24
CMYK Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] E Mërkurë 16 Qershor 2021 Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2-3 Uashingtoni i vendosur për të goditur korrupsionin në Shqipëri, Ballkani temë e samitit SHBA-BE, amerikanët mesazhe të qarta Moskës e Pekinit Faqe 4 Rusët të shqetësuar për fatin e Metës, mediat sytë nga Kushtetuesja nëse do vuloset shkarkimi i presidentit nga detyra Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra duket se po ndiqet me shumë shqetësim edhe nga medi- at ruse. Parlamenti shënoi precedentin e parë në rajon duke shkarkuar një president dhe kjo prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e mediave ruse, të cilët kanë bërë me dhjetëra artikuj. Gazeta ruse “Gazeta.ru”, ka bërë një artikull mjaft të gjatë duke analizuar situatën në Shqipëri, ndërsa... Faqe 7 Gjiknuri vijon të përçajë PS-në e Vlorës, hedh në sulm Këshillin Bashkiak kundër Dritan Lelit, përplasje të forta mes palëve Lehtësohen procedurat për kompensimin e ish-pronarëve, ATP heq detyrimin për hartat shoqëruese, përfitojnë rreth 8 mijë familje SPAK zgjeron rrethin e dosjeve të bujshme, hetime sekrete për çështje të vjetra korrupsioni dhe krimi, priten zhvillime Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetime intensive në prapskenë për shumë dosje të vjetra. Teksa të gjithë i kanë sytë te SPAK për të nisur hetimet, sipas burimeve, prokurorët kanë në dorë dosje mjaft të nxehta... Shtohen sinjalet për zgjedhje në pushtetin vendor, një tjetër kryebashkiak bie në rrjetën e dekriminalizimit, situatë kritike në 6 bashki Shtohen sinjalet për zgjedhje të para- kohshme në pushtetin vendor. Javët e fundit është folur shpesh për të përmbysur bashkitë në vend dhe duket se nuk do të jetë e largët dita për të mbajtur zgjedhje të reja... Drejtuesi politik i PS nëVlorë, Damian Gji- knuri, vijon që të thellojë konfliktet në degën e PS në Vlorë. Që para zgjedhjeve të 25 prillit, nisi një konflikt i fortë mes Gjiknurit dhe krye- bashkiakut Leli, i cili po agravon... Agjencia e Trajtimit të Pronave vijon të lehtësojë procedurat për kompensimin e pronave. Gjatë vitit të shkuar janë bërë disa ndryshime në ligjin për kompensimet, ku një ndër pikat kryesore është shmangia e zvarritjeve për aplikantët dhe... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Leksion politikës dhe politikanëve nga “konservatori” Ruçi Nga Fatos ÇOÇOLI Përparësi ka siguria 5G, jo teknologjia 5G! Nga Pirro PRIFTI Kambanat e drejtësisë bien për mëkatarët Faqe 6 Faqe 8 Faqe 10 Faqe 11 Përplasje të forta Basha-Berisha, ish-kryeministri nis organizimin për protesta, kreu demokrat i vendosur për të ruajtur raportet me SHBA Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit duket se ka shkaktuar përplasje të forta mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Ber- isha. Ky i fundit ka kërcënuar me rikthimin në krye të PD, ndërkohë që në prapaskenë i mbështetur edhe nga njerëz pranë tij akuzojnë kryedemokratin Basha se e dinte për vendimin e DASH dhe se ka... Faqe 5 Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista Mazhoranca në pritje të arrestimeve, qeveria i kërkon SPAK-ut të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve, zbardhet dokumenti

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

CMYK

Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected]

E Mërkurë 16 Qershor 2021

Çmimi 20 lekë

Faqe 2-3

Uashingtoni i vendosur për të goditur korrupsionin në Shqipëri, Ballkani temë e samitit SHBA-BE, amerikanët mesazhe të qarta Moskës e Pekinit Faqe 4

Rusët të shqetësuar për fatin e Metës, mediat sytë nga Kushtetuesja nëse do

vuloset shkarkimi i presidentit nga detyraShkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra duket se po ndiqet me shumë shqetësim edhe nga medi-at ruse. Parlamenti shënoi precedentin e parë në rajon duke shkarkuar një president dhe kjo prej

ditësh ka tërhequr vëmendjen e mediave ruse, të cilët kanë bërë me dhjetëra artikuj. Gazeta ruse “Gazeta.ru”, ka bërë një artikull mjaft të gjatë duke analizuar situatën në Shqipëri, ndërsa... Faqe 7

Gjiknuri vijon të përçajë PS-në e Vlorës, hedh në sulm Këshillin Bashkiak

kundër Dritan Lelit, përplasje të forta mes palëve

Lehtësohen procedurat për kompensimin e ish-pronarëve,

ATP heq detyrimin për hartat shoqëruese, përfitojnë

rreth 8 mijë familje

SPAK zgjeron rrethin e dosjeve të bujshme,

hetime sekrete për çështje të vjetra korrupsioni dhe

krimi, priten zhvillimeProkuroria e Posaçme po zhvillon hetime

intensive në prapskenë për shumë dosje të vjetra. Teksa të gjithë i kanë sytë te SPAK për të nisur hetimet, sipas burimeve, prokurorët kanë në dorë dosje mjaft të nxehta...

Shtohen sinjalet për zgjedhje në pushtetin vendor, një

tjetër kryebashkiak bie në rrjetën e dekriminalizimit, situatë kritike në 6 bashki Shtohen sinjalet për zgjedhje të para-

kohshme në pushtetin vendor. Javët e fundit është folur shpesh për të përmbysur bashkitë në vend dhe duket se nuk do të jetë e largët dita për të mbajtur zgjedhje të reja...

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gji-knuri, vijon që të thellojë konfliktet në degën e PS në Vlorë. Që para zgjedhjeve të 25 prillit, nisi një konflikt i fortë mes Gjiknurit dhe krye-bashkiakut Leli, i cili po agravon...

Agjencia e Trajtimit të Pronave vijon të lehtësojë procedurat për kompensimin e pronave. Gjatë vitit të shkuar janë bërë disa ndryshime në ligjin për kompensimet, ku një ndër pikat kryesore është shmangia e zvarritjeve për aplikantët dhe...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Leksion politikës dhe politikanëve nga

“konservatori” Ruçi

Nga Fatos ÇOÇOLI

Përparësi ka siguria 5G, jo teknologjia 5G!

Nga Pirro PRIFTI

Kambanat e drejtësisë bien për mëkatarët

Faqe 6

Faqe 8

Faqe 10

Faqe 11Përplasje të forta Basha-Berisha, ish-kryeministri nis organizimin për protesta, kreu demokrati vendosur për të ruajtur raportet me SHBA

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit duket se ka shkaktuar përplasje të forta mes kreut të Partisë Demokratike,

Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Ber-isha. Ky i fundit ka kërcënuar me rikthimin në krye të PD, ndërkohë që në prapaskenë

i mbështetur edhe nga njerëz pranë tij akuzojnë kryedemokratin Basha se e dinte për vendimin e DASH dhe se ka... Faqe 5

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Mazhoranca në pritje të arrestimeve, qeveria i kërkon SPAK-ut të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve, zbardhet dokumenti

Page 2: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT2 E Mërkurë 16 Qershor 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qeveria: Duhet përmirësuar lufta ndaj krimit të organizuar, të goditen grupet që cenojnë sigurinë kombëtare

Këshilli i Ministrave iu rekomandon institucioneve të drejtësisë në vend që të përmirësojnë punën në luftën kundër krimit të organizuar. Pavarësisht punës së bërë në vitet e fundit, qeveria vlerëson se, ende nuk jemi në nivelin e duhur për të goditur rrjetet kriminale. Prandaj, përmes raportit të pub-likuar pak ditë më parë, rekomandon që të rritet bashkëpunimi me ndërkombëtarët për të luftuar shtrirjen e rrjeteve kriminale përtej kufijve. Për të arritur këtë, këshillo-

het që të përzgjidhen në detyrë prokurorë, gjykatës dhe policë që janë më të përgatitur. “Një tjetër fenomen shqetësues është krimi i organizuar, një veprimtari që për shkak të përmasave në pjesëmarrje, shtrirjes në kohë dhe përhapjes në terren duke shkuar përtej kufijve kombëtarë, bëhet çdo vit më i sofistikuar, më i përhapur dhe më i vështirë për t’u cilësuar. Për këtë qëllim, re-komandimet në këtë drejtim janë fokusuar në nxitjen e bashkëpunimit të brendshëm

dhe ndërkombëtar sidomos me agjencitë ligjzbatuese e të specializuara në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimin e metodave si dhe rritjen e profesionalizmit të prokurorëve dhe oficerëve gjyqësorë”, thuhet në dokument. Ndër të tjera kërkohet që, të mos bëhet asnjë tolerim ndaj atyre grupeve, të cilët nxisin stabilitet dhe ceno-jnë sigurinë e vendit. Sipas qeverisë, është e nevojshme të zbatohet çdo rekomandim i Moneyval, për pastrimin e parave dhe

kontrabandën e lëndëve narkotike. “Forci-min e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e objektit për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër ter-rorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike. Marrjen dhe zbatimin e masave për përmbushjen e rekomandimeve të Moneyval-it për pastrimin e parave, luft-imin e financimit të terrorizmi”, rekoman-don Këshilli i Ministrave.

Mazhoranca në pritje të arrestimeve, qeveria i kërkon SPAK-ut të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve, zbardhet dokumenti

Qeveria: SPAK të hetojë dhe sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar

Esmeralda HIDA

Qeveria i ka hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme që të hetojë ministra, ish-ministra, deputetë,

politikanë dhe drejtorë të admin-istratës. Të shtunën, në Kongres-in e PS kryeministri Edi Rama paralajmëroi një fushatë të gjerë arrestimesh, ndërsa së fundmi është bërë me dije se qeveria do të mbështesë SPAK për çdo lloj çështje, përfshirë dhe hetimin ndaj korrupsionit në nivel politik. Gazeta “SOT” ka siguruar rekomandimet e qeverisë për punën e Prokurorisë gjatë viti 2021, ku i hapet rrugë jo vetëm hetimit, por edhe sekues-trimit të pasurive të politikanëve në vend. “Këshilli i Ministrave për forcimin e luftës kundër korrup-sionit rekomandon: mbështetjen e Prokurorisë së Posaçme për sa i përket hetimeve proaktive pasurore dhe financiare, veçanërisht për ras-tet që lidhen me veprat penale në fushën e korrupsionit në nivele të larta të politikës dhe administratës publike”, rekomandon qeveria. Këshilli i Ministrave thekson si nevojë urgjente përmirësimin e hetimeve, për të evidentuar sa më parë rastet korruptive dhe për të marrë masat e nevojshme ndaj per-sonave të përfshirë në korrupsion. Gjithashtu, rekomandohet që të mos bëhet asnjë tolerim, por cilido që kapet në korrupsion duhet të dënohet për veprimin e kryer. “Forci-min e cilësisë së hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit, përfshirë përdorimin me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit për aq sa është e mundur, referuar kom-petencës lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, rritjen e numrit të personave të hetuar dhe të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe ndjekjen me vendosmëri të kërkimeve për dënimin e autorëve të këtyre ve-prave”, thuhet në dokument.

8 rekomandimet e Ministrisë së

Brendshme për SPAK1. Rritjen domethënëse të

hetimeve pasurore për çështjet e korrupsionit, të shtrira më herët në kohë dhe synimin për rritjen e konfiskimit të pasurive të paligjshme;

2. Forcimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe shërbimeve të policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit, për shkëmbimin e infor-macionit dhe përdorimin efektiv të metodave speciale të hetimit,

3. Prokuroria në kërkesën e paraqitur në gjykatë të përcak-tojë saktë pjesën që kërkon të sekuestrohet, pasi për shkak të kërkesës të shprehur në për-qindje, e cila reflektohet në vijim edhe në diapozitivin e vendimit gjyqësor, është e vështirë marrja në administrim e kësaj pasurie;

4. Gjatë planifikimit të sekues-tros, rritje e bashkëpunimit të prokurorisë me personelin e Ag-jencisë së Administrimit të Pas-urive të Sekuestruara dhe Kon-fiskuara në kuadër të dorëzimit apo të menaxhimit më të mirë të pasurive të sekuestruara;

5. Koordinimi midis in-stitucioneve sugjerohet edhe për përcaktimin e shpenzimeve të administrimit të pasurisë së sekuestruar, për të cilat, gjatë proceseve gjyqësore për sekues-trimin e pasurisë të shtetasit që është nën hetim pasuror,

6. Respektimi i parimit ligjor për delegimin e hetimit struk-turës së shërbimit të policisë gjyqësore që e ka referuar veprën penale te prokurori;

7. Njoftimi i institucioneve për mënyrën e përfundimit të tyre në rastet kur personat e kallëzuar janë personel i institucinit;

8. Intensifikimi i punës midis Policisë së Shtetit dhe Proku-rorisë për sistemet respektive të menaxhimit të çështjes.

Hetim të shtuar ndaj krimeve zgjedhore

Një tjetër rekomandim i rëndë-sishëm kërkon që, përgjatë 2021 prokuroria duhet të marrë par-asysh dhe hetojë në detaje çdo kallëzim penal që lidhet me zgjedh-jet. Këshilli i Ministrave kërkon që, të gjitha institucionet e drejtësisë në vend me në krye SPAK duhet të bashkëpunojnë për të luftuar krim-in zgjedhor në vend. “Ndjekjen me përparësi të kallëzimeve penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, duke kryer hetime të plota, të paanshme, të shpejta, me profesionalizëm dhe me efektivitet, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe SPAK-un”, thuhet në dokument. Për të përshpejtuar luftën ndaj korrupsionit, qeveria i kërkon specifikisht prokurorisë që gjatë

këtij viti të rrisë numrin e hetimeve ndaj pasurive të politikanëve, mad-je kërkohet hetim ndaj çdo veprimi, i cili sjell fitime pasurore përmes korrupsionit. Këshilli i Ministrave kërkon që, sekuestrimi i pasurive të rritet si masë ndaj atyre që janë për-shirë në afera korruptive dhe kanë shfrytëzuar postin në Administratë.

“Shtimin e numrit të hetimeve sistematike pasurore dhe hetimit për veprat penale që gjenerojnë të ardhura, si dhe shtimin e aseteve të sekuestruara. Shtimin e numrit të hetimeve proaktive me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve të veprave kundër korrupsionit”, thuhet në dokument.

“Rekomandojmë: planifikimin dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për Hetimin e Kor-rupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore. Në lidhje me një nga sugjerimet për rritjen e numrit të hetimeve,

veçanërisht hetimeve proaktive për rastet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe nivelet e mesme e të larta të administratës shtetërore, duhet të mbahet në konsideratë kompetenca lëndore e prokurorive të juridiksionit të zakon-shëm për këtë kategori veprash”, përcakton një tjetër rekomandim i qeverisë.

KËRKOHET HETIM PËR KORRUPSIONIN NË DREJTËSI

Në një nga rekomandimet e tij për SPAK, Këshilli i Ministrave kërkon që të dërgohen proku-rorë dhe gjykatës për trajnim jashtë vendit, në mënyrë që të rriten profesionalisht. Në do-kument sqarohet se, kështu do të përmirësohen dhe hetimet ndaj figurave të larta shtetërore edhe për pasuritë jashtë vendit. “Këshilli i Ministrave për forci-

min e luftës kundër korrup-sionit rekomandon: Zhvillimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve të për-bashkëta me fokus në luftën kundër korrupsionit me ag-jencitë e zbatimit të ligjit, si dhe me oficerët e policisë gjyqësore”, përcakton një nga rekoman-dimet e qeverisë për punën e Prokurorisë së Posaçme.

TRAJNIM JASHTË VENDIT PËR NJERËZIT E DREJTËSISË

Mbështetjen e Proku-rorisë së Posaçme për sa i përket he-

timeve proaktive pasurore dhe finan-

ciare, veçanërisht për rastet që lidhen

me veprat penale në fushën e korrupsionit

në nivele të larta të politikës dhe admin-

istratës publike....

Page 3: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

OJF-të në skaner për pastrim parash, Komisioni i Ligjeve miraton ligjin që hap rrugën për të nisur verifikimet

Komisioni për Çështjet Ligjore, Admin-istratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”. Projektligji është miratuar më herët parimisht dhe komisioni ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile. Të ftuar në mbledhjen e komision-it ishin zëvendësministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, z. Besmir Beja, drejtor i

Përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Elvis Koçi, Drejtor i Përg-jithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe eksperti i Këshillit të Europës, Dragan Goluboviç. Fillimisht deputetja Klotilda Bushka, në cilësinë e relatores parashtroi se projektligji është depozituar në shtator të vitit 2020 dhe në thelb të tij përcakton rregullat procedurale për mënyrën se si organizatat jo-fitimprurëse regjistrohen në regjistrat publikë dhe u është nënsh-

truar disa fazave të procesit të konsultimit publik. Znj. Bushka sqaroi se nga dëgjesa e zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile, shoqatave të biznesit, organizatave ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri janë marrë në konsideratë 77 sugjerime, nga të cilat 36 janë pranuar plotësisht, ndër-sa për pjesën tjetër është dërguar përgjigje, pasi shumica gjenin adresim në ligj ose binin ndesh me koncepte të ndryshme në kuadër të harmonizimit të legjislacionit në Shqipëri. Relatorja theksoi më tej se projek-

tligji përmbush dy objektiva, së pari atë për përmirësimin e kuadrit ligjor për OJF dhe së dyti për përmbushjen e rekomandimeve të raportit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (MON-EYVAL). Pas diskutimit dhe shqyrtimit nen për nen, pas pyetjeve dhe marrjes së sugjerimeve dhe komenteve përkatëse, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare.

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Kongresi i PS tregon ministrat e preferuar të kryeministrit

Rigels SELIMAN

Kongresi i Partisë Social-iste i mbajtur këtë të shtunë, ka dhënë sinja-let e para për ministrat

që qëndrojnë dhe ikin në shtator nga qeveria. Gjatë punimeve të Kongresit u prezantuan disa nga pikat kryesore të mandatit të tretë qeverisës, ndërsa Sekretari i Përg-jithshëm i PS, Taulant Balla njoftoi ngritjen e Presidiumit. Por ajo që bie në sy, është fakti se mes 19 em-rave që u zgjodhën dhe tashmë do të jenë pjesë e Presidiumit, janë 7 ministra të qeverisë aktuale “Rama 2”, ndërsa 9 prej tyre janë lënë jashtë këtij organizimi që koop-eron brenda Kongresit të Partisë Socialiste. Më konkretisht, emrat që janë bërë pjesë e Presidiumit nga ministrat janë Arben Ahmetaj, Bledi Çuçi, Ogerta Manastirliu, Be-linda Balluku, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Milva Ekonomi, ndër-kohë që kanë mbetur jashtë emra si Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Niko Peleshi, Erion Braçe, Anila Denaj, Eduard Shalsi, Blendi Klosi, Elva Margariti dhe Pandeli Majko.

Ja emrat që rrezikojnëPor vendimi për të futur 7 min-

istra në Presidium dhe për të lënë jashtë 9 të tjerë nga 16 që ka në total kabineti qeveritar, jep sinjale se edhe qeveria e re, e cila votohet në shtator do të ketë pjesë të saj disa emra që kanë pëlqimin e kryeministrit Edi Rama. Kjo do të thotë se mes emrave që pritet t’i bashkohen qeverisë së re dhe që kanë pëlqimin, madje dakordësinë e shefit të ekzekutivit do të jenë disa nga ministrat aktualë si Ballu-ku, Gjonaj, Manastirliu, Ekonomi, Kushi, Ahmetaj apo Çuçi. Ndër-kohë që vlen të nënvizohet fakti se kryeministri Rama duket se iu ka mbyllur derën, duke iu hequr mundësinë për të qenë ministra, disa nga anëtarëve aktualë të Këshillit të Ministrave, si Xhaçka,

Manastirliu: Qeveria, prioritet investimet

në shëndetësiNë Qendrën Spitalore Univer-

sitare “Nënë Tereza” është instal-uar një teknologji e re me sistem ultramodern të laboratorëve të analizave. Lajmin e ka dhënë dje ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka inspektuar QSUT-në. Gjatë fjalës së saj, Ma-nastirliu theksoi se qeveria i ka prioritet investimet në sektorin e shëndetësisë. “Janë planifikuar 18 spitale në të gjithë vendin të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Aktual-isht janë 5 spitale në Tiranë në të cilët ka filluar zbatimi i këtij part-neriteti, duke ofruar një gamë të gjerë të analizave si dhe spitalin e Fierit dhe Beratit, duke rritur me mbi 50% edhe në spitalet rajonale llojshmërinë e analizave laboratorike që kryhen në spita-let tona”, deklaroi Manastirliu.

Taksa e fiskalizimit, Tabaku: Rama

gënjeu biznesetDeputetja e zgjedhur e PD,

Jorida Tabaku ka zhvilluar dje takime me pronarët e disa bizne-seve në Tiranë. Përmes një posti-mi në rrjetet sociale, Tabaku ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai i gën-jeu bizneset dhe se u premtoi 0 taksa, por sipas saj, u ka faturuar taksën e fiskalizimit. Madje, ajo shprehet se kjo taksë do të jetë një kosto më shumë për bizne-sin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin. “Ne, jemi ndry-she! Nuk gënjejmë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes. Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar, por për të dëgjuar”, shkruan Tabaku.

Spiropali, Peleshi, Braçe, Denaj, Shalsi, Klosi, Margariti dhe Majko, të cilët në total e çojnë numrin në

nëntë. Pra, përmes vendimit për të krijuar Presidiumin dhe zbardhjes së emrave që do të jenë pjesë e tij, shefi i selisë rozë ka zbuluar edhe një pjesë të qeverisë së re 2021-2024. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rama paralajmëron reformimin e qeverisë

Mirëpo, sinjale se në qeverinë e re, e cila do të krijohet dhe votohet në shtator, ka dhënë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Teksa ishte duke folur të shtunën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama iu bëri thirrje të gjithë intelektualëve të diplo-muar jashtë vendit dhe që kanë rezultate të kënaqshme, që t’i

bashkohen qeverisë së re. Sipas Ramës, dera e PS do të qëndrojë hapur për këdo që ka ambicie dhe kërkon t’i bashkohet kabinetit të ri qeveritar 2021-2025. “Ne duhet t’i hapim dyert e qeverisë që nga dyert e kabineteve të ministrave, të ministrive, të agjencive, të departa-menteve, të bordeve për vajza e për djem të shkolluar jashtë shtetit, të cilët kanë arritur rezultate të larta dhe punojë jashtë shtetit në çdo sektor, e për vajza e djem të shkol-luar me rezultate të shkëlqyera brenda shtetit që përballë dyerve të mbyllura e përballë arrogantëve, injorantëve, parazitëve që u për-plasin derën në fytyrë, kërkojnë vetëm një shteg për të ikur nga Shqipëria”, deklaroi Rama.

1. Olta Xhaçka2. Elisa Spiropali3. Niko Peleshi4. Erion Braçe zv/kryeministër5. Anila Denaj6. Eduard Shalsi7. Blendi Klosi8. Elva Margariti9. Pandeli Majko

Ministrat që janë lënë jashtë Presidiumit

të Kongresit

1. Arben Ahmetaj2. Bledi Çuçi3. Ogerta Manastirliu4. Belinda Balluku5. Etilda Gjonaj6. Evis Kushi7. Milva Ekonomi

Ministrat që janë në Presidiumin

e Kongresit të PS Kjo do të thotë se mes emrave që pritet t’i bashkohen qeverisë së re dhe që kanë pëlqimin, madje dakordësinë e shefit të ekzekutivit do të jenë disa nga ministrat aktualë si Balluku, Gjonaj, Manastirliu,

Ekonomi, Kushi, Ahmetaj apo Çuçi...

Page 4: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT4 E Mërkurë 16 Qershor 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rasti i parë gjatë vetingut, KPA kthen vendimin e KPK për prokuroren Balli, kërkohet rihetim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme vendosi kthimin për hetim në shkallën e parë të vetingut, prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rihapë proces-in për prokuroren për ta hetuar atë në dy shtylla, atë të figurës morale dhe aftësive profesionale. Në shkallën e dytë, proku-rorja arriti të bindte trupën gjykuese se burimet e pasurisë së saj ishin të ligjshme e për këtë shkak duke kaluar me sukses këtë

shtyllë të rivlerësimit. “Trupi gjykues i Ko-legjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Nata-sha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Irma Balli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin

kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Irma Balli. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Irma Balli, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive pro-fesionale. Ky vendim është përfundimtar

dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi prokuroren e Apelit Korçë nga shkalla e parë e vetingut në 19.02.2019 për probleme me kriterin e pasurisë. Ajo kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të deklaronte kalimin e testit të besueshmërisë sa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, por trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore duke e zhvilluar atë dje.

Uashingtoni i vendosur për të shfarosur korrupsionin në Shqipëri e rajon, Ballkani temë e samitit SHBA-BE, amerikanët mesazhe të qarta Moskës e Pekinit

SHBA-të do të punojnë me BE për të luftuar korrupsionin

Aleksandra HOXHAJ

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të ven-dosura për të mos lejuar asnjë ndikim malinj në

Shqipëri dhe Ballkan. Javët e fundit, Uashingtoni ka marrë një sërë vendimesh të rëndë-sishme duke treguar qartë se po hyn fuqishëm në rajon. Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendimit për të sekuestruar pasuritë e pushtetarëve, Ballka-ni dhe lufta ndaj korrupsionit në këtë rajon, ka qenë pjesë e Samitit SHBA-BE të zhvilluar ditën e djeshme. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mirëpritën presidentin Joe Biden ku u zgjidhën një larmi çështjesh të pazgjidhura midis dy partnerëve të Atlanti-kut. Ndërkohë temë diskutimi ishin edhe çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Bashkimin Europian për të mbështetur demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për të punuar mbi prioritetet e për-bashkëta sa i përket politikës së jashtme. “Ndërtoni një botë më të fortë, më demokratike dhe paqësore: Udhëheqësit do të angazhohen për të mbështetur demokracinë, për të mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bash-kuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të

Kodheli: Partneriteti me NATO, shumë

i rëndësishëm Deputetja Mimi Kodheli ditën

e djeshme e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe pozitiv Samitin e NATO-s i mbajtur një ditë më parë në Bruksel, në prezencën e presidentit amer-ikan Joe Biden. Ajo u shpreh se partneriteti me NATO është shumë i rëndësishëm dhe duhet të fuqizohet sa më shumë. Po ashtu Kodheli shtoi se Shqipëria duhet të investojë në marrjen e masave për parandalimin e kërcënimeve kibernetike. “Ka pasur dy vendime të rëndë-sishme, vazhdimi i misionit në Irak, por me pjesëmarrjen e më shumë partnerëve. Partneriteti i NATO-s me vendet partnere është shumë i rëndësishëm, që në këtë samit duhet të fuqizohet më shumë”, tha ai.

Starova: NATO mbron rendin dhe sigurinë

që prishi Kina Diplomati Arian Starova

deklaroi se NATO tashmë do të ketë 5 forca të reja, veç tokësores, detare, ajrore, duke shtuar ato Kibernetike dhe Hapësinore. Ai u shpreh se NATO është e gatshme në çdo moment për të mbajtur rendin dhe sig-urinë, të cilat sipas tij Kina i ka prishur. “Rusia ka ndikim që të shohim atë që ndodhi në Ukrainë, ka aneksuar Krimenë, është një shkelje. Rusia ka qenë pjesëmarrëse me vendet e tjera, Pavarësisht është serioze sepse nuk jemi në luftë, NATO është në këmbë me investime shumë të mëdha te teknologjitë. Amerika Veriore dhe Europa po veprojnë një trup të vetëm të mbrojnë rendin dhe sigurinë ndërkombëtarë, që i ka prishur Kina”, tha Starova.

fillojnë dialogët SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet në njoft-imin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Mesazhet e Amerikës Ndërkohë gjithë prezenca e

Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës kohët e fundit në Ballkan, përveçse tregon një vlerësim, po ashtu duket se është një sinjal që Rusia dhe Kina të mos kenë dot ndikim. Si fillim, shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha me pretendimin se ai ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar, është sinjali i parë i dhënë nga SHBA se është e gatshme të luftojë korrupsionin ndaj çdo pushtetari. Pasi edhe presidenti Joe Biden e shpalli prioritet luftën kundër korrup-

sionit në Ballkan dhe pritet që SHBA të jetë krah vendeve të Ballkanit me përpjekjet dhe të gjitha mjetet për të identifikuar korrupsionin dhe krimin si dhe për ta luftuar atë. Një çështje tjetër ishte edhe urdhri ekze-kutiv ku Shqipëria u bë pjesë e shteteve që do t’i bllokohen pasuritë çdo zyrtari, i cili është i korruptuar dhe mendohet se SHBA do të godasë fort në këtë drejtim. Ndërkohë një tjetër rast që tregon partner-itetin e ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë është edhe Nën-shkrimi i Marrëveshjes për Koordinimin e Teknologjisë 5G. SHBA po i dërgon mesazhe të qarta Moskës dhe Pekinit se ndikimi i tyre në Ballkan do jetë i vështirë.

Kujtojmë se ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman në një intervistë u shpreh se shpallja “non grata” e Berishës duhet parë si sinjal i qartë për të treguar se korrupsioni ka pasoja dhe ndikon në marrëdhëniet me SHBA. “SHBA janë shqetësuar gjithmonë për faktin se ka

akuza të besueshme për korrupsion në lidhje me disa parti të ndryshme në Shqipëri. Duhet parë si një sinjal i qartë se korrupsioni i vazhdueshëm nga çdo parti në Shqipëri, ka pasoja përtej atyre të vetë vendit dhe ndikon në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”, është shprehur ai.

SHPALLJA “NON GRATA” E BERISHËS, LËVIZJA E PARË

NGJELA: Perëndimi nuk do të lejojë influencë ruse në Ballkan

Avokati Spartak Ngjela më herët në shumë deklarata të tij është shprehur se Amerika nuk do ta lejojë influencën e Rusisë në Ballkan. Ai akuzoi krerët e politikës të korruptuar teksa tha se ndryshimi i poli-tikës amerikane do të sjellë risi në vendin tonë. “Tani po ndry-shon gjithçka dhe shqiptarët kanë filluar të përfitojnë sërish ndihmën cilësore që po iu vjen nga SHBA. Krerët e politikës shqiptare a do t'i përgjigjen me intelekt të lartë politik motivit të reformuar nga politika e re e Uashingtonit? Kjo sigur-isht do të ketë përplasje në Shqipëri, sepse këta krerë janë të korruptuar. Por në politikën shqiptare do të ketë risi, sepse Perëndimi nuk do të lejojë influencë ruse në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Ngjela.

Page 5: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edhe Bujar Nishani u rikthehet protestave, akuzon LulzimBashën se la në gjykata e prokurori militantët e PD

Ditët e fundit kanë nisur të shtohen zërat për protestë nga ana e Partisë Demokra-tike. Mbi to ka folur edhe ish-presidentit Nishani, i cili ka kujtuar protestat e vjetra të Bashës ndërsa shprehet se militantë e proceduar nga prokuroria janë lënë pa mbështetje. “Të nderuar miq, gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH, në takime në qytete të ndryshme përveç të tjerash ndesha me një situatë të pa-pranueshme për shumë anëtarë, aktivistë dhe

simpatizantë të Partisë Demokratike. Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës. Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me padrejtësinë e kon-trolluar nga pushteti. E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë. Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur

nga Kushtetuta në Shqipëri”, tha ai. Sipas Nishanit, Lulzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica. Sipas tij, sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhtuar”. Të pap-unë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avokatë e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore. Ata janë të tradhëtuar edhe nga ata që iu kërkuan atyre aksionin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë avokatëve me integritet

të lartë profesional, moral, qytetar e civil; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas pa pagesë ! Ata demonstruan përgjeg-jësi qytetare duke u ngritur ndaj padrejtësive, varfërisë, keqqeverisjes, korrupsionit, skan-daleve të një pushtetit abuzues. Njeriu që i thirri në protestë i ka harruar dhe abandonuar tashmë. Por ata nuk duhen lënë vetëm! Misioni i tyre ishte qytetar dhe meritojnë vëmendje e kujdes qytetar”, ka deklaruar Nishani.

Përplasje Basha-Berisha, ish-kryeministri nis organizimin për protesta, kreu i PD i

vendosur për të ruajtur raportet me SHBA

DASH e shpalli “non grata”, Basha braktis Berishën

Rigels SELIMAN

Vendimi i Departamen-tit Amerikan të Shtetit duket se ka shkaktuar përplasje të forta mes

kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryemi-nistrit Sali Berisha. Ky i fundit ka kërcënuar me rikthimin në krye të PD, ndërkohë që në prapaskenë i mbështetur edhe nga njerëz pranë tij akuzojnë kryedemokratin Basha se e dinte për vendimin e DASH dhe se ka braktisur Ber-ishën. Për rrjedhojë, mësohet se kjo strategji e ndjekur nga lideri demokrat, nuk është mirëpritur nga zoti Berisha, i cili i ka vënë 3 kushte të forta Lulzim Bashës. Sipas informacioneve, mësohet se ish-kryeministri ka kërkuara nga Basha që të mosbashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama dhe të kontestojë fuqishëm rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 pril-lit, duke futur në lojë edhe protesta kundër qeverisë socialiste, pasi në të kundërt e pret një “luftë” e fortë me të dhe mbështetësit e tij.

Nisin presionet për protesta dhe tubime në rrugë

Dhe sinjalin e parë e ka dhënë dje ish-kreu i Bashkisë së Kava-jës, Isa Sakja. Zoti Sakja përmes një statusi në rrjete sociale ka kërkuar rikthimin e protestave, ndërsa theksoi është mjeti që iu jep mundësinë për të rrëzuar regjimin diktatorial, siç e quan ai qeverinë “Rama 2”. “Diktaturat rrëzohen në shesh! Do rri dhe unë, në qofshin me mijëra. Dhe me një qind qëndroj, më fort se sa Shila; Në qëndrofshin dhjetë, do jem i dhjeti; Dhe një në qëndroftë, do jem i vetmi”, shkruan Sakja. Pra, Berisha po i dërgon mesazhe për protesta Bashës edhe nëpërmjet mbështetësve të tij. Nga ana tjetër edhe media pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim thuajse dy tre herë në ditë bëjnë artikuj të ndryshëm, ndërsa kërkojnë

Berisha: Kandidatura e Shqipërisë për në OKB u hodh nga PD

Shqipëria u zgjodh pesë ditë më parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Mirëpo, ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk pajtohet me këtë vendim. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, ish-kryem-inistri Berisha shprehet se ka qenë qeveria e drejtuar prej tij që propozoi kandidaturën për në OKB qysh në vitin 2009. “Në vitin 2009 Shqipëria hodhi kandidaturën për anëtare të për-kohshme Këshillit të Sigurimit të OKB për vitin 2022”, shkruan Berisha. Shqipëria mori 175 vota pro nga 190 shtete që morën pjesë në votim, ndërkohë që së bashku me vendin tonë u zg-jodhën anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB edhe Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vokshi: Në 25 prill nuk kishte zgjedhje, por masakër elektorale

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi komentoi dje zgjedhjet e 13 qershorit në PD, ku Basha u rizgjodh kryetar, por procesi u shoqërua nga akuza të shumta nga kundërshtarët. Gjatë një prononcimi për mediat, zonja Vokshi u shpreh se do ishte mirë që mllefi ndaj procesit në PD të orientohej ndaj zgjedh-jeve të 25 prillit. “Pjesëmarrja e lartë në votimet e së dielës, kur vinim pas 25 prillit, dëshmon se demokratët janë më të fortë dhe dinë të përballojnë shumë sfida, sikurse ishte ajo e datës 25. Do të dëshiroja që ky lloj pasioni për të hedhur baltë mbi procesin e brendshëm të orientohej ndaj 25 prillit, që ishte një masakër e vërtetë”, deklaroi Vokshi.

nga Basha që të udhëheqë në vjeshtë opozitën drejt protestave anti-qeveritare, si e vetmja rrugë që ka mbetur për të përmbysur kryeministrin Edi Rama.

Basha i vendosur për të ruajtur raportet me SHBA

Por pavarësisht presionit të rritur ndjeshëm që Berisha, njerëz pranë tij dhe LSI po ushtrojnë ndaj tij, kreu i PD, Lulzim Basha duket

i vendosur për të ruajtur raportet me SHBA. Më konkretisht, zoti Basha qysh prej 19 majit, kur De-partamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij si të padëshiru-ar në Amerikë, nuk ka reaguar për këtë çështje. Madje, nëse shohim me kujdes gjithë lëvizjen e kryedemokratit Basha, ky i fundit ka shmangur edhe mediat apo

daljet nëpër studio televizive, pasi kërkon që çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës ta lërë mënjanë, strategji kjo që tregon se ai po dis-tancohet nga ish-lideri demokrat. Kjo do të thotë se Basha është i vendosur për të ruajtur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe se ai është shumë pak i interesuar për Berishën, duke u distancuar prej tij. Ndërkohë, zoti Basha ka braktisur Berishën edhe për çështjen e zgjedhjeve, teksa ka paralajmëruar se do të vijojë bete-jën në rrugë ligjore për zbardhjen e masakrës elektorale të 25 prillit në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Pra, Basha po shfaqet lider modern dhe jo i dhunshëm siç kërkon Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë javën që lamë pas. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive Berisha u pyet se a mendon rikthimin në krye të PD, ndërsa u përgjigj kurrë mos thuaj kurrë, duke i çuar kështu edhe një mesazh të fortë Lulzim Bashës.

“Kurrë mos thuaj kurrë, pra “Never say never”. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

JA SI BERISHA KËRCËNOI BASHËN ME RIKTHIMIN NË KRYE TË PD

1. Lulzim Basha të mos bash-këpunojë me kryeministrin Edi Rama

2. Kreu i Partisë Demokra-tike duhet të kontestojë fuqishëm rezultatin e zg-jedhjeve parlamentare të 25 prillit, sipas Berishës

3. Kryedemokrati Basha duhet të nisë protestat dhe revoltat kundër qeverisë në vjeshtë

kushtet e ish-kryeministrit

për Bashën

3

Pavarësisht presionit të rritur ndjeshëm që Ber-isha, njerëz pranë tij dhe LSI po ushtrojnë ndaj

tij, kreu i PD, Lulzim Basha duket i vendosur për të ruajtur raportet me SHBA. Më konkretisht,

zoti Basha qysh prej 19 majit, kur DASH e shpalli ish-kryeministrin Berisha si të padëshiruar në Amerikë, nuk ka reaguar për këtë çështje...

Page 6: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT6 E Mërkurë 16 Qershor 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hapja e negociatave, Holanda vendos sot nëse do të mbështesë Shqipërinë, nisin diskutimet në Parlament

Ditën e sotme mblidhet Komisioni për Çështjet Europiane i Dhomës së dytë të Parlamentit Holandez. Mbledhja pritet të zgjasë dy orë dhe do të diskutohet mbi këshillin e datës 22 qershor në Bruksel. Komisioni do të marrë vendimin dhe për qëndrimin që do mbajë për Shqipërinë në datë 22 qershor, lidhur me zhvillimin e konferencën së parë ndërqeveritare, për t’i hapur rrugë integrimit në Bashkimin Europian. E pranishme do të jetë min-

istrja e Punëve të Jashtme të Holandës, zonja Sam Kaag, e cila edhe më herët e ka deklaruar mbështetjen e qeverisë holan-deze lidhur me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë ku sipas saj duhej zhvilluar sa më shpejt. Tema për Shqipërinë është vendosur në fund të axhendës së Komisionit. Sinjalet janë pozitive dhe shpresat për një dritë jeshile nga ana e Holandës janë të mëdha. Kujtojmë që më datë 5 qershor qeveria

holandeze i dërgoi një letër raport Komi-sionit ku del në konkluzionin se shumë prej kushteve që ka pasur Holanda ndaj Shqipërisë janë plotësuar. Ndërkohë nga ana tjetër ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka falënderuar homologun e saj portugez për mbështetjen dhe përp-jekjet për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE. Xhaçka u shpreh se shpreson që Konferenca e Parë Ndërqe-veritare të zhvillohet ashtu siç është

premtuar, sa më parë. “Një telefonatë mjaft e frytshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, shkruajti Xhaçka në Twitter.

Shtohen sinjalet për zgjedhje në pushtetin vendor, një tjetër kryebashkiak bie në rrjetën e dekriminalizimit, situatë kritike në 6 bashki

Kryebashkiaku i Mallakastrës, i dënuar me 3 vite burg në Greqi për konflikt dhe përleshje

Aleksandra HOXHAJ

Shtohen sinjalet për zg-jedhje të parakohshme në pushtetin vendor. Javët e fundit është folur shpesh

për të përmbysur bashkitë në vend dhe duket se nuk do të jetë e largët dita për të mbajtur zgjedhje të reja. Prokuroria ka mbyllur dje verifikimet për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi, por që nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Për këtë arsye ai rrezikon që të humbasë mandatin e kryebashki-akut. Nëse ndodh kjo, do të kemi 6 bashki të rëndësishme në vend pa kryetar legjitim. Kryebashkiaku i Mallakastrës, është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikt dhe përleshje”. Prokuroria në njoftimin e saj bëri me dije se kjo vepër penale në Kodin tonë sanksionon vetëm dënim me gjobë. Por Ismailaj nuk akuzohet vetëm për këtë, por edhe për faktin se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. “Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezul-ton se i akuzuari Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale të “Konfliktit” “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që korrespondon veprës penale të "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bashkitë ku ka vakanca Ndërkohë situata paraqitet

kritike në 6 nga 61 bashkitë, që momentalisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të dalë

Soreca uron Bashën për rizgjedhjen në krye të PDAmbasadori i Bashkimit

Europian, Luigi Soreca ditën e djeshme uroi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për fitoren e zgjedhjeve të 13 qershorit. Soreca zbuloi edhe dy çështje të rëndësishme për të cilat u fol. Ambasadori u shpreh se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me situatën aktuale poli-tike në vend si dhe hapat, të cilat janë të rëndësishme për inte-grimin e vendit në Bashkimin Europian. “Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutu-ar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e inte-grimit të Shqipërisë në BE”, shkruajti Soreca.

Peleshi: Gjithë vendet e rajonit duhen anëtarësuar në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pe-leshi zhvilloi ditën e djeshme një takim në Bruksel me ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac. Peleshi u shpreh se me homologen malazeze ndau të njëjtën bindje se duhet të vazh-duar mbështetja ndaj politikës së dyerve të hapura me qëllim anëtarësimin e të gjithë ven-deve të rajonit në NATO. “Gjatë takimit në Bruksel u takova edhe me homologen time mala-zeze Olivera Injac, me të cilën ndamë bindjen se duhet të vazh-dojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura me qëllim anëtarësimin e të gjithë vendeve të rajonit në NATO”, u shpreh ministri i Mbrojtjes. Samiti i NATO-s u mbajt në kryeqytetin e Belgjikës, me pjesëmarrjen e krerëve të 30 qeverive.

nga zgjedhjet vendore. Në këtë kategori bëjnë pjesë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina , Dibra dhe së fundmi edhe Mallakastra duket se do të ketë të njëjtin fat. Në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi edhe pse nuk kandidoi në zgjedhjet e fundit është duke mbyllur mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie. Në Durrës, krye-tarja e bashkisë Valbona Sako dha dorëheqjen dhe u zëvendësuar në detyrë nga Emirjana Sako. Po ashtu edhe Vora po drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur me votë, pasi ish-kryebashkiaku Agim

Kajmaku ndodhet në arrati dhe vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia. Ndërkohë kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe kjo solli një tjetër bashki që drejtohet nga kryetar, i cili nuk është zgjed-hur me votë. Sa i përket Dibrës,

kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa kryebashkiakut Ismailaj iu konfirmua dënimi në Greqi, pritet që edhe Bashkia e Mallakastrës të drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi ditën e djeshme ku u shpreh se pretendimi i PD ishte më se i vërtetë. Ai tha se Ismailaj është produkt politik i kryeministrit Edi Rama. Sipas tij edhe Rama do të përballet me dre-jtësinë herët ose vonë. “Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e

gjysmë vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të PD. Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to edhe votën. Herët apo vonë edhe Rama vetë do të përballet me drejtësinë”, tha ai.

BARDHI: NJË TJETËR BURGAXHI I RAMËS DO TË LARGOHET

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila pretendonte se ish-kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi Ismailajn se ai ka gënjyer në formularin e dekrim-

inalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Sipas PD-së, kryebash-kiaku është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Chios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, pla-gosje. Ndërkohë Ismailaj atë kohë iu përgjigj akuzave duke deklaruar se nuk kishte dijeni sa i përket këtij dënimi.

JA SE SI NISI HETIMI PËR ISMAILAJN

Referuar vendim-it 9-11/2000 të

Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios,

i formës së prerë, re-zulton se i akuzuari Qerim Ismailaj (në

mungesë në gjykim), është deklarua fajtor

dhe është dënuar me 3 (tre) vite bur-gim për veprën pe-nale të “Konfliktit”

“Përleshjes”...

Page 7: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 7

Petro Koçi: Në 25 prill qytetarët shqiptarë e shpallën PD “non grata”, koha që Berisha të largohet nga politika

Zv/ministri i Mbrojtjes, njëherësh de-puteti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika të forta ndaj binomit “Berisha-Ba-sha” dhe Partisë Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi shprehet se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit qytetarët shqiptarë shpallën PD-në sërish “non grata”, ndërsa theksoi se kreu i PD, Lulzim Basha është i ka-pur prej ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje, numri dy i PS shkoi edhe më tej kur theksoi se ka ardhur koha që Beri-sha të dorëhiqet si deputet dhe largohet nga politika. “Populli shpalli Partinë Demokratike sërish “non grata” në 25 prill. Pas kësaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës futën Sali Berishën në listën e zezë. Berisha po të donte më shumë PD-në sesa veten, do të shpallte dorëheqjen si deputet. Berisha do aq shumë prapanicën e vet saqë vetëpropozohet për lider. Një

nga produktet e mbrapshta të Partisë së Punës. Simbol i moralit të Partisë Demokratike për periudhën e sapokaluar të tranzicionit. Lulzim Basha është i ka-pur prej Sali Berishës. PD do të vazhdojë të jetë makth i prapakthimit”, shkruan ai. Më herët, zoti Koçi komentoi edhe shpall-jen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, teksa theksoi se ky ishte një mesazh për drejtësinë shqiptare. “Argumentimi që

bën DASH lidhet me korrupsion. Sillet Berisha sikur është ky që ka mbrojtur Kosovën nga mundësia e ndryshimit të kufijve. Ishte një lojë politike për të fit-uar vota në Kosovë. Është një përpjekje e dëshpëruar. Inkurajim për drejtësinë shqiptare shpallja e Berishës non grata. Ky qëndrim i prerë ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të politikës është me-sazh për drejtësinë”, nënvizoi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi.

Rusët të shqetësuar për fatin e Metës, mediat sytë nga Kushtetuesja nëse do

vuloset shkarkimi i presidentit nga detyra

Ja çfarë shkruajnë mediat ruse për fatin e presidentit

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra duket se po ndiqet me shumë shqetësim edhe nga me-

diat ruse. Parlamenti shënoi precedentin e parë në rajon duke shkarkuar një president dhe kjo prej ditësh ka tërhequr vëmend-jen e mediave ruse, të cilët kanë bërë me dhjetëra artikuj. Gazeta ruse “Gazeta.ru”, ka bërë një arti-kull mjaft të gjatë duke analizuar situatën në Shqipëri, ndërsa ka marrë dhe një eksperte që flet për përplasjet Qeveri-Presi-dencë. Ajo që bie në sy në arti-kull është fakti se edhe rusët tani i kanë kthyer sytë nga Gjykata Kushtetuese nëse do të pranojë apo jo shkarkimin e presidentit nga detyra. “Parlamenti shqiptar ka vendosur të shkarkojë Pres-identin e vendit Ilir Meta. Ai u akuzua për shkelje të Kushte-tutës dhe u shkarkua nga posti i tij. 105 deputetë votuan për largimin e Metës, shtatë votuan kundër, tre abstenuan. Kjo është hera e parë në Shqipëri që një president shkarkohet nga Parla-menti. Fjala vendimtare në këtë çështje do të jepet nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të miratojë ose refuzojë vendimin e Parlamentit”, shprehet gazeta në fjalë. Në artikull thuhet se të tilla fenomene kanë ardhur për shkak të konflikteve të forta politike në Shqipëri. Sipas artikullit Meta dhe Rama kanë pasur përplasje të forta mes tyre dhe shkarkimi i tij erdhi pikërisht për këtë arsye. “Konfrontimi politik ka arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Në qytetin e Kavajës selia e PD u sulmua me armë, ndërsa në Elbasan pas një konflikti që shpërtheu mbi akuzat për blerje votash, u vra një simpatizant i PS dhe u plagosën 4 persona, përfshirë dhe një polic. Në zg-jedhje, Partia Socialiste, e cila ka qeverisur që nga viti 2013, fitoi

Pandemia, deri në 50 persona në

ambientet e jashtmeNga dita e djeshme grumbul-

limet në ambientet e jashtme lejohet deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës. Ministria e Shën-detësisë lajmëron se rregulli i ri hyri në fuqi dje. Sipas MSH, në ambiente të jashtme do lejo-hen 50 persona, nga 10 që ishte më herët. “Plani i lehtësimit të masave anti-COVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID”, shkruan ministria. Kujtojmë se nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00. Ndërsa nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja.

Miratohet protokolli për sezonin turistik

Ministria e Turizmit miratoi protokollin anti-COVID për sezonin turistik ku një pjesë të veçantë zë edhe manuali për ushqimin. Në protokoll specifi-kohet ndalimi i shijimit të ush-qimit me gishta, por edhe disa rregullave për gatimin. “Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës. Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin; Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketën respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbehet ush-qim; Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza; Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta”, thuhet në protokoll.

shumicën e vendeve në Parla-ment”, thekson artikulli.Roli i Shqipërisë dhe Serbisë

Gazeta ruse ka marrë një prononcim dhe nga ekspertja e marrëdhënieve ndërkom-bëtare Ekaterina Entina, e cila ka komentuar shkarkimin e presidentit Meta nga detyra. Sipas saj, arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tij ka të bëjë me luftën politike tradicionale në Shqipëri mes presidentit dhe kryeministrit. Ekspertja e ka kritikuar këtë situatë ndërsa ka theksuar se Serbia dhe Shqipëria kanë një rëndësi shumë të madhe për Europën

Juglindore. "Nëse proceset politike në Serbi janë shumë të qarta për Moskën, atëherë duhet të kuptojmë se si do të zhvillohet situata politike në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është kjo për interesat e Feder-atës Ruse në Ballkan”, tha ajo.

Shkarkimi i MetësPresidenti u shkarkua nga de-

tyra me argumentin se prishi bal-ancat politike gjatë zgjedhjeve. Ai u angazhua në fushatë duke dalë tërësisht kundër mazhorancës. Për këtë të fundit kjo është shkel-je e uniteti të popullit dhe Parla-menti e shkarkoi. Vendimi shkoi të hënën në Kushtetuese dhe kjo

e fundit pritet që shumë shpejt të vendosë datën e seancës së parë. Sipas burimeve ajo pritet të mbahet në korrik.

p o l i t i k e www.sot.com.al

Revista amerikane "Mother Jones" përmes një investigimi tregoi kohë më parë se LSI dhe Ilir Meta, kanë lobuar në SHBA përmes personave të dyshimtë nga Rusia. “Doli se Dorelita ishte një kompani guaskë e që kishte vetëm një qëllim: të jepte pagesën për lobimin që McKeon do të bënte për LSI-në. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek, i quajtur Andreas Petrou. Ai ka një zyrë të vogël ligjore në kryeqytetin e Qipros, e cila krijon dhe administron kompani guaskë. Një e treta

e klientëve të kësaj firme janë rusë, dhe madje kom-pania ka te reklama një numër enkas për klientët që flasin rusisht. Sipas regjistrimeve të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrout ishte e përfshirë me kompani me bazë në Qipro, të lidhura me Oleg Deripaskan, manjatin rus të biznesit të aluminit, i cili është përfshirë në skandalin e lidhjeve ruse të presidentit Trump për shkak të bizneseve që ka pas-ur me Paul Manafort, kreun e fushatës së Trump-it që është nën hetim”, thuhej në artikull.

META E LSI LOBIME NË SHBA PËRMES RUSËVE

Pak kohë më parë pati debate në vend mbi ndikimin rus. Por presidenti doli kundër SHBA dhe qeverisë duke deklaruar se nuk ka ndikim rus në Shqipëri. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike, për fat të keq, të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një prob-lem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun angloamerikan në periudhën e së kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta.

JA SI META MOHONTE

NDIKIMIN RUS

Page 8: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT8 E Mërkurë 16 Qershor 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministri Bledi Çuçi bisedë me shefen e EUROPOL, rritet bashkëpunimi për të shkëmbyer informacione me SPAK dhe BKH

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtore-shën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle. Gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëm-bimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur ve-primtaritë e paligjshme. Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL

njësoj si vendet anëtarë të BE. “Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, znj. Catherine de Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacio-net e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunim-

it në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struk-tura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha ministri. Zoti Çuçi deklaroi më tej se SPAK dhe BKH do të ndihmohen së tepërmi në punë e tyre nëse rritet cilësia e shkëmbimit të informacionit. “Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si

dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione ve-primi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, theksoi më tej ministri.

SPAK zgjeron rrethin e dosjeve të bujshme, hetime sekrete për çështje të

vjetra korrupsioni dhe krimi, priten zhvillime

Prokurorët kanë në dorë disa dosje të rëndësishme

Prokuroria e Posaçme po zh-villon hetime intensive në prapskenë për shumë dos-je të vjetra. Teksa të gjithë

i kanë sytë te SPAK për të nisur hetimet, sipas burimeve, proku-rorët kanë në dorë dosje mjaft të nxehta, shumë prej të cilave janë harruar nga publiku. Bëhet fjalë për dosje të vjetra korrupsioni dhe krimi të organizuar, të cilat nëse hetohen me sukses mund të tron-ditin politikën. Rihetimi i vrasjes së Artan Santos ishte lëvizja e parë. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit është thirrur në SPAK, Admir Tafili. Ky i fundit ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e ba-bait të tij, Bahri Tafili. Prokurorët e kanë marrë në pyetje duke dëgjuar dëshminë e tij dhe mësohet se do të ketë zhvillime të forta sa i takon luftës mes bandave kriminale në vend. Ndërkohë një dosje tjetër e vjetër që po hetohet në prapaskenë është ajo e paktit CEZ-DIA, e cila godet politikanët dhe sidomos dyshen Meta-Berisha. Një burim i tha gazetës se ka dhe shumë çështje të tjera që po hetohen në mënyrë tepër sekrete. Nuk duhet harruar se në prokurori ka shumë dosje të vjetra për politikanë të lartë, një ndër to është ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani, ku janë paditur ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe emrat e tjerë. Madje ky i fundit duke folur në një intervistë ka treguar se i është kërkuar që në vitin 2013 një tentative për ta futur në burg. Në një emision ai tha se nga kjo frikë refuzoi të merrte kreun e Grupit Parlamentar të PD. “Në 2013-ën më thirri Basha, i cili më tha se kishte menduar që unë të isha kryetar grupi në 2013-ën. I thash që nuk mund të jem sepse Edi Rama do fillojë një luftë personale ndaj meje dhe e ka filluar faktikisht. Ka thënë gjithandej do ta burgos Ben Imamin. Unë nuk doja të më mbrojë grupi parlamentar”, tha ai.

Kompetencat e SPAK në luftën antikorrupsion

• Neni 244/2- Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funk-sione publike

• Neni 245- Korrupsioni ak-tiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

• Neni 245/1 (paragrafët 2 dhe 4) Ushtrimi i ndikimit të palig-jshëm ndaj personave që usht-rojnë funksione publike

• Neni 257- Përfitimi i paligjshëm i interesave

• Neni 258 (paragrafi 2)- Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

• Neni 259 (paragrafi 2)- Kor-rupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

• Neni 259/a- Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë

• Neni 260- Korrupsioni pa-siv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

• Neni 312- Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

• Neni 319- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funk-sionarëve të tjerë të drejtësisë

• Neni 319/a- Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykat-ave ndërkombëtare

• Neni 319/b- Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

• Neni 319/c- Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

• Neni 319/ç- Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të or-ganeve të drejtësisë

• Neni 319/d- Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykat-ave ndërkombëtare

• Neni 319/dh- Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

• Neni 319/e- Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Dosjet e bujshme në SPAKSPAK ka rreth 700 dosje në pro-

ces hetimi dhe 209 prej tyre janë

dosje korrupsioni. Sipas burimeve, në listë janë 2 ish-kryebashkiakë të LSI dhe një kryebashkiake e PS. Një dosje e fortë është ajo e shem-bje së teatrit ku janë paditur min-istrja e Kulturës, kryebashkiaku i Tiranës, ish-ministri i Brendshëm. Presidenti Ilir Meta ka bërë dy padi të bujshme në SPAK. Ai ka paditur ministren e Drejtësisë për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit që e rendiste Arta Vorpsin në krye të listës për në Kushtetuese. Po për de-

batin e Kushtetueses ka paditur dhe ish-kreun e KED, Ardian Dvorani. Një dosje tjetër është ajo e incener-atorëve. Pak javë më parë çështja e inceneratorëve shkaktoi debat të fortë dhe për opozitën është një ndër dosjet më korruptive. Dosje të tjera të forta janë ato të hetimit për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të ngelur në vet-ing. Vetë Kraja në një intervistë që dha pak ditë më parë paralajmëroi se hetimet po ecin para.

Një tjetër dosje e fortë është ajo e aferës me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Pak kohë më parë PS paditi ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe disa funksionarë të tjerë, pasi kanë abuzuar me kthimin e pronës te ish-pronarët. Sipas padisë, toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin

1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveria italiane, pasi vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga “Rr. e Kavajës” deri tek “Rr. Durrësit” është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit.

PRIVATIZIMI I KOMPLEKSIT PARTIZANI

Pak kohë më parë kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se prokuroria ka në dorë shumë dosje të bujshme dhe aty ku ka vepër penale askush nuk do të tolerohet. “Këto janë të gjitha rastet që janë nën hetim, janë procedime penale. Proku-rorët janë duke kryer veprime, kërkojnë kohën e duhur. Keni parasysh që bëhet fjalë, ku ven-dimmarrja ka përfshirë shumë faktorë, ka përfshirë shumë procedura që duhet vlerësuar, duhet verifikuar dhe duhet vendosur pastaj nëse ka pasur apo jo shkelje ligjore. P.sh. unë nuk mund të them konkretisht për asgjë, për asnjërën prej tyre, nëse është apo nuk është “çelësi” i suksesit, por ajo që unë iu ga-rantoj është që të gjithë proku-rorët janë shumë seriozë”, tha kreu i SPAK pak ditë më parë.

Ja qëndrimi i Krajës për hetimin e

dosjeve të bujshme

Teksa të gjithë i kanë sytë te SPAK për të nisur hetimet, sipas burimeve, prokurorët kanë në dorë dosje mjaft të nxehta, shumë prej të cilave janë

harruar nga publiku. Bëhet fjalë për dosje të vjetra korrupsioni dhe krimi të organizuar, të cilat nëse hetohen me sukses mund të tronditin politikën...

Page 9: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kolegji rrëzon kërkesat e fundit të opozitës për ripërsëritje të zgjedhjeve, mbyllet shqyrtimi i të gjitha ankimeve

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje kërkesat e fundit të opozitës për përsëritjen e zg-jedhjeve në qarqet Fier dhe Elbasan. Më rrëzimin e këtyre kërkesave përmbyllet shqyrtimi i të gjitha ankimimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 prillit. Kolegji i ka rrëzuar kërkesat e opozitës për pav-lefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në disa qarqe, duke i konsideruar pretendimet e tyre të pabazuara në prova dhe në ligj.

Ndërkohë, Partia Demokratike deklaroi se beteja e saj për transparencën e procesit zgjedhor nuk do ndalet këtu, por do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese dhe Strasburg. Pak kohë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqe, fillim-isht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier,

Vlorë, Durrës, Berat dhe Shkodër. Ndërsa LSI kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që kërkoi rinumërim për Beratin dhe Dur-rësin. Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato për rinumërim të Beratit dhe Durrësit. Të vetmet qarqe që nuk u ankimuan në KAS ishin Dibra dhe Kukësi. Tre ankimet e tjera në KAS u bënë nga kandidatët e pavarur në Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë,

kandidatë të ardhur nga radhët e Vetëven-dosjes, të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh, kërkesa që nuk u pranuan nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Por pavarësisht se opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, në shtator ajo do të futet në Parlament. Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.

Beteja Rama-Meta për teatrin, gjyqtarët irritohen me palët për provat e reja, sot

vendoset nëse do të pezullohen procedurat

Seanca është shtyrë për ditën e sotme në orën 10:00

Sidorela BRAÇJA

Qeveria dhe Presidenca vijojnë betejën në Kus-htetuese për teatrin. Në Gjykatën Kushtetuese,

dje ka nisur seanca e dytë për kërk-esën e Presidentit të Republikës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, në seancën e djeshme, gjykatësit në sallën e gjyqit, u shprehën se nga ana e Presidencës dhe qeverisë nuk është respektuar afati i vendosur nga gjykata për sjelljen e provave të reja. Ata theksuan se iu vu në dispo-zicion koha e nevojshme për të sjellë faktet. “Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, thanë gjykatësit. Nga ana tjetër, Këshilltari Ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj, u kërkoi togave të zeza, që të shpallë si antikushtetuese vendimin për prishjen e teatrit dhe të kërkojë pezullimin e veprimeve të mëtejshme për të ndërtuar teatrin e ri. Ai kërkoi që ky vendim i këshil-lit të shpallet antikushtetues dhe të pezullohen efektet e tij, të mos ndërtohet teatri i ri, pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. “Pezullim i ndërtimit të atyre godinave bashkë-kohore që kanë dhe kulla mbrapa, derisa ky objekt gjykimi kushtetues të përfundojë. Kjo ishte kërkesa e sotme që gjykata e pranoi dhe u dha kohë palëve të tjera, pra Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë që të paraqesin pretendimet nesër mbi këtë kërkim tonin. Kemi 24 faqe shtim objekti. Kërkojmë shfuqizim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së. Është

Marrëveshja antikorrupsion, Gjonaj: Iniciativë me rëndësi

Ministria e Drejtësisë, Minis-tria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ambasada italiane në Tiranë nënshkruan dje, marrëveshjen tripalëshe që do të sjellë pi-lotimin e një projekti inovativ didaktik-edukativ antikorrup-sion, i cili do të zbatohet fillim-isht në disa shkolla të përzgjed-hura. Ministrja Gjonaj vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëve-shjeje. “Sot i dhamë rrugë një bashkëpunimi të ri në një fushë e cila është në krye të prior-iteteve të qeverisë shqiptare, lufta kundër korrupsionit. Jam besimplotë se është një iniciativë që do të promovojë integritetin në shoqëri dhe në komunitet, pasi për të krijuar një kulturë të qëndrueshme antikorrupsion gjithçka fillon nga edukimi i fëmijëve tanë”, tha Gjonaj.

Manjani: Përplasja mes ministrisë dhe maturantëve,

debat për pazarIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli

Manjani, ka folur sa i përket përplasjes së ndodhur mes Ministrisë së Arsimit dhe ma-turantëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se askush nuk flet për mungesë tekstesh dhe shkollat e mbyl-lura. “Kjo përplasja e radhës e maturantëve me Ministrinë e Arsimit dhe zgjidhja që dha ministrja. Nga cilado anë ta shohësh këtë përplasjen minis-tri-maturantë prapë punë muti është. Ministria që bën sikur bën test dhe maturantët që an-kohen për testin me argumentin se po u shkatërrohet e ardhm-ja. Asnjëra palë nuk flet për mësimin e munguar, shkollat e mbyllura, cilësinë e mësimit, tekstet apo metodat, por deba-tohet për pazar notash”, tha ai.

nevojë emergjente pezullimi i çdo veprimi”, tha Dervishaj.Gjykata shtyn për sot vendimin Nga ana tjetër, avokatja e Ale-

ancës për Teatrin, Adriana Kalaja e quajti arritje faktin që gjykata pranoi

ta administrojë si provë vendimin e KB Tiranë. Ajo theksoi se në fund të gjykimit, gjykata do japë të drejtë. “Vendimi i Këshillit Bashkiak sot u pranua të bëhet pjesë e procesit kushtetues, duke zgjidhur një herë

e përgjithmonë papajtueshmërinë me Kushtetutën dhe i presim rrugë nesër një padie për ta zgjidhur këtë çështje në Gjykatën Admin-istrative. Sot Gjykata Kushtetuese konfirmoi se është çështje e kar-akterit kushtetues. Jemi të bindur se në fund të gjykimit do na japë të drejtë”, tha ajo. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendimin nëse do të pranojë apo jo pezullimin e çdo veprimi deri sa kushtetuesja të shprehet me vendim final për teatrin, vendim të cilin pritet ta marrë ditën e nesërme. Kështu, seanca është shtyrë për ditën e sotme në orën 10:00, pasi anëtarët e Kushtetueses, kanë pranuar të administrojnë si provë, vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e teatrit.

Në kërkesën e bërë në Kus-htetuese pak kohë më parë, presi-denti Ilir Meta kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bash-kia Tiranë. “Sot, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërk-esën për Shfuqizimin e Vendimit nr. 377, datë 8.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të

pasurisë nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën ka-dastrale 8150, Tiranë”, si të papa-jtueshëm me Kushtetutën. Është një detyrim kushtetues i Presi-dentit të Republikës që brenda kompetencave të tij, të garantojë mbrojtjen e parimeve themelore që populli shqiptar i ka vendosur me referendum që prej vitit 1998”, thuhet në kërkesë.

KËRKESA E METËS NË KUSHTETUESE

Në seancën e parë të zhvilluar për teatrin, Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Ilir Meta u shpreh, se Këshilli i Ministrave ua ka vënë në dispozicion dokumentet. Sipas tij, prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet dhe ende nuk janë marrë dot të plota në Presidencë. Dervishaj u shpreh po ashtu, se 24 orë nuk mjaftojnë për të hyrë në themel të materialeve. Ai ka bërë

thirrje që gjykata të marrë këto prova duke i urdhëruar institucionet në varësi të qeverisë që t’i sjellin dokumentet brenda muajit qershor. “Ne duam të njihemi dhe t’i studio-jmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë. Nuk mund të ketë debat gjyqësor të plotë pa u marrë këto dokumente”, tha Dervishaj.

DERVISHAJ: DUHET TË NJIHEMI ME MATERIALET

Page 10: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT10 E Mërkurë 16 Qershor 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas protestës së maturantëve reflekton Ministria e Arsimit, ulet kufiri maksimal i notës në provimin e Matematikës

Pas protestave që maturantët zhvillu-an lidhur me vështirësitë në provimin e Matematikës, ka reaguar Ministria e Ar-simit. Kjo e fundit ka vendosur të plotësojë kërkesën e maturantëve, pas disa ditësh protestë. Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi ajo që ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë. Kushi sqaroi se pas ana-lizës që grupet e punës bënë për testin e

Matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me pro-gramin është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, Komiteti i Maturës Shtetërore, ka publikuar në faqen zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore. Në vendimin e bërë publik nga Komiteti i Maturës Shtetërore, bëhet me

dije se pas kërkesës së maturantëve u bë ngritja e një grupi pune të pavarur, me ek-spertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, për të analizuar në detaje pyetjet në test, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë. “Për të marrë në konsideratë plotësimin e kërkesës së maturantëve për uljen e kufirit minimal të pikëve për notat, sipas rekomandimeve të grupit të punës nisur kjo nga shqetësimet

e paraqitura, të maturanteve, mësuesve dhe prindërve, duke marrë parasysh situ-atën e një viti jo normal e të vështirë prej pandemisë. MSH dhe strukturat vartëse të MASR(DPAP/DRAP, ASCAP,) përgatitën një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij”, thuhet në vendim.

Gjiknuri vijon të përçajë PS-në e Vlorës, hedh në sulm Këshillin Bashkiak kundër

Dritan Lelit, përplasje të forta mes palëve

Konflikt i fortë mes socialistëve të Vlorës

Bushati: Në mandatin e tretë në fokus duhet

të jetë ekonomia Deputeti i PS, Ervin Bushati,

u shpreh se në mandatin e 3 të qeverisë së PS në fokus do të jetë ekonomia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se duhet që të ketë investime të mëdha. “Në mandatin e 3, duhet të jetë në fokus Ekonomia. Finan-cat duhet të vijnë në shpëtim të ekonomisë; Duhet të ketë inves-time të mëdha strategjike; Shteti si aksioneri më i madh duhet të marrë detyrën siç po bën në Amerikë dhe BE; Nuk duhet të shohim për momentin borxhin kombëtar, i cili na ka mbajtur të ankoruar në teori ekonomike që tashmë nuk vlejnë më; Për kor-poratat duhet të ngrihet norma e taksimit; Duhet të harmonizohet më mirë me TVSH-në, e cila pe-nalizon familjet në nevojë”, tha ai.

Bilanci i Covid-19, 1 humbje jete dhe

8 raste të reja Vijon të jetë i ulët bilanci nga

Covid. Në 24 orët e fundit min-istria e Shëndetësisë raporton se është shënuar 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera. Po ashtu, bëhet me dije edhe numri i rasteve të shëruara. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë”, thuhet në njoftim.

ambientet e teatrit “Petro Marko”, ka reaguar anëtari i këshillit bash-kiak, Anduel Tahiraj. Ai theksoi, se këshilltarët vendosën që mbledh-ja të zhvillohej sot pasi vihet në fuqi edhe vendimi i Komitetit të Ekspertëve për grumbullimet që bëhen nga 10 në 50 persona duke respektuar masat. Ai theksoi se nga ana e këshillit, kryetarit të bashkisë i janë shprehur të gjitha shqetësimet. “Kryetari i Bashkisë, përmes një shkrese refuzoi pjesëmarrjen në

këtë mbledhje me pretendimin e masave anti-Covid. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikëri ud-hëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit. Ky nuk është një zhvillim i ri për ne. Ne në rrugë partiake dhe institucionale i kemi shprehur shqetësimet tona kryetarit të Bashkisë duke i dhënë mundësinë edhe të reflektojë, gjë që nuk ka ndodhur. Ndaj sot jemi në këtë ballafaqim publik”, tha ai.

Sidorela BRAÇJA

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjik-nuri, vijon që të thellojë konfliktet në degën e PS

në Vlorë. Që para zgjedhjeve të 25 prillit, nisi një konflikt i fortë mes Gjiknurit dhe kryebashkiakut Leli, i cili po agravon nga dita në ditë. PS nuk mori atë rezultat që priste në Vlorë dhe Gjiknuri fajëson Lelin, ministren Denaj dhe kandidatët e tjerë. Ditën e djeshme, ka pasur një përplasje të fortë mes kreut të bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak. Këshilltarët, të porosi-tur nga Gjiknuri tentuan një “gjyq publik” ndaj Lelit, pasi kërkuan që të mbahej një mbledhje në teatrin “Petro Marko”, gjë që u refuzua nga Leli. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i bashkisë Dritan Leli, ka publikuar edhe komunikim zyrtar që ka zhvilluar me Këshillin. Leli shkruan se tubimet në salla nuk lejohen për shkak të pande-misë, ndërsa theksoi se mbledhja mund të zhvillohet online. “Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin “Petro Marko”. Referuar ligjit për paran-dalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, tha ai. Ndër të tjera, kreu i bashkisë u shpreh se, pavarë-sisht se këshilltarët nuk u paraqitën online, të gjitha informacionet që këshilltarët donin të dinin, u është dërguar në mënyrë elektronike. Ai theksoi se nga ana e bashkive të këtij qyteti të gjitha punët e kryera, sipas tij, janë bërë me përgjegjshmëri. “Dua t’ju bëj me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiakë në mbledhjen e sotme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin

në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazh-dim”, tha ai.

Reagon Këshilli Bashkiak Ndërkohë, në lidhje me moszh-

villimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, ku këshilltarët bashki-akë nuk janë lejuar që të hyjnë në

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Anduel Tahiraj, u shpreh se shqetësimet që ka ngritur Këshilli sipas tij, asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Ai theksoi se nga ana e Këshillit po bëhet detyra për të drejtat që ushtron ligji. “Natyrisht shqetësimet tona prej shumë kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër. Kjo na ka bërë dhe ne si këshilltarë bashkiakë të marrim në dorë fatet e qytetit duke ushtruar të

gjithë të drejtat që na jep ligji si këshilltarë dhe të gjithë detyrën tonë për të ndihmuar dhe ushtruar presion që ato çka në Vlorë nuk po bëhen, sezoni turistik duhet të jetë në nivelin e duhur, punët publike në Vlorë duhet të jenë në nivelin e inves-timeve të qeverisë, kjo është dhe detyra jonë, që ne të bëjmë që puna e pushtetit vendor të jetë në nivelin e duhur”, tha Tahiraj.

TAHIRAJ: SHQETËSIMET TONA NUK JANË DËGJUAR

Drejtuesi politik i PS Vlorë, Damian Gjiknuri, pak ditë më parë, publikoi një raport nga ku, ua hidhte fajin të tjerëve për rezultatin në Vlorë. Ai u shpreh se bash-kitë kanë pasur probleme të akumuluara sa i përket administrimit, ndërsa theksoi se më shumë ka pasur në Bashkinë e Vlorës. Gjiknuri theksoi se edhe nga

sondazhet e bëra është kërkuar që drejtuesi i bashkisë të ndryshohet pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Kryesisht bashkitë, kishin akumuluar probleme të shumta në administrimin e pushtetit lokal, duke shkaktuar pa-kënaqësi në rritje te një pjesë e elektoratit. Kjo ishte më e theksuar në Bashkinë Vlorë”, tha ai.

JA AKUZAT E GJIKNURIT PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE

Page 11: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Lehtësohen procedurat për kompensimin e ish-pronarëve, ATP heq detyrimin për hartat shoqëruese, përfitojnë rreth 8 mijë familje

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraATP redukton dokumentet për kompensimin e pronave

Esmeralda HIDA

Agjencia e Trajtimit të Pronave vijon të lehtësojë procedurat për kompensimin e

pronave. Gjatë vitit të shkuar janë bërë disa ndryshime në ligjin për kompensimet, ku një ndër pikat kryesore është shmangia e zvarritjeve për aplikantët dhe reduktimi i do-kumenteve. Nga ana tjetër edhe Gjykata e Strasburgut në de-tyrimet e lëna për ATP kërkon që, të thjeshtohen procedurat për kompensim dhe të arrihet shqyrtimi sa më parë i çështjeve të lëna pezull. Kështu, në një raport të publikuar së fundmi, Agjencia e Pronave bën me dije se pronarët nuk do të kenë më si detyrim të paraqesin hartat shoqëruese të sipërfaqeve, për të fituar të drejtën e kthimit apo kompensimit të pronave. Sipas të dhënave, nga ky lehtësim do të përfitojnë mbi 8 mijë familje. Ndërkohë, sqarojmë këtu se, ky ndryshim vlen për ato raste kur prona është vlerësuar njëherë për vlerën financiare të saj dhe ndodh që ajo është zënë nga

Nga këto ndryshime do të përfitojnë rreth 8. 049 subjekte,të cilat kanë mung-esë të hartës. Gjatë fazës së ekzekuti-mit të vendimeve të gjithë subjektet janë të detyruar të dorëzojnë hartën e vendimit pasi më parë duhet të drejto-heshin në gjykatë...

shkaqe natyrore. Më parë këto çështje shkonin në gjykatë dhe pronari duhet të paraqiste një hartë të re, por tani do të vle-jë vlerësimi i parë i bërë nga komisioni. “Heqja e detyrimit të hartave shoqëruese në fazën e ekzekutimit të vendimeve për rastet kur prona është zënë nga liqenet artificiale dhe kur prona është vlerësuar me vlerë financiare nga ish-komisionet. Nga këto ndryshime do të

përfitojnë rreth 8.049 subjekte të cilat kanë mungesë të hartës. Gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjithë subjektet janë të detyruar të dorëzojnë hartën e vendimit pasi më parë duhet të drejtoheshin në gjykatë për ta ribërë këtë”, sqa-ron Agjencia e Pronave.

Lehtësi të tjeraAgjencia e Pronave do të

aplikojë dhe një sërë lehtësish të tjera për ish-pronarët që

Ibrahimaj: Bizneset e saporegjistru-ara kanë kosto më të ulët fiskalizimi

Drejtoresha e Përg-jithshme e Tatimeve, De-lina Ibrahimaj, deklaroi dje se kostot e fiskalizimit nuk janë më të larta se sis-temi i mëparshëm. Përmes një interviste televizive ajo tregoi se për bizneset që sapo kanë hyrë në treg, kostot janë akoma më të ulëta. Ndërsa sqaroi se, mjetet që i duhen për këtë proces të ri nuk kanë kosto dhe asnjë ndryshim me ato që përdoreshin më parë “Përsa i përket një biznesi

të ri, kostoja e fiskalizimit është më e ulët se më parë. Një numër i caktuar kasash fiskale janë certifikuar si-pas rregullave të fiskalizim-it. Biznesit të vogël, të cilit i rëndojnë më shumë kostot për këtë proces, i duhet vetëm; Pajisja elektronike që mund ta kenë aktu-alisht ose telefon, tablet; Certifikatë elektronike nga AKSHI; Të kenë një lidhje të thjeshtë interneti; Printer i thjeshtë jo fiskal për të printuar faturën”, tha ajo.

BSH: Fatura e pandemisë shkoi rreth 80 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë tregoi se fatura e shpenzuar për përballimin e pandemisë i kap vlerat e 80 miliardë lekëve. Gjatë një interviste televizive, Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, u shpreh se kjo ishte një faturë e lartë për ekonominë shqiptare. Gjithsesi, sipas tij, tani kriza ka kaluar dhe ekonomia po jep shenjat e para të rimëkëmbjes. “Fakti që ekonomia ra me 3% në vitin që lamë pas, e përkthyer

në shifra, është një faturë prej 80 mld lekë që i kanë mun-guar ekonomisë; pra janë prodhim dhe shitje të mun-guara në ekonominë tonë. Duket se recesioni mbaroi apo faza kritike e ekonomisë ka kaluar. Në projeksionet tona ne parashikojmë që ekonomia do të vijojë me tra-jektore rritjeje përgjatë 2021 dhe 2022. Kjo vetëm nëse pandemia nuk do të bëhet më pengesë për bizneset në vend dhe do të zhduket përfundimisht”, tha ai.

Siguria ushqimore, AKU vendos masa administrative ndaj 39 bizneseveAutoriteti Kombëtar i

Ushqimit ka marrë masa administrative ndaj 39 bizne-seve në vend që nuk respek-tojnë rregullat për sigurinë ushqimore. Me ardhjen e sezonit të verës AKU i ka shtuar inspektimet në ter-ren për të kontrolluar nëse bizneset operojnë brenda normave apo jo. Brenda 24 orëve AKU ka konstatuar shumë shkelje, prandaj dhe për disa biznese ka aplikuar gjobë. “AKU bën me dije se janë kryer 184 inspektime

dhe monitorime në kuadër të fushatës për sigurinë ush-qimore dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqi-mor janë dhënë 39 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore si dhe janë lënë detyra për oper-atorët e biznesit ushqimor: si rinovim librezës shën-detësore dhe rinovim për analizën e ujit”, njoftoi AKU.

presin të kompensohen. Sipas të dhënave, nga ky vit do të hiqet edhe bashkimi i vendi-meve për kompensimin e një subjekti. Ndërsa bën të ditur se nga ky vendim do të përfitojnë mbi 3 mijë familje, ATP sqaron se deri më tani ndodhte që për një subjekt me emrin e të njëjtit aplikues që ishin dhënë dy ven-dime, në kompensimin përfun-dimtar ai të merrte vlerë shumë të ulët. Kështu Agjencia ka vendosur që të lihet një vendim dhe pronari të kompensohet me vlerën më pozitive. “Heqja e bashkimit të vendimeve që kanë njohur të drejtën për kompensim. Rezultojnë rreth 3. 708 vendime ku një subjekt ka minimalisht dy vendime me të njëjtin emër ish-pronari. Bash-kimi i vendimeve për subjektet që kishin një vendim me vlerë pozitive dhe një vendim me vlerë të ezauruar (negative), i ndalonte subjektet të shpreh-nin interesin për të aplikuar, pasi iu ulej vlera financiare që duhet të përfitonin”, thuhet në raport. Ndër të tjera, bëhet me dije se, ATP do të publikojë ato vendime, të cilat kanë mangësi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka urdhëruar dje të gjitha kompanitë e sigurimit të realizojnë sa më shpejt dëm-shpërblimet për aksidentet, pa nxjerrë pengesa. Në zbatim të ligjit të ri që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti , Autoriteti është angazhuar në hartimin e një sërë rregulloresh, të cilat përpara miratimit po i nënshtrohen procesit të konsultimit

publik. Në këtë kuadër, kreu i AMF Ervin Mete, gjatë një takimi me kompanitë e sigurimit, vuri theksin te zhvillimi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës në funksion të miratimit të akteve nën-ligjore u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit marrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të ndryshimeve ligjore. Si-

pas një njoftimi të publikuar nga AMF, Mete kërkoi hartimin e procedurave të brendshme për trajtimin e shpejtë të kërkesave për dëmshpërblim në rastet e Raportit Evropian të Aksidenteve, pa-jisjen e të gjithë personave të siguruar me këtë formular, si edhe informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e reja të kontratës së sigurimit të detyrueshëm

AMF kërkesë kompanive të sigurimit: Realizoni me transparencë dëmshpërblimet

TPL bazuar në ndryshimet ligjore. Ndër të tjera ai tregoi që përgjatë 2021 kom-panitë duhet të shtojnë aftësitë paguese. “Treguesit e muajve të parë të vitit 2021 sugjerojnë rikthimin në normalitet të tre-gut të sigurimeve, i cili në nivel primesh të shkruara bruto, por edhe dëmesh të paguara ka përmirësim të ndjeshëm, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Prandaj, iu kërkojmë sho-qërive të sigurimit ruajtjen e një qasjeje konservatore dhe vëmendje të shtuar në treguesit e aftësisë paguese dhe mbulimit me provigjone”, u shpreh Mete.

me dokumentet, për t’iu dhënë mundësi pronarëve të aplikojnë edhe një herë tjetër me doku-mentacion të plotë. Edhe ky vendim sjell sërish shmangien e gjykatave për kompensim pronash, por çështjet mund të zgjidhen mes aplikantit dhe agjencisë.

Page 12: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT12 E Mërkurë 16 Qershor 2021

r a j o n www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMbahet takimi i parë Prishtinë-Beograd

Sonila ELEZI

Pas një ndërprerje të gjatë, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar ditën e martë me një takim të

nivelit të lartë. Në Bruksel është zh-villuar dje takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presi-dentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Zoti Kurti ka qenë i shoqëruar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ndër-sa zoti Vuçiç nga ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviç. Në ndjekje të axhendës së publikuar të hënën, fil-limisht janë zhvilluar takime ndaras mes kryediplomatit europian Josep Borrell dhe krerëve të dy shteteve. Takimi duket se është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar dhe në përfundim të tij nuk është shënuar asnjë arritje. Në Facebook, zoti Kurti ka bërë një prezantim të katër propozimeve të cilat i ka paraqitur gjatë takimit. “1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA. 2. Kosova e Serbia menjëherë nën-shkruajnë një marrëveshje të për-bashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe

Kosova kërcënon me padi ndaj Serbisë për gjenocid

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit bilateral me presi-dentin e Vuçiç deklaroi se është duke vijuar puna për përgatitjen e padisë kundër Serbisë. Kurti po ashtu tha se kanë kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për përgatitjen e padisë, për të cilën tha se do t’i marr kohë. “Kemi filluar me për-gatitjet e para ndaj Serbisë

për padi për gjenocid. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtar që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marr kohë përgatitja e kësaj padie”, ka thënë ai. Ndërkohë pres-identi serb bëri me dije se kërcënimit të Kurtit në lidhje me padinë i është përgjigjur se në vend që të fliste e të kërcënonte në lidhje me këtë temë, duhet ta bënte padinë realitet.

Konjufca: Serbia përdor standarde të dyfishta në dialog

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka deklaru-ar se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun e deritanishëm me Serbinë. Ai u shpreh se roli i komisioneve par-lamentare duhet të jetë më i madh në këtë proces, teksa shtoi se në kuadër të dialogut, Serbia po përdor standarde të dyfishta, duke mos implementuar mar-

rëveshjet, ndërsa nga ana tjetër kërkon themelim të asociacionit, çështje të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar. “Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi t’i identifikojmë në dialog. Ata duan të përfitojnë diç-ka në dialog në raport me ne ku vet me metodat e njëjta kanë pas qajse për marrëveshje të caktuara”, tha zoti Konjufca.

Borrell: Dialogu është rruga e vetme drejt BE-së

Shefi i Bashkimit Eu-ropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka bërë deklarata para dhe pas takimit me zotin Kur-ti dhe Zotin Vuçiç. Borrell tha para takimit se janë të vetëdijshëm që dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë i lehtë, por siç tha ai është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. “Unë atëherë i kam inkura-juar të dy që të vazhdojnë

me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar re-zultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese”, tha ai. Ndërkohë pas përfun-dimit të takimit, ai u shpreh se dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve, ndërkohë dialogu i deritanishëm solli rezultate të rëndësishme për qytetarët.

porosive unanime që u dhanë aty. 3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciproc-itet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. 4. Për çështjen e të pagjeturve, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delega-cionit serb Veljko Odaloviç, i cili në vitet ‘97-‘99, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç”, shkroi Kurti. Kryeministri i Kosovës bëri me dije se presidenti serb nuk ka kthyer përgjigje për propozimin e parë,

ndërkohë që tre propozimet e tjera janë refuzuar menjëherë.

Qëndrimi i VuçiçNdërkohë presidenti serb Al-

eksandar Vuçiç ka deklaruar se i vetmi dakordim nga takimi ka qenë mbajtja e një tjetër raundi bisedi-mesh përpara datës 25 korrik. “U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut dhe shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, tha ai. Gjithsesi Vuçiç ka akuzuar përfaqësuesit e Kosovës se nuk erdhën në takim për të vijuar dialogun por për të nxitur reagime në mënyrë që pala serbe të largohej nga tryeza. Sipas

tij kjo nuk do të ndodhë. "Nëse vini dhe thoni se sapo erdha t'ju pyes kur do të njihni një Kosovë të pavarur, atëherë është e qartë se ai nuk erdhi për dialog, por për të provokuar një reagim nga Beogradi ose reagimin tim personal, për të lënë atë dhomë. Kjo do ta lejonte të thoshte se Ser-bia po largohej nga dialogu. Unë iu përgjigja se kurrë nuk do ta njoh Kosovën, Aty ai shpërtheu", deklaroi Vuçiç. Ndërkohë Kurti ka folur edhe në lidhje me Asociacionin komu-nave serbe. Ai tha se Asociacioni si një entitet një etik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqë nuk është në përputhje me 23 nene. “Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar”, tha ai

Daka: Për shkarkimin do t’i drejtohem gjykatës

kompetenteIsh-kryetarja e KQZ së

Kosovës, Valdete Daka pas shkarkimit nga presidentja Vjo-sa Osmani tha se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ras-tin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente. Daka në një konferencë për media tha se nga data 22 janar e këtij viti ka qenë shënjestër e cak i sulmeve të njëpasnjëshme, e për të cilat, siç sqaroi ajo janë të gjitha publike.

Vjosa Osmani cakton 17 tetorin si datën e zgjedhjeve lokale

Në njoftimin për media të Presidencës bëhet e ditur se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor “Presidentja e Vjosa Osmani, pas përfundimit të kon-sultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështet-je të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, deklaron presidenca.

BE reagon pas shkarkimit të Dakës: Duhet të ruhet

pavarësia e KQZZyra e BE në Kosovë, ka

reaguar pas shkarkimit të krye-tares së KQZ, Valdete Daka. Shefi i kësaj zyreje, Tomas Szu-nyog në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës. Tutje theksoi se është e rëndësishme të ruhet pavarësia e KQZ, duke siguruar përgatitje profesionale për zgjedhjet lokale.

Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiç nuk ishte i lehtë

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak e ka cilësuar takimin e djeshmë të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç si aspak të lehtë, por mëse të domosdoshëm. “Nuk ishte takim i takim i lehtë, por është shumë e rëndësishme që ndodhi. Të dy liderët ishin të hapur për atë se çfarë kërkojnë nga dialogu. Për BE-në është e rëndësishme të dy liderët konfirmuan se nuk ka tjetër rrugë përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të dy u zotuan se do të punojnë në normal-izimin e marrëdhënieve përmes dialogut”, tha ai.

Kurti: Pakti duhet të arrihet gjatë mandatit të Biden e Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije pas takimit me presidentin serb se ajo që duhet të ndodhë është arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, ndërkohë që mandati i presidentit amerikan Joe Biden dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell nuk ka përfunduar. Ai ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje do të bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë, sa më shumë të kalojë koha. “Duhet ta shfrytëzojmë fil-limin e mandatit të Qeverisë sonë e të Biden që ta bëjmë këtë marrëveshje. Duhet bërë marrëveshja brenda mandatit të Biden e Borrell”, tha Kurti.

Takim i tensionuar Kurti-Vuçiç në Bruksel, presidentit serb

alarmohet nga kërkesat e KosovësTakimi duket se është zhvilluar në një atmos-ferë të tensionuar dhe në përfundim të tij nuk është shënuar asnjë arritje. Në Facebook, zoti Kurti ka bërë një prezantim të katër propozimeve të cilat i ka paraqitur gjatë takimit...

Page 13: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 13

b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBiden: Do t’i tregoj Putinit fushat ku mund të bashkëpunojmë

Sonila ELEZI

Ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Joe Biden

dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës, situ-ata nuk duket aspak e favorshme për arritjen e vendosjes së mar-rëdhënieve më të mira mes dy vendeve apo edhe uljen e tension-eve në deklaratat mes dy liderëve. Një zyrtar i lartë i administratës Biden u tha gazetarëve se nuk par-ashikoheshin rezultate madhore nga takimi që po pritet me interes të madh. Ndërkohë presidenti Biden, gjatë samitit të NATO-s ka dërguar mesazhe të forta kundrejt shefit të Kremlinit. Zoti Biden i kërkoi Putin të lërë pas veprimet provokuese drejtuar kundër SHBA dhe aleatëve të saj. Biden deklaroi se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shënjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedh-jet e vendeve të tjera. “Do t’ia bëj të

Kreu i Departamentit Amerikan të Drejtësisë jep dorëheqjen

Pas akuzave të bëra nga Neë York Times se adminis-trata e ish presidentit Donald Trump në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë kanë marrë të dhëna në lidh-je me politikanët amerikanë demokratë dhe punonjës të media, zyrtari me i lartë i këtij departamenti ka njoftu-ar se do të japë dorëheqjen. John Demers, i emëruar nga Presidenti Trump, do të larg-ohet në fund të javës njoftoi

departamenti për Associat-ed Press. Zoti Demers, i cili filloi punën pak javë pasi ishte nxjerrë urdhër për të mbledhur të dhëna për disa demokratë, është një ndër zyrtarët e paktë të ad-ministratës së mëparshme ende në detyrë. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Gar-land tha se këshilltari ligjor i departamentit që ai drejton kishte hapur një proces hetimor.

Michel dhe Von der Leyen takim me presidentin Biden

Presidenti amerikan Joe Biden, u takua nn Bruksel me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Ev-ropian, Ursula von der Ley-en, për Samitin BE-SHBA. “Amerika u rikthye. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë larguar plotësisht dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Unionin dhe Aleancën. Unë kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraard-

hësi im”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se. Michel i uroi Bid-en mirëseardhjen ndërsa Von der Leyen vuri në pah se 4 vitet e kaluara ishin të vështira për marrëdhëniet SHBA-BE. “Bota ka ndrys-huar në mënyrë dramatike. Evropa ka ndryshuar, por ne duam të riafirmojmë miqësinë tuaj dhe shpreso-jmë të punojmë së bashku”, tha ajo.

Izraeli nuk ndal bastisjet në Al-Aksa, 54 hebrenj në oborrin e xhamisë

Të shoqëruar nga policia izraelite, dhjetëra hebrenj fanatikë hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qyte-tin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të okupuar. 54 he-brenj fanatikë, duke përf-shirë rabinin Yehuda Glick, një ish-deputet i ekstremit të djathtë, bastisën Xhaminë përmes Portës Al-Megaribe (Marok), në jugperëndim të Al-Aksa. Grupi hebre, i mbrojtur nga policia izrael-

ite, u largua nga Kompleksi pasi u bredhi nëpër oborret e Xhamisë, thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit. Ndërkohë, Glick, i cili po transmetonte drejtpërdrejt në llogarinë e tij të mediave sociale në oborrin e Xhamisë Al-Ak-sa, tha se ai po lutej për suksesin e qeverisë së re në Izraelit.

qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai prefer-on të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjig-jemi me të njëjtën monedhë”, është shprehur ai.

Qëndrimi rus Sakaq, një nga ndihmësit e

Kremlinit ka njoftuar se e vërteta është që nga Samiti që do të mba-het më 16 qershor mes presidentit Putin dhe Joe Biden, nuk pritet të sjellë marrëveshje konkrete, mirëpo takimi do të mund të jetë i dobishëm. VOA raporton se Këshilltari për punë të jashtme i

Putinit, Yuri Ushakov, u ka thënë gazetarëve ditën e djeshme se ag-jenda është konfirmuar përmes një bisede telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. “Sta-biliteti bërthamor, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe burgosja e shtetasve amerikanë dhe rusë në këto dy shtete, do të jenë tema kyçe të agjendës. Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjë marrëveshje. E shoh këtë takim me optimizëm praktik”, ka thënë Ushakov. Sakaq, Putin tha se marrëdhëniet ruso-ameri-kane, në vitet e fundit, janë flijuar si pasojë e përpjekjeve në poli-tikën e brendshme të Shteteve

të Bashkuara të Amerikës. Duke iu referuar marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA, Putini deklaroi se ata janë të gatshëm të punojnë me Amerikën në shumë fusha. "Në marrëdhëniet ndërkombëtare stabiliteti dhe parashikueshmëria janë vlerat më të rëndësishme. Nga partnerët tanë amerikanë ne nuk kemi parë asgjë në lidhje me këtë në vitet e fundit. Mar-rëdhëniet ruso-amerikane janë flijuar për luftën e brendshme politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit", u shpreh Vladimir Putin. Biden, i cili në muajin mars ka thënë se beson që Putin është “vrasës”, e ka përsh-kruar presidentin rus si “të ashpër” dhe “kundërshtar të denjë”.

Harris: Bashkë forcojmë demokracinë në botëZëvendëspresidentja e

SHBA, Kamala Harris ka bërë thirrje nga Brukseli për përk-ushtim në parimet demokra-tike, duke theksuar kështu se demokracia si në SHBA ashtu edhe në botë po kërcënohet. Ajo gjithashtu theksoi se forca e një demokracie varet nga forcat e të gjitha demokracive. Ajo ka tha se nevojitet vëmendje dhe përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur demokracinë.

Samiti BE-SHBA me përfitime edhe në fushën ekonomike

Presidenti Biden dhe BE kanë marrë ven-dimin për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve mbi subvencionet e avionëve, marrëveshje e arritur mes SHBA dhe BE që është zvarritur për 17 vite. Në vizitën e tij të parë në Evropë si president i Amerikës, Biden tha se bota po ndryshon, ndaj demokracitë perëndimore duhet të bashkojnë forcat. Për një gjë të tillë, ai iu referua ngritjes së Kinës, pandemisë Covid-19 dhe ndryshimeve klimatike. Biden dhe liderët evropianë ranë dakord që të hiqen tarifat prej 11.5 miliardë dollarë në mallra si duhani dhe pijet alkoolike.

OBSH: Numri i të infektimeve po bie, por viktimat në të njëjtin nivel

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve nga Covid-19 në të gjithë botën, numri i personave të cilët kanë humbur jetën nuk është ulur. Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000. Shefi i OBSH-së ka thënë më 14 qershor se rënia e numrit të rasteve në periudhë prej shtatë javësh është më e gjata prej kur ka nisur pandemia. Mirëpo vdekjet sipas tij nuk po e ndjekin trendin e njëjtë, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa shtete. “Virusi është duke u përhapur më shpejt sesa vaksinat”, ka thënë ai.

Sot takimi mes Biden dhe Putin, nuk priten shumë rezultate, situatë aspak

optimiste në raportet SHBA-Rusi

SHBA nuk do të mbështesë forcat afgane pas

tërheqjes së trupaveDetaje të reja kanë dalë në

skenë në lidhje me rolin që pritet të kenë Shtetet e Bashkuara në Afganistan pas tërheqjes së trupave ushtarake pas gati 20 vitesh luftë në atë vend. Gjenerali Frank McKenzie, kreu i Koman-dës Qendrore tha se SHBA nuk kanë në plan të mbështesin forcat Afgane me sulme ajrore kundër talebanëve pasi të ketë përfundu-ar tërheqja e trupave amerikane.

Britania e Australia në marrëveshjen e parë të tregtare

Një marrëveshje tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Australisë është arritur midis kryeministrit Boris Johnson dhe homologut të tij, Scott Morrison. Pakt i ri nënkuptonte produkte britanike të tilla si makina, uiski skocez, biskota dhe qeramika do të ishte më e lirë për të shitur në Australi. Megjithatë, ka pas-ur shqetësime nga fermerët në Britani mbi marrëveshjen.

Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse ve-pron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike...

Page 14: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT14 E Mërkurë 16 Qershor 2021

k r o n i k e www.sot.com.al

“Nëpërmjet një njoftimi për shtyp SPAK njofton se ka kërkuar kon-

fiskimin e pasurive në emër të tij. Me argumentin se, nga hetimet e organit të posaçëm të akuzës, Seferi rezulton i dënu-ar nga drejtësia Italiane për trafik droge...

Pak kohë më parë iu bë atentat në Vlorë, arrestohet Edison Begaj, u kap në lokal me pistoletë dhe krehër me fishekë

Me makina pa logo e me xhama të zinj, forcat speciale RENEA dje janë shpërndarë në 5 qytete të vendit për të arrestuar në flagrancë personat e shumëkërkuar nga drejtësia, të cilët vazhdojnë të jenë në arrati. Aksioni ka nisur në qytetet Vlorë e Elbasan, vende të cilat së fundmi janë kthyer në kryeqendrën e atentateve mafioze. Mësohet se reparti policor ka hyrë në 25 banesa të kontrolluara dhe ka shoqëruar 15 persona, mes të cilëve edhe 41-vjeçari Edison Begaj. I riu po qëndronte në lokal me miqtë e tij, në momentin që reparti ndërhyri duke i neu-tralizuar dhe shtrirë në tokë. Gjatë kontrollit

Begajt iu gjet në çantën e tij një pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë pa leje. Ndërsa në El-basan qëllimi kryesor i ndërhyrjes së repartit policor, ka qenë kapja e të shumëkërkuarit Talo Çela, por pa rezultat. Sa i përket të arrestuarit në Vlorë Edison Begaj, kujtojmë që disa ditë më parë 41-vjeçarit iu bë një atentat me armë zjarri në derën e shtëpisë. I arrestuari mbeti i plagosur me 4 plumba në këmbë. Ndërsa mësohet se, gjatë kohës që ky i fundit ka dalë nga mjeti në hyrje të banesës, është zënë pritë nga autori, i cili ishte veshur me uniformë policie. Fill pas atentatit ai është larguar po më këmbë.

Policia ka qenë në ndjekje të tij, por nuk ka arritur ta kapë, për shkak se pak metra më larg, ai është marrë nga një makinë dhe është larguar. Çka na lë të kuptojmë se aten-tati ka qenë i mirëorganizuar, por që është mbyllur me plagosjen jo të rëndë të të riut. Ndërsa theksojmë se dëshmitarë të kësaj ngjarjeje kanë qenë fëmija i mitur i Begajt dhe bashkëshortja, të cilët ishin brenda në makinën e 41-vjeçarit. “Shënjestra” ka qenë vetëm Begaj, ndërsa atentati ndaj tij ka qenë një paralajmërim. Pasi ky i fundit është subjekt i OFL-së dhe se disa herë ka qenë i dënuar për trafik droge dhe armësh.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa pasuritë që pritet të konfiskohen nga autoritetet

Albiona LIPO

Biznesmeni Behar Seferi dhe famil-jarët e tij kanë rënë në sitën e hetimeve

pasurore nga Prokuroria e Posaçme. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp SPAK njofton se ka kërkuar kon-fiskimin e pasurive në emër të tij. Me argumentin se, nga hetimet e organit të posaçëm të akuzës, Seferi rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Po ashtu SPAK jep detaje se biznesmeni me dy emra Bledar Seferi allias Hakorja dyshohet se është bashkëpunëtori i kreut të një grupi kriminal në shtetin fqinj, emri i të cilit është jo pak i njohur në Bari të Italisë. Bëhet fjalë për Giovanni di Cosimon. Ndërsa në njoftim, SPAK gjithashtu thekson se kërkesa drejtuar Gjykatës së Posaçme për kalimin në favor të shtetit të pasurive të Seferit është bërë në bazë të ligjit Antimafia duke ar-gumentuar se, ka prova që këto pasuri janë vënë përmes aktivitet kriminal. "Nga veri-fikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në ak-tivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar krim-inal. Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e

parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe godit-jen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandal-uese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre", thuhet në njoftimin për shtyp nga Prokuroria e Posaçme.

Ja pasuritë që pritet të konfiskohenPas hetimeve për përf-

shirjen në aktivitete të rënda kriminale të biznesmenit Behar Seferi, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar një kërkesë gjykatës për kon-

Shpërndante drogë në lokale nate, lihet në burg efektivi

Vetëm pak ditë pas arrestimit, Gjykata Sarandë ka vendosur dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për efe-ktivin e policisë, i cili akuzohet për trafik droge. Gjatë seancës gjyqësore ai ka mohuar akuzën me pretendimin se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim vetjak. Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoi në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë. Kujtojmë se 38-vjeçari ra në pranga pas një hetimi disa mujor të kryer nga policia me urdhër gjykate, i cili gjatë detyrës është kapur duke trafikuar doza kokaine në lokale nate.

Sherri me thika në Astir ku u plagos një 30-vjeçar, arrestohet i riu

Uniformat blu të Tiranës kanë vënë dje në pran-ga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se disa ditë më parë ka plagosur me thikë një 30-vjeçar. Bëhet fjalë për të arrestuarin me iniciale R. Ç., i cili para tre ditësh pas një sherri në zonën e Astirit, ka goditur me thikë 30-vjeçarin, L. L. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 30-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. “Informacion-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shteta-sin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Trupi në rezervuarin e Gjançit, zbard-het itinerari i viktimës me dy autorët

Tre ditë më parë Policia e Korçës në bashkëpunim me grupet hetimore identifikuan dy autorët e ng-jarjes së rëndë, ndërsa dje janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjes së 26-vjeçarit F. Xhaferraj. Burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë të ditur se viktima ka qenë në shoqërinë e dy autorëve për disa ditë derisa humbi edhe gjurmët. Mësohet se viktima i shoqëruar nga L.S., person i shpallur në kërkim tashmë dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25-26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferit, akuzohet për lidhje me grupet kriminale italiane

fiskimin më konkretisht të një fabrike për prodhimin e plastikës “Rey Plastica” që ndodhet në Durrës. Toka e truall me sipërfaqe, rreth 6 mijë metra katror dhe 2 llog-aritë bankare me 3.1 milionë lekë dhe 21 mijë euro. Pjesë e pasurisë, të cilën biznes-meni rrezikon të humbasë janë edhe 5 automjete të ndryshme luksoze. “Proku-roria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të

shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë: Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008; Autom-jet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014; Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001; Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014; Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti pro-dhimit 2012; Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek; Llogari bankare në shumën 21.022 euro”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Theksojmë sërish se biznesmeni me dy emra është një emër i njohur për drejtësinë tonë pasi ka qenë i skeduar për trafikim narkotikësh. Ndërsa Ital-iani Giovanni Di Cosimo dhe grupi i tij kriminal ku bën pjesë dhe Seferi ose i njohur ndryshe si Hakorja vepronin në Bari të Italisë.

Page 15: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 15

Gjykata e Posaçme pezullon çështjen për Gentian Malindin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar çështjen për Gentian Malin-din, i cili akuzohet se porositi 137 kilogramë kokainë në Ekuador, e cila u kap në Portin e Pireut dhe ngarkesa u mbush me oriz nga autoritetet për të vijuar më pas drejt Durrësit. Malindi aktualisht është në arrati që prej shtatorit 2019, ndaj edhe gjykata ka vendosur pezullimin për momentin. Ndërsa për dy të akuzuarit e tjerë, procesi vijon. Këta të fundit tashmë të arrestuar sapo kanë mar-rë pakot me kokainë nga kontejneri, u larguan me një makinë së bashku me Gentian Malindin drejt Shkëmbit të Kavajës, ata e kanë hedhur çantën me drogë në mes të rrugës, duke u larguar prej andej.

k r o n i k e www.sot.com.al

“Dje Prokuroria e Posaçme ka ko-munikuar akuzat për Ardian Çap-

jan dhe 4 persona të tjera, përkatësisht të identifikuar si Ervis Bardhi, Etjen Cani, Lorenc Skilja, Olsjan Leku, Klajdi Dokoli, të përfshirë në vrasjen e Gen-tian dhe Nezir Beqirit në Elbasan...

SPAK në aksion, sekuestron pasurinë e një tjetër biznesmeni në Vlorë të përfshirë në trafik droge

Prokuroria e Posaçme vijon punën për të luftuar veprimtaritë kriminale në vend dhe personat e përfshirë në të. Gjatë ditës së djeshme organi i posaçëm i akuzës ka sekuestruar miliona euro pasuri në emër të biznesmenit vlonjat me iniciale R .Z. SPAK argumenton se R.Z., më herët është dënuar nga autoritetet italiane për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narko-tike” dhe dyshimet janë se të ardhurat e tij për vendosjen e pasurive në Vlorë janë përfituar nga aktiviteti kriminal në Itali. Në listën e pasurisë së sekuestruar në emër të biznesmenit vlonjat dhe famil-

jarëve të tij përfshihen apartamente, truaj dhe tokë are. Mes pasurive të se-kuestruara në kuadër të hetimeve ndaj biznesmenit janë edhe një automjet i markës BMW, GM 730 D. Ndërsa burime të tjera deklarojnë se personi në fjalë është edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar dhe po kryen hetime paraprake për procedimin penal nr.1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit R.Z., banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës

penale apo veprimtarisë kriminale“, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R.Z. është per-son i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pas-urive të paluajtshme në qytetin e Vlorës”, deklaron SPAK.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa tre veprat e rënda me të cilat pritet të përballet grupi i Çapjave

Albiona LIPO

Pas betejës prej më shumë se 8 vitesh me drejtësinë, SPAK ka mbyllur hetimet

për dosjen e grupit “Çapja”. Dje Prokuroria e Posaçme ka komunikuar akuzat për Ardian Çapjan dhe 5 perso-na të tjera, përkatësisht të identifikuar si Ervis Bardhi, Etjen Cani, Lorenc Skilja, Olsjan Leku, Klajdi Dokoli, të përfshirë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, ngjarje e ndod-hur në 2012. Ata akuzohen konkretisht për veprat pe-nale “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “Grup të strukturuar” dhe “Armëmba-jtje pa leje”. Ardjan Çapja, akuzohet gjithashtu për vrasje të efektivë të policisë e mbetur në tentativë, si dhe dyshohet se ka urdhëru-ar disa vrasje në qytetin e Elbasanit. Ndërsa nipi i tij Florenc Çapja, i cili gjithash-tu është pjesë e kësaj dosjeje, vazhdon të jetë në arrati. Sipas burimeve ky i fundit ndodhet në Emiratet e Bash-kuara Arabe, ku ka kërkuar azil avokati i familjes Çapja, Neshat Fana. Sakaq thekso-jmë se hetimet për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së El-basanit është dëshmia e Ervis Bardhit i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. I penduari, pasi u zbulua nga

shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bash-këpunojë me drejtësinë duke treguar detaje. Dëshmia e tij u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për vrasjen. Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi Proku-roria e Elbasanit e akuzon atë si porositës të vrasjes së dyfishtë, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarr-jesh në Elbasan. Ndër të tjera personazhi “vip” i krimeve në Elbasan, konsiderohet

si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërsa tashmë së bashku me grupin e tij kriminal pritet të vuajnë vitet e dënimit me burg që do të vendoset nga togat e zeza.

Dëshmia e familjarëve të viktimave

Pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore që çoi në gjurmët e autorëve të krimit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, ka qenë gjithashtu edhe dëshmia e nënës së Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit. Më herët ajo tregoi para grupeve heti-more se, shkaktarët për vras-jen e familjarëve të saj janë

anëtarët e familjes Çapja, me argumentin se janë e vetmja familje që marrin kërcënime dhe janë në hasmëri. Ajo ka treguar se prej kohësh i druhej një ngjarjeje të tillë, ku familja Beqiri do të përg-jakej. Para se të largoheshin nga shtëpia, ajo mësohet të ketë dëshmuar se, babai sig-urohej të mbyllte mirë derën, ndërsa në banesën e tyre nuk pranoheshin persona të panjohur. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se gjatë kohës që Gentiani ishte në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapjas, në banesë kanë shkuar shpesh Etjen Cani, Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlir-imi”, Elbasan. Sipas nënës së viktimës Gentian Beqiri, këta të fundit dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, për faktin se asnjë person i panjohur nuk kishte mundësi të futej në banesë, pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personi ishte i njohuri i tyre.

SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjykatë Ardian Çapjan dhe 5 persona të tjerë,

akuzohen për vrasjen e babë e bir në Elbasan

Kontrollet me radarë, 27 të arrestuar, 83 leje drejtimi të pezulluara

Dy javët e para të qershorit, kontrollet me radarë në disa zona të Tiranës, kanë shënuar plot 27 shoferë të arrestuar dhe 83 leje drejtimi të pezulluara. Ç’ka tregon se drejtuesit e mjeteve vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj sinjalistikave rrugore duke shkaktuar aksidente të rrezikshme për jetën e këmbësorëve dhe pasagjerëve. Sipas Policisë, nivelet e larta të alkoolit po kërcënojnë çdo ditë e më shumë drejtuesit e mjeteve pasi është rrezik potencial për aksident rrugor. Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin.

Sapo ishte liruar nga burgu, 41-vjeçari godet dy policët dhe arrestohetUniformat blu në kanë vënë dje në pranga një 41-vjeçar

për shkak se ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të burgut të Fushë-Krujës. Policia jep detaje se i arrestuari është identifikuar si B. C., 41 vjeç, i cili disa ditë më parë është liruar nga burgu ku po vuante dënimin me akuzën për trafik droge. “Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni”, deklaron policia.

Page 16: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT16 E Mërkurë 16 Qershor 2021

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk është aspak e vështirë për të konstatuar atë që edhe gjatë fushatës elektorale të zgjedh-jeve të 25 prillit 2021, por edhe

tani gjatë zgjedhjes se Kryetarit të Partisë Demokratike ku u pa se grupi “Për PD-në” nën maskën për demokratizimin e saj, ata nuk bënë gjë tjetër, por vetëm sa treguan të njëjtën linjë me akuza kundër Bashës ashtu sikurse edhe kundërshtari politik i PD-së, Partia Socialiste. Ata duke vepruar me cinizëm, nihilizëm dhe egoizëm idhnak e vetanak, ata de fakto propaganduan me dashakeqësi se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës i humbi zgjedhjet

Demokratët i besuan Lulzim Bashësdrejtimin dhe ringritjen e PD-së

dhe për këtë arsye sipas tyre Basha duhej të jepte dorëheqjen ose të moszgjidhej kryetar më13 qershor 2021 nga anëtarësia e PD-së. Pavarësisht përpjekjes djallëzore të tyre, anëtarësia e Partisë Demokratike në mënyrë referendare e rizgjodhi përsëri Lulzim Bashën kryetar të saj. AntiBashët, ose më saktë grupi “Për PD”, atyre u faturohet në një masë të konsiderueshme kontributi përkrah blerjes së votës nga Rama, e që bënë të mundur masakrën dhe devijimin e vullnetit të popullit ne zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo të jep përshtypjen se reagimi ego-ist i rivalëve të Bashës sikur e paskan mezi pritur humbjen e Partisë Demokratike si “fakt”, mjet e justifikim për të marrë ndonjëri prej tyre drejtimin dhe kryesimin e Partisë

Demokratike, pra më e rëndësishme për ta paska qenë largimi i Bashës nga kryetar i PD-së se sa humbja edhe me vota të vjedhura e të blera të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku më i zëshmi dhe më i zellshmi kundër Bashës ishte Bujar Nishani. Ata kështu mohonin faktin e masakrës elektorale të blerjes së votës nga pushteti dhe Edi Rama. Pra ky grup pseu-dopër PD ishte në një linjë edhe me llumin mediatik, me sharlatanët gazetarë, opinion-istë e analistë dhe mediat televizive dhe ato gazetareske në përgjithësi dhe me ndonjë përjashtim tepër të rrallë, pra pothuajse të gjithë akuzuan, shpifën, trilluan e propa-ganduan kundër Lulzim Bashës. Këta pra: antiBashët brenda PD-së dhe mediat, që të dyja, të sponsorizuar nën rrogoz nga pushteti

i Ramës u bënë bashkë kundër rizgjedhjes së Bashës për kryetar të PD-së. Kjo gjë nxori në dritë se sa shumë pengesa paska pasur Basha në rrugën dhe në misionin e tij për ta kthyer Partinë Demokratike në pushtet; tregon se sa të vështirë e paska pasur Basha realizimin e misionit për ripërtëritjen dhe ringritjen e PD-së, pasi nuk paskan mjaftuar vetëm grupet e tjera antiBasha si Topalli, Pa-tozi, Hajdari, Murrizi si dhe patericat Bregu, Imami, Ristani e Bode, por paska pasur “kalë Troje” edhe brenda PD-së me në krye Bujar Nishanin, të cilët edhe e paskan sabotuar fitoren e PD-së dhe të Lulzim Bashës. Mirëpo anwtarësia e Partisë Demokratike nuk ra në kurthin e tyre, por me intuitë dhe me meritë arritën që Bashës t’ia ribesojnë drejtimin e Partisë Demokratike, demokratizimin, forcimin e ringritjen e saj për t’u përballuar dhe sfiduar pushtetin e votave të blera, pra rikthimin e legjitimitetit demokratik kundër krimit elektoral, kundër korrupsionit dhe për triumfin e demokracisë dhe për ndarjen nga tranzicioni.

Nga Bardhyl BEJKO

Në politikën shqiptare është traditë e hershme që nga kohët më të vjetra, veçanërisht në sistemin komunist kur u bë traditë mos

largimi nga politika aktive apo postet e rëndë-sishme pa i detyruar nga lart. Largimi ose ishte vendim i forumeve udhëheqëse, detyr-im i padiskutueshëm mbi bazë urdhrash, orientimesh, nga Komiteti Qendror i PP-së, ose ikje nga kjo botë, kur shpalleshe armik i partisë, merrje plumbin ose burgun e përjet-shëm. Kjo ishte tradita dhe këtë e njohim të gjithë. Ata që kishin zbritur nga malet që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, u ngjitën në karrige si funksionarë të lartë në Byronë Politike, ministra, kryeministra, zëvendëskryeministra dhe nuk zbritën nga kali pa konsumuar tërë pushtetin që e kon-sideronin si shtëpinë dhe familjen e tyre, pronë të firmosur me grykën e pushkës. Kjo ishte metodologjia e sistemit që lamë pas. Pa u mohuar kontributet aq sa ishin apo ideal-izmin e fillimit për një botë të re, të gjithë kujtojmë vitin 1990, ku për vetë moshën që kishin, të gjithë mbi tetëdhjetë vjeç, një grusht të moshuarish, të lodhur, të sëmurë nga pesha e viteve dhe përgjegjësive për të zhvilluar ekonominë dhe përballuar trysninë nga lart dhe presionin nga poshtë, për mungesat e shumta që përjetonin shqiptarët, ish-ud-hëheqësit e pesëdhjetë viteve, u paraqitën, si figurantë që nuk transmetonin asgjë, të at-rofizuar nga mosha dhe qëndrimi gjysmë shekulli në poste që i kishin gërryer së brendshmi dhe u kishin fosilizuar mendimin dhe veprimin, ngurtësuar idetë dhe mpakur iniciativën dhe shuar energjitë. Edhe ish-dre-jtuesit komunistë, qenie biologjike ishin, prej mishi e gjaku dhe si të tillë vuanin plagët e marra ndër vite në një sistem që e kishin gatuar me idealizëm, po që rezultoi dështim total pa të ardhme, me mungesa themelore të lirisë së lëvizjes, mendimit, pa folur për qëndrime të ndryshme të cilat as nuk ekzis-tonin fare. Askush që nga 1944, dita e parë e çlirimit nuk u largua me ndërgjegje si i pa-mundur fizikisht, po edhe për mungesa aq më pak për pamundësi për të drejtuar sektorë jetikë të ekonomisë që kishte konsumuar tërë resurset dhe nuk kishte asnjë të ardhme. Elitat politike mbetën të pandryshuara dhe partia në pushtet gjithnjë e më shumë u shndërrua në organizëm i shformuar, pa energji, pa mendim e veprim, pa reforma, shkurt, u kthye në organizëm i vdekur. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as të gjykohej për progres kur të njëjtët individë, qëndruan

Leksion politikës dhe politikanëve nga “konservatori” Gramoz Ruçi

stoikë, të pandryshuar në sfilatat e fotografive të Byrosë Politike, afishuar në çdo fshat e lagje në të gjithë territorin e vendit. Kush e nisi detyrën ministër, e noterizoi këtë post, deri sa doli në pension ose u detyrua të larg-ohet kur cenoi vijën e partisë. Iku nga posti pas demaskimit model për shkelje ideolog-jike e politike sipas analizave të partisë ose në çdo formë tjetër detyruese pasi në ato vite karrigia ishte e partisë, vetëm të ndenjurat ishin të zyrtarit. Konkurrenca ishte mollë e ndaluar. Në mungesë të saj lulëzoi nepotizmi, miqësitë, krushqitë e kushërinjtë që të bënin drejtor e deputet e çfarë të donin vetë. Po asnjëri nuk bëri aktin e dorëheqjes dhe ta linte detyrën në mënyrë civile e demokratike. Anëtarët e Byrosë Politike për të cilët nuk kishte moshë, nuk pati asnjë rotacion për dekada me radhë, duke u çimentuar si mon-umente të kulturës ose natyrore, të pazëvendësueshëm nga askush tjetër. Kjo traditë, fatkeqësisht, u trashëgua dhe u kopjua edhe pas vitit 1990. Politikanë ambiciozë në emër të udhëheqjes së revolucionit, përmbys-jes të sistemit dhe instalimit të pluralizmit politik, iu ngjitën pas shpine partisë, duke e shtrënguar aq fort, sa shumë herë i morën frymën, e paralizuan, i dhanë tiparet e tyre personale, të karakterit dhe sjelljes së përditshme, duke u njësuar me të dhe duke i transmetuar partisë veset, huqet e shumta, trashëguara ndër vite. Si mungesën e luajal-itetit. Debatit e dialogut. Mbylljen e derës të rinjve. Mungesën e mendimit ndryshe, toler-ancë zero ndaj gjithë atyre që guxonin të thoshin një ide ndryshe nga ajo e kryetarit fuqiplotë. Po nuk ka qenë kështu tek të gjitha partitë politike. Kryetari i PS, Fatos Nano, ka dhënë dorëheqjen disa herë dhe ka shkuar në shtëpi. Edhe politikanë të tjerë, kanë vepruar në këtë mënyrë, si Namik Dokle, i cili për dinjitet, u largua nga kryetar i Kuvendit, vetëm pas disa muajve në drejtim të tij. Kështu ka vepruar, profesor, Servet Pëllumbi apo politi-kanë të tjerë ndër vite edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, si profesor, Bare, zonja Vasilika Hysi, Alfred Peza e shumë të tjerë nga radhët e socialistëve. Fatkeqësisht, shembujt nga forcat e djathta politike kanë munguar. Raste shumë të rralla kanë qenë largimet me dëshirë e vullnet të lirë. Tipik, qëndrim stoik, i palëvizur, është ish-kryeministri Berisha. Edhe pse pas

humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, me rezu-ltat shumë të thellë në ndryshim nga homo-logu i tij, Fatos Nano, i cili humbi zgjedhjet dhe u largua në jetën e tij private, pa u përfshirë në asnjë rast të vetëm në politikën aktive, Berisha, bëri një tërheqje simbolike, gati lëvizje taktike, duke u përfshirë çdo ditë në politikë dhe ven-dimmarrjen e PD-së aq sa në opinionin e gjerë shqiptar, konsiderohet, lideri faktik i partisë. Dhe sot për t̀ i treguar gjoksin, forcën, për t̀ i bërë karshillëk, Sekretarit të Shtetit, SHBA-së, pas shpalljes non grata, po së pari partisë së vet, drejtuesve të saj, Bashës së pari, deklaron se do kthehet në krye të partisë në të ardhmen. Në tërë botën demokratike kur humbet partia, liderët ikin, mbyllin pas vetes portën, dorëzo-jnë çelësat dhe ua lënë drejtimin atyre që zg-jedh partia në të ardhmen. Nëse Fatos Nano, ka dhënë dorëheqjen realisht dhe nuk i është bërë barrë partisë, Berisha i është ngjitur si rrodhe PD-së, pa lënë të marrin frymë liderët e rinj edhe ata të promovuar dhe deleguar prej tij. Qytetarët shqiptarë që nga viti 2013 e deri sot kanë parë Berishën në krye të partisë, njeriun dixhital, prijësin e palëkundur, ven-dimmarrësin dhe imponuesin edhe pse de jure kryetar i PD, është Lulzim Basha, i cili në kopjim të babait të tij politik, në një garë të pabarabartë në 13 qershor, në zgjedhjet e PD, u rizgjodh kryetar edhe pse ka humbur pesë herë radhazi në ndeshje me kundërshtarët politikë. Edhe pse humbi zgjedhjet politike nuk gjeti forcën të largohet si humbës serial, po rimori drejtimin e PD-së, duke fituar partinë edhe pse humbi pushtetin. Në tërë botën demokratike pasi humbin, liderët modernë marrin përgjegjësinë e humbjes dhe largohen në jetën e tyre familjare, duke bërë gjyshin e mirë apo prindin e bashkëshortin ideal. Në ndryshim nga tradita e drejtuesve politik në historinë tonë të tri dekadave demokraci në 12 qershor në Kongresin e PS, në stadiumin Air Albania, si futbollistët kampionë që dorëzojnë fanelën pas lavdisë së viteve, ku u festua 30 vjetori i themelimit të saj, Gramoz Ruçi, njëri prej themeluesve me kontribute të padiskutueshme, i zgjedhur në krye të foru-meve të PS, nënkryetar, Sekretar i Përgjith-shëm, Kryetar i Grupit Parlamentar dhe së fundi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, njoftoi dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike dhe si deputet i zgjedhur në qarkun e Fierit,

ku ishte drejtues politik në pozicion ekstrem të listës, numri dhjetë. Edhe pse në kulmin e suksesit, me bilance fitoreje, drejtues dhe në krye të reformave të partisë në të gjitha etapat, Gramoz Ruçi, deklaroi largimin. Një largim plot dinjitet. I vlerësuar me superlativa nga partia, si figurë qendrore që i ka dhënë forcës politike gjithçka ka mundur në reformimin dhe konsolidimin e saj, mori vendimin për t̀ u larguar, duke iu përkushtuar tani e tutje famil-jes së vet. Dorëheqja e natyrshme, pa asnjë tam- tame, nxjerre gjoksi, sikur të bënte ndon-jë akt heroik, me thjeshtësi dhe urtësi, tregoi se Gramoz Ruçi është më parë se politikan, qytetar dhe udhëhiqet nga norma dhe ideale demokratike, lider politik që vepron me ko-shiencë e zbaton në jetë ato që propagandon. Askush nuk i kërkoi dorëheqjen Ruçit. E kundërta është e vërtetë. Këmbëngulja për të vazhduar dhe nëse do ta kishte këtë motiv mund të qëndronte deri në moshë ekstreme. Po, Gramoz Ruci nuk është Berisha. Nuk është si të tjerët. Ndaj dorëheqja e tij është leksioni më i mirë, dhënë politikës dhe politikanëve në të gjitha forcat politike. Është leksioni që i akuzuari, si diktator, vrasës, xhaketa e vjetër, burrë hijerëndë, pedant, komunist, konserva-tor dhe i anatemuar si imponues, vetullngrysur e konservator, njeriu që ka shërbyer në krye të Ministrisë së Brendshme në fund të diktat-urës, diti të largohet, duke u lënë vendin të rinjve. Asgjë nuk e ndali që në kulmin e arrit-jeve të tij, me postin e dytë më të lartë në sis-temin tonë politik t̀ i thotë partisë së vet: Tani deri këtu! Sot e tutje do jem bashkëshorti, prindi dhe gjyshi i nipave dhe mbesave të mia për t`i mirëpritur dhe edukuar për t`i bërë qytetarë të mirë. Ngjajnë si slogane anatemi-met, fyerjet e liderëve të opozitës të sotme ndaj tij, po edhe si kontrast i jashtëzakonshëm pasi ata edhe kur janë në fund të honit nuk arritën të ngrihen në lartësinë e qëndrimit të Gramoz Rucit që edhe pse në majë, diti të largohet me dinjitet dhe ndershmëri. Gramoz Ruçi, tregoi se është i dinjitetshmi Ruçi, njeriu që diti të ecte mes dallgëve të politikës, të fitonte e të humbiste, po mbi të gjitha të ikte kur ishte i betonuar dhe i mbështetur për të qëndruar. Ky është morali i njerëzve të përgjegjshëm, i qytetarëve që dinë të ndërmarrin veprime që janë mesazhe dhe leksione demokracie për të gjithë politikanët dhe politikën.

Page 17: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

SHBA po e përdor çështjen e nxjerrjes së individëve apo entiteteve në katër aspekte:

shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave

apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e drogës dhe në

luftën kundër korrupsionit dhe elementëve të korruptuar. Në Shqipëri shumë elementë të korruptuar kryesisht politi-

kanë të lartë apo ish-drejtues të lartë të politikës gjithmonë kanë hedhur gurin dhe kanë

fshehur dorën duke u mundu-ar t’u shmangen përgjegjësive si shkelës të ligjit duke korrup-tuar për gjithë këto 30 vjet...

Nga Pirro PRIFTI

Publikimi i Urdhrit Ekzekutiv të lëshuar nga Pres-identi amerikan

Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe kon-fiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan është një këm-banë alarmi për këdo, por mbetet një tin-gull kumbues për zyrtarët e korruptuar, për penguesit e demokracisë dhe ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që u prit me optimizëm në popullin shqiptar. Sigurisht SHBA ka pasur një qëllim. SHBA po e përdor çështjen e nxjerrjes së individëve apo entiteteve në katër aspekte: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e drogës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe elementëve të korruptuar. Në Shqipëri shumë elementë të korruptuar kryesisht politikanë të lartë apo ish-drejtues të lartë të politikës gjithmonë kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën duke u munduar t’u shmangen përgjegjësive si shkelës të ligjit duke korruptuar për gjithë këto 30 vjet edhe kupolën e drejtësisë dhe të prokurorisë, pra kanë vepruar njëlloj si viruset, të cilat i shman-gen sistemit imunitar mbrojtës për të gllabëruar organizmin (në këtë rast shte-tin). Marifetet e shkelësve të ligjit janë të pafundme dhe shumë të sofistikuara, kur këta shkelës janë apo kanë qenë në poste të larta drejtuese, duke i bërë një

Kambanat e drejtësisë bien për mëkatarët

dëm të madh taksapaguesve shqiptarë dhe shtetit. Shumica e tyre duke mar-rë shkak edhe nga politikat e gabuara të partive kryesore të cilat predikonin “krijimin e klasës së pasur” në Shqipëri (meqenëse klasa e pasur u shkatërrua nga diktatura komuniste), nuk e nisën

pasurimin e tyre duke filluar nga një start i njëjtë dhe i barabartë dhe duke zbatuar ligjin, por në këtë kohë tranzi-cioni, nën maskën e luftës kundër komu-nizmit dhe nën drejtimin e elementëve të paaftë, militantë apo ish-sigurimsa, intelektualë katundarë dhe ish spiunë, dëmtuan rëndë ekonominë e Shqipërisë, prishën hierarkinë profesionale dhe meritokracinë, dhe krijuan një kaos të madh ekonomik, një pasiguri jetese, një anarki politike, një emigracion masiv të pandalshëm të popullsisë së varfër që nga koha e komunizmit, të cilat krijuan kushte të përshtatshme për vjedhje ma-sive, korrupsion masiv aktiv dhe pasiv, dhe vrasje disa nga ato politike. Lufta kundër shkelësve të ligjit u bë njëlloj si aforizma “Hajduti thërret kapeni hajdu-tin”, duke krijuar tymnajë dhe konfuzion në popull, media, brenda dhe jashtë ven-dit ku të gjithë shajnë dhe akuzojnë të gjithë, ku liria e fjalës është zëvendësuar me sukses me “lirinë” e gënjeshtrës dhe mashtrimit kudo. Kjo më kujton një ng-jarje të kaluar kur, një hajdut hyri për të vjedhur në një apartament. Ai hyri vodhi dhe doli duke zbritur shkallët me vrap pak më përpara se e zonja e shtëpisë të kuptonte që hajduti kishte hyrë në shtëpi dhe i kishte marrë paratë e lëna në dol-lapin e bukës. Britmat e saj alarmuan fqinjët. Ata dolën dhe shkuan tek fqinja, e cila e vetme po qante sepse hajduti i kishte marrë rrogën mujore të asaj kohe, e cila në ditët e sotme është qesharake. Pas nja gjysmë ore erdhi policia me qen kufiri dhe hyri në apartamentin e zonjës. Pasi panë me kujdes apartamentin, qeni kufirit diçka nuhati dhe po zbriste me

të shpejtë shkallët nga apartamenti, i cili ishte në kat të tretë. Aty jashtë ishin mbledhur kureshtarë, midis të cilëve ishte dhe hajduti, i cili pasi kishte dalë, ishte kthyer për të parë se si do të për-fundonte ndjekja e policisë. Ai bërtiste sikur të ishte njeri i ndershëm… - Ç’janë këta hajdutë, ore... të poshtrit, i marrin paratë një gruaje plakë… turp t’u vijë këtyre kusarëve të qelbur…

Njerëzit e mbledhur miratonin me kokë dhe në heshtje fjalët e këtij njeriu që kishte dalë në rradhë të parë dhe po shihte sehirin. Duart e tij në xhepa preknin paratë e vjedhura dhe hajduti kënaqej dhe dukej qartë se po bënte fshehurazi hajgare e po tallte në heshtje policinë, gruan plakë dhe sehirxhinjtë që nuk e dinin se ai ishte hajduti i vërtetë. Papritur qeni i kufirit doli jashtë pallatit, vrapoi dhe iu hodh në fyt hajdutit, i cili vazhdonte të thërriste... kapeni hajdu-tin. Sehirxhinjtë të habitur, por edhe të frikësuar, panë se si policia i vuri prangat hajdutit, i cili bërtiste, nuk jam unë hajduti, …ç`është kjo punë kështu... unë jam burrë me namuz… Policia nuk ia vuri veshin, por ashtu të prangosur e futën në fugonin e policisë. Kështu po ndodh dhe sot me shkelësit e ligjit, me të paprekshmit ose siç quhen ndryshe- me jakat e bardha: politikanët, admin-istratorët qendrorë dhe lokalë, që kanë qenë apo janë të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Erdhi koha që pas 30 vitesh të fillojnë të japin llogari, pasi Shqipëria po realizon vettingun, e përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe është gati për hapjen e negociatave për t’u përfshirë në familjen e madhe euro-piane ku dhe aspiron. Së fundmi mund të shihen përpjekjet e disa drejtuesve të opozitës apo dhe brenda e jashtë max-horancës që po përpiqen të mbrohen para ligjit nën petkun e drejtuesve të zgjedhur, por sigurisht, SPAK, vetting, do të japin rezultatet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga shkelësit e ligjit dhe fajtorët e rangjeve të larta.

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nënshkrimi i marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA-ve dhe Shqipërisë nga Sekretari Amerikan i Shtetit

Antony Blinken dhe kryeministri Rama tre ditë më parë në Bruksel, vlen për t’u përshën-detur jo vetëm si një akt i devotshmërisë dhe partneritetit të vendit tonë ndaj aleatit më të madh strategjik të Shqipërisë, nën sfondin e përpjekjeve të Kinës për të depërtuar me oferta joshëse të teknologjisë 5G në Ball-kan, por edhe si një masë konkrete në dobi të sigurisë kombëtare. Po përse? Për këtë duhet të shtyhemi në kohë rreth një vit e gjysmë më parë, me Vendimin e Auditimit të Performancës nr. 188, datë 31 dhjetor 2019 të Kryetarit të asaj kohe të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Institucioni i drejtuar prej tij, në përfundim të auditimit në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), rekomandoi me forcë që AKEP të kryejë një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë zbatimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. Zbatimi i kësaj teknologjie në Shqipëri kërkon domosdoshmërisht një plan veprim kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërf-shirës, me qëllim mbrojtjen e padisku-tueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsi-

mi, keqpërdorimi apo mosdisponueshmëria e një aseti të çmuar për qytetarin e vendit, siç është informacioni. KLSH e Leskaj theksoi në auditim se zbatimi në Shqipëri i teknologjisë 5G duhet të ketë si përmasë kryesore respektimin e obligimeve tona në fushën e sigurisë si vend anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-ve. Leskaj dhe audituesit e tij rekomanduan ngritjen e një Komiteti Kombëtar për vlerësimin e investimeve strategjike në vendin tonë, si-kurse është rasti i teknologjisë 5G. Në këtë Komitet duhet të ketë përfaqësues jo vetëm të fushës ekonomike, por edhe të fushave të sigurisë, informatike, mbrojtjes etj. Për këtë duhet miratuar një bazë e posaçme ligjore nga Kuvendi i Shqipërisë. Detyrat e këtij Komiteti duhet të përfshijnë, ndër të tjera, (1) vlerësimin nëse ofruesit e teknologjisë 5G janë subjekt i kontrollit nga një qeveri e huaj, pa një proces të pavarur gjyqësor; (2) vlerësimin nëse furnitorët e rrjetit dhe ofruesit e shërbimit financohen në mënyrë transparente, duke përdorur praktikat më të mira në prokurim, investim dhe kontraktim; (3) vlerësimin nëse ofruesit e shërbimit kanë pronësi, partneritet dhe struktura qeverisëse koorporative transparente; (4) vlerësimin nëse ofruesit janë shembull i inovacionit dhe respektit për zbatimin e ligjit dhe të drejtave të pronësisë intelektuale; si dhe (5)

vlerësimin e riskut dhe sigurisë që ofruesit dhe teknologjitë e rrjetit krijojnë një mjedis të sigurt, pavarësi nga ndikimi qeveritar dhe pajtueshmëri me standardet e industrisë. Aksioma e punës së këtij Komiteti duhet të jetë respektimi i statusit tonë si vend anëtar i NATO-s, konsideruar si investimi më i madh strategjik në fushën e sigurisë kombëtare që Shqipëria ka arritur në ekzistencën e vet si shtet. Ne ende jemi shumë mbrapa me ma-sat emergjente të ruajtjes së teknologjisë së informacionit të instaluar në strukturat tona kryesore qeveritare dhe shtetërore në tëresi, nga sulmet kibernetike dhe piratereske. Në institucione kyç, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Autoriteti i Komuniki-meve Elektronike e Postare etj., mungojnë strategjitë dhe planet e veprimit për zhvil-limin dhe zbatimin e duhur të teknologjive të reja të informacionit. Modalitetet e përdorimit të internetit në administratën publike kanë treguar mungesë procedu-rash për administrimin e incidenteve në platformat kompjuterike dhe rrjetat e tyre; përdorim jo të përshtatshëm të trafikut të internetit dhe mungesë kontrollesh ndaj përdoruesve, duke shtuar rrezikun e cënimit të të dhënave. Tek ne, numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare në vitin 2020

ishte rreth 2,8 milionë (nga 2,85 milionë banorë që ka Shqipëria), duke gjeneruar mbi gjashtë miliardë minuta në vit dhe ten-denca e komunikimit celular me internet është në rritje. Me kalimin e infrastrukturës celulare nga rrjeti 4G në atë 5G, jo vetëm përdorimi, por krejt ekonomia jonë mund të riorganizohet rreth teknologjisë më mod-erne, si shtyllë kurrizore e saj. Teknologjia 5G premton inteligjencë artificiale, mjete autonome transporti, civile dhe ushtarake, qytete smart, ku semaforët aktivizohen sipas fluksit dinamik të makinave dhe ndriçimi ndjek perëndimin e diellit, spitale ku operacionet kryhen përmes robotit të drejtuar nga një mjek 10 mijë kilometra larg dhe qeveri që mund të kontrollojë në kohë reale temperaturën dhe presionin e gjakut të qytetarëve të vet. Një teknologji e tillë nuk është thjesht një motor ekonomik, që do të shtojë forcën tërheqëse drejt rritjes ekonomike. Në duart e gabuara, ajo mund të shndërrohet në një instrument kontrolli dhe cenimi fatal sigurie. Prandaj dhe mar-rëveshja SHBA-Shqipëri e tre ditëve më parë në Bruksel, e kërkuar me insistim që një vit e gjysmë më parë nga ish-Kryetari i KLSH Bujar Leskaj, duhet të përkthehet sa më shpejt në një strategji kombëtare për përdorimin e teknologjisë 5G dhe në një Komitet Kombëtar Investimesh Strategjike.

Përparësi ka siguria 5G, jo teknologjia 5G!

Page 18: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT18 E Mërkurë 16 Qershor 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

Ministria e Kulturës të japë orientime, që pro-jektet të mbështeten sa më shumë në rrethe për të gjallëruar jetën kulturore. Bashkitë du-

het të jenë më aktive, duhet të marrin një kon-takt nga Ministria e Kulturës që të paktën t’u thotë pritini, krijoni kushtet për aktivitetin...

Regjisorë dhe producentë thonë se Tirana ka qenë pak më ndryshe

Drejtoresha e QSPA dhe studiuesit, në Shkup për botimet

Në Bibliotekën Kom-bëtare “Kliment Ohrid-ski” në Shkup, me rastin e 5-vjetorit të themelimit të universitetit “Nënë Tereza” u mbajt një ceremoni për promovimin e 6 botimeve të realizuara nga anëtarët e stafit akademik të këtij institucioni. Ndër të tjera u promovua libri i studiuesit prof. dr. Mustafa Ibrahimi, me titull “Në Kalabri me Arbëreshët”, i përbërë nga 23 reportazhe të realizuara

nga autori në vendbanimet e arbëreshëve në Italinë e Jugut. Në këtë aktivite-tet mbajti fjalën përshën-detëse edhe drejtoresha ekzekutive të QSPA, prof. Diana Kastrati. Mbi librin e Ibrahimit foli në rolin e pro-movuesit studiuesi Vehbi Bexheti. Të martën pasdite vijuan aktivitete shkencore, ku ishte e ftuar drejtore-sha Kastrati së bashku me studiuesit Vilma Proko dhe Edmond Cane.

Margariti: Nina Mula, pedagoge e dashur e disa brezave

Në kuadër të muajit të muzikës, ministrja e Kul-turës Elva Margariti kujtoi sopranon e njohur Nina Mula. Në një status të saj ministrja shprehet me vlerësime sopranon dhe pedagogen Nina Mula. “Në këtë muaj të muzikës, ku-jtojmë sopranon dhe ped-agogen e dashur të sa e sa brezave, Nina Mula!”, shkruan ministrja në Face-book. Nina Mula (lindi më 23 nëntor 1931 në Izhevsk,

Rusi - 22 dhjetor 2011 në Tiranë), soprano ruso - shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Shqipëri, fillimisht në Shkodër e mandej në Tiranë, ku veç dashurisë së bash-këshortit fitoi edhe emër si soprano e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në Shqipëri do të vinte në vitin 1957 dhe shumë shpejt do të emërohej soliste pranë Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Krijimtaria e Donika Rudit, në “Festival Viva Cite”

Publiku francez do të njihet edhe me krijimtarinë e kompozitores së njohur shqiptare Donika Rudi. Kompozitorja Rudi do të ketë tre koncerte autoriale dhe një shfaqje, në kuadër të edicionit të 32-të “Fes-tival Viva Cite”. Festivali ka hapur edicionin e këtij viti në ditën e 11 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më datë 27 qershor. Donika Rudi në program të koncerteve do të ketë

vepra akustike, të cilat i ka realizuar në 20 vjetët e fundit dhe dy vepra të reja, të cilat do t’i prezan-tojë për herë të parë para publikut francez. “Festival Viva Cite” organizohet nga Komuna e Sotteville Rouen, nën udhëheqjen artistike të “Atelier 231”. Kompozimet Donika Ru-dit janë interpretuar në Kosovë, Shqipëri, Francë, Zvicër, Itali, Bullgari, Bel-gjikë, etj.

Drejtuesit e aktiviteteve artistike: Bashkitë të jenë më aktive në jetën kulturore, Ministria e Kulturës të japë orientime dhe asistencë

Julia VRAPI

Bashkitë duhet të jenë më aktive në mbështetje të aktiviteteve artistike dhe kulturore, por dhe Minis-

tria e Kulturës duhet të ndihmojë më shumë dhe të japë orientime. Kështu shprehen drejtues të aktiv-iteteve të ndryshme, që i zhvillojnë ato pranë publikut jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe. Pandem-ia ashtu si dhe fusha të tjera të jetës goditi dhe artin e kulturën në vendin tonë. Në këtë situatë artistët u përballën me jo pak probleme, ndërsa shprehen se duhet më shumë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Producenti Skënder Jaçe që prej disa vitesh është në qytete të ndryshme të vendit me “Open Cinema” thotë se nëse në Tiranë ka qenë pak më ndryshe sa i takon aktiviteteve artistike, në rrethe ato kanë munguar. “Ministria e Kul-turës të ndihmojë që në këtë kohë të bëhen sa më shumë aktivitete ar-tistike dhe kulturore. E kam fjalën për rrethet, sepse janë zhytur fare. Tirana ka qenë pak më ndryshe, kinematë nuk kanë funksionuar si duhet, por kanë qenë të hapura me pak veta në sallë”, thotë Jaçe. Për producentin Skënder Jaçe që këtë vit do të jetë me “Open Cinema” në disa qytete të vendit, është Minis-tria e Kulturës ajo e cila duhet të japë orientime, që këto aktivitetet artistike të zhvillohen si duhet dhe të krijohen kushtet. Jaçe shprehet se edhe vetë bashkitë në vendin tonë duhet të jenë më aktive në ak-tivitetet artistike dhe kulturore, që zhvillohen në qytetet e tyre. “Min-istria e Kulturës të japë orientime, që projektet të mbështeten sa më shumë në rrethe për të gjallëruar jetën kulturore. Bashkitë duhet të jenë më aktive, duhet të marrin një kontakt nga Ministria e Kulturës që të paktën t’u thotë pritini, krijoni

Opera “Pranvera” e kompozitorit Tish Daija u shfaq në skenën tonë, në qershor të 1960. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar një material dhe shkruan se me këtë vepër i prezantohen publikut dhe dy emra regjisorësh të asaj kohe. “Është opera e dytë shqiptare premiera e së cilës u shfaq më 12 qershor 1960. Për herë të parë i prezantohet publikut të kohës emra të rinj regjisorësh si Jorgjia Bitri dhe Mihal Luarasi”, shkruan TKOB. Kompozitor Tish Daija, libreti Llazar Siliqi, regjisor Jorgjia Bitri dhe Mihal Luarasi, piktor Shadan Toptani, dirigjent Simon Gjoni, mjeshtër kori Kostandin Trako, koreograf Agron Aliaj. Në rolin e Dritës ishin Nina Mula, Dhimitra Keta, Jorgjia Misja; në rolin e Sazanit Ibrahim Tukiçi, Gjoni Athanas, Stavri Rafael; Ivani: Avni Mula, Ramiz Kovaçi; Xhevdet Beu: Maliq Herri, Zihni Berati; Mirushi: Roz-mari Jorganxhi, Tefta Çavo; babai i Dritës: Hysen Pelinku, Mentor Xhemali, Lukë Kaçaj; nëna e Mirushit: Jorgjia Velo, Rozmari Jorganxhi; Hermani: Kristaq Antoniu. Tish Daija (Shkodër, 30 janar 1926 - 3 tetor 2003) ka qenë kompozitor dhe muzikant shqiptar. Lindi në Shkodër në një familje të thjeshtë. Pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën dre-jtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Ka qenë udhëheqësi artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet (1962-1980). Autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, "Bijtë e Peshkatarit", etj.

kushtet për aktivitetin e artistëve”, thotë producenti.

Argëtimi kulturorSezoni veror duhet të ketë një

larmi aktivitetesh artistike. Por nëse nuk krijohen kushtet për zhvillimin e tyre në qytete të ndrys-hme të vendit, kjo sjell probleme për organizatorët. Në këtë situatë producenti Skënder Jaçe shton më tej se nga pandemia ka qenë një periudhë pa aktivitete dhe njerëzit kërkojnë argëtimin kulturor. “Bash-kitë janë të etura për zhvillimin e aktiviteteve, sepse ka qenë një periudhë e mbyllur dhe ka bërë që njerëzit ta kërkojnë nga afër argëtimin kulturor”, shprehet Jaçe. Organizata “AniFest” me drejtues

regjisorin Artan Maku, që këtë vit aplikoi në Ministri të Kulturës për të zhvilluar festivalin “AniFest” në Velipojë dhe “Gjiro-AniFest” në qyte-tin e Gjirokastrës nuk ishte në listën e projekteve fituese. Por regjisori Maku thotë se vëmendja duhet tre-guar dhe për kinemanë. Ai thotë se duhet mbështetje dhe në aktivitetet për fëmijët. “Ne duhet të kemi dhe kinematë, sepse na mbytën më dig-jital dhe online. Ministria të shikojë që të ketë një mbështetje për fëmijët paarshkollorë dhe cikli i ulët. Ka rëndësi, që argëtimi dhe kultura të jetë dhe për ata”, thotë ai. Herë pas here drejtues të aktiviteteve në vend kanë bërë apel, që ndihma ndaj tyre duhet të jetë më e madhe.

TKOB: “Pranvera” opera e dytë shqiptare,

premierë në 1960

Page 19: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Ajnshta-jnit në fillimin e shekullit XX, kohë ku do të ndër-thuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpre-tativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe...

Teatri Metropol çel sezonin artistik pas mbylljes nga covid-19

MHK: Mirënjohje për kontributin e Moikom Zeqos

Muzeu Historik Kom-bëtar përkujtoi 1-vjetor-in e ndarjes nga jeta të eruditit Moikom Zeqo. U lind në Durrës, më 3 qershor 1949. Më 1971 u diplomua në Universite-tin Shtetëror të Tiranës, për Gjuhë-Letërsi Shqipe. Moikom Zeqo ka botuar mbi 100 libra si: “Kalorësit dardanë” (1993), “Pante-oni ilir” (1996), “Onufri” (1998), “Mes Laokontit dhe Krishtit” (2000), “Kështu

foli Mona Liza” (2000), “Engjëjt e pikturës dhe Lasgush Poradeci” (2003), “Grishja e Florimontit” (2004), etj. Moikom Zeqo në vitet 1997-2005 ka qenë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. “Nderim dhe mirënjohje për kontribu-tin e tij në histori, publi-cistikë dhe artin shqiptar”, shkruan MHK. Moikom Zeqo, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë më 15 qershor 2020.

“Ura e metalike e Lekëlit” e ndërtuar në 1925

"Ura metalike e Lekëlit" është monument kulture kategoria e dytë. Kjo urë është vepër inxhinierike, ka përmasa 81metra gjatë-si dhe 7.5 metra gjerësi. Rruga për kalimin e mak-inave është 5.5 metra e shtruar me shtresë asfalti. Në të dyja anët ura ka nga një parapet nga 1metër të gjerë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shkruan se ura ka konstruksion metalik

dhe është ndërtuar në vitin 1925. “Shërben si urë funk-sionale e rrugës nacion-ale Tepelenë-Përmet dhe u rikonstruktua në vitin 2020”, shprehet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, që ka publikuar dhe disa foto të urës monument kulture kategoria e dytë. Ura e Lekëlit është pjesë e mon-umenteve të tjerë, që kanë rëndësi në trashëgiminë kulturore.

Butrinti, 2275 vizitorë në 10 ditët e para të qershorit

Në 10-ditëshin e parë të muajit qershor, numri i vizitorëve në parkun kombëtar të Butrintit është 2275. Parku i Butrintit shkruan se kjo shifër është 48 për qind më shumë kra-hasuar me gjithë muajin qershor të vitit të kalu-ar, ku ishin vetëm 1539 vizitorë. Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeolog-jike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në

vitin 1948 me një akt të parë rregullues. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ek-zistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur u përfshi në listën e UNESCO-s.

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris” sjell historinë komike të takimit

midis dy gjenish, në fillimin e shekullit XXJulia VRAPI

Teatri Metropol hapet për publikun me premierën “Pikaso dhe Ajnshta-jn në një bar në Paris”.

Vepra e autorit Steve Martin me regji nga Armela Demaj çel nesër në mbrëmje sezonin artistik teatror, pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga covid 19. Vepra e jashtëzakonshme e shkruar nga Steve Martin ngjitet në skenë nga regjisorja Demaj, e cila ka bërë bashkë një kast aktorësh e muz-ikantësh për këtë teatër muzikor. Teatri Metropol shprehet se në këtë vepër teatrore do të ndër-thuren rikrijimi i elementeve vi-zual dhe muzika. “Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Ajnshtajnit në fillimin e shek-ullit XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe”, bën me dije teatri. Interpretojnë në role Roerd Toçe, Klodjana Keco, Amri Hasanlliu, Sara Koçi, Er-det Miraka, Silva Brahimataj, Ermir Hoxhaj, Silvio Goskova, Aleksandër Kondi, Blendi Arifi, Kristjana Dodaj. As/ regji Joana Omeraj, formulues muzikor Gent Rushi, këngëtare Laura Hoxha, skenografia Klodiana Beqiraj, koreografia Sara Koçi, kostumo-grafia Frenci Gjerasi. Zbërthimi i karaktereve të veprës, të cilët në ndërthurje me njëri-tjetrin sjellin situata komike, duke vënë në duk-je optika të ndryshme të mënyrës se si shihet bota dhe marrëdhëniet njerëzore brenda saj. Projekti kri-jon një copëz jete 100 minuta nga një periudhë e largët siç është viti 1904. Teatri shprehet se muzika do të jetë pjesë integrale e kësaj shfaqjeje, e cila do të jetë e gjitha “live”. Ndërsa qasja skenografike

Ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit” u çel nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me kalanë e Tiranës. Në ekspozitë prezantohen 11 antikuare dhe 4 libra të rrallë, mes të cilëve, "Vepra nga Shën Gregori, Papë", 1608; "Athanasi i Aleksandrisë", 1686; "Histori e vjetër e egjiptianëve, kalcedonasve, asirianëve, babilonasve”, etj, vol. XV", nga Charles Rollin, përkthyer greqisht prej Aleksandros Kangelarios, Antonio Bortoli, 1740; "Jeta e Maria Terezës së Austrisë", pjesa I, 1788. "Gjeografi gramatike", nga Georgios Fatzeas, 1760 dhe "Fjalori francez" nga Sami Frashëri i vitit 1882, të cilat gjenden në bibliotekën e arkivit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dre-jtori i Përgjithshëm i Arkivave, prof. as. dr. Ardit Bido dhe administratorja e kalasë së Tiranës Klodiana Toptani. Në fjalën e saj min-istrja e Kulturës mes të tjerave tha se e pranoi me shumë kënaqësi këtë ftesë, dhe për faktin se të gjitha këto thesare përçojnë vlera të larta dhe për të gjithë kërshërinë që kemi të gjithë ne për t’iu afruar këtyre vlerave, për të parë këto thesare të fshehura. “Të gjithë thesaret e bibliotekës, një biblioteke e fjetur për 30 vite, tashmë janë të digjitalizuara”, tha ministrja Maragariti. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, prof. as. dr. Ardit Bido u shpreh se këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombin tonë, të cilat janë fshehur nga sytë e publikut për vite të tëra. “Ne brenda një viti ja kemi arritur që atë maga-zinë të futur librat në thasë, ta kthejmë në një bibliotekë të mirëfilltë që sot është e aksesueshme nga të gjithë. Prej një viti kushdo që do të shohë libra të rrallë, si këto, të cilat nuk i gjejmë dot edhe në Bibliotekën Kombëtare, e ka tashmë të mundur të vijë në sallën e studimit të arkivit dhe t’i studiojë”, tha ai. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 qershor.

është në sintoni me periudhën historike të viteve 1900, gjithashtu edhe kostumet do të qëndrojnë në stilin e kësaj epoke. Komedia do të jepet më 17, 18,19, 24, 25, 26 qershor ora: 21:00 në teatrin Metropol.

Ngjarjet dhe personazhetShfaqja në qendër ka dy per-

sonazhet kryesor, piktorin Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Ajnshtajn, të cilët takohen në një mbrëmje në lokalin “Lapin Agile” (Lepuri i shkathët) në Montmartre në Paris. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori në 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse Anjshtajni, përpara se të botojë teorinë e tij të rela-

tivitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturojë veprën “Zonjat e Avinjonit” “Les Demoiselles d'Av-ignon” në vitin 1907. Në bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë, mes tyre dhe Elvis Preslin para se të bëhej një muzikant i njohur. Për këtë vepër autori Steve Martin ka thënë se duke u ndalur në Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe pikturën e njohur “Zonjat e Avin-jonit” të Pikasos, vepra përpiqet të shpjegojë në një mënyrë sa më të thjeshtë ngjashmërinë e procesit krijues, duke përfshirë imagjinatën në art dhe po ashtu edhe zbulimin shkencor.

Ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”,

në kalanë e Tiranës

Page 20: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT20 E Mërkurë 16 Qershor 2021

Teuta (Shqipëri)-Sherif Tiraspol (Moldavi)Shkëndija (Maqedoni)-NS Mura (Slloveni)Vllaznia (Shqipëri)-Shiroki Brijek (Bosnjë)

Partizani (Shqipëri)-Sfintul Georghe (Moldavi)Llapi (Kosovë)-Shkupi (Maqedoni)

Laçi (Shqipëri)-Podgorica (Mali i Zi)Drita (Kosovë)-Deçiç (Mali i Zi)

Struga (Maqedoni)-Liepaja (Lituani)Prishtina (Kosovë)-Folgore (San Marino)

NDESHJET E SKUADRAVE SHQIPTARE NË CHAMPIONS DHE CONFERENCE LEAGUE

SOTSOT sport www.sot.com.al

Eneo Bitri nuk do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ard-hshëm. Lajmin e ka dhënë vetë mbrojtësi, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale thekson se ka kaluar tre vite të mrekullueshme me Parti-zanin, ndërsa falenderon presi-dentin Demi dhe drejtorin Rama për mundësinë e dhënë. Ndër-kohë, mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Bitrin. Mbrojtësi do të preferonte një eksperiencë jashtë vendit (ka interes nga Bullgaria dhe Kazakistani), megjithatë koha do tregojë.

UEFA nisi zyrtarisht hetim për Marko Arnautoviç. Sulmuesi i përfaqësueses austriake (me origjinë serbe) pranoi se kishte lëshuar fraza fyese kundër Ezgjan Alioskit dhe kërkoi falje me një postim në rrjetet sociale, duke shkruar edhe në shqip “më falni”. Por kaq nuk i ka mjaftuar UE-FA-s, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimin dhe ka caktuar një inspektor disiplinor për të hetuar ngjarjen. Do të shqyrtohen pam-jet dhe deklaratat e palëve për të vendosur më pas nëse do të ketë ndëshkim.

Italia përballet sot me Zvicrën në grupin A. Në prag të këtij takimi, trajneri i Italisë Roberto Mançini foli para mediave ku e vlerësoi lart ekipin zviceran, por pati edhe fjalë të mëdha për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri. “Xherdani për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai në Inter bëri atë që duhej të bënte, për fat të keq Interi ishte në ndërtim e sipër dhe ai erdhi nga Bajerni në atë kohë. Por për mua, është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, tha Mançini për “Calci-omercato”-n.

MBROJTËSIDurrsakët do ta kenë të vështirë por jo të pamundur, “demat” dhe shkodranët patën fat

Adriatik BALLA

Dje u hodh shorti për kompeticionet e UE-FA-s. Goglat e hedhura në Nion të Zvicrës vunë

përballë kampiones së Shqipërisë, Teutës, moldavët e Sherif të Ti-raspolit. Ndeshja e parë luhet në Durrës më 6 ose 7 korrik. Në fakt, shorti mund të kishte qenë më i vështirë, sepse u evituan bullgarët e Ludogorets dhe kazakët e Kairat Almaty. Sherif i Tiraspolit është një kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare pasi në të shkuarën ka eliminuar nga Champions League Dinamon dhe Kukësin me këta të fundit që u nxorën jashtë në sajë të golit në fushë kundërshtare, me Pero Pejiç që humbi një penallti në minu-tat e fundit të ndeshjes që mund të kualifikonte verilindorët, ndërkohë që skuadra moldave eliminoi edhe Partizanin nga turi i dytë kualifikues i Europa League me rezultat të përgjithshëm 2-1. Teuta nëse mobi-lizohet maksimalisht dhe zhvillon një merkato cilësore gjatë këtyre javëve i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Championsit dhe nëse ja del do të

sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Conference League, pasi edhe nëse eliminohet në raundin e dytë të Championsit do të marrë pjesë në raundin e tretë

kualifikues të Europa League dhe nëse eliminohet edhe aty skuadra e Edi Martinit do të ketë një tjetër mundësi të artë pikërisht duke luajtur në “play-off” të Conference

Goglat nuk u treguan dashamirëse. Kështu, pas shortit në Champions, tra-jneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka, dha komentin e tij për kundërshtarin, Mu-ran e Sllovenisë. “Mura është një ekip i fortë, vjen nga një kampionat që shquhet për përgatitje fizike të lartë. Jemi të përgatitur, ishim koshientë që në Ligën e Kampionëve nuk ka ndeshje të lehta dhe nuk ka ekipe të lehta. Do ta

studiojmë akoma më shumë, do ta studiojmë deri në detaje, do të përgatitemi për të ecur përpara në bazë të strategjisë tonë. Ne kemi bërë një plan-ifikim të fazës përgatitore, që është gati katër javë. Java e pestë do të fokusohet te përgatitja e ndeshjes së parë të Championsit. Mendoj dhe besoj se do të jemi të gatshëm për ta sjellë skuadrën në një formë fizike të shpejtë dhe ta përballojmë si duhet garën e

parë. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm, të fitosh dhe të mos pësosh. Ana negative është se ndeshjen e kthimit do ta përgatitësh ndryshe. Nga ana psikologjike ka dy lloj përgatitjesh. Uroj që ndeshja e parë të jetë një start i forte yni, po të jetë e mundur, ta mbyllim llogarinë që në fushën tonë. E përsëris, Mura ka një skuadër shumë të fortë fizike”, theksoi trajneri Ernest Gjoka.

Trajneri/ Gjoka: Shkëndija short të vështirë, por duam të shkojmë larg

Eneo Bitri, largimi i radhës nga Partizani

Shau shqiptarin nga nëna, UEFA nis hetim

për Arnautoviç

Mançini vlerëson Shaqirin: Është një nga

më të mirët në botë

QËNDRIMI

NGJARJA

Hidhet shorti në UEFA, Teuta duel “sherifësh” me moldavët e Tiraspolit,

goglat i sjellin fat Partizanit e VllaznisëLeague dhe duke qenë vetëm një turr larg kualifikimit në grupet e një kompeticioni madhor.

Conference LeagueVllaznia, nënkampione e

Shqipërisë sezonin që lamë pas, do të përballet me Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës. Kuptohet që objektivi minimal i skuadrës shkod-rane është kalimi i raundit të parë. Partizani ndërkohë ka peshkuar skuadrën moldave, Sfintul Gheo-rghe. Në fakt, të kuqtë që në ndarjen e skuadrave në vazo ishin të qartë se do të kishin përballë një kundër-shtar ne letër të kalueshëm. Shorti shmangu një derbi shqiptarësh me Llapin e Kosovës, që u vu përballë Shkupit. Goglat i rezervuan si kundërshtare Laçit skuadrën mala-zeze, Podgorica. Drita e Kosovës do të sfidojë ekipin nga Tuzi i Malit të zi, Deçiç, ndërsa Struga, e cila siguroi një kualifikimin historik në Kupat e Europës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të përpla-set me skuadrën lituaneze Liepaja. Ndeshjet e para do të luhen më 8 korrik, ndërsa sfidat e kthimit me 15 korrik ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 25 maj 2022, në “Air Albania”.

Po ndodhin disa ndryshime radhazi, por që lidhen me suksesin e arritur nga “nëndetësja dinamovite” sezonin që lamë pas, ku skuadra mundi të ngjitet në elitë. Në fakt, Dinamo po nis një faqe të re në historinë e saj. Klubi kryeqyte-tas, pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, duke lënë pas një periudhë të errët 10-vjeçare në Kategorinë e Parë, po hedh themelet për të një të ardhme të ndritur. Klubi nga Tirana ka prezantuar logon e re, e konceptuar me një stil modern, duke u bazuar tek elementët historikë që kanë shoqëruar klubin që nga krijimi. Kon-turi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufi-

zuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit. Nis kështu rrugëtimi i ri i Dinamos për ndër-timin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme të bluve kryeqytetas. Por, nga ajo që ka postuar pak më parë në faqen e vet zyrtare skuadra dinamovite, duket se kanë shfaqur pakënaqësi sidomos ultrasit blu. Madje ka pasur shumë reagime edhe nga ultrasit e bluve, sapo në faqen zyrtare është hedhur stema e re. Madje, nuk kanë munguar edhe kërkesat për kthimin në identitet për stemën e vjetër, ashtu si dhe ironitë. Duket

qartë se fansave u pëlqen dizenjimi i vjetër, pra fanella origjinale, me të cilën janë krenuar një jetë të tërë, prandaj dhe ironizojnë me logon e re, e cila nuk u ngjiz. Sidoqoftë, sponsorët Bardhi, Prifti e Papuli duket se janë të ven-dosur për të bërë një Dinamo “ndryshe” për elitën. Një Dinamo që të jetë e aftë të fitojë trofe, edhe pse klubi ende nuk ka menduar për ndonjë lëvizje serioze në merkato, për afrim lojtarësh që bëjnë diferencë ndërmjet emrave të tjerë të spikatur e pretendent në elitë. Mbetet të shihet më tej reagimi i fansave rreth ndryshimit të logos, por shumica pret një formatim ekipi me elementë cilësorë.

Dinamo prezanton logon e re, por tifozët i dalin kundër klubit

Page 21: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Shqpëria dhe Kosova U-19 do të kenë dy takime miqësore mes tyre. Të parin, Kosova e luan me 16 qershor në “Elbasan Arena” ditën kur edhe do të ud-hëtojë drejt Shqipërisë, kurse takimi e dytë dy ditë më vonë. Tekniku Ramiz Krasniqi e ka publikuar listën e 23 lojtarëve të cilët i ka ftuar për duelet me “kuqezinjtë” vëllezër. Përballjet me kombëtaren shqiptare vijnë në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampi-onatit Evropian 2022, të cilat do të zhvillohen në muajin tetor.

Pritej që federata e Kosovës të shkarkonte sot sekretarin Eroll Salihu, për shkak të përplasjeve me presidentin Ademi, por kjo nuk ndodhi. Shkak ishte bërë de-bati i nxehtë mes tyre për ndarjen e kompetencave. Sipas “Express” të Kosovës, të dy këto figura në prani të anëtarëve tjerë të krye-sisë kanë arritur paqen që i mban kolegë në krye të FFK-së. Ndërsa pas takimit, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka lëshuar një njoftim ku nuk përmendet asgjë rreth përplasjes së presidentit dhe sek-retarit ekzekutiv.

Ndryshe nga vjet kur kampi-onati nisi me vonesë, pritet që Kategoria e Parë të nisë në fund gushti ose fillim shtatori. Një ekip i zbritur në këtë kategori, Bylisi, ka mbetur ende pa trajner. Ndërkohë, nga lojtarët me kon-tratë deri më tani është shitur ish-kapiteni Franci Ymeralilaj, që pas tri sezoneve në Ballsh ndryshoi ambient. Por, edhe lojtarët e tjerë janë në tratativa dhe pa marrë “OK” në klub ku edhe kanë kartonin nuk bëjnë dot asnjë lëvizje qoftë brenda apo dhe jashtë vendit.

SURPRIZASulmuesi, i larguar pak ditë më parë nga Partizani, i zhgënjyer nga neglizhenca e stafit

Adriatik BALLA

Trajneri Edi Reja ka luajtur në këtë edicion të ri kual-ifikues vetëm 3 ndeshje zyrtare eliminatore për

Botërorin e Katarit 2022. Dy fitore me Andorrën dhe San Marinon si dhe një humbje me Anglinë. Në fakt me pikët është “ok”, por loja e skuadrës la për të dëshiruar. Edhe në dy miqësoret e qershorit, atë ndaj Uellsit (0-0) dhe ndaj Re-publikës Çeke (humbëm 2-0) loja e ekipit nuk u ngjit në lartësinë e duhur. Trajneri pretendon se ka bërë gjëra të mira dhe është i kën-aqur me grupin, por pakënaqësitë e shumë lojtarëve rreth tij janë të mëdha. Jo vetëm kaq, por nisur nga ftesat që ka bërë, duket se ka mjaft të tjerë që kanë dashur të marrin vëmendjen e tij por që nuk ia kanë dalë, duke vënë në shënjestër trajnerin për përzgjedh-jet që ka bërë. Një prej tyre është sulmuesi Jasir Asani, lojtar që ka luajtur dhe spikatur me Partizanin dhe tani që ka kaluar në Hungari, ka shpërthyer në këtë drejtim, duke bërë edhe presion, që nëse nuk e fton Reja, atëherë ai do të

zgjedhë të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë (kujtojmë që Asani është djalë nga Shkupi).

Lëvizja në Hungari dhe apeli i nënkuptuar

për Rejën në KombëtareFutbollisti me tipare sulmuese,

Jasir Asani, është tashmë lojtar i Kisvardës në elitën hungareze, teksa shpreson që falë performan-cave të tij, të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë. Ftesë të cilën ish-lojtari i Parti-zanit e pret prej kohësh, ndërsa së fundmi duket edhe i lodhur nga pritja e gjatë. Duke folur në

emisionin “Euro Dribling”, Asani ka një sqarim domethënës. “Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdha ftesa e Shqipërisë. E pranova me qejf se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria. Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë

Mesfushori Emiljano Mus-ta firmosi dje marrëveshjen me Partizanin. 29-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij me Laçin pas një sezoni. Ky është rikthim për Mustën në radhët e Partizanit, pasi ka qenë pjesë e të kuqve edhe përgjatë sezonit 2013-2014. “FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me

të kuqtë. Musta i cili ishte pjesë e ekipit të Laçit rikthe-het në familjen e kuqe, bluzë të cilën e ka veshur edhe përgjatë sezonit 2013 – 2014. Musta do të mbaj nr. 29 dhe sot i bashkohet menjëherë ekipit në Ohër për tu vënë në urdhrat e trajnerit Ilir Daja”, shkruan Partizani. Kështu, të kuqtë pasurojnë organikën e tyre me një lojtar cilësor, i cili në radhët e Laçit ka qenë një titullar

i padiskutueshëm, ku ku është aktivizuar në 32 sfida. Ndërkohë, që më kurbinasit ai ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë. Me afrimin e Con-ference League, drejtuesit e Partizanit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës në mënyrë që aventura e tyre të nisë sa më mirë. Ky nuk do të jetë afrimi vetëm, pasi të kuqtë po vazhdojnë punën për të siguruar emra të tjerë me peshë.

Partizani kundërpërgjigjet në treg, pas disa largimeve firmos me Mustën

Shqipëria dhe Kosova U-19 luajnë

dy miqësore midis tyre

Përplasja president-sekretar, shumë

zhurmë për asgjë

Bylisi ende pa trajner,

lojtarët po ikin

KATEGORIA I

KOSOVË

Polemika në Kombëtare, Asani presion Rejës: Nëse nuk më fton Shqipëria, kaloj tek Maqedonia

miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, u shpreh Asani.

Strakosha në udhëkryq, Në Kombëtare s’është më i sigurt

Portieri kuqezi, Thomas Strako-sha, edhe pse doli jashtë planeve të klubit bardhekaltër në vitin e fun-dit, ka shumë admirues në Itali dhe klube të ndryshme janë të gatshme të përfitojnë nga kjo mundësi që u është shfaqur për të siguruar firmën e 26-vjeçarit shqiptar. Në ditët e kaluara u fol për një inter-esim konkret të Bolonjës për gard-ianin kuqezi, meqë klubi do të lar-gojë Skorupskin gjatë verës. Por në Itali shohin edhe një skuadër me emër si Torino që interesohet për të. Torino ka afruar Nikola Juriç si trajner në këtë edicion, pasi synon që të kthehet përsëri një skuadër me pretendime në kampionat, të paktën sa i përket pozicionimit në një vend që garanton pjesëmarrjen në Europë. Trajneri ka në planin e kërkesave të tij edhe përforcimin e katërkëndorit për një cikël të ri e kështu, klubi po mendon afrimin e një portieri me cilësi të provuara. Emri i Strakoshës duket si profili i duhur dhe torinezët janë gati të firmosin me portierin shqiptar.

Vllaznia ishte shumë pranë një suksesi të dyfishtë në sezonin që lamë pas, pasi e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Teutën që u shpall kampione, pra e humbi trofeun për golavarazh, por arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe dje mësoi edhe kundërshtarin në Conference League, që është Shiroki Bri-jek i Bosnjë-Hercegovinës. Tomas Bërdariç tashmë ka vendosur dhe është bindur të vazhdojë aventurën me Vllazninë edhe për një sezon. Për mediat, tekniku kroato-gjer-man, thekson se Vllaznia për të është speciale ndërsa shton se Europa është sfidë e bukur. “Është një sfidë e madhe të vazhdoj, ky është

ekipi im dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakord edhe për një sezon tjetër. Jemi në fazën e ndërtimit. Nuk jemi një klub që mund të krahasohemi me klubet e mëdha në Europë. Jemi rritur dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë fort. Ky është procesi që duhet të bëjmë”, theksoi ai. Më pas foli për merkaton e verës. “Po shikojmë për lojtarë. Fillimisht duhet të mbajmë lojtarët, të ndihen profe-sionistë. Po shohim për lojtarë që mund t’i afrojmë në ekip. Nuk e di ende sa lojtarë kemi, por do e menaxhojmë në mënyrën e duhur. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi””, nënvizoi Bërdariç. Nuk mungoi komenti i tij

për pjesëmarrjen e Vllaznisë në Conference League. “Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur’. Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti. Duhet të vazhdojmë njëlloj, të jemi profesionistë dhe të sigurojmë Europën. Le të ëndërrojmë pastaj”, shti ai. Në fund, trajneri gjerman i Vllaznisë foli për rinovimin e kontratës së tij me klubin shkodran. “Kam pasur disa mundësi që ta ndryshoj klubin. E kam thënë përpara se Vllaznia është speciale për mua. Kur të dua të bëj hapin tjetër, do e bëj me Vllazninë”, përfundoi trajneri Bërdariç.

Trajneri/ Bërdariç optimist: Vllaznia ka potencial ta kalojë këtë raund

Page 22: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT22 E Mërkurë 16 Qershor 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

HORIZONTAL VERTIKAL

Queen Latifah, vlerësim për arritje jetësore në “BET Awards”

1- Kamberi, aktor, mbrapsht 2-Bravo të qoftë, të lumtë 3-Tregim i gjatë që përshkruan një ngjarje nga jeta 4- Sota, i ngatërruar 5-Fshat në brigjet e liqenit të Pogradecit 6- Objekt Lokal 7- Edhe ai e ka një kufi, i pashquar 8- Zamira e skenës , mbrapsht 9-... Anxhelos 10- Sorge, gjeniu i konspiracionit në inic 11- Arbeni, ish bomberi i Tiranës 13- Tërshana këngëtari lirik 14- Quhet një pjese nga syri 15-Thikë xhepi 16- I zgjuar por dinak 18- Qytet pothuajse në jug të vendit 19- Riprodhim fjale për fjalë i një shprehjeje apo mendimi të një tjetri 20- Arturo ..., futbollist kilian luan me Barcelonën 22- Një gjitar i madh deti 23- Është planeti i dytë për nga madhësia mbas Jupiterit në sistemin diellor, pa fund 25- Lloj peshku liqeni me shumë hala 26-Qytet bregdetar në Repub-likën e Bashkuar Arabe 27-Usain... xhamaikani rekordmen botëror në garat e vrapimit 28- I thonë qenit femër, (E = A) 29- BELB, ashtu siç është 30-Ai vërteton identitetin 32- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 33-Fjalë që vihet para emrit të një prifti katolik 34- Klara, studiuese letrare në inic 35-Hyrja në Somali.

1- Shkencëtar që studion historinë e Shqipërisë 7- Lëng i trashë për të lyer kafshët e ngordhura që të mos prishen 12- Kafshë ose bimë parahis-torike të ngurtësuara 13- Kujdestar 14-Ecje e shpejtë e kalit 15- ... Godunov, një opera e Çajkovskit 16- Frederiku këngëtar në inic 17- Gjini muzikore ku aktorët në skenë këndojnë, kërcejnë, luajnë lojëra akrobatike etj 19- Njeri mospërfillës dhe përbuzës 20-Barrele primitive 21- Vrasës, barbar, i pamëshirshëm 22-Diçka që ngjason me një tjetër, mostër 23- Zelihaja këngëtare lirike 24- Kompani e telefonave celulare në Itali 25- Korado, aktor italian, pa të fundit 26- Kujdestare fëmijësh 27- Njeri shumë i pasur 28- Mikael... ish futbollist gjerman, ka luajtur me Çelsean 29-Janë kafshe pa shtyllë kurrizore 31- Objekt Sekret 32- Janë 114 Kapitujt e Kuranit 33- Gjendje fizike e pamundur, e lodhur 34- Kalli misri pa kokrra 35-Lëng që nxirret nga kullimi i naftës përdoret si lëndë djegëse për motorët 36- Shtet në SHBA 37- Ndërmarrje e madhe me shumë fabrika dhe uzina.

Queen Latifah do të bëhet artistja e tretë më e re në moshë, që do ta pranojë shpërblimin spe-cial “BET Award” për arritje jetësore. Këngëtarja, aktorja dhe producentja amerikane Queen Lat-ifah është 51-vjeçare, por kjo konsiderohet një moshë relativisht e re për t’u nderuar me çmim për arritje jetësore. Të hënën, organizatorët e ceremonisë së çmimeve “BET Awards” bënë të ditur lajmin se Queen Latifah, do të pranojë këtë shpërblim special që vlerëson kontributin e saj si

performuese, në edicionin e ri të kësaj ngjarjeje e cila zë vend më 27 qershor. Kështu, Latifah e cila e kishte prezantuar këtë ceremoni në vitin 2010, bëhet artistja e tretë më e re në moshë që e pranon këtë trofe. Këngëtarja më e re e nderuar në të kaluarën ishte Whitney Houston, e cila ishte vetëm 37-vjeçare kur iu nda ky çmim në vitin 2001. E dyta është Mary J. Blige, e cila u nderua për arritje jetësore para dy vjetësh, kur ajo ishte 48-vjeçare. “BET Awards” u themelua në vitin 2001.

Ku t’i fshehim paratë?

Gruaja e shqetësuar:-Gjithkund që i kemi fshehur

paratë, djali na i ka vjedhur! Nuk e di se çfarë do të bëjmë tani, ku do t’i vendosim paratë?

I shoqi pasi u mendua gjatë:-Do t’i vendosim në librat e

tij! Ai kurrë nuk i prek ato…

Pijanecët dhe taksisti

Ishin tre pijanecë dhe ndalu-an një taksi.

Shoferi e kuptoj që ata ishin të pirë, ndezi makinën e fiku prapë dhe u tha: “Arritëm”.

-I pari i dha lekët.-I dyti e falënderoi. - Ndërsa i treti e qëlloi me

grusht.Shoferi u habit se shpresonte

që ata mos ta kishin kuptuar që makina nuk kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit:

- Pse më gjuajte more?Dhe i treti ja ktheu: -Herë tjetër mos ik aq shpejt

se desh na vrave.

9 6 2

4 5

7 1

1 2 7 6 4

9

8 6 1 7

7 1 3 4

7 4 2 5

1 7 2

3 1 7 4 8

6 3

4 5 3 9

2 4 7 5

7 6 4 2

9 7 4

3

3 8 9 5 4 2

9 3 8

1 3 5

5 7 2

2 9

9 1 8 7

7 6 1

5 4

3 4

8 6 3 5

Maisie Peters bashkëpunim

me Ed SheeranMaisie Peters ka nënshkruar

kontratë bashkëpunimi me muzikantit Ed Sheeran, si dhe ka paralajmëruar lançimin e albumit debutues me titull, “You Signed Up For This”. Albumi i parë i këngëtares do të publikohet për fansat më 27 gusht, bashkë me këngën e re “Psycho”, e cila është bashkëshkruar nga Ed Sheer-an dhe Steve Mac. Peters ka thënë se ajo ishte rritur dhe inspiruar nga muzika e Ed. “E adhuroj atë, njësoj sikurse shumë vajza të reja të cilat e kanë dëgjuar për herë të parë këngën “Lego House”. Prandaj është e vështirë ta besoj, që si 21-vjeçare do të kem mundësi ta quaj atë mik, familja dhe mentor të përjetshëm, bashkë me gjithë ekipin e kësaj studio incizuese”, ka deklaruar Peters.

FJALEKRYQI SOT

Page 23: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT E Mërkurë 16 Qershor 2021 23

k u l t u r e www.sot.com.al

`20 shkurt – 20 mars

Peshqit 22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janar

Bricjapi Shigjetari 22 janar –1 9 shkurt

Ujori 23 tetor – 21 nëntor

Peshorja Akrepi

Jeni të hapur për bash-këpunime dhe të jepni ide të reja. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin, që ju rri përkrah.

23 shattor-22 tetor

Perfeksionizmi ju gëlon në vena, por do të ishte më mirë të liroheshit nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Rruga e gabuar dhe vone-sat mund të bëjnë që të dësh-tojë një plan. Mos u dekura-joni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje.

Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkup-time, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste.

Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna iu prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugën tuaj. Por kjo do të kalojë shpejt.

Dashi Demi

Nëse me partnerin është krijuar tension, mos e von-oni çështjen për ta sqaruar. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për veten tuaj. Nuk mund t’ia lini më rastësisë.

Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Nëse ndiheni të kus-htëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të li-roheni për të marrë vendime.

Apple Watch 7, me matësin e sheqerit në gjak

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin, që keni në krah.

HORIZONTAL

Për shkak të Venusit, çësht-je të zemrës mund t’ju bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju shtyn të keni përqendrim.

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Pakistan, punëtorët arrestohen për hamburgerët

1- Njeri koti që nuk i hyn në punë asnjërit 5- Gëzimi, ish-futbollist i Tiranës 9- Mbiemri 11- Eranda e këngës në inic. 13- Ish-cari i tmerrshëm i Rusisë 14- Ish-kompozitori Arapi në inic. 15- Fillon apo ... 17- Një fshat i Tiranës në rrugën për në Elbasan 18- Ish-futbollisti anglez Bobi ... 19- Përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kripërave 21- Ka edhe një të tillë drejtues për institucionin 22- Kujdestar 23- Një shpend i zi që ushqehet me kërma 24- Tip i vjetër automjeti transporti rus 26- Letra e parë më me vlerë 27- Stacioni ndër-planetar rus në hapësirë 28- Krahinë në veri 30- Gjika e skenës, te filmi “Vetmi” 32- Shkrimtari turk Nesin në inic. 33- Analisti dhe gazetari Roland ..., pa fund 35- Humoristi anglez Atkin-son në inic. 36- Dele me lesh të dredhur 38- Ato vërtetojnë identitetin 40- Rrugicë me dialekt 41- Lartësia që arrin uji në gjendje të lirë 43- Ramazoti i këngës italiane 45- Njëri nga filmat e parë të Kinostudios 46- “Mbreti” i Shekspirit 47- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 49- Prift ortodoks 50- Inspektor Sanitar 51- Një brejtës i vogël 53- Ish-futbollisti shkodran Rag-ami në inic. 54- Dhurues 56- Shtjellon rregullat e mirësjelljes 57- ... Ibsen dramaturg norvegjez, i mungon gërma “H” në fillim.

1- Kafshë e egër sa ujku, shumës, rron në Afrikë 2- Lukaku, futbollist belg që luan me Interin në inic. 3- Shkrimtari dhe poeti kosovar Podrimja 4- Ngjyrë blu e mbyllur 5- Qytet në Francë ku zhvillohet festivali filmit 6- Një shoqëri e vjetër karburanti në Itali 7- Pohojnë italianët 8- Mauro ..., futbollist argjentinas, luan te PSG 10- Firmë e njohur e tregtimit të rrobave të përdorura 12- Tip autoveture luksoze amerikane 14- Ajo vë në lëvizje gjeneratorin 16- Shkrimtari korçar Andoni 18- Samuel ... shpikësi i telegrafit elektrik, i shquar 20- I thonë hundës rusët 21- Një gjarpër i madh e mbyt kafshën dhe e ha 25- Titull fetar në hierarkinë myslimane 27- Shkrimtari gjerman Thomas ... 28- Shqetësim, sevda 29- Ish-këngëtari lirik Tërshana 31- Kafshë e egër në pyjet tona 33- Servis, dororvis 34- Luftëtar që del malit për liri 36- Është lidhëse, shpreh një dëshirë, të paktën 37- Ndihmë që i jepet një të pamunduri apo sakati 38- Opera “... Godunov” nga kompozitori Çajkovski 39- Zë në opera 40- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 42- Një lagje e vjetër e Tiranës 44- Ajo mund të jetë edhe proteste 47- Lumi që kalon përmes Parisit 48- Gibernau i Formula Uno 51- Lloj qymyri që lëshon nxehtësi të madhe, përdoret në furrat e metalurgjisë 52- Aktori amerikan ... Moss 54- Denis Ismaili 55- Kompozitori Radoja në inic.

Në Pakistan rreth 19 punëtorë u ar-restuan në një restorant të ushqimeve të shpejta, pasi refuzuan të qerasin një grup zyrtarësh oficerë gjatë javës së kaluar. Siç shkruan BBC, stafi i restorantit u mbajt i arrestuar gjatë së shtunës. “Kjo s’është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë”, kanë thënë në një deklaratë. Nëntë oficerë që dysho-het se janë përfshirë në këtë rast janë pezulluar nga puna. Oficerët thuhet se kishin shkuar në restorant, dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.

Apple është duke punuar në përditësimet e reja, përfshirë shpe-jtësinë dhe sensorët që do të monitor-ojnë gjendjen e temperaturës trupore dhe sheqerin në gjak. Veç kësaj do ketë edhe një platformë speciale për sportet ekstreme. Modeli i këtij viti, që pritet të jetë Apple Watch Serie 7, do të vij me procesor më të shpejtë, lidhje më efikase dhe të përditësuar dhe pamje më të hollë. Modeli i sporteve ekstreme, që do të dalë në 2022 do jetë model konkurrues ndaj Garmin dhe Casio, shkruan “Pymnts”.

Page 24: Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra

GAZETA SOT24 E Mërkurë 16 Qershor 2021

C M Y K

GRUPI F

Hungari-Portugali 0-3Francë-Gjermani 1-0

RENDITJA1. Portugali2. Francë3. Gjermani4. Hungari

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Franca zbriti në fushë mbrëmë si pretenden-te absolute e këtij ak-tiviteti, nisur nga “yjet”

e shumtë të formacionit të saj, dëshmuar me vlerën më të madhe të lojtarëve në treg ndër të gjithë përfaqësueset pjesëmarrëse. Mund të thuhet me plot gojë se faza e parë e ndeshjeve në grupe u mbyll në mënyrën më spektakolare pasi si Franca dhe Gjermania dhuruan një futboll fantastik. Ndeshja u mbyll me fitoren e francezëve, duke treguar se ata janë kampionët e botës në fuqi. Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku Humels shkaktoi autogol, pas topit të harkuar nga Hernandez. Dy minuta më pas Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Myler, tentativa e tij me kokë brenda zonës, shkon jashtë kuadratit. Gjatë pjesës së parë francezët dominuan totalisht duke krijuar raste dhe kontrolluar rezultatin. Me fillimin e pjesës së dytë

Lëvizjet/ Inzagi tenton të transferojë tek Interi më të mirët e Lacios

SULMUESI Pak ditë më parë Kristian Eriksen mori vëmendjen e të gjithë botës, pasi u rrëzua krejt papritur në tokë dhe u konstat-ua menjëherë se pësoi një atak kardiak. Fatmirësisht mjekët ndërhynë menjëherë dhe e kthyen në jetë, duke evituar një tragjedi në Kampionatin Europian të Futbollit. Tashmë gjendja e futbollistit paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë, nëpërm-

jet një postimi të bërë nga spitali, sulmuesi danez ka falënderuar tifozët e futbollit për përkrahjen që i dhanë. Duke postuar një fo-tografi, Eriksen ka thënë se tash është më mirë me shëndet. Ai u “fik” në ndeshjen e së shtunës në Evropianin “Euro 2020”. Sipas mjekëve, kishte pësuar arrest kardiak dhe u deshën më shumë se 15 minuta që t’i jepej ndih-ma e parë në fushë, para se të

shkonte në spital. “Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet e juaja të ëmbla dhe mahnitëse dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, pavarësisht rrethanave. Duhet të kryej edhe disa kontrolle në spital, por ndihem mirë. Tani do ta përkrah Danimarkën për ndeshjet e ard-hshme”, shkruan ai.

PORTIERI DEKLARATA SULMUESI

Mançini: Që të fitojmë me Zvicrën duhet perfeksion

Portieri i Paris San Zher-men, Kejlor Navas, sapo ka rinovuar kontratën deri në 2024-ën me francezët, por afrimi i mundshëm në ekip i Xhaluigji Donaruma i ndryshon shumë gjërat. Navas e ka vuajtur shumë qëndrimin në stol te Real Madrid, kur te madrilenët u transferua Kurtua, i cili i mori vendin e titullarit dhe një situate të tillë 34-vjeçari nuk e dëshiron sërish. Në këto kushte, kostarikani po kërkon ekip të ri dhe klubet e

Ditën e sotme Italia do të përballet me Zvicrën në raundin e dytë të ndesh-jeve në grupe. Në xhiron e parë “axurrët” mundën Tur-qinë 3-0. Trajneri Roberto Mançini, në konferencën për shtyp para sfidës me helvetët. “Është një ndesh-je e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ka lojtarë të mirë dhe me përvojë dhe një trajner që

Sulmuesi francez Oliver Zhirud është në planet e Milanit prej disa javësh. “Bomberi” i Çelsit është dëshira e madhe e kuqez-injve për repartin e avan-cuar. Sidoqoftë, drejtuesit e “Djallit” kanë edhe një plan B nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e francezit dhe alternativa është Edin Xheko. Milan i ka ofruar sulmuesit një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2023 me mundësi rinovimi edhe

interesuara janë Juven-tus, Milan e Mançester Junajtid. Për ta lënë të lirë futbollistin parizienët kërkojnë 12 mln euro.

për një tjetër. Për të mos u kapur në befasi, “Djalli” po sheh me kujdes edhe Xhe-kon. Pra, Milani po i ndjek të dy lojtarët.

Franca mbetet e pamposhtur, “gjelat” mundin Gjermaninë, Ronaldo i dhuron fitoren Portugalisë

e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”, theksoi ndër të tjera tra-jneri Mançini.

Erdhi Donaruma tek PSG, Navas po largohet nga Parisi

Eriksen reagon nga spitali, mesazh falënderimi tifozëve

Sapo u largua nga Lac-io, trajneri Simone Inzagi ka nisur t’i piketojë edhe lojtarët që do të marrë me vete tek Interi. Kështu, ai thirri Luis Alberton te In-teri, çka ka sjellë dhe irriti-min e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito. Çështja “Eriksen” dhe mundësia që danezi të mos luajë më futboll ka bindur zikaltrit të shohin alternativa të tjera, për të zëvendësuar 29-vjeçarin. Trajneri i ri i kampionëve të Italisë ka evidentuar pikërisht span-

jollin e bardhekaltërve si alternativën e duhur për të ndërtuar Interin e tij. Problemi është që klubi i Lacios nuk e ka pritur aspak mire këtë lëvizje të zikaltërve, pasi Lotito nuk e ka kapërdirë ende kalimin e trajnerit Inzagi pikërisht te Interi. Bard-hekaltrit e konsiderojnë 28-vjeçarin të pashitshëm, pasi një çmim për kar-tonin e tij ekziston dhe shuma që duhet paguar për Luis Alberton është 60 mln euro.

Xheko në fokusin e Milanit, alternativë për Zhirud

pati një shans të artë për Francën. Rabio godet shtyllën brenda zonës. Gjermania kundërpërgjigjet me Gna-brin, që provon fluturimthi brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon fare pranë traversës. Në minutën e 66-të Mbape gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Gjermania sulmon, por Franca duke përdorur kundërsulmet shënon në minutën e 85-të, pas një koor-dinim perfekt mes Pogab, Mbape dhe në fund Benze-ma. Por pas konsultimit me sistemin Var goli anulohet

sërish për pozicion jashtë loje. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Hungari-PortugaliHungaria është konsideru-

ar si një prej skuadrave më interesante të këtij Europiani, nisur nga fakti se ka vite që investon tek moshat dhe ka mundur të krijojë një grup cilësor me elementë të rinj e që po rritet cilësisht. Grupi është arma më e fortë e kësaj skuadre dhe grupi hungarez rezistoi dje përballë Portu-galisë plot 85 minuta, por portugezët e udhëhequr nga Ronaldo e shkatërruan Hun-

Franca dhe Gjermania dhuruan një ndeshje spektakolare. Në fund francezët treguan se janë ata kampionët e botës në fuqi. Ronaldo shënon 2 gola

garinë në 5 minutat e fundit në ndeshjen e parë të grupit F. Fillimisht shënoi Guerreiro në minutën e 84-t, më pas Ron-aldo me penallti në minutën e 87-të, e sërish Ronaldo për të “vulosur” fitoren 3-0 në minutën e 92-të. Një kontribut në fushë dha sidomos Silva, i cili asistoi në dy nga golat e Portugalisë. Sa i takon ndesh-jes, “luzitanët”dominuan në të gjithë treguesit, sidomos me aksione sulmuese (167-65), përqindjen e mbajtjes së topit (61%), goditjet nga këndi (6-0), goditjet për gol (7-3), pasime totale (690-316) dhe pasime të kompletuara (596-230). Pra fitorja 3-0 plotësisht e merituar dhe portugezët hedhin një hap përpara drejt kualifikimit.