30
RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS: GALERIA E ARTEVE 15.02.2018 Ekspozitë kolektive Më rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt "Ekspozitë e pikturës" nga Shoqata e Artistëve Figurativ dhe Aplikativ te Pejës. Audienca ishte e mjaftueshme me artistë nga Peja dhe shumë dashamirë të artit. 25.04.2018 Ekspozitë kolektive Organizata Oral History Kosovo ka hapur ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991”, ekspozitë me vlerë të madhe, ku në ballë të ekspozitës janë kujtimet e njerëzve që kanë falur gjakun. U mirëprit mirë nga qytetarët e Pejës ku pati shumë të interesuar dhe Galeria ishte e mbushur me dashamirë te artit. 25.05.2018 Ekspozitë kolektive Ekspozitë me motive nga historia e Skendërbeut nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe artistë nga diaspora, si dhe kumtesë: Skendërbeu dhe krijuesit Mira Tuci, lexime poetike si dhe ndarja e çmimit ndërkombetar "Lirika e Azem Shkrelit". Galeria ishte e mbushur me dashamirë të artit. 25.05.2018 Ekspozitë kolektive Ekspozitë vjetore e nxenësve të shkollës së Artit "Odhise Paskali", e cila përsëritet çdo vjet, ku nxënësve të dalluar ju ndan mirënjohje. Audienca ishte e mjaftueshme. 23.07.2018 Ekspozitë personale Ekspozitë e piktorit nga Bosnia, Xhevdet Nikoceviq, i cili eshte anëtar i shoqatës së artistëve të BH, i shoqatës se Sanxhakut dhe Malit te Zi. Puna e tij u mirëpritë edhe në Pejë, ekspozita e tij u vizitua nga shume qytetarë të Pejës dhe më gjerë.

RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

RAPORT PUNE 2018 - DKRS

SEKTORI I KULTURËS: GALERIA E ARTEVE 15.02.2018 Ekspozitë kolektive Më rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt "Ekspozitë e pikturës" nga Shoqata e Artistëve Figurativ dhe Aplikativ te Pejës. Audienca ishte e mjaftueshme me artistë nga Peja dhe shumë dashamirë të artit. 25.04.2018 Ekspozitë kolektive Organizata Oral History Kosovo ka hapur ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991”, ekspozitë me vlerë të madhe, ku në ballë të ekspozitës janë kujtimet e njerëzve që kanë falur gjakun. U mirëprit mirë nga qytetarët e Pejës ku pati shumë të interesuar dhe Galeria ishte e mbushur me dashamirë te artit. 25.05.2018 Ekspozitë kolektive Ekspozitë me motive nga historia e Skendërbeut nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe artistë nga diaspora, si dhe kumtesë: Skendërbeu dhe krijuesit Mira Tuci, lexime poetike si dhe ndarja e çmimit ndërkombetar "Lirika e Azem Shkrelit". Galeria ishte e mbushur me dashamirë të artit. 25.05.2018 Ekspozitë kolektive Ekspozitë vjetore e nxenësve të shkollës së Artit "Odhise Paskali", e cila përsëritet çdo vjet, ku nxënësve të dalluar ju ndan mirënjohje. Audienca ishte e mjaftueshme. 23.07.2018 Ekspozitë personale Ekspozitë e piktorit nga Bosnia, Xhevdet Nikoceviq, i cili eshte anëtar i shoqatës së artistëve të BH, i shoqatës se Sanxhakut dhe Malit te Zi. Puna e tij u mirëpritë edhe në Pejë, ekspozita e tij u vizitua nga shume qytetarë të Pejës dhe më gjerë.

Page 2: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

25.10.2018 Ekspozitë kolektive U shënua Dita Kombëtare e Austrisë, organizuar nga Konsulata e Austrisë me seli në Pejë. 14.11.2018 Ekspozitë personale Ekszpozitë "Heshtja" e piktorit Shahadin Mejzini 25.11.2018 Ekspozitë kolektive “Ekspozita e Nëntorit” nga SHAFA e Pejës për nder të 28 Nëntorit Ditës së flamurit. 20.12.2018 Ekspozitë personale Ekspozitë "Gjallëria e së ngurtës" e piktorit Albulen Neziri.

MUZEU ETNOGRAFIK 03.01-31.12.2018 Vizita të vizitorëve vendor Muzeun e kanë vizituar 757 vizitorë vendor nga Peja, Prizreni, Prishtina, Deçani etj. të cilët janë njohur me trashëgiminë e rajonit të Pejës. Vizitat janë organizuar me vet-iniciativë të vizitorëve. Prej këtyre vizitave ata kanë përfituar njohuri rreth trashëgimisë kulturore të rajonit të Pejës si dhe Muzeu i Pejës ka gjeneruar të hyra nga shitja e biletave. 03.01-31.12.2018 Vizita të vizitorëve të huaj Gjatë periudhës, Muzeun e kanë vizituar 744 vizitorë të huaj nga: Anglia, Arabia Saudite, Australia, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Danimarka, Egjipti, Estonia, Franca, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Japonia, Kroacia, Malejzia ,Norvegjia, Suedia, Sllovakia, Sllovenia,SHBA,Turqia, Taiwani, Zelanda e Re. Një pjesë e këtyre vizitorëve kanë ardhur me vet-iniciativë, ndërsa disa janë grupe të organizuara nga agjencionet turistike. Të gjithë këta kanë përfituar njohuri për Muzeun e Pejës por edhe, gati, me të gjitha pikat turistike dhe monumentet kulturore të Pejës, ndër ta edhe Muze, ndërsa Muzeu ka përfituar të hyra nga biletat. 05.01.2018 Inspektim i objektit të Muzeut Inspektim i objektit të Muzeut nga dy përfaqëues të organizatës turke "TIKA", të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Financave, Bujqësisë dhe DKRS-së, me rekomandim të Zyres së Kryetarit të KK të Pejës, për të parë mundësitë e një intervenimi gjeneral në vet objekt, një mundësi që nuk është realizuar. 06.04.2018 Prezentimi dhe promovimi i Muzeut të Pejës Kori koral i burrave nga Petrinja e Kroacisë (80 pjesmarrës), të cilët kanë ardhur për të marr pjesë në DAM Festival-Prishtinë dhe kanë mbajt disa koncerte në Pejë dhe Klinë.

Page 3: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një përfaqësues i Bashkësisë Islame. Gazetarët kanë qëndruar në Pejë si të ftuar të Bashkësisë Islame me qëllim të mbledhjes së informacioneve për trashëgiminë dhe monumentet kulturore të Pejës. Këto informacione ata do t'i publikojnë në gazetat e tyre, me qëllim kryesor të promovimit të kulturës pejane edhe në vendet arabe. Me këtë rast përfitimet e Muzeut janë: njohja e saj si institucion kulturor jasht kufinjve të Kosovës. 17.05.2018 Prezentimi i Muzeut të Pejës Vizitë e kryetarit të LVV, Albin Kurti me bashkëpunëtorë, të udhëhequr nga ish drejtori i Muzeut, z.Bashkim Lajçi. Z.Kurti u interesua për trashëgiminë kulturore të Pejës dhe i pëlqeu pa masë prezentimi dhe promovimi i Muzeut të Pejës. 30.05.2018 Vizita studimore të nxënësve dhe studentëve Grupi i nxënësve nga Deçani, studentë nga Shqipëria, studentë nga Franca, nxënës të shk.fill. "8 Marsi", nxënës të Shkollës së Mesme të Turizmit nga Prizreni i bën vizitë studimore Muzeut. Vizitat e nxënësve janë organizuar nga shkollat e tyre ndërsa studentët nga Shqipëria dhe Franca me vetë-iniciativë, me qëllim të studimeve dhe hulumtimeve të tyre shkencore në terren për trashëgimi në vendet e Ballkanit.Nxënësit dhe studentët kanë përfituar njohuri për traditat dhe kulturën tonë, ndërsa Muzeu fiton vizitorë të grupmoshave, gjinive dhe naconaliteteve të ndryshme. 05.01-6.02.2018 Vizita studimore të nxënësve dhe studentëve Grupi i nxënësve nga Deçani, studentë nga Shqipëria, studentë nga Franca, nxënës të shk.fill. "8 Marsi", nxënës të Shkollës së Mesme të Turizmit nga Prizreni i bën vizitë studimore Muzeut. Vizitat e nxënësve janë organizuar nga shkollat e tyre ndërsa studentët nga Shqipëria dhe Franca me vetë-iniciativë, me qëllim të studimeve dhe hulumtimeve të tyre shkencore në terren për trashëgimi në vendet e Ballkanit.Nxënësit dhe studentët kanë përfituar njohuri për traditat dhe kulturën tonë, ndërsa Muzeu fiton vizitorë të grupmoshave, gjinive dhe naconaliteteve të ndryshme. 12.01.2018 Dita Ndërkombëtare e Muzeut-2018 Xhirimi i një dokumentari për KTV-në, me doajenët e AFA "Rugova", Kapllan dhe Vesel Nikqi me qëllim të prezentimit të instrumenteve të vjetra muzikore të këtij Ansambli: fleta, kavalli, fyelli, etj. Dokumentari u xhirua me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të Ansamblit "Rugova", në të njejtën kohë u promovua dhe Muzeu i Pejës në media. 18.05.2018 Dita Ndërkombëtare e Muzeut-2018 Për shënimin e "Ditës Ndërkombëtare të Muzeut", më 18 Maj 2018, Muzeu ka organizuar aktivitetin "Murali me motive tradicionale", ku është realizuar ngjyrosja e një muri rrethues të Muzeut me motive tradicionale të qylymave të prezentuara në Muze. Ky Mural është punuar nga 10 nxënës të Shkollës së Mesme profesionale "Odhise Paskali", të mbikqyrur nga profesorë të shkollës. Ngjyrosja e muralit është bërë me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Rezultatet e këtij punimi për Muzeun janë: tërheqja e vëmendjes e kalimtarëve dhe rritja e numrit të vizitorëve, ndërsa për nxënësit e shk. së Artit: zhvillim i shkathësive artistike dhe përvojë praktike e punës në terren. "Dita

Page 4: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Ndërkombëtare e Muzeut" shënohet për vetëdijësimin e qytetarëve për rolin dhe rëndësinë e muzeut në shoqëri. 01.06.2018 Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve "Një Qershor" 2018, në Muzeun e Pejës është organizuar ekspozita e përkohshme "Trashëgimia Kulturore e Pejës", me vizatimet e nxënësve të SHMU "Asdreni", kl. IV, me mësuese Valbona Nikqi. Në ekspozitë janë paraqitur punimet/vizatimet e këtyre nxënësve me veshje tradicionale, instrumentete muzikore, enë dhe fragmente nga thënjet e njohura mbi trashëgiminë. Nxënësit, përveç njohurive teorike kanë përfituar dhe njohuri praktike rreth veprimtarisë së Muzeut, ndërsa Muzeu, edhe njëherë, ka dëshmuar se mirëpret çdo kategori të qytetarëve. 29.10.2018 Ditët e Trashëgimisë Evropiane Gjatë aktivitetit "Ditët e Trashëgimisë Europiane" në Muzeun e Pejës u promovua zeja e punimit të jelekëve me fije ari. Ky promovim u mundësua nga Muzeu i Pejës më qëllim të revitalizimit të zejeve në zhdukje. U realizua nëpërmjet punës së zejtares Drita Loci nga Peja. Drita Loci ka sjell materialin e vet të punës dhe gjatë disa orëve ka punuar në prani të pjesmarrësve duke prezentuar teknikat e punimit. "Ditët e Trashëgimisë Evropiane" mbahen në mbarë Evropën me qëllim të prezentimit të monumenteve që rrallë hapen për vizitorë si dhe promovon zejet në zhdukje. Nga ky aktivitet, zejtarja ka përfituar rastin e prezentimit të zejes së vet, ndërsa Muzeu ka fituar vijueshmëri të vizitorëve dhe përmbushje të detyrës së ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Tetor-Dhjetor Vizitat e nxënësve të shkollave të Pejës Gajtë këtyre muajve Muzeu u vizitua edhe nga një numë i madh i nxënësve të shkollave fillore të Pejës, Vitomiricës, Isniqit, Gorazhdevcit dhe Istogut. Këta nxënës janë të nacionaliteteve të ndryshme si: shqiptarë, boshnjakë, rom dhe serbë, organizimin e të cilëve e ka bërë OJQ "Human" dhe "Let's Do it Peja" dhe unhz "Haxhi Zeka". 20.10.2018 Dita Ndërkombëtare e Arkeologjisë Dita Ndërkombëtare e Arkeologjisë (DNA) organizohet nga Muzeu i Pejës me qëllim të ngritjes së vetëdijes të qytetarëve për rëndësinë e pasurisë arkeologjike të rajonit të Pejës. Me këtë rast është prezentuar një ligjeratë mbi Trashëgiminë Arkeologjike të Pejës para stafit të Muzeut pasiqë, studentët e ftuar të UNHZ nuk iu përgjigjën ftesës tonë. Ligjerata është pregatitur nga Sefer Lajqi dhe është prezentuar me anë të projektori, të cilën e ka siguruar vet Muzeu nga të hyrat vetanake, me aprovim të DKRS-së. Nga kjo ligjeratë, stafi i Muzeut ka përfituar më shumë njohuri për gërmime arkeologjike dhe lokalitete të shumta të Rajonit të Pejës, ndërsa vet Muzeu është pajisur me video-projektor. Tetor-Nëntor "Olimpiada e Lugut të Baranit" 2018 "Olimpiada e Lugut të Baranit" është organizuar me qëllim të gjithpërfshirjes së katër (4) shkollave fillore të Lugut të Baranit në aktivitetet sportive, kulturore dhe artistike, me qëllim garues. Me këtë rast janë organizuar gara mes shkollave me programe artistike (këndim, vallëzim, recitim) dhe janë zhvilluar gara sportive në disiplinat: futsall, basketboll, volejboll, shah, atletikë, vrapim. Aktivitetet janë organizuar nga DKRS dhe Drejtoria e Arsimit, nën patronatin e kryetarit të KK të Pejës, z.Gazmend Muhaxheri. Në këtë Olimpiadë kanë marr pjesë SHFMU: "28 Nëntori" - Raushiq; "Dëshmorët e Kombit"

Page 5: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

- Baran; "Fan S. Noli" - Kryshec dhe "Migjeni" - Gllogjan. Në secilën prej këtyre shkollave është mbajtur nga një program artistik dhe janë prezentuar ekspozita me punime të nxënësve dhe ekspozita me objekte nga trashëgimia kulturore, të mbledhura nga vet nxënësit. Me këtë rast, Muzeu i Pejës ka arritur të identifikoi dhe të evidentoi pasurinë etnologjike të regjionit të Lugut të Baranit. Pas prezentimit të katër (4) shkollave me programet e tyre, nga komisioni vlerësues është bërë përzgjedhja e pikave më të mira të secilës shkollë , të cilat janë Shfaqur në manifestimin përmbyllës të mbajtur në shkollën "28 Nëntori" të Raushiqit, ku u ndanë: mirënjohje, kupa e medalje për pjesmarrësit më të mirë.

BIBLIOTEKA 04.01.2018- 21.03.2018 Kursi i avancuar i gjuhës angleze për qëllime specifike “English for Tourism” Është organizuar kursi i gjuhës angleze, është bërë testimi i studentëve si dhe janë përzgjedhur 25 studentë për të vijuar këtë kurs, të cilët janë të priviligjuar që të fitojnë aftësi të reja, më të avancuara të gjuhës angleze me një planprogram shumë më atraktiv si dhe me shumë aktivitete të ndryshme, që zgjati për 3 muaj. Dhe në fund janë certifikuar 25 studentë. Studentët kanë përfituar njohuri të reja në zhargonin e fjalëve angleze në lëminë e turizmit ku edhe e kanë zgjeruar diapazonin e tyre në raport me zhvillimin e turizmit dhe të gjuhës angleze. 12.02.2018 Ligjeratë për SHFMU "Asdreni" Aktiviteti është organizuar sipas kërkesës së SHMFU "Asdreni", për të ligjeruar procesin e punës në bibliotekë, ku i kemi njoftuar për punën e bibliotekës si përpunohet një libër (akt hyrja, akt- dalja, përpunimi fizik i librit, inventarizimi, klasifikimi, katalogimi etj.)dhe si shkojnë procedurat deri te huazimi i librit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 38 nxënës dhe duke vlerësuar kërkesat e përdoruesve dhe përpjekjet për realizimin e tyre, janë për të nxitur aftësimin e nxënësve nëpër shkolla. Meqë, nxënësit kanë arritur të marrin informacione të duhura për organizimin e punës në bibliotekekari që duan ta njohin dhe ta përdorin atë. 15.02.2018 Tribunë tematike për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës Për nder të Ditës së Pavarësisë është organizuar tribunë tematike në ndikimin e poetëve në realizimin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aktivitet tre profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe kanë përgaditur kumtesat e tyre dhe po atë ditë kanë spikatur historinë e ndërlikuar shekullore që ka kaluar Kosova deri tek pavarësia e saj. Në këtë aktivitet kanë qenë rrethë 40 pjesëmarrës të cilët morën informacione për rilindasit dhe aspiratat e tyre gjatë shekujve tanë. Në këtë aktivitet është promovuar teoria e mendimeve se letërsia jonë është letërsi e rezistencës, pra letërsi e luftës dhe e fatit të popullit që e ka krijuar. Prandaj, jo vetëm në fillimet e saj, por në çdo periudhë të zhvillimit historik letërsia jonë ka trajtuar temën atdhetare, temën e luftës dhe të qëndresës shekullore kundër armiqve të ndryshëm deri te njohja e pavarësisë. 13.03.2018 Promovim i librit "Paraardhësit" Në promovimin e librit të autorit Muharrem Blakaj, me romanin "Paraardhësit" është organizuar me autorin e librit. Aktiviteti është zhvilluar në sallën e kuvendit Komunal. Në hyrje të aktivitetit është folur shkurt për autorin, e për veprën e promovuar ka folur recenzenti i librit Prend Buzhala ku i njoftoi lexuesit për periudhën dhe rrymën që përfaqson, temën që trajtohet në libër dhe krijimtarinë e tij,

Page 6: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

personazhet kryesor të librit si dhe janë lexuar pjesë interesante nga libri. Në promovimin e librit morën pjesë shkrimtarë, poetë, familjarë dhe miq të autorit, rreth 42 persona të cilët ia rriten vlerën promovimit. Nga promovimi i librit të rinjtë janë njoftuar për librin dhe nxitjen e leximit. 29.03.2018 Rëndësia e librit në Kopshtin e Fëmijëve "Engjujt" Sipas kërkesës së Kopshtit parashkollor "Engjujt" është organizuar një aktivitet, ku fëmijëve të kësaj moshe u është tregur rëndësia e librit, kujdesi që duhet të kemi për librin dhe rëndësinë e bibliotekës që i arkivon librat. Gjithashtu aktiviteti ka pasuar me recitime, më këngë dhe me një përrallë në fund. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 58 nxënës parashkollor dhe janë informuar fëmijët për rëndësinë e librit si dhe rëndësinë e leximit për një të ardhme më të mirë. 03.04.2018 Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë Në këtë aktivitet është organizuar premiera e përrallave që kemi përzgjedhur nga fondi i Bibliotekës me përrallat që asnjëherë nuk janë dëgjuar nga fëmijët. Projektin e realizuam duke bashkëpunuar me aktorët e Teatrit "Istref Begolli" dhe me nxënësit e SHFMU "Lidhja e Prizrenit". Më ç'rast është realizuar shfaqja në Teatrin "Istref Begolli". Në këtë premierë morën pjesë rreth 168 fëmijë bashkë me mësuesit e tyre nga shkollat e ndryshme dhe nga kopshtet e ndryshme. 07.04.2018 Promovim i librit Sipas kërkesës së autorit gjerman Rüdiger Schaper është promovuar libri për Aleksandër Moisiun- Triestë – Berlin – Nju Jork. Promovimi i librit është mbajtur në Bibliotekë ku për veprën e tij foli recensenti dhe njëkohësisht edhe përkthyesi i librit me një përmbledhje të shkurtër si dhe janë lexuar fragmente të shkëputura nga autori i librit. Në promovimin e librit morën pjesë shkrimtarë, poetë, aktorë dhe dashamirë të artit ku ka pas një mori pyetjesh drejtuar autorit të librit rreth personalitetit të aktorit më nivel ndërkombëtar si Aleksandër Moisiu. Morën pjesë rreth 60 persona të cilët ia rriten vlerën promovimit të tij. Nga promovimi i këtij libri krijuesit dhe dashamirët e librit dhe të artit janë njoftuar për veprën e shkruar. 07.04.2018 Pranim-dorëzimi i librave nga Shtepia Botuese “PO” Është bërë takim pune me drejtoreshën e Shtëpisë Botuese "Po" znj. Feride Berisha, me ç'rast është bërë dhurimi i librave në sasi prej 42 titujve, më 126 ekzemplarë. Biblioteka u pasurua me koleksione të reja. Në fund të takimit u dakorduam për vazhdim bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese në fjalë. 12.04.201 Java e Bibliotekarisë në Kosovë Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet për çdo vit dhe vlerësohet të jetë një ndër veprimtaritë më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare, e cila organizohet në Kosovë për Bibliotekari. Edhe në këtë vit gjatë kësaj jave kemi organizuar aktivitete të rëndësishme në fushën e bibliotekarisë me tema të ndryshme nga data 10- 14 prill 2018. Partnerë të këtij aktiviteti ishin Ambasada e Amerikës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Biblioteka "Azem Shkreli" në Pejë dhe Biblioteka e Prizrenit. Për nder të Javës së Bibliotekarisë në Kosovë ka pasur seminare të ndryshme, ligjerata nga ekspertët dhe trajnim per bibliotekarët. Mirëpo, në Bibliotekën Azem Shkreli u zhvillua një aktivitet ku u ligjerua nga eksperti Dr. Robert Montoya nga Universiteti i Indianës (SHBA). Temat qe ai i laboroi kanë dhënë kontribut gjatë Javës së Bibliotekës: -për zhvillimin e trajnimeve profesionale bazë për trajnimin e stafit bibliotekar;

Page 7: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

-hartimin i një plan-programi për zhvillimin e vijueshëm të stafit në nivel kombëtar; -rëndësinë e një programi për shkollimin e bibliotekarëve të ardhshëm në nivel universitar; -hartimin i një plan-programi për trajnimin e stafit të brendshëm; -vlerësimin dhe identifikimin e nevojave për trajnimin e bibliotekarëve; -si të analizohen/krahasohen nevojat për zhvillim të stafit me nevojat e përdoruesve të bibliotekës - si t’i mbajmë në trend bibliotekat karshi nevojave të reja të përdoruesve. Gjithashtu janë përgatitur edhe 5 tema të tjera në fushën e bibliotekarisë. Në këtë aktivitet morrën pjesë rrethë 68 përsona. Nga të arriturat bibliotekarët morën informata dhe përvoja të ndryshme rrethë bibliotekarisë. 14.04.2018 Promovim i librit Sipas kërkesës së autorit nga Shqipëria janë promovuar dy romanet e autorit Fate Velaj, me romanët KREUZTANNE dhe NILKON si dhe nga recensenti i librit Vjollca Dibra u është bërë një përmbledhje për librat e promovuara të autorit. Në promovimin e librit morën pjesë shkrimtarë, poetë, dhe miq të autorit rrethë 36 persona të cilët ia rriten vlerën promovimit. Ky libër, i rrëfyer mbi eksperiencën vetjake të autorit, sjell për lexuesin historinë e Shqipërisë, pas viteve ’90-ta, aspiratën e një brezi të tërë ëndërrimtarësh që arritën t’i projektonin dhe ndërtonin ëndrrat e tyre, mes sfidash në Europë. Në këtë promovim të librit krijuesit dhe dashamirët e librit dhe të artit janë njoftuar për veprën e shkruar të autorit. 23.04.2018 Dita Botërore e Librit Organizator i Ditës Botërore të Librit është Biblioteka "Azem Shkreli". Ky aktivitet mbahet çdo vit dhe ka për qëllim promovimin e leximit, botimit dhe të drejtave të autorit. Meqë, kemi organizuar aktivitete të ndryshme në Bibliotekën "Azem Shkreli". Organizimi i këtij aktiviteti është zhvilluar me shkollat fillore dhe ato të mesme të komunës së Pejës, me programe kulturore artistike, me recitime, e këndime etj. me pas janë dhuruar edhe disa libra në këndin e Ismail Kadares. Të gjitha aktivitetet së bashku mblodhën numrin e vizitushmërisë në bibliotekë rreth 370 veta. 17.05.2018 Rëndësia e Bibliotekës për një ardhmëri Biblioteka "Azem Shkreli" në bashkëpunim me Çerdhën "Bota e Fëmijëve" ka realizuar aktivitetin për fëmijë "Rëndësia e bibliotekës për një të ardhme". Në këtë aktivitet janë bërë biseda të ndryshme interesante për fëmijët e Çerdhës "Bota e Fëmijeve" dhe fëmijëve u është lexuar një përrallë magjike, u është treguar dhe diskutuar rëndësia e librit për një të ardhme më të ndritur për ta. Gjithashtu aktiviteti ka pasuar edhe me recitime, këndime. Në aktivitet kanë marrë pjesë rreth 40 parashkollor. Qëllimi i këtij organizimi ishte që fëmijëve t’u ofrohet mundësi për të kuptuar rendësinë e të lexuarit dhe rrëfyerit qysh në moshë të re për të lexuar dhe njohur kulturën. 23.05.2018- 24.05.2018 Aktivitetet e zhvilluara në kuadër të "Takimeve Nderkombëtare Letrare Azem Shkreli" Manifestimi letrar “Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli” është aktivitet kulturor tradicional që organizohet për çdo vitë nga data 23 - 24 maj , nën patronatin e Kryetarit të Komunës në Pejë. Partnerë të këtij manifestimi janë Komuna Pejë, MKRS-ja dhe Biblioteka "Azem Shkreli". Manifestimi është mbështetur nga poetë ndërkombëtarë, grupet e seksioneve letrare të shkollave, krijuesëve të pavarur dhe krijuesve rajonal të tubuar në klube dhe asociacione tjera letrare. Gjatë dy ditëve sa ka zgjatur manifestimi TNLASH 2018 janë organizuar këto aktivitete: Hapja e Ceromonisë në parkun "Ibrahim Rugova", 2 Tribunë tematike në sallën e Kuvendit, 2 promovime të librit në sallën e kuvendit,

Page 8: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

ekspozita në Galerin e Arteve, manifestimi qendrorë në Teatrin "Istref Begolli", kurse ceromonia përmbyllëse të këtij evenimenti është zhvilluar në sallën e Hotelit Karagaq. Në këtë manifestim letrarë kanë marrë pjesë shumë poetë botëror nga vendet e ndryshme të evropës dhe më largët. Ka pasur poetë nga Amerika, Ukraina, Gjermania, Turqia, Azerbejxhani, Shqipëria etj. Mirpo, në këtë manifestim është bërë edhe ndarja e çmimeve "Bulëzat", Çmimi "Azem Shkreli", Çmimi "Lirika e Azem Shkrelit", Çmimi “Poezia më e mirë” e takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Çmimi "Skënderbeu" dhe Çmimi ‘’Pavarësia’’ të cilët është ndar vetëm në këtë vit. Manifestimi ka kushtuar 7.770 € të cilët janë siguruar nga komuna e Pejës me shumë 2.000 €, MKRS-ja 3.000 € dhe nga Biblioteka "Azem Shkreli" 2.770 €. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë shumë dashamir të artit dhe letërsisë. Në, manifestim kanë marrë pjesë 8 poetë me famë botërore, në hapjen e ceromonisë kanë marrë pjesë rrethë 96 persona, në 2 Tribunat tematike kanë marrë pjesë rrethë 112 persona. Në, 2 promovimet e librit kanë marrë pjesë rrethë 75 përsona. Pjesëmarrja në ekspozit ishin rrethë 56 persona. Në manifestimin qëndror ishin rrethë 213 persona dhe në ceromonin përmbyllëse ishin 79 persona. Megjithëse manifestimi është përcjellur edhe nga mediat lokale dhe qëndrore. Ky manifestim i organizuar në Pejë i ka promovuar vlerat si një vend i kulturës. Gjithashtu, takimet dhe njohjet reciproke e poetëve dhe debatet rreth krijimtarisë letrare kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Nxitja e krijimtarisë së vlerave më të mira poetike si edhe promovimin e vlerave në të gjitha lemitë që ka komuna e Pejës dhe bërje e tyre e njohur të gjithë mysafirëve të shumtë. Përmes këtij projekti poetët janë njohur më mirë me krijimtarinë e njëri-tjetrit si edhe marrin pjesë në programe e aktivitete të ndryshme kulturore e letrare, ku një aktor po aq i rëndëishëm i të cilave ishte edhe vetë publiku pejan i pranishëm në to. Mëqë, edhe një mundësi për pjesëmarrësit të huaj ta njohin Pejën dhe bukuritë e saja për ta zhvilluar potencialin turistik në të ardhmën. 01.06.2018 Një Qershori "Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve" Festa Ndërkombëtare e Fëmijeve "Një Qershori" është zhvilluar në Bibliotekën "Azem Shkreli" me nxënësit e SHFMU "Asdreni" dhe SHFMU "Lidhja e Prizrenit". Në këtë aktivitet fëmijëve u është lexuar një përrallë, gjithashtu fëmijët kanë vizatuar, recituar, vallëzuar. Qëllimi i këtij projekti është t’u ofrohet fëmijëve mundësi për të kuptuar rendësinë e të lexuarit dhe rrëfyerit qysh në moshë të re dhe përpilimin e një kampanje vetëdijësuese për shumë kujdestar dhe prindër që të motivojnë fëmijët e tyre për të lexuar dhe njohur kulturën. Në këtë aktivitet morrën pjesë rreth 120 nxënës. 08.06.2018 Leximi të pasuron Biblioteka "Azem Shkreli" në bashkëpunim me SHFMU "Skënderbeu" në Treboviq, ka organizuar një planprogram dhe një kombinim me programe të bibliotekës ne forma të ndryshme të organizimit. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ndikimi në jetën intelektuale, kulturore dhe shoqërore të nxënësve që të nxis nxënsit e kësaj shkolle për të lexuar dhe janë shpalosur tema që prekin lexuesin dhe nxisin interesim për lexim. Qëllimi i këtij aktiviteti është t’u ofrohet fëmijëve mundësi për të kuptuar rendësinë e të lexuarit dhe rrëfyerit qysh në moshë të re dhe përpilimin e një kampanje vetëdijësuese për shumë kujdestar dhe prindër që të motivojnë fëmijët e tyre për të lexuar dhe njohur kulturën. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 45 nxënës. 12.06.2018 Panairi i Librit "Peja 2018" Panairi i librit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për qytetarët e Pejës.Panairin e Librit “Peja 2018”, që është organizuar në qendër të qytetit, kishte për qëllim paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim. Panairi i Librit është realizouar nga data 11.06.2019- 15.06.2019, ku

Page 9: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

morrën pjesë 20 shtëpi botuese. Protagonistë të këtij projekti ishin nga shoqatat botuese të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë. Manifestimi i këtij projekti është bërë për t'a ndjekur shoqatat e botuesve, Biblioteka “Azem Shkreli”, bibliotekat shkollore me nxënësit , bibliotekat e komunave të rajonit të Pejës dhe qytetarët pejan. Kostoja e shpenzimit të projektit në fjale vlerësohet të jetë rreth shumës 2.000 €, që është siguruar nga MKRS-ja 1.000 €, nga Biblioteka "Azem Shkreli" 400 € dhe nga sponzorët të ndryshëm si Instituti Junus Emre në Pejë 600 €. Projekti i Panairit të librit rezulton të jetë i suksesshëm në bashkimin e gjithë individëve që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht tek të rinjtë. 13.06.2018 Fuqizimi i librit për mes vizitave nëpër SHFMU dhe aktivitete të ndryshm Aktivitete të ndryshme në kuadër të panairit të librit, ku janë vizituar katër (4) shkolla fillore për të forcuar komunikimin kulturor ndërshqiptar ndërmjet fuqisë së librit dhe fuqia e librit shton vetëdijën për udhën e përbashkët drejt interesave tona. Ku, nxënësit janë informuar për Panairin e librit tradicional, është folur për rëndësinë e librit, rëndësinë e bibliotekës dhe u është këshilluar që të bëjnë sa më shumë vizita në bibliotekë, kurse në fund të aktivitetit nga nxënësit u është zhvilluar një orë letrare . Në këto aktivitete morrën pjesë rredhë 400 nxënës. 14.06.2018 Promovimi i librit Në këtë aktivitet është bërë promovimi i librit "Pesha e mendimit dhe e fjalës" të autorit Ali R. Berisha. Aktiviteti u mbajt në sallën e kuvendit. Në këtë aktivitet morën pjesë shkrimtarë, poetë, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën promovimit. Për veprën e promovuar ka folur recenzenti i librit Rrustem Gërguri, ku njoftoi për poezitë si janë trajtuar në liber dhe krijimtarinë e tij dhe janë lexuar disa poezi interesante nga libri. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë rreth 52 persona. 14.06.2018 Promovimi i librit Promovimi i librit me poezi "Portret pa kornizë" të autorit Ali M. Lajqi, është realizuar në Sallën e Kuvendit. Në këtë aktivitet morën pjesë shkrimtarë, poetë, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën promovimit. Për veprën e promovuar ka folur recenzenti i librit Ali R. Berisha, ku njoftoi për poezitë si janë trajtuar në këtë vepër dhe krijimtarinë e tij më pas janë lexuar disa poezi interesante nga libri. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë rreth 49 persona. 09.07.2018- 13.07.2018 Ekspozita e Librit në Bibliotekë Nga projekti i fituar nga MKRS-ja me vlerë 3,000 u pasurua biblioteka me koleksione të reja. Nga ky koleksion është bërë ekspozita e librit në Bibliotekë. Organizimi i kësaj ekspozite vlerësohet të jetë forma më e efektshme e propagandës figurative që përdoren në biblioteka. Të hapësh koleksionet do të thotë t'u japësh mundësi lexuesve të shohin dhe të njohin direkt vlerat që ruan biblioteka duke nxjerrë në pah diturinë, historinë dhe idetë e shprehura në to. Ekspozita ishte e hapur një javë prej datës 09-13 korrik 2018. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë rreth 640 persona. 16.07.201 Promovimi i libri Promovimi i librit "Pranverë në dimer", të autorit Demë Gashi (posmortum), është organizuar në Bibliotekë ku, morën pjesë shkrimtarë, poetë, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën

Page 10: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

promovimit. Për veprën e promovuar folën recenzenti i librit Esat Loshaj dhe redaktori i librit Nuradin Imeraj ku i njoftoi lexuesit për periudhën dhe rrymën që përfaqëson, temën që trajtohet në liber dhe krijimtarinë e tij, personazhet kryesor të librit si dhe janë lexuar pjesë interesante nga libri. Kurse, në emër të familjes një fjalë rasti me shumë emocione, kujtime, me mall e krenari foli për gjyshën e vet mbesa e Demë Gashit , Vlora Gaxherri. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë rredhë 120 persona. 27.07.2018 Promovimi i Librit Promovimi i romanit "Psycho", të autorit Ilir Muharremi, i cili është organizuar në Bibliotekë kanë marrë pjesë dashamirës të librit poet, familjar etj. Për librin foli prof.dr. Besim Perjuci dhe Esat Loshaj. Gjithashtu, nga Shoqata e Shkrimtarve të Pejës është ndarë çmimi libri më i mirë i vitit. Organizimi i promovimit të librit ndikoi në krijimin e ndërgjegjes publike për vlerën dhe funksionin e librit si faktor parësor në formimin dhe informimin e personalitetit njerëzor, në transmetimin e dijeve, në përhapjen e kulturës. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë rreth 40 persona. 28.09.2018 Aktivitet motivues për nxënësit Aktiviteti motivues për nxënësit e SHFMU "Lidhja e Prizrenit" u mirëprit me një atmosferë të ngrohtë dhe interesim të veçantë për librin. Nxënësit morën informata për bibliotekarinë, si dhe fëmijët e vegjël lexuan përralla në sallën e leximit me mesazhe të ndryshme dhe i komentuan këto përralla. Qëllimi i këtij organizimi ishte që fëmijëve t’u ofrohet mundësi për të kuptuar rëndësinë e të lexuarit dhe rrëfyerit qysh në moshë të re. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 32 nxënës. 29.10.2018 Memorandum bashkëpunimi me Shtepinë Botuese "Sira" Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “Sira” në mjediset e Bibliotekës "Azem Shkreli" duke dhuruar nga një titull me nga dy ekzemplarë, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzimin e hapësirave si dhe forma të tjera të bashkëpunimit. 31.10.2018 Trajnimi në fushën hulumtimeve për të rinj Është zhvilluar trajnimi nga KANTAR TNS Index Kosova, me 30 pjesëmarrës që kryesisht janë studentë dhe profesionistë të lëmive të ndryshme, që po trajnohen në fushën e hulumtimeve: - zhvillimin e produktit dhe konceptit, - markë & komunikim, - sondazhet me Shopper dhe Retail, - menaxhimi i palëve të interesuara, - kërkime sociale dhe politike, - hulumtimi i medias etj. Në fund të aktivitetit janë çertifikuar të rinjtë pjesëmarrës. 10.11.2018Promovimi i librit Është prezentuar libri "Rrugëtim valesh", të autores Fatlindë Malushaj në Bibliotekën "Azem Shkreli". Në prezentimin e librit morën pjesë drejtori i SHMFU "Smajl Hajdaraj", shkrimtarë, poetë, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën promovimit.

Page 11: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Për librin e promovuar foli recenzenti i librit Rrustem Gërguri. Disa vargje nga libri i promovuar janë recituar nga shoqet dhe nga familjarët e saj. 27-29.11.2018 Pjesëmarrja në Konferencën COBIS Biblioteka "Azem Shkreli" në Pejë mori pjesë në konferencën e COBISS-it 2018, që është zhvilluar në hapësirat e IZUM-it në Maribor të Sllovenisë, nga dt. 27 deri më dt. 29 nëntor 2018. Ishte konferenca e 21-të me radhë dhe vlerësohet si një takim profesional konstant i bibliotekarëve dhe ekspertëve të shkencës së informacionit në rajon. Konferenca u ndoq nga më shumë se 260 pjesëmarrës nga 11 shtete. Shumica e pjesëmarrësve ishin nga shtetet që COBISS-in e përdorin si sistemin e tyre kombëtar bibliotekar. Konferenca është zhvilluar përmes temës kryesore "Bibliotekat e shkollave në rrjetin global bibliotekar të informacionit" dhe janë diskutuar vlerat shtesë të përfshirjes së bibliotekave shkollore në sistemin COBISS. Deri në përfundim të konferencës numri i bibliotekave shkollore (nga 7 shtete të ndryshme) të përfshira në sistemin COBISS ishin mbi 1300. Pas fjalëve përshëndetëse të drejtorit të IZUM‑it, drejtorit të ARRS-së dhe rektorit të Universitetit të Mariborit, pjesa përmbajtësore e konferencës ka filluar me prof. Dorothy Williams (Universiteti Robert Gordon) me rezultatet e hulumtimit "Ndikimi i bibliotekave shkollore në procesin e mësimit". Kanë vazhduar ligjëratat e ekspertëve të huaj e vendas në temën e bibliotekave shkollore dhe tema të tjera, prezantimet e risive dhe raportet e qendrave kombëtare COBISS. 07.12.2018 Hapja e këndit librar "Jusuf Buxhovi" Me datën 07.12.2018 në Bibliotekën "Azem Shkreli" është hapur këndi "Jusuf Buxhovi". Organizatorët në këtë aktivitet ishin nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, drejtues të Bibliotekës së qytetit, krijues dhe intelektual pejan. Ku, autori Jusuf Buxhovi dhuroi 61 tituj me 115 ekzemplarëlibrash kryesisht nga letërsia dhe historiografia. Aktiviteti pasoi me bisedat e zhvilluara me krijuesit pejan me temën roli i intelektualëve në shoqëri, rëndësia në rrethanat e tranzicioneve nëpër të cilat po kalohet si dhe angazhimin e tyre që politika të mos kthehet në frenues apo abuzues të procesve shoqërore. Me hapjen e këndit "Jusuf Buxhovi" është pasururuar biblioteka më tituj të rinj. 18.12.2018 Pasurimi i fondit bibliotekar Biblioteka "Azem Shkreli" është pasuruar me 197 tituj të librave, me një vlerë prej 1,350 euro. Dhurimi është bërë nga Mentor Kelmendi një dashamir i librit, kuturës dhe artit. 27.12.2018 Promovimi i librit Në Bibliotekën "Azem Shkreli" është organizuar promovimi i librit të shkrimtarit nga mërgata shqiptare në Suedi me romanin "Gjyshi nga Osllo". Prezentimi i librit është organizuar në Bibliotekë. Kanë marrë pjesë dashamirë të librit, krijuesë, nxënës, studentë, familjarë etj. Hapjen e eventit e bëri lexuesja e Bibliotekës znj. Shendrita Muriqi, fjalën përshendetëse dhe biografinë e autorit foli drejtoresha e Bibliotekës dhe për romanin foli recensenti i librit z. Rrustem Berisha, në vazhdim të prezentimit të librit janë lexuar pjesë të shkëputur nga romani dhe në fund iu dha mirënjohje autorit të librit. Me pas vazhdoi aktiviteti me klubin letrar "Azem Shkreli" me recitime dhe me ese të përzgjedhura. Në këtë promovim të librit kanë marrë pjesë rreth 40 persona.

Page 12: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

01.01.2018-31.12.2018 Anëtarësimi në Bibliotekë Biblioteka "Azem Shkreli" ka realizuar anëtarësime nga sektori i fëmijëve, të rriturve dhe salla e leximit gjithësej 1300 anëtarë. 01.01.2018-31.12.2018 Huazimi i librave Biblioteka "Azem Shkreli" ka realizuar huazime nga sektori i fëmijëve, të rriturve dhe salla e leximit gjithësej 9573 huazime me libra. 01.01.2018-31.12.2018 Shfrytëzimi i sallës dhe vizitat nga qytetarët Në Bibliotekën "Azem Shkreli" është shfrytëzuar salla e leximit dhe vizita nga qytetarët vendas, diaspora, ndërkombëtarët gjithësej 10769. 01.01.2018-31.12.2018 Përpunimi i librit Biblioteka "Azem Shkreli" është pasuruar me libra dhe janë përpunuar me akt hyrje, akt dalje, vulosje, klasifikim, inventarizimi dhe katalogim 1431 tituj me 2983 ekzemplarë. 01.01.2018-31.12.2018 Përpunimi i gazetave Në Bibliotekën "Azem Shkreli" janë përpunuar gazetat (akt hyrja, vulosja, klasifikimi, inventarizimi dhe katalogimi i tyre) 4 tituj me 1363 ekzemplarë. 01.01.2018-31.12.2018 Përpunimi i revistav Në Bibliotekën "Azem Shkreli" janë përpunuar revistat (akt hyrja, vulosja, klasifikimi, inventarizimi dhe katalogimi i tyre) 1 titull me 17 ekzemplarë. 01.01.2018-31.12.2018 Përpunimi i bibliografisë Në Bibliotekën "Azem Shkreli" është përpunuar bibliografia e gazetave të skanuara (janë mbledhur artikujt nga gazeta për kuturën, sportin, politikën etj. të shkruar për qytetin e Pejës) me 342 përpunime.

KOMPLEKSI I MULLIRIT “HAXHI ZEKA” 17.02.2018 Dita e Pavarësisë së Kosovës Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Mulliri "Haxhi Zeka" ka qenë i hapur gjatë gjithë ditës, për vizitorë. Kompleksi i Mullirit "Haxhi Zeka" i mirëpriti vizitorët e ndryshëm. Hyrja ishte papagesë. Në këtë aktivitet vizitorët kanë pas mundësi të njihen me objektin e Mullirit si dhe me jetën e veprën e Haxhi Zekës. 22.02.2018 Përvjetori i vrasjes së Haxhi Zekës

Page 13: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Në përkujtim të 116 vjetorit të vrasjes së patriotit të madh Haxhi Zeka, Mulliri ka qenë i hapur për vizitorë papagesë. Në këtë përkujtim vizitorët kanë pas mundësi të njihen me jetën dhe veprën e Haxhi Zekës. 22.04.2018 Dita Ndërkombëtare e Tokës Në këtë manifestim kushtuar "Ditës Ndërkombëtare të Tokës" është organizuar në bashkëpunim me OJQ "Era Group" dhe zyrën e kryetarit. Për këtë ditë ne mbollëm lule dhe fidane te reja për të gjelbëruar Kompleksin e Mullirit "Haxhi Zeka". Kjo datë na shërbeu edhe për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektojë sensibilizimin për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj. 01.06.2018 Dita Ndërkombetare e Fëmijëve Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve "Një Qershori", Kompleksi ka qene i hapur dhe papagesë për vizitorë. Gjithashtu realizuam një bashkëpunim me SHMU "Haxhi Zeka" në Zahaq, fëmijët e madhështuan aktivitetin në Kompleksin "Haxhi Zeka", pasi që edhe shkolla e mbante emrin e patriotit. Fëmijët në këtë aktivitet janë informuar për jetën dhe veprën e ndjerit Haxhi Zeka, por fëmijët ishin kureshtarë dhe nuk hezituan të bënin pyetje për veprimtarin e patriotin e madh pejan Haxhi Zekën, ku dhe janë informuar hollësisht nga udhëheqësi. Më pas aktiviteti pasoi me disa vargje të recituara nga fëmijët e kësaj shkolle. Pjesëmarrës ishin 75 nxënës. 14.06.2018 Dita e Çlirimit të Pejës Për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës, Kompleksi ka qene i hapur papagese për vizitorë. Në këtë ditë festive Mullirin e vizituan SHMU "Daut Bugujevci" nga Fushë Kosova. Fëmijët në këtë aktivitet janë informuar për jetën dhe veprën e ndjerit Haxhi Zeka, njëheret edhe është demostru si bëhet blluarja e drithrave në mulli. Por, fëmijët u kënaqën duke parë procedurat e blluarjes së drithrave të ndryshme. Manifestimi është mirepritur nga 60 nxënes. 01.07.2018 - 30.09.2018 Peja pret Diasporën Në kuadër të ditëve të diasporës Mulliri "Haxhi Zeka" ka mirë pritur bashkëatdhetar si dhe njëherit përgjatë muajve Korrik-Gusht-Shtator vizitore të ndryshëm. Protaganistët kryesor të këtij aktiviteti ishin të rinjët dhe të moshuarit nga diaspora. Projektin "Peja Pret Diasporën" e ndjekin të gjithë të interesuarit bashkatëdhetar jashtë vendit, shkrimtarë, studentë, nxënës, prind etj. 28.11.2018 Dita e Flamurit Në “Ditën e Flamurit” në kuadër të ditëve të diasporës Mulliri "Haxhi Zeka" ka mirë pritur bashkëatdhetar si dhe njëherit përgjatë muajve Korrik-Gusht-Shtator vizitore të ndryshëm. Protaganistët kryesor të këtij aktiviteti ishin të rinjët dhe të moshuarit nga diaspora. Projektin "Peja Pret Diasporën" e ndjekin të gjithë të interesuarit bashkatëdhetar jashtë vendit, shkrimtarë, studentë, nxënës, prind etj28 Nëntori, Mulliri "Haxhi Zeka" ka organizuar duke bashkëpunuar më fëmijët e SHMU "Asdreni". Ku, fëmijët në këtë aktivitet janë informuar për jetën dhe vepren e patriotit Haxhi Zeka. Njëherët, fëmijët patën kënaqësi të njihen me eksponatet dhe artifaktet e trashigimisë kulturore dhe bënë foto në këndin eksponateve të vjetra.

Page 14: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

02.02.2018-31.10.2018 Ligjeratë nga AUK Leshimi i sallës në Hambarin "Haxhi Zeka", AUK-u ka organizuar ligjerata të ndryshme për 30 studenta 3 herë në javë, të hënën, mërkuren dhe të premten. 04.10.2018 Debat për rininë pejane Lëshimi i sallës në Hambarin "Haxhi Zeka", Forumi i Rinisë Demokratike ka organizuar debat për rininë pejane më tema të ndryshme për të rinj. Ku të pranishëm ishin 60 të rinj pejan. 24.10.2018 Ditët e arkivës shqiptare Lëshimi i sallës në Hambarin "Haxhi Zeka" për arkiva mbarëkombëtare shqiptare, ka organizuar një takim me pjesëmarrës profesional për arkiva dhe mbajten ligjerata të ndryshme për mirëmbajtjen e dokumentave nëpër arkivat shqiptare dhe takimi është përmbyllur me një koktej rasti. 01.01.2018- 30.12.2018 Konferenca të ndryshme dhe aktivitete për fëmijë Shfrytëzimi i sallës në Hambarin “Haxhi Zeka”, nga OJQ Era Group është organizuar konferenca të ndryshme dhe aktivitete me fëmijë kuadër të projekteve të OJQ “Era”. 12.11.2018 Prezentim për ide biznesi Në Hambarin e Kompleksit “Haxhi Zeka” në Pejë është liruar salla për Forumin për Iniciativa Qytetare, ku kanë dhënë 20 ide biznesi që do të financohen me grante në vlerë deri 8,000€ dhe u trajnuan në zhvillimin e kapaciteteve me mundësi për të ngritur fondet nga invistitorët lokal. Morën pjesë rrethë 30 persona.

TEATRI 05.02.2018 MISS Peja 2018 Organizim i pervjetshem nga agjensioni i modes KIKI MODELS. Ne kete organizim moren pjese vajzat dhe djelmoshat e Pejes per perzgjedhjen e miss dhe mister Peja 2018. Ky aktivitet u percoll nga 140 shikues dhe u organizua nga Kreshnik Husaj. 07.03.2018 Dita e mesuesit 7 Marsi Per nder te dites se mesuesit ne teater u mbajten programe kushtuar kesaj dite. Programet ishin te pergaditura nga shkollat e qytetit te Pejes perkateshit nga nxenesit dhe mesimdhenesit. Shkollat pjesemarrese ne program ishin : shkolla fillore Asdreni, Shkolla fillore 8 Marsi si dhe Gjimnazi Bedri Pejani. Ne skene u shfaqen nxenesit e ketyre shkollave me pika artistike muzikore dhe recitime. Salla e teatrit mirepriti plote 800 mysafirë.

Page 15: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

12.03.2018 Promovim Libri U be promovimi I librit te autorit Ali Kelmendi me mysafir te ftuar ne 200 vete. Botimi I z.Kelmendi trajton temen e demarkacionit dhe ceshtjen politike ne vend. 14.03.2018 Premierë Harroje Hollivudin, pjese teatrale per teme diplome me regji te Fatbardha Shales. Performuan aktoret Agon Bala dhe Luan Daci. Kjo premiere e cila sherbej si teme diplome per Regjisoren e re Fatbardha Shala, e cila u notua me noten dhjete per angazhimin e saj si regjisore.Ky projekt u mbeshtet nga Teatri Istref Begolli dhe u jape para 100 mysafireve. 16.03.2018 Koncert i muzikes klasike Universitetit I Pulas Kroaci ne bashkepunim me UNHZ Peje dhane concert te muzikes klasike perpara 180 mysafireve. Ky aktivitet kulturor u mireprit dhe u perkrah nga DKRS si dhe teatri Istref Begolli. 06.04.2018 Dita Ndërkombëtare e Romëve Program artistik per nder te dites nderombetare te romeve organizuar nga OJQ Syri Visionit. Syri Vision ka angazhuar te rinjet per pergaditjen e nje programi kushtuar dites nderkombetare te romeve. Ky program ka pasur pika te kendimit dhe lexime poetike kushtuar te drejtave te barabarta. Kete aktivitet e percollen 200 mysafirë. 12.04.2018 Debat me qytetaret Pejes Kryetari i komunes Gazmend Muhaxheri,organizoi debat me qytetaret e Pejes. Ne kete debat morren pjese rreth 100 qytetarë te cilet paten mundesine te shprehin fjalen e lire per komunen e Pejes. 14.04.2018 Koncert humanitar Nje grup te rinjesh nga Komuna e Pejes, mblodhen talentet e rinje te muzikes me qellim humanitar per grumbullimin e fondeve per sherimin jasht shtetit te qytetares poashtu nga Peja Nora Nikqit. 14.04.2018 Premierë: Eterit dhe Bijtë Premiere me regji te Kushtrim Mehmetaj, tekst i dramatizuar nga autoret e medhenj si Bukowski, Shakespiri etj. Aktoret ne skene ishin Agon Bala dhe Fisnik Sykaj. Ky projekt u financuar nga OJQ "Ate Lorence Mazreku" dhe u mbeshtet nga teatri Istref Begolli. Premiera u mireprit nga 300 mysafirë. 15.04.2018 Koncert i Shkollës së Mesme “Halit Kasapolli” Shkolla e Mesme e Muzikes “Halit Kasapolli” me iniciativë te nxenesve dhe dirigjintetit Memli Kelmendi shfaqi koncert koral me hyrje te lire per qytetaret. Koncerti u percoll nga 280 mysafirë. 19.04.2018 Reprizë e Shfaqjes Reprize e shfaqjes Eterit dhe Bijte. Numri i publikut 80.

Page 16: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

04.05.2018 Festa e Abetares Program per femije parashkollor "Festa e Abetares" pergaditur nga klasat fillestare te shkolles "Asdreni" ne Peje. Numri I Publikut 230 dhe ishin kryesisht prinderit e nxenesve. 05.05.2018 Koncert i muzikes popullore Koncert i muzikes popullore organizuar nga Okteti i Qytetit te Pejes. Ky koncert pothuajse tashme tradcional, mirepriti rreth 100 artdashes te muzikes qytetare. 11.05.2018 Shfaqje mysafire Shfaqje mysafire "Pak Gjume o njerez" nga teatri I Klines "Osman R. Gashi. Monodrame kjo qe u percoll nga 80 shikues. 24.05.2018 Takimet nderkombetare Letrare "Azem Shkreli " 2018 Manifestim Qendror I festivalit "Takimet Nderkombetare Letrare Azem Shkreli" Ne kete manifestim deklasuan poetet nderkombetar dhe u bene lexime letrare te vargjeve te Azem Shkrelit nga aktoret e teatrit. Ne fund programi u permbyll me valle te Rugoves nga grupi AFA. Numri i publikut 200. 25.05.2018 Akademi Perkujtimore Akademi perkujtimore kushturar te reneve ne masakren e Lybeniqit. Akadima u mbajt nen patronatin e kryetarit te Pejes, z.Gazmend Muhaxheri.Numri i mysafireve 300. 25.05.2018-31.05.2018 Java Artistike Me date 25 Maj u realizua ceremonia e hapjes se Javes Artstike nga Fakulteti I Arteve ne mbeshtetje te DKRS dhe teatrit. Java artistike organizohet nga UNHZ Fakulteti I Arteve dhe ka per qellim prezantimin e kultures ne muziken klasike.Ne kuader te javes artistike u mbajt koncert I muzikes klasike. Flaute klasa e D.Nallbani & Nora Cashku Piano . Diten e trete u mbajt tribune me teme: Drejtimi Pedagogjik dhe Regji Filmi. Diten e kartert u mbajte ora: Saksofon / klasa e Prof.Dardan Gjinolli. Diten e peste ishte permbyllese e Javes Artistike: Kori dhe orchestra Prof. Hysen Nimani. Ne permbyllje te javes artstike organizuar nga UNHZ u dhane pika korale nga kori i po ketij universiteti me dirigjent Prof. Hysen Nimani. Te ftuar ishin edhe 4 student me instrumente saksofoni ku performuan perpara teatrit ne tepihun e kuq per mysafiret. Gjithe ky aktivitet mblodhi 500 vizitor artdashes. 01.06.2018 Premiere shfaqje per femije Shfaqje per femije "Universi yne" pergaditur nga aktoret resident te teatrit: Shpresa Salihaj, Luan Daci, Fitore Broqi dhe Flormend Shabaj. Shfaqaj u dha ne 3 termine dhe arriti numrin e shikuesve ne 700. Shikuesit e kesaj shfaqje ishin kryesisht nxenesit e shkollave fillore te Pejes, te ndare ne termine te caktuara. Shfaqja kishte permbajte edukative me karakteret e dashura per femije si Kesulkuqja, Zana, tre shoket dhe Gjyshja. Ne fund kompanija Devolli ofroj dhurata nga qumeshtorja Vita per femijet. 01.06.2018 Program për femije në Ditën Ndërkombëtare të Femijeve

Page 17: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Ne kuader te dites nderkombetare per femije sh.f. Asdreni mbajti program per femije parashkollor duke festuar njekohesisht edhe festen e Abetares. Numri I mysafireve arriti 120. 02.06.2018 Reprizë Shfaqja per femije "Universi Yne" u reprizua ne 2 termine. Numri I femijeve qe ndoqen shfaqjen arriti 190. 07.06.2018 Balet Performancë vallezimesh nen koreografine e Prof Tasim Dajci / Qendra kulturore e Femijeve. Kjo shfaqje baleti per femije arriti te percjellet nga 350 mysafire ne salle. 13.06.2018-14.06.2018 Program për fëmijë kushtuar Ditës së Çlirimit të Pejës Program per femije kushtuar dites se clirimit te Pejes, organizuar nga shkolla fillore Asdreni ne dy termine te ndryshme. Publiku ne numer 140. 16.06.2018 Monoakt Hapja Solemne e festivalit nderkombetar te monodramave MonoAkt. Dhenia e shfaqjes nga Kosova “Endrrat e Hamletit" regji e Nina Mazur dhe performance e Mentor Zymberaj. Dita e dyte mirepriti shfjaqjen nga Rusia "The anouncment" / "Person looking through window" nga Mongolia u dha naten e katert te festivalit MonoAkt. "Ich bin Ofelia" Monodrame nga Rumania u dha naten e peste te festivalit, nderkohe ne fund fare u be ndarja cmimeve dhe permbyllja e jubileut te MonoAkt. Netet mblodhen 290 vizitore neëTeatër. 22.06.2018 Debat me qytetarët deputetët e paralamentit të Kosovës Oraganizata për transparencë parlamentare organizon debat me qytetarët dhe deputetet e kuvendit të Kosovës. Numri i pjesëmarrësve në debat 80. 28.06.2018 Dita Ndërkombëtare e Egjiptianëve Dita Ndërkombetare e të drejtave të Egjiptianve u shënua me program artistik: këndime, recitime dhe shfaqje. Ky organizim u mbështet nga OJQ Syri i Visionit dhe mblodhi rreth 80 mysafirë në sallë. 29.06.2018-01.07.2018 Peja International Guitar Fest 2018 Hapja e Festivalit nderkombetar te kitares Koncert me Petrit Cekun. Numri I mysafireve 280.Ky festival organizohet nga Shoqata e kitaristeve ne mbeshtetje nga Drejtorati per Kulture Rini dhe Sport ne Peje. Nata e dyte Koncert me rastin e festivalit nderkombetare te kitares,Margarita Escarpa nga Spanja. Nata e trete Koncert ne naten e trete te festivalit nderkombetar te kitares / Artis guitar duo nga Gjermani. Dita e katert Ndarja e cmimeve te konkurrenteve ne Peja international Guitar Fest. Shperndarja e cmimeve u be diten ne sallen e teatrit per te gjitha kateogrite pjesemarrese dhe Cmimi I pare I takoj Kroacise. Koncert ne naten e katert te festivalit nderkombetar me kitaristin nga Mexika Alejandro Cordova. Te gjitha koncertet ishin me bileta dhe numri i publikut arrit numrin ne 770.

Page 18: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

08.08.2018 Koncert Duo 17.08.2018 Akademi Perkujtimore Akademi perkujtimore per Skender Cekun. Akademia perkujtimore kushtuar heroit ngerthej ne vete rrefime te kujtimeve nga miqet e tij dhe familjaret. Njerezit qe kujtuan Skender Cekun ne salle ishin shume duke u nisur nga familjaret, miqet dhe fytyrat e perfaqesise politike te vendit. 300 pjesëmarrës. 19.08.2018 ANIBAR Festivali Internacional i filmave të animuar u bë pjesë e Teatrit duke shfrytëzuar sallen për programe me fëmijë. Lëshimin e filmave të animuar dhe shpërndarjen e çmimeve për këtë katergori KIDS PROGRAMME. Të pranishëm ishin 50 pjesëmarrës. 24.09.2018 Tubim Tubim organizuar nga Partia Vetevendosje. 25.11.2018 Premierë Shfaqja “Të Jesh Nënë” e përgaditur nga trupa rezidente e aktorëve të Teatrit në regji të Sevdije Ajetit dhe skenografes të Drenushë Zeka,e cila filloj përgaditjet nga një shtatori. Shfaqja pasqyron një temë sociale e karakterit kombinues komedi tragjedi.Premiera ishte njëra ndër shfaqjet më të mira të Teatrit. Mblodhi rreth 352 vizitorë. 27.11.2018 Reprizë Repriza e shfaqjes “Të Jesh Nënë”. Vizitorë 60. 05.12.2018 Reprizë Reprizë e shfaqjes “Të Jesh Nënë”. Numri i publikut 80. 15.12.2018 Program i SHMU “Xhemajl Kada” Ky program u organizua nga nxënësit e shkollës për nderë të 39 vjetorit të themelimit të Shkollës në fjalë.Vizitorë ishin rreth 360 veta. 23.12.2018 Program i SHMU “Ramiz Sadiku” Ky program u realizua nga nxënësit e shkollës. Vizitorë ishin rreth 351 veta. 26.12.2018 Program i Shkollë së Muzikës “Halit Kasapolli”. Ky program u realizua nga nëxënësit e kësaj shkolle i cili kishte karakterin e të arriturave vjetore të nëxnësve dhe arsimtarëve.Vizitorë ishin rreth 357 veta.

Page 19: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

26.12.2018 Programi i OJQ “Medin” dhe SHMU “Xhemajl Kada”. Vizitorë 300 veta. QENDRA MULTIPROFESIONALE NOVOSELLË 15.02.2018 Orë letrare Për nder të Ditës së Pavarërsisë së Kosovës është organizuar një orë letrare për nxënesit e shkollës fillore. Nxënesit me kënaqesi shpalosën shkrimet e tyre. Këtë aktivitet e ndjekën nxënësit, prindërit dhe mësuesit e tyre. Të pranishëm ishin 40 nxënës. 21.12.2017-20.06.2018 Kursi i Gjuhës Angleze Në QMP është zhvilluar kursi i gjuhës angleze dy herë në javë, me 10 kandidatë, në nivelin e parë , me arsimtaren Luljeta Hysenaj. 24.12.2017-06.06.2018 Kursi i Matematikës U zhvillua kursi i matematikës, dy herë në javë, me gjashtë (6) kandidatë, me profesorin Ramo Mahmutoviq. 03.01.2018-31.12.2018 Anëtarsimi dhe huazimi i librit në Bibliotekë Në QMP, Biblioteka ështe e hapur çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, ku shfytëzuesit e librit mund te anëtarsohen dhe mund të huazojnë libra të cilat ata i dëshirojnë. 08.05.2018 Rëndësia e librit për parashkollorët QMP-ja mbajti takim me nxënesit e nivelit parashkollor për të informuar fëmijët për rëndësinë e librit dhe procedurat si mund të anëtarsohen dhe të huazojnë librat. 25.05.2018 Trajnim nga lëmia e Stomatologjisë Në bashkëpunim me SHFMU "Lidhja e Pejës" u realizua një tajnim nga lëmia e stomatologjisë. Nxënësve të klasave të I-ra gjatë trajnimit iu shpjeguame mirëmbajtja e higjienës orale. Trajnimin e mbajti stomatologja Mimoza Gashi. 31.05.2018 Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Aktivitet me femijë me c'rast zhvilluam lojëra, vizatime, këndim etj. Aktiviteti u realizua me mësuesen Blerina Bakraqi. Numri i nxënësve pjesëmarrës ishte 63. 27.09.2018 Aktivitet me nxënësit e kl.të II-ta Aktivitet me fëmijë ku zhvilluam lojëra, vizatime, recitime etj.

Page 20: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

16.11.2018 Leximi i përrallave fëmijëve Aktiviteti me nxëme nësit e SHFMU "Lidhjes së Pejës" u është zhvilluar më fëmijët e vegjël. Ju lexuam përralla të ndryshme në sallën e leximit me mesazhe edukative. Bashkë fëmijët i komentuam përrallat e lexuara. Në këtë aktivitet morrën pjesë rreth 32 nxënës. 27.11.2018 Program Artistik për Ditën e Flamurit Për nder të Ditës së Flamurit QMP organizoi një orë letrare me nxënësit e Shkollës Fillore "Lidhja e Pejës". Programi artistik ishte I pasuruar me këndime, vallëzime e recitime. 17.12.2018-31.03.2019 Kursi i matematikës U zhvillua kursi i matematikës dy herë në javë, me katër (4) kandidatë, me profesorin Ramo Mahmutoviq. SHTËPIA E KULTURËS VITOMERICË 05.01.2018-08.05.2018 Kursi i gjuhës angleze Më datën 05 janar 2018 - 08 maj.2018, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Vitomericë është organizuar kursi i Gjuhës Angleze, për nxënisit që nuk e njohin mirë gjuhën. Në këtë aktivitet të organizuar janë përzgjedhur 20 nxënës dhe kanë përfituar njohuri të reja në zhargonin e fjaleve angleze dhe në fund nxënësit janë certifikuar me nivelin e pare të Gjuhës Angleze. Gjithashtu në këtë aktivitet kanë kontribuar Komuna e Pejës, Korpusi i Paqes nga SHBA dhe nxënësit 16.02.2018 Orë Letrare Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u mbajt një Orë Letrare në Bibliotekë, me datën 16.02.2018. Ora Letrare është organizuar nga Qendra Kulturore e Vitomericës me nxënësit e Shkollës Fillore "7 Shtatori" në gjuhën shqipe dhe boshnjake ku, morën pjesë 60 nxënës me një program artistiko- letrar për fëmijë dhe në fund të programit nxënësit më të mirë të vitit 2017 që kanë lexuare më së shumti janë shpërblyer. Nga ky manifestim, nxënisit përfituan përvoja të reja nga letërsia dhe janë argëtuar me një program artistik. 16.06.2018 Lojra Sportive "Vitomirica 2018" Me rastin e Ditës së Çlirimit të Pejës, në stadiumin e futbollit u mbajtën Lojërat tradicionale sportive të nëntat me rradhë "Vitomirica 2018". Shtëpa Kulturës Vitomericë bashkëpunoi me Klubin Atletik “Envernele” ku konkurruan 80 pjesëmarrës të rinjë nga komuna e Pejës dhe nga komuna e Istogut. Në lojrat tradicionale janë zhvilluar gara sportive në diciplina të ndryshme si futbolli, volejbolli, basketbolli, shahu dhe nga atletika. Në fund të garës të rinjët janë shpërblyer me certifikata dhe me mirënjohje. Portoganistët e këtij aktiviteti ishin Shtepia e Kulturës Vitomericë, Kulbi Atletik “Envernele” dhe Diaspora boshnjake nga Lugsenburgu. Në këto lojra tradicionale të rinjët kanë gjallëruar jetën sociale, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete sportive, promovimit të sportit si veprimtari sociale, integruese dhe burim shëndeti, afrimi i të rinjve me sportin por dhe me njëri tjetrin duke evidentuar talente të rinj.

Page 21: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

03.01.2018-31.12.2018 Anëtarësimi në Bibliotekë Raporti vjetor për implementimin e planit punuës në Bibliotekë, ka realizuar anëtarsime nga sektori i fëmijëve dhe të rriturve gjithësejt 79 anëtarë. 03.01.2018-31.12.2018 Huazimi i librave në Bibliotekë Raporti vjetor për implementimin e planit punuës në Bibliotekë, ka realizuar huazime nga sektori i fëmijëve dhe të rriturve gjithësejt 1629 huazime me libra. 07.07.2018 Ditët e Diasporës: Koncert për komunitetin boshnjak Me datën 07.07.2018 u organizua një Koncert në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Vitorericë, me rastin e “Ditët e Diasporës” . Manifestimi është mbështetur nga Shtepia e Kulturës Vitomericë, Shoqëria Kulturore Artistike “Gjordan”, Ermin Felec dhe Elvis Band. Në këtë concert janë zhvilluar këndime dhe valle të ndryshme artistike boshnjake. Në këtë manifestim morën pjesë rreth 150 të rinj nga Vitomerica, Peja dhe Istogu. Me qe në kete event është promovuar kultura e boshnjakve të Pejës dhe u është ofruar kënaqësi qytetarëve që morrën pjesë. 27.07.2018 Debat me komunitetin boshnjak në Vitomiricë, Syri Vizion–Pejë Debati me komunitwetin boshnjak është organizuar me datën 27 korrik 2018 në Shtepia e Kulturës në Vitomeric, duke bashkëpunuar me Organizatat Jo-qeveritare, me temën që është organizuar nga OJQ Syri Vizion “Pjesëmarrja në Komisionet Komunale të Minoritarëve në Kosovë”. Qëllimi I tubimit është që t’u paraqiten një pasqyrë të përgjithshme lidhur me gjendjen ekzistuese me të cilën përballohen komunitetet e minoriteve në Kosovë, duke përshkruar kështu çështjet e sigurisë të cilat ndikojnë në minoritete dhe duke ilustruar efektet kumulative në mirqenien e këtyre komuniteteve si pasojë e mungesës së vazhdueshme të sigurisë së tyre duke bashkëpunuar me OJQ e ndryashme me komunitetin boshnjak. Në këtë debat morën pjesë rrethë 25 persona. 17.08.2018 Ditët e Diasporës: Koncert për komunitetin boshnjak Në datat e lartecekura është organizuar aktiviteti “Ditët e Diasporës”, me koncertin e madh për boshnjakët dhe për komunitete të tjera të Pejës dhe të komunës lindore, në asamblen tradicionale të Vitomiricës në stadiumin "Behari". Mysafirët u argëtuan nga këngëtarët e estradës nga Bosnja dhe nga Sanxhaku. Natën e parë morën pjesë mbi 1,000 të rinj nga Vitomerica, Peja dhe Istogu. Me qe në kete event është promovuar kultura e boshnjakve të Pejës dhe u është ofruar kënaqësi qytetarëve pejan me qytetarët që kanë ardhur nga diaspora. 19.10.2018 Përzgjedhja e Kryetarit të Komunitetit Lokal të Vitomiricës Është organizuar zgjedhja e Kryetarit të Komunitetit të Vitomericës, në Sallën e Madhe të Qendrës Kulturore. Ky organizim është mbajtur më datën 19 Tetor 2018 me prezencën e qytetarëve të Vitomiricës dhe fshatrat që i përkasin Komunitetit Lokal të Vitomiricës dhe mori pjesë në zgjedhjet e mbi 400 qytetarë të të gjitha nacionaliteteve në bashkësinë lokale të Vitomiricës.Zgjedhjet u mbikqyrën nga përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe OSC-së

Page 22: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

20.10.2018 Teatri i Fëmijëve në Prizren Me rastin e Ditës së boshnjakëve, është organizuar një shfaqje teatrale për fëmijë "Princ i Vogël". Shfaqja teatrale është organizuar në Sallën e Madhe të Shtëpisë së Kulturorës në Vitomiricë më 20 tetor 2018. Organizatorët e shfaqjës janë Shtepia e Kulturës në Vitomiricë me Teatrin e Fëmijëve "Sharski Behar nga Prizreni". Në këtë prezantim e ndoqën150 fëmijë. Ku, fëmijët përfituan kënaqësi argëtim dhe çlodhje. 14.12.2018 Debat me OSBE-në Bashkëpunimi me OSBE-në është organizuar një debat me komunitetin boshnjak, në Sallën e Vogël të Shtepisë së Kulturës Vitomericë me datën 27.07.2018. Tema e OSBE-së ishte: Realizimi i të drejtave pronësore dhe banesore të grave dhe burrave në Kosovë. Në kët debat morën pjesë rrethë 30 qytetarë të komunitetit boshnjak. Përfitimet u ndanë nga Komuniteti Boshnjak në Vitomiricë, OSBE, i cili vazhdoi bashkëpunimin me Komunitetet në Vitomiricë dhe Qendrën Kulturore në Vitomiricë për shkak të aktiviteteve të saj.

QENDRA KULTURORE PEJA Festivali Nderkombetar i Monodrames "MONOAKT" Festival ndërkombëtar i Dramës është Festival i Dramës i cili është realizuar çdo vit dhe ky vit është vazhdimësi e viteve te tjera. Janë shfaqur drama nga shtetet e ndryshme për 4 dite radhazi. Është organizuar nga anëtaret e këshillit organizativ dhe realizuar nga shtëpia filmike AKT, bashkë me Qendrën Kulturore Peja, kane marr pjese 5 shtete të ndryshme dhe janë realizuar 5 shfaqje të dramës, janë realizuar vizita vendeve më rendësi si kulturore dhe zonat turistike të komunës tonë. Ditet Kulturore Jusuf Gervalla Aktivitete Kulturore kushtuar vëllezërve Gërvalla,është aktivitet i përvitshëm për të shënuar ngjarje kulturore, është organizuar vizitë kompleksit në Dubovik si janë realizuar aktivitet kulturor, është organizuar duke grumbulluar të rinjtë dhe duke i njoftuar për se afërmi me figurën e vëllezërve Gërvalla, ka ndodhë perfromim në kitare, flaut, pikturim, si rezultat i kësaj të rinjtë janë njoftuar për historinë e vëllezërve Gërvalla.

SEKTORI I RINISË 10.01-19.03.2018 Kursi i gjuhës angleze Ky kurs ka qëllim për t’iu dhënë njohuri të rinjve mbi gjuhën angleze. 11.01-08.03.2018 Kursi i baletit Vallëzimi i baletit është një formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit dhe performancës.

Page 23: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

02.01-23.03.2018 Kursi i vallëzimit Në këtë grup të vallëzimit hyjnë zhanret HIP HOP dhe RNB. 18.01-19.03.2018 Ngjitje në mure (climbing) Ushtrime për ngjitje në lartësi të mëdha të bjeshkatarisë. 17.02-17.03.2018 Grupi i debatit Një grup i të rinjve që diskutojnë për temat që i preokupojnë ata. 01.19.2018 Takim me të rinjtë, me vullnetarët e Qendrës Rinore dhe Qendrës "Atë Lorenc Mazreku" Qëllimi i këtij takimi ka qenë identifikimi i nevojave tek të rinjtë e qytetit të Pejës. Shkurt Përgatitja e puneve per thirrje te subvencioneve Ne baze te rregullores mbi subvencionet jane perpunuar thirrjet online, aplikacionet dhe format tjera. Mars Pjesemarrja e YICP ne Itali ne kuader te projektit “Earth” Në kuadër të projektit “Earth” të financuar nga “Erasmus+” ku partner implementues është edhe Qendra Rinore Peja, të rinjët Pejan po marrin pjesë në një vizitë studimore në Itali për të mësuar rreth Agro - Turizmit, si bëhet dhe cfarë dobish sjell. Mars Takimi i kryesisë per përgatitjet e zgjedhjeve te KVRL-se Pergatitjet per lancimin e programit per aftesim profesional dhe punesim “Youth Career IT Pathway”. Mundesi e shkelqyeshme per rinin e rajonit te Pejes Prill Trajnimi 10 ditor ICHAT ne fushen e ndermarresise Trajnimi 10 ditorë falas nga iCHAT në fushen e ndermarresise (Ndermarresi, Biznes plan dhe Marketing), per personat në nevoje ne kuader te projektit Riintegrimi i qendrushem i te kthyerve dhe parandalimi i migrimit te qytetareve. Ky projekt financohet nga DIMAK/GIZ. Prill U mbajt Kuvendi i pare zgjedhor nen monitorimin e Sektorit te Rinise. Mirepo per disa pa rregullesi ky takim u shty per nje date tjeter te takimit.Kuvendi i pare zgjedhor 2018 te KVRL-se Maj Vizite nje ditore e te rinjve nderkombetare te projektit “Up with People” ne qytetin e Pejes DKRS/Sektori i Rinise ne bashkëpunim me nje organizate nderkombetare “Up with People – Europe” organizuan vizite nje ditore te qytetit te Pejes, ku vizituan inistitucinet kulturore, monumentet kulturore si dhe vizite e Ujvares dhe Shpelles se Radacit. Ishin te pranishem 120 te rinje nderkombetar nga 18 shtete te ndryshme te botes dhe 16 te rinje te Pejes te cilet u bene pjese vullnetare te ketij aktiviteti.

Page 24: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Qershor Turnir i futbollit per vajza Organizata Qendra per Toleranc dhe Integrim Peje (CTI-P) organizuan turnir miqesor te futbollit per vajza. Turniri u realizua ne mes te K.F Besa dhe K.F Dukagjini nga Klina. Turniri u realizua ne fushen e sportit "Karagaq" ne Peje. Fitues te kesaj gare ishte K.F Dukagjini. Qellimi i ketij turniri ishte motivimi dhe krijimi i nje klubi dinjitoz te klubit per femra ne komunen e Pejes. Ky aktivitet u realizua ne mbeshtetje te DKRS/Sektorit te Rinise. Korrik Kampi Veror per Femije 2018 Është për admirim puna e qendres rinore “Atë Lorenc Mazrreku” në Pejë që 16 vite kujdesen që fëmijët të argëtohen gjatë dy muajve të veres kur pushojnë shkollat! Natyrisht, këto iniciativa, komuna i mbështet me kënaqësi. Ky kamp mbulon femijet prej moshes 7 - 14 vjeqar me aktivitete te ndryshme kulturore, sportive dhe argetuese. Korrik – Dhjetor Book reading event – bibliosmia Ky projekt është konceptuar si aktivitet leximi javor, me qëllim që të inkurajojmë dhe forcojmë lidhjen e brezave të rinj me librin. Personalitetet e artit, kulturës, shkencës, letërsisë lexojnë dhe diskutojnë librat e tyre të preferuar. Eshte organizu nga YICP dhe financuar nga DKRS/S.R. Në javën e parë patem kënaqësin ta dëgjojm Genc Salihu-n, që foli për librin e tij "Plane për jetë" në vecanti dhe për letërsinë në përgjithsi. Projekti do te vazhdoj deri ne fund te vitit. Korrik Sesioni informues per ambasador te rinj evropian Ne Kuvendin Komunal u mbajt sesioni informues mbi thirrjen e ambasadoreve te rinj evropian. Ky sesion u organizua nga Qendra per Mireqenien e Gruas ne bashkepunim me DKRS/Sektori i Rinise dhe DZHE. Sesioni kishte per qellim te informoje te rinjet per thirrjen e Ambasadoreve te Rinje Evropian qe organizohet nga Rrjeti WAVE ne bashkepunim me QMG qe eshte ne kerkim per te rinj largpames dhe te perkushtuar per t'u bashkuar me nje grup te kolegeve te ambasadoreve te rinjve per Step Up fushatën! Gusht Projekti “Rainbow Bridge” dhe shënimi i Dites Ndërkombetare të Rinisë SR ne bashkepunim me KVRL dhe vullnetaret filluan punimet per dekorimin e Ures Mihlet Bahqe me cadra shume ngjyrshe, lyerjen e ures, dekorimin me vonica dhe me lule. Projekti zgjati diku 10 dite. Ky projekt u financua nga Raiffesien dhe DKRS/S.R Shtator Muaji i Rinisë në Komunën e Pejës Ne mbeshtetje te SR, KVRL organizuan aktivitete rekrative per festimin e Muajit te Rinise Kombetare ku komuna e Pejes me 16 shtator ka daten tradicionale e manifestimit. Ne kete dite 30 te rinje moren pjese ne atraksionin Via Ferrata dhe Zip Line. Tetor Ekspozita për ndryshimin e imazhit të qytetit Ekspozit e organizuar si rezultat I punimit te muraleve dhe veprave artistike e te rinjeve. Me qe rast edhe jane ndar mirenjohje per kontributin e artisteve te rinj.

Page 25: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Dhjetor Book readingevent –bibliosmia Ky projekt është konceptuar si aktivitet leximi javor, me qëllim që të inkurajojmë dhe forcojmë lidhjen e brezave të rinj me librin. Dhjetor Punëtori për ngritje të kapaciteteve Punëtori per ngrijte të kapaciteteve në fusha të ndryshme: menaxhim, ne raportim te financave, shkrim te projekteve. Dhjetor Dhuro dhe gezo Aktivitet për shpërndarje të dhuratave nga të rinjtë për fëmijë në nevojë.

SEKTORI I SPORTIT 07.02.2018 Shpallja e sportistit të vitit 2017 Çdo vit DKRS ( sektori sportit) organizon ceremoninë e shpalljes së sportistit të vitit 2017, ku bëhet ndarja e çmimeve, shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve nga autoritetet e ndryshme sportive dhe qeverisëse. 18.03.2018 Turniri Memorial i Xhudos "Fuat Gashi" Klubi i Xhudos "Kodokan" në bashkëpunim me Federatën e Xhudos ka organizuar Turinirin Memorial "Fuat Gashi". Pjesmarrës ishin xhudistët nga Kosova dhe Mali i Zi. 24.03.2018 Turniri Ndërkombëtar në Boks "Epopeja e Dukagjinit" K. Box ,,Peja'' ka organizuar turnirin në boks me rastin e shënimit të ditës së fillimit te luftës çlirimtare dhe bombardimeve të Nato-s. Pjesmarrës ishin boksierët nga Kosova dhe Shqipëria. 20.01-31.03.2018 Seanca stërvitore dhe ndeshja kampionale K.F. "Besa" është anëtare e ligës së parë të futbollit në Kosovë dhe seancat stërvitore dhe ndeshjet miqësore me senioret, për të qenë sa më i pregaditur për kampionatin e Kosovës, i ka zhvilluar në ketë fushë. FC Besa e ka shkollën e futbollit me këto grupmosha U11, U13 ,U15 dhe U17 që bëjnë gara në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Pejës .Garat dhe stërvitjet me këto grupmosha i zhvillon në fushën e futbollit- Sigë Brestovik. 15.01-10.12.2018 Seanca stërvitore dhe ndeshja kampionale K.F. "Dardania" - është anëtare e ligës së dytë të Kosovës grupi A, e cila seancat stërvitore, ndeshjet kampionale për kupë me senioret dhe grupmoshat e reja i zhvillon në fushën e futbollit - Sigë, Brestovik.

Page 26: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

15.01-31.11.2018 - Stwrvitje dhe ndeshja kampionale K.F. "Peja" - Shkolla e Futbollit "Peja" është anëtare e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe bënë pjesë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Pejës me grupmoshat U11,U13,U15 dhe U17. Seancat stervitore si dhe ndeshjet kampionale i ka zhvilluar në fushen e futbollit - Sigë, Brestovik. 01.02-31.11.2018 - Ndeshje kampionale K.F. "Olti" - ka shkollen e futbollit ku bënë pjesë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Pejës dhe ndeshjet kampionale me grupmoshat U13, U15 dhe U17 i zhvilloi në fushën e sporteve në Brestovik 01.02-31.03.2018 – Stwrvitje K.F. "Lugu i Baranit" është anëtare e Ligës së Dytë të Futbollit të Kosovës grupi A, ka ekipin e seniorëve ku ndeshjet kampionale gjatë vitit 2018 i ka zhvilluar në fushën e sporteve - Sigë, Brestovik. 05.01-31.12.2018 - Stwrvitje K.K. "Ippon" seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja i zhvilloi në sallën e sporteve "Partizani", tri (3) herë në javë. 05.01-31.12.2018 – Stwrvitje K.K "Arena" ka zhvilluar seancat stërvitore me grupmoshat e reja në sallën e sporteve "Partizani", tri (3) herë në javë. 05.01-31.12.2018 – Stwrvitje K.K "Peja" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmosha e reja, tri (3) herë në javë. 05.01- 17.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.B "Peja"është anëtare e Superligës së Basketbollit të Kosovës, ku seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja si dhe ndeshjet kampionale i ka zhvilluar në Palestrën e Sporteve ''Karagaçi". 05.01-.03.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.B "Borea"është anëtare e Superligës së Basketbollit të Kosovës, ku seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja si dhe ndeshjet kampionale i ka zhvilluar në Palestrën eSsporteve ''Karagaçi". 05.01- 25.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.H. "Besa Famgas" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 05.01- 18.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.V. "Peja" është anëtare e Supërligës së parë të Kosovës në volejboll, seancat stërvitore, ndeshjet kampionale dhe ndeshjet ndërkombëtare me seniorët i ka zhvilluar në Palestrën e Sporteve "Karagaçi". Gjithashtu edhe ndeshjet kampionale të grupmoshave të reja i ka zhvilluar në Palestër. 05.01- 25.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K. i Futsallit "Besa" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 05.01- 25.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale

Page 27: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

K. i Futsallit "Peja" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 05.01- 25.12.2018 - Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K. i Futsallit "Peja" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 05.01-31.03.2018 - Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.Box "Peja" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe zhvillimin e një turniri kombëtar. 05.01-31.25.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.Box. "Besa" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja. 05.01- 25.12.2018 – Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.B. "Penza" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 18.01-10.12.2018 - Stwrvitje dhe ndeshje kampionale K.F. "Besa" ka zhvilluar seancat stërvitore me seniorët dhe grupmoshat e reja dhe ndeshje kampionale. 11.02-31.06.2018 - Ndeshje kampionale K.F. "Prishtina" është anëtare e IPKO Superligës së futbollit të Kosovës (për shkak të renovimit të stadionit të qytetit) ndeshjet kampinale dhe për kupë, si vendas, i ka zhvilluar në Stadiumin e Qytetit "Shahin Haxhiislami". 01.10 - 24.11.2018 - Ndeshje kampionale K.F. "Lugu i Baranit" është anëtare e Ligës së dytë grupi A, e futbollit të Kosovës. Ndeshjet kampionale i ka zhvilluar në Stadiumin e Qytetit "Shahin Haxhiislami". 16-20.04.2018 Turniri Kombëtar i Futbollit U15 Ternoci 2018 Sporti gjithnjë mbetet një vlerë e padiskutueshme që reflekton nivel qytetarie te një shoqëri. Sporti i futbollit në veçanti afirmon shoqërimin si një mundësi për të nxjerrë në pah vlerat më të mira sportive. Futbolli gjithsesi ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në njohjen me të tjerët, në afrimin mes njerëzve dhe në promovimin e vlerave njerëzore. Pikërisht në këtë frymë është edhe turniri mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë që mbahet në pesë qytete, në Durrës, Ulqin, Tetovë, Pejë dhe Terrnocë. Ky turnir është një mundësi e mirë për të kultivuar frymën e njohjes dhe lojën e futbollit te gjeneratat më të reja. Është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar fëmijët, për të këmbyer mes tyre vlerat e futbollit, por edhe vlerat e shumëllojta të hapësirave nga vijnë. Është kënaqësi të punosh për fëmijët që janë e ardhmja e jonë dhe e çdo familje, e çdo shteti dhe e mbarë kombit, siç është kombi shqiptar i ndarë dhe i shpërndarë në gjithë botën Kjo veprimtari jo vetëm që shpalos vlerat teknike të shkollës së futbollit që nga viti në vit pëson ndryshime dhe ec përpara, por ka edhe vlera të mëdha morale, ka vlera shpirtërore, afron fëmijët, fëmijët ecin, fëmijët rriten. Le të vazhdojë tradita sportive, sporti le të jetë rrugë e bashkëpunimit e bashkimit kombëtar. Sivjet nikoqir i këtij turniri të grupmoshave U15 ishte Ternoci.

Page 28: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

20-28.04.2018 Turniri Meomorial i basketbollistëve "Ilir dhe Valon Begolli'' Shkolla e basketbollit ,,NBA24'' ka organizuar Turnirin Memorial ,,Ilir dhe Valon Begolli''. Pjesmarrës ishin nxënësit e SHMU. 22.04.2018 Turniri Memorial në Karate "Haki Iberdemaj'' Klubi Karates "Ippon"në bashkëpunim me Federatën e Karates së Kosoves organizoi Turnirin Memorial në Karate "Haki Iberdemaj''. 30.04.2018 Turniri i Xhudos ,, Judo For Pace " Klubi i Xhudos ,, Ippon'' në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës organizuan Turnirin e Paqes në Xhudo ,,Judo For Pace" pjesëmarrës ishin ekipet nga Kosova si dhe shtete tjera. 02-03.05.2018 Federata Kinologjike e Kosovës U realizua ekspozita e racës së qenve. Garuesit nga shtetet e ndryshme të Evropës qendruan tri (3) ditë de zhvilluan garat, ku garuesit defiluan me qentë e tyre duke demostruar disa lëvizje të cilat u vlerësuan nga gjyqtarët ndërkombëtar. 25.05.2018 Shënimi i Ditës Olimpike, 25 maj 2018 Vrapim i fëmijëve të lindur në vitin 2008 për nder të Ditës Olimpike, 25 maj 2018. Maj Turnir në boks "Pranvera 2018" Klubi i Boksit "Peja" organizoi Turnirin e Boksit "Pranvera 2018" Në këtë turnir morën pjesë: boksier nga Maqedonia ,Shqipëria dhe Mali i Zi. 05.08.2018 Garat në motokros “Motocross Team Peja” Rëndësia e kësaj gare pos adrenalinës dhe atraksioneve te ndryshme, vlen të ceket edhe një event historik për motoçiklizmin e Republikës se Kosovës ishte gara e parë që u organizua nën ombrellën e Federatës së "Motocross Team Peja". Kjo garë u mbajt në Tabje (Pejë). 16.06.2018 Turniri tradicional i boksit për shënimin e Ditës së Çlirimit të Pejës Këte turnir tradicional e organizoi Klubi i Boksit "Peja" për nder të shënimit të Ditës së Çlirimit të Pejës. Pjesëmarrës ishin klubet nga Kosova. 01.08.2018 Ndeshja reviale në mes të veteranëve nga diaspora dhe Peja Më 01 gusht çdo vit në stadiumin e qytetit "Shahin Haxhislami" veteranët e futbollit zhvillojnë ndeshje reviale në mes të veteranëve të futbollit nga diaspora dhe Peja që organizohet nga DKRS dhe Shoqata e Veteranëve të Futbollit të Pejës. Kjo ndeshje reviale u zhvillua në stadiumin e qytetit "Shahin Haxhiislami".

Page 29: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Gusht Parada me motokros “Motocross Team Peja” Ky miting zhvilloht ne qender të qytetit, ku motoristët nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan paradën e motorave. Gusht Open Fun Football 2018 Në bashkëpunim midis komunës së Pejës nën organizimin e KF. "Behari" në Vitomericë nga dt.22 -26.08 .2018 është zhvilluar aktiviteti rekreativo-sportiv "Open Fun Football 2018". "Open Fun Football Schoolls" është një projekt humanitar, jo – fitimprurës, politikisht neutral. Ideja kryesore e projektit ishte ,, Fun Concept ”. Ajo çka është më rëndësi është aspekti i lojës, kënaqësia nga lojërat , e jo si vegël për rezultate dhe përmirësime të shkathtësive. Lojërat edhe ushtrimet e shumta janë ashtu të dizajnuara që tek çdo fëmijë të krijojë shumë herë ndjenjën e suksesit. Gjatë javës fëmijët jetojnë me futbollin duke u koncentruar në lojë me tërë qenien. OFFS duhet kuptuar si një punë shtesë të cilët e kryejnë klubet e futbollit. Qëllimi nuk është të zhvillohen lojtarët e talentuar, kjo i takon punës se klubeve të futbollit, por në përjetimin e një përvoje të pasur në lojën me top si dhe promovimin e lojës, zbulimin lojtarëve dhe zhvillimin e talentit te tyre. Ky projekt kishte për qëllim të promovo tolerancën, bashkëjetesë, kohezionin social si dhe bashkëpunim ne mes te grupeve te ndryshme etnike. Shtator FASK dhe Automoto "Peja Visari" Federata e Automobilizmit në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe Klubin e Automobilizmit "Peja Visari" kanë organizuar garen automobilistike "Kulla 2018" ku gara u zhvillua në rrugen e Kullës. 04.08.2018 Turneu "Streetball Kosova 2018'' Në Pejë u organizua turneu i garave kualifikuese e kampionatit të 19-të të Republikës së Kosovës në Sreetball Kosova 2018. Këtë vit u quajt Z- Mobile Sreetball Kosova 2018. Aktiviteti u zhvillua në qendër të qytetit. 17-18.08.2019 Ndeshja ndërkombëtare KHF Istogu - KHF Cassano Magnago (Italia) Në Palestrën "Karagaçi" në pranin e mbi 1000 shikuesve u zhvillua ndeshja në hendboll në mes të KHF Istogu - KHF Cassano Magnago në kuadër të Challenge Cap. Nëntor Olimpiada e Lugut të Baranit DKRS (sektori i sportit) organizoi garat në futsall, ping pong, basketboll, volejboll, hudhje e gjyles si dhe gjimnastikë ritmike. Pjesëmarrës ishin katër (4) SHMU të Lugut të Baranit. Fituesit u nderuan me kupa dhe medalje. Dhjetor Kampionati i Xhudos në Kosovë për gjeneratat e reja U14, U16 dhe U18 Federata e Xhudos e përkrahur nga DKRS (sektori i sportit) organizuan kampionatin e xhudos për grupmoshat e reja U14, U16, U18. Pjesëmarrës ishin xhudistët nga klubet e Kosovës, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Page 30: RAPORT PUNE 2018 - DKRS SEKTORI I KULTURËS file24.04.2018 Intervista dhe promovimi i kulturës pejane në vendet arabe Dy (2) gazetarë nga Arabia Saudite, të shoqëruar nga një

Dhjetor Shpallja e sportistit të vitit 2018 Në ceremoninë e shpalljes së sportistit të vitit 2018 u ndanë çmime, shpërblime, dekorata dhe mirënjohje nga autoritetet sportive dhe qeverisëse. Në këtë mbrëmje solemne finalizohet një vit i sportit të Pejës, për të nderuar sportistët, që me angazhimin, profesionalizmin, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre, e nderuan veten, klubin e tyre, qytetin e Pejës, dhe Kosovën njëkohësisht. Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport dhe Këshilli Sportiv ka kërkuar nga të gjitha klubet që të bëjnë propozimet e tyre për sportistin e vitit. Klubet kanë pasur të drejtë që t’i propozojnë sportistët e klubit të tyre si dhe sportistët e klubeve tjera. Propozimet e grumbulluara janë analizuar nga Këshilli Sportiv dhe duke u bazuar në kategorizmin e sportit dhe kritereve sportive të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për vlerësimin, ndarjen e dekoratave dhe shpërblimeve për sportistët e komunës së Pejës. Për sukseset e arritura në gara sportive është bërë edhe përzgjedhja e më të mirëve. Në ketë ceremoni u ndanë dekorata për njerezitë që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e sportit, mirënjohje për vepër jetësore në sport, punëtorin sportiv, post mortum, gazetarin sportiv,trajnerin, klubin, sportistët me më perspektivë, sportistët më të dalluar dhe sportistin e vitit. Me respekt Engelbert Zefaj Drejtor DKRS