Upload
others
View
6
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT
TREGTIA E JASHTME
DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
NË NDIKIMIN E PROÇESEVE LIBERALIZUESE:
RASTI I SHQIPËRISË
�� PUNOI � UDHËHEQËS SHKENCOR
Soana JAUPLLARI (TEKA) Prof. Dr. Ahmet MANÇELLARI
Soana JAUPLLARI (TEKA) ii
Përmbajtja
v
vi
vii
Lista e Tabelave...................................................................................................
Lista e Figurave...................................................................................................
Shkurtesat........................................................................................................
Hyrje…………................................................................................................... ix
Kapitulli 1
Liberalizimi tregtar dhe performanca ekonomike:Teori dhe evidenca..Hyrje............................................................................................................. 3
1.1 Evoluimi historik i pikëpamjeve mbi tregtinë ndërkombëtare. Teori dhe evidenca........................................................................................................
4
1.2 Liberalizimi tregtar dhe zhvillimi ekonomik ............................................. 111.2.1 Ndikimi i ndërsjelltë tregti – zhvillim për vendet e zhvilluara dhe ato në
zhvillim…………………………………………………………………….11
1.2.2 Liberalizimi tregtar dhe impakti mbi treguesit kryesorë makroekonomikë………………………………………………………….
13
1.3 Pikëpamjet liberalizuese përballe atyre proteksioniste. Debati teorik rreth tyre..............................................................................................................
21
1.3.1 Argumentat pro dhe kundër liberalizimit tregtar. Opinione dhe kritika..........................................................................................................
21
1.3.2 Roli i politikave tregtare në zhvillim përkrah proçeseve liberalizuese Debati teorik rreth tyre................................................................................
23
1.4 Marrëdhëniet tregtare nën kuadrin e liberalizimit unilateral, rajonal dhe multilateral..................................................................................................
26
1.4.1 Format e integrimit rajonal në fokusin e liberalizimit tregtar..................... 261.4.2 Përfitimet dhe kostot e të tregtuarit në mënyrë preferienciale
Përfitimet statike dhe dinamike...................................................................34
Kapitulli 2
Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë -Karakteristika të përgjithshme.......................................................Hyrje............................................................................................................ 41
2.1 Shqipëria në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit ekonomik......... 432.1.1 Kronologji e proçesit të liberalizimit në periudhën 1992-2009.
Karakteristika të tij.......................................................................................43
2.1.2 Politika tregtare e Shqipërisë në kuadër të integrimit Europian.................. 472.2 Rajoni i Ballkanit në proçesin e integrimit ekonomik................................. 54
2.2.1 Zhvillimet në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit për rajonin e 54
Soana JAUPLLARI (TEKA) iii
Ballkanit......................................................................................................2.2.2 Prirjet e viteve të fundit në tregtinë e rajonit............................................. 582.3 Zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës së
tranzicionit………………………………………………………………..70
2.3.1 Analizë përshkruese e import-eksporteve. Fakte dhe evidenca………….. 232.3.2 Përbërja strukturore e eksporteve dhe importeve……….....…….............. 772.3.3 Shtrirja gjeografike e tregtisë.....................................................................
Tregtia me vendet e BE-së.........................................................................Tregtia me vendet e rajonit........................................................................Tregtia me vendet e tjera…………………………………………............
869094
2.4 Zhvillimet tregtare përballë efekteve të krizës ekonomike globale ……. 952.5 Konkluzione.............................................................................................. 102
Kapitulli 3
Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare……..........................................................................................
Hyrje…………………………………………………………………….. 1093.1 Liberalizimi tregtar dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare................. 110
3.1.1 Efektet e pritura afatmesme dhe afatgjata të liberalizimit tregtar............ 1103.1.2 Impakti i liberalizimit tregtar në konkurrueshmëri. Pikëpamje teorike…
3.1.2/A Evolucioni i teorive mbi konkurrueshmërinë...............................3.1.2/B Debati teorik mbi liberalizimi tregtar dhe ndikimin në konkurrueshmëri.......................................................................................
115115121
3.2 Indikatorët tregtarë si matës të konkurrueshmërisë dhe performancës tregtare ………………………………………………………………….Prirje dhe probleme për rastin e Shqipërisë……......................................
123
3.2.1 Indikatorët kryesorë tregtarë, rëndësia dhe llojet e tyre........................... 1233.2.2 Vlerësim i aftësive konkuruese të ekonomisë shqiptare bazuar në disa
indikatorë…………………………………………………………………126
3.2.3 Si mund të përmirësohen këto aftësi?....................................................... 1353.3 Tregtia brendadegësore dhe zhvillimet e saj............................................ 139
3.3.1 Evidenca teorike dhe empirike................................................................. 1393.3.2 Metodologjia dhe matja e tregtisë brendadegësore.................................. 1433.3.3 Tregtia brendadegësore vertikale dhe horizontale.................................... 1453.4 Evoluimi i tregtisë brendadegësore në Shqipëri gjatë periudhës 1993-
2009...........................................................................................................148
3.4.1 Eksperienca shqiptare në tregtinë brendadegësore.................................... 1483.4.2 Faktorët përcaktues të tregtisë brendadegësore......................................... 1593.4.3 Tregtia brendadegësore me rajonin dhe partnerët kryesorë tregtarë
të EU-27….................................................................................................153
3.5 Konkluzione............................................................................................... 155
Soana JAUPLLARI (TEKA) iv
Kapitulli 4
Model ekonometrik i korrektimit të gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe. Rasti i ShqipërisëHyrje................................................................................................. 160
4.1 Vlerësimi i kërkesës për importe - bazat teorike ……………................... 1624.1.1 Metodat kryesore për vlerësimin e funksionit të importeve....................... 1684.2 Vlerësimi i kërkesës për importe nëpërmjet modelit VECM……............ 173
4.2.1 Specifikimi i lidhjes teorike....................................................................... 1734.2.2 Derivimi i modelit teorik VECM............................................................... 1754.3 Analiza e rezultateve empirike. Rasti i Shqipërisë..................................... 182
4.3.1 Të dhënat, metodologjia dhe specifikimi i modelit............................................. 182
4.3.2 Rezultatet e modelit.................................................................................... 186
4.4 Konkluzione dhe Përfundime..................................................................... 195
Konkluzione ………………………………………………………………….. 198
Rekomandime……………………………………………….……………....... 198
Kontributet kryesore dhe kufizimet e punimit………………………………. 212
Synime dhe objektiva të ardhshme kërkimore..........……...…………………. 214
Bibliografia……………..…………………………………………………...... 215
Aneksi i punimit……………………………………….………………….......
Soana JAUPLLARI (TEKA) v
LISTA E TABELAVE
Tabela 1.1: Tiparet kryesore të niveleve të ndryshme të liberalizimit rajonal...................……...
Tabela 1.2: Disa shembuj real botëror të liberalizimit rajonal dhe karakteristikat e tyre.............
Tabela 2.1: Rritja e tregtisë në të mira dhe shërbime në EJL, 1996-2000-2005...........................
Tabela 2.2: Llogaria korrente për vendet e EJL (në % ndaj PBB) ...............................................
Tabela 2.3: Zhvillimet në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve për vendet e EJL-së, 1996-2005.
Tabela 2.4: Tregtia totale e vendeve të EJL me BE-në, 2005-2010, milion euro,%.....................
Tabela 2.5: Përbërja e volumit tregtar të mallrave në%, sipas grup-vendeve për vitet 05’-07’....
Tabela 2.6/A: Tregtia e jashtme e Shqipërisë , 1994-2000, në milionë dollarë............................
Tabela 2.6/B: Indikatorët makro-tregtarë, 2000-2009, në milionë lekë........................................
Tabela 2.7: Treguesit kryesorë tregtarë Shqipëri - BE-27, në million lekë dhe në përqindje.......
Tabela 2.8/A: Gjeografia e flukseve tregtare të Shqipërisë me rajonin, (2007-2008).................
Tabela 2.8/B: Gjeografia e flukseve tregtare të Shqipërisë me rajonin, (2008-2009)...................
Tabela 3.1 Indeksi RCA për produktet jo-bujqësore.....................................................................
Tabela 3.2 Indeksi RCA për produktet bujqësore..........................................................................
Table 3.3: Tregtia brendadegësore si % ndaj tregtisë totale, në vendet e zhvilluara.....................
Tabela 4.1/A. Rishikim metodologjie............................................................................................
Tabela 4.1/B. Rishikim metodologjie (vazhdim)...........................................................................
Tabela 4.2. Testi i rrënjës njësi për variablat ................................................................................
Tabela 4.3. Vlerësimi i numrit të lidhjeve kointegruese................................................................
Tabela 4.3. Vlerësimi i numrit të lidhjeve kointegruese................................................................
Tabela 4.4. Rezultatet e testeve diagnostikuese..............................................................................
Tabela 4.5. Rezultatet përmbledhëse të vlerësimit të kërkesës për importe në afatgjatë...............
30
31
58
59
60
63
72
73
77
89
91
91
131
132
141
171
171
186
187
188
191
191
Soana JAUPLLARI (TEKA) vi
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku 2.1: Reduktimi i tarifës mesatare doganore në vite, 1993-2010......................................48
Grafiku 2.2: Pjesa e importeve me përdorim intensiv të K-PK, si dhe të BN-PJK, 2005.............64
Grafiku 2.3: Pjesa e eksporteve me përdorim intensiv të K-PK, si dhe të BN-PJK, 2005............65
Grafiku 2.4: Pjesa e eksporteve (në%) të destinuara në BE 27, 2005...........................................67
Grafiku 2.5: Rritja e volumit tregtar ( në%) në vitet 1994-2009...................................................71
Grafiku 2.6: Eksportet, Importet dhe Flukset tregtare mujore (në milion lekë), 2008-2009........75
Grafiku 2.7 : Ecuria e ritmeve të importit (%), 1994-2006 dhe mesatarja e ponderuar................79
Grafiku 2.8: Ecuria e ritmeve të eksportit (%), 1994-2006 dhe mesatarja e ponderuar................80
Grafiku 2.9 : Ecuria e eksportit sipas strukturës së prodhimit (në mln $), 1994-2006………….82
Grafiku 2.10: Ritmet e thellimit të defiçitit tregtar, 1998-2006…………………………………85
Grafiku 2.11: Pesha e vendeve të BE-së në totalin e volumit tregtar të Shqipëri-BE 27, 2009…88
Grafiku 2.12: Partnerët kryesorë në eksport..................................................................................92
Grafiku 2.13: Partnerët kryesorë tregtarë në import......................................................................92
Grafiku 2.14: Trendi i eksporteve, importeve dhe defiçitit tregtar gjatë krizës (në mln lekë)......97
Grafiku 2.15: Rritja e eksporteve dhe e importeve në%, 2000-2009...........................................98.
Grafiku 2.16: Eksporti, Importi, DT dhe Remitancat në raport me PBB, (2000-2009)...............98
Grafiku 3.1. Indeksi i hapjes tregtare ndër vite, rasti i Shqipërisë (1993-2009).......................128
Grafiku 3.2. Indeksi i mbulimit të importeve (në %), 1993-2009.............................................129
Grafiku 3.3. Indeksi Agregat Grubel-Lloyd për periudhën 1993-2009, rasti i Shqipërisë.........148
Grafiku 3.4 Elementet HS 2 me nivelin me të lartë të tregëtisë brendadegësore…...………..149
Grafiku 3.5: Indeksi Grubel- Lloyd në lidhje me partnerët kryesorë tregtarë europianë……....153
Grafiku 3.6: Indeksi Grubel- Lloyd me partnerët kryesorë tregtarë të rajonit…………………154
Soana JAUPLLARI (TEKA) vii
Shkurtime
ACIT Albanian Centre of International Trade (Qëndra Ndërkombëtare e Tregtisë)
ADF Test Augumented Dickey Fuller Test
BE Bashkimi Europian
BN Burime natyrore
BP Ballkani Perëndimor
CEFTA Zona e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore
DT Defiçiti Tregtar
EFTA Europian Free Trade Association
EJL Europa Juglindore
EJL5 Shqipëri, Bosnie dhe Herzegovina, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi
EU8 Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Sllovaki, Slloveni
GATT General Agreement on Tariffs an Trade
GCI Global Competitiveness Index (Indeksi Global i Konkurrueshmërisë)
GSP General System of Preferences (Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave)
H-0 Modeli Heckscher Ohlin
HT Hapja Tregtare
IHD Investime të Huaja Direkte
IIT Intra Industry Trade (Tregtia Brendadegësore)
K Kapitali
KE Komuniteti Europian
METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
MENA Middle East and North Africa
MFN Most Favoried Nation (Vendi më i favorizuar)
MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
MTL Marrëveshje të Tregtisë së Lirë
NAFTA North American Free Trade Agreement
Soana JAUPLLARI (TEKA) viii
OBT Organizata Botërore e Tregtisë
OECD Organizata për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik
OLS Ordinary Least Square
OPEC Organization of the Petroleum Exporting Countries
PA Përpunim Aktiv
PBB Produkti i Brendshëm Bruto
PJK Punë e jokualifikuar
PK Punë e kualifikuar
PSA Proçesi i Stabilizim Asociimit
PTA Preferential Trade Agreement (Marrëveshje Tregtare Preferenciale)
RCA Revealed Comparative Advantages (Avantazhet e shfaqura krahasuese)
SPS Masat Sanitare dhe Fitosanitare
TBT Barrierat Teknike të Tregtisë
VAR Vector Autoregresive
VECM Vector Error Correction Model
ZTL Zonë e Tregtisë së Lirë
Soana JAUPLLARI (TEKA) ix
HYRJE
Gjatë viteve të fundit mund të themi se është zhvilluar një literaturë esenciale lidhur
me efektet e liberalizimit tregtar mbi performancën makroekonomike dhe proçeset
përshtatëse mikroekonomike (Edwards(1993), Rodriguez dhe Rodrik(1999)). Lidhur
me ndikimin e ndërsjelltë tregti-zhvillim, mund të themi se, ekziston një diversitet i
madh në literaturë për tregtinë, liberalizimin tregtar dhe efektet në të ardhura, punësim
dhe bilancin e pagesave. Çështja kryesore që ngrihet në këto postulate teorike është
se, si duhet të ndërveprojnë tregtia dhe zhvillimi ekonomik?.
Në përgjithësi, rezultate të shumta tregojnë se tregtia kontribuon në përmirësimin e
rritjes ekonomike. Megjithatë, nëse tregtia nuk është e kombinuar me politika
adekuate për të balancuar importet kundrejt eksporteve, ajo mund të gjenerojë defiçite
të bilancit tregtar dhe të bilancit të pagesave, duke krijuar në këtë mënyrë shkak për
ngadalësim ose përkeqësim në rritjen e të ardhurës reale. Parë nga ana e importeve,
studime të shumta pohojnë se vihet re një impakt i fortë pozitiv i liberalizimit tregtar
në rritjen e importeve, dhe ky impakt rrjedh kryesisht nëpërmjet ndjeshmërisë së
çmimeve dhe ndryshimeve të të ardhurave (Melo dhe Vogt, 1984; Bertola dhe Faini,
1991).
Nga ana tjetër, studime të tjera kanë gjetur evidenca të varfëra në lidhjen midis
liberalizimit dhe rritjes ekonomike (UNCTAD, 1989; Agosin, 1991; Clarke dhe
Kirkpatrick, 1992; Greenway dhe Sapsford, 1994; Shafaedin, 1994; Jenkins, 1996).
Pra, mund të themi se ende nuk ekziston një evidencë bindëse dhe një gjuhë e
përbashkët ndërmjet studiuesve rreth efekteve në ekonomi të liberalizimit tregtar.
Përkrahësit e liberalizimit mbrojnë tezën se politika e hapjes tregtare çon padiskutim
në rritje ekonomike, ndërkohë që avokatët e tezës proteksioniste tregohen ende
skeptikë lidhur me këto rezultate. Për të tilla arsye, impakti i liberalizimit tregtar,
Soana JAUPLLARI (TEKA) x
veçanërisht në elementët e tregtisë së jashtme, është ende një çështje e cila kërkon
studim të mëtejshëm teorik dhe empirik, kryesisht për vendet në zhvillim.
Si rrjedhim, qëllimi kryesor i këtij punimi qëndron në studimin dhe analizimin e
impaktit të liberalizimit tregtar dhe proçeseve integruese në treguesit dhe zhvillimet e
tregtisë së jashtme të Shqipërisë.
Në qendër të vëmendjes, do të jetë edhe investigimi i impaktit të liberalizimit tregtar
në konkurueshmëri, duke vazhduar më tej me studimin e politikave tregtare në
funksion të rritjes së aftësive konkurruese.
Gjithashtu, më tej studimi ka si qëllim të sigurojë një ekzaminim të detajuar të
impaktit të liberalizimit të regjimit tregtar mbi kërkesën për importe, për rastin e
vendit tonë.
Soana JAUPLLARI (TEKA) xi
OBJEKTIVAT E STUDIMIT
Zgjedhja e kësaj teme u orientua nga problematika aktuale në fushën e tregtisë së
jashtme, si dhe zhvillimet në politikat tregtare, të derivuara nga proçesi i integrimit
dhe liberalizimit tregtar. Duke pasur parasysh qëllimin dhe karakterin e këtij punimi,
vëmendja përqëndrohet në realizimin e disa objektivave të renditura si më poshtë:
� Analizimi dhe studimi i pikëpamjeve teorike mbi tregtinë ndërkombëtare, si
dhe evidentimi i debatit teorik rreth pikëpamjeve liberalizuese dhe impaktit të
tij në zhvillimet tregtare;
� Evidentimi teorik i marrëdhënieve tregtare në kuadrin e liberalizimit unilateral,
rajonal dhe multilateral, si dhe analizimi i përfitimeve dhe kostove të të
tregtuarit në mënyrë preferenciale;
� Analizë e hollësishme e ecurisë së tregtisë së jashtme të Shqipërisë si dhe
vlerësimi i marrëdhënieve tregtare të saj, veçanërisht lidhur me vendet e rajonit
dhe Bashkimin Europian;
� Analizimi i konkurueshmërisë në nivel mikroekonomik dhe makroekonomik,
nëpërmjet përdorimit dhe vlerësimit të disa indikatorëve tregtarë;
� Analizë teorike e përdorimit të modelit të korrektimit të gabimit (VECM), për
të vlerësuar sjelljen e kërkesës për importe;
� Analiza empirike e modelit VECM, për vlerësimin e kërkesës për importe nën
ndikimin e liberalizimit tregtar dhe faktorëve të tjerë ndikues, aplikuar për
rastin e Shqipërisë.
� Arritja e përfundimeve dhe dhënia e disa rekomandimeve për politikat e
tregtisë së jashtme në Shqipëri
Soana JAUPLLARI (TEKA) xii
METODOLOGJIA E STUDIMIT
Për konceptimin dhe zhvillimin e këtij punimi, pas një seleksionimi paraprak, u
përdorën një sërë burimesh informacioni si dhe studime të autorëve të huaj dhe vendas
në këtë fushë. Zgjedhja e literaturës është shtrirë mbi një numër të konsiderueshëm
autorësh vendas dhe të huaj, si dhe mbi një numër të gjerë burimesh informacioni nga
faqet zyrtare të institucioneve të rëndësishme, si me karakter kombëtar ashtu edhe
ndërkombëtar. Kapitulli i parë i këtij punimi është mbështetur kryesisht në literaturën
e huaj, konkretisht në punimet të cilat analizojnë impaktin e liberalizimit tregtar në
performancën ekonomike dhe veçanërisht në tregtinë e jashtme. Më tej, analiza
përqëndrohet në rastin e ekonomisë shqiptare, si dhe atë rajonale. Si rrjedhim, në
realizimin e kësaj analize kanë ardhur në ndihmë studime të ndryshme nga autorë
vendas, si dhe studime të huaja për rajonin e Ballkanit.
Për të zgjeruar më tej analizën drejt këndvështrimit empirik, u zhvillua modeli i
korrektimit të gabimit, si modeli më i përshtatshëm në vlerësimin e kërkesës për
importe. Pas një hulumtimi të gjerë lidhur me mundësitë modeluese, të cilat mund të
përdoreshin në vlerësimin e importeve, modeli i korrektimit të gabimit u konsiderua si
alternativa më e mirë. Avantazhi kryesor që sjell aplikimi i këtij modeli është
vlerësimi i dinamikës së sjelljes së importeve në periudha afatshkurtra dhe afatgjata,
duke integruar në model disa variabla të cilët lidhen me importet. Gjithashtu, në rastin
e vendit tonë, ndryshe nga literatura botërore, janë kryer shumë pak studime të tilla. Si
rrjedhim, ky fakt përbën edhe një arsye më shumë për t’u nxitur drejt analizimit të
kësaj lidhjeje dhe përdorimit të këtij modeli.
Në realizimin e kësaj analize empirike, të dhënat u siguruan nga institucione të
rëndësishme si: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ACIT, Banka e Shqipërisë.
Seleksionimi i të dhënave të cilat u përfshinë në studim, i përkasin periudhës 1999-
2009, në trajtën e serive kohore tremujore. Për zgjedhjen e variablave të modelit u
mbështetëm në teorinë tradicionale të kërkesës për importe si dhe në faktorët brenda
ekonomisë shqiptare, të cilët kanë ndikuar ndjeshëm importet gjatë kësaj periudhe.
Soana JAUPLLARI (TEKA) xiii
STRUKTURA E TEMËS
Në kapitullin e parë bëhet një prezantim i përgjithësuar i teorive kryesore të tregtisë
ndërkombëtare, si dhe i debatit të gjerë të ndikimit të liberalizimit tregtar mbi
zhvillimin ekonomik. Evidenca të ndryshme, shpeshherë kontradiktore lidhur me
mënyrën se si ndikon ky proçes mbi rritjen ekonomike dhe indikatorët e tregtisë së
jashtme, prezantohen vazhdimisht gjatë zhvillimit të këtij kapitulli. Edhe pse është e
vështirë të gjesh një gjuhë të përbashkët midis studiuesve të ndryshëm të tregtisë,
lidhur me mënyrën se si ndikon liberalizimi tregtar në ekonomi, përsëri studimi dhe
njohja e të gjitha pikëpamjeve, qofshin ato pro apo kundër, është baza për
mbarëvajtjen me sukses të një punimi teorik dhe empirik në këtë fushë.
Në kapitullin e dytë, vëmendja përqëndrohet në ecurinë e tregtisë së jashtme për
vendin tonë, gjatë periudhës së tranzicionit. Fillimisht, analiza fokusohet në zhvillimet
e proçeseve liberalizuese dhe integruese për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit, dhe
më tej në zhvillimet e kohëve të fundit në tregtinë e vendeve të rajonit të Ballkanit.
Më tej, analiza fokusohet në studimin e flukseve tregtare të Shqipërisë, gjatë peiudhës
1993-2009, konkretisht në strukturën e importeve dhe eksporteve, shpërndarjen
gjeografike të tyre etj. Ky kapitull përfundon me analizimin e efekteve të krizës
ekonomike globale mbi tregtinë e jashtme të Shqipërisë si dhe të rajonit.
Kapitulli i tretë prezanton një analizë teorike dhe empirike të impaktit të liberalizimit
tregtar në konkurueshmëri. Fillimisht prezantohen teoritë kryesore mbi
konkurueshmërinë, si dhe trajtohen në mënyrë të përgjithësuar efektet afatmesme dhe
afatgjata të liberalizimit tregtar, veçanërisht për rastin e vendit tonë. Kapitulli vazhdon
me prezantimin e strukturës për vlerësime, duke propozuar matës të ndryshëm për të
vlerësuar konkurrueshmërinë tregtare, si dhe nxjerr në pah rëndësinë e metodologjisë
së përdorur në interpretimin dhe informacionin e siguruar nga këta indikatorë matës.
Pjesa e fundit e këtij kapitulli analizon përdorimin e disa indikatorëve, të përzgjedhur
për vlerësimin e performancës tregtare dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) xiv
shqiptare. Në veçanti, vëmendja përqëndrohet në studimin e indikatorit të avantazheve
krahasuese si matës të konkurrueshmërisë për disa kategorive të caktuara tregtare, si
dhe në indeksin e Grubel-Lloyd, si një matës i tregtisë brendadegësore. Një nga
pyetjet kryesore që shtrohen në këtë çështje, lidhet me nivelin që zë tregtia
brendadegësore në totalin e tregtisë së vendit tonë, si dhe vlerësimin e potencialeve
tregtare të Shqipërisë dhe shpërndarjen e tyre gjeografike, krahasuar me vendet e tjera
të rajonit.
Kapitulli i katërt, fillimisht hedh dritë mbi metodat kryesore për vlerësimin e kërkesës
për importe si dhe mbi bazat teorike të modelit të zgjedhur, VECM. Në vazhdim,
argumentohet se teoria tradicionale e konsideron kërkesën për importe të varur nga
kursi real efektiv i këmbimit dhe PBB real. Më tej, analiza përqëndrohet në trajtimin
empirik të kërkesës për importe, sipas modelit të specifikuar më sipër. Modeli
zgjerohet me përfshirjen e disa variablave të tjerë (tarifa mesatare dhe dërgesat nga
emigrantët), faktorë të cilët kanë qenë të lidhur me sjelljen e importeve në ekonominë
shqiptare, gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Modeli bazohet mbi një dataset prej
44 observimesh, të rezultuara nga të dhëna me karakter 3-mujor, në interval kohe prej
11 vitesh (1999-2009).
Në përfundim paraqiten konkluzionet kryesore të temës, si dhe disa rekomandime për
politikat e tregtisë së jashtme të Shqipërisë. Punimi përfundon me prezantimin e
kontributit që solli studimi; të kufizimeve që shoqëruan realizimin e tij; si dhe të
synimeve për zgjerimin e analizës në këtë fushë në të ardhmen.
Kapitulli
1Liberalizimi Tregtar
dhe Performanca Ekonomike:
Teori dhe Evidenca
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 2
Hyrje................................................................................................................................... 3
1.1 Evoluimi historik i pikëpamjeve mbi tregtinë ndërkombetare. Teori dhe evidenca……... 4
1.2 Liberalizimi tregtar dhe zhvillimi ekonomik ..................................................................... 11
1.2.1 Ndikimi i ndërsjelltë tregti – zhvillim për vendet e zhvilluara dhe ato në
zhvillim............
11
1.2.2 Liberalizimi tregtar dhe impakti mbi treguesit kryesorë makroekonomikë....................... 13
1.3 Pikëpamjet liberalizuese përballe atyre proteksioniste. Debati teorik rreth tyre................ 21
1.3.1 Argumentat pro dhe kundër liberalizimit tregtar. Opinione dhe kritika............................. 21
1.3.2 Roli i politikave tregtare në zhvillim përkrah proçeseve liberalizuese Debati teorik rreth
tyre...................................................................................................................................... 23
1.4 Marrëdhëniet tregtare nën kuadrin e liberalizimit unilateral, rajonal dhe multilateral....... 26
1.4.1 Format e integrimit rajonal në fokusin e liberalizimit tregtar............................................. 26
1.4.2 Përfitimet dhe kostot e të tregtuarit në mënyrë preferienciale
Përfitimet statike dhe dinamike......................................................................................... 34
1.5 Konkluzione........................................................................................................................ 37
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 3
Hyrje
Është e vështirë të imagjinosh funksionimin e një ekonomie të izoluar nga të tjerat,
nga tregu ndërkombëtar i të mirave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit. Rëndësia
e faktorit ndërkombëtar merr një peshë akoma dhe me të madhe në kushtet e
ekonomive në tranzicion, për shkak të izolimit të thellë në të kaluarën. Tregtia e
jashtme është ndër sektorët më jetikë të zhvillimit ekonomik të një vendi. Në kuptimin
e saj të përgjithshëm, ajo përbën një pasuri të pashtershme, duke qenë burim të
ardhurash si në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Mendoj se studimi i tregtisë
së jashtme, si në konteksin mikroekonomik ashtu dhe makroekonomik, do të
ndihmonte në kuptimin më të mirë të problemeve të ndryshme dhe vlerësimin e
zgjidhjeve potenciale.
Në këtë kapitull, vëmendja përqëndrohet kryesisht në përkufizimin dhe interpretimin e proçesit të liberalizimit tregtar dhe në veçanti në ndikimin e tij në zhvillimet e ndryshme makrotregtare. Në çështjen e parë të këtij kapitulli, prezantohet njëkronologji dhe evoluimi historik i pikëpamjeve mbi tregtinë ndërkombëtare. Mund të thuhet se, ekziston një diversitet i madh në literaturë për tregtinë, liberalizimin tregtar dhe efektet në rritjen ekonomike, punësim, investime të huaja direkte, etj. Çështja kryesore që ngrihet në këto postulate teorike, është se si duhet të ndërveprojnë tregtia dhe zhvillimi ekonomik, veçanërisht për vendet në zhvillim.
Më tej, në këtë kapitull, një vend të veçantë zënë komentet dhe kritikat lidhur me debatin teorik rreth pikëpamjeve liberalizuese kundrejt atyre proteksioniste për tregtinë, si dhe orientimet që duhet të kenë politikat tregtare në periudha afatshkurtra dhe afatgjata.
Në përfundim të kapitullit, theksi vihet në format e marrëdhënieve tregtare në kuadrin e proçeseve liberalizuese me karakter rajonal apo multilateral. Liberalizimi tregtar rajonal ose integrimi ekonomik, nënkupton eleminimin me karakter diskriminues, tëpengesave tregtare të tilla si, barrierat tariofore dhe jotarifore midis vendeve pjesëmarrëse. Këto lëvizje shpesh herë shoqërohen dhe me aplikimin e elementëve tëcaktuar kooperues dhe kordinues. Pikërisht, në këtë kontekst, rëndësi të veçantë merrnjohja e formave dhe shkallëve të integrimit, si dhe identifikimi i përfitimeve dhe kostove të të tregtuarit në mënyrë preferenciale.
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 4
1.1 Evoluimi historik i pikëpamjeve mbi tregtinë
ndërkombëtare.Teori dhe evidenca
Njohja e modeleve të tregtisë ndërkombëtare, bazë për studimin e saj
Doktrina e cila pohon se tregtia nxit mirëqënien dhe rritjen ka një trashëgimi të gjatë,
e cila daton që nga koha e Adam Smith (1723-1790). Smith, në librin e tij të famshëm
“An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations” (1776), thekson
rëndësine e tregtisë si një mekanizëm që mund të shkaktojë tepricë produkti, dhe si
pasojë e zgjerimit të tregjeve ajo mund të ndikojë pozitivisht dhe në shpërndarjen e
punës dhe nivelin e produktivitetit.
Vendet angazhohen në tregti ndërkombëtare për dy arsye kryesore, ku secila prej tyre
kontribuon në përfitimet nga tregtia.
Së pari, vendet tregtojnë sepse janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ashtu si individët,
dhe vendet mund të përfitojnë nga diferencat që kanë, secili duke u përqëndruar në atë
që bën më mirë.
Së dyti, vendet tregtojnë për të arritur ekonomitë e shkallës në prodhim. Në këtë
mënyrë, vendet tentojnë të specializohen në prodhimin e asaj të mire ku arrihet
efiçencë më e lartë, sesa të përpiqen të prodhojnë cdo gjë. Në botën reale modelet e
tregtisë ndërkombëtare reflektojnë ndërveprimin e të dy këtyre motiveve. Për këtë
arsye, rëndësi të veçantë merr njohja e modeleve kryesore të tregtisë.
Modelet e tregtisë ndërkombëtare kanë evoluar me kalimin e kohës, duke sjellë
implikime dhe përfundime të reja mbi tregtinë dhe përfitimet prej saj. Një nga
modelet më të thjeshta, që tregon se si ndryshimet midis vendeve i japin jetë tregtisë
dhe përfitimeve prej saj, është dhe modeli Rikardian1. Duke ndjekur gjurmët e Smith,
Rikardo (1772-1823), zhvilloi teorine e avantazheve krahasuese. Ai tregoi me
rigorozitet në librin e tij “Principles of Political Economy and Taxation” (1817), se
nën ndikimin e supozimeve të konkurencës perfekte dhe punëzënies së plotë, vendet
mund të mbledhin përfitime në mirëqënie, duke u specializuar në prodhimin e atyre të
1 Modeli Rikardian, punuar nga ekonomisti anglez David Ricardo, i cili prezantoi konceptin e avantazheve krahasuese në fillimet e shekullit 19.“International Economics, theory and policy”, seventh edition, Paul R.Krugman, Maurice Obstfeld
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 5
mirave me kosto oportune më të ulët, dhe duke tregtuar tepricën e produktit mbi
kërkesën e brendshme, me kusht që norma ndërkombëtare e shkëmbimit ndërmjet të
mirave të shtrihet midis çmimeve të brendshme.
Në këtë model, puna është i vetmi faktor prodhimi dhe vendet ndryshojnë vetëm nga
produktiviteti i punës në industri të ndryshme. Në modelin Rikardian, vendet do të
eksportojnë mallra të cilat puna “i prodhon” relativisht në mënyre eficiente dhe
importojnë mallra të cilat puna “i prodhon” në mënyrë joeficiente. Më pak fjalë, në
këtë rast, modeli i prodhimit të një vendi përcaktohet nëpërmjet avantazheve
krahasuese.
Modeli Heckscher-Ohlin qëndron në kuadrin e pikpamjeve neoklasike mbi tregtinë.
Për të kuptuar rolin e burimeve në tregti, është i nevojshem zhvillimi i një modeli në
të cilin prodhohen dy të mira duke përdorur dy faktorë prodhimi. Për sa kohë që vendi
prodhon dy të mira, ekziston një lidhje e ndërsjelltë midis çmimit relativ të të mirave
dhe çmimit relativ të faktorëve të përdorur për të prodhuar të mirat. Një rritje në
çmimin e te mirës që përdor intensivisht punë, do të zhvendosë ndjeshëm
shpërndarjen e të ardhurave në favor të punës. Paga reale e punës do të rritet shprehur
në termat e të dy të mirave, ndërsa e ardhura reale e zotëruesve të tokës do të bjerë
shprehur në termat e të dy të mirave. Një vend i cili ka ofertë të lartë të një burimi,
shprehur në mënyrë relative ndaj ofertës së burimeve të tjera, është i pasur në atë
burim. Vendi do të tentojë të prodhojë relativisht më shumë mallra që përdorin
faktorin që ai zotëron me shumicë. Rezultati është teoria bazë e tregtisë e quajtur
Heckscher-Ohlin, e cila thotë se: vendet tentojnë të prodhojnë mallrat, të cilat
përdorin në mënyrë intensive faktorët që vendi zotëron me shumicë. Edhe pse ky
model nuk është shumë në koherencë me modelet aktuale të tregtisë, ai ka pasur
shumë rëndësi në shpjegimin e efekteve të tregtisë, veçanërisht në efektin e
shpërndarjes së të ardhurave.
Një tjetër model i tregtisë ndërkombëtare është dhe modeli standart. Ky është një
model më i gjerë se dy të parët, duke i konsideruar ata si raste të veçanta të tij. Modeli
i Rikardos, siç u tha dhe më sipër, shpreh teorinë thelbësore të avantazheve
krahasuese, por ka mangësi në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave. Sipas modelit të
dytë, theksohet prania e më shumë se një faktori prodhimi, kështu që janë diferencat
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 6
në faktorë që udhëheqin drejtimin e tregtisw (trade patterns), dhe si pasojë tregtia
ndikon në shpërndarjen e të ardhurave. Por në realitet, kur duam të analizojmë
probleme reale, duhet të bazohemi në një miks modelesh.
Zhvillimet e fundit në tregtinë ndërkombëtare, i kanë dhënë shkas zhvillimit të teorive
alternative mbi tregtinë, disa prej të cilave dalin dhe jashtë kornizës të modeleve të
përcaktuara nga avantazhet krahasuese. Teori të tilla si, teoria e ekonomizimeve të
shkallës, teoritë mbi ciklin jetësor të produktit, teoritë mbi tregtinë brendadegësore
janë teori të bazuara në këto zhvillime. Shpjegimi i tregtisë shpesh herë del jashtë
kornizave të modeleve klasike torike si ai H-O. Vitet e fundit janë karakterizuar nga
një rritje e tregtimit të produkteve që mishërojnë intensivisht njohuri. Për të shpjeguar
prirje të tilla dhe se kush fiton apo kush humbet nga tregtia, duhet të mbahet parasysh
natyra e veçantë e njohurive, problemet që lidhen me monopolizimin e tyre etj. Pra,
kërkohet një përjashtim nga supozimi i konkurencës së plotë dhe një pranim i
ndërhyrjes së shtetit në këtë proçes, nëpërmjet politikave ndërhyrëse. Pra, me pak fjalë
një kapërcim mbi atë çka thotë dhe pohon modeli H-O.
Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, mund të përmendim në veçanti disa teori:
Teoria e ekonomizimeve të shkallës pohon se, tregtia brendadegësore (e cila siç
shpjegohet më hollësisht në kapitujt në vijim, njihet si tregti e zhvilluar më shpejt
brenda kategorive degëzore) si një nga zhvillimet e fundit të tregtisë ndërkombëtare,
nuk shpjegohet thjesht nga rritja e kërkesës për varietete të të njëjtit produkt por dhe
nga teoria e ekonomizimeve të shkallës dhe ajo e ekonomizimeve të jashtme. Këto dy
të fundit, bëjnë të mundur uljen e kostos dhe si rrjedhim të uljes së çmimit të
produktit, ose të paktën zvogëlojnë presionin e kërkesës së rritur në rritjen e çmimit të
këtyre produkteve
Teoria e ciklit jetësor të produktit shpjegon dinamikën e avantazheve krahasuese,
kalimin e tyre nga një vend në një tjetër, mbi bazën e ndryshimit të faktorëve
përcaktues të vetë këtyre avantazheve (shterimit të një faktori dhe aktivizimit të një
faktori tjetër)
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 7
Ndër modele të tjera të propozuara nga studiues të ndryshëm me qëllim parashikimin
e drejtimeve tregtare dhe analizimin e efekteve të politikave tregtare mund të
përmendim:
Teoria e re mbi tregtinë (New Trade Theory); Teoria Rikardiane e tregtisë
ndërkombëtare (zhvillim modern); e cila ndahet në disa degëzime si:Teoria Neo-
Rikardiane e tregtisë, Tregtia e të mirave të ndërmjetme, Teoria e tregtisë Rikardo-
Sraffa.
Pak më sipër, në teorinë e Rikardos, u tha se vendet mund të mbledhin përfitime në
mirëqënie, duke u specializuar në prodhimin e atyre të mirave me kosto oportune më
të ulët, dhe duke tregtuar tepricën e produktit mbi kërkesën e brendshme, me kusht që
norma ndërkombëtare e shkëmbimit ndërmjet të mirave të shtrihet midis çmimeve
kombëtare. Në thelb, këto nuk janë gjë tjetër veçse përfitime statike, të cilat rrjedhin
nga rialokimi i burimeve nga një sektor në tjetrin, si pasojë e rritjes së specializimit,
bazuar në avantazhet krahasuese. Këto janë përfitimet nga krijimii i tregtisë (trade-
creation gains) që kryesisht janë tipar i bashkimeve doganore ose zonave të tregtisë së
lirë, si pasojë e eleminimit të barrierave tregtare midis anëtarëve, ndërsa përfitimet
janë një për të gjithë. Sapo barrierat tarifore eleminohen, dhe kryhen të gjitha
rialokimet e mundshme, përfitimet statike ezaurohen.
Kjo është në kontrast ndaj përfitimeve dinamike të tregtisë, të cilat në ndryshim nga
ato statike, vazhdimisht zhvendosin pozitivisht lart kufirin e mundësive të prodhimit
të vendeve. Kjo ndodh nëse tregtia është e shoqëruar me më shumë investime dhe
rritje më të shpejtë produkti, bazuar në ekonomitëe e shkallës, “learning by doing”
dhe përvetësimin e njohurive të reja nga jashtë, veçanërisht nëpërmjet investimeve të
huaja direkte. Janë pikërisht përfitimet dinamike nga tregtia mbi të cilat është
fokusuar Teoria Moderne e tregtisë (Helpman dhe Krugman, 1985) dhe Teoria e re e
“Rritjes” (Grossman dhe Helpman, 1991), përfitime të cilat përbëjnë një hallkë vitale
në zinxhirin shkakësor ndërmjet eksporteve dhe rritjes. Më hollësisht këto përfitime
dinamike dhe statike do të analizohen në një nga çështjet vijuese të këtij kapitulli.
Domosdoshmëria për liberalizimin tregtar bazohet në teorinë e avantazheve
krahasuese të David Rikardos. Që në fillimet e shekullit të 19-të, ai nëpërmjet
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 8
shembullit të Anglisë dhe Portugalisë argumentoi se, këto vende mund të
përfshiheshin në një marrëdhënie shkëmbimi përfituese - të veshjeve dhe verës - sido
që të ishin çmimet e industrive respektive dhe produktivitetet. Sidoqoftë, ky argument
kërkon një botë me kurse këmbimi fleksibël (që reagon lehtë ndaj ndryshimeve në
tregun e të mirave), punëzënie të plotë, palëvizshmëri faktorësh, duke nënkuptuar
palëvizshmëri nga njëri vend në tjetrin të punës dhe kapitalit. Megjithatë, është mjaft e
qartë se, veçanërisht në vendet në zhvillim me papunësi të paqëndrueshme dhe
kronike, dhe me flukse kapitali me karakter ciklik, dy supozimet e fundit nuk
kënaqen. Kursi i këmbimit, në anën tjetër, edhe pse shpesh herë fleksibël, kushtëzohet
në thelb nga tregjet e aseteve, tregje ku ata u përgjigjen ndryshimeve në pritjet rreth
rritjes në të ardhmen dhe normave të interesit.
Edhe nëse këto kushte plotësohen, teoria e Rikardos dhe versioni i saj “Heckscher-
Ohlin-Samuelson" (H-O-S) i shek të 19-të, do të shfaqnin probleme, kryesisht për
shkak të faktit se një masë e madhe e flukseve tregtare nuk janë udhëhequr apo
drejtuar nga zotërimi i faktorëve (shiko Fontane (2006))2. Në shembullin e marrë më
sipër, sipas versionit të Rikardos, Anglia u fokusua në prodhimin e veshjeve dhe
Portugalia u specializua në verë, pra në produktet ku zotëronin relativisht
produktivitet më të lartë. Ndërsa, versioni modern i modelit H-O-S, në këmbim,
bazohet në idenë se vendet specializohen në industrinë që kërkon relativisht më
shumë nga faktori i prodhimit i zotëruar me tepricë.
Më së fundmi, vëmendja është drejtuar në fragmentimin e zinxhirit të vlerës ( në
rastin e shembullit të mësipërm, vreshtat për prodhimin e verës në Portugali ndërsa
paketimi në Marok)3.
Fatkeqësisht, zhvillimet apo modelet tregtare nuk shkojnë konform kësaj teorie.
Shumica dërrmuese e tregtisë ndodh midis vendeve që janë shumë të ngjashëm si në
termat e produktiviteteve dhe zotërimit të faktorëve. Si shembull mjafton të
përmendim rastin e Toyota dhe BMW, blerë respektivisht nga Gjermania dhe Japonia
2 Sipas Fontagne (2006) për diskutimin e flukseve tregtare së tregtisë brendadegësore vertikale dhe horizontale si dhe tregtisë ndërdegësore. Tregtia dypalëshe e drejtuar horizontalisht brenda një industrie është më e rëndësishme për vendet fqinje dhe të zhvilluara. Së fundmi, me zhvillimin e Kinës, diferencimi vertikal midis vendeve në zhvillim dhe të zhvilluara është bërë më i rëndësishem.3 Sipas Arndt (2001)
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 9
– të dyja të prodhuara në ekonomi me nivele afërsisht të njëjta produktiviteti,
intensitet kapitali dhe pagash reale.
Me qëllim, shpjegimin e këtyre realiteteve, ekonomistët prezantuan idenë e “love of
variety”, (kërkesë për varietete)4 dhe më pas, të ashtuquajturat Teori të Reja Tregtare5,
të cilat ofrojnë fuqi më të madhe shpjeguese – por gjithashtu dhe justifikime për
ndërhyrje politikore, të tilla si tarifat dhe subvencionet per industritë dhe degët
strategjike, por ende jokonkuruese në vendet në zhvillim. Thelbi i argumentit është se,
flukset tregtare midis vendeve të ngjashme, por për produkte të ndryshme, rrisin
dobinë e konsumatorëve në sajë të zgjedhjeve që ata bëjnë.
Kontribut të mëtejshëm në modelimin e tregtisë në një shkallë dhe më të gjerë ka
dhënë dhe Armington (1969). Ai sugeroi një zgjidhje të problemeve të modelimit të
tregtisë, në një model me shumë vende, shumë sektorë, për të mira të caktuara – le të
themi një makinë nga Gjermania dhe një makinë nga Japonia– të cilat tregtohen si
produkte të të njëjtit lloj, por që mbeten përsëri zëvendësuese jo të plota për shkak të
karakteristikave të ndryshme në produkt.
Ajo ç’ka vihet re në literaturën e kohës së fundit, nga kritikë të ndryshëm të fushës së
ekonomisë, është përpjekja për gjetjen e përfitimeve tregtare si pasojë e intensifikimit
të tregtisë ndjekur nga heqja dhe eleminimi i tarifave6. Fatmirësisht, për avokatët e
tregtisë së lirë, kjo linjë kërkimi nuk fitoi asnjëherë vëmendje në publik dhe në
debatatet lidhur me politikat7, por nga ana tjetër, teza se tregtia e lirë ka siguruar
prosperitetin dhe rritjen e një vendi apo dhe të botës në tërësi, duke lejuar çdo vend të
mbledhë përfitimet nga specializimi, qëndron si një tezë e diskutueshme. Sigurisht,
korrelacioni ndërmjet rritjes dhe tregtisë është i fortë. Megjithatë, korrelacioni nuk
nënkupton dhe shkaktimin: nëse tregtia shkakton rritjen apo rritja e kërkesës shkakton
tregtinë, është ende një pyetje e hapur.
Pasuesit e Keynes-it – ndërmjet tyre Thirlwall dhe Harrod – ndërtuan një teori tregtie
që shpjegon flukset ndërkufitare të të mirave dhe shërbimeve si rezultat i nivelit (ose
normës së rritjes) të aktivitetit ekonomik. Politikat tregtare të vlerësuara nga kjo 4 Sipas artikullit nga Dixit dhe Stiglitz (1977). 5 Sipas serisë së artikujve nga Krugman (1980, 1981, 1983).6 Sipas Bernard (2003) dhe Bernard (2007), Stykolt dhe Eastman (1960)7 Deraniyagala dhe Fine (2001) dhanë këtë argument në një studim kritik
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 10
perspektivë sugjerojnë se përfitimet potenciale të liberalizimit tregtar janë të mëdha,
por vetëm nëse janë ndjekur nga një bazë industriale ekzistuese, dhe plotësuar më tej
nga politika industriale – përndryshe, fuqia blerëse e një vendi ekonomikisht të
dobësuar, thjesht absorvon prodhimet e vendeve të tjera.
Një tjetër dimension kritik i teorisë së tregtisë dhe politikave tregtare është diferenca
fondamentale midis ekonomive të botës të zhvilluar dhe në zhvillim. Për shembull,
edhe nëse modelet post-H-O, bazuar në teoritë e organizimit industrial, ndihmuan në
shpjegimin e tregtisë ndërmjet Japonisë dhe Gjermanisë, ato nuk u dukën aq mirë të
përshtatshme për analizimin e çështjeve tregtare lidhur me Brazilin ose Kenian. Hans
Singer dhe Raul Prebisch ishin të parët që identifikuan rënien e vazhdueshme të
çmimeve të produkteve primare relativisht ndaj të mirave industriale, ndërsa punonin
për rastin e Shteteve të Bashkuara, mbi më shumë se një gjysëm shekulli më parë. Që
atëherë, kjo çështje ka qenë tepër e debatueshme8. Edhe pse Rikardo dhe Heckscher
dhe Ohlin ishin të saktë, përfitimet që vendet në zhvillim mund të kenë nga
specializimi, zbehen nga rënia në çmimet relative botërore, duke transferuar përfitimet
e tyre në produktivitet tek konsumatorët.
Si literatura në zhvillim ashtu dhe literatura lidhur me konkurencën monopolistike
tregtare, vënë theksin në të ardhurat rritëse, veçanërisht në prodhim, zakonisht duke u
shoqëruar nga kostot mesatare rënëse. Benefitet nga tregtia në këtë rast nuk qëndrojnë
në formën e përmirësimeve alokative statike por në formën e ekspansionit dinamik
induktuar nga tregje më të mëdha dhe specializim më i madh. Rrënjët e këtyre
argumentave mund të gjenden në studimet e Adam Smith, dhe më së fundmi në
Young (1928), Verdoorn (1949), Kaldor (1978) dhe Thirlwall (1980, 1992).
Si përfundim, mund të themi se ekziston ne diversitet i madh në literaturë për tregtinë,
liberalizimin tregtar dhe efektet në të ardhurat, punësim dhe bilancin e pagesave.
Çështja kryesore që ngrihet në këto postulate teorike është se si duhet të ndërveprojnë
tregtia dhe zhvillimi ekonomik.
8 Sipas Thirlwall (1979) për argumentimin e tij origjinal mbi bilancin e pagesave– rritjen e sforcuar ekonomike, dhe Naastepad (2006) dhe Barbosa (2006) për më shumë diskutim sipas pikpamjeve Keynesiane për të njëjtën temë.
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 11
1.2 Liberalizimi tregtar dhe zhvillimi ekonomik
1.2.1 Ndikimi i ndërsjelltë tregti – zhvillim për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim
‘Shkaqet të cilat përcaktojnë progresin ekonomik të kombeve janë objekt studimi i
tregtisë ndërkombëtare’ (A. Marshall, 1890)
Thënia e mësipërme e Alfred Marshall, na bën të kuptojmë se është e vështire, për më
tepër e pamundur të kuptosh proçesin e rritjes dhe zhvillimit të një ekonomie, pa iu
referuar performancës tregtare.
Që nga viti 1950, në ekonominë botërore ka ndodhur një liberalizim masiv i tregtisë
botërore, fillimisht nën ndikimin e GATT, themeluar në 1947, dhe tashmë nën
autoritetin e OBT-së, e cila zëvendësoi GATT në 1993. Në këto vitet e fundit, nivelet e
tarifave në vendet e zhvilluara me nivele të larta të ardhurash, kanë pësuar
dramatikisht rënie të vazhdueshme, duke qenë në përgjithësi në më pak se 10% dhe
shumë shpesh dhe në më pak se 5%. Tashmë, këto nivele ruajnë një mesatare
përafërsisht prej 4%9. Gjithashtu, edhe nivelet e tarifave në vendet në zhvillim kanë
pësuar rënie, edhe pse ende mbeten në shifra relativisht më të larta, duke arritur një
mesatare prej 20 % në vendet më të ardhura të mesme dhe të ulëta. Barrierat jotarifore
të tregtisë, të tilla si kuota, liçenca dhe standarte teknike, gjithashtu janë zbutur
gradualisht, por mjaft herë më ngadalë se tarifat.
Marrëveshjet tregtare rajonale janë bërë shumë tërheqëse në formën e zonave të lira
tregtare dhe bashkimeve doganore. OBT numëron 76 të tilla të themeluara ose të
modifikuara që nga viti 1948. Ndër më kryesoret mund të përmendim: Bashkimi
Europian (BE); Zona e Tregtisë së Lire së Amerikës së Veriut (NAFTA);
MERCOSUR, ku përfshihen Argentina, Brazili, Paraguai, Uruguai dhe Kili; APEC, e
cila mbulon vendet në Azi dhe rajonin e Pacifikut; ASEAN, ku përfshihen vendet e
Azise Juglindore; dhe SACU, ku përfshihen vendet e Afrikes Jugore.
Liberalizimi i tregtisë ka ndikuar në krijimin e një ekspansioni masiv në rritjen e
tregtisë botërore relativisht ndaj outputit botëror. Ndërsa PBB botërore është zgjeruar
5 fish, volumi i tregtisë botërore është rritur 16 herë, me një mesatare e llogaritur në
një shkallë prej 7% në vit. Në disa shtete individuale, të tilla si ato të Azisë 9 Sipas ‘International trade theory and policy”, 2008, Steven M. Suranovic
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 12
Juglindore, rritja e eksporteve i ka kaluar 10 % në vit10. Eksportet kanë pasur prirje të
rriten më shpejt në vendet me regjim më liberal tregtar dhe po këto vende kane
realizuar dhe rritjen më të shpejtë të PBB-së. Thënia e mësipërme e Alfred Marshall,
na bën të kuptojmë edhe një herë më mirë faktin se është e veshtirë, për më tepër e
pamundur të kuptosh proçesin e rritjes dhe zhvillimit të një ekonomie pa iu referuar
zhvillimit tregtar.
Në këtë çështje, eksplorohet teorikisht lidhja midis tregtisë dhe zhvillimit, duke
studiuar edhe disa evidenca empirike, duke u fokusuar veçanërisht në: lidhjen midis
liberalizimit tregtar dhe performancës ekonomike dhe në modelet e drejtuara drejt
rritjes së eksporteve, parë nga të dyja këndvështrimet, nga ana e kërkesës dhe nga ana
e ofertës.
Doktrina e cila pohon se, tregtia nxit mirëqënien dhe rritjen ka një trashëgimi të gjatë,
e cila daton që nga koha e Adam Smith (1723-1790). Smith, në librin e tij të famshëm
“An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations” (1776), thekson
rëndësinë e tregtisë si një mekanizëm që mund të shkaktojë tepricë produkti, dhe si
pasojë e zgjerimit të tregjeve, ajo mund të ndikojë pozitivisht dhe në shpërndarjen e
punës dhe nivelin e produktivitetit.
Jo të gjithë vendet, domosdoshmerisht, përfitojnë njësoj nga rritja e tregtisë ose nga
përfitimet që sjell ajo. Kjo do të varet nga: prodhimi dhe karakteristikat e kërkesës për
të mirat që një shtet prodhon dhe tregton; politikat e brendshme ekonomike të
ndjekura; regjimi tregtar që adopton. Për shembull, nëse vendet në zhvillim do ti
supozojmë si një të tërë, volumi i eksporteve është rritur më ngadalë se për vendet e
zhvilluara që nga 1950 – 5 % në vit krahasuar me 8 % - sepse vendet në zhvillim
akoma prodhojnë dhe eskportojnë masivisht produkte primare dhe produkte
industriale me vlerë të shtuar të ulët, me një elasticitet kërkese lidhur me të ardhurat
relativisht të ulët, drejt tregjeve botërore. Hendeqet në normat e rritjes së eksporteve
kanë qenë edhe më të gjëra, në terma në vlerë, për shkak se termat e tregtisë së
vendeve në zhvillim janë dobësuar përballë atyre të vendeve të zhvilluara, duke
10 Raportet vjetore të OBT-së, 2000-2009
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 13
shkaktuar një rënie të normës së vlerës totale të tregtisë botërore për vendet në
zhvillim nga 30 % në 1965 në rreth 20 % në ditët e sotme.
Në bazë të këtyre fakteve dhe predikimeve teorike, ajo ç’ka duhet theksuar është se,
problemi për vendet në zhvillim qëndron më tepër në atë çfarë duhet të tregtojnë sesa
nëse duhet të tregtojnë, dhe në çfarë termash duhet të kryhet kjo tregti, qoftë me
vendet e zhvilluara apo dhe thjesht midis vendeve në zhvillim. Nuk ka asnjë dyshim,
që këtu mund të flasim për përfitime si statike dhe dinamike nga tregtia dhe se tregtia
siguron një hapësirë për produktin tepricë, ( siç citon dhe Adam Smith). Ajo çka
mund të qëndrojë në pikëpyetje, lidhet me faktin se nëse përfitimet e vendeve në
zhvillim mund të jenë më të mëdha nëse modeli i tregtisë do të ndryshonte, dhe nëse
vendet e zhvilluara do të modifikonin politikat e tyre drejt botës në zhvillim.
Gjithashtu, ndërsa vendet e zhvilluara predikojnë tregti të lire për vendet në zhvillim,
ato vazhdojnë të mbrojnë tregjet e tyre nga importet e vendeve në zhvillim,
veçanërisht produktet bujqesore dhe tekstilet. Këtu mund të flasim pra për standart të
dyfishtë.
Gjithashtu, duhet thënë se teoritë tregtare bazuar në modelet klasike të Smith dhe
Rikardo, si dhe teori të tjera më bashkëkohore, lënë mënjanë pasojat e tregtisë në
bilancin e pagesave apo në relacionet monetare. Nëse një model i veçantë tregtie çon
në vështirësi në bilancin e pagesave, dhe nëse bilanci i pagesave nuk është i vetë
korrigjueshem nëpërmjet lëvizjeve të çmimeve relative (kursi real i kembimit),
përfitimet nga tregtia lehtësisht mund të zëvendësohen nga reduktimi në output dhe
rritje në papunësi, dhe si rrjedhim ndikim dhe në nivelin e importeve. Ky është një
perfundim i rëndësishëm në të menduarit rreth rolit potencial të mbrojtjes strategjike
dhe shpejtësisë se liberalizimit tregtar. Pasojat e tregtisë në bilancin e pagesave janë
një arsye e fortë qe nxjerr më mirë në pah lidhjen e fortë midis eksporteve dhe rritjes.
Rritja e eksporteve ka aftësinë të ndikojë pozitivisht në komponentët e tjerë të
kërkesës në një ekonomi, të tillë si investimet, konsumi dhe shpenzimet qeveritare,
duke bërë që ata të rriten më shpejt.
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 14
1.2.2 Liberalizim tregtar dhe impakti mbi treguesit makrotregtarë
Gjatë viteve të fundit, mund të themi se është zhvilluar një literaturë esenciale lidhur
me efektet e liberalizimit tregtar mbi një gamë të agregatëve makroekonomikë dhe
proçeseve përshtatëse mikroekonomike, paralelisht me përhapjen dhe shtimin e
programeve të reformave tregtare. Mund të përmendim punime të shumta të
publikuara mbi këtë çështje nga autorë si: Edwards(1993), Krueger(1997), Rodrik
(1997), Rodriguez dhe Rodrik (1999).
Çfarë nënkuptohet nëpërmjet liberalizimit tregtar?
Liberalizimi tregtar është një proçes i një reduktimi sistematik dhe eleminimi të të
gjitha tarifave dhe barrierave jotarifore midis vendeve si partnerë tregtarë (Madeley
dhe Solagral 2001). Ky koncept është ndërtuar bazuar në teorinë e avantazheve
krahasuese në një treg të lirë, e cila pohon se, nëpërmjet reduktimit të barrierave
tregtare të dy partnerët tregtarë mund të përfitojnë. Liberalizimi tregtar si rrjedhim,
çon ose shoqërohet me një reduktim të ndërhyrjes së shtetit në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë në termat e tregtise. Impakti në mirëqënie i liberalizimit tregtar mund të
duket kur ndryshon apo hiqet barriera tregtare. Ai mund të konsiderohet si i njëjtë me
humbjen në mirëqënie në prezencën e një kufizimi tregtar. Liberalizimi tregtar
ndihmon gjithashtu dhe në një alokim racional dhe eficient të burimeve.
Në kuadrin e ekonomive të tranzicionit si Shqipëria, integrimi me ekonominë botërore
është një pjesë thelbësore e ndryshimeve strukturore, gjatë proçesit të tranzicionit nga
ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar në sistemin e ekonomisë së tregut. Me fjalë
të tjera, një ekonomi e hapur, produktive dhe e orientuar për jashtë, është e shoqëruar
me të ardhura më të larta dhe me më shumë mundësi punësimi. Ekzistenca e imputeve
të lira është gjithashtu një nga avantazhet e mëdha të liberalizimit tregtar. Ekonomia e
brendshme në përgithësi dhe në veçanti sektorë të ndryshëm të saj, siç mund të jetë ai
bujqësor, bëhen më reaguese ndaj tendencave të tregjeve ndërkombëtare dhe kanë
akses më të mirë në tregjet ndërkombëtare dhe ndaj teknologjive të reja.
Liberalizimi tregtar në vetvete krijon jo vetëm fitimtarët e tij por edhe humbësit e tij,
edhe pse nga pikëpamja e shoqërisë si një e tërë, ai krijon përfitime në mirëqënie,
ashtu siç sugjerohet edhe nga teoritë e tregtisë. Në këtë pikë, përfshihen dhe kostot
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 15
afatshkurtra axhustuese apo përshtatëse. Disa industri, të cilat janë më pak konkuruese
në tregjet ndërkombëtare, janë gjithashtu të ndikuara dhe si rrjedhim disa firma në
këto industri mund të rrezikohen edhe të mbyllen.
Sidoqoftë, në terma afatgjatë, alokimi më i mirë i burimeve do të krijojë një strukturë
të re industriale, duke nxjerrë në pah avantazhet e vërteta krahasuese të vendit. Me
fjalë të tjera, avantazhi krahasues i një sektori specifik në ekonomi ndryshon
thelbësisht gjatë procesit të liberalizimit tregtar. Në rastin e Shqipërisë, si shembull
mund të përmendet sektori i grurit, dhe ndryshimet në avantazhet krahasuese për këtë
produkt, gjatë proçesit të transformimit ekonomik dhe liberalizimit tregtar.
Liberalizimi tregtar në vendet në zhvillim, në 20 vitet e fundit, është implementuar
duke pasur si qëllim stimulimin e rritjes ekonomike. Rritja ekonomike është nje
dukuri komplekse. Si rrjedhim, ky koncept përkufizohet në mënyra të shumta dhe të
ndryshme. Në përkufizimin më të thjeshtë të mundshëm mund të themi se, rritja
ekonomike nënkupton çdo ndryshim që lejon një ekonomi të prodhojë një sasi më të
madhe produktesh, pra një rritje e mundësive të prodhimit. Burimet kryesore të rritjes
janë: rritja e faktorëve të prodhimit dhe përmirësimi cilësor i tyre si dhe avancimi
teknologjik. Përpjekja e parë për të modeluar rritjen në periudhën afatgjatë, u
ndërrmor nga Robert Solow (1975) në veprën e tij të Teorisë së Rritjes Neoklasike.
Kjo teori bazohet në supozimin e kthimeve rënëse të punës dhe kapitalit. Për shkak të
të ardhurave rënëse lidhur me faktorët, vendet do të arrijnë një qëndrueshmëri, pas së
cilës mund të vazhdojnë të rriten, duke ndryshuar teknologjinë. Modeli gjithashtu
tregon se, vendet e zhvilluara do të rriten më shpejt me çdo investim në kapital, për
shkak të përfitimeve më të larta.
Por evidencat në efektet e nxitjes së rritjes janë ende të paqarta. Roli i politikave
tregtare në zhvillimin ekonomik ka qenë një debat kyç në literaturën teorike gjatë
gjysmës së dytë të shekullit 20. Ndonëse teoria mbizotëruese në vitet 1950-1960
favorizoi zëvendësimin e importit, ajo e periudhës 1970-1980 favorizoi politikën e
nxitjes së eksporteve/orientimi për jashtë. Evoluimi i teorive në orientimin e tregtisë
dhe rritjes, u projektuan nga Krueger 1997, duke u theksuar evidentimi i nje
korrelacioni pozitiv ndërmjet rritjes së eksporteve dhe rritjes së PBB-së, duke theksuar
në të njejtën kohë se, vendet me hapje më të madhe tregtare shfaqin rritje më të
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 16
shpejtë ndër kohë. Edwards (1998) argumenton se, ekziston një raport i fortë pozitiv
midis tregtisë dhe hapjes, ndonëse Rodriquez dhe Rodrik(1999) sfiduan këtë
konkluzion. Ata argumentuan se edhe pse vërehet një evidencë sistematike që lidh
politikat tregtare të orientuara brenda (zëvendësimi i importit) me rritjen, evidenca qe
lidh politikat e orientimit për jashtë dhe rritjen qëndron në pozita më të forta se e para,
duke treguar një korrelacion më të fortë midis tyre.
Shumë vende në zhvillim u bënë pjesë e programeve liberalizuese tregtare. Shume
analistë kanë mbrojtur idenë se hapja e politikave tregtare dhe raportet më të larta të
volumeve tregtare, lidhen pozitivisht me rritjen ekonomike, derisa ngritën disa
dyshime mbi fortësinë e këtyre rezultateve, duke u bazuar tek vështirësia e matjes së
hapjes. Wacziarg (2001) bëri përpjekje në matjen e variablave të liberalizimit, pasi
klasifikimi sipas Sachs and Warner paraqiti probleme në kategorizimin e tyre, të
ekonomive të hapura dhe të mbyllyra.
Gjithashtu shume punime në këtë fushë kanë qenë dhe konfliktuese me njëra tjetrën.
Disa studime tregojnë se vende të cilat kanë qenë nën ndikimin e programeve
liberalizuese kanë përmirësuar performancën e tyre të eksporteve (Thomas, 1991;
Weiss, 1992; Joshi dhe Little, 1996; Helleiner, 1994; Bleaney, 1999; Ahmed, 2000).
Nga ana tjetër, studime të tjera kanë gjetur evidence të varfëra në lidhjen midis
liberalizimit dhe rritjes ekonomike (UNCTAD, 1989; Agosin, 1991; Clarke dhe
Kirkpatrick, 1992; Greenaway dhe Sapsford, 1994; Shafaedin, 1994; Jenkins, 1996).
Parë nga ana e importeve, studime të shumta pohojnë se vihet re një impakt i fortë
positiv i liberalizimit tregtar në rritjen e importeve dhe ky impakt është kryesisht
nëpërmjet ndjeshmërisë së çmimeve dhe ndryshimeve të të ardhurave (Melo dhe
Vogt, 1984; Bertola dhe Faini, 1991).
Thirlwall dhe Santos-Paulino (2004) konkluduan se impakti i liberalizimit ndryshon
në vendet me mbrojtje të lartë tregtare nga ato me nivel të ulët proteksioni. Efekti
pozitiv i liberalizimit tregtar në rritjen e importeve, është më i madh në industrite të
cilat kanë pasur nivel të lartë proteksionizmi gjatë periudhës para liberalizimit.
Gjithashtu, rezultate të shumta tregojnë se impakti i një regjimi tregtar më të
liberalizuar, i pavarur nga reduktimi tarifor, rrit rritjen e importeve më shumë se rritja
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 17
e eksporteve. Dollar dhe Kray (2004) treguan se struktura e rritjes e vendeve që janë
liberalizuar, kanë shfaqur përshpejtim në përmirësimin e të ardhurave reale. Në vitin
1990 vendet në zhvillim të liberalizuara patën një rritje të të ardhurave reale 5 % për
frymë, vendet e pasura në 2.2 % dhe vendet në zhvillim të paglobalisuara në vetëm
1.4 %. Kjo tregon se vendet në zhvillim, në proçes globalisimi, janë më afër vendeve
të pasura, ndërsa vendet në zhvillim jo në proçes globalisimi janë duke bërë prapa.
Irwin dhe Tervio (2002) ndjekur nga Frankel dhe Romer (1999) konkludojnë se,
vendet që tregtojnë më shumë (shprehur në raport të PBB-së), kanë të ardhura më të
larta.
Në përgjithësi, rezultate të shumta tregojnë se tregtia kontribuon në përmirësimin e të
ardhurës reale dhe të rritjes për frymë. Megjithatë, nëse tregtia nuk është e kombinuar
me politika adekuate për të balancuar importet kundrejt eksporteve, ajo mund të
gjenerojë defiçite të bilancit tregtar dhe te bilancit të pagesave, duke krijuar shkak në
këtë mënyrë për ngadalësim ose përkeqësim në rritjen e të ardhurës reale.
Lidhja e ndërsjellë tregti- investime të huaja direkte. Rasti i vendeve në zhvillim
Mund të thuhet se, ekziston një literaturë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse lidhur me
impaktin e investimeve të huaja direkte në tregti. Sipas Mundell (1957), për një kohë
të gjatë, supozohej se investimet e huaja zëvendësonin tregtinë. Kjo hipotezë u sfidua
nga Agmon (1979) dhe më pas, një numër i madh studimesh filluan të prezantonin
hipotezën se, investimet e huaja dhe tregtia mund të kosiderohen dhe si plotësuese të
njëra-tjetrës. Në vazhdim, studiues të tjerë si Ethier (1994, 1996) dhe Markusen
(1995, 1998) dhanë kontribute të mëtejshme në këtë fushë. Megjithatë, kohët e fundit,
janë zhvilluar studime të reja të cilat kanë eksploruar më tej lidhjen midis investimeve
të huaja direkte dhe tregtisë (Markusen dhe Maskus, 2001) duke nxjerrë në pah
evidenca të reja. Studimet mbi tregtinë dhe investimet e huaja direkte, të përmendura
më sipër, mund të ndahen në 3 kategori kryesore:
Së pari: studime të cilat argumentojnë se përcaktuesit e investimeve të huaja direkte
dhe tregtisë janë të ngjashëm, dhe si rrjedhim çfarë përcakton tregtinë, përcakton dhe
flukset e IHD-ve (Ekholm, 2002).
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 18
Së dyti: studime që kanë pasur si qëllim vlerësime ekonometrike, në të cilat investimet
e huaja, eksportet dhe importet janë të përcaktuara njëkohësisht. Në këto studime, të
tre këta variabla cilësohen si variabla endogjenë dhe si rrjedhim, bashkëveprimi i tyre
duhet të merret në konsideratë (Hejazi dhe Safarian, 2003).
Së treti: studime të cilat kanë si qëllim vlerësimin e impaktiti të marrëveshjeve të
tregtisë së lirë në flukset e investimeve të huaja direkte (Binh dhe Haughton, 2002;
Worth, 2002). Banga (2004) tregoi se marrëveshjet tregtare rajonale si ASEAN dhe
APEC, mund të ndikonin në flukset e IHD-ve në rajon, duke argumentuar se, sa më e
lartë të jetë shkalla e integrimit rajonal aq më të ulta janë risqet që shoqërojnë këto
investime.
Tashmë është mëse e qartë dhe e pamundur për t’u vënë në dyshim se, investimet e
huaja direkte dhe tregtia janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në shumë studime, siç u
tha edhe më sipër, është argumentuar se IHD-të mund të konsiderohen si zëvendësuese
të tregtisë, ose si plotësuese të saj (në rastin e tregtisë brenda degës). Megjithatë,
lidhja midis IHD-ve dhe tregtisë është bërë akoma dhe më komplekse, nën regjimin e
Organizatës Botërore të Tregtisë. Nën ndikimin e këtij regjimi, vende të ndryshme në
zhvillim, kanë nxitur liberalizimin e importeve dhe kanë negociuar marrëveshje
tregtare, të cilat kanë ulur në mënyrë drastike kostot e të bërit tregti, madje dhe duke
inkurajuar këtë të fundit. Me rritjen e volumeve tregtare, vëmendja e politik-bërësve
në vendet në zhvillim, është zhvendosur nga çështja nëse IHD-të shkaktojnë tregti, në
çështjen, nëse tregtia mund të shkaktojë rritje të flukseve hyrëse të IHD-ve dhe ç’lloj
tregtie mund ta shkaktojë këtë. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë bërë akoma dhe më të
rëndësishme, në kushtet e formave të ndryshme të tregtisë bilaterale dhe multilaterale,
në të cilat vendet në zhvillim janë angazhuar kohët e fundit.
Pavarësisht rëndësisë së kësaj çështjeje, veçanërisht për vendet në zhvillim, mund të
thuhet se ekziston një literaturë e varfër lidhur me impaktin e tregtisë në flukset e
IHD-ve. Disa studime dëshmojnë se IHD-të janë përdorur për të mbrojtur tregjet me
bazë eksporti (Grosse dhe Trevino, 1996), ndërsa punime të tjera kanë sugjeruar se
janë IHD-të të cilat ndjekin eksportet (Eaton dhe Tamura, 1994), (në veçanti, IHD në
Shtetet e Bashkuara). Në literaturë ekzistojnë shumë studime të cilat dëshmojnë për
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 19
ndikimin e investimeve të huaja direkte në tregti, ndërsa për vlerësimin empirik të
impaktit të tregtisë në flukset e investimeve të huaja mbetet ende shumë për t’u bërë.
Forma të ndryshme të tregtisë mund të influencojnë flukset e investimeve të huaja në
mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të priten impakte të ndryshme të ndikimit të
tregtisë të shoqëruar me integrimin vertikal ndërkombëtar, dhe të tregtisë
brendadegësore të tipit vertikal ose horizontale, në flukset e investimeve të huaja në
vendet në zhvillim. Tregtia e shoqëruar me integrimin vertikal mund të shkaktojë
rritje të investimeve të huaja direkte, nëpërmjet sigurimit të nxitjeve për uljen e
kostos, ndërsa tregtia brendadegësore mund të dekurajojë investimet e huaja që kanë
si kusht ekonomitë e shkallës. Nga sa u tha më sipër, është evident fakti, që impakti i
formave të ndryshme të tregtisë në flukset e IHD-ve në vendet në zhvillim, përveçse
një fushë e rëndësishme dhe e dobishme studimi për studiuesit, është me rëndësi të
veçantë edhe për politikë-bërësit.
Lidhja e ndërsjelltë tregti-punësim
Liberalizimi tregtar, i përkufizuar si një lëvizje drejt tregisë së lirë, nëpërmjet
reduktimit të tarifave dhe barrierave të tjera, në përgjithësi perceptohet si forca
kryesore drejtuese drejt globalizimit. Intensifikimi i integrimit të ekonomisë globale,
në dekatat e fundit, dëshmohet qartë nëpërmjet rritjes së shpejtë të flukseve të të
mirave dhe shërbimeve përtej kufijve kombëtarë. Në anën tjetër, kritikë të
liberalizimit, e kanë fajësuar këtë të fundit, si burim “sëmundjesh”, të tilla si:
papunësia e rritur; pabarazia e pagave në ekonomitë e avancuara; mbipërdorimi i
punëtorëve në vendet në zhvillim shoqëruar me keqësimin e kushteve dhe standarteve
të punës; de-industrializimi dhe marxhinalizimi i vendeve me të ardhura të ulta;
varfëria e rritur dhe pabarazia globale; degradimi i mjedisit (Rodriguez and Rodrik,
1999).
Në këtë kontekst, impakti i liberalizimit tregtar në punësim është i një rëndësie të
veçantë. Niveli i punësimit është një faktor thelbësor në mirëqënien e përgjithshme e
konomike, veçanërisht në vendet në zhvillim, ku sistemet e mbrojtjes sociale janë të
dobëta. Në veçanti, impakti i liberalizimit tregtar në nivelin dhe strukturën e
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 20
punësimit, kushtëzon ndikimin në varfëri, paga dhe shpërndarjen e të ardhurave dhe
cilësinë e punësimit. Këta variabla përbëjnë dhe çështjet më kritike në debatet rreth
liberalizimit tregtar.
Në kuadrin e liberalizimit tregtar, në jetën e përditshme, riorganizimi i faktorëve të
prodhimit, i nevojshëm për shfrytëzimin e avantazheve krahasuese, mund të çojë në
zhvillime në tregun e punës si negative ashtu dhe pozititve të tilla si: mbyllje të
kompanive, humbje të vendeve të punës në disa sektorë të ekonomisë; por edhe
ngritje të firmave të reja, rritje në prodhim, dhe vende të reja pune në sektorë të tjerë
të ekonomisë. Pra, liberalizimi tregtar është i shoqëruar me reduktim të vendeve të
punës nga njëra anë, por edhe me krijim të tyre nga ana tjetër. Nëse rezultati neto, në
periudhën afatshkurtër, në efektet e punësimit, është pozitiv apo negativ, varet
kryesisht nga faktorët specifikë të vendit, të tilla si: funksionimi i tregut të punës.
Ndërsa në periudhën afatgjatë, rritja dhe përfitimet në eficiense, të shkaktuara nga
liberalizimi tregtar, pritet të çojnë në efekte pozitive punësimi, si në termat e sasisë
ashtu dhe të cilësisë së punës ose dhe të të dyjave së bashku [Anderson dhe Martin
(2006), Bouwt (2005), Decreux dhe Fontagné (2006) dhe Polaski (2006)].
Literatura teorike ofron vëzhgime interesante lidhur me reduktimin dhe krijimin e
vendeve të punës, si pasojë e liberalizimit tregtar, duke ilustruar se si karakteristikat e
vendit, duke përfshirë dhe politikat e tregut të punës, mund të ndikojnë përkohësisht si
dhe në mënyrë permanente në punësim, si në nivel sektori apo dhe më gjerë, në nivel
vendi. Shpeshherë, për shkak të problemeve me të dhënat dhe metodologjitë, ka qenë i
vështirë sigurimi i evidencave të forta empirike, për impaktin e liberalizimit tregtar në
politikat e brendshme të punësimit dhe rritjen ekonomike (Piermartini dhe The, 2005).
Siç u tha edhe më sipër, është e vështirë të bësh përgjithësime lidhur me marrëdhënien
tregti –punësim. Mund të thuhet se, ekziston një literaturë ende në zhvillim, e cila e vë
theksin në rëndësinë e faktorëve të rinj, që influencojnë marrëdhënien tregti –
punësim, veçanërisht për vendet në zhvillim, të tilla si: impakti i investimeve të huaja
direkte; natyra e tregtisë; roli i ndryshimeve teknologjike; impakti i rritjes së hapjes
tregtare në elasticitetin e kërkesës për punë11. Karakterisitkat në kushtet e çdo vendi,
11 Për më shumë mund të shohim punimet e Lee (2004) lidhur me analizimin e efekteve të rritjes në hapjen tregtare. Rezultati në këtë punim është se hapja tregtare ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike.
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 21
natyra e institucioneve dhe mënyra se si implementohen politikat tregtare, janë faktorë
të tjerë, të cilët ndikojnë në relacionin tregti-punësim.
Nga sa u tha më sipër, proçesi i globalizimit mund të jetë pozitiv për pjesën më të
madhe të punëtorëve në vendet e zhvilluara industriale dhe ato në zhvillim, ndërkohë
që për një pjesë tjetër jo. Prandaj efeket shpërndarëse të tij nuk duhen injoruar.
Politikat tregtare dhe politikat sociale duhet të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën dhe sa
më e madhe koherenca e tyre në këto dy këndvështrime, aq më i madh do të jetë
impakti pozitiv në efektet e rritjes të reformave tregtare dhe si rrjedhim, në
përmirësimin e cilësisë së punës në botë. Përsa i përket situatës së punësimit në nivel
global, mund të thuhet se forca punëtore globale në 2005 numëronte 2.88 billion
individë, nga të cilët 0.55 billion i përkisnin vendeve të OECD-së (OECD, 2005).
Meqë tregtia dhe investimet e huaja direkte janë duke luajtur një rol gjithnjë dhe në
rritje në ekonominë globale, ndikimi i tyre në tregjet e punës tashmë është i
drejtpërdrejtë. Kjo vlen si për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Mbi 70 % e
punësimit total, është i përqëndruar në sektorin e shërbimeve. Pavarësisht rritjes së
kohëve të fundit në këtë sektor, pjesa më e madhe e tij konsiston në aktivitetin e të
mirave jo të tregtueshme12. Së fundmi, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulta,
pjesa më e madhe e punësimit është e përqëndruar në bujqësi dhe ekonominë
informale. Për pjesën më të madhe të popullsisë aktive për punë në rang botëror,
mund të thuhet se, është ende niveli i zhvillimit dhe performancës së ekonomisë së
brendshme në të cilën ata punojnë, faktori që përcakton vendin e tyre të punës dhe
prespektivën lidhur me të ardhurat.
Një tjetër indikator makroekonomik i lidhur ngushtë me tregtinë e jashtme dhe
proceset liberalizuese që kanë shoqëruar atë, është edhe kursi i këmbimit. Shkalla dhe
madhësia e kësaj varësie është e ndryshme në vende të ndryshme ose në të njëjtin
vend të zhvendosur në kohë, në përputhje me llojet e politikave valutore dhe zgjedhjet
mes regjimeve të kurseve të ndryshme të këmbimit. Megjithatë, se si dhe në ç’masë
Baldwin (2003) lidhur me debatin hapje tregtare-rritje ekonomike. Kontribute të tjera lidhur me këtë literaturë kanë dhënë Dollar (1992), Harrison (1996), Rodriguez dhe Rodrik (2001) dhe Sachs dhe Warner (1995) dhe më së fundmi Dollar dhe Kraay (2004), Loayaza, Fajnzylber dhe Calderón (2005), Wacziarg dhe Welch (2003).12 Studimi mbi tregtinë dhe punësimin “Trade and Employment. Challenges for Policy Research”, punuar nga Organizata botërore e tregtisë OBT dhe ILO (2006).
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 22
politikat valutore ndikojnë në tregtinë e jashtme, do të shqyrtohet më hollësisht në
kapitullin në vazhdim të këtij punimi.
1.3 Pikëpamjet liberalizuese përballë atyre proteksioniste. Debati teorik rreth tyre
1.3.1 Argumentat pro dhe kundër liberalizimit tregtar
Në rrjedhën e politikave tregtare që janë zbatuar nga politikë-bërës të ndryshëm në
kohë dhe vende të ndryshme, njihen dy pozicione të kundërta: proteksionizmi dhe
liberalizimi. I pari ka qenë karakteristikë për fazat e para të zhvillimeve të tregtisë por
që ndiqet pjesërisht akoma, ndërsa liberalizimi është tipar i teorive dhe i praktikave
moderne. Në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se hapja tregtare mund të
varfërojë ekonominë e një vendi, por praktika ekonomike ka treguar në shumë herë të
kundërtën, nëpërmjet shembujve realë. Këtu, mund të përmendim rastin e liberalizimit
të importeve japoneze të makinave në SHBA, edhe pse prodhimi vendas ka qenë ndër
të parët në botë. Kjo politikë edhe pse në fillim pati pasoja, tregoi më pas se efekti i
konkurencës ndikoi pozitivisht në përmirësimin e prodhimeve të SHBA-së.
Megjithatë, nëse proçeset liberalizuese nuk shoqërohen me masa balancuese, mund të
sjellin edhe efekte të padëshirueshme, veçanërisht në periudha afatshkurtra. Rezultatet
bëhen më të prekshme në periudha afatgjata, pasi të jenë amortizuar pasojat fillestare.
Përfitimet që mund të rrjedhin nga liberalizimi zakonisht vlerësohen sipas dy
niveleve: atij mikroekonomik dhe makroekonomik.
Përfitimet në nivel mikroekonomik: Çmime më afër çmimeve në konkurencën
perfekte, si pasojë e futjes së më shumë firmave në degë; çmime më të ulta për shkak
të eleminimit të tarifave, përmirësim i zhvillimit teknologjik
Gjithashtu, prodhuesit vendas do të përfitojnë nga hapja e tregjeve dhe çmimet më të
ulta të inputeve, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë akoma më mirë avantazhet
krahasuese të vendit. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë dhe atë çka përfiton qeveria si
rregullatore e mekanizmit të tregut. Në pamje të parë, duket se shteti do të humbasë
apo do të zvogëlojë të ardhurat si pasojë e uljes apo dhe eleminimit të tarifave. Por
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 23
nga ana tjetër, fitimet e prodhuesve do të rriten dhe si rrjedhim shteti do të
kompesohet me të ardhura më të lartë nëpërmjet taksave mbi fitimet e këtyre
prodhuese, për të mos përmendur më tej përmirësime të tjera si ato të deficitit tregtar
apo dhe treguesve të tjerë.
Përfitimet në nivel makroekonomik: Shpërndarje më efiçente e burimeve, rritje të
efiçensës në ekonomi, kontroll më i mirë i inflacionit etj.
Rritja e efiçensës së ekonomisë është pasojë e rritjes së efiçensës në firma të veçanta
dhe kështu në degë të caktuara e në tërë ekonominë. Kur konkurenca është e madhe
edhe efiçensa kërkohet maksimale, ndryshe forcat e tregut do të nxjerrin jashtë loje
ata që nuk i përmbahen këtij rregulli. Pra siç u tha edhe më sipër, në kompleks me
faktorët e tjerë vjen dhe përmirësimi i treguesve makro. Si pasojë e çmimeve më të
ulta të diktuara nga konkurenca, do të ulet inflacioni. Gjithashtu edhe defiçiti tregtar
do të ulet, si pasojë e përmirësimit të pozitës ndërkombëtare në tregjet botërore, e cila
vjen prej marrëveshjeve që shoqërojnë integrimin e që pasohen nga heqje reciproke të
kufizimeve për eksportet.
Përveç përfitimeve të sipërpërmendura dhe shumë të tjerave, duhet të përmendim dhe
efektet negative që mund të sjellë liberalizimi. Rëndësi ka që proçesi i liberalizimit të
mos pësojë zbrapsje apo çarje gjatë rrugës së tij, sepse kjo do të sjellë anë të tjera
negative, përkeqësim të situatës makroekonomike, duke vonuar apo dhe zvogëluar
përfitimet potenciale të integrimit.
1.3.2 Roli i politikave tregtare në zhvillim përkrah proçeseve liberalizuese.
Debati teorik rreth tyre
Format dhe mënyrat e tregtisë kanë ndryshuar dhe kanë evoluar, duke bërë që t’i
rezistojnë kohës ato që janë më të përshtatshme. Në ekonomitë e sotme moderne flitet
shumë për tregti të lirë dhe proçese liberalizuese, por në realitet gjithmonë ka pasur
kufizime direkte ose indirekte për tregtinë e lirë. Pavarësisht nga kjo, vendet
përfitojnë nga tregtia në dy aspekte kryesore:
� Nga mundësia e blerjes së produkteve në tregun botëror me çmime më të ulta
se në tregun e brendshëm
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 24
� Nga eksporti i produkteve, për prodhimin e të cilave përdoren inpute, të cilat
vendi i zotëron me shumicë dhe më lirë se në vendet e tjera
Eksperienca botërore ka treguar se politikat tregtare kanë luajtur një rol të
rëndësishëm në drejtim të nxitjes së eksporteve dhe rritjes ekonomike. Nëpërmjet
avantazheve të tyre krahasuese, vende të ndryshme konkurojnë në tregun botëror.
Është mëse e qartë që kryesisht çdo vend kërkon të eksportojë produktet për të cilat
zotëron avantazhe krahasuese dhe importon produkte, të cilat mund ti perfitojë më lirë
nga tregjet e huaja. Në këtë mënyrë, në vija të përgjithshme mund të themi se,
nëpërmjet eksportit rriten të ardhurat, nxitet prodhimi në degë të ndryshme të
ekonomisë, rriten investimet dhe arrihet një shpërndarje më efiçente e burimeve
nëpërmjet njohjes së avantazheve krahasuese përkatëse. Kurse nëpërmjet importit,
vendit i krijohet mundësia e blerjes së të mirave për të cilat ai nuk gëzon avantazhe
krahasuese, të cilat kushtojnë më lirë nga sa mund të kushtojnë po ti prodhonte ato
vetë. Në varësi të drejtimit të aktivitetit tregtar që karakterizon një vend, përcaktohet
edhe drejtimi i politikave tregtare. Pra, politikat kryesore tregtare përcaktojnë
orientimin që do të marrë ekonomia dhe konsistojnë në dy drejtime kryesore: si
politika të zëvendësimit të importeve dhe në ato të nxitjes së eksporteve si politika me
karakter afatgjatë.
Nëpërmjet zëvendësimit të importeve pengohen importet dhe i jepet dorë prodhimit
vendas. Kryesisht politika e zëvendësimit të importeve zbatohet në fazat fillestare të
ekzistencës së degëve të prodhimit. Qëllimi është mbrojtja nga konkurenca e huaj.
Kjo mbrojtje kryhet nëpërmjet vendosjes së pengesave tarifore ose kuotuese për të
njëjtat produkte, të cilat ofrohen edhe nga degë homologe të huaja. Në këtë mënyrë i
jepet përparësi produktit në tregun e brendshëm. Rreziku qëndron në faktin se
vendosja e kufizimeve të tilla ndaj produkteve homologe të huaja, i vendos prodhuesit
vendas në pozita monopolistike. Si rrjedhim konsumatorët kërcënohen nga rritja e
çmimeve.
Eksportet për nga rëndësia, konsiderohen motori i ekonomisë së një vendi. Nëpërmjet
eksporteve përmirësohet struktura industriale. Eksportet janë burim valute, që krijojnë
mundësi për importimin e mallrave dhe shërbimeve të cilat i mungojnë një vendi.
Eksportet janë rruga më e drejtë për t’u përfshirë në ekonominë ndërkombëtare. Ato
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 25
stimulojnë zgjerimin e aktiviteteve prodhuese, krijojnë mundësi për rritjen e nivelit të
të ardhurave, nxitin rritjen e investimeve në teknologjinë e prodhimit dhe për pasojë
nxitin zhvillimin e konkurencës, e cila bëhet nxitëse në uljen e kostos së prodhimit,
stimulon novacionet, ndikon në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë.
Nisur nga këto përparësi mund të themi se, eksportet nuk janë qëllim në vetvete, por
mbi të gjitha ato mbështesin interesin nacional të çdo vendi. Politika e nxitjes së
eksporteve ecën paralel me liberalizimin dhe shënon kufirin ndarës me ekonomitë e
mbyllura. Në ndihmë të nxitjes së eksporteve ndihmojnë edhe politikat valutore dhe
ato të subvencionimit të prodhuesve vendas.
Në Komunitetin Europian vlera totale e eksporteve (referuar vitit 2000) regjistronte
një vlerë 38% më të lartë krahasuar me pesë vitet e fundit. Ndërsa në SHBA, vetëm në
vitin 1995 eksportet zinin 87 % te GNP-së, që në vlerë arritën një shifër rekord prej
582 bilion US $13.
Pra, siç vërehet dhe nga ç’ka thuhet më sipër, teoria e tregtisë ndërkombëtare
vazhdimisht ka pohuar se politikat e zëvendësimit të importeve ose ndryshe të njohura
si politikat e orientimit nga brenda, janë politika të cilat duhen zbatuar në periudha
afatshkurtra dhe më pas vendet duhet të synojnë drejt politikave të orientuara nga
jashtë, ato të nxitjes së eksporteve.
Megjithatë së fundmi, studiues të tjerë kanë pohuar duke dhënë shembuj të ndryshëm,
se politikat e zëvendësimit të importeve jo gjithmonë ka rezultuar efiçente (Krueger,
1997). Këtu vlen për t’u përmendur shembulli i Pakistanit. Vendet e Azisë Lindore
nëpërmjet zbatimit direkt të politikave të nxitjes së eksporteve vërtetuan edhe njëherë
mosdomosdoshmërinë dhe inefiçenen e politikave të orientuara nga brenda. Sipas
kësaj autoreje, liberalizimi më i shpejtë dhe më intensiv nxit akoma dhe më shumë
zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendeve.
Mjaft autorë të tjerë kanë konkluduar në një lidhje pozitive midis politikave të nxitjes
së eksporteve dhe ritjes së PBB-së. Sipas Balassa (1978) vendet me ritme më të larta të
eksporteve karakterizohen (edhe pas largimit të eksporteve) dhe nga një rritje më e
lartë e PBB-së.
13 FMN, Statistikat Financiare Ndërkombëtare; Eurostat, Comext database;
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 26
Metodat statistikore të përdorura në vlerësimin e lidhjes së politikave të liberalizimit
me rritjen ekonomike janë të shumta, megjithatë një nga treguesit më të rëndësishëm
të përdorur është dhe indeksi Sachs & Warner. Studiues të tjerë e zgjeruan gamën e
vlerësimit të lidhjes midis këtyre dy variablave, duke zgjeruar modelin e vlerësimit
dhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm si niveli arsimor, konsumi qeveritar etj (Barro,
1991; Mankiw 1992). Nje studim më themelor dhe më përgjithësues ndaj këtyre
punimeve është pikërisht studimi i mësipërm i Sachs & Warner (1995), të cilët duke
përdorur regresionin e Barros mbi rritjen ekonomike, aplikuan një variabël cilësor të
liberalizimit tregtar, variabël i cili i klasifikon vendet si vende të hapura dhe të
mbyllura.
Megjithatë dhe kjo metodologi rezultoi me të metat e veta. Kritika kryesisht pati mbi
variablin e hapjes të përdorur, komponentët e të cilit mund të influencohen nga
ndikimi i politikave të tjera jotregtare ( Rodriguez & Rodrik 2001). Metodologji të
tjera bazuar përsëri në analiza regresioni nga autorë të terë si Wacziarg dhe Welch
(2003), Rutherford dhe Tarr (2002) e çuan akoma dhe më tej studimin e lidhjes midis
liberalizimit tregtar dhe rritjes së PBB-së. Pavarësisht treguesve të përdorur dhe
zgjerimeve në metodologji, përfundimi ishte se pas hapjes dhe liberalizimit tregtar
rezulton rritje ekonomike.
Një rëndësi të veçantë ka dhe vlerësimi i përfitimeve nga liberalizimi, përfitime të
cilat kategorizohen në përfitime statike dhe dinamike. Përfitimet statike shkaktohen
nga rialokimi i burimeve dhe specializimit sipas avantazheve krahasuese që ka vendi.
Përfitimet dinamike shkaktohen nga zgjerimi i tregjeve dhe ekonomizimeve të
shkallës. Por indirekt ato shkaktohen dhe nga rrjedhojat e politikave të nxitjes së
eksporteve, gjatë përcjelljes dhe përhapjes së njohurive të reja, novacionit teknologjik
në proçesin e prodhimit, manaxhimit efektiv etj (Brada dhe Mendez). Perfitmet
statike, sipas studimeve te kryera, janë ende të pandashme. Sipas studiuesve të
ndryshëm duhet synuar më tepër drejt modeleve që gjenerojnë përfitime dinamike.
Përfitimet dinamike gjenerojnë rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme,
por nga ana tjetër ato janë edhe të vështira për t’u matur ( Helpman dhe Krugman
1985).
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 27
1.4 Marrëdhëniet tregtare rajonale në kuadrin e liberalizimit
1.4.1 Format e integrimit rajonal në fokusin e liberalizimit tregtar
Për arsye të ndryshme vendet kordinojnë politikat e tyre ekonomike. Kordinimi mund
të gjenerojë përfitime, përfitime të cilat nuk rrjedhin thjesht vetëm nga liberalizimi
tarifor por gjithashtu dhe nga liberalizimi i lëvizjes së punës dhe kapitalit midis
vendeve. Gjithashtu, përfitimet mund të burojnë dhe nga kordinimi i politikave fiskale
dhe i alokimit të burimeve drejt sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, si dhe nëpërmjet
kordinimi të politikave monetare.
Liberalizimi tregtar rajonal ose integrimi ekonomik nënkupton eleminimin me
karakter diskriminues, të pengesave tregtare të tilla si, barrierat tariofore dhe jotarifore
midis vendeve pjesëmarrëse. Eleminimi i barrierave ndaj tregtisë mund të
interpretohet edhe si lëvizje drejt “një niveli çmimi” për produktet të tregtuara brenda
tregut rajonal të integruar. Këto lëvizje shpesh herë shoqërohen dhe me aplikimin e
elementëve të caktuar kooperues dhe kordinues. Për shembull, vendet anëtare të një
zone tregtare të krijuar, mund të jenë të interesuar të harmonizojnë politikat monetare
dhe fiskale apo dhe të integrojnë tregjet financiare dhe ato të kapitalit. Shkalla e
kordinimit të politikave varet nga fakti se sa thellë këto vende duan të integrohen. Në
përgjithësi, dallohen 4 nivele të integrimit rajonal (tabela 1). Ky klasifikim në realitet
nuk qëndron kaq perfekt. Pjesa më e madhe e integrimeve në realitet janë kombinime
të tipeve teorike të treguara si më poshtë, duke shfaqur në këtë mënyrë elementë të më
shumë se një forme (tabela 2). Çdo lloj marrëveshje në të cilën vendet bien dakort të
kordinojnë politikat e tyre tregtare, fiskale, dhe/ose monetare mund të konsiderohet si
një dokument i integrimit ekonomik. Format dhe shkallët e integrimit janë të
ndryshme dhe nisur nga niveli i këtij të fundit mund t’i rendisim si më poshtë:
1. Marrëveshjet tregtare preferenciale (MTP) [(Preferential Trade Agreement
(PTA)]
Një marrëveshje tregtare preferenciale është ndoshta dhe forma më e dobët ose e butë
e integrimit ekonomik. Në një MTP, vendet mund të aplikojnë reduktime tarifore,
edhe pse jo eleminim të tyre, kundrejt një grupi vendesh partnere, në disa kategori
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 28
produktesh. Tarifa më të larta, ndoshta jo tarifa diskriminuese, do të mbeteshin në të
gjitha kategoritë e tjera të produkteve. Kjo lloj marrëveshjeje tregtare nuk lejohet në
vendet anëtare të OBT-së, të cilat janë të detyruara të japin apo dhurojnë statusin e
vendit më të favorizuar gjithë anëtarëve të tjerë të OBT-së. Nën rregullin e vendit më
të favorizuar (most-favored nation, MFN), shtetet bien dakort mos të diskriminojnë
kundër vendeve të tjera anëtare të OBT-së. Diskriminimi ose trajtimi preferencial për
disa vende nuk është i lejuar. Megjithate, vendi është i lirë të vendosë një tarifë më të
lartë në importet që vijnë nga vendet joanëtare të OBT-së. Në vitin 1998, Shtetet e
Bashkuara propozuan një legjislacion të tillë, i cili kishte si qëllim eleminimin e
tarifave në importet nga vendet e Afrikës Jugore. Ky veprim paraqet një marrëveshje
tregtare preferenciale të njëanshme, përderisa tarifat do të reduktoheshin në njërin
drejtim por jo në tjetrin. [Shënim: Një PTA gjithashtu përdoret në mënyrë të shpeshtë,
për të përshkruar të gjitha tipet e integrimit ekonomik, përderisa të gjitha ato
përfshijnë disa nivele të një mareveshjeje preferenciale.]
2. Zona e tregtisë së lirë (ZTL) [(Free Trade Area (FTA) ]
Një zonë e tregtisë së lirë, ka si tipar kryesor eleminimin e pengesave tregtare midis
vendeve anëtare, ndërkohë që secili prej këtyre vendeve zbaton një politikë të vetën të
kufizimeve tregtare ndaj vendeve të treta. Zona e tregtisë së lirë e Amerikës së Veriut
(NAFTA) formuar në 1995 dhe Zona Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) formuar në
1960, janë shembuj të një ZTL-je. Shembull: kur NAFTA të zbatohet plotësisht, tarifat
në importin e automobilave ndërmjet Amerikës dhe Meksikës do të jenë zero.
Megjithatë, Meksika mund të vazhdojë të vendosë një tarifë të ndryshme nga Amerika
në importin e makinave prej vendeve jo anëtare të NAFTA-s. Për shkak të tarifave të
huaja të ndryshme, ZTL-të zakonisht zhvillojnë “rregulla të origjinës” të ndërlikuara.
Këto rregulla janë disenjuar për të penguar importin e mallrave në vendet anëtare të
ZTL-së me tarifa më të ulëta dhe më pas transferimin e tyre në vendet me tarifa më të
larta.
3. Bashkimi Doganor [(Customs Union)]
Një bashkim doganor ndodh kur një grup vendesh bien dakort të eleminojnë tarifat
ndërmjet tyre dhe të vendosin dhe zbatojnë një politikë të përbashkët tregtare ndaj
vendeve të treta. Bashkimi Evropian paraqet një shembull të këtij angazhimi. Një
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 29
bashkim doganor shmang problemet e zhvillimit të rregullave të komplikuara të
origjinës, por nxjerr në pah problemin e kordinimit të politikave. Nën ndikimin e një
bashkimi doganor, të gjithë vendet anëtare duhet të bien dakort në normat e tarifave,
përmes shumë industrive të ndryshme të importit.
4. Tregu i përbashkët [(Common Market )]
Tregu i Përbashkët, duke qenë një Bashkim Doganor, bazuar ne tregtine e lirë të të
mirave dhe shërbimeve, ka si tipar bazë lirinë e plotë të lëvizjes së faktorëve (punës
dhe kapitalit), midis vendeve anëtare. Bashkimi Evropian u themelua në formën e
tregut të përbashkët nga Traktati i Romës në 1957, edhe pse u desh një periudhë e
gjatë tranzicioni deri në trajtën e tij të fundit. Sot, qytetarët e tij kanë një pashaportë të
përbashkët, mund të punojnë në çdo vend anëtar të BE-së, dhe mund të investojnë
kudo në këtë zonë pa kufizime dhe pengesa.
5. Bashkimi Ekonomik [(Economic Union)]
Bashkimi Ekonomik karakterizohet nga unifikimi i plotë i të gjitha politikave
ekonomike të vendeve anëtare, si ato monetare, fiskale, tregtare, të migrimit të
faktorëve të prodhimit. Një Bashkim Ekonomik bazohet gjithashtu në tregtinë e lirë në
të mira dhe shërbime, vendos tarifa të përbashkëta ndaj vendeve të treta, lejon lëvizjen
e lirë të kapitalit dhe punës dhe gjithashtu ngarkon disa përgjegjësi të shpenzimeve
fiskale tek institucione të tilla si agjenci tej nivelit kombëtar (mbarëkombëtare).
Politika e përbashkët bujqësore e Bashkimit Europian është një shembull i një treguesi
të kordinimit fiskal të një Bashkimi Ekonomik.
6. Bashkimi Monetar [(Monetary Union)]
Bashkimi Monetar ka të bëjë me vendosjen dhe aplikimin e një monedhe të
përbashkët përkrah një grup shtetesh. Kjo përfshin formimin e një autoriteti monetar
qëndror, i cili do të hartojë politikat monetarë për të tërë grupin. Traktati i Mastritit, i
nënshkruar nga anëtarët e Bashkimit Europian në vitin 1991, propozoi implementimin
e një monedhe të vetme europiane (Euro) që nga viti 1999. Ndoshta shembulli më i
mirë i një Bashkimi Ekonomik dhe Monetar ëshrë rasti i Shteteve të Bashkuara. Secili
shtet ka qeverinë e tij, e cila vendos politika dhe ligje për rezidentet e saj. Megjithatë,
secili shtet dorëzon kontrollin tek Qeveria Federale për disa aspekte më të gjëra si
politikat monetare, politikat e jashtme, politikat e mirëqënies etj. Të mirat, shërbimet,
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 30
puna dhe kapitali mund të lëvizin lirisht, pa pengesa nga njëri shtet në tjetrin, brenda
grupit të shteteve të bashkuara, dhe gjithashtu vendoset një politikë e përbashkët
kombëtare tregtare ndaj pjesës tjetër të botës.
Tabela 1. Tiparet kryesore të niveleve të ndryshme të liberalizimit rajonal
Llojet e integrimit Eliminimi i tarifave në tregtinë intrarajonale
Eliminimi i tarifave në tregtinë intrarajonale dhe tarifa të përbashkëta të jashtme
Lëvizje e lirë e kapitalit dhe punës
Kordinim i politikave ekonomike dhe harmonizim istandarteve
Zona e tregtisë së lirë
Bashkimi doganor
Tregu i përbashkët
Bashkimi ekonomik
�
�
�
�
�
�
�
�
� �
Burimi: Organizata Botërore e Tregtisë http://www.wto.org/english/tratop_e/region_e/regfac_e.htm
Tabela 2. Disa shembuj real botëror të liberalizimit rajonal dhe karakteristikat e tyre
Shembuj të niveleve të liberalizimit rajonal
Eliminimi i tarifave në tregtinë Intrarajonale
Eliminimi i tarifave në tregtinë intrarajonale dhe tarifa të përbashkëta të jashtme
Lëvizje e lirë e kapitalit dhe punës
Kordinim i politikave ekonomike dhe harmonizim standartesh
Zona të tregtisë së lirë:NAFTA (1)ANZCERTA (2)
Po Po
(1)Pjesërisht puna, po;(2) Kapitali, pjesërisht
(1)Pjesërisht
Bashkimi Doganor:Komuniteti Ekonomik Europian
Po Po Jo Pjesërisht
Tregu i Përbashkët: Komuniteti Europian
Po Po Po Pjesërisht
Bashkimi Ekonomik:Bashkimi Europian
Po Po Po Ende jo i plotë përvec politikës monetare
Burimi: Organizata Botërore e Tregtisë http://www.wto.org/english/tratop_e/region_e/regfac_e.htm
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 31
Multilateralizmi kundrejt Rajonalizimit, një mik apo armik?!
Në periudhën pas luftës së dytë botërore, shumë vende kanë ndjekur objektivin e
liberalizimit tregtar. Një mekanizëm i përdorur për të arritur këtë qëllim, ishte
formimi i GATT-it dhe pasuesit të tij OBT-së. Edhe pse GATT filloi ekzistencën e saj
me më pak se 50 vende anëtare, OBT deklaroi 132 vende pas vitit 1997. Meqënëse
marrëveshjet e GATT dhe OBT-së angazhuan të gjitha vendet anëtare të ulin barrierat
tregtare, shpeshherë kjo formë bashkpunimi është trajtuar si një teori multilaterale e
liberalizimit tregtar.
Siç u shpjegua dhe më sipër, një metodë alternative e përdorur nga shumë vende për
të arritur liberalizimin tregtar, përfshin formimin e marrëveshjeve tregtare
preferenciale, zonave të tregtisë së lirë, bashkimeve doganore dhe tregjeve të
përbashkëta. Për shkak se shumë nga këto marrëveshje përfshijnë vende të afërta
gjeografikisht, këto metoda shpeshherë referohen si trajtime apo forma rajonale të
liberalizimit tregtar. Por pyetja kryesore, lidhur me interesin në formimin e këtyre
marrëveshjeve preferenciale tregtare, është nëse këto mërrëveshje janë apo jo “të
mira”. Nëse jo, përse?
Një arsye se përse përkrahësit e tregtisë së lirë mund të mbështesin marrëveshjet
tregtare rajonale është sepse ato mund të stimulojnë më tej levizjet ndaj tregtisë së
lirë. Në të vërtetë, seksioni 24 i marrëveshjes së GATT, lejon vendet nënshkruese të
formojnë marrëveshje të tregtisë së lirë dhe bashkime doganore, pavarësisht faktit se
marrëveshjet preferenciale dhunojnë principin e jo-diskriminimit. Kur një zonë e
tregtisë së lirë ose bashkim doganor është formuar ndërmjet dy ose më shumë
vendeve anëtare të OBT-së, ata bien dakort të ulin tarifat e tyre drejt zeros midis njëri-
tjetrit, por nga ana tjetër do të ruajnë nivelin e tarifave kundrejt vendeve të tjera
anëtare të OBT-së. Si rrjedhim, zona e tregtisë së lirë paraqet politika diskriminuese.
Me sa duket, arsyeja se përse këto marrëveshje tolerohen brenda OBT-së, është sepse
ato përfaqësojnë angazhime të rëndësishme të tregtisë së lirë, ç’ka përbën një tjetër
synim themelor i OBT-së.
Megjithatë, ka opinione midis ekonomistëve dhe kritikëve të kësaj fushe, se
marrëveshjet tregtare rajonale e bëjnë më të vështirë, sesa më të lehtë, arritjen e
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 32
objektivave themelorë në funksion të tregtisë së lirë globale. Frika qëndron në faktin
se, edhe pse marrëveshjet tregtare rajonale do të liberalizojnë tregtinë midis vendeve
brenda rajonit, ato gjithashtu mund nxisin shtimin e barrierave proteksioniste tregtare
kundrejt vendeve jashtë zonës. Llogjika qëndron në kontekstin se, sa më e madhe
zona tregtare rajonale, relativisht ndaj masës së tregut botëror, aq më e madhe do të
jetë fuqia e tregut të këtij rajoni në tregti. Sa më e madhe fuqia e tregut, aq më e lartë
do të jetë tarifa optimale e rajonit, taksat e eksportit. Si rrjedhim, teoria e rajonalizimit
nën kuadrin e liberalizimit tregtar, mund të çojë në formimin e blloqeve tregtare të
mëdha, në të cilat tregtohet lirisht midis anëtarëve, por nga ana tjetër me masa
kufizuese kundrejt pjesës tjetër të botës. Për këtë arsye, disa ekonomistë kanë
argumentuar se format multilaterale të liberalizimit tregtar, përfaqësuar nga
marrëveshjet e liberalizimit tregtar në raundet pasuese të OBT-së, e kanë më të
mundshme arritjen e tregtisë së lirë globale, se sa format e tregtisë rajonale apo
preferenciale.
Shekulli i 20-të dëshmoi dy rryma të mëdha të liberalizimit rajonal: e para gjatë viteve
1950 dhe 1960 (Bhagwati, 1992), dhe tjetra gjatë viteve 1990-të. Ashtu siç pohon dhe
Panagariya (2000, p. 287), liberalizimi rajonal efektiv gjatë fazës së parë nuk u shtri
përtej Europës Perëndimore (Komuniteti Europian dhe EFTA). Faza e dytë e
rajonalizmit, sidoqoftë, ishte më e sukseshme, duke i drejtuar virtualisht të gjithë
vendet - të zhvilluara dhe në zhvillim - në kërkim të disa formave të marrëveshjeve
tregtare preferenciale. Që nga viti 1999, numri i marrëveshjeve rajonale të
zyrtarizuara nga OBT u rrit ndjeshëm (Banka Botërore, 2000, fq. 123). Edhe Japonia,
një vend që refuzoi në mënyrë të përsëritshme hyrjen në ndonjë marrëveshje tregtare
kontraktuale, tashmë është duke punuar në formimin e zonave të tregtisë së lirë me
Republikën e Koresë dhe Singaporit. Për shkak të kësaj përhapjeje apo zgjerimi të
vazhdueshëm të marrëveshjeve tregtare preferenciale, janë shfaqur presione të vërteta
dhe të dukshme në sistemin tregtar multilateral (Bhagwati, Krishna dhe Panagariya,
1999, kapitulli 2)14.
14 Për një shqyrtim më të mirë të kësaj çështjeje nga një pikpamje historike dhe teorike mund të bazohemi në literaturën sipas Bhagwati (1992) dhe Irwin (1994). Për një rishikim të literaturës së kohës së fundit, lidhur me meritat e rajonalizimit kundrejt multilateralismit, mund të bazohemi në Winters (1996).
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 33
Në vazhdim, prezantohet argumenti ekonomik lidhur me devijimin dhe krijimin e
tregtisë. Këto koncepte përdoren për të bërë dallimin midis efekteve të dobishme të
zonës së tregtisë së lirë ose bashkimeve doganore kundrejt atyre të dëmshme. Siç u
përmend më sipër, marrëveshjet tregtare preferenciale shpesh janë të suportuara, sepse
ato përfaqësojnë një lëvizje në drejtimin e tregtisë së lirë. Nëse tregtia e lirë është
ekonomikisht politika më eficiente, do të ishte me vend të thuhej si vazhdim se, çdo
lëvizje drejt tregtisë së lirë duhet të jetë e dobishme në termat e eficiensës ekonomike.
Por, duket se ky konkluzion është i gabuar. Edhe nëse tregtia e lirë është tepër
efiçente, nuk është e vërtetë se një hap në atë drejtim domosdoshmërisht rrit efiçensën
ekonomike. Nëse një marrëveshje tregtare preferenciale rrit mirëqënien e një vendi
dhe rrit efiçiensën ekonomike, varet nga masa në të cilën marrëveshja shkakton
devijimin tregtar kundrejt krijimit të tregtisë, çështje për të cilat do të flitet në
vazhdim.
1.4.2 Përfitimet dhe kostot e të tregtuarit në mënyrë preferienciale15
Përfitimet statike dhe dinamike
Kur dy ose më shumë vende bien dakort të tregtojnë në mënyrë preferenciale, çmimet
relative në këto ekonomi do të ndryshojnë dhe si kundërpërgjigje, do të ndryshojë
edhe struktura e kërkesës. Kjo do të sjellë si rrjedhim, flukse të ndryshuara tregtare
dhe nivele të ndryshuara outputi, jo vetëm në vendet pjesmarrëse në këtë marrëdhënie
tregtie, por gjithashtu dhe në vendet jashtë bllokut. Ç’mund të themi për këto
ndryshime dhe impaktin e tyre në mirëqënien ekonomike të këtyre vendeve?
Në një fazë të caktuar, besohej se çdo lloj marrëveshje tregtare preferenciale duhet të
ishte përmirësuese e mirëqënies, jo vetëm për vendet autore të MTP-së por si dhe për
botën në përgjithësi, pasi një MTP do të krijonte një territor të tregtisë së lirë dhe si
rrjedhim, do të sillte botën më afër idealit të tregtisë së lirë universale. Nocioni i një
përmirësimi në mirëqënien botërore, si pasojë e eleminimit të kufizimeve tregtare
brenda një grupi vendesh, qëndron brenda kuadrit të GATT, Artikulli XXIV. Ky
artikull parashikon përjashtime në parimin e jo-diskriminimit, duke lejuar krijimin e
15 Bazuar në Mikic, 1998, pf. 445-459
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 34
zonave të tregtisë së lirë dhe bashkimeve doganore. Megjithatë, realiteti ka treguar se
jo gjithmonë, tregtia pjesërisht e lirë (brenda një rajoni ose grupi), domosdoshmërisht
sjell përmirësime në mirëqënie. Kjo ndodh për shkak se, liberalizimi i pjesshëm nuk
eleminon diskriminimin ndërmjet burimeve të ofertës (burime vendase dhe të huaja),
por vetëm i zhvendos ato (nga njëri burim i huaj tek tjetri).
Ekzaminimi i efekteve të integrimit rajonal në mirëqënie, është studiuar nën kuadrin e
teorisë moderne me përfaqësues kryesor Jacob Viner16, i cili arriti në përfundimin se,
efektet kanë implikime kontradiktore në mirëqënie. Për këtë arsye, do të ishtë më me
interes të vlerësohej efekti neto i diskriminimit tregtar, duke shtruar pyetjen nëse ai
është negativ apo pozitiv. Për të përshkruar këto efekte dhe për identifikuar efektin
neto, ai krijoi termat: krijim tregtar dhe devijim tregtar.
Krijimi i tregtisë përshkruan tregtinë që ndodh midis anëtarëve të një marrëveshjeje
tregtare preferenciale dhe përfaqësohet nga rritja në sasinë e importuar për shkak të
përfshirjes në marrëveshjen tregtare apo bllokun tregtar. Krijimi i tregtisë shoqërohet
me përmirësim të mirëqënies për vendin importues, përderisa ai përfaqëson një
zëvendësim të prodhimit të brendshëm me kosto të lartë nga prodhimi më efiçent i
vendit partner rajonal. Përderisa kjo mund të kosiderohet si një përmirësim në
alokimin e burimeve nën ndikimin e tregtisë së lirë, është mëse e qartë që derivohet
një efekt pozitiv në mirëqënie.
Devijimi i tregtisë përshkruan tregtinë që ndodh midis anëtarëve të një marrëveshjeje
tregtare preferenciale dhe zëvendëson atë çka mund të importohej prej një vendi apo
vendesh jashtë një marrëveshje tregtare preferenciale. Me fjalë të tjera, devijimi
tregtar ndodh kur prodhimi i vendeve partnere, anëtare të marrëveshjes, zëvendëson
importet me kosto më të ulët nga vendet jashtë një marrëveshje tregtare preferenciale
ose e thënë ndryshe, nga pjesa tjetër e botës. Kjo është një pasojë e diskriminimit
paraqitur nga një MTP dhe është e shoqëruar me përkeqësim të mirëqënies të vendit
importues, përderisa shkakton rritje të kostos së importeve.
16 Jacob Viner, The Customs Union Issue (New York, Carnegie Endowment for International Peace, 1950)
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 35
Si krijimi i tregtisë dhe devijimi i saj janë efekte njësoj të mundshme. Disa nga
rrethanat në të cilat devijimi i tregtisë do të jetë më pak problematik jepen si më
poshtë (Banka Botërore, 2000, fq. 40-41):
� Meqë devijimi i tregtisë mund të ndodhë vetëm nëse një vend ka një tarifë në
importe nga pjesa tjetër e botës, është e qartë se duke ulur këto tarifa do të ulet
dhe kosto e devijimit të tregtisë.
� Meqë devijimi tregtar formohet vetëm kur kostot e vendit partner janë larg nga
linja e kostove dhe çmimeve në pjesën tjetër të botës, atëherë nëse vetë vendi
partner ka tarifa më të ulëta kundrejt pjesës tjetër të botës, do të ndodhin
presione rënëse në kostot e tij.
� Së bashku me kostot e transportit dhe transaksioneve, është e mundur që dhe
kostot e devijimit të tregtisë do të jenë më të ulta nëse vendi partner është afër
(gjeografikisht) dhe i krahasueshëm (në termat e strukturës së prodhimit).
Duke përgjithësuar atë ç’ka u tha më sipër, mund të themi se përfitimet kombëtare dhe
globale nga një MTP lidhen me krijimin e tregtisë, kurse humbjet me devijimin e
tregtisë. Përfitimet janë aq më të mëdha sa më elastike të jetë kërkesa për importe; sa
më e madhe diferenca midis çmimeve në vendin e dhënë dhe në atë partner për
produktin e dhënë; sa më e vogël të jetë diferenca midis çmimit në vendin partner dhe
çmimit në vendin jashtë bllokut.
Krijimi i tregtisë dhe devijimi i tregtisë gjithashtu janë ashtuquajtur dhe si efekte
statike të një MTP-e. Por për më tepër, jemi të interesuar në të ashtuquajturat efekte
dinamike, të cilat kanë të bëjnë me:
� Shfrytëzim më të mirë të ekonomizimeve të shkallës.
� Konkurencë e rritur brenda tregjeve të MTP-së.
� Investime më të mëdha dhe transferim teknologjie në vendet brenda MTP-së.
� Përfitime nga lëvizshmëria e rritur e punës dhe kapitalit.
Por gjithashtu, s’duhet të neglizhojmë dhe impaktin politik. Shpesh, qëllimi i
integrimit është me karakter politik ndërsa pasojat ekonomike janë vetëm efekte
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 36
anësore të përfitimeve politike (Banka Botërore, 2000, fq.11). Ndër përfitimet më të
rëndësishme me karakter politik, mund të përmendim:
� Siguria intra-rajonale dhe extra-rajonale; të tilla si në rastin e MERCOSUR,
Marrëveshja e Associimit me Europën Qendrore.
� Fuqia e të bërit tregti; të tillë si në rastin e Cairns Group, Bashkimi Europian
dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Petrioliumit (OPEC).
� Kooperimi në projekte; të tilla si në fushën e peshkimit (Bashkimi Europian
dhe EFTA) dhe në fushën e energjisë (Komuniteti i Zhvillimit të Afrikës
Jugore [SADC]).
� Mbyllja në reformat e brendshme; të tilla si në rastin e Meksikës me NAFTA,
vendet e Europës Qendrore në marrëveshjen e associmit me BE-në, dhe Greqia
dhe Portugalia me BE-në.
Vlerësimi i impaktit ekonomik të një MTP-je është një punë komplekse. Edhe pse
rezultati neto është pozitiv, është e nevojshme të dihet nëse ka ndonjë alternativë më
të mirë për arritjen e një rezultati të tillë. Me fjalë të tjera, nëse një vend liberalizon në
mënyrë të njëanshme (unilaterale), a do të ishte më keq se krahasuar me liberalizimin
nëpërmjet një MTP-je? Nisur nga teoria dhe evidencat e deritanishme, mendohet se
liberalizimi unilateral do të jetë në të vërtetë superior ndaj liberalizimit preferencial.
Lidhur me blloqet tregtare të renditura më sipër, mund të themi se eksperienca ka
treguar se më efiçenti qëndron modeli i bashkimeve ekonomike. Nga studime të
shumta empirike dhe eksperienca reale, është gjetur se në rastin e bashkimeve
ekonomike, diferenca midis përfitimit dhe humbjes është më e madhe se në rastet e
tjera. Kjo formë integrimi ka rezultuar më jetëgjatë, kur tregtia midis vendeve anëtare
të bllokut lidhet me mallra lluksi dhe më pak e sukseshme në rastin e produkteve
bujqësore. Arsyeja qëndron në elasticitetin në lidhje me çmimin dhe të ardhurat, vlerat
e të cilëve në rastin e produkteve bujqësore janë më të vegjel se 1. Si rrjedhojë, tregtia
neto e krijuar është më e vogël se në rastin e produkteve të luksit.
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 37
1.5 Konkluzione
Njohja e modeleve të tregtisë ndërkombëtare përbën një bazë për studimin e saj. Për
këtë arsye, ky punim fillon pikë së pari me prezantimin e modeleve bazë të tregtisë
dhe më tej me zhvillimin e teorive bashkëkohore mbi tregtinë. Që nga viti 1950, në
ekonominë botërore ka ndodhur një liberalizim masiv i tregtisë botërore, fillimisht
nën ndikimin e GATT, themeluar në 1947, dhe tashmë nën autoritetin e OBT-së, e cila
zëvendësoi GATT në 1993. Domosdoshmëria për liberalizimin tregtar bazohet në
teorinë e avantazheve krahasuese të David Rikardos. Barrierat jotarifore të tregtisë, të
tilla si kuota, liçenca dhe standarte teknike, gjithashtu janë zbutur gradualisht, por
mjaft herë më ngadalë se tarifat. Marrëveshjet tregtare rajonale janë bërë shumë
tërheqëse në formën e Zonave të Lira Tregtare dhe Bashkimeve Doganore. OBT
numëron 76 të tilla të themeluara ose të modifikuara që nga vitit 1948.
Gjatë viteve të fundit, mund të themi se është zhvilluar një literaturë esenciale lidhur
me efektet e liberalizimit tregtar mbi një gamë të agregatëve makroekonomikë dhe
proçeseve përshtatëse mikroekonomike, paralelisht me përhapjen dhe shtimin e
programeve të reformave tregtare. Mund të përmendim punime të shumta të
publikuara mbi këtë çështje nga autorë si: Edwards(1993), Krueger(1997), Rodrik
(1997), Rodriguez dhe Rodrik(1999).
Në përgjithësi, rezultate të shumta tregojnë se, tregtia kontribuon në përmirësimin e të
ardhurës reale dhe të rritjes për frymë. Megjithatë, nëse tregtia nuk është e kombinuar
me politika adekuate për të balancuar importet kundrejt eksporteve, ajo mund të
gjenerojë defiçite të bilancit tregtar dhe te bilancit të pagesave, duke krijuar në këtë
mënyrë, shkak për ngadalësim ose përkeqësim në rritjen e të ardhurës reale.
Nga ana tjetër, studime të tjera kanë gjetur evidenca të varfëra në lidhjen midis
liberalizimit dhe rritjes ekonomike (UNCTAD, 1989; Agosin, 1991; Clarke dhe
Kirkpatrick, 1992; Greenaway dhe Sapsford, 1994; Shafaedin, 1994; Jenkins, 1996).
Parë nga ana e importeve, studime të shumta pohojnë se vihet re një impakt i fortë
positiv i liberalizimit tregtar në rritjen e importeve, dhe ky impakt rrjedh kryesisht
nëpërmjet ndjeshmërisë së çmimeve dhe ndryshimeve të të ardhurave (Melo dhe
Vogt, 1984; Bertola dhe Faini, 1991). Lidhur me ndikimin e ndërsjelltë tregti-zhvillim
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 38
mund të themi se, ekziston një diversitet i madh në literaturë për tregtinë, liberalizimin
tregtar dhe efektet në të ardhurat, punësim dhe bilancin e pagesave. Çështja kryesore
që ngrihet në këto postulate teorike është se, si duhet të ndërveprojnë tregtia dhe
zhvillimi ekonomik?.
Në këtë kapitull, në veçanti, vëmendja përqëndrohet në integrimin rajonal në kuadrin
e liberalizimit dhe format e këtij integrimi. Teksa studiohet impakti në dinamikën e
liberalizimit, është e dobishme t’u përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme:
(a) Është rajonalizimi më i shpejtë?
(b) Është rajonalizimi më eficient?
(c) Është rajonalizimi më i sigurt?
Marrëveshja tregtare preferenciale më e sukseshme, në termat e arritjes së tregtisë së
lirë për anëtarët e saj, është rasti i Bashkimit Europian. Implementimi i plotë i saj
brenda Bashkimit Europian, lidhur me lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbime, ende
kërkon kohë dhe punë.
Ekziston një perceptim se një MTP është më e shpejtë në liberalizim sepse koha e
negociatave për të arritur marrëveshjen mund të jetë relativisht e shkurtër. Por nga ana
tjetër, është me e lehtë për marrëveshjet rajonale që të shkojnë drejt falimentimit (për
shembull, LAFTA [Latin America Free Trade Association]) ose të përshtasin
shpejtësinë e liberalizimit për të arritur interesat specifikë të disa prej anëtarëve (për
shembull, ASEAN).
Si përfundim, është e paqartë nëse rajonalizimi është një hap më shumë drejt tregtisë
së lirë globale apo një pengesë. Ajo ç’ka është e sigurt është se rajonalizimi tashmë ka
hedhur rrënjë dhe se ekonomia botërore në të ardhmen do të mbështetet si në blloqet
tregtare rajonale ashtu dhe në OBT.
Në anën tjetër, ashtu siç argumenton dhe Panagariya, (2000), përhapja e MTP-ve me
tarifa të diferencuara dhe barriera të tjera do të çojë në një regjim tregtar kaotik dhe
jotransparent. E vetmja rrugëdalje është përshpejtimi i liberalizimit bazuar në
principin e MFN17 (Bhagwati 1992, fq 328). Pra siç thuhet edhe më sipër,
17 (MFN ) Most Favoured Nation
Liberalizimi Tregtar dhe Performanca Ekonomike. Teori dhe Evidenca
Soana JAUPLLARI (TEKA) 39
diskriminimi tregtar shoqërohet si me efekte positive, ashtu edhe negative. Për të
vlerësuar efektin neto, duhet të analizojmë krijimin dhe devijimin e tregtisë. Këto
koncepte përdoren për të bërë dallimin midis efekteve të dobishme të zonës së tregtisë
së lirë ose bashkimeve doganore kundrejt atyre të dëmshme. Siç u përmend më sipër,
marrëveshjet tregtare preferenciale shpesh janë të suportuara, sepse ato përfaqësojnë
një lëvizje në drejtimin e tregtisë së lirë. Por, edhe nëse tregtia e lirë është tepër
efiçente, nuk është domosdoshmërisht e vërtetë se një hap në atë drejtim patjetër rrit
efiçensën ekonomike. Nëse një marrëveshje tregtare preferenciale rrit mirëqënien e
një vendi dhe rrit efiçiensën ekonomike, varet nga masa në të cilën marrëveshja
shkakton devijimin tregtar kundrejt krijimit të tregtisë. Sa më i madh të jetë krijimi
tregtar dhe sa më i vogël devijimi tregtar, aq më të mëdha do të jenë dhe përfitimet
nga bashkimi doganor.
Kapitulli
2Proçeset Liberalizuese dhe Tregtia e Jashtme
e Shqipërisë
Karakteristika të Përgjithshme
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 41
Hyrje................................................................................................................................. 41
2.1 Shqipëria në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit ekonomik ……............ 43
2.1.1 Kronologji e proçesit të liberalizimit në periudhën 1992-2009. Karakteristika të tij......... 43
2.1.2 Politika tregtare e Shqipërisë në kuadër të integrimit Europian................................. 47
2.2 Rajoni i Ballkanit në proçesin e integrimit ekonomik................................................. 54
2.2.1 Zhvillimet në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit për rajonin e Ballkanit......... 54
2.2.2 Prirjet e viteve të fundit në tregtinë e rajonit........................................................... 58
2.3. Zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit................... 70
2.3.1 Analizë përshkruese e import-eksporteve. Fakte dhe evidenca………………....... 23
2.3.2 Përbërja strukturore e eksporteve dhe importeve.................................................... 77
2.3.3 Shtrirja gjeografike e tregtisë
(i) Tregtia me vendet e BE-së.....................................................................
(ii) Tregtia me vendet e rajonit..................................................................
(iii) Tregtia me vendet e tjera....................................................................
86
90
94
2.4 Zhvillimet tregtare përballë efekteve të krizës globale ekonomike…….………... 95
2.5 Konkluzione……………………………………………………………………… 103
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 42
Hyrje
Vitet e para të tranzicionit e përballën ekonominë e Shqipërisë me sfida dhe
ndryshime të fuqishme. Si çdo sektor tjetër i ekonomisë, edhe sektori i tregtisë së
jashtme iu nënshtrua proçeseve të thella dhe intensive liberalizuese, proçese të cilat në
të njëjtën kohë paraqitën nevojën e ndërrmarjes së politikave dhe reformave efiçente
në tregtinë e jashtme.
Që nga viti 1994, zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë, në përgjithësi janë
karakterizuar nga flukse tregtare kryesisht në rritje, fakt i cili tregon për një hapje dhe
intensifikim të shkëmbimeve tregtare të ekonomisë dhe tregjeve shqiptare me
ekonomitë dhe tregjet botërore. Rritja e nivelit të hapjes për vende të vogla, si
Shqipëria, konsiderohet si një mënyrë për të eleminuar pengesat që hasen në kufizimet
e tregut. Edhe pse nivelet e hapjes për Shqipërinë kanë ndjekur një trend vazhdimisht
pozitiv, përsëri ato mbeten të ulëta, në raport edhe me vendet e tjera të rajonit. Ritmi i
rritjes së flukseve tregtare ka qenë herë pas here i ç’rregullt, duke reflektuar në këtë
mënyrë zhvillimet kryesore në ekonominë shqiptare si dhe ndikimin e faktorëve të
ndryshëm ndërkombëtar si dhe rajonal. Edhe pse eksportet kanë përmisuar kontributin
e tyre në flukset tregtare përsëri qëndrojnë larg vlerës së importeve. Ndikimi i
eksporteve në volumin tregtar mbetet ende shumë i vogël, edhe pse në disa periudha
vihet re se rritja e eksporteve është më e madhe se rritja e importeve. Defiçiti i
vazhdueshëm tregtar ka shoqëruar zhvillimet në tregtinë e jashtme në trajtën e një
sëmundjeje kronike. Vazhdimësia e deritanishme e bilancit tregtar negativ për shumë
vite, tregon se nevojat dhe fuqia blerese e tregut ka qenë relativisht e lartë, kryesisht
për shkak të remitancave të ardhura në tregun shqiptar nga puna e emigrantëve
ekonomikë, si dhe të shumë ndihmave dhe kredive financiare të hyra në vendin tonë.
Në këtë kontekst, edhe më gjerë, analizimi i treguesve të tregtisë së jashtme ka një
rëndësi të veçantë në shpjegimin e tregtisë, pasi ata shprehin në mënyrë të
përgjithshme dhe specifike orientimet e ekonomisë, arritjet e saj, shkallën e varësisë
nga tregu ndërkombëtar, mundësitë dhe avantazhet që ofron tregu kombëtar etj.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 43
Për shkak të rëndësisë së këtyre çështjeve, kapitulli në vijim përqëndrohet në
analizimin e karakteristikave të përgjithshme të proçeseve liberalizuese dhe tregtisë së
jashtme të Shqipërisë. Struktura e këtij kapitulli është konceptuar në katër çështje
kryesore. Çështja e parë dhe e dytë përqëndrohen në analizimin e proçesit të
liberalizimit tregtar dhe integrimit ekonomik, respektivisht për Shqipërinë dhe më
gjerë, për rajonin e Ballkanit. Çështja e tretë analizon zhvillimet dhe dinamikat
kryesore të tregtisë së jashtme shqiptare, gjatë periudhës së tranzicionit, duke nxjerrë
në pah fakte dhe evidenca të cilat na bëjnë të reflektojmë për probleme dhe sfida. Së
fundmi, çështja e katërt përqëndrohet në analizimin e impaktit të krizës ekonomike së
periudhës 2008-2009, në zhvillimet tregtare të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.
Kapitulli përfundon me dhënien e konkluzioneve dhe përfundimeve përkatëse.
2.1 Shqipëria në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit ekonomik
2.1.1 Kronologji e proçesit të liberalizimit në periudhën 1992-2009
Tashmë të gjithë e njohim të kaluarën e sistemit ekonomik shqiptar. Bëhet fjalë për
një ekonomi të komanduar, të cilën vetë shteti e drejtoi dhe e organizoi në mënyrë të
centralizuar dhe të kontrolluar. Gjatë këtyre 18-viteve post-komunizëm është folur
shumë për pasojat e këtij sistemi, por e rëndësishme është të kuptohet hendeku i
krijuar midis ekonomisë kombëtare dhe asaj botërore.
Ekonomia shqiptare ishte e mbyllyr në guackën e saj, duke mos lejuar vlerësimin dhe
rivlerësimin e saj të vazhdueshëm në tregun boteror. Mungesat e shumta në treg për
produktet e nevojës së parë, sistemet e racionimit sidomos për mallrat ushqimore,
fiksimi i çmimeve në nivele të planifikuara, alokimi i centralizuar dhe joefiçent i
burimeve prodhuese etj, ishin disa nga tiparet e ekonomisë në sistemin e centralizuar.
Duke u nisur nga këto tipare, dallohet qartë qëllimi i cili nuk ishte konkurimi në
tregun ndërkombëtar, qoftë edhe vetëm me ato te lindjes. Në këtë mënyrë, nuk mund
të pretendojmë për një përfitim real nga tregtia. Ndërsa në një ekonomi tregu, të
hapur, zhvillimi ekonomik orientohet nëpërmjet konkurencës dhe sigurimit të
avantazheve krahasuese me jashtë.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 44
Për ekonominë shqiptare, tepër delikate dhe te sapoorientuar drejt tregut, identifikimi i
sektorëve që do të përbënin bazën e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, si dhe
adaptimi i politikave të përshtatshme zhvillimore në mbështetje të tyre, përbënin një
domosdoshmëri dhe një prioritet absolut.
Pikërisht dy linjat kryesore, në të cilat do të mbështetej reforma në tregtinë e jashtme
ishin privatizimi i ekonomisë dhe hapja e ekonomisë sonë ndaj asaj ndërkombëtare,
ky i fundit, proçes i zhvilluar vrullshëm dhe në mënyrë spontane.
Proçesi i liberalizimit të regjimit tregtar në rastin e vendit tonë është zhvilluar në disa
faza. Liberalizimi i regjimit tarifor, fillimisht ka qenë i njëjtë dhe me nivele të ulta të
tarifave. Më pas, është karakterizuar nga një përbërje më komplekse dhe me karakter
mbrojtës; dhe pas vitit 2000, i thjeshtuar në bazë të parametrave të kërkuar dhe ulje të
tarifave. Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi se proçesi i liberalizimit tregtar në
rastin e Shqipërisë është realizuar në disa faza:
� Liberalizimi autonom (fillimet e tranzicionit), i cili konsistoi kryesisht në
reformat fillestare liberalizuese si: liberalizimi i çmimeve, heqja e monopolit
shtetëror mbi tregtinë e jashtme, liberalizimi i llogarisë korente etj.
� Liberalizimi rajonal, konkretizuar me nënshkrimin e MTL-ve dhe proçesin e
integrimit me BE-në, me dokument paraprijës MSA-në.
� Liberalizimi shumëpalësh, konkretizuar me hyrjen në OBT, në shtator 2000.
Liberalizimi i tregtisë së jashtme në Shqipëri nisi gjatë viteve 1992/1993, nëpërmjet
eleminimit të monopolit shtetëror mbi eksportet dhe importet. Proçesi i hapjes dhe
liberalizimit tregtar nisi si një proçes relativisht intensiv, krahasuar me vendet e tjera
të rajonit të Ballkanit. Në këto kushte, lojtarë të rinj, me të tjera këndvështrime të
orientuara drejt nevojave parësore të tregut, u bënë pjesë e lojës. Importet ndryshuan
si nga pikëpamja sasiore dhe strukturore. Importi shqiptar filloi të orientohej më
shumë drejt importit konsumator, ndërsa eksporti pothuajse u venit. Reforma preku
edhe tregun valutor. Që në vitin 1992, transaksionet e llogarisë korrente nisën të
kryhen në valuta të huaja, si dhe filloi të operohej bazuar në kurset fleksibël të
këmbimit.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 45
Në rrugën e reformimit hyri edhe sistemi doganor. Liberalizimi i regjimit tarifor,
fillimisht ka qenë i njëjtë dhe me nivele të ulta të tarifave. Më pas, në kushtet e të
ardhurave të kufizuara nga sektori prodhues dhe të shpenzimeve në rritje, qeveritë
shqiptare u munduan që të kompensojnë defiçitin buxhetor me rrugë të ndryshme, një
prej të cilave ishtë dhe vendosja e një regjimi doganor më proteksionist. Për këtë
arsye, struktura tarifore nga mesi i viteve 90’ u karakterizua nga një përbërje më
komplekse dhe me karakter më mbrojtës. Pas vitit 2000, ajo u thjeshtua në bazë të
parametrave të kërkuar nga OBT dhe u karakterizua nga ulje e mëtejshme e tarifave.
Gjithashtu, reforma e kësaj periudhe në regjimin tregtar, konsistoi edhe në eleminimin
dhe reduktimin edhe të shumë barriera jotarifore, siç ishin: kufizimet sasiore mbi
eksportet dhe importet. Pra, mund të thuhet se, ndërsa Shqipëria ishte në prag të
anëtarësimit në OBT, regjimi tarifor i saj ishte liberalizuar ndjeshëm. Pas anëtarësimit
në OBT, Shqipëria thelloi akoma dhe më shumë liberalizimin e regjimit të saj tarifor,
në bazë të standarteve të kërkuara.
Për më tej, Shqipëria është përfshirë që në fillimet e viteve 90’ edhe në proçesin e
integrimit europian. Ky integrim përbën instrumentin themelor për të lehtësuar dhe
përshpejtuar zhvillimin e gjithanshëm dhe të qëndrueshem të vendit. Për Shqipërinë,
aspirata për kandidim në BE, fillimisht u parapri nga proçesi i Asocimit, i formuluar
më saktë si proçesi i Asocim-Stabilizimit (PAS). Në këtë proçes, integrimi rajonal,
merr rëndësi të veçantë si pikënisje për integrimin europian. Integrimi rajonal i
vendeve është parë si rruga më e shpejtë e mundshme, që vendet përkatëse të
plotësojnë kushtet për të realizuar integrimin europian dhe më gjerë (në kushtet e
globalizimit). Ky proçes kërkon realizimin e reformave për të mundësuar përafrimet e
ritmeve të zhvillimit dhe integrimit midis vendeve. Ai është i shtrirë në kohë për
shkak të veçorive dhe diferencave midis shoqërive dhe ekonomive të tyre. Në këtë
kuadër, integrimi tregtar konsiderohet si një komponent i rëndësishëm dhe ndoshta
numër një i integrimit të gjerë dhe afatgjatë të vendeve në rajon, konkretisht atij të
Europës Juglindore, në strukturat e BE- së.
Në 27 qershor të vitit 2001, Shqipëria nënshkroi në Bruksel Memorandumin e
Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë me vendet e Europës
Juglindore. Në këtë mënyrë, u institucionalizua angazhimi për t’u bërë pjesë e zonës
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 46
së tregtisë së lirë në rajon, që nënkupton lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, të
shoqëruar me shfrytëzim më të mirë të avantazheve krahasuese të vendeve. Ky
koperim rajonal u konkretizua me Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, të cilat përbëjnë
komponentin e parë dhe më të rëndësishëm të këtij integrimi. Nënshkrimi i këtyre
marrëveshjeve nënkuptonte krijimin e një zone të lirë tregtare (brenda një periudhe 6
vjeçare, deri në vitin 2008), me rreth 56 milion konsumatorë dhe me interes për
investitorët vendas dhe të huaj. Në kuadrin e OBT-së dhe MTL-ve, disa nga kërkësat
e parashtruara konsistonin në mosrritjen e nivelit mesatar të barrierave pas integrimit
rajonal, eleminimin brenda 10 vjetësh të të gjithë tarifave dhe kufizimeve të tjera
tregtare për një pjesë thelbësore të këmbimeve të mallrave, si dhe notifikim të
marrëveshjes në OBT.
Kronologjia e liberalizimit tregtar vazhdoi më tej, me proçesin e liberalizimit me BE-
në, me dokument paraprijës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). MSA e
ndërmjetje (e cila mbulon marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe BE-së), si
dokumenti i dytë pasues i proçesit te integrimit, pati rol të rëndësishëm në nxitjen e
integrimit rajonal. Në bazë të artikujve përkatës:
� Nuk ndalon vazhdimësinë ose krijimin e bashkimeve doganore, zonave të
tregtisë të lirë apo marrëveshjeve ndërkufitare
� Gjatë periudhës së tranzicionit, marrëveshja nuk mund të ketë ndikim në
marrëveshjet specifike preferenciale.....apo në MTL dypalëshe
Gjithashtu në bazë të kësaj marrëveshjeje kërkohej që Shqipëria:
� Të avanconte koperimin dhe të përfundonte marrëveshjet mbi koperimin rajonal
me secilin vend kandidad, në secilën nga fushat e koperimit të mbuluara nga kjo
marrëveshje
� Të fillonte negociatat me Turqinë1, me synim për të krijuar një zonë të tregtisë
së lirë midis dy palëve
Tashmë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një marrëveshje e nënshkruar në
qershor të vitit 2006, midis Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. Ajo u ratifikua nga
1 Marrëveshje e cila hyri në fuqi ne 1 Maj 2008
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 47
të gjitha shtetet anëtare dhe hyri në fuqi në prill 2009. Marrëveshja e ndërmjetme hyri
në fuqi në dhjetor të vitit 2006. Ajo parashikonte krijimin e një zone të tregtisë së lirë
midis Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.
Efektet e pritura të MSA-së në liberalizimin tregtar konsistonin në thellimin e
liberalizimit tarifor, uljen e tarifave nominale, uljen reale dhe më të madhe (për shkak
të peshës dominuese) të importeve nga BE, mundësi të shtuara për eksportet shqiptare
për shkak të avancimit në reformat strukturore dhe institucionale. Në drejtim të
realizimit me sukses të efekteve të pritura të MSA-së, nevojitej mbështetja e
programeve asistencë nga BE (si programi IPA, i cili parashikohej të kishte një
shtrirje kohore 5 vjeçare, 2007-2013). Gjithashtu, për kandidatët potencialë sigurohej
mbështetje deri në antarësimin e ardhshëm. Në përgjithësi, këto programe
mbështetëse duhet të shoqërohen me ndihma shtetërore qeveritare, kushtëzuar nga
zbatimi i rregullave në BE, të tilla si: moscënim i konkurencës, autoritet i pavarur dhe
kompetent, informim reciprok etj. Paralel është e nevojshme dhe prania e reformave
për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, për lehtësimin e tregtisë, rritjen
e aftësive konkuruese të firmave në vend dhe ekonomisë, ngritjen e institucionit të
tregut dhe përmirësimin e infrastrukturës së tij. Nevojë imediate, shoqëruese, e
ndryshimeve të mësipërme duhet të jenë dhe reformat strukturore, si mënyra më e
mirë për t’u përgjigjur ndaj presioneve që vijnë nga liberalizmi, gjithashtu dhe
programet e asistencës financiare ( programi CARDS).
2.1.2 Politika tregtare dhe regjimi tregtar në kuadër të integrimit evropian
Vështrim i përgjithshëm
Për vetë rolin që ka sektori i jashtëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, reformimi i
politikës tregtare, përbënte që në fillim të tranzicionit një aspekt të rëndësishëm të
kuadrit të politikave ekonomike të Shqipërisë. Ky reformim synonte liberalizimin e
tregtisë dhe përafrimin e legjislacionit të tregtisë me jashtë me normat e standartet
ndërkombëtare. Proçesi reformues i tregtisë së jashtme filloi që pas vitit 1990. Siç u
tha edhe më sipër, ai u realizua në disa faza, duke filluar me heqjen e monopolit
shtetëror mbi tregtinë, heqjen e kufizimeve në aktivitetin e import-eksportit, heqjen e
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 48
taksave mbi eksportet dhe vendosjen e tarifave të diferencuara mbi importet, e më tej
me lehtësimin dhe liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë.
Evoluimi i politikave tregtare përgjatë dekadës së viteve ’90-të, shënon edhe një
riorientim të saj nga një politikë tregtare me dimension fiskal në një politikë ku spikat
dimensioni i zhvillimit. Tiparet thelbësore të politikës tregtare mund të përmblidhen
në:
- Reduktimin gradual të niveleve të tarifave doganore. Që nga viti 1994, niveli i
tarifave për mallrat e importuara është ulur vazhdimisht; nga 40% që ishte niveli më i
lartë i aplikuar, ai është reduktuar në 30% në vitin 1998; dhe 15% në janar te vitit
2001, dhe më pas drejt niveleve akoma dhe më të ulëta. Tendenca e tarifës mesatare
paraqitet nga grafiku dhe tabela e mëposhme:
Grafiku 2.1: Reduktimi i tarifës mesatare në vite, 1993-2010
Tarifa mesatare e ponderuara, ne %
0
5
10
15
20
25
Tarifa mesatare e ponderuar, ne %
Tarifa mesatare e ponderuar, ne % 12.67 19.92 15.21 15.01 14.04 13.63 12.25 10.58 7.91 8.12 7.85 7.14 6.57 5.82 3.22 2.39 2.07 1.79
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
- Harmonizimin e legjislacionit me standartet ndërkombëtare dhe lehtësimin e
tregtisë. Shqipëria aktualisht aplikon një regjim tregtar të hapur dhe liberal. Në
fillimet e viteve 2000, eksportet shqiptare nuk i nënshtroheshin asnjë lloj takse apo
barriere të këtij lloji me të njëjtin efekt. Importet i nënshtroheshin një sistemi të
thjeshtë, me këto nivele tarifash: 0%, 2%, 10%, 15%; të gjitha importet i
nënshtroheshin TVSH-së, kurse një grup artikujsh “të fortë” si cigaret, pijet alkoolike,
etj i nënshtrohen akcizës.
Në zbatim të Kodit te Ri Doganor (1999) me Dispozitat Zbatuese të tij si dhe të punës
për anëtarësimin e saj në OBT, Shqipëria kishte hartuar dhe miratuar një sërë
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 49
marrëveshjesh në fushën e tregtisë, si “Barrierat Teknike të Tregtisë” (TBT), “Masat
Sanitare dhe Fitosanitare” (SPS), liçensimet dhe ndalimet në importe, etj.
Politika tregtare në kuadrin e sistemit ndërkombëtar tregtar dhe integrimit
rajonal
Nëpërmjet anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), në vitin 2000,
Shqipëria u bë pjesë e sistemit ndërkombëtar të tregtisë. Në këtë mënyrë, hartimi i
politikave tregtare të vendit i nënshtrohet gjithashtu edhe detyrimeve që rrjedhin nga
ky anëtarësim dhe nevojës për përshtatjen e legjislacionit të vendit në konformitet me
rregullat e tregtisë globale.
Shqipëria mori disa angazhime, dhe disa prej tyre, si ndër më të rëndësishmet janë: (i)
të liberalizojë regjimin e saj tarifor, duke aplikuar një proçes reduktimi tarifor (tarifa
kufi dhe nismat sektoriale); (ii) të aplikojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga
Marrëveshjet e Barrierave Teknike të Tregtisë (TBT) dhe Masave Sanitare dhe
Fitosanitare (SPS) të OBT-së; (iii) Në Kodin Doganor të Shqipërisë theksohet se
vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së.
Në terma rajonalë, me nënshkrimin në Bruksel të Memorandumit të Mirëkuptimit
për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë (27 qershor 2001), Shqipëria
institucionalizoi angazhimin për t’u bërë pjesë e zonës së tregtisë së lirë në rajon. Me
nënshkrimin e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë (MTL), brenda një periudhe gjashtë-
vjeçare, do të krijohej një zonë e lirë tregtare për shkëmbimin e mallrave dhe
shërbimeve mes vendeve të përfshira në këtë iniciativë. Marrëveshjet parashikonin
reduktim të përshkallëzuar të tarifave doganore dhe eliminimin e tyre përgjatë
periudhës kohore deri në krijimin e zonës së lirë tregtare.
Sistemi tarifor që do të aplikohej pas miratimit të marrëveshjeve ishte i përbërë nga:
(i) tarifa që reduktohen gradualisht, për produkte të cilat duhet t’i nënshtrohen një
mbrojtjeje tarifore të përkohshme, me qëllim që të ndihmohen industritë e prodhimit
vendas; (ii) tarifa që bëhen menjëherë zero, për mallrat josensitivë të vendeve
respektive; përgjithësisht kjo kategori përfshin gjithë mallrat që nuk përfshihen në
listat e produkteve që përmenden në pikën (i) më sipër, (iii) tarifa që zbatohen sipas
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 50
sistemeve aktuale respektive ose tarifa bazë, për produkte sensitive2 ndaj të cilave
aplikohet mbrojtje e plotë tarifore, (iv) konçensione për produktet bujqësore të cilat
janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner.
Në kontekstin e integrimit evropian, BE përbën partnerin ekonomik dhe tregtar
kryesor të Shqipërisë. Pesha e shkëmbimeve tregtare të vendit tonë me BE-në qëndron
në nivelet më të larta në raport me gjithë vendet e tjera të rajonit. Që në vitin 1992,
BE i akordoi Shqipërisë statusin e partnerit tregtar që parashikon Sistemi i
Përgjithshëm i Preferencave (SPF), duke lehtësuar aksesin në tregjet europiane për
produktet shqiptare, përfshirë dhe produktet e industrisë tekstile, sipas një
marrëveshjeje të posaçme për këtë sektor. Që nga viti 2000, regjimi preferencial i
masave autonome, i cili aplikohet për produktet shqiptare që hyjnë në vendet e BE-së
parashikon:
� heqjen e tarifave tavan të mbetura për disa produkte industriale; Sipas kësaj
marrëveshjeje, tekstilet (import ose riimport) hyjnë në tregun e BE-së me
tarifë doganore zero për kuotat vjetore të përcaktuara në rregulloren nr.
517/94;
� përmirësimin e shkallës së hyrjes së produkteve bujqësore, përfshirë dhe ato të
përpunuara dhe peshkut; sipas kësaj marrëveshje, peshku i freskët hyn në BE
me tarifë doganore 0% për kuotën vjetore 1100 ton për 3 vende (Shqipëri,
Bosnie Hercegovinë dhe Kroaci), açuget me 12,5% për sasinë prej 1,000 ton;
për verën propozohet hyrje në tregun e BE-së me tarifë 0% për kuotën
545,000hl.
Megjithë preferencat tregtare që ofrohen nga Bashkimi Europian për hyrjen e
mallrave nga Shqipëria, niveli i shfrytëzimit të këtyre preferencave mbetet ende i ulët.
Në shkurt të vitit 2003, Bashkimi Europian hapi zyrtarisht negociatat për nënshkrimin
e Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit me Shqipërinë. Objektivat e një
marrëveshjeje të tillë kanë të bëjnë me: (i) nxitjen e zhvillimit harmonik të
marrëdhënieve ekonomike midis palëve, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë, duke çuar në 2 Kjo kategori përfshin kryesisht mallra bujqësore dhe ushqimore(kapitujt 1-24 të Sistemit të Harmonizuar)
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 51
përmirësimin e nivelit të jetesës, uljen e papunësisë, rritjen e produktivitetit dhe
përmirësimin e situatës makroekonomike; (ii) krijimin e kushteve për një konkurrencë
të ndershme në fushën e tregtisë midis palëve; (iii) zhvillimin e aktivitetit tregtar në
përputhje me rregullat ndërkombëtare, nëpërmjet heqjes së barrierave teknike të
tregtisë.
Raundi i hapur i negociatave synonte: (i) një liberalizim të menjëhershëm të regjimit
tregtar të vendit për një kategori produktesh (kryesisht industriale dhe josensitive); (ii)
një liberalizim gradual për kategori të produkteve industriale të konsideruara sensitive
për ekonominë e shqiptare; (iii) një regjim të posaçëm për produktet bujqësore dhe të
industrisë ushqimore; (iii) një rishikim të barrierave jo tarifore tregtare dhe ndalimin e
masave të reja të çdo lloji që kufizojnë tregtinë; dhe (iv) përmirësime administrative e
institucionale në përputhje me acquis communautaire të BE-së. Ndërsa vendet e BE-
së do të duhet të eleminojnë progresivisht kufizimet e mbetura në importet nga
Shqipëria, sipas afateve të negociuara.
Sfida e negociatave mbetet në aftësinë që duhet të demonstrojë Shqipëria në zbatimin
e marrëveshjes dhe zgjidhjen e problemeve kryesore të ngritura nga negociatorët e
Bashkimit Europian. Çështjet thelbësore lidhen veçanërisht me: (i) përmirësimin e
cilësisë së produkteve; (ii) çertifikimin dhe kontrollin e cilësisë; (iii) implementimin e
standarteve të Bashkimit Europian; (iv) forcimin e rregullave sanitare dhe fitosanitare;
(v) zhvillimin e kanaleve të marketingut, proçese pa të cilat nuk mund të pretendohet
nxitja e tregtisë dhe eksporteve shqiptare.
Lidhur me zhvillimet në politikën e regjimit tregtar këto dy vitet e fundit, mund të
themi se, proçesi i integrimit tregtar dhe ekonomik, parë në të gjitha këndvështrimet
(multilateral, europian dhe rajonal), u intensifikua ndjeshëm gjatë vitit 2009. Ngjarja
më e rëndësishme ishte hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së në 1
prill 2009, marëdhënie e cila deri në këtë kohë u konkretizua nëpërmjet marrëveshjes
së Interimit. Marrëveshje të tjera, si ato bilaterale, kanë luajtur një rol të rëndësishëm.
Dimensioni multilateral i tregtisë dhe integrimit ekonomik është zhvilluar më tej,
nëpërmjet përmbushjes së obligimeve, që derivojnë nga anëtarësimi në OBT. Përveç
liberalizimit të tarifave të importit sipas skedulës së aprovuar, obligimet ndaj OBT-së
luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe reformimin institucional. Çdo vit,
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 52
paketat fiskale marrin në konsideratë liberalizimin tregtar të skeduluar. Gjithashtu,
korniza rregullatore duhet të respektojë patjetër obligimet ndaj OBT-së. Në këtë
kontekst, disa masa në kuadrin e politikave tregtare të ndërmarra vitet e fundit, jo në
përputhje me kërkesat e OBT-së, të tilla si: diskriminimi negativ i kompanive
importuese të lëndëve djegëse kundrejt kompanive kombëtare të prodhimit të lëndëve
djegëse; diskriminimi i kompanive vendase kundrejt kompanive të huaja në sektorin
tipografik; vendosja e taksës së importit në makinat e përdorura, u korrigjuan nga
fundi i vitit 2009 dhe fillimi i vitit 2010 (Raporti vjetor, Acit, 2009). Gjithashtu,
vëmendje e veçantë po i tregohet tregtisë në shërbime, të drejtave të pronësisë
intelektuale si dhe hyrjes së vendit në prokurimin publik të OBT-së. Shqipëria
vazhdon të japë kontributin e saj në raundin e DOHA-s, por ende në statusin e një
ekonomie të vogël dhe ende të dobët. OBT ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në
shmangien e proteksionizmit gjatë periudhës së krizës. Në analizat ekonomike të
krizës ekonomike botërore dhe situatës së post-krizës, proteksionizmi u konsiderua si
një faktor i shfaqur dobët gjatë reçensionit të shkurtër të periudhës 2008-2009, në
tregtinë e të mirave dhe shërbimeve. Sipas vlerësimeve të OBT-së, më pak se 1% e
tregtisë globale ka qenë subjekt i masave të reja proteksioniste, që nga fillimi i krizës.
Lidhur me politikat tregtare të vendit tonë në kuadrin e integrimin europian,
Komuniteti Europian ka liberalizuar pothuajse tërësisht të gjitha linjat tarifore që në
dhjetor 20063, me përjashtim të disa produkteve bujqësore, të cilat janë nën masa
mbrojtëse (Tabela 3/A dhe3/B, Aneks 2). Ndërsa, liberalizimi tarifor nga pala
shqiptare, në linjë me Marrëveshjen e Interimit, do të përmbushet plotësisht në vitin
2011. Tarifa mesatare e ponderuar për importet nga BE, sipas linjave tarifore, do të
bëhet 0.9% në atë kohë, ndërkohë që tarifa mesatare për të njëjtat importe, në vitin
2009 ishte 1.3%. Sipas reduktimit të mësipërm tarifor, të gjitha tarifat e produkteve
industriale dhe produkteve bujqësore, pjesë e skemës së liberalizimit, u reduktuan në
zero, përveç një serie të disa prej produkteve më të rëndësishme bujqësore, por
gjithashtu edhe të disa produkteve industriale, të konsideruara sensitive. Për këtë grup
produktesh, u aplikua një reduktim i skeduluar deri në vitin 2010. Në vitin 2009, tarifa
e importit të produkteve industriale me origjine BE-në, u reduktua deri në 20% të
3 Reduktimi më drastik tarifor ndodhi me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Interimit, në vitin 2006
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 53
tarifës bazë, ndërsa tarifa për produktet bujqësore deri në 40% të normës bazë. Tabela
3.A dhe 3.B, Aneks 2, tregojnë skedulën e liberalizimit për produktet me origjinë
shqiptare të eksportuara në BE dhe skedulën e liberalizimit për produktet me origjinë
BE-në të importuara nga Shqipëria.
Skeduli i liberalizimit tarifor të tregtisë, konkretisht është i përbërë nga artikujt e
mëposhtëm:
A. Produktet industriale – shumica e linjave tarifore janë pa tarifa doganore, ndërsa
janë përfshirë në marrëveshje proteksioniste me reduktim të shkallëzuar tarifor, artikuj
të tillë si kripë e konsumueshme, disa kategori të lëndëve djegëse, çimento, tjegulla,
goma të përdorura, çelik për konstruksione dhe mobilje druri. Për këto artikuj pati një
reduktim prej 40% të normës MFN në vitin 2008.
B. Produktet bujqësore – grupi i produkteve bujqësore sensitive, të cilit i është ofruar
mbrojtje, duke përdorur një reduktim gradual tarifor ose një kombinim me kuota dhe
mbrojtje tarifore, duke supozuar se rritja e konkurueshmërisë së sektorit me kalimin e
kohës do të ndihmojë prodhimin vendas të përballojë presionet konkuruese, që vijnë
nga prodhimi bujqësor europian.
Pajtimi me standartet teknike qëndron si një nga faktorët më të mëdhenj që pengon
ekspansionin e tregtisë me BE-në, e cila ka qenë gjithmonë partneri kryesor tregtar
për Shqipërinë. Arritja e këtyre standarteve do të ndihmonte në rritjen e volumeve
tregtare dhe do të thellonte lidhjet tregtare, duke përmirësuar komponentët e zinxhirit
të vlerës. Kooperimi rajonal ka zënë gjithmonë një vend të veçantë në kornizën e
integrimit europian. Shqipëria u përfshi në disa marrëveshje të tregtisë së lirë,
konkretisht me: Maqedoninë, Kroacinë, Bosnie dhe Herzegovinën, Bullgarinë,
Serbinë dhe Malin e Zi, Rumaninë, Moldavinë, Kosovën, Turqinë. Edhe pse këto
marrëveshje fillimisht u deklaruan si tepër optimiste lidhur me suksesin që do kishin,
në rastin e tregtisë rajonale të Shqipërisë ato nuk rezultuan dhe aq të frytshme.
Gjithashtu, zhvillimet në proçesin e liberalizimit dhe integrimit tregtar vazhduan edhe
në kornizën e marrëveshjes së CEFTA4-s, me vendet e rajonit. Kjo marrëveshje u
nënshkrua në 19 dhjetor 2006, në Bukuresht dhe hyri në fuqi për të gjitha palët në 21
4 Marrëveshje e tregtisë së lirë e Europës Qendrore.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 54
nëntor, 2007. Kjo zonë e tregtisë së lirë do të plotësohej në 31 dhjetor 2010. Qëllimi
kryesor i CEFTA-s ishte krijimi i një zone të tregtisë së lirë me vendet e Ballkanit
Perëndimor (BP); si dhe zgjerimi dhe përshpejtimi i tregtisë në të mira dhe shërbime,
tërheqja dhe nxitja e investimeve të huaja direkte, eleminimi i barrierave në tregtinë
ndërmjet palëve, harmonizimi i rregullave të konkurencës, mbrojtja e të drejtave të
pronësisë intelektuale në përputhje me standartet ndërkombëtare, si dhe integrimi i
rajonit në tregtinë globale. Në këtë mënyrë, CEFTA thellon më tepër integrimin
tregtar të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sipas marrëveshjes së Stabilizim
Asocimit dhe Masave Tregtare Autonome.
2.2 Rajoni i Ballkanit në proçesin e integrimit ekonomik
2.2.1 Zhvillimet në proçesin e liberalizimit tregtar dhe integrimit për rajonin e Ballkanit
Përmbysja e regjimit komunist dhe hyrja në sistemin e ri politik bëri që edhe rajoni i
Ballkanit t’i nënshtrohet proçeseve të gjera reformuese, në veçanti atyre me karakter
ekonomik. Heqja dorë nga ekonomia e centralizuar dhe hyrja në rrugën e ekonomisë
së tregut do të sillte shumë risi, përfitime por njëkohësisht edhe sfida të reja për t’u
përballuar nga vendet e këtij rajoni.
Tranzicioni për vendet e rajonit të Ballkanit filloi me ndryshime të egra dhe të
vrullshme. Kjo edhe për vetë faktin se, shumë nga ekonomitë e këtyre vendeve ishin
të papërgatitura për një ndryshim të tillë radikal. Reforma totale ekonomike, politike
dhe sociale, e filluar që pas vitit 1990 - qëllimi dhe objektivi i të cilës ishte ngritja e
një ekonomie që do të funksiononte mbi bazën e pronës private dhe tregut të lirë –
ngjalli shumë shpresa por krijoi dhe mjaft pikëpyetje. Disa vende të Evropës Lindore i
kishin paraprirë sistemit të ri, duke krijuar hapësira për ekonominë e tregut që në
sistemin socialist (kryesisht gjatë fundit të viteve 80’-të), nëpërmjet programeve apo
reformave të ndërmarra. Si rrjedhim, ato dhanë shenja më të shpejta të vendosjes së
stabilizimit makroekonomik.
Bashkimi Europian, nëpërmjet programeve në ndihmë si PHARE, vendosi të
mbështesë disa nga vendet e rajonit në periudhën e tyre tranzitore. Një seri masash u
ndërrmorën në drejtim të liberalizimit dhe hapjes tregtare. Që në fillimet e
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 55
tranzicionit, Bashkimi Europian u bë partneri kryesor tregtar për shumë nga vendet e
rajonit të Ballkanit, si dhe më gjerë, edhe për vendet e Europës Juglindore. Shpëbërja
e ish- Jugosllavisë rriti akoma dhe më shumë numrin e vendeve në tranzicion, duke
shtuar në këtë mënyrë më shumë problemet dhe pengesat, si ato me karakter
ekonomik por edhe ato me karakter politik. Të gjitha këto të papritura bënë që,
proçesi i tranzicionit të ishte shpeshherë i dhimbshëm për vendet e rajonit të Ballkanit.
Për më tepër, lufta në Kosovë në vitin 1999, preku të gjithë vendet e rajonit, duke
krijuar shumë barriera tregtare, transporti dhe duke rritur pasigurinë në rajon. Të
gjithë këta faktorë ndikuan në grupimet dhe format tregtare të krijuara në rajon.
Bashkimi Europian, në rolin e një stabilizatori si politik dhe ekonomik, për vendet e
Ballkanit, ka ndikuar pozitivisht në tranzicionin e tyre. Nëpërmjet instrumentave të
ndryshëm institucionalë siç ishin Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore dhe
Proçesi i Stabilizim Asocimit, ai synoi të ndihmojë bashkëpunimin rajonal, si politik
dhe ekonomik, të vendeve të Europës Juglindore dhe të përmirësojë rritjen ekonomike
të rajonit.
Marrëveshja e parë, ajo e Paktit të Stabilitetit, u formua në vitin 1999 dhe aktorët e saj
ishin vendet e rajonit dhe partnerët kryesorë perëndimorë. Kjo marrëveshje shërbeu si
një instrument nxitës dhe kordinues për kooperimin rajonal, me synim jo vetëm
tregtinë, por edhe në infrastrukturë, energji, dhe sferën sociale. Një rol të veçantë në
kuadrin e Paktit të Stabilitetit ka luajtuar Banka Botërore dhe asistenca që ajo ka
dhënë për arritjen e këtyre objektivave.
Proçesi i Stabilizim - Asocimit për vendet e Ballkanit Perëndimor nisi në samitin e
Zagrebit në vitin 2000. Dokumenti paraprijës i secilit vend të Ballkanit me BE-në
ishte marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Këto marrëveshje do të shërbenin si nxitje
për anëtarësim të mundshëm në BE, do të përfshinin liberalizimin tregtar midis BE-së
dhe vendit të MSA-së, harmonizimin gradual me acquis communautaire, integrimin
me programet dhe politikat e BE-së. Gjatë periudhës kohore 2001-2008, BE firmosi
MSA-të me Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, dhe së fundmi me Bosnie
dhe Herzegovinën. MSA me Shqipërinë u firmos në vitin 2006, ndërsa Kosova është i
vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka nënshkruar ende MSA-në me BE-në.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 56
Kooperimi rajonal, në kuadrin e Memorandumit të Liberalizimit dhe Lehtësimit të
tregtisë, u konkretizua me Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, të cilat përbëjnë
komponentin e parë dhe më të rëndësishëm te këtij integrimi.
Në rastin e Shqipërisë, subjekt i këtij memorandumi ishin 14 artikuj, lidhur me
reduktimin e barrierave tarifore dhe jotarifore, rregullat e origjinës dhe liberalizimin e
shërbimeve. Në kuadrin e këtyre MTL-ve, sektori i industrisë pësoi liberalizim
pothuajse të plotë, ndërsa në sektorin e bujqësisë mjaft barriera tarifore dhe jotarifore
u reduktuan ndjeshëm, por jo aq sa për produktet industriale. Arsyeja pse liberalizimi i
sektorit të bujqësisë qëndron në nivele kaq të ulta (ndërkohë që produktet bujqësore
zënë peshë specifike të madhe në tregtinë me vendet e rajonit) lidhet kryesisht me
faktin se për të gjitha vendet rajonale, potencialet më të mëdha eksportuese gjenden
në produktet bujqësore. Si rrjedhojë, vendet negociuese janë të përqëndruara në
mbrojtjen e prodhimit të brendshëm dhe interesave të komunitetit të biznesit. Sipas
këtij memorandumi, mbi 90% e produkteve subjekt i këtyre marrëveshjeve duhet të
kishin tarifa zero. Deri në vitin 2005 figuronin rreth 32 marrëveshje bilaterale të
formuara në rajon. Përfitimet prej një MTL-je shkojnë në favor të të gjithë aktorëve
ekonomikë si konsumatorëve, biznesit, qeverisë, investitorëve vendas dhe të huaj. Ato
synonin në rritjen e vëllimit të tregtisë në këto vende, hapjen e tregjeve të reja, tregti
më të lehtësuar me vendet e rajonit, kooperim më të mirë midis tyre, si dhe midis
bizneseve apo institucioneve qeveritare.
Megjithatë, pas disa vitesh eksperiencë, u vu re se këto marrëveshje nuk dolën aq të
sukseshme edhe pse u reklamuan shumë si të tilla. Autorë të ndryshëm si Pomfret
(1997), Kaminski & De La Rocha (2003), Schiff M, Winters LA (2003),
Michalopoulos C (2003), kritikuan këto marrëveshje, duke argumentuar se ato mund
të bëheshin pengesë për një tregti me përfitim reciprok, në kushtet e vendeve të rajonit
të Ballkanit.
Në të tilla kushte, vendi j’u la krijimit të CEFTA-s, e cila ishte një marrëveshje e
tregtisë së lirë e Europës Qëndrore, tashmë e zgjeruar më tej edhe me përfshirjen e
vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte krijimi i një zone
të tregtisë së lirë ndërmjet palëve pjesmarrëse. Kjo marrëveshje u nënshkrua në 19
dhjetor 2006 në Bukuresht dhe hyri në fuqi për të gjitha palët në 21 nëntor 2007, me
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 57
përjashtim të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilat u bënë pjesë e BE-së në këtë vit.
Qëllimi kryesor i CEFTA-s ishte krijimi i një zone të tregtisë së lirë me vendet e
Ballkanit Perëndimor. Synime të tjera konsistonin në zgjerimin dhe përshpejtimin e
tregtisë në të mira dhe shërbime, tërheqjen dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte,
eleminimin e barrierave në tregtinë ndërmjet palëve, harmonizimin e rregullave të
konkurencës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me
standartet ndërkombëtare, kooperimin e doganave me qëllim thjeshtimin e
proçedurave administrative si dhe integrimin e rajonit në tregtinë globale. Në këtë
mënyrë, CEFTA thellon integrimin tregtar të rajonit dhe Bashkimit Europian sipas
marrëveshjes së Stabilizim Associimit dhe Masave Tregtare Autonome dhe thellon
bashkpunimin tregtar brenda rajonit, veçanërisht për eksportet drejt BE-së, si
rrjedhojë e funksionimit mbi bazë të rregullave të origjinës.
Përfitimet nga liberalizimi tregtar do të ishin akoma dhe më të mëdha nëse vëmendja
përqëndrohet më shumë drejt liberalizimit jotarifor. Pengesat tregtare jotarifore kanë
efekt më të ashpër se ai i tarifave. Por liberalizimi tregtar jotarifor shoqërohet me
vështirësi, të cilat lidhen me identifikimin e këtyre pengesave, matjen e efektit të tyre,
sidomos për barrierat jotarifore sasiore. Një sërë pengesash jotarifore siç janë rregullat
teknike, standartet, rregullat e testimit dhe çertifikimit, rregullat sanitare dhe
josanitare etj, përfaqësojnë masa që duhen marrë dhe institucione që duhen ngritur për
të bërë tregun funksionues Ekzistenca e barrierave jotarifore i bën më pak të ndjeshme
efektet positive të liberalizimit tarifor. Si rrjedhim, thellimi i liberalizimit jotarifor
mund të bëhet më konkret nëse politika e liberalizimit tregtar shoqërohet me veprimin
e instrumentave plotësuese të tilla si, harmonizimi i rregullave dhe standarteve,
legjislacionit, lufta ndaj korrupsionit etj.
Por në anën tjetër, një nga kostot që krijon integrimi tregtar brenda një zone të tregtisë
së lirë lidhet me humbjet në të ardhurat doganore për buxhetin e shtetit (kjo kosto
mund të shihet ne kuadrin e devijimit tregtar). Sa më e madhe të jetë pesha specifike e
vendit me të cilin është nënshkruar marrëveshja në vëllimin e importeve të vendit, aq
më i madh do të jetë vëllimi i të ardhurave qe humbet buxheti nga reduktimi, deri në
eleminimin e tarifave doganore. (Megjithatë për të qenë të qartë nëse ky fakt përbën
vërtet kosto, do të duhej të krahasohej masa e të ardhurave të munguara në buxhet me
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 58
të ardhurat që rrjedhin nga subjektet ekonomike, për shkak të rritjes së vëllimit të
eksporteve (të ardhura që gjithashtu janë të tatueshme)). Kjo humbje e të ardhurave
tarifore mund të jetë akoma dhe më dëmtuese për vendet me sektor publik relativisht
të dobët, të tilla si vendet e rajonit të Ballkanit, ku edhe mundësia për të gjetur burime
të tjera të të ardhurave publike është e vogël. Ky reduktim i të ardhurave nga doganat
mund të ç’ekulibrojë programet e shpenzimeve publike. Si rrjedhim, defiçiti publik do
të përkeqësohej edhe më shumë (K.Grupe & S. Kuši������������ �������������.
Pikërisht, veprimi i CEFTA-s, krijon mundësinë e uljes së këtyre kostove, veçanërisht
nëse aplikohet tarifa e MFN nga vendet e këtij modeli tregtar kundrejt BE-së. Kjo do
të përbëntë një ogur të mirë dhe do të rriste shanset për anëtarësimin e mundshëm të
vendeve në BE. Nëse zbatimi i CEFTA-s do të ishte efiçent, atëherë do të uleshin
kostot e të bërit tregti midis vendeve të kësaj zone tregtie të lirë dhe do të rriteshin
flukset tregtare midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Georgi Ranchev, 2003).
2.2.2 Prirjet e viteve të fundit në tregtinë e rajonit
Flukset tregtare të vendeve të rajonit të BP janë rritur në mënyrë të qëndrueshme,
përveç periudhës së viteve 90’ si pasojë e konflikteve rajonale dhe sanksioneve. Vlera
totale e eksporteve dhe importeve të të mirave dhe shërbimeve është zgjeruar në
mënyrë të qëndrueshme gjatë dekatës së kaluar, dhe pjesa më e madhe e rritjes ka
ndodhur pas viteve 2000, si pasojë edhe e stabilitetit politik. Parë në një këndvështrim
rajonal më të gjerë, flukset tregtare (në dollarë) në vendet e Europës Juglindore u
trefishuan gjatë periudhës 1996-2005, me një rritje disi më të shpejtë në Rumani dhe
Bullgari se sa në vendet e Ballkanit Perëndimor (konsideruar si një i tërë). Megjithatë,
brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bosnie-Hercegovina dhe Shqipëria dëshmuan
rritje më të shpejtë se të gjithë vendet e tjera, të paktën pjesërisht, për shkak të nivelit
të ulët të pikës së fillimit (tabela 2.1). Edhe pse disa nga indikatorët tregtarë kanë
njohur përmirësime, përsëri potencialet eksportuese të vendeve të rajonit mbetet ende
në nivele modeste dhe larg nivele potenciale.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 59
Tabela 2.1 : Rritja e tregtisë në të mira dhe shërbime në EJL, 1996-2000-2005
Rritja e eksporteve (në %) Rritja e importeve (në %)
1996-2000 2000-2005 1996-2000 2000-2005
Shqipëri 22.9 19.8 17.3 20.0
Bosnie& Herc 14.6 19.9 12.0 18.4
Bullgari 10.9 18.2 14.2 20.6
Kroaci 10.2 17.4 9.2 17.6
Maqedoni 5.6 10.1 6.4 11.6
Rumani 14.2 20.9 14.1 23.0
Serbi&M.Zi 10.4 22.5 10.4 20.1
BP 10.8 18.0 9.9 17.9
EJL 12.0 19.2 12.1 20.3
Burimi: Banka Botërore dhe statisikat e Bilancit të Pagesave të FMN
Në periudhën 1991-1999, vendet e BP nuk ishin konceptuar ende në formën e një
rajoni, pasi tregtia rajonale në këtë periudhë ishte në nivele më të ulëta nga sa mund të
pritej, për shkak të afërsisë gjeografike. Ky nivel i ulët i tregtisë midis tyre çoi në
krijimin e një ideje të gabuar, se vendet e BP nuk do të mund të krijonin lidhje
ekonomike rajonale, por do të operonin si ekonomi të vogla marxhinale, me lidhje
tregtare bazuar në kooperimin tradicional ekonomik (Kroaci-Gjermani, Shqipëri-
Greqi, Mal i zi- Itali).
Ekonomikisht, rajoni i BP është larg nga të qenit një njësi homogjene. Edhe pse rritja
ekonomike ka njohur ritme pozitive, përsëri do të duhen shumë vite për të patur një
rritje të dallueshme. Inflacioni në rajon është mbajtur gjerësisht nën kontroll.
Papunësia mbetet një problem i vazhdueshëm në rajon. Defiçitet tregtare dhe të
llogarisë korrente si për vendet e BP, si dhe më gjerë për tërë rajonin e EJL, janë ende
të larta. Këto defiçite janë përkeqësuar ndjeshëm 10 vjeçarin e fundit. Rritja e defiçitit
të llogarisë korrente kryesisht ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së defiçiteve tregtare dhe
rënies së transfertave private (remitancave). Një pjesë e mirë e defiçitit tregtar është
financuar gjatë viteve të fundit nga flukset e dërgesave prej emigrantëve. Disa nga
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 60
vendet e këtij rajoni si Shqipëria, Kosova, Mali i zi mbështeten fort tek dërgesat nga
emigrantët për shkak të nivelit të lartë të emigracionit në Europë, veçanërisht në Greqi
dhe Itali. Ekonomi të tjera si ajo e Bosnie dhe Hercegovinës mbështeten ende fort në
grante. Shprehur relativisht ndaj PBB, për rastin e Shqipërisë, remitancat ranë nga
12% në 2007 në 9.2% në 2008. Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2009, remitancat ranë
me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Kjo rënie përbën një nga efektet
direkte të krizës botërore, e cila gjithashtu reflekton trendin afatgjatë në rënie të këtij
indikatori, siç parashikohet edhe në studime ekonomike. Në vitin 2008 mbulimi i
defiçitit tregtar nga remitancat ishte në masen 30%.
Tabela 2.2: Llogaria korrente për vendet e EJL (në % ndaj PBB)2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 20105 2011 2015
Shqipëri –7.2 –5.0 –4.0 .–6.1 –5.6 –10.4 –15.2 –14.0 –9.2 –8.9 –4.9
Bosnie& Herc
–17.8 –19.4 –16.4 –17.2 –8.0 –10.7 –14.5 –6.9 –5.5 –5.5 –5.0
Bullgari –2.4 –5.5 -6.6 -12.4 18.4 -26.9 -24.2 -9.5 -3.0 -3.1 –4.0
Kroaci –7.5 –5.3 –4.4 –5.5 –6.9 –7.6 –9.2 –5.3 –3.8 –4.7 –6.4
Maqedoni –9.5 –4.1 –8.4 –2.6 –0.9 –7.0 –12.8 –7.2 –3.9 –4.4 –3.9
Mali i Zi - –6.7 –7.2 –8.5 –24.1 –39.5 –51.8 –30.3 –17.0 –12.0 –9.0
Serbi –8.3 –7.2 –12.1 –8.7 –10.2 –16.0 –17.7 –6.7 –9.6 –9.4 –5.5
Rumani –3.3 –5.8 –8.4 –9.8 –10.4 –13.4 –11.9 –4.5 –5.1 –5.4 –4.9
Kosova –6.7 –8.1 –8.3 –7.4 –6.7 –8.8 –16.0 –18.6 –18.5 –18.2 –11.5
Burimi: FMN, World Economic Outlook, 2010
Shërbimet kanë performuar më mirë se produktet, por teprica neto e rritjes në
eksportin e shërbimeve kaq qenë e pamjaftueshme për të mbuluar apo kompesuar
defiçitin në rritje të mallrave. Raporti i mbulimit të importeve nga eskporti i të mirave
dhe shërbimeve mbetet relativisht i ulet, nën 60% për vendet e EJL, krahasuar me një
mesatare në rreth 95% në Sllovaki dhe Slloveni, 84% ne Turqi, duke reflektuar në
këtë mënyrë një nivel të ulët të konkurueshmërisë së vendeve të rajonit te EJL.
Raporti i mbulimit të eksporteve vetëm për mallrat është përkeqësuar vazhdimisht në
Bullgari, Kroaci, Rumani dhe Maqedoni, por është përmirësuar ndjeshëm në Serbi
dhe Mal të Zi. Performanca më e keqe mbetet në Shqipëri dhe Bosnie- Hercegovinë,
ku raporti i mbulimit nuk i kalon respektivisht 25% dhe 35%. Performanca e 5 Vlerat për 2010, 2011, 2015 janë parashikime sipas FMN
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 61
shërbimeve është më e mirë. Raporti i mbulimit të importeve për shërbimet arrin një
mesatare prej 157% për Kroacinë, Bulgarinë dhe Rumaninë, dhe 135% në EJL56, për
periudhën 2000-2005. Pjesa e shërbimeve në eksportet totale të rajonit të EJL është
rritur ndjeshëm nga 23% në 29%, gjatë periudhës 1996-1999, edhe pse që atëherë ka
mbetur mesatarisht në nivelin 29%. Gjithashtu, rëndësia relative e shërbimeve është e
reflektuar në tepricën në rritje, e cila ndihmon pjesërisht në ngushtimin e defiçitit të
tregtisë së të mirave (tabela 2.3), më premtueshëm në rastin e Kroacisë .
Tabela 2.3 : Zhvillimet në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve për vendet e EJL-së, 1996-2005
1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 Niv mes (%) EJL 7 (në %) 96’-05’ 00’-05’Eksp i të mirave 71 73 74 75 77 73 72 74 73 71 73.3 73.4&shërbimevenë % të importeve
Eksporti i mallrave 64 63 62 63 64 60 59 58 60 58 61.2 60në % të importeve
Eksporti i shërbimeve 119 129 139 133 146 155 150 163 152 149 143.5 152.5në % të importeve
Masa e shërbimeve 23 26 28 29 29 30 30 32 30 29 28.7 30.1 në eksporte totale
Burimi: Banka Botërore, 2008
Konfliktet si dhe problemet e tranzicionit në disa prej këtyre vendeve, shkatërrimi i
infrastrukturës si pasojë e luftës së Kosovës në vitin 1999, dëmtoi lidhjet tregtare dhe
ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë, performanca e eksporteve
ishte në nivel shumë modest dhe delikat. Industritë me orientim eksporti nuk patën
mbështetjen e duhur për të operuar me sukses. Manaxhimi i dobët në disa vende,
masat e tepruara mbrojtëse, si dhe ndërhyrja e rritur e shtetit në treg me anë të
kontrolleve mbi çmimet stepën aktivitetin e këtyre industrive në drejtim të
përmirësimit të eksporteve.
Partneri kryesor tregtar i vendeve të rajonit mbetet Bashkimi Europian. Eksportet e
produkteve bujqësore të Ballkanit Perëndimor me destinacion BE-në, kanë ndjekur
një trend pozitiv, duke u rritur me 20% në periudhën 2005-2009. Në përgjithësi, të
gjitha vendet e rajonit të EJL varen ndjeshëm dhe në mënyrë stabël nga importet që
burojnë nga BE-ja. Ndërsa lidhur me ekonomitë të cilat tregtojnë më së tepërmi me 6 Në EJL5 përfshihen Shqipëri, Bosnie dhe Herzegovina, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 62
BE-në, ato janë Shqipëria dhe para hyrjes në BE, në këtë grup hynin Rumania dhe
Bullgaria. Ndërsa vendet e tjera karakterizohen nga një nivel më i ulët aktiviteti
tregtar me BE-në dhe vazhdimisht të ndryshueshëm.
Në vitin 1994, Komisioni Europian i akordoi të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor një sistem preferencash tregtare autonome, i cili ndryshoi në vitin 2000, duke patur një zgjatje tjetër kohore, për periudhën 2001-2005. Ky sistem tregtar lejonte pothuajse gjithë eksportet e këtij rajoni të hyjnë në BE pa taksa doganore ose kufizime sasiore. Vetëm disa produkte si sheqeri, vera dhe disa lloj peshqish mund tëtregtohen drejt BE-së sipas disa kuotave apo tarifave preferenciale. Këto preferenca,të cilat u rinovuan në vitin 2005 deri në vitin 2010, kanë kontribuar në rritjen e eksporteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Në vitin 2009, BE ishte partneri tregtar më i rëndësishëm për këtë rajon si në eksporte (68,7%) dhe në importe (67,4%). Shifrat në vitin 2009 tregojnë se eksporti i të mirave nga BE në vendet e Ballkanit kap vlerën 25,5 billion euro ndërsa importi i BE-së nga vendet e Ballkanit arrin shifrën 11,2 bilion euro, ndërkohë që investimet nga BE në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2008 arritën vlerën 3,8 bilion euro.
Shprehur në mënyrë më konkrete, sistemi i përgjithshëm preferencial lejon reduktimin e tarifave doganore për disa produkte nga vende të veçanta, me kusht plotësimin e disa këkesave specifike të vëna nga BE. Gjatë kohës së aplikimit të kësaj skeme pati një përdorim shumë të ulët të këtyre preferencave. Edhe pse BE liberalizoi në rreth 98% tregun e saj ndaj mallrave shqiptare, përsëri kjo skemë nuk u shfrytëzua (Brenton, Manchin, 2002). Sipas analizave të BE-së, zhvillimi i importeve në këto vende, që me hyrjen në fuqi të këtij regjimi, ka rezultuar i kënaqshëm vetëm për disa prej tyre. Importet e BE-së nga vendet e Ballkanit Perëndimor u rritën me 38% gjatëperiudhës 2000-2005. Megjithatë, variacionet nga njëri vend në tjetrin janë tëpranishme. Ritmet më të ulta të rritjes së volumeve të tyre tregtare me BE janëshfaqur nga Maqedonia dhe Shqipëria, respektivisht me 9% dhe 23%. Gjithashtu,edhe niveli i eksporteve shqiptare drejt BE-së lë shumë për të dëshiruar, duke qenëndër më modestët në rajon. Konkretisht, në vitin 2005, këto eksporte arrinin vlerën 460 milionë euro. Shqipëria nuk mundi të shfrytëzonte siç duhej përfitimet që mund tëvinin nga ky regjim preferencial dhe impakti i këtij regjimi në rritjen e industrisëvendase ishte tepër i dobët. Dy raste të mosshfrytëzimit të këtij regjimi preferencial janë industria shqiptare e veshjeve të këmbëve dhe industria e peshkut.
Pjesa më e madhe e eksporteve është e orientuar drejt vendeve të BE-së. Eksportet brenda rajonit shkojnë në 7.8% në rastin e Kroacisë dhe 41.6% në rastin e Bosnie dhe
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 63
Hercegovinës. Karakteristikë për Kosovën është rënia e peshës së eksporteve në vitin2007 me Shqipërinë (nga 20.1% në 8.1%) dhe Serbinë ( nga 26% në 8%). Në totalin e eksporteve të vendeve, eksportet brenda rajonit zënë peshën 23% ndërsa eksportet me BE zënë peshën 64%.
Të dhënat për importet variojnë nga 2.2% në rastin e Kroacisë, në 48.95% në rastin e Malit të Zi. Në totalin e tyre, rreth 11% i zënë importet nga rajoni dhe rreth 64%importet nga vendet e BE-së. Vendi që importon më shumë në rajon ka qenë Serbia. Marrëveshjet ekonomike në zonën e tregtisë së lirë të nënshkruara nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në literaturën teorike, mbështëtet fort nga idea e avantazheve qe krijohen si pasojë e krijimit të këtyre blloqeve ekonomike. Megjithatë, studime tëndryshme tregojnë se roli i këtyre marrëveshjeje nuk rezultoi fort i sukseshëm nëtregtinë ndërmjet vendeve. Reciprokisht, marrëveshjet tregtare lejojnë për hapjen graduale të tregjeve të rajonit të Ballkanit ndaj produkteve të BE-së. Gjatë periudhës 2005-2009, eksportet e BE-së të produkteve bazë bujqësore në BP u rritën me njëmesatare prej përafërsisht 20%. Kroacia mbetet importuesi më i madh i produkteve bujqësore bazë nga BE, duke importuar rreth 56% të të gjithë eksporteve të BE-së nërajonin e Ballkanit (sipas shifrave të vitit 2009). Bosnia dhe Serbia mbajnë vendin e dytë, duke importuar rreth 15% respektivisht të eksporteve të BE-së për këto produkte, ne rajonin e Ballkanit. Masat autonome të tregtisë janë aplikuar deri në fund të vitit 2010 dhe po diskutohet për një zgjatje në kohë të tyre.
Tabela 2.4: Tregtia totale e vendeve të EJL me BE-në, 2005-2010, milion euro,%
Vitet Importe Variacioni (%)
Pjesa e BE në
Imp totale
Eksportet Variacioni (%)
Pjesa e BE në Eksp totale
Bilanci Vol tregtar
2005 19.196 -4,0 67,9 8.170 3,7 66,4 -11.025 27.366
2006 17.839 -7.1 66,5 8.577 5,0 68,9 9.262 26.416
2007 19.635 10,1 65,5 9.379 9,4 67,2 9.262 29.015
2008 22.457 14,4 66,5 9.827 4,8 69,5 -12.630 32.284
2009 16.779 -25,3 64,9 7.591 -22,8 69,1 -9.188 24.370
2010T1 3.702 -6,8 64,7 2.045 8,1 69,2 -1.657 5.748
2010T2 4.417 2,1 65,7 2.502 36,8 72,5 -1.915 6.919
Rritja mes vjet (05-09)
- 3.3 -1,8 -4,5
Burimi: EUROSTAT (Comext, Statistical regime 4), Bashkimi Europian: 27 anëtarë
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 64
Përbërja e tregtisë
Pjesa më e madhe e vendeve të EJL kanë hasur ristrukturim sinjfikant në përbërjen e
produkteve të tregtisë së jashtme. Në përgjithësi, të gjitha vendet janë larguar apo
kanë devijuar nga eksporti i produkteve bujqësore. Masa e eksportit të lëndëve të para
ushqimore dhe byjqësore në eksportet totale të EJLsë ka rënë nga 18% në vitin 1996
në 10% në vitin 2005, shoqëruar nga një rritje në masën e eskporteve të xeherorëve,
metaleve dhe lëndëve djegëse nga 12.6 në 17.8%. Gjithashtu edhe struktura e
importeve ka ndryshuar. Një rritje e vazhdueshme në nivelin importit të makinerive
dhe pajisjeve që nga viti 2000, mund të jetë një shenjë e cila tregon se kapacitetet e
papërdorura dhe të amortizuara të prodhimit po zëvendësohen, të paktën deri në një
farë mase. Shqipëria është një rast i veçuar në termat e koncetrimit të produktit të
shportës së eksporteve. Tekstilet dhe veshjet e këmbës dominojnë eksportet shqiptare.
Tre produktet më të eksportuara të Shqipërisë (në nivelin 3 shifror) përbëjnë një të
tretën e eksporteve, dhe indeksi Hircshman i koncentrimit rezultonte 0.23 në vitin
2005 dhe 0.27 në vitin 2007.
Në përgjithësi, eksportet dhe importet e EJL po drejtohen gradualisht ndaj produkteve
që mëshirojnë më shumë njohuri dhe/ose intensivisht kapital, megjithatë variacionet
midis vendeve janë të gjera.. Tabela 4, Aneks 2, tregon se Rumania, Kroacia, Serbia
dhe Mali i Zi kanë nivelin më të lartë të eksporteve që mëshirojnë intensivisht punë të
kualifikuar (PK) dhe eksporteve që mëshirojnë intensivisht kapital (K). Serbia, Mali i
zi dhe Maqedonia regjistruan një rritje në masën e eksporteve me përdorim intensiv të
PK, në periudhën 2003-2005, ndërsa Bosnia dhe Hercegovina pati po të njëjtën
eksperiencë për eksportet që mëshirojnë intensivisht K. Të gjitha vendet, përveç
Shqipërisë, kanë një normë të eksporteve që mëshirojnë intensivisht K dhe PK midis
33 dhe 46%. Bullgaria është i vetmi vend që regjistroi një rënie në masën e eksporteve
që mëshirojnë si PK, po ashtu dhe K, gjatë periudhës 1996-2005. Shqipëria është
përsëri rasti ekstrem, dhe ka vetëm një normë 10% në eksportet që mëshirojnë
intensivisht PK dhe K. Lidhur me importet, struktura ka qenë më e fortë dhe
homogjene. Vendet e EJL janë duke u zhvendosur më shumë ndaj importeve me
karakter të përdorimit intensiv të PK dhe K, të cilat zënë rreth 56% të importeve
totale në vitin 2005, krahasuar me 50% në vitin 1996 (Tabela 5, Aneks 2 dhe grafiku
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 65
2.2). Megjthatë, niveli i importeve të të mirave që përdorim intensivisht kapital (30%)
qëndron më e ulët se norma e BE8 (40%).
Grafiku 2.2: Pjesa e importeve me përdorim intensiv të K-PK, si dhe të BN-PJK, 2005
Burimi: UN Comtrade, World Bank, 2008
Si shembull për t’u ndjekur vlen të përmendet rasti i Sllovakisë, e cila pati një rritje
tepër të madhe të eksporteve me përdorim intensiv të PK, për shkak të rëndësisë që i
dha përdorimit të kapitalit human në mbështetjen e rritjes së eksporteve, të cilat nga
viti 2000–2005 u rritën në 22%. Një vend tjetër që solli po këtë shembull ishte
Rumania, për të cilën pati një rritje të qëndrueshme të eksporteve me 14%. Kroacia
dhe Bullgaria edhe pse patën një nivel bazë të mirë të eksporteve, nuk arritën norma të
tilla rritjeje, ndërsa eksportet e Bosnie dhe Hercegovinës u rritën me rreth 16% për
këtë periudhë, por nisur nga një bazë shumë e ulët.
Në kontrast, koncentrimi i vazhdueshëm i eksporteve në produktet që përdorin
intensivisht punën jo të kualifikuar (PJK) dhe burime natyrore (BN) e vendos në
rrezik prespektivën e rritjes së ardhshme të eksporteve për disa ekonomi të EJL-së. Në
disa vende të EJL-së, produktet që kanë përdorur intensivisht të PJK dhe BN përbëjnë
një mesatare prej 60% të eksporteve në vitin 2005, duke u radhitur nga 89% për
Shqipërinë, në 53-67% për vendet e tjera (grafiku 2.3).
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 66
Grafiku 2.3: Pjesa e eksporteve me përdorim intensiv të K-PK, si dhe të BN-PJK, 2005
Burimi: UN Comtrade, World Bank, 2008
Në këto 15 vitet e fundit, në Shqipëri, norma e produkteve që mëshirojnë intensivisht
K dhe PK është rritur modestisht, pavarësisht fillesës nga një nivel bazë shumë i ulët.
Pjesa e lartë e produkteve me përdorim intensiv të PJK dhe BN në shportën e
eksporteve të të gjitha vendeve të EJL-së, bie në kontrast me eksperiencën e vendeve
të reja anëtare. Për shembull, në vitin 1996, masa e produkteve me përdorim intensiv
të PJK dhe BN në eksportet e BE87 ishte 48%, masë e cila u reduktua në 33% në vitin
2005. Eksperienca e vendeve të BE8 tregoi se një zhvendosje e shpejtë drejt
eksporteve me përdorim intensiv të PK dhe K, mund të kontribuojë tek një integrim
më i madh me tregjet e bashkimit europian, në nivele edhe më të sofistikuara.
Përbërja e faktorëve të eksporteve ka rëndësi për disa arsye. Së pari, industritë që
mëshirojnë intensivisht PK dhe K, tentojnë të paguajnë paga më të larta, dhe rritja e
eksporteve në këta sektorë do të çojë në rritjen e standarteve të jetësës të vendeve. Në
anën tjetër, mbështetja e tepruar në eksportet e produkteve të bazuara në përdorimin
intensiv të BN (rast i cili është ndeshur në disa vende të EJL-së) mund të mos ketë të
njëjtin efekt në paga.
Së dyti, kostot e punës në shumë vende të EJL-së janë relativisht të larta dhe si
rjedhim, mbështetja në eksportet që përdorin intensivisht punë të pakualifikuar, të tilla
si tekstilet dhe veshjet e këmbës, mund të mos jetë favorizuese dhe e përshtatshme në
7 Në BE8 përfshihen Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Sllovaki, Slloveni
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 67
periudha afatgjata, duke patur parasysh dhe rritjen e konkurencës nga pagat e ulëta
nga vende të tilla si Kina, India dhe Bangladeshi.
Së treti, kthimet më të ulëta nga puna në produktet që përdorin intensivisht punë të
pakualifikuar, dhe pesha e madhe e produkteve të tilla në eksporte dobëson nxitjet e
punonjësve për të investuar në kapitalin e tyre human.
Tregtia brenda EJL dhe me BE-në
Gjatë periudhës 1996-2005, vendet e EJL-së u karakterizuan nga një rritje e nivelit të
eksporteve ndaj BE, me luhatje më të theksuara në disa vende (tabela 6 dhe 7, Aneks
2, japin informacion më të hollësishëm lidhur me tregtinë e vendeve të EJL me BE
dhe botën). Eksportet e mallrave të shitura në BE u rritën gjatë kësaj periudhe nga
48% në 54%. Kjo rritje u prononcua më tepër nga vende si Bosnia-Hercegovina,
Serbia dhe M i Zi, dhe Maqedonia. Kjo rritje i atribuohet pjesërisht edhe kushteve
favorizuese preferenciale të tregtisë të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky zhvillim ngjason me atë të vendeve të Europës Qendrore, me përmasa ekonomike
të ngjashme, në të cilat aksesi preferencial i tregjeve drejt atyre të BE-së, nën sistemin
e përgjithshëm të preferencave dhe më pas sipas marrëveshjeve Europiane, kontribuan
në mënyrë sinjifikante në zgjerimin e eksporteve ndaj BE-së (Banka Botërore 2000).
Shqipëria paraqet një rast ekstrem: ajo eksporton rrreth 90% të produkteve të saj drejt
tregjeve të BE-së, por më shumë se 75% e tyre shkon në Itali dhe Greqi (tabela 8,
Aneks 2; grafiku 2.4).
Grafiku 2.4: Pjesa e eksporteve (në%) të destinuara në BE 27, 2005
Eksp ( %)
0%20%40%60%80%
100%
Shqip
eria
Bsnie
dhe
Herc
egov
ina
Bullg
aria
Kroa
cia
Maqe
donia
,FY
R
Ruma
nia
Serb
ia dh
eM
ali i Z
i
Ballk
ani
Pere
ndim
or(
mesa
tare)
EJL(
mesa
tar
e)
Eksp ( %)
Burimi: UN Comtrade Statistics, 2006
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 68
Eksportet e EJL-së nuk kanë penetruar shpejt drejt tregjeve në Azinë Lindore dhe
Jugore. Pjesa e vendeve të NAFTA-s në eksportet e EJL është rritur ndjeshëm ndërsa
në dy rajonet që po rriten tashmë më shpejt, si Azia Jugore dhe Lindore, kjo masë ka
rënë. Në këtë kontekst, rasti i Turqisë është një rast udhëzues. Turqia në vitin 1996
pati nivel të ngjashëm eksportesh si EJL (23 bilion $ kundrejt 21 billion $), por shumë
herë më të madh se EJL në vitin 2005 (74 kundrejt 58 billion $). Edhe pse
diversifikimi nuk është faktori i vetëm në rritjen e eksporteve, Turqia shpërndau
eksportet e saj në një grup më të gjerë vendesh si EU 27, Amerika e veriut dhe EJL.
Në rajonin e EJL-së, i vetmi vend që duket të ketë marrë avantazh nga rritja e shpejtë
e Azisë Lindore është Bosnia dhe Hercegovina, eksportet e të cilës ndaj Azisë Lindore
u rritën nga 0.1% në 3.9% gjatë periudhës 1996-2005.
Nga ana tjetër, vendet e EJL-së janë duke importuar nga një bazë më e diversifikuar
vendesh, duke përfshirë edhe Azinë Lindore. Vendet e EJL kanë përfituar nga
avantazhet e importeve konkuruese nga Azia Lindore, importe të cilat u rritën nga
4.3% në 7.7%, gjatë periudhës 1996-2006. Rast i veçantë ka qenë ai i Serbisë dhe
Malit të Zi, të cilët gjatë kësaj periudhe synuan të rrisin importet nga anëtarët e rinj të
BE-së. Brenda EJL, flukset tregtare u rritën më shumë se dyfish gjatë kësaj dekate.
Kjo ka ndodhur si nga ana e eksporteve dhe nga importet, me rritje veçanërisht më të
lartë për Rumaninë dhe eksportet e saj në EJL; dhe për Kroacinë, Rumaninë dhe
Bullgarinë për importet e tyre nga EJL (tabela 9, Aneks 2). Shprehur në terma
nominalë të dollarëve, në vitin 2000, Kroacia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi
kontribuan në rreth 65% të eksporteve totale intrarajonale dhe Bosnia-Hercegovina
kontribuoi në rreth 30% të importeve brendarajonale. Rritja e menjëhershme gjatë
periudhës 2004-2005, ndihmoi vendet e EJL të përballojnë rënien në masën e tregtisë
brenda EJL, gjatë periudhës1996-2003. Sidoqoftë gjatë periudhës 2003-2005, tregtia
brenda EJL-së u rrit ndjeshëm, dhe pjesa e saj në eksportet dhe importet totale u rrit
nga 2 ne 2.5 pikë përqind. Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale MTL me EJL, si dhe
rigjenerimi pas situatave konfliktuese, mund të jenë disa nga faktorët që shpjegojnë
këto përmirësime. Megjithatë rëndësia e tregtisë brenda EJL-së, në flukset totale
tregtare varion në mënyrë të dukshme nga njëri vend në tjetrin. Flukset tregtare në
vendet e sukseshme të ish-Jugosllavisë janë më të larta. Rajoni i EJL-së absorvon
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 69
rreth 30% – 35% të eksporteve nga Bosnia-Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, si
dhe 20% – 35% të importeve të tyre. Nga ana tjetër, vetëm 5% e flukseve tregtare
shqiptare i drejtohen vendeve të EJL-së. Në mënyrë të ngjashme, Bullgaria ka krijuar
lidhje më të forta me pjesën tjetër të botës (duke përfshirë Turqinë) dhe Rumania me
BE-në. Në këtë kontekst, një model graviteti i zbatuar në vitin 2003 nga Banka
Botërore, gjeti se vendet e EJL-së tashmë ishin duke “tregtuar mbi potencialin” me
njëra tjetrën, krahasuar me tregtinë brenda rajonit të EJL-së të parashikuar nga
modeli. Sidoqoftë, zgjerimi apo rritja e tregtisë mbi-potencial, ka rënë nga një masë
faktori prej 3.5% në 1994 në 1.8% në 2003 (Broadman, 2005, fq 6-10). Duke pasur
këtë pasqyrë të situatës, ka të ngjarë që integrimi i mëtejshëm ekonomik brenda EJL
të drejtohet nga IHD më mirë sesa nga tregtia, e cila në kthim do të të jetë e tërhequr
ose atraktuar nga një treg ekonomik rajonal më i integruar.
Megjithatë, eksporti i mallrave mbetet ende i ulët në shumë vende, gjë e cila dëshmon
edhe për normat e larta të papunësisë në vende. Siç shihet edhe nga tabela 10, Aneks
2, raporti i ulët i eksporteve ndaj PBB-së është një problem i madh në vendet e EJL.
Tabela tregon se raporti i eksportit të të mirave dhe shërbimeve ndaj PBB-së, në vitin
2005, varion nga 32 dhe 23% në Kroaci dhe Bullgari; në 17% në Rumani dhe
Maqedoni; dhe në vetëm 11% në Shqipëri, Bosnie dhe Serbi. Kjo tregon dhe tablonë e
përkeqësuar të eksporteve për Shqipërine, Bosnien dhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ky
fakt ka të ngjarë të krijojë probleme me gjenerimin e punësimit në bazë të intensitetit
të punësimit të eksportit të mallrave (veçanërisht në industrinë përpunuese). Në
shërbime, rajoni ka performuar më mirë dhe eksporti i shërbimeve në vitin 2005 u
llogarit në 5% të PBB. Nivelin më të lartë e pati Kroacia me rreth 17% ndjekur nga
Shqipëria dhe Bullgaria me 6 dhe 7%. Si rjedhim, përveç rritjes së mirë të viteve të
fundit, eksportet totale dhe volumet tregtare, veçanërisht në EJL5, u karakterizuan nga
një përkeqësim i potencialeve për tregti dhe nevojës për t’u orientuar nga eksporti.
Sipas një studimi të Bankës Botërore (2003), në bazë të përdorimit të modelit të
graviteti me qëllim parashikimin e hapjes tregtare në rajon, u vlerësua se në vitin 2003
vendet e EJL-së po tregtonin vetën në 77% të potencialeve të tyre; konkretisht
Shqipëria në 53%, Bosnia dhe Herzegovina në 56%, Maqedonia në 61%, Bullgaria në
94, Kroacia në 98, dhe Rumania në 102% (Broadman 2005, kapitulli 2).
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 70
Performanca e eksporteve nën potencialin në EJL5, i atribuohet konflikteve dhe
sanksioneve si dhe tranzicionit të vonuar në disa vende. Humbja e tregjeve të
Jugosllavisë u agravua nga ndikimi i konflikteve, nga sanksionet ekonomike, dëmtimi
i infrastrukturës dhe lufta në Serbi në vitin 1999. Të gjithë këta faktorë përçanë lidhjet
komerciale dhe ekonomike midis fqinjëve të ish republikës së Jugosllavisë dhe
partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, si dhe me prodhimin ndërkombëtar dhe rrjetet
shpërndarëse. Këto efekte u kombinuan edhe nga tranzicioni i vonuar dhe menaxhimi
i varfër ekonomik në disa vende, duke përfshirë ndërhyrjen e rritur të shtetit në tregje
(si për shembull nëpërmjet kontrollit të çmimeve dhe valutave), rregullimet dhe
taksimet shtypëse, faktorë të cilët penguan zhvillimin dhe performancën e industrive
me orientim eksporti. Për këto arsye, strategjia e rrijes së qëndrueshme të vendeve të
EJL5 duhet bazuar në rritjen dhe zgjerimin e bazës industriale dhe thellimin në
liberalizimin e sektorit të shërbimeve. Eksperienca e vendeve të BE-së tregoi se
ekspansioni i eksporteve të mallrave është i nevojshënm për krijimin e vendeve të
punës, por duke u shoqëruar nga modernizimi i sektorit të shërbimeve. Liberalizimi i
shërbimeve është i nevojshëm jo vetëm për të përmirësuar rritjen e shërbimeve por
edhe për të rritur konkurueshmërinë dhe efiçiensën në sektorin prodhues dhe për të
ndihmuar integrimin e tij të shpejtë me prodhimin ndërkombëtar dhe kanalet
shpërndarëse.
2.3 Zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit
Tregtia e jashtme në Shqipëri në periudhën pas tranzicionit deri së fundmi është
karakterizuar nga ndryshime thelbësore. Vlen të thuhet se këto ndryshime janë
reflektuar dhe në hartimin dhe zbatimin e politikave të reja tregtare, politika të cilat
kanë dhënë efektet e tyre në treguesit real të tregtisë me jashtë. Një ndër qëllimet
kryesore të këtyre politikave ka qenë orientimi dhe adaptimi i ekonomisë sonë drejt
atyre rajonale dhe globale. Ekonomia jonë, ndonëse një ekonomi me përmasa të vogla
dhe me probleme të konsiderueshme, ka njohur ndër vite një rritje të kënaqshme.
Lidhur me strukturën dhe përbërjen e brendshme të ekonomisë mund të themi se, kanë
ndodhur ndryshime të konsiderueshme, ku pesha specifike e disa sektorëve
tradicionale rezulton në rënie. Si shembull të këtij rasti, mund të përmendim sektorin e
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 71
bujqësisë. Ndërsa sektorë të tjerë si ndërtimi, industria, tregtia dhe shërbimet e
ndryshme kanë pësuar rritje.
Ekonomia shqiptare, e cila tani mund të konsiderohet si një ekonomi e hapur ndaj
tregjeve ndërkombëtarë, është gjithnjë dhe më e ekspozuar dhe e ndikuar dhe nga
faktorë të jashtëm ekonomikë dhe politikë, përvec atyre të brendshëm. Hapja tregtare
ka ndjekur një trend pozitiv por ende të ulët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Ndryshueshmëria e vlerave të hapjes tregtare ka qenë e ulët dhe mesatarisht në masën
40.9%. Shkalla e hapjes, referuar vetëm tregtisë së mallrave me jashtë është në masën
46.8%, me një rënie prej 4% krahasuar me vitin 2008. Në të tilla kondita, mund të
themi se ekonomia shqiptare ndodhet përballë një konkurence të fortë ndërkombëtare.
Ajo është ende një ekonomi në zhvillim dhe ristrukturim, duke shfrytëzuar në këtë
mënyrë burimet dhe avantazhet krahasuese që ka në raport me ekonomitë e tjera,
qofshin ato rajonale apo globale.
2.3.1/a. Analizë përshkruese e volumeve tregtare dhe përbërja e tyre
Volumi tregtar matet si shumë e eksporteve dhe importeve. Për vite me rradhë, që në
fillimet e tranzicionit, volumi tregtar në pjesën më të madhe të tij është përbërë nga
importi. Edhe pse eksportet kanë përmisuar kontributin e tyre në volumin tregtar
përsëri qëndrojnë larg vlerës së importeve. Edhe pse në periudha të caktuara, rritja e
eksporteve është më e madhe se rritja e importeve, përsëri ndikimi i eksporteve në
volumin tregtar mbetet ende shumë i vogël, referuar shifrave në vlera absolute. Gjatë
periudhës 1994 – 2007, volumi tregtar në përgjithësi ka ardhur gjithmonë në rritje me
një vlerë mesatare vjetore prej 15.7%, fakt i cili tregon për një hapje dhe intensifikim
të shkëmbimeve tregtare gjithnjë e më të madh të ekonomisë dhe tregjeve shiptare me
ekonomitë dhe tregjet botërore.
Ritmi i rritjes së volumit tregtar ka qenë herë pas here i ç’rregullt. Kemi periudha me
ritëm të lartë rritjeje, por edhe periudha me karakter stacionar dhe më pas
përmirësime. Kjo tendencë reflekton edhe situatat e ndryshme apo dhe zhvillime
thelbësore që kanë zënë vend në këto vite në ekonominë shqiptare, por edhe ndikimin
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 72
e faktorëve më kompleksë, me karakter ndërkombëtar. Grafiku i mëposhtëm tregon
ecurinë e volumit tregtar gjatë periudhës 1994 – 2009.
Grafiku 2.5: Rritja e volumit tregtar ( në %) në vitet 1994-2009
-0.6
20.5
41.5
-3.3
35.632.1
-6.6
20.7
10.1 8.86.3
10.914.8
25.7
16.1
-3.1
-10
0
10
20
30
40
50
94’ 95’ 96’ 97’ 98’ 99’ 00’ 01’ 02’ 03’ 04’ 05’ 06’ 07’ 08’ 09’
VT
Burimi: Acit database, 2010
Përsa i përket shkëmbimeve tregtare sipas peshës specifike të vendeve, gjatë viteve të
fundit kryesisht ato janë realizuar me vendet e Bashkimit Europian. Kjo rritje për vitin
2006 është 12.5%. Edhe për vitin 2007, në pjesën më të madhe, këto shkëmbime janë
realizuar me vendet e Bashkimit Europian. Edhe pse ka një rënie të peshës specifike
në 64.7%, në vlerë absolute këto shkëmbime kanë një rritje që shkon në 22.5%, e cila
vjen gjithashtu nga shtimi i numrit të vendeve anëtare të BE-së (Bullgari dhe
Rumani). Për 6-mujorin e parë të vitit 2008, në pjesën më të madhe këto shkëmbime
janë realizuar me vendet e Bashkimit Europian me 65.3%, me një rritje prej 18.3% për
vitin 2008, në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit 2007. Këto vitet e fundit
Shqipëria ka rritur peshën specifike të volumit tregtar me vendet me të cilat Shqipëria
ka një regjim më të butë tregtar. Në veçanti, këto 3-vitet e fundit vërehet një rritje e
peshës specifike të volumit tregtar me vendet, me të cilat Shqipëria zbaton
marrëveshje të tregtisë së lirë (si CEFTA), ku si pasojë e këtij regjimi kemi një rritje
të volumit të shkëmbimeve tregtare prej 4%. Për më tepër gjatë dy viteve të fundit,
periudhë në të cilën gama e vendeve pjesëmarrëse në BE u zgjerua më tej, këto
shkëmbime priren të kenë përmirësime të mëtejshme. Megjithate, në çështjet në
vazhdim do të flitet përsëri për volumin tregtar dhe zhvillimet e tij gjate periudhës së
krizës financiare të viteve 2008- 2009.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 73
Një tregues i veçantë i viteve të fundit (duke përjashtuar periudhën e krizës për të
cilën do të flitet në çështjen pasardhëse) është edhe rritja e peshës specifike të
vendeve të EFTA-s që mbulojnë 6% të volumit tregtar, si dhe e vendeve të veçanta si
Kina, Turqia etj; ndërkohë që me disa vende të ish – Bashkimit Sovjetik, pesha
specifike rezulton me një rënie të lehtë. Tabela e mëposhtme tregon përbërjen e
volumit tregtar sipas peshës specifike (në%) të grup-vendeve në vitet 2005, 2006,
2007, 2008.
Tabela 2.5: Përbërja e volumit tregtar të mallrave në%, sipas grup-vendeve për vitet 2005-2007
Vendet 2005 2006 2007
Vendet e Efta-s 0.8 0.9 6.1
Vendet e Opek-ut 0.2 0.2 0.4
Vendet e CEFTA-s 7.3 9 7.5
Vendet e ish BS 6.6 7.6 9.3
Vendet e tjera të Botë 16.8 16.2 12
Vendet e BE-së 68.2 66 64.7
Burimi: METE
2.3.1/b. Analizë përshkruese e import-eksporteve. Fakte dhe evidenca
Pas viteve 90’ mund të themi se fluksi i importeve është rritur ndjeshëm si pasojë e
rritjes së kërkesës së brendshme dhe pamundësisë për të plotësuar këtë kërkesë nga
prodhimi vendas. Edhe pse ritmet mesatare vjetore të eksporteve kanë qenë më të larta
se importet, defiçiti tregtar është thelluar nga viti në vit. Ky ka qenë dhe problemi
kryesor në zhvillimet e tregtisë për shkak të pasojave që sjell në zhvillimin ekonomik.
Nivelet e ulëta të eksportit tregojnë shkallën e ulët të ristrukturimit të ekonomisë sonë.
Eksporti duke qenë në nivele të tilla do të ndikonte negativisht në normat e rritjes së
PBB. Ndërsa rritja e importeve, nga pikëpamja teorike pretendohet të shkaktojë një
përmirësim të alokomit të burimeve financiare në ekonomi dhe shtim të stokut ë
kapitalit. Struktura e tregtisë karakterizohet nga mungesë dinamike në shpërndarjen e
saj sektoriale, ndërkohë që edhe shpërndarja gjeografike e tregtisë ka hasur
ndryshueshmëri për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare të tregtisë.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 74
Tabela 2.6/A: Tregtia e jashtme e Shqipërisë , 1994-2000, në milionë dollarë
Vitet 94’ 95’ 96’ 97’ 98’ 99’ 00’Rritja reale
PBB(%) 7.4 13.4 9.1 -10.3 12.7 8.9 6.7Eksporti 141.8 201.4 224.4 143.6 202.7 275.7 258.0Importi 554.8 648.4 904.6 645.5 792.0 1,203.0 1,070.5Defiçiti -413.0 -446.9 -680.2 -501.9 -589.3 -927.3 -812.5Volumi tregtar 696.5 849.8 1,129.1 789.1 994.7 1,478.6 1,328.6Rritja e eksp(%) 15.2 42.1 11.4 -36.0 41.1 36.0 -2.4Rritja e imp (%) 32.6 16.9 39.5 -28.6 22.7 51.9 -7.1Norma e
rritjes VT (%)8 -0.6 20.5 41.5 -3.3 35.6 32.1 -6.2DT/PBB
në%9 -21.3 -18.3 -24.7 -21.9 -17.9 -24.8 -22.4Mbulim i imp(%)10 25.6 31.1 22.2 24.8 25.6 22.9 24.0Ind i HT
(%)11 35.8 34.8 41.0 34.4 30.3 39.5 36.6
Burimi: Ministri e Financave, INSTAT, METE, Banka e Shqipërisë, FMN, dhe ACIT database
Grafiku: Ecuria e eksporteve, importeve dhe deficitit tregtar, (1993-2010)
Burimi: METE, 2010
Ndër zhvillimet më të rëndësishme strukturore në dinamikat e importeve dhe
eksporteve për periudhën 1996 – 2005, vlejnë të përmenden:
8���������� ���������������9 Deficiti tregtar ndaj PBB10 Llogaritet si raport i eksp/imp11 Matur si raport i flukseve tregtare ndaj PBB
0
100000
200000
300000
400000
500000
600000
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Eksporti Importi Deficiti tregtar
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 75
� Një rënie e peshës specifike të produkteve bujqësore dhe ushqimore (grupi 1-
4) nga rreth 35 për qind e totalit të importeve në vitin 1996, në 20% në vitin
2002; rënie më e ndjeshme evidentohet në importet e produkteve të
papërpunuara, ndërsa rënia e importeve të produkteve të përpunuara
ushqimore është më e ngadaltë. Kjo tendencë reflekton zhvillimet pozitive të
prodhimit të brendshëm bujqësor në furnizimin e tregut të brendshëm, ndërsa
evidenton mundësitë për investime që vazhdojnë të jenë prezente në sektorin e
agropërpunimit.
� Pesha specifike e importeve të produkteve minerale është rritur mbi dy herë;
nga 5.2% e totalit të importeve në vitin 1996, gjatë periudhës 1999-2002,
pesha specifike e importeve të produkteve minerale arrin në mesatarisht 13%.
Brenda këtij grup malli, dominojnë importet e produkteve energjitike (lëndë
djegëse dhe energji elektrike). Këto zhvillime janë kryesisht reflektim i krizës
së brendshme energjitike ashtu si dhe i zhvillimeve të çmimeve të naftës në
tregjet ndërkombëtare.
� Importet e makinerive dhe pajisjeve dhe mjeteve të transportit kanë ruajtur një
peshë të qëndrueshme, mesatarisht në 20% të totalit të importeve. Duke patur
parasysh rritjen e volumeve të importeve në nivele absolute, kjo dëshmon për
rritjen e aktivitetit investues në ekonomi. Nëse i shtojmë edhe peshën e
importeve të lëndëve të para për industrinë e tekstileve (mesatarisht prej 11%
të totalit të importeve) dhe përpunimit të lëkurës (3.6 për qind), duket se në
pjesën më të madhe ecuria e importeve reflekton zhvillimet e sektorit prodhues
të ekonomisë dhe sjelljen e sektorit të eksportit.
� Rënia sistematike e eksporteve nga prodhimi i brendshëm, veçanërisht në
produktet minerale, është kundërbalancuar nga një rritje më e shpejtë e
eksporteve nga përpunimi aktiv; pesha specifike e industrisë së veshjeve dhe
këpucëve është rritur nga rreth 48% në vitin 1996, në 66.6% në vitin 2002.
Shkalla e lartë e përqëndrimit të eksporteve në vetëm një numër mjaft të
kufizuar produktesh dhe tregjesh shitjeje, ka vazhduar të jetë prezente gjatë
gjithë dekadës së viteve ’90-të.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 76
� Tregtia në shërbime po zë një vend gjithnjë në rritje në bilancin e pagesave.
Tregtia e shërbimeve filloi të rritet ndjeshëm veçanërisht pas vitit 2000.
Eksporti i shërbimeve është rritur nga 83 milionë dollarë në vitin 1994, në 585
milionë dollarë në vitin 2002, një vlerë kjo mbi 75% më e lartë se vlera e
eksporteve të mallrave. Vlera neto e eksporteve të shërbimeve gjatë kësaj
periudhe ka qenë kryesisht negative (me përjashtim të periudhës 1999-2001)
por në shifra të ulëta.
Lidhur me defiçitin tregtar, prezenca e një niveli të lartë të defiçitit të tregtisë së
jashtme dhe thellimit të tij, përbëjnë një shqetësim serioz për ruajtjen e ekuilibrit të
zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Ndërsa volumet e rritura të importeve mbartin në
vetvete edhe tendenca pozitive që shfaqen në rialokimin e burimeve financiare në
ekonomi, volumet e eksporteve vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta, duke
demonstruar shkallën e ulët të ristrukturimit të ekonomisë. Shqetësimi buron nga
pasiguria e garantimit të mjeteve të nevojshme financiare në përballimin e volumeve
të larta të importeve, sa kohë që financimet e huaja pritet të bien dhe transfertat
private nga emigrantët gjithashtu mund të pritet të shënojnë rënie, në një afat të
mesëm. Në këto rrethana, politikat e nxitjes së eksporteve marrin një prioritet të
veçantë, veçanërisht në periudha afatgjata, krahas hapësirave që ekzistojnë për
politika të zëvendësimit të importeve në afatshkurtër.
Por ç’mund të themi për tëndencën dhe dinamikën e importeve dhe eksporteve në këto vitet e fundit?Gjatë këtyre 3 viteve të fundit, dinamika e flukseve tregtare është karakterizuar nga një ngadalësim i rëndësishëm, si pasojë e ndikimit të kërkesës botërore të kontraktuar. Grafiku 2.6: Eksportet, Importet dhe Flukset tregtare mujore (në milion lekë), 2008-2009
0
10,000
20,000
30,000
40,000
50,000
60,000
Jana
r 08
Mars 0
8
Maj-08
Korrik-08
Shtator-0
8
Nentor-08
Jana
r 09
Mars 0
9
9-May
Korrik-09
Shtator-0
9
Nentor-09
Eksporte Importe Vol Treg
Burimi: METE dhe ACIT, 2010
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 77
Ky ngadalësim nisi që në shtator të vititi 2008, dhe vazhdoi përgjatë gjithë vitit 2009,
veçanërisht në dinamikën e eksporteve. Tregtia totale me botën e Shqipërisë ra në
masën 3.1% krahasuar me vitin 2008. Volumi i importeve, duke përbërë dhe pjesën
më të madhe të volumit tregtar, është edhe elementi përcaktues i dinamikës së
flukseve tregtare. Importet në vitin 2009 ranë me 1.8%, krahasuar me vitin 2008.
Gjatë vitit 2009, volumi i eksporteve ka thelluar trendin negativ të ndjekur gjatë vitit
2008 (grafiku 2.6). Eksportet janë karakterizuar nga një trend pozitiv i fortë dhe i
qëndrueshëm, që nga vitit 2002. Megjithatë meqë eksportet kanë qenë shumë të
përqëndruar në strukturë (si në lidhje me produktet dhe tregjet gjeografike), ata janë
shfaqur të prekshëm nga kriza. Përqëndrimi i lartë rreth përdorim intensive të punës,
vlera e shtuar e ulët në produktet e përpunimit akviv dhe në ato gjysëm të gatshme,
kanë transmetuar shpejt efektet e tkurrjes së kërkesës botërore në flukset e eksporteve
shqiptare.
Reçensioni i ekonomive europiane, veçanërisht i ekonomisë greke dhe italiane, ka
qenë një tjetër faktor i rëndësishëm që ka influencuar fort dinamikat e përkeqësimit të
eksporteve gjatë muajve të fundit të vitit 2008, dhe përgjatë gjithë vitit 2009.
Eksportet totale në vitin 2009 ranë me 8.1%, krahasuar me vitin 2008. Rënia më e
madhe e tyre u vu re gjatë gjysmës së parë të vitit 2009. Gjatë tremujorit të tretë të
2009, kjo rënie u stopua dhe shifrat e eksporteve arritën pothuajse po të njëjtat nivele
si në të njëjtën periudhë në vitin 2008. Në dhjetor të 2009 u arritën dhe shifrat më të
mira për të tërë vitin, me një rritje prej 41% krahasuar me dhjetorin e vititi 2008.
Gjithashtu, kryesisht për shkak të eksportit të energjisë elektrike dhe për shkak të
përmirësimit të performancës të sektorëve kryesorë, trendi i rritjes së eksporteve
vazhdoi edhe në janar dhe shkurt të vitit 2010.
Dinamikat e flukseve të importeve gjatë vitit 2009 kanë treguar ngadalësim krahasuar
me vitet paraardhëse. Kjo vjen kryesisht nga zhvillimet në çmimet botërore dhe rënia
e kërkesës vendase. Në përgjithësi, lidhur me këtë të fundit, mund të themi se kërkesa
konsumatore, ka qëndruar relativisht stabël gjatë të gjithë vitit, me përjashtim të disa
shenjave tkurrjeje gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, të cilat “u kuruan” nëpërmjet
shpenzimeve të mëdha publike.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 78
Sezonaliteti i zakonshëm në sjelljen e importeve ishte prezent në rënien e importeve
në fillim të vitit 2009 dhe gjatë sezonit të verës, në të cilin prodhimi i brendshëm
bujqësor mbizotëron tregun, si dhe në rritjen e tyre në fund të vitit, për shkak të
kërkesës së rritur nga konsumatorët. Megjithatë, edhe eksportet kanë hasur norma të
ngjashme rënëse gjatë gjithë vitit 2009. Muaji tetor i vitit 2009 ishte edhe muaji me
rënien më të madhe (rreth 12%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.
Defiçiti tregtar në fund të vitit 2009 u rrit vetëm me 0.3%, krahasuar me vitin 2008.
Pikërisht ngadalësimi i flukseve të eksporteve dhe importeve janë reflektuar edhe në
ngadalësimin e rritjes së defiçitit tregtar.
Tabela 2.6/B: Indikatorët makro-tregtarë, 2000-2009, në milionë lekë2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008* 2009
Norma e rritjes së PBB real 6.7% 7.9% 4.2% 5.8% 5.7%* 5.7% 5.5% 6.0% 6.7% 3%
Flukset tregtare*
191,351
234,811
254,689
279,867
296,892
326,023
375,720
474,602
551,622 534,546
.3
Importe154,2
90191,0
53208,5
01225,3
80234,7
70260,2
05298,2
79377,4
47439,0
83 431,107.4
Eksporte 37,061
43,758
46,188
54,487
62,121
65,818
77,441
97,155
112,539 103,438
.8
Deficiti tregtar 117,229
147,295
162,313
170,894
172,649
194,387
220,837
280,292
326,544 327,668
.5Rritja e eksporte -2.4% 18.1% 5.6% 18.0% 14.0% 6.0% 17.7% 25.5% 15.8% -8.1%
Rritja e importe -7.1% 23.8% 9.1% 8.1% 4.2% 10.8% 14.6% 26.5% 16.3% -1.8%
Indeksi ihapjes** 36.6% 40.2% 40.9% 40.3% 39.5% 40.0% 42.2% 48.3% 50.8% 46.8%
DT/PBB 22.4% 25.2% 26.0% 24.6% 22.9% 23.8% 24.8% 28.5% 30.1% 28.7%
Importe/PBB 29.5% 32.7% 33.5% 32.5% 31.3% 31.9% 33.5% 38.4% 40.4% 37.71
%Esporte/
PBB 7.0% 7.5% 7.4% 7.9% 8.3% 8.0% 8.7% 9.9% 10.4% 9.05%Mbulimi(Eks/I
mp) 24.0% 22.9% 22.2% 24.2% 26.5% 25.3% 26.0% 25.7% 25.6% 24%
Burimi: Ministria e Financave, INSTAT, METE, Banka e Shqipërisë, ACIT
*Vetëm tregtia në mallra;
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 79
2.3.2 Përbërja strukturore e eksporteve dhe importeve
Struktura e importeve
Importi i mallrave gjatë 18 viteve të fundit ka qenë burimi kryesor për furnizimin e
tregut të brendshem me artikuj, si ato të konsumit masiv dhe të përditshëm ashtu edhe
në nevojat për makineri e pajisje të ndryshme, për rinovimin e aseteve të ekonomisë
dhe për kompletimin e familjeve me pajisje të përdorimit afatgjatë. Kështu, si gjatë
periudhës së tranzicionit ekonomik, ashtu edhe aktualisht, importi përbën peshën më
të madhe të shkëmbimeve tregtare me botën, duke e vënë ekonominë shqiptare në
pozita të vështira zhvillimi, si rezultat i konkurrencës së produkteve të importit.
Situata e importeve në fillimet e viteve 2000 ka rezultuar me tendencë rritjeje,
relativisht më të lartë se disa vite më parë, kur pati një rënie të ritmit të rritjes së
importeve. Në raport me PBB, importet janë karakterizuar nga një rritje e
vazhdueshme, duke arritur në vitin 2006 në nivelin 33.4% ndaj PBB-së, me një rritje
prej 5.3%, në krahasim me raportin e vitit 2005, i cili ka rezultuar sa 31.8% e PBB.
Kjo do të thotë se kemi një prirje të lartë për të importuar, prirje që këto vitet e fundit
ka variuar nga 29.5% (min) në vitin 2000, ne 40% (max) ndaj PBB në vitin 2009. Pra,
kemi një ngopje të tregut të brendshëm, në pjesën më të madhe të tij nga artikuj të
prodhuar në vendet e tjera të botës. Ekonomia shqiptare, megjithëse ka bërë shumë
përparime, akoma nuk po mundet të heqë apo të minimizojë sasinë e shumë artikujve
nga lista e importit, artikuj të cilat mund ti prodhojë në vend. Prirja e lartë për të
importuar dhe ritmet e rritjes së importit më të larta se ritmet e rritjes së PBB-së,
tregojnë se jemi ende larg importeve optimale dhe të qëndrueshëm. Kjo do të thotë se
importet janë, jo vetëm disa herë më të mëdha se eksportet, por vazhdojnë të
dominojnë tregun e brendshëm, si atë me pakicë ashtu edhe nevojat për pajisje,
makineri e lëndë të para, me destinacion sektorët e prodhimit e të shërbimeve të
ndryshme. Ritmi i rritjes së importeve nga viti 1994 deri në vitin 2007, është
karakterizuar me shumë ndryshime të thella dhe mund të ndahet në dy periudha, atë
deri në vitin 2002 dhe 2003-200712.
12 Analiza e importeve dhe eksporteve pas vitit 2008 është trajtuar më gjerë në çështjen lidhur me ndikimin e krizës ekonomike.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 80
Gjatë periudhës së parë (1994 – 2002), vërehen shumë thyerje të forta në ecurinë e
importeve, ku shkaqet më sinjifikative për vitet me luhatje drastike janë situatat
politike dhe ekonomike në vend dhe rajon. Gjithashtu, kjo periudhë është periudha me
ndihma më të mëdha ne mallra, të cilat kanë ndikuar gjithashtu shumë ndjeshëm në
ritmin e importeve në këto vite.
Ndërsa në periudhën e dytë (2003–2007), vërehet një tendencë në rritje, me ritëm
rritjeje më të ulët se në periudhën e parë. Në vitin 2006 kemi një rritje relativisht më
të lartë, e cila vjen nga dy faktorë kryesorë; (i) nga lufta kundër evazionit dhe
informalitetit në ekonomi, gjë që rezulton në rritjen e dukshme të sasisë në natyrë të
zhdoganuar për produktet me akcize, (ii) dhe nga rritja e çmimit ndërkombëtar për
disa produkte, të cilat kuotohen në bursë si, karburantet, drithërat, energjia elektrike,
etj, të cilat kanë dhënë efekt në rritjen e vlerës së importeve (Raporti Vjetor i ACIT,
2008, fq 20-32).
Grafiku 2.7 : Ecuria e ritmeve të importit (%) për periudhën 1994-2006 dhe mesatarja e
ponderuar
Ecuria e ritmeve te importit (ne %) per çdo vit nga 1994-2006 dhe mesatarja e ponderuar.
15.6
11.87.3
24.6
-31.7
Ritmet e rritjes se importit per çdo vit
29.7
39.7
26.8
30.1
13.6
17.9
12.87.2
Rritja mesatare vjetore e ponderuar
15.8 %
-40
-30
-20
-10
0
10
20
30
40
50
19941995
19961997
19981999
20002001
20022003
20042005
2006
Burimi: METE, 2007
Struktura e importeve në vitet e fundit
Struktura e importeve në përgjithësi është më disperse, më e shpërbërë se ajo e
eksporteve. Në këto vitet e fundit, importet e produkteve të tilla si produktet minerare,
produktet shtazore, dhe metalet bazë janë karakterizuar nga një ulje në vlerë.
Produktet me peshën më të lartë në flukset totale të importeve, janë produktet
minerare, makineritë mekanike dhe elektrike dhe pajisjet. Pikërisht, këto dy grupe
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 81
produktesh përfaqësojnë respektivisht 14.3% dhe 16.4% të importeve totale në 2009.
Produkte të tjera, të rëndësishme në këtë klasifikim, mbeten metalet bazë dhe tekstilet.
Ndërsa, në kategorinë e produkteve minerare, produkti më i importuar për vitin 2009
janë vajrat (apo nafta) nga minerale petroli dhe bitumi, dhe energjia elektrike. Vlera e
importeve të makinerive mekanike dhe elektrike u rrit me 1.7% gjatë vitit 2009.
Importet e metaleve përfaqësojnë 12.2% të importeve totale, duke u karakterizuar nga
një rënie prej 2.1% në vitin 2009. Hekuri, çeliku dhe produktet prej tyre, kryesisht të
kërkuar nga industria e ndërtimit, përbëjnë pjesën më të madhe të importeve totale për
këtë kategori. Gjithashtu, importi i tekstileve, produkteve bujqësore dhe kimike janë
komponentë të tjerë të rëndësishëm të strukturës së importeve për rastin e Shqipërisë.
Dhjetë produktet më të importuara në Shqipëri përbëjnë 21% të importeve totale.
Përqëndrimi i tyre ka rënë me 4 pikë përqind krahasuar me vitin 2008.
Tabela 13, Aneks 2, jep një pamje të qartë të produkteve më të importuara në vitin
2009, kurse tabela 14, Aneks 2, jep një pasqyrim të produkteve të importuara me
rënien më të madhe dhe rritjen më të madhe në vlerë. Produktet minerare janë të
listuara në të dyja tabelat, ndërsa vajrat petriolium janë një nga produktet me rritjen
më të madhe në vlerë në vitin 2009. Prezenca e materialeve të hekurit (shufra) në
listën e produkteve me rënien më të madhe në vlerë, të bën të mendosh për
zëvendësimin e këtij grupi produktesh me zëvendësues të afërt, përderisa edhe sektori
i ndërtimeve nuk ka pasur rënie gjatë vitit 2009.
Struktura e eksporteve
Ritmi i rritjes së eksporteve në vite është një tregues mjaft i rëndësishem për të
gjykuar mbi stabilitetin dhe qëndrueshmerinë e ekonomisë në përgjithësi dhe të asaj
pjese që destinohet për eksport në veçanti. Faktet e këtij ritmi gjatë viteve të
tranzicionit, shprehin një situatë të ecurisë së eksporteve me shumë thyerje të forta, të
cilat njëkohësisht shprehin edhe sjelljen e ekonomisë në përgjithësi. Ecurinë e rritjes
së eksporteve mund ta ndajmë në dy periudha kryesore, të cilat kanë karakteristika të
veçanta :
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 82
Periudha kohore 1994 - 2000, që është periudha me oshilacione më të forta të ritmit të
ecurisë së eksporteve, periudhë, e cila lidhet edhe me shumë ngjarje të tjera politike,
ekonomike, financiare dhe rajonale.
Periudha 2001–2007, e cila është periudha me rritje pozitive më të qëndrueshme dhe
gjatë të cilës luhatjet kanë rezultuar shumë më të zbutura.
Grafiku i mëposhtëm tregon se ecuria e ritmit të eksporteve pas vitit 2000,
karakterizohet nga një tendencë pozitive dhe e qëndrueshme.
Grafiku 2.8: Ecuria e ritmeve të eksportit (%) për periudhën 1994-2006 dhe mesatarja e ponderuar
Ecuria e ritmeve te eksportit (%)per periudhen 1994-2006
-6.2
-32.9
4.4 11.3
14.517.116
33.9
42.646.1
8.1
19.2
Mesatare e ponderuar
14.5 %
15.3
-40
-36
-32
-28
-24
-20
-16
-12
-8
-4
0
4
8
12
16
20
24
28
32
36
40
44
48
52
1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006
Burimi: METE, 2007
Ecuria e eksporteve, shihet me një vëmendje të veçante, edhe për faktin e ekzistencës së një
bilanci tregtar negativ, i cili ka qenë i vijueshëm në tërë vitet e instalimit te ekonomisë së
tregut në Shqipëri. Niveli i vlerave të eksportit dhe llojshmërisë së tij, është një ndër
treguesit kryesorë, që shpreh shkallën e rritjes ekonomike dhe nivelin e konkurueshmërisë
së saj, si ndaj ekonomive të tjera rajonale ashtu edhe në shkallë më globale.
Raporti i eksportit me prodhimin e brendshëm bruto ose prirja e ekonomisë shqiptare
për të eksportuar, është në shifra relativisht shumë të vogla. Ky raport nga 7% në vitin
2000, ka arritur vetëm në 9.05% në vitin 2009. Kjo do të thotë se ekonomia shqiptare,
aktualisht nuk ka shfrytëzuar avantazhet në segmente të veçanta të ekonomisë, që
mund të destinohen vetëm për eksport, apo të arrijë të krijojë kontigjente mallrash për
eksport nga sektorë të ndryshëm prodhues, pas ngopjes së tregut të brendshëm; apo
shfrytëzimit të sfazimit të sezoneve në lidhje me ekonomitë dhe nevojat e tregjeve të
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 83
vendeve të tjera. Investimet e huaja direkte, të cilat vlerësohen një ndër mundësitë e
mëdha për të rritur treguesit e eksporteve dhe të shkallës së konkurueshmërisë së
ekonomisë, gjatë këtyre viteve kanë qenë në nivele relativisht të ulëta.
Eksporti nga prodhimi vendas ka pasur një ecuri të tillë, ku në vitet e para të këtij
tranzicionit, eksportet kanë qenë të dominuara nga prodhimi i brendshëm dhe pas vitit
1998 kemi një rritje të eksportit nga përpunimi aktiv. Për më tepër, pas vitit 2000
kemi një rritje të vazhdueshme të eksportit nga përpunimi aktiv (material porositësi).
Eksportet nga prodhimi i brendshëm gjatë periudhës 2002-2006, rezultojnë me një
rritje tepër domethënëse, gjë që tregon për një përmirësim dhe rigjallërim të shumë
sektorëve të ekonomisë. Megjithatë, ende eksportet e përpunimit aktiv qëndrojnë në
nivele më të larta se eksportet nga prodhimi i brendshëm.
Gjithashtu, kjo rritje në këto vite, reflekton edhe një nga efektet që mund të ketë
dhënë zbatimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit, të cilat
mundësojnë qarkullimin me kushte favorizuese të mallrave me origjinë ndër vendet
respektive.
Një efekt në rritjen e prodhimit të brendshëm për eksport kanë edhe reformat e
ndërmarra në ekonomi si në lidhje me biznesin dhe me prodhimin në ekonominë
shqiptare, si dhe shumë përmirësime në drejtim të infrastrukturës dhe shërbimeve të
ndryshme, iniciativave te ndryshme ne dobi te rritjes se prodhimit, etj.
Megjithë ritmin e kënaqshëm të rritjes së eksportit nga prodhimi i ekonomisë
shqiptare, shifrat absolute mbeten akoma në nivele ende të vogla dhe sidomos
krahasuar me importet.
Grafiku 2.9 : Ecuria e eksportit sipas strukturës së prodhimit (në mln $), 1994-2006
Paraqitja grafike e ecurise se eksportit, sipas struktures se tij te prodhimit (ne Mln/$) per periudhen 1994-2006
76.9
235
553
64
788
141
0
80
160
240
320
400
480
560
640
720
800
1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006
Prodhim brendsh Rieksport (P-aktiv) Eksporti gjithsej
Burimi: METE, 2007
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 84
Struktura e eksporteve në vitet e fundit
Lidhur me strukturën e eksporteve këto vitet e fundit, mund të thuhet se tekstilet,
produktet minerare, metalet bazë dhe veshjet e këmbës, qëndrojnë seksionët më të
rëndësishëm, të cilët zënë peshën më të madhe në eksportet totale. Në vitin 2009,
tekstilet zënë rreth 27.3% të eksporteve totale. Edhe pse eksportet e produkteve të
tekstileve kanë rënë me 5%, pesha e tyre relative në flukset totale të eksporteve është
rritur me 0.7 pikë përqind. Produktet e veshjes së këmbëve, të cilët përbëjnë 19.4% të
eksporteve totale, janë rritur me 2.5 pikë përqind. Këto dy produkte, pavarësisht
rëndësisë së tyre dhe trendit pozitiv të masës që zënë në eksportet totale gjaë vitit
2009, vazhdojnë të tregojnë një trend në rënie në termat e masës relative, evidentuar
veçanërisht vitin e fundit.
Jo të gjithë produktet bujqëosre kanë ruajtur trendin e tyre pozitiv, në rritje, në flukset
e eksporteve gjate viteve të fundit. Produktet me origjinë shtazore dhe ushqimet e
përgatitura u karakterizuan nga një rritje në vlerë krahasuar me vitin 2008 (tabela 12,
aneks), ndërsa seksione të tjera, kryesisht seksioni i produkteve bimore (perime), kanë
pasur rënie si në vlerë dhe në peshën relative.
Norma e rritjes së produkteve minerare ishte në masën 1.5% gjatë vitit 2009. Pjesa e
produkteve të metaleve bazë në totalin e eksporteve, arriti masën 11.5%, duke treguar
një rënie të fortë prej 7.3 pikë përqind, ndërkohë që eksportet e metaleve bazë ranë me
43.6%. Dhjetë produktet më të eksportuara këto 3 vitet e fundit qëndrojnë në grupin e
produkteve minerare, tekstile, veshje këmbe dhe metale. Ato përfaqësojnë 43% të
eksporteve totale. Disa prej tyre reflektojnë tendencën në rënie të eksporteve të
sektorëve respektivë si tekstile, produkte minerare dhe metalet kryesore (tabela 15,
Aneks 2).Vlera e produkti më të eksportuar, vajrat petrolium, është rritur me 26.3%
gjatë periudhës 2008-2009. Në tabelën e mëposhtme (tabela 16, Aneks 2), renditen
produktet me rritjen më të madhe në vlerë. Ata janë përfaqësues të dy sektorëve të
tjerë, kryesorë në eksport: produktet e metaleve dhe të tekstileve. Ndërsa produktet
me rënien më të madhe në vlerë janë: skrap hekuri, petrolium dhe skrap alumini. Më
pas, renditen produkte të tilla si këmisha pambuku për femra dhe produkte shtazore.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 85
Defiçiti tregtar dhe struktura e tij
Ecuria e bilancit tregtar të mallrave, në të gjithë periudhën pas vitit 1993, rezulton me
defiçit, i cili në përgjithësi ka ardhur duke u thelluar nga viti në vit. Një situatë e tillë e
vijueshme përbën një rrezik për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit,
ndërkohë që tregu është i hapur për të gjitha produktet e huaja.
Vazhdimësia e deritanishme e bilancit tregtar negativ për shumë vite, tregon se
nevojat dhe fuqia blerëse e tregut ka qenë relativisht e lartë, nuk ka rënë në stanjacion,
dhe kjo i dedikohet kryesisht remitancave të ardhura në tregun shqiptar nga puna e
emigrantëve ekonomikë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, si dhe të shumë
ndihmave dhe kredive financiare të hyra në vendin tonë.
Ecuria e rritjes së bilancit tregtar gjatë periudhës së tranzicionit, vërehet se ka qenë me
shumë luhatje, të cilat kanë variuar nga 28.0% (max) deri në 4.4% (min). Gjithësesi,
këto ritme shprehin edhe ndryshimet dhe momentet më kryesore që kanë ndodhur në
ekonominë e vendit, dhe për çdo periudhë mund të dallojmë specifikat e tyre.
Në analizimin e ecurisë së thellimit të defiçitit tregtar, duke filluar nga viti 1998 deri
në vitin 2007, vërehen qartë vitet që kanë patur thellim më të madh, që lidhen si me
krizën energjitike, ashtu edhe me investimet në sektorë të ndryshëm, dhe në veçanti në
sektorin e shërbimeve. Në mënyrë më të përmbledhur, duket qartë se thellimi vjen nga
dy drejtime:
� nga njëra anë, është nevoja që ka tregu për t’u furnizuar, i cili në përgjithësi ka qenë shumë i uritur, për mallra të të gjitha llojeve, si ato për konsum tëpërditshëm edhe ato me afat të gjatë përdorimi
� nga ana tjetër, një gjallërim i ekonomisë në disa sektorë të veçantë, bëhet stimulues i importit të shumë paisjeve dhe linjave të reja, të cilat vlerësohen si importe të dobishme.
Ulja e ritmit të thellimit të defiçitit tregtar në disa vite, është një shenjë pozitive, gjë
që tregon tendencën e ekonomisë sonë, për të ngopur një pjesë të tregut të brendshëm
me prodhimet e saj. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, defiçiti tregtar
vazhdimisht zë një përqindje të lartë, fakt që tregon se kemi një dalje të valutës për
importin e mallrave në vende të tjera, në shifra të konsiderueshme.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 86
Produktet ushqimore. Lidhur me strukturën e defiçitit tregtar, referuar grup-mallrave
dhe kapitujve te sistemit te harmonizuar, grupi i produkteve ushqimore përbën një
pjesë të konsiderueshme në strukturën e tij. Në vitin 2007, produktet ushqimore, ato
bujqësore-blektorale dhe të industrisë ushqimore, përbënin 21.3% të defiçitit tregtar,
duke shënuar një thellim për këtë grup mallrash prej 17.7% ne krahasim me vitin
2006. Në këto kategori përfshihen produkte të tilla si: drithërat dhe produktet e
industrisë së blojës, frutat e ndryshme, cigaret dhe duhani, pijet alkolike, etj. Një
shifër shumë e lartë, në defiçitin tregtar për produktet ushqimore, shtron përpara
bujqësisë dhe agro-përpunimit, një sfidë të madhe, për të bërë mjaft përpjekje në
rritjen e prodhimit dhe përballimin e konkurencës së lartë, që vjen nga importi i këtyre
produkteve.
Produktet jo-ushqimore, për vitin 2006 kanë përbërë 78.7% të totalit te defiçitit.
Krahasuar me ndikimin e thellimit në raport me produktet ushqimore, artikujt jo-
ushqimore kanë një ndikim në defiçit relativisht më të vogël (nga 17.7% ushqimoret
ne 13.5% jo-ushqimoret). Megjithatë, pesha më e madhe specifike me ndikim në
defiçitin tregtar vjen nga artikujt jo-ushqimorë, konkretisht me 78.7%. Peshën më të
madhe në grup-mallrat jo-ushqimorë e kanë produktet si më poshtë vijon: lëndë
djegëse, vajra minerale, karburante, energji, makineri e paisje elektrike, giza, çeliku
dhe artikujt prej tij, plastika dhe artikujt e saj, produktet farmaceutike.
Është për t’u theksuar se dy kapituj, ai i artikujve tekstile dhe veshjeve si dhe veshjeve
të këmbës-këpucaria, figurojnë me mbetje pozitive në vitin 2007, pasi në këto dy
kapituj punohet me fason (pra material porositës, përpunim aktiv) dhe për këtë arsye
rezultojnë me bilanc pozitiv, duke dhënë një efekt pozitiv në zbutjen e defiçitit tregtar.
Grafiku 2.10: Ritmet e thellimit të defiçitit tregtar, 1998-2006Ecuria e ritmeve te thellimit te deficitit tregtar ne disa vite 1998-2006
14.313.1
27
11.9
6.6
22.9 28.4
4.4
5.1
0
5
10
15
20
25
30
1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006
Burimi: METE, 2007
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 87
Shpërndarja gjeografike e defiçitit tregtar
Analizimi i defiçitit tregtar sipas grup-vendeve, apo vendeve të veçanta, ka një rëndësi
të madhe, me anë të së cilës mund të gjykohet mbi shkallën e lartë të
konkurueshmërisë që prezantojnë këto vende, avantazhet e tyre, në raport me
ekonominë e vendit tonë.
Vendet që zënë peshën më të madhe në defiçitin tregtar pas vitit 2000, janë si më
poshtë:
Greqia, ku peshën më të madhe në import nga ky vend e kanë zënë:
karburantet-vajrat lubrifikues, butane etj, pasi Greqia mbulon një pjesë të madhe të
tregut të importit të karburanteve e vajrave lubrifikuese. Cigaret, artikujt bujqësore
dhe artikujt e industrisë ushqimore zënë gjithashtu një peshë të konsiderueshme, duke
u ndjekur nga çimento dhe artikuj të tjerë jo-ushqimorë etj.
Italia, ku grupi i artikujve ushqimore zë peshën kryesore me masë mbi 25%
(si artikuj të tillë përmendim vajra të ndryshëm vegjetal, brumëra, miell, kafe, rrush i
freskët, alkole, verë, birrë, mish, qumësht pluhur etj). Më pas renditet produkti duhan-
cigare, gjithashtu edhe disa artikuj të tjerë si çimento, medikamente, artikujt e
mobilerise, artikujt e qeramikës, qelqit, gjeneratorë e grup-gjeneratorësh, artikuj
çeliku, paisje të ndryshme mekanike për bujqesine etj.
Turqia, ku një pjesë të mirë të kësaj vlere e zënë artikujt ushqimorë me vlerë,
(kryesisht perime e ëmbëlsira të ndryshme, vajra vegjetal etj), cigaret, ndërsa pjesën
tjetër e zënë artikujt jo-ushqimorë që dominohen nga artikuj të shitjes me pakicë si,
tekstile e konfeksione të ndryshme, enë guzhine, hidrosanitare etj.
Gjithashtu, mund të përmendim edhe disa vende të tjera, tregtia me të cilat ka një
peshë të konsiderueshme në defiçitin tregtar si: Kina, Gjermania, Rumania, Bullgaria,
Kroacia, Maqedonia, tregti e cila vjen kryesisht nga artikujt e shitjes me pakicë,
mobileri dhe një pjesë të lëndëve të ndërtimit.
Treguesit shprehin qartë se, pjesa më e madhe e defiçitit tregtar të Shqipërisë vjen nga
ekonomitë e vendeve fqinje, dhe ato që janë gjeografikisht shumë afër, si Greqia,
Italia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Rumania, Kroacia etj, gjë që tregon se
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 88
ekonomitë e këtyre vendeve ushtrojnë një presion të fortë konkurues mbi ekonominë
dhe tregun tonë, referuar gjithashtu faktit që një pjesë e mirë e këtyre vendeve kanë
kushte dhe strukturë ekonomike të përafërt me atë të vendit tonë. Kështu, për
ringritjen e saj ekonomia jonë duhet të prodhojë me kosto të ulët dhe cilësi të lartë,
duke realizuar investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për përballjen e kësaj
konkurence.
2.3.3 Shtrirja gjeografike e tregtisë
(i) Tregtia me vendet e BE-së(ii) Tregtia me vendet e rajonit(iii) Tregtia me vendet e tjera
(i) Tregtia me Bashkimin Europian: Gjatë vitit 2009, struktura gjeografike e tregtisë
nuk shënoi ndonjë ndryshim thelbësor, krahasuar me vitin 2008. Përveç disa
ndryshimeve në masën e tregtisë nga njëri vend në tjetrin, karakteristika specifike e
këtij viti ka të bëjë me një rënie të përgjithshme të volumeve tregtare si nga grup-
vende dhe nga vende të veçanta. Pavarësisht kësaj tendence rënëse të volumeve totale
tregtare, vendet e BE-së janë pikërisht ato të cilat kanë dhe masën më të madhe të
tregtisë me Shqipërinë, ashtu si dhe në vitet e kaluara. Drejt vendeve të BE-së shkon
rreth 78.9% e eksporteve totale të Shqipërisë, të cilat këtë vit u karakterizuan nga
rënia e parë që pas rastit të vitit 1997, respektivisht në vlerë absolutë me 9%, dhe në
përqindje me 0.7 pikë përqind, krahasuar me vitin 2008. Importet nga vendet e BE-27,
kanë ndjekur vazhdimisht një trend pozitiv, në rritje, duke përbërë rreth 67.5% të
importeve totale dhe duke u karakterizuar nga një rritje në vlerë absolute prej 3.9%
dhe në përqindje në masën 3.9 pikë përqind.
Gjithashtu, zhvlerësimi i lekut ndaj euros si dhe dollari amerikan, shpjegojnë normat
negative të rritjes me BE-në. Volumet tregtare të matura në euro kanë rënë me 5.7%
ndërsa në dollarë me 10.4%.
Ndër vendet ndaj të cilave eksportet u rritën me një ritëm të shpejtë gjatë vitit 2009,
mund të përmendim Spanjën, Belgjikën, Rumaninë. Ndërsa, në grupin e vendeve,
ekportet ndaj të cilave, u karakterizuar nga një rënie e shpejtë për vitn 2009 bëjnë
pjesë Suedia, Sllovenia, Polonia, Finlanda. Përveç rënies në vlerë absolute, struktura e
eksporteve ndaj vendeve të BE-27, nuk karakterizohet nga ndonjë ndryshim tjetër
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 89
thelbësor në lidhje me shpërndarjen sipas kategorive. Tekstilet dhe veshjet e këmbës
konsiderohen ende si kategoria kryesore e eksporteve drejt këtyre vendeve, duke zënë
peshën prej 58.4% në totalin e eksporteve drejt BE-së, me një rritje prej 2.5 pikë përqind,
krahasuar me vitin 2008. Kjo tregti kryesisht përfaqësohet nga produktet e përpunimit
aktiv, të cilat rieksportohen në vendet e origjinës , kryesisht Itali dhe Greqi.
Një kategori e re, e cila është e pranishme në dhjetë produktet më të eksportuara drejt
tregjve të BE-së, është edhe ajo e sardeleve. Kjo kategori përbën rreth 2.6% të
eksporteve totale, ndërkohë që pesha e tyre është rritur vazhdueshëm këto vitet e
fundit. Në përgjithësi, eksportet e produkteve bujqësore ndaj vendeve të BE-27, kanë
ndjekur një trend në rritje.
Shqipëria importon një varietet të gjerë të produkteve nga vendet e BE-27. Edhe pse
importet janë rritur në vlerë gjatë vitit 2009, kjo rritje nuk është ndjekur nga të gjithë
sektorët. Importet e tekstileve kanë rënë me 5% dhe importi i lëkurëve me 1.4%, duke
treguar se në terma të importeve nga BE, produktet e lidhura vetëm me një sektor të
industrisë–atë të përpunimit aktiv- tregojnë qartë tendencën e përgjithshme rënëse.
Sektorë të tjerë, të cilët janë karakterizuar nga rritje në nivelin e importeve, janë edhe
ai i produkteve bujqësore, importet e të cilave janë rritur me 8.9%, sektori i
produkteve minerare me një rritje prej 3.2%, importet e metaleve me 6.0%, importi i
makinerive me 1.8%, etj. Megjithatë, ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me
vitin 2008, vit në të cilin ritmi i rritjes të të gjithë këtyre sektorëve karakterizohej nga
një rritje 2 shifrore.
Italia dhe Greqia qëndrojnë partnerët kryesorë në lidhje me volumin tregtar. Eksportet
në këto vende, përbëjnë në total rreth 70% të eksporteve totale të Shqipërisë. Në vend
të parë qëndrojnë eksportet me Italinë, të cilat përbëjnë 62.6% të eksporteve totale.
Edhe pse ato kanë rënë në vlerë absolute me 6.9%, pjesa e tyre në përqindje është
rritur me 0.8 pikë përqind, kryesisht për shkak të rënies të përgjithshme të eksporteve.
Eksportet me Greqinë kanë pësuar rënie si në terma absolute ashtu dhe në përqindje,
respektivisht me 23.7% dhe 1.4 pikë përqind. Importet nga Italia kanë rënë në vlerë
absolute me 3.5%, ndërsa pesha e tyre ka rënë lehtshëm në 27.9%, nga 28.4% në vitin
2008. Importet nga Greqia janë rritur me 5.8% ndërsa pesha apo përqindja e tyre ndaj
totalit është rritur në 16.5% në 2009, nga 15.3% në 2008.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 90
Flukset tregtare me Greqinë llogariten në 21.1% të tregtisë totale dhe krahasuar me
vitin 2008 kanë treguar stabilitet. Volumet tregtare me Gjermaninë përbëjnë rreth
7.1% të flukseve totale. Pavarësisht rritjes si në flukset e importeve dhe të eksporteve,
Gjermania karakterizohet nga një peshë e pandryshueshme ndaj volumit total,
krahasuar me vitin 2008. Vende të tjera, sinjifikante për tregtinë e jashtme të
Shqipërisë, janë Bullgaria, Austria, Spanja, por në masa më të vogla, siç tregohet dhe
në grafikun e mëposhtëm:
Grafiku 2.11: Pesha e vendeve të BE-së në totalin e volumit tregtar të Shqipëri-BE 27, 2009
49.60%
21.10%
7.10%
2.70%2.70%2.50%
2.00%
12.30%
Itali Greqi Gjermani Bullgari Austri France Spanje Vende te tjera
Burimi: Acit,Raporti vjetor 2009
Tabela 2.7: Treguesit kryesorë tregtarë Shqipëri-BE-27, në milion lekë dhe në përqindje
Indikatorët tregtarë 2004 2005 2006 2007 2008 2009Vol treg Shqipëri-BE 226,419.1 239,559.4 270,845.0 317,940.3 368,815.0 372,740.1Përqindja ndaj volumit total të Shqipërisë 76.2% 73.4% 72% 67% 67% 69.7%
Importe nga BE-27 170,048.4 180,696.8 202,197.9 237,225.5 279,207.0 291,130.5Përqindja ndaj importeve totale tëvendit 72.4% 69.4% 67.7% 62.80% 63.59% 67.5%
Eksporte në BE-27 56,370.7 58,862.6 68,647.1 80,714.9 89,607.9 81,609.6Përqindja / eksporteve totale të vendit 90% 89% 88% 83% 80% 78.9%Defiçiti tregtar me BE-27
-113,677.69
-121,834.25
-133,550.75
-156,510.60
-189,599.07 -209,520.9
Përqindja ndaj defiçitit tregtar total të vendit 66% 62.7% 60.5% 56% 58% 63.9%Ekporte në BE/Importe nga BE, Indeksi imbulimit 34% 32.6% 34% 34% 32% 28.0%Eksporte totale/Importe totale, Raporti iMbulimit 26% 25% 26% 26% 26%
24.0%
Burimi: Acit Report, 2009
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 91
Eksportet drejt Italisë kryesisht përfaqësohen nga tekstile dhe veshjet e këmbës,
eksporte të cilat përbëjnë rreth 62.0% të eksporteve totale. Eksportet e të dy këtyre
sektorëve kanë rënë me 5.9% dhe 3.2%, respektivisht. Kategori të tjera të rëndësishme
në termat e eksportit, janë metalet dhe produktet prej tyre, produktet bujqësore, lëndët
djegëse. Kategori të tjera, eksportet e të cilave kanë pësuar rënie, janë makineritë dhe
produktet e drurit. Importet nga Italia janë më pak të përqëndruara se eksportet. Ky vit
është karakterizuar nga rënie në flukset e importeve për metale (15.1%), makineri
elektike (16.3%), makineri transporti (5.7%), tekstile (3.2%), produkte lëkure dhe
druri. Rënia në flukset e importeve reflekton një trend rënës në kërkesën për inpute
nga sektorë të ndryshëm industrialë, si dhe në kërkesën për produkte përfundimtare
me destinacion konsumatorin.
Eksportet në Greqi, kryesisht përfaqësohen nga produkte tekstili, të cilat zënë 45.6%
të eksporteve totale me Greqinë. Eksporti i kësaj kategorie është karakterizuar nga një
rënie në vlerë absolute prej 9.4%, krahasuar me vitin 2008. Kategori të tjera që kanë
pësuar rënie në flukset e eksportit me Greqinë janë metalet, mineralet, produktet
bujqësore, produktet e drurit, materialet e ndërtimit etj. Ndër kategoritë të cilat kanë
ndjekur një trend rritës në eksporte për vitin 2009, mund të përmendim produktet
plastike dhe makineritë. Artikulli më i eksportuar për vitin 2009 është energjia
elektrike, e cila përllogarit 8.9% të eksporteve totale. Importet nga Greqia kryesisht
përfaqësohen nga lëndët djegëse, të cilat përbëjnë rreth 35.4% të importeve totale nga
ky vend, të cilat në vitin 2009 janë karakterizuar nga një rënie prej 3.5% në vlerë
absolute.
Eksportet në Gjermani përfaqësohen nga 3 kategori kryesore: produkte tekstili,
produkte të veshjeve të këmbës dhe produktet bujqësore, respektivisht secili në masën
53.7, 19.0 dhe 20.2 përqind. Importet nga Gjermania, kryesisht përfaqësohen nga një
numër i vogël kategorish produktesh, ku pjesën më të madhe e zë kategoria “makineri
të ndryshme”. Importi i tyre është karakterizuar nga një rritje prej 10.9% në vitin
2009. Ndër produktet e tjera të importuara nga Gjermania, mund të përmendim cigaret
dhe medikamentet.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 92
(ii) Tregtia me vendet e rajonit: Vendet e rajonit përfaqësojnë një grup partnerësh
tregtarë, të rëndësishëm për tregtinë e jashtme të Shqipërisë, për shkak të afërsisë
gjeografike dhe qëndrueshmërisë së tregtisë me këto vende. Flukset tregtare me këto
vende, kanë pësuar tkurrje në të dy drejtimet: si në eksporte dhe në importe. Këto
ndryshime janë manifestuar nga rënie në masën e tyre ndaj volumeve totale dhe në
vlera absolute. Masa e eksportit, në përqindje, ndaj vendeve të rajonit ka rënë me 1.4
pikë përqind, ndërsa në vlerë absolute me 17.4%. Masa e importeve nga vendet e
rajonit ka rënë nga 9.4 pikë përqind në vitin 2008 në 7.7 pikë përqind në vitin 2009,
ndërsa në vlerë absolute me 19.2%. Gjithashtu, edhe pesha e tregtisë me vendet e tjera
ka ndryshuar në të dy drejtimet, në varësi të dinamikave specifike të tregtisë të secilit
shtet. Më hollësisht, situata mbi gjeografinë e tregtisë së vendeve të rajonit, si dhe
vlerat absolute të ndryshimeve, normat e rritjes dhe pesha e tregtisë për vitet 2007-
2009, tregohen në tabelën e mëposhtme. Grafiku 2.12 dhe 2.13, tregojnë për më tej,
10 vendet (si brenda rajonit dhe më gjerë), që kanë eksportuar dhe importuar më
shumë, renditur sipas rëndësisë, duke prezantuar në këtë mënyrë partnerët kryesorë
tregtarë të Shqipërisë për vitin 2009.
Tabela 2.8/A: Gjeografia e flukseve tregtare të Shqipërisë me rajonin, (2007-2008)
Eksporte ImporteNorma e
rritjesNorma e
rritjes Vendet Vlera e
eksporteve (Mil Lek) Pjesa ndaj
totalit (%)2008/2007
(%)
Vlera e importeve (Mil Lek)
Pjesa ndaj totalit (%)
2008/2007 (%)
Vendet e rajonit** 15,460.1 13.7% 59.1% 41,131.8 9.4% 37.4%
Kosova 7,417.5 6.6% 59.2% 3,197.1 0.7% 14.7%Maqedonia 3,306.5 2.9% 46.2% 11,487.4 2.6% 27.7%Mal i Zi 2,332.6 2.1% 444.7% 1,561.4 0.4% 136.1%Moldavi 0.0 0.0% 0.0% 72.1 0.0%Serbi 1,966.8 1.7% 1342.5% 18,156.3 4.1% 391.5%
Serbi & Mal i Zi 59.8 0.1% -96.6% 117.4 0.0% -98.6%
Bosnie dhe Herzegovina 187.9 0.2% -52.0% 1,307.4 0.3% 8.5%
Kroacia 188.9 0.2% 112.0% 5,232.7 1.2% 39.3%
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 93
Tabela 2.8/B: Gjeografia e flukseve tregtare të Shqipërisë me rajonin, (2008-2009)
Eksporte ImporteNorma e
rritjes Norma e rritjesVendet Vlerë
(Mil Lek) Përqindja
ndaj totalit2009/2008
(%)
Vlera e importeve(Mil Lek)
Përqindja ndaj totalit 2009/2008(%)
Vendet e rajonit** 12,769.4 12.3% -17.4% 33,250.8 7.7% -19.2%
Kosova 7,196.5 7.0% -3.0% 3,750.5 0.9% 17.3%
Maqedonia 3,162.8 3.1% -4.3% 9,864.1 2.3% -14.1%Mal i Zi 1,368.9 1.3% -41.3% 2,041.7 0.5% 30.8%Moldavi 1.1 0.0% 32.3 0.0% -55.1%Serbi 814.4 0.8% -58.6% 11,796.3 2.7% -35.0%
Serbi & Mal i Zi 3.5 0.0% -94.1% 3.7 0.0% -96.8%
Bosnia dhe Herzegovina 104.8 0.1% -44.20% 1,097.1 0.3% -16.1%
Kroaci 117.4 0.1% -37.9% 4,665.1 1.1% -10.8%Burimi: Acit 2009
**Rritja e eksporteve për Serbinë dhe Malin e Zi të marra së bashku për arsye krahasimi rezulton 88.4%.
Rritja e importeve për Serbinë dhe Malin e Zi të marra së bashku për arsye krahasimi rezulton 53.8%.
Grafiku 2.12: Partnerët kryesorë në eksport Grafiku 2.13: Partnerët kryesorë tregtarë në import
62.60%
7.30% 7.00% 4.70% 3.40% 3.10% 1.30% 1.20% 1.20%0.00%
10.00%
20.00%
30.00%
40.00%
50.00%
60.00%
70.00%
Itali
Greqi
Kosove
Kine
Gjermani
Maqedoni
Mal i Zi
Spanje
Zvicer
27.90%
16.50%
6.90%5.30% 5.10%
3.60% 2.70% 2.30%
0.00%
5.00%
10.00%
15.00%
20.00%
25.00%
30.00%
Itali
Greqi
Turqi
Gjermani Kine
Zvicer
Serbi
Maqedoni
Burimi: Acit database, 2009
Flukset tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit reflektojnë në përgjithësi një
tendencë rënëse këto dy vitet e fundit, duke shfaqur në këtë mënyrë edhe rënien e parë
në vlerë absolute, që në vitin 1997. Volumet tregtare të Shqipërisë ndaj rajonit në vitin
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 94
2009, përbëjnë rreth 8.6% të volumeve totale tregtare dhe karakterizohen nga një
rënie prej 1.7 pikë përqind krahasuar me vitin 2008. Tendenca rënëse reflektohet nga
të dy drejtimet e flukseve tregtare. Raporti i mbulimit të importeve nga eksportet është
rritur me 0.9 pikë përqind gjatë periudhës 2008-2009, duke arritur shifrën 38.4% në
2009, kryesisht për shkak të faktit se importet nga rajoni kanë rënë me një ritëm më të
lartë se sa eksportet drejt rajonit.
Lidhur me zhvillimet e flukseve tregtare brenda rajonit, mund të thuhet se në këto
vitet e fundit (2008-2009), nuk janë vënë re ndryshime thelbësore. Kosova qëndron
partneri kryesor në eskport për Shqipërinë në vitin 2009, duke shpjeguar rreth 56.4%
të eksporteve totale me rajonin.
Maqedonia është vendi i dytë për nga rëndësia, përsa i përket eksporteve rajonale.
Eksportet në të gjithë vendet e rajonit kanë shënuar rënie në vlera absolute, siç shihet
dhe nga tabela e mësipërme. Ndërsa importet nga rajoni, janë pak a shumë njësoj si në
vitin 2008, kryesisht përfaqësuar nga Serbia, e cila përllogarit rreth 35.5% të
importeve totale nga rajoni si dhe Maqedonia, e cila përllogarit rreth 29.7% të
importeve totale.
Importet e Shqipërisë nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë pësuar rënie,
përveç importeve nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilat kanë regjistruar 30.8% dhe 17.2%
rritje, respektivisht në vitin 2009. Eksportet në rajon kanë hasur ndryshime në peshë
dhe rëndësi gjatë vitit 2009. Më konkretisht, mund të përmendim eksportet e metaleve
në rajon, të cilat ranë me 36.9%, eksporti i lëndëve djegëse i cili ra me 7.6%. Në
përgjithësi, të gjitha kategoritë kryesore të eksporteve në rajon kanë pësuar rënie.
Shufrat dhe pllakat e hekurit, janë produktet më të eksportuara në rajon, ndjekur nga
çimento Portland dhe energji elektrike.
Gjithashtu, struktura e importeve nga rajoni, reflekton edhe rënien e madhe në vlerë të
flukseve nga ky rajon. Në terma në përqindje, importi i lëndëve djegëse, kategoria
kryesore e importeve, ka pësuar rënie në vlerë dhe në peshë (përqindje) respektivisht
me 61.8% dhe 20.1 pikë përqind. Gjithashtu, edhe flukset e importeve të shumë
sektorëve kanë pësuar rënie gjatë vitit 2009. Produktet më kryesore të importuara nga
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 95
rajoni përbëjnë rreth 41.6% të importeve totale, ku energjia elektrike ndjekur nga
skrapi dhe hekuri renditen të parët.
Vendet e rajonit karakterizohen nga ndryshime më të vogla në flukset tregtare, siç
shihet edhe nga tabela 2.8/A dhe 2.8/B13. Vendet e rajonit me peshën më të madhe në
eksportet totale janë Kosova, e cila thith rreth 7% të eksporteve totale të Shqipërisë,
me një rritje prej 0.4 pikë përqind në peshë; ndjekur nga Maqedonia, pesha e të cilës
në eksportet totale është rritur në 3.1%. Masa e eksporteve ndaj vendeve të tjera të
rajonit ka rënë në krahasim me vitin 2008. Vendet e rajonit nga të cilat Shqipëria
importon më shumë, janë Serbia dhe Maqedonia, prej të cilave importon 2.7% dhe
2.3% të importeve totale, respektivisht.
Në përgjithësi, normat e rritjes të flukseve tregtare të vendeve të rajonit janë kthyer në
norma rënëse, gjatë vitit 2009. Eksportet drejt rajonit kanë rënë në vlerë me 17.4%,
ndërsa pesha e tyre në eksportet totale ka rënë nga 13.7 pikë% në 2008 në 12.3 pikë%
në vitin 2009. Gjithashtu, edhe importet nga rajoni kanë rënë në vlerë me 19.2%,
ndërsa pesha e tyre në importet totale ka rënë nga 9.4 pikë% në vitin 2008 në 7.7
pikë% në vitin 2009.
Tregtia me rajonin vazhdon të mbetet në nivele të ulëta. Ky fakt nxjerr në pah dhe
ndikimin e varfër në rritjen dhe intensifikimin e tregtisë të marrëveshjeve të tregtisë së
lirë me vendet e rajonit. MTL-të e Shqiëprisë vuajnë nga asimetria në proçesin e
liberalizimit tregtar. Sektori më pak i liberalizuar mbetet ai bujqësor. Pothuajse të
gjitha MTL-të e Shqipërisë sigurojnë apo aplikojnë tarifa dhe kuota, të cilat në shumë
raste janë asimetrike. Megjithatë, në këto vitet e fundit normat e rritjes së eksporteve
dhe importeve me rajonit janë më të larta se normat e përgjithshme të rritjes, duke
nxjerrë në pah në këtë mënyrë dhe ndikim pozitiv të Cefta-s në zhvillimet tregtare.
Tregtia me vende të tjera: Gjithashtu, edhe pesha e tregtisë me vendet e tjera ka
ndryshuar në të dy drejtimet, në varësi të dinamikave specifike të tregtisë të secilit
shtet. Për shembull, masa e eksporteve me Turqinë ka rënë me 1.3 pikë% ndërsa
eksportet në vlerë absolute kanë rënë me 72.5%. Eksportet në Kinë dhe në SHBA janë
13 Statistika më të zgjeruara rreth ndryshimeve në flukset tregtare t rajonit paraqiten në tabelën 17 , në aneks
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 96
karakterizuar nga një rritje në peshë prej 1.9 dhe 0.4 pikë përqind, respektivisht,
ndërsa në vlerë absolute në masën 57.3% dhe 98.9% respektivisht
Rritja në flukset tregtare me SHBA-në ka ndodhur për shkak të rritjes të flukseve
tregtare në të dy drejtimet: eksporte dhe importe. Eksportet në SHBA janë pothuajse
dyfishuar ose rritur me 98.9% në vitin 2009. Kategoria, e cila zë vendin kryesor në
eksportet drejt SHBA-së është ajo e produkteve bujqësore, dhe më pas renditet
kategoria e produkteve të veshjeve të këmbës. Grupi i produkteve më të eksportuara,
gjithashtu përfshin edhe bimët medicinale, si dhe pjesë të veshjeve të këmbës.
Importet nga SHBA janë rritur me 39.2%. Tre kategoritë kryesore të importeve nga
SHBA janë makineritë, produket bujqësore dhe metalet, respektivisht me 42.6%,
31.5% dhe 16.3% të importeve totale.
Përsa i përket tregtisë me Kinën, mund të themi se rënia në volumet tregtare (me
1.6%), ka ndodhur vetëm për shkak të rënies së vlerës së importeve, ndërkohë që
eksportet janë rritur më tej. Eksportet me Kinën karakterizohen nga një përqëndrim i
lartë, duke u përfaqësuar kryesisht nga produktet minerale, të cilat në vitin 2009,
përbëjnë 99.2% të eksporteve totale me Kinën. Produktet më të eksportuara në Kinë
janë minerale kromi dhe minerale bakri respektivisht me 71.6% dhe 27.3% të
eksporteve totale. Importet nga Kina ranë me 9.2% në vitin 2009. Produktet më të
rëndësishme të importuara nga Kina janë pjesë makinerie, veshjet e këmbës dhe
pajisje. Për t’u theksuar, është edhe humbja e strukturave të hekurit dhe çelikut nga
lista e 10 produkteve më të importuara, importet e të cilave përbënin 8.7% të
importeve totale në vitin 2008. .
Flukset tregtare me Rusinë janë karakterizuar nga një rënie prej 62.6% gjatë vitit
2009. Eksportet drejt Rusisë janë zvogëluar totalisht duke kapur vlera afër zeros,
kryesisht për shkak të ndërprerjes së eksportit të mineraleve të kromit drejt Rusisë.
Përqëndrimi lartë i flukseve të eksportit në një produkt, ka ndikuar negativisht në
eksportet totale në Rusi në vitin 2009. Importet nga Rusia përjetuan një rënie prej
59.9% në vitin 2009. Kategoritë më të importuara mbeten mineralet dhe produktet
bujqësore.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 97
Volumet tregtare me Turqinë gjatë vitit 2009 u rritën me 1.8%. Turqia është ndër të
paktët partnerë të qëndrueshëm tregtarë, flukset tregtare me të cilin kanë qenë më të
stabilizuara dhe karakterizuar nga një rritje e përgjithshme në vitin 2009. Rritja në
flukset tregtare është e mbështetur vetëm nga rritja e importeve nga Turqia, ndërkohë
që eksportet kanë pësuar reduktim. Eksportet drejt Turqisë patën një rënie prej 72.5%
në vitin 2009. Struktura e eksporteve drejt Turqisë karakterizohet nga një rënie e
peshës së eksporteve të produkteve minerare (me 11.5 pikë përqind%), e metaleve
(17.6 pikë përqind), dhe nga një rritje e peshës së kategorive të tjera si produkte
bujqësore, makineri dhe pjesë të tyre dhe produkte të lëkurës.
2.4 Zhvillimet tregtare përballë efekteve të krizës ekonomike globale
Rasti i Shqipërisë
Kriza e vitit 2008- 2009 thelloi disekuilibrat në ekonominë shqiptare. Hyrjet valutore
dhe flukset tregtare ranë ndjeshëm. Sistemi financiar u përball me shumë risqe,
veçanërisht me rënien e besimit kundrejt tij. Kjo bëri që sjellja e tij në drejtim të
akreditimit të burimeve të financimit të marrë nota të forta fanatizmi. Si pasojë e uljes
së konsumit, eksporteve dhe nivelit të investimeve, të ardhurat buxhetore ranë
ndjeshëm, duke thelluar akoma dhe më shumë defiçitin buxhetor. Treguesit e bilancit
tregtar u përkeqësuan ndjeshëm, duke nxitur akoma dhe më shumë ndërmarjen e
veprimeve stabilizuese nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike dhe balancat makroekonomike gjatë vitit
2008 - 2009, kanë qenë në përgjithësi në të njëjtën linjë me parashikimet në fillim të
vitit. Efektet e krizës filluan të bëhën më të ndjeshme nga fundi i vitit 2008, momente
në të cilat efektet e krizes u shfaqën kryesisht nëpërmjet kanaleve të bilancit të
pagesave. Sipas burimeve zyrtare statistikore14, aktiviteti ekonomik u karakterizua
gjatë pjesës më të madhe të vitit 2008 nga një zgjerim pozitiv, shprehur kryesisht në
rritjen e aktivitetit të biznesit me rreth 17%, në nivelin e kreditit, të ardhurave
buxhetore, volumit tregtar etj. Bazuar ne vleresime tremujore, instituti i statistikave
deklaroi një rritje ekonomike në terma reale, për periudhën shtator 2007-tetor 2008,
14 Instituti i Statistikave, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, etj
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 98
prej 9.9%. Ndërtimi dhe tregtia ishin industritë më dinamike, ndërsa industria e
përpunimit, transporti dhe komunikacioni u karakterizuan nga një rritje më e ngadaltë.
Megjithatë, ekspansioni i aktivitetit ekonomik tregoi shenja tkurrjeje në tremujorin e
fundit të vitit 2008, vlerësuar nga INSTAT me 2,2% në terma realë, krahasuar me
tremujorin paraardhës, (ndërkohë që për tërë vitin 2008 vlerësimi kap vlerën prej 8%15).
Bazuar ne vlerësime të ndryshme, janë deklaruar shifra të ndryshme për rritjen e PBB
në vitin 2008. Sipas FMN, rritja e PBB-së në terma reale për vitin 2008 është 6%,
duke qenë pothuajse e njëjtë me vlerën e dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim
dhe Zhvillim EBRD (6.1%) dhe Instituti i Vienës per Studime Ekonomike
Ndërkombëtare (6.1%). Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instat dhe Ministria e
Financave, rritja e PBB matur me çmimet korrente në vitin 2008 ishte rreth 11% dhe
në terma reale 7.2%. Ndërsa për vitin 2009, rritja e PBB vlerësohet të jetë diku tek 3%.
Nivelet e larta të normave të rritjes në vitin 2008, janë shoqëruar njëkohësisht dhe nga
një stabilitet makroekonomik. Viti 2008 u karakterizua nga një inflacion i moderuar,
brenda limiteve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, duke qëndruar në fund të vitit
2008 në vlerën 2.2%, dhe duke pasur një vlerë mesatare vjetore prej 3.4%. Gjatë vitit
2008, niveli më i lartë i normës së inflacionit u shënua në muajin maj me 4.6%, duke
reflektuar presionet nga çmimet e larta të mallrave të importit dhe nivelin e lartë të
kërkesës së brendshme. Relativisht ndaj PBB-së, defiçiti i llogarisë korrente u rrit në
14.9 përqind në vitin 2008, krahasuar me 10.4 përqind në 2007, rritje e shkaktuar
kryesisht nga rritja e deçitit tregtar dhe rënies së remitancave. Relativisht ndaj PBB-
së, remitancat ranë nga 12% në vitin 2007 në 9.25% në 2008. Gjatë 9 muajve të parë
të vitit 2009, dërgesat nga emigrantët ranë me 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë
në vitin 2007. Ndërkohë, investimet e huaja direkte në vitin 2008 u rritën me 31.75%,
në 619.2 million euro, nga 470.1 million në vitin 2007.
Rënia e kërkesës së huaj për produktet shqiptare nga partnerët kryesorë tregtarë u
reflektua edhe në flukset e zvogëluara në mënyrë të menjëhershme të eksporteve, në
3-mujorin e fundit të vitit 2008, ndërkohë që tremujori i dytë i këtij viti tregonte një
rritje të konsiderueshme të këtyre eksporteve.
15 INSTAT, 16 prill, 2009
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 99
Është interesant fakti se normat e rritjes së eksporteve në secilin tremujor të tretë janë
negative krahasuar me tremujorët paraardhës, por në vitin 2008 rënia është edhe më e
thellë dhe ndryshe nga vitet paraardhëse, tkurrja vazhdon edhe në tremujorin e katërt.
Një karakteristikë tjetër është se rënia në eksporte, veçanërisht në tremujorin e katërt,
është më e lartë kur matet në dollarë sesa në lekë apo euro. Kjo mund të shpjegohet
nga një qëndrueshmëri relativisht e mirë e lekut kundrejt euros por edhe nga një
zhvlerësim i thellë kundrejt dollarit në këtë periudhë, pas një vlerësimi relativisht të
gjatë (rreth dy vjet). Lidhur me flukset e importeve, mund të themi se ato kanë pësuar
rënie gjatë periudhës 2008-2009, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore dhe
rënies së kërkesës së brendshme.
Grafik 2.14: Trendi i eksporteve, importeve dhe defiçitit tregtar gjatë krizës (në mln lekë)
-50,000-40,000-30,000-20,000-10,000
010,00020,00030,00040,00050,000
Jana
r 08
Mars 0
8
Maj-08
Korri
k-08
Shta
tor-08
Nentor
-08
Jana
r 09
Mars 0
9
9-May
Korri
k-09
Shta
tor-09
Nentor
-09
Eksporte Importe D.Treg
Burimi: ACIT database
Tabela 2.6 dhe grafiku 2.15, tregojnë se normat e rritjes së eksporteve dhe importeve
kanë qenë në rritje gjatë periudhës 2005-2007, por më pas në rënie gjatë vitit 2008,
respektivisht në 15.8 dhe 16.3%.
Grafiku 2.15: Rritja e eksporteve dhe e importeve në%, 2000-2009
-10.00%
-5.00%
0.00%
5.00%
10.00%
15.00%
20.00%
25.00%
30.00%
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Rritja e eskporteve
Rritja e importeve
Burimi: ACIT database
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 100
Grafiku 2.16: Eksporti, Importi, DT dhe Remitancat në raport me PBB, (2000-2009)
0.00%
5.00%
10.00%
15.00%
20.00%
25.00%
30.00%
35.00%
40.00%
45.00%
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Eksp/PBBImp/PBBDT/PBB Remitancat/PBB
Burimi: ACIT database
Indeksi i hapjes ka qenë në rritje që nga viti 2004, duke arritur në 50.8% në 2008,
edhe pse me një rritje më të ulët në 2008, krahasuar me 2007. Ndërsa në vitin 2009, ai
pësoi një ulje, duke arritur në shifrën 46.8%. Defiçiti tregtar në terma absolutë por
edhe në terma relativë ndaj PBB, ka qenë në rritje që nga viti 2005, duke arritur në
30.1% të PBB në vitin 2008, krahasuar me 28.5% në 2007 dhe 23.8% në 2005.
Indeksi i mbulimit të importeve, matur si raport i eksporteve me importet, vazhdon të
bjerë, duke marrë vlerën 23.9% në 2009, nga 25.6% në 2008, 25.7% në 2007 dhe 26%
në 2006.
Megjithatë, ngadalësimi gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2009 dhe rënia e PBB në
tremujorin e katërt të vitit 2009, përforcuan më fort mendimin se edhe ekonomia
shqiptare u prek ndjeshëm nga kriza globale. Defiçiti fiskal u rrit në 7% të PBB, nga
3% në vitin 2007, borxhi publik arriti në rreth 60% të PBB dhe defiçiti i llogarisë
korrente arriti në 15% të PBB. Të gjitha këto zhvillime rrezikuan reduktim të
shpenzimeve private, rritje të nivelit të borxhit duke penguar dhe një rifillim të
qëndrueshëm të rritjes së kreditimit.
Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009, performanca në tregtinë e jashtme krahasuar
me fillimin e vitit 2009, është përmirësuar. Rënia e eksporteve është ngadalësuar,
krahasuar me rënien mesatare në 9-muajt e parë të vitit. Gjithashtu, edhe rënia e
importeve është ngadalësuar, duke shfaqur madje edhe tendenca rritëse në dy muajt e
fundit të vitit 2009. Është e qartë që këto norma të rritjes së eksporteve nuk mjaftojne
për të mbuluar rritjen e importeve, si dhe për të mbuluar defiçitin tregtar në periudha
afatmesme apo afatgjata.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 101
Viti 2009 shfaqi sfida të forta për ekonominë shqiptare. Siç u tha edhe më sipër, kriza
financiare globale preku ekonominë e vendit nëpërmjet shumë kanaleve. Ngadalësimi
i rritjes gjatë vitit 2009 dhe ç’balancimet e brendshme dhe të jashtme, treguan qartë
këtë ndikim Por, nëse marrin në konsideratë rajonin e Europës Juglindore si një të
tërë, vihet re se Shqipëria bën një përjashtim. Edhe pse PBB reale për këtë rajon ra me
3.7% si pasojë e kontraktimit të fortë të kërkesës së jashtme, rënies së remitancave
dhe flukseve hyrëse të dobësuara të kapitalit, rritja e PBB-së në Shqipëri mbeti
pozitive. Përse Shqipëria përbën një përjashtim? Ekonomia shqiptare është relativisht
e mbyllur, duke treguar një nivel të ulët hapjeje. Ekonomitë e tjera të rajonit të
Europës Juglindore janë më të hapura dhe rritja e tyre është e orientuar nga eksportet.
Sipas raportit të FMN, 2010, faktorë të tillë përforcohen akoma më tepër nga fakti se,
impakti i krizës është i zbutur nëpërmjet rëndësisë së limituar të kanaleve të eksportit
në Shqipëri dhe sigurisë së ulët në financimin e tregut. Faktorë të tjerë që renditen nga
FMN lidhen me stimujt fiskalë dhe monetarë, si dhe kontrollin e matur dhe
rregullimin e sistemit bankar në vend.
Sipas raportit të FMN për vitin 2009, në tremujorin e parë të vitit 2010 parashikohej
një rritje e ngadaltë dhe më pas një forcim gradual, me një rritje vjetore në masën 2 -
21/2 përqind për tërë vitin 2010.
Sipas parashikimeve të FMN për vitin 2010, besueshmëria në sektorin financiar është
rritur, si dhe remitancat dhe eksportet kanë marrë trajta përmirësimi. Defiçiti i
llogarisë korrente parashikohet të ngushtohet nga 15 5 në 13%, kryesisht si pasojë e
një axhustimi të pritshëm automatik (zvogëlimi) të konsumit privat dhe zhvlerësimi së
fundmi të kursit real të këmbimit. Megjithatë, sipas FMN, ambjenti i jashtëm mbetet
ende riskoz dhe ç’balancimet e jashtme dhe të brendshme makroekonomike shfaqin
ende dobësi të dukshme. FMN sugjeron reduktimin e defiçitit buxhetor në 3% të PBB
në vitin 2010, dhe reduktim të borxhit publik në 50% deri në 2013. Defiçiti i llogarisë
korente financohet nga flukset hyrëse të kapitalit dhe ato financiare, flukse të cilat
edhe pse janë të favorizuara nga privatizimi dhe huamarrja publike, përsëri janë të
kufizuara në kohë dhe madhësi. Në vitin 2009, këta dy faktorë ishin në gjendje të
kompesonin vetëm pjesërisht (rreth 77%) të defiçitit të llogarisë korrente. Bilanci
tregtar vazhdon të ketë një impakt negativ në llogarinë korrentë të vitit 2009. Defiçiti
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 102
tregar shprehur në lekë, u rrit me 0.3% (-6.4% kur shprehet në euro), duke arritur
vlerën 327,668.9 million lekë (ose 2,488 million Euro). Mospërputhja midis defiçitit
tregtar në Euro dhe Lekë i atribuohet zhvlerësimit mjaft të konsiderueshëm të Lekut
kundrejt Euros, me rreth 7.15% gjatë vitit 2009.
Flukset tregtare të produkteve, shprehur në lekë, ranë me 3.1%, ndërsa shprehur në
euro dhe dollar ato ranë respektivisht me 9.7% dhe 14.2%. Rënia është veçanërisht më
e lartë në eksporte, respektivisht 8.1% në lekë, 14.4% ne euro dhe 19.1% në dollarë.
Eksportet shqiptare janë gati sa një e katërta e importeve dhe tregojnë një fraxhilitet të
lartë. Ata janë të varur në tregtinë e përpunimit aktiv si veshje dhe industrinë e
këpucëve, ndërsa eksportet e produkteve minerare dhe materialeve të tjera si lëndë e
parë, varen konsiderueshëm nga fluktuacionet e çmimeve botërore.
Përqëndrimi i lartë rreth produkteve të përpunimit aktiv, ka përcjellë në një kohë
relativisht të shkurtër efektet e krizës globale në uljen e kërkesës botërore drejt
eksporteve shqiptare. Një pjesë e krizës ekonomike është krizë e importuar nga
ekonomitë e vendeve të tjera, veçanërisht nga ekonomitë e partnerëve kryesorë
tregtarë dhe ekonomitë fqinje si Italia apo Greqia. Si rrjedhim, kjo ka shkaktuar rënie
të nivelit të ekspoteve shqiptare, veçanërisht gjatë vitit 2009.
Pikërisht, ndikimi negativ i pritur dhe tkurrës i krizës globale në ekonominë shqiptare,
rrit këkesën për reforma dhe politka efektive-strukturore në nxitjen e
konkurueshmërisë, si në nivel mikroekonomik, ashtu edhe makroekonomik. Parë në
kënvështrimin mikroekonomik, sektori privat i ekonomisë duhet mbështetur më tepër
me burime financuese. Që produktet shqiptare të konkurojnë me standartin Europian,
kërkohet një frymë e re e menaxhimit të strategjive tek biznesi shqiptar, futje e
teknologjisë së re, rritje e cilësisë së produktit, administrim më i mirë i riskut të
biznesit dhe riskut financiar, orientim më i mirë drejt perspektivave të tregjeve globale
dhe kërkesave për zhvillimin e vendit. Në veçanti, mbi të gjitha e rëndësishme është
rritja e specializimit të biznesit shqiptar si në strategjitë e tij të biznesit dhe në
produktet që do të ofrojë në tregun shqiptar. Ky proçes integrimi dhe konkurenca që
imponohet në këtë mënyrë, do të përmirësojë funksionimin e biznesit tregtar, duke e
çuar atë drejt rritjes së fitimit.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 103
Për më tepër, sfida të tjera shtrohen në drejtim të forcimit të tregut financiar,
ekuilibrimin e balancave të brendshme dhe të jashtme ekonomike, zbatimin e
reformave strukturore efiçiente, faktorë të cilët do të siguronin stabilitet aftagjatë të
ekonomisë. Përmirësimi i produktivitetit në ekonomi duhet synuar nëpërmjet
përqëndrimit të investimeve në kapitalin human dhe inovacioneve në teknologji.
Kriza dhe rajoni i Ballkanit
Si pjesa më e madhe e ekonomive botërore, edhe ekonomitë e rajonit të Ballkanit u
ndikuan nga kriza globale e vitit 2008-2009. Rritja e çmimit të energjisë shtrenjtoi
shumë importin e saj nga këto vende. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore
të metaleve, në veçanti të çelikut, rëndoi së tepërmi prodhimin ekonomik dhe
eksportet e kësaj kategorie produktesh. Norma e papunësisë pësoi rritje të mëtejshme
për shkak të rënies së prodhimit vendas dhe për shak të përkeqësimit të gjendjes së
industrive vendase, veçanërisht të atyre që prodhonin mallra të destinuara për eksport.
Kapacitetet prodhuese ranë ndjeshëm dhe shumë kompani nuk mundën t’i bëjnë ballë
ndikimit të krizës, duke mbyllur si rrjedhim aktivitetin e tyre. Disa nga sektorët që u
prekën më shumë ishin: sektori i ndërtimit, sektori i tekstileve dhe produkteve të
lëkurës, industria e rëndë etj. Rënia në tregti dhe në investime ishin pasoja të
pashmangshme të krizës. Rënie e konsiderueshmë e investimeve të huaja direkte u
parashikuan në Rumani, Bullgari, Serbi. Gjatë periudhës 2008-2009, investimet e
huaja direkte për rajonin e Ballkanit Perëndimor ranë me rreth 50%, ndërsa norma e
papunësisë parashikohej të rritej nga 30% deri në 35% në disa prej vendeve të rajonit
(IMF report 2009, fq 13-25).
Shumë nga ekonomitë e Bashkimit Europian u prekën ndjeshëm nga kriza globale.
Ekonomitë e rajonit janë të lidhura fort me ekonomitë e BE-së, si nga marrëdhëniet
tregtare dhe ato sociale. Si pasojë e nivelit të lartë të emigracionit në këto vende,
remitancat nga emigrantët, banorë në shtetet e BE-së, ndikojnë ndjeshëm në
ekonomitë e rajonit. Si pasojë e krizës globale gjatë viteve 2008-2009, niveli i tyre ra
ndjeshëm. Si rrjedhojë, niveli i të ardhurave familjare, të destinuara për konsum në
vendet e rajonit ra ndjeshëm, duke ndikuar negativisht mirëqënien e banorëve të tij.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 104
Mundësitë për financim të defiçitit të lartë të llogarive korrente u dobësuan ndjeshëm.
Gjithashtu, rënia e fuqisë blerëse nga konsumatorët e BE-së, dobësoi ritmet e
eksporteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Në të tilla kushte, masat
proteksioniste duhen minimizuar dhe ekonomia duhet t’i nënshtrohet një regjimi
tregtar sa më liberal. Liberalizimi i sukseshëm i tregtisë, i shoqëruar me masat e
duhura dhe zbatimin sa më të mirë të marrëveshjeve për zgjerimin e zonës së lirë
tregtare në rajon, është cilësuar çelësi i suksesit për të kapërcyer efektet e krizës dhe
për të përmirësuar më tej rezultatet e tregtisë në rajon.
2.5 Konkluzione
Që në fillimet e viteve 90’, Shqipëria si dhe gjithë vendet e rajonit kanë qenë
vazhdimisht të përfshira në proçeset reformuese dhe integruese në rajon dhe më gjerë.
Për vetë rolin që ka sektori i jashtëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, reformimi i
politikës tregtare, përbënte që në fillim të tranzicionit një aspekt të rëndësishëm të
kuadrit të politikave ekonomike të Shqipërisë. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit,
regjimi tregtar i vendit tonë u përfshi në një proçes intensiv liberalizimi, i cili është
zhvilluat në disa faza. Fillimet e tranzicionit u karakterizuan nga liberalizimi autonom,
proçes i cili u drejtua nga reformat fillestare liberalizuese, të përqëndruara mbi çmimet,
tregtinë e jashtme etj. Kronologjia e liberalizimit tregtar vazhdon më tej, me proçesin e
liberalizimit shumëpalësh, konkretizuar me aderimin e Shqipërisë në OBT, si dhe në
vazhdim me intensifikiminn e liberalizimit rajonal dhe integrimit në BE. Vëmendja e
lartë kushtuar liberalizimit rajonal dhe integrimit në BE, veçanërisht pas vitit 2000, u
konkretizua nëpërmjet nënshkrimit të disa marrëveshjeve të tregisë së lirë me vendet e
rajonit, si dhe marrëveshjes MSA me strukturat e BE-së.
Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, struktura tarifore, veçanërisht pas vitit 2000, u
thjeshtua ne bazë të parametrave të kërkuar nga OBT dhe u karakterizua nga ulje e
vazhdueshme e tarifave. Gjithashtu, reforma e kësaj periudhe në regjimin tregtar,
konsistoi edhe në eleminimin dhe reduktimin edhe të shumë barriera jotarifore, siç
ishin: kufizimet sasiore mbi eksportet dhe importet.
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 105
Lidhur me zhvillimet në politikën tregtare në tërë rajonin e Ballkanit, mund të themi se
pas vitit 2000, BE u akordoi të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor statusin e
preferencave apo masave tregtare autonome, duke lejuar pothuajsë gjithë eksportet e
këtij rajoni të hyjnë në BE pa taksa doganore ose kufizime sasiore. Masat tregtare të
MSA-së prezantojnë një system uniform të preferencave për vendet e rajonit. Ato
mbeten asimetrike, duke iu ofruar menjëherë akses të përmirësuar tregu pothuajse të
gjitha produkteve me origjinë nga rajoni. Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor
bien dakort nën detyrimet kontraktuale të MSA-së, të reduktojnë gradualisht tarifat e
tyren ndaj importeve të tyre nga BE, me qëllim arritjen e një liberalizimi thelbësor në
tregti, brenda 5-10 viteve pas hyrjes në fuqi të MSA-së. Në vazhdim, integrimi tregtar i
vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, sipas marrëveshjes së
Stabilizim Associimit dhe Masave Tregtare Autonome, u thellua edhe më shumë në
vitet e fundit, nëpërmjet krijimit të CEFTA-s, marrëveshje e cila thelloi bashkpunimin
tregtar brenda rajonit, veçanërisht për eksportet drejt BE-së, si rrjedhojë e funksionimit
mbi bazë të rregullave të origjinës.
Përfitimet nga liberalizimi tregtar do të jenë konkrete nëse ky proçes aplikohet dhe
zgjerohet edhe mbi barrierat jotarifore të tilla si rregullat teknike, standartet, rregullat e
testimit dhe çertifikimit, rregullat sanitare dhe josanitare etj. Shkalla e ulët e
liberalizimit jotarifor justifikohet me vështirësitë të cilat hasen në identifikimin e këtyre
pengesave, matjen e efektit të tyre, sidomos për barrierat jotarifore sasiore. Si rrjedhim,
thellimi i liberalizimit jotarifor mund të bëhet më konkret nëse politika e liberalizimit
tregtar shoqërohet me veprimin e instrumentave plotësuese të tilla si, harmonizimi i
rregullave dhe standarteve, legjislacionit, lufta ndaj korrupsionit etj.
Përsa i përket zhvillimeve në marrëdhëniet tregtare të rajonit të Ballkanit, dhe më gjerë
të atij të Europës Juglindore, mund të thuhet se flukset tregtare janë rritur në mënyrë të
qëndrueshme, përveç periudhës së viteve 90’, si pasojë e konflikteve rajonale dhe
sanksioneve. Vlera totale e eksporteve dhe importeve të të mirave dhe shërbimeve është
zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekatës së kaluar, dhe pjesa më e madhe e
rritjes ka ndodhur pas viteve 2000, si pasojë edhe e stabilitetit politik. BE është tregu
më i rëndësishëm i eksporteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë periudhës
1996-2005, vendet e EJL-së u karakterizuan nga një rritje e nivelit të eksporteve ndaj
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 106
BE-së nga 48% në 54%, rritje e cila i atribuohet pjesërisht edhe kushteve favorizuese
preferenciale të tregtisë të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Eksportet e
produkteve bujqësore të Ballkanit Perëndimor me destinacion BE-në, kanë ndjekur
një trend pozitiv, duke u rritur me 20% në periudhën 2005-2009. Në përgjithësi, të
gjitha vendet e rajonit të EJL varen ndjeshëm dhe në mënyrë stabël nga importet që
burojnë nga BE. Ndërsa lidhur me ekonomitë të cilat tregtojnë më së tepërmi me BE-
në, ato janë Shqipëria dhe para hyrjes në BE, në këtë grup hynin Rumania dhe
Bullgaria. Ndërsa vendet e tjera karakterizohen nga një nivel më i ulët aktiviteti
tregtar me BE dhe vazhdimisht të ndryshueshëm.
Në përgjithësi, eksportet dhe importet e EJL po drejtohen gradualisht ndaj produkteve
që mëshirojnë më shumë njohuri dhe/ose intensivisht kapital, megjithatë variacionet
midis vendeve janë të gjera..Të gjitha vendet, përveç Shqipërisë, kanë një normë të
eksporteve që mëshirojnë IK dhe IPK midis 33% dhe 46%. Lidhur me importet,
struktura ka qenë më e fortë dhe homogjene. Vendet e EJL janë duke u zhvendosur
më shumë ndaj importeve me karakter të përdorimit të PK dhe IK, të cilat zënë rreth
56% të eksporteve totale në vitin 2005, krahasuar me 50% në vitin 1996.
Lidhur me zhvillimet në tregtinë ejashtme të Shqipërisë pas viteve 90’, mund të themi
se, fluksi i importeve është rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së kërkesës së brendshme
dhe pamundësisë për të plotësuar këtë kërkesë nga prodhimi vendas. Edhe pse ritmet
mesatare vjetore të eksporteve kanë qenë më të larta se importet, defiçiti tregtar është
thelluar nga viti në vit. Ky ka qenë dhe problemi kryesor në zhvillimet e tregtisë, për
shkak të pasojave që sjell në zhvillimin ekonomik. Nivelet e ulëta të eksportit tregojnë
shkallën e ulët të ristrukturimit të ekonomisë sonë. Në vitet e para te tranzicionit,
eksportet kane qene te dominuara nga prodhimi i brendshëm dhe pas vitit 1998
(veçanërisht pas vitit 2000), kemi nje rritje te vazhdueshme të eksportit nga përpunimi
aktiv. Struktura e tregtisë karakterizohet nga mungesë dinamike në shpërndarjen e saj
sektoriale, ndërkohë që edhe shpërndarja gjeografike e tregtisë ka hasur
ndryshueshmëri, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare të tregtisë.
Lidhur me shpërndarjen gjeografike të tregtisë, vendet e BE-së përbëjnë edhe
partnerin kryesor tregtar të Shqipërisë. Pavarësisht tendencës rënëse të volumeve
totale tregtare, vendet e BE-së janë pikërisht ato të cilat kanë dhe masën më të madhe
Kapitulli 2: Proçeset liberalizuese dhe tregtia e jashtme e Shqipërisë - karakteristika të përgjithshme
Soana JAUPLLARI (TEKA) 107
të tregtisë me Shqipërinë, ashtu si dhe në vitet e kaluara. Drejt vendeve të BE-së shkon
rreth 78.9% e eksporteve totale të Shqipërisë, të cilat në vitin 2009 u karakterizuan nga
rënia e parë që pas rastit të vitit 1997, respektivisht me 9%, krahasuar me vitin 2008.
Importet nga vendet e BE-27, kanë ndjekur vazhdimisht një trend pozitiv, në rritje, duke
përbërë rreth 67.5% të importeve totale, me një rritje në vlerë absolute prej 3.9%.
Lidhur me zhvillimet e flukseve tregtare brenda rajonit, mund të thuhet se në këto vitet
e fundit (2008-2009), nuk janë vënë re ndryshime thelbësore. Kosova qëndron partneri
kryesor në eskport për Shqipërinë në vitin 2009, duke shpjeguar rreth 56.4% të
eksporteve totale me rajonin.
Maqedonia është vendi i dytë për nga rëndësia, përsa i përket eksporteve rajonale.
Eksportet në të gjithë vendet e rajonit kanë shënuar rënie në vlera absolute gjatë
periudhës së krizës financiare, ndërsa importet nga rajoni, janë pak a shumë njësoj si në
vitin 2008.
Si pjesa më e madhe e ekonomive botërore dhe ekonomitë e rajonit të Ballkanit u
ndikuan nga kriza globale e vitit 2008-2009. Rritja e çmimit të energjisë shtrenjtoi
shumë importin e saj nga këto vende. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të
metaleve, në veçanti të çelikut, rëndoi së tepërmi prodhimin ekonomik dhe eksportet e
kësaj kategorie produktesh. Kapacitetet prodhuese ranë ndjeshëm dhe shumë kompani
nuk mundën t’i bëjnë ballë ndikimit të krizës, duke mbyllur si rrjedhim aktivitetin e
tyre. Disa nga sektorët që u prekën më shumë ishin: sektori i ndërtimit, sektori i
tekstileve dhe produkteve të lëkurës, industria e rëndë etj. Rënia në tregti dhe në
investime ishin pasoja të pashmangshme të krizës.
Defiçiti i tregtisë në përgjithësi në botë, këto dy vitet e fundit, ka pësuar rritje dhe
Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo dukuri, megjithë masat që ka marrë. Si pasojë e
krizës ndërkombëtare, ka një ngadalësim të dukshëm të ecurisë së eksporteve shqiptare.
Si rrjedhim, paraqitet emergjente nevoja për rritjen e konkurrueshmërisë. Shqipëria nuk
duhet të marrë masa proteksionizmi, pasi ka vende që përdorin të tilla politika
proteksioniste. Ekonomia e hapur është bazë për një ekonomi të forte. Në të tilla kushte,
prioritet i duhet dhënë politikës së nxitjes së eksporteve, si një politikë afatgjatë,
kundrejt zbatimit të zëvendësimit të importeve, kryesisht në afatshkurtër.
Kapitulli
3Ndikimi i
Liberalizimit Tregtar në
Konkurrueshmërinë e Ekonomisë
Shqiptare
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 109
Hyrje………………………………………………………………………………… 109
3.1 Liberalizimi tregtar dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare.................................... 110
3.1.1 Efektet e pritura afatmesme dhe afatgjata të liberalizimit tregtar............................... 110
3.1.2 Impakti i liberalizimit tregtar në konkurueshmëri. Pikëpamje teorike………………
3.1.2/A Evolucioni i teorive mbi konkurrueshmërinë................................................
3.1.2/B Debati teorik mbi liberalizimi tregtar dhe ndikimin në konkurrueshmëri......
115
115
121
3.2 Indikatorët tregtarë si matës të konkurrueshmërisë dhe performancës tregtarePrirje dhe probleme për rastin e Shqipërisë………………………............................. 123
3.2.1 Indikatorët kryesorë tregtarë, rëndësia dhe llojet e tyre............................................. 123
3.2.2 Vlerësim i aftësive konkurruese të ekonomisë shqiptare bazuar në disa indikatorë 126
3.2.3 Si mund të përmirësohen këto aftësi?.......................................................................... 135
3.3 Tregtia brendadegësore dhe zhvillimet e saj............................................................... 139
3.3.1 Evidenca teorike dhe empirike................................................................................... 139
3.3.2 Metodologjia dhe matja e tregtisë brendadegësore..................................................... 143
3.3.3 Tregtia brendadegësore vertikale dhe horizontale....................................................... 145
3.4 Evoluimi i tregtisë brendadegësore në Shqipëri gjatë periudhës 1993-2009.............. 148
3.4.1 Eksperienca shqiptare në tregtinë brendadegësore...................................................... 148
3.4.2 Faktorët përcaktues të tregtisë brendadegësore........................................................... 159
3.4.3 Tregtia brendadegësore me rajonin dhe partnerët kryesorë tregtarë të EU-27........... 153
3.5 Konkluzione................................................................................................................. 155
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 110
Hyrje
Koncepti i konkurrueshmërise ndërkombëtare vazhdon të tërheqë vëmendjen si të
akademikëve, edhe të hartuesve të politikave në mbarë botën. Në literaturën mbi
tregtinë, konkurrueshmëria tashmë trajtohet si një përfitim dinamik i proçesit të
liberalizimit tregtar (Baldwin 1994), Rodrik (1995). Teoritë mbi tregtinë vënë theksin
në ndikimin e tregtisë në mirëqënien ekonomike, duke shprehur faktin se mirëqënia
ekonomike është e varur nga prodhimi i të mirave dhe shërbimeve në të cilat një vend
gëzon avantazhe krahasuese. Nëse vendet performojnë mirë në arenën ndërkombëtare
dhe konkurojnë në mënyre të sukseshme për tregje eksportesh, kjo mund të vlejë si
një shenjë e mirë e nivelit të konkurueshmerisë së tyre ndërkombëtare. Si rrjedhim, në
nivel ndërkombëtar, konkurrueshmëria mund të përkufizohet si aftësia e një ekonomie
për të tërhequr kërkesën për eksportet e saj dhe investimet për të plotësuar këtë
kërkesë, brenda tërë normave sociale, me qëllim rritjen e mirëqënies sociale (Centre
for International Economics Canberra & Sydney, May 2009, Benefits of trade and
trade liberalization, fq6). Bazuar në literaturën mbi tregtinë dhe evidencat empirike,
nocioni i konkurrueshmërisë ndërkombëtare mund të shihet dhe si aftësi e vendit për
të eksportuar (Acit, 2004, “Konkurueshmëria, si krijohet dhe ruhet ajo, fq 2).
Eksportet janë niveli i parë i afirmimit të konkurrueshmërisë ndërkombëtare.
Përmirësimet në performancën e eksporteve rezultojnë në një rritje të
konkurueshmërisë se vendit. Ky efekt është rezultat edhe i disa faktorëve kualitative
të tillë si: njohuritë sipërmarrëse, aftësitë për inovacion dhe për të përdorur teknologji
të reja, aftësitë për të eksploruar mundësi teknologjike në rrugë komerciale të
sukseshme etj. Performanca e eksporteve dhe konkurrueshmëria nuk duhet të
konsiderohen si të izoluar për sa kohë ata janë të ndërvarur nga njëri tjetri.
Ky kapitull prezanton një analizë teorike dhe empirike të impaktit të liberalizimit
tregtar në konkurrueshmëri. Kjo analizë realizohet nëpërmjet përdorimit të disa
indikatorëve sasiorë të tregtisë ndërkombëtare, të cilët ndihmojnë në vlerësimin e
nivelit të integrimit të ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Objekti
kryesor i këtij kapitulli është të vlerësojë, krahasimisht me vendet e tjera të rajonit
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 111
(pjesë e të njëjtave proçese integruese si Shqipëria), konkurueshmërinë
ndërkombëtare të ekonomisë shqiptare drejt tregjeve europiane dhe rajonale, në
tregtinë e disa kategorive të caktuara tregtare; dhe të përcaktojë pozitën konkuruese
të saj në këto tregje, si dhe të identifikoje çështjet që kërkojnë studime dhe vlerësime
të mëtejshme.
Struktura e këtij kapitulli është e organizuar në tre pjesë kryesore:
Pjesa e parë trajton në mënyrë të përgjithësuar efektet afatmesme dhe afatgjata të
liberalizimit tregtar në ekonominë shqiptare, veçanërisht në konkurrueshmërinë e saj.
Pjesa e dytë prezanton strukturën për vlerësime duke propozuar matës të ndryshëm
për të vlerësuar konkurrueshmërinë tregtare, si dhe nxjerr në pah rëndësinë e
metodologjisë së përdorur në interpretimin dhe informacionin e siguruar nga këta
indikatorë matës.
Pjesa e tretë trajton përdorimin e disa indikatorëve të përzgjedhur për vlerësimin e
performancës tregtare dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Në veçanti,
vëmendja përqëndrohet në studimin e indeksit të Grubel-Lloyd si një matës i tregtisë
brendadegësore. Pyetjet kryesore që shtrohen në këtë çështje lidhen me nivelin që zë
tregtia brendadegësore në totalin e tregtise së vendit tonë dhe vlerësimin e
potencialeve tregtare të Shqipërisë dhe shpërndarjen e tyre gjeografike krahasuar me
vendet e tjera të rajonit.
3.1 Liberalizimi tregtar dhe impakti i tij në ekonominë shqiptare
3.1.1 Efektet e pritura afatmesme dhe afatgjata të liberalizimit tregtar
Gjatë viteve të fundit, mund të themi se është zhvilluar një literaturë esenciale lidhur
me efektet e liberalizimit tregtar mbi një gamë të gjerë të agregatëve makroekonomikë
dhe proçeseve përshtatëse mikroekonomike.
Impakti në mirëqënie i liberalizimit tregtar, mund të duket kur ndryshon apo hiqet
barriera tregtare. Ai mund të konsiderohet si i njëjtë me humbjen në mirëqënie në
prezencën e një kufizimi tregtar. Si rrjedhim, përfitimet nga liberalizimi tregtar
burojnë nga eleminimi i defekteve që krijojnë masat e tepruara proteksioniste, kështu
që fillimisht le të shprehim këto të fundit. Kufizimet tregtare, tarifat dhe kuotat
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 112
ndikojnë në mirëqënien ekonomike nëpërmjet disa rrugëve, si në këndvështrimin
mikroekonomik ashtu edhe atë makroekonomik. Impakti i tyre negativ konsiston në:
� Shtrembërimet mikroekonomike ndaj çmimeve relative dhe si rrjedhim ndaj
strukturës së konsumit dhe prodhimit.
— Tarifat ndikojnë direkt në mirëqënien familjare duke shtrembëruar çmimet dhe
duke çuar në një konsum më të ulët të disa të mirave, dhe tek disa të tjera në një
konsum më të lartë, nga sa mund të dëshirohej. Ngjashmërisht, ato drejtojnë bizneset
të prodhojnë më shumë prej disa produkteve dhe më pak prej disa të tjerave, nga sa
mund të ishtë e përfitueshme për t’u bërë. Deri në momentin që do të ekzistojë një
eksternalitet pozitiv (përfitim jo tregu), i pëfshirë në prodhimin e mallit që mbrohet
nën efekte tarifore, atëherë automatikisht tarifa do të prodhojë një humbje në
mirëqënie (një rënie si në tepricën e konsumatorit dhe të prodhuesit). Një nga
shembujt e kufizimeve tarifore, i cili shkaktoi humbje të mëdha alokative, ishte ligji
anglez i drithërave në fillimet e shekullit të 19’. Këto kufizime shkaktuan ulje të
importit të grurit, duke rritur në këtë mënyrë përfitimet e pronarëve të tokave dhe
artificialisht duke çuar në rritjen e çmimin e bukës për pjesën e varfër të popullsisë.
Efekte të tilla dramatike të tarifave ndjehen edhe sot. Ato përmirësojnë fitimet e disa
firmave, relativisht ndaj të tjerave, dhe rrisin koston e konsumit të konsumatorëve.
Këto kosto janë më të mëdha, kur aplikimi i tarifave dhe kufizimeve të importit është
bërë në mënyrë jo të barabartë ndërmjet sektorëve. Për shembull, një tarifë uniforme
përkrah gjithë sektorëve, do të krijonte më pak shtrembërime se një tarifë cila
aplikohet selektivisht në disa produkte dhe në disa të tjera jo.
� Impakti makroekonomik në aktivitetin ekonomik dhe produktivitet
— Këto efekte janë disi më pak të qarta dhe varen nga struktura e ekonomisë. Le të
japim një shembull reth reagueshmërisë së kërkesës për eksportet ndaj ndryshimeve
në çmime. Vendosja e një tarife apo kufizimeve të tjera të importit, teorikisht,
fillimisht çon në një rënie të importeve dhe përmirësim të bilancit tregtar. Për një
nivel të caktuar të investimeve dhe kursimeve, kjo situatë çon në një rritje të kërkesës
për monedhë vendase relativisht ndaj ofertës, dhe si rrjedhim në një vlerësim të kursit
të këmbimit. Kursi më i lartë i këmbimit ul kërkesën për eksportet e vendit dhe
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 113
shkakton përsëri orientim drejt importeve. Në varësi të reagueshmërisë relative të
eksporteve dhe importeve, kjo mund të çojë në një output më të lartë ose më të ulët.
Veçanërisht, ky përfundim vlen në rastet e vendeve për të cilat eksportet nuk reagojnë
ndaj ndryshimeve në çmime, dhe si rrjedhim mbrojtja mund të çojë në rritje të të
ardhurës dhe outputit. Megjithatë, ky përfundim varet nga kushtet e çdo ekonomie,
varësia e saj nga importet apo aftësia e zhvillimit të potencialeve eksportuese. Për
shumë ekonomi, ekspansioni i tregtisë ka çuar në rritje të ndjeshmërisë së kërkesës
për eksporte ndaj çmimeve. Si rrjedhim, mbrojtja tarifore ka shkaktuar frenimin e
industrive tepër produktive në eksport. Në sektorët më pak produktivë, të cilët kanë
qenë nën mbrojtje, këto efekte kanë qenë më pak të ndjeshme.
� Kosto me karakter administrativ
— Si çdo formë e politikave apo angazhimeve qeveritare, implementimi i një politike
rezulton në kosto me karakter administrativ. Pjesërisht këto humbje varen nga
kompleksiteti i sistemit. Një normë uniforme e aplikuar ndaj gjithë mallrave duhet të
jetë relativisht e thjeshtë dhe efiçente në zbatim. Do të ishte e vështirë të imagjinohej
një system më kompleks. Kosto administrative e mbledhjes së tarifës bie si mbi
shërbimet doganore ashtu edhe mbi bizneset, të cilët duhet të pajtohen me këtë fakt.
� Humbje dinamike
— Këto humbje janë më të vështira për t’u përcaktuar. Ekzistojnë dy tipe të efekteve
dinamike. Të parat lidhen me përpjekjet e firmave për të konkuruar, për inovacion dhe
për të kërkuar mundësi dhe tregje të reja. Efektet e dyta lidhen me impaktin në
konkurencën e ulur lidhur me sjelljen e pagave, dhe si rrjedhim në tendencën e
konomisë për të gjeneruar spiralen e pagave dhe çmimeve, e cila rezulton në papunësi
më të lartë.
(a) Efektet dinamike në produktivitet
Firmat në industritë e mbrojtura kanë më pak mundësi të bëjnë inovacion ose të
kërkojnë tregje të reja. Evidencat nga vendet e OECD, tregojnë qartë se firmat në
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 114
sektorë të mbrojtur kanë norma më të ulta inovacioni dhe rritje produktiviteti se firmat
në degët e lidhura fort dhe të ballafaquara me konkurrencën ndërkombëtare1.
(b)Efektet dinamike në papunësi
Po të njëjtat evidence të përmendura më sipër, kanë sugjeruar se vendet të cilat janë
më të hapura ndaj konkurencës gjenerojnë më pak papunësi. Në veçanti, impakti i
liberalizimit tregtar në nivelin dhe strukturën e punësimit, kushtëzon ndikimin në
varfëri, paga dhe shpërndarjen e të ardhurave dhe cilësinë e punësimit. Këta variabla
përbëjnë dhe çështjet më kritike në debatet rreth liberalizimit tregtar.
Në kuadrin e liberalizimit tregtar, në jetën e përditshme, riorganizimi i faktorëve të
prodhimit, i nevojshëm për shfrytëzimin e avantazheve krahasuese, mund të çojë në
zhvillime në tregun e punës si negative ashtu dhe pozititve të tilla si: mbyllje të
kompanive, humbje të vendeve të punës në disa sektorë të ekonomisë; por edhe
ngritje të firmave të reja, rritje në prodhim, dhe vende të reja pune në sektorë të tjerë
të ekonomisë. Pra, liberalizimi tregtar është i shoqëruar me reduktim të vendeve të
punës nga njëra anë, por edhe me krijim të tyre nga ana tjetër. Nëse rezultati neto, në
periudhën afatshkurtër, në efektet e punësimit, është pozitiv apo negativ, varet
kryesisht nga faktorët specifikë të vendit, të tilla si: funksionimi i tregut të punës.
Ndërsa në periudhën afatgjatë, rritja dhe përfitimet në eficiense, të shkaktuara nga
liberalizimi tregtar, pritet të çojnë në efekte pozitive punësimi, si në termat e sasisë
ashtu dhe të cilësisë së punës ose dhe të të dyjave së bashku [Anderson dhe Martin
(2006), Bouwt (2005), Decreux dhe Fontagné (2006) dhe Polaski (2006)].
Efektet negative të sipërpërmendura, të strategjive të theksuara proteksioniste,
nxjerrin më së miri në pah rëndësinë e liberalizimit tregtar në zhvillimin e përfitimeve
dinamike në produktivitet dhe si rrjedhim në rritjen ekonomike, përfitime të cilat nuk
duhet nënvlerësuar. Literatura empirike2, sugjeron se reforma e tregjeve të
produkteve, duke përfshirë liberalizimin tregtar, është një nga faktorët që ndihmon në 1OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) 2003, The Sources of Economic Growth in OECD Countries, OECD Economics Department, ParisOECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) 2005, Trade and Structural Adjustment: Embracing Globalisation, Paris; 2 Frankel, J.A. and Romer, D. 1999, ‘Does trade cause growth?’, American Economic Review, vol. 89, no. 3, fq. 379-399Tressel, T. 2008, Does Technological Diffusion Explain Australia’s Productivity Performance?, IMF Working Paper, WP/08/4.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 115
shpjegimin e performancave mjaf të mira në produktivitet, të shumë vendeve të
zhvilluara, që nga fillimi i viteve 1990. Në përgjithësi, pranohet se vendet mund të
arrijnë përfitime në efiçencën alokative (të arritura nëpërmjet (ri)alokimit të burimeve
në sektorët eficientë të ekonomisë) nëpërmjet liberalizimit tregtar.
Megjithatë, reformat tregtare - të cilat gjithashtu synojnë në rritjen e konkurrences për
produktet e importit nëpërmjet inkurajimit të prodhuesve vendas për të arritur
përfitime në produktivitet, - duhet të përqëndrohen edhe në përdorimin e teknologjisë
më të mirë, dhe përmirësimin e praktikave të biznesit ose në inovacion dhe/ose në
adoptimin më të shpejtë të ideve të reja. Përmirësimi i efiçiencës së brendshme dhe
liberalizimi i barrierave tregtare të vendeve të tjera, do të përmirësojë pozicionin
kompetitiv të eksportuesve, dhe si rrjedhim eksporte më të mëdha mund të
shoqërohen me përfitime në produktivitet.
Pikërisht, eksperienca dhe njohuritë e përftuara në tregjet e eksporteve mund të
shndërrohen në përfitime produktiviteti. Eksporti mund të lejojë prodhuesit të
zgjerojnë outputin dhe të përdorin ekonomitë e shkallës, si rrjedhim të ulin kostot
mesatare të prodhimit.
Gjithashtu, në përfundim, mund të thuhet se një ekonomi më efiçiente do të hapë
rrugën për mundësi të reja në investimet e huaja, duke udhëhequr në transferimin e
njohurive teknike (know-how) dhe akumulimin e kapitalit, i cili në kthim mund të
stimulojë rritjen në produktivitet dhe mund të çojë në një rritje ekonomike më të lartë.
Megjithatë, nëse proçeset liberalizuese nuk shoqërohen me masa balancuese, mund të
sjellin edhe efekte të padëshirueshme, veçanërisht në periudha afatshkurtra. Rezultatet
bëhen më të prekshme në periudha afatgjata, pasi të jenë amortizuar pasojat fillestare.
Përfitimet që mund të rrjedhin nga liberalizimi zakonisht vlerësohen sipas dy
niveleve: atij mikroekonomik dhe makroekonomik.
Përfitimet kryesore në nivel mikroekonomik
� Çmime më afër çmimeve në konkurencën perfekte, si pasojë e futjes së më shumë firmave në degë
� Çmime më të ulta për shkak të eleminimit të tarifave� Përmirësim i zhvillimit teknologjik
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 116
Gjithashtu, prodhuesit vendas do të përfitojnë nga hapja e tregjeve dhe çmimet më të
ulta të inputeve, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë akoma më mirë avantazhet
krahasuese të vendit. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë dhe atë ç’ka përfiton qeveria
si rregullatore e mekanizmit të tregut. Në pamje të parë, duket se shteti do të humbasë
apo do të zvogëlojë të ardhurat si pasojë e uljes apo dhe eleminimit të tarifave. Por
nga ana tjetër, fitimet e prodhuesve do të rriten dhe si rrjedhim shteti do të
kompesohet me të ardhura më të lartë nëpërmjet taksave mbi fitimet e këtyre
prodhuese, për të mos përmendur më tej përmirësime të tjera si ato të defiçitit tregtar
apo dhe treguesve të tjerë.
Përfitimet kryesore në nivel makroekonomik
� Shpërndarje më efiçente e burimeve
� Rritje të efiçensës në ekonomi
� Kontroll më i mirë i inflacionit
Rritja e efiçensës së ekonomisë është pasojë e rritjes së efiçensës në firma të veçanta
dhe kështu në degë të caktuara, dhe në tërë ekonominë. Kur konkurrenca është e
madhe, edhe efiçensa kërkohet maksimale; në të kundërt, forcat e tregut do të nxjerrin
jashtë loje ata që nuk i përmbahen këtij rregulli. Pra, siç u tha edhe më sipër, në
kompleks me faktorët e tjerë vjen dhe përmirësimi i treguesve makro. Si pasojë e
çmimeve më të ulta të diktuara nga konkurenca, do të ulet inflacioni. Gjithashtu, edhe
defiçiti tregtar do të ulet si pasojë e përmirësimit të pozitës ndërkombëtare në tregjet
botërore, e cila vjen prej marrëveshjeve që shoqërojnë integrimin e që pasohen nga
heqje reciproke të kufizimeve për eksportet.
3.1.2 Impakti i liberalizimit tregtar në konkurrueshmëri. Pikëpamje teorike
Megjithatë, e rëndësishme është që proçesi i liberalizimit të mos pësojë regres apo
çarje gjatë rrugës së tij, sepse kjo do të sjellë anë të tjera negative, përkeqësim të
situatës makroekonomike, duke vonuar apo dhe zvogëluar përfitimet potenciale të
integrimit.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 117
3.1.2/A Evolucioni i teorive mbi konkurrueshmërinë
Siç u shpreh edhe në çështjen pararendëse, një nga përfitimet kryesore dinamike që
sjell liberalizimi tregtar, është edhe rritja e konkurrueshmërisë. Si rrjedhim, studimi i
ndikimit të proçesit të liberalizimit tregtar mbi këtë faktor, merr një rëndësi të veçantë,
veçanërisht për ekonomitë në zhvillim. Ky do të jetë edhe objekti kryesor i studimit në
vazhdim të këtij kapitulli, veçanërisht analizuar për rastin e Shqipërisë. Por, përpara se
të nisim këtë analizë, le të prezantojmë shkurtimisht bazat teorike mbi të cilat ngrihen
teoritë mbi konkurueshmërinë.
Në përgjithësi, ekzistojnë dy pikëpamje thelbësore në trajtimin teorik të
konkurrueshmërisë: perspektiva e strategjive të biznesit dhe perspektiva e teknologjisë
dhe informacionit.
Perspektiva e strategjive të biznesit ka në qendër të saj analizat dhe kërkimet e
politikave të biznesit, të cilat kërkojnë të përqëndrohen në performancën e grup-
firmave ose/dhe thjesht të firmave individuale.
Ndërsa, perspektiva e dytë në konkurrueshmëri, fokusohet në inovacion dhe analizat e
impaktit që ai sjell në nivel biznesi por edhe kombëtar, si dhe në rolin aktiv për
politika publike në nxitjen e konkurrueshmërisë kombëtare. Inovacioni është
konsideruar si burimi kryesor i konkurrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik në nivel
global (Edquist, 2001)3. Teoritë kryesore ekonomike mbi konkurrueshmërinë, parë në
këto dy këndvështrime, mund të organizohen si më poshtë:
� Cikli i produktit të jetës së Vernon (Vernon, 1996)4, i cili fokusohet në
shpjegimin e natyrës së stadeve të ndryshme të industrializimit, tregtisë dhe
investimet e huaja direkte.
� Teoria “Diamond” e Porter mbi avantazhet krahasuese (Michael Porter,
1990)5, e cila fokusohet në mënyrën se si duhet të kryhet përdorimi dhe
menaxhimi i politikave ekonomike të qeverisë dhe strategjive të biznesit, me
qëllim rritjen dhe thellimin e avantazheve konkurruese të një vendi.
3 Edquist, C. (2001). Systems of Innovation for Development., Background paper for the UNIDO World Industrial Development Report4 Vernon, R. (1996). International Investments and International Trade in the Product Cycle., Quartely Journal ofEconomics, May, fq: 190-2045 Porter,M. (1990). The Competitive Advantage of Nations., London, Macmillan Press
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 118
� Modeli i nëntë faktorëve (Cho, 1994)6, i cili është një modifikim dhe zgjerim i
modelit të Porter-it. Kjo teori fokusohet në shpjegimin e konkurrueshmërisë së
një vendi nëpërmjet përdorimit të faktorëve humanë dhe tipeve të ndryshme të
faktorëve fizikë.
� Teoria e inovacionit “Kapacitetet e trefishta”, (Michael Best, 2000)7, e cila
argumenton se që të arrihet një rritje ekonomike e qëndrueshme, kërkohet një
avancim i sinkronizuar në shumë fronte apo degë.
Për shkak të rëndësisë dhe përdorimi të gjerë të modelit të Porter në analiza të
ndryshme të konkurrueshmërisë, le të ndalemi më hollësisht në shpjegimin e tij.
Sipas Porter, në stadin e parë, zhvillimi i konkurrueshmërisë së një vendi është i
drejtuar nga kushtet e faktorëve të tillë si: fuqia e lirë punëtore, si dhe burimet
natyrore.
Stadi i dytë, udhëhiqet nga investimet. Ai bazohet tek strategjitë e firmave, struktura e
tyre dhe konkurrenca midis tyre.
Stadi i tretë, karakterizohet nga fakti se, konkurrueshmëria përveçse mbështetet nga të
gjithë faktorët e mësipërm, udhëhiqet së pari nga inovacionet.
Stadi i katërt është edhe stadi më i avancuar, karakterizuar nga një zgjerim dhe
zhvillim i mëtejshëm i avantazheve konkurruese.
Duke përdorur katër stadet e zhvillimit të Porter, mund të identifikohen edhe
strategjitë në drejtim të zhvillimit të ekonomisë së vendit si dhe ndikimet që ato kanë
në mbarëvajtjen e strategjive të firmave vendase.
Kontributi më i rëndësishëm i punës së Porter, qëndron në ndërthurjen që ai u bën
elementëve të konkurrueshmërisë, dhe studimin e tyre si në nivel ekonomie
individuale, por edhe në nivel industrie apo dhe më gjerë, në nivel rajoni. Teoria e
Porter dhe stadet e dhëna prej tij, janë tashmë një model gjerësisht i përdorur në
vlerësimin e konkurrueshmërisë për vende të ndryshme, nga institucione të
rëndësishme ekonomike, në raporte të ndryshme vjetore8.
6 Cho, D.S. (1994). A dynamic approach to international competitiveness., Journal of Far Eastern Business, Volume 1(1), fq: 17-357 Best, M. (2000). Discovering Regional Competitive Advantage. Business History Conference, 2000, vol (2)8 Vlen të përmendet Raporti Global i Konkurueshmërisë, nga Forumi Ekonomik Botëror
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 119
Kontributet kryesore të punës së Porterit në debatin mbi konkurrueshmërinë
kombëtare, e vënë theksin kryesisht mbi dinamikat e konkurrencës, fokusohen në
dimensionet jo me karakter çmimi të konkurrueshmërisë si dhe në analizat e tipeve të
ndryshme të burimeve (të avancuara kundrejt atyre bazë, burimeve të përgjithësuara
kundrejt atyre të specializuara), industrive “Cluster” si dhe në rivalitet. Përveç
kontributeve të sipërpërmendura, korniza e paraqitur nga Porter paraqet edhe disa
probleme thelbësore. Së pari, ai lë mënjanë aktivitetet ndërkombëtare të biznesit
(Rugman, 1991)9. Së dyti, korniza e Porter nuk jep orientime të qarta për politikat
rreth ndarjes së duhur të punës në sektorin privat, publik dhe në organizata. Së
fundmi, kjo skemë nuk merr parasysh problemet organizative si elementë përcaktues
të konkurrueshmërisë dhe rritjes ekonomike (Hämäläinen, 2003)10.
Ekonomitë e fazës së parë, të udhëhequra nga faktorët, i kërkojnë burimet e
konkurrueshmërisë në faktorët bazë të prodhimit të tilla si puna jo e kualifikuar,
burimet natyrore. Si shembull, mund të përmendet rasti i Irlandës para viteve 80’.
Ekonomitë që mund të klasifikohen si të fazës së dytë, i kërkojnë burimet e
konkurrueshmërisë në tërheqjen e IHD-ve si dhe në transferimin nga vendet e tjera
brenda vendit të teknologjisë më të përparuar, me qëllim përdorimin me më shumë
efiçensë të faktorëve bazë të prodhimit si fuqia punëtore, kapitali etj. Si shembull i
kësaj faze mund të përmendet rasti i Japonisë gjatë viteve 60’.
Ndërsa, ekonomitë të cilat klasifikohen si të fazës së tretë, i kërkojnë burimet e
konkurrueshmërisë në të gjithë faktorët e sipërpërmendur. Këtu vlen të përmendet
shembulli i Italisë pas vitit 1970, Irlanda pas vitit 2000.
Ndërsa faza e fundit e zhvillimit të konkurrueshmërisë, karakterizohet nga erozioni i
avantazheve konkurruese. Këtu mund të përmendim rastin e Anglisë pas luftës së dytë
botërore.
Strategjitë e biznesit për fazën e parë, profilizohen si strategji të orientuara nga
burimet bazë natyrore, të cilat synojnë zhvillimin e tyre, investimet në industritë
përpunuese, bujqësi, dhe bizneset e vogla. Mbështjetja e këtyre sektorëve mund të
9 Rugman, (1991). Diamond in the rough., Bussiness Quartely, 55(3), fq:61-6410 Hämäläinen., (2003). National Competitiveness and Economic Growth. Cheltenham, Edward Elgar
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 120
forcohet akoma më shumë kur shoqërohet me zbatimin e politikave subvencionuese
apo të taksave të ulta për bizneset.
Politikat që duhet të ndjekin bizneset gjatë fazës së dytë, kanë strategji kryeore
orientimin drejt eksporteve, rritjes së prodhimit vendas dhe veçanërisht, zhvillimin e
sektorit të shërbimeve. Kjo fazë zakonisht shoqërohet me investime të shtuara publike
dhe private në infrastrukturë, teknologji, kapitalin human. Si shembull, brenda rajonit
mund të merret rasti i Kroacisë, e cila pas vitit 2000, mbështetur edhe nga ndihmat
finaciare të Bashkimit Europian, u kthye në një ekonomi të orientuar nga investimet,
me synim të veçantë rritjen në tregtinë e shërbimeve.
Strategjitë e biznesit të fazës së tretë, profilizohen si strategji të orientura thelbësisht
nga inovacioni, duke synuar adaptimin e teknologjisë së re, prodhimin e produkteve
dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar në zinxhirin e vlerës dhe me nivel të lartë
inovativ.
Teoria e nëntë faktorëve, duke qenë një zgjerim i teorisë së Porter, fokusohet në
shpjegimin e konkurrueshmërisë së një vendi nëpërmjet përdorimit të faktorëve
humanë dhe tipeve të ndryshme të faktorëve fizikë. Faktorët humanë përfshijnë:
punonjësit, ekspertët të cilët formulojnë dhe zbatojnë plane ekonomike, manaxherët
vendimmarrës, inxhinierët të cilët implementojnë teknologjinë. Në faktorët fizikë
përfshihen katër elementë të tjerë: burimet e zotëruara, kërkesa e brendshme,
industritë lidhëse dhe suportuese dhe mjedisi i biznesit. Një faktor jashtëm, i nënti, i
emërtuar “ mundësi (chance)”, i shtohet këtij grupi, për të kompletuar plotësisht
modelin e nëntë faktorëve. Ndryshimet midis modelit të nëntë faktorëve dhe modelit
të Porter, qëndrojnë në ndarjen dhe organizimin e faktorëve si dhe në shtimin e
faktorëve të rinj. Modeli i Porter përfshin si burimet natyrore dhe punën në kategorinë
e kushteve të faktorëve, ndërsa sipas modelit të nëntë faktorëve, burimet natyrore
kategorizohen në emërtimin e burimeve të zotëruara, ndërkohë që puna përfshihet në
kategorinë “punonjës”.
Teoria e Porter dhe fazat e dhëna prej tij mbi zhvillimin e konkurrueshmërisë së një
vendi, janë përdorur gjerësisht nga Forumi Ekonomik Botëror, në raportet e
përvitshme të analizimit të ekonomive botërore në termat e konkurureshmërisë.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 121
Ç’mund të themi për rastin e Shqipërisë dhe konkretisht për vendin që zë ekonomia
shqiptare në vlerësimet e këtij raporti?
Raporti global mbi konkurrueshmërinë (2010-2011), bazuar në indeksin e
konkurrueshmërisë globale11 2010-2011, e rendit Shqipërinë në vendin e 88-të, ndër
139 vende /ekonomi. Pozicionimi i Shqipërisë është përmirësuar me 6 vende,
krahasuar me renditjen në raportin 2009-2010, (sipas të cilit Shqipëria renditej në
vendin e 96’). Sipas indeksit global të konkurueshmërisë, 2010-2011, Shqipëria u
vlerësua me 3.9 pikë (sipas një vlerësimi i cila varion nga 1-7), duke qëndruar 0.2
pikë më lart se një vit më parë. Në përgjithësi të gjitha vendet e rajonit pozicionohen
më mirë se Shqipëria, përveç Bosnie - Hercegovinës dhe Serbisë, të cilat renditen disa
vende më poshtë.
Duke patur parasysh tre elementët përbërës të këtij indeksi (“elementë bazë”,
“stimulues të efiçensës”, “faktorë inovativ dhe sofistikues”), ekonomia shqiptare mori
pikët më të larta në dimensionin “elementë bazë”, (4.4 pikë), duke u pozicionuar në
vendin e 75’. Nëse përqëndrohemi tek pilarët12 brenda këtyre dimensioneve, mund të
themi se pilarët të renditur më mirë janë: “shëndeti dhe edukimi primar” (5.9 pikë),
“efiçensa e tregut të punës” (4.5 pikë), “mjedisi makroekonomik” (4.2 pikë), dhe
“efiçensa e tregut të të mirave” (4.2 pikë). Pilarët të renditur më dobët janë:
“inovacioni”, (2.6 pikë), “përmasat e tregut” (2.8 pikë), “tërheqja e teknologjisë” (3.5
pikë), dhe “infrastruktura” (3.5 pikë). Përsa i përket faktorëve të lidhur me tregtinë në
pilarin “efiçensa e tregut të të mirave”, Shqipëria renditet mjaft mirë në elementët:
“tarifa tregtare” (në vendin e 44’), dhe “shpërhapja e barrierave tarifore” (në vendin
e 49’). Situata nuk është kaq e mirë në “zbatimi i proçedurave doganore” (në vendin e
82’ nga vendi i 92’, një vit më parë), edhe pse tregohen përmirësime krahasuar me
vitin e kaluar. Faktorët më problematikë për të bërë biznes janë “aksesi në financim”,
“korrupsioni dhe sistemi i taksave”, ndjekur nga “ burokracia inefiçente qeveritare”
dhe “ destabiliteti politik”.
11 Indeksi GCI llogaritet si mestare e ponderuar e tre indekseve të përgjithshme, të cilët përshkruajnë: “ elemenët bazë”, “nxitësit e eficiensës”, “faktorët e inovacionit dhe sofistikimit”. Ai shprehet si më poshtë:
� �InovacionwwEficiencawBazeEwGCI jjijijij 2121 1. �����
ku i është indeksi i vendit dhe j është faza e zhvillimit të vendit12 Vlerësohen gjithsej 12 pilarë, grupuar në 3 indekset e përgjithshme të GCI
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 122
Skema 1: Fazat e zhvillimit të ekonomisë shqiptare
Burimi: The Global Competitiveness Report 2010-2011, World Economic Forum
Tre dimensionet e sipërpërmendura përbëjnë çelësin për zhvillimin e secilës fazë.
Konkretisht, dimensioni “Elementë Bazë” përbën çelësin për ekonomitë e udhëhequra
nga faktorët; dimensioni “Nxitës të Efiçensës” përbën çelësin për ekonomitë e
udhëhequra nga efiçensa; dhe dimensioni “Faktorë të Inovacionit dhe Sofistikimit”
përbën çelësin për ekonomitë e udhëhequra nga inovacioni. Aktualisht, sipas këtij
raporti, ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë në fazën e dytë, udhëhequr nga faktorët
e efiçensës, ndërkohë që disa vite më parë vlerësohej të ishte në fazën e parë.
3.1.2/B Debati teorik mbi liberalizimi tregtar dhe ndikimin në konkurueshmëri
Teoritë mbi tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike tregojnë se këta faktorë
janë të lidhur pozitivisht me njëri-tjetrin. Teoria sugjeron se liberalizimi i tregtisë do
të ndikojë pozitivisht në rritjen e efiçensës në produktivitet, duke krijuar si rrjedhojë
një ambjent kompetitiv dhe alokim më të mirë të burimeve. Teoria mbi tregtinë
gjithashtu predikon se, vendet do të kenë akses në tregjet botërore, duke lejuar
ekonominë e një vendi të zgjerohet dhe të përfitojë nga ekonomitë e shkallës13. Për më
tepër, adoptimi i teknologjive të reja – si benefit i tregtisë ndërkombëtare - mund të
nxisë produktivitetin e vendit.
Ndikimi në konkurrueshmëri perceptohet si një ndër efektet dinamike të liberalizimit
tregtar. Vështirësia në investigimin e burimeve të konkurueshmërisë buron nga
kompleksiteti i përkufizimit të termit. Në drejtim të përkufizimit të konkurrueshmërisë
janë përdorur definicione dhe si rrjedhim dhe metodologji të ndryshme (Grossam & 13 Haussmann, R., Prichett, L and Rodrik, D. (2006) Growth Accelerations, Journal of Economic Growth, 10:303-329Fageberg, J., Knell, M. & Srholec, M. (2004). The Competitiveness of Nations: Economic Growth in ECE Region. Geneva, UNECE 2004, Economic Survey of Europe 2/2004: 51-66
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 123
Helpman, 1995; Rodriguez, F. Rodrik, D. (2000); Kuncoro, A. 2002; Rodrik, 2006;
Kreinin 2006.
Si rezultat i rregullave të reja ndërkombëtare, kanë ndodhur ndryshime thelbësore në
natyrën e prodhimit botëror, duke rritur si pasojë nivelin e konkurrueshmërisë
ndërkombëtare. Në mënyrë të ngjashme, ky ndryshim ka influencuar edhe
përcaktuesit e konkurrueshmërisë. Ende s’mund të argumentohet në mënyrë bindëse
se pagat relative të ulëta dhe zotërimi i burimeve janë determinantët më të
rëndësishëm të konkurueshmërisë. Shumë produkte, të cilët janë konsideruar si
përdorues intensiv të punës, tashmë janë kthyer në produkte që mishërojnë
intensivisht njohuri. Për shkak të liberalizimit tregtar, shumë vende (si shembull mund
të përmendim Kinën apo Indinë) janë bërë pjesëmarrëse në tregjet globale dhe si
rrjedhim konkurenca është intensifikuar.
Nëse një vend mund të rrisë dhe të përmirësojë mirëqënien e përgjithshme të
popullsisë, pa shtrënguar dhe cënuar bilancin e pagesave, atëherë ai mund të cilësohet
si kompetitiv (Haque, 1995). Kjo do të thotë se, konkurrueshmëria ka të bëjë me
aftësinë e një vendi për të rritur produktivitetin pa gjeneruar një krizë në bilancin e
pagesave. Gjithashtu është argumentuar se konkurrueshmëria e një vendi ka dy
elementë: konkurrueshmërinë e çmimeve dhe konkurrueshmërinë jo në çmime.
Konkurrueshmëria në çmime përcakton aftësinë e ekonomisë për të rritur peshën e saj
në tregjet globale duke shitur me një çmim më të ulët se kompetitorët e tjerë. Një vend
mund të rrisë konkurrueshmërinë nëpërmjet liberalizimit të tregtisë dhe rritjes së
pjesmarrjes në tregjet globale.
Studime të shumta mbi faktorët të cilët ndikojnë në konkurrueshmëri kanë gjetur se
faktori çmim nuk është i vetmi element përcaktues i saj. Kaldor (1978) hodhi akoma
dhe më shumë dritë mbi kufizimet e indikatorëve të çmimit në konkurrueshmëri.
Sipas tij, ekonomitë e industrializuara, të cilat janë karakterizuan nga një rritje e
pjesës së tyre në treg, gjithashtu janë shoqëruar edhe me një rritje të kostos për njësi të
punës, krahasuar me kompetitorët e tjerë. Kjo tregon se faktorë të tjerë përveç
çmimeve duhet të merren në konsideratë, si për shembull diferencimi i produktit,
inovacionet teknologjike dhe kapaciteti për t’u zgjeruar.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 124
Fagerberg (1998) sugjeroi se faktorët kryesorë që influencojnë diferencat në
konkurrueshmërinë ndërkombëtare dhe rritjen ndërmjet vendeve, lidhen me: aftësitë
për të konkuruar në shpërndarje dhe konkurrueshmërinë teknologjike. Ai sugjeroi se
aftësia pwr t’u shpërndarë është veçanërisht e influencuar nga investimet dhe faktorët
që ndikojnë në investime. Për më tepër, ai sugjeroi se konkurrenca në kosto ndikon
konkurrueshmërinë dhe rritjen, edhe pse në një shkallë më të ulët.
Ndërkohë, për modelin Rikardian të tregtisë kostoja relative njësi e punës, në
simbolikën e një çmimi relativ, konsiderohet si element thelbësor . Për të qenë më të
saktë, kostoja njësi e punës është kostoja e punës për njësi të produktit – raporti i
pagave ndaj produktivitetit. Prandaj, me qëllim përcaktimin e konkurrueshmërisë së
vendeve, është e rëndësishme të investigojmë diferencat në nivelet dhe normat e
ndryshimit të kostos së punës dhe produktivitetit. Në një studim të Turner dhe Golub
(1997), rezultatet treguan se kostot relative njësi të punës në prodhim janë treguesit
më të mirë të konkurrueshmërisë.
Bazuar në argumentet e mësipërme, është e qartë se nuk ka një konsensus në
literaturën lidhur me ndikimin e liberalizimit tregtar në konkurrueshmëri, përsa i
përket faktit se cilët janë përcaktuesit e vërtetë të konkurrueshmërisë. Si rrjedhim,
debati lidhur me faktorët që çojnë në konkurrueshmërinë ndërmjet vendeve mbetet
ende i hapur.
3.2 Indikatorët tregtarë si matës të konkurrueshmërisë dhe performancës tregtare
Prirje dhe probleme për rastin e Shqipërisë
3.2.1 Indikatorët kryesorë tregtarë, rëndësia dhe llojet e tyre
Indikatorët tregtarë mund të përkufizohen si indekse dhe/ose raporte të cilët përdoren
me qëllim që të përshkruajnë dhe monitorojnë flukset tregtare nga dhe midis vendeve,
duke shërbyer më tej dhe si bazë për performimin e politikave, si në nivel kombëtar
ashtu dhe ndërkombëtar. Nëpërmjet përdorimit dhe analizimit të indikatorëve të
tregtisë, ne mund të përcaktojmë se cilët janë tregjet më dinamike për eksportet tona,
cila është varësia jonë në tregjet ndërkombëtare, cilët nga sektorët tanë shfaqin aftësi
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 125
më të theksuara konkurruese apo nëse fuqia blerëse e eksporteve tona është duke u
rritur apo ulur me kalimin e kohës.
Për të patur një rezultat sa më të saktë nga këta indikatorë dhe për t’i përdorur në
mënyrën e duhur, njëkohësisht vëmendja duhet drejtuar edhe drejt mënyrës se si janë
ndërtuar këto indekse, çfarë influencon vlerat e tyre, çfarë të dhënash duhen përdorur,
ku duhen gjetur të dhënat etj.
Disa nga çështjet e ngritura në këtë kapitull, në ndihmë të të cilave shërbejnë
indikatorët tregtarë, konsistojnë në pyetjet e mëposhtme:
Si varemi nga tregtia ndërkombëtare?
Cilët janë produktet më dinamike në eksportet shqiptare?
Çfarë po ndodh me tregtinë tonë rajonale?
Sa intensive është tregtia me komunitetin europian dhe vendet e rajonit?
Cilët janë sektorët tanë më konkurrues dhe a janë duke u bërë partnerët tanë
rajonal me kompetitivë se sa ne?
Në ketë pjesë të këtij kapitulli prezantohen disa nga indikatorët kryesorë tregtarë, të
cilët mund të përdoren për testimimin dhe analizimin e variablave të ndryshëm të
tregtisë ndërkombëtare, të tilla si: hapja tregtarë, indeksi i mbulimit të importeve,
specializimi në tregtinë brendadegësore, avantazhet e shfaqura konkurruese,
ngjashmëria në eksporte etj.
Indikatorët tregtarë grupohen në dy kategori kryesore:
A- Indikatorët e varësisë tregtare dhe ata të performancës tregtare
B- Indikatorët e specializimit të eksporteve dhe të konkurueshmërisë
Grupi i parë përfshin ata indikatorë të cilët sigurojnë informacion të rëndësishëm për
flukset tregtare, të tillë si rritja e tyre në vlerë apo volum, vendi që zënë në flukset
tregtare botërore etj.
Në këtë grup mund të përmendim:
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 126
1. Indikatori i hapjes tregtare; i cili tregon se ç’pjesë zënë flukset tregtare
(shuma e eksporteve dhe importeve) në produktin e brendshëm bruto të vendit
j, shprehur në vlera nominale.
PBB
XM �� ��HTj
2. Indeksi i diversifikimit të eksporteve; tregon shkallën në të cilën eksportet e
një vendi j varen nga produkte të veçanta, shprehur relativisht ndaj eksporteve
botërore.
2D
� �� i
hhEX
iij
j
hij është masa e produktit i në totalin e eksporteve të vendit j
hi është përqindja e produktit i në eksportet totale botërore
3. Një tjetër indeks i njohur gjerësisht, i cili gjithashtu mat shkallën në të cilën
importet ose eksportet e një vendi j shpërndahen në produkte të ndryshme,
është edhe indeksi i koncetrimit tregtar ose ndryshe i njohur si indeksi
Hirschman. Ky indeks merr vlera nga një minimum zero, që do të thotë s’ka
përqëndrim, deri në një maksimum 100%, që do të thotë përqëndrim mbi një
grup produkti.Ky indeks llogaritet si më poshtë:
� ��� 2)( XxiIH j
xi është vlera e importeve ose eksporteve të produktit i
X vlera totale e importeve ose eksporteve të vendit
4. Koefiçienti i intensitetit tregtar mat fortësinë e flukseve tregtare bilaterale
dhe përcakton nëse vlera e tregtisë bilaterale është më e madhe apo më e vogël
nga ajo ç’ka pritej, në bazë të peshës së tyre në tregtinë botërore. Ai llogaritet
si raport i propocionit të eksporteve të një vendi drejt vendit partner me
propocionin e eksporteve botërore drejt të njëjtit vend partner.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 127
xj dhe xwj janë vlerat e eksporteve të vendit i dhe eksporteve botërore drejt
vendit j
Xjt dhe Xwt janë eksportet totale të vendit idhe eksportet totale botërore.
Një indeks më i madh (më i vogël) se 1, tregon një fluks tregtar bilateral, i cili
është më i madh (më i vogël) se fluksi i pritshëm, duke ditur prezencën e
vendit partner në tregtinë botërore.
���
�
���
�
�
wt
it
X
wj
X
ij
ij x
x
IT
B. Indikatorët e konkurueshmërisë
(a) Indikatori i avantazhit të shfaqur krahasues (RCA) sipas Balassa (1965).
Ky indikator shërben për matjen e shkallës së specializimit të një vendi në një
industri të caktuar.
RCA 100*//
XwXwXX
j
jij�
Xij janë eksportet për produktin j nga vendi i,
Xwj eksportet botërore për produktin j
Xj dhe Xw vlera e tregtisë totale botërore në j dhe tregtia totale botërore.
Kjo formulë tregon raportin e specializimit të brendshëm kundrejt specializimit
botëror. Kur një produkt karakterizohet nga vlera të RCA-së më të mëdha se 1,
atëherë mund të themi se ka avantazhe krahasuese; kur vlerat e RCA janë më të
vogla se 1, vendi nuk gëzon avantazhe të mira krahasuese për këtë produkt.
(b) Indikatori i tregtisë brendadegësore14 (IIT): i cili shërben për të matur këtë
lloj tregtie. Indikatori për një industri të caktuar (Grubel-Lloyd, 1975)
vlerësohet:
14 Më hollësisht ky indikator është shpjeguar në pjesën e tretë
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 128
;,,1;,,1,||
1GLij NjniMXMX
jijij
ijij �� ���
���
(c) Indikatori i plotësueshmërisë:
;,,1;,,1,2
||100K 1 Njni
MXj
kjijn
i �� ���
�� � �
Xij vlera e eksporteve nga vendi i për produktin j
Mkj vlera e importeve nga vendi k për produktin j
(d) Raporti i specializimit të eksporteve
RCA ijktkj
itij
MmXx
//
�
xij dhe Xit janë vlerat e eksporteve të vendit i dhe botës për produktin j;
mkj ;Mkt vlerat e importit për produktin j në tregun k dhe importet totale të tregut k
(e) Indikatori i ngashmërisë në eksporte (ES):
� �� ��� 100*mink)ES(j, , ikij XX
Xij dhe Xik janë pjesa e eksporteve të produktit i në eksportet e vendit j dhe vendit
k. Vlerat e këtij indeksi variojnë nga 0 në 100, ku 0 tregon një mungesë të plotë
ngjashmërie dhe 100 tregon se vendet kanë përbërje identike të eksporteve.
3.2.2 Vlerësim i aftësive konkurruese të ekonomisë shqiptare bazuar në disa
indikatorë. Si mund të përmirësohen këto aftësi?
Indikatorët e paraqitur në këtë punim janë të një game të gjerë, por në veçanti analiza
konsiston në vlerësimin e disa prej tyre si ndër më të rëndësishmit, të cilët janë
vlerësuar dhe analizuar për kategori të ndryshme produktesh dhe vendesh.
Konkretisht, ata janë:
1. Indikatori i hapjes tregtare
2. Indikatori i tregtisë brendadegësore (Trade Overlap)
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 129
3. Indikatori i mbulimit të importeve
4. Indikatori i avantazhit të shfaqur konkurrues (RCA)
Në këtë çështje, objekt studimi janë indikatorët e lartpërmendur, përveç indikatorit të
tregtisë brenda degësorë, studimi i të cilit zë një vend të veçantë lidhur me zhvillimet
e reja të tregtisë në drejtim të përmirësimit të konkurrueshmërisë. Për këtë arsye ai do
të jetë objekt studimi i çështjes së tretë të këtij kapitulli.
1. Indikatori i hapjes ( Varësia tregtare)
Indikatori tregtar më i përdorur për të matur hapjen tregtare është indikatori i hapjes.
Bazuar në definicionet e tregtisë ndërkombëtare, si mund të përkufizohet hapja
tregtare? Hapja tregtare është përkufizuar si një mesatare e eksporteve dhe importeve
të të mirave dhe shërbimeve, shprehur në përqindje të PPB-së. Formula që shërben
për matjen e këtij indikatori është e përcaktuar nga volumi tregtar dhe PPB nominal,
respektivisht:
Indikatori i hapjes = Volumi tregtar / PBB nominal =nomPBB
XM �� � (1)
Një nivel i mirë i hapjes tregtare tregon potenciale të mira për rritje dhe zhvillim.
Edhe pse proçeset liberalizuese tregtare për Shqipërinë kanë qenë mjaft intensive,
indeksi i hapjes tregtare mbetet ende i ulët, madje duke qenë dhe niveli më i ulët në
rajon. Sidoqoftë, në vitin 2008, indeksi i hapjes u rrit me përafërsi 5 % duke arritur
në vlerën 50.8 %. Edhe pse në nivele të ulta, Indeksi i Hapjes karakterizohet nga një
trend pozitiv gjatë dekatës së fundit, përveç disa fluktuacioneve, të treguara në
grafikun e mëposhtëm. Ky indeks ishte 36.6% në vitin 2000 dhe ai u rrit në 50.8% në
vitin 2008, për të rënë përsëri në nivelin 46.8% të PBB-së në vitin 2009.
Duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve, indeksi i hapjes për periudhën 2006-2008
për vendet me të ardhura të ulta ishte 81.6%, ndërsa për vendet me të ardhura të
mesme, ku përfshihet dhe Shqipëria, ky tregues ishte në masën 99,3% (FMN,
Country report, 2009).
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 130
Grafiku 3.1. Indeksi i hapjes tregtare ndër vite, rasti i Shqipërisë (1993-2010)
Burimi:Acit (Albanian Centre of International Trade), Raporti Vjetor, 2010
Vendet të cilat karakterizohen nga nivele të ulta hapjeje, zakonisht janë vendet me
tregje të vogla dhe të kufizuara, me mungesa në inovacionin teknologjik apo që nuk
karakterizohen nga aplikimi i ekonomive të shkallës.
Grafiku i mësipërm paraqet vlerat dhe trendin e niveleve të hapjes tregtare me botën.
Ashtu siç shihet edhe nga koeficientët përkatës, niveli i hapjes për rastin e Shqipërisë
ndjek një trend pozitiv, por përsëri duke mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka nivelin më të ulët të hapjes
tregtare, duke u renditur pas Maqedonisë, Kroacisë etj. Lidhur me rajonin, indeksi i
hapjes tregtare për Bosnie dhe Herzegovinën në vitin 2000 ishte 77.1% ndërsa në
2006 u rrit në 97.2%; për Kroacinë në vitin 2000 ishte 95.8% ndërsa në 2006 shkoi në
74.7 %; për Maqedoninë në vitin 2000 ishte 95.26% ndërsa në 2006 mori vlerën në
99.15 %; ndërsa për Moldavinë, Serbinë dhe Malin e Zi, ky indeks në vitin 2006,
shënoi respektivisht vlerat: 113.5%, 61.6%, 114.7% 15.
Ekonomia shqiptare ka nevojë për reforma të thella në strukturat tregtare, për të
përmirësuar nivelin e konvergjencës së saj drejt tregjeve të Bashkimit Europian dhe
më gjerë. Por, gjithashtu edhe pse vlerat e indeksit të hapjes janë krahasimisht të
vogla, ato përsëri janë duke ndjekur një trend pozitiv duke u rritur nga viti në vit. Kjo
është një shenjë pozitive, e cila sinjalizon përmirësimin e prodhimit vendas dhe
zgjerim të mëtejshem dhe të vazhdueshëm në tregjet ndërkombëtare.
15 Burimi: ComTrade www..comtrade.com
Indeksi i hapjes tregtare (në %, 1993-2009)
0
10
20
30
40
50
60
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 131
2. Indeksi i mbulimit të importeve
Indeksi i mbulimit të importeve, matur si raport i vlerës së eksporteve mbi importet,
vazhdon të bjerë në mënyrë të moderuar gjatë viteve të fundit, duke regjistruar vlerën
24% në vitin 2009, nga 25.6% në vitin 2008, 25.7% në 2007 dhe 26% në 2006 (Acit,
Raporti Vjetor, 2009). Në vitin 2009, ky indeks ishte shumë afër vlerës së tij të vitit
2000, siç tregohet dhe në grafikun e mëposhtëm. Indeksi i mbulimit të importeve
reflekton një nivel të ulët konkurrueshmërie, të ekonomisë së vendit, ashtu siç duket
dhe nga nivelet e ulëta të indeksit gjatë të gjithë periudhës.
Grafiku 3.2. Indeksi i mbulimit të importeve (në %), 1993-2010
Burimi:Acit (Albanian Centre of International Trade), Raporti Vjetor, 2010
Eksportet shqiptare jo vetëm që janë më pak se ¼ e importeve, por gjithashtu
paraqesin dhe një nivel të lartë fraxhiliteti apo dobësie. Ata janë shumë të varur nga
industritë e përpunimit aktiv, si veshje dhe industria e këpucëve, ndërkohë që
eksportet e produkteve minerare dhe lëndëve të para janë shumë të varura nga
fluktuacionet e çmimeve botërore.
3. Indikatori i Avantazheve të Shfaqura Krahasuese (RCA)
Zhvillimet dhe indekset makrotregtare të Shqipërisë tregojnë qartë për
konkurrueshmërinë e ulët të produkteve shqiptare në tregjet e huaja. Për më tëpër
ndikimi i krizës globale gjatë vitit 2009, përkeqësoi akoma dhe më shumë bilancin e
jashtëm, ndikoi negativisht në nivelin e eksportit dhe në thithjen e investimeve të
huaja. Siç u pa edhe më sipër, ideksi hapjes tregtare qëndron ende në nivele të ulta
0.00%
5.00%
10.00%
15.00%
20.00%
25.00%
30.00%
35.00%
40.00%
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
2010
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 132
krahasuar gjithashtu dhe me vendet e rajonit. Defiçiti tregtar ka pësuar përsëri rritje
dhe niveli i dërgesave nga emigrantët ka pësuar rënie të konsiderueshme këto vitet e
fundit. Në këtë çështje, theksi vihet në matjen e konkurrueshmërisë së produkteve
shqiptare të destinuara për eksport në tregjet e huaja. Ky indikator shërben per
matjen e shkallës së specializimit të një vendi në nje industri të caktuar. Metodat për
të përcaktuar nëse një vend ka apo jo avantazh krahasues në ekportin e një produkti
të caktuar janë të shumta në literaturën e tregtisë ndërkombëtare. Por në veçanti,
njëra prej tyre synon të përcaktojë sesa i specializuar është një vend në eksportin e
një produkti nëpërmjet ndërtimit të një indikatori, i cili quhet Indikatori Balasa.
Formula e cila bazohet në këtë tregues dhe që shërben për të matur avantazhin e
shfaqur konkurrues të një vendi shprehet si më poshtë:
Indeksi në nivel produkti
RCA 100*//
XwXwXX
j
jij�
Xij-- janë eksportet për produktin j nga vendi i, Xwj eksportet botërore për produktin jXj dhe Xw vlera e tregtisë totale botërore në j dhe tregtia totale botërore.
Kjo formulë tregon raportin e specializimit të brendshëm kundrejt specializimit
botëror. Sipas kësaj metodologjie, kur një produkt karakterizohet nga vlera të RCA-
së më të mëdha se 1, atëherë mund të themi se ka avantazhe krahasuese; kur vlerat e
RCA janë < 1, vendi nuk gëzon avantazhe të mira krahasuese për këtë produkt.
Sa më të larta të jenë vlerat e këtij treguesi, aq më e sukseshme mund të konsiderohet
performanca tregtare e një vendi në tregtinë e një produkti të veçantë.
Gjithashtu ky indeks është përdorur edhe në matjen dhe analizimin e
konkurrueshmërisë dhe të identifikimit të avantazheve krahasuese në sektorë të
veçantë të ekonomisë shqiptare (A. Mancellari, A.Gjikondi, 2008, ACIT).
Sipas këtyre dy autorëve, është përdorur varianti i mëposhtëm i formulës së Balassa
për matjen e avantazheve krahasuese. Ky indeks është vlerësuar sipas sistemit të
harmonizuar 2 digits16 të klasifikimit tregtar (HS-2).
16 Dy shifror
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 133
100*MXlnRCA
1
1
j
j
�
�
�
��
� �� n
jj
n
jj
M
X
Ku me j është shënuar produkti, X janë eksportet dhe M importet, n numri total i
produkteve.
Bazuar në këtë metodologji vlerësimi, sa më të larta vlerat e indeksit aq më
konkurrues shfaqet sektori i vlerësuar. Ndërsa vlerat negative, më të vogla se zero,
tregojnë se sektori në fjalë nuk shfaq avantazhe por disavantazh krahasues.
Klasifikimi sipas sistemit të harmonizuar dy shifror përbëhet nga 93 produkte. Nga
vlerat e paraqitura në tabelë, duket qartë se sa pak produkte karakterizohen nga vlera
pozitive të këtij indeksi. Vetëm 12 produkte kanë shfaqur avantazhe krahasuese.
Produktet me nivel më të lartë kompetitiv janë tekstilet dhe veshjet e këmbës.
Prodhimi i këtyre produkteve bazohet mbi përdorimin e faktorit punë, i cili në vendin
tonë konsiderohet si një faktor i lirë. Më pas, renditen produktet minerare, të tillë si
xeherorët, plumbi, bakri. Ndër produktet bujqësore ndër më konkurueset shfaqen
grup- produktet: farëra dhe foragjenë, produktet e gatshme të mishit dhe të peshkut.
Tabela 3.1 Indeksi RCA për produktet jo-bujqësore
Pershkrimi 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007
Gezofët -6,68 -54,91 -35,35 -28,47 -1,48 -9,21 -10.33 9,47
Brumi i drurit -99,24 -33,65 -107,76 -65,02 -61,63 -4,86 -43,54 -17,68
Veshje dhe rroba -0,94 3,18 -2,75 -1,46 3,19 2,11 0,67 -0,39
Veshje dhe rroba, të thururame shtizë
12,66 10,53 11,11 9,86 12,81 11,66 12,12 11,49
Veshjet e kokës -70,50 29,62 -92,96 -76,99 -1,68 3,67 2,43 -0,73
Veshjet e këmbës 16,68 14,28 12,34 18,16 23,76 24,46 25,87 30,43
Xeherorët me ngjyrë dhe hiri 179,67 74,03 57,07 131,10 81,48 160,10 198,89 107,35
Hekur dhe çelik -30,31 -41,07 -37,88 -30,89 -20,26 -26,28 -37,95 -43,15
Artikuj prej hekuri dhe çeliku -83,22 -69,04 -75,51 -75,66 -70,76 -60,35 -80,67 -70,53
Bakri dhe artikujt prej tij 4,05 8,68 4,44 7,35 23,95 25,51 41,04 34,42
Nikeli dhe artikujt prej tij -6,82 -27,27 10,95 -11,25 -11,45 -11,50 0,00 -90,79
Alumini dhe artikujt e tij -27,05 -29,07 -30,84 -37,01 -36,56 -34,45 -30,31 -31,76
Plumbi dhe artikujt e tij -22,16 27,76 33,91 38,93 62,73 78,70 70,31 77,62
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 134
Tabela 3.2 Indeksi RCA për produktet bujqësore
Përshkrimi 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007
Kafshët e gjalla -87,96 -54,70 -49,57 -114,30 -46,27 -62,00 -80,74 -94,44
Mish -106,21 -125,57 -95,01 -85,26 -299,81 -121,77 -88,62 -123,04
Peshk -25,56 -22,57 -49,81 -59,82 -45,85 -26,40 -37,02 -53,06
Produkte bulmeti -77,87 -71,60 -59,86 -64,48 -80,30 -78,25 -119,21 -50,78
Produkte ttjera shtazore
-12,79 -28,68 -28,00 -28,37 -13,02 -24,66 -30,49 -7,59
Pemë dhe bimë 3,44 -76,69 -59,94 -45,13 -35,34 -27,99 -16,71 -14,27
Perime -42,43 -50,87 -45,94 -57,86 -54,91 -62,70 -68,29 -67,18
Fruta dhe arra -158,16 -138,79 -127,99 -105,63 -128,25 -108,94 -82,48 -78,99
Kafe, çaj -63,32 -73,94 -55,17 -66,25 -57,65 -43,41 -57,30 -52,43
Drithëra -191,37 -175,22 -169,23 -185,44 -254,54 -277,09 -229,11 -158,17
Farëra dhe foragjene 40,92 63,29 67,56 54,98 47,78 47,75 48,49 44,52
Ngjitës & rezinëbimore
42,09 33,85 7,51 12,41 33,21 32,36 45,37 32,60
Produkte të tjera bimore
0,00 0,00 -2,57 0,00 -116,29 5,55 -6,75 -8,44
Yndyrna dhe vajra -145,18 -194,78 -167,94 -100,70 -120,78 -120,72 -110,25 -98,85
Produkte të përg tëmishit & peshkut
14,75 19,56 0,00 30,30 9,04 3,27 17,67 8,53
Sheqer -113,69 -93,31 -165,99 -150,93 -175,05 -188,58 -153,98 -145,93
Çokollatë 0,00 -139,02 -154,51 0,00 -124,15 -84,95 -123,93 -180,28
Perime dhe fruta tëpërgatitura
-55,29 -54,94 -68,87 -87,71 -62,08 -63,44 -67,24 -64,85
Ushqime të tjera tëpërgatitura
-72,40 -60,79 -100,19 -130,10 -132,24 -161,58 -211,65 -142,90
Pije, pijealkolike,uthull
-70,33 -82,57 -81,59 -87,51 -43,13 -40,84 -50,52 -50,69
Duhan -27,47 -33,58 -39,32 -50,99 -69,18 -54,47 -65,89 -55,37
Burimi: ACIT, 2008
Nga ç’ka shprehin shifrat e tabelave të mësipërme, produktet më kompetitivë të
destinuara për eksport janë pikërisht sektorët e bazuar në përdorimin e faktorit punë,
për shkak të çmimit të lirë të tij dhe nivelit jo tepër kualititaviv, si dhe të bazuara në
zotërimin intensiv të burimeve natyrore. Kjo për arsye se, vetë ekonomia shqiptare i
përket pikërisht atyre tip ekonomie me karakteristikat e mësipërme. Jo të gjitha
ekonomitë e rajonit të Europës Juglindore shfaqin fort karakteristikat e mësipërme.
Vlen të përmendim rastin e ekonomisë kroate e cila, po demostron se po heq dorë
nga performimi bazuar në kahun e lirë të punës, duke pasur si qëllim transferimin
dhe rritjen e aftësive konkuruese drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë. Tashmë
Kroacia i përket rastit të një ekonomie të orientuar nga investimet. Ajo tashmë ka
lëvizur avantazhet saj krahasuese nga industria e tekstileve dhe veshjeve drejt
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 135
industrive të tjera, dhe kryesisht drejt sektorit të shërbimeve për shkak dhe të
investime të huaja të përfituara nga Bashkimi Europian.
Shumë nga produktet e mësipërme kanë vlera negative të këtij indeksi, duke shfaqur
në këtë mënyrë avantazhe krahasuese tepër të ulta ose më mirë të themi disavantazhe
krahasuese. Megjithatë, edhe produktet të cilat karakterizohen nga nivele të mira të
këtij indikatori, përsëri s’mund të themi që janë produkte plotësisht shqiptare të
destinuara për eksport. Ato kryesisht i përkasin industrisë të përpunimit aktiv. Në
mënyrë të veçantë, Italia dhe Greqia, janë destinacionet kryesore të eksporteve të
përpunimit aktiv. Eksportet e përpunimit aktiv zënë një pjesë të rëndësishme të
eksporteve totale (63.1% të eksporteve totale në vitin 2009) (Acit 2009). Struktura e
tyre pak a shumë ka mbetur e njëjtë, përqëndruar kryesisht ne sektorin e tekstileve17,
veshjeve të këmbës po edhe dhe të metaleve. Vlera e shtuar në këtë sektor ka njohur
zhvillime pozitive edhe pse modeste, duke u karakterizuar nga një trend pozitiv.
Është e vështirë të kuptosh nëse kjo rritje në vlerë ka ardhur vetëm nga rritja e
eksporteve në këtë sektor. Shkak tjetër mund të ketë qenë dhe ulja e çmimeve të
importit në vitin 2008. Meqë ne këtë vit çmimet e eksportit nuk kanë ndryshuar
shumë, diferenca midis çmimeve të eksportit dhe të importit bëhet më e madhe duke
lënë vend për gabime në interpretim lidhur me vlerën e shtuar. Gjeografia e tregtisë
së përpunimit aktiv, nuk ka pasur shumë ndryshime krahasuar me vitin 2008.
Gjithashtu eskportet e PA janë karakterizuar dhe nga një nivel i lartë përqëndrimi
duke reflektuar në këtë mënyrë konkurrueshmëri të ulët. Partnerët kryesor mbeten
Italia, Greqia, Gjermania, duke përbërë respektivisht 82.1%, 7.6%, dhe 4.1% të
tregtisë totale të përpunimit aktiv. Partneri kryesor në tregtinë me bazë përpunimin
aktiv mbetet Italia. Përpunimi aktiv me Italinë arriti vlerën 53,592 mil lekë, duke
pësuar një rënie prej 5% në vitin 2009. Rencesioni ekonomik ka kontribuar në uljen
e konsumit, dhe si rrjedhim në uljen e kërkesës kundrejt produkteve të industrisë së
tekstileve, por gjithashtu dhe në veshjet e këmbës në një farë mase.
Tregtia e përpunimit aktiv me Greqinë gjithashtu ra në vlerën 4,948 mil leke, duke
pësuar një ulje prej 10%, duke arritur të njëjtat vlera pothuajse si ato të vitit 2008.
Ndërsa, përsa i përket rastit me Gjermaninë, kjo lloj tregtie në vitin 2009 ka pasur 17 Eksportet e PA për këtë sektor përbëjnë 42,9% të totalit të eksporteve të PA
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 136
rritje prej 34%. Tregtia e përpunimit aktiv me vendet e rajonit ka shfaqur një mungesë
të theksuar stabiliteti. Recensioni ekonomik, mbarëbotëror, mund të ketë ndikuar
negativisht në përpjekjet fillestare për krijimin e një zinxhiri vlere rajonal të krijuar
nga përpunimi aktiv. Kështu, për shembull, Serbia është zhdukur nga gama e
shpërndarjes gjeografike të tregtisë së përpunimit aktiv, kurse Kosova në të kundërt
duket sikur ka zënë vendin e Serbisë, tregtia e të cilës përbën reth 1.4% të tregtisë së
përpunimit aktiv. Tregtia e përpunimit aktiv në vendet e tjera të rajonit të tilla si
Maqedonia, ka pësuar gjithashtu ulje.
Lidhur me vendet e rajonit mund të themi që pak a shumë ato karakterizohen nga një
situatë si ajo e vendit tonë. Të mos harrojmë përsëri se kjo lloj tregtie në përgjithësi
bazohet mbi çmimin e lirë dhe nivelin jo shumë të kualifikuar të punës, burimet
natyrore, përdorimin e teknologjisë intensive. Vende të tilla me këto karakteristika
nuk rezultojnë me një konkurrencë të qëndrueshme dhe të fortë në tregjet europiane
apo botërore. Me qëllim përmirësimin e termave të konkurrueshmërisë dhe gjetjen e
avantazheve të reja krahasuese, theksi duhet vënë në drejtim të zhvillimit të kapitalit
human, si një faktor që nxit kompetivitetin në periudha afatmesme dhe afatgjata. Kjo
vlen jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera të rajonit me qëllim
përballimin e sfidave nga tregjet europiane apo botërore (të tilla si Cefta, MSA).
Lidhur me produktet bujqësore, mund të themi se edhe ato karakterizohen nga nivel i
lartë përqëndrimi në strukturë. Këto lloj eksportesh janë rritur me vetëm 3.7% në vitin
2009. Edhe pse norma e rritjes është modeste, ajo është 1.7% më e lartë se ajo e vitit
të kaluar dhe ndryshe nga sektorët e tjerë, sektori i produkteve bujqësore nuk ka
pësuar rënie por rritje në vitin 2009. Si rrjedhim, masa e tyre në totalin e eksporteve
është ritur me 0.8%, nderkohë që raporti i mbulimit të importeve në 10%. Megjithatë
raporti i mbulimit të importit për këtë produkt (10%) mbetet ende më i ulët se raporti i
mbulimit në total (24%). Përsa i përket sektorit të minerareve dhe metaleve, mund të
themi se përqëndrimi është i lartë por gjithashtu mund të themi edhe se vitet e fundit
(veçanërisht gjatë 2008) ky sektor ka njohur përmirësime për shkak të investimeve
dhe përmirësimit të çmimeve ndërkombëtare për këto produkte.
Pra, në përgjithësi mund të themi se, sektorët të cilët shfaqin nivele të kënaqshme të
avantazheve krahasuese, në rastin e Shqipërisë, janë kryesisht sektorë që bazohen në
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 137
përdorim intensiv të punës si një faktor relativisht i lirë dhe me një kontribut ende të
ulët dhe modest në zinxhirin e vlerës së shtuar. Kjo gjendje i bën akoma dhe më të
ndjeshme presionet e mëdha konkurruese të vendeve të tjera të rajonit, presione që
përforcohen dhe nga standartat e larta të BE-së për këto lloj produktesh. Jo vetëm
Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit shfaqin vështirësi në plotësimin e tyre.
Shkalla e ulët e diversifikimit bën që eksportet të jenë akoma dhe më shumë të
prekura nga ndryshimet që mund të ndodhin në tregjet ndërkombëtare.
Me qëllim përballimin e konkurrueshmërisë dhe sfidave nga tregjet europiane, si dhe
gjetjen e avantazheve të reja krahasuese, theksi duhet vënë në drejtim të zhvillimit të
kapitalit human, si një faktor që nxit kompetivitetin në periudha afatmesme dhe
afatgjata. Kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera të rajonit.
3.2.3 Si mund të përmirësohen aftësitë konkurruese?
Siç u shpreh edhe në çështjet paraprake, ekonomistë dhe studiues të njohur në fushën
ekonomike kane dhënë përkufizime të ndryshme rreth konkurrueshmërisë. Për
sqarimin e konceptit të konkurrueshmërisë mund t’i referohemi përkufizimeve të
ndryshme në literaturën ekonomike nga autorë vendas dhe të huaj. Ka mendime dhe
opinione të ndryshme rreth bazave të konkurrueshmërisë. Në përmbledhje të kësaj
çështjeje, shkurt mund të thuhet se konkurrueshmëria është aftësia e ekonomisë për të
prodhuar mallra dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e tregjeve ndërkombëtare dhe
njëkohësisht rrit mirëqenien e qytetarëve të vendit (Acit, 2004, “Konkurrueshmëria, si
krijohet dhe ruhet ajo”, fq 3-7)
Mund të thuhet se tashmë njihen shumë alternativa për përmirësimin e
konkurrueshmërisë, por implementimi i tyre duhet patjetër të marrë në konsideratë
tiparet dhe kushtet mbi të cilat funksionon një ekonomi. Jo të gjitha këto alternativa
janë gjithmonë efiçente në rritjen e saj.
Si mund të rritet konkurrueshmëria?
- Nëpërmjet faktorëve makroekonomikë
Konkurueshmëria rritet nëpërmjet pagave më të ulta (? !)
Është e qartë që pagat e ulta ndikojnë ndjeshëm në uljen e kostove dhe bëjnë të
mundur konkurrueshmërinë në treg të një produkti me çmime të ulta. Por a janë pagat
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 138
më të ulta një matës real dhe efiçient i nivele të larta konkuruese? A mund të quhet një
subjekt konkurues vetëm se paguan punëtorët më pak se një subjekt tjetër prodhues?
Në të vërtetë të përfshihesh në këtë lloj konkurrence, do të thotë thjesht të konkurrosh
që të mbetesh i varfër18.
Kosto e ulët e parasë
Duke ditur që kostoja e parasë luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e aftësive
konkurruese të një firme ne treg, atëherë çështja kryesore që ngrihet është se si mund
të ulet ajo. Kosto më te ulta të parasë nxisin investimet në teknologji, nxisin ofertë,
trajnimin e fuqisë punëtore etj.
Subjekti i parë të cilit i drejtohemi për uljen e kostos së parasë është shteti, duke e
menduar edhe si përgjegjësin e vetëm. Shumë biznese kërkojnë nga shteti kredi më të
buta, me qëllim rritjen e aftësive konkuruese të firmës. Por, në të vërtetë nuk është
thjesht detyrë e tij. Kostoja e parasë ose ndryshe norma e interesit përcaktohet nga
tregu nëpërmjet ballafaqimit të kërkesës dhe ofertës për para. Për pasojë, mundësitë e
shtetit për të ndikuar janë të kufizuara. Një rol të madh mund të luajnë agjentët e tjerë
ekonomikë. Në thelb, hapësira për uljen e kostos së parasë ekzistojnë nëse synohet
drejt ngushtimit të interesave debitore dhe kreditore nga sistemi bankar. Dhe kjo
arrihet kryesisht nëpërmjet rritjes së transparencës në marrëdhëniet midis bankave dhe
biznesit. Sa më të përafërta të jenë informacionet që kanë bankat dhe bizneset për
normat e kthimit në industri (pra dhe gjendjen e bilanceve kontabël), aq më shumë
ulet risku i hyrjes në një marrëdhënie biznesi mes dy agjentëve, pra, aq më shumë ulet
dhe kostoja e këtij transaksioni.
Nxitja e eksporteve dhe përmirësimi i bilancit tregtar nëpërmjet
zhvlerësimeve valutore.
Ndikimi i kësaj politike valutore jo gjithmonë ka pasur ndikim të qartë në uljen e
kostos së parasë dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Rezultatet neto si pasojë e politikave
të tilla, shpeshherë kanë qenë të panjohura dhe objekt kundërshtie. Në rastin e
Shqipërisë, politikat valutore janë cilësuar si pak të efektshme ose të paefektshme në
nxitjen eksporteve (Mançellari, Mytkolli, Kola, 1999).
18 Acit, 2004, “Konkurueshmëria, si krijohet dhe ruhet ajo”.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 139
Nëpërmjet faktorëve mikroekonomikë
Por, përveçse ndikimeve herë të qarta dhe herë jo të faktorëve makroekonomikë të
përmendur më sipër, një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar mjedisit mikroekonomik
në të cilin vepron firma. Duke renditur një sërë faktorësh të tillë, një vëmendje të
veçantë u duhet kushtuar:
� Shkollimit dhe trajnimit të fuqisë punëtore
� Relatave midis punonjësve dhe eprorëve, manaxherëve
� Sistemit të informacionit, të transportit, mënyrës së komunikimit etj
Në veçanti, një vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet kapitalit njerëzor dhe
investimit në të. Trajnimi i punëtorëve është një kosto për biznesin, por është po aq i
rëndësishëm sa dhe investimi në makineri e teknologji, dhe po aq fitimprurës sa dhe
investimi në asetet e tjera fizike të firmës. Pra, nuk është vetëm dhe thjesht
disponueshmëria e burimeve, por edhe cilësia e tyre, efiçenca e ofrimit dhe
specializimi/diferencimi i inputeve që i japin firmave avantazh në konkurrencë.
Roli i konsumatorit.
Mbret i tregut sot është klienti ose konsumatori. Janë firmat ato të cilat duhet të
përshtaten më tepër ndaj konsumatorit në cilësi, kërkesë, në lloje, siguri më të lartë
dhe standarte më të mira të produkteve. Në veçanti, vëmendje të veçantë i duhet
kushtuar tregut të huaj dhe standarteve dhe kërkesave më të sofistikuara që ai
parashtron. Nëse firmat nuk kujdesen në plotësimin e këtyre parametrave dhe njohjen
e sjelljes së konsumatorit, herët apo vonë do të eleminohen nga tregu.
Konkurrenca midis firmave ose rivaliteti ne treg
Një faktor tjetër shumë i rëndësishem që ndikon në rritjen e aftësive konkurruese
është rivaliteti midis firmave, jo vetëm në tregjet vendase por dhe në ato të huaja.
Veçanërisht, konkurrenca më e theksuar qëndron midis firmave që prodhojnë të
njëjtin produkt. Kjo përbën presion dhe një nxitje më tepër për të qenë më novatorë
dhe për të synuar rritjen e produktivitetit. Të kesh avantazh konkurrues ndaj firmave
të tjera, do të thotë të bësh diferencim në raport me to, jo thjesht në çmime më të ulta,
por në rradhë të parë në produktivitet, kosto, cilësi, kohë. Firma duhet të kërkojë
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 140
avantazhe konkurruese jo thjesht në produktin që ajo prodhon, por dhe në inputet që
përdor, cilësinë, kohën dhe marrëdhëniet me firmat e tjera furnizuese. Vonesat në
mbërritjen e lëndëve të para, cilësia e dobët e tyre, përbëjnë kosto për firmën. Pra,
prodhimi i një produkti kalon në një varg operacionesh kryer nga disa firma. Atëherë,
është e rëndësishme përmirësimi i performancës jo thjesht të një firme, por i të
gjithave firmave në lidhje me treguesit e produktit.
Lidhur me konkurrueshmërinë mund të themi se, Shqipëria është mjaft dobët lidhur
me një nga elementët që shërben në rritjen e konkurrueshmërisë, i cili është
inovacioni në biznes. Konkurrueshmëria është një koncept shumë dinamik. Strategjitë
që zgjedhin firmat vjen një moment që imitohen nga të tjerat. Për shumë produkte
vjen koha që përfundojnë ciklin e tyre dhe dalin nga tregu. Si mund t’i rezistojnë
firmat në këto kushte kërcënimeve të tilla të tregut? Kjo pyetje duket se ka vetëm një
përgjigje: vetëm nëpërmjet inovacionit të produktit firmat mund të vazhdojnë të
qëndrojnë në treg. Inovacioni shkon që nga një përmirësim i thjeshtë i produktit (t’i
shtosh atij një tipar të ri), një dizenjo e re, një element shtesë në produkt, një ndryshim
ose përmirësim i ambalazhit, një etiketë e re dhe më informuese, deri tek një teknikë e
re menaxhimi, një rimodelim i marrëdhënieve sociale të anëtarëve të firmës
(komunitetit ku jetojnë punojnësit dhe drejtuesit), tek një marketing apo shpërndarje e
re e produktit, një trajnim stafi, etj. Pra, inovacion nuk do të thotë që të ndryshosh
tërësisht produktin apo të krijosh domosdoshmërisht një produkt të ri. Sigurisht që
inovacioni vjen si nevojë jo thjesht e konkurrencës; më tepër ai duhet parë si një
reagim ndaj tendencave apo prirjeve që ofron tregu. Nëse sot tregu i vendit
demonstron një rritje të shqetësimit ndaj elementëve të sigurisë në konsumin e
produkteve ushqimore, çdo përmirësim që firmat mund të sjellin në këtë drejtim do të
thotë inovacion. Gjithashtu, bizneset duhet të mundohen të njohin tendencat dhe
prirjet e produketeve në tregje. Vetëm kështu, duke ditur çfarë do dhe vlerëson
konsumatori, mund të sigurohet një pozitë lideri në tregun e vendit dhe atë të huaj.
Si përfundim mund të thuhet që, për të shtuar dhe për të ruajtur kompetivitetin, duhet
kërkuar në zinxhirin e krijimit dhe të shtimit të vlerës së produkteve, nëpërmjet
cilësisë së produktit dhe pretendimeve për vlerë të shtuar nga përdoruesi përfundimtar
i produktit. Duke e parë produktin përfundimtar në gjithë këtë zinxhir, nga kalon
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 141
prodhimi i tij deri tek përdoruesi përfundimtar, ne do të ishim në gjendje të
identifikonim edhe faktorët bazë të suksesit, pengesat që duhen kapërcyer,
përmirësimet që duhen bërë në gjithë sistemin e produktit.
Ky është koncepti i industrive ‘cluster’, koncepti bazë në të cilën po bazohen
strategjitë e zhvillimit ekonomik në shumë vende të botës (SHBA dhe Europë). Ky
është një koncept që sapo ka filluar të zhvillohet në vendet e rajonit si Bullgari,
Kroaci, Maqedoni, i cili ka ndikuar pozitivisht në rritjen e efiçences si në përdorimin e
inputeve brenda firmës, ashtu dhe në konkurueshmërinë e ekonomisë në tërësi, duke
rritur prosperitetin jo vetëm të firmës, por dhe të qytetarëve të vendit.
Gjithashtu, në bazë dhe të konkluzioneve të ekonomistëve vendas, biznesi merr jetë
nga kushtet që ofrohen nga burimet lokale, por krijimi dhe rritja e konkurrueshmërisë
në treg shkon përtej disponueshmërisë së burimeve. Forcat e tjera në veprim
përfshijnë të gjithë elementët që ndodhen në gjithë zinxhirin e krijimit të vlerës deri
tek konsumatori përfundimtar.
3.3 Vlerësimi i tregtisë brendadegësore nëpërmjet indeksit Grubel-Lloyd
3.3.1 Evidenca teorike dhe empirike
Analizimi empirik i tregtisë brendadegësore daton fillimet e saj që nga mesi i viteve
1960. Trendi i observuar në tregtinë globale brendadegësore që në fillimet e vitit 1960
e vërteton atë si një process të konvergjencave strukturore me nivel të gjerë
botëror(Brülhart, M., (2000))19. Ekonomitë po karakterizohen nga më shumë
ngjashmëri në termat e përbërjes strukturore. Në modelin e konkurrencës
monopolistike, tregtia ndahet në dy lloje kryesore: Tregtia e zhvilluar më intensivisht
brenda kategorike degëzore, e përqëndruar në produktet e diferencuara brenda një
industrie - është quajtur tregti brendadegësore; tregtia që shkëmben produktet e një
industrie për produktet e një industrie tjetër quhet tregti ndërdegësore (Mançellari,
Agolli, 2008). Tregtia brendadegësore reflekton ekonomitë e shkallës; tregtia
ndërdegësore reflekton avantazhet krahasuese. Tregtia brendadegësore nuk gjeneron
19 Brülhart, M., (2000) “An Account of Global Intra-industry Trade, 1962-2006”., University of Lausanne, Research Paper series 2008/08,fq. 01-10
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 142
të njëjtat efekte në shpërndarjen e të ardhurave aq fort sa tregtia ndërdegësore. Tregtia
brendadegësore është një fenomen i vendeve me të ardhura të larta dhe të mesme dhe
veçanërisht, që nga viti 1990, kjo tendencë është thellësisht e drejtuar nga fragmentimi
ndërkombëtar i zinxhirit vertikal të prodhimit (Luka & Levkovych, 2004).
Tregtia brendadegësore përkufizohet si tregti në të cilën një vend eksporton dhe
importon brenda të njëjtës industri – në kontrast me tregtinë ndërdegësore (Martin A.
Andresen, 2003)20. Teoritë tradicionale të tregtisë parashikojnë që vendet me burime
të ndryshme ose zotërim të ndryshëm faktorësh do të tregtojnë me njëri tjetrin.
Megjithatë, evidencat empirike tregojnë se, vendet me zotërim të ngjashëm burimesh
tregtojnë më shumë në ditët e sotme. (Krugman, R.P., 1992). Gjatë viteve 1980-të,
volumi thelbësor tregtar ndërmjet vendeve me zotërim të ngjashëm faktorësh,
veçanërisht ndërmjet vendeve industriale, shkaktoi një shkallë paqartësie në atë ç’ka
teoritë tradicionale të tregtisë (H-O) predikonin, krahasuar me atë ç’ka eshtë
observuar. Shumë pyetje për tregtinë brendadegësore (të tilla si: shkaqet, domethënia,
përcaktuesit, shkaku dhe lidhja e IIT-së me efektet e liberalizimit tregtar) janë
eksploruar në literaturë nga autorë të ndryshëm si Greenaway, Krugman, dhe Milner.
Krugman (1979) e zgjeroi analizën në përfshirjen e implikimeve eksplicite tregtare.
Krugman konkludoi në përfundimin se, kur tregtia brendadegësore ndodh ndërmjet
vendeve me të ardhura të ngjashme, konsumatorët do ti shpërndajnë shpenzimet e tyre
në më shumë varietete produkti. Për më tepër, tregtia do të çojë në një ulje në numrin
e firmave në secilin vend. Supozimi i të ardhurave rritëse të shkallës, çon në dy
parashikime të rëndësishme të efekteve tregtare të njohura si efekti shkallë dhe efekti
selektues.21 Rreth konceptit të tregtisë brendadegësore është bërë dhe ekziston një
punë e madhe empirike. Shumë studime empirike, ndër të cilët Gray (1979) dhe
Greenaway dhe Milner (1983), gjetën se tregtia brendadegësore nuk derivohet thjesht
nga agregimi. Në ditët e sotme, në statistikat tregtare,është vënë re një volum i madh i
IIT-së edhe në nivele shumë të ulta agregimi, duke treguar se IIT nuk është vetëm
thjesht një fenomen statistikor. Sipas studimeve empirike, tregtia brendadegësore
20 Martin A. Andresen, 2003. Empirical intra-industry trade: what we know and what we need to know, Institute for Canadian Urban Research Studies, fq 1-521M Agolli, A Mancellari, Djetor 2008, “Analyses of the structural characteristics and potentials for trade – the case of Albania”.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 143
është më familjare për vendet industriale me nivel të lartë të ardhurash. Ashtu siç
tregojnë edhe shifrat (tabela 3.6), tregtia brendadegësore është më prezente në vende
të tilla si Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Belgjika, Kanada, duke vërtetuar në këtë
mënyrë se tregtia brendadegësore është në përpjestim të zhdrejtë me kufizimet
tregtare. Si rrjedhim, zgjerimi i saj është më i theksuar brenda blloqeve ekonomike të
mbyllura të tilla si Bashkimi Europian.
Table 3.3: Tregtia brendadegësore si % ndaj tregtisë totale, në vendet e zhvilluara
1988-1991 1992-1995 1996-2000 NdryshimiUSA 63.5 65.3 68.5 5.0Japoni 37.6 40.8 47.6 10.0Gjermani 67.1 72.0 72.0 5.0Francë 75.9 77.6 77.5 1.6Angli 70.1 73.1 73.7 3.6Itali 61.6 64.0 64.7 3.1Kanada 73.5 74.7 76.2 2.7Hollandë 69.2 70.4 68.9 -0.3Belgjikë 77.6 77.7 71.4 -6.2Spanjë 68.2 72.1 71.2 3.0Suedia 64.2 64.6 66.6 2.4
Burimi:Statistikat e tregtisë ndërkombëtare sipas OECD
Cilat janë arsyet e zhvillimit dhe rritjes së konsiderueshme të IIT-së?
Vlejnë për t’u përmendur dy faktorë kryesorë që shpjegojnë thelbësisht zhvillimin e
IIT-së:
� Tregtia e produkteve të diferencuara (një përjashtim nga teoria tradicionale e
tregtisë H-O, e cila supozon produkte homogjene duke nënkuptuar se
produktet e importuara dhe produtet e brendshme janë zëvendësues të plotë të
njëri-tjetrit). Produktet heterogjenë çojnë drejt preferencave heterogjene.
Studimet empirike provojnë se, ekziston një lidhje positive ndërmjet
diversifikimit të preferencave, si rrjedhim midis diferencimit të produktit dhe
rritjes së të ardhurave (Helpman, E., 1981; Krugman, P., 1991; Hämäläinen.,
(2003); Mardas, Dimitri Nikas, Chistos , 2008) Ky përfundim është pjesë e të
shpjeguarit të rritjes së IIT-së.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 144
� Argumenti i ekonomive të shkallës: studime empirike tregojnë se IIT është
dominuese në degë të karakterizuara nga ekonomitë e shkallës dhe dominuar
nga disa firma të mëdha. Ky argument përbën një përjashtim tjetër nga modeli
H-O, i cili bazohet në të ardhurat konstante të shkallës dhe supozimin e
konkurencës së plotë (Krugman, P.R., 1979; Lall, S. (2000).
Sinjifikanca e tregtisë brendadegësore
Rreth një e katërta e tregtisë botërore është e llojit të tregtisë brendadegësore. Tregtia
brendadegësore luan një rol të konsiderueshëm dhe të veçantë në tregtinë e të mirave
në vendet me zhvillim industrial të avancuar, të cilët kanë dhe peshën më të madhe në
tregtinë botërore. Me kalimin e kohës, vendet industriale janë bërë gjithmonë dhe më
shumë të ngjashëm në nivelet e tyre të teknologjisë dhe në zotërimin e kapitalit dhe
punës së kualifikuar. Meqënëse pjesa më e madhe e vendeve që tregtojnë janë bërë të
ngjashëm në teknologji dhe burime, është e vështirë të gjesh avantazhe të pastra
krahasuese brenda një industrie. Si rrjedhim, pjesa më e madhe e tregtisë
ndërkombëtare merr formën e tregtisë së zhvilluar brenda kategorive degësore ose
industrive-ndoshta udhëhequr në pjesëm më të madhe nga ekonomitë e shkallës.
Përse ka rëndësi tregtia brendadegësore?
Tregtia brendadegësore prodhon përfitime ekstra nëpërmjet tregtisë ndërkombëtare,
mbi ato të siguruara nga avantazhet krahasuese, sepse ajo lejon vendet të përfitojnë
nëpërmjet tregjeve më të mëdha. Duke u angazhuar në tregtinë brendadegësore një
vend mund të zvogëlojë numrin e produkteve që ai prodhon dhe në të njëjtën kohë të
rrisë varietetet e të mirave të gatshmë për konsumatorët e brendshëm. Duke prodhuar
disa varietete, një vend mund ta prodhojë secilin prej tyre në një shkallë më të lartë,
me produktivitet më të lartë dhe kosto më të ulëta. Nga ana tjetër, konsumatorët
përfitojnë nga shkalla e lartë e zgjedhjeve.
Tregtia brendadegësore tenton të jetë e përhapur midis vendeve që janë të ngjashme
në raportet e tyre kapital-punë, të ngjashme në nivelin e njohurive, etj. Si rrjedhim,
tregtia brendadegësore do të jetë dominuese ndërmjet vendeve me nivel të ngjashëm
të zhvillimit ekonomik. Përfitimet nga tregtia do të jenë më të larta kur ekonomitë e
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 145
shkallës janë të forta dhe produktet shumë të diferencuara. Kjo është më tepër
karakteristikë e të mirave të prodhuara në mënyrë të sofistikuar sesa e produkteve si
lëndë e parë, ose dhe e sektorëve tradicionalë si tekstilet ose veshjet e këmbës.
3.3.2 Metodologjia dhe matja e tregtisë brendadegësore
Tregtia brendadegësore është përkufizuar si tregti në të cilën një vend eksporton dhe
importon brenda të njëjtës industry - në kontrast më tregtinë ndërdegësore(Martin A.
Andresen, 2003). Siç është përmendur më sipër, tregtia brendadegësore fokusohet në
produktet me një nivel të lartë të vlerës së shtuar si një indikator i ngjashmërisë së
mire strukturore dhe shoqëruar nga kosto të ulëta adaptive.
Në literature njihen kryesisht dy metoda konkuruese për të përcaktuar vlerësimin e
tregtisë brendadegësore (IIT). Metoda e parë është ajo sipas Grubel and Lloyd
(1971) dhe tjetra sipas Fontagné and Freudenberg (1997) (FF).
Indikatori Grubel Lloyd (GL) mat tregtinë brendadegësore. Grubel, Herbert G. dhe
Petër J. Lloyd prezantuan këtë indeks në vitin 1975. Indikatori Grubell – Lloyd, i
përdorur për nivelin e tregtisë brendadegësore, aplikohet si një indikator standart i
tregtisë brendadegësore ndërkombëtare.
Metoda sipas indikatorit GL është e bazuar në matjen e “trade overlap” për një
industry të caktuar. Xij përfaqëson eksportet për të mirën i të vendit j dhe Mij
përfaqëson importet për këtë të mirë për vendin j. Formula në vazhdim paraqet
indeksin GL për të mirën i si më poshtë:
(1) ;,,1;,,1,||
1GLij NjniMXMX
jijij
ijij �� ���
���
Vlerat e këtij indeksi shtrihen midis 0 dhe 1(ose midis 0 dhe 100 (në %)). Vlerat afër
1 tregojnë një nivel të lartë të IIT-së për të mirën i. Në anën tjetër, vlera 0 nënkupton
që në flukset tregtare të këtij produkti nuk është aspak e pranishme tregtia
brendadegësore.
Përveç formulës së mësipërme, e shprehur në nivel sektori, gjendet dhe një shprehje
tjetër e indeksit Grubel Lloyd në nivel agregat si më poshtë:
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 146
(2) � �
;,,1;,,1,||
1GLij1
1 NjniMX
MXj
ijijn
i
ijijn
i �� ���
�����
�
�
Formula e përgjithshme (2) vlerëson rëndësinë e IIT-së në flukset totale tregtare.
Indeksi IIT, i përkufizuar si në formulën (1) për një produkt individual i dhe (2) për
nivelin agregat vlerësuar me peshat përkatëse, siguron informacion në mënyrën se si
janë përbërë flukset tregtare për çdo vit.
Indeksi Fontagné dhe Freudenberg (FF) konsiston në krahasimin e masës në të
cilën niveli minimum i (Xij, Mij ) mbulon maksimumin. Mund të themi se sigurohet një
nivel i konsiderueshëm i IIT-së në flukset tregtare për të mirën i, nëse:
(3) ���),max(),min(
ijij
ij
MXMXij
FF
� supozohet të jetë 10% (përcaktuar nga Fontagné dhe Freudenberg)
Indikatori Grubel-Lloyd është indikatori i përdorur më gjerësisht në matjen e tregtisë
brendadegësore në studimet e tregtisë ndërkombëtare.
Problemet kryesore që duhen patur parasysh kur përdoret indeksi Grubel- Lloyd
lidhen me:
o Nivelin e disagregimit të të dhënave
o Axhustimin ndaj ç’rregullimeve në ekuilibrin e llogarive agregate
Problemi i agregimit të të dhënave ka dy dimensione: agregimi gjeografik dhe
agregimi industrial. Dimensioni industrial i problemit të agregimit mund të zgjidhet
në dy mënyra; njëra mënyrë lidhet me riklasifikimin e statistikave tregtare dhe tjetra
lidhet me llogaritjen e një vlere mesatare të IIT-së të vlerësuara me peshat përkatëse,
bazuar në të dhëna të disagreguara.(Greenaway dhe Milner, 1983; 1986). Mungesa e
një standarti të përbashkët riklasifikimi të statistikave tregtare ka ndikuar dhe çuar në
një metodë tjetër, e cila është mesatarja e peshuar e tregtisë brendadegësore sipas
niveleve sektoriale. Si rrjedhim, kjo do të minimizojë problemin e agregimit të të
dhënave22.
22 M Agolli, A Mançellari, Dhjetor 2008, “Analyses of the structural characteristics and potentials for trade – the case of Albania”
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 147
Grubel dhe Lloyd (1975) dhe më vonë Aquino (1978) dhe Bergstrand (1983) kanë
sugjeruar një korrigjim për jobalancat tregtare agregate. Nga ana tjetër, këto përpjekje
janë kritikuar nga autorë të tjerë si Greenaway dhe Milner (1981; 2003), Vona (1991).
Në këtë kapitull, llogaritja e IIT-së është bazuar në përdorimin e indeksit standart
bazuar në formulën e Grubel Lloyd.
3.3.3 Tregtia brendadegësore vertikale dhe horizontale
Tregtia brendadegësore ndahet në dy lloje të rëndësishme por njëkohësisht dhe të
ndryshme. Tipi i parë i tregtisë brendadegësore njihet si, tregtia brendadegësore
horizontale (HIIT), ndërsa tipi i dytë njihet si tregtia brendadegësore vertikale (VIIT).
Studimet empirike kanë gjetur se VIIT është në mënyrë të konsiderueshme dominuese
në tregtinë brendadegësore të të gjitha vendeve, qofshin ato të zhvilluara shume apo
dhe më pak.. Megjithatë, kjo dominancë është më e dobët në vendet e zhvilluara23 në
kontraditë me ekonomitë më pak të zhvilluara24.
IIT horizontale25 ndodh në tregtinë e produkteve të ngjashme në cilësi por me varitete
të diferencuara ose thënë ndryshe me tipare apo karakteristika të ndryshme. Kjo lloj
tregtie i lejon vendet me zotërim të ngjashëm faktorësh të përfitojnë nga
ekonomizimet e shkallës. Bazat teorike për këtë lloj tregtie janë punuar nga Krugman
(1981), Helpman (1987), Hoektman, (1997). Këto modele sugjerojnë se sa më e
madhe të jetë ngjashmëria e dy vendeve në termat e të ardhurave të tyre, aq më e
madhe do të jetë dhe prania e IIT-së horizontale, tregti e cila udhëhiqet nga
diferencimi i produktit dhe ekonomitë e shkallës.
IIT Vertikale26 është përkufizuar nga Grubel dhe Lloyd (1975) si eksport dhe import i
njëkohshëm i të mirave në të njëjtën industry, por në stade të ndryshme të prodhimit.
Tregtia në produktet vertikalisht të diferencuara mund të reflektojë zotërim të
ndryshëm faktorësh, njohuri të veçanta të fuqisë punëtore apo përdorimin e punës së
pakualifikuar si faktor i lirë, por edhe kosto fikse të larta për kërkim dhe zhvillim.
23 Greenaway et al (1994) për UK24 Aturupanë, Djankov dhe Hoekman (1999) për vendet e Europës Lindore25,8 M Agolli, A Mançellari, Dec 2008, “Analyses of the structural charactëristics and potentials for trade – the case of Albania”
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 148
Specializimi vertikal i prodhimit mund udhëhiqet nga avantazhet krahasuese si dhe
haset më shumë në sektorin e përpunimit aktiv, dhe në përgjithësi në industritë e
ndikuara nga prania e investimeve të huaja direkte. Në të tilla kushte, firmat e huaja
vendosin të krijonë një ndërthurje të kapaciteteve të tyre teknologjike me burimet e
brendshme të vendit përkatës, duke prodhuar në këtë mënyrë, produkte me cilësi të
ndryshme të cilat janë të destinuara për eksport në tregjet e huaja.
Dekompozimi apo ndarja e IIT-së në komponentët horizontalë dhe vertikalë, arrihet
duke ndjekur metodologjinë e Abd-el-Rahman (1991). Parametrat parësorë të
nevojitur për të përftuar HIIT dhe VIIT, janë vlera njësi e eksporteve (Xij) dhe vlera
njësi e importeve (Mij). UVXij pikërisht përfaqëson indeksin e parë dhe UVMij
përfaqëson indeksin e dytë. Hpi i dytë konsiston në përcaktimin e raportit UVXij/
UVMij.
Duke marrë në konsideratë faktorin e disperisonit � (parametri � është një faktor
dispersioni i fiksuar arbitrarisht, në përgjithësi supozuar i barabartë me 0.15 ose sipas
një alternative tjetër �=0.25), një industri i përket tipit të tregtisë brendadegësore
horizontale kur:
(4) �� ���� 11ijUVM
UVXij
Në të kundërt ajo i përket tregtisë brendadegësore vertikale kur:
(5) �� ���� 11ij
ij
ij UVMUVX
orUVMUVXij
Modelet e tregtisë brendadegësore vertikale ndjekin modelet tradicionale të tregtisë të
bazuara në zotërimin e faktorëve. Sipas këtyre teorive, vendi që zotëron relativisht më
shumë kapital exporton produkte me cilësi të lartë, dhe vendi që zotëron relativisht më
shumë faktorin punë exporton të mira me cilësi më të ulët (Aturupanë, & Hoektman,
1997).
Siç u përmend më sipër, ekzistojnë dy metoda në matjen dhe vlerësimin e tregtisë
brendadegësore.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 149
Fontagn´e, dhe Freudenberg (1997) kanë sugjeruar një kriter të modifikuar që ruan
raportin relativ brenda pragut të përcaktuar:
(6) ��
����
11
1
ij
ij
UVMUVX
për diferencimin horizontal të produktit dhe:
(7) ��1�ij
ij
UVMUVX
për diferencimin vertikal të produktit.
Për vlera të vogla të �, ndryshimi midis të dy metodave është i vogël, por me rritjen e
� –ës distanca relative midis kufirit më të ulët dhe nivelit të vlerës njësi bëhet
progresivisht më e madhe se distanca nga niveli njësi tek kufiri maksimal. Edhe pse të
dy metodat kanë ndryshime nga njëra-tjetra, ato përdorin të njëjtin kriter në matjen e
tregtisë brendadegësore vertikale dhe horizontale.
Për më tepër, VIIT supozohet i përbërë nga dy komponentë, HIGH QUALITY
(HQVIIT) dhe LOW QUALITY (LQVIIT).) Edhe pse analiza e VIIT dhe HIIT ka një
rëndësi të madhe në arritjen e studimeve të sukseshme empirike, në këtë kapitull ajo
do të limitohet thjesht në prezantimin teorik të këtyre koncepteve, siç u tha më sipër.
Këto çështje janë identifikuar si interesante per t’u analizuar në të ardhmen. Analiza e
mëposhtme empirike është fokusuar veçanërisht në zhvillimin e tregtisë
brendadegësore gjatë periudhës së tranzicionit, në rastin e Shqipërisë.
3.4 Evoluimi i tregtisë brendadegësore në Shqipëri gjatë periudhës 1993-2009
3.4.1 Eksperienca shqiptare në tregtinë brendadegësore
Disa nga pyetjet që ngrihen në këtë çështje konsistojnë në:
Cila është eksperienca e Shqipërisë në zhvillimin dhe tendencën e tregtisë
brendadegësore? A ka qenë e pranishme tregtia brendadegësore gjatë këtyre 15
viteve tranzicioni dhe liberalizimi? Cilët janë faktorët që ndikojnë në nivelin e IIT-së
në flukset tregtare të Shqipërisë?
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 150
Analiza e tregtisë brendadegësore të Shqipërisë është bazuar në indeksin klasik të
Grubel-Lloyd, (llogaritur sipas sistemin të harmonizuar 2 digits të klasifikimit tregtar
(HS-2)), aplikuar në dy nivele: së pari në nivel agregat dhe së dyti në nivel produkti.
Të dhënat për eksportin dhe importin janë marrë nga Dejtoria e Përgjithshme e
Doganave. Indekset e Grubel Lloyd janë llogaritur sipas grupeve të të mirave por edhe
sipas partnerëve tregtarë. Grafiku i mëposhtëm tregon rezultatet kryesore në tregtinë
brendadegësore të Shqipërisë dhe vlerat e saj në lidhje me tregtinë botërore, sipas
metodologjisë të përcaktuar në seksionin e mësipërm.
Grafiku 3.3. Indeksi Agregat Grubel-Lloyd për periudhën 1993-200927, rasti i Shqipërisë
Indeksi agregat Grubel-Lloyd per Shqiperine (1993-2009)
0
5
10
15
20
25
30
35
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
2009
Indeksi agregat Grubel-Lloyd
Burimi: M. Agolli dhe A. Mançellari, 2008 dhe llogaritjet e vetë autores
Grafiku i mësipërm tregon se tregtia brendadegësore në Shqipëri, sipas nivelit të
agregimit kategorial, është karakterizuar nga një trend në rritje, por me një
ndryshueshmëri të varfër gjatë këtyre 16 viteve. Trendi rritës i IIT-së sugjeron një
proçes të konvergjencës strukturore në nivel të gjerë botëror: ekonomia shqiptare
është duke u bërë gjithnjë dhe më shumë e ngjashme ndaj tregjeve botërore me
kalimin e kohës (edhe pse modestisht) lidhur me termat e përbërjes sektoriale. Duke
studiuar vlerat e IIT-së, është mëse e qartë se ato vlera janë të pozicionuara
vazhdimisht në të njëjtin interval, duke treguar në këtë mënyrë një nivel të ulët
ndryshueshmërie (shiko grafikun 3.3). Vlerat e indeksit agregat GL, janë vazhdimisht
të pozicionuara brenda segmentit 20 % deri në 30 %, gjatë gjithë periudhës të marrë
në observim.
27 Burimi ofron llogaritje të këtij indeksi deri në vitin 2007. Si rrjedhim, janë bërë përpjekje nga vetë autorja për vlerësimin e tij për dy vitet e fundit (2008, 2009)
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 151
Nëse studiojmë tendencën e IIT-së në nivel produkti, është e dukshme se sektori që
paraqet nivel të lartë dhe të qndrueshëm të IIT-së është sektori i tekstileve dhe
veshjeve, si dhe sektori i veshjeve të kembës, ndjekur nga produktet bujqësore ( pjesë
e produkteve primare), disa produkte minerare, etj. Përse sektori i tekstileve dhe
veshjeve kryeson listën e produkteve me nivelin më të lartë të IIT-së?
Sektori i tekstileve dhe veshjeve të këmbës është një sektor tregtar i tipit të përpunimit
aktiv, i varur dhe i orientuar nga investimet e huaja. Ky produkt i përket tipit të
diferencimit vertikal (produkte të diferencuara nga cilësia).
Në përgjithësi, nivele të larta të IIT-së ekzistojnë përkrah industrive tradicionale të
përpunimit aktiv, të tilla si ato të përmendura më sipër (tekstile dhe veshje këmbe,
produkte të gatshme ushqimore). Pjesa më e madhe e tregtisë shqiptare është e bazuar
në avantazhet krahasuese natyrore si dhe në ofertën e lirë dhe intensive të faktorit
punë.
Grafik 3.4
Elementet HS-2 me nivelin me te larte te indeksit te tregtise brendadegesore, Grubel-Lloyd
0
20
40
60
80
100
120
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007
HS 05 HS 06 HS 16 HS 42 HS 47
Elemente HS-2 me vleren me te larte te indeksit Grubel-Lloyd
0
20
40
60
80
100
120
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007
HS 61 HS 62 HS 63 HS 64 HS 65
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 152
Elementet HS-2 me vleren me te larte te tregtise brendadegesore
0
20
40
60
80
100
120
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007
HS 74 HS 75 HS 76 HS 83
Burimi: M. Agolli dhe A. Mançellari, Acit 2008HS 05 – Produkte me origjinë shtazore HS 06 – Pemë dhe bimë të tjera HS 16 – Produkte tëpërgatitura të mishit dhe peshkut HS 42 - Artikuj prej lëkure HS 47 - Materiale druri dhe letreHS 61 – Atikuj të veshjes dhe plotësues të tjerë të thurura HS 62 – Atikuj të veshjes dhe plotësues tëtjerë të endura HS 63 – Tekstile të gatshme HS 64 – Veshjet e këmbës HS 65 – Veshjet e kokës dhe pjesë të tyre HS 74 – Bakri dhe artikujt e tij HS 75 – Nikeli dhe artikujt e tij HS 76 – Alumini dhe artikujt e tij HS 83 - Artikuj të ndryshëm me metale bazë
2.3.2 Faktorët përcaktues të IIT-së
Studimet empirike tregojnë se IIT dominon në industritë e karakterizuara nga
ekonomitë e shkallës dhe nga struktura tregu të tipit të konkurencës jo të plotë. Si
rrjedhim, shpjegimi i IIT-së del jashtë kornizës së modelit H-O. Në mënyrë që të
interpretojmë sa më mirë tregtinë brendadegësore, duhet të merren në konsideratë
ndryshimet në anën e kërkesës dhe të ofertës.
Ana e kërkesës:
Tregtia midis vendeve të zhvilluara dhe që kanë ngjashmëri në zotërimin e faktorëve,
nuk mund të shpjegohen nga modelet standarte të tregtisë si ai H-O apo dhe modeli i
Rikardos. Edhe ky i fundit, nuk mund të shërbejë, sepse edhe ai bazohet në
ndryshimet dhe jo ngjashmëritë midis vendeve. Megjithatë, edhe vetë ngjashmëria
midis vendeve mund të konsiderohet si bazë për tregtinë midis tyre. Sipas argumentit
të ngjashmërisë së preferencave (Linder 1961)28, në veçanti në tregtinë e produkteve
të industrisë përpunuese, rëndësi të madhe shpjeguese merr ana e kërkesës. Sipas këtij
argumenti, shumica e mallrave prodhohen që t’i shërbejnë tregut vendas. Teksa çdo
vend prodhon produkte, për të cilat ka kërkesë potenciale nga tregu i brendshëm,
28 Linder S, B.,(1961) “An Essay on Trade and Transformation” Wiley, New York
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 153
atëherë midis vendeve do të tregtohen produkte, për të cilat konsumatorët vendas dhe
të huaj kanë shije të njëjta.
Më hollësisht, ndryshimet në anën e kërkesës dimensionohen si në nivel industrie
ashtu dhe në nivel konsumatori. Për shembull, në rastin e ekonomisë sonë: ndryshimet
në kërkesën e lëndëve të para për sektorë të ndryshëm industrialë të tilla si industria e
ndërtimit, ose për ekonominë në përgjithësi, por gjithashtu ndryshimet në konsumin e
të mirave dedikuar konsumatorit përfundimtar, janë faktorë që influencojnë përbërjën
e tregtisë brendadegësore në Shqipëri.
Në veçanti, gjatë viti 2008, importet e disa lëndëve të para të tilla si hekuri dhe
nënproduktet e tij u zvogëluan në mënyrë të ndjeshme, duke lënë në këtë mënyrë një
hapësirë për mundësinë e zëvendësimit të importeve. Si rrjedhim, u rrit kërkesa
brenda vendit për këto produkte, përforcuar akoma dhe më shumë dhe nga fakti se
sektori i ndërtimeve nuk përjetoi rënie gjatë vitit 2008. Në nivel konsumatori familjar,
mund të përmendim rastin e rritjes së kërkesës për produktet e mishit, si pasojë e
rritjes së të ardhurave. Pra, këto zhvillime kanë ndikuar ndjeshëm strukturën e
indeksit të tregtisë brendadegësore, të vlerësuar sipas grup- produkteve, për rastin e
Shqipërisë.
Por ndryshimet në anën e kërkesës janë vetëm një pjesë e shpjegimit.
Ana e ofertës:
Duke marrë në konsideratë ndryshimet në anën e ofertës, korniza interpretative dhe
shpjeguese e IIT-së plotësohet akoma dhe më mirë. Faktorët e anës së ofertës kanë
influencuar në një masë të caktuar mënyrën se si është e formuar struktura e IIT-së.
Për shembull, oferta e përmirësuar e sektorit bujqësor apo dhe rritja e kapaciteteve të
industrive të përpunimit në agrokulturë, janë reflektuar në rritje të eksporteve përkrah
importeve të disa produkteve bujqësore dhe agro-përpunuese. Investimet në sektorin
minerar dhe industritë përpunuese, si dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare
deri në mesin e vitit 2008, janë reflektuar në një masë relativisht të madhe në tregtinë
e disa produkte minerare, të tipit të diferencimit vertikal. (Agolli, Mançellari, 2008)
Shembulli më i mirë për t’u dhënë është rasti i tregtisë së përpunimit aktiv,
veçanërisht dhe kryesisht e shtrirë në prodhimin e tekstileve dhe veshjeve të këmbës.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 154
Siç mund të shohim dhe nga vlerat, këto kategori produkti udhëheqin listën e
produkteve me nivelin më të lartë të IIT-së në Shqipëri. Tregtia për këto produkte
është e tipit të tregtisë brendadegësore vertikale, bazuar në përdorimin e çmimit të lirë
të punës të shfrytëzuar në prodhimin e këtyre produkteve.
Struktura e eksporteve të përpunimit aktiv ka mbetur e ngurtë, me ndryshime të vogla,
përqendruar rreth tekstileve dhe sektorit të veshjeve të këmbës. Produktet e
ushqimeve të gatshme, dhe produktet metalore kanë luajtur një rëndësi modeste
ndërsa e kundërta vlen të thuhet për produktet e letrës dhe makineritë elektrike përsa i
përket rëndësisë që ato kanë në strukturën tregtare të përpunimit aktiv. Importet dhe
eksportet e përpunimit aktiv gjatë periudhës 2008-2009, hasën një nivel të ulët
zgjerimi krahasuar me volumin tregtar të vitit të kaluar. Ky ngadalësim është fort i
korreluar me krizen në ekonomitë rajonale të Italisë dhe Greqisë nga ku gjenerom dhe
pjesa më e madhe e kërkesës për eksportet shqiptare të përpunimit aktiv. Tregtia e
përpunimit aktiv gjithashtu është ndikuar dhe nga tendenca në tërësi në rënie e
flukseve tregtarë të Shqipërisë gjatë vitit 2009, duke hasur në këtë mënyrë dhe rënien
e parë në dekatë. Kjo rënie u vlerësua në nivelin 3%. Shkaku i rënies në thelb ka
karakter gjeografik dhe sektorial. Në veçanti, shkaqet janë të lidhura dhe me rënien e
mëtejshme të tregtisë së përpunimit aktiv në 3 sektorë kryesorë: tekstile, metale bazë
dhe makineri, me dy partnerët kryesorë tregtarë: Italinë dhe Greqinë.
Përveç kësaj, zhvlerësimi i lekut ka dhënë gjithashtu ndikimet e tij. Vlera e shtuar nga
përpunimi aktiv, shprehur si diferencë midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së
importeve, ka pësuar një rënie prej 14.1% në 2009. Si rrjedhojë, mund të themi se,
eksportet e përpunimit aktiv kanë rënë me një ritëm më të shpejtë se importet e
përpunimit aktiv.
Gjithashtu, vlera të mira të IIT-së karakterizojnë edhe sektorin e produkteve
bujqësore. Oferta e përmirësuar e produkteve bujqësore dhe kapacitetet e rritura të
industrive agro-përpunuese kanë nxitur rritjen e eksporteve në këto degë, duke
influencuar në këtë mënyrë vlerësimin dhe matjen e tregtisë brendadegësore.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 155
2.3.3 Tregtia brendadegësore me vendet e rajonit dhe partnerët kryesorë të EU-27
Më tej, le të vlerësojmë dispersionin e volumit të tregtisë brendadegësore me dy grup
partnerësh tregtarë: Bashkimi Europian dhe Rajoni i Ballkanit. Me qëllim shpjegimin
e shpërndarjes gjeografike të tregtisë brendadegësore me Bashkimin Europian, indeksi
fillimisht është llogaritur bazuar në tregtinë bilaterale të Shqipërisë me EU-27 dhe më
pas, në veçanti me 3 partnerë kryesorë tregtarë; Itali, Greqi, Gjermani.
Vlera më të larta të IIT-së vihen re në rastin e flukseve tregtare me Italinë. Vlera të
konsiderueshme të indeksit Grubel Lloyd tregon rasti i tregtisë me Greqinë. Ndërsa
për tregtinë bilaterale me Gjermaninë, një tjetër partner tregtar nga blloku tregtar
Europian, indeksi Grubel Lloyd qëndron në vlera më të ulëta.
Grafiku 3.5: Indeksi Grubel- Lloyd në lidhje me partnerët kryesorë tregtarë europianë
Indeksi Grubel-Lloyd i Shqipwrisw nw tregtinw me Italinw, Greqinw, Gjermaninw
0
0.10.2
0.30.4
0.5
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Itali Greqi Gjermani
Burimi: M. Agolli dhe A. Mançellari, 2008 dhe llogaritjet e vetë autores
Tregtia brendadegësore me Italinë dhe Greqinë është kryesisht e ndikuar nga kosto e
ulët e punës në Shqipëri dhe gjithashtu e varur dhe nga niveli i investimeve të huaja
direkte nga këto vende. Gjithashtu ajo shpjegohet konsiderueshëm dhe nga afërsia
gjeografike, dhe emigracioni i lartë i shqiptareve në këto dy vende. Tekstilet,
produktet e bakrit, duhani janë produktet më të rëndësishme të tregtisë
brendadegësore me Greqinë.
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 156
Grafiku 3.6: Indeksi Grubel- Lloyd me partnerët kryesorë tregtarë të rajonit.
Indeksi i tregtise brendadegesore me vendet e rajonit te Ballkanit
0
10
20
30
40
50
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Serb & M. i Zi Maqedonia Bosnia&HerzegovinaKroacia Kosova
Burimi: M. Agolli dhe A. Mançellari, 2008 dhe llogaritjet e vetë autores
Grafiku 3.6 tregon se flukset e tregtisë brendadegësore me vendet e rajonit qëndrojnë
në një nivel më të lartë krahasuar me ekonomitë europiane. Nivel i lartë i IIT-së me
vendet e rajonit29 korespondon në rastin e flukseve tregtare me Kosovën dhe
Maqedoninë. Ngjashmëritë kulturore, afërsia gjeografike, të cilat ndikojnë kostot dhe
konkurueshmërinë e produkteve në tregjet përkatëse, por edhe ngjashmëritë në
faktorët e anës së kërkesës (veçanërisht në nivelin e të ardhurave për frymë), janë disa
nga shkaqet qe mund të kenë influencuar masën e madhe të IIT-së30.
Në përgjithësi, IIT-ja me vendet e BE-së është e dobët por sidoqoftë positive. Përsa i
përket rastit me vendet e rajonit kjo lloj tregtie është e bazuar në diferencimin e
produktit dhe tregtinë e përpunimit aktiv. Vlerat e moderuara të indeksit janë të
ngjashme me vlerat e indeksit lidhur me ekonomitë rajonale por më të ulta kur
krahasohen me ato të BE-së.
29 Vendet e përfshira në kategorinë “Rajon” janë: Maqedonia, Bosnia dhe Herzegovina, Serbia dhe Montenegro, Kroacia and Kosova. Bullgaria dhe Rumania janë pjesë të rajonit vetëm për periudhën 2002-2006.30 Cituar nga Mançellari, A. Agolli, M. (2008) “Analyses of the structural characteristics and potentials for trade -the case of Albania”, ACIT, Dhjetor
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 157
3.5 Konkluzione
Objekti kryesor i këtij punimi është të vlerësojë, krahasimisht me vendet e tjera të
rajonit (pjesë e të njëjtave proçese integruese si Shqipëria), konkurrueshmërinë
ndërkombëtare të ekonomisë shqiptare drejt tregjeve të huaja, si një ndër efektet më të
ndjeshme që derivon liberalizimi tregtar. Nëpërmjet përdorimit dhe analizimit të
indikatorëve të tregtisë, ne mund të përcaktojmë se cilët janë tregjet më dinamike për
eksportet tona, cila është varësia jonë nga tregjet ndërkombëtare, cilët nga sektorët
tanë shfaqin aftësi më të theksuara konkurruese apo nëse fuqia blerëse e eksporteve
tona është duke u rritur apo ulur me kalimin e kohës.
Analiza empirike në këtë punim konsiston në vlerësimin e indikatorit të hapjes
tregtare, indeksit të mbulimit të importeve, indikatorit të avantazheve krahasuese dhe
indikatorit të tregtisë brendadegësore. Edhe pse proçeset liberalizuese tregtare për
Shqiperinë kanë qenë mjaft intensive, indeksi i hapjes tregtare mbetet ende i ulët,
madje duke qenë dhe niveli më i ulët në rajon. Niveli i hapjes për rastin e Shqipërisë
ndjek një trend pozitiv, por përsëri duke mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit.
Indeksi i mbulimit të importeve, vazhdon të bjerë në mënyrë të moderuar gjatë viteve
të fundit duke reflektuar një nivel të ulët konkurrueshmërie të ekonomisë së vendit.
Analizimi empirik i tregtisë brendadegësore daton fillimet e saj që nga mesi i viteve
1960 ndërsa zhvillimi i saj teorik ka marrë një ktheksë të rëndësishme këto 15 vitet e
fundit. Trendi i observuar në tregtinë globale brendadegësore që në fillimet e vitit
1960 e vërteton atë si një proçes të konvergjencave strukturore me nivel të gjerë
botëror Tregtia brendadegësore “prodhon” përfitime “extra” nëpërmjet tregtisë
ndërkombëtare, mbi ato të siguruara nga avantazhet krahasuese, sepse ajo u jep
mundësi vendeve të përfitojnë nga tregje më të mëdha. Duke u angazhuar në tregtinë
brendadegësore një vend mund të zvogëlojë numrin e produkteve që ai prodhon dhe
në të njëjtën kohë të rrisë varietetet e të mirave në shërbim të konsumatorit të
brendshëm.
Në literaturë njihen kryesisht dy metoda konkurruese për të përcaktuar vlerësimin e
tregtisë brendadegësore (IIT):
� Metoda e parë është ajo sipas Grubel and Lloyd (1971)
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 158
� Metoda e dytë sipas Fontagné and Freudenberg (1997) (FF)
Tregtia brendadegësore ndahet në dy drejtime të rëndësishme:
� Tregtia brendadegësore horizontale (HIIT)
� Tregtia brendadegësore vertikale (VIIT)
Studime të ndryshme empirike kanë gjetur se VIIT është mjaft dominuese në tregtinë
brendadegësore të të gjitha vendeve, si të zhvilluar apo më pak të zhvilluar qofshin
ata. Sidoqoftë, ky dominim është më i dobët në vendet e zhvilluara sesa në ato
ekonomi më pak të zhvilluara.
Tregtia brendadegësore në Shqipëri, është karakterizuar nga një trend në rritje por me
një ndryshueshmëri të varfër gjatë këtyre 16 viteve. Vlerat e indeksit agregat GL, janë
vazhdimisht të pozicionuara brenda segmentit 20% deri në 30% gjatë gjithë periudhës
të marrë në observim.
Sektori që paraqet nivel të lartë dhe të qëndrueshëm të IIT-së, është sektori i tekstileve
dhe veshjeve, si dhe sektori i veshjeve të këmbës. Tregtia për këto produkte është e
tipit të tregtisë brendadegësore vertikale, bazuar në përdorimin e çmimit të lirë të
punës të shfrytëzuar në prodhimin e këtyre produkteve. Tregtia brendadegësore
vertikale eshtë më tepër e pranishme në flukset tregtare shqiptare, për shkak se ajo
është e lidhur edhe me investimet e huaja direkte në industritë e përpunimit aktiv.
Produktet pjesë e kësaj lloj tregtie, janë kryesisht produkte të diferencuara nga cilësia.
Nivele të larta të IIT-së ekzistojnë në rastin e industrise të përpunimit aktiv të tilla si
ajo e tekstileve, dhe veshjeve të këmbës, produktet e gatshme ushqimore etj. Trendi i
tregtisë brendadegësore me vendet e Bashkimit Ekonomik është i ngadaltë por
pozitiv. Lidhur me vendet e Ballkanit mund të themi përsëri se, kjo lloj tregtie bazohet
në diferencimin e produktit dhe përpunimin aktiv. Një pjesë e konsiderueshme e këtij
rajoni, e bazon ende tregtinë e tij në përdorim e punës, si një faktor i lirë, dhe në
burimet natyrore që vendi zotëron.
Liberalizimi tregtar nëpërmjet Zonave të Tregtisë së Lirë dhe Marrëveshjeve të
Tregtisë së Lirë mund të çojë në një rritje të tregtisë brendadegësore ndërmjet vendeve
me nivele të ndryshme zhvillimi. Ky fakt shpjegohet dhe nga vlerat e konsiderueshme
Kapitulli 3: Ndikimi i liberalizimit tregtar në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Soana JAUPLLARI (TEKA) 159
të indeksit Grubel Lloyd me vendet e rajonit, të analizuara në këtë kapitull. Sa më
shumë të intensifikohen proçeset integruese dhe sa më shumë të proçedojë tranzicioni,
aq më shumë intensifikohet dhe tregtia brendadegësore31.
Përsa i përket përpjekjeve në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë, mund të themi
se, prania e reforma efiçente strukturore është shumë e nevojshme për të suportuar
dhe nxitur konkurrueshmërinë e vendit. Këto politika kryesisht duhet të synojnë në
stabilizimin e kushteve makroekonomike për një rritje ekonomike të qëndrueshme
dhe në nxitjen dhe fortësimin e avantazheve krahasuese të firmave dhe produkteve
shqiptare. Sipas FMN Report 2007, ekonomia shqiptare ka nevojë të zgjerojë
burimet e rritjes dhe të forcojë konkurrueshmërinë. Kjo do të sjellë një përmirësim të
shpejtë dhe të vazhdueshëm të mjedisit të biznesit dhe siguri më të madhe te
investitorët, rrjedhoja këto që do të shkaktojnë një rritje të investimeve të brendshme
dhe të huaja. Kjo do të ndihmojë ekonominë shqiptare në drejtim të rritjes së
eksporteve duke bërë hap më shumë ne drejtim të rritjes së nivelit të vlerës së shtuar.
Forcimi dhe përmirësimi i legjislacionit përkatës, mungesa e të drejtave të pronësisë,
dhe ekonomia informale janë fushat të cilat duhet të kenë prioritet më të madh në
drejtim të ndërhyrjes.
31 Kandogan, 2003; Kösekahyaoglü, 2001
Kapitulli
4Model ekonometrik i
Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e
kërkesës për importe:
Rasti i Shqipërisë
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 161
Hyrje...................................................................................................................................... 160
4.1 Vlerësimi i kërkesës për importe - bazat teorike ………………………………............... 162
4.1.1 Metodat kryesore për vlerësimin e funksionit të importeve.............................................. 168
4.2 Vlerësimi i kërkesës për importe nëpërmjet modelit VECM……………........................ 173
4.2.1 Specifikimi i lidhjes teorike............................................................................................... 173
4.2.2 Derivimi i modelit teorik VECM....................................................................................... 175
4.3 Analiza e rezultateve empirike. Rasti i Shqipërisë............................................................ 182
4.3.1 Të dhënat, metodologjia dhe specifikimi i modelit......................................................................... 182
4.3.2 Rezultatet e modelit........................................................................................................... 186
4.4 Konkluzione dhe Përfundime............................................................................................ 195
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 162
Hyrje
Zhvillimet në tregtinë e jashtme mund të kenë implikime mjaft të rëndësishme,
veçanërisht për ekonomitë e vogla dhe ato të liberalizuara relativisht vonë. Për këtë
arsye, tendencat e tyre ndiqen me vëmendje nga politikëbërësit në fushën e
ekonomisë. Për vetë rolin që ka sektori i jashtëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit,
reformimi i politikës tregtare, përbënte që në fillim të tranzicionit një aspekt të
rëndësishëm të kuadrit të politikave ekonomike të Shqipërisë. Ky reformim synonte
liberalizimin e tregtisë dhe përafrimin e legjislacionit të tregtisë me jashtë me normat
e standartet ndërkombëtare.
Evoluimi i politikave tregtare përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, shënon edhe
një riorientim të saj nga një politikë tregtare me dimension fiskal në një politikë ku
spikat dimensioni i zhvillimit. Një nga tiparet thelbësore të politikës tregtare konsistoi
në reduktimin gradual të niveleve të tarifave doganore. Që nga viti 1994, niveli i
tarifave për mallrat e importuara është ulur vazhdimisht, duke treguar edhe një herë se
Shqipëria aktualisht aplikon një regjim tregtar të hapur dhe liberal. Për më tepër,
zhvillimet në politikën e regjimit tregtar këto vitet e fundit, janë bërë më dinamike,
edhe si pasojë e intensifikimit të proçesit të integrimit tregtar dhe ekonomik, parë në
të gjitha këndvështrimet (multilateral, europian dhe rajonal).
Objekt studimi i këtij kapitulli është vlerësimi i kërkesës për importe nën ndikimin e
liberalizimit tregtar. Fillimisht, bëhet një rishikim i metodave kryesore të përdorura
për vlerësimin e kërkesës për importe nga studiues të huaj dhe të vendit. Më pas,
vëmendja përqëndrohet në aplikimin e modelit VECM (Vector Error Correction
Model), në vlerësimin e kërkesës për importe në rastin e Shqipërisë. Fillimisht,
prezantohet derivimi teorik i këtij modeli dhe më pas paraqiten aplikimet për rastin
konkret. Kapitulli përfundon me dhënien e konkluzioneve dhe sugjerimeve përkatëse.
4.1 Vlerësimi i kërkesës për importe - bazat teorike
Në modelimet e ndryshme ekonometrike lidhur me studimin e sjelljes së importeve
mbahen parasysh predikimet e tre shkollave kryesore të teorisë së tregtisë
ndërkombëtare:teoria klasike (si teoria e avantazheve krahasuese), neoklasike (teoria
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 163
H-O e përpjesëtimit të faktorëve), ashtu edhe teoritë e reja mbi tregtinë, që bazohen në
ngjashmërinë e preferencave dhe mbivendosjen e kërkesës, ekonomizimet e shkallës
dhe diferencimin e produkteve, etj. Mbështetur në analizat teorike, të rëndësishëm për
importet konsiderohen veçanërisht dy faktorë: çmimet relative dhe të ardhurat. Roli i
të ardhurave dhe çmimeve në përcaktuesit e tregtisë shpjegohen sipas mënyrave të
ndryshme në këto korniza teorike. Faktorë të tjerë të rëndësishëm, që reflektohen në
diferencat në çmimet relative midis vendeve partnere në tregti, janë kurset e këmbimit
valutor, shkalla e liberalizimit tregtar, përmasat ekonomike të vendeve partnere në
tregti; preferencat; struktura e tregut; shpenzimet e transportit, etj.
Në teorinë neoklasike të tregtisë, përfaqësuar nga modeli H-O, si një zgjerim i teorisë
klasike Rikardiane, vëmendja fokusohet në faktin se si tregtia ndërkombëtare, volumi
dhe drejtimi i saj, ndikohen nga ndryshimet në çmimet relative, të cilat në vetvete
ndikohen nga diferencat në zotërimin e faktorëve ndërmjet vendeve. Niveli i
punësimit supozohet gjithmonë fiks dhe produkti supozohet gjithmonë të jetë në
kufirin e mundësive të prodhimit.
Nëpërmjet aplikimit të modelit të ekuilibrit të përgjithshëm në ekonominë globale,
forma analitike e funksionit neoklasik të kërkesës për importe përkufizohet si më
poshtë (sipas W. Either (1983) dhe A. Dixit dhe V.Norman (1980)):
� � � �� � � �PSuPEPDPM �� ,,
ku M është kërkesa për importe reale; P çmimi relativ i importeve; D është kërkesa
totale për mallra të importueshëm derivuar nga supozimi i optimalitetit të
konsumatorit; E janë shpenzimet për një nivel të dhënë të çmimeve relative (P) dhe
për nivelin (u)të dobisë; S është oferta vendase e mallrave që importohen. Shpenzimet
konceptohen të barabarta me të ardhurat, si rrjedhim:
� � � �PyuPE �,
Në trajtë elasticiteti, kjo formë paraqitet si më poshtë:
EDP
MdPPdS
MP
PD
MP
dPdM
MP
��
������
���
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 164
Teoria e re e tregtisë, e quajtur ndryshe teoria e konkurencës joperfekte, fokusohet në
tregtinë brendadegësore (IIT), e cila nuk shpjegohet plotësisht nëpërmjet teorisë së
avantazhe krahasuese. Teoria e re e tregtisë shpjegon efektet e ekonomive të shkallës,
diferencimit të produktit dhe konkurencës monopolistike në tregtinë ndërkombëtare.
Forma analitike e kësaj teorie varet nga supozimet specifike rreth strukturës së tregut,
e cila bazohet në kthimet rritëse. Detaje rreth studimeve bazë empirike të
përqëndruara në këtë teori, mund të gjenden në A. Dixit dhe V.Norman (1980), W.
Either (1979), E. Helpman (1981), Krugman (1987), G. Grossman (1992).
Implikimet rreth kësaj teorie duket se kanë krijuar një lidhje të re midis tregtisë dhe të
ardhurave. Sipas kësaj teorie, të ardhurat shihen si një variabël përafrues për shkallën
e produktit (output). Si rrjedhim, roli i të ardhurave në shpjegimin e importeve shkon
përtej trajtës të përdorur në modelin neoklasik të kërkesës për importe, model në të
cilin e ardhura luan thjesht rolin e fuqisë blerëse.
Mbështetur në analizat teorike, të rëndësishëm për importet konsiderohen veçanërisht
dy faktorë: çmimet relative dhe të ardhurat. Siç u vu re dhe në trajtimin e mësipërm,
roli i të ardhurave dhe çmimeve në përcaktuesit e tregtisë shpjegohen sipas mënyrave
të ndryshme në këto korniza teorike. Faktorë të tjerë të rëndësishëm, që reflektohen në
diferencat në çmimet relative midis vendeve partnere në tregti, janë kurset e këmbimit
valuator, shkalla e liberalizimit tregtar, përmasat ekonomike të vendeve partnere në
tregti; preferencat; struktura e tregut; shpenzimet e transportit, etj.
Nga studimet e shumta, nëpërmjet modeleve të ndryshme regresi të bëra nga autorë të
huaj, ka rezultuar se në sjelljen e importeve të vendeve të ndryshme faktorë të tillë si,
e ardhura reale, kufizimet tregtare dhe termat e tregtisë janë determinantë. Autorë si
Ozo-Eson (1984) kanë përfshirë në analizat e tyre ekonometrike edhe ndikimin e
faktorëve të tjerë si stoku real monetar, duke e rezultuar si sinjifikant në shpjegimin e
importeve. Komolafe (1994) shpjegoi më tej se, faktorë si importet reale, rezervat në
valutë të huaj, e ardhura reale janë faktorë përcaktues të sjelljes së importeve. Autorë
të tjerë kanë vazhduar më tej analizën e sjelljes së importeve, por tashmë duke marrë
parasysh edhe shkallën e liberalizimit të ekonomisë (veçanërisht në vendet në
zhvillim, ku shkalla e liberalizimit tregtar eshtë thelluar ndjeshëm vitet e fundit). Këto
punime kanë zgjeruar më tej gamën e faktorëve qe ndikojnë në sjelljen e importeve,
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 165
siç mund të jetë dhe kursi efektiv i këmbimit nominal dhe real. Teoria tradicionale
ekonomike mbi tregtinë e jashtme lidh sasinë afatgjatë të kërkuar për importe me
rritjen e të ardhurave të brendshme, me zhvillimet në çmimet vendase dhe të huaja, si
dhe me ndryshimin e vlerës së monedhës vendase.
Fillimisht, vëmendja e studiuesve u përqëndrua në efektet e çmimeve relative mbi
flukset tregtare. Në këtë drejtim, vlen të përmendim studimet e kryera nga Orcutt
(1950) dhe Kreinin (1967), studime të cilat patën si qëllim shpjegimin e elasticiteteve
të importit dhe të eksportit për një numër vendesh, në varësi të çmimeve.
Megjithatë, analizat e mëvonshme ekonometrike marrin parasysh faktin se në
shpjegimin e zhvillimeve të bilancit tregtar, veçanërisht në kontekstin e një ekonomie
në zhvillim, efektet e të ardhurave ishin po aq të rëndësishme sa edhe elasticiteti i
çmimeve. Në rastin e modelit të dy vendeve, edhe nëse çmimet mbeten konstante dhe
të ardhurat rriten me ritme të njëjta, teorikisht, bilanci tregtar në secilin vend do të
ndryshonte nëse elasticitetet e të ardhurave të kërkesës së tyre për importe ndryshojnë
ndërmjet tyre. Në këtë rast, duke supozuar fillimisht një llogari të ekuilibruar tregtare,
vendi me elasticitetin më të lartë në importe do të ketë një rritje më të lartë në importe
sesa në eksporte, duke përkeqësuar kështu bilancin e tregtisë së jashtme dhe duke
ushtruar presion në rënien e vlerës së monedhës vendase. Houthakker dhe Magee
(1969) kanë vlerësuar elasticitetin e të ardhurave dhe të çmimeve për një numër
vendesh të zhvilluara dhe rezultatet e përftuara kanë treguar se, ndonëse prodhimi dhe
çmimet e tyre janë rritur me të njëjtat ritme, në disa vende, përmirësimi ose
përkeqësimi i bilancit tregtar është ndikuar nga ndryshimet në elasticitetet e të
ardhurave të kërkesës së tyre për importe
Në studime të mëvonshme, veçanërisht gjatë periudhës së zbatimit të kurseve
fleksibël të këmbimit, doli në pah konkluzioni se kurset luhatëse të këmbimit janë
përcaktues të rëndësishëm të flukseve të importeve dhe eksporteve. Në këtë kontekst,
vlen për t’u përmendur punimi studimor me autorë Warner dhe Kreinin (1983). Në
studimin e tyre, këta autorë, variablin e përbërë të çmimeve relative e ndanë në dy
komponentë, konkretisht në përbërës të çmimeve dhe të kursit të këmbimit, duke
marrë në këtë mënyrë rezultate më të sakta sesa në rastin e përdorimit të një variabli të
përbërë të çmimeve relative. Bazuar në një analizë krahasuese të ecurisë së importeve
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 166
dhe të eksporteve në disa ekonomi të mëdha, para dhe pas funksionimit të sistemit
Bretton Woods, ata dolën në përfundimin se kurset luhatëse të këmbimit janë
determinantë të rëndësishëm të importeve dhe eksporteve.
Hipotezat e para lidhur me ndikimin e kurseve fleksibël të këmbimit, mbështeteshin
në supozimin se masa dhe koha e ndikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit mbi
eksportet dhe importet ngjasonte me reagimet ndaj çmimeve relative. Për të kuptuar sa
më mirë ndikimin e këtyre dy faktorëve në zhvillimet e tregtisë së jashtme, studiues të
ndryshëm kanë përdorur të dy variablat, duke i ndryshuar ose përshtatur, me qëllim
identifikimin e efekteve të kombinuara ose të veçanta (Junz dhe Rhomberg (1973);
Wilson dhe Takacs (1979); Bahmani-Oskooee dhe Niroomand (1998); Bahmani-
Oskooee dhe Kara (2003, 2005).
Wilson dhe Takacs (1979) ishin dy studiues të tjerë, të cilët bënë përpjekje me vlerë
në gjetjen e evidencave empirike për ndikimin e çmimeve dhe kurseve të këmbimit në
importe dhe eksporte. Bazuar në supozimin e ekzistencës së kurseve fikse të
këmbimit, në bazë të sistemit të Bretton Woods, për periudhën e marrë në studim
1957-1971, dhe duke përdorur të dhëna nga gjashtë vendet më të mëdha industriale,
ata arritën në dy përfundime të rëndësishme. Së pari: reagimi i plotë i importeve dhe
eksporteve ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit kishte prirje të ishte më i shkurtër
sesa ndaj ndryshimeve në çmime; dhe së dyti: flukset tregtare ishin fillimisht shumë
më të ndjeshme ndaj luhatjeve në kursin e këmbimit sesa ndaj ndryshimeve në çmime.
Megjithatë për shkak të supozimit të kurseve fikse, shkalla dhe përmasat e reagimit
mund të mos jenë shumë bindëse.
Autorë të tjerë si Bahmani-Oskooee (1986), synuan të vlerësonin shpejtësinë dhe
madhësinë e ndikimit të çmimeve relative dhe të kursit të këmbimit për periudhën
1971-1980, për një grup vendesh në zhvillim si: Greqi, Brazil, Izrael, Indi, Kore,
Afrikë e Jugut dhe Tailandë. Edhe pse shumë evidenca empirike të gjetura nga ky
studim përputhen me përfundimet e Wilson dhe Takacs (1979), shkalla dhe përmasat
e reagimeve të llogaritura nga Bahmani-Oskooee (1986), ndryshe nga rezultatet e
Wilson dhe Takacs (1979), treguan se kërkesa për importe dhe eksporte në këto
vende, reagonte më shpejt ndaj ndryshimeve në çmime sesa ndaj luhatjeve të kursit të
këmbimit.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 167
Në veçanti, funksioni i kërkesës për importe, si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në
vendet në zhvillim, ka qenë gjerësisht objekt studimi përkrah autorëve të ndryshëm si
Khan, 1974; Goldstein dhe Khan, 1985; Warner dhe Kreinin, 1983; Haynes dhe
Stone, 1976; Marquez, 1990. Konkluzioni i përgjithshëm i këtyre studimeve është se,
elasticiteti në lidhje me çmimet dhe të ardhurat janë konsideruar faktorë sinjifikantë të
importeve, edhe pse elasticiteti në lidhje me çmimet ka të ngjarë të jetë nën
elasticitetin e të ardhurave (në shumë studime nën njësinë, ndryshe nga elasticiteti
lidhur me të ardhurat, i cili ka prirje të jetë mbi njësinë). Gjithashtu, një numër i vogël
studimesh analizojnë impaktin e liberalizimit tregtar në sjelljen e importeve (Bertola
dhe Faini, 1991).
Një nga studimet më të hershme të ndikimit të liberalizimit tregtar në kërkesën për
importe është prezantuar nga Faini, Pritchett (1992). Autorët supozojnë dy tipe të
importeve të tilla si: importet subjekt i kufizimeve sasiore dhe importet të cilat mund
të hyjnë lirisht në ekonomi. Ata sugjerojnë se elasticiteti i vlerësuar në lidhje me të
ardhurat në përgjithësi është më i madh se 1 dhe se çmimet relative (përafruar nga
REER) janë të rëndësishëm dhe me një elasticitet më të vogël se njësia.
Autorët gjithashtu kanë gjetur se, efektet reale të ndryshimit të të ardhurave dhe
çmimeve në sjelljen e importeve janë më evidente kur analiza përfshin gjithashtu
impaktin e kontrollit të importeve dhe/ose politikave liberalizuese. Si rrjedhim,
studimet për kërkesën për importe, të cilat nuk vlerësojnë efektin e ndryshimeve të
politikave të importit, duhen interpretuar me kujdes.
Përveç punimeve të autorëve të huaj, vlera të veçanta për rastin e vendit tonë, në
vlerësimin e ekuacioneve të importit dhe eskportit, marrin edhe studimet e kryera nga
ekspertë dhe studiues shqiptarë në fushën e tregtisë.
A.Mançellari, S.Xhepa (2003) në studimin e tyre “Përballueshmëria e Bilancit të
Llogarive Korente”, nëpërmjet një analize ekonometrike, vlerësuan lidhjen midis
kursit real efektiv të këmbimit dhe përkatësisht importeve dhe eksporteve. Importet u
trajtuan si funksion i kursit real efektiv të këmbimit (REER) dhe të treguesit të
kërkesës së brendshme (PBB real), ndërsa eksportet si funksion i kursit real efektiv të
këmbimit dhe i kredisë për sektorin privat Ata arritën në përfundimin se, në periudha
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 168
afatgjata importet janë më të ndjeshme ndaj lëvizjeve të kursit real efektiv të
këmbimit sesa eksportet, megjithëse në të dyja rastet vlerat e statistikës t ishin jo të
rëndësishme. Për rrjedhojë, edhe politikat e mundshme valutore si instrumente për
përmirësimin e bilancit tregtar, mendohet të jenë joefektive. Këto përfundime ishin të
ngjashme me konkluzionet e një punimi paraprak me titull “Kursi i këmbimit dhe
marrëdhëniet me jashtë” (1997), me autorë A. Mançellari, H. Mytkolli, T. Kola.
M. Agolli (2004) në studimin e saj për rastin e Shqipërisë, gjeti evidenca empirike se
në periudhë afatgjatë, vëllimi i eksporteve dhe importeve shqiptare me Greqinë,
Gjermaninë, Italinë ishin shumë më të ndjeshëm ndaj pasigurisë së kursit të këmbimit
sesa ndaj ndryshimeve të çmimeve relative, ndonëse shkalla e reagimit ishte më e
lidhur me karakteristikat e vendeve. Në studimin e saj, flukset tregtare dypalëshe të
Shqipërisë me këto vende u projektuan si një funksion i të ardhurave, çmimeve relative
dhe i një variabli që mat pasigurinë e kursit të këmbimit.
Autorë shqiptarë si D. Shtylla dhe E. Sojli (2006) në punimin e tyre “Parashikimi i
bilancit të pagesave” kanë kombinuar efektet e çmimeve relative dhe të kursit të
këmbimit mbi flukset tregtare në një variabël të vetëm të kursit real të këmbimit, duke
mos bërë kështu asnjë dallim midis elasticiteteve të tyre. Duke përdorur të dhëna
tremujore nga viti 1997 deri në vitin 2003, ato gjetën se ndikimi afatgjatë i kursit real
efektiv të këmbimit mbi volumin e importeve është disi më i lartë sesa ai i PBB -së së
brendshme.
I. Vika (2006), në punimin e tij me titull “Matja e funksioneve të import-eksportit në
Shqipëri” nëpërmjet një modeli të korrektimit të gabimit, analizon reagimin e flukseve
të eksporteve dhe importeve ndaj ndryshimeve në të ardhura, në çmimet relative dhe
në kursin e këmbimit në Shqipëri. Rezultatet e këtij punimi tregojnë se të ardhurat
reale (të përfaqësuara nga PBB ) janë përcaktuesi kryesor i flukseve tregtare në
periudhë afatgjatë, veçanërisht për eksporte. Sipas vlerësimeve empirike në këtë
punim rezulton se, ndryshimet në çmimet relative kanë një ndikim më të madh mbi
vëllimin e importit të mallrave sesa kanë luhatjet e kursit të këmbimit.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 169
4.1.1 Metodat kryesore për vlerësimin e funksionit të importeve
Pjesa më e madhe e studimeve empirike të tregtisë ndërkombëtare ndërtohen mbi dy
modele kryesore: modelet e “zëvendësuesve jo të plotë” dhe modeli i gravitetit.
(i) Modelet e zëvendësuesve jo të plotë
Studime të ndryshme empirike në këtë fushë, nga autorë të ndryshëm si Goldstein dhe
Kahn (1985), Knetter (1992), Marquez (1993), Hooper dhe Marquez (1995), janë
fokusuar vazhdimisht mbi këto tipe modelesh. Ashtu siç është theksuar edhe nga
Hooper dhe Marquez (1995), pjesa më e madhe e studimeve në këtë fushë është
përqëndruar në lidhjen midis kurseve të këmbimit dhe çmimeve të tregtisë. Duke
përmbledhur studimet empirike të ndikimit të çmimeve dhe të të ardhurave në tregtinë
e jashtme, Goldstein dhe Kahn (1985) prezantuan dy modele tregtare: modelet e
zëvendësuesve jo të plotë dhe modelet e zëvendësuesve të plotë. Modeli i parë është
një nga modelet më gjerësisht të përdorur në studimin e importeve të mallrave
industriale dhe importeve agregate. Ndërsa modeli i dytë është përdorur kryesisht për
tregtinë e të mirave homogjene. Supozimi kryesor i modeleve të zëvendësuesve jo të
plotë është se eksportet dhe importet nuk konsiderohen zëvendësues të plotë për
mallrat vendas. Modeli bazë përmban tetë ekuacione për sasitë dhe çmimet e tregtisë
ndërmjet një vendi dhe pjesës tjetër të botës. Në këtë kontekst, funksioni i kërkesës
për importe, përkufizohet si më poshtë:
ku Mi është kërkesa për importe reale e vendit i; Yi është e ardhura nominale; PMi
është indeksi i çmimeve të importit në monedhën vendase; dhe Pi është indeksi i
çmimeve për të mirat e prodhuara në vend.
Nën kufizimin e homogjenitetit, ekuacioni i mësipërm zakonisht shprehet si:
��
��
i
ii P
PMYf ,Mi
ku Yi është e ardhura reale.
Ky funksion është edhe trajta më gjerësisht e përdorur në studimet empirike lidhur me
sjelljen e importeve. Në studime empirike, ekuacioni i mësipërm, pothuajse gjithmonë
� �iii PPMYf ,,M i �
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 170
është trajtuar në formën log-linear. Duke marrë parasysh kostot e përshtatjes, shpërndarjen e
vonesave kohore (lag-ve), gjithmonë specifikohet dhe vlerësohet një strukturë vonese
kohore. Trajtimi tradicional në specifikimin e strukturës së vonesave kohore zakonisht
konsiston në një shpërndarje polinominale (Almon) ose gjeometrike të tyre.
Modelet strukturore VAR dhe VECM
Trajtime të ndryshme janë përdorur për investigimin e kërkesës për importe në vendet
në tranzicion si: analizat krahasuese dhe përshkruese, modelet makroekonomike
strukturore, analiza strukturore VAR dhe SVAR, analiza të kointegrimit. Pikat e forta
dhe të dobëta të këtyre modeleve, si dhe supozimet dhe kufizimet e tyre, janë të
përmbledhura në tabelën 4.1/A; 4.1/B.
Modelet strukturore të VAR, tashmë janë modelet më të përdorura dhe të njohura ndër
studiues të ndryshëm. Këto modele investigojnë efektet afatshkurtra të ndikimit të
faktorëve të ndryshëm në kërkesën për importe. Gjithashtu, modelet e VAR të
pakufizuar ose formave të reduktuara të tij janë përdorur në investigimin e lidhjeve
statistikore (jorastësore) në tregtinë e jashtme, dhe veçanërisht në kërkesën për
importe. Ndërsa në këto vitet e fundit, janë shtuar punimet që aplikojnë modelet
VECM në vlerësimin e kërkesës për importe. Avantazhet e përdorimit të modeleve
VECM lidhen me vlerësimin e lidhjeve si në afatshkurtër dhe në afatgjatë të kërkesës
për importe dhe faktorëve që ndikojnë në të (nëpërmjet analizës “impulse responses”
dhe vektorëve të kointegrimit. Megjithatë, zgjedhja e metodologjisë përfshin dhe
bazohet në lidhjet inverse ndërmjet karakteristikave specifike dhe kufizimeve që çdo
metodologji sjell në investigim dhe analizë.
Që në vitin 1990, modelimi bazuar në teknikat e e kointegrimit dhe korrektimit të
gabimit nisi të përdorej gjerësisht në vlerësimin e elasticiteteve të importit në lidhje
me çmimet dhe të ardhurat. Ashtu siç tregojnë edhe disa studime të viteve të fundit,
elasticitetet e vlerësuara nga modelimi me teknika të kointegrimit dhe korrektimit të
gabimit nuk ndryshojnë shumë nga vlerësimet nëpërmjet metodave konvencionale.
Për shembull, Clarida (1991) arriti në përfundimin se, lidhja kointegruese e
importeve, të ardhurave dhe çmimeve relative për Shtetet e Bashkuara, shfaqte
pothuajse të njëjtat nivele elasticiteti lidhur me çmimet dhe të ardhurat me ato të
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 171
vlerësuara nga Helkie dhe Hooper (1988) dhe Cline (1989), të cilët nuk përdorën
teknika kointegrimi. Në studime më të fundit, Carone (1996), vlerësoi kërkesën
agregate për importet totale të Shteteve të Bashkuara duke përdorur teknika të
kointegrimit dhe modelimin e korrektimit të gabimit. Vlerësimet e tij, të cilat tregonin
një nivel relativisht të lartë të elasticitetit të kërkesës për importe lidhur me të ardhurat
dhe relativisht të ulët lidhur me çmimet, ishin në thelb të ngjashme me rezultatet e
studimeve të mëparshme, të cilët ishin bazuar në metoda tradicionale ekonometrike.
Ndryshimi i vetëm qëndronte në faktin se elasticitetet e vlerësuara me metodat e
kointegrimit, nuk tregonin ndryshim sinjifikant në kohë, ndërkohë që disa studime të
mëparshme me teknika ekonometrike tradicionale kishin shfaqur rezultat të kundërt. Tabela 4.1/A. Rishikim metodologjie
Metodologji Specifikime KufizimeAnaliza dhe metodologji përshkruese
� Karakterizohen nga përdorimi i analizave krahasuese, grafikore dhe përshkruese në analizimin e variablave të lidhur me kërkesën për importe
� Rrjedhimet nga analiza më pak formale, zakonisht janë më pak bindëse dhe me më pak vlerë për politikë-bërësit.
Modele strukturore
� Specifikimi i modelit bazohet në teori.� Përfshirja apo përjashtimi i çdo variabli
bazohet në kornizën teorike dhe ka një rol sinjifikant në model.
� Identifikimi i modelit bazohet në kufizimet e bëra në bazë të teorisë.
� Kërkon specifikime të plota teorike të modelit para se të bëhet analiza empirike.
� Ekonomitë në tranzicion zakonisht devijojnë nga teoritë tradicionale ekonomike të bazuara në ekonomitë e zhvilluara; si rrjedhim përshtatje të duhura teorike kërkohen përpara analizave empirike.
VAR i pakufizuar
� Të gjithë variablat supozohen endogjenë, ndërsa variablat shpjegues janë lage (vonesa kohore) të variablave endogjenë.
� Modeli është saktësisht i identifikuar sepse variablat endogjenë regresohen vetëm mbi variablat e paracaktuar (lage të variablave endogjenë)
� Korniza metodologjike është mjaftueshëm fleksibël në përfshirjen e variablave ekzogjenë dhe atyre deterministikë (intercepti, variablat dummi për faktorë strukturorë)
� Parametrat e vlerësuar nuk shpjegojnë rastësinë.
� Mbetjet e ekuacioneve të veçanta brenda VAR korrelohen midis tyre.
� Nuk merr parasysh efektet afatgjata dhe injoron kointegrimin e mundshëm nëse variablat janë I (1).
VARstrukturor
� Nuk kërkon shpjegime teorike strikte për variablat e shtuar apo të eleminuar.
� Të gjithë variablat supozohen endogjenë, ndërsa variablat shpjegues janë lage (vonesa kohore) të variablave endogjenë dhe efektet e tyre të njëkohshme.
� Korniza metodologjike është mjaftueshëm fleksibël në përfshirjen e variablave ekzogjenë dhe atyre deterministikë (intercepti, variablat dummi për faktorë strukturorë)
� Nuk merr parasysh efektet afatgjata nëse variablat janë I(1), variabla të cilat dhe mund të kointegrohen.
� Nëse variablat janë I(1), dhe të kointegruar, atëherë diferencat e para të vlerësuara janë të njëanshme dhe niveli i vlerësimit ineficient.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 172
Tabela 4.1/B. Rishikim metodologjie (vazhdim)Metodologji Specifikime KufizimeVARstrukturor (SVAR)
� Për më shumë se VAR i reduktuar, SVAR konsideron efektet e njëkohshme të variablave endogjenë. Megjithatë për shkak se është më pak i identifikuar, kërkohen kufizime për modelin për një identifikim më të saktë. Kufizimet kryesisht bazohen në teori.
VECM � Konsideron dhe vlerëson si lidhjet afatshkurtra dhe ato afatgjata.
� Lidhjet afatgjata ose thënë ndryshe vektorët e kointegrimtit (VK) zakonisht shpjegohen nga teoria.
� Përfshirja e lidhjeve afatgjata kontribuon në specifikimin më të mirë të lidhjeve afatshkurtra në model.
� Korniza metodologjike është mjaftueshëm fleksibël në përfshirjen e variablave ekzogjenë dhe atyre deterministikë (intercepti, variablat dummi për faktorë strukturorë)
� Lejon analizimin e shkëputjeve strukturore në VK dhe në modelin bazë VAR.
� Kërkon seri të gjata kohore të të dhënave, gjë e cila mund të jetë e vështirë në vendet në tranzicion.
� Nuk merr parasysh efekte të njëkohëshme afatshkurtra.
� Përfshirja e lidhjeve afatgjata gabimisht të specifikuara do të shkaktojë specifikime të gabuara të lidhjeve afatshkurtra në model
SVEC � Jep dicka më shumë se VECM sepse lejon analizimin e efekteve të njëkohshme afatshkurtra në pjesën VAR të modelit.
� Kërkon seri të gjata kohore të të dhënave, gjë e cila mund të jetë e vështirë në vendet në tranzicion.
(ii) Modeli i Gravitetit të tregtisë
Ndërsa modelet e zëvendësuesvë jo të plotë, të diskutuar më sipër, fokusohen në përcaktuesit agregatë të tregtisë ndërkombëtare, me theks të veçantë në parametrat strukturorë dhe implikimet e politikave ekonomike; modeli i gravitetit fokusohet në përcaktuesit e flukseve tregtare bilaterale, me një vëmendje të veçantë në faktorët e lokalizimit dhe implikimet e politikave gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike. Modeli i gravitetit, i zhvilluar që në vitet 60’ nga Tinbergen (1962) dhe Pöyhönen (1963), është rishfaqur këto vitet e fundit në debatin e multilaterismit kundrejt rajonalizimit. Për shembull, Frankel (1994) përdori këtë model për të treguar se një marrëveshje tregtare preferenciale në vendet e APEC, ishte natyrshëm konistente me “ligjin e gravitetit“ (parë në një këndvështim ekonomik, siç supozohet edhe në këtë model)1.
1 Ky model konceptohet mbi parimin e ligjit të Njutonit, i cili pohon se forca e tërheqjes së dy masave është e lidhur pozitivisht me prodhimin e dy masave dhe negativisht me distancën në katror të tyre
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 173
Modeli i gravitetit i tregtisë ndërkombëtare konstaton se, tregtia midis dy vendeve
është propocionalisht e lidhur me madhësinë e tyre ekonomike (PBB) dhe në
përpjestim të zhdrejtë me distancën ndërmjet tyre. Forma tipike e modelit jepet si më
poshtë:
��� �� ijji DYkYijT
ku k është një konstante.
Ky model është zgjeruar nga autorë të tjerë, të cilët kanë vlerësuar edhe praninë e
variablave të tjerë në model, si ata me karakter ekonomik (PBB për frymë, popullsia)
edhe ata joekonomikë (kufijtë e përbashkët, ngjashmëritë kulturore etj). Ky model
zakonisht aplikohet mbi bazën e të dhënave panel (për disa vende njëkohësisht) dhe
kryesisht aplikohet për të vlerësuar efektet e një liberalizimi tregtar mbi flukset
tregtare si dhe potencialet tregtare të vendeve.
Duke pasur parasysh përparësitë dhe kufizimet e modeleve të përmendura më sipër,
në këtë punim është përdorur modeli i korrektimit të gabimit VECM. Ky model
konsiderohet si më i përshtatshmi për analizimin e kërkesës për importe dhe faktorëve
që ndikojnë në të, për rastin e Shqipërisë. Kjo zgjedhje është bazuar në avantazhin
kryesor të modelit VECM, i cili konsiston në vlerësimin si të lidhjeve afatshkurtëra
dhe atyre afatgjata të variablave të zgjedhur në këtë studim me kërkesën për importe.
4.2 Vlerësimi i kërkesës për importe nëpërmjet modelit VECM
4.2.1 Specifikimi i lidhjes teorike
Ky kapitull analizon faktorët që ndikojnë në kërkesën për importe gjatë periudhës
1999-2009. Ky punim përdor një model të korrektimit të gabimit për të matur
elasticitetin e flukseve të importit të mallrave në Shqipëri, lidhur me disa nga faktorët
e përmendur më sipër, si me kërkesën reale, zhvillimet në liberalizimin tregtar,
transfertat nga jashtë dhe luhatjet në vlerën e monedhës vendase, si dhe hidhet dritë
mbi politikat ekonomike për kufizimin e defiçiteve tregtare.
Analiza ekonometrike e këtij studimi përfshin një grup variablash pjesë të funksionit
të kërkesës për importe. Parimisht, siç u tha edhe më sipër, kërkesa për importe i
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 174
shfaq importet si funksion i të ardhurave të brendshme dhe si funksion i çmimit të
brendshëm relativisht ndaj çmimit të mallrave zëvendësues të importit. Si rrjedhim,
funksioni i importit, nëse supozohen çmime konstante dhe elasticitete konstante në
lidhje me të ardhurat, mund të shkruhet si më poshtë:
����
� !� YP
EPIMPORTETf
d
"
(4.1)
ku me y eshte e ardhura e brendshme; Pd çmimet e brendshme; Pf çmimet e huaja; E i
korrespondon kursit nominal efektiv te këmbimit; ndërsa � dhe � elasticitetin e
kërkesës për importe lidhur me çmimin dhe të ardhurat respektivisht. Të ardhurat
pritet që të kenë një shenjë positive, ashtu si dhe çmimet e brendshme relative në
raport me çmimet e huaja, përafruar me REER (sipas formulës së mësipërme, një
rritje në REER, nënkupton një vlerësim të tij, i cili ndikon pozitivisht në kërkesën për
importe). Duke kthyer variablat e ekuacionit të mësipërm në natyrë logaritmike,
importet shprehen si më poshtë:
� � � �ypepIMPORTET fd ����� " (4.2)
Duke u bazuar në parimet e mësipërme teorike dhe në përvojën studimore, analiza në
këtë punim konsiston në trajtimin e importeve si funksion jo vetem i të ardhurave të
brendshme (aktiviteti ekonomik), kursit efektiv të këmbimit, por edhe si funksion të
remitancave si dhe të nivelit të liberalizimit të regjimit tregtar, përfaqësuar nga tarifa
mesatare e importit (trendi i së cilës tregon qartë progresin e liberalizimit tregtar).
� �remittaretarifamesaPBBrealreerfIMPORTET ,,,�
Në formën më të thjeshtë, marrëdhënia afatgjatë në ekuacionin e kërkesës së
importeve mund të shfaqet si më poshtë, në një model të formës log-lin:
(4.3)
ku
IMP t = importet e mallrave në monedhën vendase në periudhën t;
PBB = në ekuacionin e importit është PBB reale e Shqipërisë në periudhën t;
reer = kursi real efektiv i këmbimit në periudhën t
� � � � � � � � � � trealt vtmesremreerPBBIMP �#�#�#�#�� 43210 loglogloglog �����
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 175
rem = remitancat shprehur në monedhën vendase në periudhën t
tmes = norma e tarifës mesatare (në %) në periudhën t
1, 2, 3 = parametrat afatgjatë; vt = termi i gabimit.
Ekuacioni (4.3) tregon lidhjen afatgjatë ndërmjet variablave në ekuacionet e importit.
Për shkak se të gjitha të dhënat, përveç tarifës mesatare, janë shprehur si logaritme
natyrore, parametrat tregojnë elasticitetin e importit në lidhje me variablat shpjegues.
Parametri 1 në fillim të variablave të rezultatit të nxjerrë, tregon ndjeshmërinë e
kërkesës për importe ndaj prodhimit të brendshëm real. Një rritje në prodhimin real
duhet teorikisht të shkaktojë një rritje në kërkesën për mallra të importuar, domethënë
një lidhje pozitive. Sipas metodologjisë së sipërpërmendur, lidhur me formulimin e
REER, parametri 2 duhet te jete pozitiv sepse nje rritje e kursit real efektiv të
këmbimit rrit kërkesën për importe. Parametri 3 duhet të jetë pozitiv, sepse një rritje
në nivelin e remitancave normalisht çon në rritjen e importe tregtare. Dhe së fundmi,
parametri 4 duhet të jetë negativ, sepse një rënie në nivelin e tarifës mesatare, çon në
rritjen e kërkesës për importe tregtare
Pra, për rastin e Shqipërisë, bazuar në modelin e mësipërm teorik, por edhe në
literaturën përkatëse që shpjegon kërkesën për importe në vendet në zhvillim dhe
sidomos në vendet e rajonit2, si faktorë të rëndësishëm shpjegues të masës së
importeve, u konsideruan të ardhurat, kursi real efektiv i këmbimit, dërgesat nga
emigrantët (remitancat)3 dhe tarifa mesatare (si një tregues i liberalizimit të regjimit
tregtar) Vlerësimi i ndikimit të këtyre faktorëve është bërë duke përdorur modelin
vektorial të korrektimit të gabimit (VECM=vector error correction model).
Në studimin e sjelljes së importeve, fillimisht analiza nisi nëpërmjet specifikimit të
hipotezave teorike dhe shprehjes analitike, e cila përshkruan këtë marrëdhënie teorike.
2 Referencat kryesore të përdorura në studim lidhur me analizimin e kërkesës për importe në vendet në zhvillim dhe veçanërisht në ato të rajonit renditen si më poshtë:Paulino, A.S, and A.S Thirwall, (2004), “The impact of trade liberalization on exports, imports and the balance of payments of developing countries”, The Economic Journal, 114 (1): 50-72Dimitri�� ��� ��� ��� �� ������� �!� "#$ %'#� *���+��� <The Impact of Trade Liberalization on Import Demand”, Journal of Economic and Social Research 4 (1), 1-26Goce Petreski, Olivera Kostoska (2009), “Modeling the determinants of exports and imports: Assessment of the Macedonian competitive performances”.Andrea Mervar (2001), “Estimates of the traditional export and import demand functions in the case of Croatia”.3 Ky variabël është konsideruar i rëndësishëm në shpjegimin e sjelljes së importeve, pasi dërgesat nga emigrantët kanë financuar vazhdimisht pjesën më të madhe të importeve të mallrave në Shqipëri gjatë tranzicionit
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 176
Më pas, kalohet në zgjedhjen e modelit ekonometrik, i cili në rastin tonë u zgjodh të
jetë modeli VECM.
Në çështjen e mëposhtme, analizohet më hollësisht specifikimi i modelit ekonometrik,
dhe hapat që duhen ndjekur për llogaritjen e parametrave të tij.
4.2.2 Derivimi i modelit ekonometrik VECM
1. Metodologjia
Marrëdhënia bilaterale ndërmjet disa variablave e bën më kompleks proçesin e
ndërtimit të një modeli. Një nga hapat e parë dhe kyesorë, në modelimin e një
marrëdhënie të caktuar midis variablave është edhe specifikimi i modelit ekonometrik.
Modelet e regresionit, nëpërmjet teknikës OLS japin rezultate sinjifikante lidhur me
koefiçientët e tij; megjithatë kjo teknikë shfaq edhe shumë probleme në të njëjtën
kohë. Zgjedhja e metodës së vlerësimit varet nga qëllimi i vlerësimit dhe
disponueshmërinë e të dhënave. Për rastin tonë, metodat e matjes së elasticiteteve
tregtare në përgjithësi, dhe elasticitetet e kërkesës për importe në veçanti, ndryshojnë
në mënyrë sinjifikante. Metoda OLS është përdorur vazhdimisht për vlerësimin e
elasticiteteve të kërkesës për importe lidhur me të ardhurat dhe çmimet relative. Por,
kjo metodë është e kritikuar në disa aspekte. Kritikët mendojnë se kjo metodë nuk ka
rezultuar e sukseshme në përshtatshmërinë e saj me të dhëna të trajtës seri kohore dhe
se kjo metodë bazohet në një numër të madh kufizimesh, të cilat janë të diskutueshme.
Për shembull, kjo metodë supozon se eksportuesit dhe importuesit janë gjithmonë në
ekuilibra afatgjatë, elasticiteti i ofertës lidhur me çmimet për importet është gjithmonë
infinit, dhe se iluzioni “para” për konsumatorët nuk ekziston. Këto supozime,
kufizime dhe mungesa të tjera të metodës OLS, mund të çojnë në vlerësime të
dyshimta. Gjithashtu, një nga defektet që paraqet kjo teknikë është edhe prezenca në
nivele të larta e autokorrelacionit, i cili hedh dyshime mbi fortësinë e lidhjeve. Këto
kufizime ngrenë nevojën e modeleve më të mirë në studimin e lidhjeve komplekse, siç
është ajo e kërkesës për importe dhe faktorëve të tjerë si PBB real, REER, remitanca,
dhe tarifa mesatare.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 177
Modele të tilla si VAR dhe VECM, përdoren më shpesh në trajtimin e lidhjeve të tilla,
ku kemi më shumë se një variabël endogjen. Autorë të ndryshëm si Maquez (1994),
treguan se metoda “Full Information Maximum Likelihood” (Informacion i plotë mbi
mundësitë maksimale) e modeleve VAR dhe VECM ,performon më mirë se OLS; dhe
Senhadji (1997) provon se vlerësuesit “Fully Modified (FM)” (modifikues të plotë),
duke përdorur metodën “Monte Carlo”, performojnë më mirë se OLS. Megjithatë,
shumë autorë vazhdojnë të përdorim metodën OLS, duke argumentuat se është më e
lehtë dhe më e përshtatshme, apo e favorshme.
Pasi pamë në çështjen pararendëse lidhjen teorike midis kërkesës për importe dhe
variablavë të sipërpërmendur, tashmë do të ndalemi më konkretisht në analizimin e
modelit VECM dhe specifikimin e disa prej kritereve të tij.
VECM paraqet lidhjen afatgjatë dhe dinamikën afatshkurtër midis variablave
endogjenë (variabla që nuk janë të pavarur nga njëri-tjetri). Nëpërmjet këtij modeli
tregohet arritja e ekuilibrit afatgjatë dhe shpejtësia e ndryshimit në afatshkurtër për të
arritur ekuilibrin. Në afatin e gjatë variablat endogjenë duhet të konvergjojnë drejt
lidhjeve të tyre kointegruese.
Modeli vektorial i korrektimit tw gabimit (VECM) është një model i kufizuar
(specifikuar) i modelit VAR (Vector AutoRegresiv).
Specifikimi i modelit VECM jepet nga ekuacioni i mëposhtëm dhe në këtë ekuacion
përfshihet:
- Marrëdhënia afatshkurtër që jepet nga termi � � tL $%&
- Marrëdhënia afatgjatë që jepet nga termi 1�'% t
Procedura e modelimit të VECM fillon me përcaktimin e VAR të pakufizuar (Vector
AutoRegresiv unresticted) me k-vonesa kohore (lag).
Për një bashkësi B të variablave të serive kohore � �',,1 Bttt %%�% � - një model
VAR shpjegon marrëdhënien e tyre dinamike. Modeli VAR i rendit ( , � �(VAR
ka formën:
111 ��%)��%)�% �� ktktt � (4.4/A)
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 178
'i) - janë koeficientët matricorë dhe � �',,1 Btti ��� �� - është një shprehje e
absorvueshme e gabimit.
Engle dhe Granger (1987), gjetën që kombinimi linear i dy ose më shumë variablave me
seri jo-stacionare mund të jetë një seri stacionare4 ose I(0). Nëse ky kombinim linear
stacionar ekziston, atëherë kombinimi linear stacionar quhet ekuacioni i kointegrimit dhe
mund të intepretohet si ekuilibri afatgjatë i variablave endogjenë që janë në model.
Modeli VECM u zhvillua nga Hendry (1995). Ai përdori metodologjinë Johansen Juselius
për të studiuar lidhjen afatgjatë.
Pra, VECM përdoret atëherë kur të dhënat janë jo stacionare të të njëjtin nivel psh I(1)
dhe të kointegruara, pra kur ekziston të paktën një marrëdhënie afatgjatë midis tyre.
Forma e mësipërme, është përgjithësisht e pranueshme për të përshtatur variablat me
prirje stohastike5. Megjithatë, nëse interesi qëndron në marrëdhëniet kointegruese, pra
marrëdhënie ku kërkohet studimi i lidhjes afatgjatë dhe dinamikës në afatshkurtër,
atëherë forma VECM është më e përshtatshme si formë modelimi. Në të tilla kushte,
trajta për modelin VECM do mund të shkruhej:
1111 �%�$%��$%��$% ����� ktkttktt C � (4.4/B)
Shprehja e ekuacionit të VAR (4.4/A), nëpërmjet diferencimit të vektorit autoregresiv dhe
komponentëve të rregullimit të gabimit u quajt modeli VECM (4.5). Pra, modeli VECM
përftohet nga modeli VAR në nivel, duke zbritur Xt-1 nga të dy anët. Pra, si rrjedhim,
modeli VECM është në trajtë niveli, ndërsa VAR në trajtë të diferencuar. Për shkak se
tX$ nuk përmban trende stohastike, sipas supozimit se pjesa më e madhe e
variablave janë I(1), termi ��t-1 është i vetmi që përfshin variablat I(1). Pra, ��t-1
gjithashtu duhet të jetë I(0), dhe e përmban marrëdhënien kointegruese.
Në trajtë të përgjithësuar, modeli VECM shkruhet si më poshtë:
tktkttt C ��$%&��$%&�'%��$% ����� 11111 � (4.5)
ose
4 Një seri kohore është stacionare nëse mesatarja, varianca dhe auto kovarianca e saj (në periudha paraprake të ndryshme) janë të pandryshueshme në kohë (Gujarati, 2002)5 Një proçes i zakonshëm ose stohastik është një bashkësi e variablave të zakonshme të radhitura në kohë (Gujarati, 2002)
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 179
� � 11 ��'%�*�$%&�$% �tttt DL (4.6)
Ku:
� �kii )��)��& � �1 - për 1,,1 �� ki � , është matrica e cila vlerëson
efektin afatshkurtër, dhe mat ndikimin e menjëhershëm që shkakon një ndryshim në
Xt në
� �k)��)��' �1 është matrica e cila tregon efektin rregullues në afatgjatë,
tregon se ç’pjesë e disekuilibrit rregullohet në njësinë e kohës.
Xt = variblat në modelin VECM
Xt = termi i diferencimit të variablave në modelin
VECM
j Xt-j = komponentët e VAR të diferencuar në rendin e
parë
Xt-l = komponentët e korrigjimit të gabimit
DZt= përfshin konstanten, variabla dummy dhe variabla të tjerë
C = vektori i konstanteve
1� - është termi i gabimit të ekuacionit
Nëse VAR(k) ka një rrënjë njësi, matrica ��është e vetme. Ajo konsiderohet si rangu i
kointegrimit dhe në thelb nënkupton prodhimin e matricës së kointegrimit ��� ���
������� �� ���������� ��� ����� ����ëzuar një vektor I(0) me një matricë tjetër,
atëherë matrica e re përsëri rezulton I(0). Pra, dhe komponentët e matricës ��
konsiderohen I(0). Shpeshherë, matrica ���������������������� �# ���#�� ��ërmban
peshat të cilat i vihen marrëdhënieve kointegruese në ekuacionet e modelit. Në bazë të
numrit të lidhjeve kointegruese që rezultojnë, ndryshon edh�� ����� �� � �# ��� ��
������+����ë ketë shumë matrica të tilla, të cilat përmbajnë transformime lineare të
të dyjave. Bazuar në këto specifikime, në mënyrë më të thjeshtë modeli VECM mund
të shkruhet:
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 180
� � '11 eDL tttt ��'%�*�$%�$% � (4.7)
� � '11
'' eDL tttt ��%��*�$%�$% ��� (4.8)
Xt-l = komponentët e korrigjimit të gabimit
e1= termi i gabimit të ekuacionit
(L)= matrica e parametrave për n-vonesa kohore (efekti afatshkurtër, mat ndikimin e
menjëhershëm që shkakon një ndryshim në Xt )
�=� * �
� = matrica e shpejtësisë së koefiçentëve të rregullimit të mekanizmit të rregullimit
të gabimit
��, = matrica e vektorëve të kointegrimit, që paraqet gjendjen e qëndrueshme në periudhën afatgjatë
Pra, siç u shpreh edhe më lart, në praninë e marrëdhënieve kointegruese midis disa
variablave, modeli VAR nuk është gjithmonë modeli më i përshtatshëm. Nëse
variablat janë të kointegruara sipas rendit të parë I(1), atëherë modeli VECM ishte
forma më e përshtatshme. Si rrjedhim, hapi i dytë që duhet të ndjekim, pas
specifikimit të modelit, është edhe përcaktimi i rangut të kointegrimit. Hipotezat që
ndërtohen për përcaktimin e rangut të kointegrimit janë si më poshtë:
H0(0) = r k�>�@���\�������������^1(0) = r k�>�@�`�\�
apo edhe
H0(1) = r k�>�@���{�������������^1(1) = r k�>�@�`�{�
si dhe më tej, për rangje të tjerë integrimi.
Nëpërmjet testeve diagnostikuese, nëse I(0), nuk hidhet poshtë por pranohet (pra nëse
seritë rezultojnë I(0)), atëherë përdoret modeli VAR me diferencat e para, dhe nëse
I(0) hidhet poshtë, atëherë pranohet modeli VECM. Nëse I(0) hidhet poshtë, dhe
pranohet se ka një rrënjë njësi, veprohet me testimin e rangut pasues të integrimit.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 181
Pas specifikimit të rangut të kointegrimit, synohet përcaktimi i vektorëve të
kointegrimit.Për të gjetur lidhjen afatgjatë dhe dinamikën afatshkurtër është përdorur
teknika e kointegrimit të Johansen. Testi Engle dhe Granger për kointegrim është i
mjaftueshëm nëse duam të vlerësojmë efektin e mekanizmit të korrektimit të gabimit
në kërkesën për importe për dy sekuenca kohore të tilla si t dhe t-1. Megjithatë, meqë
vëmendja jonë është tërësisht e përqëndruar në strukturën e plotë të funksionit të
kërkesës për importe, më e dobishme është përdorimi i analizës multivariate të
kointegrimit Johansen.
Procedura Maximum Likelihood (Johansen’s test), sugjeruar nga Johansen (1988 dhe
1991) dhe Johansen dhe Juselius (1990), preferohet kur numri i variablave në studim
tejkalon dy variabla për shkak të mundësisë së ekzistencës së vektorëve të
shumëfishtë të kointegrimit.
Për të përcaktuar numrin e vektorëve të integrimit, Johansen (1988 dhe 1991) dhe
Johansen dhe Juselius (1990) sugjeruan disa teste statistikore. Testi më i zakonshëm
është testi i gjurmës (test(�trace)). Ai teston hipotezën zero se numri i vektorëve të
kointegrimit është më i vogël ose i barabartë me q kundrejt një alternative të
përgjithshme të pakufizuar q=r. Ky test llogaritet si më poshtë:
� � ���
+
�
� � ���
p
riitrace Tr
11ln ""
Hipoteza zero cakton se numri i vektorëve të kointegrimit është maksimumi r. Në
fjalë të tjera, numri i vektorëve të kointegrimit është i barabartë ose më pak se r (ku r
= 0, 1, 2, 3).
Së fundmi, nëse variablat janë të kointegruar, specifikojmë modelin vektorial të
korrektimit të gabimit (VECM) dhe e vlerësojmë atë duke përdorur metodat standarde
dhe testet diagnostikuese.
Pasi përcaktojmë rangun e kointegrimit, vlerësojmë parametrat e modelit VECM.
Përllogaritja e formës së VECM (4.5) është e përshtatshme për zbatimin e kufizimeve.
Për vlerësimin e parametrave të ekuacionit (4.5), përdoren shprehjet vijuese:
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 182
� �t$%$%�$% ,,1 � , � �1,1 , ��% Txx � , � �T��� ,,1 �� , � �1,1 , �&&�& k�
� �1,1 , �� TyyY �
Ku ���
�
��
!
$
$�
��
�
�
1
1
1
kt
t
tx
xY �
Për një numër të caktuar T vrojtimesh, modeli VECM merr formën:
��&�'%�$ � YX 1 (4.9)
Në bazë të vlerësimit me OLS, matrica & vlerësohet si më poshtë:
� � � � 11 '' �
�
,
---'%�$%�& (4.10)
Pas zëvendësimit të (4.10) tek (4.9), dhe thjeshtimit të shprehjeve, përftojmë:
,
� �'%�$% �NN 1 ku � � ----�.� �1''N (4.11)
Duke shënuar ,,,
��' �� , shprehja (4.11), mund të shkruhet:
,
�
,,
�%��$% ��� NN 1(4.12)
Duke zëvendësuar në ekuacionin (4.10), mund të marrim ekuacionin për parametrin }
� � 11 '' �
�
,,,
---�
� � %��$%�& �� (4.13)
4.3 Analiza e rezultateve empirike. Rasti i Shqipërisë
4.3.1 Të dhënat, metodologjia dhe specifikimi i modelit
Të dhënat dhe metodologjia
Ky kërkim synon të identifikojë faktorët të cilën ndikojnë në kërkesën për importe si
në periudha afatshkurtra, ashtu edhe në periudha afatgjata, si dhe në arritjen e
qëndrueshmërisë. Siç u tha edhe më sipër, për të vlerësuar dinamikën afatshkurtër
dhe lidhjen afatgjatë përdoret modeli VECM. Nëpërmjet këtij modeli do vlerësojmë
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 183
hipotezën bazë se: kërkesa për importe varet nga rritja ekonomike, kursi real efektiv i
këmbimit, liberalizimi tregtar dhe remitancat6.
Ky kërkim përfshin periudhën 1999T1-2009T4. Të dhënat janë në trajtën e serive
kohore 3-mujore. Kërkesa për importe matet me importet nominale shprehur në
million lekë. Të dhënat e importeve të përdorura në këtë model janë në formën (c.i.f),
duke përfshirë në vlerën e importeve edhe koston e sigurimit dhe të transportit.
Produkti i brendshëm real bruto dhe kursi real efektiv i këmbimit, masin efektet
ekonomike. Efektet e çmimeve relative dhe të kursit nominal efektiv të këmbimit mbi
importet janë kombinuar nëpërmjet përdorimit të një variabli të vetëm, pra të kursit
real efektiv të këmbimit.
Tarifa mesatare është marrë si variabël proxy, për të vlerësuar ndikimin e
liberalizimit tregtar në Shqipëri. Ky variabël është i shprehur në përqindje, në trajtën
e serive kohore tremujore. Remitancat masin efektet në kërkesën për importe të
mjeteve (transfertave) të cilat janë përdorur si burime financimi, konkretisht të
dërgesave nga emigrantët.
Të dhënat për PBB reale, REER dhe Remitanca janë siguruar nga Banka e Shqipërisë,
ndërsa të dhënat për tarifën mesatare të mallrave e importit janë siguruar nga Drejtoria
e Përgjithshme e Doganave. Metodologjia e përdorur nga Banka e Shqipërisë në
llogaritjen e REER, bazohet në formulën e mëposhtme:
� � nWnh CKCREER �� /
ku Çh, përfaqëson indeksin e çmimeve të konsumit në vendet partnere; Ç, përfaqëson
indeksin e çmimeve të konsumit në vend; Kn, është kursi nominal i këmbimit, Wn,
është pesha e atribuar vendit partner, bazuar në peshën që ai zë në tregti
6 Vlen të përmendim disa punime të studiuara, lidhur me përfshirjen e remitancave në studimin e kërkesës për importe, nga autorët e poshtëpërmendur:W.E. Diewert, (1986), “Export Supply and Import Demand Functions: A Production Theory Approach”, NBER Working Paper No. 2011, Issued in August, 1986Khair-uz Zaman , Nazakat Ali Imrani (2005) “Workers' remittances and import demand in Pakistan”, Philippine Review of Economics, 2005, vol. 42, Number 2, pages 127-137 Mina MASHAYEKHI (2009) “Contribution of Migrants to Development:Trade, Investment and Development Linkages”, Conference of UNSTAD, Geneva, 2009
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 184
Sipas kësaj mënyre llogaritjeje, rritja e REER nënkupton zhvlerësim real të monedhës
vendase, pra edhe rritje të çmimeve reale të importeve dhe, si rrjedhim, rënie të
importeve. Efekti i uljes së REER do të jetë i kundërt.
Ekonomia shqiptare supozohet si një ekonomi e vogël, sepse kërkesa jonë për importe
është relativisht e vogël, në krahasim me kërkesën vendase të vendeve partnere në
tregti. Si rrjedhim, ajo nuk çon në ndryshim të çmimit të importeve dhe vendi
përkufizohet si çmimpranues për importet të shprehura në monedhë të huaj.
Gjithashtu, duke pasur parasysh se sasia e mallrave që ne eksportojmë është relativisht
e vogël, (shumë më e vogël se importet), edhe nga kjo pikëpamje ekonomia shqiptare
është ekonomi e vogël, pra nuk ka ndikim në çmimin e këtyre mallrave në tregun e
vendeve partnere.
Kursi real efektiv i këmbimit shërben për matjen e konkurrueshmërisë së një
ekonomie ndërsa PBB është përcaktues i mirë i kërkesës agregate për mallra dhe
shërbime importi. Një ndryshim në REER rrjedh nga ndryshime në kurset nominale të
këmbimit, ose ndryshime në çmimet e mallrave në vend, apo jashtë tij. Këto shprehen
në ndryshimin e çmimeve relative të mallrave vendase dhe ato të importit, dhe si
rrjedhim dhe në ndryshimin e kërkesës për to (Shtylla dhe Sojli 2006).
Specifikimi i modelit
Kërkesa për importe është e ndikuar nga një sërë faktorësh ekonomikë. Siç u shprehëm
edhe në çështjen pararendëse, në mënyrë analitike, kërkesën për importe mund ta
shprehim nëpërmjet ekuacionit të mëposhtëm:
� �ttttt TmesREMREERPBBrealfIMP ,,,�
Mbështetur në analizat teorike, do të supozojmë që (+PBBt), (-REERt), (+REMt), (-
Tmes) shpjegojnë (+IMPt). Kur të ardhurat reale në periudhën t rriten, atëherë do të
rritet edhe kërkesa për importe. Gjithashtu, me rritjen e nivelit të remitancave,
presupozohet të rritet dhe kërkesa për importe në periudhën t; si dhe me rënien e
tarifës mestare të importit do të rritet kërkesa për importe në periudhën t.
Trajtën e mësipërme mund ta shprehim edhe në formë log-lineare (logaritmike), të
paraqitur në ekuacionin (4.14).
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 185
� � � � � � � � � � tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnIMPLn 0����� ������ 43210 (4.14)
ku:
Ln(IMPt )= logaritmi i importeve 3-mujore në periudhën t;
Ln(PBBt) = logaritmi i PBB-së reale 3-mujore të Shqipërisë në
periudhën t;
Ln(REERt )= logaritmi i kursit real efektiv të
këmbimit në t
Ln(REM) =logaritmi i nivelit të remitancave, në
periudhën t;
(Tmes) = përqindja e nivelit të tarifës mesatare në
periudhën t;
ut = termi i gabimit me shpërndarje normale në
periudhën t;
>0, >1, >2, >3, = parametra për tu vlerësuar; >1 > 0, >2 < 0, >3 >
0, >4 < 0
Zgjedhja e kësaj forme është ndikuar nga eksperienca që sjellin studime të shumta
empirike të huaja dhe vendase, lidhur me modelimin e kërkesës për importe.
Forma e zgjedhur funksionale e modelit të regresit, e njohur me emërtimin modeli
log-linear7, ka një tipar shumë të rëndësishëm lidhur me koefiçientët e regresit, të cilët
mund të interpretohen si elasticitete të pjesshme. Ata masin përqindjen e ndryshimit
në variablin e varur për një ndryshim të caktuar në variablin e pavarur. Veçanërisht,
ky tipar, ka bërë që modeli log-linear të jetë kaq i përdorur në studime të ndryshme
empirike. Si rrjedhim, koefiçientët e vlerësuar në këtë rast, tregojnë se sa do të jetë
përqindja e ndryshimit në nivelin e importeve, nëse vlera e një variabli të pavarur
ndryshon me një përqind, ndërkohë që variablat e tjerë shpjegues mbeten të
pandryshueshëm. Një kufizim i njohur i modelit, është se elasticitetet e pjeshme
trajtohen si konstante përgjatë gjithë periudhës së vlerësimit (Gujarati 1998). 7 Zgjedhja e modelit logaritmik ndikon në uljen e heteroskedasticitetit. Përdorimi i serive kohore të karakterizuara nga mesatare konstante dhe variancë, rekomandohet të bëhet duke përdorur formën logaritmike të tyre. Për më shumë, modeli logaritmik lehtëson vlerësimin e elasticiteteve.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 186
Përllogaritja e modelit VECM në rastin e kërkesës për importe
Siç u tha edhe më sipër, modeli VECM paraqet lidhjen afatgjatë dhe gjithashtu
dinamikën afatshkurtër, të variablave endogjenë. Nëpërmjet këtij modeli tregohet
arritja e ekuilibrit afatgjatë dhe shpejtësia e ndryshimit në periudha afatshkurtra,
për të arritur ekuilibrin. Në afatin e gjatë, variablat endogjenë duhet të konvergjojnë
drejt lidhjeve të tyre kointegruese.
Për të konstatuar karakteristikat e serisë kohore, të secilit prej variablave në model,
strategjia e modelimit e adoptuar për këtë punim kalon në tre faza. Paraprakisht
vlerësohet stacionariteti i serive kohore. Hapat e mëtejshëm të modelimit janë:
Së pari: përcaktojmë rendin e integrimit të variablave nëpërmjet testit Augmented
Dickey Fuller (ADF).
Së dyti: nëse variablat janë të integruar sipas të njëjtit rend, (psh I(1)), zbatojmë
metodën e kointegrimit Johansen, teknikë e cila shërben për të gjetur lidhjen afatgjatë
dhe dinamikën afatshkurtër. Bazuar në derivimin teorik të modelit VECM,
përcaktojmë:
1 � � � � � � � � � � 2tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnIMPLn ,,,,�% (4.15)
1 � � � � � � � � � �tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnIMPLn $$$$$�$% ,,,, (4.16)
Si rrjedhim, bazuar në formën ekonometrike (matricore), për rastin tonë, modeli
VECM mund të shkruhet:
� � 1
1
��
������
�
�
������
!
'�*�
������
�
�
������
!
$$$$$
&�
������
�
�
������
!
$$$$$
�t
t
ttTmesLOGREMLOGREERLOGPBBLOGIMP
D
TmesLOGREMLOGREERLOGPBBLOGIMP
L
TmesLOGREMLOGREERLOGPBBLOGIMP
�
(Lidhja Sh-R)
ku: � = ���, � – operatori i ndryshimit
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 187
4.3.2 Rezultatet e modelit
Siç u tregua edhe më sipër, para se të kryhet analiza e kointegrimit, zhvillohet testi i
stacionaritetit (rrënjës njësi = unit root test) për secilën seri në modelin VAR. Testimi
për stacionaritetin e variablave është bërë me ADF-Test. Tabelat në aneks tregojnë se
të gjithë variablat në nivele shfaqen si variabla I(1)8. Si rrjedhim, testi i aplikuar
Augumented Dickey-Fuller (ADF) rezultoi në pranimin e hipotezës se ekziston një
“unit root” në nivelin 1%, 5%, 10%, në diferencat e rendit të parë. Pra rezultatet e
këtyre testeve tregojnë se seritë janë jo-stacionare, të integruara të rendit të parë I(1).
Tabela 4.2. Testi i rrënjës njësi për variablat
Variabla Metodologjia Integrimi Prob C T VK DW
LnIMP ADF I(1) 0.8793 � - 4 1.934
LnPBBr ADF I(1) 0.5788 � - 2 2.008
LnREER ADF I(1) 0.3219 � - 1 1.947
LnREM ADF I(1) 0.1759 � - 0 1.793
Tmes ADF I(1) 0.7295 � - 0 2.273
[ADF llogaritur në EViews 5.0;
Testi: H0: Ekziston një rrënjë njësi; Vlera kritike: 5 dhe 1 përqind (p=0.05 dhe p=0.01) të hedhjes poshtë të H0
Nëse p>0.05, pranohet H0
Metodologji: ADF (Augmented Dickey-Fuller);
C-konstante; T-trend; Dw – testi i autokorrelacionit Durbin-Watson;
Periudha: 1999:-2009:
VK (Vonesa Kohore): Numri i vonesave kohore (lage) zgjidhet nga kriteri i informacionit në EViews 5.0 SIC –
Schwartz Information Criteria;
Më tej, specifikimi i vonesave kohore (lags) të testit VAR u sigurua nëpërmjet testit të
mbetjeve. Duke marrë në konsideratë zgjedhjen e vogël, si dhe rezultatet e testit të
mbetjeve për VAR (1), analiza e mëtejshme do të proçedojë me përfshirjen e një
vonese kohore. Në grupin e variablave endogjenë është aplikuar metoda “Maximum
Likelihood” e Johanssen, me qëllim vlerësimin e numrit të lidhjeve kointegruese. Pas
8 I(1) nënkupton se ky variabël duhet të diferencohet një herë që të kthehet seri kohore stacionjare. (Gujarati, 2002)
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 188
aplikimit të proçedurës Johanssen, vërehet se ekziston vetëm një vektor kointegrimi,
domethënë një lidhje afatgjatë, midis nivelit të importeve, kërkesës agregate
(PBBreal), REER-it, remitancave dhe tarifës mestare. Ky informacion përmblidhet në
tabelën e mëposhtme, ku vihet re se të dy testet statistikore të përdorura,
rekomandojnë vetëm një vektor kointegrimi.
Tabela 4.3. Vlerësimi i numrit të lidhjeve kointegruese
Periudha (e axhustuar): 1999T3 2009T4, 42 observimeTrend i supozuar: Trend linear deterministikSeritë: LNIMP LNPBBreal LNREER LNREMlek TmesIntervalet e lag-ve (vonesa kohore), (në diferencën e pare):1 në 1Unrestricted Cointegration Rank Test (Trace)(Testi i gjurmës së pakufizuar të kointegrimin
Hipoteza e shtruar Statistika 0.05Nr i CE(s) Vlera Eigen Trace Vlera kritike Prob.**
Asnjë * 0.547155 81.09324 69.81889 0.0048Jo më shumë se 1 0.454674 47.82065 47.85613 0.0504Jo më shumë se 2 0.273881 22.35307 29.79707 0.2793Jo më shumë se 3 0.156281 8.911342 15.49471 0.3736Jo më shumë se 4 0.041360 1.774053 3.841466 0.1829
Testi Trace tregon 1 ekuacion kointegrimi në nivelin 5%Testi i pakufizuar i vargut të kointegrimit (Maximum Eigenvalue)
Hipoteza e shtruar Vlera Eigen Statistika 0.05Nr i CE(s) Vlera Eigen Max-Eigen Vlera kritike Prob.**
Asnjë * 0.547155 35.29535 33.87687 0.0289Jo më shumë se 1 0.454674 25.46757 27.58434 0.0911Jo më shumë se 2 0.273881 13.44173 21.13162 0.4124Jo më shumë se 3 0.156281 7.137289 14.26460 0.4730Jo më shumë se 4 0.041360 1.774053 3.841466 0.1829
Testi Max-eigenvalue tregon 1 ekuacion kointegrimi në nivelin 5%[ Llogaritur në EViews 5.0]
Lidhur me vektorin e kointegrimit, mund të themi se koefiçientët e vektorit brenda
ekuacionit të importit janë normalizuar në koefiçientë të variablit të importit, variabël
i cili është konsideruar si variabël endogjen. Vektori i kointegrimit paraqet
dinamikën dhe përshtatjen e variablave në ekuilibrin afatgjatë. Lidhur me
rezultatet e këtij vektori, siç pritet dhe nga teoria ekonomike, importet shqiptare
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 189
paraqesin elasticitet pozitiv lidhur me të ardhurat: 1% rritje në PBB shkakton rritje të
importeve me 0.93%, gjë që nënkupton rolin themelor të importeve në plotësimin e
mungesës së mallrave vendasa, të konsumuara apo të përdorura si inpute në prodhim.
Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël, e varur fort nga importi. Situata e
veçantë si dhe nivelet e larta të liberalizimit tregtar shkaktuar nga reduktimi i shumë
barrierave tregtare për shkak të hyrjes në OBT dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë,
kushtëzuan nivele të konsiderueshme të hapjes tregtare. Ky përfundim konfirmohet
edhe nga koefiçienti negativ, i cili tregon një rritje prej 6.8% në importe për një njësi
(1 pikë përqindje) rënie në tarifën mesatare. Kjo situatë është krejt e pritshme, nëse
marrim në konsideratë edhe raportin “ imp/ PBB”, i cili është rritur nga 27.4% në
1999 në 37.71% në 2009. Në lidhje me kursin real efektiv të këmbimit mund të themi,
se një rritje prej 1% në REER, shkakton rënie në kërkesën për importe me 0.24% ose
shprehur ndryshe, një zhvlerësim prej 1% në REER shkakton rënie me 0.24% të
importeve. Siç shihet, importet shfaqin vlera të ulëta të elasticitetit lidhur me çmimet,
nën njësinë. Duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria është një ekonomi e vogël
dhe e varur në shkallë të lartë nga importet, veçanërisht nga importet e lëndëve të
para, ky është një rezultat që pritej (siç ndodh për shembull kurr rriten çmimet e
karburanteve në tregjet botërore). Ndërsa lidhur me efektin e remitancave, vëmë re se
1% rritje në remitanca shkakton rritje të importeve me 0.12%. Pra, vihet re se elasticiti
i kërkesës për importe lidhur me remitancat është pozitiv por më i vogël se 1.
Tabela 2. Modeli i korrigjimit të gabimit për nivelin tremujor të importeveTabela 4.3. Vlerësimi i numrit të lidhjeve kointegruese
Variabli i varur DLog IMPZgjedhja e axhustuar: 1999T3 2009T4Observimet e përfshira: 42 pas axhustimitCointEq LNIMP(-1) LNPBBr(-1) LNREER(-1) LNREM(-1)) Tmes(-1)CointEq1(Vektori i kointeg në L-R)
1.000000
0.937341(0.14463)
-0.240416(0.26722)
0.126738(0.04526)
-6.856178(1.25877)
Korrektimi i gabimit D(LNIMP) D(LNPBBreal) D(LNREER) D(LNREM) D(Tmes)CointEq (Shpejtësia e përshtatjes)
-1.002842(0.19058)
[-5.26193]
0.088936(0.04851)[ 0.92641]
0.028537(0.04294)
[ 0.66451]
3.276206(0.55878)
[-5.86311]
-0.040831(0.01264)[-3.23106]
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 190
C 0.047143(0.03193)
[ 1.47636]
0.039116(0.00813)[ 4.81315]
0.006188(0.00720)
[ 0.86010]
0.017564(0.09362)
[ 0.18761]
0.000239(0.00212)[ 0.11274]
R² 0.717558 Mesatare e variablit të varur 11.05378R² e axhustuar 0.610424 Devijimi stand i variablit të varur 0.385466
Durbin-Watson 1.962435 Prob (F-stat) 6.697800
[ Llogaritur në EViews 5.0]Gabimi standart në ( ) dhe statistika t në [ ].Shënim: Nëse variabli import është interpretuar si një variabël LHS(Left hand side, i varur) në një model, atëherë koeficientët e variablave “RHS”(Right hand side, shpjegues) duhen shumëzuar me -1.
Shpejtësia e reagimit ndaj ndryshimeve, përfaqësohet nga koefiçienti përpara vlerës
me një kohë vonesë të nivelit të importeve. Kjo shpejtësi është afërsisht 0.10;
domethënë nevojitet një tremujor që 10% e ndryshimeve në elementët përcaktuese të
importeve si PBB, REER, REM, dhe Tmes, të transmetohet në nivelin e importeve
(shiko aneks, tabela 4*).
Zhvlerësimi i REER-it transmetohet çdo tremujor në importe dhe shkakton uljen e
tyre, sepse çmimi real i mallrave të huaja rritet.
Nëse duam të kompletojmë më mirë lidhjen afatgjatë midis variablave në model,
përveç koefiçientëve në vektorin e kointegrimit duhet të marrim parasysh dhe
shpejtësinë e përshtatjes të variablave. Shpjeguesit afatgjatë të importeve janë PBB,
REER, REM dhe Tmes, dhe koeficientët të cilët vlerësojnë masën e ndryshimit të
importeve në periudhë afatgjatë, të rrjedhura nga ndryshimet në këta shpjegues,
llogariten si produkt i koefiçientit të paraqitur në tabelën 2 (koefiçientët e vektorit të
kointegrimit) me koefiçientin e shpejtësisë së reagimit. Këto vlera të llogaritura
vendosen në ekuacionin (4.19), ekuacion i cili tregon varësinë afatgjatë të kërkesës
për importe nga variablat e përfshirë në model. Elasticiteti ndaj ndryshimeve në PBB
është 0.08. Kjo do të thotë që një rritje prej 1% e PBB-së, që përfaqëson rritje të
kërkesës për konsum në total, shkakton rritje prej 0.08% të kërkesës për mallra
importi.
Elasticiteti ndaj REER është – 0.007, që do të thotë se një rritje prej 1% i REER
shkakton uljen e importeve me më pak se 1% dhe konkretisht me 0.007%. Në
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 191
përgjithësi, bazuar në metodologjinë e përdorur, një rritje e REER përfaqëson
shtrenjtim të mallrave të importit në krahasim me ato vendase dhe rritje të
konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase. Për rrjedhim, ky zhvillim shkakton ulje të
importeve.
Vlerësimi i lidhjes afatgjatë për kërkesën për importe jepet në ekuacioniet (4.17) dhe
(4.19):
� � � � � � � � � � tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnCIMPLn 0�������� ����������(4.17)
� � � � � � � � � � � � � � � �� � tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnCIMPLn 0������ 040.0856.6276.3126.0028.0240.0088.0937.0 (4.18)
Vektori i kointegrimit afatgjatë sugjeron se ln(PBB) dhe remitancat kanë impakt
pozitiv mbi kërkesën për importe në periudhën afatgjatë, me përjashtim të ln(REER)
dhe Tmes, të cilat kanë ndikim negativ.
� � � � � � � � � � tttttt TmesREMLnREERLnPBBLnCIMPLn 0�������� 279.0415.00068.0083.0(4.19)
Siç u shprehëm pak më sipër, rezultatet tregojnë se në afatin e gjatë një rritje me 1%
e produktit të brendshëm bruto real të Shqipërisë, do të rrisë kërkesën për importe
me 0.08 %. Rritja e kursit real efektiv të këmbimit me 1%, ul kërkesën për importe
me 0.0068%. Një rritje e remitancave me 1% rrit kërkesën për importe me 0.41%,
kurse 1 pikë përqind rënie në tarifën mesatare të importit rrit kërkesën për importe
me 0.27%. Ndërsa, rregullimet në afatshkurtër herë janë në të njëjtin drejtim me
rezultatin afatgjatë dhe herë jo.
Shpejtësia për kthimin në ekuilibër të produktit të brendshëm bruto dhe kursin real
efektiv të këmbimit në periudha afatshkurtra janë respektivisht 8.8% dhe rreth 3%.
Pra, brenda një tremujori rregullohet vetëm 8.8% e disekuilibrit të produktit të
brendshëm bruto dhe 3% e kursit real efektiv të këmbimit (shiko aneksin e modelit).
Ndërsa shpejtësitë për kthimin në ekuilibër të remitancave dhe tarifës mestare në
periudha afatshkurtra janë respektivisht 32% dhe rreth 4%.
Në tabelën 3 paraqiten të dhënat e testeve diagnostikuese për normalitetin,
korrelacionin serial dhe heteroskedasticitetin. Testi i normalitetit Jarque-Bera tregon
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 192
se mbetjet kanë shpërndarje normale. Evidencat tregojnë se mbetjet, të testuara deri
në 12 vonesa kohore, nuk kanë korrelacion serial. Gjithashtu, mbetjet nuk vuajnë nga
heteroskedasticiteti.
Tabela 4.4Rezultatet e testeve diagnostikuese
Tabela. Testet për normalitet, autokorrelacion, heteroskedasticitet
H0 df Prob
Testi i Normalitetit Mbetjet kanë shpërndarje normale 5 0.0748
Testi i Autokorrelacionit Mbetjet nuk kanë korrelacion serial 25 >0,05
Testi i Heteroskedasticitetit Mbejet janë homoskedastike 330 0.7582
[Joint test për heteroskedasticitetin llogaritur në EViews 5.0; Skewness test për normalitetin, LM
Tests për autokorrelacionin serial të mbetjeve]
Nëse p>0.05, pranohet H0
df – shkallët e lirisë;
(Shënim: Për më shumë informacion shohim në aneksin e modelit)
Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatet e vlerësimit të
kërkesës për importe në periudha afatgjata (ku përveç vektorit të kointegrimit merret
parasysh dhe shpejtësia e përshtatjes), gjatë periudhës 1999-2009.
Variabël i varur Intercepti LnPBB LnREER LNREM Tmes R² R² adj F (stat DW
LnIMP 4.919370 0.088 -0.0068 0.415 -0.279 0.7175 0.6104 6.6978 1.962
Rezultatet tregojnë se të gjithë variablat kanë shenja të rregullta: që do të thotë se ata
janë të gjithë konsistentë lidhur me atë çka thotë teoria.
Ekuacioni ka një fuqi të mirë shpjeguese, me një R² = 0.7175 dhe Adj R² = 0.6104. Në
mënyrë të ngjashme, statistika F përforcon ndikimin e fortë të variablave shpjegues në
model.
Tabela 4.5. Rezultatet përmbledhëse të vlerësimit të kërkesës për importe në afatgjatë
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 193
Statistika e testit Durbin Watson, në vlerën 1.962435, tregon se modeli nuk ka
autokorrelacion9
Ky përfundim sygjeron se kërkesa agregate për importe është një funksion pozitiv i të
gjithë variablave shpjegues në model, me përjashtim të kursit real efektiv të këmbimit
dhe tarifës mesatare. Gjithashtu, mund të thuhet se dhe variacioni i kërkesës agregate
për importe në rastin e Shqipërisë, është direkt i influencuar nga faktorë të tillë si
prodhimi i brendshëm bruto, remitanca dhe liberalizimi i regjimit tregtar. Përsa i
përket dhe rezultatit lidhur me kursin real efektiv të këmbimit, mund të thuhet se ai
është konsistent dhe me pikëpamjen teorike, për një lidhje inverse midis këtij të fundit
dhe kërkesës për importe.
Në të njëjtën kohë, rezultatet tregojnë se kërkesa për importe reagon relativisht mirë
ndaj ndryshimeve në PBB reale dhe remitancave, akoma dhe më fort ndaj tarifës
mesatare pra shkallës së liberalizimit tregtar; si dhe më pak ndaj ndryshimeve në
kursin real efektiv të këmbimit.
Lidhur me PBB real, rezultatet e vlerësuara tregojnë një lidhje pozitive me kërkesën
për importe. Kjo tregon se zhvillimet ekonomike në Shqipëri, gjatë këtyre 10 viteve,
nuk kanë rezultuar të sukseshme në zëvendësimin e importeve me prodhim të
brendshëm, ose ndoshta të tilla iniciativa kanë munguar, përderisa importet janë rritur
me rritjen e të ardhurave.
Në lidhje me politikat valutore, në përgjithësi mund të themi se, ato politika të cilat
synojnë në zhvlerësimin e kursit nominal efektiv të këmbimit do të ndikojnë në uljen
e fluksit të produkteve të huaja. Por, në natyrën ekonomike shqiptare është e vështirë
që ky konkluzion të gjejë vendin e tij. Varësia në një shkallë të lartë e ekonomisë
shqiptare nga importi (si pasojë e paaftësisë së strukturave prodhuese për të
përmbushur kërkesën e brendshme, madje edhe për ato produkte të cilat mund të
prodhohen në vend) nuk jep shpresë për një natyrë elastike të kurbës së kërkesës për
importe. Inelasticiteti i theksuar ndaj çmimit i kësaj kurbe (i përfaqësuar dhe nga
koefiçienti mjaft i ulët përpara variablit REER) dhe pesha e lartë që ai zë në
marrëdhëniet tregtare të bën të mendosh për një ndikim të madh negativ të tij në
9 Vlerat afërsisht nga 0-1 dhe nga 3-4 tregojnë për autokorrelacion të mbetjeve, vlerat rreth 2, mungesë të tij
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 194
bilancin tregtar. Për më tepër, produktet kryesore të shportës së konsumit janë
produkte që importohen. Për rrjedhojë, rritja e çmimeve të mallrave të importit të
shprehur në lekë, do të nënkuptonte edhe një rritje të nivelit të përgjithshëm të
çmimeve në vendin tonë, duke u shoqëruar edhe me përkeqësim të bilancit tregtar.
Nga tabela e korrelacionit (aneks 4, -0.231) shohim se lidhja korrelative midis kursit
të këmbimit dhe importit është shumë e dobët. Pra, mund të arrijmë në përfundimin që
politikat valutore, vështirë se mund të jenë efektive në të tilla kushte, veçanërisht në
periudha afatshkurtra >� ���� �2 në afatgjatë, sipas vektorit të kointegrimit është
0.24, ndërsa në afatshkurtër 0.02).
Përsa i përket ndikimit të remitancave në kërkesën për importe, sipas rezultateve të
këtij modeli, duket qartë që lidhja është positive, me një elasticitet më të madhe se
zero por më të vogël se 1 (>3 = 0.12 në periudha afatgjata) Tashmë dihet roli që kanë
luajtur remitancat në Shqipëri lidhur me financimin e defiçitit të llogarisë korente.
Gjatë periudhës së tranzicionit, veçanërisht gjatë gjithë dekadës së kaluar, dërgesat
nga emigrantët kanë financuar më shumë se gjysmën e importeve të mallrave.
Remitancat janë përdorur kryesisht për mallra konsumi të importuar, për shërbime dhe
për blerjen apo ndërtimin e shtëpive. Të mos harrojmë se një pjesë e mirë e tyre hyn
në Shqipëri nëpërmjet kanaleve jozyrtare dhe të padeklaruara. Vetëm një pjesë e vogël
është kursyer ose është investuar në biznese, kryesisht në sektorin e bujqësisë.
Pikërisht, është kjo e fundit mënyra e duhur se si duhet të ndërhyjnë remitancat në
ekonomi. Impakti i remitancave do të ishte më me vlerë, nëse ato do të financonin më
së shumti kërkesën për mallra kapitale dhe lëndë të parë se sa kërkesën për mallra
konsumi. Në mënyrë që ndikimi i tyre të mos kufizohet thjesht në finacimin e
mallrave të importit, veçanërisht të atyre për konsum, remitancat duhen parë dhe
duhet të ndërhynë si instrumente zhvillimi, si mjete investimi, qofshin këto edhe
iniciativa relativisht të vogla. Normalisht, të gjitha këto pretendime kërkojnë shtimin e
reformave strukturore, përmirësim të klimës së biznesit, duke krijuar më shumë siguri
dhe stimuj. Në këto vitet e fundit, flukset e remitancave kanë rënë ndjeshëm krahasuar
me vitet e kaluara. Ky fakt krijon shtysa për përshpejtim të përpjekjeve për të
shfrytëzuar potencialin e remitancave sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë për
shak se flukset e remitancave në periudha afatmesme dhe afatgjata priten të vijnë duke
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 195
u ngushtuar, kjo mënyrë financimi nuk duket të jetë jetëgjatë dhe e qëndrueshme në
financimin e importeve.
Lidhur me ndikimin e tarifës mesatare në kërkesën për importe duket qartë se
elasticiteti i cili mat këtë lidhje është tepër i lartë, krahasuar me elasticitetet e
parametrave të tjerë të modelit (>4 = 6.8). Kjo tregon qartë se, proçesi i liberalizimit
tregtar ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kërkesës për importe, ose më mirë i ka hapur
më shumë rrugën hyrjes së mallrave të importit në vendin tonë. Për një ekonomi si kjo
e jona, me potenciale të dobëta në prodhimin vendas, hyrja me tepricë e importeve
krijon pengesa dhe bie ndesh me përpjekjet për zëvendësimin e importeve dhe rritjen
e aftësive konkurRuese. Normalisht ,është e pamundur që të pretendojmë të frenojmë
këtë veprim, duke induktuar pengesa për importet. Për më tepër, rritja e pengesave
ndaj importeve ka hapësira tepër të kufizuara edhe për shkak të proçeseve të thella
integruese në rajon dhe më gjerë, parimet e të cilave bien totalisht në kundërshtim me
këto masa mbrojtëse.
Për më tepër të rekomandosh kufizimin e importeve, do të duhet të shohim këtë efekt
në importimin e mallrave kapital dhe lëndë të parë. Kufizimi i importeve në të tilla
mallra, do të reflektohet patjetër në produktivitetin e firmave të cilat importojnë këto
mallra. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se importimi i lëndëve të para për
përpunim jep efekte positive në punësim dhe në shtimin e vlerës së shtuar në zinxhirin
e vlerës. Për më tepër, struktura e importeve të tilla ndihmon në identifikimin e
formave të reja të investimeve nga prodhuesit vendas.
Në të tilla kushte, importi i mallrave kapital dhe atyre lëndë e parë duhet parë
pozitivisht, pasi ky lloj importi mund të ndihmojë në zhvillimin e strukturave
prodhuese të brendshme, duke krijuar në këtë mënyrë shanse pozitive drejt
zëvendësimit të importeve.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 196
4.4 Konkluzione
Në këtë kapitull ndërrmerret një analizë empirike, e cila ka si qëllim kryesor
vlerësimin e ndikimit të liberalizimit tregtar dhe faktorëve të tjerë, në flukset e
importeve të Shqipërisë. Kjo analizë empirike është kryer nëpërmjet përdorimit të
modelit VECM (Vector Error Correction Model). Variblat e përfshirë në këtë model,
me qëllim shpjegimin e sjelljes së kërkesës për importe, ndahen në dy grupe kryesore:
grupi i parë përfshin variabla që masin efektet ekonomike të tillë si, PBB reale, kursi
real efektiv i këmbimit, remitancat; grupi i dytë përbëhet nga variabla që masin
efektet liberalizuese në tregtinë e jashtme, të shprehura në variablin e tarifës mestare.
Modeli përbëhet nga një bazë të dhënash, në trajtën e serive kohore tremujore, duke
përfshirë një periudhë kohore prej 11 vitesh (1999-2009). Të dhënat e përdorura janë
marrë nga burime zyrtare të besueshmë si Banka e Shqipërisë, Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave, Instat dhe Acit (Albanian Centre for Competition and
International Trade).
Funksioni i rezultuar i importit është një funksion i qëndrueshëm, si në termat e fuqisë
shpjeguese, ashtu dhe në nivelin e rëndësisë së variablave. Shenjat e koefiçientëve të
variablave shpjegues janë në konsistencë me atë çka thotë teoria dhe evidenca të tjera
empirike. Testet diagnostikuese tregojnë se modeli ka një formë funksionale të
qëndrueshme, mbetjet karakterizohen nga një shpërndarje normale, mungon
korrelacioni serial dhe janë homoskedastike.
Variablat e përfshirë në model shpjegojnë rreth 61%-71% (Adjusted R² - R²) të
variacionit të importeve. Rezultatet tregojnë se kërkesa për importe reagon relativisht
mirë ndaj ndryshimeve në PBB reale, gjë që nënkupton rolin themelor të importeve në
plotësimin e mungesës së mallrave vendase, të konsumuara apo të përdorura si inpute
në prodhim. Importi i këtyre të fundit, pra si inpute në prodhim, do të ishte dhe forma
më e preferuar e importit, pasi krijon efekte positive për vlerën e shtuar dhe
punëzënien. Si shembull, mund të përmendim importet e materialeve për përpunim
për plotësimin më tej të nevojave në tregun e brendshëm apo ndërkombëtar, ose
importet e makinerive dhe pajisjeve, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e
stokut të kapitalit dhe modernizimin e teknologjisë. Koefiçienti i lartë i kërkesës për
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 197
importe lidhur me PBB reale, tregon se sjellja e importeve ndikohet ndjeshëm nga
faktorët e kërkesës dhe një pjesë e mirë e të ardhurave kombëtare adresohet drejt
përmbushjes së kërkesës për importe.
Impakti i politikës së liberalizimit tregtar në importet tona është i ndjeshëm. Kërkesa
për importe në rastin tonë, reagon fort ndaj uljes së tarifës mesatare, pra shkallës së
liberalizimit tregtar Koefiçenti i variablit të tarifës mesatare është statistikisht i
rëndësishëm dhe madhësi positive, me një vlerë mbi njësinë, duke treguar se: rritja e
nivelit të liberalizimit të regjimit tregtar kundrejt tregjeve ndërkombëtare me 1 pikë
përqindje, shkakton rritje të kërkesës për importe me më shumë se 1% përqind
Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël, e varur fort nga importi. Situata e
veçantë si dhe nivelet e larta të liberalizimit tregtar, shkaktuar nga reduktimi i shumë
barrierave tregtare për shkak të hyrjes në OBT dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë,
kushtëzuan nivele të larta të hapjes tregtare.
Në lidhje me kursin real efektiv të këmbimit, mund të themi, se kërkesa për importe
reagon dobët ndaj ndryshimeve në këtë variabël. Një rritje prej 1% në REER,
shkakton rënie në kërkesën për importe me më pak se 1%. Siç shihet, importet shfaqin
vlera të ulta të elasticitetit lidhur me çmimet, konsiderueshëm nën njësinë. Duke
marrë në konsideratë faktin se Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe e varur në
shkallë të lartë nga importet, veçanërisht nga importet e lëndëve të para, ky është një
rezultat që pritej.
Në lidhje me ndikimin e remitancave në kërkesën për importe, sipas vlerësimeve të
bëra, duket qartë që lidhja është positive, me një elasticitet më të madhe se zero por
më të vogël se 1 (>3 = 0.12 në periudha afatgjata). Ky përfundim dëshmon edhe një
herë për rolin e remitancave si burim financimi të kërkesës për importe.
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 198
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 199
Model ekonometrik i Korrektimit të Gabimit për vlerësimin e kërkesës për importe: Rasti i Shqipërisë
Soana JAUPLLARI (TEKA) 200
Soana JAUPLLARI (TEKA) 201
PËRFUNDIME KRYESORE DHE SUGJERIME POLITIKE
Qëllimi kryesor i këtij punimi është studimi i ecurisë së tregtisë së jashtme të
Shqipërisë dhe i ndikimit të proçesit të liberalizimit tregtar dhe integrimit ekonomik
në zhvillimet e saj; si dhe vlerësimi i konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në
tregjet e huaja, veçanërisht në ato rajonale dhe europiane, si edhe më gjerë. Para se të
analizojmë konkretisht zhvillimet makrotregtare në ekonominë tonë, mënyrën se si
liberalizimi tregtar ka penetruar dhe ndikuar në ekonominë shqiptare, e rëndësishme
është të njohim edhe themelet teorike mbi të cilat ndërtohet ky studim. Literatura
lidhur me liberalizimin tregtar dhe ndikimin e tij në ekonomi, veçanërisht në
indikatorët e tregtisë është sa e gjerë aq edhe e diskutueshme. Skenarët e shumtë
teorikë dhe analitikë të ndërtuar nga studiues të shumtë ndër vite, i përkasin një
dimensioni të gjerë dhe të shumëanshëm.
Shumë vende në zhvillim kanë qenë dhe janë subjekte të programeve të liberalizimit
tregtar dhe financiar. Efektet e politikave të hapjes tregtare në rritjen e PBB dhe
nivelit të PBB për frymë, përbën një nga çështjet më kontradiktore në literaturën
teorike dhe empirike. Proçesi i liberalizimit tregtar në vendet në zhvillim, ka treguar
se ka një tendencë të përmirësimit të importeve më shumë se sa të eksporteve, duke
çuar në këtë mënyrë në një defiçit tregtar, dhe si rredhojë duke “kontribuar” drejt një
rritjeje ekonomike më të ulët në të ardhmen. Shumë analistë besuan se politikat e
hapjes tregtare dhe nivelet më të larta të volumeve tregtare ishin pozitivisht të lidhura
me rritjen ekonomike, derisa Rodriguez dhe Rodrik (2000) ngritën disa shqetësime
rreth fortësisë së këtyre rezultateve. Si rrjedhim, punime të shumta në këtë fushë, rreth
ndikimit pozitiv të liberalizimit tregtar në eksporte konkludojnë në rezultate
konfliktuese.
Ndërsa, lidhur me importet, në përgjithësi, pjesa më e madhe e literaturës empirike bie
dakord përsa i përket impaktit të fortë positiv të liberalizimit tregtar në rritjen e
importeve, ndikim kryesisht i përcjellë nëpërmjet ndryshimeve në çmime dhe të
ardhura (Melo dhe Vogt, 1984; Bertola dhe Faini, 1991). Punime të tjera (Thirlwall
dhe Santos-Paulino (2004)), kanë konkluduar bindshëm se impakti i liberalizimit
ndyshon në vendet me nivel të lartë mbrojtjeje krahasuar me ato me nivel më të ulët.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 202
Efekti pozitiv i liberalizimit tregtar në rritjen e importeve ndjehet të jetë më i madh në
industritë të cilat janë karakterizuar nga një shkallë e lartë proteksionizmi, në
periudhën para liberalizimit. Gjithashtu, ky proçes mund të çojë në një rritje më të
shpejtë të importeve se të eksporteve, nëse vendet janë tepër të mbrojtura në
periudhën para-liberalizuese. Si rrjedhim, rritja më e shpejtë në importe krahasuar me
eksportet, mund të krijojë probleme serioze për bilancin tregtar dhe mund të
shtrëngojë rritjen ekonomike, në disa prej ekonomive në zhvillim.
Si përfundim, mund të themi se liberalizimi tregtar mund të nxisë rritje në njërën anë,
(nga ana e ofertës nëpërmjet një alokimi më efiçient të burimeve); ndërkohë që mund
të kufizojë rritjen nga ana e kërkesës. Ky ndikim i fundit negativ, mund të reduktohet
vetëm nëse mbahet një balancë midis eksporteve dhe importeve, nëpërmjet politikave
të duhura tregtare ose/dhe nëpërmjet financimit në afatshkurtër të defiçiteve nga
flukset e kapitalit. Pra si përfundim, mund të thuhet se: që një vend të mund të
përfitojë në mënyrën më të mirë të mundshme nga proçesi i liberalizimit, duhet që
proçesi i hapjes të zhvillohet në një mjedis të shëndoshë makroekonomik, shoqëruar
edhe me zbatimin e reformave të duhura strukturore dhe institucionale.
Liberalizimi tregtar dhe integrimi ekonomik mund të marrin trajta të ndryshme, si në
këndvështrimin rajonal edhe më gjerë. Kordinimi mund të gjenerojë përfitime,
përfitime të cilat nuk rrjedhin thjesht vetëm nga liberalizimi tarifor, por gjithashtu dhe
nga liberalizimi i lëvizjes së punës dhe kapitalit midis vendeve. Veçanërisht vendet në
zhvillim duhet ta shohin me shumë interes përfshirjen në proçese integruese, si për
shembull në marrëveshje tregtare rajonale por edhe më gjerë. Përveç përfitimeve
statike të cilat konsiderohen dhe si përfitime afatshkurtra, ato ç’ka këto vende duhet të
përftojnë dhe zhvillojnë më tej në periudha afatgjata janë përfitimet dinamike.
Konkretisht, rajoni i Ballkanit është i përfshirë prej një kohe relativisht të gjatë në
proçesin e integrimit si brenda rajonit, edhe më gjerë drejt niveleve europiane.
Integrimi rajonal është konkretizuar nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së
lirë dhe më pas nëpërmjet unifikimit në një marrëveshje të vetme të quajtur CEFTA;
ndërsa integrimi europian tashmë është dokumentuar nëpërmjet nënshkrimit të MSA –
ve.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 203
Tregtia në Ballkanin Perëndimor ka njohur përmirësime të dukshme pas viteve 2000’,
duke regjistruar ritme të konsiderueshme rritjeje. Nisur nga nivelet përkatëse të
zhvillimit, performancat tregtare ndryshojnë nga vendi në vend. Megjithatë,
pavarësisht hyrjes në fuqi të Marrëveshjeve Rajonale të Tregtisë së Lirë, tregtia midis
këtyre vendeve është ende në nivele modeste. Hyrja në fuqi e MTL-ve e ka rritur
shumë pak tregtinë brenda rajonit për disa prej vendeve. Tregtia në rajon është
karakterizuar gjithashtu nga ndryshime në peshën e partnerëve përkatës tregtarë, si
rezultat i përpjekjeve për të gjetur partnerë të rinj të leverdisshëm. Gjithsesi, në rastin
e vendeve të caktuara, veçanërisht për vendet e ish-Jugosllavisë, tregtia rajonale është
shumë e rëndësishme, ndërkohë që e kundërta ndodh me vende si Rumania, Bullgaria
dhe Shqipëria (Uvaliç, 2003).
Duke vënë re se tregtia brenda rajonit është ende larg potencialit të saj real, Komisioni
Europian, inkurajoi një proçes të integrimit të rrjetit ekzistues të MTL-ve, në një
marrëveshje të vetme rajonale të tregtisë së lirë, sot CEFTA, e cila pritet të ndikojë
pozitivisht në këtë drejtim. Përfitimet e një MTL-je të vetme do të ishin substanciale,
duke i siguruar tregtarëve dhe investitorëve një kuadër të thjeshtëzuar, transparent dhe
të qëndrueshëm për marrëdhëniet e biznesit. Marrëveshja do të përmirësonte
ndjeshëm aftësinë e rajonit për të tërhequr flukse më të mëdha investimesh të huaja
direkte dhe do të stimulonte tregtinë rajonale, ndërkohë që sinergjitë midis tregtisë
dhe investimeve do të kontribuonin në rritjen e punësimit dhe progresin ekonomik.
Ndërkohë që flukset tregtare të vendeve të rajonit janë të orientuara kryesisht nga
vendet e BE, Shqipëria tregon nivelin më të lartë të përqëndrimit tregtar me BE, si për
flukset hyrëse ashtu edhe ato dalëse të mallrave. Për sa i përket importeve, Shqipëria
qëndron në krah të Kroacisë dhe Rumanisë me mbi 60% të importeve totale të ardhura
nga tregjet e BE, nga të cilët katër vende janë partnerë të qëndrueshëm tregtarë të
Shqipërisë. Në terma të eksporteve, Shqipëria ka përsëri profilin tregtar më të
përqendruar me BE, më konkretisht vetëm me dy vende europiane.
Edhe pse në këto vitet e fundit (veçanërisht pas vitit 2000), eksportet kanë njohur
rritje më të shpejtë, përsëri mbetet fakti se rajoni ka tregtuar nën potencialet e tij
tregtare dhe eksportet e të mirave dhe të shërbimeve, për frymë, janë ende të ulëta.
Lidhur me strukturën e eksporteve të vendeve të Europës Juglindore, kryesisht ajo
Soana JAUPLLARI (TEKA) 204
mbizotërohet nga produkte të cilat mëshirojnë punë jo të kualifikuar dhe burime
natyrore. Kjo strukturë nuk është aspak efikase, veçanërisht për zhvillimin afatgjatë të
tregtisë dhe përfitimeve prej saj.
Si rrjedhim, vëmendja dhe përpjekjet duhen përqëndruar në zhvillimin e kapitalit
human, si një faktor i cili ndikon pozitivisht ecurinë afatgjatë të eksporteve dhe
elementët e konkurrueshmërisë. Në të ardhmën duhet synuar orientimi drejt prodhimit
të produkteve që mëshirojnë intensivisht punë të kualifikuar dhe kapital, si dhe duhen
bërë përpjekje intensive në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Rritja e qëndrueshme
dhe positive në vendet e BP, kërkon pikë së pari përmirësim të performancës së
eksporteve. Nuk duhet të harrojmë se, integrimi intensiv me BE, ka shkaktuar edhe
ritëm më të shpejtë të rritjes së importeve. Si rrjedhim, ritmet e rritjes së eksporteve
duhet t’u afrohen sa më shumë atyre të importeve, në mënyrë që rezultatet të shkojnë
në funksion të përmirësimit të llogarisë tregtare dhe korrente.
Lidhur me zhvillimet në Shqipëri pas viteve 90’, mund të themi se, pasojat e
reformave të ashpra të tipit “shock-therapy”, u ndjenë edhe në tregtinë me jashtë.
Ritmet e eksporteve prej vitit 1993 kanë qënë të ulta. Në vitin 1996, eksportet
shënonin 76 për qind më shumë se në vitin 1993, për të rënë përsëri një vit më vonë,
gjatë vitit 1997. Gjatë periudhës 1998-2008, ritmet e rritjes janë theksuar, por
karakterizuar nga luhatshmëri e pranishme ndër vite. Kjo ecuri nuk krijon baza për
përmirësime në periudhën afat-mesme. Ndërsa, në periudhën afatshkurtër, si pasojë e
valës së krizës financiare dhe ekonomike botërore, pritet rënie e mëtejshme e
ritmeve, sidomos në ato të eksporteve.
Fluksi i importeve është rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së kërkesës së brendshme
dhe pamundësisë për të plotësuar këtë kërkesë nga prodhimi vendas. Edhe pse ritmet
mesatare vjetore të eksporteve kanë qenë më të larta se importet, defiçiti tregtar është
thelluar nga viti në vit. Ky ka qenë dhe problemi kryesor në zhvillimet e tregtisë, për
shkak të pasojave që sjell në zhvillimin ekonomik. Nivelet e ulëta të eksportit tregojnë
shkallën e ulët të ristrukturimit të ekonomisë sonë. Në vitet e para te tranzicionit,
eksportet kane qene te dominuara nga prodhimi i brendshëm, dhe pas vitit 1998
(veçanërisht pas vitit 2000), kemi nje rritje te vazhdueshme të eksportit nga përpunimi
aktiv. Struktura e tregtisë karakterizohet nga mungesë dinamike në shpërndarjen e saj
Soana JAUPLLARI (TEKA) 205
sektoriale, ndërkohë që shpërndarja gjeografike e tregtisë ka hasur ndryshueshmëri,
për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare të tregtisë. Pavarësisht tendencës rënëse të
volumeve totale tregtare, vendet e BE-së janë pikërisht ato të cilat kanë dhe masën më
të madhe të tregtisë me Shqipërinë, ashtu si dhe në vitet e kaluara. Në vendet e BE-së,
në tërësi shkojnë mbi 90 për qind e eksporteve shqiptare. Vendet e BE, kush më
shumë dhe kush më pak, janë prekur nga kriza financiare. Kjo u vu re edhe në uljen e
kërkesës për mallrat tona të eksportit, sidomos të atyre me “fason”. Dobësimi i
industrive fason ka ndikuar negativisht edhe në rritjen e papunësisë, si pasojë e
mbylljes së shumë vendeve pune në këto ndërrmarje.
Si rrjedhim, është i nevojshëm zbatimi i strategjive afatgjata proeksport, me objektiva
konkrete, të mbështetura me nxitësa fiskale dhe me burime financiare.
Si pjesa më e madhe e ekonomive botërore, dhe ekonomitë e rajonit të Ballkanit u
ndikuan nga kriza globale e vitit 2008-2009, krizë e cila lëkundi ekuilibrat e vendosur
në këto ekonomi. Disa nga sektorët që u prekën më shumë ishin: sektori i ndërtimit,
sektori i tekstileve dhe produkteve të lëkurës, industria e rëndë etj. Rënia në tregti dhe
në investime ishin pasoja të pashmangshme të krizës. Efekte të tjera negative të krizës
janë reflektuar dhe në uljen e kërkesës konsumatore, ngadalësimin e aktivitetit
ekonomik dhe thellimin e deficitit buxhetor, përkeqësimin e eksporteve, ulje të nivelit
të remitancave, faktor i cili ka kuruar disi në këto vite llogarinë korrente dhe ka
finacuar kërkesën për importe.
Si përfundim, për të minimizuar efektet negative të krizës në tregti, duhet t’u japim
dorë masave më liberale të tregtisë, duke minimizuar veprimet proteksioniste. Vetëm
duke siguruar një proçes të sukseshëm liberalizimi midis vendeve të rajonit
(nëpërmjet zbatimit sa më të mirë të marrëveshjeve rajonale), do të mund të
kapërcejmë momentet negative që solli kriza ekonomike.
Për të vlerësuar nivelin e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare drejt tregjeve
rajonale, europiane dhe më gjerë, janë analizuar disa indekse tregtare.
Edhe pse proçeset liberalizuese tregtare për Shqipërinë kanë qenë mjaft intensive,
indeksi i hapjes tregtare mbetet ende i ulët, madje duke qenë dhe niveli më i ulët në
rajon. Niveli i hapjes për rastin e Shqipërisë ndjek një trend pozitiv, por përsëri duke
mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 206
Indeksi i mbulimit të importeve, vazhdon të bjerë në mënyrë të moderuar gjatë viteve
të fundit duke reflektuar një nivel të ulët konkurueshmërie të ekonomisë së vendit.
Eksportet shqiptare jo vetëm që janë më pak se ¼ e importeve, por gjithashtu
paraqesin dhe një nivel të lartë fraxhiliteti apo dobësie. Ata janë shumë të varur nga
industritë e përpunimit aktiv, si veshje dhe industria e këpucëve, ndërkohë që
eksportet e produkteve minerare dhe lëndëve të para janë shumë të varura nga
fluktuacionet e çmimeve botërore.
Në vazhdim, nëpërmjet përdorimit të indikatorit RCA, theksi vihet në matjen e
konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, të destinuara për eksport në tregjet e
huaja. Në përgjithësi, pjesa më e madhe e produkteve të destinuara për eksport,
karakterizohen nga vlera të indeksit më të vogla se zero, duke shprehur qartë
mungesën e këtyre avantazheve. Megjithatë, edhe produktet me nivele pozitive
kryesisht shfaqin vlera modeste.
Produktet me nivel më të lartë kompetitiv janë tekstilet dhe veshjet e këmbës. Më
pas, renditen produktet minerare, të tillë si xeherorët, plumbi, bakri dhe ato
bujqësore.
Siç vihet re, produktet më kompetitivë, të destinuara për eksport, janë pikërisht
produktet e sektorëve të bazuar në përdorimin e faktorit punë (për shkak të çmimit të
lirë të tij dhe nivelit jo tepër kualititaviv); të bazuar në zotërimin intensiv të burimeve
natyrore dhe me një kontribut ende të ulët dhe modest në zinxhirin e vlerës së shtuar;
si dhe produktet me një nivel të ulët diferencimi në llojin e tyre.
Vende të tilla, me këto karakteristika, nuk rezultojnë me një konkurrencë të
qëndrueshme dhe të fortë në tregjet europiane apo botërore. Kjo gjendje i bën akoma
dhe më të ndjeshme presionet e mëdha konkuruese të vendeve të tjera të rajonit,
presione që përforcohen dhe nga standartat e larta të BE-së për këto lloj produktesh.
Me qëllim përmirësimin e termave të konkurrueshmërisë dhe gjetjen e avantazheve të
reja krahasuese, theksi duhet vënë në drejtim të: zhvillimit të kapitalit human, si një
faktor që nxit kompetivitetin në periudha afatmesme dhe afatgjata, të tërheqjes së
teknologjive më të përparuara, të përmirësimit të infrastrukturës etj. Gjithashtu, që të
mund të krijojmë një konkurrencë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, duhet synuar
Soana JAUPLLARI (TEKA) 207
në produkte me më shumë vlerë të shtuar në zinxhirin e vlerës, nivel më të madh
diversifikimi të produkteve të prodhuara për eksport, kosto më efiçente në prodhim, si
dhe përmirësim të klimës së biznesit dhe aftësive manaxhuese. Kjo vlen jo vetëm për
Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, me qëllim përballimin e sfidave nga
tregjet europiane apo botërore.
Në teorinë moderne të tregtisë, rëndësi të veçantë merr edhe trajtimi i tregtisë
brendadegësore, në kushtet e pranisë së ekonomive të shkallës dhe diferencimit të
produktit. Nëpërmjet indeksit Grubel-Lloyed, janë bërë përpjekje për vlerësimin e
kësaj lloj tregtie në ekonominë shqiptare, si edhe në raport me vendet e rajonit.
Analiza e tregtisë brendadegësore të Shqipërisë, është bazuar në indeksin klasik të
Grubel-Lloyd, (llogaritur sipas sistemit të harmonizuar 2-shifror, të klasifikimit
tregtar (HS-2)), aplikuar në dy nivele: së pari në nivel agregat, dhe së dyti në nivel
produkti.
Tregtia brendadegësore në Shqipëri, është karakterizuar nga një trend në rritje, por me
një ndryshueshmëri të varfër, gjatë këtyre 16 viteve. Vlerat e indeksit agregat GL,
janë vazhdimisht të pozicionuara brenda segmentit 20% deri në 30%, gjatë gjithë
periudhës të marrë në observim. Sektori që paraqet nivel të lartë dhe të qëndrueshëm
të IIT-së, konkretisht të tipit vertikal, është sektori i tekstileve dhe veshjeve, si dhe
sektori i veshjeve të këmbës. Kjo lloj tregtie bazohet në përdorimin e çmimit të lirë të
punës, të shfrytëzuar në prodhimin e këtyre produkteve. Flukset e tregtisë
brendadegësore me vendet e rajonit qëndrojnë në një nivel më të lartë krahasuar me
ekonomitë europiane. Ngjashmëritë kulturore, afërsia gjeografike, të cilat ndikojnë
kostot dhe konkurueshmërinë e produkteve në tregjet përkatëse, por edhe
ngjashmëritë në faktorët e anës së kërkesës (veçanërisht në nivelin e të ardhurave për
frymë), janë disa nga shkaqet qe mund të kenë influencuar masën e IIT-së.
Përsa i përket politikave tregtare, vazhdimisht theksohet rekomandimi se, në periudha
afatgjata, ato duhet të orientohen drejt nxitjes së eksporteve. Por ç’duhet të bëjmë në
periudha afatshkurtra dhe ato afatmesme, në mënyrë që të arrihet ky objektiv
afatgjatë?. Politika e zëvendësimit të importeve konsiderohet si një politikë
afatshkurtër, në funksion të arritjes së këtij objektivi në periudha afatgjata. Megjithatë,
për rastin e Shqipërisë, strategjia e zëvendësimit të importeve kërkon një vëmendje të
Soana JAUPLLARI (TEKA) 208
veçantë, për shkak të efekteve të ndryshme që derivohen në ekonomi si dhe për shkak
të proçesit intensiv të liberalizimit tregtar dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të tij në
kërkesën për importe. Shkalla e ulët e mbulimit të importeve (eksporte/importe) nxjerr
në pah rëndësinë e politikave që mbështesin dhe nxisin eksportet. Por, në të njëjtin
drejtim ndikojnë edhe masat që do të rezultonin në zevendësimin e importeve, apo
pakësimin relativ të tyre (në krahasim me PBB).
Pa diskutim që importet e mallrave të caktuara, siç janë mallrat kapital apo lëndë e
parë duhen nxitur, e jo të pakësohen. Nuk do të ishte frytdhënëse as edhe ndonjë
përpjekje për të pakësuar konsumin e bazuar në mallrat e importit. Por, natyrisht, do të
ishte e dobishme çdo përpjekje për zëvendësimin e importeve me prodhimin vendas,
të paktën të së njëjtës cilësi. Për të arritur zëvendësimin e importeve nuk duhet synuar
drejt politikave proteksioniste, qofshin këto edhe vetëm për degët në rimëkëmbje apo
edhe për periudha afatshkurtra, pasi këto politika pa dyshim do të pengonin
ristrukturimin eficient të ekonomisë, bazuar në forcat e tregut. Për më tepër, rritja e
pengesave ndaj importeve ka hapësira tepër të kufizuara edhe për shkak të proçeseve
të thella integruese në rajon dhe më gjerë, parimet e të cilave bien totalisht në
kundërshtim me këto masa mbrojtëse. Zëvendësimi i qëndrueshëm i importeve mund
të arrihet vetëm në rrugën e ristrukturimit të ekonomisë dhe të krijimit të një klime të
përshtatshme për biznesin. Në këtë pikë, politika e zëvendësimit ndërthuret me atë të
nxitjes së eksporteve, pasi edhe kjo e fundit kalon përmes ristrukturimit efiçent të
ekonomisë, bazuar në parimet e tregut.
Pa mohuar rëndësinë e politikave mbështetëse ndaj eksporteve, rruga kryesore për
nxitjen e tyre kalon përmes ristrukturimit eficient të ekonomisë, bazuar në parimet e
tregut. Rritja e eksporteve bëhet e mundur vetëm në rrugën e rritjes së aftësisë
konkurruese të ekonomisë. Faktorë të rëndësishëm në rritjen e aftësisë konkurrese të
ekonomisë janë ecuria e reformave ristrukturuese, zbutja dhe eliminimi i barrierave
administrative, përmirësimi i klimës së përgjithshme të investimeve, përmirësimi i
mikromjedisit të biznesit, përfshirë rritjen e bashkëpunimit mes firmave.
Gjithashtu, në ndihmë të përmirësimit të konkurrueshmërisë, mund të vijnë alternativa
të tilla si:
Soana JAUPLLARI (TEKA) 209
(i) Orientimi drejt burimeve efiçente si punë e kualifikuar dhe kapital
Përdorimi inefiçent, i burimeve të punës jo të kualifikuar dhe përdorimi i tepruar i
burimeve natyrore, rezuton në një model inefiçent në zhvillimin e ekonomisë.
(ii) Transferimi dhe rritja e aftësive konkurruese drejt sektorëve të tjerë të
ekonomisë
Rëndësi të veçantë në të ardhmën pritet dhe duhet të marrë sektori i shërbimeve. Ky
sektor bazohet në përdorimin e punës së kualifikuar, dhe si rrjedhim, zhvillimi i tij
pritet të çojë në një rritje të kërkesës për këtë faktor dhe si rrjedhim në një rritje të
çmimit të tij. Gjithashtu, orientimi nëpërmjet investimeve do të intensifikojë më tepër
aftësitë konkurruese, drejt formës së tyre më dinamike, bazuar tek inovacioni.
(iii)Transferimi i burimeve drejt sektorëve me vlerë të lartë të shtuar
Për të shtuar dhe për të ruajtur kompetivitetin, duhet kërkuar në zinxhirin e krijimit
dhe të shtimit të vlerës së produkteve, nëpërmjet cilësisë së produktit dhe
pretendimeve për vlerë të shtuar nga përdoruesi përfundimtar i produktit. Duke e parë
produktin përfundimtar në gjithë këtë zinxhir, nga kalon prodhimi i tij deri tek
përdoruesi përfundimtar, ne do të ishim në gjendje të identifikonim edhe faktorët bazë
të suksesit, pengesat që duhen kapërcyer, përmirësimet që duhen bërë në gjithë
sistemin e produktit. Devijimi drejt sektorëve me vlerë të madhe të shtuar do të varet
në një masë të madhe nga politikat ekonomike dhe tregtare dhe cilësia e ndërhyrjeve
të tyre.
Zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e konkurrueshmërisë ndikohet ndjeshëm edhe nga
biznesi shqiptar, aftësitë që ai ka për t’u përshtatur, si ndaj kushteve të tregut, ashtu
edhe ndaj politikave dhe programeve të ndryshme.
(iv) Hartimi i reforma efiçente strukturore
Prania e reformave të tilla është shumë e nevojshme për të suportuar dhe nxitur
konkurueshmërinë e vendit. Këto politika kryesisht duhet të synojnë në stabilizimin e
Soana JAUPLLARI (TEKA) 210
kushteve makroekonomike për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe në nxitjen
dhe fortësimin eavantazheve krahasuese të firmave dhe produkteve shqiptare.
(v) Përmirësim i ambjentit dhe klimës së biznesit
Ekonomia shqiptare ka nevojë të zgjerojë burimet e rritjes dhe të forcojë
konkurrueshmërinë. Kjo do të sjellë një përmirësim të shpejtë dhe të vazhdueshëm të
mjedisit të biznesit dhe siguri më të madhe te investitorët, duke shkaktuar në këtë
mënyrë një rritje të investimeve të brendshme dhe të huaja
(vi) Përmirësimi dhe krijimi i strategjive të reja të biznesit
Në mënyrë që biznesi shqiptar të mund të përballojë me efikasitet konkurrencën e
produkteve të huaja, ai duhet të kërkojë në përmirësimin e manaxhimit të strategjive
të tij si dhe në krijimin e strategjive të reja të sukseshme, lidhur me shpërndarjen e
burimeve ndërmjet sektorëve, në adaptimin e e teknologjisë moderne dhe të avancuar,
njohjen e legjislacionit dhe rregullave të të bërit tregti me kompanitë e huaja.
Forcimi dhe përmirësimi i legjislacionit përkatës, problemet me të drejtat e pronësisë,
dhe ekonomia informale janë fushat të cilat duhet të kenë prioritet më të madh në
drejtim të ndërhyrjes.
Gjithashtu, për hartimin e politikave të duhura rajonale integruese dhe për arritjen e
efikasitetit të tyre, rëndësi të veçantë merr: (i) mbështeja e këtyre politikave në analiza
të thella dhe kërkuese; (i) përmirësim i legjislacionit përkatës dhe përmirësim
institucioanl; (iii) përmirësim i infrastrukturës.
Të motivuar nga rëndësia dhe kompleksiteti i ndikimit të liberalizimit tregtar në
parametrat e tregtisë, një vëmendje e veçantë në këtë punim, i është kushtuar edhe
studimit të sjelljes së kërkesës për importe, në praninë e faktorëve ekonomikë dhe
liberalizimit tregtar, si dhe analizimit të dinamikës së kësaj sjelljeje në periudha
afatshkurtra dhe afatgjata.
Duke analizuar avantazhet dhe disavantazhet e modeleve të ndryshme që përdoren për
të vlerësuar kërkesën për importe, në këtë punim përdoret modeli VECM (Vector
Soana JAUPLLARI (TEKA) 211
Error Correction Model = Modeli i Korrektimit të Gabimit), si modeli më i
përshtatshëm për rastin e Shqipërisë.
Strategjia e modelimit e adoptuar për këtë punim kalon në dy faza kryesore:
Së pari: përcaktojmë rendin e integrimit të variablave nëpërmjet testit
Augmented Dickey Fuller (ADF).
Së dyti: nëse variablat janë të integruar sipas të njëjtit rend, (psh I(1)),
zbatojmë metodën e kointegrimit Johansen, teknikë e cila shërben për të gjetur lidhjen
afatgjatë dhe dinamikën afatshkurtër.
Në këtë analizë empirike, studiojmë përcaktuesit kryesorë të kërkesës për importe dhe
vlerësojmë se në çfarë madhësie këta faktorë shpjegojnë kërkesën për importe. Modeli
bazë i kërkesës për importe, i specifikuar sipas hipotezave teorike, është zgjeruar duke
përfshirë edhe variabla të tjerë. Përveç ndikimit të produkti të brendshëm real bruto
dhe kursit real efektiv të këmbimit mbi kërkesën për importe, në model analizohet
edhe ndikimi i remitancave dhe tarifës mesatare të importit, variabla të cilët
konsiderohen si të rëndësishëm në vlerësimin e kësaj sjelljeje për rastin e Shqipërisë.
Ky kërkim përfshin periudhën 1999T1-2009T4. Të dhënat janë në trajtën e serive
kohore 3-mujore. Të dhënat e përdorura janë marrë nga burime zyrtare të besueshmë
si Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Instat dhe Acit (Albanian
Centre for Competition and International Trade).
Funksioni i rezultuar i importit është një funksion i qëndrueshëm, si në termat e fuqisë
shpjeguese, ashtu dhe në nivelin e rëndësisë së variablave. Shenjat e koefiçientëve të
variablave shpjegues janë në konsistencë me teorinë dhe evidenca të tjera empirike.
Testet diagnostikuese tregojnë se modeli ka një formë funksionale të qëndrueshme,
mbetjet karakterizohen nga një shpërndarje normale, mungon korrelacioni serial dhe
janë homoskedastike.
Rezultatet tregojnë se kërkesa për importe reagon relativisht mirë ndaj ndryshimeve
në PBB reale (me një koeficient elasticiteti në periudhë afatgjatë = 0.9). Ky përfundim
nënkupton rolin themelor të importeve në plotësimin e mungesës së mallrave vendase,
të konsumuara apo të përdorura si inpute në prodhim. Importi i këtyre të fundit, pra si
inpute në prodhim, do të ishte dhe forma më e preferuar e importit, pasi krijon efekte
Soana JAUPLLARI (TEKA) 212
positive për vlerën e shtuar dhe punëzënien. Por, nga ana tjetër, ky koeficient,
relativisht i lartë, dëshmon se zhvillimet ekonomike në Shqipëri, gjatë këtyre 10
viteve, nuk kanë rezultuar të sukseshme në zëvendësimin e importeve me prodhim të
brendshëm, ose ndoshta të tilla iniciativa kanë munguar, përderisa importet janë rritur
me rritjen e të ardhurave.
Në lidhje me kursin real efektiv të këmbimit, mund të themi, se kërkesa për importe
reagon dobët ndaj ndryshimeve në këtë variabël. Një rritje prej 1% në REER,
shkakton rënie në kërkesën për importe vetëm me 0.24%. Siç shihet, importet shfaqin
vlera të ulta të elasticitetit lidhur me çmimet, konsiderueshëm nën njësinë. Shqipëria
është një vend që importon shumë, dhe eksporton pak, dhe parë në këtë këndvështrim,
ky është një rezultat që pritet. Si rrjedhim, në qoftëse do të ndodhte një zhvleresim i
lekut, nuk do të përfitonim shumë nga eksporti më i lirë dhe njëkohësisht nuk do të
mund të hiqnim dorë nga importi i mallrave, edhe pse ai është më i shtrenjtë. Për më
tepër, produktet kryesore të shportës së konsumit janë produkte që importohen. Si
rrjedhim, përdorimi i politikave valutore me qëllim përmirësimin e bilancit tregtar, në
drejtim të uljes së importeve, nuk do të rezultonin efektive.
Përsa i përket ndikimit të remitancave në kërkesën për importe, sipas rezultateve të
këtij modeli, duket qartë që lidhja është positive, por me një elasticitet më të madhe se
zero por më të vogël se 1 (>3 = 0.12 në periudha afatgjata. Në këtë pikë, duhet të
kemi parasysh edhe ndikimin që pësojnë remitancat nga efektet e kursit të këmbimit,
apo dhe mënyrën se si ato shpërndahen) Gjatë periudhës së tranzicionit, veçanërisht
gjatë gjithë dekadës së kaluar, dërgesat nga emigrantët kanë financuar më shumë se
gjysmën e importeve të mallrave. Në këto vitet e fundit, flukset e remitancave kanë
rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara. Si rrjedhim, duhen përshpejtuar veprimet
për të shfrytëzuar potencialin e remitancave sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht
duke i konsideruar si instrumenta zhvillimi. Megjithatë për shak se flukset e
remitancave në periudha afatmesme dhe afatgjata priten të vijnë duke u ngushtuar, kjo
mënyrë financimi nuk duket të jetë jetëgjatë dhe e qëndrueshme në financimin e
importeve.
Proçesi i liberalizimit të regjimit tregtar vlerësohet të ketë ndikuar ndjeshëm kërkesën
për importe. Normalisht, nuk ka si të ndodhë ndryshe. Elasticiteti i cili mat këtë lidhje
Soana JAUPLLARI (TEKA) 213
është tepër i lartë, krahasuar me elasticitetet e parametrave të tjerë të modelit (>4 =
6.8). Ky proçes duket se në një farë mënyre, ka lehtësuar më tej hyrjen e importeve në
ekonominë tonë. Por difekti nuk qëndron tek liberalizimi i regjimit tregtar, se sa
qëndron tek varësia e madhe e ekonomisë sonë nga importet dhe tek potencialet e
dobëta të prodhimin vendas dhe të avantazheve konkuruese .
Duke ballafaquar kriteret teorike e sidomos ato praktike të vlerësimit të kërkesës për
importe në rastin e Shqipërisë, arrihet në përfundimin se kërkesa për importe reagon
ndjeshëm ndaj ndryshimeve në të ardhurat kombëtare, remitanca dhe akoma më
shumë ndaj liberalizimit të regjimit tarifor. Strategjitë për ristrukturimin eficient të
ekonomisë duhet të identifikojnë qartë kategoritë, importi i të cilave nuk duhet
kufizuar por nxitur, siç janë ato të mallrave kapital, apo lëndë e parë. Importimi i
lëndëve të para për përpunim jep efekte pozitive në punësim, dhe në shtimin e vlerës
së shtuar në zinxhirin e vlerës. Për më tepër, ky lloj importi mund të ndihmojë në
zhvillimin e strukturave prodhuese të brendshme, duke krijuar në këtë mënyrë shanse
pozitive drejt zëvendësimit të importeve.
Kontributet dhe kufizimet punimit
Në këtë punim bëhet një analizë e detajuar e zhvillimeve të tregtisë së jashtme të
Shqipërisë gjatë periudhës 1993-2009, në ndikimin e proçeseve tregtare integruese
dhe liberalizuese
Një nga kontributet e rëndësishme që solli ky punim konsiston në vlerësimin dhe
analizimin e disa indikatorëve tregtarë, në drejtim të hapjes tregtare, identifikimit të
sektorëve me avantazhe më të theksuara konkurruese dhe tregtisë brendadegësore, për
ekonominë shqiptare.
Gjithashtu, vlerësimi ekonometrik i kërkesës për importe, me anë të modelit të
korrektimit të gabimit, është një kontribut tjetër i këtij studimi. Qëllimi kryesor i këtij
studimi empirik ishtë shtimi i kontributit në sqarimin e pozicionit të importeve nën
ndikimin e liberalizimi tregtar dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në kërkesën për to, si
e ardhura reale, kursi real efektiv i këmbimit, si dhe remitancat. Edhe pse rezultatet e
marra janë pozitive dhe në konsistencë me atë çka thotë teoria, përsëri shihet nevoja
Soana JAUPLLARI (TEKA) 214
për përmirësime, pasi puna modeluese dhe përfundimet empirike janë ndikuar nga një
sërë kufizimesh të renditura si më poshtë:
Një model më i përgjithshëm, do të përfshinte më tepër se 4 variablat që shfaqen në
model. Variabla të tjerë tepër të rëndësishëm do të krijonin mundësinë e ndërtimit të
një modeli me aftësi shpjeguese më të mëdha. Këtu mund të përmendim variabla të
tillë si stoku real monetar, çmimet e mallrave zëvendësues (jo të plotë) në vend,
rezerva në valutë të huaj apo dhe variabla cilësorë që lidhen me ndikimin e situatave
të veçanta apo krizave të ndryshe sociale dhe ekonomike si kriza e vitit 1997 apo ajo e
vitit 1999 (kriza e Kosovës), situata të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në kërkesën për
importe.
Komponentët sezonalë janë faktorë të tjerë, prania e të cilëve në ekuacion do të
përmirësonte aftësitë shpjeguese dhe interpretative të modelit.
Seria e vogël e të dhënave në vetëm 11 vjet, ndarë në periudha 3 mujore, duke pasur
gjithsej vetëm 44 observime, është një tjetër kufizim në këtë model.
Importe reale dhe jo nominale: Në këtë punim si variabël i varur është përdorur
vlera nominale e importeve dhe jo vëllimi fizik i tyre. Një analizë e ecurisë së
importeve reale do të ishtë më e preferuar se analiza e ecurisë së vlerave nominale,
për arsye se seritë e shprehura në vëllim, japin një ide më të qartë mbi ecurinë e
tregtisë si dhe mundësojnë zbulimin e lidhjeve më të besueshme midis importeve dhe
faktorëve ekzogjenë.
Çmime relative dhe NEER: Një vlerësim më i mirë i ndikimit të kursit real efektiv të
këmbimit në kërkesën për importe do të arrihej nëse vlerësohej më vete ndikimi i
çmimeve relative nga ai i kursit nominal efektiv të këmbimit.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 215
Forma e modelit: Një kufizim tjetër lidhur me formën Log-Lin të modelit, është se
elasticitetet e pjeshme trajtohen si konstante në të tërë periudhën e vlerësimit.
Të dhënat dhe mangësitë e tyre: Gabimet në seritë e të dhënave dhe mangësitë në
metodologjitë e llogaritjes së tyre, krijojnë kufizime në vlerësimin e variablave të
ndryshëm. Kufizimet në të dhëna, formën si dhe mangësitë e tyre shpeshherë bëhen
shkak për besueshmërinë e ulët të rezultateve të modelit. Për shembull, mund të
përmendim mangësitë në statistikat e tregtisë në mallra, lidhur me mosregjistrimin e
mallrave kontrabandë apo mangësitë në llogaritjen e prodhimit real si pasojë e
ekonomisë informale.
Disagregimi i të dhënave: Për shembull, analiza në nivel sektori do të tregonte më
qartë impaktin e faktorëve determinantë në kërkesën për importe. Një analizë, e cila
do të vlerësonte në mënyrë të ndarë, impaktin e këtyre faktorëve mbi kërkesën për
importe të mallrave të konsumit dhe kërkesës për importe të mallrave kapital dhe
klëndë e parë, do të ishtë më e plotë dhe më me vlerë.
Lloji i modelit të përdorur: Efektet e variablave shpjegues mbi importin mund të
identifikohen edhe nëpërmjet modeleve të tjerë, përdorimi i të cilëve mund të sjellë
risi dhe evidenca të reja gjatë analizimit të këtij variabli.
Synime dhe objektiva të ardhshme kërkimore
Siç u shpreh edhe më lart, rezultatet e këtij punimi janë kufizuar nga faktorë të
ndryshëm.
Për një vlerësim më të mirë të impaktit afatgjatë të këtyre faktorëve apo dhe të
faktorëve të tjerë mbi kërkesën për importe, do të synohet një kërkim i mëtejshëm në
nivel sektorësh.
Së fundmi, unë shpresoj që në vazhdimësi, këto përfundime dhe rezultate të jenë
subjekt i debateve të ardhshme.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 216
REFERENCA
1. Abed-el-Rahman, K.. (1991). “Firms competitive and national comparative advantages as joint determinants of trade composition”. Weltwirtschaftliches Archiv, 127, 83-97.
2. ACIT (Albanian Center for International Trade). (2007). Annual Report. Retrieved from http://www.acit-al.org/index.php?option=
3. Acit, 2004, “Konkurueshmëria, si krijohet dhe ruhet ajo”.
4. Agmon, T. and Y. Kahane, “Balancing International Insurance Portfolio and Exchange Risk”, THE ASTIN BULLETIN, December 1979, 283-294
5. Agolli, M. & Mançellari, A.. (2008). “Analyses of the structural characteristics and potentials for trade—The case of Albania”. ACIT (Albanian Center for International Trade).
6. Agolli, Mimoza (2004), “Exchange Rate Volatility Effect on Trade Variations,” Albanian Center for International Trade, Research Papers, May 2004
7. Agosin, M.R. (1991), “Trade Policy Reform and Economic Performance: A Review of the Issues and Some Preliminary Evidence,” UNCTAD DiscussionPapers No. 41 . Geneva: UNCTAD
8. Andrea Mervar (2001), “Estimates of the traditional export and import demand functions in the case of Croatia”.
9. Andresen, M. A.. (2003, September). “Empirical intra-industry trade: What we know and what we need to know.” Department of Geography, University of British Columbia, Institute for Canadian Urban Research Studies.
10. Aquino, A.. (1978). “Intra-industry trade and inter-industry specialisation as concurrently sources of international trade in manufactures”. Weltwirchaftliches Archiv, 114, 275-295.
11. Armington, P. S. (1969). “A theory of demand for products distinguished by place of production”. Staff Papers - International Monetary Fund, 16(1):159-178.
12. Arndt, S. W., and H. Kierzkowski (2001). “Fragmentation: New Production Patterns in the World Economy”. Oxford University Press, Oxford
13. Aturupane, C., S. Djankov and B. Hoekman (1999). “Horizontal and Vertical Intra-Industry Trade between Eastern Europe and the European Union”. Weltwirtschaftliches Archiv, 135(1), 62-81.
14. Bahmani-Oskooee, M. & F. Niroomand (1998), “Long-run price elasticities and the Marshall-Lerner condition revisited,” Economics Letters 61 (1998) 101-104.
15. Bahmani-Oskooee, M. & O. Kara (2003), “Relative Responsiveness of Trade Flows to a Change in Prices and Exchange Rate,” International Review of Applied Economics, Vol. 17, No. 3, July 2003.
16. Bahmani-Oskooee, Mohsen (1986), “Determinants of International Trade Flows: The Case of Developing Countries,” Journal of Development Economics 20.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 217
17. Balassa (1978), “Exports and Economic Growth. Further Evidence”, Develepment Economics, 5 june, 180-185
18. Balassa, B.. (1965). “Trade liberalisation and revealed comparative advantage”. Manchester School of Economics and Social Studies, 33(2), 99-123.
19. Balassa, B.. (1967). “Trade liberalisation among industrial countries”. New York: Mcgraw-Hill.
20. Baldwin, R. (2003, “Openness and Growth: What’s the Emirical Relationship?”, NBER Working Paper, 9578, Cambrige MA
21. Banka e Shqipërisë (2008), Raporti vjetor 2007
22. Banka e Shqipërisë (2010), Raporti vjetor 2009
23. Barbosa-Filho, N. H. (2006). “Exchange Rates, Growth and Inflation. Processed”, Schwartz Center for Economic Policy Analysis, New School University, New York.
24. barriers: the impact of trade liberalization”, Journal of Development
25. Barro, R.J., 1991. Economic growth in a cross-section of countries. Quarterly Journal of Economics 5, 181–189.
26. Bergstrand, J.H (1983). “Measurment and Determinants of Intra-Indusry International Trade”. Elsevier Sciences and Technology Books.
27. Bernard, A.B., Eaton, J., Jensen, J.B. and Kortum, S. (2003) ‘Plants and Productivity in International Trade,’ American Economic Review, 93(4), 1268-90.
28. Bertola, Giuseppe and Faini, Riccardo (1991), “Import demand and non-tariff
29. Bhagwati, J. (2004). “In Defense of Gobalization”, Yale Global on Line.
30. Bhagwati, J., 1992. “Regionalism versus multilateralism” in World Economy, pp. 535 555.
31. Bhagwati, J., D. Greenaway and A. Panagariya, 1998. “Trading preferentially: theory and policy,” The Economic Journal, Vol. 108, July 1998, pp. 1128-1148.
32. Bhagwati, J., P. Krishna and A. Panagariya (1999) Trading Blocs, Cambridge, Mass.,, MIT Press.
33. Blanes, J. V. & Martin, C.. (2000). “The nature and causes of intra-industry trade: Back to the comparative advantage explanation?” The case of Spain. Weltwirtschaftliches Archiv, 136, 423-441.
34. Bobirca, A. & Miclaus, P. G.. (2007). “A multilevel comparative analyses to international services trade competitiveness—The case of Rumania and Bulgaria”. International Journal of Humanities and Social Sciences, 1(1).
35. Brander, J.. (1981). “Intra-industry trade in identical commodities”. Journal of International Economics, 11, 1-14.
36. Broadman, H.,( 2005), “From Disintegration to Reintegration: Eastern Europe and the Former Sovietik Union in International Trade, Washington, DC: World Bank, ISBN-13: 978-0-8213-61979.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 218
37. Brülhart, M.. (2008). An Account of Global Intra-industry Trade, 1962-2006.Research paper series on globalisation, productivity and technology, Leverhulm Centre for Research on Globalization and Economic Policy.
38. Carone, G. (1996) “Modeling the U.S. Demand for Import Through Cointegration and Error Correction”, Journal of Policy Modeling, 18(1), pp 1-28.
39. Clarida, R. (1991) “Co-integration, Aggregate Consumption, and the Demand for Imports”, Columbia University.
40. Clarida, R. (1996) “Consumption, Import Prices, and the Demand for Imported Consumer Durables: A Structural Economic Investigation”, The Review of Economic and Statistics,78(3).
41. Clarke, R. and C. Kirkpatrick (1992), “Trade Policy Reform and Economic Performance in Developing Countries: Assessing the Empirical Evidence,” in R. Adhikari, C. Kirkpatrick and J. Weiss (eds.) Industrial and Trade Policy Reform in Developing Co untries. Manchester: Manchester University Press.
42. Cline, W. (1989) “United States External Adjustment and the World Economy”, Washington D.C., Institute for International Economics.
43. Cojanu, V. & Ramniceanu, I.. (2003). “A workbook in international trade”. Editura ASE.
44. Cross-National Evidence”, Working Paper 7081, NBER.
45. Cross-National Evidence”,. Macroeconomics Annual 2000, fq 260-300, Cambridge, MA: MIIT Press for NBER.
46. D. Dollar (1992), Outward-Oriented Developing Countries Really Do Grow More Rapidly: Evidence from 95 LDCs
47. D. Greenaway and D. Sapsford (1994), “What Does Liberalisation do for Exports and Growth?” Weltwirtschaftliches Archiv Vol.30 No.1.
48. Davis, D. & Weinstein, D.. (1996). Does economic geography matter for international specialization? NBER working paper 5706.
49. Davis, D. & Weinstein, D.. (2000). Do factor endowments matter for North-North trade? Paper presented at the International Economic Association Conference, Nottingham University.
50. Davis, D. R.. (1995). Intra-industry trade: A Heckscher-Ohlin-Ricardo approach. Journal of International Economics, 39, 201-226.
51. Department of Economics, Middle East Technical University. Paper presented at the 6th International Conference of the Middle East Economic Association, March 14-16, 2007, Zayed University, Dubai.
52. Deraniyagala Sonali, and Ben Fine (2001) “New Trade Theory vs. Old Trade Policy: a Continuing Enigma” Cambridge Journal of Economics, 25: 809-825
53. DESA Discussion Paper, “Import Elasticities Revisited”, ST/ESA/1999/DP.10, No. 10, fq 2-9
54. Diana Shtylla, Elvira Sojli, (2004), “Parashikimi i bilancit të pagesave: korrik”, Banka e Shqipërisë, material diskutimi I (17), 06
Soana JAUPLLARI (TEKA) 219
55. Dimitrios D, Thoma������+������������ ������>�\\�@���The Impact of Trade Liberalization on Import Demand”, Journal of Economic and Social Research 4 (1), 1-26
56. Diversity,’ American Economic Review, 67, 297-308.
57. Dixit, A. and Norman, V. (1980) “Theory of International Trade”, Cambridge University Press.
58. Dixit, A. and Stiglitz, J. (1977) ‘Monopolistic Competition and Optimum Product
59. Dollar, D. (1992), “Outward-Oriented Developing Economies Really Do Grow More Rapidly: Evidence from 95 LDCs, 1976-85,” Economic Development and Cultural Change, 40(3): 523-44.
60. Dollar,D. and Kraay A. (2004) “Trade, Growth and Poverty”. The Economic JournalVol 114(February)pp22-49
61. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, (2010), “ Buletini i Tregtisë së Jashtme”
62. Dutta, D. and N. Ahmed (1999), “An aggregate import demand function for Bangladesh: a cointegration approach,” Applied Economics, 31 (April) : 465-472.
63. Economic Studies, WIIW.
64. Economics, 34, pp. 269-286.
65. Edwards, S., 1993. “Openness, trade liberalisation and growth in developing countries”. Journal of Economic Literature 31, 1358–1393.
66. Edwards, S., 1998. “Openness, productivity and growth: what do we really know?” Economic Journal 108, 383–398.
67. Engle, R. F. & C. W. J. Granger (1987), “Co-Integration and Error Correction: Representation, Estimation, and Testing,” Econometrica, Vol. 55, No. 2 (March 1987), fp. 251-260.
68. Ethier, W (1985) “Modern International Economics”, W.W. Norton and Company, New York
69. EUROSTAT (Comext, Statistical regime 4),
70. EUROSTAT. (2007). Statistics on trade, 2002-2007. Retrieved from http://epp.eurostat.ec.europa.eu/portal/page/portal/eurostat/home
71. Filippo Reganati & Rosanna Pittiglio. (2005). Vertical intra-industry trade: Patterns and determinants in the Italian case. Quaderni DSEMS, 6.
72. Finger, J. M. & De Rosa, D.. (1979). Trade overlap, comparative advantages and protection. In: Herbert Giersch (Ed). On the economics of intra-industry trade. Tübingen.
73. Finger, J. M. & Kreinin, M. E.. (1979). A measure of export similarity and its possible use. Economic Journal, 89.
74. Fontagne, L and Froudenberg, M. (1997). Intra-Industry Trade: Methodological Issues Reconsidered. CEPII Working Paper 97/02, Centre d’Études Prospective et d’Information Internationale, Paris.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 220
75. Fontagne, L., M. Freudenberg and G. Gaulier (2006). „A Systematic Decomposition of World Trade into Horizontal and Vertical IIT”. Review of World Economics/Weltwirtschaftliches Archiv, 142(3): 459-475.
76. Frankel, J., Stein, E., and Wei, S. (1994) “Continental Trading Blocs: Are They Natural, or Super-Natural”, Working Paper 94-1. Washington: Institute for International Economics.
77. Georgi Ranchev (2003), “Free Trade Zone in Southeast Europe:Achieving Genuine Regional Economic Integration”, International Policy Fellowship June
78. Gligorov, Vladimir, Iara, Anna, Landesmann, Michael, Stehrer, Robert and Vidovic,
79. Gligorov. V, 92008),“Trade and Policies in the Balkans”,WIIW
80. Goce Petreski, Olivera Kostoska (2009), “Modeling the determinants of exports and imports: Assessment of the Macedonian competitive performances”.
81. Goldstein, M. and Khan, M, (1985) Income and Price Effects in Foreign Trade. In Handbook of International Economics, Vol. 2 (Jones, R. and Kenen, P. Ed.). Amsterdam and New York, North-Holland, Elsevier.
82. Greenaway, D. and D. Sapsford (1994), “What Does Liberalisation Do for Exports and Growth?,” Weltwirtschaftliches Archiv , 130(1): 152-74.
83. Greenaway, D. and Milner, C., (1983). On the Measurement of Intra-Industry Trade. Economic Journal, 93, 900-908.
84. Greenaway, D. and Milner, C., (1986). The Economics of Intra-Industry Trade. Basil Blackwell, Oxford.
85. Greenaway, D., & Milner, C., (1981). Trade imbalance effects in the measurement of intra-industry trade. Weltwirtshaftliches Archiv, 117, 756-762.
86. Grossman, G dhe Helpman, E. (1992),“Innovation and Growth in the Global Economy”, The MIT Press, Cambrige MA
87. Grossman, G. (1992) (ed) “Imperfect Competition and International Trade”, The MIT Press.
88. Grubel, H.G. and P.J. Lloyd (1971). The Empirical Measurement of Intra-Industry Trade. Economic Record, 47: 494-517.
89. Gujarati, 2002, “Basic Econometrics”, Eight Edition, McGraw-Hill Ltd “International Economics, theory and policy”, seventh edition, Paul R.Krugman, Maurice Obstfeld
90. ������ �� �� ^ ���� �� � ��� ����� �������� >�\\�@�� Measuring vertical and horizontal intra industry trade:The case forTurkey
91. Helkie, W. and Hooper, P. (1988) “An Empirical Analysis of the External Deficit, 1980-86, in External Deficits and the Dollar: The Pit and the Pendulum” (Bryant, R., Holtham, G., and Hooper, P. Ed), Washington, D.C., Brookings Institution.
92. Helleiner, G. K. (1994), “Trade Strategy in Medium-Term Adjustment. World Development, 18, NO 6
Soana JAUPLLARI (TEKA) 221
93. Helpman, E. dhe Krugman,P. R. (1985),“Market Structure anf Foreign Trade: Increasing Returns, Imperfect Competition and the International Economy”, Cambrige MIT Press.
94. Helpman, E., (1987). Imperfect Competition and International Trade Evidence from Fourteen Industrial Countries." Journal of the Japanese and International Economies I: 62-81
95. Hendry, D. F. (1995), “Dynamic Econometrics”, Oxford: Oxford University Press
96. Hermine (2008), “Western Balkan countries: Adjustment capacity to external
97. Hooper, P. and J. Marquez, 1995, .Exchange Rates, Prices, and External Adjustment in the United States and Japan., in P. Kenen (ed.), UnderstandingInterdependence, Princeton University Press, Princeton, NJ.
98. Houthakker dhe Magee, (1969) “Income and Price Elasticities in World Trade”,Riview Bulletin of Economics and Statistics, 51 (2),
99. IMF (2008), World Economic Outlook
100. IMF (2009), World Economic Outlook.
101. IMF (2009), World Economic Outlook: Crisis and Recover.
102. IMF Report, 2009.
103. INSTAT, 2009, Publikime
104. Irwin, M. Tervio / "Does trade raise income?: Evidence from the twentieth century,"Journal of International Economics 58 (2002) 1–18
105. J. Anderson and Martin K.(2006). 'Entrepreneurs on a Dance Floor'. Business Strategy Review 17 (4): pp. 26–31.
106. J. Viner (1950), The Customs Union Issue (London: Stevens and Son).
107. Jenkins, R. (1996), “Trade Liberalization and Export Performance in Bolivia,” Development and Change, 27(4), 693-716.
108. Johansen , S.(1988), “Statistical Analysis of Cointegration Vectors, Journal of Economic Dynamics and Control”, 12, fq 12
109. Johansen , S.(1991), “Estimations and Hypothesis testing for Cointegration Vectors in Gaussian Vector Autoregressive Models”, Econometrica, 59, fq 1551-1599
110. Johansen , S.and Juselius. K, (1991), “Maximum Likelihood Estimations and Inference on Cointegration ”Oxford Bulletin of Economics and Statistics, 52,
111. Journal of Development Economics, 14, pp. 351-358.
112. Junz, H. B. & R. R. Rhomberg (1973), “Price Competitiveness in Export Trade Among Industrial Countries,” The American Economic Review, Vol. 63, No. 2, Papers and Proceedings of the Eighty-fifth Annual Meeting of the American Economic Association, (May, 1973).
113. K.Grupe & S. Kuši������#������� ��������\\�.
114. Kaldor, Nicholas (1978). “Causes of the slow rate of growth of the United Kingdom”. In Further Essays on Economic Theory. Duckworth, London.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 222
115. Kaminsky, B. and de la Rocha, M. (2003), “Stabilization and Assocation Process in the Balkans: Integration Options and their Assesment”, World Bank Policy Research Working Paper 3108
116. Kandogan , Y., (2003). Intra-industry Trade of Transition Countries: Trends and Determinants. William Davidson Institute Working Paper No. 566
117. Karolina Ekholm, Rikard Forslid,(2004), Trade and Location with Horizontal and Vertical Multi-region , Scandinavian Journal of Economics, Volume 103, Issue 1, pages 101–118, March 200
118. Kathuria, S. 92008), WesternBalkan Integration and EU, An Agenda for Trade and Growth,”, The international Bank for Reconstruction and Development, World Bank.
119. Khair-uz Zaman , Nazakat Ali Imrani (2005) “Workers' remittances and import demand in Pakistan”, Philippine Review of Economics, 2005, vol. 42, Number 2, pages 127-137
120. Klimis Vogiatzoglou. (2007). Intra and extra-EU intra-industry trade in Greece: Trends, determinants, and structural adjustment. Journal of Economic and Social Research, 9(1), 19-54.
121. Knetter, Michael (1992) “Exchange Rate and Corporate Pricing Strategies”, NBER Research Working Paper No. 4151, Cambridge, Mass.
122. Komolafe, O.S, (1994), “Modeling Import Demand Under Quantative Trade Restrictions, The case of Nigeria”, The Jounal of Economic Managment, Vol (2), No 1
123. Krueger, A., 1999. “Are preferential trading arrangements trade-liberalizing or protectionist?” in Journal of Economic Perspectives, Vol. 13, No. 4, pp. 105-124.
124. Krueger, A.O., 1997. Trade policy and economic development: how we learn. American Economic Experience?”.
125. Krugman, P (1987) “Increasing Returns and the Theory of International Trade, Advances in Economic Theory”, Fifth World Congress ( Bewley, T.F. Ed.), Cambridge University Press.
126. Krugman, P. (1979). Increasing returns, monopolistic competition and international trade. Journal of International Economics, 9, 469-479.
127. Krugman, P. (1980) ‘Scale Economies, Product Differentiation, and the Pattern of Trade,’ American Economic Review, 70(5), 950-59.
128. Krugman, P. (1981). Intraindustry Specialization and the Gains from Trade. Journal of Political Economy, vol. 89, pp. 959-973.
129. Krugman, P. (1995) “Growing World Trade: Causes and Consequences”, Brookings Paper on Economic Activity, Vol 1.
130. Krugman, P. R. & Obstfeld, M.. (2003). International economics: Theory and policy (6th ed.). Addison-Wesley.
131. Krugman, P.. (1994). Competitiveness—A dangerous obsession. Foreign Affairs, 73(2).
Soana JAUPLLARI (TEKA) 223
132. Krugman, P.R. (1983). “New theories of trade among industrial countries”. The American Economic Review, 73(2): 343-347.
133. Lafay, G.. (1992). The measurement of revealed comparative advantages. In: Dagenais, M. G. & Muet, P. A. (Eds.). International trade modeling. London: Chapman & Hall.
134. Lee, H., Ricci, L. A, (2004), “Once Again. Is Openness Good for Growth? Journal of Development Economics 75; NBER Working Paper, NO 10749
135. Linder S, B.,(1961) “An Essay on Trade and Transformation” Wiley, New York
136. Little, I. M. D., T. Scitovsky, and M. Scott, (1970), Industry and Trade in Some Developing Countries: A Comparative Study. London: Oxford University Press for OECD
137. Madeley, J. and Solagral, 2001, The Impact of Trade Liberalisation on Food Security int he South, CIDSE Background Paper, CIDSE, Brussels
138. Mançellari, A.. (1999). International trade theories. Editor: Publishing House of University Book, Tirana, Albania
139. Mançellari, H. Mytkolli, T. Kola, (1997),”Kursi i këmbimit dhe marrëdhëniet me jashtë”
140. Mançellari, Xhepa, 2004, “Përballueshmëria e bilancit të llogarive korente”, Konferenca e Bankës së Shqipërisë, (fq 9).
141. Mankiw, N.G, Romer, and Weil, D. N. (1992), “ A Cointribution to the empirircs of Economic Growth”, Quartely Journal of Economics, 107
142. Mardas, Dimitri & Nikas, Chistos. (2008). European integration, intra-industry trade in vertically differentiated products and the Balkan countries. International Advances in Economic Research, 14(4).
143. Marion Jansen & Roberta Piermartini, 2005. "The Impact of Mode 4 Liberalization on Bilateral Trade Flows," Working Papers id:290, esocialsciences.com.
144. Marquez, J. (1993), “The Autonomy of Elasticities for Trade among Canada, Japan and the United States”, Japan and the World Economy, vol. 5, pp. 179-195.
145. Marquez, Jaime (1990), “Bilateral Trade Elasticities,” The Review of Economics and Statistics, Vol. 72, No. 1 (Feb, 1990), fq. 70-77.
146. Melo, O. and M.G. Vogt, 1984, ‘Determinants of the demand for imports of Venezuela’,
147. Michalopoulos, C. (2003), The Integration of Low-Income CIS Members in the World Trading. System. Paper prepared for the Lucerne Conference on the CIS-7
148. Mikic, M., 1998. International Trade, Basingstoke, Macmillan.
149. Mina MASHAYEKHI (2009) “Contribution of Migrants to Development:Trade, Investment and Development Linkages”, Conference of UNCTAD, Geneva, 2009
150. Ministri e Financave, INSTAT, METE, Banka e Shqipërisë, FMN, dhe ACIT database.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 224
151. Naastepad, C. W. M. (2006). “Technology, demand and distribution: a cumulative growth model with an application to the Dutch productivity growth slowdown”.
152. Nuno Crespo & Maria Paula Fontoura. (2001). Determinants of the pattern of horizontal and vertical intra-industry trade: What can we learn from Portuguese data? Working paper No. 2001/09, School of Economics and Management (ISEG), Technical University of Lisbon.
153. OBT, (2007, 2008, 2009), Raporte Vjetore, (www.wto.org)
154. OECD. (2002). Intra-industry and intra-firm trade and the internationalization of production. Economic Outlook, 71.
155. O. LUKA, I. LEVKOVYCH, (2004), “Intra Industry Trade in Agricultural and Food Products. The Case of Ukraine”, Discussion Paper No 78, Institute of Agricultural Development in Central and Eastern Europe
156. Orcutt, Guy H. (1950), “Measurement of Price Elasticities in International Trade,” The Review of Economics and Statistics, Vol. 32, No. 2 (May, 1950), pp. 100-129.
157. Organizata Botërore e Tregtisë OBT dhe ILO (2006) “Trade and Employment. Challenges for Policy Research”.
158. Ozo-Eson, (1984), “Determinants of Imports Demand in Nigeria: A monetary Approach”, The Nigerian Journal of Economic and Social Studies, Vol 26, N0 1
159. P. Krishna and A. Panagariya (1999), Trading blocs: Alternative approaches to analyzing Regional and multilateral integration,” (Chapter 2)
160. Panagariya A. (2004) “Miracles and Debacles: In Defence of Trade Openness”.Columbia University 2004
161. Panagariya, A. (2003), “Miracles and Debacles. In defense of Trade Openness.
162. Panagariya, A., 2000. “Preferential trade liberalization: the traditional theory and new developments,” in Journal of Economic Literature, No. XXXVIII, June 2000, pp. 287-331.
163. Paul Brenton & Miriam Manchin, 2002. "Making EU Trade Agreements Work: The Role of Rules of Origin," International Trade 0203003, EconWPA.
164. Paulino, A.S, and A.S Thirwall, (2004), “The impact of trade liberalization on exports, imports and the balance of payments of developing countries”, The Economic Journal, 114 (1): 50-72
165. Pomfret, Richard, 1997. "Growth and Transition: Why Has China's Performance Been So Different?," Journal of Comparative Economics, Elsevier, vol. 25(3), pages 422-440, December.
166. Pöyhönen, Pentti (1963) “A Tentative Model for the Volume of Trade Between Countries”, Weltwirtshafiliches Archiv 90, fq 80-105.
167. R. A. Mundell, "International Trade and Factor. Mobility,"Ameriean EconomicReview, 47, June 195
168. Raportet vjetore të OBT-së, 2000-2009.
169. Raporti vjetor, Acit, 2009).
Soana JAUPLLARI (TEKA) 225
170. Richard Pomfret & Patricia Sourdin, 2010. "Trade Facilitation And The Measurement Of Trade Costs," Journal of International Commerce, Economics and Policy (JICEP), World Scientific Publishing Co. Pte. Ltd., vol. 1(01), pages 145-163.
171. Rodriguez, F., Rodrik, D., 1999. “Trade Policy and Economic Growth: A Skeptic’s Guide to the
172. Rodriguez, F., Rodrik, D., 2001. “Trade Policy and Economic Growth: A Skeptic’s Guide to the
173. Rodrik, D., 1997. “Globalisation, social conflict and growth”. The World Economy 21, 143–158.
174. Rutherford, T. F, dhe Tarr, D. G, (2002), “Trade Liberalization, product variety and growth in small open economy: A quantitative assessment. International Economics, 56, 260-276.
175. S. Edwards (1992), Trade Orientation, Distortions and Growth in Developing Countries, Journal of Development Economics, July.
176. S. Edwards (1993), Openness, Trade Liberalisation, and Growth in Developing Countries, Journal of Economic Literature, Vol.33 No.3 September.
177. Sachs, J.D., Warner, A., (1995). Economic reform and the process of global integration”. Brookings
178. Schiff, M. and Winters, L. A.(2003). “Regional Integration and. Development”. Washington,D. C. Sussex European Institute, pp. 1-47. The World Bank.
179. Senhadji, A. S. (1997), “Time Series Estimation of Structural Import Demand Equations. A cross-Country Analysis”, IMF Staff Papers , 45 (June), fq 236-258
180. Shafaeddin, S.M. (1994), “The Impact of Trade Liberalization on Export and GDP in Least Developed Countries,” UNCTAD Discussion Papers No. 85 .Geneva: UNCTAD
181. Steven M. Suranovic, 2008, ‘International trade theory and policy”.
182. Stykolt, Stefan, and Harry C. Eastman (1960). “A model for the study of protected oligopolies”. The Economic Journal, 70(278): 336-347.
183. Thirlwall, A. P. (1992). “A Kaldorian model of growth and development revisited: A rejoinder to Dutt”. Oxford Economic Papers, 44: 169-172.
184. Thirlwall, A.P. (1979). “The balance of payments constraint as an explanation of international growth rate differences”. Banca Nazionale del Lavoro Quarterly Review, 128: 45-53.
185. Tinbergen, J. (1962) “Shaping the World Economy: Suggestions for an International Economic” Policy, New York, The Twentieth Century Fund.
186. UNCTAD (2008), Handbook of Statistics, fq 440-450
187. Verdoorn, P. (1949). “Fattori che regolano lo sviluppo della produttiva del lavoro”. L’industria, 1: 3-10.
Soana JAUPLLARI (TEKA) 226
188. Vika, I, (2006), “Matja e funksioneve të import-eksportit në Shqipëri”, Banka e Shqipërisë.
189. Vika, I. (2004) “Kursi real efektiv i këmbimit në Shqipëri, konceptet dhe matja e tij” Material Diskutimi, Banka e Shqipërisë.
190. Vona, S.. (1990). Intra industry trade: A statistical Artefact or a real phenomenom? Banca Nazionale del Lavoro: Quarterly Review, 43, 400.
191. W.E. Diewert, (1986), “Export Supply and Import Demand Functions: A Production Theory Approach”, NBER Working Paper No. 2011, Issued in August, 1986
192. Wacziarg, R. and Wallack, J.S. (2001) ‘Trade Liberalization and Intersectoral Labor Movements,’ Journal of International Economics, 64, 411-39.
193. Wacziarg, R., dhe Welch, K.H, (2003),“ Trade Liberalization and Growth. New evidence”, Standford and NBER.
194. Warner, D. & M. Kreinin (1983), “Determinants of International Trade Flows,” The Review of Economics and Statistics, Vol. 65, No. 1 (Feb,1983), pp.100-107.
195. Wilson, J. F. & W. E. Takacs (1979), “Differential Responses to Price and Exchange Rate Influences in the Foreign Trade of Selected Industrial Countries,” The Review of Economics and Statistics, Vol. 61, No. 2 (May, 1979).
196. World Bank Reports, 2007-2009
197. WTO (2009), World Tariff Profile 2008
198. Yilmaz, B.. (2003). Turkey competitiveness in the European Union: A comparison with five candidate countries, Bulgaria, Czech Republic, Hungary, Poland, Romania—and the EU 15. Ezoneplus working paper No. 12, Jean Monet Centre of Excellence, Freie Universitat Berlin.
199. Young, A. A. (1928),. “Increasing returns and economic progress”. The Economic Journal, 38(152): 527-542.
200. Yvan Decreux & Lionel Fontagne, 2006. "A Quantitative Assessment of the Outcome of the Doha Development Agenda," Working Papers 2006-10, CEPII research
Soana JAUPLLARI (TEKA) 227
Aneks, Kapitulli 2
Tabela 3/A: Liberalizimi tarifor i produkteve bujqësore me origjinë Shqipërinë, të
eksportuar në BE
Kodi CN Referenca Përshkrimi Statusi në IA
0102, 0201 dhe 0202
Paragraf 1 i artikullit 27 të IA
Mish viçi dhe gjethi
Trajtimi MFN
07 dhe 08 Paragraf 1 i artikullit 27 të IA
Perime dhe fruta Është eleminuar vetëm detyrimi në vlerë; detyrimi specifik mbetet në fuqi
1701 dhe 1702 Paragraf 1 i artikullit 27 të IA
Sheqer Kuotë tarifore prej 1,000 ton
220410 dhe 220421
Aneks I i Protokollit 3 të IA
Sektori i verës: Verë sparkling dhe verë e rrushit të freskët
E hequr nga detyrimi brenda sasisë prej 5,000 hl
220429 Aneks I i Protokollit 3 të IA
Sektori i verës:Verë e rrushit të freskët
E hequr nga detyrimi brenda sasisë prej 2,000 hl
Kodet CN të troftës, krapit, krapit dhe levrekut të detit, kapitulli 03
16041311
16041319
16042050
160416
16042040
Aneksi III i IA Peshkimi: trofta, krapi, krapi i detit, levreku, sardele
Për troftën, pa doganë brenda kuotës 50 ton. Për krapin, pa doganë brenda kuotës 20 ton. Për krapin e detit, pa doganë brenda kuotës 20 ton. Për levrekun, pa doganë brenda kuotës 20 ton.
(shkalla e reduktimit mbi kuotën e mësipërme). 6% e MFN për kuotën 100 ton të sardeleve. 1000 ton të sardeleve të tjera pa doganë, me një kuotë të rritur në vitin pasardhës deri në 1600 ton.
Të gjitha produktet e tjera bujqësore Pa tarifë doganore
Soana JAUPLLARI (TEKA) 228
Tabela 3/B: Liberalizimi tarifor i produkteve bujqësore të eksportuara në Shqipëri
Kodi CN Referenca Përshkrimi Statusi në IA
Kodet CN të kapitujve bujqësorë
Aneks II (a) të IA
701 linja tarifore të produkteve primare bujqësore, të konsideruara josensitive për Shqipërinë
Pa tarifë doganore
Kodet CN të kapitujve bujqësorë
Aneks II (b) të IA
495 linja tarifore të produkteve primare bujqësore, të konsideruara gjysëm sensitive për Shqipërinë
Reduktim gradual
10019091
10019099
Aneks II (c) të IA
Grurë i zakonshëm dhe farëra
Pa tarifë doganore, brenda një kuote prej 20,000 ton
CN codes of chapters 05, 13, 14, 15, 17, 19, 21, 29, 33, 35 dhe 38
Aneks II (a) i Protokoll 2 të IA
148 linja tarifore të produkteve bujqësore të përpunuara, të konsideruara jo-sensitive për Shqipërinë
Pa tarifë doganore
Kodet CN të kapitullit 22
Aneks II (b) i Protokoll 2 të IA
Pije alkolike Pa tarifë doganore
Kodet CN të kapitujve 07, 18, 19, 20, 21, 22, 23 dhe 24
Aneks III (c) i Protokoll 2 i IA
103 linja tarifore ku përfshihen perime, çokollata/kakao, produkte mielli, fruta perime të përgatitura/fruta, salca, ujë, birrë dhe duhan
Reduktim gradual në pesë vjet
Kodet CN të kapitullit 04 dhe 21
Aneksi II (d) i Protokollit 2 të IA
Qumësht dhe gjalpë, salcë domate
Trajtim MFN
220410
220421
Aneksi I i Protokollit 3 të IA
Verë cilësore sparkling dhe verë e rrushit të freskët
Pa tarifë doganore, brenda një kuote prej 10,000 hl
Burimi: Drejtoria e Doganave, ACIT 2009
Soana JAUPLLARI (TEKA) 229
Tabela 4: Faktorët në të cilët përqëndrohen eksportet e vendeve të EJL drejt botës
Burimi: UN Comtrade, World Bank, 2008
Tabela 5: Faktorët në të cilët përqëndrohen importet e vendeve të EJL nga tregjet botërore
Burimi: UN Comtrade, World Bank, 2008
Vendet Ndryshimi ne BN (%),
1996-2005
Ndryshimi ne PJK
(%),
1996-2005
Ndryshimi ne K (%),
1996-2005
Ndryshimi ne PK (%),
1996-2005
Ndryshimi
K&PK,
1996-2005
Ndryshimi
K&PK,
2000-2005
Shqiperi -10.5 7.2 1.4 1.9 3.3 -1.3
Bosnie& Herc
-9.6 3.9 9.9 -4.2 5.7 12.3
Bullgari 0.1 8.1 -7.6 -0.7 -8.3 3.1
Kroaci 2.0 -7.7 1.5 4.2 5.8 4.3
Maqedoni -9.0 -3.9 -5.3 18.2 12.9 -0.9
Rumani -5.5 -0.5 2.3 3.7 6.0 9.8
Serbi&M i Zi
3.3 1.2 -21.9 17.5 -4.4 10.8
BP -0.1 -4.6 -4.2 8.9 4.7 6.4
EJL -3.9 1.2 -2.2 5.0 2.8 7.5
BE 8 -7.5 -8.1 8.8 6.8 15.6 5.4
Vendet Ndryshimi ne BN (%),
1996-2005
Ndryshimi ne PJK (%),
1996-2005
Ndryshimi ne K (%),
1996-2005
Ndryshimi ne PK (%),
1996-2005
Ndryshimi
K&PK,
1996-2005
Ndryshimi
K&PK,
2000-2005
Shqiperi -11.0 0.1 6.8 4.2 11.0 4.9
Bosnie& Herc
-10.4 0.4 4.8 5.2 10.0 3.7
Bullgari -15.4 3.3 5.7 6.4 12.1 5.4
Kroaci 1.1 -1.9 0.7 0.1 0.8 -1.9
Maqedoni -4.1 2.4 -3.7 5.4 1.7 4.0
Rumani -11.1 -0.1 1.8 9.4 11.2 8.1
Serbi&M i Zi
-13.7 1.8 3.3 8.6 11.9 12.3
BP -5.5 -0.6 2.3 3.8 6.1 4.4
EJL -9.5 0.6 2.9 6.0 8.9 6.0
BE 8 -4.5 -4.1 6.5 2.1 8.6 4.7
Soana JAUPLLARI (TEKA) 230
Tabela 6: Eksportet,Importet dhe Bilanci tregtar i disa prej vendeve të EJL me BE-në
(në mil euro)
Burimi: Acit 2009
Vitet Shqipëria Bosnja& Herc Maqedoni Mali i Zi Serbi Kosovë
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Trg
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Treg
2005 474
1.422
-947
1.223
3.167
-1.944
937
1.423
-486
85
284
-199
1.177
2.610
-1.433
12
155
-143
2006 556
1.586
-1.029
1.568
3.171
-1.604
1.166
1.581
-415
293
517
-224
2.835
5.793
-2.957
28
277
-250
2007 647
1.818
-1.171
1.664
3.436
-1.772
1.689
2.289
-600
341
673
-333
3.656
8.012
-4.356
47
424
-377
2008 625
2.204
-1.579
1.761
4.109
-2.349
1.604
2.785
-1.181
271
871
-600
4.013
9.044
-5.031
86
533
-447
2009 594
2.164
-1.570
1.388
3.233
-1.845
1.083
1.883
-801
130
530
-400
3.212
6.587
-3.375
79
624
-545
2010T1 174
468
-294
396
744
-348
273
525
-252
27
111
-84
886
1.604
-718
38
124
-86
2010T2 235
563
-328
462
852
-391
351
619
-267
41
142
-101
1.004
1.884
- 880
45
168
-139
Soana JAUPLLARI (TEKA) 231
Tabela 7: Eksportet, Importet, Bilanci tregtar i disa prej vendeve të EJL me botën (në mil euro)
Vitet Shqipëria Bosnja& Herc
Maqedoni Mali i Zi Serbi
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Treg
Eksport
Import
B. Treg
Ekspor
Import
B. Trg
Eksport
Import
B. Treg
2005 508
2.099
-1.591
1.767
4.650
-2.883
1.643
2.586
-943
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2006 595
2.381
-1.786
2.198
4.761
-2.563
1.461
2.751
-1.289
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2007 723
2.912
-2.190
2.296
5.461
-3.165
2.115
3.043
-928
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2008 766
3.099
-2.332
2.434
6.606
-4.172
2.080
3.632
-1.551
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2009 686
2.957
-2.271
1.937
4.800
-2.862
1.434
3.287
-1.853
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2010T1 208
616
-409
529
1.046
-517
360
791
-431
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
2010T2 304
777
-473
619
1.265
-646
460
900
-440
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
n/a
Burimi: Acit 2009
Soana JAUPLLARI (TEKA) 232
Tabela 8: Rritja ne tregtine e te mirave dhe sherbimeve, ne EJL
Rritja e eksporteve(%) Rritja e eksporteve(%) Rritja e importeve (%) Tregtia totale ($ millions)
1996-2005 2000-05 1996-2005 2000-05 1996 2000 2005
Shqiperia 22.9 19.8 17.3 20.0 1,468 2,228 5,844
Bosnia dhe Hercegovina 14.6 19.9 12.0 18.4 2,592 4,269 10,960
Bullgaria 10.9 18.2 14.2 20.6 12,576 15,171 37,608
Kroacia 10.2 17.4 9.2 17.6 17,200 18,211 40,653
Maqedonia, FYR 5.6 10.1 6.4 11.6 3,238 4,001 6,247
Rumania 14.2 20.9 14.1 23.0 23,031 27,161 78,582
Serbia dhe Mali i Zi 10.4 22.5 10.4 20.1 5,944 6,339 17,796
Ballkani Perendimor 10.8 18.0 9.9 17.9 30,441 35,047 81,501
EJL 12.0 19.2 12.1 20.3 66,048 77,379 197,691
Burimi: UN Comtrade, Banka Botërore dhe statistikat e Bilancit te Pagesave sipas FMN
Tabela 9: Eksportet dhe importet e mallrave brenda rajonit, nga EJL, 1996-2005
Rritja %
Pesha e eksporteve intrarajonale në eksportet totale (%) Shqipëri 5.3 7.3 2.6 2.3 4.2 5.3 3.9 3.2 2 3.4 -6.1 -11.8
Bosnie dhe Hercegovinë 70.1 61.3 52.5 38 30.4 29.2 36.8 25.2 30.9 38.8 -8.4 2.9Bullgari 10.5 6.7 6.7 9.4 12.7 9.7 9.2 9.5 9.7 9.8 2.0 -3.6
Kroaci 13.8 17.9 16.6 15.2 15.3 16.9 19.8 19.8 20.5 21.3 4.0 6.4
Maqedoni 32.4 32.9 28.6 30.7 33.8 32.3 32.3 29.9 32.1 34.2 0.4 -0.1Rumani 3.2 2.9 2.9 3.1 4.7 3.6 2.7 3.5 4.4 5.4 4.9 4.4
Serbi dhe Mal i Zi 39.4 34.4 32.8 35.6 30.9 27.4 29.7 17.7 27.8 31.3 -4.4 -1.2
BP 24.9 27.8 25.7 23.0 22.5 22.0 25.0 20.5 24.1 26.9 -0.7 2.8EJL 13.3 13.6 13.5 12.2 12.7 11.3 11.4 10.1 11.9 13.2 -1.7 0.6
Pesha e impoteve intrarajonale në importet totale (%)
Shqipëri 10.3 5.6 5.1 5.7 7.1 5.8 7.1 5.5 5.4 6.7 -2.0 -2.1
Bosnie dhe Hercegovinë 43.9 41.9 44.9 33.2 29.9 30.1 32.1 20.9 32.5 33.1 -5.0 0.9
Bullgari 3.2 2.5 2.8 2.1 4.4 3.0 2.8 3.2 3.9 5.0 4.9 4.5Kroaci 1.7 2.6 3.1 2.8 2.5 2.9 3.2 3.9 5.1 6.5 11.4 19.4
Maqedoni 21.0 22.4 21.7 20.2 17.6 19.3 19.7 19.8 22.5 20.8 -0.3 3.7
Rumani 1.1 1.2 1.1 1.2 1.3 1.3 1.0 1.2 1.4 1.8 3.2 5.7Serbi dhe Mal i Zi 19.5 17.2 14.1 17.7 22.0 15.0 12.2 15.1 16.0 19.3 -1.0 -0.7
BP 14.0 13.8 14.3 12.7 12.9 11.3 11.3 10.0 13.0 15.2 -1.1 3.2
EJL 7.9 8.2 8.3 7.2 7.3 6.2 6.2 5.5 6.9 7.9 -2.4 1.5
Burimi: UN Comtrade, Banka Botërore dhe statistikat e Bilancit te Pagesave sipas FMN
Soana JAUPLLARI (TEKA) 233
Tabela 10: Eksportet dhe tregtia totale në të mira dhe shërbime, si përqindje ndaj PBB nga
vendet e EJL, 1996-2005
Mallra Sherbime
Shqiperi 2.4 2.3 4.0 1.45 3.95 7.00
Bosnie dhe Hercegovinë 3.5 4.4 8.2 — 2.22 3.40
Bullgari 11.3 10.0 17.2 3.15 4.51 6.25
Kroaci 13.1 10.6 15.0 9.25 9.74 16.95
Maqedonia, FYR 11.5 10.9 14.0 3.25 2.60 3.25
Rumani 5.9 7.8 13.9 1.55 1.32 2.49
Serbi dhe Mali i Zi 3.9 5.8 7.6 1.44 2.11 3.49
Ballkani Perendimor 7.2 7.5 10.3 3.09 4.59 6.91
EJL 7.2 8.1 12.9 2.18 3.12 4.85
Sllovaki 15.0 19.5 36.1 4.14 3.68 —
Slloveni 31.8 26.0 43.3 8.16 5.63 8.96
Tunizi 12.0 9.8 12.6 5.73 4.63 4.81
Turqi 6.4 6.3 12.0 3.72 4.65 4.22
Burimi: UN Comtrade, Banka Botërore dhe statistikat e Bilancit te Pagesave sipas FMN
Tregtia totale si % e PBB (PPP) Eksp i mallrave &sherbimeve Per fryme
Mallra Sherbime Te mira & Sherbime1996 2000 2005 1996 2000 2005 1996 2000 2005 2000 2005
Shqiperia 12.9 11.9 19.8 3.57 7.74 15.31 16.4 19.7 35.1 232 584Bosnia dhe
Hercegovina 21.5 17.6 31.8 — 3.53 4.93 21.5 21.1 36.8 350 883Bullgaria 23.0 23.5 43.9 6.03 7.98 11.31 29.0 31.5 55.2 868 2065Kroacia 35.6 29.5 46.7 14.20 14.09 22.76 49.8 43.6 69.5 1941 4206
Maqedonia, FYR 27.8 28.1 36.3 4.65 4.80 6.73 32.4 32.9 43.0 816 1236
Rumania 14.2 17.7 34.2 2.55 2.83 5.22 16.7 20.6 39.5 540 1511Serbia dhe
Mali i Zi 12.6 18.4 22.8 2.08 3.11 5.75 14.7 21.5 28.5 287 848Ballkani
Perendimor 22.0 22.6 32.8 5.05 7.01 10.07 27.0 29.7 42.8 678 1541EJL 18.5 20.6 35.1 4.02 5.30 8.11 22.5 25.9 43.2 648 1607
Sllovaki 33.9 40.5 74.9 8.21 6.64 — 42.1 47.1 — 2621 5940Slloveni 67.8 56.2 89.0 13.87 9.92 15.43 81.6 66.1 104.4 5339 11649Tunizi 28.8 24.1 28.5 8.44 6.67 7.44 37.2 30.8 35.9 901 1447Turqi 18.3 18.6 31.1 5.59 6.72 6.16 23.9 25.3 37.2 711 1368
Soana JAUPLLARI (TEKA) 234
Tabela 13: Dhjetë produktet më të importuara për vitin 2009, (në mln lekë)
Kodi-HS Përshkrimi 2004 2005 2006 2007 2008 2009
271019 Vajra petroleum i lehtë 10409.4 15164.0 19055.8 22443.0 30686.1 20,984.70
271600 Energji elektrike 2865.8 786.1 3811.0 22312.2 25888.7 14,442.26721420 Shufra dhe kavo betoni 2961.5 3386.1 6134.5 7588.5 8410.7 10,104.68300490 Medikamente të tjera 2948.1 3487.0 4711.8 7631.5 8434.7 9,858,66
240220 Cigare 4561.2 4735.4 5154.5 5102.9 6821.5 8,019.42
870332
Automobilat me motor diesel, maksimumi me 2,500cc (min-1500 cc) 5990.1 4013.6 4242.7 6267.4 6194.9
6,006.76
252329 Çimento Portland 4,658.14 6,528.73 6,213.38 4,202.72 4,091.80 5,915.79
100190 Grurë, farëra 5,186.29 3,526.28 3,778.86 6,548.60 7,979.39 5,289.28
271011 Aviacion 1,543.16 2,502.83 3,584.20 4,398.40 5,094.884,821.11
410710 Lëkurë 2,745.09 2,051.24 2,961.71 5,513.19 4,550.484,438.12
Vlera totale e 10-produkteve më të importuara 37630.8 40026.8 54064.2 86967.5 110675.7 89,880.69
Vlera e importeve totale 234770.2 260207.5 298279.3 377446.7 439083.2 431.107.4
Pjesa në importet totale e 10-produkteve më të importuara (% 16% 15% 18% 23% 25% 21%
Burimi: Acit Database
Tabela 14: Produktet e importuara me ndryshimin më të madh në vlerën e tyre (mln lekë)
Kodi-HS Përshkrimi 2008 2009 Ndryshimi krahasuar me 2009Produktet e importuara me vlerën më të madhe të rritjes
270900 Vajra petrolium dhe vajra nga minerale të ndryshme 2,978.75
720250 Hekur-Siliç-Kromur 344.48880220 Pjesë avioni me peshë të pacaktuar, maksimumi 2000 kg 143.15310530 Fosfat diamoniumi, në pako më të mëdha se 10 kg: 0.12 326.02 278424%
721399 Shufra dhe kavo të përforcuara 0.11 203.68 186991%Produktet e importuara me rënien më të madhe në volumin e tyre
720827 Produkte të tjera hekuri, pllaka dhe cilindrike 933.56 126.59 -86%760110 Alumin i papunuar 513.50 106.17 -79%761410 Tela përcjellës, kabllo, tela sharre, kabllo alumini, çeliku 614.80 172.57 -72%
850211 Gjeneratorë, motorrë diesel/gjysëm diesel me një output i cili nuk i kalon 75 KVA 559.37 159.66 -71%731210 Tela përcjellës, litarë dhe kabllo hekuri ose çeliku, jo të izoluar elektrikisht 524.12 153.98 -71%
Burimi: Acit Database
Soana JAUPLLARI (TEKA) 235
Tabela 15: 10 produktet më të eksportuara për vitin 2009 ( në million lekë)
Kodi-HS Përshkrimi 2004 2005 2006 2007 2008 2009
270900 Vajra nafte dhe Bitumi 987.82 1,753.88 5,325.28 6,238.25 7,878.02
640610 Pjesët e sipërme të këpucëve, pjesë të tyre 13,282.06 12,357.94 10,811.39 10,190.41 8,339.43 7,703.41
620342 Pantallona për meshkuj 5,466.11 4,990.79 5,832.60 6,767.67 6,478.63 4,987.37
261000 Minerale dhe koncetrate kromi 468.95 663.36 1,666.01 4,493.60 5,514.02 4,028.76
721420 Shufra dhe kavo përforcuese 966.35 744.36 1,128.77 2,633.98 6,210.04 3,865.29
830140 Lidhje të tjera të metaleve bazë 913.62 1,733.80 2,350.23 3,526.86 3,906.45 3,715.78
640510 Veshje të tjera këmbe 3.88 341.39 1,151.20 1,858.07 2,360.72 3,585.36
620520 Këmisha meshkujsh prej pambuku 2,160.08 2,572.53 2,837.64 3,197.94 3,471.01 3,479.88
271600 Energji elektrike 354.36 2,868.37
640590Veshje të tjera këmbe me taban gome, plastike ose përbërje lëkure 3.88 341.39 1,151.20 1,858.07 2,360.72 2,618.74
Vlera totale e 10-produkteve më të eksportuara 23,747.54 25,890.86 29,566.40 40,191.43 45,166.23
44,710.97
Vlera e eksporteve totale 62,121.32 65,822.95 77,441.33 97,155.07112,539.0
0
103,438.84
Pjesa në eksportet totale e 10-produkteve më të eksportuara, në % 38% 39% 38% 41% 40% 43%
Burimi: Acit Database
Tabela 16: Produktet e eksportuara me ndryshimin më të madh në vlerë (në mln lekë)
Kodi-HS Përshkrimi 2008 2009
Ndryshimi krahasuar me 2008
020610 Pjesë të ngrënshme të mishit të gjethit, të freskëta ose të konservuara 376.40620429 Rroba për gra &vajza me materiale të tjera tekstili, jo të thurur 160.78842919 Buldozera dhe makineri të tjera me mekanizëm me rrota 122.00491199 Materiale të stampuara 0.01 224.31 2236974%620461 Funde dhe pantallona për gra dhe vajza, prej stofi ose lëkure, jo të thurura 1.31 237.47 18041%
760429 Shufra, pllaka dhe profile të tjera alumini 2.48 156.39 6213%
Produktet më të eksportuara me rënien më të madhe në volumin e tyre
Kodi-HS Përshkrimi 2008 2009
Ndryshimi krahasuar me 2008
720499 Copëza dhe skrap hekuri, hekur ose çeliku 1,385 274.34 -80%271320 Vajra bitumi 1,920.5 546.03 -72%
760200 Pjesë të mbetura dhe copëza alumini, skrap alumini 908 273.48 -70%
610610 Bluza dhe këmisha për gra dhe vajza, pambuku, të thurura 1,203.56 386.39 -68%050400 Të brëndshme dhe pjesë stomaku të kafshëve, përveç peshkut, të plotë ose në pjesë 615,68 262.17 -57%
Burimi: Acit Database, 2009
Soana JAUPLLARI (TEKA) 236
Tabela 17: Eksportet e Shqipërisë në çdo vend të rajonit dhe importet nga çdo vend i rajonit, nëpërqindje (2000-2009)1
1 Shifrat në tabelë e konsiderojnë Bullgarinë dhe Rumaninw si pjesë të Rajonit në 2006 por jo në 2007, kur këto vende u bënë pjesë e BE. Rritja e eksporteve për Serbinë dhe Malin e Zi,të marra së bashku,rezultojnë 88.4%, ndërsa rritja e importeve për Serbinë dhe Malin e Zi të marra së bashku, rezultojnë53.8%.
Eksporte në 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Norma e rritjes, %
2009/2008
Bosnie dhe Herzegovinë 0.0% 0.0% 0.6% 0.3% 0.9% 2.2% 7.0% 4.0% 1.2% 0.8% -44.2%
Bullgari 0.8% 0.7% 0.8% 1.4% 3.9% 7.3% 5.0%
Kroaci
14.3% 0.3% 0.9% 2.2% 1.0% 0.4% 3.0% 0.9% 1.2% 0.9% -37.9%
Kosovë 0.0% 0.0% 0.0% 53.7% 68.7% 54.8% 47.0% 47.8% 48.0% 56.4% -3.0 %
Moldavi 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0% 0.0%
Maqedoni
17.2% 33.2% 39.2% 21.5% 19.1% 21.0% 20.0% 23.5% 21.4% 24.8% - 4.3%
Rumani 0.0% 0.2% 0.5% 0.6% 0.6% 3.2% 1.0%
Serbi
1.4% 12.7% 6.4% - 58.6%
Mal i Zi
4.4% 15.1% 10.7% - 41.3%
Serbi dhe Mal i Zi 68.6% 64.1% 59.3% 20.3% 5.9% 11.1% 17.0% 18.0% 0.4% 0.1% -94.1%
Totali, %
100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%
Milion lekë
1,486.0 2,105.5 1,792.0 1,733.0 4,145.7 4,942.0 6,240.5 9,716.9 15,460.1 12,769.4 - 17.4%
Eksportet rajonale si % ndaj eksporteve totale 4.0% 4.7% 3.9% 3.2% 6.7% 7.5% 8.2% 10.0% 13.7% 12.3%
Soana JAUPLLARI (TEKA) 237
Burimi: Acit Database
Importe nga 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
2009Norma e rritjes, % 2009/2008
Bosnie dhe Herzegovina 0.1% 0.1% 0.7% 1.0% 0.9% 1.6% 3.0% 4.0% 3.2% 3.3% - 16.1%Bullgari 34.0% 34.0% 26.9% 40.0% 33.6% 39.5% 32.0%Kroaci
15.9% 21.1% 30.1% 22.1% 21.6% 12.8% 11.0% 12.6% 12.7% 14.0% - 10.8%Kosovë
0.0% 0.0% 0.0% 3.1% 3.5% 5.5% 6.0% 9.3% 7.8% 11.3% 17.3%Moldavi
0.1% 0.6% 0.2% 0.4% 1.9% 0.4% 2.0% 0.9% 0.2% 0.1% -55.1%Maqedoni
30.7% 20.1% 16.9% 14.3% 19.5% 19.3% 20.0% 30.0% 27.9% 29.7% - 14.1%Rumani
7.9% 15.5% 12.4% 12.1% 7.3% 10.2% 17.0%Serbi
12.3% 44.1% 35.5% - 35.0%Mal i Zi 2.2% 3.8% 6.1% 30.8%Serbi dhe Mal i Zi 11.3% 8.6% 12.9% 6.3% 11.6% 10.8% 11.0% 28.5% 0.3% 0.0% -96.8%Totali, %
100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100% 100%Milion lekë
11,397.0 12,052.0 15,920.0 15,169.0 15,437.0 20,588.0 30,970.0 29,932.2 41,131.8 33,250.8 - 19.2%Importet
rajonale si % të
importeve totale 7.3% 6.3% 7.6% 6.7% 6.6% 7.9% 10.2% 7.9% 9.4% 7.7%
Volumi tregtar i rajonit (VTR) 12,883.0 14,107.0 17,712.0 16,869.0 19,582.0 25,500.6 37,210.6 39,649.0 56,591.8 46,020. - 18.7%VTR si % e totalit 6.50% 5.8% 7.1% 6.0% 6.6% 7.8% 10.3% 8.0% 10.3% 8.6%
Soana JAUPLLARI (TEKA) 238
Tabela 18/A: Dhjetë produktet më të eksportuara drejt BE-27, mln lekë
Burimi: Acit Database
Kodi HS Përshkrimi 2004 2005 2006 2007 2008 2009Pesha ndaj totalit, %
Norma e rritjes 08’-09’
640610
Pjesët e sipërme të këpucëve,
dhe pjesë të tyre 13,278.20 12,356.86 10,807.41 10,175.43 8,339.43 7,703.41 9.4%
-223.5%
270900
Vajra petroliumi dhe vajra
bituminozë 987.82 1,753.88 4,196.13 5,943.87 7.020.48 8.6%
-52.5%
620342
Pantallona burra/djemsh, të shkurtra,
prej pambuku, jo
të thurura 5,465.44 4,988.75 5,832.25 6,764.13 6,478.63 4,986.11 6.1%
-126.5%
830140
Lidhje të metaleve
bazë 913.50 1,733.80 2,350.09 3,526.70 3,905.67 3,715.78 4.6%
-193.6%
640590
Veshje të këmbës me
gomë plastike 3.88 341.39 1,151.20 1,847.31 2,336.88 3,535.09 4.3%
-91.6%
620520
Këmisha meshkujsh,
pambuku, jot ë thurura 2,160.08 2,572.53 2,833.25 3,197.94 3,467.05 3,477.45 4.3%
1321.3%
640510
Veshje të këmbës me
pjesë të sipërme prej lëkure ose përbërje lëkure 486.49 1,489.45 2,006.93 2,113.07 2,170.58 2,546.58 3.1%
-82%
610910
Bluza dhe veshje të tjera prej
pambuku, të thurura 1,654.84 1,654.90 1,600.19 1,697.53 2,308.23
2,463.013.0%
-55%
160416
Sardele të përgatitura
ose të konservuara, në pjesë ose jo, jo minced 1,634.94 1,607.75 1,920.96 1,874.86 1,738.62 2,128.08 2.6%
-88.4%
610821
Pantallona të shkurtra për gra/vajza,
pambuku, të thurura 1,052.6 905.49 889.77 1,819.01 1,660.83 2,058.09 2.5%
-89.5%
10 produktet më të
eksportuara në BE 39,634.07 48.6%
Eksportet totale në BE 81,609.62
Soana JAUPLLARI (TEKA) 239
Tabela 18/B: Dhjetë produktet më të importuara nga BE-27, mln lekë
Burimi: Acit Database
Kodi HS Përshkrimi 2004 2005 2006 2007 2008 2009Pesha ndaj totalit,
%
Norma e
rritjes 08’-09’
271019Naftë e lehtë e
distiluar5,024.
006,121.
2410,919.2
6 12,079.6817,226
.9614,606.0
5.0%-
15.2%
240220 Cigare 3,862.
213,700.
94 2,978.42 3,285.566,012.
71 7,636.14 2.6% 27.0%
300490
Medikamente të tjera, të paketura
për shitje me pakicë
2,276.20
2,683.93 3,384.09 5,098.86
5,579.59
6,185.292.1%
10.9%
870332
Mjete të tjera transporti,me motor diesel, me kapacitet cilindrik mbi 1,500 cc, pa kaluar 2,500
cc 5,717.
373,724.
05 3,988.18 5,784.825,729.
78 5,681.60 2.0% -0.8%
721420
Shufra dhe pllaka metalesh, të
lëmuara ose të dhëmbëzuara 891.05
1,059.49 1,749.92 2,206.32
2,979.88
5,429.44
1.9%
82.2%
252329 Çimento Portland3,519.
104,699.
62 3,508.70 2,766.543,440.
465,421.13
1.9%57.6%
271011 Produkte aviacioni1,483.
662,422.
97 3,445.14 4,205.764,615.
984,54518
1.6%-1.5%
410719
Lëkurë gjethi ose kali, e përpunuar më tej pasi merr ngjyrë të errët
2,745.09
2,051.24 2,962.71 5,493.82
4,550.48 4,436.59 1.5% -2.5%
830160
Pjesë dryni, pjesë tokëze ose bazë
metali1,233.
321,565.
88 2,035.63 3,412.833,752.
46 3,531.73 1.2%
-5.9%
252390
Çimento e ngurtësueshme në
ujë 48.51 64.26 1,406.14 2,350.392,669.
01
3,386.79
1.2%
-26.9%
10 produktet më të importuara nga BE 60,859.89 20.9%
Importet totale nga BE
291,130.48
Soana JAUPLLARI (TEKA) 240
ANEKS, KAPITULLI 4
Tabela 1: Analiza Deskriptive
LNIMP LNPBBREAL LNREER LNREMLEK TMES
Mean 11.05378 12.13726 4.580169 10.00479 0.067000
Median 10.98975 12.13561 4.585658 10.10294 0.071000
Maximum 11.73260 12.60352 4.693527 10.50209 0.122000
Minimum 10.23807 11.62689 4.379371 8.554687 0.021000
Std. Dev. 0.385466 0.285800 0.074589 0.373129 0.030951
Skewness -0.042094 -0.038823 -0.463155 -1.663259 0.035247
Kurtosis 2.208669 1.868316 2.517655 6.559481 2.172182
Jarque-Bera 1.161036 2.359018 1.999628 43.51531 1.265462
Probability 0.559608 0.307430 0.367948 0.000000 0.531139
Sum 486.3662 534.0394 201.5274 440.2108 2.948000
Sum Sq. Dev. 6.389124 3.512312 0.239230 5.986685 0.041192
Observations 44 44 44 44 44
Llogaritur me E.views 5
Soana JAUPLLARI (TEKA) 241
Tabela 2: Vektori i Kointegrimit
Vector Error Correction Estimates
Sample (adjusted): 1999Q4 2009Q4
Included observations: 41 after adjustments
Standard errors in ( ) & t-statistics in [ ]
Cointegrating Eq: CointEq1
LNIMP(-1) 1.000000
LNPBBreal(-1) 0.937341
(0.14463)
LNREER(-1) - 0.240416
(0.26722)
LNREMLEK(-1) 0.126738
(0.04526)
TMES(-1) - 6.856178
(1.25877)
C -4.919370
Error Correction: D(LNIMP) D(LNPBBreal) D(LNREER) D(LNREMLEK) D(TMES)
CointEq1 -1.002842 0.088936 0.028537 3.276206 -0.040831
(0.19058) (0.04851) (0.04294) (0.55878) (0.01264)
[-5.26193] [ 0.92641] [ 0.66451] [-5.86311] [-3.23106]
D(LNIMP(-1)) 0.104758* -0.043336 -0.024906 1.846083 0.013118
(0.17838) (0.04540) (0.04019) (0.52300) (0.01183)
[ 0.58728] [-0.95455] [-0.61965] [ 3.52981] [ 1.10907]
D(LNIMP(-2)) 0.253849 0.000517 0.007848 1.164024 0.016448
Llogaritur me E.views 5
Soana JAUPLLARI (TEKA) 242
Tabela 3: Testi LM për korrelacionin serial te mbetjeve
VEC Residual Serial Correlation LM Tests
H0: no serial correlation at lag order h
Sample: 1999Q1 2009Q4
Included observations: 41
Lags LM-Stat Prob
1 28.33818 0.2925
2 18.99354 0.7974
3 29.32426 0.2506
4 11.13376 0.9923
5 20.70105 0.7092
6 19.39565 0.7778
7 28.44598 0.2877
8 21.03320 0.6908
9 27.46767 0.3329
10 25.18446 0.4521
11 31.87420 0.1617
12 22.71740 0.5941
Probs from chi-square with 25 df.
Llogaritur me E.views 5
Soana JAUPLLARI (TEKA) 243
Tabela 4: Testi për normalitetin e mbetjeve
VEC Residual Normality TestsOrthogonalization: Cholesky (Lutkepohl)H0: residuals are multivariate normalSample: 1999Q1 2009Q4Included observations: 41
Component Skewness Chi-sq df Prob.1 -0.453252 1.403820 1 0.23612 0.207558 0.294382 1 0.58743 -0.017079 0.001993 1 0.96444 -0.309356 0.653959 1 0.41875 -1.058799 7.660549 1 0.0956
Joint 10.01470 5 0.0748
Llogaritur me E.views 5
Tabela 5:Testi për heteroskedasticitetin e mbetjeve (VEC Residual Heteroskedasticity
Tests: No Cross Terms (only levels and squares)
Joint test:
Chi-sq df Prob.
311.6825 330 0.7582
Llogaritur me E.views 5
Tabela 6: Matrica e korrelacionit
LNIMP LNPBBREAL LNREER LNREMLEK TMES
LNIMP 1 0.353185118872948 -0.231233266477152 0.132033998327962 -0.0962406613858978
LNPBBREAL 0.353185118872948 1 0.118659837243138 0.245131698478535 0.0317345325370959
LNREER -0.231233266477152 0.118659837243138 1 0.0684744984186287 -0.00949360361737292
LNREMLEK 0.132033998327962 0.245131698478535 0.0684744984186287 1 0.139472427818258
TMES -0.0962406613858978 0.0317345325370959 -0.00949360361737292 0.139472427818258 1
Llogaritur me E.views 5