22
RAPORTI VJETOR 2005

Projekte ndërtimi

  • Upload
    trandat

  • View
    251

  • Download
    11

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekte ndërtimi

RA

PORTI

VJE

TOR 2

00

5

Page 2: Projekte ndërtimi

P Ë R M B A J T J A

Koncepti-Dizenjimi-Printimi: NEHEMIA Media Center, Buçimas

3 Ky ishte viti 2005

4 Plane & vizione

5 Nehemia në një vështrim

6 Struktura

8 Donatorët dhe financat

9 PROJEKTE DHE AKTIVITETE

10 Puna frymërore

12 Ndihmë sociale dhe mjekësore

15 Shkolla & arsimi

18 Projekte shërbimi dhe ndërtimi

19 Raport financiar 2005

22 Adresa, banka, regjistrimi

2

Page 3: Projekte ndërtimi

Ndryshim drejtuesishNë vitin 2005 Nehemia ka pasur ndryshime të rëndësishme.Themeluesit e punës në Durrës janë kthyer në Gjermani. Zëvendësuesit e tyre janë Ueli dhe Dora Dietrich nga Zvicra, të dërguar nga Misioni pentakostal zvicerian.

Në Gjirokastër na duhej të ndaheshim prej Hans dhe Rosa Bellwald, të cilët kanë drejtuar punën frymërore që prej vitit 1999.

Ne u jemi shumë mirënjohës këtyre familjeve për punën e tyre të palodhur dhe sakrificat e tyre të shumta gjatë këtyre viteve dhe iu urojmë nga zemra bekimet e Zotit!

Grup pune për Universitetin Një ëndërr që kemi pasur prej shumë kohësh ka filluar të marrë formë.Një grup specialistësh dhe të interesuarish në fushën e arsimit kanë zhvilluar një koncept të parë për Universitetin Nehemia.Ne jemi të kënaqur që deri tani kemi siguruar mbështetjen e profesorëve të ndryshëm dhe madje edhe të Universiteteve e Ministrive në Gjermani.

Puna në Shqipërinë e veriutDega jonë e re në Krumë (Has) ka filluar punë në 2005. Këtu kemi blerë një shtëpi të vjetër për misionarët tanë, e cila është restauruar me ndihmën e vullnetarëve nga Gjermania. Një pjesë e saj përdoret si magazinë për ndihma materiale dhe tjetra për fizioterapi, e vetmja në të gjithë rajonin. Për këtë arsye kërkesa për fizioterapi është shumë e madhe. Vetëm për 4 muaj, këtu janë trajtuar 95 pacientë nga fizioterapistja jonë Annerose Nistel.

Ndihmë për familjetShumica e familjeve në Shqipëri nuk janë më të varura nga ndihma materiale. Megjithatë ato kanë nevojë për ndihmë në fusha të tjera, si edukimi dhe këshillimi martesor. Krahas seminareve të ndryshme gjatë vitit 2005, Nehemia ka botuar edhe materiale edukative shumë të vlefshme. Në bashkëpunim me SFI (Swiss Foundation International) është botuar libri “Të mësosh me gëzim dhe sukses”, me këshilla për prindër dhe nxënës. Gjithashtu në bashkëpunim me TeamF, (një organizatë e njohur gjermane për këshillim familjar dhe martesor) është prodhuar një serial filmash që do të transmetohen në televizionet shqiptare.

KY ISHTE VITI 2005

Disa nga ngjarjet kryesore të vitit 2005

Page 4: Projekte ndërtimi

Shkolla e mesmeNevoja për ambiente në shkollën Nehemia rritet çdo vit shkollor. Ndërtimi i një godine tjetër për shkollën është qëllim prioritar për vitin 2006.Në janar 2006 zyra e arkitekturës “Hauserpartner” në Gjermani ka filluar punën për planet e ndërtesës së re. Natyrisht, për një projekt të tillë ndërtimi, duhen edhe financat e nevojshme. Për këtë arsye kemi filluar një fushatë për ngritje fondesh, aksionin: “1000 për arsimin”. Secili është i ftuar të kontribuojë me 1000 €, 1000 $ ose 100.000 Lek. Me këtë kontribut, është siguruar vendi në “Tabelën e 1000 emrave” që do të vendoset në korridorin e shkollës!

Plane të mëtejshme për 2006 - Zgjerim i punës së përkujdesjes dhe vizitave mobile- Vazhdim i trajnimit për ndihmësinfermiere (MNA) - Trajnim për mekanik ortopedie (MNA)- Shkollë e mesme pa shkëputje nga puna, në Pogradec. (kërkesa është bërë në verë 2005)- Bashkëpunim i ngushtë me shkollën “Amaro Tan”, një shkollë e krishterë për fëmijë të varfër, veçanërisht të komunitetit rom. Amaro Tan është një projekt i organizatës “Të rinjtë me një mision” në Pogradec.

Projekte ndërtimi për kisha Edhe ndërtimi i kishave dhe ndërtesave sociale në Gjirokastër dhe Stropckë (KA) do të vazhdojë gjatë vitit 2006.Hap pas hapi do të ngrihen ndërtesa funksionale sipas modelit të kishës në Buçimas, të cilat mund të përdoren për projekte të ndryshme.

Disa projekte ndërtimi që tashmë kanë filluar, do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm. Disa prej tyre janë: shtëpia e misionit në fshatin Peshkëpi, shtëpia e miqve në Buçimas, etj.

SiguriaParandalimi është më mirë se shërimi. Prandaj ne i japim shumë rëndësi sigurisë. Psh. për shkollën në Buçimas jemi duke hartuar një plan, i cili përcakton proçedurën që duhet ndjekur në raste katastrofash.Gjithashtu pjesë e konceptit të sigurisë për gjithë kompleksin e ndërtesave, janë edhe pajisjet e përshtatshme e funksionale për fikjen e zjarrit dhe trajnime për bashkëpunëtorët.

4

Projekte ndërtimi

P L A N E & V I Z I O N E

Page 5: Projekte ndërtimi

BUÇIMAS (BC)Këtu ndodhet selia e Fondacionit Nehemia. Në kompleksin e ri të ndërtesave zhvillohen një sërë projektesh, ndër to edhe shkolla Nehemia. Në shtëpinë e misionit miqtë dhe bashkëpunëtorët gjejnë një pritje të përzemërt.

POGRADEC (PG)Vetëm rreth 3 km larg Buçimasit,

GJIROKASTËR (GJ)Në qytetin jugor ndodhet një degë tjetër e Fondacionit Nehemia, ku krahas shërbesave të kishës, u vijnë në ndihmë qindra njerëzve projektet e ndryshme sociale nga mensa për të varfërit deri tek shërbimet mobile nëpër familje.

DURRËS (DR)Në qytetin bregdetar buzë Adriatikut, Nehemia kujdeset kryesisht për anëtarët e komunitetit të madh të romëve dhe për të varfërit në fshatrat përreth. Krahas takimeve të shumta të kishës ofrohen edhe ndihma humanitare si dhe përkujdesje ditore për fëmijët.

ndodhet dega jonë në Pogradec. Këtu zhvillohen një numër i madh i aktiviteteve të kishës, projekteve të punës sociale, kurse, seminare etj. Gjithashtu këtu ndodhet edhe kopshti Nehemia.

HAS (HS)Dega më e re e Fondacionit Nehemia është akoma në ndërtim. Kjo degë gjendet në qytetin Krumë të rrethit të Hasit, ku një grup misionarësh gjermanë këtë verë, kanë hapur një dhomë për fizioterapi. Gjithashtu ata ofrojnë edhe kurse për gjuhë të huaja.

Ndihmë Mjekësisë Shqiptare

(MNA)MNA është partneri ynë për të gjitha projektet tona mjekësore si p.sh. për ndihmat individuale mjekësore, përkujdesjen dhe trajtimin dentar. Përveç kësaj, në programin e MNA përfshihet edhe trajnim për personelin e përkujdesjes dhe në 2005 është inauguruar zyrtarishtqendra ortoprotetike, për ndërtim protezash.

Kisha Apostolike (KA)Partneri ynë Kisha Apostolike/Itali zhvillon aktivitetin e tij kryesisht në fshatrat përreth Pogradecit. Ata ofrojnë si ndihmë frymërore, edhe mbështetje materiale për njerëzit në nevojë.

Organizata Misioni i Kryqit (GKM)GKM bashkëpunon ngushtë me Fondacionin Nehemia. Krahas dërgimit të bashkëpunëtorëve nga Gjermania, GKM mbështet edhe projektin e zhvillimit të komunitetit në Peshkëpi dhe projekte të ndryshme ndërtimi.

Krishti për Kombet (CfN)Shkolla e Biblës, Krishti për Kombet në Pogradec, e themeluar nga Glaubenszentrum në Bad Gandersheim, (Gjermani) është një shkollë e vogël, por cilësore. Këtu të rinj të krishterë përgatiten për shërbesën e tyre dhe njëkohësisht ndihmojnë praktikisht në punët e bashkësisë.

Organizata e Krishterë e

Ndihmave, Wismar (CHW)Në fshatin Bishnicë, (në zonën malore të Pogradecit) ndodhet baza e CHW. Prej këtu koordinohet puna frymërore dhe ndihma materiale për shumë fshatra të tjera të thella të kësaj zone. CHW bashkëpunon ngushtë me kishën metodiste protestante.

Një bashkëpunim i ngushtë është filluar me organizatën misionare amerikane “Global Business Assistance”. GBA na mbështet për vënien në zbatim të projekteve të ndryshme.

GBA (Global Business Assistance)GBA

PARTNERITETI ME

FONDACIONIN

NEHEMIAshërben për koordinimin optimal të shërbimeve të ndryshme dhe shfrytëzimin e përbashkët të burimeve. Partnerët janë një numër i madh misionesh dhe organizatash humanitare të cilët i bashkojnë vlerat dhe vizioni i përbashkët.

PARTNERËTDEGËT

rreth 1.100 persona marrin pjesë rregullisht në aktivitetete bashkësive Nehemia.

rreth 2.000 familje+ individëjanë mbështetur gjatë vitit 2005 me ndihma materiale.

141 bashkëpunëtorëprej tyre 93 me kohë të plotë, 21 me kohë të pjesëshme dhe 27 misionarëpunojnë në Fondacionin Nehemia.

N E H E M I A N Ë N J Ë V Ë S H T R I M

Page 6: Projekte ndërtimi

D E G Ë T

Drejtuese:Annerose Nistel

Drejtues:Ueli Dietrich

HAS

S T R U K T U R A

BORDI MBIKQYRËSBORDI MBIKQYRËSKryetari: Arnold Geiger

Drejtuese:Brigitte Weber

GJIROKASTËR DURRËS

6

Drejtuese:Manjola Kamolli

POGRADEC

Drejtuese:Isolde Flessa

BUÇIMAS (Selia)

KISHAGian Paul Ardüser

SHKOLLA

Gjergji Bice

ZHVILLIM KOMUNITETIEritan Kamolli

FORUMI PROFESIONALEldian Nasto

PROJEKTE SH RBIMI:

ADMINISTRATA QENDROREFlamur Elmasllari

MEDIAArmand MaleElvana Çuni

AKOMODIMI I MIQVEEsther Geiger

SHKOLLA GJERMANEFranziska Maneck

Drejtor: Drini Hajdini

CIKLI I ULËTAvdulla Cano SHKOLLA 8-VJEÇAREGjergji Bice

SHKOLLA E MESME

PROJEKTE NDËRTIMI

ËKISHAGian Paul Ardüser Vangjush Pano

KOPSHTI

PUNA SOCIALEManjola Kamolli Kerstin Seiffert

SH RBIMI MJEK SORDr. Xhemil Zgjani

SERVISI I MAKINAVEHerolinda Shkullaku

Avdulla Cano

Ë Ë

KISHAKastriot HadajKudret Allajbeu

PUNA SOCIALEKudret Allajbeu Dora Dietrich

QENDRA E KUJDESIT DITORKaterina Ormanidhi Meribane Bakia

KISHAGazmend Hasa

PUNA SOCIALEKrisulla BaxhellaMatilda Baxhella

KISHA

FIZIOTERAPI

Michael Hanisch

Annerose Nistel

Page 7: Projekte ndërtimi

Bordi Mbikqyrës:

ordi i Fondacionit

Arnold Geiger (Kryetar)Christian VögeliIsolde Flessa

B :

Waldemar Sardaczuk Alfred Wenig (GKM) Dr. Günther Riedl (MNA)Barbara v. SchnurbeinSandro Sardella (KA)Frieder Weinhold (CHW)Brigitte Weber (GJ)Annerose Nistel (HS)Toni GoguKai UellendahlDieter Drexler (CfN)Ulrich Dietrich (DR)

Vëzhgues:Dr. Xhemil ZgjaniManjola KamolliFlamur ElmasllariDajana ÇuçllariDrini HajdiniHerolinda Shkullaku

Bordi Ekzekutiv:Gian Paul Ardüser (Kryetar)Christian Schäffler (CfN)Gazmend Hasa (GJ)Reimar Niehoff (CHW)Ardi Shkullaku (KA)Vangjush Pano (PG)Michael Hanisch (HS)Herolinda Shkullaku (BC)Anke Nicolaus (MNA)Ulrich Dietrich (DR)

P A R T N E R Ë T

Kryetari: Gian Paul ArdüserBORDI EKZEKUTIVBORDI EKZEKUTIVKryetar: Gian Paul Ardüser

BORDI EKZEKUTIVBORDI EKZEKUTIV

N E H E M I A

7

KISHAArdi Shkullaku

Ardi Shkullaku

PROJEKTE NDËRTIMI

KAPogradec/Stropckë

Drejtues:Sandro Sardella

SHKOLLAE BIBLËS

CfN Pogradec

Drejtues:Christian Schäffler

GKMPogradec/Peshkepi

Drejtues:Alfred Wenig

PROJEKTE NDËRTIMI

Dërgim i bashkëpunëtorvenga Gjermania

Mbështetje e punës së përbashkët të Nehemia-s

Anke Nicolaus

Pogradec

MNA Drejtues:

Günther Riedl

Drejtuese e bazës: Anke Nicolaus

PUNISHTE ORTOPROTETIKE

KISHAReimar Niehoff

PUNA SOCIALEYlli Anastasi

CHW Pogradec/Bishnica

Drejtues:Frieder Weinhold

Drejtues i bazës:Reimar Niehoff

Page 8: Projekte ndërtimi

Shërbejmë me zemër, duar

dhe mendje - kjo është edhe

motoja e donatorëve dhe mbështetësve tanë.

Puna e Fondacionit

Nehemia në pjesën më të

madhe financohet nga

DONACIONE

VULLNETARE, kryesisht

nga persona privatë, që

sipas imazhit biblik të

njeriut kanë ndjenjën e

përgjegjësisë për të

ndihmuar të tjerët.

Këto donacione janë sakrifica personale. Prandaj përdorimi i tyre me përgjegjshmëri dhe transparencë, ështëobligimi ynë.

Ne duam të gjejmë rrugën më të mirë të mundshme mes ndihmës së menjëhershme dhe projekteve afatgjatë të strukturuar mirë e të një niveli të lartë.

Zemër, duar dhe mendje kërkohen edhe në administrim.

F I N A N C A TD O N A T O R Ë T &

Përdorimi i donacioneve me

efektivitet

Ne vendosim theksin në:

- Kontrolle financiare vjetore nga auditorë të liçensuar nga vendi dhe jashtë tij.

- Transparencë nëpërmjet raporteve të rregullta për financat dhe aktivitetet.

- Kontrolle të vazhdueshme financiare brenda Fondacionit.

- Kualifikime të vazhdueshme të manaxherëve dhe të llogaritarëve tanë.

- Programe dhe teknikë kompjuterike moderne për llogarimbajtjen dhe administratën.

Shumica e donacioneve për punën tonë vijnë përmes organizatës themeluese AVC dhe NEHEMIA në Gjermani dhe Zvicër. Projekte të ndryshme financohen direkt nga organizatat partnere që drejtojnë projektet përkatëse.

Disa nga projektet tona kontribuojnë nëpërmjet të ardhurave të veta për mbulimin e kostove rrjedhëse (p.sh. Shkolla Nehemia). Ofertat në bashkësi përdoren për punën frymërore dhe për të ndihmuar të varfërit.

8

Page 9: Projekte ndërtimi

PUNA FRYMËRORE

NDIHMË SOCIALE DHE MJEKËSORE

SHKOLLA DHE ARSIMI

PROJEKTE SHËRBIMI& NDËRTIMI

A K T I V I T E T EP R O J E K T E &

Fq.10

Fq.12

Fq.15

Fq.18

9

Page 10: Projekte ndërtimi

10

Fondacioni Nehemia bën pjesë në lëvizjen ndërkombëtare pentakostale dhe është anëtar i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare (VUSH). Si kishë protestante, themeli ynë doktrinal është Bibla.

Duke qënë se Fjala e Perëndisë, Bibla është themeli i punës sonë, puna frymërore zë një vënd shumë të rëndësishëm në punën tonë. Shumë të krishterë të devotshëm, me dëshirën e mirë për të ndarë me të tjerët bekimet që kanë marrë vetë nga Zoti, kontribuojnë vazhdimisht me donacione dhe aktivitete të ndryshme për projektet tona.

P U N AF R Y M Ë R O R E

Misioni ynë

Page 11: Projekte ndërtimi

Bashkësitë lokaleBashkësia lokale luan rolin thelbësor të shërbesës sonë shpirtërorë. Në punën e saj përfshihet ungjillizimi, shërbesat në kishë, grupet e vogla, lutja, këshillimi shpirtëror, trajnimet dhe seminaret e ndryshme si dhe projektet për t'u ardhur në ndihmë të tjerëve në formën e vizitave në shtëpi dhe mbështetjes së të varfërve.

Një nga mënyrat më efektive për rritjen shpirtërore të besimtarëve janë grupet e vogla, në të cilat ata mblidhen rregullisht së bashku për të studiuar Biblën, për t’u lutur dhe për të inkurajuar njëri-tjetrin.

Vitin e kaluar kanë marrë pjesë rregullisht në aktivitetet e ndryshme të bashkësive lokale rreth 1100 të rritur dhe fëmijë si dhe janë pagëzuar 27 persona.

Janë organizuar aktivitete të ndryshme si kampe verore për fëmijë dhe të rritur, studime Bible, fushata ungjillizuese etj. Ndër aktivitetet e tjera është organizuar edhe një koncert i madh ungjillizues në Pogradec me Werner Nachtigal dhe grupin muzikor TNT nga Gjermania.

Në Gjirokastër janë bërë vizita në familje për të sëmurë nga mjek gjerman, shoqëruar me lutje dhe ungjillizim.

Edhe këtë vit si zakonisht janë shpërndarë mijëra pako Krishtlindjesh për fëmijët në bashkësi dhe në shkolla.

Trajnime & seminareEdhe gjatë këtij viti, Kishat Nehemia kanë organizuar një sërë seminaresh dhe trajnimesh për anëtarët e bashkësisë dhe të ftuar nga kisha të ndryshme. Disa nga seminaret e zhvilluara gjatë këtij viti:

- Trajnimi Alfa (Migen Avdullaj)

- Drejtimi i kishës (Karl Schock)

- Grupet e shtëpisë (Karl Schock) - Puna me grupet e shtëpisë (Helga dhe Stefan Ross)

- Seminar mbi adhurimin (CHW)

Gjithashtu në Gjirokastër është organizuar një kurs Bible për anëtarët e bashkësisë.

Shkolla e Biblës Pesë të rinj të krishterë, frekuentojnë kursin 6 mujor të Shkollës së Biblës në Pogradec, ku krahas njohurive teologjike ata mësojnë para se gjithash të praktikojnë një stil jetese të krishterë, për të jetuar së bashku dhe për ti shërbyer njëri-tjetrit. Shkolla e Biblës kujdeset jo vetëm për studentët që frekuentojnë shkollën, por edhe për njerëzit përreth tyre. Ajo zhvillon takime të vazhdueshme me fëmijët në një fshat në afërsi të Pogradecit dhe gjithashtu në shkollën “Amaro Tan” në qytet. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të zbatojnë në praktikë, mësimet që kanë marrë gjatë shkollës.Në gusht 2005 Shkolla e Biblës, organizoi një konferencë verore (folës: Miranda & Tomorr Ajeti) në të cilën besimtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë me studentët dhe bashkëpuntorët e shkollës së Biblës, kanë kaluar një kohë të bekuar në bashkësi me njëri tjetrin dhe rritje frymërore.

11

Page 12: Projekte ndërtimi

N D I H M Ë S O C I A L E &

Në Fondacionin Nehemia ekziston një numër i madh projektesh në fushën e punës sociale, ndihmës për zhvillim dhe shërbimit mjekësor.

Ne tregojmë kujdes për raste të vështira ku shteti nuk ka shumë mundësi të kontribuojë dhe ofrojmë ndihmë në fusha të ndryshme.

Me qëllim që burimet tona të kufizuara të mund t'u vijnë në ndihmë sa më shumë njerëzve, ne përpiqemi të jemi sa më efektivë. Kujdesemi për logjistikën, kualifikimin e bashkëpunëtorëve tanë, si dhe për të pasur një harmoni mes shërbimeve që ofrojmë, partnerëve tanë dhe autoriteteve shtetërore.

M J E K Ë S O R E

Ndihma, prioriteti ynë

12 Në foto: Bashkëpunëtore e GKM (Misioni Kryqit)

Page 13: Projekte ndërtimi

- Më shumë se 1500 familje dhe 658 persona nga qytete dhe fshatra të ndryshme kanë marrë ndihma ushqimore, veshmbathje, materiale shkollore etj.

- Ndihmë në raste emergjente si djegie shtëpie, mobilim etj. (GJ)

- 15 ton ushqime janë shpërndarë, në fshatrat e Pogradecit për familjet e bllokuara nga dëbora.

Ndihma për familje dhe individë

Mensa për të varfërit (PG, GJ, DR)Mensa për rreth 100 persona (të papunë, fëmijë të varfër dhe të moshuar në vështirësi ekonomike).

Në disa fshatra ushqimi i gatuar, shpërndahet nëpër shtëpi për të moshuar dhe fëmijë të paaftë fizikisht, që nuk kanë mundësi për të ardhur në mensë.

Mbështetje e institucioneve- Ndihmë shkollave dhe kopshteve në fshatra të ndryshme me mobilje, pajisje për kopshte, kabinet kompjuteri, pajisje për gjimnastikë etj.- Materiale mjekësore për spitale- Dhënie në përdorim falas e një banese, drejtorisë së Shëndetit publik, e cila përdoret si ambulancë. (Malinë/Pogradec)- Ndihma materiale për burgjet- Motoçikletë për komunën (për mirëmbajtjen e mjedisit, BC)

Ndihmë për komunitetin rom (PG)Familje nga komuniteti rom kanë marrë përkrahje për raste emergjente në:- ushqime- veshmbathje- ndihmë financiare për probleme shëndetësore- materiale ndërtimi për rregullim banese- ushqim në mensë për rreth 40 persona

Mbështetje për shtëpinë e të moshuarve (GJ)Në Gjirokastër shtëpia e të moshuarve ka marrë mbështetje financiare për ushqimin (deri në shtator 2005).Gjithashtu është paguar dhe rroga për një roje dhe ndihmës praktik.

13

Zhvillim komuniteti

Peshkëpi- Pamje satelitore të rajonit; (për të krijuar hartat e reja, që do të shërbejnë për rikonstruktimin e infrastrukturës)- Aksione për mbledhjen e mbeturinave - Mbjellje bimësh - Vizita në familje për të varfërit dhe terapi për njerëz të paaftë fizikisht- Sistem ngrohje me panele diellore për ambulancën e fshatit (financuar nga ambasada Gjermane)- Kurse muzike, kompjuteri, gjuhë të huaja, parukeri dhe rrobaqepësi- Ekskursione për fëmijë dhe të rinj- Vizita të të rinjve të Peshkëpisë, në shërbesat e së dielës në kishën Nehemia Pogradec, etj.

Përkujdesje (CHW)Dy të moshuar në një fshat të largët të Pogradecit, të cilët jetonin vetëm dhe pa asnjë përkrahje, janë transferuar në një shtëpi të veçantë, në të cilën marrin kujdes praktik dhe ushqim.

Page 14: Projekte ndërtimi

Fizioterapi Në Krumë të Hasit (qendra e degës sonë më të re) është hapur një dhomë fizioterapie, e cila është e vetmja në të gjithë rajonin. Deri tani (për 4 muaj) kanë marrë trajtim mjekësor falas 95 pacientë.Fizioterapia luan një rol të rëndësi-shëm edhe në ortopedi (MNA) dhe në shërbimet e përkujdesjes .

Ndihma të ndryshme

mjekësore- Sigurim medikamentesh në raste të rënda shëndetësore (MNA)- Mjekime dentare falas (PG, CHW)- Ndihmë në raste shumë të rënda shëndetësore kur nuk ka mundësi mjekimi në Shqipëri.- Hapja e një dhome të vogël terapie për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe probleme të ndryshme emocionale. (PG)- 643 vizita për fëmijë të shkollës e kopshtit dhe fëmijë të tjerë nga qyteti dhe fshatra të ndryshme në poliambulancë (PG)- Vizita në familje nga mjek gjerman dhe shqiptar (MNA)- Transport për raste urgjente mjekësore në krahinën malore të Mokrës. (CHW)

Punishte Ortoprotetike (MNA)Në 3 tetor 2005, është bërë inaugurimi i punishtes ortoprotetike në Pogradec, e cila ndihmon me proteza jo vetëm njerëzit në rajon por në mbarë vendin. Në Shqipëri ka një nevojë shumë të madhe për proteza, pasi për momentin ekziston vetëm një qendër për ndërtim protezash në Tiranë.

Për vitin e ardhshëm është planifikuar trajnim profesional për një teknik ortopedie.

14

Trajnime mjekësore(MNA)Në maj ka mbaruar kursi i dytë për ndihmës infermiere. 6 gra dhe vajza kanë përfunduar me sukses kursin, janë diplomuar dhe shumica e tyre janë punësuar si punonjëse sociale, në projektet tona.

Për vitin në vazhdim janë planifikuar trajnime dhe seminare të ndryshme në fushën e mjekësisë nga terapistë dhe mjekë gjermanë.

Vizita në familje (Pogradec, Gjirokastër, CHW)j

Rreth 900 vizita në familje për:

- Pastrim dhe ndihmë praktike në shtëpi- Ushqim dhe ndihma materiale sipas nevojave individuale- Këshillim dhe inkurajim- Terapi të ndryshme dhe trajnim

Bashkëpunim për raste mjekësoreGjithmonë e më shumë jemi duke bashkëpunuar me Fondacionin SFI në Tiranë, duke ndarë burime dhe eksperienca.Gjithashtu së bashku po punojmë për hartimin e një koncepti në plan kombëtar, për ndihmën e shpejtë.

Të gjitha rastet mjekësore trajtohen në bashkëpunim me organizatën tonë partnere, MNA (Medizinische Nothilfe Albanien e.V)

Page 15: Projekte ndërtimi

Një mundësi për të mësuarArsimi i mirë është kushti më ideal për një të ardhme të suksesshme. Kjo vlen si për individin, ashtu edhe për gjithë shoqërinë.

Është shumë e rëndësishme që krahas njohurive dhe aftësive të transmetohen edhe një bazë vlerash të qëndrueshme për formimin e karakterit. Ky është një qëllim i rëndësishëm në punën arsimore të Fondacionit Nehemia.

Për këtë arsye tek Nehemia ekzistojnë mundësi të ndryshme formimi. I vjetër apo i ri, burrë apo grua, i varfër apo i pasur, ne dëshirojmë t’i japim mundësi çdonjërit të marrë një arsimim të kualifikuar.

S H K O L L A & A R S I M I

15

Page 16: Projekte ndërtimi

Shkolla & arsimi për fëmijët

Kopshti 39 fëmijë frekuentojnë kopshtin Nehemia në Pogradec. Prindërit e këtyre fëmijëve e vlerësojnë atë që ofron ky kopësht; krahas një ambienti të këndshëm, të sigurtë dhe kujdesit të mirë, për prindërit është e rëndësishme edhe marrëdhënia plot dashuri me vogëlushët e mësueseve tona me eksperiencë.Për një fëmijë me aftësi të kufizuara ofrohet një përkujdesje e veçantë nga një mësuese e punësuar posaçërisht për të.

FjetorePër shumë fëmijë nga fshatrat e thella malore shkolla më e afërt është disa orë larg në këmbë. Në dimër duhet të kalojnë nëpër dëborë me trashësi edhe mbi një metër. Për t'iu mundësuar disa prej këtyre fëmijëve një arsim shkollor krejt normal partneri ynë CHW në Bishnicë, ofron një mundësi banimi për këta fëmijë, ku krahas strehimit dhe ushqimit iu ofrohet dhe një kujdestari intensive. Për momentin janë 11 fëmijë që banojnë në dy apartamente në Bishnicë.

ShkollaAktualisht 395 nxënës nga klasa e parë deri në vitin e dytë të shkollës së mesme frekuentojnë shkollën Nehemia. Qëllimi i shkollës nuk është vetëm të sigurojë një arsimim të mirë për nxënësit e saj por edhe njohjen e dëftesës së pjekurisë në Gjermani.

Përveç lëndëve mësimore që janë të njëjta me ato të shkollave publike, shkolla Nehemia ofron edhe kurse shtesë në gjuhë të huaja, kompjuter, art, sport, muzikë etj.

Gjatë këtij viti mësimor janë organizuar aktivitete të ndryshme si:- Konkurse dhe olimpiada (matematikë, gjuhë të huaja etj.)- Shpërndarje ndihmash tek familjet e varfëra dhe aksione pastrimi- Ekskursione- Trajnim dhe konkurs në lidhje me qarkullimin rrugor në bashkëpunim me PAMECA-n.- Vizitë nga një grup nxënësish dhe mësuesish në shkollën Schondorf Landheim në Gjermani, me rastin e 100 vjetorit të saj.

Për vitin e ardhshëm është planifikuar organizimi i kurseve të mëposhtme praktike, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi për të zbuluar prirjet dhe talentet e tyre:

KompjuterDramëManaxhim biznesiFoto dixhitalePunë me druPunë me metal

i shkollësRrobaqepësiArtInstalime elektrikeServis makinash

Ansambli

Qendra e kujdesit ditorQendra e kujdesit ditor në Nishtulla, Durrës, u krijua veçanërisht për fëmijët me probleme sociale të komunitetit rom. Për këta fëmijë është thuajse i pamundur frekuentimi i rregullt i shkollës. Ky fenomen ka arsye nga më të ndryshmet, arsye të cilave ne përpiqemi t'u japim zgjidhje në qendrën e kujdesit ditor. Duke filluar nga përgatitja për shkollë, kujdestaria për detyrat e shtëpisë, masat nxitëse në mësimin e higjenës e deri tek ushqimi në shkollë, këta fëmijë marrin një përkujdesje të gjithanëshme. Siguria në rrugën për në shkollë dhe kontakti me mësuesit përkatës në shkollat publike janë kushte që iu japin fëmijëve të rrugës shanse për një arsim të rregullt shkollor.Për momentin 60 fëmijë të moshave të ndryshme frekuentojnë qendrën e kujdesit ditor, disa prej të cilëve gradualisht janë bërë më të mirët në klasat e tyre.Ky projekt financohet vetëm nga donacione vullnetare.

16

Page 17: Projekte ndërtimi

17

- Parukeri-kozmetikë- Rrobaqepësi- Gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht)

SEMINARE DHE TRAJNIME

Libra dhe video

Forumi profesional ndihmon vazhdimisht për formimin dhe kualifikimin, si të bashkëpuntorëve ashtu dhe të organizatave të tjera apo individëve të veçantë që janë të interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të edukimit të tyre.Kjo realizohet nëpërmjet kurseve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme që zhvillohen nga një staf i kualifikuar, nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Disa nga seminaret që janë

zhvilluar gjatë këtij viti:

Manaxhimi total i cilësisëKarl Schock

Të menduarit në sistemKarl Schock

Llogarimbajtja dhe QuickbooksMichelle Mann, Roger Morgan, Robert Kobzowicz

Trajnim për drejtuesit e automjeteveThomas Hertel

Autoriteti përballë autoritarizmitBarbara von Schnurbein, Barbara Loos

Seminar për drejtorët e shkollave të mesmeSchnurbein & Loos

Kritika dhe korrektura konstruktiveSchnurbein & Loos

Organizimi i shkollësSchnurbein & Loos

Vlerat kryesore në sistemin shkollorSchnurbein & Loos

Kurse të rregullta

Për një edukim të mirë duhet edhe një material mësimor i mirë, prandaj ne mundohemi të prodhojmë libra dhe filma të vlefshëm dhe cilësorë për edukimin.

Gjatë këtij viti:

- Në bashkëpunim me Fondacionin SFI, përkthim dhe botim i librit të Barbara von Schnurbein: “Të mësosh me gëzim dhe sukses”

- Prodhim i një seriali për edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga Klaudia dhe Eberhard Mühlan, në bashkëpunim me organizatën TeamF, Gjermani.

...ëndrra jonë

Universiteti NEHEMIA

Këtë vit janë bërë takime për të diskutuar mbi planet parapërgatitore për Universitetin Nehemia në Pogradec.Deri tani janë vendosur shumë kontakte me specialistë nga universitete dhe Ministri të ndryshme në Gjermani.

Formimi për të rinj dhe të rritur

Page 18: Projekte ndërtimi

AdministrataAdministrata e Fondacionit Nehemia në Buçimas/Pogradec nuk përballon vetëm llogarimbajtjen qendrore dhe kontrollin financiar të degëve dhe partnerëve.Po aq të rëndësishme janë edhe manaxhimi i personelit dhe shumë shërbime në fushën juridike, p.sh. likuidimi doganor, lejët (licensat), detyrimet në taksa, blerja e ndërtesave dhe trojeve, lejë qëndrimet për misionarët, etj.

MediaQendra e Medias punon para së gjithash në fushat e grafikës dhe përpunimit të videove, si për nevojat e veta, ashtu edhe si shërbim për organizata të tjera.Edhe teknika e kompjuterave, e komunikimit dhe rrjetit janë pjesë e detyrave të Qendrës së Medias.Gjatë këtij viti kemi përmirësim të ndjeshëm të sistemit të komunikimit nëpërmjet email-it dhe internetit me satelit.

Servis makinashServisi i Fondacionit Nehemia ofron mirëmbajtjen e automjeteve, të makinerive të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera teknike të Fondacionit.

MikpritjaAkomodimi i miqve dhe bashkëpunëtorëve të huaj është një shërbim i rëndësishëm i Fondacionit Nehemia. Vit pas viti qindra miq gjejnë një pritje plot dashuri dhe përkujdesje në qendrat e ndryshme të Fondacionit Nehemia. Vetëm vitin e kaluar kemi pasur 1250 fjetje. (pa llogaritur kampet)

Shkolla gjermaneDy fëmijë të bashkëpuntorëve tanë gjermanë frekuentojnë shkollën gjermane, në të cilën punohet për përgatitjen e provimeve përfundimtare në Gjermani.

NdërtimProjektet tona janë gjithnjë e në rritje. Si rrjedhim nevoja për ambiente dhe ndërtesa është e madhe. Për këtë arsye kemi shumë projekte ndërtimi në vende të ndryshme. Për momentin na mungojnë specialistë ndërtimi që mund të realizojnë standartet gjermane sipas mundësive në Shqipëri.Për këtë arsye, vitin e kaluar punimet për ndërtim nuk kanë shkuar siç pritej.Në 2005, është restauruar shtëpia e blerë në Has. Riparimi i çatisë është planifikuar në verë 2006.Edhe në Bishnicë janë restauruar banesat që përdoren nga partneri ynë. (CHW)

Në ndërtim janë shtëpia e miqve në Buçimas, shtëpia e misionit në Peshkëpi, si dhe ndërtimi i kishës në Stropckë (KA)

Në 2005, kemi ndërtuar murin rrethues të kishës në Gjirokastër dhe shpresojmë që në 2006 të fillojmë me ndërtimin e kishës. Shpresojmë që me sigurimin e fondeve, të fillojmë ndërtimin e një godine për shkollën e mesme të përgjithshme në Buçimas.Në pranverë 2006, do të përfundojnë planet e ndërtimit nga zyra e arkitekturës “Hauserpartner” në Gjermani.

P R O J E K T E S H Ë R B I M I & N D Ë R T I M I

18

Page 19: Projekte ndërtimi

R A P O R T I F I N A N C I A R

Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë dhe të besueshme, për gjendjen financiare të Fondacionit me datë 31 Dhjetor 2005, rezultatet e veprimtarive të saj dhe flukset e parasë për ushtrimin e mbyllur, në pajtim me Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Pogradec,më 01.Shkurt 2006

AUDITUESI

E.K.A. Bashkim KILLO

Ne kemi audituar bilancin kontabël bashkëlidhur të Fondacionit “NEHEMIA”, për ushtrimin e mbyllur më date 31 Dhjetor 2005 si dhe pasqyrat përkatëse të të ardhurave, shpenzimeve dhe të fluksit të parasë për këtë ushtrim. Përgatitja e këtyre pasqyrave financiare është përgjegjësi e Drejtimit të Fondacionit. Përgjegjësia jonë është që, bazuar në auditimin e kryer, të shprehim një opinion mbi këto pasqyra financiare.

Ne e kryem auditimin në pajtim me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto standarte kërkojnë që të planifikohet dhe të kryhet auditimi për të marrë sigurinë e arsyeshme që pasqyrat financiare nuk përmbajnë anomali materiale. Auditimi përfshin ekzaminimin, mbi bazën e testeve, të evidencës që mbështet shumat dhe informacionet e dhëna në pasqyrat financiare. Auditimi përfshin gjithashtu, vlerësimin e parimeve kontabël të përdorura dhe të çmuarjeve të rëndësishme të bëra nga drejtimi, si dhe vlerësimin e paraqitjes së përgjithshme të pasqyrave financiare. Ne besojmë se auditimi jep një bazë të arsyeshme për opinionin tonë.

RAPORTI I AUDITUESIT

Për: Fondacionin NEHEMIA POGRADEC

19

Page 20: Projekte ndërtimi

P A S Q Y R A E A K T I V I T E T E V E

Kursi mesatar i këmbimit për 2005: 122 Lek/ 1 Euro

Nehemia Albania Statement of Activities

For the Year Ended 31 December 2005

EU 122 EU 122 LEK LEKSUPPORT AND REVENUE DONATIONS 234.904,17 € 28.658.309DONORS 506.941,47 € 61.846.860SERVICE INCOME 283.278,99 € 34.560.037 Total Support and Revenue 1.025.124,64 € 125.065.207

EXPENSES

PERSONEL 365.995,91 € 44.651.501CARS / TRANS & TRAVEL 124.332,67 € 15.168.586COMMUNICATION 28.669,51 € 3.497.680OPERATVE EXPENSES 620.239,71 € 75.669.245Total Expenses 1.139.237,80 € 138.987.012

OTHER REVENUE AND EXPENSE

Other Revenue

HUMANITARIAN ITEMS INCOME 56.615,96 € 6.907.148OTHER INCOME 26.432,59 € 3.224.776IN KIND INCOME 117.169,90 € 14.294.728Total Other Revenue 193.862,31 € 24.426.651

Other Expense

HUMANITARIAN ITEMS DISBURSED 6.966.936OTHER EXPENSE 3.490,26 € 439.772IN KIND EXPENSE 26.709,34 € 3.365.376Total Other Expense 85.492,73 € 10.772.084

Total Other Revenue and Expense 111.922,68 € 13.654.567

CHANGE IN NET ASSETS -2.190,48 € -267.238

20

Page 21: Projekte ndërtimi

P A S Q Y R A E G J E N D J E S F I N A N C I A R E

Nehemia AlbaniaStatement of Financial Position

As of 31 December 2005

EU 122 EU122 LEK LEKASSETSCurrent AssetsCash Bank 88.237,27 € 10.764.947Cash on Hand 15.537,33 € 103.774,60 € 1.895.554 12.660.501 Humanitarian Aid Inventory 741,91 € 90.513 Accounts Receivable 79.688,32 € 9.721.975 Notes Receivable 36.898,71 € 4.501.643 Total Current Assets 221.103,54 € 26.974.632

Fixed Assets Land 579.088,54 € 70.648.802 Tools and Machinery 120.752,39 € 14.731.791 Less: Accumulated Depreciation -74.230,96 € -9.056.177 Equipment 164.003,11 € 20.008.380 Less: Accumulated Depreciation -101.872,59 € -12.428.456 Automobiles 218.785,98 € 26.691.889 Less: Accumulated Depreciation -105.352,62 € -12.853.020 Buildings 2.953.862,37 € 360.371.209 Less: Accumulated Depreciation -686.077,57 € -83.701.464

Total Fixed Assets 3.068.958,64 € 374.412.954

TOTAL ASSETS 3.290.062,18 € 401.387.586

LIABILITIES AND NET ASSETS

LIABILITIES

Insurance Payable 8.642,82 € 1.088.995 Other Tax Payable 1.357,12 € 170.997 Accounts Payable 98.765,95 € 12.444.510

TOTAL LIABILITIES 112.331,98 € 13.704.502

NET ASSETS

Total Fund Balance 3.078.970,81 € 387.950.322Net Income -2.120,94 € -267.238

TOTAL NET ASSETS 3.177.730,20 € 387.683.084

TOTAL NET ASSETS AND LIABILITIES 3.290.062,18 € 401.387.586

21

Page 22: Projekte ndërtimi

Degët e NEHEMIA

BUÇIMASNehemia BuçimasIsolde FlessaRruga Nehemia/PogradecTel/Fax: +355 (0)868 20004E-mail: [email protected]

POGRADECNehemia PogradecManjola Kamolli Tel: +355 (0) 832 2361Fax: +355 (0) 832 2198E-mail: [email protected]

DURR SNehemia DurrësUeli DietrichLagja 7, Rr. Hajdar Demiri 41/1, DurrësTel/Fax: +355 (0) 52 24226E-mail: [email protected]

GJIROKAST RNehemia GjirokastërBrigitte WeberDunavat 1, GjirokastërTel/Fax: +355 (0) 846 3733 +355 (0) 846 4605E-mail:[email protected]

HASNehemia HasAnnerose NistelLagja 1, Pall 30, Krume/[email protected]/Fax: +355 (0) 214 20 60

Gjermani & Zvicërwww.nehemia.org

NEHEMIA/AVCBÜRO BAYERNAmselweg 11,D-95131 Schwarzenbach/W.Tel: +49 (0) 9289 9709832; Fax: +49 (0) 9289 9709831E-mail: [email protected]

NEHEMIA/AVC ZENTRALEHassiaweg 3, D-63667 NiddaTel: +49 (0) 6043 4524Fax: +49 (0) 6043 8136E-mail: [email protected]

AVC HILFSWERK SCHWEIZPostfach 174CH-2553 Safnern/BielTel: +41 (0) 32 355 4242; Fax: +41 (0) 32 355 4248E-mail: [email protected]. Avc-schweiz.ch

Ë

Ë

K O N T A K T E & A D R E S A

L L O G A R I B A N K A R E

ZVICËRAVC HilfswerkCredit Suisse2501 BielKonto 214 992-81ose: Postkonto 25-11156-1

SHQIPËRINehemia Found.ProCredit BankPogradec Branch/AlbaniaKto: 55-002422-00-2Swift: FEFAALTR

Për më shumë informacionvizitoni website-in tonë:www.nehemia-al.org

Partnerët e NEHEMIA

MNA (Ndihmë Mjekësisë Shqiptare)Medizinische Nothilfe Albanien,Dr. Günther RiedlHasenberg 9D-29525 UelzenE-mail: [email protected]: +49 (0) 581 2277

KA (Kisha Apostolike)Kisha ApostolikeSandro Sardella, Rruga Driloni, PogradecTel: +355 (0) 832 5142E-mail: [email protected] [email protected]

CHW (Organizata e Krishterë e Ndihmave, Wismar)Christlicher Hilfsverein WismarFrieder Weinhold, Turnplatz 4a, D-23970 WismarTel: +49 (0) 3841 2253-0E-Mail: [email protected]

CfN (Krishti për Kombet)Christ for the NationsDieter Drexler, Glaubenszentrum e.V.,Dr. Heinrich Jasper Str. 20, D-37581 Bad GandersheimE-mail: [email protected]; [email protected]

GKM (Misioni i Kryqit)Golden Kreuz Mission e.V.Gut DietlhofenD-82362 WeilheimTel: +49 (0) 881 7711Fax: +49 (0) 881 9279509E-mail: [email protected]

(Organizata me të cilën bashkëpunojmë në SHBA)

Doug Mann,60 W.Terra Cotta Ave., Suite 197, Crystal Lake, IL 60014Tel: +1 815 444 0424e-mail: [email protected]

GBA (Global Business Assistance)GBA

Partnerët e Fondacionit Nehemiakanë llogaritë e tyre bankare

GJERMANI

AVC

Commerzbank Münchberg,BLZ 780 400 81Kto: 311 440 200

IBAN: DE27 7804 0081 0311 4402 00BIC: COBADEFFXXX

Amselweg 11,D-95131 Schwarzenbach/W

Donacione për dobi publike ose përpërdorim të kishës

R E G J I S T R I M INEHEMIA është regjistruar në Shqipëri si Fondacion humanitar me dobi shoqërore. Themeluesit janë organizatat humanitare gjermane “NEHEMIA Shërbesa e ndihmës kristiane ”dhe “Aktionskomitee für verfolgte Christen, AVC” (Anëtarë në Lidhjen e Kishave Pentakostale KdöR), të dyja me qendër në Nidda (Gjermani).

NEHEMIA Shqipëri është regjistruar fillimisht më 20.02.1992, me urdhër 73, nga Ministria Shqiptare e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.Më pas, më 01.08.1995 me vendim nr.4569, u regjistrua si Fondacion në Gjykatën e Rrethit Pogradec.

Për shkak të ndryshimit të ligjit, Fondacioni Nehemia është riregjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë përkatësisht më 13.05.02 me vendim nr.5/1.

22

Për donacione në SHBA,vizitoni: www.gba.org