17
Page 1 of 17 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Ministria e Financave Ministarstvo Finansija Ministry of Finance Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financave (përmbledhje)

Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 1 of 17

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Financave

Ministarstvo Finansija – Ministry of Finance

Raporti i punës për vitin 2016

për

Ministrinë e Financave

(përmbledhje)

Page 2: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 2 of 17

1. PËRGATITJA E LEGJISLACIONIT

Ministria e Financave ka realizuar 85% të Programit të saj Legjislativ për 2016,

që është një rritje prej 20% krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2016, janë paraparë 18 Projektligje nga Ministria e Financave1. Nga këto,

14 Projektligje janë miratuar në Qeveri, 1 Projektligj është në procedurat e

miratimit në Zyrën e Kryeministrit, dhe 3 Projektligje janë në procedura brenda

Ministrisë së Financave. Me këto 14 ligje të aprovuara në Qeveri, Ministria e

Financave ka kontribuar me 35% në programin legjislativ të Qeverisë.

Disa nga ligjet më të rëndësishme janë:

1. Ligji për Ndihmën Shtetërore;

2. Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

3. Ligji për Fondet Pensionale;

4. Ligji për Prokurimin Publik;

5. Ligji për Kontrollon e Brendshëm të Financave Publike;

6. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal

7. Ligji për Faljen e Borxheve Publike.

8. Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017;

9. Disa ligje për ratifikim të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

Sa i përket akteve nënligjore, Ministria e Financave ka miratuar/sponsorizuar 13

akte nënligjore, prej të cilave 7 i ka miratuar Ministri i Financave dhe 6 janë

miratuar nga Qeveria. Krahasuar me vitin 2015, janë miratuar 4 akte nënligjore

më shumë.

1 Sipas Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përditësuar më 23.11.2016.

Ministria e Financave

35%Të gjitha ministritë e

tjera65%

Ligjet e miratuara gjatë vitit 2016

Page 3: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 3 of 17

2. DOGANA E KOSOVËS

Të hyrat

Dogana e Kosovës gjatë këtij mbledh 1,040 mil euro, që është 88 mil euro (apo

9.3%) më shumë se vitin paraprak, me gjithë zvogëlimin e të hyrave doganore

prej 22.8 mil euro për shkak të zbatimit të MSA-së. Krahasuar me fillimin e

mandatit të Qeverisë, Dogana e Kosovës sot mbledh 171 mil euro më shumë.

Përmirësimi i kushteve të të bërit biznes

Dogana ka bërë progres të madh në thjeshtëzimin e procedurave doganore, të

dëshmuar në raportin e Bankës Botërore për vitin 2016. Indikatori “Tregtia

përmes kufijve”, që ka të bëjë me Doganën, ka pasur ngritje për 8 pozita krahasuar

me vitin paraprak.

Rangimi në kushtet e të bërit biznes lidhur me “Tregtinë përtej kufijve”

2016 2017 Ndryshimi

Rangimi i përgjithshëm 59 51 +8 vende

Koha për eksport: Pajtueshmëria kufitare (orë) 56 42 14 orë më pak

Kosto për eksport: Pajtueshmëria kufitare (USD) 137 137

Koha për eksport: Pajtueshmëria dokumentare (orë) 50* 38 24 orë më pak

Kosto për eksport: Pajtueshmëria dokumentare (USD) 177** 127 100 USD më pak

869,000,000

951,000,000

1,040,000,000

2014 2015 2016

Te hyrat e mbledhura nga Dogana

Page 4: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 4 of 17

Ky përmirësim në rangim është bërë falë zbatimit të procedurave të thjeshtëzuara

të eksportit, ku eksportuesve ju ofrohen shërbime gjatë 24 orëve, kalimi i

kontrollit doganor përmes kanalit të verdhë për 5 minuta, zbatimi i procedurave

siç parashihen me MSA etj.

Reformat kryesore të ndërmarra në Doganë

Reformat kryesore që janë ndërmarrë deri më tani përfshijnë:

1. Operacionalizimi i plotë i sistemit ASYCUDA World:

• Ka ndikuar në vlerësimin e kostos kohore dhe financiare

• Në veçanti, ka pasur ndikim në përmirësimin e rangimit si rezultat i

lehtësirave në procesin e eksportit

2. Koridori për Transit Kosovë - Shqipëri:

• Ka eliminuar nevojën për “Dokument Tranziti”

• Ka rezultuar në uljen e kohës së nevojshme kalim kufitar të mallrave

• Ka ofruar lehtësi për eksportin e mallrave përmes rrugëve ujore

3. Thjeshtëzimi i procedurave të zhdoganimit:

• Dogana-pa-letër

• E-pagesa

• Përzgjedhja e terminalit më të afërt doganor

• Kontrollet sipas përzgjedhjes së bazuar në risk

Kjo reformë është shembull që po përdoret në nivel ndërkombëtar nga Banka

Botërore

Reformat e ardhshme:

1. Ofrimi i statusit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar, që mundëson

përfundimin e procedurave të zhdoganimit pas kalimit kufitar të mallit

2. Krijimi i një dritareje të vetme kufitare me Agjencionin e Veterinës dhe

Ushqimit (AVUK), Policinë e Kosovës, dhe AKPPM-që mundëson

përfshirjen e këtyre institucioneve ne ASYCUDA dhe shkurtimin e

mëtutjeshëm të kohës së nevojshme për tregtim

3. Krijimi i Portalit Tregtar për të ngritur transparencën dhe monitorimin e

kohës dhe kostos për pajtueshmëri dokumentare dhe kufitare nga sektori

privat

Page 5: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 5 of 17

3. ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Të hyrat

ATK sivjet realizon të hyra prej 393 mil euro, që është 60.2 mil (apo 18%) më

shumë se në vitin paraprak. Krahasuar me fillimin e mandatit të Qeverisë, ATK

mbledh 88 milion më shumë të hyra.

Pajisja me arka fiskale

Janë pajisur me arka fiskale 2,308 biznese të reja.

Progres i mirë është arritur në fiskalizimin e pikave të karburanteve, ku rreth 60%

e tyre janë fiskalizuar apo janë në proces të fiskalizimit.

Në pajisjen me arka fiskale ka ndikuar shumë projekti i nxitjes së qytetarëve për

të mbledhur kopunët fiskal me rastin e blerjes së mallrave. Në tremujorin e tretë,

janë dorëzuar 277 mijë pliko me kuponë fiskalë nga qytetarët.

Shuma e TVSH-së të rimbursuara nga fillimi i aplikimit të kësaj politike në

tremujorin e dytë të vitit 2015 e deri në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 13.2

mil euro.

305,000,000 334,000,000

393,000,000

2014 2015 2016

Te hyrat e mbledhura nga ATK

Page 6: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 6 of 17

Falja e borxheve

Nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ATK ka falur borxhe prej 216 mil euro,

ndërkaq janë mbledhur të hyra si rezultat i këtij ligji në shumë prej 24.2 mil euro.

24,263

56,219

127,376

171,436

215,342

277,304

0

50,000

100,000

150,000

200,000

250,000

300,000

TM2 / 2015 TM3 / 2015 TM4 / 2015 TM1 / 2016 TM2 / 2016 TM3 / 2016

Nr i plikove të dorëzuara

342,105

910,770

2,209,645

2,994,270

3,919,635

2,812,865

0

500,000

1,000,000

1,500,000

2,000,000

2,500,000

3,000,000

3,500,000

4,000,000

4,500,000

TM2 / 2015 TM3 / 2015 TM4 / 2015 TM1 / 2016 TM2 / 2016 TM3 / 2016

Shuma e TVSh-se te rimbursuar, Euro

Page 7: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 7 of 17

Përmirësimi i kushteve të të bërit biznes

ATK ka bërë reformë të thellë në shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit

biznes të Bankës Botërore, Kosova ka përmirësuar rangimin ndërkombëtar për 34

pozita në fushën e pagesës së taksave, nga pozita 77 në pozitën 43.

Rangimi në kushtet e të bërit biznes lidhur me “Pagesën e taksave”

2016 2017 Ndryshimi

Rangimi i përgjithshëm 77 43 +34 vende

Numri i pagesave (deklarimeve) 32 10

Koha për deklarim (orë) 155 155

Norma e Përgjithshme Tatimore 15.2 15.2

Reformat në ATK

Reformat kryesore të ndërmarrë nga ATK gjatë kësaj periudhe përfshijnë:

1. Deklarimi online për 100% të Deklarateve Tatimore;

2. Ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe

kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së,

3. Njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila

ulë barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të

fuqisë punëtore;

Si rezultat i këtyre reformave, është përmirësuar perceptimi i bizneseve për ATK-

në.

Reformat e ardhshme përfshijnë:

1. Digjitalizimi i plotë i shërbimeve administrative tatimore, ku shumë shpejt

pritet të fillojë lëshimi i certifikatave tatimore online për bizneset;

2. Avansimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së bazuar në analizë risku,

duke targetuar periudhë maksimale kthimi prej një muaj;

3. Riorganizimi i procesit të kontrollit 100% bazuar në risk për të minimizuar

koston kohore nga kontrolli tatimor

Page 8: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 8 of 17

4. ZBATIMI ME SUKSES I MARRËVESHJES SË STABILIZIM-

ASOCIIMIT

Ministria e Financave me sukses është duke e zbatuar MSA-në. Sipas vendimit të

Qeverisë (nr.06/22, dt.03.04.2015), Ministria e Financave është përgjegjëse për

nëntë kapituj:

Blloku 2 - Kriteret Ekonomike

Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut

Blloku 3 - Standardet Evropiane

Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit

Kapitulli 5: Prokurimi publik

Kapitulli 9: Shërbimet financiare

Kapitulli 16: Tatimet

Kapitulli 17: Politikat ekonomike dhe monetare

Kapitulli 29: Unioni Doganor

Kapitulli 32: Kontrolli financiar

Kapitulli 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore

Gjatë vitit 2016, Ministria e Financave ka përfunduar 39 aktivitete (22 masa

legjislative dhe 17 masa zbatuese). Dogana e Kosovës nga data 1 prill 2016 ka

filluar me zbatimin e MSA-së. Gjatë kësaj periudhe është përshtatur sistemi i

doganimit në përputhje me kërkesat e MSA-së.

Sot rreth 75% e mallrave që vijnë nga vendet e BE-së i nënshtrohen normës së

reduktuar të tatimit doganor, me tendencë që sipas planit deri më 2022 rreth 99%

e mallrave që vijnë nga vendet e BE-së të jenë të liruara nga tatimi doganor. Si

rezultat i kësaj, kjo marrëveshje i ka reduktuar të hyrat nga Dogana për 22.8 mil

euro.

Page 9: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 9 of 17

5. EFEKTET E PAKOS FISKALE

Disa nga efektet e pakos fiskale që ka hyrë në fuqi në shtator 2015 janë si në

vijim:

1. Gjatë vitit 2016 bizneset kanë përfituar lirime në shumën prej 47 milion

euro.

2. Trend pozitiv vërehet në qarkullimin e shoqëritë tregtare të mëdha. Numri

i shoqërive tregtare të mëdha që, për shkak të qarkullimit të madh apo

numrin të madh të të punësuarve, obligohen të dorëzojnë pasqyrat

financiare në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar është rritur nga

221 në 248. Kjo është një rritje prej 12% e numrit të kompanive të mëdha

në vend. Rritja e punësimit vetëm në këto kompani ka qenë 11% apo 4,924

punëtorë më shumë (rritja nga 44,101 punëtorë në 49,029 punëtorë).

3. Përfitimet nga qytetarët për shkak të lirimeve në normën e TVSH-së nga

16% në 8% kanë qenë në vlerë prej 21 mil euro (6.06 mil euro për tetor-

dhjetor 2015 dhe 14.9 mil euro për periudhën janar-tetor 2016).

4. Numri i bizneseve me llogari aktive në TVSH është rritur me 3 mijë gjatë

këtij viti, nga 16 mijë sa ka pasur më 2015 në 19 mijë.

5. ATK ka lejuar rreth 1.3 mil euro zbritje të bazës tatimore për shpenzimet e

kompanive për pagesa në emër të bamirësive apo për asete speciale, bazuar

në ligjin për të ardhurat e korporatave dhe ligjin për të ardhurat personale.

6. ATK ka pranuar mbi 871 mijë pliko të kuponëve fiskalë nga qytetarët nga

tetori i vitit të kaluar, dhe ka rimbursuar TVSH në total prej 13.2 mil euro

për qytetarë. Ky projekt ka ndikuar shumë në rritjen e vetëdijes së

qytetarëve për të blerë vetëm nga kompanitë e fiskalizuara, duke ndikuar

kështu në rritjen e ekonomisë formale.

Page 10: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 10 of 17

6. AVANCIMI I POLITIKAT EKONOMIKE DHE FISKALE

Propozim-politikat e reja fiskale

Ministria e Financave ka hartuar politikat e reja fiskale për përmirësimin e

ambientit për biznes. Këtu përfshihen:

1. Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë për lirim

nga tatimi doganor;

2. Heqja e normës së akcizës në mazut;

3. Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0

për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së;

4. Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;

5. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të

evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në

qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;

6. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën

të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e

peshës së naftës dhe produkteve të saj;

7. Krijimi i kodeve doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së

Krijimi i Agjencisë së Tatimeve dhe Doganës së Kosovës

Me Programin e Qeverisë për 2015-2018, është planifikuar që të bëhet unifikimi

i ATK-së dhe Doganës. Deri më tani është draftuar dhe proceduar për në Qeveri

Ligji për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganës së Kosovës dhe është hartuar plani

detal për themelimin e Agjencisë. Ky proces është përkrahur me ekspertizë nga

FMN, GIZ, Komisioni Evropian dhe Ambasada Britanike.

Programi i Reformave Ekonomike

Në përputhje me agjendën e integrimit evropian, Ministria e Financave në janar

2016 ka dorëzuar “Programin për Reforma në Ekonomi 2016” në Komisionin

Evropian. Ky dokument është bazë për vlerësimet për raportin e progresit të

Komisionit Evropian.

Page 11: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 11 of 17

7. PROGRAMI ME FONDIN MONETAR NDËRKOMBËTAR

Kosova është në program me FMN nga muaji korrik 2015. Të gjitha kriteret e

programit janë përmbushur me sukses dhe në afat nga Ministria e Financave. Si

rezultat, këtë vit është disbursuar transhi i dytë i paraparë me këtë program prej

35 mil euro.

Në masat dhe reformat strukturore të parapara në program me FMN janë:

(i) rregulla për pagat në sektorin publik, e aprovuar në fillim të vitit 2016

nga Kuvendi përmes ndryshimit të Ligjin për Menaxhimin e Financave

Publike dhe Përgjegjësitë;

(ii) aprovimi i klauzolës së investimeve nga Kuvendi, ku i lejohet Qeverisë

të financoj projekte me interes publik përmes huamarrjes mbi nivelin e

deficiti prej 2%. Kjo i ka mundësuar Qeverisë të planifikojë projekte të

mëdha kapitale për vitin 2017 e tutje,

(iii) Agjencia Qendrore e Prokurimit ka kompletuar procesin e prokurimit

për tri produktet/shërbime bazike, që mbulojnë një numër të

konsiderueshëm te organizatave buxhetore, dhe ka zgjeruar listën e

mallrave dhe shërbimeve përmes prokurimit të centralizuar në të

ardhmen.

Page 12: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 12 of 17

8. DISIPLINA, MENAXHIMI DHE TRANSPARENCA BUXHETORE

Ministria e Financave në baza mujore ka raportuar në Qeveri për të hyrat dhe

shpenzimet, përfshirë gjendjen e projekteve kapitale.

Këtë vit për herë parë, janë trajnuar dhe pritet të certifikohen 105 auditorë të

brendshëm për mbikëqyrje të financave publike.

Me rastin e rishikimit të buxhetit në korrik 2016, për herë të parë është rritur

parashikimi i të hyrave dhe si rezultat janë shtuar projekte të reja kapitale.

Ministria e Financave ka marrë vlerësim të lartë nga Departamenti i Shtetit për

Transparencën Buxhetore.

Gjatë vitit 2016, Agjencia Qendrore e Prokurimit ka kryer 49 aktivitete të

prokurimit, përfshire prokurimet e centralizuara. Janë nënshkruar kontrata në

vlerë prej 44.7 mil euro, krahasuar me vlerën e parashikuar prej 51 mil euro. Kjo

i ka kursyer buxhetit të shtetit 6.3 mil euro.

Page 13: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 13 of 17

9. MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Marrëveshjet për kredi, grante dhe garancione shtetërore

Janë nënshkruar 5 marrëveshje për kredi në vlerë prej 182.5 milion euro:

(i) Protokolli Financiar me Qeverinë Franceze në vlerë prej 66 mil euro

kredi për impiantin e ujërave të zeza në Prishtinë;

(ii) marrëveshja me Qeverinë e Hungarisë për themelimin e programit

kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 mil euro kredi;

(iii) marrëveshja për ndryshimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar

me qeverinë Austriake në vlerë prej 30 milionë euro kredi;

(iv) marrëveshja me KfW për projektin për masat e Efiçiencës në Energji në

nivel komunal (pjesa e kredisë 2.5 mil euro);

(v) marrëveshja me Bankën Botërore për rehabilitimin e kanalit të Ibër-

Lepencit në vlerë prej 22 mil euro kredi (në proces të

nënshkrimit/ratifikimit);

Janë nënshkruar 4 marrëveshje për grante në vlerë prej 88.5 milion euro:

(i) marrëveshja me KfW për projektin për masat e Efiçiencës në Energji në

nivel komunal (pjesa e grantit 5 mil euro);

(ii) marrëveshja për asistencë teknike me Qeverinë Federale të Gjermanisë

për vitin 2014 dhe 2015 në vlerë prej 20 mil euro grant;

(iii) Minutat e Takimit me Qeverinë Gjermane për periudhën 2016-2017 në

vlerë prej 46.9 mil euro grant;

(iv) Marrëveshja me KfW dhe Qeverinë Zvicerane për projektin për

trajtimin e ujërave të zeza në Pejë në vlerë prej 16.6 mil euro grant;

Janë nënshkruar 2 garanci shtetërore prej 34 mil euro për institucione/ndërmarrje

publike:

(i) marrëveshja e garancisë shtetërore për projektin Trafiku Urban i

Prishtinës në vlerë prej 10 mil euro si garanci shtetërore;

(ii) marrëveshja e garancisë shtetërore për linjën e re kreditore të FSDK-së

në vlerë prej 24 mil euro si garanci shtetërore (në proces të

nënshkrimit/ratifikimit);

Marrëveshjet për eliminim të tatimit të dyfishtë

Ministria e Financave ka avancuar negociatat për eliminimin e tatimit të dyfishtë

me vendet ku kemi diasporë të madhe. Janë iniciuar bisedat për marrëveshje të

tillë me Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Bullgarinë, Luksemburgun, Suedinë

dhe Malin e Zi. Sivjet, një marrëveshje të tillë është nënshkruar me Qeverinë e

Emirateve të Bashkuara Arabe.

Page 14: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 14 of 17

10. BORXHI PUBLIK

Borxhi total i shtetit të Kosovës është 842 mil euro, prej të cilit 473 mil është

borxh i brendshëm nga emetimi i letrave me vlerë dhe 368 mil është borxh

ndërkombëtar. Përqindja e borxhit ndaj Bruto Prodhimit Vendor është vetëm

14%, që është më e ulëta në rajon dhe më gjerë.

Përmbledhje e borxhit publik të Kosovës

Gjatë këtij viti, janë mbajtur 19 ankande për shitjen e Letrave me Vlerë. Janë

ngritur 100 milionë euro për financimin e buxhetit dhe 320 milion euro për ri-

financimin e maturimeve. Është zgjatur koha mesatare e maturitetit si rezultat i

emetimit të intrumenteve 3 vjeçare dhe 5 vjeçare. Është shtuar interesimi i

personave privat për Letra me Vlerë, duke dyfishuar pozicionin e tyre krahasuar

me vitin paraprak në total prej 17 mil euro.

Indikatorët e rrezikut të borxhit publik të Kosovës

Page 15: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 15 of 17

11. BUXHETI PËR 2017

Kuvendi i Kosovës ka aprovuar buxhetin për vitin 2017 prej mbi 2 miliard euro.

Ky është buxheti më i lartë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Buxheti është

paraprirë nga konsultime e shumta me të gjitha palët e invovluara, përfshirë në

veçanti shoqërinë civile.

Ky është buxhet që merr parasysh objektivat zhvillimore dhe sociale, të

përcaktuara në: Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin për Reforma

Ekonomike, Kornizën Afatmesme e Shpenzimeve dhe Strategjitë sektoriale.

Ky është buxhet i ndërtuar mbi këto parime: ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe

rezervës fiskale, rifinancimi i projekteve në vijim, rritjen e shpenzimeve kapitale,

dhe ofrimin e insentivave fiskale që zhvillojnë sektorin privat. Ky buxhet ka

pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me aprovimin e tij ne kemi

plotësuar kriterin kryesor për vitin 2016 në kuadër të këtij programi.

Buxheti për 2017 dhe projeksionet për dy vitet në vijim siguron rritje ekonomike

prej mbi 4%, përmes dy elementeve: rritjes së investimeve kapitale dhe

mbështetjes për reforma strukturore.

Të hyrat e buxhetit për 2017 prej 1 miliard e 725 milionë Euro janë të

qëndrueshme dhe kanë një rritje të konsiderueshme prej:

6% në raport me vitit 2016

17% në raport me vitin 2015

28% në raport me vitin 2014.

Pothuajse e gjithë kjo rritje është rezultat i rritjes të të hyrave të rregullta

buxhetore nga ATK dhe Dogana, në shumë prej rreth 380 mil euro më shumë. Të

hyrat nga ATK rriten me 9% në krahasim me vitin 2016, 23% në raport me vitin

2015 dhe 40% më shumë në raport me fillimin e mandatit të kësaj Qeverie. E

njëjtë edhe me Doganën, të hyrat rriten me 6.5% në krahasim me 2016, 16.4% në

raport me vitin 2015 dhe 27% më shumë në raporti me vitin 2014.

Për vitin 2017, shpenzimet janë mbi 2 miliard euro, një rritje prej:

15% në raport me vitin 2016,

28% në raport me vitin 2015,

38% në raporti me vitin 2014.

Page 16: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 16 of 17

Pavarësisht kësaj rritje, ne mbajmë shpenzimet rrjedhëse nën kontroll, të cilat

rriten vetëm me 3.5%. Shpenzimet kapitale do të arrijnë vlerën prej 723 milion

EUR, që është një rritje prej:

45% në krahasim me vitin 2016.

77% në krahasim me vitin 2014.

Me këtë qasje të investimeve kapitale, ne e rrisim pjesëmarrjen e investimeve

publike në Bruto Prodhimin Vendor nga 7% sa ka qenë më 2014 në 11% më 2017.

Ndërkaq investimet totale arrijnë afër 2 miliard euro, përfshirë edhe investimet

private prej 1.25 miliard euro. Si raport i Bruto Prodhimit Vendor, investimet

totale rriten nga 25% në 31%. Këto investime sigurojnë rritjen ekonomike mbi

4% në afat të gjatë.

Sa i përket buxhetit në nivel të organizatave buxhetore, dëshiroj të theksoj rritjen

që kanë pasur disa organizata në veçanti:

Këshilli Prokurorial i Kosovës 12%

Këshilli Gjyqësor i Kosovës 5%

Ministria e Punëve të Brendshme 3%

Forca e Sigurisë së Kosovës 9%

Buxheti i komunave merr pjesë me 22% në shpenzimet e përgjithshme. Të gjitha

komunat, pa përjashtim, i kanë aprovuar buxhetet sipas qarkores buxhetore.

Buxheti i komunave është në vlerë prej 440.2 milionë euro, që është një rritje prej

15 milionë EUR krahasuar me vitin 2016. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së

granteve qeveritare për komuna dhe ka shkuar në pjesën më të madhe për

investime kapitale. Formula e granteve për komuna është zbatuar me përpikëri

për të siguruar barazi në shpërndarje të buxhetit për komuna.

Ne kemi planifikuar një deficit buxhetor prej 1.5% të Bruto Produktit Vendor, që

është mjaft nën limitin ligjor prej 2%, që mbulohet nga emetimi i letrave me vlerë

dhe nga huamarrja e jashtme. Këtë vit, ne e shfrytëzojmë plotësisht Klauzolën e

Investimeve siç është paraparë në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në kuadër të financimit total, janë përfshirë edhe mjetet e privatizimit të aseteve

shoqërore nga AKP në shumë prej 88 milion euro. Të gjitha këto mjete pa

përjashtim janë ndarë për projekte kapitale.

Page 17: Raporti i punës për vitin 2016 për Ministrinë e Financavemf.rks-gov.net/desk/inc/media/545316EE-887B-40C0-8AFA-D7A7577F453F.pdf · Ligji për Financat e Pushtetit Lokal 7. Ligji

Page 17 of 17

12. KËSHILLI KOMBËTAR PËR INVESTIME

Këshilli Kombëtar për Investime ka mbajtur 5 takime të rregullta, ku ka aprovuar

20 projekt të ndryshme me vlerë totale rreth 900 mil euro kredi dhe grante.

Ministria e Financave, pas aprovimit të projekteve këto Këshill, bazuar në ligjet

në fuqi ka filluar identifikimin e burimeve të financimit. Si rezultat, gjatë këtij

viti janë nënshkruar 14 marrëveshje dhe janë negociuar apo janë në procedura të

nënshkrimit edhe 6 marrëveshje.

13. KOMITETI PËR PARTNERITET PUBLIK-PRIVAT

Komitetit për Partneritet Publik Privat ka mbajtur 7 takime të rregullta, ku ndër

të tjera janë marrë këto vendime: ndërtimi i mbikalimit në Mitrovicë; qendra e

turistike BOREA në Pejë; procedimi në Qeveri i projekteve ENVIDITY dhe

SHARRCEM etj.