33
REPUBLIKA E SHQIPERISE ZYRA E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQESOR Raport Vjetor 2015

Raport Vjetor 2015 - zabgj.gov.al · domosdoshme një mbështetje e posaçme financiare e këtij sistemi sipas një plani veprimi të shtrirë në një hark kohor shumëvjeçar, duke

  • Upload
    lytu

  • View
    213

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPERISE

ZYRA E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQESOR

Raport Vjetor 2015

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 2

Përmbajtja

HYRJE ........................................................................................................................................................................... 3

I.1 Vështrim i Përgjithshëm ............................................................................................................................... 3

I.2 Misioni, Qellimi, Funksioni ................................................................................................................................. 3

Funksionet kryesore të ZABGJ-së: ....................................................................................................................... 3

II. Menaxhimi dhe Organizimi ...................................................................................................................................... 4

II.1 Bordi Drejtues i ZABGJ ..................................................................................................................................... 4

Bordi Drejtues i Z.A.B.GJ. është përgjegjës për: .................................................................................................. 4

II.2 Struktura Organizative e Z.A.B.GJ. .................................................................................................................... 4

III. Aktiviteti buxhetor i Zyrës gjatë vitit 2015 .............................................................................................................. 5

III.1 Numri i punonjësve dhe fondi për shpenzime personeli .............................................................................. 9

III.2 Shpenzime operative .................................................................................................................................. 10

III.3 Investime ......................................................................................................................................................... 14

Performanca e buxhetit të akorduar në investime ............................................................................................... 15

Ndërhyrja në infrastrukturën ndërtimore të godinave të gjykatave ..................................................................... 15

Plotësimi pjesor i nevojave të gjykatave për paisje për zyrat, sallat e gjyqit dhe ambjente të tjera në gjykata ... 16

Investimi në infrastrukturën elektronike të gjykatave ......................................................................................... 16

Blerje automjete për nevoja të gjykatave ............................................................................................................ 16

Monitorimi i buxhetit gjatë vitit 2015 ..................................................................................................................... 17

Politika e ndjekur për investime në gjykata ........................................................................................................ 19

III.4 Standardizimi i shpenzimeve .......................................................................................................................... 19

III.5 Menaxhimi financiar i aktivitetit të Zyrës ....................................................................................................... 22

III.6 Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018 ................................................................................... 22

IV. Aktiviteti dhe funksionimi i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse .............................................. 25

IV.1. Procedurat e rekrutimit ................................................................................................................................... 25

IV.2. Ngritja profesionale dhe kualifikimi i stafit të Zyrës me anë të trajnimeve pranë ASPA-s dhe institucioneve

të tjera trajnuese. ..................................................................................................................................................... 26

IV.3. Vlerësimi i performancës për vitin 2015. ....................................................................................................... 26

IV.4. Parandalimi i konfliktit të interesit ................................................................................................................. 26

IV.5. Statistikat ........................................................................................................................................................ 27

IV.6. Arkivimi i dokumentacionit zyrtar ................................................................................................................. 27

IV.7. Procedurat e prokurimit.................................................................................................................................. 28

V. Aktivitete të Tjera të Zyrës ..................................................................................................................................... 29

V.1- Monitorimi i Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në Gjykata .................................................... 29

VI. Bashkëpunimi me Institucionet e tjera .................................................................................................................. 31

VII. Auditimi i brendshëm ........................................................................................................................................... 32

VIII. Sfidat dhe objektivat për vitin 2016 .................................................................................................................... 33

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 3

HYRJE

I.1 Vështrim i Përgjithshëm

Në kuadër të garantimit të pavarësisë së veprimtarisë së organeve gjyqësore, Kushtetuta në nenin

144 ka parashikuar edhe pavarësinë financiare të gjykatave dhe të drejtën e tyre për të propozuar

dhe administruar vetë buxhetin. Për këtë arsye, është krijuar Zyra e Administrimit të Buxhetit

Gjyqësor, si një institucion i pavarur, që administron fondet buxhetore, të akorduara për

pushtetin gjyqësor, duke siguruar në parim pavarësinë e tij ndaj pushteteve të tjera.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor zhvillon veprimtarinë e saj në bazë të Ligjit Nr. 8363,

datë 01.07.1998 “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”, akteve ligjore dhe

nënligjore të shtetit shqiptar dhe veçanërisht ligjit të buxhetit të shtetit dhe ligjit mbi planin unik

kontabël, si dhe Rregullores së Zyrës.

Krijimi i Zyrës mundëson menaxhimin nga ana e gjyqësorit të fondeve buxhetore, akorduar atij,

si dhe të gjithë fondeve të tjera, që i akordohen gjyqësorit nga donatorë të ndryshëm si brenda

dhe jashtë vendit, duke e shndërruar atë në një ent vetadministrues. Kjo Zyrë studion e përpunon

nevojat e gjyqësorit për fonde, i paraqet dhe i mbron ato në Qeveri dhe Parlament si dhe ndjek

detajimin dhe realizimin e fondeve për çdo njësi gjyqësore.

Përvec administrimit të fondeve buxhetore, për gjykatat, ligji i Zyrës, në nenin 4, pika a, i jep

kësaj të fundit të drejtën për menaxhimin e investimeve të huaja në gjyqësor. Kontributi i saj

konsiston si në rastin kur Zyra është vetë partnere në projekte dhe monitoron mbarëvajtjen e tyre,

ashtu edhe përsa i përket projekteve në të cilat palë është Ministria e Drejtësisë. Në këto raste,

Zyra ka rol koordinues, për të vënë në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë informacion të

saktë mbi nevojat, si dhe të garantojë mbështetjen e investimeve pas përfundimit të projekteve.

I.2 Misioni, Qellimi, Funksioni

Misioni i ZABGJ-së është menaxhimi me efektivitet dhe efiçencë i fondeve buxhetore që

miratohen për Pushtetin Gjyqësor me ligjin e buxhetit, si dhe nga donatorë të ndryshëm, vendas

apo të huaj, për të mbështetur pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka si qëllim plotësimin e nevojave të gjykatave me

mjete financiare nëpërmjet: planifikimit dhe detajimit të fondeve buxhetore për çdo gjykatë,

hartimit të procedurave për një administrim efektiv të fondeve buxhetore të akorduara për

Pushtetin Gjyqësor, përdorimin e fondeve sipas legjislacionit në fuqi dhe kontrollin e

vazhdueshëm të përdorimit me efektivitet të tyre.

Funksionet kryesore të ZABGJ-së:

Harton programin buxhetor afatmesëm dhe ndjek zbatimin e buxhetit vjetor të gjykatave,

sipas rregullave dhe procedurave ligjore në Republikën e Shqipërisë;

Menaxhon kontrollin e brendshëm financiar në gjykata;

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 4

Monitoron dhe vlerëson përdorimin e fondeve në gjykata në përputhje me objektivat e

përcaktuara;

Menaxhon aktivitetin ekonomik - financiar të Zyrës;

Deklaron rregullat e veta organizative dhe operative si dhe rregulloren e Zyrës;

Mbështet zhvillimin e teknologjisë së informacionit në gjykata;

Realizon raporte që lidhen me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore

gjyqësore mbi përdorimin e fondeve buxhetore;

Kontrollon përdorimin e fondeve buxhetore nga gjykatat në përputhje me dispozitat

ligjore në fuqi;

Përpunon e treguesit financiarë në lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e gjykatave;

Njeh gjendjen fizike të gjykatave dhe studimin për zhvillimin e infrastrukturës së

gjyqësorit si dhe përcakton nevoja të mëtejshme në investime;

Asiston gjykatat në lidhje me njohjen më të mirë dhe zbatimin e akteve të reja ligjore e

nënligjore, në fushën e zbatimit të buxhetit.

II. Menaxhimi dhe Organizimi

II.1 Bordi Drejtues i ZABGJ

Zyra drejtohet nga Bordi Drejtues i përbërë nga: Kryetari i Gjykatës së Lartë; një anëtar i

Gjykatës se Lartë, i zgjedhur nga mbledhja e gjyqtarëve të kësaj gjykate; dy kryetarë të

Gjykatave të Apelit, të zgjedhur nga mbledhja e përbashkët e kryetarëve të Gjykatave të Apelit;

katër kryetarë të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore, të zgjedhur nga mbledhja e përbashkët e

kryetarëve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Bordi drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Bordi Drejtues i Z.A.B.GJ. është përgjegjës për:

Miratimin e projekt-buxhetit të paraqitur nga administrata e Z.A.B.GJ-së, për gjykatat në

të gjithë vendin;

Kontrollin dhe menaxhimin e fondeve buxhetore, të akorduara për pushtetin gjyqësor;

Emërimin apo shkarkimin e Drejtorit të Zyrës;

Përcaktimin e strukturës së Zyrës, numrin e personelit administrativ si dhe kriteret e

emërimit të tyre;

Përcaktimin e nivelit të pagave të personelit të Zyrës në përputhje me kriteret e

përgjithshme të caktimit të pagave për punonjësit e administratës shtetërore;

Miratimin e rregullores së funksionimit të Zyrës;

II.2 Struktura Organizative e Z.A.B.GJ.

Struktura, organika dhe kategorizimi i pozicioneve të punës në Zyrën e Administrimit të Buxhetit

Gjyqësor, është e miratuar me Vendim të Bordit Drejtues nr. 5, datë 11.07.2013. Struktura ka

pësuar ndryshime gjatë vitit 2015 me Vendimin e Bordit Nr.4, datë 14.09.2015 me strukturimin e

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 5

Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Sektorit të Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse në

Drejtori.

Zyra përbëhet nga këto njësi funksionale:

· Bordi Drejtues

· Drejtori

· Drejtoria e Buxhetit, Financës dhe Investimeve

a. Sektori i Buxhetit dhe i Financës .

b. Sektori i Menaxhimit të Investimeve

· Drejtoria e Auditimit të Brendshëm

· Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse

III. Aktiviteti buxhetor i Zyrës gjatë vitit 2015

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në veprimtarinë e saj gjatë vitit 2015, ka patur si

qëllim kryesor mbështetjen buxhetore të shërbimeve gjyqësore dhe përmirësimin e

infrastrukturës së gjykatave, me qëllim sjelljen e tyre në parametrat dhe cilësinë e performancës

së ngjashme me vendet e Bashkimit Europian.

Dokumenti bazë mbi të cilin është mbështetur aktiviteti buxhetor i Zyrës për vitin 2015, është

Deklarata e Politikës së Programit Buxhetor Afatmesëm.

Bazuar në këtë dokument, prioritetet e ZABGJ-së për vitin 2015, kanë qenë në funksion të

realizimit të këtyre objektivave :

a) Krijimi i kushteve cilësore të zhvillimit të proçeseve gjyqësore, nëpërmjet mbështetjes

financiare të aktivitetit të gjykatave; përmirësimit të infrastrukturës ndërtimore, kushteve të

punës, gjykimit dhe shërbimit deri ne 68 % te tyre si dhe plotësimit me elementë të sigurisë

në gjykata.

b) Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës elektronike të gjykatave, në funksion të rritjes së

cilësisë dhe transparencës së procesit gjyqësor dhe shërbimit ndaj publikut, duke synuar

plotësimin e 100 % të gjykatave me të gjithë pajisjet elektronike të nevojshme.

c) Mbështetja financiare e zhvillimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe mbështetja

financiare për garantimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues profesional.

Në funksion të realizimit të politikës dhe qëllimit të programit buxhetor afatmesëm për pushtetin

gjyqësor, fokusi kryesor i tij është mbështetja buxhetore e gjykatave, për krijimin e kushteve të

nevojshme për zhvillimin e proçeseve gjyqësore, solemne, efiçente dhe transparente si dhe ofrimi

i një shërbimi sa më cilësor për publikun.

Mbështetja buxhetore e gjykatave, është një nga rekomandimet e përmendura shpesh vitet e

fundit, në raportet ndërkombëtare për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si dhe

politika apo zhvillime të reja që lidhen me reformimin e sistemit të drejtësisë.

Në progres raportin e vitit 2015, të Komisionit Europian, theksohet se:“Investime të mëdha

janë bërë në infrastrukturën e gjykatave por ende shumë gjykata kanë nevojë për rinovim të

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 6

mëtejshëm. Disa gjykata nuk kanë salla të mjaftueshme për gjykim dhe seancat gjyqësore

zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, gjë që që rrit rriskun për praktika korruptive”1. Efiçenca e

gjykatave është minuar nga burime të pamjaftueshme financiare dhe njerëzore. 2

Në raportin e fundit të publikuar në vitin 2014, të Komisionit Europian për Efikasitetin e

Drejtësisë (CEPEJ), organ i Këshillit të Europës, vihet re se: Shqipëria vazhdon të ketë nivelin

më të ulët të raportit të buxhetit të gjykatave me buxhetin e shtetit dhe GDP-në, krahasuar me

vendet e rajonit si dhe me mesataren europiane. Mesatarja e raportit të buxhetit të gjykatave me

GDP-në në vendet europiane të marra në analizë nga CEPEJ është 0.21%, ndërkohë që në

Shqipëri ky raport është 0.13% në vitin 2012, 0.12% në vitin 2013, 0.14% në vitin 2014 dhe 0.15

% në vitin 2015. Vendet e rajonit, këtë raport e kanë më të lartë edhe se mesatarja e vendeve

europiane. Vlen të përmendim disa prej tyre si Bosnja dhe Hercegovina (0.6%), Serbia (0.6%) ,

Maqedonia (0.4%), Kroacia (0.36%), Bullgaria ( 0.32%), etj .

Në funksion të kësaj analize, ekspertët e CEPEJ 3 kanë dhënë edhe rekomandimin se “është e

rëndësishme që gjykatat t’i kenë të gjitha burimet e nevojshme për t’i ofruar publikut shërbim

cilësor. Kjo kërkon që gjykatat të kenë infrastrukturën e nevojshme për mirëfunksionim; që

mjetet e TIK të jenë të instaluara dhe plotësisht funksionale…”.

Në kuadër të përmirësimit të efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të drejtësisë ndaj publikut,

transparencës, efiçencës dhe përgjegjshmërisë, aktualisht janë duke u implementuar dy projekte:

projekti i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë

– SEJ” dhe projekti i Bashkimit Europian ”Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”

EURALIUS-IV .

Çështja e financimit të buxhetit të pushtetit gjyqësor dhe rivlerësimit të nevojave për burime

njerëzore është trajtuar edhe nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi. Në projekt

Strategjinë e Reformës së Sistemin e Drejtësisë, hartuar nga Komisioni i Posaçëm

Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë,

citohet “Për të garantuar një mirëfunksionim të sistemit të drejtësisë në tërësi, është e

domosdoshme një mbështetje e posaçme financiare e këtij sistemi sipas një plani veprimi të

shtrirë në një hark kohor shumëvjeçar, duke u nisur nga përcaktimi i një niveli financiar si një

përqindje e caktuar e PPB me mbështetjen e të gjitha forcave politike” ( Kapitulli VII, fq 48 e

projekt-strategjisë).

Një prej objektivave të strategjise është “Mbështetja e nevojshme financiare dhe

infrastrukturore të sistemit të drejtësisë, duke synuar në rritjen e pavarësisë, efiçiencës dhe

profesionalizmit të tij”. Në kuadër të këtij objektivi synohet midis të tjerave “Rishikimi i

nevojave për mbështetjen financiare të administratës së institucioneve të drejtësisë duke siguruar

një raport të drejtë midis numrit të gjyqtarëve/prokurorëve dhe numrit të personelit të

administratës, në përputhje me standardet evropiane” ”(Kapitulli VII, fq 49 e projekt-strategjisë)

Nuk mund të ketë pavarësi të pushtetit gjyqësor pa pavarësinë financiare të tij, shprehen

ekspertët në këtë strategji. Ky është një parim i sanksionuar tashmë edhe në Kushtetutë. Pesha

specifike dhe rëndësia që ka sistemi i drejtësisë në tërësi dhe pushteti gjyqësor në veçanti në një

1 Progres raporti per vitin 2015, kapitulli 2.3, fq 14

2 Progres raporti per vitin 2015, kapitulli 23, fq 54

3 Raporti 2014 rreth Sistemit të Drejtësisë Shqiptare; fq.5.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 7

shtet demokratik kërkojnë si domosdoshmëri financimin e tij si një kusht i detyrueshëm për

mirëfunksionimin e sistemit. Asnjë reformë strategjike në sistemin e drejtësisë nuk mund të

realizohet dhe të ketë sukses pa një financim të përshtatshëm, sipas prioriteteve të

identifikueshme nëpërmjet reformave.

Përkundrejt kësaj vetëdijeje, Analiza e Sistemit të Drejtësisë ka evidentuar një sërë problemesh

të financimit dhe infrastrukturës së sistemit të drejtësisë të cilat kërkojnë domosdoshmërisht një

reformë të thellë në këtë sektor. Sistemit të drejtësisë nuk i ofrohen garancitë e nevojshme,

ligjore dhe institucionale për administrimin e pavarur të buxhetit, mjete buxhetore të

përshtatshme për pagat e sigurimet shoqërore, për infrastrukturën, shpenzimet operative dhe

zhvillimin e teknologjisë, për administrimin efektiv të sistemit në tërësi dhe të burimeve

njerëzore në veçanti. Për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe kryesisht atyre

financiare, menaxhimi në gjykata mbetet mjaft i dobët. Buxheti vjetor për gjyqësorin ka rritje

progresive, por ende shumë të pamjaftueshme. (Kapitulli VII, fq 48 e projekt-strategjisë)

Duke marrë në konsideratë nevojat në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së gjykatave

përcaktuar bazuar në plane afatmesme dhe afatshkurtra zhvillimi, në kuadër të reformës, është

propozuar arritja e të paktën një niveli të buxhetit të gjykatave, në raportin 0.8 %- 1% kundrejt

buxhetit të shtetit. Ky raport do të thotë dyfishim të buxhetit të miratuar për pushtetin gjyqësor.

Buxheti minimal i vleresuar ne kete menyre eshte rreth 3.7 miliard leke nga te cilat 1.7 miliard

lek shpenzime personeli, 1.7 miliard lek shpenzime n investime dhe 397 milion lek shpenzime

operative.

Këto janë sfida që i përkasin të ardhmes së financimit të pushtetit gjyqësor, të cilat kanë nevojë

mbështetje të gjerë të sistemit dhe ndryshime të caktuara kushtetuese e ligjore. Ajo që mund të

thuhet në këtë moment, është se në mënyrë të gjithanshme, nga faktorë e aktorë të brendshëm

dhe partnerë ndërkombëtarë, po proklamohet me zë të lartë rëndësia që ka në proçesin për

modernizimin e sistemit gjyqësor shqiptar, alokimi i burimeve të mjaftueshme buxhetore dhe

njerëzore për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Bazuar në analiza të vazhdueshme buxhetore si edhe në frymën e përgjithshme të trajtuar më

sipër, dy janë drejtimet kryesore, ku është fokusuar kërkesa e Zyrës për rritje të buxhetit për

pushtetin gjyqësor:

1. Rritja e numrit të administratës gjyqësore, për një staf administrativ bashkohor, profesional

dhe efiçent në përgjigje të funksionimit të brendshëm të gjykatave, nevojave proçeduriale të

gjykimit, kërkesave në drejtim të solemnitetit të gjykimit, cilësisë së kërkuar të shërbimit për

publikun etj. Një sistem drejtësie që të funksionojë mirë ka nevojë edhe për punonjës jo-

gjyqtarë në gjykata, të cilët duhet të jenë të trajnuar mirë dhe në numër të mjaftueshëm.

Shqipëria ka raportin më të vogël të punonjësve të administratës për gjyqtarë (2,3 për 1

gjyqtar), kundrejt mesatares evropiane (3 punonjës për 1 gjyqtar). (Referuar raportit te fundit

të CEPEJ 2014).

2. Rritja domethënëse e buxhetit të gjykatave, në shpenzime operative dhe investime. Buxheti i

mjaftueshëm në shpenzime operative krijon mundësi për mbarëvajtje të mirë të aktivitetit të

përditshëm të gjykatave. Nga ana tjetër, buxheti në investime, duke filluar me infrastrukturën

ndërtimore, krijon kushtet bazë ku mund të realizohen standartet e gjykimit dhe shërbimit me

një impakt të drejtpërdrejtë në efikasitetin e punës në gjykata dhe shërbimin cilësor për

publikun.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 8

Në këtë kuadër, për vitin 2015, si vit i parë i programit buxhetor afatmesëm, u parashtruan

kërkesat për një buxhet 2,347 milion lekë i ndarë në 1,613 milion lekë në shpenzime personeli,

380 milion lekë shpenzime operative dhe 354 milion lekë investime. Buxheti i kërkuar për vitin

2015 parashikonte një rritje kundrejt buxhetit për vitin 2014, me rreth 13%.

Kërkesat e paraqitura në këtë projekt-buxhet, u diskutuan në negociata të përfaqësuesve të

ZABGJ-së me Ministrinë e Financave si dhe në Komisionin Parlamentar Për Cështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në përfundim të këtij procesi, u arrit që të

sigurohej një rritje e buxhetit për vitin 2015, kundrejt tavanit paraprak të propozuar nga Ministria

e Financave dhe kundrejt buxhetit efektiv për vitin 2014.

Buxheti total i miratuar për vitin 2015, në vlerë 2,166 milion lekë ishte rreth 5 % më i lartë se

buxheti për vitin 2014. Sipas zërave konkretë, u miratua një rritje rreth 1% në shpenzime

personeli, 1% në shpenzime operative dhe 50% në investime. Rritja e buxhetit kundrejt vitit

2014, mund të konsiderohet një hap pozitiv në realizimin e politikës dhe objektivave të

përcaktuara. Veçanërisht pozitive konsiderohet rritja me rreth 50% e buxhetit në investime. Ky

buxhet krijoi mundësinë që përveç financimit të vazhdimit të projektit të nisur për ndërtimin e

godinës së re të Gjykatës së Apelit Shkodër të fillonte edhe një projekt i ri, ai i ndërtimit të

godinës së re të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Megjithatë, mbështetja e plotë e aktivitetit

dhe modernizimi i gjykatave shqiptare, kërkon rritje të mëtejshme të buxhetit, në disa aspekte e

sidomos për përmirësimin e përgjithshëm infrastrukturor të tyre.

Në tabelën dhe grafikun e mëposhtëm paraqiten të dhëna mbi buxhetin e miratuar me ligj për

vitin 2015, sipas artikujve kryesor krahasuar me kërkesat e gjykatave në projekt-buxhet dhe

buxhetin efektiv për vitin 2014.

Tabela nr.1

Buxheti i miratuar për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2015

(Buxheti i miratuar me ligj për vitin 2015. Ky buxhet ka pësuar ndryshime gjatë vitit)

në 000/lekë

Nr Emërtimi

Buxheti i

miratuar me

ligj për vitin

2014

Kërkesa për

vitin 2015

Buxheti i i

miratuar per

vitin 2015

% e

ndryshimit te

buxhetit 2015

kundrejt vitit

2014

1 Shpenzime personeli 1,593,500 1,613,500 1,613,500 +1%

2 Shpenzime operative 337,700 380,000 343,000 +1%

3 Investime 140,000 353,860 210,000 +50%

4 Numri i punonjesve 1,309 1,363 1,339

30 punonjes

shtese

Totali 2,071,200 2,347,360 2,166,500 +5%

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 9

Disa nga specifikat dhe drejtimet kryesore të këtij buxheti paraqiten në vijim.

III.1 Numri i punonjësve dhe fondi për shpenzime personeli

Buxheti i miratuar në shpenzime personeli për vitin 2015, është 1,613,500 mijë lekë, i ndarë në

1,420,500 mijë lekë në paga dhe 193,000 mijë lekë sigurime shoqërore. Numri i miratuar i

punonjësve është 1339 punonjës dhe ka një rritje me 30 punonjës kundrejt vitit 2014.

Buxheti i miratuar në shpenzime personeli për vitin 2015, mbulonte të plota nevojat për paga dhe

sigurime shoqërore, për numrin e miratuar, 1339 punonjës dhe nivelin e pagave dhe sigurimeve

shoqërore sipas akteve ligjore në fuqi. Ky buxhet u detajua në muajin janar, mbështetur në

strukturat organike të çdo gjykate, të miratuara deri në atë moment. Numri shtesë i padetajuar i

punonjësve si dhe buxheti përkatës, u mbajt i pashpërndarëla tek Zyra, në programin 03310

“Buxheti Gjyqësor”.

Me miratimin e strukturave të reja organike të gjykatave, me Urdhërin Ministrit të Drejtësisë nr.

477 datë 24.02.2015, u rialokuan fondet e mbajtura të pashpërndara për plotësimin e nevojave të

gjykatave, të cilat kishin rritje të numrit të punonjësve krahasuar me fillimin e vitit.

Me gjithë numrin shtesë të punonjësve të administratës gjyqësore për vitin 2015, mbeten ende

nevoja të paplotësuara në këtë drejtim. Sikurse u trajtua edhe më sipër, problemi i rritjes së

numrit të punonjësve të administratës gjyqësore në gjykata do të jetë pjesë e analizave të

mëtejshme në një kuadër më të gjerë. Reformat që do të ndërmerren në sistemin e drejtësisë,

duhet të përfshijnë edhe një analizë të plotë të plotë të detyrave, funksioneve dhe rolit të

administratës gjyqësore në gjykatë. Pas kësaj analize, është e mundur të përcaktohet qartë nevoja

për punonjës të kësaj administrate, në mënyrë adekuate me qëllimin e reformës.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 10

Gjatë vitit 2015, numri i punonjësve i miratuar me ligj, nuk u plotësua në të gjithë strukturat

përbërëse të tij. Ka patur mungesa në mesatarisht 59 punonjës nga të cilat 27 administratë dhe 32

gjyqtarë të pa emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Konkretisht, ka patur mungesa në

strukturat organike në Gjykatën e Lartë, Gjykatat e Apeleve Gjirokastër, Durrës, Shkodër,

Tiranë, Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Elbasan, Berat, Dibër, Kavajë, Kukës, Pogradec, Pukë,

Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Gjykata

Administrative e Apelit Tiranë, Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Korçë,

Shkodër dhe Vlorë.

Për këtë arsye, gjatë vitit u krijuan fonde të lira në shpenzime personeli. Marrë në konsideratë

këto fonde, në një analizë më të gjerë të situatës buxhetore të gjykatave, sa i përket shpenzimeve

korente, në negociata me Ministrinë e Financave, u realizua rialokimi i një pjese të fondeve të

lira nga shpenzime personeli ne shpenzime operative.

Gjithashtu, një pjesë e fondit të lirë të krijuar në shpenzime personeli, në vlerë 85 milion lekë, u

pakësua me Aktin Normativ nr.1, datë 29.07.2014 dhe nr.3, datë 28.12.2015 “Për disa ndryshime

dhe shtesa në ligjin nr.160/2014 datë 27.11.2014 “Për buxhetin e vitit 2015”.

Si rezultat i këtyre rialokimeve, buxheti për shpenzime personeli për vitin 2015 u realizua në

masën 100 %.

III.2 Shpenzime operative

Buxheti në shpenzime operative, ka impakt të përditshëm, të drejtpërdrejtë dhe shumë të

rëndësishëm në aktivitetin e gjykatave. Ky buxhet ka të bëjë me garantimin e mallrave dhe

shërbimeve të domosdoshme në mbështetje të zhvillimit të proçeseve gjyqësore.

Shpenzimet operative zënë rreth 16% të buxhetit vjetor të miratuar për Pushtetin Gjyqësor. Këtu

përfshihen shpenzimet për letër, tonera, shtypshkrime, kancelari, udhëtime e dieta, energji,

shpenzime postare, telefon, shpenzime transporti, shpenzime për mirëmbajtje, shpenzime për

ruajtjen e godinave, shpenzime për mbrojtës ligjorë të caktuar kryesisht, shpenzime për

ekzekutim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë etj.

Ecuria e shpenzimeve operative në mënyrë periodike në gjykata, ndikohet nga dy tregues

kryesorë, që janë numri i çështjeve të gjykuara dhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve të

nevojshme për aktivitetin e tyre. Të dy këta tregues kanë qenë në rritje vit pas viti, gjë që do të

thotë se në kuptim të përgjithshëm, buxheti për shpenzime operative duhet të rritet çdo vit.

Numri i çështjeve të gjykuara nga gjykatat, sipas statistikave të paraqitura, tre vitet e fundit, ka

një tendencë rritjeje mesatarisht 5% në vit dhe niveli i shpallur i inflacionit është rreth 3% në vit.

Efekti që këta dy tregues kanë në buxhetin e gjykatave është rreth 5% në vit.

Faktorë të tjerë specifikë, me ndikim përtej nevojës për rritje periodike me 5% në vit të buxhetit,

kanë të bëjnë me ndryshime ligjore, situata specifike të një vitit të veçantë apo zhvillime të reja.

Për vitin 2015, buxheti i miratuar në shpenzime operative është 343,000 mijë lekë. Krahasuar

me vitin 2014, ky buxhet parashikon një rritje me rreth 1% por megjithatë ishte rreth 10% më i

ulët se kërkesa në projekt-buxhet (380,000 mijë lekë).

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 11

Buxheti i miratuar për vitin 2015, nuk ishte i pamjaftueshëm për mbështetjen e plotë të aktivitetit

operacional të gjykatave. Përveç kësaj, ky buxhet nuk plotësonte nevoja shtesë që kishin të bënin

kryesisht me efekte shtesë në buxhet për shkak të ndryshimeve në 75/2014 datë 10.07.2014 ”Për

shërbimin privat të Sigurisë”, si dhe rritjes së çmimit të shërbimit postar.

Në këto kushte, për të realizuar detajimin e buxhetit në dispozicion, për të identifikuar më qartë

nevojat e gjykatave, është analizuar më tej buxheti efektiv i shpenzuar nga çdo gjykatë për vitin

2014. Buxheti i shpenzuar nga gjykatat gjatë këtij viti, u analizua sipas elementëve kryesore

përbërës të tij. Në këtë analizë, janë evidentuar të ndara, shpenzimet e kryera nga gjykatat në

funksion të aktivitetit bazë, shpenzimet për ruajtjen e godinave, shpenzimet për ekzekutim të

vendimeve gjyqësore, shpenzime specifike të disa gjykatave si lyerje e godinave, mirëmbajtje

etj.

Gjatë zbatimit të buxhetit, gjykatat evidentuan nevoja shtesë të argumentuara si më poshtë:

-Me Ligjin nr.75/2014 datë 10.07.2014 ”Për shërbimin privat të Sigurisë”, paga e punonjësit

bazë të shërbimit të sigurisë duhet të jetë minimalisht 50% më e madhe se paga minimale në

shkallë vendi, ndërkohë që sipas ligjit të mëparshëm, kjo pagë ka qenë e barabartë me pagën

minimale në shkallë vendi. Ky ligj solli rritje të shpenzimeve për ruajtjen e godinave të gjykatave

me rreth 40% me një efekt vjetor rreth 20,000 mijë lekë. Për menaxhimin e këtij shpenzimi, për

gjykatat të cilat ushtrojnë aktivitetin në të njëjtën godinë me prokurorinë, është miratuar Urdhri i

përbashket i Bordit Drejtues të Z.A.B.Gj me Prokurorinë e Përgjithshme nr. 310 datë 27.01.2015

“Për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të gjykatave dhe prokurorive”. Aktualisht, pushteti

gjyqësor parashikon buxhet për ruajtjen e 25 godinave të gjykatave nga 38 gjykata gjithsej.

-Në muajin korrik 2014, tarifat e shërbimit postar janë rritur mesatarisht 60% për lajmërimet apo

dëftesat e komunikimit të gjykatave. Kjo rritje e tarifave si dhe përsëritja e vazhdueshme e

njoftimeve të palëve për shkak të problemeve që ka vetë shërbimi postar në lidhje me saktësinë e

sistemit të adresave apo vonesa të dorëzimit të njoftimeve të gjyqeve përtej afateve ligjore të

zhvillimit të procesit gjyqësor, ka sjellë rritje të ndjeshme të shpenzimeve postare në gjykata, me

një efekt rreth 3% në buxhetin vjetor në shpenzime operative ose rreth 10,000 mijë lekë.

- Gjatë vitit 2015, gjykatat kanë paraqitur disa detyrime të reja për ekzekutim të vendimeve

gjyqësore të formës së prerë në vlerë rreth 3,000 mijë lekë. Këto detyrime janë ulur së tepërmi

për shkak të shlyerjes së plotë të tyre gjatë vitit 2014, në kuadër të strategjisë së qeverisë për

parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Aktualisht në gjykata nuk ka detyrime

të mbartura por vetëm prurje të reja. Për shlyerjen e këtyre detyrimeve, vjen në ndihmë

Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr.1 datë 04.06.2014 “Për mënyrën e ekzekutimit të

detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes së përgjithshme në llogari të thesarit”, në të cilin

përcaktohen të gjithë hapat e nevojshëm që gjykatat duhet të ndjekin për këtë qëllim.

-Gjykatat gjithashtu paraqitën nevoja për buxhet shtesë për pagesën e avokatëve të thirrur

kryesisht, energji elektrike, mirëmbajtje si dhe detyrime të reja të paparashikuara për këtë vit, në

vlerë totale rreth 30 milion lekë . Sa i takon detyrimeve të reja mund të përmendim detyrimin për

pagesën e tarifës vendore për lejen e ndërtimit për godinën e re të gjykatës së rrethit Gjyqësor

Elbasan si dhe detyrimin e mbartur për furnizim me energji elektrike për Gjykatën

Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 12

Nevojat totale për buxhet shtesë në shpenzime operative, të evidentuara gjatë vitit 2015, ishin 60

milion mijë lekë.

Në kushtet kur buxheti i detajuar në shpenzime operative në fillim të vitit 2015, për të gjithë

gjykatat, ishte më i ulët se kërkesa në projekt-buxhet dhe pothuaj në të njëjtin nivel me vitin

2014, ishte i pamundur mbulimi i nevojave shtesë të paraqitura.

Në këtë situatë, këto nevoja u mbështetën nëpërmjet menaxhimit efektiv të fondeve korente në

dispozicion. Ligji për buxhetin e shtetit si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave për zbatimin

e buxhetit, lejojnë transferimin brenda fondeve korente të miratuara, në rastet kur kërkesat kanë

bazë dhe janë të argumentuara. Në negociata me Ministrinë e Financave u realizua rritja me 60

milion lekë e buxhetit në shpenzime operative, i cili u transferua nga fondet e lira të krijuara në

shpenzime personeli për shkak të mosplotësimit të strukturave organike në disa gjykata ( sikurse

është trajtuar në pikën 1.1).

Me këtë transferim, buxheti efektiv në shpenzime operative, shkoi në 400 milion lekë. Ky buxhet

garantoi mbështetjen e plotë të aktivitetit vjetor të gjykatave për vitin 2015.

Përveç fondeve të miratuara nga buxheti i shtetit, gjatë vitit 2015, gjykatat kanë përdorur edhe të

ardhurat e krijuara nga tarifat e shërbimeve gjyqësore, sipas udhëzimit të përbashkët të Kryetarit

të Bordit Drejtues të Zyrës dhe Ministrit të Financave, nr 1 datë 08.03.2013 ”Për përdorimin e të

ardhurave të krijuara nga tarifat e shërbimeve të administratës gjyqësore”.

Gjatë vitit 2015,bazuar në udhëzim, gjykatat kanë përdorur 48 milion lekë nga të ardhurat prej të

cilave 21 milion lekë në shpenzime operative dhe 27 milion lekë në investime.

Të ardhurat e përdorura në artikullin 602 ”Shpenzime operartive” kanë ka patur impakt pozitiv

në aktivitetin e gjykatave duke ndikuar në shlyerjen në masë të konsiderueshme të nevojave të

tyre për pagesat për avokatët e thirrur kryesisht, shpenzime postare, materiale zyre, energji

elektrike dhe uje, internet, mirëmbajtje etj. Nga ana tjetër, një pjesë e këtyre të ardhurave është

përdorur edhe për investime për rikonstruksion të godinave apo blerje të pajisjeve të zyrave. Do

te veçonim investimin e kryer nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për përfundimin e

rikonstruksionit, të godinës së KESH-it, transferuar me vendim të Këshillit të Ministrave për këtë

gjykatë. Ky investim është realizuar me të ardhurat e vetë gjykatës, në dy vite 2014-2015.

Nëpërmjet tij , janë shtuar në godinën civile të gjykatës, 3 zyra dhe 13 salla gjykimi, duke

përmirësuar ndjeshëm proçesin e zhvillimit të çëshjeve gjyqësore në sallat e gjyqit, në respektim

të solemnitetit të gjykimit.

Duke marrë në konsideratë buxhetin e miratuar si dhe të ardhurat e përdorura, buxheti efektiv i

përdorur nga gjykatat në shpenzime operative për vitin 2015, plotësoi të gjithë nevojat e

gjykatave në mbështetje të aktivitetit bazë të tyre si dhe bëri të mundur shlyerjen e të gjithë

detyrimeve të prapambetura, kryesisht të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pagesën e

avokatëve të thirrur kryesisht.

Në kuadër të Strategjisë së Qeverisë, “Për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të

prapambetura”, gjatë vitit 2014-2015, janë akorduar buxhete të veçanta për shlyerjen e

detyrimeve të prapambetura. Gjatë vitit 2015 është akorduar një fond rreth 2.4 milion lekë.

Mbeten për tu likujduar një pjesë e detyrimeve të deklaruara deri në 31 dhjetor 2014, në vlerë

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 13

rreth 6,5 milion lekë, për të cilat sipas strategjisë, do të vazhdojnë të akordohen si buxhet i

veçantë shtesë gjatë vitit të 2016.

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të përdorimit të fondeve buxhetore dhe mekanizmave të

brendshëm të menaxhimit të buxhetit, fondet e miratuara në shpenzime operative për vititn 2015

u realizuan në masën 99%. Ky është një nivel shumë i mirë i realizimit të fondeve në shpenzime

operative. Megjithatë vlen të evidentojmë disa gjykata si: Gjykata e Lartë, Gjykata

Administrative e Apelit Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Gjykata Administrative

Durrës, të cilat nuk e realizuan të gjithë fondin në dispozicion, fond i cili u reduktua me aktin

normativ në dhjetor 2015.

Në tabelën nr. 2 dhe grafikun e mëposhtëm paraqitet realizimi i buxhetit për vitin 2015, sipas

artikujve kryesorë të shpenzimeve.

Tabela nr.2

Realizimi i fondeve buxhetore për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2015

(në buxhetin e rishikuar për vitin 2015, janë përfshirë të gjitha rialokimet e kryera gjatë vitit)

në 000/lekë

Emertimi

Buxheti i

miratuar

për vitin

2015

Buxheti i

Rishikuar

për vitin

2015

Realizimi i

buxhetit për

vitin 2015

Raporti (në %)

Realizim/Buxh

et i rishikuar

për vitin 2015

Paga 1,420,500 1,285,110 1,282,089 100%

Sigurime Shoqerore 193,000 182,730 181,404 99%

Transferime tek individi 606 972 958 99%

Shpenzime Operative 343,000 398,868 395,273 99%

Investime 210,000 206,739 203,480 98%

TOTALI 2,166,500 2,074,419 2,063,204 99%

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 14

III.3 Investime

Buxheti i miratuar në investime për vitin 2015 ishte 210,000 milion lekë. Ky buxhet ka një rritje

50 %, ndaj atij të miratuar fillimisht për vitin 2014 (140 milion lekë).

Për plotësimin e nevojave në investime të gjykatave dhe arritjen e objektivave të përcaktuara në

DPP, ishte kërkuar në projekt–buxhet një fond rreth 354 milion lekë. Peshën më të madhe të

kësaj kërkese, rreth 73%, e zinte buxheti i parashikuar për ndërhyrje në infrastrukturën

ndërtimore të gjykatave. Pjesa tjetër, ishte e lidhur me investime në mbështetje të dixhitalizimit

të procesit të punës në gjykata, plotësimin e nevojave për paisje-mobilje etj .

Bazuar në planin tonë strategjik të zhvillimit që shtrihet deri në 2020, ishte planifikuar të fillonte

zbatimi i projekteve për ndërtimin e godinave të reja për Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Shkodër

e Elbasan si dhe rikonstruksion i plotë i godinës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Buxheti i miratuar për vitin 2015 ishte rreth 41 % më pak sesa kjo kërkesë. Mbështetur në planin

strategjik për investime, politika jonë ka një shtrirje 5-vjecare; por me buxhetin e miratuar nuk

mund të realizohen sipas parashikimit, brenda afatit të caktuar, projektet investuese për gjykatat.

Realizimi i objektivave, kërkon domosdoshmërisht akordimin e fondeve në përputhje me

kërkesat buxhetore të paraqitura në planin strategjik për përmirësimin infrastrukturor të

gjykatave.

Në kushtet e mosakordimit të plotë të fondeve të kërkuara, në përputhje me mundësitë financiare

konkrete, u krye rivlerësimi i parashikimeve të bëra në projekt – buxhet si edhe vendosja e

prioriteteve në investime. Nisur nga ky fakt dhe mbështetur në objektivat e përcaktuara për vitin

2015, u realizua detajimi i buxhetiit për çdo gjykatë dhe projekt investimi.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 15

Konkretisht :

- Në zërin “Ndërtim” u alokua një buxhet prej 102 milion lekë ose 49%, nga i cili 42

milion lekë për vazhdimin e financimit të ndërtimit të objektit të ri për Gjykatën e Apelit

Shkodër. Pjesa tjetër, 60 milion lekë u alokuan për fillimin e zbatimit të një tjetër

projekti, pjesë e planit tonë strategjik të zhvillimit për ndërtimin e godinës së re të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

- Në zërin “Rikonstruksion” u alokua një buxhet prej rreth 37 milion lekë ose 18% e

buxhetit , për plotësimin e nevojave për 8 gjykata në drejtim të sigurimit të ambjenteve të

nevojshme të punës për gjyqtarët e shtuar në organikë; riparimit të hidroizolimit që sjell

probleme të tjera për godinat e gjykatave, përshtatje të ambjenteve të brendshme etj.

- Në zërin “Paisje elektronike”është alokuar një buxhet prej 44,7 milion lekë ose 21 % e

buxhetit, për plotësimin e nevojave për paisje elektronike për 33 gjykata dhe ZABGJ.

Nga ky buxhet, 10 milion lekë u destinuan për për vazhdimësinë e projektit të nisur gjatë

vitit 2014, për dixhitalizimin e aktivitetit financiar në gjykata.

- Në zërin “Paisje – mobilje” u alokua një buxhet rreth 15,6 milion lekë pë rplotësimin e

nevojave për 15 gjykata dhe Zyrën.

- Gjithashtu u alokuan 10 milion lekë për plotësimin e nevojave për 3 automjete.

Performanca e buxhetit të akorduar në investime

Me buxhetin e alokuar dhe transferimet e kryera në fonde, nga një projekt investimi apo gjykatë

në një tjetër, gjatë vitit 2015 është realizuar:

Ndërhyrja në infrastrukturën ndërtimore të godinave të gjykatave

- Fillimi i zbatimit të projektit për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Elbasan. Ky investim synon arritjen për këtë gjykatë të standardeve që lidhen me zyrat e

gjyqtarëve dhe administratës; ofrimin e një shërbimi cilësor e me transparencë për publikun;

zhvillimin e proçeseve gjyqësore vetëm në salla etj.

- Vazhdimi i financimit të projektit për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Apelit

Shkodër. Ky investim që ka filluar në vitin 2014, do të përfundojë gjatë vitit 2016.

- Hartimi i projektit për rikonstruksionin e godinës së ish-Drejtorise së Konvikteve të

Shkollave të Mesme të Tiranës për nevoja të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.

- Sigurimi i ambjenteve të nevojshme të punës për akomodimin e dy gjyqtarëve të shtuar në

organikën e Gjykatës së Apelit Vlorë. Gjithashtu u realizua hidroizolimi i tarracës dhe

bodrumit të gjykatës, që prej kohësh shfaqnin probleme lagështie.

- Ndërhyrje si rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm LAN, rrjetit telefonik si dhe dhomës së

serverave për Gjykatën e Lartë; krijimi i një salle gjyqi dhe rikonstruksioni i garazheve për

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër; rikonstruksioni i tualeteve për Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Vlorë; riparimi i shkallëve të jashtme të godinës së Gjykatës së Apelit Korçë;

përshtatje të ambjenteve të brendshme për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë

Durrës; rregullimi i sistemit të largimit të ujrave nga bodrumi për Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Kavajë.

Realizimi i fondeve për infrastrukturën ndërtimore për vitin 2015, jeper në tabelën nr.3

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 16

Plotësimi pjesor i nevojave të gjykatave për paisje për zyrat, sallat e gjyqit dhe ambjente të

tjera në gjykata

Gjithashtu për vitin 2015, është investuar në gjykata për rinovim pjesor të paisjeve për shkak të

konsumit moral e fizik të tyre si dhe plotësimit të nevojave të reja për shkak të shtimit të

punonjësve. Investimet e kryera kanë patur si qëllim krijimin e kushteve të punës në mënyrë që

proceset e gjykimit të kryhen mbi baza të disa standardeve teknike që janë pjesë e DPP dhe

aplikohen prej disa vitesh për zyrat e gjyqtarëve, stafit mbështetës dhe sallat e gjyqeve. Në

vëmendje është mbajtur edhe plotësimi i kërkesave të gjykatave për elementet e sigurisë si dhe

për paisjen e sallave të gjyqit me elementët e solemnitetit.

Buxheti i miratuar për paisje dhe mobilje për vitin 2015 ishte rreth 18,352 mijë lekë, ndërsa

realizimi 17,967 mijë lekë, ose afërsisht 98%. Si rezultat i zhvillimit të proçedurave të

prokurimit, 21 gjykata kanë plotësuar nevojat për mobilje zyre e salle, ambjentin e arshivës etj.

Investimi në infrastrukturën elektronike të gjykatave

Në këtë investim përfshihet plotësimi pjesor i nevojave që gjykatat kanë për paisje si: kompjuter,

printer, fotokopje, server etj; në mbështetje të dixhitalizimit të proceseve gjyqësore. Kjo

infrastrukturë është elementi kyç për zhvillimin e proceseve në mënyre elektronike. Tashmë

është konsoliduar sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore i instaluar në të gjitha

gjykatat. Ky program dhe projekte të tjera të zhvilluara në drejtim të informatizimit të punës, si :

zhvillimi i seancave gjyqësore me sistemin audio, kalendari i menaxhimit të sallave të gjyqit etj;

diktojnë nevojën që paisjet e elektronike të jenë në gjëndje pune dhe me parametrat e duhur për

mbështetjen e tyre. Për këtë arsye është i nevojshëm investimi çdo vit, për zëvendësimin periodik

të paisjeve të amortizuara dhe plotësimin e nevojave të reja.

Si rezultat i investimit të kryer, janë plotësuar nevojat e gjykatave me paisje elektronike, si 167

kompjutera, 123 UPS, 126 printera, 9 fotokopje, 10 server dhe UPS server, 20 monitorë etj.

Dixhitalizimi i aktivitetit financiar në gjykata, me qëllim përmirësimin dhe sjelljen në kohë të

sistemit aktual kontabël që ato përdorin si edhe përmirësimin e cilësisë e shpejtësisë së

informacionit mes gjykatave dhe Zyrës, filloi si një projekt pilot në 10 gjykata për vitin 2014.

Gjatë vitit 2015 u realizua zbatimi i tij edhe në 28 gjykatat e tjera.

Buxheti i alokuar për këtë zë të shpenzimeve, për vitin 2015 në total ishte rreth 42,371 mijë lekë,

ndërsa realizimi rreth 42,121 mijë lekë, ose afërsisht 99%.

Blerje automjete për nevoja të gjykatave

Për vitin 2015 u miratua një buxhet prej 10,000 mijë lekë për blerje të tre automjeteve për

gjykatat.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 17

Duke qënë se nga 92 automjete që ka sistemi gjyqësor, gati gjysma e tyre janë prodhime përpara

vitit 2004; kuptohet qartë që amortizimi dhe gatishmëria teknike e këtyre mjeteve, është problem

për çdo gjykatë që disponon një mjet të tillë. Ky, është një tregues domethënës i nevojës për

përmirësimin e situatës së transportit duke blerë mjete të reja për gjykatat.

Për shkak të kërkesave të konsiderueshme në këtë drejtim si dhe buxhetit të pamjaftueshëm për

plotësimin e të gjitha nevojave që kanë gjykatat për investime; jemi orientuar në akordimin e

fondeve për blerje çdo vit të 3 apo 4 automjeteve të reja si dhe transferimin brenda për brenda

sistemit, të automjeteve në gjëndje më të mirë pune. Në këtë mënyrë, do të përmirësohet situata e

transportit vit pas viti.

Për vitin 2015, u krijuan mundësitë për transferimin për gjykatat shqiptare të 3 automjeteve nga

programi JuST dhe fondacioni “Hans Seidel”. Konkretisht u plotësuan nevojat e Gjykatave të

Rretheve Gjyqësore Pukë, Tropojë dhe Korçë.

Gjithashtu, u transferuan 3 automjete të tjera nga dy Gjykatat e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e

Rrethit Gjyqësor Elbasan, tek Gjykatat Administrative të Apelit Tiranë si dhe Shkallës së Parë

Korçë dhe Durrës. Në këtë mënyrë u plotësuan edhe nevojat e gjykatave administrative që nuk

kishin mjet transporti.

Gjykatat janë udhëzuar nga Zyra për nxjerrjen jashtë përdorimi dhe heqjen nga qarkullimi të

mjeteve që nuk janë në gjëndje pune. Gjatë vitit 2015, janë nxjerrë jashtë përdorimi 6 automjete

nga këto gjykata: Gj.Ap.Tiranë; Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Durrës, Korçë, Pogradec,

Lushnje e Tropojë.

Me punën e bërë gjatë vitit, është qartësuar situata e mjeteve të transportit që janë në gjëndje

pune dhe mund të përdoren nga gjykatat për lëvizjet që ato kryejnë; por nevojat në këtë drejtim

mbeten përsëri të larta.

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për këtë zë të investimeve në total ishte 8,719 mijë lekë,

ndërsa realizimi 7,899 mijë lekë ose 91 %.

Monitorimi i buxhetit gjatë vitit 2015

Gjatë vitit u mbajt në kontroll situata e realizimit të fondeve publike në investime; duke analizuar

problemet e shfaqura dhe duke marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

Më konkretisht :

- Për Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë, fillimisht ishte miratuar në investime fondi i

nevojshëm rreth 6 milion lekë për hartimin e projektit për rikonstruksion dhe përshtatje të

godinës së ish-Drejtorise së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës. Zbatimi i

punimeve për rikonstruksionin e plotë të objektit, ishte parashikuar të realizohej në dy vite

buxhetore, 2015-2016. Për vitin 2015, u alokua për këtë qëllim një fond prej rreth 18,7

milion lekë. U zhvilluan të dy fazat e proçedurës së prokurimit për projektin dhe u lidh

kontrata në muajin shtator. Koha e mbetur deri në fund të vitit 2015, për zhvillimin e

proçedurës së prokurimit dhe fillimin e punimeve, ishte e pamjaftueshme. Në këto kushte,

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 18

fondi i miratuar në rikonstruksion për këtë gjykatë, u transferua për nevoja të gjykatave të

tjera në investime.

- Gjithashtu, gjatë vitit 2015 u krijuan fonde të lira si diferenca nga zhvillimi i proçedurave të

prokurimit nga disa gjykata si Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Fier, Kukës, Mat, Vlorë etj.

Këto fonde, u transferuan për të plotësuar nevojat për fonde për gjykata të tjera.

Me qëllim menaxhimin me eficencë të buxhetit të investimeve për vitin 2015, fondet e

papërdorura si dhe fondet e lira si pasojë e diferencave në prokurimet e zhvilluara nga gjykata të

tjera; u rialokuan në këto drejtime kryesore :

- Alokimin e një buxheti për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, për krijimin e dy sallave të

gjyqit dhe kompletimin e tyre me mobilje dhe paisje të tjera.

- Alokimin e një buxheti për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, për krijimin

e një salle të re gjyqi dhe mobilimin e saj si dhe disa paisje për zyrat.

- Financimin në vazhdimësi të kontratës së lidhur për ndërtimin e godinës së rë të Gjykatës së

Apelit Shkodër.

- Plotësimin e nevojës për buxhet shtesë për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për instalimin

e elementeve të sigurisë në ambjentet shtesë (ish OST) të rikonstruktuara, në godinën e

dhomës civile të kësaj gjykate.

- Plotësimin e disa nevojave të tjera për investime për Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, nëpërmjet transferimit të fondeve të

papërdorura prej tyre, përkatësisht në zërat “Blerje paisje” dhe “Rikonstruksion”.

Si rezultat i rishikimit të buxhetit me aktin normativ nr.2, datë 11.12.2015 “Për disa ndryshime

në Ligjin nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, buxheti në fund të vitit arriti afërsisht në rreth

206 milion lekë. Me transferimet e kryera gjatë vitit, fondi i investimeve u realizua në masën

203,5 milion lekë ose 98% e buxhetit të vitit 2015.

Në mënyrë të përmbledhur realizimi i fondit të investimeve sipas objekteve paraqitet në tabelën

më poshtë:

Tabela nr. 3

Realizimi i fondit të investimeve për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2015

000 / lekë

Emërtimi Plan Fakt %

1.Rikonstruksion 12,822 12,709 99%

2.Ndërtim 118,096 116,405 99%

2.Projekt 6,379 6,379 100%

3.Paisje 60,723 60,088 99%

4.Automjet 8,719 7,899 91%

TOTALI 206,739 203,480 98%

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 19

Politika e ndjekur për investime në gjykata

Të fokusuar në arritjen e objektivave, kemi ndjekur një politikë fleksibël e gjithëpërfshirëse për

gjykatat me nevoja në investime për vitin 2015. Për të minimizuar riskun, kjo politikë është

zhvilluar e kombinuar me monitorim të vazhdueshëm të realizimit të fondeve të akorduara

gjykatave. Mbajtja në korrent e situatës së investimeve, bashkëpunimi me gjykatat e institucione

të tjera si dhe rialokimi i fondeve, ka sjellë reduktimin e riskut për mosrealizim të fondeve

publike.

Insuficienca e burimeve në dispozicion ka sjellë për rrjedhojë rishikimin/prioritizimin e

prioriteteve për drejtimet e investimeve në gjykata, sipas planit strategjik të hartuar nga Zyra.

Zhvillimi i infrastrukturës ndërtimore përbën bazën mbi të cilën përmirësohen të gjithë elementët

e tjerë infrastrukturorë. Investimet në godinat e gjykatave shoqerohen me akordimin e fondeve të

nevojshme për mobilimin e ambjenteve të krijuara. Gjithashtu një vëmendje e vecantë i

kushtohet investimit në infrastrukturën elektronike, për rëndësinë që ka lidhur me informatizimin

e proceseve të punës në gjykata.. Investimet në këto drejtime janë të lidhura ngushtë me parimet

e transparencës dhe eficencës të procesit të gjykimit, krijimit të kushteve optimale të punës si dhe

për ofrimin e një shërbimi cilësor e transparent për publikun.

III.4 Standardizimi i shpenzimeve

ZABGJ në rolin e saj si menaxhuese, monitoruese dhe vlerësuese e shpenzimeve të gjykatave,

tashmë nëpërmjet standardeve të brendshme të përkohshme, ka një mjet më shumë për të

ushtruar funksionet e saj.

Duke filluar nga viti 2008, në ZABGJ, ka filluar modelimi dhe zbatimi i standardeve të

brendshme të përkohshme për pjesën më të madhe të zërave në shpenzime operative. Standardet

e përcaktuara, kanë për qëllim përdorimin me efektivitet dhe efiçencë të buxhetit nga gjykatat

dhe synojnë alokimin e një buxheti adekuat për gjykatat, sipas zërave përkatës të shpenzimeve.

Përfitimet kryesore nga analiza e efiçencës dhe modelimit të standarteve të brendshme të

përkohshme janë: Rritja e transparenës në menaxhimin e buxhetit; Optimizimi i menaxhimit dhe

kontrollit të burimeve buxhetore; Kursimi i burimeve buxhetore;

Rezultatet konkrete të standardizimit të shpenzimeve shërbejnë si bazë për proçesin e

programimit buxhetor afatmesëm. Këto standarte mbështeten në aktivitetin dhe specifikat e çdo

gjykate, në lidhje me numrin e çështjeve të shqyrtuara, numrin e gjyqtarëve, siperfaqet e

godinave. Bazuar në këto standarte, realizohet kostimi për çdo element përbërës të buxhetit, për

zërat kryesore të shpenzimeve operative si: letër, tonera, kancelari, energji elektrike dhe ujë,

materiale pastrimi, shpenzime telefonike dhe postare, shpenzime transporti dhe mirëmbajtje të

godinave.Analizat 6-mujore dhe vjetore, të kryera vit pas viti, tregojnë ecurinë e zbatimit të

këtyre standardeve në çdo gjykatë. Nëpërmjet analizës së efiçencës së shpenzime dhe

diagramave të profilizimit, mund të kontrollohen zërat e shpenzimeve operative të marra në

analizë, duke i krahasuar me standardin e përcaktuar dhe duke parë devijimin nga standardi për

çdo zë dhe për çdo gjykatë.

Duke qenë se analiza 12 mujore kryhet mbi bazën e të dhënave të vitit paraardhës, gjatë vitit

2015 është realizuar analiza e modelimit të standarteve të brendshme të përkohshme për vitin

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 20

2014. Zërat e shpenzimeve që u morën në analizë për vitin 2014 janë: Shpenzime Energji

elektrike; Shpenzime Kancelarie; Shpenzime Letër; Shpenzime tonera; Shpenzime materiale

pastrimi; Shpenzime Mirëmbajtje Ndërtesa; Shpenzime Mirëmbajtje Pajisje Elektronike;

Shpenzime Postë; Shpenzime Telefon Fiks; Shpenzime Transporti; Shpenzime Udhëtime/dieta;

Shpenzime Ujë.

Nga kjo analizë, rezultoi renditja e gjykatave sipas shkallës së standartizimit si në grafik.

Në mënyrë të përmbledhur disa nga konkluzionet e analizës janë:

- Shkalla mesatare e standartizimit të gjykatave, në vitin 2014 është rritur me rreth 6 %.

Rreth 61% e gjykatave janë mbi shkallën mesatare të standartizimit. Gjykata model me

përqindjen më të lartë të standartizimit, 92%, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

- Pesë gjykata janë në nivelin 80% - 85% të standartizimit: Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Dibër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, Gjykata e

Apelit Vlorë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

- Tetë gjykata janë në nivelin 70% - 80% të standartizimit: Gjykata e Apelit Korçë,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Apelit Tiranë etj.

- Rritje të përqindjes së standartizimit kundrejt vitit të mëparshëm kanë: Gjykata e Rrethit

Gjyqësor Tropojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet. Megjithatë, këto gjykata janë ende nën nivelin

mesatar të standartit. Përmirësimi duhet të vazhdojë më tej, për t’u ngritur mbi nivelin

mesatar.

- Gykatat të cilat kanë ulur shkallën e standartizimit nga statusi të standartizuara mirë në

atë nën standart janë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 21

Krujë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër, të cilat kanë një nivel 46% - 54% të

standartizimit.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë renditet e fundit me një shkallë të ulët të standartizimit.

- Në veçanti për gjykatat administrative, rezulton se përqindja mesatare e standartizimit

është 41%. Gjykata me shkallën më të lartë të standartizimit është Gjykata

Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe më shkallë më të ulët standartizimi është

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, e ndjekur nga Gjykata Administrative e

Shkallës së Parë Shkodër.

Përsa i përket zërave të analizuar, gjykuar nga përqindja e gjykatave që janë brenda dhe

jashtë standartit, rezulton se zëri më problematik është ai i shpenzimeve postare, ku 32% e

gjykatave janë brenda standartit dhe 68% e tyre janë jashtë këtij standarti.

Arsyeja kryesore e rritjes së shpenzimeve postare ishte rritja, në 6-mujorin e dytë të vitit

2014, e çmimeve të shërbimeve postare me rreth 67% për lajmërim marrje njoftime dhe për

postën sekrete me rreth 33%.

Në përfundim të analizës vjetore të shpenzimeve faktike për vitin 2014, janë modeluar

standardet e brendshme të përkohshme të shpenzimeve për vitin 2015 të cilat paraqiten në

tabelë.

Standartet e zërave të shpenzimeve për vitin 2015 janë si më poshtë:

Nr Zërat e analizuar Njësia në mijë lekë 2015

1 Energji lek/metra2/vit 1.03

2 Shpenzime Avokatie lek/çështjepenale/vit 0.824

3 Kancelari lek/çështje/vit 0.134

4 Letër lek/çështje/vit 0.096

5 Materiale Pastrimi lek/metra 2/vit 0.102

6 Shpenzime Mirembajtje Ndërtese lek/metra 2/vit 0.160

7 Mirëmbajtje Pajisje Elektronike lek/gjyqtar/vit 16.82

8 Tonera lek/çështje/vit 0.202

9 Shpenzime Poste lek/çështje/vit 0.410

10 Shpenzime Telefoni fikse lek/gjyqtar/vit 30.9

11 Shpenzime Transporti lek/gjyqtar/vit 160

12 Shpenzime Udhëtimi/Dieta lek/gjyqtar/vit 82.4

13 Ujë lek/metra 2/vit 0.127

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 22

Në përfundim të 6-mujorit të parë të vitit 2015, është kryer analiza 6-mujore e shpenzimeve.

Qëllimi kryesor i kësaj analize është të shikojë ecurinë e gjykatave me standartet e parashikuara

për vitin 2015, sa dhe si janë respektuar këto standarte për periudhën në fjalë dhe nëse rezulton e

nevojshme të propozojë ndryshimin e nivelit të standartit të zërit përkatës.

Nga analiza e shpenzimeve për këto zëra, në 6-mujorin e parë të vitit 2015, rezuloi se pjesa më e

madhe e tyre, janë mbajtur në kontroll nga gjykatat. Për 10 nga 13 zërat e marrë në analizë, mbi

80% e gjykatave janë brenda standarteve të vitit 2015.

III.5 Menaxhimi financiar i aktivitetit të Zyrës

Aktiviteti financiar i Z.A.B.GJ- së si njësi shpenzuese, është realizuar në përputhje me aktet

ligjore në këtë fushë si; Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”; Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën

e Shqipërisë” ; Ligji nr. 9228 datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”’ si dhe

akte të tjera nënligjore të dala në këtë drejtim.

Me qëllim përmirësimin dhe sjelljen në kohë të sistemit kontabël në gjykata si edhe përmirësimin

e cilësisë dhe shpejtësisë së informacionit mes gjykatave dhe Zyrës, gjatë vitit 2014 u realizua

zbatimi i një projekti pilot për dixhitalizimin e aktivitetit financiar në 10 gjykata (Gjykata e

Lartë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Durrës, Gjykata e Apelit Tiranë dhe Durrës,

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda, Gjykatat Administrative të Shkallës

së Parë Durrës dhe Tiranë si dhe Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë).

Gjatë vitit 2015, ky projekt u shtri edhe në pjesën tjetër të gjykatave, 28 institucione. Zbatimi i

këtij projekti gjatë vitit 2015 kishte sfidat e veta që kishin të bënin me trajnimin e punonjësve në

gjykata apo vështirësitë e implementimit të tij fillestar. Duke filluar nga data 1 janar 2016, të

gjitha gjykatat dhe ZABGJ funksionojnë nëpërmjet programit financiar “Alpha Web”, i instaluar

në serverin e Zyrës dhe të dhënat ruhen nëpërmjet back up, automatikisht çdo dite.

Ky program do të ketë efekt të drejtëpërdrejtë në: menaxhimin e buxhetit dhe veprimeve

financiare që kryhen nga gjykatat; menaxhimin e aseteve dhe minimizimin e riskut në

përdorimin e tyre, menaxhimin e të dhënave personale të punonjësve; ndjekjen dhe kontrollin në

kohë të çdo veprimi financiar dhe buxhetor të gjykatave nga Zyra; monitorim të realizimit të

objektivave buxhetor dhe ligjshmërisë së veprimeve financiare të gjykatave etj.

III.6 Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018

Prej disa vitesh, Pushteti Gjyqësor është pjesë e hartimit të programeve buxhetore afatmesme.

Hartimi i kërkesave buxhetore kryhet mbështetur në Deklaratën e Politikës së Programit (DPP) i

cili është dokumenti bazë për planifikimin e shpenzimeve buxhetore. Në këtë dokument,

përcaktohet politika, qëllimi që synohet të arrihet, objektivat afatmesme dhe afatshkurtra në

funksion të arritjes së këtij qëllimi si edhe standardet mbi të cilat do të mbështeten këto

objektiva.

Gjatë vitit 2015, është hartuar Projekt-Buxheti Afatmesëm për Pushtetin Gjyqësor për periudhën

2016-2018, proçes i cili u realizua në dy faza: në muajin Maj dhe muajin Gusht. Në funksion të

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 23

këtij proçesi, në muajin Mars gjykatave i’u dërgua udhëzimi për hartimin e kërkesave buxhetore

dhe deklarata e politikës së programit si dokumenti bazë mbi të cilin do të mbështetej rishikimi i

politikave dhe objektivave dhe hartimi i kërkesave buxhetore për vitin 2015. Për 12 nga 52 zërat

e shpenzimeve operative, gjykatave ju dërguan edhe standarde orientuese për hartimin e

kërkesave buxhetore.

Projekt-buxhetet e paraqitura nga gjykatat, u rishikuan nga specialistët e Zyrës, anëtarë të EMP

(Ekipi i Menaxhimit të Programit) dhe pas miratimit hap pas hapi nga GMS (Grupi për

Menaxhimin Strategjik), dokumenti përfundimtar i kërkesave buxhetore për Pushtetin Gjyqësor

PBA 2016-2018, u paraqit në Ministrinë e Financave, me shkresën 171/1 datë 30.04.2015,

brenda afatit të përcaktuar në Udhëzimin e Ministrisë së Financave për përmbylljen e fazës se

parë të këtij procesi (data 1 Maj 2015). Ky proçes, përfundoi në fazën e dytë të tij, në muajin

Gusht, sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore në këtë drejtim dhe buxheti përfundimtar

u përcoll në Ministrinë e Financave me shkresën 171/2, datë 28.08.2015.

Kërkesat buxhetore për Pushtetin Gjyqësor për periudhën 2016-2018, paraqiten në tabelën e

mëposhtme.

Tabela nr.3

(Kerkesat buxhetore për Pushtetin Gjyqësor 2016-2018)

në 000/lek

Emërtimi

Viti 2016 Viti 2017 Viti 2018

Buxheti

për vitin

2015 Tavani i

miratuar

Buxheti i

kërkuar

Tavani i

miratuar

Buxheti i

kërkuar

Tavani i

miratuar

Buxheti i

kërkuar

Shpenzime

personeli 1,613,500 1,614,000 1,677,000 1,614,000 1,707,000 1,614,000 1,737,000

Shpenzime

operative 343,000 351,000 422,200 353,000 442,200 366,000 462,200

Investime 210,000 140,000 487,436 170,000 484,689 205,000 497,445

T O T A L I 2,166,500 2,105,000 2,586,636 2,137,000 2,633,889 2,185,000 2,696,645

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 24

Ajo që duket qartë në këtë pasqyrë të shifrave është fakti që tavanet e miratuara nga Ministria e

Financave, ishin larg nevojave të parashtruara, duke penguar në këtë mënyrë ritmin e

zhvillimeve të kërkuara në sistemin e drejtësisë, sa i përket mbështetjes buxhetore të gjykatave.

Së pari, sikurse kemi trajtuar, në kushte normale pa ndikime të faktorëve të jashtëzakonshëm

apo të zhvillimeve të veçanta, buxheti i një viti më pas duhet të ketë një rritje normale kundrejt

vitit të mëparshëm diktuar së paku nga niveli i inflacionit dhe ecuria e çështjeve të gjykuara në

gjykata. Buxheti i gjykatave hartohet në funksion të disa produkteve, njëri prej të cilëve, që ka

edhe peshën më të madhe specifike sa i përket buxhetit, është numri i çështjeve të gjykuara. Me

këtë produkt lidhet buxheti në shpenzime personeli si dhe buxheti në shpenzime operative. Sipas

të dhënave të paraqitura nga gjykatat, numri i çështjeve gjyqësore të gjykuara në tre vitet e

fundit, është rritur mesatarisht 5% në vit. Rritja e numrit të çështjeve të gjykuara dhe niveli i

inflacionit, janë dy faktorë bazë me ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e gjykatave, të cilët

sipas përllogaritjeve tona, diktojnë rritjen e buxhetit në shpenzime operative me të paktën 5% në

vit.

Së dyti, politikat zhvillimore të sistemit të drejtësisë në drejtim të reformimit dhe përmirësimit të

efikasitetit të shërbimit gjyqësor, duhet të përkthehen në buxhete të rritura, veçanërisht në

investime. Investimi në drejtim të infrastrukturës ndërtimore, mbetet drejtimi më i rëndësishëm

që nevojitet të mbështetet me fonde buxhetore, pasi përbën bazën mbi të cilën zhvillohen apo

përmirësohen të gjithë elementët e tjerë infrastrukturorë.

Realizimi i objektivave dhe prioriteteve afatmesme, kërkon një buxhet total për vitin 2016 në

vlerë 2,587 milion lekë, i ndarë në 1,677 milion lekë në shpenzime personeli, 422 milion lekë në

shpenzime operative dhe 487 milion lekë në investime. Ky buxhet parashikon një rritje kundrejt

vitit 2015, e cila në total është 23 % dhe sipas zerave 4 % në shpenzime personeli, 23 % në

shpenzime operative dhe 232 % në investime.

Me një buxhet në këto nivele mund të themi se jemi në rrugën e duhur në drejtim të garantimit të

kushteve bashkohore të punës, gjykimit dhe shërbimit në gjykata në funksion të objektivit të

gjithëpërmendur, rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 25

Miratimi i buxhetit për vitin 2016, kaloi në disa faza, duke filluar nga negociatat me Ministrinë e

Financave në muajin Maj dhe Shtator, deri në mbrojtjen e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në këto takime, përfaqësues të Bordit Drejtues

dhe Zyrës kanë parashtruar argumentat përkatës mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të

buxhetit për Pushtetin Gjyqësor.

Si rezultat i negociatave të zhvilluara dhe argumentave të paraqitura, numri i punonjësve i

miratuar për vitin 2016, u rrit me 15 punonjës. Gjithashtu u sigurua një rritje e buxhetit, kundrejt

tavanit paraprak të propozuar nga Ministria e Financave gjatë fazave përgatitore të hartimit të

kërkesave buxhetore dhe kundrejt buxhetit efektiv për vitin 2015.

Buxheti i miratuar për vitin 2016 është 2.25 miliard lekë dhe parashikon një rritje me 4%

kundrejt buxhetit të miratuar për vitin 2015 (2.16 miliard lekë). Sipas zërave konkretë ka një

rritje në shpenzime personeli 3%, shpenzime operative 2% dhe investime 14%.

IV. Aktiviteti dhe funksionimi i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme

Mbështetëse

Për vitin 2015 u ndoqën:

IV.1. Procedurat e rekrutimit

1. Zbatimi i dispozitave ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, karrierës.

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për

pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”;

Udhëzimit të KM nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në

shërbimin civil...” Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor shpalli procedurën e lëvizjes

paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: Inspektor

Audit në Njësinë e Auditit të Brendshëm, kategoria e pagës III-b.

Njësia përgjegjëse 35 ditë kalendarike para ditës së zhvillimit të konkurrimit, shpalli procedurën

e konkurrimit në faqen e internetit, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Në njoftimin e publikuar u përfshinë: kushtet e përgjithshme, kushtet e veçanta si dhe detyrime të

tjera që rrjedhin nga aktet ligjore.

Procedura u ndoq me rigorozitet duke përmbushur detyrimet ligjore si përsa i përket ngritjes dhe

organizimit të strukturave përgjegjëse për ndjekjen e procedurës; respektimit të afateve kohore;

respektimit të transparencës nëpërmjet publikimit në faqen on-line dhe në portalin e SHKP;

verifikimi i dokumentacionit dhe i kushteve të përgjithshme dhe të veçanta; organizimi i testimit

me shkrim dhe i intervistës së strukturuar me gojë; njoftimi në kohë dhe me përgjegjësi i palëve

në proces.

Në përmbyllje të procedurës u përzgjodh kandidati, që fitoi konkurimin për pozicionin e

inspektorit audit.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 26

2. Zbatimi i dispozitave ligjore të ngritjes në detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V –

“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242,

datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Kreu III – ‘ngritja në detyrë’, pika 36; Udhëzimit nr. 2 datë 27.03.2015 “Për procesin e

plotësimit të vendeve të lira në Shërbimin Civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,

ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil

në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” Zyra e Administrimit të Buxhetit

Gjyqësor shpall konkurrimin për: 1. Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Kategoria e

pagës II-b; 2. Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse, Kategoria e pagës

II-b.

Edhe kjo procedurë sikurse procedura e parë u mbyll me sukses dhe dy pozicionet vakante u

plotësuan me punonjës.

IV.2. Ngritja profesionale dhe kualifikimi i stafit të Zyrës me anë të trajnimeve

pranë ASPA-s dhe institucioneve të tjera trajnuese.

Një rëndësi të veçantë, për vitin 2015, i është kushtuar kualifikimit dhe specializimit të

punonjësve të Institucionit. Për vitin 2015, punonjësit morën pjesë në programet e trajnimit të

organizuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, ASPA për sigurinë kompjuterike,

nënshkrimin elektronik dhe shërbimet e besuara në administratën publike. Punonjësit audit

ndoqën trajnimin e detyrueshëm të organizuar nga Ministria e Financave. Dy punonjës morën

pjesë në Seminarin e organizuar nga Këshilli i Europës ‘Mbështetje e BE/KE për efikasiteti

n e drejtësisë– SEJ Projekt i përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës’

IV.3. Vlerësimi i performancës për vitin 2015

Në zbatim të VKM nr. 109, datë 26.02.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve

civilë”Sektori ndoqi procedurën e vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve civilë.

Institucioni, nëpërmjet zyrtarëve (raportues, konfirmues, autorizues) bëri vlerësimin për çdo

punonjës brenda afateve kohore të përcaktuara në dispozitat ligjore. Formularët e vlerësimit të

performancës janë bërë pjesë e dosjes së çdo punonjësi.

IV.4. Parandalimi i konfliktit të interesit

Institucioni ynë është pjesë e institucioneve të administratës publike, që ka detyrimin për

zbatimin e legjislacionit për parandalimin e konfliktit të interesit. Për këtë, që në vitin 2013 është

krijuar Autoriteti Përgjegjës i Institucionit. Gjatë vitit 2015, ky autoritet ka vazhduar të ndjekë

zbatimin e akteve ligjore që rregullojnë parandalimin e konfliktit të interesit si dhe deklarimin e

pasurisë nga nëpunësit që kanë detyrimin ligjor për deklarim.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 27

IV.5. Statistikat

Si pjesë e detyrës funksionale është edhe mbulimi i statistikave si: Organika e Pushtetit

Gjyqësor; Statistikat e çështjeve gjyqësore; Statistikat e treguesve të punës, pagave dhe

investime në gjykata për llogari të INSTAT-it.

1. Që nga viti 2000, kemi krijuar bazën e të dhënave, për organikën e pushtetit gjyqësor, që

pasurohet çdo vit, me informacion të saktë, të plotë dhe të klasifikuar. Informacioni vihet në

dispozicion të sektorëve të tjerë dhe institucione të ndryshme të vendit dhe të huaja. Të dhënat i

kemi përdorur për efekte statistikore dhe analiza të ndryshme.

2. Që nga viti 2004 është krijuar baza e të dhënave të statistikave të çështjeve gjyqësore, civile,

penale, administrative, që përpunohen në gjykatat e tri niveleve të gjykimit. Statistikat

përmbledhëse përcillen në sektorët e tjerë të institucionit. Gjithashtu të dhënat statistikore

përdoren edhe nga sektori ynë për analiza të ndryshme. Statistikat përpunohen çdo tremujor dhe

vjetor. Për krijimin e të dhënave statistikore përdoren formularët e ardhur zyrtarisht nga gjykata

me konfirmimin e kryetarëve dhe kancelarëve të gjykatave. Formularët janë formatet standard të

miratuara nga Ministria e Drejtësisë, që përdoren edhe nga departamenti i statistikave të

Ministrisë. Sektori ka përcaktuar afatet kohore të mbledhjes dhe përpunimit të statistikave.

Gjykatat duhet t’i përcjellin në ZABGJ formularët deri më datën 20 të muajit pasardhës të

tremujorit dhe Sektori i përcjell statistikat e përpunuara në sektorin e buxhetit deri në fund të

muajit. Të dhënat që përpunohen nga sektori ynë janë sipas kërkesës së sektorit të buxhetit në

lidhje me numrin e çështjeve të regjistruara apo të përfunduara në gjykatë, të klasifikuara në

civile, penale dhe administrative.

Në përgjithësi gjykatat janë përgjigjur në kohë përsa i përket dërgimit të informacionit, por kemi

edhe raste vonesash, gjë që ka krijuar vështirësi në përpunimin e informacionit dhe përcjelljen në

kohë për sektorin e buxhetit. Vështirësi u krijuan me gjykatat administrative, si gjykata të reja,

por herë pas here krijohen probleme edhe për shkak të ndryshimit të kancelarëve. Gjithashtu

konstatohet se në disa gjykata, kancelarët, për shkak të ngarkesës dhe mungesës së stafit

ndihmës, kanë vonuar përcjelljen e informacionit. Mbetet problem dhe risk për përmbushjen e

detyrimit të respektimit të afateve kohore pikërisht vonesa e dërgimit të informacionit.

3. Që nga viti 2007, Zyra mbledh dhe përpunon statistikat mbi treguesit e punës, të fondit të

pagave dhe të investimeve të Pushtetit Gjyqësor. Statistikat përmbledhëse përcillen në rrugë

shkresore në Drejtorinë e Përgjithshme të INSTAT-it. Për institucionet e Tiranës, statistikat

përcillen në rrugë elektronike në Drejtorinë e INSTAT-it për Tiranën. Statistikat përpunohen çdo

tremujor dhe janë dorëzuar brenda afateve kohore, deri në fund të muajit pasardhës të tremujorit.

IV.6. Arkivimi i dokumentacionit zyrtar

Gjatë vitit 2015, u mbyll procesi i sistemimit të dosjeve arkivore për periudhën 1998-2013, sipas

normës tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë

të përcaktuar në Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 28

IV.7. Procedurat e prokurimit

Gjatë vitit janë organizuar dhe realizuar në total 29 procedura tenderuese. Nga këto:

Me Procedurë të Hapur është tenderuar:

-“Ndërtimi i Gjykatës dhe i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan” me fond limit 316.857.344

(treqind e gjashtëmbëdhjetë milion e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e treqind e dyzet e katër)

lekë.

Me procedurën “Shërbime Konsulence” është tenderuar:

-“Hartimi i projekt-preventivit për përshtatjen e ish godinës së Drejtorisë së Konvikteve të

Shkollave të Mesme Tiranë, në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë”, me fond limit

4.917.072 (katër milion e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Me procedurën “Kërkesë pë Propozim” janë tenderuar:

-“Sigurimi i jetës dhe i shëndetit, si dhe sigurimi i pronës së gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së

Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda”, me fond limit 1.668.178 (një milion e gjashtëqind e

gjashtëdhjetë e tetëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) Lekë pa TVSH, i ndarë në dy lote: Loti i

–I “Sigurimi i jetës dhe i shëndetit” për 23 gjyqtarë me fond: 737.725 lekë dhe Loti i –II

“Sigurimi i pronës” për 12 gjyqtarë me fond: 930.453 lekë. Gjithashtu për sigurimin e gjyqtarëve

të rinj të emëruar në detyrë Zyra ka realizuar me procedurën tenderuese “Me negocim, pa

publikim paraprak të njoftimit të kontratës”, kontratat shtesë me fituesit e mëparshëm, për

sigurimin e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve.

-“Blerje automjetesh për nevojat e ZABGJ-së”, me fond limit 7.700.000 (shtatë milion e

shtatëqind mijë) lekë.

-“Blerje pajisjesh elektronike për nevojat e ZABGJ dhe Gjykatës Administrative të Apelit

Tiranë”, me fond limit 1.087.033 (një milion e tetëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë e tre) lekë.

-“Blerje tonerash për nevojat e ZABGJ dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”, me fond

limit 1.763.920 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet) lekë.

-Me procedurën e prokurimit me vlerë të vogël janë realizuar:

-Çmontimi, transportimi dhe montimi i pajisjeve të dhuruara nga programi Just;

-Riparimi i automjetit tip “Audi Q7”, me targa AA 081 LY;

-Printimi i projektit arkitektonik të godinës së re të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;

-Larje tapicerie automjetit tip “Audi Q7”;

-Shërbimi i larjes së automjeteve të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor;

-Blerje Letre për nevojat e ZABGJ dhe Gjykatës Administrative të Apelit;

-Blerja e dy baterive për automjetet e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor;

-Siguracioni i Automjetit me targa AA528 JU;

-Siguracion Automjeti me targa AA081LY;

-Për riparimin e pajisjeve elektronike, për nevojat e ZABGJ;

-Riparimi i bllokut të ventilaturave të sistemit qendror UPS, për nevojat e ZABGJ;

-Organizim pritje delegacioni;

-Blerje mjetesh pastrimi;

-Mirëmbajtje vjetore ashensori, për nevojat e ZABGJ;

-Lyrje Makine për nevojat e ZABGJ;

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 29

-Blerje Karburanti për nevojat e ZABGJ;

-Blerje Kancelarie për nevojat e ZABGJ;

-Blerje gomash makine me përmasa 255/55R18 për Audi Q7 me targa AA 081 LY;

-Blerje telefona Zyre për nevojat e ZABGJ;

V. Aktivitete të Tjera të Zyrës

Përveç sa më sipër, gjatë vitit 2015 është punuar edhe në drejtime të tjera, po aq të rëndësishme,

të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e punës së Zyrës dhe gjykatave.

V.1- Monitorimi i Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në Gjykata

Ky aspekt është realizuar nëpërmjet plotësimit nga çdo gjykatë, të Pyetesorit të Vetvlerësimit për

funksionimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Informacioni i dhënë nga

Nëpunësit Autorizues në të gjitha nivelet e gjyqësorit (Kryetarët e gjykatave), ka shërbyer për

hartimin nga Nëpunësi Autorizes i Njësisë Publike të Gjyqësorit (Drejtori i Zyrës), të Deklaratës

dhe Raportit për cilësinë e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm për vitin 2015.

Këto dokumenta janë depozituar te titullari i njësisë publike dhe nëpunësi i parë autorizues në

Ministrinë e Financave.

Vlerësimi i gjendjes të sistemeve të kontrollit të brendshëm, për Njësinë Publike u krye

nëpërmjet plotësimit të Pyetësorëve të Vetëvlerësimit nga çdo njësi varësie në kuptimin buxhetor

(gjykatë) si dhe vetë punonjësit e ZABGJ-së, sipas strukturës organizative.

Procedurat dhe veprimtaritë e kontrolleve të ndërmarra nga Nëpunësit Autorizes në të gjitha

nivelet e gjyqësorit gjatë vitit 2015, garantojnë se menaxhimi financiar dhe kontrolli i njësive të

sektorit publik është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në këtë fushë.

Nga vlerësimi nëpërmjet Pyetësorve të Vetëvlerësimit, rihet re një përmirësim në komponentë të

veçantë të funksionimit të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit në gjykata si: Mjedisi i

kontrollit, Informimi dhe komunikimi etj.

Disa nga arritjet e evidentuara, gjatë analizës së funksionimit të sistemit janë:

- Rritja e numrit të punonjësve për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2015, me 30 punonjës. Kjo

bëri të mundur shtimin në gjykata të posteve të punës si: kryesekretare, sekretare gjyqësore,

ekomomist, punonjës sigurie, arkivist etj. Gjithashtu u plotësuan me punonjës TI, gjykatat

administrative që nuk kishin një post të tillë pune, duke siguruar përvec të tjerave edhe

kryerjen e veprimeve të përshtatshme të kontrollit për sistemet e TI, me të cilat gjykatat

punojnë.

- Pajisja me adresë zyrtare e të gjithë punonjësve në gjykata si për gjyqtarët ashtu edhe

administratën gjyqësore. Në këtë mënyrë garantohet komunikimi i shpejtë dhe i sigurt, si

brenda njësisë ashtu edhe në komunikimet jashtë institucionit.

- Digitalizimi i aktivitetit financiar dhe buxhetor për 28 gjykata në shkallë vendi. Në këtë

mënyrë, duke filluar nga data 1 janar 2016, aktiviteti financiar dhe buxhetor i cdo gjykate do

të regjistrohet në programin “Alpha Ëeb”. Kjo krijon mundësinë të gjenerohen në çdo

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 30

moment raporte të ndryshme përmbledhëse lidhur me financën, buxhetet, shpenzimet,

personelin etj. duke dhënë një informacion të plotë i cili të krijon mundësinë e gjykimit mbi

realizimin apo progresin e objektivave të çdo gjykate dhe njësisë publike.

Disa nga gjetjet e evidentuara gjatë analizës së funksionimit të sistemit janë:

- Gjykatat, si njësi varësie në kuptimin buxhetor, përdorin deklaratën e misionit të njësisë

publike, e cila është pjesë e proçesit të progarmit buxhetor afatmesëm. 15 gjykata kanë

hartuar dhe miratuar deklaratën e tyre të misionit.

- 11 gjykata kanë të hartuara programet vjetore të punës për përmbushjen e detyrimeve që

rrjedhin nga ligji për MFK-në, akte ligjore e nënligjore si dhe rekomandimet e lëna nga

auditimet e ushtruara nga NJAB të Zyrës.

- Në 27 gjykata, është ngritur me urdhër të brendshëm të kryetarit të gjykatës Grupi për

Menaxhimin Strategjik. Në pjesën tjetër, GMS funksionon dhe mblidhet por pa një dokument

të shkruar.

- 2 gjykata të rretheve gjyqësore si dhe 4 gjykata administrative nuk kanë rregullore të

brendshme të njësisë.

- Vihen re mungesa në strukturat organike të njësive të varësisë (gjykatave) në funksion të

përmbushjes së objektivave dhe aktivitetit kryesor të tyre. Këto mungesa janë të lidhura

kryesisht me poste pune si: sekretare gjyqësore, sekretare regjistruese, ekonomist, nëpunës

gjyqësor, punonjës sigurie etj.

- Përsa i takon administratës gjyqësore, vihet re se ka mungesë aktesh për element si:

procedurat per rekrutimin dhe largimin nga detyra të punonjësve të administratës gjyqësore;

procedurat për vlerësimin e performancës; procedurat dhe formularët standard të përshkrimit

dhe kategorizimit të punës, detyrimet për trajnimin e administratës gjyqësore etj. Pritet që të

gjithë këto detyrime të përmbushen me ligjin e ri për administratën gjyqësore, i cili është

parashikuar të hartohet gjatë vitit 2016. (Ligji nr. 109/2013 “Për administratën gjyqësore në

Republikën e Shqipërisë” është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me Vendimin nr.10, datë

06.03.2014). Ky ligj do ndikojë në përmirësimin e funksionimit të elementëve të veçantë të

një nga komponentëve kryesor të sistemit te MFK që është “Mjedisi i Kontrollit”.

Mbi këtë bazë janë dhënë rekomandime me qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të

menaxhimit financiar dhe kontrollit ne gjykata:

- Kryetari i gjykatës, në cilësinë e nëpunësit autorizues të miratojë programin vjetor të punës

për njësinë e tij publike, ku të integrohen detyrimet që rrjedhin nga ligji për MFK-në, akte

ligjore e nënligjore për administratën gjyqësore si dhe zbatimi i rekomandimeve të lëna nga

auditimet e ushtruara nga NJAB të Zyrës.

- Të ngrihen GMS në 11 gjykata, ku ky grup nuk funksionon me urdhër, në përputhje me

kërkesat e ligjit për MFK-në.

- Te përmirësohet regjistri i riskut nga 9 gjykata.

- Të hartohet rregullore e brendshme nga 6 gjykata, në përputhje me kërkesat e ligjit për MFK-

në.

- Të bashkëpunohet me Strukturën Pergjegjese per Harmonizimin e Menaxhimit Financiar dhe

Kontrollit në Ministrinë e Financave si dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, për

trajnimin e punonjësve të gjykatave, sa i takon menaxhimit të riskut.

- Pjesëmarrja dhe dhënia e kontributit nga ZABGJ në hartimin e strukturave organike nga

Ministria e Drejtësisë, në përputhje me analizat dhe nevojat e gjykatave për rritje të numrit të

punonjësve për poste të caktuara pune.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 31

Ky proçes do të përmbyllet, gjatë vitit 2016, ku gjykatat do të njihen me funksionimin e sistemit

si dhe do të hartohet plani i veprimit për përmirësimin e tij në vazhdimësi.

VI. Bashkëpunimi me Institucionet e tjera

Zyra, në funksion të realizimit të aktivitetit dhe detyrimeve të saj, ka një bashkëpunim të

vazhdueshëm me institucione të tjera si brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë si: Gjykatat,

Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Departamentin e Administratës Publike,

Ministrinë e Financave, Agjencinë e Prokurimit Publik, Departamentin e Programimit të

Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri etj.

Gjatë vitit 2015, Zyra ka ndjekur nga afër aktivitetin buxhetor të gjykatave, shqetësimet e

përcjella dhe problemet e ngritura, duke dhënë rekomandimet e nevojshme për zgjidhjen në kohë

të tyre. Gjykatat janë asistuar nga specialistët e Zyrës, nëpërmjet komunikimeve elektronike,

komunikimeve verbale si dhe shpërndarjes së udhëzimeve të ndryshme të hartuara në fushën e

planifikimit, monitorimit dhe zbatimit të buxhetit.

Në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj, gjatë vitit 2015, Zyra ka patur një bashkëpunim

të ngushtë me Ministrinë e Financave. Ajo ka përmbushur të gjithë detyrimet që rrjedhin nga

aktet për hartimin dhe zbatimin e buxhetit. Gjithashtu, në komunikim të vazhdueshëm si zyrtar

ashtu edhe verbal, me përfaqësues të këtij institucioni është bërë e mundur zgjidhja në kohë e

problemeve të ndryshme të cilat kanë impakt të drejtëpërdrejtë në aktivitetin buxhetor të

gjykatave. Përfaqësues të Zyrës kanë marrë pjesë në takimet e zhvilluara gjatë procesit të

konsultimeve dhe negociatave, lidhur me kërkesat buxhetore afatmesme dhe vitit buxhetor.

Në kuadër të aderimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe detyrimit për raportim të

dokumentave strategjik të miratuar, Ministria e Drejtësisë është institucioni lider për sektorin e

drejtësisë. Për këtë arsye bashkëpunimi në këtë aspekt me Ministrinë e Drejtësisë ka qënë i

ngushtë e i vazhdueshëm.

Një tjetër aspekt në marrëdhënien me Ministrinë e Drejtësisë, ka qënë prezantimi i nevojave të

disa gjykatave për investime në infrastrukturën ndërtimore dhe përfshirja e tyre në dokumentin e

planifikimit sektorial IPA II. Në këtë kuadër, ministrisë i janë paraqitur disa projekte të

rëndësishme, kostoja e përafërt financiare, impakti dhe koherenca me objektivat dhe planin

strategjik për përmirësimin infrastrukturor të gjykatave shqiptare.

Gjatë vitit 2015, përfaqësues të Zyrës kanë marrë pjesë gjithashtu në takimet e zhvilluara nga

Departamenti i Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri. Në përputhje me

kërkesën e Komisionit Evropian për ngritjen e “National Single Project Pipeline”; ky

Departament, në cilësinë e Sekretariatit të Përgjithshëm; ka udhëhequr proçesin për ngritjen e

Paketës së Projekteve/SSPP, për investime në disa sektorë, përfshirë këtu atë social/nënsektori i

drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka qënë institucioni lider për vlerësimin e relevancës strategjike

dhe elementeve të tjerë të projekteve të prezantuara.

Për pushtetin gjyqësor, kemi prezantuar 5 projekte për ndërtimin e godinave të reja për gjykatat.

Në takimet e zhvilluara për këtë qëllim , këto janë vlerësuar si projekte prioritare strategjike për

këtë sektor; me impakt të rëndësishëm në përmirësimin infrastrukturor dhe rritjen e cilësisë së

shërbimit që ofrohet për publikun. Për çdo projekt , kemi dhënë informacion mbi qëllimin dhe

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 32

rezultatet e pritshme, koherencën me politikat dhe strategjitë e BE, përputhshmërinë me

objektivat kombëtare si dhe të dhëna të tjera për fazën konkrete ku ndodhen aktivitetet

përgatitore, vlera totale e investimit etj.

Në muajin nëntor, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Njësisë së Planifikimit Strategjik në

Kryeministri, u përfundua vlerësimi paraprak i tyre. Ky proçes pritet të vazhdojë edhe në vitin

2016, deri në identifikimin e projekteve prioritare në rang vendi që do të financohen nga BE.

Gjatë vitit 2015, janë dhënë kontribute periodike mbi zbatimin e masave të përcaktuara në

prioritetin nr.2 “Veprime për pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit” të Udhërrëfyesit për 5

prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian, 2013”; realizimi / zbatimi i aktiviteteve e

masave të Road - Map për të cilat Zyra është institucioni përgjegjës për sistemin gjyqësor;

raportime mbi zbatimin e aktiviteteve afatshkurtra te PKZMSA; përditësimin për Planin

Kombëtar për Integrimin Evropian 2014 - 2020 (PKIE); etj. Gjithashtu përfaqësues të Zyrës kanë

marrë pjesë në të gjitha takimet e zhvilluara për këto çështje në Ministrinë e Drejtësisë.

VII. Auditimi i brendshëm Nga Njësia e Auditimit të Zyrës, gjatë vitit 2015, është realizuar auditimi i 13 gjykatave të

shkallës së parë dhe apelit. Gjatë procesit të auditimit të brendshëm, zbatuar standartet e auditit

ne sektorin publik. Për të gjitha auditimet e vitit 2015 është njoftuar Kryetari i Bordit Drejtues

dhe Nëpunesi Autorizues për përfundimin e misioneve.

Raportimi i gjetjeve te punes tek menaxhimi i gjykatave dhe lenia e rekomandimeve per te

permiresuar funksionimin e tyre, eshte nje nga pjeset me te rendesishme te procesit te auditimit

te brendshem.

Vlera e pergjithshme e gjetjeve per shkeljet financiare nga angazhimet e auditimeve per vitin

2015, rezulton ne Shumen 1079.5 mije leke dem ekonomik te arketueshem ne buxhetin e shtetit.

Të ndara sipas sistemeve/ fushave këto gjetje rezultojnë përkatesisht :

- Në sistemin e pagave dhe pagesave , në shumën 538.5 mijë lekë që përbën vlerën e dëmit

ekonomik.

- Në sistemin e prokurimit dhe blerjeve në shumen 517.1 mijë lekë.

- Në sistemin e raportimit publik 24 mije lekë .

Vlera e gjetjeve me dëm ekonomik në krahasim me vitin 2015 është ulur si rrjedhojë e rritjes së

nivelit të punes menaxhuese në gjykata por edhe lënies së rekomandimeve efikase dhe zbatimit

të tyre. Të gjitha keto rekomandime jane dhënë në bashkëpunim me Kryetarët e Gjykatave dhe

struktura e auditimit ka patur mirëkuptim për rekomandimet e dhëna.

Bazuar ne gjetjet e rezultuara sipas auditimeve me baze sistemi, prane gjykatave te audituara, per

permiresimin e sistemeve te menaxhimit financiar dhe te organizimit te kontrollit te brendshem

per vitin 2015 jane dhene gjithsej 146 rekomandime per permiresimin e sistemeve si vijon:

- 1.Sistemin organizativ 40.

- 2.Sistemin e planifikimit dhe zbatimit te buxhetit 1.

- 3.Sistemin ei prokurimit dhe blerjet e vogla dhe zbatim kontratash 25.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor –www.zabgj.gov.al 33

- 4.Sistemin e pagave dhe pagesave 36.

- 5.Sistemin e kontabilitetit dhe raportimit publik 34.

- 6.Teknologjine e informacionit 10.

Të gjitha këto rekomandime kanë gjetur mirëkuptim nga kryetarët e gjykatave për zbatimin e

tyre. Nga të gjitha gjykatat janë hartuar dhe dërguar plan veprimet përkatëse për zbatimin e tyre.

VIII. Sfidat dhe objektivat për vitin 2016

Gjatë vitit 2016, do të mbahen në vëmendje për t’u realizuar dhe përmbyllur me sukses

disa objektiva afatshkurtra si:

- Forcimi i ndërveprimit institucional me qëllim rritjen e buxhetit për pushtetin gjyqësor.

- Ndryshimi i rregullores së Zyrës në reflektim të ndryshimeve të ndodhura në

legjislacionin për shërbimin civil, që lidhen me organizimin dhe funksionimin e

institucionit.

- Rritja e kapaciteteteve profesionale të punonjësve të Zyrës nëpërmjet pjesëmarrjes në

trajnime apo seminare të ndryshme, të zhvilluara si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

- Zhvillimi i trajnimeve/seminareve informuese dhe ndërgjegjësuese, të menaxherëve në

gjykata, të fokusuara në fushën e menaxhimit të riskut dhe programimit e zbatimit të

buxhetit.

- Sfidë vazhdon të mbetet rritja e buxhetit të gjykatave në investime, të cilat kanë impakt të

drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve optimale të punës për gjyqtarët dhe stafin

mbështetës si dhe kryerjen me cilësi dhe transparencë të proceseve gjyqësore dhe

shërbimeve të tjera ndaj publikut. Mbështetja buxhetore është e nevojshme për

transformimin e gjykatave dhe sjelljen e shërbimeve që ato ofrojnë në përputhje me

standardet e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo kërkon sensibilizimin dhe

bashkëpunimin e të gjithë aktorëve pjesë e sistemit të drejtësisë e më gjërë.