27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: FËMIJËT ME DËMTIME PAMORE Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.ass.dr.Behxhet Gaxhiqi Jetmira Kastrati Gjakovë, 2017

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: FËMIJËT ME DËMTIME PAMORE

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.ass.dr.Behxhet Gaxhiqi Jetmira Kastrati

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

2

ABSTRAKT

Çdo individ me shikim të dëmtuar është unik, dhe duhet të shikohet si i tillë, prandaj

trajtimet dhe konsideratat arsimore duhet të jenë të dizajnuara për të përmbushur nevojat

individuale.

Kambërë përpjekje maksimale qëky punim të jetë sa më i saktë, konciz dhe objektiv,

megjithatë realiteti është pranuar se mund të ketë një shumëllojshmëri të opinioneve në mes të

edukatorëve dhe specialistëve të syve.

Të gjithë personat me dëmtime në të parë duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre duke qenë të

lirë nga çfarëdo diskriminimi, dhe duhet të ju mundësohet për t’u integruar në arsimin e rregullt

fillor dhe të mesëm.

Duke e njohur të drejtën universale të të gjithë fëmijëve për arsim dhe në përpjekje për

t’u ballafaquar me mangësitë në sistemin arsimor, është vendosur bazat për zhvillimin e

asistencës dhe metodave të mësimdhënies që i plotësojnë nevojat e të gjithë nxënësve, duke e

respektuar larminë e atyre nevojave.

Fjalët kyçe: nxënës, mësimdhënës, shkollë, të pamurit, dëmtimet.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

3

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA.........................................................................................................................................3

HYRJA.....................................................................................................................................................4

1.1.Metodat e punës .................................................................................................................................4

1.2.Qëllimi i punimit ................................................................................................................................4

TIFLOLOGJIA ........................................................................................................................................5

2.1.Verbëria ..............................................................................................................................................7

2.2.Shkaqet e dëmtimeve në të parë .........................................................................................................8

LLOJET E DËMTIMEVE NË TË PARË ................................................................................................9

3.1. Shkurtpamësia-mipoia.....................................................................................................................10

3.2. Largpamësia-hipermetropia.............................................................................................................11

3.3 Strabizmi-sytë e gemë ......................................................................................................................12

3.4. Asigmatizmi ....................................................................................................................................13

3.5. Daltonizmi .......................................................................................................................................14

3.6. Albinizmi.........................................................................................................................................15

3.7. Katarakti dhe Glaukoma..................................................................................................................16

KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ..................................................17

4.1. Frekuentimi i fëmijëve me shkurtpamësi në shkollat tona ..............................................................18

4.2. Tretmani pedagogjikë i personave më dëmtime në të parë .............................................................19

4.3. Arsimi përfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara në të parë ......................................................20

4.4. Modelet e edukimit special .............................................................................................................22

PËRFUNDIMI .......................................................................................................................................24

LITERATURA .......................................................................................................................................26

Burime nga interneti...............................................................................................................................27

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

4

HYRJA

Secila qenie njerëzore që vjen në këtë botë ka nevoj për përkujdesje.Ajo fillimisht është

përgjegjësi e prindërve, pastaj e gjithë shoqërisë.Mirëpo, nevoja për përkujdesje jo çdo herë

është e shkallës së njejtë.

Fëmijët me dëmtime në të parë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke

shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë të madhe të trurit.

Ne duhe të jemi të vetëdishëm se çdonjëri në jetë arrinë të bëjë diçka, mirëpo kjo varet

nga përkushtimi ynë ndaj këtyre fëmijëve sepse nëse një person nuk sheh si të tjerët nuk do të

thotë se ai nuk mund të orjentohet në jetë, të shkruaj apo të lexojë.

Që dëmtimi vizuel mos të paraqes pengesë në rrugën për pavarësimin e fëmijës,

kategorizimi i hershëm është i dobishëm që fëmija të ketë sukses në procesin e mësimënxënies.

1.1.Metodat e punës

Në punim kam përdorë metoden e analizes teorike të hulumtimit, duke shfrytëzuar një

gamë të gjerë librash, rezultatet e fituara gjatë analizës teorike kanë qenë të mjaftueshme për të

sjellë informacione të nevojshme lidhur me tezën e parashtruar.

1.2.Qëllimi i punimit

Qëllimi i parë është që t’ju njohë me verbërinë.

Qëllimi i dytë është t’ju njohë llojet e dëmtimeve në të parë.

Qëllimi i tretë është të njohim karakteristika dhe disa nga format e edukimit dhe arsimimit të

këtyre fëmijeve.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

5

TIFLOLOGJIA

Fjala TIFLOLOGJI rrjedh nga fjala greke TIFLOS që do të thotë i verbë dhe LOGOS do

të thotë shkencë.

Tiflologjia është shkencë e cila merret me edukimin, arsimimin dhe rehabilitimin e

personave me dëmtime në të parë, personave të verbër por gjithashtu merret edhe me edukimin

dhe arsimimin e personave shkurtpamës.

Për njerëzit-fëmijët me dëmtime pamore janë përdorur klasifikime të ndryshme,

organizata botërore për shëndetin ka adaptuar klasifikimin e dhënë nga Colenbrauder(1977) i

cili në klasifikimin e bërë i referohet nivelit të shikimit dhe paaftësisë. Ky klasifikim na duket

më i përshtatshëm, pasi ai përfshin pamjen e dobët dhe verbërinë që janë zakonisht më të

përdorura për qëllime arsimore:

Klasifikimi Niveli i pamjes Niveli i paaftësisë

Normal

Pamje normale.

Pamje afër normales.Emoderuar.

Mund të kryejë detyrat pa ndihmë tëveçantë.

Mund të kryejë detyrat afër normalesme ndihmë të veçantë.

Pamje e dobët

E ashpër.

E thellë.

Kryen detyrat vizuale në një nivel tëulët shpejtësie, me kohëzgjatje dheprecizion ndonëse me ndihmë.

Ka vështirësi me detyrat vizualevoluminoze nuk mund të kryejë detyrashumë të detajizuara vizuale.

Verbëri

Afër verbërisë.

Verbëri.

Të parit është i pavlefshëm.Mbështetja është parësisht në shqisat etjera.

Totalisht pa shikim-mbështetja vetëm nëshqisat e tjera.

Tabela.nr.1.Klasifikimi sipas Colendrauder(1977)

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

6

Te sistemi i klasifikim janë theksuar këto grupe të dëmtimeve vizuale:

o të pamurit normal (V);

o të pamurit mesatar (IV);

o të pamurit erëndë (III);

o të pamurit thellësisht i dobët (II);

o dëmtimi afër verbëris (Ib) dhe

o dëmtimi total vizual (Ia).

Për qëllime edukative, të pesë grupet e ndryshme për fëmijët me dëmtime vizuale janë

sqaruar varësisht nga funksionet:

Ia – nuk ka perceptim të dritës;

Ib –14 perceptimi i dritës pa projeksion;

II - perceptimi i dritës me projeksion;

III – perceptimi i formësuar me mprehtësi të të parit <0.05 (3/60, 20/400);

IV – mprehtësia e të parit = ose >0.05 (3/60, 20/400) dhe

V - me të parë normal, për shembull fëmijët me dëmtime vizuale, të cilët nuk kanë

nevojë për trajtim.1

1Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.139.Elbasan,2002.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

7

2.1.Verbëria

Verbëria është mungesa totale e shikimit të njërit sy apo të dy syve.Amauroze quhet

humbja totale e shikimit shpesh në mënyre të papritur dhe pa ndonjë shqetësim funksional të

sistemit optik apo sëmundje të syrit.Ajo mund të jetë me origjinë kongjenitale, që nga lindja,

mund të jetë toksike ose nervore.Ambliopia është pakësimi i aftësisë vizuale. I verbër, në

kuptimin administrative të termit është një person që ka pasur njëvizion qëndror të syve dhe që

pas korrektimit të vizionit përmes syzeve,ka më pak se 1/20 e shikimit normal.

Shkaqet kryesore të verbërisë dhe dëmtimeve vizuale janë:

- sëmundjet infective dhe të përgjithshme (sifilizi, diabeti etj);

- aksidentet dhe dëmtimet;

- helmimet;

- tumoret dhe

- trashëgimia.

Fig.nr.1.Fëmija me dëmtime në të pamur2

2Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.143.Elbasan,2002.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

8

2.2.Shkaqet e dëmtimeve në të parë

Një varg i gjerë i kushteve mund të shkaktojë dëmtime serioze të të parit te fëmijët nga

mosha e lindjes deri në moshën pesë vjeçare.Shkaqet e mundshme të dëmtimit të të parit te

femijët sillen prej kushteve të trashëguara deri të sëmundjet ngjitëse, kanceri, lëndimet apo

kushtet e ndryshme të ambientit.

Por shkaku i dëmtimit nuk është me pasojat funksionale të dëmtimeve – pasoja

funksionale që duket se janë të njëjta pa marrë parasysh se cili kusht e ka shkaktuar atë. Prandaj

pa marrë parasysh se a është si shkak i ndonjë infektimi apo ndonjë kushti të trashëguar, mësuesi

ballafaqohet me të njejtin problem – të parit e kufizuar.

Mbizotërimi i përhapur i këtyre kushteve e bënë të vështirë përcaktimin e përqindjes së

ndikimit të ndonjë shkaku të veçantë, por disa prej tyre njihen me të drejtë si shkaqe

kryesore.Një nga sëmundjet më të zakonshme ngjitëse është rubeola (fruthi gjerman), e cila

merret nga nëna gjatë periudhës së shtatzënisë.Rubeola krahas problemeve në të parë, mund të

shkaktojë edhe çrregullime seriozegjatë lindjes, retardim mendor dhe humbje të dëgjimit, por

është bërë kombinimi i masave më të mira të kontrollit dhe shkollimit për të zvogëluar

përqindjen e fëmijeve që verbohen nga kjo dhe sëmundje tjera ngjitëse.

Një shkaktar tjetër kryesor i dëmtimit në të parë është retinopatia e parakohshme( e

njohur përpara si retrolental fibroplasia). Ky dëmtim besohet se shkaktohet nga dhënia e tepërt e

oksigjenit fëmijëve të lindur para kohe, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar fëmijën, që është i

kërcenuar nga ndonjë shkaktar tjetër.Sidoqoftë kjo gjendje duket të jetë më e komplikuar.Për

shembull ajo duket se ka lidhje edhe me peshën e vogël që ka fëmija gjatë lindjes.

Pasi që në të ardhmen është paraparë se do ketë më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara

të shumta, ekziston mundësia që të shkollohen më shumë fëmijë të cilët krahas problemeve në të

parë e kanë gjendjen e komplikuar edhe nga një varg problemesh tjera.3

3Ulaj,Enver,”Edukimi I fëmijëve me dëmtime në të pare”.fq.13.Pejë,2013.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

9

LLOJET E DËMTIMEVE NË TË PARË

Fëmijët dhe të rinjtë konsiderohen si persona me dëmtime në të parë vetëm atëher kur të

parit e tyre del jashtë vijave normale për një mprehtësi në distancë apo afër.

Dëmtimet e të pamurit janë pasojë e humbjes funksionale të të pamurit e jo çrregullimit

të syrit. Ekzistojnë shkaqe të shumta të dëmtimeve në të parë, midis tyre janë edhe mungesa e

vitaminës A, lëndimet, infeksionet, diabetisi, lëndime gjatë lindjes, tumorët, meniningiti si dhe

çrregullimet trashëgimore.

Dëmtimet e të pamurit janë:

Shkurtpamësia-miopia,

Largpamësia-hipermetropi,

Strabizmi-sytë e gemë,

Asigmatizmi,

Albinizmi,

Daltonizmi;

Katarakti dhe Glaukoma.4

4Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.145.Elbasan,2002.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

10

3.1. Shkurtpamësia-mipoia

Shkurtpamësia-mipoia është e metë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit është

më i gjatë se syri normal. Nëse syri është i zgjuar, drita nuk fokusohet në retinënfaveas(pika

qendrore e macules) mirëpo është i përqendruar në mes të thjerrëzave dhe macules e cila jep një

vision të distancës së paqartë.

Në këtë rastë shohim qartë vetëm objekte që janë afër kurse ato objekte që i kemi larg

nuk i shohim qartë meqë rrezet e dritës priten para retinës e jo në retinë. Pa minus

thjerrëza(thjerrëza konkave) nuk mund të përmirësojmë të pamurit.Nëse objekti vendoset më

afër të pamurit atëher të pamurit është mirë.

Të shkurtpamësit pamja e gjërave krijohet para retinës, prandaj nuk është e qartësa duhet

pamja. Nxënësi shkurtpamës nuk sheh larg sa duhet dhe si duhet, rast i rëndë është kur nuk sheh

mirë as afër, në mënyrë jo të vetëdijëshme rrudhë kapakët e syve, gjatë shkrimit e leximit afron

kokën mbi fletore dhe mbi libër, nxënësi i tillë ka nevojë për syza. Nëse nuk përmbushet kjo

nevojë do t’i keqësohet gjendja e të pamurit dhe do të tregojë sukses të ulët në mësime.

Njerëzit e tillë duhet të bartin syze me thjerrëza shpërndarëse.

Fig.nr.2.Shkurtëpamësia apo miopia5

5Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.146.Elbasan,2002.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

11

3.2.Largpamësia-hipermetropia

Largpamësia-hipermetropia është e kundërt me shkurtpamësin-miopin, kjo shfaqet kur

boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës pritën prej retinë kurse lidhje me këtë edhe

fytyra e ambientit formohet përtej retine.Njerëzit e tillë nuk shohin qartë objektet e afërta, por

përkundrazi shohin objektet apo gjërat që janë larg.

Njerëzit me këtë të metë duhet të bartin thjerrëza përmbledhëse(konvekse).Gjatë punës

individi-nxënësi largpamës largon kokën nga tabela, fletorja dhe libri, fërkon sytë gjë që me të

cilen jep të kuptojë se i turbullohet pamja e objekteve, fjalëve dhe fjalive të shkurta.

Në qoftëse individi-nxënësi ankohet se ndjen lodhje, dhimbje në sy, dhimbje në kokë, ka

marramëndje duhet ti korigjohet largpamësia nëse ndihmohet nga specialisti për sy, por nëse nuk

ka shënja përmirësimi atëher patjetër duhet bartur syze të përshtatshme.

Largpamsia-hipermetropia e pleqëris është si pasojë e humbjes së elasticitetit të

thjerrëzës së syrit, për akomodim kjo e metë shfaqet te njerëzit e moshës 40-45 vjeçare.Ky

problem mund të evitohet apo largohet me bartjen e syzave më thjerëza përmbledhëse gjatë

leximit.

Fig.nr.3.Largpamësia apo hipermetropia6

6Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.145.Elbasan,2002.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

12

3.3 Strabizmi-sytë e gemë

Nëse syri shëtit nganjëherë por herën tjetër shikon normalisht përpara nuk kemi nevojë

të brengosemi, syri do të rregullohet me kohë, mirëpo nëse syri është gjithnjë i kthyer në anë të

gabuara dhe nëse fëmija nuk trajtohet shumë herët ai fëmijë mund të mos shohë më mirë me atë

sy.

Strabizmi është një sëmundje e shpeshtë e lindur ku të dy sytë ose njëri sy nuk e ka

shikueshmërinë në mënyrë simetrike dhe si pasojë shfaqet mungesa e koordinimit të muskujve

të jashtëm të syve, ku dhe shkaktohet kryqëzimi i syve. Dy sytë dukshëm nuk fokusohen në të

njejtinë objekt.Kjo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë.

Si karakteristikë e strabizmitë është se objektet afër nuk mund të shihen mirë sepse një

pjesë e syrit humbet në gropen e syrit. Shikimin mbrenda ka hunda ose anash më të dy sytë apo

njërin sy mund ta shkaktojë muskuli i dobësuar që mbanë poziten e syve, por strabizmi mund të

shkaktohet edhe nga gabimet në thyrjen e dritës që bëjnë të paraqiten madhësi të ndryshme të

pamjes së gjërave që vërehen e që bëjnë të paraqiten pamje të dyfishta.

Mjekimi për strabizmin duhet të fillojë sa më herët nën udhëheqjen e mjekut, por edhe

nën përkujdesjen e prindërve dhe të mësuesës apo arsimtarëve nga të cilët kërkohet ta

ndihmojnë fëmijën të bëjë ushtrime të nevojshme, por nëse ushtrimet nuk rezultojnë me suksesë

atëherë fëmija duhet ti nënshtrohet operacionit përkatës për strabizëm.

Fig.nr.4.Strabizmi apo sytë e gemë7

7Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.146.Elbasan,2002.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

13

3.4. Asigmatizmi

Astigmatizmi është çrregullim i refrakcionit ku shtrembërimi i imazhit ndodh si për

objektet e largëta po ashtu edhe për ato të afërta.

Astigmatizmi një gjendje e zakonshme, ndodh kur lakimi i kornesë është jo simetrik. Një

korne normale ka formë sferike, e ngjashme me lentën e një aparati fotografik. Vijat horizontale

apo vertikale do të përthyhen për të formuar një imazh të mirë të fokusuar në retinë. Një burim

drite në formë pike, sikurse një llambë rruge, do të krijojë një imazh në formë pike në retinë.

Por, nëse lakimi i kornesë është eliptik, rrezet e dritës do të fokusohen në pika të ndryshme duke

krijuar një imazh të shtrembëruar në retinë. Në shembullin e mësipërm, drita e rrugës nuk do të

krijojë imazhin e një pike të ndritshme, por një vijë të vogël.

Astigmatizmi ndodh shpesh i shoqëruar nga miopia apo hipermetropia.

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korigjimin e astigmatizmit:

Përdorimi i syzave apo lentave të kontaktit,

Kirurgjia me laser,

Kirurgjia implantuese (me lentë intraokulare torike),

Kombinimi i kirurgjisë me laser me atë implantuese (bioptics).

Fig.nr.5.Asigmatizmi8

8Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.146.Elbasan,2002.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

14

3.5. Daltonizmi

Është vërtetuar se ekzistojnë njerëz që në jetën e përditshme dallojnë vetëm dritën dhe

errësirën, ndërsa ngjyrat dhe nuancat e ngjyrave nuk i dallojnë.Këtë problem tëpersonat e tillë e

quajmë verbëria ndaj ngjyrave.

Daltonizmi apo verbëria e ngjyrave është trashëgmi (gjenetike) apo të pranishme që në

lindje.Njerëzit-fëmijët që kanë këtë çrregullim nuk dallojnë të kuqen, të kaltërten dhe të

gjelbërten.Ne i shohim ngjyrat kur qelizat konike përceptojnë sasi të ndryshme të këtyre tri

ngjyrave themelore.Shumica e qelizave kon gjenden tek makula, e cila është pjesa qendrore e

retinës.Daltonizmi i trashëguar ndodh kur ju nuk e keni njërin nga këto lloje të qelizave kon, ose

kur ato nuk funksionojnë mirë.Ju mund të mos shihni një nga këto tri ngjyra bazë, ose mund të

shihni një hije tjetër të asaj ngjyre apo një ngjyrë tjetër.Ky lloj problemi i vizionit të ngjyrave

nuk ndryshon me kalimin e kohës. Një problem i vizionit të ngjyrave nuk është gjithmonë i

trashëguar.Në disa raste, mund të jetë i fituar.

Daltonizmi apo verbësia e ngjyrave mund të shkaktohet nga:

Mosha,

Problemet e syve si glaukoma, degjenerimi i makulës, katarakti ose retinopatia diabetike,

Lëndimet në sy,

Efektet anësore të disa barnave.

Fig.nr.6.Daltonizmi9

9Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.147.Elbasan,2002.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

15

3.6. Albinizmi

Fjala albinismrrjedh nga latinishtja albusqë do të thotë i bardhë.

Albinizmi konsiderohet si një nga hipopigmentimet më të rënda të përgjithshme të

lëkurës, melanina, pigmenti përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve, në këtë rast

mungon.Albinizmi prek vetëm pjesë të caktuara të trupit pra, nuk është mungesë totale e

melaninës, por gjendet e reduktuar.

Për këtë arsye, albinizmi është klasifikuar në:

Albinizmi total, që karakterizohet me flokë të verdhë, të bardhë apo të zbehtë, lëkurë të

bardhë dhe sy blu ose gri.

Albinizmi i pjesshëm, duke prekur vetëm disa pjesë të trupit, të tilla si një zonë të

kufizuar të lëkurës, një tufë e flokëve apo të syve.

Albinizmi sy-lëkurë, është i përhapur në flokë, lëkurë dhe sy. Në këtë rast,nuk

sintetizohet më melaninë.

Albinizm syrit, pigmenti melaninës mungon në retinë, si rezultat, individët me këtë lloj

të albinizmit kanë dioptri. Ajo prek një në 15.000 të porsalindur.

Nga secili llojë i albinizmit korrespondon një incidencë e dhënë në popullatë, ku një person në

çdo 17.000 ekspozohet ndaj një lloji të albinizmit.

Fig.nr.7.Albinizmi10

10Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.146.Elbasan,2002.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

16

3.7. Katarakti dhe Glaukoma

Katarakti zakonishtë shfaqet kur thjerrëza (bebëza) e syrit bëhet e bardhë dhe e

dukshme.Në këtë rastë bebëza e syrit e humbë kthjelltësinë, është vështirë të dallohet nga pamja

e jashtme mirëpo nga afër nese e shkojmë syrin edhe mund të duket.

Karakteristikë e kataraktitë është që të pamurit fillon të humbet gradualisht sepse nervioptik fillon të humbë elasticitetin në sy apo në të dy sytë. Katarakti shkakton humbje tëpjesërishme apo të tërsishme të të pamurit.

Fig.nr.8.Katarakti

Glaukoma është një ngritje e shtytje infra-okulare e cila mund të ndikojë në furniziminmë gjak në nervin optik të kokës.

Një lloj i glaukomës të fëmijët ështëbuphthalamos (syri i buallit) ky këta fëmijë kanë symë të mëdhenjë. Lloje tjera të glaukomës japin fushë të reduktuarit të të pamurit dhe vështirësivizuale në zona të cilat janë të errëta.

Fig.nr.9.Glaukoma11

11Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIM SPECIAL”.fq.147.Elbasan,2002.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

17

KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË

Që të kemi mundësi ti aplikojmë mjetet dhe metodat mësimore në punën me fëmijet me

shikim të dobësuar duhet të njohim karakteristikat themelore të ketyre fëmijeve, që t’i drejtojmë

veprimet tona ashtu që jeta e këtyre fëmijëve të bëhet më e lumtur, që këta fëmijë mos të ndjejnë

veten të vetmuar.

Fëmijet me dëmtime në të parë zhvillohen sipas rregullave të zhvillimit normal të

fëmijëve, mirëpo kanë pengesa vizuele në të pamurit që rezulton në specifikat që duhet të kemi

ne ndaj atyre në aspektin e edukimit, arsimimit, integrimit, mirëqenies sociale etj.

Në shkollat tona ne kemi shumë fëmijë më dëmtime në të parë të inkorporuar në klasë të

rregulltë, ku sipas Pavishiqit karaktristikë e këtyre fëmijëve është:

- Pamjen e kanë të kufizuar,

- Lodhen gjatë të lexuarit e të shkruarit,

- Më kujdes ecin,

- Më vështirsi e përceptojnë vendin, formën e sendeve,

- Më vështirsi shkruajnë në tabele,

- Lëvizin qëpallat pa kontrolluar,

- Librin apo fletoren e afrojnë shumë afër syve,

- Nuk i dallojnë disa nga ngjyrat,

- Shpesh i fërkojnë sytë,

- Zgjasin qafën përpara etj.

Pos karakteristikave që janë pasoj e dëmtimeve në të parë, ne duhet t’i përmendim edhe

karakteristikat që kushtëzojnë rrethin ku fëmija jeton dhe marrëdhenjet e këtyre fëmijeve me

prindërit, motrat, vëllëzërit. Dëmtimet vizuale manifestojnë në personalitetin e fëmijëve

pasivitetë, mos interes, shmangie na rrethi, në disa raste edhe një tension të lehtë sepse nuk arrin

t’i përcjell të gjitha lëvizjet.12

12 Ulaj,Enver,”Eukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare”.fq.14.Pejë,2013.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

18

4.1. Frekuentimi i fëmijëve me shkurtpamësi në shkollat tona

Në shkollat tona të rregullta është një numër i madhë i fëmijëve me pengesa të lehta dhe të

mesme në të parë, ku kujdesi adekuat për procesin mësimor mungon në disa raste për arsyje:

Mos identifikimi i kohshëm i fëmijës,

Mos aplikim i mjeve adekuate tiflodidaktike më fëmijet më dëmtime në të parë.

Në Kosovë kemi rreth 7 shkolla special, ku 5 nga shkollat janë të përcaktuara për dëmtime

intelektuale, 1 shkollë për të verbër dhe probleme në dëgjim, ndërsa tani së fundmi është bërë

edhe gurthemeli i qendrës burimore në Prishtinë..Po ashtu (Ministria Arsimit Shkencës dhe

Teknologjisë) MASHT-ti duke u bazuar në parimet e inkluzionit ka bërë hapjen e 64 paraleleve

special (klasë të bashkangjitura) në kuader të shkollave të rregullta, ku në këto klasë janë të

përfshirë nxënës me paaftësi të ndryshme e të shumëfishta.

Fëmijet më dëmtime në të parë nuk gëzojnë të gjitha të drejtatë e gjithëpërfshirjes, edukimit

dhe arsimimit sepse kemi:

Problemin e diagnostifikimit të fëmijëve,

Mungesa e kuadrove adekuate mësimore,

Zhvillimi i ulët financiarë,

Mungesa e teksteve mësimore adekuate,

Mungesa e mjeteve didaktiko-metodike,

Mos koordinimin e aspektit shkollë-prindër,

Mos koordinimi i aspektit spital-shkollë-prindë,

Mos koordinimi i ekipeve përkatëse (komisioneve),

Prespektiva e ulët e këtyre fëmijëve që të gjejnë punë pasi të përfundojnë shkollën,

Problemet ekonomike të familjeve të këtyre fëmijeve,

Paragjykimet negative etj.13

13 Shërbimet mbështetëse të Qendrave Burimore për mësim dhekëshillim për Arsim Gjithëpërfshirës në Kosovë https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/raporti-vjetor-mesueseve-udhetues-2014-1.pdfArsimi special në Kosovë. http://telegrafi.com/arsimi-special-ne-kosove/

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

19

4.2. Tretmani pedagogjikë i personave më dëmtime në të parë

Pedagogjia special e personave me nevoja të veçanta dhe personave më demtime në të

parë është diciplin shkencore e përfaqësuar nga pedagogjia e përgjithshme. Specifikat e veçanta

të pedagogjisë special bazohen në:

- metodat,

- mjetet,

- principet,

- qëllimet e organizimit, të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me dëmtime në të parë.

Procesin mësimor me nxënës me dëmtime në të parë (shkurtpamësi) ndryshon nga

procesi mësimor me nxënës të rregullt.Në paralele nuk duhet të ketë më shumë se 10 nxënës

sepse mësimi bëhet në mënyrë indivduale.

Brendia e paraleles-dyshemeja nuk duhet të jetë e lëmuar që të mos reflektojë drita,

sepse rrezikohet të pamurit e fëmiut.Ndriqimi i paraleles duhet të jetë në pajtueshmëri me

shkallën e dëmtimit në të parë.Bankat në të cilat ulen këta nxënës duhet të jenë speciale, ku

pjesa që vendosen librat për të lexuar duhet të jetë e lëvizshme.

Ndaj këtyre nxënësve duhet përdorur mjete më bashkëkohore didaktiko-metodike si:

- llupat zmadhuese për shkronja në monitor,

- fletoren me ngjyra për të shkruar sipas dioptrisë,

- planprogramet të përpilohen në mënyrë individuale sipas aftësive të nxënësve.

Zbulimi dhe evidentimi i hershëm i këtyre fëmijëve do të sjellë suksese të larta në

edukimin, arsimimin, rehabilitimin dhe përdorimin e metodave adekuate pedagogjike.14

14 Ulaj,Enver,”Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare”.fq.39.Pejë,2013.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

20

4.3. Arsimi përfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara në të parë

Tri komponentët e arsimit përfshirës janë qasja, cilësia dhe pjesëmarrja e komunitetit

(d.m.th. prindërit, shkollat, mësimdhënësit, komunitetet, etj).Në kontekst të arsimit

përfshirës, pengesa fillestare për fëmijët me aftësi të kufizuara në të parë është qasja,

gjegjësisht vijimi i shkollave të rregullta.Cilësia i referohet dispozitës aktuale të materialit të

duhur për mësim për fëmijët e verbër dhe me të parë të dobësuar dhe vlerësimeve

individuale.

Pjesëmarrja e komunitetit, elementi i tretë kyç i arsimit përfshirës, nënkupton krijimin e

një mjedisi përkrahës të përfshirjes të nevojshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara në të parë

që ta gëzojnë jetën në të gjitha aspektet dhe në baza të barabarta.

Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohen shumica e fëmijëve të verbër janë

vështirësitë për të lëvizur apo qarkulluar në mënyrë të pavarur, vështirësitë për të kuptuar

dhe përdorur komunikimin joverbal dhe vështirësitë me komunikimin në të shkruar.

Shkrimi Braj është mjeti kryesor për lexim dhe shkrim i personave të verbër dhe të parë

të dobësuar (disa nga këta të fundit, megjithatë mund të përfitojnë nga pajisjet optike për

lexim).Është një shkrim i prekjes që bazohet në kombinimin e një deri gjashtë pikave në

kornizë gjashtë pikëshe.

Për fëmijët me të parë të dobësuar, është e rëndësishme të zgjidhen libra cilësorë me

tekst dhe faqosje të shtypur mirë dhe me një kufi të djathtë të thyer.Pajisje të duhura vizuale

duhet të sigurohen për fëmijët me të parë të dobësuar duke u bazuar në nevojat e tyre

individuale.Veç kësaj, trajtime të orientimit dhe lëvizshmëri siç janë ato që sqarojnë se sitë

lëvizet me shkop të bardhë, teknika të prekjes dhe të mbrojtjes, si dhe teknika për lëvizje të

lirë në hapësirë.

Shumë fëmijë me të parë të dobësuar gjithashtu kanë nevojë për trajnim në kryerjen e

detyrave ditore që shumica e fëmijeve të tjerë i mësojnë duke i kopjuar prindërit e tyre apo

shokët.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

21

Fëmijët me të parë të dobësuar duhet të integrohen në klasa të pazhurmshme në mënyrë

që të dëgjojnë mirë, meqë ata varen më shumë prej dëgjimit se shumica e fëmijëve të

tjerë.Objektet e rëndësishme në klasë (pajisjet, librat dhe materialet mësimore) nuk duhet të

lëvizen nga vendi në mënyrë që fëmijët me të parë të dobësuar të mund t’i gjejnë pa

ndihmën e të tjerëve.

Përfundimishtë, është thelbësore të inkurajohet klasa që të mendojë se si t’i përfshijë

shokët e tyre të klasës me të parë të dobësuar në programet arsimore.Përfshirja është

përgjegjësi e të gjithëve.15

15Ulaj,Enver,”Edukimi I fëmijëve me dëmtime në të pare”.fq.225.Pejë,2013.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

22

4.4. Modelet e edukimit special

Edukimi special në punën edukativo-arsimore të personave me nevoja të veçanta ka

filluar të aplikohet në shkollat e rregullta (inkluzive).

Paralele special nocioni i klasës apo paraleles përkatëse.

Klasa paraqet një formacion sociologjikë të nxënësve në moshëtë caktuar dhe në dituri të

caktuar në aspektin kohorë, paralelja përndryshe nga klasa ka konceptë hapësinorë.

Paralelet special organizohen me qëllim që të përfshihen edhe fëmijet e moshës 7-18 vjeçare

që kanë ndonjë dëmtim apo pengesë. Dallojmë këto lloje të paraleleve që organizojnë punën

mësimore në shkolla:

Paralelet specifike – deri në 5 vjet,

Paralelet special – deri në 12 vjet,

Paralelet në klasë të kombinuara – deri në 24 nxënës,

Paralelet e rregullta – deri në 35 nxënës.

Këto paralele ndahen në disa lloje të dëmtimeve që mund të kenë nxënësit:

Dëmtime fizike,

Dëmtime në të pare,

Dëmtime në të dëgjuar,

Dëmtime emocionale dhe të sjelljes,

Dëmtime intelektuale,

Dëmtime të shumëfishta.

Sipas OBSH në vitin 1980 janë dhënë definicionet rreth paaftësisë dhe dëmtimit.

DËMTIMI – përcakton çfarëdo humbje në kuptimin e strukturës ose të funksionit

psikologjik apo fiziologjik.Dëmtimet mund të jenë të lehta ose të rënda, dhe mund të korigjohen

me anë të ushtrimeve psikofizike, poashtu kemi edhe dëmtimet e përhershme.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

23

PAAFTËSIA – konsiderohet si munges e aftësisë për të kryer një aktivitet, e që është

shkaktuar si pasojë e ndonjë dëmtimi. Për të përcaktuar dëmtimin apo shkallën e dëmtimit te

fëmijët në arsimin fillor merret komisioni apo ekipi i ekspertëve professional i quajtur komisioni

i shërbimit psikologjiko-pedagogjikqë përbëhet nga:

- Psikologu,

- Pedagogu i shkollës,

- Pediatri,

- Neuropsikiatri,

- Defektologu,

- Puntori social etj,

Këshilli psikologjiko-pedagogjikë (në munges të qendrës diagnostifikuese) bënë

kategorizimin gjegjësisht diagnostifikimin e llojeve dhe masës së dëmtimeve te nxënësit

(fëmijët të cilët caktohen për diagnostifikim nga prindi, kujdestari, mjeku apo drejtoria e

shkollës).

Edukimi special në klasa duhet të jetë kështu:

1. Klasë e rregullt,

2. Klasë e rregullt + gjysmë orari edukim special,

3. Klasë e rregullt + asistenti,

4. Klasë e rregullt + një mësuesë përkrahës,

5. Klasë e bashkangjitur,

6. Klasë e bashkangjitur + asistenti,

7. Shkolla special dhe

8. Shkolla special + konvikti.

Secila klasë ka disa veçori që e dallojnë punën e përditshme mësimore educative.Në Kosovë

pos shkollës special ku mësojnë nxënësit me nevoja të veçanta, në kuader të shkollave të

rregullta përfshihen edhe nxënësit që kanë ndonjë dëmtim qoftë fizik apo psiqik, apo edhe

dëmtime të shumëfishta.Pas kategorizimit që bëhet nga ana e komisionit profesional, vendimet

mbi kategorizimin e dëmtimit me diagnoza të cekura së bashku me pëlqimin e prindit dhe

propozimin e mësuesit, ruhet në dokumentacionin e shkollës dhe në dosjen e nxënësit.16

16Ulaj,Enver,”Edukimi I fëmijëve me dëmtime në të pare”.fq.232.Pejë,2013.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

24

PËRFUNDIMI

Në jetën e një fëmije prindërit zënë vendin e parë, kurse në shkollë mësuesit duhet të

kontribuojnë për ruajtjen e shëndetin të fëmijëve dhe zhvillimin e tyre. Me ndihmën e prindërve

dhe mësuesve fëmijët mund të marrin shumëllojshmëri të shkathtësive dhe aftësive të

nevojshme për zhvillimin e tyre.

Një fëmijë është i penguar pamor në qoftë se dëmtimi pamor interferon në të nxënët dhe

në arritjet e tij optimale, domethënë duhet bërë përshtatje në paraqitjen e eksperiencave të të

nxënit, në natyrën e materialeve të përdorura ose në mjedisn e të nxënit.

Zhvillimi i gjithanshëm i fëmijeve është një jetë.Dëmtimet e të parit janë të shumta duke

filluar nga të parit normal deri te paaftësia e thellë për të parë (verbëria).Një numër shumë i

vogël i fëmijëve bëjnë pjesë në grupin e atyre që janë të verbër.

Dëmtimet në të parë nund të klasifikohen në disa mënyra.Definicioni në aspektin ligjor

(gjithë legjislacioni dhe referimet në këtë punim kanë të bëjnë me sistemin e arsimit), e bënë

dallimin në mes të fëmijëve të verbër, atyre me të parëtë pjesshëm dhe atyre me të parë të dobët.

Llojet e dëmtimeve apo gjendjeve mund të gjenden te fëmijët në moshë shkollore, ose

fëmijët e moshës parashkollore dhe te të rinjtë. Janë përfshirë disa përjashtime, pasi që ato

ndodhin shpesh në popullsinë me problem vizuale (p.sh. retinopatia diabetike,

largpamësia,etj).Ne më së shumëti kemi kontaktë me përsonat largpamës - hipometropia,

shkurtpamës - miopia, strabizmi – sytë e gemë, asigmatizmi, albinizmi, daltonizmi, katrakti dhe

glaukoma.

Secila nga këto dëmtime në të parë, sjellë ngecje në zhvillimin e gjithanshëm të

fëmijëve-nxënësve mirëpo puna dhe angazhimi i ndërsjell do të rezultoj çdo herë me sukses, por

hapja e shkollave special dhe qendrave burimore e klasave të bashkangjitura ka mundësuar

integrimin e fëmijeve në procesin eduaktivo-arsimorë.

Fëmijët- nxënësit me dëmtime të të parit kanë karakteristikat dalluese të tyre, ku me

ndihmen e mjeteve ndihmëse ia arrinë të tejkalojnë çdo sfidë nga jeta.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

25

Gjatë këtyre katër viteve studime që unëarrita të përfundojë, kisha mundësin të takojë

fëmijë nga shkolla të ndryshme, po ashtu kam vizituarë edhe disa klasë të bashkangjitura dhe

qendrën burimore në Pejë për fëmijet me dëmtime në të parë.Puna dhe vullneti i stafitë për të

arritur suksesin ishin të pa lodhshme, përkrahja e prindërve ishe në nivel të duhur.Dëshira e

këtyre fëmijëve me dëmtime në të parë, për tu pavarësuar ishte e jashtëzakonshme.

Unë si një mësuese e ardhshme rekomandojë që të kujdesen të gjithë për fëmijet me

ndonjë nevojë, në veçanti për fëmijet më dëmtime në të parë, kujdesi duhet filluar nga familja,

rrethi social, instiucionet edukativo arsimore dhe të gjithë që mund të kontirbojnë në këtë

drejtim, sepse edhe këta persona si të gjithë të tjerët kanë anët e mira dhe anët më të dobëta,

kështu që ti konsiderojmë si fëmijët e tjerë dhe të mburremi me atë që mund të bëjmë e jo me

atë që nuk mund të bëjmë.

Përsonat me dëmtime në të parë nuk kanë pasur një përkujdesje adekuate ndoshta për

shkakë të nivelit të ulët edukativ të popullit tonë si dhe ndikimi i shumë pushtuesve, ku kjo gjë

po ndryshon, me vetëdijesimin e njerëzve është shtuar përkujdesja ndaj personave më dëmtime

në të parë.

Që të arrijmë suksese në këtë drejtim është e nevojshme të sigurohet ndihma e

ekspertëve, tiflopedagogut – ekspertit për rehabilitimin e përsonave me dëmtime në të parë,

institucioneve të specializuara për edukim dhe arsimim.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

26

LITERATURA

Musai,Bardhyl,”PSIKOLOGJI EDUKIMIT”.Tirane,1999

Turku,Ardian,”HYRJE NE EDUKIMIN SPECIAL”. Elbasan,2002

Zabeli,Naser,”Nxënësit me nevoja të veçanta”. Prishtinë,2001

Ulaj,Enver,”Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare 3”.Pejë,2015

Ulaj,Enver,”Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pare”.Pejë,2013

Salihu,Linda,”Vështirësitë në të nxënë”.Prishtinë,2009

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/40959-Jetmira Kastrati.pdf · KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË ... Te sistemi i klasifikim

27

Burime nga interneti

1. http://kgjs.al/index.php/cregullimet-e-refraksionit/astigmatizmi/

2. http://www.gazetaexpress.com/shneta/daltonizmi-si-diagnostikohet-dhe-cilat-jane-

simptomat-45103/?archive=1

3. https://sq-

al.facebook.com/KlinikaItaliane/photos/a.273903609385026.57285.27323645278507

5/618665951575455/

4. https://mjekesiabimorearabe.com/albinizmi#!/Aralycium-Anti-Tumoral-Formula-

90-Capsules/p/78747064

5. https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf

6. http://eeh.mk/alb/eye_disorders_cataract.html

7. http://www.gazetaexpress.com/shneta/shkurt-pamesia-si-ta-kontrollojme-flet-

eksperti-i-oftalmologjise-brian-mohney-34415?archive=1

8. http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=1310.0

9. https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/raporti-vjetor-mesueseve-udhetues-2014-

1.pdf

10. http://telegrafi.com/arsimi-special-ne-kosove/

11. https://prezi.com/v2j0xdw1grlj/edukimi-special-ne-kosove/