34
15 UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK Punoi: Mentor: Biontina Poniku Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

15

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK

Punoi: Mentor:

Biontina Poniku Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

2

Ky punim i temës së diplomës është realizuar në Unversitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në

bashkepunim me spitalin rajonal “Daut Mustafa “ në Prizren.

Mentori i kësaj teme është Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi

Deklarata e kandidates

Unë Biontina Poniku, me përgjegjësi të plotë deklaroj se punimi i titulluar “Ileusi dinamik dhe

paralitik“ është punim i imi origjinal.

Të njëjtin nuk e kam kopjuar nga punimet e studentëve të tjerë apo nga ndonjë burim tjetër,

përveq atyre burimeve dhe literaturave të cituara në referenca.

Nga fillimi deri në përfundim të këtij punimi kam respektuar dhe jam mbështetur në të gjithë

rregulloren për Hartimin e Temës së Diplomës të përcaktuar nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi

Agani“.

Page 3: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

3

FALENDERIM

Falenderoj familjen për mbështetjen e pakursyer.

Falenderoj të gjithë pedagogët e fakultetit të Infermierisë në Universitetin Fehmi Agani,

në veçanti mentorin Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi, i cili me vërejtjet dhe sygjerimet e tij

në të gjitha fazat e punimit, ndikoi dukshëm në ngritjen e vlerës dhe cilësisë së këtij

punimi.

Page 4: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

4

Përmbajtja

Abstrakti...........................................................................................................................................6

Qëllimi dhe Metodologjia................................................................................................................7

KAPITULLI I ................................................................................................................................8

1.1 Hyrje.........................................................................................................................................8

1.2 Fizpatologjia e ileusit................................................................................................................9

1.3 Anatomia patologjike e ileusit................................................................................................10

1.4 Klasifikimi i ileusit.................................................................................................................11

1.5. Ileusi Dinamik.........................................................................................................................12

1.6. Ileusi Paralitik.........................................................................................................................15

KAPITULLI II.............................................................................................................................18

2.1 Studim rasti.............................................................................................................................18

2.2 Diagnostifikimi.......................................................................................................................19

2.3 Trajtimi...................................................................................................................................20

KAPITULLI III............................................................................................................................22

3.1 Fazat e procesit të kujdesit infermieror...................................................................................22

3.2 Mbështetja psikologjike..........................................................................................................22

3.3 Planifikimi...............................................................................................................................23

3.4 Zbatimi....................................................................................................................................24

3.5 Përgatitja infermierore preoperatore.......................................................................................26

3.6 Diagnoza infermierore............................................................................................................26

3.7 Ndërhyrjet infermierore..........................................................................................................27

3.8 Vlerësimi përfundimtar...........................................................................................................29

KAPITULLI IV............................................................................................................................31

4.1 Konkluzionet...........................................................................................................................31

Page 5: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

5

4.2 Rekomandimet………………………………........................................................................32

KAPITULLI V..............................................................................................................................33

5.1 Referencat...............................................................................................................................33

5.2. CV e kandidates......................................................................................................................34

"Kujdesi infermieror do të thotë përdorimi i: ajrit të pastër, dritës, higjienës, qetësisë dhe

zgjedhjes së duhur të dietës. Kjo është e gjitha që nevojitet për të ruajtur sa më shumë që të jetë

e mundur forcën për pacientin"

Florence Nightingale

Page 6: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

6

Abstrakti

Hyrje. - Ndryshimet fizpatologjike që ndodhin në organizëm janë pothuajse të njëjta për të gjitha

llojet e ileuseve. Zorra për të shtyrë përmbajtjen intestinale shton tkurrjen e saj (peristaltikën).

Shtimi i peristaltikës mbi pengesën çon në dhimbje (kolikë intestinale). Valët e hiperperistaltikës

që ndeshen në pengesën mekanike çojnë në zgjerimin e ansave mbi pengesë, i cili në format

akute hollon muret e zorrës ndërsa në format kronike çon në trashje të tyre. Krahas zgjerimit

ansa mbushet me përmbajtje intenstinale të ujshme, e çila çon në rritje të presionit intraluminal,

që nxit hipersekrecionin, në këtë mënyrë krijohet grumbullimi i gazeve dhe përmbajtjes në zorrë

duke çuar në distension abdominal.

Qëllimi. - kryesor i punimit ka qenë analizimi i ndërhyrjeve infermierore gjatë pranimit të

pacientit me ileus, përgatitja e pacientit për në fazën operatore si edhe parandalimi i

komplikimeve postoperatore.

Metodologjia. - Gjatë përgatitjes së kësaj teme diplome në vazhdimësi jemi konsultuar me

ekipet emergjente dhe të reparit kirurgjik, në spitalin ’’prim.dr. Daut Mustafa’’, në Prizren.

Materiali i përdorur për këtë punim është siguruar kryesisht nga interneti, nga faqja me e madhe

e publikimeve mjekësore ’’PubMed’’, poashtu kemi konsultuar literaturën dhe ligjet vendore,

gjithmonë duke përzgjedhur literatura dhe publikime sa më të reja, të viteve të fundit.

Konkluzionet. - Njohja e simptomave edhe diagnostikimi i hershëm i ileusit dinamik, gjetja e

etiologjisë dhe trajtimi i simptomave, reanimimi i të sëmurit dhe diagnoza diferenciale frenojnë

motalitetin. Konstipacioni dhe stopi i gazrave janë karakteristikë për ileusin e plotë. Ileusi

dinamik i thjeshtë kërkon një reanimim për një kohë të gjatë ndërsa ai strangulativ përbën një

emergjencë kirurgjikale e për rrjedhojë koha për intervent është më e shkurtër. Të dhënat klinike

karakteristike të ileusit intestinal dinamik janë dhimbja e cila pothuajse në të gjitha rastet është e

pranishme, të vjellat, stop i feçeve dhe gazrave, meteorizëm.

Rekomandimet. - Përgatitja e një stafi të kualifikuar infermieror është detyrë e të tashmes dhe të

ardhmes, si kualifikimi teorik ashtu edhe ai praktik; Në vazhdimësi të rritet cilësia e kujdesit për

të sëmurin; Të bëhet diagnostikimini i hershëm; Të kujdesemi për mbarëvajtjen e punës në ekip;

Të kujdesemi për uljen e sëmundëshmërisë pre, intra, dhe post operatore; Të kujdesemi për uljen

e vdekshmërisë së pacientëve.

Fjalët kyqe: ileusi, abdomeni, pengesa, kujdesi infermieror.

Page 7: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

7

Qëllimi dhe objektivat e punimit

Duke qenë se ileusi përbën një urgjencë kirurgjikale, për të cilën koha nuk na ndihmon shumë

për të bërë një vlerësim të plotë të të gjithë sistemeve. Qëllimi kryesor i punimit ka qenë

analizimi i ndërhyrjeve infermierore gjatë pranimit të pacientit me ileus, përgatitja e pacientit për

në fazën operatore si edhe parandalimi i komplikimeve postoperatore.

Qëllimet e punimit janë edhe:

Të shiqohet puna e infermiereve në spitalin e Prizrenit;

Veprimet mjekësore emergjente;

Përshkrimi i punës dhe detyrat;

Pranimi dhe trajtimi i pacientit; si dhe

Përgjegjësitë e infermieres në trajtimin e pacientit.

Metodologjia

Gjatë përgatitjes së kësaj teme diplome në vazhdimësi jemi konsultuar me ekipet e qendrës

emergjente dhe reparit kirurgjik, në spitalin e përgjithshëm ’’prim.dr. Daut Mustafa’’, në Prizren.

Materiali i përdorur për këtë punim është siguruar kryesisht nga interneti, nga faqja me e madhe

e publikimeve mjekësore ’’PubMed’’, poashtu kemi konsultuar literaturën dhe ligjet vendore,

gjithmonë duke përzgjedhur literatura dhe publikime sa më të reja, të viteve të fundit.

Page 8: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

8

KAPITULLI I

1.1. Hyrje

Trakti digjestiv përbëhet nga një tub që fillon me kavitetin oral dhe përfundon me anusin.

Gjatësia e këtij trakti mund të arrij deri në 11 metra tek të rriturit, ku diametri arrin vlera të

ndryshme në nivele të ndryshme të organizmit. Funksioni i traktit digjestiv lidhet me:

përtypjen,

depozitimin,

tretjen, dhe

përthithjen e ushqimeve.

Pjesët përbërse të traktit digjestiv janë:

kaviteti oral,

faringu,

ezofagu,

stomaku,

zorrët e holla, dhe

zorrët e trasha.

Figura 1. Pjesët e poshtme të traktit digjestiv.

Në prerje tërthore në çdo nivel të traktit digjestiv dallojmë këto shtresa nga brënda – jashtë:

tunica mucosa,

tunica muscularia,

tunica seroza, dhe

tunica adventicia.

Page 9: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

15

1.2. Fizpatologjia e ileusit

Ndryshimet fizpatologjike që ndodhin në organizëm janë pothuajse të njëjta për të gjitha llojet e

ileuseve. Fillimisht zorra për të shtyrë përmbajtjen intestinale shton tkurrjen e saj (peristaltikën).

Shtimi i peristaltikës mbi pengesën çon në dhimbje (kolikë intestinale). Valët e hiperperistaltikës

që ndeshen në pengesën mekanike çojnë në zgjerimin e ansave mbi pengesë, i cili në format

akute hollon parietet e zorrës ndërsa në format kronike çon në trashje të tyre. Krahas zgjerimit

ansa mbushet me përmbajtje intenstinale të ujshme, e çila çon në rritje të presionit intraluminal,

që nxit hipersekrecionin nga ngacmimi i mbaresave nervore të zorrës. Në këtë mënyrë krijohet

një rreth vicioz, rritet grumbullimi i gazeve dhe përmbajtjes në zorrën që çon në distension

abdominal, i cili është më i shprehur dhe uniform në pengesat e poshtme, ndërsa mungon në

pengesat e sipërme. Grumbullimi i lëngjeve mbi pengesë dhe të vjellat çojnë në dehidrim. Në

format e avancuara nga rritja e permabilitetit të parieteve të zorrës, ka ekstravazion lëngjesh edhe

në kavitetin abdominal. Në pjesën supra obstruktive, nga ndërprerja e tranzitit intestinal ndodh

rritja intraluminale e përmbajtjes, kjo si rezultat i grumbullimit të likidit dhe gazit.

Normalisht organizmi sekreton:

Nga gjëndra salivare (1.5l);

Lëng gastrik (2-3l);

Lëng pankreatik (0.5-0.8l);

Lëng biliar (0.5l);

Sekretim intestinal (3l).

Kurse orgjina e gazit vjen nga:

Fermentimi bakterial;

Difuzioni nga shtrati vazal; dhe

Ajri i gëlltitur.

Rritja e volumit intra luminal nxit aktivitetin motorik të zorrës duke sjell kështu hiperperistaltik

dhe kolika abdominale, por pavarsisht këtij mekanizmi kompesator në qoftë se nuk arrihet të

kalohet pengesa atëher do të vazhdoj të rritet përmbajtja intraluminale duke dhënë distendim të

murit të zorrës dhe stazë të përmbajtjes supraobstruktive.

Page 10: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

10

Tendosja e paretit intestinal kompromenton së tepërmi shtratin vazal. Kështu mund të arrihet të

përthithet vetëm 9% e likidit (nga 80% që absorbohet në kushte normale për 10 orë) nga kjo

rritje pafund e volumit intestinal gjithçka futet në një rreth vicioz. Nga kompromentimi arterial

ndodh:

hypoksi;

rritet rrisku për nekroz;

perforacion;

peritonit i gjeneralizuar; dhe

Në gjëndjen e përgjithshme ndodh një insuficienc multiorganore, e cila çon në vdekje.

1.3. Anatomia patologjike e ileusit

Ndryshimet Anatomo-Patologjike janë në varësi të formës së ileusit dhe përgjithësisht janë

shumë më të theksuara në format stangulative se sa në ato obturative. Në pamje të parë

makroskopike pas hapjes së peritoneumit ajo që do të vihet re është:

Versament ascitik (i bollshëm, i pastër ose serohemoragjik);

Tendosje e ansave intestinale (dilatacioni është më i madh afër pengesës, zorra

është me mure të holla gati deri në perforim).

Ngjyra nga rozë e murit intestinal bëhet cianotike.

Në varësi të natyrës së pengesës mund të vërehet:

Masë tumorale;

Torsion në aksin mezenterik;

Invaginacion.

Page 11: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

11

1.4. Klasifikimi i ileusit

Në praktikën mjekësore ka shumë rëndësi njohja e klasifikimit të ileusit, kjo për qëllime

djagnostike dhe terapeutike. Klasifikimi i ileusit paraqitet në disa forma, ai mund të jetë:

1. Malinj; dhe

2. Jo malinj.

Në baz të vendit të lokalizimit kemi:

Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë, ileus jejuna ose i mesëm, ileus

ileal ose i poshtëm); dhe

Ileus i zorrës së trashë.

Në baz të mekanizmit dallojmë:

Ileus mekanik: Obturativ, Strangulativ; dhe

Ileus funksional: Paralitik, Spastik.

Në bazë të anatomisë kemi:

Intraluminal (trupat e huaj, bezoarët, enteritis, gurët biliar, parazitët, enterolitët, lezionet

egzofitë polipoidë);

Intramural (kongjenitalë, dublikacion intestinal, atrezi, stenoz);

Proceset inflamatore (divertikulitis, morbus crohn, iskemi kronike intestinale).

Neoplazitë:

Primare të zorrës (beninjë, malinjë)

Sekondare (metastaza sidomos nga melanoma).

Page 12: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

12

1.5. Ileusi Dinamik

Ileusi dinamik zhvillohet si pasojë e një spazmi refleks të zorrëve, i cili mund të shkaktohet nga

acarimi mekanik dhe i dhimbjes gjatë invazioneve, organeve të huaja në zorrë, hematoma

abdominale, pankreatitit akut, nephrolithiasis, kolik biliare, pneumoni bazale, pleurit, fraktura të

brinjëve, infarkt akut të miokardit dhe kushte të tjera patologjike. Për më tepër, zhvillimi i

obstruksionit dinamik të zorrëve mund të shoqërohet me lezione organike dhe funksionale të

sistemit nervor (dëmtimi i trurit, trauma mendore, dëmtimi i palcës kurrizore, goditja ishemike,

etj.), Si dhe çrregullimet disirkuluese (tromboza dhe emboli e enëve mesenterike, dizenteria,

vaskuliti), etj.

Parandalimi i obstruksionit të zorrëve përfshin kontrollimin në kohë dhe heqjen e tumoreve të

zorrëve, parandalimin e sëmundjes ngjitëse, eliminimin e pushtimit helminthic, ushqimin e

duhur, shmangien e dëmtimeve, etj. Nëse dyshoni për pengim të zorrëve, menjëherë duhet të

konsultoheni me një mjek.

Ndalesa e aktivitetit peristaltik të zorrëve mund të tregojë zhvillimin e një diagnoze: pengim

dinamik të zorrëve. Kjo është një sëmundje serioze në të cilën ka një mosfunksionim të zorrës së

trashë ose zorrëve të holla, si rezultat i së cilës formohet ngecje e gazit dhe përmbajtjes së

zorrëve. Sëmundja shoqërohet me dhimbje akute dhe procese inflamatore që ndodhin në zgavrën

e barkut. Në këto raste çdo kohë e humbur shton rrezikun e vdekjes.

Figura 2. Pamje nga ndryshimi që pësojnë zorrët tek ileusi dinamik.

Page 13: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

13

Karakteristikat e sëmundjes

Obstruksioni dinamik i zorrëve zhvillohet për arsye të ndryshme. Në shumicën e rasteve, ajo

është shkaktuar nga keqfunksionime të rregullimit neurohumoral të aktivitetit të zorrëve.

Sëmundja shfaqet në dy forma:

Forma paralitike.

Forma spastike.

Forma paralitike. - është forma më e zakonshme e sëmundjes. Pacienti fillon të përjetojë rritje

të formimit të gazit në zorrë, përmbajtja e lëngshme grumbullohet dhe nuk lëviz përgjatë zorrëve.

Toni i shtresës së muskujve është i dobësuar. Paraliza e zorrëve mund të ndodhë në një vend ose

të mbulojë të gjitha pjesët e traktit gastrointestinal. Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë

sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza dhe

embolia e arteries superiore mesenterike çojnë në formën më të rëndë të obstruksionit të zorrëve.

Ileusi paralitik mund të ndodhë në periudhën pas operacionit si një ndërlikim.

Për obstruksionin paralitik, simptomat e mëposhtme janë karakteristike:

Fryrje;

Të vjella;

Kapsllëk

Formim i shtuar i gazit;

Vështirësi në frymëmarrje;

Takikardi;

Tharje e gojës, dhe

Pacienti shqetësohet nga dhimbjet e brendshme, duke u bërë më të forta që janë të përhershme.

Përmbajtja e grumbulluar në zorrë fillon të kalbet, shfaqen bakteret.

Forma spastike. - një formë spastike e pengesave dinamike të zorrëve është një lloj i rrallë i

shfaqjes së ileusit, e cila më së shpeshti zhvillohet në moshë të re. Arsyet e shfaqjes së saj janë:

Tek forma spastike në zorrë formohet një spazmë muskulore, si rezultat i së cilës lëvizja e

përmbajtjes pushon. Sëmundja fillon papritmas. Simptoma kryesore është fillimi i dhimbjes së

mprehtë pa ndonjë lokalizim specifik. Intoksikimi i trupit, siç është rasti me pengesë paralitike,

nuk ndodh.

Page 14: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

14

Fazat e sëmundjes. - sëmundja vazhdon në mënyrë të pabarabartë, për të cilën janë

karakteristike tri faza:

Faza fillestare e cila zgjat jo më shumë se 12 orë, karakterizohet nga dhimbje në bark.

Faza e ndërmjetme zgjat rreth një ditë. Dhimbja në këtë fazë zvogëlohet. S'ka jashtëqitje, as

formim gazi. Fillon fryrja.

Faza e vonë fillon një ditë e gjysmë nga fillimi i sëmundjes. Në këtë kohë, proceset

inflamatore zhvillohen në mënyrë aktive në zorrë. Trupi pëson dehje akute. Ka dehidrim.

Ileusi dinamik i zorrëve tek fëmijët

Tek fëmijët, pengimi akut dinamik i zorrëve, i cili manifestohet më shpesh në një formë

paralitike, është më i zakonshëm. Mund të dallojmë arsyet e mëposhtme që provokojnë

zhvillimin e sëmundjes në fëmijëri:

Pengesë shtrënguese;

Peritonit i kufizuar ose difuz;

Dëmtime të barkut;

Pneumoni;

Empiema pleurale;

Shkelja e funksioneve të zorrëve.

Shpesh, pengimi dinamik i zorrëve prek fëmijët në periudhën pas operacionit. Gjithashtu, shkaku

i paraqitjes së formës paralitike të kësaj sëmundjeje mund të jetë hipokalemia. Rreziku i

sëmundjes në fëmijëri është humbja e mundshme e një sasie të madhe të lëngjeve dhe kripës për

shkak të të vjellave të vazhdueshme, humbjes së oreksit, sekretimit të kaliumit nga veshkat dhe

hipoproteinemia. Ashpërsia e gjendjes mund të përkeqësohet nga ndikimi i kushteve negative

toksike dhe bakteriale.

Ileusi dinamik i zorrëve tek të posalindurit mund të shkaktohet nga një numër arsyesh të

mëposhtme:

Parakohshmëri;

Shkelja e ndërhyrjes së drejtë;

Përdorimi i ilaçeve (përfshirë gratë

në lindje dhe gjatë shtatëzanisë);

Përdorimi i heroinës nga nëna;

Përdorimi i heksamethoniumit;

Sepsis;

Enterit;

Enterokoliti nekrotik;

Çrregullimet endokrine.

Page 15: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

15

Ileusi dinamik i zorrëve tek fëmijët nuk është i rrallë, por diagnostikohet lehtë dhe bën të mundur

trajtimin në kohë. Në rast të dyshimit për praninë e një pengese të tillë, gjëja kryesore nuk është

të dorëzoheni në tundimin e vetë-mjekimit, por t'i përmbaheni rreptësisht udhëzimeve të dhëna

nga specialisti përkatës. Një përfundim vdekjeprurës është një zhvillim plotësisht i mundshëm i

ngjarjeve me një problem të tillë si bllokimi dinamik i zorrëve.

Dieta është një mënyrë tjetër për të trajtuar pengesat dinamike të zorrëve. Kur merret parasysh

periudha pas operacionit, menyja duhet të përfshijë ushqime të lëngshme, të ngrohta, me yndyrna

të pangopura, ndërsa vëllimi i çdo ushqimi nuk duhet të kalojë 200 gram. Falë kësaj diete

ushqyese, funksioni sekretor zvogëlohet, përkatësisht, lëngjet biliare dhe enzimat janë në gjendje

të shpërndajnë materialin. Ushqimet yndyrore dhe ushqimet e ngurta hiqen nga dieta për të

zvogëluar aktivitetin e zorrëve. Nuk lejohet të aplikohen në ushqimet e skuqura dhe pikante,

mishin e tymosur, pijet alkoolike dhe ato të gazuara. Për të holluar jashtëqitjen, rekomandohet të

përdoret një sasi më e rritur lëngjesh. Produktet që kontribuojnë në ileus si lakra, fasulet,

qumështi, hiqen nga menyja. Për të shmangur kapsllëkun, rekomandohet përfshirja e ushqimeve

të freskëta në dietë, të cilat gjithashtu kontribuojnë në normalizimin e mikroflorës së zorrëve.

1.6. Ileusi Paralitik

Përcaktohet me paralizë të lëvizshmërisë së zorrëve, i shoqëruar nga një regresion i papritur i

rigjallërimit funksional të formacioneve neuromuskulare dhe bllokimet paralizuese të zorrës. Me

formën refleks të sëmundjes, vërehet acarim i ndarjes simpatike të sistemit nervor autonom.

Ileusi paralitik pas operacionit ka një gjenezë më komplekse dhe është më i zakonshëm pas

operacioneve të ndryshme të kryera në organet e barkut.

Page 16: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

16

Faktorët që provokojnë formimin dhe zhvillimin e sëmundjes:

Proceset inflamatore në bark;

Fryrje (flegmon) e rajonit retroperitoneal;

Gjendja e përgjithshme e rëndë pas një operacioni siç është laparotomia;

Pasojat e sëmundjeve patologjike si pleurit, pneumonia, infarkti i miokardit;

Tromboza e enëve mesenterike;

Sëmundjet infektive të transferuara, përfshirë parezën toksike.

Figura 3. Fryrja e zorrëve të holla tek ileusi paralitik.

Ekzistojnë disa faza të kësaj sëmundjeje:

Faza e parë: "çrregullime të kompensuara" - është e barabartë me një parezë tipike postoperative

të zorrëve. Kohëzgjatja e simptomave zgjat 2-3 ditë.

Faza e dytë: “çrregullime të nënkompensuara” - karakterizohen nga fakti se ka një fryrje të

konsiderueshme, shfaqen shenja të dehjes dhe peritonizmit të trupit. Zhurmat e peristaltikës nuk

dëgjohen. Shumë shenja vërehen në imazhin radiografik.

Page 17: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

17

Faza e tretë: "çrregullime të dekompensuara" - trupi është në gjendje intoksikimi të

konsiderueshëm. Përcillet me adinamikën e zorrëve dhe të vjella nga përmbajtja e zorrëve. Ka

simptoma të acarimit të barkut, barku është i fryrë ndjeshëm. Ekzaminimi me rreze X tregon

shumë nivele horizontale të lëngjeve në sythe të zorrëve (zorrës së hollë dhe të trashë në të

njëjtën kohë).

Faza e katërt: "Paraliza e traktit gastrointestinal" - në këtë fazë, ekziston një shkelje e të gjitha

sistemeve të organeve të rëndësishme për jetën e njeriut. Sistemet negative ndjehen vazhdimisht

nga pacienti.

Meqenëse në mjekësinë moderne ende nuk ka shenja të zhvilluara diferenciale diagnostikuese të

patologjive të ndryshme që shfaqen në periudhën pas operacionit, prandaj, diagnoza e hershme e

sëmundjes është pothuajse e pamundur.

Tek të rriturit, në sfondin e kësaj sëmundje, gjendja e përgjithshme e pacientit përkeqësohet në

mënyrë të konsiderueshme. Ai ndjen një dhimbje të vazhdueshme, e cila ka një karakter

shpërndarës. Sidoqoftë, nuk është aq intensiv si tek bllokimet mekanike të zorrëve. Ka të vjella

me një përzierje jeshile. Pacienti vëren një rritje të simptomave të ekzikozës, toksikozës, si dhe

depresionit kardiovaskular. Me pengesë paralitike, stomaku i pacientit bymehet, përmes murit të

saj të përparmë mund të vëreni një rritje të vëllimit të sytheve të zorrëve jo-peristaltike. Nëse

simptomat peritoneale mungojnë, atëherë rajoni i barkut është i butë në prekje. Meqenëse kjo

sëmundje është një proces i staduar, gjendja e pacientit përkeqësohet me rritjen e kohëzgjatjes së

sëmundjes. Në fazat e mëvonshme, mund të vërehen takikardi dhe gulçim, fryrje, zhurma të

vazhdueshme peristaltike, të cilat rrallë dëgjohen, rëndohen të vjellat. Në fazat e fundit, vërehet

një mbizotërim i mprehtë i ndryshimeve morfologjike në aparatin neuromuskular. Pacienti

ankohet për mbajtjen e gazit dhe jashtëqitjes, ka urinim të rrallë.

Page 18: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

18

KAPITULLI II

2.1. Studim Rasti

Pacientja me inicialet: B. K.

Datëlindja: 1954

Vendi i lindjes: Dragash

Gjinia: F

Statusi: E martuar, (ka 4 fëmijë)

Vendbanimi: Brezne

Profesioni: Amvise

Pesha: 72 kg

Gjatesia :162cm.

Gjendja socialo-ekonomike: Mesatare

Në momentin e ardhjes në spitalin rajonal të Prizrenit " Prim.Dr.Daut Mustafa " pacientja është

dukur e lodhur, e zbehtë në fytyrë, kishte dhembje të forta barku, hypotension, turgori i varfër i

lëkurës, abdomen i distenduar, fryrje në abdomen, kapsllëk dhe të vjella. Ajo erdhi e shoqëruar

nga djali i sajë.

Të dhënat Historike.- Pacientja na tregon se më parë ka pasur dhembje barku dhe nuk i ka

kushtuar shumë rëndësi shëndetit.

Të dhënat subjektive. TA 100/60, Pulsi 140, ndryshimet në EKG: Vala S në derivacionin I, Vala

Q në derivacionin III Vala T e inventuar ne derivacionin II.

Rezultatet e analizave: PT 15.4; PT% 124; QUIEK% 60.4; INR 1.26; APTT 50.4; Bilirubina

totale 8.1; Bilirubina direkte 1.9; ALT 26; AST 25; CK 53; CK-MB 25; LDH 300; Urea 9.4;

Kreatinina 98; Glukoza 5.9; Kolesteroli 5.7; Trigliceridet 2.3; D- Dimer 9262.6.

Page 19: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

19

2.2. Diagnostifikimi

Pacientja tani ka filluar të qetësohet. Pas kontrollës, dhe ekzaminimeve mjeku e diagnostifikon

me ileus dinamik, i cili ka shkaktuar fryrje dhe kapsllëk si rezultat i të cilave pacientja ka shumë

dhimbje, dhe duhet menjëherë të hospitalizohet në Repartin e Kirurgjisë, në kujdesin intenziv.

Për të bërë një diagnozë, mjeku para së gjithash i kushton vëmendje gjendjes së pacientit dhe

simptomave të shfaqjes së sëmundjes. Simptoma tipike për këtë lloj sëmundjeje:

fryrje;

kapsllëk;

të vjella;

dhimbje të forta barku.

Gjendja e pacientit mund të shprehet në shkallë të ndryshme të ashpërsisë: nga e moderuar në e

rëndë. Në fillim të sëmundjes, temperatura mund të ulet, pasi sëmundja zhvillohet ajo rritet.

Matet ritmi i zemrës së pacientit, i cili zakonisht shpejtohet. Kur ekzaminojmë gjuhën, mund të

vërejmë një gjuhë të thatë të mbuluar me një shtresë të ndyrë. Stomaku paraqitet i fryrë me një

konfigurim të pasaktë dhe asimetri të mundshme, që të tregon lidhshmëri me praninë e një

sëmundjeje. Kohëzgjatja e sëmundjes tregon madhësinë e barkut.

Ekzaminimi i barkut kryhet duke përdorur një fonendoskop, duke aplikuar lëvizje të lehta, të

cilat dëgjohen në bark. Mjeku shikon për pamjen klinike të sëmundjes, praninë e operacioneve

kirurgjikale, dëmtimet, natyrën e hapur dhe të mbyllur, proceset inflamatore. Diagnostifikimi i

mëtejshëm kryhet duke përdorur metoda të kërkimit si:

rrezet X, si metoda kryesore

diagnostike për këtë sëmundje, e cila

ju lejon të përcaktoni praninë dhe

lokalizimin e fryrjes;

studimi i kontrastit me rreze X, si një

metodë shtesë në rast të vështirësive

në diagnostikim;

klizmë barium;

kolonoscopi; ekzaminim me ultratinguj.

Gjatë ekzaminimit, pengimi dinamik diferencohet nga pankreatiti akut, kolecestiti, ulçera apo

apendiciti akut. Për shkak se këto sëmundje kanë simptoma të ngjashme.

Page 20: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

20

2.3. Trajtimi

Trajtimi i ileusit dinamik duhet të bëhet vetëm në ambiente spitalore. Kur shfaqen simptomat e

para të sëmundjes, pacienti duhet të shtrohet menjëherë në spital. Vetëm në këtë mënyrë mund të

shmanget një rezultat fatal. Trajtimi ka më shumë të ngjarë të ketë për qëllim eliminimin e

shkaqeve fillestare të sëmundjes, e që mund të jetë:

peritoniti;

plevmoniya;

sëmundjet infektive të zorrëve;

empiema e pleurit.

Në të njëjtën kohë, do të kryhen procedura që synojnë stimulimin e lëvizshmërisë së zorrëve. Për

këto qëllime, medikamentet administrohen në mënyrë intravenoze, si:

glukoze;

klorur natriumi;

klorur kaliumi.

Sipas indikacioneve, pacientit i bëhet lavazh stomakut dhe një klizmë. Nëse sëmundja është

shkaktuar nga peritoniti ose tromboza vaskulare mesenterike, do të përshkruhet një metodë

kirurgjikale për të korrigjuar problemin. Metodat konservatore zakonisht trajtojnë vetëm formën

spastike të pengimit të zorrëve. Në formën paralitike të sëmundjes, zakonisht drejtohen në

ndërhyrje kirurgjikale.

Prognoza e sëmundjes me kontrollat në kohë tek mjeku dhe rrjedhën e saktë të trajtimit është

treguar e favorshme. Një rezultat fatal mund të ndodhë në diagnostikimin e vonshëm të

sëmundjes. Grupi i rrezikut përfshin të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobët.

Indikacionet për operacion tek ileuset:

A. absolute:

ileus mekanik;

peritonitis me ileus paralitik.

Page 21: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

21

B. relative:

ileus recidivues kronik, adeziv;

bëhet reseksioni i saj, gjendjet e subileusit;

Ileus dinamik të sëmundjeve inflamatore si morbus Chron dhe koliti ulçeroz;

Karcinoma e peritoneumit.

Kundërindikacionet për operacion janë tek:

Ileusi reflektor paralitik,

Ileusi metabolik paralitik.

Teknika operatore tek rastet e ileusit të zorrëve synon:

Largimin e shkakut si: aderancat briliet, gurët biliarë apo trupat e huaj, plastika e hernies,

heqjen e tumoreve etj.

Vlërësimin e gjëndjes së zorrës dhe nëse ajo ka ndryshime.

Nëse vërehen ndryshime të cilat janë të parikthyeshme bëhet zbrazja e përmbajtjes së

zorrës.

Bëhet eleminimi i shkakut të peritonitit.

Për evitimin e recidivave në adezionet e theksuara bëhet mezenteroplikacia sipas Childs

Philips.

Page 22: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

22

3. KAPITULLI III

3.1. Fazat e procesit të kujdesit infermieror

Kirurgjia abdominale bartë një rrëzikshmëri të lartë për komplikacione serioze kardiake dhe

pulmonare që janë përgjegjëse për sëmundëshmëri dhe vdekshmëri të lartë postoperatore. Para së

të vlerësohet ky rrisk më parë vlerësohet funksioni i tyre. Ishte Goldman në vitin 1977 që

publikoi i pari një indeks risku multifaktorial për funksionin kardiak në operacionet jo kardiake e

që atëherë shumica e literaturave bazohen në vlerësimin e sistemit kardiak.

Para çdo operacioni e rëndësishme është: monitorimi i TA, monitorimi i pulsit, EKG në meshkujt

mbi 40 vjeç dhe femrat mbi 50 vjeç dhe në qoftë se kanë histori të mëparshme me sëmundje

kardiake atëherë bëhet një vlerësim më i hollëssishëm.

Sa i përket funksionit pulmonar monitorohet frekuenca respiratore, thellësia e frymëmarrjes,

cilësia e frymëmarrjes (zhurmat respiratore). Zgjatja e operacionit më shumë se 3 orë rrit rriskun

për komplikime pulmonare.

Sistemi urinar vlerësohet duke monitoruar diurezën çdo orë nëpërmjet kateterit urinar (mungesa

e diurezës për 8-12 orë mund të flasë për një insuficiencë renale që i detyrohet uljes së

perfuzionit në nivelin e tubave renale gjë që mund të shoqërohet me ndryshime të

parikthyeshme). Diureza duhet të jetë më shumë se 25ml/orë.

Gjithashtu bëhet vlerësimi i sistemeve apo organeve të tjera duke u bazuar në historinë e

mëparshmë dhe që paraqesin rrezikshmëri për morbiditet dhe mortalitet.

3.2. Mbështetja psikologjike

Ndryshimi akut i gjendjes shëndetësore por edhe vendimi për t’iu nënshtruar ndërhyrjes

kirurgjikale përbëjnë shkaqet kryesore të frikës dhe ankthit në pacientët më ileus. Suporti

emocional ndaj pacientit por edhe ndaj familjarëve përbën një nga rolet më të rëndësishme të

ndërhyrjeve infermierore në çdo hap. Kjo jo vetëm rrit besimin dhe forcon marrëdhënien

Page 23: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

23

infermier – pacient por gjithashtu ndihmon që eksperienca kirurgjike të mos ngelet një kujtim

edhe më “i hidhur” nga ç’është në të vërtet për individin dhe familjen.

Kështu Infermieri:

Jep informacion rreth përiudhave perioperatore duke u përqëndruar më shumë në atë

preoperatore në mënyrë që pacienti të krijojë një ide të përgjithshme;

Shpjegon ndërhyrjet infermierore dhe ndonjë diskomfort që mund të ndiejë pacienti si

pasojë e këtyre ndërhyrjeve duke i bërë të qartë edhe se çfarë do bëhet për t’ia ulur

diskomfortin;

Shpjegon procedurën kirurgjikale duke u konsultuar më parë me mjekun;

Lejon pacientin ose familjarët që të bëjnë pyetje rreth paqartësive që kanë (studimet kanë

treguar që pacientët e qetë dhe të përgatitur emocionalishtë për operim kanë

komplikacionet postoperatore më të pakëta).

3.3. Planifikimi

Tek planifikimi shkruajm qëllimet, përfundimet e matshme dhe intervenimet. Nëse kemi

pacientin përpara atëherë duhet bërë një ekzaminim fizik, intervistim të pacientit dhe një kërkim

të plotë të të dhënave të tij mjekësore (dosja) për të gjetur të gjitha shenjat dhe simptomat që ai

ka. Nëse nuk e kemi pacientin por vetëm dosjen e tij atëherë duhet të mbështetemi në atë që kemi

mësuar në lidhje me këtë çrregullim.

Vetëm atëherë, mund të vazhdojmë te hapi #2 ku bëjmë një listë të shenjave dhe simptomave dhe

i përdorim ato për të zgjedhur diagnozën infermierore.

Në hapin 3#, shkruajmë qëllimet dhe ndërhyrjet infermierore për shenjat dhe simptomat

specifike që pacienti i ka ne lidhje me çdo diagnozë infermierore.

Page 24: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

24

3.4. Zbatimi

Infermieret kanë një plan kujdesi për zgjidhjen e problemeve duke zbatuar metodat shkencore.

Infermierja kryen një verifikim, identifikon problemet dhe potencialin e personit, vendos që

ndërhyrjet e planifikuara në fund duhet të zbatohen. Në këtë fazë të procesit, infermieri vepron si

një përshkrues, ose si një profesionist shëndetësor i cili identifikon dhe tregon se cilat veprime të

infermierisë janë për t'u zbatuar.

Ndërhyrjet janë të ndara sipas veprimeve të parashikuara, që rezultojnë nga një diagnozë

infermierore ose nga problemet bashkëpunuese. Ndërhyrjet infermierore nuk duhet të zbatohen

në vetën e parë. Ato janë ndërhyrje për zbatimin e të cilave infermieri mund të kërkojë ndihmën

e stafit mbështetës. Ndërhyrjet e tilla duhet të jenë në radhë të parë: relevante për infermierinë

dhe pastaj në fushën e përgjegjësive infermierore të arritshme në mënyrë autonome, pastaj të bëj

zbatimin dhe vlerësimin e tyre.

Pra infermierja duke treguar se cilat veprime duhet të ndërmerren për të zgjidhur problemet

infermierore, identifikon (diagnozën infermierore ose problemet bashkëpunuese), parasheh

intervenimet, dhe kur është e nevojshme mund të mbështetet në stafin ndihmës, mirëpo

transferimi i zbatimit të intervenimit në një person ndihmës, gjithmonë bëhet duke e mbajtur

infermieri përgjegjësinë për vlerësimin rezultatit të procesit.

Në "transferimin" e detyrave që bën infermieri tek stafi mbështetës, nuk transferohen:

Përgjegjësitë e të gjithë procesit të kujdesit;

Përgjegjësitë e natyrshme "në ushtrimin e detyrave kur është e nevojshme";

Pushtetin (kompetencat dhe përgjegjësitë) e vendim-marrjes; si dhe mbikëqyrjen e

veprimit.

Alternimi i gjendjes së përgjithshme.

sëmurit ndihmojnë pak në fillim, në forma të

avancuara kemi një fytyrë të vuajtur me djersë. Në ileuset me orgjinë neoplazike kemi facies të

zbehtë nga anemia.

Page 25: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

25

ë sëmurët më ileus zakonisht janë afebrilë, ndërsa në forma të avancuara me futjen e

komponentit infeksion, temperatura bëhet subfebrile dhe në format e ileusit me ndryshime

nekrotike temperatura i kalon 38 grad celcius.

ndërsa me thellimin e

ndryshimeve hemodinamike dhe me avancimin e ndryshimeve anatomo-patologjike fillon

takikardia deri në aritmi dhe në puls filiform sidomos në format vaskulare. Tensioni arterial në

stadin fillestar është normal, kurse në stadet e mëvonshme fillon dhe bie nën vlerat normale.

në fillim të sëmurët kanë urinim të shpeshtë reflektor që më vonë si

pasoj e dehidratimit pakësohet dhe në forma të avancuara të ileusit kalon në oliguri deri në anuri

të plotë.

Egzaminimi fizik mund të na japë disa të dhëna ndihmëse: takikardia dhe hypertensioni mund të

flasin për dehidratim, peritonitin ose të dyja së bashku. Ethet sugjerojnë mundësinë e

strangulimit. Turgori i varfër i lëkurës dhe tharja e mukozave mund të reflëktojë dehidratimin.

Abdomeni është zakonisht i distenduar. Valët peristaltike karakteristike të obstruksionit të

zorrëvë të holla janë shpesh të dukshme në paretin abdominal të pacientëve të dobët me

obstruksion të insaluar gjatë. Duhen vënë re cikatricet operatore për imlikimin etiologjik të tyre

psh. për personat obezë.

(neoplazëm, invaginacion, abces). Sensibiliteti abdominal

mund të jëtë i pranishëm në pacientët më obstruksion, por mbrojtja e lokalizuar, sensibiliteti,

reagimi ndaj palpimit sugjerojnë për peritonit dhe mundësinë e strangulimit.

Page 26: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

26

3.5. Përgatitja infermierore preoperatore

Faza preoperatore fillon që në momentin kur është marrë vendimi per t’iu nënshtruar

intervenimit kirurgjik dhe mbaron në çastin e transferimit të pacientit në tavolinën operatore.

Përgatitja e zonës së incizionit mund të bëhet edhe në fazën intraoperatore, por parapërgatitja që

në fazën preoperatore mundëson reduktimin e numrit të mikroorganizmave sipërfaqësore. Kështu

lahet abdomeni, realizohet trichotomia dhe dezifektohet më betadinë ose më lëndë të tjera

antiseptike.

Qëllimi i ndërhyrjeve infermierore në këtë fazë është jo vetëm përgatitja e pacientit për në fazën

e dytë operatore por edhe parandalimi i komplikimeve postoperatore. Duke qenë se ileusi përbën

një urgjencë kirurgjikale, pavrësisht se koha nuk na ndihmon shumë për të bërë një vlerësim të

plotë të të gjithë sistemeve. Ne përpiqemi jo vetëm ta realizojmë atë por edhe të realizojmë një

reanimim osë përgatitje preoperatore. I rëndësishëm është ndërtimi i një plani kujdesi bazuar në

individualitetin e çdo pacienti, pra atë bëhet një parapërgatitje esenciale. Pasi të jenë marrë të

dhënat, të jenë ndërtuarë diagnozat infermierore, atëhërë planifikohen dhe njëkohësishtë

realizohen ndërhyrjet. Koha për përgatitjen operatore varion nga 3 orë në pacientët me ileus

strangulativ deri në 24 orë tek pacientët me ileus obturativ.

3.6. Diagnoza Infermierore

1. Diskomfort lidhur me dhimbjet dhe distendimin abdominal;

2. Rrezik për ngulfatje nga të vjellat;

3. Deficit në volumin e likideve lidhur me të vjellat, uljen e absorbimit intestinal, rritjen e

sekrecioneve normale;

4. Rrezik për dëmtim të mukozave lidhur me praninë e sondës;

5. Ankth dhe frikë lidhur me mungesën e njohurive rreth ecurisë së sëmundjes.

Page 27: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

27

3.7. Ndërhyrjet Infermierore

Administrimi i terapisë bëhet sipas përshkrimit të mjekut. Reaminimi është një akt shumë i

rëndësishëm i cili rivendos sa mundet ekuilibrat e prishur. Kjo na jep kohë që paralel me

reaminimin të bëhet monitorimi i pacientit dhe të mund të vendoset një diagnozë përfundimtare

nëse ajo nuk është vëndosur akoma.

Qëllimi i intubimit gastrointestinal tek pacientët me ileus është:

Lirimi i presionit që ka shkaktuar përmbajtja gastrointestinale (duke lehtësuar kështu

edhe dhimbjen që shkaktohet nga distendimi).

Parandalimi i aspirimit të kësaj përmbajteje në rrugët respiratore gjatë të vjellave. Për

këtë qëllim përdoren më shpesh tubat e gjatë.

Vendosja e sondës

Infermieri përveç qëllimit duhet të dijë edhe mënyrën e saktë të futjes së tubit nazogastrik. Tubat

gastrointestinal futen zakonishtë nëpërmjet kavietit nazal dhe rrallë nëpërmjet kavitetit oral. Pasi

i shpjegohet pacientit çdo hap i procedurës së intubimit; vendoset ai në pozicion foeler të lartë

sepsë kjo e bën më të leht intubimin. Matet distanca nga maja e hundës deri te lobi i veshit deri

në procesin ksifoid. Kjo distancë shënohet në tub me një ngjitëse. Pasi është matur tubi

lubrifikohet dhe futet me kujdes në narinet e hundës, pastaj në nazofaringun posterior dhe më pas

në orofaring. Sapo tubi të jetë futurë në orofaring instruktohet pacienti që të gëlltitet, kjo bën të

mundur futjën e tubit në ezofag sepse kur sfinkteri i sipërm i ezofagut hapet, në atë moment

mbyllet trakeja. Pasi tubi kalon sfinkterin e shtyjmë deri në stomak (deri te shenja që kemi vënë).

Shpesh nga presioni që ka përmbajtja gastrointestinale likidi mund të dalë në pjesën proksimale

të sondës dhe kjo na ndihmon të kuptojmë vendëndodhjen e saktë. Në qoftë së kjo nuk ndodh

atëherë për të verifikuar vendosjen përdorim dy nga këto metoda:

Aspirim i përmbajtjes gastrike, futet ajër në tub me një shiringë dhe dëgjohet më

stetoskop për kalimin e ajrit në stomak dhe matet PH i përmbajtjes së aspiruar;

Verifikohet me anë të radiografisë.

Page 28: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

28

Mund të ndodhë që sonda të futet gabimisht në trake dhe kjo kuptohet sepse pacienti ka distres

respirator (kollitje, dispne, cianozë). Në këtë rast hiqet sonda mënjëherë, lejohet pacienti të

qetësohet për pak çaste dhe fillohet procedura nga e para.

Kujdesi infermieror pas vendosjes së sondës nazogastrike konsiston në disa ndërhyrje

infermierore pasi është shumë e rëndësishme që pacienti të ndihet komfort, për këtë qëllim të

dobishme janë:

Pastrimi dhe lubrifikimi me kujdes i narinave të jashtme pasi ato mundë të zënë kruste;

Administrimi i higjenës orale dhe lagështimi i buzëve herë pas here; (goja zakonisht është

e thatë sepse mungesa e përtypjes nuk stimulon sekrecionet salivare dhe këto thahen më

tepër nga frymëmarrja me gojë).

Sekrecionet e salivës mund të stimulohen duke i dhënë pcientit diçka për të përtypur (psh.

çamçakëz).

Kujdesi infermieror gjatë aspirimit

Kur aplikohet aspirimi nga tubi gastrointestinal për të aspiruar ajrin dhe gazin e grumbulluar

është e rëndësishme të sigurohemi që mukoza të mos dëmtohet. Dëmtimi i saj vjen nga ushtrimi i

një presioni negativ nga aspirimi. Përmbajtja e materilait vëzhgohet nga: ngjyra, sasia, era, PH.

Detyra e infermierit është ti raportojë mjekut çdo ndryshim që mund të vihet re dhe ta

dokumentojë atë.

Page 29: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

29

3.8. Vlerësimi përfundimtar

Pavarësisht nga lloji i pengesave dinamike të zorrëve, terapia ka për qëllim eliminimin e

burimeve të formimit të sëmundjes. Pas çdo operacioni, rekomandohet të siguroni ushqimin e

duhur. Në rastet e dezinvazionit, mund të pini çaj të ngrohtë gjashtë orë pas procedurës. Nga dita

e dytë përshkruhet ushqim dietik. Kur kemi të bëjmë me një vend nekrotik, rekomandohet

përdorimi i lëngjeve nga dita e dytë pas ndërhyrjes.

Komplikimet e mundshme

Në mungesë të një trajtimi në kohë dhe adekuat, sëmundja mund të çojë në zhvillimin e disa

ndërlikimeve serioze siç janë:

Zhvillimi i peritonitit - nekroza e mureve të zorrës kontribuon në shfaqjen e saj;

Intussusception - futja e një pjese të zorrëve në lumen tjetër;

Helmim nga gjaku, i cili mund të ndodhë gjatë operacionit.

Ky zhvillim i procesit patologjik mund të parandalohet nëse, në simptomat e para, kërkohet

ndihmë mjekësore kompetente, në vend të vetë-mjekimit.

Nuk ka masa specifike parandaluese në lidhje me pengimin dinamik të zorrëve. Për të

parandaluar patologji të tilla, është e nevojshme t'i përmbahen disa rregullave:

Kujdesi për një mënyrë jetese të shëndetshme;

Eliminimi në kohë i sëmundjeve që mund të çojnë në formimin e pengesave të zorrëve;

Në momentin kur vërehen shqetësimet e para në jashtëqitje, të kërkohet ndihmë nga

specialistët sa më shpejtë që të jetë e mundur;

Ushqehuni drejtë, në përputhje me moshën dhe karakteristikat e trupit;

Monitoroni peshën e trupit, parandaloni mbipeshën;

Bëni rregullisht ekzaminimet parandaluese.

Për një rezultat të favorshëm për trajtimin e pacientëve me ileus të zorrëve, menaxhimi i saktë i

periudhës pas operacionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Intoksikimi, tronditja, funksioni i

dëmtuar i organeve dhe sistemeve që mbështesin jetën shkaktojnë një rezultat jo të favorshëm të

sëmundjes. Në mesin e pacientëve nën 50 vjeç pa patologji kardiake, vdekshmëria në periudhën

Page 30: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

30

pas operacionit me këtë sëmundje është 18%, ndërsa në prani të patologjisë kardiake të

njëkohshme ajo arrin në 58%.

Aktivitetet që synojnë lëvizjen e zorrëve dhe restaurimin e peristaltikës, luftën kundër dehidrimit

dhe tronditjes, të kryera në periudhën para operacionit duhet të vazhdojnë pas operacionit.

Pastrimi gastrointestinal arrihet me anë të lavazhit të stomakut ose intubimit të zorrëve. Në këto

raste, futja e një tubi të rrjedhjes në rektum për 1.5-2 orë do të ndihmojë. Një efekt i mirë kullimi

ushtrohet nga një shtrirje dixhitale e sfinkterit.

Një kulturë e lartë sanitare dhe higjienike në kujdesin ndaj pacientëve, terapia e oksigjenit,

përdorimi i hershëm i ushtrimeve terapeutike me aktivizimin e pacientit në shtrat dhe ngritja e

hershme janë një kompleks i fuqishëm i mjeteve për parandalimin e komplikimeve të rënda nga

sistemet e frymëmarrjes, kardiovaskulare dhe të tjera, si dhe komplikime të jashtëzakonshme siç

është tromboembolizmi.

Ndërsa në ileumin paralitik patologjia në rrjedhën e sipërme që ka përcaktuar se do të mjekohet

(për shembull peritoniti ose insuficienca vaskulare mesenterike, trajtimi mjekësor), në rastin e

ileusit mekanik trajtimi do të jetë kryesisht kirurgjikal (me operacionin e hapur ose me

përdorimin e kolonoskopisë) për të eleminuar fizikisht shkakun e bllokadës. Më në fund, është e

rëndësishme të mbani mend që ileusi paralitik shpesh mund të përfaqësojë fazën e përparuar të

një ileumi mekanik fillimisht, ndërsa një ileum mekanik më rrallë mund të përfaqësojë fazën e

përparuar të një ileus fillimisht paralitik.

Page 31: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

31

4. KAPITULLI IV

4.1. Konkluzionet

Obstruksioni intestinal përbën një urgjencë kirurgjikale, e cila mund të jetë me pasoja të

larta sëmundëshmërie dhe vdekshmërie te pacienti nëse nuk diagnostikohet në kohë.

Njohja e simptomave edhe diagnostikimi i hershëm, gjetja e etiologjisë dhe trajtimi i

simptomave, reanimimi i të sëmurit dhe diagnoza diferenciale frenojnë motalitetin.

Konstipacioni dhe stopi i gazrave janë karakteristikë për ileusin e plotë. Rritja e tensionit

abdominal si pasojë e akumulimit të likideve dhe gazit në zorrë ndodh në ileusin e

poshtëm të zorrëve të holla, në ileusin e kolonit ose në ileusin paralitik.

Ileusi dinamik i thjeshtë kërkon një reanimim për një kohë të gjatë ndërsa ai strangulativ

përbën një emergjencë kirurgjikale e për rrjedhojë koha për intervent është më e shkurtër.

Të dhënat klinike karakteristike të ileusit intestinal dinamik janë dhimbja e cila pothuajse

në të gjitha rastet është e pranishme, të vjellat, stop i feçeve dhe gazrave, meteorizëm.

Inspeksioni ka vlerë të veçantë në diagnostikimin e saktë të ileusit intestinal. Ai mund të

na ndihmojë për të gjetur etiologjinë e tij. Askultacioni na ndihmon në vlerësimin e

peristaltikës së zorrëve. Rografia abdominale për nivele hidroareike. Eko abdominale si

ekzaminimi ndihmës në diagnostikimin e ileusit intestinal me sensibël dhe specifik.

Në përgatitjen preoperatore të të sëmurëve infermierët realizojnë ekzaminimet

laboratorike, japin perfuzionet dhe bëjnë reanimimin e të sëmurit, vendosin sondën

nazogastrike dhe nuk lejojnë që pacienti të marrë asgjë nga goja.

Infermierët bëjnë trajtimin e smundjeve shoqëruese.

Rregullimin e bilanceve elektrolitike, monitorimin e të gjithë sistemeve dhe përgatitjen

operatore.

Realizimi i detyrave dhe protokoleve infermierore ka një rol të rëndësishëm në mjekësi

veçanërishtë në kirurgjinë e urgjencës. Kështu nga infermierët realizohet monitorimi i

sondës nazogastrike dhe diurezës.

Infermierët bëjnë administrimin e barnave dhe perfuzioneve sipas përshkrimit të

mjekëve, poashtu mbështetjen psikologjike të pacientëve dhe familjarëve.

Page 32: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

32

4.2. Rekomandimet

Sensibilizimi i popullatës për të pasur njohuri shëndetësore, është diçka që i takon të

tashmes dhe të ardhmes, gjë që ndihmon si masë profilaktike në parandalimin dhe

manjanimin e faktorëve shkaktues apo rëndues të ileusit intestinal;

Ekzaminimi i kujdesshëm e më dinamik i pacientit mbetet dhë është një nga detyrat e të

tashmes e të ardhmes së STAFIT mjëkësor. Kjo ndikon dukshëm në suksesin apo mos

suksesin e ekzaminimit dhe të trajtimit të pacientit;

Përgatitja e një stafi të kualifikuar infermieror është detyrë e të tashmes e të ardhmes, si

kualifikimi teorik ashtu edhe ai praktik;

Në vazhdimësi të rritet cilësia e kujdesit për të sëmurin;

Të bëhet diagnostikimini i hershëm;

Të realizojmë ndjekjen korrekte dhe bashkëkohore të të sëmurit;

Të kujdesemi për mbarëvajtjen e punës në ekip;

Të kujdesemi për uljen e sëmundëshmërisë pre, intra, dhe post operatore;

Të kujdesemi për uljen e vdekshmërisë së pacientëve.

Page 33: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

33

5. KAPITULLI V

5.1. REFERENCAT

1. Jeong, S. & Park, J. (2019). Endoscopic Management of Benign Colonic Obstruction and

Pseudo-Obstruction. doi: 10.5946/ce.2019.058. [PubMed]

2. Zhao, X. & Zhan, G. (2019). Clinical features and etiology of abdominal distension in

children. Oct;21(10):1022-1027. [PubMed]

3. Sakimura, Y., Inaki, N. & Bando, H. (2019). The recurrence of colonic volvulus due to

nonrotation after intestinal resection in adulthood: a case report. doi: 10.1186/s40792-

019-0710-x. [PubMed]

4. Abukhalaf, S., Mustafa, A., Elqadi, M. & Abuzaina, K. (2019). Etiology, treatment, and

outcomes of a rare but real cause of bowel obstruction. doi: 10.1016/j.ijscr.2019.10.001.

5. Dederer Yu. M. Patogjeneza dhe trajtimi i obstruksionit akut të zorrëve. - M., - 1971. -

270 C.

6. Zhenchevsky R. A. Sëmundje ngjitëse. - M: Mjekësi. - 1989. - 191C.

7. Makarenko T. P., Khaitonov L. G., Bogdanov A. V. Menaxhimi i pacientëve me një

profil të përgjithshëm kirurgjik në periudhën pas operacionit. M .: Mjekësi. - 1989. - 349

S.

8. Petrov V.I., Eryukhin I.A. Obstruksion i zorrëve. M .: Mjekësi. - 1989. - 288 S.

9. Popova TS, Tamazashvili T.Sh., Shestopalov A.E. Sindroma e insuficiencës së zorrëve

në kirurgji. - M: Mjekësi. - 1991. - 240 S.

10. Savelyev V. S., Abakumov M. M., Bakuleva L. P. et al. Udhëzime për operacionin

urgjent të organeve të barkut (redaktuar nga V. S. Saveliev). - 1986. - 608 f.

11. Schekotov G.M. Pengimi i zorrëve. - M: Mjekësi. - 1966. - 230 C.

12. https://issuu.com/arbengjata/docs/kirurgjia_per_infermierine pjesa_2

Page 34: PUNIM DIPLOME ILEUSI DINAMIK DHE PARALITIK...Shkaqet e ileusit paralitik dinamik janë sëmundje të ndryshme. Ky lloj i sëmundjes shfaqet si një ndërlikim i peritonitit. Tromboza

34

5.2. CV e kandidates

Emri Biontina

Mbiemri Poniku

Datëlindja 15.12.1996

Vendlindja Prizren

Vendbanimi Prizren

Kombësia Shqiptare

Shtetësia Kosovare

Shkollimi i mesëm Ass. Infermiere e përgjithshme SHMML ’’Luciano Motroni’’

Prizren, në vitet: 2012 - 2015

Shkollimi universitar Bachelor: Infermieri e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë

– Universiteti i Gjakovës ’’Fehmi Agani’’ 2016 – deri në

mbrojtje të kësaj teme.

Njohja e gjuhëve Gjuhë Angleze

e-mail [email protected]

Aktivitetet gjatë studimeve Pjesëmarrje në shumë aktivitete studentore