30
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve CRCA / DCI Shqipëri RAPORT Mbi Përmbushjen e Rekomandimeve të Deklaratës së Debatit të 1-rë Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri Përgatitur nga: Etleva BISHA Tiranë, Dhjetor 2009

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve në Shqipëri

Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve

CRCA / DCI Shqipëri

RAPORT

Mbi Përmbushjen e Rekomandimeve të Deklaratës së Debatit të 1-rë Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Përgatitur nga:

Etleva BISHA

Tiranë, Dhjetor 2009

Page 2: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

2

PËRMBAJTJA

I. PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME II. HYRJE III. METODOLOGJIA IV. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE TE DEBATIT Pjesa I: Zbatimi i Rekomandimeve mbi të Drejtat e Fëmijëve

A. Monitorim i Rekomandimeve B. Konkluzione C. Rekomandime

Pjesa II: Zbatimi i Rekomandimeve mbi të Drejtat e Grave A. Monitorim i Rekomandimeve B. Konkluzione C. Rekomandime

Pjesa III: Zbatimi i Rekomandimeve mbi të Drejtat e Minoriteteve Seksuale

A. Monitorim i Rekomandimeve B. Konkluzione C. Rekomandime

V. BIBLIOGRAFIA VI. ANEKSE

Page 3: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

3

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij raporti dëshirojnë të falënderojnë të gjithë individët, punonjësit e administratës publike që punojnë në fushat e mbuluara nga studimi, përfaqësuesit e OJF-ve lokale dhe ndërkombëtare, median, për mbështetjen e tyre në përgatitjen e këtij raporti përmes opinioneve dhe informacionit që ndanë me hartuesen e tij. Pa këtë mbështetje ky raport nuk do të kishte qenë i mundur të përgatitej. Si autore e këtij raporti dëshiroj të falënderoj veçanërisht për kohën, njohuritë, informacionin dhe opinionet me të cilat kontribuan në përgatitjen e tij: znj. Noeke Ruiter - Ambasada Hollandeze, znj. Christin Arab, përfaqësuese e UNIFEM, z. Leon Shestani, UNICEF, znj. Alma Gjurgji-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, znj. Elona Haska- Ministria e Drejtësisë, znj.Elsa Ballauri - Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, znj. Etleva Sheshi-Ministria e Punës, z. Ben Andoni- Revista MAPO, znj. Zana Sakiqi - Aleanca e Fëmijëve, drejtuesit e Aleancës Kundër Diskriminimit, znj. Merita Myftari-Handicap International, znj. Monika Kocaqi- Refleksione dhe z. Altin Hazizaj- CRCA/DCI Shqipëri. Një falënderim të veçantë kam për Almën, Blerinën, Beliozën dhe Elin nga CRCA/DCI, Shqipëri për ndihmën e tyre të jashtëzakonshme me informacione dhe të dhëna në lidhjet me tematikat specifike të debatit dhe realizimin e tyre. Pasioni dhe dedikimi i çdonjërit prej personave të kontaktuar ishte një nxitës i shkëlqyer për të përgatitur një raport realist dhe sa më të gjerë, që përfshin tre çështje kaq sensitive: të drejtat e fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale në vend. Unë uroj që secili, kur ta lexoj këtë raport, ta gjej atë me po aq vlerë sa edhe kontributi që secili prej jush ka dhënë në përgatitjen e tij. Së fundi, CRCA / DCI Shqipëri falënderon në mënyrë të posaçme Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri për mbështetjen e dhënë në vite për Debatin për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhe veçanërisht ndaj CRCA/DCI Shqipëri.

Page 4: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

4

I. PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME Ky Raport u përgatit nga CRCA / DCI Shqipëri me qëllim monitorimin e përmbushjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të bëra në Deklaratën e Debatit të Parë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, të miratuar nga pjesëmarrësit e Debatit, përfaqësues të Qeverisë shqiptare, organizatave të shoqërisë civile, medias, Universiteteve, organizatave të OKB-së, si dhe ambasadave dhe misioneve të huaja. Përgatitja e raportit u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri. Debati u zhvillua për herë të parë në 12 Dhjetor të vitit 2008 dhe u përqendrua në tre drejtime kryesore: të drejtat e grave, të fëmijëve dhe të minoriteteve seksuale në vend. Debati u zhvillua në kuadër të 60-vjetorit të aprovimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai kishte si qëllim rritjen dhe forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe në mënyrë specifike të të drejtave të fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale. Ndonëse rekomandimet e Debatit nuk kanë fuqi detyruese për Qeverinë apo shoqërinë civile, mbledhja e të gjithë partnerëve (qeveri/shoqëri civile/bota akademike/media etj.) është një tregues i konsensusit të vendosur ndërmjet tyre në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e gjithsecilit në këtë Debat. Së dyti, të tre çështjet që u diskutuan në Debatin e 1-rë për të Drejtat e Njeriut, janë shqetësime që shoqëria civile prej vitesh i ka ngritur pranë institucioneve publike, të cilat janë përgjegjëse për respektimin, promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Si të tilla rekomandimet janë pjesë e detyrimeve që Qeveria shqiptare ka ndaj çdo qytetari të saj, ndërsa OJF-të përballë grupeve, interesat e të cilave ajo përfaqëson dhe mbron.

1. TË DREJTAT E FËMIJËVE

Në tërësinë e tyre Rekomandimet e Deklaratës së Debatit të Parë synonin të përmirësonin situatën e respektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri përmes rregullimeve në legjislacion, ngritjes dhe zbatimit të mekanizmave zbatues të ligjit, rritjes së kapaciteteve të profesionistëve që punojnë në këtë fushë, ndërgjegjësimit dhe informimit më të mirë në lidhje me mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Raporti vëren progres në disa drejtime të rekomandimeve të bëra, por shumë më tepër vullnet nevojitet për ti shkuar deri në fund përmbushjes së detyrimeve kundrejt respektimit të të drejtave të fëmijëve. Raporti ndalet në progresin e shënuar në disa drejtime të forcimit të mekanizmave zbatues të ligjit, megjithatë në përgjithësi vihet re se ende mekanizmat e ngritura për zbatimin e ligjit nuk janë të shtrira në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Shtrirja e tyre në të gjithë territorin e vendit është e domosdoshme. Trainimet e ndërmarra për të rritur kapacitetet e profesionistëve që punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve kanë vazhduar, megjithatë është e vështirë të specifikosh numrin, frekuencën apo efektet e programeve trainuese të ndërmarra në nivelin lokal. Iniciativat e ndërmarra nga disa institucione qeveritare në drejtim të vendosjes së standardeve minimum kundër abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve tregojnë se ka patur vullnet për vendosjen e tyre, por ky fakt nuk është gjithshka, problemi qëndron në zbatimin e tyre, që ka vazhduar të jetë problematik edhe gjatë këtij viti. Nuk u identifikua asnjë fushatë ndërgjegjësuese apo informuese e ndërmarrë drejtpërdrejtë nga institucione qeveritare në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi. Në tërësi legjislacioni që prek edhe të drejtat e fëmijëve ka pësuar disa ndryshime në harkun kohor që mbulon studimi. CRCA dhe UNICEF promovuan përgatitjen e Projekt-ligjit “Për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi, Neglizhenca dhe Shfrytëzimi”, i cili më pas u diskutua në një serë debatesh publike me qeverinë dhe shoqërinë civile. Për herë të parë në Shqipëri parashikohet ndalimi i ndëshkimit trupor të fëmijës dhe i çdo forme tjetër të dhunës apo shfrytëzimit. Projekt-ligji pritet të kalohet në Kuvend së shpejti. Ndërkohë Ligji Kuadër për të Drejtat e Fëmijës, një nismë e udhëhequr nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe I mbështetur nga UNICEF, ende nuk është miratuar nga

Page 5: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

5

Kuvendi i Shqipërisë, ndonëse drafti i parë i projektligjit iu prezantua institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile që në muajin Mars 2009. Pavarësisht nga përmirësimet e identifikuara në legjislacion, ai duhet të plotësohet ende në drejtim të administrimit dhe referimit të të miturve nën moshën 14 vjeç. Vazhdon të mbetet problem përcaktimi i rregullave dhe disiplinës së investigimit, sikurse dhe vonesat në dhënien e drejtësisë për të miturit, veçanërisht për të miturit që dënohen për herë të parë. Gjithashtu ka boshllëk në legjislacion për ndihmën psiko-sociale të menjëhershme. Sistemi i referimit i Rekomanduar nga Deklarata për të koordinuar të gjitha shërbimet që ofrohen për fëmijët nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare ende nuk është realitet, ndërkohë që shënohet gjatë këtij viti ngritja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët (116), një nismë e UNICEF-Shqipëri dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri), një nga objektivat e së cilës është edhe referimi i çdo problemi të fëmijës pranë strukturave shtetërore, përfshirë ndihmën psiko-sociale për fëmijët.

2. TË DREJTAT E GRAVE

Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe në fuqizimin ekonomik të tyre, por elementë të tjerë që lidhen me të drejtat e grave e që trajtohen gjerësisht nga Ligji “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, duhet të vazhdojnë të mbeten në fokusin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë fushë, veçanërisht të institucioneve qeveritare.

Zgjedhjet elektorale të qershorit 2009 ishin një mundësi e re për lëvizjen e gruas në Shqipëri, në drejtim të arritjes së një prej objektivave të saj: rritjes së pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje. Vendosja e kuotës prej 30% në Kodin Elektoral ishte një progres i rëndësishëm që në këto zgjedhje rezultoi në një rritje nga 7.1 përqind në 16.4 përqind të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë. Por, progresi është i pamjaftueshëm në kushtet kur ekzistonin hapësirat për arritjen e objektivit prej 30%. Partitë politike nuk dëshmuan vullnet në përmbushjen e këtij objektivi. Në përgjithësi ato, dhe në veçanti dy partitë e mëdha shfrytëzuan klauzolën “dhe/ose” e Nenit 47 pika 5 të Kodit Elektoral në disfavor të grave. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punoi për të mos i lejuar partitë politike që të thyenin ligjin, sidoqoftë lejoi që ato të shtonin artificialisht në fund të listës emrin e një kandidateje grua thjesht për të përmbushur detyrimin ligjor. Megjithëse media gjatë fushatës u dha hapësirë më të madhe dy partive të mëdha e për rrjedhojë dhe kandidateve gra të tyre, aktorë të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare të intervistuar për qëllime të këtij raporti vlerësojnë se media në përgjithësi u krijoi hapësirë kandidateve gra. OJF-të lobuan fuqishëm për miratimin e ligjit të Barazisë Gjinore, por edhe të reflektimit të tij në Kodin Elektoral. Gjatë periudhës ato u orientuan jo vetëm në drejtim të mbështetjes së kandidateve gra, por edhe shfrytëzuan periudhën para dhe gjatë fushatës elektorale për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi domosdoshmërinë e rritjes së numrit të grave të përfaqësuara në vendimmarrje të rëndësishme. Iniciativa të OJF kanë konsistuar gjithashtu dhe në rritjen e numrit të grave votuese, pra të rritjes së pjesëmarrjes në votim. Raporti gjithashtu vëren evolucion në fusha të tjera të barazisë gjinore, të tilla si miratimi i një numri aktesh nënligjore të Ligjit Nr.9970, “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, akte të përgatitura me mbështetjen e PNUD dhe OSBE; Plotësimi i kuadrit nënligjor lidhur me dhunën në familje. Në drejtim të zbatimit të kuadrit ligjor në fushën e barazisë gjinore me gjithë përpjekjet e shënuara vërehet se zbatimi i ligjit për barazinë gjinore po ecën më ngadalë, pasi ka paqartësi nga instyitucionet e zbatimit të ligjit për detyrimet që kanë në kuadër të këtij ligji. Sipas vëzhgimeve paraprake nëpunësi gjinor i caktuar në ministritë e linjës nuk kryen vetëm këtë funksion specifik, por edhe detyra të tjera funksionale. Ngritja e rrjetit të nëpunësve gjinorë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat është në fillimet e tij. Institucionet shtetërore vazhdojnë të kenë buxhete të kufizuara të alokuara për trainime dhe ndërgjegjësim mbi barazinë gjinore. Në aspektin e fuqizimit ekonomik të grave pati vështirësi në identifikimin e iniciativave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për periudhën e vëzhguar në kuadër të raportit. Strategjitë ekzistuese me objekt fuqizimin ekonomik, siç janë “Strategjia e punësimit dhe formimit profesional 2007-

Page 6: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

6

2013” dhe “Strategjia e biznesit dhe investimeve 2007-2013” nuk ishte e mundur të monitoroheshin. Kjo ndodh pasi ka mungesë të mekanizmave monitorues të zbatimit të strategjive dhe mbase mungesë transparence nga institucioni përgjegjës për zbatimin e tyre. Në të njëjtën kohë mund të thuhet se ka mungesë të iniciativave gjatë këtij viti në këtë drejtim. Gjatë përgatitjes së këtij raporti nuk u identifikua ndonjë iniciativë specifike e ndërmarrë gjatë këtij viti në drejtim të krijimit të mekanizmave specifik për të garantuar zbatimin e legjislacionit për punësimin e grave me aftësi të kufizuara.

3. TË DREJTAT E MINORITETEVE SEKSUALE

Respektimi i të drejtave të minoriteteve seksuale ka vijuar të jetë objekt i përpjekjeve dhe iniciativave konkrete të shoqërisë civile, një serë Ambasadash të akredituara në Shqipëri dhe organizmave ndërkombëtare. Sidoqoftë roli i institucioneve shtetërore në këtë drejtim ka vijuar të jetë shumë i kufizuar në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të respektimit të të drejtave të

personave LGBT në Shqipëri.

Miratimi i shpejtë nga Kuvendi i Shqipërisë i Ligjit pwr Mbrojtjen nga Diskriminimi do t'i hapte rrugën angazhimit të institucioneve përgjegjëse shtetërore për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT1 në Shqipëri, prandaj miratimi i tij i shpejtë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Gjatë periudhës së përgatitjes së këtij raporti nuk u identifikua ndonjë studim apo kërkim i mirëfilltë, i ndërmarrë nga institucione qeveritare ose organizata joqeveritare mbi perceptimin e minoriteteve seksuale nga ana e opinionit publik. Ndërkohë shënohen përpjekje për të identifikuar në vijimësi situatën e të drejtave të LGBT në Shqipëri dhe për të raportuar dhunimet e të drejtave të tyre. Në asnjë rast nuk ka patur fushata të iniciuara nga institucionet qeveritare shqiptare. Fushatat ndërgjegjësuese dhe informuese më të mëdha janë ndërmarrë në data të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e LGBT-ve, siç është rasti i Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, më 17 maj, ku shoqëria civile në Shqipëri për herë të parë u bë pjesë e saj. Po në kuadër të fushatës, një letër e hapur e nënshkruar nga 24 OJF iu dërguar përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, për t’u kërkuar marrjen e masave për eliminimin e homofobisë në Shqipëri. Mbulimi mediatik i një sërë ngjarjesh të realizuara gjatë dhe në vijim të asaj dite rritën impaktin e fushatës tek publiku i gjerë. Iniciativat lobuese, të periudhës ku fokusohet raporti, janë përqendruar në sigurimin e mbështetjes së nevojshme për miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të projekt-Ligjit pwr Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku ndër të tjera përfshihet edhe mbrojtja nga diskriminimi i minoriteteve seksuale. Iniciativat lobuese nuk kanë shënuar asnjë efekt mbi programet elektorale të partive politike në Shqipëri, pasi asnjëra prej tyre gjatë fushatës elektorale nuk adresoi në asnjë rast respektimin e të drejtave të minoriteteve seksuale gjatë mandatit qeverisës. Ngritja e një zyre për pranë Ministrisë së Punës në ndihmë të minoriteteve seksuale ka qenë e pamundur në kushtet e mungesës së një ligji që të detyronte institucionin respektiv për ta ngritur dhe bërë funksionale një zyrë të tillë. Nuk janë shënuar përpjekje të veçanta për krijimin e një rrjeti të vetë organizatave të minoriteteve seksuale. Ato punojnë përgjithësisht në mënyrë individuale dhe midis tyre nuk duket se ka ndonjë frymë bashkëpunimi. Një tavolinë pune në mbështetje të të drejtave të LGBT-ve u ngrit gjatë vitit të kaluar. Pjesëmarrës të saj janë OJF-të e të drejtave të njeriut dhe agjencitë ndërkombëtare në Shqipëri. Tryeza ka për qëllim koordinimin e nismave dhe veprimtarive në mbështetje të të drejtave të LGBT-ve në Shqipëri dhe koordinohet nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës. Nuk u identifikuan trainime specifike të kryera gjatë këtij viti me pjesëmarrjen e gazetarëve, apo punonjësve të policisë, apo institucioneve qeveritare dhe joqeveritare dhe që fokusohen drejtpërdrejt tek respektimi i minoriteteve seksuale.

1 Termi LGBT i referohet minoriteteve seksuale si: lesbike, homoseksualë, biseksualë/e dhe trans-gjinorwve (ose gjini-

ndryshuarve).

Page 7: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

7

II. HYRJE Ky raport u përgatit nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri) me qëllim monitorimin e përmbushjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të bëra në Deklaratën e Debatit të Parë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, të miratuar nga pjesëmarrësit e Debatit, përfaqësues të Qeverisë shqiptare, organizatave të shoqërisë civile, medias, Universiteteve, organizatave të OKB-së, si dhe ambasadave dhe misioneve të huaja. Përgatitja e raportit u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri. Debati u zhvillua për herë të parë në 12 Dhjetor të vitit 2008 dhe u përqendrua në tre drejtime kryesore: të drejtat e grave, të fëmijëve dhe të minoriteteve seksuale në vend. Debati u zhvillua në kuadër të 60-vjetorit të aprovimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai kishte si qëllim rritjen dhe forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe në mënyrë specifike të të drejtave të fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale. Raporti u përgatit nga znj. Etleva Bisha, Master në Studime Europiane dhe eksperte e jashtme pranë CRCA/DCI Shqipëri. Znj. Bisha ka njohuri të thelluara në fushat e menaxhimit dhe drejtimit të partive politike, marrëdhënieve me publikun, politikave të sigurisë etj. Ajo bashkëpunon prej vitesh me CRCA/DCI Shqipëri dhe OJF të tjera si trainere mbi fuqizimin e rolit të gruas në partitë politike dhe rritjen e pjesëmarrjes së saj në vendim-marrje. Është bashkë-autore në disa Manuale të përgatitura nga CRCA/DCI Shqipëri. Po ashtu ajo është autore e një sërë studimesh mbi pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në politikë.

III. METODOLOGJIA

Ky raport është një kërkim cilësor mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në mënyrë specifike të respektimit të drejtave të grave, fëmijëve dhe minoriteteve seksuale në vend. Objektivi i Raportit është vëzhgimi i zbatimit të rekomandimeve të Debatit të 1-rë Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, të organizuar nga CRCA/DCI Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Tiranë. Kërkuesja zgjodhi si metodë kërkimin cilësor, ku mbledhja e të dhënave u orientua drejt pyetjeve të ngritura mbi raportin dhe shfrytëzimit të raporteve e studimeve ekzistuese të institucioneve dhe organizatave që monitorojnë situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, si: Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë (2009); Raporti Përfundimtar i OSBE/ODHIR mbi zgjedhjet në Shqipëri; Raporti për Zbatimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët (Qershor 2008-Maj 2009), publikuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta; Strategjia e punësimit dhe formimit profesional 2007-2013; Strategjia e biznesit dhe investimeve 2007-2013 etj. Pyetjet e raportit e kanë bazën tek Rekomandimet e Deklaratës së Debatit të 1-rë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Si të tilla ato janë fokusuar në aspektet e të drejtave të grave, fëmijëve dhe minoriteteve seksuale që trajtohen nga rekomandimet. Në raste të veçanta, kur është vlerësuar nga hartuesi i raportit se elementë specifikë të këtyre të drejtave, të patrajtuara specifikisht në rekomandimet e lartpërmendura, do të ndihmonin për të gjeneruar iniciativa në të ardhmen, gjetjet janë bërë pjesë e tij. Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të raportit u përdorën intervistat gjysmë të strukturuara me përfaqësues të institucioneve publike, OJF-ve, shoqërisë civile dhe organizmave ndërkombëtare, duke marrë për bazë informacionin dhe të dhënat e tyre në fushat që mbulon raporti. Kufizimet e Raportit Kufizimet e raportit lidhen me vetë natyrën e tij. Ai bazohet tek njohuritë dhe informacioni në fushat specifike të personave të intervistuar për qëllime të përgatitjes së raportit, si dhe të dokumenteve që ishte e mundur të siguroheshin gjatë kohës së venë në dispozicion. Një tjetër kufizim i raportit lidhet me faktin që fusha e të drejtave të grave, fëmijëve dhe minoriteteve seksuale është jashtëzakonisht e gjerë. Studimi nuk ndalet në analizën e secilit prej aspekteve të këtyre të drejtave, por vetëm në ato që orientojnë rekomandimet e Deklaratës së Debatit të parë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri.

Page 8: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

8

IV. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE TE DEBATIT PJESA I. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE MBI TË DREJTAT E FËMIJËVE

Në tërësinë e tyre Rekomandimet e Deklaratës së Debatit të Parë synonin të përmirësonin situatën e respektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri përmes përmirësimeve në legjislacion, ngritjes dhe zbatimit të mekanizmave zbatues të ligjit, rritjes së kapaciteteve të profesionistëve që punojnë në këtë fushë, ndërgjegjësimit dhe informimit më të mirë në lidhje me mbrojtjen e këtyre të drejtave. Raporti vëren progres në disa drejtime të rekomandimeve të bëra, por shumë më tepër vullnet nevojitet për ti shkuar deri në fund përmbushjes së detyrimeve kundrejt respektimit të të drejtave të fëmijëve.

A. MONITORIM I REKOMANDIMEVE MBI TË DREJTAT E FËMIJËVE

1. Trainime të profesionistëve që punojnë me fëmijët në lidhje me të drejtat e fëmijëve “Raporti për Zbatimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët” për periudhën Qershor 2008-Maj 2009 publikuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta raporton se për periudhën në fjalë trainimet janë fokusuar në çështje thelbësore, si “decentralizimi dhe kompetencat e strukturave të pushtetit vendor në ofrimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, deinstitucionalizimi dhe përmirësimi i punës sociale në institucionet e përkujdesit shoqëror, implementimi i standardeve të shërbimeve sociale, aplikimi i metodologjisë së re të inspektimit të shërbimeve sociale,etj.” Megjithatë raporti nuk specifikon numrin, frekuencën apo efektet e programeve trainuese të ndërmarra në nivelin lokal. Nuk kanë munguar trainimet e profesionistëve që punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët të mbështetura nga organizatat ndërkombëtare, siç është rasti i Shkollës së Magjistraturës, e cila realizon trainime të vazhdueshme për gjyqtarët dhe prokurorët dhe që gjatë vitit në studim pjesë trainimesh në lidhje me shërbimin e provës dhe aplikimin e masave alternative janë mbështetur nga UNICEF dhe OSBE. PNUD dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Dhjetor të vitit të kaluar përfunduan trainime me drejtuesit e Policisë. Ndërkohë që vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ndërmarrë cikël trainimesh kundër dhunës në familje në lidhje me zbatimin e legjislacionit me target strukturat e hetimit dhe parandalimit të krimit në nivel lokal. Trainimet janë financuar nga buxheti i shtetit, por edhe në bashkëpunim me OJF. Një numër trainimesh raportohen nga organizatat joqeveritare, siç është rasti i CRCA që ka organizuar trainime në lidhje me abuzimin e fëmijëve dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe po trainon aktualisht stafin e ri të Institutit të të Miturve në Kavajë në lidhje me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe fëmijët në konflikt me ligjin.

Page 9: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

9

2. Vendosja e standardeve minimun në institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me abuzimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve

Iniciativat e ndërmarra nga disa institucione qeveritare në këtë drejtim tregojnë se ka patur vullnet për vendosjen e standardeve minimum për çështje që kanë të bëjnë me abuzimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve. “Mbi Proçedurat standarde që duhet të zbatojë punonjësi i policisë së shtetit në marrjen e masave për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e kujdesin për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare”, ku përfshihen edhe gratë dhe fëmijët dhe disa Urdhëra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për përmirësimin e kushteve të trajtimit të të ndaluarve, shënojnë përpjekjet e këtij institucioni për vendosjen e standardeve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Janë tre Manuale të përgatitura nga OSBE dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për strukturën e policisë, ku njëri prej tyre është “Policia dhe të drejtat e të miturve”. Rregullorja “Për organizimin e funksionimin e Shërbimit të Provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 302, datë 25.3.2009, përcakton standarde dhe procedura të veçanta për çështjet që i përkasin të dënuarit të mitur, i cili i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Shërbimi i provës. Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në mars 2009, përcakton masa dhe rregulla të veçanta për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të të dënuarve të mitur, të cilët vuajnë kryerjen e dënimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Për mbrojtjen dhe ndihmën ndaj personave të trafikuar apo rrezik trafikimi, është hartuar Draft-Udhëzimi për vënien në zbatim të Mekanizmit Transnacional të Referimit (MTR) për viktimat e Trafikimit si dhe Procedurat Operative Standarde (POS) për përkujdesin gjatë ndërhyrjes në rast emergjence dhe ndihmë për rehabilitimin e riintegrimin e tyre2. Në nivelin lokal aktualisht është në proces hartimi dhe diskutimi Protokolli i punës për mbrojtjen e fëmijëve në njësitë bashkiake3. Megjithatë vetë Raporti vlerëson se ky dokument duhet të reflektohet në legjislacion me qëllim që të sigurojë mekanizmin që do të koordinojë dhe monitorojë zbatimin e politikave për respektimin e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë vendosja e standardeve nuk është gjithshka. Kështu psh. në këndvështrimin e drejtësisë për të mitur standardet minimum ekzistojnë, por problemi qëndron në zbatimin e tyre, që ka vazhduar të jetë problematik edhe gjatë këtij viti. Edhe Raporti i Progresit të BE-së për Shqipërinë (2009) vë re se “Shqipëria ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për të garantuar promovimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Megjithatë legjislacioni ekzistues shpesh nuk zbatohet veçanërisht në fushën e parandalimit të torturës dhe keqtrajtimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së fëmijës dhe diskriminimit4.”

2 “Raporti për Zbatimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët” për periudhën Qershor 2008-Maj 2009, publikuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta 3 Idem.

4 Albania 2009 Progress Report, http//.ec.europa.eu /enlargement/pdf/key_documents/2009/al_rapport_2009_en.pdf

Page 10: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

10

3. Fushata qeveritare ndërgjegjësuese dhe informuese të ndërmarra për mbrojtjen e

fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi Nuk u identifikua asnjë fushatë ndërgjegjësuese apo informuese e ndërmarrë drejtpërdrejtë nga institucione qeveritare në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi. Shënohet Fushata e ndërmarrë nga Zyra e Avokatit të Popullit për raportimin e abuzimit në burgje përmes ngritjes së Help Line në çdo peritenciar shqiptar.

4. Forcimi i mekanizmave zbatues të ligjit në institucionet e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijës dhe të administrimit të drejtësisë për të mitur

Ndryshime kanë ndodhur në drejtim të ngritjes së mekanizmave institucional për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivelin lokal. Njësitë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve janë ngritur në 4 qarqe (Elbasan, Vlorë, Kukës, Korçë) dhe në 11 bashki (Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Kuçovë, Durrës, Sarandë, Peshkopi, Shkodër). Strukturat e reja miratohen nga Këshilli i Qarkut/Bashkiak dhe mbështeten e kualifikohen nga OJF-të që zbatojnë projektet përkatëse, duke u mbështetur në një Memorandum Bashkëpunimi, të nënshkruar nga Kryetari i Qarkut/Bashkisë dhe OJF-së. Këto struktura janë mbështetur kryesisht nga UNICEF, USAID dhe një grup OJF-sh (fondacioni Terre des hommes, Save the Children, Ëorld Vision, Partnerë për Fëmijët, Shoqata për Viktimat e Minave.) Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët (116) një nismë e UNICEF-Shqipëri dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri), ka si qëllim të ofrojë këshillim psiko-social për fëmijët nëpërmjet telefonit, referimin e çdo problemi të fëmijës pranë strukturave shtetërore përgjegjëse, Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki dhe OJF-ve; të dëgjojë ankesat e çdo fëmije, i cili nuk ka mundësi që t’i shprehë ato në një formë tjetër. Ajo financohet gjatë vitit 2008-2010 nga zyra e UNICEF në Shqipëri. Observatori për të Drejtat e Fëmijës, një iniciativë e UNICEF dhe Aleancës për Fëmijët, synon të ngrejë mekanizmin për mbledhjen e informacionit dhe studimin e situatës së realizimit të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal. Observatorët janë ngritur në katër rrethe Shkodër, Dibër, Korçë, Elbasan. Në këndvështrimin e eliminimit të punës së fëmijëve po zbatohet aktualisht faza e dytë e projektit “Sistemi i Monitorimit të Punës së Fëmijëve në Shqipëri”, që mbështetet nga ILO/IPEC. Projekti po implementohet në Tiranë, Korçë, Berat, Elbasan dhe Shkodër duke ndërmarrë veprime dhe aktiviteteve konkrete për tërheqjen nga puna, riintegrimin e fëmijëve dhe parandalimin e fenomenit. Në muajt e parë të vitit ka përfunduar ngritja e strukturave të veçanta policore në nivel qendror dhe vendor për mbrojtjen e të miturve nga dhuna në familje. Ndërkohë ngritja e Strehës së parë Kombëtare për viktimat e dhunës në familje, ende në proces, në kuadrin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë ONE UN, është një tjetër hap i rëndësishëm i shënuar. Me gjithë progresin e shënuar në disa drejtime në lidhje me forcimin e mekanizmave zbatues të ligjit që ka të bëj me të drejtat e fëmijëve, ende mekanizmat nuk janë të shtrira në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Të gjitha iniciativat e lartpërmendura që prekin nivelin lokal, me

Page 11: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

11

përjashtim të Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë, prekin një numër të kufizuar njësish vendore në vend. Shtrirja e mekanizmave në të gjithë territorin e vendit është e domosdoshme. Raporti i Progresit të BE-së për Shqipërinë për vitin 2009 vëren se pavarësisht mekanizmave të ngritur lokal “ regjistrimi i fëmijëve nuk zbatohet plotësisht, veçanërisht në zonat e varfra dhe tek komuniteti rom. Braktisja e shkollës, fëmijët e rrugës dhe puna e fëmijëve vazhdojnë të mbeten shqetësim i madh”. Legjislacioni në përgjithësi nuk është i shoqëruar me faturën financiare përkatëse gjë që është e dukshme në faktin që iniciativat e lartpërmendura janë mbështetur nga donatorë ndërkombëtarë. Dhuna ndaj fëmijëve kërkon vëmendje më të veçantë, pasi mungon një qendër e specializuar për të rehabilituar fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës. Numri i OJF-ve që ofrojnë shërbime për këto raste është i kufizuar.

5. Shërbime profesionale sociale në shkolla, burgje, qendra shëndetësore, rajone policie

të ofruara nga punonjës socialë ose psikologë të liçencuar Në Drejtoritë e Policisë në të gjithë vendin tashmë psikologu është funksion civil, profesionist dhe ai asiston në intervistimin e fëmijës. Kur është e nevojshme lejohet edhe psikolog i liçencuar. Në shkolla gjithashtu ka një vendim për të pasur psikolog në çdo shkollë. Drejtoria e Burgjeve përmes sektorit të shërbimeve sociale që merret me të miturit ka përmirësuar shërbimin për të miturit në paraburgim përmes bashkëpunimit me shërbimet sociale. UNICEF ka një program specifik për riintegrimin në burgje. Para dy javësh është hapur qendra e parë në Kavajë për vuajtje dënimi, por edhe riintegrim përmes edukimit me një kapacitet për 40 fëmijë dhe staf prej 60 punonjësish, shifër kjo shumë e afërt me raportin 1:2 që i përgjigjet vendeve të BE-së. Institucioni u ngrit me fonde të Komisionit Europian, UNICEF dhe të qeverisë shqiptare.

Ndërkohë vetë Ministria e Punës raporton për sisteme të pamjaftueshme shërbimesh për mbrojtjen e fëmijëve në risk dhe të trafikuar, për shërbime të pamjaftueshme në nivelin lokal për mbrojtjen e fëmijëve objekt i dhunës në familje (ndihma psiko-sociale), si dhe mungesën e

shërbimeve alternative për fëmijët jetimë5

. 6. Hartimi i ligjeve specifike për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha

aspektet Në tërësi legjislacioni që prek edhe të drejtat e fëmijëve ka pësuar disa ndryshime në harkun kohor që mbulon studimi. Në shkurt Shqipëria ratifikoi Konventën e Këshillit të Europës kundër Abuzimit Seksual të Fëmijëve. Ende nuk është përgatitur legjislacioni specifik në zbatim të Konventës. Në lidhje me drejtësinë për të mitur shënohen disa ndryshime të rëndësishme: Paketa e amendimeve për zgjerimin e alternativave të dënimit me burg, që solli një zgjerim të alternativave, forma të reja në elementët e masës së sigurisë dhe për rrjedhojë dhe rrethana

5 “Raporti për Zbatimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët” për periudhën Qershor 2008-Maj 2009,

publikuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Page 12: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

12

më lehtësuese për të miturit, ndryshimet në Kodin Penal mbi ekzekutimin e vendimeve penale dhe legjislacioni i shërbimit të provës, si dhe u miratua në dhjetor të 2008 Ligji për Mbrojtjen Ligjore Falas, i cili rregullon detyrimin kushtetues duke krijuar edhe mekanizmat zbatues (Komitetin Shtetëror), dhe fokuson kategoritë përfituese. Në lidhje me hartimin e Ligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijës, në maj 2008 Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ndërmori iniciativën për hartimin e këtij ligji e mbështetur dhe nga UNICEF. Pas hartimit të draftit dhe disa tryezave të realizuara për të mbledhur mendime mbi projekt-ligjin drafti i parë i projektligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijës iu prezantua në mars institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Ligji ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. CRCA dhe UNICEF promovuan përgatitjen e Projekt-ligjit “Për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi, Neglizhenca dhe Shfrytëzimi”, i cili më pas u diskutua në një serë debatesh publike me qeverinë dhe shoqërinë civile. Për herë të parë në Shqipëri parashikohet ndalimi i ndëshkimit trupor të fëmijës dhe i çdo forme tjetër të dhunës apo shfrytëzimit. Projekt-ligji pritet të kalojë së shpejti në Kuvend. Kodi i Sjelljes për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Shfrytëzimi i përgatitur nga CRCA / DCI Shqipëri me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, është njsë dokument i vlefshëm për çdo zyrtar publik, anëtar stafi, vullnetar dhe praktikant në institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare, të cilat punojnë me dhe për fëmijët në Shqipëri. Pavarësisht nga përmirësimet e identifikuara në legjislacion, ai duhet të plotësohet ende në drejtim të administrimit dhe referimit të të miturve nën moshën 14 vjeç. Kodi penal parashikon vetëm masa edukimi, që në fakt është arritje, por këto masa janë të pazbatueshme, pasi mungon mekanizimi i referimit, institucionet pritëse dhe institucionet e të miturve me deviacione të thella. Kodi Penal gjithashtu nuk parashikon as masa mjekësore. Vazhdojnë të mbeten problem përcaktimi i rregullave dhe disiplinës së investigimit, sikurse dhe vonesat në dhënien e drejtësisë për të miturit, veçanërisht për të miturit që dënohen për herë të parë. Ka raste kur të miturit presin 5-7 muaj për të dalë në gjyq. Gjithashtu ka boshllëk në legjislacion për ndihmën psiko-sociale të menjëhershme. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Punës disa propozime për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve për ngritjen e mekanizmave për ndihmën psiko-sociale të menjëhershme, por ende nuk ka progres në këtë drejtim.

7. Ngritja e sistemit të referimit dhe menaxhimit të rasteve për të koordinuar të gjitha

shërbimet që ofrohen për fëmijët nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare. Një nga funksionet e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët (116), një nismë e UNICEF-Shqipëri dhe CRCA / DCI Shqipëri, është edhe referimi i çdo problemi të fëmijës pranë strukturave shtetërore. CRCA raporton bashkëpunimin me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve të ngritura në nivelin lokal. Ngritja e kësaj Linje mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së sistemit të referimit për të koordinuar të gjitha shërbimet që ofrohen për fëmijët nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare, por një sistem i tillë kërkon një angazhim horizontal dhe vertikal të të gjitha institucioneve qeveritare, në radhë të parë.

Page 13: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

13

B. KONKLUZIONE

Trainimet e profesionistëve duhet të vazhdojnë duke rritur njëkohësisht edhe burimet financiare që vetë shteti parashikon në buxhetin e tij për këtë qëllim.

Duhet të vazhdoj plotësimi i standardeve minimum atje ku ato ende mungojnë, por edhe

duhet të ushtrohet presion më i madh për zbatimin e tyre.

Duhet të përfundojë sa më shpejt ngritja e mekanizmave institucional për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivelin lokal, e shoqëruar edhe me trainimin e stafeve respektive në këtë nivel.

Miratimi i ligjit specifik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duhet të jetë prioritet jo

vetëm për shoqërinë civile, por edhe për vetë institucionet qeveritare që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë.

Gjatë këtij viti ka patur modele praktike në drejtim të ngritjes së sistemit të referimit

për të koordinuar shërbimet që ofrohen për fëmijët nga të gjithë aktorët e angazhuar në këtë drejtim. Ngritja e një sistemi të tillë i zbatuar në të gjitha nivelet, qendror deri në atë vendor është e domosdoshme dhe prioritare.

C. REKOMANDIME Përtej rekomandimeve të bëra në Deklaratën e Parë që në këtë raport u vlerësuan me pak ose aspak progres rekomandime të tjera që burojnë nga ky raport janë:

Shtrirja e Njësive të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe rritja e numrit të institucioneve në këtë nivel që ofrojnë shërbime për fëmijët në nevojë.

Kujdes duhet treguar në mënyrën e trajtimit të fëmijëve nën moshën 14 vjeç, sepse nuk

kanë përgjegjësinë penale. Mungojnë qendrat e trajtimit dhe edukimit të tyre. Kërkohet ndërhyrje legjislative për të miturit.

Në aspektin e shërbimeve sociale për të miturit, trajtimi i tyre kërkon psikolog. Kodi

Penal flet për punonjës social dhe jo për psikolog.

Miratimi i ligjit kuadër për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të shoqërohet domosdoshmërisht me faturën financiare, për të garantuar zbatimin e tij, sikurse çdo ligj tjetër që ka të bëj edhe me të drejtat e fëmijëve.

Page 14: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

14

PJESA II. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE MBI TË DREJTAT E GRAVE

Studimi për këtë pjesë rekomandimesh të dala nga Debati i Parë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri u fokusua veçanërisht në dy elementë kryesorë: pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe fuqizimin ekonomik të grave. Për shkak të fokusit edhe tek roli i shtetit në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, raporti ndalet edhe në disa aspekte të tjera të barazisë gjinore që kanë të bëjnë me iniciativa për përmirësim, plotësim legjislacioni mbi barazinë gjinore apo mekanizma të ngritur të nevojshëm për të zbatuar legjislacionin ekzistues mbi barazinë gjinore, të patrajtuara si rekomandime në Debatin e Parë. Zbatimi i ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, duhet të vazhdoj të mbetet në fokusin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë fushë, veçanërisht të institucioneve qeveritare.

A. PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMARRJE 1. Institucionet Shtetërore

1. 1. Iniciativa apo përmirësim të kuadrit ligjor për barazinë gjinore.

Rritja e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje të rëndësishme politike: Ndryshimi më i rëndësishëm ndodhi në fundvitin e kaluar me miratimin e Kodit Elektoral që vendosi kuotën prej 30% të përfaqësimit të grave në listën kombëtare të partive politike në zgjedhjet e përgjithshme, në komisionet që monitorojnë procesin zgjedhor dhe në listat partiake në zgjedhjet lokale. Raportohet gjithashtu edhe përgatitja dhe miratimi i një numri aktesh nënligjore të Ligjit Nr.9970, “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, akte të përgatitura në mbështetjen e PNUD dhe OSBE. Plotësimi i kuadrit nënligjor lidhur me dhunën në familje: Ka përfunduar përgatitja e akteve nënligjore kundër dhunës në familje, ndërkohë që ende duhet të shihet legjislacioni në lidhje ndihmën ligjore falas të grave, pasi nuk specifikohet ky lloj shërbimi për gratë.

1.2. Zbatimi i kuadrit ligjor në fushën e barazisë gjinore

Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore i ngritur në Janar të këtij viti, si një organ këshillimor për politikat gjinore me përbërje 9 zëvendësministra dhe tre anëtarë përfaqësues të shoqërisë civile; Caktimi i nëpunësit gjinor në nivel qendror dhe vendor; Ngritja e Grupit të Punës Ndër-institucional (GPNI), për sigurimin e statistikave gjinore dhe përcaktimin e indikatorëve, i asistuar fuqishëm nga UNIFEM; përpjekjet për të ngritur rrjetin e administratorëve shoqërorë në bashkitë dhe komunat e vendit për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje; puna për ngritjen e Strehës së parë Kombëtare për viktimat e dhunës në familje, në kuadrin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë NJË OKB- janë disa nga treguesit e zbatimit të kuadrit ligjor të barazisë gjinore në periudhën në studim. Megjithatë zbatimi i ligjit për barazinë gjinore vlerësohet se po ecën më ngadalë, pasi Ministritë ende nuk kuptojnë si duhet detyrimet që kanë. Nëpunësi gjinor i caktuar në ministritë e linjës

Page 15: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

15

nuk kryen vetëm këtë funksion specifik, por kryen dhe detyra të tjera funksionale. Ngritja e rrjetit të nëpunësve gjinorë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat ende nuk ka përfunduar. Një numër iniciativash trainuese në fushën e barazisë gjinore, të domosdoshme për të rritur kapacitetet zbatuese të ligjit të strukturave kombëtare apo lokale, mbështeten nga organizatat ndërkombëtare (siç është rasti i projektit Austriak “Barazi në Qeverisje”), apo realizohen përmes bashkëpunimit me organizatat joqeveritare. E njëjta tendencë është edhe për mbështetjen financiare të fushatave ndërgjegjësuese, gjë që dëshmon buxhetet e kufizuara shtetërore të alokuara në trainime dhe ndërgjegjësim mbi barazinë gjinore. 2. Partitë Politike Klauzola “dhe/ose” e Nenit 47 pika 5 e Kodit Elektoral “Për çdo zonë zgjedhore të paktën tridhjetë përqind e listës shumëemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumëemërore të jenë kandidate gra” u shfrytëzua nga partitë politike në disfavor të kandidateve gra. Veçanërisht dy partitë e mëdha që kishin edhe potencialin më të madh për të patur minimalisht 3 deputet fitues në çdo qark, shmangën nga tre pozicionet e para të listës kandidatet gra në disa qarqe te vendit.

Komisioni qendror i zgjedhjeve punoi mirë për të mos i lejuar partitë politike që të thyenin ligjin, megjithatë në qarqet që partitë e mëdha nuk plotësuan detyrimin e përfaqësimit në kuotën 30% të grave në listën partiake, KQZ lejoi që në vend të plotësimit brenda numrit të përgjithshëm të kandidatëve në nivel qarku, partitë të shtonin artificialisht në fund të listës emrin e një kandidateje grua thjesht për të përmbushur detyrimin ligjor.

Numri i deputeteve të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009 është 23. Ky numër shënon progres në krahasim me nivelin e mëparshëm të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë (një rritje nga 7.1 përqind në 16.4 përqind). Megjithatë nëse veçanërisht dy partitë e mëdha nuk do të kishin abuzuar me formulimin “dhe/ose” të nenit 47 të Kodit Zgjedhor dhe të kishin patur shumë më tepër vullnet politik, numri i grave në Kuvend do të kish qenë më i lartë. Përmbushja e detyrimit ligjor për kuotën e përfshirjes së grave kandidate në listat partiake nuk ishte i vetmi problem i ndeshur në lidhje me respektimin e Kodit Elektoral mbi kuotën gjinore. Edhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati probleme me përmbushjen e detyrimit ligjor të përfaqësimit të grave në KZAZ në kuotën 30%. Raporti përfundimtar i ODHIR mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009 specifikon se “Edhe pse gjatë një faze të vonuar të procesit, përmbushja e plotë e kuotave të gjinisë për KZAZ-të u arrit vetëm më 18 qershor6”. 3. Media Gjatë fazës së mbledhjes së informacionit për përgatitjen e këtij raporti nuk u identifikuan studime të kryera të publikuara mbi sjelljen e medias gjatë fushatës elektorale në përgjithësi apo hapësirës që ajo i dha mbështetjes së grave kandidate në fushatë në veçanti. Raporti i OSBE/ODHIR vlerëson se gjatë periudhës së monitorimit “Gazetat e monitoruara treguan një preferencë të konsiderueshme gjatë periudhës përpara fushatës në lidhje me pasqyrimin e PD-

6 Idem

Page 16: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

16

së dhe PS-së7”. Dy partitë e mëdha, ato kanë pasur edhe potencialin për të promovuar më shumë gra kandidate të listave të tyre partiake. Megjithatë nga intervistat me aktorë të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e barazisë gjinore e që kanë ndërmarrë projekte konkrete në këtë drejtim gjatë fushatës vlerësohet se media në përgjithësi i ka krijuar hapësirë kandidateve gra. Përtej fushatës elektorale, ajo që shoqëron vazhdimisht si fenomen median shqiptare në lidhje me pasqyrimin që i bën në tërësi politikave gjinore është fakti që ato vazhdojnë të fokusojnë më shumë politikën se sa çështje të tjera të barazisë gjinore. Mungesa e njohurive të gazetarëve në këtë fushë ndodh të sjellë dhe pasoja negative, siç ishte rasti i publikimit në një të përditshme të fotos së Strehës së Linzës. 4. Organizatat Jo-Fitimprurëse Kontributi më i madh që OJF kanë dhënë në lidhje me rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje është lobimi i tyre i fuqishëm jo vetëm për miratimin e ligjit të Barazisë Gjinore, por edhe të reflektimit të tij në Kodin Elektoral. Gjatë periudhës para dhe atë zgjedhore, në mënyrë të veçantë organizatat joqeveritare realizuan një numër projektesh për të mbështetur e promovuar kandidatet gra. Në fakt sistemi proporcional rajonal e bënte të vështirë angazhimin e drejtpërdrejtë të organizatave joqeveritare për të promovuar kandidate gra. Megjithatë OJF-të u orientuan jo vetëm në drejtim të mbështetjes së kandidateve gra, por edhe sensibilizuan shoqërinë shqiptare mbi domosdoshmërinë e rritjes së numrit të grave të përfaqësuara në vendimmarrje të rëndësishme. Iniciativa të OJF kanë konsistuar gjithashtu dhe në rritjen e numrit të grave votuese, pra të rritjes së pjesëmarrjes në votim. B. PJESËMARRJA E GRAVE NË TREGUN E PUNËS DHE FUQIZIMI EKONOMIK I TYRE 1.Trainimi dhe aftësimi profesional Trainimet e ndërmarra nga strukturat shtetërore i përkasin dy grupeve:(i) Trainime të strukturave vartëse në nivelin lokal me synim ngritje kapacitetesh, siç është rasti i Shërbimi Social Shtetëror që në bashkëpunim me DPSHB dhe i mbështetur financiarisht nga UNFPA ka zbatuar projektin : “Ngritja e kapaciteteve profesionale të strukturave të pushtetit vendor (Bashki/Qark) dhe Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për implementimin e standardeve dhe legjislacionit në fushën e përkujdesit shoqëror”; (ii) Trainime në nivelin lokal të grave dhe vajzave për formimin e tyre profesional.

Trainimet ofrohen sistematikisht nga Qendra e Formimit Profesional e Ministrisë së Punës, të planifikuara mbi bazën e nevojave të raportuara për trainim që vijnë nga Zyrat e Punës ku regjistrohen edhe gra e vajza të papuna.

7 ZGJEDHJET PARLAMENTARE 28 qershor 2009, Misioni i OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Raporti

Përfundimtar, http://ëëë.osce.org/documents/html/pdftohtml/39545_sq.pdf.html

Page 17: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

17

Megjithatë është e vështirë të vlerësosh se sa përmbushen nevojat aktuale për trainim në kushtet kur mungon një plan i publikuar trainimesh të planifikuara afatshkurtër apo afatgjatë. Po kështu është e vështirë të vlerësosh se sa pjesë të buxhetit të trainimeve e përballojnë vetë institucionet shtetërore dhe sa vjen përmes mbështetjes së donatorëve. Përpjekje të tjera për të stimuluar punësimin e grave janë Panairet e Punës që hapen çdo vit në qytete të ndryshme dhe që synojnë të krijojnë ura lidhje mes bizneseve dhe grave. 2. Legjislacioni për heqjen e barrierave për punësimin e grave dhe vajzave Është në proces rishikimi i Kodit të Punës për t’iu përgjigjur standardeve të BE në këtë fushë. UNIFEM do të sjellë ekspertët për të ndihmuar në drejtim të ndryshimeve në këndvështrimin e barazisë gjinore. UNDP do të punojë me qeverinë për të identifikuar ligjet që duhet të ndryshojnë. Të pritshme janë edhe ndryshimet në lidhje me asistencën sociale. Ndërkohë janë dy strategji të miratuara dhe që janë në proces zbatimi, të cilat janë të lidhura me fuqizimin ekonomik të grave (i) Strategjia e punësimit dhe formimit profesional 2007-2013; (ii) Strategjia e biznesit dhe investimeve 2007-2013. Me gjithë përpjekjet për tu informuar mbi ecurinë e zbatimit të këtyre strategjive dhe produktin që ka sjellë zbatimi i tyre në drejtim të fuqizimit ekonomik të grave, gjatë fazës së përgatitjes së këtij raporti nuk u arrit të merrej asnjë informacion nga burime zyrtare të Ministrisë së Punës apo nga publikime zyrtare të saj. 3. OJF-të që mbështesin gratë të punësohen Nuk raportohen politika specifike shtetërore për të ndihmuar OJF-të që mbështesin gratë të punësohen. Në praktikat e zakonshme raportohen marrëveshje që shteti nënshkruan me biznese që synojnë stimulimin e punësimit të grave. 4. Zbatimi i legjislacionit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar Gjatë përgatitjes së raportit u vërejt se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të ndeshen me një numër barrierash, shumë më të mëdha se sa barrierat që ndeshen sot në përgjithësi gratë dhe vajzat. Problematika e tyre është shumë-dimensionale:

(i) E drejta e tyre ekonomike është e cënuar, për sa kohë që ndihma ekonomike që ato përfitojnë, edhe pse në tërësi ndihma që u jep shteti personave me aftësi të kufizuara përbën 55% të totalit të ndihmës ekonomike, i vë në kushtet e jetesës së minimumit jetik. Ndërkohë që ligji nuk parashikon një pagesë specifike për asistentin personal familjar, të domosdoshëm për një grua me aftësi të kufizuar;

(ii) E drejta për arsim rezulton e cënuar për sa kohë që prindërit e vajzave me aftësi të kufizuara pengojnë shkollimin e tyre, nga frika se ato janë të ekspozuara ndaj stigmës dhe abuzimit.

(iii) E drejta e tyre për të punuar në shumicën dërmuese të rasteve është e dhunuar për sa kohë që punëdhënësit i konsiderojnë jo të kualifikueshme për një vend pune për shkak të aftësisë së kufizuar, madje edhe kur detyra funksionale që ato priten të kryejnë në atë vend pune nuk ka të bëj aspak me aftësinë e kufizuar që ato kanë.

Page 18: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

18

Gjatë përgatitjes së këtij raporti nuk u identifikua ndonjë iniciativë specifike e ndërmarrë gjatë këtij viti në drejtim të krijimit të mekanizmave specifik për të garantuar zbatimin e legjislacionit për punësimin e grave me aftësi të kufizuara. C. KONKLUZIONE

Ndryshimet e ndodhura në Kodin Elektoral mund të konsiderohen të pamjaftueshme në kushtet që ekzistonin të gjitha mundësitë që përfaqësimi i grave në Kuvend të ishte shumë më i lartë.

Partitë Politike nuk kanë vullnetin e nevojshëm për të zbatuar së pari detyrimet ligjore

dhe së dyti për të rritur realisht nivelin e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje të rëndësishme politike.

Shteti duhet të dëshmojë shumë më tepër vullnet për të zbatuar ligjin mbi barazinë

gjinore jo vetëm në drejtim të ngritjes së mekanizmave dhe strukturave përkatëse, por edhe duke alokuar fondet e domosdoshme në zbatim të ligjeve që ai vetë i miraton.

Vështirësia e hasur në lidhje me identifikimin e iniciativave të ndërmarra nga

institucionet shtetërore për të garantuar fuqizimin ekonomik të grave dëshmon ose për mungesën e mekanizmave monitorues që matin zbatimin e strategjive respektive, ose për mungesë transparence nga institucioni zbatues i ligjit, ose për mungesë iniciativash të ndërmarra gjatë këtij viti në këtë drejtim.

D. REKOMANDIME

Duhet të lobohet sërish në lidhje me ndryshime në Kodin Elektoral. Klauzolat që shmangin ose kufizojnë mundësinë e arritjes së objektivit të kuotës 30% të përfaqësimit të grave në listat partiake në zgjedhjet e përgjithshme, në zgjedhjet lokale dhe në KZAZ duhet të hiqen, si një mënyrë për të garantuar realisht rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.

Çdo ligj apo strategji e hartuar duhet të shoqërohet edhe me faturën financiare për të

garantuar zbatimin e plotë të tij.

Shkëmbimi më i mirë i informacionit mes të gjithë aktorëve që punojnë në fushën e garantimit të barazisë gjinore në Shqipëri, sjell veprime më të koordinuara dhe rezultate më të prekshme në fushën e garantimit të barazisë gjinore.

Ngritja e mekanizmave monitorues dhe vendosja e indikatorëve gjinorë janë të

domosdoshme për të matur përmbushjen e objektivave strategjike në fushën në studim.

Page 19: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

19

PJESA III. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE MBI TË DREJTAT E MINORITETEVE SEKSUALE

Respektimi i të drejtave të minoriteteve seksuale ka vijuar të jetë objekt i përpjekjeve dhe iniciativave konkrete të shoqërisë civile, madje dhe disa Ambasadave të akredituara në Shqipëri e organizmash ndërkombëtare, por roli i institucioneve shtetërore në këtë drejtim ka vijuar të jetë i kufizuar. Miratimi i shpejtë nga Kuvendi i Shqipërisë i Ligjit Kundër të gjitha Formave të Diskriminimit do ti hapte rrugën angazhimit të institucioneve përgjegjëse shtetërore për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, prandaj miratimi i tij i shpejtë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

A. MONITORIM I REKOMANDIMEVE MBI TË DREJTAT E MINORITETEVE SEKSUALE 1. Studime të ndërmarra mbi perceptimin e minoriteteve seksuale nga ana e opinionit publik Gjatë periudhës së përgatitjes së këtij raporti nuk u identifikuan studime të mirëfillta të ndërmarra nga organizata joqeveritare, aq më pak nga institucione qeveritare mbi perceptimin e minoriteteve seksuale nga ana e opinionit publik. Siç edhe specifikohet në Progres Raportin e BE për Shqipërinë për vitin 2009 “Qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të zhvilluar një program veprimi për të vlerësuar diskriminimin, përfshirë diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor.” Ndërkohë shënohen përpjekje për të identifikuar në vijimësi situatën e të drejtave të LGBT në Shqipëri dhe për të raportuar dhunimet e të drejtave të tyre, siç është rasti i “Aleancës kundër diskriminimit të personave LGBT”, e cila përmes një pyetësori në faqen e saj në internet synon të identifikojë si përqëndrimet e LGBT, ashtu dhe nivelin e diskriminimit të tyre. 2. Fushata ndërgjegjësuese dhe informuese mbi të drejtat e minoriteteve seksuale Ka një progres të dukshëm në drejtim të fushatave ndërgjegjësuese dhe informuese mbi të drejtat e minoriteteve seksuale gjatë këtij viti. Një numër nismash janë ndërmarrë nga shoqëria civile në partneritet të ngushtë me institucione dhe organizata ndërkombëtare, por në asnjë rast nuk ka patur fushata të iniciuara nga institucionet qeveritare shqiptare. Ambasadat Hollandeze dhe Amerikane u identifikuan si mbështetësit më të rëndësishëm të iniciativave ndërgjegjësuese e informuese të vitit në raportim. I dukshëm në publik angazhimi i Ambasadorit Hollandez, Ambasadorit Amerikan për të sensibilizuar publikun shqiptar mbi të drejtat e LGBT, kundrejt heshtjes së institucioneve shqiptare. Edhe deklarimi i Kryeministrit në një mbledhje të Këshillit të Ministrave nuk i shërbeu sensibilizimit të shoqërisë shqiptare mbi të drejtat e LGBT, përkundrazi. Nuk u identifikuan fushata ndërgjegjësuese të ndërmarra nga lëvizja e vetë LGBT, edhe pse një lëvizje e tillë ekziston, por shpesh ata janë bërë pjesë e iniciativave të organizatave të tjera joqeveritare.

Page 20: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

20

Fushatat ndërgjegjësuese dhe informuese më të mëdha janë ndërmarrë në data të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e LGBT, siç është rasti i Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë më 17 Maj, apo17 Dhjetorit, Ditës së Mbrojtjes së Punëtoreve të Seksit. Mbulimi mediatik i një sërë ngjarjesh të realizuara gjatë dhe në vijim të asaj dite rritën impaktin e fushatës tek publiku i gjerë. Të tjera iniciativa ndërgjegjësuese të shtrira në kohë gjatë vitit janë ndërmarrë, të tilla si panele diskutimi mbi homoseksualitetin në konferenca të realizuara në auditorët universitarë ku problemet e LGBT janë adresuar nga Ambasadori Amerikan, në Javën e Filmit Dokumentar mbi të drejtat e njeriut një panel i veçantë iu kushtua homoseksualitetit, shfaqja e filmit “Milk” ku spikat pjesëmarrja e një nga aktivisteve amerikane më të shquara në mbrojtje të LGBT etj. Iniciativa ndërgjegjësuese e kanë pasur zanafillën edhe tek denoncimet e rasteve të diskriminimit, siç është rasti i një aktiviteti ndërgjegjësues mbi homofobinë të ndërmarrë nga CRCA pas denoncimit të dhunës dhe diskriminimit mbi një adoleshent në Shkollën “Petro Nini Luarasi”. Të tjera aktivitete ndërgjegjësuese të raportuara që do të realizohen në muajt në vazhdim, siç është rasti i një dokumentari të përgatitur nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut dhe Ambasada Hollandeze, janë tregues të angazhimit për të vijuar iniciativat ndërgjegjësuese dhe informuese të publikut shqiptar ndaj të drejtave të LGBT. 3. Iniciativa lobuese për miratimin dhe zbatimin e ligjeve, ku përfshihen të drejtat e minoriteteve seksuale Iniciativat lobuese të periudhës ku fokusohet ky raport janë përqendruar në sigurimin e mbështetjes së nevojshme për miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit Kundër të gjitha Formave të Diskriminimit, ku përfshihen edhe të Drejtat e Minoriteteve Seksuale. Iniciativat lobuese nuk kanë shënuar asnjë efekt mbi programet elektorale të partive politike në Shqipëri, pasi asnjëra prej tyre gjatë fushatës elektorale nuk adresoi në asnjë rast respektimin e të drejtave të minoriteteve seksuale gjatë një mandati të mundshëm qeverisës. Është sinjifikant fakti që një sërë aktivitetesh sensibilizuese u ndërmorën në 17 maj, Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, dhe në vijim të asaj dite, pra në “ditët e nxehta” të fushatës elektorale, por efektet nuk u ndjenë mbi partitë politike. Lobimi për miratimin e ligjit antidiskriminim ka synuar jo vetëm të sigurojë mbështetjen e nevojshme politike për miratimin e ligjit, por edhe miratimin e tij brenda këtij viti, gjë që ende nuk është arritur. Fushata elektorale e këtij viti raportohet si një faktor i rëndësishëm që krijoi vonesë në përmbushjen e objektivit të draftuesve të tij për ta patur ligjin të miratuar në gjashtë muajt e parë të këtij viti, e për të vijuar më tej me ngritjen e instrumenteve që garantojnë zbatimin e tij, si njësi për të monitoruar zbatimin e ligjit, një Komisioner për ankimimet apo mbrojtjen e të drejtave të LGBT, Ombudsman etj. Ndër iniciativat më të rëndësishme lobuese për të siguruar mbështetjen politike për miratimin e Ligjit Anti-diskriminim ishte vizita në Shqipëri e Z. Boris Ditrich, Drejtor për Advokimin i Programit mbi të Drejtat e Lesbikeve, Gey, Biseksualëve dhe Transeksualëve i Human Rights Ëatch, vizitë e ndërmarrë me kërkesën e shoqërisë civile dhe Ambasadës Hollandeze në Tiranë.

Page 21: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

21

Misioni i z. Ditrich rezulton sa lobues, përmes takimeve me zyrtarë të lartë shqiptarë aq edhe ndërgjegjësues. Mbulimi mediatik i vizitës së tij në Shqipëri bashkë me një numër eventesh të tjera të realizuara i shërbyen ndërgjegjësimit të opinionit publik shqiptar mbi të drejtat e LGBT në Shqipëri dhe domosdoshmërisë së zbatimit të Parimeve të Yogyakarta, firmosur nga Shqipëria. 4. Zyra pranë Ministrisë së Punës në ndihmë të minoriteteve seksuale Ngritja e zyrës ka qenë e pamundur në kushtet e mungesës së një ligji që të detyronte institucionin respektiv për ta ngritur dhe bërë funksionale një zyrë të tillë. 5. Nisma për të strukturuar në një grupim publik dhe juridik minoritetet seksuale Ekziston një lëvizje e LGBT dhe së fundmi është krijuar “Aleanca kundër diskriminimit të personave LGBT”. Edhe pse janë shënuar një numër nismash që kanë patur në fokus të drejtat e minoriteteve seksuale në Shqipëri në shumicën dërmuese të rasteve nuk janë ndërmarrë nga vetë organizime të minoriteteve seksuale. Lëvizjet e vetë personave që i përkasin minoriteteve seksuale janë aktive brenda rrethit të tyre, gjë që raportohet nga “Aleanca kundër diskriminimit të LGBT”, e cila ka krijuar një faqe në facebook dhe numëron tashmë 515 anëtarë, apo ka organizuar takime të shumta që anëtarët e këtij komuniteti të njihen apo takohen me njëri-tjetrin. Megjithatë lëvizja e vetë LGBT është shumë pak e dukshme në publik, jo vetëm sepse si lëvizje është ende e brishtë, por edhe sepse mjedisi është armiqësor, pra ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me ndërgjegjësimin. Nuk janë shënuar përpjekje për krijimin e një rrjeti të vetë organizatave të minoriteteve seksuale, ato punojnë përgjithësisht në mënyrë individuale, midis tyre nuk duket frymë bashkëpunimi. Iniciativa të mirëstrukturuara për promovimin e të drejtave të LGBT në Shqipëri vijnë më së shumti nga organizime të shoqërisë civile në Shqipëri, siç është rasti i ngritjes në shkurt 2009 të Grupit të Punës për promovimin e të drejtave të minoriteteve seksuale në Shqipëri të ngritur nga CRCA/DCI Shqipëri, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit të mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri, pjesë e tij u bënë më pas OSBE, UNDP dhe zyra e BE në Shqipëri, bashkë me një grup të vogël të minoriteteve seksuale (Aleanca Kundër Diskriminimit në Shqipëri). 6. Programe informimi dhe trainimi të gazetarëve, punonjësve të policisë etj lidhur me respektimin e minoriteteve seksuale në Shqipëri Nuk u identifikuan trainime specifike të kryera gjatë këtij viti me pjesëmarrjen e gazetarëve, apo punonjësve të policisë, apo institucioneve qeveritare dhe joqeveritare dhe që fokusohen drejtpërdrejt tek respektimi i minoriteteve seksuale. Miratimi i ligjit antidiskriminim shihet gjerësisht si hapi i parë i rëndësishëm që do të lehtësojë edhe ndërmarrjen e një numri iniciativash, mes tyre edhe trainimeve specifike të grupeve të lartpërmendura në këtë fushë.

Page 22: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

22

7. Gjetje të tjera të Studimit

Mbulimi mediatik i eventeve të realizuara në këtë fushë ka shërbyer sidomos në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit. Edhe pse gazetarët janë të prirur të flasin për të drejtat e LGBT vetëm kur ndodhin raste të dhunës ndaj tyre, në ekstrem të vrasjes, apo të nxitur nga tryeza e takime të zhvilluara me subjekt të drejtat e minoriteteve seksuale, në tërësi media nuk ka dëshmuar armiqësi ndaj LGBT. Intervista e z. Ditrich në Top Channel shënon një moment të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj të drejtave të LGBT. Revista “Psikologjia” ka promovuar e mbështetur profesionalisht lëvizjen për të drejtat e LGBT në Shqipëri. Megjithatë, për vetë rolin informues dhe edukues që kanë, trainimet e gazetarëve mbi të drejtat e minoriteteve seksuale janë të domosdoshme, sidomos mbi mënyrën se si raportojnë lajmin dhe gjuhën që përdorin duke ju referuar LGBT. B. KONKLUZIONE

Debati i Parë mbi të drejtat e Njeriut në Shqipëri adresoi për herë të parë publikisht të drejtat e LGBT. Ai u pasua me një numër iniciativash lobuese për miratimin e Ligjit Antidiskriminim.

Fushatat ndërgjegjësuese edhe pse në shumicën e rasteve janë ndërmarrë në data të

rëndësishme për të drejtat e LGBT, kanë qenë të gjera si në drejtim të grupeve që kanë targetuar, ashtu dhe në drejtim të frekuencës së tyre. Asnjë fushatë ndërgjegjësuese nuk është ndërmarrë nga qeveria shqiptare për këtë çështje. Iniciativat kryesore janë shënuar nga organizata joqeveritare dhe institucione ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri.

Në kushtet e mungesës së një ligji të miratuar kundër diskriminimit, nuk është shënuar

asnjë progres në drejtim të ngritjes së një Zyre ankesash në Ministrinë e Punës në ndihmë të minoriteteve seksuale, të vendosjes së standardeve në çdo institucion në trajtimin e çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave të këtyre minoriteteve, apo të trainimeve të ndërmarra në këtë fushë.

Lëvizja e vetë LGBT për të mbrojtur të drejtat e tyre vazhdon të mbetet e

fragmentarizuar, në shumicën e rasteve një lëvizje që vepron brenda përbrenda këtij komuniteti dhe me pak iniciativa që targetojnë publikun e gjerë. Megjithatë organizata të veçanta të LGBT janë bërë pjesë e grupeve apo fushatave ndërgjegjësuese të ndërmarra nga shoqëria civile ose institucione ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri.

C. REKOMANDIME

Miratimi i ligjit të dërguar kundër diskriminimit, tashmë në Kuvendin e Shqipërisë që prej 11 Nëntorit 2009, është thelbësor për të vijuar me iniciativa për ngritjen e mekanizmave që garantojnë të drejtat e LGBT, prandaj duhet të vazhdoj lobimi për miratimin e tij brenda këtij viti.

Miratimin i ligjit duhet të shoqërohet me “faturën” financiare të tij, me qëllim që çdo

institucion shtetëror të ketë në dispozicion fondet e nevojshme për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga ligji për të garantuar të drejtat e LGBT.

Page 23: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

23

Miratimi i ligjit duhet ti hapë rrugën edhe akteve nënligjore, veçanërisht të rëndësishme janë formulimi dhe miratimi i Kodeve të Etikës kundër diskriminimit që të garantojnë mbrojtjen e të drejtave të LGBT edhe në aspektin e shërbimeve publike, punësimit të tyre etj.

Lëvizja e vetë LGBT duhet të dalë nga puna brenda komunitetit të saj dhe të jetë më e

dukshme për publikun, ndërkohë që duhet të vazhdojnë përpjekjet për ta strukturuar atë në një grupim publik dhe juridik.

Pavarësisht nga progresi i shënuar në drejtim të ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare mbi të drejtat e LGBT, fushata informuese e ndërgjegjësuese duhet të vazhdojnë të ndërmerren pasi

një periudhë një vjeçare nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar steriotipet e shoqërisë shqiptare, madje as të klasës së saj politike.

Page 24: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

24

V. BIBILOGRAFI

A. Lista e literaturës së përdorur për studimin:

1. Albania 2009 Progress Report, në adresën: http://ec.europa.eu/enlargement/press_corner/key-documents/reports_oct_2009_en.htm

2. Final report on the 28 June 2009 parliamentary elections in the Republic of Albania, në adresën: http://www.osce.org/odihr-elections/documents.html

3. Yogyakarta Principles, në adresën: http://www.yogyakartaprinciples.org/principles_en.htm

4. Vendim nr.302, datë 25.3.2009 për miratimin e rregullores “Për organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standardeve e të procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”. 5. Vendim nr.303, datë 25.3.2009 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”. 6. Ligj nr.10 024, datë 27.11.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “për ekzekutimin e vendimeve penale”/ fletorja zyrtare: viti 2008, nr 199, faqe 10821; data e botimit: 14-01-2009.

7. Ligj nr.10 039, datë 22.12.2008 “Për ndihmën juridike”. 8. Ligj nr. 10019 datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqiperisë.

9. Strategjia kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën në familje 2007-2010

10. Strategjia sektoriale e punësimit 2007-2013

11. Plani i veprimeve për zbatimin e strategjisë sektoriale të punësimit 2007 – 2013

12. Raporti vjetor për arritjet ne fushen e barazise gjinore dhe luftën kundër dhunës në

familje, Janar – Dhjetor 2008. Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, Tiranë, Prill

2009.

13. Raporti për zbatimin e objektivave të strategjisë kombëtare për fëmijët Qershor 2008 – Maj 2009. Drejtoria e Monitorimit te Strategjive Ndersektoriale/ Sekretariati Teknik për Fëmijët.

Page 25: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

25

B) Lista e personave të kontaktuar në kuadër të studimit:

Znj. Noeke Ruiter Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, Shqipëri znj. Christin Arab Përfaqësuese e UNIFEM, Shqipëri z. Leon Shestani Drejtues Programi, UNICEF Shqipëri znj. Alma Gjurgji Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Sektori i Fëmijëve znj. Elona Haska Specialiste, Ministria e Drejtësisë z. Genci Terpo Avokat, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut znj. Etleva Sheshi Specialiste, Ministria e Punës z. Altin Hazizaj Drejtor, CRCA/DCI Shqipëri z. Ben Andoni Gazetar, Revista MAPO znj. Zana Sakiqi Koordinatore Kombëtare, Aleanca e Fëmijëve në Shqipëri znj. Merita Myftari Drejtore Ekzekutive, Handicap International znj. Monika Kocaqi Drejtore Ekzekutive, Refleksione znj. Belioza Çoku Menaxhere e Përgjithshme, ALO 116 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri znj. Blerina Metaj Menaxhere Programi “Promovimi i Grave dhe të Rinjtve në Politikë, CRCA/DCI Shqipëri znj. Alma Kordoni Supervizore, ALO 116 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri, CRCA/DCI Shqipëri znj. Elidiana Hoxha Menaxhere Programi “Drejtësia për të Mitur”, CRCA/DCI Shqipëri

Page 26: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

26

ANEKS 1

Deklarata e Debatit të 1-rë Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Tiranë, 12 Dhjetor 2008

Page 27: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

27

DEBATI I PARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI Tiranë, 12 Dhjetor 2008

DEKLARATA E DEBATIT Përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare, organizatave të shoqërisë civile, medias, Universiteteve, organizatave të OKB-së, si dhe përfaqësues të ambasadave dhe misioneve të huaja, u mblodhën sot, në datë 12 Dhjetor 2008, në Debatin e Parë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, me iniciativë të Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri / Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve (CRCA / DCI Shqipëri). Debati i Parë për të Drejtat e Njeriut u mbështet nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, si dhe financiarisht u lehtësua nga mbështetja e Ambasadës së Mbretësisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri. Debati u zhvillua në kuadër të 60-vjetorit të aprovimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe me qëllimin e rritjes dhe forcimit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe në mënyrë më specifike, të të drejtave të fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale në Shqipëri. Pjesmarrësit e Debatit të Parë për të Drejtat e Njeriut vlerësuan rëndësinë dhe ndryshimet që ka sjellë në jetën e njerëzve, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, një instrument ndërkombëtar që hodhi bazat e mbrojtjes, garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Pjesmarrësit vlerësuan arritjet që ka shënuar Shqipëria dhe autoritetet e saj, gjatë 18 vjetëve të ngritjes dhe konsolidimit të sistemit demokratik, në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut; Pjesmarrësit morrën në konsideratë arritjet e Autoriteteve shqiptare në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, duke vlerësuar miratimin e ligjeve dhe politikave të reja në këtë drejtim, si dhe ngritjen e sektorëve të të drejtave të fëmijëve në nivel qendror dhe lokal; Pjesmarrësit vlerësuan arritjet e Autoriteteve shqiptare në drejtim të krijimit të një legjislacioni që i mbron gratë nga dhuna në familje, krijimit të mekanizmave shtetërore të koordinimit dhe zbatimit të politikave të barazisë gjinore, si dhe për herë të parë të vendosjes së një kuote minimum 30 përqind për pjesmarrjen e grave në procesin e vendim-marrjes dhe atë zgjedhor; Pjesmarrësit ndonëse vlerësuan se Autoritetet shqiptare nuk promovojnë politika diskriminuese ndaj minoriteteve seksuale në vend (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trans-gender) shikuan me shqetësim se situata e të drejtave të minoriteteve seksuale në vend paraqitet tepër e rëndë. Përfaqësues të këtij komuniteti shpesh bëhen pre e paragjykimeve shoqërore, dhunës fizike dhe psikologjike, diskriminohen për shkak të prirjeve të tyre seksuale në jeten shoqërore dhe vendin e punës, nuk kanë mundësi dhe akses të barabartë në shërbimet publike dhe për më tepër mund të braktisen apo përzihen nga familjet e tyre për shkak të mentalitetit patriarkal,

Page 28: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

28

mungesës së politikave publike mbështetëse, legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe sjelljes së zyrtarëve publike ndaj këtij minoriteti. Pjesmarrësit shikuan me shqetësim se fëmijët ende vazhdojnë të mbetën viktima të shfrytëzimit për qëllime seksuale, dhunës apo diskriminimit për shkak të gjendjes shëndetësore apo ngjyrës së tyre. Dhuna ndaj fëmijëve në institucione, familje dhe shoqëri është një fenomen që ndikon negativisht në mirë-rritjen dhe forcimin e kapaciteteve individuale të çdo fëmije; Në veçanti pjesmarrësit morrën në konsideratë gjendjen e vështirë të sistemit të drejtësisë dhe të ndjekjes penale me të cilën përballen fëmijët në konflikt me ligjin. Në këtë drejtim u vlerësua pozitivisht hapja e seksioneve për të miturit në gjashtë Gjykata dhe Prokurorive në Rrethe, forcimimit të kapaciteteve të punonjësve të policisë për të respektuar të drejtat e fëmijëve, si dhe zbatimit të masave alternative të dënimit ndaj të miturve që kanë kryer vepra penale me rrezikshmëri të ultë shoqërore; Megjithatë pjesmarrësit u ndalën në mënyrë të veçantë në vemendjen e mëtejshme që, Autoritetet shqiptare dhe sidomos ato të sistemit të drejtësisë, duhet të tregojnë ndaj përdorimit burgosjes së fëmijëve, e cila duhet të jetë masa më e fundit që mund të përdoret ndaj të miturve; parandalimit të dhunës dhe keqtrajtimit nga zyrtarët publik, si dhe mungesës së një Kodi për të Drejtat e Fëmijëve në Procesin Penal; Për sa më sipër, Debati i Parë për të Drejtat e Njeriut dhe pjesmarësit e saj, pasi vlerësuan arritjet në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe vërejtën me shqetësim gjendjen e të drejtave të fëmijëve, grave dhe të minoriteteve seksuale në vend, vendosën të rekomandojnë sa më poshtë: REKOMANDIME

1. TË DREJTAT E FËMIJËVE

1. Të trajnohen lidhur me të drejtat e fëmijëve profesionistë që punojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me fëmijët;

2. Të vendosen standarte minimum në institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare

për trajtimin e çështjeve që lidhem me abuzimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve;

3. Të realizohen fushata qeveritare informuese dhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe keqtrajtimi;

4. Të forcohen mekanizmat për zbatimin e ligjeve, me focus te vecante ne institucionet e

mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijës si dhe të administrimit të drejtësisë për të mitur;

5. Shërbime profesionale sociale në shkolla, burgje, qëndra shëndetësore, rajone policie të ofrohen nga punonjësit socialë dhe psikologët e licensuar;

6. Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet publike dhe ato joqeveritare, të

përgatisin një ligj specifik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha aspektet;

Page 29: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

29

7. Të ngrihet një sistem referimi që të koordinojë të gjitha shërbimet që ofrohen për fëmijët nga institucionet qeveritare dhe jo qeveritare si dhe të trajtojë rastet deri në zgjidhjen e tyre. Ngritja e këtij sistemi duhet parë me prioritet dhe të zbatohen në cdo Bashki dhe komunë të vendit.

2. TË DREJTAT E GRAVE

Pjesmarrja e grave ne vendimmarrje

1. Shteti duhet të siguroj përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore në

Shqipëri, duke qenë iniciator i këtyre nismave ligjore e përgjegjës për sigurimin e zbatimin e tyre dhe duke përfshirë personat e strukturat e përshtatshme për zbatimin e këtyre nismave;

2. Media të ndihmojë për krijimin e imazhit publik të grave kandidate dhe të monitorojë zbatimin e kuotës sipas ligjit të barazisë gjinore e kodit elektoral për çdo parti;

3. Partitë politike ti vendosin gratë në listat elektorale në sistemin zip (d.m.th., një në tre kandidate në listë të jetë grua) dhe t'u ofrojnë grave kandidate përkrahje në burime njerëzore dhe financiare të barabartë me atë për burrat gjatë fushatës elektorale dhe gjithashtu të ketë një koordinim më të mirë të partive me forumet e grave;

4. OJF-të t'u ofrojnë përkrahje dhe ndihmë grave kandidate, veçanërisht atyre që hyjnë për herë të parë në një garë elektorale dhe të mobilizojnë gratë votuese që të njohin programet elektorale e të votojnë bazuar mbi vlerësimin e këtyre programeve nga këndvështrimi i interesave të tyre si qytetare;

5. Duhet të ekzistojë bashkëpunim i frytshëm mes gjithë strukturave, institucioneve publike, Ojf-ve e medias për rritjen e pjesmarrjes së grave në vendimmarrje dhe për përfshirjen e çështjeve gjinore në punën e tyre;

Pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i tyre

6. Të krijohen mundësi për trainimin dhe aftësimin profesional të grave dhe vajzave për

punësimin e tyre, si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale, duke marrë në konsideratë edhe specifikat e cdo rrethi apo zone rurale në Shqipëri. Në këtë aspekt duhet parë me prioritet hapja e kopshteve dhe çerdheve në zonat rurale si dhe rritjen e shërbimeve sociale ne dispozicion të familjeve;

7. Të rishikohet dhe plotësohet legjislacioni për eleminimin e barrierave për punësimin e grave e vajzave dhe të zhvillohen programe për fuqizimin ekonomik të tyre dhe për zbutjen e varfërisë në zonat rurale;

8. Të ndihmohen nga shteti OJF-të që mbështesin gratë të punësohen dhe të zbatohet ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuar;

Page 30: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... i... · 2. TË DREJTAT E GRAVE Për shkak të rekomandimeve të Deklaratës raporti ndalet specifikisht tek rritja

30

3. TË DREJTAT E MINORITETEVE SEKSUALE

1. Është i nevojshëm përgatitja e studimeve cilësore mbi perceptimin e minoriteteve seksuale nga ana e opinionit publik;

2. Sensibilizimi i shoqërisë mbi atë ç’ka minoritetet seksuale përfaqësojnë, të integruar në

programe të gjera të sensibilizimit, duhet bërë nëpërmjet realizimit të fushatave ndërgjegjësuese dhe informuese për minoritetet seksaule;

3. Të lobohet për miratimin dhe zbatimin e ligjeve, ku përfshihen të drejtat e minoriteteve

seksuale;

4. Të ngrihet një zyrë ankesash pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në ndihmë të minoriteteve seksuale;

5. Të vendosen standarte në çdo institucion qeveritar për trajtimin e çështjeve që lidhem

me respektimin e të drejtave të minoriteteve seksuale;

6. Është e nevojshme strukturimi në një grupim publik dhe juridik i minoriteteve seksuale me qëllim që të të dëgjohet zëri i tyre, si dhe të ndihmojë në ndërgjegjësimin e opinionit publik e veçanërisht në reagimin për çdo shkelje të të drejtave të tyre;

7. Të ngrihen programe informimi dhe trajnimi të gazetarëve, punonjësve të policisë,

profesionistëve, të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, lidhur me respektimin e të drejtave të minoriteteve seksuale në Shqipëri;

Pjesmarrësit e Debatit të Parë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri ranë dakord që, në mënyrë që të realizohen të gjitha ndryshimet e propozuara në rekomandimet e mësipërme, gjatë vitit në vazhdim do të monitorohet procesi i zbatimit të tyre. Një Raport mbi këtë process dhe zbatimin e rekomandimeve do të përgatitet dhe prezantohet nga organizatorët në Debatin e Dytë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

* * FUND *