68
"Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit." RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

"Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit."

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE

2016 - 2017

Page 2: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

1

Page 3: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

2

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE

2016 - 2017

Korrik, 2017

Page 4: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

3

LLOGARIDHËNIE DHE TRANSPARENCË FINANCIARE E INSTITUCIONEVE

PUBLIKE LOKALE

Autorë: Elbasan Racaj Labinot Krasniqi Albulena Sferka Florida Gashi

Page 5: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

4

Përmbajtja HYRJE ................................................................................................................... 6

METODOLOGJIA ................................................................................................... 7

DREJTORIA E FINANCAVE, EKONOMISË DHE ZHVILLIMIT ....................................... 8

Buxheti Komunal për Vitin 2016 ................................................................................. 8

Buxheti Komunal Janar-Qershor 2017 ........................................................................ 9

Ndarja e Shpenzimeve Buxhetore për Vitin 2016 ...................................................... 10

Shpenzimet Buxhetore Janar-Qershor 2017 .............................................................. 11

Realizimi dhe Planifikimi i të Hyrave Vetanake ......................................................... 12

Qarkorja Buxhetore 2016/01 .................................................................................... 12

Të Hyrat Financiare – Viti 2016 ................................................................................. 13

Të Hyrat Financiare nga Participimi i Qytetarëve dhe Donacionet për Vitin 2016 ....... 15

Të Hyrat Financiare nga Gjobat për Vitin 2016 .......................................................... 17

Totali i të Hyrat Financiare, me Provizion Bankar, për Vitin 2016 .............................. 19

Totali i të Hyrave Financiare nga Tatimi në Pronë për Vitin 2016 ............................... 20

(Rregullorja për Caktimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme) .................................. 20

Krahasimi i të Hyrave nga Tatimi në Pronë ............................................................... 22

Janar-Qershor 2016/2017 ......................................................................................... 22

Totali i të Hyrave Buxhetore Komunale për Vitin 2016 .............................................. 23

Të Hyrat Buxhetore Komunale Janar-Qershor 2017 .................................................. 23

Krahasimi i të Hyrave Buxhetore .............................................................................. 24

Janar-Qershor 2016/2017 ......................................................................................... 24

DREJTORIA E URBANIZMIT DHE MBROJTJES SË MJEDISIT .................................... 25

Shumat për Projektet Kapitale – Viti 2017 ................................................................ 25

Të Hyrat Vetanake – Viti 2016 .................................................................................. 25

Të Hyrat Vetanake ................................................................................................... 27

Janar-Qershor 2017 .................................................................................................. 27

Projektet e realizuara dhe në realizim për vitin 2016 ................................................ 28

Planifikimi i Investimeve Kapitale për Vitet 2017, 2018, 2019 ................................... 29

Investimet nga Buxheti Komunal dhe Donacionet Ndërkombëtare – Viti 2016 .......... 30

Projektet e Realizuara dhe në Realizim ..................................................................... 31

Janar-Qershor 2017 .................................................................................................. 31

DREJTORIA E ADMINISTRATËS ............................................................................ 34

Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil ...................................................................... 34

Krahasimi i të Hyrave Financiare për Vitet 2015/16 .................................................. 37

Page 6: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

5

Të Hyrat Financiare nga Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil ................................. 37

Janar-Qershor 2017 .................................................................................................. 37

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE ..................................... 38

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare ........................................................................... 38

Të Hyrat Financiare për Vitin 2016 ............................................................................ 48

Të Hyrat Financiare: Janar-Qershor 2017 .................................................................. 49

Investimet Kapitale në Sektorin e Shëndetësisë ........................................................ 49

SHPENZIMET E ZYRËS SË KRYETARIT TË KOMUNËS ............................................. 50

Shpenzimet nga Zyra e Kryetarit të Komunës për Vitin 2016 ..................................... 50

Shpenzimet nga Zyra e Kryetarit të Komunës ............................................................ 51

Janar-Qershor 2017 .................................................................................................. 51

INDEKSI I PROKURIMIT ....................................................................................... 52

Raporti Vjetor i Monitorimit të Procedurave të Prokurimit në Komunën e Klinës ...... 52

Vitet 2016-2017 ....................................................................................................... 52

Parregullsitë e Komunës së Klinës në Procedurat e Prokurimit .................................. 53

Rekomandime .......................................................................................................... 60

HULUMTIMI NË TERREN ..................................................................................... 61

PARAQITJA E KËRKESAVE PËR QASJE NË DOKUMENTET PUBLIKE ........................ 65

Page 7: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

6

HYRJE Organizata Jo Qeveritare KOHA në kuadër të punës dhe aktiviteteve të saja në territorin e Komunës së Klinës ka zbatuar projektin “Llogaridhënie dhe Transparencë Financiare e Institucioneve Publike Lokale”, të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në periudhën Shtator 2016 – Qershor 2017. Misioni i OJQ KOHA-së bie në domen të qytetarisë aktive, gjegjësisht të kërkim llogaridhënies dhe transparencës nga ana e institucioneve publike, andaj si e tillë OJQ KOHA ka vazhduar aktivitetet e saja në monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike të hartuara dhe të zbatuara nga të dy nivelet e qeverisjes në Republikën e Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ka qenë monitorimi i financave të nivelit lokal të Komunës së Klinës, vendimmarrja në kuadër të politikave financiare, vendimmarrja në zbatimin e vendimeve në fushën e procedurave të prokurimit, planifikimi i investimeve kapitale, si dhe monitorimi i ofrimit të shërbimeve administrative dhe shëndetësore në territorin e Komunës së Klinës. Në kuadër të projektit OJQ KOHA, përmes edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Komunë e Klinës, ka monitoruar disa nga dikasteret e administratës së Komunës së Klinës, ka kontaktuar me organet e nivelit qendror të qeverisjes, si dhe ka informuar publikun me procesin e përgjithshëm të vendimmarrjes nga ana e organeve të Komunës së Klinës. Gjatë projektit janë monitoruar, në veçanti, dikasteret e ekzekutivit komunal në fushën e planifikimit dhe realizimit të të hyrave financiare, shpërndarjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare, realizimit dhe planifikimit të investimeve kapitale në tërë territorin e Komunës së Klinës dhe janë vlerësuar procedurat e tenderimit që kanë kaluar përmes procedurave të prokurimit komunal. OJQ KOHA gjatë zhvillimit të projektit ka kontaktuar me institucionet e nivelit qendror të qeverisjes për të vlerësuar zbatimin e politikave publike të Komunës së Klinës në kuadër të planifikimit dhe zbatimit të politikave publike, si dhe vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale. OJQ KOHA, gjithnjë në kuadër të projektit, ka kontaktuar në vazhdimësi me publikun në mënyrë që ky i fundit të jetë i informuar me strukturën ligjore mbi financat publike, transparencën dhe llogaridhënien në domenin e të hyrave dhe shpenzimeve financiare, planifikimin dhe zhvillimin e investimeve kapitaleve publike, si dhe të jetë i informuar me vendimet nga të dy nivelet e qeverisjes në vend. Bazuar në të dhënat, financiare dhe nominale, të ofruara nga të dy nivelet e qeverisjes, si dhe nga të dhënat e përfituara në terren gjatë kontaktimit me qytetarët, OJQ KOHA ka përgatitur këtë raport final në përmbyllje të projektit.

Page 8: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

7

METODOLOGJIA Zhvillimi i projektit ka përfshirë monitorimin e organeve të Komunës së Klinës si nga pikëpamja financiare, po ashtu nga pikëpamje e vendimmarrjes, vlerësimit të kushteve të punës dhe infrastrukturës fizike në të cilat veprojnë disa dikastere, realizimit dhe planifikimit të investimeve kapitale dhe zhvillimit të procedurave tenderuese përmes procesit të prokurimit komunal. Dikasteret komunale të monitoruara kanë qenë:

1. Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit e cila është monitoruar në kuadër të planifikimit dhe realizimit të të hyrave financiare për vitet 2016 dhe 20171, planifikimit të shpenzimeve të buxhetit për vitet 2016 dhe 2017, vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale, si dhe janë krahasuar të hyrat financiare për buxhetet e viteve 2016 dhe 2017.

2. Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit është monitoruar në kuadër të shumës financiare të planifikuar për investime kapitale në vitin 2017, të hyrave financiare të realizuara gjatë vitit 2016, krahasimit të të hyrave financiare për vitet 2016 dhe 2017, si dhe të investimeve kapitale të realizuara dhe në realizim e sipër për vitet 2016-2017 dhe investimeve kapitale të planifikuara për periudhën e ardhshme të viteve 2017-2019.

3. Drejtoria e Administratës Publike në Komunën e Klinës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil janë monitoruar në kuadër të realizimit të të hyrave financiare për vitin 2016, krahasimit të këtyre të hyrave financiare për vitet 2015, 2016 dhe 2017, si dhe infrastrukturës fizike në të cilat veprojnë nëpunësit e këtyre njësive.

4. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe njësitë e saja vartëse në terren, të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore, janë monitoruar në kuadër të të hyrave financiare për vitet 2016-2017, dhe sidomos në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kushteve të infrastrukturës fizike në të cilat personeli mjekësor ofron shërbime shëndetësore.

5. Zyra e Kryetarit të Komunës është monitoruar vetëm në kuadër planifikimit të buxhetit për vitin 2016, si dhe të shpenzimeve financiare të realizuara në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve dhe subvencioneve dhe transfereve për vitet 2016-2017.

6. Zyra Komunale e Prokurimit është monitoruar nga pikëpamja e zbatimit të procedurave tenderuese me disa nga operatorët ekonomik të vendit dhe në domen të planifikimit dhe shpenzimit të mjeteve financiare përmes procedurave të prokurimit për vitet 2016-2017.

Monitorimi i dikastereve të lartpërmendura është bërë përmes paraqitjes së kërkesave për qasje në dokumentet publike, vlerësimit të dokumenteve dhe vendimeve komunale, pjesëmarrjes në seancat e Kuvendit të Komunës dhe të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa, kontaktimit të drejtpërdrejtë me nëpunës të Komunës së Klinës, vizitave në terren të disa dikastereve komunale, si dhe të vlerësimit të vendimeve nga organe të nivelit qendror mbi procedurat e prokurimit publik në Komunën e Klinës. Gjithnjë në këtë projekt është zhvilluar një hulumtim në terren i cili ka pasur për qëllim matjen e njohurive të qytetarëve mbi politikat publike, si dhe është matur transparenca e organeve komunale dhe atyre qendrore të qeverisjes përmes kërkesave për qasje në dokumentet publike.

1 Zhvillimi i projektit gjatë vitit 2017 ka përfshirë vetëm gjashtëmujorin e parë, gjegjësisht periudhën Janar-Qershor.

Page 9: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

8

DREJTORIA E FINANCAVE, EKONOMISË DHE ZHVILLIMIT Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Klinës është monitoruar në kuadër të të hyrave financiare për vitin fiskal 2016 dhe periudhën Janar-Qershor 2017, si dhe janë bërë krahasime mes gjashtëmujorëve të parë të të hyrave financiare për vitet 2016-2017. Analizimi dhe paraqitja e këtyre të hyrave financiare është ndarë në disa kategori të cilat kanë përfshirë: 1. Buxhetin e vitit 2016; 2. Ndarjen e shpenzimeve buxhetore për vitin 2016; 3. Planifikimin dhe realizimin e të hyrave vetanake për vitet 2014/2018; 4. Realizimin e të hyrave vetanake për vitin 2016 (të ndarë në tremujorë); 5. Të hyrat financiare nga participimi i qytetarëve dhe donacionet e vitit 2016 (të ndarë në tremujorë); 6. Të hyrat financiare nga gjobat për vitin 2016 (të ndarë në tremujorë); 7. Totali i të hyrave financiare, me provizion bankar, për vitin 2016 (të ndarë në gjashtëmujorë); 8. Totali i të hyrave financiare nga tatimi në pronë për vitin 2016; 9. Krahasimi i të hyrave nga tatimi në pronë Janar-Qershor 2016-2017; 10. Totali i të hyrave vetanake për vitin 2016; 11. Totali i të hyrave vetanake Janar-Qershor 2017; 11. Krahasimi i të hyrave vetanake Janar-Qershor 2016-2017.

Buxheti Komunal për Vitin 20162 Buxheti i Komunës së Klinës është miratuar me 25, Shtator 2015 nga Kuvendi Komunal. Buxheti Komunal i vitit 2016 është ndarë në shtatë vija buxhetore, gjegjësisht përbëhet nga grantet qeveritare, të hyrat vetanake, të hyrat e bartura nga viti paraprak, participimi i qytetarëve të Komunës, si dhe donacionet nga organizatat ndërkombëtare Save the Children, USAID dhe IOM. Pjesa më e madhe e të hyrave financiare në buxhetin e vitit 2016, ashtu si edhe vitet e kaluara, përbëhet nga grantet qeveritare e cila arrin shifrën prej 84.44% të totalit të buxhetit. Vija tjetër e të hyrave financiare në Komunë përbëhet nga të hyrat vetanake, apo të hyrat e buxhetit të Komunës, të cilat për vitin 2016 kanë qenë të parapara të arrijnë shumën prej 1,028,000.00€3, duke arritur përqindjen prej 11.55% të totalit të buxhetit. Komuna e Klinës ka arritur që gjatë vitit 2016 të realizojë shumën prej 872,020.09€ në kuadër të të hyrave vetanake, duke mos mundur të arrijë kuotën për -15.17% të paracaktuar për vitin 2016. Të hyrat e tjera të buxhetit si të hyrat e bartura nga viti paraprak, participimi i qytetarëve dhe donacionet nga organizatat ndërkombëtare Save the Children, USAID dhe IOM kanë përbërë 4.01% të totalit të buxhetit të paraparë për vitin 2016. Shuma e buxhetit 2016 ka qenë gjithsej 8,900,927.39€, ashtu siç është paraqitur në raportimet financiare të Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në fillim të vitit 20174.

2 Këto të dhëna janë paraqitur nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit sipas SIMFK (Sistemi i Menaxhimit të Financave në Kosovë). 3 Përcaktimi fillestar i realizimit të të hyrave vetanake për një vit fiskal bëhet nga Ministria e Financave (të shikohet tabela mbi realizimin dhe planifikimin e të hyrave vetanake sipas Qarkores Buxhetore 2016/01). 4 Këto të dhëna janë paraqitur bazuar në raportin financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2016 të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.

Page 10: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

9

Buxheti Komunal Janar-Qershor 20175 Buxheti i Komunës së Klinës për vitin 2017 është miratuar me 23, Shtator 2016 nga Kuvendi Komunal. Buxheti për këtë periudhë është i ndarë në gjashtë vija buxhetore të cilat përbëhen nga grantet qeveritare, të hyrat vetanake për vitin 2017, të hyrat e bartura, participimi i qytetarëve, organizata Save the Children si dhe një grant nga qeveria Japoneze. Pjesa më e madhe e buxhetit, sikurse në vitin 2016 dhe vitet e tjera paraprake, përbëhet nga granti qeveritar i cili arrin shifrën prej 84.09% të totalit të buxhetit Komunal apo 7,615,034.80€. Të hyrat e tjera përbëhen nga të hyrat vetenake të cilat është e paraparë të arrijnë shumën prej 1,030,520.58€ apo 11.38% të buxhetit (Komuna e Klinës në periudhën Janar-Qershor 2017 ka arritur të realizojë shumën prej 438,617.39€ në kuadër të të hyrave vetanake). Të hyrat e bartura nga vitet paraprake kanë arritur shumën prej 328,662.55€ të cilat aktualisht përbëjnë 3.63% të buxhetit. Të hyrat e tjera buxhetore përbëhen nga participimi i qytetarëve, organizata Save dhe Children si dhe granti nga qeveria Japoneze të cilat së bashku arrijnë shifrën prej 0.90% të buxhetit Komunal të Klinës për këtë periudhë.

5 Të dhënat financiare për këtë periudhë janë ofruar nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në raportin e saj financiar Janar-Qershor 2017. Ky buxhet mund të pësojë ndryshime me kalimin e kohës si rezultat i të hyrave të tjera financiare, gjegjësisht ofrimi të granteve dhe donacioneve nga organizma të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, apo edhe rritjes së participimit të qytetarëve. Mundësia e vetme, reale, e zvogëlimit të këtyre shifrave deri në fund të vitit fiskal mund të jetë mosrealizimi eventual i shumës së planifikuar prej 1,030,520.58€ në kuadër të të hyrave vetanake.

Page 11: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

10

7,615,034.80 €

1,030,520.58 €

328,662.55 €

8,022.31 €

5,655.23 €

68,229.00 €9,056,124.47 €

Granti qeveritar: 84.09%

Të hyrat vetanake 2017: 11.38%

Të hyrat e bartura: 3.63%

Participimi i qytetarve: 0.09%

Save the Children: 0.06%

Qeveria Japoneze: 0.75%

Totali: 100%

Buxheti Komunal Janar-Qershor 2017

Ndarja e Shpenzimeve Buxhetore për Vitin 20166 Pjesa më e madhe, në kategoritë ekonomike, e shpenzimeve buxhetore është ndarë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, të cilat për vitin 2016 kanë arritur shifrën prej 5,688,775.73€, apo 63.91%. Investimet kapitale, si një kategori nga e cila rrjedhin projektet kapitale për t’u zhvilluar në territorin e Komunës, përbëjnë kuotën prej 24.48% apo 2,346,030.04€. Kategoritë tjera si mallra dhe shërbime, shërbime komunale dhe subvencione dhe transfere arrijnë kuotën prej 09.72%. Totali i shumës reale të shpenzuar për këtë vit në këto kategori ka qenë 8,376,332.94€ që në përqindje del të jenë shpenzuar 94.11% të mjeteve financiare7.

6 Këto të dhëna janë paraqitur nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në raportimin financiar në muajin Shkurt 2017. 7 Kategoritë ekonomike ku janë shpenzuar mjete financiare për vitin 2016: 1.Paga dhe mëditje (5,674,867.65€); 2.Mallra dhe shërbime (606,417.19€); 3.Shërbime komunale (161,095.48€); 4.Subvencione dhe transfere (61,655.63€); 5.Kapitale (1,872,296.99€).

Page 12: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

11

5,688,775.73 €630,709.96

161,287.85 €

74,123.81 €

2,346,030.04 €

Ndarja e Shpenzimeve Buxhetore për Vitin 2016

Paga dhe Mëditje63.91%

Mallra dhe Shërbime7.09%

Shërbime Komunale1.81%

Subvencione dhe Transfere0.83%

Kapitalet26.36%

TOTALI: 8,900,927.39€

Shpenzimet Buxhetore Janar-Qershor 20178 Shuma e paraparë për shpenzim në kategoritë ekonomike për vitin 2017 arrin totalin prej 9,056,124.47€. Në gjashtëmujorin e parë, Janar-Qershor 2017, pjesa më e madhe e shpenzimeve, gjithnjë sipas kategorive ekonomike, është bërë në kuadër të pagave dhe mëditjeve të cilat kanë arritur shumën prej 2,829,327.51€ apo 73.49% të shpenzimeve nga shuma e përgjithshme e shpenzimeve prej 3,849,907.46€. Kategoria tjetër buxhetore në të cilën janë shpenzuar mjete financiare në shifrën prej 16.13% apo 621,177.18€ për këtë periudhë është ajo e kapitaleve. Kategoritë e tjera si mallra dhe shërbime, shërbime komunale si dhe subvencione dhe transfere kapin shifrën prej 10.38% të shpenzimeve të mjeteve financiare të Komunës në këtë periudhë. Totali i shpenzimeve për këtë periudhë krahasuar me planifikimin fillestar është 42.51%9.

8 Të dhënat mbi shpenzimet financiare për këtë periudhë janë ofruar nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në raportin e saj financiar Janar-Qershor 2017. 9 Planifikimi i shpenzimeve buxhetore në kategoritë ekonomike për vitin 2017 është ndarë në: 1.Paga dhe mëditje (5,668,766.63€); 2.Mallra dhe shërbime (671,720.14€); 3.Shërbime komunale (151,405.17€); 4.Subvencione dhe transfere (78,235.18€); 5.Kapitale (2,485,997.35€).

Page 13: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

12

2,829,327.51 €

273,692.66 €

80,430.91 €

45,279.20 € 621,177.18 €

Shpenzimet BuxhetoreJanar-Qershor 2017

Paga dhe Mëditje73.49%

Mallra dhe Shërbime7.11%

Shërbime Komunale2.09%

Subvencione dhe Transfere1.18%

Kapitalet16.13%

TOTALI: 3,849,907.46 €

Realizimi dhe Planifikimi i të Hyrave Vetanake

Qarkorja Buxhetore 2016/01 Sipas Qarkores Buxhetore 2016/01, të lëshuar nga Ministria e Financave, Komunës së Klinës iu është përcaktuar shuma e të hyrave që do duhet të realizohet për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Kurse, gjithnjë sipas së njëjtës Qarkore Buxhetore, Komuna e Klinës ka pasur të planifikuara për realizim shumën prej 857,767.00€ për vitin 2015, ndërsa ka realizuar të hyra financiare vetanake në shumën prej 916,415.43€ për vitin 2014. Shuma e të hyrave financiare e realizuar nga Komuna e Klinës, për vitin fiskal 2015, ka qenë 847,599.48€ duke realizuar kuotën prej 98.81% krahasuar me planifikimin fillestar nga Ministria e Financave. Komuna e Klinës, siç është cekur edhe më lart, ka arritur që gjatë vitit 2016 të realizojë shumën prej 872,020.09€ në kuadër të të hyrave vetanake, duke mos mundur të arrijë kuotën e paracaktuar prej 1,028,000.00 € për vitin 2016 në -15.17%. Përcaktimi fillestar i të hyrave nga ana e Ministrisë së Financave për vitin 2016 ka qenë 19.84% më i lartë se përcaktimi për vitin 2015. Viti 2017 parashihet të realizojë të hyra prej 1,030,000.00€10 apo 0.19% më shumë se viti 2016, kurse viti 2018 parashihet t’i realizojë këto të hyra financiare në shumën prej 1,050,000.00€ apo 1.94% më shumë se planifikimi për vitin 201711.

10 Në raportin financiar të Komunës së Klinës Janar-Qershor 2017 shuma në kategorinë e të hyrave vetanake 2017 ka një total prej 1,030,520.58€. 11 Mbetet të vlerësohet se në çfarë mase do të realizohen të hyrat vetanake nga Komuna e Klinës për vitet 2017 dhe vitin 2018.

Page 14: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

13

Të Hyrat Financiare – Viti 2016 Për të pasur një pasqyrë sa më të qartë dhe krahasim sa më të saktë analizimi i të hyrave financiare për vitin 2016 është bërë në baza tremujore duke përfshirë të gjithë vitin. Të hyrat financiare në këtë kategori janë analizuar duke marrë për bazë të hyrat financiare mujore pa participim si dhe totalin, po ashtu, pa participim.

Të Hyrat Financiare – Tremujori i Parë 2016 Totali i të hyrave financiare për tre muajt e parë të vitit 2016 ka qenë 129,467.89€, gjegjësisht 30% e këtyre të hyrave është realizuar në muajin Janar, 33% në muajin Shkurt, si dhe 37% në muajin Mars. Bazuar në grafikun më poshtë muaji Mars del të jetë muaji gjatë së cilit janë realizuar më së shumti të hyra financiare.

Të Hyrat Financiare – Tremujori i Dytë 2016 Gjatë tremujorit të dytë Komuna e Klinës ka realizuar një total prej 220,553.20€, apo përkthyer në përqindje 34% gjatë muajit Prill, 24% gjatë Majit dhe 42% gjatë muajit Qershor. Sipas grafikut muaji Qershor ka pasur më së shumti të hyra financiare gjatë këtij tremujori.

Page 15: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

14

Të Hyrat Financiare – Tremujori i Tretë 2016 Të hyrat financiare gjatë tremujorit të tretë janë realizuar në shumën prej 204,260.32€, gjegjësisht 25% e kësaj shume gjatë muajit Korrik, 44% gjatë muajit Gusht dhe 31% gjatë muajit Shtator. Ky tremujor ka parë muajin Gusht si muajin më të mirë në kuadër të realizimit të të hyrave vetanake.

Page 16: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

15

Të Hyrat Financiare – Tremujori i Katërt 2016 Në tremujorin e katërt Komuna e Klinës ka realizuar totalin prej 144,642.41€ të të hyrave vetanake, duke realizuar 28% të gjatë muajit Tetor, 26% gjatë muajit Nëntor, si dhe 46% gjatë muajit Dhjetor i cili njëherazi ka qenë edhe muaji që ka pasur më së shumti realizim të të hyrave financiare.

Të Hyrat Financiare nga Participimi i Qytetarëve dhe Donacionet për Vitin 201612

Të hyrat financiare në këtë kategori janë analizuar në baza tremujore dhe janë ndarë në kategorinë e participimit nga qytetarët dhe në kategorinë e donacioneve, bazuar në raportet e ofruara nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit. Ndarja në kategori është bërë me qëllim që të kemi një pasqyrë sa më të qartë dhe analizim më të thellë të këtyre të hyrave financiare.

Të Hyrat Financiare nga Participimi me Qytetarë dhe Donacionet: Janar – Mars 2016 Totali i të hyrave financiare në këtë tremujor ka qenë 2,168.76€, ku totali prej 100% ka rrjedhur vetëm nga kategoria e donacioneve.

12 Të dhënat mbi donacionet në këtë kategori, të ofruara nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, janë të shënuara me titullin: Donacion i Jashtëm – Arsim.

Page 17: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

16

Të Hyrat Financiare nga Participimi me Qytetarë dhe Donacionet: Prill – Qershor 2016 Të hyrat financiare për tremujorin e dytë të vitit 2016 janë përbërë nga të dy vijat buxhetore dhe kanë arritur shumën prej 14,589.73€. Kategoria e participimit të qytetarëve ka përbërë 85.68% të shumës së këtyre të hyrave financiare, kurse donacionet 14.32%.

Të Hyrat Financiare nga Participimi me Qytetarë dhe Donacionet: Korrik – Shtator 2016 Totali i të hyrave financiare për këtë periudhë ka qenë 6,280.64€, të ndara në 55.73% e këtyre të hyrave financiare nga kategoria e participimit të qytetarëve dhe 44.27% nga donacionet.

Page 18: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

17

Të Hyrat Financiare nga Participimi me Qytetarë dhe Donacionet: Tetor – Dhjetor 2016 Të hyrat financiare në tremujorin e fundit të vitit 2016 kanë qenë 7,880.64€, të cilat nga kategoria e participimit nga qytetarët kanë qenë në kuotën prej 64.72%, kurse nga kategoria donacion në kuotën prej 35.28%.

Të Hyrat Financiare nga Gjobat për Vitin 2016 Të hyrat financiare nga gjobat janë ndarë në kategorinë e gjobave nga gjykatat dhe atë të gjobave nga trafiku. Gjithashtu analizimi edhe i këtyre kategorive është bërë në baza tremujore për të pasur në pasqyrë sa më të qartë dhe analizim më të thellë të të njëjtave.

Të Hyrat Financiare nga Gjobat: Janar – Mars 2016 Totali i të hyrave në këtë kategori në këtë tremujor ka qenë 31,945.00€ nga të cilat gjobat nga gjykatat kanë përbërë kuotën prej 78.06%, kurse gjobat nga trafiku kuotën prej 21.94%.

Page 19: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

18

Të Hyrat Financiare nga Gjobat: Prill – Qershor 2016 Të dy këto kategori kanë arritur totalin prej 8,115.00€ të hyra financiare në tremujorin e dytë, të cilat në kuotën prej 100% kanë rrjedhur nga kategoria e gjobave nga trafiku.

Të Hyrat Financiare nga Gjobat: Korrik – Shtator 2016 Tremujori i tretë i vitit 2016 ka arritur totalin prej 7,875.00€ të hyra të cilat, sikurse në tremujorin e dytë, janë përbërë në kuotën prej 100% nga gjobat nga trafiku.

Të Hyrat Financiare nga Gjobat: Tetor – Dhjetor 2016 Tremujori i fundit i vitit 2016 ka parë më së shumti të hyra nga këto kategori duke arritur totalin prej 65,601.50€. Kategoria gjoba nga gjykata ka përbërë kuotën prej 82.92%, kurse kategoria gjoba nga trafiku ka arritur shumën prej 17.08%.

Page 20: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

19

Totali i të Hyrave nga Gjobat për Vitin 2016 Viti 2016, në total, ka parë si të hyra financiare shumën prej 142,176.50€ në kategorinë e gjobave, gjegjësisht 34,206.50€ (24.06%) nga kategoria e gjobave nga gjykatat dhe 107,970.00€ (75.94%) nga gjobat nga trafiku.

Totali i të Hyrat Financiare, me Provizion Bankar, për Vitin 2016 Totali i të hyrave me provizion bankar, për vitin 2016, ka qenë 729,843.59€, prej të cilave 366,797.58 (50.26%) janë realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit, kurse 363,064.01 (49.74%) janë realizuar në gjashtëmujorin e dytë të të njëjtit vit. Totali i të hyrave nga provizioni bankar për vitin 2016 kanë qenë 759.00€.

Page 21: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

20

Totali i të Hyrave Financiare nga Tatimi në Pronë për Vitin 2016

(Rregullorja për Caktimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme) Komuna e Klinës, me datë 30 Tetor 2015, ka miratuar vendimin për diskutim me publikun të Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Rregullores për Caktimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme për vitin 2015, me arsyetimin se kjo rregullore duhet të hartohet dhe plotësohet pasi që plotësimet për të njëjtën përbëjnë më shumë se 60% të tekstit13. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregullores së re nga Kuvendi i Komunës, me datë 30, Dhjetor 2015, është hequr nga rendi i ditës me arsyetimin se një draft i rregullores do të sillet nga niveli qendror i qeverisjes e cila do të jetë e njëjtë për të gjitha Komunat. Me datë 31, Tetor 2016, është miratuar propozimi për konfirmimin e gjendjes së njëjtë të tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 201714. Komuna e Klinës ka vazhduar të mbledhë tatimin në pronë bazuar në Rregulloren për Caktimin e Tatimit për Pronën e Paluajtshme të miratuar me datë 28, Shtator 2007 së paku deri në muajin Korrik 2017. Komuna e Klinës ka organizuar një debat me publikun me datë 13, Korrik 2017 ku është diskutuar Draft-Rregullorja për Ndryshimet dhe Plotësimet e Rregullores për Tatim në Pronën e Paluajtshme në Komunën e Klinës15. Aktualisht tatimi në pronë në Komunën e Klinës përcaktohet nga Rregulloren për Caktimin e Tatimit për Pronën e Paluajtshme, gjegjësisht nga nenet 5 dhe 6 të së njëjtës.

13 Për hartimin dhe plotësimin e kësaj rregulloreje, fillimisht, formohet Komisioni Komunal me këtë përbërje: Rasim Millaku (Këshilltar Komunal nga PDK); Arben Limani (Këshilltar Komunal nga LDK); Vlora Tafili (Këshilltare Komunale nga AAK); Miftar Krasniqi (Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit); dhe Driton Raci (Zyra Ligjore e Komunës). 14 Arsyetimi i vazhdimit të miratimit të vendimeve për konfirmim të pronës së paluajtshme bëhet ngase Ministria e Financave, sipas zyrtarëve të Komunës së Klinës, ka deklaruar se në Prill të vitit 2017 do hynë në fuqi ligji i ri mbi tatimin në pronë në bazë të të cilit do të hartohet edhe rregullorja e re Komunale. 15 Mbetet të vlerësohet nëse kjo draft-rregullore do miratohet nga Kuvendi Komunal pas debatit me publikun. OJQ KOHA, si rezultat i kohës së përgatitjes së këtij raporti përfundimtar, e ka të pamundur që këtu të japë sqarime të mëtutjeshme lidhur me miratimin apo mos miratimin dhe ndryshimet të cilat mund të bëhen në Rregulloren për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Komunën e Klinës.

Page 22: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

21

Neni 5: Në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.2003/29, normat tatimore të tatimit në pronën e paluajtshme caktohen si në vijim: Përshkrimi/lloji i pronës Norma 1.Prona rezidencale:________________________________________________ 0.20 2.Prona komerciale afariste:__________________________________________ 0.20 3.Prona industriale:_________________________________________________ 0.15 4.Prona bujqësore:__________________________________________________0.15 5.Pronat e braktisura, strukturat e pa banuara dhe garazhat:________________ 0.20 6.Depotë:_________________________________________________________ 0.20 7.Pishinat (tatimi llogaritet në bazë të kostos së ndërtimit) mbi normën:______ 0.15 8.Fushat sportive (tatimi në bazë të kostos së ndërtimit) mbi normën:________ 0.15

Neni 6: Bazat tatimore të pronës sipas zonave për m2 caktohen si vijon: Llojet e pronave Zona I-rë Zona II-të Zona III-të 1.Prona rezidenciale: 300.00€/m2 200.00€/m2 150.00€/m2 2.Prona komerciale dhe afariste: 500.00€/m2 400.00€/m2 200.00€/m2 3.Prona industriale: 400.00€/m2 300.00€/m2 200.00€/m2 4.Prona bujqësore; 300.00€/m2 200.00€/m2 200.00€/m2 5.Pronat e braktisura: strukturat e pabanuara dhe garazhat; 180.00€/m2 130.00€/m2 100.00€/m2 6.Depotë: 250.00€/m2 200.00€/m2 150.00€/m2 7.Pishinat (çmimi llogaritet në bazë të kostos së ndërtimit dhe është i njëjtë për të gjitha zonat). 8.Fushat Sportive (çmimi llogaritet në bazë të kostos së ndërtimit dhe është i njëjtë për të gjitha zonat). Të gjitha llojet e pronave nga alineja 1 e këtij neni do të tatohen me përqindjen përkatëse varësisht nga fazat e ndërtimit dhe nënfazat e ndërtimit. Faza e ndërtimit të vrazhdë do të llogaritet në 40% sipas llojeve të pronave dhe vlerave të tyre të caktuara sipas zonave të parapara në këtë nen. Vlera prej 40% për faturat e vitit 2005 do të mbetet e pa ndryshuar përderisa kjo përqindje të mos pësojë ndryshime me rregullore apo udhëzim të veçantë administrativ. Vlerat e nënfazave caktohen nga ana e zyrtarëve të tatimit në pronë sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi nr.7/2004 (dispozita e nenit 8 regjistrimi i objekteve të papërfunduara).

Të hyrat financiare në kategorinë e tatimit në pronë, si kategoria e në të cilën realizohen më së shumti të hyra, ka arritur totalin prej 297,767.80€ gjatë vitit 2016. Muaji gjatë së cilit janë realizuar më së shumti të hyra financiare ka qenë muaji Gusht me gjithsej 60,828.13€16.

16 Muaji Gusht 2016 mund të ketë pasur më së shumti të hyra financiare si rezultat i pranisë së qytetarëve të Komunës së Klinës të cilët njëherit janë edhe banorë të shteteve të huaja dhe të cilët këtë muaj e shfrytëzojnë t’i kalojnë pushimet në vend duke i paguar edhe obligimet ndaj Komunës.

Page 23: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

22

Krahasimi i të Hyrave nga Tatimi në Pronë

Janar-Qershor 2016/2017

Komuna e Klinës ka arritur të inkasojë shumën prej 137,870.66€ gjatë periudhës Janar-Qershor 2016 në kuadër të tatimit në pronë, kurse gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2017 ka inkasuar shumën prej 135,658.21€. Këto të dhëna tregojnë se Komuna e Klinës ka pasur një rënie të lehtë në realizimin e tatimit në pronë gjatë periudhës Janar-Qershor 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak në -1.60%.

2016 2017

Shumat 137,870.66 € 135,658.21 €

Përqindja -1.60%

Tatimi në Pronë Janar-Qershor 2016/2017

Page 24: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

23

Totali i të Hyrave Buxhetore Komunale për Vitin 2016 Komuna e Klinës gjatë vitit fiskal 2016 ka realizuar një total prej 872,020.09€. Ky total përfshinë të gjitha kategoritë të cilat janë proceduar nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit. Bazuar në këto të dhëna financiare muaji Qershor ka qenë muaji ku janë realizuar më së shumti të hyra financiare me një total prej 130,082.12€, kurse muaji gjatë së cilit janë realizuar më së paku të hyra ka qenë muaji Janar me një total prej 43,041.04€.

Të Hyrat Buxhetore Komunale Janar-Qershor 201717 Komuna e Klinës ka arritur të realizojë shumën prej 438,617.39€ në kuadër të të hyrave vetanake për periudhën Janar-Qershor 2017. Muaji Mars ka qenë muaji i cili ka parë më së shumti të hyra në këtë kategori me gjithsej 134,748.06€, kurse gjatë muajit Shkurt janë realizuar më së paku të hyra të cilat kanë arritur shumën prej 40,020.80€. Në këtë kategori janë llogaritur të gjitha të hyrat sipas tabelorëve financiar të ofruar nga Drejtoria Komunale për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim të cilat përfshijnë edhe të hyrat nga: 1. Të hyrat pa participim; 2. Provizioni i bankës; 3. Të hyrat pa provizion; 4. Gjobat nga trafiku; dhe 5. Gjobat nga gjykatat.

17 Të hyrat buxhetore Komunale për vitin 2017 janë analizuar vetëm deri në muajin Qershor, pasi që publikimi i raportit është bërë në muajin Korrik 2017.

Page 25: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

24

68,293.80 €

62,200.39 €

89,781.32 €

134,748.06 €

40,020.80 €

43,573.02 €

438,617.39 €

Qershor

Maj

Prill

Mars

Shkurt

Janar

Totali

Të Hyrat Buxhetore KomunaleJanar-Qershor 2017

Krahasimi i të Hyrave Buxhetore

Janar-Qershor 2016/2017 Komuna e Klinës ka arritur që për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 të realizojë një rritje të lehtë të të hyrave financiare prej 0.72% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit 2016. Totali i të hyrave për periudhën Janar-Qershor 2016 ka qenë 435,479.58€, kurse për të njëjtën periudhë të vitit 2017 këto të hyra kanë arritur shumën prej 438,617.39€18.

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Totali

2016 43,041.04 44,932.91 75,607.70 80,188.49 61,627.32 130,082.12 435,479.58

2017 43,573.02 40,020.80 134,748.06 89,781.32 62,200.39 68,293.80 438,617.39

Perqindja 1.24% -10.93% 78.22% 11.96% 0.93% -47.50% 0.72%

Krahasimi i të Hyrave BuxhetoreJanar-Qershor 2016-2017

18 Këto të dhëna janë dërguar tek OJQ KOHA nga Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në baza mujore përmes tabelorëve mbi të hyrat financiare. Në raportimin e kësaj drejtorie, para Komitetit për Politikë dhe Financa me datë 17, Korrik 2017, nuk janë paraqitur këto të hyra shtesë si rezultat procedurave kohore të raportimit: 1. Gjoba nga Gjykata (Qershor-2016) në shumën prej 28,640.00€; dhe 2. Gjoba nga Trafiku (Qershor-2017) në shumën prej 5,850.00€.

Page 26: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

25

DREJTORIA E URBANIZMIT DHE MBROJTJES SË MJEDISIT

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit është monitoruar në kuadër të shumave financiare të shpenzuara për realizimin e projekteve kapitale, të realizimit të të hyrave vetanake, të krahasimit të të hyrave vetanake ndër vite, si dhe në kuadër të realizimit dhe planifikimit të investimeve kapitale.

Shumat për Projektet Kapitale – Viti 2017 Bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Klinës 2017-2019, të miratuar në muajin Shtator 2016, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit ka pasur të paraparë për investime kapitale shumën prej 1,743,755.00€. Krahasuar me mjetet financiare të alokuara për këtë drejtori për vitin 2016 (1,333,141.81€), shuma e mjeteve financiare të alokuara për vitin 2017 është për 30.80% më e madhe19.

Kanaliziminë

Gjurgjeviktë Vogël

Ndërtimime gurë i

sheshit

Asfaltimi irrugës Kpuz-

Qeskovë

HartatZonale

Kanalizimnë

Jashanicë

Projektetzbatuese

Bashkëfinancim medontorë

Asfaltim irrugës nëJashanicë

Asfaltim irrgës në

Deiq

1 2 3 4 5 6 7 8 9 TOTALI

Shuma: 60,000.00 731,000.00 100,000.00 50,000.00 100,000.00 20,000.00 452,755.00 150,000.00 80,000.00 1,743,755.

Nga Granti Qeveritar: 60,000.00 467,000.00 100,000.00 50,000.00 100,000.00 20,000.00 237,401.58 150,000.00 80,000.00

Nga Të Hyrat Vetanake: 264,000.00 215,353.42

Shumat për Projektet Kapitale - Viti 2017Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Të Hyrat Vetanake – Viti 201620 Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka realizuar të hyra në shumën prej 57,066.53€ përgjatë vitit financiar 2016. Këto të hyra financiare, për t’u analizuar më lehtë, janë ndarë në shuma semestrale të cilat paraqesin pjesën e parë dhe të dytë të vitit 2016. Totali i të hyrave financiare në këtë drejtori për gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 ka qenë 42,114.24€, kurse për gjashtë mujorin e dytë 14,952.29€. Dallimi i të hyrave në mes të këtyre dy periudhave kohore është për -64.50% më e

19 Të dy shumat për investime kapitale, ajo e vitit 2016 dhe ajo e vitit 2017, janë paraqitur bazuar në dokumentin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2016-2018 (viti 2016) dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore 2017-2019 (viti 2017) me rastin e miratimit të këtyre dy dokumenteve. 20 Drejtoria e Urbanizmit ka qenë në gjendje të dërgojë vetëm të dhënat mbi të hyrat financiare për muajt Shtator dhe Tetor 2016, si dhe Janar 2017. Këto të dhëna janë dërguar përmes postës elektronike, të pa kategorizuara në vija që përcaktojnë të hyrat, si dhe pa pasur logo të Komunës apo vulë zyrtare.

Page 27: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

26

ulët në gjysmën e dytë të vitit 2016. Muaji i cili ka pasur më së shumti të hyra në këtë drejtori është muaji Shtator me një total prej 9,078.79€, kurse muajt me më së paku të hyra kanë qenë Korriku dhe Dhjetori me nga 25.00€ të hyra secili.

275.00 €

7,380.34 €5,115.39 €

2,188.26 €135.00 €

27,020.25 €

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor

Të Hyrat Vetanake - Gjashtmujori i Parë 2016Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

TOTALI: 42,114.24€

25.00 €

2,265.57 €

9,078.79 €

1,704.61 € 1,853.32 €

25.00 €

Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

Të Hyrat Vetanake - Gjashtmujori i Dytë 2016Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

TOTALI: 14,952.29€

Page 28: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

27

Të Hyrat Vetanake

Janar-Qershor 2017 Të hyrat vetanake në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit për periudhën Janar-Qershor 2017 kanë qenë 7,093.80€. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 këto të hyra kanë pësuar një rënie prej -83.16%21.

- €

1,977.40 €

1,756.60 €

958.15 €

1,666.25 €

735.40 €

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor

Të Hyrat Vetanake: Janar-Qershor 2017Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

TOTALI: 7,093.80€

21 Krahasimi i këtyre të dhënave është bërë duke marrë për bazë tabelorët me të dhëna mbi të hyrat financiare për vitin 2016 dhe periudhën Janar-Qershor 2017 të dërguara nga Drejtoria Komunale për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.

Page 29: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

28

Projektet e realizuara dhe në realizim për vitin 2016

Nr. Projektet e Realizuara - 2016 Shuma:

1 Ndërtimi i dy kateve në objektin e veteranëve të UÇK-së 107,776.64 €

2 Asfaltim i rrugëve në qytet 49,512.52 €

3 Asfaltim i rrugës në fshatin Dugajevë 23,988.95 €

4 Bazamenti i sheshit "Ndue Përlleshi" dhe vendosja e shtatores 6,389.50 €

5 Asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh 94,506.31 €

6 Kanalizimi në fshatin Poterq - faza e fundit 33,769.92 €

7 Kanalizimi në fshatin Gremnik - faza e tretë 49,516.32 €

8 Asfaltim rrugësh në lagjet "Sylë Palushi", "Osman Krasniqi" "Mic Sokoli" dhe "Kuvendi i Lezhës".

42,546.57 €

9 Asfaltim i rrugës në fshatin Rudicë me bashkëfinancim Komuna e Klinës 28954.45€ dhe USAID 44795.70€

73,750.15 €

10 Asfaltimi i rrugës në fshatin Klinavc me bashkëfinancim Komuna e Klinës 64781.47€ dhe USAID 90245.00€

155,026.47 €

TOTALI 636,783.35 €

Nr. Projektet në Realizim - 2016 Shuma:

1 Ndërtimi i sheshit dhe rrugëve në qytet Projekt tre vjeçar

1,423,054.67 €

2 Dizajnimi i projekteve zbatuese për ujësjellës, kanalizim, rrugë dhe objekte

38,370.00 €

3 Mbikëqyrje e punimeve në shesh Projekt tre vjeçar

6,262.65 €

4 Asfaltimi i rrugës në fshatin Kërrnicë 116,618.72 €

5 Kanalizimi në fshatin Budisalc - faza e dytë - €

6 Ndërtimi i urës në fshatin Ranoc 13,333.70 €

7 Rehabilitimi i shtratit të lumit "Klina" 34,700.00 €

8 Asfaltimi i rrugës Stupë-Zajm 139,647.16 €

9 Asfaltimi i rrugës në fshatin Kërrnicë - faza e dytë 29,971.34 €

10 Asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh faza e dytë

31,308.25 €

TOTALI 1,833,266.49 €

Page 30: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

29

Planifikimi i Investimeve Kapitale për Vitet 2017, 2018, 2019 Bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019, të miratuar në Kuvendin e Komunës në muajin Shtator 2016, shuma fillestare e projekteve kapitale për vitet 2017, 2018 dhe 2019 do të jetë 4,275.369.26€. Nga kjo shumë, për këto tri vite, 84.53% do të alokohen nga Granti Qeveritar, kurse 15.46% e këtyre mjeteve financiare parashihet të jenë si të Hyra Vetanake, gjegjësisht 3,614,197.58€ do të rrjedhin nga Granti Qeveritar, kurse 661,171.68 nga të Hyrat Vetanake.

Projektet Kapitale për Vitin 2017

Emërtimi Shuma: Granti Qeveritar: Të Hyrat

Vetanake:

Bashkëfinancim me donatorë 452,755.00 € 237,401.58 € 215,353.42 €

Ndërtimi i me gurë i sheshit 731,000.00 € 467,000.00 € 264,000.00 €

Asfaltimi i rrugës Këpuz-Qeskovë

100,000.00 € 100,000.00 €

Hartat zonale 50,000.00 € 50,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Deiq 80,000.00 € 80,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Jashanicë 150,000.00 € 150,000.00 €

Kanalizimi në Jashanicë 100,000.00 € 100,000.00 €

Kanalizimi në Gjurgjevik i Vogël

60,000.00 € 60,000.00 €

Projektet zbatuese 20,000.00 € 20,000.00 €

TOTALI 1,743,755.00 € 1,264,401.58 € 479,353.42 €

Projektet Kapitale për Vitin 2018

Emërtimi Shuma: Granti Qeveritar: Të Hyrat

Vetanake:

Bashkëfinancim me donatorë 214,499.26 € 157,247.00 € 57,252.26 €

Asfaltimi i rrugës në Pogragjë 150,000.00 € 150,000.00 €

Kanalizimi në Pataqan 40,000.00 € 40,000.00 €

Kanalizimi në Gjurgjevik të Madh

100,000.00 € 100,000.00 €

Kanalizimi në Zllakuqan 70,000.00 € 70,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Krushevë të Madhe

120,000.00 € 120,000.00 €

Kanalizimi në Dush të Sferkës 50,000.00 € 50,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Shtupel 80,000.00 € 80,000.00 €

Kanalizimi në Kernicë 150,000.00 € 150,000.00 €

Ujësjellësi në Çabiq 100,000.00 € 100,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Kpuz 100,000.00 € 100,000.00 €

TOTALI 1,174,499.26 € 1,117,247.00 € 57,252.26 €

Page 31: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

30

Projektet Kapitale për Vitin 2019

Emërtimi Shuma: Granti Qeveritar: Të Hyrat

Vetanake:

Bashkfinancim me donator 317,115.00 € 192,549.00 € 124,566.00 €

Kanalizimi në Siqevë 100,000.00 € 100,000.00 €

Asfaltimi i rrugës Jashanicë - Shtupel

420,000.00 € 420,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Zajm 60,000.00 € 60,000.00 €

Kanalizimi në Zabergjë 100,000.00 € 100,000.00 €

Kanalizimi në Resnik 80,000.00 € 80,000.00 €

Asfaltimi i rrugës në Stupë 80,000.00 € 80,000.00 €

Kanalizimi në Bokshiq 100,000.00 € 100,000.00 €

Asfaltimi i rrugëve në Qupevë 100,000.00 € 100,000.00 €

TOTALI 1,357,115.00 € 1,232,549.00 € 124,566.00 €

Investimet nga Buxheti Komunal dhe Donacionet Ndërkombëtare – Viti 2016 Sipas shkresës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, numër 351-123 të datës 12, Janar 2017, shuma e mjeteve financiare nga buxheti i Komunës për realizimin e projekteve kapitale dhe atyre në realizim e sipër ka qenë 2,335,009.15€, kurse nga donacionet ndërkombëtare kjo shumë ka arritur në 135,040.70€. Përkthyer në përqindje del se 94.53% e këtyre mjeteve rrjedhin nga buxheti Komunal ndërsa 5.47% nga donacionet ndërkombëtare. Totali i mjeteve financiare për realizimin e projekteve, përfshi ato në realizim e sipër, për vitin 2016 është 2,470,049.85€.

Page 32: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

31

Projektet e Realizuara dhe në Realizim

Janar-Qershor 2017 Komuna e Klinës ka kategorizuar projektet kapitale për këtë periudhë në: 1. Projekte të realizuara; 2. Projekte në realizim; 3. Projekte në kontraktim; 4. Projekte në procedurë; dhe 5. Projekte të përfunduara nga kontraktimi në vitet e kaluara22. Të tri kategoritë e para përmbajnë shuma mbi koston e realizimit të projekteve me përjashtim të atyre projekteve të cilat janë në procedurë dhe të kontraktuara në vitet e kaluara. Kostoja totale e projekteve të realizuara, në realizim dhe në kontraktim është 2,227,369.56€. Komuna në këtë kuadër ka planifikuar mjete në shumën prej 707,086.09€, kurse donacionet nga qeveria e Kosovës kanë qenë 1,865,000.00€. Nga donacionet e qeverisë së Kosovës janë planifikuar të shpenzohen, në formë kostoje, mjete financiare prej 1,520,283.47€ kurse mbetja e mjeteve të planifikuara në këtë periudhë korrespondon me 344,716.53€23.

1. Projektet e realizuara: Projektet e realizuara janë gjithsej gjashtë me një kosto totale prej 43,913.55€.

Nr. Projektet e Realizuara Janar-Qershor 2017

Kosto:

1 Instalime elektrike në trafo të shtëpisë së kulturës 6,950.00 €

2 Ndërtimi i murit mbrojtës në Gremnik 7471.66 €

3 Ndërtimi i garazheve për Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë

3286.00 €

4 Shpuarja e rrugës në Radulloc 5,399.64 €

5 Eliminimi i deponive ilegale 16,840.00 €

6 Hapja e rrugës në Shtupel (Lagja Dallaveraj) 3,966.25 €

TOTALI 43,913.55 €

22 Të dhënat mbi projektet në këtë periudhë janë dërguar nga Zyra e Prokurimit përmes Zyrës për Informim të Publikut me datë 04, Korrik 2017. 23 Donacionet e planifikuara nga qeveria e Kosovës, për projekte të ndryshme, janë të ndara në këto shuma: 1. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (250,000.00€); 2. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (410,000.00€); 3. Ministria e Infrastrukturës (1,205,000.00€)

Page 33: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

32

2. Projektet në realizim: Projektet në realizim janë gjithsej dhjetë me një kosto totale prej

791,647.24€.

Nr. Projektet në Realizim Janar-Qershor 2017

Kosto:

1 Asfaltimi i rrugës Këpuz-Qeskovë 123,488.08 €

2 Asfaltimi i rrugës Jashanicë (Lagja Myrtaj) 66,981.36 €

3 Asfaltimi i rrugës në Shtupel (Lagja Bakaja)

60,131.15 €

4 Ndërtimi i Qendrës Rinore 190,750.00 €

5 Renovimi i objektit të gjimnazit 58,311.60 €

6 Ndërtimi i kanalit për ujitje Zllakuqan-Radulloc 27,448.26 €

7 Ndërtimi i kanalit për ujitje Grabanicë-Zajm 29,317.46 €

8 Sanimi i shtratit të lumit “Klina” (Faza e dytë) 19,648.00 €

9 Ndërtimi i kanalizimit në Jashanicë (Lagjet Shpati, Bajraktari, Hoti dhe Mulaj)

159,596.33 €

10 Mirëmbajtja e rrugëve 55,975.00 €

TOTALI 791,647.24 €

3. Projektet në kontraktim: Projektet në kontraktim janë gjithsej pesë me një kosto totale prej 1,391,808.77€.

Nr. Projektet në Kontraktim Janar-Qershor 2017

Kosto:

1 Rehabilitimi i shtratit të lumit “Drini i Bardhë” 349,614.54 €

2 Asfaltimi i rrugëve në Jashanicë (Faza e parë) 145,758.94 €

3 Kanalizimi në Gjurgjevik të Vogël 62,275.30 €

4 Asfaltimi i rrugëve në Jashanicë (Faza e dytë) 211,963.63 €

5 Asfaltimi i rrugës Qupevë-Ujmirë 622,196.36 €

TOTALI 1,391,808.77 €

Page 34: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

33

4. Projektet në procedurë: Projektet në procedurë janë gjithsej tetë të cilat aktualisht nuk mbajnë informata mbi kostot.

Nr. Projektet në Procedurë Janar-Qershor 2017

1 Ndërtimi i rrethojave në shkolla

2 Hartimi i hartave zonale

3 Kanali për ujitje në Dollovë

4 Asfaltimi i rrugës Stupë-Dollovë (Faza e dytë)

5 Asfaltimi i rrugëve në Deiq

6 Ndërtimi i kanalizimit Siqevë-Shtaricë

7 Ndërtimi i kanalizimit në Caravik (Lagja Rudaj)

8 Asfaltimi i rrugëve në qytet: Rrugët “Bajram Rexhepi” dhe “Zef Gjidoda”

5. Projektet e përfunduara nga kontraktimet në vitet e kaluara: Projektet e përfunduara nga kontraktimet në vitet e kaluara janë gjithsej katër të realizuara në faza të ndryshme.

Nr. Projektet e Përfunduara nga Kontraktimet e Viteve të Kaluara

Vërejtje:

1 Objekti i banimit për familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve nga lufta e UÇK-së

Projekti i kontraktuar në dy faza (në vitin 2014 dhe 2016). Projekti ka përfunduar në muajin Qershor 2017.

2 Objekti i shkollës në Perqevë Projekti është i kontraktuar në vitin 2014 (me tri faza). Projekti ka përfunduar në muajin Maj 2017.

3 Objekti i shkollës në Jashanicë Projekti është kontraktuar në vitin 2014 (me tri faza). Projekti ka përfunduar në muajin Shkurt 2017.

4 Objekti i shkollës në Këpuz

Projekti është kontraktuar në vitin 2014 (me tri faza). Projekti ka përfunduar në muajin Maj 2017.

Page 35: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

34

DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil

OJQ KOHA ka vizituar në terren të 10 njësitë e Zyrave të Gjendjes dhe Regjistrimit Civil, përfshirë edhe zyrën kryesore në objektin e Komunës së Klinës, gjatë fazës së parë dhe të dytë të cilat janë zhvilluar gjatë gjithë projektit. Faza e parë e monitorimit ka përfshirë periudhën Shtator-Shkurt 2016-2017, kurse faza e dytë periudhën Mars-Qershor 2017. Këto njësi, vartëse të Drejtorisë së Administratës, janë treguar të hapura gjatë gjithë kohës dhe kanë ofruar të dhënat financiare përmes Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës të cilat janë kërkuar nga OJQ KOHA përmes kërkesave për qasje në dokumentet publike. Pjesa e madhe e strukturave fizike në të cilat veprojnë nëpunësit e këtyre njësive janë të përshtatshme, me disa përjashtime. Gjendja e këtyre objekteve nuk ka ndryshuar gjatë zhvillimit të projektit, gjegjësisht të monitorimit nga OJQ KOHA. Vërejtjet kryesore të gjetura në terren janë mos respektimi i orarit nga disa nëpunës, mbyllja e një objekti për shkaqe teknike si dhe mbyllja e një zyre si rezultat i mungesës së nëpunësit për një kohë të gjatë.

Përshkrim:

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil, me një staf prej 4 nëpunësish, vepron në kushte tejet të mira infrastrukturore. Faza e parë: Nëpunësit e kësaj zyre gjatë gjithë kohës kanë qenë të gatshëm dhe të saktë në dhënien e përgjigjeve dhe të dhënave të kërkuara nga OJQ KOHA. Të dhënat e kërkuara nga OJQ KOHA, për njësitë në terren, në përgjithësi janë dorëzuar në kohën e duhur nga kjo zyre. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Budisalc Faza e parë: Zyrtari i kësaj zyre ka munguar gjatë vizitës që i është bërë nga OJQ KOHA me datë 14, Shtator 2016. Po ashtu, i njëjti zyrtar ka munguar edhe me datë 14, Nëntor 2016, gjatë vizitës së dytë që i është bërë. Stafi i OJQ KOHA-së nuk ka arritur të marrë informata shtesë nga kjo zyre si rezultat i mungesës së nëpunësit. Të dhënat mbi të hyrat financiare janë dërguar përmes Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë. Struktura fizike e objektit, aq sa duket nga jashtë, është në gjendje të mirë. Faza e dytë: Gjatë vizitës së kryer me datë 29, Mars 2017 zyrtari në këtë njësi ka informuar OJQ KOHA-në se të gjitha të dhënat financiare, përveç sistemit elektronik, paraqiten edhe pranë Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës në kopje fizike. Sipas së njëjtit zyrtar kjo njësi shërben edhe banorët e fshatrave Tërstenik, Ruhot dhe Lutogllavë të Komunës së Pejës, pasi që aty ekziston regjistri i periudhës 1946-1956 i cili mbulon këto fshatra. Objekti nga jashtë është në gjendje të mirë, kurse brenda të njëjtit objekt mungojnë uji dhe nyjet sanitare.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Cerovikë Faza e parë: Të dhënat financiare nga kjo zyre janë dërguar përmes Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë në kohën e duhur. Raportet mbi të hyrat financiare bëhen në baza mujore. Struktura fizike e objektit, si dhe inventari brenda zyrës, duken në gjendje të mirë. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Page 36: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

35

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Drenoc Faza e parë: Të dhënat financiare nga kjo zyre janë dërguar përmes Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë në kohën e duhur. Raportet financiare përgatiten në baza mujore. Struktura fizike e objektit, si dhe inventarit brenda zyrës, duket të jetë në gjendje mesatare. Ky objekt shërben edhe si Zyre e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil për fshatin Grabanicë24. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Gllarevë Faza e parë: Zyrtari i kësaj zyre ka munguar gjatë vizitës që i është bërë me datë 15, Shtator 2016. Ka qenë e pamundur të kemi informata shtesë mbi këtë zyre. Të dhënat financiare nga kjo zyre janë dërguar nga Zyra e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në Klinë. Objekti nga jashtë duket të jetë në gjendje jo të mirë. Faza e dytë: Zyrtari i kësaj njësie ka kaluar në pension, megjithatë Komuna e Klinës ende nuk ka emëruar një zyrtar të ri. Gjatë monitorimit të OJQ KOHA janë vërejtur palë të presin për t’u shërbyer me akte administrative megjithatë zyra ka qenë e mbyllur si rezultat i mungesës së zyrtarit. Objekti ka mbetur në gjendje të njëjtë sikurse gjatë monitorimit të zhvilluar në fazën e parë. Komuna e Klinës ka shpallur konkurs për punësimin e një nëpunësi në këtë njësi, megjithatë nëpunësi ende nuk është emëruar zyrtarisht pasi që ka pasur ankesa nga pjesëmarrësit në konkurs të cilat janë duke u shqyrtuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës25.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civile në Grabanicë Faza e parë: Të dhënat financiare janë dërguar me kohë nga kjo zyre përmes Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë. Këto të dhëna financiare përgatiten në baza mujore. Nëpunësi i kësaj zyre vepron në objektin e Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në fshatin Drenoc, si pasojë e mos funksionimit të rrjetit (intranet) në objektin e fshatit Grabanicë, edhe pse sipas të njëjtit zyrtar objekti në fshatin Grabanicë është në gjendje shumë të mirë. Faza e dytë: Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Grabanicë ka qenë e mbyllur26. Zyrtari i kësaj njësie vazhdon të veprojë në objektin e Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Drenoc. Sipas së njëjtit zyrtar objekti në fshatin Grabanicë, përvec mungesës së rrjetit (intranet), tashmë ka nevojë të pastrohet si nga brenda po ashtu nga jashtë në mënyrë që të jetë funksional.

24 Të shikohet përshkrimi i Zyrës së Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në fshatin Grabanicë. 25 Këto të dhëna janë paraqitur nga Zyra e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në Komunën e Klinës me datë 12, Korrik 2017. 26 OJQ KOHA ka kryer vizitën me datë 20, Mars 2017, kurse banorët e fshatit janë ankuar se janë të detyruar të udhëtojnë në Klinë për t’u shërbyer me akte administrative.

Page 37: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

36

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civile në Jashanicë të Ulët Faza e parë: Stafi i OJQ KOHA-së ka vizituar dy herë zyrën në Jashanicë të Ulët, gjegjësisht me datë 15, Shtator 2016 dhe 14, Nëntor 2016, duke e gjetur të mbyllur të njëjtën. Faza e dytë: Gjatë vizitës së bërë me datë 13, Qershor 2017 kjo njësi ka qenë e mbyllur. Zyrtarët e Zyrës së Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës deklarojnë se zyrtari i kësaj njësie është në vuajtje të dënimit me burg pasi që i njëjti ka kryer vepër penale duke keqpërdorur pozitën zyrtare. Informatat mbi këtë rast janë paraqitur edhe nga mediet27. Komuna e Klinës ka shpallur konkurs për punësimin e një nëpunësi në këtë njësi megjithatë konkursi është anuluar një herë ngase kryesuesi i Komisionit Intervistues ka publikuar rezultatet para se një gjë e tillë të bëhej nga udhëheqësi i personelit në Komunën e Klinës. Konkursi është hapur herën e dytë megjithatë nëpunësi ende nuk është emëruar zyrtarisht në këtë njësi pasi që ka pasur ankesa nga pjesëmarrësit në konkurs të cilat janë duke u shqyrtuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës28.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Ujmirë Faza e parë: Të dhënat financiare janë dërguar me kohë nga kjo zyre përmes Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë në kohën e duhur. Këto të dhëna financiare përgatiten në baza mujore. Objekti nga jashtë duket i dëmtuar, kurse inventari nga brenda duket të jetë në gjendje mesatare. Sipas nëpunësit të kësaj zyre, objekti është djegur në vitin 2009 dhe që nga atëherë nuk është rregulluar për t’i përmbushur nevojat e një shërbimi të duhur për qytetarët. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Sferkë Faza e parë: Të dhënat financiare janë dërguar me kohë nga kjo zyre përmes Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë në kohën e duhur. Këto të dhëna financiare përgatiten në baza mujore. Nëpunësi, gjatë vizitës së bërë me datë 14, Shtator 2016, nuk ka qenë në vendin e punës, për t’u paraqitur paksa më vonë. Objekti duket të jetë në gjendje shumë të mirë. Sipas nëpunësit, i vetmi problem qëndron me makinën jo funksionale të fotokopjimit. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Shtupel Faza e parë: Të dhënat financiare janë dërguar me kohë nga kjo zyre përmes Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë. Këto të dhëna financiare përgatiten në baza mujore. Objekti si dhe inventari duken në gjendje të mirë. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Zllakuqan Faza e parë: Të dhënat financiare janë dërguar me kohë nga kjo zyre përmes Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Klinë në kohën e duhur. Objekti, i ndërtuar në vitin 1988, si dhe inventari duket të jenë në gjendje mesatare. Faza e dytë: Nuk ka pasur ndryshime gjatë fazës së dytë të monitorimit që është bërë nga OJQ KOHA.

27 http://betimiperdrejtesi.com/16-muaj-burgim-per-valdet-berishen-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare/ 28 Këto të dhëna janë paraqitur nga Zyra e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në Komunën e Klinës me datë 12, Korrik 2017.

Page 38: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

37

Krahasimi i të Hyrave Financiare për Vitet 2015/1629

Totali i të hyrave financiare në Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil për vitin 2015 ka qenë në shumën prej 44,146.00€, kurse për viti 2016 kjo shumë ka qenë 53,648.50€. Si rezultat i kësaj del se të hyrat financiare për vitin 2016 kanë qenë më të larta për 21.52%.

2015 2016

Përqindja 21.52%

44,146.00 € 53,648.50 €

Krahasimi i të Hyrave Financiare për Vitet 2015-2016Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civile

Të Hyrat Financiare nga Zyrat e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil

Janar-Qershor 2017

Zyrat e gjendjes dhe regjistrimit civil në tërë territorin e Komunës së Klinës gjatë periudhës Janar-Qershor 2017 kanë realizuar shumën prej 22,847.00€. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 këto njësi kanë realizuar më shumë të hyra në vitin 2017 me një shifër prej 0.45%.

22,744.00 €22,847.00 €

Krahasimi i të Hyrave Financiare Janar-Qershor 2016 - 2017

Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civile

2016

2017

0.45%

29 Krahasimi i këtyre të hyrave financiare është paraqitur edhe në këtë raport meqë gjatë përgatitjes së raportit semestral nga OJQ KOHA, të publikuar në muajin Mars 2017, ka ndodhur një lëshim teknik nga i cili gabimisht ka rezultuar një rënie e të hyrave në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015.

Page 39: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

38

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare

OJQ KOHA ka monitoruar edhe sektorin e shëndetësisë në territorin e Komunës së Klinës. Ky sektor është monitoruar në fushën e të hyrave financiare që i ka realizuar gjatë vitit 2016 dhe pjesës së parë të vitit 2017. I njëjti sektor është monitoruar nga pikëpamja e infrastrukturës fizike në zonat rurale si dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Monitorimi i sektorit shëndetësor është bërë në dy faza, gjegjësisht në fazën e parë e cila ka përfshirë periudhën Shtator-Shkurt 2016 dhe fazën e dytë Mars-Qershor 2017. OJQ KOHA ka vizituar të 14 njësitë vartëse të QKMF-së30 në territorin e Komunës së Klinës, duke përfshirë: 1. QMF-në31 në Sferkë dhe AMF-të32 vartëse në 1.1. Volljakë33; 1.2. Drenoc; 1.3. Grabanicë; 2. QMF-në në Ujmirë dhe AMF-të vartëse në 2.1. Cerovik; 2.2. Jashanicë e Ulët; 2.3. Jashanicë e Epër; 2.4. Gllarevë; 3. QMF-në në Zllakuqan dhe AMF-të vartëse në 3.1. Budisalc; 3.2. Shtupel; 3.3. Jagodë; 3.4. Leskoc.

Përshkrimi:

Qendra e Mjekësisë Familjare në Sferkë Faza e parë: Në QMF-në e Sferkës regjistrimi i të hyrave financiare bëhet në baza të rregullta mujore në regjistrat përcaktuar për pagesa, të cilët pastaj dorëzohen në QKMF-në e qytetit të Klinës. Sipas mjekut përgjegjës, ka kategori të liruara nga pagesat për shërbimet mjekësore, megjithatë kjo QMF realizon të hyra financiare34. Sipas mjekut kjo QMF, në përgjithësi, mbulon fshatrat Sferkë, Volljakë, Dush i Vogël dhe Qupevë. Stafi përbëhet nga 1 mjek dhe 3 infermierë. Objekti dhe inventari duken në gjendje të mirë, përderisa ka mungesë kompjuteri dhe telefonie fikse. Orari i punës, sipas mjekut, është nga ora 08:00 deri 19:00. Faza e dytë: Gjatë vizitës së OJQ KOHA-së mjeku, i cili do duhej të ishte i pranishëm nga e Hëna deri të Enjten, nuk ka qenë i pranishëm35. Mjeku mungon si rezultat i angazhimit të tij në QKMF në Klinë. Problem vazhdon të jetë mungesa e plotë e ujit të pijes në këtë njësi. Nuk ka ndryshime të tjera nga faza e parë e monitorimit.

30 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. 31 Qendra e Mjekësisë Familjare. 32 Ambulanta e Mjekësisë Familjare. 33 Edhe përkundër ekzistimit të AMF-së së Volljakut në organogramin e QKMF-së, stafi i OJQ KOHA-së gjatë vizitës në terren nuk ka mundur të gjejë objektin ku ofrohen shërbime shëndetësore pasi që i njëjti sipas banorëve të fshatit nuk është funksional. 34 Mjeku në QMF-në e fshatit Sferkë ka qenë i vetmi i cili ka qenë i pranishëm gjatë vizitave që stafi i OJQ KOHA-së i ka bërë njësive shëndetësore në territorin e Komunës së Klinës në fazën e parë të projektit. 35 Vizita është kryer me datë 05, Prill 2017.

Page 40: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

39

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Grabanicë Faza e parë: Në AMF-në në fshatin Grabanicë, aktualisht, nuk realizohen të hyra financiare si rezultat i mungesës së mjekut36. Mjeku nuk ka qenë i pranishëm gjatë vizitës që OJQ KOHA ka bërë me datë 14, shtator 2016. Sipas personave përgjegjës në AMF, mjeku nuk është i pranishëm në këtë njësi që nga data 20, Korrik 2016. Kjo njësi ofron shërbime shëndetësore, përafërsisht, për këto fshatra: Grabanicë, Dollovë, Këpuz, Qeskovë dhe Bokshiq. Stafi përbëhet nga një mjek dhe infermieri. Gjithnjë sipas personave përgjegjës, problemet janë të mëdha duke filluar nga objekti37 dhe inventari që janë në gjendje të rëndë, mungesa e autoambulancës, furnizimi jo i mirë me material shpenzues, mungesë e ujit, sistemit të kanalizimit dhe kontejnerit për hedhjen e materialit shpenzues. Ngrohja e objektit bëhet nga stufa me dru. Ka mungesë, po ashtu, të një kompjuteri dhe telefonie fikse. Objekti, i cili gjendet në skaj të fshatit, ka mungesë të rrugës së rregulluar. Orari i punës sipas personave përgjegjës është 08:00 – 14:00. Faza e dytë: Mjeku nuk ka qenë i pranishëm gjatë monitorimit të OJQ KOHA-së38. Gjendja në këtë njësi është e njëjtë sikurse gjatë vizitave të kryera në fazën e parë.

36 Në të gjitha njësitë e shërbimeve shëndetësore të hyrat financiare nuk realizohen nëse mungon mjeku. 37 Objekti është ndërtuar nga organizata Mercy Corps menjëherë pas luftës. 38 Sipas infermierit mjeku është i pranishëm vetëm gjatë ditëve të Premte, kurse OJQ KOHA ka monitoruar këtë njësi me datë 20, Mars 2017, gjegjësisht në ditën e Hëne.

Page 41: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

40

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Drenoc Faza e parë: Në AMF-në në fshatin Drenoc, aktualisht, nuk realizohen të hyra financiare si rezultat i mungesës së mjekut. Në raste të pranisë së mjekut, mjetet financiare të realizuara shënohen në regjistrat përkatëse dhe dorëzohen në QKMF në Klinë. Mjeku ka munguar gjatë vizitës që është bërë nga OJQ KOHA, me datë 14, Shtator 2016, si rezultat i transferimit në QKMF në Klinë39. Kjo njësi ofron shërbime, përafërsisht, për këto fshatra: Drenoc, Potërq i Ulët, Dugajevë dhe Zahaq, Jabllanicë, Kliqinë dhe Leshan (fshatra të Komunës së Pejës). Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermieri. Objekti dhe inventari janë në gjendje shumë të rëndë. Uji është i papijshëm,dhe ka mungesë të kontejnerit për hedhje të materialit shpenzues. Ka mungesë, po ashtu, të një kompjuteri dhe linjës fikse të telefonisë. Ngrohja e objektit bëhet me stufë drush. Orari i punës sipas personave përgjegjës është 07:00 – 14:00. Faza e dytë: Mjeku ka munguar gjatë monitorimit të OJQ KOHA-së. Nuk ka ndryshime nga faza e parë e monitorimit.

Fig: Burimi i ujit për Ambulantën në fshatin Drenoc40.

39 Nuk është e qartë se kur kthehet mjeku për të ofruar shërbime shëndetësore në këtë njësi. 40 Me ujë nga ky burim furnizohet edhe shkolla fillore në të njëjtin fshat.

Page 42: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

41

Qendra e Mjekësisë Familjare në Ujmirë Faza e parë: Mjeku ka munguar gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së41. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Ujmirë, Siqevë, Çabiq (një pjesë të fshatit). Stafi përbëhet nga 1 mjek dhe 2 infermierë. Objekti është në gjendje të rëndë ndërsa inventari i dëmtuar. Ka mungesë të kompjuterit dhe linjës fikse të telefonisë. Objekti ka ujë i cili megjithatë mungon gjatë stinës së verës dhe se i njëjti ujë rrjedh nga sistemi i ujësjellësit nga qyteti i Klinës i cili konsiderohet si i papijshëm. Ngrohja e objektit bëhet me dru. Orari i punës është nga ora 08:00 deri 19:00. Faza e dytë: Mjeku nuk ka qenë i pranishëm gjatë monitorimit të OJQ KOHA-së42. Nuk ka ndryshime nga faza e parë e monitorimit.

41 Mjeku ka qenë në pushim vjetor. Kjo njësi është vizituar me datë 15, Nëntor 2016. 42 Sipas infermiereve mjeku është në pushim vjetor. OJQ KOHA ka kryer monitorimin me datë 03, Qershor 2017.

Page 43: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

42

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Jashanicë të Ulët Faza e parë: Mjeku ka munguar gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së me datë 15, nëntor 2016. Sipas personave përgjegjës, mjeku ka munguar gjatë gjithë stinës së verës. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Jashanicë e Ulët, Jashanicë e Epërme, Pograxhë, Jelloc, Resnik, Dush dhe Gjurgjevik i Madh. Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermieri. Objekti dhe inventari janë në gjendje mesatare. Ka mungesë të kompjuterit dhe linjës së telefonisë fikse. Ka, po ashtu, mungesë uji. Faza e dytë: Gjatë monitorimit në fazën e dytë të kjo njësi shëndetësore ka qenë e mbyllur43. Shikuar nga jashtë gjendja duket të jetë identike me fazën e parë të monitorimit.

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Jashanicë të Lartë Faza e parë: Objekti ka qenë i mbyllur gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së me datë 15, Shtator 2016. I njëjti objekt ka qenë i mbyllur gjatë vizitës së dytë të bërë me datë 14, Nëntor 2016. Objekti duket të jetë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas personave të fshatit, objekti ka tashmë një vit që është mbyllur44. Objekti nga jashtë duket të jetë në gjendje mesatare. Faza e dytë: Objekti vazhdon të jetë i mbyllur. Komuna e Klinës, gjegjësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nuk ka dhënë ndonjë sqarim mbi vazhdimin e qëndrimit mbyllur të kësaj njësie shëndetësore45.

43 Monitorimi është bërë me datë 13, Qershor 2017. Njoftimi i vendosur në hyrje thekson se infermieri është në pushim vjetor nga data 05, Qershor 2017 gjer më 17, Korrik 2017. 44 Banorët e fshatit Jashanicë e Epër, gjatë diskutimeve mbi draft-buxhetin e Komunës me 20, Shtator 2016, janë ankuar për mbylljen e ambulantës në këtë fshat. Sipas banorëve të fshatit, Komunës së Klinës iu janë dërguar 4 peticione për rihapjen e kësaj njësie shëndetësore. 45 Monitorimi është bërë nga OJQ KOHA me datë 13, Qershor 2017.

Page 44: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

43

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Gllarevë Faza e parë: Gjatë vizitës së parë nga stafi i OJQ KOHA-së, me datë 15, Shtator 2016, objekti i kësaj njësie ka qenë i mbyllur. Gjatë vizitës së dytë, me datë 14, Nëntor 2016, objekti ka rezultuar i hapur me praninë vetëm të infermierit. Mjeku ka munguar dhe i njëjti nuk paraqitet në vendin e punës që 4 muaj. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Gllarevë, Rixhevë dhe Përqevë. Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermieri. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Objekti dhe inventari duket të jenë në gjendje mesatare. Ekziston furnizim i rregullt me ujë si dhe me material shpenzues. Nuk ka kompjuter dhe linjë telefonie fikse. Faza e dytë: Objekti ka qenë i mbyllur gjatë monitorimit të bërë nga OJQ KOHA46. Nga jashtë gjendja duket të jetë identike me fazën e parë të monitorimit.

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Cerovikë Faza e parë: Mjeku ka munguar gjatë vizitës dhe se i njëjti mungon që 3 muaj. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi ofron shërbime, përafërsisht, për këto fshatra: Cerovikë, Plloqicë dhe Gullboc (Komuna e Malishevës), si dhe Murgë (Komuna e Skënderajt). Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermierja. Objekti dhe inventari janë në gjendje mesatare. Ka mungesë të kontejnerit për djegien e materialit shpenzues si dhe mungesë të ujit. Nuk ka kompjuter dhe linjë telefonie fikse. Faza e dytë: Mjeku ka munguar gjatë monitorimit të OJQ KOHA-së47. Gjendja e objektit është e njëjtë sikur gjatë fazës së parë të monitorimit.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Zllakuqan Faza e parë: Gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së, me datë 14, Shtator 2016, ka munguar mjeku48. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Zllakuqan, Ranoc, Leskoc, Kosh, Radulloc, Krushevë e Madhe, Bërkovë, Dejë, Zallq, Budisalc dhe Nagllavë. Stafi përbëhet nga 1 mjek dhe 4 infermierë. Objekti dhe inventari janë në gjendje shumë të mirë. Ka mungesë kompjuteri dhe të linjës së telefonisë fikse. Orari i punës është nga ora 08:00 deri 19:00. Faza e dytë: Mjeku ka qenë i pranishëm në këtë njësi shëndetësore49. Gjendja e objektit dhe inventarit është e njëjtë sikur në fazën e parë të monitorimit.

46 OJQ KOHA ka vizituar këtë njësi me datë 07, Prill 2017. 47 Sipas infermiereve mjeku është i pranishëm vetëm ditëve të Premte. OJQ KOHA ka kryer vizitë në këtë njësi me datë 13, Qershor 2017 ditë e Martë. 48 Nga personat përgjegjës është thënë që mjeku ka qenë në vizitë tek pacientët. 49 Monitorimi është bërë me datë 24, prill 2017.

Page 45: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

44

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Shtupel Faza e parë: Gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së, me datë 14, Shtator 2016, objekti ka qenë i mbyllur. Sipas banorëve të fshatit në këtë njësi mungojnë shërbimet shëndetësore që një kohë të gjatë. Gjatë vizitës së dytë, me datë 14, Nëntor 2016, i pranishëm ka qenë vetëm infermieri. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Shtupel, Kërrnicë, Grapc dhe Binxhë. Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermieri. Objekti dhe inventari janë në gjendje të rëndë. Ka mungesë të ujit, kurse ngrohja bëhet nga stufa me dru. Mungon, po ashtu, edhe një kompjuter si dhe linja fikse e telefonisë. Faza e dytë: Gjendja e objektit nuk ka ndryshuar nga monitorimi që është bërë gjatë fazës së parë.

Page 46: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

45

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Leskoc Faza e parë: Gjatë dy vizitave të stafit të OJQ KOHA-së, me datat 14 Shtator dhe 14 Nëntor 2016, objekti ka rezultuar i mbyllur. Sipas banorëve të fshatit objekti që një kohë të gjatë është jashtë funksionit. Gjendje e objektit nga jashtë duket të jetë në gjendje të mirë. Faza e dytë: Kjo njësi shëndetësore vazhdon të qëndrojë e mbyllur50. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse e njëjta vazhdon të qëndrojë e mbyllur. Vlerësuar nga jashtë gjendja e objektit duket të jetë e njëjtë me gjendjen në fazën e parë të monitorimit.

50 OJQ KOHA ka monitoruar këtë njësi me datë 26, Prill 2017.

Page 47: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

46

Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Jagodë Faza e parë: Gjatë vizitës së stafit të OJQ KOHA-së, me 14 Shtator 2016, mjeku nuk ka qenë i pranishëm. Të hyrat financiare realizohen vetëm në rast të ofrimit të shërbimeve nga mjeku, sipas regjistrave përkatës të cilët dorëzohen në QKMF në Klinë. Kjo njësi mbulon, përafërsisht, këto fshatra: Jagodë, Paskalicë, Videjë dhe Krushevë e Madhe. Stafi përbëhet nga mjeku dhe infermierja. Objekti dhe inventari janë në gjendje të rëndë. Ka mungesë të një kompjuteri dhe linjës së telefonisë fikse. Orari i punës është nga 08:00 deri në 14:00. Faza e dytë: Kjo njësi ka qenë e mbyllur gjatë monitorimit të OJQ KOHA-së51. Vlerësuar nga jashtë gjendja e objektit duket të jetë e njëjtë me fazën e parë të monitorimit.

51 OJQ KOHA ka monitoruar këtë njësi me datë 27, Mars 2017.

Page 48: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

47

Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Budisalc Faza e parë: Gjatë të dy vizitave të bëra nga stafi i OJQ KOHA-së, me datat 14, Shtator dhe 14 Nëntor 2016, objekti ka rezultuar i mbyllur52. Objekti nga jashtë duket të jetë në gjendje të rëndë. Faza e dytë: OJQ KOHA ka vizituar këtë njësi shëndetësore me datë 29, Mars 2017. Kjo njësi shëndetësore nuk realizon të hyra financiare. Sipas infermieres të hyrat financiare realizohen vetëm me praninë e mjekut. Mjeku nuk ka qenë i pranishëm gjatë monitorimit të bërë nga OJQ KOHA. Mjeku në këtë njësi mungon që nga muaji Shtator 2016, dhe se që nga muaji Mars 2017 do duhej të ishte i pranishëm një herë në muaj edhe pse i njëjti shpesh mungon si rezultat i angazhimit të tij në QKMF në Klinë. Objekti i kësaj njësie është në gjendje të rënde si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Inventari po ashtu është në gjendje të keqe. Ka mungesë uji dhe ngrohja bëhet me dru zjarri. Ka mungesë po ashtu të një kompjuteri dhe telefonisë fikse. Që nga faza e parë e monitorimit nuk ka pasur investime në këtë objekt dhe gjendja mbetet e njëjtë.

52 Sipas banorëve të fshatit infermierja e punësuar në këtë njësi largohet nga puna para përfundimit të orarit, pasi që e njëjta udhëton me tren.

Page 49: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

48

Të Hyrat Financiare për Vitin 2016

Monitorimi i të hyrave financiare nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore është bërë gjatë muajve Shtator-Dhjetor 2016, kurse të dhënat për periudhën Janar-Gusht 2016 janë ofruar nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit53. Analizimi i këtyre të hyrave është bërë në baza gjashtëmujore për të pasur një pasqyrë sa më të qartë, kurse të hyrat financiare në zonat rurale janë paraqitur për të gjithë vitin 2016.

Të Hyrat Financiare për Gjashtëmujorin e Parë të Vitit 2016 Totali i të hyrave financiare për këtë periudhë të vitit ka arritur në 11,409.50€, ku muaji Mars ka realizuar më së shumti të hyra financiare, kurse muaji Janar më së paku në kuotën prej 1,394.50€.

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor TOTALI

Shumat: 1,394.50 € 2,073.50 € 2,440.00 € 1,794.50 € 2,092.50 € 1,614.50 € 11,409.50 €

Të Hyrat Financiare për Vitin 2016 Gjashtëmujori i Parë

Shërbimi Shëndetësor

Të Hyrat Financiare për Gjashtëmujorin e Dytë të Vitit 2016 Totali i të hyrave financiare për gjashtëmujorin e dytë ka qenë 13,434.10€, gjatë së cilës periudhë muaji Nëntor ka realizuar shumën prej 2,878.50€, kurse muaji Korrik më së paku duke arritur shumën prej 1,940.10€. Në bazë të krahasimeve del se përqindja e të hyrave financiare është më e lartë në gjashtëmujorin e dytë për 17.74%.

53 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është treguar neglizhente në dërgimin e të dhënave mbi të hyrat financiare. Të dhënat për të gjithë periudhën, Shtator-Dhjetor 2016, janë dërguar në muajin Dhjetor 2016. Të dhënat financiare përfshijnë të gjitha kategoritë nga të cilat Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale gjeneron të hyra.

Page 50: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

49

Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor TOTALI

Shumat: 1,940.10 € 1,954.50 € 2,202.00 € 2,149.50 € 2,878.50 € 2,309.50 € 13,434.10 €

Të Hyrat Financiare për Vitin 2016 Gjashtëmujori i Dytë

Shërbimi Shëndetësor

Të Hyrat Financiare: Janar-Qershor 2017 Sektori i shëndetësisë në tërë territorin e Komunës së Klinës ka realizuar shumën prej 12,232.00€ në kuadër të të hyrave financiare për periudhën Janar-Qershor 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 gjatë së cilës të hyrat financiare kanë qenë në shumën prej 11,409.50€, në këtë periudhë të vitit 2017 janë realizuar më shumë të hyra financiare të cilat kanë arritur shifrën prej 7.21%54.

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor TOTALI

Shumat: 1,605.50 € 2,378.00 € 2,217.50 € 1,673.50 € 2,463.50 € 1,894.00 € 12,232.00 €

Të Hyrat Financiare Janar-Qershor 2017

Shërbimi Shëndetësor

Investimet Kapitale në Sektorin e Shëndetësisë Komuna e Klinës ka neglizhuar sektorin shëndetësor në kuadër të investimeve publike. Gjatë vitit fiskal 2015 nuk është realizuar asnjë investime në këtë sektor, dhe gjendje e njëjtë ka qenë edhe në vitin 2016. Sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2017-2019 për vitin 2017 janë paraparë 20,000.00€ investime për blerjen e filmave për rëntgen, për vitin 2018 është paraparë lyerja e objektit të QKMF-së në shumën prej 20,000.00€, kurse për vitin 2019 është paraparë rregullimi i tri oborreve të QMF-ve në shumën prej 15,000.00€ dhe rregullimi i oborreve dhe lyerja e 11 AMF-ve në shumën prej 24,000.00€.55

54 Të dhënat janë dërguar nga Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nuk i ka dërguar të gjitha të dhënat të cilat na e kanë pamundësuar të paraqesim të hyrat financiare me burim të drejtpërdrejtë për këtë drejtori. 55 Këto janë të dhënat e vetme të cilat përmbajnë shifra të përcaktuara.

Page 51: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

50

SHPENZIMET E ZYRËS SË KRYETARIT TË KOMUNËS

Bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore, të miratuar me datë 25, Shtator 2016, Zyra e Kryetarit të Komunës ka pasur të paraqitur një buxhet prej 587,087.00€. Ky buxhet është ndarë në paga dhe mëditje (71,768.00€), mallra dhe shërbime (26,588.00€), subvencione dhe transfere (55,767.00€) dhe kapitale (432,964.00€)56. Pas kërkesës për bartje të mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2015 në vitin 2016, në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve janë bartur 573.58€, kurse në kategorinë subvencione dhe transfere janë bartur 8,356.81€. OJQ KOHA ka analizuar shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve që për vitin 2016 kanë pasur një total prej 27,161.58€ si dhe subvencioneve dhe transfereve që për të njëjtin vit kanë pasur një total prej 64,123.81€.

Shpenzimet nga Zyra e Kryetarit të Komunës për Vitin 201657 Totali i shpenzimeve nga Zyra e Kryetarit të Komunës nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ka qenë 27,140.74€, duke mos tejkaluar shumën për 0.07%. Pasi që disa nga shumat janë dërguar në periudha që përfshijnë 9 muaj, atëherë ka qenë e pamundur të llogariten muajt e veçantë të cilët kanë pasur më shumë apo më pak shpenzime financiare. Si rezultat i kësaj është llogaritur vetëm mesatarja e shpenzimeve, bazuar në të dhënat aktuale, të cilat arrijnë shumën prej 2,261.00€ për muaj.

56 Shuma për projektet kapitale, sipas raportimit të Drejtorit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në seancën e datës 25, Shtator 2015, kalon nga Zyra e Kryetarit të Komunës tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Shih, po ashtu, edhe paragrafin lidhur me këtë çështje tek Shuma për Projektet Kapitale të Vitit 2016 të paraqitur në kapitullin Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. 57 Të dhënat nga Zyra e Kryetarit të Komunës janë dërguar për periudhën Janar-Shtator 2016 pa u ndarë shumat në muaj, kurse për muajt Tetor dhe Nëntor të dhënat janë dërguar veçmas. Të dhënat mbi shpenzimet nga kjo zyre për muajin Dhjetor janë dërguar nga Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim. Të gjitha të dhënat mbi shpenzimet financiare janë dërguar përmes postës elektronike apo fletëve në të cilat raste nuk ka logo të Komunës apo vulë zyrtare.

Page 52: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

51

Totali i shpenzimeve për subvencione dhe transfere ka qenë 61,655.63€, të cilat nuk kanë tejkaluar shpenzimet për 3.86%. Po ashtu sikurse për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, të dhënat mbi shpenzimet në kategorinë për subvencione dhe transfere janë dërguar në periudha që përfshijnë 9 muaj. Si rezultat i kësaj është llogaritur vetëm mesatarja e shpenzimeve, bazuar në të dhënat aktuale, të cilat arrijnë shumën prej 5,137.00€ për muaj.

Shpenzimet nga Zyra e Kryetarit të Komunës

Janar-Qershor 2017

Zyra e Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2017 në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve dhe kategorinë e subvencioneve dhe transfereve ka shpenzuar totalin prej 17,785.70€. Në kategorinë mallra dhe shërbimeve totali i shpenzuar ka qenë 12,221.30€, kurse në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve ky total ka qenë 5,564.40€58.

Shpenzimet nga Zyra e Kryetarit të Komunës Janar-Qershor 2017

Mallra dhe Shërbime Subvencione dhe Transfere

Janar // //

Shkurt 3,355.85€ 2,300.00€

Mars 502.87€ 268.40€

Prill 3,876.20€ 1,496.00

Maj 3,700.51 0.00€

Qershor 785.87€ 1,500.00€

TOTALI 12,221.30€

5,564.40€

58 Krahasimi i shpenzimeve financiare nga zyra e Kryetarit të Komunës për periudhat Janar-Qershor 2016-2017 ka qenë i pamundur meqë nuk janë dërguar të dhënat mbi shpenzimet financiare në këto kategori për muajin Janar 2017.

Page 53: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

52

INDEKSI I PROKURIMIT

Raporti Vjetor i Monitorimit të Procedurave të Prokurimit në Komunën e Klinës

Vitet 2016-2017

Organizata Joqeveritare KOHA në kuadër të projektit ’Llogaridhënie dhe Transparencë Financiare e

Institucioneve Publike Lokale”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në

Prishtinë, gjatë vitit 2016 dhe pjesës së parë të vitit 2017, në kuadër të angazhimeve të saj në

monitorimin e shpenzimeve publike të Komunës së Klinës, ka bërë edhe monitorimin e procedurave

të prokurimit të këtij institucioni.

Në bazë të te gjeturave të Organizatës del se për vitin 2016, Komuna e Klinës ka planifikuar të

shpenzojë përmes procedurave të prokurimit rreth 225,553.00 Euro në kontrata për furnizime. Rreth

259,500.00 Euro të shpenzohen në kontrata për shërbime, në kontrata për punë të shpenzohen

rreth 658,826.00 Euro, rreth 20,000.00 Euro në konkurset e projektimit, ndërsa rreth 500,000.00

Euro në kuadër të partneritetit publiko-privat.

Gjatë realizimit të procedurave të prokurimit të planifikuara nga ana e Komunës së Klinës, sipas të gjeturave të monitorimit të OJQ KOHA-së del se Komuna ka bërë shkelje të rënda të ligjit të Prokurimit Publik gjatë realizimit të aktiviteteve tenderuese.

Në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Komuna e Klinës gjatë vitit 2016 janë evidentuar parregullsi në gjithsej gjashtë tender. Këta tender janë: 1. Mirëmbajtja e rrugëve: Lot 1- Mirëmbajtja verore, Lot 2- Mirëmbajtja dimërore; 2. Mirëmbajtja higjienike e objekteve (Lot 1 - Lot-2); 3. Furnizim me aparat gjeodezik- GPS; 4. Asfaltimi i rrugëve, Lot 1 Asfaltimi i rrugës në fshatin Kerrnicë; 5. Ndërtimi i kanalizimit fekal në Budisalcë faza e dytë; 6. Furnizim me aparat gjeodezik- GPS; 7.Servisimi-mirëmbajtja e aparaturave kundër zjarrit. Nga gjashtë procedura ku janë identifikuar parregullsi pesë nga këto procedura janë kthyer në ri-vlerësim, ndërsa një është kthyer në ri-tenderim. Kjo ka ndodhë për shkak të parregullsive të identifikuara dhe shkeljes së procedurave të parapara me Ligjin e Prokurimit Publik gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit nga ana e Komunës së Klinës.

Page 54: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

53

Parregullsitë e Komunës së Klinës në Procedurat e Prokurimit

Viti 2016 OJQ KOHA, përgjatë vitit 2016, në kuadër të angazhimit të saj në monitorimin e përformances së Komunës së Klinës, ka bërë monitorimin dhe analizimin sistematik të parregullsive të Komunës së Klinës të identifikuara nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit – OSHP-së. Pra, është bërë analizimi i ankesave nga ana e Operatorëve Ekonomik dhe Autoritetit Kontraktues, në këtë rast Komuna e Klinës, të paneleve shqyrtuese të ankesave dhe vendimeve përfundimtare të OSHP-së. Në bazë të te dhënave të OJQ KOHA-së, në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Komuna e Klinës gjatë vitit 2016 janë evidentuar parregullsi në gjithsej gjashtë tender. Këta tender janë: 1. Mirëmbajtja e rrugëve: Lot 1- Mirëmbajtja verore, Lot 2 - Mirëmbajtja dimërore; 2. Mirëmbajtja higjienike e objekteve (Lot 1 – Lot 2); 3. Furnizim me aparat gjeodezik- GPS; 4. Asfaltimi i rrugëve, Lot 1 Asfaltimi i rrugës në fshatin Kerrnicë; 5. Ndërtimi i kanalizimit fekal në Budisalcë, faza e dytë; 6. Furnizim me aparat gjeodezik- GPS59. Gjatë kësaj periudhe, në OSHP nuk ka pasur asnjë ankesë rreth procedurave të prokurimit nga ana e Autoritetit Kontraktues, në këtë rast nga Komuna e Klinës, ndërsa të gjitha ankesat janë depozituar nga Operatorët Ekonomik ofertues në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga ana e Komunës së Klinës. Në të gjashtë rastet panelet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik kanë anuluar vendimet e Komunës së Klinës për dhënien dhe nënshkrimin e kontratave. Ndërsa nga gjashtë vendimet nga ana e paneleve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, pesë nga këto vendime kanë qenë që procedurat e prokurimit të kthehen në ri-vlerësim, ndërsa një të kthehet në ri-tenderim për shkak të parregullsive të identifikuara dhe shkeljes së procedurave të parapara me Ligjin e Prokurimit Publik gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit nga ana e Komunës së Klinës. Në janar të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës të shpallur me datën 01 dhjetor 2015 në lidhje me aktivitetin e prokurimit Mirëmbajtja e rrugëve: Lot 1 - Mirëmbajtja verore, Lot 2 - Mirëmbajtja dimërore dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-vlerësim60. Sa i përket këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP në datat 10 dhe 11 dhjetor 2015, ka pranuar ankesa nga dy Operator Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga OE VE-MOR sh.p.k dhe OE VALBONA sh.p.k. Operatori Ekonomik ankues VE-MOR sh.p.k gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 6, 7 dhe 81 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 04/L-042, neni 6 ka të bëjë me Ekonomicitet dhe Efikasitet, neni 7 ka të bëjë me Barazi në Trajtim/Jo-Diskriminim dhe neni 81 ka të bëjë me Aktivitetet e Menaxhimit të Kontratës61.

59Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendimet – Autoriteti Kontraktues Komuna e Klinës. Viti 2016. url.: http://oshp.rks-gov.net/?cid=1,71 60Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Njoftim. Numri i referencës 547/15 dhe 551/15. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/547-15_Njoftim_KK-Kline__1.PDF 61Organi Shqyrtues i Prokurimit (2015). Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/Ligji-per-Prokurim-Publik.pdf

Page 55: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

54

Ndërsa Operatori Ekonomik ankues VALBONA sh.p.k gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 6, 7 dhe 56 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 04/L-042, neni 6 ka të bëjë Ekonomicitet dhe Efikasitet, neni 7 ka të bëjë me Barazi në Trajtim/Jo-Diskriminim dhe neni 59 ka të bëjë me Ekzaminim, Vlerësim dhe Krahasim të Tenderëve62. Në bazë të raportit të ekspertizës, ekspertja shqyrtuese e kësaj lënde i ka rekomanduar panelit shqyrtues që ankesa e Operatorit Ekonomik ankues VE-MOR sh.p.k të aprovohet si e bazuar, ndërsa ankesa e Operatori Ekonomik ankues VALBONA sh.p.k të aprovohet si pjesërisht e bazuar. Rekomandimi final i ekspertes shqyrtuese drejtuar panelit shqyrtues të OSHP-së është që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim. Bazuar në rekomandimin e ekspertes shqyrtuese të kësaj lënde, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim që procedura e prokurimit për këtë aktivitet të kthehet në ri-vlerësim dhe se për shkak të shkeljeve të identifikuara Komuna e Klinës urdhërohet që për procesin e ri-vlerësimit të ofertave të caktohet një tjetër komision profesional. Në prill të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës të shpallur me datën 02 mars 2016 në lidhje me aktivitetin e prokurimit Mirëmbajtja e rrugëve: Mirëmbajtja higjienike e objekteve (Lot 1 – Lot 2)dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-vlerësim63. Sa i përket këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP me datë 14 mars 2016, ka pranuar ankesë nga Operatori Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga A&B Group. Operatori Ekonomik ankues A&B Group gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 7, 31.2, 59.3 dhe 61.1.1 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 05/L-092, neni 7 ka të bëjë me Barazi në Trajtim/Jo-Diskriminim, neni 31.2 ka të bëjë me Ekzekutimin e kontratave, neni 59.3 ka të bëjë me Ekzaminim, Vlerësim dhe Krahasim të Tenderëve dhe neni 61 ka të bëjë me Tenderët Jo-Normalisht të Ulët64. Në bazë të raportit të ekspertizës, eksperti shqyrtuese i kësaj lënde i ka rekomanduar panelit shqyrtues të OSHP-së që ankesa e Operatorit Ekonomik ankues A&B Group të aprovohet si e bazuar dhe rekomandimi final i ekspertit shqyrtuese drejtuar panelit shqyrtues të OSHP-së është që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim. Gjatë njoftimit të palëve, Autoriteti Kontraktues nuk është pajtuar me rekomandimin e ekspertit shqyrtues dhe për këtë paneli shqyrtues i OSHP-së ka vendosur që të ketë seancë shqyrtuese ku te gjitha palët duke përfshirë AK Komunën e Klinës, Operatorin Ekonomik ankues A&B Group si dhe ekspertin shqyrtues të bëjnë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit.

62Po aty. 63Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendim. PSH Nr. 69/16. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/69-16%20vend.pdf 64Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Ligji Nr. 05/L-092 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/LIGJI_NR._05_.pdf

Page 56: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

55

Pas kësaj seance, paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve në ekspertizën e ekspertit shqyrtues, argumenteve të Operatorit Ekonomik ankues, deklaratës së përfaqësuesit të Autoritetit Kontraktues, ka konstatuar se ky i fundit gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka respektuar dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit, përkatësisht ka rënë ndesh me nenin 27, 28 dhe 59 të këtij ligji dhe për këtë urdhëron Komunën e Klinës të kthejë në ri-vlerësim këtë procedurë prokurimi. Në bazë të Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 05/L-092, neni 27 ka të bëjë me Dosjen e Tenderit, neni 28 ka të bëjë me Specifikimet teknike dhe neni 59 ka të bëjë me Ekzaminim, Vlerësim dhe Krahasim të Tenderëve65. Në qershor të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës së shpallur me datën 11 maj 2016 në lidhje me aktivitetin e prokurimit Furnizim me aparat gjeodezik- GPS dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-vlerësim66. Sa i përket këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP ka pranuar ankesë nga Operatori Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga DWH-Kosova sh.p.k. Operatori Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k. gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar se gjatë procesit të zhvillimit të procedurave të prokurimit Komuna e Klinës nuk ka respektuar dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit. Duke pas parasysh se ankesa është bërë në afatin e caktuar me ligj, OSHP vendos që kjo ankesë është e bazuar dhe me datën 07 qershor 2016 autorizon eksperten shqyrtuese dhe atë teknike për të bërë shqyrtimin e vlefshmërisë së të gjitha pretendimeve të palës ankuese, përkatësisht OE DWH-Kosova sh.p.k. Ekspertja shqyrtuese dhe teknike në raportin e saj i rekomandon panelit shqyrtues të OSHP-së ti hedhë poshtë pretendimet e palës ankimore dhe të aprovojë vendimin e Autoritetit Kontraktues në lidhje me njoftimin për dhënien e kontratës të datës 11 maj 2016. Arsyetimi i ekspertes shqyrtuese për këtë rekomandim është së sipas të gjeturave pretendimi i parë i Operatorit Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k., për tre kontrata/referenca nuk qëndron, ndërsa pretendimi tjetër në lidhje me karakteristikat funksionale qëndron. Pas kësaj faze, paneli shqyrtues i OSHP-së i njofton palët me rekomandimet e ekspertes shqyrtuese me ç’rast Autoriteti Kontraktues pajtohet me këtë vendim ndërsa Operatori Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k. nuk pajtohet. Në këtë kontekst paneli shqyrtues i OSHP-së ka vendosur që të ketë seancë shqyrtuese ku te gjitha palët duke përfshirë AK Komunën e Klinës, Operatorin Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k., si dhe eksperten shqyrtuese të bëjnë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit. Pas kësaj seance, paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve në ekspertizën e ekspertes shqyrtuese, argumenteve të Operatorit Ekonomik ankues, deklaratës së përfaqësuesit të Autoritetit Kontraktues vendos që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në ri-vlerësim.

65 Po aty. 66Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendim. PSH Nr. 146/16. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/146-16-vendim_1.PDF

Page 57: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

56

Në shtator të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës së shpallur me datën 10 gusht 2016 në lidhje me aktivitetin e prokurimit Asfaltimi i rrugëve, Lot 1 - Asfaltimi i rrugës në fshatin Kerrnicë dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-vlerësim67. Në kuadër të zhvillimit të proceseve tenderuese të këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP me datë 16 gusht 2016, ka pranuar ankesë nga Operatori Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga Jehona sh.p.k. Operatori Ekonomik ankues Jehona sh.p.k gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Autoriteti Kontraktues, përkatësisht Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 59, 64, 65, 72 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 05/L-092, neni 59 ka të bëjë me Ekzaminim, Vlerësim dhe Krahasim të Tenderëve, neni 64 ka të bëjë me Dëshmitë e kërkesave, neni 65 ka të bëjë me Pranueshmërinë e kandidatëve ose tenderuesve dhe neni 72 ka të bëjë me Dokumentacionin dhe informacionet shtesë68. Në bazë të raportit të ekspertizës, eksperti shqyrtues i kësaj lënde i ka rekomanduar panelit shqyrtues të OSHP-së që ankesa e Operatorit Ekonomik ankues Jehona sh.p.k. të aprovohet si e bazuar, te anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues si i pa-bazuar dhe rekomandimi final i ekspertit shqyrtuese drejtuar panelit shqyrtues të OSHP-së është që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim. Pas kësaj faze, paneli shqyrtues i OSHP-së i njofton palët me rekomandimet e ekspertit shqyrtues me ç’rast Autoriteti Kontraktues nuk pajtohet në tërësi me rekomandimin e ekspertit shqyrtues derisa Operatori Ekonomik ankues Jehona sh.p.k pajtohet. Në këtë situatë në bazë të obligimeve ligjore paneli shqyrtues i OSHP-së ka vendosur që të ketë seancë shqyrtuese ku te gjitha palët duke përfshirë AK Komunën e Klinës, Operatorin Ekonomik ankues Jehona sh.p.k., si dhe ekspertin shqyrtues të bëjnë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit. OSHP organizon seancë dëgjimore në lidhje me këtë aktivitet prokurimi dhe pas kësaj seance. Paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve në ekspertizën e ekspertes shqyrtuese, argumenteve të Operatorit Ekonomik ankues, deklaratës së përfaqësuesit të Autoritetit Kontraktues vendos që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në ri-vlerësim. Gjithashtu gjatë muajit shtator të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës në lidhje me aktivitetin e prokurimit Asfaltimi i Ndërtimi i kanalizimit fekal në Budisalcë, faza e dytë dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-vlerësim69.

67Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendim. PSH Nr. 271/16. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/271-16vendimkk-kline_1.PDF 68Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Ligji Nr. 05/L-092 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/LIGJI_NR._05_.pdf 69Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendim. PSH Nr. 272/16. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/272-16vendim-kk-kline_1.PDF

Page 58: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

57

Në kuadër të zhvillimit të proceseve tenderuese të këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP me datë 02 shtator 2016, ka pranuar ankesë nga Operatori Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga Mirusha Company. Operatori Ekonomik ankues Mirusha Company gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Autoriteti Kontraktues, përkatësisht Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 62 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 05/L-092, neni 62 ka të bëjë me Përfundimi i Aktivitetit të Prokurimit70. Në bazë të raportit të ekspertizës i dorëzuar me 13 shtator 2016, eksperti shqyrtues i kësaj lënde i ka rekomanduar panelit shqyrtues të OSHP-së që ankesa e Operatorit Ekonomik ankues Mirusha Company të aprovohet si e bazuar, të anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues si i pa-bazuar sepse ky vendim bie ndesh me nenin 62 të LPP dhe rekomandimi final i ekspertit shqyrtues drejtuar panelit shqyrtues të OSHP-së është që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim. Pas kësaj faze, paneli shqyrtues i OSHP-së i njofton palët me rekomandimet e ekspertit shqyrtues me ç’rast Autoriteti Kontraktues nuk pajtohet me rekomandimin e ekspertit shqyrtues, ndërsa Operatori Ekonomik ankues Mirusha Company pajtohet. Bazuar në procedurat e parapara me Ligjin e prokurimit paneli shqyrtues i OSHP-së ka vendosur që të ketë seancë shqyrtuese ku te gjitha palët duke përfshirë AK Komunën e Klinës, Operatorin Ekonomik ankues Mirusha Company, si dhe ekspertin shqyrtues të bëjnë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit. OSHP me 27 shtator 2016 organizon seancë dëgjimore në lidhje me këtë aktivitet prokurimi dhe pas kësaj seance, paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve në ekspertizën e ekspertit shqyrtues, argumenteve të Operatorit Ekonomik ankues, deklaratës së përfaqësuesit të Autoritetit Kontraktues vendos që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në ri-vlerësim. Në nëntor të vitit 2016, paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka marrë vendim për anulimin e njoftimit të dhënies së kontratës nga ana e Komunës së Klinës së shpallur me datën 05 gusht 2016 në lidhje me aktivitetin e prokurimit Furnizim me aparat gjeodezik- GPS dhe këtë aktivitet ta kthej në ri-tenderim71. Në kuadër të zhvillimit të proceseve tenderuese të këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP, ka pranuar ankesë nga Operatori Ekonomik ofertues në këtë procedurë të prokurimit, përkatësisht nga DWH Kosova sh.p.k. Operatori Ekonomik ankues DWH Kosova sh.p.k gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar së gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit Autoriteti Kontraktues, përkatësisht Komuna e Klinës nuk ka respektuar nenet 1 dhe 7 të Ligjit për Prokurim Publik. Sipas Ligjit për Prokurim Publik – Nr. 05/L-092, neni 1 ka të bëjë me Qëllimin ndërsa neni 7 ka të bëjë me Barazinë në Trajtim/Jo-Diskriminimin72.

70Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Ligji Nr. 05/L-092 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/LIGJI_NR._05_.pdf 71Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Vendim. PSH Nr. 376/16. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/376-16vendim_1.PDF 72Organi Shqyrtues i Prokurimit (2016). Ligji Nr. 05/L-092 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/LIGJI_NR._05_.pdf

Page 59: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

58

Duke pas parasysh se ankesa është bërë në afatin e caktuar me ligj, OSHP vendos që kjo ankesë është e bazuar dhe me datën 03 nëntor 2016 autorizon eksperten shqyrtuese për të bërë shqyrtimin e vlefshmërisë së të gjitha pretendimeve të palës ankuese, përkatësisht OE DWH-Kosova sh.p.k. Ekspertja shqyrtuese dhe teknike në raportin e saj të dorëzuar me 14 nëntor 2016, i rekomandon panelit shqyrtues të OSHP-së që ankesën e DWH-Kosova sh.p.k. ta aprovojë si pjesërisht të bazuar, ndërsa të anulojë vendimin e Autoritetit Kontraktues për njoftimin e dhënies së kontratës të shpallur me 14 tetor 2016 dhe lënda e këtij aktiviteti të prokurimit të kthehet në ri-vlerësim. Pas kësaj faze, paneli shqyrtues i OSHP-së i njofton palët me rekomandimet e ekspertit shqyrtues, me ç’rast Autoriteti Kontraktues nuk pajtohet me rekomandimin e ekspertit shqyrtues, ndërsa Operatori Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k pajtohet pjesërisht më rekomandimin e ekspertit shqyrtues. Bazuar në procedurat e parapara me Ligjin e prokurimit paneli shqyrtues i OSHP-së ka vendosur që të ketë seancë shqyrtuese ku të gjitha palët duke përfshirë AK Komunën e Klinës, Operatorin Ekonomik ankues DWH-Kosova sh.p.k, si dhe ekspertin shqyrtues të bëjnë kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për procedurën e prokurimit. OSHP me 16 nëntor 2016 organizon seancë dëgjimore në lidhje me këtë aktivitet prokurimi dhe pas kësaj seance, paneli shqyrtues i OSHP-së pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve nga eksperti shqyrtues, Operatorit Ekonomik ankues, deklaratës së Autoritetit Kontraktues dhe se në këtë procedurë prokurimi nuk ka pasur operator të përgjegjshëm vendos që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në ri-tenderim.

Viti 2017 Në mars të vitit 2017, paneli shqyrtues i Prokurimit Publik ka marrë vendim për anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës nga ana e autoritetit kontraktues të Komunës së Klinës të shpallur me datë 17 nëntor 2016 në lidhje me aktivitetin e prokurimit “Servisimi-mirëmbajtja e aparaturave kundër zjarrit” dhe ta kthejë lëndën në ri-tenderim nëse autoritetit kontraktues ka ende interes në zhvillimin e këtij aktiviteti të prokurimit, duke bërë përmirësimet në dosjen e tenderit në mënyrë që të ofrojë pjesëmarrje më të gjerë operatorëve ekonomikë73. Në kuadër të zhvillimit të proceseve tenderuese të këtij aktiviteti të prokurimit, OSHP ka pranuar ankesën nga Operatori Ekonomik “Albkos Int” e cila është cilësuar si pjesërisht e bazuar nga paneli shqyrtues i Prokurimit Publik. Operatori ekonomik ankues, “Albkos Int”, gjatë parashtrimit të ankesës ka pretenduar se autoriteti kontraktues, gjegjësisht Komuna e Klinës, gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje ligjore të nenit 1, nenit 6, nenit 7, nenit 10, nenit 59 dhe nenit 61 të Ligjit për Prokurim Publik, udhëzimit Administrativ 03/2015, Udhëzimit Administrativ 02/2015, si dhe shkelje të paragrafit 30.1 të dosjes së tenderit ku kriter për dhënie të kontratës është precizuar tenderi i përgjegjshëm, çmimi i ulët sipas kritereve: Servisim i rregullt pasha 40%, mbushja e aparateve 30%, pjesët dhe furnizimi 30%.

73 Organi Shqyrtues i Prokurimit (2017). Vendim. PSH nr. 42/17 url.: http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2017/42-17-njoftim_1.PDF

Page 60: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

59

Organi shqyrtues i Prokurimit Publik pas pranimit të ankesës nga Operatori Ekonomik autorizon eksperten shqyrtuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore, gjegjësisht Operatorit Ekonomik “Albkos Int” në këtë rast. Ekspertja shqyrtuese i propozon panelit shqyrtues të Prokurimit Publik që ankesën e operatorit publik ta aprovojë si të bazuar, që autoriteti kontraktues ta anulojë njoftimin për dhënie të kontratës, dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Operatori ekonomik me këtë rast pajtohet me raportin nga ekspertja shqyrtuese, kurse autoriteti kontraktues, me datë 02 mars 2017, njofton panelin shqyrtues se nuk pajtohet në disa aspekte. Sipas autoritetit kontraktues “nëse procedura ka pasur devijime në përgatitje të kritereve ajo tani më nuk mund të rivlerësohet, pasi një rivlerësim eventual nuk jep rezultate të tjera.” Paneli shqyrtues i Prokurimit Publik, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve të cekura në ekspertizën e ekspertit shqyrtues, shqyrtimit të pikave pretenduese të operatorit ekonomik ankues, parashtresës së operatorit ekonomik ankues të datës 28 shkurt 2017, parashtresës së autoritetit kontraktues të datës 02 mars 2017, konstaton se edhe sikur lënda të kthehej në rivlerësim rezultati përfundimtar do të jetë i njëjtë për faktin se autoritetit kontraktues gjatë hartimit të kërkesave të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit me titull: “Servisimi-mirëmbajtja e aparaturave kundër zjarrit”, me numër 634/16/073/221 nuk ka respektuar nenin 27 të Ligjit për Prokurim Publik.

Page 61: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

60

Rekomandime

1. Komuna e Klinës duhet të fillojë sa më parë përgatitjet dhe përdorimin e prokurimit elektronik në zhvillimin e procedurave të prokurimit.

2. OJQ KOHA rekomandon që duke pasur parasysh volumin e punëve në zyrën e

prokurimit të kësaj komune, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, parandalimin e parregullsive dhe zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik duhet që Komuna e Klinës, Kuvendi Komunal i Klinës dhe Institucionet e nivelit Qendror siç janë Qeveria dhe Kuvendi të vendosin për rritjen e numrit të stafit që do të angazhohen në zyrën e prokurimit të kësaj komune.

3. Komuna e Klinës, përkatësisht zyra e prokurimit duhet të hartojë dhe zbatojë “listën e zezë”, e cila do të përfshinte operator ekonomikë të cilët kanë qenë të papërgjegjshëm në realizimin e kontratave.

4. OJQ KOHA rekomandon që të gjitha institucioneve tjera që kanë përgjegjësi në bazë të ligjit të prokurimit (KRPP, OSHP, AQP), që të jenë më të vëmendshme sa i përket procedurave të prokurimit të realizuara në Komunën e Klinës në mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave.

5. Ekzekutivi i Komunës së Klinës duhet të jetë garantues i respektimit të te gjitha parimeve bazë të ligjit të prokurimit siç janë: lejim i konkurrencës së plotë dhe të drejtë në proceset tenderuese; zhvillimin e procedurave duke qenë të hapur dhe transparent ndaj palëve të interesuara dhe publikut; shmangie të konfliktit të interesit dhe korrupsionit si dhe trajtim të barabartë dhe jo-diskriminues për të gjithë operatorët ekonomik.

6. OJQ KOHA i rekomandon Kuvendit Komunal të Klinës që të rrisë mbikëqyrjen ndaj shpenzimit të parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Zyra e Prokurimit dhe të jetë garantuese e integritetit, efikasitetit, pavarësisë dhe profesionalizimit të kësaj zyre në zbatimin e funksioneve ligjore e publike që ka.

Page 62: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

61

HULUMTIMI NË TERREN Gjatë projektit është zhvilluar edhe një hulumtim në terren i cili në përgjithësi ka pasur për qëllim matjen e njohurive të qytetarëve të territorit të Komunës së Klinës mbi politikat publike, ligjet dhe rregulloret, debatet publike, planifikimin e investimeve kapitale, raportimet financiare nga Komuna e Klinës, si dhe transparencën74. Në hulumtim kanë qenë të përfshirë 251 persona të cilët, për të pasur një pasqyrë sa më të qartë të shpërndarjes së informacionit nga organet e Komunës së Klinës, janë ndarë në të intervistuar në zona urbane dhe rurale, si dhe janë paraqitur të dhëna të përgjithshme të përgjigjeve të këtyre personave. Gjatë hulumtimit është vërejtur një mungesë e madhe e njohurive nga ana e qytetarëve mbi politikat publike, ligjet, rregulloret Komunale, investimet kapitale me kosto të lartë, si dhe këshillimin e organeve Komunale me të njëjtit qytetarë.

74 Hulumtimi është zhvilluar përmes kampionëve rastësorë në territorin e Komunës së Klinës. Personat e intervistuar kanë qenë banorë të Komunës së Klinës mbi moshën 18 vjeçare të cilët janë intervistuar pa dallim gjinie, race, besimi apo profesioni.

Page 63: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

62

Page 64: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

63

Page 65: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

64

Page 66: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

65

PARAQITJA E KËRKESAVE PËR QASJE NË DOKUMENTET PUBLIKE

OJQ KOHA gjatë periudhës Shtator 2016 – Korrik 2017 ka paraqitur një total prej 88 kërkesa për qasje në dokumente publike. Numri i kërkesave prej 84 (95.45%) i janë paraqitur organeve të Komunës së Klinës, kurse 4 (4.55%) autoriteteve qendrore dhe gjykatave. Nga ky numër, 28 kërkesa janë përsëritur për organet e Komunës së Klinës, kurse 3 kërkesa për qasje në dokumentet publike janë përsëritur për organet qendrore dhe gjykatat. Komuna e Klinës ka kthyer 20 përgjigje në kohë dhe 47 pas afateve kohore të parapara me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike, kurse organet qendrore dhe gjykatat kanë kthyer vetëm një përgjigje me kohë. Totali i kërkesave pa përgjigje nga ana e Komunës së Klinës ka qenë 16, kurse niveli qendror dhe gjykatat nuk janë përgjigjur në 3 kërkesa.

Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

13 5 3 8 2

Drejtoria e Administratës: Zyra e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

16 2 3 8 5

Drejtoria e Shëndetësisë: QKMF, QMF-të dhe AMF-të

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

12 4 1 7 3

Drejtoria e Urbanizmi dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

17 7 11 2 4

Zyra Komunale e Prokurimit

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

6 2 0 6 0

Zyra e Kryetarit të Komunës

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

20 8 2 16 2

Autoritetet Qendrore dhe Gjykatat

Kërkesa të paraqitura

Kërkesa të përsëritura

Përgjigje në kohë Përgjigje pas kohës

Pa përgjigje

4 3 1 0 3

Page 67: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

66

Page 68: RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E ... · PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE 2016 - 2017. RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS

PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE: 2016-2017

67

RAPORT I MONITORIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PASQYRA E MENAXHIMIT TË PARASË PUBLIKE

2016 - 2017