54
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I QYTETIT NË ROMANET E KADARESË (“Kronikë në gur”, “Çështje të marrëzisë”, “Qyteti pa reklama”,”Kukulla”) MENTORJA: KANDIDATI: Dr.Rovena Vata Dafina Musa Gjakovë, 2017

PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

  • Upload
    dokhanh

  • View
    498

  • Download
    21

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I QYTETIT NË ROMANET E KADARESË

(“Kronikë në gur”, “Çështje të marrëzisë”, “Qyteti pa reklama”,”Kukulla”)

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr.Rovena Vata Dafina Musa

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I QYTETIT NË ROMANET E KADARESË

(“Kronikë në gur”, “Çështje të marrëzisë”, “Qyteti pa reklama”, “Kukulla”)

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr.Rovena Vata Dafina Musa

Gjakovë, 2017

Page 3: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

3

PASQYRA E LËNDËS

Hyrje………………………………………………………………………………………………………......................................4

KREU I: Ngjizja e romanit “Kronikë në gur”…………………………………………………………………………………...5

1.1 Qyteti në syrin e fëmijës…………………………………………………………………….....................................5

1.2 Gjirokastra-qytet i pasqyruar në roman……………………………………………………………………………….11

KREU II: Koncepti i qytetit në romanin “Çështje të marrëzisë”……………………………........................15

2.1 Qyteti i marrëzisë……………………………………………………………………………………………………………………15

2.2 Përfytyrim qytetas………………………………………………………………………………………………………………….18

KREU III: Miti I urbanizimit në romanin “Qyteti pa reklama”…………………………………………………………24

3.1 Psikologjia e qytetit në romanin “Qyteti pa reklama”………………………………………………………………24

3.2 Psikologjia e Gjonit në qytetin N………………………………………………………………………………………………26

KREU IV: Imazhi i qytetit dhe nënës në romanin: “Kukulla”……………………………………………………………36

4. 1 Qyteti dhe nëna………………………………………………………………………………………………………………………36

4.2 Nëna-kukull dhe kukulla-nënë…………………………………………………………………………………………………47

KREU V:…………………………………………………………………………………………………………………………………………51

Përfundime……………………………………………………………………………………………………………………………………51

Bibliografia…………………………………………………………………………………….................................................52

Page 4: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Shkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e

pasqyroi Shqipërinë anë e kënd botës, letërsia e tij është e përkthyer në disa gjuhë të mëdha botërore.

Ai si fillim u njoh si shkrimtarë i mirëfilltë i letërsisë shqipe me romanin e tij të parë Gjenerali i ushtrisë së

vdekur të cilin e ka shkruar në moshën 23 vjeçare, por pena e tij prej shkrimtari nuk pushon edhe sot e

kësaj dite. Por si çdo njeri në mendjen e këtij autori lë gjurmë për gjithë jetën periudha më e bukur për

çdo njeri siç është fëmijëra dhe menjëherë del në shtyp për lexuesit shqiptarë si fillim romani Kronikë në

gur, në të cilin sundon mendimi dhe fantazia prej fëmijë, çdo gjë që përshkruhet aty është mosha e

shkrimtarit madhor Ismail Kadare.

2. Metodologjia dhe metodat e punësMetodologjia bazë për të realizuar këtë punim diplome është si rezultat i gërshetimit të disa metodave

së bashku si metodën e krahasimit, metodën përshkruese, metodën biografike dhe atë sociologjike.

Metoda e krahasimit është metoda që na lejon të bëjmë krahasimin e veprave të Ismail Kadaresë, duke

analizuar, veçoritë e përbashkëta dhe dallimet mes tyre. Metoda përshkruese, me anë të kësaj metode

jepen detajet me të imta të personazheve që japin terësinë e qytetit, sidomos për romanet që kemi

marrë në shqyrtim. Metoda biografike dhe ajo sociologjike me anë të tyre analizojmë, jo vetëm jetën,

por edhe veprën e autorit në fjalë.

3. Baza teorike e punimitStudimet për veprën e Ismail Kadarese duan një njohje të mirë jo vetëm të çështjeve të brendshme të

letërsisë, por edhe të faktorëve të jashtëm të saj. Për të realizuar këtë studim na është dashur të

bazohemi në disa studime, burime të cilat mund t’i përmendim:-Së pari nga vetë autori, (romanet e tij),-

Së dyti nga shfrytëzimi i arkivave dhe i bibliotekave, nga studimet që janë bërë rreth kësaj figure,

monografi studimore, kritikës letrare të huaj dhe shqiptare, nga shtypi i kohës apo nga periodikë të

ndryshëm që i kemi parë të arsyeshëm t’i sjellim së bashku me punimin.

Page 5: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

5

4. Synimi i temës

Ajo çka na bie në sy pothuajse të gjithë lexuesve është domonimi i romaneve dhe temave me elementin

e qytetit, mënyra sesi është parë qyteti dhe sidomos qyteti i Gjirokastrës na bën kuriozë për të bërë

studime në nivel diplome. Qyteti nga më i vogël dhe deri te metropolet si Tirana, Moska, Parisi apo

Tokio, endin fije letrare në mendjen e autorit nga romani në roman.

Synimi i këtij studimi është nxjerrja në pah e sa më shumë elementeve qytetase, duke filluar me romanin

Kronikë në gur që na jep një pasqyrë të madhe të jetës, famijes, plakave, magjive, botës së fëmijëve,

ndërtimit të raporteve njerëzore etj. Më pas jemi ndalur në romanin me titull intrigues Çështje të

marrëzisë, romanin Qyteti pa reklama dhe deri te romani i fundit i titulluar nga autori Kukulla.

Page 6: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

6

KREU I: Ngjizja e romanit “Kronikë në gur”

1.1 Qyteti në syrin e fëmijës

Tema e qytetit e ngjizur më së miri në romanet e Ismail Kadaresë, na jep dorë për të shtruar tema

diskutimi dhe çështje për studim. Ajo fillon që në moshën e njomë të autorit, që në kohën kur rrethanat

e lejuan për të ngjizur romanin e parë me titull: “Kronikë në gur”.

Romani është i lidhur thellësisht me truallin e vet amtar shoqëror, psikologjik, emocional dhe letrar.

Prandaj është fryti më i çmuar i qenies dhe i vetëdijes shqiptare, i kulturës shumëshekullore dhe i etnosit

të lashtë shqiptar1.

Teksti autobiografik i Kadaresë kap veç fëmijërinë. Në sistemin e zakonshëm të diskutimit, fëmijëria do

të ishte një biografemë. Ky roman ngritet nëpër disa pika të cilat japin momente esenciale biografike.

Këto janë biografema. Do të dukeshin: jeta në familje, lidhja emocionale me qytetin, leximi i librit,

dashuria, lufta2.

Një veçori tjetër e romanit është fakti se bota shpesh shikohet nga sytë e fëmijës, i cili është protagonisti

kryesor i romanit, por pa e patur parasysh këtë veçori, shumë gjëra në roman nuk mund të kuptohen

drejtë3.

“Atje, në sternën e errët e të shurdhër, ato do të kujtonin pastaj me pikëllim hapësirat qiellore, që nuk do

t’i shihnin më kurrë, qytetet e habitshme poshtë tyre dhe horizontet plot me vetëtima”4.

Këtu autori na përshkruan një pjesë të shtëpisë, ku mblidhej uji, nga e cila mund të nënkuptojmë se

njerëzit ndonjëherë edhe janë mbytur në këto sterna plot ujë dhe nuk kanë pasur më kurrë mundësi të

shohin qytetet dhe bukuritë e tyre.

Te romani Kronikë në gur kemi ndërthurje të dy planeve: Bota e fëmijës, përmes së cilës pasqyrimi i

realitetit vjen i përthyer, në një farë mënyre i deformuar nga përfytyrimi naiv i heroit. Nga ana tjetër,

janë kronikat, shënimet me shkronja korsive, ku realiteti hyn në mënyrë të drejtpërdrejtë, i ashpër, i

pamërshirshëm… Raportet midis këtyre dy planeve janë të tilla: plani i dytë hedh dritë mbi të parin, pra

1 Bashkim Kuçuku, Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2005, f. 12.2 Kujtim Shala, Shenjat e tekstit, Faik Konica, Prishtinë, 1999, f. 229.3 Moikom Zeqo, Shënime për ormanin “Kronikë në gur”, në: Zëri i rinisë, e shtunë, 8 janar, 1972, f. 5.4 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.16.

Page 7: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

7

realiteti shoqëror, e vërteta e jetës, e qytetit dhe kohës ku zhvillohen ngjarjet, zbulon thelbin e

shqetësimeve të heroit, u jep atyre një tingëllim të përgjithshëm dhe thekse të mprehta shoqërore e

politike5.

Qyteti i cili na përshkruhet nga syri dhe imagjinata e një fëmije, do të bëhet pasqyrimi dhe jetërrëfimi i

periudhës më të bukur të secilit prej nesh, pra fëmijërisë.

“Unë hapa veshët. E njihja atë vajzë dhe vërtet kishte kohë që nuk e kisha parë rrugëve”6.

Rrugët, pjesë e pandarë e qytetit dhe e udhëtarëve, asnjëherë nuk janë të vetmuara, gjithmonë dikush

ecen mbi to, një shkon e një tjetër kthehet.

Në qendër të romanit është vënë jeta e një qyteti në vitet e pushtimit fashist dhe gjatë Luftës

Nacionalçlirimtare. Duke zotëruar një material të pasur jetësor si dhe kujtimet e fëmijërisë, autori ka

mundur t’i organizojë ato, i ka shtrirë në gjerësi dhe thellësi dhe ka krijuar një atmosferë të thellë

dramatike.

Shkrimtari, duke krijuar një tablo të tillë, i mbetet besnik të vërtetës historike. Në këtë roman, më mirë

se në çdo vepër tjetër të autorit, gërshetohet e vërteta jetësore me të vërtetën artistike, duke krijuar një

unitet ideo-artistik. Qyteti ka marrë një vlerë përgjithësuese, por edhe fytyrën e tij të veçantë.

E veçantë në këtë qytet është pozicioni, arkitektura, mënyra e jetesës , kurse e përgjithshme është se ai i

ka të gjitha shqetësimet, që kanë qytetet e tjerë, të cilët vuajnë nën zgjedhën e rëndë të pushtuesit.

Duke krijuar një galeri të tërë personazhesh, autori nuk merret me skalitjen e tyre, nuk tregon historinë

e formimit të tyre, por duke i vënë ata në situata dhe rrethana të caktuara, shpreh idealin e tij pozitiv7.

Ismail Kadare dhe shkrimtarë të tjerë të “brezit të viteve 1960” u ndan prej “të vjetrërve” duke

ndryshuar rrënjësisht vjershërimin tradicional, në shqetësime, në problematikë dhe në teknikën e të

shkruarit.

“Gjëja e parë që më ra në sy kur ula sytë në lagjet e poshtme ishte lumi që kishte vërshuar”8.

Autori po vështron qytetin, ai i duket i mahnitshëm si gjithmonë, por lumi kishte dalë nga shtrati dhe

tërë lagjet në afërsi të tij i kishte marrë me vete. Po ta lidhim me njeriun atëherë këtu shohim se edhe te

5 Floresha Dado, Teoria e veprës letrare, Poetika, shblu, Tiranë, 2003., f. 182.6 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.19.7 Xhafer Martini, revista Nëntori, 18 korrik, 1971, f. 7.8 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.20.

Page 8: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

8

njeriu shpesh ndodhin ngjarje të cilat e rrëmbejnë dhe e dërgojnë si të thuash në fund të pusit, por

prapë gjenë forcë të vazhdojë tutje.

Shkrimtari, duke hedhur sytë në të kalurën e qytetit, nuk mban një qëndrim nostalgjik dhe adhurues

ndaj fëmijërisë, përkundrazi, mban një qëndrim kritik, të cilin e shpreh nëpërmjet një keqardhjeje të

hidhur dhe herë-herë nëpërmjet një ironie therëse9.

Në këta rreshta të jepet përshtypja që personazhi është në ëndërr dhe aty qyteti i tij merr trajta të

ndryshme. Duket se atë po e mundon diçka, as rrugët nuk i ka të njëjta e madje edhe muret e shtëpive

po i ndërroheshin. Me qytetin po ndodhte diçka. Sikur pushtuesi të ketë filluar të lë gjurmët e tij në të,

kështu të krijohet përshtypja se po ndodh në themelet e tij, të cilat pavarësisht çdo gjëje mbeten prapë

të palëkundura.

Gjithçka që na rrethon është vepër jona, vepër e njeriut: shtëpitë, pallatet, qytetet, ngrehinat

madhështore anembanë vendit. Edhe kur duken si vepra të engjëjve, ata janë, megjithatë, vepra të

njerëzve. Këtu hyjnë pikturat, skulpturat, të gjitha artet, shkenca, dija. Këtu hyjnë zbulimet dhe veprat

letrare në shumë gjuhë, madje edhe makinat. Dhe kur i shikojmë të gjitha këto çudira, bëhemi të

vetëdijshëm se mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha, edhe më të bukura, edhe më të përsosura se

ato që i kemi krijuar deri më sot10.

“Nuk ishte e vështirë të kuptohej se lagjja ishte e shqetësuar. Hapja dhe mbyllja e flegrave, trokëllimat e

portave aty-këtu, vërshëllima e paprerë e erës së thatë, madje edhe mënyra se si gratë ndenin rrobat e

lara në oborr, jepnin diçka nga shqetësimi i përgjithshëm”11.

Të gjithë e kuptonin se lagjja dhe qyteti ishin të shqetësuar, në kohë lufte dhe pushtimi asgjë nuk është

njësoj, duket që edhe ajri është ndryshe. Të gjithë ishin të shqetësuar, qyteti po ligështohej dhe të gjithë

e ndjenin, mirpo askush nuk mund të bënte asgjë për këtë, nuk ishte në dorën e banorëve të tij.

Qyteti i lindjes në romaninKronikë në gur-mbart karakteristika që e bëjnë atë një qytet atipik dhe duke u

parë nga sytë e një fëmije plot përjetime të veçanta, është shënjuesi i vizionit të parë të botës, është

përfytyrimi artistik i saj dhe i pamjeve të ndryshme ku ajo përthyhet: rrëmuja, çudia, mahnitja, drama12.

9 Xhafer Martini, Jeta në gjerësi dhe thellësi, mbi romanin Kronikë në gur, në revista: “Nëntor”, 18 korrik 1971, . f.7.10 Agim Vinca, Panteoni i ideve letrare, Camaj-Pipa, Shkodër, 2002, f. 95.11 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.93.12 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: “Letërsia dhe qyteti”, Tiranë, 2009, f. 179.

Page 9: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

9

“Çdo natë drita e projektorit kërkonte qytetin dhe porsa e gjente, qepej mbi të. Ajo ishte kafshë deti

veshtullore, që rrëshqiste sipër lagjeve duke u tjetërsuar vazhdimisht, sipas trajtës së shtëpive a të

rrugëve, mbi të cilat binte”13.

Këtu autori shpreh mllefin dhe inatin e tij kundër projektorit, i cili mundohej që të ndriçonte çdo pjesë të

qytetit dhe të zbulonte gjithçka ndodhte në të. Qyteti i autorit nuk është mësuar me gjëra të tilla, ai

dëshironë qetësinë dhe paqen e tij, por ja që është e pamundur. E tëra çfarë autori mund të bëjë është

të shpreh dhembjen e tij përmes rreshtave dhe të flas për qytetin e dashur duke mos lënë që historia e

tij të mbetet në harresë.

Nga këndi i vetëdijes dhe fakteve historike, me ç’rast flitet për ngjarje të rëndësisë së veçantë për

ekzistencen e popullit tonë gjatë rrugëtimit nëpër kalvarin e historisë14, siç është Lufta e Parë Botërore

të romani Kronikë në gur.

“Qyteti ishte vërtet në ethe. Tani nuk ishte e vështirë të shikoje djersët e tij. Dritaret dridheshin

vazhdimisht. Tymtarët rënkonin. Netëve projektori ndizte syrin e tij të vetëm”15.

Lufta e kishte përfshirë të tërin, e autori na e përshkruan atë si të zënë nga ethet, ai madje ia sheh edhe

djersët qyetit, i cili nën breshërinë e vazhdueshme të bombave mundohet që t’i mposhtë ato, mundohet

që përsëri të ngrihet në këmbë dhe t’u tregojë mbarë pushtuesve se qyteti i gurtë i tillë do të mbetet

gjithmonë, asgjë nuk do të mund ta ndryshojë sado që të mundohen.

Njeriu është pjesë e historisë apo e kohës. Koha nuk është një element në të cilin lëvizim sa andej-këtej,

si një shishe në rrjedhën e lumit. Ajo është struktura e vërtetë e vetë jetës, diçka nga e cila përbëhem

para se të mund ta mas atë16.

“Qyteti u nxi. Grushti ishte i padurueshëm. S’kishte shtëpi ku nuk kishte hyrë Argjir Argjiri dhe s’kishte

femër që të mos e njihte ai. Një dyshim i zi po varej kudo”17.

Në jetën e qytetin tani kishte mbirë edhe diçka e papritur, askush nuk mendonte se Argjiri do të

martohej, të gjithë e dinin për homosekual andaj nuk kishte shtëpi në të cilen nuk kishte hyrë dhe femer

me të cilin ai të mos kishte qendruar, prandaj tani secili kishte dyshimet e veta. Çfarë po ndodhte në

13 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.95.14 Arben Hoxha, Letërsia si vizion, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011, f. 185.15 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.101.16 Floresha Dado, Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009, f. 304.17 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.105.

Page 10: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

10

qytet, a ishte edhe kjo një sfidë me të cilën i duhej të përballej, këtë më së miri dinë ta thonë rreshtat e

Kadaresë.

Një veçori tjetër e romanit është fakti se bota shpesh shikohet nga sytë e fëmijës, i cili është protagonisti

kryesor i romanit, por pa e patur parasysh këtë veçori, shumë gjëra në roman nuk mund të kuptohen

drejtë18.

“Kishte ardhur një kohë e vështirë për katet e treta të qytetit. Gjatë ndërtimit të qytetit, druri si më dinak

ishte ngjitur në katin e tretë, duke i lënë gurit themelet, zgafellat dhe sternat”19.

Po të hymë thellë në këta rreshta shohim se aty kemi të bëjmë edhe me njeriun, e jo vetëm me drurin e

gurin. Njeriu shpesh di të jetë dinak, duke marrë për vete atë që është më e mirë dhe që i konvenon më

shumë, ndërsa tjetri i lë hiç gjë. Kadare këtu na e paraqet në trajtën e gurit dhe të drurit. Guri zë vend në

themelet e shtëpive duke i bërë ato të forta dhe të qëndrueshme, ndërsa druri zë vend më lart, duke i

bërë ato më të bukura dhe më të dashura. Por në kohë lufte dhe fatkeqësie është druri ai i pari, që

rrëzikohet e guri ai që ka jetë më të gjatë. Qytetit të Kadaresë katet e treta të shtëpive, po i rrezikohen

nga bombat dhe nga pushuesi andaj përdhesa e gurit është vendi më i sigurtë.

Zherar Zheneti e barazonte shkrimtarin me shkrimtarin-kritik. Ata i kanë dy qëllime, që janë të

përbashkëta për të dy: të shkruajnë dhe të heshtin20.

“Qyteti i lodhur e i zymtë kishte kaluar disa herë rresht nga duart e italianëve në duart e grekëve dhe

anasjelltas. Nën shpërfilljen e përgjithshme ndërroheshin flamurët dhe paret. Asgjë tjetër” 21 .

Qyteti i gurtë nuk kishte qëndruar në kthetrat e vetëm një pushtuesi, aty brenda tij ndërroheshin herë

grekë, herë italianë, por banorët mbeten të njëjtë, ata nuk largohen nga ai. Me anë të këtyre rreshtave

Kadare tregon se trojet shqiptare për vite të tëra kanë qenë të pushtuara dhe atë jo vetëm nga një

pushtues. Por gjithmonë ia kanë dalë mbanë dhe kishin qendruar stoike ndaj të huajve dhe gjakpirësve.

18 Moikom Zeqo, Shënime për rormanin “Kronikë në gur”, Zëri i rinisë, e shtunë, 8 janar, 1972, f. 5.19 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.114.20 Zherar Zhenet, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 48.21 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.148.

Page 11: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

11

“Sheshet, rrugicat, shtyllat ruanin enigmën e tyre. Mosbesimi i portave dukej hapur. Dritaret zënë me

batanije që nga koha e bombardimeve, ishin hequr mënjanë nga jeta. Ditët ishin të ftohta, pa fytyrë.

Jetonin vetëm tymtarët”22.

Gjithçka duket si enigmë, i tërë qyteti ruan fshehtësinë e tij. Portat e tij tregojnë mosbesim ndaj secilit,

që kalon pranë tyre, duket se jeta në qytetin e gurtë herë fundoset, shuhet, e herë ringjallet me vrullë.

Në këto ditë të zymta vetëm tymtarët vazhdonin të jetonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kronikë në gur është një roman i ndërtuar në një formë pak të çuditëshme. Duket sikur arkitektura e

ndërtimit të tij është asimetrike. Kadareja e respekton shumë fjalën dhe shtyfëzon forcën e saj të cilën ai

e ndjen vetë i pari gjatë procesit të shkruarit23.

1.2 Gjirokastra-qytet i pasqyruar në roman

Në romanin Kronikë në gur shkrimtari flet për qytetin e tij të lindjes, për Gjirokastrën dhe për vitet e

fëmijërisë së tij, por qëllimi i tij është shumë më tepër se sa një përshkrim i thjeshtë i këtij qyteti të

gurtë. Në këtë libër prej letre ndjen peshën vigane të qytetit prej guri. Kur hap fletët e këtij libri të duket

sikur hap dritaret e shtëpive të tij, dritaret e kohës, të viteve që ikën.

Gjirokastra është një qytet me një konfiguracion të jashtëzakonshëm, me një mënyrë ndërtimi gati

fantastike. Ky qytet, ndryshe nga qytetet e tjerë, të bën një përshtypje të menjëherëshme. Ai është i

befasishëm, i papritur në përfytyrimin e njerëzve që e shohin për herë të parë. Në këtë qytet të katër

horizontet janë prej guri. Ai ngjan si një basreliev i gdhendur drejtpërdrejtë, në mal. Ai, vetë është

metamorfozë e malit. Lidhja e saj me malin është kaq e madhe sa nuk ka kufij të presë midis tyre. Në një

nga reportazhet e tij Ismail Kadare ka shkruar se kur shkon në Gjirokastër “ti dëshiron që autobusi të

jetë i gjithi prej xhami sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shohësh edhe djathtas edhe majtas edhe

lart dhe poshtë njëkohësisht, sepse ky qytet mund të perceptohet vetëm kështu”24.

Ismail Kadare në përgjithësi është kërkues këmbëngulës i teknikave të reja letrare. Nga një roman në

tjetrin shohim arkitektura, që, ndonëse kanë pak a shumë përafërsi konceptimi, prapë ngjajnë në shumë

22 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.15723Moikom Zeqo, Shënime për romanin “Kronikë në gur”, në: “Zëri i Rinisë”, e shtunë 8 janar, 1972, f. 6.24 Moikom Zeqo, Shënime për romanin “Kronikë në gur”, në: “Zëri i Rinisë”, e shtunë, 8 janar, 1972, f. 5.

Page 12: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

12

pak gjëra. Këtë përshtypje nuk ta ofron thjesht ana e jashtme. Janë bazat dhe argjinaturat, është skeleti

qendror ai që sjell edhe veçori të jashtme. Arkitektura e romaneve të Kadaresë ka dritë, përthyerje,

fasada, xhamllëk dhe koridore e sallone të ndryshme. E gjithë kjo godinë, me të papritura dhe thyerje të

herëpashershme është dicka e fortë dhe monolite. Në bazën e saj ka diçka që i mban të gjitha ato pjesë

që duken disi delikate, të shpërndara dhe pa qëndrueshmëri.

Në romanin Kronikë në gur kemi një mjet letrar që ndihmon nga faqja në faqe ndërtimin e veprës,

kompozimin e materialit. Mjeti që ka zgjedhur autori ka bërë të mundur ndërtimin në një mënyrë

origjinale të veprës. Autori, për të zgjeruar diapazonin e veprës, ka vendosur në roman edhe pjesë të

shkëputura nga kronikat, thënie e biseda, përshkrime të shkurtra medituese, monologje, rrëfenja.

Kronikat janë dritaret nga vështrohet më larg nga c’sheh dhe dëgjon fëmija. Ato i japin veprës më shumë

dritë dhe hapësirë. Ndoshta nëpërmjet kronikave autori mund të kish vështruar dhe jashtë qytetit,

kalimthi, përtë mos e lënë qytetin e gurtë si një ishull misterioz ku shkel veç këmba e të huajve dhe e atij

inxhinierit që vjen e provon rezistencën e kubeve.

Arkitektura e prozës së Kadaresë në përgjithësi i ngjan një mozaiku shumëngjyrësh. Ndonjëherë të

krijohet përshtypja sikur ka një farë çthurje e disharomie, një mungesë uniteti kompozicional. Kjo e ka

shtyrë ndonjërin që të shfaqë mendimin se kalimi nga një veprim te tjetri, nga njëra situate në tjetrën,

pa u thelluar sa duhet, e dobëson prozën e Ismail Kadaresë25.

Qyteti është një vendbanim-vendjetim-i madh, i centralizuar dhe i kufizuar, që ka një administratë dhe

një strukturë furnizimi të vetën dhe që gjendet në pikën e takimit të rrugëve të komunikimit. Kështu

mund të themi se pothuajse çdo qytet është një vend qëndror26.

“Sterna ishte e madhe. Ajo shtrihej pothuaj nën gjithë sipërfaqen, që zinte shtëpia jonë dhe në qoftë se

shpërthente, mund të përmbyste në fillim kubenë dhe pastaj të shkallmonte krejt themelet e shtëpisë,

sepse qyteti ynë ishte i pjerrët, dhe në këtë qytet mund të ndodhte çdo gjë”27.

Autori këtu në personazhin e fëmijës është i pasionuar pas qytetit dhe çdo gjëje që gjendet në brendi të

tij. Rreshtat na tregojnë se sterna zinte një pjesë të mirë të sipërfaqes se shtëpisë dhe po të shpërthente

25 Xhezair Abazi, romani Kronikë në gur dhe disa veçori të stolit të Ismail Kadaresë, revista: “Nëntori”, nr 7, 1972, f.46.26 Gjon Radovani, Qyteti, një entitet organik, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009, f. 26.27 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.16

Page 13: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

13

uji nga ajo, mund ta përmbyste të gjithë shtëpinë. E në qytetin e Kadaresë gjithçka ishte e mundur, nga

një gjë shumë e vogël mund të krijohej diçka e madhe.

Rrëfimtari-fëmijë në romanin Kronikë në gur rrëfen edhe për qytetin e tij të lindjes, i cili i dukej një qytet

i çuditshëm, madje si një qenie prehistorike, ku gjithçka në të ishte e vjetër dhe e gurtë, duke filluar që

te rrugët e deri te çatitë e shtëpive, të mbuluara me pllaka guri ngjyrë gri. Pra, qytet i gurtë e i hirtë;

qytet i pjerrët, që i kishte thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe të urbanistikës.

Nga perspektiva kulturore dhe shkencore qyteti është një rast ideal i përqëndrimit të kulturës në

hapësirë dhe nga aspekti sociologjik qyteti është relativisht i shumpopulluar. Përkufizimi i qytetit dhe

analiza e tij, mund të bëhen nga këndvështrime të ndryshme, si nga këndvështrimi legal, nga ai

struktural, nga ai morfologjik28.

“Meqenëse nuk e kishte hedhur dot urën, lumi, si zakonisht, i qe vërsulur udhës automobilistike dhe e

kishte gllabëruar. Tani rruga nuk dukej. Lumi i fryrë jashtë mase nga ky gllabërim, mundohej ta treste në

lukthin e tij. Por rruga ishte e fortë”29.

Zakonisht kur ndodhin vërshime të lumenjëve, janë urat ato që dëmtohen më shumë, por këtu autori na

e paraqet urën të fortë, dhe këmbët e saj prapë nuk ia ka dalur t’i lëkund, lumi i egërsuar. Ai ka ndërruar

drejtim, i është kthyer rrugës, ku kalojnë makinat, dhe atë pa menduar fare e ka mbështjellë me ujin e

tij. Edhe rruga ishte e fortë, as ajo nuk dorëzohej, lufton me lumin pandalur, ashtu siç lufton njeriu me

shumë sfida, që i dalin përpara. Jo kot thonë njeriu është si shkëmbi, mund ta godasësh e ta rrëzosh, por

asnjëherë ta mundësh të tërin.

Duke filluar nga qyteti-shtet i Greqisë së lashtë, tradicionalisht është përdorur një definicion linear i

qytetit. Tri karakteristika kanë qenë baza e analizës së tij: a) numri i popullsisë në zonën në analizë

(dendësia): b) rrjetet e ndërlidhjes: c) stili i jetës30.

“Çdo dimër përpiqej ta kafshonte qytetin nga këmbët. Megjithatë, nuk ishte aq i rrezikshëm sa

ç’mundohej të dukej. Më të rrëzikshëm ishin përrenjtë që zbrisnin nga mali. Edhe ata si lumi rrekeshin të

28 Gjon Radovani, Qyteti, një entitet organik, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009, f. 26.29 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.2130 Gjon Radovani, Qyteti, një entitet organik, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009, f. 37.

Page 14: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

14

kafshonin qytetin. Por, ndërsa lumi fryhej e krekosej me mendjemadhësi në këmbët e qytetit, përrenjtë i

hidheshin atij në shpinë pabesisht”31.

Kadare mundohet të nxjerrë në pah të gjitha gjërat, që i ndodhin qytetit. Ai tregon se edhe qyteti ndien,

edhe ai ka në njëfarë mënyre shpirt, lumi e godet nga poshtë, ndërsa përrenjtë i hidhen atij nga sipër.

Shumë sfida i dalin njeriut përpara në jetë, por prapë ia del mbanë dhe arrin t’i përballojë, njësoj edhe

qyteti i Kadaresë edhe pse rrënohet prapë ia del të ngrihet.

Por, në një kuptim politik, qyteti është edhe shteti, edhe kultura, edhe industria, edhe shkenca, bile

edhe vetë letërsia si forum, dialog, krijimtari personale, vetë arti kolektiv, artisti dhe spektatori32.

“Dukej sikur strehëve të pullazit, rrugëve, shtyllave të telefonit, nuk u kërkonte llogari askush për

zhvendosjen e tyre të lehtë”33.

Në qytetin e autorit tonë edhe vendndodhja e gjërave ka ndryshuar, duket se asgjë më nuk është në

vendin e vet, por që askush nuk kërkon llogari për këtë.

“Ja, unë drejtoj fytyrën nga lagjet e poshtme të qytetit dhe sytë, si dy pompa të fuqishme, fillonin të

thithnin dritë dhe pamje të ndryshme: tymtarë, ndonjë dru fiku të vetmuar, rrugë, kalimtarë”34.

Nga dritarja e shtëpisë autorit tonë gjithçka i duket e shkretë, rrugët e qytetit të dashur janë të

vetmuara, dhe vetëm ndonjë tymtarë e ndonjë kalimtarë i rastit haset aty-këtu. Këtu tregohet edhe frika

e banorëve për të dalë në rrugë, për të zhvilluar një jetë të rëndomtë, kur mbi kokat e tyre sundon

pushtuesi.

Universalja duket si tipar i individuales dhe të veçantës, realiteti bëhet i dukshëm dhe mund të shprehet

në pamjen e jashtme, principi i përgjithshëm duket si një shkak specifik nxitës që rasti i veçantë të jetë i

vizatuar në mënyrë speciale. Efekti i artit qëndron në faktin se një vepër ofron një pasqyrim më të

vërtetë, më të plotë dhe më dinamik të realitetit, në krahasim me atë që zotëron receptuesi, çka e çon

atë përtej eksperiencës vetjake, drejt një depërtimi më konkret në realitet35.

31 Gjon Radovani, Qyteti, një entitet organik, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009, f. 37.32 Artan Fuga, Kori antik në tragjedinë greke, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009, f. 41.33 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.2734 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.2935 Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, vep. e cit., f. 119.

Page 15: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

15

“Rruga e Varoshit ngjitej përpjetë me mundim, kurse nga e djathta e saj zbriste furishëm rruga e

Gjobekut, e cila, pasi i largohej shtëpisë me fibër të murgeshave italiane, sikur kjo të kishte murtajën,

vinte e përplasej me rrugën e Varoshit dhe nga përplasja të dyja ishin shtrembëruar”36.

Këtu autori përshkruan rrugët e qytetit të tij, ai ato i bënë të duken si të gjalla, duket madje se ato

frymojnë në përshkrimet e tij. Kur lexojmë veprën e Kadaresë të duket se ke të bësh me një njeri, e jo

me një qytet dhe historinë e tij.

Sipas Zhenetit i cili në lidhje me përshkrimin thoshte se teksti tenton t’i japë objektet në ekzistencën e

tyre të vetme hapësinore, jashtë çdo ngjarjeje dhe madje jashtë çdo dimensioni kohor37.

“Veç kësaj lagjja jonë ishte ngjyrë hiri, me ngrehina të dendura, pothuaj të ngjitura me njëra-tjetrën.

Këtu çdo gjë ishte e përcaktuar, e ngulur njëherë e përgjithmonë, qindra vjet më parë. Rrugët, kthesat,

këndet, pragjet e shtëpive, shtyllat e telefonit dhe gjithçka tjetër ishin si të derdhura në gur, njëherë e

përgjithmonë”38.

Përshkrimi i lagjes është bërë në mënyrë të mrekullueshme nga Ismail Kadare. Tregon për ngjyrën e saj,

për lashtësinë, për rrugët, kthesat, këndet e madje edhe pragjet e shtëpive të cilat e bëjnë atë të duket e

bukur dhe lagjja e tij i jep një bukuri shtesë qytetit. Ajo është e ndërtuar me gur dhe në gur dhe si e tillë

do të rrojë përgjithmonë.

36Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, vep. e cit., f. 119.37 Zherar Zhenet, Figura, Rilindja, Prishtinë, f. 57.38 Ismail Kadare, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2015, f.59.

Page 16: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

16

KREU II: Koncepti i qytetit në romanin “Çështje të marrëzisë”

2.1 Qyteti i marrëzisë

Vepra letrare ka një ekzistencë kohore dhe hapësinore si gjithçka tjetër që ekziston dhe, si e tillë, ajo

vendos marrëdhënie me gjithçka tjetër që e rrethon e, në mënyrë të veçantë, marrëdhënia më e

rëndësishme është ajo që vendos me lexuesin.

Krijimi i një imazhi virtual të qytetit-nga ana e tij i mundësoi shkrirjen dhe transforimimin e realiteteve të

vrazhda e të mungesës së qytetërimit perëndimor në totalitarizëm në imazhe të bukura e të

çuditshme39.

“S’dotë besoje kurrë se gjendeshin në të njëjtin qytet, madje në të njëjtin shtet” 40 .

Situata në të cilën gjendej autori e bënte atë të mendonte se nuk gjendej në të njëjtin qytet, e madje as

në të njëjtin shtet, i dukej se asgjë nuk është njëllojë, gjithçka ka ndryshuar.

Teoritë e ndryshme narrative e gjykojnë një tekst letrar ose si rrëfimtari në proces, ose një rrëfimtari si

produkt41.

“Hapsana, siç e thoshte emri, ishte burg. Vetëm shtëpitë më të vjetra të qytetit kishin të tilla”42.

Këtu autori na tregon për një pjesë të shtëpisë të cilën jo çdo shtëpi e posedonte. Në qytet jo të gjithë e

kishin privilegjin e të pasurit një burg brenda për brenda shtëpisë.

Uni poetik, dhe disa personazhe kanë një vizon shpirtëror të fortë, të gjallë, të thellë, që frymëzon

simpati për shpirtin e qytetit43.

Duke ju referuar teorisë së Zhenetit mund të flitet për tri nocione: rrëfimi, domëthënë ligjërimi gojor ose

i shkruar, që paraqet një intrigë, historia-pra objekti i rrëfimit, dhe narracioni, që nënkupton aktin

prodhues të rrëfimit, i cili përfshin gjetjet e ndryshme teknike, tipin e narratorit, rendin në të cilin

vendoset historia.

39 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: “Letërsia dhe qyteti”, Tiranë, 2009, f. 183.40 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.9.41 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, f. 85.42 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.10.43 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: “Letërsia dhe qyteti”, Tiranë, 2009, f. 183.

Page 17: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

17

“Qyteti na dukej ndryshe. Tabelat e tregtizave e të kafeneve, portat e shtëpive, dritaret me hekura të

Bankës, të gjitha ndrynin brenda një dyzim. Ti kujtoje se kishe përpara një floktore grash, e ajo nuk ishte

veçse një zyrë e partisë. E kështu me radhë: shitoret e djathit, posta, porosi dantellash për nuset e reja”44.

Gjithçka për autorin ishte ndryshe. Qyteti i tij tanimë nuk ishte i njëjti. Asgjë nuk dukej në vendin e vet,

madje edhe dritaret e shtëpive sikur kishin ndryshuar, mbanin brenda tyre shumë gjëra që asnjëherë

nuk u thanë. Gjithçka në brendësi të qytetit për autorin ishte ndryshe, brenda çdo dyqani kishte edhe

një të vërtetë tjetër, edhe shitoret e djathit mund të ishin totalisht diçka tjetër.

Rrëfimi psikologjik e konsideron çdo veprim si një udhë për të njohur personalitetin e atij që vepron, si

një mënyrë të të shprehurit. Veprimi në rrëfimin psikologjik është kalimtar kundrejt subjektit të vet,

ndërsa rrëfimi apsikologjik karakterizohet nga veprimet jokalimtare.

“Gati s’po u besoja syve, më fort se udhëtari që do të gjente një gjallesë në shkretëtirë” 45 .

Udhëtari i rrugëve, udhëtari i qytetit për autorin është ai që has në gjëra të ndryshme, e që tani në qytet

gjithçka është ndryshe.

Kadareja ruan një raport shumë të hapur mes kohës dhe hapësirës, të rrëfimit e të shkrimit, si dhe të

përjetimit të ngjarjeve. Në fund të çdo vepre autori shënon kohën dhe vendin ku dhe kur është shkruar

vepra.

Portretizimi, paraqitja e qytetit nga Ismail Kadareja nuk është i gjithi real dhe as i gjithi negativ. Ai, po

ashtu, eksperimentoi një magjepsje nga jeta e qytetit-çka e peshon më shumë dhe e tejkalon neverinë46.

“Befas, si të ishin zgjuar nga gjumi, njerëzit u kujtuan se kjo Madama, që shumëkush e dinte franceze ose

kanadeze (isha i bindur se edhe në këtë rast njerëzit bënin sikur besonin ashtu), pra kjo Madama

s’qënkesh tjetërkush veçse Makbule Shtinua, nga lagjja Hazmurat”47.

Në veprën e Kadares nuk anashkalohen as femrat dhe figura e saj. Ajo shpesh paraqitet e dashur dhe e

respektuar e ndonjëherë edhe në pozita të palakmueshme. Në qytet autor paraqet lloje të ndryshme

femrash, e që në këta rreshta na paraqitet Madama e cila e mbante veten si femër e nderuar dhe e klasit

të lartë, por që pas ndërrimit të pushtetit i tërë nami i saj kishte rënë.

44 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë 2005, f.21.45 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.25.46 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: “Letërsia dhe qyteti”, Tiranë, 2009, f. 183.47 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.69.

Page 18: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

18

2.2 Përfytyrim qytetas

Sipas Umberto Eco-s, teksti është rezultat i strategjisë së autorit, e drejtuar nga lexuesi i vet, për ta bërë

atë që të kryejë një sërë operacionesh njohëse, të tilla që e bëjnë atë të kuptojë në mënyrën më të

mundshme kuptimin e vetë tekstit.

“Mënyra se si ecnin kur vinin nga gjimnazi, kapelet prej studenti ne kokë, librat që kishin në dhomën e

tyre, mësimi i latinishtes, që e bënin së bashku, e sidomos kur, për të mos u marrë vesh prej të tjerëve,

këmbenin fjalë pikërisht në latinisht”48.

Në këto vargje kemi të bëjmë me shkollën, me edukimin dhe arsimimin që ajo na e dhuron, autori

përshkruan se si ishte një ambient shkollor, objektin ku studionin duke na lënë të kuptojmë se të gjitha

këto lidhen me qytetin.

Letërsia shqipe, për shkaqe historike dhe letrare, në afro pesë shekuj me radhë, në pjesën më të madhe

të herëve është zhvilluar në një rrugë të pangjashme me letërsinë europiane, me shmangie prej

kalendarëve të logjikshëm të përgatitjes së një dukurie a rrjedhe letrare prej asaj që ishte më parë49,

asimetrike në pikëpamjen e kronologjisë dhe të vijueshmërisë50.

“Ç’është e vërteta flamuri shqiptar na pelqente, si mua, si Ilirit. Nuk ishte fare ashtu siç na i donte zemra,

me shenjat e vdekjes, kocka të kryqëzuara etj., si ato të piratëve, por së paku më i mirë se i shteteve të

tjera ishte”51.

Autori në veprën e tij nuk harron të përmend edhe shtete, ai në këtë rast përmend flamurin si simbol

me të cilin identifikohet një shtet, e që ai i Shqipërisë padyshim qëështë i bukur për autorin, ndonëse do

kishte pasur dëshirë të ishte edhe më i frikshëm.

Çështje të marrëzisë, rrëfimi fillon në këtë mënyrë: E ndjeva të keqen sapo hyra në oborrin e jashtëm.

Pra, në pamje të parë, filli rrëfimor duket se nis si një përshkrim i botës së jashtme, i asaj që narratori-

fëmijë arrin të përceptojë, por kjo është thjesht dukja e jashtme, pasi narratori rrok më tej nga sa mund

të shohë, të përceptojë, të kuptojë e të ndiejë si fëmijë.

48 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë 2005, f.8.49Shaban Sinani, Historia e letërsisë shqipe, Çështje të hapura, Naimi, Tiranë, 2015, f. 91-92.50Ali Xhiku, Letërsia shqipe si polifoni, Tiranë, 2004, f. 13.51 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.26.

Page 19: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

19

“Të dy ungjët dukeshin si të pajtuar. Shkonin e venin prapë bashkë në gjimnaz, por nuk e kishin më atë

ngrohtësinë e mëparshme”52.

Këto vargje na tregojnë se si njerëzit nga shumë të dashur shpesh ftohen me njëri-tjetrin, nga shokë të

ngushtë të gjimnazit e të qytetit arrin të zbehin marrëdhëniet e tyre dhe ndryshojnë dita ditës.

“Gjyshja më kishte treguar se në të gjitha shtëpitë e mëdha gjirokastrite, mëritë ishin aq të gjata saqë

shumicës nuk u mbahej mend zanafilla”53.

Autori na bën me dije se kemi të bëjmë me qytetin e Gjirokastrës, dhe se në qoftëse në mes të dy

familjeve ka lindur ndonjë mëri, ajo do të vazhdonte për breza të tërë, madje do të harrohej edhe

shkaku i mërisë por ajo gjithsesi do të vazhdonte. Autori këtu cek zakone të shqiptarëve të cilat ndoshta

mund ti hasësh edhe sot.

Tek Ismail Kadare shohim të përmenden vende të ndryshme, qytete e shtete nga të gjitha anët e botës.

Ai tregon për kohën kur alfabeti turk ishte larguar nga përdorimi duke u zëvendësuar me atë latin, por

që për njerëzit në qytetin e tij kjo ishte diçka tragjike, duke nënkuptuar se gjithçka duhej të fillonte nga e

para, një botë e re ishte duke lindur.

Romanin Çështje të marrëzisëmund ta konsiderojmë si vazhdë të romanit Kronikë në gur, e ajo çka i lidh

këto romane ka të bëjë me faktin se te këto vepra do të hasim të njëjtat: - personazhe: protagonisti-

fëmijë (vetë autori), babazoti (gjyshi nga ana e mamasë - figurë e cila ngrihet deri në këndvështrim

mitik), gjyshja, prindërit, hallë Xhemoja (personazh real dhe me identitet të njëjtë), ungji i vogël, Iliri –

shoku i tij i fëmijërisë (personazhe edhe të triptikut Rrëfim trikohësh; emri Ilir është zgjedhje artistike e

autorit, jo identiteti i tij i vërtetë), përmendja e familjeve autoktone gjirokastrite, si: Kadarenjtë,

Dobratët, Karagjozët, Hankonatët, Kokobobët, Shtinot; përmendja e figurave politike, si: Enver Hoxha,

Lenini, Stalini; përmendja e personazheve episodike, si: Mero Lamçja, zoti Jorgaq, Makbule Shtino etj.; -

hapësira – duket se rrëfimi ndodh në të njëjtat hapësira fizike (shtëpia prindërore, oborri i shtëpisë,

burgu i shtëpisë, shtëpia e babazotit, shkolla etj.) dhe gjeografike (toponime të ndryshme, lagjja Palorto

– lagjja në të cilën ndodhej shtëpia e autori, lagjja Hazmurat, varreza e Vasilikojt, rrugicat e gurta etj.) –

paraqiten gjurmë të qytetit të Gjirokastrës, aty ku u lind e u rrit shkrimtari Ismail Kadare; - parapëlqime

të protagonistit: dëshira për të shkruar; parapëlqimet e tij ndaj librave të Shekspirit, për Makbethin

52 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.32.53 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.34.

Page 20: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

20

(fantazmat, magjistricat – ato çka impresionojnë më së shumti botën fëmijërore); - mendësi: mendimet

e prapambetura të njerëzve; ideja se çdo shtëpi, përveç tymit, ka kuvendimin e saj, ‘armiqësitë’

ndërmjet fiseve ose ndërmjet krushqive (paqja e rreme e Dobratëve – fisit të nënës dhe Kadarenjve –

fisit të babait); - dukuri e botëkuptime: varfëria, thashethemet e njerëzve, paragjykimet, mediokriteti i

cilësisë së jetesës etj.

“Tjetri dëshmues i lajthitjes, ishte kushëriri ynë, Remzi Kadareja, që brenda një jave kishte humbur në

kumar shtëpinë e vet të stërmadhe me njëzet e ca kthina”54.

Kadare nuk lë pa përmendur edhe vesin e kumarit te shqiptarët, duke treguar se si janë humbur edhe

shtëpi kur dikush është bërë i varur nga ajo lojë, madje i quan edhe njerëz që kanë luajtur nga mendja.

Qyteti i tij i lindjes pra qyteti i Gjirokastrës, që ishte, në të gjitha aspektet, një qytet borgjez, me shtresë

të mesme, me pronarë tokash, me fabrikantë të ndryshëm, me njerëz të lajthitur dhe me njerëz aspak

normalë shprehet studiuesi Gëzim Aliu55.

“Tani, i mbetur trokë dhe i pagrua vërtitej nëpër qytet me nallane druri dhe një batanije ushtarësh

italianë krahëve, për t’u strukur natën te porta e vet, për shkak të së cilës, e thërrisnin me tallje Port-

Arthur”56.

Autori na flet për një njeri i cili ka humbur gjithçka dhe që endet rrugëve të qytetit i vetmuar, duke

ndeshur në shikimet e të gjithë qytetarëve e shpesh edhe në talljet e tyre. Në çdo varg tëKadares mund

të hetosh një të vërtetë të kohës, një dukuri që shpesh vërehet edhe në ditët tona, por që më e

dukshme ndoshta është në qytete.

Rrëfimi i fëmijës ka të bëjë me një kohë vërtetë të turbullt të historisë shqiptare në veçanti, por edhe

asaj botërore.

“Gjithë qyteti po shkulej për të parë se ç’ndodhte në gjimnaz. Po rriheshin profesorët e latinishtes”57.

Ismail Kadare na tregon për kohërat e vështira kur në shkolla rriheshin profesorë e shpesh edhe nxënës.

Koha e latinishtes kishte mbaruar andaj ajo duhej të shkulej me rrënjë, po të jetë e nevojshme edhe me

rrahje e vrasje të profesorëve.

54 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.40.55Gëzim Aliu, Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë, Faik Konica, Prishtinë, 2007, f. 68-69.56 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.41.57 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.52.

Page 21: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

21

“Grumbuj-grumbuj shtyheshin te qendra e qytetit, për të parë me sytë e tyre tabelat e reja “Komiteti i

Partisë së Qarkut” dhe “Komiteti i Partisë së Qytetit”, të posambërthyera njëra sipër “Rrobaqepsisë për

gra”, e tjetra te “Zyra e ujësjellësit”58.

Këtu autori tregon kur në qytet po ndërroheshin pushtuesit, kur ngjarjet në qytet po ndërronin kahje

dhe diçka e re po ndodhte. Aty ku më parë kishin qenëvendtakimet e fshehta të komunistëve tani po

tregoheshin në mënyrë publike. Në jetën e qytetit diçka e re po ndodhte.

“Ashtu siç pritej, dy njerëz ikën nga mendja në lagjen Sfake, aty ku zakonisht nisnin çmendjet, kurse një

tjetër nga Harshovatët, në Varoshin e vjetër, pasi kishte vënë, kushedi pse, një manxuranë në thilenë e

setrës, i kishte futur një plumb kokës”59.

Diçka e çuditshme kishte filluar të ndodhte në qytet, njerëzit po çmendeshin. Dikush i fuste plumb vetes,

një tjetër nuk dinte se ç’bënte, një tjetër endej nëpër qytet si i marrë dhe askush nuk dinte të tregonte

se çfarë po ndodhte. Qytetin e Kadares duket sikur e ka kapur syri i keq.

“Rrinin zakonisht brenda dhe dilnin tepër rrallë, veç kur priteshin ndërrime rendesh ose qeverish dhe, me

një gjuhë po aq të ngrirë sa gjymtyrët e tyre, kërkonin “Kafenenë e Zinxhirëve”, siç quhej dikur kafeneja

më e madhe e qytetit, në sheshin me të njëjtin emër”60.

Në këta rreshta autori flet për ndërrimin e shpesht të pushtetve dhe se si qëndronin brenda, e vetëm në

ndonjë rast të veçantë merrnin guximin të dilnin. Të gjithë kërkonin kafenen më të madhe në qytet, apo

atë që kishte mbetur nga ajo. Qyteti po përballej me njerëz të ndryshëm.

“As që më kishte shkuar ndër mend se, ndër gjithë drekat e shtruara atë ditë në qytet, kjo ishte, me sa

dukej, e vetmja ku nuk do të flitej për këtë”61.

Në qyetet në kohën e drekes flitej për lajme të shumta, përgjithçka që ndodhte në rrugët e tij, për

thashetheme të llojeve të ndryshme, por siç duket në një shtëpi nuk flitej për asgjë, siç dukej aty ngjarjet

e qytetit nuk ndikonin.

“Ishte, me siguri, e vetmja shtëpi në qytet, ku ishin kthyer bisedës për gjuhët e hequra. Ishte njëlloj si të

haje gjellë të ftohtë”62.

58 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.54-55.59 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.56.60 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.57.61 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.61-62.

Page 22: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

22

Bisedat e vjetra, ngjarjet e kaluara linin gjurmë në shtëpitë e qytetit të Kadares, por dukej se nganjëherë

ato liheshin në harresë, dhe kur ndonjë nga to përmendej prapë ishte diçka e befasishme.

Letërsia, duke mos qenë uniformë, jo vetëm gjatë shtrirjes së saj historike, por edhe në një moment të

caktuar, shfaq dukuri që kanë të bëjnë me origjinalitetin e drejtimeve letrare, me specifika të qarqeve të

ndryshme letrare, hetuar këto në momente të ndryshme historike, apo dhe në shtrirje të ndryshme

gjeografike63.

“Rrugën e bëra pothuajse me vrap. Nuk ndalova as te tregu për të parë katundarët, që po mblidhnin

sendet për t’u nisur drejt Lunxhërisë, as te bashkia e vjetër, ku dy robër gjermanë, që s’dihej nga kishin

dalë, po riparonin qysh prej dy javësh portën”64.

Autori në këtë vepër na paraqitet në rolin e fëmijës, ai tregon gjithçka nga këndvështrimi i fëmijës. Këtu

nga përshkruan rrugët e qytetit, tregun e tij, bashkinë e vjetër së cilës po i riparohej porta, por që autori

nuk po ndalej pranë tyre, kishte për të kryer diçka me shpejtësi.

Kadare zgjedh qytetin e vet të lindjes si vend veprimi, duke dëshmuar qartë me këtë lidhjet

autobiografie të këtij romani. Ai përzien në mënyrë të mrekullueshme fakte historike me përfytyrimet e

pështjelluara të një fëmije, realitetin me ndjenjat, të treguarën me të menduarën. Kadare përshkruan në

mënyrë plastike ndryshimin e shoqërisë dhe të jetës në qytetin e sipërm dhe të poshtëm, lë të lindin

besimet e vjetra popullore dhe bestytnitë dhe shpjegon gjithmonë nga këndvështrimi fëmijëror-

mishmashet e një vendi në ndryshime rrënjësore e sipër. Shpesh tregimtari i vogël nuk e kupton se çfarë

po rrëfen, por gjithmonë ka një frymë çuditjeje në fjalët e tij dhe në mënyrë të beftë shpërthen një hare-

ndjenjat fëminore ndryshojnë pikërisht shpejt nga një gjendje në tjetrën.

Marrëdhënia e letërsisë me faktorët jashtëletrarë, është e ndërlikuar. Nga njëra anë, letërsia zhvillohet

mjaftushmërisht në mënyrë autonome, duke pasur traditën dhe duke krijuar, në kufijtë e kësaj tradite,

forma të reja. Nga ana tjetër ajo nuk mund të jetë plotësisht e pavarur nga sferat jashtëletrare të

kulturës, së cilës i përket. Ajo ndërvepron me këto sfera, e jo vetëm me politikën dhe ideologjinë, sepse

letërsia jo thjesht pasqyron fenomenet jashtëletrare, ajo dhe ia përshtat ato vetes.

Veprat e tyre janë dokumentet më besnike nga të cilët mund të kuptosh figurën e vërtet të një

qytetërimi. Ato janë shumë inkoshiente kështu s’mund të mos jenë të sinqertë, janë shumë perceptues

62 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.62.63 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onfuri, Tiranë, 2006, f. 57.64 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.67.

Page 23: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

23

ndaj përshtypjeve të ambientit që e rrethon e kështu i transmetojnë me besnikëri idetë, ndjenjat,

kërkesat e prirjet.

“Gjithë kësolli i ngjante një shtyrjeje bërrylash e supesh. Njerëzit herë pas here ngriheshin mbi majat e

këmbëve, me sytë nga rruga. Dukej që dikush pritej të vinte”65.

Kadare përshkruan edhe njerëzit. Këtu kemi të bëjmë me të pamen e gjyshit të personazhit, ku të gjithë

mbanin sytë nga rruga, duke pritur që nga qyteti të vinte dikush.

Letërsia nuk është pasqyrë e realitetit, por njohuri mbi këtë realitet, që shfaqet si një tërësi dialektike e

pjesëve që janë në lëvizje dhe në kontradikta. Karakteri i veçantë i lidhjes midis realitetit dhe veprës

letrare, duke e parë formën e kësaj të fundit si reflektim të formës së botës reale66.

“Fiu, ia bëra unë dhe vura dorën te tëmthi. Ke të drejtë, tha ajo, gjithëky qytet është i marrë”67.

Edhe dashuria ka vendin e vet, në qytet ajo padyshim qëështë e pranishme, e Kadare kurrsesi që nuk e lë

jashtë rreshtave të tij.

Ajo çfarë autori përcjell përmes veprës së tij lidhet mirëfilli nga interpretimi që do t’i bëjmë nga ku mund

të themi se së pari68: me çfarë komunikohet nga autori te lexuesi, së dyti, me zbulimin e funksionit dhe

vlerave që kanë fjalët në tekst, dhe së treti, me domethëniet që prodhohen nga struktura e tij.

“Në pat, shpërndarë mbi minder ishin kërkesat për bursë jashtë shtetit tëdy ungjëve, bashkë me

formularët që duheshin mbushur, një palë rusisht, tjetra hungarisht”69.

Në fund prapë kemi shkollën dhe të mirat që ajo sjell, pa të as qyteti nuk përparon e as shteti. Bursa

shkollimi janë ato që në mendjen e fëmijës zënë vend, duke uruar autori që të gjithë të rinjtë të shkojnë

atyre rrugëve, që të ndihmojnë në ecjen përpara të qytetit.

65 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.84.66 Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, Bota Shqiptare, Tiranë, 2010, f. 118.67 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.88.68 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, f. 47.69 Ismail Kadare, Çështje të marrëzisë, Onufri, Tiranë, 2005, f.93.

Page 24: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

24

KREU III: Miti i urbanizimit në romanin “Qyteti pa reklama”

3.1 Psikologjia e qytetit në romanin “Qyteti pa reklama”

Në poezitë e viteve ’60 si dhe në Qytetin pa reklama, ngre në qiell bukurinë e strukturave të (krye)

qytetit dhe tregon se (krye) qyteti mund të të mbushë me lumturi e kënaqësi70.

“-Ja, më në fund, dhe N. Gjonit, që po dremiste në kolltukun e fundit të autobusit i ranë si bombë këto

fjalë. Ai po dremiste dhe prandaj u trondit aq shumë. Por, edhe në qoftë se nuk do të dremiste, prapë do

të tronditej”71.

Autori pra që në fillim të këtij romani shfaq emocion, për një qytet i cili personazhit kryesor Gjon, i dukej

madhështor dhe më i dalluar nga qytetet e tjera, pra del në pah psikologjia e atyre banorëve që e

popullonin atë vend, ku ndodhej rrëfimtari.

“Ky qytet i gurtë, më shtëpi të larta mure të trasha, streh të hedhura dhe dritare të çuditshme, nga ku

bisedonin gratë me njëra-tjetrën më zë të lartë, ura të stilit venecian, kulla të vjetra dhe dy përrenj të

rrëmbyer, duke sikur më shumë kursim i nxirrte njerëzit në rrugë nga ato porta të rënda, që hapeshin e

mbylleshin me çelësa një çerek metre të gjatë.

Pleqtë e qytetit mblidheshin heret në kafenen “Mëmedheu” për të pirë kafen e mëngjesit dhe të hapnin

bisedat e zakonshme. Pastaj ca shkonin në kishë. Të rinjtë vendas mblidheshin në Shtëpinë e Kulturës,

“Emigrantet” në “Klubin e Gjuetarëve”dhe punëtoret loznin bilardo në klubin e fabrikës. Rrugët e qendrës

dhe kinemaja mbusheshin me ushtarë. Kurse, zakonisht në shtëpinë e oficereve kishte mbrëmje vallëzimi.

Në mbrëmje bëhej një xhiro e vogël në qendër dhe aty nga ora nënte çdo gjë qetësohej përfundimisht me

heshtjen e altoparlantëve në qoshet e rrugëve.

Me valixhe në duar ata kaluan mespërmes qytetit, kureshtarët kthenin kokën, sepse në N. Çdo lëvizje apo

shpërngulje përbënte një ngjarje në vete. Kjo qe e natyrshme, përderisa këtu të gjithë kishin shtëpitë e

veta, secila me histori 200-300 vjeçare. Në N. me interesante se çdo gjë ishin shtëpitë. Kaq të forta ishin

traditat e qytetit, saqë një filolog mund të zbulonte se banorët e një lagjjeje kishin nuanca të veçanta

gjuhësore, që i dallonte nga një lagje tjetër. Bile kishte shtëpi apo familje të mëdha që e flisnin gjuhën në

mënyrë të veçantë N. ishte qyteti ku moda depërtonte më me vështirësi. I ndarë dhe i shtërnguar nga

jeta, N. kishte krijuar një jetë të tij. Poeti Ramiz Bilbili, pak i nderuar nga të gjithë, që shkruante vjersha

70 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, vep. e cit., f. 183.71 Ismail Kadare, Qyteti pa Reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.17.

Page 25: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

25

didaktike, moralizuese dhe që i tregonte ato në çdo dasmë, ishte poeti zyrtar i N., i pranuar pa diskutim

nga të gjithë. I famshmi Dino Çiço ishte mishërim i tragjedisë së shkencetarit të madh, që provonte të

shpikte aeroplanin, që fluturonte në baze të “përpetuum mobile” dhe që me aq ndërim e kujtonin

banorët e N., që s’donin te njihnin para tij as Ajnshtajnin vete”72.

Trajtesa, shpjegimi, përshkrimi i banorëve dhe i jetës së margjinës nuk është shprehur hapur, por te

Qyteti pa reklama personazhet diskutojnë këtë problem, ndërkohë që kërkojnë mënyra të reja për ikjen

nga qyteti provincial: mashtrimi është një pjesë e pashmangshme e arratisjes nga qyteti provincial për

shkak të adiksionit pas kryeqytetit që vjen ëmbëlsisht përmes imazheve të mjegullta e të ëndërrta

(vallëzimet, bulevardet, dritat e neoneve, e dashura e largët)73.

“Pas xhamave të lagura të autobusit ai dalloi tutje, larg, shumë larg në mal, drita të shumta, që

dridheshin sikur të vuanin nga nervat. Ç’pamje e çuditshme! tha me vete, duke u përpjekur të shihte sa

me qarte nga xhami i ndyrosur me pika uji e balte të xhadesë. Xhami ishte shumë i përlyer dhe ai

s’mundte të vështronte aq qartë sa deshte”74.

Ngjarja na vazhdon me Gjonin dhe me entuziasmin e tij të shumëpritur për të parë qytetin sa më parë

që të jetë e mundur, por nga autobusi e gjitha që ai mund të shihte ishin vetëm ca drita.

Dritat e qyteti herë dukeshin, herë humbisnin prapa ndonjë bregu dhe pastaj prapë vezullonin me qartë

dhe më afër. Pas çdo kthese ato shkëlqenin më qartë, sikur i lante shiu. Por xhamat e autobusit ishin

lerosur fare.

Ca sorra të zeza fluturonin nëpër pullaze. Telat e telefonave shkundëshin herë-herë nga zogjtë.

E diel. Tym nga oxhaqet me qylafe. Qetësi kudo. Ndonjë plakë pastronte borën përpara portes. Dy gra

bisedonin nga dritaret e shtëpive përballë. Ca kalamaj kishin zënë pusi në krye të udhës që quhej

“Sokaku i të marrëve” dhe qëllonin me topa bore kalimtarët.

Ata ecnin tërë gjallëri në gjurmët e njëri-tjetrit. Bora u vriste sytë dhe iu shtinte në zemra një gëzim të

bardhë, plot shpresa, por të ftohtë, të ftohtë.

72 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.38-39.73 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: “Letërsia dhe qyteti”, Tiranë, 2009, f. 182.74 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f. 17.

Page 26: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

26

“Ata kaluan nëpërmjet lagjes së poshtme të qytetit, atje ku mbaronin shtëpitë. E ndarë prej lagjes nga

një përrua, ngrihej kasha me kambanoren e lartë dhe oborin e gjerë me qiparisat, ku ishin edhe varrezat

e të krishterëve”75.

Autori në këtë pjesë na shfaq bukurinë e qyteti N. ku tregon edhe pse është një qytet larg, nga të tjerët

dhe me i dalluar shumë nga ata, ai prapë nuk e anashkalon bukurinë e qyteti që dëbora ja kishte shfaqur

edhe më shumë në ato qaste që e kishte mbuluar, autori me delikate tregon qetësinë e qyteti dhe

zymtësinë, që e haste në atë pjesë, në atë kohë.

3.2 Psikologjia e Gjonit në qytetin N

Në romanin Qyteti pa reklama kemi Gjonin, protagonistin, i cili ndërmerr rolin e narratorit në historinë e

rrëfyer. Në këto dy romane, Kadareja paraqet përjetimet e tij kur ka qenë student në Moskë, por ato nuk

shërbejnë si objekti kryesor i rrëfimit, por si plotës i tij.

“Autobusi vazhdonte rrugëtimin e tij, dhe Gjoni prapë ishte çdo herë e më kurreshtar të shihte më shumë,

po sa të arrinte tek caku, por pengesa e tij ishin xhamat e autobusit të ndotura”76.

Ai mund ta rrëfejë një ngjarje pa u dalluar se ka qenë dëshmitar i saj, por edhe nëse lexuesi e identifikon

këtë rrëfim si vetjak, në vetvete qëllimi i aktit rrëfimor nuk është ky.

“Xhadja, që dukej sikur varej mbi germinë, dritat e shkëlqyera, që dukeshin e zhdukeshin papritur në çdo

bërryl të rrugës dhe, më në fund, më e çuditshmja nga të gjitha ndërtesa të larta me dhjetra kate,

“grataçiele” të vërteta, që ngriheshin në sfondin e natës plot rrëzëullime”77.

Rrëfimi subjektiv realizohet në vetën e parë. Pra, në një kuptim kemi një “autobiografi” të rikrijuar e të

rifunksionalizuar artistikisht, në forma të ndryshme, në vepra të ndryshme. Jo gjithmonë ndërmarrja e

aktit të rrëfimit në vetën e parë të çon në të dhëna autobiografike, por kjo lidhet me lojën rrëfimore të

stisur prej vetë autorit.

75 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.86-87.76 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.18.77 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.18.

Page 27: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

27

“Autori këtu nis të shfaqë pak nga pak detaje më të shumta rreth qytetit N. Qytet i çuditshëm, mendoi

studenti, duke ecur me këmbë të mpira në shesh.Disa të vonuar po vraponin drejt autobusit. Britmat

“hamalli”! Vinin nga s’i prisje. Pasi e shtyu nga të katër anët, turma e nxori Gjonin në mënjanë”78.

Gjoni pasi zbriti nga autobusi ishte pak sa i hutuar dhe vazhdonte vetëm ta vëzhgonte situaten, sepse

ishte një i panjohur në qytet dhe as që e kishte idenë nga të ikte apo çfarë të bënte.

“Ku ishin grataçielet, mos vallë kishte qenë në ëndërr? Ai s’kishte qenë në ëndërr. Ai dremiste vërtet, por

s’pa asnjë ëndërr. Nesër, me siguri, çdo gjë do të sqarohej. Kjo s’ishte veç hyrja e qytetit dhe s’do të

thoshte aspak që hyrja të ishte pjesa qendrore e një qyteti, përkundrazi. Megjithëse, zakonisht, hyrja

është e bukur. Por kjo s’do të thotë se çdo qytet e ka hyrjen e bukur. Zakonisht daljen çdo qytet e ka te

shëmtuar, kurse hyrjen interesante. Por mund të ndodhë që të ketë daljen interesante e hyrjen e

shëmtuar. Përshtypja e fundit duhet të jetë gjithmonë e mirë. Disa thonë se përshtypja e parë është

zotëruese. Por përshtypja e fundit, sidoqoftë…”79.

Që në fillim Gjoni na del i pakënaqur, dhe na shfaq pakënaqësitë dhe bie ndesh me idetë e veta dhe

përshtypjet, që kishte në fillim, por prapë nuk dëshironte që ta bindë veten që ishte, ashtu siç shihte,

por kishte përshtypjen se e nesermja në qytet do të ishte krejtësisht ndryshe, më ndryshe se në pamjen

e parë.

Qasja ndaj letërsisë reduktohet në tre marrëdhënie të caktuara: letërsia dhe faktorët gjenetikë (autori,

rrethanat social-historike); letërsia në vetvete, në strukturat e brendshme, jashtë çdo ndikimi

tëfaktorëve jashtëletrarë; dhe letërsia sipas lexuesit, ndërtimi i vetëdijes krijuese sipas përjetimeve të

studiuesit80.

“Gjoni shkelte me kujdes mbi kalldrëmin e rrugës. Nga të dyja anët çoheshin ndërtesa të gurta, të zymta.

Një frikë e lehtë ia ndrydhte zemrën. Ai priste nga çasti në çast t’i dilte përpara ajo pamja e magjishme,

që i kishte vezulluar mbrëmë nga larg, para se të hynte autobusi në qytet. Ai kishte frikë të shpejtonte

hapat. Ecte ngadalë dhe nuk shpjegonte dot pse nuk i shpjetonte hapat. Ai kishte ndjenjen e pijanecit, që

pinte ngadalë për të zgjatur kënaqësinë”81.

78 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.19.79 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.20.80 Floresha Dado, Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009, f. 221.81 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.21.

Page 28: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

28

Autori me kujdes fillon ta shfaqë atë qytet hap pas hapi, si e shihte Gjoni nga ana e tij e këto ndërtesa e

ketë qytet të heshtur.

“Tani e kuptoi ç’ishte gjithë ajo fantazi dritash: as kulla të larta, as “grataçiele”, por një fakt i thjeshtë, që

gjënjente nga larg sytë e udhëtarit. Ndoshta ky ishte i vetmi qytet në botë, ku kalimtari duke ecur rrugës,

për një hap të gabuar mund të rrokullisej e të thyente kokën mbi çatin e një shtëpie tjetër, duke prishur

dremitjen e ndonjë maçoku të vetmuar. Si ndodhte kjo, që njeriu të rrëzohej nga themelet e të binte mbi

pullaz, do ta pysnin më vonë miqtë e tij, duke pirë birrë në Tiranë. Fare thjesht, do të përgjigjej Gjoni,

duke buzëqeshur me ndjenjen e një Mikluo Maklai të vogël, një mirazh arkitektural në shtëpitë e N.

Kishin hedhur themelet mbi një faqe të pjerrët mali, nga drritaret e njërës dukeshin çatitë e tjerave, që

ishin më poshtë, dhe portat e të tjerave, që ishin më sipër. Dhe kështu, kur i shihje nga larg këto shtëpi të

vjetra, të gurta, bashkoheshin me njëra-tjetrën dhe jepnin idenë e gënjshtërt të ndërtesave me dhjetra

kate”82.

Autori në këtë rast na shfaq Gjonin me shumë zhgënjim, sepse ai në mendjen e tij që në hyrje të qytetit

me atë që shihte e kuptonte qytetin më ndryshe, më të bukur, më të veçantë për dallim nga qytetet

tjera, por pastaj që në zbritje e kuptoj dhe në mëndjen e tij filloi të bënte pyetje retorike, ku bënte

dallimet e shtëpive me atë të Tiranës, dhe me gjithçka që atë e rrethonte. Pasi hëngri darkë në

restaurantin e vogël, Gjoni u ngjit në dhomën e tij të hotelit. Në qytet u ndezën dritat, ato drita

gënjeshtare që krijonin mirazhe nga larg.

Ideali i qytetërimit nuk duhet të bëhet, që të mohohen kënaqësitë e individit, pa mohuar këtu, që duhet

të përpiqemi njëkohësisht të shndërrojmë elementët e seksualitetit, nëpërmjet një sublimimi gjithnjë e

më të gjerë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë83.

“Ai hapi valixhen, uli perdet sikur të donte që qyteti N. mos të hynte në botën e tij.O, sa e largët dukej

tani jeta që i kujtonin këto sende, jete tek e cila s’do të kthehej me. Disertacioni. Diploma. Ëndrra e tij e

vjetër për të bërë karrier në shkencat filologjike flinte prapa atyre faqeve të daktilografuara. Karrierë.

Kryeqytet. Jetë blevardesh e dancingjesh. Ç’nuk bëri për të ndryshuar emërimin e tij , sa muaj u përpoq,

për çdo gjë vajti dëm. Çdo gjë vajti dëm, sepse ai ishte fatkeq.Ai ishte edhe më fatkeq, nga që e dinte

këtë”84.

82 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.22.83 Zigmund Frojd, Psikologjia e turmave, Fan Noli, Tiranë, 2003, f. 136-137.84 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.24.

Page 29: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

29

Autori mu në këtë pjesë shfaq qytetin në mendjen e Gjonit si qytet të “dështuar” dhe vdekjen e

shpresave të tij për një karrierë apo më mirë të themi për një jetë të cilën ai e mendonte, që në qyteti

N. do ta kishte perfekte, por atij i doli e kundërta qyteti ishte shumë i bukur nga larg, por që t’i hysh

brendësisë së tij ishte qytet gënjeshtar.

“Sikur të dëgjonte më parë se ngjarja me e shënuar e ditës në qytetin N. ishte ardhja e autobusit nga

Tirana, Gjoni do të tallej e do të qeshte më të madhe, por ai vetë mekanikisht, sonte iu përul njërit prej

zakoneve të këtij qyteti të gurtë, pritjes së autobusit. Pa e ditur as vet pse, veshi shpejt xhaketen dhe u

sul të dera, zbriti shkallët dhe vrapoi drejt agjencisë, ku prisnin plot njerëz. Ata e kishin parë autobusin,

që poshtë në xhade pa kaluar akoma urën e lumit. Gjoni provonte ndjenjat e çuditshme. Gjer dje ishte ai

që po udhëtonte në autobus dhe që këto silueta të errëta “indigjeneve” që prisnin i dukeshin plot mister

dhe çudi kurse sonte, vetëm pas një nate, ai vet u bë si ata “indigjen” i mbështjell me misterin e

provinces. Por Gjoni e priste autobusin, jo për arsyen se e prisinin vendesit e N. më saktë, ai nuk kishte as

një arsye për të pritur”85.

Në këtë pjesë autori e shfaq Gjonin që nga dita e parë të pikëlluar për Tiranën, sepse për vetëm një natë

ai ishte i mërzitur dhe kur shikonte pasagjerët që zbrisnin nga autobusi ai ndjente pikëllim për ta, sepse

ishte fakti se nuk e dinin se në çfarë qyteti “monoton” ata kishin arritur.

Imagjinata krijuese është karakteristikë e Ismail Kadaresë; ajo nuk është vetëm aftësia krijuese dhe

zotëruese e tij, por edhe kënaqësia themelore e tij, përderisa imagjinata është njëkohësisht soditje dhe

veprim. Sepse ideali artistik i artistit, nuk është të krijojë me saktësi një imazh që është në shpirtin e tij,

por një koncept që e udhëheq në të gjithë krijimtarinë e tij, një frymëzim drejt diçkaje, që ende nuk

ekziston dhe që do ta “gjejë” duke krijuar86.

“Pasi dolen nga restaurant, tre të posanjohurit shkuan në kalanë e moçme të qytetit, ku kohët e fundit

ishte hapur e vetmja pistë vallëzimi e N. kjo ishte një pistë shumë origjinale, në mes bedenave të moçme

me gur të nxirë nga koha dhe lemyshku. Përpara kishte kullën kryesore të kështjellës, prapa figuren e

errët të vjetër të N, që tani shërbente si depo duhani. Që nga bedena, ku shpesh mbështeteshin e

vështronin të rinjtë, N, dukej sikur e vështroje nga aeroplani, sepse kështjella ishte shumë e lartë”87.

85 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.26.86 Viola Isufaj, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, vep. e cit., f. 183.87 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.30.

Page 30: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

30

Pas disa ditësh Gjoni filloi të ambientohej në qytetin N. ku dhe filloj ta njihte qytetit dhe gjërat antike të

atij qyteti, por i shoqëruar nga dy të posanjohur, ata e njihnin qytetit shumë më mirë se Gjoni se ata

jetonin kohë më parë në qytetin N.

- Shikoni atje lart! -Evgjeni e tërhoqi për mënge shokun e ri. Ai tregonte me gisht kullën e lashtë, majës

së cilës nxinte një hije njeriu. – Është një hajvan që e heq vetën poet, Jorgo Senica. Hipen natën atje

gjoja për t’u furnizuar…

-Kuptoni, një idiot i tillë e bën për të shitur mend dhe ca budallenjë që mahniten vërtet.

Kur u kthye në hotel, qyteti që platitur fare.Vetëm burgu në majë të kështjellës çante qiellin si një

grataçiel i zi. Këtu autori na shfaq zymtësinë e qyteti si dhe e krahason atë me një burg, që shfaq

errësirën e qytetit.

Nëse identiteti personal formohet përmes shfaqjes e rishfaqjes në kohë e vende gjithnjë të ndyshëm

dhe që lëvizin pa pushim, atëherë pamundësia e unifikimit mund të “përkthehet” si pamundësi për të

përcaktuar e “përmbyllur” eksperiencën tonë biografike dhe jetën tonë psikike. Kësisoj, eksperienca

duket e copëtuar në segmente kohorë e hapësinorë e që mund të jenë prezent në një të “tashme

iluzive”, çka e bën të pamundur lidhjen e referimit me atë qendër, që mund të ishte uni88.

“Në vetëdijen e tij Gjoni i quante vitet që do të kalonte në N. si vite të fshira nga jeta e tij, prandaj çdo gjë

që llogariste tani, nuk e llogariste për N., sepse në N. nuk duheshin as para, asrroba, as luks.Të gjitha,

synimete e tij shtyheshin në një të ardhme të largët, të mjegullt, në kohën e art, kur ai, më në fund, do ta

braktiste N. Ai do ta braktiste patjeter N., sepse, në qoftë se nuk do ta braktiste, ai do të vdiste. Ai mund

ta braktiste vetë, po të mbetej pa punë. Por ai s’donte këtë. Ai donte që shteti vetë ta transferonte. Një

nga ëndrrat e para ishte dita kur do të lamtumirohej me N. Qysh tani përfytyronte atë ditë të

lamtumirës. Ai do të dilte herët nga shtëpia. Mbi qytet do të kishte pak thëllim. Ai do të ecte në mes të

qytetit dhe do të kishte qiell të kaltër, të kaltërt. Ai do të ngrinte jakën, se do të kishte pak thëllim. Ai do

të ecte në mes të qytetit dhe do të buzqeshte i lumtur. Ai do të thoshte lamtumirë çdo shtëpie e çdo

rruge. Ai do të kërkonte ndjese N. që se kishte dashur, por ai smund ta deshte atë. Xhadeja do të ishte e

bardhë dhe qielli i kaltër. Kafeneja do të ishte e hapur. Ai do të hynte të pinte një kafe. Ai do t’ifalte

kamarjerit 50 lekë89”.

88 Ridvan Dibra, Një lojë me emrin postmodernizëm, Albas, Tiranë, 2007, f. 83.89 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.33-34.

Page 31: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

31

Autori në këtë pjesë, personazhin kryesor që është Gjoni na e shfaq komplet të pa interesuar për jetën

dhe për asgjë në këtë qytet, thjeshtë e priste ditën e fundit të parën të shfaqet edhe gjithë kjo të merrte

fund për të, sepse ai as qe e mendonte jetën në N., as që donte ta mendonte edhe fare asgjë si bënte

përshtypje, këtu Kadare na del në kundërshtim me idet e Gjonit për përshtypjen e parë për në N.

“Si vallë mund të jetë një qytet i tillë? Përse autori e shfaq qytetin e N. si qytet të lënë pas dore dhe

qyetet të vjetërsuar ku këtu ende jam në dilemë se më këtë pikëpamje ka qenë autori apo Gjoni!, mos

vallë ka përdorur Hipërbolen ?-apo ndoshta mund të jetë një e vërtet e tillë nga që në Shqipëri mund të

hasim ende kësi lloj qyetesh !!!

-E or mik, s’ka taksi këtu,-tha Evgjeni-Qytet pa taksi, interesante, ë?

Gjoni nuk ishte mësuar me një jetë kaq delikate, për të po qe ishte interesante një qytet pa taksi ,por nga

kurreshtja pastaj pyeti shokët e tij po zjarrfikës ka, shokët me fjalë ironike i dhanë përgjigje90”.

Të tipizuarit e personazhit me anë të gjuhës, për nga masa, shkalla e kulturës, profesioni etj., nuk do të

vlente shumë në qoftë se fjala nuk të shpie në kushtet, ku është formuar. Edhe në ato pak shkrime, që

kemi për gjuhën e veprave letrare, vemë re se artikujshkruesit janë marrë me drejtshkrimin, leksikun,

morfologjinë apo sintaksën, duke i parë këto të shkëputura nga njëra-tjetra dhe jo në funksion të

zbulimit të karakterit91.

“Përroi i vogël bënte zhurmë, sepse e kishte shtratin tërë gurë.

-E shikoni atë ndërtesën nga e majta?

-Atë me dy kate të bardhë? E shoh.

-E kanë ndërtuar italianët…

-Duket nga stili.

-Ajo ka qenë shtëpia publike e N.

-Vërtet? Kurrë s’do më besohej.Kur e hapën?

-Me 1939.

-Po prostitiutat ku i gjetën?

-I sollën nga Italia.

-Eh, çudi -tha Gjoni”92.

90 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f. 41.91 Xhafer Martini, Jeta në gjerësi dhe thellësi, revista Nëntori, 18 korrik, 1971, f. 8.92 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f. 41.

Page 32: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

32

Vetia e një vepre letrare qëndron në atë, që të shpreh sinqerisht kërkesat dhe idetë, që e nxorrën atë në

dritë. Por nëse vepra artistike është një gjuhë besnike, puna është se këtë gjuhë shpesh është e vështirë

ta interpretosh. Midis një vepre dhe mendimi të pavetëdijshëm, që e ka krijuar atë, ekziston një lidhje

intime, por si ta gjesh fijen, që na lejon të kalojmë nga njëra tek tjetra?93.

“Duke shikuar autorin se si na u shfaq deri më tani në këtë pjesë për dallim me pjesët e para si na e

prezentoj qytetin kjo ishte pak sa më ndryshe, në një qytet të tillë të ketë një kësi lloj shtëpie vërtet ishte

interesante. Qytetin nxinte. Ai qëndroi një minute mbi urën e vjetër veneciane. Nën driten e hënës

siluetate shtëpive të gurta merrnin format me të çuditshme. Larg dëgjohej zhurma monotone e centralit

elektrik. Pas pak do të shuheshin dritat94”.

Gjoni edhe pse nuk e pëlqente qytetin ai ishte i detyruar të qëndronte aty, sepse puna e kishte detyruar,

dhe çdo natë haste në diçka të re, i cili e analizonte dhe bënte krahasime nga më të ndryshmet me

mendjen e tij.

Letërsia nuk është pasqyrë e realitetit, por njohuri mbi këtë realitet, që shfaqet si një tërësi dialektike e

pjesëve, që janë në lëvizje dhe në kontradikta. Karakteri i veçantë i lidhjes midis realitetit dhe veprës

letrare, duke e parë formën e kësaj të fundit si reflektim të formës së botës reale95.

“Ti e di që N. është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Me histori interesante, qytet me kulturë të

lashtë. Gjerë me sot asnjë s’ka bërë këtu kërkime filologjike, kërkime dokomentesh të vjetra të humbura.

Ti e di se sa vlejnë këto dokomente të vjetra. Universiteti jep shuma të mëdha të hollash dhe…”96.

Pasi Gjoni e njohi qytetin mirë e mirë së bashku me shokët, por edhe vetë, krijuan një ide që të

shkruajnë një dokument për qytetin N. meqë ishin tre shokë, të tre mësues me profesion, dhe meqë

ishte qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe kishte disa gjëra me interesante dhe më të veçanta se qytetet

tjera, ata që të tre së bashku donin që të bënin një dokument dhe të mbetet në atë qytet histori e tyre.

Letërsia, duke mos qenë uniforme, jo vetëm gjatë shtrirjes së saj historike, por edhe në një moment të

caktuar, shfaq dukuri që kanë të bëjnë me origjinalitetin e drejtimeve letrare, me specifika të qarqeve të

93 Gustav Le Bon, Psikologjia e popujve dhe e turmave, vep. e cit., f. 65-66.94 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f. 47.95 Floresha Dado, Letërsi e painterpretuar, vep. e cit., f. 118.96 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.75.

Page 33: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

33

ndryshme letrare, hetuar këto në momente të ndryshme historike, apo dhe në shtrirje të ndryshme

gjeografike97.

“Shtëpia e tyre kishte tre kate. Thonë se po të hidhesh vdes në ajër nga të marrurit e frymës. Po kjo

s’është e vërtetë. Si bëjnë, atëherë, parashutistet? Ah sikur të mos sifilizi”98.

Në qytetin N. erërat ishin tejet të forta dhe bisedat e Gjonit me shokët e nxisnin njëri-tjetrin, që të bënin

debat sa më të fortë dhe të krahasonin atë.

“Gjoni u kthye nga spitali natën. Jashtë nisi prapë shi. Era fryente në drejtime të ndryshme. Herë-herë

shiu përplasej me brerim pas xhamave, sikur dikush qëllonte me një shuplakë të ujtë”99.

Gjoni i’u kishte futur mendimeve, dhe atë që shihte me sytë e tij i dukej e vërtet një marrëzi, dhe i

pengonte se si shiu binte, dhe fare ishte i pa displinuar, çdo gjë e nevrikoste.

N. do të dukej nën dëborën e butë si një kalama mbështjellur me qyrk të bardhë, sikur të gjendej

përkrah një qyteti gjigant. Mirëpo qytetet e mëdhenj ishin larg nga N. dhe vendasit, duke mos e pasur

imagjinaten të ngarkuar me gjera të tepërta, e vështronin me adhurim qytetin e tyre të lindjes.

Ndërgjegja përbën atë që dihet më mirë se çdo gjë tjetër; në disa gjuhë kuptimi i ndërgjegjes zor se

ndryshon nga kuptimi i vetëdijes100.

“-E mor, kur po vija sot në mëngjes m’u duk qyteti si nje trillion gota akullore, hi, hi, hi,-qeshi ai, duke

bërë aluzion për një vjershe të Evgjenit”101.

Gjoni i urrente nënçmimet që bëheshin në qytetin N. personave të famshëm, siç ishte miku i tij Evgjeni e

aq më shumë që i qeshnin për punët që ai kishte krijuar vetë.

“Kur ata dolën nga kisha, ishte erruar. Qyteti nën qyrkun e najlontë të dëborës niste jetën e mbrëmjes.

Përsëri ajo zhurma monotone e centralit elektrik. Dritat e shtëpive të larta”102.

97 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, vep. e cit., f. 57.98 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.80.99 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.84.100 Po aty, f. 99.101 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.87-88.102 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004, f.91.

Page 34: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

34

Gjoni tashmë kishte filluar punën me shokët e tij Mentorin dhe Evgjenin për të bërë hulumtimet nga

vendet më të ndryshme, për të gjetur material sa më të vjetër që të jetë e mundshme për dokumetin e

tyre, që ata kishin filluar ta krijonin për qytetin N. me të cilin mendonin të hynin në historinë e atij qyteti.

“Natën vonë, kur N. flinte dhe qytetarët e tij ëndërronin magjinë e qyteteve që s’flenë kurrë, Gjoni

kthehej në shtëpi.Vërshellente nëpër dhëmbë dhe linte gjurmë, jo fort të rregullta. Tek ura e vjetër

veneciane, ai rrëshqiti dhe ra duke përplasur ballin pas një guri. U ngrit, duke u lëkundur dhe, pa

shkundur dëborën, eci përpara. Balli i dhimbte. Urat veneciane tërheqin turistët mendoi ai. Ato janë të

gurta. Ato i sjellin të ardhura shtetit. Por ato duhen prishur, megjithatë në socializëm. Në shtëpinë ku

banonte kishte dritë. Kurrë kaq vonë s’kishte dritë në shtëpitë e N. Çdo të kishte ngjarë?”103.

Këtë natë autori Gjonin na e shfaqë të dehur në qytet, nuk dinte se çfarë bënte mendonte për urat

veneciane, e rrëzoj në urën veneciane, dhe prapë të nervozuar e ngriti në këmbë dhe vazhdoi deri te

shtëpia që banonte në N. Atë natë, shtëpia ku banonte ishte dritë edhe Gjonit ja tërheqi vëmendjen se

çfarë ka ndodhur gjerë tani, që shtëpia në atë orë të kishte drita ndezur, a mos ishte sëmurë dikush, apo

mos kishte vdekur dikush, por e vërteta ishte se njëra vajzë e të zotiti të shtëpisë i ishte kthyer nga

Europa dhe kjo ishte arsyeja pse dritat ishin ndezur.

Qyteti, simbol i jetës, merr tipare njerëzore, dhe, anasjelltas. Është e njëjta përftesë, por me kahje të

kundërt, për të rritur skajshmërisht shprehësinë104.

“Pasi mbaroi orët e mësimit, dolën bashkë me Mentorin. Në “Klub të Gjuetareve” i priste Evgjeni. Atje

ishte një rrëmujë e vërtetë. “Klubi i Gjuetareve” të N. ishte ndoshta i vetmi vend në Shqipëri, ku shqipja

përzihej me amerikançen aq lirshëm dhe paç. Dhe ishte ca paradoksale që pikërisht në N., që ishte

mishërimi i antimodës, dëgjoheshin shpesh thirrjet “hello”, “gudbaj!”, “boj!”105.

Kjo gjë e çudiste Gjonin në qytetin N., sepse ai mendonte se si një qytet I tillë me kaq ngecje në zhvillim

kishte popullsi që e flisnin anglishten ndonjë fjalë, por jo në gjuhën standard

“Ata u gjenden përsëri përballë njëri-tjetrit, pa u vështruar dot në sy. Porsa ishin shuar dritat e qytetit

103 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f.93.104 Bashkim Kuçuku, Pas eklipsit letrar (Letërsi shqipe bashkëkohore), vep. e cit., f. 228.105 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f. 95.

Page 35: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

35

dhe erresira kishte mbretëruar kudo.Vetëm cigarete skuqnin si me zemërim, here me qartë, herë me

zbehte sikur të përfaqsonin bashkëbisedonjesite106”.

Autori këtu na e shfaq bisedën e personave të cilët ishin jashtë në errësirë dhe e vetmja gjë që i dallonte

ata ishte cigarja e ndezur, që personifikonte të tre shokët që gjendeshin aty. Ata të dy qëndruan ca caste

pa folur. Në kalldrëm larg dëgjoheshin hapat e shokut të tyre, që e kishte gëlltitur nata e zezë. Ato nuk

kishin humbur akoma, kur natën e tronditi një breshëri qitjesh kundërajrori. Ata ngriten sytë drejtë

qiellit të zi. Atje lartë gjylet plasen, duke spërkatur me xixëllima errësirën.

“Ja, edhe ajo kur u nis jashtë shtetit ishte sa Stela, veç jo kaq e bukur, megjithatë, simpatike bile shumë.

Ajo atëherë ishte vajzë e paputhur, kurse Steles i dukej motra e mbështjellur me një vello misterioze. Me

atë avullin e përshkuar nga reflekset e reklamave të qyteteve të mëdha jashtë shtetit. Sa kishte treguar

Diana atë ditë për bulevardet e mëdha, dritat, restorantet, dancingjet. Diana kishte qenë më ato lokale,

kishte vallëzuar, kishte dalë për krahu me djem. Po sepse vinte rëndë Steles që ta pyeste më me

hollësi”107.

Për Stelen këto po që ishin gjëra të çuditshme, se çfarë tregonte motra e saj për jetën e saj jashtë qytetit

të N., ajo nuk ishte mësuar më gjëra të tilla dhe i dukej disi e jashtëzakonshme, dhe jo në rregull, sepse

ajo ishte mësuar në N. dhe kësi lloj rastesh nuk kishte hasur ndonjëherë në qytetin N.

106 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f. 99.107 Ismail Kadare, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2004,f. 103.

Page 36: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

36

KREU IV: Imazhi i nënës në romanin: Kukulla

4.1 Qyteti dhe nëna

Në këtë formë e nis rrëfimin shkrimtari Ismail Kadare për romanin “Kukulla”. Ai e nis këtë roman me

lajmin e vdekjes së nënës-kukullës. Kukulla, sjellë nga studio e shkrimtarit në trashëgiminë letrare, duket

sikur të jetë guri i mungur në letërsinë shqipe.

“Në të vërtetë ndodhej në koma, në apartamentin e emtës sime, në rrugën “Qemal Stafa”, ku e kishin

çuar disa javë më parë, për ta pasur më mirë në kujdes”108.

Kadare është shkrimtar pak a shumë i komplikuar, duhet ta lexosh me kujdes për të kuptuar se çfarë

dëshiron të thotë. Këtu na tregon se kemi të bëjmë me një përson të sëmurë, i cili është dërguar në

apartamentin e një të afërme. Për autorin tonë, qyteti dhe gjithçka në të ka rëndësi të madhe. Aty çdo

gjë e ke më afër dhe personi këtu është dërguar në apartament sepse kujdesi është më i mirë.

Personifikimi është raporti më interesant që krijon Kadare midis lexuesit dhe fenomenit. Kjo figurë e

Retorikës së lashtë, i jep një vitalitet të jashtëzakonshëm imagjinatës dhe një konkretësi të mahnitshme

dukurisë për të cilën Kadare shkruan. Forca e këtij ndërtimi qëndron pikërisht te krijimi i një lloj

vizualiteti për veprime dhe permasa jo të zakonshme, të cilat kanë brenda vetes: ekzagjerim dukurie për

fuqizim të emocionit, shfytyrim përmasash për afrim të idesë109.

“Një skenë e njohur, e përsëritur shpeshherë në banesën tonë, kur vajzat loznin kukullash me nënën, më

kaloi nëpër mend”110.

Fëmijëria është ajo e cila ngacmon mendjen e personazhit tonë këtu, i kujtohet loja me kukulla e

vajzave, e cila zhvillohej në banesën e tij, duke na lënë të kuptojmë se për një kohë të gjatë ai tanimë po

jeton në banesë, në qytet.

“Shkallët prej druri të shtëpisë, zakonisht të ndjeshme, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj111.

108 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.7.109 Floresha Daoa, Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2015, f. 90.110 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.8.111 Po aty.

Page 37: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

37

Shkallët pjesë e pandashme e një shtëpie, këtu autori na tregon se kur nëna shkelte mbi to ato madje

nuk kërcisnin fare nga hapat e saj. Butësia e nënës është e pranishme kudo, e ajo vërehej edhe në ecjen

e saj të lehtë në shkallë.

Përkufizimin për imazhin femëror në romanin Kukulla Kadare e jep me këtë frazë: Ishte njëherësh habi,

tmerr, mrekulli dhe skandal bashkë112.

“Në lagje e më pas në shkollë, kishim mësuar gjithë ato vjersha për nënën”113.

Qenia më e dashur për njeriun është padyshim nëna, e për të mësohet që në hapat e parë, e madje që

në fjalët e para. Autori na tregon se për nënën ka mësuar edhe në rrugë, në lagje e në shkollë, sepse për

nënën mund të flasë secili nga ne, secili nga ne mund të thurë të paktën dy vargje për të.

Njeriu është pjesë e historisë apo e kohës. Koha nuk është një element në të cilin lëvizim sa andej-këtej,

si një shishe në rrjedhën e lumit. Ajo është struktura e vërtetë e vetë jetës, diçka nga e cila përbëhem

para se të mund ta mas atë114.

“Por as kjo s’dukej ndonjë hata në krahasim me rastin e shkollës së lagjes fqinje, ku kishte jo një, por dy

nëna të ndara nga burrat. Ose rasti i Pano X., që erdhi duke qarë, ngaqë, rrugës për në shkollë, dikush i

kishte thënë “bir i kurvës”, dhe nuk u qetësua veçse kur Ylberja me Ema Labovitin i kishin shpjeguar se kjo

s’do të thoshte asgjë dhe se ata që përdornin atë fjalë me “k” për nënat e të tjerëve, mund të kishin vetë

mizën nën kësulë”115.

Autori mundohet që ta lidh lexuesin edhe me probleme të përditshme të cilat ndodhin në jetën tonë.

Këtu prek edhe dukurinë e divorcit, ku shumë fëmijë në ditët tona rriten me prindër të ndarë, e në

shkollë nuk ka pothuajse asnjë klasë që të mos e ketë një nxënës të tillë. Po ashtu autori na tregon se

shpesh fëmijet ofendohen nga të tjerët dhe dëgjojnë fjalë që ndikojnë shumë në mendjen e tyre e

ndoshta do të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Por ai nuk harron që të na bëjë me dije se ende ka

njerëz që mundohen të bëjnë mirë e të kujdesen të paktën për fëmijët. Shkollat janë institucion i dijes,

ku nxënësit fitojnë aftësi të duhura e të nevojshme.

112 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2003, f. 28.113 Po aty.114 Floresha Dado, Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009, f. 304.115 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.8.

Page 38: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

38

I pari rrafsh ka të bëjë me personazhin e Kukullës në përballje me personazhet e tjerë dhe me faktorët

që ndikojnë në sjelljen e saj ndaj të tjerëve duke i identifikuar rast për rast gjatë analizës së romanit, por

para se të kalojmë te kjo lloj analize duhet të kujtojmë se imagjinata, herë herë e çuditshme, imazhet

iluzive, stili filozofik me imazhe artistike, rindërtimi i skenave dhe momenteve të përjetimit imagjinar,

mbizotërimi i stilit letrar mbi rrëfimin logjik, të gjitha këto krijojnë një kapërcim të fortë nga arsyetimi te

fantasia, nga logjika e fakteve te përjetimi emocional te fantasia, nga logjika e fakteve te përjetimi

emocional i dukurisë116.

“Në një shikim të parë mund të dukej e shpjegueshme: një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare hynte nuse në

një shtëpi tepër të madhe. Donte apo s’donte, mendimi i parë, qoftë dhe i tërthortë, do të ishte se një

shtëpi e tillë kërkonte shumë punë”117.

Fillimisht na del në pah martesa e hershme e vajzave. Po ashtu na tregohet se nusja këtu është martuar

në një shtëpi të madhe e ajo që menjëherë asaj i shkon në mëndje është së shtëpia e madhe do punë

shumë. Shtëpia do pastruar, do rregulluar dhe vendosur gjithçka në vendin e vet, e kjo për një nuse të re

është e mundimshme besoj, dhe kërkon edhe përgatitje psikike jo vetëm fizike.

Pikërisht ky “personalitet i mungur”, i fragmentuar e i copëzuar në sa e sa minipersonalitete-tipik për

gjendjen e ndjeshmërinë postmoderniste dhe, si i tillë, i pasqyruar gjerësisht në narracionin

postmodern-është përcaktuar si: skizofrenik”118.

“Shtëpia, përveç e stërmadhe, ishte e vjetër dhe hijerëndë”119.

Personazhi na thotë se shtëpia ishte e stërmadhe, e si e tillë ajo i dukej edhe e vjetër por që autorit edhe

hija e saj i dukej e rëndë duke na lënë të kuptojmë se brenda saj mund të fshiheshin sekrete nga më të

ndryshmet.

Nëse ndërtojmë imazhin e figurave të Kadaresë, nuk mund të mos vëmë në dukje një tipar themelor,

sipas së cilës figura-personazh, duke qenë një iluzion i reales, është gjithashtu edhe vision. Kjo lëvizje,

nga iluzioni te vizioni, ka në themel zhvillimin e rapoteve midis trillimit dhe reales, brenda riformësimeve

të mikrokozmosit të veprës. Pastaj distanca midis imazhit dhe realitetit, tek figurat-personazhe që krijon

Kadare, aq sa është një zhvillim i ndërlikuar i logjikës dhe shpirtit të autorit, po aq individuale, produkt i

116 Floresha Dado, Lexuesi “në kurth” Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2015, f. 75.117 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.13.118 Ridvan Dibra, Një lojë me emrin postmodernizëm, Albas, Tiranë, 2007, f. 83.119 Po aty.

Page 39: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

39

një iluzioni vetëreferencial të realitetit bëhet edhe brenda nesh. Loja midis imagjinatës sonë dhe intuitës

e vetëdijes krijuese të Kadaresë është thelbi i dashurisë apo urrejtjes që provojmë ne për personazhet e

korpusit të tij letrar120.

“Gjithë krekosja e njohur e shtëpive të vjetra, sedra, mburrjet, kotësia, kishin rast të shpaloseshin e të

viheshin në peshore midis dy shtëpive, që do t’i bashkonte kurora e martesës”121.

Duket sikur shtëpitë këtu janë qënie të gjalla, qënie që frymojnë e që kanë gojë për të folur. Kadare na i

përshkruan shtëpitë edhe si krenare e me mendje të madhe sepse kishin shumë gjëra brenda mureve të

tyre. Por po ta shohim anën tjetër të medaljes nëse mund ta quajmë kështu, kemi të bëjmë edhe me dy

persona, femër dhe mashkull të cilët kanë vendosur të lidhiin jetën e tyre me martesë, duke lënë anash

krenarinë, kotësinë e mburrjet.

Individi e subjekti i tjetërsuar janë të pranishëm si karaktere në letërsinë moderne. Në njëfarë kuptimi,

këto karaktere janë koherentë në tjetërsimin e tyre. Mbi bazën e një identiteti të tillë tjetërsues, ata

mund të ideojnë projekte dhe të rreken për t’i çuar përpara, ose të mendojnë e synojnë për një të

ardhme të ndyshme nga e tashmja apo nga e kaluara. Sepse është vetë kriza e modernitetit, që vë në

krizë heronjtë modernë dhe shtron para tyre “alternativat” e kundërshtimit, protestës, revoltës e

ndyshimit të mundshëm, por më shpesh pasqyron mungesën e forcës e pamundësinë e tyre për

ndryshime të tilla, çka edhe shpie në dukurinë e tjetërsimit122.

“Ngatërresa vinte nga pamundësia e çdo krahasimi midis dy klaneve. Niste nga shtëpitë, që ishin aq të

ndryshme, saqë kurrsesi s’mund të besohej se i përkisnin të njëjtit qytet”123.

Shpeshë-herë në jetë ndodhin ngatërresa nga më të ndryshmet, e këtu autori na thotë se edhe në mes

të shtëpive ka ngatërresa, kur ato janë të ndryshme, kur nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët, e

madje ai shkon aq larg saqë thotë se ato duket se nuk i përkasin të njëtit qytet. Këtu ai flet edhe për dy

familje të cilat në gjithçka janë ndryshe, jo vetëm në jetë por edhe me shtëpi. Duket që asgjë nuk i

bashkon.

“Shtëpia e Dobatëve ishte ndoshta e tillë ngaqë ishte e veçuar, pa lagje apo rrugë, që, në njëfarë mënyre

do ta detyronin të ngjante me të tjerat”124.

120 Floresha Dado, Intutitë dhe vetëdije kritike, vep. e cit., f. 143.121 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.14.122 Ridvan Dibra, Një lojë me emrin postmodernizëm, Albas, Tiranë, 2007, f. 83-84.123 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.15.

Page 40: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

40

Një shtëpi e cila ka ndikuar në mendjen e autorit dhe e cila binte në syrin e gjithë secilit, ndoshta se nuk

rrethohej nga shtëpi të tjera, ose ndoshta se ishte më e madhe nga to. Duket që të gjithë e kanë zili, e

autori thotë se ajo nuk gjendet as në lagje por është larg nga të gjitha shtëpitë e tjera, prandaj edhe

duket ndryshe nga to. Këtë mund ta lidhim edhe me njeriun i cili sa më i mbyllur në vete të jetë, duket

që aq më të pamudur e ka të rri në mesin e njerëzve të tjerë.

Veçorizimi i personazhit, gjë kjo e lejuar nga intertekstualiteti, nënkupton pra që të interpretojmë

marrëdhënien mbi të cilën bazohet ky veçorizim, ky i fundit duke qenë ose jo pasojë e një strategjie të

qëllimshme nga ana e personazhit125.

“Në shtëpinë tonë nuk vinin letra nga askush dhe kjo më dukej e natyrshme, ngaqë dihej se të vdekurit

s’dërgonin të tilla”126.

Në kohët më të hershme komunikimi bëhej me letra, e siç shohim këtu, në shtëpinë e personazhit tonë

nuk vinë të tilla, ndoshta se nuk kanë askënd larg për tu dërguar letra, apo edhe ndoshta se janë më të

veçuar se të tjerët. Ai thotë se të vdekurit nuk dërgonin letra që mund ta bëjë të mendojmë se dikush

nga famlija apo ndonjë i afërm është si të ishte i vdekur për ta.

Të flasësh për traditën kombëtare është e pamundshme të thuash gjë jashtë pikëpamjeve që ke mbi

kombin, meqë tradita kombëtare në esencë është përvojë kulturore e kombit127.

“Nuk e kisha të vështirë ta sillja me mend karvanin e krushqve nga shtëpia e babazotit tek udha e madhe

në këmbët e kështjellës, e më pas te qendra e qytetit “Qafa e Pazarit”, për të zbritur në rrugën e pjerrët

të Varoshit. Pikërisht te shtëpia e Dr.Vasil Labovitit, atje ku më 1943 do të shtrohej një darkë e

pakuptueshme me gjermanët, niste, bashkë me rrugën që të çonte te shtëpia jonë, surrealizmi. Shtëpia e

doktorit, vajzën e të cilit e kisha në klasë, ishte e para. Më tutje shtëpia e Pavli Urës, një shoku tjetër të

klasës, mbiemri i të cilit vinte nga një urë”128.

Personazhi po na e përshkruan në mënyrë të imagjinueshme se si ka ndodhur martesa e së ëmës, rrugën

që kanë bërë krushqit për ta sjellë në shpinë ku ndodhet sot. Ai përmend shtëpi të ndryshme që gjenden

rrugës, në të cilat kanë ndodhur apo edhe do të ndodhnin gjëra të ndryshme, shtëpi të cilat kishin lidhje

124 Ismal Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.16.125 Nathalie Piégay-Gros, Poetika e intertekstualitetit, Parnas, Prishtinë, 2011, f. 118.126Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.17.127 Gani Bobi, Sprovimet e modernitetit, Dukagjini, Pejë, 1997, f. 15.128 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.19.

Page 41: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

41

me pushtetin e edhe shtëpi të cilat ndiqnin vetëm punën e vet. Ndoshta në kohën kur i është martuar e

ëma nuk kanë qenë aty, apo dikush tjetër ka banuar në to, por autori e përshkruan udhëtimin ashtu siç e

mendon në mendjen e tij, ashtu si figurat e krushqve i dalin në mendje.

Arti nuk paraqet atë çka do të ndodhë, por çka mund të ndodhë, që është një tërësi e njëtrajtshme, në

të cilën veprimet dhe ngjarjet e veçanta përputhen sipas ligjit të shkakut dhe të rrjedhimit, sikurse edhe

sipas ligjit të mundësisë dhe të probabilitetit129.

“Një pjesë e rrugës shkonte përbri saj gjer të shtëpia e Kako Pinos, e ëndërruar prej krejt nuseve të

ardhshme të qytetit, e vogël, lirike e plot vazo lulesh, pothuajse ngjitur me tonën. Kurse përballë portave

të dy shtëpive, i shtrembër, i mbrapshtë, i pangjashëm me asgjë, niste Sokaku i të Marrëve”130.

Personazhi ende po bënë përshkrimin e rrugëve e të shtëpive të cilat gjenden përbri tyre. Tani i erdhi

radha shtëpisë së Kako Pinos, stolistës së nuseve, të cilën vajzat e qytetit mezi prisnin tu vinte radha për

të hyrë në duart e saj. Kako Pinua edhe shtëpinë e kishte të vogël dhe të dashur, të mbushur me lule dhe

të dukej se edhe shtëpia po falte dashuri. Por qyteti kishte edhe lagje apo rrugë që nuk ishin aq të

bukura, e një nga to ishte edhe i ashtu quajturi “Sokaku i të Marrëve”, një lagje, rruga e së cilës ishte e

shtrembër e nuk ta kënaqte syrin për nga bukuria. Këto dy kontraste që i jep autori mund t’i lidhim edhe

me njerëzit në jetë, ku ka lloje të ndryshme të tyre, të mirë e të dashur, por edhe të kqinj e arrogantë.

Leximi i intertekstit nuk kufizohet në vrojtim gjurmësh që ai do të ketë lënë: bëhet fjalë gjithashtu, për

lexuesin, për të luajtur rolin që i cakton teksti. Lexuesi mund të jetë bashkëpunëtor i rrëfyesit ose i

autorit, të jetë i thirrur si interpretues i aftë të shquajë atë çka është thënë vetëm me fjalë të mbuluara,

dhe të kuptojë fjalën e tërthortë e cila përdor intertekstin si një maskë për t’u hequr apo si një kod për

t’u deshifruar131.

Kadare përmes imagjinatës krijuese, duket sikur do të provojë se bota që na rrethon nuk mund të shihet

vetëm në trajta reale, sepse kjo do të ishte një lloj burgosjeje e mendimit, por shihet edhe me

imagjinatën shkencore dhe artistike, sepse përmes tyre dukuritë e kësaj bote fytyrëzohen. Në imagjinatë

ky fytyrizim duket sikur, në një farë mënyre, i kundërvihet realitetit, por në thelbin e vet ky proces i jep

fytyrë gjërave, duke na bërë shpesh herë të shohim atë që nuk është përballë nesh132.

129 Aristoleti, Poetika, Buzuku, Prishtinë, 1998, f. 28.130 Po aty.131 Nathalie Piégay-Gros, Poetika e intertekstualitetit, Parnas, Prishtinë, 2011, f. 131-132.132 Floresha Dado, Lexuesi “në kurth”, Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2015, f. 108-109.

Page 42: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

42

“Me sa dihej, shtëpia e Kadarenjve hynte ndër katër-pesë shtëpitë e rralla të qytetit, që kishte burg, çka

për disa nuk ishte veçse një marrëzi, e për të tjerët lidhej me ca ide të dala mode qyshkur, për punë

ligjesh, me fjalë të tjera, shteti kishte ligjet e tij, por shtëpia ato të saj, shkurt secili në punë të vet”133.

Tani i erdha radha edhe përshkrimit të shtëpisë së vetë personazhit, e cila ishte ndër të paktat në qytet

që kishte burg, apo një dhomë të ndarë që shërbente si lloj burgu. Kjo pjesë e shtëpisë komentohej nga

shumë njerëz, disa kishin mendime të këqija për të, e disa e mbështesnin. Ashtu sikurse shteti që ka

ligjet e veta, ashtu edhe shtëpia i ka të sajat komentonin disa. Por një gjë është e sigurt, që secili duhet

të shikojë punën e vet.

Dihej se familjet gjirokastrite në çastin që lidheshin në krushqi, viheshin aty për aty, në një gjendje të re.

Parve aleancës së natyrshme të dy klaneve, në një mënyrë befasuese krijohej njëfarë shurdhimi,

sidomos në periudhën paramartesore. Gjithë krekosja e njohur e shtëpive të vjetra, sedra, mburrjet,

kotësia, kishin rast të shpaloseshin e të viheshin në peshore midis dy shtëpive, që do t’i bashkonte

kurora e martesës134.

“Mosdalja nga shtëpia e grave të vjetra ishte një nga doket më të pashpjegueshme të qytetit. S’i dihej jo

vetëm shkaku, por as zanafilla apo rasti që kishte shërbyer si shkak”135.

Këtu na tregon se grat e vjetra, apo plakat nuk dilnin nga shtëpitë, ato ishin bërë një me shtëpitë dhe

nuk kishin dëshirë t’i lëshonin, e as të largoheshin nga to. Këtu na thotë se askush nuk e di shkakun, apo

arsyen, por ajo mund të jetë e çfarëdoshme, mosha, vjetërsia, mos funksionimi siç duhet i muskujve e

gjëra të ndryshme.

Kapërcim epokash, përzierje heronjsh, ndërthurje problematikash, “prishje” e ekuilibrit midis

objektivizmit të interpretimit dhe subjektivizmit, “harrim” i dallimit me letërsinë, “cënim i modestisë” në

rrokjen e problemeve të fushave të ndryshme të dijes, marrje dhe rimarrje e disa temave, ndaj të cilave

ka ndjeshmëri të përhershme, nuk janë tipare thjesht formale, apo mungesë vetëdije për organicitetin e

një krijimi, por specifikë e mënyrës së të menduarit të këtij autori136.

133 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.21.134 Ismail Kadare, Kukulla, Onfuri, Tiranë, 2003, f. 14.135 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.21.136 Floresha Dado, Lexuesi në kurth, Eseistika e Kadaresë, Onfuri, Tiranë, 2015, f. 247.

Page 43: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

43

“Në qoftë se nuk shkonte puna gjer në gjëra dramatike, si kthimi i nuseve te shtëpia e babait, kjo s’do të

thoshte se kumtimi i parë që vinte “andej” nuk lozte rol për gjëra të rëndësishme”137.

Kadare flet prapë për nuset, për femrat, të cilat kur nuk i janë bindur mashkullit janë kthyer edhe në

shtëpinë e babit, janë divorcuar e kanë mbetur në shtëpi të të atit, por ai edhe na tregon se përgjigjja e

babait të nuses po ashtu ka luajtur rol me rëndësi, nëse ai ka kundështuar atëherë fati i vajzës shpesh ka

mbetur i pa përcaktuar.

“Shtëpitë si e jona ngjanin si të ndërtuara enkas për të ruajtur sa më gjatë ftohtësinë dhe

moskuptimin”138.

Këtu personazhi na tregon se marrëdhëniet në shtëpinë e tij ishin të ftohta dhe nuk vihej re ajo

ngrohtësia familjare, e ai duket se tërë fajin ia hedh shtëpisë dhe ndërtuesit të saj, sepse sipas tij, të

gjitha ato shtëpi të cilat janë të ndërtuara si ajo e tij kanë të njëjtat dukuri brenda mureve të tyre.

“Aq më tepër që nëna ishte zonjë plakë e Kadarenjve, që prej kohësh s’denjonte të dilte nga shtëpia

(shtëpia e vitit 1700 e ndoshta e vitit 1600), dhe që e kishte djalë të vetëm, qysh se burri i saj, gjyqtari

Shahin Kadare, e kishte lënë këtë botë dhe aq më tepër që nami i mençurisë së saj kishte marrë

dhenë”139.

Këtu na flet për gruan më të vjetër të Kadarenjve e cila jeton në atë shtëpi, dhe ashtu e ka gjetur ditën

kur ka hyrë nuse aty. Po ashtu tregon se burri i saj ka qenë gjyqtar dhe se ajo ishte e njohur për

mençurinë e saj, por as ajo nuk pranonte të dilte nga shtëpia, fenomen ky shumë i çuditshëm.

“Kisha vënë re se të gjithë njerëzit e familjes kishin një marrëdhënie të veçantë me shtëpinë”140.

Personazhi thotë që e gjithë familja kishte marrëdhënie me shtëpinë, i dukej se të gjithë diçka ndienin

për të, ajo kishte ndikim të veçantë te të gjithë antarët e familjes.

137 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.23.138 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.27.139 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.30.140 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.38.

Page 44: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

44

Fakti që letërsia është “arti i fjalës” ka bërë që, në mënyra të ndyshme, të gjitha shkollat e interpretimit

të veprës letrare të jenë të ndjeshme ndaj komponentit gjuhë, ndonëse pikëvështrimet, për sa i përket

rolit dhe funksionit të saj, janë jo të njënjtë141.

“Xanxa e tim eti për riparimet paskësh qenë edhe shkaku kryesor për shtrëngesën ekonomike. Ungjët,

duke bërë haptas mahi, më pyesnin herë pas here: ç’thotë Riparuesi i madh? Mos po bën plane për

ndonjë hark triumfi brenda shtëpisë?”142.

Këtu personazhi tregon se vështirësitë ekonomike të tyre, vinin nga riparimet që bëheshin në shtëpi,

madje edhe ungjët e tij talleshin më të, duke na lënë të kuptojmë se triumfi nuk arrihet duke bërë

riparime në shtëpi. Këta rreshta mund t’i lidhim edhe me vështirësitë e jetës, e me shtrengesa të

shumta, kundër të cilave mund të triumfojmë vetëm nësë përballemi me to.

“Izmini Kokobobo, kushërira jonë e kthyer nga Italia, hynte ndër ato vajzat e qytetit, që kishin ndërprerë

studimet më 1939, në formë rebelimi ndaj pushtimit Italian. Më pas, për të njëjtin shkak, kishte dalë

partizane, për të përfunduar zyrtare në pushtetin e ri. Ishte e vetmja që kur vinte me shër-bim në

Gjirokastër, në vend të hoteleve të ftohts, bujtte te ne”143.

Kadare nuk lë pa përmendur edhe faktin se vajzat e kohës, ato më të guximshmet dilnin edhe në luftë,

duke luftuar për të drejtat e tyre dhe duke shpresuar në një të ardhme me të mirë. Një e tillë ishte edhe

kushërira e personazhit tonë e cila kishte lënë studimet dhe kishte marrë rrugën e luftës. Po ashtu ajo

ishte ndër ato pak vajza që në vend të hoteleve flinin tek ndonjë i afërm i tyre. Poashtu ai tregon se lufta

e saj kishte pasur vlerë sepse tani ajo ishte zyrtare në pushtet, dhe gëzonte të drejtat e veta. Me këtë

dëshiron që t’u jap zemër vajzave të reja, për të mos ndaluar asnjëherë deri në realizmin e ëndrrave të

tyre.

Sipas teorisë së “evolucionit letrar” çdo vepër vendoset në sfondin e veprave të mëparshme, konkuron,

arrin në pikën më kulminante dhe, kur del një vepër tjetër, ajo mbetet në formë të vjetruar. Teoria e

evolucionit letrar mund të përcaktojë një kthesë në studimin diakronik të letërsisë sonë, në qoftë se do

të pranojmë se ndyshimet historike, në shtrirje kohore, në të vërtetë u përkasin ndyshimeve që ndodhin

brenda sistemit144.

141 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdijë kritike, Onufri, Tiranë, 2006, f. 17.142 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.39.143 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.42.144 Floresha Dado, Teoria e veprës letrare, Poetika, shblu, 2003, f. 62.

Page 45: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

45

“Sipas një zakoni që rendi i ri nuk kishte arritur ta hiqte ende, gratë e qytetit kur “shkonin te babi”,

shoqëroheshin nga ndonjë grua rome”145.

Kadare nuk lë pa përmendur edhe pushtetin dhe pushtetarët, të cilët kishin dorë në çdo gjë dhe në

gjithçka, por ishte ende një dukuri në të cilën ata nuk kishin mundur të depërtonin. Pushteti ende nuk

kishte depërtuar në familjet e qytetit, aty ende nuk kishte të drejtë të përzihej në njëfarë mënyre. Gratë

ende nuk endeshin lirshëm dhe vetëm rrugëve, ato madje edhe kur shkonin në shtëpinë e babait

shoqëroheshin nga një grua rome, zakon ky i qytetit të autorit mesa duket.

“Në historinë e librit të parë me vjersha, telegramin e shtëpisë botuese për t’u paraqitur dhe vendimin e

papritur të babit, që rrugën gjer në Tiranë ta bëja me taksi, ishte kjo e fundit, taksia, që kishte tërherqur

vemendjen kryesore. Shumë njerëz më pyesnin të habitur: ke shkuar vërtet me taksi gjer në Tiranë?”146.

Në qytetin e personazhit tonë, gjithçka është e mirë, dhe aty ke çdo gjë. Për të botuar librin babai e

kishte urdhëruar që të shkonte me taksi gjerë në Tiranë, e kjo gjë kishte tërhequr vëmendjen e

pothuajse të gjithë banorëve të qytetit. Autori ka dashur të na tregojë se në qytetin e tij gjithçka vërehej,

poashtu, se në atë kohë të udhëtoje me taksi do të thoshte se gjendja ekonomike e familjes ishte e mirë.

“Nga shtëpia e babazotit s’mund të thoshe se vinte ndonjë lajm për të qenë, me përjashtim të letrës që

ungji i madh, Qemal Dobi, kishte dërguar prej Budapestit, ku shkruante se, për shkak se presindenti i

Hungarisë quhej Isztvan Dobi, të gjithë e pyesnin nëse ishte kushëriri i presidentit”147.

Këtu personazhi ynë flet për dajët e tij, për familjen e babit të nënës nga e cila thotë se nuk vjen ndonjë

lajm i mirë. Ai poashtu na bën me dije se daja i tij studion në Hungari dhe se atë e pyesnin shpesh mos

ishte i afërm i presidentit pasiqë kishin të njëjtin mbiemër. Kadare mundohet të na tregojë se njerëzve

gjithmonë do u interesojnë punët e të tjerëve, e madje vetëm mbiemrin po ta kesh të ngjajshëm me

dikë, menjëherë të fusin në një thes me të. Po ashtu në njëfarë mënyre personazhi edhe mburret me

ungjin e tij, sepse ai po studionte jashtë vendit dhe dija e tij ishte në një nivel të lartë.

Civilizimet e hershme kanë ndërtuar qytete, të cilat sot përcjellin te ne vlerat, nivelin e kulturës,

identitetin e popujve, por në shumicën e madhe të atyre ngrehinave me të cilat zakonisht maten

civilizimet ngrenë krye disa qytete. Ashtu siç kanë mbërritur te ne me tërë ngarkesën e vet hyjnore,

kulturore e civilizuese qytete të këtilla si Jerusalemi apo Babiloni i Madh si kundërpesha tokësore e të

145 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.44.146 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.46-47.147 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.48.

Page 46: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

46

parit, në të njëjtën mënyrë ndërtohet në vetëdijen kulturore shqiptare, kulti i një qyteti, me të njejtin

bagazh të rrezatimit simbolik148.

“Izmini Kokobobo, e njohur me shefin e ardhshëm qysh në Gjirokastër, e më pas në rrethet klandestine të

kryeqytetit, pas vendosjes së komunizmit, shkonte nganjëherë për drekë te Hoxhatët, gjer ditën kur një

bisedë e pakujdesshme ia kishte ndërprerë, jo vetëm vizitat, por krejt karrierën e saj”149.

Këtu personazhi na flet tani për rënien e kushërirës së tij, ajo nga pozita e zyrtares tanimë kishte mbetur

pa punë fare. Ai tregon se e tërë kjo ka ardhur nga drekat në shtëpinë e disa fqinjëve, ku ajo shkonte

ndonjëherë, e siç duket ata kanë folur kundër saj, e fjala e tyre ka pasur ndikim për t’i shkatërruar edhe

karrierën. Autori dëshiron të na thotë se pa marrë parasysh pozitën në të cilën gjendesh, e njerëzit te të

cilët mbështetesh, do të vijë dita kur nuk do të keshë më pozitë e do të të duhet të kthehesh andej nga

ke ardhur, andaj kujdesu që rrugën ta bësh mirë e me drejtësi.

“Shitja për herë të parë e prezervativave në farmacinë e qytetit, ishte ajo që shkaktoi më shumë trazim,

që nga urdhrat kundërthënës, për ndalimin apo lejimin e tyre, gjer te dyshimi se mos ishte ndonjë

test”150.

Tani autori na tregon se koha kishte filluar të ndryshonte, dhe gjëra të reja po ndodhnin dhe po ashtu

gjëra të reja po vinin në qytet. Prezervativat kishin filluar të shpërndaheshin, tani shtatëzanitë e

padëshiruara mund të parandaloheshin, e populli nuk dinte për domethënien e tyre, ata ishin të

pavetëdijshëm për funksionin e tyre, vetëm dyshonin në gjëra të këqija, dyshonin mos ishin teste apo

ndonjë gjë tjetër që do të ndikonte për keq tek ata.

“I magjepsur pas qytetit të madh, më ishte krijuar bindja se jo vetëm shtëpinë e dikurshme e kisha

harruar përgjithmonë, por krejt qyteti i Gjirokastrës më ishte fshirë nga kujtesa, madje vetë Tirana, për të

mos thënë Shqipëria”151.

Edhe autori vetë ishte larguar nga qyteti, dhe tani ai i dukej i largët, i dukej se e kishte harruar edhe

shtëpinë edhe gjithçka që kishte të bënte me Gjirokastrën, atij i dukej që edhe Shqipërinë e kishte

harruar. Kjo na bën të lidhemi edhe me jetën e përditshme kur shpeshherë na ndodh që të harrojmë

gjëra e ndonjëherë edhe personat dhe gjërat më të dashura në jetën tonë.

148 Basri Çapriqi, Simboli dhe rivalët e tij, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2005, f. 242-243.149 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.53.150 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.54.151 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë 2015, f.70.

Page 47: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

47

“Nuk isha pra Moskëmohues, megjithatë, pa e kuptuar as vetë pse, si t’i bindesha një thirrjeje të racës, u

kujtova befas për atë, që isha bindur se e kisha harruar përgjithmonë: qytetin e lindjes”152.

Në mendjen e personazhit tani po kthehej koha e kaluar, atij po i kujtohej edhe qyteti i lindjes, i vinte në

mendje i bukur dhe i qet ashtu siç ai e kishte lënë. Ai nuk ishte mohues ndaj qyteteve të tjera por as nuk

i donte aq shumë ato, i dukej që brendësia e kthente në vendin e vet, e tërheqte më shumë së gjithçka

tjetër. Ky është Kadare sa të shpalos diçka menjëherë të nxjerrë edhe diçka tjetër në shesh.

“Ishte një qytet që nxirrte… njerëz… të çuditshëm. Një qytet që… si me thënë…”153.

As personazhi vet nuk ka një definicion të saktë për qytetin, nga ai dilnin figura të ndryshme e

shpeshherë madje shume të çuditshme!

4.2 Nëna-Kukull dhe Kukulla-Nëna

Formimi i imazheve përmes imagjinatës, realizohet në marrëdhëniet midis ndjeshmërisë dhe kuptimit,

dhe njëkohësisht përcakton kufijtë e shtrirjes së imagjinatës sonë në ndërtimin e imazhit. Duke qenë të

vetëdijshëm se personazhet e Kadaresë, në një kuptim, janë pasqyrë e një pasqyre tjetër, pra reflektim

logjik mbi një trillim letrar, ne ndjejmë që edhe imazhi që Kadare krijon për to është i një lloji të

veçantë154.

“Kukulla, ndonëse e kishte vështirë të shprehej qartë, kishte qenë pak a shumë e ndërgjegjshme se do të

përballej me shtëpinë e Kadarenjve, me gjithë ato dritare të larta, musandra, hajate, qilarë të fshehtë,

qiellzana prej druri të gdhendur, së fundi me burgun e famshëm dhe me ata emra të tingëllueshëm”155.

Kukulla, kështu e quan personazhi nënën e tij, e krahason me kukullën, sepse bukuria e saj është e

madhe. E këtu Kukulla e personazhit tonë ishte e vetëdijshme se në një shtëpi të madhe do të përballej

me gjithçka, me pastrimin e shumë dritareve, hajateve apo koridoreve, me qilarë të fshehtë e me shumë

gjëra me të cilat ndoshta më parë as që ka ditur për to. Po t’i marrim në kuptimin figurativ atëher na del

se Kukulla në jetë do të përballej më gjëra të shumta, si vuajtje, gëzime, frikë e hare.

152 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.72153 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.72-73.154 Floresha Dado, Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2015, f. 75.155 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.17.

Page 48: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

48

Njëjësimi i një personazhi romani me një figurë letrare nuk nënkupton detyrimisht që ai të jetë një

lexues i kënduar. Është rrëfyesi ai i cili mund t’i këshillojë lexuesit, fshehtas personazheve të tij, një

paralele ndërmjet dy teksteve156.

“Pavarësisht nga hutimi i javëve të para, kisha përshtypjen se Kukullës i shkonte kryeqyteti. Ndihej e

gjallëruar, mësonte rrugët, kërkonte njerëzit e fisit”157.

Personazhi ynë është i mendimit se të ëmës i përshtatet jeta në qytet, aty Kukulla dukej më e lumtur,

më e gjallë dhe më e interesuar për vendin e për dukuri të ndryshme. Njëllojë si shumë njerëz në ditët e

sotme, të cilët ndihen si të ngulfatur në një vend e sapo ndërrojnë vendbanim, sikur gjithçka ndërron

dhe bëhen njerëz të tjerë, më të gjallë e më të kapur pas jetës.

“Kush? pyeti Kukulla. Ajo bjondina? Gjithmonë sipas stilit të saj, nuk përdori fjalën “leshverdhë”, siç

thuhej në Gjirokastër, sidomos në shtëpitë e vjetra, ku leshverdhat çmoheshin veçanërisht, por një fjalë

që sapo kishte hyrë në modë”158.

Tanimë edhe nëna e personazhit kishte filluar të kapte fjalët moderne e ti përdorte ato në fjalorin e saj.

Gjirokastra dhe e folmja e saj kishin mbetur atje, ishin mbyllur në shtëpitë e vjetra dhe tani vend do të

zinin gjërat e reja, e ambienti i ri. Si është vendi bëhet kuvendi thotë një fjalë e urtë andaj edhe Kukulla e

Kadares po i përshtatej jetës në vendbanimin e ri.

Ajo çka e dallon Kadarenë si shkrimtar është intuita e tij krijuese ku thelbi i intuitës së individualitetit

krijues të tij, është i tillë që e vendos atë njëkohësisht në shtratin edhe të artistit edhe të dijetarit, është

aftësia për të shkurtuar rrugën e gjatë drejt së vërtetës dhe për ta bërë atë të prekshme në mënyrë të

drejtpërdrejtë për lexuesin159.

“Përherë e më tepër dilnim të dy hapur jo vetëm në kafene, në Klubin e Shkrimtarëve e teatër, por edhe

në restorante, dhe s’na kishin mbetur veçse hotelet, prej të cilëve, me ç’tregonin bathët, nuk ishim fortë

larg”160.

Personazhi ynë me emrin Smajl tani po dilte rrugëve së bashku me shoqen e tij, pa u brengosur për të

tjerët e as për fjalët e tyre. Ata shkonin në të gjitha vendet bashkë, autori thotë se u kishin mbetur

156 Nathalie Piégay-Gros, Poetika e intertekstualitetit, Parnas, Prishtinë, 2011, f. 112.157 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.83.158 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.88.159 Floresha Dado, Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2015, f. 110-111.160 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.94.

Page 49: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

49

vetëm hotelet pa i frekuentuar ende, por që siç po shkonin gjërat as ajo punë nuk është shumë larg.

Këtu autori mendoj se dëshiron të na thotë se kur një person i dytë bëhet i dashur për ty, dhe në njëfarë

mënyre të kompleton mund të shkosh deri në fund të botës me të, pa menduar fare për të tjerët.

“Ishte gati treqindvjeçare e sa pak dasma ishin bërë në të, në kohën që ky apartament çunak, që s’i

kishte mbushur as dy vjeç, pra pa iu tharë ende gëlqerja (si të thuash qumështi në buzë), po na ngutej të

bënte dasmë”161.

Shtëpia e personazhit ishte shumë e vjetër në krahasim me apartamentin në të cilin jetonte tani. Një

apartament dyvjeçar në krahasim me një shtëpi pothuajse treqindvjeçare, e habiste shumë, por që në

këtë rast apartamenti po triumfonte sepse ishte ai që ngulmonte të bëhej dasmë e jo shtëpia e vjetër.

Autori sikur u jep shpirt gjërave që nuk kanë, apo e thotë në mënyrë të fshehtë përmes figurës së

shtëpive e të banesave atë që nuk mund ta thoshte duke vendosur emra njerëzish. Një pikëpyetje

mbetet në këtë drejtim.

Qasja ndaj letërsisë reduktohet në tre marrëdhënie të caktuara: letërsia dhe faktorët gjenetikë (autori,

rrethanat social-historike); letërsia në vetvete, në strukturat e brendshme, jashtë cdo ndikimi të

faktorëve jashtëletrarë; dhe letërsia sipas lexuesit, ndërtimi i vetëdijes krijuese sipas përjetimeve të

studiuesit162.

“Pak kohë më pas ndodhi ndërrimi i apartamentit të madh me dy të vegjël ballë për ballë, në qendër të

Tiranës. Kjo e zbuti dramacitetin e ndarjes në syte e Kukullës”163.

Në vend të një apartamenti tani po bëheshin dy. Nuk do jetonin më të gjithë në një vend por të gjithë do

të kishin hapsirën e vet. Djali po ndahej me shtëpi nga prindërit e që dukej se Kukullës nuk po i bënte

shumë përshtypje. Edhe sot të rinjtë merrren me punët e tyre dhe lënë anash ata që janë më të vjetër

duke harruar që një ditë do të jenë në vendin e tyre.

“Të tjerët merreshin me bibliotekën dhe dhomën e gjumit, duke mos harruar me ketë rast, të ngacmonin

kalimthi Helenën”164.

161 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.103.162 Floresha Dado, Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009, f. 221.163 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f.107.164 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f. 108.

Page 50: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

50

E dashura e personazhit duket që është femër e bukur, sepse punëtorët e ngarkuar në rregullimin e

apartamentit nuk lënë rast tu ik kur e kanë përdore pa e ngacmuar Helenën, apo pa i thënë të paktën

një fjalë. Punën e kryenin dosido por as ngacimin nuk e harronin.

“Siç më tregoi regjisori, përveç teatrit, Kukullën e tërhiqte shumë pamja e hotel “Dajtit” përballë,

sidomos në ditët kur kishte pritje zyrtare: veturat e bukura, zbritja prej tyre e zonjave të huaja… kjo, si të

thuash, nga ana e glamour-it…”165.

Kukulla e Kadaresë u mësua me jetën e kryeqytetit, ajo madje edhe tërhiqej nga bukuritë e tij, pamja e

hotelit aty pranë, por edhe nga mënyra se si zonjat e veshura me shije zbrisnin nga makinat luksoze.

Autori nënkupton se të gjithë mësohemi me jetën, çfarëdo që të na sjell ajo njeriu adaptohet me të,

madje shpesh edhe gëzohet e lumturohet duke harruar jetën që ka bërë më herët.

Të ndërtosh imazhin individual të një dukurie jo statike, që ekziston vetëm përmes lëvizjes, është aftësi e

rrallë e një kritiku arti. Kadare e realizon këtë figurim përgjithësues166.

“Vite me radhë kthehesha tek apartamenti ziplot te Rruga e Dibrës, ku ato të dyja, të mbetura tani

vetëm, ia kishin plasur të qarit, këtë herë me zë, si në mort”167.

Edhe vdekja e mërzia bëjnë pjesë edhe në këtë vepër të Kadares, ashtu siç ato hasen gjithmonë në jetë,

as autori ynë i dashur nuk i ka anashkaluar nga vepra e tij. Personazhi kthehej në apartamentin e kaluar

e duket se bëhët fjalë për nënën dhe motrën të cilat i gjente duke qarë, herë në zë e herë në heshtje,

sikur mërzia të mos ishte larguar nga to asnjëherë.

“Do të kishin jetë të dytë dhomat, mesoret, shkallët, qiellzanat e gdhendura, kurse mosdhomat, ato që

s’ishin bërë kurrë dhoma, do të ishin me jetë të dytë, pa pasur kurrë një të parë”168.

Shtëpia në të cilën shpesh bëheshin riparime, duket sikur paska për të marrë një pamje të re, brenda saj

gjithçka paska për të ndryshuar, dhomat, shkallët e madje edhe ato të cilat ishin nisur për dhoma e nuk

ishin përfunduar tanimë do të merrnin një pamje të re. Gjithçka në jetën e personazhit tonë po

ndryshonte, do të bëhej më mirë apo më keq, këtë na e lë të pazbuluar Ismail Kadare, dhe i mbetet

imagjinatës sonë të vendosë.

165 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015, f. 111.166 Floresha Dado, Sfida teorike të historiografisë letrare, vep. e cit., f. 125.167 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë 2015, f.129.168 Ismail Kadare, Kukulla, Onufri, Tiranë 2015, f.139.

Page 51: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

51

PËRFUNDIMI

Shkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e

pasqyroi Shqipërinë anë e kënd botës, letërsia e tij është e përkthyer në disa gjuhë të mëdha botërore.

Ai si fillim u njoh si shkrimtarë i mirëfilltë i letërsisë shqipe me romanin e tij të parë Gjenerali i ushtrisë së

vdekur të cilin e ka shkruar në moshën 23 vjeçare, por pena e tij prej shkrimtari nuk pushon edhe sot e

kësaj dite. Por si çdo njeri në mendjen e këtij autori lë gjurmë për gjithë jetën periudha më e bukur për

çdo njeri siç është fëmijëra dhe menjëherë del në shtyp për lexuesit shqiptarë si fillim romani Kronikë në

gur, në të cilin sundon mendimi dhe fantazia prej fëmije, çdo gjë që përshkruhet aty është mosha e

shkrimtarit madhor Ismail Kadare.

Metodologjia bazë për të realizuar këtë punim diplome është si rezultat i gërshetimit të disa metodave

së bashku si metodën e krahasimit, metodën përshkruese, metodën biografike dhe atë sociologjike.

Metoda e krahasimit është metoda që na lejon të bëjmë krahasimin e veprave të Ismail Kadaresë, duke

analizuar, veçoritë e përbashkëta dhe dallimet mes tyre. Metoda përshkruese, me anë të kësaj metode

jepen detajet me të imta të personazheve që japin terësinë e qytetit, sidomos për romanet që kemi

marrë në shqyrtim. Metoda biografike dhe ajo sociologjike me anë të tyre analizojmë, jo vetëm jetën,

por edhe veprën e autorit në fjalë.

Studimet për veprën e Ismail Kadarese duan një njohje të mirë jo vetëm të çështjeve të brendshme të

letërsisë, por edhe faktorëve të jashtëm të saj. Për të realizuar këtë studim na është dashur të bazohemi

në disa studime burime të cilat mund t’i përmendim: -Së pari nga vetë autori, (romanet e tij),-Së dyti nga

shfrytëzimi i arkivave dhe i bibliotekave, nga studimet që janë bërë rreth kësaj figure, monografi

studimore, kritikës letrate të huaj dhe shqiptare, nga shtypi i kohës apo nga periodikë të ndryshëm që i

kemi parë të arsyeshëm t’i sjellim së bashku me punimin.

Ajo çka na bie në sy pothuajse të gjithë lexuesve është domonimi i romaneve dhe temave me elementin

e qytetit, mënyra sesi është parë qyteti dhe sidomos qyteti i Gjirokastrës na bën kuriozë për të bërë

studime në nivel diplome. Qyteti nga më i vogël dhe deri te metropolet si Tirana, Moska, Parisi apo

Tokio, endin fije letrare në mendjen e autorit nga romani në roman.

Synimi i këtij studimi është nxjerra në pah e sa më shumë elementeve qytetase, duke filluar me romanin

Kronikë në gur që na jep një pasqyrë të madhe të jetës, famijes, plakave, magjive, botës së fëmijëve,

Page 52: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

52

ndërtimit të raporteve njerëzore etj. Më pas jemi ndalur në romanin me titull intrigues Çështje të

marrëzisë, romanin Qyteti pa reklama dhe deri te romani i fundit i titulluar nga autori Kukulla.

Ismail Kadare ka shkruar e botuar me mijëra vepra, romane, poezi, ese dhe akoma është në proces

krijues, ku pjesa më e madhe e tyre janë edhe ribotuar kush e di sa herë. Tema jonë e studimit është

përqenduar në studimin e mitit të urbanizimit dhe trajtimin e konceptit të qytetit në katër romane të tij

si në romanin: Kronikë në gur, Çështje të marrëzisë, Qyteti pa reklama dhe Kukulla.

Kreun e parë e kemi titulluar Ngjizja e romanit Kronikë në gur, pasi ky roman jep përfytyrimet dhe

fantazitë e një fëmije, me nënçështjet si: Qyteti në syrin e një fëmije dhe Gjiromastra si qytet i trajtuar

dhe i pasqyruar hollësisht në roman.

Në kreun e dytë zë vend koncepti i qytetit në romanin Çështje të marrëzisë me të gjitha nuancat e tij,

pse ky qytet quhet konkretisht i marrë dhe përfytyrimi që kemi për këtë qytet, ku rolin kryesor si në

rastin e parë edhe në të dytin e zë progragonisti fëmijë.

Në kreun e tretë është parë miti i urbanizimit në romaninQyteti pa reklama, pse qytet dhe pse pa

reklama. Në këtë roman shohim të trajtuar disa tema të cilat për Shqipërinë dhe autorët e tjerë ishin

tabu, si shtëpitë pubike, kurvat dhe jeta e natës, orgjitë etj., të cilat sipas autorit zënë fill si fillim në qytet

dhe më pas përhapen si me magji edhe në vendet e tjera të cilat janë më pak të zhvilluara.

Në kreun e katërt e kemi trajtuar imazhin e qytetit dhe imazhin e nënës në romanin Kukulla. Duke parë

ecurinë e romaneve të Kadaresë shohim që qyteti tani është më i zhvilluar dhe vjen nga Parisi në

Gjirokastër dhe përfundon në Tiranë me rrëfimin e tij prej të rrituri. Nëna në këtë roman na del si një

nënë kukull, si imazh i një femre provinciale dhe të paaftë e cila nuk ambientohet as me qytetin e lindjes

së saj, as me metropolin.

Page 53: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

53

BIBLIOGRAFIA

Abazi Xhezair, Romani Kronikë në gur dhe disa veçori të stilit të Ismail Kadaresë, në: Nëntori Nr. 7, 1972.

Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Letërsia dhe qyteti, organizuar nga Fakulteti i Historisë

dhe Filologjisë, Departamenti i Letërsisë & Aleanca Franceze e Tiranës, Skanderbeg books, Tiranë, 2009.

Aliu Gëzim, Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë, Faik Konica, Prishtinë, 2007.

Anton Berisha, Poezia e prozës dhe simbolika poetike, revista Fjala, 1 shtator 1978.

AQSH, F. 14/AP, L. 30, D. 1096, V. 1974, fl. 4 (nga shkrimi i Xhelal Staraveckës “Bisedim me shqiptarët e

mërgimit - zoti na ruajtë nga penda e dishepullit të Tajar Zavalanit”).

Aristoteli, Poetika, Buzuku, Prishtinë, 1998.

Ashta Zef, Qyteti i jugut vëllim me tregime, repotazhe e ese, nga Ismail Kadare, e dielë, 3 shtator 1967.

Bashkim Kuçuku, Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2005.

Bathes Roland, The Pleasure of the Text, Hill and Ëang, Neë York, 1975.

Bihiku Koço, Letërsia dhe koha, studime, Naim Frashëri, Tiranë, 1982.

Bihiku Koço, Probleme letrare, Studime, Naim Frashëri, Tiranë, 1979.

Çapriqi Basri, Simboli dhe rivalët e tij, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2005.

Çiraku Ymer, Në zbërthim të kodeve letrare, Toena, Tiranë, 1998.

Dado Floresha, Intuitë dhe vetëdijë kritike, Onufri, Tiranë, 2006.

Dado Floresha, Letërsi e painterpertuar, Bota Shqiptare, Tiranë, 2010.

Dado Floresha, Lexuesi “në kurth” Eseistika e Kadaresë, Onufri, Tiranë, 2016.

Dado Floresha, Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009.

Dado Floresha, Teoria e veprës letrare, Poetika, shblu, Tiranë, 2003.

Elsie, Robert Një fund dhe një fillim, Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, Gjon

Gashi Sinan, Vështrim për romanin e Ismail Kadaresë Kronikë në gur, revista Fjala, nr.7, korrik, 1972.

Gros Piégay Nathalie, Poetika e intertekstualitetit, Parnas, Prishtinë, 2011.

Hamiti Sabri, Letërsia moderne shqiptare, Albas, Tiranë, 2000.

Isufaj Viola, Qyteti dhe qytetërimi në vepra të Kadaresë, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009.

Kadare Ismail, Kronikë në gur, Onufri, Tiranë, 2000.

Page 54: PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I · PDF fileShkrimtari Ismail Kadare është një personalitet i historisë së letërsisë shqiptare. Me krijimtarinë e tij e pasqyroi

54

Kadare Ismail, Kukulla, Onufri, Tiranë, 2015.

Kadare Ismail, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2001.

Kadare Ismail, Qyteti pa reklama, Onufri, Tiranë, 2001.

Kuçuku Bashkim, Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2000.

Le Bon Gustav, Psikologjia e popujve dhe e turmave, Fan Noli, Tiranë,

Martini Xhafer, Jeta në gjerësi dhe thellësi, mbi romanin Kronikë në gur, nëntor, 18 korrik 1971.

Martini Xhafer, Jeta në gjerësi dhe thellësi, revista Nëntori, 18 korrik, 1971.

Moikom Zeqo, Shënime për rormanin Kroninë në gur, Zëri i rinisë, e shtunë, 8, janar 1972.

Radovani Gjon, Qyteti, një entitet organik, në: Letërsia dhe qyteti, Tiranë, 2009.

Shala Kujtim, Shenjat e tekstit, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

SinaniShaban, Historia e letërsisë shqipe “Çështje të hapura”, Naimi, Tiranë, 2015.

Uoren Ostin, Uellek Rene , Teoria e letërsisë, Enciklopedike, Tiranë, 1993.

Vata Rovena, Imazhi i nënës kukull, në romanin Kukulla të Ismail Kadaresë, konferencë shkencore

ndërkombëtare, në Universitetin shtetëror të Tetovës me titull kryesor: Letërsia shqipe e shekullit XX në

ekzil, mbajtur me datë 30-1.10.2016, në Madeqoni, Tetovë.

Vata Rovena, Kthimi i letërsisë në qytet dhe shembja e kulteve në veprën migjeniane, në revistën Global

Challenge, Vol. IV, Numri 4, Nëntor, 2015, f. 43.

Vata Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe, Naimi, Tiranë, 2013.

Xhevahir Abazi, Romani Kronikë në gur dhe disa veçori të stilit të Ismail Kadaresë, nëntori nr 7, 1972.

Zeqo Moikom, Migjeni ose uragan i ndërprerë, Parathënia-Vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1989.

Zeqo Moikom, Shënime për romanin “Kronikë në gur”, Zëri i Rinisë, e shtunë 8 janar, 1972.

Zhenet Zherar, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1984.