Upload
emustafaj
View
375
Download
10
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Projekt i paraqitur te Urdheri Farmacisteve te Shqiperise mbi Programin e Provimit Profesional, Maj 2011.
Citation preview
Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?
Në vazhdim të ideve që parashtrova në takimin e dt.18 Maj në selinë e UF për mënyren e
hartimit të Programit të Provimit Profesional, po përpiqem të jem më i qartë, duke bërë një
paraqitje të modeleve të programeve dhe njëkohësisht, duke parashtruar edhe një projekt të
plotë të modelit që unë preferoj:
Kim
i faramace
utike
24/05/2011 1Dr. Enver MUSTAFAJ
Mendoj se shumica prej nesh njohin modelin klasik (tradicional për shkollat tona), atë të provimit të diplomës, i cili përmbledh njohuri kryesore të pakten nga 3 prej disiplinave profesionale, p.sh., Teknologjisë farmaceutike, Kimisë farmaceutike dhe Farmakologjisë. Sikurse shihet nga diagrama-yll, të tre disiplinat janë të ndara qartë, ku secila disiplinë ka pyetjet (tematiken) e saj.
Nëse konsiderojmë këtë model si formen e ardhshme të programit të provimit profesional, atëhere pyetjet që shtrohen para hartuesve të programit janë:
1.Sa ka qënë dhe sa duhet të jetë pesha specifike e seciles nga këto 3 lëndë në formimin profesional?
2. A janë të mjaftueshme vetëm njohuroritë nga këto 3 disiplina pë t`u kualifikuar si profesionist i aftë?
3. Për t’u klasifikuar pozitiv (ose kundërta), a duhet që kandidati t’i superojë shumicen e pyetjeve nga secila prej 3 disiplinave, apo do të vlerësohet bazuar në rezultatit shumativ që do të arrijë?
Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?
Diçka i ngjashëm me modelin tradicional të provimit të diplomës do të
rezultonte edhe modeli me shtesa të 2-3 lëndëve të tjera, duke ruajtur qartë
kufinjtë ndarës mes disiplinave. Pra, përsëri nuk do kishim një program me
tematikë të integruar, por një formë neoklasike të programit të provimit të
diplomës.
Duhet të jemi të qartë dhe të bindur se, ligjërisht nuk ekziston më provimi i
diplomë për nivelin Master Shkencor dhe shumica e disiplinave farmaceutike
duhet të zhvillohen me provime semestrale, ndërsa titulli “Master Shkencor”
mbrohet me një punim. Pra, shumë gjëra kanë ndryshuar në programet
universitare dhe shumë të tjera janë në ndryshim. Rjedhimisht, mendoj se
modelet e vjetëruara të kontrollit të dijeve (ku bënte pjesë edhe provimi i
diplomës), nuk mund të ruhen dhe të ‘transplantohen’ tek provimi profesional.
Për më tepër, pamundësia shtohet po të kemi parasysh se provimi do të
zhvillohet në forma krejt të tjera (pyetje me shumë zgjedhje ‘alternativa’ , i
dixhitalizuar dhe se këtij provimi do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që nuk
vijnë vetëm nga shkollat farmaceutike shqiptare.
Tekno
logji farm
aceutike
& B
iofarm
aci
24/05/2011 2Dr. Enver MUSTAFAJ
Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?
Në situaten e tanishme kandidatët për titullin “Farmacist”, të diplomuar nga
universitete të ndryshme, duhet të provohen për aftësitë e tyre në ushtrimin e
profesionit dhe jo thjesht për dije të copëzuara nga disa disiplina. Rrjedhimisht, në
hartimin e programit të provimit profesional mendoj se duhet të kemi në konsideratë
këta faktorë:
1. Programi duhet të jetë gjithpërfshirës, pra në tematikat e tij duhet të përfshihen
shumica e disiplinave formuese profesionale karakterizuese të programit studimor (të
ashtuquajturat disiplina të grupit B, të cilat zënë nga 50 deri 55 % të programit master
sipas udhëzimeve të MASH, por që shkon edhe konform Direktivës 2005/36 EC).
2. I gjithë programi duhet të konceptohet jo i ndarë në ‘parcela’ disiplinash, sikurse
modelet tradicionale, por i harmonizuar mirë dhe me një tematikë komplekse, ashtu
sikurse paraqitet problematika e punës gjatë ushtrimit të profesionit. Përfytyrojmë për
një moment profesionistin (farmacistin) në sherbimin farmaceutik: në çdo rast (me çdo
pacient) atij i duhet të japë zgjidhje që mbështeten në etiken dhe legjislacionin
profesional, në njohuritë dhe informacionin e gjithanshëm mbi barnat por edhe mbi
patologjitë e ndryshme.
24/05/2011 3Dr. Enver MUSTAFAJ
Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?
3. Tematikat e programit duhet të jenë të integruara (të pakten pjesa më e madhe e
tyre), çka do të thotë, një tematikë e caktuar duhet të përfshijë njohuri të fituara nga dy
ose më shumë disiplina. Kjo praktikë zbatohet edhe në modelet bashkëkohore të
provimeve profesionale, si NAPLEX Exam (North American Pharmacist Licensure
Examination -SHBA) apo PEBC Exam (Pharmacy Examining Board of Canada -Kanada).
4. Përsa i përket vështirësisë së provimit: Duke zgjedhur si referues një model
bashkëkohor si NAPLEX apo PEBC, kjo nuk nënkupton se ne duhet apo kemi qëllim të
hartojmë një program të të njëjtës shkallë vështirësie si provimet profesionale në SHBA
apo Kanada. Zgjedhja e atyre modeleve na shërben vetëm për të realizuar kërkesat e
sipërpërmendura: për të patur një program të integruar, gjithëpërfshirës (tematikë nga
shumë disiplina) dhe me mundësi hartimi pyetjesh me disa alternativa (mundësi krijimi
të bazës së të dhënave dhe dixhitalizimi).
Të gjithë e kemi të qartë se vështirësia e provimit do të varet: a)nga
përmbajtja e tematikave të zgjedhura, b)mënyra e ndërtimit të pyetjeve me disa
alternativa dhe c)nga ‘pragu’ që komisioni i provimit (apo AKP) do ta caktojë si të
mjaftueshëm për vlerësim pozitiv (pra mënyra e vlerësimit).
24/05/2011 4Dr. Enver MUSTAFAJ
Dr. Enver MUSTAFAJ
MModeli dhe përmbajtja e Programit që propozoj:odeli dhe përmbajtja e Programit që propozoj:
Në vazhdim dhe në konkretizim të ideve që paraqita më lart….për të qënë më i kuptueshëm projekti që propozoj, po paraqes që në fillim një ‘pamje’ të shkëputur nga libri “Comprehensive Pharmacy Review”, botim i 2010, i domosdoshëm për kandidatët që përgatiten t’i nënshtrohen NAPLEX Exam.
24/05/2011 5
Përmbajtja e Programit: Përmbajtja e Programit: Si do zbatohet modeli i zgjedhurSi do zbatohet modeli i zgjedhur??
Në vazhdim po paraqes vetëm 3 tematika të programit, dy prej të cilave të zberthyera edhe me përmbajtjen (çështjet) që përputhen me kurrikulat tona:
1. Barnat në përgjithësi: lëndët vepruese e lëndët ndihmëse, emërtimi e klasifikimi i barnave,
përftimi i barnave në industrinë farmaceutike.
a. Përkufizimi i termit ‘bar’ sipas legjislacionit europian dhe klasifikimi ATC i barnave.b. Koncepti mbi lëndën vepruese faramaceutike (lëndën medikamentoze, ose Active pharmaceutical
ingredient = API) dhe lëndët e tjera me veprim të panjohur (New Chemical Entity = NCE). Rrugët epërfitimit të lëndëve vepruese, emërtimet e klasifikimet e tyre.
c. Forma farmaceutike e pëfunduar (produkti medikamentoz, ose Finished Dosage Form), përbërja kimike esaj dhe funksioni i lëndës vepruese e lëndëve ndihmëse (eksipientëve pëbërës), klasifikimi i formavefarmaceutike.
d. Fazat studimore të krijimit të produkteve të reja farmaceutike duke u nisur nga një lëndë vepruese e re(NCE). Aspekte të etikës dhe legjislacionit gjatë përftimit dhe miratimit për tregtim të produkteve të rejafarmaceutike dhe barnave xhenerike, ndryshimet mes tyre.
e. Kërkesat bazë të Praktikës së Mirë të Fabrikimit (Good Manufacturing Practices = GMPs). Standardeteuropiane të GMPs, të kontrollit të cilësisë (Quality Control = QC) dhe të garantimit të cilësisë (QualityAssurance = QA) në industrinë farmaceutike.
24/05/2011 6Dr. Enver MUSTAFAJ
2. Përllogaritjet dhe statistika në farmaceutikë.
a. Njohuri bazë mbi matjet dhe përllogaritjet, shprehja e raporteve, proporcioneve dhe sasive tëbarasvlerëshme (aliquoteve).
b. Sistemet e masave që përdoren në farmaci (sistemi metrik dhe sistemet e tjerë), përllogaritjet nëformulimet farmaceutike dhe në dozat e barnave.
c. Mënyrat e shprehjes së përqëndrimit të tretësirave në përqindje, në raporte fuqie (peshë, vëllim), nënormalitet, në molaritet dhe fraksione molare.
d. Hollimi dhe përqëndrimi i tretësirave, tretësirat e elektrolitëve dhe shprehja e përqëndrimit nëmiliekuivalent (mEq) dhe në miliosmol (mOsmol).
e. Konceptet bazë të statistikës farmaceutike: Frekuenca e shpërndarjes dhe vlerësimi i mesatares, isaktësisë dhe gabimit.
f. Vlerësimi i ndryshueshmërisë (variabilitetit), varianca e mostres, diapazoni (range), shmangja standardedhe përpikmëria (precizioni) si shprehje të variabilitetit.
3. Vetitë fiziko-kimike të lëndës vepruese dhe ndikimi i tyre në formulimet farmaceutike.
a. ................... etj.
X.... (deri në mbulimin 50-55 % të PS Farmaci)
Literatura bazë:
Literatura ndihmëse:
24/05/2011 7Dr. Enver MUSTAFAJ
SqarimeSqarime
1. Duke parë tematiken 1:•
•
1. Duke parë tematiken 1:• Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi barin, të cilat
trajtohen në disa disiplina farmaceutike si, legjislacioni, etika, teknologjia, kimia farmaceutike, farmakologjia etj.
• Natyrisht, nuk synohet të njihet gjthcka per barin, por konceptet që shtjellohen në kurrikulat e farmacisë synohet të mësohen të integruara.
3. Në këtë fazë, e cila është vetëm paraqitja e një projekti (draft), mendoj të mos 3. Në këtë fazë, e cila është vetëm paraqitja e një projekti (draft), mendoj të mos merremi me detajet, si p.sh., çështjet brenda tematikave te paraqitura, terminologjinë e pasaktësi të vogla, pasi ato do të korektohen në fazen finale, pasi të jetë përfunduar i tërë projekti, si draft.
2. Duke parë tematiken 2:•
•
2. Duke parë tematiken 2:• Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi përllogaritjet dhe
elementët fillestarë të statistikës. …, duke filluar nga llogaritjet e thjeshta dhe të domosdoshme në farmaci (edhe pse ato studiohen edhe në shkollë të mesme), por që shpesh neglizhohen …?
• Janë ndëthurur njohuri matematiko-statistikore elementare, të domosdoshme për recepturen, përgatitjet galenike dhe ato në industrinë farmaceutike, për kontrollin e barnave në përgjithësi, për marketingun etj.
24/05/2011 8Dr. Enver MUSTAFAJ
Si Si përfundimpërfundim,,
Për këtë program mund të punohet vetëm në grup të vogel (2 ose
Këtë projekt të programit profesional, unë marr përsiper ta
përfundoj në një periudhë 4 javore, pas pelqimit (dhe miratimit
formal, nëse…) nga ana e UF.
Për këtë program mund të punohet vetëm në grup të vogel (2 ose
3 vetë).
Kolegët e tjerë të ftuar nga UF, mendoj se mund të kontribuojnë
vetëm në fazen perfundimtare, pas përfundimit të draftit.
Kontributi i kolegëve mund të jetë në formen e vërejtjeve,
sugjerimeve për ndryshime të vogla, të cilat duhet të realizohen
brenda afatit 1 javor (pas paraqitjes së draftit).
24/05/2011 9Dr. Enver MUSTAFAJ