21
TEMA:FUQIA E REKLAMES

reklama

  • Upload
    -

  • View
    907

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: reklama

TEMA:FUQIA E REKLAMES

Punoi: Pranoi:

Anisa OSMAJ Msc.Blerina GJYLAMETI

Edisnajda VUKA

Rexhina CANI

Silvana GJETA

Page 2: reklama

PËRMBAJTJA

1.HYRJE…………………………………………………………………………………….1

2.REKLAMA,HISTORIK I SHKURTËR………………………………………………….3

2.1 EVOLUIMI I REKLAMAVE

2.2.NDIKIMI I REKLAMAVE NË SHOQËRI

3.LLOJET E REKLAMAVE……………………………………………………………….5

3.1 NË VARËSI TE MJETIT KU TRASMETOHEN

3.2 NË VARESI TE MESAZHIT QË PERCJELLIN

4.SHEMBULL KONKRET “PEPSI ”……………………………………………………8

5.KONKUZIONE…………………………………………………………………………10

6.REFERENCAT

1

Page 3: reklama

HYRJE

Ne të githë e dimë që të arrish sukses nuk është diçka e lehtë,kërkon shumë punë,përkushtim dhe

një kohë të gjatë për të arritur vërtetë atë që ne duam.Por gjithmonë ka nje çelës që të hapë

rrugen drejt suksesit !...Shpesh na lind pyetja se cili është çelesi i suksesit të kompanive të mëdha

si “Apple”,”Pepsi”,”Nike” etj.

Një fuqi punëtore e kualifikuar?Një staf i mirë drejtues?Po.A është e mjaftueshme kjo?Në të

vërtetë suksesi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e përdorimit me efektivitet i reklamimit.

Jo duke përdorur mesazhe reklamuese si”Na përdorni ne,ne jemi të mençur”,por duke i dhënë

përparësi klientit.

2

Page 4: reklama

HISTORIK I SHKURTËR

Fjala reklamë rrjedh nga fjala latine “Advertere”që ka domethënien e tërheqjes së vëmendjes së

dikujt.Ajo i atribuohet çdo forme të shfaqjeve publike që kanë për qëllim promovimin e

produkteve,shërbimeve apo shpërndarjen e mesazheve dhe ideve me karakter social dhe

politik.Fillet e reklames nuk mund të përcaktohen me saktësi,por ka shembuj të reklamës që na

vijnë nga disa mijëra vjet më pare.Në vendbnimet antike të Babilonasbve janë gjetur pllaka të

argjilës që përmbanin mesazhe reklamues për një shitës kremerash dhe një këpucar.Stërgjyshërit

e stendave apo billbordave të sotëm janë gjetur nga arkeologë në gërmadhat e mureve të

Pompeit(Portsmouthi i sotëm).Historia e reklamës është pashmangshmërisht e gërshetuar me

ndryshime sociale dhe përparimet në fushën e teknologjisë.Sa për ilustrim,shpikja e

shtypshkronjës së Gutenbergut krijoi disa mundësi më të avancuara reklamimi përmes

afisheve,shpalljeve edhe reklamave në gazeta.Zhvillimi i reklamës me një hov të madh sidomos

pas Revolucionit Industrial.Rritja e përnjëhershme e industrisë nxori në pah nevojën për hedhjen

e produkteve më të mirë në treg.Nevojat në rritje në fushën e marketingut çuan edhe në krijimin

e agjensive të reklamave,si organizma te specializuar në ofrimin e shërbimeve

reklamuese.Rrënjët e agjensisë moderne reklamuese i gjejmë në Philadelphia në SHBA aty rreth

shekullit XIX.Ishte pikërisht koha kur reklamimi u bë një profesion i zakonshëm.Trendet e

zhvillimit te industrisë së reklamave që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e këndej të

bazuara mbi nevojat e konsumatorit,pastaj lindja e radios,televizionit,kompjuterit dhe zhvillimi i

teknologjisë së informacionit i dhanë reklamës një impuls të paparashikueshëm,deri në kohët e

sotme ku kemi format më të avancuar që nga reklamat në gazeta deri në ato online në internet.Në

shekullin XXI reklama ka evoluar si formë e strategjisë sociale për të influencuar ndjenjën e

njerëzve për të konsumuar apo për të blerë produkte të caktuara.Dy teknikat kryesore që e bëjnë

reklamën kaq të rëndësishme janë:

Pozicionimi

Krijimi i imazhit

3

Page 5: reklama

Pozicionimi ka të bëjë me adresimin e një produkti tek njerëz të caktuar.Imazhi i një produkti

është një shenjë komplekse prezantuese që ndërtohet nga shumë faktorë por që është rëndësisht e

dallueshme për prospektin.

NDIKIMI I REKLAMËS NË SHOQËRI

Reklama është mjeti i parë i cili tërheq klientët për të blerë një produkt.

Duhet të jetë e qartë ,të dërgojë mesazhin,të trsmetojë emocion,humor ,sfondi etj.

Karakteristikat e një reklame të madhe janë :

Strategjia-reklama duhet ti drejtohet audiencës së duhur të udhëhiqet nga

objektivat e duhura ,të flasë për shqetësimin e duhur dhe ajo duhet të përcillet

përmes medias së duhur.

Krijimtaria -krijimi është sinonim i reklamës .Ajo me idetë e saj është e tillë që

rrëmben vëmendjen dhe ngulitet në mendjen e audiencës.

Realizimi-gjithçka duhet të jetë tërheqëse në detajin më të vogël.

Reklama përmbush katër funksione në shoqëri:

Së pari u shërben kompanive për të bërë marketing për prodhimet apo shërbimet e tyre.

Së dyti ka karakter edukimi ngaqë u jep njerëzvë mundësinë të njihen me prodhimet apo

shërbimet e ofruara.

Së treti ka një rol ekonomik.Mundësia për të bërë reklamë i mundëson konkurrentët e rinj të

hyjnë në arenën e biznesit pa hendeqe.Si pasojë ,konkurrentët do të përqendrohen për

përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhë shërbimeve të tyre,e jo rrallë edhe në uljen e

çmimeve.

Së fundi kryen një funksion të caktuar shoqëror.Shfaqja e vazhdueshme në mundësi të barabarta

konkurrimi rezulton në rritjen e prodhimtarisë e për rrjedhojë të standartit të jetesës. Për këto

arsye ,hulimtimi i orientimit të konsumatorit në industrinë e marketingut dhe reklamës është një

komponent thelbësor .Reklama ,si pjesë përbërëse e marketingut dhe komunikimit është një mjet

4

Page 6: reklama

i shquar në formimin e sjelljes konsumatore (që në gjuhën e marketingut njihet me termin

prospekt)më saktësisht ,reklama përgjithësisht përdor shenja gjuhësore,fotografinë, ngjyrat dhe

simbole të tjera për të krijuar një marrdhënie midis produktit ,shërbimit ,idesë së ofruar me

prospektin.Me pak fjalë ,reklama ndërton,formon dhe manipulon me përceptimin dhe sjelljen e

prospektit ,po kështu hulumtuesit e strategjive të shenjave dalluese theksojnë rëndësinë e brendit

në ndërtimin e imazhit dhe identitetit të një kompanie të caktuar.Shenjat dhe audio-vizive

influencojnë fuqishëm lidhjen midis kompanisë dhe prospektit dhe besnikërinë e të fundit ndaj

të parës. Brendi është një kompleks shenjash dhe simbolesh ku semiotikës i njihet roli qe

reklama meriton. Kjo për faktin se reklama është një mesazh simbolik. Ajo sjell ide të reja apo

versione të reja të simbolikave ,kuptimeve të vjetra për përkufizimin, planifikimin, koordinimin,

manipulimin e individëve në një shoqëri. Reciprokisht, edhe konsumatori përgjithësisht

interpreton reklamën si një mënyrë e të kuptuarit të vetes dhe botës që e rrethon. Për

rrjedhojë,konsumatori shndërrohet në arbitër jo vetëm të vlerësimit të reklamës por dhe kuptimit

të saj.

LLOJET E REKLAMAVE

Nga përshkrimi i mësipërm,dallohet qartë që historia e reklamës ka patur një evoluim

marramendës.Sipas të dhënave,duket që dhe llojet e reklamave janë zhvilluar në përpjestim te

drejtë me historikun e tyre.Në ditet e sotme dallojmë një numër të madh të llojeve të tyre.Po cilat

jane ato?

Këto lloje i ndajmë në dy grupe kryesore:

Në varësi të mjetit

-Reklamimi i printuar

Reklamimi i printuar mund të jetë shumë i shtrenjtë dhe audienca që lexon reklamën është e një

numri të vogël.Në qoftë se një biznes zgjedh këtë lloj reklamimi për transmetimin e mesazhit të

tij,duhet të sigurohet që ajo çfare publikoi të lexohet fillimisht nga audienca”konsumator

shënjestër”.Duhet bërë një anketim para se të reklamohet në mënyrë të printuar.

5

Page 7: reklama

-Reklamimi online

Reklamimi online mund ti bashkangjitet atij të printuar,por jo domosdoshmërisht.Në qoftë se një

biznes operon në 90% të kohës nëpërmjet internetit,biznesi nuk ka nevojë të reklamojë në

mënyrë të printuar,por një pjesë të vogël të hapësirës së faqes mund ta përdorë për të reklamuar

vetë biznesin.E rëndësishme në këtë teknikë reklamimi është që emri i biznesit të lidhet me

motorët më të fuiqshëm të kërkimit.

-Rrjetet dhe mediat sociale

Reklamimi në rrjetet sociale përfiton nga zgjerimi që ofrojnë këto të fundit.Kur audienca lexon të

rejat më të fundit në faqen e një kompanie në rrjetin social dhe këto të reja i ndajnë me të

tjetrët,atëherë reklamimi ka marrë një rrugë të mirë.Nëpërmjet kësaj metode sa më shumë

informacione të reja të shpërndajë kompania aq më mirë është për biznesin.Një avantazh i këtij

mjeti është se ka kosto shumë të ulët dhe arrin një numër të konsiderueshëm audience.

-Televizioni dhe radio

Reklamimi në radio e sidomos në televizion ofron një audiencë shumë të madhe.Radio dhe

televizioni kanë një rreze shumë të gjerë veprimi,por në të njëjtën kohë janë shumë më të

shtrenjta se metodat e sipërpërmendura.Zakonisht kompanitë paguajnë për një reklamë që nuk

zgjat më shumë se tridhjetë sekonda.Ndërsa reklamimet gjatë një programi që ka më shumë

audiencë,do të kushtojnë më shumë.Për shembull një spot tridhjetë sekonda në ndërprerjën e

katërt publicitare të programit “Dancing With the Stars” kushton 1475 euro sipas ofertës

zyrtare,ndërsa gjate programit “Big Brother” një ndërprerje publicitare kushton 1607

euro.Megjithatë avantazhi më i madh është se arrihet të preket një masë shumë e gjerë

njerëzish,dhe kjo është benefitare sidomos për korporatat dhe kompanitë e mëdha.Pra sipas

proçesit të planifikimit që të arrihet audienca e synuar duhet te zgjedhim mjetin e duhur për

transmetimin e mesazhit.Ndonëse i një lloji të veçantë dhe reklama është mesazh.Duke patur

lloje të ndryshme të saj është evidente që dhe mjetet që përzgjidhen për transmetimin e mesazhit

janë të shumta.Por këto mjete reklamimi janë të shtrenjta në përgjithësi dhe bizneset duhet të

6

Page 8: reklama

bëjnë kujdes në zgjedhjen e tyre.

Në varësi të mesazhit

-Reklamat e markës

Këto janë reklama që kompanitë bëjnë për markat e produkteve të tyre.Nëpërmjet reklamave të

markës,mënyrës si ato përcjellin mesazhin,firmat arrijnë suksesin e tyre.Ndër reklamat më të

famshme të markës mund të përmendim “Adidas”,”Nike” etj.

-Reklamat institucionale

Këto lloje reklamash organizohen nga institucione të ndryshme shtetërore ose jo.Mesazhi që ato

përcjellin është më shumë në karakterin e sensibilizimit.Një reklamë e tillë është për shembull

ajo e “Kryqit të Kuq”për dhurimin e gjakut ose reklamat që bëhen nga Ministria e Mjedisit për

mbajtjen pastër të ambjenteve publike.

-Reklamat publike

Janë reklama që i drejtohen një mase të konsiderueshme audience.Një reklamë e tillë mund të

jetë ajo anti-duhan.

Fushata ndërgjegjësuese e reklamës anti-duhan mbështetet në imazhe duke shmangur kështu

fjalët(fotoja më sipër).Në fakt pamjet janë aq impresive dhe flasin aq shumë sa teksti do të ishte i

tepërt.Aq më tepër që ky problem(duhani)është një problem serioz në të gjitha shoqëritë.Pamja

flet për një burrë që shijon konsumin e duhanit në mënyrë krejt të shkujdesur(shikimi i tij në një

drejtim të kundërt nga rreziku).Forma e karriges simbolizon jokomoditetin në të cilin ndodhet ky

burrë,por që prapë se prapë,ky fakt nuk e ndalon atë që ta shijojë momentin.Rrezja e shikimit ,me

ose pa vullnetin e tij,nuk mbulon të keqen që po i vjen më poshtë.Jo rastësisht burri është veshur

i tëri me të zeza që në këtë rast simbolizon fatkeqësinë,errësirën,zinë,mungesën e informacionit.

7

Page 9: reklama

-Reklamat direkte

Janë reklama të drejtpërdrejta me konsumatorin.Këto lloje reklamash janë për shembull si

reklamat e topshop ku konsumatori kontankton direkt me agjensinë në momentin e trnansmetimit

të reklamave.

SHEMBULL KONKRET “PEPSI”

Për ta konkretizuar rolin dhe fuqinë e reklamës kemi zgjedhur të marrim si shembull kompaninë

e pijeve freskuese PEPSI .Pepsi është një nga markat më të famshme në botë pas rivalit të saj

coca –cola .Pepsi kola është quajtur në mënyrë origjinale Brad’s drink.Sipas krijuesit te tij Caleb

Bradham një farmacist nga Karolina e Veriut .Pepsi ishte një pije e lehtë e karbonizuar të cilën ai

e krijoi për ti shërbyer klientëve .Emri i ri u përdor për herë të parë me 28gusht 1898.Logoja e

pepsit është një rreth i thjeshtë me ngjyra blu ,bardhë dhe të kuqe në background mbi të cilën

është shkruajtur fjala pepsi.Për të sjellë shumllojshmëri,për të tërhequr klientelën ,ajo ka

ndryshuar logot dhe sloganet e saj shumë herë që nga prezantimi i saj i parë .Disa nga sloganet e

saj më të goditura janë “Now its pepsi for those who think young “,”You have got a lot to

live,pepsi’s got a lot to give “,”Come alive!you are in the pepsi generation” etj..Prej gjysmës së

shekullit të XIX pepsi ka projektuar një imazh freskie ,rinie,dhe energjie. Ajo ka evoluar duke

ndryshuar formën e paketimit dhe të etiketimit,por ndërkohë që pamja e saj është modifikuar

shumë herë e kuqja e valëzuar e bardha dhe rrethi blu kanë mbetur pothuajse e njëjtë duke

përfaqësuar ikonën e pepsit nga viti 1930 deri në 1950 reklama me “pepsi hits the spot“ ishte

slogani më i përdorur e në kohët e radios së vjtër dhe më vonë në televizor.Me daljen e

televizionit pepsi përdori shërbimet e një aktoreje të re të quajtur Poli Bërgen për të promovuar

produktet nëpërmjet talentit të saj për të kënduar.Gjatë dekadave janë krijuar dhe kënduar

shumë këngë me titull “Pepsi” nga një varietet artistësh duke filluar nga Joanie Summers tek The

Jacksons deri te Britney Spears.Pra që në krijimin e themeleve të saj kompania ka përdorur

njerëz te famshëm për të reklamuar produktin e saj.Në 1975 pepsi prezantoi fushatën e tij

marketing të quajtur “The pepsi challenge”ku Pepsi Co organizoi një testim të shijes midis Pepsi

Cola dhe rivales së tij Coca Cola.Gjatë këtyre testimeve shumica e pjesmarrësve zgjodhën pepsin

si pijen më të shijshme duke krijuar kështu një avantazh me reklamat televizive duke ia reportuar

8

Page 10: reklama

rezultatet publikut.Në 1996 Pepsi Co lançoi strategjinë marketing shumë të sukseshme Pepsi

Stuff.Në 2002 strategjia është cilësuar nga revista “Promo”si një nga gjashtëmbëdhjetë

mrekullitë e reja që ndihmoi në përkufizimin e promocionit dhe reklamimit.Në 2007 Pepsi Co

ridizenjoi kanaçet e tyre për herë të katërmbëdhjetë dhe për herë të parë përfshin më shumë se

tridhjetë backgrounde të ndryshme në çdo kanaçe duke prezantuar një background çdo tre

javë.Një promovim shumë interesant ishte një dizenjim i pepsit me numra të përsëritur 73774 i

cili ishte një shprehje numerike e një numeratori telefonik me fjalën pepsi.Në 2008 Pepsi u

bashkua me Google dhe me Youtube për të prodhuar shfaqjen e parë argëtuese të quajtur Poptub

i cili merrej me kulturën pop,me videot virale dhe thashethemet e vipave.Slogani “Sjell në shtëpi

kupën” ndryshoi në “Bashkohu dhe sill në shtëpi kupën”.Kjo fushatë e re publicitare kërkonte

bashkëpunimin dhe përfshirjen e skuadrës.Në 2011 për javën e modës pepsi dietike prezantoi një

kanaçe “të dobët” e cila ishte më e gjatë dhe ishte bërë në celebrimin e gruas së bukur dhe të

besueshme.Ky promovim nuk pati një sukses të madh për shkak të kritikave nga konsumatorët

dhe kriticienë që nuk e mbështetin “E dobëta është më mirë”.Në maj të vitit 2011 java para

Ditës Përkujtimore pepsi lançoi një edicion të kufizuar të shijeve të quajtur “Dita përkujtimore

pepsi” me boronica dhe manaferra të shtuara në kola.Logoja e pepsit ka një kombinim të

ngjyrave të ngrohta madje logoja e saj është cilësuar dhe si “Një seri buzëqeshjesh”.Si fjala edhe

reklama përbën pjesën e zhytur të një ajsbergu të kuptimit.Është një intrigë rolesh dhe

situatash,një skenar dhe një vënje në skenë.Kështu pepsi në kërkim të imazhit vendosi që shenja

e saj dalluese të jetë rrethi.Por pse pikërisht kështu?Rrethi nga vetë forma,është pa fillim e pa

fund,është simbol i përjetësisë.Për më tepër ai simbolizon mbrojtje,imunitet,proteksion.Rrethi

përdoret për të treguar stabilitet dhe status i cili tregon “Ne jemi rregulluar,jemi të përqendruar ju

mund të na besoni”.E kuqja simbolizon të bukurën,të madhërishmen është e njohur si një ngjyrë

stimuluese e cila besohet se ka trashëguar besimin.E kuqja rrezaton energji,është një ngjyrë e

përkryer për blij tani.Kështu pepsi ka zgjedhur të kuqen për të rritur entuziazmin e klientëve për

të stimuluar energji,dinamizëm,veprim e besim për të sugjeruar shpejtësi të kombinuar me

konfidencë.Pepsi ka të bëjë me fluska,shkumëzim,i qeshur,i gjallë,i etur…..Ngjyra e bardhë

simbolizon pastërtinë,çiltërsinë,qëndrueshmërinë,freskinë etj.Kështu me përceptimet e masave

9

Page 11: reklama

kulturore kompania ka dashur të përcjellë mesazhin se produkti i ri sjell një freski me të ardhme

të shnditshme në treg si dhe nje pastërti e elokuencë në veprim.E bluja tregon qetësi dhe të ofron

një ndjenjë qëndrueshmërie,besimi dhe sigurie.Një nga elementët që përdor pepsi për të

promovuar produktet e saj është bashkëpunimi me njerëz të famshëm si Leonel Messi,Christiano

Ronaldo,David Beckam,Tina Turner etj.Gjatë ndeshjeve të futbollit duke vendosur logon e saj

nga stadiumet më të vogla e deri tek ato gjigandet madje pepsi ka marrëveshje sponsorizuese me

tre nga katër ligat më të mëdha të sportit profesional.Liga e futbollit ndërkombëtar,liga

kombëtare e hockey dhe liga e madhe e baseball.Gjithashtu ajo sponsorizon ligën e madhe të

futbollit.Pepsi shpenzon shuma të mëdha për publicitetin në televizione,gazeta,revista dhe

online.Reklamat e saj me një kohëzgjatje nga tridhjetë sekonda deri në dy minuta transmetohen

në çdo kanal televiziv duke synuar të arrijë grupmosha të ndryshme dhe orari më i mirë është nga

ora 19:00-23:00.Kompania pepsi kohët e fundit përveç bashkëpunimit me njerëzit e famshëm ka

menduar që në reklamat e tij të përfshijë edhe kafshët,madje në një reklamë ka përfshirë një qen

dhe në një tjetër një orangotang duke shndërruar ato në shumë tërheqëse dhe gazmore.Me

ridizenjimin e kanaçes së pepsit dhe logos ka përmirësuar estetikën pasi estetika e një marke ka

një rol shumë të rëndësishëm pasi logoja nuk është veç një shenjë dalluese por një mesazh i

vendosjes së marrëdhënieve:zotim,premtim,garanci ose përgjegjësi nga njëra anë dhe

besim,lidhje,vënie në pah nga ana tjetër.Gjithashtu një nga planet e pepsit është të lëshojë në

shitje një pije të re me shije kastraveci.Sipas të dhënave që posedohen dhe të njohur për publikun

pija paraqitet në treg nga 12 Qershori dhe do të jetë e kufizuar për një kohë të caktuar.Kjo

nënkupton që pijeve frskuese u shtohet dhe një anëtar i ri.Kështu jeni të gatshëm për një përvojë

të re?

KONKLUZIONE

Fuqia e reklamës duket qartë se është më e madhe nga ç’mund ta imagjinojmë .E thënë kjo

mbështetur në faktet e argumentuara gjatë pjesëve të mësipërme.Është evident fakti që reklama

ndonëse jo e sofistikuar që tek babilonasit,të cilët me papiruse ideuan “reklamën e parë” që solli

saktë fuqinë dhe funksionin themelor të saj.Evoluimi ashtu si në çdo aspekt tjetër të jetës

njerëzore edhe tek reklama la gjurmët e tij.Kalimi i kohës nuk ishte vetëm matje kalendarike por

10

Page 12: reklama

bashkë me të vuri në fushën e lojës reklamën tashmë të sofistikuar.Normalisht e mbështetur kjo

nga një prapavijë e fuqishme e zhvillimit të teknologjisë.Një nga pikat që luan një rol shumë të

rëndësishëm në evoluimin e saj është dhe përfshirja e njerëzve të famshëm për të rritur ndikimin

dhe tërheqjen në audiencën e gjerë.Më kryesorja për të luftuar që të mbijetojnë në konkurencën e

fortë që i përball çdo ditë me sfida të reja.Bota e reklamës është shumë e vështirë të përshkruhet

me pak fjalë.Labirinthet e strategjive të saj janë të pafund dhe çdo ditë sjellin risi të

pamenduara.Me strategjitë dhe idetë është luftuar gjithmonë.Përdorimi i ngjyrave,njerëzve të

famshëm,dhe deri tek kafshët janë disa nga strategjitë e përdorura.Reklama ka arritur në një stad

ku ka shumëllojshmëri të formave të saj dhe mënyrave të transmetimit.E vetmja gjë që mund të

themi se ka mbetur e pandryshuar,është mesazhi(që transmetohet nga reklama).Reklamat kanë

përfshirë në hapësirën e tyre të gjitha kategoritë e ”ndarjeve të shoqërisë”.Ku mund të

përmendim reklamat që i drejtohen masave të gjera pra ato publike,reklamat institucionale,të

markës etj.Ato gjithashtu po transmetohen në të gjitha format e mundshme.Reklamat

televizive,ato të radios,reklamat online apo të shtypura në gazeta të ndryshme.Asnjë cep nuk ka

mbetur më pa reklamë.Duket sikur asgjë nuk mund të funksionojë pa patur reklamën pjesë të

saj.Një aspekt tjetër i “hartës së reklamave”është dhe roli i saj.Duket që rolet që ajo luan po

rriten çdo ditë.Reklama luan njëkohësisht rolin edukativ,shoqëror,ekonomik dhe normalisht rolin

primar të saj.Në aspektin ekonomik reklamat të befasojnë me të vërtetë.Shumat marramendëse

që qarkullojnë gjatë transmetimeve të spoteve publicitare të bëjnë të kuptosh qartë influencën

ekonomike të tyre.Tani më të sigurtë se kurrë mund të themi që është krijuar një industri e

vërtetë e reklamës.E cila po sjell fitime të mëdha.Bashkëpunimi me teknologjinë që ka arritur

majat e saj më të larta është vendimtarja që sot kemi reklamat rrëzëllitëse në çdo vend.E

ardhmja,sfida më e madhe që na mundon të gjithëve.Ndërsa industria e reklamës duket sikur po e

sfidon atë.Idetë dhe strategjitë janë që sot të menduara mirë.Duket që reklamën duhet ta marrim

si shembull edhe në fushat e tjera…

11

Page 13: reklama

“LOGOJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT”

Konkursi më i fundit në fushën e reklamës që po zhvillohet sot në botë është projekti që do të

duhej të krijojë një simbol i cili do te përfaqësonte të drejtat e njeriut.Kjo garë është e hapur deri

më 31 Korrik 2011,janë të ftuar të marrin pjesë njerëz nga e gjithë bota,të cilët mund të dërgojnë

propozimet e tyre në ëebsite:”humanrightslogo.net”.Ndërkaq propozimi do të shqyrtohet nga

juria e përbërë nga yjet politike,siç është për shembull aktivistja birmaneze për të drejtat e

njeriut,Aung San Su Chi,ose ish-presidenti i BRSS Michail Gorbatchev,por edhe emra të njohur

nga bota e dizajnit.

Një ngacmim nga ky konkurs na bëri të mendojmë dhe ne për një propozim.Logoja jonë përbëhet

nga një lule orkideje ku në qendër të saj ka planetin tonë.Me cilën duam të shprehim idenë se si i

mendojmë të drejtat e njeriut.Meqënëse orkideja është nje lule e rrallë,e brishtë dhe e

mbrojtur,për më tepër nga vetë njerëzit, transmeton brishtësinë me te cilën njerëzit mbrojnë të

drejtat e tyre.Ndërsa bota e vendosur mbi të shpreh qartë se ka ardhur momenti që të mbrohen te

drejtat e qenies më unike në të,njeriut.Tashmë kjo edhe me një logo.

12

Page 14: reklama

REFERENCAT

1.Revista “Monitor”

2.www.pepsi.com

3.www.advertiseing.com

4.www.humanrightslogo.net

5.Reinbert BRINK(menaxher i kompanisë “Apetite”,GJERMANI.)