Upload
others
View
9
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
shoqërinë civile
Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave
RAPORT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË SË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE
DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2014-2017
JANAR-DHJETOR 2015
Tiranë, Mars 2016
ii
PASQYRA E LËNDËS
HYRJE ....................................................................................................................................... 1
I. NDJEKJA PENALE .......................................................................................................... 3
Ngritja e kapaciteteve ............................................................................................................ 7
II. Mbrojtja dhe Asistenca ndaj viktimave të trafikimit ....................................................... 13
FUNKSIONIMI I MKR-së .................................................................................................. 15
IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË
TRAFIKIMIT ...................................................................................................................... 16
KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË
MUNDSHME ...................................................................................................................... 24
MBËSHTETJA E VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT ..... 25
MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE/JOSHTËTËRORE PËR QENDRAT
PUBLIKE dhe JOPUBLIKE................................................................................................ 25
SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT ........... 28
III. PARANDALIMI........................................................................................................... 40
Përmirësimi i Kuadrit institucional ..................................................................................... 40
Përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor ........................................................................... 45
Ndërgjegjësimi mbi trafikimin e personave ......................................................................... 47
Edukimi ................................................................................................................................ 58
PËRKUJDESI SHËNDETËSOR......................................................................................... 58
Regjistrimi............................................................................................................................ 58
Kryerja e kërkimit dhe mbledhja e të dhënave .................................................................... 62
IV. KOORDINIMI .............................................................................................................. 64
KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT .................................. 65
KOORDINIMI DHE FUQIZIMI I PARTNERITETEVE, VEÇANËRISHT ME
SHOQËRINË CIVILE ......................................................................................................... 73
KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR .............. 74
ANEKS 1 ................................................................................................................................. 80
Analizë mbi Veprimtarinë e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT) për vitin 2015 ...... 80
ANEKS 2 ............................................................................................................................... 109
Buletini Special .................................................................................................................. 109
1
HYRJE
Trafikimi i qenieve njerëzore, trajtohet sot si një nga problemet prioritare të shoqërisë. Në
instrumentet e ndryshme ndërkombëtare, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si “Një
shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore”.
Referuar të dhënave të përditësuara në sistemin SIVET i cili administrohet nga Autoriteti
Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur,
shqiptar apo të huaj) rezulton të jetë 109 VT/VMT, nga të cilët 38 VT dhe 71 VMT, 22
meshkuj dhe 87 femra, 61 të rritur dhe 48 fëmijë, 104 shqiptarë dhe 4 të huaj (2
britanikë, 1 filipinez dhe 1 kosovar). Nisur nga statistikat krahasimore të vitit të kaluar,
vërehet një rritje e numrit të meshkujve të trafikuar (nga 17 vitin e kaluar në 22 këtë vit).
Gjithashtu, shihet që numri më i madh i VT/VMT është nga Qarku Elbasan 24 VT/VMT i
ndjekur nga pas nga Qarku Tiranë me 18 VT/VMT dhe Qarku Berat me 12 VT/VMT. Një
numër të limituar ka Qarku Vlorë, Fier, Durrës, Dibër dhe Shkodër. Ndërsa Qarku
Gjirokastër vijon të mbetet qarku me asnjë VT/VMT edhe për këtë periudhë raportimi. Për
sa i takon arsimimit 6 VT/VMT janë me arsim të lartë, 17 VT/VMT me arsim të mesëm dhe
pjesa tjetër me arsim të ulët ose pa arsim (21). Lidhur me format e shfrytëzimit nga numri i
përgjithshëm 47 VT/VMT janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe pjesa tjetër për punë të
detyruar dhe lypësi.
Po kështu, nga numri i përgjithshëm i VT/VMT vijon të jetë më i madh numri i femrave.
Trafikimi i femrave shfaqet në dy mënyra: si trafikim i brendshëm ku viktimat janë trafikuar
nga njëri qytet në tjetrin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, por shfaqet edhe si
trafikim i jashtëm ku viktimat e trafikimit janë dërguar për tu shfrytëzuar për prostitucion
jashtë shtetit.
Rastet e referuara për “Trafikimin e të miturve”, kanë të bëjnë me shfrytëzim për
prostitucion të shtetasve të mitur, por më së shumti me shfrytëzimin e tyre për lypje në
Kosovë dhe Greqi. Në pjesën më të madhe të rasteve të miturit që shfrytëzohen për lypje,
detyrohen ta bëjnë këtë nga vetë familjarët e tyre. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve e
përbëjnë njerëz nga komuniteti rom.
Gjithashtu, për periudhën raportuese, konstatohet një rritje e identifikimit të numrit të
VT/VMT nga strukturat shtetërore janë identifikuar dhe referuar 80 VT/VMT dhe 27
VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga strukturat joshtetërore dhe 2 VT/VMT janë
vetëidentifikuar.
Nisur nga informacionet e regjistruara nga strukturat ligjzbatuese, për vitin 2014 dhe 2015,
rezulton se disa nga linjat e trafikimit dhe mënyrat e rekrutimit janë:
Linja të trafikimit:
1. Shqipëri- Belgjikë-Angli
2. Shqipëri-Angli-Norvegji
3. Shqipëri-Itali-Hollandë
4. Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Zvicër
5. Shqipëri-Mal i Zi-Itali/Belgjikë/Gjermani
6. Shqipëri-Greqi- Itali- Francë- Hollandë- Angli.
2
Mënyrat e rekrutimit:
1. Kryesisht përzgjidhen vajza të moshës 18-25 vjec, janë vajza me prindër të
divorcuar, pa mbështetje të tyre apo në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore.
2. Në fillim krijojnë lidhje intime me trafikantët dhe më pas me anë të mashtrimit dhe
shtrëngimit shfrytëzohen për prostitucion.
3. Rrjetet sociale si FaceBook duke i ofruar fejesë/martesë apo duke i premtuar punë
dhe një jetë më të mire.
4. Oferta pune për balerina në lokale në vendin tonë si dhe jashtë shtetit si kryesisht
Kosovë dhe Maqedoni.
5. Nëpërmjet telefonit apo njohjes nga persona të tjerë, gjithashtu trafikantët shkojnë në
familjet e vajzave duke përdorur si justifikim martesën dhe duke u prezantuar si
dhëndri dhe familjarë të tij.
Gjatë punës së saj, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve
Njerëzore ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka gjetur një mbështetje të vazhdueshme tek të
gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këtu duhet të
përmendim të gjitha strukturat zbatuese të ligjit siç janë: policia, prokuroria, shërbimi social,
shërbimi diplomatik dhe konsullor etj. Një kontribut të veçantë në luftën kundër trafikimit të
qenieve njerëzore, dhe sidomos në parandalimin e këtij fenomeni kanë dhënë edhe OJF-të
vendase dhe të huaja që ofrojnë shërbime rehabilituese apo parandaluese për antitrafikimin
në Shqipëri.
Gjatë kësaj periudhe është punuar më tepër në drejtim të rritjes së efikasitetit të punës,
profesionalizmit dhe rritjes së bashkëpunimit të strukturave ligjore dhe specialistëve, midis
tyre dhe aktorëve të tjerë për procesin e hetimit, sigurimit të provave me qëllim dënimin e
autorëve dhe mbrojtjen e viktimave të trafikim.
Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave, në këtë
raport pasqyron masat dhe përpjekjet e bëra gjatë vitit 2015, në lidhje me përmirësimin e
kuadrit ligjor në fushën e luftës kundër trafikimit të personave, rritjen dhe ngritjen e
kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit të angazhuara në luftën kundër trafikimit të
personave, mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi, luftën kundër korrupsionit në
radhët e zbatuesve të ligjit, bashkëpunimin brenda dhe jashtë vendit, mbledhjen e të dhënave
statistikore në lidhje me evidentimin, hetimin dhe gjykimin e veprave penale të trafikimit të
personave, etj.
Veç të tjerave, në këtë kapitull do të gjeni të dhëna statistikore për rastet e identifikuara,
hetuara dhe gjykuara gjatë vitit 2015. Gjithashtu, do të njiheni edhe me zhvillime të tjera që
kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit, trajnimet e
zhvilluara gjatë kësaj periudhe, nivelin e bashkëpunimit midis agjencive si brenda dhe jashtë
vendit, luftën kundër korrupsionit, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe së fundi disa
rekomandime për periudhën në vijim. Viti 2015 shënon një periudhë, gjatë së cilës janë
ndërmarrë masa të rëndësishme në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në
veçanti në drejtim të goditjes së fenomenit nëpërmjet rritjes së identifikimit të rasteve të
trafikimit, si dhe zhvillimit të hetimeve dhe gjykimeve profesionale. Theksojmë se numri i
madh i rasteve të evidentuara ka ardhur si rezultat i rritjes së forcës goditëse dhe
profesionalizmit të strukturave të zbatimit të ligjit dhe si pasojë e rritjes së vëmendjes së
strukturave drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së
Shtetit për luftën ndaj trafikimit në njerëz.
3
Ndër zhvillimet më të rëndësishme për periudhën janar – dhjetor 2015 do të veçonim:
I. NDJEKJA PENALE
1. TË DHËNAT NË LIDHJE ME HETIMIN DHE GJYKIMIN (INFORMACION NGA POLICIA, SHÇBA,
PROKURORIA DHE SISTEMI GJYQËSOR)
Policia:
Policia e Shtetit, për vitin 2015, ka evidentuar 80 vepra penale për Trafikimin në Persona:
17 çështje për “Trafikimi i të miturve” neni 128/b i Kodit Penal;
63 çështje për “Trafikimi i personave të rritur” neni 110/a i Kodit Penal.
Vepra Penale
Evident
uar Autor Arrestuar Në gjendje të lirë Larguar Ndaluar
Trafikimi i të
miturve 17 23 5 11 3 4
Trafikimi i
personave të rritur 63 67 10 33 13 11
Gjithsej 80 90 15 44 16 15
Policia e Shtetit ka referuar gjithsej 104 vepra penale që kanë lidhje me fushën e Trafikimit
në Persona:
23 çështje për “Mbajtje e lokaleve për prostitucion” neni 115 i Kodit Penal;
81 çështje për “Shfrytëzim prostitucioni” neni 114/a i Kodit Penal.
Vepra Penale Evidentuar Autor Arrestuar Në gjendje të lirë Larguar Ndaluar
Mbajtje e
lokaleve për
prostitucion 23 32 12 15 1 4
Shfrytëzim
prostitucioni 81 96 27 41 12 16
Total 104 128 39 56 13 20
Konstatohet një vlerësim më serioz i situatës operative në drejtim të trafiqeve të paligjshme,
si për grumbullimin e ndjekjen e informacioneve, ashtu edhe bashkëpunimit me organet e
drejtësisë për dokumentimin ligjor dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre veprave
penale.
Operacionet policore të kryera gjatë vitit 2015:
Për goditjen e veprës penale të trafikimit të personave gjatë vitit 2015 janë realizuar 6
operacione duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e trafiqeve te paligjshme. Gjatë
këtyre operacioneve janë evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme 32 autorë, prej të
cilëve 25 shtetas janë arrestuar. Ndër operacionet me të spikatura përmendim:
4
“Modelja” – 5 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të të miturve, neni 128/b
i K.P.
“Tallava” – 4 persona të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, neni 114 i K.P.
“Diva” – 4 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të personave të rritur neni
110/a i K.P.
“Shatërvani” - 4 persona të arrestuar, 7 ndiqen në gjendje të lirë për shfrytëzim
prostitucioni, neni 114 i K.P.
“Natyra” - 5 persona të arrestuar, për shfrytëzim prostitucioni, neni 114 i K.P.
“Balerina” – 3 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të personave të rritur,
neni 110/a i K.P.
Operacionet ndërkombtare:
Gjate viti 2015, nga strukturat qendrore kundër trafiqeve të paligjshme janë kryer 2
operacione në bashkëpunim me partneret tanë ndërkombëtare, “Alba Nostra” dhe
“Balcania”, me një numër të konsiderueshëm personash të arrestuar si brenda dhe jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat:
Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2015, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka
vazhduar përpjekjet për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e hetimit në zbulimin dhe goditjen e
rasteve të përfshirjes apo favorizimit të trafikut të personave nga punonjës policie.
Konkretisht gjatë kësaj periudhe nga ana jonë janë iniciuar dhe kallëzuar 5 (pesë) raste të
favorizimit nga ana e punonjësve të policisë të trafikut të qenieve njerëzore. Të 5 (pestë)
rastet janë të regjistruara si procedime penale nga organi i prokurorisë dhe janë në fazën e
hetimit.
Gjatë periudhës analizuese nuk ka pasur raste të denoncimit nëpërmjet linjës së gjelbër apo
formave të tjera të denoncimit për përfshirje të punonjësve të policisë apo favorizimit prej
tyre të trafikut të qenieve njerëzore.
Prokuroria për Krime të Rënda:
Në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë, gjatë vitit 2015 ka funksionuar seksioni i
posaçëm për hetimin e çështjeve penale që lidhen me trafikimin e personave, seksion ky i
përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të Policisë Gjyqësore. Një oficer i policisë
gjyqësore ka luajtur rolin e koordinatorit mes prokurorisë së Krimeve të Rënda, Qendrave
pritëse të Viktimave të Trafikimit dhe Policisë së Shtetit. Një vëmendje të posaçme i është
kushtuar të drejtave të viktimës së trafikimit, ku janë marrë parasysh elementët që kanë të
bëjnë me krijimin e kushteve të përshtatshme për marrjen në pyetje të viktimës së trafikimit,
duke siguruar praninë e punonjësit social apo psikologut, akomodimin e viktimës së
trafikimit në qendrat pritëse etj.
Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë për Krime të Rënda për vitin 2015, rezulton se
numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 110/a i Kodit
Penal, Trafikimi i personave të rritur është 38, dhe numri i të pandehurve dhe personave
nën hetim të regjistruar për këtë periudhë është 16. Janë dërguar për gjykim 8 procedime
5
penale me 13 të pandehur dhe janë dënuar 7 të pandehur për veprën penale të trafikimit të
personave të rritur.
Lidhur me nenin 128/b të Kodit Penal, Trafikimi i të miturve, për vitin 2015, numri i
procedimeve të regjistruara është 14 dhe numri i të pandehurve dhe personave nën hetim të
regjistruar është 8. Gjatë këtij viti i është dërguar gjyqit 1 procedim penal me 1 të pandehur
dhe janë dënuar 5 të pandehur për veprën penale të trafikimit të të miturve.
Në mënyrë të detajuar këto të dhëna paraqiten në tabelën e mëposhtme:
Nenet
Regjistruar Dërguar gjyqit
Dënuar Procedime
Të
pandehur
dhe persona
nën hetim
Çështje Të pandehur
110/a -
“Trafikimi i
personave të rritur”
38 16 8 13 7
128/b -
“Trafikimi i të
miturve”
14 8 1 1 5
Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda:
Nenet e Kodit Penal
Nr. i të
pand. të
dënuar
Masat e dënimit në GJKR
Shkalla e Parë Apel
Neni 110/a/2 - Trafikimi i
personave të rritur 1 11 vjet
11 vjet
1 6 vjet e 8 muaj 6 vjet e 8 muaj
1 I pafajshëm
I pafajshëm
Neni 110/a/4 - Trafikimi i
personave të rritur 1 14 vjet
14 vjet
1
10 vjet e 8 muaj
10 vjet e 8 muaj
1 6 vjet
6 vjet
Neni 114/b/1 – Shfrytëzim
prostitucioni
1
6 vjet
6 vjet
6
Neni 128/b/1 – Trafikimi i të
miturve
1
7 vjet
7 vjet
Neni 128/b/3 – Trafikimi i të
miturve
2
17 vjet secili
17 vjet secili
1
20 vjet
20 vjet
1
15 vjet
15 vjet
3 çështje janë mbartur nga viti 2014, nga të cilat:
Dy çështje: me 2 të dënuar për nenin 110/a/4 - “Trafikimi i personave të rritur”; 1 i
dënuar - Neni 110/a/4 - “Trafikimi i personave të rritur” dhe Neni 128/b/3 –
Trafikimi i të miturve.
Një çështje: me 1 të dënuar për “Trafikimi i personave të rritur” – Neni 110/a/2 dhe
278/4- “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.
Në mënyrë të detajuar jepen në tabelën e mëposhtme:
Nenet e Kodit Penal
Nr. i të
pandehurmve
të dënuar
Masat e dënimit në
GJKR
Shkalla e
Parë
Apel
Neni 110/a/2 - Trafikimi i personave të
rritur 1 11 vjet 11 vjet
Neni 110/a/4 - Trafikimi i personave të
rritur
1 10 vjet 10 vjet
1 10 vjet 5 years
Neni 110/a/4 - Trafikimi i personave të
rritur + Neni 128/b/3–Trafikimi i të
miturve
1
12 vjet
12 vjet
Gjykata e Lartë:
7
Të dhënat statistikore të Gjykatës së Lartë, mbi numrin e çështjeve të reja të paraqitura,
dosjet gjyqësore të mbartura dhe mënyra e përfundimit për veprat penale lidhur me
trafikimin e qenieve njerëzore, në mënyrë të detajuar jepen në tabelën e mëposhtme:
Nr. Nenet e Kodit Penal Çështje të
ardhura të
reja gjatë
2015
Çështje të
mbartura
nga 2014
Informacion
mbi çështjen
Çështje në
pritje për
gjykim
1. Neni 110/a - Trafikimi
i personave të rritur
4 0 - 4
2. Neni 128/b –
Trafikimi i të miturve
4 0 - 4
3. Neni 114/b –
Trafikimi i femrave
1 3 Janë gjykuar
2 çështje
(Është
vendosur
mospranim
rekursi)
Janë në pritje
për gjykim 2
çështje
NGRITJA E KAPACITETEVE
Gjatë vitit 2015 nga ana e Policisë, në bashkëpunim me ZKKA, Prokurorinë dhe shoqërinë
civile (OJF dhe ON) janë zhvilluar disa trajnime:
Trajnime, seminare konferenca te zhvilluara gjate vitit 2015, nga specialistet e
Sektorit për Trafikun e Paligjshëm:
Nr. Titulli i Trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku
u zhvillua
Pjesëmarrë
s nga
SKTP
Donatore (nëse ka)
Ose bashkëpunim
1 Bashkepunimi nderkufitar ne
identifikimin dhe hetimin e
rasteve te trafikimit dhe
kondrabandimit te qenieve
njerzore.
04-
06.03.2015
Hotel
Tirana
4
perfaqsues
nga SKTP
IOM
2 Përmirësimi i identifikimit të
viktimave të trafikimit, në
Kazakistan
11.03.2015 ASTANA
Kazakista
n
1përfaqësu
es nga
SKTP
IOM, UNDP dhe
EIDHR
3 Planveprimi per rintegrimin e
viktimave te trafikimit
11,18, 24-
03.2015
Hotel
Tirana
1
përfaqësue
s nga
SKTP
IOM, UNDP dhe
EIDHR
4 Lufta kunder dhunes se
femijeve ne Shqiperi.
26.03.2015 Hotel
Tirana
1
përfaqësue
s nga
SKTP
ASHMDF dhe
Keshilli i Europes
5 Perdorimi i grupeve te
perbashketa hetimore (JIT),
24-
26.03.2015
Hotel
Sheraton
14
përfaqësue
M.P.B.Slloveni dhe
Z.K.K.A.Shqiperi
8
ne luften kunder trafikimit te
qenieve njerzore ne Ballkanin
Perendimore dhe ne nivel
lokal.
s nga
SKTP
6 Lufta kunder trafikimit te
femrave per prostitucion.
Proçedurat e trafikimit te
qenieve njerzore.
06-
08.04.2015
Qendra e
Formimit
Policor
20
përfaqësue
s nga
SKTP
Sektori per
Trafiqet e
Paligjshme.
7 Tema e trajnimit “Permirsimi
i zbatimit te Mekanizmit
Kombetare te Referimit per
Identifikimin dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”
28.04.2015 Shkoder 5
përfaqësue
s nga
SKTP
OSBE
8 Tema e trajnimit “Permirsimi
i zbatimit te Mekanizmit
Kombetare te Referimit per
Identifikimin dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”
15.05.2015 Kukes Nuk eshte
plotsuar
akoma 4
OSBE
9 Tema e trajnimit “Permirsimi
i zbatimit te Mekanizmit
Kombetare te Referimit per
Identifikimin dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”
27.05.2015 Diber Nuk eshte
plotsuar
akoma 5
OSBE
10 Tema e trajnimit “Permirsimi
i zbatimit te Mekanizmit
Kombetare te Referimit per
Identifikimin dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”
04.06.2015 Lezhe Nuk eshte
plotsuar
akoma 5
OSBE
11 Tema e trajnimit “Permirsimi
i zbatimit te Mekanizmit
Kombetare te Referimit per
Identifikimin dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”
11.06.2015 Elbasan Nuk eshte
plotsuar
akoma 5
OSBE
12 Pjesmarrja ne koferencen
permbyllese per projektin e
20-
22.05.2015
Slloveni 2
përfaqësue
Keshilli i Evropes
dhe Kordinatori
9
perdorimit te grupeve
hetimore te perbashketa
kunder trafikimit te qenieve
njerzore, ne ballkanin
perendimore, ne nivel lokal.
s nga
SKTP
kombetare Slloven.
13 Pjesnmarrja në takimin e 22
të Task Foces Mirazh kunder
trafikimit te personave dhe
kalimit te paligjshem te
kufijve.
18.06.2015 Bukuresht
/Rumani
2
përfaqësue
s nga
SKTP
SELEC
14 Pjesnmarrja në takimin
Rajonal të Grupeve të Punës
të Projektit IPA 2013- Lufta
kundër krimit të Organizuar
në Drejtësinë penale ku morën
pjesë specialistë nga Policia e
Shtetit.
15-
16.07.2015
Podgoricë/
Mali i Zi
1
përfaqësue
s nga
SKTP
IPA
15 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Sherbimi Informativ
ne Lufte Kunder Krimit te
Organizuar”. TADOC.
03-
07.08.2015
Ankara/T
urqi
13
përfaqësue
s nga
SKTP
TIKA
16 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Për aftesimi mbi linjen
kombetare falas 116 006 dhe
diskutime mbi vlersimin e te
dhenave”.
23-
25.09.2015
D.P.SHteti
t Tirane
3
përfaqësue
s nga
SKTP
POLARIS
17 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
22.09.2015 D.P.Q.Fie
r
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
18 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
28.09.2015 D.P.Q.
Vlore
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
19 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
06.10.2015 D.P.Q.Ber
at
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
10
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
20 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
13.10.2015 D.P.Q.
Korçe
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
21 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
26.10.2015 D.P.Q.
Tirane
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
22 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
21.10.2015 D.P.Q.
Gjirokaste
r
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
23 Pjesnmarrja në trajnimin me
teme: “Permirsimi i zbatimit
te Mekanizmit Kombetare te
Referimit per Identifikimin
dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave te
Mundshme te Trafikimit, ne
perputhje me Proçedurat
Standarte te Veprimit”.
23.10.2015 D.P.Q.
Durres
5
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik
24 Pjesmarrja ne koference per
projektin e perdorimit te
grupeve hetimore te
perbashketa kunder trafikimit
te qenieve njerzore, ne
ballkanin perendimore, ne
nivel lokal.(Takimi i radhes).
15-
17.09.2015
Bosnje/He
rcegovine
1
përfaqësue
s nga
SKTP
Keshilli i Europes
25 Pjesmarrja ne trajnimin me
teme” Teknikat e hetimit te
veprave penale te trafikimit te
personave”.
21-
22.09.2015
Akademia
e Sigurise
33
përfaqësue
s nga
SKTP
D.Antitrafik dhe
ICMPD
11
26 Pjesmarrja ne Samitin me
teme “Lidhjet e krimit te
organizuar ne ballkanin
perëndimor”.
19-
22.10.2015
Budapest/
Hungari
1
përfaqësue
s nga
SKTP
Policia Hungareze
27 Pjesmarrja ne takimin rajonal
te grupeve te punes per
projektin IPA 2013, “Lufta
kunder krimit te organizuar
ne drejtesine penale”.
29-
30.09.2015
Zagreb/Kr
oaci
1
përfaqësue
s nga
SKTP
IPA
28 Pjesmarrja ne takimin rajonal
te grupeve te punes per
projektin IPA 2013, “lufta
kunder krimit te organizuar
ne drejtesine penale”.
03-
04.12.2015
Shkup/Ma
qedoni
1
përfaqësue
s nga
SKTP
IPA
Për sa i përket forcimit të kapaciteteve profesionale, Shkolla e Magjistraturës ka organizuar
disa trajnime me tematika në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ndryshimet e Kodit
Penal, trafikimi i të miturve, mbrojtja e personave të trafikuar, shfrytëzimi i të miturve për
prostitucion, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, OPGJ, kandidatë për magjistratë
etj, konkretisht për periudhën Janar-Dhjetor 2015:
Në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Studimeve për gjyqësorin në
Holandë, Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe Komitetin Holandez të Helsinkit,
në kuadër të projektit "Promovimi i një qasje te orientuar nga viktima në çështjet e
trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë", ka organizuar
në muajin janar 2015, një vizitë studimore “Qasje në rastet e trafikimit në Shqipëri
dhe Bosnjë-Hercegovinë”, ku kanë marrë pjesë 4 prokurorë.
Në muajin shkurt 2015, të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e
K.Penal. Kuptimi dhe interpretimi i normave të reja dhe të ndryshuara, sipas grup
veprave, për zbatimin e drejtë dhe efektiv të tyre. Kuptimi, interpretimi dhe zbatimi i
dispozitave të reja të K.Pr.Penale të ndryshuar. Numri i pjesëmarrësve 11.
Më 10 mars 2015, trajnim mbi ndihmën ndaj viktimave në çështjet penale. Të drejtat
dhe shërbimet për viktimat. Numri i pjesëmarrësve 14.
Më 12 mars 2015, trajnim mbi ndihmën ndaj viktimave në çështjet penale, të drejtat
dhe shërbimet për viktimat. Numri i pjesëmarrësve 10.
Më 27 mars 2015, të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e
K.Penal. Kuptimi dhe interpretimi i normave të reja dhe të ndryshuara, sipas grup
veprave, për zbatimin e drejtë dhe efektiv të tyre. Kuptimi, interpretimi dhe zbatimi i
dispozitave të reja të K.Pr.Penale të ndryshuar. Numri i pjesëmarrësve 29.
Mars 2015, trafikimi i personave dhe roli i skuadrave të përbashkëta hetimore në
hetimin e këtyre çështjeve.
Dhjetor 2015, në Rumani, trajnim mbi trafikimin e personave, kompensimi i
viktimave të trafikimit.
Në muajin prill 2015, në Strasburg, Paris, u zhvillua një trajnim me qëllim
promovimin e zbatimit të parashikimeve ligjore për mos dënimin e viktimave të
trafikimit të qenieve njerëzore.
Në 11-12 maj 2015, trajnim mbi Intervistimin e të miturve, viktima të trafikimit të
qenieve njerëzore. Numri i pjesëmarrësve 20.
12
Në 12-13 maj 2015, trajnim mbi ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të
organizuar”. Kuptimi dhe zbatimi i koncepteve të reja. Hetimi i aseteve kriminale
dhe rakordimi me hetimin e veprave penale. Jurisprudenca e Gjykatë së Lartë. Numri
i pjesëmarrësve 21.
Shtator 2015, në Bosnje Hercegovinë, trajnim mbi skuadrat e përbashkëta hetimore
në luftën kundër trafikimit të personave.
Më 8-9 tetor 2015, trajnim mbi hetimin e krimit financiar në rastet e trafikimit të
qenieve njerëzore.
Nëntor 2015, në Vjenë, Austri, trajnim mbi trafikimin e personavve.
Më 26-27 nëntor 2015, trajnim mbi dënimet alternative dhe shërbimi i provës.
Më 10-11 dhjetor 2015, Vlerësimi i interesit më të lartë të fëmijës në çështjet me
elementë të huaj. Standarded ndërkombëtare dhe përvoja vendase. Nevoja të
posaçme për mbrojtjen në gjykatë të fëmijëve viktima të dhunës në familje, të cilët
përballen me konfliktet ndërmjet prindërve, përvojat me zbatimin e urdhrave të
mbrojtjes për fëmijët, ofrimi i ndihmës psikologjike për fëmijët në gjykatë.
Trajnim i mëtejshëm për teknikat e intervistimit / si të sigurohet pjesëmarrja e
fëmijës në procedimin gjyqësor.
Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvuajtës për të miturit.
Disa drejtime në të cilat mendojmë se duhet të përqendrohet puna për periudhën në
vazhdim janë:
1. Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit dhe referimi i tyre
në mbështetje të PSV-ve, si dhe rritja e numrit të procedimeve penale të regjistruara
në këtë drejtim.
2. Rritja e bashkëpunimit me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokuroritë e
Rretheve Gjyqësore për hetimin e veprave penale dhe ndjekjen e detyra të deleguara
në lidhje me procedimet penale të regjistruara.
3. Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë me qëllim shkëmbimin e
informacionet në lidhje me veprimtarinë kriminale të ushtruar në vendet e
destinacionit ku shtetasit shqiptar janë të dëmtuar apo subjekte të veprës penale. Ky
bashkëpunim duhet të konsistojë në inicimin e hetimeve të përbashkëta dhe
regjistrimin e procedimeve penale për veprat penale objekt i punës së strukturave
antitrafik.
13
II. MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT
Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të siguruar një mbrojtje dhe asistencë të
garantuar për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit. Me mbrojtje dhe asistencë
kuptojmë të gjithë procesin e identifikimit, referimit, përfitimit të shërbimeve emergjente,
këshillimore, shëndetësore, (si për viktimat në qendra, ashtu dhe për viktimat që nuk
akomodohen në qendra rezidenciale), rehabilimit, riintegrimit, dhe monitorimit të rasteve në
vazhdimësi. Në Shqipëri viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit përfitojnë shërbime
rehabilituese dhe riintegruese, mbrojtje gjatë qëndrimit në qendra, si dhe mbrojtje të veçantë
në raste speciale.
Për të përmbushur këtë qëllim, Drejtoria e Antitrafikut vijon zbatimin me rigorozitet
Procedurat Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të
Mundshme të Trafikimit (PSV), të cilat u miratuan me VKM nr. 582, datë 27.7.2011. Zbatimi
i PSV-ve, i shoqëruar dhe me trajnimet përkatëse, ka bërë të mundur rritjen e aftësive
identifikuese të strukturave të zbatimit të ligjit, ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të
shëndetit publik, arsimor, Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe ka bërë të mundur një rritje
të dukshme të bashkëpunimit dhe partneritetit mes strukturave të lartpërmendura, ku vlen të
përmendet rritja e shpejtësisë dhe saktësisë së veprimeve në funksion të identifikimit dhe
referimit.
Gjatë periudhës janar- dhjetor 2015 janë identifikuar, referuar, mbrojtur dhe asistuar 109
viktima/viktima të mundshme trafikimi, nga 125 vt/vmt në vitin 2014, prej të cilave: 38
viktima trafikimi nga 37 vitin e kaluar dhe 71 viktima të mundshme trafikimi nga 88
vitin e kaluar; 48 fëmijë nga 62 vitin e kaluar dhe 61 të rritur nga 63 vitin e kaluar; 22
meshkuj nga 17 vitin e kaluar dhe 87 femra nga 108; 105 me kombësi shqiptare nga 123
vitin e kaluar dhe 4 të huaj nga 2 vitin e kaluar. Të dhënat në formë grafike si më poshtë:
38
71
61
4822
87
105
4
Të dhënat mbi rastet e identifikuara gjatë
vitit 2015
Viktima Trafikimi
Viktima të mundshme trafikimi
Të rritur
Të mitur
Meshkuj
Femra
Shqiptarë
Të huaj
14
Të gjitha rastet e identifikuara kanë marrë mbrojtjen dhe asistencën e nevojshme. Për këtë,
kontribut themelor, kanë dhënë qendrat rezidenciale për viktimat e trafikimit, anëtare të
Mekanizmit Kombëtar të Referimit. Një element mjaft i rëndësishëm i luftës dhe
parandalimit të trafikimit është dhe inkurajimi i viktimave të trafikimit për të dëshmuar në
procedimet penale, por asistenca dhe mbrojtja e viktimës nuk është e kushtëzuar nga
bashkëpunimi i viktimës me organet e drejtësisë.
Gjatë vitit 2015, Drejtoria e Antitrafikut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe OSBE-në,
në 12 qarqet e vendit, në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit, kanë zhvilluar
trajnime me temën “Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për
Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit”,
përkatësisht në: Shkodër, 28 prill; Kukës, 15 maj; Dibër, 27 maj; Lezhë, 4 qershor; Elbasan,
11 qershor; Fier, 22 shtator; Vlorë, 28 shtator; Berat, 6 tetor; Korçë, 13 tetor; Tiranë, 26
tetor; Gjirokastër, 21 tetor; Durrës, 21 tetor.
Përveç zbatimit të PSV-ve, gjatë periudhës raportuese ka pasur zhvillime të rëndësishme në
funksion të mbrojtjes dhe asistencës ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit:
o 109 viktima/viktima të mundshme trafikimi janë identifikuar, referuar dhe kanë
marrë shërbimet e nevojshme;
o U miratua në Kuvend ligji nr. 150/2015 "Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të
Evropës kundër trafikimit të organeve”;
o Është miratuar VKM “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë
10.2.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e
teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar ku parashikohet
dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit, në datë 26 gusht 2015;
o U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Koordinatorit
Kombëtar Antitrafik, Policisë së Shtetit dhe Caritas-it Shqiptar mbi “Fuqizimin e
strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit”. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje
është forcimi i kapaciteteve të strukturave të policisë së shtetit dhe përmirësimi i sistemit të
mbrojtjes së viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit nëpërmjet trajnimeve,
ëorkshope-ve, tryezave të rrumbullakëta dhe asistimi i viktimave/viktimave të mundshme
të trafikimit, të identifikuara në Pikën Kufitare të Muriqanit dhe Portin e Durrësit me
paketa të ndihmës emergjente.
o Në kuadër të parandalimit, mbrojtjes dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit, me
fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë, në përputhje me objektivat e Strategjisë së Luftës
kundër Trafikimit të Fëmijëve 2014-2017 dhe në koordinim me të gjitha institucionet e
përfshira shtetërore dhe joshtetërore, në nëntor 2015 u nënshkrua Memorandumi i
Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ëorld Vision “Për
intensifikimin e mëtejshëm të veprimit kundër trafikimit të personave në Shqipëri, me
fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë.”
o Ka vazhduar financimi i qendrave të Koalicionit Kombëtar të qendrave Antitrafik,
nga buxheti i shtetit;
o Në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave, u hartua Plani i
Veprimit për Riintegrimin Social – Ekonomik të Grave dhe Vajzave Viktima/Viktima të
Mundshme të Trafikimit 2015- 2017, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe riintegrimit të
grave dhe vajzave viktima/viktima të mundshme të trafikimit nëpërmjet hartimit dhe
implementimit të politikave ndërsektoriale përfshirë fushën e arsimit, punësimit,
përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, zhvillimit dhe integrimit gjinor, mbrojtjen nga
15
dhuna në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve. Ky Plan Veprimi u draftua përmes një procesi
të gjerë konsultimesh/sugjerimesh nga strukturat përgjegjëse të përfshira në të dhe u
miratua në Këshillin e Ministrave në shkurt 2016.
FUNKSIONIMI I MKR-SË
Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikimit (MKR) i
cili ve në veprim strukturat, të cilat realizojnë funksionimin e tij, pas vitit 2013 është venë në
rifunksionim të plotë, me një dinamikë dhe me rezultate konkrete. Nëpërmjet takimeve
periodike të anëtarëve të MKR-së dhe Task-Forcës aktorët e përfshirë kanë njohur dhe kanë
shprehur angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet institucionale në procesin e
identifikimit dhe referimit për ndihmë të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, ku,
falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimit antitrafik, janë shënuar histori suksesi
sikurse, kartat e shëndetit për viktimat e trafikimit, apo dhënia e librave falas për fëmijët
viktima/viktima të mundshme të trafikimit.
Në takimet e anëtarëve të Task-Forcës dhe MKR-së (15 janar; 16 korrik dhe 24 dhjetor),
janë diskutuar problematikat e hasura në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe adresimin e
duhur të tyre me qëllim funksionimin e plotë dhe efikas të MKR-së, mbi forcimin e AP-së,
rolin më aktiv dhe rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë për aksesin e
përmirësuar në shërbime të VT/VMT, sidomos në lidhje me shëndetin mendor të
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, bashkëpunimin për aktivitete të
rëndësishme ndërgjegjësuese, sikurse fushata verore antitrafikim, apo Muaji i Luftës kundër
Trafikimit të Personave, si dhe mbështetjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.
Autoriteti Përgjegjës është struktura thelbësore që ve në lëvizje Mekanizmin Kombëtar të
Referimit për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegimin e viktimave/viktimave të
mundshme të trafikimit. Autoriteti Përgjegjës, me firmosjen e Udhëzimit të Përbashkët
nr.3799, datë 08.07.2014, ka arritur në zgjidhjen e shumë rasteve të trafikimit dhe në
monitorimin e zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit. Drejtoria e Antitrafikut, në
bashkëpunim me OSBE hartoi Rregulloren e AP-së, e cila bën të mundur që Autoriteti
Përgjegjës të funksionojë mbi një frymë dhe dinamikë të mirë-përcaktuar dhe në përputhje
me nevojat e kohës.
Gjatë periudhës raportuese, Autoriteti përgjegjës është mbledhur në mënyrë periodike dhe
konkretisht: 16 prill, 25 maj, 19 qershor, 3 shtator, 18 shtator dhe 23 nëntor.
Disa nga problematikat që janë trajtuar/zgjidhur në takimet e realizuara deri tani janë:
Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor të vt/vmt. Lidhur me këtë
problematikë, qendrat pritëse dhe riintegruese kane dërguar propozimet e tyre
sa i takon emrave të mjekëve për ndjekjen e rasteve dhe do të realizohet një
takim midis qendrave dhe mjekëve të caktuar për ndjekjen e rasteve, qendrave
komunitare dhe spitaleve në qarqe ku qendrat ofrojnë shërbime;
Trajtimi i çështjes së pajisjes të viktimave të trafikimit me kartë shëndeti;
Projektrregullorja e AP-së, e cila u miratua përmes një procesi të gjerë
konsultimesh, miratimi i saj nga anëtarët e Autoritetit Përgjegjës dhe zbatimi
dhe mirëfunksionimi i saj nga anëtarët e Autoritetit Përgjegjës;
16
Zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa
në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për botimin,
shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit
parauniversitar”, të ndryshuar”;
Trajtimi i rasteve konkrete të referuara nga policia, shërbimi social shtetëror
dhe organizata joshtetërore;
Unifikimi i raportimeve të të dhënave raportuese nga qendrat.
Rritja e forcimit të bashkëpunimit mes anëtarëve të AP-së sa i takon
koordinimit të veprimeve për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe asistencën
e vt/vmt.
IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME
TË TRAFIKIMIT
Synimi i aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë, të angazhuar drejtpërdrejtë ose jo në luftën
kundër trafikimit të personave, është rritja e numrit të identifikimeve dhe referimeve të
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të shfrytëzuara brenda vendit, në kufi,
jashtë vendit dhe vet-identifikimeve. Identifikimi është procesi më i rëndësishëm në
zinxhirin e përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen dhe asistencën e viktimave të trafikimit në
përputhje me PSV-të. Burimi fillestar identifikues ka qenë i gjerë: Drejtoria e Përgjithshme e
Policisë së Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, qendrat, Prokuroria e Krimeve të Rënda, OJF,
familja. Zbatimi i PSV-ve është një detyrim ligjor për çdo aktor të përfshirë në
identifikimin, referimin, mbrojtjen, asistencën e viktimave/viktimave të mundshme të
trafikimit.
Edhe përgjatë periudhës janar-dhjetor 2015, një rëndësi e veçantë i është dhënë procesit të
identifikimit nga strukturat, të cilat kanë për detyrë të kryejnë identifikimet fillestare, si
inspektorati i punës, shërbimet shëndetësore dhe strukturat e arsimit. Vijon të ketë një
mungesë të identifikimeve nga IShPShSh, strukturat arsimore apo shëndetësore. Deri
më sot këto struktura nuk kanë kryer asnjë identifikim të një viktime të mundshme
trafikimi.
Drejtoria e Antitrafikut ka kërkuar që PSV-të të jenë gjithmonë pjesë e trajnimit orientues
për personelin e ri. Në këto trajnime, rëndësi i jepet komunikimit me viktimën, i cili duhet të
ofrojë siguri, informacionit mbi të drejtat dhe mundësitë për ndihmë për viktimat e
identifikuara. Nga përfaqësuesi i policisë gjatë intervistimit të viktimës kërkohet që
garantimi i sigurisë për mbrojtje dhe vendosja e besimit tek viktima mos jenë në funksion të
marrjes së kallëzimit. Ndërsa nga shërbimet sociale kërkohet një rol më aktiv dhe shpjegim i
hollësishëm i formave të ndihmës. Procesi i intervistimit në vetvete duhet të jetë sa më
informues, i shkurtër dhe i ndjeshëm ndaj gjendjes së veçantë në të cilën është viktima.
Monitorimi i zbatimit të PSV është një detyrë që Drejtoria e Antitrafikut së bashku me
Autoritetin Përgjegjës e vlerësojnë si element kyç për sigurimin e zbatimit korrekt të
procedurave. Në këtë proces monitorimi, Autoriteti Përgjegjës ka asistuar strukturat e
varësisë për identifikimin dhe referimin e rasteve të referuara nga Belgjika, Anglia,
Norvegjia, Italia, Kosova dhe Greqia.
Drejtoria e Antitrafikut në vazhdimësi në bashkëpunim me partnerët e saj kanë realizuar
trajnime për rritjen e kapaciteteve identifikuese dhe referuese, duke informuar personelin
policor, social, shëndetësor, inspektues dhe arsimor. IOM, OSBE, TdH, Save the Children,
17
Caritas, ICMPD, UN Ëomen, etj. kanë mbështetur vazhdimisht Zyrën e Koordinatorit
Kombëtar me ngritje kapacitetesh, trajnime, ekspertizë për përmirësime ligjore,1 etj.
Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve
Për të adresuar problematikën e fëmijëve në përgjithësi dhe, kryesisht të fëmijëve në situatë
rruge, qeveria shqiptare ka rritur përpjekjet e saj në marrjen e masave legjislative dhe
masave koordinuese dhe bashkërenduese me të gjithë aktorët.
Njësitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve (NJDF) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve
(NjMF) funksionojnë brenda strukturës administrative të qarkut/bashkisë/, si njësi e
posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale në zbatim të ligjit “Për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”2. Këto Njësi synojnë të përmirësojë sistemin e mbrojtjes
së fëmijëve në Shqipëri, duke i institucionalizuar si struktura të nivelit vendor, të cilat
përgjigjen për koordinimin dhe vënien në zbatim të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve,
menaxhimit të rasteve, në bashkëpunim me një numër aktorësh të fushave të ndryshme që
veprojnë në nivel vendor.
Për adresimin në kohë dhe në mënyrë proaktive dhe me synim përmirësimin e gjendjes së
fëmijëve në situatë rruge, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërministror mes
Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë
së Arsimit dhe Sporteve, (datë 12.06.2015. nr. prot 3430) dhe Plani i Veprimit “Për
identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”.
Plani i Veprimit ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit
dhe neglizhimit, nëpërmjet një qasje të plotë, të integruar dhe një ndërhyrjeje të koordinuar
ndër-sektoriale. Strukturat dhe aktorët e përfshirë për implementimin e Planit të Veprimit
janë shërbimet sociale, policia e shtetit, arsimi, shëndetësia, punësimi, etj, të cilët do të
bashkëpunojnë për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve të tyre. Agjencia
Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve monitoron ecurinë e Planit të Veprimit.
Sipas Marrëveshjes, koordinimi i zbatimit të Planit të Veprimit është përgjegjësi e Agjencisë
Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Për koordinimin e veprimtarisë mes
institucioneve është ngritur Task-Forca në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në situatë
rruge, me përfaqësues nga: ASHMDF, SHSSH, Shërbimi Kombëtar i Punësimit,
Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Drejtoria e
Policisë së Shtetit, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, dhe OJF. Zbatimi i Planit të
Veprimit, i nisur në qershor 2014 ka vazhduar gjatë 2015 në bashkinë Tiranë, me
angazhimin dhe punë identifikuese në terren të 11 Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve, të
mbështetura nga punonjës socialë të organizatave partnere që ofrojnë shërbime për fëmijët
(ARSIS, SHKEJ, Terre des Hommes, Save the Children, FBSH, D&E)
Në takimet periodike të Task- Forcës janë sjellë problematikat nga terreni, duke synuar
gjetjen e zgjidhjeve institucionale dhe funksionimin e mekanizmave ligjorë, në ndihmë të
fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge. Shumë çështje kanë gjetur zgjidhje falë
bashkëpunimit, disa të tjera mbeten sfida të vazhdueshme.
1 Për informacion të detajuar shih shtyllën e koordinimit, ku jepen në mënyrë të detajuar trajnime dhe
ëorkshope 2 Ligji Nr. 10347 datë 04.11.2010“Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”
18
Ndërhyrjet e realizuara në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve janë:
• këshillim, ofrim shërbimesh nga qendrat ditore
• regjistrim i fëmijëve në institucionet arsimore
• regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar;
• vaksinim i fëmijëve
• ndërhyrje për asistencë mjekësore
• ndërmjetësim për punësimin e prindërve.
Në mars 2015 filloi zgjerimi i ndërhyrjes në bashkitë Fier, Elbasan dhe Durrës, ku
ASHMDF koordinoi takimet me kryetarët e tre bashkive për fillimin e ndërhyrjes.
Gjatë vitit 2015 në kuadër të Planit të Veprimit sa i takon identifikimit të fëmijëve në
situatë rruge, referimit të tyre dhe ngritjes së kapaciteteve të strukturave që merren direkt me
fëmijët:
Janë organizuar disa trajnime me përfaqësues nga NJMF, policia, shoqëria civile,
arsimi, shëndetësia, policia, strukturat antitrafik, shërbimi social në bashki,
Shërbimi Social Rajonal, OJF lidhur me rolet dhe përgjegjësitë, për punën
identifikuese në terren dhe mënyrën e bashkëpunimit. Janë ofruar trajnime për 45
profesionistë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar
Antitrafik janë trajnuar 62 profesionistë në rrethe.
Janë ngritur dhe dalin në terren 17 skuadra terreni për identifikimin e fëmijëve në
situatë rruge.
Janë marrë në mbrojtje dhe nuk janë më në situatë rruge 243 fëmijë të identifikuar
në situatë rruge
Janë regjistruar në shkollë 91 fëmijë të identifikuar në situatë rruge, 21 fëmijë janë
regjistruar në kopsht dhe 11 fëmijë janë regjistruar në çerdhe.
Janë referuar dhe mbështetur për punësim 147 raste të familjarëve, nga të cilët 78
janë punësuar.
Janë referuar për ndjekje penale18 raste të të rriturve që shfrytëzojnë fëmijët për
lypje.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën e
Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, kanë
organizuar në dy qarqe (Korçë dhe Shkodër) trajnimin me temë “Fëmijët në situatë rruge,
Identifikimi rasteve të trafikimit të brendshëm të tyre. Sfidat dhe zgjidhjet”. Janë trajnuar 48
persona në të dy qarqet nga: NJMF-të e qarqeve përkatëse, NJDF, Shërbimi Social Shtetëror
Rajonal, Shërbimi Social i Bashkisë, përfaqësues nga policia e qarkut, nga Seksioni për
Trafikun e Paligjshëm dhe Sektori për të Miturit dhe Dhunën në Familje, përfaqësues nga
qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit, OJF dhe
qendra që ofrojnë shërbime për fëmijët.
Identifikimi brenda vendit
Nga strukturat vendore të policisë, në komisariate janë identifikuar gjithsej 21 viktima të
mundshme të trafikimit, nga të cilat, 9 nga komisariatet e policisë së DVP Tiranë; Lezha
2; Vlora 1; Fieri 2; Lushnja 1, Gjirokastra 1, Shkodra 1; Elbasani 1, Durrësi 1 dhe Berati 2.
Janë referuar materialet në prokurori për 52 raste të braktisjes së të miturve, neni 124
i Kodit Penal, ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, dhe 15 raste për keqtrajtim të të miturit neni
124/b i Kodit Penal “Keqtrajtimi i miturit”.
19
Udhëzimi i Përbashkët nr. 10 datë 25.02.2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe
procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat
përgjegjëse kryesore për mbrojtjen e fëmijëve", është një instrument praktik që, përveç
NJMF-ve, u drejtohet dhe përmban detyrat, përgjegjësitë dhe procedurat standarde për
institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse si dhe organizatat publike apo private të
cilat punojnë me fëmijët në rrezik, për ofrimin e shërbimeve lidhur me mbrojtjen e të
drejtave të fëmijës.
Përgjegjësitë e strukturave të Policisë së Shtetit, janë si më poshtë:
o Identifikimin e fëmijëve në nevojë për mbrojtje dhe referimi në kohë tek
NJMF.
o Marrjen në mbrojtje të fëmijëve në rrezik të menjëhershëm (në situatë
emergjente) dhe referimin e tyre pranë NJMF, Shërbimit Social Rajonal edhe
kur këto raste identifikohen jashtë orarit zyrtar të punës.
o Plotësimin e Kërkesë Padisë për lëshimin Urdhrit të Menjëhershëm të
Mbrojtjes, kur fëmijët janë në rrezik të lartë ose të menjëhershëm në
bashkëpunim me NJMF.
o Fillimin e hetimeve në rastet kur ka indicie ose të dhëna për vepra penale të
kryera ndaj fëmijëve.
o Marrjen pjesë në Takimet Grupit Teknik Multidisiplinar dhe mbështetjen për
zhvillimin dhe zbatimin e planeve individuale të hartuara për fëmijën.
o Mbështetjen e NJMF kur është e nevojshme, gjatë vizitave në familje, gjatë
identifikimit dhe menaxhimit të rasteve të fëmijëve që janë në rrezik të lartë
ose të menjëhershëm.
o Mbështetjen dhe bashkëpunimin me NJMF për zhvillimin e aktiviteteve të
ndryshme informuese me qëllim parandalimin e dhunës dhe/ose abuzimin e
fëmijëve.
Është përgatitur Letër-Porosi e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Nr. 493 Prot, datë
19.06.2015, “Për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e strukturave të Policisë së Shtetit në
mekanizmat e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore në nivel vendor, si
dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive për identifikimin, mbrojtjen, trajtimin dhe
referimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge apo fëmijëve në rrezik”, e cila iu është
dërguar të gjitha strukturave vendore të Policisë së Shtetit.
Për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal dhe
mundësimin e inspektimit të tyre nga strukturat në nivel qendror, me Vendim të Këshillit të
Ministrave, Nr. 573 datë 24.06.2015 “Standardet për ofrimin e shërbimeve sociale në Njësitë
për Mbrojtjen e Fëmijëve” u miratuan standardet e shërbimeve sociale të Njësive për
Mbrojtjen e Fëmijëve. Standardet janë të bazuara në pesë fusha të veçanta si: burimet dhe
mjedisi; procedurat e menaxhimit; fëmija dhe përfshirja e familjes; ndërhyrje
multidisiplinare në procesin e menaxhimit dhe sigurimi i shërbimit cilësor për të përmbushur
nevojat e fëmijës.
Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit “Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në
situatë rruge”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijëve, Terre des Hommes dhe ARSIS, nga data 19-25 nëntor 2015, organizuan trajnimin
me temë ” Roli dhe përgjegjësitë e punonjësve të policisë në mbrojtjen e fëmijëve. Puna e
grupit multidisiplinar për mbrojtjen e fëmijëve”. Qëllimi i trajnimit konsistonte në
prezantimin e koncepteve bazë mbi sistemin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, rolin dhe
20
përgjegjësitë e punonjësve të policisë si dhe bashkëpunimin me aktorët përgjegjës për
mbrojtjen e fëmijëve.
Evidentimi i punës së detyruar është një element shumë i rëndësishëm i luftës kundër
trafikimit të personave dhe shfrytëzimit për punë të detyruar. Me qëllim adresimin e situatës
së trafikimit brenda vendit dhe goditjes së fenomenit të punës së detyruar në mënyrë
shumëdimensionale, në 21 tetor 2014, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet
Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve
Shoqërore “Për Procedurat e bashkëpunimit për identifikimin e rasteve të punës së detyruar
dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës”. Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e
masave parandaluese të identifikimit proaktiv dhe mbrojtja e viktimave të punës së detyruar
dhe trafikimit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, të planifikimit dhe bashkërendimit të
veprimeve të përbashkëta.
Sipas përcaktimeve të këtij Memorandumi, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror i
Punës dhe Shërbimeve Shoqërore veprojnë në mënyrë të njëkohësishme në mjediset e punës
apo në rastet kur ka informacion për shfrytëzim për punë, me synimin për të parandaluar çdo
rast të mundshëm trafikimi.
Fokusimi i punës së ISHPSHSH dhe Degëve Rajonale për periudhën raportuese ka qenë
kontrolli periodik i subjekteve private, të licencuara apo sipërmarrje me aktivitete
prodhuese, evidentimi i punëmarrësve pa kontratë pune individuale dhe evidentimi i
shfrytëzimit të punës së minorenëve pa kontratë pune, si tregues evidentë të shfrytëzimit të
punës.
Përqendrimi i punës së inspektorëve për gjatë kësaj periudhe raportuese, në këtë aspekt
ka konsistuar në :
Evidentimin e punëmarrësve pa kontratë pune;
Evidentimin e punës së minoreneve nën moshën 18 vjeç, pa autorizimin e
ISHPSHSH, pa kontratë pune;
Evidentimin e punëmarrësve të huaj pa leje pune.
Gjatë vitit 2015 janë kryer 7628 inspektime rutinë dhe 30153 inspektime në bashkëpunim
me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bazë të të cilave u evidentuan 1226
punëmarrës të pasiguruar, të cilët, i janë nënshtruar kushteve të punëdhënësve dhe puna e
tyre shfrytëzohet nga punëdhënësit.
Më poshtë një përmbledhje mbi fëmijët, të huajt dhe punëmarrës pa kontratë evidentuar në
punë për muajt Janar-Dhjetor 2015:
Gjatë vitit 2015 rezultojnë 4431 punëmarrës gjithsej të evidentuar pa kontratë pune;
Gjithashtu gjatë vitit 2015, në inspektimet e kryera rezultojnë, 1739 punëmarrës të
huaj, nga të cilët u evidentuan 15 pa leje pune;
Ndërkohë në bazë të inspektimeve të ISHPSHSH-së për këtë periudhe rezulton se
janë të punësuar në total 156 fëmijë.
Nga fëmijët e evidentuar gjatë vitit 2015 rezultojnë :
16 fëmijë pa kontratë pune;
24 fëmijë pa leje pune (pa autorizimin e ISHPSHSH-së)
21
Viti 2015 u shpall viti i luftës kundër informalitetit dhe futjes në skemën e sigurimeve të
punonjësve të pasiguruar. Bizneset informalë janë gjithmonë burim i rëndësishëm për
identifikimin fillestar të punës të detyruar, dhe për rrjedhojë të viktimave të mundshme të
trafikimit. Kjo solli një zbehje të intensifikimit të luftës kundër trafikimit të qenieve
njerëzore dhe mungesë të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit. Për
rrjedhojë, grupi qendror nuk mundi të përcaktojë një plan aksioni në bazë të termave të
Memorandumit të nënshkruar. Gjithsesi, janë organizuar takime me përfaqësuesit e OSBE,
ku janë përcaktuar edhe fazat e zbatimit të termave të Memorandumit për vitin 2016.
Disa nga problematikat e hasura për funksionimin e Memorandumit të Mirëkuptimit
ndërmjet ISHPSHSH, Policisë së Shtetit dhe Koordinatorit Kombëtar (21 tetor 2014):
o Nuk janë përcaktuar akoma grupet rajonale të punës, të cilat do të
grumbullojnë të dhënat nëpërmjet plotësimit të formularëve të intervistave me të
dyshuarit si viktima të mundshme të trafikimit.
o Asnjë viktimë e mundshme trafikimi nuk është identifikuar nga ISHPSHSH,
çka kërkon rritjen e kapaciteteve nëpërmjet organizimit të trajnimeve të punonjësve.
Aktualisht, Drejtoria e Antitrafikut ka kërkuar caktimin e anëtarëve të Grupit të Punës nga
ana e secilës palë nënshkruese të Memorandumit për të finalizuar aktivitetet që do
organizohen në bazë të një plani aksioni në luftën kundër trafikimit.
Bazuar në planin e punës së Drejtorisë së Antitrafikut, në bashkëpunim me ISHPSHSH në
muajin shkurt 2016, inspektorët e punës u trajnuan lidhur me definicionet e punës së
detyruar si dhe procedurat, në bazë të të cilave, do të operojnë gjatë inspektimeve në terren
lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, do të ngrihen grupet rajonale të përbashkëta me Policinë e
Shtetit, të cilët do të raportojnë një herë në tre muaj tek grupi qendror, që përbën edhe fazën
e dytë të planit të aksionit në luftën kundër trafikimit. Më tej bashkëpunimi mes firmëtarëve
do të vijojë me kryerjen e veprimeve të përbashkëta me oficerët e policisë duke përcaktuar
afatet dhe datat.
Gjatë vitit 2015 në zbatim të Procedurave Standarde Operative për kryerjen e intervistës
formale janë asistuar nga 12 Zyrat Rajonale të Shërbimeve Sociale gjithsej 56 raste viktima
/viktima të mundshme trafikimi, të ndara në poshtë sipas qarqeve:
22
Në zbatim të PSV-ve, punonjësit socialë të zyrave rajonale në bashkëpunim me
administratorët shoqërorë dhe subjektet jo-publike që ofrojnë shërbime sociale integruese
(në familje) duhet të fokusohen më shumë në mbështetjen e rasteve pas kthimit të tyre në
familje ose pas daljes së tyre nga institucionet e përkujdesit social rezidencial.
Njësitë Lëvizëse (Mobile Units) një risi që duhet mbështetur në vazhdimësi
Në qershor 2013-shtator 2014 u zbatua projekti për ngritjen e 3 Njësive Lëvizëse në qarqet
Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Qëllimi kryesor i ngritjes së tyre ishte për të rritur numrin e
identifikimeve fillestare të viktimave të trafikimit dhe aksesin në shërbime. Nga qershori
2013 deri në shtator 2014 janë identifikuar gjithsej 94 viktima të mundshme të
trafikimit nga të cilët 40 janë të rritur dhe 54 të mitur. Viktimat janë trafikuar kryesisht
për shfrytëzim seksual, punë të detyruar dhe lypje.
Pas shtatorit 2014, vetëm Njësia Lëvizëse në Elbasan ka vijuar së funksionuari: për
periudhën shtator 2014- prill 2015, është mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe, nga
marsi 2015-shtator 2015 është mbështetur nga Ambasada Çeke.
Si rezultat i punës së bërë në terren nga NJL Elbasan janë kontaktuar 21 raste fëmijësh, të
cilët janë informuar për të drejtat e tyre dhe rreziqet e të qenit vetëm në rrugë, 10 raste ( 2
femra dhe 8 meshkuj) VMT janë referuar tek AP dhe 1 rast është në proces monitorimi nga
NJMF dhe MU Elbasan.
Identifikimi në kufi
Për të realizuar misionin e saj Policia e Kufirit dhe Migracionit është përqendruar në
rifreskimin e njohurive të personelit të Policisë Kufitare dhe Migracionit me Planin e
Veprimit për Luftën kundër Trafikimit në Njerëz, miratuar me VKM 814, datë 26.11.2014.
15
15
11
15
12
2
6
Viktima të mundshme trafikimi sipas qarqeve
DRSHSSH Tiranë
DRSHSSH Durrës
DRSHSSH Kukës
DRSHSSH Elbasan
DRSHSSH Shkodër
DRSHSSH Vlorë
DRSHSSH Korçë
DRSHSSH Lezhë
23
Trajnimi i vazhdueshëm i PKM, i cili është fokusuar në zbatimin e Procedurave Standarde të
Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe në modelet më të
përparuara të BE për identifikimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ka synuar në njohjen
dhe respektimin e procedurave të brendshme të PKM në identifikimin e Viktimave të
Mundshme, evidentimin e tyre në sistemin TIMS, përvetësimin e metodave të intervistimit
dhe detajet ku duhet të fokusohet punonjësi i PKM gjatë këtij intervistimi, njohjen e
punonjësve të PKM me Projekt-Manualin Praktik për punonjësin e PKM, i cili përmban
udhëzime se si duhet të veprojë punonjësi i PKM për identifikimin e viktimave të
mundshme të trafikimit në kufi, si dhe në njohjen e dokumentacionit dhe mënyrat e
përpilimit të tij nga punonjësi i PKM për identifikimin e VMT, shqiptarë/të huaj, të mitur/të
rritur, deklarata e përkthyesit për konfidencialitetin e intervistës dhe kërkesa për ndërhyrje të
menjëhershme të SLKTP.
Për sa i përket trajnimeve të zhvilluara me punonjësit e strukturave të PKM, Drejtoria e
Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, gjatë
vitit 2015 kanë zhvilluar 2 kurse një mujore të trajnimit bazë të policisë Kufitare me nga 22
pjesëmarrës për secilin kurs. në këto dy kurse janë zhvilluar 4 tema me objekt çështjet e
luftës kundër trafikimit të personave (identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të
trafikimit; një temë për të drejtat e njeriut;një temë për identifikimin e të miturve të
pashoqëruar në aeroporte dhe një temë për çështjet e diversitetit dhe trajtimit të grave në
Shqipëri)
Në çdo DRKM, aktualisht janë shpërndarë një numër i konsiderueshëm broshurash
“Udhëzues për Zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe
Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”. Gjithashtu
në rrugë elektronike çdo PKK-je i është dërguar Projekt-Manuali Praktik për punonjësin e
PKM dhe dy formularët që duhet të plotësojë PKM gjatë Identifikimit Fillestar. Janë bërë
përmirësime në Kapitullin Nr. IX të Procedurave Standarde të Punës së PKM me titull
“Procedura për intervistimin e shtetasve qe kapen ne tentative për kalim ilegal të kufirit, që
kthehen nga policitë e vendet e tjera ose që kalojnë legalisht nëpërmjet PKK-ve”.
Gjithashtu, bazuar në Planin e Veprimit, janë lënë detyra të qarta për strukturat vartëse të
PK&M për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe intervistimin e femrave dhe fëmijëve të
pashoqëruar gjatë daljes nga RSH në PKK; intervistimin e shtetasve të kthyer duke mbajtur
parasysh treguesit parësorë dhe dytësorë të identifikimit paraprak të viktimave të mundshme
të trafikimit, si dhe intervistimit dhe identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit që
shfrytëzohen për punë informale. Një vëmendje e veçantë iu është kushtuar shtetasve që
kapen në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe të miturve të pashoqëruar ose të
shoqëruar me persona, të cilët nuk janë prindërit ose kujdestarët ligjorë të tyre. Janë
përmirësuar kushtet për akomodim dhe intervistim në PKK dhe Stacionet e PKM ku ka
ambiente për akomodimin dhe intervistimin e shtetasve.
Gjatë vitit 2015 nga policia Kufitare dhe Migracionit janë identifikuar 6 viktima të
mundshme trafikimi, nga të cilat 4 femra(të rritur dhe 2 meshkuj (të mitur). Viktimat vijnë
nga zona të ndryshme të vendit dhe kryesisht nga zonat rurale të Korçës, Beratit, Elbasanit,
Mirditës. Zonat nga ata vijnë karakterizohen nga shifra të larta papunësie dhe mungesa
perspektive për të ardhmen. Katër prej tyre kanë pasur si destinacion Greqinë, njëra Italinë,
ndërsa shtetasja e huaj ka pasur si destinacion Francën. Krahasuar me vitin 2014, për vitin
2015 rezulton një rritje e numrit të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit (3
24
raste më shumë). 5 raste janë identifikuar nga personeli i shërbimit të PKK-së Kapshticë dhe
1 rast nga PKK Rinas.
Mosha e viktimave të mundshme femra varion nga 22-36 vjeç, kurse dy meshkujt janë të
mitur. 5 rastet shtetas shqiptarë, pas veprimeve të Policisë Kufitare dhe identifikimit të tyre
si viktima të mundshme trafikimi, u janë dorëzuar specialistëve të Seksionit të luftës kundër
trafiqeve në drejtorinë vendore të qarkut Korçë për veprime të mëtejshme.
Modus operandi
4 nga shtetasit e identifikuar si vmt kanë dalë nga Shqipëria në mënyrë ilegale, të
papajisur me dokumente të rregullta udhëtimi. Vëtëm njëra prej tyre, për herë të
fundit ka udhëtuar në mënyrë legale jashtë Shqipërisë, duke udhëtuar nga PKK
Rinas. Për sa i përket shtetases së huaj, ajo ka hyrë në territorin e Shqipërisë me
dokumente të falsifikuara.
Nuk rezulton të kenë pasur rezervim hoteli apo të kenë qëndruar në hotel. Në
përgjithësi, kanë shkuar tek personat që njihnin dhe që mund të kenë qenë
shfrytëzuesit e tyre.
Qëllimi i udhëtimit ka qenë për turizëm, për t’u martuar, ose për të punuar në rastin e
viktimës që ka kaluar ilegalisht.
shfrytëzuesi dhe viktima nuk kanë udhëtuar së bashku.
në një rast ka qenë premtimi për martesë dhe më vonë ushtrimi i dhunës, kurse në 2
raste të tjera premtimi për punë dhe më pas ushtrimi i dhunës fizike.
Në 2 raste (viktimat meshkuj) ka qenë premtim për lypje dhe njëri prej tyre dyshohet
se mund të jetë shfrytëzuar për skllavëri.
rekrutimi bëhet duke i ofruar punë në hotele, restorante, duke i premtuar bashkim me
familjen, duke i premtuar martesë.
Gjithashtu, mund të theksojmë se ato nuk veprojnë vetëm. Për të udhëtuar jashtë
shtetit, ato nuk kontaktojnë agjenci udhëtimi apo punësimi, por udhëtojnë jashtë
Shqipërisë të ndihmuara nga persona të tjerë, qoftë ilegalisht ose në mënyrë të
rregullt. për sa u përket 2 shtetasve të mitur, secili prej tyre deklaron se ka humbur
kontaktet me prindërit. Dyshohet se secili prej tyre mund të jetë mashtruar nga
persona të ndryshëm në Greqi dhe mund të jenë detyruar që të punojnë jashtë
dëshirës së tyre.
Rrugët e përdorura për kalimin e kufiri:t
Nëpërmjet kufirit ajror: 1 rast-aeroporti Rinas Tiranë-Itali dhe 1 rast me linjën
Turqi-Shqipëri
Nëpërmjet kufirit tokësor: 4 raste kanë kaluar ilegalisht kufirin tokësor me
Greqinë.
KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË
MUNDSHME
Organizata “Të ndryshëm & të Barabartë” ka bashkëpunuar me dy organizata jashtë
Shqipërisë, 1 në Gjermani dhe 1 në Spanjë, për kthimin, mbështetjen dhe ofrimin e
asistencës në vendin e origjinës për dy raste që me informacionin e dërguar nga
25
organizatat respektive rezultonin të shfrytëzuara apo viktima të mundshme të
trafikimit.
D&E ka bashkëpunuar me organizatën “SOLËODI” në Gjermani, për kthimin, mbështetjen
dhe ofrimin e asistencës në vendin e origjinës për dy raste që me informacionin e dërguar
nga organizata rezultonin të shfrytëzuara. Një rast është asistuar në familje bashkë me
fëmijën e saj dhe rasti tjetër është asistuar në apartament me qira bashkë me fëmijën e saj
duke marrë të gjithë ndihmën për të cilën kanë pasur nevojë në bashkëpunim dhe me
organizatën SOLËODI në Gjermani. Të dyja rastet vazhdojnë të jenë në programin e
riintegrimit të organizatës.
D&E ka vazhduar gjithashtu bashkëpunimin me organizatën në Spanjë “SICAR cat
Serveis”, ku vazhdon të asistohet një vajzë shqiptare, viktimë trafikimi e shfrytëzuar për
qëllime seksuale e cila ka kërkuar vazhdimisht të lidhej me fëmijët e saj që jetonin në
Tiranë, për të cilët ajo mendonte se shfrytëzoheshin për lypje. D&E ka ndërmjetësuar me
ARSIS që fëmijët të frekuentonin qendrën ditore, për mundësinë e pajisjes me libra
shkollorë, si dhe me mundësinë e punësimit të personave që kujdeseshin për fëmijët. Për
kthimin dhe asistimin e rasteve është vënë në dijeni Autoriteti Përgjegjës, i cili ka
bashkëpunuar për zgjidhjen e rasteve në fjalë. Për pritjen e rasteve u angazhuan strukturat
përgjegjëse si specialistë të Seksionit kundër Trafikut të Paligjshëm Tiranë, punonjësit
socialë të Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Tiranë, si dhe përfaqësues të D&E.
MBËSHTETJA E VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT
Viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit kanë nevojë për shërbime multi-disiplinare.
Është e nevojshme që kategoria e viktimave të mundshme të trafikimit të kuptohet si
një kategori që meriton të njëjtat shërbime si viktimat e trafikimit.
Në vijimësi, qendrat kanë hasur vështirësi në trajtimin e rasteve të viktimave që shfaqin
probleme të shëndetit mendor. Strehëzat nuk kanë staf mjekësor të kualifikuar për trajtimin
24 orë të këtyre rasteve. Për të zgjidhur jo vetëm këtë vështirësi, por edhe për t’u garantuar
viktimave të trafikimit një shërbim të munguar, falë një amendimi me Ligjin nr. 141/2014,
datë 23 tetor 2014 në Ligjin Nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të
kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është bërë i mundur
mbulimi i detyrueshëm i sigurimit shëndetësor për viktimat e trafikimit si kategori
ekonomikisht joaktivë. Pagesa e kontributeve për viktimat e trafikimit mbulohet nga
Buxheti i Shtetit. Aktualisht, viktimat e trafikimit, sipas listës së miratuar nga Koordinatori
Kombëtar, e cila i është dërguar FSKDSH, janë të pajisura me kartën e shëndetit.
Në kuadër të mbrojtjes dhe asistencës së vt/vmt, më datë 26.08.2015 u miratua VKM nr. 707
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, i Këshillit të
Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit
të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar“, në të cilin parashikohet dhënia e librave falas për
fëmijët viktima të trafikimit.
MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE/JOSHTËTËRORE PËR
QENDRAT PUBLIKE DHE JOPUBLIKE
Për vitin 2015 në Programin e Përkujdesit Social është çelur fondi prej 2 555 000 lekë për
periudhën 2014-2015 fond (ushqim) për operatorët jo publik (Tjetër Vizion, Të Ndryshëm
26
dhe Të Barabartë dhe Vatra) në Bashkinë Vlorë, Elbasan dhe Njësia Bashkiake Nr 7.
Krahasimisht me vitin 2014, në vitin 2015 për QKPVT janë çelur 2 000 000 lekë më shumë,
me fondin prej 21 400 000 lekë dhe fondin për Ndihmën Ekonomike në shumën prej 1 008
080 lekë për 28 përfituese.
Në këtë fond përfshihen zërat:
Menaxhimi dhe administrimi i Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të
Trafikimit,
Masa e Ndihmës Ekonomike për Viktimat e Trafikimit që dalin nga institucioni, si
dhe
Fondi për ushqim për ofruesit e shërbimeve të përkujdesit shoqëror. (Shoqata “Të
Ndryshëm dhe Të Barabartë”, Shoqata “Tjetër Vizion”, Shoqata” Vatra - Vlorë”).
Gjatë vitit 2015 është çelur fondi prej 3 milionë lekë për kuotën ushqimore të Viktimave të
Trafikimit/Viktimave të Mundshme të Trafikimit të cilat marrin shërbime të përkujdesit
social rezidencial në Bashkinë Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Ky fond (ushqim) për operatorët
jo publik (“Tjetër Vizion”, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe “Vatra”) është transferte
nëpërmjet njësive të qeverisjes vendore.
Me ndryshimin e ligjit 9355” Për ndihmën Ekonomike dhe Shërbime Shoqërore” si dhe
VKM nr 114, datë 31.01.2007 ndryshuar me VKM nr 840, datë 03.12.2014 “Për përcaktimin
e masës së kontributeve të personave që vendosen në institucionet publike të shërbimeve të
përkujdesjes shoqërore”, viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit, që nga
janari i vitit 2015 përfitojnë një kontribut në cash për periudhën që qëndrojnë në institucion
dhe ndihmën ekonomike kur dalin nga institucioni deri në momentin kur fillojnë punë. Janë
trajtuar me pagesë si viktima trafikimi 25 raste (900.000 lekë), të cilat, kanë dalë nga
qendrat, pasi kanë marrë të gjithë paketën e shërbimeve dhe jetojnë në familje. Gjatë vitit
2015 është rritur numri i përfituesve që janë punësuar.
Një ndër sfidat kryesore të MMSR ka qenë mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit i
subjekteve jo-publike që ofrojnë shërbime të përkujdesit social për viktimat/ viktimat e
mundshme të trafikimit. Për këtë arsye, Ministria ka kontribuar në rritjen e bashkëpunimit
me strukturat në nivel vendor dhe rajonal për të gjetur mekanizmat bashke financues në
mbështetje të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Për vitin 2015 u lëvrua fondi
prej 10 milion lekësh nga buxheti i shtetit, për pagesat e 12 punonjësve socialë për shërbimet
e përkujdesit social rezidencial që ofrohen në Qarkun e Vlorës dhe të Elbasanit nëpërmjet
subjekteve jo-publike shoqatës “Tjetër Vizion” dhe “Vatra”. Me ndërmjetësimin e Zyrës së
Koordinatorit Kombëtar me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Këshillin e
Qarkut Tiranë, u bë e mundur financimi i 8 punonjësve socialë të qendrës D&E për vitin
2016.
Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit është institucion i përkujdesit social
rezidencial në varësinë administrative të Shërbimit Social Shtetëror, i cili financohet nga
buxheti i shtetit. Gjatë vitit 2015, buxheti për funksionimin e QKPVT ka qenë 11.300.000
lekë, për shpenzime operative në funksion të qendrës dhe përfituesve, si ushqim,
veshmbathje, detergjente, materiale hotelierie, pagesa individuale të përfituesve, materiale
për punime dore për pune okupacionale në dobi të përfituesve, mirëmbajtje të qendrës, etj.,
kundrejt vlerës prej 9.500.000 lekë të buxhetit të vitit 2014.
27
Shoqata Tjeter Vizion pas një periudhe emergjence me të cilën u përball në 6 mujorin e 2-
të të vitit 2014, në fillim të vitit 2015 vazhdoi në normalitet aktivitetin e saj të ofrimit të
shërbimeve rezidenciale për fëmijë, viktima dhe viktima të mundshme trafikimi. Gjatë 3
mujorit të parë (Janar- Mars 2015) me ndihmën e burimeve financiare nga kompani private
(1.0000.000 leke të reja), të cilat u ndërmjetësuan nga Ministria e Mirëqenies Sociale &
Rinisë, u bë i mundur ofrimi i pjesshëm i paketës së shërbimeve për fëmijët dhe pagesës së
stafit të qendrës rezidenciale.
Gjithashtu nga fondi i ushqimit për VT i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Tjetër
Vizion u mbështet me burime financiare për periudhën Janar- Dhjetor 2015 në shumën prej
511.000 lekë. “Tjetër Vizion” nga kontraktimi që pati me INTERNATIONAL CO-
OPERATIVE CENTER në Elbasan u mbështet me fonde të pjesshme për ushqimin e
fëmijëve në shumën 245.000 lekë.
Aktiviteti antitrafikim i ndërmarrë nga Tjetër Vizion është mbështetur dhe nga fonde të
alokuara nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të granteve të vogla, në kuadër të
mbështetjes së aktivitetit të Njësisë Lëvizëse (NJL) Elbasan për identifikimin e viktimave të
mundshme të trafikimit. Periudha e financimit ishte Shtator 2014- Prill 2015. Kjo mbështetje
u pasua me financimin e Ambasadës Çeke për periudhën Mars - Shtator 2015. Më pas,
aktiviteti i NJL Elbasan e vazhdoi veprimtarinë e tij në mënyrë vullnetare.
Gjithashtu për periudhën nëntor 2014–janar 2015, Tjetër Vizion, në kuadër të mbështetjes
suedeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për policimin në
komunitet zbatoi projektin “Bashkëpuno me Policinë – Raporto!Shpëto! ” me një vlerë prej
450.000 lekë. Ky projekt u fokusua në fushata sensibilizuese kundër trafikimit të personave
në shkolla të qarkut të Elbasanit.
Tjetër Vizion gjatë vitit 2015, pati mbeshtetje nga OSBE në pajisjen e qendres rezidenciale
me sistem ngrohje me pelet. Vlera e investimit ishte mbi 10.000 euro.
Problematikë mbetet amortizimi i godinës trekatëshe i Qendrës Kombëtare Pritëse të
Viktimave të Trafikimit (QKPVT. Problemi është ngritur nga Inspektorati Shtetëror i Punës
dhe Shërbimeve Shoqërore ku, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror
menjëherë ka marrë masa për përmirësimin e kushteve në këtë qendër duke e pajisur me
mjete hotelerie dhe shërbime riparimi. Në vazhdimësi për eliminimin e këtij problemi,
Drejtoria e Përkujdesit Social dhe Shërbimeve të Integruara i ka kërkuar Drejtorisë së
Buxhetit në MMSR parashikimin në buxhetin e 2016 të ri-konstruksionit të godinës së
QKPVT.
Mbështetja financiare jo-shtetërore për qendrat jopublike
Organizatat “Të ndryshëm dhe të barabartë”, “Vatra” dhe “Tjetër Vizion” të gjitha aktivitetet
i kanë realizuar në kuadër të zbatimit të një sërë projektesh të financuara nga donatorë të
ndryshëm si: USAID/IOM; JTIP/IOM; OSBE, King Baudouin Foundation; Ministria e
Punëve të Jashtme Norvegjeze; UNODC; UN.GIFT; Ambasada Amerikane në Tiranë;
SHKBSH dhe Krahët e Shqiponjës; ARSIS; CARITAS Albania; Qendra ligjore TLAS dhe
QNLQ; Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”; “Qendra për Popullsi dhe Zhvillim”
“Meridia”, ‘Terre des Hommes”, Ambasada Çeke, Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, UN
Voluntary TRUST Fund, Fondacioni SOROS, etj.
28
SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT
Akomodim
Qendrat ofrojnë ambiente akomodimi sipas standardeve të miratuara. Për çdo rast që
pranohet në qendër përfituesit informohen mbi të drejtat, mundësitë dhe detyrimet që kanë.
Për periudhën Janar – Dhjetor 2015 në QKPVT është ofruar shërbim rezidencial për 33
përfituese, nga të cilat 11 raste të mbartura nga viti 2014 dhe 22 raste të reja të akomoduar
gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2015. Gjatë kësaj periudhe në zbatim të standardeve janë
referuar në shtëpi, KKSAT ose në komunitet 20 përfituese në kuadër të vlerësimit të
nevojave të tyre.
Prognoza e viktimave të trafikimit sipas moshës, gjinisë, kombësisë dhe statusit: janë 22
viktima trafikimi; 10 viktima të mundshme trafikimi; 1 fëmijë i akomoduar me nënën e tij,
32 femra, 1 mashkull, 16 minorenë dhe 9 të rritur, 1 fëmijë (mashkull) i shoqëruar me nënën
e tij, 2 viktimë trafikimi me kombësi të huaj (Kosova), 31 vt/vmt me kombësi shqiptare.
Shpërndarja gjeografike e tyre ka qenë kryesisht nga rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan,
Shkodër, Fier dhe Kukës.
Në kuadër të vlerësimit të nevojave, 20 rastet janë referuar jashtë institucionit për integrim:
3 raste tek qendra “Të ndryshëm dhe të barabartë”-Tiranë, 5 rast tek Qendra “Vatra”-Vlorë,
1 rast tek Qendra “Tjetër Vizon“ Elbasan“, 1 rast në “Shtëpinë e Fëmijës” dhe 10 raste janë
referuar në familje.
Gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2015, në qendrën D&E janë asistuar në programin
riintegrues të organizatës 112 përfituese dhe 81 fëmijë të tyre, nga të cilat 55 raste dhe 45
fëmijë kanë hyrë për herë të parë në program gjatë kësaj periudhe, ndërsa rastet e tjera janë
të mbartura nga viti i kaluar dhe kanë vazhduar të marrin ndihmë sipas planit të riintegrimit.
Nga totali i përfitueseve, 89 raste të asistuar në programin e D&E kanë qenë viktima/
viktima të mundshme trafikimi dhe 32 fëmijë të tyre. Nga këto, 40 raste dhe 16 fëmijë të
tyre kanë qenë raste të reja VT / VMT të hyra në program gjatë kësaj periudhe.
Për vitin 2015 në qendren rezidenciale “Tjetër Vizion” kanë përfituar shërbime
rezidenciale: 7 VT ( 3 F dhe 4 M), nga të cilët 2 të grupmoshës 25 dhe 26 vjec dhe 5 të
grupmoshes 10- 14 vjeç; 25 VMT (13F dhe 12M) të grupmoshës 5- 17 vjeç, ku 2 prej të
cilëve, i përkasin grupmoshës 26-30 vjec.
Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2015, qendra “Vatra” ka mbështetur me programe
riintegrimi gjithsej 62 përfituese primare dhe 11 fëmijë të tyre, nga të cilat: 24 raste të reja
VT/VMT dhe 1 viktime e dhunës ne familje3; 11 raste të mbartura VT/VMT, në fazën e
parë dhe të dytë të programit të riintegrimit, si edhe 1 viktimë dhune me fëmijët e saj. Po
3. Ky rast i dhunës në familje është referuar për asistencë në strehëz . Në kuadër të programit të saj për
mbështetjen e viktimave të dhunës në familje gjatë vitit 2015 , Vatra ka asistuar me shërbime 4 viktima të
dhunës.
29
kështu edhe 11 fëmijë të VT/VMT. 25 raste u përfshinë në monitorimin afatgjatë (në fazën e
tretë të programit).
Burimet e referimit të rasteve të reja janë kryesisht nga: Policia, SHSSH, NJMF, Forumi i
Gruas Elbasan, SHSSH Shkodër, vetëreferuar, Organizata Gruaja tek Gruaja, Shkodër.
Rastet e referuara nga Policia kanë qenë kryesisht nga Drejtoria Vendore e Policisë së
Qarkut Vlorë. Vlen të theksohet fakti se, ndryshe nga vitet e tjera, bashkëpunimi me
Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Berat dhe Fier, në drejtim të referimeve të rasteve
të VT/VMT ka munguar, edhe pse “Vatra” me të dy këto institucione ka Marrëveshje
Bashkëpunimi. Ndërkohë vlen të përmendet bashkëpunimi shumë i mirë në drejtim të
referimit të rasteve me QKPVT, e cila, përveçse rasteve në qendër, ka referuar për asistencë
për fazën e dytë të programit dhe raste në komunitet. Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut
Vlore dhe QKPVT mbulojnë rreth 70 % të numrit të rasteve të referuara VT/ VMT, dhe 30
% të tjera janë referuar nga NJMF, OJF dhe vetëreferuar për marrjen e shërbimeve.
Asistenca ligjore:
Viktimat e trafikimit përfitojnë përfaqësim ligjor nga shteti në rast të përfshirjes së tyre në
procese ligjore, por viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit e kanë të nevojshme
konsultimin dhe orientimin ligjor edhe në rast të mospërfshirjes në procese gjyqësore dhe
këto konsultime aktualisht kryhen nga avokatët e qendrave apo shërbimeve ligjore të
organizatave të shoqërisë civile.
Një hap pozitiv ishte ulja e tarifave të pagesave në gjykatë për viktimat e trafikimit
/viktimat e mundshme, bazuar në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe
Ministrisë së Financave nr. 5668, datë 20.11.2013, i cili reduktoi në mënyrë të ndjeshme
këto tarifa. Publiku i gjerë që përballohet me tarifa gjyqësore përfiton nga ky Udhëzim i
përbashkët, i cili përfshin dhe viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Koordinatorja
Kombëtare ka lobuar për këtë rezultat në çdo takim që ajo ka pasur me aktorët e përshirë.
Ligji nr. 10039 datë 22.12.2008 "Për ndihmën juridike" pësoi disa shtesa dhe ndryshime
të rëndësishme me ligjin nr. 143/2013. Sipas nenit 4 të ligjit nr. 143/2013, personat që duan
të mbrojnë të drejtat e tyre, por që nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet
e nevojshme për shërbimet gjyqësore, me anë të parashtrimit të një kërkese për ndihmë
juridike, nëse janë viktimë e trafikimit të personave, mund të përfitojnë ndihmë ligjore
falas. Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike ka miratuar aktet nënligjore, të cilat
ofrojnë një rregullore më të detajuar në lidhje me prioritetet në lidhje me ofrimin e
ndihmës juridike shtetërore. Në vijim të këtyre ndryshimeve, në 7 tetor 2014, me ligjin nr.
77/2014 nënpika c/ii e pikës 1 të nenit 6, përcakton viktimat e trafikimit si kategori që ka të
drejtën për të përfituar ndihmë juridike.
Por konstatojmë se ky grup nuk ka trajtim të veçantë në raport me asistencën ligjore.
Agjencitë shtetërore nuk kanë kapacitetet e duhura dhe të specializuara njerëzore
për të ofruar këtë shërbim për viktimat e trafikimit, për pasojë ende sot pavarësisht
se kuadri ligjor ekziston, ky shërbim ofrohet nga klinikat ligjore të organizatave të
shoqërisë civile.
D&E ka ofruar asistencë ligjore për të gjitha përfitueset në program nëpërmjet juristit të
D&E si dhe përmes bashkëpunimit me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare (QNLQ).
30
27 përfituese të programit të D&E, të cilat kanë pasur procese gjyqësore kundër
trafikantëve të tyre janë informuar vazhdimisht rreth çështjeve të tyre përmes takimeve
direkte me prokurorët e çështjeve. Shumica e çështjeve janë ndjekur pranë Prokurorisë së
Krimeve të Rënda.
3 përfituese të D&E kanë aplikuar për ID card. D&E ka bashkëpunuar gjithashtu me
Njësinë Bashkiake të zonës ku ndodhet strehëza për regjistrimin e rasteve në gjendje
Civile. Për pajisjen e përfitueseve me certifikata lindje e familjare është bashkëpunuar me
Drejtorinë e Policisë të zonave nga ku rastet vijnë.
Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2015, në qendrën D&E janë zhvilluar rregullisht takime në
grup me përfituesit për të trajtuar tema të ndryshme ligjore. Këto seanca kanë shërbyer për
të informuar dhe këshilluar përfitueset për tema dhe situate të ndryshme ligjore. Temat e
përzgjedhura janë të lidhura me probleme që shqetësojnë në praktikë përfitueset, por edhe
informuese dhe edukative për kuadrin ligjor dhe procedura të ndryshme. Në këto takime
përfituesit kanë pasur mundësinë të bëjnë pyetje dhe të sqarojnë shumë situata apo
paqartësi lidhur me legjislacionin apo procedura të ndryshme. Sipas një grafiku të
paracaktuar për periudhën Janar – Dhjetor 2015 janë zhvilluar gjithsej 17 seanca me tema
ligjore.
“Vatra” raporton se shërbimi ligjor është ofruar nga ana e avokates së qendrës në drejtim
të këshillimit individual ligjor, si për viktimat e trafikimit ashtu edhe për target grupet e
tjera që Vatra mbështet, si edhe informimi për çdo rast, shoqërimit pranë institucioneve të
ligjit, si Policia, Prokuroria, Gjykata, si për çështjet penale ashtu edhe ato civile, në
pajisjen me mjete identifikimi dhe regjistrimi i fëmijëve në regjistrin e Gjendjes Civile, në
pajisjen me praktikën e dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e çështjeve gjyqësore, si
në ato penale ashtu edhe civile, përpilimi dhe dërgimi i kërkesës për dëmshpërblim, si edhe
për mbrojtje dëshmitari, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për një përfituese,
viktimë trafikimi, e mbartur nga viti i kaluar. Kjo kërkesë erdhi nga vetë prokurorja e
Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjatë këtij viti, nëpërmjet këtij shërbimi është bërë mundur trajtimi i 9 rasteve, të cilat
kanë kryer procedime penale ndaj trafikantëve, për përfituesit në fazën e parë dhe të dytë
të programit, me shërbime informuese, shoqëruese dhe punë dokumentacioni:
2 raste në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
1 rast në Gjykatën e Krimeve të Rënda
5 raste në Prokuroritë e rretheve Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë
1 rast ne Gjykatën e Apelit Durrës.
Nga 9 raste me denoncim:
2 raste (prej vitit 2015 vazhdojnë të jenë në proces në PKR, pasi në vitin 2014 kanë
qenë trajtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë);
1 rast vazhdon të jetë në proces në GJKR;
31
5 raste vazhdojnë të jenë në proces në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;
1 rast ka përfunduar çështjen në Gjykatën e Apelit
Durrës
2 nga rastet e mësipërme, të identifikuara nga policia dhe shërbimi social shtetëror, duke u
bazuar në PSV si viktima trafikimi janë çuar njëkohësisht për ndjekje penale për ushtrim
prostitucioni. Këto raste u referuan tek “Vatra” nga QKPVT dhe Forumi i Gruas dhe
drejtoria Vendore e Policisë së qarkut Elbasan. Avokati i qendrës ka vijuar me asistencën
për këto raste në prokuroritë dhe gjykatat përkatëse. Kështu, në një prej rasteve edhe pse
QKPVT apeloi për Vendimin e Gjykatës Durrës dhe “Vatra” më pas e ndoqi këtë proces,
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë me detyrim paraqitjeje
dhe për dy vjet nuk duhet të dalë nga shtëpia nga ora 20:00 deri në orën 8 të mëngjesit.
Gjithashtu janë realizuar edhe 22 seanca informimi në grup me përfitueset, në lidhje me
legjislacionin shqiptar mbi trafikimin dhe dhunën në familje.
Asistenca mjekësore:
Qendrat kanë vazhduar të ndërmjetësojnë shërbimet shëndetësore për VT/VMT edhe gjatë
periudhës janar- dhjetor 2015. Qendra ”Vatra” raporton se sipas nevojave të vlerësuara për
rastet e asistuara në strehëz dhe në komunitet qendra ofron asistencën dhe shërbimin
shëndetësor në bashkëpunim me DSHP Vlorë, Spitalin Rajonal Vlorë, qendrën “Aulona” në
Vlorë, si edhe me qendrat e tjera shëndetësore në rrethe të tjera. Këtë periudhë, ky shërbim
mbi bazën e nevojave përkatëse, është ofruar për të gjithë përfituesit e Vatrës, në të gjitha
fazat e programit.
Kështu janë realizuar 287 vizita mjekësore nga mjekja e qendrës, nga të cilat në 87 raste
kanë rezultuar me patologji të përgjithshme, përfshirë, sëmundje stinore dhe në 15 prej
këtyre rasteve me sëmundje më të specifike si okulistike, gastro-intestinale, vaginoza, IST,
epilepsi e gjeneralizuar, sëmundje të shëndetit mendor.
Gjithashtu në bashkëpunim me DSHP Vlorë, janë kryer analizat për infeksionet seksualisht
të transmetueshme (përfshirë HIV/HEP B, SIFILIZ, dhe 3 infeksione të tjera) për 18 rastet të
akomoduara në strehëz.
Në kuadër të bashkëpunimit me DSHP, Vlorë dhe qendrën e gruas “Aulona”, janë realizuar
5 seanca informuese si edhe këshillime në grup mbi kujdesin për higjienën personale,
kujdesin gjatë shtatzënisë, kujdesin ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme,
kujdesin për fëmijët etj. Gjithashtu nga ana e qendrës “Aulona” vazhdon të ofrohet falas
sherbimi i vizitave gjinekologjike dhe echo abdominale.
Gjatë vitit 2015, “Vatra” ka asistuar edhe 6 përfituese me probleme të shëndetit mendor, nga
të cilat 3 prej tyre kanë rezultuar me probleme akute. Stafi i “Vatrës” ka bashkëpunuar me
Autoritetin Përgjegjës, si dhe me Spitalin Psikiatrik Vlorë për zgjidhjen e problemeve akute
të këtyre përfitueseve. Gjithashtu është punuar lidhur me kujdesin shëndetësor për fëmijët e
përfitueseve, të akomoduar në strehëz dhe në komunitet. Janë mbështetur me asistencë
shëndetësore (vizita, mjekime dhe vaksinim) 11 fëmijë të përfitueseve, në dy fazat e para të
programit.
32
Pas konsultimeve të inicuara nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës
kundër Trafikimit të Personave, me përfaqësues të KKSAT dhe Ministrisë së Shëndetësisë
për pajisjen e viktimave të trafikimit me kartat e shëndetit, duke ruajtur anonimatin e tyre,
mjeku i qendrës “Vatra” vijoi procedurat me Qendrën Shëndetësore përkatëse në Vlorë për
pajisjen me karta të shëndetit për përfitueset e programit dhe fëmijët e tyre. Vetëm një
përfituese me fëmijët e saj, në fazën e dytë të programit nuk është e pajisur me kartë
shëndeti. Të tjerët rezultojnë të pajisur me karta shëndeti në zonat ku ata banojnë.
Qendra “Të ndryshëm & të barabartë“ ka adresuar dhe trajtuar nevojat mjekësore të
përfitueseve të programit të qendrës së riintegrimit. Këto lloje shërbimesh janë ofruar
kryesisht për përfitueset që janë të akomoduara në qendrën e riintegrimit por edhe për ato të
cilat janë në fazën e dytë të programit. Pas vlerësimit mjekësor të realizuar nga doktoresha,
rastet e reja të sapo hyra në program janë mbështetur të bëjnë analizat rutinë (gjak komplet,
urina, ekzaminimet SST, etj). 6 përfituese shtatzënë janë mbështetur me asistencën e duhur
mjekësore në qendrën rezidenciale, ndjekje tek mjeku obstetër-gjinekolog dhe kanë lindur
gjatë kësaj periudhe. Rastet që kanë rezultuar pozitiv për STD kanë qenë me diagnozat:
Candida, Gonorrhea dhe Trichomonas vaginalis. Asnjë rast nuk ka rezultuar me Hepatit apo
HIV (+).
Pas një lobimi të vazhdueshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme me Ministrinë e
Shëndetësisë dhe ISKSH, është realizuar pajisja me kartat e shëndetit të përfitueseve të
asistuar në programin e D&E. Këto përfitues kanë mundësi të marrin shërbim shëndetësor
falas pranë mjekes së tyre të familjes në Qendrën Shëndetësore (Poliklinikën nr.9). Ky
shërbim do te ofrohet për një periudhe 1- vjeçare, me të drejtë rinovimi.
D&E ka vazhduar bashkëpunimin me Albanian University- Dega Stomatologji, nëpërmjet të
cilit janë siguruar shërbime dentare falas për përfitueset e programit dhe gjithashtu me
“Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr.1 dhe 2” dhe ISHP. Stafi mjekësor ka
organizuar diskutime në grup mbi çështjet e shëndetit si: infeksionet seksualisht të
transmetueshme, hepatiti B dhe C dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre, alergjitë e sezonale,
ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve, “HIV/ AIDS dhe ne”, higjiena personale, gripi i derrit -
mënyra se si infektohemi dhe si ta mbrojmë veten nga kjo; Parandalimi dhe ndihma e parë
në rastet e aksidenteve të ndodhura në ambientet brenda shtëpisë; Rrezatimi diellor – efektet
pozitive dhe negative në trupin tonë, si ta mbrojmë veten gjatë sezonit të verës.
Përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore, të gjitha rastet e viktimave/viktimave të
mundshme të trafikimit të qendrës “Tjetër Vizion” janë pajisur me karta shëndeti.
Formimi profesional
Ekzistojnë 9 qendra publike të formimit profesional në qytetet më të mëdha të vendit si
Vlorë, Shkodër, 2 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Qendra e
Lëvizshme për zonën verilindore, si dhe subjekte private të licencuara me një shtrirje
në të gjithë territorin e Shqipërisë. Formimi profesional është një nga politikat e
rëndësishme aktive të tregut të punës që Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zbaton, me
synimin e integrimit dhe riintegrimit në tregun e punës, kryesisht të punëkërkuesve të
papunë të regjistruar në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit por edhe të personave të
tjerë që kërkojnë të rrisin nivelin e tyre të aftësive profesionale për t’iu përshtatur
ndryshimeve që ndodhin në tregun e punës.
33
Stafi i qendrës “Vatra” ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Formimit Profesional Vlorë për
regjistrimin dhe ndjekjen e kurseve nga ana e përfituesve që kanë kërkuar këtë shërbim
pranë Qendrës. Gjatë kësaj periudhe, janë mbështetur me këtë shërbim 13 përfituese në
fazën e parë të programit: 5 raste kanë përfunduar kursin e kuzhinës; 4 raste kanë
përfunduar kursin e estetikës; 2 rast ka përfunduar kursin e rrobaqepësisë; 2 raste po ndjekin
kursin e parukerisë. Rasteve të cilat kanë përfunduar kursin e estetikës dhe të rrobaqepësisë
iu janë ofruar nga programi, mjetet bazë të profesionit.
Gjatë vitit 2015, në qendër janë zhvilluar në mënyrë të planifikuar edhe disa kurse për
zhvillimin e aftësive personale dhe profesionale të përfitueseve:
o 8 përfituese në strehëz po ndjekin kursin e anglishtes të ofruar fillimisht në mënyrë
vullnetare nga një specialist brenda organizatës dhe që nga muaji shtator 2015,
kurset po realizohen nga një vullnetar i Kishës Baptiste.
o Gjithashtu që nga muaji shtator është duke u zhvilluar kursi i alfabetizmit për 2
përfituese analfabete.
o Në muajin korrik, po vullnetarisht nga një staf i organizatës, filloi kursi bazë për
mësimin e kompjuterit për 4 përfituese të akomoduara në strehëz.
o Gjatë muajve nëntor-dhjetor 2015, u zhvillua në mënyre vullnetare, nga një anëtare
e një biznesi veshjesh, kursi i qëndistarisë, ku morën pjesë 7 përfituese. Kursi u
pasua nga punësimi i tyre në korrespondencë për qëndisjen e veshjeve.
Qendra “D&E ka vijuar punën në formimin profesional të përfituesve. Në total 31
përfitues kanë ndjekur kurse profesionale, si kurse të gjuhëve të huaja, kompjuter, sekretari,
rrobaqepësi, kitarë, parukeri, kuzhinë, etj. Disa përfitues kanë ndjekur më shumë se një kurs,
bazuar në aftësitë dhe dëshirat individuale. Gjithashtu, gjatë periudhës se raportimit janë
zhvilluar klasat e prindërimit për nënat e reja dhe gratë shtatzënë, 5 raste, për t’i ndihmuar
ato në procesin e prindërimit, pra me qëllim rritjen e aftësive prindërore dhe rritjen e
fëmijëve të shëndetshëm.
Qendra “Tjetër Vizion” për 2015 ka ofruar kurse të formimit profesional për 4 raste:
1 rast (M) Auto mekanik; 1 rast ( F) Guzhinë; 2 raste (1 F/1 M) Parukeri;
Qendra Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit ka bashkëpunuar me Qendrën e
Formimit Profesional Nr.4-Tiranë, ku janë zhvilluar: kurse të parukerisë, ku kanë përfituar 2
vajza; kursi i rrobaqepësisë, ku vazhdojnë kualifikimin 6 vajza; kursi i Sekretarisë ku kanë
përfituar 2 vajza dhe kursi i kuzhinës ku kanë përfituar 4 vajza.
Asistencë për viktimat/ viktimave mundshme të trafikimit
Gjate periudhës Janar – Qershor 2015, stafi i Qendrës Psiko – Sociale Vatra ka vazhduar
punën dhe përpjekjet në mbrojtjen dhe asistencën e viktimave/viktimave të mundshme të
trafikimit dhe njëkohësisht në parandalimin e këtyre fenomeneve. Kjo është realizuar në
kuadër të projekteve që Vatra ka zbatuar përgjatë vitit, të mbështetura financiarisht nga
institucione kombëtare e ndërkombëtare. Programi “Mbështetje direkte për rehabilitimin,
riintegrimin, fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave viktima të trafikimit
njerëzor dhe të dhunës në familje”, është mbështetur në projekte të veçanta të financuara
nga donatorët: Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, Prishtinë, King Bodouin Foundation,
UN Voluntary TRUST Fund, Ambasada e SH.B.A-së në Tiranë, Fondacioni SOROS,
34
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Bashkisë Vlorë e cila ka alokuar fondin
për.
Një paketë e plotë e shërbimesh riintegruese është ofruar për përfituesit e programit të
riintegrimit të D&E: Strehim, siguri dhe plan riintegrimi; Asistencë e menjëhershme
mjekësore; Negocim/ndërmjetësim me familjen; Vlerësime dhe këshillime psikologjike;
Mbështetje dhe asistence ligjore; Asistencë për regjistrim / vazhdimësinë e sistemit shkollor;
Trajnime profesionale; Aktivitete sociale; Këshillim dhe ndihmë për punësim; Mbështetje
financiare për strehim; Informacion mbi shërbimet që ekzistojnë në komunitet si dhe
kontaktet e nevojshme/ harta e shërbimeve; Programe pune që krijojnë të ardhura; Asistencë
dhe mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit; Monitorim dhe ndjekja e mëpasshme e
përfitueseve te programit. Për të gjitha rastet e reja që kanë hyrë në program është bërë një
vlerësim nga ekipi multidisiplinar dhe bazuar në këtë vlerësim është ndërtuar plani i
ndihmës bashkë me përfituesin.
Asistencë direkte për meshkuj viktima të trafikimit
Gjatë kësaj periudhe, D&E ka ndihmuar 23 meshkuj viktima/viktima të mundshme
trafikimi, nga të cilët 6 meshkuj viktima/viktima të mundshme trafikimi ishin raste të reja të
referuar pranë programit riintegrues të D&E. Në bashkëpunim me menaxherin e rasteve të
D&E, është ndërtuar për secilin rast një plan riintegrimi.
Rastet meshkuj VT e VMT janë mbështetur me këshillim psiko-social, ndihmë ligjore,
asistencë mjekësore, mbështetje për të gjetur një punë, mbështetja financiare për pagesën e
apartamentit me qira; trajnimi për të rritur aftësitë për jetën; ofrimi i informacionit dhe
ndërmjetësimi për marrjen e shërbimeve të ofruara nga ofruesit e shërbimeve të ndryshme në
komunitet, monitorimit dhe ndjekja, etj. Psikologu i D & E ka ofruar seanca të rregullta
këshillimi individual për të gjithë përfituesit meshkuj në program.
Strehimi i VT/VMT
Qendrat raportojnë se në rastet kur rikthimi në familjen e origjinës nuk është i mundur,
aplikohet alternativa e kalimit të personit në një apartament tranzitor, ku një numër i vogël
personash mund tё jetojnë së bashku. Përfituesit kalojnë në apartamentin tranzitor mbasi
kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në strehëz. Gratë/vajzat jetojnë në këtë mënyrë deri në
integrimin e tyre të plotë në jetë të pavarur dhe komunitet. Jeta në apartament ka ndikuar në
rritjen e aftësive të tyre në përballimin e vështirësive, duke qëndruar larg problemeve sociale
si; trafikimi, droga, prostitucioni etj.
Gjatë vitit 2015 nga qendra “Vatra” kanë marrë shërbime strehimi në fazën e parë (strehëz)
dhe në fazën e dytë (jetesë gjysmë e pavarur, në apartamente me qira, 26 përfituese primare
dhe 11 fëmijë të tyre. Gjithashtu kanë marrë shërbime akomodimi edhe 4 viktima të dhunës
në familje. Përfitueset e akomoduara në strehëz, kanë marrë shërbimet bazike, si: ushqim,
veshje, shërbime të higjienës, shërbime shëndetësore, psikologjike, ligjore, arsimore, socio-
edukative, argëtuese, ndërmjetësim me familjen, ndërmjetësim për formim profesional,
ndërmjetësim për punësim, mbështetjen me dokumente identifikimi. Të gjitha këto shërbime
janë realizuar në bashkëpunim me institucione publike dhe jo publike dhe me një shkallë të
lartë sigurie: siguri 24 orë e ofruar nga shërbimi policor privat, shoqërim me punonjëse
sociale dhe staf tjetër profesional. Edhe gjatë vitit 2015, Bashkia Vlorë ka vazhduar
35
mbështetjen me ushqim për VT/VMT të akomoduar në strehëz. Apartamentet me qira, të
paguara nga programi i Vatrës për viktimat nga 6-12 muaj (në varësi të nevojave), kanë qenë
shërbime akomodimi të ofruara në fazën e dytë të programit. 8 përfituesit primarë dhe 5
fëmijët e tyre, e kanë marrë këtë shërbim, pasi ato kanë marrë fillimisht shërbime në strehëz
në fazën e parë të programit. Edhe në këtë fazë përfitueset kanë përfituar të njëjtën paketë
shërbimesh si në fazën e parë. Duhet theksuar se edhe gjatë vitit 2015, MMSR nëpërmjet
Bashkisë Vlorë ka vazhduar mbështetjen me ushqim për vt/vmt, të akomoduara në strehëz.
Asistencë psiko-sociale
Nëpërmjet seancave të këshillimit synohet stabilizimi emocional i rasteve, qartësimi i ideve
mbi të ardhmen, vendosja e vetëkontrollit, rritja e vetëvlerësimit, menaxhimi i situatave të
riskut, menaxhimi i konflikteve, rikuperimi nga ngjarjet traumatike; rindërtimi i besimit tek
të tjerët; eksplorimi i fëmijërisë dhe së kaluarës; eksplorimi i marrëdhënies interpersonale;
eksplorimi i frikërave, fobive dhe traumave; pranimi i vetvetes; kultivimi i durimit; vendosja
e qëllimeve në terma afatshkurtër dhe afatgjatë; arritja e qëndrueshmërisë emocionale;
menaxhimi i stresit dhe fuqizimi në marrjen e vendimeve; teknika të relaksimit etj. etj.
Seancat e këshillit janë individuale apo në grup.
Gjatë periudhës së raportimit është ofruar mbështetje psikologjike dhe psiko-sociale për të
gjitha përfitueset e Vatrës, në të gjitha fazat e programit, si edhe për fëmijët e tyre, nga ana
e psikologes së qendrës dhe punonjeseve sociale. Janë mbështetur me këshillime individuale
psikologjike 22 përfituese dhe 5 nga fëmijët e tyre, si edhe 15 përfituese që ndodhen në
fazën e dytë dhe tretë të programit. Nga ana e punonjëseve sociale janë realizuar 354
seanca individuale këshillimi psikologjik, nga të cilat janë trajtuar për problemet e stresit
postraumatik, çrregullime të sjelljes, çrregullime të personalitetit, çrregullime të humorit
dhe sjelljes sociale; 16 seanca psikologjike në grup për trajtimin e çështjeve lidhur me
komunikimin, sjelljen dhe përballimin me stresin. Pas seancave individuale dhe në grup,
përfitueset janë më të ndërgjegjshme për problemet e tyre, pranojnë më mirë njëra-tjetrën
dhe ambientin ku jetojnë.
Punonjësit socialë (punonjësit e rastit), kanë ofruar këshillime për përfituesit në lidhje me
objektivat e vendosura në planet individuale të riintegrimit dhe kryesisht me: rëndësinë e
vendosjes së marrëdhënieve me familjet, marrëdhëniet me anëtarët e familjeve, rëndësinë e
edukimit, formimit profesional, gjendjen emocionale, situatën profesionale dhe të punësimit,
marrëdhënien dhe komunikimin në jetesën në komunitet, këshilla për menaxhimin familjar,
kujdesin ndaj fëmijëve, menaxhimin e jetës së përditshme dhe të të ardhurave, etj.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, nga organizata D&E janë realizuar në total 1082 seanca
këshillimi nga punonjëset sociale, psikologu, koordinatori i qendrës dhe menaxheri i
strehëzës. Në seancat e Terapisë së Artit janë përfshirë rreth 15 përfituese dhe janë
realizuar 53 seanca grupi. Seancat facilitohen nga psikologia dhe asistohen edhen nga 2
vullnetare të organizatës. Gjithashtu, janë asistuar edhe 3 fëmijë të përfitueseve, me seanca
këshillimi individuale. Është ndërhyrë përmes Artit dhe Lojës për të trajtuar disa vështirësi
që fëmijët shfaqnin për shkak të ekspozimit ndaj dhunës.
Asistencë për arsimim
36
Qendra “Vatra” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore në Vlorë ka mundësuar
edukimin arsimor të përfituesve. Gjatë këtij viti janë mbështetur me shërbime të regjistrimit
në shkollat 9-vjecare dhe të mesme 2 përfituese të reja, si dhe 2 fëmijë të një përfitueseje
të akomoduar në qendër. Është bërë i mundur monitorimi i ecurisë së 6 përfitueseve që
vazhdojnë shkollën në fazën e parë dhe të dytë të programit, si edhe 6 fëmijëve të
përfitueseve në fazën e dytë të programit. Ndërkohë që është planifikuar për vitin shkollor të
ardhshëm, regjistrimi në shkollë i dy përfitueseve të reja. Për përfitueset të cilat nuk
vazhdojnë shkollën, mësuesja në bashkëpunim me stafin, organizon çdo muaj sesione
informimi dhe leximi të librave, duke i diskutuar më pas në grup. Për 2 përfitueset të cilat
janë analfabete, mësuesja e qendrës punon për alfabetizimin e tyre. Për këtë vit janë
mbështetur me edukim arsimor 16 përfitues, në të gjitha fazat e programit.
Edhe gjatë kësaj periudhe, trajnimet dhe aktivitetet edukuese për përfitueset e D&E në
Qendrën e Edukimit/trajnimeve kanë qenë thelbësore. Për të rritur aftësitë për jetën të
përfitueseve, stafi i D&E ka organizuar aktivitete të ndryshme, trajnime për çështje të
ndryshme, diskutime në grup, leximi i librave artistik, mësimi i materialeve shkollore si dhe i
materialeve të kurseve ku ato marrin pjesë. Për rastet e reja të hyra në program është bërë
nga mësuesja e D&E një vlerësim për përcaktimin e nivelit arsimor të çdo përfitueseje dhe
më pas është zhvilluar një plan edukativo-mësimor si pjesë e planit të riintegrimit të çdo
përfitueseje.
o 30 përfituese kanë ndjekur gjatë kësaj periudhe shkollën, 3 prej të cilave kanë
ndjekur Universitetin. Përfitueset janë ndihmuar rregullisht nga mësuesja e D&E për t’u
përgatitur, veçanërisht për lëndët ku ato kanë pasur boshllëqe nga e kaluara. Të gjitha
përfitueseve iu janë siguruar librat, si edhe mjetet e tjera shkollore të nevojshme për një
vijueshmëri sa më të mirë akademike.
Për raste të tjera të akomoduara në Qendrën e Riintegrimit, të cilat nuk kanë ndjekur asnjë
klasë shkollë ose shumë pak është punuar personalisht me secilën prej tyre, kryesisht në
shkrim, lexim, matematikë, etj. Për regjistrimin e rasteve specifike në sistemin shkollor, D&E
ka bashkëpunuar me Autoritetin Përgjegjës, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe Drejtorinë
Arsimore Rajonale të Tiranës.
Këshillim/mbështetje për punësim i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit
Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Vlorë, stafi i “Vatrës”, ka
ndërmjetësuar për punësim ato përfituese, të cilat pasi kanë përfunduar kurset profesionale,
kanë kërkuar punësim, por edhe ato, të cilat kanë kërkuar të punësohen edhe pa zhvilluar
këto kurse. Gjithashtu është bashkëpunuar edhe me biznese të ndryshme, por duhet thënë se
punësimi vazhdon të jetë një sfidë gjatë programit të riintegrimit. Gjatë këtij viti, u
ndërmjetësua për punësimin e 32 përfitueseve dhe është bërë i mundur punësimi dhe
monitorimi për 17 përfituese. Punësimi i tyre është si vijon:
- 7 përfituese punojnë pranë ndërmarrjeve private të veshjeve dhe këpucëve (Vlorë)
- 3 përfituese punojnë si kuzhiniere dhe ndihmës kuzhiniere (Vlore, Tiranë)
- 2 përfituese punojnë si shitëse në butikë (Vlorë)
- 4 përfituese janë vetë-punësuar duke përdorur mjetet e dhuruara (makina qepëse,
mjete estetike, mjete parukerie në Vlorë, fshatrat e Vlorës)
Me mbështetjen financiare të IOM, një prej përfitueseve u përfshi në programin “trajnim
nëpërmjet punësimit” dhe prej muajit dhjetor vazhdon të jetë e punësuar. Nisur nga kjo
praktikë mjaft pozitive me këtë rast do të shihet me prioritet në vitet në vijim për të parë
37
mundësitë e ngritjes së fondeve për të përfshirë një numër më të madh përfituesish në
programe të tilla. Në total janë punësuar dhe vetëpunësuar 17 përfituese përgjatë të
gjitha fazave të programit.
Stafi i D&E vazhdon të orientojë përfituesit të zgjedhin profesione të kërkuara në tregun e
punës, duke u përshtatur natyrisht në çdo rast me aftësitë e tyre personale. Gjatë këtij viti,
42 përfituese kanë qenë në marrëdhënie pune, të punësuar si: rrobaqepëse, kuzhiniere,
ndihmës kuzhiniere, pjatalarëse në restorante, pastruese, ndihmëse parukiere në sallon
bukurie, operatorë në call center, banakiere, shpërndarës ushqimesh, pastiçier, kamarier,
punonjës mobilerie, punonjëse marketi, shitëse peshku, etj.
10 përfitues të programit të riintegrimit të D&E kanë qenë të përfshirë në ciklin
këshillues "Këshillim për punësim". Qëllimi i këtij cikli këshillues është për të ndihmuar ata
për të rritur aftësitë e tyre në gjetjen dhe mbajtjen e një punë. Përmes këtij programi,
përfituesit janë mbështetur për të ndjekur kurse profesionale, trajnime në vende pune, për të
qenë pjesë e programeve të stazhit pranë kompanive të ndryshme private dhe mundësi për të
hapur mikro-biznese. Lehtësuesi/Trajneri i ciklit këshillues ka punuar me grupet përkatëse
për të krijuar ekipe të konsoliduara, për të identifikuar pikat e forta personale të secilit
përfitues, duke synuar në afat të gjatë rritjen e aftësive të tyre në gjetjen dhe mbajtjen e një
pune; në iniciativat inkurajuese dhe aftësitë hulumtuese të pjesëmarrësve; në zhvillimin e
kompetencave sociale të grupit; në marrjen e njohurive dhe përgatitjes për stazhe
afatshkurtra. Pjesëmarrësit në trajnim janë njohur me profesione dhe biznese te reja, duke u
përgatitur për një përfshirje të mundshme në praktika pranë këtyre bizneseve. Gjatë
takimeve në grup, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë për të shkëmbyer përvojën me njëri-
tjetrin, ndërkohë që janë zhvilluar dhe Planet Individuale të Zhvillimit. D&E vazhdon të ketë
kontakte të rregullta me Zyrën Rajonale të Punësimit dhe të gjithë përfituesit që janë tashmë
gati për të punuar, janë regjistruar pranë këtij institucioni si punëkërkues.
Sa i takon përfituesve të qendrës “Tjetër Vizion”, me ndërmjetësimin e kësaj qendre për
vitin 2015 janë punësuar 5 raste viktima të mundshme trafikimi.
Mikrobizneset për përfitueset
Ngritja dhe stabilizimi i mikrobizneseve për përfituesit, mbetet një nga aktivitetet dhe
shërbimet e rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të target grupeve, të cilat
qendra “Vatra” i mbështet. Prej vitit 2009 janë mbështetur 24 përfituese, nga të cilat 17
VT/VMT dhe 7 viktima të dhunës. Këto mikrobiznese janë ngritur me mbështetje të
donatorëve si Ministria e Jashtme Norvegjeze, IOM, Ëorld Vision dhe Fondacioni SOROS.
Nga 17 ish viktimat e trafikimit që aktualisht menaxhojnë bizneset për të cilat u mbështetën
nga “Vatra”, 10 prej tyre kanë përfunduar programin e riintegrimit dhe aktualisht kontaktet e
tyre me stafin e “Vatrës” janë vetëm në kuadër të mbajtjes së marrëdhënieve të ndërsjella.
Ndërkohë, 7 përfitueset e tjera janë monitoruar gjatë vitit 2015 dhe është evidentuar se
menaxhojnë bizneset e ngritura pavarësisht vështirësive në sezone të caktuara të vitit.
Gjatë këtij viti, në kuadër të projektit ”Fuqizimi ekonomik dhe social i grave, viktima të
dhunës në familje ne rrethin e Vlorës”, financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për
Shqipërinë, Soros, janë ngritur 3 mikro-biznese të reja, përkatësisht: parukeri, rrobaqepësi
dhe estetikë thonjsh. Gjithashtu janë dhuruar edhe 4 sete të mjeteve të parukerisë dhe
rrobaqepësisë për 4 përfituese të cilat janë në fazën e tretë të programit. Dy prej
përfitueseve për të cilat u ngritën mikrobiznese (parukeri dhe estetikë) vendosën të
38
bashkonin të dy shërbimet në një ambient duke vlerësuar kështu ndarjen e kostove te qerasë,
dhe shpenzimeve të tjera operative të sallonit dhe, në këtë mënyrë gjenerimin e më shumë të
ardhurave për vete dhe fëmijët e tyre.
Gjatë kësaj periudhe, 5 përfitues të D&E kanë menaxhuar bizneset e tyre. Përfituesit janë
monitoruar rregullisht dhe mbështetje teknike është siguruar për ta sipas nevojave të tyre. Po
kështu, 10 përfitues janë të përfshirë në programet e internshipit: 3 përfitues janë të
përfshirë në biznesin social ku dy raste janë të përfshirë si asistent kuzhinier dhe 1 rast
tjetër si distributor ushqimesh. Përveç kësaj, 3 përfitues janë të përfshirë si asistent
kuzhinier pranë tre restoranteve të ndryshme; 1 përfitues si asistente zyre pranë një Shoqate
të Krishterë, 1 rast i përshirë në një sipërmarrje punimesh gipsi; 1 rast si asistent parukier
dhe 1 rast i përfshirë në punë në bujqësi.
Mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit/Ndihmë financiare dhe afatgjatë
Megjithëse fëmijët e përfitueseve janë target grup sekondar të trajtuar nga qendra “Vatra”,
shërbimet për ta kanë qenë të sistematizuara. Për kujdesin ndaj fëmijëve, grupi
multidisiplinar i qendrës ofron shërbime psikologjike, shëndetësore, edukative, ligjore dhe
argëtuese.
Gjatë këtij viti janë ofruar shërbime për 11 fëmijë të përfitueseve në strehëz, por dhe ata, të
cilat janë duke u ndjekur në fazën e dytë të programit. Përmendim shërbimin shëndetësor,
nëpërmjet të cilit janë ndjekur dhe mjekuar rastet e fëmijëve, të cilët kanë pasur probleme
stinore, por edhe të një fëmije që ka pasur probleme të zhvillimit psiko-motor. Nëpërmjet
shërbimit psikologjik, janë organizuar sesione lojërash dhe testesh psikologjike për ta. Nga
fëmijët e përfitueseve, 9 janë të regjistruar në kopshte dhe 2 të tjerë ndjekin shkollën fillore.
Gjithashtu janë mbështetur nga ana e avokatit procedurat ligjore për regjistrimin e dy
fëmijëve dhe procesin gjyqësor për marrjen e atësisë së tyre. Nga ana e punonjësve socialë,
mjekut dhe mësuesit të Qendrës është ofruar mbështetje për nënat me fëmijë, duke i
informuar në lidhje me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve, mënyrën e të ushqyerit, të
higjienës personale, komunikimit me fëmijët, etj.
Gjatë kësaj periudhe, nda qendra D&E, 99 raste dhe 73 fëmijë janë asistuar me shërbime në
komunitet në fazën e dytë dhe të tretë të programit të riintegrimit. Nga këto:
- 63 raste dhe 55 fëmijë janë ndihmuar në apartamente
- 31 raste dhe 16 fëmijë janë mbështetur në familjet e tyre
- 9 përfituese dhe 2 fëmijë janë asistuar në vende të tjera alternative
- 23 përfituese të reja dhe 32 fëmijë të tyre kanë hyrë në program duke u ndihmuar direkt në
apartament
-10 përfitues e 4 fëmijë të tyre kanë hyrë në program duke u ndihmuar direkt në familje;
- 2 përfitues dhe 1 fëmijë është asistuar në vend tjetër alternativ;
-7 raste kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në apartament me qira dhe 6 raste e 1
fëmijë kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në familjen e origjinës;
-1 përfituese dhe 1 fëmijë i saj kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në vend tjetër
alternativ.
D&E ka mbështetur përfituesit financiarisht me mbulimin e qerasë së apartamenteve në
fazën e dytë të programit të riintegrimit, të konsideruar si shumë të rëndësishëm në procesin
e fuqizimit të përfituesve dhe në drejtim të riintegrimit të suksesshëm në shoqërinë
shqiptare.
39
Ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve të përfitueseve me familjet
Një prej shërbimeve të rëndësishme që qendrat ofrojnë është dhe ndërmjetësimi për
vendosjen e kontakteve me familjen dhe këshillimi në familje. Qendrat raportojnë se ky
shërbim është një nga sfidat më të mëdha në punën me viktimat e trafikimit. Rastet kur
përfitueset kanë marrëdhënie të mira dhe mbështetjen e familjarëve, kanë më tepër sukses në
riintegrim, kurse në rastin kur viktimat e trafikimit nuk kanë mbështetjen e familjes kanë më
tepër risk të ritrafikohen. Ndërmjetësimi me familjen e origjinës vlerësohet që në dy javët e
para të akomodimit në strehëz dhe përfshirjes në program.
Menaxherët e rasteve të qendrës D&E kanë organizuar seanca këshillimi jo vetëm për rastet
e akomoduara në qendër por gjithashtu për prindërit e tyre, motrat e vëllezërit. 31 përfituese
janë asistuar në familjet e origjinës; 10 raste të reja në program gjatë kësaj periudhe janë
asistuar direkt në familje; 4 përfituese janë bashkuar me familjet e tyre gjatë kësaj periudhe
dhe vazhdojnë të ndihmohen nga D&E. Shumica e rasteve të akomoduara në strehëz janë
mbështetur nga stafi D&E në stabilizimin e marrëdhënieve më familjet e tyre. Rastet
shoqërohen në takime me familjarët nga punonjëset sociale dhe psikologia në Tiranë e
gjithashtu janë shoqëruar për tu takuar me të afërmit në qytetet apo fshatrat ku ata banojnë,
si: Kuçovë, Skrapar, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Pogradec, Korçë, etj. Gjithashtu, një
punë e mirë është bërë në drejtim të bashkëpunimit me policinë apo organizata te tjera lokale
për vendosjet e kontakteve me familjen si dhe në organizimin e takimeve pranë ambienteve
të Drejtorisë së Policisë veçanërisht për përfitueset të cilat kanë pasur probleme sigurie.
Aktivitete zhvilluese, rehabilituese, riintegruese..
Qendrat mundësojnë realizimin e aktiviteteve të ndryshme me natyrë sociale, argëtuese,
zhvilluese, ndërgjegjësuese, festive, kreative, rehabilituese, terapeutike, dhe sportive.
Qendrat “Tjetër Vizion”, “Vatra” dhe “Të ndryshëm dhe të barabartë” dhe QKPVT
raportojnë se zhvillojnë aktivitete të ndryshme kreative si krijimi i veshjeve artistike me
materiale të ndryshme, punime në qëndistari, punime me grep dhe shtiza, praktikë në
rrobaqepësi, parukeri, sekretari, aktivitete krijuese me temë të lirë apo të përzgjedhur në
prozë, poezi, pikturë etj. Gjatë vitit 2015, viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit morën
pjesë në aktivitetet jashtë qendre, si shëtitje në vendet turistike, historike, aktivitete gjatë
“Muajit Antitrafik” dhe fushatës verore 4 .
4 Informacion më të detajuar do të gjeni tek shtyllae Koordinimit
40
III. PARANDALIMI
Parandalimi është një nga shtyllat me rëndësi të lartë në Strategjinë e Luftës kundër
Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017, duke qenë se aty mbështeten dhe
politikat si edhe masat antitrafikim. Kjo shtyllë mban në thelb të saj gjithë synimet dhe
objektivat specifikë, si edhe aktivitetet dhe veprimtaritë që synojnë: rritjen e ndërgjegjësimit
publik mbi të gjitha format e trafikimit të personave (trafikim i brendshëm, shfrytëzimi i
punës, lypja nga fëmijët); rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë që
punojnë me grupet në rrezik, përfshirë punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe arsimor;
garantimi i mekanizmave parandalues dhe mbrojtës dhe dhënia e ndihmës
personave/viktima/viktima të mundshme të trafikimit; krijimi i mekanizmave funksionalë
lokalë, ndërhyrjet parandaluese dhe mbështetëse; garantimi i shërbimeve për parandalimin e
krizave, lehtësimin e përdorimit të shërbimeve sociale, si dhe shpërndarja e informacionit tek
grupet dhe personat në nevojë.
Veprimtaria parandaluese gjatë vitit 2015 është fokusuar kryesisht tek:
PËRMIRËSIMI I KUADRIT INSTITUCIONAL
Përgjatë periudhës janar-dhjetor, strukturat në mbështetje të luftës kundër trafikimit të
personave kanë bashkëpunuar duke koordinuar veprimtarinë e tyre, nëpërmjet zbatimit të
planeve të punës, takimeve periodike, informimit, monitorimit dhe nënshkrimit të
dokumenteve për të mundësuar mirëfunksionimin e tyre dhe për të finalizuar objektivat e tyre
me rezultate konkrete.
Në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër trafikimit të personave, ZKKA në bashkëpunim me
IOM, hartuan Planin e Veprimit për Riintegrimin Social – Ekonomik të Grave dhe
Vajzave Viktima/Viktima të Mundshme të Trafikimit 2015- 2017, me qëllim ofrimin e
ndihmës dhe riintegrimit të grave dhe vajzave viktima/viktima të mundshme të trafikimit
nëpërmjet hartimit dhe implementimit të politikave ndërsektoriale përfshirë fushën e arsimit,
punësimit, përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, zhvillimit dhe integrimit gjinor,
mbrojtjen nga dhuna në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Gjithashtu janë ndërmarrë nismat si më poshtë:
Qeveria shqiptare, në vijim të masave të marra për zbatimin e Strategjisë për Luftën
Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017,qoftë sa i takon
parandalimit, ndjekjes penale, bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, mbrojtjes
dhe ofrimit të ndihmës për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, në datë 26
gusht 2015, miratoi VKM “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë
10.2.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e
teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar, ku
parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit. Ky vendim,
krahas atij për pajisjen me karta shëndeti falas për viktimat/viktimat e mundshme të
trafikimit tregoi edhe një herë vëmendjen dhe seriozitetin e madh që qeveria
shqiptare ka ndaj këtij grupi në nevojë dhe, për më tepër kujdesin ndaj ofrimit të
mundësive për arsimim për fëmijët viktima të trafikimit.
Vazhdimin nga ZKKA të trajnimeve dhe takimeve të Komiteteve Rajonale Antitrafik
në të gjitha qarqet e vendit në kuadër të intensifikimit të përpjekjeve për parandalimin
dhe luftën kundër trafikimit në njerëz:
41
- Zyra e Koordinatorit Kombëtar në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik
ka vijuar aktivitetet sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave të
mesme dhe 9-vjeçare në qarqe të ndryshme si, në Shkodër, Elbasan, Tiranë, etj. Këto
aktivitete janë zhvilluar edhe në kuadër të zbatimit të Planeve Rajonale të Veprimit
dhe kalendarit të aktiviteteve të hartuar nga KRAT-et dhe të monitoruara nga
Koordinatori Kombëtar.
Ngritjen e Nënkomiteteve Rajonale Antitrafik në Nënprefekturën e Malësisë së
Madhe, Krujës, Hasit dhe Tropojës.
Ndërmarrja e fushatës verore për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin publik, kryesisht
komunitetin, nxënës dhe studentë kundër trafikimit, shfrytëzimit të fëmijëve për punë
dhe lypje nga ZKKA në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik Aktivitetet si
më poshtë:
- Qendra Alfa-Omega, në bashkëpunim me Shoqatën Kristjane të të Burgosurve
Shqiptarë (SH.K.B.SH) organizoi një seminar mbi trafikimin e qenieve njerëzore
- Kampe verore për fëmijët në qytetin e Peshkopisë, për fëmijët nga 8-14 vjeç, Kryqi
i Kuq Shqiptar dega Dibër, në bashkëpunim me Ëorld Vision.Gjatë periudhës maj-
gusht gjithashtu janë kryer disa aktivitete në kuadër të projektit “Fuqizimi i
kapaciteteve të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të
kufizuara në Shqipëri”, një projekt 2 vjeçar i cili financohet nga Bashkimi
Evropian dhe zbatohet nga Partnerët për Fëmijë, Ëorld Vision dhe MEDPAK.
- Nga Qendra e Formimit Profesional Publik Shtetëror dhe Shërbimi Social Shtetëror,
në periudhën Maj - Korrik 2015 është realizuar hapja e një kursi për aftësimin
profesional për 24 gra dhe familje të ngujuara në Komunën Rrethinat dhe
Gruemirë.
- Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Shkodër ka zhvilluar nga muaji maj deri në
fund të muajit qershor, takime me të gjithë punonjësit e 4 ( katër ) qendrave
shëndetësore në qytet dhe fshat. Gjatë muajit maj – qershor, u informuan në total
179 specialistë të shërbimit shëndetësor në mjekësinë familjare dhe shërbimin
dentar.
- Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të
Arsimit dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, kanë realizuar disa takime
me fëmijët e shkollave të ndryshme të qytetit të Shkodrës si gjimnazi “28 Nëntori”
dhe shkolla 9-vjeçare Dajç.
- Në datën 15 maj 2015, u realizua forumi me studentë të drejtësisë dhe shkencave
sociale, ku përfaqësues nga agjencitë shtetërore, organizatat jofitimprurëse, stafi
akademik ndanë me studentët informacion mbi përpjekjet për trajtimin e këtij
fenomeni në Shqipëri, mekanizmat kundër trafikimit, legjislacionin dhe shërbimet
ekzistuese, si dhe mënyrat bashkëkohore të trajtimit të viktimave të trafikimit.
- Më 21 maj 2015, Shoqata “Gruaja tek Gruaja’’, në hollin e teatrit Migjeni, ka
realizuar monodramën “Seks? Falemnders sa për ta provu" me performancë të
aktores Zj. Rita Gjeka dhe me regji te Zj. Merita Smaja, e cila vjen nëpërmjet
gojës së një femre.
- Në fund të muajit maj, Qendra "Vatra" organizoi dy konkurse me temë "Trafikimi i
personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë!":
Në datën 26 Maj u organizua një konkurs me nxënës të shkollave të
mesme "Jani Minga", "Ali Demi" dhe "Pavarësia");
Në datën 27 Maj u organizua një konkurs me nxënës të shkollave 9-
vjeçare “24 Maji", "Lef Sallata" dhe "Ismail Qemali" .
42
- Në lidhje me zhvillimin në shkolla të Forumeve të hapura për çështjet e trafikimit të
personave dhe shfrytëzimit të të miturve, u zhvilluan aktivitetet me nxënës dhe
mësues të shkollave të mesme dhe 9- vjeçare të qytetit të Vlorës. Në takim u
trajtuan çështje rreth trafikimit të personave; shkaqet dhe pasojat e trafikimit;
mënyrat e futjes së personave në rrjetën e trafikantëve;
- Në 1 Qershor 2015, u zhvillua "Marshimi sensibilizues në kuadër të promovimit dhe
mesazheve kundër trafikimit". Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me
Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës, Shërbimin Social si dhe vullnetarë të Kryqit
te Kuq.
- Komiteti Rajonal Anti – Trafik/ Prefektura e Tiranës në bashkëpunim me
organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë” ka organizuar në datën 3 Qershor
2015 dy aktivitete ndërgjegjësuese, përkatësisht në shkollën 9 vjeçare “Vasil
Shanto” dhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”. Pjesë e
aktiviteteve ishin rreth 60 nxënës të cilët u informuan gjerësisht në lidhje me
format e ndryshme të trafikimit, profilin e viktimave të trafikimit, mënyrat e
trafikimit, si të përdorin në mënyrë të kujdesshme teknologjinë veçanërisht mediat
sociale, si të mbrojnë veten dhe miqtë, si të raportojnë në linjat e ndihmës për
rastet të mundshme trafikimi etj.
- Në kuadrin e aktiviteteve te fushatës verore antitrafikim, gjatë muajit maj, në ditën e
familjes, u organizua në zonën këmbësore të qytetit të Korçës një aktivitet
sensibilizuas me temën "Unë e dua familjen time". Aktiviteti u zhvillua në
bashkëpunim me Bashkinë Korçë, Ëorld Vision dhe Fondancionin “Kenedi”.
- Tryeza Teknike (TT) e Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Elbasan, ka zhvilluar
disa takime sensibilizuese të ndara në 3 module në datat 15 Maj, 04 Qershor, 26
Qershor 2015.
Moduli i parë me temë ”Procedurat Standarde të Veprimit- identifikimi i
parë, duke pasur parasysh treguesit parësorë dhe dytësorë të TIP”, u
organizua pranë qendrës “Rinore Riemar” më 15.05.2015. Në trajnim
morën pjesë 30 mësues të ciklit 9-vjecar të qytetit të Elbasanit.
Moduli i dyte me temë ”Procedurat Standarde të Veprimit- identifikimi i
parë, duke pasur parasysh treguesit parësorë dhe dytësorë të TIP”, u
organizua pranë qendrës “Rinore Riemar” më 04.06.2015. Në trajnim
morën kishte 19 pjesëmarrës nga të cilët kishte përfaqësues nga CPU-të e
komunave Shushicë, Papër, Bradashesh, pjesëmarrës të ciklit të
këshillimit, studentë të punës sociale dhe psikologjisë dhe infermierë të
shkollave të mesme
Moduli i tretë me temë ”Procedurat Standarde të Veprimit- identifikimi i
parë, duke pasur parasysh treguesit parësorë dhe dytësorë të TIP”, u
organizua pranë qendrës “Rinore Riemar” më 26.06.2015. Në trajnim
morën pjesë 18 përfaqësues prej të cilëve, punonjësit e ndihmës
ekonomike të rajoneve të Bashkisë Elbasan, infermierë të D.R.Sh,
pjesëmarrës të ciklit të këshillimit, studentë të punës sociale dhe
psikologjisë në total 18.
- Gjatë muajit Qershor 2015 janë organizuar 2 takime sensibilizuese lidhur me
situatën aktuale në qarkun e Beratit, për fenomenin e largimit të Shqiptareve drejt
Gjermanisë. Këto 2 takime janë realizuar në Kuçovë dhe pranë Urës Vajgurore.
Tema e takimeve ishte “Si ndikon ky fenomen në trafikimin e qenieve njerëzore”.
Takimet u organizuan nga shoqata “Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit” dhe
Tryeza Anti-Trafik, me target grupe të ndryshme.
- Shoqata “Në dobi të gruas Shqiptare” në bashkëpunim me pushtetin vendor, gjatë
periudhës qershor – korrik, kanë realizuar 2 kampe verore, kampi veror “Yllat e
43
Detit” dhe kampi veror “Dielli”. Pjesëmarrësit ishin të grupmoshave 6-15 vjeç dhe
u përfshinë rreth 70 fëmijë gjithsej.
- Në kuadër të zbatimit të kalendarit të aktiviteteve të fushatës verore, hartuar me
propozimet e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe përditësuar nga Zyra e
Koordinatorit Kombëtar, në datë 24 qershor 2015, në Institucionin e Prefektit të
qarkut Durrës u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë “Parandalimi i
trafikimit të personave në zonat me rrezik të lartë, si Nish tulla, Sukth, Shijak,
Rrashbull dhe referimi i problematikave”. Të pranishëm në tryezë ishin rreth 40
persona: drejtues të qendrave shëndetësore të rrethit, punonjës të shërbimit social
shtetëror, shërbimit psiko-social të shkollave të mesme të qarkut, nga drejtoria e
punësimit, drejtorja e ndihmës ekonomike e bashkisë Durrës, administratorë
socialë dhe punonjës të NJMF-ve të bashkive Durrës, Shijak, Sukth, etj., si dhe
organizata jofitimprurëse që operojnë në qark. Në takim ishin edhe administratorët
socialë, të cilët kanë një rëndësi të veçantë në identifikimin e familjeve në nevojë,
personave të rrezikuar, vulnerabël, etj.
- Në kuadër të fushatës verore anti-trafik, Qendra "Vatra", në bashkëpunim me
Drejtorinë e Policisë, Vlorë, Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë, Qendrën e
Formimit Profesional dhe Zyrën Rajonale të Punësimit, Vlorë organizoi seancë
informuese rreth trafikimit të personave me vajza e gra kursante në kurset e
rrobaqepësisë dhe estetikës pranë QFP, Vlorë. Përfaqësues të Qendrës Vatra
trajtuan çështje lidhur me format e rekrutimit të viktimave, llojet e trafikimit,
shërbimet ekzistuese për viktimat në Shqipëri.
- Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të
Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017, si dhe të kalendarit të fushatës
verore antitrafikim, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, në bashkëpunim
me Prefektin e qarkut Kukës dhe Caritas Shqiptar, në datat 30 qershor dhe 1
korrik organizuan takime me përfaqësues të nënprefekturave të Hasit dhe
Tropojës.
- Qendra Komunitare Multifunksionale Nish Tulla, Durrës, gjatë periudhës korrik –
gusht 2015, organizoi në bashkëpunim me gratë e komunitetit Rom në zonën e
Nishtullës, organizatën CSDC, Durrës dhe njërin nga grupet e studenteve
praktikantë të degës Psikologji – Sociologji në Universitetin “Aleksandër
Moisiu”, aktivitetin komunitar “Dreka shijohet me shumë kur hamë bashkërisht”,.
Qëllimi i aktivitetit ishte afrimi më i madh i komunitetit me qendrën, njohja e tyre
me studentët dhe shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme. Gjithashtu qëllim
dytësor ishte dhe afrimi i studentëve në këtë zonë, njohja e tyre me problematikat
e komunitetit si dhe me aktivitetet e qendrës dhe mundësinë e tyre për të shërbyer
vullnetarisht. Dreka u sponsorizua dhe u përgatit nga vetë studentët e
Universitetit, pas një pune sensibilizuese të organizatës CSDC.
- Gjatë muajit korrik dhe javës së parë të muajit gusht, stafi i qendrës Komunitare
Multifunksionale, Nish Tulla, Durres ka punuar për programin e rigjenerimit të të
ardhurave për familjet e komunitetit Rom të zonës së nishtullës, program ky që
financohet nga Terre des Hommes. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar takime me
anëtarë të komunitetit dhe me familjet në nevojë, duke parë dhe verifikuar situatën
sociale dhe ekonomike të familjeve, por një nga kushtet e vendosura është që
familjet e përzgjedhura të kenë fëmijë në shkollë ose në moshë shkollore dhe të
mos lejojnë braktisjen e saj, ose rifutjen e fëmijëve në shkollë.
- Gjatë muajit korrik, stafi i qendrës Komunitare Multifunksionale, Nish Tulla, së
bashku me vullnetarët e qendrës, ka qenë pjesë e skuadrave të terrenit për
identifikimin dhe intervistimin e fëmijëve në situatë rruge, në zona të ndryshme
dhe të nxehta të qytetit, si: zona e plazhit, shëtitorja kryesore, qendra e qytetit e
44
njohur si muzeumi apo lulishtet, zona e stacionit të trenit dhe autobusëve, zona e
mbikalimit të plepave, hyrjet dhe daljet e portit, ura e Dajlanit dhe shinat.
- Në kuadër të kalendarit të veprimtarive sensibilizuese për antitrafikimin gjatë
periudhës së verës, KRAT Elbasan zhvilloi më 9.07.2015 dhe më 15.07.2015 dy
takime sensibilizuese me fëmijët pjesëmarrës të kampit veror të shoqatës “Tjetër
Vizion”. Kampi veror 2015 u zhvillua nga data 06-24 Korrik, për 3-jave, nga e
hëna deri të premten. Numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte 35 fëmijë (
fëmijë VOT dhe VMT të qendrës rezidenciale të “Tjetër Vizionit” dhe fëmijëve
në situatë rruge që monitorohen në distancë) të grupmoshës 6 – 17 vjeç. Në këto
takime, u bë një prezantim lidhur me temat mbi trafikimin, duke trajtuar shkaqet
dhe mënyrat e trafikimit të qenieve njerëzore.
- Në datat 13 – 16 korrik 2015, u organizua kampi veror “Keep Calm and Love It”
me fëmijët e zonës së Nishtullës, sponsorizuar nga Bashkia Durrës dhe organizata
Terre Des Hommes. Gjatë kampit janë zhvilluar tema të ndryshme diskutimi,
ëorkshop-e me tema të ndryshme, ditë të veçanta në plazh, lojra psikosociale dhe
argëtuese, ekskursion në Pezë. Të gjitha aktivitetet e zhvilluara kanë pasur si
qëllim shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme mes fëmijëve, edukimin e
ndërsjellët, integrimin e fëmijëve të komunitetit Rom, dhe mbi të gjitha, largimin
nga jeta e rrugës dhe parandalimin e shfrytëzimit, abuzimit dhe trafikimit.
- Gjatë fushatës verore, institucioni i Prefekturës së Qarkut Vlorë, Shërbimi Social
Shtetëror Rajonal Vlorë, Qendra Rinore Vlorë organizuan aktivitete sensibilizuese
mbi çështjet e trafikimit të personave dhe të shfrytëzimit të të miturve, nëpërmjet
shpërndarjes së materialeve sensibilizuese si fletëpalosje, postera, broshura për
komunitetin dhe pushuesit. Aktivitetet u zhvilluan përgjatë shëtitores dhe në
plazhet publike të qytetit.
- Institucioni i Prefekturës, Sektori Antitrafik i Policisë së Qarkut Vlorë, Policia
Kufitare, Shërbimi Social Shtetëror Rajonal Vlorë dhe Qendra Rinore Vlorë,
organizuan aktivitete sensibilizuese mbi çështjet e trafikimit të personave dhe të
shfrytëzimit të të miturve, nëpërmjet shpërndarjes së materialeve sensibilizuese si
fletëpalosje, postera, broshura për komunitetin dhe turistët. Aktivitetet u zhvilluan
në Portin Detar të Vlorës duke komunikuar me udhëtarë dhe emigrantë.
- Institucioni i Prefektit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit
dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, realizuan më 21.07.2015 takimin me
temë “Bashkëpunimi me strukturat e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe
Migracionit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër për informimin dhe
ndërgjegjësimin e opinionit publik në pikën e kalimit kufitar mbi fenomenin e
trafikimit të qenieve njerëzore”.
- Gjatë muajit Korrik e deri në mesin e muajit Gusht, ka vazhduar në mënyrë të
rregullt kursi i muzikës për fëmijët e zonës së Nishtullës, Durrës. Kurs ky i hapur
me iniciativën dhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako
dhe financuar nga Bashkia dhe organizata Terre des homes. Kursi u ndoq
rregullisht nga fëmijët dhe u zhvillua nga dy profesorë muzike. Kursi u zhvillua
sipas një programi të hartuar nga mësuesit dhe u miratua nga stafi i qendrës dhe
financuesit. Orët e teorisë u zhvilluan së bashku, ndërsa instrumentet në grupe me
të vogla sipas preferencës së fëmijëve. Qëllimi i ofrimit të këtij kursi ishte zbulimi
i talenteve, nxitja e fëmijëve dhe të rinjve drejt rrugës së artit dhe shkollës,
nëpërmjet argëtimit dhe talentit. Kurset u frekuentuan nga rreth 15 – 17 fëmijë
dhe të rinj.
- Pranë Zyrave të Qendrës “Vatra”, më datë 12 Gusht, u organizua një takim me gra e
vajza me probleme sociale dhe ekonomike, raste të cilat aktualisht asistohen nga
avokatja dhe psikologia e Vatrës. Në takim morën pjesë 12 gra e vajza me të cilat
45
u trajtuan çështje rreth trafikimit njerëzor si: shkaqet dhe pasojat e trafikimit,
profili i viktimave dhe trafikantëve, parashikimet në legjislacionin shqiptar për
dënimin e trafikantëve dhe mbrojtjen e viktimave, shërbimet ekzistuese në
Shqipëri për asistimin e viktimave.
Ndërmarrja e një sërë masash nga ZKKA në bashkëpunim me organizata
ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë si edhe përfaqësitë e huaja në Shqipëri, si:
IOM, OSBE, UN Ëomen, Caritas Shqiptar, ICMPD, D&E, Ambasada Amerikane,
etj., për realizimin e disa projekteve për parandalimin e trafikimit, për rritjen e
kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese dhe strukturave shtetërore që kryejnë
identifikimin fillestar dhe që ofrojnë shërbime për viktimat/viktimat e mundshme të
trafikimit.
ZKKA në bashkëpunim me MMSR mundësuan mbështetjen financiare për mbulimin
e pagesave të 12 punonjësve socialë të qendrës “Vatra” dhe “Tjetër Vizion”. Kjo
ishte e vlefshme deri në Dhjetor 2015.
Në bashkëpunim me Ambasadën çeke dhe Këshillin e Qarkut Elbasan, është
akorduar një fond prej 90.000 euro për të mbështetur Njësinë Lëvizëse në Elbasan
deri në dhjetor të viti 2015 duke patur parasysh që është një mjet i cili ndihmon
realisht në mënyrë të dukshme në identifikimin e viktimave/viktimave të mundshme
të trafikimit
PËRMIRËSIMI DHE PLOTËSIMI I KUADRIT LIGJOR
Me qëllim forcimin e kapaciteteve të punonjësve të policisë dhe përmirësimit të sistemit të
mbrojtjes së viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit në Shqipëri, në datë 13.07.2015
u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Koordinatorit Kombëtar
Antitrafik, Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Caritas-it Shqiptar mbi “Fuqizimin e strukturave
shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit”.
Në bazë të Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së
Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë
së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Nr. protokolli 3799, datë 08.07. 2014, në datë 19 qershor
2015, u firmos Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme
të trafikimit.
Më 10 qershor 2015, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, u realizua
pranë qendrës komunitare “Eden” (në Kamëz), firmosja e Marrëveshjes “Për Identifikimin
dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në Situatë Rruge” ndërmjet 3 ministrive të linjës nga përfaqësuesit
Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Ilirjan Mustafaraj,
Zëvendësministër i Punëve të Brendshme si dhe Zj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe
Sportit. Marrëveshja, ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, nga puna e detyruar
dhe shfrytëzimi.
Në zbatim të Planit të Veprimit (hartuar në zbatim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes
MMSR dhe MPB, firmosur në 17 shtator 2014), sa i përket trafikimit të brendshëm të
fëmijëve dhe adresimit të problematikave të tjera që shoqërojnë fëmijët në situatë rruge,
Koordinatori Kombëtar Antitrafik së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
kanë ngritur Task-Forcën dhe kanë realizuar takime të rregullta, duke analizuar raste konkrete
dhe duke përcaktuar prioritetet për periudhën në vazhdim.
Në kuadër të shtrirjes së Planit të Veprimit në rajone të tjera, , Zyra e Koordinatorit Kombëtar
Antitrafikim në bashkëpunim me ASHMDF, në datë 29 prill 2015 zhvilloi trajnimin me
46
temë “Fëmijët në situatë rruge; Identifikimi rasteve të trafikimit të brendshëm të tyre. Sfidat
dhe zgjidhjet”. Në trajnim morën pjesë 22 persona, punonjës të Njësive për Mbrojtjen e
Fëmijëve, me përfaqësues të Institucionit të Prefektit të qarkut, të Shërbimit Social Shtetëror,
punonjës të Sektorit të trafiqeve të Paligjshme, Seksionit për të Miturit dhe Dhunën në
Familje dhe organizatave joshtetërore që operojnë në qarkun Korçë.
Janë zhvilluar mbledhje të rregullta të anëtarëve të MKR-së dhe të Task-Forcës së MKR-së,
në të cilat janë trajtuar raste dhe problematika që janë hasur në luftën kundër trafikimit të
personave, sikurse problematika të shëndetit mendor, trafikimi i brendshëm, kthimi vullnetar
i asistuar, identifikimi proaktiv, koordinimi dhe bashkëpunimi mes aktorëve, rritja dhe
përmirësimi i shërbimeve, regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar në regjistrimin kombëtar të
gjendjes civile, si dhe problematikat e hasura nga KKSAT, MU dhe pikat e kontaktit të
policisë, etj. Mekanizmi Kombëtar i Referimit dhe Task-Forca është vlerësuar nga
Organizata e Kombeve të Bashkuara për vitin 2014, si një nga 3 arritjet më të
suksesshme për një luftë efektive kundër trafikimit të personave, për një mirëkoordinim
të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile për adresimin e këtij fenomeni në
parandalimin, hetimin e trafikantëve, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të
mundshme të trafikimit.
Autoriteti Përgjegjës (AP) është një nga mekanizmat kryesorë për identifikimin, referimin,
mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit për një
identifikim dhe referim më proaktiv të tyre i cili funksionon në bazë të Udhëzimit të
Përbashkët nr. 3799, datë 08.07.2014 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së
Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të
Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë “Për ngritjen e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin,
referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”. Në
datë 16 prill u mbajt takimi i anëtarëve të AP-së ku u diskutua për përgjegjësitë/detyrat e
anëtarëve të Autoritetit Përgjegjës sipas Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit dhe Planit të
Veprimit Antitrafikim 2014 -2017, problematikat e identifikuara lidhur me menaxhimin e
rasteve konkrete si dhe për projektrregulloren së Ap-së dhe miratimin e saj nga anëtarët e
Autoritetit Përgjegjës;
Në datë 25 maj 2015 u mbajt takimi i radhës i Autoritetit Përgjegjës në mjediset e Ministrisë
së Punëve të Brendshmeme qëllim diskutimin mbi një rast te referuar nga një përfaqësuese e
Shërbimit Social Shtetëror, dhe miratimi i rregullores së Autoritetit Përgjegjës.
Për një funksionim më të mirë të Autoritetit Përgjegjës për identifikimin dhe referimin më
proaktiv të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, në datë 19 qershor 2015, u
firmos Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e tij për identifikimin, referimin,
mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.
Në datë 3 shtator 2015 u organizua takimi i radhës i anëatrëve të AP-së, ku u diskutua lidhur
me masat për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa
në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen,
shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të
ndryshuar, dhe rreth zbatimit të rregullores së AP-së dhe mirëfunksionimit të saj nga anëtarët
e Autoritetit Përgjegjës.
Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, ku është bërë i mundur garantimi i shërbimit mjekësor
falas për të gjitha viktimat e trafikimit të personave dhe mbulimi i shpenzimeve për to kryhet
nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ZKKA ka lehtësuar procesin duke dërguar listën e
47
plotë dhe të përditësuar të VT/VMT, si dhe ka dërguar emrat e mjekëve të familjes që kanë
propozuar qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.
Rivatilizimi i Mekanizmave Antitrafikim
Mekanizmi Kombëtar i Referimit (MKR) është rifreskuar nëpërmjet ngritjes së Task-
Forcës së MKR-së, e cila vë në lëvizje të gjithë mekanizmin duke garantuar monitorimin e
zbatimit të saj dhe bashkërendimin e veprimit ndërinstitucional të anëtarëve në MKR. Kjo
Task - Forcë u ngrit për herë të parë në nëntor 2013 dhe që prej krijimit të saj janë
zhvilluar mbledhje të rregullta të anëtarëve të MKR-së dhe të Task-Forcës së MKR-së, në të
cilat janë trajtuar raste dhe problematika që janë hasur në luftën kundër trafikimit të
personave, sikurse problematika të shëndetit mendor, trafikimi i brendshëm, kthimi vullnetar
i asistuar, identifikimi proaktiv, koordinimi dhe bashkëpunimi mes aktorëve, rritja dhe
përmirësimi i shërbimeve, regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar në regjistrimin kombëtar të
gjendjes civile, si dhe problematikat e hasura nga KKSAT, MU dhe pikat e kontaktit të
policisë, etj.
NDËRGJEGJËSIMI MBI TRAFIKIMIN E PERSONAVE
Fëmijët dhe të rriturit në Evropë si dhe jashtë saj, trafikohen për qëllime të ndryshme
kriminale apo shfrytëzimi. Ata trafikohen brenda dhe jashtë vendit e tyre. Trafikimi i
personave pengon tek ta, zhvillimin e tyre, sidomos të fëmijëve dhe dëmet që ata pësojnë janë
të përhershme.
Ndërgjegjësimi i grupeve në rrezik, agjencive shtetërore dhe joshtetërore, forcave të zbatimit
të ligjit, shoqërisë civile, është një nga masat kryesore të politikës parandaluese të trafikimit
të personave që ndjek qeveria shqiptare. Fushatat ndërgjegjësuese shërbejnë dhe ndihmojnë
për njohur target grupet e fenomenit të trafikimit të personave, informimin e qytetarëve mbi
ekzistencën e këtij fenomeni si edhe për ta parandaluar atë.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik mbështetur nga partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ka
zhvilluar një fushatë kombëtare verore gjatë periudhës korrik-gusht 2015, me qëllim
parandalimin e trafikimit të personave, ku institucionet qeveritare dhe joqeveritare kanë
organizuar aktivitete të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit.
Në kuadër të Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Personave, më 18 tetor 2015, ndryshe nga
viti 2014 kur në po të njëjtën periudhë u realizua Java Antitrafik, Koordinatori Kombëtar
Antitrafik ka lançuar “Muajin Kombëtar Antitrafik”, me sloganin "Bashkë kundër
Trafikimit të Personave!". Ky muaj pati një gamë të gjerë aktivitetesh për rritjen e
ndërgjegjësimit të organizuara gjatë gjithë muajit, në të gjithë vendin, në shkallë kombëtare.
Këtë muaj pati një mbulim të gjerë mediatik në televizionet kombëtare dhe lokale.
Muaji i ndërgjegjësimit kundër fenomenit të trafikimit të personave u shoqërua edhe me një
fushatë në median e shkruar dhe atë audio-vizive në të gjithë vendin. Gjatë këtij muaji
ndërgjegjësues, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UN Ëomen Shqipëri,
mundësuan përgatitjen dhe publikimin e 3 artikujve informues e ndërgjegjësues në dy gazeta
me mbulim kombëtar (gazeta “Dita”, dhe gazeta “Shekulli”).
Gjithashtu, u koordinua realizimi i 6 emisioneve televizive, me pjesëmarrjen e disa
përfaqësuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe
Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror, institucione publike, si dhe nga organizatat jofitimprurëse
që punojnë për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave në vendin tonë.
48
Me iniciativën e ZKKA dhe me mbështetjen e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare,
në Tiranë u ngritën 4 tenda informuese ku vullnetarë të Fakulteteve të Drejtësisë, Shkencave
Sociale dhe Shkollave Profesionale, shpërndanë materiale ndërgjegjësuese dhe informuese
mbi trafikimin e personave.
Materialet ndërgjegjësuese janë shpërndarë në të 12 qarqet çdo ditë të Muajit Tetor 2015 në
mënyrë që rrezja e ndërgjegjësimit të përfshinte gjithë vendin.
Gjatë muajit tetor 2015 Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Ëomen Shqipëri realizuan
një spot të ri televiziv kundër trafikimit të grave e vajzave, përgatitur në kuadër të projektit
"Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri", mbështetur nga
Bashkimi Evropian. Spoti televiziv prej 40 sekondash u transmetua gjatë muajit tetor në disa
televizione kombëtare (TVSh, Top Channel). Ky spot, përmes imazheve të forta dhe
mesazheve në audio, informon dhe ndërgjegjëson rreth metodave të shumta të rekrutimit të
përdorura nga trafikantët, duke i inkurajuar viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, që të
raportojnë këtë krim të rëndë në linjën kombëtare falas 116006 dhe në aplikacionin
“Raporto!-Shpëto!” në android.
Spoti u lançua në nivel kombëtar edhe nëpërmjet faqeve të internetit YouTube dhe Google
dhe arriti një shikueshmëri prej 33 154 personash. Për të shtuar shikueshmërinë, spoti u
shpërnda edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku numri i përgjithshëm i personave që panë
spotin ishte 139 062 në të gjithë Shqipërinë.
Ndërgjegjësimi nëpërmjet teknologjisë së informacionit
Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vijuar intensivisht punën mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve
mbi fenomenin e trafikimit të personave, nëpërmjet teknologjisë celulare.
Qytetarët mund të dërgojnë në mënyrë anonime nëpërmjet Aplikacionit “Raporto! Shpëto!”
një mesazh të shkurtër, i cili u shkon menjëherë dhe njëkohësisht 6 zyrtarëve të ndryshëm
publikë, që janë anëtarë të Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e
Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, ose mund të telefonojnë falas në numrin
116 006. Linja Kombëtare për Viktimat e Trafikimit 116 006, shërben për të denoncuar
rastet e trafikimit apo ato të dyshuara, ofrohet falas dhe mund të telefonohet nga çdo telefon
fiks apo celular, ndërsa Aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga
Google Play Store. Gjithashtu po punohet për mundësinë e shkarkimit të aplikacionit edhe
nga iOS (Apple). Nga muaji janar 2015 deri në dhjetor 2015, janë regjistruar 492 thirrje dhe
84 sms.
49
ZKKA në bashkëpunim me partnerët, e ka përfshirë promovimin e Linjës dhe Aplikacionit në
çdo aktivitet të zhvilluar në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve apo aktorëve antitrafik që
nga momenti i lançimit të tyre e derimë tani.
Aktivitetet ndërgjegjësuese të zhvilluara nga qendrat dhe organizatat partnere
Një fushatë kombëtare me temë “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave
dhe zgjedhjet alternative” u organizua nga D&E dhe anëtaret e tjerë të KKSAT, me
mbështetjen financiare të UN Ëomen. Gjatë zhvillimit të seancave të ndërgjegjësimit edhe
nëpër shkolla dhe forume rinore, është dhënë informacion mbi trafikimin e personave, format
e shfrytëzimit, mënyrat e rekrutimit të viktimave, vendet nga vijnë dhe ku shfrytëzohen dhe
njëkohësisht edhe shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit. Gjatë
veprimtarive u prezantuan edhe fotonovelat “Një fillim i Ri” dhe “Një ëndërr e shkelur”, të
realizuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në kuadër të projektit
“Parandalimi dhe adresimi i dhunës së grave në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi
Evropian dhe i zbatuar nga UN Ëomen Shqipëri dhe IOM.
Organizata D&E gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë aktivitetesh për rritjen e
ndërgjegjësimit të publikut të gjerë në lidhje me parandalimin e trafikimit të personave.
Një numër i konsiderueshëm aktivitetesh janë realizuar në kuadër të projektit:
“Edukimi i komunitetit për Çështje të trafikimit në persona” financuar Programi i
Granteve të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së ShBA-së, Tiranë.
Në kuadër të këtij projekti D&E në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për
Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Korpusin e Paqes, organizuan me 11-12
Shkurt 2015 Trajnimin e Trajnerëve (ToT) me pjesëmarrjen e 48 profesionistëve lokalë nga
qytete të ndryshme të Shqipërisë. Objektivi i këtij ToT dy ditor ishte trajnimi i
profesionistëve për ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me fenomenin e trafikimit, format e
trafikimit, shkaqet dhe pasojat e trafikimit, faktorët e rrezikut dhe sistemet e ndërtuara me
qëllim ofrimin e mbrojtjes dhe të shërbimeve për viktimat e trafikimit, prezantimi i
Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit, ku një hapësirë e
veçantë iu kushtua fushës së parandalimit, si udhërrëfyes për identifikimin dhe referimin e
viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.
Pas ToT secili pjesëmarrës hartoi një plan për organizimin e të paktën një aktiviteti edukativ
në komunitetin ku jetojnë ose punojnë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi
fenomenin e trafikimit të personave.
Në kuadër të këtij projekti u përgatit dhe botua “Udhëzuesi – Të mbajmë fëmijët të sigurt nga
trafikimi: Një udhëzues për profesionistë që punojnë me të rinjtë dhe këshilluesit
bashkëmoshatarë në Shqipëri.” Ky udhëzues u hartua me qëllimin për të pajisur të rinjtë me
informacione dhe aftësi të cilat ata kanë nevojë për të qenë të sigurt dhe anëtarë aktiv të
komunitetit të tyre.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, D&E ka organizuar nga grupi i trajnerëve, gjithsej 47
aktivitete edukative në të gjitha qarqet e vendit.
D&E është përfshirë aktivisht në të gjitha fushatat ndërgjegjësuese të iniciuara nga Zyra e
Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave:
50
Në kuadër të 30 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare kundër trafikimit në persona, D&E ju
bashkua aktivitetit “Flisni për ata që nuk munden! Raportoni trafikimin! Telefononi
falas 116 006!”.
Ekspozita me piktura në Muajin Kundër Trafikimit të Personave
Marshim sensibilizues në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Personave
Fushata ndërgjegjësuese përmes facebook-ut
Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” është aktive në faqen e saj zyrtare në Facebook,
duke shpërndarë vazhdimisht informacion ndërgjegjësues mbi të drejtat e njeriut, trafikimin ,
skllavërinë dhe dhunën. Organizata bëhet pjesë përmes bashkimit në fushata ndërgjegjësuese
në rrjete sociale, në përkujtimin e ditëve botërore dhe evropiane që lidhen me të drejtat e
njeriut dhe ndërgjegjësimin mbi to, në përfshirjen indirekte të përfitueseve në këto fushata, në
ndarjen e aktiviteteve të asistencës që organizata ofron, në pasqyrimin e veprimtarisë së saj
dhe aktivitetet komunitare të organizuara.
Përfshirje e përfitueseve në sensibilizim dhe ndërgjegjësim për luftën kundër trafikimit në
persona
Në 30 Korrik Ditën Botërore Kundër Trafikimi, përfitueset u bënë pjesë e fushës #igivehope
në rrjetet sociale. Ky poster është realizuar nga viktimat e trafikimit për të mbështetur
viktimat e trafikimit në mbarë botën. “SHPRESE, për të gjithë ato që u është vjedhur liria, si
ne...” ishte mesazhi i tyre.
Ndërkohë në kuadër të projektit “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave
dhe zgjedhjet alternative” zbatuar nga D&E dhe anëtarët e tjerë të KKSAT, me mbështetjen
financiare të UN Ëomen janë organizuar aktivitete të tjera ndërgjegjësuese të fokusuara në tre
target –grupe kryesore:
Forume me nxënës të shkollave të mesme në të 12 qarqet e Shqipërisë.
Fokus grupe me gra dhe vajza vulnerabël në të 12 qarqet e Shqipërisë (19 fokus
grupe janë organizuar me gra dhe vajza vulnerabël në qarkun e Tiranës, Durrësit,
Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Lezhës)
Dialogje sociale me studentë dhe profesorë në universitetet kryesore të Shqipërisë
(Tre dialogje sociale janë organizuar me studentë dhe profesorë në universitetin e
Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës)
Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në kuadër të ndërgjegjësimit komunitetit dhe
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit mbi parandalimin dhe luftën kundër trafikimit
të personave ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese nëpërmjet zbatimit të projekteve. Në këtë
kuadër, është zbatuar projekti “Rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të
komunitetit dhe strukturave antitrafik shtetërore dhe joshtetërore” (periudha e projektit
Shtator 2014-Shator 2015), financuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015, ka vazhduar të implementohet ky projekt në
bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Vlorë dhe Drejtoritë e Shkollave të mesme dhe 9 –
vjeçare ku po zbatohet ky projekt. Konkretisht, gjatë periudhës janar – dhjetor 2015 janë
realizuar 30 trajnime (5 trajnime për secilën shkollë) me grupet mbështetëse të krijuara prej
muajit nëntor 2014 , në shkollat 9-vjecare e të mesme, Vlorë “24 Maji”, “Lef Sallata”,
“Ismail Qemali”, “Jani Minga”, “Ali Demi”, “Pavarësia”.
51
Materiali i përdorur gjatë trajnimeve ka qenë manuali “ Trafikimi i personave”, cikël temash
për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë”. Ky manual është përgatitur nga specialistë të
qendrës “Vatra” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Manuali ka në
total 10 tema, nëpërmjet të cilave jepet informacion mbi legjislacionin Kombëtar dhe
Ndërkombëtar për masat kundër trafikimit të personave, format e trafikimit, mënyrat e
rekrutimit, mënyrat e transportimit, media në trajtimin e çështjes së trafikimit, shërbimet për
viktimat e trafikimit etj.
Nxënësit pjesëmarrës në trajnime u informuan mbi këto tema si dhe u orientuan nga
specialiste të “Vatrës” në mënyrën sesi ata do t’i trajtonin me bashkëmoshatarët e tyre në
shkolla. Në total u trajnuan 48 të rinj.
U realizuan 105 seanca informuese në shkolla nga të rinjtë e grupeve mbështetëse. Në këto
seanca u informuan 769 nxënës të 6 shkollave të përmendura më lartë. Gjatë zhvillimit të
seancave informuese specialistë të vatrës ishin prezent se bashku me mësuesen e lendeve
shoqërore të shkollës përkatëse, për të monitoruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë dhënies së
informacionit tek moshatarët.
Në muajin maj, pas përfundimit të trajnimeve dhe seancave informuese në shkolla, u
realizuan 2 konkurse midis 3 shkollave 9-vjeçare dhe konkursi tjetër midis 3 shkollave të
mesme të përfshira në projekt, ku morën pjesë 42 nxënës. Pyetjet e konkursit u përgatitën
nga specialistë të qendrës “Vatra” bazuar në njohuritë që nxënësit kishin marrë gjatë
aktiviteteve informuese. Për të qenë pjesë e vlerësimit të njohurive në konkurs u ftua për dhe
përfaqësuesja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Vlorë. Dy shkollave fituese iu
dorëzua një dhuratë simbolike në përfundim të konkursit.
Shpërndarje materialesh informuese në shkolla:
Përgjatë zbatimit të projektit stafi i Vatrës ka shpërndarë tek të rinjtë jo vetëm nga shkollat e
përfshira në projekt por dhe nga shkolla të tjera të rrethit, fletëpalosje, broshura, postera etj, të
prodhuara jo vetëm nga Vatra por dhe organizata të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Vlen të
përmendet se me mjaft interes u morën nga nxënësit dhe u bënë objekt diskutimi gjatë
seancave informuese fotonovelat e prodhuara nga IOM dhe UN Ëomen në kuadër të projektit
“Parandalimi dhe adresimi i dhunës kundër grave dhe vajzave në Shqipëri”. Po kështu, në të
gjitha shkollat e rrethit u shpërnda Manuali “Trafikimi i Personave”, cikël temash për nxënës
të shkollave të mesme dhe studentë, të cilën shkollat e bënë pjesë të bibliotekës së tyre dhe
njëkohësisht e vlerësuan këtë manual si një mjet informimi për nxënësit gjatë orëve të lira
mësimore. Publikimi i këtij manuali u mbështet financiarisht nga The Sëedish Postcodce
Foundation.
U realizuan 8 seanca informuese me 15 gra dhe vajza nga grupe vulnerabël. Gjatë këtyre
seancave specialistët e Vatrës dhanë informacion mbi temat e trafikimit të personave të
përmendura më sipër. Gjithashtu jo vetëm grave dhe vajzave por dhe të rinjve pjesëmarrës në
aktivitetet informuese të projektit iu dhe informacion sesi dhe ku duhet të raportojnë raste të
trafikimit ( në linjën Falas 116 006 si dhe sesi të përdorin e shkarkojnë aplikacionin
“Raporto! Shpëto!”).
Bisedë në radio. Në datat 14 Maj 2015 dhe 29 Maj 2015 u realizuan dy biseda në Radion
“Val e Kaltër” të Rrethit të Vlorës. Ekspertë të ftuar në këtë bisedë ishin specialistja e Njësisë
për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Vlorë, Drejtori i Shkollës së Mesme “Ali Demi”,
psikologia e Shkollës 9-vjeçare “Lef Sallata” dhe punonjëset sociale të Vatrës. Gjatë bisedës
52
u trajtuan çështje të shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve dhe grave e vajzave dhe shërbimet
ekzistuese në mbështetje të viktimave të trafikimit në Shqipëri si dhe metodat e parandalimit
të trafikimit të qenieve njerëzore.
Në datën 30 Korrik 2015, në kuadër të Ditës ndërkombëtare Kundër Trafikimit të
Personave, Vatra në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Njësinë për mbrojtjen e Fëmijëve dhe
Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Departamenti Antitrafik organizoi në dy pika kryesore të
bulevardit Vlorë-skelë ngritjen e tryezave me materiale informuese për komunitetin. Stafi i të
tre institucioneve, mbështetur dhe nga vullnetarë dhe të rinj të grupeve mbështetëse të
shkollave të përfshira në projektin më sipër, u bashkuan për shpërndarjen në rrugë të këtyre
materialeve.
Në kuadër të projektit “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave dhe
zgjedhjet alternative” zbatuar nga KKSAT financuar nga UN Ëomen, ekspertë të “Vatrës”
kanë realizuar përgjatë gjithë muajit antitrafik seanca informuese me 176 nxënës të
shkollave të mesme të rretheve Vlorë, Fier dhe Berat. Gjatë zhvillimit të seancave të cilat
kanë qenë interaktive, është dhënë informacion mbi trafikimin e personave, format e
shfrytëzimit, mënyrat e rekrutimit të viktimave, vendet nga vijnë dhe ku shfrytëzohen, dhe
njëkohësisht dhe shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit. Gjatë
aktiviteteve u prezantuan dhe Fotonovelat: “Një fillim i Ri” dhe “Një ëndërr e shkelur”
realizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në kuadër të projektit “Parandalimi
dhe adresimi I dhunës së grave në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga
UN Ëomen dhe IOM. Gjithashtu ekspertë të Vatrës kanë organizuar prezantimin e
telenovelave duke përfshirë nxënësit në “role play”. Të rinjtë kanë shfaqur mjaft interes për të
marrë informacionin për trafikimin e personave në përgjithësi dhe kanë drejtuar pyetje të
ndryshme tek eksperti.
Qendra “Tjetër Vizion” ka zbatuar disa projekte me fokus viktimat e trafikimit, por dhe
sensibilizimin e të rinjve për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore.
Aktiviteti antitrafik i ndërmarrë nga Tjetër Vizion është mbështetur dhe nga fonde të alokuara
nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të granteve të vogla, në kuadër të mbështetjes
së aktivitetit të MU (Mobile Units) për identifikimin e Viktimave të Trafikimt. Periudha e
financimit ishte Shtator 2014 - Prill 2015. Kjo mbështetje u pasua me financimin e
Ambasadës Çeke për periudhën Mars - Shtator 2015. Më pas aktiviteti i MU Elbasan e
vazhdoi veprimtarinë e tij në mënyrë vullnetare.
Gjithashtu për periudhën Nëntor 2014 – Janar 2015, Tjetër Vizion në kuadër të mbështetjes
suedeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për policimin në
komunitet, zbatoi projektin “Bashkëpuno me Policinë - Raporto; Shpëto!” me një vlerë prej
450’000 lekë në total. Ky projekt u fokusua në fushata sensibilizuese kundër TQNJ në
shkolla të qarkut të Elbasanit.
Tjetër Vizion gjatë vitit 2015 pati një mbështetje materiale nga OSCE në pajisjen e qendrës
rezidenciale me sistem ngrohje me pelet ku vlera e investimit ishte mbi 10’000 euro.
Aktivitetet e realizuara:
Aktivitete në kuadër projektit “Rritja proaktive e sistemit të identifikimit të VOT-ve
dhe referimi i tyre tek shërbimet e mbrojtjes. (Small Grants, US Embassy); Periudha
Shtator 2014 – Prill 2015
“Bashkëpuno me Policinë – Raporto- Shpëto ! ” projekt i financuar nga programi
suedez (Nëntor 2014 - Janar 2015)
“Rrjetet sociale - raportimi dhe shpëtimi” sesione informuese
53
"Së bashku kundër shfrytëzimit të fëmijëve" Projekti i financuar nga Ambasada Ceke
(Mars 2014 - Shtator 2015 )
Identifikimi proaktiv i viktimave të trafikimit/PVOTs dhe fëmijët e tjerë në nevojë,
përmes veprimtarisë së MU në Rajonin e Elbasanit.
Trajnime me stafin mjekësor; OJQ-të; inspektorëve të zyrës së punës, psikologë
shkollash etj mbi çështje të trafikimit.
Vizita në familjet e fëmijve të identifikuar si VT dhe VmT.
Kampi veror 2015 u zhvillua nga data 06-24 korrik, për 3-javë, nga e hëna-premten,
shtuna dhe e diela pushim me pjsëmarrje të 35 femijeve.
UN Ëomen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe Komisionin Evropian, filluan në mars një program të
përbashkët për Parandalimin dhe Trajtimin e Dhunës kundër Grave dhe Vajzave. Programi i
financuar nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR)
kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të parandalimit dhe uljes së dhunës kundër grave dhe
vajzave, me fokus të veçantë vajzat dhe gratë viktima/viktima të mundshme të trafikimit.
Kohëzgjatja e Projektit është nga shkurt 2014- shkurt 2016 dhe mbështet ofrimin e
shërbimeve për integrimin në shoqëri të grave që i kanë mbijetuar dhunës dhe/apo
trafikimit, duke rritur kryesisht njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre lidhur me
mundësitë për t’u bërë të pavarura, zhvillimin e aftësive për punësim dhe vetëpunësim
dhe duke ofruar mbështetje të kufizuar për hapjen e bizneseve të reja.
Në kuadër të forcimit të partneritetit me shoqërinë civile Un Ëomen ka
mundësuar përgatitjen e një Raporti Monitorimi të mediave të shkruara lidhur me
raportimin e rasteve të trafikimit. Media është mjeti më i rëndësishëm në rritjen e
ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjen e trafikimit dhe se mediat duhet të
ndërgjegjësohen në mënyrë që profesionistët e saj të raportojnë siç duhet dhe në
mënyrë profesionale rastet e trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, si dhe të
kontribuojë në rritjen e njohurive mbi këtë çështje në shoqëri.
Në tetor të vitit 2014, në kuadër të projektit dhe në bashkëpunim të ngushtë me
Drejtorinë e Antitrafikut dhe Njësinë e Medias pranë Ministrisë së Brendshme nisi një
proces monitorimi i medias së shkruar lidhur me raportimin e rasteve të trafikimit
gjatë periudhës 1 Shkurt – 31 Dhjetor 2014. Rreth 300 artikuj të publikuar në 8
gazetat me tirazhin më të madh në vend kaluan në një proces analize bazuar në
kriteret e listuara në manualin për gazetarë të përgatitur paraprakisht, me qëllim
identifikimin e problematikave kryesore në raportimin e këtij fenomeni dhe daljen me
rekomandime konkrete për median e shkruar, bazuar në gjetjet e dala nga procesi i
monitorimit.
Raporti është i ndarë në 4 kapituj kryesorë: konteksti, metodologjia, gjetjet kryesore
dhe rekomandimet. Në kapitullin e parë shpjegohet konteksti i medias shqiptare,
kuadri ligjor në të cilën ajo vepron, si dhe qëllimet e monitorimit. Në kapitullin mbi
metodologjinë jepen shpjegime për kampionin e përzgjedhur, si dhe variablat që janë
marrë në shqyrtim. Gjithashtu, në këtë kapitull përfshihen dhe pyetjet të cilave raporti
synon t’u përgjigjet. Në kapitullin e tretë, jepen gjetjet kryesore të monitorimit sipas
elementëve kryesorë të raportimit, si dhe sipas autorëve. Në kapitullin e fundit
54
renditen disa rekomandime për përmirësimin e raportimit të trafikimit të grave dhe
vajzave në Shqipëri (shih aneksin përkatës për dokumentin e plotë).
Kriteret bazë të profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe etikës në raportimin e rasteve
të trafikimit të vajzave dhe grave, janë boshti i këtij raporti monitorimi të medias së
shkruar, duke na dhënë kështu një panoramë të asaj çfarë ndodh me raportimin e kësaj
problematike. Gjetjet janë shtysa shumë të rëndësishme, pasi ZKKA dhe Njësia e
Medias pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mbështetjen e UN Ëomen
Shqipëri ka ndërtuar mbi to, duke hartuar manuale dhe paketa ndihmëse për gazetarët,
duke ofruar mundësi trajnimi, duke përmirësuar e forcuar urat e komunikimit midis
medias dhe aktorëve publikë e jo-publikë që punojnë me trafikimin e vajzave dhe
grave, e rrjedhimisht duke rritur dalëngadalë cilësinë e raportimit në media.
Raport i monitorimit u bë gati për publikim në Shkurt 2015 dhe shërbeu si burim
kryesor për përzgjedhjen e artikujve më të mirë për vitin 2014, për të cilët u dhanë
disa çmime vlerësuese nga UN Ëomen Shqipëri dhe Ministria e Punëve të
Brendshme.
Procesi i monitorimit që është duke u zhvilluar gjatë vitit të dytë të projektit po
përqendrohet në mediat audio-vizuale, duke plotësuar kështu raportin e parë të
monitorimit. Pas konsultimeve me ekipin e projektit dhe stafin e Njësisë së Medias të
Ministrisë të Punëve të Brendshme, është miratuar metodologjia e detajuar e procesit
të monitorimit dhe është përzgjedhur një listë me media kombëtare audio-vizuale si
target për procesin e monitorimit. Kjo listë përfshin 3 TV kombëtare, 1 TV rajonal
dhe 4 kanale TV lajmesh.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Ëomen, në kuadër të këtij projekti
organizuan një konferencë më 27 Shkurt 2015 me tematikë “Raportimi në Media i
Fenomenit të Trafikimit të Vajzave e Grave: Problematika dhe Rekomandime”. Në
këtë Event Mediatik, që u mbulua gjerësisht nga disa media kombëtare, u lançuan
gjetje të rëndësishme mbi Raportimin e Fenomenit të Trafikimit të Grave e Vajzave
në Median e Shkruar. Konferenca pati pjesëmarrje të gjerë me rreth 60 përfaqësues
(13 meshkuj, 47 femra) të institucioneve të rëndësishme si MPB, MMSR, MPJ,
MSH, MASH, Shërbimi Social Kombëtar; Përfaqësues të disa agjencive
ndërkombëtare si UN Ëomen, UNDP, IOM, UNDOC, Caritas, Ambasada Amerikane;
përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si ARSIS, CRCA, Fondacioni
Vodafone, etj; gazetarë të mediave të shkruara dhe audio-vizive dhe gjithashtu
gazetarë - anëtarë të Forumit Këshillimor të Medias ngritur nga ky projekt. Ndër
çështjet kryesore, fokusi u vu mbi rëndësinë e raportimit profesional të
fenomenit të trafikimit nga mediat dhe treguesve që duhen përmirësuar.
Përveç lançimit të gjetjeve të raportit të monitorimit të medias së shkruar, UN Ëomen
në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, bazuar në vlerësimin e një
jurie profesionistësh, akordoi 2 çmime “Për raportim profesional mbi trafikimin në
shtypin e shkruar” dy gazetareve: Zj. Entela Resuli për artikullin e saj në gazetën
"Dita", më 08/07/2014 dhe Zj. Nikoleta Kovaçi për artikullin e saj në gazetën
"Shekulli" më 17/03/2014. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ndau tre
çmime të tjera inkurajuese: Dy emisioneve televizive: ‘’Njerëz në Fokus" (Neës 24)
dhe "7 pa 5" (Vizion Plus), “Për ndjeshmërinë mbi çështjet e trafikimit dhe pasqyrim
profesional në median audio-vizive”; si dhe një çmim për gazetaren lokale Zj.
55
Efrosina Papa (TV Amantia) “Për raportim profesional gjatë Javës Kombëtare
Antitrafik 2014 në media lokale”.
Këto çmime synojnë të falënderojnë publikisht dhe të inkurajojnë profesionistët e
medias në Shqipëri, si dhe të nxjerrin në pah rolin e tyre të rëndësishëm në
përmirësimin e raportimit të fenomenit të trafikimit në kanalet tona mediatike.
Vlerësimet iu dhanë gazetarëve dhe programeve të cilët kanë demonstruar nivel të
lartë profesionalizmi dhe etike në raportimet e tyre dhe kanë bërë përpjekje për të
vënë fenomenin e trafikimit në fokus të axhendës së medias së shkruar dhe asaj audio-
vizive. Konferenca e drejtuar nga Koordinatori Kombëtar, pati një vlerësim të
shkëlqyer nga të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e përfshirë dhe u
transmetua drejtpërdrejt nga televizioni kombëtar Neës 24.
Nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme, programi përpiqet të ndikojë ndërgjegjësimin e
përgjithshëm shoqëror rreth fenomenit të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe
trafikimit të tyre, përmes punës me median. Në këtë kuadër është krijuar një Forum
Mediatik me natyrë këshillimore i përbërë nga afro 25 profesionistë të mediave
kombëtare audio-vizive dhe të shkruar në Shqipëri. Roli i Forumit Këshillimor të
Medias është të këshillojë menaxhimin e projektit përgjatë kohëzgjatjes së tij, të
mbështesë dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve të projektit të lidhura me median
përmes mbështetjes së zbatimit të projektit përmes marrëdhënieve ekzistuese,
identifikimit të rreziqeve apo fushave me shqetësim dhe rekomandimeve të cilat
projekti mund të shqyrtojë për përmirësimin e efikasitetit. Në mënyrë që të ofrohet një
gamë e gjerë këshillimi, Forumi Këshillimor i Medias ka përfshirë përfaqësues nga
media kryesore audio-vizive dhe të shkruara në Shqipëri, kryesisht gazetarë që
mbulojnë çështjet sociale dhe kronikën. Forumi Këshillimor i Medias i krijuar në
shtator 2014, do të funksionojë minimalisht për kohëzgjatjen e projektit (deri më
shkurt 2016). Projekti synon që ky forum të krijojë qëndrueshmëri të mjaftueshme për
të vazhduar funksionimin e tij edhe përtej këtij projekti.
Që prej krijimit të tij, gjatë vitit 2014, Forumi Këshillimor i Medias është mbledhur 4
herë. Më 29 shtator 2015, u zhvillua takimi i 4-t i Forumit Këshillimor të Medias.
Tema e këtij takimi ishte “Tetor 2015, muaji i ndërgjegjësimit kundër fenomenit të
trafikimit të personave: Roli i medias si partnere”. Në tryezë morën pjesë
profesionistë të medias nga disa media kombëtare dhe lokale në vend, përfaqësues të
ZKKA-së, përfaqësues nga MMSR, përfaqësues nga “Strehëzat për viktimat e
trafikimit dhe të dhunës në familje”, organizata lokale pjesë të “Rrjetit shqiptar për
fuqizimin e gruas” (AËEN), përfaqësues të IOMit, UNDP-së dhe UN Ëomen
Shqipëri.
Gjatë Fushatës Verore Antitrafik 2015 organizuar nga ZKKA, UN Ëomen ka ofruar
mbështetje me prodhimin e 2.000 bluzave dhe 1.000 kapeleve me mesazhe ndërgjegjësuese
për komunitetin, për përdorim nga ekipet organizatore të aktiviteteve dhe për shpërndarje
gjatë aktiviteteve. Bluzat dhe kapelet u përdorën edhe gjatë aktiviteteve të Muajit Antitrafik
(Tetor 2015) në partneritet me UN Ëomen dhe organizatat e tjera partnere.
Ndërkohë, materialet ndërgjegjësuese të përgatitura gjatë vitit 2014 (pesë kartolinat
ndërgjegjësuese, albumi me piktura të të mbijetuarave të trafikimit dhe kalendari me punime
ndërgjegjësuese bërë nga fëmijët) kanë vazhduar të shpërndahen gjatë aktiviteteve me
komunitetin, si dhe me grupe te ndryshme të synuara gjatë zbatimit të projektit nga UN
Ëomen dhe partnerët e projektit IOM dhe UNDP.
56
Terre Des Hommes ka pasur për qëllim kryesor lidhur me përpjekjet e saj 2015 të
konsolidojë kapacitetet e strukturave ekzistuese dhe të institucioneve përgjegjëse për
identifikimin, menaxhimin dhe referimin e fëmijëve në rrezik dhe viktima të trafikimit. Kjo
përfshin forcimin e punës parandaluese përmes fuqizimit të komuniteteve dhe fëmijëve
vulnerabël; dhe punës për mobilizimin dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis
mekanizmave formalë dhe joformalë, përtej ofrimit të shërbimeve me bazë komunitare. Terre
des Hommes, ka punuar në partneritet me autoritetet qendrore dhe lokale në Shqipëri dhe në
bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile.
Përpjekjet janë strukturuar rreth 3 akseve kryesore: Parandalimi, ngritjen e kapaciteteve dhe
avokimit me bazë të dhënash. Të tre akset janë të gjitha të rëndësishme dhe të nevojshme për
të përmbushur objektivin e të pasurit një sistem funksional, të aktorëve institucionalë dhe
informalë që punojnë së bashku për të ofruar shërbime të përmirësuara dhe më të arritshme
për fëmijët në rrezik apo viktima të trafikimit dhe formave të tjera të shfrytëzimit.
Më poshtë është ilustruar me tabelë lista e trajnimeve të realizuara nga Terre Des Hommes në
kuadër të Parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore:
Aktiviteti Nr. I
eventeve
Pjesëmarrësit Vendi Nr. I
pjesëmarr
ësve
TRAJNIME
Trajnim i akredituar mbi
programin e aftësive
psiko-sociale
5
trajnime
Stafi psiko-
pedagogjik në 10
shkolla (nga 2 shkolla
për qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
113
Replikimi i trajnimit nga
mësuesit e trajnuar me
grupet e edukatorëve
bashkëmoshatar
5
trajnime
Edukatorët
bashkëmoshatar të 10
shkollave (nga 2
shkolla për qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
145
Trajnim i akredituar mbi
mbrojtjen e fëmijëve në
shkolla
5
trajnime
Stafi psiko-
pedagogjik në 10
shkolla (nga 2 shkolla
për qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
130
Trajnime për
identifikimin dhe
menaxhimin e rasteve të
trafikimit të fëmijëve
3
trajnime
Profesionistë të
ndryshëm në
institucione relevante
2 Tiranë
1 Elbasan
85
Trajnime mbi punën në
ekip multi-disiplinar në
punën kundër abuzimit,
shfrytëzimit dhe
trafikimit të fëmijëve
7
trajnime
Profesionistë nga
sektorë të ndryshëm
(social, arsimor,
shëndetësor etj)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
209
Numri I fëmijëve dhe
prindërve që përfitojnë
nga shërbimet me bazë
komunitare në qendra
komunitare të shtetit apo
bashkive
Shërbimet pranë
qendrës komunitare
në Durrës, Elbasan
dhe qendrën
kombëtare të
emergjencës në
384
57
Tiranë
Numri I fëmijëve
vulnerabël dhe anëtarëve
të komunitetit të
ndërgjegjësuar mbi
çështje të abuzimit,
shfrytëzimit dhe
trafikimit të fëmijëve
1660
SHËRBIME PARANDALUESE DHE KOMUNITARE
Numri i grupeve
komunitare këshillimore
5 grupe Të rritur vullnetar
dhe aktivistë të
komuniteteve
vulnerabël në fokus
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
Numri i grupeve të
edukatorëve
bashkëmoshatar të
ngritura
10 grupe Fëmijë të shkollave
9-vjecare në target
(nga 2 për çdo qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
145
Numri i aktiviteteve
ndërgjegjësuese (PE) të
realizuara nga
edukatorët
bashkëmoshatar
30 Fëmijë të shkollave
9-vjecare në target,
staf dhe prindër të
këtyre shkollave (nga
2 për çdo qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
Kampe verore
6 Fëmijë vulenerabël
dhe në nevojë
Organizuar në
bashkëpunim me
qendrat komunitare
në Durrës dhe
Elbasan (koordinuar
nga CPU në Elbasan),
Qendra e
emergjencave në
Tiranë, Qëndistaret
në Korçë dhe Shoqata
në Dobi të Gruas
Shqiptare në Durrës,
CPU Fier
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier, Korçë
430
Grante të vogla të
alokuara për fuqizimin
dhe mbështetjen e
Organizatave me Bazë
Lokale në parandalimin
e trafikimit të fëmijëve
10 mini-
projekte
Organizata me bazë
lokale (nga 2 për çdo
qytet)
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
N/A
Numri I fëmijëve në
situatë emergjencë të
mbështetur me ndihmë
direkte
400 Në bashkëpunim me
njësitë për mbrojtjen
e fëmijëve, qendrat
komunitare,
shërbimin social
shtetëror, NJDF etj
Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
58
Numri I familjeve të
mbështetura për ngritjen
e një aktiviteti për
gjenerimin e të
ardhurave
46 Tiranë, Durrës,
Elbasan, Fier
Korçë
EDUKIMI
Lidhur me zbatimin e VKM “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë
10.2.2010, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të
sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar“ ku parashikohet dhënia e librave falas
për fëmijët viktima të trafikimit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar pas organizimit të takimeve
me Autoritetin Përgjegjës, hartoi listën me emrat e fëmijëve viktima të trafikimit, e cila u
dërgua me shkresë zyrtare tek Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe në këtë mënyrë u
mundësua marrja e librave falas për viktimat e trafikimit.
PËRKUJDESI SHËNDETËSOR
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë ka fokusuar veprimtarinë e saj
në pajisjen me karta shëndeti për VT/VMT, në zbatim të parashikimeve të reja ligjore5, ku
VT/VMT përfshihen në kategorinë e personave proaktiv, kujdesi shëndetësor i të cilëve
paguhet nga Buxheti i shtetit.
Në këtë kuadër një grup ekspertësh nga MPB, MSH dhe FSDKSH përgatitën listat e
përfituesve kanë identifikuar qendrat shëndetësore dhe mjekët përkatës të familjes, ku numrit
të banorëve që mbulojnë këta mjekë, do t’ju shtohet dhe VT/VMT, si popullatë joaktive.
Aktualisht, ky proces ka përfunduar dhe deri tani janë shpërndarë 44 karta shëndeti dhe me
pajisjen me këto karta, kjo kategori do të mundtë përfitojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor
në të gjitha nivelet e ofrimit të tij, si dhe ekzaminimet dhe barnat, sipas parashikimeve të
Listës së Barnave të Rimbursueshme.
Lidhur me identifikimin fillestar, dhe referimin, ende nuk është raportuar asnjë rast, çka
rithekson nevojën për trajnime në fushën e trafikimit të personave për të qartësuar
rolin dhe funksionin e stafit të shërbimeve shëndetësore për veprimet dhe mbështetjen
që ofrojnë VT/VMT.
REGJISTRIMI
Në Shqipëri vazhdon të ekzistojë problemi i fëmijëve të paregjistruar në zyrat e gjendjes
civile. Arsyet pse ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistojë ky problem kanë qenë dhe janë të
ndryshme, por efektet janë tepër komplekse që fillojnë nga mohimi i të drejtave themelore të
fëmijës. Ky problem ka qenë dhe është i njohur për shtetin, por qasja dhe zgjidhja
gjithëpërfshirëse e problemeve komplekse të regjistrimit civil bëhet edhe nga Organizatat jo
fitimprurëse.
5 Ligji nr.141/2014 “për disa shtesa në ligjin nr.10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
59
Zgjidhja e çështjeve ligjore që lidhen me regjistrimin e lindjes së fëmijës është shpesh e
lidhur me zgjidhjen e një sërë problemesh të tjera të ndërmjetme që kërkojnë jo vetëm
ndihmën ligjore falas të avokatit por edhe të ekspertëve të tjerë si të psikologut, të nevojës për
analiza mjekësore të siguruara në laboratorë shkencorë, nevoja për legalizuar dokumente në
konsullatat tona jashtë vendit, e shumë të tjera. Të gjitha këto veprime kanë nevojë të
asistohen si profesionalisht edhe financiarisht sepse ato nuk mund të mbulohen nga kategoria
e individëve që e kanë realisht këtë problem.
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS, i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë një vëmendje
shumë të veçantë fenomenit të shfrytëzimit, abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve ( por dhe të
të rriturve) që vijnë nga segmente të varfër të popullsisë dhe nga i gjithë territori i vendit.
Vëmendja ndaj trafikimit të personave nuk është parë vetëm si një fushatë ndërgjegjësimi,
por është shoqëruar me asistencën konkrete ligjore e cila siguron vizibilitetin, identitetin,
shtetësinë e fëmijëve (apo të rriturve), i bën të ligjshëm të aksesojnë të Drejtat Themelore që
burojnë prej tyre, mohimi i të cilave i bën të margjinalizuar dhe vulnerabël para fenomeneve
të rrezikshme të sipërpërmendura.
Ndihma e plotë juridike për grupet vulnerabël, dhe që prej me shumë se 15 vitesh ofrohet
falas nga TLAS për çështjet e regjistrimit civil, është realizuar në kuadër të projekteve të
ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, si UNICEF, UNDP, CRD, etj. TLAS ka në
funksion një data baze profesionale klientësh që nga viti 1999, ku me lehtësi mund të gjenden
të dhëna mujore apo vjetore për regjistrimet civile të individëve në nevojë dhe të fëmijëve të
paregjistruar por jo vetëm.
Regjistrimet e fëmijëve, vetëm një pjesë të Statistikës6 që data bazë e TLAS pasqyron për
periudhën Janar 2015 – Dhjetor 2015
Lloji i çështjes ligjore Zgjidhje me
rrugë administrative
Zgjidhje me
rrugë gjyqësore Total
Regjistrime lindjesh 299 216 515
Zgjidhje dhe lidhje martese7 36 160 196
Amësi, Atësi, Kujdestari 64 191 255
Total 399 567 966
6 Për Janar-Qershor 2015, në Data bazën e TLAS numërohen 857 klientë të trajtuar me ndihmë juridike falas,
nga të cilët 672 raste janë të lidhura drejtpërdrejtë me regjistrimin e lindjeve të fëmijëve.
7 TLAS raporton në këtë tabelë vetëm rastet e llojeve që përbëjnë pengese për regjistrimin e fëmijëve. Kjo do të
thotë se të regjistrosh lindjen e fëmijëve të duhet të zgjidhësh paraprakisht ose paralelisht në mënyrë të
domosdoshme këto lloj çështjesh
60
Në grafik përmenden edhe raste të tjera familjare që i kushtëzojnë ndjeshëm regjistrimet e
lindjeve. Por nëse flasim vetëm për regjistrimin e fëmijëve, në total për vitin 2015 janë
referuar nga zyrat e gjendjes civile në të gjithë vendin, nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve
dhe nga aktorë të tjerë si OJF që punojnë me fëmijët, shërbimi social shtetëror, gjykatat, etj,
512 fëmijë të paregjistruar për arsye nga më të ndryshmet. Si më poshtë:
Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe me zyrat e gjendjes civile
në terren ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm. Koordinimi dhe finalizimi i
rasteve për të njëjtin qëllim vlen të theksohet sepse vetëm kështu familjet e varfra që nuk
kanë mundësi të zbatojnë proceduarat si edhe të mbulojnë kostot e rastit, mund të regjistrojnë
fëmijët e tyre.
Nga tryezat e punës dhe nga ekspertë te TLAS dhe gjendjes civile gjatë 2015 janë
identifikuar rastet si më poshtë:
Vendi Raste në total të
prezantuara
Raste që zgjidhen me rrugë
administrative (lindje jashtë
shtetit)
Raste që zgjidhen me
rrugë gjyqësore
1 Fier 37 24 13
2 Vlorë 14 8 6
3 Sarandë 12 6 6
4 Gjirokastër 82 54 28
5 Elbasan 53 31 22
6 Korçë 38 22 16
7 Shkodër 45 33 12
515
196
255
REGJISTRIME LINDJESH
DIVORCE
KUJDESTARI/ AMESI/ATESI
0 100 200 300 400 500 600
LLOJET DHE NUMRI I CESHTJEVE TE FAMILJEVE ME FEMIJE TE PAREGJISTRUAR NE GJENDJEN CIVILE GJATE
2015
Series1
307
205
0 50 100 150 200 250 300 350
ROM
JO ROM
Numri i Regjistrimit te Lindjeve Gjate VITIT 2015
61
8 F- Kruje 21 5 16
9 Dibër 11 5 6
10 Lezhë 6 3 3
11 Tirana 19 14 5
12 Berat 59 41 18
Total 397 246 151
Ëorkshope
Nr. Data Vendi Nr. i
pjesëmarrësve
Tema
1. 30.10.2015 Shkodër 23 Roli i strukturave lokale dhe organizatave
Komunitare për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve
2. 26. 11.2015
Durrës 29 Roli i strukturave lokale dhe organizatave
Komunitare për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve
3. 27. 11.2015
Elbasan 25 Roli i strukturave lokale dhe organizatave
Komunitare për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve
4. 11. 12.
2015
Kavajë 22 Roli i strukturave lokale dhe organizatave
Komunitare për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve
Marrëveshja e bashkëpunimit, e firmosur që në 2011 midis TLAS dhe Ministrisë së Punëve
të Jashtme ka funksionuar shume pozitivisht, gjë që do të thotë se qindra fëmijë janë
regjistruar me mbështetjen e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila
merr zyrtarisht dokumentet e fëmijëve të dërguar dhe asistuar nga TLAS dhe i përcjell në
konsullatat përkatëse, të cilat i legalizojnë, ose i freskojnë dokumentet në rast nevoje dhe,
stacioni i fundit është përsëri në TLAS. Pastaj TLAS i përkthen, i noteron dhe i dërgon në
zyrat e gjendjes civile në të gjithë vendin. Të gjitha kostot financiare të kësaj procedure
mbulohen nga TLAS.
Aktivitete ndërgjegjësuese për minimizimin e fenomenit të pa shtetësisë dhe mos
regjistrimit të lindjeve të organizuara nga TLAS dhe Drejtoria e Gjendjes Civile janë si
më poshtë:
Street laë, takime e vizita në komunitete e shkolla:
Nr. Datë Vendi Përfitues Shpërndarje publikimesh si
leaflet, broshura, informacione
1 13.01.2015 Durrës 50 100
2 24.02.2015 Durrës 68 120
3 10.02.2015 Tiranë 50 80
4 11.03.2015 Fushë-Krujë 120 150
5 05.03.2015 Shkodër 100 120
6 06.03.2015 Durrës 50 120
7 28.04.2015 Elbasan 120 200
8 29.04.2015 Fier 50 90
62
9 18.05.2015 Kavajë 100 150
10 24.11.2015 Elbasan 100 200
11 04.12.2015 Durrës 50 100
12 16.12.2015 Tiranë 100 150
12 958 1580
KRYERJA E KËRKIMIT DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE
Një ndër veprimtaritë më të rëndësishme në parandalimin e trafikimit të personave është
kërkimi, mbledhja e të dhënave dhe hartimi i planeve të veprimit për një përgjigje proaktive,
gjithëpërfshirëse dhe të integruar fenomenit të trafikimit. Vetëm duke pasur një panoramë të
qartë të këtij fenomeni bëhet e mundur, njohja e realitetit në vend, ngritja e politikave
efektive antitrafikim, adresimi i nevojave dhe vlerësimi i herëpashershëm i masave kundër
trafikimit të personave.
Organizata IOM ka ndërmarrë disa projekte për identifikimin e formave të ndryshme të
shfrytëzimit, përfshirë trafikimin e meshkujve dhe fëmijëve, si dhe praktikave të parandalimit
dhe mbrojtjes së viktimave të shfrytëzuara:
Projekti: "Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të emigrantëve
në Ballkanin Perëndimor" - financuar nga Fondi për Zhvillim IOM. Në kuadër të këtij
projekti, u organizua një seminar nga 4 deri në 6 mars 2015. Ky projekt zbatohet nga IOM
dhe i bashkë financuar nga Qeveria e Italisë, ka për qëllim analizimin e bashkëpunimit
ndërkufitar midis aktorëve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit të qenieve
njerëzore dhe kontrabandimit të emigrantëve, të identifikojë dhe të marrë masa nga vendet e
përfshira në projekt me qëllim forcimin e bashkëpunimit. Në ëorkshop morën pjesë 24
pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilat punojnë me identifikimin e
rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit, si dhe kryerjen e hetimit për
raste të tilla.
Projekti: "Mbështetje e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri"
programin UNSSIA - financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe
zbatuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri. Ky projekt po zbatohet në kuadrin e Programit të
Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri, i financuar nga
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Gjatë periudhës janar - mars 2015 në bashkëpunim me ZKKA është përgatitur, botuar dhe
shpërndarë për aktorët relevantë “Profili i viktimave të trafikimit dhe përjashtimi social”, me
mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri, program i
UNSSIA;
Një Raport Vlerësim Kombëtar – Sinergjitë e Koordinimit dhe Referimit të mekanizmave
ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe të dhunës është hartuar nga IOM me mbështetjen
e ZKKA dhe me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri,
program UNSSIA. Dy tryeza të rrumbullakëta (20 janar 2015 dhe 17 shkurt 2015) janë
organizuar në një format fokus grup për të mbledhur të dhëna nga palët e interesuara për. Në
tryezën e datës 20 janar morën pjesë 34 persona dhe në tryezën e datës 17 shkurt morën pjesë
33 persona. Raporti Kombëtar i Vlerësimit- Sinergjitë e koordinimit dhe referimit të
63
mekanizmave ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe dhunës - u botua në gusht të vitit
2015.
Projekti: "Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri" financuar
nga EIDHR dhe implementuar nga UN Ëomen, IOM, dhe UNDP. Në kuadër të këtij projekti,
për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e trafikimit dhe për të dhënë informacion mbi
mundësitë e riintegrimit janë prodhuar dhe shpërndarë gjatë periudhës shkurt - prill 2015 70
000 kopje të fotonovelave “Një ëndërr e humbur” dhe “Një fillim i ri”.
Në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër trafikimit të personave, është hartuar Plani i
Veprimit për Riintegrimin Social – Ekonomik të Grave dhe Vajzave Viktima/Viktima të
Mundshme të Trafikimit 2015- 2017, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe riintegrimit të grave
dhe vajzave viktima/viktima të mundshme të trafikimit nëpërmjet hartimit dhe implementimit
të politikave ndërsektoriale përfshirë fushën e arsimit, punësimit, përfshirjes sociale dhe
mbrojtjes sociale, zhvillimit dhe integrimit gjinor, mbrojtjen nga dhuna në familje dhe
mbrojtjen e fëmijëve.
Dokumenti është hartuar në një proces të gjerë konsultimi me pjesëmarrës nga institucione
shtetërore si SHSH, ISHPSHSH, SHKP, qendrat pritëse dhe riintegruese dhe janë organizuar
tri tryeza të rrumbullakëta në datat 11, 18 dhe 24 mars 2015 në Tiranë, për t'u konsultuar me
grupet e interesit. Aktualisht, Plani i Veprimit për Riintegrimin Social – Ekonomik të
Grave dhe Vajzave Viktima/Viktima të Mundshme të Trafikimit 2015- 2017 iu është
dërguar për mendim institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtij Plani Veprimi.
Për të forcuar aftësitë e stafit të qendrave pritëse dhe riintegruese për fuqizimin ekonomik të
grave / vajzave viktima të trafikimit dhe të dhunës janë organizuar 2 sesione trajnimi me temë
"Përmirësimi i vlerësimit të aftësive, të përfituesve dhe rritja e njohurive ekzistuese tek
ofruesit e shërbimit" në 7, 8, 9 prill dhe 21, 22, 23 prill 2015 ku u prezantuan 2 module
trajnimi dhe numri i pjesëmarrësve në këto trajnime ishte 30 pjesëmarrës nga stafi i 6
qendrave që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit dhe të dhunës në familje.
Më 2-3 qershor janë zhvilluar dy ditë trajnim për pilotim /vlerësimin bazuar në modulin
“Për menaxhimin e rasteve” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shërbimi Social Shtetëror
dhe shoqëria civile. Moduli për menaxhimin e rasteve është mbështetur nga projekti
"Mbështetje e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri" program i
UNSSIA. Trajnimi u ndoq nga 32 pjesëmarrës.
Projekti TACT “ Veprimi Ndërkombëtar - Kthim dhe riintegrim i sigurt dhe i qëndrueshëm
për viktimat e trafikimit që kthehen nga Franca, Italia, Greqia, Polonia dhe Spanja në vendet
prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrainë”, financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për
Azilin, Migracionin dhe Integrimin dhe mbështetur nga Organizata për Migracionin.
Projekti zbatohet në kuadër të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Çrrënjosjen e Trafikimit
të Qenieve Njerëzore (2012-2016) dhe synon të trajtojë, brenda një kornize të përbashkët,
boshllëqet e njohurive dhe nevojave për trajnim, duke përforcuar bashkëpunimin
ndërkombëtar mes vendeve të BE-së dhe vendet prioritare, si një mënyrë për të luftuar më
mirë fenomenin e trafikimit të personave.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e kthimit dhe
riintegrimit duke siguruar kushte optimale për viktimat e trafikimit të kthyer nga Franca,
Greqia, Italia, Polonia dhe Spanja në 3 vende prioritare: Shqipëria, Maroku dhe Ukrainë.
64
Projekti bazohet në ekspertizat e fituara më parë, duke zhvilluar më tej një qasje të
koordinuar për ofrimin e ndihmës dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit që kthehen në
komunitet dhe familje, me fokus të veçantë fëmijët e viktimave të trafikimit dhe ka filluar të
zbatohet më 1 maj 2015.
Ëorld Vision, gjatë periudhës së raportimit ka vazhduar aktivitetin ndërgjegjësues dhe në
mbështetje të fëmijëve, familjeve dhe komunitetit në 10 zonat ku punon me qëllim rritjen e
aftësive jetësore të fëmijëve, fuqizimin e mekanizmave në mbrojtje të tyre dhe rritjen e
njohurive të komunitetit mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, si trafikimi i personave, dhuna,
abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi.
Në terma të fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, ËVA ka bashkëpunuar ngushtë me
Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve për fuqizimin e Sistemit të
Mbrojtjes së Fëmijëve si NJMF apo hallkave të tjera në nivel lokal si: NJMF-të shkollat,
ZRShSSh, etj.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit, ËVA është angazhuar me zyrat në
zonat e Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Librazhdit në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, si
marshimin e organizuar më datë 30 korrik 2015, në qytetin e Durrësit, përgatitjen e
forumeve të diskutimit me fëmijë mbi shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime punësimi apo
seksuale, si dhe promovimin në mediat lokale të Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” me
qëllimin rritjen e proaktivitetit të qytetarëve në identifikimin dhe referimin e rasteve të
mundshme të trafikimit.
Gjithashtu, ËVA ka punuar për adaptimin e Aplikacionit “Raporto! Shpëto! dhe vënien në
përdorim edhe për telefonat e teknologjisë Apple, shërbim i cili pritet të bëhet i mundur për
publikun brenda këtij viti.
IV. KOORDINIMI
Koordinimi i përpjekjeve antitrafik mes aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë është, përveçse
një nga shtyllat kryesore të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të
Veprimit 2014-2017 (miratuar me VKM nr 814, datë 26.11.2014), por edhe një komponent i
rëndësishëm i zbatimit të kësaj strategjie në shtyllat e tjera të parandalimit, të ndjekjes penale
dhe të mbrojtjes së viktimave të trafikimit. Plani i Veprimit të Strategjisë kërkon dhe
mobilizon në mënyrë konkrete dhe të detajuar mjaft struktura dhe agjenci, të cilat operojnë
drejtpërdrejt në fushën e luftës kundër trafikimit. Gjatë periudhës së raportimit, Zyra e
Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave (ZKKA) ka qenë tërësisht
e angazhuar, jo vetëm për të mbështetur e koordinuar punën e aktorëve të këtij Plani Veprimi,
por edhe për të aktivizuar burime të tjera, agjenci shtetërore apo jo-shtetërore, të cilat kanë
kapacitete që mund të ndikojnë në parandalimin e trafikimit dhe ndihmën për viktimat e
trafikimit, si dhe ka mbështetur vlerësimet dhe rekomandimet e institucioneve kombëtare e
ndërkombëtare edhe në fushën e koordinimit.
Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave vlerëson se, gjatë
periudhës së raportimit, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të koordinimit të veprimeve
antitrafik, i cili ka ardhur kryesisht si pasojë e përmirësimit të raportimit dhe shkëmbimit të
informacionit mes aktorëve. ZKKA ka vërejtur se janë rritur si në numër dhe në cilësi
raportimet e institucioneve dhe agjencive zbatuese si në nivel qendror, ashtu dhe në nivel
65
vendor. Krahas raportimeve të institucioneve shtetërore, në sajë të një bashkëpunimi shumë
të mirë të vendosur me shoqërinë civile (ON dhe OJF), këto të fundit kanë informuar ZKKA
për veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre të zhvilluara kryesisht në drejtim të parandalimit dhe
mbrojtjes së viktimave të trafikimit.
ZKKA ka zhvilluar e drejtuar gjatë periudhës janar – dhjetor 2015, një sërë aktivitetesh, të
cilat, kanë pasur fokus kryesor përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit midis
agjencive shtetërore dhe jo-shtetërore, të përfshira në luftën kundër trafikimit të personave.
Më poshtë, jepet informacioni detajuar mbi shtyllën e koordinimit për periudhën janar-
dhjetor 2015, bazuar në koordinimin e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, partnerë në
çështjet antitrafikim.
KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT
Koordinimi me anëtarët e Komitetit Shtetëror Antitrafik
Komiteti Shtetëror Antitrafik është zgjeruar me Urdhrin nr. 179 të Kryeministrit, datë
17.07.2014 “Për ngritjen e Komitetit Shtetëror kundër Trafikimit të Personave”, duke iu
përgjigjur kështu sfidave të reja në luftën kundër trafikimit të personave nëpërmjet sigurimit
të kapaciteteve të nevojshme, angazhimit dhe vullnetit për të luftuar trafikimin e personave.
Komiteti Shtetëror për Luftën kundër Trafikimit të Personave ka përgjegjësinë e përgjithshme
për reagimin ndaj trafikimit, nëpërmjet Task Forcës Kombëtare për Trafikimin e Personave
(përfshirë të gjitha palët e interesuara shtetërore ose joshtetërore në lidhje me antitrafikimin)
nën bashkërendimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik.
Të gjithë aktorët shtetërorë por jo vetëm, janë secili përgjegjës për zbatimin e veprimtarive të
tyre përkatëse sipas Planit të Veprimit. Organet e pushtetit vendor kanë marrë një rol të
rëndësishëm në forcimin e reagimit ndaj trafikimit në nivel qendror dhe vendor, duke
garantuar disponueshmërinë e mbështetjes dhe masave të asistencës të parashikuara në këtë
PKV (nëpërmjet planifikimit rajonal dhe planeve të veprimit për trafikimin e personave) dhe
duke garantuar që personat e trafikuar të identifikohen, asistohen dhe mbrohen, si dhe të
marrin mbështetje që mundëson riintegrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.
Koordinimi me anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit
Mekanizmi Kombëtar i Referimit (MKR) monitorohet nga Task-Forca e MKR-së, e cila vë
në lëvizje të gjithë mekanizmin duke garantuar zbatimin të saj dhe bashkërendimin e veprimit
ndërinstitucional të anëtarëve në MKR. Gjatë periudhës raportuese, MKR dhe Task-Forca
kanë zhvilluar takime periodike, në të cilat kanë diskutuar rreth identifikimit të
problematikave dhe adresimit të nevojave për të mundësuar ndërhyrjet e duhura.
Gjatë vitit 2015, është realizuar takimi i Anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit në
datat 15 janar, 16 korrik dhe 24 dhjetor 2015.Qëllimi i takimeve ishte ecuria e
Marrëveshjes për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR), angazhimi
66
institucional i secilit anëtar të MKR në mënyrë të koordinuar për të rritur përpjekjet dhe
rezultatet antitrafikim, identifikimi dhe referimi i viktimave/viktimave të mundshme të
trafikimit, koordinimi i veprimeve antitrafikim i të gjitha institucioneve shtetërore dhe
joshtetërore për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të
trafikimit dhe zbatimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin, dhe Referimin e
Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit
midis Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave,
Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Policisë së Shtetit “Për
identifikimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës së
të tjerëve”, problematikat e pajisjes së viktimave të trafikimit me karta shëndeti, ecuria e
zbatimit të VKM nr. 707 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë
10.2.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e
teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar“, në të cilin
parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit, si dhe rritja e
ndërgjegjësimit publik mbi trafikimin e personave nëpërmjet hartimit të Planeve të Veprimit
dhe fushatave ndërgjegjësuese.
Koordinimi me Autoritetin Përgjegjës
Për një identifikim dhe referim më proaktiv të viktimave/viktimave të mundshme të
trafikimit, me një Udhëzim të Përbashkët Nr.3799, datë 08.07. 2014, të Ministrit të Punëve të
Brendshme, Arsimit dhe Sportit, Shëndetësisë, Punëve të Jashtme dhe Koalicionit Kombëtar
të Strehëzave Antitrafikim, në korrik të vitit 2014, u riorganizua Autoriteti Përgjegjës, duke
përshtatur rolin dhe detyrat e tij me Procedurat Standarde të Veprimit, me MKR-në e
rishikuar në vitin 2012, si dhe me situatën aktuale të trafikimit. Në bazë të këtij Udhëzimi të
Përbashkët, në datë 19 qershor 2015, u firmos Rregullorja për organizimin dhe funksionimin
e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Gjatë periudhës së raportimit, Autoriteti
Përgjegjës është mbledhur në mënyrë periodike:
Më 25 maj 2015, u mbajt takimi i anëtarëve të Autoritetit Përgjegjës Qëllimi i këtij takimi
ishte diskutimi në lidhje me një rast të referuar nga një përfaqësuese e Shërbimit Social
Shtetëror, dhe miratimi i rregullores së Autoritetit Përgjegjës.
Më 19 qershor 2015, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit Përgjegjës. Qëllimi i këtij
takimi ishte firmosja e projekt rregullores së funksionimit të Autoritetit Përgjegjës. Kjo
Rregullore është hartuar me mbështetjen e OSBE-së dhe është konsultuar me të gjithë
anëtarët e AP dhe Qendrat: QKPVT, Tjetër Vizion, Vatra dhe D&E. Draft Rregullorja nuk
është firmosur ende nga përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe përfaqësuesi i
Policisë së Shtetit, kështu që ajo nuk është publikuar ende.
Më 03 shtator 2015 u organizua takimi i radhës së Autoritetit Përgjegjës. Në këtë takim u
diskutuan problematikat e identifikuara lidhur me menaxhimin e rasteve konkrete; zbatimi i
Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.107,
datë10.2.2010, të Këshillit të Ministrave “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e
teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar”. Gjithashtu, pati
diskutime rreth zbatimit të rregullores së AP-së dhe mirëfunksionimit të saj nga anëtarët e
Autoritetit Përgjegjës.
67
Më datë 18 shtator 2015 u zhvillua takimi i radhës i Autoritetit Përgjegjës mes Zyrës së
Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe
organizatave partnere, me qëllim diskutimin mbi draftkalendarin e aktiviteteve te planifikuara
për Muajin Antitrafik, i cili u prezantua nga Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës
kundër Trafikimit të Personave. Në takim morën pjesë 13 përfaqësues nga struktura të
ndryshme të institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere.
Më datë 23 nëntor 2015 u mbajt takimi i radhës i Autoritetit Përgjegjës ku pati diskutime
mbi problematikat e ndeshura me disa raste të referuara. Gjithashtu u diskutua mbi problemet
e ngritura nga të katër qendrat pritëse mbi çështjen e pajisjes së VT/VMT me karta
shëndeti.
Përgjatë periudhës së raportimit, janar – dhjetor 2015, nga AP janë shqyrtuar për
identifikim formal gjithsej 109 persona (38 vt - 71vmt; të rritur – 61; 48 të mitur; femra
– 87; meshkuj– 22; të huaj – 4).
Koordinimi me Komitetet Rajonale Antitrafik
Përgjatë periudhës së raportimit, ka pasur përmirësime të punës së Komiteteve Rajonale
Antitrafik. Është rritur numri i aktorëve të përfshirë në luftën kundër trafikimit të personave,
duke përfshirë në Komitete më shumë aktorë të pushtetit vendor dhe të shoqërisë civile, si
dhe janë zhvilluar në të gjitha qarqet e vendit takime më të shpeshta të anëtarëve të
Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe Tryezave Teknike Antitrafik. Në zbatim edhe të
rekomandimeve të Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave, janë
krijuar më shumë hapësira për shoqërinë civile si në nivel qendror dhe vendor, si dhe është
rritur vëmendja e aktorëve antitrafik për çështje të veçanta si: mbrojtja e fëmijëve, fokusimi
tek trafikimi i brendshëm, referimi dhe zgjidhja e rasteve brenda kapaciteteve të qarkut.
Megjithatë, sërish aktorët në nivel vendor nuk i kanë njësuar praktikat dhe procedurat e
aplikuara në drejtim të luftës kundër trafikimit të personave Disa Komitete kanë shfaqur
vonesa edhe në dërgimin e raporteve në funksion të raportimit 6-mujor dhe vjetor. Është
konstatuar se, Komitetet Rajonale Antitrafikim bëhen më aktivë pas zhvillimit të trajnimeve
për çështje të luftës kundër trafikimit të personave8.
Koordinimi dhe mbështetja e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve të aktorëve
antitrafik
Ngritja e kapaciteteve është një aspekt tepër i rëndësishëm sa i përket parandalimit dhe luftës
kundër trafikimit të personave. Si e tillë, kjo çështje ka një vëmendje të veçantë nga ZKKA.
Rrjedhimisht, gjatë periudhës së raportimit, kjo zyrë ka organizuar në bashkëpunim me
organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe struktura shtetërore trajnime, ëorkshope,
tryeza të rrumbullakëta, apo takime informuese dhe sensibilizuese me tematika të ndryshme,
që adresojnë grupe të ndryshme interesi, si më poshtë:
Në datat 20 janar dhe 17 shkurt 2015, ZKKA në bashkëpunim me IOM organizuan
dy tryeza të rrumbullakëta në format fokus grupi, për të mbledhur të dhëna për
hartimin e Raportit të Vlerësimit Kombëtar për bashkëpunimin, koordinimin dhe
referimin e mekanizmave ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe të dhunës me
8 Informacion të detajuar për aktivitetin e KRAT-eve do të gjeni tek Aneksi 1
68
mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri, programi
UNSSIA. Në takimin e parë morën pjesë 34 persona dhe, tek i dyti 33 persona.
Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në
bashkëpunim me organizatën “Të ndryshëm dhe të Barabartë” dhe Korpusin e Paqes,
në datat 11-12 shkurt, zhvilluan në Tiranë trajnimin e trajnerëve me temë “Edukimi i
komunitetit për çështje të trafikimit të personave”. Në trajnim morën pjesë ekspertë të
fushës antitrafikim, profesionistë nga institucione shtetërore, njësitë e qeverisjes
vendore, si: Shërbimi social, Njësitë për Mbrojtjen e fëmijëve, administratorë socialë,
ekspertë, etj. Objektivi i trajnimit dyditor ishte trajnimi i profesionistëve për
ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me fenomenin e trafikimit, format e trafikimit,
shkaqet dhe pasojat e trafikimit, faktorët e rrezikut dhe sistemet e ndërtuara me qëllim
ofrimin e mbrojtjes dhe të shërbimeve për viktimat e trafikimit, prezantimi i
Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit, ku një
hapësirë e veçantë iu kushtua fushës së parandalimit, si udhërrëfyes për identifikimin
dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Pjesëmarrësit
sollën raste konkrete dhe praktikat më të mira të punës së tyre dhe bashkërisht hodhën
piketat për hartimin e planeve te tyre të veprimit për të vijuar punën me trajnimin e
komunitetit për çështjet antitrafikim.
Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në bashkëpunim me Caritas Shqiptar, në
datën 18 shkurt 2015, 25 shkurt 2015, 3 mars 2015, 11 mars 2015 zhvilluan në
Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Kukës 3 ëorkshop-e me temë: “Forcimi i kapaciteteve të
strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave. Ky aktivitet
u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në
mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave”, financuar nga Zyra mbi Trafikimin e
Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA dhe CRS, me
qëllim rritjen dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet organizmave të qeverisë
dhe organizatave të shoqërisë civile, në identifikimin dhe referimin e viktimave të
trafikimit, me fokus viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Në ëorkshope u
prezantua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të
Personave 2014-2017, u zhvillua punë në grupe për draftimin e Planit të Veprimit
antitrafikim të qarqeve respektive, u diskutua mbi veprimtaritë ndërgjegjësuese që do
të zhvillojë secili qark, si dhe mbi detyrat e përgjegjësitë e institucioneve dhe aktorëve
në nivel qarku sa i takon çështjeve të luftës kundër trafikimit të personave.
Në kuadër të hartimit të Planit të Riintegrimit për gra dhe vajza viktima/viktima të
mundshme të trafikimit 2015-2017, në datat 11, 18 dhe 24 mars 2015 u organizuan 3
tryeza të rrumbullakëta për draftimin e Planit të Riintegrimit në përputhje të plotë me
Strategjinë e Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe të zbatimit të planit të punës së
Drejtorisë së Antitrafikut, Zyra e Koordinatorit Kombëtar, në bashkëpunim me
Shërbimin Social Shtetëror dhe organizatën "Të ndryshëm dhe të Barabartë", në datë
18 mars 2014, në Lezhë, organizuan trajnimin me temë: "Sistemi i mbrojtjes dhe i
shërbimeve për viktimat e trafikimit në Shqipëri". Ky aktivitet u zhvillua në vijim të
projektit "Trajnimi i Trajnerëve", organizuar nga Koordinatori Kombëtar Antitrafikim
në datat 11-12-shkurt në Tiranë me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushës
antitrafikim. Në trajnim morën pjesë 30 persona, përfaqësues të shërbimit psiko-social
të shkollave të mesme të qarkut, nga drejtoria e punësimit, shëndeti publik,
administratorë socialë dhe punonjës të NJMF-ve të bashkive Laç, Lezhë, Rrëshen dhe
69
Mamurras, si dhe organizata jofitimprurëse që operojnë në qark. Përgjatë trajnimit u
prezantuan PSV-të, format e trafikimit, identifikimi fillestar proaktiv, referimi, si dhe
sistemi i mbrojtjes dhe i shërbimeve për viktimat/viktimat e trafikimit.
ZKKA në bashkëpunim me IOM dhe UN Ëomen, organizuan dy seanca treditore
trajnimi në datat 7, 8, 9 dhe 21, 22, 23 prill, me temë “Përmirësimi i aftësive për
vlerësimin profesional të përfitueseve, aftësive dhe interesave si dhe rritjen e
njohurive për ofruesit e shërbimeve në lidhje me skemat ekzistuese të fuqizimit
ekonomik në vend” me përfaqësues të KKSAT, shërbimit social shtetëror, organizata
jofitimprurëse, etj. Trajnimet u zhvilluan në kuadër të hartimit të 2 moduleve të
trajnimit për forcimin e kapaciteteve të punonjësve të Strehëzave Antitrafik në lidhje
me ri-integrimin e grave dhe vajzave në Shqipëri.
Në kuadër të zbatimit të masave të Prioritetit 4” Të merren masa të vendosura në
luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe krijimin e një historiku solid (track
record) me hetime kryesisht, procedime penale dhe dënime", masa 3.2.4 Organizimi i
trajnimeve me punonjës të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve mbi identifikimin më të
mirë të rasteve të trafikimit të brendshëm të personave, në datë 29 prill 2015, në
Korçë, u zhvillua trajnimi me temë “Fëmijët në situatë rruge, identifikimi i rasteve të
trafikimit të brendshëm të fëmijëve, sfidat dhe zgjidhjet”. Në trajnim morën pjesë 20
pjesëmarrës nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, shërbimi social rajonal, bashkia e
Korçës, policia, Drejtoria Arsimore Rajonale, Shëndeti Publik, nga organizatat që
ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës
Korçë, etj. Në trajnim u prezantua problematika për fëmijët në situatë rruge në
Qarkun Korçë sipas Studimit Kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri, u
diskutua mbi Udhëzuesin Procedural për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, u
prezantua Strategjia e Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i veprimit
2014-2017, si dhe u prezantuan Procedurat Standarde të Veprimit për viktimat e
trafikimit, duke u ilustruar me raste konkrete të gjetura në qarkun e Korçës. Të
pranishmit diskutuan rreth sfidave që adresojnë fenomenin e fëmijëve në lëvizje dhe
rritjen e identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me
ZKKA, në datën 8 maj 2015, organizoi një ëorkshop me fokus konsultimin
ndërinstitucional për “Planin e Veprimit mbi Identifikimin dhe Mbrojtjen për Fëmijët
në Situatë Rruge 2015-2016 (draft) në mjediset e Ministrisë së Mirëqenies Sociale
dhe Rinisë. Në këtë ëorkshop u prezantua draftPlani i Veprimit mbi Identifikimin dhe
Mbrojtjen për Fëmijët në Situatë Rruge 2015-2016, si edhe u realizuan punë në grupe
sipas objektivave. Pati diskutime dhe komente nga të gjithë pjesëmarrësit me qëllim
përmirësimin e draft Planit të Veprimit si edhe reflektim mbi masat për realizimin e
objektivave.
Në datën 2-3 qershor 2015 në bashkëpunim me IOM u zhvillua një trajnim dy ditor
me qëllim pilotimin dhe konsultimin e paketës së trajnimit, bazuar në modulin e
trajnimit “Për menaxhimin e rasteve”, në kuadër të programit të Kombeve të
Bashkuara në Mbështetje të Përfshirjes Sociale në Shqipëri (UNSSIA). Në trajnim
morën pjesë 32 pjesëmarrës, menaxherë të rasteve të trafikimit nga Shërbimi Social
Shtetëror dhe nga Shoqëria Civile.
Më datë 18 Qershor 2015 u organizua mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit të
zbatuar nga IOM “Parandalimi i migracionit nga Shqipëria në Belgjikë”. Komiteti
70
drejtues përbëhet nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme; Përfaqësues nga
Zyra e Migracionit; Drejtues i Zyrës së IOM; Drejtori për Kufirin dhe Migracionin;
Drejtori i Njësisë Antitrafikim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme; Drejtori i
Drejtorisë për Azilin; Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Shkodër. Në takim mori
pjesë edhe konsulentja e kontraktuar nga IOM, si dhe koordinatorja e projektit të
IOM. Idetë e hedhura dhe te diskutuara në takim përbënë një bazë të mirë për fillimin
e punës nga konsulentja për hartimin e strategjisë së fushatës dhe të paketës
promocionale.
Drejtoria e Antitrafikut, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit publik në luftën kundër
trafikimit të personave në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik, gjatë
periudhës së verës, ndërmori iniciativën për zhvillimin e një fushate kombëtare për
parandalimin e trafikimit, ku institucione shtetërore, jo shtetërore, partnerë kombëtarë
dhe ndërkombëtarë morën pjesë në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese,
forume diskutimi, në konferenca lokale dhe kombëtare, në marshime dhe emisione
televizive. Kështu, u zhvilluan:
o 13 aktivitete sensibilizuese në qytete, shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, si dhe
në qendra komunitare të Tiranës, Dibrës, Kukësit, Korçës, Durrësit, Lezhës,
Beratit, Elbasanit dhe Fierit;
o 11 forume diskutimi në nivel lokal për problematikat e trafikimit të personave
dhe në veçanti fëmijëve, me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik,
komunitetin, me studentë dhe nxënës të shkollave të mesme në Gjirokastër,
Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë, Dibër;
o 13 takime sensibilizuese dhe veprimtari psiko-sociale me pjesëmarrjen e të
rinjve, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe një pjesëmarrje e
konsiderueshme e grave e vajzave specifikisht nga zonat rurale;
o 11 forume dhe tryeza të rrumbullakëta u mbajtën në Fier, Vlorë, Shkodër
dhe Berat;
o 4 Konferenca dhe seminare janë organizuar me pjesëmarrjen e punonjësve të
sektorit për trafikun e paligjshëm, të kufirit, policimit në komunitet, shërbimit
Social Shtetëror rajonal në Vlorë, Shkodër, Dibër, Elbasan, etj.;
o 2 seanca informuese dhe kurse trajnimi janë zhvilluar Shkodër, dhe Durrës,
ku kanë marrë pjesë mbi 41 gra që vinin nga familjet e ngujuara dhe të rinj të
komunitetit rom dhe egjiptian;
o 2 programe dhe emisione televizive (Shkodër dhe Kukës) i kushtuan
hapësirën e nevojshme ekspertëve lokalë për të diskutuar rreth masave që janë
ndërmarrë dhe projekteve për të ardhmen lidhur me parandalimin dhe luftën
kundër trafikimit të personave;
o 5 trajnime dhe ëorkshope u realizuan nga Komitetet Rajonale Antitrafik të
Durrësit, Dibrës, Vlorës dhe Elbasanit përgjatë fushatës verore;
o 2 konkurse u zhvilluan në Vlorë si dhe u shpërndanë mbi 480 copë materiale
ndërgjegjësuese, si fletëpalosje, broshura dhe fotonovela në shkolla, port, bare
dhe restorante;
o 10 kampe verore u ngritën në qytete kryesore, si: Elbasan, Tiranë, Durrës,
Dibër, Berat, Fier, etj., ku morën pjesë mbi 230 nxënës të shkollave 9-vjeçare
dhe të mesme të këtyre qyteteve;
o 3 marshime sensibilizuese shoqëruan këtë fushatë verore, një në Durrës në
datë 30 korrik, në kuadër të Ditës Botërore kundër Trafikimit dhe një marshim
në Kukës, gjatë të cilëve u linçuan mesazhe ndërgjegjësimi mbi trafikimin,
format e tij dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni;
71
o 21 tryeza multidisiplinare u organizuan në qarqe të ndryshme të vendit, si:
Kukës, Durrës, Korçë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Tiranë, etj.
Në kuadër të zbatimit të kalendarit të aktiviteteve të fushatës verore, hartuar me
propozimet e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe përditësuar nga Zyra e
Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim, në datë 24 qershor 2015, në Institucionin e
Prefektit të qarkut Durrës u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë
“Parandalimi i trafikimit të personave në zonat me rrezik të lartë, si Nish tulla, Sukth,
Shijak, Rrashbull dhe referimi i problematikave” Të pranishëm në tryezë ishin rreth
40 persona: drejtues të qendrave shëndetësore të rrethit, punonjës të shërbimit social
shtetëror, shërbimit psiko-social të shkollave të mesme të qarkut, nga drejtoria e
punësimit, drejtoria e ndihmës ekonomike e bashkisë Durrës, administratorë socialë
dhe punonjës të NJMF-ve të bashkive Durrës, Shijak, Sukth, etj., si dhe organizata
jofitimprurëse që operojnë në qark. Përveç diskutimeve për problematikat e hasura
dhe diskutimeve mbi mundësitë e zgjidhjes së tyre, në takim u prezantua një video, e
cila ishte përgatitur nga Drejtoria e Shëndetit Publik, në të cilën përfshihej kuadri
ligjor antitrafikim, strukturat, format, shkaqet dhe pasojat e trafikimit, aktivitetet e
zhvilluara në Durrës në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave, Linja
Kombëtare falas 116 006 dhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto!”.
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të
Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017, si dhe të kalendarit të fushatës verore
antitrafikim, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, në bashkëpunim me Prefektin
e qarkut Kukës dhe Caritas Shqiptar, në datat 30 qershor dhe 1 korrik organizuan
takime me përfaqësues të nënprefekturave të Hasit dhe Tropojës.
o Gjatë takimit të zhvilluar në nënprefekturën e Hasit në datë 30 qershor u diskutua
rreth problematikave që ka rrethi i Hasit, si: braktisja e fshehtë shkollore, mungesa
e psikologëve në shkolla dhe roli i tyre në identifikimin e viktimave të mundshme,
rikonceptimi i shërbimit social në nënprefekturë dhe nevoja për ngritjen e
Nënkomitetit rajonal në rrethin e Hasit, pasi një strukturë e tillë do të mundësojë
trajtimin e rasteve në detaje dhe që mund të gjejnë zgjidhje të shpejtë. Nga
referimet e të pranishmëve, në Has nuk ka raste të identifikuara të trafikimit të
personave dhe asnjë rast të fëmijëve të rrugës që lypin në Kosovë.
o Në datë 1 korrik, u zhvillua takimi në nënprefekturën e Tropojës. Nga diskutimet
e pjesëmarrësve u adresua domosdoshmëria e ngritjes së Nënkomitetit rajonal
antitrafik, për vetë shtrirjen gjeografike që ka rrethi i Tropojës dhe dinamikën e
ngjarjeve të evidentuara nga strukturat ligjzbatuese.
Në datën 7 korrik 2015 u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Planifikimi i
veprimeve për trajtimin e të miturve të pashoqëruar dhe të ndarë”. Kjo tryezë u
zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale të komuniteteve Rome në
Shqipëri përmes ndërhyrjeve të veçanta për fëmijët vulnerabël”, i cili financohet nga
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zbatohet nga Unioni “Amaro-Drom”
dhe IOM, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Përmes kësaj
tryeze u synua fillimi i një dialogu mes aktorëve qeveritarë dhe jo- qeveritarë për
krijimin e një platforme të veçantë për trajtimin e të miturve të pashoqëruar si
shqiptarë ashtu dhe të huaj. Në këtë tryezë, morën pjesë përfaqësues nga PAMECA
IV, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e
Policisë së Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen e të
72
Drejtave të Fëmijëve, përfaqësues nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Shoqata
Amarodrom, IOM, UNICEF, Fshati i Fëmijëve SOS, Terre des Hommes, etj.
Në kuadër të Ditës Evropiane Antitrafik (18 tetor), Drejtoria e Antitrafikut, në
bashkëpunim me organizatat partnere dhe institucionet shtetërore, organizoi përgjatë
muajit tetor "Muajin e Luftës kundër Trafikimit të Personave". Në 12 qarqet e vendit,
u zhvilluan aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit
të personave. Aktivitetet patën për qëllim të sjellin në vëmendje të të gjitha
strukturave shtetërore dhe joshtetërore, rëndësinë e ndërmarrjes së një angazhimi të
përbashkët në luftën kundër trafikimit të personave, si dhe të përcjellin mesazhe për
rreziqet që sjell trafikimi, rrugët dhe format për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut,
në veçanti të grupeve vulnerabël9. Kështu, u zhvilluan:
o 19 aktivitete sensibilizuese
o 10 forume diskutimi me studentë, nxënës shkollash dhe përfaqësues të
strukturave shtetërore dhe jo shtetërore
o 10 tenda informuese
o 24 takime sensibilizuese/informuese
o 7 ekspozita me punime te nxënësve
o 5 tryeza të rrumbullakëta
o 3 marshime sensibilizuese
o 11 emisione televizive
o 6 trajnime
o 5 seminare informuese/sensibilizuese
o 2 konferenca
o 3 shfaqje teatrale
o Konferenca kombëtare “Bashkohu me ne dhe thuaj jo trafikimit të
personave”
Shpërndarja e materialeve ndërgjegjësuese dhe informuese:
3000 fotonovela: “Një ëndërr e shkelur” dhe “Një fillim i ri”.
Mbi 5000 bluza dhe po aq kapele me logon e Aplikacionit “Raporto-
shpëto”.
Mbi 3000 fletëpalosje të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar
Antitrafikim.
Rreth 2000 fletëpalosje mbi Linjën Kombëtare 116006.
Mbi 500 fletore me mesazh sensibilizues në kopertinë “Ndal trafikimit
të fëmijëve”
300 stilolapsa me numrin e Linjës Kombëtare falas 116006
500 çanta ekologjike me numrin e linjës kombëtare 116006.
Në datë 10 nëntor 2015, IOM në bashkëpunim me ZKKA organizuan aktivitetin për
Prezantimin e Raportit Final me rekomandimet e projektit të IOM "Forcimi i luftës
kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin
Perëndimor”. IOM përgatiti dhe finalizoi një raport me rekomandime, të cilat kanë të
bëjnë me identifikimin dhe hetimin e proceseve të trafikimit të personave dhe
emigracionit të paligjshëm, siç hartuar dhe nga grupet e interesit (gjyqësore dhe
agjencitë ligjzbatuese) në takimet teknike. Këto rekomandime tregojnë fushat të cilat
9 Për më shumë informacion rreth aktiviteteve të muajit të luftës kundër trafikimit të personave , shih buletinin
special të Muajit Antitrafik të ZKKA tek Aneksi 2
73
kanë nevojë për përmirësim dhe paraqesin listat e veprimeve dhe masave të
sugjeruara për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet vendeve të Ballkanit
Perëndimor.
Zyra e Koordinatorit Kombëtar në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Antitrafik
gjatë viti 2015 ka vijuar aktivitetet sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e
shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në qarqe të ndryshme si, në Shkodër, Elbasan,
Tiranë, etj. Këto aktivitete janë zhvilluar edhe në kuadër të zbatimit të Planeve
Rajonale të Veprimit dhe kalendarit të aktiviteteve të hartuar nga KRAT-et dhe të
monitoruara nga Koordinatori Kombëtar.
o Kështu, në qarkun Shkodër, në lidhje me sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e
fëmijëve mbi risqet që sjell trafikimi i qenieve njerëzore, Drejtoria e Antitrafikut
në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore
Rajonale, gjatë muajve maj-qershor ka bërë të mundur shpërndarjen e materialeve
ndërgjegjësuese, broshurave, fletëpalosjeve në shkollat 9-vjeçare në Bardhaj
Komuna Rrethina dhe në shkollën e mesme "Oso Kuka" në Shkodër.
o Në qarkun Elbasan, anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe të Tryezës
Teknike, në bashkëpunim me qendrën “Tjetër Vizion” mundësuan shpërndarjen e
fotonovelave “Një ëndërr e humbur” dhe “Një fillim i ri” në dy klasa të shkollës
së mesme “Mahir Domi”.
KOORDINIMI DHE FUQIZIMI I PARTNERITETEVE, VEÇANËRISHT ME
SHOQËRINË CIVILE
Bashkëpunimit dhe koordinimit me shoqërinë civile në nivel kombëtar, Drejtoria e
Antitrafikut i ka kushtuar gjithashtu një vëmendje të veçantë. Gjatë vitit 2015 në
bashkëpunim me organizatat jo shtetërore dhe stafet akademike janë organizuar në
vazhdimësi forume me studentë, apo takime me përfaqësues të shoqërisë civile.
Në datën 15 maj 2015, u realizua forumi me studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe
Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ku përfaqësues nga agjencitë shtetërore,
Policia e Shtetit dhe organizatat jofitimprurëse, ndanë me studentët informacion mbi
përpjekjet për trajtimin e këtij fenomeni në Shqipëri, mekanizmat kundër trafikimit,
legjislacionin dhe shërbimet ekzistuese, si dhe rrahën mendime për mënyrat
bashkëkohore të trajtimit të viktimave të trafikimit10.
Në datë 18 maj u organizua forumi me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në
Shkodër. Në takim morën pjesë studentë, pedagogë, përfaqësues të strukturave
shtetërore që operojnë në qarkun Shkodër, anëtarë të KRAT etj. Disa nga studentët e
dy universiteteve krijuan rrjetin e vullnetarëve antitrafikim dhe u përfshinë në
aktivitetet e fushatës verore dhe në Muajin Antitrafik.
Më 5 Qershor 2015 në Vlorë, u zhvillua takimi i 3-të i Forumit Këshillimor të
Medias, në kuadër të Projektit “Parandalimi dhe Adresimi i Dhunës ndaj Grave dhe
Vajzave në Shqipëri” i zbatuar nga UN Ëomen Albania, në partneritet të ngushtë me
10 https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=NgvjaOp1xpI ;
http://ëëë.punetebrendsh me.gov.al/al/k-k-a- t/aktivitete-te-njesise- antitrafik/se-bashku- kunder-trafikimit-te-
personave-14-maj-2015- video )
74
Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në takim morën pjesë përfaqësues të medias së
shkruar dhe vizive, përfaqësues të strukturave shtetërore dhe organizatave
jofitimprurëse. Të pranishmit vunë theksin në faktin se, trafikimi i vajzave dhe grave
është në thelb, çështje e të drejtave të njeriut dhe jo thjesht çështje rendi e sigurie.
Gjatë takimit, u analizuan dhe u diskutuan gjithashtu gabimet më të shpeshta që bëhen
në raportimin e rasteve të trafikimit. Nëpërmjet shembujve konkretë u theksuan
kriteret bazë të raportimit korrekt për respektimin e të drejtave të vajzave dhe grave.
Në datën 15 korrik 2015, u realizua takimi midis Koordinatores Kombëtare për
Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave Antitrafikim dhe partnerëve, si:
përfaqësues nga UNICEF, Save the Children, UN Ëomen, IOM, Ëorld Vision, Terre
des Hommes, OSBE, Shoqata ‘Të ndryshëm dhe të Barabartë’, Caritas Shqiptar dhe
ICMPD, për të diskutuar mbi kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për luftën
kundër trafikimit të personave, të cilat u planifikuan të realizohen gjatë periudhës
korrik – shtator 2015. Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e partnerëve
për të mbështetur ZKKA-në në këto iniciativa, si edhe mbi prodhimin e materialeve
ndërgjegjësuese të cilat do të përdoren në këto aktivitete.
Në kuadër të projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme me UN
Ëomen Shqipëri “EIDHR/2013/335-757 “Parandalimi dhe adresimi i dhunë ndaj grave e
vajzave në Shqipëri”, në datë 29 Shtator u organizua takimi i IV i Forumit Këshillimor
të Medias, i ngritur që prej Shtatorit 2014. Tema e takimit ishte "Tetor 2015, Muaji i
ndërgjegjësimit kundër të trafikimit të njerëz: Roli i Medias si Partnere". Në tryezë
morën pjesë profesionistë të medias nga disa media kombëtare e lokale në vend,
përfaqësues të ZKK-së, përfaqësues nga MMSR, përfaqësues nga Strehëzat për
Viktimat e Trafikimit dhe të Dhunës, pjesë të Rrjetit Shqiptar për Fuqizimin e Gruas
(AËEN), përfaqësues të IOM, UNDP dhe UN Ëomen. Disa nga temat që u diskutuan së
bashku me gazetarët ishin: fushata intensive një-mujore dhe natyra e aktiviteteve që do
të realizohen; rëndësia e mirë administrimit të informacioneve që merren nga gazetarët
lidhur me rastet e viktimave të trafikimit dhe të dhunës, duke eliminuar detajet e
panevojshme që mund të kenë edhe efekt domino tek publiku; nevoja për më shumë
artikuj investigativë e informues sidomos lidhur me riintegrimin e të mbijetuarave;
konsiderimi i medias si partner i pazëvendësueshëm në përpjekjet kundër trafikimit në
njerëz; nevoja për restaurimin e besimit midis strehëzave dhe medias, duke krijuar
modele pozitive bashkëpunimi; përdorimi i instrumenteve ligjorë penalizues për mediat
që shkelin kodin e etikës; etj.
Më datë 28 tetor 2015, Ministri i Punëve të Brendshme Z. Saimir Tahiri zhvilloi një
takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë drejtpërdrejtë me
çështje të trafikimit të personave në vendin tonë. Gjatë takimit u diskutuan
problematikat, sfidat si dhe progresi i bërë gjatë këtyre viteve, falë edhe mbështetjes
dhe punës së madhe të bërë nga këto organizata. Vëmendje iu kushtua sfidës për
identifikimin e rasteve të trafikimit, të cilat shfaqen në forma të ndryshme. Zoti
Ministër vlerësoi punën dhe përpjekjet e shoqërisë civile si partner i rëndësishëm i
shtetit në luftën kundër trafikimit të personave.
KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR
75
Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ka marrë një dimension të ri me takime me
homologët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Italisë, Gjermanisë, etj për të intensifikuar
përpjekjet në luftën kundër trafikimit të personave, pasi ky nuk është një fenomen shqiptar
apo dhe rajonal, por është fenomen global dhe kërkon goditje të krimit dhe masa të
koordinuara mes vendeve.
Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërshtetëror për mbrojtjen e fëmijëve në
lëvizje, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare Terre des Hommes dhe Save
the Children, në datat 19 – 21 Janar 2015 në Prishtinë, Kosovë, u organizua një
vizitë studimore, për të mundësuar shkëmbimin nga afër të eksperiencave të punës
ndërmjet profesionistëve, nga sektorë kyç të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe për të
përcaktuar modalitetet e forcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror për mbrojtjen e
fëmijëve në lëvizje. Kjo vizitë studimore kishte si qëllim, harmonizimin e veprimeve
mes Shqipërisë dhe Kosovës në adresimin e çështjes së lypjes së fëmijëve,
shkëmbimin në kohë të informacionit mbi rastet e identifikuara, specifikimin e
procedurave dhe afateve kohore lidhur me njoftimin dhe shkëmbimin e informacionit,
si dhe identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, me përgjegjësi konkrete për secilin
aktor dhe krijimin e një platforme konkrete bashkëpunimi dhe komunikimi mbi rastet
nga të dy vendet.
Në datën 13 shkurt, Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës kundër
Trafikimit të Personave, zhvilloi një takim të nivelit të lartë me Z. Anthony Steen, i
Deleguari Special pranë Sekretares për Punët e Brendshme për Luftën kundër
Skllavërisë Moderne dhe Kryetar i Fondacionit për Trafikimin e Personave në
Mbretërinë e Bashkuar. Në takim u diskutuan mundësitë për hartimin dhe arritjen e
një marrëveshjeje bashkëpunimi për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër
trafikimit të personave dhe për identifikimin, njoftimin, referimin dhe kthimin
vullnetar të asistuar të VMT/VT.
Në kuadër të projektit rajonal të IOM-it (i financuar nga vetë IOM-i dhe bashkë
financuar nga Qeveria e Italisë) mbi "Forcimin e luftës kundër trafikimit të personave
dhe kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor", nga 4 deri në 6 mars
2015 u organizua ëorkshopi “Mbi forcimin e luftës kundër trafikimit të personave dhe
kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor". Seminari tre-ditor në
Tiranë u organizua me pjesëmarrjen e 24 përfaqësuesve nga Shqipëria, Maqedonia
dhe Kosova, të cilët janë përgjegjës për identifikimin e rasteve të trafikimit të qenieve
njerëzore dhe kontrabandës, si dhe kryerjen e hetimit në raste të tilla. Gjatë takimit u
analizua bashkëpunimi ndërkufitar midis aktorëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë
luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve,
identifikimi dhe hartimi i masave, të cilat duhet të miratohen nga vendet për të forcuar
bashkëpunimin rajonal.
Në datat 4-6 mars 2015, delegacioni i Komitetit të Ekspertëve mbi Çështjet e
Romëve dhe Njerëzve që Shtegtojnë (CAHROM) pranë Këshillit të Evropës në
Strasburg organizoi takime me Zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Zj. Elona
Gjebrea, Drejtorinë e Antitrafikut dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të tjera, si:
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, etj.
Delegacioni i CAHROM përbëhej nga përfaqësues nga shtetet partnere, si: Greqia,
Italia, Holanda dhe Rumania.
76
o Në datën 5 mars, Drejtoria e Antitrafikut organizoi një tryezë e rrumbullakët me
ekspertë që merren me çështje të fëmijëve të rrugës, përfaqësues të institucioneve
shtetërore, si: Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve shërbimi social,
policia dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare që trajtojnë
problematikat e fëmijëve dhe kryesisht romëve.
o Në datën 6 mars u organizua takimi përmbyllës në Ministrinë e Punëve të
Brendshme, ku u diskutua rreth konkluzioneve të takimeve, si dhe u dhanë
rekomandimet për periudhën në vijim.
Në datë 25 mars 2015, u nënshkrua në Santiago, Spanjë “Konventa e Këshillit të
Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore”. Kjo Konventë u nënshkrua nga
11 vende të Bashkimit Evropian dhe Shqipëria është një nga 14 shtetet që e firmosën
atë. Konventa e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore është
konceptuar si një akt i përbashkët ndërkombëtar në luftën kundër Trafikimit të
Organeve Njerëzore, në respektim të të Drejtave Themelore të Njeriut, në mbrojtje të
të drejtave të viktimave të veprave penale të përcaktuara në këtë Konventë. Konventa
ka si qëllim të saj parandalimin dhe luftën kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore
dhe në qendër të saj mbrojtjen e të drejtave të viktimave ardhur nga kryerja e veprës
penale të trafikimit të organeve njerëzore, e cila do të arrihet nëpërmjet një
bashkëpunimi ndërkombëtar. Pas kalimit në komisionet përkatëse dhe komisionin e
ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 150/2015 "Për ratifikimin e Konventës
së Këshillit të Evropës kundër trafikimit të organeve ". Qeveria shqiptare po merr
masat e nevojshme legjislative për të vendosur si vepër penale, sipas ligjit të
brendshëm, në rastet e kryerjes me qëllim të heqjes dhe përdorimit të organeve
njerëzore nga të gjallët apo dhuruesit e vdekur.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në datat 29 mars– 4 prill nga Programi
Global për Linjën e Gjelbër “Polaris - Freedom Happens Noë”, Zj. Danielle Johnson
zhvilloi disa takime me partnerë dhe aktorë të fushës antitrafikim në vend me qëllim
diskutimin për funksionimin e Linjës Kombëtare falas në ndihmë të viktimave të
trafikimit 116 006, roli i Autoritetit Përgjegjës për menaxhimin dhe zgjidhjen e
rasteve, mbledhjen e të dhënave dhe sistemet e analizës.
o Në datë 30.03.2015, u realizua takimi midis ekspertes Zj. Danielle Johnson, 1
përfaqësuese nga Autoritetit Përgjegjës, përfaqësues të KKSAT dhe Zyrës së
Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim. Në takim u diskutua mbi shumë detaje
lidhur me funksionimin e Linjës Kombëtare falas 116 006 si edhe
mbarëvajtjen e saj duke përfshirë edhe situatën e funksionimit të Aplikacionit
“Raporto! Shpëto!”. Në takim u shkëmbyen edhe eksperiencat nga ana e
ekspertes për metodat që përdoren në organizatën e saj.
Në datat 30-31 mars 2015, në Prishtinë u zhvillua takimi trilateral me përfaqësues të
institucioneve shtetërore dhe qendrave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Takimi u zhvillua në vijim të takimeve të mëparshme me palën kosovare, me qëllim
fuqizimin e Mekanizmave Transnacionalë të Referimit për fëmijët në lëvizje si dhe
për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal, mori pjesë dhe Maqedonia. Qëllimi i
takimit ishte ndarja e eksperiencave dhe ekspertiza mes vendeve pjesëmarrëse dhe
zbatimi i Marrëveshjeve dhe protokolleve me dy vendet respektive.
Më 26 Maj 2015, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Trafikimit të Personave,
mori pjesë nё takimin e Komitetit tё Sigurisë tё OSBE-sё nё Vjenë, ku informoi
shtetet pjesëmarrëse në takim për progresin dhe hapat e bёra nga Qeveria Shqiptare nё
77
luftёn kundёr terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe në zbatimin e Deklaratës
5/14 të Ministerialit të Bazelit, në kontekstin e zbatimit të rezolutave të Këshillit të
Sigurimit të OKB-së. Shtetet pjesëmarrëse tё OSBE-sё dhe, nё mёnyrё tё veçantё BE
dhe SHBA, nё ndёrhyrjet e tyre, vlerёsuan kontributin e Shqipërisë në luftën kundër
ekstremizmit të dhunshëm dhe organizimin e Samitit Rajonal, si dhe ofruan
mbёshtetje e bashkёpunim nё luftёn kundёr terrorizmit.
Në kuadër të implementimit të projektit TACT, Veprimi Ndërkombëtar - Kthim dhe
riintegrim i sigurt dhe i qëndrueshëm për viktimat e trafikimit që kthehen nga Franca,
Italia, Greqia, Polonia dhe Spanja në vendet prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrainë,
financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për Azilin, Migracionin dhe Integrimin dhe
mbështetur nga Organizata për Migracionin në Francë, në datë 2-3 korrik, në Paris, u
zhvillua një aktivitet dy ditor me përfaqësues shtetërorë dhe joshtetërorë francezë, të
cilët janë të përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilin do të
prezantohet edhe projekti në fjalë. Projekti po zbatohet në kuadër të Strategjisë së
Bashkimit Evropian për Çrrënjosjen e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2012-2016)
dhe synon të trajtojë, brenda një kornize të përbashkët, boshllëqet e njohurive dhe
nevojave për trajnim, duke përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve të
BE-së dhe vendet prioritare, si një mënyrë për të luftuar më mirë fenomenin e
trafikimit të personave. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në
përmirësimin e kthimit dhe riintegrimit duke siguruar kushte optimale për viktimat e
trafikimit të kthyer nga Franca, Greqia, Italia, Polonia dhe Spanja në 3 vende
prioritare: Shqipëria, Maroku dhe Ukrainë. Projekti do të rrisë kapacitetet e
autoriteteve të vendeve prioritare në fushën e mbrojtjes dhe ndihmës, me fokus të
veçantë kthimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit, si dhe do të mbështesë
proceset e ngritjes së kapaciteteve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, në partneritet
strategjik me shoqërinë civile.
Në datat 6-7 korrik 2015, Koordinatorja Kombëtare për Çështjet e Luftës kundër
Trafikimit të Personave dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri morën pjesë në
Konferencën e 15-të të nivelit të lartë të Aleancës kundër Trafikimit të Personave, të
mbajtur në Vjenë, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
(OSBE). Tema e konferencës ishte “Njerëz në rrezik – lufta kundër trafikimit në
njerëz në rrugën e migracionit”. Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e bashkëpunimit
ndërkombëtar për të trajtuar çështjet kundër trafikimit, në kontekstin e proceseve të
migracionit. Përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse, të organizatave ndërkombëtare dhe
shoqërisë civile, theksuan nevojën për ndërgjegjësimin e autoriteteve të migracionit,
të personelit diplomatik dhe konsullor si dhe të personave që migrojnë, në lidhje me
çështjet e trafikimit të personave. Koordinatorja Kombëtare për Çështjet e Luftës
kundër Trafikimit të Personave takoi gjatë punimeve të konferencës, Përfaqësuesen e
Posaçme të OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore,
Ambasadoren Madina Jarbussynova, ku i shprehu interesin për bashkëpunim të
mëtejshëm dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me arritjet
dhe sfidat në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri përfshirë dhe
ato të migrimit.
Në datë 10 shtator 2015, në Tiranë u zhvillua ëorkshopi rajonal në kuadër të projektit
“Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje efikase ndaj sfidave
të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar”, i financuar nga Fondi i
Zhvillimit të IOM dhe i zbatuar nga misionet e IOM-it në vendet e Ballkanit
78
Perëndimor, në partneritet me autoritetet qeveritare në këto vende. Duke reflektuar
mbi përvojën e IOM-it në tre vitet e fundit, dhe bazuar në gjetjet kërkimore mbi
situatën e të miturve të pashoqëruar, IOM Tirana ndërmori nismën për të mbledhur të
gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi qasjet dhe veprimet e
përbashkëta ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar, në
përputhje me prioritetet dhe aktivitetet e BE-së në rajon. Aktiviteti u ndoq nga
përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme respektive (drejtorive të azilit,
migracionit dhe kufirit) si dhe Ministrive përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe
disa organizata nga shoqëria civile që punojnë me të miturit e pashoqëruar.
Projekti rajonal THB/IFS faza 2 i ICMPD-së, me gjashtë vende përfituese dhe me
donator Bashkimin Evropian, vazhdoi të zbatohet gjatë vitit 2015, duke u përqendruar
kryesisht mbi analizën dhe vlerësimin e procedurave të zbatimit të Mekanizmit
Kombëtar të Referimit dhe Mekanizmit Transnacional të Referimit. Si rezultat dhe në
përfundim të këtij studimi u hartua edhe një raport i vlerësimit të këtyre mekanizmave,
me rekomandimet përkatëse në dobi të përmirësimit të veprimeve të këtyre
mekanizmave. Në këtë kuadër u realizua edhe trajnimi dy ditor në datat 21-22 shtator
2015, me temë “Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Krimit të
Organizuar”. Në këtë takim u shpjeguan objektivat dhe pritshmëritë e trajnimit;
dallimi midis trafikimit dhe personave që trafikohen; trafikimi dhe indikatorët e
trafikimit; etj. Gjithashtu pati vlerësime dhe prezantime të grupeve pjesëmarrëse në
trajnim, si dhe rreziqet, referimi dhe mekanizmat e bashkëpunimit midis agjencive
përgjegjëse.
Në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për ndërgjegjësimin e punonjësve,
aktorë kryesorë të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në kuadër të
përmirësimit të metodave për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave për telefonatat e
ardhura në Linjën Kombëtare falas 116 006 në ndihmë të viktimave të trafikimit, Zyra
e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, me
mbështetjen e organizatës ndërkombëtare “POLARIS”, organizoi një trajnim 3 ditor,
nga data 23-25 shtator 2015 me temë “Për aftësimin mbi linjën kombëtare falas 116
006 dhe diskutime mbi vlerësimin e të dhënave”, pranë Sallës Operative me oficerët e
policisë, të cilët shërbejnë në këtë sektor, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Trajnimi
kishte në fokus përmirësimin e metodave dhe mënyrave të hedhjes së të dhënave
lidhur me Linjën falas në ndihmë të viktimave të trafikimit 116 006, si dhe vlerësimin
e sistemit aktual për mbledhjen e të dhënave pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Ky
trajnim ofroi një konsultim mbi vlerësimin e të dhënave si dhe prezantimin e
metodave më efikase në trajtimin dhe mbledhjen e tyre. Gjatë trajnimit pati diskutime
me stafin mbi mënyrat e përgjigjes, protokollit dhe suportit që ata duhet t’i japin
telefonuesve dhe plotësimit të nevojave të këtyre të fundit në mënyrën e duhur.
Në datat 28-29 shtator u organizua Konferenca Ndërkombëtare me temë "Forcimi i
sistemit të mbrojtjes së fëmijëve kundër trafikimit në zonën Euro-Mesdhetare",
organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Caritas Shqiptar
dhe Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, nën
mbështetjen financiare dhe teknike të Secours Catholique–Caritas France, ku morën
pjesë partnerë dhe përfaqësues të institucioneve në fushën e trafikimit dhe mbrojtjes së
fëmijëve nga Libani, Armenia, Sllovenia, Franca, Bosnje Hercegovina, Ukraina,
Turqia. Konferenca i dha mundësinë partnerëve të projektit për të diskutuar sfidat dhe
trendet aktuale të trafikimit të identifikuara në këto vende. Gjatë konferencës u
diskutuan planet strategjike në të ardhmen për koordinimin e aktiviteteve të
79
bashkërenduara, si dhe faktorët që i vendosin fëmijët në rrezik trafikimi sikurse janë
faktorët socio- ekonomikë, abuzimi në familje apo neglizhenca, mungesa e kujdesit
dhe mbrojtjes. Gjithashtu, në takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të
institucioneve shtetërore në nivel qendror, lokal si dhe i shoqërisë civile për zbatimin e
Planeve të Veprimit.
Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave në
Shqipëri”, u organizua një vizitë studimore nën komponentin e projektit- Fuqizimi i
Strehëzave për Viktimat e Trafikimit dhe Dhunës në Familje, në datat 2-5 nëntor u
zhvillua një vizitë studimore në Kiev, Ukrainë ku morën pjesë përfaqësues të
Drejtorisë së Antitrafikut, Policisë së Shtetit, MMSR, Shërbimit Social Shtetëror,
përfaqësues të qendrave pritëse dhe riintegruese për viktimat e trafikimit dhe
Dhunës në familje, gazetarë, etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e njohurive të
partnerëve të projektit dhe aktorëve kyç në luftën kundër trafikimit, rritja e njohurive
rreth aktiviteteve të fuqizimit ekonomik në mbështetje të ri-integrimit të qëndrueshëm
të v iktimave të trafikimit.
Me nismën dhe mbështetjen e Bordit Administrativ të Kontesë së Stokholmit, në datë
3-4 nëntor, në Stokholm, ICMPD organizoi takimin e Koordinatorëve Kombëtarë
Antitrafikim të Evropës Juglindore dhe Suedisë. Në këtë takim, Koordinatori Kombëtar
për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave u ftua të marrë pjesë për të
diskutuar sfidat e sotme dhe të ardhme për luftën efikase të dukurisë së trafikimit të
qenieve njerëzore, duke marrë në konsideratë, në mënyrë të veçantë, ndikimin që mund
të ketë kriza e sotme e refugjatëve dhe sfidat që priten në të ardhmen për politikat
rajonale të luftës kundër trafikimit të personave dhe të cënueshmërisë së personave të
zhvendosur forcërisht, ndaj rrezikut të trafikimit dhe shfrytëzimit të tyre. Një nga temat
më të rëndësishme që u theksua në mënyrë specifike në këtë takim ishte nevoja e
aktivizimit dhe/ose riaktivizimit të rrjeteve të komunikimit midis autoriteteve të
larta/koordinatorëve kombëtarë të angazhuar në luftën kundër trafikimit të qenieve
njerëzore, pjesë e pandarë e krimit të organizuar. Koordinatori Kombëtar ndau me
pjesëmarrësit e takimit politikat dhe praktikat e ndjekura nga Republika e Shqipërisë
dhe masat e marra për t’u përballuar me këto sfida dhe për të përqafuar praktikat më të
mira të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si edhe e ftoi Koordinatorin
Kombëtar Suedez që të vizitojë Shqipërinë së shpejti.
Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftën
kundër Trafikimit të Personave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, organizuan ëorkshopin dy
ditor, në datat 15-16 dhjetor, në Budva, për trajtimin e çështjeve që lidhen me
përmirësimin e aksesit të viktimave të trafikimit, lidhur me kompensimin, si dhe
zbatimin me efektivitet të dispozitave për mosdënimin, të Konventës së Këshillit të
Evropës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Personave. Ëorkshopi kishte për qëllim që
të sillte së bashku punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar
praktikat më të mira si edhe problematikat që kanë hasur në punën e tyre lidhur me
çështjet e sipërpërmendura.
Në datë 23 dhjetor 2015, në zbatim të Protokollit shtesë "Për intensifikimin dhe
bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të personave, në përmirësimin e
identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit" u organizua takimi bilateral me
Koordinatorin Antitrafik për Malin e Zi, Z. Zoran Ulama dhe Koordinatorin Kombëtar
për Luftën kundër Trafikimit të Personave të Shqipërisë, Zj E. Gjebrea, si dhe të
80
përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme,
Prokuroria, Policia etj. nga të dy vendet. Në takim u diskutua për masat konkrete që
janë ndërmarrë dhe do të merren në funksion të zbatimit të këtij protokolli për luftën
kundër trafikimit të personave midis Shqipërisë dhe Malit te Zi.
ANEKS 1
ANALIZË MBI VEPRIMTARINË E KOMITETEVE RAJONALE ANTITRAFIK (KRAT) PËR VITIN
2015
Gjatë vitit 2015, me qëllim, garantimin e përmbushjes së rolit dhe funksioneve të Komiteteve
Rajonale Antitrafik (KRAT), si struktura kryesore lokale për identifikimin e viktimave të
mundshme të trafikimit, identifikimin e problemeve parësore në nivel rajonal, si dhe
vlerësimin e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave specifike të qarkut, Zyra e Koordinatorit
Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, ka marrë pjesë dhe ka
iniciuar takime të rregullta, periodike dhe orientuese me prefektët e qarqeve dhe anëtarët e
tryezave teknike.
Veprimtaria vjetore e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe Tryezës Teknike është
përqendruar:
Në njohjen me urdhrat, udhëzimet dhe dokumentacionin e ardhur nga Zyra e
Koordinatorit Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;
Në shkëmbimin dhe vlerësimin e informacioneve të anëtarëve të Komitetit dhe të
specialistëve të tryezës teknike, për rastet e evidentuara dhe masat e marra;
Në organizimin dhe pjesëmarrjen aktive të aktiviteteve ndërgjegjësuese;
Në organizimin e punës në bashkëpunim me familjet, komunitetin dhe drejtoritë e
shkollave, për sensibilizimin dhe parandalimin e rasteve të trafikimit;
Në informimin dhe marrjen e masave parandaluese të rasteve të trafikimit;
Në bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe OJF-të që
operojnë në qarqet respektive.
Nga veprimtaria e Komiteteve Rajonale Antitrafikim
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të
Veprimit 2014-2017, Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut të Tiranës, për periudhën
janar-dhjetor 2015 ka organizuar veprimtarinë e tij në bazë të rregullores së miratuar, Planit
të Veprimit 2015 dhe kalendarit të aktiviteteve për këtë periudhë.
Veprimtaria e këtij Komiteti në luftën kundër trafikimit të personave është përqendruar
kryesisht në fushën e parandalimit nëpërmjet fushatave dhe aktiviteteve sensibilizuese në
shkollat kryesore të qytetit të Tiranës, si në ato 9 – vjeçare ashtu edhe në shkollat e mesme, si
target grupi më i rrezikuar i këtij fenomeni. Gjatë periudhës maj – qershor 2015 janë bërë 3
takime në shkollat “Vasil Shanto”, “Pjetër Budi” dhe “Petro Nini Luarasi” për shpërndarjen e
materialeve ndërgjegjësuese, si edhe me ekspertin e dërguar nga shoqata me eksperiencë në
këtë fushë “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, e cila në një bashkëbisedim me nxënësit
pjesëmarrës të këtyre shkollave, sqaroi sinjalet e rasteve të ndryshme, rrezikun e përdorimit të
internetit të pakontrolluar dhe mënyrën se si mund të raportojnë për rastet e mundshme të
trafikimit.
81
Gjatë muajit tetor, i cili u shpall Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave, Komiteti
Rajonal Antitrafik i Tiranës koordinoi punën me Drejtorinë Arsimore Rajonale për mbledhjen
e pikturave, punimeve dhe vizatimeve të nxënësve dhe paraqitjen e tyre në Ekspozitën
Kombëtare “Trafikimi në sytë e fëmijëve”, e cila u hap në datat 26-27 tetor në Qendrën
Rinore Tiranë.
Rastet e evidentuara të trafikimit të personave gjatë vitit 2015 janë hetuar në mënyrë rigoroze
dhe intensive. Për gjatë vitit 2015 Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës është përpjekur të
referojë materiale në mënyrë proaktive në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nga 5 referime
proaktive, 1 prej tyre është gjykuar me 4 autorë të dënuar dhe 4 raste ende në hetim me 4
autorë në gjendje të lirë, por që ndiqen me metoda speciale të hetimit. Ndërsa, në 13 raste të
tjera janë bërë kallëzime nga viktimat e trafikuara.
Në rastet e ndjekura në mënyrë reaktive (kallëzim), për 2 procedime ka filluar gjykimi, me 7
autorë, nga të cilët për 1 është caktuar masa e sigurimit arrest në burg në mungesë, për 4
autorë arrest në burg dhe 2 në kërkim. Nga procedimet e tjera të filluara me kallëzim, 1
procedim është pezulluar, 6 në hetim dhe 4 pushuar.
Trafikim i personave të rritur, Neni 110/a
Trafikim i personave të mitur, Neni 128/b
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
2015 2014
Trafikim i personave të rritur
Raste Proaktiv Autorë Arestuar/ndaluar Gj lire
Shp kërkim Gjykuar Pushuar Në hetim Pezulluar
82
Sipas intervistimeve të kryera, janë përcaktuar si viktima të trafikimit apo të mundshme, 15
vajza dhe 1 djalë, të cilët janë referuar në strehëza.
Nga shqyrtimi i rasteve rezulton se, shumica e viktimave të trafikuara kanë probleme të
theksuara sociale, ku ndër kryesoret zënë vend, rastet e divorcit të prindërve të viktimave,
pamjaftueshmëria ekonomike, mungesa e përkatësisë shoqërore dhe gjendja vulnerabël.
Autorët e këtyre veprave penale kanë përfituar nga situatat e mësipërme që kanë qenë
viktimat dhe i kanë shfrytëzuar ato. Në të shumtën e rasteve, trafikimi ka qenë jashtë shtetit
dhe me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Në më pak raste ka qenë brenda vendit dhe këto
kryesisht për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa 1 rast ka qenë shfrytëzim për lypësi.
Objektivat e KRAT Tiranë për vitin 2016:
1.Bashkëpunim i ngushtë mes të gjitha njësive vendore, përditësuar sipas ndarjes së re
Administrativo – Territoriale në bazë të kësaj Reforme të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare.
2.Forcimi i një mekanizmi vendor për parandalimin e identifikimin proaktiv të të gjitha
viktimave të mundshme të trafikimit të personave.
3.Forcimi i bashkëpunimit me OJF-të që shtrijnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Tiranës dhe
mbulojnë kryesisht mbrojtjen nga dhuna të grave, mbrojnë të drejtat e fëmijëve etj.
4.Hartimi i një plani veprimi multi – sektorial në nivel vendor për viktimat e trafikimit dhe ri-
integrimit të tyre në jetën sociale dhe zbatimi me rigorozitet i tij.
5.Kryerja e aktiviteteve ndërgjegjësuese në shkollat e Qarkut të Tiranës për parandalimin e
trafikimit të personave me pjesëmarrjen e nxënësve dhe trupës pedagogjike të shkollave të
këtij Qarku.
Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Elbasan, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2015 ka
funksionuar normalisht, duke zhvilluar mbledhje periodike të anëtarëve Tryezës Teknike, çdo
1 1 1
2 22 2
11
0
0.5
1
1.5
2
2.5
2015 2014
Trafikim i personave të mitur
Raste Proaktiv Autorë
Arrestuar/ndaluar Gj lirë Shp kerkim
Gjykuar Pushuar Ne hetim
83
3 muaj. Në mbledhjen e parë të KRAT –së në muajin Janar u bë miratimi i Planit të Veprimit
Rajonal 2015 për Qarkun e Elbasanit.
Veprimtaria e KRAT Elbasan gjatë periudhës raportuese është karakterizuar nga një
bashkëpunim dhe ndërveprim i mirë ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile, në zbatim të
planit të veprimit, por jo vetëm. Të gjithë aktorët kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese, për
të rritur nivelin e njohurive në fushën e trafikimit. Këtu mund të përmendim:
Modulet sensibilizuese të kryera nga shoqata “Tjetër Vizion” gjatë muajit Qershor
2015;
Takimet sensibilizuese të kryera nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë Vendore në
bashkëpunim me DAR gjatë periudhës Mars – Maj në të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe
të mesme të qytetit të Elbasanit dhe ish – komunave, në të cilat janë trajtuar çështjet
dhe mënyrat e trafikimit.
Bashkia Elbasan më datë 23 prill ka organizuar aktivitetin sensibilizues me moton
"Vendi ku duhet të rriten fëmijët është shtëpia dhe jo rruga", në bashkëpunim me
organizatat joqeveritare, Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore.
Fushata sensibilizuese mblodhi në rruge qindra nxënës të cilët organizuan një
parakalim masiv në bulevardin kryesor të qytetit duke dhënë mesazhe sensibilizuese
që synon të mbrojë çdo fëmijë nga shfrytëzimi.
Në datën 1 Qershor - Festa e fëmijëve dhe në datën 12 Qershor - Dita ndërkombëtare
Kundër Punës së Fëmijëve, në bashkëpunim me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve,
Bashkia Elbasan, organizatat lokale dhe DAR, realizuan aktivitete sensibilizuese mbi
të drejtat e fëmijëve.
Në datën 24 Qershor, fëmijët e Qendrës “Tjetër Vizion” përgatitën dhe sollën në
skenë një shfaqje artistike me një program të larmishëm (këngë, valle, pjesë teatrale,
personazhe, etj). Ky aktivitet i titulluar “Shfaqe Bamirësie“ kishte si qëllim
sensibilizimin e komunitetit për të ndihmuar fëmijët e varfër dhe familjet e tyre. Gjatë
muajve Qershor dhe Korrik 2015, Bashkia Elbasan dhe shoqata “Tjetër Vizion“
ngritën kampe verore për fëmijë.
KRAT Qarku Elbasan i ka kushtuar një vëmendje të veçantë aktiviteteve të zhvilluara në
muajin Tetor, të cilat janë të detajuara në Aneksin 3. Në muajin Dhjetor, Tryeza Antitrafik u
mblodh për të diskutuar mbi Plan e Veprimit të vitit 2016, i cili është në proces aprovimi.
Të dhëna statistikore:
Drejtoria Vendore e Policisë raporton që, në Qarkun e Elbasanit, ka pasur 19 raste të
referuara ( 9 janë VT dhe 10 VMT ). Për sa i përket ndarjes gjinore vihet re që, shumica e
rasteve, i përkasin gjinisë femërore, me 17 raste dhe 2 gjinia mashkullore. Sipas
kategorizimit: 6 raste janë gra, 5 raste vajza dhe 7 raste fëmijë. Ndërsa, Drejtoria Rajonale e
Shërbimit Social Shtetëror në raportin e saj vjetor ka raportuar 15 raste (9 janë VT dhe 6
VMT). Statistikat e ndryshme të raportuara nga Drejtoria e Policisë dhe DRSHSSH janë
rrjedhojë e mos pranimit nga ana e VMT për kryerjen e intervistës.
Gjatë vitit 2015, shoqata “Tjetër Vizion” me Njësinë e saj lëvizëse ka raportuar 10 raste të
mundshme trafikimi të fëmijëve, të cilat i janë referuar Autoritetit Përgjegjës. Këta fëmijë ( 2
vajza dhe 8 djem) janë gjetur në situatë rruge (5 lypje ose punë e detyruar dhe 5 lypje). Në
qendrën rezidenciale të “Tjetër Vizion” për vitin 2015 ( Janar – Dhjetor 2015) kanë përfituar
shërbime rezidenciale: 7 VT (3 F- 4 M) nga të cilët 2 të grup moshës 25 - 26 vjeç dhe 5 të
84
grup moshës 10- 14 vjeç dhe 25 VMT (13F - 12M) të grup moshës 5- 17 vjeç, 2 nga këto i
përkasin grup moshës 26-30 vjeç.
Për vitin 2015, veprimtaria e Komitetit Rajonal Antitrafik Durrës, është bazuar në Planin e
Veprimin, i cili u hartua në fillim të vitit bazuar në propozimet e të gjitha strukturave anëtare
të KRAT dhe Tryezës Teknike. Falë bashkëpunimit të ngushtë të të gjithë aktorëve si dhe
ndihmës së dhënë nga ZKKA dhe Caritas Shqiptar, veprimtaria e KRAT ka qenë intensive
dhe ka konsistuar kryesisht në parandalimin e fenomenit nëpërmjet sensibilizimit, ngritjes së
Tryezës Teknike në Krujë, forcimin e kapaciteteve shtetërore në mbrojtje të viktimave të
trafikimit dhe rehabilitimit të tyre, si dhe në bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha OJF që
kanë në fokus trafikimin. Kjo veprimtari ka dhënë rezultatet e veta domethënëse në drejtim
të goditjes së veprimtarisë kriminale, mbrojtjes dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit.
Nga të dhënat e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social
Shtetëror rezulton se, për vitin 2015, në qarkun Durrës janë evidentuar 4 raste trafikimi për
shfrytëzim prostitucioni, ndër të cilat, 3 raste janë identifikuar viktima trafikimi dhe janë
akomoduar ne qendrën pritëse “Të ndryshëm dhe të barabartë”, ndërsa 1 rast është
identifikuar si viktimë e mundshme trafikimi dhe është akomoduar në qendrën pritëse
“Linzë” në Tiranë. Këto katër shtetase kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë, duke bërë
kallëzim dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për
Krime të Rënda Tiranë dhe në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Gjithashtu
është realizuar një proces riintervistimi për riintegrimin e një viktime trafikimi në jetën
social-ekonomike. Krahasuar me vitin 2014 ku ishin 13 viktima trafikimi/viktima të
mundshme trafikimi, viti 2015 rezulton vetëm me 4 raste, pra vihet re një ulje e ndjeshme
e numrit të viktimave të evidentuara.
Një ndër sfidat që KRAT ka pasur për vitin 2015 kanë qenë dhe fëmijët në situatë rruge.
Bashkëpunimi i pothuajse të gjithë aktorëve të Tryezës Teknike, sidomos i Bashkisë Durrës
me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Këshillin e Qarkut dhe Agjencinë Shtetërore, Terre des
Hommes, DAR, Sh.S.Sh, DRSH dhe të gjithë organizatat jo qeveritare që veprojnë në Durrës
me fokus trafikimin kanë bërë të mundur implementimin e Planit të Veprimit për fëmijët në
situatë rruge. Situata e këtyre fëmijëve në Durrës në periudhën e verës është problematike,
prandaj Bashkia i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, duke organizuar aktivitete për
mbledhjen e fondeve për fëmijët dhe familjet e tyre, koordinimin e aktiviteteve të qendrave
në varësi si: Shtëpia e foshnjës, Shtëpia e të moshuarve, Qendra Komunitare Nish Tulla,
bashkëpunimin me Sh.S.Sh. për sistemimin e tyre në qendrat e përkujdesit. Në kuadër të
Planit të Veprimit për Fëmijët në Situatë Rruge për vitin 2015, në Durrës janë identifikuar 82
fëmijë. Pjesa më e madhe e rasteve janë nga rrethet, të cilët janë referuar tek Njësitë e
Mbrojtjes së Fëmijëve të qyteteve të origjinës, pjesa tjetër, të cilët janë nga Durrësi, kanë
marrë shërbime si më poshtë:15 fëmijë janë integruar në shkollë në klasë të parë; 4 fëmijë
janë futur në institucion; 20 fëmijë dhe familjet e tyre janë ndihmuar me ndihmë ekonomike
dhe janë referuar për tek skema e ndihmës.
Gjatë periudhës së verës, 60 fëmijë u përfshinë në kampin veror të mbështetur nga Terre des
Hommes, si dhe aktivitete të tjera me familjet. Gjithashtu rastet që kanë përjetuar dhunë, janë
menaxhuar së bashku me njësinë për barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Aktivitetet që
kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve janë zhvilluar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e
OJF-ve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe institucioneve që ofrojnë shërbime për
këto grupe në nevojë gjatë gjithë vitit.
85
Një ndër problematikat me të cilat është përballur KRAT dhe Tryeza Teknike Antitrafikim
Durrës, është dhe pjesa vulnerabël e fëmijëve romë të qendrës komunitare NISH Tulla. Stafi i
kësaj qendre në bashkëpunim dhe me aktorët e tjerë të Tryezës Teknike, ka qenë pjesë e
skuadrave të terrenit për identifikimin dhe intervistimin e fëmijëve në situatë rruge, në zona
të ndryshme dhe të nxehta te qytetit, si: zona e plazhit, shëtitorja kryesore, qendra e qytetit
apo lulishtet, zona e stacionit të trenit dhe autobusëve, zona e mbikalimit të plepave, hyrjet
dhe daljet e portit, ura e Dajlanit. Rastet e identifikuara që janë nga zona e NISH Tullës
mbështeten me ndihma ushqimore, si dhe në bazë të nevojave do të shihet mundësia për
ndërmjetësim për punësim dhe strehim.
Një ndër prioritetet e veprimtarisë së KRAT Durrës, ka qenë sensibilizimi i fëmijëve për
çështjen e trafikimit, duke punuar me grupet e rrezikuara. Për vitin 2015, në institucionet
arsimore të rrethit të Durrësit rezultojnë të jenë 133 nxënës braktisës, nga të cilët 41 janë
romë. Këto shifra kanë ardhur në ulje krahasuar me vitin 2014, ku janë regjistruar rreth
200 nxënës braktisës. Ndër grupet më të rrezikuara dhe të konsideruara si
potencial trafikimi kryesisht për prostitucion janë dhe gratë e dhunuara të cilat jo rrallë janë
bërë tematika kryesore e mbledhjeve të Tryezës Teknike. Rastet viktima të dhunës në familje
të trajtuara nëpërmjet mbështetjes juridike e psikologjike janë 49 në total. Nga këto, 13 raste
që kanë qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, janë paraqitur pranë qendrës për të përfituar nga
mbështetja psikologjike falas me qëllim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tyre
psikosociale të renduar si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare. Një fokus i rëndësishëm
në rehabilitimin e të mbijetuarave të dhunës ka qenë edhe mbështetja e anëtareve të tjerë të
familjes: si prindërit apo fëmijët e tyre, me qëllim kapërcimin dhe trajtimin e vështirësive
emocionale dhe sociale të shkaktuara si pasojë e dhunës së përjetuar. Vajzat dhe gratë që
kanë përfituar këshillim psikologjik janë 24 raste.
KRAT Durrës, nxitjes së punësimit dhe kualifikimit ndaj atyre kategorive të cilat paraqesin
probleme social-ekonomike (kryesisht gra të divorcuara, dhunuara, etj), i ka kushtuar rëndësi
edhe gjatë vitit 2015. Kështu, me qëllim mbështetjen e personave në rrezik trafikimi: janë
përfshirë në trajnimet që zhvillohen në Zyrën e Këshillimit për të Rinjtë ( YES) 7 persona
dhe në “Ciklin e këshillimit’5 persona; kanë ndjekur kurset profesionale pa pagesë në
Qendrën e Formimit Profesional publik 21 persona; janë kandiduar 30 punëkërkues në rrezik
trafikimi dhe janë punësuar 9 prej tyre; janë përfshirë në programet e nxitjes së punësimit
11 punëkërkuese të papunë femra në rrezik trafikimi.
Aktivitetet kryesore ndërgjegjësuese
Në datë 25 Shkurt 2015, me mbështetjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik u
zhvillua ëorkshopi me temë: “Forcimi i kapaciteteve shtetërore në mbrojtje të viktimave te
trafikimit”. Gjatë ëorkshopit u prezantua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për
Luftën kundër Trafikimit të Personave 2014-2017, u zhvillua punë në grupe për draftimin e
Planit të Veprimit të KRAT. Gjithashtu, u diskutua mbi veprimtaritë që KRAT do të zhvillojë
gjatë kësaj periudhe, si dhe mbi detyrat e përgjegjësitë e institucioneve dhe aktorëve në nivel
rajonal, për sa i takon çështjeve të trafikimit.
Në datë 17 prill 2015, në vijim të forcimit të kapaciteteve të strukturave shtetërore në
mbrojtje të viktimave të trafikimit, u zhvillua në Krujë takimi i përfaqësuesve të Tryezës
Teknike, me mbështetjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër
Trafikimit të Personave dhe Caritasit Shqiptar. Gjatë takimit u diskutua për nevojën e
fuqizimit të strukturave lokale dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre strukturave për trajtimin e
çështjeve antitrafikim. Për këtë qëllim, gjatë takimit u sugjerua dhe, më pas u vendos ngritja e
86
një Tryeze Teknike Antitrafikim në Krujë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve apo çdo
çështje tjetër të lidhur me këtë fushë dhe do të monitorojë zbatimin e planeve antitrafikim në
përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit. Kjo tryezë drejtohet nga Nënprefekti i Qarkut
Durrës.
Gjatë muajve të verës, Koordinatori Kombëtar Antitrafikim në kuadër të rritjes së
ndërgjegjësimit publik në luftën kundër trafikimit të personave, ndërmori një iniciativë për
zhvillimin gjatë kësaj periudhe të një fushate kombëtare për parandalimin e trafikimit.
KRAT Durrës hartoi për këtë qëllim kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese me të rinjtë
dhe komunitetin. Kjo fushatë u karakterizua nga aktivitete të shumta, të cilat janë pasqyruar
në buletinet e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar.
Problemet që janë vërejtur gjatë vitit
1.Mungesa e një data basë në drejtim të evidentimit dhe raportimit të shkaqeve që mund të
çojnë në trafikim. Këto statistika duhet të përmbajnë të dhëna nga institucione të ndryshme
anëtarë të KRAT-it si p.sh. të dhëna mbi fëmijë me probleme sociale, ekonomike, mos
frekuentimi i vazhdueshëm i shkollës, të dhëna mbi numrin e grave te divorcuara, të pastreha,
të papuna, të dhunuara etj. Këto të dhëna do të shërbenin për të orientuar më mirë punën dhe
veprimtarinë e institucioneve të KRAT në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të
qenieve njerëzore.
2.Mungesa e punonjësve sociale në qendrat shëndetësore, të cilët do të shërbenin si një urë
shumë e mirë lidhëse me shërbimet sociale.
3.Mungesa e buxheteve në zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit jo vetëm në drejtim
të sensibilizimit, por edhe në ndërmarrjen e nismave konkrete nga strukturat e KRAT, në
mënyrë të veçantë në zona periferike me probleme social-ekonomike.
4.Ngritja e një qendre emergjence për rastet e trafikuara apo në rrezik. Qyteti nuk ka asnjë
pikë pritje apo emergjente për rastet e trafikimit për të krijuar ndjenjën e besimit në kushtet e
vështira social-psikologjike në të cilat mund të ndodhet viktima
5.Shtimi i burimeve njerëzore që veprojnë në terren, në mënyrë që të lehtësohet identifikimi i
rasteve të trafikimit apo atyre në rrezik trafikimi.
Komiteti Rajonal Antitrafik, Korçë, gjatë vitit 2015, ka koordinuar veprimtarinë e tij, duke
u mbështetur në Planin Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i hartuar
nga anëtarët e KRAT, në mbështetje të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave
dhe Planit të Veprimit 2014-2017. Më poshtë pasqyrohet puna e kryer gjatë gjithë vitit 2015,
duke u mbështetur në momentet kryesore të parashtruara në Strategjinë Kombëtare për
Luftën kundër Trafikimit në Njerëz, si dhe të Procedurave Standarde të Veprimit.
Ndjekja Penale:
Gjatë periudhës janar – dhjetor 2015 janë evidentuar dhe janë dokumentuar nga ana
proceduriale dhe ligjore 32 vepra penale në 27 ngjarje kriminale të ndodhura. Këto vepra
janë zbuluar të gjitha në masën 100%.
Për “Trafikimin e të miturve” parashikuar nga neni 128/b i Kodit Penal, janë
evidentuar 5 vepra penale.
87
Për “Trafikimin e të rriturve” parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal, janë
evidentuar 3 vepra penale.
Për “Shfrytezimin e prostituconit në rrethana renduese” parashikuar nga neni
114/2 i Kodit Penal, është evidentuar 1 vepër penale.
Për “Trafikimin e mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal, janë
evidentuar 9 vepra penale.
Për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 i Kodit
Penal, janë evidentuar 3 vepra penale.
Për “Shfrytëzim prostituconi” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, janë
evidentuar 4 vepra penale.
Për “Mbajtjen e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal,
janë evidentuar 5 vepra penale.
Për “Trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës” parashikuar nga neni 138/a i
Kodit Penal, janë evidentuar 2 vepra penale.
Janë arrestuar në flagrancë 2 autorë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 28
autorë. Janë realizuar operacione policore të koduar si: “Apellas”, “Modelja” dhe “Balerina”
në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së Shtetit si dhe operacionet policore të
përbashkëta me komisariatet në rrethe, kufirin dhe doganat të koduara “HIT 2” për
automjetet e trafikuara dhe “Blue Amber -Sirocco” për emigrantet e paligjshëm. Është
realizuar plani i operacionit “MIRAGE 2015”, ku janë kontrolluar nga shërbimet në
pikat doganore Kapshticë dhe Qafë Thanë si dhe akset rrugore në kufirin e gjelbër për
parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të emigrantëve të
paligjshëm.
Është intervistuar dhe punuar me një shtetase nga qyteti i Matit, Z. Gj, e cila ishte
larguar pa dijeninë e familjarëve nga banesa e saj, në drejtim të shtetit grek. si dhe
është pyetur shoqëruesi i saj Sh.K. Pas intervistimit dhe komunikimit me
Komisariatin e Policisë Mat dhe Seksionin për Trafikim të Paligjshëm në Drejtorinë e
Policisë Dibër dhe njoftimit të familjareve, është lënë e lirë shtetasja e mësipërme pasi
ishte në moshë mbi 18 vjeç.
Në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Korçë dhe Fondacionin
“Kenedi” Korçë, është punuar për gjetjen dhe sistemimin pranë kësaj qendre të
shtetases së mitur L. Sh., 7 vjeç, e braktisur nga prindërit, për të cilët ka nisur
procedim penal nga Komisariati i Policisë Korçë.
Janë intervistuar gjithsej 202 persona të deportuar, nga të cilët 114 femra dhe 88
meshkuj minorenë.
Mbrojtja
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, në bashkëpunim me institucione të tjera si
dhe me shoqërinë civile, gjatë periudhës raportuese ka menaxhuar 17 raste të
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, MPCSSHB,
Shërbimet Sociale Rajonale, Bashkitë, Drejtoritë Arsimore Rajonale të Korçës, Elbasanit,
Beratit dhe Tiranës) dhe drejtoritë e disa shkollave 9-vjeçare ka punuar kryesisht në tre
drejtime kryesore: arsimim, formim profesional dhe mbeshtetje e iniciativave socialkulturore
dhe ekonomike të komuniteteve në nevojë (rom/egjyptian). Nëpërmjet projektit CEFA (Klasa
88
për Edukim dhe Formim profesional), në fushën e shkollimit të fëmijëve me probleme të
mprehta social-ekonomike, kryesisht nga komunitetet egjyptiane dhe rome, punohet kryesisht
në tre aspekte kryesore : parandalim, mbrojtje dhe riintegrim. Projekti CEFA, financuar nga
qeveria Zvicerane, që nga viti 1998, mbështet fëmijë në nevojë të moshave 7-16 vjeç të
integruar në shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, rreth 80 fëmijë të kësaj kategorie, vajza dhe djem
kryesisht nga komuniteti Rom dhe Egjyptian, vazhdojnë të mbështeten në qytetin e Korçës.
Të gjithë këta fëmijë janë mbështetur me materiale shkollore gjatë gjithë vitit (tekste
mësimore dhe materiale pedagogjike). Me rastin e festave të fund vitit, 72 familje përfituese
të komuniteteve në nevojë përfituan nga një pakete ushqimore, me qëllim që të mos
ndiheshin të diskriminuar nga pjesa tjetër e popullsisë. Gjatë vitit 2015 janë mbështetur me
pagesën e tarifave të kopshteve rreth 18 fëmijë, me qëllim që nënat të punonin për të
gjeneruar të ardhura për familjet e tyre. Fëmijët që mbushin moshën e detyrimit shkollor, janë
integruar në kurse formimi profesional në Qendrën e Formimit Profesional Korçë. Punonjëset
sociale te Fondacionit NPF gjithashtu mbështetin mësueset e shkollës duke ndjekur
problemet sociale të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Detyra e tyre kryesore është mbajtja e
lidhjeve me familjet, puna sociale me komunitetin, organizimi i aktiviteteve të ndryshme me
karakter edukativ, social dhe kulturor dhe mbështetja psiko-sociale. Marrëdhëniet e
vendosura me familjet konsiderohen tepër të rëndësishme sepse nga këto lidhje varret suksesi
i punës së fondacionit. Punonjëset sociale ndjekin edhe ecurinë shkollore të të gjithë fëmijëve
të familjes në moshë shkollore.
Formimi profesional:
15 të rinj dhe të reja, që i përkasin komunitetit Rom dhe Egjiptian, kanë ndjekur ciklin e
këshillimit drejt punësimit dhe kanë përfunduar ose janë duke ndjekur kurset profesionale në
Qëndrën e Formimit Profesional në Korçë. Në këto kurse të rinjtë aftësohen me shprehi dhe
njohuri praktike në zanate si: rrobaqepësi, kuzhinë, riparim pajisje elektro-shtëpiake,
parukeri, hidraulike dhe karpentier, gur punues etj. Qëllimi i këtyre kurseve është përgatitja e
të rinjve si punëtore e prindër të ardhshëm të aftë për t’u integruar në shoqëri, për të
shmangur fenomenin e trafikimit dhe emigracionin e parregullt dhe për të rritur mirëqënien e
familjes së tyre. Pas zhvillimit me sukses të kurseve të formimit, këta të rinj pajisen me
certifikatë profesionale, në mënyrë që të kenë mundësi të punësohen apo vetëpunësohen, për
të vënë në zbatim njohuritë e mara në keto kurse dhe për të ndihmuar familjet dhe veten e
tyre, duke gjeneruar të ardhura. Gjatë vitit 2015 janë pajisur me certifikatë profesionale 2 të
rinj, të cilët kanë përfunduar kurset dhe janë çertifikuar për hidraulikë si dhe janë në proces të
rinj të tjerë, të cilët do të çertifikohen.
Mbështetje ekonomike:
Gjatë vitit 2015 janë mbështetur financiarisht 6 familje Rome dhe Egjyptiane me një vlerë
mesatare për çdo familje prej rreth 80.000 lekë. Kjo ndihmë ka për qëllim nisjen dhe
zhvillimin e një aktiviteti privat rentabel sipas kërkesës, dëshirës, aftësive, kapaciteteve
menaxhuese dhe eksperiencës (kryesisht blerje veshje e materiale të tjera me shumicë dhe
shitje me pakicë).
Zyra e Punës (Drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit)
Në kuadër të Planit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore si dhe të planit
të veprimit në zbatim të tij, Zyra e Punës Korçë për periudhën Janar-Dhjetor 2015 ka ndjekur
89
në mënyrë periodike ecurinë e tregut të punës, të papunësisë së regjistruar si dhe të
shërbimeve që ofron për klientët e saj punëkërkues të papunë. Lidhur me papunësinë, situata
për rrethin e Korçës për këtë periudhë paraqitet si më poshtë:
- Gjithsej të papunë të regjistruar 6330 persona
- në skemën e pagesës së papunësisë 243 persona
- në skemën e ndihmës ekonomike 2162 persona
- të papunë të tjerë 3925 persona
Nëse do t’i referohemi grupeve të veçanta, janë të regjistruar:
-3370 të papunë afatgjatë
-1349 të papunë, që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian
Të gjithë të papunët, që kanë kërkuar shërbimet e Zyrës së Punësimit, janë njohur nëpërmjet
specialistëve të shërbimeve me ofertat e vendeve të lira të punës, me llojet e kurseve
profesionale që ofron DRFPP Korçë si dhe me llojet e programeve të nxitjes së punësimit.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndjekjes së kurseve profesionale nga grupet në nevojë,
përfshirë dhe gra nga komuniteti rom dhe egjiptian. Në programet e nxitjes së punësimit,
77% janë gra punëkërkuese, ndërsa 59% janë të rinj punëkërkues. Pranë Drejtorisë së
Shërbimit Kombëtar të Punësimit Korçë funksionon edhe sporteli i migracionit, i cili jep
informacion për të gjithë personat që dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të rregullt, duke iu
bere prezent edhe paketat informuese të shteteve të ndryshme në të cilat ata duan të
emigrojnë. Gjithashtu, pranë këtij sporteli priten edhe emigrantet e kthyer përfundimisht në
vendin tonë, të cilët shpesh herë kanë probleme sociale. Ata kanë marrë mbështetje me
shërbime të ndryshme në përputhje me nevojat e tyre. Për vitin 2015, janë pritur 69 persona
të kthyer nga vende të ndryshme për arsye të humbjes së vendeve të punës në shtetet fqinje,
të cilët kërkojnë të riintegrohen në tregun shqiptar. Viti 2015, krahasuar me vitin 2014, ka
pasur një fluks në rënie të emigrantëve të kthyer, që janë paraqitur në DRSHKP Korçë.
Shërbimet e kryera gjatë vitit 2015 janë:
10 persona janë dërguar për formim profesional pranë DRFPP në kurse profesionale
ekzistuese si: panele diellore, rrobaqepësi, kuzhinë, hidraulik, elektrik si dhe në kurse të
reja profesionale, që u hapën gjate vitit 2015 si: operator social, bebisiter, berber,
saldator dhe të gjithëve iu është dhënë informacion për tregun e punës.
67 persona janë këshilluar për punë
Të gjithë të papunët, që janë regjistruar të rinj si dhe përfituesit e skemës së ndihmës
ekonomike, të cilët konsiderohen si grupe në nevojë dhe kontaktojnë rregullisht çdo 3 muaj
specialistët e shërbimeve në DRSHKP Korçë, janë informuar nga ana e specialisteve për
kurset që ofrohen për kualifikimin e tyre.
Parandalimi
Komitetit Rajonal antitrafik Korçë në zbatim të objektivit të tij kryesor, parandalimit të
trafikimit të personave, gjatë periudhës raportuese ka koordinuar punën kryesisht me
Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë dhe drejtorinë e Shëndetit Publik. Kështu, Drejtoria
Arsimore Rajonale Korçë në zbatim të planit të punës për strategjinë kombëtare të luftës
kundër trafikimit të qenieve njerëzore për vitin 2015 ka organizuar punën për ndjekjen me
përparësi të këtij fenomeni, duke bashkëpunuar dhe koordinuar punën me shkollat e Rajonit.
Drejtoria Arsimore ka regjistruar dhe identifikuar të gjithë nxënësit braktisës të rrethit të
90
Korçës për vitin shkollor 2014-2015. Shkolla më problematike mbetet shkolla 9-vjeçare
“Naim Frashëri”, ku numri nxënësve braktisës është 85 nxënës, nga të cilët 42 janë femra,
numër ky më i madh se në shkollat e tjera, por të gjitha shkollat ndeshen vazhdimisht me
tendenca për braktisje, pra duhet të realizohet një punë e dyfishtë për rikthimin e nxënësve
braktisës, por edhe një punë e madhe dhe e vazhdueshme për parandalimin e braktisjes.
Fenomeni i emigracionit ishte një nga shkaqet që ndikoi në rritjen e braktisjes shkollore. Në
shkollat që kanë nxënës braktisës janë bërë plane pune për vitin shkollor në vazhdim për
reduktimin e braktisjes deri në zero. Në këto shkolla janë ngritur grupe pune në bazë cikli, të
cilat bëjnë një punë ndërgjegjësuese me prindërit. Si rezultat i punës së përbashkët dhe të
vazhdueshme, viti 2015 u mbyll me reduktim të numrit të nxënësve braktisës në disa shkolla
si:
Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” nga 24 nxënës braktisës në Qershor 2015, në
Dhjetor 2015 u rikthyen 6 nxënës
Shkolla “Naim Frashëri”, nga 85 nxënës braktisës në Qershor 2015, në Dhjetor 2015
u rikthyen 3 nxënës.
DAR Korçë do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për reduktimin e numrit të
fëmijëve që braktisin shkollën.
Drejtoria e Shëndetit Publik, gjatë vitit 2015 është përpjekur që rastet e referuara për kujdes
shëndetësor të gjenin zgjidhje sa më shpejt. I tillë ka qenë edhe rasti i motrave D. dhe E. H, të
cilat janë referuar nga punonjësja e Drejtorisë së Shërbimit Social. Në fillim të vitit është
kontaktuar me E. e cila ishte shtatzënë dhe pasi lindi vajzën në datën 21.12.2014, është
këshilluar që të mbajë kontakt të vazhdueshëm me konsultoren e fëmijës për një ndjekje
periodike për shëndetin e vajzës. Fëmijës së porsalindur i janë bërë analizat dhe vajza rezultoi
negative ndaj sifilizit (sëmundje nga e cila vuan nëna e saj). Njëkohësisht, personelit
përgjegjës u rekomandua që të tregojë kujdes në ndjekjen periodike të shëndetit dhe
vaksinimit të fëmijës. Ajo është paraqitur vetëm për vaksinat bazale dhe disa javë më vonë,
E. është larguar me banim në Qytetin e Elbasanit pranë bashkëshortit të saj.
Koordinimi
Në fillim të vitit 2015, u shpërnda Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve
Njerëzore si dhe u përpiluan planet vjetore të veprimit për vitin 2015 nga çdo institucion. Me
mbështetjen e KRAT, u ngritën tryeza Teknike në Nënprefekturat e qarkut. KRAT Korçë, në
mbështetje të iniciativës së Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit
të Personave ka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësues me strukturat shtetërore dhe joshtetërore,
shkollat dhe komunitetin gjatë fushatës verore, si dhe gjatë Muajit tetor. Sikurse, aktivitetet e
KRAT-eve të tjera, edhe këto aktivitete janë të përfshira në Aneksin 2 dhe 311.
Komiteti Rajonal Antitrafik Fier ka funksionuar duke rifreskuar në fillim të vitit anëtarët e
tyre, me drejtuesit dhe specialistet aktual te institucioneve pjesëmarrëse në përbërje të tyre,
ka hartuar dhe zbatuar planin e veprimit antitrafik 2015-2016 dhe kalendarin e aktiviteteve.
Gjate vitit 2015 janë zhvilluar disa aktivitete, që japin impaktin e tyre në parandalimin e
fenomenit të trafikimit, si: aktivitet sensibilizues për ditën e jetimëve, aktivitet sensibilizues
për të drejtat e fëmijëve, fushata promovuese për luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe në
familje, aktiviteti promovues për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë apo për
qëllime lypjeje, vjedhjeje etj., takimi për identifikimin e fëmijëve të pa regjistruar në zyrat e
gjendjes civile dhe në sistemin arsimor, sidomos fëmijët e komunitetit rom, aktiviteti në
11 Në aneksin 2 dhe 3 janë të përfshirë Buletini 7 me aktivitete të fushatës verore dhe Buletini Special I Muajit Antitrafik
91
bashkëpunim me OJF-te, si Qendra Rinore ”Epoka e Re” me teme për të drejtat e njeriut,
ksenofobinë, antidiskriminimin, antitrafikimin etj.
Statistika
Gjatë vitit 2015, sipas informacioneve nga sektori përkatës në Drejtorinë Vendore të Policisë
Fier, janë evidentuar:
-10 vepra penale për “Trafikimin e personave” të zbuluara, me 9 autorë të implikuar, 1 i
ndaluar dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë.
-10 vepra penale për “Shfrytëzim Prostitucioni” të zbuluara, me 23 autorë 7, të
arrestuar/ndaluar dhe 16 ndiqen në gjendje të lirë.
Në tabelën si më poshtë treguesit për qarkun Fier
Komiteti Rajonal Antitrafik Fier duhet të marrë menjëherë masat për koordinimin e
punës mes strukturave, trajtimin e rasteve në Tryezën teknike dhe ngritjen e
kapaciteteve të këtyre strukturave për zbatimin me rigorozitet të PSV-ve, pasi Drejtoria
Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier, për vitin 2015, nuk ka trajtuar asnjë
rast.
Gjatë vitit 2015, Komiteti Rajonal Antitrafik dhe Tryeza Teknike Vlorë janë mbledhur në
mënyrë periodike, por ka pasur edhe takime që janë zhvilluar sipas rasteve dhe nevojave të
aktorëve të Tryezës. Të gjithë anëtarët e kanë vlerësuar dhe kanë qenë të përkushtuar në
zgjidhjen e shpejtë të problematikave të dala për parandalimin, mbrojtjen dhe ri/integrimin
social të viktimave të këtij fenomeni.
Në muajin Mars 2015, KRAT dhe Tryeza Teknike organizuan një takim për vlerësimin e
situatës së krijuar në lidhje me fluksin e pazakontë të emigrimit të shtetasve shqiptarë
0
1
2
3
4
5
6
7
8
9
Fier Lushnjë Mallakastër
Treguesit per qarkun Fier
1. Nr. i femrave të trafikuara
2. Nr. i femrave të kthyera
3. Nr. i femrave të kthyera e të trajtuara në qendra të trajtimit
4. Nr. i femrave të shfrytëzuara
5. Nr. i fëmijëve të trafikuar në vit
6. Nr. i fëmijëve të kthyer
7. Nr. i fëmijëve të kthyer e të trajtuar në qendra të trajtimit
92
(familje të reja; personave kryesisht të Komunitetit Rom; grup mosha të reja), me destinacion
vendet e BE-së. Duke vlerësuar rrezikun e trafikimit të mundshëm midis këtyre personave, u
la detyrë që çdo rast i mundshëm të komunikohej dhe diskutohej për marrjen e masave të
nevojshme.
Në datë 7 maj 2015 u zhvillua analiza e punës së KRAT Vlorë dhe Tryezës Teknike me
Koordinatorin Kombëtar, për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave për të
analizuar dhe për të koordinuar punën e mëtejshme mes strukturave. Koordinatori Kombëtar,
për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave analizoi veprimtarinë dhe punën e bërë
nga KRAT Vlorë dhe Tryeza Teknike, si dhe siguroi mbështetjen e saj dhe caktoi detyrat për
të ardhmen (organizimi i fushatës verore antitrafik; realizimi i detyrave të ketë produkt;
shkëmbim eksperience me Prefekturat e tjera ).
Në datë 11 maj, Tryeza Teknike organizoi mbledhjen për hartimin e kalendarit të
aktiviteteve ndërgjegjësuese, bazuar në iniciativën e Koordinatorit Kombëtar, hartoi
kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për fushatën verore 2015 kundër trafikimit të
personave. Plani i aktiviteteve kishte të përcaktuar qartë vendin, aktorët edhe datën e
zhvillimit. Institucionet përgjegjëse u angazhuan me përgjegjësi dhe seriozitet në realizimin
sa më mirë të aktiviteteve. U shpërndanë fletëpalosje, broshura dhe fotonovela rreth
trafikimit njerëzor dhe shërbimet e ofruara për viktimat e trafikimit, për komunitetin dhe
pushuesit si dhe për udhëtarë dhe emigrantë në aktivitetet e zhvilluara në Porti Detar të
Vlorës. Institucionet përgjegjëse (Qendra “Vatra” , Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtoria
Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Arsimore Rajonale, Drejtoria Rajonale e
Punësimit, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Njësinë për Mbrojtjen e
Fëmijëve të Bashkisë Vlorë u angazhuan me përgjegjësi dhe seriozitet në realizimin sa më
mirë të aktiviteteve. Zhvillimi i aktiviteteve u publikua edhe nëpërmjet fotove në rrjetet
sociale.
Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë u hartua Plani i Veprimit “Për
parandalimin e lëvizjes masive të shtetasve në vendet e Bashkimit Evropian”. Drejtoria
Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka ndjekur çdo ditë me përgjegjësi situatën, duke
përditësuar informacionin ditor duke vepruar hap pas hapi deri në parandalimin e plotë të
këtij fenomeni .Nga ana e kontrollorëve janë zbatuar procedurat standarde dhe një kontroll
më i detajuar në vijën e dytë të kontrollit; intervistimi profesional i kësaj kategorie dhe
kontrolli i kujdesshëm i dokumentacionit shtesë (në disa raste ka rezultuar i dyshimtë dhe
destinacioni i tyre, nuk ka qenë Italia, por Gjermania dhe Franca; disa prej tyre nuk kanë
justifikuar qëllimin e udhëtimit, gjithashtu dhe ftesat e tyre kanë qenë ta pa rregullta dhe pa
bileta ardhje) për udhëtimin në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo kategori personash janë
nisur kryesisht nga qyteti i Fierit, Vlorës dhe Elbasanit. DRKM Vlorë ka bashkëpunuar me
strukturat e krimit të organizuar dhe sektorin e trafiqeve në Drejtorinë e Policisë të Qarqeve
Vlorë dhe Fier, me strukturat e qeverisjes vendore me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.
Është bërë evidentimi i operatorëve të transportit të udhëtarëve që kanë tendencë
organizimin e lëvizjes masive të qytetarëve në drejtim të vendeve të BE-së, nisur nga qëllimi
i fitimit. Më problematike paraqiten agjencitë e udhëtimit “Agimi Travel”; “Euro Lines ”;
“Arjani Travel”; “Jusi Travel”; ”Hermes”. Nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë Vendore të
Policisë së Qarkut Vlorë janë marrë deklarimet përkatëse për shtetasit e refuzuar në dalje, me
qëllim për të zbuluar personat organizatorë të lëvizjes masive të shtetasve shqiptarë drejt
vendeve të BE-së dhe nisjen e procedimeve penale ndaj personave përgjegjës.
Gjatë periudhës Janar –Dhjetor të vitit 2015, Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve ka punuar
për realizimin e detyrave të planifikuara dhe atyre të dala gjatë dinamikës së punës, me
93
qëllim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të veprimtarisë kriminale të
personave që ushtrojnë një aktivitet të tillë kriminal, si dhe kapjen dhe arrestimin e autorëve
të veprave penale të ndodhura dhe evidentuara në juridiksionin që mbulohet nga Drejtoria e
Policisë Qarku Vlorë. Prioritet ka qenë dhe mbetet lufta kundër shfrytëzimit të femrave për
prostitucion, trafikimit të personave për qëllime fitimi, dhënie ndihmë për kalim të
paligjshëm të kufirit shtetëror, trafikimit të mjeteve motorike, trafikimit të armëve dhe
municioneve etj.
Operacione të zhvilluara gjatë vitit 2015, gjithsej 7shtatë:
Plan –Operacioni “ HIT”; Plan- Operacioni “BLUE AMBER-SIROCCO”; Plan- Operacioni
“PRITESI”; Plan – Operacioni “BOSI”; Plan – Operacioni “BLU AMBER VULCAN”; Plan
– Operacioni “ÇMONTUESI”; Plan – Operacioni”MIRAZH”
Gjatë periudhës janar –dhjetor 2015, janë evidentuar vepra penale si më poshtë:
Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr.19, datë 19.02.2006 “Për krijimin e Komiteteve
Rajonale të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore” në institucionin e Prefektit të
Qarkut Berat është ngritur dhe funksionon Komiteti Rajonal dhe Tryeza Teknike e Luftës
Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, e cila shërben si sekretari teknike e Komitetit Rajonal.
Institucioni i Prefektit e ka parë parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve
njerëzore, si një nga sfidat e rëndësishme dhe themelore në fushën e të drejtave të njeriut dhe
zbatimit të ligjit, duke e konceptuar, jo si një detyrë policore, por si një përpjekje mbarë
shoqërore. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore tashmë është kthyer në një prioritet të
rëndësishëm, jo vetëm nga strukturat ligjzbatuese dhe ato të edukimit me akses luftën kundër
kësaj dukurie shoqërore, por dhe nga një numër në rritje i organizatave jofitimprurëse.
Për këtë vit janë zhvilluar mbledhjet e Komitetit Rajonal në muajin Shkurt dhe Gusht nën
drejtimin e Prefektit të Qarkut dhe me pjesëmarrjen jo vetëm të anëtarëve të këtij komiteti,
por edhe të ftuar nga shoqëria civile, grupet e interesit, shoqatat dhe përfaqësues të Drejtorisë
Arsimore, Drejtorisë të Shëndetit publik dhe medias. Tryeza Teknike Rajonale u ka paraprirë
0 0 0 00
1
2
3
4
5
6
7
8
Ndihmë përkalim të
paligjshëm Shfrytëzimprostitucioni
Trafikim itë miturve
Kalim ipaligjshëm
1 2 3 4 5
Veprat Penale
Evidentuar Zbuluar Pa zbuluar - Autorë Arrestuar Gjendje të lirë Kërkim Kapur/ anulluar
94
mbledhjeve të Komitetit Rajonal. Në këtë tryezë janë diskutuar problemet potenciale të
trafikimit si: varfëria, braktisja e shkollës, fëmijët e rrugës, lokalet e pakontrolluara e sidomos
fëmijëve te paregjistruar ne gjendjen civile që vijnë kryesisht nga komuniteti Rom dhe më
pak nga emigrantët. Në këtë kuadër KRAT ka pasur bashkëpunim të frytshëm me DAR për
realizimin e projektit ”Reduktimi i dhunës në mjediset shkollore me modele e praktika te
zgjidhjeve dhe negocimeve.
Për periudhën Janar-Dhjetor 2015 janë evidentuar 7 vepra penale, zbuluar 7, me 10 autorë,
arrestuar 5, në gjendje të lirë 3 dhe 1 në kërkim. Lidhur me lëvizjen masive të qytetarëve
shqiptarë me qellim emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar azil, në
Qarkun e Beratit nuk ka pasur informacione apo raste te evidentuara.
Synimet e Komitetit Rajonal Antitrafik të qarkut Berat:
- Sensibilizimi, ndërgjegjësimi i strukturave për rëndësinë e edukimit në fushën e
trafikimit të qenieve njerëzore;
- Njohja e organizmave shtetërore në nivel vendor, njësive vendore dhe OJF-ve me
modelet e punës dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të luftës kundër trafikut të
qenieve njerëzore apo që ndikojnë në parandalimin e tij;
- Identifikimi i problemeve social - ekonomike që ka komuniteti dhe evidentimi i hartës
së zonave me risk;
- Dhënia e mesazheve autoriteteve lokale, si t’u vijë në ndihmë komunitetit në nevojë e
rrezik (gra, vajza fëmije) nëpërmjet raporteve periodik te hartuar nga institucionet dhe
OJF-te që realizojnë projekte, të fokusuara në luftën kundër trafikimit dhe dhunës.
Në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit, në zbatim të Urdhrit nr. 139, të
Kryeministrit, si dhe detyrave të ngarkuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, Komiteti
Rajonal Antitrafik i qarkut Kukës gjatë vitit 2015 realizoi një sërë detyrash për periudhën
Janar –Dhjetor 2015.
U miratua ”Plani i Veprimit”, i Komitetit të Luftës Antitrafik të Qarkut Kukës me qëllim
përsosjen e mëtejshme në angazhimin e të gjithë strukturës shtetërore, bashkëveprimin e
veprimeve qeveritare dhe jo-qeveritare si dhe sensibilizimin e komunitetit për luftën kundër
trafikimit të personave. Në zbatim të Udhëzimit nr.30 datë 05.02.2010 të Ministrit të Punëve
Brendshëm, si pasojë e ndryshimeve në strukturat drejtuese të institucioneve, u freskuan
Komiteti Rajonal Antitrafik dhe Tryeza Teknike me anëtarë të rinj. Gjatë vitit 2015 janë
zhvilluar 3 takime në nivel të KRAT, si dhe 6 takime me Tryezën Teknike me përfshirjen e të
gjithë aktorëve që ngarkon ligji.
Disa nga aktivitetet e zhvilluara:
Në datë 11.03.2015 u zhvillua ëorkshop-i, “ Hartimi i Planit Rajonal të Veprimit Anti-Trafik
në Qarkun e Kukësit. Ky takim është zhvilluar në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar.
Në datë 20.04.2015 u mbajtur takimi periodik me anëtarët e Komitetit Rajonal të luftës
kundër Trafikimit të Personave. Nga ana e Komitetit dhe Tryezës Teknike një vëmendje e
veçantë i është kushtuar zhdukjes së fenomenit të braktisjes së nxënësve nga shkolla, kjo me
theksuar ne pjesën e dytë të vitit në periudhën e ikjes drejt vendeve perëndimore për azil.
Puna e KRAT dhe TT u fokusua, qoftë duke bërë takime e marrë kontakte me drejtoritë e
shkollave e konvikteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun e Kukësit, ashtu dhe në
mesazhet e dhëna në media se, azilantët që do të ikin nga Shqipëria do të kenë shumë pak
shanse për të marrë azil në këto shtete.
95
Në datë 20.05.2015 në bashkëpunim me Caritas Shqiptar u organizua një takim ku u diskutua
për hartimin e kalendarit të aktiviteteve të fushatës verore.
Në datë 30.06.2015 në Nënprefekturën Has, dhe në datë 01.07.2015 në Nënprefekturën
Tropojë në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër
Trafikimit të Personave dhe Caritas Shqiptar u ngritën Nënkomitetet në të dy nënprefekturat e
sipërcituara, ku pati një pjesëmarrje të kënaqshme nga ana e përfaqësuesve të këtyre dy
rretheve.
Në datë 20.07.2015 u zhvillua analiza 6-mujore janar-Qershor 2015, me pjesëmarrjen e
anëtarëve të KRAT dhe të Tryezës Teknike.
Në datë 18.09.2015, nga Kryetari i KRAT u zhvillua një takim për të vlerësuar punën e bërë
nga TTA, realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese te fushatës verore të planifikuar për
periudhën maj-gusht 2015 si dhe për të planifikuar aktivitete të tjera në vazhdim
Në datë 16.12.2014 u mbajt një takim me anëtarët e Komitetit Rajonal dhe të Tryezes
Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave me qëllim analizimin e punës për vitin
2015,
Sa i përket aktiviteteve sensibilizuese verore dhe Muajit Antitrafik, si dhe veprimtarive në
kuadër të planit të miratuar janë të pasqyruara tek anekset 2 dhe 3.
Një vëmendje të veçantë, gjatë vitit 2015, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë i kanë
kushtuar parandalimit të veprimtarisë kriminale, në përgjithësi dhe eliminimit të fenomenit të
trafikimit sidomos gjatë sezonit turistik kur fluksi i hyrje-daljeve në kufi është më i lartë. Nga
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës, janë
evidentuar këta tregues:
Trafikim i personave të rritur, neni 110/a, i Kodit Penal, evidentuar 2(dy) zbuluar,
implikuar 3 autorë, 3 shpallur në kërkim policor.
Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri, neni 298 i Kodit Penal, 5(pesë) raste,
me 9 të dyshuar, ku: 2 arrestuar në flagrancë, 1 shpallur në kërkim, 6 në gjendje të lirë.
Në 4 raste, referimet janë bërë në Prokurorinë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
dhe 1 rast në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë me 3 të dyshuar, ku është sugjeruar
ndjekja me metoda speciale të hetimit.
Trafikim i të miturve, neni 128/b i Kodit Penal, evidentuar 1(një) ngjarje, zbuluar, me
4 autorë, 2 arrestuar në flagrancë, 2 shpallur në kërkim. Referimi në Prokurorinë për
Krime të Renda.
Mbajtje e lokaleve për prostitucion, neni 115 i Kodit Penal, 1(një) rast, referuar në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, zbuluar me 3 autorë, 2 arrestuar në
flagrancë, 1 në gjendje të lirë.
Në zbatim të Urdhrit të Prefektit nr. 26, date 16.12.2014, “Për krijimin e Komitetit Rajonal të
Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore” dhe Tryezës Teknike Rajonale Antitrafik për
periudhën janar-dhjetor 2015, Komiteti Rajonal Antitrafik Lezhë ka zhvilluar një sërë
takimesh dhe aktivitetesh:
Me datë 3 Mars 2015 u organizua takimi i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike me temë
“Hartimi i Planit Rajonal të Veprimit Antitrafik në Qarkun Lezhë. në takim u prezantua
96
Strategjia e Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014-2017, u draftua
Plani Rajonal Antitrafikim ne përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare, i cili u
miratua nga KRAT dhe u përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë e secilit institucion në zbatim
të planit rajonal antitrafik.
Me datë 16 Shtator 2015 u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Rajonal Antitrafik, ku pati
diskutime mbi ecurinë e aktiviteteve verore dhe hartimit të kalendarit të Muajit Antitrafik.
Me datë 16 Dhjetor 2015 u zhvillua takimi i Tryezës Teknike, kërkuar nga ana e Drejtorisë
Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë për trajtimin e një rasti, për të cilin u morën
detyra dhe angazhim si nga Ëorld Vision Lezhë, i cili ofroi mbështetje për pagesën e qeras së
banesës për një periudhë 6-mujore, zyrtarizimi ligjor në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, si
dhe ndihma nga ana e Kryqit të Kuq Lezhë. Gjithashtu, Drejtorisë së Shëndetit Publik iu la
detyrë ndjekja e shërbimit shëndetësor të rastit në fjalë. Ky shembull është një histori suksesi,
I cili duhet të përqafohet nga KRAT-et e tjera për mënyrën e zgjidhjes së rasteve në KRAT-e
apo TT.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është punuar në drejtim të parandalimit, zbulimit
dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe evidentimin e
viktimave të mundshme dhe viktimave të trafikimit, duke bashkëpunuar me Drejtorinë
Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Gjatë vitit 2015, nga ana e strukturave të Drejtorisë
Vendore të Policisë Lezhë janë evidentuar 2 raste të “Trafikimit personave”, (femra), 1 rast i
“trafikimit të të miturve të mbetur në tentativë (femër)”, dhe 1 rast i “ndihma për kalim të
paligjshëm kufiri”, ku janë arrestuar e ndaluar 4 autorë të këtyre veprave penale, shpallur në
kërkim 1 autor. Nga Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Emigracionit nuk ka pasur asnjë
informim në lidhje me evidentimin apo konstatimin e rasteve të trafikimit të
qenieve njerëzore.
Në drejtim të zhvillimit dhe pjesëmarrjes së strukturave shtetërore në parandalimin dhe luftën
kundër trafikimit të personave, qarku Lezhë ka qenë totalisht i angazhuar në zbatimin me
korrektesë të aktiviteteve të fushatës verore, ashtu edhe të Muajit të Luftës kundër Trafikimit
të Personave. Kështu mund të përmendim aktivitetet e shumta të Drejtorisë Rajonale të
Shërbimit Social Shtetëror, qoftë me komunitetin, ashtu edhe me nxënësit e shkollave të
mesme e 9-vjeçare.
Gjatë periudhës janar – qershor 2015, nga Drejtoria Rajonale e Arsimit (DAR) janë zhvilluar
seminare në të gjithë qarkun, me pjesëmarrjen e komunitetit, drejtorë shkollash, mësues e
punonjës të Drejtorive të ndryshme zonale dhe rajonale, shërbimet sociale të komunave dhe
bashkive, etj, si dhe janë trajtuar problemet e trafikimit, parandalimit, bashkëpunimit,
informimit dhe referimit të rasteve kur ato janë ose përbëjnë rrezikshmëri për trafikim. DAR
nuk ka pasur asnjë rast të identifikuar si viktimë e mundshme trafikimi, por në mënyrë të
vazhdueshme ka qenë korrekte, jo vetëm për të evidentuar apo hulumtuar përmes rrjetit të
shërbimit psiko – social, por edhe për të bashkëpunuar në mënyrë sistematike për
ndërgjegjësim, këshillim, parandalim dhe njohje ligjore, përmes specialistëve të antitrafikut
në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Lezhë. Gjithashtu nga DAR janë zhvilluar
aktivitete të përbashkëta sidomos për Policimin në komunitet, ku pjesëmarrja e nxënësve në
ambientet e policisë, mënyra e funksionimit të procesit të policimit në komunitet, i ka dhënë
mundësinë nxënësve që të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje të qarta, si dhe të
ndërgjegjësohen edhe për rolin e tyre në këtë drejtim. Po kështu, është bashkëpunuar edhe me
Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Lezhë, të cilët janë vënë në
97
dispozicion të shkollës për të bërë njohjen me legjislacionin dhe mënyrën e bashkëpunimit,
për të rritur dhe forcuar ndjeshmërinë sociale tek njerëzit.
Drejtoria e Shëndetit Publik Lezhë, për periudhën janar – dhjetor ka zhvilluar seminare
edukuese me nxënës nga mosha 12– 18 vjeç të shkollave të rrethit të Lezhës (Zejmen, Spiten,
Manati, Torovicë, Balldre, Dajc, Shëngjin, Ishull Shëngjin, Shënkoll, Rrile, Lezhë), mbi
kujdesin që duhet të kenë adoleshentët ndaj përzgjedhjes së miqve, të cilët mund të mos jenë
në shkollë dhe kanë diferencë moshe më të madhe se ata, kujdesin e zgjedhjes së partnerit
dhe fejesat e reja në moshe, shoqërimi me persona të panjohur dhe me sjellje të dyshimta, si
dhe mbi etikën e të veshurit në shkollë. Gjithashtu, janë informuar mbi të drejtat që kanë të
rinjtë, ku mund të drejtohen për të marrë informacione të sigurta dhe mund të paraqesin
denoncimet dhe raportimet në rastet që ata ndihen të rrezikuar apo të kërcënuar, sikurse Linja
Kombëtare 116006 dhe Aplikacioni Raporto! Shpëto!. Njëkohësisht janë zhvilluar takime
edhe me personelin shëndetësor të mesëm dhe të larte mbi zbatimin e Procedurave Standarde
të Veprimit që duhet të ndiqen në rastet e viktimave të trafikimit. Asnjë rast viktimë/viktimë
e mundshme trafikimi nuk është identifikuar nga Drejtoria e Shëndetit publik.
Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, në mbështetje të ligjit Nr. 8927,
datë 25.07.2002 “Për Prefektin”, me Urdhrin Nr. 3, datë 20.01.2015 u ringrit Komiteti
Rajonal i Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për Qarkun e Gjirokastrës.
Që në fillim të vitit nga ana e KRAT Gjirokastër është hartuar Plani i Veprimit për periudhën
Janar – Dhjetor 2015. Në këtë plan veprimi u përcaktuan të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë
për strukturat rajonale përkatëse, aktivitetet dhe angazhimet që merr Komiteti dhe anëtarët e
tij në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të personave. Gjithashtu,
institucionet e tjera, anëtare të Komitetit Rajonal Antitrafik Gjirokastër hartuan planet
përkatëse të veprimit. Kështu:
Bashkia Gjirokastër gjatë periudhës raportuese mbajti nën monitorim situatën social-
ekonomike të 55 familjeve, ku kryefamiljare janë të reja ose vajza- nëna. Gjithashtu në
monitorim janë edhe 16 gra e vajza, të cilat kanë marrë nga Gjykata Urdhër- Mbrojtjeje.
Drejtoria e Shëndetit Publik sipas Planit të Veprimit të hartuar për vitin 2015 ka bërë gjatë
kësaj periudhe promovimin e materialeve për protokollet e procedurave standarde të
veprimit, identifikimit dhe referimit të viktimave të mundshme të trafikimit prej personelit
dhe institucionet shëndetësore. Gjatë periudhës analizuese, nga ky institucion nuk ka asnjë
rast konkret të deklaruar prej qendrave shëndetësore, i cili të ketë qenë viktimë e mundshme
trafikimi. Gjithashtu nuk ka pasur as raste të dokumentuara të shfrytëzimit të femrave për
qëllime prostitucioni.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si pjesë e Komitetit Rajonal
Antitrafik ka qene e gatshme të ofrojë punësim, formim profesional, këshillim dhe orientim
për tregun e punës për këtë kategori. Pranë kësaj drejtorie funksionon sporteli i emigracionit,
nëpërmjet të cilës punëkërkuesve u shërbehet me informacion falas për emigrimin, nëpërmjet
një pakete informuese.
Për vitin 2015, shifrat e trafikimit të personave në qarkun Gjirokastër janë zero. Kështu, gjatë periudhës 1 Janar- 31 Dhjetor 2015 nuk është evidentuar asnjë rast i trafikimit
të personave. Ndërkohë, nga shërbimet policore të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në
zbatim të Urdhër Shërbimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me Nr. 865, datë
26.12.2007 “Për hedhjen e të dhënave në data- baza për viktimat e trafikut”, gjatë periudhës
98
raportuese në Pikat e Kalimit Kufitar, Kakavijë dhe ‘Tri Urat” janë deportuar rreth 1500
shtetas të huaj, me origjinë kryesisht siriane, vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, të cilët
nga intervistimi ka rezultuar se kane kaluar në këmbë nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në rrethin
e Gjirokastrës drejtimet kryesore ose pikat nga ku realizohen trafiqet janë:
- Llongo- Katundë- Gjirokastër
- Dritë- Kakavijë- Grykë e Bogazit- Peshkëpi e Sipërme- Nepravishtë- Gjirokastër
- Gjirokastër- Delvinë- Vlorë
- Gjirokastër- Sarandë- Vlorë
Problem shqetësues për Qarkun e Gjirokastrës ka qenë kalimi i paligjshëm i kufirit nga
shtetasit e vendeve të treta apo Lindjes së Mesme dhe vendeve të ndryshme afrikane,
kjo duke iu referuar edhe pozitës gjeografike që ka ky qark me Greqinë. Ata kanë
tentuar të hyjnë dhe të përdorin rajonin tonë si transit për të kaluar më pas në vendet e
Bashkimit Evropian. Sipas raportimeve të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, ajo çfarë
është evidentuar gjatë vitit 2015, është ulja e ndjeshme e numrit të emigrantëve. Nga ana e
strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut në vazhdimësi janë marrë masa të
vazhdueshme, sipas dinamikës së krijuar për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e
trafikimit të qenieve njerëzore.
Një problem tjetër shqetësues për qarkun e Gjirokastrës përbën fenomeni i lypësisë së të
miturve, kryesisht në rrugë apo ambiente të tjera të frekuentuara në qendrat e banuara,
fenomen i cili ka lidhje me trafikimin e të miturve për lypësi. Kjo situatë mund të klasifikohet
më shqetësuese, nisur nga fakti se qarku i Gjirokastrës ka në përbërje të tij edhe një numër të
konsiderueshëm të komuniteteve romë dhe egjiptiane, që përbëjnë edhe grupet më të
rriskuara.
Bazuar në Planin e veprimit të Komitetit Rajonal për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve
Njerëzore për periudhën janar – dhjetor 2015 dhe në kalendarin e aktiviteteve për Muajin e
Luftës kundër Trafikimit te Personave, nga strukturat përkatëse në Qarkun e Gjirokastrës janë
zhvilluar një serë aktivitetesh si më poshtë:
Drejtoria Arsimore Rajonale, në bashkëpunim me institucionet arsimore ka marre pjesë si
faktor i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe në parandalimin e trafikimit të qenieve
njerëzore. Gjatë vitit u realizuan shumë veprimtari, ku theksi u vendos në:
Sensibilizimin e fëmijëve, prindërve dhe stafeve mësimorë për rrezikun që paraqet
trafikimi i qenieve njerëzorë, për format e shfaqjes dhe si mund të parandalohet.
Reduktimin e braktisjes shkollore dhe tërheqjen e fëmijëve të rrugës në bankat e
shkollës.
Rritjen e bashkëpunimit me psikologët dhe punonjësit socialë për të gjitha grup
moshat dhe sidomos për fëmijët që vijnë nga shtresat e margjinalizuara.
Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe fushatave sensibilizuese, jo vetëm gjatë
muajit tetor që është shpallur “Muaji Antitrafik”, por aktivitete me shtrirje
gjithëvjetore. Tryeza të tilla janë zhvilluar në shkollat “Koto Hoxhi”, “Cajupi”, Naim
Frashëri”, etj.
Gjimnazi “Asim Zeneli” ka përgatitur fletëpalosje, ku ka trajtuar të ndërthurura
çështje të dhunës, trafikimit dhe si të mbrohemi prej tyre në bashkëpunim edhe me
Njësinë e Shërbimit Psiko social.
99
Janë planifikuar dhe realizuar aktivitete të larmishme artistike dhe sportive, me qëllim
që fëmijët të përfshihen në këto veprimtari dhe të jenë sa më larg situatave të
rrezikshme të trafikimit.
Nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, janë marrë masa për hartimin e
Planit të Veprimit për periudhën janar – dhjetor 2016, rifreskimin e anëtarëve të Komitetit
Rajonal Antitrafik e Tryezës Teknike, si dhe hartimin e Rregullores së KRAT – it.
Komiteti Rajonal Antitrafik Shkodër dhe Tryeza Teknike u riorganizuan me urdhrin e
Prefektit Nr. 9, datë 10.02.2015 ‘’Për riorganizimin e Komitetit Rajonal kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore’’, urdhrin Nr. 10. datë 10.02.2015 ‘’Për riorganizimin e Tryezave Teknike
kundër Trafikimi të Qenieve Njerëzore’’ dhe u hartua Plani i Veprimit Antitrafik për
Qarkun Shkodër, i cili iu shpërnda gjithë strukturave përgjegjëse për zbatimin e tij. Gjatë
vitit 2015 puna e KRAT Shkodër ka konsistuar në :
Realizimin e takimeve periodike në periudha 3 (tre) mujore dhe përcjelljen e
informacionit zyrtar të Komitetit Rajonal dhe Tryezave Teknike pranë Institucionit të
Prefektit të Qarkut Shkodër dhe raportimin e tij pranë Ministrisë së Punëve të
Brendshme;
Rritjen e bashkëpunimit të institucioneve anëtare të Tryezës Teknike dhe Komitetit
Rajonal që ushtrojnë aktivitet në Qarkun Shkodër, të cilët kanë bërë punë intensive
me reforma për parandalimin, informimin dhe ndërgjegjësimin për personat me
probleme sociale që mund të bëhen burim i viktimave të trafikimit.
Bashkëpunimin dhe raportimin e anëtarëve të Komitetit Rajonal për denoncimin dhe
përcjelljen në strukturat përkatëse për rastet e identifikuara sidomos të shtresave të
keqtrajtuara që kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër,
anëtarëve të Komitetit Rajonal dhe OJF në realizimin e fushatave ndërgjegjësuese
dhe informuese për dhunën në familje dhe aspekte të trafikimit të fëmijëve dhe të të
rriturve. Duke realizuar 22 aktivitete sensibilizuese në shkolla, 2 (dy) takime në
pikën e kalimit kufitar në Muriqan, 2 (dy) tenda informuese pranë Prefekturës
Shkodër 6 (gjashtë) takime në qendrat shëndetësore dhe 1 (një) takim sensibilizues
në 1 (një) ndërmarrje fasoni në Pukë mbi fenomenin e trafikimit të shpërndara gjatë
periudhës së verës dhe gjatë muajit antitrafik.
Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë ka realizuar trajnimin e 179 mjekëve të Qendrave
Shëndetësore në zonat rurale me teme “ Rëndësia e Mjekut të Familjes në Raportimin
e Viktimave të Trafikimit.’’
Është organizuar nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtoria Rajonale e
Formimit Profesional Publik, kursi i aftësimit profesional për 24 gra dhe vajza nga
familjet e ngujuara në Komunën Rrethina, të cilët kanë përfituar dhe mbështetjen
psikologjike nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër.
Prefektura Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror,
Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër ka
realizuar 15 takime në shkollat e Qarkut Shkodër. Nga këto takime kanë qenë
përfitues 1823 nxënës të Qarkut Shkodër, të shkollave 9- vjeçare, të mesme dhe degët
psikologji dhe punë sociale në Universitetin e Shkencave të Edukimit në Universitetit
e Shkodrës.
Disa nga rezultatet e arritura për vitin 2015
100
1. Projekti i Caritas Shqiptar dhe CRS për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve
qeveritare shqiptare në mbrojtje të viktimave të trafikimit, financuar nga Zyra mbi
Trafikimin e Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA,
ka ndihmuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar të policisë ndërkufitare me
homologët e tyre në Kosovë dhe Malin e Zi dhe është mundësuar sistemimi dhe
pajisja me të gjitha pajisjet e nevojshme e 2 dhomave intervistimi në Pikën e Kalimit
Kufitar në Muriqan.
2. Në shtator të vitit 2015, është hapur strehëza për sistemimin e viktimave të dhunës në
familje, për 48 orët emergjente. Ky shërbim është bërë i mundur falë bashkëpunimit
të Bashkisë Shkodër me organizatën “Gruaja te Gruaja”.
Takimet e Komitetit Rajonal dhe Tryezave Teknike të Luftës kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore janë mbajtur në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, në
Nënprefekturën Malësi e Madhe dhe në ambientet e pikës së kalimit kufitar Muriqan. Gjatë
vitit 2015, janë mbajtur 5 takime :
Me datë 10.02.2015 u zhvillua takimi i parë për vitin 2015 me qëllim riorganizimin e
Komitetit Rajonal Antitrafik dhe u dhanë sugjerimet për hartimin e Planit të Veprimit
Antitrafik për vitin 2015.
Me datë 18.02.2015 u organizua ëorkshopi me temë: “Forcimi i kapaciteteve të
strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave" me anëtarët
e Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike, Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim
dhe Caritas Shqiptar Institucioni i Prefektit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit
dhe Migracionit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër realizuan me datë
21.07.2015 takimin me temë: Bashkëpunimi me strukturat e Drejtorisë Rajonale të
Kufirit dhe Migracionit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër për informimin
dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik në pikën e kalimit kufitar mbi fenomenin e
trafikimit të qenieve Njerëzore. U diskutua në lidhje me trajnimin e efektivëve të
policisë për identifikimin e personave që janë në rrezik trafikimi dhe mbi planin e
masave të hartuar nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në lidhje me azilkërkuesit.
Pas këtij takimi u bë e mundur shpërndarja e materialeve sensibilizuese. (Fotonovela).
Në periudhën Maj- Korrik është organizuar kursi i Aftësimit Profesional për 24 gra
dhe vajza nga familjet e ngujuara në Komunën Rrethina . Përfitues direkt në këtë
shërbim ishin 24 vajza dhe gra dhe në të njëjtën kohë kanë marrë mbështetjen
psikologjike nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër.
Me datë 23.09.2015 u realizua promovimi i nismës së sensibilizimit dhe parandalimit
të migracionit të parregullt në shtetin Belg pranë Zyrës së Informimit të Bashkimit
Evropian.
Me datë 28-29.09.2015 u realizua trajnimi i anëtarëve të KRAT nga Caritas Shqiptar
në Tiranë.
Në nëntor të vitit 2015 pranë Bashkisë Shkodër, është organizuar takimi për hartimin
e Planit Lokal të Veprimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situate rruge.
Nga raportimi i Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut Shkodër, mbi numrin e viktimave
të trafikimit në Qarkun Shkodër, të identifikuara dhe trajtuara nga anëtarët e KRAT dhe TT,
rezulton 1 viktimë trafikimi. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Informativ të
Shtetit informohemi se në lidhje me identifikimin e numrit të personave të trafikuar dhe
viktimat e mundshme për trafikim për periudhën janar –dhjetor 2015 nuk janë identifikuar
raste, viktima të trafikim ose viktima të mundshme trafikimi nga Qarku Shkodër. Në lidhje
me situatën dhe rreziqet që paraqet lëvizja e pakontrolluar e shtetasve, sidomos e fëmijëve të
pashoqëruar në vendet e BE-së, që mund të kthehen burim i trafikimit të qenieve njerëzore,
101
evidentohet se Drejtoria Rajonale e Shërbimit Informativ të Shtetit e ka trajtuar fenomenin në
rast që ka konstatuar në përputhje të plotë me ligjin e SHISH.
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Shkodër ka bërë e mundur përfshirjen
në grupe të integruara, të personave nga komuniteti rom në kurset profesionale të hidraulikës,
mekanik makinash industriale (qepëse) dhe kopshtar, ndërsa nga kontaktet e DRSHKP, nuk
ka persona të evidentuar si të punësuar nga ky komunitet. 8 pjesëtarë të komunitetit Rom,
vazhduan kursin e saldatorit me qëllim negocimin për mundësi punësimi në përfundim të
trajnimit në fillim të vitit 2016. Janë përfshirë në kursin ‘’Gdhendës druri’’ 9 (nëntë)
persona të komunitetit rom. Kanë përfunduar me sukses trajnimin në profilin përkatës 4
(katër) persona të këtij komuniteti. Është evidentuar 1 (një) person i komunitetit Rom i
punësuar, i cili është punësuar në profilin e saldatorit, si dhe është angazhuar nga Drejtoria
Rajonale e Formimit Profesional Publik Shkodër si instruktor me kohë të pjesshme. Në
bashkëpunim me shoqatën “’ I Care’’, është realizuar përfshirja e kursantëve jetimë në
kursin e pastiçerisë. Gjithastu, janë realizuar takime me shoqatën ‘’Maltezer’’ me qëllim
përfshirjen e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në lidhje me ndjekjen e postformimit
të shtresave vulnerabël të trajtuar në kurset profesionale, nëpërmjet sistemit të gjurmimit, i
cili po aplikohet nga ky insitucion janë evidentuar raste sporadike të vetëpunësimit.
Në periudhën prill-qeshor 2015, KRAT Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale
të Shëndetit Publik ka realizuar takime ndërgjegjësuese me të 4 qendrat shëndetësore të
qytetit dhe qëndrën shëndetësore të Komunës Velipojë, ku u informuan:
• 170 punojës të shëndetësisë;
• 11 infermierë të shkollave të shërbimit dentar;
• 10 punojës të stafit në Qëndrën Shëndetësore të Komunës Velipojë.
Drejtoria Arsimore Rajonale ka realizuar takime periodike me të gjithë drejtuesit e
shkollave të DAR dhe, drejtuesit e shkollave me stafet e tyre pedagogjike, me qëllim njohjen
me rrezikshmërinë që paraqesin grupet kriminale të interesuara për trafikimin e qenieve
njerëzore. Në planin e veprimit të DAR Shkodër, është punuar për pasurimin e orëve
mësimore me temat e trafikimit të personave që realizohen në bashkëpunim psikolog -
mësues. Janë realizuar tema për trafikimin, janë organizuar debate, dramatizime, ese, si dhe
janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese. Qëllimi i këtyre veprimtarive edukative është të
shërbejë si material referimi dhe burimor në aktivitetet nga dhe për nxënësit që lidhet me
parandalimin e disa prej rreziqeve me të cilat ndeshen ato në ditët e sotme. Vlen të përmendet
fakti që, në bashkëpunim me Shtëpitë e Fëmijës u mundësua integrimi i një grupi fëmijësh
jetimë në shkollat “Salo Halili”, “Xheladin Fishta” dhe “Azem Hajdari”. Gjithashtu u punua
për identifikimin dhe përditësimin e listave për të regjistruar të gjithë fëmijët e moshës së
detyrimit shkollor, kjo në bashkëpunim me të gjithë institucionet që ofrojnë shërbim në
interes të fëmijëve si Shtëpia e Fëmijës, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Drejtoria
Vendore e Policisë së Qarkut Shkodër, Drejtoria e Shëndetit Publik, si dhe institucionet
arsimore Shkodër.
Për vitin vitit 2015, pranë Zyrave të Punësimit në shkallë Qarku janë regjistruar gjithsej
11958 punëkërkues (5182 femra dhe 6776 meshkuj), ku nuk është identifikuar asnjë viktimë
trafikimi apo viktimë e mundshme trafikimi. Gjatë periudhës tetor- dhjetor aktualisht dhe në
vazhdim ka mundësi punësimi në sektorin fason (rrobaqepësi, këpucë dhe përpunim peshku)
për 158 gra dhe vajza, veçanërisht të moshës 18-35 vjeç dhe pa profesion, por edhe deri në 45
vjeç me profesion qepës tekstilesh dhe qepës lëkurash. Njëkohësisht në vazhdimësi ka vende
të lira në sektorin e telemarketingut, aktualisht janë rreth 130 vende. Në çdo rast është
102
kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për masat parandaluese apo
rehabilituese për personat e trafikuar do të veprohet me përparësi në drejtim të ndërmjetësimit
të tyre në punë dhe formim profesional.
Nënprefektura Pukë, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, Drejtorinë e Shëndetit Publik
dhe pushtetin vendor ka organizuar takime dhe fushata të ndryshme sensibilizuese dhe
ndërgjegjësuese lidhur me fenomenin e trafikimit, pasojat e këtij fenomeni dhe mënyrën e
raportimit. Në bashkëpunim me psikologët e shkollave u hartua një plan veprimi i përbashkët
me masa informuese mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e tyre, barazinë gjinore,
dhunën në familje dhe fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore. Për secilën nga këto tema
u përcaktua edhe kalendari i takimeve me shkollat e ndryshme. Në këtë kuadër u realizuan :
1. Takime sensibilizuese me nxënësit e shkollave të mesme;
2. Fushata ndërgjegjësimi mbi pasojat e fenomenit të trafikimit;
3. tryeza diskutimi me shoqata dhe institucione që mbulojnë problematika të ndryshme
sociale.
Për periudhën Janar – dhjetor 2015 mbi identifikimin e numrit të personave të trafikuar dhe
viktimat e mundshme për trafikimit, në nënprefekturën Malësi e Madhe nuk ka pasur asnjë
rast trafikimi. Në bashkëpunim me Prefekturën Shkodër janë realizuar fushata
ndërgjegjësuese dhe informuese për fenomenin e trafikimit dhe pasojat e tij. Puna është
përqendruar edhe në takime me psikologët e shkollave, duke hartuar një plan veprimi të
përbashkët me masa informuese mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e tyre,
barazinë gjinore, dhunën në familje dhe fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në analizën e tij, KRAT Shkodër, përveç arritjeve në zbatimin e Strategjisë dhe Planit
të Veprimit, gjatë periudhës raportuese ka hasur edhe disa sfida, sikurse:
1. Mos regjistrimi i komunitetit Rom;
2. Përveç rezistencës që disa viktima të mundshme trafikimi mund të bëjnë në konsultën
mjekësore, mjekët nga frika e raportimit bëjnë rezistencë dhe nuk tregojnë realitetin për arsye
të mungesës së zyrave të policisë në qendrat shëndetësore.
3. Ngritja e Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve në Njësitë Vendore dhe kualifikimi i
personave përgjegjës.
4. Numri i vogël i fëmijëve që janë përfshirë në përfitimin e programeve për arsimimin
plotësues, për ata që kanë braktisur shkollën nëpërmjet modelit ''Shansi i Dytë''.
5. Raporti psikolog- nxënës nuk është në ekuilibër. (Nr. i madh i nxënësve që menaxhohen
nga 1 psikolog).
Komiteti Rajonal Antitrafik Dibër, në fillim të vitit, hartoi Planin e Veprimit për vitin
2015, si dhe miratoi Rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal për
Luftën kundër Trafikimit të Personave”, në të cilën ishin përcaktuar në mënyrë të detajuar
rregullat dhe detyra të hollësishme në lidhje me organizimin, funksionimin e marrëdhëniet e
komitetit me institucionet shtetërore dhe jo shtetërore, aktore për parandalimin e luftën
kundër trafikimit të personave në nivel qarku. Institucioni i Prefektit, ka marrë pjesë në
takimet e organizuara nga strukturat shtetërore dhe OJF-të, në takimet e organizuara prej tyre
mbi situatën antitrafike në qark e rrethe, duke bërë diskutime mbi situatën dhe duke
përcaktuar përparësi për periudhën në vazhdim.
Në mbledhjet e Komitetit Rajonal e Nënkomiteteve Antitrafik, është informuar e raportuar
mbi identifikimin e femrave të papuna, të paarsimuara, si dhe fëmijët e tyre, që vijnë nga
103
familje të varfra e shtresat e popullësisë që janë më në nevojë. Me datë 29.12.2015 u zhvillua
mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe e Tryezës Teknike Antitrafik, mbledhja e pestë e
Nënkomiteteve në rrethet Mat e Bulqizë, në të cilat u paraqitën informacione dhe u bënë
diskutime mbi situatën antitrafik në qark e rrethe për vitin 2015, si dhe u përcaktuan
përparësi për periudhën në vazhdim.
Aktivitetet në kuadër të Muajit Antitrafik përfshinë rreth 350 fëmijë të 15 shkollave 9-vjeçare
e të mesme të qarkut Dibër në takimet informuese që u bënë në lidhje me trafikimin;
shkaqet, strukturat ku mund të raportohet, diskutimin e rasteve specifike dhe njohja me
Aplikacionin Raporto! Shpëto!. Aktivitetet u monitoruan nga Drejtoria Rajonale Arsimore,
Zyrat e saj në rrethe, si dhe nga OJF-të që operojnë në qarkun Dibër. Për vizatimet e kryera
nga nxënësit e disa shkollave, në kuadër të muajit antitrafik, u shpërndanë certifikata
mirënjohjeje nga Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të
Personave.
Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ka bërë vlerësimin social-ekonomik për 6 raste të
fëmijëve të pa shoqëruar, të cilët kanë kërkuar azil ekonomik në vende të BE, si Francë,
Norvegji, Suedi.Për secilin rast është plotësuar një formular TIP, dhe është raportuar në
Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë. Në lidhje me familjet e
komunitetit Rom në qarkun Dibër, u evidentuan 6 familje. Nga këto janë 2 familje në
Bashkinë Mat, 4 në Njësinë Administrative Komsi.Për rastet e tjera familjet Rome, nuk janë
me gjendje civile por me qëndrim të përkohshëm.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Drejtoria Rajonale e SHKP Dibër, gjatë vitit 2015, ka pritur
këshilluar dhe regjistruar 2110 punëkërkues papunë. Peshën më të madhe të punëkërkuesve të
papunë e zënë ato që janë me ndihmë ekonomike 1688, në pagesë papunësie janë 233
punëkërkues. Nga kontaktet që ka patur kjo zyrë me punëdhënësit privat dhe OJF-të nuk
rezultojnë raste të shfrytëzimit të fëmijëve në punë të detyruar apo raste të trafikimit të
qenieve njerëzore.
Organizata Ëorld Vision, së bashku me NJMF-në e bashkisë Peshkopi, në muajit janar-
shkurt-mars e ka përqendruar aktivitetin në menaxhimin e 3 rasteve. Gjatë muajve tetor-
nëntor-dhjetor Ëorld Vision, ka realizuar vizita me 83 fëmijë fëmijë të fshatit Brest, njësia
administrative Kastriot, për të parë problematikat që paraqesin ato në shëndet. Aktivitete me
prindër për disiplinimin pozitiv dhe vulnerabilitetin ku prindërit janë njohur me konceptet në
fjalë dhe me teknikat që duhet të perdorin në displinimin e fëmijëve. Po kështu, ka ofruar
mbështetje për 17 kopshte me materiale kancelarie dhe një kopsht me tapet, karrige dhe rafte,
ka zhvilluar aktivitete me 300 fëmijë në nevojë, në kuadër të festave të fund vitit të cilëve iu
dhuruan edhe dhurata, si dhe ka mbështetur me paketa ushqimore 61 familje në nevojë të
identifikuara nga mesuesit dhe nxënësit e shkollave si dhe vetë komuniteti. Gjithashtu, ka
dhuruar 400 dhurata për fëmijët e shkollave fillore, ku Ëorld Vision, punon (Cetush ,Vrenjt,
Obok, Kërçisht i sipërm, Bllatë e poshtme, Dovolan, Selane, Staravec, Borovjan, Deshat) dhe
ka mbështetur dhe asistuar rastet e shëndetit të 20 fëmijëve, me vizita, konsulta, ilaçe dhe
syze.
Kryqi i Kuq Shqiptar dega Dibër, gjatë periudhës janar-shkurt-mars 2015, u ka ardhur në
ndihmë 30 familjeve më në nevojë të identifikuara nga Institucioni i Prefektit dhe punonjësja
sociale e Bashkisë. Në partnership me Ëorld Vision, gjatë periudhës verore e përqendruan
aktivitetin e tyre në kampe verore për fëmijë nga qyteti i Peshkopisë, që variojnë nga mosha 8
vjeçare deri në 14 vjeç. Në këto aktivitete u përfshinë fëmijë me aftësi të kufizuar të këtij
grupi moshor të komunave Sllovë, Muhurr dhe qyteti i Peshkopisë. Këto aktivitete u
104
zhvilluan në katër javë ku në çdo javë (pesë ditë nga e hëna në të premte) janë përfshirë 50
fëmijë.
Organizata “Partnerët për Fëmijë”, ka pasur takime me prindërit, bordet e shkollave,
qeveritë e nxënësve dhe psikologët e shkollave, për të rritur kapacitetet e tyre dhe
ndërgjegjësimin për t’u dhënë mundësi fëmijëve me aftësi të kufizuara për të rritur
aksesueshmërinë e tyre në arsim dhe shërbime të tjera që kanë të drejtë fëmijët.
Në rrethin Mat, organizata Save the Children gjatë vitit 2015, ka kryer aktivitete kryesisht
me nxënësit e shkollave, ku janë zhvilluar tema të vazhdueshme për trajnimin e fëmijëve në
lidhje me format e trafikimit.Gjatë periudhës së verës janë organizuar kampe ditore me
fëmijë ku janë zhvilluar aktivitete, si dhe janë paijsur me materiale kancelarie.Ky fondacion
ka pajisur disa shkolla me pajisje laboratorike, mjete didaktike, libra artistik etj.Save the
Children në bashkëpunim me projektin UNDE Radio dhe shoqatën MDE PAK, nëpërmjet
rrjetit kompjuterik dhe mediave trajtojnë probleme të komunitetit Rom, egjiptian, si dhe të
fëmijëve me aftësi të kufizuar.Vazhdon trajnimi në shkollat nënëtëvjeçare 31 Korrikut, njësia
administrative Komsi, dhe Rrypë në fushën e edukimit.
Drejtoria Arsimore Dibër, ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Policisë Dibër, për
ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj rreziqeve potenciale të formave të kriminalitetit (trafikimi,
droga) etj. Ka realizuar disa aktivitete për të ndërgjegjësuar komunitetin në parandalimin e
dhunës, drogës dhe trafikimit të fëmijëve. Janë zhvilluar veprimtari që promovojnë një arsim
cilësor, me moton një fëmijë i arsimuar është më pak i rrezikuar. Zyra Arsimore Mat ka pasur
dy raste të braktisjes së shkollës, konkretisht një në shkollën Gurrë e Madhe në klasën e tetë
dhe një në fshatin Ketë në klasën e nëntë.
Bashkia Mat dhe UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim), në kuadër të
trajtimit të dhunës në familje, në bashkëpunim me instituconet qendërore dhe Shoqatën
kombëtare dhe komuniteti, kanë organizuar seminare (trajnime) ku është trajtuar kryesisht
dhuna në familje, shkaqet dhe pasojat e saj.Gjatë këtij viti janë trajtuar nga shërbimet sociale
dhe avokatja e autorizuar nga UNDP për shërbimin falas, 30 raste të dhunës në familje.
Në Bashkinë Bulqizë gjatë vitit 2015, nuk ka pasur raste të trafikimit të personave, është
punuar për evidentimin e të gjitha familjeve në nevojë pasi ato mund të jenë risk trafikimi.
Është asistuar rasti i një fëmije tre (3) vjeç i cili ka lindur në spitalin e Gjakovës dhe në
bashkëpunim me shoqatën ATLAS në Tiranë, u bë i mundur regjistrimi i vajzës në gjendjen
civile bashkia Bulqizë.
Këshilli i qarkut Dibër, me datë 07.12.2015, mblodhi Komitetin Drejtues për monitorimin e
rasteve, ku u trajtua rasti i fëmijës me iniciale A.M. ku rezulton e lindur jashtë martese, dhe
është e pa regjistruar. Vajza A.M. është 4 vjeçe gjysmë dhe jeton me gjyshërit. Komiteti
drejtues lidhur me regjistrimin, vendosi të përgatisë dokumentacionin përkatës. Në varësi të
informacionit të mbledhur do të mbahet takimi tjetër i Komitetit Drejtues ku do të raportohet
lidhur me zgjidhjen e problemit.
Gjatë vitit 2015, ka pasur vetëm një rast trafikimi, dhe është ndaluar autori për kryerjen e
veprës penale të “Trafikimi i personave të rritur”, të parashikuar nga neni 110/a 2,
“Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të rritura” neni 102 të
Kodit Penal. Materialet procedurale i janë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës Parë e Krimeve të Rënda Tiranë.
105
Në bashkëpunim me Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Dibër, është vazhduar puna
në drejtim të realizimit të objektivave për të arritur parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë
kriminale që tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit në përgjithësi dhe trafikimit të qenieve
njerëzore në veçanti. Gjatë vitit 2015, sipas statistikave të regjistruara në sistemin TIMS në
KPK Dibër, janë kthyer të deportuar nga pala Maqedonase: 150 shtetas, nga këto 136
meshkuj, 14 femra, 9 shtetas nën 15 vjeç, kanë kaluar ilegalisht kufirin 26 shtetas. Të
ndarë sipas rretheve, shtetasit janë: Tiranë 13 shtetas, Dibër, Bulqizë 15 shtetas, Fushë Krujë
1 shtetas, Kukës 8 shtetas, Fier 1 shtetas, Elbasan 1 shtetas, Librazhd 4 shtetas, Korçë 1
shtetas, Durrës 1 shtetas. Nga intervistimi dhe deklarimet e marra nga shtetasit e kthyer
DEPORTIV e të kapur në kufi, nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit të qenieve
njerëzore.
Bazuar në analizimin e gjithë veprimtarisë së kryer nga KRAT-et, në raportimet periodike, si
dhe në pjesëmarrjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar në takimet e zhvilluara të KRAT apo
Tryezës Teknike, Drejtoria e Antitrafikut del me këto rekomandime:
Puna e Komitetit nuk duhet të reduktohet vetëm në përcjellësin e informacioneve të
raportuara nga institucionet dhe agjencitë që veprojnë në nivel vendor, por ato duhet
të shndërrohen në bërthamën e konceptimit dhe veprimit antitrafikim, përfshirë
këtu parandalimin, luftën kundër trafikimit të personave, ashtu edhe mbrojtjen e
viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Raportimet duhet të përmbajnë
analiza dhe rekomandime për zgjidhjen e problematikave të identifikuara. Vlen të
përmendet puna e mirë e KRAT Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Elbasan,
Korçë, të cilët jo vetëm dërgojnë raporte periodike, por edhe kryejnë një
analizim të situatës bazuar në statistika.
Në plan të parë duhet të jetë përmirësimi i koordinimit midis strukturave në nivel
vendor nën drejtimin e Komitetit Antitrafik, nëpërmjet krijimit dhe përditësimit të një
rrjeti kontaktesh me të gjithë institucionet, përfshirë edhe shoqërinë civile. Forcimi i
partneritetit me OJF dhe strukturat e pushtetit vendor në nivel Qarku duhet t’i
paraprijë çdo zhvillimi. Në mbledhjet e KRAT-it dhe të Tryezës Teknike duhet të
trajtohen çështje konkrete, duke i analizuar ato me kujdes dhe duke synuar zgjidhjen e
tyre. Për çdo mbledhje të zhvilluar KRAT-et duhet të përgatisin një informacion për
KK. Një praktikë pozitive është hartimi i kalendarëve të veprimtarive në qarkun
e Lezhës, Durrësit dhe Shkodrës, e cila duhet të vijohet edhe nga qarqet e tjerë.
Një drejtim tjetër i rëndësishëm ku duhet fokusuar puna e KRAT-ve është hartimi i
planeve të veprimit në nivel vendor për parandalimin dhe luftën kundër
trafikimit të personave. Plani i veprimit duhet të jetë i bazuar në një vlerësim
paraprak të nevojave dhe specifikave të qarkut, si dhe duhet të jetë i harmonizuar me
Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave. Për t’u
përmendur pozitivisht është Plani i Veprimit i KRAT Kukës, Lezhë, Shkodër,
Dibër dhe Durrës, plan i detajuar me objektiva specifikë, afate dhe aktivitete
konkrete.
o KRAT-et Tiranë, Fier dhe Berat duhet të marrin masa për riorganizimin
e punës së tyre, duke saktësuar dhe përditësuar kontaktet e anëtarëve, si
dhe të hartojnë një plan konkret pune me afate të përcaktuara qartë dhe
duke prioritizuar çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
106
Duhen marrë masa për mbrojtjen e individëve dhe grupeve të rrezikuara nga trafikimi,
në mënyrë të veçantë të fëmijëve. Për këtë qëllim duhen mbështetur dhe duhet të
bëhen studime mbi situatën e trafikimit në nivel qarku. Duhet të punohet për
krijimin e një baze të dhënash për të gjitha kategoritë dhe individët e rrezikuar
nga trafikimi, si: familjet me nivel të ulët ekonomik, fëmijë që kanë braktisur
shkollën, fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile, gra kryefamiljare, fëmijët jetimë,
fëmijë me prindër të divorcuar, të papunë, etj. Bashkëpunimi me organizatat
jofitimprurëse dhe qendrat e Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit (përfshirë dhe MU)
të jetë më i frytshëm, nga KRAT-et respektive dhe, duhet të shërbejnë si një
model pozitiv, i cili të shtrihet edhe në qarqet e tjerë.
Një prioritet tjetër shumë i rëndësishëm është krijimi dhe institucionalizimi i
mekanizmit vendor për identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve brenda
qarkut i bazuar në Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ngritja e
Nënkomiteteve Antitrafik në nënprefektura. Praktika më e mirë për sa i takon këtyre
Nënkomiteteve ngelet ngritja dhe funksionimi i Nënkomiteteve Rajonale Antitrafik të
qarkut Kukës (Nënkomitetet Antitrafik Has dhe Tropojë), Durrës (Nënkomiteti
Antitrafik Krujë), Lezhë (Nënkomiteti Antitrafik Kurbin), Dibër (Nënkomiteti
Antitrafik Bulqizë, etj.), praktika të mira që duhet të ndiqen nga KRAT-et e tjera.
Përmirësimi i bashkëpunimit midis strukturave në nivel vendor, krijimi i
praktikave pozitive të koordinimit efektiv mes tyre dhe përqendrimi tek trafikimi i
brendshëm dhe sidomos trafikimi i fëmijëve me qëllim shfrytëzimin për punë, lypje
dhe prostitucion. Model pozitiv është trajtimi i rasteve të trafikimit të brendshëm
i KRAT Kukës, Shkodër, Lezhë, Elbasan.
Organizimi i trajnimeve dhe pjesëmarrje e anëtareve të KRAT dhe TT që
sigurojnë zbatimin në mënyrë proaktive të Procedurave Standarde të Veprimit për
identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit si dhe
praktikat më të mira për identifikimin e viktimave të trafikimit. Nga monitorimi i
KRAT-eve, për vitin 2015, vetëm KRAT Lezhë dhe Kukës, të mbështetur nga
organizata jofitimprurëse kanë mundësuar vetorganizimin e trajnimeve të
anëtarëve të KRAT dhe Tryezës Teknike.
Në mënyrë të përsëritur qëndron nevoja për një zë të veçantë në buxhetin e
institucionit të prefekturës për nevojat financiare dhe materiale të KRAT-ve dhe për
përfshirjen e disa përfaqësuesve të strukturave të tjera të pushtetit vendor dhe
disa institucioneve të pavarura që mund të ofrojnë asistencë në parandalimin e
fenomenit të trafikimit.
Takimet e iniciuara/pjesëmarrjes nga ZKKA, për periudhën e raportimit, nxorën në pah gjithë
problematikat e ngritura, të cilat do të trajtohen në periudhën në vazhdim në një seri
aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe ngritje kapacitetesh për anëtarët e KRAT dhe TT.
Nisur nga problematikat e konstatuara, Drejtoria e Antitrafikut, për vitin 2016, do të
organizojë/mundësojë:
takime periodike në të 12 KRAT-et;
koordinim të veprimtarisë së organizatave/qendrave që operojnë në qarqe me KRAT-
et;
107
trajnime të anëtarëve të KRAT dhe TT me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre në
drejtim të identifikimit fillestar;
zgjidhje dhe koordinim të rasteve të vështira/që nuk mund të zgjidhen nga KRAT-et;
ngritjen e Nënkomiteteve Antitrafik në ato qarqe që mungojnë;
facilitimin/ndihmesën në hartimin e planeve të veprimit, rregulloreve, urdhrave, dhe
raportimeve periodike.
ANEKS 2
BULETINI SPECIAL I MUAJIT TË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË
PERSONAVE