32
PROJEKT KURRIKULAR LËNDA : BIOLOGJI TEMA : SHËNDETI USHQIMET DHE SUBSTANCAT QE NDIKOJNË NEGATIVISHT NË TË NENTEMA :PIRAMIDAT USHQIMORE

PROJEKT BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PIRAMIDA USHQIMORE

Citation preview

Page 1: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

PROJEKT KURRIKULAR

LËNDA:BIOLOGJI

TEMA: SHËNDETI USHQIMET DHE SUBSTANCAT QE NDIKOJNË

NEGATIVISHT NË TË NENTEMA:PIRAMIDAT USHQIMORE

Page 2: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

QELLIMI:TE PROMOVOHET NDERGJEGJESIMI I NXENESVE NDAJ TE USHQYERIT TE

SHENDETSHEM,DEMEVE TE ALKOOLIT DHE TE DUHANIT NE TE GJITHA ASPEKTET

OBJEKTIVAT:1-NE FUND TE KETIJ PROJEKTI NE DUHET TE JEMI TE AFTE TE HARTOJME NJE

KONCEPT MBI RAPORTIN E TE USHQYERIT TE SHENDETSHEM

2-TE DISKUTOJME PER PROBLEMET E KRIJUARA NGA NJE USHQYERJE JO E MIRE

3-TE JAPIM IDE DHE RRUGE ALTERNATIVE PER NJE JETE SA ME TE SHENDETSHME

MJETET: LAPTOP,VIDEOPROJEKTOR,DVD,USB,CD,LIBRA

SHKENCORE,INTERVISTA ME MJEKE.ETJ

Page 3: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

CDO TE THOTE TE USHQEHESH SHENDETSHEM ? TE HANI SHËNDETSHËM KONSISTON NE BALANCIMIN E DIETËS

MIDIS FRUTAVE DHE PERIMEVE, DRITHËRAVE, VAJIT TE SHËNDETSHËM, QUMËSHTIT ME YNDYRE TE ULET DHE

PROTEINAT ME BAZE BIMORE. NËSE JU USHQEHENI SIÇ DUHET, TRUPI, LËKURA DHE MENDJA DO TË JU JENË SHUMË FALËNDERUES.

Page 4: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

PIRAMIDAT USHQIMORE

Page 5: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

• LENDET USHQYESE

-SOT NJIHEN ME SHUME SE 40 LLOJE LENDE USHQYESE QE KLASIFIKOHEN NE 6 GRUPE-TE GJITHA KETO PERDOREN NE FUNKSION TE NEVOJAVE

TE ORGANIZMIT

Page 6: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

KARBOHIDRATET Karbohidratet gjenden në formë

niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si: në patate

dhe drithëra (në drithëra përfshihet: buka, orizi,

makaronat).  Perimet, patatet dhe drithërat janë të shëndetshme,

sepse ato përmbajnë shumë karbohidrate në formë niseshteje dhe njëkohësisht kanë përmbajtje

të ulët dhjamore. Këto lloj karbohidratesh quhen

karbohidratet “e mira” dhe duhet t'i hamë shumë.  Gjenden edhe karbohidrate “të këqija” nga të cilat nuk duhet të hamë shumë.

Karbohidratet e “këqija” vijnë nga të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si: ëmbëlsirat, çokollata, akullorja dhe pijet freskuese. Së bashku me sheqerin nga të gjitha këto ne marrim gjithashtu shumë

lëndë ngjyruese dhe lëndë shijuese, për të cilat ne nuk kemi nevojë.

Page 7: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

PROTEINAT

Proteina është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme sepse ajo

përdoret pjesërisht për të krijuar energji dhe pjesërisht për të

ndërtuar gjithë organizmin. Për shkak të funksionit ndërtues të

proteinave është shumë keq që të kesh mungesë proteinash kur je në

rritje e sipër. Proteinat mund të jenë me prejardhje shtazore ose bimore. Proteinat shtazore vijnë nga kafshët

dhe gjenden në: vezë, qumësht, djathë, mish dhe në peshk.  Proteinat bimore vijnë nga bimët dhe gjenden në: bizele, fasule (fasule soje, fasule të bardhë dhe të errët), oriz, miell dhe në drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të

lëkurës. Prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen në të gjitha

racionet tona ditore.

Page 8: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

YNDYRAT Yndyra është një lëndë

ushqyese që përmban më shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamrat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme. Yndyra është shumë e pashëndetshme kur grumbullohet në muret e enëve të gjakut, sepse në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdese.

Page 9: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

VITAMINAT Vitaminat janë të rëndësishme

për shumë funksione në trup, midis të tjerash, për metabolizmin. Ne nuk mund të prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet t'i marrim ato nëpërmjet ushqimit. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj duhet të hamë majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.

Page 10: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

MINERALET

Mineralet janë lëndë bazë që janë me rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat edhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Minerale janë: natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni dhe siliciumi.

BbajametBAJAMET PERMBAJNE ZINK,SELEN

Page 11: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

UJI Uji eshte thelbesor per

jeten.Ai transporton te gjitha lendet ushqyese ne

trupin tone.Ai merret duke pire por edhe

permes ushqimeve te

ndryshme si:kosi,shalqini

etj

Page 12: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

PERIME DHE FRUTA

5 në ditë me ngjyra të ndryshme

Në ditë, të hahen 3 racione perime, prej tyre së paku një herë të papërpunuara (1 racion = së paku 120 g perime, si shtesë, sallatë ose supë të perimeve).

Në ditë të hahen dy racione me pemë (1 racion = së paku 120 g = 1 «dorë plotë»).

Në ditë një racion i perimeve apo pemëve mund të zëvendësohet me një gotë 2dl lëng të perimeve apo pemëve pa sheqer

Page 13: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

DRITHERAT

Prodhimet e grurit dhe pemët bishtajore,prodhimet e tjera të drithërave dhe patatet:në çdo racion kryesor

Për çdo racion kryesor hani 1 përmbajtje të plotë (kjo dmth. 3 racione në ditë, 1 racion = 75–25 g bukë ose 60–100 g pemë bishtajore [nga pesha e freskët ] si p.sh. thjerrëza / qiqër ose 180–300 g patate ose 45–75 g Flluskat (krundet) / prodhimet e brumërave, / miser / oriz dhe fara të tjera të drithërave [pesha e freskët ]), prej tyre mundësisht 2 racione me përbërje të prodhimeve nga mielli.

Page 14: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

QUMËSHTI, PRODHIMET E QUMËSHTIT,MISHI, PESHKU DHE VEZËT Qumështi, prodhimet e

qumështit,mishi, peshku dhe vezët:për çdo ditë në

sasi të mjaftueshme Për çdo ditë, me një ndryshim të koordinuar, duhet të konsumohen: 1 racion mish, peshk, vezë,

djathë, ose burime tjera të hekurit (1 racion = 100–

120 g mish/peshk [ pesha e freskët] ose 2–3 vezë,

200 g gjizë/djathë të shkriftë 60 g djathë të

fortë. Në ditë, konsumoni pos tjerash dhe, 3 racione qumësht ose prodhime të qumështit, duke u dhënë përparësi varianteve me yndyrë të reduktuar ( 1

racion = 2dl qumësht ose 150–180 g kos 200 g gjizë/ djathë të shkriftë , 30 – 60

g djathë).

Page 15: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

EMBELSIRAT

Ëmbëlsirat, snacks-at e kripura(p.sh. shkopinjtë) dhe pijet energjike:të shijohen me masë

Ëmbëlsirat, snacks-at, dhe pijet me përmbajtje sheqeri (p.sh pijet e buta / Soft Drinks, çaj dhe pijet energjike / Energy Drinks) shijoni me maturi.

Nëse konsumohen pijet me përmbajtje të alkoolit, duhet që të përdoren më maturi të plotë dhe në kuadër të racioneve.

Page 16: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

VAJRAT YNDYRORE DHE FRUTAT YNDYRORE

Vajrat, yndyrat dhe frutat yndyrore (arrat, lajthit, kikirikët, bajamet, etj.):Për çdo ditë me masë

Për çdo ditë duhet të përdoren 2–3 lugë të kafes (10–15 g), vaj bimor të kualitetit të lartë si: Lojza apo vaji i ullirit për përgatitje të ftohët (p.sh. për salca të sallatave).

Për çdo ditë të përdoren 2-3 lugë kafeje (10–15 g) vaj bimor për gjellra të nxehta (zbutje në avull, fërgim), është e këshillueshme p.sh. vaji i ullirit.

Sipas nevojës të përdoren 2 lugë të kafes (10 g) në ditë, yndyrë për lyerjen e bukës (tëlyen ose yndyrë nga kualiteti i lartë i vajrave).

Per konsumim ditor të një racioni të frutave yndyrore (arrave, lajthive, kikirikëve, bajameve etj. ) ju preferohet:(1 racion = 20–30 g bajame, arra ose lajthia, etj.).

Page 17: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

SEMUNDJET QE VIJNE NGA KEQUSHQYERJA1.OBEZITETI2.SEMUNDJET E VESHKAVE 3.SEMUNDJET E TEMTHIT4.SEMUNDJET E ZEMRES 5.SEMUNDJET E GJAKUT6.DIABETI7.HIPERTENSIONI8.SEMUNDJET E ARTERIEVE TE TRURIT9.KANCERI I QAFES SE MITRES 10.KANCERI I OVAREVE11.KANCERI I GJIRIT 12.KANCERI I ZORRES SE TRASHE13.KANCERI I TEMTHIT 14.KANCERI I MELCISE15.KANCERI I PROSTATES

Page 18: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

DIABETI

Diabeti i tipit 2 ose insulino-

indipendente, është forma e diabetit me e përhapur në botë dhe vihet në

dukje në moshë të madhe përshkak të çekuilibrit ushqimor.Për këtë arsye

këshillohetkonsumimi i karbohidrateve komlplekse duke

privilegjuar bishtajat dhe drithërat mundësisht të plota.Prodhimet

integrale siç janë dhe perimet,furnizojnë me fibra ushqimore

të cilat modulojnë thithjen e sheqerave duke shmangur pas

ngrënies, shfaqjen e një nivel te lartë të glicemisë.Përsa i përket

karbohidrateve të thjeshta është i nevojshëm kontrolli i përdorimit të frutave qumështit dhe sheqerit.

Page 19: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

SËMUNDJET KORDIOVASKOLARE

Shumë zakone ushqimore janë të konsideruara sipas zhvillimit të këtyre patollogjive.Në veçanti , konsumimi i pakët i frutave, perimeve dhe konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me kolesterol dhe kripë.

Oksidete e yndyrave, në veçanti ato të përmbajtura në yndyrat e mishit në përgjithësi rrisin atë që quhet “kolesterol i keq” në gjak.Për këtë në dieta, origjina e yndyrave duhet të ketë prejardhjen nga bimët vegjetale, vaji i ullirit duhet të jetë një nga të preferuarit.Në të njënjtën kohë këshillohet një konsumim i reduktuar i ushqimeve të skuqura dhe një

konsumim të lartë të peshkut.Riduktimi i sasisë së kripës është një tjetër

faktor ushqimor i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve venore,

sepse presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët kryesorë të infarktit.

Page 20: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

KANCERI Ekzistojnë shumë faktorë që

kontribojnë në zhvillimin e kancerit, por tregohet që në

Vendet e industrializuara faktorët e dietave mund të

shpjegojnë rreth 30% të rasteve.Ndër faktorët që

ndikojnë në ardhjen e kancerit mund të përmendim mbipeshën

dhe majmërinë, konsumimi i alkoolit dhe konsumimi i

mishërave të konservuara dhe të kripura.Faktori më i

rëndësishëm që e parandalon është konsumimi i frutave dhe

perimeve.

Page 21: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

KANCERI NE GJI DHE I MUSHKERISE

Page 22: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

OBEZITETI

Obeziteti eshte nje problem mjekesor. Personat qe jane mbipeshe ose obeze (mbipeshe e grades se rende) kane me teper mundesi per te zhvilluar probleme me shendetin se sa personat qe kane nje peshe te shendetshme. Te marresh kalori (matje energjie te ushqimit ose pijeve) me teper se sa kerkon trupi rezulton ne shtim peshe. Sasite e medha, ushqimet me vlera te ulta ushqyese, dhe nje stil jete inaktive jane faktore qe çojne ne obezitet. Per te matur mbipeshen, obezitetin ose obezitetin e rende, perdoret nje parameter qe merr parasysh gjatesine dhe peshen. Ky parameter i quajtur BMI ( Body Mass Index), matet duke pjesetuar peshen ne kilogram me lartesine e shprehur ne metra ne katror. Nje BMI 25 ose me teper konsiderohet mbipeshe; mbi 30 eshte obezitet; mbi 40 obezitet i rende.

Page 23: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

RRUGE ALTERNATIVE PER NJE JETE SA ME TE SHENDETSHME

Page 24: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

DIETA PERFEKTE

Shkencetaret nuk kane percaktuar ende se çfare perfaqeson nje diete perfekte sepse çdo vit qe kalon nxjerr ne pah prova te reja per ushqimet qe jane potencialisht te demshme ose ushqimet qe kane efekte sheruese. Shkencetaret amerikane mendojne se nje piramide ushqimore e mbeshtetur te dritherat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendeve (me teper sesa mishi i kuq), si dhe sasi te kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t'ju ushqeje ju ne menyren me te shendetshme. Per nje grua aktive keshillohet si menu ideale kjo e meposhtmja :Mengjes: Nje banane dhe luleshtrydhe te embla, nje fete buke e zeze me margarine luledielli dhe mjalte. Dreka: Sallate peshku dhe zarzavatesh dhe kivi si frut. Darka: Pule me bizele, patate te pjekura dhe sallate jeshile. Ëmbelsire petull me reçel frutash. Pini pa kursyer uje, leng zarzavatesh jeshile dhe sallate, çaj vegjetal dhe leng limoni. Mund te merrni edhe pak alkool dhe pak produkte çokollate. Dikush qe ben nje jete teper aktive ka nevoje t'i shtoje dietes se tij me shume kalori. 

Page 25: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

5 RREGULLA SI TE USHQEHENI SHENDETSHEM

1. Mos e lini asnjëherë pa e ngrënë mëngjesin2. Mbajeni organizmin të hidratuar3. Një test për 20 ditë4. Limitoni kripën5. Evitoni të darkoni shumë vonë.

Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme ndonjëherë kërkon

ndonjë sakrificë, por edhe një bazë të mirë informacioni. Po, sepse kur flitet për dieta dhe një ushqyerje korrekte

të zakonshme, kemi nevojë për informacionet e duhura që na

ndihmojnë të hamë më mirë dhe së dyti të mbrojmë shëndetin tonë.Këtë duhet ta bëjmë pavarësisht planeve të momentit për t’u dobësuar apo

shëndoshur. Duhet të jemi të informuar për ushqimet që na bëjnë

mirë dhe për ato që janë të dëmshme. Pasi ta kemi bërë këtë, nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm të konsumojmë ato më të

shëndetshmet e të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga patatet e

skuqura apo ëmbëlsirat me shumice

Page 26: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

5 USHQIMET ME TE SHENDETSHME

BROKOLI VEZE LAKRA E GJELBER

DOMATE -SALMONI

Page 27: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE
Page 28: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

A JANE FRUTAT DHE ZARZAVATET ORGANIKE ME TE USHQYESHME?

Kjo teme eshte teper e debatueshme ne disa nga fermat qe i prodhojne keto, por kerkimet e fundit te bera nga shoqatat per ushqime organike tregojne se keto jane me te vertete teper te ushqyeshme dhe kane nivele shume me te larta te vitamines C, magnezit, hekurit dhe fosforit. Spinaqi, sallata jeshile, lakra e bardhe dhe patatet treguan qarte nivele me te larta lendesh ushqyese, nga 10 deri 50% me shume vlera ushqimore. Supat e pergatitura nga zarzavatet organike permbajne nivele te larta te acidit salici, i cili ndihmon ne luftimin e arteriosklerozes dhe kancerit te zorreve. 

Page 29: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

KUR SHEQERI ESHTE I TEPERT ?

Kujdes nga niveli i Yndyrnave ne nje ushqim sepse yndyrnat kane tendence te shnderrohen ne sheqer. Sheqeri nuk permban nutriente, por vetem kalori. Specialistet e te ushqyerit konsiderojne si sheqerna te teperta ato qe gjenden ne produkte si embelsirat dhe keto duhet te kontrollohen qe te mos japin me shume se 10 % te kalorive ditore, pra qe do te thote te mos konsumohen me shume se 200 kalori nga keto lloj ushqimesh te embla. Nje luge çaji me sheqer permban rreth 16 kalori dhe nje gote e madhe me leng permban rreth nente luge sheqer, pra 144 kalori te panevojshme. Hiqni dore nga sheqernat e panevojshme dhe zevendesojini ato me fruta te fresketa ose me nenprodukte te frutave dhe te sheqernave te perfituara prej tyre. 

Page 30: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

FAST FOOD-I, I DEMSHEM PER SHENDETIN PATATET E FERGUARA KANE VITAMINE C, POR MOS KALONI NE EUFORI, SEPSE DISA FAST FOOD-E SHTOJNE SHEQERNA NE PATATET E TYRE TE FERGUARA, SI DHE SHTOJNE YNDYRNA NE SANDUIÇET APO BYREKET

ME MISH. DISA NGA USHQIMET E TYRE MUND TE PERMBAJNE ME SHUME SE 20 LUGE SHEQERNA DHE DISA PERMBAJNE ME SHUME SE

GJYSMA E SASISE DITORE TE KRIPES QE JU DUHET TE MERRNI. FAST FOOD-I ESHTE VERTET I KEQ PER SHENDETIN TUAJ NESE JU

EKSKLUZIVISHT MERRNI USHQIME TE FERGUARA DHE TE SHTUARA ME YNDYRNA DHE SHEQERNA. 

MISHI I MBUSHUR ME ANTIBIOTIKE KA NJE SHQETESIM NE RRITJE RRETH PERDORIMIT NE SASI TE MEDHA

TE ANTIBIOTIKEVE NE PRODHIMIN E MISHIT DHE EFEKTET E MUNDSHME TE TYRE NE SHENDETIN E NJERIUT. SHUME NGA FERMAT

QE MERREN ME RRITJEN E BAGETIVE I USHQEJNE KETO ME ANTIBIOTIKE PERDITE PER TE PASUR NJE PESHE ME TE MADHE TE BAGETIVE DHE PER TE LUFTUAR SEMUNDJET E MUNDSHME TE KAFSHET. FRIKA QE

EKZISTON LIDHET ME FAKTIN SE MBIDOZAT E ANTIBIOTIKEVE MUND TE ÇOJNE NE KRIJIMIN E VIRUSEVE TE FUQISHME DHE SHUME REZISTENTE

NDAJ ANTIBIOTIKEVE DHE KETO VIRUSE MUND TE INFEKTOJNE NJEREZIT. HANI MISH ORGANIK SA ME SHUME QE TE JETE E MUNDUR! 

FAST FOOD I DEMSHEM PER SHENDETIN

Page 31: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE
Page 32: PROJEKT  BIOLOGJI PIRAMIDAT USHQIMORE

PUNOI : ILIRJAN AGASTRAPRANOI: PROF.ELMIRA KAMBO

KLASA XI-B

2014

FUND