29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: Përzgjedhja dhe ndikimi i mjeteve didaktiko-mësimore për fëmijët në institucionet parashkollore Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Blerta Muriqi Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

  • Upload
    others

  • View
    69

  • Download
    13

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Përzgjedhja dhe ndikimi i mjeteve didaktiko-mësimore për fëmijët në

institucionet parashkollore

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Blerta Muriqi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

2

Ky punim diplome u mbajtë me datë ____________ para Komisionit Vlerësues i

përbërë nga:

1. ____________________________ Kryetar

2. ____________________________ Anëtar

3. ____________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën _________________ ( ).

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

3

Përmbajtja

Mirënjohje ......................................................................................................................... 5

Abstrakt ............................................................................................................................. 6

Abstract .............................................................................................................................. 7

Hyrje................................................................................................................................... 8

Kapitulli I ........................................................................................................................... 9

1.1. Historik i shkurtër..................................................................................................... 9

1.2. Përkufizimi i lojës .................................................................................................. 11

1.3. Mjetet didaktike dhe rëndësia e tyre ...................................................................... 12

1.4. Përzgjedhja e mjeteve didaktike ............................................................................. 13

Kapitulli II ....................................................................................................................... 14

2.1. Ndikimet dhe funksionet e mjeteve didaktike ........................................................ 14

2.1.1. Zhvillimi fizik dhe motorik ............................................................................. 14

2.1.2. Zhvillimi emocional ........................................................................................ 15

2.1.3. Zhvillimi i kujtesës .......................................................................................... 15

2.1.3. Zhvillimi social ................................................................................................ 16

2.1.5. Zhvillimi i personalitetit .................................................................................. 17

Kapitulli III...................................................................................................................... 18

3.1. Lojërat gjatë të cilave përdoren mjetet didaktike ................................................... 18

3.1.1. Lojërat eksplorative ......................................................................................... 18

3.1.2. Lojërat manipulative ........................................................................................ 18

3.1.3. Lojërat konstruktive ......................................................................................... 19

3.1.4. Lojërat imagjinare ............................................................................................ 19

3.1.5. Lojërat kreative ................................................................................................ 19

Kapitulli IV ...................................................................................................................... 20

4.1. Mjetet didaktike në zgjedhjen e detyrave ............................................................... 20

4.2. Ndarja e mjeteve sipas moshës............................................................................... 21

4.3. Ndarja e mjeteve sipas gjinisë ................................................................................ 22

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

4

4.4. Hapësira dhe pajisja e klasës .................................................................................. 22

Kapitulli V ....................................................................................................................... 24

5.1. Planifikimi i aktiviteteve edukativo-mësimore ...................................................... 24

5.2. Aktivitetet e lira ...................................................................................................... 24

5.3. Aktivitetet në natyrë ............................................................................................... 25

Përfundim ........................................................................................................................ 26

Rekomandime .................................................................................................................. 27

Referenca ......................................................................................................................... 28

Literatura......................................................................................................................... 29

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

5

Mirënjohje

Me përfundimin e studimeve të mija katërvjeçare dua që të falendëroj personat që më

ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi jo shumë të lehtë.

Përzemërsisht u falendërohem profesorëve të fakultetit të cilët me profesionalizmin,

punën dhe përkushtimin e tyre mundësuan arritjen time deri këtu.

Falendërim i veqantë shkon për udhëheqësin mentor Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi, i

cili në mënyrë të pakushtëzuar më ofroj ndihmë dhe mbështetje të madhe duke e

mundësuar kështu realizimin e këtij punimi.

Të shtrenjtat miket e mia, faleminderit që zbukuruat këto katër vite studime duke më

dhuruar çaste të paharrueshme dhe përkrahje të pafundme.

Dhe në fund, faleminderit thellësisht nga zemra e shtrenjëta familje, u jam përjetësisht

mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen tuaj të pareshtur.Pa ju nuk do të mund t’ia dilja

mbanë. Faleminderit!

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

6

Abstrakt

Synimi i këtij punim diplome është që të dëshmoj rëndësin, qëllimet dhe funksionet

që kanë mjetet didaktiko-mësimore dhe loja në zhvillimin e fëmijëve. Loja ka ndikim të

madh tek fëmijët qoftë pozitiv apo negativ. Ajo i përcjell fëmijët që nga lindja dhe

interesimi i tyre për lojën vërehet qartë qysh në moshë të hershme. Edhe lojërat janë të

ndara sipas moshave dhe detyrë e prindit është që të përkujdeset për përzgjedhjen e

lojërave efikase për fëmijët e tyre deri sa ata të arrijnë moshën për të vajtur në

institucionet parashkollore. Qëllimi që ka institucioni parashkollor është ta përgatisë

fëmijën për klasën fillore duke e pajisur atë me njohuritë elementare përmes lojës.

Këto institucione përdorin mjete të ndryshme didaktike përmes të cilave fëmijët i

kuptojnë më lehtë këto njohuri. Edukatorja është ajo e cila bënë përzgjedhjen e

aktiviteteve të cilat janë të vlefshme për zhvillim edukativ të fëmijëve dhe mjetet

didaktike janë ato të cilat e përmbushin këtë qëllim. Vlenë të përmendët që në bazë të

hulumtimeve të shumta nga ekspertë të ndryshëm janë nxjerr konkluzione që pohojnë se

lojërat kanë ndikim të madh në zhvillimin psikologjik, fizik e social të fëmijës.

Fjalët kyçe: mjetet didaktike, lojërat, zhvillim, edukim, fëmijët.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

7

Abstract

The main goal of this diploma project is to tell the importance, intentions and

functions that didactic-educational tools has, and games in children development. The

games has great impact on children whether positive or negative. She follows children

from birth and their interest in the game is noted from an early age. Even games are

divided by age and the duty of parents is to take care of the selection of efficient games

for their children until they reach the age to go to pre-school institutions. The purpose

that pre-school institution has is to prepare the children for elementary classby

providingit with basic knowledge through the game. These institutions use different

didactic tools through which children understand easier these knowledge. The educator is

the one who select the activities that are valuable for the educational development of the

children and didactic tools are those fulfill this goal. It is worth mentioning that based on

multiple research by various experts are excrete conclusions who claim that games has a

great impact on the physical and social psychological development.

Key words: didactic tools, games, development, education, children.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

8

Hyrje

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve qysh në moshë të hershme i përkasin një rëndësie të

veqantë. Kjo më së miri arrihet përmes lojës e cila është veprimtari kryesore e fëmijëve

dhe përmes së cilës ata argëtohen tej mase. Gjatë lojës përdorin mjete të ndryshme për të

pasqyruar diqka imagjinare për ta dhe nëpërmjet së cilave ata i shprehin qëndrimet e veta

mbi gjithqka që ata njohin. Loja për ta është shumë reale, përmes saj ata i shprehin

ndjenjat emocionale, mendimet, ëndrrat, imagjinaten, mund “të rrezikojn” të bëhen

dikush që në realitet nuk është e mundur etj. Pasi që ata rriten në një mënyrë të tillë,

vajtja në shkollë mund të jetë një ndryshim i madh për ta, andaj shkolla mundohet që të

ofroj kushte të pranueshme për ta duke e mundësuar pajisjen e klasës me mjete e lodra të

ndryshme didaktiko-mësimore.

Loja përmes këtyre mjeteve u ndihmon fëmijëve që të ambientohen sa më lehtë në

ambientin shkollor dhe ta bëjë sa më atraktive vajtjen në shkollë. Qëllimi primar i

edukatores është që në klasë të krijojë kushte dhe ambient të përshtatshëm për ta, ku

brenda saj ata të mund të ndihen të sigurtë, të barabartë dhe të pranueshëm nga ana e

fëmijëve të tjerë pa dallime, qofshin ato dallime gjinore, etnike, fetare, ekonomike,

shëndetësore etj. Përdorimi i mjeteve didaktiko-mësimore e ndihmon mjaftueshëm këtë

proces pasi që siguron që fëmija të mos vërejë dallime të mëdha nga përditshmëria e tij.

Veç kësaj përdorimi i këtyre mjeteve e ndihmon edhe në procesin e të nxënit. Duke e

ditur që loja është veprimtari kryesore e fëmijës, duke i përdorur këto mjete përveq që

argëtohet, ai përvetëson edhe njohuritë të cilat janë qëllimi bazë.

Asnjëherë nuk duhet lënë anash faktin që lojërat dhe mjetet e ndryshme didaktike

përveq që kanë ndikim të madh në zhvillimin edukativ të fëmijës, ato kanë ndikim edhe

në zhvillimin fizik, social dhe emocional të fëmijëve e gjithashtu ndikojnë edhe në

pasurimin e personalitetit. Kjo gjë është vërtetuar qysh në kohërat e lashta, gjë e cila do të

shpjegohet më detajisht edhe në materialin në vijim. Ekzistojnë lloje të ndryshme të

lojërave të cilat i përdorin mjetet didaktike për qëllime edukative.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

9

Kapitulli I

1.1. Historik i shkurtër

Qysh në kohëra të lashta, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve u është kushtuar rëndësi

në mënyra të ndryshme, duke filluar që nga popujt antikë të lindjes sipas të cilëve fëmijët

e moshës parashkollore edukimin e marrin në gjirin familjarë, përkatësisht nga nëna e cila

posedonte rolin kryesor. Edhe tek popujt hebrenjë që hynin në popujt antik të qytetërimit

perëndimor edukimi i këtyre fëmijëve fillonte ne familje.

Plantoni ishte i mendimit që fëmijët e moshës parashkollore duhet të mirren nga shteti

i cili e cakton edukatoren adekuate për edukimin dhe arsimimin e tyre. Rëndësi të

veqantë u kushtohej lojërave me vlera edukative të cilat ishin të pasura me “rregulla të

forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve

parashkollorë. (Koliqi, 1997)

Aristoteli thekson se loja ka një rëndësie të veqantë edukative për fëmijët përmes të

cilave fëmijët mund të mësojnë shumë e të cilat duhet të jenë në përputhje me moshën e

tyre.

Sipas pedagogut të shquar gjerman Fridrih Vilhelm August Frebeli, lojëra dhe lodrat

paraqesin rëndësi të madhe në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore. Në sistemin

pedagogjik të tij vend të rëndësishëm zënë Dhuratat e Frebelit që përfshinin: toptha me

ngjyra të lidhura me një pe, topi, kubi dhe cilindri prej druri, kubi i ndarë në tetë kube të

vogla, kubi i ndarë në tetë pllaka të njëjta etj. Përmes këtyre elementeve fëmijëve u

zhvillohet aftësia e të vërejturit, aftësia për dallimin e ngjyrave, përfytyrimi për kohën

dhe hapësirën. (Koliqi, 1998)

Fig.1 Dhuratat e Frebelit

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

10

Sipas Komenskit, Shkolla e nënës, është secila familje ku rol të veqantë ka nëna e cila

duhet ti kushtojë rëndësi të madhe edukimit e arsimimit të fëmijës në radhë të parë,

shëndetit e sidomos lëvizjes, vrapimit dhe lojës të cilat sjellin dobi në zhvillimin e

fëmijës.

Zhan Zhak Ruso përqendërohet në të qëdruarit larg ambientit të qytetit dhe vendosjen

e fëmijëve në fshat ku do të kenë mundësi edukimi të mirëfilltë, zhvillim të shqisave si

dhe ushtrime trupore, aktivitete të lira e lojëra të ndryshme përmes të cilave do të

mësojnë fëmijët.

Johan Henrik Pestaloci ngriti Shtëpinë për fëmijë bonjakë dhe të lënë pas dore i cili

përdorte kokrra groshe, gështenje, arra, shkoptha në mënyrë që fëmijët ti përvetësojnë ato

më me lehtësi. Veq këtyre ai përdorte edhe tabela të ndryshme, organizonte ekskurzione

të ndryshme,përdorte mjete të ndryshme etj.

Maria Montesori, një pedagoge italiane e hapi kopshtin Shtëpia e fëmijëve, në të cilën

fëmijët mund të ndiheshin sikurse në mjedisin familjar. Montesori kishe bindjen që

fëmijët përmes stërvitjeve të shqisave, muskujve dhe sistemit nervor formohet kultura e

tij senzitive. Ajo fillonte me ushtrimin e dorës për të shkruar, përvetësimin e shkronjave

përmes shkronjëtores së drunjtë (dërrasa të vogla 8x8cm), e cila i kishte zanoret me

ngjyrë të kuqe dhe bashkëtingullore me ngjyrë të kaltër. Për mësimin e formimit të fjalive

ajo krijoi shkronjëtoren e veqantë e cila përbëhej nga disa stenda me katrona me shkronja

të ndryshme. Sipas Montesorit të shkruarit është më primare sesa të lexuarit.

Fig.2 Klasa e Maria Montesorit Fig.2.1Ushtrimi i dorës për shkrim

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

11

1.2. Përkufizimi i lojës

Loja ndihmon në zhvillimin e shumë funksioneve të fëmijëve, ndihmon në të kuptuarit

e botës që i rrethon, zgjeron të kuptuarit social dhe kulturor, përmes lojës shprehë

ndjenjat dhe mendimet e tij, ballafaqohet dhe zgjidhë problemet reale, zhvillon vetë-

kontrollin, rritë aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore, ndihmon në zhvillimin “e trurit” dhe

zhvillimin motorik si dhe përmes lojës fëmijët kuptojnë se për qfarë janë të aftë dhe për

qfarë janë të paaftë. Në institucionin parashkollor, loja konsiderohet si aktiviteti më i

përshtatshëm për zhvillimin e të gjitha aspekteve të personalitetit të fëmijës, përmes të

cilit diagnostifikohet gjendja socio-emocionale, fiziko-motorike dhe mendore e fëmijës,

është aktivitet ku zbulohen talentet dhe prirjet e tyre, mënyra e trajtimit pedagogjik e

social të fëmijës, zbut dhe i zhduk krejtësisht veset, i vë në pah dhe zhvillon virtytet që

kanë fëmijët si dhe i ndihmon fëmijës në tejkalimin e gjendjes së pakëndshme (Deva-

Zuna & Nimonaj-Hoti, 2017).

Loja është mjet ndihmës edukativ i cili ndikon në zhvillimin e personalitetit por edhe

në fushat tjera të zhvillimit. Ajo i ndihmon fëmijës që të përgatitet për klasën fillore dhe

për t’u përballur me sfidat tjera me të cilat do të ballafaqohen ata si fëmijë. Meqë loja

është pjesë përbërëse e jetës së tij dhe në procesi mësimor zhvillohen përmes shumë

aktiviteteve atëherë ai nuk do ta ketë të vështirë aktivizimin në këtë proces. Gjatë gjithë

kohës fëmija ndihet i sigurtë në vete dhe kjo gjë e ndihmon atë që të tregoj interesim dhe

të jetë aktiv. Aktivizimi i tillë e ndihmon fëmijën që ta krijojë ndjenjën e vetëbesimit dhe

si rrjedhojë e kësaj ai arrinë që të përparojë si personalitet duke u bazuar edhe në

shpjegimet e cekura përbrenda punimit. Të gjitha këto zhvillime të cilat i arrinë fëmija

përmes lojës janë mjaftë të rëndësishme për krijimin e bashkëveprimit në shoqëri dhe për

këtë arsye duhet kushtuar rëndësi këtij procesi qysh në moshë të hershme. Fëmija në këtë

rast fiton njohuri dhe zhvillohet në aspekte të ndryshme. Fatkeqësisht ka edhe lojëra të

cilat nuk kanë qëllim edukativ dhe që ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve. Edhe

këto lojëra mund të përdorin mjete të ndryshme didaktike por që keqpërdoren nga

përdoruesit dhe nga kjo tek fëmijët ka ndikime negative. Andaj duhet të merren masa

nga prindërit prej fillimit e pastaj edhe nga edukatorja në institucionin parashkollor.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

12

1.3. Mjetet didaktike dhe rëndësia e tyre

Klasa përgatitore përfshin fëmijë të moshave 5-6 vjeç dhe atyre u ofron njohuritë bazë

mbi shkronjat, numrat, njohuri të ndryshme si dhe komentimin dhe analizimin e

tregimeve, vjershave e përrallëzave të shkurtëra. Sigurisht, të gjitha këto do të ishte e

pamundur të përvetësoheshin nga ana e fëmijëve të kësaj moshe, në rast se nuk do të

thjeshtohej shpjegimi i tyre nga ana e edukatores. Për këtë arsye përdorja e mjeteve

didaktike-mësimore për këtë moshë është më se e arsyeshme.

Me mjetet didaktike nënkuptohet tërësia e të gjitha mjeteve që i përdorë edukatorja për

ta lehtësuar procesin e të nxënit, e poashtu kontribuojnë në të kuptuarit më të lehtë të

informacioneve gjatë këtij procesi dhe e bëjnë orën më atraktive për fëmijët të cilët

tregojnë interesim më të madh dhe janë aktiv gjatë gjithë kohës. Në mënyrë që ti

përvetësojnë njohuritë elementare, eduktorja përdorë mjete të materialeve të ndryshme

për secilen lëndë për fëmijët e kësaj moshe. Këto metdoa e bëjnë lidhjen e pjesës teorike

me atë praktike, gjë që është në favor të të dy palëve. Fëmijët gjatë nxënies argëtohen por

edhe marrin njohuri të cilat gjatë do ti mbajnë në mend. Ata thjeshtë i ndjekin udhëzimet

e aktivitetit ashtu siç i kuptojnë. Ndodh shpesh që aktiviteti të mos shkojë ashtu siç jipen

udhëzimet e kjo për arsye se fëmijët e moshës parashkollore i zgjedhin detyrat e dhëna

sipas logjikës së tyre. (Smilaniq & Toliçiç, 1976)

Në rast se kërkohen nga fëmijët që të bëjnë klasfikimin e objekteve të njëjta në një

grup objektesh, fëmija do të filloj ti klasifikoj ato sipas logjikës së tij duke e lidhur me

përditshmërin e tij. Edhe pse shumë psikologë kanë arritur në përfundim se të menduarit

e fëmijëve të moshës parashkollore nuk është logjik, prap se prap themi se një gjë e tillë

nuk është e vërtetë sepse të gjitha aktivitetet që zhvillohen në klasë janë aktivitete të cilat

zhvillohet për tu realizuar nga ana e fëmijëve dhe që ka sukses pasi që fëmijët janë në

gjendje ta mendojn dhe realizojn aktivitetin deri në fund.

Fig.3 Mjete të ndryshme didaktike Fig.3.1 Vendsoja e mjeteve në klasë

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

13

1.4. Përzgjedhja e mjeteve didaktike

Rëndësi të veçantë ka edhe përzgjedhja e mjeteve që duhen përdorur nga edukatorja në

procesin e mësimdhënies. Ato duhet të jenë në përputhje me lëndën kurrikulare por edhe

të jenë të atilla që shmangin monotonin tek nxënësit. Meqë mosha e këtyre fëmijëve

tregon se loja ende është pjesë e pandashme e tyre, mjetet didaktike janë lloji që

ndihmojnë që loja të vazhdojë të jetë pjesë e tyre edhe në shkollë. Për moshat

parashkollore zhvillimi i aktiviteteve të shumta ndikonë në zhvillimin e fëmijëve, andaj

edhe perzgjedhja e tyre duhet të jetë e kujdesshme. Sikurse përzgjedhja e aktiviteteve,

ashtu duhet të ndodh edhe përzgjedhja e mjeteve të duhura të cilat përdoren gjatë

aktivitetit. Pavarësisht faktit që ato i ndihmojnë shumë procesit mësimor, duhet siguruar

që këto mjete të jenë të tilla që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve.

Për të gjitha fushat që përfshihen në kurrikulën për institucionet parashkollore këto

mjete përdoren për ta lehtësuar përvetësimin e tyre. Shumica e këtyre aktiviteteve

kërkojnë përdorimin e mjeteve e lodrave të ndryshme didaktike. Të gjitha mjetet të cilat

përdoren në aktivitete janë mjete që kryesisht janë të përzgjedhura nga edukatorja për

qëllime pozitive,por ajo duhet kushtuar kujdes që ato mjete të jenë mjete të sigurta që

kanë për synim zhvillimin pozitiv të fëmijës. Pasi që loja e ndihmon fëmijën që të

zhvillohet në disa aspekte edhe përzgjedhja e mjeteve ndikon në to. Aktivitetet të cilat

kanë për qëllim zhvillimin fizik dhe motorik të fëmijëve përdorin edhe mjete të cilat e

nxisin shkathtësinë fizike të fëmijëve e si të tilla ato realizohen zakonisht në ambient të

hapur dhe më së shpeshti e përdorin topin,litarin etj. Për zhvillim emocional realizohen

aktivitete që përdorin mjete përmes të cilave fëmijët e shprehin lirshëm gjendjen

emocionale të tyre dhe më së miri e bëjnë duke përdorur personazhe të ndryshme si

kukullat, lodrat shoqërore etj. Në mënyrë që fëmijët të socializohen më tepër realizohen

aktivitete në grupe duke përdorur mjete të cilat mësojnë t’i ndajnë me njëri-tjetrin dhe

mësojn se si të respektojn radhën e tjetrit. Ekzistojnë shumë aktivitete përmes të cilave

fëmijë përsërisin e ripërsërishin njohuri të cilat pastaj u mbesin në kujtesë. Si të tilla

mund të jenë aktivitetet të cilat nxisin përsëritjen e numrave, stinëve e muajve të vitit,

ditët e javës etj. Dhe së fundmi, aktivizimi i fëmijëve gjatë procesit mësimor mund të

bëhet përmes aktiviteteve të cilat ngjallin interesimin tek fëmijët dhe si përfundim ata

ndihen më të sigurtë në vete dhe janë në gjendje që gjatë gjithë kohës të jenë atkiv.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

14

Kapitulli II

2.1. Ndikimet dhe funksionet e mjeteve didaktike

Në institucionet parashkollore zhvillohen aktivitete të ndryshme duke përdorur mjete

të didaktike që kanë qëllime edukative të cilat aktivitete përveq që ndihmojnë në të nxënit

e njohurive bazë, ato kanë për qëllim edhe zhvillimin e fëmijëve në disa aspekte. Me

zhvillim nënkuptohet pëvetësimi i shkathtësive të reja nga ana e fëmijëve.

2.1.1. Zhvillimi fizik dhe motorik

Zhvillimi fizik nënkupton ndryshimet në pamjen e jashtme duke përfshirë peshën dhe

gjatësin. Lojërat që zhvillohen bashkë me fëmijët ndikojnë në zhvillimin fizik të tyre

duke përfshirë lëvizjen e pjesëve të trupit, reagimet, shpejtësin, fleksibilitetin etj.

Aktivitetet fizike ndikojnë në shëndet të mirë të fëmijëve dhe një fëmijë i shëndetshëm

mund të jetë më aktiv dhe i përqendrueshëm gjatë atij procesi. Duke qenë se ata janë

vazhdimisht në lëvizje duke vrapuar e kërcyer, kjo na lë të kuptojm se ata përveq kësaj

kanë edhe aftësi të rëndësishme motorike. Duke realizuar aktivitete të ndryshme fëmijët

përvetësojn shkathtësi të reja dhe gjatë kësaj kohe ata mund të kryejn shumë gjëra vetë.

Si rrjedhojë e kësaj, tek ata krijohet ndjenja e vetëbesimit gjë që i ndihmon ata të ecin

përpara.

Fig.4 Zhvillimi i aktiviteteve fizike

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

15

2.1.2. Zhvillimi emocional

Emocionet që përjetojnë fëmijët janë të thjeshta dhe ndryshojn shpejtë brenda një

kohe fare të shkurtër. Gjatë lojës dhe aktiviteteve ata përjetojnë emocione të ndryshme e

sidomos kur luajnë në grupe ose në çifte. Ata shprehin emocione të ndryshme si: mllefi,

frika, hidhërimi, gëzimi, entusiazmi, xhelozia etj. Si arsye kryesore janë keqkuptimet e

mosmarrëveshjet mes tyre gjatë lojës. Të gjitha emocionet negative ndikojnë negativisht

në suksesin e fëmijës dhe në zhvillim të personalitetit të tyre.

Fig.5 Shfaqja e emocioneve gjatë aktivitetit

2.1.3. Zhvillimi i kujtesës

Zhvillimi i kujtesës përfshinë zhvillimin e aftësive të fëmijëve për të mbajtur në

mendë informacione të ndryshme. Në moshën parashkollore fëmijët i mbajnë në mend

vetëm ato informacione që atyre u nevojiten dhe u duken më të rëndësishme. Atyre u

jepen detyra të lehta për t’u mbajtur në mend e të cilat shkojnë duke u komplikuar.

Fig.6 Zhvillimi i kujtesës

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

16

Në mënyrë që fëmija të tregojë sukses në aktivitetet që zhvillohen në klasë, ai vendos që

të mbajë mend disa informacione të caktuara dhe gradualisht fëmijët fillojnë që të fusin

në funksion kujtesën jo vetëm si qëllim që kërkohet nga edukatorja ose të tjerët por edhe

si diqka që atyre u nevojitet domosdoshmërisht. Kjo fitohet vetëm duke i motivuar

fëmijët gjë që arrihet përmes lojës. Në rast se kërkohet nga fëmijët që të bëjnë

klasifikimin e mjeteve të ndryshme në klasë sipas formave dhe ngjyrave, ata do të

mundohen që të mbajnë në mend pamjen e atij mjeti ose atij objekti dhe të kërkojë në

klasë për mjete apo objekte të ngjashme. Kështu fëmijët do të mësojnë për rëndësin e të

mbajturit në mend. Përdorimi i mjeteve të ndryshme ndihmonë shumë në këtë proces,

sigurisht duke u përdorur në aktivitete

2.1.3. Zhvillimi social

Zhvillimi social ka të bëjë me zhvillimin e aftësive sociale të cilat u ndihmojnë

fëmijëve që të bëhen më miqësor me të tjerët jashtë ambientit shtëpiak. Fëmijët në

institucionet parashkollore krijojnë kontakte të reja me moshatarët e tyre, mësojnë ti

ndajnë gjërat me shokët, krijojnë vetëbesim, vetëkontroll dhe lirohen nga ndjenja e

egoizmit. Këto aftësi fëmijët i arrijnë përmes lojës, në këtë rast përmes lojërave në të cilat

duhen përdorur mjetet didaktike. Më së miri arrihen në lojën në grupe duke u përfshirë

edhe fëmijë të të dy gjinive të cilët duhet tu përmbahen vazhdimisht rregullave që ka loja.

Ata presin radhën, diskutojn dhe i ndajnë mjetet, respektojn njëri-tjetrin dhe mundohen

që të mos përdorin fjalë fyese. Shpesh në lojën në grupe ka një udhëheqës i cili

karakterizohet me forcë, inteligjencë e shkathtësi dhe i cili zakonisht është më i madh se

të tjerët dhe kërkesat e të cilit plotësohen nga fëmijët tjerë.

Fig.7 Aktivitet në grup

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

17

2.1.5. Zhvillimi i personalitetit

Në këtë fushë përveq që ndikojn aktivitetet ndikon edhe rrethi shoqëror. Brenda

zhvillimit të personalitetit hyjnë të integruara të menduarit, të folurit, inteligjenca, dukja

fizike etj. Në bazë të kësaj paraqitjeje mund të kuptohet personaliteti i fëmijëve. Kjo

moshë përfshinë fëmijët të cilët veq se janë ndarë nga rrethi familjar dhe kanë hyrë në një

botë të re për ta. Ballafaqohen me shumë sfida të reja për ta dhe njihen me shumë

bashkmoshatarë. Përderisa në familje e kanë kuptuar rolin e tyre, ata duhet të gjejnë se

cili është roli dhe personaliteti i tyre në shkollë. Brenda institucioneve parashkollore

zhvillohen aktivitete të ndryshme, mundësi kjo mjaftë e mirë për aktivizimin e fëmijëve,

gjë që ndikon në zhvillim të personalitetit. Normalisht për t’u aktivizuar fëmijët, duhen

kuptuar mirë udhëzimet nga ana e tyre dhe nevojitet një formë e lehtë për ta në mënyrë

që të shprehen me fjalët që ata i njohin. Përdorja e mjeteve didaktike gjatë aktiviteteve i

ndihmon fëmijët në aktivizim.

Në zhvillim të personalitetit ndikojnë edhe tiparet fizike dhe shkalla e inteligjencës , të

cilat fatkeqësisht jo të gjithë fëmijët i posedojnë. Edhe në varësi prej tyre varet ndikimi i

fëmijëve në rrethin shoqëror. Ndonëse disa fëmijë nuk e kanë shëndetin e mirë fizik ose

nuk e kanë shkallën e lartë të inteligjencës, mund të ndikojnë në mosaktivizimin e tyre

gjatë procesit mësimor gjë që është në dëmë të këtyre fëmijëve që nuk i jep mundsi

përparimi në të ardhmen. (Mato & Shatri, 2006)

Fig.8 Aktivizimi i fëmijëve në procesin mësimor

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

18

Kapitulli III

3.1. Lojërat gjatë të cilave përdoren mjetet didaktike

Ekzistojnë lloje të ndryshme lojërash e aktivitetesh të cilat ndihmojnë apo

kontribuojnë në arritjen e zhvillimit të fëmijëve në fushat të cilat u cekën më herët. Është

e rëndësishme që pjesa më të madhe e kohës ti kushtohet realizimit të aktiviteteve të

ndryshme, meqë ato kanë ndikim të madh si në zhvillim ashtu edhe në aftësimin e tyre

për përvetësimin e njohurive. Përmes lojës fëmijët zhvillojnë aftësitë dhe shprehi të

ndryshme pune, e veç kësaj ata provojn edhe kënaqësi të madhe. Për të kuptuar qëllimet

edukative të lojërave dhe aktiviteteve, mjafton që të shohim ndikimin e tyre në zhvillimin

e fëmijëve. Përmes lojës ata i shprehin aftësitë e veta, shprehin dëshirat dhe fantazitë e

tyre duke u sillur e punuar sikurse të rriturit, të cilat në realitet nuk realizohen dot , qoftë

në lojë të përbashkët, qoftë në vetmi, ndonëse kjo moshë preferon më shumë lojën në

grupe. Lojërat adekuate për zhvillimin e fëmijëve janë ato që përdorin mjetet më të

thjeshta të cilat mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Pothuajse të gjitha aktivitetet

që organizohen në institucionet parashkollore përdorin mjetet didaktike.

3.1.1. Lojërat eksplorative

Ndryshe këto lojëra quhen lojëra shqisore funksioni i të cilave është që fëmijët ti vënë

në pah aftësitë shqisore dhe fizike që kanë. Përmes këtij lloji të lojës fëmijët mund të

kuptojnë ambientin, elementet, sendet e objektet me të cilat punojnë, për qfarë tjetër

shërbejnë, si përdoren, kuptojnë se me qfarë materiali punojnë, për qfarë shërben ai

material, qka mund të punohet me të etj. Mund të cekim si shembull përdorimin e

plastelinës nga i cili mund të vërehet materiali, ngjyra dhe funksioni.

3.1.2. Lojërat manipulative

Ndihmojnë zhvillimin e aftësive fizike të fëmijëve që përdoret edhe në institucionet

parashkollore dhe i ndihmon fëmijët që të bëhen më të shkathët. Ka të bëjë me aktivitete

të tilla që kërkojnë aktivizimin e duarve dhe gishtërinjëve dhe si të tilla mund të themi se

janë përdorimi i gërshërëve për prerje, përdorimi i blloqeve për ndërtim, ngjitja e letrave

me ngjitës etj. Është lojë e cila ndikon mjaftueshëm për moshat që kanë këta fëmijë.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

19

3.1.3. Lojërat konstruktive

Lojërat konstruktive janë lojëra në të cilat nuk është e nevojshme ndihma e edukatores

apo të tjerëve, për shkak se në këto lojëra fëmijët e shprehin kreativitetin e tyre duke

përdorur materiale të ndryshme. Veç kreativitetit, tek fëmijët zgjohet edhe ndjenja e të

menduarit dhe logjika. Si shembull mund të themi që për modelimin e një kafshe të

caktuar mund të përdorin materiale të ndryshme, fëmijët në këtë rast do të mendojn për

materiale e mundshme që mund t’i përdorin për modelim dhe si rezultat i kësaj pune ne

do të fitojmë një punim interesant kreativ të fëmijës.

3.1.4. Lojërat imagjinare

Janë lojëra që kanë për qëllim të fusin në funksion të menduarit imagjinar të fëmijës

dhe zakonisht përdoren kur fëmijët interpretojnë role të ndryshme duke fantazuar. Ata

përdorin mjete të ndryshme, objekte dhe elemente. Gjatë kësaj kohe tek ata mund të

pësohet zhvillim edhe në të folur edhe në të menduar gjë që i jep ndihmesë të madhe

krijimit të imagjinatës dhe fantazisë, ndonëse që të dyja këto janë pjesë e të menduarit të

fëmijëve. Të dyja këto e nxisin fëmijën në këtë aspekt sepse duke e shprehur atë qka

fëmijët në të vërtetë dëshirojn të përjeton në realitet, u jep atyre ndjenjën e kënaqësisë.

3.1.5. Lojërat kreative

Janë një lloj tjetër i lojërave me qëllime edukative të cilat gjithashtu përdorin mjete

didaktike për përvetësimin e këtyre qëllimeve. Për kreativitet fëmijët mund të përdorin të

gjitha mjetet e mundshme që i ofron institucioni. Kjo mund të realizohet me përdorimin e

imagjinatës, aftësive dhe shkathtësive të fëmijëve përmes së cilës mund të shprehin

lirshëm atë që kanë në mendje duke na dhuruar kështu kreativitet të pastër. Imagjinata që

kanë këta fëmijë ndihmon shumë në realizimin e shumë aktivitete kreative dhe atraktive

për t’u realizuar.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

20

Kapitulli IV

4.1. Mjetet didaktike në zgjedhjen e detyrave

Detyrar që u jepen fëmijëve në institucionet parashkollore janë shumë të thjeshta për

tu zgjidhur nga ana e tyre. Për këtë qëllim ata përdorin logjikën e tyre të dhe mjetet

didaktike në shumicën e rasteve, që u ndihmojnë për t’i zgjidhur detyrat dhe për t’i

përvetësuar më lehtë ato njohuri. I gjithë procesi i mësimnxënies në klasën parashkollore

duhet të jetë atraktive për fëmijët dhe mos të krijohet monotonia tek ata edhe atëherë kur

duhen zgjidhur probleme të ndryshme mësimore. Në mënyrë që ata t’i nxitë ky proces, në

klasë duhet të ketë mjete të ndryshme didaktike të cilat përdoren për qëllime të ndryshme.

Veç kësaj ata motivohen edhe nga fjalët e mira që edukatorja i përdorë në nderkohë gjatë

procesit mësimor.

Këto detyra u përshtaten moshës së këtyre fëmijëve dhe kryesisht kanë të bëjnë me

ndarjen dhe klasifikimin e elementeve e objekteve, identifikimin e numrave, shkronjave

dhe ngjyrave. Ka mjete të mjaftueshme që e ndihmojnë fëmijën në këtë aspekt duke

filluar prej kubëzave, numëratorit, shkopinjëve, topthave, rrathëve, kartave me shkronja,

kartave me ngjyra, librave me ilustrime, blloqeve, lodrave të ndryshme për fëmijë etj. Me

zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme duke i përdorur këto mjete të ndryshme për secilën

lëmi të kësaj grupmoshe, arrihet përvetësimi më i lehtë i këtyre njohurive.

Fig.9 Fëmijët në përpjekje të zgjedhjes së detyrës

Siq u cek edhe më lartë zgjidhja e detyrave nga ana e fëmijëve bëhen sipas logjikës së

tyre dhe ideja që ata nuk mund të mendojn në mënyrë logjike është absurde. Ata

mundohen t’i ndjekin rregullat ashtu siq logjika e tyre e ka përvetësuar kuptimin e atyre

rregullave. Por ajo që është me rëndësi të madhe është që fëmijët janë munduar ta

zgjedhin detyrën dhe gjatë këtij procesi ata e kanë menduar zgjedhjen në njëfare mënyre.

Disa psikolog kanë arritur në përfundim që fëmijët e kësaj moshe nuk mund të mendojnë

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

21

në mënyrë logjike. V.Shtern beson se të menduarit e këtyre fëmijëve është transduktiv,

ndërsa Piazhe konstaton se të menduarit e fëmijëve të moshës parashkollore është alogjik.

Këto konkludime bien në kundërshtim me studiuesit tjerë sipas të cilëve tek këta fëmijë

shfaqen format e konkludimit në elementet e induksionit dhe deduksionit, dhe kjo vetëm

në rrethana të caktuara. Të menduarit e fëmijëve të kësaj moshe është logjik sepse ata

mbështeten diku për zgjedhjen e detyrave. (Smilaniq & Toliçiç, 1976)

4.2. Ndarja e mjeteve sipas moshës

Mjetet didaktike të cilat përdoren gjatë lojës dhe aktiviteteve të ndryshme dallojnë nga

mosha në moshë. Për fëmijët e moshave parashkollore sugjerohen mjete të cilat dallojnë

nga ato të moshave të mëherëshme pavarësisht asaj që edhe për moshat më të reja ka dhe

përdoren mjete didaktike me qëllime edukative. Tashmë mjetet që do të përdorin janë

mjete përmes të cilave, përveq që argëtohen, ata mësojnë edhe njohuritë bazë që ofron

klasa parashkollore dhe të cilat duhen mësuar domosdoshmërisht në mënyrë që të

përgatiten për klasën e parë. Në këtë moshë ata e bëjnë dallimin mes mjeteve që ata duhet

të përdorin për moshën e vet, ndonëse preferojn të përdorin mjete të fëmijëve më të rritur.

Mjetet adekuate për këtë moshë janë zakonisht lodrat shoqërore, kubet, kukullat e

ndryshme të cilat përfaqësojnë dikë por të cilat kanë gjithmonë qëllimin edukativo-

arsimor. Këto mjete duhet të jenë mjete të cilat i pështaten interesave dhe personalitetit të

fëmijëve, të jenë të madhësive, formave dhe ngjyrave të ndryshme dhe të jenë tërheqëse

për ta.

Fig.10 Mjetet didaktike për moshën parashkollore

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

22

4.3. Ndarja e mjeteve sipas gjinisë

Mjetet që i përdoren në institucionet parashkollore dallojnë edhe për nga gjinia. Vajzat

preferojn gjithmonë mjete të ndryshme nga ato që përdorin djemtë të cilat u përshtaten

atyre, e njëjtë ndodh edhe tek djemtë. Ndonëse mjetet që përdorin institucionet

parashkollore janë me të njëjtin qëllim, prap se prap fëmijët i klasifikojnë ato sipas

gjinisë së tyre duke u bazuar në ngjyra.

Edhe përzgjedhjes së personazheve për interpretimin e roleve të vogla që mund të

bëhen në klasë u duhet bërë kujdes e shtuar rëndësi. Ata i pranojnë rolet vetëm në rast se i

përshtatet gjinisë.

Vajzat zakonisht preferojnë kukullat, kubat me ngjyra, ngjyrat e ndryshme,

personazhe të ndryshme të cilët përfaqësojnë botën e vajzave, ndërsa djemtë preferojnë

makinat, personazhe të botës mashkullore, topat etj.

4.4. Hapësira dhe pajisja e klasës

Në procesin e mësimnxënies rol të madh luan edhe ambientin ku do të realizohet ky

proces i cili ndikon në sasinë dhe cilësin e informacionit që do të marrin fëmijët në forma

të ndryshme. Është e rëndësishme që institucioni parashkollor të ketë hapësirë të

mjaftueshme , ta ketë pastërtin në nivelin e duhur dhe të jetë i gjelbëruar nga jashtë. Në

disa raste procesi mësimor mund të zhvillohet edhe në natyrë gjë që është mjaftë atraktive

dhe e dobishme për fëmijët. Ndërsa klasa ku do të zhvillohet procesi i mësimdhënies dhe

mësimnxënies duhet të jetë kujdesshëm i pajsisur me elementetet dhe mjetet didaktike.

Duhet të ketë pastërtinë, të ketë ndriçim të mjaftueshëm dhe të ketë shumëllojshmëri

ngjyrash. E gjithë hapësira e ambientit ku zhvillohet procesi mësimor ka ndikim të madh

tek fëmijët, e sidomos tek fëmijët e kësaj moshe, për të cilët është e nevojshme dashuria

ndaj shkollës. Përveq kësaj ndikon në përqendërimin dhe fokusimin e tyre në

mësimnxënie dhe largon nga ata ndjenjen e monotonisë.

Pajisja me mjete didaktike i përket një rëndësie të veçantë sa i përket pajisjes së

hapësirës së klasës në institucionin parashkollor. Duke pasur parasysh se qfarë ndikimi

kanë këto mjete në të gjitha format e zhvillimit të fëmijëve, është e qartë nevoja e tyre për

ta. Pajisja e qendrave të klasës me mjetet didaktike për arritjen e qëllimeve të caktuara

edukative vetëm sa e lehtëson gjithë procesin duke u përfshirë njëkohësishtë të gjithë

fëmijët në punë.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

23

Ata ndahen në grupe dhe pas përfundimit të aktivitetit në qendrën e caktuar, fëmijët i

ndërrojn qendrat me njëri-tjetrin deri sa të përfshihen në të gjitha qendrat e klasës. Nuk

duhet përjashtuar faktin që është e nevojshme mbushja e klasës me fëmijë të ndryshëm

duke mos marr parasysh dallimet e ndryshme ekzistuese mes tyre, gjithëpërfshirja duhet

të jetë gjithmonë pjesë e klasës.

Fig.11 Pamja e klasës në institucionet parashkollore

Fig.11.1 Pajisja e klasës me mjete didaktike

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

24

Kapitulli V

5.1. Planifikimi i aktiviteteve edukativo-mësimore

Aktivitetet janë pjesë e rëndësishme e një procesi mësimor. Ato të cilat zhvillohen në

institucionet parashkollore janë aktivitete të cilat planifikohen nga edukatorja qëllimi i të

cilës është që procesi i mësimnxënies nga ana e fëmijëve të kësaj moshe të jetë sa më

tërheqës. Këto aktivitete duhen zgjedhur në përshtatje me moshën dhe shkathtësitë që

kanë fëmijët. Roli i tyre është motivues, për të sqaruar, për formimin e shkathtësive etj.

(Garo, 2013)

I gjithë procesi do të fillojë mbarë nëse që nga fillimi përfshihen të gjithë fëmijët

brenda aktiviteteve dhe u ngjallin interesim fëmijëve. Aktivitetet më efikase në

institucionet parashkollore janë ato të cilat përdorin mjete për të lehtësuar të gjithë këtë

proces. Edukatorja duhet të jetë e mbushur përplot me ideja të reja për realizimin e këtyre

aktiviteteve. Përmes aktiviteteve, fëmijët nuk kufizohen vetëm me informacione të

thjeshta por kanë zhvillime edhe në aspektin konjitiv, afektiv dhe psikomotorik. Është e

mundur që përmes aktiviteteve të ndryshme të arrihen të gjashtë kategorit që ngarthenë

në vete fusha konjitive, të pesë kategorit e fushës afektive dhe termat që përfshin fusha

psikomotorike.

5.2. Aktivitetet e lira

Aktivitetet e lira të njohura ndryshe si aktivitete vullnetare realizohen në forma të

ndryshme duke përfshirë pjesëmarrjen vullnetare të fëmijëve. Edukatorja përzgjedh

aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim përsëritjen e njohurive të fituara më parë.

Këto aktivitete mund të jenë shpeshherë të përzgjedhura edhe nga fëmijët gjë që i

motivon ata edhe më shumë dhe që ndikon në rritjen e vetbesimit dhe zhvillimin e

personalitetit të tyre. (Smilaniq & Toliçiç, 1976)

Fig.12 Aktivitet i lirë në klasë

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

25

Duke qenë aktiv në këtë aspekt fëmija ngritet në pikëpamje sociale e kulturore. Sigurisht

aktivitetet e përzgjedhura nga fëmijët duhet të jenë në përputhje me moshën e tyre dhe të

jenë edukative edhe për fëmijët tjerë. Aktivitetet e lira i përfshijnë të gjitha ato aktivitete

të cilat jo domosdoshmërisht duhet të jenë në përputhje me kurrikulen shkollore. Si të

tilla ato krijojnë kënaqësi të madhe tek fëmijët e sidomos kur ata vendosin se qfarë

aktiviteti do të realizohet dhe qfarë mjetesh didaktike do të përdoren.

5.3. Aktivitetet në natyrë

Fatmirësisht këto aktivitete realizohen edhe në disa institucionet parashkollore që i

ndihmojn fëmijët të njihen më mirë me të mirat që ka natyra. Shëtitjet, ekskurzione, loja

dhe aktivitetet që zhvillohen në natyrë janë shanse pë diagnostifikimin e gjendjes dhe

nevojave të fëmijës, ndërsa për fëmijët e mbyllur dhe asocialë janë mjete psiko-

terapeutike. (Deva-Zuna & bashkëautorët, 2004)

Edhe në natyrë ekzistojnë aktivitete të shumta të cilat janë edukative dhe të cilat

kërkojnë përdorimin e mjeteve didaktike të cilat janë të nevojshme për fëmijët e kësaj

moshe. Mësimi në natyrë rezulton të jetë mjaft efektiv për shkak se në natyrë mund të

realizohen edhe aktivitete të cilat nuk mund të realizohen brenda institucionit dhe mund

të përdoren edhe mjete të cilat nuk janë të përdorshme brenda në institucion. Fjala bie,

aktivitetet të cilat kanë për qëllim zhvillimin fizik të fëmijëve, më së miri mund të

realizohen në mjediset e hapura. (Veselaj, 2009)

Fig.13 Aktivitet i fëmijëve në natyrë

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

26

Përfundim

Qysh në fillim të temës u diskutua rëndësia, funksionet, qëllimet, ndikimet dhe vlerat

e lojës, pjesë e të cilës janë mjetet didaktike. Nga ajo që u shtjellua në këtë punim arrijmë

në përfundim që loja nuk është vetëm aktivitet përmes të cilit argëtohen e dëfrehën

fëmijët, por edhe mjet edukativ prej të cilit përfitojnë mjaftë. Është pjesë e rëndësishme

dhe e pandashme e jetës së fëmijëve përmes së cilës mund të përvetësojnë edhe njohuri.

Ajo u ndihmon fëmijëve në zhvillim në disa aspekte duke u’a rritur vlerat edukative.

Edhe me lartë u konstatua që mjetet didaktike të cilat hyjnë në përbërjen e lojërave

apo aktiviteteve janë mjete ndihmëse që i ndihmojnë procesit mësimor duke e lehtësuar

shumë atë. Këto mjete nuk janë funksionale pa u realizuar aktiviteti apo loja. Përdorimi i

tyre ka filluar qysh në lashtësi dhe ka rezultuar të ketë sukses andaj edhe sot e kësaj dite

përdoren në masë të madhe, ku përdorimi i tyre po rritet dita e ditës dhe çdo herë e më

shumë vërehet ndikimi pozitiv që kanë këto mjete mbi fëmijët. Zhvillimit të fëmijëve i

duhet kushtuar kujdes i madh që nga ardhja e tyre në jetë e deri sa të filloj të

vetëdijësohet vetë për të kuptuar se qka është e mirë e qka jo.

Meqë erdhëm në përfundim që loja ka ndikim pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e

fëmijës, nëna e dikur më vonë edhe edukatorja duhet të zhvillojn aktivitete të cilat e

gëzojnë fëmijën, por që janë edhe me mesazhe edukative dhe ndikim pozitiv. Në një

ambient të tillë fëmija rritet dhe zhvillohet si një individë me personalitet dhe mendje të

shëndoshë, me vlera edukative dhe arsimore. Qysh herët fëmija duhet ta ketë të fituar

ndjenjën e vetëbesimit, gjë kjo e cila arrihet duke e aktivizuar fëmijën gjatë realizimit të

lojërave. Rol luan gjithashtu edhe në përshtatjen e fëmijës me shërbimet që ofron shkolla,

në efikasitetin e të nxënit dhe në zgjedhjen e problemeve. Loja e përbërë me mjete

didaktike luan rol në pasurimin e personalitetit të fëmijës e cila paraqet vlerë të madhe

për ta dhe të cilës i duhet kushtuar kujdes gjatë rritjes së hershme të fëmijës. Që të gjitha

pikat që janë cekur brenda punimit e kanë rëndësin e vet dhe secila prej tyre e kërkon

përkushtimin e vet, nevojitet përkujdesje qoftë në përzgjedhje apo ndarje të tyre.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

27

Rekomandime

1. Rekomandim për prindër

Rekomandohet që prindërit t’u kushtojn rëndësi përzgjedhjes së lodrave për fëmijët e

tyre. Nga ta kërkohet që fëmijët t’i pajisin vetëm me lodra të thjeshta të cilat kanë qëllime

edukative. T’u kushtojnë kohë fëmijëve të tyre dhe t’i dëgjojnë ata. Mos të teprohet me

lodra të tepërta e të panevojshme e gjithashtu mos të blihen lodra të cilat janë të bukura

vetëm për sy dhe nuk kanë asnjë karakter edukativ.

2. Rekomandim për edukatoren

Për edukatoren rekomandohet që t’i kushtoj rëndësi pajisjes së klasës me mjetet e

duhura mësimore që ndihmojnë lehtësimin e procesit mësimor. Sa më shumë mjete

didaktike të ketë klasa aq më mirë do të jetë si për edukatoren ashtu edhe për nxënësit. Të

krijojë raporte të mira me prindër dhe të bashkëpunojë me ta, të diskutojë me ta çdo

paqartësi dhe mosmarrëveshje si dhe të jetë e hapur për çdo rekomandim nga ta.

3. Rekomandim për MASHT

Për Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rekomandohet që të ndërtojnë sa

më shumë institucione parashkollore në të cilat është e pranishme gjithëpërfshirja dhe që

janë të pajisura me mjete për të gjithë fëmijët pa dallime.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

28

Referenca

Deva-Zuna, A&Nimonaj-Hoti, V. (2017). Pedagogjizmi kjo polifoni edukative. Prishtinë.

Garo, S. (2013). Teoria dhe praktika e mësimdhënies. Tiranë.

Koliqi, H. (1997). Historia e Pedagogjisë Botërore I. Prishtinë.

Koliqi, H. (1998). Historia e Pedagogjisë Botërore II. Prishtinë.

Mato, E & Shatri, B. (2006). Edukata qytetare. Prishtinë.

Smilaniq, V & Toliçiç, I. (1976). Psikologjia fëmijënore. Prishtinë.

Veselaj, Z. (2009). Biodiversiteti. Prishtinë.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · forta”. Platoni ishte pedagogu i parë që e çmoi shumë edukimin publik të fëmijëve parashkollorë. (Koliqi, 1997) Aristoteli thekson

29

Literatura

Boeree, G. (2004). Teoritë e personalitetit. Tiranë

Grup autorësh. (1999). Metoda të mësimdhënies, Tiranë.

Karaj, Th. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë.

Kaza, N. (2009). Motivi dhe mësimdhënia. Tiranë.

Kincher, J. (2005). Psikologji për fëmijë. Shkup.

Koliqi, H. (2003). Tendecat bashkëkohore në arsim. Prishtinë.

Kolucki, B & Lemish,D. (2011). Komunikimi me fëmijët. New York.

MASHT. (2006). Kurrikula e Edukimi parashkollor në Kosovë. Prishtinë.

Mato,E. (1995). Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit. Tiranë.

Miller,B. (2013). Si të krijohet kontakt i suksesshëm më nxënës. Tiranë.

Mulla,A. (2011). Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe përgatitjen e

fëmijërisë së hershme për përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të shkrimit.

Tiranë.

Musai.B. (1999). Psikologji edukimi-zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia. Tiranë.

Musai, B. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë.

Musai, B. (2003). Metodologjia e mësimdhënies. Tiranë

Nikoliq,S. (2005). Bota e psikikës fëmijërore. Shkup.

Rama, B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë. Tiranë

Vadahi,F. (2002). Pedagogjia parashkollore. Shkodër.

Woolfolk, A. (1987). Educational Psychology. New Jersy.