15
REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT _____________________________________________________________________________________ Adresa: Bulv: “Zhan D’Ark”. Nr. 2 Tel: + 355 4 2380 300 1001, Tirana – ALBANIA + 355 4 2380 333 Faks: + 355 4 2379 826 E-mail: [email protected] Web-site: www.avokatipopullit.gov.al Nr._____Prot. Tiranë, më___/___/2012 Lënda: Rekomandim legjislativ për ndryshimin e ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar) Drejtuar: Z.Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike dhe Transportit T I R A N Ë Per dijeni: SH.T.Z.Sali BERISHA Kryeministër i Republikës së Shqipërisë T I R A N Ë I nderuar z. Ministër, Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues, një ndër prioritetet e punës së tij, ka dhe respektimin e të drejtave të komunitetit Rom. Përmbushja e detyrimeve, që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom, me qëllim që ky komunitet të jetojë me standartet e pjesës tjetër të popullësisë në vendin tonë, kërkon koordinim ndërinstitucional, me rëndësi thelbësore për mbrojtjen më efektive të të drejtave të komunitetit Rom.

Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Të mund të përfitosh një banesë sociale duhet që të paktën një anëtar i familjes të jetë në punë qoftë me një pagë minimale, por asnjë nga anëtarët e këtij komuniteti nuk janë në punë dhe as nuk mund të përfitojnë përkrahje sociale. Prandaj Avokati i Popullit ka dërguar me shkrim tre rekomandimet për ndryshimin e sistemit të shërbimeve sociale në mënyrë që të mund të përfshihen edhe familjet rome, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigjet. Rekomandimet janë dërguar edhe për dijeni kryeministrit Berisha

Citation preview

Page 1: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT

_____________________________________________________________________________________Adresa: Bulv: “Zhan D’Ark”. Nr. 2 Tel: + 355 4 2380 300 1001, Tirana – ALBANIA + 355 4 2380 333  Faks: + 355 4 2379 826

E-mail: [email protected] Web-site: www.avokatipopullit.gov.al 

Nr._____Prot. Tiranë, më___/___/2012

Lënda: Rekomandim legjislativ për ndryshimin e ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar)

Drejtuar: Z.Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

T I R A N Ë Per dijeni: SH.T.Z.Sali BERISHA Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

T I R A N Ë

I nderuar z. Ministër,

Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues, një ndër prioritetet e punës së tij, ka dhe respektimin e të drejtave të komunitetit Rom. Përmbushja e detyrimeve, që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit Rom, me qëllim që ky komunitet të jetojë me standartet e pjesës tjetër të popullësisë në vendin tonë, kërkon koordinim ndërinstitucional, me rëndësi thelbësore për mbrojtjen më efektive të të drejtave të komunitetit Rom.

Page 2: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Neni 15 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cilëson të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si “të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe që qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, duke sanksionuar kështu barazinë pa asnjë lloj diskriminimi të të gjithë personave që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë: shqiptarë, pjesëtarë të pakicave kombëtare, të huaj apo persona pa shtetësi.

“Nje karakteristikë e komunitetit rom është jeta jostabile e tyre në vendbanime të qëndrueshme. Pasojat që sjell kjo lëvizje e herëpashershme krijon problem për këtë popullsi si dhe për vetë shtetin. Ndryshimi i ambjentit ku jetojnë, lëvizja nga një shkollë në tjetrën, vështirësitë për t’u ripunësuar dhe integrimi me jetën në një tjetër ambjent, ka pasoja nga më të ndryshmet”1.

Në këtë kontekst institucioni i Avokatit të Popullit po monitoron në vazhdimësi respektimin e të drejtave dhe lirive të romëve në Shqipëri, apo masat që duhet të ndërmerren nga institucionet shtetërore përgjegjëse, për garantimin e plotë të tyre, në zbatim të strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale.

Për periudhën Janar-Qershor 2012 pranë Institucionit të Avokatit të Popullit kanë paraqitur ankesat e tyre disa pjesëtare të komunitetit rom, të cilët kanë ngritur, ndër të tjera çështjen e strehimit dhe përfitimit të tyre nga programet sociale të strehimit.

Të gjithë ankuesit janë shprehur se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, duke mos plotësuar asnjë nga nevojat minimale të jetesës së përditshme. Shumica e tyre jeton nëpër baraka, ndërsa disa të tjerë nuk kanë asnjë strehë. Pretendimi i ankuesve ka qëndruar në faktin se, megjithëse kanë vite që jetojnë në Tiranë, nuk kanë mundur të zgjidhin problemin e strehimit të tyre, pavarësisht kërkesave të herspashershme dhe dorëzimit të dokumentacionit pranë Bashkisë Tiranë.

Duke e konsideruar çështjen e tyre si mohim i të drejtës për strehim, që i bëhet kësaj shtrese të shoqërise, ata iu drejtuan Avokatit të Popullit, i cili vendosi pranimin e ankesave dhe fillimin e hetimit të kesaj çështje, duke ndërmarrë procesin e ndërmjetësimit me organet e qeverisjes vendore. Pavarësisht këtij procesi ndërmjetësimi gjatë trajtimit të këtyre ankesave është vënë re se, mohimi i të drejtës për strehim dhe krijimi i aksesit për këtë komunitet që të përfitojnë nga

                                                            1 Strategjia Kombëtare “Për përmirësimin e kushteve te jetesës së minoritetit Rom” 

Page 3: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

programet sociale të strehimit, është i lidhur edhe me kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi për të përfituar nga këto programe.

Lidhur me strehimin dhe problematikën me të cilën ndeshet komuniteti rom theksojmë se ligji 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), përcakton rregullat dhe procedurat administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim te përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.

Ligji ka pësuar disa ndryshime në vite, ndërkohë që ndryshimi i bërë gjatë vitit 2012, ka sjellë ndryshime thelbësore në përmbajtjen e tij. Sipas pikës 1 të nenit 4 të ligjit përfitojnë strehim individët, që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) nuk kanë në pronësi një banesë;

b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje, ose banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi;

c) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, sipas pikës 2 të këtij neni, përfshihen në njërën nga shkronjat "a", "b" dhe "c" të pikës 1, vetëm ato familje, që kanë të ardhura të pamjaftueshme, sipas përcaktimeve të neneve 6 e 19 të këtij ligji.

Në nenin 5 të ligjit 9232/2004 (i ndryshuar), përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së familjeve duke parashikuar një sëre kushtesh, ndërmjet të cilave edhe kushtet sociale. Në gërmën “c”, ku trajtohen edhe kategoritë që kanë përparësi sipas këtij kushti, konstatojmë se nuk janë përfshirë familjet e komunitetit rom. Mendojmë se përfshirja e tyre si kategori prioritare brenda këtij kushti, mund të rriste nivelin e pikëve të tyre, duke dhënë shpresë për përfitimin e strehimit. Ndërkohë për kushtin “gjendja ekonomike”, ligji nuk ka parashikuar kategori prioritare. Sipas pikës 2 të këtij neni, sistemi i pikëzimit miratohet me vendim të këshillit të njësisë së

Page 4: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

qeverisjes vendore për çdo program që zbatohet në një njësi të qeverisjes vendore dhe bazohet në kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

Pra, sistemi i pikëzimit i cili do të miratohet nga njësia e qeverisjes vendore gjithsesi do të bazohet në kriteret e përcaktuara në pikën 1 të tij. Kjo do të thotë se nëse një familje plotëson vetëm kriterin e mospasjes së një banese në pronësi, ndërkohë nuk merr pikëzim për shkak te mosqënies si kategori prioritare në kriteret e tjera, si “kushti social”, “gjendja ekonomike” (pasi në këtë të fundit nuk mund të provojnë të ardhurat) etj.

Për më tepër, sipas pikës 4 të këtij neni, administrimi i kërkesave për përfitimin nga programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhet nga strukturat përkatëse të organeve të qeverisjes vendore dhe miratohen me vendim të këshillave të njësive të qeverisjes vendore, përveç rasteve kur në ligje të veçanta përcaktohet ndryshe. Nëse përparësitë apo prioritetet i ka parashikuar ligji, është e paqartë se çfarë përparësish do të vendosen nga vetë organet e qeverisjes vendore. Pra mendojmë se në këtë çështje ligji ka kundërshti ndërmjet vetë dispozitave të tij.

Gjithashtu, sipas nenit 6, pika 1 e ligjit 9232/2004 (i ndryshuar) për nivelin e të ardhurave, theksohet se jo më pak se 80 për qind e familjeve që trajtohen në banesa sociale me qera duhet të kenë të ardhura, deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, ndërkohë që pjesa tjetër mund të përzgjidhet brenda intervalit 100 - 120 për qind të nivelit të të ardhurave mesatare. Kjo kategori e fundit sipas ligjit paguan një qera më të lartë se kategoritë e tjera, por jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave mujore.

Mbështetur në sa më sipër, një familje rome nëse është brenda njërës prej kategorive të përcaktuara në nenin 4, të ligjit 9232/2004 (i ndryshuar), nëse do të duhet të përfitojë një banesë me qera, do të duhet të ketë të ardhura deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse. Nga përcaktimi i sipërpërmendur i ligjit është e vështirë të përcaktohet se çfarë kuptohet me të ardhura “….deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.”, pra nëse këtu do të përfshihen edhe familjet që kanë 20% të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse? Për më tepër dispozita nuk ka deleguar rregullimin me një akt nënligjor të kësaj çështje, duke lënë në këtë mënyrë një formulim i cili mund të

Page 5: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

passjellë në qëndrime subjektive dhe abuzive të njësive të qeverisjes vendore, gjatë vlerësimit të plotësimit të këtij kriteri. Ndërkohë pika 2 e nenit 4 është e paqartë, pasi nga formulimi i saj nënkuptohet që për t’u përfshirë në njërin nga kushtet e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, mjafton që të kesh të ardhura të pamjaftueshme sipas neneve 6 dhe 19 të ligjit. Pra, sipas këtij përcaktimi, secila prej familjeve që plotëson kushtet e përgjithshme (sipas pikës 1) mund të përfshihet në grupet që mund të përfitojnë strehim?

Gjithashtu sipas nenit 19 të ligjit, në të cilin trajtohet përcaktimi i nivelit të të ardhurave të familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, parashikohet se përzgjidhet për t'u trajtuar me banesë me kosto të ulët, familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind e të ardhurave mesatare, të përcaktuara për prefekturën. Përsëri edhe në këtë dispozitë është e vështirë të përcaktohet se çfarë kuptohet me të ardhura “….deri 120 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.”, pra nëse këtu do të përfshihen edhe familjet që kanë 20% të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse? Për më tepër, edhe në këtë rast dispozita nuk ka deleguar rregullimin me një akt nënligjor të kësaj çështje, duke lënë në këtë mënyrë një formulim i cili mund të passjellë në qëndrime subjektive dhe abuzive të njësive të qeverisjes vendore, gjatë vlerësimit të plotësimit të këtij kriteri.

Lidhur me banesat sociale, të cilat mund të merren me qera nga komunitetit rom, në nenin 24 të ligjit është parashikuar se kur qiraja e banesës sociale zë më shumë se 25 për qind të të ardhurave neto të familjes, sipas shkronjës "a" të nenit 5 të këtij ligji, kjo e fundit përfiton subvencionim të qirasë, dhe ndërkohë familjet komunitetit rom kanë përparësi në subvencionimin e qirasë ose përfitimin e bonusit të strehimit.

Pavarësisht sa më sipër, vlerësojmë se parashikimet e ligjit nuk do të mund të garantojnë në praktikë strehimin e familjeve të komunitetit rom.

Argumentet në të cilat mbështetet ky vleresim janë:

a.Familjet e komunitetit rom, pjesa problematike e tyre, e kanë të vështirë të provojnë një nivel të ardhurash mujore (pasi aktualisht kryesisht punojnë në të zezë);

Page 6: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

b.Edhe nëse ato e kanë të mundur të provojnë të ardhurat e tyre (të ardhura nga pagat nëse do të jenë të punësuar, të ardhura nga ndihma ekonomike), niveli i tyre mund të mos jetë në përqindjen e përcaktuar të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse;

c.Familjet e komunitetit rom, nuk konsiderohen në asnjë kriter (sipas nenit 5 të ligjit) si kategori prioritare. Pra në këtë mënyrë do të ishin konkurentë në mënyrë të pabarabartë me kategoritë e tjera të prioritizuara.

Në këto kushte, duke qënë se sipas parashikimeve ligjore në fuqi, pjestarët e komunitetit rom do ta kenë praktikisht të pamundur të përfitojnë nga këto programe të strehimit, sugjerojmë që në ligjin 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), të parashikohen dispozita tranzitore të kufizuara në kohë, të cilat të konsiderohen si masa të veçanta të përkohshme për këtë komunitet, deri në momentin e përthithjes së tyre në sistem apo dhe të integrimit të tyre social.

Nëpërmjet këtyre ndryshimeve sugjerojmë që për pjestarët e këtij komunitetit rom, të ketë një parashikim ligjor që i trajton si kategori prioritare për të gjitha kriteret e parashikuara në nenin 5 të ligjit, ndërkohë që njësitë e qeverisjes vendore të përcaktojnë nje kuotë vjetore për familjet rome (jo më pak se 5% për çdo program strehimi), të cilat do të përfitojnë çdo vit nga programet sociale të strehimit.

Gjithashtu sugjerojmë që në projektligj të ketë një përjashtim për këtë komunitet, lidhur me plotësimin e kushteve të cilat kanë të bëjnë me të ardhurat e kërkuara, të përcaktuara në nenin 6 dhe 19 të ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), për përfitimin e banesave me qera sociale.

Për të krijuar aksesin që komuniteti rom, të përfitojë nga programet sociale të strehimit, bazuar në pikën 3 të nenit 63 të Kushtetutës që thotë se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike”; në nenin 24/a të ligjit nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” që thotë se: “Kur Avokati i Popullit vëren se është vetë përmbajtja e ligjit ose e akteve të tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku që krijon premisa për shkelje të të drejtave të njeriut, të njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka të drejtë t’u rekomandojë organeve që

Page 7: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

kanë të drejtën ligjvënëse të bëjnë propozime për ndryshimin dhe përmirësimin e ligjeve”,

R E K O M A N D O J M Ë: 1.Plotësimin dhe qartësimin e pikës 2 të nenit 4, pikës 1 të nenit 6 dhe pikës 1 të nenit 19 të ligjit 9232/2004, apo delegimin e rregullimit të çështjes së kufijve të të ardhurave me një akt nënligjor. 2. Në nenin 39/1, “Dispozita tranzitore”, të ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), sugjerojmë të shtohen përcaktime të cilat do të rregullojnë strehimin e qytetarëve romë, brenda një periudhe 5-vjeçare. Afati i propozuar prej Institucionit të Avokatit të Popullit, mund të vlerësohet nga institucioni juaj, mbi mundësinë ë zbatimit të tij në praktikë, me qëllim integrimin ne shoqëri të minoritetit rom. Pikat të cilat propozojmë të shtohen janë: “6.Njësitë e qeverisjes vendore deri në 31.12.20017, parashikojnë çdo vit në programet sociale të strehimit të tyre, që jo më pak se 5% e vendeve nga çdo program, të plotësohen nga familje të komunitetit rom. 7.Familjet e komunitetit rom, konsiderohen si kategori prioritare për trajtim nga programet sociale të strehimit, për të gjitha kriteret e parashikuara në nenin 5 të ligjit, si dhe për përparësitë apo pikëzimet e vendosura nga njësitë e qeverisjes vendore në zbatim të këtij ligji, deri në 31.12.2017. 8.Përfitojnë nga programi i banesave sociale me qera, brenda kuotës së parashikuar në pikën 6 të këtij neni, deri në 31.12.2017, familjet e komunitetit rom, të cilat kanë të ardhura nën nivelin e parashikuar në nenet 6 dhe 19 të ligjit. 9.Këshilli i Ministrave përcakton dokumentacionin që duhet të paraqesin familjet e komunitetit rom, për të përfituar nga programet sociale të strehimit, si dhe bonusin e strehimit.”

Page 8: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Për masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi të na kthehet përgjigje brenda afatit 30 ditor, sipas përcaktimit të nenit 22 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”. Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj,

AVOKATI I POPULLIT

Igli TOTOZANI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE

PROJEKTVENDIM

Nr.______, datë____/____/2012

PËR

PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT

“PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.05.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE NË ZONAT

URBANE” I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), për

Page 9: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

MINISTRI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.____, datë____2012

“PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.05.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE NË ZONAT

URBANE” I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Page 10: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Në ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), bëhen shtesat e mëposhtëme:

Neni 1 Në nenin 39/1 “Dispozita tranzitore”, shtohen pikat 6, 7, 8 dhe 9 me përmbajtjen e mëposhtëme:

“6.Njësitë e qeverisjes vendore deri në 31.12.20017, parashikojnë çdo vit në programet sociale të strehimit të tyre, që jo më pak se 5% e vendeve nga çdo program, të plotësohen nga familje të komunitetit rom. 7.Familjet e komunitetit rom, konsiderohen si kategori prioritare për trajtim nga programet sociale të strehimit, për të gjitha kriteret e parashikuara në nenin 5 të ligjit, si dhe për përparësitë apo pikëzimet e vendosura nga njësitë e qeverisjes vendore në zbatim të këtij ligji, deri në 31.12.2017. 8.Përfitojnë nga programi i banesave sociale me qera, brenda kuotës së parashikuar në pikën 6 të këtij neni, deri në 31.12.2017, familjet e komunitetit rom, të cilat kanë të ardhura nën nivelin e parashikuar në nenet 6 dhe 19 të ligjit. 9.Këshilli i Ministrave përcakton dokumentacionin që duhet të paraqesin familjet e komunitetit rom, për të përfituar nga programet sociale të strehimit, si dhe bonusin e strehimit.”

Neni 2

Në pikën 1 të nenit 38, shprehja “…e 39/1 pikat 1 e 2”, zëvëndësohet me shprehjen “e 39/1 pikat 1, 2 dhe 9”

Neni 3 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi në 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Page 11: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

 

 

 

 

 

RELACION

PËR PROJEKTLIGJIN

“PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.05.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE NË ZONAT

URBANE” I NDRYSHUAR

Neni 15 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cilëson të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si “të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe që qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, duke sanksionuar kështu barazinë pa asnjë lloj diskriminimi të të gjithë personave që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë: shqiptarë, pjesëtarë të pakicave kombëtare, të huaj apo persona pa shtetësi.

“Nje karakteristikë e komunitetit rom është jeta jostabile e tyre në vendbanime të qëndrueshme. Pasojat që sjell kjo lëvizje e herëpashershme krijon problem për këtë popullsi si dhe për vetë shtetin. Ndryshimi i ambjentit ku jetojnë, lëvizja nga një shkollë në tjetrën, vështirësitë për t’u ripunësuar dhe integrimi me jetën në një tjetër ambjent, ka pasoja nga më të ndryshmet”2.

Për periudhën Janar-Qershor 2012 pranë Institucionit të Avokatit të Popullit kanë paraqitur ankesat e tyre disa pjesëtare të komunitetit rom, të cilët kanë ngritur, ndër të tjera çështjen e strehimit dhe përfitimit të tyre nga programet sociale të strehimit.

                                                            2 Strategjia Kombëtare “Për përmirësimin e kushteve te jetesës së minoritetit Rom” 

Page 12: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Të gjithë ankuesit janë shprehur se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, duke mos plotësuar asnjë nga nevojat minimale të jetesës së përditshme. Shumica e tyre jeton nëpër baraka, ndërsa disa të tjerë nuk kanë asnjë strehë. Pretendimi i ankuesve ka qëndruar në faktin se, nuk kanë mundur të zgjidhin problemin e strehimit të tyre, pavarësisht kërkesave të herspashershme dhe dorëzimit të dokumentacionit pranë njësive të qeverisjes vendore.

Është vënë re se, mohimi i të drejtës për strehim dhe krijimi i aksesit për këtë komunitet që të përfitojnë nga programet sociale të strehimit, është i lidhur edhe me kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi për të përfituar nga këto programe.

Lidhur me strehimin dhe problematikën me të cilën ndeshet komuniteti rom theksojmë se ligji 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), përcakton rregullat dhe procedurat administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim te përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.

Ligji ka pësuar disa ndryshime në vite, ndërkohë që ndryshimi i bërë gjatë vititi 2012, ka sjellë ndryshime thelbësore në përmbajtjen e tij. Sipas pikës 1 të nenit 4 të ligjit përfitojnë strehim individët, që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) nuk kanë në pronësi një banesë;

b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje, ose banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi;

c) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, sipas pikës 2 të këtij neni, përfshihen në njërën nga shkronjat "a", "b" dhe "c" të pikës 1, vetëm ato familje, që kanë të ardhura të pamjaftueshme, sipas përcaktimeve të neneve 6 e 19 të këtij ligji.

Page 13: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Në nenin 5 të ligjit 9232/2004 (i ndryshuar), përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së familjeve duke parashikuar një sëre kushtesh, ndërmjet të cilave edhe kushtet sociale. Në brendi të këtij neni trajtohen edhe kategoritë që kanë përparësi sipas kritereve të veçanta, porn ë asnjë rast nuk jane përfshirë familjet e komunitetit rom. Mendojmë se përfshirja e tyre si kategori prioritare brenda këtyre kritereve, mund të rriste nivelin e pikëve të tyre, duke dhënë shpresë për përfitimin e strehimit.

Gjithashtu, sipas nenit 6, pika 1 e ligjit 9232/2004 (i ndryshuar) për nivelin e të ardhurave, theksohet se jo më pak se 80 për qind e familjeve që trajtohen në banesa sociale me qera duhet të kenë të ardhura, deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, ndërkohë që pjesa tjetër, prej 20% mund të përzgjidhet brenda intervalit 100 - 120 për qind të nivelit të të ardhurave mesatare. Kjo kategori e fundit sipas ligjit paguan një qera më të lartë se kategoritë e tjera, por jo më shumë se 30 për qind të të ardhurave mujore.

Mbështetur në sa më sipër një familje rome nëse është brenda njërës prej kategorive të përcaktuara në nenin 4, të ligjit 9232/2004 (i ndryshuar), nëse do të duhet të përfitojë një banesë me qera, do të duhet të ketë të ardhura deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.

Gjithashtu sipas nenit 19 të ligjit, në të cilin trajtohet përcaktimi i nivelit të të ardhurave të familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët, parashikohet se përzgjidhet për t'u trajtuar me banesë me kosto të ulët, familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind e të ardhurave mesatare, të përcaktuara për prefekturën.

Lidhur me banesat sociale të cilat mund të merren me qera nga komunitetit rom, në nenin 24 të ligjit, është parashikuar se kur qiraja e banesës sociale zë më shumë se 25 për qind të të ardhurave neto të familjes, sipas shkronjës "a" të nenit 5 të këtij ligji, kjo e fundit përfiton subvencionim të qirasë, dhe ndërkohë familjet komunitetit rom kanë përparësi në subvencionimin e qirasë ose përfitimin e bonusit të strehimit.

Pavarësisht sa më sipër mendojmë se parashikimet e ligjit nuk do të mund të garantojnë në praktikë strehimin e familjeve të komunitetit rom.

Argumentet në të cilat mbështetet ky vleresim janë:

Page 14: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

a.Familjet e komunitetit rom, pjesa problematike e tyre, e kanë të vështirë të provojnë një nivel të ardhurash mujore (pasi aktualisht kryesisht punojnë në të zezë);

b.Edhe nëse ato e kanë të mundur të provojnë të ardhurat e tyre (të ardhura nga pagat nëse do të jenë të punësuar, të ardhura nga ndihma ekonomike), niveli i tyre mund të mos jetë në përqindjen e përcaktuar të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse;

c.Familjet e komunitetit rom, nuk konsiderohen në asnjë kriter (sipas nenit 5 të ligjit) si kategori prioritare. Pra, në këtë mënyrë do të ishin konkurentë në mënyrë të pabarabartë me kategoritë e tjera të prioritizuara.

Në këto kushte, duke qënë se sipas parashikimeve ligjore në fuqi, pjestarët e komunitetit rom do ta kenë praktikisht të pamundur të përfitojnë nga këto programe të strehimit, propozojmë që në ligjin 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), të parashikohen dispozita tranzitore të kufizuara në kohë, të cilat të konsiderohen si masa të veçanta të përkohshme për këtë komunitet, deri në momentin e përthithjes së tyre në system apo dhe integrimit të tyre social.

Për këtë arsye në nenin 39/1 “Dispozita tranzitore”, propozohen shtesa e pikave 6, 7, 8 dhe 9. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve propozojmë që njësitë e qeverisjes vendore të përcaktojnë nje kuotë vjetore, prej 5% në çdo program social të strehimit, për familjet rome, të cilat do të përfitojnë nga programet.

Gjithashtu propozohet që të trajtohen si kategori prioritare për të gjitha kriteret e parashikuara në nenin 5 të ligjit, familjet e komunitetit rom, duke i dhënë mundësi për një pikëzim më të mirë në momentin e vlerësimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Një tjetër propozim i projektligjit është përjashtimi për këtë komunitet lidhur me plotësimin e kushteve të cilat kanë të bëjnë me të ardhurat e kërkuara, të përcaktuara në nenin 6 dhe 19 të ligjit 9232/2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar), për përfitimin e banesave me qera sociale.

Masat e veçanta të përkohshme propozohen të kenë një shtrirje deri në 31.12.2017.

Page 15: Rekomandimet e Avokatit te Popullit per komunitetin rom

Propozimet për ndryshime në ligjin 9232/2004, i janë përcjellë si rekomandim legjislativ i Avokatit të Popullit, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Në përfundim theksojmë se parashikimet e mësipërme të projektligjit, do të ndihmojnë për një periudhe tranzitore përthithjen në system si dhe integrimin social të romëve. Këto masa të veçanta të përkohshme, të kombinuara edhe me masat te tjera të sistemit të mbrojtjes sociale apo të politikave të punësimit për këtë komunitet, do të mundësojnë përmirësimin e situatës së këtij komuniteti, përmirësim ky i cili do të sjellë edhe gradualisht shuarjen tyre pas vitit 2017.

M I N I S T R I