30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: “BIOSFERA DHE QARKULLIMI I MATERIEVE” UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA: Prof. Ass. Dr. Skender Beqa Ardita Luma GJAKOVË, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA: PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME TEMA: “BIOSFERA DHE QARKULLIMI I MATERIEVE”

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Skender Beqa Ardita Luma

GJAKOVË, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

2

Ky punim diplome u mbrojt më ______________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. ___________________ Kryetar 2. ___________________ Anëtar 3. ___________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___________.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

3

Përmbajtja

Contents Falenderime..................................................................................................................................... 4

Abstrakt ........................................................................................................................................... 5 I. HYRJE ......................................................................................................................................... 6

1.1 Biosfera ................................................................................................................................. 7

1.2. Organizimi i biosferës .......................................................................................................... 9

1.3. Lidhja e biosferës me sferat e tjera..................................................................................... 10 1.4. Vendi dhe roli i njeriut në biosferë..................................................................................... 13

II. QARKULLIMI I MATERIEVE NË BIOSFERË .................................................................... 14

2.1. Qarkullimi i ujit .................................................................................................................. 15

2.2. Qarkullimi i oksigjenit ....................................................................................................... 16 2.3. Qarkullimi i karbonit .......................................................................................................... 17

2.4. Qarkullimi i azotit .............................................................................................................. 19

2.5. Qarkullimi i fosforit ........................................................................................................... 20

2.6. Qarkullimi i sulfurit ............................................................................................................ 21 III. EKOSISTEMI ......................................................................................................................... 22

2.1.Funksionimi i ekosistemit ................................................................................................... 24

3.3. Ndarja e ekosistemeve ........................................................................................................ 25

3.4. Planifikimi i një ore mësimore ........................................................................................... 26

PËRFUNDIMI .............................................................................................................................. 29 LITERATURA ............................................................................................................................. 30

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

4

Falenderime

Natyrisht që për të realizuar një punim diplome duhet kohë dhe përkushtim, por është e

rëndësishme të shprehësh mirënjohje ndaj individëve që shpenzojnë kohën e tyre për të ofruar

ndihmë.

Fillimisht dua të falënderoj udhëheqësin tim të diplomës, Prof. Ass. Dr. Skender Beqa, erudicioni

dhe eksperienca e tij më kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës së hartimit të punimit.

Poashtu falënderoj gjithë stafin profesional të profesorëve të Departamentit të Programit Fillor

të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për punën e tyre të

palodhshme gjatë këtyre katër viteve të studimit.

Dëshiroj në fund të shpreh mirënjohje për familjen time për fillimin dhe finalizimin me sukses të

këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Me respekt:

Ardita Luma

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

5

Abstrakt

Në këtë punim diplome jam munduar të zgjeroj njohuri lidhur me biosferën, qarkullimin e materies në natyrë si dhe rolin e njeriut në biosferë. Me biosferë kuptojmë hapsirën tokësore të banuar nga bota e gjallë.

Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë.

Meqë është njëra nga sferat më të rëndësishme luan rol kyҫ në zhvillimin e jetës në tokë. Njeriu gjatë jetës së tij duhet të ketë kujdes të madh të mos e dëmtoj atë me veprimtaritë e tij sepse dëmtimi i saj rrezikon jetën jo vetëm të tij por edhe të të gjitha qenieve të gjalla në përgjithësi.

Në natyrë qarkullimi i materieve ka kryesisht këtë rrjedhë: prodhuesit, konsumuesit edhe zbërthyesit.

Biosfera është e lidhur me sferat e tjera, sipas koncepteve klasike biosfera përbëhet nga atmosfera (shtresa e ajrit), hidrosfera (shtresa e ujit) dhe litosfera (shtresa e tokës). Ndërsa sipas koncepteve bashkëkohore përveç këtyre tri shtresave ekzistojnë edhe antroposfera (pjesa e biosferës e banuar nga popullata njerëzore dhe kriosfera (shtresa e akullit ku megjithatë ka jetë).

Fjalët kyҫe: biosferë, qarkullim, atmosfera, hidrosfera, litosfera etj.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

6

I. HYRJE

Biosfera - ( greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor të planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e sajojnë mbështjellësin gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë. Në përbërjen e biosferës hyjnë të gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej mikroorganizmave siç janë bakteret deri te njeriu.

Mikroorganizmat me ndihmën e qarkullimit të masave të ajrit depërtojnë në lartësi 10 deri 12 km mbi sipërfaqen e tokës. Në oqeane dhe dete organizmat jetojnë edhe në thellësi më të mëdha, kurse bakteret anerobe (që mund të jetojnë dhe pa praninë e oksigjenit) gjenden deri në 3 km në thellësinë e korës së tokës. Prandaj sipas kësaj, biosfera përfshin dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike.

Organizmat e gjallë, që e përbëjnë biosferën ndahen në dy grupe të mëdha: bimët dhe shtazët. Shpërndarja e madhe gjeografike e bimëve dhe të shtazëve, si dhe prania e një periudhe kohore shumë të gjatë në Tokë, e bëjnë një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar dhe ndikojnë në pamjen e tashme të mjedisit gjeografik.

Zhvillimi i biosferës është i lidhur ngushtë me evulucionin gjeologjik të zhvillimit të korës së tokës dhe ndahet në dy etapa: etapa abiogjene dhe etapa biogjene. Këto procese dhe vetë biosfera është e një rëndësie të veҫantë në jetën e njeriut në tokë.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

7

1.1 Biosfera

Biosfera është shtresa e jetës në Tokë që përfshinë të gjithë organizmat e gjallë (përfshinë njeriun)si dhe të gjitha materiat organike që nuk janë dekompozuar ende. Termi biosferë së pari herë u përmend nga Lamarku (1802) duke nënkuptuar shtresën e jetës ku zhvillohet jeta. Më vonë austriaku Zjusi me 1875, e definon biosferën si “vend i sipërfaqës së Tokës ku banon jeta”. Termin biosferë në kuptimin e sotëm për herë të parë e përdori shkencëtari rus Vladimir Vernandski me 1926 që e definonte “mbështjellësin gjeologjik të tokës të përfshirë me qeniet e gjalla por edhe me strukturën e tij”.1

Fig. 1. Koncepti bashkëkohor i biosferës

Biosfera është sistemi më i madh biologjik ( në kuptim të ndërlikueshmërisë dhe vetorganizimit), më i afërt ideales në kuptim të vetësigurisë, sistem nëpër të cilin rrjedh energjia nga burimi themelor Dielli. Ky është sistemi në të cilin realizohen rrjedha e vazhdueshme e energjisë dhe materieve.

Në qoftë se si ilustrim marrim se lëmshi tokësor është i madhësisë së portokallit, atëherë në prerje tërthore të tij biosfera kishte me qenë shtresë aq e hollë sa që nuk do të mund të vërehej me sy. Sidoqoftë, kjo „epidermë e tokës” është shumë e begatshme në kuptimin kuantitativ dhe kualitativ (p.sh. llojshmëria dhe numri i madh i qenieve të gjalla).

Marrë në tërësi mund të konsiderohet se biosfera është si sinonim i nocionit ambient jetësor ose „Environment” term që përdoret në literaturën anglo-amerikane.

1 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 8

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

8

Në pikëpamje historike, por edhe sot janë tri kushte themelore të krijimit dhe ekzistencës të

biosferës:

a) sasia e mjaftueshme e ujit b) burimi i jashtëm i energjisë, në radhë të parë i asaj diellore, dhe c) në kuadër të kësaj duhet të ekzistojë lidhshmëria d.m.th kontakti ndërmjet gjendjes së

lëngët, të ngurtë dhe gazore të materies.

Vernandski cekë se“Biosfera e cila përfaqëson realitetin më të plotë biologjik në natyrë, është rezultat i zhvillimit historik të tokës si planet dhe është krijuar me paraqitjen e jetës në të. Biosfera është transformatori themelor i energjisë në tokë. Biosfera është vend i akumulimit të përhershëm të energjisë kimike, e cila është në aktivitet të pandërprerë”.2

Biosfera është shkalla më e lartë e integrimit ekologjik; ajo është hapësira e tërësishme e planetit Tokë, ku ekziston jeta. Ajo është sistem i ndërlikuar i organizmave të gjalla dhe të materieve jo të gjalla, të cilët pjesërisht kanë prejardhje biologjike. Pjesa e rëndësishme e atmosferës, oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit kanë prejardhje organike.

Jeta mund të ekzistojë gjithkund në tokë ku organizmat e gjalla kanë gjetur dhe siguruar kushte të nevojshme për funksionimin e jetës. Jeta depërton në të gjitha sferat e tokës, ndërsa kufijtë e biosferës nuk janë të barabartë, kështu që mbi sipërfaqen e tokës në atmosferë jeta intensive arrin deri në 5000m lartësi,në hidrosferë deri në thellësi 4000m, ndërsa në pedosferë deri 5-10m thellësi. Këto nuk janë kufi rigoroz, ekziston jetë edhe jashtë tyre, mirëpo rëndësia e tyre funksionale është e vogël. Kështu që disa organizma popullojnë edhe vende më tepër “ekstreme” për njeriun. Disa alga popullojnë (vendbanojnë) edhe burimet termale më të ngrohta, në thellësitë e shpellave pa dritë një numër i madh organizmash janë përshtatur të jetojnë edhe në detet e thellë, në thellësi më të mëdha se 4000m mund të hasen peshq, krimba, molusqe, ka shumë shembuj për mbijetesë dhe jetës në vende që për ne nuk mund të jenë të “paparashikueshme”.

Prejardhja e materies organike primare varet prej diellit, kështu që biosfera është sistemi më i madh në kuptimin e ndërlikueshmërisë dhe vetorganizimit nëpër të cilën rrjedh energjia prej burimit primar – diellit ose sistem në të cilin në mënyrë kontinuale arrihet qarkullimi i materies dhe rrjedhës së energjisë.3

2 Rozhaja, Dervish., M. Jablanoviq, “ Ndotja dhe mbrotja e ambientit jetësor”, ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE SHKOLLORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, Prishtinë, 2014, fq. 16-17 3 Cvetanovska, Lenka., Klinçarska – Jovanovska, Ivana.“Biologjia”, Shkup, 2013, fq. 177-181.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

9

1.2. Organizimi i biosferës

Biosfera është sistem i organizuar. Elementet kimike duke kuptuar kështu në radhë të parë ata të cilët hyjnë në përbërjen e materies së gjallë, qarkullojnë nëpër biosferë nga sfera inorganike e deri te qeniet e gjalla dhe anasjelltas, duke kaluar nëpër kombinime të ndryshme. Këto procese qarkulluese në biosferë, mekanizmat e të cilëve kanë karakter rregullator, janë të emërtuar si cikle biogjeokimikedhe në realitet karakterizojnë biosferën si sistem të organizuar. Këta mekanizma sigurojnë organizimin e biosferës dhe pengojnë entropinë e saj d.m.th

Qelësi për funksionimin e drejtë dhe ekzistencën e biosferës është lëvizja e elementeve kimike nëpër rrugë më pak apo më shumë të shprehura qarkulluese ndërmjet organizmave dhe rrethit fizik. Këto rrugë shënohen si cikle biokimike, term i cili tregon pozita të ndryshme në cikle prej organizmave kah shkëmbinjtë, substrati, ajri, uji dhe komponime të ndryshme (gjeokimike) të ambientit fizik.

Veҫoria e biosferës kësaj shtrese të hollë të planetit tonë ku lulëzoj jeta, qëndron në qarkullimin e pandërprerë të materieve. Në procesin e evulucionit gjatë disa miliarda vjetësh në biosferë është përpunuar një sistem plotësisht i mbyllët, i cili në skemë të thjeshtësuar duket kështu: bimët autotrofe duke shfrytëzuar gazin karbonik, ujin dhe energjinë e diellit duke sintentizuar ushqimin dhe lirojnë oksigjenin (producentët); shtazët shfrytëzojnë oksigjenin, ushqehen me bimë dhe lirojnë gazin karbonik (konsumuesit); bimët dhe shtazët e vdekura i nënshtrohen zbërthimit në të cilin marrin pjesë bakteriet, këpurdhat etj.

Toka është sistem i mbyllur kur është fjala për materien. Sasia e materies është e fiksuar, ajo si e përcakton ligji i parë i termodinamikës, vetëm transformohet prej një forme në tjetrën.4

4 Rozhaja, Dervish., M. Jablanoviq, “ Ndotja dhe mbrotja e ambientit jetësor”, ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE SHKOLLORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, Prishtinë, 2014, fq. 18-19

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

10

1.3. Lidhja e biosferës me sferat e tjera

Biosfera përfshin dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike.5

Biosfera në aspektin energjetik është sistem i hapur, sepse e pranon energjinë nga Dielli, ndërsa në aspektin e qarkullimit të materies ajo është sistem i mbyllur, biosfera funksionon në bazë të rrjedhjës së pandërprerë të energjisë dhe qarkullimit të materies. Sipas koncepteve klasike biosfera përbëhet nga atmosfera (shtresa e ajrit), hidrosfera (shtresa e ujit) dhe litosfera (shtresa e tokës). Ndërsa sipas koncepteve bashkëkohore përveç këtyre tri shtresave ekzistojnë edhe antroposfera (pjesa e biosferës e banuar nga popullata njerëzore dhe kriosfera (shtresa e akullit ku megjithatë ka jetë).

Atmosfera- paraqet pjesën e gaztë të biosferës e përbërë nga azoti (78%), oksigjeni (20.95%), dioksidi i karbonit (0.03%), argoni (0.93%) dhe gazet tjera me 1%. Proceset jetësore përfshijnë një numër të madh të reaksioneve kimike të cilat ose lidhin gazet nga ajri ose emitojnë gazet në atmosferë. P.sh. fotosinteza shfrytëzon CO2 dhe liron O2 përderisa gjatë procesit të frymëmarrjes së organizmave të gjallë ndodh e kundërta. Gjithashtu, atmosfera mbron jetën në Tokë nga bombardimet e vazhdueshme të meteorëve. Në mungesë të atmosferës, temperatura në sipërfaqen e Tokës gjatë ditës do të arrinte në 200 ℃ , ndërsa temperatura mesatare vjetore do të ishte për 33 ℃ më e ulët.6

Atmosfera është e ndërtuar prej disa shtresash:

• troposfera është shtresa më e ulët dhe më e dendur në të cilën ndodhin të gjitha ndryshimet kohore. Përmban një sasi të madhe të avullit të ujit. Vetitë më karakteristike të ajrit janë temperatura, shtypja dhe lagështia. Ajri i nxehtë ngrihet në lartësitë dhe zëvendësohet me atë të ftohtin. Si rezultat i kësaj lëvizjeje mundësohet ndryshimi klimatik. Në këtë shtresë paraqiten dukuritë meteorologjike dhe atmosferike si mjegull, shira, rrufeja etj.;

• stratosfera përmban ozon e cila na mbron nga rrezet e dëmshme ultravjollce. Теmperatura në shtresat më të ulëta të stratosferës është e përhershme. Ajri në këtë shtresë është shumë i holluar dhe i thatë. Trashësia e kësaj shtrese është rreth 50 km;

• mezosfera shtresë e cila ka rënie të madhe të temperaturës. Kjo shtresë është me trashësi prej rreth 85 km;

• јоnosfera (termosfera) është shtresë e cila përmban thërrmija të elektrizuara. Trashësia e kësaj shtrese është 500 km;

5 Ҫavolli, Riza. “Gjeografia 10”,Prishtinë,2013, fq.105. 6 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2011, fq. 65.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

11

• еgzosfera është shtresë e vakuumit ose hapësirë e paajër. Në egzosferë ka gazra të holluara.7

Fig. 2. Shtresat e atmosferës

Hidrosfera- përfshin masën e tërësishme të ujit, e vendosur në mes atmosferës dhe litosferës dhe përfshin rreth 70.8% të sipërfaqes së Tokës. Uji është esencial për të gjithë organizmat e gjallë në Tokë, dhe si i tillë ka luajtur rolin kryesor në evolucionin dhe ekzistencën e jetës në planetin tonë. Biosfera siҫ e dimë ne nuk mund të ekzistojë pa ujin e lëngët. Uji poashtu është i rëndësishëm për transportin e substancave të tretura (fosfate dhe nitrate) që janë të nevojshme për rritjen e bimëve, si dhe për transportin e produkteve të reaksioneve kimike.

Fig. 3. Hidrosfera

Litosfera-(litos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej 50-200 km. Litosfera dhe biosfera janë të lidhura pandashmërisht përmes dheut që përbëhet nga përzierje e ajrit, materieve minerale, materieve organike dhe ujit.

7 Bilbiloska, Gordana. ”Shkencat natyrore dhe teknika”,Shkup, 2011, fq. 16-18

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

12

Aktivitetet e bimëve në tokë siq është rritja e rrënjëve dhe prodhimi i acideve organike janë gjithashtu të rëndësishme për aspektin mekanik dhe kimik të litosferës.

Fig. 4. Litosfera

Antroposfera- popullata njerëzore është duke shfaqur një kërcënim serioz për biosferën përmes shkatërrimit të habitateve dhe formave tjera të veprimit të dëmshëm në biosferë. Ky proces po shkakton rrezikim me zhdukje të mijëra specieve për çdo vit. Biosfera përfaqëson rolin e organizmave të gjallë në tokë, ndërveprimin e saj me shtresat tjera në ciklet biogjeokimike të qarkullimit të materies dhe energjisë. Biosfera luan rolin kryesor në qarkullimin e karbonit, azotit, fosforit, sulfurit, ujit dhe elementeve tjera. Si rezultat proceset biogjeokimike që kryhen në biosferë si fotosinteza, frymëmarrja, fiksimi i azotit janë esenciale për të kuptuar karakteristikat fiziko-kimike të sistemit tokësor në tërësi.8

8 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2011, fq. 65.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

13

1.4. Vendi dhe roli i njeriut në biosferë

Njeriu si krijesa më e përsosur e gjallë, është pjesë përbërëse e biosferës. Edhe për të, si edhe për pjesën tjetër të botës së gjallë, vlejnë ligjet e njejta të natyrës. Në fillim të zhvillimit evolutiv nevojat e njeriut kanë qenë të vogla dhe për këtë arsye ai nuk ka pasur ndonjë aktivitet më të rëndësishëm, i cili do të ndikonte në ndryshimet e mjedisit. Aktivitetet e para të cilat sjellin deri te ndyshimet e mjedisit është zanafilla kur njeriu ka filluar të merret me bujqësi dhe blegtori. Me rritjen e popullatës njerëzore rritet edhe nevoja për prodhim gjithnjë e më të madh të ushqimit, ndërsa për prodhimin më të madh të ushqimit nevojiten sipërfaqe më të mëdha me tokë pjellore.

Njeriu me ndikimin e vet gradualisht fillon të ndryshojë mjedisin jetësor, gjatë së cilës shkakton, përveҫ ndikimeve të dobishme edhe ndikime të dëmshme, gjegjësisht e ҫrregullon ekuilibrin ekologjik

Njeriu në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi e ndryshon mjedisin jetësor me: përtharjen e moҫaleve, ndryshimin e shtratit të lumit, të brigjeve të liqeneve dhe deteve, ndërtimin e liqeneve artificiale, prerjen e pyjeve, ndërtimin e lagjeve dhe qyteteve, shkaktimin e zjarreve etj.

Si pasojë e ndikimit të njeriut, shkaktohet ndryshimi i klimës, ndryshimi i pamjes së hapsirave tokësore,e me vet këtë edhe ndryshimi i botës shtazore. Problem të veҫantë për jetën në tokë paraqet shkatërrimi i pyjeve. Pyjet janë një lloj shpuze e cila ka aftësi të përthithë, ruan dhe liron ujin. Nga ana tjetër, pyjet e kontrollojnë erozionin, vërshimet, pengojnë rrëshqitjen e tokës dhe mbushjen e lumenjëve , liqeneve dhe rezervuarëve. Shkatërrimi i pyjeve ndikon edhe në ndryshimin e klimës vendore dhe kushteve për jetesë në atë pjesë të tokës.

Ndryshimet që ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor dhe i ҫrregullojnë kushtet natyrore janë quajtur ndotje. Shkaktarët e ndotjeve janë quajtur ndotës, ndërsa vendet prej ku vijnë këta ndotës quhen burime të ndotjes.

Burimet natyrore të ndotjes janë vendet ku vet natyra i krijon ndotësit. Të tilla janë: hiri, llava, dhe gazrat të cilat paraqiten gjatë eruzionit të vullkaneve , disa xehe kanë rrezatim radioaktiv, burimet termale, rrezatimi i diellit etj. Burimet artificiale të ndotjes i krijon njeriu.

Sipas natyrës, ndotësit janë ndarë në ndotës fizikë (pluhur, hi, grimca radioaktive, mbeturina të forta nga amvisëritë dhe industritë) dhe kimikë (lloje të ndryshme të komponimeve ndotëse kimike në gjendje të gaztë ose në gjendje të lëngshme).9

9 Gjorgoski, Icko.,Maliҫeska, Cvetanka.“ Biologjia për klasën e VIII”, Shkup, 2010, fq. 177-181.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

14

KAPITULLI II

II. QARKULLIMI I MATERIEVE NË BIOSFERË Biosfera është nje sistem që karakterizohet me një numër ciklesh të vazhdueshme të qarkullimittë materies të përcjellur edhe me qarkullimin e energjisë. Proceset e qarkullimit të materieve njihen me emrin cikle biogjeokimike. Uji padyshim është parakushti kryesor sepse pa të nuk ka jetë, prandaj ndahet edhe si një cikël i veҫantë. Elementet tjera si karboni C, hidrogjeni H, oksigjeni O, fosfori P, sulfuri S, kur kombinohen në proteina, yndyrna, karbohidrate dhe acide nukleike, në fakt ndërtojnë bazat, energjitë dhe drejtimin për krijimin dhe ekzistimin e jetës në Tokë. Ndërsa pika fillestare dhe kruciale për qarkullimin e materies dhe energjisë në ekosistem padyshim se është fotosinteza.

Qarkullimi i energjisë është i domosdoshëm për përkujdesjen e strukturës së organizmave përmes formimit dhe ndarjes së lidhjeve fosfatike. Në përgjithësi qarkullimi i materieve mund të klasifikohet në 3 kategori: qakullimi i ujit; qarkullimi i materieve gazore: oksigjen, CO2 dhe N; dhe qarkullimi i materieve sedimentar: P dhe S.10

Sikur të mos ishte ky qarkullim i materieve inorganike do të rrezikohej edhe ekzistenca e jetës në natyrë. Zbërthimi i lëndëve organike siç është thënë më herët, bëhet nën veprimin e disa bakterieve dhe disa këpurdhave, që gjenden në mjedise të ndryshme. Fosfatet dhe nitratet e krijuara merren përsëri nga bimët fotosintetikisht aktive për të sintetizuar lëndë organike.11

Në kuadër të biosferës ekzistojnë dy tipe të qarkullimit të materieve, gjegjësisht elementeve në përbërje të këtyre materieve:

1. tipi gazor i qarkullimit , depoja kryesore e të cilit është ajri, vlen për elemente të caktuara sikurse janë: karboni, oksigjeni, azoti dhe

2. tipi sedimentues në të cilin rast depo kryesore për elementin përkatës lajmërohet substrati, gjegjësisht shkëmbinjtë (fosfori, squfuri, jodi).

Për tipin e parë është karakteristike dispersioni i barabartë i elementeve në biosferë (pjesëmarrja konstante e CO2, O2, dhe N2 në përbërjen e ajrit), ndërsa në rastet e tipit të dytë përqendrimi i elementeve ka shpërndarje të barabartë dhe shpeshherë ka variacione të karakterit sezonal.12

10 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 8 11 Grup autorësh,”Biologjia”, Prishtinë, 2005, fq. 31. 12 Rozhaja, Dervish., M. Jablanoviq, “ Ndotja dhe mbrotja e ambientit jetësor”, ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE SHKOLLORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, Prishtinë, 2014, fq. 18-19

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

15

2.1. Qarkullimi i ujit Rëndësia e ujit është e jashtëzakonshme pasi që hyn në përbërjen e të gjitha organizamat e gjallë, luan rol në të gjitha proceset biokimike të qelizave në bimë dhe shtazë, paraqet mjedisin ku kryhen shumë procese fiziologjike.

Fig. 5. Cikli hidrologjik në natyrë

Uji në planet është gjithmonë në qarkullim, dhe forca kryesore lëvizëse e tij në biosferë është energjia e diellit. Në ndikimin e rrezeve te diellit, uji që gjendet në oqeane, detra, liqej, këneta, lumenj dhe shtresat sipërfaqësore të tokës avullohet duke shkuar në atmosferë. Avullimi i ujit i krijuar në këtë mënyrë në atmosferë, nën ndikimin e ndryshimit të temperaturës formohet në re prej të cilave krijohen të reshurat: shiu, bora, breshëri, vesa etj.Pikat e shiut duke rënë drejt sipërfaqës së tokës përsëri pjesërisht avullohen, ndërsa pjesa tjetër bie mbi sipërfaqen e saj dhe vegjetacionin. Një pjesë e këtij uji nga nxehtësia përsëri avullohet nga toka dhe vegjetacioni, pjesa tjetër bie në përroska dhe lumenj përmes të cilave më tutje shkon në liqej, detra dhe oqeane, një pjesë mbetet në shtresat e epërme të tokës ku shfrytëzohet nga sistemi rrënjor i bimëve, përmes kërcellit e përcjellin deri te gjethet prej nga me anë të transpirimit lirohet në atmosferë.13

Ndikimi i njeriut dhe rreziqet që i kanosen ciklit të ujit nga aktiviteti njerëzor

Njeriu vazhdon të ndërhyjë në ciklin e ujit duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm mbi të. Ndërmarrjet industriale, me anë të ndotjeve mjedisore, ndikojnë në ngrohjen e ajrit dhe të avullimit të tepërt të ujit. Ujërat e zeza ndikojnë në zhdukjen e bimëve dhe të kafshëve të deteve dhe oqeaneve. Shpyllëzimi çon në tharje të rajonit, që ndikon në uljen e sasisë së ujit të avulluar.14

13 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 10. 14 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Cikli_i_Ujit

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

16

2.2. Qarkullimi i oksigjenit

Toka është i vetmi sistem diellor i cili përmban në atmosferën e saj sasi të konsiderueshme të oksigjenit të lirë. Në atmosferën primare, konsiderohet që nuk ka pasur O2, gjë që ka pamundësuar edhe jetën në tokë. Në momentin kur koncentrimi i O2 ka arritur vlerën prej 1% janë krijuar kushtet për paraqitjen e jetës në tokë.

Fig. 6. Qarkullimi i oksigjenit në natyrë

Me rritjen e vazhdueshme të koncentrimit të oksigjenit përmes proceseve fotosintetike, ka ardhur deri te paraqitja e shtresës së ozonit në shtresat e epërme të troposferës. Shtresa e ozonit është shtresë e cila mundëson jetën në tokë pasi që absorbon rrezatimin ultravjollcë që vjen nga dielli duke e kthyer atë në nxehtësi.

Oksigjeni që në përbërjen e ajrit merr pjesë me 21%, hyn në përbërjen e të gjitha komponimeve biologjike dhe merr pjesë ne sasi të mëdha edhe në reaksionet biokimike. Në atmosferë gjendet në formë molekulare dyatomike dhe është i domosdodhëm për frymëmarrjen e qenieve të gjalla aerobe.

Burim kryesor i oksigjenit është vegjetacioni, sepse me anë të fotosintezës llogaritet të prodhohen dhe lirohen 430-470 miliard ton O2. Ky O2 prap hyn në organizmin e gjallë të bimëve dhe shtazëve ku përmes frymëmarrjes shfrytëzohet për djegien e materieve organike. Pos kësaj një sasi e oksigjenit harxhohet gjatë oksidimit të monoksidit të karbonit CO, që lirohet gjatë erupsioneve vullkanike duke u kthyer në dioksid karboni, pastaj përmes proceseve të oksidimit të H, amoniakut, hekurit etj.15

15 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 10-11.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

17

2.3. Qarkullimi i karbonit

Në ajër përveҫ gazrave të tjerë të rëndësishëm për botën e gjallë është edhe CO2. Sasia e tij llogaritet rreth 0,03%, sasi kjo mjaft e vogël por shumë e rëdësishme për botën e gjallë sepse është një ndër komponentët më të rëndësishëm të fotosintezës. Qarkullimi i CO2 në biosferën mundësohet kryesisht nga aktiviteti i vegjetacionit. Të gjitha bimët e gjelbërta e shfrytëzojnë CO2 për ta kryer procesin e fotosintesës, përmes të cilës krijojnë materiet organike që hyjnë në zinxhirin ushqimor dhe përmes tij barten në format tjera të gjalla.

Sipas llogarive mendohet se i tërë CO2 që gjendet në atmosferë, kalon nëpër biosferë brenda afatit prej 300 vjet. Rregullatori kryesor i CO2 në atmosferë është oqeani, nga kjo shihet se oqeani ka fuqi të madhe puferike.

Fig. 7. Qarkullimi i dioksidit të karbonit në natyrë

Një bimë mund të kryejë procesin e fotosintezës në pjesët e saj jeshile me ndihmën e kloroplasteve. Qëllimi është prodhimi i sheqerit (glukozës) dhe prodhimi i oksigjenit (O2). Për të kryer procesin e fotosintezës, bimës i nevojiten tre elemente: uji i marrë nëpërmjet rrënjëve, dioksidi i karbonit (CO2) nëpërmjet poreve të gjetheve dhe drita (e diellit) si burim energjie. Bima nuk mund ta kryejë procesin e fotosintezës në mungesë të dritës.

Energjia solare+ 6 CO2+ 6 H2O C6H12O6+ 6 O2

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

18

Glukoza e formuar konvertohet në komponentë të tjerë, si celulozë dhe niseshte. Këta komponentë shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët, si dhe si lëndë djegëse (dru) për njerëzit.

Bimët e marrin energjinë e nevojshme për kryerjen e procesit të fotosintezës nëpërmjet klorofilit. Te bima kjo lëndë gjendet në kloroplaste (të quajtura ndryshe edhe ushqyesit e gjelbër). Klorofili u jep bimëve ngjyrën e gjelbër.16

Karboni i shërben organizmave për 2 qëllime:

• është element strukturor i qelizave;

• lidhjet kimike, të cilat ai formon dhe që mbajnë energji, shërbejnë për të magazinuar energji

Burimet kryesore të ciklit të karbonit janë:

1.CO2 që ndodhet në atmosferë dhe përthithet nga bimët me anë të procesit të fotosintezës; 2.CO2 që ndodhet në sedimente gëlqerore në fundin e deteve dhe oqeaneve 3.CO2 që ne lëshojmë me frymëmarrjen tonë;

4.CO2 që emetohet nga lëndët fosile (nafta, qymyr guri, gazi etj);

5.CO2 që emetohet nga industritë, makinat, proceset e ndryshme të djegies.

Aktualisht, sasia e prodhuar është më e madhe se ajo, që përthithet, duke rritur sasinë e CO2 që mbetet brenda troposferës (shtresa e parë e atmosferës);

CO2 është gaz serrë pasi përthithë nxehtësinë e çliruar në sipërfaqen e tokës. Në këtë mënyrë ndikon në rritjen e temperaturave globale17

16 https://ëëë.baconline.al/k/n232/neës/vieë/2500/2446/cfare-eshte-fotosinteza-(procesi-i-marrjes-se-dioksidit-te-karbonit).html 17 http://ëëë.sustainicum.at/files/projects/272/en/additional/Climatology_Lectures.pdf

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

19

2.4. Qarkullimi i azotit

Azoti është element i rëndësishëm biogjen i cili në atmosferë merr pjesë me 78%, ndërsa pjesa tjetër e azotit është e koncentruar në tokë në formë të komponimeve inorganike (nitrate, nitrite dhe në formë të kripërave të amoniakut), por edhe në formë të lidhjeve organike (te urea dhe aminoacidet). Në organizma pjesëmarrja e tij arrin deri në 3% të lëndës së thatë dhe është përbërës i proteinave dhe acideve nukleike. Bimet nuk mund ta marrin azotin molekular (N2) prej atmosferës. Për qarkullimin e azotit në biosferë me rëndësi primare është pjesëmarrja e baktereve të cilat e fiksojnë azotin atmosferik dhe e transformojnë në forma kimike, të cilin mund ta shfrytëzojnë organizmat autotrof.18

Fig. 8. Qarkullimi i azotit në natyrë

Azoti molekular mund të shfrytëzohet në dy mënyra:

Fiksim abiologjik është proces me të cilin nënkuptohet kalimi i N molekular në okside të N dhe amoniak. Ky proces kryhet gjatë jonizimit të atmosferës, me rreze kozmike dhe zbrazje të mëdha elektrike (bubullima).

Fiksimi biologjik-është i rëndësishmëm për procesin e shndërrimit të azotit në nitrite, nitrate dhe amoniak. Ky proces në biosferë kryhet me anë të mikroorganizmave të tokës dhe atyre që jetojnë në simbiozë me bimët e larta.19

18 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë 2011.fq. 90, 91 19 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 12-13

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

20

2.5. Qarkullimi i fosforit

Fosfori është element i rëndësishëm për botën e gjallë sepse hyn në përbërjen e komponimeve organike si ATP, ADP, ADN, ARN etj. Për këtë arsye qarkullimi i fosforit në biosferë ka rëndësi të madhe. Si edhe sulfuri, P nuk shfrytëzohet në gjendje elementare, por në formë të joneve të cilat bimët i shfrytëzojnë përmes rrënjëve së bashku me ujin.

Me vdekjen e organizmave të gjallë bimorë e shtazorë përmes dekompozimit nga bioreducentët, në tokë prapë krijohen fosfatet. Një pjesë e fosfateve të krijuara gjatë mineralizimit të materieve organike prapë hyjnë në bimë në formë të joneve fosfate.

Fig. 9. Qarkullimi i fosforit në natyrë

Një pjesë e fosfateve me anë të ujit shkojnë në bazenet ujore të liqeneve dhe deteve ku shfrytëzohen nga ana e fitoplanktonit. Qarkullimi i fosforit në natyrë është më i thjeshtë se sa qarkullimi i azotit. Fosfori mineral është i rrallë në biosferë, duke përbërë 1% të sasisë së përgjithshme. Në biosferë fosfori gjendet në formë të plehrave të shpendëve dhe fosile të kafshëve.

Zvogëlimi i fosforit në tokë ndodh më tepër në viset tropike, për shkak të reshjeve të mëdha. Përdorimi i madh i tij në amvisëri, industri dhe aktivitetet e ndryshme kalon në ujërat efluente, ndërsa përmes lumenjve përcillet deri në liqene. Prezenca e tij në ujë stimulon zhvillimin e algave planktonike, ndërsa kjo ka për pasojë zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në ujë dhe zhdukjen e peshqve.20

20 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë 2011.fq.92

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

21

2.6. Qarkullimi i sulfurit

Sulfuri konsiderohet si element çelës në formimin e lidhjeve disulfide pa të cilat nuk mund të ketë struktura terciare të albuminave. Në natyrë squfuri paraqitet si SO2 dioksid i squfurit, SO3 sulfid, SO4 sulfat, Sulfurin organik prej qelizave bimore e shtazore e zbërthejnë disa baktere deri te hidroksidi i squfurit (H2S) i cili mund të oksidohet në sulfat amoniak (NH4)2 SO4.

Sasi e konsiderueshme e sulfurit lirohet me djegien e qymyrit, i njohur si dioksid i sulfurit SO2, i cili shkakton ndotjen e mjedisit jetësor. Prezenca e squfurit në ekosistem është indikator i shpërbërjes së shpejtë të albuminave.21

Fig. 10. Qarkullimi i sulfurit në natyrë

Komponimet e S të cilat janë krijuar në indet bimore barten më tutje në organizma shtazorë përmes zingjirëve ushqimorë.

Komponimet organike të bimëve dhe shtazëve të vdekura, në tokë përmes oksidimit kalojë në komponime sulfatike të cilat prapë mund të inkorporohen në qarkullim biologjik. Sasi të mëdha të S gjenden në qymyr dhe naftë , prej të cilave gjatë shfrytëzimit industrial lirohet në formë të SO2, SO3 dhe H2S, oksidet e S reagojnë me ujin duke formuar acidet përkatëse të cilat me anë të shiut acidik arrijnë në sipërfaqë të tokës. Me metoda industriale prodhohen edhe plehrat artificiale që përmbajnë S, prandaj edhe këto përfshihen në qarkullimin biologjik të S në biosferë.22

21 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë 2011.fq.95 22 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 14-15

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

22

KAPITULLI III

III. EKOSISTEMI

Ekosistemi paraqet njësinë themelore strukturale të biosferës. Pasi që ekosistemet në natyrë janë të llojllojshëm dhe të rënditur në mënyra të ndryshme, për këtë arsye edhe struktura e biosferës është mozaik. Definicionin e parë për ekosistemin e ka dhënë shkencëtari Roy Clapham me 1930 për të paraqitur komponentët fizike dhe biologjike të mjedisit dhe marrëdhëniet në mes tyre. Më vonë Tensly me 1935 e definon ekosistemin si një tërësi që përbëhet nga vendbanimi jetësor (biotopit) dhe bashkësia e qenieve të gjallë (biocenoza).

Biotopi + biocenoza – ekosistemi

Më vonë definicione për ekosistemin kanë dhënë edhe shumë shkencëtar të tjerë. Kështu Ramade me 1981 konstaton se “në suaza të mjediseve të ndryshme jetësore dhe numrit të madh të qenieve të gjalla që banojnë biosferën, mund të dallojmë unitetin ekologjik funksional stabil në kohë të quajtur ekositem” Pra ekosistemi paraqet tërësinë e faktorëve fiziko-kimik të mjedisit jetësor (biotopit) dhe të qenieve të gjalla (biocenozës)23

Fig.11. Ekosistemi (biotopi dhe biocenoza)

23 Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq. 15-17

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

23

Në ҫdo ekosistem dallojme 3 tipa të marrëdhënieve në mes komponentëve të tij:

1. Aksionet-paraqesin ndikimin e natyrës jo të gjallë d.m.th biotopit në qeniet e gjalla ku ato jetojnë.

2. Reaksionet-paraqesin ndikimin e organizmave të gjallë në biotope duke ndërruar kushtet e biotopit.

3. Koaksionet-paraqesin ndikimet reciproke ndërmjet antarëve te bashkësisë jetësore24

Biotopi- Paraqet ambientin fizik në të cilin organzmat e gjalla realizojnë ciklet jetësore. Emri biotope rrjedh nga fjala bios – jetë dhe topos – truall. Biotopi është njësia themelore topografike me kufij të përcaktuar hapësinor, që paraqet kompleksin e faktorëve ekologjikë, me kombinimin e kushteve të ngjashme ose identike, Pra, biotopi paraqet vendin ku mundësohet jeta ose vendin e banimit. Biotopi mund të definohet edhe si komponent abiotik i ekosistemit ose vend që e zë biocenoza e caktuar. Ndryshe mund të thuhet se biotopi paraqet pjesën e hapësirës të cilën e karakterizon kompleksiteti i faktorëve ekologjik. Veçori themelore e biotopit është trualli dhe klima. Trualli ose toka është përbërës themelor i ekosistemit dhe biosferës. Humuset si komplekse të substancave të polimerizuara kushtëzojnë plleshmërinë e tokës. Sipas këtyre faktorëve, disa vende të banimit dallohen mes veti. Biocenoza- është bashkësi jetësore e një numri komunitetesh të cilët jetojnë në një areal, duke u varur nga burimet mjedisore.

Biocenoza- është tërësi e llojeve të organizmave të gjallë, bimëve dhe shtazëve me renditje të caktuar ose dendësi të caktuar të banimit. Biocenozat për nga mënyra e sigurimit të ushqimit marrin emërtimet fitocenoza dhe zoocenoza. Fitocenoza konsiderohet burim i zinxhirit trofik, ndërsa bazohet në mënyrën vetushqyese, ose autotrofe. Zoocenoza konsiderohet hallka e mëtejme e zinxhirit trofik ose ndyshe këto organizma mund të quhen organizma heterotrofe.25

24 https://ëëë.scribd.com/doc/204275818/EKOLOGJI 25 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor, Prishtinë, 2011, fq. 73-80.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

24

2.1.Funksionimi i ekosistemit

Në çdo ekosistem ndodh qarkullimi i përhershëm i materies dhe energjisë, në mes pjesëve biotikë dhe abiotikë të tij. Nga ky aspekt ekosistemi paraqet një ndërlikueshmëri të theksuar. Në çdo ekosistem, faktorët e mjedisit të jashtëm (faktorët klimatikë, edafikë dhe orografikë) veprojnë në biocenozë përkatësisht në qenie të gjalla të cilat në ndikimin e tyre ndryshojnë pak a shumë. Këto veprime që i bën mjedisi mbi qeniet e gjalla quhen aksion. Nga ana tjetër organizmat (në të cilët ndikojnë faktorët e mjedisit të jashtëm) reagojnë në ta duke bërë ndikim të caktuar në biotope. Këto ndikime të organizmave të gjallë në mjedisin e jashtëm quhen reaksione. Në çdo ekosistem kryhet shkëmbimi i përhershëm i materies dhe energjisë, në të cilin proces marrin pjesë komponentët e tij biotikë dhe abiotikë. Rolin kryesor në funksionimin e një ekosistemi e ka regjimi hidrotermik, si element përbërës i pjesës abiotike, përkatësisht regjimi ujor i tokës dhe ajrit për ekosistemet tokësore dhe regjimi i temperaturës për ekosistemet tokësore dhe ujore. Regjimi hidrotermik përmes energjisë diellore paraqet forcën lëvizëse përkatësisht motorin e çdo ekosistemi. Në suaza të pjesës abiotike të një ekosistemi, inkorporohen materiet minerale nga toka, uji dhe ajri, CO2, oksigjeni dhe energjia e rrezatimit të diellit, si energji primare, ndërsa prej pjesës biotike inkorporohen prodhuesit, konsumuesit dhe reducentët (zbërthyesit).

Producentët (prodhuesit) përfshijnë të gjitha bimët e gjelbra, dhe disa baktere autotrofe të cilat kryejnë procesin e fotosintezës. Gjatë fotosintezës, me ndihmën e energjisë së diellit, dyoksidit të karbonit dhe kripërërave minerale, prodhojnë materiet organike dhe lirojnë gjithashtu oksigjenin. Është konstatuar se gjatë një viti në Tokë prodhohet sasi e madhe e masës organike prej rreth 100 miliard tona.

Konsumuesit (harxhuesit) përfshijnë organizmat të cilët ushqehen me materie të gatshme organike. Më tutje ndahen në: konsumuesit e rendit të parë ku bëjnë pjesë organizmat që ushqehen me bimë (shtazët bimëngrënëse) dhe konsumuesit e rendit të dytë dhe tretë ku bëjnë pjesë shtazët të cilët ushqehen me shtazë të tjera përkatësisht shtazët mishngrënëse. Njeriu është konsumues i rendit të 1, 2 dhe të 3.

Zbërthyesit (reducentët) – janë grup i organizmave të cilat zbërthejnë materiet duke i rikthyer ato në materie inorganike, përkatësisht kryejnë procesin e mineralizimit.Roli i reducentëve është i rëndësishëm sepse bëjnë ripërtërirjen e materieve minerale të domosdoshme të cilat shfrytëzohen prapë nga ana e producentëve. Secili nga nivelet trofike karakterizohet me ndyshimet e caktuara të materies dhe energjisë, të cilat janë me karakter reversibil d.m.th. shkallët përfundimtare të transformimit të materies njëkohësisht janë edhe fillestare.26

26 Po aty.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

25

3.3. Ndarja e ekosistemeve

Sipas prejardhjes së tyre ekosistemet ndahen dy grupe: natyrore dhe artificiale.

Ekosistemet natyrore – përfshijnë të gjitha ato ekosisteme në Tokë që janë krijuar si rezultat i kombinimit të llojeve bimore dhe shtazore në kohë dhe hapësirë, ekosistemet natyrore u krijuan dhe u zhvilluan përmes proceseve natyrore.

Këto ekosisteme janë me karakter mjaft stabil dhe mund të ndryshojnë vetëm me ndryshimin e ndonjërit prej faktorëve abiotikë (zjarret, vërshimet, thatësira e gjata etj.). Ndryshimet e mëdha të ndonjërit prej faktorëve ekologjikë si temperatura, apo kompleksit të faktorëve klimatikë mund të çoj deri në zhdukjen e një apo më shumë ekosistemeve natyrore.

Ekosistemet artificiale - krijohen si rezultat i veprimtarisë së njeriut si p.sh. agrosistemet, monokulturat pyjore, agrofitocenozat etj. Mbahen si ekosisteme vetëm me kujdesin e njeriut. Sipas përbërjes së tyre ekosistemet ndahen në:

Ekosistemet tokësore - ekosistemet pyjore, stepore, gjysmëshkretinore, shkretinore etj. Ekosistemet tokësore përfshijnë të gjitha ekosistemet në sipërfaqen kontinentale, të cilat janë pjesë të pedosferës dhe litosferës. Pra, në këto ekosisteme ambienti themelor i organizmave është toka dhe ajri.

Ekosistemet ujore - ekosistemet e oqeaneve, detrave dhe ujërave të ëmbla. Sipas madhësisë së tyre ekosistemet ndahen në: nanoekosisteme (pika e ujit, gjethi i rënë), mikroekosisteme (trupi i bimës, gjethet e rëna), mezoekosisteme (livadhi, pylli i ahut, kënetat etj) dhe makroekosisteme (tajga, pyjet tropikale, oqeani).27

27 Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2011, fq. 105-119.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

26

3.4. Planifikimi i një ore mësimore

Lënda: Dituri natyre 4

Tema : Atmosfera dhe përbërësit e saj

Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë:

- të emërtojnë elementet përbërëse të atmosferës;

- të tregojnë shtresat përbërëse të atmosferës;

- të shpjegojnë rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë.

Fjalë kyçe: atmosferë, oksigjen, azot, dioksid karboni, troposferë, stratosferë, mezosferë, jonosferë, ekzosferë.

Mjetet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, “Enciklopedia për fëmijë”.

Struktura e mësimit:ERR

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit

Evokim

(nxitja për të nxënë)

Parashikim me terma paraprak

Diskutim i ideve Paraqitja grafike e ideve

Realizim i kuptimit

(përpunimi i përmbajtjes)

Harta e koncepteve semantike Paraqitje grafike e informacionit

Reflektim

(konsolidimi i të nxënit)

Punë praktike Nxitje e diskutimit

ZHVIMIMI I MËSIMIT

EKOKIM: (Parashikim me terma paraprak)

I nxjerr nxënësit jashtë dhe u kërkoj atyre të vrapojnë. Pas ca sekondash, i përplas duart dhe nxënësit ndalojnë. I pyes :

A e shohim ne ajrin? Nxënësit përgjigjen - Ajrin nuk e shohim por ne e ndjejmë atë.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

27

REALIZIMI I KUPRIMIT: (organizuesi grafik i analogjisë)

Nxënësve u kërkohet të lexojnë informacionin e librit duke nënvizuar fjalët kyç.

Pyetjet që u drejtohen nxënësve:

- Ç’është atmosfera? Përse shërben ajo?

- Si quhen shtresat përbërëse të atmosferës?

Nxënësit bëjnë paraqitjen grafike të informacionit.

Atmosfera

ështëmbështjellje e

gaztë me trshësi 1500m

Shërben për zhvillimin e

jetës, përmbanëgazrat e

domosdoshme, zhvillon dukuritë

atmosferike

ruan ngrohtwsinë e tokës,mbron

tokën nga rrezet e

dëmshme

Shtresat e saj janë: troposfera,

jonosfera, mezosfera, stratosfera, egzosfera

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

28

REFLEKTIMI: punë praktike

Si përfundim u kërkoj nxënësve të kryejnë eksperimentin: I udhëzoj se si duhet të veprojnë, duke marë një gotë plot me ujë dhe mbi të mbështetet një kartolinë, ku ana e lustruar të jetë nga uji. Duke e mbajtur mirë me një dorë kartolinën me dorën tjetër e kthejmë përmbys gotën. Nëse e heqim ngadalë dorën shohim se kartolina qëndron ngjitur me gotën dhe uji nuk derdhet. Në këtë rast ushtron forcë mbi kartolinën shtypja atmosferike që ka forcë më të madhe se pesha e ujit që ndodhet në gotë.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përgjigjet, për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

29

PËRFUNDIMI

Në këtë punim jam munduar të sqaroj rëndësinë e biosferës, lidhjen e saj me sferat e tjera. Biosfera është shkallë më e lartë e integrimit ekologjik ajo është hapësira totale e planetit Tokë në të cilën ekziston jeta.

Qarkullimi ciklik i materieve në ekosistem në mes natyrës së gjallë dhe jo të gjallë mundëson që jeta të vazhdohet në mënyrë të pandërprerë.

Biosfera karakterizohet për qëndrueshmërinë e madhe ndaj ndryshimeve të jashtme, mirëpo veprimtaria e njeriut në Tokë e ka ndryshuar natyrën më shumë se ҫdo qenie tjetër në të. Njeriu për të kënaqur nevojat e tij shkaktoi ҫrregullime në ekuilibrin dinamik të saj.

Veprimtaria e njeriut mund të jetë e dyllojshme: është e dobishme atëherë kur e rregullon mjedisin për t’u plotësuar nevojat ushqimore, të banimit etj dhe është e dëmshme atëherë kur shkakton ndryshime në biotop ( mjedisi jetësor ku ai jeton) dhe biocenozë ( qeniet e gjalla të cilat jetojnë në atë biotop).

Me termin mbrojtje nënkuptojmë vënien në një anë ose racionalizimin e rezervave fikse për t’u shfrytëzuar dhe në të ardhmen . Mbrojta e mjedisit siguron mbajtjen e cilësive të natyrës siҫ është riprodhimi i vazhdueshëm i bimëve , kafshëve dhe lëndëve të dobishme për njeriun.

Të gjithë ne jemi pjesë e mjedisit dhe njëherit përgjegjës për zgjedhjen e problemeve të tij.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org luma.pdf · Roli i biosferës është të sigurohet jeta në tokë me qarkullimin e materieve dhe energjisë. Meqë është njëra nga sferat më

30

LITERATURA

Veselaj, Zeqir. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014.

Rozhaja, Dervish., M. Jablanoviq, “ Ndotja dhe mbrotja e ambientit jetësor”, ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE SHKOLLORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, Prishtinë, 2014.

Ramadani, Ibrahim. “Mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2011.

Hoxha, Esat., Mustafa, Bexhet., Dauti,Esat., Rrustemi, Ragip., ”Biologjia”, Prishtinë, 2005.

Ҫavolli, Riza. “Gjeografia 10”, Prishtinë, 2013.

Gjorgoski, Icko.,Maliҫeska, Cvetanka.“ Biologjia për klasën e VIII”, Shkup, 2010.

Bilbiloska, Gordana. ”Shkencat natyrore dhe teknika”,Shkup, 2011.

Cvetanovska, Lenka., Klinçarska – Jovanovska, Ivana.“Biologjia”, Shkup, 2013.

BURIME NGA INTERNETI

https://ëëë.scribd.com/doc/204275818/EKOLOGJI

https://ëëë.baconline.al/k/n232/neës/vieë/2500/2446/cfare-eshte-fotosinteza-(procesi-i-marrjes-se-dioksidit-te-karbonit).html http://ëëë.sustainicum.at/files/projects/272/en/additional/Climatology_Lectures.pdf https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Cikli_i_Ujit