51
KREU 6 6 TEORIA E KURRIKULËS Pyetje ku duhet të përqëndrohemi 1. Shpjegoni përplasjen midis teorisë dhe praktikës. 2. Në ç’drejtime teoria zë vend qendror në sipërmarrjen për kurrikulën? 3. Cili është kuptimi i teorisë? 4. Cilat janë funksionet kryesore të teorisë? 5. Si kanë ndikuar qëndrimet teorike të rikonceptualistëve dhe postmodernistëve në mendimin kurrikular? 6. Ç’përparësi ka të menduarit e kurrikulës si lloje të ndryshme tekstesh? 7. Shpjegoni dallimet ndërmjet kampeve kryesore teorike. Teoria e kurrikulës është baza më pak e vlerësuar e kurrikulës. Shumë prej pjesëtarëve të arsimit dhe të publikut të përgjithshëm mendojnë se teoria e kurrikulës ose tezat teorike kanë pak lidhje me zhvillimin dhe lëvrimin e kurrikulës. Madje, edhe ju si lexues mund të mendoni se ky kre mund të anashkalohet; se ky kre nuk përmban ndonjë gjë praktike. Kjo tëhuajtje, që Ivor Gudson thotë se është e thellë, ka një histori të kahershme. Mundet që reagimi negativ i shumë arsimtarëve, sidomos i zbatuesve në terren, ndaj qëndrimeve teorike shpjegohet me faktin se mjaft teori të kurrikulës nuk lidhen me botën e vërtetë konkrete të shkollave. Siç pohon Gudson, shumë teori të sotme mbi kurrikulën janë utopike e jo realiste. Ato trajtojnë vetëm atë që duhet të jetë ose mund të ekzistonte, por jo “me artin e asaj që është e mundur.” 1 Me një fjalë, mësuesit i shohin këto teori si “ëndrra në diell,” pa parë mundësinë e shfrytëzimit konkret të tyre si udhërrëfyese për krijimin e një programi arsimor për “të sotmen”. Shumë nga këto teori, 1

Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

6

TEORIA E KURRIKULËS

Pyetje ku duhet të përqëndrohemi

1. Shpjegoni përplasjen midis teorisë dhe praktikës.2. Në ç’drejtime teoria zë vend qendror në sipërmarrjen për kurrikulën?3. Cili është kuptimi i teorisë?4. Cilat janë funksionet kryesore të teorisë?5. Si kanë ndikuar qëndrimet teorike të rikonceptualistëve dhe postmodernistëve

në mendimin kurrikular?6. Ç’përparësi ka të menduarit e kurrikulës si lloje të ndryshme tekstesh?7. Shpjegoni dallimet ndërmjet kampeve kryesore teorike.

Teoria e kurrikulës është baza më pak e vlerësuar e kurrikulës. Shumë prej pjesëtarëve të arsimit dhe të publikut të përgjithshëm mendojnë se teoria e kurrikulës ose tezat teorike kanë pak lidhje me zhvillimin dhe lëvrimin e kurrikulës. Madje, edhe ju si lexues mund të mendoni se ky kre mund të anashkalohet; se ky kre nuk përmban ndonjë gjë praktike.

Kjo tëhuajtje, që Ivor Gudson thotë se është e thellë, ka një histori të kahershme. Mundet që reagimi negativ i shumë arsimtarëve, sidomos i zbatuesve në terren, ndaj qëndrimeve teorike shpjegohet me faktin se mjaft teori të kurrikulës nuk lidhen me botën e vërtetë konkrete të shkollave. Siç pohon Gudson, shumë teori të sotme mbi kurrikulën janë utopike e jo realiste. Ato trajtojnë vetëm atë që duhet të jetë ose mund të ekzistonte, por jo “me artin e asaj që është e mundur.”1 Me një fjalë, mësuesit i shohin këto teori si “ëndrra në diell,” pa parë mundësinë e shfrytëzimit konkret të tyre si udhërrëfyese për krijimin e një programi arsimor për “të sotmen”. Shumë nga këto teori, argumenton Gudson, nuk bëjnë asnjë tentativë për të dhënë shpjegime, çka përbën një ndër funksionet themelore të teorisë. Në vend të kësaj, ato i këshillojnë njerëzit të kryejnë “veprimin e duhur”, por veprimi i duhur përcaktohet shpesh nga një ideologji ose “izëm” i caktuar.

Sigurisht, teoria e kurrikulës mund të këshillojë apo të shërbejë si recetë. Funksioni udhëzues i teorisë shpesh huazohet nga orientimet e ndryshme filozofike që sjell njeriu në arenën kurrikulare. Jo rrallë, “izmat” dhe ideologjitë distilohen nga “leximi” filozofik që i bëhet botës. Në themel të filozofive për arsimin, të diskutuara në Kreun 2, nënkuptohen receta të ndryshme për mënyrën e zgjedhjes së përmbajtjes së kurrikulës, organizimin e saj, modelimin e aspektit mësimor të programit arsimor dhe bërjen e gjykimeve vlerësuese nëse nxënësit kanë arritur të mësojnë. Teoria është pjesë e të menduarit tonë, qofshim të vetëdijshëm ne si arsimtarë për këtë apo jo. Për mendimin tonë, ndërgjegjësimi për teorinë si bazë themelore e kurrikulës është i domosdoshëm për marrjen e masave të duhura në shkolla, në drejtim të kurrikulës.

Në rast se arsimtarët dhe publiku i përgjithshëm vazhdojnë t’i largohen teorisë, duke e vlerësuar si diçka jo praktike, ka të ngjarë të mos e kuptojmë plotësisht dinamikën e kurrikulës; të mos kemi sukses në krijimin, lëvrimin dhe vlerësimin e kurrikulave që

1

Page 2: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

trajtojnë nevojat e kohëve të sotme apo të së ardhmes. Disa vite më parë, A. Uaiz bënte këtë pohim: “Në mënyrë të pashmangshme, ajo (politika arsimore) duhet të mbështetet në disa teori ose hipoteza rreth praktikës arsimore. Nëse këto hipoteza janë të sakta, politika do të arrijë rezultatet e synuara.”2

Në mendimin teorik nuk ushtrojnë ndikim vetëm filozofitë e ndryshme arsimore. Edhe metodat e ndryshme të zhvillimit të kurrikulës, të përmendura në Kreun 1, i mbështesin orientimet e tyre në qëndrime teorike. Metoda bihevioriste e kurrikulës mbështetet kryesisht në teoritë psikologjike të të mësuarit. Edhe metoda e sistemeve dhe ajo menaxheriale e kurrikulës kanë bazat teorike të tyre. Në të njëjtën mënyrë, metoda humaniste mbështetet në filozofi dhe teori të ndryshme politike. Një pjesë e mirë e dialogut që buron nga bazat sociale, mbështetet në qëndrime të ndryshme teorike. Biseda rreth postmodernizmit mund të kuptohet më qartë po të kuptohen bazat teorike të lëvizjeve.

Në të vërtetë, teoria nuk mund të mos jetë pjesë e debateve tona. Disa kanë shpallur se epoka e zhvillimit të kurrikulës ka kaluar dhe kemi hyrë në epokën e gjurmimit të të kuptuarit. Sot pranojmë se theksi vihet në të kuptuarit e asaj që kërkojmë nga arsimi dhe nga mekanizmi kryesor i tij, kurrikula. Por, siç mendon Pinar, këtu nuk kemi zhvendosje nga zhvillimi tek të kuptuarit.3 Sigurisht, ne përqëndrohemi tek të kuptuarit e kurrikulës, “e shkruajtur me gërma të mëdha”; megjithatë, ne po përpiqemi edhe të kuptojmë si krijohen dhe zhvillohen kurrikulat, përse dhe si duhet të angazhohen grupe të caktuara. Ne nuk kënaqemi më duke vepruar thjesht si teknicienë e duke zbatuar receta mbi zhvillimin e kurrikulës me një besnikëri të verbër ndaj modeleve të mendimit pararendës. Në kundërshtim me pohimet e disa teoricienëve, ata që merren me zbulimin e mënyrave të krijimit të kurrikulave dinamike, nuk janë një “grup intelektualisht pasiv dhe i plogësht” specialistësh të kurrikulave.4 Në fakt, disa janë treguar mjaft aktivë në këto kohë të zhvillimit të postmodernizmit, feminizmit dhe fenomenologjisë. Ata janë angazhuar plotësisht në hulumtimin e mënyrës si krijohen dhe mirëmbahen kurrikulat e sotme, si evoluojnë dhe lindin probleme të caktuara në përgjigje të kohërave dinamike. Ata dëshirojnë të prodhojnë dije teorike që mund t’u shërbejnë qëllimeve praktike të shpjegimit, parashkrimit, udhëzimit dhe përshkrimit të asaj që bëjnë njerëzit e arsimit brenda sferës së kurrikulës dhe kuadrit të përgjithshëm social.5

Nëpërmjet teorisë, vendim-marrësit e kurrikulave mund të përfitojnë nga njohuritë më të përparuara e me vlerë, dhe t’i zbatojnë ato në shumë situata. Ne mund t’i ofrojmë vetes mënyra të vështrimit të botës dhe funksionimit të saj, me qëllim që arsimi të jetë “real”, të lidhet me botën, të zbatohet në çështje konkrete dhe të bëjë sfida të vërteta. Zotërimi i njohurive teorike në këtë fushë na lejon të jemi më të aftë në analizimin dhe sintetizimin e të dhënave, organizimin e koncepteve e parimeve, dhe në dhënien e mendimeve për ide dhe lidhje të reja. Ky zotërim na lejon të përqëndrohemi në ato vizione të së ardhmes që shtrihen brenda kufijve të së mundurës.

KËNDVËSHTRIME TEORIKE

Sfida e përqëndrimit në vizionet e së ardhmes dhe, pas kësaj, në nisma për të ndërmarrë veprimet e duhura që sigurojnë realizimin e këtyre vizioneve, nuk është e vogël. Kurrikula është një dukuri e ndërlikuar që ekziston brenda dinamikës sociale dhe

2

Page 3: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

politike gjithnjë në rritje. Si teoricienët ashtu dhe zbatuesit do të argumentonin se kjo mënyrë “leximi” e kurrikulës është me vend. Dhe të dyja palët sëbashku do të ishin në një mendje se, kur shtrojmë pyetjen si krijohen e vlerësohen kurrikulat, në fakt u hapim rrugën pyetjeve të tjera.6 Shumë nga këto pyetje prijnë teorizimin për kurrikulën. Ky teorizim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për interpretimin e realitetit kurrikular konkret.7 Kurse pyetjet përbëjnë tentativën për ngritjen e një sistemi kuptimplotë dhe për krijimin e mekanizmave për të kuptuar të gjitha aspektet e veprimtarisë kurrikulare, lidhjen e individëve me kurrikulën e krijuar dhe reagimin ndaj saj.

Zbatuesit do ta pranonin më lehtë teorinë dhe teorizimin për kurrikulën, në qoftë se këto të fundit do të ishin të një lloji, e njëjta mënyrë e vështrimit të botës dhe interpretimit të kuptimit të saj. Sikur teoria të ishte e thjeshtë, ndoshta pak njerëz do të ngrinin zërin për të thënë, “mos ma shit mua këtë teori, dua diçka praktike që mund ta përdor.” Por teoria nuk mund të jetë e thjeshtë nëse përpiqet të fitojë kuptim, të jetë mënyrë e vështrimit të dukurive që në vetvete nuk janë të thjeshta. Një dukuri e koklavitur si kurrikula nuk mund të shpjegohet me një teori të thjeshtë apo të thjeshtëzuar.

Ndoshta teorinë do ta pranojmë më natyrshëm po të ndërgjegjësohemi se teorizimi është një proces që na bën të përfytyrojmë si dhe përse ekzistojnë dukuri të caktuara. Ai na vendos përballë sprovës së arsyetimit përse mendojmë që kurrikula duhet zhvilluar në një mënyrë të caktuar për nxënës të caktuar dhe përse duhet të përqëndrohet në një përmbajtje të caktuar. Teoria mund të parashtrojë edhe ide për mënyrën si t’ua mësojmë të tjerëve gjërat që i mendojmë të rëndësishme. Ajo nuk thotë pikërisht, “po bëtë këtë, do të ndodhë kjo gjë.” Kjo mund të jetë një arsye përse në të kaluarën zbatuesit ushqyen njëfarë mospëlqimi për teorinë. Teoria prodhonte një tërësi të dhënash që ishin të vlefshme në përgjithësimet abstrakte, por që rrallë mund të zbatoheshin në një situatë konkrete. Megjithatë, zbatuesit dhe teoricienët do të bënin mirë të kujtonin se ne shohim, mendojmë dhe njohim nëpërmjet teorisë.8

Në shumë drejtime, teoria është shprehje e bindjes.9 Të menduarit e teorisë në këtë mënyrë e lidh mendimin teorik me atë filozofik dhe me mënyrat si e shohim ose si e përfytyrojmë botën.

Ndërlikueshmëria e vetë kurrikulës dhe ajo që rrethon kurrikulën, mund të përpunohen vetëm nëse arrijmë njëfarë kuptimi teorik të çështjes. Vite më parë, Hilda Taba nënvizonte se “çdo sipërmarrje po aq e ndërlikuar sa kurrikula duhet të udhëhiqet nga një kuadër teorik ose konceptual të menduari.”1010 Xhorxh Posner argumenton se këndvështrimet teorike na lejojnë t’i mendojmë dhe “t’i shohim” tablotë arsimore në mënyra të caktuara.1111 Nëse dëshirojnë të konceptojnë dhe zhvillojnë kurrikula me vlerë për nxënësit, specialistët e kurrikulave duhet t’i kuptojnë më mirë aspektet teorike të kësaj fushe.

Xhorxh Boshamp ka pohuar se teoritë burojnë nga tre kategori të mëdha të dijes: (1) shkencat humane; (2) shkencat e natyrës; dhe (3) shkencat sociale.1212 Këto ndarje të dijes janë përcaktuar tashmë si lëmet bazë të dijes. Për shembull, në shkencat humane përfshihen disiplinat e filozofisë, muzikës, artit dhe letërsisë. Në shkencat sociale përfshihen, ndër të tjera, lëndët e historisë, sociologjisë, psikologjisë dhe antropologjisë. Në shkencat e natyrës përfshihen lëndët e kimisë, fizikës, botanikës, gjeologjisë, e kështu me radhë.

3

Page 4: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Boshamp argumenton se nga këto ndarje bazë të dijes vijnë fushat e dijes së zbatuar – ku do të përmendnim disa fusha si arkitektura, mjekësia, inxhinjeria, arsimi dhe drejtësia. Ajo që i dallon lëmet e dijes së zbatuar nga disiplinat është se lëmet e zbatuara e formojnë përmbajtjen, madje dhe autoritetin e tyre, nga teoria e disiplinave. Për shembull, kur bën fjalë për rritjen dhe zhvillimin e njeriut, arsimi huazon nga psikologjia, sociologjia dhe historia, madje përdor informacion edhe nga biologjia. Ajo që e bën arsimin fushë të dijes, është mënyra në të cilën ai gërsheton njohuritë e disiplinave të ndryshme dhe formulon rregulla dhe procedura mbi përdorimin e këtyre njohurive.

Boshamp ka identifikuar një sërë nënteorish të arsimit: teoritë administrative, teoritë e këshillimit, teoritë e mësimdhënies, teoritë e vlerësimit dhe teoritë e kurrikulës. Këto të fundit ndahen në dy kategori të mëdha: teoritë e hartimit të kurrikulës dhe teoritë e inxhinjerisë së kurrikulës. Teoritë e hartimit trajtojnë organizimin bazë të planit të kurrikulës. Për këtë, specialistët e kurrikulës përdorin filozofinë, teorinë sociale dhe psikologjinë.

Teoritë e inxhinjerisë shpjegojnë, përshkruajnë, parashikojnë, madje paraprijnë, veprimtaritë për zhvillimin e kurrikulës. Ato përmbajnë plane, parime dhe/ose metoda e procedura të veçanta. Teoritë e inxhinjerisë kurrikulare mbështeten pjesërisht edhe në parimet e matjeve dhe të statistikave.

Kuptimi i teorisë

Pavarësisht nga moria e veprave për natyrën dhe funksionet e teorisë, specialistët e kurrikulës nuk kanë dhënë ndonjë përkufizim të përgjithshëm të teorisë. Kjo nuk të habit sepse të tri lëmet kryesore të dijes – shkencat humane, shkencat sociale dhe ato të natyrës – e shohin realitetin në mënyra të ndryshme dhe përkufizimet që japin në lidhje teorinë, pasqyrojnë interesat e tyre.

Megjithë ndryshimet, midis llojeve kryesore të teorisë vihen re edhe anë të përbashkëta. Shumica e përkufizimeve të teorisë kanë të bëjnë me tërësi ngjarjesh ose dukurish dhe lidhjet ndërmjet tyre. Abraham Kaplan bën një pohim të përgjithshëm në përkufizimin e teorisë: “Teoria është mënyra e nxjerrjes së kuptimit të një situate të paqartë, gjë që na lejon të ndikojmë sa më shumë në repertorin e zakoneve tona, madje, më e rëndësishmja, t’i modifikojmë këto zakone ose t’i fshijmë nga repertori e t’i zëvendësojmë me të reja, në varësi të situatës…”1313 Sipas këtij pohimi, teoria shfaqet si mjet për interpretimin, kritikën dhe njësimin e ligjeve ekzistuese, duke i modifikuar këto ligje për t’ua përshtatur të dhënave të paparashikuara në formimin e tyre. Teoria shfaqet edhe si mjet orientues në veprimtarinë për zbulimin e përgjithësimeve të reja e më të fuqishme.

Ricard Snou pohon: “Në thelb teoria është një përbërje simbolike që ka si pikësynim të bëjë lidhjen sistematike ndërmjet ligjeve ose fakteve të përgjithësueshme.” Vetë teoria përbëhet nga një tërësi njësish që mund të jenë “fakte, koncepte ose ndryshore, dhe nga vendosja e lidhjeve ndërmjet njësive të identifikuara.”1414

Burimet e teorisë së kurrikulës

4

Page 5: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Në kumtesën e tij të njohur mbi kurrikulën, Zhozef Svab pohonte se nuk ka patur teori të kurrikulës dhe nuk e përdornim kohën me mençuri, kur përpiqeshim ta zhvillonim këtë teori.1515 Megjithë përfundimin e studiuesit Shvab, në ideimin, krijimin dhe administrimin e kurrikulës shfrytëzohen një sërë teorish dhe orientimesh teorike. Megjithatë, shumë nga këto teori janë zhvilluar duke shfrytëzuar më tepër fusha të tjera studimore se sa vetë fushën e kurrikulës. Sfida e specialistëve të kurrikulës është të përcaktojnë pikërisht cili aspekt i fushës së kurrikulës duhet përpunuar. Ideja jonë është se specialistët e kurrikulës duhet të angazhohen në teorizimin për hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës.

Thellimi në natyrën e hartimit të kurrikulës mbështetet kryesisht në bazat filozofike. Shpesh pohimet që bëjmë për natyrën e dijes dhe të realitetit, ndikohen nga pikëpamjet tona filozofike. Edhe individët e interesuar në krijimin e kurrikulave për rritjen cilësore të jetës së nxënësve, mbështeten në prirje filozofike. Teoria kritike, që do të diskutohet më pas, sigurisht trajton cilësinë e jetës së nxënësve. Ndërkohë, teoria që niset nga një interpretim i caktuar i realitetit dhe i nxit njerëzit në vetë-reflektim, me qëllim që ata të ndryshojnë këndvështrimin e tyre mbi botën shoqërore e politike, është në thelb teori social-politike. Kjo teori ka të bëjë me interpretimin e botës shoqërore dhe ndihmon të kuptuarit e kurrikulës dhe të pedagogjisë në mënyra që shërbejnë për “emancipimin” e nxënësve.

Teoria kritike është e orientuar nga vlerat dhe ndikohet së tepërmi nga bazat filozofike. Allan Glatthorn nënvizon se shumë nga teoricienët e orientuar drejt vlerave përpiqen të na bëjnë sa më të ndërgjegjshëm për çështjet arsimore.1616 Ata na nxisin të shqyrtojmë dhe të thellohemi në vlerat që formojnë bazat e programeve tona arsimore. Për shumë çështje, këta teoricienë mbështeten si në kampet filozofike ashtu dhe në teorinë politike.

Njerëzit e përfshirë në zhvillimin e kurrikulës mbështeten në shumë teori që s’kanë të bëjnë me kurrikulën e mirëfilltë. Ata i shfrytëzojnë këto teori për t’u orientuar në veprimet e tyre ose për të shpjeguar dukuri të caktuara. Në planifikimin e zhvillimit të kurrikulës mund të shfrytëzojmë mjaft teori të ndryshimit. Edhe teoritë e sjelljes në grup ndikojnë në zhvillimin e kurrikulës. Zakonisht, teoritë që mund të shqyrtojmë kur planifikojmë zhvillimin e kurrikulës, mbështeten në logjikë dhe në renditje etapash ose fazash.

Shumica e teorive janë ende tradicionale, domethënë, mbështeten në fusha mjaft të njohura të hulumtimit dhe të dijes. Megjithatë, Frensis Klain vë në dukje se në fushën e teorizimit për kurrikulën po hyjnë gjëra të reja. Por, megjithë këtë, pjesa më e madhe e specialistëve të kurrikulës duket se bien dakord për dy çështje. Së pari, ata pranojnë që kurrikula ka rëndësi themelore për mësuesit dhe nxënësit dhe për natyrën e mësimdhënies e të mësuarit. Së dyti, zhvillimi i kurrikulës ndikohet së tepërmi nga vlerat që sjellim në këtë proces.1717

E përbashkëta e njerëzve që përdorin baza alternative në teorizimin për kurrikulën është se ata nuk janë të kënaqur me mendimin tradicional për kurrikulën ose krijimin e saj. Shumë nga këta teoricienë të kurrikulës nisen nga bindje dhe vlera thelbësisht të ndryshme për kurrikulën. Shpesh përfytyrimet e tyre për të ardhmen e shkollës e të kurrikulës shmangen së tepërmi nga ato të specialistëve tradicionalë të kurrikulës. Shumë i marrin argumentet e tyre nga disa fusha të cilat deri kohët e fundit nuk janë vlerësuar

5

Page 6: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

me vend në mendimin arsimor, fusha të tilla si arti, fenomenologjia, psikoanaliza, letërsia, teoria kritike dhe filozofia neomarksiste.1818

BAZAT KLASIKE TË TEORIZIMIT PËR KURRIKULËN

Ndërkohë që brenda mënyrave alternative të teorizimit zhvillohet një veprimtari e dendur, disa specialistë kurrikulash ende e ndajnë teorinë në shkencore ose humaniste. E rëndësishme është të mos e pranojmë qëndrimin o kështu-o ashtu lidhur me teorinë shkencore ose teorinë humaniste. Të dyja kanë vlerë pasi na ndihmojnë të punojmë brenda fushës së kurrikulës.

Teoria shkencore

Në shekullin e njëzetë, shkencëtarët e shkencave të natyrës kanë bërë përparime të mëdha në lëmin e tyre të diturisë, kryesisht në sajë të shfrytëzimit gjerësisht të asaj që quhet teori shkencore. Në mjaft raste, teorisë shkencore i është dhënë statusi i shembullit që duhet zbatuar në formimin dhe formulimin e teorisë.

Brenda shkencave të natyrës, termi teori përfshin ndonjëherë tërësinë e tezave të nxjerra në mënyrë logjike nga gjetjet empirike. Këto përgjithësime u përmbahen fakteve të ndryshme, ligjeve ose hipotezave që lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë sistematike dhe formojnë një të tërë – një entitet. Prandaj, teoria shkencore përbëhet nga fakte, ligje ose hipoteza të përgjithshme të lidhura me njëra-tjetrën.

Ndoshta përkufizimi më i pranuar i teorisë shkencore jepet nga Herbert Figël dhe përfshin “tërësinë e hipotezave nga të cilat, nëpërmjet procedurave krejtësisht logjiko-matematikore, mund të nxirret një tërësi më e gjerë ligjesh empirike. Teoria mundëson shpjegimin e këtyre ligjeve empirike dhe njëson1 përmbajtjen.”1919

Sipas këtij përkufizimi, teoria është një grup pohimesh të lidhura në mënyrë logjike, që përgjithësojnë dhe shpjegojnë raste të veçanta. Në shpjegimet që u bën rasteve të ndryshme, teoria njëson morinë e të dhënave dhe të tezave që kanë të bëjnë me to.

Fred Kerlinger pohon se qëllimi themelor i shkencës është teoria, domethënë, qëllimi i shkencës është të identifikojë pohimet bazë që shpjegojnë ngjarjet natyrore. Ai nënvizon se teoritë janë shpjegime të përgjithshme që i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dukuritë e studiuara.2020 Në vend që të tentojnë të shpjegojnë çdo ngjarje në veçanti, të themi, sjelljen e nxënësve në një veprimtari, shkencëtarët formulojnë pohime të përgjithshme për shumë ngjarje ose sjellje të ngjashme, me qëllim që të mund të bëjnë lidhjen ndërmjet tyre. Në vend që të përshkruante se si fëmijë të ndryshëm e zgjidhën një problem të caktuar shkencor, teoricieni do të nxirrte nga vëzhgimet e tij një shpjegim të përgjithshëm të shumicës ose të gjitha llojeve të zgjidhjes së problemeve. Pastaj hulumtuesi do ta paraqiste këtë pohim të përgjithshëm si teori të zgjidhjes së problemeve.

Teoria filozofike dhe humaniste

1 ... bashkon dhe lidh në një tërësi të vetme (shën. i përkth.)

6

Page 7: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Dijetarët e shkencave humaniste e përdorin teorinë për të formuluar shpjegime të qëndrueshme dhe logjike në lidhje me vendin e njerëzve në botë. Këto teori dalin me një numër hipotezash ose bindjesh, që shpjegojnë atë që duhet të jetë. Këto hipoteza, të nxjerra në mënyrë induktive nga përvojat profesionale të dijetarëve dhe nga njohuritë e tyre për botën, ballafaqojnë mendimet e tyre me ato të kolegëve në disiplina të veçanta. Teoritë e filozofëve përshkruajnë botëkuptimet që ata kanë – pikëpamjet për realitetin dhe vendin e tyre brenda tij.

Një pjesë e mirë e teorisë që ka të bëjë me arsimin, dhe veçanërisht me kurrikulën, buron nga orientimi filozofik dhe/ose humanist.2121 Një ndër tezat e ekzistencializmit është se, që të bëhen plotësisht ose të paktën më njerëzorë, njerëzit duhet të angazhohen aktivisht në jetën e tyre; pa angazhim, individët shkëputen dhe veçohen. Kjo “teori e angazhimit” mbështetet më tepër në çështje filozofike se sa në një argumentim shkencor.

Teoria filozofike dhe humaniste përfshihet në kategorinë që Herbert Klibard e ka përcaktuar si interesimi për analizën sistematike të një bashkësie konceptesh ose problemesh të ngjashme.2222 Në këtë nivel, teoria është në thelb rezultat i tentativës për të qartësuar natyrën e koncepteve dhe të problemeve, prandaj të kuptuarit e tyre rrallë varet nga të dhënat empirike. Vlerësimet empirike luajnë një rol të vogël. Vërtetimi i teorisë mbështetet më tepër në logjikën e qëndrimeve të ndryshme dhe artikulimin e vlerave.

Teoria filozofike dhe humaniste është kryesisht normative (e mbështetur në vlera). Ajo tregon në thelb çfarë duhet përfshirë ose duhet bërë dhe çfarë jo në një veprim të caktuar. Teoria humaniste e vë theksin tek gërshetimi i emocionales dhe fizikes me intelektualen. Ajo trajton lidhjen logjike dhe përbën një mënyrë njohjeje, domethënë, ndërthurjen bashkarisht të ideve dhe veprimeve.2323 Në përdorimin e kësaj teorie, specialistët e kurrikulës duhet të zbatojnë rregulla orientuese që tregojnë çfarë duhet ose nuk duhet bërë në krijimin e kurrikulës, domethënë, çfarë duhet përfshirë në kurrikul dhe çfarë duhet lënë jashtë saj.

FUNKSIONET E TEORISË

Arsimtarët mund të pyesin, “Përse na duhet teoria, në fund të fundit?” Shpesh nuk presin përgjigje ndaj pohojnë, “Teoria jote nuk më vlen.” Megjithatë, teorisë vërtet nuk mund t’i shpëtojmë. Si ta pranojmë, si të mos e pranojmë atë, veprimet tona përmbajnë informacion teorik ose qëndrime teorike dhe filozofike. Të mendosh se teoria është e tepërt në veprimet tona, do të thotë që, në argumentin kundër teorisë, të mbash një qëndrim teoriko-filozofik. Teorizimi për kurrikulën është shprehje e përfytyrimit të jetës nga ana e njerëzve.2424 Ata dëshirojnë të dinë sa më shumë, dëshirojnë të kenë një bazë për shpjegimin e botës së tyre ose një justifikim për argumentimin e pozicionit të tyre. Të gjithë njerëzit, përfshirë shkencëtarët dhe filozofët, janë “programuar” nga natyra të përpiqen t’i kuptojnë dhe t’u japin gjërave kuptim. Qëllimi i shkencës është të kuptojë dukuritë e studiuara. Edhe filozofët kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre: ç’është njohja, ç’është realiteti, ç’gjë ka vlerë?

Fjala teori vjen nga fjala greke theoria që nënkupton “të mbash zgjuar mendjen”. Ajo është një lloj “vështrimi i mirëfilltë” i së vërtetës. Teoria shpjegon realitetin; ajo i bën

7

Page 8: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

njerëzit të vetëdijshëm për botën e tyre dhe veprimet e ndërsjella të saj. Shumë autorë i kanë veshur teorisë katër funksione: (1) përshkrimi; (2) parashikimi; (3) shpjegimi; dhe (4) drejtimi.2525 Megjithëse disa nuk bien dakord se cili funksion është parësor, shumë të tjerë i shohin të gjitha si të rëndësishme dhe të lidhura ngushtë.

Përshkrimi. Përshkrimi bën klasifikimin shtjellues të njohurive në një fushë të caktuar teorike. Ai organizon dhe përmbledh njohuritë dhe krijon një strukturë me anën e së cilës mund të verifikohen interpretimet që individët u bëjnë veprimtarive të ndërlikuara. Teoria na “tregon” se ekzistojnë ndryshore të caktuara, të cilat ndërveprojnë në mënyra të caktuara ose kanë lidhje të caktuara me ndryshore të tjera; ajo nuk tregon përse disa ndryshore janë të rëndësishme, as përse janë të lidhura në mënyrë të ndërsjellë. Teoria paraqet një shtjellim të ngjarjeve. Ajo njëson dukuritë dhe organizon informacionin, me qëllim që fusha e veprimit dhe lidhjet e brendshme, edhe pa u shpjeguar, të paktën të bëhen të dallueshme.2626

Parashikimi. Funksioni i dytë i teorisë është mjaft i dukshëm. Në bazë të parimeve shpjeguese të rrënjosuara në të, teoria mund të parashikojë rrjedhën e ngjarjeve ende të pavëzhguara. Ndoshta ky është funksioni përfundimtar i teorisë. Sigurisht, njerëzit e kujdesshëm mendohen mirë para se ta vlerësojnë teorinë. Arsyeja ështe se, pavarësisht nga të dhënat e grumbulluara për ta mbështetur, teoria nuk mund t’i shpjegojë të gjitha situatat. Nëse do ta bënte këtë, nuk do të ishte më teori por ligj. Megjithatë, sa më të shumta vëzhgimet që mund të shpjegohen nëpërmjet teorisë, aq më shumë besim kanë njerëzit në përdorimin e saj për të parashikuar dukuritë në fjalë.

Shpjegimi. Shpjegimi trajton “përse-në”. Nëpërmjet tij dalin në pah lidhjet midis dukurive, por edhe sugjerohen shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar arsyet e këtyre lidhjeve. Shpjegimet më të mira bëhen për gjërat që njerëzit i dinë dhe jo për gjërat që ata i besojnë gabimisht. Për shembull, shpjegimi i vështirësive të të mësuarit të nxënësve duke iu referuar “shpirtrave të këqinj” do të ishte më pak i besueshëm se shpjegimi që do ta vinte theksin në motivimin dhe interesat e nxënësve.

Drejtimi. Teoria shërben edhe si udhërrëfyese. Ajo i ndihmon hulumtuesit të zgjedhin të dhënat që do të analizojnë dhe të bëjnë përmbledhje të shkurtër të këtyre të dhënave. Teoria e krijuar nxit hulumtime të mëtejshme. Në thelb, ajo përmbush funksion orientues. Mjaft shkencëtarë pohojnë se kjo është përgjegjësia e vërtetë ose parësore e teorisë shkencore, domethënë, të shërbejë si udhërrëfyese për studime të mëtejshme. “E rëndësishme është se ligjet veprojnë kur janë të njësuara në teori; teoria shërben si mbles, mami dhe nun, në të njëjtën kohë.”2727

Teoricienët nuk mund të shkëputen nga vlerat dhe njohuritë e tyre kur trajtojnë funksionet orientuese të teorisë. Vlerat ndikojnë, sugjerojnë, madje japin receta lidhur me sjelljen e teoricienëve. Mbledhja e fakteve është hapi i parë i domosdoshëm në ndërtimin e teorisë. Por çfarë faktesh dhe çfarë interpretimi u duhet bërë këtyre fakteve? Pa orientime teorike njerëzit nuk mund të vendosin çfarë faktesh të mbledhin ose cilat çështje të trajtojnë. Vlerat e njerëzve ndikojnë në përcaktimin e fakteve ose të lidhjeve të volitshme për ta. Me fjalë të tjera, vlerat e njerëzve paraprijnë teorizimin që ata bëjnë.

8

Page 9: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Kur shërben si udhërrëfyese, teoria funksionon si për shkencëtarin ashtu dhe për ekzistencialistin humanist. Mendimi i njerëzve për realitetin ndikohet nga qëndrimi teoriko-filozofik i tyre. Siç thotë van Manen, teoria është akt përfytyrimi. Ne e përdorim teorinë për të formuar përfytyrimin tonë, madje për të përcaktuar nëse diçka është ose jo fakt. “Pikërisht nëpërmjet teorisë mund të shpresojmë të arrijmë atë që vë në dukje teoria.”2828 Teoria është shprehje bindjeje; bindja në qëndrimin tonë teorik ndikon në atë që e vlerësojmë të rëndësishme. Prej këtej rrjedhin veprimet tona për interpretimin dhe zhvillimin e kurrikulës. Qëllimet e arsimit që përcaktojmë ndikohen nga prirjet teorike dhe sistemet e bindjeve tona. Mënyra si i vështrojmë bazat e ndryshme të kurrikulës dhe lidhjet e tyre me mendimin tonë formohet nga bindjet dhe qëndrimet tona teorike.

Pranimi i funksionit drejtues të teorisë na mundëson ta shfrytëzojmë teorinë si mjet në ndihmë të mendjemprehtësisë sonë. Kjo mendjemprehtësi duhet të shtrojë pyetje që vlejnë për të udhëhequr veprimet tona kur angazhohemi në zhvillimin, lëvrimin dhe analizën e kurrikulës.2929 Sa herë shpallim që na duhet një kurrikul e caktuar, ose që kurrikulën duhet ta organizojmë në një mënyrë të caktuar, i hyjmë diskutimit teorik. Ky diskutim zë vend qendror në dialogun tonë për arsimin. Dhe në këtë diskutim përfshihemi të gjithë; të gjithë kemi bindje; dhe të gjithë i shprehim ato.

NDËRTIMI I TEORISË

Në thelb, procesi i zhvillimit të teorisë është i lidhur me mendimin induktiv e deduktiv. Ndonjëherë, këto vlerësohen si drejtime të ndryshme në krijimin e teorisë, por pa dyshim përdoren së bashku në ndërtimin e teorisë.

Induksion do të thotë ndërtim i teorisë nëpërmjet grumbullimit dhe përmbledhjes së një larmie hulumtimesh. Ata që përdorin induksionin mbështeten më tepër në të dhënat empirike. Tezat formulohen në bazë të kërkimeve që nisin me hipoteza eksperimentale që testohen dhe vërtetohen.3030

Deduksioni, në dallim nga induksioni, është procesi i nxjerrjes së përfundimeve të nevojshme nga gërshetimi i premisave, vërtetësia e të cilave është pranuar si e dhënë ose është menduar si e padiskutueshme. Njerëzit që përdorin deduksionin e zhvillojnë teorinë nëpërmjet ndërtimit të rrjedhës logjike.3131 Ata kalojnë nga e përgjithshmja tek e veçanta.

Fazat e ndërtimit të teorisë

Të merresh me teori do të thotë të merresh me simbole, fakte ose fjalë që mund të klasifikohen në koncepte të gjera dhe përgjithësime. Aftësia për të parë dhe përshkruar lidhjet ndërmjet simboleve ose fakteve, dhe pastaj për t’i shprehur këto ide me fjalë, është gjithashtu pjesë e ndërtimit të teorisë. Problemi lind kur teoria duhet të zbatohet në jetën reale. Pa dyshim, abstragimi i ideve që kanë kuptim në letër, dhe pastaj testimi ose përdorimi i tyre në situara të veçanta, përmban rrezikun e vet. Për shkak se njerëzit nuk kontrollohen dhe nuk manipulohen lehtë, teoritë tona shpesh lëkunden në situatat jetësore. Shih Këshilla mbi kurrikulën 6-1.

9

Page 10: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Përkufizimi i termave. Një ndër rregullat bazë të ndërtimit të teorisë është të jemi të qartë për termat. Sipas dijetarit Boshamp, të biesh dakort për termat është themelore në punën e teoricienit. Termat që përdorin teoricienët janë gurët e themelit të teorisë. Përzgjedhja e termave diktohet nga dy rregulla: (1) formulimi duhet të jetë i qartë, dhe (2) me t’u përkufizuar, termat duhet të përdoren në mënyrë të njësuar.3232

Këshilla mbi kurrikulën 6-1

Parashikimi i ndërtimit të teorisë

Ndërtimi i teorisë nuk është shkencë ekzakte dhe shumë prej nesh mund të përfshihen në teorizim thjesht duke menduar për teorinë. Pikat e mëposhtme mund të na ndihmojnë në këtë “teorizim”.

1. Caktoni një periudhë kohe për t’u thelluar në atë që po bëni. Këtë kohë duhet ta programoni; përndryshe, shqetësimet e përditshme do të sundojnë mbi veprimet tuaja.

2. Mbani shënim atë që keni bërë; mbani shënime për modelet e veprimeve dhe shmangiet prej këtyre veprimeve.

3. Përqëndrohuni në një aspekt të rëndësishëm të kurrikulës ose mësimdhënies. Përshkruajeni atë. Jini të ndërgjegjshëm për fjalët (konceptet, termat) që përdorni në përshkrimin e kësaj çështjeje qendrore.

4. Nënvizoni pyetjet e përgjithshme që duket se lindin nga hedhja në letër e përshkrimit tuaj.

5. Nënvizoni marrëdhëniet dhe lidhjet që shfaqen ndërmjet aspekteve të ndryshme të çështjes suaj qendrore.

6. Mbani shënim përfundimet tuaja. Thellohuni dhe modifikoni përfundimet tuaja. Jini të gatshëm të pranoni rreziqet e lidhjeve abstrakte – ose nxjerrjes së përfundimeve.

Termat përkufizojnë atë që vëzhgohet. Ata kanë të bëjnë me koncepteve dhe janë ndryshore ndërmjet të cilave duhet të kërkohen dhe të vendosen lidhjet empirike. Konceptet janë nominale ose operacionale.3333 Përkufizimet nominale paraqesin cilësitë e termit ose të konceptit. Në dallim prej tyre, përkufizimet operacionale tregojnë kontekstin në të cilin përdoret koncepti.

Disa terma nuk mund të përkufizohen plotësisht as në bazë të cilësive nominale, as duke shfrytëzuar terma të tjerë të përkufizuar në mënyrë operacionale. Megjithatë, janë pjesë kritike, themelore e teorisë. Këta terma bazë pranohen nga ata që i përdorin në punën e tyre teorike. Për shembull, në matematikë, termat “pikë” ose “vijë e drejtë” janë terma bazë. Ata nuk mund të përkufizohen plotësisht as në aspektin nominal, as në atë operacional; ajo që mund të themi është se “pika” është pikë. Në arsim, terma të tillë si “nevojat e ndjera” dhe “përvojë” janë terma bazë.3434 Ndonëse mund të mos jenë përherë në gjendje ta frenojnë përdorimin e termave bazë, teoricienët duhet të përpiqen t’i përdorin sa më rrallë që të jetë e mundur.

10

Page 11: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Një kategori tjetër termash të përdorur në teori është ajo e termave teorikë ose konstrukteve operacionale; terma të tillë përdoren në teoritë me një farë shkalle ndërlikimi. Konstrukti është koncept që përfaqëson lidhjet ndërmjet objekteve dhe/ose ngjarjeve dhe veçoritë e tyre.3535 Termat teorikë nuk mund të përkufizohen duke vëzhguar drejtpërdrejt ngjarje të caktuara. Ata mund të përkufizohen më tepër nëpërmjet lidhjeve me terma të tjerë, të cilët janë përkufizuar në kuptimin operacional. Arsimtarët përdorin mjaft terma të tillë si, motivim, mospajtim, qëndrim, strukturim perceptual, bashkësi dhe nevojë shoqërore.

Klasifikimi. Veprimtaria e dytë në ndërtimin e teorisë është klasifikimi. Në këtë fazë, teoricienët tentojnë të organizojnë dhe gërshetojnë atë që dinë për fushat për të cilat po teorizohet. Ata nisin me përmbledhjen e anëve të përbashkëta të zbuluara në lidhjet midis dy a më shumë ndryshoreve ose koncepteve.3636 Klasifikimet ose prononcimet për klasifikimet mund të kenë shkallë të ndryshme përpikmërie, por kjo nuk e zbeh rolin e tyre në ndërtimin e teorisë. Klasifikimi u mundëson teoricienëve të zbulojnë boshllëqet në njohuritë e tyre. Dhe, nëse duan që teorizimit t’i japin njëfarë kuptimi, ata duhet t’i mbushin këto boshllëqe me veprimtari kërkimore.

Kur klasifikojnë informacionin, teoricienët i grupojnë faktet dhe përgjithësimet në grupe homogjene. Megjithatë, edhe po të duket sikur kategoritë po marrin formë, përsëri mund të mungojë shpjegimi i lidhjeve të ndërsjella ndërmjet kategorive ose shpjegimi i lidhjeve ndërmjet fakteve dhe përgjithësimeve brenda çdo grupi informacioni.

Fazat në krijimin e teorisë ndikohen të gjitha nga mënyra si e “lexojmë” realitetin. A e perceptojmë realitetin si diçka jashtë nesh e që mund të manipulohet? Apo e soditim si “të shpikur” nga njeriu ose të ndërtuar nga teoricieni? Krahas kësaj, pikëpamjet tona për bazat e ndryshme politike, sociale dhe psikologjike ndikojnë në mënyrën si angazhohemi në fazat e ndërtimit të teorisë ose në kuptimin që u japim dukurive arsimore. Një pjesë e mirë e dialogut politik për arsimin ka të bëjë me racën, klasën dhe gjininë. Koncepti i racës, siç e përdorin arsimtarët këtë term, ndikohet nga mënyra si e kuptojmë realitetin politik. Ai është i ndryshëm nga mënyra si e përdorin biologët këtë term. Në fakt, biologët nuk e pranojnë konceptin e racës. Kur vendosin një lidhje të caktuar ndërmjet racës dhe të mësuarit, arsimtarët i përdorin këta terma nën ndikimin e teorisë politike dhe sociale. Mënyra si i interpretojmë situatat ngjyroset së tepërmi nga qëndrimet tona filozofiko-teorike. Në të vërtetë, ne nuk mund të dalim jashtë vetes. Njerëzit që e quajnë veten modernë në botëkuptimin e tyre, i përpunojnë detyrat e ndërtimit të teorisë ndryshe nga ata që i përmbahen qëndrimit postmodern. Kur angazhohemi në teorizime, dhe të gjithë merremi me një veprimtari të tillë intelektuale, ne orvatemi t’i mbështesim veprimet tona brenda dinamikës së arsimit.

TEORIA E KURRIKULËS

Sipas përkufizimit tonë, teoria është një tërësi pohimesh të formuluara në mënyrë të tillë që ajo të përdoret si mjet komunikimi ndërmjet njerëzve dhe si udhërrëfyese për ata që dëshirojnë të studiojnë fushën e kurrikulës.

Sfida e specialistëve të kurrikulës është t’i japin njëfarë kuptimi ndërlikueshmërisë së fushës së kurrikulës dhe të përcaktojnë nëse duhet të krijojnë

11

Page 12: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

teorinë ose teoritë e tyre për kurrikulën, të huazojnë teori nga disiplina të tjera – siç janë psikologjia, sociologjia, antropologjia dhe filozofia – apo t’i bëjnë të dyja. Krijimi i një teorie të vetme të kurrikulës, që do të përshkruante dhe, më e rëndësishmja, do të shpjegonte kurrikulën, është ndoshta një objektiv jorealist; kurrikula mbulon një numër tepër të madh aspektesh të arsimit.

Teoria e kurrikulës ka qenë tema e diskutimeve dhe në qendër të vëmendjes së shumë njerëzve që janë marrë me kurrikulën. Edhe në vitet e hershme, kur fusha e kurrikulës po fitonte identitet dhe po hidhte shtat, specialistët e kurrikulës i kushtonin vëmendje formimit të një baze teorike.

Teoria e hershme e kurrikulës

Botimi i librit Kurrikula, vepër e dijetarit Franklin Bobit, mund të citohet ndoshta si pikënisja e teorizimit mbi kurrikulën. Ai përfaqësonte edhe një ndër librat e hershëm të teorizimit shkencor. Bobit i nxiste kolegët e tij arsimtarë që, në drejtimin dhe funksionimin e arsimit, të përfitonin nga teknologjia e re. Ai kishte bindjen e fortë se parimet e administrimit dhe zbatimi i teorisë mund t’i ndihmonin arsimtarët të ishin më të përpiktë e të frytshëm në krijimin dhe zbatimin e programeve.3737

Shumë njerëz mendonin se teoria shkencore kishte cilësinë e të qenit objektive. Teoria mund të shërbente për të përshkruar e shpjeguar atë që ekziston. Teoria e dukurive i lejonte arsimtarët të parashikonin pasojat e vënies në veprim të dukurive të caktuara.

Mjaft zbulime në testim dhe statistika i pajisën me mjete të reja ata që dëshironin të angazhoheshin në ndërtimin e teorisë. Këto mjete u krijuan atyre mundësinë të administrojnë të dhënat e mbledhura në mënyrë më të përpiktë. Në veprimtarinë e tyre, njerëzit e angazhuar në teorinë e kurrikulës udhëhiqeshin nga konteksti i kohëve. Pikërisht kështu ndodhi edhe me dijetarët Bobit dhe Çarters, të cilët ishin të dy ekspertë në fushën e hulumtimit dhe vlerësimit. Këta teoricienë e lidhën idenë e analizës së veprimtarisë me formulimin e vendimeve për kurrikulën. Ideja ishte të bashkëlidheshin objektivat e lëndës me veprimtari të posaçme – me detyrat dhe shprehitë që duhej të mësonin nxënësit për t’u përgatitur për jetën e pavarur. Sado të shumta të ishin këto veprimtari, arsimtarët duhej të merrnin vendime rreth veprimtarive mbi të cilat duhej vënë theksi në shkolla.3838

Gjatë viteve të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe viteve të para të shekullit të njëzetë, Djui u angazhua në krijimin e një teorie të kurrikulës. Megjithëse Djui mund të mos e ketë vlerësuar veprën e tij si teori të kurrikulës, por më tepër si shkencë të arsimit, prapëseprapë ajo ka vlerë për teoricienët e kurrikulës.3939 Teoria e Djuit niset nga nocioni se etapat e përgjithshme të zhvillimit të individit dhe zhvillimit të racës njerëzore janë të përafërta. Teoria e tij përpiqet të tregojë lidhjet ndërmjet shkollave dhe shoqërisë, dhe aspektet e ndryshme të përvojës dhe arsimit, që kanë të bëjnë me nxënësin.4040

Djui i nxiste arsimtarët t’i lidhnin njohuritë e kurrikulës me përvojat njerëzore të rëndësishme për fëmijët; për më tepër, ai këmbëngulte që fëmijët e provojnë dijen nëpërmjet veprimtarive të ndryshme. Kurrikula e përqëndruar tek përvoja, që diskutohet edhe në Kreun 8, një pjesë të mirë të mbështetjes teorike të saj e bazoi tek kjo “teori” e dhënë nga Djui. Ajo u bë edhe burim i lindjes së lëvizjes për veprimtarinë kurrikulare. Madje, në shkollën fillore eksperimentale të tij në Universitetin e Çikagos, Djui u përpoq

12

Page 13: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

të riprodhonte kushtet konkrete të jetës shoqërore. Duke u përfshirë në veprimtaritë përkatëse në shkolla, fëmijët mësonin për mënyrën se si njerëzit e përpunonin mjedisin rreth tyre.

Arsimtarët mund të pyesin fare mirë: meqenëse njerëz të tillë si Bobit dhe Çarters e vështronin kurrikulën nga qëndrime të ndryshme teorike, kurse Djui u përpoq ta testonte teorinë në shkollën e tij, atëherë përse mbeti e pazhvilluar teoria e kurrikulës?41

41 Ndoshta sepse arsimtarët më shumë kanë “folur” për lojën e teorisë se sa e kanë “interpretuar” atë.

Teoria në mesin e shekullit të njëzetë

Një pjesë e mirë e dialogut për kurrikulën nuk u mor me teorinë për hir të teorisë. Megjithatë, në vitet 1940, shkrimet për kurrikulën filluan të diskutojnë konkretisht për teorinë. Diskutimi i parë madhor mbi këtë temë u krye në Universitetin e Çikagos në vitin 1947. Pjesëmarrësit e ndryshëm në këtë konferencë formuluan një kumtesë ku trajtohej teoria e kurrikulës, por takimi nuk doli me ndonjë teori të veçantë për kurrikulën. Gjithësesi, kur dolën në formën e një monografie pas tre vjetësh, kumtesat përfundonin me këtë sfidë: në përpjekje të mëtejshme për nxitjen e komunikimit ndërmjet grupeve të të interesuarve dhe për zhvillimin e një teorie më të plotë, mund t’i kushtohej më shumë kohë përshkrimit të natyrës së kësaj teorie, detyrave, përmbajtjes, testeve dhe përdorimeve të saj.”4242

Disa mund të argumentojnë se Tiler u përball me këtë sfidë në parashtrimin që u bëri në librin e tij parimeve të kurrikulës dhe të mësimdhënies. Por metoda e Tilerit, nëse mund të vlerësohet si teorike, i përshtatej më tepër zhvillimit të kurrikulës se sa një teorie të përgjithshme të kurrikulës.4343 Nga ana tjetër, Boshamp dha ndihmesë të vlefshme në teorinë e kurrikulës. Libri i tij i vitit 1950, Teoria e kurrikulës, trajtoi këtë çështje.4444 Megjithatë, edhe pse është redaktuar e botuar katër herë, ai përsëri na lë pa një teori të pranuar të kurrikulës. Disa nga teoritë kryesore që kanë evoluar deri më sot janë si më poshtë:

Teoria e Maciave. Gjatë 30 viteve të fundit, vitet e formimit të teorisë së kurrikulës, ka evoluar një pikëpamje më e larmishme e teorisë së kurrikulës. Për shembull, Elizabet dhe Xhorxh Macia parashtruan katër lloje të ndryshme të teorisë së kurrikulës. Ata vunë në dukje se specialistët e kurrikulës hamendësojnë për format, ngjarjet, vlerat dhe praktikat. Për rrjedhojë, ata e organizuan teorinë në formale, të ngjarjeve, të vlerësimit dhe praksologjike.

1. Teoria formale. Kjo teori trajton hipotezat rreth strukturës së disiplinave që përbëjnë kurrikulën. Zakonisht, në kuptimin e kësaj teorie, specialistët e kurrikulës mbështeten tek filozofët dhe përfaqësuesit e disiplinave të veçanta në fjalë. Teoria formale është jovlerësuese; ajo ka për objekt më tepër atë që është dhe që ekziston, se sa atë që duhet të jetë.4545

2. Teoria e ngjarjes. Kjo teori, shumë e ngjashme me atë që e kemi diskutuar si teori shkencore, trajton hipotezat mbi ngjarjet. Ajo përpiqet të parashikojë çfarë do të ndodhë në rrethana të caktuara.

13

Page 14: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

3. Teoria e vlerësimit. Kjo teori ka të bëjë me hipotezat rreth mjeteve të përshtatshme për realizimin e objektivave më të dëshiruar, dhe përfshirjen e përmbajtjes që është gjykuar si më e mira. Në dallim nga teoria e ngjarjes, teoria e vlerësimit përfshin vlera ose norma. Ajo merret me “atë që duhet”.

4. Teoria praksologjike. Kjo teori merret me hipotezat rreth mjeteve të përshtatshme për arritjen e asaj që mendohet e vlefshme. Ajo ka të bëjë me praktikat dhe mund të mbështesë krijimin e politikës për kurrikulën, mjetet për caktimin e objektivave dhe vendosjen e praktikave përkatëse në shkolla.

Maciat pohuan se specialistët e kurrikulës mund ta shfrytëzonin teorinë në formulimin e një përkufizimi të kurrikulës, si dhe në planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës.

Teoria e Xhonsonit. Në dallim nga Maciat, Moric Xhonson deklaroi se në fillim specialistët e kurrikulës duhet të përkufizojnë përpilimin e kurrikulës dhe pastaj t’i përqëndrojnë energjitë në ndërtimin e teorisë. Ai argumentoi se, në të shkuarën, përpjekjet për ndërtimin e teorisë së kurrikulës ishin përqëndruar më tepër në programet. Si pasojë e kësaj, në të vërtetë vëmendje iu kushtua zhvillimit të kurrikulës.4646 Siç tregohet në Figurën 6-1, Xhonson bëri dallimin midis planit të kurrikulës dhe procesit të zhvillimit të kurrikulës, duke e përkufizuar të parin si produkt të të dytit; ai zbuloi gjithashtu dallimet ndërmjet kurrikulës, mësimdhënies dhe sjelljes së mësuesit. Vëmendja e tij ndaj objektivave e vendos atë në kampin e bihevioristëve. Megjithëse mund të mos bien dakord me përkufizimin që Xhonson i bën kurrikulës – tërësia e rezultateve të synuara të të mësuarit – specialistët e kurrikulës duhet të bëhen të vetëdijshëm për dobinë e dallimit midis teorizimit të kurrikulës si plan dhe teorizimit të mjeteve me të cilat realizohen këto plane.

FIGURA 6-1 Kurrikula si lënda dhe produkti i një sistemi.Burimi: Nga Mauritz Johnson, “Definitions and Models in Curriculum Theory” (Përkufizime dhe modele në teorinë e kurrikulës), Educational Theory (prill 1967), f. 23

Teoria e Mekdonaldit. Mekdonald paraqiti një model të sistemeve kryesore të shkollimit: kurrikula, mësimi, mësimdhënia dhe të mësuarit.4747 Modeli, në të vërtetë jo

14

Page 15: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

teori, vë në dukje komponentët kryesorë të përfshirë në dinamikën e kurrikulës dhe mësimit. Ai paraqet një hartë që tregon faktorët kryesorë në panoramën arsimore.

Ndonëse zë një vend mjaft të madh në hartë, në modelin e Mekdonaldit kurrikula përbën vetëm njërin prej katër sistemeve ndërvepruese. Mekdonald e përkufizon kurrikulën si sistemi social që në të vërtetë prodhon një plan për procesin mësimor, ndërsa këtë të fundit ai e përkufizon si një sistem tjetër social brenda të cilit realizohen mësimdhënia dhe të mësuarit zyrtar. Mësimdhënia është e ndryshme nga procesi mësimor dhe përkufizohet si një sistem personaliteti: mësuesi që vepron në mënyrë të caktuar për të lehtësuar të mësuarit. Edhe të mësuarit përkufizohet si sistem personaliteti: nxënësi që përfshihet në sjellje të specializuara që lidhen me detyrat. Të gjitha këto sisteme bashkohen në qendër, të përshkruar në Figurën 6-2 me njollën e zezë. Në këtë pikë, objektivat e kurrikulës bëhen më finksionale në veprimtarinë mësimore, për shkak të përpjekjeve të mësuesit dhe sjelljes së nxënësve.

FIGURA 6-2 Veprimi i ndërsjellë i katër sistemeve.Burimi: Nga James B. Macdonald, “Educational Models for Instruction” (Modele arsimore të mësimit), në J. B. Macdonald dhe R. R. Leeper, red. Theories in Instruction (Teori të procesit mësimor), (Washington D.C.: Shoqata e Mbikqyrjes dhe Zhvillimit të Kurrikulës, 1965), f. 95.

Modeli i Mekdonaldit qartëson lidhjet e ndërsjella ndërmjet procesit mësimor, të mësuarit, mësimdhënies dhe kurrikulës. Ai nxjerr në pah që secili mund të vlerësohet me të drejtë si sistem më vete, por në realitetin e shkollës, sistemet ndërthuren e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, me qëllim që të krijojnë disa nënsisteme të specializuara. Megjithatë, modeli nuk jep përgjigje për mënyrën si do ta përcaktonim natyrën dhe

15

Page 16: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

fushën e veprimit të kurrikulës. Sigurisht, realiteti i kurrikulës në veprim është më i koklavitur nga ç’përshkruhet në këtë model.

Arsimtarët vazhdojnë të besojnë se teoria mund të nxjerrë hipoteza që mund të vërtetohen në botën e përvojës konkrete. Ata ende besojnë se teoria mund t’i aftësojë të përshkruajnë realitetin dhe, ç’është më e rëndësishme, të fillojnë ta shpjegojnë atë. Ajo mund të shërbejë edhe si hartë politikash që sugjeron se çfarë duhet të bëjnë.

Por sfida është e pallogaritshme. Sipas autores Gail Mekuçën, pak shembuj të teorisë së kurrikulës integrojnë vërtet të dhënat që dalin nga analizat, interpretimet dhe të kuptuarit e dukurive të kurrikulës.4848 Ajo ka argumentuar se njerëzve që merren me kurrikulën u nevojiten më shumë shembuj me vlerë dhe që mbështeten në disiplina të shumëllojshme. Këtë çështje e kanë trajtuar edhe specialistë të tjerë të kurrikulës. Ata janë përqëndruar tek ndihmesa që mund të japin teoritë e ndryshme psikologjike në mendimin dhe veprimin kurrikular.4949

Disa teoricienë të kurrikulës pohojnë se arsimtarët duhet ta nxjerrin teorinë e kurrikulës nga analizat që u bëjnë kurrikulave në përdorim. Deker Uoker ka fajësuar mjaft specialistë të kurrikulës për faktin se janë përqëndruar kaq shumë në parashkrimin e procedurave për krijimin e kurrikulave, saqë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur mënyrës si krijohen kurrikulat ose natyrës së programeve të krijuara.5050 Ai argumenton se teoritë e kurrikulës mund t’i ndihmojnë specialistët e kurrikulës ta shohin kurrikulën nën një dritë tjetër dhe kështu të dalin me interpretime të reja. Ai sugjeron që teoritë të konceptohen si të grupuara në familje ku secila ka një qëllim të vetin dhe ndoshta formë të ndryshme. Por të gjitha teoritë përqëndrohen në racionalizimin, konceptimin dhe shpjegimin e praktikës. Uoker nënvizon se, duke qenë të përparuara, disa teori hyjnë në shoqërinë e sotme pa u vënë në pikëpyetje, ndërsa të tjera paraqiten brenda kuadrit të një shoqërie të re hipotetike, ende të paformuar.

Elizabet Valans vë në dukje se teoria e kurrikulës është praktike dhe mbështetet në situata reale; teorizimi i kurrikulës haset në çdo shkollë.5151 Sipas këtij qëndrimi, specialistët e kurrikulës duhet të vëzhgojnë, analizojnë, sintetizojnë dhe testojnë njohuritë e disponueshme për problemet e kurrikulës. Ata duhet të shohin të dhënat e disponueshme dhe të përpiqen t’i vënë në zbatim praktik. Valans nënvizon se të dhënat e vëzhguara mund të bëhen pjesë e një pakete të re të kurrikulës, ose të librave shkollorë të porsa-blerë, ose të klimës politike të shkollës. Megjithëse të dhënat që shqyrtojnë teoricienët mund të jenë të ndryshme nga ato që do të vlerësonin mësuesit në klasë, procesi i teorizimit është i ngjashëm. Shih Çështje të kurrikulës 6-2. Shih, gjithashtu, Tabela 6-1 për një vështrim të përgjithshëm të teorive kryesore të kurrikulës.

Çështje kryesore të kurrikulës 6-2

Shndërrimi i teorisë në praktikë

Shkrirja e teorisë me praktikën është një ideal i vjetër. Nëse kërkohet të bëjmë përparim serioz drejt këtij objektivi në kurrikul, ashtu si në fusha të tjera, atëherë duhet të njohim disa hapa themelorë.

16

Page 17: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

1. Lexoni literaturën. Çdo orvatje për ta lidhur teorinë me praktikën duhet të mbështetet në njohjen e literaturës profesionale.

2. Identifikoni termat kryesorë. Teoricienët dhe zbatuesit e kurrikulës nevojitet të identifikojnë dhe bien dakord për konstruktet, konceptet dhe çështjet kryesore për t’u diskutuar.

3. Kontrolloni vërtetësinë e teorive ekzistuese. Teoritë ekzistuese duhet të analizohen në drejtim të vërtetësisë, të dhënave, saktësisë, tezave themelore, logjikës së argumentimit, lidhjes logjike, përgjithësueshmërisë, vlerave dhe prirjes.

4. Shmangni modën dhe manitë. Manitë e reja dhe çështjet e nxehta nuk duhet t’u prezantohen zbatuesve nën maskën e një teorie të re – qoftë si reformë qoftë si shpikje. Kur në literaturën profesionale ose në një konferencë profesionale prezantohet një program ose metodë e re, ende nuk ka ardhur koha për ta huazuar atë, aq më pak për ta quajtur “teori”; është koha të qëndrojmë dhe të presim daljen në dritë të vlerësimeve ose vërejtjeve.

5. Vëreni teorinë në një radhë me praktikën. Teoria duhet të vlerësohet në kuadrin e jetës reale të klasave dhe shkollave; ajo duhet të jetë bindëse, e zbatueshme dhe realiste në kuptimin praktik të saj.

6. Vëreni teorinë në provë. Në rast se teoria është e besueshme dhe e logjikshme, atëherë duhet vënë në provë në mënyrë empirike, duke e provuar në praktikë dhe duke matur rezultatet. Ajo duhet të përfshihet në fillim në shkallë të vogël, duke krahasuar shkollat eksperimentale dhe ato nën kontroll.

7. Interpretoni teorinë. Rezultatet duhet të testohen dhe të interpretohen në kushte reale dhe në periudha reale kohore. Teoria duhet të vlerësohet në shkolla të paktën për një vit dhe, në rastin ideal, për një periudhë trevjeçare, për të vërtetuar nëse do të “venitet”.

8. Modifikoni teorinë dhe zvogëloni ndërlikueshmërinë e saj. Teoria është një konstrukt i përgjithësueshëm. Ajo mbështetet me fjalë ose të dhëna sasiore. Megjithatë, gjatë kalimit nga letra në praktikë, nga bota abstrakte në atë konkrete, nga konceptet e ndërlikuara në terma të zakonshëm, teoria duhet të modifikohet. Kur teoria zbatohet në praktikë, angazhohen shumë njerëz (dhe burime), për ta bërë atë të funksionojë. Teoria duhet t’u përshtatet njerëzve (jo të formohen njerëzit sipas teorisë), me qëllim që të shndërrohet nga ide në veprim.

METAFORAT DHE KAMPET TEORIKE

Disa teoricienë të kurrikulës kanë argumentuar se problemet teorike burojnë nga konceptime të gabuara ose joproduktive të kurrikulës. Duein Hubner ka kërkuar që arsimtarët të ndërpresin përdorimin e gjuhës logjike-racionale që e vë theksin në efektivitetin, në objektivitetin dhe në parimet bihevioriste të të mësuarit dhe, në vend të kësaj, të përdorin një gjuhë që u kushton vëmendje politikës dhe politikave ekonomike, që ushtrojnë ndikim mbi arsimin.5252 Ai dëshiron që arsimtarët të përdorin atë gjuhë që e orienton vëmendjen e tyre drejt mënyrës si t’u ofrojnë nxënësve zgjedhje në përmbajtje – për shembull, si mund ta përfshijë sa më shumë mësuesi nxënësin në kulturat botërore, me qëllim që të lartësojë vetëdijen e plotë të nxënësit? Hubner ka argumentuar se

17

Page 18: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

arsimtarët kanë përdorur një gjuhë që nxit më tepër kontrollin mbi nxënësit se sa lirinë e tyre.

TABELA 6-1 Vështrim i përgjithshëm i teorive që ndikojnë në fushën e kurrikulës

TEORIA AUTORËTLLOJI I

TEORISËBAZA

KLASIKE FUNKSIONIKurrikula si veprimtari sistematike, si administrim

Kurrikula si pasqyruese e etapave të zhvillimit njerëzor

Kurrikula si praksis

Kurrikula si tërësia e rezultateve të synuara të të mësuarit

Kurrikula si sisteme ndërvepruese

Kurrikula si metaforë

Kurrikula si veprimtari për qëllime sociale

Arsimi si proces, si strukturim i dijes

Arsimi si zbatim i kurrikulës

Mësimi si shndërrim

Bobit, Çarters

Djui

Macia

Xhonson

Mekdonald

Klibar, Frer

Pinar

Bruner

Olivia

Zhiru

Teoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulësTeoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulës

Teoria e kurrikulësTeoria e kurrikulës

Teoria e mësimdhënies

Teoria e mësimdhëniesTeoria e mësimdhënies

Shkencore

Shkencore

Shkencore

Shkencore

Shkencore

Humaniste

Humaniste

Shkencore

Shkencore

Shkencore

Përshkruan, shpjegon

Përshkruan, shpjegon

Udhëzon, parashkruanPërshkruan

Përshkruan, shpjegon

Parashkruan

Parashkruan

Përshkruan, shpjegon

Shpjegon

Parashkruan, shpjegon

Më rishtazi, Henri Zhiru i ka nxitur arsimtarët të përdorin atë gjuhë pedagogjike që i angazhon nxënësit të zbulojnë pikëpamjet e tyre dhe të provojnë pikëpamjet e kulturave të ndryshme. Edhe ai mbron idenë e mospërdorimit të gjuhës logjike racionale, që është bindja në një përshkrim të përgjithshëm të vetëm, duke e zëvendësuar këtë me një gjuhë që pranon vetjaken, emocionalen, etiken, pasigurinë.5353

Klibard sugjeron që arsimi mund të kurojë miopinë e arsimtarëve nëpërmjet përdorimit të metaforave, të ndryshme nga ato që ndikojnë sot mendimin e tyre.5454 Për shkak se fushën e kurrikulës e sundon në thelb orientimi teknologjik, metaforat e fabrikës dhe të prodhimit janë të zakonshme. Klibard propozoi zëvendësimin e tyre me një metaforë që do t’i mundësonte specialistët e kurrikulës të rikonceptonin pikëpamjet për shkollën dhe kurrikulën e saj. Ai nënvizoi se disa rikonstruksionistë socialë e përdorin metaforën e kulturës si formë kapitali.

Paulo Frer e ka kritikuar metaforën e arsimit si të ngjashme me metaforën e bankës. Në këtë metaforë, arsimi paraqitet si veprim depozitues. Nxënësit janë banka,

18

Page 19: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

kurse mësuesi është depozituesi.5555 Megjithatë, vini re që zbatimi pikë për pikë i një metafore mund të jetë i rrezikshëm. Për shembull, sipas metaforës së bankës, nxënësi vlerësohet si marrës pasiv i depozitës; roli i tij është vetëm të marrë, të mësojë përmendësh, të mbajë mend dhe të përsërisë. Për më tepër, kjo metaforë do të kërkonte që arsimtarët të sigurojnë që “kapitali kulturor” të shpërndahet e të depozitohet në mënyrë të barabartë për llogari të çdo nxënësi.

Zakonisht, njerëzit nuk mendojnë me vetëdije për sistemet konceptuale me anën e të cilave organizojnë jetën e tyre. Në shumicën e gjërave që bëjnë, ata veprojnë dhe mendojnë pak a shumë mekanikisht dhe ndjekin rrugë që janë të rehatshme për ta. Por, po të mendojnë për gjuhën e tyre, e gjejnë veten në kampe konceptuale (dhe metaforike) që organizojnë realitetet e tyre. Uilliam Pinar5656 dhe Xhon Mekneil i kanë grupuar në tre kampe ata që merren me kurrikulat.5757

Tradicionalistët

Tradicionalistët vlerësojnë ndihmën për zbatuesit. Ata e shohin kurrikulën si disa plane dhe e vënë theksin në procedurat e nevojshme për krijimin e këtyre planeve. Tradicionalistët merren me rolet themelore të aktorëve kryesorë të kurrikulës dhe bazat e përzgjedhjes, organizimit dhe renditjes së përmbajtjes së kurrikulës.

Midis tradicionalistëve dhe personelit të shkollës ekziston një lidhje e ngushtë. Por kjo lidhje e ngushtë i ka penguar të krijojnë mënyra të reja diskutimi për kurrikulën, gjë që do të sillte programe arsimore më produktive.5858 Ndërkohë që ky orientim ndaj kurrikulës thekson rolin e përmbajtjes së organizuar, ndërmjet tradicionalistëve dhe zbatuesve në shkollë zhvillohet njëfarë diskutimi për mënyrat e reja të organizimit të kurrikulave. Diskutimet për kurrikulat e integruara, kurrikulat bazë dhe kurrikulat shkencë/teknologji/shoqëri (STS) janë tregues i këtij konceptimi dhe teorizimi të ri për kurrikulën. Disa nga përfaqësuesit e këtij kampi janë dijetarë të tillë të kurrikulës si Xhon Djui, Franklin Bobit, Ralf Tiler, Hilda Taba, Xhorxh Boshamp, Ronald Doll dhe Xhon Gudlad.

Zakonisht, tradicionalistët përfshihen në teorizimin strukturor që përqëndrohet në identifikimin e elementeve të kurrikulës dhe përcaktimin e lidhjeve ndërmjet tyre. Ky teorizim përqëndrohet në vendimet dhe vendim-marrësit (ndonjëherë të quajtur aktorë ose inxhinjerë) që planifikojnë kurrikulën. Ata që i kushtojnë vëmendje zhvillimit dhe planifikimit të kurrikulës, e vënë theksin mbi racionalitetin dhe logjikën.5959

Teoricienët strukturalistë polemizojnë se praktika arsimore nuk është art, por më tepër shkencë ose, të paktën, një metodë shkencore. Ata hedhin idenë se ngjarjet kryesore që ndodhin në procesin e arsimimit, mund të identifikohen, të përshkruhen dhe, deri-diku, të kontrollohen. Frensis Klain pohon se, kur diskutojnë për kurrikulën, tradicionalistët shprehin bindjen në një proces shkencor, teknologjik dhe racional. Ata hamendësojnë se kurrikulat mund të krijohen duke zbatuar një proces të thjeshtëzuar biheviorist. Po kështu, ata mbrojnë pikëpamjen se krijimi i kurrikulës para përdorimit të saj në klasë është i mundshëm. Objektivat, përmbajtja dhe veprimtaritë mësimore mund planifikohen që më parë; për më tepër, mësuesit mund të kualifikohen për t’i zbatuar këto kurrikula në mënyrë të frytshme dhe efikase.6060

19

Page 20: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Empiristët konceptualë

Shpesh këta janë hulumtues dhe/ose të orientuar drejt matjeve. Për ta, misioni parësor është angazhimi në kërkime që do të prodhojnë teorinë. Sipas tyre, njohja shkencore e sjelljes njerëzore, përfshirë kurrikulën, është e mundur. Ata pretendojnë se hulumtimi dhe teoria që buron prej tij, kanë vlerë praktike, sepse ndihmojnë që zbatuesit në shkollë të arsyetojnë veprimet e tyre. Nga ana e vet, kjo shton gjasat që ata të realizojnë objektivat tradicionalë të shkollës.

Përfaqësuesit e këtij kampi janë Benjamin Blum, Zherom Bruner, David Berliner, Xhorxh Posner, Robert Shteik dhe Herb Valberg. Të gjithë këta po eksplorojnë në mënyrë aktive zbatimin e shkencës së njohjes në hulumtimet për kurrikulën dhe procesin mësimor, si dhe në procesin e njohjes e të mësuarit. Qëllimi është të realizohet organizimi i përmbajtjes së kurrikulës dhe lëvrimi i saj në klasë.

Dorothi Huneke pohon se përfaqësuesit e kampit konceptual empirist angazhohen në teorizim të mirëfilltë.6161 Veprimtaria teorike ka për synim të nxjerrë në pah cila është përmbajtja e duhur e kurrikulës. Empiristët konceptualë të përfshirë në teorizim të mirëfilltë analizojnë situatat e sotme dhe sugjerojnë alternativa për modelet e sotme të përmbajtjes dhe përvojave që përbëjnë shumicën e kurrikulave. Ata shtrojnë pyetjet: çfarë po u mësojnë mësuesit nxënësve, përse e kanë organizuar përmbajtjen e kurrikulës në këtë apo atë formë dhe si po ndikojnë tek nxënësit.

Pjesa më e madhe e empiristëve konceptualë e vënë theksin në teoritë me bazë përmbajtjen, pjesërisht sepse shumë syresh janë psikologë të orientuar drejt njohjes. Ndoshta teoria më e njohur që mbështetet tek përmbajtja është struktura e disiplinave, që diskutohet në Kreun 8. Ky orientim teorik shpjegon që dija mund të strukturohet sipas koncepteve kryesore të saj dhe këto koncepte mund të organizohen në mënyrë të tillë që të zbulojnë lidhjet kryesore. Në kurrikulën e organizuar në këtë formë, nxënësit mund t’i brendësojnë me lehtësi bazat konceptuale të dijes, duke sjellë si pasojë të kuptuarit më të thellë të saj.

Rikonceptualistët, teoricienët kritikë

Specialistët e kurrikulës të këtij kampi mbrojnë këtë pikëpamje: që të kritikojnë programet ekzistuese dhe të teorizojnë për to, drejtuesit e arsimit duhet të mbajnë njëfarë distance intelektuale dhe shkencore ndaj praktikës së kurrikulës. Të angazhohesh në teorinë rikonceptuale do të thotë të ngulësh një pykë midis teorisë dhe praktikës. Qëllimi i teorizimit nuk është përmirësimi konkret i një praktike të caktuar në një moment të caktuar, por arritja e “dijes” mbi natyrën e dukurive për të cilat shtrohen pyetje.

Përfaqësuesit e këtij kampi i nxisin mësuesit ta zhvendosin vëmendjen e tyre nga zhvillimi i kurrikulës në të kuptuarit e saj.6262 Ne mund të biem dakord se tani dimë mjaft për zhvillimin e kurrikulës, por nuk mund të deklarojmë në mënyrë kategorike se dimë gjithçka që duhet të dimë për zhvillimin. Megjithatë, fusha e kurrikulës po e përqëndron një pjesë të mirë të veprimtarisë së saj në përpjekjen për të kuptuar kurrikulën, madje siç duhet. Edhe autorët e teksteve përmbledhëse si tonat janë të vetëdijshëm se ne duhet të kuptojmë si atë që bëjmë ashtu dhe hapësirën brenda së cilës funksionojmë.

20

Page 21: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Në ditët e sotme, rikonceptualistët po përqëndrohen në kritikën ndaj fushës së kurrikulës. Ata besojnë se ajo është zhytur së tepërmi në metoda praktike dhe të orientuara nga teknologjia. Ata mendojnë se të kuptuarit e vërtetë varet nga qëndrimet estetike, humaniste dhe ekzistencialiste. Përqëndrimi tek të kuptuarit e vetes e rrit vërtet vetëdijen.

Pinar duket se dallon nga rikonceptualistët e tjerë, por Xheims Mekdonald mban autorësinë e termit rikonceptualist. Mekdonald ka argumentuar se, në metodën e punës së tyre, specialistët e kurrikulës ishin të interesuar më tepër se ç’duhej ndaj logjikës dhe racionalitetit, duke shpërfillur krejtësisht estetikën e kurrikulës.6363 Atyre u duhej të rikonceptonin – të kishin një tematikë të re – të ofronin një kahje të re dhe, deri diku, të hiqnin dorë nga dhënia e formulave këshilluese për lëvrimin e frytshëm të kurrikulave nga zbatuesit.

Tema e përbashkët e një pjesë të mirë të punës dhe shkrimeve të rikonceptualistëve është ajo e çlirimit. Disa njerëz, të cilët mbështeten mjaft tek ekzistencializmi dhe fenomenologjia, mendojnë që të arritja e lirisë nis brenda njeriut. Pinar i ka dhënë përparësi këtij qëndrimi në atë që ai e quan teoria autobiografike.6464 Kjo teori përfshihet në kurrere. Kurrere “ka të bëjë me një përvojë ekzistenciale brenda strukturave institucionale. Kurrere është një strategji e sajuar për të shfaqur përvojat, me qëllim që të shohim më shumë dhe më qartë.” Kjo metodë përdor vetë-analizën. Nëpërmjet kësaj metode, nxënësit hulumtojnë reagimet e tyre ndaj jetës dhe, për rrjedhojë, ndaj situatave arsimore.6565

Metoda përfshin (1) kujtesën dhe përshkrimin e së shkuarës dhe pastaj analizën e lidhjes psiqike të saj me të tashmen, hapi regresiv; (2) përshkrimin e të ardhmes së përfytyruar dhe përcaktimin e lidhjes së saj me të sotmen, hapi progresiv; dhe (3) vendosjen e të kuptuarit analitik të arsimimit në kontekstin kulturor dhe politik të tij, hapi analitik. Duke u angazhuar në këta tre hapa, njeriu realizon një të mësuar tepër vetjak dhe të përveçëm. Pinar pohon se ky është hapi i katërt, hapi sintetik. Individëve u nevojitet një metodë mbi përpunimin e përvojave të tyre, me qëllim që t’u nxjerrin kuptimin dhe të kontrollojnë jetën e tyre.6666 Teoria autobiografike është vërtet udhërrëfim, jo aq për krijimin e kurrikulave, se sa një hartë që tregon se si mund ose, më tepër, si duhet të provohet ndjehet kurrikula.

Tema e çlirimit e largon një pjesë të mirë të teorizimit të kurrikulës për hir të kurrikulës. Në vend të kësaj, ajo përqëndrohet në sferat politike dhe sociale brenda të cilave njerëzit provojnë kurrikula të veçanta. Ky teorizim për sferat sociale dhe politike e lidh teorizimin për kurrikulën me bazat sociale të saj. Madje, interesat e përfaqësuesve si Majkëll Epëll, Paulo Frer dhe Henri Zhiru, që përqëndrohen në dinamikën e pushtetit, kontrollit dhe ndikimit, janë kryesisht të kampit politik e social. Pyetja e tyre se kush përgjigjet për sistemin arsimor dhe për çfarë qëllimi, ka më tepër karakter politik. Të gjitha pyetjet e tyre janë politike: “Kush e kontrollon llojin e njohurive që duhet të mësohen në shkollë? Kush e kontrollon sasinë e njohurive që do t’u jepet grupeve të ndryshme të nxënësve? Kush i formulon kriteret që përcaktojnë suksesin? Këta teoricienë dëshirojnë ta çlirojnë shkollën nga institucioni politik dhe ekonomik. Ata i mendojnë shkollat e sotme si diktuese dhe jo reaguese ndaj kohërave që po evoluojnë.

Shumë nga këta rikonceptualistë mbështeten në teorinë kritike. Pikësynimi kryesor i teorisë kritike është aftësimi i njerëzve për t’u thelluar dhe për të kritikuar strukturën klasore social-ekonomike ekzistuese dhe si shërben kurrikula për ruajtjen e

21

Page 22: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

kësaj strukture. Kjo teori mbështetet tek marksizmi dhe teoritë neo-marksiste. Robert Jang nënvizon se teoricienët e hershëm kritikë na kërkonin ta shohim shkollimin si pjesë të rendit më të gjerë social. Për shembull, Marksi e shihte rendin social si shtypës për punëtorët dhe si krijues të një klase të ulët – që ai e quajti proletariat. Qëllimi i arsimit ishte t’i ndërgjegjësonte punëtorët për shtypjen që u bëhej dhe ta përdornin arsimin për ta hequr qafe këtë shtypje.6767 Shumë nga rikonceptualistë e hershëm, si Xhorxh Kaunts dhe Harold Rag, e përfytyruan rendin social si diskriminues dhe shtypës ndaj masave të varfëra dhe klasës punëtore. Kërkesa për flakjen tutje të shtypjes, kërkesa për çlirim ose emancipim, vazhdon edhe në radhët e teoricienëve të sotëm kritikë.

Për teoricienin kritik, çlirim ose emancipim do të thotë çlirim i vetes nga ideologjia e rregullave, bindjeve dhe mënyrave të sotme të veprimit. Ai e përdor teorinë për t’i bërë njerëzit të thellohen në lidhje me situatën e sotme, dhe të ndërgjegjësohen se ajo ka nevojë për ndryshim. Njerëzit duhet të organizohen në shoqëri, me qëllim që të kenë forcën të krijojnë botë dhe shoqëri të reja. Kurrikula duhet t’u japë nxënësve autoritetin e duhur për të vënë në diskutim vlerat e skenës së sotme sociale dhe politike. Ata duhet të analizojnë realitetin e sotëm dhe pastaj të thellohen në ato bindje dhe ide që ndihmojnë në jetën e tyre.

Teoricienët kritikë polemizojnë se vendi i individëve në shoqëri nuk është pasojë e zgjedhjeve të lira të tyre, por më tepër e veprimeve të kryera nga elita ekonomike që kontrollon ekonominë tonë konkurruese. Teoricienët kritikë argumentojnë se, në sistemin tonë tejet kapitalist, njerëzit skllavërohen. Njerëzit përpiqen të fitojnë certifikata pa kuptim, aq sa më shumë interesohen për këtë dokument se sa për inteligjencën. Për shembull, nxënësve u intereson më shumë të marrin provimet se sa të fitojnë njohuri. Sistemi na detyron të bëhemi marrës pasivë shpërblimesh. Teoricienët kritikë dëshirojnë ta përdorin teorinë për të mundësuar zhvillimin e kurrikulës dhe krijimin e programeve që do t’i çlirojnë nxënësit nga kjo formë ekzistence. Qëllimi kryesor është të ndërgjegjësohen nxënësit plotësisht për vetveten dhe faktin se, që të lejojë lirinë individuale dhe lirinë kolektive, shoqëria duhet ndryshuar.6868

Teoricienët kritikë i këshillojnë njerëzit të mos ndërgjegjësohen vetëm për prangat ekonomike të tyre. Përvojat kurrikulare duhet të zhvillojnë tek nxënësit ndërgjegjësimin për vetveten si qenie shoqërore. Me këtë në mendje, nxënësit do të bëhen të vetvetishëm se pikëpamjet e tyre politike, bindjet e tyre fetare, kuptimi i roleve gjinore, madje edhe pikëpamjet e tyre për natyrën e kuptimit, përcaktohen nga këndvështrimet mbizotëruese.6969 Ndërgjegjësimi për mënyrën si ndikojnë këto këndvështrime mbizotëruese do të ushqejë dëshirat për ndryshim, për t’u bërë të përgjegjshëm për veten, për të ndryshuar pikëpamjet lidhur me atë se çdo të thotë të jesh njeri që jeton në marrëdhënie të ngushta me të tjerët. Duke mësuar si e kufizon këndvështrimi mbizotërues potencialin e tyre, nxënësit do të bëhen të aftë të ndërtojnë strategji për çlirimin e tyre.

Teoricienët kritikë nuk pretendojnë për objektivitet, as dalin me flamurin e asnjanësisë. Në të vërtetë, “reagimi i tyre ndaj botës së sotme” është mjaft negativ. Teoricienët kritikë “ngjiren” për vlerat dhe qëllimet e tyre. Ata punojnë dhe shkruajnë për mënyrat e arritjes së një arsimi që do të çrrënjosë pabarazinë sociale, lënien jashtë vëmendjes të grupeve dhe vuajtjet e të shtypurve.7070 Thirrja e njëzëshme e tyre duket se është “raca, klasa dhe gjinia.” Teoricienët kritikë e përdorin teorinë si recetë dhe udhëheqje. Shpesh ata i shfrytëzojnë qëndrimet teorike të tyre për të shfuqizuar

22

Page 23: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

pikëpamjet kundërshtare. Në një kuptim, ata kanë rënë në kurthin e përshkrimit gjithëpërfshirës të tyre, duke e parë botën vetëm nga një pikënisje e caktuar politike.

Krahas teorisë kritike, në mos një aspekt i saj, radhitet teoria feministe. Teoricienët feministë thellohen dhe hipotetizojnë për shpërfilljen dhe pabarazitë që gratë përjetojnë në jetë dhe në shoqëri. Ata shprehin idetë e tyre përse ndodh kështu dhe si mund të çlirohen gratë nga modelet e shtypjes. Teoria feministe synon ta bëjë botën më të mirë për gratë. Teoricienëve u kërkohet të udhëzojnë një politikë emancipuese për gratë dhe të tjerët.7171

Sigurisht, politika emancipuese e drejton vëmendjen tonë në themelin social-politik. Përgjigjet e pyetjeve të shtruara nga feministët kërkojnë daljen jashtë çështjeve të tilla si çfarë është kurrikula dhe si ta organizojmë. Pyetjet kanë të bëjnë me çështje të tilla si kush e kontrollon përmbajtjen e kurrikulës dhe për çfarë qëllimi. Si përshkruhen gratë në kurrikul? Kush ka mundësinë e përfitimit nga lëndët e privilegjuara të kurrikulës?

Disa feministë mbrojnë pikëpamjen se, nëse teoria feministe është sintezë sistematike e studimeve të ndryshme feministe, që zbulojnë qartë pabarazinë gjinore dhe forma të tjera të diskriminimit, qëllimi i teorisë feministe është hedhja e themeleve për krijimin e teorive ose të teorisë së drejtësisë.7272 Duke qenë përfaqësues të arsimit dhe veçanërisht të kurrikulës, ky përqëndrim tek drejtësia do të na kërkojë të thellohemi në bazat tona filozofike dhe social-politike.

Ashtu si teoricienët kritikë, feministët interesohen për emancipimin e shoqërisë dhe të shkollave të saj, të cilat në thelb shihen nga një këndvështrim negativ. Ky është emancipim që nuk dhurohet por fitohet. Sipas Marilin Frait, akti i parë dhe më themelor i emancipimit feminist ishte ushtrimi nga vetë feministët i autoritetit të perceptimit të situatave të tyre në një botë që i përfshinte dhe i përjashtonte. Në njohjen e këtij autoriteti, feministët zbuluan qëndrime të përbashkëta në përvojat dhe perceptimet e grave. Feministët iu drejtuan zërit të përvojës dhe njohjes perceptuale të grave, si mjet për rishkrimin dhe rikrijimin e jetës. Duke analizuar këtë akumulim të përvojave të grave dhe duke u mbështetur në to, teoricienët feministë po përpiqen dhe po korrin sukses në krijimin e teorive që trajtojnë pabarazitë e perceptuara. Siç nënvizon Frai, “ajo që po arrijmë është rimetaforizimi i botës.”7373

Ideja e krijimit të metaforave të reja të jetës zbatohet edhe në sferat e kurrikulës. Mënyrat e ndryshme të vështrimit të kurrikulës ndikojnë në teorizimin rreth saj. Pinar vazhdon ende me idenë e metaforave të ndryshme, që ndikojnë në mendimin tonë. Por ai nuk është i vetëm. Autorët e këtij teksti shpesh e mendojnë kurrikulën si skenën teatrale ku u jepet jetë shkrimeve të kuptimta që i angazhojnë spektatorët nxënës në procesin e të mësuarit. Megjithatë, Pinar sugjeron që, krahas mendimit se kurrikula është një tekst autobiografik-biografik, siç është diskutuar tashmë shkurtimisht, do të bënim mirë po ta mendonim kurrikulën edhe si tekst politik, tekst racor, tekst gjinor, tekst postmodern, tekst estetik, tekst teologjik dhe tekst institucional. Sigurisht, mbrojtësit e teorisë kritike dhe të teorisë feministe kanë bindjen e fortë se kurrikula është tekst politik dhe tekst gjinor. Duke e parë kurrikulën si teatër, ne e zbulojmë kurrikulën edhe si tekst estetik. Megjithëse nuk ka teori për secilin prej këtyre vlerësimeve metaforike, të paktën dialogu teorik zhvillohet.

Postmodernistët

23

Page 24: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

Teoria që kurrika është përbërje tekstesh të ndryshme, i përshtatet mirë postmodernizmit. Postmodernizmi mund të interpretohet si një epokë apo qëndrim, ose qëndrim brenda një epoke. Në të ekziston njëfarë ngurrimi për të pranuar ndonjë mënyre të vështrimit të botës e të jetës. Postmodernistët mbrojnë idenë se, për interpretimin ose teorizimin e kurrikulës, nuk ka një rrugë të vetme. Përshkrimi i përgjithshëm ose madhor nuk ekziston. Asnjë paradigmë nuk është sunduese. Asnjë pikëpamje për kurrikulën nuk mund të quhet absolute. Kurrikula nuk është thjesht një gjë. Teorizimi për kurrikulën nuk mund të shihet si hipotetizim i përpiktë dhe sistematik, as si testim hipotezash.

Vështirësia e hedhjes në letër të një përkufizimi të postmodernizmit është se kjo gjë e tkurr përkufizimin. Lidhur me përkufizimin e postmodernizmit, madje edhe nëse ai ekziston në të vërtetë, ka dhe duhet të ketë mjaft debat. Për specialistët e kurrikulës do të ishte e volitshme ta konceptonin postmodernizmin si tentativë për të pranuar, e mandej për të kuptuar, natyrat në shndërrim, në lindje dhe në ndërlikim të realitetit, në rastin tonë të kurrikulës dhe të konteksteve të saj. Modernizmi, që lindi në periudhën e Iluminizmit, e pranon botën si një makinë mekanike që mund të njihet. Postmodernizmi e përkufizon botën si në lindje, në shndërrim, kaotike, të hapur dhe ndërvepruese. Ajo është një botë në vazhdimësi. Për ne kurrikula lind dhe asnjëherë nuk mund të venitet.

Termat e rinj, konceptet e reja dhe paradigmat e reja po tërheqin pasues të rinj. Në radhët e zbatuesve, diskutimi për postmodernizmin nuk është i zakonshëm. Madje, me shkrimet dhe bisedat e tyre, shumë specialistë të kurrikulës e kanë etiketuar veten si postmodernistë. Ndërsa disa lloje hibridësh ose disa teoricienë e identifikojnë veten me feministët postmodernistë ose teoricienët kritikë postmodernistë. Ky hibridizim është produktiv, pasi sfidon mënyrat tona të të menduarit dhe na ngjall emocionet e realizimit të ideve të reja, të mënyrave të reja të mendimit e të veprimit. Postmodernizmi është epoka e lindjeve të vazhdueshme, e rendeve të reja që dalin nga “çorba” e kaosit.

Termi postmodernizëm po përfshihet gjithnjë e më tepër në titujt e librave të kurrikulës. Uilliam Doll ka shkruajtur për këndvështrimin postmodern të kurrikulës.7474 Patrik Slateri ka shkruar për zhvillimin e kurrikulës në epokën postmoderne.7575 Majkëll Peters ka redaktuar një tekst që merret me arsimin dhe gjendjen postmoderne.7676 Ndokush mund të mendonte se këta teoricienë kundërshtojnë modernizmin. Sidoqoftë, ata që janë përfshirë në punën dhe veprimtarinë me kurrikulat do të bënin mirë ta mendonin postmodernizmin si një lëvizje për nxitjen dhe zgjerimin e pluralizmit dhe shmangien e ortodoksisë që disa e kanë përkufizuar si vula e modernizmit. Çarls Xhenks pohon se postmodernizmi nuk është kundërshtar i modernizmit; më tepër ai është vazhdim i modernizmit dhe tejkalim i tij.7777

Postmodernizmi përqëndrohet tek pluralizmi dhe e vë theksin në përzjerjen e gjinive, në krijimin e lëndëve hibride, në pranimin e dallimeve dhe në pranimin e pikëpamjeve të ndryshme të auditorëve. Dhe gjithë kjo larmi bëhet edhe më nxitëse, më e ndërlikuar dhe më dinamike, pasi çdo gjë mund të kundërshtohet. Asgjë nuk është e shenjtë, asnjë ide nuk është e përjashtuar nga kundërshtimi dhe asnjë kurrikul nuk është e përjetshme.7878

Postmodernizmi është një qëllim hibridizues, këputje e filleve të njohjes dhe konteksteve kulturore të saj. Ai është edhe riendje e pandërprerë e këtyre filleve – një petk që thuret, punohet, “shkepet”, shkolitet dhe thuret e punohet përsëri.7979 David Harvei nënvizon se më i habitshëm për ne është “pranimi plotësisht i jetëshkurtësisë,

24

Page 25: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

mosvazhdimësisë, copëzimit dhe kaotikes” nga ana e postmodernizmit.8080 Kudo sundon kaosi! Sipas Harveit, Fukolti na udhëzon të “zhvillojmë veprimin, mendimin dhe dëshirat nëpërmjet shtimit, bashkërenditjes dhe veçimit ... për të parapëlqyer atë që është pozitive dhe e shumëllojtë, ndryshimin kundrejt njëtrajtshmërisë, ndarjen kundrejt bashkimeve, organizimet e lëvizshme kundrejt sistemeve.”8181 Në kuptimin ideal, arsimtarët duhet të thellohen në mënyrën e ndezjes së “shkëndijave” dhe ndriçimit të të kuptuarit, të cilat do të udhëheqin veprimet për kurrikulën.

Në thelb, postmodernizmi është mospranim i asnjë lloj paraqitjeje të njësuar të botës. Strukturë ose përshkrim i gjithanshëm, që të shpjegojë gjithçka për jetën dhe botën që e mbështet, atë nuk ka. Realitetet nuk janë lidhje të vendosura njëherë e përgjithmonë; më tepër ato janë copëza në ndryshim e lëvizje të përhershme.8282 Asnjë sistem nuk qëndron i mbyllur në vetvete, për t’u zbuluar dhe pastaj për t’u kuptuar. Ta besosh këtë do të thotë të pranosh pikëpamjen e modernizmit dhe pikëpamjen e ngjashme të strukturalizmit. Asnjë strukturë themelore nuk është e pandryshueshme.8383 Në lidhje me hartimin e kurrikulës, kjo do të thotë që strukturë bazë e të pandryshueshme disiplinash nuk ka. Disiplinat e dijes, nga të cilat buron një pjesë e mirë e kurrikulës, janë në shndërrim e sipër. Postmodernistët u veshin poststrukturalistëve edhe pikëpamjen se nuk ekziston asnjë strukturë themelore dhe se “lënda” e realitetit po kalon një proces ndarjeje dhe ribashkimi, duke dhënë gërshetime të reja.8484 Një pjesë e mirë e diskutimeve për poststrukturalizmin trajton gjuhën, si arrijmë ta krijojmë dhe kuptojmë atë. Megjithëse shumë zbatues në arsim mund ta mendojnë gjuhën si pa interes për klasën ku zhvillohet mësimi, thellimi në çështjen çfarë është gjuha, ka rëndësi, për faktin se kurrikula shprehet dhe ruhet në formë simbolike, siç është gjuha, dhe mësohet nëpërmjet saj.

Modernistët besojnë se midis asaj që thuhet (të shprehurës ose mesazhit) dhe mënyrës se si thuhet (përçuesit ose mjetit), ka një lidhje të fortë e të identifikueshme. Në një kuptim, kur diskuton për një mal, mësuesi flet për diçka reale. Me t’u vendosur, lidhjet bëhen të qëndrueshme. Poststrukturalistët dhe postmodernistët (ndoshta mund t’i vlerësojmë njësoj) besojnë se këto lidhje midis realitetit, gjuhës dhe mënyrës në të cilën ndodh të folurit janë në ndryshueshmëri të vazhdueshme; kuptimi është në një proces gërshetimesh të reja. Konceptet e diskutuara janë në riformim e sipër nga vetë akti i diskutimit. Asnjë kuptim nuk është i ngulitur përfundimisht. Ne ndërtojmë kuptimin; krijojmë tekstin. Lexuesit e zbërthejnë tekstin, me qëllim që të rindërtojnë kuptimin individual të tekstit nga ana e tyre.8585

Po t’i mendojmë kurrikulat si lloje tekstesh, ndërsa pedagogjinë si lloj gjuhe, teorizimi për poststrukturalizmin brenda postmodernizmit bëhet i rëndësishëm. Sigurisht, rezultatet e këtij teorizimi nuk është e nevojshme t’i pranojmë si përfundimtare. Në të vërtetë, postmodernisti do të këmbëngulte që ne duhet të mbetemi të hapur ndaj kundërshtimit që u bëhet pozitave tona “të parapëlqyera”, madje edhe ndaj “largimit” nga këto argumente dhe qëndrime, që i mbajmë si të shtrenjta. Nëse nuk kemi vullnetin për ta bërë këtë, atëherë kemi pranuar mundësinë e përshkrimit të përgjithshëm ose gjithëpërfshirës dhe jemi bërë viktima të ideologjisë sonë. Kështu, ne kemi sabotuar kërkimin e vazhdueshëm për gjetjen e kuptimit dhe dobisë së tij.

Ne duhet të angazhohemi në zbërthimin e pandërprerë të botës sonë dhe të botës së kurrikulës. Kjo nuk do të thotë shpërbërje. Kjo do të thotë angazhim në një mënyrë të menduari, dhe jo thjesht pranim i një filozofie të veçantë që na lejon të shohim brenda një

25

Page 26: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

teksti për një tekst tjetër, të shkrijmë një tekst në një tjetër dhe/ose të krijojmë një tekst krej të ri nga tekstet e disponueshme.8686

Një pjesë e mirë e “bisedës” së sotme teorike mund të kuptohet plotësisht nëse kurrikulën e mendojmë si tekste të ndryshme, kulturën si një numër tekstesh që ndikojnë tek njëri-tjetri dhe krijojnë tekste të reja, ndërsa politikën si tekste të larmishme që konkurrojnë për të tërhequr vëmendjen. Disa mbrojnë idenë se njerëzit që mbështesin dhe krijojnë tekste të ndryshme, bashkëveprojnë dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq, vetë tekstet që ndërthuren, kanë jetën e tyre.8787

Një pjesë e mirë e dialogut teorik brenda kampit postmodernist na bën t’i shohim bazat e kurrikulës me një sy tjetër. Bazat nuk janë statike; as të ndara. Thellimi ynë në çështjet e kurrikulës duhet të mbështetet në thurjen dhe rithurjen e të kuptuarit të këtyre bazave nga ana jonë. Siç nënvizon Slateri,

... në epokën postmoderne, kurrikula e vë theksin në ligjëratat që zhvillojnë më tepër të kuptuarit e ndikimit kulturor, historik, politik, ekologjik, estetik, teologjik dhe autobiografik të kurrikulës mbi kushtet njerëzore, strukturat sociale dhe ekosferën. Ajo thekson më pak planifikimin, modelimin, zbatimin dhe vlerësimin e informacionit të parëndësishëm e të atyre veprimtarive të shkollimit, që janë pa domethënie dhe asnjanëse në vlera.8888

Çfarë duhet të mësoj të hënën? Kjo pyetje nuk ka qenë kurrë më sfiduese. Por në çdo kohë përgjigja e pyetjes tonë ka të ngjarë, në të vërtetë duhet, të ndryshojë me vazhdimin e dinamikës së përgjithshme të jetës. Të kuptuarit teorik dhe filozofik të gjithë sferave të jetës nuk ka qenë asnjëherë kaq qendror në punën për kurrikulën.

PËRKUFIZIMET PËR TË ARDHMEN

Pavarësisht nga kampi i tyre filozofik, teoricienët që përqëndrohen tek kurrikula, ndajnë një shqetësim të përbashkët: t’i japin kuptim përvojës dhe njohjes njerëzore, me qëllim që të zhvillojnë tek njerëzit (mësuesit dhe nxënësit) kompetencat, shprehitë, kuptimet dhe vlerat që kërkohen për rritjen dhe përparimin. Shpjegimi i cilësisë së përvojave njerëzore dhe mënyra e ndikimit në to nuk është bisedë sa për të thënë. Është pikërisht ndërliksja e përvojës njerëzore ajo që i bën teoricienët të pranojnë vështirësinë e jashtëzakonshme të asaj që po përpiqen të bëjnë: të krijojnë teori të kurrikulës për të udhëhequr, për të shpjeguar, për të përshkruar dhe, në disa raste, për të parashikuar veprimin.

Hulumtimi i kurrikulës

Specialistët e kurrikulës po përpiqen t’i japin kuptim botës, jo sa për ta përshkruar atë, por edhe për ta administruar sot dhe për të nxitur e për të ndërmarrë modifikimin e saj në të ardhmen. Rikonceptualistët kanë hedhur idenë që specialistët e kurrikulës duhet të mbajnë një qëndrim psiko-analitik, me qëllim që, para se të përshkruajnë dhe të orientojnë botën e jashtme të tyre, të zbulojnë botën e brendshme të tyre. Deker Uoker, i

26

Page 27: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

cili klasifikohet nga disa si specialist konceptualist i kurrikulës, ka renditur pesë pyetje kryesore:

1. Cilat janë tiparet kryesore të një kurrikule të caktuar?2. Cilat janë pasojat individuale dhe shoqërore të një kurrikule të caktuar?3. Çfarë e shpjegon qëndrueshmërinë dhe ndryshimin e tipareve të kurrikulës?4. Çfarë i shpjegon gjykimet e njerëzve për meritën ose vlerën e tipareve të

ndryshme të kurrikulës?5. Çfarë lloje tiparesh të kurrikulës duhet të jenë pjesë e kurrikulës së hartuar për një

qëllim të caktuar?8989

Uoker duket se e sheh kurrikulën si fushë studimi praktike që krijon një produkt që, kur përdoret nga nxënësit, sjell ndryshime në të mësuarit e tyre. Por koncepti i Uokerit mbi “tiparin e kurrikulës” është i paqartë. Sidoqoftë, konceptimi i përpiktë ndoshta është i pamundur, sepse përkufizimet dhe konceptimet e kurrikulës janë të shumta.

Për t’i dhënë kuptim dinamikës së fushës së kurrikulës, specialistët e saj duhet të analizojnë mjedisin e përgjithshëm arsimor ku realizohet veprimtaria. Kjo përfshin shkollën dhe komunitetin jashtë saj. Një teori “e mirë” e kurrikulës nuk mund të shpërfillë ndikimin e mjedisit rrethues, përndryshe kuptimi që del nga teoria, nuk do të jetë i plotë. Megjithatë, edhe po ta shohin kurrikulën nga një këndvështrim tërësor ose makro-analitik, specialistët e saj nuk do të jenë në gjendje të administrojnë gjithë panoramën, as ta përdorin këtë teori për të administruar plotësisht fushën e arsimit. E shumta, ata do të arrijnë të planifikojnë ose modifikojnë vetëm disa pjesë të kurrikulës dhe mjedisin që ndikon mbi to.

Konceptimi i detyrës

Lidhur me çështjet se çfarë është kurrikula, si duhet të jetë dhe si duhet të teorizohet, mendimet janë të shumta. Debati zhvillohet edhe për njësitë e analizës së teorizimit dhe hulumtimit në këtë fushë. A janë zona shkollore, shkolla, klasa ose nxënësi, njësi të kësaj analize? Po rrjeti ndërveprues që ekziston ndërmjet shkollës dhe komunitetit vendor? A janë njësi përmbajtja, veprimtaritë, shprehitë ose vlerat që përpiqemi të përcjellim?

Detyra e teoricienëve të kurrikulës është të thellohen në lidhje me përmasat e shumta të kësaj fushe. Teoricienët e kurrikulës mund të shprehen për fushën e kurrikulës në tërësi, dinamikën e përgjithshme të saj, ku po shkon dhe përse. Ose mund të teorizojnë në mikronivele, domethënë, për elementet ose aspektet e ndryshme të kurrikulës, për shembull, zhvillimin e kurrikulës, zbatimin e kurrikulës ose vlerësimin e saj. Si në rastin kur teoricienët e vështrojnë fushën e kurrikulës në tërësi, ashtu dhe kur e ndajnë në mikro-elemente, këndvështrimet janë të larmishme dhe ndikohen nga “prirjet” që këta teoricienë shpalosin në hulumtimet e tyre.

27

Page 28: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

KËNDVËSHTRIMI I BARASPESHUAR I TEORIZIMIT

Në pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë ka sunduar shkolla tradicionale. Sidomos në drejtim të kërkimit shkencor, kjo shkollë është mbështetur kryesisht në hulumtimin sasior. Hulumtimi empirik ka qenë normë dhe klasa ku zhvillohet mësimi është parë si laborator në të cilin ndryshoret duhet të manipulohen në një atmosferë të kontrolluar.

Ky lloj kërkimi është me vlerë dhe do të vazhdojë të shfrytëzohet. Megjithatë, specialistët e kurrikulës, që mendojnë se kurrikula si dukuri është shumë më tepër se thjesht një lëndë në shkollë, po kuptojnë se nga hulumtimi cilësor në shkolla dhe shoqërinë e përgjithshme mund të përftohet shumë informacion. Në të vërtetë, shumë specialistë të kurrikulës pranojnë se këndvështrimet e teorizimit dhe metodat hulumtuese duhet t’i nxjerrim nga ato fusha që dikur i mendonim jashtë arsimit, fusha të tilla si sociologjia, gjuhësia, shkenca politike, antropologjia, fenomenologjia, psikiatria dhe teologjia.

Ata që na nxisin ta mendojmë kurrikulën si lloje të ndryshme tekstesh, mbështeten në shumë nga këto fusha. Ndërsa ata që mbrojnë post-strukturalizmin dhe postmodernizmin, jo vetëm mbështeten në këto fusha, por edhe po u bëjnë intepretime të reja fushave më tradicionale të hulumtimit. Teorizimi shkencor dhe kërkimet në mbështetje të tij kanë ndryshuar mjaft si pasojë e “qëndrimeve” të shkencëtarëve në fillim të shekullit të njëzetë. Sot dijetarët teorizojnë për natyrën dhe qëllimin e kurrikulës, duke iu afruar realiteteve të tyre nëpërmjet këndvështrimeve dhe nën ndikimin e ideologjive të tyre.

Ata që janë përfshirë në fushën e kurrikulës, madje dhe zbatuesit, po përpiqen të kuptojnë dukurinë e kurrikulës. Thelbësore është të pranojmë që veprimet tona për të kuptuar kurrikulën kanë nevojë për “një hulumtim në shumë drejtime dhe me çdo mjet që mund të ketë peshë” në kërkimin tonë.9090 Megjithëse hulumtimet tona mund t’i interpretojmë sipas një ideologjie të caktuar, duhet të pranojmë se ekzistojnë ose mund të dalin në dritë edhe ideologji të tjera që meritojnë vëmendje. Në angazhimet tona për kurrikulën duhet të kemi vullnetin të punojmë brenda kampeve të ndryshme ideologjike.

Baraspesha nuk kërkon një pikë të mesme. Baraspesha varet nga pesha që u jep njeriu qëndrimeve, pyetjeve, teorive, prirjeve, vlerave dhe pikëpamjeve të ndryshme. Ka të ngjarë që teorizimi për kurrikulën të ndërlikohet gjithnjë e më tepër. Ne i kemi lënë prapa kohët e zgjedhjes o kështu-o ashtu, ose moderne-ose postmoderne. Sot jemi në periudhën ‘si kjo pikëpamje, ashtu dhe ajo pikëpamje’. Ne jemi modernë dhe postmodernë. Jemi si liberalë ashtu dhe konservatorë, si strukturalistë ashtu dhe post-strukturalistë, si në gjendje statike ashtu dhe në zhvillim.

Në diskutimin për kohët postmoderne, David Harvei ka nënvizuar se kohët tona duhen menduar “të hëpërhëshme dhe të përkohshme, për shkak se format kulturore të veshura me misteret e ndryshimit dhe të zhvendosjes së vrullshme, janë të shumta e të pakapshme.”9191 Sido që t’i emërtojmë kohërat, komentet e Harveit janë “me vend”. Në përpjekjen tonë për të kuptuar kurrikulën duhet të kemi të qartë se kemi vetëm pamje të pjesëshme, vetëm copëza të enigmave të jetës. Ne duhet të bëjmë kujdes që të mos e izolojmë veten brenda terminologjisë dhe të biem në kurthin e metodave të caktuara. Kurrikula si fushë është e shndërrueshme, me rryma dhe kundër-rryma të vrullshme, që ushtrojnë forca dhe kundërforca. Pavarësisht se për çfarë teorizojmë dhe çfarë metodash

28

Page 29: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

KREU 6

hulumtimi teorik përdorim, ne jemi mjaft të zhytur në fushën kaotike të kurrikulës, e cila gjithashtu ndodhet brenda jetës dhe botës kaotike sociale dhe natyrore. Po të kemi parasysh dinamikën e kohëve të sotme dhe të atyre që do të vijnë, “me gërma të mëdha do të shkruanim” që teoria e kurrikulës po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për arsimtarët.

PËRFUNDIM

Në këtë kre diskutuam në radhë të parë për gjendjen e teorisë së kurrikulës. Paraqitëm natyrën e teorisë dhe përshkruam llojet e ndryshme të teorisë dhe funksionet e ndryshme që ajo mund të kryejë. Në të ardhmen e afërt do ta kemi përsëri të vëshirë të biem plotësisht dakord për natyrën dhe qëllimin e teorisë. Megjithatë, shpresojmë të shkohet drejt njëfarë emëruesi të përbashkët në lidhje me etapat e nevojshme të teorizimit. Hapi i parë konceptohet si sfida më e madhe: arritja e një lloj marrëveshjeje lidhur me termat që duhen përdorur. Derisa të arrijnë një konsensus në lidhje me kuptimin e termave kryesorë të kurrikulës, teoricienët do të jenë nën trysninë e fortë të nxjerrjes së shumë teorive me dobi të madhe.

Megjithëse “pakapshmëria” e termave ndoshta nuk ka lejuar lindjen e një teorie mbizotëruese për kurrikulën, modelet që përshkruajnë kurrikulën dhe përbërësit e ndryshëm të saj sigurisht nuk mungojnë. Ne paraqitëm disa të tilla në këtë kre, me qëllim që t’u japim lexuesve idenë e larmisë së mendimeve dhe të vëmë në dukje elemente të përbashkëta që tërheqin vëmendjen e specialistëve të kurrikulës.

Ku po shkojmë që këtej? Cila është e ardhmja e teorisë? Disa teoricienë ka të ngjarë të vazhdojnë ta studiojnë teorinë nga një këndvështrim makro, të tjerë nga një këndvështrim mikro. Pavarësisht nga pikënisja, baraspesha do të nevojitet: si në këndvështrim, ashtu dhe ndërmjet kategorive të profesionistëve të angazhuar në teori, dhe ndërmjet specialistëve të kurrikulës në shkolla, kolegje, universitete, madje dhe në organet shtetërore, rajonale dhe federale.

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

29

Page 30: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

1 Ivor F. Goodson, Studying Curriculm (Studimi i kurrikuls), (New York: Teachers College Press, 1994).22 A. Wise, Legislated Learning: The Bureaucratization of the American Classroom (Të mësuarit e zyrtarizuar: burokratizimi i shkollës amerikane), (Berkeley: University of California Press, 1979), sipas citimit në Ivor F. Good-son, Studying Curriculum (Studimi i kurrikulës), f. 26.33 William F. Pinar, William M. Reynolds, Patrick Slattery, dhe Peter M. Taubman, Understanding Curriculum (Të kuptosh kurrikulën), (New York: Peter Lang, 1995).44 Po aty.55 Goodson, Studying Curriculum (Studimi i kurrikulës).66 Joe L. Kincheloe dhe Shirley Steinberg, “The More Questions We Ask, the More Questions We Ask" (Sa më shumë pyetje të bëjmë, aq më shumë pyetje bëjmë), në Joe L. Kincheloe dhe Shirley R. Steinberg, red., Thirteen Questions (Trembëdhjetë pyetje), (New York: Peter Lang, 1995). f. 1-11.77 Bradley J. Macdonald, red., Theory as a Prayerful Act (Teoria si akt fetar), (New York: Peter Lang, 1995).88 Max van Manen, "Pedagogical Theorizing" (Teorizimi pedagogjik), kumtesë mbajtur në konferencën vjetore AERA, prill 1980, përfshirë në Macdonald, red., Theory as a Prayerful Act (Teoria si akt fetar), f. 181.99 Macdonald, red., Theory as a Prayerful Act (Teoria si akt fetar).1010 Hilda Taba, Curriculum Development: Theory and Practice (Zhvillimi i kurrikulës: teoria dhe praktika), (New York: Harcourt Brace, 1962).1111 George J. Posner, Analyzing the Curriculum (Analiza e kurrikulës), (New York: McGraw-Hill, 1992).1212 George A. Beauchamp, Curriculum Theory (Teoria e kurrikulës), bot. i katërt, (Itasca, Ill.: Peacock, 1981).1313 Abraham Kaplan, The Conduct of Inquiry (Zhvillimi i hulumtimit), (San Francisco: Chandler, 1964), f. 295.1414 Richard E. Snow, “Theory Construction for Research on Teaching" (Ndërtimi i teorisë për hulumtime mbi mësimdhënien), në R. M. Travers, red., Second Handbook of Research on Teaching (Doracaku i dytë i hulumtimeve për mësimdhënien), (Chicago: Rand McNally, 1973), f. 78.1515 Joseph Schwab, The Practical: A Language for Curriculum (Praktikja: gjuha e kurrikulës), (Washington, D.C.: National Education Association, 1970).1616 Allan A. Glatthorn, Curriculum Leadership (Udhëheqja e kurrikulës), (Glen-view, Ill.: Scott, Foresman, 1987).1717 M. Frances Klein, "Approaches to Curriculum Theory and Practice" (Drejtime të teorisë dhe praktikës së kurrikulës), në J. T. Sears dhe J. D. Marshall, red., Teaching and Thinking about Curriculum (Mësimi i kurrikulës dhe mendimi për të), (New York: Teachers College Press, Columbia University, 1990), f. 3-14.1818 Po aty.1919 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit të teorisë në psikologji), në W. Dennis, red., Current Trends of Psychological Theory (Rrymat e sotme të teorisë psikologjike), (Pittsburgh: University cf Pittsburgh Press, 1951), f. 182-195.2020 Fred N. Kerlinger, Foundations of Behavioral Research (Themelet e hulumtimit të sjelljes), bot. i dytë (New York: Holt, Rinehart, 1976), f. 10.2121 Ira J. Gordon, red., Criteria for Theories of Instruction (Kritere për teoritë e mësimdhënies), (Washington, D.C.: Association for Supervision and Curriculum Development, 1968).2222 Herbert M. Kliebard, "Curriculum Theory: Give Me a 'For Instance'" (Teoria e kurrikulës: më jepni një ‘për shembull’), Curriculum Inquiry (verë 1977), f. 257-268.2323 Richard D. Kimpston, Howard Y. Williams, dhe William S. Stockton, "Ways of Knowing and the Curriculum" (Mënyrat e njohjes dhe kurrikula), Educational Forum (dimër 1992), f. 153-172.2424 Macdonald red., Theory as a Prayerful Art (Teoria si akt fetar).2525 Max Van Manen, "Edifying Theory: Serving the Good" (Lartësimi i teorisë: t’i shërbesh së mirës), Theory into Practice (dimër 1982), f. 44-93.2626 May Brodbeck, "Logic and Scientific Method in Research on Teaching" (Logjika dhe metoda shkencore në hulumtimet për mësimdhënien), në N. L. Gage, red., Handbook of Research on Teaching (Doracak i hulumtimeve për mësimdhënien), (Chicago: Rand McNally 1963), f. 44-93.2727 Kaplan, The Conduct of Inquiry (Realizimi i hulumtimit), f. 20.2828 van Manen, "Pedagogical Theorizing" (Teorizimi pedagogjik), përfshirë në Macdonald, red., Theory as a Prayerful Act (Teoria si akt fetar).2929 Po aty.3030 Kenneth R. Hoover, The Elements of Social Scientific Thinking (Elemente të mendimit shkencor social), (New York: St. Martin's Press, 1984).3131 C. E. Noble, "Induction, Deduction, Abduction" (Induksioni, deduksioni, rrëmbimi), në M. H. Marx dhe F. E. Goodson, red., Theories in Contemporary Psychology (Teori të psikologjisë bashkëkohore), bot. i dytë (New York: Macmillan, 1976), f. 300-308.3232 Beauchamp, Curriculum Theory (Teoria e kurrikulës).

Page 31: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

3333 Brodbeck, "Logic and Scientific Method in Research on Teaching" (Logjika dhe metoda shkencore në hulumtimet për mësimdhënien).3434 Gordon, Criteria for Theories of Instruction (Kriteret për teoritë e mësimdhënies).3535 M. H. Marx, "Theorizing" (Teorizimi), në Marx dhe Goodson, red., Theories in Contemporary Psychology (Teori të psikologjisë bashkëkohore), f. 261-285.3636 Francis P. Hunkins, "How We Frame Our Questions" (Si i formojmë mendimet tona), kumtesë e pabotuar, 1997.3737 Franklin Bobbitt, The Curriculum (Kurrikula), (Boston: Houghton Mifflin. 1918).3838 Bobbitt, The Curriculum (Kurrikula); W. W. Charters, Curriculum Construction (Ndërtimi i kurrikulës), (New York: Macmillan, 1923).3939 Kliebard, "Curriculum Theory; Give Me a 'For Instance'" (Teoria e kurrikulës: më jepni një ‘për shembull’).4040 John Dewey, The School and Society (Shkolla dhe shoqëria), (Chicago: University of Chicago Press, 1900).4141 Kliebard, "Curriculum Theory: Give Me a 'For Instance'" (Teoria e kurrikulës: më jepni një ‘për shembull’).4242 Beauchamp, Curriculum Theory (Teoria e kurrikulës), f. 35.4343 Ralph W. Tyler, Basic Principles of Curriculum and Instruction (Parimet themelore të kurrikulës dhe të mësimdhënies), (Chicago: University of Chicago Press, 1949).4444 Beauchamp, Curriculum Theory (Teoria e kurrikulës).4545 Kumtesa të rastit nga Elizabeth Maccia dhe George Maccia (Columbus, Ohio: Bureau of Educational Research and Service, Ohio State University, 1963-1965).4646 Mauritz Johnson, "Definitions and Models in Curriculum Theory" (Përkufizime dhe modele në teorinë e kurrikulës), Educational Theory (prill 1967), f. 17-32.4747 James B. Macdonald, "Educational Models for Instruction" (Modele arsimore për mësimdhënien), në J. B. Macdonald dhe R. R. Leeper, red., Theories of Instruction (Teoritë e mësimdhënies), (Washington, D.C.: Association for Supervision and Curriculum Development, 1965), f. 93-98.4848 Gail McCutcheon, "What in the World Is Curriculum Theory?" (Çfarë është teoria e kurrikulës), Theory into Practice (dimër 1982), f.18-23.4949 Bemice J. Wolfson, "Psychological Theory and Curricular Thinking" (Teoria psikologjike dhe mendimi kurrikular), në A. Molnar, red., Current Thought on Curriculum (Mendime të sotme për kurrikulën), (Alexandria, Va.: Association for Supervision and Curriculum Development, 1985), f. 53-72.5050 Decker F. Walker, "Curriculum Theory Is Many Things to Many People" (Teoria e kurrikulës është shumë gjëra për shumë njerëz), Theory into Practice (dimër 1982), f. 62-65.5151 Elizabeth Vallance, "The Practical Uses of Curriculum Theory'' (Përdorimet praktike të teorisë së kurrikulës), Theory into Practice (dimër 1982), f. 4-10.5252 Dwayne Huebner, "Toward a Remaking of Curricular Language" (Drejt ribërjes së gjuhës kurrikulare), në W. Pinar, red., Heightened Consciousness, Cultural Revolution, and Curriculum Theory (Vetëdija e lartësuar, revolucioni kulturor dhe teoria e kurrikulës), (Berkeley, Calif.: McCutchan, 1974), f. 36-37.5353 Henry A. Giroux, Postmodernism, Feminism, and Cultural Politics (Postmodernizmi, feminizmi dhe politika kulturore), (Albany, N.Y.: State University of New York Press, 1991). 54. Kliebard, "Curriculum Theory as Metaphor" (Teoria e kurrikulës si metaforë).5454 Kliebard, “Curriculum Theory as Metaphor” (Teoria e kurrikulës si metaforë).5555 Paulo Freire, The Politics of Education, Culture, Power, and Liberation (Politika e arsimit, kulturës, pushtetit dhe lirisë), (South Hadley, Mass.: Bergin & Garvey, 1985).5656 William Pinar, "Notes on the Curriculum Field 1978" (Shënime për fushën e kurrikulës 1978), Educational Researcher (shtator 1978), f. 5-12.5757 John McNeil, Curriculum: A Comprehensive Introduction (Kurrikula: hyrje e përgjithshme), bot. i katërt, (Glenview, Ill.: Scott Foresman, 1990).5858 William Pinar, "Heightened Consciousness, Cultural Revolution and Curriculum Theory: An Introduction" (Vetëdija e lartësuar, revolucioni kulturor dhe teoria e kurrikulës: hyrje), në W. Pinar, red., Heightened Consciousness, Cultural Revolution, and Curriculum Theory (Vetëdija e lartësuar, revolucioni kulturor dhe teoria e kurrikulës), f. 1-15.5959 Dorothy Huenecke, "What Is Curriculum Theory? What Are Its Implications for Practice?" (Çfarë është teoria e kurrikulës? Ç’pasoja ka për praktikën?), Educational Leadership (janar 1982), f. 290-294.6060 Klein, "Approaches to Curriculum Theory and Practice" (Këndvështrime të teorisë dhe praktikës kurrikulare).6161 Huenecke, "What Is Curriculum Theory? What Are Its Implications for Practice?" (Çfarë është teoria e kurrikulës? Ç’pasoja ka për praktikën?).6262 Pinar et. al., Understanding Curriculum (Të kuptosh kurrikulën).6363 James Macdonald, "Curriculum Theory" (Teoria e kurrikulës), në J. R. Dress dhe D. E. Purpel, red., Curriculum: An Introduction to the Field (Kurrikula: hyrje në këtë fushë), (Berkeley, Calif.: McCutchan, 1978), f. 44-56.6464 Pinar el al., Understanding Curriculum (Të kuptosh kurrikulën).

Page 32: Pyetje ku duhet të përqëndrohemi - KETU DO TE GJENI ... Web view19 Herbert Feigl, "Principles and Problems of Theory Construction in Psychology" (Parimet dhe problemet e ndërtimit

6565 W. Pinar, red., Curriculum Theorizing: The Reconceptualists (Teorizimi për kurrikulën: rikonceptualistët), f. 283-298; William Pinar dhe Madeline Grumet, Toward a Poor Curriculum (Drejt një kurrikule të varfër), (Dubuque, Ia.: Kendell-Hunt, 1976); dhe Pinar, Contemporary Curriculum Discourse (Bisedë për kurrikulën e sotme), (Scottsdale, Ariz.: Gorsuch Scaris-brick,1988).6666 Pinar et al., Understanding Curriculum (Të kuptosh kurrikulën).6767 Robert Young, A Critical Theory of Education (Teoria kritike e kurrikulës), (New York: Teachers College Press, Columbia University, 1990).6868 Klein, "Approaches to Curriculum Theory and Practice" (Këndvështrime të teorisë dhe praktikës kurrikulare); Schubert, Curriculum: Perspective, Paradigm, and Possibility (Kurrikula: këndvështrime, paradigma dhe mundësi).6969 Kincheloe dhe Steinberg, "The More Questions We Ask, The More Questions We Ask" (Sa më shumë pyetje të bëjmë, aq më shumë pyetje bëjmë).7070 Po aty.7171 Regenia Gagnier, "Feminist Postmodernism: The End of Feminism or the End of Theory?" (Postmodernizmi feminist: fundi i feminizmit apo fundi i teorisë), në Deborah L. Rhode, red. Theoretical Perspectives on Sexual Difference (Këndvështrime teorike mbi dallimin seksual), (New Haven, Conn.: Yale University Press, 1990), f. 21-30.7272 Po aty.7373 Marilyn Frye, "The Possibility of Feminist Theory" (Mundësia e teorisë feministe), në Deborah L. Rhode, red., Theoretical Perspectives on Theoretical Difference (Këndvështrime mbi ndryshimet teorike), (New Haven, Conn.: Yale University Press, 1990), f. 183.7474 William E. Doll, Jr., A Post Modern Perspective on Curriculum (Këndvështrim postmodern për kurrikulën), (New York: Teachers College Press, 1993).7575 Patrick Slattery, Curriculum Development in the Postmodern Era (Zhvillimi i kurrikulës në epokën postmoderne), (New York: Garland Publishing, Inc., 1995).7676 Michael Peters, red., Education and the Postmodern Condition (Arsimi dhe gjendja postmoderne), (Westport, Conn.: Bergin and Garvey, 1995).7777 Charles Jencks, red., The Post-Modern Reader (Lexuesi postmodern), (New York: St. Martin's Press. 1992).7878 Po aty.7979 Po aty.8080 David Harvey. "The Condition of Postmodernity" (Gjendja e postmodernizmit), në Jencks, red., The Post-Modern Reader (Lexuesi postmodern), f. 302.8181 Foucault, cituar në Harvey, "The Condition of Postmodemity" (Gjendja e postmodernizmit).8282 Harvey, "The Condition of Postmodemity" (Gjendja e postmodernizmit).8383 Pinar et al., Understanding Curriculum (Të kuptosh kurrikulën).8484 Harvey, "The Condition of Postmodemity" (Gjendja e postmodernizmit).8585 Po aty.8686 Po aty.8787 Po aty.8888 Slattery, Curriculum Development in the Postmodern Era (Zhvillimi i kurrikulës në epokën postmoderne), f. 152.8989 Decker Walker, "What Are the Problems Curricularists Ought to Study?" (Cilat janë problemet që duhet të studiojnë specialistët e kurrikulës?), Curriculum Theory Network (Vëll. 4, 1974), f. 217-218.9090 Robert Cummings Neville, The Highroad around Modernism (Rruga rreth modernizmit), (Albany, N.Y.: State University of New York Press, 1992).9191 Harvey, "The Condition of Postmodernity" (Gjendja e postmodernizmit) f. 315.