Upload
others
View
6
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
PROGRAMI LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
MITRUSH KUTELI SI KRITIK LETRAR
Mentori: Kandidatja:
PROF. ASS. DR. LABINOT BERISHA GENTINA BUNJAKU
Gjakovë 2019
- 2 -
TABELA E PËRMBAJTJES
FALËNDERIME .......................................................................................................................- 3 -
ABSTRAKT ..............................................................................................................................- 4 -
HYRJE ........................................................................................................................................- 5 -
BAZA TEORIKE E PUNIMIT ................................................................................................- 6 -
METODOLOGJIA E PUNËS ...................................................................................................- 6 -
SYNIMI I TEMËS .....................................................................................................................- 7 -
KREU I .......................................................................................................................................- 8 -
1.1. JETA DHE KRIJIMTARIA E AUTORIT .....................................................................- 8 -
1.1. GJUHA DHE STILI I KUTELIT ....................................................................................- 9 -
1.2. LIDHJET E KUTELIT ME LETËRSINË RUMUNE DHE QASJET E TIJ LETRARE....................................................................................................................- 11 -
KREU II .................................................................................................................................. - 13 -
2.1. KUTELI KRITIK ........................................................................................................... - 13 -
2.2. VËSHTRIM KRITIK I KUTELIT PËR POEZINË E FAN NOLIT ........................ - 16 -
2.3. VËSHTRIM KRITIK I KUTELIT PËR POEZINË E LASGUSH PORADECIT.... - 21 -
2.4. AUTORË TË TJERË NË FOKUSIN E MITRUSH KUTELIT ................................ - 23 -
2.5. ESETË LETRARE TË MITRUSH KUTELIT ............................................................ - 27 -
2.6 MENDIME KRITIKE PËR MITRUSH KUTELIN .................................................... - 29 -
PËRFUNDIM ......................................................................................................................... - 31 -
LITERATURA ....................................................................................................................... - 33 -
- 3 -
FALËNDERIME
Së pari falënderoj të gjithë stafin akademik që më dhanë mbështetje dhe më udhëzuan
gjatë këtij cikli të studimeve dhe afërsinë e tyre për të gjitha vështirësitë që kalova.
Falënderoj poashtu mentorin tim, Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha për udhëzimet dhe
përkushtimin e tij për punimin e diplomës.
I falënderoj në veçanti familjen time, të cilët më mbështeten dhe më motivuan pakusht
gjatë këtij procesi të studimeve.
Së fundi, falënderoj kolegët dhe miqtë për kohën e bukur që ma dhanë gjatë studimeve.
Mbështetja dhe përkrahja e tyre e madhe kanë qenë faktori kryesor në punën time profesionale.
Faleminderit!
- 4 -
ABSTRAKT
Në këtë punim diplome kam marrë për shqyrtim kritikën letrare të Mitrush Kutelit, pasi
për prozën tregimtare të tij ka studime të mjaftueshme nga studiues të ndryshëm të letërsisë. Deri
vonë kjo fushë ka qenë terren i paprekur i studiuesve tanë, dhe kjo më ka shtyrë që ta shqyrtoj më
thellë punën që autori ka bërë në kritikën shqipe. Doja të vështroja anën më pak të njohur të tij.
Përmes librit kritik të tij “Shënime Letrare” ai ka dashur të lartësojë veprat e bashkëkombësve të
tij, të cilat i mbulon ato me kurora dafine. Aty janë shfaqur mendime të rëndësishme, të cilat
argumentohen me mjete dhe instrumente poashtu të reja, natyrisht për ambientin shqiptar.
Mitrush Kuteli është kritik me një shije të hollë letrare. Ai është lexues i kulturuar i veprës
letrare dhe gjykues kompetent i vlerave të saj. Në radhë të parë ai është kritik me mundësi të
mëdha analitike dhe analitiko –shkencore.
Kritika letrare nuk do të ishte kështu siç është sot, pa Kutelin sepse ai futi në përdorim
qasjet dhe rrymat, terminologjinë e kritikës të cilat nuk janë hasur më parë.
Fjalët kyçe: Mitrush Kuteli, kritik, kritika letrare, rryma, qasja, terminologjia.
- 5 -
HYRJE
Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) ka qenë ekonomist, përkthyes, i njohur për kritikën
letrare dhe të prozës së shkurtër dhe së bashku me Ernest Koliqin, themelues i prozës moderne
shqipe ku njihet më shumë me emrin Mitrush Kuteli. Ishte njëri nga nismëtarët e kritikës letrare
me rubrikën sistematike “Shënime Letrare”. Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra
kritikë. Shkroi edhe poezi, prozë, publicistikë, folklor. Përktheu 24 poezi ne shqip nga poeti rumun
Eminesku, përktheu nga rusishtja autorët sovjetikë si dhe klasiket rusë, disa vëllime të përrallave
turke, kineze, persiane, mongole, arabe, polake. Ishte ndër anëtarët themelues të Lidhjes së
Shkrimtarëve, anëtar i Këshillit të parë të saj dhe Komitetit drejtues të revistës “Bota e re” themeloi
poashtu edhe organin e përjavshëm “Revista letrare”.
Mitrush Kuteli u vlerësua nga kritika si nga shkrimtarët më origjinal të letërsisë shqiptare.
Tema që trajton ka të bëjë me realitetit shqiptar të kohës, fshatarit, gjakmarrjes etj. Për aktivitetin
prodhimtar të një kritike rencesionale, prezantuese, publicistike apo impresioniste duhet dalluar
shkrimet e tubuara në kapitullin “Viti letrar 1943” në veprën “Shënime Letrare”, ku autori, ndër të
tjera merret edhe me probleme të aktualitetit kulturor e letrar duke i përvijuar konstatimet
përbrenda një gjeografie letrare, siç e përkufizon vetë hapësirën e shkrimit shqip. 1
Me fillimet e tij krijuese në kritikë, Kuteli mbetet një nga autorët më të rëndësishëm, edhe
pse kontributi i tij nuk lidhet me studime sintetike, por me risi stilistike dhe me përpjekjen për t’i
afirmuar të arriturat në letërsinë kombëtare. Kritika e objektivizuar (kritika e të tjerëve, e cila
pranohet në mënyrë akseologjike si prag i ndërmjetëm i komunikimit) tash riaktualizohet brenda
sistemit kërkues të Kutelit. Dihet vetëm se ai besonte në fantazinë e krijuesit, dhe këtë përfytyrim
të krijuesit ai e barte edhe në kritikë. Shenjat e kërkimit imanent shprehen në kërkesat e tij për
karakteristikat formale e tekstit. Përfytyrimi për formën afrohet me kritikët rusë të cilën e kërkonin
modelin ose hipotezën shkencore për të treguar se si mund të prodhohen efekte estetike nga
teknikat letrare.2
Proza kritike e Mitrush Kutelit është një kapitull i çmueshëm i krijimtarisë së tij. Në
historinë e përbotshme nuk janë të rralla rastet kur shkrimtari është bërë kritik dhe kritiku
shkrimtar. Më shpesh, kritika dhe letërsia e mirëfilltë kanë bashkëjetuar, domethënë një autor është
marrë në të njëjtën kohë me krijimtari imagjinative dhe diskursive. Mitrush Kuteli bën pjesë në
1 Sali Bashota, “Kuteli, poet, prozator, kritik”, “Rilindja”, Prishtinë 1999, f. 202. 2 Vehbi Miftari, “Modelet e Kritikës, Konica, Maloku, Kuteli”, “Buzuku”, Prishtinë 2005, f. 96.
- 6 -
radhën e atyre shkrimtarëve të cilët e kanë krijuar dhe shpjeguar letërsinë. Mitrush Kuteli ishte një
personalitet i gjithanshëm dhe shumëdimensional i cili përmes këtyre shënimeve, artikujve, eseve,
studimeve i lartësoi veprat e autorëve shqiptarë duke ndihmuar gjithashtu në botimet e tyre.
BAZA TEORIKE E PUNIMIT
Në të shumtën e rasteve Mitrush Kuteli është studiuar vetëm si shkrimtar, është studiuar
dhe vlerësuar mbi të gjitha për prozën e tij krejt të veçantë e të papërsëritshme në letërsinë shqipe,
është vlerësuar edhe për poezitë dhe poemat. Në këtë mënyrë shpesh herë vlera e tij si kritik letrar
është lënë anash pa vetëdije nga ana e studiuesve shqiptarë. Prandaj, punimi i diplomës me titull
“Mitrush Kuteli si kritik letrar” ka bazë teorike vlerat dhe përmasat e këtij shkrimtari si kritik letrar.
Kritika letrare është degë e shkencës së letërsisë e cila merret me gjykimin dhe vlerësimin
e vlerave të veprës letrare. Në këtë pikë, Mitrush Kuteli si kritik, gjykon dhe vlerëson veprat e
autorëve tjerë, duke u përpjekur të jetë gjithmonë sa më i saktë dhe i drejtë në gjykimet e tij. Gjatë
punimit të temës janë përdorur vepra kritike e Kutelit si dhe studimet që kanë bërë studiuesit të
tjerë për kritikën e Kutelit. Këtu vlen të përmenden studime të Agim Vincës, Sabri Hamitit, Vehbi
Miftarit etj, si dhe revistat shkencore dhe materialet kushtuar tërë krijimtarisë së gjerë së Kutelit.
METODOLOGJIA E PUNËS
Veprat e Mitrush Kutelit kanë filluar të studiohen me metoda bashkëkohore kritike si
strukturalizmi, semiologjia, teoria intertekstuale dhe metoda krahasuese, pjesërisht edhe metoda
psikanalitike ose psikokritika.
Gjatë realizimit të këtij punimi janë përdorur:
metoda biografike
metoda krahasuese dhe
metoda psikanalitike ose psikokritika
Në kapitullin e parë, i cili paraqet metodën biografike, është përshkruar në mënyrë të
hollësishme procesi i ndjekur për realizimin e këtij punimi. Kjo metodë na ndihmon, që përmes të
dhënave të jetës së autorit dhe formimit të tij, gjuhës dhe stilit i cili ka shkruar kaq shumë për
letërsinë, për traditat, origjinën shqiptare, vendin e tij të lindjes me gjithë atë çfarë e përfaqëson.
- 7 -
Ndërsa metoda krahasuese u përdor tek lidhjet e Kutelit me letërsinë rumune dhe qasjet
e tij letrare, vështrimeve kritike të poezive të Fan. S. Nolit dhe Lasgush Poradecit dhe psikokritika
na bën të ditur se përmes të dhënave dhe faktorëve historikë, kulturorë dhe social janë ato që çuan
Mitrush Kutelin në formimin e veprave të tij, që kanë lënë gjurmë kritike në letërsinë shqipe dhe
që njihet si një ndër krijuesit e letërsinë moderne shqiptare, poashtu edhe Kuteli kritik, në të cilën
shpaloset veprimtaria e tij kritike. Duke përdorur herë njërën dhe herë tjetrën metodë dhe
respektimin e etikës hulumtuese, kemi arritur në përfundimet e këtij punimi të diplomës.
SYNIMI I TEMËS
Në pjesën e parë kam shpalosur jetën e Mitrush Kutelit dhe krijimtarinë e tij. Gjuhën dhe
stilin e tij të veçantë përgjithësisht në tërë krijimtarinë e tij, lidhjet e tij me letërsinë rumune.
Në pjesën e dytë që është kapitulli kryesor në të cilin e kam paraqitur periudhën letrare
në të cilën lindi kritika letrare, Kutelin kritik, veprën e tij kritike “Shënime Letrare” dhe ndikimi i
shkollës estetike italo-gjermane që e ndihmuan kritikun për formimin e tij në këtë fushë, sidomos
studimet për Fan S. Nolin, Lasgush Poradecin dhe autorë të tjerë si Andon Zako Çajupin, Filip
Shirokën, Ali Asllanin e të tjerë. Pastaj esetë “Në Prizren mes të vdekurve dhe të gjallëve” dhe
“Vargje mbi gurre varresh” në të cilat shpalos udhëtimet e tij në Prizrenin e bukur dhe në Tiranën
e tij. Veprat e Mitrush Kutelit poashtu edhe vepra e tij kritike ka qenë në fokusin e kritikëve më të
njohur shqiptarë, me këtë rast kam sjell mendimet e tyre kritike për Mitrush Kutelin.
Në fund të punimit të diplomës, duke e analizuar në shumë dimensione përmes
përfundimeve e kam vështruar Mitrush Kutelin si kritik, por dhe kontributi e tij për zhvillimin e
kritikës letrare shqipe.
- 8 -
KREU I
1.1. JETA DHE KRIJIMTARIA E AUTORIT
Mitrush Kuteli lindi me 13 shtator 1907. Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919 ku
pas dy vitesh shkoi në Selanik me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Më 1928 shkoi
në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë në Shkencat e Larta Ekonomike, duke të tjera punuar
edhe njëherësh si llogaritar. Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultete dhe dinte shkrim
dhe këndim në greqisht e latinisht, frëngjisht, rumanisht, italisht. Qe sekretar dhe më 1931-34
kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë. Më 1931 u diplomua dhe në shkurt 1934
mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin “Diplomam Magnam cum
Laudæ".
Në vitet 1934-1942 nisi punën si nëpunës i lartë në Ministrisë e Financave të Rumanisë,
më tej u bë drejtor i Bankës Kombëtare të Bukureshtit dhe i bankës së Cërnëucit. Kuteli vazhdoi
të përkrahte ekonominë vendase, derisa e mobilizuan në janar të vitit 1942 dhe e nisën në front
drejt Stalingradit. Megjithatë, veshur me uniformë, në qëndrimet mes marshimeve mblidhte këngë
popullore moldave, mbante shënime njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte
njohuritë e gjuhës ruse.
Punoi për pesë muaj nga tetori deri në vitin 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas
kapitullimit të Italisë punoi këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar
krahas atij italian. Njëherësh në ekonomi, pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i Këshillit të
parë dhe drejtor i Drejtorisë qendrore. Ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme
financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e
nevojave të para financiare etj. Kuteli dha dorëheqje në gusht 1946, pasi nuk pranoi kursin e
këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.
Krijimtaria e tij letrare ishte e mbushur me mjaft vepra. Si kritik letrar me “Shënime
Letrare” (1944) ndihmesën që bëri për bashkëvendësin e tij për botimin e veprës së Lasgush
Poradecit dhe botimin e parë të poezive të Fan Nolit “Mall’ e Brengë”. “Netë shqiptare” u shkrua
në Konstancë më 1938 përmban 8 rrëfime të shkruara nga Kuteli. “Ago Jakupi” dhe tjera rrëfime
(1943), “Sulm e lotë” poema (1943), “Këngë e bërtima nga qyteti i djegur” këngë popullore të
mbledhura (1944), “Havadan më havadan” pamflet (1944), “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”
(1944), “Tregime të moçme shqiptare” përshtatje në prozë (1965), Tregime të zgjedhura: “Vjeshta
- 9 -
e Xheladin Beut dhe rrëfimet të tjera”, novela (1972), “Në një cep të Ilirisë se poshtme” tregime
(1983), “E madhe është gjëma e mëkatit” novelë (1993). Në rubrikën “Shënime letrare” që e botoi
në gazetën “Shqipëria e re” shkruante për Çajupin, për Asdrenin, Shirokën, Asllanin, e Migjenin.
Përktheu disa vepra te autorëve rusë: Ivan Turgenjev “Kujtimet e një gjahtari” (1963), Maksim
Gorki “Tregime” (1956) dhe “Përralla të italisë” (1960), Milail Saltilkov Sedrin “Zotërinjë
Gollovliovë” (1964). Pas dorëheqjes në ekonomi, i dhanë punë si përkthyes tek “Zëri i popullit”
fillimisht te Mesagjeria tek “Burgu i armiqve të popullit”, Punëtoria Qendrore e Artizanatit e
Ministrisë së Brendshme në Tiranë deri më 1953. U transferua në Shtëpinë botuese “Naim
Frashëri” deri më 1967 ku nga fundi i jetës me shkëputje dhe iu rikthye për një farë kohe e drejta
e botimit nga vera e vitit 1966. Ndërroi jetë më 4 maj 1967 nga problemet me zemër.3
1.1. GJUHA DHE STILI I KUTELIT
Mitrush Kuteli na lënë një thesar të çmuar, gjuhën. Gjuha e tij është e pastër dhe e qartë.
Adhurues dhe ndjekës besnik i gjuhës së rilindësve, i ushqyer në gurrën e pasur të të folmes së
vendlindjes, Kuteli do të formohet si shkrimtar sa në shkollën e gjuhës shqipe, aq edhe në atë të
jetës shqiptare. Konceptet e tij për gjuhën amtare, janë jo vetëm ato të një atdhetari të flaktë, që e
sheh atë si një nga tiparet e qenësishme të kombit dhe pasuri të madhe shpirtërore të popullit, po
dhe të një artisti të shquar që i përkushtohet asaj shpirtërisht, intelektualisht e fizikisht.
Kuteli mahnitet pas forcës e bukurisë së gjuhës shqipe, pasurive dhe hireve të saj, e shenjtëron dhe
e kthen në kult.
I ndërgjegjshëm për vlerat dhe rolin e gjuhës në jetën dhe kulturën e kombit të vet, ai
punon pa u lodhur për t’i njohur e përvetësuar thesaret e saj, për të depërtuar në hapësirat dhe
skajet e saj, për të pushtuar majat dhe thellësitë, por dhe për t’u kredhur në shpirtin e fjalës shqipe.
Vetëm kështu Kuteli arriti të krijojë veprën e vet letrare. Ajo dallohet si një gjuhë e mbrujtur me
jetë të gjallë, me forcë të brendshme, me begati dhe bukuri të madhe. Veç kësaj, gjuha e Kutelit
karakterizohet nga cilësi të larta të ligjërimit artistik, jo vetëm për nga leksiku i pasur dhe i pastër,
por dhe nga fryma ngjizëse, nga aftësitë analitike e sintetike, nga vetitë ndërtuese, të një sintakse
3 https://sq.wikipedia.org/wiki/Mitrush_Kuteli#
https://sq.wikipedia.org/wiki/Mitrush_Kuteli
- 10 -
thjeshtë shqip. Vitaliteti i saj duket dhe nga pasuria figurative e muzikore, nga nuancat e holla
stilistike.4
Gjuha shqipe në shkrimet e Kutelit shquhet për sintaksën e saktë, morfologjinë e përpiktë
dhe fjalinë e shkurtër dhe të qartë. Kuteli e skalit fjalinë, e zgjedh fjalën shqipe dhe e shpreh atë
me figura lehtësisht të kuptueshme. Mitrush Kuteli ndaj gjuhës në përgjithësi por dhe gjuhës
amtare në veçanti, ai ka pasur një adhurim romantik.
Gjuha shqipe, ka dy veçori, të cilat nuk i posedon secila gjuhë: njomësinë dhe energjinë,
ajo është analitike dhe sintetike dhe si e tillë fort e përshtatshme për krijime letrare, madje edhe
për krijime veprash lapidare. Gjuha e tij ishte toka e shenjët, toka që ai e lëvronte me aq
përkushtim, ndaj askush nuk mund ta ndalonte të fliste, ta mbronte dhe t’i dilte zot. Në qoftë se
nuk kishte në dorë të ndikonte në fatin e Shqipërisë, kishte talentin e madh t’i shërbente asaj, si
mjeshtër i gjuhës shqipe, duke zbritur në thellësitë e saj e duke e nxjerrë në dritë forcën, bukurinë,
pasurinë, muzikën5.
Gjuha e shkrimeve të Kutelit është një pasurim i rrallë e frytdhënës për shqipen moderne.
Moderniteti i saj, pra, qëndron në aftësinë shprehëse dhe në mënyrën e komunikimit. Kritiku duke
krijuar mendime me peshë letrare e shkencore arrin të zhvillojë konceptet e tij teorike e estetike
me një terminologji të shkathët e funksionale.
Stili letrar në veprën krijuese ose kritike të Kutelit është i dëlirë, piktoresk, i lehtë, i
kulluar, i hareshëm. Kuteli është një nga stilistët që i ka të paktë shokët në letërsinë tonë, një stilist
me individualitet, me tipare krejtësisht të vetat. Ai ka ditur të krijojë një stil origjinal.
Stili i tij ligjëron shqip, është sa lirik aq edhe epik, elegant dhe me ngjyrime poetike, i pasur me
frazeologji dhe i nuancuar. Ai paraqitet sa i qetë e i shtruar, aq edhe i shqetësuar dhe shpërthyes,
sa i ndjeshëm aq edhe lakonik, por gjithnjë plazmueshëm dhe me natyrë rrëfimtare. Fraza e tij
rrjedh natyrshëm dhe me një harmoni të brendshme, me kadenca nga më të ndryshme. Mjeshtëria
e shkrimit të këtij autori mbështetet tek stili. Kuteli është ndër stilistët më të shquar të prozës
shqipe, i cili shprehjes letrare dhe mendimeve të tij u jep fuqi krijuese duke i përsosur dhe
sublimuar poetikisht.
4 https://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-Mitrush-Kuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcB
xmsRb0Nxërfë XMsA b1U6ËT61hRYVu18Y 5 http://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC
64FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,
https://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-Mitrush-Kuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcB%20xmsRb0Nxërfë%20XMsA%20b1U6ËT61hRYVu18Yhttps://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-Mitrush-Kuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcB%20xmsRb0Nxërfë%20XMsA%20b1U6ËT61hRYVu18Yhttp://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC%2064FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,http://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC%2064FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,
- 11 -
1.2. LIDHJET E KUTELIT ME LETËRSINË RUMUNE DHE QASJET E TIJ LETRARE
Kultura rumune, ende nën magjinë e poetit kombëtar Mihai Eminesku (1850-1889),
kishte ushtruar ndikimin e vet mbi Mitrush Kutelin, ashtu siç kishte bërë me Asdrenin, Lasgush
Poradecin dhe shumë shkrimtarë e intelektualë të tjerë shqiptarë që jetuan atje në dekadat e para
të shekullit të njëzetë.6 Në artikujt dhe shënimet e veta, Mitrush Kuteli, nuk ka dhënë ndonjë
mendim të shkoqur lidhur me metodologjinë e studimeve letrare, por kjo nuk do të thotë se ai nuk
ka preferuar një metodë të tillë, apo disa sosh. Mbase është më e drejtë të thuhet se ai është për një
shumicë metodash. Pluralizmi i metodave e qasjeve dhe eklektizmi i pikëpamjeve, e cilësojnë atë,
si pjesën dërmuese të shkrimtarëve të kohës së tij, të cilët u qenë ekspozuar ndikimeve nga jashtë,
meqë formuan në kushte të ndryshme intelektuale. Mitrush Kuteli ka qenë kohërent (në radhë të
parë përmes revistave e botimeve rumune me rrymat bashkëkohore të kritikës letrare). Teoriku
amerikan Rene Velek, në veprën e tij “Nocionet kritike” në kaptinën e drejtimeve kryesore të
kritikës së shekullit të 20 numron 6 sish.7
Mund të thuhet se Mitrush Kuteli ka preferuar qasjen e brendshme në shqyrtimin e
veprave dhe të problemeve letrare. Në tezën e Velekut ai do ta gjente veten në rrymën e tretë,
ndonëse merr elemente edhe nga të tjerat. Kjo konstatohet kur të shihet analiza që i bën poezisë,
për ndryshim nga proza.8
Për të, gjuha dhe trajta janë cilësitë themeltare të vjershës së Emineskut, i pëlqente ritmi
i plotë, përsëritjet sugjestive dhe metrika specifike e lirikës së Shevçenkos, stili energjik,
dinamizmi i verbit dhe artileria e fjalëve në poezinë e Nolit, leksiku poetik dhe shumë të tjera në
poezinë e Lasgushit etj. Këto janë komponentët kryesore për të cilat interesohet kritika stilistike
dhe linguistike dhe në përgjithësi kritika e atij orientimi që në “Teorinë e letërsisë” të autorëve
Velek dhe Voren shënohet me nocionin qasje e brendshme dhe imanente.
Pasi e botoi studimin e dytë, Kuteli merr në shenjë voluminoze të shkencëtarit rumun
Anton Balota mbi Shqipërinë (“Albania, Hyrje në studimin e filologjisë shqiptare”), të botuar në
Bukuresht, në vitin 1936. Gjatë kësaj kohe, në shtypin rumun, por edhe si edicione të veçanta,
botoheshin artikuj e studime mbi historinë, gjuhën, kulturën dhe letërsinë shqipe. Pjesa dërmuese
e autorëve të këtyre punimeve nisej nga qëllimi i mirë që të ndriçohej dhe të njihej e kaluara e këtij
6 Vehbi Bala, “Mbi lidhjet shqiptaro-rumune”, “BSH” II, Shkodër 1965, f. 3-57. 7 Rene Velek, “Kriticki pojmovi”, “Vuk Kradzic”, Beograd 1966, f. 217. 8 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 3.
- 12 -
populli të lashtë, të strukur në këtë kënd të Ballkanit.9 Mitrush Kuteli duke jetuar dhe punuar një
kohë të gjatë në Rumani, plot 14 vite, ky intelektual shqiptar u inkuadrua edhe në rrjedhat e
kulturës dhe të dijes rumune.
9 Po aty, f. 10.
- 13 -
KREU II
2.1. KUTELI KRITIK
Në historinë e letërsisë shqipe, kritika letrare ka moshë relativisht të re. Sipas disave,
periudha që nis nga fundi i shek 19 dhe shkon gjer më 1944, është periudha kur kritika letrare merr
një fill dhe zhvillohet si fushë e veçantë.10
Na duket më e drejtë pikëpamja e parë e çështjes me një plotësim paraprak: Kritika
shqiptare zë fill në mbarimin të shekullit të kaluar dhe afirmohet në vitet 20-30 të këtij shekulli.
Afirmimin dhe mëvetësimin të saj si zhanër letrar i kontribuoi një emër relativisht asokohe i ri i
letërsisë shqipe, Mitrush Kuteli. Ndonëse autor i një numri të madh veprash, për prozën kritike të
tij nuk është bërë pothuaj asgjë. Duke mënjanuar ndonjë shënim bibliografik të viteve dyzet dhe
ndonjë artikull të mëvonshëm, mund të përfundohet se mendimi kritik i Mitrush Kutelit është një
terren i paprekur nga hulumtuesit e letërsisë sonë kombëtare.
Në vitin 1929, kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, Dhimitër Pasko hapi rubrikën “Shënime
letrare” në gazetën “Shqipëria e re”, bashkëpunëtor i së cilës ishte që nga viti 1926. Në këtë rubrikë
pothuaj standarde të së përjavshmes së Konstancës ai botoi artikuj shënime dhe recensione letrare,
por informoi lexuesit edhe për vepra historike, etnografike, për udhëpërshkrime dhe përmbledhje
këngësh popullore.
Shkallën më të lartë të arritjeve të Kutelit në fushën e kritikës është vepra “Shënime
letrare” e botuar në Tiranë më 1944. “Shënime letrare” është kurora e veprimtarisë së këtij autori
në lëmin e kritikës. Kjo përbën si të thuash aortën e mendimit letrar dhe observimeve estetike të
Mitrush Kutelit.11
Shkroi esenë për poezinë e Fan S. Nolit dhe Lasgush Poradecit. Prej kritiku letrar kërkohet
në radhë të parë aftësia e vrojtimit e gjykimit dhe interpretimit, por prej kritiku letrar pritet edhe
mendimi letrar. Sado që i thellë të jetë mendimi kritik, po nuk u shoqërua me ekspresivitetin e
duhur mbetet i mangët. Numri i shkrimtarëve shqiptarë, të cilët kanë gjetur vend në shkrimet e
Mitrush Kutelit është bukur i madh.
Në udhën e mundimshme të kritikës letrare, Dhimitër Pasko është nisur me një qëllim
fisnik të afirmojë sa më shumë dhe sa më mirë letërsinë kombëtare. Të popullarizojë sa më shumë
10 Vehbi Bala, “Letërsia shqipe e periudhës 1912-1939” Dispensë, Tiranë 1969, f. 17. 11 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 11.
- 14 -
shkrimtarët shqiptarë dhe veprat e tyre. T’ua afrojë ato sa më shumë lexuesve. Duke filluar nga
Naimi e Kristoforidhi e duke ardhur deri te Sterjo Spasse e Migjeni janë edhe një tok shkrimtarësh
të tjerë për të cilën kritiku Mitrush Kuteli ka gjetur fjalë të mira nxitëse inkurajuese. Në kuadrin e
mendimit të tij kritik hyjnë edhe ato introdukta e portrete letrare që bëjnë fjalë për autorë si
Eminesku, Shevçenko, Gogoli, Ostrovski etj. Të cilat janë gjithsesi të rëndësishme për të parë
shijet dhe afinitetet e këtij pionieri të kritikës sonë.
Mitrush Kuteli e nisi veprimtarinë kritike në vitet 20-30, në kohën ku në qendra të
ndryshme të Evropës botoheshin broshura e traktate estetike nga më të ndryshmet. Siç ka pohuar
vetë në parathënien e ‘’Shpirtrave të vdekur” në profilin e tij kritik ka ndikuar shkolla estetike
italo-gjermane me përfaqësuesit e saj më të shquar Kroçen, Shpicerin dhe Shtajgerin, ndoshta i
tillë nuk është pohuar askund. Se ka pasur kontakt me idetë e Kroçes, nisemi jo vetëm nga fakti se
emri i tij mund ta hasim më shumë se një herë në shkrimet e Kutelit, por nga e dhëna se një nga
nocionet më të shpeshta të kritikës së tij është intuita. Por, jo çdo gjë në kritikën e Mitrush Kutelit
i falet zotit Kroçes dhe zonjës intuitë.12
Kritika letrare e Mitrush Kutelit është më e gjerë, më e hapur. Në shqyrtimet letrare të
tij, madje ky kritik do të trajtojë edhe probleme thjeshtë sociologjike, me çka do të paralajmërojë
një disiplinë të re të studimeve letrare e kulturore ndër ne.
Mitrush Kuteli bënë pjesë në radhën e pionierëve të kritikës shqiptare. I pajisur me një
kulturë të konsiderueshme teorike dhe metodologjike, njohës i mirë i letërsisë shqipe, vokacioni
dhe i rysur përkrah përvoja letrare krijuese, Mitrush Kuteli ka lënë mendime interesante teorike-
letrare, kritike dhe estetike.
Po të përcillet në tërësi rruga krijuese e Mitrush Kutelit, s’është e vështirë të konstatohet
se brenda saj ka lakime, oscilime dhe ndryshime, gjë që është e natyrshme. Në bazë të këtyre
ndryshimeve, krijimtarinë letrare të Mitrush Kutelit do të mund ta ndanim në dy faza, që janë
identike me dy nga periudhat e sprasme të jetës shoqërore të popullit shqiptar: 1. Faza e paraçlirimit
(nga fillimet e deri më 1944) dhe 2. Faza e pasçlirimit (nga dyzetë katërta e këndej). Mund të themi
pa mëdyshje se si kritik ai veproi kryesisht në fazën e parë dhe se, as në këtë kohë kritikën nuk e
ushtroi si aktivitet të dorës së parë. Ky shkrimtar i cili dinte të orientohej mirë edhe në labirintet e
kontabilitetit arriti të formojë fizionominë e tij edhe si kritik letrar. Në një rast shkroi: Kritika
12 Po aty, f. 15.
- 15 -
letrare duhet të jetë një analizë objektive e cilësisë dhe mungesave, e bosheve dhe e plotëve, e
dritave dhe e hijeve të një vepre.13 Duke formuluar këtë mendim, Mitrush Kuteli dha mbase pa
dashje, një definicion të kritikës letrare, një konceptim personal të saj.
Kritika letrare, sipas Mitrush Kutelit, duhet të jetë së pari analizë dhe së dyti një analizë
objektive. Kjo analizë duhet të bazohet mbi antonomet konceptuale: cilësi-mungesë, bosh-plot,
dritë hije etj. Kështu Mitrush Kuteli del kritik analitik, i cili, si të gjithë përfaqësuesit e analizës së
brendshme e pandeh kritikën më fortë objektive se sa subjektive, domethënë e lidh atë më shumë
me mendimin ekzakt se sa me mendimin spekulues. Por në sferën e saj, kritika letrare kap edhe
çështje të tjera atë të leximit dhe të shqyrtimit të veprës letrare, të njohjes ose përvetësimin estetik
të saj.
Duke qenë ithtar i një orientimi të ri në kritikën letrare, ky kritik është bërë kasnec i
rrymave të reja të kritikës shqiptare. Ai është me siguri i pari kritik shqiptar që ka ditur të kërkojë
dhe të hetojë efektin akustik të poezisë, organizimin eufonik të tingullit të fonemës dhe fjalës në
varg. Me ketë ai anticipon qasjen imanente veprës letrare, poezisë sidomos, që është tendencë kaq
e zëshme e një pjese të kritikës së sotme shqipe.
13 Mitrush Kuteli, “Shënime letrare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1944, f. 45.
- 16 -
2.2. VËSHTRIM KRITIK I KUTELIT PËR POEZINË E FAN NOLIT
Një nga shkrimet më të rëndësishme kritike të Mitrush Kutelit është ai për Fan Nolin.
Vështrimi i Mitrush Kutelit për Fan Nolin u shkrua dhe u botua më 1943, afro njëzet vjet pas
arratisë së Peshkopit poet, i cili për shkak të pikëpamjeve të tij pacifiste dhe iluministe, nuk mundi
të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në krye të shtetit shqiptar ku qe ngjitur në qershor të vitit
1924. Nga viti 1924 e gjer në vitin 1943, pakkush e mori guximin të thotë ndonjë fjalë për punën
dhe veprën e Fan Nolit, për aktivitetin e tij patriotik, kulturor e letrar.14
Askush nuk mund ta merrte guximin të pohonte një të vërtetë të madhe, pa rrezikuar veten
dhe pozitën. Mitrush Kuteli i cili, gjatë tërë jetës qe armik i përbetuar i Ahmet Zogut dhe mik i
përkushtuar i Fan Nolit, do ta bëjë këtë. Ai e bëri hapin e parë dhe mjaft të rëndësishëm drejt
krijimit të një literature për njërën nga figurat më të shquara të artit e të shkencës shqiptare, Fan
Nolin e cila sot pas dyzet vjetësh, mund të thuhet se është relativisht e pasur.
I përmalluar si thotë vetë, në dhe të largët për vjershat e Fan Nolit, Mitrush Kuteli do t’i hyjë punës
për mbledhjen, sistemimin, shqyrtimin dhe botimin e tyre, me të cilën do të bëjë një shërbim të
mirë, jo vetëm autorit por edhe lexuesit shqiptar. Pas një pune të kujdesshme prej disa muajsh (e
mbase disa vitesh), në nëntor të vitit 1943, do të shohë dritën i pari vëllim i vjershave origjinale
dhe të përkthyera të Fan Nolit.
Gjëja e parë që bie në sy në ketë vështrim të Mitrush Kutelit është fakti se ai ka ditur të
çmojë drejt figurën madhore dhe personalitetin gjenial të Fan Nolit. Për të Noli është: gazetar,
teolog, orator, dramaturg, historian, kritik letrar, poet, kompozitor. Theksin kryesor të vështrimit,
ku pothuaj dominon shprehja estetike, Kuteli e vë mbi poezinë e Nolit. Shihet qartë se ai e do dhe
e çmon këtë poezi, e cila me verbin dhe frymën e saj i afrohet idealit estetik të këtij kritiku.
Në organizimin e poezisë shqipe sipas Kutelit, Noli qe një damar i ri. Ai qe një temperament
vullkanik poetik që krijoi poezi dinamike, një poezi metaforash të forta, që shkroi fatkeqësisht fare
pak por më shumë energji krijuese. Vjersha e Fan S. Nolit është esencialisht vjershë (në kuptimin
poezi) politike-patriotike thotë Mitrush Kuteli. Pastaj ankohet se ky lloj lirike në letërsinë shqipe,
megjithëse i lëruar shumë nuk e ka arritur gjithnjë ”tonin madhor të vitalitetit dhe të origjinalitetit“.
14 Fan S. Noli, “Mall’ dhe brengë”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1943, f. 3-25.
- 17 -
Sipas motiveve që trajtojnë dhe sipas indit lirik që i karakterizon ai i ndan poezitë e Nolit në katër
grupe:
1. SATIRIKE (“Marshi i Barabajt”, “Bismilah tridhjetë seneja”, “Kënga e monarkisë”);
2. ELEGJIAKE (“Thomsoni e kuçedra”, “Syrgjyn vdekur”, “Shpell’ e Dragobisë”);
3. SIMBOLIKE (“Shën Pjetri mbi mangall”,“Moisiu në mal”);
4. APOLOGJETIKE-RETORIKE (“Hymni i flamurit”,“Jepni për nënën”).
Kuteli vështron çdo njërin nga këto grupe vjershash, madje edhe secilën vjershë veç e
veç. Kjo është një analizë imanente, me konsiderata historike dhe psikologjike, për aq sa kanë
lidhje me procesin krijues. Poezia e Nolit e merr lëndën kryesisht nga Revolucioni i Qershorit dhe
ideali shoqëror–kombëtar i prijësit me shokë (Nolit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqi, Avni
Rrustemit) etj, të cilët u përmbysën nga klika mercenare e feudalit Zog. Mbase për këtë arsye,
Mitrush Kuteli e quan poezinë e Nolit personale, por për dallim nga disa ”kritikë” të cilët duke e
quajtur autobiografike apo personale kanë dashur ta mohojnë atë.15
Kuteli edhe kur e pagëzon kështu dëshiron ta lartësojë. Sepse, prapa kuptimit të saj të
natyrshëm ai sheh kuptimin figurativ, prapa velit biblik, thellësinë simbolike dhe pas dimensionit
të parë (momental), dimensionin e dytë (permanent). Me fjalë të tjera, kjo është poezi ku, brenda
përvojës sinkronike dhe regjionale, struket edhe përvoja historike dhe universale. Ky lloj
interpretimi, i sinjalizuar nga Kuteli, është thelluar më vonë edhe nga kritikët tjerë. Vjersha e parë
e Nolit, sipas Kutelit edhe kjo e shkruar rastësisht është “Thomsoni dhe kuçedra”.
Pasi e shpjegon të vërtetën historike mbi kolonelin Thomson dhe rënien e tij në luftë me rebelët në
vitin 1914 në Durrës, kritiku e cilëson këtë si një vjershë që disponon sulm retorik dhe vargje që
intuitivisht të japin përshtypjen e zhurmës së detit.
Dy vjershat e tjera, që i inkuadron në të njëjtin grup me të parën: “Syrgjyn vdekur” dhe
“Shpell‘ e Dragobisë” – Kuteli i quan elegji binjake për arsye se patën lindur përafërsisht në të
njëjtën kohë. Por kritiku ynë mendon se këto dy poezitë nuk janë elegji në kuptimin qe kësaj trajte
i japin tekstet e teorisë së letërsisë dhe mësuesit nëpër shkolla. Në to për dallim nga elegjitë
tradicionale, dominon toni epik, krenar, heroik, përmbi jonet vajtuese, lakrimogjene, rezignuese.
Ato tingëllojnë si një ligjëratë “katilinare” e thënë mbi trupin e heronjve por kutoni retorik,
harmonizohet me artikulimin poetik nolian.
15 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 37.
- 18 -
Duke shprehur pëlqimin e tij për këto dy poezi, kritiku merret vesh se ka fshehur
simpatinë dhe dashurinë ndaj dy heronjve të tyre: poetit Luigj Gurakuqi dhe patriotit Bajram
Currit. Kulmin e aftësisë së tij analitike e interpretative, Mitrush Kuteli e ka prekur tek vjersha
“Shën Pjetri mbi mangall”. Shërbimi i saj mund të shërbejë si mostër për analizën e thelluar të një
poezie.
Kjo analizë zhvillohet në 2 plane: në planin shpirtëror-psikologjik dhe në planin
struktural-poetik. Në plan të parë autori vëren reagimet psikike të Shën Pjetrit (mohuesit të shokut,
të mikut dhe të bashkëpunëtorit), ndërsa në plan të dytë strukturimin poetik të këtyre reagimeve.
Torturimi i brendshëm i Shën Pjetrit, të cilën autori e krahason me Raskolnikovin e romanit “Krimi
dhe dënimi” i Dostojevskit, shtrihet në tri faza, ndërsa vjersha sajohet nga tri grupe simetrike
strofash të cilat përmbajnë akuzimin, mohimin dhe satirën. Kritiku heton ndërtimin e logjikshëm
dhe funksional të vjershës dhe e shkoqit atë sipas një plani të caktuar.
Në analizën e kësaj poezie, sikundër edhe përgjithësisht, Kuteli udhëhiqet përafërsisht nga kjo
skemë dhe ndjek këto prosede: analiza e tërësisë, shkoqitja e pjesëve përbërëse dhe funksionale,
ilustrimi e argumentimi i mendimit me anë të vargjeve dhe përfundimi, rëndom sintetik.
Analiza e tij thellohet aq sa shkon, jo vetëm gjer te metaforat, simbolet, krahasimet dhe
aliteracionet, por edhe tek sintagmat, fjalët, tingujt, fonemat. Kështu Kuteli ka pohuar i pari se
prezenca e tingullit r, në pesë nga gjashtë fjalët e dy vargjeve të para të vjershës “Shën Pjetri mbi
mangall”:
(Fryn e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu),
e shton dinamizmin e vjershës dhe kjo mënyrë është përdorur dendur prej Nolit për të
arritur efekte ekspresive, pa ditur se këtu është arritur edhe ajo që në teorinë e vargut quhet harmoni
imitative. Kuteli ka përdorë termin atmosferë (atmosferë e vjershës), dhe atmosferën e kësaj poezie
të Nolit e ka krahasuar me atmosferën apokaliptike të Korbit të mjeshtrit Edgar Alan Po, të cilën
na afroi shqip mjeshtri i shqipërimit Fan Noli.
Pas një analize të hollësishme dhe precize ai përfundon: Si stili i saj lapidar (përsëri stili
në radhë të parë) ashtu edhe nga kompleksi i përmbajtjes, vjersha “Shën Pjetri mbi mangall” është
një nga prodhimet më me vlerë të shqipes16. Vështrimi i Kutelit për poezinë e Nolit i cili mban
16 Fan S. Noli, “Mall’ e brengë”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1943, f. 17.
- 19 -
mbiemrin panoramik, është i ndarë në pesë pjesë. Në pjesën e fundit, që është një sintezë e tërë
punimit, ndërmjet tjerash thuhet:
“Fiziologjia specifike e vjershës noliane është jo tul, po muskla dhe eshtra.
Nuk është konteplativ, pasiv, pritës, po buçitës, sulmonjës, dërmonjës
Vargu i tij nuk është vizual, po auditiv, i drejtohet, pra veshit, jo syrit”. 17
Mund të përfundohet pra, se Mitrush Kuteli, në shqyrtimin e poezisë së Nolit, ka ardhur në disa
përfundime të drejta dhe origjinale. Këto përfundime i ka shqiptuar lakonisht. Kjo flet për
mundësitë e këtij kritiku, jo vetëm si gjykatës dhe interpretues, por edhe si sintetizues. Po në këtë
punim kur bën fjalë për vjershën “Hymni i Flamurit”, ai thotë me një frazë aq sa dikush tjetër zor
ta thoshte me disa faqe:
“Rron brenda kësaj vjershe gjithë historia shqiptare e sidomos fryma teftane e
pardjeshme sulmi krutan i djeshmë dhe vrulli vlonjat i sotmë dhe i përhershmë”.18
Përpos analizës dhe sintezës, si metodë pune, Mitrush Kuteli ka aplikuar edhe përqasjen
e komparacionin. Kjo flet për kulturën letrare dhe gjuhësore të kritikut. Me metodën krahasuese ai
ka operuar jo vetëm te shqipërimet e Nolit, por edhe për ndonjë poezi origjinale. Kështu për
shembull, poezinë “Moisiu në mal” të Nolit e krahason me vjershën e gjatë “Moisiu” (Moise), të
Alfred dë Vinjisë.19
Ndërsa në një rast tjetër, “Vdekja e nositit” e Lasgushit krahasohet me “Natën e majit”
(Noit de mai) po të Vinjisë. Duke tërhequr një paralele ndërmjet këtyre dy poezive të një motivi
(“Moisiu në mal” dhe “Moisi”), kritiku zbulon karakteristikat e përbashkëta dhe të veçanta të tyre:
afrimin dhe largimin. Ky është vështrim me vlera të pamohueshme. Se autori e ka dëshmuar prirjen
potencialin e tij prej kritiku analist si thotë vetë. Se ai është në gjendje të gjykojë, mbi poezinë dhe
vlerat e saj.
Vështrimi për Fan S. Nolin përpos vlerave ka kufizimet, mungesat dhe gabimet e veta.
Së pari sasia e informacionit që ofron autori, nuk është e mjaftueshme, jo vetëm për kohën tonë,
por edhe për kohën e tij. (Ai bie fjala nuk e përmend askund dramën “Israelitë dhe Filistinë” të
cilën Noli e shkroi në vitin 1902 dhe botoi më 1907). Së dyti cilësia e këtij informacioni nuk është
gjithnjë në nivel të duhur. Së treti (dhe kjo është kryesorja Kuteli mori në shqyrtim një numër
17 Po aty, f. 24. 18 Po aty, f. 21. 19 Po aty, f. 19-20.
- 20 -
shumë të kufizuar poezish të Nolit dhe në këtë mënyrë e reduktoi akoma më shumë fondin e pakët
të poezive të tij).
Shkenca jonë e letërsisë tashmë ka ardhur në përfundim se Noli shkroi gjithsej 21 (njëzet
e një) poezi origjinale.20 Prej këtyre njëzet e një vjershave të Nolit, Kuteli ka futur në vëllimin
“Mall e brengë“ vetëm gjashtë (“Hymni i Flamurit”, “Thomsoni dhe kuçedra”, “Jepni për nënën”,
“Syrgjyn vdekur”, “Shpell’ e Dragobisë”, “Shën Pjetri mbi mangall” dhe “Moisiu në mal”), dhe
ka marrë nëpër gojë edhe tri të tjera. Nga nëntë vjershat origjinale të njohura gjerë me sot të Fan
S. Nolit ne po reproduktojmë në gjashtë. Tri të tjerat: “Bismilah tridhjetë seneja” ose “Kënga e
Çermenikës”, “Pandeli Jano Vangjeli” ose “Kënga e monarkisë” dhe “Marshi i Barabajt”, me
substancë krejt satirike dhe me vlerë artistike relative mbetën jashtë kësaj përmbledhje.21
20 Fan S. Noli, “Albumi”, “Rilindja”, Prishtinë 1968, fq. 128-135. dhe Koço Bihiku, “Studime filologjike”, Tiranë
1971, f. 17-29. 21 Fan S. Noli, “Mall’ e Brengë”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1943, f. 9.
- 21 -
2.3. VËSHTRIM KRITIK I KUTELIT PËR POEZINË E LASGUSH PORADECIT
Për Lasgush Poradecin, Mitrush Kuteli do të shkruajë me po atë dashuri e përkushtim që
shkroi për Fan Nolin. Për Lasgushin do ta inspirojë dashuria vëllazërore. Të dy ishin nga Poradeci
të cilët një pjesë të madhe te jetës do ta kalonin në shtete të Evropës kryesisht në Rumani. Në
kohën kur letërsisë dhe kulturës shqiptare i mungonin shtëpitë botuese, veprat e Lasgush Poradecit
kanë mundur ta shohin dritën vetëm në saje të angazhimit të bashkëvendësit shkrimtar dhe
ekonomist, Mitrush Kutelit.
Në Itali, në gjysmën e parë të shekullit 20, zotëronte teoria estetike e Benedeto Kroçes i
cili e njehsonte artin me shprehjen e bukur me ekspresionin. Vepra e tij “Estetika”, e botuar për
herë të parë në agim të shek 20 dhe e ribotuar dhjetëra herë të tjera, në gjuhë dhe në vende të
ndryshme, ushtronte një ndikim të konsiderueshëm në qarqe letrare të Mediteranit. Intuita dhe
ekspresioni, dy nga konceptet themelore të estetikës kroçeane kishin pushtuar jo vetëm Italinë, por
edhe Ballkanin dhe Rumaninë.
Nën ndikimit e këtyre shkollave estetike–kritike aq sa edhe në frymën e miqësisë e
dashurisë vëllazërore është shkruar vështrimi i Mitrush Kutelit për poezinë e Lasgush Poradecit.22
Derisa artikulli për Nolin është bërë me pretendime që të përfshijë sa më shumë shtresa të poezisë,
ky për Lasgushin do të kap, në radhë të parë, anën estetike të saj. Kjo do të thotë se kritiku në vitet
e 30 ka qenë nën ndikim më të theksuara formaliste, kurse, në vitet 40, ky ndikim ka pasur përmasa
më të vogla. Autori ka pasur modestinë ta quaj “Vështrim kritik“ por njësoj mund të kualifikohet
si studim letrar, meqë i plotëson kriteret e një pune shkencore.
Mbasi jep shënime të hollësishme për botimin e veprës së parë së Lasgushit, ”Vallja e
Yjve”, ose shënime bibliografike mbi poezinë e tij përgjithësisht, Kuteli ndalet tek literatura kritike
mbi poetin. Ai i bën një shqyrtim kritik kësaj literature, dhe sipas të gjitha gjasave, nuk është hiç i
kënaqur me të. Sipas tij “nga komentet që i janë bërë veprës së Lasgushit asnjë nuk e meriton të
quhet kritikë shkencore“. Në këto shkrime, që i cilëson “sipërfaqësia dhe absurditeti” dhe sidomos
në autorët e tyre, kritiku është bukur i mllefosur. Të gjithë ata ai i vënë në një bankë të zezë dhe
ua ka lexuar padinë e tij letrare. Nga kjo padi nuk e ka kursyer as profesorin arbëresh Gaetano
Petroten dhe veprën tij të mirënjohur “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe” të botuar italisht në vitin
1931. Ai polemizon me të mësuarit “dhaskal” lidhur me “lehtësinë” e vjershërimit të Lasgushit.
22 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 46.
- 22 -
Pohimit të Petrotës se Lasgushi i bën vjershat me një lehtësi të jashtëzakonshme dhe se i mungon
durimi krijues, Kuteli i përgjigjet me shumë argumente. Ai thekson, ndërmjet tjerash, se brenda
10-11 vjetëve Lasgushi nuk “prodhoi më shumë se 40 vjersha” “duke vënë në shërbim të artit një
punim prej titani”. Për të privuar këtë kritiku riprodhon një faksimile të vjershës “Naim Frashëri”,
prej të cilës mund të shihet se Lasgushi jo vetëm që i ka punuar shumë vjershat e veta po shpesh
ka lënë nga disa variante për një vjershë të vetme.23 Ai shqyrton së pari elementet estetike të kësaj
poezie, formën e saj dhe me konceptin formë nënkupton: fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin,
fonologjinë e stilin. Sipas Mitrush Kutelit pra i cili në këtë pikë mund të konsiderohet nxënës i një
esteti idealist, Kroçes, fenomeni estetik shtrihet vetëm tek forma dhe komponentët e saj dhe se atë
duhet kërkuar pikërisht aty te forma ndonëse nuk përjashtohet harmonizimi i saj me përmbajtjen.24
Vjersha e cila pas mendimit tonë sintetizon e përmbledh gjithë veprën e Lasgush
Poradecit, është “Zog’ i Qiejve”. Kjo u shtyp si parafjalë në “Vallen e Yjve” dhe mbetet parafjala
e gjithë veprës së tij kur tërë vjershat e Lasgushit janë përmbledhur në një vëllim të vetëm. Vjersha
“Zog i Qiejve”, i përngjan në artin plastik, një përmendoreje në miniaturë të cilën dora e një artisti
të stërhollë e pat ngrehur pas një vepre prej vijash shumë të mëdha. Ajo përngjan edhe një kartë
gjeografike e cila tregon gjithë pamjet fizike e gjithë koncepcionin metafizik të Lasgushit. Këtu
Lasgushi këndon në një dekor stilistik të madhërishëm, “Qiellin e Zotin”, “Dherin e Kombin”,
“Dashurinë e Vashën”, të lartat e mendimit, jetën metafizike, “Përjetësinë” sikur prej këtyre të
zhvilluara pastaj në kaptina të veçanta në “Vallen e Yjve” dhe në “Yllin e zemrës”.
23 Po aty, f. 48. 24 Po aty, f. 49.
- 23 -
2.4. AUTORË TË TJERË NË FOKUSIN E MITRUSH KUTELIT
Në shënimet letrare të Mitrush Kutelit zënë vend edhe autorë të tjerë shqiptarë, pas Nolit
e Lasgushit. Në afro dy decenie të aktivitetit të tij pak më të dendur kritik, atij i ka takuar të ndeshet
me pjesën dërmuese të shkrimtarëve shqiptarë, jo vetëm të kohës së tij. Shumicën sish ai
vetëm i ka përmendur, ndërsa për një pjesë tjetër ka shkruar artikuj të veçantë. Interesimi i Mitrush
Kutelit për letërsinë shqipe ka qenë i vazhdueshëm dhe gjithnjë pozitiv. Ky interesim ka gjetur
shprehje në shkrimet e tij të botuara në organet e shtypit, si dhe në veprën “Shënime letrare”.
Prej rilindasve i riu Dhimitër Pasko mësoi se si duhet atdheu dhe gjuha amtare dhe se si me këtë
gjuhë, përkundër predikimeve të armiqve të saj, mund të shkruheshin vepra të larta dhe të çmuara.
Etika e rilindasve la gjurmë në shpirtin e tij kurse arti i tyre në krijimtarinë e tij. 25
I edukuar në këtë frymë, ai ka çmuar fort poetin më të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim
Frashërin dhe tek ai ka parë, jo vetëm krijuesin dhe artistin, por edhe patriotin dhe iluministin. Për
të, Naimi nuk është vetëm ndër të parët, që gatuan brumin e “ndërgjegjësisë kombëtare” por edhe
“më i madhi lirik shqiptar”. Por derisa Naimin e ka quajtur poet i madh etj, aspak më keq nuk e ka
trajtuar edhe mohuesin e tij, Faik Konicën. Viti 1942, për Mitrush Kutelin, mbyllet me një zi të
rëndë, me mbarimin e “mjeshtrit të përsosur të prozës shqipe“, ”babait të kritikës dhe pamfletit
shqiptarë”, të cilin do t’ia kushtojë librin “Havadan më Havadan”.
Duhet dakorduar me mendimin e Kutelit për Faik Konicën qe “mjeshtër i prozës” “stilist
i përsosur” dhe “polemist i rreptë” por nuk mund të pajtohemi me mendimin e tij se si kritik Faiku
luftoi vjershaxhillëkun që kish zaptuar dikur (mbase edhe sot) kokat shqiptare.26 Ky pohim i
Mitrush Kutelit zgjon asociacione negative, sepse Faik Konica e luftoi si “vjershaxhi” edhe “më
të madhin lirik shqiptar”-Naim Frashërin. Këtë gjykim të kritikut jo bash të “të kthjelltë” Kuteli e
ka “harruar” qëllimisht. Po të shkruante studim shkencor për veprimtarinë e Faik Konicës (siç pat
premtuar), ai do mbase do t’ia thoshte këtë gabim, por kësaj radhe ai s’bën tjetër veçse një nekrolog
të thjeshtë. Dhe meqenëse sipas një ligj të pashkruar në raste të tilla për të ndjerin thuhet vetëm
fjalë të mira ai ka kaluar heshtazi para këtij momenti.
Asdreni është një nga shkrimtarët shqiptarë, me të cilin Mitrush Kutelin e ka lidhur fati i
përbashkët i mërgimit. Ndoshta për këtë arsye, me iniciativën e tij, Shoqëria e Studentëve shqiptarë
25 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 61. 26 Mitrush Kuteli, “Shënime letrare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1944, f. 49.
- 24 -
të Rumanisë ia kremtoi më 1932 përvjetorin e lindjes dhe të krijimtarisë. Në fjalimin e mbajtur me
këtë rast, studenti Dhimitër Pasko thekson se përkrah Naimit e Fishtës, Asdreni është poeti më i
njohur në Shqipëri. Ai bën një klasifikim tematik të poezisë së poetit Asdren duke e ndarë atë në:
patriotike, rustike dhe mendimtare. Këto trini motivesh ai e gjen në tri përmbledhjet e poetit:
“Rreze dielli”, “Ëndrra e Lotë” dhe “Psalme Muzgu”. “Psalme Muzgu” përmban poezi personale.
Ai do të vështrojë edhe një pjesë të krijimtarisë poetike të Ali Asllanit, të cilën e quan
“poet i një kohe të zezë” (duke aluduar në luftën e Vlorës) dhe e krahason me romantikun
përparimtar frëng Beranzhenë.27 Në një shënim të dytë për Ali Asllanin botuar në “Shqipëria e re”
(1933), hasen akoma dy tendenca. Duke marrë në shqyrtim poemën “Hanko Halla”, kritiku
gjurmon, jo vetëm idetë, por edhe vlerat artistike të saj. Pavarësisht nga fakti se në zbërthimin e
idesë së poemës dhe të kryepersonazhit të saj s’është treguar posaçërisht i shkathët,28 në planin
estetik ka dhënë shenjat zotësie. Tashmë tek Ali Asllani ai nuk sheh “poetin e një kohe të zezë”,
por artisti që ka kalitur vargje të një bukurie të rrallë dhe plastike, që mundin të përfytyrojnë në
antologjinë e letërsisë shqipe.
Teksti për poezinë e Çajupit, “Një poet rustik: A. Z Çajupi” është shumë përkufizues, për
objektin dhe për autorin –objekt. Çajupi –poet rustik. Parateksti nuk është sugjerues i trajtave të
mundshme të leximit por rezultues: ai është rezultat pas kërkimit që e përfshin segmentin autorial,
jo tekstual. Titulli del rezultat i tipologjisë së autorit, e jo i niveleve tekstore. Kjo e ktheu kritikën
e Kutelit nga kërkesa (e njohur) për barazimin e identiteteve, në kuptimin e zgjedhjes së objektit,
ose të autorit–objekt secili e kërkon të ngjashmin. Kjo nënkupton mbetjen tek autori e te kërkimi
i shenjave të tij. Tipologjia, megjithatë në metatekst “zhvendoset” nga autori të variacionet e
tekstit: ajo i shqyrton variantet e poezisë e rezultatet e kërkimit të saj.29 Poezia e Çajupit del
patriotike, satirike, dhe e dashurisë. Por mbetet përherë poezi e lidhur me ambientin, shfaqje e
ambientit rustik shqiptar edhe përmes vargut popullor: Harmonia e tyre e thjeshtë përmban
pasqyrimin e harmonisë së poezisë popullore, gjeniu i të cilave pat frymëzuar edhe poezinë e
Fishtës dhe poezinë erotike të Lasgushit.30
Filip Shiroka në historinë e letërsisë shqipe, njihet si poet prirjesh moderne, i cili këndoi
mallin për atdhe dhe dashurisë ndaj vendlindjes. Në poezinë e “Plakut të Shkodrës”, si e kanë
27 Gazeta “Shqipëria e Re”, nr. 392, Konstancë 1929, f. 3. 28 Gazeta “Shqipëria e re”, nr. 537, Konstancë 1933, f. 3. 29 Vehbi Miftari, “Modelet e Kritikës, Konica, Maloku, Kuteli”, “Buzuku”, Prishtinë 2005, f. 113. 30 Mitrush Kuteli, “Një poet rustik A. Z. Çajupi”, “Vepra e 5”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1990, f. 164.
- 25 -
quajtur ndryshe, Mitrush Kuteli gjen “Trishtimin e pleqërisë”.31 Pleqëria është një nga të këqijat
metafizike të jetës, sikurse vdekja. Ky fenomen i paevitueshëm jetësor, që e nënkupton të dytin, i
ka shqetësuar gjithmonë poetët dhe krijuesit e tjerë. Këtij shqetësimi që jo rrallë është mpleksur
me dhembjen e dëshpërimin, i kanë dhënë shprehje në vepra të tyre edhe poetët e tjerë botërorë.
Edhe Naimi ynë, në “Bukurinë” e tij të famshme, ndihet i pikëlluar pse “Dimri u qas, dëbora vjen
pas” kurse Filip Shiroka në korrespondencë në vargje me shkrimtarin Ndoc Nikaj, shqetësohej pse
pleqëria po i trokiste në derë dhe se “Floku i bardhë asht shej i zi”. Dy prozatorët e parë të letërsisë
sonë Mihail Gramenon dhe Foqion Postoli do t’i lidhë ndërmjet veti. Kur ka shkruar për dramën
“Detyra e mëmës” dhe për romanin “Për mbrojtje e Atdheut” (me rastin e ribotimit të tyre) ai i ka
hetuar tiparet e përbashkëta të tyre me novelat e Gramenos: “Oxhaku”, “E puthura”, “Varri i
pagëzimit”. Ai ka gjetur përkime të mjafta të veprave të këtyre dy autorëve: në tematikë, në
procedeun krijues, në portretizimin e heronjve dhe sidomos me stil. 32 Duke qenë edhe vetë
prozator, ai ka konstatuar se personazhet e Postolit, sikurse ato të Gramenos u përngjajnë fort atyre
“maskave teatrale, ku mustaqet duket se janë të ngjitura, ku fustanja nuk është e tij që e ka veshur
dhe ku fjalët nuk janë të atij që i thotë”. Vërejtje të ngjashme do t’i bëhen edhe romansierit të ri
Sterjo Spasse për protagonistin e Romanit të tij të parë “Pse?!”, Gjon Zaverin, i cili nuk është “njeri
shqiptar” sepse “njeriu shqiptar rron pa pyetur përse, vret tjetrin, por jo veten, nuk është pesimist,
nuk është misogjin” etj.
Ndaj poetit më të talentuar të brezit të vet, Migjenit, Mitrush Kuteli ka mbajtur qëndrim
të drejtë. Duke lajmëruar (në mars të vitit 1944) botimin e “Vargjeve të lira”,33 ai nuk ishte mjaftuar
vetëm me entuziazmin që kishte shfaqur për këtë ngjarje letrare, por kishte bërë edhe një vlerësim
ad hoc të krijimtarisë së tij. “Lapidar verbi i Migjenit” thotë kritiku për të quajtur më poshtë , “poet
i të ulëtëve”, “I frymëzuar prej muzës shoqërore-politike”. Sipas tij fjala dhe vepra e Migjenit, këtij
krijuesi të talentuar të letërsisë shqipe “buroi nga një shpirt i bardhë”. “Sulmin e të cilit për liri dhe
drejtësi nuk ja pat ndaluar as dogmatika e teologjive as statistika e trajtave të fjetura”. Kur ka qenë
fjala për autoritete krijuese, çfarë ishte asokohe Ernest Koliqi, kritiku Mitrush Kuteli e ka zbutur
tonin kritik, bile është treguar edhe tolerant. Kështu për shembull, kur pohon se Ernest Koliqi është
shkrimtar me “mundësi të mëdha stilistike” filtron me mendimin se “ky popull që harron e fal
31 Revista Letrare, Artikulli “Trishtimi i pleqërisë në vjershën e Filip Shirokës”, “Luarasi”, Tiranë 1944, f. 1-10. 32 Mitrush Kuteli, “Shënime Letrare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1944, f. 157. 33 Revista Letrare, Artikulli “Të dalim ta presim Migjenin”, “Luarasi”, Tiranë 1944, nr. 3, f. 1.
- 26 -
shumë do t’i falte edhe atij, për hir të fjalës së shkrojtur, marrëzitë e viteve të fundit dhe të pranonte
kryeministër për vitin 1947, ashtu si kundër se ka profetizuar as vetë”.34
34 Mitrush Kuteli, “Shënime Letrare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1944, f. 111
- 27 -
2.5. ESETË LETRARE TË MITRUSH KUTELIT
Mitrush Kuteli ka paraqitur në Shënime Letrare dy ese: “Në Prizren midis të vdekurve
dhe të gjallëve” dhe Eseja “Vargje mbi gurre varresh”. Do t’i shqyrtojmë në vijim.
Eseja “Në Prizren midis të vdekurve dhe të gjallëve”
Kur marrim të analizojmë Kutelin e veçanërisht shkrimet e tij eseistike duhet të
gjurmojmë së pari biografinë e tij më pas të flasim për shkrimet e Dhimitër Paskos. Ishte pranvera
e vitit 1943 koha kur Kuteli e vizitoi Kosovën e diku në jug të perëndim atij i mbeti si mbresë
Prizreni. Prizreni qytet i kulturës e kalldrëmit, qytet i xhamive, i urave e mbi të gjitha qytet që
shkruan historinë e flet ndryshe me nga qytetet tjera. Ai do të qëndrojë mes të gjallëve por do të
vizitojë edhe të vdekurit, do të kalojë pranë varreve e tyre, e nga gjithë kjo pjesë e kuptojmë se
ndonjëherë sa e përkohshme është kjo botë dhe se vlerën e njerëzve e kuptojmë vetëm atëherë pasi
i vizitojmë varret e tyre.
Siç shkruan vetë autori: ”Po të jetë se vini në Prizren–për-do një punë më të kthjelltë se
kontrabanda–mbasi të keni shijuar nga bukuritë e pashoq të këtij vendi të qetë dhe nga gazet e
jetës të të gjallëve mos harroni të vizitoni edhe banesat e të vdekurve”. I pëlqejnë shumë
mbishkrimet sipër varreve, e sidomos ato që janë të thurura me kaligrafe arabe. I vështroi edhe
varret ortodokse të cilat ishin më të kujdesura, me fotografi dhe lule. Rastis në një varr të moçëm
me një kryq të rëndë dhe mbi kryq një mbishkrim “Këtu pushojnë Balta dhe Mana Tarabolluzi të
mbytun prej Lumjanve më 2 tetor 1880”.
Ai kishte pyetur në qytet për tragjedinë e Baltës dhe Manës: Balta kishte qenë një tregtar
i madh. Kishte pasur një grindje me Destanin, polic për një gjerdan florinjësh të lënë amanet.
Destani kishte sjellë lumjanët që ta vrasin. I rrethojnë shtëpinë natën, Balta e Mana kanë pas qit
pushkë me trimëri të madhe sa u këndohet edhe sot kënga në Prizren: Mana mush e Balta qit / I
Madhi Zot mos na korit / moj Mane moj krajlicë / Na kallshe atë ditë se kanë ardhë Cubat me të
mbytë.
- 28 -
Në fund të esesë Kuteli bën thirrje të shikojnë vashat e bukura të Prizrenit të veshura
bukur tek Shatërvani. Veshja e tyre karakteristike ishte çitjania, e sjellë prej turkut dhe përshtatur
nga të gjithë elemente të vendit: myslimanë, ortodoksë, katolikë.
Pasi kthehet në shtëpi Kuteli ndjen një dhimbje jo për jetën e tij në mërgim e as për
vdekurit e panjohur më lartë, por për Shqipërinë e tij, që këndon këtu e qan përtej.
Eseja “Vargje mbi gurre varresh”
Kuteli përmes kësaj eseje çmallet me qytetin e Tiranës sepse nuk e di a do te kthehet më.
Por këtë herë kritiku do të flas vetëm për “Vargje mbi gurre varresh”. Në vizitat e tij jashtë Tiranës
bredhte pranë të vdekurve, duke iu lëçitur emrat, vjetët e fjalët e tyre.
Kuteli gjatë këtij vështrimi që iu bën varreve ka nxjerrë shënime për këto vargje vjershash
të shkruara në gurë. Është në mëdyshje se kush i ka shkruar këto vargje aq bukur dhe aq ëmbël, të
gjallët apo të vdekurit, por burimi i tyre është nga dhimbja. Këto vargje janë të afërta me prodhimin
folkloristik të vjershëtorëve anonim. Vjershat e varreve të myslimanëve sjellin ushtimën e botës
arabe në përmbajtje, në trajtë e fjalor si dhe filozofia e fesë së tyre përmbi jetë e vdekje të
vështruara nga cipi i varrit.
Autori vështron varrin e Haxhi Rexhep Vaqarrit ku jepet adhurimi mbi Perëndinë, por
edhe mesazhi që u jepet vizitorëve të varreve për t’ia thënë me zemër fatihanë (lutjet). Ai vështron
edhe vargje në varre të tjera: ku jepet porosia se mbas vdekjes nuk ka vlerë as fisnikëria dhe
pasuria, por kush paraqitet me thjeshtësi te Perëndia ai është fatlum. Një tjetër varr jep një mesazh
shumë domethënës se çdo gjë në jetë është e kotë. Pastaj vështron një varr të një gruaje, Sanijes, e
bija e Osmanit përmes të cilës ngërthehet kuptimi i jetës sepse askush nuk e ka shijuar
përgjithmonë. Një tjetër varr i një udhëtari i cili lutet Perëndisë që është një e pandarë per prehjen
e shpirtit të tij në qetësi dhe në dritë. Në dy esetë, “Në Prizren midis të vdekurve dhe të gjallëve”
dhe “Vargje mbi gurre varresh”, zhvillon një argumentim origjinal në dy aspekte. Në njërën anë
duke kërkuar raportin e thellë mes jetës e vdekjes, në anën tjetër trajton mbishkrimet ose
kryeshkrime si forma paraletrare anonime që ndikojnë në krijimin e formave të reja, si dhe
emocionalitetin e atij që shkruan me atë të cilit i shkruhet kryeshkrimi në varr, Kuteli flet për
thellësitë e botëkuptimeve e të ndjeshmërive të njerëzve të një ambienti.
- 29 -
Në Prizren, duke analizuar tekstet në gurët e varreve të tri konfesioneve, autori nxjerr
përfundime për besimin e tyre, madje gjen shenja të konvertimit nga një fe në fe tjetër te shqiptarët
e këtij qyteti. Këto kërkime të Kutelit nisin si kërkime paraletrare e përfundojnë në kërkime
kulturologjike.35 Aty gjen edhe laramani historike të shqiptarëve të cilat i ngjajnë shtresimet
shkëmbore nga e cila lexohet evolucioni dhe historia e planetit ashtu mund të lexohet e kaluara
jonë.
2.6. MENDIME KRITIKE PËR MITRUSH KUTELIN
Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos (1907-1967) ashtë një ndër
shkrimtarët ma origjinalë të letërsisë shqiptare. Në se merren në shqyrtim të gjitha fazat e jetës së
tij (mërgimi i gjatë kryekreje në Rumani, kthimi në atdhe, koha e luftës dhe heshtja e gjatë deri në
vdekje), kemi përshtypjen se prozatori i shkëlqyeshëm pat jo vetëm dy emna, por edhe dy jetë….në
një anë përsa i përket tematikës e motiveve të ngjyrës përherë romantike dhe në tjetrën përherë në
larminë e gjuhës e të stilit, ndërlidhja e këtij binomi, si pjesë përbamëse e artit letrar, asht kohërente
për një poet shqiptar të dorës së parë që njihet me emrin Mitrush Kuteli në çdo fazë. Andaj nuk
duhet të na befasojë puna se vepra e tij e fundit paraqet njëkohësisht kulmin e këtij
zhvillimi…Vepra e tij në tanësi mbetet e pazbulueme nën hijen e vet.
MARTIN CAMAJ
Rasti i Kutelit kritik letrar na kujton se orientimi i kritikëve në jetën letrare ndërlikohet
prej gjithfarë shkaqesh: që nga vetë koha e kufizuar për lexim e një kritiku (edhe e atij më fatlumit)
deri te trazirat e përzgjedhjes (së natyrshme) aksiologjike, te trysnia rrethanore politike, te
publiciteti në shoqërinë e konsumit, tek interesat komercialë, te manipulimi i çmimeve letrare etj.
Mirëpo, pavarësisht këtyre ndërlikimeve, vlerat e vërteta vijnë e dalin sheshit, në kohë e sipër që
padrejtësitë e shpeshta vjetore (recensione, akte publiciteti, çmime etj.) vijnë e korrigjohen. Dhe
kjo pikërisht falë atyre kritikëve që marrin barrën e përgjegjësisë së të thënit po ose jo përkundrejt
veprash të caktuara ose prirjesh të caktuara. Nëse Kuteli nuk do të kishte vepruar kështu me veprën
e Fan S. Nolit, me atë të Lasgush Poradecit etj., si editor e kritik njëherësh, receptimi i tyre korrekt
në letrat shqipe mund të ishte vonuar edhe më.
AUREL PLASARI
35 Sabri Hamiti, “Vepra 8”, “Faik Konica”, Prishtinë 2003, f. 623.
- 30 -
Mitrush Kuteli kritik ka shkëlqyer në botën letrave shqipe veçohet me interpretimet
kritike për Fan S. Nolin dhe Lasgush Poradecin. Të menduarit e tij për kërkime thelbore autentike
letrare për origjinalitetin shkrimor mbeten modele interesante në kritikën letrare të derisotme.
Gjithashtu edhe autorëve të tjerë prezantohen përbrenda preokupimit kritik të Kutelit me koncepte
sqaruese, e udhëzore me një terminologji burimore të qasjes e të interpretimit kritik dhe estetik.
SALI BASHOTA
Me inkuadrimin e aspektit formal në vështrim, Kuteli kërkon nga mjetet përbërëse të saj
dhe nga idetë që dalin andej, të analizojë poezinë. Do të thotë se puna e tij është një përpjekje që
të bëjë një analizë imanente të poezisë. Njëherësh do thënë se Kuteli përkundër analizës së
brendshme, i shtytur nga konteksti i kritikës, shpesh jepte edhe gjykime impresioniste, po që nuk
ia zvogëlojnë vlerën analitike. Në kritikat e tij bëhej njëfarë rrafshimi i terminologjisë, e cila për
kohën dhe për kritikën ishte mjaft moderne dhe funksionale.
IBRAHIM RUGOVA
Kuteli, shkroi dhe analizoi veprat e shumë bashkëkohësve të tij, me një dashuri dhe
profesionalizëm të lartë, në poezi, prozë apo kritikë të quajtura prej vet shkrimtarit “Shënime
Letrare” dhe do ta kuptosh qartazi kush është ekonomisti, shkrimtari e mbi gjithçka intelektuali
Mitrush Kuteli. Askush nuk ka mundur të analizojë dimensionet e Nolit si Kuteli. Një analizë e
mirëfilltë e rrallë profesionale dhe zbërthimin njerëzor të tij nëpërmjet saj. Edhe të gjitha këto
dhurata, gjithë ky veprim i tij, prej dyzet e ca vjet, vetëm në shërbimin e një ideali: ideali shqiptar.
Një ideal, si t‘i thuash shoqëror – kombëtar: gjithmonë shoqëror e gjithmonë kombëtar.
NADIRE BUZO
Gjuha e pasur, e rrjedhshme dhe e pastër shqipe është një nga vlerat më të mëdha të prozës
së Kutelit. Kuteli e shkruan gjuhën shqipe si rrallëkush tjetër nga shkrimtarët e brezit të tij. Mitrush
Kuteli është shkrimtar që shkroi “një shqipe të pastër si hoje mjalti”, si pat thënë ai vetë për
Konicën, me rastin e vdekjes së këtij të fundit, te vepra “Shënime letrare”. Gjuha shqipe në penën
e Kutelit ka arritur një nga bukuritë e saj të rralla.”
AGIM VINCA
- 31 -
PËRFUNDIM
Në këtë punim diplome është paraqitur Mitrush Kuteli si kritik letrar dhe kontributi e tij
që dha për kritikën shqiptare. Në fillim si prozator e pas pak edhe si kritik, ai filloi në “Shqipërinë”
e Konstancës dhe që në fillim premtoi mjaft. Gjatë afro dy decenieve ai zhvilloi një aktivitet të
konsiderueshëm kritik, duke u bërë, jo vetëm përcjellës i momentit letrar, por edhe afirmues i
vlerave të përhershme. Artikujt dhe studimet e Mitrush Kutelit të cilat të mbledhura, të botuara,
dhe të studiuara si duhet do të luanin një rol të rëndësishëm “në edukimin estetik të gjeneratave”
edhe në zhvillimin e kritikës letrare ndër ne.
Mitrush Kuteli ishte kritik i talentuar, analist i mprehtë, dhe gjykues i aftë. Ai i çeli shtigje
të reja kritikës shqiptare duke e provuar prirjen e vet në pjesën dërmuese të formave të të shprehurit
diskursiv nga shënimi, e recensioni, gjer tek eseja dhe studimi. Ndër shënimet e veta letrare ai
definoi ose parafrazoi disa nocione artistiko-letrare si arti, letërsia, poezia, pamfleti, kritika letrare,
gjuha, rima, ritmi, forma, përmbajtja, fjalori etj mbi të cilat ndërtoi mendimin e vet konceptual
kritiko-letrar.
Mitrush Kuteli kritik dha një kontribut të çmuar për analizat që i bëri për autorët shqiptarë,
studimet që ju bëri poezive të Nolit dhe të Lasgushit të cilat i zbërthen shumë bukur dhe me detaje
që rrallë kush mund t’i kushtohej në këtë mënyrë. Është munduar gjithmonë që autorët shqiptarë
t’i mbronte nga akuzat e ndryshme të studiuesve. Në studimet më të rëndësishme, siç janë ato për
Lasgushin e Nolin, Kuteli dëshmon talentin e një kritiku me mundësi të mëdha interpretuese.
Autori në qasjen e tij shtreson pikëpamje që kanë vlerë njohëse dhe afirmative e të cilat shquhen
me çiltërsinë e ligjërimit.36 Gjithashtu edhe për Naimin, Asdrenin, Çajupin, Asllanin, Gramenoja,
Shiroka, Migjeni etj. janë shkruar shënime vlerësuese poashtu edhe për veprat e tyre kryesore.
Duke shkruar për veprat e këtyre autorëve Kuteli në gazetën” Shqipëria e re” që nga viti 1928, në
rubrikën “Shënime Letrare” që më vonë të bëhet vepër e publikimit kritik, po me këtë titull siç
tregon edhe vetë e bën “me qëllim disa nga vlerat tona letrare të së shkuarës”.
Në shkrimet kritike të Kutelit rizgjodhët kujtesa kulturore nga një perspektivë e qartë.
Parimet e metodat artikulohen me formulime që kërkojnë ide, vizion, pamje të plotë dhe
kontribuojnë në zhvillimin e mendimit kritik. Nga ky pikëshikim arrihet deri te konstatimi se
Kuteli është një personalitet letrar edhe në fushën e kritikës. Ai është i veçantë në mendimet dhe
36 Sali Bashota, “Kuteli prozator, poet, kritik”, “Rilindja”, Prishtinë 1999, f. 190.
- 32 -
interpretimet e veta. Ai është modern në koncepte, metodë në thurjen dhe në zgjedhjen e
kërkimeve. Ai është autor i adhuruar me veprën dhe jetën e tij. Për të gjitha këto mund të thuhet
se pa Mitrush Kutelin nuk mund të bëhet fjalë për zhvillimin e kritikës letrare në letërsinë shqipe,
kurse historiani i saj i nesërm atij do të duhej t’ia kushtojë një nga kaptinat e para.37
37 Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 98.
- 33 -
LITERATURA
1. Agim Vinca, “Aspekte të kritikës sonë”, “Rilindja”, Prishtinë 1977.
2. Vehbi Miftari, “Modele të kritikës, Konica, Maloku, Kuteli”, “Buzuku”, Prishtinë 2005.
3. Sabri Hamiti, “Vepra e 8”, ”Faik Konica”, Prishtinë 2003.
4. Mitrush Kuteli, “Një poet rustik A.Z Cajupi”, “Vepra 5”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1990.
5. Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, “Kritika letrare”, “Rilindja”, Prishtinë 1979.
6. Sali Bashota ,”Kuteli prozator, poet, kritik”,“Rilindja”, Prishtinë 1999.
7. Fan S.Noli, “Mall’ e Brengë”,“Mitrush Kuteli”, Tiranë 1943.
8. Mitrush Kuteli, ”Shënime letrare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 1944.
Burime nga interneti:
https://sq.wikipedia.org/ëiki/Mitrush_Kuteli#
https://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-
MitrushKuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcBxmsRb0NxërfëXMsAb1U6Ë
T61hRYVu18Y
http://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-
kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC64FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA
,
https://sq.wikipedia.org/ëiki/Mitrush_Kutelihttps://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-MitrushKuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcBxmsRb0NxërfëXMsAb1U6ËT61hRYVu18Yhttps://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-MitrushKuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcBxmsRb0NxërfëXMsAb1U6ËT61hRYVu18Yhttps://www.shqiperia.com/Rrefimtari-i-madh-MitrushKuteli.1653/?fbclid=IëAR07xËUG3aqnulqtakhjiZMDQcBxmsRb0NxërfëXMsAb1U6ËT61hRYVu18Yhttp://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC64FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,http://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC64FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,http://www.gazetadita.al/drama-dhe-pengjet-e-mitrush-kutelit/?fbclid=IëAR2ZvfyF6aCbuvV98VrkTTUR53QuqC64FDSjviegXIRs9UlTk7Zv7rYCvTA,