prej lëvores xhem dhe reçelra të ndryshëm.

Përmbajtja e materieve të thata te shalqiri është 8-12%.

Sheqernat janë të përfaqësuar me rreth 90% nga materiet e thata, gjegjë-sisht me 6-11% nga përmbajtja e tërë-sishme e materieve të thata.

Shalqinjtë kultivohen në vise të nx-ehta.

Nëse klima nuk karakterizohet me periudha më të gjata të ndriçimit dhe temperatura më të larta, atëherë shalqinjtë do të përmbajnë sasi më të vogël të sheqerit. Sheqernat janë të përfaqësuara në formë të sakarozës, fruktozës dhe glukozës.

Përveç sheqerit në fryt janë të përfaqësuara edhe celuloza me 0,5%, kemiceluloza me 0,8%, ma-teriet pektine me 0,7%, acidi i mollës, vitaminat C, A, B1 dhe mineralet kaliumi, kalciumi, mangani, hekuri dhe sulfuri.

Prej shalqirit prodhohet “mjaltë”(maxhun), i cili përmban 65% sheqer dhe 0,3% hekur dhe shfrytëzo-het edhe në mjekësi për shërimin e sëmundjeve të caktuara.

Prej farës së shalqirit prodhohet yndyrë e cila përmban vitaminë D dhe përdoret për shërimin e së-mundjes së rakitit.

����� 24 #�������, ���� Figura 24 Fryti i shalqiri

����� 25 #�������, ���� Figura 25 Fryti i shalqiri

Page 69: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

69

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Shalqiri ka prejardhje nga viset qendrore gjysmë shkretinore të Afrikës Qendrore dhe Jugore, ku edhe sot hasen forma të egra të shalqirit. Shalqiri ka qenë i njohur te popujt e vjetër në Mesdhe shumë më herët, megjithatë shalqiri në Evropë ka hyrë përmes Spanjës, në shek-ullin XVI. Te ne shalqiri është sjellë prej Turqve. Kultivohet çdo kund në botë, së bashku me pjeprin në 3.500.000 ha.

Shalqiri në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe prej rreth 10.000 ha, me rendiment mesatar prej 20 deri 60 ton/ha. Rendimentet e shalqirit në hapësirat e mbrojtura janë prej 40-80 ton/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka shfrytëzohet për konsumim te shalqiri?2. Cilat materie i përmban fryti i shalqirit?3. Cilët sheqerna janë më shumë të pranishme në frytin e shalqirit?4. Prej nga e ka prejardhjen shalqiri?5. Sa është prodhimi i shalqirit në Maqedoni?

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Shalqiri e ka shumë të zhvilluar sistemin rrënjor. Te shalqiri zhvillohet sistemi rrënjor qen-dror, me numër të madh të rrënjëve anësore. Sistemi rrënjor qendror arrin thellësinë prej 100 cm, kurse një pjesë e rrënjëve anësore arrijnë thellësinë deri në 80-90 cm. Masa kryesore e rrënjës është e zhvilluar në thellësi prej 40-50 cm;

Kërcelli

Kërcelli i shalqirit është barishtor dhe i hollë, i mbu-luar me qime të bardha të shpërndara dendur.

Gjatësia e kërcellit kryesor arrin prej 3-4 metra. Në kërcellin kryesor zhvillohen degët e rendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Gjethi

Gjethi i shalqirit përbëhet prej bishtit të gjatë të gje-thit dhe gjeth 3-5 pjesësh. Në sqetullat e gjetheve formo-hen “mustaqe” që shërbejnë për përforcimin e degëve. Madhësia dhe forma e gjetheve është veti e sortes. Në bazën e kërcellit gjethet janë më të mëdha, përderisa në maje bëhen më të vogla.

Lulja

Shalqiri zhvillon lule mashkullore dhe femërore. Në kërcellin kryesor më tepër përfaqësohen lulet mashkul-lore, ndërsa në degë me numër më të shumtë janë lulet femërore.

����� 26 #�������, ������ Figura 26 Bima e shalqirit

Page 70: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

70

Lulet më së shpeshti janë me ngjyrë të verdhë ose të bardhë. Ekzistojnë sorte te të cilat zhvillohen lulet hermafrodite (dyseksore). Lulet femërore janë më të mëdha në krahasim me lulet mashkullore. Lulet mashkullore janë të pranishme disa herë më shumë nga ato femërore;

Fryti

Fryti te shalqiri është fryt i lëngshëm me formë sferike, elipsoide, cilindrike. Ngjyra e frytit mund të jetë me gjethe, e verdhë ose e larme.

Në prerje të frytit dallohet lëvorja dhe pjesa e brendshme mishtore, në të cilën mund të ketë fara. Trashësia e lëvores së frytit sillet prej 0,5 deri 3 cm.

Pjesa mishtore e frytit është me ngjyrë të verdhë, ose të kuqe, kurse mund të ketë edhe zbrazëtira në brendi. Fryti mundet të arrijë peshën prej 0,5 deri 15 kg, e më tepër.

Fara

Fara e shalqirit është elipsoide dhe e shtypur, me ngjyrë të verdhë, të larme ose ngjyrë kafe. Masa absolute e farës është 30-150 gram, varësisht nga sorta e shalqirit. Fara e ruan af-tësinë për mugullim 4-6 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të shalqirit janë: Romanza, Topgun, Farao, Constellation, Karistan, Crimson sweet, Sugar baby, etj.

Veçoritë biologjike

Shalqiri është bimë njëvjeçare.

Nxehtësia

Shalqiri paraqet kulturë që e preferon nxehtësinë dhe ka kërkesa më të mëdha ndaj tem-peraturave të larta, prej të gjitha kulturave të familjes kungullore.

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të shalqirit është rreth 25-300C. Gjatë temperaturës optimale për mbirje prej rreth 200C, shalqiri mbin për 5-6 ditë.

Temperatura minimale për mbirje e shalqirit është 14-160C. Gjatë temperaturave më të larta se 320C vjen deri te prishja e pllenimit dhe formimit të fryteve pamjaftueshëm të zhvil-luara dhe të deformuara. Gjatë temperaturave më të ulëta se 130C ndërpritet lulëzimi.

Në temperaturë më të ulët se 100C ndërpritet rritja dhe zhvillimi i shalqirit, kurse në tem-peraturë më të ulët se -0,50C vjen deri te shkatërrimi i shalqirit. Shuma e temperaturave gjatë periudhës së vegjetacionit te shalqiri është 2.000- 3.000 0C.

Drita

Shalqiri është i ndjeshëm ndaj fuqisë së dritës. Shalqiri shumë negativisht reagon gjatë kultivimit në vende të hijezuara. Ndriçimi optimal te shalqiri gjatë kohës së vegjetacionit është rreth 1.200 orë.

Gjatë mungesës së dritës, shalqiri dobët zhvillohet, kurse frytet përmbajnë sasi më të vogël të sheqerit. Më shumë dritë kërkojnë në fazën e lulëzimit.

Page 71: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

71

Për sa i përket gjatësisë së ditës, shalqiri është neutral ndaj fotoperiudhave. Uji

Shalqiri ka shumë nevojë për ujë, për shkak të masës së madhe mbitokësore dhe formimit të shumë fryteve. Lagështia optimale e ajrit është 60-70%. Koefi cienti i transpirimit te shalqiri është shumë i madh 600. Shalqiri e ka të zhvilluar mirë sistemin rrënjor, dhe për këtë arsye mundet të durojë një periudhë më të gjatë në thatësi. Nevojën më të madhe për lagështi shalqiri e ka në fazën e lulëzimit dhe frytdhënies. Gjatë mungesës së lagështisë te shalqiri vjen deri rënia e luleve dhe sythave.

Toka (dheu)

Shalqiri më së miri zhvillohet në toka aluviale dhe argjilore-ranore, të pasura me mate-rie organike. Shalqiri kërkon toka neutrale, e deri te ato të dobëta acidike. Tokat e rënda me lagështi të madhe nëntokësore (mbi 80 cm), nuk janë të përshtatshme për kultivimin e shalq-irit, për shkak se japin fryte pa shije.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë është rrënja e shalqirit?2. Çfarë lule formon shalqiri?3. Çfarë është forma e frytit të shalqirit?4. Cila është temperatura optimale për zhvillim te shalqiri?5. Çfarë është reaksioni i shalqirit ndaj dritës?6. Sa duhet të jetë lagështia e ajrit te shalqiri?7. Cilat toka janë më të mira për kultivimin e shalqirit?

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjellje alternative shalqiri vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për shalqi-rin janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet e barishteve etj. Shalq-iri është para kulturë e mirë për shumë kultura, veçanërisht për kulturat drithore dhe gati për të gjitha kulturat e perimeve, përveç kulturave të familjes kungullore. Shalqiri nuk duhet të kultivohet pas trangullit, domates dhe specit, për shkak se mund të bartë sëmundje virusale. Në një vend të njëjtë mund të kultivohet pas 4 viteve, kurse gjatë paraqitjes së sëmundjes së rrënjës, pas 5-6 vitesh;

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për shalqirin varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi vjeshtor për-bëhet prej lëvrimit në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet prej 1-2 kultivimeve në thellësi 8-10 cm. Gjatë pranisë së barojave të shumta në tokë mund të kryhet lëvrimi i cekët në thellësi prej 12-15 cm. Me përpunim të tokës mund të futen edhe një pjesë e plehrave;

Page 72: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

72

Plehërimi

Shalqiri shumë pozitivisht reagon në plehërim me plehra organik dhe mineralik. Për për-fi tim të rendimentit prej 10 ton, shalqiri nga toka nxjerrë 15 kg azot, 30 kg fosfor dhe 56 kg kali-um. Plehu i freskët organik shtohet në sasi prej 40-50 ton/ha me përpunim bazë të tokës. Nëse shfrytëzohet plehu i djegur i stallës, i shtohet në sasi 20-30 ton/ha me përpunimin pranveror. Gjatë kultivimit të shalqirit në vatra shtohen 4-5 kg pleh në vatër. Plehrat mineralik shfrytëzo-hen në sasi prej 60-80 kg azot, 80-100 kg fosfor, 80-100 kg kalium. ½ nga plehrat mineralik futen para mbjelljes, përderisa ½ e mbetur shtohet si ushqim gjatë kohës së vegjetacionit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë para kultura për shalqirin?2. Prej çka përbëhet përpunimi i tokës te shalqiri?3. Cila sasi e plehrave shfrytëzohet për plehërimin e shalqirit?

Mënyra e prodhimit

Shalqiri mund të kultivohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i shalqirit në vend të hapur mund të jetë me mbjellje direkte ose prodhim të hershëm, me prodhim paraprak të rasatit, mbjellje në tunele të ulëta pa ngrohje dhe mbjellje në vatra të nxehta.

Prodhimi i shalqirit në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit të shalqirit mund të jetë në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike dhe material tjetër, pasi që shalqiri vështirë e duron shkuljen para rimbjelljes.

Mbjellja e farës bëhet kah fundi i marsit, ose në fi llim të prillit, kurse temperatura në hapësirën e mbrojtur duhet të jetë rreth 250C gjatë ditës dhe 15-160C gjatë natës. Në saksi ose katror ushqyes vendosen 3-4 fara. Pas mbirjes bëhet rrallimi, gjegjësisht mbesin 1-2 bimë.

Pas mbjelljes bëhet ujitja e vazhdueshme e rasatit dhe ndërmerren masa për përkujdesjen e rasatit, gjegjësisht bëhet të ushqyerit, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj.;

Për prodhim të shalqirit mund të shfrytëzo-het edhe rasati i shartuar. Shalqiri mund të sharto-het në kungull. Shartimi bëhet disa ditë pas mbirjes së kungullit në fazën e gjetheve të zhvilluara të ko-tiledoneve.

����� 27 ������� �� ������� �� ������� �� ����

Figura 27 Shartimi i shalqirit në bazën e

kungullit

Page 73: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

73

Pas shartimit bëhet hijezimi në hapësirën e mbrojtur.Rasati i shartuar jep rendimente më të larta dhe është më rezistues ndaj sëmundjeve,

pasi që kungulli zhvillon sistem rrënjor më të fuqishëm;

Rimbjellja

Rasati është i gatshëm për rimbjellje pas 25-30 ditësh, kur rasati formon 3-4 gjethe të vërteta.

Rimbjellja kryhet kah fundi i prillit, e deri në fi llim të majit, kur toka në thellësi prej 10 cm do të arrijë temperaturën prej 14-150C. Rimbjellja bëhet në vatra, në rende në distancë prej 2 metrave ndër-mjet rendeve dhe 1 metër në rend, ose në distancë 2,4 metra ndërmjet rendeve dhe 0,8 metra në rend. Në secilën vatër vendosen 2 kg pleh i djegur stalle. Pas rimbjelljes bëhet ujitja e tërë rasatit, ose vetëm e vatrave, me shtimin e 3 litrave ujë.

Prodhimi i shalqirit në tunele të ulëta pa ngrohje

Shalqiri mund të prodhohet edhe në tunele të ulëta pa ngrohje, edhe atë më së shpeshti në kombinim me pjeprin. Në tokë shtohet 6 kg/m2 pleh i djegur i stallës dhe 30 gram/m2 pleh NPK. Pas shtimit të plehut, në tokë vendoset foli e zezë e cila tërhiqet mirë. Në foli në drejtim të rendeve bëhen vrima në distancë 50-80 cm. Në vrima bëhet mbjellja ose rimbjellja e shalqirit apo e pjeprit. Praktikohet që përpjestimi shalqi:pjepër të jetë 1:1 gjegjësisht një rend shalqi: një rend pjepër. Pas mbjelljes/rimbjelljes mbi rende vendoset konstruksioni dhe ngrihen tunele të ulëta, të cilat mbulohen me pëlhurë të tejdukshme polietileni. Pëlhura e polietilenit largohet në gjysmën e majit.

Mënyra e tillë e kultivimit mundëson pjekje më të hershme për 1-2 javë.

Figura 29 Prodhimi i shalqirit në tunele të ulëta

;

����� 28 #�������, ����� Figura 28 Rasati i shalqirit

Page 74: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

74

Prodhimi i shalqirit në vend të hapur në vatra të nxehta

Përgatitja e vatrave të nxehta për prodhimin e shalqirit mund të fi llojë qysh në vjeshtë. Vatrat bëhen me formimin e gropave me sipërfaqe prej 30-40 cm x 30-40 cm dhe thellësi 40-50 cm. Në bazë (fund) të gropës vendoset shtresë me pleh të padjegur të stallës, ngjishet mirë, dhe mbi te shtohet shtresë e dheut të kopshtit me trashësi 15-20 cm. Vatra lihet disa ditë që të ngrohet, gjegjësisht të arrihet temperatura rreth 150C, pastaj bëhet mbjellja dhe mbulimi i vatrës me pëlhurë polietileni, ose me material tjetër. Kur të kalojë rreziku nga paraqitja e ngricave dhe temperaturave të ulëta bëhet largimi i mbulesës prej vatrës, zakonisht në fi llim të majit.

Prodhimi i hershëm i shalqirit mund të bëhet edhe në tunele të ulëta, brazda të nxehta, lehë, etj.

Prodhimi i shalqirit me mbjellje direkte

Mbjellja direkte e shalqirit mund të bëhet në vatra, ose në rende. Mbjellja e shalqirit mund të bëhet me dorë, ose me makinë. Gjatë mbjelljes me dorë, para mbjelljes bëhet shën-jimi i rendeve dhe vendeve për shtëpiza. Para mbjelljes formohen gropa të thella 20-30 cm. Në gropë shtohet plehu i djegur i stallës, i cili përzihet me dhe.

Pas përzierjes së dheut dhe plehut vendosen 3-4 fara në thellësi rreth 5 cm. Shtëpizat bëhen në distancë 150-200 cm x 80-100 cm. Mbjellja e shalqirit kryhet në gjysmën e dytë të prillit. Për mbjellje shfrytëzohen 1,5-2 kg/ha farë e shalqirit. Pas mbirjes së bimës bëhet rrallimi i tepricës së bimëve dhe në shtëpiza mbesin 2 bimë.

Mbjellja me makinë kryhet me mjete speciale për hedhjen e farave. Mbjellja kryhet në rende në distancë prej 120-200 cm x 40-60 cm.

Figura 30 Prodhimi i shalqirit në vend të hapur

Page 75: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

75

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në çfarë mënyra bëhet prodhimi i shalqirit në vend të hapur?2. Kur është i gatshëm rasati për rimbjellje te shalqiri?3. Në çfarë distance rimbillet shalqiri?4. Si bëhet prodhimi i shalqirit në tunele të ulëta?5. Kur bëhet mbjellja e shalqirit në vatra të nxehta?6. Si bëhet prodhimi i shalqirit në vend të hapur?

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për shalqirin përbëhet prej ujitjes, prashitjes, përpunimit ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtjes prej sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve kombinohet me prashitjen dhe kryhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Përpunimi i parë i tokës ndërmjet rendeve bëhet 2-3 javë pas mbirjes, i dyti gjatë formimit të lastarëve, ndërsa i treti para mbylljes së hapësirës ndërmjet rendeve. Me përpunimin e dytë të tokës ndërmjet rendeve bëhet edhe shtimi i plehrave për ushqim të shalqirit, përmes tokës.

Ujitja

Shalqiri mund të kultivohet edhe pa ujitje, por jep rendiment më të dobët, veçanërisht në vitet e thata, gjatë mungesës së të reshurave. Shalqiri ka nevojë më të madhe për ujë në fazat e rritjes dhe frytdhënies. Më së shpeshti zbatohen 2-3 ujitje gjatë kohës së vegjetacionit. Ujitja në fazën e pjekjes së fryteve mundet ta zvogëlojë përmbajtjen e sheqerit në fryte.

Të ushqyerit

Gjatë kohës së vegjetacionit bëhen 1-2 ushqime.

Të ushqyerit e parë kryhet në fazën e formimit të lastarëve me përdorimin e plehrave NPK.

Të ushqyerit mund të bëhet me shtim të plehut rreth vet vatrës, ose shtëpizës, që bima të mundet më mirë ta shfrytëzojë.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta që e sulmojnë shalqirin janë antraknoza, bastra, vyshkja, vi-roza të ndryshme, etj. Për mbrojtje nga sëmundjet zbatohen masat preventive dhe masat për luftë direkte kundër sëmundjeve.

Prej dëmtuesve dëme më të mëdha shalqirit i shkaktojnë dëmtuesit e tokës, morrat bi-morë dhe merimanga e kuqe. Mbrojtja përbëhet nga masat preventive dhe masat direkte.

� ����� 31 #�������, ����� Figura 31 E mbjella e shalqirit

Page 76: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

76

Shalqiri është shumë i ndjeshëm ndaj përdorimit të herbicideve, dhe për këtë shkak duhet t’i shmangemi përdorimit të herbicideve për shkatërrimin e barojave dhe përparësi të ju jepet masave tjera për luftë kundër barojave.

Pincimi

Për rregullimin e arritjes së hershme, numrit dhe kualitetit të fryteve mund të zbatohet pincimi i kërcellit të shalqirit.

Prodhimi i shalqirit në hapësirat e mbrojtura

Shalqiri më shumë kultivohet në vend të hapur, por mund të kultivohet edhe në hapë-sirat e mbrojtura. Kultivimi i shalqirit në hapësirat e mbrojtura bëhet me prodhim paraprak të rasatit. Rasati prodhohet në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike, etj. Prodhimi i rasatit bëhet në mënyrë të njëjtë si edhe gjatë prodhimit të shalqirit në vend të hapur.

Rimbjellja kryhet kur rasati arrin vjetërsinë prej 35-40 ditë, në rende, në distancë prej150cm x 60 cm, kur kultivohet shalqiri pa mbështetës, ose në shirit dy rendor, në distancë prej 100-120 cm x 60 cm x 50-60 cm.

Pas rimbjelljes fi llojnë masat e përkujdesjes së shalqirit, të cilat përbëhen nga: prashitja, mulçimi, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, ajrosja, rregulli-mi i lagështisë, temperaturës dhe ndriçimit dhe masa tjera speciale.

Prashitja bëhet vazhdimisht në thellësi 10-15 cm. Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohen 4-5 prashitje.

Ujitja në fi llim të vegjetacionit bëhet në 1-2 javë, kurse në fazën e frytdhënies kryhet në çdo javë. Normat për ujitje janë 15-20 litra/m2ujë.

Të ushqyerit e shalqirit bëhet 2 herë. Herën e parë bëhet menjëherë pas rimbjelljes, kurse për të dytën herë në fazën e lulëzimit me shtimin e plehrave NPK në sasi prej 20-25 kg/m2. Shalqiri mirë e duron edhe plehërimi me plehra foliarë.

Për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat zbatohen masat e integruara di-rekte. Mbrojtja kimike zbatohet me përdorimin e mjeteve mbrojtëse në çdo 10-12 ditë.

Gjatë kultivimit të shalqirit në hapësirat e mbrojtura ndërmerren edhe masa speciale, siç janë lidhja, rregullimi i rritjes, këputja e gjetheve të poshtme, pluhurimi, etj.

Kërcelli i shalqirit lidhet për telin mbështetës, gjegjësisht për rrjetën. Rregullimi i rritjes kryhet me largimin e të gjithë kërcejve, përveç kërcellit kryesor dhe dy kërcejve të parë anë-sorë. Në këta kërcej lihen 2-3 fryte dhe 3-4 gjethe mbi frytin e fundit. Secili nga kërcejtë lidhet për mbështetësen prej teli. Maja e kërcellit këputet kur arrin lartësinë prej 1,5-2 metra. Gjatë kohës së vegjetacionit rregullisht bëhet këputja e gjetheve të poshtme. Kur frytet arrijnë di-ametër prej 10 cm vendosen në rrjetë nec, e cila është e lidhur për konstruksionin mbajtës të objektit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa shfrytëzohen për përkujdesjen e të mbjellave me shalqi?2. Sa herë bëhet të ushqyerit te shalqiri?3. Në çfarë distance rimbjellet shalqiri, në hapësirat e mbrojtura?4. Kur kryhet prashitja e shalqirit në hapësirat e mbrojtura?5. Përshkruaje lidhjen e shalqirit për mbështetës!

Page 77: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

77

Vjelja e shalqirit

Vjelja e shalqirit kryhet në fazën e pjekurisë së plotë fi ziologjike të frytit. Pjekja e frytit përcaktohet në shumë mënyra: sipas tingullit që jep gjatë goditjes, sipas ngjyrës së lëvores, sipas tharjes së gjetheve afër frytit, etj.

Shalqiri në vend të hapur arrin për vjelje në gjysmën e dytë të korrikut. Vjelja është suksesive dhe kryhet në çdo 3-4 ditë.

Vjelja e shalqirit në hapësirat e mbrojtura, të ngrohura fi llon kah mesi i majit, kurse te hapësirat e mbrojtura, të ftohta 1 muaj më vonë.

Shalqiri transportohet dhe shitet pa u paketuar, por mund të paketohet në ambalazhe të posaçme, siç është rasti me shalqinjtë të cilët prodhohen me formë dhe madhësi të caktuar. Vjelja e shalqinjve për prodhim vjeshtor fi llon në tetor.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur vilet shalqiri?2. Si përcaktohet pjekja e frytit të shalqirit?

����� 32 "��������� ������ ��! ��������� Figura 32 Pjekja fi ziologjike te

shalqiri

Page 78: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

78

PJEPRI

Sistematika

Rendi Cucurbitales

Familja Cucurbitaceae

Gjinia Cucumis

Lloji Cucumis melo

Rëndësia ekonomike

Për konsumim pjepri shfrytëzohet në gjen-dje të freskët. Frytet e pjeprit janë me shije të këndshme dhe freskuese. Prej pjeprit prodhohet xhemi, reçeli, marmelata, ose thela të thata.

Pjepri përmban sasi të madhe të karbohi-drateve, ndërsa pak më pak materie pektine, ce-lulozë dhe proteina.

Përveç këtyre janë të përfaqësuara edhe materiet minerale kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, fosfori, e të tjera dhe sasi e vogël e vi-taminave.

Përmbajtja e materieve të thata te pjepri është 10-16%. Sheqernat përfaqësohen me rreth 5-14%, gjegjësisht 72-74% nga materiet e thata. Në frytin e pjeprit janë të përfaqësuara edhe celu-loza me 2,6-6,7%, materiet pektine me 0,8-4,5%. Fryti i pjeprit përmban edhe sasi më të madhe të vitaminës C 30-38mg %. Prej sheqernave më e përfaqësuar është sakaroza me 1-11%.

Fara e pjeprit përmban rreth 25% yndyrë me kualitet të lartë. Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Prejardhja e pjeprit nuk është mjaft e sqaruar. Sipas disa autorëve, pjepri ka prejardhje nga Azia Lindore, gjegjësisht nga Kina, India, Japonia dhe Koreja.

Sipas autorëve tjerë pjepri ka prejardhje nga Afrika. Pjepri ka qenë i njohur te popujt e vjetër të Mesdheut, si bimë gjysmë e egër. Pjepri i ëmbël si kulturë bimore është formuar më vonë, me siguri kah fundi i erës së vjetër, ose fi llimit të erës së re. Pjepri sot kultivohet gjith-kund në botë, më së shpeshti së bashku me shalqirin, dhe kjo e mbjellë quhet bostan. Rendi-mentet mesatare janë rreth 20 ton/ha.

����� 33 ���� ���� Figura 33 Fryti i pjeprit

Page 79: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

79

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Pjepri sistemin rrënjor e ka më dobët të zhvilluar se shalqiri. Zhvillon sistem rrënjor qen-dror me numër të madh të rrënjëve anësore. Sistemi rrënjor qendror arrin thellësinë prej 100 cm. Masa kryesore rrënjore është zhvillohet në thellësi prej 25-30 cm;

Kërcelli

Kërcelli i pjeprit është barishtor, i mbuluar me qime të bardha me renditje të dendur. Gjatësia e kërcellit kryesor arrin prej 2-3 metra. Në kërcellin kryesor zhvillohen degët e rendit të parë, të dytë dhe të tretë;

Gjethi

Gjethi i pjeprit është i thjeshtë, trepjesësh, ose pesë pjesësh, i mbuluar me qime. Bishtat e gjetheve janë të gjelbër, të zbrazur dhe të mbuluar me qime. Madhësia e gjetheve është e ndryshme dhe zakonisht gjethet e para janë më të mëdha dhe kah maja gjethet janë më të vogla. Forma e gjethit mund të jetë rrethore, formë zemre, veshke, trekëndëshi dhe pesëkëndëshi. Në sqetullat e gjetheve formohen “mustaqet”, të cilat për-faqësojnë gjethe të cilave u është ndryshuar forma.

Lulja

Pjepri formon lule mashkullore dhe femërore. Lu-let formohen në degë, kurse më rrallë në kërcellin krye-sor. Lulet formohen në sqetullat e gjetheve dhe janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Në një bimë formohen 12-15 lule femërore dhe 150-200 lule mashkullore.

Fryti

Fryti te pjepri është i lëngët me formë sferike, elipsoide, cilindrike, të shtypur, ose formë gjarpërore. Ngjyra e frytit është veti e sortes dhe mund të jetë me gjethe, e portokalltë, e verdhë ose e bardhë. Sipërfaqja e frytit mund të jetë e lëmuar, e rrudhur ose me të çara. Fryti mund të ketë edhe aromë të këndshme. Fryti mund të arrijë peshën prej 0,1 deri 10 kg, por edhe më tepër.

Fara

Fara e pjeprit është elipsoide, e shtypur dhe e zgjatur, me ngjyrë të verdhë. Masa abso-lute e farës është prej 35-60 gram, varësisht nga sorta e pjeprit. Fara e pjeprit e ruan aftësinë për mugullim, 4-5 vjet.

����� 34 ����, ������� Figura 34 Bima e pjeprit

Page 80: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

80

Sortet

Sorte më të njohura janë: Supra, Agos, Centro, Ananas, Desert, Vesa e mjaltit, Imperial, Oskar, etj.

Veçoritë biologjike

Sipas veçorive të tij biologjike pjepri është i ngjashëm me shalqirin. Nxehtësia

Pjepri paraqet kulturë që e preferon nxehtësinë dhe ka kërkesa më të mëdha për tem-peraturë, nga familja kungullore.

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të pjeprit është rreth 25-300C. Gjatë temperaturave prej rreth 200C, pjepri mbin për 4-6 ditë. Temperatura minimale për mbirjen e pjeprit është 160C, kurse për lulëzim 200C.

Shuma e temperaturave gjatë periudhave vegjetative te pjepri është 2.000-3.0000C.

Drita

Pjepri është i ndjeshëm ndaj intensitetit të dritës. Gjatë mungesës së dritës, pjepri zhvil-lohet dobët, kurse frytet e zvogëlojnë sasinë e sheqernave. Më tepër dritë kërkon në fazën e lulëzimit.

Për sa i përket gjatësisë së dritës pjepri është neutral ndaj fotoperiudhave, përveç disa sorteve të vonshme, ose gjysmë të vonshme, të cilat tregojnë reaksion ndaj ndriçimit të zvogëluar ditor.

Uji

Pjepri ka nevoja të mëdha për ujë, për shkak të masës së madhe mbitokësore dhe formimit të shumë fryteve. Lagështia optimale e ajrit është 60-70%. Koefi cienti i transpirimit është 621. Pjepri e ka të zhvilluar mirë sistemin rrënjor dhe mund të durojë një periudhë të gjatë të thatësisë. Nevoja më të mëdha për lagështi ka në fazat e lulëzimit dhe frytdhënies. Gjatë mungesës së lagështisë te pjepri vjen deri te rënia e luleve. Pjepri mund të deponojë sasi të mëdha të ujit në kërcell, bisht të gjethit dhe fryte.

Toka (dheu)

Pjepri më së miri zhvillohet në toka të lehta, nxehta, kulluese, ranore-argjilore. Pjepri kërkon toka neutrale, e deri te ato të dobëta acidike. Tokat e rënda me lagështi të madhe nën-tokësore nuk janë të volitshme për kultivim të pjeprit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cili sheqer haset më së shumti pjepri?2. Prej nga e ka prejardhjen pjepri?3. Çfarë është rrënja te pjepri?4. Çfarë është fryti te pjepri?5. Si reagon pjepri ndaj nxehtësisë?6. Si reagon pjepri ndaj ujit?7. Çfarë toka kërkon pjepri?

Page 81: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

81

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjellje alternative pjepri vjen në vend të parë. Para kultura më të mira për pjeprin janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet e barishteve etj. Pjepri nuk duhet të kultivohet pas domates, kungullit, specit, etj. Në vend të njëjtë mund të kultivo-het pas 4 vitesh. Pjepri dhe shalqiri janë para kultura të mira për shumë kultura, veçanërisht për kulturat drithore;

Përpunimi i tokës

Përpunimi vjeshtor përbëhet nga prashitja e vendeve të pjerrëta dhe lëvrimi i thellë në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror i tokës para mbjelljes përbëhet prej 1-2 kultivimeve, në thellësi prej 8-10 cm. Gjatë pranisë së madhe të barojave në tokë, mund të bëhet lëvrimi i cekët në thellësi prej 12-15 cm. Lëvrimi i cekët kryhet më së voni 1-2 javë para mbjelljes. Me përpunim të tokës futen edhe një pjesë e plehrave;

Plehërimi

Pjepri shumë pozitivisht reagon në plehërim me plehra organik dhe mineralik. Për për-fi timin e rendimentit prej 10 ton, pjepri nga toka merr (absorbon) 14 kg azot, 31 kg fosfor dhe 43 kg kalium. Plehu i freskët i stallës shtohet në sasi prej 40-50 ton/ha me përpunimin bazë të tokës. Nëse shfrytëzohet plehu i djegur i stallës, ai shtohet në sasi prej 10-15 ton/ha me për-punimin pranveror.

Gjatë kultivimit të pjeprit në vatra shtohen 2-3 kg pleh në vatër. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 60-80 kg azot, 80-100 kg fosfor, 80-100 kg kalium. ½ e plehrave min-eralik futen para mbjelljes, përderisa ½ e mbetur shtohet si ushqim gjatë kohës së vegjeta-cionit.

Mënyra e prodhimit

Pjepri mund të kultivohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi i pjeprit në vend të hapur

Prodhimi i pjeprit në vend të hapur mund të jetë me mbjellje direkte, ose për prodhim të hershëm me rasat.

Prodhimi i pjeprit në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit të pjeprit duhet të bëhet në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike dhe material tjetër. Mbjellja e farës bëhet kah fundi i marsit, ose në fi llim të prillit, kurse tempera-tura në hapësirën e mbrojtur deri në mbirje mbahet rreth 250C gjatë ditës dhe 15-160C gjatë natës. Në saksi, ose katror ushqyes vendosen 2-3 fara të mugulluara.

Pas mbirjes bëhet zvogëlimi i temperaturës në rreth 150C, në kohëzgjatje prej afërsisht 1 javë, që të mos vijë deri te dobësimi i rasatit. Pastaj temperatura kthehet në 250C.

Page 82: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

82

Pas mbjelljes bëhet ujitja e vazh-dueshme e rasatit dhe merren masa për përkujdesje të rasatit, lufta kundër së-mundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj;

Për prodhimin e pjeprit mund të shfrytëzohet edhe rasati i shartuar. Pjepri mund të shartohet në kungullin misk. Shartimi kryhet disa ditë pas mbirjes së kungullit në fazën e gjetheve të zhvillu-ara kotiledone.

Pas shartimit kryhet hijezimi në hapësirën e mbrojtur. Rasati i shartuar jep rendimente më të larta dhe është më rezistues ndaj sëmundjeve, pasi që te kungulli zhvillohet sistemi rrënjor më i fuqishëm;

Rimbjellja

Rasati është i gatshëm për rimbjellje pas 25-30 ditësh, kur të formohen 3-4 gjethe të vërteta. Rimbjellet kah fundi i prillit, e deri në fi llim të majit. Rimbjellet në vatra, në rende, në distancë prej 1,5 metra ndërmjet rendeve dhe 0,6-0,8 metra në rend. Në secilën vatër ven-dosen 2 kg pleh i djegur i stallës. Pas rimbjelljes bëhet ujitja e tërë rasatit, ose vetëm në vatër, me shtimin e 2 litrave ujë.

Prodhimi i pjeprit në vend të hapur, në vatra të nxehta

Prodhimi i pjeprit në vatra të nxehta është i njëjtë si te shalqiri. Vatrat bëhen me formimin e gropave me sipërfaqe 30-40 cm x 30-40 cm dhe thellësi 40-

50 cm. Në bazë të gropës vendoset shtresë me pleh të padjegur stalle, me madhësi prej 15-20 cm, i cili ngjishet mirë.

Mbi këtë shtresë shtohet shtresë e dheut të kopshtit prej 15-20 cm. Vatra lihet disa ditë që të ngrohet, gjegjësisht të arrijë temperaturën rreth 150C, pastaj bëhet mbjellja dhe mbulimi i vatrës me pëlhurë polietileni, ose material tjetër. Largimi i mbulesës bëhet në fi llim të majit. Për prodhim të hershëm të pjeprave mund të shfrytëzohen edhe tunelet e ulëta, brazdat e nxehta, lehët, etj.

Prodhimi i pjeprit me mbjellje direkte

Mbjellja direkte e pjeprit kryhet në gjysmën e dytë të prillit. Mbjellja e pjeprit mund të bëhet në vatra, ose në rende. Së pari bëhet shënjimi i rendeve dhe formohen gropat e thella 20-30 cm.

Në gropa shtohet plehu i djegur i stal-lës i cili përzihet me dheun. Pas përzierjes së dheut me pleh, vendosen 3-4 fara, në

Figura 36 Kultivimi i pjeprit me mbjellje

direkte

Figura 35 Rasati i pjeprit

Page 83: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

83

thellësi prej afërsisht 5 cm. Shtëpizat bëhen në distancë 150 cm x 60-80 cm. Për mbjellje shfrytëzohen 1,5-3 kg/ha farë e pjeprit.

Pas mbirjes së bimës kryhet rrallimi i bimëve të tepërta dhe në shtëpiza lihen 2 bimë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cili është vendi i pjeprit në mbjelljen alternative?2. Si përpunohet toka gjatë prodhimit të pjeprit?3. Me çfarë plehra plehërohet pjepri?4. Si prodhohet rasati i pjeprit?5. Kur kryhet rimbjellja e pjeprit?6. Si kryhet mbjellja e pjeprit në vatra të nxehta?7. Në çfarë distance bëhet mbjellja e pjeprit gjatë kultivimit me mbjellje direkte?

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për pjeprin përbëhet nga ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Rrallimi

Zbatohet gjatë mbjelljes së dendur me largimin e bimëve të tepërta, më së shpeshti në kombinim me prashitjen.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve te pjepri më së shpeshti kryhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit, gjegjësisht deri sa bima nuk i bashkon rendet. Përpunimi i parë ndërmjet rendeve dhe prashitja e parë bëhen 1-2 javë pas mbirjes, përpunimi i dytë gjatë formimit të lastarëve, kurse i treti para mbylljes së hapësirës ndërmjet rendeve.

Ujitja

Pjepri mund të kultivohet edhe pa ujitje. Pjepri nevojat më të mëdha për ujë i ka në fazat e rritjes dhe frytdhënies. Më së shpeshti zbatohen 2-3 ujitje gjatë veg-jetacionit. Ujitja në fazën e pjekjes së fry-teve mundet ta zvogëlojë përmbajtjen e sheqernave në fryte dhe kontribuon për çarjen e fryteve.

Figura 37 E mbjella me pjepër

Page 84: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

84

Të ushqyerit

Te pjepri mund të zbatohen 1-2 ushqime.Të ushqyerit e parë kryhet në fazën e formimit të lastarëve, me përdorimin e plehrave

NPK. Më së miri është që të ushqyerit të bëhet me shtimin e plehut rreth vet vatrave, ose shtëpizave, e me këtë rritet shkalla dhe shpejtësia e shfrytëzimit.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Pjepri vuan pothuaj nga sëmundjet e njëjta, si edhe shalqiri. Sëmundje më të shpeshta te pjepri janë antraknoza, bastra, vyshkja, virozat e ndryshme, etj.

Nga dëmtuesit, pjeprit i shkaktojnë dëme më të mëdha dëmtuesit e tokës, morrat bi-morë, dhe merimanga e kuqe.

Për mbrojtje të pjeprit nga sëmundjet dhe dëmtuesit zbatohet mbrojtja integrale, e cila përbëhet nga masat preventive dhe masat për luftë direkte kundër sëmundjeve.

Barojat shkatërrohen me përpunim të rregullt të tokës dhe me përdorim të herbicideve para mbirjes së pjeprit.

Pincimi

Për rregullimin e arritjes (pjekjes) më të shpejtë, numrit dhe kualitetit të fryteve, mund të zbatohet pincimi i kërcellit të pjeprit. Në kërcellin kryesor lihen 2-3 fryte dhe bëhet këputja e kërcellit. Këputja mund të bëhet edhe pas formimit të 2-3 gjetheve, gjatë së cilës zhvillohen kërcej anësorë, të cilët këputen pas formimit të 2-3 fryteve, gjegjësisht mbi gjethin e katërt.

Prodhimi i pjeprit në hapësirat e mbrojtura

Kultivimi i pjeprit në hapësirat e mbrojtura bëhet me prodhim paraprak të rasatit. Prod-himi i rasatit është në mënyrë të njëjtë, si edhe gjatë prodhimit të pjeprit në vend të hapur.

Rimbjellja kryhet kur rasati arrin vjetërsi prej 35-40 ditë.Rimbjellet në rende në distancë

prej 150 cm x 60 cm ose në shirit dy rendor në distancë 100-120 cm + 60 cm x 50-60 cm. Masat për përkujdes-jen e pjeprit në hapësirat e mbrojtura përbëhen nga: prashitja, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëm-tuesit dhe barojat, ajrosja, rregullimi i lagështisë, temperaturës dhe ndriçimit dhe masa të tjera speciale. Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohen 4-5 prashitje.

Ujitja në fi llim të vegjetacionit është e rregullt dhe kryhet në çdo 10-

Figura 38 E mbjella e pjeprit në hapësirën e

mbrojtur

Page 85: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

85

15 ditë, gjer në fazën e frytdhënies. Në fazën e frytdhënies ujitja bëhet çdo javë. Normat për ujitje arrijnë 15-20 litra/m2 ujë.

Të ushqyerit e pjeprit bëhet 2 herë. Të ushqyerit e parë është pas rimbjelljes, kurse i dyti në fazën e lulëzimit. Për ushqim shfrytëzohen plehrat NPK në sasi prej 20-25 kg/m2. Për ush-qim mund të shfrytëzohen edhe plehrat foliarë.

Për mbrojtje nga sëmundjet, dëm-tuesit dhe barojat zbatohen masat inte-gruese mbrojtëse. Mbrojtja kimike zba-tohet me përdorimin e mjeteve mbro-jtëse në çdo 10-12 ditë.

Gjatë kultivimit të pjeprit në hapë-sirat e mbrojtura ndërmerren edhe masa speciale siç janë lidhja, rregullimi i rritjes, këputja e gjetheve të poshtme, pluhuri-mi, etj.

Vjelja e pjeprit

Vjelja e pjeprit bëhet në fazën e pjekurisë së plotë fi ziologjike të frytit.

Frytet e pjekura të pjeprit marrin ngjyrë dhe aromë karakteristike.

Frytet janë gati për vjelje 30 ditë pas fi llimit të zhvillimit. Fryti i pjekur këputet lehtë (ndahet) nga bishti, që është njëra nga mënyrat për përcakti-min e pjekurisë. Gjatë vjeljes duhet pa-sur kujdes që të mos vijë deri te ndry-dhja e frytit, veçanërisht te sortet me lëvore të butë të frytit.

Për transport në destinacione më të largëta frytet e pjeprit mund të vilen para arritjes së pjekurisë së plotë, pasi që fryti i pjeprit mund të piqet.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në çfarë distance kultivohet pjepri në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat janë masat për përkujdesje të pjeprit në hapësirat e mbrojtura?3. Kur vilet pjepri?

Figura 39 Mbrojtja e fryteve të pjeprit me rrjetë

Figura 40 Vjelja e pjeprit

Page 86: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

86

KUNGULLI

Sistematika

Rendi Cucurbitales

Familja Cucurbitaceae

Gjinia Cucurbita

Lloji

Cucurbita pepo - kungulli i rëndomtë

Cucurbita maxima - kungulli misk (kungull dimri)

Cucurbita muschata – kungull uji

Rëndësia ekonomike

Ekzistojnë shumë lloje të kungullit. Te ne më së shpeshti hasen kungulli i rëndomtë, kun-gulli misk (kungull dimri) dhe kungulli i ujit. Pjesa më e madhe e kungujve shfrytëzohen për ushqimin e kafshëve. Për ushqim të njerëzve më së shpeshti shfrytëzohet kungulli i rëndomtë. Për konsumim përdoret i freskët, i për-gatitur dhe i pjekur.

Kungulli misk dhe kungulli i ujit gjatë pjekurisë fi ziologjike shfrytëzo-hen të pjekur, të zier, por edhe për për-gatitjen e qullit, xhemit, marmelatës ose prodhimeve të thata.

Frytet e pjekura të kungullit përmbajnë 6-16% materie të thata. Në materie të thata më së shumti janë të përfaqësuara sheqernat me 3-8%, celuloza 1%, materiet pektine me 0,3-1,2%.

Fryti i kungullit përmban edhe sasi të madhe të karotinës.

Fara e kungullit përmban rreth 20% yndyrë, e cila karakterizohet me kualitet të lartë. Kjo gjë njihet mirë në të ushqyerit e njerëzve.

Në të ushqyerit e njeriut shfrytëzohen edhe frytet e reja të kungullit, të cilat përmbajnë rreth 95% ujë dhe janë me vlerë të ulët ushqyese.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Kungulli ka prejardhje nga Amerika Qendrore dhe është njëra ndër kulturat më të vjetra. Në Evropë është sjellë pas zbulimit të Amerikës. Kultivohet në vise me klimë më të nxehtë. Te ne kultivohet në sipërfaqe më të vogla dhe më së shpeshti në kombinim me misrin, si kul-turë shoqëruese. Rendimentet te kungulleshkat janë 30-40 ton/ha, te patisonet 15-20 ton/ha, kurse te kungulli i rëndomtë, kungulli i ujit dhe kungulli misk, 40-50 ton/ha.

Figura 41 Fryti i kungullit

Page 87: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

87

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Kungulli e ka të zhvilluar mirë sistemin rrënjor, i cili arrin thellësi më tepër se 1 metër. Masa kryesore rrënjore është e zhvilluar në thellësi prej 50 cm;

Kërcelli

Kërcelli i kungullit është barishtor, i degëzuar, i mbushur me push. Në kërcell mund të ketë gjemba. Gjatësia e kërcellit kryesor arrin 3-4 metra. Kungulli i rëndomtë dhe kungulli misk kanë kërcell cilindrik, ndërsa kungulli i ujit ka kërcell pesë këndor. Internodiet te kungulleshka janë shumë të shkurtra dhe ajo formon kërcell shkurrak. Në nyjet e kërcellit mund të formohen rrënjët adventive;

Gjethi

Gjethi i kungullit është i madh, me bisht të gjatë.

Lulja

Lulja zhvillon lule mashkullore dhe femërore. Lulet mashkullore formohen në bishta të hollë dhe të gjatë, ndërsa lulet femërore në bishta të shkurtë dhe duken sikur janë të mbjella në bisht.

Fryti

Fryti te kungulli është me formë sferike, elipsoide, cilindrike, të shtypur, formë dardhe, etj. Ngjyra e frytit është veti e sortës dhe mund të jetë e ndryshme, e portokalltë, e verdhë, e bardhë. Fryti mund të arrijë peshë mbi 50 kg.

Fara

Fara e kungullit është elipsoide, e shtypur me madhësi të ndryshme. Fara e kungullit e ruan aftësinë për mugullim, 3-4 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të kungullit janë: E bardha e Carigradit, Beogradasja, Eva, etj.

Veçoritë biologjike

Nxehtësia

Kungulli paraqet kulturë e cila e preferon nxehtësinë. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të kungullit është 25-300C. Temperatura minimale për mbirje të kungullit është 12-150C. Në temperaturë më të ulët se 50C e ndal rritjen, kurse gjatë temperaturës më të ulët se -10C, kungulli ngrin.

Figura 42 Bima e kungullit

Page 88: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

88

Drita

Kungulli është bimë që e preferon dritën, por mundet të durojë edhe kultivim në hije, si kulturë e përbashkët e mbjellë me misrin, ose ndonjë kulturë tjetër të lartë.

Uji

Kungulli e duron thatësinë relativisht mirë, por megjithatë, me ujitje përfi tohen rendi-mente shumë më stabile dhe më të larta. Lagështia optimale e ajrit është rreth 70%. Lagështia optimale e tokës është 70% të KUF. Lagështia tepër e vogël dhe tepër e madhe shkakton rënie masovike të luleve dhe sythave.

Toka (dheu)

Kungulli më së miri zhvillohet në toka të thella, pjellore dhe strukturale, me përmbajtje të lartë të materieve organike.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative kungulli vjen në vend të parë. Kungulli nuk duron kultivim në monokulturë. Para kultura më të mira për kun-gullin janë kulturat leguminoze, përzierjet e barishteve, etj.

Përpunimi i tokës

Përpunimi vjeshtor përbëhet nga lëvrimi i vendeve të rrëpira, dhe lëvrimi i thellë në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga 1-2 kultivime në thellësi prej 8-10 cm. Me përpunimin e tokës futet edhe një pjesë e plehrave.

Plehërimi

Plehërimi i kungullit bëhet me plehra organik dhe mineralik. Për përfi timin e rendimen-tit prej 10 ton, kungulli nga toka merr 25 kg-30 kg azot, 10-15 kg fosfor dhe 50-70 kg kalium. Plehu i freskët organik shtohet në sasi prej 40-50 ton/ha, me përpunimin bazë të tokës. Nëse shfrytëzohet pleh i djegur i stallës ai shtohet në sasi prej 10-15 ton/ha me përpunim pranveror. Plehu i djegur i stallës shtohet në sasi 20-30 ton/ha. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi 100-150 kg azot, 100-150 kg fosfor, 100-200 kg kalium. ½ e plehrave mineralik futen para mbjelljes, përderisa ½ shtohet si ushqim, në afërsi direkte të vatrës gjatë kohës së vegjetacionit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse është i rëndësishëm kungulli?2. Cilat materie gjinden në frytin e kungullit?3. Prej nga e ka prejardhjen kungulli?4. Çfarë sistemi rrënjor ka kungulli?5. Çfarë është fryti i kungullit?

Figura 43 E mbjella e kungullit

Page 89: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

89

Mënyra e prodhimit

Kungulli mund të kultivohet në vende të hapura dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi i vend të hapur

Prodhimi i kungullit në vend të hapur mund të jetë me mbjellje direkte, ose prodhim i hershëm me rasat, mbjellje në tunele të ulëta pa ngrohje dhe mbjellje në vatra të nxehta.

Prodhimi i kungullit në vend të hapur me prodhim

paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit Për prodhim me rasat më së shpeshti shfrytëzohen sortet e kungulleshkave. Prodhimi i

rasatit të kungullit duhet të bëhet në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike dhe material tjetër.Mbjellja e farës kryhet kah fundi i marsit, ose në fi llim të prillit. Pas mbjelljes bëhet ujitja

e vazhdueshme e rasatit dhe ndërmerren masat e përkujdesjes së rasatit, gjegjësisht bëhet të ushqyerit, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj;

Rimbjellja

Për rimbjellje rasati është i gatshëm për 25-30 ditë. Rimbjellja kryhet kah fundi i prillit, e deri në fi llim të majit. Rimbjellja bëhet në vatra, në rende, në distancë 1,2-1,5 metra ndërmjet rendeve dhe 0,6-0,8 metra në rend. Pas rimbjelljes bëhet ujitje e tërë rasatit, ose vetëm në vatra me shtim të ujit.

Prodhimi kungullit në vend të hapur, në tunele të ulëta

Mbjellja kryhet kah fundi i majit, ose fi llimi i prillit. Ndërmerren masa të vazhdueshme për përkujdesjen e rasatit, e veçanërisht ajrosja. Në fi llim të majit, kur kushtet e jashtme lejo-jnë, bëhet largimi i mbulesës.

Prodhimi i kungullit me mbjellje direkte

Mbjellja direkte e kungullit kryhet kah fundi i prillit. Mbjellja bëhet në vatra. Kungulli i rëndomtë, kungulli i ujit dhe kungulli misk mbillen në distancë 200 cm x 100 cm ose 300 cm x 100 cm, kungulleshka mbillet në distancë 120-150 cm x 60-80 cm, kurse patisonët mbillen në distancë prej 80-100 cm x 60-70 cm.

Për mbjellje shfrytëzohen 3-5 kg/ha farë e kungullit. Në një vatër vendosen 4-5 fara, ndërsa pas mbirjes së bimës bëhet rrallimi i tepricës së bimëve dhe në vatër lihen 2-3 bimë.

Page 90: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

90

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për kungullin përbëhet prej rrallimit, ujitjes, prashitjes, përpunimit ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtjes nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Rrallimi

Zbatohet gjatë mbjelljes së dendur, me largimin e tepricës së bimëve, kur bimët i zhvil-lojnë gjethet e para të vërteta.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve te kungulli më së shpeshti bëhet 2 herë, gjatë kohës së vegjetacionit, gjegjësisht përderisa bima nuk i bashkon rendet.

Ujitja

Kungulli mund të kultivohet edhe pa ujitje. Më së shpeshti zbatohen 2 ujitje gjatë kohës së vegjetacionit.

Të ushqyerit

Te kungulli mund të zbatohen 1-2 ushqime. Më së miri është që të ushqyerit të bëhet me shtim të plehut rreth vet vatrave, ose shtëpizave.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta te kungulli janë vrugu, bastra, zgjebja dhe viroza të ndry-shme dhe bakterioza.

Dëmtues më të shpeshtë te kungulli janë dëmtuesit e tokës, morrat bimorë dhe mer-imanga e kuqe.

Për mbrojtjen e kungullit prej sëmundjeve dhe dëmtuesve zbatohet mbrojtje integrale e cila përbëhet nga masat preventive dhe masat për luftë direkte kundër sëmundjeve.

Barojat shkatërrohen me përpunim të rregullt të tokës dhe me përdorimin e herbicideve para mbirjes, por edhe pas mbirjes së kungullit.

Masat speciale

Si masa që mund të ndërmerren gjatë kultivimit të kungullit janë edhe vendosja e mbështetësve, këputja e kërcellit, pluhurimi plotësues, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur kryhet rimbjellja e kungullit?2. Si bëhet prodhimi i kungullit me mbjellje direkte?3. Cilat masa për përkujdesje ndërmerren gjatë kultivimit të kungullit?

Page 91: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

91

Prodhimi i kungullit në hapësirat e mbrojtura

Kungulli mundet me sukses të kultivohet edhe në hapësirat e mbrojtura. Në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti kultivohet kungulleshka, edhe atë si kulturë e dytë pas mbledhjes së sallatave. Për prodhim të kungullit në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet rasati.

Rasati për rimbjellje është i gatshëm kur i zhvillon 2-4 gjethe. Rimbjellja në hapësirat e mbrojtura, të ngrohta, zhvillohet kah fundi i shkurtit, ose fi llimi i marsit, ndërsa në hapësirat e mbrojtura, të ftohta, kah fundi i marsit, ose fi llimi i prillit,

Rimbjellja bëhet në rende në distancë prej100 cm x 50 cm. Masat për përkujdesje të kungullit në hapësirat e mbrojtura përbëhen nga: prashitja, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga sëmund-jet, dëmtuesit dhe barojat, ajrosja, rregullimi i lagështisë, temperaturës dhe ndriçimit dhe masa të tjera speciale.

Gjatë kultivimit të kungullit në hapësirat e mbrojtura ndërmerren edhe masa speciale siç janë lidhja, rregullimi i rritjes, këputja e gjetheve të posht-me, pluhurimi, etj.

Vjelja e kungullit

Vjelja e kungullit bëhet në fazën e pjekurisë së plotë të frytit, ndërsa te kungulleshkat në fazën e pjekurisë teknologjike kur frytet arrijnë gjatësinë prej 12-15 cm.

Transporti i kungujve zhvillohet pa ndonjë problem serioz. Kungulleshkat paketohen në thasë, në ambalazh prej druri dhe plastike.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur rimbillet kungulli në hapësirat e mbrojtura?2. Në cilën fazë të pjekjes bëhet vjelja e kungullit?

Figura 44 Kungulleshka

Page 92: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

92

Page 93: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

93

Tema

KULTURAT PERIMORE NGA

FAMILJA E

FLUTURORËVE

Përfaqësuesit kryesorë

Bishtaja

Bizelja

Batha

Page 94: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

94

Page 95: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

95

BISHTAJA

Sistematika

Rendi Fabales

Familja Fabaceae

Gjinia Phaseolus

Lloji Phaseolus vulgaris

Rëndësia ekonomike

Bishtaja paraqet formë të fasules së rëndomtë. Prej fasules dallohet sipas shfrytëzimit për ushqim.

Te bishtaja për ushqim shfrytëzohet bishtaja gjatë pjekurisë teknologjike, për dallim nga fasulja, ku për ushqim përdoret fara e pjekur. Lëvozhga e bishtajës shfrytëzohet në gjendje të freskët dhe e konservuar, për për-gatitjen e shumë ushqimeve (gjellëve). Konservimi mund të bëhet me nxehtë-si, me ngrirje dhe me tharje.

Lëvozhga e bishtaja është me vlerë të madhe ushqyese dhe mjaft e shijshme. Përmbajtja e materieve të thata në fara është 8-9%. Prej materieve të thata më tepër janë të përfaqësuara sheqernat me 3%, proteinat me 2,3%, celuloza me 1,5%, amidoni me 1,5%, vi-tamina A, B1, acidi askorbik, etj. Prej ma-terieve minerale, bishtaja më së shumti përmban hekur dhe kalcium.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Bishtaja ka prejardhje nga Amerika Veriore, ku banorët vendas e kanë shfrytëzuar si fa-sule para 7.000 vjetësh. Pas zbulimit të Amerikës, fasulja është sjellë në Evropë. Në Evropë, në fi llim është kultivuar si bimë zbukuruese. Bishtaja është ndarë nga fasulja me krijimin e sorteve me lëvozhga të butë dhe të lëngshme.

Në Maqedoni bishtaja kultivohet gjithkund, në sipërfaqe më të vogla, me rendiment mesatar rreth 8-15 ton/ha lëvozhga.

� %

Figura 45 Bishtaja

Page 96: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

96

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Bishtaja e ka sistemin rrënjor dobët të zhvilluar. Rrënja te bishtaja është e shpërndarë në shtresën sipërfaqësore. Disa rrënjë mund të arrijnë thellësi deri 100 cm. Në rrënjë zhvillohen bakteret topthore;

Kërcelli

Kërcelli i bishtajës është me formë brinjore, i degëzuar. Lartësia e kërcellit të bishtajës është veçori e sortës dhe mund të arrijë edhe deri në 3metra te sortet e larta. Sortet e ulëta të bishtajës zhvillojnë kërcell të degëzuar në internodie të shkurtra;

Gjethi

Gjethi i bishtajës është i përbërë me 3 gjethe në formë zemre. Dy gjethet e para kanë dy gjethëza në formë zemre;

Lulja

Lulja e bishtajës del nga sqetulla e gje-thit. Lulet janë të grupuara në lulesë. Lulesën e formojnë 2-6 lule. Sipas ngjyrës janë të bardha, të kuqe, ose ngjyrë vjollce.

Fryti

Fryti i bishtajës është lëvozhga. For-ma mund të jetë e drejtë, e lakuar, në formë shpate, e shtypur, etj. Gjatësia e bishtajës është 10-15 cm, kurse te disa sorte edhe deri 25 cm. Ngjyra e lëvozhga mund të jetë me gjethe e mbyllur, me gjethe e ndritshme, ose e verdhë. Lëvozhga e bishtajës ka ndërtim anatomik delikat, pa shtresën e brendshme pergamente dhe pa indin sklerenkimatik (pejzë) nëpër skaje.

Fara

Fara e bishtajës ka formë të ndryshme. Sipas ngjyrës mund të jetë njëngjyrëshe ose me lara. Masa absolute e farës është 150-1.100 gram. Aftësinë për mugullim e ruan 4-5 vjet.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të bishtajës janë: Unidor, Amboy, Harvester, Koralle, Lodi, Top crop, Constanza, Processor, etj.

Figura 46 Bima e bishtajës

Page 97: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

97

Veçoritë biologjike

Bishtaja është bimë njëvjeçare. Nxehtësia

Bishtaja ka nevojë të madhe për nxehtësi. Temperatura për mbirje është 220C. Gjatë tem-peraturës prej 120C, bishtaja shumë ngadalë mbin. Bishtaja ngrin në temperaturë prej -10C.

Paraqitja e temperaturave të larta dhe lagështia relative e ulët shkakton rënie të fortë të luleve. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të bishtajës është 18-200C, kurse gjatë formimit të organeve gjenerative është 22-250C.

Drita

Bishtaja ka nevojë të madhe për dritë në fazat fi llestare të zhvillimit, kur për shkak të mungesës së dritës ndodh zgjatja e bimës. Bishtaja është bimë e ditës së shkurtë, por sot ekzistojnë sorte neutrale, e madje edhe sorte të ditës së gjatë. Bishtaja ka aftësi që të kthejë gjethet kah dielli.

Uji

Bishtaja ka nevojë mesatare për ujë. Nevojë më të madhe për ujë ka në fazat e mbirjes, lulëzimit dhe formimit të bishtajës. Lagështia optimale e ajrit është 80-90%. Lagështia opti-male e tokës është 60-70% nga KUF.

Toka (dheu)

Bishtaja kërkon toka pjellore me strukturë të shkriftë dhe të furnizuar mirë me kalium. Nuk duron kultivim në toka shumë të lehta dhe shumë të rënda. Bishtaja më së miri ka sukses në tokat e dobëta neutrale.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Bishtaja mund të kultivohet si kulturë kryesore, por edhe si kulturë plotësuese. Ekzisto-jnë sorte të bishtajës të cilat munden të kultivohen si mes kultura. Në sipërfaqe të njëjtë mund të kultivohet pas 4-5 vitesh.

Para kultura të mira për boraninë janë qepa, patatja, domatja, speci dhe lakra. Në mbjel-ljen alternative bishtaja vjen në vendin e tretë;

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës varet nga koha e mbjelljes së bishtajës. Gjatë mbjelljes pranverore për-punimi përbëhet nga përpunimi bazë i tokës, që kryhet në vjeshtë dhe përbëhet nga lëvrimi i sipërfaqeve të pjerrëta dhe lëvrimi i thellë i tokës, në thellësi prej 30-35 cm dhe përpunimi pranveror para mbjelljes, që përbëhet nga 1-2 kultivime dhe përgatitja për mbjellje.

Gjatë mbjelljes së vonshme si kulturë plotësuese, pas mbledhjes së kulturës së mëparshme bëhet lëvrimi veror në thellësi prej 15-18 cm ose përpunimi i reduktuar i tokës.

Page 98: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

98

Plehërimi

Bishtaja reagon mirë në plehërim. Për përfi timin e rendimenteve prej 10 ton, bishtaja nga toka nxjerr 70-80 kg azot, 20 kg fosfor dhe 70-90 kg kalium. Plehrat mineralik shfrytëzo-hen në sasi prej 30-40 kg azot, 80-120 kg fosfor, 80-100 kg kalium. Plehrat mineralik hyjnë me përpunimin e tokës para mbjelljes. Te bishtaja shfrytëzohen edhe plehrat bakterial me inoku-lim në farë.

Mënyra e prodhimit

Bishtaja më së shpeshti kultivohet në vend të hapur, por mund të kultivohet edhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi i bishtajës në vend të hapur

Prodhimi i bishtajës në vend të hapur bëhet me mbjellje direkte. Bishtaja në vend të hapur mund të kultivohet si kulturë kryesore (pranverore) dhe kulturë e dytë.

Mbjellja

Kur kultivohet si kulturë kryesore, mbjellja e bishtajës bëhet në gjysmën e prillit kur tem-peratura e tokës arrin 9-100C.

Më së miri është që mbjellja të bëhet në mënyrë sukcesive, e në këtë mënyrë sigurohet pjekje dhe vjelje sukcesive. Mbjellja verore kryhet në periudhën prej 25 qershorit -15 korrik. Mbjellja e sorteve të ulëta të bishtajës bëhet në rende, në distancë 50-70 cm x 5-7 cm. Sortet e larta të bishtajës mbillen në shtëpiza, në distancë 80-90 cm x 50-60 cm, me vendosjen e 5-6 farave në shtëpiza.

Pas mbirjes bëhet rrallimi i bimës në shtëpiza dhe lihen 3-4 bimë. Dendësia optimale në 1m2 është 40-50 bimë. Për mbjellje shfrytëzohen 100-150 kg/farë. Fara vendoset në tokë në thellësi 4-6 cm.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për boraninë përbëhet nga përpunimi i tokës ndërmjet rendeve, ujitja, prashitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Përpunimi ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Përpunimi i parë kryhet kur bima e arrin madhësinë prej 6-7 cm, përpunimi i dytë bëhet rreth 2 javë pas të parit, ndërsa i treti sipas nevo-jës. Përpunimi ndërmjet rendeve kryhet në të mbjellat e thata, për arsye se nëse bimët janë të njomura lehtë mund të shkaktohet përhapja Figura 47 Prodhimi i bishtajës në vend të

hapur

Page 99: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

99

e sëmundjeve të ndryshme. Përpunimi i tokës duhet të jetë i cekët për shkak të sistemit të cekët rrënjor të bishtajës.

Ujitja

Ujitja e bishtajës është masë e obligueshme. Kur kultivohet me mbjellje pranverore nevojiten 2-3 ujitje. Gjatë mbjelljes verore janë të nevojshme 4-5 ujitje, me 30 mm normë për ujitje.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta te bishtaja janë antraknoza, vrugu, kalbja e rrënjës dhe pjesës mbitokësore të kërcellit, etj. Për pengimin e paraqitjes së sëmundjeve shfrytëzohen masa pre-ventive, zbatimi i mbjelljes alternative të kulturës, dezinfektimi i farës dhe trajtimi i të mbjellës me mjete kimike.

Dëmtues më të shpeshtë të bishtajës janë morrat bimorë, pipata dhe miza e groshës. Dëmtuesit shkatërrohen me zbatimin e mbjelljes alternative dhe me përdorimin e

mjeteve kimike.Përdorimi i herbicideve për shkatërrimin e barojave në borani është e kufi zuar, pasi

që bishtaja është shumë e ndjeshme në përdorimin e herbicideve. Barojat është më mirë të shkatërrohen mekanikisht më përpunimin e tokës dhe me prashitje dhe përpunim ndërmjet rendeve.

Prodhimi i bishtajës në hapësirë të mbro-

jtur

Vegjetacioni shumë i shkurtë i bishtajës(60-70) e bën të përshtatshme për kul-tivim në hapësira të mbrojtura.

Bishtaja mundet të kultivohet në vjeshtë, ose në pranverë në objekte pa ngrohje, ose gjatë dimrit dhe herët në pranverë, në objekte me ngrohje. Për prodhim vjeshtor të bishtajës, mbjellja bëhet kah fundi i korrikut, ose fi llimit të gushtit, gjatë së cilës për vjelje arrijnë në tetor, ose në fi llim të nëntorit. Mbjellja për prodhim pranveror bëhet kah fundi i shkurtit, gjatë së cilës për vjelje arrijnë në prill.

Mbjellja e bishtajës në hapësirat e mbro-jtura bëhet në shirita dy rendorë, në distancë prej 60 cm ndërmjet shiritave, 20 cm ndërmjet rendeve në shirit dhe 4-5 cm në rend.

Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohet ujit-ja, prashitja, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmund-jet, dëmtuesit dhe barojat si dhe masa të tjera. Figura 48 Prodhimi i bishtajës në

hapësirat e mbrojtura

Page 100: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

100

Ujitja bëhet në çdo 7-10 ditë me përdorimin e 10-12 l/m2 ujë. Gjatë kohës së vegjetacionit të bishtajës në hapësirën e mbrojtur kryhen 2-3 prashitje.Zbatohen 2 ushqime. Të ushqyerit e parë kryhet në fazën e zhvillimit të 4 gjetheve, i dyti

në fazën e lulëzimit, me përdorimin e 200 gram të plehut NPK në 10 m2.Bishtaja në hapësirat e mbrojtura mundet të kultivohet edhe me prodhim paraprak

të rasatit. Rasati prodhohet në kontejner, ose saksi. Për prodhim të hershëm mbjellja kryhet në shkurt. Gjatë kohës së prodhimit të rasatit temperatura duhet të jetë 18-200C.

Rimbjellja kryhet kur rasati arrin vjetërsi prej rreth 20 ditë. Dy javë pas rimbjelljes tem-peratura ngritët në 250C. Bishtaja është gati për vjelje në prill.

Vjelja e bishtajës

Vjelja e bishtajës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Për përcaktimin e pjekurisë së bishtajës për vjelje mund të shfrytëzohen meto-da të caktuara fi zike, kimike dhe morfologjike. Koha optimale për vjeljen e bishtajës është kur fara në bishtajë arrin madhësinë e kokrrës së thjerrës, ose misrit. Vjelja mundet me qenë me dorë, ose me makinë. Vjelja me makinë bëhet me kombajne. Vjelja me dorë është suksesive.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i përmban bishtaja?2. Çfarë dallime kanë bishtaja dhe fasulja?3. Si është lëvozhga te bishtaja?4. Cilat janë nevojat e bishtajës për dritë?5. Cili është vendi i bishtajës në mbjelljet alternative?6. Kur bëhet mbjellja e bishtajës?7. Cilat janë masat për përkujdesje të bishtajës?8. Kur bëhet përpunimi ndërmjet rendeve te bishtaja?9. Si realizohet mbrojtja e bishtajës nga barojat?10. Si përcaktohet koha për vjelje te bishtaja?

Figura 49 Lëvozhga e bishtajës

Page 101: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

101

BIZELJA

Sistematika

Rendi Fabales

Familja Fabaceae

Gjinia Pisum

Lloji Pisum sativum

Rëndësia ekonomike

Ekzistojnë sorte kopshtare të bizeles dhe sorte për kafshë. Sortet kopshtare të bizeles shfrytëzohen për ushqimin e njeriut. Për ush-qim shfrytëzohet bishtaja dhe kokrra e bizeles, gjatë pjekurisë teknologjike.

Shfrytëzohet në gjendje të freskët dhe i konservuar, për përgatitje të shumë ushqi-meve.

Kokrra e bizeles është shumë e shijshme dhe ka vlerë të madhe ushqyese.

Sipas vlerës ushqyese gjendet në vendin e parë prej perimeve. Përmbajtja e materieve të thata në farë është 18-20%. Prej materieve të thata më së shumti janë të përfaqësuara sheqernat me 4-9%, amidoni me 3-5%, celu-loza me 1,5%, proteinat me 5-6%, materiet minerale me 0,9%, vitamina A me 200 mg%, vitamina B1 me 0,34 mg%, vitamina C me 33 mg%, etj.

Mund të shfrytëzohet edhe fara e pjekur, me bluarje paraprake në miell, si shtesë në prodhime të ndryshme në industrinë e furrës.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Bizelja ka prejardhje nga Azia. Sot kjo është e përhapur në zonat me temperaturë mesa-tare dhe fushat tropikale. Bizelja ka qenë shumë e kultivuar te popujt e vjetër dhe në kohën e mesme ka paraqitur njërën nga kulturat kryesore për ushqim të njerëzve. Në atë periudhë për ushqim është shfrytëzuar kokrra e pjekur e bizeles. Në botë është përfaqësuar në 1,200.000 ha.

Në Maqedoni bizelja kultivohet gjithkund, në sipërfaqe rreth 960 ha, me rendiment me-satar rreth 2.500 kg/ha.

Figura 50 Kokrra e bizeles

Page 102: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

102

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Bizelja ka sistem rrënjor të zhvilluar mirë, i cili arrin thellësinë prej 100 cm. Në rrënjë zhvil-lohen bakteret topthore të cilat e kryejnë azotofi ksimin.

Kërcelli

Kërcelli i bizeles është i hollë, dobët i degëzuar dhe i zbrazët, i mbuluar me pluhur të hirtë. Lartësia e kërcellit është veçori e sortes dhe sillet prej 15-20 cm te sortet e ulëta deri 250 cm te sortet e larta. Te sortet e ulëta kaçubore të bizeles kërcelli është i dre-jtë dhe i trashë në bazë;

Gjethi

Gjethi i bizeles është i përbërë me 1-3 gjethe ovale çift. Maja e gjethit mbaron me mustaqe, me të cilat përforcohet për mbështetës. Në bazë të bishtit të gjethit ka dy gjethe të mëdha.

Lulja

Lulja e bizeles ka formë të fl uturës, del nga sqetulla e gjethit dhe është vetë pllenuese. Ka ngjyra të ndryshme. Te bizelja që përdoret për ushqimin e njeriut lulja ka ngjyrë të bardhë.

Fryti

Fryti i bizeles është bishtajë. Forma mund të jetë e drejtë, e lakuar, formë shpate, formë drapri, etj. Gjatësia e bishtajës është 4-12 cm. Një bishtajë përmban 4-10 fara. Te disa sorte të bizeles (sheqerorja), te të cilat bishtaja nuk ka shtresë pergamente, në të ushqyerit mund të shfrytëzohet edhe bishtaja.

Fara

Fara e bizeles është e madhe me formë topthore ose formë këndore. Sipas ngjyrës mund të jetë njëngjyrëshe, me gjethe, e përhimët në kafe, ose e larme. Sipërfaqja e farës mund të jetë e lëmuar ose e rrudhur. Masa absolute e farës është 100-150 gram. Fara aftësinë për mu-gullim e ruan 5-6 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të bizeles janë: Action, Dunav, Erika, Exzellenz, Karina, Maja, Mingo-mark, Planacki D-67, Planacki G-65, etj.

����� 51 ;�����, ������� Figura 51 Bima e bizeles

Page 103: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

103

Veçoritë biologjike

Bizelja është bimë njëvjeçare.

Nxehtësia

Bizelja më së miri zhvillohet në kushte të klimës mesatare. Temperatura optimale për mbirje është 180C. Sortet e bizeles me farë të lëmuar fi llojnë të mbijnë në temperaturë prej 1-20 C, sortet me farë të rrudhur fi llojnë të mbijnë në temperaturë prej 4-60C.

Bimët e reja i durojnë temperaturat e ulëta edhe deri -80C. Paraqitja e temperaturave të larta dhe lagështia relative e ulët shkakton rënie të fortë të luleve, bishtajat mbesin të imëta, me numër të vogël të farave.

Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të bizeles është 15-200C.

Drita

Bizelja ka nevojë të madhe për dritë. Kjo është bimë e ditës së gjatë, por mund të hasen edhe sorte neutrale. Nuk e duron kultivimin në hije, kurse gjatë kultivimit në grumbull shumë të dendur vjen deri te zgjatja e bimës dhe shtrirja.

Uji

Bizelja ka nevojë të madhe për ujë. Nevoja më të mëdha për ujë ka në fazat e mbirjes, lulëzimit dhe frytdhënies. Lagështia optimale e ajrit është rreth 80%. Lagështia optimale e tokës është 70% nga KUF. Koefi cienti i transpirimit te bizelja është 300-450.

Toka (dheu)

Bizelja më së miri zhvillohet në toka mesatarisht të lehta, e deri te ato mesatarisht të rënda.

Sortet e hershme të bizeles është më së miri të kultivohen në toka më të lehta ranore, përderisa sortet e vonshme është më së miri të kultivohen në toka më të rënda kulluese.

Bizelja ka sukses më të mirë në tokat e dobëta acidike, neutrale dhe të dobëta bazike me pH 6-8.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Bizelja nuk e duron kultivimin në monokulturë. Në sipërfaqen e njëjtë mund të kultivo-het pas 4-5 vitesh. Nuk ka kërkesa të posaçme ndaj para kulturës dhe në mbjellje alternative mund të vjen pas cilësdo kulturë.

Para kultura të këqija janë kulturat leguminoze. Në mbjellje alternative bizelja vjen në vendin e tretë. Bizelja është para kulturë e mirë për pjesën më të madhe të kulturave kop-shtare;

Përpunimi i tokës

Bizelja kërkon që toka të jetë me strukturë të mirë dhe të jetë mirë e ajrosur, që të mund të zhvillohen bakteret topthore. Përpunimi bazë përbëhet nga lëvrimi i vendeve të pjerrëta dhe lëvrimi i thellë i tokës në thellësi prej 30-35 cm, i cili bëhet në vjeshtë.

Page 104: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

104

Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga 1-2 kultivime. Duhet t’i shmangemi shkeljeve të panevojshme dhe ngjeshjes së tokës. Në tokat më të rënda mund të kryhet gër-ryerja e tokës në thellësi prej 40-50 cm që të përmirësohet ajrosja.

Plehërimi

Bizelja ka nevojë më të vogël për plehërim. Në toka pjellore mund të kultivohet edhe pa plehërim, ose me sasi minimale të plehut. Plehërimi me plehra azotik dhe organik mundet ta zvogëlojë aktivitetin e baktereve topthore. Për përfi timin e rendimentit prej 5 ton/ha, bizelja nga toka nxjerr 40-60 kg azot, 40-60 kg fosfor dhe 60-90 kg kalium.

Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 20-30 kg azot, 60-80 kg fosfor, 40-6- kg ka-lium. Sasia e tërësishme e plehut futet me përpunim para mbjelljes, në thellësi 6 cm. Te të mbjellat e dobëta mund të bëhet të ushqyerit me pleh azotik, kur bimët do të jenë 3-4 cm të larta. Te bizelja mund të shfrytëzohen plehrat bakterial me inokulim në farë para mbjelljes.

Mënyra e prodhimit

Bizelja mund të kultivohet në vend të hapur. Mbjellja

Mbjellja e bizeles bëhet herët në pranverë, por mund të bëhet edhe në vjeshtë dhe gjatë dimrit.

Koha optimale për mbjellje është mesi i marsit. Nëse kushtet klimatike janë të volitshme, mbjel-lja e bizeles mund të bëhet edhe në shkurt. Mbjellja e vonshme e bizeles shpie deri te zvogëlimi i rendimen-tit, veçanërisht nëse paraqitet kohë e thatë dhe e nxehtë në fazat e lulëzimit dhe zanafi llës së fryteve.

Mbjellja është më së miri të kry-het në intervale, në çdo 3-5 ditë. Në këtë mënyrë sigurohet vjelja sukse-sive.

Bizelja mbillet në rende, në distancë 15-20 cm x 5-7 cm. Sortet e larta të bizeles mbillen në shtëpiza, në distancë 60 cm x 30 cm 0se 70 cm x 20 cm. Dendësia optimale në 1 m2 është 80-100 bimë. Për mbjellje shfrytëzohen 160-280 kg/farë. Fara vendoset në thellësi prej 4-6 cm në tokë.

����� 52 ;����� ����� Figura 52 E mbjella e bizeles

Page 105: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

105

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për bizelen përbëhet nga ujitja, prashitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Gërmimi i kores së tokës

Pas mbjelljes mund të vjen deri formimi i kores së tokës. Korja e tokës gërmohet me cilindra dhëmbëzuar, ose me shat rotator.

Prashitja

Prashitja zbatohet vetëm te sortet e larta të bizeles të cilat mbillen në distanca më të mëdha.

Ujitja

Ujitja e bizeles është masë e obligueshme. Gjatë kohës së vegjetacionit është e nevojshme të bëhen 2, kurse në vitet e thata edhe 3 ujitje. Nor-ma për ujitje është 10 mm, kurse gjatë kohës së vegjetacionit ujitet me 20-30 mm.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta te bizelja janë antraknoza, vrugu, bastra dhe njollosja bakte-riale.

Antraknoza dhe bastra asgjësohen me dezinfektim të farës, zbatimin e mbjelljes alterna-tive dhe trajtimin e të mbjellës me preparate bakri.

Vrugu asgjësohet me zbatimin e mbjelljes alternative dhe përdorimin e preparateve sul-furike, gjatë kohës së vegjetacionit.

Dëmtues më të shpeshtë te bizelja është molëza e bizeles, tripsi i bizeles, smotaveci i bizeles dhe pripala. Dëmtuesit më së shpeshti nuk janë problem i madh, shkatërrohen me zbatimin e mbjelljes alternative, por edhe me përdorimin e mjeteve kimike.

Për asgjësimin e barojave te bizelja duhet të kushtohet kujdes i posaçëm, pasi që bizelja kultivohet si e mbjellë e dendur dhe nuk është i mundur përpunimi i tokës ndërmjet rendeve. Barojat shkatërrohen me përpunim të rregullt të tokës dhe me përdorimin e herbicideve para mbjelljes, pas mbjelljes, si dhe para mbirjes dhe pas mbirjes së bizeles.

Herbicidet para mbjelljes futen 7-10 ditë para mbjelljes me inkorporim të 10-15 cm në tokë. Herbicidet pas mbjelljes, e para mbirjes futen menjëherë pas mbjelljes, e më së voni 3 ditë pas mbjelljes. Gjatë paraqitjes së madhe të barojave gjatë kohës së vegjetacionit mund të përdoret herbicid, kur bizelja gjendet në fazën e 3-4 gjetheve, e gjer te faza e lulëzimit, kur duhet të ndërpritet me trajtimin.

Figura 53 E mbjella e bizeles

Page 106: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

106

Vjelja e bizeles

Vjelja e bizeles së re bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Bizelja e re është e gatshme për vjelje kur bishtajat janë të mbushura me kokrra, ndërsa kokrra është ende e butë. Është shumë me rëndësi që vjelja e bizeles të bëhet me kohë. Sortet me fara të lëmuara janë gati për vjelje 15-18 ditë pas lulëzimit, ndërsa sortet me kokrra të rrudhura arrijnë për vjelje 18-25 ditë pas lulëzimit. Për përcaktimin e pjekurisë kokrra i nënshtrohet metodave të caktuara fi zike, kimike dhe morfologjike. Vjelja mund të bëhet me dorë, ose me makinë. Vjelja me makinë mund të jetë njëfazëshe dhe bëhet me kombajnë për vjelje të bizeles.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse është e rëndësishme bizelja?2. Prej nga e ka prejardhjen bizelja?3. Çfarë është fara e bizeles?4. Cilat janë nevojat e bizeles për nxehtësi?5. Cili është vendi i bizeles në mbjellje alternative?6. Kur bëhet mbjellja e bizeles?7. Prej çka përbëhet përkujdesja e bizeles?8. Sa herë kryhet ujitja e bizeles?9. Si bëhet mbrojtja e bizeles nga barojat?10. Kur bëhet vjelja e bizeles?

Page 107: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

107

BATHA

Sistematika

Rendi Fabales

Familja Fabaceae

Gjinia Vicia

Lloji Vicia faba

Rëndësia ekonomike

Te batha për ushqim shfrytëzohen bishtaja dhe fara gjatë pjekurisë teknologjike.

Bishtaja e bathës është me gjethe dhe e lëngshme. Prej materieve të thata më të për-faqësuara janë sheqernat me 17,6%, proteinat me 8%, yndyrat me 0,7%, vitaminat B1 dhe B2, etj.

Prej materieve minerale batha më së shumti përmban fosfor dhe kalcium.

Fara shfrytëzohet për përgatitjen e shumë ushqimeve. Mund të shfrytëzohet në gjendje të freskët dhe të konservuar.

Farat e thata mund të bluhen dhe të për-doren si shtesë në miell ose kafe.

Batha ka vend edhe në histori. Romakët e vjetër e kanë përdorur për qëllime shtetërore gjatë votimeve.

Fara e bardhë e bathës ka qenë për ,,po”, kurse e zeza për ,,jo”.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet Batha ka traditë të gjatë kultivimi. Llogaritet se është njëra ndër kulturat më të vjetra që

është kultivuar në viset e Mesdheut.Në Maqedoni batha kultivohet në sipërfaqe të vogla me rendiment mesatar rreth 20-30

ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor kryesor arrin thellësinë deri 100cm;

Kërcelli

Kërcelli te batha është katërkëndësh dhe i drejtë. Mundet të arrijë lartësi prej 50-170 cm.

Figura 54 Fara e bathës

Page 108: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

108

Gjethi

Gjethet janë të përbëra. Janë të gjata 15-25 cm dhe nuk formojnë lastar. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër në të përhimët.

Lulja

Lulja e bathës del nga sqetulla e gje-thit. Lulet janë të grupuara në lulesa. Lulesat formojnë 3-5 lule. Lulja sipas ngjyrës është e bardhë me lara të zeza.

Fryti

Fryti i bathës është bishtajë. Forma e frytit mund të jetë e drejtë, e lakuar, formë shpate, e shtypur, etj. Gjatësia e bishtajës është 15-25 cm, kurse te disa sorte edhe deri 30 cm. Ngjyra e bishtajës është me gjethe, ndërsa kur piqet merr ngjyrë të kuqërremtë.

Fara

Fara e bathës është e shtypur, me for-më jo të drejtë dhe me ngjyrë kafe-në të kuqërremtë. Masa absolute e farës është 450-2.000 gram.

Veçoritë biologjike

Batha është bimë njëvjeçare.

Nxehtësia

Batha ka nevojë tepër të madhe për nxehtësi. Fara fi llon të mbijë në temperaturë prej 3-40C. Batha mund t’i përballojë temperaturat e ulëta deri -60C. Batha i përballon edhe temper-aturat e larta. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim është 220C.

Drita

Batha është bimë e ditës së gjatë.

Uji

Batha ka nevojë të madhe për ujë. Te ne mundet me sukses të kultivohet në kushte të ujitjes.

Toka (dheu)

Batha kërkon toka pjellore dhe strukturale. Batha më me sukses kultivohet në toka aci-dike me pH 5,5-5,6.

Nuk e duron kultivimin në toka shumë të lehta ranore.

Figura 55 Bima e bathës

Page 109: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

109

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Para kultura të mira për bathën janë pothuaj të gjitha kulturat kopshtare. Batha mund të kultivohet edhe ndërmjet të mbjellave, në kombinim me sallaten, ose ndonjë kulturë tjetër.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës kryhet në vjeshtë, me lëvrim të thellë të tokës, në thellësi 30-35 cm. Me përpunimin bazë i shtohet edhe plehu i djegur i stallës, i cili lëvrohet. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet prej 1-2 kultivimeve dhe përgatitjes për mbjellje.

Plehërimi

Batha pozitivisht reagon në plehërim me pleh organik, që e bën të ndryshme prej kul-turave tjera leguminoze.

Më së miri është të plehërohet me kombinim të plehut të djegur të stallës dhe pleh-rave mineralik, gjatë së cilës shtohen 20 ton/ha pleh i djegur i stallës, me përpunimin bazë të tokës dhe 50-60 kg/ha azot, 100-150 kg/ha fosfor dhe 100-120 kg/ha kalium. Kur shfrytëzohen vetëm plehrat mineralik, ato përdoren në sasi prej 120 kg/ha azot, 80 kg/ha fosfor dhe 120 kg/ha kalium.

Mënyra e prodhimit

Batha më së shpeshti kultivohet në vend të hapur.

Mbjellja

Mbjellja e bathës bëhet kah fundi i shkurtit, e deri në mes të marsit. Nëse lejojnë kushtet klimatike, mbjellja mund të kryhet edhe më herët. Batha mbillet në vatra, në distancë 40 cm x 60 cm, me vendosjen e 5-6 farave në vatër, ose në rende, në distancë 40 cm x 25 cm. Pas mbirjes bëhet rrallimi i bimëve në vatër. Për mbjellje shfrytëzohen 150-250 kg/farë. Fara ven-doset në thellësi prej 5-8 cm në tokë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për bathën përbëhet nga përpuni-mi i tokës ndërmjet rendeve, ujitja, prashitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Figura 56 E mbjella e bathës

Page 110: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

110

Ujitja e bathës kryhet sipas nevojës, por më së shpeshti është e nevojshme të zbatohen 2 ujitje, pasi që gjatë paraqitjes së mungesës së lagështisë vjen deri te zvogëlimi i dukshëm i rendimentit.

Gjatë rritjes së bujshme të bimës është e nevojshme të vendosen mbështetës, që të mos vijë deri te shtrirja e të mbjellës.

Batha mundet të pincohet mbi 10-14 gjethe të zhvilluara, që të ndërpritet rritja e bathës dhe të përfi tohen bishtaja të zhvilluara më mirë, por edhe të sigurohet pjekuri më e shpejtë për vjelje.

Nga dëmtuesit bathës dëme më të mëdha i shkaktojnë morrat bimorë, të cilët zhduken me përdorimin e mjeteve kimike.

Vjelja e bathës

Vjelja e bathës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Fillimi i vjeljes varet nga koha e mbjel-ljes së bathës, ndërsa frytet për vjelje janë të gatshëm 120-150 ditë pas mbjelljes. Nëse mbjel-lja është kryer kah fundi i shkurtit, batha për vjelje është e gatshme në maj. Batha vilet kur bishtajat e arrijnë ¾ e madhësisë së tyre.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i përmban batha?2. Prej nga e ka prejardhjen batha?3. Çfarë është fryti i bathës?4. Cilat janë tokat më të mira për bathën?5. Cilët plehra shfrytëzohen gjatë prodhimit të bathës?6. Kur bëhet mbjellja e bathës?7. Cilat janë masat për përkujdesje të bathës?8. Kur kryhet vjelja e bathës?

Page 111: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

111

Tema

KULTURAT PERIMORE QEPORE

Përfaqësuesit kryesorë

Qepa

Hudhra

Preshi

Page 112: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

112

Page 113: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

113

QEPA

Sistematika

Rendi Asparagales

Familja Alliaceae

Gjinia Allium

Lloji Allium cepa

Rëndësia ekonomike

Qepa është njëra ndër bimët më të vjetra të cilën e ka kultivuar njeriu dhe e ka përdorur si ushqim dhe si bimë mjekësore. Qepa është kultivuar për shkak të shijeve ushqyese specifi ke, vetive dietale dhe shëruese.

Për ushqim shfrytëzohen qeporet e lëngshme dhe gjethet. E pazëvendësueshme është në shumë gjella dhe sallata. Përdoret në gjendje të freskët, e përgatitur, e konservuar ose e tharë.

Rëndësia e qepës në të ushqyerit varet nga përbërja kimike e qepores dhe e gjethit. Për-bërja kimike e qepores varet nga sorta, kushtet e kultivimit dhe agroteknikës.

Sortet djegëse të qepës kanë mbi 15% materie të thata, prej të cilave më të përfaqësuara janë sheqernat me 9%, sortet gjysmë djegëse të qepës kanë 11-14% materi të thata, me rreth

7-8% sheqer dhe arshllamet që kanë 8-11% ma-terie të thata dhe rreth 6% sheqer.

Qepa përmban edhe 1-2,5% albumina, 1-2% celulozë, materie minerale, vitamina, vajra eterike, etj. Qeporet përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C dhe sasi më të vogël të vitaminave B1, B2, dhe PP. Gjethi i qepës përmban më shumë vitamina se qeporet, kurse më pak materie të thata (rreth 8%) dhe sheqerna 2-4%. Materiet të cilat i përmban qepa e rrisin oreksin dhe e nxisin tretjen e ushqimit.

Qepa përmban edhe disa antibiotikë të cilët bëjnë pjesë në grupin e fi toncideve, që shfrytëzohen në mjekësinë popullore për shëri-min e sëmundjeve të barkut, zemrës, etj.

Aroma specifi ke e qepës rrjedh nga vaji eterik, që ka edhe veti baktericide.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Prejardhja e qepës ende nuk është sqaruar sa duhet. Shumica e botanistëve mendojnë se qepa ka prejardhje nga Azia e Mesme, para më shumë se 4.000 vjet para erës sonë. Qepa

(�

Figura 57 Qepore e qepës

Page 114: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

114

nga Azia nëpërmjet Iranit është sjellë në Egjipt, prej ku Romakët e sollën në Evropë. Sot qepa kultivohet në të gjitha vendet e botës. Sipërfaqet me qepë në botë janë rreth 3,2 milion hek-tarë me rendiment mesatar rreth 13 ton/ha. (të dhënat e FAO 2005). Në Republikën e Maqedo-nisë qepa prodhohet në sipërfaqe të cilat ndryshojnë dhe sillen rreth 4.300 ha me rendiment mesatar prej 8.500 kg/ha. Rendimentet e qepës së re janë 2,5-3 ton/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia e qepës?2. Sa është përmbajtja e materieve të thata te qepa?3. Prej nga e ka prejardhjen qepa?4. Cilat janë rendimentet mesatare të qepës?

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e vërtetë e qepës arrin thellësinë prej 15-20 cm, e pastaj shkatërrohet, kurse nga kërcelli formohen rrënjët adventive. Nga qeporet zhvillohet tufë xhufkore prej fi jezave me ngjyrë të bardhë.

Disa rrënjë arrijnë deri në thellësi prej 80-90 cm, por shumica janë në thellësi 5-40 cm. Nga rrënjët kryesore zhvillohen rrënjët anësore, të cilat depërtojnë në thellësi deri 20 cm.

Kërcelli

Kërcelli i vërtetë i qepës është shumë i shkurtë. Kërcelli gjen-det në bazë të qepores. Ka trashësi prej 1-3 cm dhe prej tij zhvil-lohen rrënjët adventive.

Në vitin e dytë qepa zhvillon kërcellin që mban lule. Kërcelli bartës i luleve është i cilindrik dhe i zbrazët. Arrin lartësinë prej 60 deri 180 cm dhe mbaron me lulesë topthore (top).

Gjethi

Gjethet te qepa janë në formë trumbete, anën e sipërme e kanë të mprehtë dhe të zgjeruar në mes. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të çelët, me, ose pa ngjitës dylli. Secili gjeth përbëhet nga bishti dhe tubi.

Në një bimë mund të formohen deri 15 gjethe, por më shpesh formohen 6-9 gjethe.

Sortet e vonshme të qepës formojnë gjethe më të mëdha të gjelbra në të përhimët. Gjethet formohen në interval prej 5-8 ditë. Gjatësia e gjethit është 40-50 cm, por gjatë kushteve optimale të kultivimit mund të arrijnë edhe 60-70 cm.

Karakteristikë për qepën është se gjethet zgjaten nga baza. Secili gjeth zhvillohet në sqetullën e gjethit të mëparshëm dhe

Figura 58 Bima e qepës

Page 115: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

115

shpejt rritet e del mbi të. Në këtë mënyrë këllëfët (dorëzat) cilindrikë renditen njëri mbi tjetrin dhe formojnë kërcell të rrejshëm.

Kërcelli i rrejshëm është i fortë dhe i drejtë deri në fund të vegjetacionit. Arrin gjatësi deri në 20 cm. Qeporja arrin rritjen maksimale kur kërcelli i rrejshëm zbutet dhe bima shtrihet.

Qeporja

Qeporja është organ në të cilin deponohen materiet ushqyese rezervë. Përbëhet nga shtresa (cipa) të pambuluara dhe të mbuluara mishtore, sythe dhe kërcelli i vërtetë (baza). Shtresat e pambuluara formohen nga trashjet e pjesës së poshtme të dorëzës së gjethit dhe e mbështjellin tërë qeporen. Shtresat e jashtme kalojnë në cipa lëkurore (mbrojtëse) dhe në këtë mënyrë qeporja “vishet”. Shtresat e mbuluara mishtore formohen dorëzat e tëra të gjethit të cilat nuk kanë formuar gjethe.

Këto mbështjellin dy ose më shumë sythe. Shtresat mishtore dalin nga kërcelli (baza), janë të ngjitura me të dhe të radhi-tura ngjeshur, e formojnë qeporen. Trashësia e shtresave mishtore është e ndryshme. Sor-tet e ëmbla kanë shtresa më të trasha (më të lëngshme) me trashësi 4-5 mm, ndërsa sortet djegëse kanë shtresa më të holla 2-3 mm.

Sythet formohen në bazë (kërcell), dhe më së shpeshti pas gjethit të gjashtë. Numri i sythave është 2-5.

Në qepore të ndryshme mund të for-mohen më shumë, ose më pak sythe. Te disa sorte, nga sythet e formuara herët formohen degëzime me sistem të posaçëm gjethor dhe kërcell të rrejshëm, e pastaj formohen qe-pore të posaçme, gjatë së cilës një bimë ka dy, ose më shumë qepore. Nga sythat zhvillo-hen kërcejtë bartës të luleve. Qeporet dallo-hen sipas madhësisë së tyre, formës, ngjyrës së cipave mbështjellëse dhe shtresave mish-tore, dendësisë së qepores, qëndrueshmërisë, përbërjes kimike, etj.

Madhësia e qepores sillet prej 20-500 gram.Sortet e ëmbla formojnë qepore më të mëdha se ato djegëse. Forma e qepores ndry-

shon nga ajo e shtypur, e deri te ajo e zgjatur.

Figura 59 Prerja gjatësore e qepores së

qepës

Page 116: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

116

Numri, fortësia dhe ngjyra e shtresave mbështjellëse është veçori e rëndësishme mor-fologjike e qepores.

Te disa sorte të qepës qeporet mbështil-len me 3-4 cipa mbuluese, përderisa te qeporet tjera zhvishen qysh në kohën e manipulimit (sortet argjendore).

Ngjyra kryesore e qepores është e bardhë, e verdhë, ose e kuqe, me nuanca të ndryshme. Qafa e qepores është vend ku shtresat mishtore përfundojnë me cipat lëkurore. Qeporja duhet të ketë qafë të mbyllur mirë dhe të ketë qën-drueshmëri më të madhe.

Lulja

Lulja te qepa është e imët, me ngjyrë roze të çelët, ose të bardhë. Është e vendosur në lulesë, e cila formohet në maje të kërcejve bartës të luleve.

Në fi llim lulesa është e mbështjellë me cipë, e cila më vonë pëlcet dhe i liron lulet. Në një lulesë ka 200-1000 lule. Qepa pluhurohet përmes insekteve.

Rol më të madh në pluhurim kanë bletët, të cilat në mënyrë masovike i vizitojnë qepët për shkak të nektarit të bollshëm dhe pluhurit.

Fryti

Fryti është kutizë me tri zbrazëtira (dhomëza)të ndara në tri fole, në të cilat mund të formohen nga dy fara, ose gjithsej nga 6 fara në një fryt;

Fara

Fara sipas ngjyrës është e zezë, këndore, e fortë dhe e rrudhur. Masa absolute e farës është 2,8-4,4 gram. Af-tësinë për mbirje e ruan rreth 3 vjet.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të qepës janë: Teton, JTO 685, Tioga, Hercules, Hygro, Hyduro, Hyper,Hysol, Legend, Mako, Ptujski crveni luk, Turopoljski, etj.

Figura 60 Prerja tërthore e qepores së

qepës

Figura 61 Organet gjenerative

te qepa

Page 117: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

117

Veçoritë biologjike

Qepa është bimë dyvjeçare. Kur kultivohet përmes arpaxhikut, ka cikël trevjeçar të zh-villimit (agroteknik). Në vitin e parë prodhohet arpaxhiku (qepëza të vogla për mbjellje), në vitin e dytë qeporet (kokat) për konsumim dhe në vitin e tretë fara. Cikli biologjik i zhvillimit të qepës është dyvjeçar, gjegjësisht secila sortë e qepës mund të jep farë në vitin e dytë.

Nxehtësia

Qepa është bimë rezistuese në të ftohtë. Nevojat e saj për nxehtësi në faza të caktuara janë të ndryshme. Fara fi llon të mbijë në temperaturë prej 2-30C, por shumë ngadalë. Tem-peratura optimale për mugullim të farës është rreth 250C. Temperatura më e volitshme për rritjen e gjetheve është 20-230C. Temperatura më e lartë dëmshëm refl ektohet në rritjen dhe zhvillimin e qepës. Sistemi rrënjor zhvillohet më shpejt në temperaturë prej 100C. Rezistenca e qepës nga ngrirja varet nga faza në të cilën ndikon temperatura e ulët. Bimët e mbira dhe mirë të rrënjëzuara të qepës mund të durojnë temperaturat edhe deri -250C.

Njëra ndër veçoritë biologjike të qepës e lidhur me regjimin e temperaturës, është dalja para kohe e kërcejve bartës të luleve si rezultat i jarovizimit. Jarovizimin qepa e kalon në tem-peraturë prej 1-150C. Stadi i jarovizimit te sortet djegëse zgjat 120-40 ditë, kurse te ato të ëm-bla 60-80 ditë.

Drita

Qepa është bimë që e preferon dritën. Ajo nuk e duron kultivimin në hije dhe nuk duhet të kultivohet si nën kulturë. Hijezimi refl ektohet pavolitshëm në rritjen e gjetheve të gjelbra dhe në formimin e qeporeve.

Qepa është bimë e ditës së gjatë. Gjatë ditës së shkurtë qepa nuk mundet të tejkalojë stadin e ndriçimit. Në kushte të ditës së gjatë dhe temperaturës mbi 150C qeporja formohet pa marrë parasysh fazën në të cilën gjendet bima. Kjo veçori biologjike e qepës ka rëndësi të madhe praktike për përcaktimin e afatit optimal për mbjellje me farë ose mbjellje të qepës. Reaksioni ndaj gjatësisë së ditës (fotoperiudhat) nuk është i njëjtë te të gjitha sortet.

Uji

Qepa ka nevojë të madhe për ujë, edhe pse ka koefi cient të ulët të transpirimit për shkak të sipërfaqes relativisht të vogël gjethore. Nevojat për ujë kushtëzohen nga sistemi rrënjor dobët i zhvilluar dhe aftësia e saj e dobët thithëse. Nevoja më të mëdha për ujë qepa ka në fazat e mbirjes dhe rritjes intensive. Në fazën e pjekjes, qepa kërkon kohë të nxehtë dhe të thatë. Sa më e vogël është lagështia në tokë, në këtë periudhë, aq më të vogla janë qeporet dhe më mirë ruhen. Koha me lagështi gjatë periudhës së pjekjes refl ektohet pavolitshëm në kualitetin e qeporeve.

Qepa nuk e duron lagështinë e lartë të ajrit, për shkak se mund të sulmohet fuqishëm nga bastra, dhe për këtë arsye kjo duhet të kultivohet në terrene të ajrosura.

Page 118: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

118

Toka (dheu)

Qepa më së miri zhvillohet në toka strukturale, pjellore, kulluese, pa baroja dhe të pasura me humus, të vilat mirë e mbajnë lagështinë. Por tokat shumë të lehta dhe shumë të rënda nuk japin rezultate të mira. Qepa kërkon tokë neutrale deri te ato toka me reaksion të dobët bazik me pH 6-7.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë është rrënja te qepa?2. A zhvillohet kërcelli te qepa?3. Sa gjethe formon qepa?4. Si duket qeporja te qepa?5. Çfarë është lulja te qepa?6. Çka paraqet fryti te qepa?7. Cila është masa absolute e farës te qepa?8. Si reagon qepa në nxehtësi?9. Sa janë nevojat për ujë te qepa?10. Çfarë toke kërkon qepa?

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjellje alternative qepa vjen pas kulturave të cilat plehërohen me pleh të stallës dhe pas atyre të cilat herët e lirojnë sipërfaqen dhe e lënë të pastër nga barojat. Para kultura të mira për qepën janë bostani, patatja, kulturat bishtajore, elbi, gruri, trangulli, speci, domatja, etj. Si para kultura, para mbjelljes së qepës, arshllami mund të kultivohen spinaqi, rrika, sallata, bizelja dhe kultura tjera, gjegjësisht kultura të cilat e lirojnë sipërfaqen deri në fund të majit. Qepa që kultivohet për gjethet e gjelbra dhe qeporet e sortës argjendore (srebrnjaci) kultivo-het si para kulturë. Pas saj mund të kultivohen domatja, speci, trangulli, lakra, etj. Qepa nuk duhet të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë 3-4 vjet.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës varet nga koha e mbjelljes me farë ose mbjelljes së qepës. Përgatitja e sipërfaqes duhet të kryhet qysh në vjeshtë, posaçërisht lëvrimi i thellë, pastaj sipërfaqja le-sohet dhe lihet të dimërojë. Lëvrimi kryhet në thellësi prej 25-30 cm. Me përpunim vjeshtor bëhet edhe ngritja e shtyllave dhe me formimi përafërt i leheve.

Përpunimi pranveror duhet të kryhet sa më shpejt që është e mundur, posaçërisht nëse qepa prodhohet me mbjellje direkte. Përpunimi pranveror duhet të sigurojë shtresë të mihur të thellë 10-15 cm. Që të mundësohet ujitja e drejtë, sipërfaqja duhet të nivelohet.

Plehërimi

Pjesën më të madhe të materieve ushqyese, qepa e shfrytëzon në periudhën e formimit të masës gjethore, gjegjësisht në gjysmën e parë të periudhës vegjetative. Sistemi rrënjor i

Page 119: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

119

qepës nuk duron koncentrime të mëdha të tretësirave tokësore, dhe për këtë arsye plehrat lehtë të tretshëm nuk duhet të futen në doza të mëdha. Qepa duhet të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës shtohet me përpunimin vjeshtor në sasi 30-40 ton/ha. Në praktikë qepa më së shpeshti plehërohet me plehra mineralik. Azoti më së miri shfrytëzohet gjatë kohës së rritjes intensive të gjetheve. Futja me vonesë e plehrave azotik mund të shkak-tojë retrovegjetacion dhe pjekje jo në kohë të qeporeve. Sortet djegëse të qepës, kur prodho-hen nga arpaxhiku, për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, nga toka nxjerrin 40 kg azot, 15 kg fosfor dhe 40 kg kalium. Sortet gjysmë djegëse të qepës për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, nga toka nxjerrin 40 kg azot, 15 kg fosfor dhe 80 kg kalium. Plehrat mineralik gjatë prod-himit të qeporeve nga arpaxhiku shfrytëzohen në sasi prej 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-140 kg/ha kalium. Plehrat mineralik futen me përpunim të tokës para mbjelljes, kurse një pjesë jepet si ushqim plotësues.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë para kultura të mira për qepën?2. Si bëhet përpunimi i tokës te qepa?3. Me çfarë plehra plehërohet qepa?

Mënyra e prodhimit

Sipas veçorive biologjike, mënyrës së kultivimit dhe shijeve, qepët sistematizohen në tri grupe: djegëse, gjysmë djegëse dhe të ëmbla.

Prodhimi i qeporeve nga arpaxhiku (qepëzat e vogla për mbjellje)

Në këtë grup bëjnë pjesë sortet djegëse të qepës. Për prodhimin e qeporeve shfrytëzo-het arpaxhiku (qepëza të vogla për mbjellje), gjegjësisht qepore të imëta të cilat janë prod-huar në vitin e parë.

Prodhimi i arpaxhikut (qepëzave të vogla për mbjellje)

Gjatë kësaj mënyre të prodhimit në vi-tin e parë prodhohet arpaxhiku, i cili mbillet dhe në vitin e dytë prodhohen qeporet. Për prodhimin e arpaxhikut zgjidhen sipërfaqe të ajrosura, të siguruara me ujë për ujitje, të pastruara nga barojat, të shkrifëta dhe toka të pasura. Arpaxhiku më së shpeshti kul-tivohet pas grurit ose kultura që prashiten. Sipërfaqja duhet të lëvrohet në vjeshtë sa më thellë. Gjatë kësaj futen 250-300 kg/ha plehra fosforik. Sipas nevojës në vjeshtë shpërndahen 20-40 ton/ha pleh i djegur i stallës.

Figura 62 Arpaxhiku

Page 120: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

120

Plehu i stallës dhe superfosfati në sasi prej 100-150 kg/ha futen me kultivimin e fundit të tokës, në nëntor, në thellësi 8-10 cm. Në pranverë sipërfaqja kultivohet dhe futen 100-150 kg/ha plehra azotik. Sasitë më të mëdha prej këtyre plehrave mund të shkaktojnë vazhdimin e vegjetacionit dhe pjekje jonormale të arpaxhikut.

Arpaxhiku kultivohet në sipërfaqe të rrafshët dhe në lehë. Mbjellja në sipërfaqe të rrafshët bëhet kah fundi i shkurtit, ose në fi l-lim të marsit, në 10-12 shirita rendor.

Distanca ndërmjet shiritave është 50-55 cm, kurse ndërmjet rendeve 7-8 cm. Për mbjellje përdoren 80-120 kg/ha. Fara vendo-set në thellësi prej 2 cm. Varësisht nga tem-peratura, fara mbin për 12-20 ditë.

Lehët bëhen me gjerësi 1,2-2 metra dhe gjatësi deri 100 metra. Mbjellja kryhet kah fundi i prillit, ose në fi llim të majit.

Për mbjellje shfrytëzohen 12-15 gram/m2 fara. Fara mbulohet me shtresë prej lymi, rërë të imët, ose pleh të imët, me trashësi 2 cm. Fara mbin për 8-10 ditë. Masat për përkujdesje gjatë prodhimit të arpaxhikut janë shkulja e barojave, ujitja, të ushqyerit plotësues dhe mbro-jtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Ujitja e parë bëhet 12-15 ditë pas mbjelljes. Ujitja e dytë dhe ato në vazhdim bëhen në çdo 7 ditë. Gjatë kohës së prodhimit të arpaxhikut kryhen 8-15 ujitje.

Gjatë ujitjes së dytë bëhet të ushqyerit me plehra azotik në sasi 100-150 kg/ha.Shkulja e parë e barojave bëhet pas ujitjes së tretë. Largimi i barojave duhet të zbatohet

me kohë. Sipas nevojës shkulen edhe dy herë.Prej sëmundjeve që paraqiten gjatë prodhimit të arpaxhikut janë vrugu dhe bastra. Në

vitet me lagështi kryhen spërkatje si masë mbrojtëse.Me ujitje ndërpritet pas dhjetë ditëve të para të gushtit. Pastaj praktikohet “shkelja” e

pjesës mbitokësore, me çka ndërpritet lidhja ndërmjet masës nëntokësore dhe mbitokësore dhe përshpejtohet pjekja e qeporeve.

Qeporet mblidhen kah fundi i prillit, ose në fi llim të shtatorit. Pas mbledhjes bëhet mbjel-lja e qeporeve.

Arpaxhiku klasifi kohet në 4 fraksione: qepore me madhësi deri 10 mm, prej 10-15 mm, prej 15-22 mm dhe mbi 22 mm. Qeporet më të imëta prej 8 mm largohen. Mesatarisht përfi to-hen 2 kg/m2 arpaxhik i pa standardizuar.

Arpaxhiku, para se të deponohet për ruajtje, thahet. Lagështia optimale për ruajtje është 16-18%. Arpaxhiku ruhet në hapësira të ajrosura mirë. Gjatë kohës së ruajtjes së arpaxhikut bëhet përzierja dhe largimi i qeporeve të kalbura dhe të mbira.

Figura 63 Mbjellja e farës së arpaxhikut

Page 121: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

121

Prodhimi i qeporeve nga arpaxhiku

Përgatitja e tokës për mbjellje bëhet sa është e mundur më herët, menjëherë kur kushtet klimatike e lejojnë.

Plehu i djegur i stallës futet me lëvrim të thellë vjeshtor. Plehrat mineralik është më së miri të futen me përpunimin bazë, para vet mbjelljes. Për plehërim shfrytëzohen plehrat NPK në propor-cion 1:2:0 ose 1:2:1, gjegjësisht plehërohet me 60-70 kg/ha azot dhe 120-150 kg/ha pleh fosforik.

Gjatë prashitjes së parë, e më së voni gjatë prashitjes së dytë të së mbjellës, bëhet të ush-qyerit plotësues me 100-150 kg/ha pleh azotik. Plehërimi i tepërt me plehra azotik e vazhdon periudhën vegjetative dhe e zvogëlon pjekjen e qeporeve.

Për mbjellje më së miri është të përdoret ar-paxhiku me dimensione 10-20 mm, që përshtatet për 1,5-3 gram peshë të qeporeve. Fraksioni më i imët prej 6-10 mm dhe fraksioni më i madh, mbi 20 mm japin rendimente më të ulëta.

Nga fraksioni i imët zhvillohen qepore më të imëta, kurse nga fraksioni i madh, te një përqindje e madhe e bimëve dalin kërcejtë bartës të luleve.

Për përfi timin e qeporeve të barabarta dhe pjekje të njëkohshme, arpaxhiku klasifi kohet dhe mbillet ndaras, sipas fraksioneve.

Afati i mbjelljes është fak-tor i rëndësishëm për madhësinë e rendimenteve. Afati më i për-shtatshëm për mbjellje të arpax-hikut është kah fundi i shkurtit dhe fi llimi i marsit. Pas kësaj date rendimentet dukshëm zvogëlo-hen. Mund të zbatohet edhe para mbjelljes dimërore të qepës në nëntor, ose dhjetor, gjatë së cilës rekomandohet të shfrytëzohet arpaxhik i imët.

Figura 64 E mbjella e qepës

Figura 65 E mbjella e qepës

Page 122: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

122

Me mbjellje të këtillë eliminohet ruajtja e arpaxhikut në dimër dhe i shmangemi vonesës së mbjelljes në afatin pranveror, për shkak kushteve të pavolitshme klimatike. Dendësia op-timale e mbjelljes është 33-35 qepore në m2. Në sipërfaqe të vogla, aty ku përpunimi bëhet me dorë, arpaxhiku mbillet në distancë prej 20 cm x 10 cm, 25 cm x 8 cm ose 15 cm x 15 cm.

Në sipërfaqe më të mëdha me përpunim të mekanizuar mbjellja është më së miri të bëhet në shirita katër rendore distancë 50 cm ndërmjet shiritave, 20 cm ndërmjet rendeve dhe 8 cm ndërmjet bimëve në rend, gjatë së cilës në 1m2 mbillen 45 bimë.

Mbjellja me dorë bëhet në sipërfaqe të shënjuar, me shtypje të qeporeve në tokën e shkrifët. Mbjellja me makinë ka mangësi, për shkak se qeporet marrin pozita të ndryshme duke rënë nga makina në brazda. Qeporet mbillen në thellësi 3-4 cm. Gjatë mbjelljes më të thellë formohen qepore të zgjatura.

Varësisht nga madhësia e arpaxhikut dhe dendësia e mbjelljes, për 1 ha është i nevo-jshëm: 300-500 kg arpaxhik i imët, 500-600 kg mesatarisht i madh dhe 600-1000 kg i madh.

Kujdese themelore gjatë kohës së vegjetacionit janë: lufta me barojat, prashitja, ujitja dhe mbrojtja.

Prashitja e parë është menjëherë pas mbirjes së bimës. Prashitja bëhet vetëm nëse ka nevojë, pasi që qepa nuk e duron prashitjen e shpeshtë, e posaçërisht mbushjen. Sipas nevo-jës bëhet shkulja e barojave. Prashitja duhet të jetë e cekët dhe të mos jetë shumë afër bimës. Prashitja bëhet posa të hiqet vesa.

Qepa mundet me sukses të kultivohet pa ujitje, por është mirë të bëhet ujitja, sidomos gjatë paraqitjes së periudhave të thata. Qepa mund të ujitet gjatë kohës së rritjes së masës gjethore 2-4 herë.

Me ujitje duhet të ndërpritet në 3/3 e qershorit, për shkak se përkeqësohet kualiteti dhe qëndrueshmëria e qeporeve. Mënyrë më e mirë e ujitjes është me shi artifi cial.

Nëse paraqitet përqindje e lartë e kërcejve bartës të luleve ata largohen me thyerje. Mo-ment më i përshtatshëm për thyerje është kur ata formojnë zgjerim karakteristik të kërcellit. Thyhen nën pjesën e zgjeruar të kërcellit në periudhën prej 10-30 maj. Mbetja e kërcellit tha-het dhe formohet qepore relativisht e mirë.

Në vitet me lagështi bastra i shkakton dëme të mëdha të mbjellës. Është e nevojshme që me kohë të zbulohet infektimi primar i bimëve dhe të largohen nga e mbjella. Krahas kësaj spërkatet me mjete përkatëse bakri.

Prodhimi i qepës së njomë të gjelbër nga arpaxhiku

Për përfi timin e qepës së njomë me gjethe të gjelbra nga arpaxhiku, si material për mbjellje, më së shpeshti shfrytëzohet arpaxhiku jo standard me dimension të qepores mbi 22 mm. Qepa me gjethe kultivohet si para kulturë e specit, domates gjysmë të hershme, patël-lxhanit, trangullit, lakra mesatarisht e hershme, karota, etj.

Qeporet mbillen në thellësi prej 5-6 cm, në brazda. Mbjellja kryhet në tetor deri në fi llim të nëntorit. Zbatohet mbjellje e dendur në rende me distancë 10-12 cm ndërmjet rendeve dhe 6-7 cm në rend. Për vjelje arrin gjatë kohës së dimrit dhe vilet deri kah mesi i majit.

Page 123: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

123

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur bëhet mbjellja e arpaxhikut?2. Sa farë shfrytëzohet për mbjellje të arpaxhikut?3. Në sa fraksione klasifi kohet arpaxhiku?4. Në çfarë distance mbillet qepa gjatë prodhimit të qeporeve?5. Sa arpaxhik shfrytëzohet për mbjelljen e qepës?6. Cili arpaxhik shfrytëzohet për prodhimin e qepës së njomë me gjethe të gjelbra?

Prodhimi i qeporeve me mbjellje direkte

Qepa mund të mbillet në tri afate: mbjellja vjeshtore kryhet në shtator, mbjellja para dimrit, e cila kryhet në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe mbjellja dimërore-pranverore, e cila kryhet në periudhën prej fundit të shkurtit deri në mes të marsit.

Gjatë mbjelljes vjeshtore bima deri në dimër formon 2-3 gjethe dhe në këtë fazë dimëron. Mangësi më e madhe e këtij afati të mbjelljes është mbirja e vështirë në periudhën e thatë vjeshtore.

Mbjellja para dimërore është mjaft e rrezikshme, pasi që fara mbetet në tokë e “konser-vuar” dhe në pranverë mbin. Gjatë kushteve të volitshme fara mundet të mbijë edhe më herët dhe bimët e mbira të ngrijnë.

Mbjellja dimërore-pranverore është më e sigurta. Kjo duhet të kryhet menjëherë, posa të lejojnë kushtet klimatike. Gjatë mbjelljes së vonshme mbirja është e rrezikshme, vegjeta-cioni vonohet, kurse formimi i qeporeve ngatërrohet për në gusht, kur dita zvogëlohet dhe formohen me kualitet më të dobët. Thellësia optimale për mbjelljen e qepës është 2-4 cm.

Mbjellja bëhet në shirita me 5 rende, me distancë ndërmjet shiritave prej 60 cm, dis-tancë ndërmjet rendeve 25 cm. Për mbjellje përdoret normë e farës 6-8 kg/ha. Mund të zba-tohet edhe mbjellja në shirita rendorë, me distancë ndërmjet shiritave 60 cm, kurse ndërmjet rendeve 20 cm.

Kur mbjellja bëhet në tokë të thatë, zbatohet përpunimi i tokës me cilindër të valëzuar.Përkujdesja e të mbjellës gjatë kohës së vegjetacionit përbëhet nga rrallimi, lufta me

barojat, ujitja dhe lufta me sëmundjet dhe dëmtuesit.

Prodhimi i qepës nga rasati

Për prodhimin e qepës nga rasati shfrytëzohen sorte nga tipi arshllama (dimërore dhe verore). Arshllama dimërore shfrytëzohet për prodhimin e qepëve të reja dhe për qepore për konsumim gjatë verës.

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit bëhet në lehë të cilat janë të gjera 1-1,2 metra dhe të gjata 5-10 metra. Për tu siguruar mbirje e sigurt e farës, lehët ujiten mirë, e pastaj bëhet mbjellja “në lagështi”. Gjatë kushteve të volitshme mbjellja mund të jetë në “të thatë” me ujitje të lehes pas mbjelljes.

Mbjellja kryhet në gjysmën e parë të gushtit, gjatë prodhimit të qepës së re, kurse për prodhimin e qeporeve kah fundi i gushtit, ose fi llimi i shtatorit. Për mbjellje përdoren 7-8 gram/m2 farë e klasës së parë.

Page 124: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

124

Për rimbjellje të 1 ha gjatë prodhimit të qepës së njomë me gjethe të gjelbra është e nevojshme sipërfaqja prej 500-600 m2 nën lehë, kurse për prodhimin e qeporeve janë të nevo-jshme 400-500 m2 sipërfaqe nën lehë.

Fara mbulohet me pleh të imtësuar dhe të dezinfektuar, me dheun e pa infektuar, ose me rërë të imët (lym) me trashësi 1,5-2 cm.

Periudhë më kritike për rasatin është periudha pas mbirjes. Gjatë paraqitjes së rrezatimit të fortë të diellit vjen deri te ashtuquajtura “prerje e rrejshme” e rasatit. Rasati në këtë periudhë duhet të hijezohet.

Pas paraqitjes së gjethit të dytë, bima mësohet (përshtatet) me kushtet normale dhe rreziku nga “prerja e rrejshme” nuk ekziston. Rasati ujitet rregullisht dhe nuk lejohet tharja, e cila mund të jetë shkak për formimin e parakohshëm të qeporeve. Sipas nevojës ushqehet në mënyrë plotësuese me përdorimin e plehut NPK, në sasi prej 15 gram, në 10 litra ujë. Gjatë kultivimit të rasatit ndërmerren masat për përkujdesje.

Rasati është gati për rimbjellje 2 muaj pas mbirjes.

Kultivimi i arshllamit për qepë të njoma me gjethe të gjelbra

Qepa me gjethe të gjelbra kultivohet si para kulturë e domateve mesatarisht të her-shme, patëllxhanit, specit, trangullit dhe kulturave tjera. Përpunimi bazë dhe plehërimi bëhen për ti kënaqur nevojat e kulturave kryesore.

Për tu fi tuar rendimente më të larta të qepës së njomë, është e domosdoshme që të futen edhe sasi plotësuese e plehrave. Para rimbjelljes mund të futen 400-500 kg/ha superfosfat dhe 10-150 kg/ha plehra azotik.

Qepa rimbillet në sipërfaqe të rrafshët edhe në brazda. Në sipërfaqe të rrafshët më së miri është të rimbillet në 4-6 shirita rendorë, me distancë ndër-mjet shiritave 40 cm, ndërmjet rendeve 20 cm dhe në rende 5-7 cm, gjegjësisht me 70-80 bimë në 1 m2.

Gjatë rimbjelljes në brazda bëhen brazda të gjera. Distanca ndërmjet brazdave është rreth 60 cm. Qepa në brazda rimbillet në 3-4 rende, në dis-tancë prej 5-6 cm. Në këtë mënyrë formohen shiri-tat ndërmjet të cilëve mbetet hapësirë 30-40 cm. Rimbjellja mund të jetë edhe në rende me distancë ndërmjet rendeve 20-25cm, kurse në rende 4-5 cm.

Rimbjellja bëhet në fi llim të tetorit.Vjelja e qepës së njomë, me gjethe të gjelbra

fi llon në mars dhe mbaron kah mesi i majit.

Figura 66 E mbjella e qepës

Page 125: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

125

Prodhimi i qeporeve nga arshllama

Rimbjellja bëhet në tetor deri në fi llim të nëntorit.Gjatë prodhimit të qepës për qepore në sipërfaqen e rrafshët, rimbjellja kryhet në katër

shirita rendorë, në distancë ndërmjet shiritave 40 cm, ndërmjet rendeve 20 cm dhe ne rende 8-10 cm. Rimbjellja e sorteve verore është në qershor, kurse e atyre dimërore në tetor dhe nëntor.

Rimbjellja mundet të jetë edhe në lehë me gjerësi rreth 1 metër. Rendet bëhen tërthora-zi, në distancë 20 cm, kurse ndërmjet bimëve distanca është 7-8 cm. Rimbjellja mund të jetë edhe në brazda, nga të dy anët me distancë prej 20 cm ndërmjet brazdave. Pas rimbjelljes bima ujitet me sasi të vogël uji, që ta përforcohet për dheun.

Përkujdesje më të rëndësishme gjatë kohës së vegjetacionit janë shkatërrimi i barojave, ujitja, të ushqyerit plotësues dhe mbrojtja nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Deri te paraqitja e temperaturave të ulëta bima duhet të rrënjëzohet mirë.

Nevojë më të madhe për lagështi bimët kanë në periudhën e rritjes më aktive prill/maj. Atëherë ujiten 2-3 herë. Në rast të thatësisë së hershme mund të ujiten edhe në mars.

Varësisht nga kërkesa e tregut, vjelja e qeporeve bëhet prej 15 majit, kur janë ende të pa formuara plotësisht, e deri më 15 qershor kur janë plotësisht të formuara dhe e arrijnë peshën maksimale.

Për prodhim më së shpeshti shfrytëzohen tipat verorë të arshllamit, prej të cilave më të njohura janë sortet lokale: e Buçinit, Gostivarit, Strugës, etj.

Prodhimi i qepës në hapësirat e mbrojtura

Në hapësirat e mbrojtura qepa mund të kultivohet si para kulturë, kulturë e dytë dhe mes kulturë, në kombinim me sallaten, trangullin dhe domaten. Mbjellja bëhet në mënyrë sukce-sive në çdo 2-3 javë, duke fi lluar nga tetori, e deri në fund të shkurtit . Për mbjellje shfrytëzo-hen qepore të mëdha të arpaxhikut, ose rasat nga sortet e arshllamit dimëror.

Para mbjelljes bëhet përgatitja e arpaxhikut dhe e tokës për mbjellje.Toka plehërohet me pleh të djegur stalle, në sasi 2-3 kg/m2, dhe me shtim të 20-30 gram/

m2 pleh NPK.Mbjellja e qepës në hapësirat e mbrojtura bëhet në rende, në distancë ndërmjet rendeve

prej 10-20 cm, ose në 5-6 shirita rendorë, në distancë 40-50 cm ndërmjet shiritave dhe 20 cm ndërmjet rendeve në shirit.

Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohet ujitja, të ushqyerit plotësues, prashitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat dhe masa tjera.

Ujitja bëhet në çdo 10-15 ditë me përdorimin e 10-20 l/m2 ujë.Gjatë kohës së vegjetacionit të qepës në hapësirat e mbrojtura bëhen 1-2 prashitje.Zbatohet 1 ushqim plotësues, në fazën e zhvillimit të 3 gjetheve, me përdorimin e 300

gramëve pleh NPK në 1m2.Qepa në hapësirat e mbrojtura mund të kultivohet edhe me prodhim paraprak të rasatit.

Mbjellja bëhet kah fundi i tetorit, në distancë prej 20 cm x 5 cm.

Page 126: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

126

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në çfarë distance kryhet mbjellja direkte e qepës?2. Sa sipërfaqe nën lehë është e nevojshme për rimbjellen e 1 ha gjatë prodhimit të

qepës së njomë me gjethe të gjelbra?3. Në çfarë distance rimbillet “argjendorja” që kultivohet për qepë të njoma me gjethe të

gjelbra?4. Kur bëhet rimbjellja e “argjendores” për qepore?5. Me çfarë plehrash plehërohet qepa në hapësirat e mbrojtura?

Mbledhja e qepës

Qeporet rriten pothuaj se deri në fund të vegjetacionit. Qepa nuk duhet të mblid-het përderisa nuk zbutet qafa e bimës, pasi që zvogëlohet rendimenti. Qeporet vilen në fi llim të gushtit. Vjelja e vonshme refl ektohet keq në qën-drueshmërinë e qeporeve.

Në fazën e vjeljes qeporet janë të mbuluara me një nga dy cipat mbrojtëse karakteristike për sortin.

Qeporet shkulen dhe renditen në shirita. Pas shkuljes bimët qëndrojnë në fushë 6-8 ditë, derisa nuk thahen gjethet dhe kërcelli i rrejshëm në 2-3 cm mbi qafë. Qeporet paketohen në thasë.

Vjelja e qepës mund të bëhet edhe me maki-në. Vjelja me makinë mund të jetë njëfazëshe dhe dyfazëshe.

Qepa e re e cila kultivohet në hapësirat të e hapura vilet në mënyrë suksesive, prej fundit të marsit e deri kah mesi i majit. Vjelja mund të bëhet edhe më herët, kur qepa është mirë e zh-villuar. Bimët e shkulura pastrohen prej gjetheve të vjetra, sipas nevojës lahen dhe paketohen në tufa prej 4-5 bimësh.

Qepa e re e cila prodhohet në hapësira të mbrojtura vilet nga dhjetori, e deri në fund të marsit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si vilet qepa?2. Kur vilet qepa e re?

Figura 67 Qepa e re

Page 127: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

127

HUDHRA

Sistematika

Rendi Asparagales

Familja Alliaceae

Gjinia Allium

Lloji Allium sativum

Rëndësia ekonomike

Hudhra është kultivuar qysh herët si perime dhe bimë mjekuese. Në të ushqyerit përdo-ret qeporja (thelbi) i hudhrës dhe hudhra e re me gjethe.

Hudhra shfrytëzohet si shtesë në gjella dhe sallata, për shkak të shijes dhe aromës specifi ke që e shtojnë orek-sin.

Hudhra në industrinë farmaceutike përdoret si shtesë për përfi timin e shijes së prodhimeve të ndryshme. Hudhra ka veprim shërues dhe shfrytëzohet shumë në mjekësinë popullore. Kjo përmban materie të cilat kanë veprim bak-tericid. Hudhra është e pasur me materie ushqyese. Hudhra përmban 30-35% materie të thata, 22% sheqerna, 5-6 albu-mina, materie minerale, celulozë dhe vitaminë C.

Shija dhe aroma specifi ke rrjedhin nga prania e vajit eterik. Hudhra përmban alicin, i cili ka veprim baktericid.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Hudhra ka prejardhje nga regjionet malore të Azisë së Mesme. Prej atje është sjellë në Mesdhe, përmes Iranit. Rol të madh në përhapjen e hudhrës kanë pasur Mongolët të cilët e kanë sjellë në shumë vende. Hudhra kultivohet çdo kund në botë dhe përfaqësohet me rreth 1,2 milion ha.

Në Maqedoni kultivohet në sipërfaqe prej rreth 1.300 ha me rendiment mesatar 3.500 kg/ha. Me zbatimin e agroteknikës së mirë rendimentet mund të jenë 5-7 ton/ha te hudhra pranverore dhe 8-9 ton/ha te ajo dimërore.

Figura 68 Hudhra

Page 128: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

128

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e hudhrës është xhufkore dhe dobët e zhvil-luar. Fijezat e caktuara arrijnë thellësinë 80 cm, por pjesa më e madhe e masës rrënjore zhvillohet në thellësi prej 5-50 cm;

Kërcelli

Kërcelli i vërtetë i hudhrës është mjaft i shkurtër, dhe gjendet në bazë të qepores. Për dallim nga qepa, kërcelli i vërtetë te hudhra zhduket (vdes) kah fundi i periudhës vegjetative;

Gjethi

Gjethet janë linearë, me gjerësi 0,6-2,5 cm, gjatësi 20-60 cm me ngjitës dylli në sipërfaqe. Pjesët e poshtme të gjetheve janë të ngjitura njëra me tjetrën dhe formo-jnë kërcell të rrejshëm. Lartësia e bimës është 15-20 cm. Pas formimit të qepores kërcelli i rrejshëm dhe gjethet thahen;

Qeporja

Qeporja është e përbërë nga një numër i madh i thelpinjve të ngjeshur. Thelpinjtë e jashtëm janë më të mëdhenj, kurse të brendshmit më të vegjël dhe të shtypur. Secili nga thelpinjtë është i mbështjellë me cipë të thatë. E tërë qeporja me thelpinjtë është e mbështjellë me cipë.

Forma e qepores mund të jetë e shtypur, e rrumbullakët, ose e zgjatur. Ngjyra e cipave mbështjellëse mund të jetë e bardhë, rozë ose vjollcë.

Numri i thelpinjve mund të jetë 1-15, por edhe më shumë.

Lulja

Hudhra zakonisht nuk formon kërcell bartës të luleve. Kërcelli bartës i luleve formohet vetëm te disa forma të hudhrës, por me lule sterile.

Sortet

Sorte më të njohura të hudhrës janë: hudhra shtëpiake pranverore dhe dimërore, Sedef, Pirus, etj.

Shumimi i hudhrës është vegjetativ, gjegjësisht me ndarje të thelpinjve.

Figura 69 Bima e hudhrës

Figura 70 Qepore me thelpinjtë

Page 129: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

129

Veçoritë biologjike

Nxehtësia

Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e hudhrës është prej 20-250C. Temperatura minimale për mbirjen e hudhrës është 3-50C. Hudhra është bimë rezistuese në të ftohtë dhe mundet të rezistojë në temperaturë deri -250C.

Drita

Hudhra është bimë e ditës së gjatë. Gjatë ditës së shkurtër nuk mundet të formojë thelp-inj. Hudhra nuk e duron kultivimin në hije.

Uji

Hudhra ka nevojë të madhe për ujë. Nevoja më të mëdha për ujë ka në fazat e mbirjes dhe rritjes intensive, përderisa në fazën e formimit të qeporeve nevoja për ujë është më e vogël.

Lagështia optimale e tokës është 80-85% nga KUF, kurse në fazën e formimit të qepor-eve 60-70% nga KUF.

Toka (dheu)

Hudhra më së miri zhvillohet në toka të thella, pjellore dhe mesatarisht të rënda.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative të kulturës hudhra vjen në vendin e dytë. Para kultura më të mira për hudhrën janë bimët leguminoze, lakra, sallata dhe kultura tjera. Hudhra nuk duhet të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë 3-4 vjet.

Përpunimi i tokës

Përpunimi bazë i tokës përbëhet nga lëvrimi fi llestar, në thellësi prej 30 cm. Përpunimi plotësues përbëhet me lëvrim të cekët, mikro rrafshim dhe kultivim.

Plehërimi

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, hudhra nga toka nxjerr 80 kg azot, 20 kg fosfor dhe 40 kg kalium. Hudhra duhet të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës i shtohet me përpunimin vjeshtor në sasi pre 20-25 ton/ha.

Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 80-100 kg/ha azot, 60-80 kg/ha fosfor, 40-80 kg/ha kalium. Plehrat mineralik futen me përpunimin e tokës para mbjelljes, kurse një pjesë jepet si ushqim.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i hudhrës më së shpeshti bëhet në vend të hapur, por mund të jetë edhe në hapësirat e mbrojtura.

Page 130: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

130

Prodhimi i hudhrës në vend të hapur

Prodhimi i hudhrës në vend të hapur mund të jetë dedikuar për përfi timin e hudhrave të reja dhe për qepore.

Mbjellja

Thelpinjtë ndahen disa ditë para mbjelljes. Për mbjellje shfrytëzohen thelpinjtë më të mëdhenj. Thelpinjtë para mbjelljes mund të zhyten në tretje prej mjeteve dezinfektuese. Mbjellja mund të bëhet me dorë, ose me makinë.

Gjatë prodhimit të qeporeve mbjellja e hudhrës pranverore bëhet kah fundi i shkurtit, ose fi llimi i marsit. Hudhra dimërore mbillet në gjysmën e parë të tetorit. Mbjellja bëhet në rende, në distancë prej 30-40 cm x 8-10 cm. Mbjellja mundet të jetë edhe në shirita. Për mbjel-lje shfrytëzohen 1.600 kg/ha qepore.

Prodhimi i hudhrës së re është i ngjashëm me prodhimin e qepës së re nga arpaxhiku.

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja përbëhet nga prashitja, dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prashitja dhe përpunimi i tokës ndërmjet

rendeve

Prashitja e hudhrës bëhet që të mihet toka dhe të bëhet toka më e shkrifët dhe të shkatër-rohen barojat. Bëhen 2-3 prashitje gjatë kohës së vegjetacionit;

Ujitja

Ujitja ndërmerret gjatë mungesës së lagështisë. Gjatë kohës së vegjetacionit më së shpeshti mund të bëhen 2-3 ujitje.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe

barojat

Sëmundje më të shpeshta te hudhra janë bastra, ndryshku dhe kalbja e bardhë. Asgjësohen me dezinfektim të materialit për që mbillet, zbatimit të mbjelljes alternative dhe trajtimin e të mbjellës me preparate bakri.

Dëmtues më të shpeshtë të hudhrës janë nematodet, miza e hudhrës dhe minerët gjethorë. Nematodet asgjësohen me zbatimin e mbjelljes alternative, kurse miza e hudhrës me përdorimin sistematik të insekticideve.

Herbicidet futen para mbjelljes, 7-10 ditë para mbjelljes me inkorporim të 10-15 cm në tokë.

Figura 71 E mbjella e hudhrës

Page 131: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

131

Prodhimi i hudhrës në hapësirën e mbrojtur

Toka plehërohet me pleh të djegur të stallës në sasi prej 2-4 kg/ha, dhe me shtim të 100-150 gram/m2 pleh NPK.

Përgatitja e thelpinjve për mbjellje bëhet direkt para mbjelljes së hudhrës. Për mbjellje shfrytëzohen thelpinj më të mëdhenj. Mbjellja bëhet në mënyrë sukcesive në çdo 5-7 ditë, duke fi lluar nga tetori, e deri në fund të dhjetorit. Për mbjellje mund të shfrytëzohet edhe hudhra pranverore e cila mbillet në shkurt.

Mbjellja e hudhrës në hapësirat e mbrojtura bëhet në rende, në distancë ndërmjet rendeve prej 15-20 cm dhe 3-4 cm në rend.

Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohet ujitja, të ushqyerit, prashitja, mbrojtja nga së-mundjet, dëmtuesit dhe barojat dhe masa tjera.

Ujitja kryhet në çdo 10-15 ditë me përdorimin e 10-20 l/m2 ujë.Gjatë kohës së vegjetacionit të hudhrës në hapësirën e mbrojtur kryhen 1-2 prashitje.Zbatohet 1 e ushqyer plotësuese, në fazën e zhvillimit të 3 gjetheve të para me përdori-

min e plehrave foliarë, ose plehrave të lëngët kompleks.

Për vjelje janë të gatshme për 50-60 ditë.

Mbledhja e hudhrës

Vjelja e hudhrës zhvillohet kur të vijë deri te shtrirja masive e masës mbitokësore. Qeporet nxirren me dorë, ose me makinë dhe vendosen në shirita.

Thahen rreth një javë, e pastaj thuren në varg, ose pastrohen me prerje të kërcellit të rre-jshëm në 1,5 cm mbi qafë dhe hudhra renditet në ambalazh.

Vjelja e hudhrës së re bëhet gjatë zhvillimit të 4-6 gjetheve. Bimët e shkulura pastrohen nga gjethet e vjetra dhe paketohen në tufë nga 4-5 bimë. Nga 1 m2 mund të fi tohen 350-400 bimë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia e hudhrës?2. Prej nga e ka prejardhjen hudhra?3. Çfarë është qeporja e hudhrës?4. Çfarë janë nevojat e hudhrës për nxehtësi?5. Cili është vendi i hudhrës në mbjelljen alternative?6. Sa mënyra të prodhimit të hudhrës ekzistojnë?7. Si zhvillohet prodhimi i qepores nga arpaxhiku?8. Si zhvillohet prodhimi i hudhrës me mbjellje direkte?9. Si zhvillohet prodhimi i hudhrës në hapësirën e mbrojtur?10. Si vilet hudhra?

Figura 72 Hudhra e re

Page 132: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

132

PRESHI

Sistematika

Rendi Asparagales

Familja Alliaceae

Gjinia Allium

Lloji Allium porrum

Rëndësia ekonomike

Në të ushqyerit përdoret kërcelli i rrejshëm dhe gjethet.

Preshi përdoret si shtesë në gjella dhe sallata, në gjendje të freskët, i përgati-tur dhe i thatë. Ka shije më delikate dhe më të këndshme se qepa dhe hudhra për shkak të përmbajtjes së vogël të vajrave eterike. Si perime e freskët mund të shfrytëzohet gjatë kohës së dimrit, kur ka më pak perime të freskëta.

Preshi përmban 10-12% materie të thata, 4-6% sheqerna, celulozë, beta karotinë dhe vitaminë C.

Nga materiet minerale më së shumti janë të përfaqësuara kaliumi, kalciumi, fosfori dhe magnezi.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Preshi ka prejardhje nga Mesdheu. Si kulturë bimore ka qenë e njohur në Egjipt dhe Romën e Vjetër.

Rendimentet mesatare të preshit janë 40-50 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e preshit është xhufkore. Disa fi jeza arrijnë thellësi deri 70 cm, por pjesa më e madhe nga masa rrënjore zhvillohet në thellësi prej 30cm;

Kërcelli

Kërcelli i vërtetë i preshit është shumë i shkurtër. Në vitin e dytë formon vetëm nga një kërcell bartës të lules prej secilës bimë, të lartë deri 2 metra.

Figura 73 Preshi

Page 133: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

133

Gjethi

Gjethet te preshi janë linearë, me ngjitës dylli në sipërfaqe. Pjesët e poshtme të gjetheve janë të ngjitura njëra me tjetrën dhe formojnë kërcell të rrejshëm.

Lartësia e kërcellit të rrejshëm është 10-18 cm.

Kërcelli është i lëngshëm dhe nuk shtri-het deri në fund të vegjetacionit. Në kërcell de-ponohen rezervat e ushqimit.

Lulja

Lulet janë të imëta me ngjyrë të bardhë, ose ngjyrë vjollce. Lulet janë të vendosura në lulesë topthore, në të cilën ka mbi 1.000 lule.

Pluhurimi bëhet me insekte.

Fryti

Fryti te preshi është kutizë me tri zbrazëtira, në të cilën janë të vendosura rreth 6 fara.

Fara

Fara është e imët, e rrudhur me ngjyrë të zezë. Fara e ruan aftësinë për mbirje 2-3 vjet.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të preshit janë: Alaska, Carentan, D, Elbeuf, Elefant, Olifant, Slon, Derrik, etj.

Veçoritë biologjike

Preshi është bimë dyvjeçare.

Nxehtësia

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të preshit është 15-200C.Temperatura minimale për mbirjen e preshit është 2-5 0C. Preshi është bimë rezistuese

në të ftohtë dhe mund të durojë temperaturë deri -150 C.

Drita

Preshi është bimë e ditës së gjatë. Nevoja për dritë është posaçërisht e madhe në fazat fi llestare të rritjes dhe zhvillimit.

Uji

Preshi ka nevojë të madhe për ujë. Ujitet gjatë tërë kohës së vegjetacionit. Numri i ujitjeve te preshi mund të jenë edhe deri 10 herë.

Figura 74 Bima e preshit

Page 134: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

134

Toka (dheu)

Preshi më së miri zhvillohet në toka të thella, pjellore dhe mesatarisht të rënda. Tokë më e mirë është ajo e dobët acidike, e deri te reaksioni neutral i tokës pH 6-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative preshi vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për preshin janë kulturat leguminoze dhe drithore. Preshi nuk duhet të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë 3-4 vjet.

Përpunimi i tokës

Përpunimi bazë i tokës varet nga koha e kultivimit. Për periudhën vjeshtë-dimër zba-tohet përpunimi i cekët, ose i reduktuar i tokës, menjëherë pas mbledhjes së kulturës së mëparshme. Për prodhim pranveror zbatohet përpunimi i rregullt i tokës, që përbëhet nga lëvrimi bazë në thellësi 30 cm. Përpunimi plotësues përbëhet nga kultivimi.

Plehërimi

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, preshi nga toka nxjerr 30-40 kg azot, 10-15 kg fosfor dhe 30-50 kg kalium. Preshi duhet të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës i shtohet me përpunimin vjeshtor, në sasi prej 40-50 ton/ha, kurse gjatë përpunimit pranveror 20-30 ton/ha. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-140 kg/ha kalium. ¼ nga plehrat mineralik futen me përpunimin e tokës para mbjelljes, kurse ½ e dytë shtohet si ushqim.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i preshit më së shpeshti bëhet në vend të hapur, me prodhimin paraprak të rasatit, ose me mbjellje direkte.

Prodhimi i preshit me prodhimin paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit Prodhimi i rasatit bëhet në lehë. Koha e mbjelljes varet nga dedikimi i prodhimit. Për

shpenzim veror bëhet në prill, e deri te gjysma e parë e majit, kurse për shpenzim dimëror mbjellja bëhet kah fundi i majit dhe në qershor. Për mbjellje përdoren 8-10 gram/m2 farë.

Rimbjellja

Preshi rimbillet në sipërfaqe të rrafshët dhe në brazda. Në sipërfaqe të rrafshët më së mirë është të rimbillet në rende, në distancë 25-30 cm x 15 cm, ose në shirita me distancë ndërmjet shiritave 50-60 cm, ndërmjet rendeve 20-25 cm, dhe në rend 10-15 cm. Gjatë rim-bjelljes në brazda bëhen brazda të gjera, të thella 10-15 cm. Rimbjellja bëhet në thellësi prej 10 cm.

Page 135: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

135

Prodhimi i preshit me mbjellje direkte

Preshi rrallë prodhohet me mbjellje direkte. Mbjellja kryhet në shirita dy rendorë ose katër rendorë, me distancë ndërmjet shiritave prej 50-60 cm, me distancë ndërmjet rendeve prej 30 cm dhe distancë në rend prej 10-15 cm. Për mbjellje përdoret 2,5-3 kg/ha farë. Mbjellja kryhet në gjysmën e marsit.

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për preshin përbëhet nga prashitja dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prashitja dhe përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Kryhen 2-3 prashitje gjatë kohës së vegjetacionit. Gjatë prashitjes mund të kryhen edhe 1-2 mbushje;

Ujitja

Ujitja është masë e rregullt. Gjatë kohës së veg-jetacionit mund të kryhen 3-5 ujitje;

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit e parë bëhet pas rrënjëzimit të bimës, kurse të ushqyerit e dytë në fazën e trashjes së kërcellit të rrejshëm.

Vjelja e preshit

Vjelja e prashit bëhet me shkulje të bimës. Pas shkuljes rrënja pritet dhe largohen gjethet e vjetra. Preshi lidhet në duaj me 25-30, ose 100 bimë.

Pas nxjerrjes preshi vazhdon me vegjetacion, gjegjësisht bëhet rritja e preshit që zgjat 30-60 ditë. Preshi mund të ruhet në hapësira deponuese, ose gro-pohet në rërë ose tokë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat pjesë të preshit shfrytëzohen për ushqim?2. Prej nga e ka prejardhjen preshi?3. Çfarë është kërcelli i rrejshëm te preshi?4. Çfarë janë nevojat e preshit për tokë (dheun)?5. Cili vend i takon preshit në mbjelljen alternative?6. Cilat janë mënyrat e prodhimit të preshit?7. Kur prodhohet rasati i preshit?8. Si zhvillohet prodhimi i preshit me mbjellje direkte?9. Cilat janë masat për përkujdesje te preshi?10. Si kryhet vjelja e preshit?

Figura 75 Tufë me presh

Page 136: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

136

Page 137: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

137

Tema

KULTURAT E LAKRAVE

Përfaqësuesit kryesorë

Lakra

Lakra me gjethe

Lulelakra

Brokula

Lakra kërcelltrashë

Page 138: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

138

Page 139: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

139

LAKRA

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica oleracea var. Capitata

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet koka e lakrës. Koka formohet nga gjethet të palosura dendur dhe të lëngshme. Lakra shfrytëzohet, si e freskët për përgatitjen e sallatave dhe përgatitjen e gjellëve të ndryshme, e thatë, e ngrirë ose si lakër e thartë (turshi).

Përmbajtja e materieve të thata te lakra është 8-10%. Sheqernat janë të përfaqësuara me 4-6%, albuminat me 1-2%, vitamina C me 40-50 mg%, betakarotina, etj.

Prej materieve minerale, në lakër janë më së shumti të përfaqësuara kaliumi, hekuri, mag-nezi, sulfuri dhe bakri.

Lakra ka edhe veti të caktuara shëruese, gjegjësisht mund të shfrytëzohet gjatë shërimit të ulcerës në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetë-gishtore dhe disa sëmundje të zemrës.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Lakra është njëra ndër kulturat bimore më të vjetra. Ka prejardhje nga regjioni i detit Mesdhetar dhe ishte e njohur te Grekët e vjetër dhe Romakët. Sot kultivohet çdo kund në botë dhe është e përfaqësuar në rreth 2 milion ha. (të dhëna nga FAO 2005)

Lakra në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe prej rreth 3.650 ha, me ren-diment mesatar rreth 24 ton/ha. Rendimentet e lakrës në hapësirat e mbrojtura janë 10-40 ton/ha.

Figura 76 Koka e lakrës

Page 140: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

140

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor i lakrës është më dobët i zhvilluar në krahasim me organet mbitokësore. Sistemi rrënjor kryesor është vendosur në thellësi 40-50 cm, ndërsa disa fi jeza arrijnë thellësi edhe deri 150 cm. Sistemi rrënjor i bimëve të reja lehtë ripërtërihet.

Kërcelli

Kërcelli i lakrës është i shkurtër me internodie të shkurtra. Dallohet kërcelli i jashtëm dhe i brendshëm. Kërcelli i jashtëm është i vendosur ndërmjet qafës rrënjore dhe fi llimit të kokës, kurse kërcelli i brendshëm (koçani) gjendet në kokë. Në vitin e dytë lakra zhvillon kërcej bartës të luleve të cilët dalin nga maja vegjetative, ose sythat anësorë të kërcellit.

Që të zhvillohet kërcelli bartës i luleve është e nevojshme që lakra të kalojë stadin e jarovizimit.

Kërcelli bartës i luleve është fort i degë-zuar dhe i lartë 60-180 cm. Në maje mbaron me lulesë fshesë.

Gjethi

Gjethet e vërteta te lakra janë të thjeshta, me bisht të shkurtë, ose të gjatë, me gjethe të plota, ose të dhëmbëzuara.

Gjethi është i mbuluar me mbështjellës dylli. Gjethet në fi llim formojnë rozetë gjethore. Rozeta gjethore është e përbërë prej 15-20 gjethe. Më vonë gjethet të cilat gjinden rreth ma-jës së kërcellit të brendshëm ngjiten njëra afër tjetrës dhe e formojnë kokën.

Gjethet e brendshme të kokës etiolo-jnë, pasi që drita nuk vjen në kontakt me ato. Sipas formës koka mund të jetë e shtypur, ovale ose topthore. Sipas ngjyrës koka mund të jetë e bardhë, e kuqe ose e kaltër e mbyllur. Pesha e kokës mundet të arrijë 2-5 kg.

Lulja

Lulet te lakra formohen në maje të kër-cellit bartës të luleve. Lakra formon 1.000-4.000 lule. Lulet janë të imëta dhe të verdha. Lakra është bimë me pllenim anësor dhe mund të kryqëzohet me bimë tjera nga lloji i lakrave, gjatë së cilës paraqitet degjenerimi.

� �

Figura 77 Bima e lakrës

� � ��% � & � � �

Figura 78 Lulet e lakrës

Page 141: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

141

Fryti

Fryti te lakra është gogël, e ndarë në dy pjesë me membranë. Në gogël ka 10-25 fara.

Fara

Fara e lakrës është e imët me ngjyrë kafe të mbyllur, ose të kuqe. Masa absolute e farës është 4-5,5 gram. Fara e ruan aftësinë për mbirje 4-5 vjet, kurse te disa sorte edhe deri 8 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të lakrës janë: Amtrak, Bravo, Admiral, Castello, Marcello, Hispeta, Histanda, Hidena, Galaxy, Tucana, Oscar, Rubin, Srpski melez, etj.

Veçoritë biologjike

Lakra është bimë dyvjeçare.

Nxehtësia

Lakra bën pjesë në kulturat të cilat më së miri kultivohen në kushte të klimës së ftohtë dhe me lagështi. Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e lakrës është rreth 15-180C. Gjatë temperaturës optimale për mbirje prej rreth 200C, lakra mbin për 3-4 ditë. Tem-peratura minimale për mbirjen e lakrës është 40C.

Gjatë temperaturave më të larta se 250C zvogëlohet rritja dhe zmadhohet numri i bimëve të cilat nuk formojnë kokë. Rasati është rezistues në temperatura të ulëta deri -50C, përderisa bimët e rritura rezistojnë në temperaturë deri -150C.

Drita

Lakra është bimë që përshtatet në dritë dhe është bimë e ditës së gjatë. Gjatë mungesës së dritës lakra mbetet e pazhvilluar dhe formon koka të imëta dhe dobët të ngjeshura.

Figura 79 Mbjella e lakrës

Page 142: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

142

Uji

Lakra ka nevojë të madhe për ujë. Lagështia optimale e tokës te sortet e reja të lakrës është 60-70 nga KUF. Nevojë më të madhe për ujë lakra ka në fazat e formimit të rozetës gjethore dhe formimit të kokës. Gjatë mungesës së lagështisë te lakra vjen deri te ndërprerja e zhvillimit të lakrës dhe formimit të kokave të vogla dhe jo mjaft të formuara. Lagështia e lartë gjithashtu ndikon negativisht te lakra, veçanërisht në fazën e formimit të kokës.

Toka (dheu)

Lakra më së miri zhvillohet në toka mesatarisht të rënda. Lakra kërkon toka neutrale, e deri te ato të dobëta acidike me pH 6,5-7. Tokat e lehta dhe ranore nuk janë të përshtatshme për kultivimin e lakrës.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative të kulturës lakra vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për lakrën janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet e bar-ishteve, patatja, fasulja, etj. Lakra e hershme e liron tokën herët dhe është para kulturë e mirë për shumë kultura. Lakra e vonshme mund të kultivohet si kulturë e dytë, pas mbledhjes së drithërave, ose kulturave tjera të cilat e lëshojnë sipërfaqen e tokës herët. Në të njëjtin vend mund të kultivohet pas 3-4 vjetësh.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për lakrën varet nga lloji i para kulturës. Gjatë prodhimit të lakrës pran-verore përpunimi vjeshtor i tokës përbëhet nga lëvrimi në thellësi 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga 1-2 kultivime në thellësi prej 8-10 cm. Gjatë pranisë së madhe të barojave në tokë mund të bëhet lëvrimi i cekët në thellësi prej 12-15 cm. Gjatë prodhimit të lakrës vjeshtore, me përpunim fi llohet pas mbledhjes së kulturës së mëparshme. Përpunimi përbëhet nga lëvrimi i cekët në thellësi prej 15-20 cm dhe përpunimi plotësues. Me përpuni-min e tokës mund të futen edhe një pjesë e plehrave.

Plehërimi

Lakra reagon mirë në plehërimin me plehra organik dhe mineralik. Për përfi timin e ren-dimentit prej 10 ton nga toka nxirren 50 kg azot, 15 kg fosfor dhe 50 kg kalium. Plehu i freskët organik shtohet në sasi prej 40-50 ton/ha në vjeshtë me përpunimin bazë të tokës. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 120-130 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 130-140 kg/ha kalium. 2/3 nga plehrat mineralik futen para rimbjelljes, përderisa 1/3 tjetër shtohet si ushqim gjatë kohës së vegjetacionit.

Page 143: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

143

Mënyra e prodhimit

Lakra më së shpeshti prodhohet në vend të hapur, por mund të prodhohet edhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi i lakrës në vend të hapur

Prodhimi i lakrës në vend të hapur mund të bëhet me prodhimin paraprak të rasatit, por edhe me mbjellje direkte.

Prodhimi i lakrës në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i rasatit Rasati i lakrës prodhohet në lehë. Koha e mbjelljes varet nga dedikimi i prodhimit. Mbjel-

lja e lakrës së hershme bëhet në gjysmën e parë të shkurtit, për lakër gjysmë të hershme bëhet në prill, kurse për mbjellje të vonshme të lakrës bëhet kah fundi i qershorit. Për mbjellje përdo-ren 6,5 gram/m2 farë gjatë prodhimit të rasatit të hershëm dhe 2,5-3 gram/m2 gjatë prodhimit të rasatit gjysmë të hershëm dhe të vonshëm. Pas mbjelljes bëhet ujitja e rasatit dhe ndërmer-ren masat për përkujdesje të rasatit, gjegjësisht bëhet të ushqyerit plotësues, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj;

Rimbjellja

Rasati është i gatshëm për rimbjellje pas 45-70 ditë te sortet e hershme, 35-50 te sortet gjysmë të hershme dhe 30-40 ditë te sortet e vonshme. Rimbjellja bëhet kah fundi i marsit, ose fi llimi i prillit për sortet e reja, kah fundi i prillit, e deri në fi llim të ma-jit, për sortet gjysmë të hershme dhe rreth mesit të korrikut për sortet e vonshme. Rimbjellja kryhet në rende, në distancë prej 50-60 cm x 30-40 cm te sortet e reja, 60-70 cm x 50-60 cm te ato gjysmë të hershme dhe të vonshme.

Prodhimi i lakrës me mbjellje direkte

Lakra mund të prodhohet edhe me mbjellje direkte. Mbjellja direkte mund të zbatohet te prodhimi gjysmë i hershëm dhe i vonshëm i lakrës.

Mbjellja kryhet në maj, për lakrën gjysmë të hershme, gjegjësisht në qershor, për lakrën e vonshme. Për mbjellje shfrytëzohen 1,5 kg/ha farë. Në mbjellje të tilla, pas mbirjes bëhet rral-limi i të mbjellës. Kjo mënyrë e prodhimit shumë pak zbatohet.

�Figura 80 Lakra e rimbjellë

Page 144: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

144

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për lakrën përbëhet nga plotësimi i vendeve të zbrazëta, ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Plotësimi i vendeve të zbrazëta

Plotësimi i vendeve të zbrazëta bëhet disa ditë pas rimbjelljes, veçanërisht nëse gjatë rimbjelljes janë shkatërruar më shumë se 10% e bimëve. Te lakra e cila prodhohet me mbjellje direkte bëhet rrallimi kur bima është në fazën e 1-2 gjetheve të zhvilluara.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve

Përpunimi i tokës kryhet në kombinim me prashitjen.

Përpunimi ndërmjet rendeve te lakra bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit, gjegjësisht derisa bima nuk i bashkon rendet.

Përpunimi i parë ndërmjet rendeve bëhet 3-5 ditë pas rimbjelljes, kurse prashitjet tjera, pas secilës ujitje të lakrës. Me prashitjen e dytë bëhet edhe mbushja. Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve kryhen cekët, në thellësi prej 5-10 cm, pasi që lakra ka sistem rrënjor të cekët.

Ujitja

Lakra ka nevojë të vazhdueshme për ujë. Nevojë më të madhe për ujë lakra ka në fazat e rritjes dhe zhvillimit të kokës. Më së shpeshti zbato-hen 3-4 ujitje gjatë kohës së vegjetacionit te lakra e hershme dhe 5-7 ujitje te lakra e vonshme.

Të ushqyerit plotësues

Te lakra bëhen 2-3 të ushqyera plotësuese. Të ushqyerit e parë bëhet 15-20 ditë pas rim-bjelljes, me përdorimin e plehrave azotik. Të ushqyerit e dytë bëhet në fazën e formimit të rozetës gjethore, me përdorimin e plehrave NPK.

Duhet pasur kujdes në përdorimin e plehrave azotik, pasi që koncentrimit tepër i madh shkakton zgjatjen e vegjetacionit dhe pëlcitjen e kokës së lakrës.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat Sëmundje më të shpeshta të cilat e sulmojnë lakrës janë kalbja e rrënjës dhe pjesës mbi-

tokësore, bastra, vrugu, etj.

� �

� � � � �

Figura 81 E mbjella me lakër

Page 145: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

145

Për mbrojtje nga sëmundjet zbatohen masat preventive, mbjellja alternative, dezinfek-timi i farës dhe masat direkte me përdorimin e preparateve të bakrit.

Nga dëmtuesit dëme më të mëdha lakrës i shkaktojnë morrat bimorë, fl utura e lakrës, miza e lakrës, molëza, surlashi, dhe dëmtuesit e tokës. Mbrojtja përbëhet nga masat preven-tive dhe direkte me përdorimin e mjeteve kimike në çdo 1-15 ditë.

Barojat shkatërrohen me përpunimin e tokës dhe me prashitje dhe përpunim ndërmjet rendeve. Herbicidet përdoren para mbjelljes, por mund të përdoren edhe pas mbjelljes.

Prodhimi i lakrës në hapësirat e mbrojtura

Kultivimi i lakrës në hapësirat e mbrojtura bëhet me prodhim paraprak të rasatit. Rasati prodhohet në saksi, katrorë ushqyes, qese plastike, etj. Prodhimi i rasatit është në mënyrë të njëjtë, si edhe gjatë prodhimit të lakrës në vend të hapur.

Rimbjellja bëhet kur rasati i ka të zhvilluara 3-4 gjethe të vërteta. Rimbjellja kryhet në rende në distancë 50-60 cm x 35-40 cm.

Pas rimbjelljes bëhet ujitja. Ujitja zbatohet në çdo 7-10 ditë me shtim të 15-20 l/m2 ujë.Gjatë kohës së vegjetacionit zbatohen 1-2 prashitje.Të ushqyerit plotësues i lakrës bëhet 2

herë. Herën e parë bëhet menjëherë pas rim-bjelljes, kurse të ushqyerit e dytë në fazën e formimit të kokës, me përdorimin e plehrave kompleks ose foliarë.

Vjelja e lakrës

Vjelja e lakrës bëhet në pjekurinë teknologjike me prerje të kokës. Lakra e her-shme është e gatshme për vjelje kah fundi i majit, lakra gjysmë e hershme gjatë verës, kurse ajo e vonshme kah fundi i tetorit. Vjelja e lakrës bëhet në mënyrë sukcesive 2-3 herë.

Lakra transportohet dhe shitet pa u pak-etuar, gjegjësisht refus, ose në kosha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata gjenden te lakra?2. Prej nga e ka prejardhjen lakra?3. Çfarë janë gjethet e lakrës?4. Cilat janë tokat më të mira për kultivimin e lakrës?5. Si prodhohet lakra në vend të hapur?6. Prej çka përbëhet përpunimi i tokës te lakra?7. Si bëhet prodhimi i lakrës me mbjellje direkte?8. Cilat janë masat për përkujdesje te lakrat?

Figura 82 Lakra e kuqe

Page 146: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

146

LAKRA ME GJETHE

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica oleracea ver. Sabauda

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet koka. Koka e lakrës me gjethe është më e imët dhe më pak e ngjeshur se koka e lakrës. Lakra me gjethe shfrytëzohet e freskët dhe për përgatitjen e ushqi-meve të ndryshme të gatuara. Lakra me gjethe nuk mund të konservohet (thartohet).

Përmbajtja e materieve të thata te lakra me gjethe është 8-14%. Prej materieve të thata në lakrën me gjethe janë të përfaqësuara sheqernat me 4%, albuminat me 3%, vitamina C me 50 mg%, etj. Prej materieve minerale në lakrën me gjethe më së shumti përfaqësohen kal-ciumi, mangani, hekuri dhe magnezi.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Lakra me gjethe ka qenë e njohur te Romakët dhe Grekët, qysh në shekullin e IV para erës së re. Lakra me gjethe e sotme ka qenë e formuar shumë më vonë në shekullin XVIII, në Belgjikë. Nga Belgjika lakra me gjethe ishte përhapur në Francë, Holandë, dhe Gjermani, e pastaj në tërë Evropën.

Lakra me gjethe në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe më të vogla. Ren-dimentet mesatare të lakrës me gjethe janë 12-40 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor i lakrës me gjethe është i ngjashëm me sistemin rrënjor të lakrës.

Kërcelli

Kërcelli te lakra me gjethe është i shkurtër. Në vitin e dytë formohet kër-celli bartës i luleve.

Gjethi

Gjethet janë të grupuara në rozetë gjethore me ngjyrë të gjelbër të mbyl-lur. Gjethet gjenden në mbajtës të shkurtër gjethorë, ose janë të ulura. Sipërfaqja e gjetheve është shumë e rrudhur me pjesë të ngritura në formë të fshikave. Në mes të rozetës gjethore

Figura 83 Lakra me gjethe

Page 147: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

147

formohet koka e cila është me gjethe ngjyrë të verdhë, në të gjelbër. Koka e lakrës me gjethe është më e butë se koka e lakrës. Koka arrin peshë prej 0,6-3 kg.

Lulja

Lulet janë të verdha, me madhësi mesatare, të grupuara në lulesa.

Fryti

Fryti te lakra me gjethe është në formë të goglës.

Fara

Fara te lakra me gjethe është e imët me ngjyrë kafe deri në të zezë. Masa absolute e farës është 4-5 gram. Fara aftësinë për mbirje e ruan 4-5 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të lakrës me gjethe janë: Advent, Silva, Saria, Vertus, Virosa, etj.

Veçoritë biologjike

Lakra me gjethe është kulturë dyvjeçare. Veçoritë biologjike të lakrës me gjethe janë të ngjashme si te lakra.

Nxehtësia

Lakra ka rezistencë më të madhe ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta në krahasim me lakrën. Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e lakrës me gjethe është rreth 15-180C.

Drita

Lakra me gjethe është bimë që e preferon dritën, dhe është bimë e ditës së gjatë.

Uji

Lakra me gjethe ka nevojë të madhe për ujë, por është më e qëndrueshme ndaj thatë-sisë se lakra. Lagështia optimale e tokës te sortet e hershme të lakrës është rreth 70% nga KUF.

Toka (dheu)

Lakra me gjethe më së miri zhvillohet në toka mesatarisht të rënda. Lakra me gjethe kërkon toka neutrale, e deri te ato të dobëta acidike me pH 6,5-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative lakra me gjethe vjen në vendin e parë. Në vend të njëjtë mund të kultivohet pas 3-4 vjetësh.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për lakrën me gjethe varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi bazë kry-het në vjeshtë. Para mbjelljes së lakrës me gjethe toka duhet mirë të përgatitet dhe ti shtohen sasitë e nevojshme të plehut.

Page 148: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

148

Plehërimi

Lakra me gjethe plehërohet me plehra organikë dhe mineralikë.

Mënyra e prodhimit

Teknologjitë e prodhimit të lakrës me gjethe janë të njëjta si te lakra. Lakra me gjethe më së shpeshti prodhohet në vend të hapur.

Prodhimi i lakrës me gjethe në vend të hapur

Prodhimi i lakrës me gjethe në vend të hapur më së shpeshti bëhet me prodhimin para-prak të rasatit. Prodhimi në vend të hapur mund të jetë për prodhim të hershëm, mesatarisht të hershëm, të vonshëm dhe dimëror.

Mbjellja për prodhim të hershëm kryhet kah fundi i janarit, ose fi llimi i shkurtit. Lakra me gjethe për rimbjellje është e gatshme kah fundi i marsit, ose fi llimi i prillit, kurse për vjelje në fi llim të qershorit.

Mbjellja për prodhim mesatarisht të hershëm kryhet kah fundi i shkurtit, ose fi llimi i mar-sit, rimbjellja bëhet në prill, kurse vjelja bëhet në qershor dhe korrik.

Mbjellja për prodhim të vonshëm kryhet kah fundi i majit, ose fi llimi i qershorit, rimbjel-lja bëhet kah fundi i qershorit, ose fi llimi i korrikut, kurse vjelja bëhet në tetor.

Për prodhim dimëror shfrytëzohen sorte rezistuese në ngrirje. Mbjellja kryhet kah fundi i gushti, ose fi llimi i shtatorit, rimbjellja bëhet në tetor, kurse vjelja kah fundi i shkurtit dhe vjelja zg-jat deri në fund të prillit.

Për mbjellje përdoren 300-500 gram farë për 1 ha. Për përkujdesje të rasatit zbatohen të gjitha masat e njëjta si te lakra.

Rimbjellja bëhet në rende, në distancë prej 50-60 cm x 30-40 cm te sortet e hershme dhe 70-80 cm x 50-60 cm te sortet e vonshme.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja përbëhet nga plotësimi i vendeve të zbrazëta, ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga së-mundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Vjelja e lakrës me gjethe

Vjelja e lakrës me gjethe bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Koka pritet me 2-3 gjethe nga rozeta gjethore.

Lakra me gjethe transportohet refus ose në kosha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie ushqyese i përmban lakra gjethore?2. Çfarë është kërcelli i lakrës gjethore?3. Si prodhohet lakra gjethore në vend të hapur?

Figura 84 Mbjella e lakrës me gjethe

Page 149: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

149

LULELAKRA

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica oleracea var. Botrytis

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet koka, e cila formohet nga pjesët e lulesave. Lulelakra shfrytëzohet e freskët, për përgatitjen e sallatave dhe si shtesë në përgatitjen e gjellëve të ndryshme për përmirësimin e shijes.

Lulelakra mund të shfrytëzohet edhe si e thartë (turshi), e tharë, e marinu-ar, dhe e konservuar.

Përmbajtja e materieve të thata te lulelakra është 8-12%. Lulelakra përm-ban 2,48% proteina, 0,43% vajra bimorë, 1,21% sheqerna, 0,91% celulozë, 69 mg% vitaminë C, Vitaminat B1, B2, PP, etj.

Prej materieve minerale në lulelakër më tepër janë të përfaqësuara kalciumi, kaliumi, hekuri, magnezi dhe fosfori. Lulelakra shfrytëzohet si ushqim dietal për ushqimin e personave të sëmurë, fëmijëve të vegjël dhe të personave më të vjetër.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Lulelakra ka prejardhje nga regjionet e Mesdheut Lindor. Një kohë të gjatë është kulti-vuar në Siri dhe shtetet tjera arabe. Arabët e kanë sjellë në Spanjë dhe në Qipro, në shekullin e XII, prej nga është përhapur në Evropë. Sot kultivohet çdo kund në botë dhe është mjaft e vlerësuar si perime.

Lulelakra në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendimentet mesatare të lulelakrës janë 20-30 ton/ha.

Figura 85 Koka e lulelakrës

Page 150: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

150

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor i lulelakrës është dobët i zhvilluar dhe është i vendosur në shtresën sipër-faqësore të tokës.

Kërcelli

Kërcelli te bima e re është barishtor, te bimët e rritura drunjëzohet në pjesën e poshtme. Kërcelli është i fortë dhe i trashë me lartësi 20-30 cm. Në maje të kërcellit formohet koka lule bartëse (trëndafi l), nga degët e luleve të pazhvilluara.

Koka sipas formës është e shtypur ose e rrumbullakët, me ngjyrë të bardhë si bora, ose ngjyrë tjetër. Madhësia e kokës është 0,5-2 kg. Rreth kokës janë të renditura gjethet e rozetës gjethore të cilat e mbrojnë nga rrezatimi direkt i diellit.

Nëse koka nuk pritet me kohë nga ajo dalin kërcejtë bartës të luleve të cilët shpejt rriten, gjelbërohen, degëzohen dhe formojnë farë.

Gjethi

Gjethet janë të grumbulluara në rozetë gjethore me formë të zgjatur ovale. Ngjyra e gjetheve është me gjethe e çelët, e deri te ajo me gjethe e mbyllur. Gjethet janë të gjata 5-40 cm.

Lulja

Lulet janë të imëta me diametër prej 1-2 cm, me ngjyrë të verdhë të zbehtë ose të verdhë.

Fryti

Fryti te lulelakra është bishtajë e gjatë 6-8 cm.

Fara

Fara e lulelakrës është e imët me ngjyrë kafe. Masa absolute e farës është 4-5 gram.

Sortet

Sorte më të njohura të lulelakrës janë: Al-pha, Amfora, Andes, Erfurtski, Fortuna, Idol, Snowball, White Excel, White Top, White Fox, etj.

Veçoritë biologjike

Lulelakra është kulturë njëvjeçare, me vegjetacion të gjatë.

Nxehtësia

Lulelakra bën pjesë në kulturat të cilat më së miri kultivohen në kushte të klimës me-satare. Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e lulelakrës është 15-180C.

� 0

� �

� Figura 86 Bima e lulelakrës

Page 151: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

151

Temperatura minimale për mbirjen e lulelakrës është 10C. Temperaturat më të larta se 250C ndikojnë negativisht në formimin e kokave.

Drita

Lulelakra është bimë që i përshtatet dritës dhe është bimë e ditës së gjatë.

Uji

Lulelakra ka nevojë të madhe për ujë. Lagështia optimale e tokës është 80% nga KUF.

Toka (dheu)

Lulelakra më së miri zhvillohet në tokat mesatarisht të rënda dhe të pasura me reaksion neutral, e deri te ai i dobët acidik me pH 6,5-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative lulelakra vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për lule-lakrën janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet e barishteve, etj.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për lulelakrën varet nga lloji i para kulturës. Për kultivim të suksesshëm është e nevojshme shtresë e dheut të shkrifët dhe të ajrosur mirë.

Plehërimi

Lulelakra mirë reagon në plehërimin me plehra organik dhe mineralik. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton kokë, lulelakra nga toka nxjerr 60 kg azot, 25 kg fosfor dhe 70 kg ka-lium. Lulelakra plehërohet me përdorimin e 50-60 ton/ha pleh stalle dhe 120-150 kg/ha pleh NPK.

Mënyra e prodhimit

Lulelakra më së shpeshti prodhohet në vend të hapur, por prodhohet edhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i lulelakrës në vend të hapur mund të bëhet me prodhimin paraprak të rasatit. Mbjellja direkte shumë rrallë praktikohet.

Prodhimi i lulelakrës në vend të hapur

Rasati i lulelakrës prodhohet në lehë. Mbjel-lja e lulelakrës së hershme bëhet në shkurt, mbjel-lja për lulelakrën mesatarisht të hershme bëhet

� �

Figura 87 Rasati i lulelakrës

Page 152: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

152

në prill, kurse mbjellja për lulelakrën e vonshme bëhet kah fundi i qershorit. Për mbjellje për-doren 4-5 gram/m2 farë. Rimbjellja kryhet në rende, në distancë prej 50-60 cm x 30-40 cm te sortet më të imëta dhe 70-80 cm x 50-60 cm te sortet më të mëdha.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për lulelakrën përbëhet nga plotësimi i vendeve të zbrazëta, ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Masat për përkujdesje janë të ngjashme me masat të cilat ndërmerren te lakra. Masë e posaçme e cila ndërmerret te lulelakra është mbrojtja e kokës së lulelakrës nga ndriçimi direkt i diellit (hijezimi), që të mos vijë deri te paraqitja e djegies dhe zverdhjes së kokave.

Hijezimi bëhet me përdredhjen e 2-3 gjetheve nga rozeta gjethore të cilat gjinden mbi kokë, ose me lidhjen e gjetheve mbi kokë. Te lulelakra mund të zbatohet edhe “kultivimi plotë-sues”. Lulelakra e cila rimbillet kah fundi i korrikut, fi llon me formimin e kokës kah fundi i shta-torit.

Kur koka arrin diametrin 3 cm, nxirren tërë bimët dhe mbillen njëra pranë tjetrës në ndonjë hapësirë të mbrojtur. Përkujdesja përbëhet nga ujitja e vazhdueshme dhe ajrosja.

Pjekja zgjat 30-45 ditë. Gjatë kohës së këtij procesi materiet ushqyese nga gjethet kalo-jnë në kokën e cila zhvillohet.

Prodhimi i lulelakrës në hapësirat e mbrojtura

Gjatë prodhimit të lulelakrës në hapësirat e mbrojtura më parë prodhohet rasati, në mënyrë të njëjtë si edhe gjatë prodhimit të lulelakrës në vend të hapur.

Rimbjellja kryhet në rende, në distancë 50-60 cm x 35-40 cm. Pas rimbjelljes ndërmerren masat për përkujdesjen e të mbjellës.

Vjelja e lulelakrës

Vjelja e lulelakrës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike, kur diametri i kokës arrin 12 cm. Koka pritet së bashku me disa gjethe. Pjesa e sipërme e gjetheve pritet, kurse pjesa e gjetheve të poshtme lihen që ta mbrojnë kokën. Vjelja duhet të kryhet në kohë, pasi që kokat shpejt zverdhen dhe bëhen të ashpra.

Lulelakra transportohet dhe shitet e pa paketuar, gjegjësisht refus, ose në kosha.

Kontrolloje diturinë tënde!

1. Çka përdoret për ushqim te lulelakra?2. Çfarë është kërcelli te lulelakra?3. Si prodhohet lulelakra në vend të hapur?4. Cilat janë masat për përkujdesje të lulelakrës?5. Çka paraqet kultivimi plotësues te lulelakra?6. Kur vilet lulelakra?

Page 153: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

153

BROKULA

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica oleracea var. Italica

Rëndësia ekonomike

Brokula është bimë e cila është shumë e ngjashme me lulelakrën. Për ushqim shfrytëzohet lulesa, e cila është e përbërë nga lulja qendrore dhe pak lule mishtore, të cilat zhvillohen në sythet anësore. Brokula shfrytëzo-het e freskët, për përgatitjen e sallatave dhe si shtesë në përgatitjen e gjellëve të ndryshme. Shfrytëzohet edhe si perime e ngrirë. Brokula përmban 8-10% materie të tha-ta, prej të cilave në sasi më të madhe proteinat 2, 82%, sheqerna 6,64%, yndyrë 0,37%, vitaminë C, Vitaminat B1, B2, B6, karotinë, etj. Prej materieve minerale te brokula më së shumti janë të përfaqësuara kalciumi, kaliumi, hekuri, fosfori, zinku dhe natriumi.

Brokula përmban edhe komponime të cilat kanë veprim antikancerogjen, por edhe komponime të cilat e mbrojnë organizmin nga paraqitja e arterosklerozës dhe rritjes së tensionit të gjakut.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Brokula ka prejardhje nga regjionet e Mesdheut Lindor. Në shekullin XVI kjo ishte sjellë në Francë nga Italia, prej nga është përhapur në Evropë. Edhe pse ka qenë e njohur qysh herët, kultivimi i brokulës fi llon më masovikisht në shekullin XX. Brokula në Republikën e Maqedo-nisë prodhohet në sipërfaqe më të vogla. Rendimenti mesatar i brokulës është 15-30 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor i brokulës është i vendosur në shtresën sipërfaqësore të tokës.

Kërcelli

Kërcelli është i lartë 50-100 cm dhe në të në mënyrë spiralore janë të renditura gjethet nga rozeta gjethore. Në maje të kërcellit formohen lulesat (trëndafi l). Lulesat janë më të rralla e të pa lidhura nga lulesat e lulelakrës, me peshë prej 0,3-0,8 kg.

Figura 88 Brokula

Page 154: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

154

Lulesat janë të përbëra prej një numri të madh të bishtave të luleve, me ngjyrë të gjelbër të mbyllur. Lulesat te disa sorte mund të jenë edhe me ngjyrë vjollce, për shkak të pranisë të antocianit.

Gjethi

Gjethet janë grumbulluara në rozetë gjethore me for-më të zgjatur, ovale. Ngjyra e gjetheve është me gjethe e çelët, e deri te ajo me gjethe e mbyllur. Në rozetën gjethore ka 30-80 gjethe, të cilat janë me formë të zgjatur, më pak ose më shumë të prera në bazë.

Sortet

Sorte më të njohura të brokulës janë: Citation, Corvet, Fiesta, Griff en, Laguna, Marathon, Milady, Montop, etj.

Veçoritë biologjike

Nxehtësia

Temperatura optimale për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e brokulës është 15-180C. Që të formojë lule brokula duhet të ekspozohet në temperaturë mbi 100C.

Drita

Brokula është bimë që e preferon dritën dhe është bimë e ditës së gjatë.

Uji

Brokula ka nevojë të madhe për ujë. Lagështia optimale e tokës është 75-80% nga KUF.

Toka (dheu)

Brokula kërkon toka mesatarisht të rënda dhe pjellore, me përmbajtje të lartë të ma-terieve organike, me reaksion të dobët acidik me pH 6-6,5.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjellje alternative brokula vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për broku-lan janë kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat drithore, përzierjet barishtore, etj. Në vend të njëjtë mund të kultivohet pas 4-5 vjetësh.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për brokulan varet nga lloji i para kulturës. Kur kultivohet si e mbjellë e hershme, bëhet përpunimi vjeshtor bazë dhe përpunimi plotësues para mbjelljes, ndërsa kur kultivohet si e mbjellë e vonshme, zbatohet lëvrimi i cekët, ose përpunimi i reduktuar.

Figura 89 Mbjellja e brokulës

Page 155: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

155

Plehërimi Brokula mirë reagon në plehërimin me plehra organik dhe mineralik. Për përfi timin e

rendimentit prej 10 ton, brokula nga toka nxjerr 110 kg azot, 33 kg fosfor dhe 88 kg kalium. Brokula plehërohet me përdorimin e 50-60 ton/ha pleh stalle dhe 120-150 kg/ha NPK.

Mënyra e prodhimit

Brokula më së shpeshti prodhohet në vend të hapur. Prodhimi i brokulës në vend të hapur mund të bëhet me prodhim paraprak të rasatit dhe me mbjel-lje direkte.

Rasati nga brokula prodhohet në lehë, ose në kontejner, pasi që ka vegjetacion më të shkurtër. Rimbjellja kryhet në rende, në distancë 50-60 cm x 30-40 cm.

Përkujdesja për të mbjellat

Masat e përkujdesjes janë të ngjashme me ma-sat të cilat ndërmerren te lulelakra. Përkujdesja për brokulan përbëhet nga plotësimi i vendeve të zbrazë-ta, ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëm-tuesit dhe barojat, etj.

Vjelja e brokulës

Vjelja e brokulës bëhet gjatë pjekjes teknologjike, kur diametri i lulesës qendrore arrin 12 cm. Vjelja fi llon në 60-100 ditë pas rimbjelljes. Lulesa qendrore pritet së bashku me disa gjethe. Pas prerjes së lulesës qendrore fi llojnë të zhvillohen sythat anësorë të cilët formojnë lulesa më të vogla.

Koha e vjeljes optimale të lulesave zgjat disa ditë dhe në këtë periudhë duhet të kryhet vjelja, pasi që nëse vonohet do të vijë deri te hapja e luleve. Brokula duhet që sa më shpejt të plasohet, ose ngrihet, pasi që ai mundet të lulëzojë edhe pas mbledhjes, por edhe shumë shpejt e humb turgorin e qelizave.

Lulesa qendrore plasohet ndaras, përderisa anësoret lidhen në tufë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka shfrytëzohet për ushqim te brokula?2. Prej nga e ka prejardhjen brokula?3. Çfarë është kërcelli i brokulës?4. Cilat janë masat e përkujdesjes së brokulës?5. Kur vilet brokula?

Figura 90 E mbjella e brokulës

Page 156: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

156

LAKRA KËRCELLTRASHË

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica olearacea var. gongylodes

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet kërcelli i trashë ,,molla”. Lakra kërcelltrashë është perime mjaft e shijshme dhe e dobishme. Kërcelli i trashë, kur është i ri është shumë i lëngshëm, i butë dhe i shijshëm dhe mund të shfrytëzohet për përgatitjen e sallatave të freskëta, por më së shpeshti shfrytëzohet për përgatitje ose pjekje. Mund të hahet de-risa është e freskët, pasi që gjatë ruajtjes drunjëzohet.

Përmbajtja e materieve të thata te lakra kërcell-trashë është 10-12%. Lakra kërcelltrashë përmban 2,46% proteina, 0,13% vajra bimorë, 6,5% sheqerna, 1,57% celu-lozë, 1,25% materie minerale, 61 mg% vitaminë C, vitami-në B1, etj. Prej materieve minerale në lakrën kërcelltrashë më së shumti përfaqësohen kalciumi, kaliumi, hekuri dhe fosfori.

Lakra kërcelltrashë përmban edhe vajra eterik të cilat i japin shije specifi ke.

Për ushqim mund të shfrytëzohen edhe gjethet e reja dhe kërcelli, të cilët përmbajnë shumë më tepër vitamina dhe materie minerale, posaçërisht karotinë dhe fosfor.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Lakra kërcelltrashë ka prejardhje nga brezi bregdetar i Evropës Veriore. Më së shumti prodhohet në Evropë. Lakra kërcelltrashë në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipër-faqe të vogla. Rendimenti mesatar i lakrës kërcelltrashë është 10-13 ton/ha te sortet e reja dhe 40-60 ton/ha sortet e vonshme.

Veçoritë morfologjike

Kërcelli i lakrës kërcelltrashë është i trashë, me formë topthore. Forma e kërcellit mund të jetë e shtypur ose ovale. pesha e kërcellit është karakteristikë e sortit dhe varet nga kushtet e kultivimit, gjegjësisht mund të jetë prej 250-500 gram. Kërcelli është me ngjyrë të gjelbër të çelët ose vjollce, shije të ëmbël, ose pak djegës. Brendia e kërcellit mund të jetë e butë, ose e fortë.

Gjethet dalin nga kërcelli dhe janë me bishta të gjatë të gjetheve, të cilat janë të zgjeru-ara në bazë.

Figura 91 Lakra kërcelltrashë

Page 157: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

157

Veçoritë biologjike

Lakra kërcelltrashë është kulturë dyvjeçare. Sipas veçorive të saj biologjike është shumë e përafërt me kulturat tjera të familjes së lakrave.

Nxehtësia

Lakra kërcelltrashë ka më pak rezistencë ndaj temperaturave të ulëta se sa kulturat tjera të lakrave.

Drita

Lakra kërcelltrashë është bimë që e preferon dritën dhe është bimë e ditës së gjatë. Uji

Lagështia optimale e tokës është 70-80% nga KUF.

Toka (dheu)

Lakra kërcelltrashë më së miri zhvillohet në toka të rënda dhe të pasura me reaksion më të shprehur acidik pH 5,5.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Lakra kërcelltrashë është me vegjetacion të shkurtër, dhe për këtë shkak mund të kul-tivohet si para kulturë, ndërmjet kulturë dhe kulturë e dytë. Gjatësia e vegjetacionit te lakra kërcelltrashë është 60-100 ditë.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për lakrën kërcelltrashë varet nga koha e mbjelljes. Për kultivim të suk-sesshëm është e nevojshme të formohet shtresë e shkrifët e tokës.

Plehërimi

Lakra kërcelltrashë plehërohet me plehra mineralik, pasi që nuk duron plehërim me plehra organik. Plehrat organik shkaktojnë pëlcitje të kërcellit të trashë dhe e përkeqësojnë kualitetin e materieve ushqyese. Lakra kërcelltrashë plehërohet me përdorimin e 80-100 kg/ha azot, 70-80 kg/ha fosfor, 80-100 kg/ha kalium.

Mënyra e prodhimit

Lakra kërcelltrashë prodhohet në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit, ose me mbjellje direkte edhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi i lakrës kërcelltrashë me prodhim paraprak të rasatit

Prodhimi i lakrës kërcelltrashë me rasat mund të jetë për prodhim të hershëm, veror dhe vjeshtor.

Mbjellja për prodhim të hershëm bëhet në fi llim të shkurtit. Lakra kërcelltrashë është e gatshme për rimbjellje kah fundi i marsit, kurse për vjelje në maj. Mbjellja për prodhim veror

Page 158: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

158

kryhet në prill, rimbjellja bëhet në maj, kurse vjelja në korrik dhe gusht. Për prodhim vjeshtor mbjellja kryhet në qershor, rimbjellja bëhet në korrik, kurse vjelja kryhet gjatë tërë vjeshtës.

Për mbjellje përdoren 0,4-0,5 kg farë për prodhimin e rasatit për rimbjellje, në sipërfaqe prej 1 ha te sortet e vonshme, ose 0,8-1 kg për sortet e hershme.

Rasati rimbillet në fazën e 3-4 gjetheve të zhvilluara mirë. Rimbjellja kryhet në distancë prej 25 cm x 25 cm, ose 30 cm x 25 cm te sortet e hershme, gjegjësisht 35 cm x 30 cm te sortet e vonshme.

Prodhimi i lakrës kërcelltrashë me mbjellje direkte

Prodhimi i lakrës kërcelltrashë me mbjellje direkte mund të jetë për prodhim mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm. Mbjellja kryhet në rende. në distancë prej 25-30 cm ndërmjet rendeve te sortet e imëta dhe 35-40 cm te sortet e mëdha. Për mbjellje shfrytëzohen 1,52 kg/ha farë. Pas mbirjes bëhet rrallimi i të mbjellës, me lënien e bimëve në largësi prej 10 cm në rend.

Përkujdesja e të mbjellës

Përkujdesja për lakrën kërcelltrashë përbëhet nga plotësimi i vendeve të zbrazëta, ujitja, prashitja, përpun-imi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojta nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Ujitja e lakrës kërcelltrashë bëhet më shpesh me norma më të vogla, që të mos vijë deri te pëlcitja e kërc-ellit të trashë. Masat tjera janë të njëjta si te kulturat tjera të lakrës.

Vjelja e lakrës kërcelltrashë

Vjelja e lakrës kërcelltrashë bëhet gjatë pjekurisë teknologjike të kërcellit të trashë.

Së pari bëhet shkulja e tërë bimës, e pastaj pritet rrënja dhe një pjesë e gjetheve. Majat e gjetheve të sipërme lihen, pasi që për to lidhen 3-10 kërcej dhe formohet tufë. Vjelja duhet të kryhet në kohë që të mos vijë deri te përkeqësimi i kualitetit të kërcellit të trashë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i përmban lakra kërcelltrashë?2. Çfarë është kërcelli i lakrës kërcelltrashë?3. Cilat toka janë më të mira për lakrën kërcelltrashë?4. Si prodhohet lakra kërcelltrashë me mbjellje direkte?5. Kur vilet lakra kërcelltrashë?

� 92 > �Figura 92 E mbjella e lakrës

kërcelltrashë

Figura 93 Lakra kërcelltrashë

Page 159: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

159

Tema

KULTURAT BARISHTORE

Përfaqësuesit kryesorë

Spinaqi

Sallata

Panxhari foragjer

Çikorja

Radhiqja

Mendra

Kumaku

Page 160: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

160

Page 161: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

161

SPINAQI

Sistematika

Rendi Caryophyllales

Familja Chenopodiaceae

Gjinia Spinacia

Lloji Spinacia oleracea

Rëndësia ekonomike

Kultivohet për shkak të gjetheve dhe bishtit të gjetheve dhe ka rëndësi të veçantë për ushqimin e njeriut, pasi që mund të kultivohet gjatë tërë vitit. Shfrytëzohet në gjendje të freskët si sallatë, ose, i për-gatitur në mënyra të ndryshme.

Spinaqi është prodhim i pasur me ujë, ka vlerë të ulët energjetike dhe është lehtë i tretshëm. Në spi-naq ka 2,2% albumina, 3,9% karbohidrate dhe 0,3% yndyrë. Vlera më e madhe e spinaqit është me ma-terie minerale dhe vitamina të bollshme. Përmban edhe acid folik, vitaminat A, C, B6 dhe E, hekur, mag-nez, mangan, ribofl avin, kalcium dhe kalium. Gjethet e spinaqit e kanë ngjyrën të gjelbër të fortë, e cila ju jep sasi të madhe të klorofi lit.

Materiet minerale të cilat i përmban spinaqi ndikojnë në organizëm, magnezi është i domosdoshëm për punën e muskujve dhe zemrës, kaliumi përmirëson largimin e ujit nga organizmi, dhe me këtë e lehtëson punën e veshkave dhe zemrës dhe e zvogëlon tensionin e gjakut. Acidi folik të cilin e përmban spinaqi ka rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Spinaqi mundet të përmbajë edhe acid oksalik, kristalet e të cilit munden ti mbyllin kanalet veshkore, dhe për këtë shkak njerëzit të cilët kanë problem me veshkë duhet të ju largohen.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Spinaqi ka prejardhje nga rrafshnalta e Iranit. Prej Iranit spinaqi ishte sjellë në Indi dhe Kinë. Arabët në shekullin XV e kanë sjellë spinaqin në Spanjë, prej ku është përhapur në Ev-ropën Veriore dhe Evropën e Mesme. Në shekullin e mesëm është shitur i freskët, ose i zier, por edhe i prerë në pjesë. Në shekullin XVII u bë shumë i popullarizuar dhe është përgatitur me sheqer.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet spinaqi në botë janë 830.000-850.000 ha. Sipërfaqet në Republikën e Maqedonisë janë shumë të ndryshueshme dhe statistika nuk i regjistron. Rendi-mentet mesatare sillen prej 10-25 ton/ha.

Figura 94 Gjethi i spinaqit

Page 162: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

162

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Spinaqi ka rrënjë boshtore dhe dobët të degë-zuar. Masa kryesore rrënjore zhvillohet në shtresën sipërfaqësore të tokës.

Kërcelli

Kërcelli te spinaqi është i shkurtër dhe në të janë të renditura në mënyrë të dendur gjethet. Para fundit të vegjetacionit formon kërcej bartës të luleve.

Kërcelli bartës i lules arrin lartësinë 0,5-1,5 metra. Varësisht nga gjinia mund të formohen bimë mashkul-lore, femërore dhe bimë njështëpiake me sekse të nda-ra. Bimët mashkullore janë më dobët të zhvilluara me më pak gjethe dhe më shpejt formojnë kërcej bartës të lules.

Gjethi

Spinaqi formon rozetë gjethore. Gjethet janë me formë ovale, të zgjatur, formë shtize. Ngjyra e gjetheve më së shpeshti është me gjethe e mbyllur. Gjethi për-bëhet nga llapa, e cila mund të jetë e lëmuar, ose e rrudhur dhe bishti i gjethit është i gjatë 5-10 cm. Në kërcellin bartës të lules formohen gjethe ulëse, të cilat e mbështjellin kërcellin.

Lulja

Lulet mashkullore te spinaqi janë të grumbulluara në lulesë fshesë, kurse ato femërore gjinden në sqetullat e gjetheve.

Fryti/fara

Fryti te spinaqi është arrëz njëfarëshe. Forma e frytit është vezake, e parregullt, me sipër-faqe të lëmuar, ose e mbuluar me gjemba. Masa absolute e farës është 8-11 gram. Fara e ruan aftësinë për mbirje 2-3 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të spinaqit janë: Douglas, America, Matador, Mazurka, Norvak, Palo-na, Polydane, Punto, Sombrero, Spanda, Spartacus, etj.

Veçoritë biologjike

Spinaqi është bimë njëvjeçare me vegjetacion të shkurtër. Gjatësia e vegjetacionit është 35-60 ditë.

Nxehtësia

Spinaqi bën pjesë në kulturat që janë rezistuese në të ftohtë. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të pjesëve vegjetative është 10-130C, ndërsa për pjesët gjenerative

%

Figura 95 Bima e spinaqit

Page 163: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

163

të bimës temperatura optimale është 250C. Ju reziston temperaturave të ulëta edhe deri -250C.

Drita

Spinaqi është bimë e ditës së gjatë. Për sa i përket dritës nuk ka nevoja të mëdha. Me zg-jatjen e ditës dhe ngritjen e temperaturës, spinaqi fi llon me formimin e kërcellit bartës të lules.

Uji

Lagështia është e domosdoshme gjatë tërë kohës së vegjetacionit të spinaqit për shkak të sistemit rrënjor dobët të zhvilluar. Lagështia optimale e tokës është 60-70% nga KUF, kurse lagështia relative e ajrit është 80-85%.

Toka (dheu)

Spinaqi kërkon toka me lagështi dhe pjellori, të pasura me materie organike. Më të për-shtatshme për kultivim të spinaqit janë tokat me pH 6,5-7. Spinaqi është indikator për pjellsh-mërinë e një toke.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative spinaqi vjen në vendin e dytë. Para kultura më të mira për spi-naqin janë kulturat të cilat janë të pasura me pleh.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për spinaqin varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi bazë i tokës kry-het menjëherë pas mbledhjes së kulturës së mëparshme. Përpunimi plotësues kryhet men-jëherë para mbjelljes. Gjatë mbjelljes pranverore përpunimi plotësues kryhet në dy pjesë.

Plehërimi

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, spinaqi nga toka nxjerrë 50 kg azot, 20 kg fos-for dhe 40 kg kalium. Plehrat organik më së miri është nëse futen me kulturën e mëparshme. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi 100-120 kg/ha NPK.

Mënyra e prodhimit

Spinaqi më së shpeshti prodhohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Spinaqi kultivohet si kulturë pranverore, verore dhe dimërore.

Mbjellja

Koha e mbjelljes varet nga qëllimi i prodhimit. Mbjellja mund të jetë në rende, në dis-tancë prej 20-25 cm ndërmjet rendeve, ose në shirita pesë rendësh, në distancë prej 40-50 cm ndërmjet shiritave dhe 15-20 cm ndërmjet rendeve në shirit.

Page 164: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

164

Spinaqi mund të kultivohet edhe në shtylla me gjerësi 60-100 cm. Për mbjellje përdoren 15-30 kg/ha farë.

Përkujdesja e të mbjellës

Përkujdesja për spinaqin përbëhet nga ujitja, rrallimi, prashitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prashitja

Prashitja kryhet deri sa të mbyllen rendet.

Rrallimi

Rrallimi bëhet 1-2 herë te e mbjellja e mbirë dendur.

Ujitja

Ujitja e spinaqit gjatë kohës së vegjetacion-it bëhet 2-4 herë. Spinaqi ujitet me 20-30 mm ujë.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Kjo masë është e rregullt dhe zbatohet varësisht nga mundësia për paraqitjen e së-mundjes së caktuar, ose të dëmtuesit.

Prodhimi i spinaqit në hapësirat e mbrojtura

Spinaqi mund të kultivohet në të gjithë tipat e hapësirave të mbrojtura për shkak të veg-jetacionit të shkurtë dhe nevojave tepër të mëdha për nxehtësi. Spinaqi mund të kultivohet edhe me mbulim me agrotekstil. Për kultivimin e spinaqit në hapësirat e mbrojtura në periud-hën dimërore duhet të shfrytëzohen sorte të cilat kanë bishta të butë të gjetheve dhe sorte të cilat lulëzojnë ngadalë. Përkujdesja gjatë kohës së vegjetacionit është e njëjtë si edhe gjatë kultivimit në vend të hapur.

Vjelja e spinaqit

Vjelja e spinaqit bëhet në mënyrë sukcesive. Gjatë vjeljes mund të vilet tërë bima, ose të vilen gjethet të cilat janë gati për vjelje.

Vjelja e spinaqit fi llon kur formohen 5-6 gjethet e para. Mund të zbatohet edhe vjelja njëfazëshe me kositje të spinaqit.

Spinaqi transportohet dhe shitet pa u paketuar, gjegjësisht refus, ose në kosha. Paketimi në thasë nuk është i mirë për shkak se dëmtohen gjethet.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i ka spinaqi?2. Prej nga e ka prejardhjen spinaqi?3. Çfarë janë gjethet e spinaqit?4. Cilat janë nevojat për nxehtësi te spinaqi?5. Si prodhohet spinaqi në vend të hapur?6. Prej çka përbëhet përpunimi i tokës te spinaqi?

Figura 96 E mbjella e spinaqit

Page 165: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

165

SALLATA

Sistematika

Rendi Asterales

Familja Asteraceae

Gjinia Lactuca

Lactuca sativa var. capitata – sallata me kokë

Lactuca sativa var. acephala – sallata pa kokë

Lloji Lactuca sativa var. angustana – sallata me formë shparge

Lactuca sativa var. secalina – sallata gjethore

Lactuca sativa var. romana – sallata

Rëndësia ekonomike

Ekzistojnë shumë lloje të sallatave. Kultivohen për shkak të gjetheve dhe kokës. Te ne më së shumti është e përfaqësuar sallata (sallata me kokë). Shfrytëzohet në gjendje të freskët, për përgatitjen e sallatave dhe për dekorimin e ushqimeve (gjellëve) të caktuara. Sallata ka vlerë të ulët energjetike. Përmbajtja e materieve të thata në marule është 5-12%. Prej materieve të thata në sallaten me kokë ka 0,6-3% albumina, 0,1-2,3% karbohidrate dhe 0,3-0,6% yndyrë dhe 0,8-1,3% materie minerale. Prej vita-minave më të përfaqësuara janë vitamina C, vitaminat B1, B2, beta karotinë dhe vitamina K. Prej materieve minerale janë të përfaqësuara hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi dhe zinku. Gjethet e sallatës e kanë ngjyrë të fortë të gjelbër, e cila i jep sasi të madhe të klorofi lit. Sallata përmban edhe materie me ngjyrë, klorofi lin dhe antocianin. Sortet e kuqe-vjollcë dhe sortet me pigmentim të kuq të mbyllur janë më të pasura me hekur dhe janë më rezistuese në temperatura të ulëta. Shija e këndshme te sallata vjen nga prania e acidit citrik dhe të mollës, kurse shija pak e hid-hët vjen nga prania e lakticinit, i cili vepron si qetësues në organizëm.

Lëngu i sallatës shfrytëzohet për zvogëlimin e temperaturave të larta. Sallata mund të shfrytëzohet edhe në kozmetikë për përgatitjen e preparateve kozmetike.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Llojet e ndryshme të sallatës kanë prejardhje prej regjioneve të ndryshme të botës. Sal-lata me kokë është e njohur shumë herët, gjegjësisht ka prejardhje nga regjionet e Detit Mes-dhetar. Në botë sallata kultivohet në rreth 1 milion ha.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet sallata në Republikën e Maqedonisë janë shumë të ndry-shueshme. Rendimentet mesatare sillen prej 15-40 ton/ha.

Figura 97 Sallata me kokë

Page 166: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

166

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sallata ka rrënjë të trashë me shumë rrënjë anësore. Masa kryesore e rrënjës zhvillohet në shtresën sipërfaqësore të tokës.

Kërcelli

Kërcelli te sallata është i shkurtë dhe në të janë dendur të renditura gjethet. Para mbari-mit të vegjetacionit formon kërcej bartës të luleve. Kërcejtë bartës të luleve arrijnë lartësi prej 0,5-1,5 metra. Kërcejtë bartës të luleve degëzohen dhe formojnë lulesën fshesë.

Gjethi

Sallata formon rozetë gjethore. Gjethet janë me formë ovale, të zgjatur, ose formë tjetër. Ngjyra e gjetheve më së shpeshti është me gjethe e mbyllur. Te disa marule gjethet formojnë kokë. Madhësia dhe forma e kokës varet nga lloji dhe sorti i sallatës. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të çelët, ose të mbyllur, të verdhë, ngjyrë kafe, të kuqërremtë, dhe ngjyrë tjetër. Gjethet mund të jenë me sipërfaqe të lëmuar, ose të vrazhdët. Në kërcellin bartës të lules zhvillohen gjethe të imëta.

Lulja

Lulet janë të imëta me ngjyrë të verdhë.

Fryti/Fara

Fryti te sallata është i imët, i shtypur dhe i mprehtë në të dy skajet. Masa absolute e farës është 0,8-1 gram. Fara aftësinë për mbirje e ruan 4-8 vjet.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të sallatës janë: Action, Attraction, Zimska rajska, Elvira, Impe-rial, Leda, Matilda, Pandora, Ravel, Sallata, Soprane, Soraya, Univerzal, Romana, etj.

Veçoritë biologjike

Sallata është bimë njëvjeçare me vegjetacion të shkurtë. Gjatësia e vegjetacionit është 30-90 ditë.

Nxehtësia

Sallata bën pjesë në kulturat rezistuese në të ftohtë. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të pjesëve vegjetative është 12-150C, përderisa temperatura optimale për pjesët gjen-erative të bimës është 200C. Ju reziston temperaturave të ulëta edhe deri në -80C.

Drita

Sallata është bimë e ditës së gjatë. Gjatë mungesës së dritës sallata e ngadalëson rritjen. Ekzistojnë edhe sorte të cilat janë neutrale ndaj zgjatjes së ditës.

Page 167: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

167

Uji

Lagështia optimale e tokës është 60-70% nga KUF, kurse lagështia relative e ajrit është 60-80%.

Toka (dheu)

Sallata kërkon toka pjellore dhe të shkrifëta me pH 6-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjellje alternative sallata vjen në vendin e dytë, edhe pse mirë reagon në plehëri-min me plehra organik. Para kultura më të mira për sallaten janë kulturat të cilat bollshëm plehërohen me plehra organik. Për shkak të vegjetacionit të shkurtër mund të kultivohet si para kulturë, ndërmjet kulturë.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për sallaten varet nga koha e prodhimit dhe nga lloji i para kulturës. Për prodhim pranveror përpunimi bazë i tokës kryhet menjëherë pas mbledhjes së kulturës së mëparshme. Gjatë mbjelljes si kulturë e dytë bëhet lëvrimi i cekët ose përpunimi i reduktuar i tokës.

Plehërimi

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton nga toka nxirren 33 kg azot, 13 kg fosfor dhe 77 kg kalium. Plehrat organik më së miri është të futen me kulturën e mëparshme. Gjatë paraq-itjes së mungesës së azotit dhe kaliumit te sallata formohen koka më të rralla e të palidhura. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 100-120 kg/ha azot, 100-129 kg/ha fosfor dhe 60-100 kg/ha kalium.

Mënyra e prodhimit

Sallata prodhohet në vend të hapur dhe në hapësirë të mbyllur.

Prodhimi në vend të hapur

Në vend të hapur sallata kultivohet me prodhim paraprak të rasatit ose me mbjellje di-rekte si kulturë pranverore, verore, vjeshtore dhe kulturë dimërore.

Prodhimi në vend të hapur me prodhim paraprak të rasatit

Koha e mbjelljes varet nga qëllimi i prodhimit. Mbjellja bëhet në lehë, kontejnerë, katrorë ushqyes dhe material tjetër. Për 1 ha nevojiten 500-700 gram farë. Për prodhim të hershëm mbjellja bëhet në shkurt, ose fi llim të majit, për prodhim vjeshtor mbjellja bëhet kah fundi i qershorit, kurse për prodhim dimëror mbjellja është kah fundi i gushtit. Për përkujdesje të rasatit zbatohen masa standarde.

Rimbjellja

Për rimbjellje shfrytëzohet rasati i vjetër 25-40 ditë. Rimbjellja kryhet kah fundi i marsit, ose fi llimi i prillit, për prodhim të hershëm, në fi llim të shtatorit, për prodhim vjeshtor dhe në

Page 168: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

168

fi llim të tetorit, për prodhim dimëror. Rimbjellja kryhet në rende, në distancë prej 20-30 cm x 10-20 cm, ose në shirita katër rendorë, në distancë prej 40-50 cm ndërmjet shiritave dhe 20-30 cm ndërmjet rendeve në shirit, dhe 10-20 cm në rend. Rimbjellja mund të jetë në brazda dhe në shtylla.

Prodhimi në vend të hapur me mbjellje direkte

Me mbjellje direkte më së shpeshti kultivohen sortet vjeshtore, ose dimërore. Mbjellja kryhet në mënyrë sukcesive në 1-2 javë në rende më distancë prej 20-30 cm x 10 cm, ose në shirita katër rendorë, me distancë prej 50-60 cm ndërmjet shiritave dhe 10-20 cm ndërmjet rendeve në shirit, si dhe 10 cm në rend. Për mbjellje përdoren 2-3 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja përbëhet nga rrallimi, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, ujitja, mbro-jtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve

Kryhen 1-2 prashitje në kombinim me përpunimin e tokës ndërmjet rendeve, gjegjësisht deri sa të mbyllen rendet.

Rrallimi

Rrallimi bëhet te e mbjella e mbirë dendur 1-2 herë. Te të mbjellat me rimbjellje bëhet plotësimi i vendeve të zbrazëta.

Ujitja

Ujitja e sallatës gjatë kohës së vegjetacionit bëhet 2-3 herë, me normë prej 20-30 mm ujë.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Zbatohet mbrojtja e integruar, gjatë së cilës duhet pasur kujdes në përdorimin e mjeteve mbrojtëse për shkak të vegjetacionit të shkurtër të sallatës.

Prodhimi i sallatës në hapësirën e mbrojtur

Sallata mund të kultivohet në të gjitha tipat e hapësirave të mbrojtura dhe me mbulim me agrotekstil. Sallata në hapësirat e mbrojtura kultivohet si kulturë plotësuese, para kulturës kryesore, ose pas mbledhjes së kulturës kryesore. Përkujdesja gjatë kohës së vegjetacionit është e njëjtë, si edhe gjatë kultivimit në vend të hapur.

Vjelja e sallatës

Vjelja e sallatës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike dhe bëhet në mënyrë sukcesive. Sal-lata e hershme për vjelje është gati në maj, ajo e vjeshtës në nëntor, kurse ajo dimërore në mars, ose prill. Gjatë vjeljes pritet koka ose rozeta gjethore, pastrohen gjethet e poshtme, sal-lata lahet dhe transportohet refus ose në kosha.

Për detyrë shtëpie:

Shkruani ese për sallaten!

Page 169: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

169

PANXHARI FORAGJER

Sistematika

Rendi Caryophyllales

Familja Chenopodiaceae

Gjinia Beta

Lloji Beta vulgaris ssp. Cicla

Rëndësia ekonomike

Panxhari foragjer (rrepa e kuqe) përdoret për shkak të gjetheve dhe bishtave të trashura të gjetheve. Përdoret e freskët si sallatë, ose si i zier.

Panxhari foragjer përmban 12,31% materie të thata, nga të cilat 4,83% sheqerna, 2% proteina, 3,44% celulozë, 0,42% yndyrë, 1,62% materie minerale.

Prej vitaminave më e pasur është me vita-minën C, vitaminat B1, B2, dhe PP.

Prej materieve minerale më së shumti janë të përfaqësuara kaliumi, mangani, hekuri dhe kalciumi.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe ren-

dimentet

Prejardhja e saktë e panxharit foragjer nuk është e njohur. Ekzistojnë të dhëna se e kanë njo-hur Romakët e vjetër.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet panx-hari foragjer në Republikën e Maqedonisë janë shumë të vogla. Rendimentet mesatare sillen prej 30-40 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Dallojmë dy lloje të panxharit foragjer: me gjethe, i cili i zhvillon rozetë gjethore me gjethe të gjera dhe mishtore, si dhe panxhari i valëzuar, i cili ka bisht të zhvilluar, të lëngshëm dhe mishtor (lakër deti) jethet sipas ngjyrës mund të jenë të gjelbra, të verdha, ose të kuqe.

Sipërfaqja e gjetheve mund të jetë e lëmuar, ose e rrudhur. Gjethet mund të jenë të mëdha 30-60 cm.

Veçoritë biologjike

Panxhari foragjer nuk ka kërkesa të mëdha për nxehtësi dhe dritë, gjegjësisht lehtë e përballon kultivimin në temperatura të ulëta dhe të larta. Më së miri ka sukses në toka mesa-tarisht të rënda dhe të pasura me materie organike.

Figura 98 Bishtat e gjetheve te panxhari

foragjer

Page 170: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

170

Agroteknika

Teknologjia e prodhimit është e ngjashme si te panxhari. Gjatë përpunimit bazë shtohen rreth 50 ton/ha pleh stalle. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi prej 100-150 kg/ha azot, 100-150 kg/ha fosfor dhe 250-300 kg/ha kalium. 1/3 nga plehrat mineralik shtohen me për-punimin bazë të tokës.

Mënyra e prodhimit

Panxhari foragjer prodhohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura, me prod-him paraprak të rasatit ose mbjellje direkte. Prodhohet për shpenzim të hershëm, veror, vjesh-tor dhe dimëror.

Rasati prodhohet në lehë, kontejnerë, ose material tjetër. Për mbjellje shfrytëzo-hen 20 gram/m2 farë.

Rasati për rimbjellje është gati për 30-50 ditë. Rimbjellja bëhet në rende, në dis-tancë prej 30-50 cm x 10-30 cm. Për mbjellje shfrytëzohen 10-15 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për panxharin foragjer përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërm-jet rendeve, të ushqyerit plotësues, ujitja, etj.

Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve bëhen 2-4 herë gjatë kohës së veg-jetacionit.

Ujitja gjithashtu zbatohet 2-4 herë. Të ushqyerit bëhet 2 herë. Herën e parë bëhet në fazën e 6-8 gjetheve të zhvilluara, kurse së dyti 3-4 javë më vonë.

Gjatë mbjelljes së dendur bëhet rral-limi në fazën e 1-2 gjetheve të vërteta.

Vjelja e panxharit foragjer Vjelja e panxharit foragjer bëhet gjatë pjekurisë teknologjike, në mënyrë sukcesive me

këputjen e gjetheve të jashtme. Me vjelje nuk duhet vonuar, pasi që përkeqësohet kualiteti i gjetheve. Gjethet lidhen në tufë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e panxharit foragjer?2. Sa janë rendimentet te panxhari foragjer?3. Sa lloje të panxharit foragjer ekzistojnë?4. Si prodhohet panxhari foragjer?5. Si vilet panxhari foragjer?

Figura 99 E mbjella e panxharit foragjer

Page 171: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

171

ÇIKORJA

Sistematika

Rendi Asterales

Familja Asteraceae

Gjinia Cichorium

Cichorium endivia var. latifolium

Lloji Cichorium endivia var. crispum

Cichorium endivia var. endivia

Rëndësia ekonomike

Çikorja paraqet një lloj specifi k të sallatës (sallatës), me shije të hid-hët. Për ushqim shfrytëzohen gjethet. Mund të shfrytëzohet si e freskët dhe për përgatitje të gjellëve.

Çikorja përmban sasi më të madhe të materieve të thata sesa llo-jet e tjera të sallatave të gjelbra dhe ka vlerë më të madhe energjetike. Prej materieve të thata përmban 1% pro-teina, 1,1% sheqerna, 0,3% yndyrë, inulinë, vitaminat C dhe A dhe mate-rie tjera.

Prej materieve minerale janë të përfaqësuara kaliumi, fosfori, hekuri, etj. Përmban edhe acid citrik dhe acid të mollës, të cilët gjethit i japin shije të këndshme.

Lëngu qumështor i çikores përmban materie të hidhëta të cilat e përmirësojnë oreksin.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Çikorja është kulturë e vjetër e cila ka prejardhje nga India. Çikorja ka qenë e njohur te Egjiptianët, Grekët, dhe Romakët si barë (ilaç) shumë i çmuar.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet çikorja në Republikën e Maqedonisë janë shumë të vo-gla. Rendimentet mesatare sillen prej 20-40 ton/ha.

Figura 100 Çikorja eskariol

Page 172: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

172

Veçoritë morfologjike

Ekzistojnë tri grupe të sorteve të çikores:

Cichorium endivia var. latifolium – (eskarioli) me gjethe të gjera të valëzuara dhe dobët të dhëmbëzuara. Nga tipi eskariol kultivohen sortet me sipërfaqe pak të rrudhur të gjethit dhe me gjethe shumë të rrudhura.

Cichorium endivia var. crispum – me gjethe të prera dhe të dhëmbëzuara shumë, me

formë pothuaj se lineare, të cilat formojnë rozetë gjethore të ngjeshur, me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, e deri te ajo e verdhë në të bardhë në gjethet e mesme.

Cichorium endivia var. endivia-çikorja – me rozetë gjethore të drejtë dhe gjethe dobët të dhëmbëzuara.

Në vitin e parë formon rozetë gjethore, kurse në vitin e dytë kërcellin e lules. Kërcelli i lules është i drejtë me gjethe të renditura dendur. Lulet janë me ngjyrë të kaltër. Fara është e imët.

Veçoritë biologjike

Çikorja është bimë me nevoja mesatare për nxehtësi. Mbin në 2-30C, temperatura opti-male për rritje të pjesëve vegjetative është 15-180C, kurse për lulëzim 220C. Në temperaturë 50C dhe në temperaturë më të lartë se 300C, çikorja e ndërpret rritjen dhe zhvillimin. Çikorja mund të rezistojë edhe në temperatura të ulëta.

Çikorja ka nevojë të madhe për dritë në krahasim me sallaten. Çikorja është bimë e ditës së gjatë. Në kushtet e ditës së gjatë shpejt i zhvillon sythet anësore dhe fi llon të lulëzojë.

Lagështia optimale e tokës është 70% të KUF. Çikorja më së miri kultivohet në toka pjellore dhe të nxehta me ekspozim jugor me pH

6,5-7,8.

Agroteknika

Në mbjelljen alternative më së shpeshti merr pjesë si para kulturë, ose si kulturë e dytë. Para kultura të mira janë kulturat të cilat plehërohen me pleh stalle. Përpunimi i tokës varet nga koha e kultivimit. Gjatë prodhimit pranveror, përpunimi bazë i tokës përbëhet nga lëvrimi i pjesëve të pjerrëta dhe lëvrimi i thellë i tokës në thellësi prej 30-35 cm, e që kryhet në vjeshtë.

Gjatë prodhimit vjeshtor dhe dimëror kryhet lëvrimi i cekët dhe përgatitja para mbjelljes, menjëherë, ose përpunimi i reduktuar menjëherë pas mbledhjes së kulturës së mëparshme.

Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, çikorja nga toka nxjerr 50 kg azot, 34 kg fosfor dhe 84 kg kalium. Çikorja plehërohet me 20 ton/ha pleh stalle. Plehrat mineralik përdoren në sasi 80-150 kg/ha azot, 80-150 kg/ha fosfor dhe 100-200 kg/ha kalium. Çikorja reagon pozitiv-isht në plehërim me plehra që përmbajnë magnez.

Page 173: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

173

Mënyra e prodhimit

Çikorja më së shpeshti kultivohet si kulturë vjeshtore, dimërore dhe pranverore. Prod-himi është me prodhim paraprak të rasatit, ose me mbjellje direkte.

Prodhimi i rasatit kryhet në lehë, kontejnerë, qese plastike dhe material tjetër. Për mbjellje shfrytëzohen 2-3 gram/m2 farë.

Rimbjellja bëhet në rende në distancë prej 40 cm x 25-30 cm ose në shirita katër rendorë, në distancë prej 50-60 cm ndërmjet shiritave, 30 cm ndërmjet rendeve dhe 30 cm në rend.

Rimbjellja mund të bëhet edhe në shtylla, edhe në brazda.

Mbjellja direkte kryhet në rende, në distancë prej 40-50 cm x 20-30 cm.

Për mbjellje shfrytëzohen 4 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për çikoren përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, ujitja, etj. Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve bëhen 2-4 herë, gjatë kohës së vegjetacionit. Ujitja zbatohet 2-4 herë, me 20-30 mm ujë. Të ushqyerit plotësues realizohet dy herë. Për ushqim mund të shfrytëzohen edhe plehrat e lëngshëm.

Te çikorja bëhet edhe etiolimi i gjetheve të brendshme, me lidhjen e gjetheve të rozetës 10-15 ditë para vjeljes.

Te çikorja mund të zbatohet edhe “kultivim plotësues”, te prodhimi dimëror, pasi që çikorja është e ndjeshme ndaj ngricave. Para paraqitjes së ngricës nxirren krejt bimët dhe mbillen njëra afër tjetrës, në ndonjë hapësirë të mbrojtur. Përkujdesja përbëhet nga ujitja e vazhdueshme dhe ajrosja. Pjekja zgjat 30-60 ditë. Gjatë këtij procesi materiet ushqyese nga gjethet kalojnë në kokën që zhvillohet.

Vjelja e çikores

Vjelja e çikores gjatë pjekurisë teknologjike bëhet me prerjen e tërë rozetës. Çikorja vilet gradualisht.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie i përmban çikorja?2. Prej nga e ka prejardhjen çikorja?3. Sa grupe të sorteve të çikores ekzistojnë?4. Si plehërohet çikorja?5. Cilat janë masat e përkujdesjes te çikorja?

Figura 101 Mbjella e çikores

Page 174: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

174

RADHIQJA

Sistematika

Rendi Asterales

Familja Asteraceae

Gjinia Cichorium

Lloji Cichorium intybus var. foliosum – sallatë gjethore

Cichorium intybus var. radicola – rrënjore

Rëndësia ekonomike

Radhiqja paraqet lloj të çmuar të sallatës. Për ushqim shfrytëzohen gjethet. Gjetet e etioluara të radhiqes përmbajnë 7,7% materie të thata, prej të cilave 0,4% proteina, 0,13% yndyra dhe 4% sheqerna.

Prej vitaminave të përfaqësuara janë: vitamina C me 2,9 mg%, provitamina A, vitaminat B1 dhe B2, vitamina K, etj.

Prej materieve minerale janë të për-faqësuar kaliumi, magnezi, kalciumi, fos-fori, hekuri, etj. Radhiqja përmban edhe materie specifi ke të hidhëta (intibin), të cilat e përsh-pejtojnë tretjen e ushqimit. Rrënja e radhiqes përmban inulinë.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Radhiqja ka qenë e njohur për Egjiptianët, Grekët dhe Romakët, shumë herët. Sipërfaqet në të cilat kultivohet radhiqja në Republikën e Maqedonisë janë shumë të vogla. Rendimentet mesatare sillen prej 20-70 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Ekzistojnë dy varietete të radhiqes:

Cichorium intybus var. foliosum – që kultivohet për shkak të gjetheve. Gjethet te rad-hiqja gjethore janë të mbledhura në rozetë gjethore dhe janë me ngjyrë të gjelbër, ose të gjelbër me nuanca vjollce. Gjethet mund të jenë me fl etëza pak, ose shumë të rrudhura dhe të prera. Mundet të formojë edhe kokëz.

Cichorium intybus var. radicola – që kultivohet për shkak të rrënjës së trashë, prej së cilës pastaj fi tohet kokë e bardhë, e verdhë e çelët, ose ngjyrë vjollcë. Radhiqja rrënjore ka gjethe ovale, të zgjatura dhe të drejta. Rrënja është e fortë, me formë cilindrike. Prej rrënjës zhvillohet koka, e cila mund të jetë me formë ovale, ose të zgjatur, me ngjyrë të bardhë, të verdhë, ose ngjyrë vjollce.

Figura 102 Radhiqja, kokëz

Page 175: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

175

Veçoritë biologjike

Radhiqja është bimë me nevojë mesatare për nxehtësi. Mbin në 2-30C, temperatura op-timale për rritjen e pjesëve vegjetative është 22-250C.

Në temperaturë prej 20C dhe në temperaturë më të lartë se 300C, radhiqja e ndërpret rritjen dhe zhvillimin. Radhiqja mundet të rezistojë në temperatura të ulëta deri -50C.

Radhiqja ka më pak nevojë për dritë, në krahasim me sallaten. Radhiqja është bimë e ditës së gjatë.

Lagështia optimale e tokës është 70-80 të KUF.Radhiqja më së miri kultivohet në toka pjellore dhe humusore me pH 6,5-7.

Agroteknika

Në mbjelljen alternative vjen në vendin e dytë, pas kulturave të cilat janë mjaftueshëm të plehëru-ara me pleh stalle.

Përpunimi i tokës varet nga koha e kultivimit. Gjatë prodhimit pranveror, përpunimi bazë bëhet me lëvrimin e pjesëve të pjerrëta dhe lëvrim të thellë të tokës në thellësi prej 30-35 cm, që kryhet në vjeshtë.

Për përfi timin e 10 tonëve, radhiqja nga toka nxjerr 40-70 kg azot, 20-40 kg fosfor dhe 150-200 kg kalium. Radhiqja plehërohet me 20 ton/ha pleh stalle, plehrat min-eralik përdoren në sasi 120-150 kg/ha azot, 120-150 kg/ha fosfor dhe 150-180 kg/ha kalium. ½ nga plehrat mineralik shtohet me përpunimin bazë, kurse ½ tjetër me ushqim plotësues, 1-2 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i radhiqes bëhet me prodhim paraprak të rasatit, ose me mbjellje direkte në vend të hapur dhe në hapësirat e mbyllura.

Prodhimi i rasatit bëhet në lehë, kontejnerë, qese plastike dhe material tjetër. Për mbjel-lje shfrytëzohen 2-3 gram/m2 farë.

Rimbjellja bëhet kur rasati arrin fazën e 3-4 gjetheve. Rimbjellja bëhet në rende, në dis-tancë prej 30-50 cm x 15-30 cm, ose në shirita katër rendorë, në distancë prej 50-60 cm ndër-mjet shiritave, 30 cm ndërmjet rendeve dhe 15-30 cm në rend. Rimbjellja mund të bëhet edhe në shtylla dhe brazda.

Mbjellja direkte bëhet në rende, në distancë prej 40-50 cm x 20-30 cm. Për mbjellje di-rekte shfrytëzohen 6 kg/ha farë.

Figura 103 Bima e radhiqes

Page 176: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

176

Përkujdesja për të mbjellat Përkujdesja për radhiqen përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ush-

qyerit plotësues, ujitja, etj. Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve bëhen 1-2 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Ujitja zbatohet 2-4 herë me 30 mm ujë. Të ushqyerit bëhet 2 herë. Për ushqim mund të shfrytëzohen edhe plehrat e lëngshëm.

Rrënja e radhiqes rrënjore nxirret para paraqitjes së ngricave të forta, në periudhën prej shtatorit deri në nëntor. Gjatë nxjerrjes rrënja duhet të jetë me diametër 3-5 cm dhe gjatësi 15-20 cm. Rrënja e nxjerrë renditet në grumbuj, me gjethet të kthyera nga jashtë, dhe lihet të qëndrojë 4-5 ditë, që të munden materiet ushqyese nga gjethet të kalojnë në rrënjë. Në këtë periudhë gjethet priten dhe rrënjët barten në hapësira të errëta ku fi llon përforcimi i rrënjës. Në hapësirë formohen lehë të nxehta. Në lehë vendoset rreth 20 cm pleh i freskët i kalit, i cili gjatë dekompozimit zhvillon temperaturë prej 10-150C. Në plehun e freskët të stallës vendoset shtresë prej rreth 15 cm të dheut të përgatitur të kopshtit. Pastaj mbillet rrënja në distancë prej 7 cm x 5 cm. Rrënja futet në tokë deri te maja vegjetative, e cila mbetet në sipërfaqe. Në fund leha mbulohet me komposto (përzierje plehrash), shtresë prej kashte deri në 20 cm, ose me folie të zezë. Në 1m2 zhvillohen në mënyrë të sforcuar 300-500 rrënjë. E mbjella rregullisht ujitet.

Temperatura mbahet në 10-150C. Në këtë mënyrë zhvillohen gjethet e etioluara të cilat e përbëjnë kokën e zgjatur të radhiqes.

Vjelja e radhiqes

Vjelja e radhiqes bëhet gjatë pjekurisë teknologjike, me prerje, ose kositje të gjetheve. Vjelja është sukcesive. Vjelja te radhiqet e sforcuara është 25 javë pas mbjelljes, kur gjethet do të jenë me gjatësi 20-30 cm, me prerje të kokës me gjethe të etioluara, gjegjësisht të gjetheve me ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe me konsistencë të butë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie i përmban radhiqja?2. Cilat janë veçoritë biologjike të radhiqes?3. Sa varietete të radhiqes ekzistojnë?4. Si plehërohet radhiqja?5. Si kryhet sforcimi i rrënjës së radhiqes?

Page 177: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

177

MENTA (MENDRA)

Sistematika

Rendi Lamiales

Familja Lamiaceae

Gjinia Mentha

Lloji Mentha piperita

Rëndësia ekonomike

Mendra përmban vajra eterik prej të cilëve më i përfaqësuar është mentoli. Si bëmë mjekësore shfrytëzohet për përgatitjen e çajit kundër sëmundjeve të lukthit dhe zorrëve dhe kundër ftohjes (rrufës) dhe gripit. Si bimë mëlmesë dhe shtesë në shumë ushqime më së miri është të përdoren gjethet e freskëta, pasi që kanë aromë më të fortë, e cila me tharje zvogëlohet.

Gjethet janë shtesë e mirë në shumë ushqime, të cilat përgatiten nga perimet e ziera, në sallata me perime dhe pemë, në salca të ndryshme dhe kokteje. Nga gjethet gjithashtu për-gatitet çaj aromatik, i cili e freskon organizmin e njeriut, kur koha është shumë e nxehtë. Me dis-tilim me avull uji ekstraktohet vaji eterik mentoli. Ky vaj është më i shfrytëzuari nga vajrat eterik në industrinë ushqimore (për prodhimin e bonboneve, akullores, likerit, çamçakëzëve, etj.), në industrinë farmaceutike (drazhe, shurup, etj.), në industrinë e kozmetikës (prodhim të pastave për dhëmbë, shampon, sapunë, krem, parfume, etj.), si dhe për shërim me terapi aromatike.

Veçoritë morfologjike dhe biologjike

Mendra është bimë barishtore shumëvjeçare. Haset si e egër, ose si bimë e zbutur. Kër-cellin e ka në formë katrore, të degëzuar dhe të mbuluar me qime. Gjethi i mendrës është vezak- i thepisur, me skaje të dhëmbëzuara. Nga ana e poshtme është me ngjyrë të gjelbër të mbyllur të shkëlqyeshme, kurse ana e sipërme është me gjethe e çelët. Në kërcell gjethet janë të vendosura njëri përballë tjetrit. Përmbajnë gjëndra të cilat prodhojnë vajra eterik. Lulja e mendrës është dyseksore.

Mënyra e prodhimit

Në Maqedoni kultivohet në sipërfaqe shumë të vogla, në kopshtet e pothuaj secilës shtëpi.

Vjelja e mendrës

Vjelja kryhet pak para lulëzimit, ose gjatë kohës së lulëzimit. Këputet i tërë kërcelli me të gjitha pjesët.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e mendrës?2. Cilat janë veçoritë morfologjike të mendrës?3. Si vilet mendra?

Figura 104 Mendra

Page 178: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

178

KUMAKU

Sistematika

Rendi Asterales

Familja Asteraceae

Gjinia Calendula

Lloji Calendula offi cinalis

Rëndësia ekonomike

Lulja e kumakut shfrytëzohet për prodhimin e kremit, nga yndyra e derrit dhe çaji nga lulet e kumakut, por edhe si shtesë në sallata dhe ushqime tjera. Është e njohur sipas përmbajtjes së vajit eterik, tanineve, sheqernave, likopenit, proteinave, pigmenteve, sub-stancave minerale të hidhëta, etj. Kumaku shfrytëzo-het si barë për qetësimin e ngërçeve, kundër astmës, kollitjes, shërimin e plagëve,etj. Në industrinë farma-ceutike dhe të kozmetikës shfrytëzohen lulet, gjethet dhe kërcelli i kumakut. Kumaku si bimë mjekuese është mjaft e rëndësishme, për shkak se shëron shumë tumore kancerogjene dhe sëmundje të tjera.

Veçoritë morfologjike dhe biologjike

Kumaku është bimë njëvjeçare, e cila bën pjesë në familjen e bimëve me lule të përbëra Asteraceae. Ka lule me ngjyrë karakteristike të portokalltë, të cilat janë të vendosura në fi danë të drejtë kaçuborë (degëza). Gjethet, janë të ngushta, pak të lakuara nga jashtë në formë të lugës. Si gjethi, ashtu edhe kërcelli, kanë aromë të fortë. Lulëzon gjatë tërë vitit, prej pranverës së hershme, e deri në vjeshtën e vonë.

Mënyra e prodhimit

Në Maqedoni më së shpeshti kultivohet si bimë dekorative në kopshte, por haset edhe si bimë e egër.

Vjelja

Vjelja duhet të bëhet kur dielli është më i fortë, për shkak se atëherë janë më të shprehura vetitë aromatike dhe shëruese.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e kumakut?2. Cilat janë veçoritë morfologjike të kumakut?

Figura 105 Kumaku

Figura 106 Tharja e kumakut

Page 179: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

179

Tema

KULTURAT PERIMORE RRËNJORE

DHE TUBERORE

Përfaqësuesit kryesorë

Karota Pastinaku

Majdanozi

Selinoja

Panxhari i kuq

Rrika

Rrepa

Patatja

Patatja e ëmbël

Arashka e egër

Page 180: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

180

Page 181: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

181

KAROTA

Sistematika

Rendi Apiales

Familja Apiaceae

Gjinia Daucus

Lloji Daucus karota

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet rrënja e trashë e karotës.

Karota përdoret në gjendje të freskët, si shtesë në sallata të ndryshme, në përgatitjen e ushqimeve të ndryshme, ose e konservuar.

Përmbajtja e materieve të thata është 14-17%. Sheqernat janë të përfaqë-suara me 4,5-12%, proteinat me 0,9%, yndyrat me 0,1%. Në rrënjën e karotës ka acid të mollës, vajra eterik, provitaminë A, vitamina nga grupi B, PP, E, etj. Prej materieve minerale në karotë më të pra-nishme janë kaliumi, kalciumi, hekuri dhe bori. Karota veçanërisht është e njohur sipas përmbajtjes së karotinës (provitamina A), e cila i jep ngjyrën karakteristike rrënjës së karotës.

Karota ka edhe veti të caktuara shëruese, dhe përdoret edhe si ushqim në të ushqyerit e fëmijëve dhe të sëmurëve.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Karota është e njohur qysh herët. Format e egra të karotës janë ende të pranishme në Ev-ropë dhe Azi. Si perime është kultivuar te popujt e vjetër. Tipi i karotës me ngjyrë të portokalltë është paraqitur në shekullin e XIX në Holandë, Francë, dhe Angli. Sot është e përfaqësuar çdo kund në botë, në rreth 1,1 milion ha.

Në Republikën e Maqedonisë prodhohet në rreth 1,000 ha, me rendiment mesatar prej 20-30 ton/ha. Rendimentet e karotës në hapësirat e mbrojtura janë 20-60 ton/ha.

Figura 107 Karota

Page 182: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

182

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Pas mbirjes, te karota zhvillohet rrënjë boshtore, e cila më vonë trashet. Një pjesë e fi -jezave rrënjore munden të shkojnë në thellësi deri 2 metra. Masa kryesore rrënjore te karota zhvillohet në thellësi prej 60 cm. Në rrënjën e trashur dallohen tri pjesë: balli, qafa dhe rrënja kryesore. Në rrënjën e karotës deponohen materiet ushqyese. Në prerje tërthore dallohet pje-sa e jashtme (lëvorja) dhe pjesa e brendshme (palca).

Forma e rrënjës së trashur mund të jetë e ndryshme: ovale, konike, cilindrike.Ngjyra e rrënjës mund të jetë e portokalltë, e kuqërremtë në të portokalltë, e verdhë, e

bardhë dhe vjollcë. Sipas peshës së rrënjës karotat ndahen në: të imëta (deri 60 gram), mesatar-isht të mëdha (60-150 gram) dhe të mëdha (mbi 150 gram).

Kërcelli

Kërcelli i karotës është mjaft i shkurtë dhe gjendet në maje të rrënjës. Në kërcell zhvil-lohet rozeta gjethore. Në vitin e dytë formohet kërcelli bartës i luleve. Kërcelli bartës i luleve është fort i degëzuar dhe arrin lartësi 1-1,5 metra. Degët e luleve mbarojnë me lulesë në formë mburoje.

Gjethi

Në vitin e parë karota formon gjethe të ndërlikuara, të prera thellë, të vendosura në bishta më të gjatë, ose më të shkurtër. Gjethet dalin nga kërcelli i shkurtër dhe formojnë rozetë gjethore. Në vitin e dytë në kërcellin bartës të lules formohen gjethe të imëta, me bishta të shkurtër.

Lulja

Lulja te karota është e imët,e bardhë, e grumbulluar në lulesë në formë mburoje në maje të degëve të luleve.

Fryti

Fryti te karota është i dyfi shtë dhe kur piqet ndahet në dy fryte/fara të veçanta. Në fryt ka brinjë, të cilët janë të mbuluar me gjemba. Gjembat hiqen gjatë mbjelljes së karotës.

Fara

Fara te karota është e imët me pamje të draprit. Para mbjelljes së farës, duhet të bëhet lëmimi i gjembave. Masa absolute e farës është 1-1,4 gram. Fara e ruan aftësinë për mbirje 3-4 vjet.

Sortet

Sorte më të njohura të karotës janë: Almaro, Bolero, Clarion, Duke, Figaro, Laros, Nantes, Forto, Amsterdam, Bercoro, Red Core, Minicor, Danvers, Marko, etj.

Figura 108 Bima e karotës

Page 183: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

183

Veçoritë biologjike

Karota është bimë dyvjeçare, Në vitin e parë formon rozetë gjethore dhe rrënjë të trashur, kurse në vitin e dytë organet gjenerative.

Nxehtësia

Karota bën pjesë në kultura me kërkesa mesatare për nxehtësi. Karota mbin në temper-aturë 3-40C. Temperatura optimale për mbirjen e farës së karotës është rreth 200C, për rritjen dhe zhvillimin e gjetheve 180C, kurse për trashjen e rrënjës 20-220C. Në fazën e rozetës gjetho-re mundet të rezistojë në temperatura të ulëta deri -100C.

Drita

Karota është bimë e ditës së gjatë. Mungesa e dritës sjellë deri te zgjatja e bimës dhe zvogëlimi i rendimenteve.

Uji

Karota ka nevojë shumë të madhe për ujë. Nevojat për ujë janë më të mëdha në fazat e mbirjes dhe trashjes së rrënjës. Gjatë lagështisë së madhe vjen deri te përkeqësimi i kualitetit dhe kalbja e rrënjës. Lagështia optimale e ajrit është 60-70%.

Toka (dheu)

Karota kërkon toka të lehta ranore-argjilore, pjellore dhe të pasura me materie organike, me pH 6,5-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative karota vjen në vendin e dytë. Para kultura më të mira janë kulturat të cilat të plehëruara në masë të madhe, siç janë domatja, speci, trangulli, kungulli, preshi, hudhra, dhe kultura tjera. Karota mund të kultivohet si kulturë e dytë. Në një vend të njëjtë mund të kultivohet pas 4-5 vitesh.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për karotën varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi vjeshtor përbëhet nga prashitja në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga 1-2 kul-tivime në thellësi prej 8-10 cm. Gjatë përpunimit plotësues duhet të formohet shtresë e mihur thellë që të mos vijë deri te deformimi i rrënjëve.

Plehërimi

Karota kërkon sasi të mëdha të materieve ushqyese. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, nxirren 30-40 kg azot, 10 kg fosfor dhe 40-50 kg kalium. Nevoja më të mëdha ka për kalium. Karota më së shpeshti plehërohet me plehra mineralik, por mund të përdoren edhe plehrat organik, në sasi prej 60-140 kg/ha azot, 60-120 kg/ha fosfor, 60-180 kg/ha kalium. ½

Page 184: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

184

nga plehrat azotik futen para mbjelljes, ndërsa ½ tjetër shtohet si ushqim gjatë kohës së veg-jetacionit.

Mënyra e prodhimit

Karota mund të kultivohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i karotës varet në vend të hapur mund të bëhet me mbjellje direkte.

Mbjellja

Koha e mbjelljes së karotës varet nga qëllimi i prodhimit dhe mund të jetë i hershëm pranveror, i vonshëm dhe para dimëror. Mbjellja e hershme kryhet nga fundi i marsit, e deri në fund të prillit, e vonshme në maj, ose qershor, kurse ai para dimëror, në tetor, ose nëntor. Para mbjelljes fara mund të mugullojë, pasi që vështirë mbin, ose të përzihet me farë të sal-latës, rrikës, ose bimë tjetër, që shërben si shenjë për përcaktimin e rendeve. Mbjellja mund të kryhet në sipërfaqe të rrafshët dhe në shtylla. Mbjellja në sipërfaqe të rrafshët është në rende, në distancë prej 20-40 cm x 3-5 cm, ose në shirita gjashtë rendorë në distancë prej 50 cm ndërmjet shiritave, 20 cm ndërmjet rendeve dhe 3-5 cm në rend. Fara vendoset në thellësi prej 1,5-2,5 cm në tokë. Për mbjellje përdoren 1,5-6 kg/ha farë e lëmuar.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për karotën përbëhet nga shpartal-limi i korës së tokës, ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Shpartallimi i kores së tokës

Pas mbjelljes së karotës mund të formohet korja e tokës, e cila shpartallohet me motor rotator.

Përpunimi i tokës ndërmjet rendeve dhe prashitja

Zbatohen 2-4 prashitje dhe përpunim ndërmjet rendeve. Prashitja e parë mund të zbatohet edhe para mbirjes, nëse është shfrytëzuar kultura shënuese (marker).

Ujitja

Karota duhet të ujitet në 10-15 ditë me përdorimin e 20-30 mm ujë. Ujitja duhet të ndër-pritet 2-3 javë para mbledhjes së karotës.

Figura 109 E mbjella e karotës

Page 185: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

185

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit e karotës kryhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Për ushqim shfrytëzo-hen plehrat azotik. Si ushqim është mirë të shtohet edhe pjesë e plehrave tjerë mineralik, veçanërisht plehrat e kaliumit.

Të ushqyerit me plehra azotik duhet të kryhet më herët, pasi që azoti e përkeqëson kualitetin e rrënjës.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta të cilat e sulmojnë karotën janë vrugu, kalbja e përhimët dhe e zezë, etj. Për mbrojtje nga sëmundjet zbatohen masat preventive dhe masat për luftë direkte kundër sëmundjeve. Nga dëmtuesit dëme më të mëdha karotës i shkakton miza e karotës, morrat gjethorë dhe dëmtuesit e tokës. Mbrojtja përbëhet nga masat preventive dhe masat direkte.

Kujdes i veçantë gjatë kultivimit të karotës duhet ti kushtohet shkatërrimit të barojave, të cilat mund të mbysin të mbjellën për shkak të zhvillimit të ngadalshëm të karotës.

Prodhimi i karotës në hapësirën e mbrojtur

Figura 110 E mbjella e karotës

Karota më shumë kultivohet në vend të hapur, pasi që ka vegjetacion të gjatë dhe mun-det me sukses të ruhet gjatë kohës së dimrit. Për prodhimin e karotës në hapësirat e mbroj-tura, më së shpeshti shfrytëzohen hapësira të ulëta, ose gjysmë të larta të mbrojtura.

Mbjellja kryhet në vjeshtë, në shtator, ose tetor, ose gjatë dimrit, në dhjetor, janar, ose shkurt. Mbjellja bëhet në rende në distancë 20 cm x 5-8 cm. Karota mbin për 2-3 javë.

Përkujdesja për karotën përbëhet nga: prashitja, mulçimi, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, ajrosja, rregullimi i lagështisë, temperaturës, ndriçimit dhe masa tjera speciale.

Prashitja kryhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.Ujitja në fi llim të vegjetacionit bëhet në 10-12 ditë me shtimin e 10-12 litra/m2 ujë.

Page 186: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

186

Të ushqyerit plotësues i karotës bëhet në fazën e 3-4 gjetheve, me shtimin e 2-3 gram/m2 plehra azotik dhe të kaliumit. Karota e duron mirë edhe plehërimin me plehra foliarë.

Për prodhimin e karotës mund të shfrytëzohet edhe agrotekstili, gjatë së cilës fi tohet prodhim më i hershëm për 15-25 ditë.

Vjelja e karotës

Vjelja e karotës bëhet kur rrënja e karotës e arrin trashësinë e duhur. Nëse vonohet me mbledhjen rrënja fi llon me formim të fi jezave rrënjore, duke i shfrytëzuar materiet ushqyese nga rrënja. Nxjerrja e karotës bëhet me plug rrëmihës, ose me kombajna për nxjerrje të karotës. Rrënjët e nxjerra pastrohen nga dheu, ju priten gjethet dhe mblidhen.

Karota paketohet në gajbe, ose ambalazh tjetër.

Figura 111 Vjelja e karotës

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Në sa përlind janë të përfaqësuar sheqernat te karota?2. Sa janë rendimentet te karota?3. Çfarë është rrënja e karotës?4. Si reagon karota ndaj nxehtësisë?5. Si prodhohet karota në vend të hapur?6. Me çfarë plehra plehërohet karota?7. Si bëhet prodhimi i karotës me mbjellje direkte?8. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja e karotës?9. Si prodhohet karota në hapësirat e mbrojtura?10. Kur bëhet vjelja e karotës?

Page 187: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

187

PASTINAKU

Sistematika

Rendi Apiales

Familja Apiaceae

Gjinia Pastinaca

Lloji Pastinaca sativa

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohen gjethet, por para së gjithash rrënja e trashur e pastinakut. Pastinaku përdoret në gjendje të freskët, si shtesë në sallata të ndryshme dhe ushqime të përgatitura, ose si mëlmesë, i tharë, ose i ngrirë.

Përmbajtja e materieve të thata në rrën-jën e freskët është rreth 20%. Sheqernat janë të përfaqësuar me 10-14%, proteinat me 1,7%, yndyrat me 0,4%.

Pastinaku është i pasur edhe me vita-minë C, vitamina të grupit B, vitaminë E, acide organike dhe materie pektine. Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë kalciumi dhe kaliumi.

Pastinaku përmban alkaloidin pastina-cin. Pastinaku ndihmon në stabilizimin e pu-nës së zemrës, rregullimin e tensionit të gja-kut, përmirësimin e tretjes, etj.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Pastinaku është i njohur shumë herët. Format e egra të pastinakut janë ende të pra-nishme në Evropë. Në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendiment-et e pastinakut janë 20-70 ton/ha.

Figura 112 Pastinaku

Page 188: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

188

Veçoritë morfologjike

Rrënja është boshtore me ngjyrë të bard-hë. Pesha e rrënjës është 80-140 gram. Në vitin e dytë nga rrënja zhvillohet kërcelli i fortë dhe i degëzuar i lules, i lartë deri në 2 metra. Gjethet janë të plota, të ndërlikuara dhe mjaft të gjera. Sipërfaqja e sipërme e gjetheve është e lëmuar, kurse e poshtmja është e mbuluar me push. Lu-let janë të imëta me ngjyrë të verdhë. Frytet janë gjelbra dhe të shtypura me dy fara brenda. Fara e ruan aftësinë për mbirje 1-2 vjet.

Veçoritë biologjike

Pastinaku është bimë dyvjeçare. Bën pjesë në kulturat të cilat u rezistojnë mirë temper-aturave të ulëta. Mbin në temperaturë 1-20C. Temperatura optimale për zhvillim është rreth 18-220C. Ndaj zgjatjes së ditës është indiferent. Pastinaku ka nevojë mesatare për ujë dhe e du-ron mirë thatësinë. Mund të kultivohet në toka mesatarisht të rënda me pH 6,5.

Agroteknika

Në mbjelljen alternative pastinaku vjen në vendin e dytë. Para kultura më të mira janë kulturat të cilat plehërohen shumë. Përpunimi i tokës për pastinakun përbëhet nga përpunimi vjeshtor në thellësi prej 30 cm dhe përpunimi pranveror para mbjelljes.

Pastinaku kërkon sasi të mëdha të materieve ushqyese. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, nxjerr nga toka 40 kg azot, 10 kg fosfor dhe 60 kg kalium. Plehrat mineralik shfrytëzo-hen në sasi 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-140 kg/ha kalium.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i pastinakut në vend të hapur bëhet me mbjellje direkte. Mbjellja mund të kryhet në sipërfaqe të rrafshët dhe në shtylla. Mbjellja në sipërfaqe të rrafshët bëhet në rende, në distancë prej 30-40 cm x 8-10 cm, ose në shirita në distancë prej 50 cm ndërmjet shiritave, 20 cm ndërmjet rendeve dhe 8-10 cm në rend. Fara vendoset në thellësi 1,5-2 cm në tokë. Për mbjellje përdoren 2-4 kg/ha farë e lëmuar.

Figura 113 Bima e pastinakut

Page 189: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

189

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për pastinakun përbëhet nga shpartallimi i kores së tokës, ujitja, prashitja, për-punimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotë-sues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj. Zbatohen 2-4 prashitje dhe përpun-ime ndërmjet rendeve.

Prashitja e parë mund të zbatohet kur bima formon 2-3 gjethe, kur kryhet edhe rrallimi. Pas-tinaku ujitet 4-5 herë me përdorim të 20-30 mm ujë.

Ujitja duhet të ndërpritet 2-3 javë para mbledhjes së pastinakut.

Vjelja e pastinakut

Vjelja e pastinakut bëhet gjatë pjekurisë teknologjike, kur rrënja e pastinakut e arrin trashësinë e duhur. Nxjerrja e pastinakut bëhet me plug rrëmihës, ose me kombajnë për nxjer-rje. Rrënjët e nxjerra nga toka, pastrohen nga dheu, ju priten gjethet dhe mblidhen.

Pastinaku ruhet në depo, por mundet edhe të futet në gropë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata janë te pastinaku?2. Sa janë rendimentet te pastinaku?3. Çfarë është rrënja e pastinakut?4. Cilat janë veçoritë biologjike të pastinakut?5. Me çfarë plehra plehërohet pastinaku?6. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja e pastinakut? 7. Kur bëhet vjelja e pastinakut?

Figura 114 Mbjella e pastinakut

Page 190: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

190

MAJDANOZI

Sistematika

Rendi Apiales

Familja Apiaceae

Gjinia Petroselinum

Lloji Petroselinum hortense var. foliosum – gjethor

Petroselinum hortense var. tuberosum – rrënjor

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohet rrënja e trashur dhe gjethet. Majdanozi përdoret në gjendje të freskët, si shtesë në sallata të ndryshme dhe ushqime të përgatitura, ose i dehidruar.

Ka vlerë të vogël energjetike, por është i pasur me vitamina dhe materie minerale. Prej vitaminave përmban pro-vitaminë A, vitaminën C mbi 20%,vitam-ina të grupit B, por edhe disa vitamina të rralla si vitamina B12, e cila është e rëndë-sishme për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Prej materieve minerale në majdanoz më shumë janë të pranishëm magnezi, kalciumi, hekuri, mangani dhe bakri. Përmban edhe sasi të madhe të vajrave eterik. Majdanozi nxitë tajitjen e materieve të dëmshme nga organizmi dhe ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Majdanozi është i njohur shumë herët. Ka prejardhje nga Deti Mesdhe, ku edhe sot hasen format e egra. Në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendi-mentet e majdanozit gjethor janë 10-15 ton/ha, kurse i atij rrënjor 2,5-3,5 ton/ha rrënjor dhe 3-4 ton/ha gjethe.

Figura 115 Majdanozi

Page 191: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

191

Veçoritë morfologjike

Te majdanozi ekzistojnë dy varietete:

Petroselinum hortense var. fo-

liosum- majdanozi gjethor - karakter-izohet me rozetë gjethore të zhvilluar mirë dhe rrënjë pak të trashur. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, me bishta të gjelbër dhe të gjatë të gjetheve.

Petroselinum hortense var. tu-

berosum – majdanozi rrënjor – me më pak gjethe, por me rrënjë boshtore, mishtore të zhvilluar mirë, me ngjyrë të bardhë. Kultivohet për shkak të rrën-jës, por mund të shfrytëzohen edhe gjethet.

Majdanozi në vitin e dytë formon kërcell bartës të luleve, të lartë 0,8-1,8 metra, i cili mbaron me lulesë në formë mburoje me ngjyrë të gjelbër, në të verdhë.

Veçoritë biologjike

Majdanozi është bimë dyvjeçare.

Nxehtësia

Majdanozi bën pjesë në kulturat me kërkesa mesatare ndaj nxehtësisë. Majdanozi mbin në temperaturë 2-30C.

Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim është rreth 200C. Bimët e reja mund të rez-istojnë në temperatura të ulëta deri -100C.

Drita

Majdanozi është bimë e ditës së gjatë dhe ka kërkesa të zmadhuara për dritë.

Uji

Majdanozi e ka të zhvilluar mirë sistemin rrënjor dhe lehtë e duron paraqitjen e thatësisë mesatare. Nevojat për ujë janë më të mëdha në fazat e mbirjes dhe në ditët e para të rritjes.

Toka (dheu)

Majdanozi kërkon toka më të lehta ranore-argjilore dhe pjellore me pH 6-8.

Figura 116 Bima e majdanozit

Page 192: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

192

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative majdanozi vjen në vendin e dytë. Para kultura më të mira janë kulturat të cilat janë të pasura me plehra.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për majdanozin varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi vjeshtor për-bëhet nga lëvrimi në thellësi prej 30 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes bëhet në thellësi prej 8-10 cm.

Plehërimi

Majdanozi kërkon sasi të mëdha të materieve ushqyese. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, majdanozi nga toka nxjerr 30 kg azot, 10 kg fosfor dhe 40 kg kalium. Nevoja më të mëdha majdanozi ka për kalium. Majdanozi më së shpeshti plehërohet me plehra mineralik.

Mënyra e prodhimit

Mbjellja e majdanozit bëhet herët në pranverë, ose edhe para dimrit. Mbillet në rende në distancë prej 20-30 cm x 5-15 cm, ose në shirita gjashtë rendorë, në distancë prej 50-60 cm ndërmjet shiritave, 15-30 cm ndërmjet rendeve dhe 5-15 cm në rend. Fara vendoset në thellësi 1,5-2,5 cm në tokë. Për mbjellje përdoren 1,5-5 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për majdanozin përbëhet nga shpar-tallimi i kores së tokës, ujitja, prashitja, përpunimi ndër-mjet rendeve, të ushqyerit, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Vjelja e majdanozit

Majdanozi rrënjor nxirret në tetor, ose nëntor. Rrënjët e nxjerra pastrohen dhe mblidhen. Majdanozi gjethor kositet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Kositet në lartësi 3-4 cm mbi kokën e rrënjës.

Majdanozi gjethor thahet dhe mblidhet në am-balazhe përkatëse, përderisa ai rrënjor mund të de-ponohet, ose të futet në gropë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e majdanozit?2. Sa janë rendimentet te majdanozi?3. Sa varietete të majdanozit ekzistojnë?4. Si reagon majdanozi ndaj nxehtësisë?5. Si mbillet majdanozi?

Figura 117 Majdanozi gjethor

Page 193: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

193

SELINOJA

Sistematika

Rendi Apiales

Familja Apiaceae

Gjinia Apium

Apium graveolens var. rapaceum - rrënjore

Lloji Apium graveolens var. secalinum – gjethore

Apium graveolens var. dulce – brinjore

Rëndësia ekonomike

Për ushqim shfrytëzohen gjethet, bishtat e trashur të gjetheve dhe trashja rrënjore. Përdoret në gjendje të freskët, si shtesë në sallata të ndryshme dhe ushqime të përgatitura, ose si mëlmesë, e tharë, ose e ngrirë.

Përmbajtja e materieve të thata në rrënjën e freskët është rreth 15%. Sheqernat janë të përfaqësuar me 3-10%, proteinat me 0,69%, yndyrat me 0,17%.

Selinoja është e pasur me vitami-në C, Vitamina të grupit B, vitaminë E, K, etj.

Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë natriumi, magnezi, fosfori, kalciumi, dhe kaliumi. Përmban vajra eterik dhe fl avonoidin asparagin.

Selinoja ndihmon në largimin e helmeve nga organizmi, në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut, në rregullimin e sheqerit në gjak, etj.

Fara e selinos në Angli dhe Australi shfrytëzohet për shërimin e llojeve të ndryshme të artritisit.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Selinoja ka prejardhje nga Mesdheu, gjegjësisht nga regjionet e Evropës Jugore dhe Af-rika. Është kultivuar edhe në regjionet lindore të Himalajeve. Popujt e vjetër e kanë njohur si barë.

Selinoja në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendimentet e selinos janë 25-35 ton/ha për atë rrënjor, gjegjësisht 10-15 ton/ha për atë gjethor.

Figura 118 Selinoja

Page 194: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

194

Veçoritë morfologjike

Ekzistojnë tri grupe të sorteve (varietete) të selinos:

Apium graveolens var. rapaceum –

rrënjore – formon rrënjë të trashur me formë të shtypur, ose në formë të dardhës. Në rrënjë zhvillohen shumë fi jeza rrënjore dhe për këtë shkak ka pamje xhufkore. Rrënja sipas ndër-timit anatomik është e ngjashme me atë të karotës. Pesha e rrënjës është 100-140 gram.

Apium graveolens var. secalinum –

gjethore –formon sistem rrënjor xhufkor të degëzuar shumë.

Apium graveolens var. dulce – brinjore

– formon rrënjë xhufkore, e cila shkon thellë në tokë dhe gjethe me bishta të trashura dhe të bardha të gjetheve.

Veçoritë biologjike

Selinoja është bimë dyvjeçare. Bën pjesë në kulturat të cilat i përballojnë mirë temper-aturat e ulëta. Selinoja mbin në temperaturë 3-40C. Temperaturë optimale për zhvillim është rreth 200C. përballon temperatura të ulëta deri -50C.

Selinoja kërkon shumë dritë. Gjatë kultivimit në hije zhvillon rrënjë të vogël.

Selinoja ka nevojë mesatare për ujë. Lagështia optimale e tokës është 70% nga KUF.

Selinoja mund të kultivohet në toka pjellore me pH 6,5.

Agroteknika

Në mbjelljen alternative selinoja vjen në vendin e parë, ose të dytë.

Selinoja është para kulturë e mirë për shumë kultura.Përpunimi i tokës për selinon përbëhet nga përpunimi vjeshtor në thellësi prej 30 cm,

dhe përpunimi pranveror para mbjelljes.Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, selinoja nga toka nxjerr 40 kg azot, 10 kg fosfor

dhe 80 kg kalium. Selinoja plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Plehu i stallës shtohet në sasi 30-50 ton/ha me përpunimin bazë. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi 120-140 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-160 kg/ha kalium.

Figura 119 Selinoja gjethore

Figura 120 Selinoja brinjore

Page 195: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

195

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i selinos mund të jetë në vend të hapur, ose në hapësira të mbyllura, me mbjel-lje direkte, ose me prodhim paraprak të rasatit.

Rasati prodhohet në lehë, kontejnerë, katrorë ushqyes dhe material tjetër. Për mbjellje shfrytëzohen 100-200 gram farë për prodhimin e rasatit për një hektar.

Rasati rimbillet kur janë të zhvilluara 5-8 gjethe. Rimbjellja bëhet në rende, në distancë prej 40 cm x 30 cm te selinoja rrënjore.

Për mbjellje direkte shfrytëzohen 600 gram/ha farë. Mbjellja bëhet në rende, ose shtyl-la.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për selinon përbëhet nga ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet,dëmtuesit dhe barojat, etj.

Selinoja ujitet në çdo 10-12 ditë me përdorim të 20-30 mm ujë.Te selinoja gjatë kohës së vegjetacionit bëhet 1 prashitje, para mbylljes së rendeve.

Vjelja e selinos

Vjelja e selinos kryhet gjatë pjekurisë teknologjike. Selinoja rrënjore shkulet dhe i largo-hen gjethet dhe rrënjëzat. Vjelja e selinos rrënjore bëhet në fi llim të tetorit.

Selinoja gjethore vilet me kositje, ose këputje të gjetheve 2-3 herë gjatë kohës së veg-jetacionit.

Selinoja brinjore vilet me këputje të gjetheve në bazë. Selinoja rrënjore mund të vendo-set në gropë, ose të ruhet në depo.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka shfrytëzohet për ushqim te selinoja?2. Prej nga e ka prejardhjen selinoja?3. Si janë të ndara sortet e selinos?4. Cilat janë veçoritë biologjike të selinos?5. Cilat masa agroteknike ndërmerren gjatë prodhimit të selinos?6. Kur bëhet vjelja e selinos?

Figura 121 Mbjella e selinos

Page 196: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

196

PANXHARI I KUQ

Sistematika

Rendi Caryophyllales

Familja Chenopodiaceae

Gjinia Beta

Lloji Beta vulgaris ssp esculenta

Rëndësia ekonomike

Panxhari i kuq përdoret për shkak të gjetheve dhe para së gjithash për shkak të rrënjës së trashur. Përdoret i freskët, si sallatë dhe si i zier. Rrënja e panxharit të kuq mund të konservohet dhe të shfrytëzohet për përfi timin e lëngut.

Panxhari i kuq përmban 12,3% materie të thata, prej të cilave 7,14-7,30% sheqerna, 1% pro-teina, dhe 0,1% yndyrë.Prej vitaminave panxhari i kuq është më i pasur me vitaminën C, vitami-nat B1, B2, si dhe me vitaminën B12. Prej materieve minerale më së shumti janë të përfaqësuar kaliu-mi, natriumi, fosfori, mangani, hekuri, kalciumi dhe magnezi, ndërsa përmban edhe antocian.

Panxhari i kuq është edhe bimë mjekuese. Shfrytëzohet edhe në mjekësinë bashkëko-hore për eliminimin e paraqitjes së tumoreve dhe për shërimin e leukemisë, malaries dhe së-mundjeve tjera si dhe e përmirëson aneminë (dobësimin e gjakut).

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Panxhari i kuq ka prejardhje nga vendet bregdetare të Detit Mesdhe. Ekzistojnë të dhëna se panxharin e kuq e kanë njohur Romakët e vjetër. Sipërfaqet në të cilat kultivohet panxhari i kuq në Republikën e Maqedonisë janë të ndryshueshme. Rendimentet mesatare sillen prej 20-30 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Rrënja e panxharit të kuq përbëhet prej sistemit rrënjor qendror, i cili shkon thellë në tokë dhe rrën-jëve anësore, të cilat zhvillohen në thellësi deri 40 cm. Trashja e rrënjës ndodh me zgjerimin e hipokotilit dhe të një pjese të vogël të rrënjës qendrore. Në prerje tër-thore të rrënjës dallohen rrathë koncentrik, me ngjyrë të kuqe të çelët, ose të mbyllët. Rrathët e çelët janë të ndërtuar nga tufat përçuese, kurse rrathët me ngjyrë të kuqe të mbyllur paraqesin parenkimën e butë.

Figura 122 Panxhari i kuq

Figura 123 Prerja e rrënjës së

panxharit të kuq

Page 197: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

197

Kërcelli

Panxhari formon kërcell bartës të luleve, të degëzuar shumë.

Gjethi

Gjethi është i madh, me bisht të gjethit të shprehur. Gjethet e reja kanë ngjyrë të gjelbër, ndërsa ato më të vjetrat kanë ngjyrë të mbyllur të kuqe.

Lulja

Lulet janë të gjelbra dhe dendur të renditura në kërcell.

Fryti

Pas lulëzimit,2-3 lule bashkohen dhe formojnë fryt të bashkuar me nga2-5 fara.

Fara

Fara është e imët dhe me ngjyrë të mbyllur. Aftësinë për mbirje e ruan 5-6 vjet.

Sortet

Sorte më të rëndësishme të panxharit të kuq janë: Bikor, Bikores, Cylindra, Egyptian Flat, Detroit, Bordo, Erfutsko, etj.

Veçoritë biologjike

Nxehtësia

Panxhari i kuq ka nevojë më të madhe për nxehtësi. Fara mbin në temperaturë mbi 80C. Bimët e reja ju rezistojnë temperaturave prej -40C, kurse më të vjetrat rezistojnë edhe deri -60C. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim te panxhari i kuq është 15-230C.

Drita

Panxhari i kuq kërkon sasi më të mëdha të dritës dhe është bimë e ditës së gjatë. Panx-hari i kuq nuk e duron kultivimin në hije.

Uji

Nevojat më të mëdha për ujë panxhari i kuq i ka në fazat fi llestare të zhvillimit. Panxhari i kuq nuk e duron lagështinë e madhe.

Toka (dheu)

Panxhari i kuq kërkon toka pjellore dhe strukturale me pH 6-7.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Panxhari i kuq në mbjelljen alternative vjen në vendin e dytë, pas kulturave të cilat janë të plehëruara në sasi të madhe. Panxhari i kuq mund të kultivohet edhe si kulturë e dytë.

Page 198: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

198

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për panxharin e kuq varet nga koha e kultivimit. Përpunimi vjeshtor përbëhet nga lëvrimi në thellësi prej 30-35 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes kryhet disa ditë para mbjelljes. Me përpunimin plotësues duhet të formohet shtresë e thellë, e shkrifët e tokës.

Plehërimi

Panxhari i kuq kërkon sasi të mëdha të materieve ushqyese. Për përfi timin e rendimentit prej 10 ton, panxhari i kuq nga toka nxjerr 30 kg azot, 10 kg fosfor dhe 50 kg kalium. Panxhari i kuq më së shpeshti ple-hërohet me plehra mineralik në sasi prej 80-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 100-120 kg/ha kalium.

Mënyra e prodhimit

Panxhari i kuq mund të kultivohet me prodhim paraprak të rasatit dhe me mbjellje direkte. Mbjellja mund të jetë pranverore dhe verore.

Mbjellja pranverore bëhet në mënyrë sukcesive nga mesi i marsit, e deri në maj. Mbjel-lja verore kryhet në qershor, e deri në fi llim të korrikut. Mbjellja bëhet në rende, në distancë prej 40-50 cm x 8-10 cm. Për mbjellje përdoren 2-3 kg/ha farë. Rasati prodhohet në lehë, kon-tejnerë, ose material tjetër. Mbjellja bëhet kah fundi i shkurtit, ose fi llimi i marsit. Rimbjellja kryhet në mesin e prillit, në distancë prej 40-50 cm x 10-15 cm.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për panxharin e kuq përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit, ujitja, etj. Gjatë mbjelljes së dendur bëhet rrallimi në fazën e 2-3 gjetheve. Prashitja dhe përpunimi ndërmjet rendeve bëhen 2-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Ujitja gjithash-tu zbatohet 2-4 herë me përdorim të 20-30 mm ujë. Të ushqyerit bëhet 2 herë, me përdorimin e plehrave mineralik ose foliarë.

Vjelja e panxharit të kuq

Vjelja e panxharit të kuq kryhet kur rrënja e ar-rin trashësinë e duhur prej minimum 4-5 cm. Nxjerrja e panxharit të kuq bëhet me shkulje, ose me makinë. Rrënjët e nxjerra pastrohen nga dheu ju priten gjethet dhe mblidhen. Gjethet e reja, kur shfrytëzohen për ushqim vilen me këputje. Rrënja mund të ruhet në depo ose vendoset në gropë.

Figura 124 E mbjellja e panxharit

të kuq

Figura 125 Vjelja e panxharit të kuq

Page 199: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

199

RRIKA

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Raphanus

Lloji Rhaphanus sativus var. radicola

Rëndësia ekonomike

Për ushqim përdoret rrënja e trashur, por mund të përdoren edhe gjethet e reja.

Rrika përmban 5-6% materie të thata, prej të cilave 3,4% sheqerna, proteina dhe sasi minimale të yndyrës. Prej vitaminave më e pasur është me vitaminë C, vitamina të grupit B, etj. Prej materieve minerale më së shumti janë të përfaqësuar kaliumi, natriumi, kalciumi, fosfori dhe hekuri.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendi-

mentet

Rrikën e kanë njohur Egjiptianët e Vjetër. Ka qenë posaçërisht e çmuar si ushqim dhe barë te Ro-makët e vjetër dhe te Grekët.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet rrika në Republikën e Maqedonisë janë shumë të vogla. Rendimentet mesatare sillen prej 8-12 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja e rrikës është e trashë me formë rrethore, sferike, ose cilindrike. Rrënja është e lëngshme dhe e shijshme, pa, ose me pak shije djegëse. Në vitin e dytë zhvillon kërcellin bartës të luleve, të lartë 2 metra.

Veçoritë biologjike

Temperatura optimale për zhvillimin e rrikës është 16-180C. Për sa i përket dritës, rrika është bimë e ditës së gjatë. Lagështia optimale e tokës është 80% nga KUF. Më e suksesshme është në tokën lehtë të shkriftë me pH 5,2-6,7.

Agroteknika

Në mbjelljen alternative vjen pas kulturave të plehëruara mjaftueshëm me plehra or-ganik. Mund të kultivohet si para kulturë, kulturë e dytë dhe ndërmjet kulturë.

Figura 126 Rrika

Page 200: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

200

Mënyra e prodhimit

Rrika prodhohet me mbjellje direkte. Prodhohet për shpenzim të hershëm dhe vjeshtor. Mbjellja kryhet në rende, në distancë prej 15-20 cm x 5-6 cm, ose në shirita gjashtë rendorë në distancë ndërmjet shiritave 50-60 cm, distancë ndërmjet rendeve 10-15 cm dhe distancë në rend 5-6 cm. Për mbjellje shfrytëzohen 15 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për rrikën përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyer-it plotësues, ujitja, etj. Gjatë mbjelljes së dendur bëhet rrallimi.

Vjelja e rrikës

Vjelja e rrikës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Vjelja bëhet me shkulje të bimëve dhe pastrim nga mbetjet e dheut, e pastaj lidhen në tufë me 5-10 bimë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e rrikës?2. Sa janë rendimentet te rrika?3. Cilat janë veçoritë morfologjike të rrika?4. Si prodhohet rrika?5. Si vilet rrika?

Page 201: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

201

RREPA

Sistematika

Rendi Brassicales

Familja Brassicaceae

Gjinia Brassica

Lloji Brassica rapa var. rapifera

Rëndësia ekonomike

Për ushqim përdoret rrënja e trashur, por mund të përdoren edhe gjethet e reja.

Rrepa përmban 8-10% materie të thata, prej të cilave 6,6% sheqerna, 1% proteina dhe 0,2% yndyrë. Prej vitaminave më e pasur është me beta karotinë, ti-min, ribofl avin, acid askorbik, etj.

Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë kaliumi, fosfori, hekuri, natriumi dhe kalciumi.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe

rendimentet

Prejardhja e saktë e rrepës nuk është e njohur. Paramendohet se është gjetur në mesdhe. Ekzistojnë të dhëna se e kanë njohur Romakët e vjetër. Në shekul-lin e mesëm ka qenë më tepër e zhvilluar.

Sipërfaqet në të cilat kultivohet rrepa në Repub-likën e Maqedonisë janë shumë të vogla dhe sillen prej 20-80 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Rrënja e rrepës është e trashë, me formë rrethore, ose pak e shtypur. Rrënja është e lëng-shme, e shijshme, me pak shije djegëse. Në vitin e dytë zhvillon kërcellin bartës të luleve, të lartë deri 2 metra. Gjethet e poshtme janë me bisht gjethor, përderisa të sipërmet janë të ulëta. Lulet janë me ngjyrë të verdhë të mbledhura në lulesë kalavesh.

Veçoritë biologjike

Rrepa nuk ka kërkesa të mëdha për nxehtësi, gjegjësisht lehtë e duron kultivimin në temperatura të ulëta dhe nuk e duron nxehtësinë. Më e suksesshme është në toka pjellore dhe strukturale.

Figura 127 Rrepa

Page 202: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

202

Agroteknika

Teknologjia e prodhimit është e ngjashme si te panxhari i kuq. Në mbjellje alternative vjen si kulturë e dytë.

Mënyra e prodhimit

Rrepa prodhohet me mbjellje direkte. Prodhohet për shpenzim të hershëm dhe vjeshtor. Mbjellja kryhet në rende në distancë prej 20-30 cm x 6-8 cm te sortet e imëta dhe 20-30 cm x 15-20 cm te sortet e mëdha. Për mbjellje shfrytëzohen 2 kg/ha farë.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për rrepën përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ush-qyerit plotësues, ujitja, etj. Gjatë mbjelljes së dendur bëhet rrallimi.

Vjelja e rrepës

Vjelja e rrepës bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Sortet me rrënjë më të vogla vilen kur arrijnë diametër prej 3-4 cm, kurse ato të mëdha me diametër 6 cm. Gjethet te rrepa e re nuk largohen por për to lidhen më shumë bimë në tufë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e rrepës?2. Sa janë rendimentet te rrepa?3. Cilat janë veçoritë morfologjike të rrepës?4. Si prodhohet rrepa?5. Si vilet rrepa?

Page 203: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

203

PATATJA

Sistematika

Rendi Solanales

Familja Solanaceae

Gjinia Solanum

Lloji Solanum tuberosum

Rëndësia ekonomike

Patatja prodhohet për shkak të tuberëve. Tuberi i patates ka përmbajtje të lartë të amidonit, dhe mu për këtë në të ushqyerit mundet ta zëvendësojë bukën. Ushqimet nga patatja shumë lehtë dhe shpejtë përgatiten. Prej saj përgatitet çips, patate të skuqura, pure, dhe ushqime tjera.

Përmbajtja e materieve të thata te patatja është 20-25%. Sheqernat, prej të cilave më së shumti ka amidon, për-faqësohen me 17-23%, proteinat me 2%, celuloza me 1%, materiet pektine me 2,5%, yndyrë me 0,15%, vitaminat C dhe B, etj.

Prej materieve minerale në patate më së shumti janë të pranishme kaliumi, magnezi, bakri, fosfori, hekuri dhe zinku.

Patatja përmban edhe acid citrik, të mollës, të venës, dhe acidin e qelibartë.Në përbërjen e patates ka materie helmuese që quhet solanin. Patatja mund të shfrytëzo-

het në industrinë e përpunimit për prodhimin e amidonit, alkoolit, në industrinë e tekstilit, industrinë farmaceutike dhe atë të kozmetikës.

Patatja është edhe bimë mjekuese, gjegjësisht shfrytëzohet për uljen e temperaturës dhe për shërimin e djegieve.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Patatja ka prejardhje nga pjesët perëndimore të Amerikës Jugore, gjegjësisht në pjesët e Kilit rreth maleve Ande. Në Evropë është sjellë në shekullin XVI, së pari në Spanjë. Përhapja e patates fi llon në shekullin XVII dhe XVIII. Sot prodhohet çdo kund nëpër Botë dhe është e përfaqësuar në rreth 18 milion ha.

Në Maqedoni prodhohet në sipërfaqe rreth 13.500 ha me rendiment mesatar rreth 13 ton/ha.

Figura 128 Tuberi i patates

Page 204: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

204

Veçoritë morfologjike

Rrënja

Sistemi rrënjor te patatja i fi tuar nga fara është boshtor, ndërsa te patatja e fi tuar nga tuberi sistemi rrënjor është xhufkor, gjegjësisht fi jezor.

Masa kryesore e rrënjës së patates zhvillohet në thellësi prej 30-35 cm dhe gjerësi prej 30 cm.

Kërcelli

Patatja formon kërcell mbitokësor dhe nën-tokësor (stolon). Kërcelli mbitokësor i patates është barishtor, më pak, ose më shumë i degëzuar, i mbu-luar me qime të imëta, trekëndësh ose katërkëndësh. Në kërcellin nëntokësor (stolonin) formohen tuber-ët. Këto përfaqësojnë maje të trashur të stolonit me sytha.

Sythat përbëhen nga sythi kryesor dhe 1-4 sythe anësore.

Ngjyra e pjesës mishtore të tuberit mund të jetë e verdhë, e verdhë e çelët, dhe e bardhë. Forma e tuberit mund të jetë rrethore, ovale, formë veshke dhe e parregullt. Sipërfaqja e tuberit mund të jetë e lëmuar, ose e vrazhdët.

Gjethi

Gjethi te patatja është i përbërë, dhe ka 3-7 palë gjethe dhe një gjeth në majë. ngjyra e gjetheve mund të jetë me gjethe e çelët, ose me gjethe e mbyllur.

Lulja

Lulet e patates janë të ndërlikuara me ngjyrë të bardhë, rozë ose vjollcë dhe gjinden në maje të kërcellit në lulesa tubë.

Fryti

Fryti është dredhëz shumëfarëshe me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, me diametër 2 cm, në të cilin është e vendosur fara. Shumica e sorteve nuk formojnë farë.

Sortet

Sorte më të njohura të patates janë: Desiree, Saskia, Kleopatra, Donald, Juno, Florida, Pekaro, Zafi ra, Sagitta, Quincy, Loretta, Manitou, Safi ra, Sylvana, etj.

Figura 129 Bima e patates

Page 205: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

205

Veçoritë biologjike

Patatja është bimë njëvjeçare.

Nxehtësia

Patatja bën pjesë në kulturat me kërkesa mesatare ndaj nxehtësisë. Patatja mbin në tem-peraturë prej 7-100C. Temperatura optimale e tokës për formimin e tuberëve është 15-180C, ndërsa në ajër është 18-220C. Pjesët mbitokësore të bimës rezistojnë temperaturën prej -10C. Gjatë temperaturave më të larta se 300C, patatja nuk formon tuberë.

Drita

Patatja është kulturë që i përshtatet dritës. Mungesa e dritës sjellë deri te zgjatja e bimës dhe zvogëlimi i rendimentit.

Uji

Patatja ka nevojë të madhe për ujë. Nevojat për ujë janë më të mëdha në fazën e formimit të tuberëve. Gjatë mungesës së ujit formohen tuberë më të vegjël dhe jo kualitativ. Gjatë lagështisë tepër të madhe vjen deri te paraqitja e sëmundjeve të ndryshme të tuberit. Lagështia optimale e tokës është 70-80% nga KUF.

Toka (dheu)

Patatja kërkon toka të thella, të shkriftë, të lehta, lëshuese dhe të ajrosura mirë me pH 6-6,5.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Në mbjelljen alternative patatja vjen në vendin e parë. Para kultura më të mira për pa-taten janë jonxha, tërfi li, përzierjet e barishteve, soja, drithërat dhe kulturat tjera. Patatja nuk duhet të kultivohet pas domates, specit, duhanit, dhe kulturave tjera të përafërta.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës për pataten varet nga lloji i para kulturës. Përpunimi vjeshtor përbëhet nga lëvrimi në thellësi 30-35 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes kryhet 7-10 ditë para mbjelljes. Gjatë përpunimit plotësues duhet të formohet shtresë e thellë e shkrifët, që të mos vijë deri te deformimi i tuberëve.

Plehërimi

Patatja mund të plehërohet me plehra organik dhe mineralik. Për përfi timin e rendi-mentit prej 10 ton, patatja nga toka nxjerr 48 kg/ha azot, 15 kg/ha fosfor dhe 8 kg/ha kalium. Plehrat organik shtohen me përpunimin vjeshtor në sasi prej 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor, 120-140 kg/ha kalium.

Page 206: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

206

Mënyra e prodhimit

Patatja mund të kultivohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura.

Prodhimi në vend të hapur

Prodhimi i patates në vend të hapur mund të bëhet me mbjellje, ose me prodhim të rasatit.

Mbjellja

Materiali për mbjellje nuk guxon të jetë i dëmtuar nga dëmtuesit, ose i deformuar nga sëmundjet. Tuberët të cilët shërbejnë për mbjellje duhet të jenë me peshë 50-80 gram. Mad-hësia optimale e tuberëve është 40-55 mm. Nga një tuber formohen 4-5 kërcej kryesorë. Tu-berët e vegjël japin numër më të vogël të kërcejve. Mbjellja kryhet në rende, në distancë prej 50-60 cm x 20-30 cm.

Tuberët vendosen në thellësi 5-6 cm. Mbjellja e hershme kryhet kur temperatura e tokës do të jetë më e madhe se 70C.

Te patatja mund të zbatohet mugullimi i mëparshëm para mbjelljes së tij. Tuberët e zgjedhur vendosen në gajbë, në shtresë të hollë të dritës difuze të dhomës. Trajtimi në këtë mënyrë zgjat 25-30 ditë para mbjelljes së patates. Në këtë mënyrë përfi tohet prodhim më i hershëm dhe më i sigurt.

Prodhimi i rasatit

Prodhimi i rasatit kryhet me mugullim paraprak dhe rritje të tuberëve, të cilët pastaj mbillen në saksi. Përveç tuberëve të tërë, për prodhim të rasatit mund të shfrytëzohen edhe tuberët e prerë, ose vetëm sythet e veçuara, me një pjesë të tuberit. Rasati është i gatshëm për rimbjellje kur të arrijë madhësinë 6-8 cm. Rimbjellja kryhet në distancë prej 60-70 cm x 30=35 cm.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për pataten për-bëhet nga ujitja, prashitja, përpun-imi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Përpunimi i tokës ndërmjet

rendeve

Përpunimi ndërmjet rendeve kryhet disa herë, gjatë kohës së vegjetacionit të patates, gjegjësisht derisa patatja nuk i mbulon rendet. Përpunimi i parë ndërmjet rendeve bëhet 10-12 ditë pas mbjelljes.

Figura 130 E mbjella e patates

Page 207: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

207

Prashitja

Me prashitje bëhet edhe mbushja e pa-tates. Këto masa ndërmerren me qëllim të shkatërrimit të barojave, mundësimin e rritjes së rrënjës dhe të stoloneve, krijimin e shtresës së shkrifët për zhvillimin e tuberëve, etj.

Ujitja

Patatja duhet të ujitet 2-3 herë gjatë ko-hës së vegjetacionit me përdorim të 20-30 mm ujë.

Të ushqyerit

Te patatja më së shpeshti praktikohet një herë të ushqyerit plotësues gjatë prashitjes së parë, me përdorim të plehrave azotik.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundje më të shpeshta që e sulmojnë pataten janë bastra, njollosja e zezë, mozaik të ndryshëm, etj.

Për mbrojtje nga sëmundjet zbatohen masa preventive, siç janë përzgjedhja e materialit të shëndoshë për mbjellje, zbatimi i mbjelljes alternative dhe masat për luftë direkte kundër sëmundjeve, me përdorim të mjeteve kimike.

Prej dëmtuesve dëme më të mëdha patates i shkakton patatorja e artë dhe dëmtuesit e tokës. Mbrojtja përbëhet nga masat preventive dhe direkte.

Pataten më së shpeshti e sulmon patatorja e artë. Shumë të rrezikshme dhe të dëmshme janë larvat të cilat e grimcojnë gjethin dhe pjesët

tjera të bimës. Mbrojtja duhet të zbatohet kur të vërehen larvat, me spërkatje me insekticide. Barojat shkatërrohen me përpunimin e tokës, por nëse është e nevojshme mund të për-

doren edhe herbicidet, gjatë pranisë së madhe të barojave.

Prodhimi i patates në hapësirat e mbrojtura

Prodhimi i patates në hapësirat e mbrojtura bëhet me mugullim paraprak të tuberëve, ose prodhim të rasatit.

Mbjellja e patates së hershme kryhet në shkurt, ose mars. Përkujdesja për pataten përbëhet nga: prashitja, mulçimi, të ushqyerit plotësues, ujitja,

mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, ajrosja, rregullimi i lagështisë, temperaturës dhe dritës dhe masa të tjera speciale.

Prashitja bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.Prashitja e parë është gjatë kohës së mbjelljes, e dyta para vet mbirjes, kurse e treta kur

bima arrin lartësinë 5-10 cm. Pastaj bëhet mulçimi.

Figura 131 Të mbjellat me patate

Page 208: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

208

Ujitja në fi llim të vegjetacionit bëhet me shtim të 10-20 litra/m2 ujë. Në fazat e mëvon-shme të zhvillimit norma për ujë gradualisht rritet. Ujitja gjatë kohës së vegjetacionit bëhet 7-8 herë. Për prodhimin e patates mund të shfrytëzohet edhe agrotekstili, me të cilën shkurto-het koha e prodhimit.

Mbledhja e patates

Vjelja e patates fi llon kur tuberët fi l-lojnë ta ndryshojnë ngjyrën dhe të nda-hen nga stolonet. Kjo gjendje njihet sipas gjetheve, të cilat në atë fazë fi llojnë të vyshken.

Vjelja kryhet me dorë, me nxjer-rësen e patateve, ose me kombajnë. Gjatë vjeljes me dorë patatet nxirren me plug, kurse pastaj mblidhen në thasë, me largi-min e dheut nga tuberët.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i përmban patatja?2. Prej nga e ka prejardhjen patatja?3. Çfarë është kërcelli i patates?4. Si reagon patatja ndaj nxehtësisë?5. Si prodhohet patatja në vend të hapur?6. Me çfarë plehrash plehërohet patatja?7. Si bëhet prodhimi i patates me rasat?8. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja e patates?9. Si prodhohet patatja në hapësirat e mbrojtura?10. Kur bëhet vjelja e patates?

� � � %

Figura 132 Mbledhja e patates

Page 209: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

209

PATATJA E ËMBËL

Sistematika

Rendi Solanales

Familja Convolvulaceae

Gjinia Ipomea

Lloji Ipomae batatas

Rëndësia ekonomike

Patatet e ëmbla (batatet) prodhohen për shkak të tuberit. Për ushqim shfrytëzohet tu-beri me ngjyrë të bardhë të pjesës mishtore, por mund të shfrytëzohen edhe gjethet e reja, të cilat vilen derisa janë të reja dhe përdoren për përgatitjen e sallatave. Patatja e ëmbël për-doret për pjekje, fërgim, prodhimin e patateve të skuqura, puresë, edhe ushqimeve tjera.

Përmbajtja e materieve të thata te patatja e ëmbël është 30%. Sheqernat janë të përfaqë-suara me 4-6%, si dhe vitaminë A, vitaminë C dhe vitamina nga grupi B dhe materie të tjera. Prej materieve minerale te patatja e ëmbël më së shumti janë të pranishëm kalciumi dhe hekuri. Patatja e ëmbël ka edhe veprim shërues, gjegjësisht e mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës dhe zënia e enëve të gjakut.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe rendimentet

Patatja e ëmbël ka prejardhje nga viset tropikale të Amerikës, ku ishin të njohura para rreth 5.000 viteve.

Në Maqedoni patatja e ëmbël prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendimentet mesatare janë 20-80 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Tuberi te patatja e ëmbël paraqet kërcell nëntokësor, dukshëm të ndryshueshëm. Tuber-ët formohen afër sipërfaqes. Tuberët mund të formohen ndaras, ose në grupe. Pesha e tuberit është 0,5-3 kg. Ngjyra e tuberit më së shpeshti është e kuqe.

Veçoritë biologjike

Patatja e ëmbël është kulturë shumëvjeçare. Te ne kultivohet si kulturë njëvjeçare. Për sa i përket dheut, kërkon toka pjellore ranore-argjilore të pasura me materie ushqyese. Patatja e ëmbël është kulturë që e preferon dritën dhe nuk e duron kultivimin në hije.

Figura 133 Patatja e ëmbël

Page 210: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

210

Mënyra e prodhimit

Toka për prodhimin e patates së ëmbël duhet të lëvrohet thellë, në vjeshtë, me shtimin e 20-30 ton/ha pleh të djegur të stallës. Patatja e ëmbël plehërohet edhe me përdorimin e NPK, plehra mineralik në sasi prej 60-90 kg/ha. Gjysma e sasive të nevojshme të plehrave mineralik futen me përpunimin bazë, kurse gjysma tjetër shtohet si ushqim gjatë kohës së vegjetacionit.

Përpunimi i tokës para mbjelljes bëhet në thellësi prej 8-10 cm disa ditë para mbjelljes.

Mbjellja kryhet në prill në rende, në distancë prej 60-80 cm x 40-60 cm. Tuberët vendosen në thellësi 5-6 cm. Për mbjellje shfrytëzohen tuberë me madhësi mesatare me 3-4 sythe. Për mbjellje nevojiten rreth 500 kg/ha material kualitativ mbjellës. Tuberët e mëdhenj mund të priten.

Për mbjellje mund të shfrytëzo-hen edhe fi liza me gjatësi 20 cm, pre-rje të kërcellit ose rasat në fazën e 5-6 gjetheve.

Përkujdesja për pataten e ëmbël përbëhet nga ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Përpunimi ndërmjet rendeve kryhet disa herë gjatë kohës së vegjetacionit të patatja e ëmbël Me prashitje bëhet edhe mbushja e patates së ëmbël.

Mbledhja e patates së ëmbël

Vjelja e patates së ëmbël fi llon kur tuberët fi llojnë ta ndërrojnë ngjyrën. Kjo gjendje nji-het sipas gjetheve, të cilat në këtë fazë fi llojnë të vyshken. Pas nxjerrjes patatet e ëmbla lihen në diell, që të bëhet tharja e tuberëve.

Patatja e ëmbël ruhet në depo, ose vendoset në gropë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materie të thata i përmban patatja e ëmbël?2. Prej nga e ka prejardhjen patatja e ëmbël?3. Çfarë është tuberi te patatja e ëmbël?4. Cilat janë veçoritë biologjike të patates së ëmbël?5. Kur prodhohet patatja e ëmbël?

� 134 � �Figura 134 E mbjella e patates së ëmbël

Page 211: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

211

ARASHKA E EGËR

Sistematika

Rendi Asterales

Familja Asteraceae

Gjinia Helianthus

Lloji Helianthus tuberosus

Rëndësia ekonomike

Arashka e egër prodhohet për shkak të tuberëve. Përmbajtja e materieve të thata te arashka e egër janë 21%. Sheqernat janë të përfaqësuar me 17%, proteinat me 1,5%, yn-dyrat me 0,2%, materiet minerale me 1,1%, përmban edhe vitaminë A, vitaminë C, vita-minë D dhe materie të tjera.

Arashka e egër përmban inulin, që është shumë e rëndësishme në ushqimin e të sëmurëve nga diabeti.

Prejardhja, përhapja, prodhimi dhe

rendimentet

Arashka e egër ka prejardhje nga viset e Amerikës Veriore, prej nga ishte sjellë në Evropë. Një periudhe të gjatë ishte nën harresë.

Në Maqedoni arashka e egër prodhohet në sipërfaqe të vogla. Rendimentet mesatare janë 20-40 ton/ha.

Veçoritë morfologjike

Arashka e egër ka rrënjë boshtore të fortë dhe shumë të zhvilluar e cila futet thellë në tokë.

Formon kërcell njëvjeçar të lartë 1,5-3,5 metra. Kërcelli në fi llim është barishtor, kurse pastaj drun-jëzohet. Gjethet janë me formë zemre, ose vezake. Të gjitha pjesët vegjetative janë të mbuluara me qime të ashpra. Lulet janë të imëta, me ngjyrë të verdhë, të mbledhura në lulesën kokë.

Tuberët janë të gjatë rreth 10 cm dhe të gjerë 5-6 cm.

Figura 135 Tuberi i arashkës së egër

Figura 136 E mbjella e arashkës së

egër

Page 212: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

212

Veçoritë biologjike

Arashka e egër është kulturë shumëvjeçare. Te ne e kemi vetëm si bimë që mbin vet. Kul-tura e arashkës së egër kultivohet si njëvjeçare. Arashka e egër është kulturë me nevoja tepër të mëdha për sa i përket nxehtësisë dhe ujit. Është rezistuese në temperatura të ulëta dhe në thatësi. Arashka e egër mund të kultivohet në toka ranore. Arashka e egër është kulturë që e preferon dritën dhe është bimë e ditës së shkurtër.

Mënyra e prodhimit

Toka për prodhimin e arashkës së egër duhet të përgatitet në vjeshtë. Në vjeshtë kryhet lëvrimi i thellë, kurse përpunimi pranveror kryhet kur kushtet klimatike lejojnë. Mbjellja bëhet sa më herët që është e mundur. Për mbjellje shfrytëzohen tuberët, nëse janë të mëdhenj priten. Mbjellja bëhet në rende, në distancë prej 90-100 cm x 60-70 cm. Tuberët vendosen në thellësi 5-7 cm.

Përkujdesja për arashkën e egër përbëhet nga ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Vjelja e arashkës së egër

Vjelja e arashkës së egër, gjegjësisht nxjerrja e tuberëve fi llon kur thahet masa mbitokë-sore. Nxjerrja e tuberëve mund të kryhet gjatë tërë dimrit. Tuberët që nxirren ruhen në depo, ose vendosen në gropë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse është e rëndësishme arashka e egër?2. Sa janë rendimentet te arashka e egër?3. Cilat janë veçoritë morfologjike të arashkës së egër?4. Cilat janë veçoritë biologjike të arashkës së egër?5. Kur prodhohet arashka e egër?

Page 213: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

213

Tema

KËRPUDHAT

Përfaqësuesit kryesorë

Shampinjonat

Kërpudha perlë

Page 214: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

214

Page 215: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

215

RËNDËSIA E KËRPUDHAVE NË TË USHQYERIT E NJERIUT

Kërpudhat kanë qenë të njohura shumë herët. Sipas të dhënave arkeologjike njeriu i ka dalluar kërpudhat shëruese dhe johelmuese, nga ato helmuese. Ekzistojnë të dhëna se kër-pudhat janë shfrytëzuar për shërim të sëmundjeve të caktuara.

Plineji më i vjetri (Gaius Plinius Secundus) në shekullin e parë para erës sonë ka përshkru-ar disa kërpudha, duke shënuar vetitë e tyre specifi ke, gjegjësisht zbatimin e tyre në shërimin e sëmundjeve të caktuara. Prodhimi i kërpudhave të kultivuara për herë të parë përmendet në shekullin XVI, në Francë. Në fi llim të shekullit XX, shkencëtari i njohur Aleksandar Fleming me sukses e ka prodhuar penicilinën nga kërpudhat, e cila ka shpëtuar jetën e miliona njerëzve në botë.

Kërpudhat mund të shfrytëzohen si ushqim dhe si barë (ilaç). Vlera ushqimore e kërpud-have është e kushtëzuar nga lloji i kërpudhës dhe kushteve në të cilat është rritur, gjegjësisht kultivuar.

Për ushqim te kërpudhat më së shpeshti shfrytëzohet trupi frytdhënës, i quajtur “om-brella”. Kërpudhat mund të konsumohen në gjendje të freskët, por më së shpeshti shfrytëzo-hen për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme dhe si të marinuara.

Kërpudha shfrytëzohet gjatë tërë vitit. Veçanërisht është me rëndë-si shfrytëzimi i kërpudhës gjatë peri-udhës dimërore, kur ka më pak perime si kompensim për mungesën e peri-meve.

Kërpudha e freskët mundet të përmbajë 77-93% ujë. Përveç ujit në protoplazmë ka edhe proteina, lipide, glikogjen, acide organike, alkaloidë, ergosterol, tripepten, vitamina, antibi-otikë, toksine, komponime aromatike, materie minerale, etj.

Një e treta nga përmbajtja e tërësishme e azotit hyn në përbërjen e proteinave, kurse pjesa e mbetur e azotit hyn në përbërjen e kitinës, acideve nukleike dhe aminoacideve të lira. Sipas përmbajtjes së tërësishme të azotit kërpudhat janë menjëherë pas mishit.

Sheqernat janë të përfaqësuara me rreth 50% nga materiet e thata. Prej sheqernave në përbërjen e kërpudhës hyjnë glikogjeni, celuloza, dhe kimiceluloza.

Yndyrat dhe acidet yndyrore janë të përfaqësuara me rreth 2-5% nga materiet e thata. Së bashku me materiet yndyrore vjen fosfori dhe lecitina, të cilat janë shumë të rëndësishme për aktivitetin e trurit të njeriut.

Prej vitaminave, në kërpudhat më të përfaqësuara janë vitaminat nga grupi B (B1, B2, B6, B12), vitamina PP, vitamina H, provitamina D, vitamina A, vitamina C, etj.

Kërpudhat përmbajnë edhe disa acide organike si acidi oksalik, i mollës, i venës, dhe citrik.

Figura 137 Kërpudha

Page 216: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

216

Sasia dhe përbërja e materieve minerale në kërpudha varet nga baza në të cilën kultivo-het. Prej materieve minerale më së shpeshti janë të përfaqësuar K, Ca, Mg, Fe, Al, Mn, P, Si, dhe S.

Në përbërjen e kërpudhave gjenden edhe antibiotikë, të cilët shfrytëzohen për barë kundër tuberkulozes dhe tifos.

Gjatë të ushqyerit, kërpudhat në gjak krijojnë reaksion bazik, i cili është shumë i rëndë-sishëm për mbajtjen e shëndetit të organizmit.

Përqindja e yndyrave në kërpudha është më e vogël në krahasim me mishin. Në 100 gram kërpudha ka më pak se 1 gram yndyrë dhe rreth 10 herë më pak kalori se në 100 gram mish.

Kërpudhat përmbajnë sheqerna të përbërë të cilët kanë rëndësi të madhe në metabo-lizëm, pasi që treten gradualisht dhe nuk e ngarkojnë punën e pankreasit dhe mëlçisë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia e kërpudhave?2. Sa materie të thata përmbajnë kërpudhat?3. Cilët sheqerna janë të përfaqësuar te kërpudhat?4. Cilat materie minerale janë më së shumti të pranishme te kërpudhat? 5. Sa është përmbajtja e yndyrave në kërpudha?

Detyrë:

Bëni hulumtim!Vizitoni supermarketin më të afërt. Mblidhni informata cilat kërpudha janë në supermar-

ket dhe si janë të paketuara.Informatat që keni marrë shënoni në fl etore dhe përgatitni prezantim!

Page 217: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

217

SHAMPINJONAT

Sistematika

Rendi Agaricales

Familja Agaricaceae

Gjinia Agaricus

Lloji

Agaricus campestris – kërpudha e kopshtit

Agaricus arvensis – kërpudha e fushës

Agaricus silvestris – kërpudha e pyllit

Agaricus pratensis- kërpudha e livadhit

Rëndësia ekonomike

Shampinjonat janë njëra ndër kër-pudhat më të çmuara dhe të përdorura në të ushqyerit e njeriut. Mund të shfrytëzo-het në gjendje të freskët, konservuar ose e tharë.

Shampinjonat mund të shfrytëzo-hen si shtesë në shumë ushqime, pasi që mundet me sukses të zëvendësojë shumë nga llojet e perimeve të domosdoshme.

Sipas përmbajtjes së materieve ushqyese, shampinjonat bëjnë pjesë në klasën e parë të kërpudhave ushqyese.

Shampinjonat janë ushqim me vlerë të ulët kalorike.

Këto përmbajnë 85-90% ujë dhe 10-15% materie të thata. Prej materieve të thata më së shumti ka proteina me 4,88%, yndyra me 0,82% dhe sheqerna 3,6%.

Shampinjonat janë ndër kërpudhat më të pasura me proteina. Sheqernat janë të për-faqësuara si glukan, inulin dhe materie pektine. Mund të shfrytëzohen në të ushqyerit e per-sonave të sëmurë nga diabeti, pasi që nuk përmbajnë as sakarozë e as amidon. Shampinjonat përmbajnë numër të madh të materieve minerale dhe vitaminave, të cilat e zvogëlojnë nivelin e yndyrës dhe kolesterolit në gjak.

Prej vitaminave më të përfaqësuara janë vitaminat nga grupi B (B1, B2, B6, B12), vitami-na C, etj. Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë kaliumi, kalciumi, fosfori, hekuri, etj. Shampinjonat përmbajnë edhe selen i cili është i pazëvendësueshëm në luftë preventive kundër sëmundjeve kancerogjene.

Figura 138 Shampinjona

Page 218: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

218

Kushtet për kultivim

Temperatura

Temperatura optimale për zhvillimin e micelit te kërpudhat është rreth 250C. Tempera-tura optimale për zhvillimin e trupave frytdhënës është 14-160C. Temperatura minimale në të cilën ndërpritet zhvillimi i shampinjonave është 6-80C, kurse ajo maksimale 300C.

Drita

Drita nuk shkakton dëme direkte gjatë zh-villimit të shampinjonave, edhe pse shampin-jonat më së miri zhvillohen në hapësira të errëta.

Ajri

Shampinjonat kanë nevojë të vazh-dueshme për ventilim të objektit në të cilin kul-tivohen, pasi që gjatë kohës së prodhimit krijo-jnë sasi më të madhe të CO2. Nevoja për ventilim është veçanërisht e madhe në fazën e formimit të trupave frytdhënës.

Uji

Lagështia e kompostos duhet të jetë prej 65-70%. Lagështia në hapësirën në të cilën kultivohen shampinjonat duhet të jetë 80-90%. Mbajtja e lagështisë bëhet me spërkatje të vazhdueshme, ose spërkatje të objektit me ujë.

Mënyra e prodhimit

Për përgatitjen e substratit për prodhimin e shampinjonave më i mirë është plehu i kalit. Si material për përgatitje të substratit mund të shfrytëzohet kashta, gjethet e thata, koçan misri, mbeturina të ndryshme të bimëve dhe material tjetër. Më së shpeshti për kultivim të shampinjonave shfrytëzohet kombinimi nga plehu i freskët i kalit dhe kashta e grurit, në kom-binim 2:1. Kashta dhe plehu renditen në shtresa njëra mbi tjetrën. Pastaj bëhet njomja e sub-stratit në kohëzgjatje prej 1 javë. Në 1 ton masë shtohen 200-400 litra ujë dhe rreth 5-7 kg nitrat amoni, ose ure. Pas njomjes substrati renditet në shirita me gjerësi dhe lartësi deri 1,5 metra. Gjatësia e shiritit formohet sipas nevojës. Në komposto mund të futen edhe plehrat mineralik. Kompostimi zgjatë 7-16 ditë. Gjatë kohës së kompostimit bëhen tri rrotullime (përz-ierje) të masës së kompostuar.

Pas mbarimit të kompostimit fi llohet me pasterizimin e kompostit. Pasterizimi mund të zbatohet, nëse kompostimi zgjat 16 ditë. Me pasterizim shkatërrohen dëmtuesit dhe shkak-tarët e sëmundjeve, por edhe kryhet fermentimi (kompostimi). Gjatë pastrimit, substrati dy ditët e para mbahet në temperaturë 550C, tri ditët në vijim në temperaturë 450C, kurse në ditën e 6-të temperatura zvogëlohet në 250C dhe menjëherë kryhet mbjellja e micelit.

Figura 139 Shampinjonat

Page 219: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

219

Për mbjellje shfrytëzohet miceli i paketuar në qese, i vjetër më së shumti 2 muaj. Mbjellja kryhet me minimum 5-6 litra micel në 1 ton substrat. Periudha e inkubacionit është rreth 2 javë. Gjatë kohës së inkuba-cionit temperatura e ajrit duhet të jetë 20-220C, kurse lagështia relative 80-90%. Në fund të periudhës së inku-bacionit bëhet mbulimi i kompostit me micel.

Për mbulim shfrytëzohet gëlqere e bluar, torfë, lesë, ose material tjetër, i cili shtohet në shtresë prej 4-5 cm. Pas mbulimit bëhet zvogëlimi i lagështisë në 60% dhe i temperaturës në 14-160C.

Vjelja e shampinjonave

Shampinjonat vilen disa herë (hove, valë). Vjelja e parë fi llon kur kapela e merr ngjyrën e bardhë dhe ende nuk është e hapur. Vjelja bëhet me përdredhjen e bishtit, gjatë së cilës lirohet e tërë kërpudha nga miceli. Vjelja e dytë dhe vjeljet tjera në vazhdim bëhen në çdo 7-10 ditë, gjegjësisht, realizohen 4-5 vjelje.

Rendimenti te shampinjonat sillet rreth 15-25% nga pesha e substratit të lagur. Kultivimi mbaron me vjeljen e tretë dhe thasët nxirren nga hapësira.

Shampinjonat mund të plasohen si të freskët, në paketim në ambalazhe plastike, ose të ngrirë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cila është rëndësia ekonomike e shampinjonave?2. Cilat materie i përmbajnë shampinjonat?3. Cilat janë nevojat për ujë te shampinjonat?4. Si përgatitet substrati për prodhimin e shampinjonave?5. Si kryhet kompostimi i substratit?6. A është i domosdoshëm pasterizimi i substratit?7. Kur bëhet mbjellja e shampinjonave?8. Sa kohë zgjat inkubacioni i shampinjonave?9. Çka përdoret për mbulimin e substratit te shampinjonat?10. Kur vilen shampinjonat?

� 140 OFigura 140 Prodhimi i

shampinjonave

Figura 141 Vjelja e shampinjonave

Page 220: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

220

KËRPUDHA PERLË

Sistematika

Rendi Polyporales

Familja Polyporaceae

Gjinia Pleurotus

Lloji Pleurotus ostreatus

Rëndësia ekonomike

Kërpudha perlë është kërpudhë e njo-hur dhe e çmuar. Ajo ka vlerë të madhe ush-qyese dhe shumë pozitivisht vepron në or-ganizmin e njeriut. Mund të shfrytëzohet në gjendje të freskët, ose e tharë.

Kërpudha perlë e aktivizon imunite-tin në trupin e njeriut, dhe me këtë gjë mundëson mbrojtje nga shumë viruse, in-feksione dhe sëmundje. Në shumë shtete dhe te shumë popuj kërpudha perlë është e pazëvendësueshme në preventivën mbro-jtëse të shëndetit të njeriut.

Sipas përmbajtjes së materieve ush-qyese, kërpudha perlë bën pjesë në klasën e parë të kërpudhave për ushqim. Kërpudha perlë përmban sasi më të madhe të sheqer-nave rreth 6,98%, proteina 3% dhe materie minerale.

Prej vitaminave më të përfaqësuara janë vitamina A, vitamina C, vitaminat e grupit B (B1, B2, B6, B12), vitamina D dhe vitamina K.

Prej materieve minerale më të përfaqësuara janë jodi, seleni, natriumi, kaliumi, zinku, fosfori dhe hekuri.

Kërpudha perlë përmban edhe klorofi l i cili e përshpejton regjenerimin e qelizave, por edhe fi je bimore, të cilat i lidhin dhe i hedhin materiet e dëmshme nga organizmi.

Kërpudha perlë ndikon pozitivisht në zvogëlimin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak. Kërpudha perlë ndihmon gjatë problemeve me nyje, ekzeme, alergji, astmë, mëlçi të dëmtuar, etj.

Kërpudha perlë përmban edhe glukanpolisakarid, i cili është i rëndësishëm në zmbrap-sjen dhe pengimin e rritjes së qelizave tumorale. Që të ketë efekt shërues është e nevojshme të përdoret çdo ditë.

Figura 142 Kërpudha perlë

Page 221: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

221

Kushtet për kultivim

Temperatura

Temperatura optimale për zhvillim të micelit është rreth 14-240C, temperatura minimale në të cilën mund të ekzistojë kërpudha perlë është 20C, kurse ajo maksimale deri 300C.

Drita

Drita paraqet faktor të rëndësishëm për rritje dhe zhvillim të drejtë të kërpudhës perlë Objekti në të cilin prodhohet kërpudha perlë duhet të jetë i ndriçuar. Duhet shmangur dritës direkte të diellit, por edhe në errësirë të plotë kërpudhat nuk zhvillohen.

Ajri

Kërpudhat gjatë frymëmarrjes marrin oksigjenin dhe e lirojnë dioksidin e karbonit, pran-daj është shumë e nevojshme që të bëhet kujdes në lidhje me përmbajtjen e ajrit, gjegjësisht duhet të sigurohet ventilim i mirë. Për sasi më të vogla të substratit është i mjaftueshëm venti-limi natyror, me hapjen e dritares dhe derës (rrymimi i ajrit), kurse për sasi më të mëdha është i nevojshëm sistemi për ventilim. Përderisa nuk sigurohet ky faktor, vjen deri te deformimi i frytit në formë të lulelakrës.

Uji

Lagështia duhet të jetë prej 80-90%. Që të sigurohet ky kusht është e nevojshme që në bazë (dysheme) të vendoset rërë e imët dhe të bëhet spërkatje e vazhdueshme, ose njomje me ujë.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi i kërpudhës perlë mund të bëhet në substrat, ose në trungje (cungje).

Prodhimi i substratit

Për prodhimin e kërpudhës perlë në substrat shfrytëzohen hapësira bashkëkohore për kultivi-min e kërpudhave (“kërpudhore”), të pajisura me mjete të sofi stikuara, por mund të shfrytëzohen edhe garazhe, podrume, objekte të braktisura dhe vende të tjera me lagështi të madhe.

Për përgatitjen e substratit shfrytëzohet kashta, gjethet e thata, koçani i misrit, mbeturinat e ndryshme bimore dhe material tjetër, i cili përm-ban sasi më tëmadhe të celulozës.

Më së shpeshti për kultivim të kërpudhës perlë Shfrytëzohet kashta, e cila duhet të jetë me kualitet të mirë. Kashta dhe lëndët tjera duhet së

Figura 143 Përgatitja e substratit

Page 222: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

222

pari të imtësohen, e pastaj të shpërndahet në sipërfaqe të pastër betoni, në të cilën disa herë përzihet dhe spërkatet me ujë. Pas njomjes masa mbulohet me pëlhurë polietileni.

Masa e mbuluar lihet të qëndrojë 24 orë, kohë e cila është e nevojshme që të pranojë mjaft lagështi (kashta nuk duhet të laget më shumë se 24 orë).

Pastaj kryhet sterilizimi, që të shkatërro-hen mikroorganizmat.

Sterilizimi bëhet me vlim të substratit (kashtës) rreth 30 minuta në enë të madhe (fuqi, kazan).

Masa e sterilizuar nxirret dhe vendoset në sipërfaqe të pastër, e pastaj mbulohet me pëlhurë polietileni. Me rëndësi është që para mbjelljes, masa e dezinfektuar të ftohet në tem-peraturë nën 250C, pasi që në temperaturë mbi 400C miceli shkatërrohet.

Në kashtën e zier duhet të bëhet mbjellja ditën e njëjtë. Gabime më të mëdha në kultivi-min e kërpudhave bëhen mu në këtë fazë.

Për këtë shkak është e nevojshme të zgjid-

het kashtë sa më kualitative, të mos përdoret kashtë e mykur dhe zierja të kryhet sa më gjatë.

Për dezinfektim të kashtës dhe lëndëve tjera për përgatitjen e substratit mund të për-doret edhe permanganati i kaliumit.

Për mbjellje përdoret micel i paketuar në qese, i vjetër më së shumti deri 2 muaj.

Miceli para mbjelljes duhet të mbahet 24 orë në temperaturën e dhomës. Mbjellja kryhet me minimum 3 litra micel, në 100 kilogram sub-strat të përpunuarën mënyrë termike.

Në thasë najloni para mbushjes, bëhen disa rende të vrimave, me madhësi 15-20 mm, në distancë prej 20 cm.

Në bazë (fund) të thesit vendoset pak micel, kurse mbi te vendoset shtresë 10 cm me substrat. Mbushja e thesit me substrat dhe micel bëhet në mënyrë alternative, deri në maje të thesit. Duhet pasur kujdes që substrati në thasë të jetë i ngjeshur mirë.

Figura 144 Mbjellja në substrat

Figura 145 Thasë me substrat

Page 223: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

223

Thasët në maje lidhen, kurse në pjesën e poshtme priten majat që të mund të rrjedhë teprica e ujit. Thasët e mbushur kështu barten në hapësirën ku do të kultivohet kërpudha perlë Thasët renditen në rende, me distancë prej 40 cm ndërmjet thasëve.

Pas mbjelljes thasët nuk duhet të vendosen nga një vend në tjetrin, që të mos vijë deri te dëmtimi i mic-elit.

Periudha e inkubacionit fi llon nga mbjellja, deri te paraqitja e fryteve të para dhe është rreth 3 javë. Peri-udha e inkubacionit është më e madhe, nëse tempera-tura është më e ulët. Gjatë kohës së inkubacionit duhet të zbardhet tërë thesi. Në këtë fazë, nëse ka paraqitje të mizave, thasët mund të spërkaten me ndonjë insekticid. Spërkatja mund të bëhet derisa të paraqiten kërpudhat.

Pas 3-4 javësh, përmes vrimave paraqiten fi llesat e para të kërpudhës perlë, të cilat përngjajnë në kala-vesh të vogël. Kërpudha perlë merr formën e duhur 4-5 ditë pas paraqitjes. Është e nevojshme që vazhdimisht të përcillet zhvillimi i kërpudhave nga mbjellja deri te vjelja e fundit. Nëse miceli zhvillohet mirë dhe shpejt atëherë kërpudha perlë bëhet rezistuese ndaj shumë sëmundjeve. Problem i posaçëm, gjatë kultivimit të kërpudhës perlë janë mizat. Është e nevojshme që hapësira të jetë mbrojtur me rrjetë, e cila vendoset në dritare dhe pengon hyrjen e tyre, kurse në rast të paraqitjes së mizave, duhet të spërkatet me ndonjë insekticid (neopitroid, bubakil). Spërkatjes duhet shmangur kur kërpudhat tashmë janë paraqitur.

Masa kryesore për mbrojtje nga dëmtuesit dhe sëmundjet është sterilizimi i rregullt i substratit dhe dezinfektimi i hapësirës.

Më tepër duhet pasur kujdes në ventilim dhe lagështisë së ajrit. Simptoma e parë e mbytjes me diok-sid karboni është deformimi i trupave frutorë në formë të lulelakrës të cilët zhvillohen nën thes. Për prodhim të suk-sesshëm është e nevojshme të plotësohen të gjitha kush-tet: kashta kualitative, sterilizimi i rregullt, miceli kualitativ, kushtet në objekt dhe shitja e prodhimit.

Prodhimi i kërpudhës perlë në trungun e drurit

Për prodhimin e kërpudhës perlë në trung shfrytëzo-hen trungu i ahut, dushkut, shkozës, shtogut, shelgut, gështenjës, plepit, etj. Prej prerjeve të freskëta të kërcejve me diametër prej 15-30 cm, bëhen trungje të gjata 30-50

Figura 146 Thasë me substrat

Figura 147 Prodhimi i

kërpudhës perlë në trung

Page 224: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

224

cm. Në të dy segmentet (prerjet) e trungut bëhen prerje në të cilat vendosen micelet e kër-pudhës perlë.

Trungjet gropohen me ½ në tokë, ne vende të hijezuara dhe të lagështa, e pastaj mbu-lohen me dhe. Gjatë inokulimit të trungjeve që bëhet në pranverë, zbulimi i trungjeve bëhet në shtator.

Kërpudhat e para paraqiten në tetor. Inokulimi i trungjeve mund të bëhet edhe në gropa të përgatitura posaçërisht, ose në hapësira me lagështi.

Trungjet e inokuluara ruhen në këto hapësira deri në shtator, e pastaj barten dhe gropo-hen me ½ në tokë.

Vjelja e kërpudhës perlë

Kërpudha perlë vilet disa herë. Vjelja e parë (vala) e kërpudhës perlë fi llon pas drejtimit të skajeve të kapelës së kërpudhës. Vjelja bëhet me rrotullim në të majtë dhe në të djathtë, gjatë së cilës këputet tërë kalaveshi. Pas 2-3 ditësh nga vjelja e parë, me thikë largohen mbetjet e kërpudhave (bishtat, kërpudhat e pazhvilluara) dhe bëhet spërkatja e thasëve me ujë. Vjelja e dytë (vala) dhe të tjerat në vazhdim bëhen në çdo 10-15 ditë.

Varësisht nga lloji i prodhimit dhe kush-teve të kultivimit, rendimenti i kërpudhës sillet rreth 15-25% nga pesha e substratit të lagur. Kultivimi mbaron me vjeljen e tretë dhe thasët nxirren nga hapësira.

Substrati i shpenzuar më tej mund të për-doret për kultivimin e krimbave kalifornik për përfi timin e plehut me kualitet të lartë.

Vjelja e kërpudhës perlë të prodhuar në trungje zgjat 4-5 vjet.Kërpudhat perlë mund të plasohen si të freskëta, në paketim nga ambalazhe plastike,

ose e ngrirë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse shfrytëzohet kërpudha perlë?2. Cilat materie të thata i përmban kërpudha perlë?3. Cilat janë nevojat për nxehtësi te kërpudha perlë?4. Si përgatitet substrati për prodhimin e kërpudhës perlë?5. Kur bëhet mbjellja e kërpudhës perlë?6. Sa kohë zgjat inkubacioni i kërpudhës perlë në trungje?7. Si bëhet mbrojtja e kërpudhës perlë?8. Si zhvillohet prodhimi i kërpudhës perlë në trungje?9. Kur vilet kërpudha perlë?10. Sa vjet zgjat vjelja e kërpudhës perlë të kultivuar në trungje?

Figura 148 Vjelja e kërpudhës perlë

Page 225: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

225

KËRPUDHAT E EGRA TË DOBISHME

Ekzistojnë shumë kërpudha të egra të cilat mund të shfrytëzohen në të ushqyerit e njerëzve. Kërpudhat e egra rriten në vende të ndryshme, gjegjësisht në pyje, në livadhe për rreth lumenjve, përroskave dhe vende të tjera. Një pjesë e kërpudhave të egra janë shumë helmuese dhe nuk dallohen shumë nga llojet johelmuese. Mbledhjen e kërpudhave të egra duhet ta bëjnë vetëm njerëzit me përvojë të cilët i njohin mirë.

Nuk ekziston rregull i përgjithshëm për dallimin e kërpudhave helmuese nga ato që ha-hen. Është mendim i gabuar se hahen të gjitha kërpudhat të cilat rriten në dru, ose ato të cilat i hanë shtazët e ndryshme, gjegjësisht nuk janë helmuese vetëm ato kërpudha të cilat ndër-rojnë ngjyrën e pjesës mishtore. Do të japin përshkrimin e disa kërpudhave të egra të cilat hasen tek ne.

BARKUSHJA

Rendi Boletales

Familja Boletaceae

Gjinia Boletus

Lloji Boletus edulis Paraqet njërën ndër kërpudhat më intere-

sante dhe që mblidhet më së shpeshti.Ka shije specifi ke, kualitet dhe cilësi ushqyese

të jashtëzakonshme. Mund të gjendet në pyjet e përziera gjetherënëse dhe ato halore, nga fi llimi i qershorit, e deri në fund të korrikut, por edhe nga shtatori, e deri në fund të tetorit. Barkushja shpesh quhet mbret i kërpudhave.

KËMBË DASHI

Rendi Cantharellales

Familja Hydnaceae

Gjinia Hydnum

Lloji Hydnum repandum

Këmbë dashi paraqet kërpudhë shumë reli

eve. Kjo kërpudhë në pamje të parë shumë të

përkujton në kërpudhën lafshë gjeli, për shkak të ngjashmërisë në ngjyrë dhe ndërtim, megjithatë

� 149 &Figura 149 Barkushja

%Figura 150 Këmbë dashi

Page 226: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

226

për dallim nga lafsha e gjelit, këmba e dashit në skajin e poshtëm të kapelës ka hala të cilat janë shumë të brishta. Haset në pyjet halore dhe gjethembajtëse, në koloni të mëdha.

LAFSHA E GJELIT

Rendi Cantharellales

Familja Cantharellaceae

Gjinia Cantharellus

Lloji Cantharellus cibarius

Lafsha e gjelit përngjan në këmbën e patës. Ngjyra është si e verdha e vesë, pa, ose me pak nuancë të kuqe-në të verdhë në mes. Kërpudha është me kualitet të lartë dhe përdorim të llojllo-jshëm.

Rritet në pyjet gjethembajtëse dhe halore, sipas rregullës në koloni, e më rrallë e vetme. Koha e rritjes është në qershor. Për rritje kërkon më shumë shi. Nëse mungojnë të reshurat e shiut, ose janë në sasi të vogël, lafsha e gjelit mundet të mos paraqitet fare.

SHPUNGA

Rendi Pezizales

Familja Morchellaceae

Gjinia Morchella

Lloji Morchella esculenta

Shpunga është njëra nga kërpudhat më të pazakonshme. Ka fi gurë dhe aromë të pazakontë dhe paraqitet në vende në të cilat kërpudhat tjera nuk duan, ose me gjasë nuk kanë nga çka të jeto-jnë, gjegjësisht mund të paraqiten edhe në rërë, lecka të kalbura dhe gazeta, në vende të djegura, etj. Megjithatë më së shpeshti i hasim nëpër pyjet e plepit, gjatë kohës së pranverës së hershme.

Shpunga është kërpudhë posaçërisht e shijshme, e çmueshme dhe e shtrenjtë. Shpun-ga nuk duhet të hahet e papërpunuar, pasi që shkakton sëmundje të barkut.

Figura 151 Lafshë gjeli

Figura 152 Shpunga

Page 227: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

227

SORKADHJA

Rendi Agaricales

Familja Agaricaceae

Gjinia Macrolepiota

Lloji Macrolepiota procera

Sorkadhja njihet sipas pamjes në formë të ombrellës, shtresave në formë të luspave në kapelë dhe unazës në pjesën e sipërme të kërcellit. Rritet nëpër livadhe, kullota, pjerrësira, lën-dina pyjore, në kufi të arave dhe vende tjera. Haset në periudhën nga gjysma e parë e shtatorit, e deri në fund të tetorit. Sorkadhja është kërpudhë shumë e shijshme, dhe përdoret si e pjekur. Sorkadhja mund të thahet dhe nga ajo të bëhet miell aromatik për gjella.

KUQËLORJA.

Rendi Agaricales

Familja Amanitaceae

Gjinia Amanita

Lloji Amanita caesarea

Kuqëlorja është kërpudhë shumë e bukur dhe e shijshme.

Njihet sipas ngjyrës së portokalltë, kjo kërpudhë gjithashtu quhet edhe mbretëresha e kërpudhave Ka qenë e njohur nga koha romake, ku ishte gosti për mbretërit. Mund të haset nga qershori, e deri në tetor, në vende të hapura dhe të nxehta, pyje të ndritshme dhe livadhe. Kuqëlorja ka kopjen vdekjeprurëse, kërpudhën muhara (Amanita muscaria), e cila dallohet nga ajo sipas ngjyrës së shprehur buzëkuq-e kuqe të kapelës, nëpër të cilën ka fj olla të bardha. Muhara është njëra nga kërpudhat më të bukura helmuese.

Figura 153 Sorkadhja

Figura 154 kuqëlorja

Page 228: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

228

GJAKJA

Rendi Russulales

Familja Russulaceae

Gjinia Lactarius

Lloji Lactarius deliciosus

Gjakja ka ngjyrë të verdhë të zbehtë, e deri te ajo e portokalltë, me një numër të njollave të errëta të cilat janë në formë të rrathëve koncentrik dhe

shpesh marrin ngjyrë të gjelbër.Sipërfaqja është e lëmuar dhe e thatë, kurse skajet në fi llim janë të rregullta dhe të

lakuara, kurse pastaj të valëzuara. Kjo kërpudhë në shtypje merr ngjyrë të gjelbër. Rritet në pyje të përziera dhe halore, posaçërisht nën pisha, në periudhën prej tetorit, e deri në nëntor. Gjakja është shumë e mirë për konservim dhe për përgatitjen e sallatave.

BURIA E TË VDEKURVE

Rendi Cantharellales

Familja Cantharellaceae

Gjinia Craterellus

Lloji Craterellus cornucopioides

Kjo kërpudhë i përngjan burisë. Sipas ngjyrës është kafe e errët, e deri në të zezë. Bishti është i shkurtër dhe zgjerohet kah maja si hinkë. Haset në vende me lagështi dhe rritet në grupe nga gushti deri në nëntor. Më së shpeshti përdoret e thatë, por edhe si mëlmesë gjatë për-gatitjes së gjellëve dhe supave.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. A mund të hahen të gjitha kërpudhat e egra?2. Përshkruaje barkushen!3. Përshkruaje kërpudhën lafshë gjeli!4. Përshkruaje shpungën!5. Përshkruaje sorkadhen!6. Përshkruaje kuqëloren!7. Përshkruaje gjakjen!8. Përshkruaje kërpudhën këmbë dashi!9. Përshkruaje burinë e të vdekurve!

Detyrë:

Kërko fotografi në internet për kërpudha të cilat mund të hahen dhe bën kolek-

sion!

Figura 155 Gjakja

Figura 156 Buria e të vdekurve

Page 229: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

229

PROCEDURA PAS VJELJES, OSE MBLEDHJES SË KËRPUDHAVE

Pas vjeljes së kërpudhave të kultivuara, ose mbledhjes së kërpudhave që mbijnë e rriten vet, bëhet klasifi kimi i tyre. Në klasë të parë hyjnë kërpudhat plotësisht të shëndosha dhe të pastruara mirë. Kërpudhat paketohen në gajbe, në një ose dy rende, ftohen në temperaturë deri 40C dhe transportohen deri te punktet grumbulluese, ose kapacitetet përpunuese. Për-punimi i kërpudhave mund të bëhet me ngrirje, ose konservim.

Ngrirja

Kërpudhat mund të ngrihen. Ngrirja e shpejtë, ose e thellë bëhet në hapësira speciale, në të cilat temperatura është prej 4 deri -450C. Ngrirja e tillë nuk i dëmton kërpudhat dhe kualitetin e tyre. Ngrirja e kërpudhave në kushte shtëpiake është në mënyrë të njëjtë si edhe e ushqimeve tjera.

Konservimi

Konservimi i kërpudhave mund të kryhet në disa mënyra. Metoda më të shpeshta të konservimit janë tharja, marinimi, dhe kripëzimi.

Tharja

Procesi i tharjes paraqet largimin e ujit nga trupi I frytshëm me zbatim të nx-ehtësisë. Trupi frytshëm varësisht nga lloji i kërpudhës, përmban deri 90% deri 95% ujë. Gjatë tharjes sasia e ujit në trupin fryt-shëm arrin në 12%. Kërpudhat llogariten si të thara kur lehtë thyhen, pa u grimcuar. Kërpudhat të cilat nuk janë mjaft të thara lehtë prishen. Nga një kilogram kërpudha të freskëta, mund të përfi tohen 110-120 gram kërpudha të thata. Të gjitha kërpudhat që janë për ngrënie mund të thahen, përveç qumështoreve (Lactarius) që nuk mund të thahen për shkak se përmbajnë qumësht. Kërpud-hat më të mira për tharje janë shpunga, barkusha, karafi li i zanave, etj. Te këto kërpudha, me anë të tharjes përmirësohet shija e tyre.

Tharja mund të kryhet në diell, ose në vende të thata në hije, në tharëse speciale, ose me ngrirje (liofi lizim). Para se të fi llojë tharja, kërpudhat duhet të përgatiten për tharje. Kërpudhat së pari pastrohen, por nëse ka nevojë edhe lahen, gjatë së cilës largohen pjesët e dëmshme.

Pas larjes, kërpudhat priten në pjesë me gjerësi prej 5 mm. Pjesët nuk guxojnë të jenë më të holla. Kërpudhat e imëta, siç janë buria e të vdekurve dhe karafi li i zanave nuk duhet të priten, por thahen të tëra.

Gjatë tharjes në diell, kërpudhat vendosen në sipërfaqen përkatëse, sipas mundësisë në rrjeta alumini, ose polietileni. Rrjetat duhet të jenë me vrima të gjera 5 mm dhe të mundësojnë rrymim të mirë të ajrit. Pastaj ekspozohen në diell, ose vendosen në vend të thatë, derisa të kryhet procesi i tharjes. Nëse procesi nuk kryhet gjatë një dite, kërpudhat futen brenda, ose

Figura 157 Barkushja e tharë

Page 230: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

230

mbulohen gjatë natës, për shkak të mundësisë së paraqitjes së vesës së mëngjesit, e cila mun-det ta vazhdojë kohën e tharjes dhe dukshëm të përkeqësohet kualiteti i kërpudhave të thara. Kërpudhat e thara vendosen në kavanoz qelqi. Kavanozat duhet të mbyllen mirë. Kërpudhat e thata rrallë vendosen në strajca najloni.

Procesi i tharjes në tharëse speciale fi llon në temperaturë prej rreth 400C, kurse mbaron me temperaturë më të lartë, prej rreth 600C. Koha e tharjes varet nga lloji i kërpudhave dhe përmbajtja e lagështisë në trupin e frytshëm. Tharja në tharëse më së shpeshti zgjat rreth 10-12 orë.

Liofi liozimi (ngrirja-tharja) është metoda më bashkëkohore e tharjes. Kërpudhat së pari ngrihen thellë në temperaturë prej -60 deri -700C, kurse pastaj vendosen në vakum që të largo-het lagështia, para se të kthehen në temperaturë të dhomës. Temperatura e ulët e përpunimit dhe mungesa e ujit ndihmon në ruajtjen e ngjyrës, shijes dhe strukturës së kërpudhave. Meto-da e tillë e tharjes është shumë shtrenjtë.

Marinimi dhe kripëzimi

Pas pastrimit të kërpudhave, kërpudhat më të mëdha priten në dy, ose më shumë pjesë dhe bëhet zierja e kërpudhave në ujë të kripur, të tharët të vluar. Zierja kryhet deri të zbardhen kërpudhat. Në një litër ujë qitet një lugë krip dhe pak lëng limoni. Zbardhja e llojeve që hahen nuk duhet të zgjat më shumë se 5-7 minuta. Llojet të cilat trajtohen para konsumimit duhet të zbardhen deri 20 minuta. Pas zbardhjes kërpudhat ftohen me ujë rreth 5 minuta, e pastaj kullohen 1-2 orë.

Marinimi zbatohet te barkushat, shampinjonat, kërpudha perlë, dhe qumështoret. Në 1 litër ujë qiten 0,1 litër uthull, gjethe dafi ne, 5-6 kokrra piper të zi, tërfi l dhe një lugë krip. Kjo tretësirë duhet të vlojë dhe të ftohet. Kërpudhat e përgatitura vendosen në kavanoza qelqi, ose enë të cilat janë rezistuese ndaj thartirës. Tretësira e përgatitur vihet në kavanoza, ose enë. Mbyllen mirë. Rekomandohet pasterizimi.

Procesi i kripëzimit është posaçërisht i mirë për qumështoren e portokalltë. Kur procesi kryhet si duhet në mënyrë të rregullt, qumështorja mund të ruhet 2-3 vjet në këtë formë. Kripëzimi është më i mirë kur bëhet në fuqi. Për kripëzim të kërpudhave shfrytëzohet uji i vluar me 15-18% krip. Kërpudhat e përgatitura vendosen në fuqi dhe mbushen me ujë të kripur e të ftohur. Mbi to vendosen gypa të rëndë druri, ose plastike, por mund të përdoret edhe gur, i cili më parë është përvëluar, për të penguar daljen e kërpudhave në sipërfaqe. Fuqia mbulohet me fashë. Pas 20 dite uji i kripur duhet të ndërrohet. Tretja e re e shtuar duhet të përmbajë 10-22% kripë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë mund të jetë përpunimi i kërpudhave?2. Si bëhet ngrirja?3. Si bëhet tharja në diell?4. Si bëhet tharja në tharëse speciale?5. Te cilat lloje të kërpudhave praktikohet marinimi?

Page 231: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

231

Tema

PRODHIMTARIA ORGANIKE

PERIMORE

Përfaqësuesit kryesorë

Domatja

Speci

Patatja

Lakra

Page 232: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

232

Page 233: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

233

PRODHIMTARIA ORGANIKE E DOMATES

Prodhimi organik i domates paraqet teknologji të posaçme në të cilën zbatohen masa të caktuara agroteknike, të cilat janë të lejuara në prodhimin organik.

Prodhimi organik i domates kërkon nga prodhuesi të ketë raport të posaçëm, durim dhe njohuri për këtë teknologji të prodhimit, gjegjësisht kërkon që prodhuesi në masë të madhe të tërhiqet nga përdorimi i plehrave artifi cial dhe pesticideve, për shkak të ndikimit të dëm-shëm të tyre mbi mjedisin dhe konsumuesin.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Domatja nuk guxon të kultivohet në sipërfaqe ku në vitet e mëparshme kanë qenë të kultivuara patatja, patëllxhani, speci dhe kultura tjera të përafërta, gjegjësisht në mbjelljen alternative është e nevojshme që minimum 3-4 vjet të mos jenë të përfaqësuara kulturat nga familja Solanaceae, me qëllim që t’i shmangen dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Gjatë prodhimit organik intensiv, domatja është më së miri të kultivohet pas kullosave tri vjeçare nga bimët leguminoze (jonxha, tërfi li). Në mbjelljen alternative të këtillë nevojat për azot te domatja mund të plotësohen me lëvrimin e kullosës, ose jonxhës, para rimbjelljes duke dhënë kohë të mjaftueshme për zbërthimin dhe përgatitjen e sipërfaqes.

Domatja ka sistem rrënjor të cekët, pra është mirë që në mbjelljen alternative të jetë me kulturat të cilat kanë rrënjë të thella dhe të cilat munden ti shfrytëzojnë materiet ushqyese nga shtresat më të thella të tokës.

Në prodhimtarinë organike praktikohet kultivimi i domates si kulturë kryesore me mbjellje të përbashkët me kultura, të cilat janë më tërheqëse për dëmtuesit sesa kultura krye-sore (kulturë-kurth), ose kulturë që siguron ushqim (si nektari) për llojet e dobishme të cilat migrojnë kah kultura kryesore dhe ushqehen me dëmtuesit.

Përpunimi i tokës

Domatja në prodhimtarinë organike mund të kultivohet në të gjitha tipat e tokës. Re-zultate më të mira përfi tohen nëse kultivohet në toka të lehta, strukturale dhe të lëshuese me përmbajtje të lartë të humusit.

Për kultivim të suksesshëm të domates duhet të sigurohet strukturë e mirë e tokës, e cila do të mundësojë ajrosje të mirë të tokës dhe depërtim normal të ujit në shtresat më të thella, gjatë kohës së vegjetacionit dhe do ta rrisë, ose ta mbajë nivelin e njëjtë të materies organike në tokë. Të mbjellat e domates duhet të jenë të larguara së paku 500m nga vendet e ndotura dhe deponitë.

Përpunimi bazë kryhet në vjeshtë në thellësi prej 30-50 cm. Përpunimi pranveror kryhet në thellësi prej 10-12 cm. Toka duhet të jetë e rrafshët, që të sigurohet shfrytëzim i mirë i ujit dhe të pengohet mos ushqyeshmëria e rrënjës, ose rrjedhja e ujit.

Page 234: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

234

Plehërimi

Plehërimi i domates duhet të jetë me pleh organik, pleh të gjelbër dhe plehra të tjerë të cilët e pasurojnë tokën dhe e ngadalësojnë shkatërrimin e saj. Për plehërim mund të shfrytëzo-hen:

• plehu i stallës – duhet të jetë me certifi kim për prodhim, nga i cili mund të shihet se prej cilës shtazë rrjedhë. Plehu i stallës duhet të ketë prejardhje nga ferma e kafshëve me mënyrë ekstensive të kultivimit të kafshëve;

• biohumusi – i përfi tuar me përpunimin e certifi kuar të plehut të stallës;• komposto – i prodhuar nga materiali shtazor, ose me prejardhje bimore;• pluhuri i drurit dhe byku, lëvore të imtësuara të drurit të cilat nuk janë trajtuar pas

pastrimit;• miell prej eshtrave;• mielli nga llumi i kulturave vajore;• bimët ujore, ose prodhimet e bimëve ujore;• torfa;• fosfati natyral i butë;• fosfat alumin kalciumi, me përmbajtje të kalciumit deri 90 mg/kg;• pluhuri i mermerit;• plehu i papërpunuar i kaliumit.

Të gjitha llojet e përmendura të plehrave është e domosdoshme të shfrytëzohen me konsultim paraprak me personat profesionist për prodhimtari organike. Gjatë plehërimit të domates nga ½ e plehrave fosforik shtohen me lëvrim të thellë, kurse ½ tjetër gjatë kohës së vegjetacionit.

Plehrat azotik shtohen nga rimbjellja, deri 30 ditë pas vjeljes së parë; Formulimi i kom-ponentës azotike zvogëlohet para fazës së lulëzimit, që të pengohet zhvillimi tepër i madh i masës me gjethe në dëm të lulëzimit. Plehrat e kaliumit shtohen vetëm nëse toka është e varfër me kalium.

Skemë e mirë për plehërim mund të bëhet pas mbarimit të analizave fi zike dhe kimike të tokës. Është e domosdoshme që më parë të bëhet analiza homogjene e tokës nga shumë pjesë të parcelës prodhuese.

Sasia e tërësishme e plehut që është përdorur nuk duhet të tejkalojë 170 kg/ha azot, të sipërfaqes së shfrytëzuar vjetore.

Dozat maksimale për përfi timin e rendimentit prej 45 ton/ha gjatë prodhimit të domates në toka mesatare është 100-120 kg/ha azot, 150-200 kg/ha fosfor dhe 120-150 kg/ha kali-um. Domosdo duhet të mbahet evidencë për tipin e plehut që përdoret, datën, sasinë, dhe mënyrën e aplikimit të plehut.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi organik i domates mund të organizohet në vend të hapur dhe në hapësira të mbrojtura, me prodhim paraprak të rasatit dhe me mbjellje direkte.

Gjatë prodhimit organik të domates është e domosdoshme të përdoret material i certifi -kuar i farës. Fara konvencionale mund të shfrytëzohet vetëm kur fara e certifi kuar për prodhim

Page 235: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

235

organik nga sorta e dhënë nuk mund të gjendet. Fara nuk duhet të jetë e trajtuar me mjete kimike të cilat nuk janë të lejuara në prodhimtarinë organike.

Nëse shfrytëzohet rasati nga vendi tjetër, rasati duhet të ketë certifi katë se është prod-huar sipas kritereve të prodhimit organik. Përdorimi i materialit të farës i përfi tuar me orga-nizma të modifi kuar gjenetikisht është i ndaluar.

Gjatë përzgjedhjes së sortës duhet mbajtur llogari për ruajtjen e llojllojshmërisë bi-ologjike, që është njëri ndër parimet kryesore të prodhimit organik. Rekomandohet shfrytëzimi i sorteve shtëpiake të njohura, posaçërisht shfrytëzimi i sorteve “shtëpiake të vjetra” karakteris-tike për mikroregjionet e caktuara (lokalitetet), në të cilat tradicionalisht prodhohet domatja.

Teknologjitë e prodhimit organik të domates janë të ngjashme me teknologjitë të cilat zbatohen në prodhimtarinë konvencionale. Për prodhimin e rasatit përdoren kontejnerë, lehë, ose material tjetër. Koha e mbjelljes së domates varet nga mënyra dhe dedikimi i prodhimit. Mbjellja, ose rimbjellja kryhet në rende, shirita dy rendorë, ose në shtylla.

Përkujdesja për të mbjellat

Masat për përkujdesje të domates gjatë prod-himit organik janë të ngjashme me masat në prodh-imin konvencional, gjegjësisht përbëhen nga ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj. Ekzistojnë disa dallime në mënyrën e zbatimit të masave për përkujdesje të domates në prodhimin organik, posaçërisht në ujitje, rregullimin e rritjes dhe mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat. Për ujitje zbatohet sistemi “pikë për pikë”. Sis-teme joefi kase për ujitje, siç janë ujitja me brazda, ose shi artifi cial nuk zbatohen. Ujitja me shi artifi cial kon-tribuon për zhvillimin e sëmundjeve bakteriale dhe kërpudhore.

Nevoja për ujë kontrollohet për çdo ditë. Orari i ujitjes dhe sasitë e ujit për ujitje, varen nga kushtet klimatike, faza e zhvillimit dhe nga nevojat e bimës për ujë. Në fi llim të vegjeta-cionit ujitja kryhet një herë në javë, kurse në fazat e zhvillimit të plotë, ujitja bëhet 2-3 herë në javë.

Me ujitje duhet ndërprerë një javë para vjeljes. Analiza e ujit për ujitje është e domos-doshme të bëhet në çdo 3 vjet.

Rregullatorët e rritjes

Në prodhimin organik është e ndaluar përdorimi i çfarëdo lloj stimuluesi dhe rregullatori për rritje. Fitohormonet si rregullatorë kryesorë të rritjes dhe zhvillimit të bimës, për stimuli-

Figura 158 Domatja

Page 236: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

236

min e fi jezave rrënjore, stimulimit të rritjes dhe zhvillimit të masës së gjethit, si edhe për stimu-limin e lulëzimit, janë të ndaluara për përdorim.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja e domates nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat në prodhimin organik bujqë-sor duhet të jetë nën kontroll të personave ekspertë dhe duhet të jetë në pajtueshmëri me parimet për prodhimtari organike bimore.

Parim kryesor në mbrojtjen organike është zbatimi i obligueshëm i masave dhe aktiv-iteteve në vazhdim, siç janë:

• Shfrytëzimi i materialit për mbjellje të shëndoshë dhe të certifi kuar;• Kultivimi i sorteve rezistente në sëmundje dhe dëmtues;• Zbatimi i masave agroteknike të cilat krijojnë kushte të pavolitshme për zhvillimin

e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, gjegjësisht zbatimi i mbjelljes alternative, plehërimit të balancuar sipas nevojave të bimës, ujitjes “pikë për pikë”, etj;

• Zbatimi parësor i masave mekanike dhe fi zike;• Zbatimi i luftës biologjike, gjegjësisht shfrytëzimi i insekteve të dobishme, meriman-

ga dhe mikroorganizma;• Përdorimi i materieve me prejardhje natyrore (sulfuri, bakri), në sasi të lejuara;• Mbajtja e “Librit për fushën” në të cilën do të shënohen të gjitha aktivitetet që lidhen

me përcjelljen e paraqitjes së dëmtuesve dhe sëmundjeve, si dhe trajtimet të cilat janë ndërmarrë për parandalimin e dëmeve prej tyre;

• Zbatimi i urdhrave nga Praktika e mirë bujqësore (GAP) në kultivim, që shpien deri te parandalimi i paraqitjes së insekteve të dëmshme, në numër i cili do ti sjellë dëme kulturës.

Në prodhimin organik kujdes më i madh i jepet parandalimit të paraqitjes së dëmtuesve, përmes përdorimit të një varg masash agroteknike.

Dëmtuesit, shkaktarët e sëmundjeve dhe barojat bëhen dëmtues kur niveli i pranisë së tyre nuk mund të kontrollohet. Njohja e cikleve të zhvillimit, teknikave për vëzhgim të numrit të dëmtuesve të cilët përdoren në mbrojtjen integrale, zbatohen edhe në prodhimin organik, pasi që këto bëjnë vetëm vëzhgimin e numrit të insekteve dhe barojave në sipërfaqe të cak-tuar.

Dëmtues më të rëndësishëm të domates janë krahëbardha, minerët gjethorë, tripsi, morrat bimorë, etj.

Për shkatërrimin e krahëbardhës shfrytëzohet paraziti Encarsia formosa. Rregull kryesor gjatë shfrytëzimit të Encarsia formosa është futja me kohë e parazitit, që duhet të fi llojë gjatë pranisë së dy krahëbardhave në një bimë. Përveç parazitit për mbrojtje nga krahëbardha, mund të përdoren mashtrues (pllaka ngjitëse të verdha), biopreparate me bazë të Verticilium lekoni dhe parazitin Eretmocerus eremicus.

Page 237: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

237

Minerët gjethorë (Liromyza bryoniae) shkatërrohen me përdorimin e insekticideve bi-ologjike (Piretrum, Neem-Azal), me vendosjen e mashtruesve, si dhe me përdorimin e masave preventive agroteknike. Për mbrojtje nga ky dëmtues, me sukses shumë shfrytëzohen edhe parazitët Diglyphus isea dhe Dacnusa sibirica me vendosjen e 25 parazitëve, për çdo javë në 1 m2.

Tripset dhe morrat bimorë (Myzus persicae, Macrosiphum euphorbiae) (Francliniella occi-dentalis) asgjësohen me përdorimin e parazitëve Beauveria bassiana, Ambyseulus degeneatus, Ambyseulus cucumis, si dhe me përdorimin e insekticideve mikrobiologjike, entemofagëve, fi toinsekticideve, mjeteve bioteknike dhe mashtruesve (karreme joshëse) ngjitës.

Sëmundjet mund të jenë të shkaktuara nga kërpudhat, bakteret, viruset, nematodet, mikoplazmat, ose protozoat. Prej sëmundjeve më të njohura janë bastra, njollosja e përhimët e gjetheve, myku i gjetheve, vyshkja verticilioze, vyshkja vuzarioze, kalbja e rrënjës dhe pjesës mbitokësore të kërcellit, njollosja e zezë bakteriale, zgjebja bakteriale e fryteve, vyshkja bak-teriale dhe kanceri, virusi i mozaikut të duhanit, virusi i mozaikut të trangullit, virusi i nekrozës së bronzit te domatja, etj.

Bastra (Phytophthora infestans) dhe njollosja e hirtë gjethore (Septoria licopersici) as-gjësohen me mbajtjen e regjimit optimal ushqyes dhe ujorë-ajror të tokës, me prodhimin e rasatit të shëndoshë, dezinfektim biologjik të farës, me kontrollim të rregullt për zbulimin me kohë të bastrës dhe me spërkatjes preventive me 1% çorbë bordoleze, 0,2% “Shampion”, ose preparate tjera të bakrit dhe me shkatërrimin e bimëve të sëmura.

Miza gjethore (Fulva fulva) asgjësohet me kultivimin e sorteve rezistuese, dezinfektimin e substratit me zbatimin e metodave fi ziko-mekanike dhe biologjike, mbajtjen e regjimit opti-mal ushqyes dhe ujorë-ajror të tokës, prodhimit të rasatit të shëndoshë, shkatërrimin e bimëve të infektuara dhe shfrytëzimin e superparazitit Hausfordia pulvinata.

Vyshkja verticilioze (Verticilium albo-atrum dhe Vericilium dahliae) vyshkja fuzarioze (Fusarium oxisporum f.sp. lycopersici) zhduken me dezinfektim të substratit me përdorimin e metodave fi ziko-mekanike dhe biologjike, mbajtjen e regjimit optimal ushqyes dhe ujorë-ajror të tokës, prodhimin e rasatit të shëndoshë, shkatërrimin e bimëve të infektuara, kultivi-min e sorteve rezistuese, mbjellje alternative dhe lëvrim të thellë.

Kalbja e rrënjës dhe pjesës mbitokësore të kërcellit (Phytophthora nicotianae), kalbja e bardhë (Sclerotinia sclerotiorum) dhe kalbja e hirtë (Botrytis cinerea) asgjësohet me përdorimin e masave preventive: mbjellja alternative, dezinfektimi i substratit, mbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujorë-ajror i tokës.

Përdorimi i herbicideve në prodhimin organik nuk është i lejueshëm. Për zhdukjen e barojave zbatohet largimi mekanik i barojave, duke fi lluar nga përpunimi bazë, përgatitja para mbjelljes, e deri te përpunimi me dorë, ose me makinë i tokës, në kohën e vegjetacionit të domates.

Page 238: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

238

Mbrojtja nga barojat mund të kryhet edhe me djegien e barojave, me mulçim me foli plastike, kashtë, lëvore të imëta nga druri, etj.

Vjelja

Frytet vilen me dorë, ose në mënyrë të mekanizuar me kombajna vetë lëvizëse. Gjatë vjeljes frytet nuk duhet të dëmtohen. Kohë ideale për vjelje me makinë është kur 80% e fry-teve janë pjekur. Gjatë vjeljes frytet duhet të seleksionohen dhe pastaj frytet e gjelbra, të kalbura dhe të dëmtuara të largohen. Gjatë vjeljes së fryteve zbatohen procedura standarde për vjelje, të përcaktuara në prodhimin organik. Paketimi varet nga mënyra e të plasuarit. Për konsumim të freskët, domatja paketohet në ambalazh përkatës, në të cilën gjendet shenja se prodhimi është organik.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë para kulturat më të mira të domates?2. Kur bëhet përpunimi i tokës?3. Cilët plehra përdoren për plehërim të domates?4. Si prodhohet domatja?5. Çfarë materiali i farës shfrytëzohet?6. Cili sistem për ujitje nuk përdoret?7. Cilat janë masat e domosdoshme për mbrojtjen e domates?8. Si asgjësohen minerët gjethorë?9. Si asgjësohet vyshkja verticilioze?10. Si vilet domatja?

Page 239: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

239

PRODHIMI ORGANIK I SPECIT

Prodhimi organik i specit paraqet teknologji të posaçme të prodhimit të ushqimit të shëndoshë, pa përdorimin e plehrave artifi cial dhe pesticideve të cilat kanë ndikim të dëm-shëm mbi mjedisin dhe konsumuesin.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Speci në mbjelljen alternative duhet të kultivohet si kulturë kryesore. Inkuadrimi i specit në mbjelljen alternative duhet të mundësojë ruajtjen e pjellshmërisë së tokës, të zvogëlojë numrin e barojave dhe sulmin nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Gjatë vendosjes së specit në mbjelljen alternative duhet pasur kujdes në masat që janë ndërmarrë gjatë kohës së kultivimit të kulturës së mëparshme, posaçërisht për sa i përket mbrojtjes nga sëmundjet, dëmtuesit dhe nga barojat. Si para kultura të mira për specin llogariten kulturat leguminoze shumëvjeçare, kulturat e drithërave dhe përzierjet e barishteve. Speci shpejt e “rraskapit” tokën, kur kultivo-het si monokulturë, gjatë së cilës të mbjellat japin rendimente të ulëta dhe vuajnë nga së-mundjet. Në parcelën prodhuese duhet të respektohet mbjellja alternative dyvjeçare, gjatë së cilës nuk duhet të kultivohet pranë, ose në afërsi të kulturës nga familja e njëjtë Solanaceae (patatja, patëllxhani, domatja), si dhe kulturat nga familja Cucurbitaceae.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës në prodhimin organik të specit përbëhet nga përpunimi bazë dhe për-punimi para mbjelljes. Përpunimi bazë përbëhet nga lëvrimi i thellë në thellësi prej 40-50 cm, me shkrifërim të kujdesshëm. Më vonë, nëse toka është me strukturë të mirë, në përpunimin para mbjelljes është i mjaftueshëm lëvrimi me plug rotator (shpartallim), në raste të caktuara edhe lesimi. Para rimbjelljes toka duhet të jetë me sipërfaqe të rrafshët dhe e pastruat nga barojat.

Plehërimi

Para se të fi llojmë me plehërimin e specit, domosdo duhet të kryhen analiza agrokim-ike për praninë e makro dhe mikro elementeve. Për plehërim të specit në prodhimin organik shfrytëzohet plehu i stallës, osoka, urina e kafshëve shtëpiake, kompostoja nga mbeturinat bimore, së bashku me shtesat tjera natyrore organiko-biologjike dhe plehrat. Përdorimi i pleh-rave organik posaçërisht jo të kompostuar, duhet të bëhet me lëvrimin e tyre në tokë, që t’i shmangemi humbjes së azotit. Duhet të bëhet analiza e plehut para se të përdoret. Duhet të bëhet kombinim i mirë i plehrave, që të munden të shfrytëzohen në mënyrë optimale. Përdor-imi i shpeshtë i plehut të shpezëve, i cili është i pasur me fosfor, mund të shkaktojë probleme me ndotjen e mjedisit, si dhe mungesë të zinkut në tokë. Sasia e tërësishme e plehut, e cila është e nevojshme për plehërim nuk duhet të tejkalojë 170 kg/ha azot.

Page 240: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

240

Mënyra e prodhimit

Prodhimi organik i specit mund të organizohet në vend të hapur dhe në hapësirat e mbrojtura, me prodhim paraprak të rasatit. Me rimbjellje mundësohet pjekje e njëjtë dhe është më e përshtatshme për të gjitha mënyrat e kultivimit. Prodhimi i rasatit është i ngjashëm me prodhimin e rasatit te prodhimi konvencional. Për rimbjellje shfrytëzohet rasat prej 35-40 ditëve, me sistem rrënjor të zhvilluar dhe formim të 3-4 gjetheve të vërteta. Distanca dhe dendësia e rimbjelljes varet nga mënyra e kultivimit, tipit të tokës dhe gufi mit (rritjes së shpe-jtë) të sortës. Gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura janë të nevojshme insektet për pluhëri-min plotësues.

Gjatë prodhimit mesatarisht të hershëm përdoret mulçimi i sipërfaqes prodhuese dhe mbulimi me tunele të ulëta. Materiali mbulues mund të jetë nga polietileni (PE), polivinil klor-idi (PVC) ose etil vinil acetat (EVA). Kur të paraqiten kushtet e volitshme, 20-23 ditë pas rimbjel-ljes, tunelet mund të largohen.

Nëse shfrytëzohet rasat nga ndonjë vend tjetër, ai duhet të jetë i prodhuar si organik.

Përkujdesja për të mbjellat

Masat për përkujdesje të specit gjatë prodhimit or-ganic janë të ngjashme me masat në prodhimtarinë kon-vencionale dhe përbëhen nga ujitja, prashitja, përpun-imi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj. Sistemet për ujitje me vërshim, gjegjësisht vaditja, ose shpëlarja nuk janë të lejuara. Medoemos duhet të bëhet analiza kim-ike dhe bakteriologjike e ujit për ujitje, në çdo 3 vjet. Te speci duhet të zbatohen norma të zmadhuara për ujitje, të cilat i përshtaten fazes së zhvillimit, tipit të tokës dhe kushteve meteorologjike. Rekomandohet ujita me siste-min “pikë për pikë”, me ujitje në 4-5 ditë.

Lagështia tepër e madhe e bën specin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve patogjene dhe më pak rez-istues gjatë paketimit dhe transportit.

Rregullatorët e rritjes

Është i ndaluar përdorimi i çfarëdo lloj stimuluesish dhe rregullatorëve të rritjes.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Dëmtues më të rëndësishëm te speci janë morrat bimorë, bastra e misrit, krahëbardha, merimanga, etj.

� � �

� � � � � � -5

� 1 9 Figura 159 Speci

Page 241: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

241

Morrat bimorë (Myzys persicae; Macrosiphum euphoriae; Aphids gossypii) asgjësohen (parandalohen) me përdorimin e masave biologjike, gjegjësisht me lëshimin e predatorëve Chrysopela carnea me 10-30 larva/m3, Aphidius colemani me lëshimin e 4-8 morrave/m3 në interval javor, Harmonia axyridis me lëshimin e 20-30 larvave në vendin e infektuar, ose me insekticide të cilat janë të lejuara në prodhimin organik.

Bastra e misrit (Ostrinia nubilialis) parandalohet me mbulimin e vrimave në hapësirat e mbrojtura me rrjeta kundër insekteve, gjatë tërë kohës së vegjetacionit, vendosjen e mash-truesve me feromon, që të vërtetohet prania e insektit imago në brendinë e serës së plastikës dhe krahasimi me mashtruesit të cilët janë vendosur jashtë, largimi i fryteve me mbeturina të shtratit të lules.

Merimanga (Tetranychus urticale) zhduket me përdorimin e predatorit Phytoseiulus persimilis, me lëshimin e njëpasnjëshëm të 8-12 predatorëve në m3 dhe me trajtim të vatrave me insekticide të lejueshme.

Molat (larvat dhe insekti i rritur) (Autographa gama; Mamestra brassicae; Spodoptera lit-toralis; Udea ferruginalis; Heliothis absoleta) zhduken me masa preventive dhe me zbatimin e trajtimit të herë pas hershëm me Bacillus thuringiensis kundër larvave të reja.

Specin e sulmojnë pothuaj se të njëjtat sëmundje si edhe domaten. Prej sëmundjeve më të rëndësishme janë bastra, vyshkja fuzarioze, vyshkja verticilioze, bakteriozat, virozat, etj. Sipas kësaj mënyra dhe teknika e asgjësimit të tyre është e njëjtë si edhe për domaten.

Përdorimi i herbicideve në prodhimin organik nuk është i lejuar. Për asgjësimin e baro-jave te speci, gjatë prodhimit organik praktikohet largimi mekanik i barojave me shkulje, për-punim bazë, përgatitje para mbjelljes. Mbrojtja nga barojat mund të kryhet edhe me masa direkte si djegia e barojave, mulçim me foli plastike, kashtë, lëvore të imët të drurit, etj.

Vjelja

Kualiteti dhe ngjyrosja e fryteve të specave varet nga koha e vjeljes, e cila përcaktohet në bazë të zhvillimit të frytit, formës tipike të sortes dhe shkallës së pjekjes së frytit. Vjelja e specit bëhet disa herë, gjatë pjekurisë teknologjike, ose pjekurisë botanike, varësisht nga sorta. Vjelja duhet të bëhet me thikë, duke larguar një pjesë të bishtit të frytit. Rekomandohet vjelja të bëhet në orët e hershme të mëngjesit, kurse prodhimi i mbledhur të mos lihet në ndriçim direkt të diellit. Për shkak të arritjes së kualitetit më të mirë të fryteve, rekomandohet që gjatë kohës së vjeljes dhe paketimit me frytet të trajtohen sa më kujdesshëm, që të mos vijë deri te dëmtimi i lëvores së frytit, ose shtypja.

Dëmtimet mekanike të fryteve nuk lejohen.

Page 242: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

242

PRODHIMTARIA ORGANIKE E PATATES

Prodhimi organik i patates është teknologji e posaçme e prodhimit të ushqimit të shën-doshëë, pa përdorimin e plehrave artifi cial dhe pesticideve, të cilët kanë ndikim negativ në mjedisin dhe konsumuesin.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Patatja vjen në vendin e parë në mbjelljen alternative të kulturave, varësisht nga cikli vegjetativ dhe dedikimi i prodhimit. Mbjellja alternative duhet të sigurojë pjellshmëri më të mirë të tokës dhe të pengojë, ose të zvogëlojë praninë e mikroorganizmave patogjen, shkak-tarë të sëmundjeve infektuese, si dhe insekteve të dëmshme, nematodeve dhe brejtësve. Pa-tatja mund të kombinohet në mbjellje alternative me sallaten, lulelakrën, qepën, drithërat, tërfi lin, ose përzierjet e barishteve. Para kultura më të mira për pataten janë jonxha dhe përzi-erjet e barishteve në kohëzgjatje prej 1-2 vjet. Patatja nuk duhet të kultivohet në parcelën e njëjtë prodhuese, 3-4 vjet pas kultivimit të patates.

Patatja nuk mund të kultivohet në mbjellje të përbashkëta, ose në mbjellje alternative me llojet bimore nga familja Solanaceae, gjegjësisht me domaten, patëllxhanin e zi, specin, duhanin, etj.

Përpunimi i tokës

Përpunimi vjeshtor përbëhet nga lëvrimi në thellësi prej 30-35 cm. Përpunimi pranveror para mbjelljes bëhet 7-10 ditë para mbjelljes.

Gjatë përpunimit plotësues duhet të formohen hulliza nëse kultivimi bëhet në hulliza. Par mbjelljes toka duhet të jetë me sipërfaqe të rrafshët dhe e pastruar nga barojat.

Plehërimi

Plehërimi te patatja zbatohet nëse masat e tjera agroteknike, mbjellja alternative, ple-hërimi i gjelbër, janë zbatuar, por është i nevojshëm edhe shtimi plotësues i disa elementeve ushqyese.

Patatja më së shpeshti plehërohet me shtimin e plehut të djegur të stallës, në sasi prej 30-40 ton/ha, që i përgjigjet në 110-120 ton/ha azot të para kulturës së patates, ose herët në vjeshtë, me përpunimin bazë të tokës. Të ushqyerit plotësues i së mbjellës bëhet me pleh stalle të tretur dhe ujë, në proporcion 1:3, në sasi prej 10 ton/ha para kultivimit të parë. Sasia e tërësishme e plehut, e cila është e nevojshme, nuk guxon të tejkalojë 170 kg/ha azot.

Mënyra e prodhimit

Dendësia e mbjelljes te patatja ndikon në madhësinë dhe kualitetin e tuberëve dhe mund të ketë ndikim negativ në gjendjen shëndetësore.

Mbjellja bëhet në rende, në distancë prej 50-60 cm x 30 cm. Drejtimi i rendeve përcakto-het sipas drejtimit të erërave. Thellësia e mbjelljes është 7-12 cm.

Page 243: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

243

Përkujdesja për pataten

Përkujdesja për pataten përbëhet nga trinimi (lesimi), prashitja, mbushja, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Trinimi kryhet pas mbjelljes së patates, në çdo10 ditë te patatja e mbirë, ose në 25 ditë te patatja e pambirë. Qëllimi i kësaj mase është që të mbahet lagështia në tokë dhe të shkatër-rohen barojat e mbira.

Prashitja zbatohet para mbirjes së patates, kur rendet janë të pastra. Qëllimi i kësaj është përmirësimi i ajrosjes së tokës dhe pastrimit nga barojat. Mbushja bëhet me grumbullimin e dheut, që mundëson hapësirë më të mirë për zhvillim të sistemit rrënjor dhe formimit të tu-berëve. Mbushja bëhet nga faza e butonizimit, e deri në fi llim të lulëzimit të patates.

Lartësia e hullizës që formohet me mbushje është 15-25 cm nga toka ose 30-35 cm nga fundi i brazdës.

Gjatë prodhimit mesatarisht të her-shëm shfrytëzohet mulçimi i sipërfaqes prodhuese dhe mbulimi me tunele të ulëta. Materiali mbulues mund të jetë nga polie-tileni (PE), polivinil kloridi (PVC), ose etil vinil acetati (EVA). Kur të krijohen kushtet e volit-shme klimatike, 20-23 ditë pas rimbjelljes, tunelet mund të largohen.

Për ujitje zbatohen sistemet për shi ar-tifi cial, me shtypje të vogël, ose sistemi “pikë për pikë”, që mundëson ujitje me sasi opti-male të ujit. Sistemet për ujitje me vërshim, gjegjësisht vaditje ose njomje nuk lejohen. Është e domosdoshme të bëhet analiza kim-ike dhe bakteriologjike e ujit për ujitje në çdo 3 vjet.

Rregullatorët e rritjes

Është i ndaluar përdorimi i çfarëdo lloj stimuluesi dhe rregullatori të rritjes.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Dëmtues më të rëndësishëm te patatja janë patatorja e artë, morrat bimor, molëza e patates, dëmtuesit e tokës, etj.

� Figura 160 Patatja

Page 244: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

244

Patatorja e artë (Leptinotarsa decemlineata) asgjësohet me mbledhjen e hershme të të gjitha stadeve zhvillimore të dëmtuesit dhe me masa kimike, gjatë së cilës duhet t’i shman-gemi trajtimit të imagove që kanë dimëruar.

Molëza e patates (Phthorimaea operculella) asgjësohet me përdorimin e farës së shën-doshëë, mbjelljes së hershme, mbushjen e shpejtë, vjeljen e hershme, largimin e shpejtë të mbeturinave bimore, deponimin e shpejtë, mbrojtjen e vrimave në depo, dezinfektimin e de-pove, mbajtjen e temperaturës më të ulët prej 10ºC në depo.

Dëmtuesit e tokës (Gryllotalpa grillotalpa, Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae), asgjëso-hen me shmangie të ujitjes para vjeljes, që të pengohet lëvizja e krimb-telave (larvave të vem-jeve të insekteve të familjes elateridae) me mbjellje alternative, përpunim të tokës dhe për-dorim të mjeteve të lejuara kimike.

Nematodet (Meloydogynae) asgjësohen me zbatimin e mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (kulturat e drithërave, leguminoze, qeporet), përdorimi i sorteve rezistuese.

Prej sëmundjeve më të njohura janë bastra, njollosja me ngjyrë kafe, kalbja e thatë, këm-bë zeza, zgjebja e zakonshme, kalbja bakteriale, virozat (PVX, PVY,PLRV), etj.

Bastra (Phytophthora infestans) asgjësohet me përdorimin e materialit të shëndoshëë për mbjellje, përzgjedhje e sorteve rezistuese, plehërim i rregullt me N, largimi i tuberëve të infektuar menjëherë pas vjeljes.

Njollosja ngjyrë kafe (Alternaria solani) asgjësohet me zbatim shumëvjeçar të mbjelljes alternative, përdorim të farës së shëndoshëë.

Kalbja e thatë (Fusarium solani) asgjësohet me përdorimin e farës së shëndoshëë, largi-min e zhardhokëve të dëmtuar para mbledhjes, përdorimin e sorteve rezistuese.

Këmba e zezë (Rhizoctonia solani) asgjësohet me përdorimin e materialit për mbjellje të shëndoshëë, zbatim 4-5 vjeçar të mbjelljes alternative, përdorim të patateve të mbira para mbjelljes, largim i bimëve të infektuara dhe tuberëve.

Zgjebja e zakonshme (Streptomyces scabies) asgjësohet me përdorimin e materialit të shëndoshëë për mbjellje dhe sorteve rezistuese, zbatimin e mbjelljes alternative.

Kalbja bakteriale (Erwinia spp.) asgjësohet me përdorimin e materialit të shëndoshëë për mbjellje dhe sorteve rezistuese, pastrimin e makinave, largimin e bimëve të infektuara, vjelja prej fushave të infektuara të bëhet në kushte të thatësisë, në fund të vjeljes së tërë-sishme të së mbjellave.

Virozat (PVX, PVY; PLRV) asgjësohen me përdorimin e materialit të shëndoshëë për mbjellje, dhe sorteve rezistuese, shkatërrimin e morrave dhe gjinkallave në të mbjellat, largimi i bimëve të mbira nga zhardhokët e mbetur pas përzgjedhjes, largimin e barojave, shkatërri-min e bimëve të infektuara, zbatim të mbjelljes alternative.

Përdorimi i herbicideve në prodhimin organik nuk lejohet. Për asgjësimin e barojave te patatja, gjatë prodhimit organik praktikohet largimi mekanik i barojave me shkulje, përpunim bazë, përgatitja para mbjelljes.

Page 245: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

245

Mbrojtja nga barojat mund bëhet edhe me masa direkte si, djegie e barojave, mulçim me foli plastike, kashtë, lëvore të imëta druri, etj.

Vjelja

Vjelja e patates duhet të kryhet kur toka nuk është me lagështi, kurse zhardhokët janë të thata dhe lehtë pastrohen, në përafërsisht 2-3 javë pas rënies së gjetheve. Patatja nuk duhet të nxirret në temperaturë nën 12ºC, e as në temperaturë mbi 32ºC. Vjelja e patates mund të jetë me dorë, me plug, me makinë për nxjerrje të patates dhe mundet me qenë plotësisht e mekanizuar.

Gjatë vjeljes së mekanizuar të patates, posaçërisht te sortet e hershme, duhet pasur ku-jdes në shpejtësinë e lëvizjes së kombajnës, që të zvogëlohen dëmtimet mekanike të zhard-hokëve. Tuberët e dëmtuar kanë rrezik më të madh prej sëmundjeve. Patatja paketohet në thasë me peshë të ndryshme, në të cilat ka shenja për prodhim organik.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pas sa viteve patatja mund të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë?2. Prej cilave masa përbëhet përpunimi i tokës?3. Me çfarë plehrash plehërohet patatja?4. Në çfarë mënyre prodhohet patatja?5. Cilat masa për përkujdesje zbatohen?6. A zbatohet ujitja?7. Si asgjësohet molëza e patates?8. Cilat janë sëmundjet më të shpeshta?9. Si asgjësohet bastra?10. Si vilet patatja?

Page 246: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

246

PRODHIMI ORGANIK I LAKRËS

Prodhimi organik i lakrës paraqet teknologjinë e prodhimit të ushqimit të shëndoshëë, pa përdorim të materieve të cilat kanë ndikim negativ në mjedisin dhe konsumuesin.

Agroteknika

Mbjellja alternative e kulturës

Zbatimi i rregullt i kulturës në mbjelljen alternative e pengon paraqitjen masovike të barojave dhe i kontrollon dëmtuesit, sëmundjet virusale dhe ato të shkaktuara prej kërpud-have.

Te lakra rekomandohet mbjellja alternative dyvjeçare. Lakra nuk duhet të kultivohet më së paku 3-4 vjet në vend të njëjtë. Lakra gjithashtu nuk guxon të kultivohet në fusha ku janë kultivuar lloje të tjera nga familja Brassicacae.

Para kultura të mira për lakrën janë jonxha, tërfi li, patatja, trangulli, bishtaja, bizelja, kul-turat drithore.

Përpunimi i tokës

Përpunimi vjeshtor përbëhet nga lëvrimi në thellësi prej 30-35 cm. Te lakra rekoman-dohet lëvrim dy shtresor, që të pengohet shkatërrimi intensiv i materies organike. Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet nga 1-2 kultivime me disk kultivator. Toka duhet të jetë e rrafshët dhe të sigurojë shfrytëzim të mirë të ujit dhe pengim të mbytjes së të mbjellës, ose ndryshime të ngjashme fi ziologjike.

Plehërimi

Plehërimi i lakrës duhet të bëhet me pleh organic, ose pleh të gjelbër, i cili e pasuron tokën me materie organike, e përmirëson strukturën e tokës dhe e ngadalëson shkatërrimin e tokës.

Sasia e tërësishme e plehut që është e nevojshme për plehërim nuk duhet të tejkalojë 170 kg/ha azot. Gjatë plehërimit të lakrës 30% nga sasitë e përgjithshme të azotit shtohen pas rimbjelljes, kurse sasitë e tjera shtohen gjatë kohës së vegjetacionit, deri 30 ditë para vjeljes. 50% nga plehrat fosforik shtohen me përpunimin bazë, kurse 50% të tjerë gjatë kohës së veg-jetacionit. Kaliumi shtohet vetëm nëse toka është e varfër me kalium dhe shtohet para rim-bjelljes.

Mënyra e prodhimit

Prodhimi organik i lakrës është i njëjtë, si te prodhimi konvencional.

Përkujdesja për të mbjellat

Përkujdesja për lakrën përbëhet nga prashitja, mbushja, mbrojtja nga sëmundjet, dëm-tuesit dhe barojat, etj.

Për ujitje zbatohet sistemi “pikë për pikë”. Numri i ujitjeve është 10-30 herë, gjatë kohës së vegjetacionit. Ujitja duhet të bëhet në fazat kritike, menjëherë pas rimbjelljes, gjatë kohës

Page 247: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

247

së zhvillimit të rozetës gjethore dhe nga frytdhënia, deri te zhvillimi i ngjyrës së kokës, që të nxisë rritjen e saj.

Nevojat për ujë duhet të jenë të bazuara në matjet e mëparshme. Me qëllim që të mba-het regjimi ujor afër KUF. Është e domosdoshme të bëhet analiza kimike dhe bakteriologjike e ujit për ujitje në çdo 3 vjet.

Rregullatorët e rritjes

Është i ndaluar përdorimi i çfarëdo lloj stimuluesi dhe rregullatori i rritjes.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit

dhe barojat

Dëmtues më të rëndësishëm te lakra janë skraja e gjedheve, miza e madhe, fl utura e lakrës, morrat bimorë, tartabiqët e lakrës, molëzat e lakrës, harrjet e lakrës, pleshtat e gjetheve, miza e lakrës, etj.

Tartabiqët e lakrës (Eurydema orvate, Eurydema oleracea) asgjësohen nëse janë të pra-nishme vetëm te bimët e reja rishtas të rimbjella.

Harrja e lakrës, dëmtuesit e rrënjës (Ceuthorrynchus spp.,Baris spp.) asgjësohen me mbledhje të mbeturinave bimore dhe bimëve të sëmura dhe kompostimin e tyre.

Pleshtat e gjetheve (Alticinae, Phyllotreta spp.) asgjësohen nëse janë të pranishme vetëm në bimët e reja rishtas të rimbjella.

Miza e lakrës, dëmtues i rrënjës (Delia radium) asgjësohet me largimin e llojeve të egra të lakrës dhe mbeturinave bimore nga kultura e mëparshme, mbjellja e hershme në pranverë, mbjellja optimale në vjeshtë, lëvrim të cekët, etj.

Dëmtuesit e tokës (Gryllotalpa gryllotalpa, Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae) asgjëso-hen me shmangie të ujitjes para vjeljes, me qëllim të pengohet lëvizja e krimb-telave (larvat e vemjeve të insekteve të familjes elateridae) mbjellja alternative, përpunimi i tokës dhe për-dorimi i mjeteve kimike të lejuara.

Nematodet (Meloydogynae) asgjësohen me zbatimin e mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (kulturat drithore, leguminoze, qepujkë), përdorimi i sorteve rez-istuese, etj.

Prej sëmundjeve më të rëndësishme janë bastra, njollosja kafe (zezë), tumori i rrënjës, kanceri i kërcellit, sëmundjet e rrënjës, etj.

Njollosja kafe (zezë) (Alternaria brassicae) asgjësohet me përdorimin e farës së trajtuar, mbjellje alternative për një kohë të gjatë, plehërim i ekuilibruar, largimi i bimëve të infektuara, etj.

Tumori i rrënjës (Plasmodiophora brassicae) asgjësohet me përdorimin e farës së shën-doshëë dhe mbjellje alternative për një kohë të gjatë.

Figura 161 Lakra

Page 248: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

248

Kanceri i kërcellit (Phoma lingam) asgjësohet me përdorimin e farës së shëndoshëë, sorteve rezistuese, mbjellje alternative për një kohë të gjatë, ujitje e kufi zuar dhe shmangie të ndalimit të furnizimit me ujë, shkatërrimin e mbeturinave bimore.

Bastra (Peronospora brassicae) asgjësohet me përdorimin e farës së shëndoshë, sorteve rezistuese, mbjelljen alternative për një kohë të gjatë, shkatërrimin e mbeturinave nga bimët e infektuara, etj.

Sëmundjet e rrënjës (Sclerotinia spp., Rhizoctonia solani, Phoma lingam) asgjësohen me zbatimin e mbjelljes alternative, shkatërrim të bimëve të infektuara, ose të ndjeshme.

Bastra bakteriale (Xanthomonas campestris, Erwinia carotovora) asgjësohen me për-dorimin e farës së shëndoshë, sorteve rezistuese, mbjellje alternative për një kohë të gjatë, shmangie të plehërimit të tepërt me azot, të mos bëhet ujitja me spërkatje, kultivim në hapë-sira më të mëdha vegjetative, të mos rimbillet në periudhë me lagështi, të shkatërrohen mb-eturinat bimore pas korrjes, etj.

Përdorimi i herbicideve në prodhimin organik nuk është i lejuar. Për zhdukjen e barojave te lakra, gjatë prodhimit organik praktikohet largimi mekanik i barojave me shkulje, përpunim bazë, përgatitje para mbjelljes.

Mbrojtja nga barojat mund të bëhet me masa direkte si djegie e barojave, mulçim me foli plastike, kashtë, lëvore të imëta druri, etj.

Vjelja

Vjelja e lakrës bëhet me dorë, ose me makinë, me prerje të kokës me thikë të mprehtë. Nëse përdoret mekanizimi për vjelje, ajo duhet më parë të jetë mirë e pastruar me ujë të pastër.

Lakra e mbledhur paketohet në shporta të ndryshme, ose ambalazh përkatës, në të cilën ka shenjë për prodhim organik.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë mbjellje alternative zbatohet te lakra?2. Prej cilave masa përbëhet përpunimi i tokës?3. Si zbatohen plehërimet?4. Në çfarë distance rimbillet lakra?5. Sa herë bëhet ujitja e lakrës?6. Cilët janë dëmtuesit më të rëndësishëm te lakra?7. Si asgjësohet miza e lakrës?8. Cilat janë sëmundjet më të shpeshta?9. Si asgjësohet bastra bakteriale?10. Si vilet lakra?

Page 249: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

249

PRODHIMTARIA PERIMORE

LËNDË ZGJEDHORE

Libër për vitin IV të arsimit të mesëm drejtimi bujqësor-veterinar

teknik për prodhimtari fermere

Page 250: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

250

Page 251: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

251

Tema

PRODHIMI I RASATIT

Page 252: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

252

Page 253: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

253

Prodhimi i rasatit

Pjesa më e madhe e kulturave të perimeve kultivohen me prodhim paraprak të rasatit. Prodhimi i rasatit më së shpeshti është masë e obligueshme te kulturat e perimeve, të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura. Prodhimi i rasatit zbatohet për shumë arsye:

Përfi timi i prodhimit të hershëm; Shfrytëzimi më i mirë dhe më racional i sipërfaqes; Përfi timi i prodhimeve të sigurta; Kursim në energji; Kultivimi i kulturave me vegjetacion më të gjatë; Harxhim më i vogël i materialit të farës, ose materialit për mbjellje; Mbrojtje më e lehtë e bimëve të reja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe nga ndikimi neg-

ativ i faktorëve të caktuar; Zvogëlim i harxhimeve për prodhim, etj. Prodhimi i rasatit ka edhe mangësi të caktuara, siç janë angazhimi i rritur i fuqisë punë-

tore dhe investimet e mëdha për ngritjen e objektit për prodhimin e rasatit.Rasati paraqet përmbledhje të bimëve të

reja deri në një fazë të caktuar të zhvillimit (4-10 gjethe të vërteta), të prodhuara në hapësirat e mbrojtura, ose në vend të hapur, në lehë. Bima si rasat i kalon 4-5 fazat e para të zhvillimit. Kjo periudhë paraqet njërën ndër periudhat më të rëndësishme në zhvillimin e bimës.

Prodhimi i rasatit nga kulturat që e prefer-ojnë nxehtësinë, më së shpeshti zhvillohet në hapësirat e mbrojtura, në kohën kur kushtet e jashtme nuk janë të volitshme për prodhimin e kulturës së kultivuar.

Nga kualiteti i rasatit të prodhuar varet zhvillimi i mëtutjeshëm i bimës, gjegjësisht zh-villimi i sistemit rrënjor, renditja e gjetheve në kërcell, lartësia e bimës, rezistenca ndaj sëmund-jeve, por edhe zhvillimi i organeve gjenerative, periudha e lulëzimit, frytdhënies dhe përfi timit të rendimenteve të sigurta dhe kualitative.

Ekzistojnë shumë teknologji për prodhimin e rasatit, të cilat varen nga vendi i prodhimit dhe nga dedikimi i prodhimit.

Rasati mund të prodhohet në hapësirat e mbrojtura, ose në vend të hapur. Për prodhim shfrytëzohen shtresa (baza) nga më të ndryshmet, nga dheu i kopshtit, e deri te substratet me komponenta ushqyese optimale.

Figura 162 Rasati

Page 254: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

254

Prodhimi i rasatit mundet me qenë si “rasat i dendur”, me piketim, ose pa piketim.Rasati mund të prodhohet në të gjithë tipat e hapësirave të mbrojtura, gjegjësisht në

lehë, sera prej qelqi, sera prej plastike, tunele, etj.Gjatë prodhimit të rasatit, është e nevojshme të planifi kohet prodhimi i një numri më të

madh të bimëve, në krahasim me bimët e nevojshme në njësi të sipërfaqes, pasi që ekziston mundësia për humbje. Te rasati i piketuar është e nevojshme të prodhohen 10-15% më shumë bimë, ndërsa te rasati jo i piketuar është e nevojshme të prodhohen 20-25% më shumë bimë nga ato të nevojshmet.

Për sa i përket mundësisë për rimbjellje kulturat e perimeve mund të ndahen në:

Kultura të cilat lehtë e durojnë rimbjellen (domatja, speci, lakra, preshi, lulelakra, patël-lxhani, etj.);

Kultura të cilat më vështirë e durojnë, ose nuk e durojnë rimbjellen (trangulli, pjepri, shalq-iri, etj.), përveç nëse masa rrënjore gjendet në substrat.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë arsyet për prodhimin e rasatit?2. Cilat janë mangësitë në prodhimin e rasatit?3. Sa faza të zhvillimit bima i kalon si rasat?4. Si janë të ndara kulturat, për sa i përket mundësisë për rimbjellje?5. Si plotësohet humbja e bimëve gjatë prodhimit të rasatit?

Page 255: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

255

Prodhimi i rasatit në lehë të nxehta

Lehët e nxehta më së shpeshti shfrytëzohen për prodhimin e rasatit, për shkak të kon-struksionit të thjeshtë dhe mundësisë që të shfrytëzohen edhe për qëllim tjetër, si pjekja e perimeve të caktuara, ruajtja, por madje edhe për prodhimin e perimeve. Lehët e nxehta janë objekte të cilat munden të shfrytëzohen një, ose më shumë vjet. Ekzistojnë shumë tipa të le-heve të nxehta, të cilat dallohen ndërmjet vete sipas konstruktimit, sipas mënyrës së ngrohjes, etj.

Sipas konstruksionit lehët mund të jenë njëanëshe (njëkrahëshe) dhe dyanëshe (dykrahëshe).

Lehët e zakonshme ndahen në të futura në tokë (llogore) dhe mbitokësore.

Lehët mbitokësore janë më të thjesh-ta, bëhen shumë lehtë, mund ta ndërrojnë vendin, janë më të lehta për manipulim dhe mund të prodhojnë rasat kualitativ.

Lehët e këtilla janë të mira për krijimin e dheut me lagështi të madhe nëntokësore. Mangësia e leheve mbitokësore është se nevojitet për rreth 30% më shumë pleh stal-le, në krahasim me lehet e futura në tokë dhe harxhon më shumë material për formimin e kornizave.

Lehët e futur në tokë kanë humbje më të vogël të nxehtësisë dhe lagështi stabile.

Lehët dyanësorë janë dy herë më të gjerë se lehët e zakonshëm. Këta lehë janë shumë të përshtatshëm për prodhimin e rasatit.

Tabela 1 Karakteristikat e leheve të nxehta

Tipi i lehes Numri i

prodhimeve

Gjerësia e lehes në cm Gjërësia në fund

të trapit

Dallimi ndërmjet

anës veriore dhe

jugore në cmE jashtme E brendshme

Të gropuara

Dimërore 8-12 150-170 140-150 100-130 12-16

Pranverore 8-12 150-170 140-150 80-130 10-12Mbitokësore

Dimërore 6-8 150-160 140-155 10-15

Pranverore 6-8 150-160 140-155 5-10

Dyanësore 12-15 270-280 260-270 200-240

Figura 163 Lehu mbitokësor

Page 256: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

256

Lehët e nxehta mund të jenë të ngritura si të pavarura, në vend të hapur dhe në hapësirë të mbrojtur, gjegjësisht në sera prej plastike, oranzheri, sera prej qelqi, tunele të larta, etj.

Vendi në të cilin mund të ngrihet leha e nxehtë duhet të jetë e mbrojtur nga ndikimi e erërave të fuqishme dhe të ftohta, pak të kthyera kah jugu, ose juglindja dhe të ekspozuara në ndriçimin direkt të diellit, gjatë tërë ditës.

Vendi duhet të jetë i ndërtuar ashtu që të pengojë hyrjen e kafshëve shtëpiake.Nëse nuk ekziston shtrojerë (strehë-vend i mbrojtur nga era), ajo bëhet me ngritjen e

pengesave mbrojtëse prej bimëve të larta (kapanxhë), me renditje të dengjeve me kashtë dhe sanë, kallam, kërcej të misrit, lulediellit (tallë), dhe material tjetër. Shtrojerat duhet të janë me lartësi 1,5-2 metra.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si janë të ndara lehët sipas konstruksionit?2. Çfarë mangësie kanë lehet mbitokësore?3. Ku mund të ngrihen lehet e nxehta?4. Si duhet të jetë vendi për ngritjen e leheve të nxehta?5. Cilët shtrojerë artifi cial shfrytëzohen për mbrojtje të leheve të nxehta?

Page 257: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

257

Pjesët e leheve të nxehta

Lehet e nxehta përbëhen prej këtyre pjesëve: kornizave, arkave,gropave (trapeve), dheut, materialit, ose instalimit për ngrohje dhe materialit mbulues.

Korniza (dritarja)

Korniza e lehes është e përbërë nga materiali i patejdukshëm dhe i tejdukshëm. Baza e kornizës është punuar nga druri, por mund të jetë e ndërtuar edhe nga metali, plastika, ose material tjetër. Dimensionet e kornizave janë 1,5 m x 1 m. Kornizat mund të ndahen në 2-3 pjesë (fusha).

Në korniza ka të vendosur qelq, plastikë, pleksiglas, ose material tjetër i tejdukshëm. Kornizat duhet të mundësojnë hyrjen e dritës dhe ngrohjen e lehes.

Arkat (sënduku)

Arkat i japin formën lehes dhe shërbejnë për vendosjen e kornizave. Arkat mund të jenë të ndërtuara nga dheu i ngjeshur, nga druri, ose të jenë të murosura. Për ndërtimin e arkave mund të përdoren dërrasa me gjerësi 20-30 cm. Te lehet e futura në tokë mund të ketë trarë me diametër 12-15 cm.

Ana veriore e arkës është më e lartë, që të mundësohet kullimi i ujit të shiut dhe ndriçim më i mirë i lehes.

Mbulesa

Gjatë prodhimit të rasatit për mbrojtje nga temperaturat e ulëta gjatë natës, ose ditës, është i nevojshëm mbulimi i leheve me mbulesë. Si mbulesë shfrytëzohet hasra, plastika, letra, ose material tjetër.

Trapet

Trapet (gropat) bëhen te lehet e futura (gropuara) në tokë. Thellësia e trapeve varet nga tipi i lehes dhe është rreth 40 cm te lehet pranverore, kurse te lehet dimërore është prej 40-80 cm.

Në trap (gropë) vendoset material biongrohës, ose material tjetër për ngrohje.

Toka (dheu) për lehet e nxehta (dheu i kopshtit)

Në lehe vendoset përzierje e përgatitur në mënyrë speciale nga dheu dhe plehu (dheu i kopshtit). Përzierja duhet të jetë me strukturë të mirë, e pasur me materie ushqyese në formë e cila mund të arrihet lehtë. Në përzierje nuk duhet të ketë prani të farave të barojave, mikro-fl orës së dëmshme dhe dëmtues, si dhe materie minerale të dëmshme për bimën.

Më së shpeshti për përzierje shfrytëzohet dheu dhe plehu në proporcion 1:1. Në këtë përzierje mund të shtohet sasi e caktuar e rërës. Për përgatitjen e përzierjes shfrytëzohet dheu nga sipërfaqja në të cilat minimum 10 vjet nuk janë kultivuar kulturat kopshtare. Shfrytëzohet shtresa sipërfaqësore e tokës në thellësi deri 20 cm. Merret nga parcelat e tokës strukturale dhe pjellore. Më së miri është nëse dheu merret nga livadhet natyrore.

Në pranverë bëhet prerja e sipërfaqes, gjatë së cilës formohen plisa të barit. Shtresat e barit renditen duke shtuar pleh të freskët të stallës. Renditja e shtresave të barit dhe ple-

Page 258: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

258

hut bëhet në mënyrë alternative, gjegjësisht vendoset një rend bari i prerë, pastaj pleh stalle, pastaj prapë rend bari, pleh stalle, derisa të arrihet lartësia e duhur.

Gjatë verës bëhet shtim i vazh-dueshëm i ujit, që të sigurohet fermen-timi i plehut. Kah fundi i verës bëhet rrëmihja e përzierjes.

Plehu i djegur i stallës, i cili shfrytëzohet për përgatitjen e përzierjes duhet të jetë me kualitet të mirë. Për përgatitjen e përzierjes përdoret edhe plehu nga leha, gjegjësisht plehu i cili është i fi tuar nga plehu i freskët, i cili është shfrytëzuar për ngrohjen e lehes.

Përzierja duhet të përgatitet në vjeshtë dhe të mbrohet nga rrezatimi tepër i madh i diellit dhe lagështia tepër e madhe.

Për përgatitjen e dheut të kopshtit mund të shfrytëzohen edhe receta të tjera.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave pjesë përbëhen lehet e nxehta?2. Prej çfarë materialesh bëhen kornizat?3. Cilat janë dimensionet e arkës?4. Cilat janë dimensionet e trapit?5. Prej ku merret dheu për lehet e nxehta?

Figura 164 Dheu i kopshtit të perimeve

Page 259: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

259

Ngrohja e leheve të nxehta

Nxehtësia e cila fi tohet nga dielli nuk është e mjaftueshme që të sigurojë mbrojtje të plotë nga temperaturat e ulëta. Për ngrohjen e leheve të nxehta të mbuluara shfrytëzohet material biologjik, ose ndonjë ngrohës teknik.

Si material biologjik për ngrohje mund të shfrytëzohet plehu i freskët i stallës, kashta, byku, gjethet, mbeturina të ndryshme bimore, mbeturinat e qytetit, etj. Shfrytëzimi i materi-alit biologjik për ngrohje bazohet në veprimin e disa mikroorganizmave të caktuar, të cilët e zbërthejnë materien organike, gjatë së cilës lirohet nxehtësia. Materiali biologjik gjithashtu quhet “biongrohës”.

Për ngrohje më së shpeshti shfrytëzohet plehu i djegur i stallës, në të cilin shtohen sasi të caktuara të kashtës, bykut, ose material tjetër. Të gjitha llojet e plehut të stallës, nuk kanë vlerë të njëjtë të nxehtësisë. Për ngrohjen e leheve të nxehta më së miri është të përdoret pleh stalle i kalit, pasi që shpejt ngrohet dhe liron sasi më të madhe të nxehtësisë. Plehu i gjedheve bën pjesë në plehra të ftohta, gjegjësisht përmban sasi të madhe të ujit, ngadalë ngrohet dhe krijon nxehtësi mesatare. Plehu i gjedheve duhet të përzihet me pleh kali dhe me kashtë, që të përmirësojë vetitë e tij ngrohëse. Plehu i dhenve dhe derrave gjithashtu nuk duhet të për-doren të vetëm, por të përzihen me plehrat tjerë.

Veprimi ngrohës i plehut të përgatitur të stallës zakonisht zgjat rreth 40-50 ditë. Kjo peri-udhë është e mjaftueshme që të përfi tohet rasat kualitativ.

Tabela 2 Sasitë e nevojshme të plehut të freskët të stallës për mbushje të një kornize te

lehet e nxehta (1,5m2)

Tipi i lehes së nxehtëKoha e përgatitjes

së lehes së nxehtë

Trashësia e

shtresës në cm

Sasia e mbeturinës së freskët

Kilogram m3

E gropuar

DhjetorJanar 50-60 500-600 0,9-1,2

Shkurt 40-50 400-500 0,7-0,9

Mars 30-40 300-400 0,5-0,7

Mbitokësore

DhjetorJanar 50-60 800-950 1,5-1,8

Shkurt 40-50 600-800 1,2-1,5Mars 20-30 300-500 0,6-0,9

Gjatë përgatitjes së biongrohësit, 1-2 javë para se të renditet plehu në trap, bëhet ren-ditja e plehut në grumbull, afër vendit ku është ngritur leha e nxehtë, që të arrihet “ndezja” e plehut, gjegjësisht të fi llojë fermentimi. Gjatë ngritjes së grumbujve, plehu, nëse është tepër i thatë, laget me shtimin e ujit të nxehtë, kurse nëse është tepër i lagësht, i shtohet kashtë. Pas disa ditëve grumbulli ndizet dhe plehu mund të renditet në trap, ose në sipërfaqen e leheve mbitokësore.

Renditja e plehut të djegur në trap bëhet gradualisht, me shtimin e shtresave të plehut. Kur mbushet trapi i lehes, bëhet ngjeshja e plehut. Me ngjeshje mënjanohet oksigjeni dhe sigurohet ngrohje e njëjtë lehes së nxehtë gjatë sezonit.

Page 260: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

260

Gjatë ngjeshjes së pamjaftueshme të plehut në lehe, ndodh fermentim i vrullshëm, gjatë së cilit plehu krijon temperaturë të lartë, shpejt digjet dhe liron sasi më të madhe të ujit. Te plehu tepër i ngjeshur paraqitet mungesa e oksigjenit dhe ftohja e plehut, me paraqitjen e kalbjes së plehut, gjatë lagështisë së madhe. Te plehu i gjedheve mund të vijë deri te shumimi i kërpudhave të dëmshme, dhe për këtë arsye pas ngjeshjes shtohet shtresë e trashë 1-1,5 cm me gëlqere, hi, ose material tjetër.

Për përgatitjen e biongrohësit mund të shfrytëzohet edhe kashta. Kashta imtësohet dhe gjatë përgatitjes së kashtës shtohen rreth 4 kg nitrat amoni dhe rreth 2 kg superfosfat në 1 ton kashtë. Pastaj kashta vendoset në trapin e lehes dhe ngjeshët me shtim të ujit. Biongrohësi nga kashta mund të shfrytëzohet për ngrohjen e leheve pranverore, në të cilat kultivohet ra-sati i piketuar, ose prodhohet rasat i vonshëm.

Gjatë ngrohjes me ujë të nxehtë shfrytëzohet sistem i gypave, ose zorrëve të cilat janë

vendosur nën shtresën e tokës (dheut) dhe afër kornizës së lehes. Më së shpeshti në fundin (bazën) e lehes vendosen 3 zorrë, ose gypa në distancë prej 30-40 cm. Afër arkës së lehes ven-doset një gyp më i hollë, i cili shërben për ngrohjen e pjesës së sipërme të lehes. Uji i nxehtë që shfrytëzohet për ngrohje është me temperaturë prej 40-600C.

Ngrohja me energji elektrike bëhet me vendosjen e sistemit për ngrohje në fund të lehes.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat materiale biologjike mund të shfrytëzohen për ngrohjen e leheve të nxehta?2. Si përgatitet biongrohësi prej plehut të freskët të stallës?3. Si bëhet ndezja e plehut?4. Si përgatitet biongrohësi nga kashta?5. Si përdoret uji i nxehtë për ngrohje?

Page 261: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

261

Përgatitja e leheve të nxehta

Përgatitja me kohë e lehes së nxehtë, për prodhimin e rasatit, është shumë e rëndë-sishme për përfi timin e rasatit kualitativ.

Mbjellja e leheve për prodhimin e rasatit për prodhim të hershëm kopshtar, më së shpeshti bëhet në janar, ose shkurt, gjegjësisht në periudhën e vitit kur mbizotërojnë tem-peratura të ulëta dhe kushte të pavolitshme klimatike. Për këtë shkak është e domosdoshme përgatitja për ngritjen e leheve, që ato të bëhen më herët, posa të lejojnë kushtet klimatike.

Në lehë të cilat përdoren për prodhim të hershëm të rasatit vendoset plehu i pa djegur i stallës (biongrohësi) me kualitet të mirë, me trashësi të shtresës 50-60 cm. Te lehet në të cilat prodhohet rasati mesatarisht i hershëm shtresa e plehut (biongrohësi) është rreth 40 cm.

Ngritja e leheve fi llon menjëherë pas përfundimit të përgatitjes, me renditje të bion-grohësit, ose me vendosjen e ngrohësit teknik. Mbi biongrohës vendoset shtresë e rërës me trashësi 5-10 cm, ose ndonjë material tjetër. Kjo shtresë shfrytëzohet si izolues ndërmjet bion-grohësit dhe tokës (dheut), gjegjësisht duhet të merret teprica e nxehtësisë nga biongrohësi dhe të pengohet ngrohja e tepërt e tokës dhe dëmtimi i sistemit rrënjor të bimës. Kjo shtresë luan rol të rëndësishëm edhe në pranimin e tepricës së ujit në lehë.

Mbi këtë shtresë vendoset shtresa me dhe të kopshtit. Trashësia e kësaj sh-trese te lehet e nxehta të cilat shfrytëzo-hen për prodhimin e rasatit është 10-20 cm. Në të njëjtën kohë bëhet vendosja, ose ndërtimi i arkave, nëse bëhen nga dheu dhe vendosja e pjesëve tjera për-bërëse të lehes së nxehtë. Pas kompleti-mit të lehes dhe vendosjes të të gjitha pjesëve, mbyllet leha dhelihet të qën-drojë e mbyllur disa ditë, që të ngrohet.

Para se të sillet dheu i kopshtit në lehë duhet të bëhet dezinfektimi, me zbatimin e masave fi zike dhe kimike.

Prej masave fi zike përfshihet dezinfektimi i tokës me përdorimin e avullit tepër të nxehtë të ujit dhe me solarizim të tokës.

Dezinfektimi me avull të nxehtë të ujit mund të bëhet në shumë mënyra.Solarizimi i tokës paraqet dezinfektim të tokës me përdorim të energjisë diellore.

Figura 165 Vendosja e dheut në leh të nxehtë

Page 262: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

262

Dezinfektimi kimik i tokës bëhet me përdorimin e mjeteve për dezinfektim.

Në mënyrë të njëjtë bëhet edhe dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes së nxehtë. Në pjesët, ose në vet pjesët e lehes së nxehtë, posaçërisht nëse vitin paraprak janë shfrytëzuar për kultivimin e rasatit, ose në bimëve të rritura, gjenden sporet e mikroorganizmave, ose forma të caktuara të dëmtuesve. Dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes së nxehtë bëhet me zhytje të pjesëve në ujë të vluar për një kohë të caktuar, ose me përdorimin e mjeteve kimike.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Sa është shtresa me pleh të padjegur stalle në lehe të nxehta?2. Sa është shtresa me dhe të kopshtit?3. Sa është shtresa me rërë dhe ku vendoset?4. Si kryhet dezinfektimi fi zik?5. Si kryhet dezinfektimi kimik?

Page 263: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

263

Mbjellja në lehet e nxehta

Koha e mbjelljes në lehet e nxehta varet nga dedikimi i prodhimit, planifi kimi i kohës së arritjes së prodhimit, llojit dhe vetive biologjike të kulturës së kultivuar, tipit të hapësirës, vendit ku do të rimbillet kultura, mënyra e ngrohjes, teknika e prodhimit të rasatit, etj. Është shumë me rëndësi që rasati të jetë gati në kohë, që të mund të bartet në vendin e përhershëm të kultivimit.

Para mbjelljes duhet të përcaktohet koha e rimbjelljes së rasatit. Mbjellja shumë e her-shme mund të sjellë deri te rritja para kohe e rasatit. Rasati i rritur para kohe më shpesh zgja-tet, me ngjyrë të zbehtë, vështirë pranohet dhe i humbë gjethet e para dhe lulet.

Mbjellja e farës për prodhimin e rasatit më shumë varet edhe nga teknologjia e prod-himit të rasatit. Nëse rasati kultivohet me piketim mbjellja bëhet disa ditë më herët.

Afati optimal për mbjellje llogaritet kur nga koha e planifi kuar e rimbjelljes merret koha e nevojshme që rasati të prodhohet dhe përgatitet për rimbjelljen e rasatit.

Shembull, nëse domaten planifi kojmë ta rimbjellim në periudhën prej 01-10 maj, gjatë prodhimit të rasatit të pa piketuar të domates, mbjelljen duhet ta bëjmë në periudhën prej 15-25 mars.

Mbjellja bëhet disa ditë pas mbarimit të përgatitjes së lehes së nxehtë, gjegjësisht pas ngrohjes së lehes. Për mbjellje shfrytëzohet vetëm farë kualitative dhe e certifi kuar. Sasitë e farës që shfrytëzohen për mbjellje varen nga kultura e kultivuar.

Mbjellja mundet me qenë e shpërndarë, në rende, ose në shirita. Gjatë mbjelljes në rende së pari bëhet shënjimi i rendeve, me formimin e brazdave të vogla dhe të cekëta me thellësi 1-2 cm dhe me distancë ndërmjet rendeve prej 5-6 cm. Pas mbjelljes bëhet mbulimi i farës me shtresë të hollë të plehut mirë të djegur dhe të imtësuar të stallës, ose të dheut të kopshtit, me trashësi 1-2 cm. Shtresa e shtruar pastaj ngjishet dhe bëhet ujitja me ujë, që të mundësojë kontakt më të mirë të farës me lagështinë e tokës.

Pas mbjelljes duhet të sigurohen kushte për mbirje të rregullt dhe me kohë të rasatit. Masat të cilat ndërmerren në këtë periudhë përbëhen nga mirëmbajtja e volitshme e regjimit ujorë-ajror në tokë dhe mirëmbajtjen e temperaturës optimale, varësisht nga lloji i kulturës.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varet koha e mbjelljes në lehe të nxehta?2. Si llogaritet afati optimal për mbjellje?3. Çfarë mundet me qenë mbjellja?4. Çka bëhet pas mbjelljes?

Page 264: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

264

Tabela 3 Prodhimi i rasatit në lehe të nxehta

Lloji i bimës Koha e mbjelljes Sasia e farës për

mbjellje gr/m2

Numri i bimëve

në m2

Vjetërsia e fi lizit

(rasatit) në ditë

Domatja

Rasat i dendur për piketim

6-8 1.200 15-25

I piketuar 10 cm x 10 cm

05-15.02 100 65-75

I piketuar 6 cm x 6 cm

01-10.03 270 45-55

I pa piketuar i vonuar 15-25.03 2-3 350 35-45

Speci

Rasat i dendur për piketim

10-12 1.200 15-25

I piketuar 8 cm x 8 cm

01-10.02 150 70-75

I piketuar5 cm x 5 cm

25.02-05.03 500 40-45

I pa piketuar i vonuar 15-25.03 6-8 500 40-45

Domatja

Rasat i dendur për piketim

8-10 1.200 10-20

I piketuar8 cm x 8 cm

01-10.02 150 70-75

I pa piketuar i vonuar 25.02-05.03 3-4 400 55-60

Lakra

Rasat i dendur për piketim

8-10 1.200 10-12

I piketuar6 cm x 6 cm

01-05.02 270 45-55

I pa piketuar i vonuar 10-15.02 5-6 400 40-45

Lulelakra

Rasat i vonuar për piketim

8-10 1.200 10-12

I piketuar6 cm x 6 cm

01-05.02 270 45-55

I pa piketuar i vonuar 10-15.02 5-6 400 40-45

Trangulli

Saksi 25.03-05.04 8-10 90 40-45

Trangulli

I pa piketuar 01-10.02 2-3 1.000 20-30

Kungulli

Saksi 25.03-05.04 8-10 90 40-45

Page 265: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

265

Përkujdesja për rasatin

Gjatë prodhimit të rasatit në lehe të nxehta është e nevojshme të ndërmerren masa, me të cilat do të krijohen kushte për rritje dhe zhvillim normal të rasatit. Masa më të shpeshta të cilat ndërmerren gjatë prodhimit të rasatit në lehe të nxehta janë: rregullimi i kushteve të ndriçimit, mbajtja e temperaturës, ajrosja, ujitja, hijezimi, heqja e barojave, të ushqyerit plotësues, piketimi, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, kalitja e rasatit, etj.

Rregullimi i kushteve të ndriçimit

Prodhimi i rasatit, e në veçanti i rasatit të hershëm në lehe të nxehta zhvillohet në peri-udhën vjetore kur nuk ka dritë të mjaftueshme diellore. Mungesa e dritës së diellit mundet të shkaktojë zgjatjen e rasatit, paraqitjen e ngjyrës së zbehtë, ndjeshmërinë dhe sëmundje te rasati.

Në mungesë të dritës, bimët janë posaçërisht të ndjeshme gjatë mbirjes, mund të rriten tepër, nëse mbahen pa ndriçim të mjaftueshëm me lagështi të madhe dhe temperaturë.

Mbajtja e temperaturës

Temperatura është faktor qenësor për përfi timin e rasatit kualitativ. Niveli i temperaturës në lehe duhet ti përgjigjet kërkesave të kulturës së kultivuar në faza të caktuara të zhvillimit të rasatit.

Temperatura e lartë në këtë fazë shkakton edhe rritjen e tepërt edhe shtrirjen e rasatit, me rrezik të madh për paraqitjen e sëmundjes së këputjes së rasatit.

Në këtë fazë është e nevojshme të bëhet zvogëlimi i temperaturës në lehe, për disa shkallë, në kohëzgjatje prej disa ditëve.

Lartësia e temperaturës është në lidhje direkte me intensitetin e rrezatimit diellor.Gjatë rrezatimit më të fortë, temperatura është më e lartë. Për përfi timin e rasatit kualita-

tiv është me rëndësi edhe temperatura gjatë natës, e cila duhet të jetë disa shkallë më e ulët, nga ajo ditore.

Kur temperatura e jashtme e arrin nivelin optimal për zhvillimin e rasatit, duhet të nxir-ren kornizat nga leha, gjegjësisht leha të hapet. Nxjerrja e kornizave te trangulli, speci, dhe patëllxhani bëhet kur temperatura e jashtme ngrihet mbi 20ºC, te domatja mbi 15ºC, kurse te lakra mbi 10ºC.

Tabela 4 Temperaturat optimale për prodhimin e rasatit në lehe të nxehta

Periudha Koha Temperatura e ajrit në lehe në °C

Pjepri Speci Domatja Lakra

Deri në mbirje Ditë 24-28 22-30 20-25 18-20

Natë 24-28 22-28 20-25 16-18

3-5 ditë pas mbirjes Ditë 14-15 12-15 10-12 7-8

Natë 12-14 10-12 8-10 6-7

Pas 7 ditëve pas mbirjes

Ditë 22-26 22-26 20-25 15-18

Natë 15-18 14-16 8-10 8-10

Page 266: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

266

Ujitja

Nevoja për ujë e rasatit në lehe të nxehta në periudhën fi llestare është shumë e vogël, për shkak të paraqitjes së lagështisë së madhe e cila fi tohet me avullim nga plehu. Për këtë shkak është i nevojshëm ventilimi i vazhdueshëm që të largohet teprica e lagështisë në lehë.

Me zhvillimin e rasatit rritet nevoja për ujitje. Ujitja duhet të zbatohet kur vjen deri te tharja e tokës. Kur koha është e ftohtë ujitja bëhet në periudhën më të nxehtë gjatë ditës, gjegjësisht rreth orës 12-13.

Gjatë kohës së nxehtë ujitja bëhet në mëngjes, ose në mbrëmje. Duhet pasur kujdes gjatë ujitjes së disa kulturave të perimeve (trangulli, pjepri, shalqiri)

të mos zhyten gjethet e rasatit në ujë, pasi që krijohen kushte për zhvillimin e sëmundjeve. Te këto bimë uji shtohet në afërsi të rrënjës. Temperatura optimale e ujit për ujitjen e rasatit është 18-25ºC. Kur temperatura e ujit është më e ulët bëhet përzierja e ujit të ftohtë me atë të nxehtë, ose ngrohja e ujit në mënyra të ndryshme.

Ajrosja

Ajrosja është masë e domosdoshme me të cilën bëhet rregullimi i ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë së lehes. Në lehet e pa ajrosura krijohen kushtet për zhvillimin e sëmundjeve te rasati, të shkaktuara nga kërpudhat e caktuara.

Në lehe të nxehta, të cilat janë të ngrohura me biongrohës, për shkak të aktivitetit të mikroorganizmave, me zbërthimin e materieve organike lirohen sasi të caktuara të dioksid karbonit dhe gazrave tjerë.

Ajrosja pas mbjelljes duhet të jetë më e rrallë dhe më afatshkurtër, që të mos vijë deri te ftohja e lehes. Ajrosja duhet gradualisht të rritet, të jetë adekuate me rritjen dhe zhvillimin e rasatit.

Para rimbjelljes ajrosja, duhet të jetë më e shpeshtë dhe më e gjatë. Disa ditë para rim-bjelljes, duhet tërësisht të hapen kornizat e lehes së nxehtë.

Hijezimi

Hijezimi bëhet gjatë paraqitjes së rrezatimit të fortë diellor. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qelq, ose pëlhurë polietileni, me të cilën është mbuluar leha e nxehtë, shkaktojnë ngro-hje më të madhe e cila mundet të shkatërrojë bimët.

Për hijezim shfrytëzohen mbulesa nga materiale të ndryshme, që janë të rralla dhe lëshojnë një pjesë të dritës. Mbulimi bëhet në pjesën më të nxehtë të ditës.

Heqja e barojave (herrja)

Herrja në lehet me rasat duhet të fi llojë sa më herët që është e mundur, gjersa barojat janë ende të vogla. Një ditë, ose disa orë para heqjes së barojave duhet të bëhet ujitja, me sasi të vogël uji. Pas heqjes së barojave bëhet ujitja e rasatit, që të kthehet dheu i shkulur, gjegjësisht të mbulohen rrënjët e zhveshura të rasatit. Me herrje bëhet edhe largimi i bimëve të sëmura, dëmtuara dhe bimëve tjera në rasat.

Page 267: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

267

Largimi i bimëve të tilla është shumë i rëndësishëm për pengimin e përhapjes së së-mundjeve dhe përfi timin e rasatit kualitativ dhe të shëndoshë.

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit plotësues mund të mos zbatohet si masë, nëse toka ka sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese. Nevoja për ushqim plotësues paraqitet kur rasati e humb ngjyrën me gjethe, fi llon të ngec në rritje dhe zhvillim dhe bëhet i brishtë.

Të ushqyerit plotësues i rasatit mund të bëhet me plehra azotik, fosforik dhe të kaliumit në kombinim me mikroelemente të caktuara. Për ushqim shfrytëzohen plehrat kompleks NPK në dozë prej 2-3 gram/m2.

Plehu tretet në ujë dhe shtohet me ujitje. Pas shtimit të plehut bëhet ujitja me ujë të pastër që të lahet plehu nga pjesët e bimës.

Për ushqim mund të shfrytëzohen edhe plehrat foliarë.

Piketimi (rimbjellja)

Piketimi paraqet rimbjellen e bimëve të reja në distancë më të madhe, në fazën kur i kanë të zhvilluara 2-3 gjethe. Piketimi nuk është masë e domosdoshme gjatë prodhimit të rasatit. Piketimi si masë zbatohet gjatë kultivimit të rasatit të dendur.

Në fazën e 2-3 gjetheve paraqitet mungesa e hapësirës ndërmjet bimëve në lehë, që shkakton rritje të rasatit dhe përfi timin e rasatit të brishtë, të hollë dhe jo kualitativ. Për këtë shkak është i nevojshëm piketimi, e me këtë bimës i sigurohet hapësirë e mjaftueshme.

Me piketim bimët përfi tojnë më shumë hapësirë dhe materie ushqyese për rritje dhe zh-villim. Piketimi mundëson përfi timin e rasatit kualitativ, i cili më shpejt dhe më lehtë pranohet në vend të përhershëm të kultivimit.

Piketimi mund të bëhet në lehë të njëjtë, ndërsa më shpesh në lehë tjetër, ose në saksi të caktuara, ose plis dheu.

Për piketim duhet të përdoren vetëm bimë të shëndosha dhe të zhvilluara mirë. Disa orë para shkuljes së rasatit bëhet ujitja e lehes me ujë.

Gjatë shkuljes duhet pasur kujdes që të mos vijë deri te dëmtimi i sistemit rrënjor të bimës. Shkulja bëhet me kapjen e rasatit me dy gishta dhe me tërheqje graduale nga lartë. Dheu rreth sistemit rrënjor nuk shkundet.

Leha në të cilën bëhet piketimi duhet të jetë me kushte të njëjta si leha, në të cilën është kultivuar rasati. Piketimi bëhet me ku-jdes që të mos dëmtohet bima e re. Gjatë pik-etimit bima vendoset në thellësi të njëjtë, ose pak më thellë në tokë.

Figura 166 Piketimi

Page 268: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

268

Piketimi është më së miri të zbatohet gjatë kohës së qetë. Piketimi bëhet me gisht, ose me kunj. Rrënja e bimës vendoset në thellësi 1-1,5 cm dhe shtypet dheu për rreth, që të largo-het ajri.

Piketimi i parë bëhet kur bima i zhvillon 2-4 gjethe. Pas mbarimit të piketimit bëhet ujitja me normë të vogël dhe hijezimi i rasatit, në kohëzgjatje prej 3-4 ditë, për pranimin më të lehtë të rasatit.

Në këtë periudhë temperatura e ajrit zvogëlohet për 5-60C dhe mbahet lagështia rela-tive e lartë e ajrit prej 80-90%.

Piketimi mund të bëhet njëherë, ose më shumë herë, gjatë së cilës në secilin piketim të radhës rritet distanca ndërmjet bimëve. Në 18-20 ditë pas piketimit bëhet zhvendosja e saksive, me qëllim që të rritet hapësira vegjetative dhe të përmirësohet ndriçimi i bimës.

Te kulturat të cilat janë mbjellë me mbjellje direkte në saksi, zhvendosja bëhet 2 javë pas mbirjes.

Kalitja

Kalitja e rasatit është procedurë me të cilën bima përshtatet ndaj kushteve në vendin e përhershëm të kultivimit.

Kryhet 1-2 javë para rimbjelljes, kur bimët kanë rritje intensive.Kalitja kryhet me hapje më të gjatë, ose të vazhdueshme të kornizave të leheve dhe me

zvogëlimin, ose ndërprerjen e ujitjes.Kalitja mund të kryhet edhe me prerje të fi jezave rrënjore të bimës, ndërmjet rendeve,

me thikë të mprehtë. Në këtë mënyrë pengohet rritja dhe iniciohet krijimi i fi jezave të reja të rrënjës.

Rasati i kalitur mirë shumë shpejt pranohet pas rimbjelljes dhe fi llon intensivisht të zhvil-lohet.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja e rasatit?2. Si bëhet rregullimi i kushteve të ndriçimit në lehë të nxehta?3. Si mbahet temperatura në lehë të nxehta?4. Si kryhet ujitja e rasatit në lehë të nxehta?5. Kur bëhet ajrosja e lehes së nxehtë?6. A është hijezimi masë e domosdoshme gjatë prodhimit të rasatit në lehë të nxehtë?7. Kur kryhet herrja?8. Kur kryhet të ushqyerit plotësues?9. Pse bëhet piketimi?10. Kur bëhet kalitja?

Page 269: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

269

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit është masë e domosdoshme për përfi timin e rasatit kualitativ, veçanërisht nëse dezinfektimi i tokës dhe pjesëve të lehes së nxehtë nuk janë bërë në mënyrë kualitative.

Gjatë kultivimit të rasatit paraqiten sëmundje të cilat mund të jenë të shkaktuara nga shkaktarë të ndryshëm: Pythium, Sclerotina, Rhizoctonia, Fusarium, Verticillium, Alternaria, Botrytis, Phytophthora, etj. Një pjesë e madhe e shkaktarëve qëndrojnë në tokë. Disa prej tyre barten me farë, ndërsa disa gjenden në kulturë, ose në bimë tjera të kultivuara, apo në bimë nga fl ora spontane, prej ku kalojnë në kulturat e kultivuara kopshtare.

Pythium sp. – kjo kërpudhë i sulmon pothuaj të gjitha kulturat kopshtare që kultivohen përmes rasatit. Më të ndjeshme janë bimët e reja, në fazat e mugullimit dhe mbirjes.

Paraqitja e kësaj sëmundje sjell deri te rrallimi i mbirjes, ose shkatërrimi, gjegjësisht sh-trirja e bimëve, të cilat posa kanë mbirë. Te bimët e sulmuara në hipokotil, në nivel të tokës ruhet nekroza e verdhë, në ngjyrë kafe, ujore, e cila shpejt përhapet nëpër tërë bimën.

Paraqitja tipike gjatë sulmit të kësaj kërpudhe te rasati i dendur është krijimi i pejzave bardheme në gërshetimin e micelit, i cili i përfshin bimët fqinje.

Kërpudha qëndron në tokë, në mbeturinat bimore në formë të oosporave, të cilat gjatë kushteve të volitshme (lagështi dhe temperaturë optimale) mbijnë në formë të zoosporave me numër të shumtë të cilat e bëjnë infektimin.

Kërpudha mund të paraqitet edhe te bimët e rritura, të cilat kultivohen në kushte të lagështisë vazhdimisht të lartë, si për shembull te trangulli gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura. Infektimet ndodhin në nivel të substratit.

Phytophthora parasitica – sëmundja manifestohet me vyshkje dhe tharje të shpejtë dhe shkatërrim të bimës, posaçërisht bimët më të reja. Paraziton te një numër i madh i bimëve, por në veçanti e sulmon domaten dhe trangullin. Gati rregullisht paraqitet gjatë prodhimit të rasatit.

Në bazë të kërcellit paraqitet njollë me gjethe e errët ujore, e cila shumë shpejt kalon në nekrozë me ngjyrë kafe, ose të përhimët. Kjo nekrozë e përfshin kërcellin, që në vendin e in-fektuar ngushtohet dhe shtypet anash, gjegjësisht përfi ton formë unazore. Në fund vjen deri te shkatërrimi i bimës mbi vendin e infektuar.

Kjo simptomë është e njohur si “përthithja”, ose “zhytja e rasatit”. Sëmundja më së shpeshti paraqitet në vatrat lokale, por shumë shpejt përhapet dhe i përfshin të gjitha bimët në lehë, gjatë prodhimit të rasatit të dendur.

Te bimët më të vjetra dhe te rasati i piketuar, ose i rimbjellur, zhvillimi i sëmundjes është më i ngadalshëm dhe paraziti lëshohet në rrënjë dhe përhapet nëpër kërcell, por megjithatë efekti përfundimtar është shkatërrimi i bimës. Paraziti qëndron edhe për disa vite në mbeturi-nat bimore në tokë dhe paraqet potencial të rrezikshëm për zhvillimin e infektimit pas mbjel-ljes, piketimit, ose rimbjelljes në substrat të pa dezinfektuar.

Page 270: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

270

Menjëherë pas mbjelljes së farës, gjatë kushteve të volitshme (lagështi dhe temperaturë optimale) për zhvillimin e micelit dhe klamidosporeve, paraziti aktivizohet dhe krijon konidie. Në një pikë të ujit, konidiet mbijnë në zoospore, të cilat lehtë përhapen nëpër tokë dhe bëjnë infektimin e kërcellit në nivel të tokës.

Përhapja e parazitit ndodh gjatë kohës së ujitjes, kur konidiet dhe zoosporet notojnë në ujë deri te bimët fqinje.

Rregullat themelore për mbrojtje nga sëmundjet gjatë prodhimit të rasatit të shëndoshë dhe sigurimi i kushteve optimale:

bima duhet të ketë ndriçim optimal, nxehtësi dhe lagështi; duhet t’i shmangemi mbjelljes së shpeshtë dhe plehërimit të tepërt, posaçërisht me

azot; duhet t’i shmangemi mbjelljes së thellë; duhet t’i shmangemi ujitjes së tepërt; të sigurohet drenim i mirë i substratit; të sigurohet ventilim i mirë; mbrojtja kimike sipas mundësisë të jetë preventive dhe të fi llojë qysh gjatë përgatitjes

së përzierjes për prodhimin e rasatit; me doemos të bëhet analiza agrokimike e tokës.

Gjatë prodhimit të rasatit, një kompleks i kërpudhave shkakton “shtrirjen” ose “zhytjen” e rasatit. Për shkatërrimin e kërpudhave që barten me farë, rekomandohet dezinfektimi i farës me zhytjen e saj në tretësirën prej 20 ml Previcur SL në 2-3 litra ujë, për 1 kg farë, në kohë prej 20 minutave, ose me pluhurim të farës me ndonjë preparat kontaktues, sipas metodës së mbi-dozimit.

Dezinfektimi i tokës, ose përzierjes për prodhim dhe për piketim të rasatit bëhet me ujitje, me 40-50 litra ujë/10 m2 (4-5 litra/m2) tretësirë prej 250 ml Previcus 607 SL në 100 litra ujë.

Mbrojtja e rasatit nga shkaktarët e shtrirjes, pas mbirjes dhe shkaktarët e bastrës bëhet me tretësirë prej 25 ml Previcur 607 SL, në 10 litra ujë. Prej kësaj tretësire përdoren 4-5 litra/m2.

Mbrojtja e specit nga bastra dhe sëmundjet tjera kërpudhore të rrënjës, gjatë kohës së vegjetacionit të rasatit bëhet me Previcur 607 SL, ose Aliette fl ash. Që të dy preparatet vepro-jnë si preventivë dhe në mënyrë kuruese.

Mbrojtja e rasatit nga shkaktarët e sëmundjeve të kërcellit dhe gjethit (bastra, njollosja e zezë) bëhet me spërkatje foliare me Antracol WP 70, Antracol combi, ose Melody combi.

Gjatë lagështisë së madhe dhe kohës së nxehtë mund të paraqitet kalbja e përhimët dhe e bardhë. Është e nevojshme që leha të ajroset, që të zvogëlohet lagështia, kurse mbrojtja kimike të bëhet me Mythos ose Teldor SC 500, ose ndonjë botriticid tjetër, i cili me sukses do të veprojë, varësisht nga stadi i zhvillimit të sëmundjes.

Page 271: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

271

Për asgjësimin e sëmundjeve bakteriale të rasatit përdoret Antracol CU, ose Kocpin me 30 gram/10 litra ujë, ose preparate të cilat në materien e tyre aktive përmbajnë bakër.

Dëmtuesit, të cilët më së shpeshti paraqiten dhe shkaktojnë dëme janë morrat bimorë, dosa, skrajat e tokës, kërmijtë e vreshtave (pa guaskë), minjtë dhe urithi.

Morrat bimorë (Aphididae) – janë insekte të imëta me trup të butë, të cilat te rasati shkaktojnë dëme duke thithur lëngjet bimore. Morrat bimorë shkaktojnë dëme indirekte me bartjen e disa viruseve shumë të dëmshme.

Asgjësimi i morrave bimorë duhet të fi llojë menjëherë posa të vërehet prania e tyre. Për asgjësimin e morrave bimorë përdoren insekticidet: Confi dor në koncentrim prej 0,1%, Perfec-tion në koncentrim prej 0,1%, Mospilan në koncentrim prej 0,3%, etj.

Krimb telat (Elateridae) në lehet me rasat shkaktojnë dëme të mëdha, nëse paraqiten me numër të madh. E sulmojnë farën dhe bimët e mbira duke bërë kanale në rrënjë dhe kër-cell. Larva e rritur është me gjatësi prej 1,5-2 cm, me ngjyrë të verdhë të mbyllur. Për asgjësim shfrytëzohet Galition, në sasi prej 20-25 kg/ha, gjegjësisht 200-250 gram në 100 m2, gjatë për-dorimit në rende dhe në sasi prej 40 kg/ha, gjegjësisht 400 gram në 100 m2, nëse përdoret në tërë sipërfaqen.

Dosa (Gryllotalpa gryllotalpa) bën kanale horizontale nën sipërfaqen e substratit në lehë. Dëme bën edhe me grimcimin e bimëve të reja dhe me shkatërrimin e farës së mbjellë. Me numër të madh paraqiten në lehët e ngrohura me biongrohës. Asgjësohet me efi kasitet me përdorimin e insekticideve granulare (Galition G-5), me futjen në shtresën sipërfaqësore të tokës, gjatë kohës së përgatitjes para mbjelljes në sasi prej 1 kg në 100 m2. Granulat shpërnda-hen njëtrajtshëm nëpër sipërfaqen e tokës, e pastaj me përzierje me dheun futen në thellësi deri në 10 cm.

Ky preparat mund të përdoret edhe më vonë, me vendosjen e preparatit në grumbull, rreth vendit të paraqitjes së dosës. Vendi njihet me ngritjen e dheut dhe sipas vrimave të cilat i bën. Preparati derdhet në grumbull në orët e mbrëmjes. Mbrojtje e mirë arrihet edhe me përdorimin e mashtruesve (joshësve) nga Mesuroli, në sasi prej 50 gram në 100 m2. Mash-truesit për asgjësim të dosës mund të përgatiten me përdorim të 10 kg të elbit të shtypur, 0,5 kg sheqer në pluhur dhe 0,6 kg Fenitrition. Kjo përbërje përzihet disa herë dhe derdhet nëpër tërë sipërfaqen e lehes, në orët e mbrëmjes.

Gjatë përdorimit të mashtruesve duhet me doemos të shfrytëzohen veshje mbrojtëse dhe dorëza të gomës. Përgatitja e mashtruesve duhet të bëhet në vend të hapur dhe duhet t’i shmangemi inhalimit të avujve të preparatit.

Kërmijtë (Limax) janë të ndarë në kërmij pa guaskë dhe kërmij me guaskë. Gjatë prod-himit të rasatit dëme bëjnë kërmijtë pa guaskë. Kërmijtë pa guaskë kanë trup të zgjatur, të mbështjellë me materie jargëzore, kurse te disa në anën shpinore mund të vërehen edhe mb-eturina të guaskës. Dëmet i bëjnë duke grimcuar indin e gjethit. Gjatë paraqitjes masovike

Page 272: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

272

munden plotësisht ti grimcojnë gjethet. Paraqiten në skajet e leheve dhe në pjesët e poshtme të gjethit, gjatë së cilës është shumë vështirë të vërehen. Dëshmi më e mirë se ka sulm nga kërmijtë është paraqitja e vrimave jo të rregullta në gjethe, me madhësi prej 5-10 mm, gjatë së cilës gjethi ngjan me shoshën. Për asgjësim shfrytëzohet Merusol granuralat 30 me përdorim të 50 gram në 100 m2, me hedhjen e granulave rreth bimës. Mund të bëhen edhe mashtrues, me përdorimin e 10 kg kokrrash të lagështa të grurit, të cilat kanë fi lluar fermentimin dhe në të cilat shtohet 1 kg Karbaril S-50.

Për shkatërrimin e kërmijve mund të shfrytëzohet edhe hedhja e hirit në skajet e leheve, gëlqerja e shuar dhe e pashuar, plehrat mineralik, dhe mjete tjera, të cilat kërmijve ua marrin jargën dhe shkaktojnë dehidrimin e trupit.

Minjtë (Muridae) i shkaktojnë dëme direkte rasatit, për shkak se ushqehen me farë dhe bimë të reja. Masa më efi kase për mbrojtje është me vendosjen e mashtruesve dhe kurtheve.

Urithi (Talpa europea) është shtazë e gjatë 12-15 cm, me trup të mbuluar me lëkurë të zezë. Dëmet i shkakton me gërryerjen e korridoreve në tokë dhe hedhjen e dheut në grumbuj rreth vrimave. Gjatë një nate, urithi mundet të shkatërrojë tërë lehen, nëse në shtresën e tokës ku rritet rasati ka skraja. Asgjësimi i urithit është shumë i vështirë. Më së shpeshti zbatohet zh-dukja fi zike, me pritje të urithit që të paraqitet në sipërfaqe gjatë bërjes së pirgjeve të dheut. Urithi mund të zhduket edhe me vendosjen e kurtheve në pirgje. Për shkatërrim kimik të uri-thit shfrytëzohen tabletat nga Gastoksini, të cilat vendosen në korridore, ku lëshojnë gaze helmuese.

Shkatërrimi i barojave bëhet me dezinfektimin e tokës, me herrje dhe me përdorimin e mjeteve kimike. Herbicidet përdoren para mbjelljes, pas mbjelljes, ndërsa para mbirjes dhe pas mbirjes së kulturës.

Për asgjësimin e barojave në rasatin e domates mund të shfrytëzohet Devrinol WP-50, në dozë prej 50 gram në 100 m2. Ky preparat përdoret para mbjelljes në lehë, me spërkatje të sipërfaqes së lehes dhe inkorporim në thellësi prej 5 cm në tokë. Asgjësimi i barojave në rasatin e specit dhe patëllxhanit mund të bëhet me përdorimin e Galoxonit, ose Gramoxonit pas mbjelljes, por më së voni 1-2 ditë para mbirjes, në dozë prej 40 ml në 100 m2. Trajtimi më së miri është të bëhet në 10-12 ditë pas mbjelljes.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat janë sëmundjet më të shpeshta te rasati?2. Si identifi kohet sëmundja “zhytja” e rasatit”?3. Cilat janë rregullat e përgjithshme për prodhimin e rasatit të shëndoshë dhe kualita-

tiv?4. Si asgjësohen sëmundjet?5. Cilët janë dëmtuesit më të shpeshtë te rasati?6. Çfarë dëme shkaktojnë morrat bimorë?7. Si i bën dëmet dosa?8. Kur asgjësohen kërmijtë?9. Çfarë dëme bën urithi?

Page 273: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

273

Prodhimi i rasatit në lehë të hapura

Në lehë të hapura prodhohet rasati për prodhim mesatarisht të vonshëm dhe të von-shëm. Lehët e hapura bëhen kur toka është mjaft e ngrohtë dhe kur të kalojë rreziku nga paraqitja e brymës dhe ngricave.

Lehët vendosen në afërsi të burimit të ujit për ujitje. Në një vend të njëjtë mund të ngri-hen lehët pas 5 viteve.

Mbjellja bëhet më rrallë, gjegjësisht duhet të ketë 3-4 herë më pak bimë në krahasim me mbjel-ljen në lehë të nxehta.

Masat për përkujdesje të rasatit janë të ng-jashme me masat për përkujdesje gjatë prodhimit të rasatit në lehë të nxehta.

Kalitja bëhet 10 ditë para rimbjelljes së Rasa-tit, me zvogëlimin e ujitjes dhe sasive të ujit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si bëhen lehet e hapura?2. Pas sa vitesh mund të ngrihen lehet e hapura në vend të njëjtë?

Prodhimi i rasatit në sera prej plastike

Përdorimi i serave prej plastike për prodhimin e rasatit, varet nga karakteristikat klima-tike të regjionit dhe nga mundësia për ngrohje.

Për prodhimin e të mbjellës së hershme, të piketuar shfrytëzohen sera prej plastike, në të cilat bëhet ngrohja e tokës dhe e ajrit.

Mbjellja realizohet gjatë shkurtit, ose marsit. Për prodhimin e rasatit të hershëm mund të shfrytëzohen lehët e nxehta të cilat bëhen në sera prej plastike. Në sera prej plastike ngrihen lehë të nxehta mbitokësore.

Serat prej plastike në të cilat prodhohet rasati për prodhim me-satarisht të hershëm ose të von-shëm duhet të kenë sistem për ngrohje të ajrit.

Mbjellja realizohet në gjysmën e dytë të marsit. Në këto sera prej plastike mund të prodho-het edhe rasat i piketuar, me ngro-hje minimale.

Serat prej plastike pa ngrohje më së shpeshti shfrytëzohen për prodhimin e rasatit të vonshëm pa

Figura 167 Lehet e hapura

Figura 168 Rasati në sera prej plastike

Page 274: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

274

piketim, kurse mbjellja realizohet në fi llim të prillit. Për prodhim të vonshëm të rasatit mund të shfrytëzohen edhe tunelet e ulëta dhe gjysmë të ulëta, të cilët munden të ngrihen në sera prej plastike ose në vend të hapur.

Prodhimi i rasatit në sera prej plastike paraqet mënyrë më të sigurt, në krahasim me prodhimin në lehë të nxehta.

Për prodhimin e rasatit në sera prej plastike është e nevojshme të përgatitet substrat i mirë tokësor me materie ushqyese që mund të arrihen lehtë dhe me strukturë të lehtë. Toka (dheu) në serën prej plastike duhet të plehërohet mirë, me përdorimin e plehut të djegur të stallës, ose kompostos, në sasi prej 5-10 kg/m2, ose me shpërndarje të 10-20 gram/m2 pleh NPK. Për plehërim mund të shfrytëzohet edhe torfa, posaçërisht nëse bëhet fj alë për tokë ar-gjilore. Te tokat me strukturë të keqe, është më së miri që mbi sipërfaqe të tokës të vendoset shtresë dheu dhe plehu prej 20 cm. Kjo shtresë është më së miri të bëhet prej 2 pjesëve të dheut, 1 pjesë pleh i djegur stalle dhe 1 pjesë torfë. Shtresa duhet të përzihet mirë.

Te serat prej plastike, të cilat shfrytëzohen për një kohë më të gjatë për prodhimin e ra-

satit, ose për kultivimin e kulturave të perimeve, duhet të kryhet dezinfektimi i tokës.Dezinfektimi i tokës realizohet me zbatimin e masave fi zike dhe kimike. Në masat fi zike

bëjnë pjesë dezinfektimi i tokës, i cili realizohet me përdorimin e avullit të nxehtë të ujit dhe me solarizimin e tokës. E tërë procedura është e ngjashme, si në lehët e nxehta.

Pas mbarimit të dezinfektimit toka mbulohet, me qëllim që të vazhdojë veprimi i avullit dhe të mbrohet nga ndotja. Për dezinfektimin e tokës mund të shfrytëzohen edhe gjeneratorë (inektorë), të cilët janë në formë të lesës, ose me sistem të kapakëve të perforuar të llamarinës, të cilët futen në tokë.

Temperatura e avullit të ujit është rreth 80-900C. Gjatë shfrytëzimit të lesave, thellësia e shtresës së tokës të cilën mundet ta dezinfektojë është 30-40 cm.

Dezinfektimi i tokës mund të bëhet me mbulimin e tokës me mbulesë përkatëse (ceradë, pëlhurë polietileni). Avulli nën shtypje lëshohet nëpër gypa të vendosur nën mbulesë, rreth 2-3 orë. Mbulesa qëndron 2-3 orë, kurse pastaj largohet.

Solarizimi i tokës paraqet dezinfektimin e tokës me përdorimin e energjisë diellore. Para solarizimit toka duhet të përpunohet mirë, gjegjësisht të formohet shtresë e imtësuar dhe e shkriftë e tokës. Pas përgatitjes toka mbulohet me foli plastike. Toka mbetet e mbuluar me foli plastike 4-6 javë.

Dezinfektimi kimik i tokës bëhet me përdorimin e mjeteve kimike për dezinfektim. Për dezinfektim kimik të tokës më së shpeshti përdoren fumigantët. Para dezinfektimit 1-2 javë bëhet ujitja e vazhdueshme e tokës, me qëllim që të nxitet procesi i zbërthimit të mbeturinave bimore. Pas futjes së fumigantit bëhet mbulimi i tokës me mbulesë dhe mbyllet hapësira e mbrojtur. Hapësira e mbrojtur mbetet e mbyllur minimum 1-2 javë. Pastaj bëhet hapja dhe ventilimi i objektit.

Që të mundësohet shfrytëzimi më i mirë i sipërfaqes në serat prej plastike dhe aplikim më i lehtë i masave agroteknike, sipërfaqja e serës prej plastike duhet të ndahet në lehë me gjerësi prej 1,2-2 metra. Ndërmjet leheve duhet të lihen rrugica me gjerësi prej 50-60 cm.

Page 275: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

275

Numri i leheve që formohen në serën prej plastike varet nga gjerësia e serës. Më së miri është që lehet të jenë me gjerësi prej 1-1,2 metra.

Mbjellja mund të jetë e shpërndarë dhe mbjellje në rende. Gjatë mbjelljes me shpërndar-je është shumë me rëndësi që fara të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Gjatë mbjelljes me dorë, me shënjues bëhen rendet në distancë prej 5-10 cm, në të cilat ekspozohet fara në dis-tancë prej 1-5 cm.

Për mbjellje mund të shfrytëzohen edhe shirita dy shtresorë të letrës, në të cilët vendo-set fara. Pastaj fara me letrën dy shtresore vendoset në lehë.

Fara pas mbjelljes mbulohet me shtresë me përzierje të plehut të djegur të stallës dhe dheut me trashësi prej 1-2 cm. Pas mbulimit të farës bëhet ngjeshja e butë me cilindra, ose me ndonjë mjet të lëmuar.

Pas mbjelljes bëhet ujitja me ujë të vakët.

Në sera prej plastike pa ngrohje, pas mbjelljes, mbi lehë mund të vendosen tunele të ulëta të brendshme, të mbuluara me pëlhurë polietileni. Në këtë mënyrë toka shpejt ngrohet, gjatë natës më ngadalë ftohet dhe mundëson mbirje më të lehtë, më të shpejtë dhe më kuali-tative të rasatit.

Tunelet mund të shfrytëzohen edhe për mbrojtje nga temperaturat e ulëta dhe ngricat. Pëlhura e polietilenit gjatë ditës largohet nga lehet, kurse gjatë natës lehët mbulohen.

Përkujdesja për rasatin në sera prej plastike është e ngjashme me përkujdesjen e rasatit,

i cili prodhohet në lehë të nxehta. Në periudhë pas mbirjes, e deri te paraqitja e gjetheve të para të vërteta bëhet ajrosja e vazhdueshme e serës, me qëllim që të zvogëlohet temperatura edhe të pengohet zgjatja e rasatit.

Gjatë kultivimit të rasatit në serë prej plastike duhet kushtuar kujdes të veçantë të ush-qyerit plotësues të rasatit. Të ushqyerit e rasatit mund të bëhet me përdorimin e tretësirave me plehra mineralik, në kombinim me ujitjen, ose me përdorimin e plehrave foliarë. Të ushqyerit e parë plotësues kryhet në fazën e zhvillimit të 2-3 gjetheve të vërteta, kurse për së dyti në fazën e zhvillimit të 5-6 gjetheve të vërteta. Për ushqim plotësues shfrytëzohet tretësirë nga plehrat NPK në sasi prej 10 gram/m2. Plehrat foliarë përdoren si tretësirë 0,2%.

Shpesh herë në rasat paraqiten barojat. Shkatërrimi i barojave bëhet me herrje (shkulje),

ose me përdorimin e herbicideve. Herbicidet duhet të përdoren para mbirjes së kulturës së kultivuar, pasi që ekziston rreziku se nëse kultura është e mbirë, të shkatërrohet edhe ajo.

Në sera prej plastike ekzistojnë kushte të volitshme për zhvillimin e sëmundjes së “sh-trirjes” së rasatit. Që të pengohet paraqitja e kësaj sëmundjeje është e nevojshme të zbatohet spërkatja e rregullt e rasatit me fungicide, në çdo 10 ditë, kurse gjatë paraqitjes së bimëve të sëmura, varësisht nga mjeti për mbrojtje, trajtimi mund të jetë edhe në 3-4 ditë. Bimët e sëmura shkulen, mblidhen dhe nxirren nga sera. Vendi ku është paraqitur sëmundja laget me ndonjë tretësirë të ndonjë fungicidi (cineb).

Page 276: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

276

Kalitja e rasatit në sera prej plastike duhet të fi llojë dhjetë ditë para rimbjelljes. Gjatë kalitjes bëhet hapja e dyerve hyrëse dhe dalëse të serës, gjatë tërë ditës dhe natës.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë rasati mund të prodhohet në sera prej plastike?2. Si kryhet plehërimi?3. Cilat masa ndërmerren gjatë dezinfektimit të tokës?4. Si ndahet sipërfaqja në serën prej plastike?5. Si realizohet mbjellja?6. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja?7. Kur kryhet të ushqyerit plotësues?8. Çka bëhet me bimët e sëmura?9. Kur shkatërrohen barojat?10. Kur bëhet kalitja?

Prodhimi i rasatit në sera prej qelqi

Në sera prej qelqi mund të prodhohet rasat i hershëm, mesatarisht i hershëm dhe i von-shëm. Gjatë shfrytëzimit të serave prej qelqi për prodhimin e rasatit bëhet ndarja e serës në disa pjesë, me qëllim që në mënyrë sa më racionale të shfrytëzohet sera prej qelqi. Prodhimi i rasatit vendoset në një pjesë të serës prej qelqi, që të zvogëlohen harxhimet për ngrohjen e tërë sipërfaqes. Në pjesët tjera të serës prej qelqi, në të cilat nuk kryhet prodhimi i rasatit, kultivohen kultura të caktuara.

Rasati i hershëm piketohet menjëherë pas paraqitjes së gjetheve të vërteta. Ky rasat më së shpeshti shfrytëzohet për piketim, por mund të shfrytëzohet edhe për rimbjellje në vend të përhershëm, në hapësirat e mbrojtura.

Rasati mesatarisht i hershëm dhe i vonshëm prodhohet si rasat i “dendur”, gjegjësisht pa piketim dhe më së shpeshti shfrytëzohet për rimbjellje në vende të hapura, ndërsa më pak për rimbjellje në hapësirat e mbrojtura.

Për prodhimin e rasatit në sera prej qelqi mund të shfrytëzohen shtresa të ndryshme, ndërsa vet prodhimi mund të zhvillohet në tokë, ose në substrate të ndryshme. Prodhimi i rasatit në sera prej qelqi mund të jetë në lehë, në saksi, ose në kontejnerë.

Gjatë prodhimit të rasatit në tokë, në sera prej qelqit sillen 3-5 kg/ha pleh të djegur stalle, i cili shpërndahet në sipërfaqe. Në sipërfaqe shtohet edhe 0,3-0,5 kg pleh NPK dhe bëhet për-punimi i tokës, që të bëhet përzierja e plehut me dheun. Përzierja kryhet me lëvrim të cekët, në thellësi prej 20-25 cm.

Pas përzierjes së plehut fi llohet me formimin e leheve. Lehët janë të gjera 1,2-1,5 metra dhe vendosen në drejtimin në të cilin janë vendosur. Mënyra e formimit të leheve të nxehta është e njëjtë si edhe formimi i leheve në vend të hapur.

Gjatë prodhimit të rasatit në saksi dhe kontejnerë bëhet mbushja e saksive dhe konte-jnerëve me përzierje të përgatitur të dheut dhe plehut, ose me substrat të gatshëm.

Page 277: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

277

Në sera të ftohta prej qelqi prodhimi i rasatit është i njëjtë si në sera prej plastike.Për mbjellje në sera prej qelqi shfrytëzohet vetëm farë kualitative dhe e certifi kuar. Fara

duhet të jetë e dezinfektuar para përdorimit. Dezinfektimi i farës mund të kryhet në vendin e ndodhjes, me përdorimin e mjeteve të caktuara dezinfektuese për pluhurim (kaptan, radoti-ram, tiram), ose me kombinime përkatëse. Sasitë e farës që shfrytëzohen për mbjellje varen nga kultura e kultivuar dhe nga mënyra e prodhimit të rasatit.

Mbjellja mund të bëhet me dorë, ose me makinë. Gjatë prodhimit të rasatit në lehë, mbjellja më së shpeshti bëhet me dorë dhe kryhet me shpërndarje, ose në rende. Për mbjellje mund të shfrytëzohen edhe shirita dy shtresorë të letrës, në të cilët vendoset fara, e pastaj le-tra dy shtresore vendoset në lehë. Letra shpejt shkatërrohet dhe nuk pengon mbirjen normale të farës.

Mbjellja me makinë realizohet me makina speciale për mbjelle. Kjo më së shpeshti zba-tohet gjatë mbjelljes në kontejnerë dhe saksi.

Pas mbjelljes bëhet mbulimi i farës me shtresë të hollë të plehut, të imtësuar mirë dhe të djegur të stallës, ose dheut të kopshtit, me trashësi 1-5 cm, varësisht nga lloji i farës. Pas mbu-limit të farës bëhet ngjeshja e shtresës dhe ujitja. Kur ka nevojë për mugullim të përshpejtuar dhe mbirje të farës bëhet mbulimi me pëlhurë polietileni.

Për prodhimin e rasatit në sera prej qelqi mund të shfrytëzohen edhe sëndukët hol-andez. Sëndukët më së shpeshti janë me madhësi 50 cm x 30 cm x 5 cm. Këta mbushen me substrat nga dheu dhe plehu. Pas mbjelljes së farës vihet shtresë me substrat të përgatitur dhe sëndukët futen në kopshtin e qelqtë.

Mbjellja mund të bëhet edhe në saksi prej plastike dhe letre, pllaka ushqyese, qese plas-tike dhe material tjetër. Katrorët ushqyes mund të prodhohen edhe në vet serën e qelqit, me presim të substratit të përgatitur me presa të caktuara. Në saksi dhe materiale tjera vendoset vetëm nga një farë, ndërsa gjatë shfrytëzimit të farës me kualitet të dobët mund të vendosen nga 2-3 fara.

Për mbushjen e saksive mund të shfrytëzohet substrat kualitativ, i përgatitur nga dheu dhe plehu me strukturë të mirë të tokës, karakteristika të mira ujore-ajrore dhe materie ushqyese që mund të arrihen lehtë. Mund të shfrytëzohen edhe substratet siç janë torfa dhe biohumusi.

Rasati i prodhuar në saksi, katrorët ush-qyes, dhe material tjetër nuk pëson pas rim-bjelljes dhe nuk ka pengesa në zhvillim, pasi që nuk vjen deri te dëmtimi i sistemit rrënjor dhe ky vazhdon normalisht, e madje edhe më intensivisht të zhvillohet. Ky rasat jep bimë të cilat janë të gatshme më herët dhe japin ren-diment më të madh dhe më kualitativ.

Mbjellja në kontejnerë mundet me qenë plotësisht e automatizuar dhe e saktë, gjegjë-sisht të përfshijë mbushjen e kontejnerit me substrat dhe mbjelljen e farës. Në kontejnerë

� 169 % �Figura 169 Rasati në serën e qelqit

Page 278: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

278

mund të prodhohet rasat prej 500-2.000 bimë. Pas mbjelljes së farës, kontejnerët vendosen në bartës, stenda, tavolina, rafte, etj.

Kontejnerët mund të jenë të vendosur edhe njëri mbi tjetrin, por vetëm deri në fi llim të mbirjes së bimës. Pas mbirjes duhet të renditen në serën e qelqit. Pas mbirjes së rasatit ndërmerren masa standarde për përkujdesje njëjtë si edhe gjatë prodhimit të rasatit në lehë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë rasati mund të prodhohet në sera prej qelqi?2. Si kryhet plehërimi në sera qelqi të nxehta?3. Si realizohet plehërimi në sera qelqi të ftohta?4. Cilat janë dimensionet e sëndukëve?5. Çka zbatohet për të përshpejtuar mbirjen?6. Cilat janë dimensionet e sëndukëve?7. Si kryhet mbjellja në saksi?8. Si kryhet mbjellja në kontejnerë?

Përkujdesja e rasatit në sera prej qelqi

Cilat masa të përkujdesjes ndërmerren gjatë prodhimit të rasatit në sera prej qelqi, varet nga tipi i serës dhe teknologjisë për prodhim të rasatit.

Masa më të shpeshta që ndërmerren gjatë prodhimit të rasatit në serat e qelqit janë ajrosja, ujitja, hijezimi, piketimi, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, kalitja e rasatit, etj.

Ajrosja është masë me të cilën bëhet rregullimi i ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë në serën e qelqit. Ajrosja duhet të kryhet vazhdimisht. Numri i ajrosjeve gradualisht rritet me rritjen dhe zhvillimin e rasatit.

Ajrosja kryhet në periudhën prej orës 11-14 me hapje alternative të krahëve (ajrorëve) të serës së qelqtë, në anën e cila është në drejtim të kundërt me drejtimin e fryrjes së erës.

Gjatë kohës së nxehtë, ajrosja kryhet me hapje më të gjerë të ajrorëve për ventilim dhe në periudhë më të gjatë kohore gjatë ditës.

Para rimbjelljes praktikohet ajrosje më e shpeshtë dhe më afatgjate.

Rregullimi i temperaturës bëhet me rregullimin e sistemeve për ngrohje dhe për ajrosje. Temperatura pas mbirjes së rasatit duhet të zvogëlohet për 10-12ºC, në krahasim me temper-aturën optimale.

Me paraqitjen e gjetheve të para të vërteta, duhet të kthehet temperatura optimale. Zvogëlimi i temperaturës duhet të bëhet edhe në 1-2 javë para rimbjelljes gjatë kohës së ka-litjes së rasatit.

Në serat e qelqit mund të zbatohet ndriçimi plotësues gjatë prodhimit të rasatit në peri-udhën dimërore, kur ndriçimi natyror i diellit është më i vogël, për shkak të ditës së shkurtër dhe për shkak të paraqitjes së kohës së vranët. Ndriçimi plotësues ndikon pozitivisht në për-

Page 279: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

279

fi timin e rasatit kualitativ. Për ndriçim plotësues shfrytëzohen sisteme të ndryshme të cilat ekzistojnë në serat e qelqit dhe të cilat japin dritë të ngjashme me atë të ndriçimit ditor.

Ujitja është masë e rregullt, me normë për ujitje të përshtatur ndaj fazës së zhvillimit të bimës. Norma për ujitje është 5-10 litra/m2 ujë. Kur toka është e thatë vetëm në sipërfaqe, bëhet spërkatja e tokës.

Nevoja për hijezim gjatë prodhimit të rasatit në sera prej qelqi varet nga koha e prod-himit të rasatit. Gjatë prodhimit të rasatit mesatarisht të hershëm, ose të vonshëm paraqitet nevojë më e madhe për hijezim.

Hijezimi bëhet me përdorimin e agrotekstilit, ose me mbulesa të tjera, nga materiale të ndryshme, të cilat janë të rralla dhe lëshojnë një pjesë të dritës. Mbulesat vendosen në kon-struksionin mbulues, ose nën konstruksionin mbulues.

Të ushqyerit plotësues i rasatit në sera prej qelqi kryhet vetëm nëse në tokë, ose substrat nuk ka materie ushqyese të mjaftueshme. Për ushqim shfrytëzohen plehra të lëngshëm dhe foliarë.

Të ushqyerit e rasatit të piketuar mund të bëhet 2-3 herë. Të ushqyerit e parë bëhet 1-2 javë pas piketimit, kurse i dyti dhe i treti pas 10 ditësh.

Kalitja kryhet 1-2 javë para rimbjelljes. Kalitja bëhet me zvogëlimin gradual të temper-aturës dhe lagështisë së ajrit dhe të tokës. Gjatë kohës së kalitjes rasati mund të trajtohet me 0,5% tretje të kalium fosfatit, që të rritet rezistenca e rasatit ndaj kushteve të pavolitshme.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave masa përbëhet përkujdesja e rasatit në sera prej qelqi?2. Si bëhet ajrosja?3. Si mbahet temperatura në serën e qelqit?4. Çka arrihet me ndriçimin plotësues?5. Si kryhet ujitja e rasatit në serat e qelqit?6. Kur zbatohet hijezimi gjatë prodhimit të rasatit në serën e qelqit?7. Kur bëhet të ushqyerit plotësues?8. Si bëhet kalitja?

Page 280: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

280

Rimbjellja e rasatit në vend të përhershëm

Rimbjellja bëhet kur rasati e arrin madhësinë e duhur dhe kualitetin. Rimbjellja mund të kryhet në vend të hapur, ose në hapësirat e mbrojtura.

Përgatitja e tokës për rimbjellje

Toka për rimbjellje duhet të jetë e përgatitur mirë dhe me lagështi të mjaftueshme, që të mundësojë rimbjellje kualitative dhe pranim të rasatit. Varësisht nga kultura e cila rimbillet dhe teknika e kultivimit, është e nevojshme të bëhet formimi i brazdave, ngritja e shtyllave, ose leheve.

Përgatitja e rasatit për rimbjellje

Për rimbjellje shfrytëzohet vetëm rasat i shëndoshë, i fortë dhe i zhvilluar mirë. Një ditë, ose disa orë para rimbjelljes bëhet vaditja e rasatit. Gjatë shkuljes së rasatit nuk shkundet dheu që gjendet rreth rrënjëve, dhe madje është e nevojshme që dheu pak të shtypet. Shkulja e rasatit duhet të bëhet me kujdes, që të mos dëmtohet rasati.

Rasati i piketuar nxirret nga saksia, pa shkundje të dheut rreth rrënjës.

Mënyrat e rimbjelljes

Rimbjellja në vend të përhershëm mund të kryhet me dorë dhe me makinë. Rimbjel-lja me dorë bëhet në rende të shënjuara më parë, ose në brazda. Gjatë rimbjelljes me dorë shfrytëzohen mjete të ndryshme kunj, mjet mbjellës, etj.

Me kunj së pari bëhet vrima në tokë. Pastaj në vrimë pozicionohet bima me vendosje vertikale të rrënjëzave. Mbasi të vendoset bima, me kunj shtypet dheu rreth sistemit rrënjor të bimës. Rimbjellja është e kryer mirë, nëse gjatë kapjes së gjethit të rasatit me gishta dhe tërheqje nga lartë nuk nxirret bima. Nëse bima nxirret atëherë rimbjellja nuk është kualitative. Gjatë rimbjelljes bimët vendosen në thellësi më të madhe në tokë për 3-5 cm, nga thellësia në të cilën kanë qenë në lehë. Sallata dhe selinoja rimbjellen në thellësi të njëjtë në të cilën kanë qenë në lehë. Bimët e rritura tepër (domatja) gjatë rimbjelljes vendosen pjerrtas në brazdë, gjatë së cilës rrënja dhe pjesa e poshtme e kërcel-lit mbulohen me dhe, në thellësi prej 6-8 cm.

Për rimbjellje me makinë shfrytëzo-hen makina speciale për rimbjellje. Rasati për rimbjellje me makinë duhet të jetë i përzgjedhur sipas gjatësisë dhe madhë-sisë.

�Figura 170 Rasati në serën e qelqit

rimbjellje jo e drejtë rimbjellje e drejtë

Page 281: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

281

Rimbjellja e rasatit të piketuar bëhet në vrima të cilat janë bërë sipas madhësisë së saksisë, në të cilën gjendet bima. Bimët rimbjellen pa e shkundur dheun rreth rrënjës, me ven-dosje në vrimë, në 3-5 cm dhe bëhet ngjeshja me vënie të dheut dhe me shtypje. Pas rimbjel-ljes bëhet ujitja e të mbjellës.

Për rimbjellje me makinë shfrytëzohen makina të ndryshme për rimbjellje. Rasati i cili shfrytëzohet për rimbjellje me makinë duhet të jetë me kualitet të njëtrajtshëm.

Pas rimbjelljes duhet të përcillet zënia (pranimi) dhe zhvillimi i të mbjellës. Një pjesë e bimëve të rimbjellura nuk do të zënë, dhe është e nevojshme të bëhet plotësimi i tyre në ven-det e zbrazëta, me rimbjellje të bimëve nga rezervat e rasatit. Plotësimi duhet të kryhet 5-7 ditë pas rimbjelljes së parë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si bëhet përgatitja e tokës për rimbjellje?2. Si bëhet përgatitja e rasatit për rimbjellje?3. Si kryhet rimbjellja me dorë?4. Si kryhet rimbjellja e rasatit të piketuar?

Page 282: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

282

Page 283: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

283

Tema

AGROTEKNIKA E PRODHIMTARISË

PERIMORE NË HAPËSIRAT

E MBROJTURA

Page 284: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

284

Page 285: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

285

Kushtet për kultivim në hapësirat e mbrojtura

Temperatura

Temperatura parqet njërin prej faktorëve kufi zues më të madh gjatë kultivimit të kultur-ave të perimeve. Kulturat e perimeve gjatë kohës së vegjetacionit kanë nevoja të caktuara për temperaturë. Nevoja për temperaturë te kulturat e perimeve varet nga lloji i kulturës dhe nga fenofaza e zhvillimit të bimës.

Për sa i përket nevojave për temperaturë kulturat e perimeve ndahen në kultura që e preferojnë nxehtësinë, që kanë nevojë mesatare dhe bimë të qëndrueshme në të ftohtë.

Kulturat e perimeve që e preferojnë nxehtësinë, më së shpeshti kultivohen në hapësirat e mbrojtura të ngrohura, ndërsa kulturat e qëndrueshme në të ftohtë, mund të kultivohen edhe në hapësirat e mbrojtura pa ngrohje.

Temperatura është në lidhje direkte me lagështinë. Gjatë paraqitjes së temperaturave të ulëta dhe lagështisë së ulët bimët zhvillojnë kërcell të shkurtër dhe me më pak gjethe të cilat janë më të shkurtra, me ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe me bishta të shkurtë të gjetheve. Gjatë paraqitjes së temperaturave të ulëta dhe lagështisë së lartë gjethet janë të buta, me ngjyrë të gjelbër të çelët. Temperaturat e ulëta kontribuojnë edhe për prolongimin e lulëzimit dhe pjellshmëri më të dobët.

Kulturat e perimeve kanë nevoja të ndryshme për temperaturë, në fenofaza të caktuara të zhvillimit të bimës. Nevojat për temperaturë mund të jenë më të larta, ose më të ulëta, në krahasim me temperaturën optimale. Më së shpeshti gjatë mbirjes, lulëzimit, pjekjes së fry-teve dhe farës, nevojat për temperaturë janë më të mëdha për 3-4ºC në krahasim të temper-aturës optimale në faza të tjera. Gjatë zvogëlimit, ose rritjes së temperaturës për më pak, ose më shumë se 7ºC, bimët e ndërpresin rritjen, kurse gjatë regjistrimit të temperaturës optimale më shumë, ose më pak për 14ºC, bimët e ndërpresin edhe zhvillimin.

Temperaturat e ulëta shkaktojnë lulëzim të vonuar dhe frytëdhënie më të dobët. Tem-peraturat e larta gjatë natës e zmadhojnë aktivitetin e bimës dhe e rrisin harxhimin e ma-terieve organike, për të cilën arsye bimët bëhen më të zgjatura, me kërcell dhe gjethe të buta dhe lule dhe fryte pamjaftueshëm të zhvilluara. Temperaturat gjatë natës duhet të jenë më të ulëta për 3-5ºC në krahasim me temperaturat gjatë ditës.

Ndikim negativ në bimët ka edhe zvogëlimi i shpejtë, ose rritja e temperaturës, për më shumë se 2-3ºC. Kjo gjendje mund të paraqitet në orët e mëngjesit, ose të mbrëmjes dhe shkakton stres te bimët.

Në qoftë se ka shmangie (mospërputhje) më të madhe ndërmjet temperaturës së tokës dhe ajrit, paraqitet ngecje në rritjen dhe zhvillim e bimëve. Për shembull, gjatë temperaturës së ulët të tokës dhe temperaturës më të lartë të ajrit, sistemi rrënjor e zvogëlon aktivitetin e tij, për dallim nga pjesa mbitokësore, e cila e rrit aktivitetin e saj.

Sistemi rrënjor, për shkak të zvogëlimit të aktivitetit nuk mundet të plotësojë nevojat e zmadhuara të pjesës mbitokësore të bimës, për materie ushqyese dhe ujë për transpirim kështu që ndodh vyshkja dhe tharja e gjetheve dhe pjesëve të tjera të gjelbra të bimës.

Page 286: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

286

Tabela: Temperatura e nevojshme për kultivimin e disa llojeve të perimeve

Lloji i bimës dhe faza e zhvillimit

Temperatura optimale e ajrit në °C

Temperatura maksimale e ajrit në °C

Temperatura maksimale e ajrit në

°CDitëNatëVjeshtë

DimërPranverë

VerëVjeshtëDimër

PranverëVerë

Domatja, speci

Periudha e rasatit 18+3 18+3 22 26 18 10Periudha nga rasati deri në formimin e fryteve 20+4 22+3 25 28 20 10

Periudha e pjekjes së fryteve

16+2 22+4 20 30 22 8

Trangulli, shalqiri, pjepri

Periudha e rasatit 21+3 22+3 26 28 22 12-15Periudha nga rasati deri në formimin e fryteve 22+4 24+4 30 33 22 12-15Periudha e pjekjes së fryteve

22+4 26+4 32 38 24 12-15

Rrika

Periudha deri te shfaqja e rrënjës

10+4 12+4 16 18 10 5

Periudha pas shfaqjes së rrënjës

11+4 14+4 18 20 12 2

Sallata

Gjatë vegjetacionit 12+4 16+4 20 25 12 2Qepa

Gjatë vegjetacionit 18+4 20+4 18 20 18 1

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varen nevojat për temperaturë te kulturat e perimeve në hapësirat e mbroj-tura?

2. Çka ndodhë gjatë paraqitjes së temperaturave të ulëta dhe lagështisë relative të ulët te kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura?

3. Si e ndërpresin rritjen e kulturave të perimeve?4. Çka ndodhë gjatë shmangies më të madhe të temperaturës gjatë ditës dhe natës?5. Çka shkakton zvogëlimi i shpejtë i temperaturës?

Page 287: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

287

Drita

Burim kryesor i dritës është dielli. Për sigurimin e dritës gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohen burime të ndryshme, veçanërisht në periudhën dimërore kur paraqitet mungesa e dritës. Drita shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirës së mbrojtur dhe për zhvillimin e procesit të fotosintezës te bimët. Për bimët rëndësi më të madhe ka pjesa e dukshme e dritës me gjatësi valore prej 380-780 milimikron.

Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve është e nevojshme që të sigurohet numër i caktuar i ditëve me diell gjatë kohës së vegjetacionit. Sigurimi i dritës së mjaftueshme siguron intensifi kimin e fotosintezës dhe krijimin e sasive më të mëdha të masës organike, si kusht për rritje dhe zhvillim më të shpejtë të bimës, pjekje më të shpejtë të bimës dhe arritje të rendi-menteve më të mira.

Bimët reagojnë në intensitetin e dritës dhe në gjatësinë e ditës.Nevojën më të madhe për dritë e kanë kulturat e perimeve të cilat kanë prejardhje nga

viset më të nxehta – kulturat e perimeve heliofi le. Në këtë grup bëjnë pjesë domatja, speci, shalqiri, pjepri, etj. Për këto bimë është e nevojshme drita me intensitet prej rreth 30.000 lukse. Ky grup i kulturave të perimeve mundet me sukses të kultivohet në hapësirat e mbrojtura, vetëm nëse sigurohet ndriçim i mirë.

Kulturat e perimeve mezofi le kanë nevojë më të vogël për dritë. Për këto bimë është e nevojshme drita me intensitet prej rreth 20.000 lukse. Në këtë grup bëjnë pjesë trangulli, fa-sulja, bizelja, karota, kungulli, etj.

Kulturat e perimeve skiofi le janë kultura të perimeve me nevoja më të vogla. Për këto bimë është e nevojshme drita me intensitet prej rreth 16.000 lukse. Në këtë grup bëjnë pjesë hudhra, qepa, uthulla, etj. Kulturat e perimeve nga ky grup kultivohen mirë nën hije dhe mun-den me sukses të kultivohen si e mbjellë e ndërmjetme.

Zgjatja e ditës e përcakton mundësinë për kultivimin e kulturave të perimeve në peri-udha të caktuara të vitit. Kulturat e perimeve reagojnë ndryshe edhe në gjatësinë e ditës.

Kulturat e ditës së gjatë, me zgjatjen e ditës kalojnë në fazën e krijimit të organeve gjen-erative. Në këtë grup bëjnë pjesë spinaqi, hudhra, qepa, lakra, etj.

Kulturat e perimeve të ditës së shkurtër, me zvogëlimin e gjatësisë së ditës kalojnë në fazën gjenerative, gjegjësisht formimin e organeve gjenerative. Në këtë grup bëjnë pjesë disa sorte të domates, shalqirit, trangullit, specit, etj.

Kulturat e perimeve neutrale nuk reagojnë në gjatësinë e ditës. Në këtë grup bëjnë pjesë disa sorte të domates, fasules, bizeles, etj. Ky grup është posaçërisht i rëndësishëm për kul-tivim në hapësirat e mbrojtura.

Shkalla e shfrytëzimit të dritës gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, varet nga madhësia dhe tipi i hapësirës së mbrojtur, periudhës së kultivimit, drejti-mit të mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes dhe dendësisë së bimës.

Page 288: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

288

Për shfrytëzim më të mirë të dritës në hapësirat e mbrojtura gjatë ditës, kulturat e peri-meve duhet të kultivohen në rende, në drejtim veri-jug. Gjatë vendosjes së këtillë të rendeve, të gjitha bimët përfi tojnë sasi të njëjtë të dritës. Dendësia e mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes duhet të përshtatet sipas lartësisë së bimës dhe pozitës së gjetheve. Kur bimët janë të vendosura më dendur, më shpejtë rriten dhe zhvillohen dhe më shpejt arrijnë për vjelje, megjithatë përfi tohen më pak fryte nga një bimë dhe me kualitet të dobët.

Ndikim shumë të madh në shkallën e shfrytëzimit të dritës në hapësirat e mbrojtura kanë edhe pozita e hapësirave të mbrojtura, lloji i materialit mbulues, përbërja e ajrit, mjetet (lëndët) dhe sistemet të cilat janë të instaluara në objekt, etj.

Mungesa e dritës gjatë kultivimit të kulturave të perimeve kontribuon për ngecje në rritje dhe zhvillim të bimëve, lulëzim të dobët dhe pamundësi për formimin e fryteve.

Gjatë kohës së pranverës dhe verës, për shkak të paraqitjes së ditëve intensive me diell, më së shpeshti ndodh paraqitja e intensitetit tepër të madh. Intensiteti tepër i madh i dritës shkakton dëme në kulturat e perimeve. Gjatë paraqitjes së ndriçimit të fortë direkt, mbi 50.000 lukse ngrihet temperatura dhe paraqitet lakimi i gjetheve, dhe nëse vazhdon gjendja e këtillë, paraqiten edhe djegie të pjesëve të bimës dhe ndërpritet rritja dhe zhvillimi i bimës. Për mbro-jtje të kulturave të perimeve nga rrezatimi i fortë i diellit, në hapësirat e mbrojtura praktikohet vendosja e mbulesave, ose zbardhimi i konstruksionit mbulues.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse është e nevojshme drita gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?

2. Cilat kultura të perimeve kanë nevoja më të vogla për dritë?3. Cilat kultura të perimeve nuk mund të kultivohen në hije?4. Si reagojnë kulturat e perimeve në ditë të gjatë, gjatë rritjes së gjatësisë së ditës?5. Si vendosen rendet për shfrytëzim më të mirë të dritës në hapësirat e mbrojtura?6. Çka ndodh te kulturat e perimeve në mungesë të dritës, e çka gjatë intensitetit tepër

të madh të dritës?

Page 289: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

289

Uji

Nevoja për ujë te kulturat e perimeve të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura,varet nga lloji i bimës, faza e zhvillimit, lloji i mbështetëses (bazës), kushtet e jashtme, tipi i hapësirës së mbrojtur, Temperaturës ditore, etj. Nevojat për ujë te kulturat e perimeve janë më të mëdha në fazat fi llestare të zhvillimit dhe në fazën e frytdhënies. Në këto faza lagështia e tokës më së shpeshti duhet të jetë rreth 80% nga KUF (kapaciteti ujor i fushës). Në fazat tjera nevojat për ujë janë më të vogla dhe lagështia e tokës duhet të jetë rreth 70% nga KUF: Kulturat e peri-meve për rritje dhe formim të fryteve harxhojnë vetëm rreth 0,2-0,3% nga e tërë sasia e ujit, të cilën e harxhojnë gjatë sezonit. Më së shumti ujë kulturat e perimeve harxhojnë në transpirim. Një bimë e rritur e domates, për përfi timin e 1 kg fryte, harxhon 40-60 litra ujë. Disa kultura të perimeve janë shpenzues të mëdhenj dhe joracional të ujit dhe këto nuk mund të përballojnë paraqitjen e periudhave të thatësisë. Kulturat të caktuara të perimeve harxhojnë sasi të vogla të ujit dhe në mënyrë racionale e harxhojnë ujin dhe prandaj këto munden të përballojnë peri-udha të mungesës ujit. Pranimi i ujit te kulturat e perimeve kushtëzohet nga zhvillimi i sistemit rrënjor. Kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura zakonisht kultivohen me prodhim paraprak të rasatit dhe kanë sistem rrënjor më dobët të zhvilluar, dhe për këtë shkak është e nevojshme që sistemi rrënjor vazhdimisht të jetë i siguruar me sasi të nevojshme të ujit. Mungesa e ujit shpie deri te humbja e turgorit në qeliza dhe vyshkja e pakthyeshme dhe shkatërrimi. Përveç në transpirim dhe në procesin e fotosintezës, uji luan rol të rëndësishëm edhe në furnizimin me materie ushqyese, të cilat shtohen si tretësira ushqyese, së bashku me ujin për ujitje. Kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura mund të kultivohen në tretësirë ujore (hidropone, kultivim në substrate, etj.), pa u shfrytëzuar dheu (toka).

Tabela: Renditja e sasive të nevojshme të ujit te disa kultura të perimeve gjatë kultivimit

në hapësirat e mbrojtura

MuajiNumri i ujitjeve Norma e ujitjes litër/m2

Trangulli Domatja Trangulli DomatjaJanar 8-10 4-6 2-3 6-8Shkurt 10-12 4-6 4-5 6-8Mars 14-16 8-10 4-5 8-10Prill 18-22 10-12 5-6 8-10Maj 24-28 10-12 5-6 10-12Qershor 26-30 13-15 5-6 10-12Korrik 26-30 13-15 5-6 10-12

Kulturat e perimeve kanë kërkesa të caktuara edhe ndaj lagështisë së ajrit. Lagështia e ajrit ka ndikim të fuqishëm në intensitetin e transpirimit dhe fotosintezës, frytëzimin e luleve dhe paraqitjen e sëmundjeve të caktuara. Nevoja më e madhe është në orët e mëngjesit, kurse pastaj gradualisht zvogëlohet. Kulturat e perimeve reagojnë ndryshe në paraqitjen e mung-esës së lagështisë në ajër. Nevojat për lagështi të ajrit mund të jenë të ndryshme edhe për sa i përket fazave të zhvillimit të kulturës së kultivuar. Gjatë paraqitjes së lagështisë së pamjaf-tueshme të ajrit në fazën e lulëzimit, bima i hedh lulet dhe zvogëlohet pluhurimi. Disa kultura të perimeve, si domatja, speci, pjepri, qepa, hudhra, të cilat kanë më pak nevojë për lagështi

Page 290: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

290

të ajrit. Lagështia optimale e ajrit te këto kultura është rreth 50-70%. Disa kultura të perime-ve, si trangujt kanë nevojë më të madhe për lagështi të ajrit rreth 90-95%. Niveli i lagështisë së ajrit varet nga temperatura e ajrit. Gjatë temperaturës më të lartë paraqitet nevoja më e madhe për ftohje të bimës, gjegjësisht ndodh transpirim më intensiv i ujit nga bima dhe rritja e përmbajtjes së ujit në ajër, ndërsa me te edhe rritja e lagështisë. Për arritjen e lagështisë së nevojshme të ajrit dhe tokës në hapësirat e mbrojtura vendosen sisteme për ujitje të tokës dhe spërkatje të ajrit. Lagështia e ajrit mund të rregullohet edhe me ventilim.

Tabela: Lagështia e nevojshme e ajrit te disa kultura të perimeve gjatë kultivimit në

hapësirat e mbrojtura

Lloji i bimës dhe faza e zhvillimit Lagështia relative e ajrit Nevoja për ventilim

Vjeshtë-Dimër Pranverë-Verë

Domatja

Periudha e rasatit 70-75 70-75 MesatarePeriudha nga rasati deri në formimin e fryteve 60-65 70 E fortëPeriudha e pjekjes së fryteve 60-65 60-67 Shumë e fortëSpeci

Periudha e rasatit 70-75 70-75 MesatarePeriudha nga rasati deri në formimin e fryteve 60-65 70 E fortëPeriudha e pjekjes së fryteve 60-65 60-67 Shumë e fortëTrangulli

Periudha e rasatit 80 85 Shumë e fortëPeriudha nga rasati deri në formimin e fryteve 85 90-95 E dobëtPeriudha e pjekjes së fryteve 85 90-95 MesatareShalqiri

Periudha e rasatit 80 MesatarePeriudha nga rasati deri në formimin e fryteve 70 E dobëtPeriudha e pjekjes së fryteve 80-85 E dobëtRrika

Periudha deri te shfaqja e rrënjës 75 75 E fortëPeriudha pas shfaqjes së rrënjës 75-80 75-80 E fortëLakra

Për periudhën e vegjetacionit 70-75 70-80 Shumë e fortëSallata

Për periudhën e vegjetacionit 65-75 75-80 MesatareQepa

Për periudhën e vegjetacionit 70-80 75-85 Mesatare

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varet nevoja për ujë te kulturat e perimeve?2. Sa duhet të jetë KUF gjatë kultivimit të kulturave të perimeve?3. Në sa grupe janë të ndara kulturat e perimeve për sa i përket nevojave për ujë?4. Cili është roli i ujit te kulturat e perimeve?5. Prej çka varet lagështia e ajrit na hapësirat e mbrojtura?

Page 291: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

291

Ajri

Përbërja e ajrit në hapësirat e mbrojtura varet nga proceset të cilat zhvillohen në kulturat e perimeve që kultivohen në hapësirat e mbrojtura. Gjatë këtyre proceseve kulturat e perime-ve bëjnë ndërrimin e gazeve të caktuara në ajër gjatë ditës dhe natës. Në procese marrin pjesë dioksidi i karbonit dhe oksigjeni, por edhe gaze tjera të cilat fi tohen si produkte përfundimtare (amoniaku, dioksidi i sulfurit, etileni, etj.).

Përbërja e ajrit dhe përmbajtja e materieve në ajër varen edhe nga temperatura dhe lagështia e ajrit në hapësirën e mbrojtur. Gjatë temperaturës më të lartë ajri bëhet më i rrallë dhe zvogëlohet përmbajtja e gazeve në hapësirën e mbrojtur. Gjatë temperaturës së ulët ajri bëhet më i “ngopur”. Përmbajtja e lagështisë në ajër gjithashtu ndikon në përbërjen e ajrit. Avulli i ujit i shtyn gazet dhe mund të bëhet zvogëlimi i dukshëm i përmbajtjes së disa gazrave të nevojshme.

Dioksidi i karbonit merr pjesë në procesin e fotosintezës. Shfrytëzimi i zmadhuar i diok-sidit të karbonit gjatë ditës nga ana e bimëve, e zvogëlon përmbajtjen e tij në ajër. Zvogëlimi i përmbajtjes së dioksidit të karbonit është më i madh gjatë kohës së nxehtë dhe fotosintezës së rritur. Përmbajtja e dioksidit të karbonit në hapësirat e mbrojtura është më e madhe në orët e mëngjesit, kur ende nuk ka fi lluar procesi i fotosintezës. Me rritjen e përmbajtjes së dioksidit të karbonit mundësohet intensifi kimi i fotosintezës dhe përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit të kulturave të perimeve. Përmbajtja e dioksidit të karbonit në ajër mund të rritet me përzierjen e ajrit në hapësirat e mbrojtura me ajrin e jashtëm atmosferik përmes sistemit për ventilim, me përdorimin e plehrave organik dhe materiale të tjera bimore të cilat përmbajnë sasi më të madhe të materieve organike, prej të cilave shkatërrimi i masës organike nën ndikimin e mikroorganizmave liron dioksid karboni.

Rritja e përmbajtjes së dioksidit të karbonit në hapësirën e mbrojtur, në ditët me diell, në periudhën kur fotosinteza është më intensive, gjegjësisht në periudhën prej orës 10-14. Në hapësirën e mbrojtur hedhet dioksidi i karbonit me koncentrim të lartë, që mund të jetë edhe deri 0,5%. Koncentrimi më i lartë i dioksidit të karbonit ndikon dëmshëm në bimët.

Oksigjeni merr pjesë në procesin e frymëmarrjes së bimës, që është më intensiv në zo-

nën e sistemit rrënjor dhe gjatë natës. përmbajtja e oksigjenit është e kundërt me përmbajtjen e dioksidit të karbonit, gjegjësisht më i madh është në orët e mbrëmjes, ndërsa më i vogël në orët e mëngjesit. Në mungesë të oksigjenit në tokë janë posaçërisht të ndjeshme kulturat e perimeve si trangulli, pjepri, shalqiri dhe të tjera të cilat shpejt rriten dhe zhvillohen.

Page 292: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

292

Kujdes i veçantë duhet ti kushtohet përmbajtjes së oksigjenit në zonën e sistemit rrënjor. Për shkak të aktivitetit të sistemit rrënjor rritet procesi i frymëmarrjes së rrënjës dhe zvogëlo-het përmbajtja e oksigjenit në tokë ose në substrat dhe nëse nuk ekziston ajrosje (aeracion) e mirë e tokës, mund të vijë deri te mbytja dhe dëmtimi i rrënjës.

Amoniaku është gaz i dëmshëm për bimët dhe për njerëzit, të cilët punojnë në hapësira

të mbrojtura. Amoniaku në hapësirat e mbrojtura mund të lirohet nëse për plehërim, ose si biongrohës shfrytëzohen plehrat organik me prejardhje shtazore. Sasitë më të mëdha të amo-niakut shkaktojnë lëndime në gjethet e poshtme te bimët, në formë të djegieve.

Dioksidi i sulfurit shumë rrallë mund të paraqitet në hapësirat e mbrojtura. Më së shpeshti hyn me ajrin atmosferik, gjatë ventilimit të hapësirës së mbrojtur, nëse në afërsi të hapësirës së mbrojtur gjendet ndonjë ndotës i madh. Dioksidi i sulfurit mundet të shkaktojë dëme edhe gjatë koncentrimit prej 0,01%. Gjethet zbardhen dhe bien dhe tërë bima thahet dhe shkatër-rohet.

Gjatë ngrohjes së hapësirave të mbrojtura, me sisteme të cilat shfrytëzojnë gaz naty-

ror lirohet dioksidi i karbonit dhe etileni. Koncentrimi më i madh i këtyre gazrave mundet të shkaktojë ndërprerjen e rritjes dhe zhvillimit të bimës, frytëzim të dobët dhe rënie të gjetheve dhe fryteve.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varet përbërja e ajrit në hapësirat e mbrojtura?2. Kur është përmbajtja më e madhe e dioksidit të karbonit në hapësirën e mbrojtur?3. Në çfarë mënyre mund të rritet përmbajtja e dioksidit të karbonit në hapësirën e

mbrojtur?4. Cili është roli i oksigjenit?5. Çka shkakton amoniaku?

Page 293: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

293

Mjediset (shtresat) për kultivimin e kulturave të perimeve në hapësirat e

mbrojtura

Prodhimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura mund të kryhet në mjedis tokësor (dheu si substrat), dhe në mjedise jotokësore (në substrate të cilat sipas natyrës së tyre janë organike dhe mineralike), ose në mjedis ujor (hidropon) dhe mjedis ajror (aeropon).

Toka (dheu) si shtresë (bazë, substrat) shfrytëzohet te hapësirat më të thjeshta të mbro-jtura, ndërsa te hapësirat e mbrojtura më të përsosura, si shtresë për mbështetje shfrytëzohen substrate. Gjatë kultivimit në shtresë dheu, në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen teknologji të ngjashme të prodhimit, si edhe gjatë prodhimit në vende të hapura. Prodhimi intensiv në hapësirat e mbrojtura shkakton shkatërrim të caktuar të vetive fi zike të tokës.

Tabela: Vlerat kardinale të aciditetit të tokës, në kornizat e së cilës është i mundur

prodhimi i kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura

Lloji i bimësPika kardinale

Minimum Optimum Maksimum

Domatja 5 5,5-6,8 7

Speci 5 5,5-6,8 7

Trangulli 5,5 6-7 7,5

Karota 5,5 6-6,8 7,5

Patatja 5 6-7 7,5

Sallata 5,5 6-7 7,5

Qepa 6 6,5-7,5 8,5

Lulelakra 5,8 6,4-7 8

Majdanozi 6 7-7,5 8,5

Normat e larta të ujitjes shpien deri te infi ltrimi i ujit në shtresat më të thella të tokës, por edhe përkeqësimi i regjimit ujor –ajror të tokës. Që ti iket mbledhjes së ujit në shtresat e poshtme dhe ngritjes së nivelit të ujërave nëntokësorë, është e nevojshme që në hapësirën e mbrojtur të vendoset sistem për drenazh. Gjatë përkeqësimit të regjimit ujor-ajror të tokës bëhet meliorimi i tokës me futjen e rërës dhe materieve organike të pazbërthyera. Plehërimi i bollshëm i tokës, me sasi më të madhe të plehrave mineralik shpie deri te rritja e përmbajtjes së elementeve biogjene, por edhe në përmbajtjen e elementeve të tjerë dhe deri te rritja e kripshmërisë së tokës.

Tabela: Niveli i përmbajtjes së kripërave në tokë, në hapësirat e mbrojtura

Përmbajtja e kripërave në gr/l Shkalla e përmbajtjes

Nën 0,8 E ulët

0,8-1,5 Mesatare

1,6-3,0 Normale

3,1-4,0 E zmadhuar

Mbi 4,0 E lartë

Page 294: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

294

Gjatë paraqitjes së kripshmërisë së tokës, duhet bërë largimin e kripës, me thithje të kripës përmes sistemit për drenazh.

Përmbajtja e humusit në tokë është shumë e rëndësishme për mirëmbajtjen e pjellsh-mërisë së saj, gjegjësisht për rregullimin e vetive fi zike, kimike dhe biologjike të tokës. Në toka të lehta, për prodhimin e kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura, përmbajtja e humusit duhet të jetë më e madhe se 4-5%, ndërsa te tokat e rënda prej 8-10%. Mirëmbajtja e nivelit të humusit bëhet me shtimin e 20-40 kg/m2pleh të djegur stalle.

Substratet kanë më shumë përparësi në krahasim me tokën. Ato mund të përgatiten sipas nevojave të kulturës së kultivuar. Substrati i përgatitur mirë duhet të sigurojë furnizimin e bimës me të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe me ujë, gjatë tërë kohës së vegjeta-cionit të bimës.

Përparësia kryesore e substrateve është mundësia për shmangie të tërësishme të paraq-itjeve të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Substratet japin mundësi për kontrollim të plotë të furnizimit me ujë dhe materie ushqyese.

Si substrate mund të shfrytëzohen materiale të ndryshme si leshi guror, torfa, torfa e ko-kosit, perliti dhe vertikulumi, etj.

Leshi i gurit përfi tohet me përzierjen e shkëmbinjve të mirë dhe të imtë me prejardhje vullkanike dhe bazalt, ose me përzierje të bazaltit me koks, ose gëlqere. Materiet ushqyese tre-ten në ujë dhe me ndihmën e sistemit për fertirigim përçohen deri te sistemi rrënjor i bimës, i cili zhvillohet në lesh guri.

Leshi i kokosit përfi tohet me bluarje të mbështjellësit të jashtëm të kokosit. Me përzi-erje të leshit të kokosit dhe torfës përfi tohet torfa e kokosit. Torfa përfi tohet me shkatërrim të pjesshëm të bimës, gjatë periudhës më të gjatë kohore, në kushte me lagështi. Ekzistojnë shumë tipa të torfës. Perliti dhe vermikuliti paraqesin materie minerale, me prejardhje vullkan-ike, të cilat janë në formë të granulave të imta me diametër prej 2 mm.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka mund të shfrytëzohet si shtresë (mjedis) ushqyese gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?2. Çka kontribuon për prishjen e vetive fi zike të tokës?3. Çka zbatohet gjatë paraqitjes së kripshmërisë së tokës?4. Pse është e rëndësishme mbajtja e humusit në tokë?5. Cila është përparësia e substrateve?6. Cilat substrate shfrytëzohen?

Page 295: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

295

Ndërrimi i kulturave të perimeve gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura

Mbjellja alternative e kulturave paraqet ndërrim të kulturave sipas kohës dhe hapësirës. Gjatë prodhimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, në kushte të prodhimit intensiv, mbjellja alternative ka zbatim të kufi zuar, gjegjësisht rol më të rëndësishëm i jepet ndërrimit alternativ të kulturave. Në hapësirat e mbrojtura zbatohet mënyrë intensive e prod-himit të kulturave të prodhimeve, gjatë së cilës qëllimi kryesor i kultivimit paraqet shfrytëzimin maksimal të hapësirës së mbrojtur, gjatë tërë vitit. Cilat kultura të perimeve do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur, varet nga kërkesat e tregut.

Gjatë mënyrës intensive të prodhimit në hapësirat e mbrojtura, kulturat e perimeve mund të kultivohen në monokulturë, kulturë kryesore, para kulturë, kulturë plotësuese, ndër-mjet kulturë dhe nën kulturë.

Kultivimi i kulturave të perimeve në monokulturë shkakton disa pasoja të caktuara të dëmshme, posaçërisht nëse kultivimi është në mjedis (shtresë) tokësor. Kultivimi në monokul-turë shpie deri te shterimi i materieve të njëjta ushqyese nga toka dhe shkatërrimi i pjellsh-mërisë së tokës, grumbullimi i materieve të dëmshme në tokë, grumbullimi i farave të baro-jave, rritje e numrit të shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve në tokë, përkeqësim i struk-turës së tokës, etj.

Kultura e cila më gjatë se të tjerat kultivohet në hapësirën e mbrojtur, dhe jep më shumë rendiment, ose të ardhura paraqet kulturë kryesore. Gjatë planifi kimit të kulturave të perimeve, të cilat do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur, kulturat kryesore zënë vendin e parë. Gjatë-sia e vegjetacionit të kulturës kryesore nuk është doemos që çdo herë të jetë më e madhe. Më së shpeshti gjatësia e vegjetacionit të kulturës kryesore në hapësirat e mbrojtura është prej 60-180 ditë. Kultura kryesore në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti kultivohet me prodh-imin paraprak të rasatit. Gjatë kohës së prodhimit të rasatit dhe në kohën kur nuk kultivohet kultura kryesore, hapësira e mbrojtur mund të shfrytëzohet për kultivimin e ndonjë kulture tjetër. Te hapësirat e mbrojtura me ngrohje, kultura kryesore zakonisht kultivohet në periud-hën dimërore dhe pranverore. Si kultura kryesore më së shpeshti kultivohen domatja, speci, trangulli, etj.

Para kultura është me vegjetacion të shkurtër prej 30-50 ditë. Si para kultura të kulturës kryesore përzgjidhen kulturat me nevoja më të vogla për temperaturë dhe dritë, të cilat i du-rojnë temperaturat e ulëta dhe kultivohen në periudhën vjeshtë, ose pranverë. Si para kultura më së shpeshti kultivohen sallata, spinaqi, bizelja, patatja, qepët e reja, etj.

Kultura plotësuese është gjithashtu me vegjetacion të shkurtër. Kultura plotësuese kul-tivohet pas mbledhjes (vjeljes) së kulturës kryesore. Kulturat plotësuese kultivohen në muajt e verës dhe janë tolerante ndaj temperaturave të larta. Kultura plotësuese të mira për kultivim në hapësirat e mbrojtura janë bishtaja, kornishonët, sallata, etj.

Për ndërmjet kulturë shfrytëzohen llojet e perimeve të cilat shpejt zhvillohen, kanë cikël më të shkurtër vegjetativ dhe zënë hapësirë më të vogël vegjetative. Gjatë këtij sistemi të kul-tivimit kultivohen dy kultura, nga të cilat njëra është kulturë kryesore dhe është me vegjeta-cion më të gjatë, ndërsa kultura e dytë është me vegjetacion më të shkurtër.

Page 296: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

296

Që të dy kulturat mund të mbillen në të njëjtën kohë, ose në kohë të ndryshme. Kultura e dytë më së shpeshti piqet më herët dhe mblidhet, ndërsa kultura kryesore vazhdon me rritje dhe zhvillim.

Tabela: Përzgjedhja e para kulturës te llojet e caktuara të kulturave të perimeve

Kultura Parakulturat e mira Parakulturat e mundshme

Domatja SallataQepaLulelakra

Lakra Karota

Trangulli LakraLulelakra

DomatjaKarotaQepa

Lakra DomatjaQepaPatatja

KarotaRrepa e kuqe

Patatja GroshaLakra me gjetheShalqiri

DomatjaBizelja SallataKungulli

Qepa LakraPatatjaDomatjaTrangulli

Karota TrangulliLakra e hershmeLulelakraPatatja e hershme

DomatjaQepaPatatja

Bizelja TrangulliDomatjaQepa

Lakra

Në hapësirat e mbrojtura mundet me sukses të zbatohet kultivimi i përbashkët (bash-

kuar) i kulturave të caktuara të perimeve në periudhë të njëjtë.Mënyra e këtillë e kultivimit ka përparësi shumë të mëdha, posaçërisht gjatë prodhimit

organik në hapësirat e mbrojtura. Me kultivim e përbashkët të kulturave të perimeve real-izohen rendimente shumë më të mëdha të përgjithshme dhe rendimente më të mëdha të kulturave të veçanta, të cilat janë të përfaqësuara në të mbjellën e përbashkët. Për kultivim të përbashkët duhet të shfrytëzohen kulturat e perimeve zhvillojnë raport pozitiv ndërmjet vete. Raporti pozitiv arrihet me tajitje të materieve kimike të caktuara, të cilat në mënyrë stimuluese veprojnë në tjetrën, ose kultura tjera në të mbjellën e përbashkët. Gjatë vendosjes së të mbjel-lës së përbashkët duhet pasur kujdes të mos vendosen kultura të perimeve të cilat nuk duro-hen mes vete dhe në vend që të përfi tohet kualitet dhe rendimente më të larta, të vijë deri te zvogëlimi i rendimenteve, e madje edhe deri te shkatërrimi i të mbjellës.

Në të mbjellën e përbashkët nuk përfshihen edhe kulturat me zhvillim të njëjtë të siste-mit rrënjor, në shtresë të njëjtë të tokës dhe me nevoja të njëjta për lagështi.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë mbjellje alternative zbatohet në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat kultura kultivohen si kultura kryesore?

Page 297: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

297

Shfrytëzimi i hapësirave të mbrojtura

Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura zhvillohet gjatë tërë vitit dhe

fi llon në muajin gusht, me kultivimin e para kulturave dhe mbaron në korrik të vitit të ardh-shëm, me mbledhjen e kulturës kryesore, ose kulturës plotësuese.

Përfshirja e kulturave të perimeve në fushat e ndryshme, gjegjësisht mbjellja alternative në hapësirat e mbrojtura, varet nga kushtet klimatike, veçoritë biologjike të kulturës së kulti-vuar, tolerancës reciproke ndërmjet llojeve të caktuara të kulturave të perimeve, dedikimit të prodhimit dhe tipit të hapësirës së mbrojtur.

Kushtet klimatike luajnë rol shumë të madh në përzgjedhjen e kulturave të perimeve, të cilat do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur. Drita dhe temperatura janë faktorë nga të cilët më së shumti varet lloji i kulturës së perimeve dhe kohës së kultivimit të kulturës në hapësirën e mbrojtur. Ekziston numër i madh i kulturave të perimeve, të cilat japin mundësi për shfrytëzi-min e hapësirave të mbrojtura gjatë tërë vitit.

Kulturat e perimeve të cilat kanë nevojë për dritë dhe temperaturë mund të kultivohen gjatë periudhës së vjeshtës dhe të dimrit, kur gjatësia e ditës është më vogël, me numër të madh të ditëve me vranësira. Kulturat e perimeve të cilat kanë nevoja më të mëdha për tem-peraturë dhe dritë mund të kultivohen në periudhën e pranverës dhe të verës, kur gjatësia e ditës është më e madhe dhe ka më pak nevojë për ngrohje dhe ndriçim. Në këtë mënyrë mundësohet kursimi i harxhimeve për ngrohje në hapësirën e mbrojtur.

Më së miri është që gjatë organizimit të prodhimit të kulturave të perimeve të bëhet kombinim i kultivimit të kulturave të perimeve në vend të hapur dhe në hapësira të mbrojtura, gjatë së cilës në vend të hapur mund të prodhohet rasat për prodhim vjeshtor dhe dimëror të kulturave të caktuara të perimeve dhe anasjelltas, në hapësirën e mbrojtur mund të prodho-het rasat për prodhim të hershëm dhe mesatarisht të hershëm në vend të hapur.

Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura, duhet të bëhet kom-binim i kulturave sipas tipave të hapësirave të mbrojtura, gjegjësisht kombinim i prodhimit në objekte të cilat janë me ngrohje dhe objekte pa ngrohje.

Serat e plastikës, serat e qelqit dhe objekte të tjera, që janë me ngrohje, mund të shfrytëzohen gjatë tërë vitit. Këto objekte është më mirë të shfrytëzohen për kultivimin e kul-turave të perimeve që e preferojnë nxehtësinë gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës, për prodhimin e rasatit për hapësirat e mbrojtura pa ngrohje dhe për kultivimin e kulturave plotë-suese, pas mbledhjes së kulturës kryesore.

Page 298: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

298

Serat prej qelqi, serat prej plastike, tunelet dhe lehet duhet të shfrytëzohen për prod-himin e kulturave të perimeve, në periudhën kur temperaturat e jashtme nuk mundësojnë kultivimin e kulturave të perimeve. Këto hapësira të mbrojtura mund të shfrytëzohen deri në temperaturë prej -.80C. Shfrytëzimi i këtyre hapësirave mund të fi llojë nga fi llimi i marsit, me kultura të perimeve që janë më pak të ndjeshme në temperatura të ulëta. Kah fundi i marsit, ose në fi llim të prillit, këto objekte mund të shfrytëzohen për kultivimin e kulturave të peri-meve, të cilat e preferojnë nxehtësinë. Këto objekte mund të shfrytëzohen për kultivimin e kulturave të perimeve deri në fund të nëntorit.

Për shfrytëzim më racional të sipërfaqes prodhuese në tunelet e larta, sera të plastikës dhe sera të qelqit duhet të bëhet ndarja e sipërfaqes prodhuese, me ndarëse, në disa pjesë, me vendosje të mureve ndarëse nga folia plastike, ose ndonjë material tjetër. Në këto hapësira mund të organizohet prodhimi i më shumë kulturave, ose prodhim i kombinuar i rasatit dhe kulturave tjera.

Më së shpeshti pjesa e hapësirës së mbrojtur, e cila gjendet më afër burimit të ngro-

hjes shfrytëzohet për prodhimin e rasatit, në periudhën para kultivimit të kulturës kryesore. Në pjesët në të cilat nuk prodhohet rasati, mund të organizohet prodhimi i para kulturës së caktuar, e cila do ta lërë sipërfaqen të lirë, para rimbjelljes së rasatit nga kultura kryesore, ose mund të kryhet kultivim sukcesiv i kulturës kryesore. Para rimbjelljes së kulturës kryesore hiqen ndarëset dhe bëhet rimbjellja e tërë sipërfaqes prodhuese.

Ekzistojnë mundësi të mëdha për shfrytëzimin e hapësirave të mbrojtura, dhe për këtë është e domosdoshme që të studiohen mirë veçoritë biologjike të kulturave të perimeve dhe karakteristikat e hapësirave të mbrojtura, që të mund të planifi kohet shfrytëzim më racional i hapësirës së mbrojtur.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur prodhohen kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura?2. Prej çka varet se cilat kultura të perimeve do të përfshihen gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura?3. Pse është i nevojshëm të bëhet kombinimi i kulturave të perimeve sipas tipit të hapësirës së mbrojtur?4. Cilat kultura është më mirë të kultivohen në hapësirat e ngrohta të mbrojtura?5. Në cilën periudhë shfrytëzohen hapësirat e ftohta mbrojtëse?6. Pse duhet të ndahet sipërfaqja prodhuese në hapësirën e mbrojtur?

Page 299: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

299

Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura

Sistemet për përpunimin e tokës në hapësirat e mbrojtura varen nga tipi i tokës, nga kul-tura e mëparshme, lloji i kulturës e cila do të kultivohet, kohës së mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes, dedikimit të prodhimit dhe faktorëve të tjerë.

Sistemet për përpunim të tokës varen edhe nga mekanizmi që është në dispozicion dhe mundësitë për përpunimin e tokës në hapësirën e mbrojtur.

Detyrë e përpunimit të tokës është që ta ruajë dhe mirëmbajë pjellshmërinë dhe struk-turën e tokës. Prodhimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura duhet të ketë kushte të volitshme për zhvillim të shpejtë dhe të pandërprerë të sistemit rrënjor.

Toka në hapësirat e mbrojtura duhet të sigurojë edhe furnizim të vazhdueshëm të bimës me materie ushqyese të nevojshme dhe ujë gjatë tërë periudhës së kultivimit.

Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura përfshin përpunimin bazë dhe përpunimin plotësues si dhe përpunimin e tokës gjatë vegjetacionit të kulturave të perimeve.

Përgatitja fi llestare e tokës fi llon me largimin e mbeturinave bimore nga kultura e mëparshme të cilat mblidhen dhe nxirren nga hapësira e mbrojtur, pasi që e pengojnë për-punimin e tokës dhe paraqiten si bartës të shkaktarëve të sëmundjeve, por paraqesin edhe vendbanimin e ndonjë dëmtuesi.

Përpunimi bazë i tokës përbëhet nga lëvrimi i tokës në thellësi prej 20-30 cm. Me për-punim bazë bëhet edhe futja e sasive të caktuara të plehut të stallës, ose plehrave mineralik, të cilët vështirë treten, por edhe dezinfektimi i tokës.

Toka në hapësirat e mbrojtura, të cilat shfrytëzohen një periudhë të gjatë kohore për kultivimin e kulturave të perimeve, është e nevojshme të ajroset (të bëhet ajrosja), gjegjësisht të përmirësohen vetitë ujore-ajrore. Përmirësimi i vetive ujore-ajrore të tokës bëhet me gër-ryerjen e tokës. Kjo masë duhet të praktikohet më shpesh, nëse në hapësirën e mbrojtur nuk është i vendosur sistemi për drenazh.

Menjëherë pas përpunimit bazë bëhet përpunimi plotësues i tokës. Përpunimi plotë-

sues i tokës në hapësirat e mbrojtura kryhet në thellësi prej 10-18 cm.Me përpunimin plotësues duhet të formohet shtresë sipërfaqësore e shkriftë dhe e im-

tësuar mirë, me veti të volitshme ujore-ajrore. Me këtë krijohen kushte për kryerjen e mbjelljes me farë, mbjelljes, ose rimbjelljes.

Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura varet prej asaj se toka e përgatitur për mbjel-

lje me farë, mbjellje dhe rimbjellje mund të bëhet në më tepër forma, edhe atë në formë të

Page 300: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

300

sipërfaqes së rrafshët, hullizave, leheve të zakonshme, leheve të larta, leheve të ulëta dhe shtyl-lëzave.

Përpunimi i tokës gjatë kohës së kultivimit të kulturave të perimeve përbëhet nga prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve (kultivimi), gërmimi dhe mbushja. Detyrë e përpunim-it të tokës gjatë kohës së vegjetacionit është të pengojë paraqitjen e kores së tokës, ta mbajë shtresën e tokës të shkriftë, me veti të mira ujore-ajrore, të shkatërrojë barojat, të mundësojë zhvillimin e rrënjëve plotësuese (adventive) të bimës, etj.

Prashitja bëhet cekët, në thellësi prej 2-3 cm, kultivimi dhe gërmimi kryhen në thellësi prej 5-8 cm. Sa herë do të kryhen këto masa agroteknike varet nga lloji i kulturës së kultivuar dhe mënyra e prodhimit.

Mbushja bëhet me qëllim që të mundësohet zhvillimi i rrënjëve plotësuese (adventive) te ndonjë lloj i perimeve dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i tuberëve, zhardhokëve dhe rrënjëve.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varen sistemet për përpunimin e tokës në hapësirat e mbrojtura?2. Çka përfshin përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura?3. Si kryhet përpunimi bazë në hapësirat e mbrojtura?4. Në çfarë thellësie kryhet përpunimi plotësues i tokës?5. Çka përfshin përpunimi plotësues i tokës në hapësirat e mbrojtura?6. Prej cilave masa përbëhet përpunimi i tokës gjatë kohës së vegjetacionit?

Page 301: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

301

Plehërimi në hapësirat e mbrojtura

Nevojat për materie ushqyese te kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbro-jtura janë relativisht të mëdha dhe varen nga lloji i kulturës, koha e prodhimit dhe intensiteti i prodhimit.

Nevojat për materie ushqyese të caktuara, te kulturat e veçanta të kultivuara, nuk janë të njëjta gjatë tërë vegjetacionit dhe varen nga fazat e zhvillimit.

Sasitë e nevojshme të materieve ushqyese për kulturat e perimeve të kultivuara në hapë-

sirat e mbrojtura merren me plehërim, si pleh bazë (me përpunimin bazë të tokës), plehërimi para mbjelljes (para mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes) dhe të ushqyerit plotësues (gjatë kohës së kultivimit të kulturës).

Gjatë prodhimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura është e nevojshme

që të gjitha materiet ushqyese të gjenden në proporcion përkatës, i cili është përshtatur sipas nevojave të kulturës së kultivuar dhe fenofazës në të cilën gjendet.

Gjatë plehërimit duhet të mbahet llogari për sasinë e materieve ushqyese të cilat do të shtohen. Cilat materie ushqyese dhe në çfarë sasie do të shtohen me plehërim, duhet të vër-tetohet me analizën e mëparshme të tokës.

Për plehërim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura përdoren plehra organik,

mineralik dhe plehra tjerë special. Plehrat mund të përdoren individualisht, ose të shfrytëzo-hen të kombinuar në proporcione të ndryshme.

Detyrë:

Vizito barnatoren më të afërt bujqësore dhe mblidh informata për plehrat të cilët shfrytëzohen për plehërim të kulturave të perimeve, të cilat kultivohen në hapësirat e mbro-jtura.

Informatat e fi tuara shënoni në fl etore dhe bëni prezantimin e tyre!

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse është i rëndësishëm plehërimi në hapësirat e mbrojtura?2. Si janë të ndarë plehrat sipas kohës së përdorimit?3. Si mund të kryhet plehërimi në hapësirat e mbrojtura?

Page 302: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

302

Plehrat organikë

Plehrat organikë më së shumti shfrytëzohen në prodhimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Plehrat organik më së shpeshti shfrytëzohen si pleh bazë. Përveç për plehërim bazë, plehrat organik mund të shfrytëzohen edhe për ushqim plotësues.

Plehrat organik që shfrytëzohen për plehërim në hapësirat e mbrojtura janë plehu i stal-lës (ahurit), osoka, plehu i gjelbër, kompostoja, plehu i shpezëve, torfa, biohumusi, mbeturinat e qytetit dhe plehra tjerë.

Plehu i ahurit në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet si pleh bazë dhe gjatë përgatitjes së dheut të kopshtit. Ky pleh përmban rreth 0,4% azot, 0,3% fosfor, 0,5% kalium dhe 0,5% kalcium. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet në sasi prej 30-100 ton/ha, gjatë kohës së sezonit njëvjeçar të prodhimit në hapësirat e mbrojtura.

Osoka është pleh organik i lëngët, i cili përfi tohet prej fekaleve dhe urinës së kafshëve shtëpiake, ujit dhe sasive më të vogla të kashtës. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet me fermentim paraprak në gropë të hijezuar. Plehërimi me osokë të freskët nuk rekomandohet për shkak të erës jo të këndshme.

Kompostoja përfi tohet me zbërthimin e mbeturinave të ndryshme bimore të fermave, mbeturinave nga përpunimi i prodhimeve bujqësore, mbeturinave të shtazëve, etj. Zbërthimi i materieve organike kryhet nën veprimin e mikroorganizmave, ku ndodh humifi kimi i ma-terieve organike. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet gjatë prodhimit të rasatit me shtim të 10 kg/m2. Gjatë përdorimit kompostoja mund të përzihet me pleh stalle, hi, dhe lloje të tjera të plehrave.

Plehu i shpezëve shfrytëzohet për përzierje me dheun dhe plehra të tjerë, si shtesë gjatë kompostimit të mbeturinave bimore, si pleh bazë dhe për ushqim plotësues të kulturave të perimeve. Kur shfrytëzohet për plehërim bazë, shtohet 2-3 javë para mbjelljes, në sasi prej 5-10 kg/m2. Për ushqim plotësues shfrytëzohet i tretur në ujë me pleh, në sasi prej 1 kg në 10-15 litra ujë. Tretja shpërndahet ndërmjet rendeve.

Torfa më së shpeshti shfrytëzohet si komponentë për përgatitjen e substrateve të ndry-shme, ndërsa më rrallë përdoret si pleh. Shfrytëzohet për prodhimin e rasatit, por mund të shfrytëzohet edhe si shtresë për kultivimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Me dheun përzihet në proporcion 3 pjesë torfë dhe 1 pjesë tokë.

Biohumusi është njëri ndër plehrat organik më të mirë. Në biohumus janë të përfaqësu-ara të gjitha elementet primare, mikroelementet, por hasen edhe mikroorganizma bioaktiv. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura, biohumusi përdoret me shpërndarje në tërë sipër-faqen, me vendosje afër rrënjës së bimës, me tretje në ujë dhe shtim në ujin për ujitje dhe si pleh i lëngshëm për ushqim plotësues të bimës përmes gjethit.

Gjatë prodhimit të rasatit shtohet rreth 10% biohumus. Kur shfrytëzohet si pleh i ngurtë shfrytëzohet në sasi prej 0,5-2 kg/m2. Kur shfrytëzohet si pleh i lëngët bëhet tretësirë ujore gjatë së cilës në 1 litër ujë shtohet 50-100 gram biohumus.

Page 303: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

303

Plehrat mineralikë

Plehrat mineralikë në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen gjatë tërë kohës së vegjeta-cionit të kulturave të perimeve. Plehrat mund të jenë në gjendje agregate të ngurtë dhe të lëngët, gjegjësisht mund të shfrytëzohen për futje në tokë, në formë të ngurtë dhe të tretura në ujë. Përveç këtyre formave plehrat mund të hasen edhe në formë të shkopthave dhe granu-lave. Sipas dedikimit plehrat mineralik ndahen në plehra bazë, para mbjelljes dhe plehra të cilët shfrytëzohen për ushqim plotësues.

Plehrat bazë shtohen gjatë përpunimit bazë të tokës dhe atë në tërë sipërfaqen. Për ush-qim plotësues plehrat mineralik mund të shtohen në vet brazdën, ose në rendet, afër sistemit rrënjor. Për ushqim plotësues shfrytëzohen plehrat e ngurtë dhe të lëngët.

Plehrat e ngurtë duhet të inkorporohen në tokë, ndërsa plehrat e lëngët shtohen në for-më të tretësirës ujore, së bashku me ujitjen.

Plehrat mineralik të lëngët kanë zbatim të gjerë në hapësirat e mbrojtura. Këto plehra mundësojnë shpërndarje më të mirë të materieve ushqyese në tokë. Plehrat e lëngët përveç elementeve biogjene themelore mund të përmbajnë mikroelemente dhe biostimulatorë të ndryshëm.

Plehrat mineralikë duhet të jenë në formë e cila është e lehtë për arritje, për bimën. Më së miri është kur plehrat mineralikë shtohen përmes sistemit për ujitje (fertirigim).

Prodhimi intensiv dhe nevoja e vazhdueshme e kulturave të perimeve për materie ush-qyese e imponon nevojën për ushqim plotësues gjatë vegjetacionit. Për ushqim plotësues shfrytëzohen tretje të plehrave mineralik me ujë. Koncentrimi i tretësirës me plehra mineralik për ushqim në hapësirat e mbrojtura është 0,05-0,2%, gjegjësisht 0,5-2 kg pleh mineralik në 1.000 litra ujë.

Numri i ushqimeve plotësuese të kulturave të perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura varet nga fenofaza e zhvillimit të bimës dhe nga kushtet për kultivim në hapësirat e mbrojtura. Numri i ushqimeve plotësuese mund të jetë 1-2 ushqime gjatë javës, apo edhe më shumë. Te disa kultura numri i ushqimeve varësisht nga fenofaza mund të jetë 1-2 herë gjatë ditës. Të ushqyerit te sistemet për kultivimin e kulturave të perimeve në hidropone dhe aeropone bëhet më shumë herë gjatë ditës. Për ushqimin e kulturave të perimeve shfrytëzo-het tretësirë prej 3,5 ose 8 litra/m2 , gjegjësisht materie ushqyese të nevojshme për 1 m2 treten në 3,5 ose 8 litra ujë, varësisht nga lloji dhe zhvillimi i bimës. Zakonisht secila bimë duhet të përfi tojë rreth 0,5 litra tretësirë. Nëse të ushqyerit bëhet në rende, është e nevojshme që së pari të laget toka në rende, që të sigurohet shpërndarje e barabartë e materieve ushqyese në tretësirën tokësore.

Gjatë prodhimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, toka më së shpeshti paraqet burimin kryesor për furnizimin e bimës me ushqim dhe me ujë, të cilat janë të domos-doshme për rritje dhe zhvillim të bimës. Pranimi i ujit dhe materieve ushqyese bëhet përmes rrënjës së bimës. Përveç rrënjës, edhe pjesët mbitokësore të bimës, e veçanërisht gjethi mund të pranojnë ujë dhe materie ushqyese.

Page 304: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

304

Plehrat foliarë

Të ushqyerit foliar është masë e rregullt, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura. Materiet ushqyese të shtuara përmes gjethit veprojnë shpejt dhe më shpejt arrijnë deri te klorofi li, ku zhvillohet procesi i fotosintezës. Shkalla e shfrytëzimit të ma-terieve ushqyese përmes ushqimit foliar është më e madhe.

Të ushqyerit foliar nuk mund ta përjashtojë të ushqyerit bazë të kulturave të perimeve, por duhet të jetë plotësues, gjegjësisht të jetë korrigjues i të ushqyerit bazë. Të ushqyerit foliar duhet të mundësojë veprim të shpejtë dhe efi kas. Të ushqyerit foliar mund të kombinohet me përdorimin e mjeteve për mbrojtje të bimës, nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Plehrat foliarë mund të shfrytëzohen për plotësimin e mungesës së mikroelementeve (Ca, Mg, B, Fe, Cu, Mn, Mo, Zn).

Për plehërim foliar përdoren plehra komplekse të makro dhe mikroelementeve, gjegjë-sisht kombinime të ndryshme.

Në të ushqyerit foliar është përfshirë edhe të ushqyerit e bimës me biostimulues. Bios-timuluesit janë materie organike, më së shpeshti aminoacide, që ndikojnë në procese të cak-tuara në bimë (pjekje të fryteve, rritje).

Plehrat foliarë përdoren në sasi prej 1,5-2,5 l/ha.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si ndahen plehrat organik?2. Në çfarë sasie shfrytëzohet plehu i stallës për plehërim në hapësirat e mbrojtura?3. Si shfrytëzohet kompostoja për plehërim në hapësirat e mbrojtura?4. Si shfrytëzohet biohumusi për plehërim në hapësirat e mbrojtura?5. Cila është mënyra më e shpeshtë e përdorimit të plehrave mineralik në hapësirat e mbrojtura?6. Sa shpesh bëhet të ushqyerit plotësues i kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura?7. Prej çka varet numri i ushqimeve plotësuese të kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura?8. Në sa litra ujë treten plehrat mineralik për ushqim plotësues të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?9. Kur përdoren plehrat foliarë në hapësirat e mbrojtura?10. Me çka kombinohet të ushqyerit foliar në hapësirat e mbrojtura?

Page 305: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

305

Mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja në hapësirat e mbrojtura

Kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura kultivohen me mbjellje të farës, mbjellje të organeve vegjetative (rrënjës, kërcellit, ose gjethit), ose me rimbjellje (rasat). Përveç mënyrave të përmendura për prodhimin e kulturave të perimeve mund të zbatohen edhe shartimi dhe metoda e kulturave indore. Cila nga metodat e përmendura do të zbatohet varet nga mënyra e shumimit të kulturës së kultivuar, por edhe tipit të hapësirës së mbrojtur dhe mënyrës së kultivimit.

Për mbjellje me farë të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura duhet të shfrytëzo-het vetëm farë kualitative me mugullim të mirë, gjegjësisht farë nga klasa e parë. Përdorimi i farës së mbledhur është shumë i rrezikshëm dhe mund të sjellë deri te pasiguria e përfi timit të rendimenteve kualitative dhe të sigurta. Pasi që bëhet fj alë për prodhim intensiv, i cili kërkon investim, rreziku nga përdorimi i farës jo kualitative nuk lejohet. Për këtë shkak është e nevo-jshme përgatitja paraprake e farës.

Përgatitja e farës përfshin shumë masa dhe procedura siç janë ngrohja, mugullimi, lëmimi, njomja, stimulimi, dezinfektimi, inokulimi, etj.

Ngrohja e farës zbatohet te disa kultura të perimeve si trangulli, shalqiri, pjepri, qepa, domatja, e tjerë, që të përshpejtohet mbirja. Gjatë kësaj procedure fara i nënshtrohet temper-aturës së lartë, e cila gradualisht rritet deri 60ºC dhe me përzierje të vazhdueshme në afat prej 3 orësh.

Fara te disa kultura të perimeve mund të ekspozohet edhe në temperatura të ulëta prej -1º C e deri në 3ºC për një periudhë të caktuar.

Njomja e farës zbatohet që të shkurtohet koha e mbirjes dhe të shtohen mjete mbro-jtëse dhe biostimulatorë të farës. Njomja e farës mund të shfrytëzohet pothuaj se te të gjitha kulturat e perimeve. Bëhet me zhytjen e thasëve me farë në ujë me temperaturë rreth 25ºC. Në ujë mund të ketë materie të tretura stimuluese si tomatin, agrostemin, por edhe mjete mbrojtëse. Fara duhet herë pas here të nxirret nga uji, gjegjësisht nuk guxon të lihet për një periudhë më të gjatë në ujë që mos të ndodh mbytja e farave të mbira. Zhytja e farës në ujë bëhet gjersa fara nuk pranon ujë dhe mbufatet.

Mbirja e farës mund të bëhet me vendosjen e farës ndërmjet dy shtresave të letrës së lagësht, ose tekstilit. Fara rregullisht laget dhe herë pas here përzihet që të sigurohet mjaft oksigjen. Mbirja mbaron kur paraqitet sythi, te më së paku 5% nga farat.

Mbjellja e farës së mbirë dhe të lagësht duhet të bëhet në mjedis me lagështi. Mbjellja me farë e kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura mund të bëhet me

dorë, ose me makinë.Mbjellja me dorë e kulturave të perimeve zbatohet gjatë prodhimit në sipërfaqe më të

vogla dhe gjatë prodhimit të rasatit. Mbjellja me dorë mund të jetë në rende, e shpërndarë, në çerdhe dhe në shirita. Për mbjellje precize në sipërfaqe të vogla mund të shfrytëzohet mbjellja e farës në letër, gjatë së cilës fara ngjitet ndërmjet dy shtresave të letrës së hollë, me distancë saktësisht të përcaktuar.

Në sipërfaqe më të mëdha më së shpeshti zbatohet mbjellja me makinë.

Page 306: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

306

Mbjellja me farë mund të bëhet me shpërndarje, në rende, brazda, çerdhe, dhe shirita. Mbjellja me farë në rende bëhet me vendosjen e rendeve individuale në drejtim veri-jug,

pasi që në këtë mënyrë bimët më së shumti i ekspozohen dritës së diellit gjatë ditës.Mbjellja me farë në shirita bëhet në rende. Shiritat mund të jenë dy rendorë, tre ren-

dorë, katër rendorë dhe shumë rendorë. Distanca ndërmjet rendeve është 10-13 cm, kurse ndërmjet shiritave është 35-70 cm. Distanca ndërmjet shiritave shfrytëzohet për lëvizje dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme agroteknike.

Mbjellja me farë në çerdhe zbatohet te kulturat e perimeve, të cilat kultivohen në rende dhe distancë të gjerë ndërmjet rendeve, siç janë shalqiri, pjepri, kungulli, trangulli, etj. Mbjellja bëhet me vendosjen e më shumë farave në çerdhe. Pas mbirjes, bimët në çerdhe rrallohen me lënien e 1-2 bimëve.

Fara mbulohet me shtresë të caktuar të dheut të imtësuar, ose përzierje të përgatitur. Thellësia në të cilën do të jetë e vendosur fara varet nga lloji dhe madhësia e farës. Fara e imët sipas rregullit vendoset më cekët, në krahasim me farën e madhe, e cila vendoset më thellë në tokë.

Te kulturat e perimeve me farë shumë të imët (karota, majdanozi, sallata, selinoja), fara vendoset në thellësi prej 0,5-1 cm, te kulturat e perimeve me farë mesatarisht të madhe (lakra, domatja, speci, qepa), fara vendoset në thellësi prej 2-3 cm, kurse te kulturat e perimeve me farë shumë të madhe (kungulli, bishtaja, bizelja, shalqiri, pjepri, trangulli), fara vendoset në thellësi prej 3-4 cm. Gjatë mbjelljes me farë në tokë të lehtë, fara mund të jetë e vendosur më thellë, kurse në toka më të rënda më cekët.

Pas mbjelljes, fara mbulohet me shtresë të plehut, ose dheut.Mbjellja është e ngjashme me mbjelljen me farë, me atë dallim se gjatë mbjelljes në

vend të farës shfrytëzohen pjesët vegjetative të bimës (material për mbjellje). Për shumim të kulturave të perimeve mund të shfrytëzohen qeporet, zhardhokët, tuberët, pjesët e prera, etj.

Te shumica e kulturave të perimeve bëhet prodhimi paraprak i rasatit, dhe pastaj bimët e perimeve me rimbjellje barten në vendin e përhershëm të kultivimit.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çfarë materiali shfrytëzohet për mbjellje me farë, mbjellje dhe rimbjellje?2. Kur zbatohet ngrohja e farës te kulturat e perimeve? 3. Kur bëhet njomja e farës te kulturat e perimeve?4. Çka arrihet me mugullimin e farës?5. Sa mënyra të mbjelljes me farë ekzistojnë te kulturat e perimeve?6. Si kryhet mbjellja me farë në shirita?7. Te cilat kultura zbatohet mbjellja në çerdhe?8. Me çka mbulohet fara?9. Në çfarë thellësie bëhet mbjellja e farës te kulturat e perimeve?10. Çka shfrytëzohet gjatë mbjelljes së kulturave të perimeve?

Page 307: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

307

Masat fi tosanitare

Prodhimi intensiv i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura është njëri ndër shkaqet e paraqitjes së rritur të shkaktarëve të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Kultiv-imi i kulturave të njëjta dhe zbatimi jo i plotë i mbjelljes alternative, në hapësirat e mbrojtura kontribuon për rritjen e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave.

Vetëm me ndërmarrjen e masave agroteknike të rregullta dhe me kohë dhe mbrojtja e integruar dhe me kohë e bimëve, mund të përfi tohet prodhim kualitativ dhe i sigurt, në hapë-sirat e mbrojtura.

Mbrojtja integrale nënkupton ndërmarrjen e masave të ndërlidhura, para fi llimit dhe gjatë kohës së vegjetacionit. Mbrojtja integrale përbëhet nga masat agroteknike, përzgjedhja e sorteve rezistuese, masat mekanike, masat fi zike, biologjike dhe kimike.

Masat fi tosanitare duhet të sigurojnë zvogëlimin e mundësive për paraqitjen e sëmund-jeve të caktuara, dëmtuesve dhe barojave, gjegjësisht zvogëlim të nevojës nga përdorimi i mjeteve kimike për shkatërrimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Zbatimi i këtyre masave duhet të fi llojë me vet ngritjen e hapësirës së mbrojtur. Këto masa përbëhen nga shkatërrimi i mbeturinave bimore, dezinfektimi i tokës, dezinfektimi i konstruksionit, instalimeve dhe mjeteve në objekt, dezinfektimi i farës, mbajtja e higjienës, prodhimi i rasatit të shëndoshë, shkatërrimi i barojave,ndërmarrja e masave të caktuara agroteknike, etj.

Shkatërrimi i mbeturinave bimore është njëra ndër masat bazë për pengimin e paraq-itjes së dëmtuesve, barojave dhe sëmundjeve. Mbeturinat bimore përfi tohen pas mbarimit të sezonit, ose pas masave të caktuara agroteknike siç janë fi lizimi, këputja e majave, këputja e gjetheve, etj. Këto mbeturina bimore janë burim i mirë për infektim, pasi që pjesa më e madhe nga shkaktarët e sëmundjeve dhe një pjesë nga dëmtuesit jetojnë në këto mbeturina. Bimët e vdekura pas dezinfektimit të hapësirës së mbrojtur gjithashtu duhet të shkatërrohen. Të gjitha mbeturinat bimore pa dallim se në çfarë mënyre janë fi tuar nxirren nga hapësira e mbrojtur dhe shkatërrohen me djegie, në objekte të caktuara në kopshtin e perimeve.

Dezinfektimi i tokës bëhet me zbatimin e masave fi zike, ose kimike. Masat fi zike përfshi-jnë përdorimin e temperaturës së lartë, gjegjësisht me përdorimin e avullit të nxehtë të ujit dhe me solarizimin e tokës. Dezinfektimi me avull të nxehtë të ujit, mund të kryhet në shumë mënyra. Gjatë dezinfektimit të tokës me avull të nxehtë të ujit, uji nxehet në temperaturë prej 80-120ºC. Solarizimi i tokës paraqet dezinfektimin e tokës me përdorimin e energjisë diellore. Solarizimi kryhet në periudhën më të nxehtë të vitit. Para solarizimit toka duhet të përpuno-het mirë, gjegjësisht të formohet shtresë mirë e shkriftë e tokës. Dezinfektimi kimik i tokës kryhet me përdorimin e mjeteve kimike për dezinfektim. Për dezinfektim kimik të tokës më së shpeshti përdoren fumigantët, por edhe herbicide të caktuara, fungicide dhe insekticide.

Dezinfektimi i konstruksionit, instalimeve dhe i mjeteve, në objektin në hapësirën e mbroj-tur duhet të kryhet pas mbarimit të një sezoni prodhues. Dezinfektimi i konstruksionit, saksive, mjeteve e materialeve tjera mund të kryhet me përdorimin e 2% tretësirë nga formalina, ose mjet tjetër dezinfektues. Gjatë përdorimit të formalinës për dezinfektim të hapësirës së mbro-jtur duhet pasur kujdes që të mos vijë deri te pasojat e padëshiruara, pasi që është helmues për njerëzit dhe për bimët. Pas spërkatjes së hapësirës së mbrojtur me tretësirë, hapësira e mbrojtur mbyllet 1-2 ditë. Gjatë dezinfektimit temperatura në hapësirën e mbrojtur duhet të jetë më e madhe se 15ºC. Pas mbarimit të dezinfektimit të objektit bëhet hapja e hapësirës së mbrojtur dhe ventilimi. Dezinfektimi i konstruksioneve, instalimeve dhe mjeteve në objekt,

Page 308: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

308

mund të bëhet me përdorimin e shiritave sulfurik (dioksid sulfuri). Shiritat ndizen në hapësirën e mbrojtur dhe gjatë ndezjes së tyre lirohen 10-20 gram/m2 dioksid sulfuri. Dioksidi i sulfurit gjithashtu është helmues për njerëzit dhe bimët. Dezinfektimi i mjeteve dhe materialeve tjera mund të kryhet edhe me zhytjen e tyre në 10% tretësirë të sodës bikarbonike, ose në 5% tretje të gurit të kaltër. Në hyrje të hapësirës së mbrojtur duhet të vendoset barrierë dezinfektuese, në të cilën janë të tretura mjete dezinfektuese.

Dezinfektimi i farës zbatohet për të penguar paraqitjen e ndonjë sëmundjeje, e cila bar-tet përmes farës. Për dezinfektim të farës më së shpeshti përdoren mjetet kimike. Rekoman-dohet që dezinfektimi i farës të bëhet direkt para mbjelljes dhe të mos lihen sasi të farës për mbjellje të ardhshme, pasi që fara e dezinfektuar më shpejtë e humb aftësinë e saj për mbirje. Dezinfektimi i farës mundet të bëhet në mënyrë të lagësht, gjysmë të lagësht dhe në mënyrë të thatë (pluhurim). Për dezinfektim të farës më së shpeshti përdoret kaptani, tirami, radoti-rani, e tjerë, në sasi prej 200-300 gram në 100 kg farë.

Mirëmbajtja e higjienës përbëhet nga shumë masa, të cilat e përfshijnë brendinë e hapë-sirës së mbrojtur dhe mjedisin rrethues. Hapësira e mbrojtur dhe tërë kopshti i perimeve duhet vazhdimisht të jetë i pastër. Është shumë me rëndësi që hapësira për rreth hapësirës së mbrojtur të jetë e pastër pa praninë e barojave dhe mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta, të cilat mund të hyjnë në hapësirën e mbrojtur dhe të shkaktojnë ndotje të hapësirës së mbrojtur me fara të barojave, shkaktarëve të sëmundjeve dhe materie të caktuara të dëmshme. Pastrimi mekanik bëhet në të gjitha pjesët e hapësirës së mbrojtur, tokës (dheut), makinave, mjeteve dhe punëtorëve. Pluhuri nga objektet largohet me larje të objekteve me ujë, në të cilin ka të tretur mjete dezinfektuese. Me larje të mbulesës dhe pjesëve tjera të tejdukshme të hapësirës së mbrojtur rritet ndriçimi i hapësirës së mbrojtur. Pastrimi i konstruksioneve të hapësirës së mbrojtur bëhet me larje, pas mbarimit të secilit cikël të prodhimit. Pas larjes, të gjitha pjesët e konstruksionit të hapësirës së mbrojtur dezinfektohen. Punëtorët mund të jenë bartës të mirë të shkaktarëve të sëmundjeve, dëmtuesve dhe farave të barojave. Punëtorët duhet që para hyrjes në objekt të jenë të veshur me uniformë, e cila vazhdimisht duhet të jetë e larë dhe e pastër. Para hyrjes dhe daljes nga hapësira e mbrojtur është e nevojshme të bëhet pastrimi i duarve me sapun, ose zhytje në tretësirë me veprim antibakterial dhe antivirusal. Makinat dhe mjetet gjithashtu pas çdo pune të kryer duhet të lahen me ujë të vakët dhe të dezinfek-tohen nëse ka nevojë. Për dezinfektimin e pjesëve të drurit të hapësirës së mbrojtur mund të shfrytëzohen 10-15% tretësirë karbolineumi. Pjesët e drurit zhyten, ose zbuten me tretësirën e karbolineumit dhe lihen disa orë që mjeti të avullohet.

Prodhimi i rasatit të shëndoshë ka rol të madh në parandalimin e paraqitjes së sëmund-

jeve te bimët. Futja e bimëve të sëmura në objekt e rrezikon tërësisht prodhimin. Nëse hapë-sira e mbrojtur shfrytëzohet për prodhimin e rasatit dhe për kultivimin e bimëve të rritura, sëmundjet dhe dëmtuesit që paraqiten te rasati duhet me kohë të parandalohen, pasi që së-mundjet dhe dëmtuesit që e sulmojnë rasatin i sulmojnë edhe bimët e rritura. Nëse paraqitet sëmundja, bimët e sëmura duhet të shkulen dhe të nxirren nga objekti, kurse vendi ku është paraqitur vatra e sëmundjes të dezinfektohet me përdorim të tretësirës së gurit të kaltër, ose ndonjë fungicid tjetër.

Në hapësirën e mbrojtur ndërmjet dy sezoneve prodhuese mund të paraqiten baroja të cilat paraqesin vend ideal për të jetuar dhe për shumim të dëmtuesve të caktuar. Barojat shkatërrohen me shkulje, ose me përpunimin e tokës. Gjatë paraqitjes së madhe të barojave

Page 309: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

309

në hapësirat e mbrojtura mund të përdoren edhe herbicide të caktuara në periudhë prej më shumë se 7 ditë, para mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes. Përdorimi i herbicideve në hapësirën e mbrojtur nuk rekomandohet dhe bëhet vetëm kur ka nevojë të arsyeshme, pasi që vështirë shkatërrohen dhe mund të ndikojnë dëmshëm në kulturën e kultivuar. Gjatë për-dorimit të herbicideve që të vërtetohet se a ka mbetje (tepricë) të herbicideve bëhet provë me mbjelljen e sallatës. Shenjë e sigurt se në tokë ende ka mbetje të herbicideve është nëse sal-lata nuk mbin për disa ditë. Në këtë rast mbjellja me farë, mbjellja, ose rimbjellja ngatërrohet.

Ndërmarrja e masave të caktuara agroteknike gjatë kohës së kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura kontribuon për zvogëlimin e mundësisë për paraqitjen e shkaktarëve të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Pjesa më e madhe e shkaktarëve të së-mundjeve për zhvillimin e tyre kërkojnë lagështi relativisht të lartë të ajrit. Me rregullim të dre-jtë dhe me kohë të lagështisë në hapësirat e mbrojtura, këputje të gjetheve të vjetra, tharje të tokës, nxjerrje të mbeturinave bimore (fi lizave, gjetheve, bimëve të thyera), mund të krijohen kushte të pavolitshme për zhvillimin e shkaktarëve të sëmundjeve të caktuara.

Prashitja dhe kultivimi i tokës e përmirëson ajrosjen e tokës dhe rezistencën e rrënjës ndaj sëmundjeve. Me prashitje dhe kultivim bëhet shkatërrimi mekanik i barojave, etj.

Zbatimi i rregullt dhe me kohë i masave të cekura kontribuon për zvogëlimin e nevojës për përdorim të pesticideve në luftë kundër dëmtuesve, barojave dhe sëmundjeve dhe për-fi timin e ushqimit të shëndoshë nga hapësirat e mbrojtura.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Çka duhet të sigurojnë masat fi tosanitare?2. Çka shfrytëzohet për dezinfektim të hapësirave të mbrojtura?3. Kur bëhet shkatërrimi i mbeturinave bimore?4. Me çka kryhet dezinfektimi i tokës?5. Pse pastrohet mjedisi për rreth hapësirës së mbrojtur?

Page 310: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

310

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë kohës së kultivimit

Gjatë kohës së prodhimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat mund të paraqiten edhe përkundër kryerjes me kohë dhe në mënyrë kualitative të masave preventive. Shkaktarët e sëmundjeve, dëmtuesve dhe farat e barojave mund të sillen në hapësirat e mbrojtura nga mjedisi i jashtëm nga punëtorët, me sjelljen e repromaterialeve, me hyrje dhe dalje të mekanizmit, ndërsa mund të hyjnë edhe përmes vri-mave për ventilim, ujit për ujitje, etj.

Bastra është njëra ndër sëmundjet më me ndikim dhe ekonomikisht më të rëndësishme në hapësirat e mbrojtura, për shkak se gjatë paraqitjes së saj është e mundur që edhe rendi-menti të jetë tërësisht i shkatërruar. Sëmundja zhvillohet në pjesën përdhese të kërcellit dhe në qafën e rrënjës te bimët, ndërsa më rrallë në organet tjera të bimës. Bimët shkatërrohen dhe një numër i vogël mund të përmirësohen.

Vyshkja fuzarioze shkatohet nga kërpudha e cila gjendet në tokë. Në bimë hyn përmes rrënjës dhe përhapet përmes enëve përçuese në rrënjë dhe kërcell. Kërpudha i mbush enët përçuese të bimës, kurse si pasojë paraqitet vyshkja e bimës, për shkak të mungesës së ujit. Vyshkja paraqitet te gjethet e reja, ose në gjethet e mëposhtme dhe shpejt përhapet nëpër tërë bimën.

Vyshkja verticilioze ka simptome të ngjashme me vyshkjen fuzarioze. Në prerjen e kërc-ellit vërehen shirita ngjyrë kafe-të mbyllur, të cilat përhapen nga rrënja në kërcell, kurse mund t’i përfshijnë edhe degët më të reja. Rrënjët e infektuara nga jashtë nuk tregojnë ndonjë ndry-shim. Gjatë netëve kur temperatura është më e ulët, bimët mund të përmirësohen nga vysh-kja, por gjatë ditës së ardhshme paraqitet sërish.

Bakteriozat shkaktojnë njollosje të gjetheve, zgjebe te frytet, etj. Bakteret barten me ndi-hmën e farës dhe mbeturinave të sëmura bimore. Këto qëndrojnë edhe te barojat, bimët e mbira të infektuara nga viti i mëparshëm, kështu që në vitin e ardhshëm barten në rasat, kurse më vonë edhe te bimët më të vjetra. Koha e nxehtë dhe me lagështi është e përshtatshme për zhvillimin e këtyre parazitëve.

Virozat janë sëmundje te të cilat si shkaktarë paraqiten tipat e ndryshëm të viruseve. Viruset barten me ndihmën e insekteve të ndryshme, vektorë, të cilët gjatë thithjes së lëngjeve nga bimët e sëmura hyjnë në insekt. Virozat shkaktojnë lara specifi ke në pjesët vegjetative të bimës dhe deformim të fryteve.

Page 311: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

311

Problemet më serioze në hapësirat e mbrojtura i paraqesin dëmtuesit. Dëmtuesit mund të hyjnë përmes dyerve të hapura, përmes sistemeve për ventilim, hapjeve të ndryshme në hapësirën e mbrojtur, përmes tokës, veshjeve të punëtorëve, etj. Dëmtues më të shpeshtë në hapësirat e mbrojtura janë krahëbardha, merimanga e kuqe e zakonshme, minerët gjethorë dhe tripsi.

Krahëbardha (Trialeurodes vaporariorum) paraqet njërin ndër dëmtuesit më të shpeshtë në hapësirat e mbrojtura. Në hapësirat e mbrojtura mund të hyjë me sjelljen e rasatit, tokës, por edhe me hyrjen e fl uturës, e cila jeton në afërsi direkte të hapësirës së mbrojtur. Në peri-udhën e verës zhvillohet në vegjetacionin bimor, për rreth hapësirës së mbrojtur. Shumë lehtë dhe shpejtë zhvillohet. Periudha e zhvillimit është 21-28 ditë.

Shkatërrimi i krahëbardhës duhet të fi llojë me paraqitjen e parë të fl uturës. Për shkatër-rimin e krahëbardhës mund të shfrytëzohen insekticide të ndryshme (decis, vastak, tolstar), ose pllaka ngjitëse të verdha, të cilat vendosen në hapësirën e mbrojtur.

Për shkatërrimin e krahëbardhës mund të shfrytëzohen edhe masat biologjike, gjegjë-sisht përdorimi i grerëzës parazite (Encarsia formosa), e cila i ekspozon vezët në larvën e krahëbardhës dhe me përdorimin e preparateve biologjike nga kërpudhat entomofage (Ver-ticillium lecani Aschersonia aleurodes), të cilat jetojnë dhe shumohen në krahëbardhën.

Merimanga e kuqe e zakonshme (Tetranychus urticae) shkakton dëme te trangulli dhe kul-tura tjera të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Dimëron në pjesët e konstruksionit dhe në tokë, ndërsa nëse ka kushte mund të jeton aktivisht edhe gjatë kohës së dimrit në hapësirën e mbrojtur.

Rezultate të mira për shkatërrimin e merimangës së kuqe japin akaricidet (omit, tolstar). Për shkatërrimin e merimangës së kuqe zbatohet edhe mbajtja e lagështisë optimale të ajrit për trangullin, e cila është më e madhe se 80%, dhe vepron negativisht në zhvillimin e mer-imangës së kuqe. Për shkatërrim biologjik të merimangës së kuqe mund të përdoret predatori natyror (Phytoseiulus persimilis), i cili ushqehet me merimangën e kuqe në të gjitha stadet e zhvillimit të saj.

Minerët gjethorë (Liriomyza trifolii, Liriomyza bryoniae, Phytomyza horticola janë insekte të

imëta që ushqehen me indin e gjethit dhe bëjnë korridore në vet gjethin. Paraqiten në fazat e frytdhënies së bimës. Masat për shkatërrim janë të ngjashme si te krahëbardha.

Tripsi (Trips sp.) i sulmon gjethet e reja dhe lulet. Dëme më të mëdha tripsi bën si bartës i sëmundjeve të ndryshme virusale-mozaikun. Shkatërrimi mund të bëhet me përdorimin e mjeteve kimike dhe me vendosjen e shiritave ngjitës në hapësirën e mbrojtur.

Page 312: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

312

Në periudhën e fundit rëndësi shumë e madhe i përkushtohet masave biologjike për mbrojtjen e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Në masa biologjike bëjnë pjesë kultivimi i përbashkët i bimëve të caktuara, gjatë së cilës ato i ndihmojnë njëra tjetrës në mbrojtje, përdorimi i bioinsekticideve, përdorimi i armiqve natyror të insekteve, përdorimi i mikroorganizmave parazit, shfrytëzimi i shiritave ngjitës, ose pllakave me feromone.

Për mbrojtje nga hyrja e dëmtuesve në hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohen edhe agrotekstili, për mbulimin e vrimave për ventilim.

Tabela: Bimët të cilat munden të kultivohen në hapësirat e mbrojtura për mbrojte nga

insektet

Lloji i bimës Mundësia për mbrojtje

Domatja Krimbi i madh i lakrës (miza)

Hudhra Baktericid dhe fungicid i përgjithshëm

Qepa Miza e karotës

Borzilok Miza

Rrika Brumbulli i patates

Bathra Nematodet

Luledhambi Nematodet

Trumza Krimbi i madh i lakrës, kërmij

Kumaku Krimbi i madh i lakrës, nematode

Fieri Kërmij, milingona

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej ku mund të paraqiten shkaktarët e sëmundjeve dhe dëmtuesit në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat janë sëmundjet më të shpeshta në hapësirat e mbrojtura?3. Çka shkakton vyshkja fuzarioze?4. Çka shfrytëzohet për shkatërrimin e krahëbardhës?5. Si shkatërrohet merimanga e kuqe?6. Çka shkaktojnë minerët gjethorë?7. Cilat dëme i shkakton tripsi?8. Cilat masa bëjnë pjesë në masa biologjike?

Page 313: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

313

Masat agroteknike gjatë prodhimit organik në hapësirat e mbrojtura

Masat agroteknike të cilat zbatohen në prodhimin organik në hapësirat e mbrojtura janë: përpunimi i tokës; përzgjedhja e materialit të farës dhe sorteve; mbjellja alternative; plehërimi; mbrojtja e bimëve; ujitja, etj.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës gjatë prodhimit organik, në hapësirat e mbrojtura, është i njëjtë me përpunimin e tokës në prodhimin konvencional. Përpunimi i tokës në prodhimin organik, në hapësirat e mbrojtura, mund të jetë përpunim bazë, plotësues dhe përpunim gjatë kohës së vegjetacionit. Përpunimi bazë i tokës në prodhimin organik bëhet deri në atë thellësi, në të cilën zhvillohet pjesa më e madhe e sistemit rrënjor. Përpunimi bazë i tokës bëhet me rrotul-lim sipërfaqësor dhe shkrifj e mesatarisht – të thellë të tokës. Lëvrimi i thellë i tokës me plug nuk rekomandohet. Për përpunimin e tokës shfrytëzohen kultivatorë me dhëmbëza, ose plug dy shtresor. Plugu dy shtresor e rrotullon tokën në thellësi prej 10 cm, kurse në 15 cm bëhet thërrmimi i tokës. Me lëvrim shkatërrohen pjesa më e madhe e barojave dhe insekteve të dëmshme dhe bëhet shkrifërimi i tokës. Në prodhimin organik kopshtar bëhet përpjekje që të zvogëlohet përpunimi i tokës, gjegjësisht të zvogëlohet lëvizja nëpër sipërfaqen e tokës dhe thellësia e lëvrimit të tokës. Kjo arrihet me përpunimin e reduktuar të tokës.

Përzgjedhja e materialit të farës dhe sorteve Duhet të shfrytëzohet vetëm material i farës, ose material për mbjellje, i cili është prod-

huar organikisht. Kur nuk mund të gjendet material i farës, ose material për mbjellje, i prod-huar organikisht për mbjellje me farë, mbjellje, ose rimbjellje mund të shfrytëzohet edhe ma-terial konvencional i farës dhe material për mbjellje i pa trajtuar. Është i ndaluar përdorimi i materialit të farës dhe për mbjellje i cili është gjenetikisht i modifi kuar. Për trajtim të materialit të farës dhe materialit për mbjellje në prodhimin organik të kopshtit mund të shfrytëzohen preparate natyrore vetëm kur ka nevojë.

Mbjellja alternative e kulturës

Mbjellja alternative është njëra ndër masat më të rëndësishme në prodhimin organik. Zbatimi i mbjelljes alternative duhet të mundësojë që në mënyrë natyrore të pengohet shu-mimi i tepërt i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve. Mbjellja alternative ndikon pozitivisht në zbërthimin dhe shfrytëzimin e plehrave, shfrytëzimin e barabartë të materieve ushqyese, shfrytëzim më të mirë të ujit, zvogëlim të humbjeve të humusit në tokë, etj.

Page 314: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

314

Plehërimi i tokës

Plehrat organik sigurojnë të ushqyerit bazë të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Plehrat organik mundësojnë ripërtëritjen e tokës, që ka rëndësi të veçantë për prodhimin organik.

Plehrat mineralik të përfi tuar përmes rrugës kimike janë të ndaluara për përdorim, në prodhimin organik të kopshtit .

Në prodhimin organik në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen plehu i stallës, osoka, dhe plehu i lëngshëm, torfa, kompostoja, biohumusi dhe plehra tjerë. Plehrat duhet të jenë të për-fi tuar nga ferma organike dhe nga kafshë të kultivuara në mënyrë ekstensive. Në prodhimin organik lejohet të përdoren plehrat mineralik me prejardhje natyrore. Plehrat mineralik, të cilët përdoren në prodhimin organik të kopshtit janë: fosfatet e papërpunuara, hiri nga druri, gjipsi, argjila për çimento, gëlqerja, argjila, sulfuri, etj.

Mbrojtja e bimëve

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat në prodhimin organik të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura bazohet në metodat dhe masat direkte dhe indirekte për mbrojtje integrale.

Në metodat dhe masat indirekte bëjnë pjesë përzgjedhja e drejtë e sorteve rezistuese, përzgjedhja e mbjelljes alternative përkatëse, humifi kimi, i tokës, përgatitja e rregullt dhe me kohë e tokës, përzgjedhja e drejtë e vendit për kultivimin e kulturave të perimeve, zgjedhja e kohës për marrjen e masave të caktuara agroteknike, llojllojshmëria e të mbjellave, vendosja e korridoreve ekologjike, etj.

Në metodat dhe masat direkte bën pjesë përdorimi i preparateve të caktuara të lejuara për mbrojtjen e kulturave të kultivuara. Masat direkte ndërmerren vetëm kur masat indirekte nuk mundësojnë mbrojtje të plotë.

Metodat dhe masat direkte ndahen në biologjike, kimike dhe fi zike. Në metodat dhe masat biologjike bën pjesë përdorimi i preparateve natyrore dhe për-

dorimi i armiqve natyror të shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Preparatet natyrore përgatiten nga ekstraktet e bimëve të caktuara si hithrat, pelini, rozmarina, etj. por mund të jenë të përgatitura edhe nga insekte të caktuara si preparate të bletëve. Armiqtë natyrorë të shkaktarëve të dëmeve dhe sëmundjeve janë predatorët dhe parazitët. Predatorët dhe paraz-itët gjinden në natyrë, por shpesh pamjaftueshëm, dhe për këtë është e nevojshme të shtohen artifi cialisht. Në masa biologjike bën pjesë edhe përdorimi i mjeteve për tërheqjen e insekteve mashkullore, ose femërore – feromonet.

Në metodat dhe masat fi zike bën pjesë shkatërrimi mekanik i barojave me herrje me dorë, ose me makinë, djegie e barojave me zjarr, mulçimi, ngritja e gardheve dhe vendosja e barrierave për pengimin e insekteve, etj.

Në metodat dhe masat kimike bëjnë pjesë përdorimi i mjeteve mbrojtëse, gjegjësisht preparate të sulfurit, bakrit, acidit sulfurik, miellit prej argjilës e disa tjera.

Page 315: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

315

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si bëhet përpunimi bazë i tokës në prodhimin organik të kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura?

2. Pse është e rëndësishme mbjellja alternative në prodhimin organik të kulturave të perimeve, në hapësirat e mbrojtura?

3. Pse është e rëndësishme zgjedhja e drejtë e mbjelljes alternative në prodhimin or-ganik të kopshtit?

4. Me çfarë plehrash mund të kryhet plehërimi në prodhimin organik të kulturave të perimeve,në hapësirat e mbrojtura?

5. Cilat janë metodat dhe masat biologjike për mbrojtje në prodhimin organik të kultur-ave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?

Vjelja (mbledhja) e perimeve

Te perimet që prodhohen në hapësirat e mbrojtura dallojmë pjekurinë teknologjike, fi ziologjike dhe transportuese.

Pjekurisë teknologjike e cila gjithashtu quhet edhe pjekuri teknike, ose ekonomike ndodh në fazën kur perimet kanë vlerë më të madhe ushqyese dhe vlerë shfrytëzuese. Në fazën e pjekurisë teknologjike prodhimet e perimeve kanë ngjyrë, shije, aromë karakteristike të caktuar. Pjekuria teknologjike te disa kultura të perimeve mund të paraqitet shumë herë.

Pjekuria fi ziologjike, ose botanike paraqitet në fund të vegjetacionit me pjekjen e fryteve dhe farës. Te disa kultura të perimeve pjekuria fi ziologjike dhe botanike mund të përputhen.

Pjekuria transportuese te kulturat e perimeve ndodhë disa ditë para pjekurisë teknologjike, kur prodhimet e perimeve e arrijnë madhësinë e duhur, por nuk janë plotësisht të pjekura. Në pjekurinë transportuese vilen kulturat e perimeve të cilat transportohen në largësi më të mëdha dhe te të cilat paraqitet pjekja plotësuese. Kulturat e perimeve, të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti vilen gjatë pjekurisë transportuese, ose teknologjike.

Përcaktimi i kohës së vjeljes për perimet në hapësirat e mbrojtura mund të bëhet në bazë të vlerësimit vizual, çmimeve të parashikuara të prodhimit, rendimentit, kohës së nevo-jshme për transport të prodhimit në treg dhe kushteve të sipërfaqes prodhuese.

Vjelja e perimeve në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti bëhet me dorë, por mund të bëhet edhe me makinë.

Vjelja mund të jetë e njëhershme, ose sukcesive (shumëhershme). Vjelja sukcesive më së shpeshti bëhet me dorë dhe praktikohet te kulturat, te të cilat

frytet arrijnë në mënyrë sukcesive për vjelje (domatja, trangulli, speci).Gjatë vjeljes së njëhershme vilen të gjitha frytet (të gjelbra, të pjekura, ose tepër të

pjekura). Vjelja e njëhershme zbatohet te kulturat, frytet e të cilave piqen për njëherë. Kualiteti i perimeve pas mbarimit të vjeljes, në masë të madhe varet nga shkalla e dëmtimeve mekan-ike gjatë vjeljes, nga vlerësimi i drejtë i momentit të vjeljes, nga kushtet në hapësirën e mbro-jtur në momentin e vjeljes, nga turgori dhe temperatura e perimeve, etj.

Perimet të cilat janë të dedikuara për transport më afatgjatë duhet të vilen para arritjes së pjekurisë maksimale, por të mos jenë plotësisht të gjelbra, pasi që në këtë rast frytet piqen

Page 316: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

316

gjatë transportit dhe deponimit dhe kanë shije dhe kualitet shumë më të dobët nga ato që piqen në mënyrë natyrale në vet bimën.

Gjatë vjeljes së perimeve duhet pasur kujdes të mos lëndohen frytet dhe pjesët tjera të bimës, për shkak se prodhimet e dëmtuara shpejt prishen, kalben dhe paraqesin rrezik për prodhimet e shëndosha me të cilat preken.

Sipas dedikimit të prodhimit, gjegjësisht sipas kohës së arritjes së prodhimeve të peri-meve për vjelje, ekzistojnë katër sezone prodhuese: sezoni i hershëm prodhues (dimëror, ose prodhim jashtë sezonit), sezoni i prodhimit mesatarisht të hershëm (prodhimi i hershëm i fushës), sezoni i vonshëm prodhues (prodhimi veror) dhe sezoni shumë i vonshëm prodhues (prodhimi vjeshtor). Me sezonet prodhuese të cekura përcaktohen edhe afatet e vjeljes së prodhimeve të perimeve.

Sezoni i hershëm prodhues (dimëror) fi llon me brymën dhe ngricat e para të fuqishme vjeshtore, gjegjësisht nga fundi i i sezonit shumë të vonshëm (vjeshtor), dhe deri në fund të majit dhe në fi llim të qershorit. Gjatë sezonit të hershëm, perimet që e preferojnë nxehtësinë dhe disa perime rezistuese në të ftohtët, kultivohen në hapësira të mbrojtura, kurse perimet e prodhuara shfrytëzohen për konsumim të freskët. Vjeljet e perimeve fi llojnë nga shkurti dhe bëhen në mënyrë sukcesive, deri në fund të sezonit dimëror.

Sezoni prodhues mesatarisht i hershëm (i hershëm i fushës) fi llon nga fundi i sezonit prod-hues dimëror dhe zgjat deri në fund të korrikut. Si edhe te ajo e mëparshmja, edhe te ky sezon prodhues perimet e prodhuara shfrytëzohen si të freskëta, për shkak të çmimeve të larta në treg në këtë periudhë. Kultivohen llojet që e preferojnë nxehtësinë dhe ato rezistuese në të ftohtët.

Sezoni prodhues i vonshëm (veror) fi llon pas mbarimit të sezonit të hershëm të fushës dhe zgjat deri në fund të shtatorit dhe në fi llim të tetorit. Në këtë sezon vilen perimet që janë kultivuar si kultura plotësuese në hapësirat e mbrojtura.

Sezoni prodhues shumë i vonshëm (vjeshtor) fi llon nga fundi i sezonit të vonshëm prod-hues (veror) dhe zgjat deri në fi llim të sezonit të hershëm (dimëror). Llojet e perimeve rez-istuese në të ftohtët kultivohen në vend të hapur, kurse perimet që e preferojnë nxehtësinë domosdo kultivohen, ose kultivohen në mënyrë plotësuese, në hapësirë të mbrojtur.

Koha e prodhimit dhe vjeljes së prodhimeve të perimeve mund të përshtatet edhe sipas nevojave të tregut për prodhime të perimeve të caktuara të freskëta. Për sa i përket nevojave të tregut për perime të freskëta ekzistojnë dy drejtime në prodhimtari: prodhim koordinuar (në kohë të caktuar) dhe prodhim sezonal.

Prodhimi i koordinuar (i pandërprerë) i prodhimeve të perimeve bazohet në pajtueshmërinë e kërkesave për llojin e caktuar dhe kategorinë e perimeve me mundësinë për prodhimin e tij.

Prodhimi sezonal bazohet në konsumimin dhe shfrytëzimin e perimeve sipas arritjes së tyre në treg në kushte të prodhimit të zakonshëm pa zbatimin e hapësirave të mbrojtura, ngrohjes, nxitjes, dhe masave tjera.

Page 317: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

317

Tema

KULTIVIMI I DOMATES NË

HAPËSIRAT E MBROJTURA

Page 318: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

318

Page 319: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

319

Prodhimi i domates në hapësira të mbrojtura

Domatja është njëra ndër kulturat më të rëndësishme në hapësirat e mbrojtura. Mundet me sukses të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura. Domatja në hapësirat e mbroj-tura më së shpeshti kultivohet si kulturë kryesore. Prodhimi i domates në hapësira të mbro-jtura mund të zhvillohet gjatë tërë vitit. Për prodhimin e domates në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen sorte të larta.

Koha e kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura varet nga dedikimi i prodhimit, nga karakteristikat morfologjike dhe biologjike të sortës dhe tipit të hapësirës së mbrojtur. Domatja në hapësirat e mbrojtura kultivohet me prodhim paraprak të rasatit. Prodhimi i rasa-tit mund të bëhet në vet hapësirën e mbrojtur, ose në ndonjë objekt tjetër.

Në hapësirat e mbrojtura mund të organizohet prodhimi i domates gjatë tërë vitit.

Sortet

Në hapësirat e mbrojtura të larta (sera prej qelqi dhe plastike) kultivohen sortet e larta (indeterminante) dhe hibride të domates. Si sorte të cilat hasen në hapësirat e mbrojtura të larta janë Red Robin, Lido, Cazanova, Petula, Arleta, Suso, Pando, Bonset, etj.

Në objekte më të ulëta kultivohen sortet gjysmë të larta dhe të ulëta të domates. Si sorte që kultivohen në këto objekte janë Priska, Luka, Balkan, Balka, Baja, etj.

Përveç me ngjyrë të kuqe të frytit hasen edhe sorte të domates me ngjyrë të verdhë (Yellow pear, Azoychka, Gold nugget Sunray), sorte me fryte të portokallta të gjelbra (Green zebra), sorte me ngjyrë të verdhë të kuqe (Elberta girl) dhe sorte me fryte shumë të mëdha (Pik red, Pik raid).

����� 171 $���� ��� ����� 172 T�� ���

����� 173 �������� ��� ����� 174 O���� ���

Figura 171 Domatja e kuqe Figura 172 Domatja e verdhë

Figura 173 Domatja e portokalltë Figura 174 Domatja e larme

Plehërimi

Page 320: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

320

Domatja zhvillon masë të madhe mbitokësore, dhe për këtë shkak ka nevojë të madhe për materie ushqyese, gjegjësisht ka nevojë edhe për makro dhe për mikroelemente. Nevoja më të mëdha për materie ushqyese, domatja ka në fazat e hershme të zhvillimit. Për plehërim të domates në hapësirat mbrojtura shfrytëzohet plehrat organik dhe mineralik. Plehu i stallës shtohet në sasi prej 6-10 kg/m2 plehra NPK. Rreth ½ nga plehrat mineralik shtohet para rim-bjelljes, ndërsa ½ e mbetur shtohet si ushqim plotësues 2-3 herë gjatë vegjetacionit.

Për plehërim të domates e cila kultivohet në hapësirat e mbrojtura është e nevojshme të shfrytëzohen plehrat mineralik kompleks të cilët në vete përmbajnë mikroelemente. Për plehërim posaçërisht të përshtatshëm janë plehrat që përmbajnë bor, mangan, zink, magnez, klor, dhe bakër. Plehërimi me plehra mineralik duhet të përshtatet me fazën e zhvillimit të domates. Me sistemin për ujitje “pikë për pikë” të ushqyerit bëhet me procesin e ujitjes.

Prodhimi i rasatit

Koha e prodhimit të rasatit varet nga tipi i hapësirës së mbrojtur në të cilën kultivohet domatja, kushtet klimatike në regjion dhe nga tipi i prodhimit. Te domatja, nga mbirja e deri në fi llim të lulëzimit nevojiten 50-75 ditë, prej lulëzimit e deri te pjekja e fryteve 40-50 ditë, gjegjësisht prej mbirjes e deri te vjelja e domates kalojnë 110-130 ditë. Kjo duhet të merret parasysh gjatë planifi kimit të kohës për mbjellje me farë. Për prodhim në hapësirat e mbroj-tura mund të shfrytëzohet rasat i piketuar dhe i pa piketuar.

Kur shfrytëzohet rasati i piketuar mbjellja bëhet në lehë, sëndukë, ose në kontejnerë. Për mbjellje me farë shfrytëzohen 8-10 gram farë në 1 m2 sipërfaqe. Para mbjelljes së farës me shenjë bëhen rendet në distancë prej 5 cm. Fara vendoset në lehë (në rende) dhe mbulohet me shtresë plehu të djegur stalle, me trashësi 2 cm. Për mbjellje të farës mund të shfrytëzohen edhe shirita dy shtresorë prej letre, në të cilët vendoset fara. Pastaj fara me letrën dy shtresore vendoset në lehë.

Tabela: Afatet për mbjellje të domates në sera prej qelqi dhe plastike

Tipi i objektit Periudha e vjeljes Mbjellja me farë Mbjellja Fillimi i vjeljes

Objekt me ngrohjeDimër 15.08-01.10 01.11-20.12 01.01-20.02

Pranverë e hershme 20.11-10.12 20.01-20.02 20.03-20.04

Objekt pa ngrohje

Pranverë 15.01-10.02 20.03-10.04 15.06-20.06

Verë 01.03-10.03 25.04-30.04 25.06-10.07

Vjeshtë 10.05-30.05 15.06-05.07 20.09-10.10

Domatja mbin për 5-7 ditë. Pas mbirjes së farës bëhet zvogëlimi i temperaturës në hapë-

sirën e mbrojtur për disa shkallë, në krahasim me temperaturën optimale. Pas 5-7 ditëve tem-peratura përsëri ngritët deri në temperaturën optimale, e cila është e nevojshme për zhvil-limin e rasatit.

Page 321: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

321

Piketimi bëhet 3 javë pas mbirjes së rasatit. Për pik-etim shfrytëzohen katrorë ushqyes, saksi, qese plastike, ose kontejnerë. Piketimi bëhet në distancë prej 10 cm x 10 cm, ose 8 cm x 8 cm.

Gjatë piketimit bima vendoset në substrat deri te gjethet e kotiledoneve.

Piketimi i rasatit te domatja mund të kryhet dy herë.Disa ditë pas piketimit bëhet mbrojtja e rasatit nga

rrezatimi i tepërt i diellit me hijezim.

Pas pranimit (zënies) të rasatit temperatura në hapësirën mbrojtur mbahet në 22-250C gjatë ditës dhe 18-210C gjatë natës. Gjatë kohës së vranët temperatura duhet të jetë rreth 200C. Për rimbjellje të sipërfaqes prej 1 ha piketohen rreth 30.000 bimë gjatë prodhimit të hershëm të domates, 40.000-45.000 bimë gjatë prodhimit mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm.

Gjatë prodhimit të rasatit direkt në saksi, katrorë ushqyes, kontejnerë, ose rasatit, i cili nuk do të piketohet, mbjellja e farës bëhet disa ditë më vonë. Rasat i pa piketuar duhet të rrallohet me kohë, që të mos vijë deri te rritja e tepërt (dendësimi) e ra-satit.

Përkujdesja për rasatin bëhet me ndërmarrjen e masave vijuese: ujitja, të ushqyerit plotësues, ajrosja, lufta kundër së-mundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj.

Rimbjellja

Rasati i domates për rimbjellje në hapësir-at e mbrojtura duhet ti ketë këto karakteristika, lartësinë e kërcellit 25-30 cm, trashësinë e kërcellit 0,8-1 cm, masën e pjesës mbitokësore 6-8 gram, materien e thatë në pjesën mbitokësore prej 11-13%, 6-8 gjethe të mëdha, të formuara, me ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe me zhvillimin e luleve të para. Vjetërsia e rasatit të domates për rimbjellje është rreth 60-70 ditë për prodhim të hershëm, 50-60 ditë për prodhim mesatarisht të hershëm dhe 30-40 ditë për prodhim të vonshëm.

Figura 175 Rasati i piketuar

Figura 176 Rasati i piketuar

Figura 177 Rimbjellja e domates

Page 322: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

322

Gjatë rimbjelljes temperatura e tokës në thellësi 15-20 cm duhet të jetë rreth 180C.Rimbjellja e domates në hapësirat e mbrojtura bëhet në rende në distancë prej 80 cm x

40 cm, te sortet e ulëta dhe 60-80 cm x 30 cm te sortet e larta. Skajet e rendeve duhet të jenë të larguara 40 cm nga konstruksioni. Rimbjellja mund të jetë në shirita dy rendorë me distancë prej 80-90 cm + 40-50 cm x 20-30 cm. Gjatë rimbjelljes është e nevojshme që bima të vendoset disa cm më thellë në tokë, në krahasim me thellësinë e mëparshme, që të mund të zhvillohen rrënjët adventive. Pas rimbjelljes është e nevojshme të bëhet ujitja me shtim të 2-3 litra ujë, në secilën bimë veçmas.

Figura 178 Skema e rimbjelljes së rasatit - majtas në rende, djathtas në shirita

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej çka varet koha e prodhimit të domates në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat sorte shfrytëzohen për prodhimin e domates në hapësirat e mbrojtura të larta?3. Cilët plehra shfrytëzohen për plehërim të domates në hapësirat e mbrojtura?4. Sa kohë kalon prej mbirjes deri te vjelja e parë e domates?5. Sa farë përdoret për prodhimin e rasatit të domates në hapësirën e mbrojtur?6. Kur kryhet piketimi te domatja?7. Sa bimë janë të nevojshme të prodhohen për rimbjellje të sipërfaqes prej 1 ha në hapësirat e mbrojtura?8. Çka duhet të bëhet me rasatin e pa piketuar?9. Në çfarë distance rimbillet domatja në hapësirat e mbrojtura?10. Me sa litra ujë bëhet ujitja pas rimbjelljes?

80 cm

40 cm

40-50 cm80-90 cm

20-30 cm

Page 323: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

323

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për domaten në hapësirat e mbrojtura përbëhet nga ndërmarrja e shumë masave. Masat që ndërmerren ndahen në masa standarde dhe masa speciale. Prej masave standarde ndërmerren ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Masat speciale janë vendosja e mbështetësve, këputja e kërcejve anësorë, këputja e ma-jave, largimi i gjetheve të poshtme, pluhurimi plotësues, etj.

Ujitja

Ujitja e domates në hapësirat e mbrojtura është masë e rregullt. Për ujitje të domates në hapësira të mbrojtura shfrytëzohen brazdat, ose sistemet me mikrospërkatës, spërkatës, dhe sistemi ,,pikë për pikë”. Ujitja mund të kombinohet edhe me plehërimin, me përdorimin e sistemit për fertirigim.

Deri te formimi i fryteve domatja kërkon më pak lagështi të tokës, gjegjësisht 7-75% nga KUF. Kurse në fazën e frytdhënies lagështia e tokës duhet të jetë 80-85%. Duhet pasur kujdes në lagështinë e ajrit, pasi që domatja kërkon lagështi relative të ajrit prej 65-70%. Gjatë lagështisë më të madhe të ajrit krijohen kushte të volitshme për paraqitjen e sëmundjeve.

Temperatura e ujit për ujitje duhet të jetë 20-250C. Ujitja gjatë ditëve me diell duhet të bëhet në orët e para ditës. Pas ujitjes duhet të bëhet ajrosja e hapësirës së mbrojtur. Në fazat fi llestare të zhvillimit domatja ujitet me normë prej 15-20 l/m2, kurse në fazën e frytdhënies norma është 30-40 l/m2. Ujitja bëhet në çdo 7-10 ditë, ose më shpesh nëse shfrytëzohet siste-mi “pikë për pikë”.

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit plotësues i domates në hapësirat e mbrojtura bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Të ushqyerit e parë plotësues bëhet në fazën e rrënjëzimit intensiv të domates, në kom-binim me prashitjen e parë 7-10 ditë pas rimbjelljes, duke shtuar të përdorurit e 20-30 gram/m2 plehra NPK.

Të ushqyerit e dytë plotësues bëhet në fazën e formimit të fryteve te lulesat e para, rreth 18-20 ditë pas të ushqyerit të parë duke shtuar plehra azotik dhe fosforik. Të ushqyerit e tretë plotësues bëhet në fazën e frytdhënies intensive duke shtuar rreth 10-15 gram/m2 plehra NPK.

Për ushqim plotësues të domates mund të përdoren edhe plehrat foliarë fuksal, ferti-karol, etj. Gjatë paraqitjes së shiritave të bardhë në gjethin me ushqim foliar duhet të shtohet edhe 1% tretësirë e magnezit. Të ushqyerit foliar mund të kombinohet edhe me përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Të ushqyerit foliar bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Shumë më efi kase është nëse të ushqyerit plotësues bëhet përmes sistemit ,,pikë për pikë”.

Page 324: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

324

Prashitja

Prashitja e domates në hapësirat e mbrojtura kryhet një javë pas rimbjelljes së domates.Prashit-ja më së shpeshti kombinohet me të ushqyerit dhe me mbushjen e domates. Prashitja bëhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Me prashitje bëhen 1-2 mbushje të domates me qëllim që të zhvillo-hen rrënjët adventive, por edhe që të përmirëso-het të ushqyerit e domates.Gjatë shfrytëzimit të sistemit “pikë për pikë” nuk ka nevojë për mbushje të domates.

Mulçimi

Mulçimi (mbulimi me materiale të ndryshme) te domatja e kultivuar në hapësirat e mbrojtura ndikon pozitivisht në zhvillimin e bimës.

Mulçimi i domates në hapësirat e mbro-jtura e zvogëlon nevojën për prashitje, paraq-itjen e barojave, avullimin nga toka, nevojën për ujitje, etj. Mulçimi ndikon pozitivisht edhe në ngrohjen e tokës.

Mulçimi i tokës te domatja mundëson rritje dhe zhvillim më të shpejtë të domates.

Për mulçim të domates në hapësira të mbrojtura mund të përdoret kashta, byku, fo-lia e zezë, mulç letër, agrotekstil dhe material tjetër.

Ajrosja

Ajrosja është masë e domosdoshme gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtu-ra, me të cilën bëhet rregullimi i përmbajtjes së ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë. Ajrosja duhet të bëhet vazhdimisht edhe gjatë muajve të dimrit. Ajrosja gjatë kohës së ftohtë dhe me erë është afatshkurtër dhe kryhet në pjesën më të nxehtë të ditës në periudhën prej orës 11-14, me hapje alternative të ajrorëve, në atë anë e cila është e kundërt me fryerjen e erës.

Ajrosja gjatë kohës së nxehtë bëhet me hapje të vrimave për ventilim për një periudhë më të gjatë kohore gjatë ditës.

� Figura 179 Prashitja e domates në

hapësirë të mbrojtur

%

Figura 180 Mulçimi i domates

Page 325: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

325

Rregullimi i temperaturës

Rregullimi i temperaturës është masë e domosdoshme gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura. Rregullimi i temperaturës bëhet me rregullimin e sistemit për ngrohje në hapësirën e mbrojtur dhe me sistemin për ajrosje.

Gjatë temperaturave të larta pa ndriçim të mjaftueshëm diellor bimët etiolojnë. Gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura duhet të mbahet regjimi i temperaturës siç vijon:

Koha e vranët – temperatura ditore duhet të jetë 18-200C, kurse gjatë natës 14-160C; Koha me diell – temperatura ditore duhet të jetë 24-300C, kurse gjatë natës 16-180C.Temperatura në hapësirën e mbrojtur nuk duhet shpejt të ndryshojë, pasi që çdo rritje,

ose zvogëlim i përnjëhershëm i temperaturës shkakton shok te bimët dhe ndikon negativisht në gjendjen e përgjithshme të bimës. Temperaturat nën 150C dhe mbi 300C ndikojnë nega-tivisht edhe në krijimin e polenit dhe pluhurimin e bimës. Temperatura e ulët e tokës ndikon negativisht në aktivitetin e sistemit rrënjor, gjatë së cilës ai e redukton aktivitetin e tij.

Tabela: Tipat e ngrohjes sipas periudhës së prodhimit të domates

Sezoni i prodhimit Koha e

mbjelljes

Koha e

rimbjelljes

Fillimi i vjeljes Lloji i ngrohjes

Dimërore e hershme 1-10 gusht 1-15 shtator Fillimi i dhjetorit Plotësisht e ngrohur

Dimërore 15 shtator 1-15 nëntor Fundi i janarit Plotësisht e ngrohur

Pranverore e hershme Nëntor Janar Mars Plotësisht e ngrohur

Pranverore 15-30 dhjetor 15-28 shkurt Fundi i prillit Pjesërisht e ngrohur

Vjeshtore e vonshme 15-30 qershor 15-30 korrik Fillimi i shtatorit Ngrohje mbrojtëse

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa për përkujdesje zbatohen gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?2. Si bëhet ujitja e domates në hapësirat e mbrojtura?3. Kur bëhet të ushqyerit plotësues i domates në hapësirat e mbrojtura?4. Sa prashitje kryhen gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura?5. Pse zbatohet mulçimi gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura?6. Kur bëhet ajrosja e domates në hapësirat e mbrojtura?7. Si bëhet rregullimi i temperaturës gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbroj-

tura?

Page 326: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

326

Dozimi me CO2

Për kultivim të suksesshëm të domateve në hapësira të mbrojtura është e nevojshme të bëhet rritja e koncentrimit të CO2. Mungesa e CO2 mundet të shkaktojë zvogëlimin e intens-itetit të fotosintezës, kurse me këtë edhe zvogëlimin e rritjes dhe zhvillimit të domates dhe zvogëlimin e lartësisë dhe kualitetit të rendimenteve.

Mënyra më e thjeshtë për rritjen dhe përmbajtjes së CO2 është me ndezjen e gazit naty-ror, vajgurit, parafi nës, metanit, propanit ose materie tjetër. Në këtë mënyrë dukshëm rritet koncentrimit i CO2, ndërsa rendimentet e domates mund të rriten edhe për 20-50%.

Lidhja për mbështetës

Sortet e larta dhe disa gjysmë të larta të domates nuk mund ta mbajnë kërcellin drejt, dhe për këtë shkak kultivohet me mbështetës. Mbështetja e domates në hapësira të mbrojtu-ra mund të bëhet me lidhje të bimës për hunj, për konstruksionin bartës, me vendosjen e sh-palirëve (kordonëve) nëpër gjatësinë e rendeve, etj.

Lidhja e domates për konstruksionin bartës bëhet me litar, fi je lidhëse, ose tel. Njëra pjesë e litarit lidhet për konstruksionin mbulues, ndërsa pjesa tjetër për bazën e bimës.

Gjatë rritjes litari endet rreth bimës, çdo-herë nën lule që të mos dëmtohen, ose të mos shkaktohet rënie e luleve.

Domatja mund të kultivohet edhe në sh-palirë nga teli i zinkuar, të zgjatur në shtylla druri të cilat vendosen në distancë prej 5 metrave.

Mbështetja e domates për shpalirët jep mundësi për shfrytëzim më të madh të dritës dhe kalim më të lehtë dhe punë me bimën. Gjatë ngritjes së shpalirëve mbi rende, në lartësi prej 2-2,5 metra, vendoset dhe zgjatet e shtrëngohet teli, në të cilin lidhet litari. Skaji tjetër i litarit lidhet për bazën e bimës, ose përforcohet në tokë.

Lidhja e bimës kryhet disa ditë pas rimbjelljes. Për mbështetje të domates mund të shfrytëzohen edhe hunj. Hunjtë ngulen në afërsi direkte të bimës dhe domatja lidhet për hunj në disa vende.

Largimi i gjetheve të poshtme

Gjatë kohës së vegjetacionit, veçanërisht në pjesën e dytë të vegjetacionit, një pjesë e gjetheve te domatja fi llojnë të zverdhen dhe e humbin funksionin e tyre.

Largimi i gjetheve kryhet në çdo 10-15 ditë dhe varet nga pjekuria e frytit. Më së shpeshti largohen gjethet nën frytet e pjekura, gjatë së cilës duhet pasur kujdes që të mos vijë deri te dëmtimi i fryteve, ose të kërcellit.

Figura 181 Lidhja e domates

Page 327: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

327

Këputja e kërcejve anësorë (fi lizimi)

Këputja e kërcejve anësorë është masë e obligueshme gjatë kultivimit të sorteve të larta të domates, pasi që domatja është bimë shkurrake, e cila vazhdimisht degëzohet. Nëse lihen të gjitha degët, domatja jep fryte të imëta të cilat më vonë piqen.

Me këputje të kërcejve te domatja arrihet rregullimi i rritjes dhe frytdhënies. Këputja e kërce-jve anësorë te domatja bëhet me largimin e kërce-jve anësorë (fi lizim), të paktën një herë në javë, kur kërcejtë anësorë arrijnë madhësinë prej 4-5 cm.

Me këputje të kërcejve anësorë duhet të fi l-lohet pas paraqitjes së kërcellit të parë anësor dhe nuk duhet lejuar vonesën në zbatimin e kësaj mase. Sortet e larta të domates të cilat kultivohen në hapë-sirat e mbrojtura mund të formohen në një, dy, ose më shumë kërcej.

Gjatë kultivimit në një kërcell hiqen të gjitha sythet anësore të kërcellit kryesor.

Gjatë kultivimit në dy kërcej, afër kërcellit qendror lihet edhe kërcelli anësor, i cili formo-het nën degën e parë të lules.

Gjatë kultivimit në një kërcell arrihet prodhimi më i hershëm me fryte të mëdha, kurse gjatë kultivimit në dy kërcej përfi tohet prodhim i mëvonshëm me fryte më të vogla, por me rendimente më të larta.

Këputja e majës (dekaptimi)

Këputja e majës është gjithashtu masë e rregullt. Faza e zhvillimit të domates, në të cilën bëhet kjo masë varet nga koha e prodhimit të domates.

Te prodhimi pranveror i domateve në hapësira të mbrojtura këputja e majës bëhet mbi 8-10 lule, zakon-isht në gjysmën e majit.

Te prodhimi vjeshtor i domateve këputja e majës bëhet mbi 4-6 lule, në fi llim të tetorit.

Te prodhimi dimëror dhe i hershëm pranveror bima e domates lihet deri në lartësinë e konstruksionit.

� 182 �Figura 182 Domatja në hapësirë të

mbrojtur

Figura 183 Lartësia e kultivimit

të domates në serë prej plastike

Page 328: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

328

Gjatë këputjes së majës, sipas rregullës çdoherë mbi degën e fundit të lules lihen 2-3 gjethe.

Pluhurimi plotësues

Nevoja për pluhurim plotësues te domatja në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti paraqitet gjatë kultivimit në periudhën dimërore dhe gjatë paraqitjes së kohës së vranët për një periudhë më të gjatë.

Te domatja në hapësirat e mbrojtura mund të zbatohen disa mënyra të pluhurimit. Për pluhurim mund të shfrytëzohen procedura mekanike, mjete kimike dhe metoda biologjike.Nga procedurat me-kanike për pluhurim mund të zbatohet shkundja e bimës dhe luleve, gjatë së cilës mundësohet pëlcitja e qeskave të polenit dhe fekondi i pistilit.

Si mjete kimike shfrytëzohen biostimuluesit dhe preparatet hormonale, më të cilat spërkaten lulet e domates. Shfrytëzohen tretësira të Tomatin, ose Tomafi ks në koncentrim prej 0,6-0,8%. Spërkatja bëhet në orët e hershme të mëngjesit. Në hapësirat e mbrojtura më të vo-gla zbatohet njomja e luleve në tretësirën me këto mjete.

Metodat biologjike zbatohen me futjen e insek-teve të cilat e kryejnë pluhurimin e luleve. Për këtë qëllim shfrytëzohet futja e koshereve me bletë të posaçme, ose brumbuj.

Përdorimi i brumbujve është mënyra më e mirë e pluhurimit dhe has në përdorim më të madh në hapësirat mbrojtura. Në hapësirat e mbrojtura vendosen kosheret në të cilat jetojnë brumbujt të cilët e kryejnë pluhurimin. Brumbujt lehtë orientohen në hapësirat e mbrojtura, shumë pak e sulmojnë njeriun, fl uturojnë shumë shpejt prej lules në lule, mund të punojnë edhe në temperatura të ulëta edhe gjatë kohës së vranët, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Pse bëhet dozimi me CO2 gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?2. Si kryhet lidhja e domates në hapësirat e mbrojtura?3. Pse bëhet largimi i gjetheve të domates në hapësirat e mbrojtura?4. Çka arrihet me këputje të kërcejve anësorë gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura?5. Çfarë fryte përfi tohen gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura në dy kërcej?6. Çka arrihet me këputje të majës gjatë kultivimit të domates në hapësirat e mbrojtura?7. Pse zbatohet pluhurimi plotësues i domates në hapësirat e mbrojtura?8. Cilat mjete shfrytëzohen për pluhurim plotësues të domates në hapësirat e mbroj-

tura?

Figura 184 Domatja e

pllenuar keq

Page 329: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

329

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Domatja e cila kultivohet në hapësira të mbrojtura sulmohet nga sëmundjet dhe dëm-tuesit e njëjtë, si edhe domatja e cila kultivohet në vend të hapur.

Mbrojtja e domates nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat fi llon me dezinfektimin e tokës. Në hapësirën e mbrojtur është e nevojshme të zbatohet mbrojtja integruese, gjatë së cilës përparësi do ti jepet përdorimit të metodave dhe procedurave të cilat mundësojnë prodhimin e ushqimit të shëndoshë, gjegjësisht përparësi duhet ti jepet përdorimit të masave preventive dhe masave dhe procedurave biologjike në krahasim me masat dhe procedurat kimike.

Masat dhe procedurat kimike duhet të zbatohen vetëm kur të gjitha masat tjera nuk japin rezultate në asgjësimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të domates në hapësira të mbrojtura janë dëmtuesit e tokës, krahëbardha, morrat bimorë, merimanga e kuqe, minjtë, shpendët, etj.

Tabela: Dëmtuesit te domatja dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Dëmtuesi Emri latinisht Mënyra e parandalimit dhe

asgjësimit

Mbrojtja organike

Dëmtuesit e tokës Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae

Masa preventive Galation G 5 me shtim të 20-25 kg/ha

masa preventivembjellja alternative

Krahë bardha Trialeurodes vaporiariorum

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Tolstar Me koncentrim 0,05 %Decis EC me koncentrim prej 0,05%

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik shfrytëzimi

i parazitëve Encarsia formosa biopreparat në bazë të Verticilium lekoni

Merimanga e thjeshtë e kuqe

Tetranychus urticale

Masa preventiveTolstar 10 ECme koncentrim prej 0,05 %Omit 57 Eme koncentrim prej 0,1%

shfrytëzimi i grabitqarit (predatorit) Phytoseiulus persimilis me trajtimin e vatrave me insekticid të lejueshëm

Nematode Meloydogynae Masa preventiveBasamid granulat në sasi prej 60 gram/m2

Zuvapinnë sasi prej 0,25 gram/m2

zbatimi i mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (drithëra, bishtajorë, kultura qepore) shfrytëzim i llojeve rezistuese.

Morrat gjethorë Myzus persicae Macrosiphum euphorbiaeAphids gossypii

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Konfi dorme konentrim 0,05 – 0,1 %Decis EC me koncentrim prej 0,05%

lirimi i grabitqarëve në hapësira mbrojtëseChyrsopela carneaAphidius colemaniHarmonia axyridistrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Sëmundje më të shpeshta te domatja e kultivuar në hapësira të mbrojtura janë bastra, njollosja e zezë, njollosja e gjetheve, kalbja e rrënjës dhe pjesës mbitokësore të kërcellit, viroza

Page 330: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

330

të ndryshme, etj. Asgjësimi i sëmundjeve bëhet me zbatimin e masave preventive dhe masave direkte.

Prej masave preventive në asgjësimin e sëmundjeve që ndërmerren janë mbjellja alter-native, largimi dhe shkatërrimi i mbeturinave bimore, dezinfektimi i tokës, mbajtja e higjienës në objekt dhe jashtë tij, shkatërrimi i bartësve (vektorëve) të sëmundjeve, etj.

Tabela: Sëmundjet e domates dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Sëmundja Shkaktari Mënyra e pengimit,asgjësimit Mbrojtja organike

Bastra Phytophthora infestans

Bactocid 50në koncentrim prej 0,5-0,75 % gjegjësisht me 5-7 kg/haCineb S 65në koncentrim prej 0,2-0,3 % gjegjësisht me 2-3 kg/ha

mbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshë dezinfektim biologjik i farësshkatërrimi i bimëve të sëmuraspërkatja preventive me 1% çorbë bordoleze, 0,2% “Shampion”, ose preparate tjera të bakrit

Njollosja e zezë

Alternaria solani

Ditan M 45në koncentrim prej 0,2-0,25 %, gjegjësisht me 2-2,5 kg/haAntrakolnë koncentrim prej 0,2-0,25 %, gjegjësisht me 2-2,5 kg/ha

Mbjellje alternative shumëvjeçare përdorimi i farës së shëndoshë

Vyshkja verticilioze

Verticilium alboatrum Vericilium dahliae

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

dezinfektim i substratitmirëmbajtja optimale e regjimit ushqyes dhe ujor-ajrorkultivim i llojeve rezistueseshfrytëzim i superparazitit Hausfordia pulvinatambjellje alternativeshkatërrim i bimëve të sëmura

Vyshkja fuzarioze

Fusarium oxisporumsp. lycopersici

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

dezinfektim i substratitmirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshëkultivim i llojeve rezistueseshfrytëzim i superparazitit Hausfordia pulvinatashkatërim i bimëve të sëmura

Kalbja e bardhë

Sclerotinia sclerotiorum

Ronilan-tretje me koncentrim 0,1%, Sumilske-tretje me koncentrim 0,1%,

mbjellje alternativedezinfektim i substratit mirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorshkatërim i bimëve të sëmura

Njollosja e zezë bakteriale

Pseudomonas syringae pv. tomato

Bactocid S 50-me koncentrim 0,5%

shkatërim i mbeturinave nga bimët e sëmurambjellje alternativekultivim i llojeve rezistueseprodhimi i rasatit të shëndoshë

Sëmundjet virusale

Tobacco mosaic virusCucumber mosaic virusTomato spotted wilt virus

Zgjedhja e llojeve rezistuese mbjellje alternativedezinfektim i substratitshkatërrim i mbeturinave nga bimët e sëmuradezinfektim i mjetit në mënyrë të lejueshme

Page 331: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

331

Barojat te domatja e kultivuar në hapësira të mbrojtura paraqiten shumë rrallë, megjithatë nëse paraqiten me numër të madh mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fazat fi llestare të zhvillimit të së mbjellës.

Shkatërrimi i barojave në hapësirën e mbrojtur duhet të bëhet me dorë, me shkulje të barojave, ose me zbatimin e masave agroteknike prashitje dhe përpunim të tokës ndërmjet rendeve. Kontribut të madh në asgjësimin e paraqitjes së barojave jep edhe masa e mulçimit.

Barojat mund të shkatërrohen edhe me përdorimin e herbicideve para vet mbjelljes. Përdorimi i herbicideve pas rimbjelljes dhe gjatë kohës së vegjetacionit duhet të jetë i kufi zuar edhe nëse nuk paraqitet nevojë e madhe të mos zbatohet, gjegjësisht barojat të shkatërrohen me shkulje, ose prashitje.

Para mbjelljes për shkatërrim të barojave në hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohet Trefl an EC 48 në sasi prej 2 l/ha me inkorporim të detyrueshëm në tokë në thellësi prej 5-8 cm.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave masa përbëhet mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?2. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e krahëbardhës gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?3. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e njollosjes së zezë gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?4. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e vyshkjes fuzarioze gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?5. Cilat masa ndërmerren për asgjësimin e barojave gjatë kultivimit të domates në hapësira të mbrojtura?

Page 332: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

332

Vjelja

Vjelja e domates së kultivuar në hapësira të mbrojtura kryhet në mënyrë sukcesive, pasi që frytet piqen gradualisht. Vjelja mund të zgjasë disa muaj. Domatja vilet gjatë pjekurisë teknologjike, e cila më së shpeshti përputhet me pjekurinë biologjike.

Domatja e cila dedikohet për shitje në tregjet lokale vilet kur frytet arrijnë pjekurinë e plotë dhe ngjyrën karakteristike. Domatja e cila duhet të transportohet vilet gjatë pjekurisë transportuese, disa ditë para arritjes së pjekurisë së duhur.

Domatja e dedikuar për transport vilet kur në pjesën e frytit që është ekspozuar në diell paraqitet ngjyra roze. Vjelja e domates duhet të kryhet me kohë që të mundësohet arritja dhe pjekja e fryteve tjera. Vjelja në hapësirat e mbrojtura zgjat prej 60-90 ditë.

Rendimentet te domatja në hapësirat e mbrojtura janë 20-100 kg/m2, por edhe më shumë. Për shkak të gjatësisë së vegjetacionit dhe lulëzimit të vazhdueshëm dhe frytdhënies te domatja, më së shpeshti në fund të prodhimit në bimë ka fryte të mëdha të papjekura dhe të gjelbra. Këto fryte mund të mblidhen dhe të zbatohet ,,pjekja plotësuese”. Për pjekje plotë-suese mund të shfrytëzohen vetëm frytet që janë të shëndosha, pa asnjë dëmtim mekanik, ose dëmtim tjetër.

Pjekja plotësuese mund të kryhet në hapësirën e njëjtë mbrojtëse, me sigurimin e kush-teve të nevojshme. Frytet renditen në gajbe të cekëta. Bishti i frytit duhet të jetë i kthyer lartë. Në gajbe vendosen disa fryte të pjekura të kuqe, që lirojnë etilenin, i cili e përshpejton pjekjen.

Pjekja e fryteve fi llon për 3-5 ditë. Pjekja plotësuese duhet të kryhet edhe me njomje të fryteve në tretësirë 0,2% etrel. Frytet e trajtuara kështu fi tojnë ngjyrë dhe shije karakteristike. Me pjekje plotësuese të fryteve sigurohet vazhdimi i sezonit të shitjes së domates.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Si kryhet vjelja e domates në hapësirat e mbrojtura?2. Sa janë rendimentet e domates në hapësirat e mbrojtura?3. Çka paraqet pjekja plotësuese?

Page 333: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

333

Tema

KULTIVIMI I SPECIT NË HAPËSIRA

TË MBROJTURA

Page 334: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

334

Page 335: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

335

Prodhimi i specit në hapësira të mbrojtura

Speci mundet me sukses të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura si kulturë krye-sore. Prodhimi i specit në hapësira të mbrojtura mund të zhvillohet gjatë tërë vitit. Koha e kul-tivimit të specit në hapësirat e mbrojtura varet nga dedikimi i prodhimit, nga karakteristikat morfologjike dhe biologjike të sortës dhe nga tipi i hapësirës së mbrojtur.

Në hapësirat e mbrojtura mund të organizohet prodhimi i specit gjatë tërë vitit.

Sortet

Ekzistojnë sorte të llojllojshme të specit. Në hapësirat e mbrojtura kultivohen sortet e specave me fryte të mëdha (tipi i specave të mishtë e të rrumbullakët-babure, tipat me formë brinjore, tipi kapia), sortet e imëta të cilat mund të jenë djegës, ose pa djegës (tipi thupër,) dhe sortet e ulëta (tipi buqetë).

Prej sorteve me fryte të mëdha të specit të tipit të babureve, në hapësirat e mbrojtura hasen sortet Delta, Blondy, Mintos, Kelvin, Boni, Apolo, Anita, Atina, Palanecka Babura, Sorok sari, Matica, etj.

Prej sorteve me fryte të mëdha të specit të tipit me formë brinjore, në hapësirat e mbro-jtura hasen sortet Bela duga, Verde, Una, Ciklo, Balkan, etj.

Prej sorteve me fryte të mëdha të specit të tipit kapia në hapësirat e mbrojtura hasen sortet Kurtovska kapia, Zlaten medal, Palanacka kapia, etj.

Prej sorteve të imëta në hapësirat e mbrojtura hasen sortet Thupra e ulët, thupra e Les-kovcit, Amadeus, Pinokio, Kobra, Romana, Janka, etj.

Figura 185 Sortet e specit

Page 336: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

336

Plehërimi

Speci ka nevojë të madhe për materie ushqyese. Plehërimi i specit bëhet me përdorimin e plehrave organik dhe mineralik.

Plehu i stallës shtohet në sasi prej 5-10 kg/m2. Plehrat organik futen me përpunimin bazë të tokët. Për plehërim të specit në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen edhe plehrat minera-lik në sasi prej 8-100 gram/m2 plehra NPK, gjegjësisht 80-100 gram/m2 azot, 64-80 gram/m2 fosfor dhe 80-100 gram/m2 kalium. Një pjesë e plehrave mineralik futen me përpunimin bazë të tokës, kurse 1/3 e mbetur shtohen si ushqim plotësues 2-3 herë gjatë vegjetacionit. Azoti shtohet 1/3 para rimbjelljes, kurse 1/3 e mbetur shtohet si ushqim plotësues gjatë kohës së vegjetacionit. Rezultate shumë të mira gjatë kultivimit të specit në hapësira të mbrojtura arri-hen me përdorimin e plehrave mineralik kompleks të cilët në vete përmbajnë mikroelemente, posaçërisht Fe, B, Mn, Mg, etj.

Prodhimi i rasatit

Speci në hapësira të mbrojtura prodhohet me prodhim paraprak të rasatit. Për prodh-imin e rasatit të specit në hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohet rasati i piketuar dhe i pa piketuar. Prodhimi i rasatit mund të jetë për prodhim të hershëm, mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm. Koha e prodhimit të rasatit varet nga tipi i hapësirës së mbrojtur në të cilin kultivo-het speci, kushtet klimatike në regjion dhe nga tipi i prodhimit. Gjatë prodhimit të rasatit të pik-etuar mbjellja e farës bëhet në lehë, sëndukë, ose në kontejnerë. Për mbjelljen me farë shfrytëzohen 25 gram farë në 1 m2. Për prodhimin e rasatit për ngritje të 1 ha mbjellje te sortet me fryte të mëdha është e nevojshme 1 kg farë, kurse te sortet me fryte të imëta 1,5-2 kg. Para mbjelljes së farës me shenjë bëhen rendet në distancë prej 5 cm. Fara vendoset në lehë dhe mbulohet me shtresë plehu të djegur stalle, ose torfë me trashësi prej 1-2 cm. Për mbjellje të farës mund të shfrytëzohen edhe shirita dy shtresorë prej letre, në të cilët vendoset fara. Fara me letrën dy shtresore vendoset në lehë dhe mbulohet me shtresë të plehut ose torfë. Pas mbulimit të farës bëhet shtypje e sipërfaqes me cilindra, ose mjete me sipërfaqe të rrafshët dhe ujitje me ujë. Për përshpejtimin e mbirjes së rasatit leha mund të jetë e mbuluar me pëlhurë polietileni. Temperatura në objekt duhet të mbahet rreth 28-300C. Pas mbirjes së farës temperatura duhet të zvogëlohet në 180C, në periudhën prej 8-10 ditë, që të mos vijë deri te rritja e tepërt e rasatit. Në këtë periudhë lagështia relative e ajrit duhet të jetë 60-65%. Pas kësaj periudhe temperatura ngritet në 22-250C gjatë ditës me diell, 18-200C gjatë ditës së vranët dhe 18-200C gjatë natës.

Figura 186 Prodhimi i rasatit të specit

Page 337: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

337

Piketimi i rasatit kryhet në fazën e formimit të gjetheve kotiledone dhe fi llimit të zhvil-limit të dy gjetheve të para të vërteta, rreth 12 ditë pas mbirjes. Në këtë fazë bima më së paku dëmtohet dhe më së lehti pranohet. Piketimi i rasatit bëhet në katrorë ushqyes, saksi, ose kontejnerë. Piketimi bëhet në distancë prej 8-10 x 5-8 cm.

Gjatë piketimit bima vendoset në substrat deri te gjethet e kotiledoneve. Disa ditë pas piketimit bëhet mbrojtja e rasatit nga rrezatimi i tepërt i diellit me hijezim.

Tabela: Afatet për mbjellje të farës së specit në sera prej qelqi dhe plastike

Tipi i objektit Periudha e vjeljes Mbjellja me farë Mbjellja Fillimi i vjeljes

Objekt me ngrohje Dimër 15.10-01.11 15.12-01.01 15.02-01.03

Pranverë 15.12-01.01 15.02-01.03 15.04-01.05

Objekt pa ngrohje

Pranverë 15.01-10.02 25.03-15.04 15.05-25.05

Verë 01.03-10.03 25.04-30.04 30.05-10.06

Vjeshtë 10.05-30.05 15.06-05.07 20.07-30.07

Tunele të ulëta Pranverë 01.02-15.02 10.04-20.04 25.05-30.05

Verë 01.15.03 25.04-30.04 05.06-15.06

Pas pranimit (zënies) të rasatit temperatura në hapësirën e mbrojtur mbahet në 22-280C gjatë ditës me diell dhe 18-210C gjatë ditës së vranët dhe gjatë natës. Gjatë kohës së vranët temperatura duhet të jetë rreth 200C. Lagështia relative e ajrit duhet të mbahet në 55-60%. gjatë prodhimit të rasatit të specit nuk duhet të lejohet formimi i pikave në hapësirën e mbrojtur. Rregullimi i temperaturës dhe lagështisë arrihet përmes sistemit për ventilim.

Rasati mund të ushqehet 1-2 herë gjatë vegjeta-cionit. Të ushqyerit e parë plotësues bëhet në fazën e zhvillimit të 4 gjetheve të vërteta. Për ushqim plotësues përdoren plehrat foliarë, ose plehrat kompleks NPK në sasi prej 2-5 gram në 10 litra ujë. Në fazën e 4-6 gjetheve të zhvilluara, gjegjësisht në periudhën e kalitjes së rasa-tit duhet të bëhet të ushqyerit plotësues me tretësirën 0,5% të kalium sulfatit që të rritet rezistenca e rasatit dhe të stimulohet krijimi i rrënjëzave.

Rimbjellja

Rasati i specit për rimbjellje në hapësirat e mbrojtura duhet ti ketë këto karakteristika: kërcell të zhvilluar mirë me lartësi 20 cm, masa e pjesës mbitokësore të jetë 3-10 gram, të jenë të formuara 8-10 gjethe të vërteta të renditura drejt dhe me sythe të luleve të zhvilluara, si dhe të jenë të formuara lulet e para.

Figura 187 Rasati i piketuar i

specit

Page 338: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

338

Vjetërsia e rasatit të specit për rim-bjellje është rreth 50-80 ditë. Temperatura e tokës gjatë rimbjelljes së specit duhet të jetë rreth 22-230C.

Rimbjellja e sorteve me fryte të mëdha të specit në hapësira të mbrojtura kryhet në rende, në distancë prej 80 cm x 35-40 cm, gjatë së cilës përfi tohen 31-36 bimë në 10 m2.

Rimbjellja mund të bëhet edhe në shirita dy rendorë me distancë ndërmjet shiritave prej 100 cm, distancë ndërmjet rendeve prej 60 cm dhe distancë në rende prej 30-40 cm, gjatë së cilës përfi tohen 27-37 bimë në 10 m2. Rimbjellja e sorteve të imëta të specit në hapësirat e mbrojtura bëhet në rende, në distancë prej 40-50 cm x 25-30 cm, gjatë së cilës përfi tohen 67-100 bimë në 10 m2. Rimbjellja mund të edhe në shirita dy ren-dor me distancë ndërmjet shiritave prej 60-70 cm, distancë ndërmjet rendeve në shirita prej 40 cm dhe distancë ndërmjet bimëve në rend prej 25-30 cm, gjatë së cilës përfi tohen 61-80 bimë në 10 m2.

Gjatë rimbjelljes është e nevojshme që bima të vendoset 1-2 cm më thellë në tokë. Pas rimbjelljes është e nevojshme të bëhet ujitja e të mbjellës.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur prodhohet speci në hapësirat e mbrojtura?2. Si janë të ndara sortet e specit të cilat shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura?3. Me çfarë plehrash bëhet plehërimi i specit në hapësirat e mbrojtura?4. Sa farë shfrytëzohet për prodhimin e rasatit të specit në hapësirat e mbrojtura?5. Sa duhet të jetë temperatura deri në mbirje të rasatit?6. Kur bëhet piketimi te speci?7. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e rasatit në hapësirë të mbrojtur?8. Çka duhet bërën fazën e kalitjes së rasatit?

� Figura 188 Rimbjellja e specit

Figura 189 E mbjella e rasatit të specit

Page 339: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

339

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për specin në hapësirat e mbrojtura përbëhet nga ndërmarrja e masave standarde dhe speciale. Prej masave standarde që ndërmerren janë ujitja, prashitja, përpunimi ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prej masave speciale që ndërmerren janë vendosja e mbështetësve, këputja e kërcejve anësorë, këputja e majave, etj.

Ujitja

Ujitja e specit në hapësira të mbrojtura është masë e rregullt. Speci ka nevojë të madhe për ujë, për shkak se sistemin rrënjor e ka dobët të zhvilluar dhe ka transpirim të madh. Për ujitje të specit në hapësira të mbrojtura shfrytëzohen brazdat, ose sistemet me spërkatës, mikrospërkatës, dhe siste-mi “pikë për pikë”. Deri te formimi i fryteve speci kërkon më pak lagështi të tokës, gjegjësisht 70-80% nga KUF. Në fazën e frytdhënies dhe pjekjes së fryteve, lagështia e tokës duhet të jetë 80-90%. Lagështia relative e ajrit te speci në hapësirat e mbrojtura është 65-75%. Gjatë lagështisë së mad-he të ajrit krijohen kushte të volitshme për paraqitjen e sëmundjeve dhe pluhurimi është më i vogël. Temperatura e ujit për ujitje duhet të jetë 20-250C. Ujitja gjatë ditëve me diell duhet të bëhet në orët e para ditës. Pas ujitjes duhet të bëhet ajrosja e hapësirës së mbrojtur. Në fazat fi llestare të zhvillimit speci ujitet me normë prej 15-20 l/m2, kurse në fazën e lulëzimit dhe fryt-dhënies norma është 20-30 l/m2. Ujitja kryhet në çdo 7-10 ditë.

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit plotësues te speci në hapësirat e mbrojtura bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Të ushqyerit e parë plotësues bëhet në fazën e rrënjëzimit intensiv të specit, në kombinim me prashitjen e parë, 6-7 ditë pas rimbjelljes duke përdorur 20-30 gram/m2 plehra NPK. Të ushqyerit e dytë bëhet në fazën e lulëzimit duke shtuar 10-15 gram/m2 plehra kom-pleks NPK.

Të ushqyerit plotësues si masë mund të mos zbatohet, nëse gjatë përpunimit bazë dhe përpunimit para mbjelljes futen sasi të mjaftueshme të plehrave organik dhe mineralik.

Për ushqim plotësues mund të shfrytëzohen edhe plehrat foliarë në sasi prej 2 l/ha, në kombinim me mjetet për mbrojtje. Të ushqyerit foliar mund të kombinohet dhe me përdori-min e mjeteve mbrojtëse. Të ushqyerit foliar bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Figura 190 Sistemi për ujitje te speci

Page 340: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

340

Prashitja

Prashitja e specit në hapësirat e mbrojtura bëhet një javë pas rimbjelljes së specit. Prashitja bëhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit, gjegjësisht derisa bima nuk i bashkon rendet. Me prashitje përmirësohet regjimi ujor-ajror dhe krijohen kushte të volitshme për zh-villimin e sistemit rrënjor.

Mulçimi

Me mulçim të specit në hapësirat e mbrojtura krijohen kushte të mira të nxehtësisë të cilat ndiko-jnë pozitivisht në zhvillimin e specit. Mulçimi i specit në hapësirat e mbrojtura e zvogëlon nevojën për prashitje, paraqitje të barojave, avullim nga toka, nevojën për ujitje të vazhdueshme, etj. Për mulçim të specit në hapësira të mbrojtura mund të përdoret foli e zezë, mulç letër, kashtë, byk, agrotekstil dhe mate-rial tjetër.

Ajrosja

Ajrosja është masë e obligueshme gjatë kul-tivimit të specit në hapësirën e mbrojtur. Me ajrosje bëhet rregullimi i përmbajtjes së ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë. Ajrosja duhet të kryhet vazhdimisht. Gjatë kohës së ftohtë dhe me erë ajrosja është afatshkurtër dhe kryhet në pjesën më të nxehtë të ditës. Ajrosja gjatë kohës së nxehtë bëhet me hapjen e vrimave për ventilim në afat më të gjatë kohor, gjatë ditës.

Rregullimi i temperaturës

Rregullimi i temperaturës së të mbjellës në hapësirën e mbrojtur bëhet me rregullimin e sistemit për ngrohje dhe me sistemin për ajrosje. Temperatura optimale në hapësirën e mbro-jtur është në lidhje direkte me intensitetin e ndriçimit të diellit. Gjatë kohës me diell tempera-tura gjatë ditës duhet të jetë 22-280C, kurse gjatë natës 18-200C. Temperatura gjatë kohës së vranët gjatë ditës duhet të jetë 18-200C.

Lidhja për mbështetës

Sortet me fryte të mëdha të specit, por edhe disa nga sortet me fryte të imëta arrijnë zhvillim të shpejtë gjatë kultivimit në hapësira të mbrojtura, dhe për këtë shkak kultivimi i tyre mund të bëhet me vendosjen e mbështetësve. Mbështetja e specit në hapësirat e mbrojtura bëhet me lidhjen e bimës për konstruksionin bartës, me vendosjen e shpalirëve nëpër gjatësinë e rendeve. Lidhja e specit për kon-struksionin bartës bëhet me litar, fi je lidhëse, ose

� �

� �

Figura 191 Mulçimi i specit me

foli

Figura 192 Lidhja e specit për

konstruksion

Page 341: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

341

tel. Njëra pjesë e litarit lidhet për mbulesën e kon-struksionit, kurse pjesa tjetër për bazën e bimës, ose përforcohet në afërsi direkte të bimës. Speci mund të kultivohet edhe me vendosjen e shpalirëve në drejtim të rendeve. Me lidhje zvogëlohet shkalla e thyerjes së degëve dhe mundësohet kalim dhe punë më e lehtë me bimën. Lidhja e bimës bëhet disa ditë pas rimbjelljes.

Për përforcim të specit mund të shfrytëzohen edhe hunj. Hunjtë vendosen në afërsi të bimës dhe speci lidhet për hunj në disa vende.

Rregullimi i rritjes

Rregullimi i rritjes së specit bëhet me këputje dhe largim të degëve të dobëta, pa fryte dhe të sëmura dhe prerje të degëve të rritura tepër në të cilat dobët zhvillohen frytet. Rregulli-mi i rritjes mundëson përfi timin e fryteve më kualitative.

Pluhurimi i specit

Për pluhurim të specit në hapësira të mbrojtura shfrytëzohen brumbujt.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa për përkujdesje ndërmerren gjatë kultivimit të specit në hapësira të mbrojtura?2. Pse zbatohet ujitja e specit në hapësirat e mbrojtura?3. Sa duhet të jetë temperatura e ujit për ujitje në hapësirat e mbrojtura?4. Si kryhet të ushqyerit plotësues te speci në hapësirat e mbrojtura?5. Kur kryhet prashitja e specit në hapësirat e mbrojtura?6. Pse kryhet mulçimi gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura?7. Kur bëhet ajrosja e specit në hapësirat e mbrojtura?8. Çfarë është rregullimi i temperaturës gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura?9. Për çka lidhet speci në hapësirat e mbrojtura?10. Si rregullohet rritja e specit në hapësirat e mbrojtura?

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

� 193 &Figura 193 Lidhja e specit në shpalire

Page 342: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

342

Speci i cili kultivohet në hapësira të mbrojtura sulmohet nga sëmundjet dhe dëmtuesit e njëjtë, si edhe te speci që kultivohet në vend të hapur.

Mbrojtja e specit nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat bëhet me zbatimin e masave integruese.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të specit në hapësira të mbrojtura janë nematodet, skrajat e holla, kërmijtë, bastra e misrit, krahëbardha, morrat bi-morë, molëza, merimanga e kuqe, minjtë, shpendët, etj.

Tabela: Dëmtuesit te speci dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Dëmtuesi Emri latinisht Mënyra e pengimit,asgjësimit Mbrojtja organike

Dëmtuesit e tokës

Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae

Masa preventive Galation G 5 me shtim të 20-25 kg/ha

masa preventivembjellje alternative

Bastra e misrit Ostrinia nubilialis Masa preventiveTolstar 10 ECme koncentrim 0,05 %,Decis EC me koncentrim prej 0,05 %

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik biopreparat në bazë të Bacillus thuringiensis

Bastra e misrit Ostrinia nubilialis Masa preventiveTolstar 10 ECme koncentrim 0,05 %,Decis EC me koncentrim prej 0,05 %

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik biopreparat në bazë të Bacillus thuringiensis

Merimanga e thjeshtë e kuqe

Tetranychus urticale

Masa preventiveTolstar 10 ECme koncentrim prej 0,05 %Omit 57 Eme koncentrim prej 0,1%

shfrytëzimi i grabitqarit (predatorit) Phytoseiulus persimilis me trajtimin e vatrave me insekticid të lejueshëm

Nematode Meloydogynae Masa preventiveBasamid granulat në sasi prej 60 gram/m2Zuvapinnë sasi prej 0,25 gram/m2

zbatimi i mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (drithëra, bishtajorë, kultura qepore) shfrytëzim i llojeve rezistuese.

Morrat gjethorë

Myzus persicae Macrosiphum euphorbiaeAphids gossypii

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Konfi dorme konentrim 0,05 – 0,1 %Decis EC me koncentrim prej 0,05%

lirimi i grabitqarëve në mbrojtësChyrsopela carneaAphidius colemaniHarmonia axyridistrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Krahë bardha Trialeurodes vaporiariorum

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Tolstar Me koncentrim 0,05 %Decis EC me koncentrim prej 0,05%

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik shfrytëzimi i parazitëve Encarsia formosa biopreparat mbi bazë të Verticilium lekoni

Sëmundje më të shpeshta te speci që kultivohet në hapësira të mbrojtura janë bastra, njollosja e zezë, njollosja e gjetheve, kalbja e rrënjës dhe pjesës së kërcellit më afër tokës, vi-rozat e ndryshme, etj. Asgjësimi i sëmundjeve bëhet me zbatimin e masave preventive dhe masave direkte.

Page 343: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

343

Prej masave preventive në asgjësimin e sëmundjeve që ndërmerren janë mbjellja alter-native, largimi dhe shkatërrimi i mbeturinave bimore, dezinfektimi i tokës, mbajtja e higjienës në objekt dhe jashtë tij, shkatërrimi i bartësve (vektorëve) të sëmundjeve, etj.

Tabela: Sëmundjet e specit dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Sëmundja Shkaktari Mënyra e shuarjes Mbrojtja organike

Bastra Phytophthora infestans

Bactocid 50në koncentrim prej 0,5-0,75 % gjegjësisht me 5-7 kg/haCineb S 65në koncentrim prej 0,2-0,3 % gjegjësisht me 2-3 kg/ha

mirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit ushqyes dezinfektim biologjik i farësshkatërrimi i bimëve të sëmuraspërkatja preventive me 1% çorbë bordoleze, 0,2% “Shampion”, ose preparate tjera të bakrit

Njollosja e zezë Alternaria solani Ditan M 45në koncentrim prej 0,2-0,25 %, gjegjësisht me 2-2,5 kg/haAntrakolnë koncentrim prej 0,2-0,25 %, gjegjësisht me 2-2,5 kg/ha

mbjellje alternative shumëvjeçare përdorimi i farës së shëndoshë

Vyshkja verticilioze

Verticilium alboatrum

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

ruajtja optimale e regjimit ushqyes dhe ujor-ajrorprodhim i rasatit të shëndoshë shfrytëzim i superparazitit Hausfordia pulvinatambjellje alternative shkatërrim i bimëve të sëmura

Vrugu Levellula taurica Masa preventiveRubiganme koncentrim prej 0,03 %Bajleton WP 25me koncentrim prej 0,05 %Saprol me koncentrim prej 0,1 %

dezinfektim i substratitruajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshëkultivim i llojeve rezistueseshkatërrim i bimëve të sëmura

Kalbja e lagësht bakteriale e fryteve

Ervinia carorovora

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

mbjellje alternative dezinfektim i substratit ruajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorshkatërrim i bimëve të sëmura

Njollosja bakteriale

Xanthomonas campestris pv. vesicatoria

Bactocid S 50-me koncentrim 0,5%,Blauvit – tretje me koncentrim 0,5 %

shkatërrim i mbeturinave nga bimët e sëmurambjellje alternative kultivim i llojeve rezistueseprodhimi i rasatit të shëndoshë

Sëmundjet virusale

Tobacco mosaic virusCucumber mosaic virusTomato spotted wilt virus

Zgjedhja e llojeve rezistuese kultivimi i llojeve rezistuesembjellje alternative dezinfektim i substratitshkatërrim i mbeturinave nga bimët e sëmuradezinfektim i mjetit

Page 344: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

344

Shkatërrimi i barojave në hapësirën e mbrojtur bëhet me dorë, me shkulje të barojave, ose me prashitje dhe përpunim të tokës ndërmjet rendeve. Kontribut të madh në asgjësimin e paraqitjes së barojave jep edhe masa e mulçimit.

Barojat të cilat paraqiten në mënyrë masive mund të shkatërrohen edhe me përdorimin e herbicideve, para vet mbjelljes. Përdorimi i herbicideve pas rimbjelljes, edhe gjatë kohës së vegjetacionit duhet të jetë e kufi zuar dhe nëse nuk paraqitet ndonjë nevojë e madhe, të mos zbatohet, gjegjësisht barojat të shkatërrohen me shkulje, ose prashitje.

Para mbjelljes, për shkatërrim të barojave në hapësirat e mbrojtura me speca mund të shfrytëzohet Trefl an EC 48, në sasi prej 2 l/ha me inkorporim të domosdoshëm në tokë në thellësi prej 5-8 cm.

Vjelja

Speci në hapësirat e mbrojtura vilet gjatë pjekurisë teknologjike, kur shfrytëzohet për konsumim të freskët. Speci për vjelje në hapësirat e mbrojtura është gati për 40-50 ditë pas rimbjelljes te specat e vegjël dhe djegës, gjegjësisht për 60-70 ditë, te sortet e specave me fryte të mëdha. Vjelja e fryteve fi llon kur ato arrijnë peshën dhe formën karakteristike për sortën, por edhe fortësi-në e caktuar të pjesës mishtore. Vjelja e specit zhvillo-het me dorë dhe në mënyrë sukcesive, me këputje të fryteve, gjatë së cilës duhet pasur kujdes që të mos kë-putet edhe kërcelli. Në oranzheri vjelja e specit fi llon në dhjetor, kurse në tunele kah mesi i marsit. Vjelja bëhet

në çdo 3-4 ditë te specat me fryte të vogla, gjegjësisht në 5-6 ditë te sortet e specave me fryte të mëdha. Num-ri i fryteve pas rritjes është i ndryshëm dhe është prej 20-30 te baburet, dhe deri 120 te feferonat. Rendimenti te sortet me fryte të vogla është 4-5 kg/m2, kurse te sortet e specave me fryte të mëdha është 6-10 kg/m2. Specat mund të paketohen në ambalazhe të plastikës dhe letrës, në thasë nga agrotekstili, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave masa përbëhet mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, gjatë kultivimit të specit në hapësira të mbrojtura?2. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e bastrës së misrit gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura?3. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e morrave bimorë gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura?4. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e bastrës gjatë kultivimit të specit në hapësirat e mbrojtura?5. Cilat masa ndërmerren për asgjësimin e barojave gjatë kultivimit të specit, në hapë-

sirat e mbrojtura?6. Si fi llon vjelja e specit në hapësira të mbrojtura?7. Sa janë rendimentet e specit në hapësirat e mbrojtura?

Figura 194 Speci në ambalazh

kartoni

Page 345: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

345

Tema

KULTIVIMI I TRANGULLIT NË

HAPËSIRA TË MBROJTURA

Page 346: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

346

Page 347: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

347

Prodhimi i trangullit në hapësira të mbrojtura

Trangulli mundet me sukses të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura. Trangulli në hapësirat e mbrojtura më së shpeshti kultivohet si kulturë kryesore. Koha e kultivimit të trang-ullit në hapësirat e mbrojtura varet nga dedikimi i prodhimit, nga karakteristikat morfologjike dhe biologjike të sortës dhe tipit të hapësirës së mbrojtur.

Në hapësirat e mbrojtura mund të organizohet prodhimi i trangullit gjatë tërë vitit.

Sortet

Ekzistojnë sorte të llojllojshme të trangujve. Përparësi gjatë kultivimit të trangujve në hapësira të mbrojtura kanë sortet e gjata të trangullit, edhe pse edhe sortet e shkurtra të tran-gujve munden me sukses të kultivohen në hapësirat e mbrojtura.

Sortet të cilat shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura duhet të kenë kërcell të zhvilluar fuqishëm, me zhvillim të rregullt të degëve sekondare, terciare dhe të sipërme si dhe me peri-udhë të gjatë të frytdhënies. Në hapësirat e mbrojtura kultivohen sortet e sallatës të trangullit.

Në hapësirat e mbrojtura mund të kultivohen edhe sorte me vegjetacion të shkurtër (kornishonët) si kulturë plotësuese, pas mbledhjes së kulturës kryesore.

Prej sorteve të trangullit në hapësirat e mbrojtura kultivohen sortet Edona, Darina, Adri-

an, Mitiva, Slavia, Samba, Astrea, Tornac, Gemini, Renesanse, Nevada, etj. Prej kornishoneve në hapësirat e mbrojtura kultivohen sortet Levia, Harmona, Renato,

Regal, Pasadena, Nais, etj.

Figura 195 Sortet e trangullit për sallatë Figura 196 Kornishonët

Page 348: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

348

Plehërimi

Për përfi timin e rendimenteve të larta të trangullit në hapësirat e mbrojtura është e nevojshme të sigurohen sasi më të mëdha të materieve ushqyese. Për plehërim të trangullit shfrytëzohen plehrat organik dhe mineralik. Plehu i stallës shtohet në sasi prej 8-10 kg/m2 gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura. Plehrat mineralik shfrytëzohen në sasi 50-70 gram/m2 plehra NPK. 1/3 nga plehrat mineralik futet para mbjelljes, kurse 2/3 tjera shtohen si ushqim plotësues gjatë kohës së vegjetacionit. Plehrave që përmbajnë klor duhet larguar, pasi që trangulli është i ndjeshëm në jonet e klorit. Gjatë kultivimit të trangullit në hapësira të mbrojtura mund të përdoren edhe plehrat mineralik kompleks të cilët në vete përmbajnë edhe mikroelemente të caktuara.

Prodhimi i rasatit

Trangulli në hapësirat e mbrojtura prodhohet me prodhimin paraprak të rasatit. Për prodhimin e trangullit në hapësira të mbrojtura mund të shfrytëzohet rasat i piketuar, i prodhuar në saksi, katrorë ushqyes, kontejnerë dhe mate-rial tjetër, pasi që trangulli vështirë e përballon rimbjellen.

Prodhimi i rasatit mund të jetë për prodhim të her-shëm, mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm. Koha e prodhimit të rasatit varet nga tipi i hapësirës së mbrojtur, në të cilën kultivohet trangulli, kushtet klimatike në regjion dhe nga tipi i prodhimit. Saksitë, katrorët ushqyes, gjegjë-sisht materiali në të cilin kryhet mbjellja e farës së trangullit duhet të jenë me dimensione 10-15 cm x 10-15 cm. Mbjellja e farës bëhet gjatë temperaturës në hapësirën e mbrojtur rreth 250C.

Mbjellja e trangullit në saksi, ose katrorë ushqyes bëhet me vendosjen e 3 farave. Pas mbirjes 1 bimë shkulet dhe lihen dy bimët më të zhvilluara. Për prodhimin e rasatit për rimbjellje të 1 ha shfrytëzohet rreth 1 kg farë. Kur të paraqiten gjethet e para, saksitë ven-dosen në distancë prej15-20 cm larg njëra nga tjetra.

Trangulli mundet me sukses të shartohet në kungull. Si bazë shfrytëzohet kungulli Cu-curbita fi cifolia. Përparësia e rasatit të shartuar qëndron në atë se kungulli sistemin rrënjor e ka më mirë të zhvilluar dhe është më rezistues ndaj sëmundjeve të rrënjës.

Pas mbjelljes bëhet ujitja e vazhdueshme e rasatit dhe ndërmerren masat për përku-jdesje të rasatit, gjegjësisht bëhet të ushqyerit plotësues, ajrosja, lufta kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, etj.

Figura 197 Rasati i trangullit

Page 349: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

349

Tabela: Afatet e mbjelljes së mbjelljes së trangullit në sera prej qelqi dhe plastike

Tipi i objektit Periudha e vjeljes Mbjellja me farë Mbjellja Fillimi i vjeljes

Objekt me ngrohje

Vjeshtë e hershme 10.08-15.08 01-09-05.09 01.11-10.11

Vjeshtë 10.10-15.10 05.11-10.11 10.12-15.12

Dimër i hershëm 15.11-20.11 01.01-10.01 15.03-20.03

Dimër 20.12-25.12 01.02-10.02 01.04-10.04

Pranverë 01.02-10.02 10.03-20.03 25.04-30.04

Objekt pa ngrohje Pranverë 01.02-15-02 10.04-20.04 25.05-30.05

Pas mbirjes së rasatit të trangullit temperatura në hapësirën e mbrojtur për periudhën prej 5-7 ditë duhet të zvogëlohet dhe të jetë 16-180C gjatë ditës dhe 14-160C gjatë natës. Për një javë temperatura në hapësirën e mbrojtur mbahet në 22-250C në ditën me diell dhe 18-210C gjatë ditës së vranët dhe gjatë natës. Gjatë kohës së vranët temperatura duhet të jetë rreth 18-200C. Rregullimi i temperaturës, dhe lagështisë arrihet përmes sistemit për ventilim.

Rimbjellja

Rasati i trangullit për rimbjellje në hapësirat e mbrojtura duhet të jetë me 4 gjethe të vërteta të zhvilluara. Vjetërsia e rasatit të trangullit për rimbjellje është rreth 30-35 ditë. Tem-peratura e tokës gjatë rimbjelljes së trangullit duhet të jetë më së paku 160C. Numri i bimëve në hapësira të mbrojtura është 15.000-30.000 bimë/ha.

Gjatë rimbjelljes duhet pasur kujdes në qafën e rrënjës që është mjaft e butë, të mos shtypet fort, që të mos dëmtohet.

Rimbjellja e trangullit në hapësira të mbrojtura bëhet në rende, në brazda, dhe në dengje. Rimbjellja e trangullit në rende bëhet në distancë prej 100-120 cm x 40-50 cm, ose në shirita dy rendorë në distancë prej 100 cm x 50 cm x 35-40 cm, gjatë së cilës përfi tohen 2,7-3,8 bimë në 10 m2.

Gjatë rimbjelljes në brazda me pleh, në objekt së pari bëhen brazdat me thellësi prej 30-40 cm, në distancë prej 80-90 cm. Në fund të brazdës vendoset shtresë plehu të djegur stalle me trashësi prej 20-25 cm. Mbi këtë sh-tresë vendoset shtresë 10 cm e substratit të përgatitur prej dheut në të cilin rimbillet tran-gulli. Trangulli në brazda vendoset në distancë prej 40-50 cm.

Rimbjellja e trangullit mund të kryhet edhe në dengje të kashtës. Dengjet duhet të jenë me peshë rreth 30 kg. Dengjet me kashtë së pari dezinfektohen, dhe vendosen në rende në sipërfaqen e tokës. Në dengje shtohen rreth 50 litra ujë dhe plehra mineralik, që të shkakto-

Figura 198 E mbjellja me tranguj pas

rimbjelljes

Page 350: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

350

het fermentimi i dengut. Gjatë kohës së fermentimit temperatura arrin 40-700C. Pas një jave temperatura në dengje stabilizohet në 25-300C. Rimbjellja e trangullit në dengje bëhet pas stabilizimit të temperaturës me vendosjen e rasatit në çerdhe të cekëta.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Kur prodhohet trangulli në hapësirat e mbrojtura?2. Si janë të ndara sortet e trangullit që shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura?3. Me çfarë plehrash bëhet plehërimi i trangullit në hapësirat e mbrojtura?4. Si shfrytëzohen plehrat mineralik?5. Në çka prodhohet rasati i trangullit?6. Sa farë shfrytëzohet për prodhimin e rasatit të trangullit në hapësira të mbrojtura?7. Sa duhet të jetë temperatura 5-7 ditë pas mbirjes së rasatit?8. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e rasatit të trangullit në hapësira të mbrojtura? 9. Në çfarë mënyra bëhet rimbjellja e trangullit në hapësira të mbrojtura?10. Si bëhet rimbjellja e trangullit në dengje, në hapësira të mbrojtura?

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për trangullin në hapësira të mbrojtura përbëhet nga ndërmarrja e masave standarde dhe speciale. Prej masave standarde që ndërmerren janë ujitja, prashitja, përpuni-mi i tokës ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, masat e rregullta për ventilim, ngrohje, hijezim, masa për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Prej masave speciale që ndërmerren janë vendosja e mbështetësve, rregullimi i rritjes, lidhja, ripërtëritja, etj.

Ujitja

Ujitja e trangullit në hapësira të mbrojtura është masë e rregullt. Trangulli ka nevojë shumë të madhe për ujë, për shkak se ka sistem rrënjor dobët të zhvil-luar dhe transpirim të madh. Për ujitje të trangullit në hapësira të mbrojtura shfrytëzohen brazda, ose sis-teme me mikrospërkatës, spërkatës dhe sistemi “pikë për pikë”. Në periudhën fi llestare të zhvillimit trangulli nuk kërkon sasi të mëdha të ujit. Ujitja në këtë peri-udhë mund të bëhet më rrallë. Duke fi lluar nga faza e fi llimit të lulëzimit ujitja bëhet në çdo 4-6 ditë. Norma për ujitje te trangulli është rreth 250-400 mm. Trangul-li kërkon edhe lagështi relative të lartë të ajrit, dhe për këtë shkak është e nevojshme që vazhdimisht të bëhet spërkatja. Spërkatja është më së miri

�Figura 199 Ujitja e trangullit me

sistemin ,,pikë për pikë”

Page 351: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

351

të kryhet në orët e mbrëmjes, ose në orët e hershme të mëngjesit, që të pengohet paraqitja e sëmundjeve.

Lagështia optimale e tokës duhet të jetë 80%, lagështi e tokës. Lagështia relative e ajrit te trangulli në hapësirën e mbrojtur është 90-95%. Në fazat fi llestare të zhvillimit trangulli ujitet me normë prej 15-20 l/m2, kurse në fazën e lulëzimit dhe frytdhënies norma është 20-30 l/m2. Ujitja kryhet në çdo 5-7 ditë.

Të ushqyerit plotësues

Trangulli sistemin rrënjor e ka dobët të zhvilluar, dhe për këtë shkak ka nevojë të vazh-dueshme për materie ushqyese te të cilat arrin lehtë. Të ushqyerit plotësues kryhet 3-4 herë gjatë kohës së vegjetacionit. Të ushqyerit plotësues si masë mund të mos zbatohet, nëse gjatë përpunimit bazë dhe përpunimit para mbjelljes futen sasi të mjaftueshme të plehrave organik dhe mineralik. Për ushqim plotësues të trangullit mund të shfrytëzohen plehrat kompleks NPK në sasi prej 20-25 gram/m2, dhe plehra foliarë në sasi prej 2 l/ha.

Të ushqyerit foliar mund të kombinohet edhe me përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Të ushqyerit foliar bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjetacionit.

Prashitja

Prashitja kryhet në kombinim me mbush-jen dhe bëhet 2-3 herë gjatë kohës së vegjeta-cionit. Prashitja e parë kryhet kur bima i ka të formuara 2-3 gjethe të vërteta, kurse prashitja e dytë 2-3 javë pas të parës, dhe e treta sipas nevojës. Me prashitje shkatërrohet edhe një pjesë e barojave dhe bëhet ushqimi plotësues i trangullit.

Mbushja ndikon pozitivisht në formimin e rrënjëve adventive.

Ajrosja

Ajrosja është masë e obligueshme gjatë kultivimit të trangullit në hapësira të mbrojtura. Me ajrosje bëhet rregullimi i përmbajtjes së ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë. Ajrosja duhet të kryhet vazhdimisht, pasi që trangulli kultivohet në kushte të lagështisë relative të lartë të ajrit. Në ajrin jo të freskët krijohen kushte për zhvillimin e sëmundjeve. Ajrosja bëhet përmes siste-meve për ventilim.

Rregullimi i temperaturës

Rregullimi i temperaturës te e mbjella në hapësirën e mbrojtur bëhet me rregullimin e sistemit për ngrohje dhe me sistemin për ajrosje.

Gjatë kultivimit të trangullit në hapësirë të mbrojtur deri te faza e lulëzimit temperatura në kohën me diell gjatë ditës duhet të jetë 26-300C, ndërsa gjatë natës 18-200C. Temperatura

Figura 200 E mbjella me tranguj në

hapësirë të mbrojtur

Page 352: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

352

në kohën me vranësi gjatë ditës duhet të jetë 18-200C. Në fazat e lulëzimit dhe frytdhënies temperatura në kohën me diell gjatë ditës duhet të jetë 28-320C, kurse gjatë natës 20-220C. Temperatura në kohën e vranët gjatë ditës duhet të jetë 20-220C.

Lidhja për mbështetës

Mbështetja e trangullit në hapësirat e mbrojtura mund të bëhet me lidhje të bimës për konstruksionin bartës, me vendosjen e shpalirëve nëpër gjatësinë e rendeve. Lidhja e trang-ullit për konstruksionin bartës bëhet me litar, fi je lidhëse, ose tel . Njëra pjesë e litarit lidhet për mbulesën e konstruksionit, ndërsa pjesa tjetër për bazën e bimës, ose përforcohet në afërsi direkte të bimës.

Trangulli mund të kultivohet edhe me vendosjen e shpalirëve në drejtim të rendeve. Shtyllat vendosen në distancë prej 3-5 metra në rend. Distanca ndërmjet rendeve është 1,2 metra. Shtyllat lidhen me tel zgjatës. Lidhja e parë e trangullit bëhet kur bima zhvillon 4-5 gjethe.

Lidhja e trangullit mund të bëhet edhe me vendosje të “tec rrjetave” speciale.

Rregullimi i rritjes

Rregullimi i rritjes te trangulli mund të kryhet në shumë mënyra. Më së shpeshti për rregullim të rritjes praktikohet largimi i të gjitha luleve nga degët e sipërme në lartësi deri 60 cm. Pastaj lastarët anësorë shkurtohen në 3 gjethe dhe 2 fryte. Lastarët anësorë më të gjatë, me lartësi mbi 150 cm nga lartësia e kërcellit kryesor, shkurtohen në 3 gjethe dhe 4 fryte. Kur kërcelli kryesor arrin lartësinë deri te teli i sipërm bëhet shkurtimi i majës.

Rregullimi i rritjes mund të bëhet edhe me këputje të luleve femërore dhe degëve që paraqiten deri te 4 gjethet e para. Mbi këtë pjesë lihen 2-3 degë anësore, të cilat shkurtohen në lartësi prej 1-1,2 metra, gjegjësisht në 4-5 gjethe. Maja vegjetative e bimës këputet në 20-30 cm nën konstruksion.

Largimi i gjetheve të poshtme

Gjatë kohës së vegjetacionit, një pjesë e gjetheve te trangulli fi llojnë të zverdhen dhe ta humbin funksionin e tyre. Largimi i gjetheve bëhet në disa ditë. Më së shpeshti largohen gjethet e poshtme mbi të cilat formohen frytet.

Ripërtëritja

Ripërtëritja te trangulli bëhet me lakimin e kërcellit dhe pozicionim në sipërfaqen e tokës. Kërcelli në pjesën nga e cila del gjethi, futet cekët në tokë. Pas disa ditëve nga kjo pjesë formohet rrënja dhe dega e re. Dega e re pastaj kultivohet si kërcell kryesor.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa për përkujdesje ndërmerren gjatë kultivimit të trangullit në hapësira të mbrojtura?2. Kur kryhet ujitja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?3. Si kryhet të ushqyerit plotësues te trangulli në hapësirat e mbrojtura?4. Sa prashitje kryhen gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?

Page 353: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

353

5. Pse bëhet ajrosja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?6. Cila temperaturë është e nevojshme gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?7. Si mbështetet trangulli në hapësirat e mbrojtura?8. Si rregullohet rritja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?9. Cilat gjethe largohen gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?10. Si bëhet ripërtëritja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?

Page 354: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

354

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja e trangullit nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat bëhet me zbatimin e masave integruese.

Dëmtues më të shpeshtë që paraqiten gjatë kultivimit të trangullit në hapësira të mbroj-tura janë nematodet, skrajat e holla, kërmijtë, krahëbardha, morrat bimorë, molëza, meriman-ga e kuqe, minjtë, shpendët, etj.

Tabela: Dëmtuesit te trangulli dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Dëmtuesi Emri latinisht Mënyra e pengimit,

asgjësimit

Mbrojtja organike

Dëmtuesit e tokës Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae

Masa preventive Galation G 5 me shtim të 20-25 kg/ha

masa preventivembjellje alternative

Merimanga e thjeshtë e kuqe

Tetranychus urticale

Masa preventiveTolstar 10 ECme koncentrim prej 0,05 %Omit 57 Eme koncentrim prej 0,1%

shfrytëzimi i grabitqarit (predatorit) Phytoseiulus persimilis me trajtimin e vatrave me insekticid të lejueshëm

Nematode Meloydogynae Masa preventiveBasamid granulat në sasi prej 60 gram/m2

Zuvapinnë sasi prej 0,25 gram/m2

zbatimi i mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (drithëra, bishtajorë, kultura qepore) shfrytëzim i llojeve rezistuese.

Morrat gjethor Myzus persicae Macrosiphum euphorbiaeAphids gossypii

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Konfi dorme konentrim 0,05 – 0,1 %Decis EC me koncentrim prej 0,05%

lirimi i grabitqarëve në hapësirat mbrojtëseChyrsopela carneaAphidius colemaniHarmonia axyridistrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Krahë bardha Trialeurodes vaporiariorum

Masa preventiveFastakme koncentrim 0,02 %Tolstar Me koncentrim 0,05 %,Decis EC me koncentrim prej 0,05%

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik shfrytëzimi i parazitëve Encarsia formosa biopreparat në bazë të Verticilium lekoni

Sëmundje më të shpeshta te trangulli i cili kultivohet në hapësira të mbrojtura janë bas-tra, vyshkja verticilioze, vyshkja fuzarioze, njollosja e zezë, njollosja e gjetheve, kalbja e rrënjës dhe pjesa e kërcellit afër tokës, virozat e ndryshme, etj.

Asgjësimi i sëmundjeve bëhet me zbatimin e masave preventive dhe masave direkte. Prej masave preventive për parandalimin dhe asgjësimin e sëmundjeve që ndërmerren janë mbjellja alternative, largimi dhe shkatërrimi i mbeturinave bimore, dezinfektimi i tokës, mbajt-ja e higjienës në objekt dhe jashtë tij, shkatërrimi i bartësve (vektorëve) të sëmundjeve, etj.

Page 355: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

355

Tabela: Sëmundjet e trangullit dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Sëmundja Shkaktari Mënyra e shuarjes Mbrojtja organike

Bastra Phytophthora infestans

Bactocid 50në koncentrim prej 0,5-0,75 % gjegjësisht me 5-7 kg/haCineb S 65në koncentrim prej 0,2-0,3 % gjegjësisht me 2-3 kg/ha

mbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshë dezinfektim biologjik i farësshkatërrimi i bimëve të sëmuraspërkatja preventive me 1% çorba bordoleze, 0,2% “Shampion”, ose preparate tjera të bakrit

Vyshkja verticilioze

Verticilium alboatrum

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

dezinfektim i substratitmirëmbajtja optimale e regjimit ushqyes dhe ujor-ajrorprodhim i rasatit të shëndoshë kultivim i llojeve rezistueseshfrytëzim i superparazitit Hausfordia pulvinata

Vyshkja fuzariozno

Fusarium solani sp. cucurbatae

Masa preventiveZgjedhje e llojeve rezistuese

dezinfektim i substratitmirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshëkultivim i llojeve rezistueseshfrytëzim i superparazitit Hausfordia pulvinatashkatërrim i bimëve të sëmurakultivim i llojeve rezistuese

Njollosja e zezë bakteriale

Pseudomonas syringae pv. lachrymans

Bactocid S 50-me koncentrim 0,5%,Blauvit-tretje me koncentrim 0,5 %,

shkatërrim i mbeturinave nga bimët e sëmurambjellje alternative kultivim i llojeve rezistueseprodhimi i rasatit të shëndoshë

Sëmundjet virusale

Cucumber mosaic virusCucumber green motle mosaic virus

Zgjedhja e llojeve rezistuese kultivim i llojeve rezistuesembjellje alternative dezinfektim i substratitshkatërrim i mbeturinave nga bimët e sëmuradezinfektim i mjetit në mënyrë të lejueshme

Page 356: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

356

Shkatërrimi i barojave në hapësirën e mbrojtur në të cilën kultivohet trangulli mund të bëhet me dorë, me shkulje të barojave, ose me prashitje dhe përpunimin e tokës ndërmjet rendeve. Asgjësimi i paraqitjes së barojave mund të bëhet edhe me zbatimin e mulçimit.

Gjatë paraqitjes së madhe të barojave për shkatërrimin e tyre mund të përdoren herbi-cidet para vet mbjelljes. Përdorimi i herbicideve pas rimbjelljes dhe gjatë kohës së vegjeta-cionit duhet të jetë i kufi zuar dhe nëse nuk ka nevojë të madhe, të mos zbatohet, gjegjësisht barojat të shkatërrohen me shkulje, ose prashitje.

Para mbjelljes për shkatërrimin e barojave në hapësirat e mbrojtura me tranguj mund të shfrytëzohet Dervinol në sasi prej 2-4 kg/ha me inkorporim të domosdoshëm në tokë, në thellësi prej 5-8 cm.

Vjelja

Vjelja te trangulli bëhet gjatë pjekurisë teknologjike, kur fryti e arrin madhësinë e duhur dhe formën karakteristike për sortën. Vjelja e trangujve kryhet me dorë dhe në mënyrë sukce-sive, me këputje të fryteve. Sortet e trangullit për sallatë janë të gatshme për vjelje për rreth 60 ditë. Te sortet e trangullit për sallatë vjelja bëhet për çdo 2-3 ditë, kurse te kornishonët në çdo 2 ditë. Te kornishonët vilen frytet kur e arrijnë madhësinë prej 3-5 cm, që i përgjigjet klasës së parë.

Rendimentet te trangulli janë 24-32 kg/m2 te sortet me vegjetacion më të gjatë, gjegjë-sisht 6-8 kg/m2 te sortet me vegjetacion më të shkurtër. Rendimentet te kornishonët janë 6 kg/m2.

Trangulli mund të paketohet në ambalazhe nga më të ndryshmet, gjegjësisht mund të paketohet në thasë nga agrotekstili, në ambalazhe prej plastike dhe letre, në gajbe të plastikës dhe drurit, etj.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Prej cilave masa përbëhet mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë kultivimit të trangullit në hapësira të mbrojtura?2. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e morrave bimorë gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?3. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e bastrës gjatë kultivimit të trangullit

në hapësirat e mbrojtura?4. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e sëmundjeve virusale gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?5. Cilat masa ndërmerren për asgjësimin e barojave gjatë kultivimit të trangullit në hapësirat e mbrojtura?6. Si fi llon vjelja e trangullit në hapësirat e mbrojtura?7. Sa janë rendimentet e trangullit në hapësirat e mbrojtura?

Page 357: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

357

Tema

KULTIVIMI I Sallatës NË

HAPËSIRA TË MBROJTURA

Page 358: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

358

Page 359: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

359

Prodhimi i sallatës në hapësira të mbrojtura Sallata mundet me sukses të kultivohet në të gjitha hapësirat e mbrojtura. Sallata në

hapësirat e mbrojtura më së shpeshti kultivohet si kulturë e dytë. Koha e kultivimit të sallatës në hapësira të mbrojtura varet nga karakteristikat morfologjike dhe biologjike të sortës dhe tipit të hapësirës së mbrojtur. Sallata ka vegjetacion të shkurtër prej 50-110 ditë.

Në hapësirat e mbrojtura mund të organizohet prodhimi i sallatës gjatë tërë vitit.

Sortet

Ekzistojnë sorte të llojllojshme të sallatës.Prej sorteve me kokë në hapësirat e mbrojtura kultivohen Univerzal, Vuka, Dafne, Manon,

Pirat, Floret, Valerija, etj.Prej sorteve gjethore në hapësirat e mbrojtura kultivohen Nabuko, Jasmin, Kelvin, Salvi-

na, Lolo, etj.

Figura 201 Sortet e sallatës

Page 360: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

360

Plehërimi

Për plehërim të sallatës shfrytëzohen plehrat organik dhe mineralik. Plehu i stallës shto-het në sasi prej 2-3 kg/m2 gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura. Plehrat minera-lik shfrytëzohen në sasi 30-40 gram/m2 plehra NPK. Zbatimi i plehërimit me mikroelemente ndikon pozitivisht te sallata;

Prodhimi i rasatit

Sallata në hapësirat e mbrojtura prodhohet me prodhimin paraprak të rasatit. Për prod-himin e rasatit shfrytëzohen lehët, sëndukët, kontejnerët, ose material tjetër. Prodhimi i rasatit mund të jetë për prodhim të hershëm, mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm. Koha e prod-himit të rasatit varet nga tipi i hapësirës së mbrojtur, në të cilën kultivohet sallata, kushtet kli-matike në regjion, nga tipi i prodhimit dhe nga koha e kultivimit të kulturës kryesore. Mbjellja duhet të jetë sukcesive.

Për mbjellje shfrytëzohen 2-3 gram farë në 1 m2 sipërfaqe. Para mbjelljes së farës me shenjë bëhen rendet, në distancë prej 5 cm. Fara vendoset në lehë, në rendet dhe mbulo-het me shtresë plehu të djegur stalle me trashësi prej 1-2 cm. Për mbjellje të farës mund të shfrytëzohen edhe shirita dy rendorë të letrës, në të cilët vendoset fara. Për prodhimin e rasatit dedikuar për kultivim me mbulim me agrotekstil shfrytëzohen saksi me diametër prej 5-7 cm.

Temperatura në hapësirën e mbrojtur mbahet në 10-120C. Rregullimi i temperaturës dhe lagështisë arrihet përmes sistemit për ventilim.

Gjatë prodhimit të rasatit të sallatës nuk zbatohet piketimi.

Figura 202 Prodhimi i rasatit të sallatës

Page 361: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

361

Tabela: Afatet për mbjellje të sallatës në sera prej qelqi dhe plastike

Tipi i objektit Mbjellja me farë Mbjellja Fillimi i vjeljes

Objekt me ngrohje 05.09-10.09 05.10-10.10 25.11-24.12

10.10-25.10 25.11-25.12 15.01-15.02

Objekt pa ngrohje

20.08 15.09 20.10

30.08 25.09 10.11

10.09 01.10 25.12

01.03 25.03 25.04

Tunele dhe mbulim

i drejtpërdrejt me

agrotekstil

20.12 01.03 30.04

05.01-20.01 01.03-20.03 24.04-25.05

03.03 22.03 08.05

18.02 01.04 13.05

Rimbjellja

Për rimbjellje shfrytëzohet rasat me vjetërsi prej 25-40 ditë, me 5-6 gjethe të zhvilluara.Rimbjellja e sallatës në hapësirat e mbrojtura bëhet në rende, në distancë prej 20-30 cm

x 10-20 cm ose në shirita katër rendorë, në distancë prej 40-50 cm ndërmjet shiritave dhe 20-30 cm ndërmjet rendeve dhe 10-2- cm në rend. Rimbjellja mund të bëhet në brazda dhe në shtylla.

Rimbjellja mund të bëhet edhe në vend të hapur gjatë kultivimit të sallatës, me mbulim direkt të së mbjellës me agrotekstil.

Gjatë rimbjelljes në vjeshtë rasati duhet të jetë me vjetërsi prej 15 ditë, kurse gjatë rim-bjelljes në pranverë rasati duhet të jetë i vjetër 40 ditë.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Sa zgjat vegjetacioni te sallata në hapësirat e mbrojtura?2. Si janë të ndara sortet e sallatës të cilat shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura?3. Me çfarë plehrash bëhet plehërimi i sallatës në hapësirat e mbrojtura?4, Sa farë shfrytëzohet për mbjellje të rasatit të sallatës?5. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e rasatit të sallatës?6. Në çfarë mënyra bëhet rimbjellja e sallatës në hapësira të mbrojtura?7. Sa duhet të jetë i vjetër rasati për rimbjellje?

Page 362: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

362

Përkujdesja për të mbjellën

Përkujdesja për sallaten në hapësira të mbrojtura përbëhet nga ujitja, prashitja, për-punimi i tokës ndërmjet rendeve, të ushqyerit plotësues, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, masat e rregullta të ventilimit, ngro-hjes, hijezimit, masat për mbrojtje nga sëmund-jet, dëmtuesit dhe barojat, etj.

Ujitja

Sallata ka nevojë të madhe për ujë. Pas rimbjelljes ujitja bëhet me shtimin e normave më të vogla të ujit 20 mm, që të stimulohet kri-jimi i rrënjës. Norma e ujit për ujitje pastaj rritet në 30 mm.

Lagështia optimale e tokës duhet të jetë 65-70% nga KUF. Lagështia relative e ajrit te sal-lata në hapësirat e mbrojtura është 70%.

Gjatë ditëve me diell ujitja është më së miri të bëhet në orët e mbrëmjes, ose në orët e hershme të mëngjesit, që të pengohet paraqitja e sëmundjeve.

Ujitja bëhet në çdo 7-10 ditë.Lagështia e rritur e ajrit sjell deri te paraqitja e sëmundjeve, kurse lagështia e zvogëluar

sjell deri te paraqitja e deformimeve të gjetheve.

Të ushqyerit plotësues

Të ushqyerit plotësues te sallata bëhet në fazën e 6-7 gjetheve të zhvilluara, me përdori-min e 30-40 gram/m2 plehra azotik, ose me për-dorimin e plehrave foliarë.

Mund të zbatohet edhe të ushqyerit e dytë plotësues, 1-2 javë pas të parit.

Prashitja

Te sallata zbatohen 2-3 prashitje, gjegjë-sisht derisa bima nuk i bashkon rendet.

Prashitja e parë bëhet 5-6 ditë pas rim-bjelljes, gjegjësisht pas mbarimit të rrënjëzimit të sallatës. Prashitja duhet të kryhet cekët, në thellësi deri 5 cm.

Prashitja e dytë bëhet 1-2 javë pas të parës.

Figura 203 E mbjella e sallatës në serë

prej plastike

�Figura 204 E mbjella e sallatës në serë

prej plastike

Page 363: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

363

Ajrosja

Ajrosja është masë e obligueshme gjatë kultivimit të sallatës në hapësira të mbrojtura. Ajrosja bëhet përmes sistemeve për ventilim.

Rregullimi i temperaturës

Rregullimi i temperaturës të së mbjellës në hapësirën e mbrojtur bëhet me rregullimin e sistemit për ngrohje dhe me sistemin për ajrosje.

Gjatë kultivimit të sallatës në hapësira të mbrojtura në periudhën e dimrit është e nevo-jshme ngrohja e hapësirës së mbrojtur.

Temperatura në kohën me diell gjatë ditës duhet të jetë 16-180C, kurse gjatë natës 4-100C. Temperatura në kohën e vranët gjatë ditës duhet të jetë 10-120C.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa për përkujdesje ndërmerren gjatë kultivimit të sallatës në hapësira të mbrojtura?2. Kur bëhet ujitja e sallatës në hapësirat e mbrojtura?3. Si bëhet të ushqyerit plotësues i sallatës në hapësirat e mbrojtura?4. Sa prashitje kryhen gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?5. Pse bëhet ajrosja e sallatës në hapësirat e mbrojtura?6. Cila temperaturë është e nevojshme gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?

Page 364: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

364

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Mbrojtja e sallatës nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat bëhet me zbatimin e masave integruese. Gjatë përdorimit të mjeteve kimike duhet pasur kujdes karencën, pasi që sallata ka vegjetacion të shkurtër.

Dëmtues më të shpeshtë të cilët paraqiten gjatë prodhimit të sallatës në hapësira të mbrojtura janë nematodet, krahëbardha, morrat e bimëve, molëza, minjtë, shpendët, etj.

Tabela: Dëmtuesit te sallata dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Dëmtuesi Emri latinisht Mënyra e pengimit, asgjësimit Mbrojtja organike

Dëmtuesit e tokës

Elateridae, Scarabaeidae, Noctuidae

Galation G 5 Force 0,5 G

masa preventivembjellje alternative

Nematode Meloydogynae Basamid granulat zbatimi i mbjelljes alternative me bimë që nuk janë amvis të tyre (drithëra, bishtajorë, kultura qepore) shfrytëzim i llojeve rezistuese.

Morrat gjethorë

Myzus persicae Macrosiphum euphorbiaeAphids gossypii

Actara 25 WGChess 50 WGKarate Zeon 5 SC

lirimi i grabitqarëve në hapësirat mbrojtëseChyrsopela carneaAphidius colemaniHarmonia axyridistrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Krahë bardha

Trialeurodes vaporiariorum

vendosje e mashtruesve tërheqës shirita të verdhë ngjitës insekticidë të lejueshëm për prodhimin organik shfrytëzimi të parazitit Encarsia formosa biopreparat në bazë të Verticilium lekoni

Trips Trips sp. Actara 25 WGChess 50 WGKarate Zeon 5 SC

masa preventivezbatim i mbjelljes alternativetrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Mineri gjethor

Liriomyza trifolii,Lirimoyza bryoniae,Phytomyza horticola

Actara 25 WGChess 50 WGKarate Zeon 5 SC

masa preventivezbatim i mbjelljes alternativetrajtimi i vatrave me insekticid të lejueshëm

Sëmundje më të shpeshta te sallata, e cila kultivohet në hapësira të mbrojtura janë: bas-

tra, antraknoza, kalbja e rrënjës dhe pjesës së kërcellit në afërsi të tokës, viroza të ndryshme, etj.

Asgjësimi i sëmundjeve bëhet me zbatimin e masave preventive dhe masave direkte. Prej masave preventive në parandalimin dhe asgjësimin e sëmundjeve ndërmerren mbjel-lja alternative, largimi dhe shkatërrimi i mbeturinave bimore, dezinfektimi i tokës, mbajtja e higjienës në objekt dhe jashtë tij, shkatërrimi i bartësve (vektorëve) të sëmundjeve, etj.

Page 365: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

365

Tabela: Sëmundjet te sallata dhe mënyra e parandalimit dhe asgjësimit

Sëmundja Shkaktari Mënyra e shuarjes Mbrojtja organike

Bastra Bremia lactucae Ridomil Gold MZ 68WG Quadris 25 SCBravo 500 SC

mirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshë dezinfektim biologjik i farësshkatërrimi i bimëve të sëmuraspërkatja preventive me 1% çorbë bordoleze, 0,2% “Shampion”, ose preparate tjera të bakrit

Kalbja e

përhimët

Botrytis cinerea SwitchBravoFolio Gold

dezinfektim i substratitmirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshëkultivim i llojeve rezistueseshkatërrim i bimëve të sëmura

Kalbja e bardhë Sclerotiniasclerotiorum

Switch dezinfektim i substratitmirëmbajtja e regjimit optimal ushqyes dhe ujor-ajrorprodhimi i rasatit të shëndoshëkultivim i llojeve rezistueseshkatërrim i bimëve të sëmura prodhim i rasatit të shëndoshë mbjellja alternativekultivimi i llojeve rezistuese

Antraknoza Microdochium panattonianum

Quadris Score shkatërrim i mbeturinave të bimëve të sëmura prodhim i rasatit të shëndoshë mbjellja alternativekultivimi i llojeve rezistuese

Shkatërrimi i barojave në hapësirën e mbrojtur, në të cilën kultivohet sallata mund të bëhet me dorë, me shkulje të barojave, ose me prashitje dhe përpunim të tokës ndërmjet rendeve. Asgjësimi i paraqitjes së barojave mund të bëhet edhe me zbatimin e mulçimit. Gjatë paraqitjes më të madhe të barojave për shkatërrimin e tyre mund të përdoren herbicidet para vet mbjelljes. Përdorimi i herbicideve pas rimbjelljes dhe gjatë kohës së vegjetacionit duhet të jetë i kufi zuar dhe nëse nuk paraqitet nevojë e madhe, të mos përdoren, gjegjësisht barojat të shkatërrohen me shkulje, ose prashitje. Para mbjelljes, për shkatërrim të barojave në hapësirat e mbrojtura me marule mund të shfrytëzohet Kerb 50 WP në sasi prej 3-4 kg/ha me inkorporim të domosdoshëm në tokë në thellësi prej 5-8 cm.

Vjelja

Vjelja te sallata bëhet gjatë pjekurisë teknologjike. Vjelja e sallatës gjethore mund të jetë sukcesive, me këputje në pjesën e gjetheve, ose me këputje të tërë kokës. Te sallata me kokë këputet koka me një pjesë të gjetheve nga rozeta gjethore. Vjelja kryhet derisa sallata është e thatë.

Pas vjeljes bëhet pastrimi i sallatës me largimin e një pjese të gjetheve të poshtme.

Page 366: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

366

Te sallata gjethore pesha e sallatës është 100-250 gram, kurse te lakra jeshile me kokë pesha është 200-400 gram.

Vjelja mundet të vazhdojë për 2-3 javë, me zvogëlim të temperaturës në ob-jekt në 40C. Sallata paketohet në shporta, ose sëndukë me kokë të kthyer teposhtë. Sallata mund të ruhet në frigorifer 15-20 ditë, me mbajtjen e temperaturës prej 00C dhe lagështinë relative prej 90-95%. Sallata afatshkurtër mund të ruhet 3-5 ditë në tem-peraturë prej 50C.

Rendimenti te sallata lëviz prej 1,5-4 kg/m2.

Kontrolloje diturinë tënde:

1. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e morrave bimorë gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?2. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e bastrës gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?3. Cilat masa duhet të ndërmerren për asgjësimin e antraknozës gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?4. Cilat masa ndërmerren për asgjësimin e barojave gjatë kultivimit të sallatës në hapësirat e mbrojtura?5. Si fi llon vjelja e sallatës në hapësira të mbrojtura?6. Si ruhet sallata?7. Sa janë rendimentet e sallatës në hapësirat e mbrojtura?

Figura 205 Paketimi i lakra jeshile

Page 367: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

367

PËRMBAJTJA

NDARJA E KULTURAVE TË PERIMEVE 7

KULTURAT PERIORE ME FRYTE

DOMATJA 13 SPECI 32PATËLLXHANI 44

KULTURAT NGA FAMILJA KUNGULLORE

TRANGULLI 55SHALQIRI 68PJEPRI 78 KUNGULLI 86

KULTURAT PERIMORE NGA FAMILJA E FLUTURORËVE

BISHTAJA 95BIZELJA 101BATHA 107

KULTURAT PERIMORE QEPORE

QEPA 113HUDHRA 127PRESHI 132

KULTURAT E LAKRAVE

LAKRA 139LAKRA ME GJETHE 146LULELAKRA 149 BROKULA 153LAKRA KËRCELLTRASHË 156

KULTURAT BARISHTORE

SPINAQI 161 SALLATA 165 PANXHARI FORAGJER 169ÇIKORJA 171RADHIQJA 174MENDRA (MENTA) 177KUMAKU 178

Page 368: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

368

KULTURAT PERIMORE RRËNJORE DHE TUBERORE

KAROTA 181PASTINAKU 187MAJDANOZI 190SELINOJA 193RREPA E KUQE 196RRIKA 199RREPA 201PATATJA 203PATATJA E ËMBËL 209ARASHKA E EGËR 211

KËRPUDHAT

RËNDËSIA E KËRPUDHAVE NË TË USHQYERIT E NJERIUT 215SHAMPINJONAT 217KËRPUDHA PERLË 220KËRPUDHAT E DOBISHME TË EGRA 225PROCEDURAT PËR VJELJE OSE MBLEDHJA E KËRPUDHAVE 229

PRODHIMTARIA PERIMORE ORGANIKE

PRODHIMI ORGANIK I DOMATES 233PRODHIMI ORGANIK I SPECIT 239PRODHIMI ORGANIK I PATATES 242PRODHIMI ORGANIK I LAKRËS 246

PRODHIMI I RASATIT Rasati 253Prodhimi i rasatit në lehë të nxehta 255Pjesët e leheve të nxehta 257Ngrohja e leheve të nxehta 259Përgatitja e lehes së nxehtë 261Mbjellja me farë në lehe të nxehta 263Përkujdesja për rasatin 265Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat 269Prodhimi i rasatit në lehë të hapura 273Prodhimi i rasatit në sera prej plastike 273Prodhimi i rasatit në sera prej qelqi 276Përkujdesja për rasatin në sera prej qelqi 278Rimbjellja e rasatit në vend të përhershëm 280

Page 369: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

369

AGROTEKNIKA E PRODHIMTARISË PERIMORE NË HAPËSIRË TË MBROJTUR

Kushtet për kultivim në hapësirë të mbrojtur 285Shtresat (mjediset) për kultivim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura 293Ndërrimi i kulturave të perimeve gjatë kultivimit në hapësira të mbrojtura 295Shfrytëzimi i hapësirave të mbrojtura 299Përpunimi i tokës në hapësira të mbrojtura 301Plehërimi në hapësirat e mbrojtura 305Mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja 307Masat fi tosanitare 310Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë kohës së kultivimit 313Vjelja (mbledhja) e perimeve 315

KULTIVIMI I DOMATEVE NË HAPËSIRA TË MBROJTURA

Prodhimi i domates në hapësirat e mbrojtura 319

KULTIVIMI i SPECAVE NË HAPËSIRA TË MBROJTURA

Kultivimi i specit në hapësirat e mbrojtura 335

KULTIVIMI I TRANGUJVE NË HAPËSIRA TË MBROJTURA

Prodhimi i trangullit në hapësirat e mbrojtura 347

KULTIVIMI I SALLATËS NË HAPËSIRA TË MBROJTURA

Prodhimi i sallatës në hapësira të mbrojtura 359

Page 370: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

370

LITERATURA

1. ���]�� �� /����, 1985, ��*�� �����������, ��*� !���, � ���; 2. ���]�� �� /����, ��*�� �����������, ��������� „��.!���� � ������“-

� ���; 3. ���� � ��������, ��� �� ���� � ��( #������� �, 2008, +�������

�� ����� � �(����� � ������������, !���%������ � %�� �� ����� � �(����� � ������������ � �%���� ������ +�����, � ���;

4. �� ��� _������, #������ �� ���, #�����%� ;%���, 1980, Bolesti povrca I hjihovo suzbijanje, �����, �����;

5. ��� ��� ���� +���, 1998, '�% �� � �����, !���-����, ��� ��; 6. 0������ � ���, 2004, 4����� � �%����� %��%��, ���������

„��.!���� � ������“- � ���, '� %��� �� �(����� � ��% � � )����, � ���;

7. ���(������ |��6, 1997, "��������, ��������� % �����%; 8. ���*�� ��������, +�������5� ��(����, ��"� ,,4�#"���",, ������� 9. #������� � ��(, ��� �� ����, ������ |�*�� �, 2007,+����������� ��

���)%(%�, ���� �� ��; 10. �%��� � ��)��, ���� � /����, ���� � ��� ��, ��� +�� �5� , 0�����

��� ����, _�� � ����, 0��� .��������, 2009, +�������5� ������ � ���� % ��*�����( �������%, �����;

11. 4���� #�� �, 1996, Ekološka poljoprivreda - poljoprivreda sutrašnjice, Nakladni zavod Globus d.o.o., 4���;

12. 4��� ��� � 0�� �, 2008, ������ � �(����� � ������������, ;���; 13. 0������ 4�)����, 2007, 0���� �� ����� � ������������ �� ��(��,

����������� �� �(��������,*%(������ � �������������� �� "�; 14. �w��� � �����, ����� �% ����, ����� +�����, 1994, ������%��5,

� ��� 15. $&��� ��&��, 1981, �������� � ��������5� �(�� ������ �) %��%��,

��/�., �����; 16. Karasek Karolj, 2007, Plastenici u cve�arstvu i rasadni�arstvu, Partenon, 17. ��� �� !����, 2005, ��%������� ���� �� ��������, .�+�" �� ".

�� ������; 18. /������ !����-�%���, 2007, 0���� �� ����� � ������������ �� ���� �,

����������� �� �(��������,*%(������ � �������������� �� "�; 19. �%��� ��)�����, 2007, 0���� �� ����� � ������������ �� ��(��,

����������� �� �(��������,*%(������ � �������������� �� "�; 20. /�*�� ". +.+��� , $.����*��, 1979, Povrce iz vlastitog vrta, �� �����

����� ���5�, 4���; 21. ��������� � |��6�, $���� � !���2��� +����� �, ������� +����(�����,

2002, #������ � � ������� �� ����% , ���&. �-� 4(����� � &� %��� � ���;

22. �. �� ��(���� +��� � ���� $���, 1996 +����������, �����; 23. +������ ��������, 2001, +����������, �����, �����, 24. Popovi� Miroslav i Branka Lazi�, Gajenje ranog povr�a u zašti�enom prostoru,

Partenon. Beograd 25. ��(���� #����, 1988,��������� �����������, 0���� �����������

������, ��*� !���, � ���

Page 371: prodhimtaria perimore

Prodhimtaria perimore

371

26. #���� ��(����, 1996, /%����� � ��5�, 4(����� � ������%�, � ���; 27. ��(���� #����, 1990, !��(��, ���� � �% , ��*� !���, � ���; 28. �. �� ��(���� +���, 1994, +������� � ����%��� , /��������, ���� ; 29. S.Petar Maksimovi�, 2008, �����, Proizvodnja povr�a u zašti�enom

prostoru; 30. .������ +�������, 2007, 0���� �� ����� � ������������ �� �(���,

����������� �� �(��������,*%(������ � �������������� �� "�; 31. .%����� .����, 1990, #�(��, ��*� ���, � ���; 32. ���(� ��%�������� ��� �������, ��%�� ������, ������� � ���,

� ���, 2006; 33. +���� �� ������� �, ��%�� ������, +������, �����, 2001; 34. 9��� ���������, 2009, / ����� ��������, � ���; 35. !������� � ������ ��������;

Page 372: prodhimtaria perimore

Elizabeta Angeleska, Igorçe Nikolov

372