36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: Edukim Fillor PUNIM DIPLOME Aplikimi i Teknologjive në mësimdhënien bashkëkohoreMentori: Kandidatja: Prof.Asoc.Dr. Edmond Beqiri Vesa Haxhijakupi Gjakovë, 2020

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

  • Upload
    others

  • View
    21

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: Edukim Fillor

PUNIM DIPLOME

“Aplikimi i Teknologjive në mësimdhënien bashkëkohore”

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc.Dr. Edmond Beqiri Vesa Haxhijakupi

Gjakovë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. _______________________________, Kryetar

2. ________________________________ Anëtar

3. ________________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ____(_____________).

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

Bachelor i edukimit-Programi Fillor

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

3

PËRMBAJTJA

Mirënjohje ........................................................................................................................ 5

Abstrakti ........................................................................................................................... 6

Kapitulli 1 ........................................................................................................................ 7

1.1. Hyrje .................................................................................................................. 7

1.2. Qëllimi ............................................................................................................... 8

Kapitulli 2 ........................................................................................................................ 9

2. Disa koncepte metodologjike për mësimdhënien bashkëkohore .............................. 9

2.1. Planifikimi modern në mësimdhënie ................................................................. 9

2.2. Kuptimi i metodave në mësimdhënie .............................................................. 10

2.2.1. Metoda kur në qendër gjendet mësimdhënësi ........................................... 11

2.2.2. Metoda e mësimdhënies ku në qendër gjendet nxënësi ............................. 13

2.3. Metoda të rëndësishme që shfrytëzojnë TIK-un në mësimdhënie .................. 13

2.3.1. Bashkëveprimi në një klasë me shumë kompjuterë ................................... 14

2.4. Ç’kuptojmë me nocionin metoda bashkëkohore ............................................. 15

2.5. Aplikimi i metodave interaktive në arsimin fillor ........................................... 15

2.5.1. Karakteristikat e mësimdhënies interaktive në arsim ................................ 16

Kapitulli 3 ...................................................................................................................... 18

3. Teknologjia në mësimdhënie .................................................................................. 18

3.1. Çfarë është tekonologjia? ................................................................................ 18

3.2. Rëndësia e teknologjisë ................................................................................... 18

3.3. Teknologjia në edukim .................................................................................... 19

3.4. Avantazhet e përdorimit të tekonologjisë në mësimdhënie ............................. 21

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

4

3.5. Benefitet nga shfrytëzimi i tekonologjive në meimdhënien bashkëkohore ..... 21

3.5.1. Mbajtja dhe drejtimi vëmendjes ................................................................. 21

3.5.2. Kënaqësia ................................................................................................... 22

3.5.3. Autonomia.................................................................................................. 22

3.5.4. Përshtatshmëria .......................................................................................... 22

3.5.5. Ndjenja e vlerësimit ................................................................................... 22

3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e

dëshiruara mësimore? ................................................................................................................ 23

Kapitulli 4 ...................................................................................................................... 26

4. Ndikimi i mësimdhënies digjitale ........................................................................... 26

4.1. Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie .............................................. 27

4.1.1. Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta ...................... 29

4.1.2. Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti ....................................... 29

4.1.3. Përdorimi teknologjisë në mësimdhënien e të shkruarit ............................ 29

4.2. Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie ............................................. 30

4.2.1. Problemet në komunikim si pasojë e përdorimit të tepërt të teknologjisë . 31

4.2.2. Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin e

nxënësve 32

5. Përfundim ................................................................................................................ 34

6. Biografia e kandidates............................................................................................. 35

7. Literatura ................................................................................................................. 36

7.1. Burime nga interneti ........................................................................................ 36

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

5

Mirënjohje

Përgjatë këtyre katër viteve të studimit, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur, pa

ndihimën e personave shumë mbështetës e shumë me rëndësi.

Së pari, dëshiroj të falënderoj dhe i jam mirënjohëse udhëheqësit tim Prof.Asoc.Dr.

Edmond Beqiri, i cili me idetë dhe mbështetjen e tij ndihmoi në realizimin me sukses të këtij

studimi, me të cilin dhe shënoj përfundimin e studimeve të mia bachelor pranë Fakultetit të

Edukimit në programin Fillor.

Falenderoj të gjithë shoqërinë time për ndihmën e ofruar gjatë gjithë kësaj periudhe, si

dhe të gjithë ata persona të cilët kanë ndihmuar dhe kontribuar në realizimin e studimit.

Në përfundim, një falenderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për familjen time, e cila

më është gjendur gjithmonë pranë, si dhe më ka mbështetur në çdo moment të realizimit të këtij

studimi.

JU FALEMINDERIT!

Vesa Haxhijakupi

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

6

Abstrakti

Interneti në ditët e sotmë është bërë mjet shumë i rëndësishëm për fëmijët, duke

zavendësuar shumë gjëra, ky mjet më shumë se çdo mjet tjetër e përgatit fëmijën dhe sjelljet e tij

për jetën në shoqëri.

Qëllimi i këtij punimi ishte që të shohim se si ndikon teknologjia në mësimdhënien

bashkëkohore.

Nga studimet e bëra rezultoi se në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë

informatike dhe të komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet i gjitheperfshires në shumë

sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi dhe dituria janë baza e çdo

zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta fondamentale për çdo qenie njerëzore.

Dominimi i metodave tradicionale të cilat e fuqizojnë njohurinë enciklopedike dhe jo

specifike apo praktike, mungesa e mësimdhenies interaktive dhe inovacioneve bëjnë që

teknologjia informatike e komunikimit të shfrytëzohet si reformator për ti plotësuar kërkesat

globale për mësimdhënie sa më pragmatike dhe për ti ndjekur trendet bashkëkohore arsimore ku

nxënësi vendoset në qëndër të vëmendjes dhe ku amplifikohet të menduarit kritik dhe zgjedhja e

problemeve.

Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të

rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet.

Fjalët kyçe: TIK, Teknologji, Arsim parauniversitar, Metodologji, Informacion,

Internet, Mësimdhënie

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

7

Kapitulli 1

1.1. Hyrje

Ky punim paraqet një pasqyrë të aplikimit të teknologjive në mësimdhënien

bashkëkohore. Shoqëria e bazuar në dituri nevojitet që të posedojë aftësi të mira komunikuese

dhe sociale, të jetë e mirë informuar dhe të jetë gjithmonë e gatshme të mësojë gjëra të reja. Për

t’u bërë pjesëtar të kësaj shoqërie qytetarët duhet të marrin pjese në mënyrë aktive në këtë

shoqëri dhe ti ndjejnë benifitet e ofruara nga ajo. Atyre duhet t’ju jepet mundësia që ti kenë dhe

arrijnë ato dituri dhe aftësi të nevojshme. Ato gjithashtu duhet që në mënyrë kreative ti arrijnë

dituritë dhe eksperiencat duke krijuar zgjidhje origjinale për problemet. Në kohën bashkëkohore

ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet i

gjitheperfshires në shumë sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi

dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta fondamentale për çdo qenie

njerëzore. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të

rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet.

Aftësitë e komunikimit, proçesimit, mendimit kritik dhe zgjedhjes së problemeve si dhe puna në

grupe janë esenciale në shoqërinë teknologjike dhe socioekonomike të shekullit 21. Arsimimi në

këtë mjedis të sofistikuar do të bëjë më shumë se vetëm lexim , shkrim apo përvetësim të

shkathtësive aritmetike. Duhet të ofrojë edhe shkathtësi pune që do ti ndihmonin të rinjtë ta

arrijnë potencialin e tyre njerëzor.

Zhvillimi i shoqërisë informatike paraqet një nga detyrat prioritare të të gjitha qeverive

botërore. Nuk ka dyshim se arsimimi është njëri nga segmentet kryesore në nxitjen dhe

përkrahjen e zhvillimit të shoqërisë informatike, edhe atë në dy aspekte. Pikë së pari, ky

segment duhet të jetë promotor i shoqërisë informatike dhe të inicojë krijimin e kuadrove

profesionale dhe kompetente të cilët mund tju përgjigjen sfidave të shoqërisë informatike dhe

nevojave të ekonomisë së bazuar në dituri. Së dyti, cilësia e proçesit edukativo arsimor në

mënyrë të drejtë mvaret nga zbatimi i teknologjisë informatike dhe komunikimit në po atë

proçes.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

8

1.2. Qëllimi

Qëllimi i këtij punimi është të informohemi rreth aplikimit të tekonogjive në

mesimdhënien bashkëkohore.

Për të kuptuar rëndësinë e tekonogjis në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se si dhe sa

përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta stimulonte

motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të mësimdhënies dhe

nxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit. Për t’iu përgjigjur kësaj

pyetje e cila do të shpjegonte rolin dhe rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në procesin

mësimor, metodistë të arsimit kanë kryer studime të shumta gjatë të cilave kanë vërejtur se

përdorimi i pajisjeve kompjuterike në klasë paraqet me të vërtetë përfitime të veçanta. Ata

theksojnë se intervistat me mësuesit, nxënësit, prindërit dhe vëzhgimet në klasë tregojnë se

motivimi dhe përqendrimi i nxënësve gjatë aktiviteteve të të nxënit rritet kur ata përdorin paisje

kompjuterike për t’i përfunduar këto detyra.

Pajisjet teknologjike janë veçanërisht të dobishme për nxënësit e ciklit fillor gjatë

shkrimit të detyrave duke stimuluar kështu aftësinë e të shkruarit (kompetencën gjuhësore), por

kjo ndodh atëherë kur pajisja që përdoret ndërtohet nga një tastierë e plotë shkrimi. Përdorimi i

pajisjeve teknologjike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me aftësi të ndryshme për të

nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të ndryshme konceptuale si dhe

nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë të koncepteve të reja gjatë një teme

çfarëdo mësimi.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

9

Kapitulli 2

2. Disa koncepte metodologjike për mësimdhënien bashkëkohore

2.1. Planifikimi modern në mësimdhënie

Kuptimi i planifikimit ka të bëjë me planin, projektin, hulumtimin dhe në fund gjetjen e

një zgjidhje optimale rreth një problemi të caktuar. Në jetën e përditshme dëgjojmë shpesh fjalën

plan, projekt, etj. ku njerëz të lëmenjve të ndryshme, si: ekonomistet, inxhinierët, politikanët,

hulumtuesit e natyrave të ndryshme, shpesh merren me projekte apo plane që kanë për qëllim

zhvillimin dhe realizimin e ideve të reja të një fushë të caktuar.

Kur kemi të bëjmë me planifikimin në mësimdhënie, nënkuptojmë interesimin,

motivimin dhe aktivitetin e nxënësit. Nuk është asgjë e tepruar nëse themi se ky planifikim

pedagogjik e ndërron në mënyrë substanciale mësimdhënien. Në krahasim me metodën klasike të

cilat thelbin e mësimdhënies e shohin në formën e përshtatjes së nxënësit përball materialeve

mësimore, ndërsa planifikimi bashkëkohor parasheh që materialet mësimore ti përshtatën

nxënësit. Ku vlera më e madhe e këtij planifikimi është demokratizimi në edukim. Me ç’rast

krijohet një situate në nxënie të mësimeve ku i mundësohet nxënësit të gjendet në qendër të

vëmendjes dhe të jetë aktiv në procesin mësimor. Edhe pse definimi i planifikimit në

mësimdhënie nuk është mjaft i qartësuar, por e vetmja gjë që është identifikuar është se zbatimi i

këtij planifikim në shkolla nënkupton diçka më tepër se sa aplikimi i mësimit tradicional gjatë

një ore mësimore.

Aplikimi i kësaj strategjie në arsim, ku nxënësit munden të punojnë në mënyrë

individuale apo grupore në realizimin e detyrave të tyre, është e një rëndësie të veçante për orën

mësimore dhe klasën në përgjithësi. Rezultati i këtij planifikimi gjithnjë paraqet një produkt

mental apo fizik, i cili rezultat mundet të paraqitet apo prezantohet.

Planifikimi në mësimdhënie përmban në vete disa etapa, si:

- caktimi e detyrave,

- planifikimin (definimin e objektivave të detyrës),

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

10

- organizimin,

- mbledhjen e të dhënave,

- analizën dhe krahasimin e të dhënave,

- ndërtimin e detyrës,

- vendosjen e rezultateve në një formë, të cilat mund të prezantohen,

- vlerësimin e punës, korrigjimin,

- bashkëpunimin e ngushtë nxënës-mësimdhënës,

- prezantimin e punës,

- veprimtaritë pas përfundimit të detyrës.1

2.2. Kuptimi i metodave në mësimdhënie

Integrimi i teknologjisë në arsim nuk është vetëm një mundësi, por edhe një

domosdoshmëri për të bërë procesin e mësimdhënies më atraktiv. Përdorimi i teknologjisë në

arsim duhet të fokusohet jo vetëm në pajisjet teknologjike, por gjithashtu është shumë i

rëndësishëm të përfshihet edhe në metodat pedagogjike.2

Në procesin arsimor mësimdhënësit përdorin metoda të ndryshme për përvetësimin e

njohurive, shkathtësive dhe shprehive, të cilat kushtëzohen nga përmbajtja e mësimit, por edhe

nga format që përdoren në organizimin e procesit mësimor.

Metodat e mësimdhënies ndahen në dy grupe:

- metoda e mësimdhënies ku në qendër gjendet mësimdhënësi, të cilat synojnë dhënien e

informacionit, në pajisjen e nxënësit me njohuri ,dhe

- metoda e mësimdhënies ku në qendër kemi nxënësin, të cilat ndjekin parimin që nxënësi

nxë më mire duke vepruar vetë.

1 http://www.scribd.com/doc/122335798/Kompjuteri-ne-shkolle

2 http://data.planetar.edu.al/files/Natyra%20e%20teknologjis%EB%20m%EBsimore416.pdf

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

11

Metodat ku në qendër gjendet mësimdhënësi Metodat ku në qendër gjendet nxënësi

- shpjegimi - metodat e punës ne grup

- biseda - diskutimi

- ligjërata - debati

- demonstrimi -

- të pyeturit -

2.2.1. Metoda kur në qendër gjendet mësimdhënësi

Roli i kësaj metode qëndron në pajisjen e nxënësve me njohuri që do të sigurojnë bazën

e të menduarit të mëtejshëm. Kjo paraqet mënyrën tradicionale të mësimdhënies dhe përfshin:

shpjegimin, ligjëratën, bisedën, demonstrimin dhe të pyeturit.

- Shpjegimi - kjo metodë ndryshe quhet edhe “ mësimdhënie e drejtpërdrejtë “. Ajo

synon sqarimin e koncepteve, ideve, shtjellimin dhe paraqitjen me hollësi të një teme

a koncepti. Tradicionalisht shpjegimi është bërë nga mësuesi, por sot bashkëvepron

edhe nxënësi.

- Biseda- është një nga metodat më të hershme në procesin e mësimdhënies dhe të të

nxënit. Që në Greqinë e lashtë, Sokrati, përdori me sukses këtë metodë, ndaj quhet

metoda sokratike ose euristike. Mësimdhënësi, gjatë dhënies së informacionit tërheq

nxënësit në bashkëbisedim që ai (informacioni) të përvetësohet sa më mire. Kjo

metodë organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës, ajo shërben:

a) për të paraqitur dijet e reja

b) për të kontrolluar të dhënat që kanë nxjerrë nxënësit nga hulumtimet e tyre

c) për përforcimin e dijeve

d) për të shkëmbyer informacion.

- Ligjërata - nëpërmjet metodës së ligjëratës, mësimi bën një paraqitje gojore të fakteve, ,

ideve, duke përdorur minimumin e ilustrimeve para nxënësve, të cilët mbajnë shënime.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

12

- Anët negative të kësaj metode janë:

a) stimulon të nxënit pasiv, pasi nxënësi vihet në rolin e dëgjuesit dhe jot ë vepruesit

b) nuk i jep mundësi nxënësit të hulumtojë, të bashkëpunojë, të studiojë në thellësi, por

e lë atë në pozicionin e marrësit të informacionit.

c) shton probleme të disiplinës në klasë, pasi vëmendja e nxënësit nuk mund të jetë e

përqendruar për një kohë të gjatë.

- Demonstrimi - demonstrimi është metodë e pavarur, ai ndihmon për të komunikuar me

nxënësit gjatë përdorimit të metodave të tjera, si: kallëzimi, shpjegimi, ligjërata etj.

Demonstrimi nxit diskutimin krijues, shton veprimtarinë dhe pjesëmarrjen aktive të

nxënësve në mësim. Demonstrimi është një nga metodat më të vjetra të mësimdhënies.

- Të pyeturit -“Të dish të bësh pyetje, do të thotë të dish të japësh mësim. Arti i bukur i

mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve”. Xhon Djui (John Dewey).

- Të pyeturit nënkupton teknikën që bazohet në përdorimin e pyetjeve për të marrë

përgjigje nga nxënësit për një çështje të paraqitur.3

3 Musai, B. Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

13

2.2.2. Metoda e mësimdhënies ku në qendër gjendet nxënësi

Kjo metodë përfshin mënyrën bashkëkohorë të mësimdhënies, dhe përfshin: punën në

grup, diskutimin dhe debatin.

- puna në grup u jep mundësi nxënësve të realizojnë qëllimet mësimore duke

bashkëvepruar me të tjerët. Nxënësit përmes punës në grup paraqesin idetë, pikëpamjet e

veta dhe informacionin që zotërojnë,

- diskutimi paraqet metodën e mësimdhënies ku në qendër ka nxënësin. Kjo për arsyeje se,

në ndryshim nga metodat e tjera, diskutimi mësimor hyn në metodat e punës në grup dhe

krijon në mësim një atmosfere të gjallë e të ngrohtë,

- debati është një metodë që karakterizohet nga një procedurë formale për paraqitjen e

argumenteve për një çështje të caktuar nga dy grupe kundërshtare para dëgjuesve duke

ndjekur një ecuri standarde. Një prej grupeve është pro problemit kurse tjetri kundër.

Për të zhvilluar një debat është e domosdoshme të kesh një problem, dy skuadra

debatuesish dhe një procedurë për të debatuar çështjen. Secila skuadër përbehet nga dy

ose tre debatuesë.4

2.3. Metoda të rëndësishme që shfrytëzojnë TIK-un në mësimdhënie

Bashkëveprimi gjatë mësimit bëhet në disa mënyra - për shembull: nxënës me nxënës,

nxënësi me grupin, dhe grupi me grupin.

4 Strukturë për zhvillimin e mendimit kritik (Të nxënit ndërveprues), (2001), Udhëzuesi 1, Prishtinë: QAK

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

14

Fig. Komunikimi dhe bashkëpunimi

Nxënësit munden që gjithashtu të bashkëveprojnë me njerëz të ndryshëm si me shokët

e klasës, mësuesin, nxënësit e klasave të tjera, anëtare komunitetit, ekspertë nga jashtë, dhe

njerëz nga e gjithë bota.

Faktorët e rëndësishëm janë:

- Të përpiqemi që të gjithë nxënësit të jenë aktiv në orë.

- Gjetja e mënyrës që nxënësit të dëgjojnë dhe të përgjigjen.

- Bashkëveprimi në laboratorin e kompjuterëve.

2.3.1. Bashkëveprimi në një klasë me shumë kompjuterë

Në klasat me shumë kompjutera mund të bëhen më shumë aktivitete grupore, sesa

mundet në një laborator tradicional të kompjuterëve.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

15

2.4. Ç’kuptojmë me nocionin metoda bashkëkohore

Në teorinë dhe në praktikën e punës mësimore çështja e metodave është një nga

përmbajtjet me rëndësi të veçantë, meqë ato përcjellin tërë ecurinë e zhvillimit të proçesit

mësimor.

2.5. Aplikimi i metodave interaktive në arsimin fillor

Aplikimi i mësimit interaktiv në grupe të vogla kryesisht mund të organizohet në dy

mënyra:

1 Mënyra e parë është kur të gjithë grupet punojnë në një përmbajtje mësimore ose

zgjidhin një detyrë, realzojnë një eksperiment apo një detyrë laboratorike, një vëzhgim.

2 Mënyra e dytë është kur secili grup punon në detyra të ndryshme.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

16

Zakonishtë grupet janë si tërësi, mikroklasë, por jo mikroklasë e rastësishme. Këto

grupe janë si tërësi të veçanta të klasës, të organizuara mes vedit me detyra të caktuara nga

mësuesi. Secili grup ka detyrat dhe planin e tij mësimor që do të duhet ta realizoj gjatë orës

mësimore.

Mësimi interaktiv - të nxënit aktiv promovon cilësinë e proçesit të të dhënies, por

paraqet një sistem dhe model inovator të punës mësimore e cila mbështetet në elemente të

ndryshme të mësimit problemor, mësimit zbulues - kërkimor, mësimit ekipor e të

individualizuar. Në këtë kontekst mësimi interaktiv ka ecuri dhe trajtim tjetër të përmbajtjeve, të

planifikimit dhe të përgatitjes së arsimtarit për punë.

2.5.1. Karakteristikat e mësimdhënies interaktive në arsim

Zbatimi i mësimdhënies interaktive kërkon mjete të ndryshme ndihmëse për mësim,

hapsirë të volitshme për punë, rregullim të interierit, aftësim të arsimtarëve për të zbatuar

mësimdhënie interaktive,aftësim i nxënësve e të tjera që do të thotë se mvaret nga shumë faktor

të rëndësishëm. Që të ndryshohet pasqyra e mësimit tradicional si çështje mjaft e rëndësishme

është vendosja e risive në mësim. Në teoritë praktike të didaktikës është pranuar qëndrimi për

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

17

ndryshimin e mësimit pasiv ndaj atij aktiv. Mënyra aktive e organizimit të mësimit e

karakterizon mësimin bashkëkohor, ndërsa mënyra pasive e karakterizon mësimin tradicional.

Proçesin e të nxënit aktiv e dallojnë disa karakteristika nga mësimi i rëndomtë, ndër të

cilat me rëndësi janë :

1. Strukturim tjetërfare i përmbajtjes së temës, njësisë mësimore, planifikimit

dhe pregatitjes për mësim;

2. Trajtim gjithpërfshirës i temës mësimore;

3. Kombinim qenësor i materialit teorik dhe praktik;

4. Dominim i punës së individualizuar ose i punës së kombinuar indviduale -

grupore;

5. Punë e pavarur e grupeve brenda orës mësimore për disa lëndë ose

aktivitete mësimore dhe ndërrimi i roleve në orën tjetër;

6. Dominimi i pozitës aktive të nxënësve dhe roli drejtues e organizues i

arsimtarit;

7. Qasje e punës në grupe, kontroll i drejtpërdrejtë, ndihmë nga nxënësit tjerë

dhe kooperim ndërmjet nxënësve;

8. Klasa transformohet në një ambient pune dhe nxënijeje;

9. Ka organizim të të nxënit;

10. Nxitja pozitive sipas shfrytëzimit të metodologjive dhe teknologjive

efikase mësimore.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

18

Kapitulli 3

3. Teknologjia në mësimdhënie

3.1. Çfarë është tekonologjia?

Bota karakterizohet nga ndryshime të shumta dhe të shpejta, një pjesë e të cilave ka

ardhur dhe nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Arsimi duhet t’u përshtatet ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, dhe t’i përdorë ato

gjerësisht në procesin mësimor. Këtyre ndryshimeve arsimi duhet t’u përgjigjet, me ritme të

shpejta, me zhvillime të brendshme sasiore e cilësore për të transmetuar njohuri e aftësi

sistematike, koherente e të qëndrueshme te nxënësit, duke i reflektuar më pas këto në shoqëri

për krijimin e një të ardhmeje më pozitive për të gjithë. Në epokën e zhvillimit të teknologjisë së

informimit dhe komunikimit, përdorimi i kësaj teknologjie gjatë procesit mësimor është bërë një

domosdoshmëri për mësuesit. Ky zhvillim lidhet drejtpërsëdrejti me përditësimin e njohurive

dhe të aftësive të reja në fushën e edukimit nga mësuesi. Teknologjia ka fuqinë dhe potencialin

për të transformuar mjedisin profesional të mësimdhënies.

Ajo ndikon mësimdhënien e suksesshme dhe u krijon mundësi mësuesve për të mësuar dhe

bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet shkëmbimit të ideve e përvojave dhe zgjidhjes së

problemeve të përbashkëta pedagogjike. Teknologjia e informacionit Shoqata e Amerikës

(ITAA) e përcakton Teknologjine e informacionit si: "Studimin, projektimin, zhvillimin,

zbatimin, mbështetjen apo menaxhimin e informacionit bazë të sistemeve kompjuterike,

veçanërisht aplikacionet softëare dhe hardëaret kompjuterike."

3.2. Rëndësia e teknologjisë

Para shekullit të njëzetë, tre mjetet kryesore të mësimit ishin mësuesi, teksti dhe tabela

e zezë. Librat, letrat, lapsat ishin mjetet themelore për të hyrë në komunikimin dhe shkëmbimin

e informacionit. Shekulli i njëzetë, solli mbizoterimin e teknologjisë në arsim. Shumë individë

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

19

do të argumentojnë se kjo është ende e vërtetë sot, por nuk mund të mohohet ndikimi në rritje i

teknologjisë në arsim. Roli i mësuesit si burimi kryesor i informimit në klasë ka ndryshuar në të

mësuarit organizativ, i cili çon nxënësit apo studentët për të kërkuar informacion të pavarur. Një

tipar dallues i arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e teknologjisë në

procesin e të mësuarit Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga ndryshimet më dramatike

në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera teknologjike, si: videove me

karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një aspekt reformues në fushën e

arsimit. Në të gjitha vendet e botës janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të inkorporuar

arritjet teknologjike në mjedisin shkollor dhe për t’i pajisur ato me infrastrukturë informatike.

Përdorimi i teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit gjithnjë e më shumë në të gjitha

aspektet e shoqërisë, bën të rëndësishëm futjen e TIK-ut si një lëndë me rëndësi të veçantë. Kjo

bën të mundur që përdorimi produktiv dhe i besueshëm i TIK-ut të trajtohet si një mundësi

thelbësore për jetën. Kjo lëndë përfshin jo vetëm mjeshtërinë e aftësive teknike, por edhe

kuptueshmërinë për të zbatuar dhe aplikuar këto aftësi në jetën e përditshme, deri dhe në

punësimin e nxënësve, menjëherë pas përfundimit të gjimnazit. TIK-u u krijon mundësi

nxënësve të marrin pjesë dhe të angazhohen në shoqërinë bashkëkohore.

3.3. Teknologjia në edukim

TIK nënkupton të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe

manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe

Komunikimin. TIK në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike

në procesin mësimor për të regjistruar dhe përpunuar informacionin në formë digjitale.

Përdorimil i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e

fundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim

metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional.

Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të

përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit.

Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike,

aftësi të cilat do të mund ti përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Shkollat në sisemin

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

20

arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturë teknologjike, e cila optimizon integrimin e

teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi me efikasitet i teknologjive të reja që mbështet

procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë e nxënësit për tu përqendruar në mësim,

përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen në një memorje afatgjatë. Duke u mbështetur

në këtë arsyetim, është synuar f i kthejmë klasat tradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën

e teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesit të pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të

mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te

nxënësit dhe progresin e tyre. Ja disa nga teknologjitë që mësimdhënësit duhet të përdorin:

- Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e

mësimdhënies, deri para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i

domosdoshëm për shkak të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë

mësimdhënien.

- USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe

transmetimit të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të

ndryshme dhe janë pjesë e pandashme tashmë e realitetit arsimor.

- CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve.

Por që janë mjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme. • Aparatet

fotografike dixhitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në

fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet

regjistrimi dhe prezantimi i aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket

aftësimit gjuhësor.

- Intemeti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo

skaj të botës. Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit,

por është koodinatori i hyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit.

- Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është

futur në masë në sistemin arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive,

risive dhe avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës

së tij (saj) nga çdo mësimdhënës.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

21

- Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor

shqiptar. Me anën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën

didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive,

por ama për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e

përparuar e cila përdoret në mësimdhënie.

3.4. Avantazhet e përdorimit të tekonologjisë në mësimdhënie

Fillimisht mësuesit duhet të dallojnë qartë lidhjen midis përdorimit të TIK dhe

programit të mësimdhënies.

- Ne duhet të dijmë ta përdorim teknologjine para se të mësojmë me ndihmën e

saj.

- Ne përdorim teknologjinë për të mësuar të njëjtat gjëra si më përpara sepse TIK

na lejon që të kemi një mësimdhënie: më të lehtë, më të shpejtë, më efikas.

- Shtrirje në një gamë më të gjerë materialesh njëkohësisht.

- Kemi të bëjmë edhe me një barazi mbi zgjedhjet e akseset e informacioneve.

Përshembull edhe nxënësit e krahinave rurale të izoluara kanë mundësi të kenë

informacione mjaft të vlefshme për mësimdhënien.

3.5. Benefitet nga shfrytëzimi i tekonologjive në meimdhënien

bashkëkohore

3.5.1. Mbajtja dhe drejtimi vëmendjes

Kompjuteri e tërheq vëmendjen me ndihmën e ngjyrave, zërave dhe fotografive

interesante. Vëmendja është më e madhe para kompjuterit pasi që njohuritë fitohen përmes lojës.

Shembull: Nxënësit të cilët kanë probleme me sjelljen (nxënës hiperaktiv, nxënës me vështirësi

gjatë mësimit) mund të kenë vëmendje më të gjatë para kompjuterit gjatë mësimit klasik.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

22

3.5.2. Kënaqësia

Kompjuteri është burim i kënaqësisë, që paraqet faktor të rëndësishëm për sukses. Çdo

detyrë e kryer me sukses për të cilën nxënësi merr lavdërime i jep vetë besim dhe e rritë

dëshirën e tij për sukses.

3.5.3. Autonomia

Kompjuteri lejon që të tejkalohen një pjesë të mossukseseve me të cilat zakonisht has

nxënësi kur punon me mjetet shkollore. Nxënësi mund të realizojë ndonjë aktivitet në tërësi me

pjesëmarrje minimale të personit të tretë, i cili do t’i ndihmojë gjatë punës me veglat. Shembull:

Nxënësi me paralizë cerebrale ka vështirësi gjatë të shkruarit me laps në fletore. Përjeton

pengim dhe mossukses gjatë realizimit të këtij aktiviteti. Me ndihmën e aparateve asistive dhe

kompjuterin pavarësisht shkruan, është më i shpejtë dhe i lumtur për kryerjen me sukses të

aktivitetit.

3.5.4. Përshtatshmëria

Llojshmëria e mbështetjes dhe të veglave teknike lejon që të përshtatet vegla

kompjuteristike dhe/ose përmbajtjet e nxënësve të ndryshëm. Shembull: Aparatet e ndryshme

asistive dhe softueri përshtatet ndaj nevojave, mundësive dhe interesimeve të çdo nxënësi. Nuk

ekziston nxënës me nevoja të veçanta arsimore i cili nuk do të mund të përdorë kompjuter.

3.5.5. Ndjenja e vlerësimit

Kompjuteri ofron ndjenjë të vlerësimit dhe vetë vlerësimit të nxënësit. Ai është burim i

marrjes së përgjegjësisë dhe pjesëmarrje në grup dhe kontribuon në stabilizimin e sjelljeve.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

23

3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur

rezultatet e dëshiruara mësimore?

Teknologjia mund ta ndihmojë dhe e ndihmon nxënësin të zhvillojë të gjitha llojet e

aftësive nga ato më të thjeshtat deri te ato më të ndërlikuarat. Megjithatë, që teknologjia të jetë e

suksesshme, mësuesi duhet të bëjë zgjedhje të informuara në lidhje me qasjen pedagogjike,

nevojat e nxënësit dhe rezultatet e të nxënit. Për mësuesin, sa e rëndësishme është të dijë se për

çfarë do ta përdorë teknologjinë, po aq e rëndësishme është të dijë dhe mënyrën se si e nxëna

mund të përmirësohet përmes teknologjisë.

Integrimi i teknologjisë në klasë nënkupton shumë gjëra për mësues të ndryshëm. Kur

mësuesit pyeten se a e integrojnë teknologjinë në lëndët e tyre ata japin përgjigje të shumta të

tilla si:

- E përdor kompjuterin në klasë për të përforcuar çështjet që unë kam shpjeguar.

- Nxënësit e përdorin kompjuterin për të gjetur informacion.

- Nxënësit e mi përdorin word-in për të kryer detyrat e shtëpisë.

- Përdor power –pontin për të bërë prezantime në klasë.

Por a janë këta shembuj të integrimit të teknologjisë? Dikush mund të mendojë se secili

prej këtyre shembujve integron teknologjinë në klasë. Por çështja e vërtetë nuk qëndron në faktin

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

24

nëse teknologjia përdoret në klasë, por nëse ajo po përdoret për të përmirësuar procesin e të

nxënit.

Teknologjia nuk të garanton mësimdhënie/nxënie të dobishme, madje përdorime të

papërshtatshme të saj mund ta bëjnë të nxënit më të vështirë. Ky është rasti për shembull kur

nxënësi shpenzon më të shumtën e kohës për selektimin e shkrimit dhe zgjedhjen e ngjyrave në

detyrat e tij në vend që të planifikojë, të shkruajë dhe të rishikojë idetë e tij lidhur me detyrën e

dhënë.

Megjithëse për integrimin e teknologjisë flitet shumë, pak mësues kanë një vizon apo

filozofi të qartë për mënyrën e integrimit të saj në kurrikul me qëllim rritjen e cilësisë së

mësimdhënies dhe të nxënit. Tri pyetje ndihmojnë mësuesin për të përcaktuar meritat e

teknologjisë në një orë mësimi apo në një situatë të caktuar. Ato janë:

- A është përmbajtja mësimore e vlefshëm? (A janë rezultatet e të nxënit të qarta,

të lidhura me kompetencat kyçe dhe nivelet e arritjes së nxënësve).

- A e angazhojnë nxënësin aktivitetet e përzgjedhura mësimore?

- Sa e ka përmirësuar teknologjia mësimin në mënyrë që pa të, nuk do të ishte e

mundur?

Mësuesi duhet të jenë sa kompetent në lidhje me dijet, aftësitë dhe qendrimet që ai

dëshiron t’u mësojë nxënësve, po aq sa dhe vëzhgues i aftë i mjedisit në të cilin nxënësit

ndërtojnë dijet dhe ndërveprojnë me njëri tjetrin. Për këtë qëllim, filozofia e arsimit dhe qasja

arsimore luajnë një rol të rëndësishme në kornizën teorike të integrimit të teknologjisë për

përmirësimin e orës mësimore.

Për t’u siguruar se mjetet e teknologjisë janë përdorur në mënyrë efektive mësuesi

duhet t’i përdorë ato nëpërmjet zbatimit të teorive të përshtatshme të mësimdhënies. Filozofia e

kurrikulës së re të arsimit bazë është bazuar në qasjen konstruktiviste. Kjo qasje përkufizon: "të

mësuarit ndodh kur personi ndërton së bashku mekanizmin për të mësuar dhe versionin e tij unik

të dijeve, plotësuar këto me përvojat dhe aftësitë e tij personale" (Roblyer, 2006).

Sipas kësaj qasjeje dija ndërtohet, nuk transmetohet ndaj nxënësi gjeneron dije të reja

nëpërmjet aktiviteteve, përvojave dhe eksperimenteve. Qasja konstruktiviste me fokus nxënësin

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

25

në qendër, nxit përfshirjen e nxënësit në procesin e ndërtimit të dijeve dhe kërkon mënyra që

mësuesi të jetë lehtësues në procesin mësimor dhe jo të diktojë informacionin. Kjo qasje

dukshëm lidhet më mirë me integrimin e teknologjisë.

P.sh. mësimi zbulues si një formë e qasjes konstruktiviste inkurajon angazhimin aktiv,

nxit motivimin, autonominë, përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e nxënësit. Nxënësi udhëzohet nga

mësuesi të bashkëveprojë dhe kryejë eksperimente për ta ndihmuar atë të ndërtojë dije dhe aftësi

duke u nisur nga dijet dhe aftësitë paraprake.

Detyra e mësuesit është të bashkërendojë informacionin e duhur në një mënyrë të

përshtatshme për të ndihmuar nxënësin ta kuptojë atë. Aktivitetet vizuale me programet

kompjuterike mund të jenë komponentë thelbësorë për të ndihmuar nxënësin të shohë se si

konceptet zbatohen në situata reale. Kjo i jep mundësi nxënësit për të eksploruar mjedise më

komplekse.

Një shembull i përdorimit të teknologjisë janë simulimet nëpërmjet lojërave

kompjuterike ku nxënësit luajnë rolin e vendimmarrësit në situata historike në mënyrë që të

shikojnë rëndësinë e këtyre ngjarjeve në jetën e tyre të përditshme dhe të zhvillojnë më mirë

aftësitë e të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemit. Forma të tjera të përdorimit të

teknologjisë janë dhe udhëtimet virtuale në kohë. Nxënësit mësojnë rreth kulturave të ndryshme

duke parë fotografi, filma, videoklipe, prezantime në power-point dhe tekste të përzgjedhura.

Nxënësit, gjatë navigimit nëpër udhëtimin virtual, u përgjigjen pyetjeve të mësuesit.

Duke përdorur teknologjinë në qasjen konstruktiviste mësuesit e kanë më të lehtë të

përfshijnë nxënësit në aktivitetet mësimore. Ata mund të krijojnë aktivitete për nivele dhe stile të

ndryshme të të nxënit si dhe mund të zgjerojnë gamën e informacioneve që janë në dispozicion të

nxënësit.

Teknologjia është më shumë sesa një mënyrë tjetër/ndryshe e prezantimit të

informacionit, ajo është sistemi nëpërmjet të cilit informacioni prezantohet. Teknologjia, si pjesë

e teorisë konstruktiviste të mësimdhënies, është korniza e metodologjisë së

mësimdhënies/nxënies e cila siguron aftësitë për të suportuar të gjitha format kryesore të kësaj

teorie.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

26

Kapitulli 4

4. Ndikimi i mësimdhënies digjitale

‘’TEKNOLOGJIA ËSHTË E ARDHMJA!’’

Kohët e fundit një pjesë e madhe e mësuesve kanë metoda të reja përsa i përket fushës

së mësimdhënies. Një prej tyre është pikërisht mësimdhënia teknologjike ose dixhitale.

Megjithatë, mbetet fakti për t’u theksuar që kjo është një punë tepër e vështirë për t’u realizuar

plotësisht me standardet e saj, në një vend të vogël si Shqipëria, ende të panjohur më këto lloj

metodash, bashkëkohore dhe moderne.

Kjo lloj mësimdhënieje është paraqitur eficente dhe frytdhënëse në shumë shkolla.

Bëhet fjalë për një orë mësimi me pajisje moderne, duke përmendur këtu: prezantimin e çdo

pune nga nxënësit me Powerpoint , shpjegimi nga ana e mësuesit në orë të veçanta me

videoprojektor, punimin dhe dërgimin e detyrave nga ana e nxënësve me e-mail, grupe të veçanta

në rrjetet sociale për të rritur aftësitë e tyre komunikuese, veçanërisht në gjuhët e huaja : anglisht,

italisht, spanjisht etj.

Metoda e kësaj mësimdhënieje është e përhapur në të gjithë Europën, madje

mbarëbotërore, duke siguruar rezultate mjaft të larta. Shtrohet pyetja: Pse ndodh kjo?

Të japësh mësim me këto pajisje moderne ndihmon në zhvillimin e aftësive mësimore të çdo

nxënësi, madje e ndihmon atë që të kuptojë më lehtë mësuesin. Nëse ndodh që ka pyetje nga ana

e nxënësve, atëherë mund të kthehet gjithçka mbrapsht vetëm me një klik. Çdokush duhet të

mësohet me idenë që teknologjia është e ardhmja dhe të sigurohet e të punojë të ketë një zotërim

të plotë të saj. Normalisht flasim gjithmonë për anët e saj pozitive dhe duke siguruar një eficencë

të plotë tek nxënësi.

Përveç kësaj, teknologjia realizon një orë tepër argëtuesë dhe jo lodhëse. Kuptohet që

nxënësit e sotëm janë të lidhur mjaft pas teknologjisë dhe kështu, duke e pasur orën mësimore

teknologjike, gjithçka do të ishte e thjeshtë dhe zbavitëse duke përfshirë këtu: kuize të ndryshme,

pyetje mësimore, gjithashtu dhe lojëra, të cilat në vetvete kanë hapjen e horizontit e të dijeve për

nxënësit.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

27

Një orë mësimore teknologjike mund të përfshijë këtu dhe realizimin të çdo testi më

anë të këtyre pajisjeve moderne e bashkëkohore duke përfshirë tabletat, kompjuterat, madje dhe

smartphone-t, tendenca e sotme e çdo adoleshenti.

Gjithmonë nëse shfrytëzohen funksionet e tyre pozitivisht, duke siguruar kështu më

shumë dije dhe njohuri të reja. Realizimi i testeve në këto pajisje është i thjeshtë dhe të themi i

pagabueshëm, sepse ju e dini : ‘’Teknologjia nuk gabon’’. Çdokush ka tezën ë tij përkatëse duke

marrë në të vërtetë nxënësi atë që i takon, mundin e djersën e tij.

Megjithatë, kjo metodë është thuajse ende e parealizueshme në vendin tonë, edhe pse një pjesë e

madhe e shkollave te qyteteve të ndryshëm në Shqipëri , janë duke e vënë në funksion dhe duke

u përpjekur për ta arritur këtë qëllim.

4.1. Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie

Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund

të ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve

që e determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e

mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit. E dimë se qysh në antikitetin grek, pedagogët e parë

janë munduar që ta konkretizojnë sa më shumë dhe ta bëjnë më të qartë atë që kanë dashur ta

transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam të shkojmë edhe më thellë në histori, atëherë

përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në edukimin e brezave të rinj, i vërejmë qysh tek

njerëzit e pare. Le të fillojmë me format e para: Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës

sonë, në vende të ndryshme të botës janë gjetur vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një

mesazh që u është drejtuar kryesisht njerëzve të asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë përdorur

për t’u dhënë formë këtyre vizatime janë eshtrat e kafshëve dhe guri. Më vonë, pas erës sonë,

revolucion në teknologji paraqet zbulimi i letrës nga kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo

i ashtuquajturi manuskripti etj. Në vitin 1450, teknologjia merr një hov edhe më të madh me

zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti 1700, shënon përdorimin e dërrasës së zezë dhe

shkumësit. Viti 1800-libri futet si element i tretë në mësimdhënie. Që nga viti 1940 e tutje,

hyjmë në të ashtuquajturën epokë audiovizuale, me ç’rast vit pas viti në mësimdhënie futen:

radio, televizioni, projektorët e ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet, kemi zbulime të

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

28

rëndësishme në shkencë, zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje, praktikisht hyjmë

në epokën e kompjuterit, me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre, pastaj tabelat smartbord,

interneti, laptopët e ndryshëm, rritet interaktivieti elektronik etj. Por, si do të ndikojë teknologjia

në të ardhmen në procesin mësimor? Ka shumë pikëpamje, por do të theksoja tri elemente që do

të mund të ndikonin dukshëm në procesin mësimor.

Këto janë:

1. Teknologjia e bazuar në Cloud,

2. Teknologjia e bazuar në biometrikë dhe

3. Teknologjia e bazuar në hologram.

- E para, teknologjia e bazuar në Cloud, mundëson ruajtjen e të dhënave, përpunimin e

tyre dhe akses online të palëve të interesuara. Shfrytëzimi i kësaj teknologjie në shkollë,

do ta shkarkonte nxënësin nga barra e madhe e librave, po ashtu do t’u jepte qasje

prindërve Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia, Tiranë 2008.

Për ta përcjellë evoluimin e fëmijëve në procesin mësimor e mësimdhënësit do të mund të

vëzhgonin thuajse pandërprerë punën e nxënësve edhe në klasë edhe në shtëpi.

- Biometrika është gërshetim i bioteknologjisë dhe teknologjisë së informacionit.

Kryesisht është e përqendruar, përveç të tjerash, në ngritjen e një sistemi identifikimi dhe

verifikimi të personave. Po ç’hyn kjo në procesin mësimor? Nëse flasim për një botë

gjithnjë e më të digjitalizuar, atëherë qasja në biblioteka elektronike, verifikimi në ditarët

shkollorë digjitalë e aspekte të tjera, biometriken e bënë të domosdoshme.

- Hologrami nënkupton një fotografi tredimensionale e cila edhe në pjesët më të vogla të

saj përfshin krejt foton. E gjithë kjo bëhet me ndihmën e laserëve, që përthyejnë pamjet

për t’u krijuar figura interference. Kjo teknologji bën të mundur ruajtjen e qindra fotove

dhe pasqyrimin e tyre në kohë reale. Nëse në një njësi mësimore nga historia, ne do të

kishim nevojë për t’i parë piramidat e Egjiptit, atëherë hologrami, do të na e mundësonte

t’i kishim para syve “live”. Madje, përmes hologramit, edhe vetë mësimdhënësi do të

mund të zëvendësohej. Mbase,për t’u përsosur interaktiviteti i hologramit-mësimdhënës

me nxënës e studentë do të duhet edhe pak kohë, mendoj në atë masë që mësimdhënësi

do të zëvendësohej plotësisht nga hologrami. Sigurisht, në Kosovë për të arritur kjo

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

29

teknologji duhet kohë, por këto janë tendencat e përfshirjes se teknologjisë informative

në procesin mësimor.

4.1.1. Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta

Ligji mbi përmirësimin e arsimit të individëve me paaftësi (IDEA – Individuals with

Disabilities Education Improvement Act) kërkon që për të gjithë nxënësit në nevojë për shërbime

arsimore të posaçme, të shihet mundësia e përdorimit të teknologjisë ndihmëse. Teknologji

ndihmëse është çdo product, pajisje ose sistem që përdoret për të ruajtur, rritur ose përmirësuar

aftësitë funksionale të individëve me nevoja të veçanta. Për nxënësit që kanë nevojë për tempo

më të ngadaltë dhe përsëritje të shumta për të mësuar një concept të ri, kompjuterët janë mësuesit

private më të mire e më të duruar, sepse përsërisin hapat dhe mësimet sa here që është e

nevojshme.

4.1.2. Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti

Për nxënësit me dhunti, kompjuterët mundësojnë lidhje me bazat e të dhënave dhe me

kompjuteret ne universitete, muze e laboratore kerkimore. Rjetet e kompjutereve u krijojne

nxenesve mundesi te punojne me projekte dhe te ndajne informacione me te tjeteret ne mbare

vendin. Eshte gjithashtu e mundur qe nxenesit me dhunti tem und te ngarkohen te hartojne

programe per nxenesit e tjere e mesimdhenesit. Shume drejtore shkollash ne te gjithe vendin

mbeshteten te nxenesit, te cilet kontribuojne qe teknologjia kompjuterike ne shkolla te jete

funksionale

4.1.3. Përdorimi teknologjisë në mësimdhënien e të shkruarit

Studime të shumta janë bërë edhe në lidhje me disa qasje të tjera që lidhen me bazat e

mësimdhënies kompjuterike, sepse udhëzimet i ndihmojnë nxënësit të jenë në gjëndje të

korrigjojnë direkt në letër atë që kanë prodhuar pa patur nevojë për të riprodhuar tërë

dokumentin. Nxënësit, duke patur mundësi të korrigjojnë gabimet e tyre, kanë një mundësi më të

madhe që shkrimet e tyre të kenë një cilësi më të mirë. Kështu nxënësit bëhen më të përfshirë në

caktimin e materialit dhe ndihen më mirë sepse ata kanë një kontroll të drejtpërdrejtë të procesit

të tyre të të shkruarit duke rezultuar edhe më shumë entuziast. Një pjesë e mirë e studimeve kanë

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

30

analizuar avantazhet e shkrimit me kompjuter si një mënyre edukative e cila i ndihmon nxënësit

që shkruajnë në gjuhën e tyre.

4.2. Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie

Përdorimi i teknologjisë e internetit është nevojë e njëherit edhe lehtësim i kryerjes së

punëve të shumta duke kursyer kohë. Mirëpo keqpërdorimi dhe përdorimi për kohë të gjata i tij

po dërgon në rezultate jo të mira.

- “Bota e trishtuar dhe e vetmuar zbulohet në hapsirën kibernetike”

- “Izolimi rritet me rritjen e përdorimit të internetit” .

Këto janë disa nga titujt qe hasen nëpër mediume, hulumtues të shumtë kanë parë që

ashtu siç thonë edhe rreshtat lartë, se përdorimi i internetit mund të shkaktojë izolim, vetmi e

depresion, interneti mund të jetë i dëmshëm për gjendjen psikologjike të disa njerëzve dhe se

rritja e përdorimit të internetit çon në zvogëlimin e raporteve njerëzore dhe në rënien e nivelit të

lumturisë. Përoruesit e mëdhenj të internetit manifestojnë një ulje të lehtë në disa aspekte të

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

31

marrëdhënieve të tyre shoqërore dhe vetëm një rritje të lehtë në vetë-raportimet për vetminë dhe

depresionin.

“Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”, kjo është një shprehje e Sami

Frashërit e cila zë shumë vend në realitetin e sotëm ku fëmijët po bëhen gjithmonë e më shumë

pjesë e ambientit virtual. Mënyra e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në

dhjetëvjeçarin e fundit. Është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, duke bërë që

aktiviteti fizikë dhe mendorë i fëmijëve të jetë pothuajse i vdekur. Zhvillimi i teknologjisë ka

bërë që fëmijët të rriten në një ambient virtual duke marrë për bazë edukative të gjitha

informacionet e pakontrolluara që i ofron teknologjia. Deri në moshën 18 vjeç të rinjtë janë të

dhënë pas atij që quhet konsum mediatik, duke qenë më tepër të ekspozuar ndaj televizorit dhe

internetit. Por ajo që është kthyer në një fenomen dhe shqetësim për prindërit dhe specialistët

janë video lojërat ose siç quhen ndryshe lojërat kompjuterike. Për këtë çështje ka disa qëndrime.

Disa hulumtues mendojnë se video-lojërat ndikojnë në rritjen e inteligjencës dhe përmirësimin e

notave të fëmijëve. Ndërsa të tjerë thonë se ato kanë një sërë pasojash negative,si një qëndrim të

keq të trupit, probleme në komunikim në mjedisin e tyre,izolim social, obeziteti, ekspozimi ndaj

dhunës, etj. Kjo problematikë nuk është lokale por ka një përhapje ndërkombëtare.

4.2.1. Problemet në komunikim si pasojë e përdorimit të tepërt të

teknologjisë

Përdorimi pa kontrollë i paisjeve teknologjike mund të dërgoj në varëshmëri dhe izolim

nga familjarët e shoqëria, kjo mund të sjellë dhe mangësi në komunikim. Si pasojë e përdorimit

të tepruar, të pakontrolluar nga të rriturit shembulli kopjohet edhe nga fëmijët, qasja është e

thjeshtë e shumë herë e palimituar për të lundruar në internet.Nuk vihet aspak në dyshim

dobishmëria dhe rëndësia që ka interneti në zhvillimin edukativ, kulturor e arsimor tek nxënësit,

sepse në internet përveçse informacioneve ka edhe lojëra e materiale të dobishme të cilat

zhvillojnë inteligjencën e fëmijëve.

Rezultatet e pritshme i detyrohen më së shumti, përdorimit pa kriter, me orë të zgjatura

të internetit dhe pa kontroll nga të rriturit, duke zbuluar pasojat që sjell përdorimi i tij dhe së

fundi por jo më pak i rëndësishëm rekomandimet kryesore lidhur me masat që duhen marrë për

shmangien e këtyre problemeve nga institucionet arsimore, familja dhe shoqëria në përgjithësi.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

32

Kohët e fundit zhvillimi i teknologjisë informative, sidomos i internetit dhe i telefonave mobilë,

po ndikon ndjeshëm dhe në shkallë shqetësuese në riorientimin e të rinjve, sidomos të nxënësve,

ndaj mësimit duke krijuar dhe pengesa në komunikim. Kjo tashmë nuk mund të quhet dukuri,

sepse ka marrë shtrirje aq gjithëpërfshirëse sa nuk duket e mundshme të ndërhyhet në mënyrë të

organizuar nga instanca të ndryshme shoqërore.

I mbetet familjes të shtojë përkujdesjen ndaj fëmijëve të saj që së paku përdorimi i

internetit të marrë qasje të kontrolluar, ngase shkëputja nga ai tashmë duket e pamundshme dhe,

për më shumë, kërkesë absurde. Nga bisedat në familje të shumta janë shfaqur shqetësime nga

prindërit, pa përjashtim, se trendët aktualë të përdorimit të internetit çojnë në përmasa të

pakontrolluara të qasjes ndaj tij,e kjo pashmangshëm në rënien e interesimit për mësim.

4.2.2. Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin

e nxënësve

Kompjuterët me siguri mund tju ofrojë fëmijëve mundësi te reja të edukimit ,

kreativitetit dhe zbavitjes. Fëmijët janë mësuar ta përdorin kompjuterin në mosha fare të hershme

dhe ata janë duke konsumuar gjithnjë e më shumë kohë para ekranit të tij duke parë filma, duke

bërë lojra apo duke parë emisione informative.

Koha që femijët harxhojnë para kompjuterit i largon ata nga ndërveprimet dhe

komunikimet me bashkëmoshtarët e tyre , nga aktivitetet sportive , nga eksplorimi i natyrës , nga

aktivitetet artistike si muzika , vizatimi , baleti , këndimi e shumë e shumë të tjera. Ja disa rreziqe

shëndetësore që janë identifikuar gjatë përdorimit për një kohë të gjatë të kompjuterit nga ana e

femijeve.

- Dëmtimet: Kur fëmijët përdorin kompjuterin për orë të tera ai krijon një tendosje

të muskujve , tendinave dhe nervave te qafës , krahëve dhe të duarve dhe i vë këto

pjesë të trupit nën një kërcënim që quhet “ sindromi i lëvizjeve të përsëritura. Ky

sindrom ndodh edhe tek të rriturit në rastet kur ata i nënshtrohen një pune te gjatë

dhe të lodhshme në kompjuter. Kjo mund të jetë e dhimbshme dhe është

veçanërisht e rrezikshme kur trupat e tyre (fëmijeve) që janë akoma në rritje.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

33

- Problemet me shikimin: Fëmijët mund të rrezikohen nga strabizmi kur ata

qëndrojnë për ore të tëra pa shkëputje para ekranit të kompjuterit. Sidomos tek

grupmoshta deri në 10 vjec nuk këshillohet absolutisht qëndrimi para ekraneve të

kompjuterave apo edhe televizorëve më shumë se 1 orë në ditë .Kur sistemi i tyre

pamor është në zhvillim ai ka nevojë për stimulim nga bota reale , përvojat

vizuale dhe një mundësi për të parë objektet që janë afër dhe larg, të sheshtë dhe

3- dimensionale, të palëvizshme dhe te levizshme dhe me plot ngjyra të

ndryshme, etj.

- Mungesa e palestrës dhe problemet me peshën : Fëmijët të cilët kalojnë shumë

kohë perpara kompjuterit kanë tendencë që të shpenzojnë më pak kohë duke bërë

aktivitet fizik. Ata kanë nevojë për tu ushtruar çdo ditë për të permiresuar forcën

fizike me ate te aktivizimit te muskujve. Gjithashtu aktiviteti fizik është i

nevojshëm edhe për të djegur kaloritë. Fëmijët të cilët nuk merren me aktivitete

fizike janë në rrezik per të zhvilluar sëmundje të zemrës , obezitet , diabet dhe

probleme emocionale që kanë të bëjnë me çështjet e vetë besimit dhe kurajos.

Parandalimi i këtyre dëmtimeve në shëndet mund të bëhet përmes këtyre

shprehive që duhet përcjellur fëmijëve:

- Siguroni një pozicion qëndrimi korrekt dhe të shëndetshëm të fëmijës përpara

kompjuterit:Sigurohuni që ndriçimi i ambjentit në të cilin fëmija qëndron para

kompjuterit të jetë optimal. Merrni masa që pozicioni i karrikës të jetë ai i duhuri

dhe të sigurohet edhe mbështëse për këmbet. Kur duart e fëmijës suaj janë në

tastierë duhet që ato të jenë pak më poshtë se niveli i bërrylave të tyre. Ekrani

duhet të jetë në nivel me kokën në mënyrë që të parandalohet tendosja e muskujve

dhe nervave të qafës.

- Caktoni limite kohore: Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një apo dy orë

përpara ekranit në total në ditë (kompjutera, televizion, filma dhe video games).

- Bilanci i kohës para ekranit me aktivitetet e tjera të shëndetshme:Sigurohuni që

fëmija juaj harxhon të pakten 75 % te kohës së lirë duke luajtur me fëmijët e tjerë,

duke bërë stërvitje, duke eksploruar natyrën jashtë dhe duke shijuar aktivitetet

krijuese dhe argëtuese.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

34

5. Përfundim

Për fund, për t’u përballur me ndryshimet themelore që po sfidojnë komunitetet

arsimore sot, veçanërisht me integrimin e teknologjisë, është më se i nevojshëm hartimi i

politikave dhe i strategjive me synime arsimore afatgjata dhe arritje të reja arsimore. Teknologjia

informative nuk është vetëm një mjet për të prezantuar përmbajtet ekzistuese përmes mjediseve

të reja, por ai është gjithashtu një mjet për paraqitjen e modeleve të reja të të nxënit. Në shkollat

tona nuk ekziston mënyra e organizuar e mësimit përmes përdorimit të kompjuterit nga nxënësit

dhe mësimdhënësit, në mënyrë që nxënësve t’u mundësohej qasje më e lehtë për përdorimin e

kompjuterit për qëllime arsimore. Disa shkolla kanë kompjuterë e disa jo, mirëpo nuk është e

rëndësishme vetëm prania e kompjuterëve në shkolla, por kërkohet aftësim pedagogjik për

përdorimin e tyre si për mësimdhënës, ashtu edhe për nxënës. Mësimdhënësit vetëm janë trajnuar

për disa programe kompjuterike.

Ekzistojnë dy kategori kryesore të shfrytëzimit të kompjuterëve: mësim "nga"

kompjuterët dhe mësim "me" kompjuterët. Për të realizuar këtë, kërkohet orientim dhe udhëzim i

mësimdhënësve për t’i stimuluar nxënësit që teknologjinë ta përdorin për arsim. Shumë nxënës

kanë shkathtësi që ta përdorin kompjuterin, por ekziston një dallim i dukshëm në mes

shkathtësive në teknologjinë informative dhe përdorimit të teknologjisë informative për qëllime

pedagogjike. Disa nxënës kompjuterin e përdorin për lojëra të ndryshme në internet, që po

ndikojnë në shpenzimin e kohës për shkaqe argëtuese dhe po krijojnë edhe varshmëri te fëmijët.

Komunikimi në rrjete sociale në mes të nxënësve është shpenzim i madh i kohës për biseda me

shoqëri dhe që nuk rezulton me kurfarë rezultati mësimor. Po ashtu edhe mos kujdesi i prindërve

për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre lidhur me atë se çka shohin në televizor, çka luajnë

në internet dhe me video lojra, si dhe me kë komunikojnë është shqetësim i mësimdhënësve, të

cilët kërkojnë kujdes më të shtuar ndaj fëmijëve të tyre, që kjo po ndikon shpesh në sjellje jo të

mira, në mënyrën e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë.

Pra, teknologjia informative është e domosdoshme, mirëpo kohëzgjatja, përdorimi e

përmbajtja duhet të jenë nën mbikqyrjen e të rriturve.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

35

6. Biografia e kandidates

Autorja e këtij punimi të diplomës quhet Vesa Haxhijakupi, e lindur më: 11.09.1996.

Shkollën e mesme të ulët e përfundoi në shkollën “Ramiz Sadiku” në Pejë. Shkollën e

mesme të lartë e përfundoi në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Pastaj vazhdoi studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e

Edukimit – Programi Fillor.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Haxhijakupi.pdfNdjenja e vlerësimit ..... 22 3.6. Si duhet të përdoret teknologjia në procesin mësimor për të arritur rezultatet e ... Për

36

7. Literatura

1. Bardhyl Musai, Mirjana Rrapo, “ Aspekte të mësimdhënies “, Prishtinë, 1997

2. Beqiri, Edmond, Bazat e informatikës, Universiteti i Prishtinës, Prishtuinë, 2006

3. Grup autorësh (Bardhyl Musai, Jonila Godole, Tidita Abdurrahmani), Edukimi mediatik,

Tiranë, 2011.

4. Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia, Tiranë 2008.

5. Islam Krasniqi - “ Sisteme e Strategji të Mësimdhënies Bashkëkohore “ Prishtinë, 2005

6. Statovci-Shala, Safete, Shkaqet e humbjes së interesimit të nxënësve për mësim,

Prishtinë, 2014

7. Woolfolk, Anita, Psikologji edukimi, Tiranë 2011.

7.1. Burime nga interneti

1. http://elisareci.weebly.com/uploads/2/0/3/7/20379979/teknologjia_ne_mesimdhenie.pdf

2. https://archive.org/stream/TeknologjiaNMsimdhnie/Teknologjia%20n%C3%AB%20m%C3%ABsimdh%C

3%ABnie_djvu.txt

3. http://ukschool-ks.com/perdorimi-i-teknologjise-ne-mesimdhenie/

4. http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/arsyet-dhe-rendesia-e-perdorimit-te-teknologjise-ne-klase

5. http://omi.al/slider-2/shendeti-i-femijes-dhe-perdorimi-pa-kriter-i-kompjuterit/

6. https://www.academia.edu/31792185/METODAT_EFEKTIVE_T%C3%8B_KOMUNIKIMIT_N%C3%8

B_M%C3%8BSIMDH%C3%8BNIE_Msc._Aurora_Gixhari_