27
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, dhjetor 2010, nr.30 Mesazhi i U.D. të Presiden- tit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Kras- niqi, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zg- jedhjet e 12 dhjetorit U.D. i Presidentit të Repub- likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti një delega- cion të ENEMO-s Parlamenti Evropian vëzh- gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub- likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Pr- ishtinë U.D. i Presidentit të Repub- likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Presi- dentin Obama U.D. i Presidentit të Repub- likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi përgëzoi Presi- dentin e Shqipërisë, z. Bamir Topi U.D. i Presidentit të Repub- likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi reagon ndaj pro- jekt-raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty Mesazhi i U.D. të Presiden- tit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi drejtuar qyte- tarëve të Republikës së Kosovës me rastin e për- fundimit të vitit 2010

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT

REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, dhjetor 2010, nr.30Mesazhi i U.D. të Presiden-

tit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Kras-

niqi, me rastin e fillimit tëfushatës zgjedhore për zg-

jedhjet e 12 dhjetorit

U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi priti një delega-

cion të ENEMO-s

Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit

në Kosovë

U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi votoi në shkollënfillore “Faik Konica” në Pr-

ishtinë

U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi ngushëlloi Presi-

dentin Obama

U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup

Krasniqi përgëzoi Presi-dentin e Shqipërisë, z.

Bamir Topi

U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi reagon ndaj pro-

jekt-raportit të Raportuesittë Këshillit të Evropës, Dick

Marty

Mesazhi i U.D. të Presiden-tit të Republikës, dr. Jakup

Krasniqi drejtuar qyte-tarëve të Republikës së

Kosovës me rastin e për-fundimit të vitit 2010

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Mesazhi i U.D. të Presidentit të Re-publikës së Kosovës, dr. Jakup Kras-niqi, me rastin e fillimit të fushatës

zgjedhore për zgjedhjet e 12 dhjetorit

Aktiviteti i Presidentit Faqe 2

30.11.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi dha sot një mesazh me rastin efillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjete përgjithshme të 12 dhjetorit 2010.Në mesazh thuhet:

Të nderuar qytetarë të Republikës sëKosovës:Duke iu përgjigjur situatës së krijuar dhenë mbështetje të Kushtetutës, më 2 nën-tor 2010 kam shpallur zgjedhjet eparakohshme për Kuvendin e Kosovës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certi-fikuar 29 subjekte politike elektorale me1265 kandidatë të tyre për deputetë tëKuvendit të Kosovës.Nesër, më 1 dhjetor 2010 fillon fushata

parazgjedhore e subjekteve politike dhe ekandidatëve të tyre, e cila do të zgjasëdhjetë ditë.Kosova me këto zgjedhje po hyn edhenjëherë në një sprovë të vështirëdemokratike.Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nëKosovë organizohen për herë të parë passhpalljes së Pavarësisë së saj dhe nga vetëinstitucionet e pavarura zgjedhore.Këto zgjedhje po mbahen pas një traditetashmë të shkëlqyeshme zgjedhore nëKosovë, e cila është vlerësuar lart ngavëzhguesit ndërkombëtarë dhe nga gjithëbota demokratike. Partitë politike dhe zg-jedhësit në Kosovë kanë kultivuar dhekane demonstruar kulturë të lartë poli-tike e demokratike zgjedhore.

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 3

Nga zgjedhjet e kaluara kanë dalë institu-cione demokratike, me të cilat Kosova kashënuar zhvillim dhe përparim në tëgjitha fushat. Kosova e lirë dhe e pavarurështë kthyer në faktor paqeje e stabiliteti,duke gëzuar respekt dhe imazh të mirëanekënd botës.Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është eshumëfishtë. Kosova është krenare për tëarriturat e saj historike, por objektivat esaj të ardhshme janë po ashtu të vështiradhe kërkojnë institucione të qën-drueshme, të afta dhe të guximshme përt’i përballuar sfidat serioze që kemi për-para, siç janë zhvillimi demokratik dheekonomik, anëtarësimi në Organizatën eKombeve të Bashkuara e në organizmattjerë ndërkombëtarë, fuqizimi i shtetit tësë drejtës si dhe integrimet euroatlantike.Për të arritur qëllimet e saj të mëdha,Kosovës i duhen institucione të fuqishmepërfaqësuese. Është në përgjegjësinë tonëtë përbashkët t’i zgjedhim më të mirët përtë na përfaqësuar. Por, që të kemi institu-cione demokratike, edhe zgjedhjet duhettë jenë plotësisht të lira, të ndershme dhedemokratike.Për një çast e gjithë bota do të kthejë sytënga ne, për të parë kulturën tonëdemokratike, për të parë pjekurinë tonëpolitike dhe për të parë seriozitetin e një

shteti të shpallur dhe të njohur tashmënga 72 vende, anëtare të Organizatës sëKombeve të Bashkuara. Imazhin dheprestigjin e Kosovës, të ndërtuar kohë tëgjatë, me përpjekje të vështira e me sakri-fica sublime, nuk kemi të drejtë ta ceno-jmë askush prej nesh, veç e veç, as tëgjithë bashkë.Para pak ditësh subjektet politike elek-torale të Republikës së Kosovës miratuanKodin e Sjelljes për Zgjedhjet epërgjithshme më 12 dhjetor 2010, të cilinkërkoj që ta zbatojnë tërësisht, duke pro-movuar zgjedhje të lira, të ndershme dhenjë klimë të tolerancës demokratike.U bëj thirrje të gjitha subjekteve politikeqë fushatën parazgjedhore ta bëjnë nëpërputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi,duke zhvilluar garë korrekte të pro-grameve dhe ideve, pa nxitur dhe pro-vokuar urrejtje e mosdurim. Një fushatëkorrekte dhe demokratike do të na sig-urojë votim të qetë e të rregullt dhe për-fundim të suksesshëm të gjithë këtijprocesi të rëndësishëm zgjedhor. Kurorëzimi i suksesshëm i zgjedhjeve, ipranueshëm për të gjithë dhe i vlerësuarndërkombëtarisht, është garanci e ndër-timit dhe konsolidimit të institucionevepërfaqësuese që do ta çojnë sigurt vendintonë drejt arritjeve të reja dhe historike.

04.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi mori pjesë sot në ceremoninë ediplomimit të kandidatëve të ProgramitFillestar për Arsimin Ligjor, organizuarnga Instituti Gjyqësor i Kosovës.Me këtë rast, z.Krasniqi mbajti një fjalë sidhe ua dha diplomat kandidatëve të diplo-muar për gjyqtarë dhe prokurorë.

Në vijim po japim fjalën e plotë tëUshtruesit të Detyrës së Presidentit tëRepublikës së Kosovës, dr. Jakup Kras-niqi:

E nderuara kryesi,I nderuar zëvendësambasador i SHBA,z.Murphy,I nderuar kryeprokuror i EULEX-it,

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në ceremon-

inë e diplomimit të kandidatëve të Pro-gramit Fillestar për Arsimin Ligjor

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 4

Zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi dhe nder për mua që sotmarr pjesë dhe mund t’ju përshëndes nëkëtë ceremoni, me rastin e diplomimit tëgjeneratës së dytë të kandidatëve përgjyqtarë dhe prokurorë; Është kënaqësi për mua kur mësoj faktinse ju keni përfunduar me sukses pro-gramin trajnues për arsimim ligjor. Ju siguroj se ndjenja ime e kënaqësisënuk është e motivuar thjesht nga atmos-fera ceremoniale, por ka një bazë empirikedhe një imanencë jetësore.Dikur, në moshën e rinisë së hershme,kur më ra hise të përballem me ligjësitëdhe paligjësitë, me të drejtën dhepadrejtësinë, dhe kjo s’ishte vetëm përvojëindividuale, e kisha shndërruar në ide-alitet dhe aspiratë profesionalizmin dhefunksionin e ligjit, gjithnjë mbi ngrehinëne humanizmit.

Zonja dhe zotërinj të nderuar, Ndoshta, nën ndikimin e manirit profe-

sional e shkencor, kam vënë re se gjatëzhvillimit historik të së Drejtës, tëshoqërisë njerëzore në rende e sisteme tëndryshme shoqërore, slogani më abuzivka rezultuar të jetë formula “Në emër tëpopullit”. Formulë që, jo rrallë, e kanëshfrytëzuar pushtues, pushtete e oligarkitë ndryshme, madje edhe ndaj vetë popul-lit, në emër të të cilit janë mbështetur.Duke parë punën e Institutit tuaj, ngriturmbi eksperiencë dhe profesionalizëm, unëshoh farkën ku përgatiten kuadrot për tabërë realitet të prekshëm funksionimin eDrejtësisë, ndaj dua t’ju përgëzoj e uroj. Thuhet një fjalë, prokurorë dhe gjyqtarë,se suksesi është rezultat i vendimeve tëdrejta. Edhe pse në jetë nuk është lehtë tëmerren shpesh vendime të drejta, por suk-sesi varet nga vendimet e drejta që do tëmerrni ju në drejtësinë e Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë,madje nevojë të ngutshme, për Institutintuaj dhe punën e tij, për kuadrot tuaja tëmbushur me dije e profesionalizëm. Suksese të reja!

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 5

04.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi i është drejtuar me një letërPresidentit të Republikës së Shqipërisë,Bamir Topi, me anë të së cilës i shprehdhimbjen dhe solidaritetin e institucion-eve dhe të popullit të Kosovës me qyte-tarët e Shqipërisë të prekur ngapërmbytjet e ditëve të fundit.“Duke marrë pjesë në këtë dhembje, julutem Shkëlqesi, ju siguroj se ne do të jeni

pranë jush dhe se institucionet e Kosovësdo të marrin të gjitha veprimet e nevo-jshme për t’ju dalë në ndihmë në radhë tëparë qytetarëve shqiptarë dhe institucion-eve të Republikës së Shqipërisë për të për-balluar sa më lehtë situatën ejashtëzakonshme të krijuar pas përmbyt-jeve në Qarkun e Shkodrës dhe nërrethinën e saj”, shkruan dr. Jakup Kras-niqi.

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

priti një delegacion të ENEMO-s

Institucionet e Kosovës të gat-shme për të ndihmuar Shqipërinë

për të përballuar përmbytjet

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 6

06.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-

dentit të Republikës së Kosovës, Dr.

Jakup Krasniqi prit sot në takim një dele-

gacion të Rrjetit Evropian të Organi-

zatave Evropiane për Monitorimin e

Zgjedhjeve (ENEMO), i cili do të moni-

torojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të

12 dhjetorit në vendin tonë.

Duke folur për takimin me përfaqësuesit e

ENEMO-s, të cilët kanë ardhur për moni-

torimin e zgjedhjeve me kërkesë të insti-

tucioneve të Republikës së Kosovës,

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-

publikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi

tha se i njoftoi ata për rrjedhat e zhvil-

limeve të këtyre ditëve në vendin tonë,

për fushatën zgjedhore dhe për rëndësinë

e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, që është mjaft

e madhe për Kosovën, për zhvillimet

demokratike dhe për institucionet

demokratike që do të dalin pas zgjedhjeve.

“Ne besojmë dhe shpresojmë se këto zg-

jedhje do të jenë edhe të lira, edhe të

drejta edhe të ndershme. Na vjen mirë që

rrjeti i organizatave ENEMO do të jetë

prezent në Kosovë, do të japë vlerësimin e

vet edhe të periudhës parazgjedhore, por

edhe të ditës së zgjedhjeve. Ne presim dhe

dëshirojmë që gjithçka të shkojë sipas asaj

që e parasheh ligji dhe Kushtetuta e Re-

publikës së Kosovës”, tha Ushtruesi i De-

tyrës së Presidentit të Republikës së

Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.

Nga ana e tij, Zlatko Vujoviq, shef i mi-

sionit të ENEMO-s për monitorimin e zg-

jedhjeve në Kosovë, tha se janë të

kënaqur që kanë marrë ftesën për të

vëzhguar zgjedhjet në Kosovë dhe që do të

jenë i vetmi mision ndërkombëtar që do të

bëjë monitorimin e zgjedhjeve, i cili është

prezent në Kosovë, do të jetë këtu ditën e

zgjedhjeve dhe pas tyre, deri në shpalljen

përfundimtare të rezultateve të zgjed-

hjeve.

“Misioni i ENEMO-s do të ketë rreth 170

vëzhgues për ditën e zgjedhjeve, po ashtu

janë rreth 20 vëzhgues afatgjatë, që janë

anëtarë të Zyrës Qendrore të ENEMO-s.

Do të prezantojmë rezultatet preliminare

një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa raporti

përfundimtar, që do të jetë edhe zyrtar, do

të jepet rreth një muaj pas ditës së zgjed-

hjeve dhe do të jetë i publikuar për të

gjithë të interesuarit”, theksoi z.Vujoviq.

I pyetur lidhur me faktin se autoritetet

serbe u kanë bërë thirrje serbëve të

Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhje,

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-

publikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi u

përgjigj: “Ne na vjen keq nëse autoritetet

serbe kanë bërë një ftesë të tillë.

Megjithatë, ne shpresojmë dhe presim që

qytetarët serbë të Kosovës të shfrytëzojnë

të drejtën e tyre për të qenë pjesë e këtyre

zgjedhjeve dhe për të qenë pjesë e proce-

seve demokratike në Kosovë, por edhe për

të qenë pjesë e integruar e institucioneve

në Kosovë dhe pjesë e jetës publike në

përgjithësi”.

Ndërkaq, i pyetur lidhur me zhvillimin e

deritashëm të fushatës zgjedhore, ai tha:

“Unë jam duke bërë fushatë të heshtur

dhe në këtë drejtim mendoj se edhe ju paj-

toheni se jam i pabarabartë me kandi-

datët e tjerë që garojnë. Ajo që unë dua të

them është se deri tani në përgjithësi

fushata zgjedhore është duke shkuar

mjaft mirë, ndonëse aty-këtu mund të

vërehet një gjuhë joargumentuese, por

edhe kjo konsideroj se është në suaza të

fushatës zgjedhore dhe të proceseve

demokratike që po i kalon Kosova”.

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 7

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqipriti përfaqësuesit e rrjetit të

OJQ-ve “Demokracia në Veprim”06.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi priti sot në takim përfaqë-suesit e rrjetit të OJQ-ve “Demokracia nëVeprim”, të cilët do të bëjnë monitorimin ezgjedhjeve të 12 dhjetorit.“Ne e patëm një bisedë të shkurtër menjë delegacion të “Demokracisë nëVeprim”. I falënderova për angazhimet etyre që kanë për gjithë vëzhgimin osemonitorimin edhe të fazës parazgjedhore,edhe fazës së fushatës, por edhe në ditën evotimit. Ne e vlerësojmë lart angazhimine “Demokracisë në Veprim” për të ndih-muar procesin zgjedhor në Republikën eKosovës, për të dhënë kontributin e tyrenë monitorimin e këtyre zgjedhjeve që

janë të rëndësishme për Kosovën dhe përinstitucionet që do të dalin nga zgjedhjet”,tha në një deklaratë pas takimitUshtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-publikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.“Nga ana jonë, ne e mbështetëm“Demokracinë në Veprim” për punën qëdo ta bëjnë gjatë kësaj periudhe, dukekërkuar që angazhimi i tyre të jetë nëshërbim të demokracisë, në shërbim të zg-jedhjeve të lira, të drejta dhe në këtë drej-tim kam besim që “Demokracia nëVeprim” do të vazhdojë t’i kryejë detyratashtu siç i ka marrë edhe vet përsipër”,tha ai.Ndërsa Ismet Kryeziu, udhëheqës i rrjetittë OJQ-ve “Demokracia në Veprim” u sh-

preh pastakimit: “Nesot e infor-muam si“Demokracinë Veprim”Zyrën ePresidencëstë Kosovësme përgatit-jet të cilatjemi duke ibërë përprocesin zg-jedhor, mezhvillimet tëcilat janëduke ndod-hur në ter-ren dhe meangazhimettona në

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 8

krejt vazhdimësinë tani ku jemi në moni-torimin e fushatës zgjedhore, monitorimine kostos së subjekteve politike osefushatës zgjedhore, monitorimin e me-dieve të shkruara dhe elektronike dheplanet tona për angazhimin e vëzhguesvetanë në procesin zgjedhor, kryesisht nëditën e zgjedhjeve”. I pyetur çka konsideroni si sfidë gjatëmonitorimit të procesit zgjedhor të 12dhjetorit, z. Kryeziu theksoi: “Mendoj qëprocesi zgjedhor si proces në tërësi ështësfidë. Është një proces i cili prodhon insti-tucionet, prodhon të drejtën e qytetarëvenga dita e zgjedhjeve edhe si tërësi ështësfidë. Me angazhimin dhe përkushtimintonë në vazhdimësi mendoj se do tatejkalojmë. Sfidë ka qenë koha e shkurtër,e cila na është nevojitur në këtë procespër vrojtimin e vëzhguesve, për trajnimine vëzhguesve por edhe përgatitjet tjerateknike për 5000 vëzhgues të cilët i kaDemokracia në Veprim, kjo ka qenë sfidë,por tani jemi në fazën finale në trajnimetnë terren dhe mendoj se jemi me një di-namikë dhe me një plan të veprimit më tëpërshpejtuar dhe jemi duke e tejkaluaredhe këtë sfidë”.Ndërkaq, i pyetur a do të marrë pjesë“Demokracia në Veprim” edhe në moni-torimin e zgjedhjeve në veri, z.Kryeziu ushpreh: “Ne do të marrim pjesë në veri. Sëbashku me neve është edhe një partner ikomunitetit serb, do të thotë ne kemi tëangazhuar vëzhguesit serbë me të cilët ikemi bërë trajnimet dhe aktivitetet e tjeraedhe i kemi në të gjitha vendvotimet eKosovës, i mbulojmë pa dallim regjioni osepjese nga janë”.A do të kërkohet mbështetja e misionevendërkombëtare, posaçërisht EULEX-it,për veriun e Kosovës, për t’i mbrojtur ku-titë dhe për t’i mbrojtur vendvotimet,ishte pyetja për U.D. të Presidentit, z.Jakup Krasniqi. “Po ne kemi kërkuar nga të gjithamekanizmat ndërkombëtarë edhe nëKosovë por edhe jashtë Kosovës që të

monitorojnë zgjedhjet e 12 dhjetorit dhene besojmë dhe shpresojmë se kudo qëështë nevoja edhe EULEX-i, por ndoshtaedhe KFOR- do t’i kryejnë detyrat e tyreqë do të kërkohen nga institucionet eKosovës, por gjithnjë duhet të kemiparasysh punën që duhet ta kryejnë insti-tucionet e Kosovës”, tha ai, duke shtuar sepërgjegjësitë kryesore janë te institucionetdhe mekanizmat që ka krijuar shteti iKosovës. I pyetur a i keni bërë kërkesëKëshillit Evropian për t’i monitoruar zg-jedhjet dhe si i shihni thirrjet që Policia eKosovës në pjesën veriore, kur është fjalapër serbët, të mos i mbikëqyrin zgjedhjet,U.D. i Presidentit theksoi: “Ju e dini qëKosova nuk përfaqësohet në Këshillin eEvropës. Megjithatë, si institucione nuk ikemi bërë kërkesën dhe as që ështëkërkuar, por të gjitha institucioneve tëtjera dhe Bashkimit Evropian i kemi bërëftesë me kohë. Megjithatë, do të ketë njëmonitorim ndoshta jo sikur që do të ishtesikur zgjedhjet të mbaheshin të rregullta,por besoj se monitorimi do të jetë edhenga Rrjeti i Organizatave Evropiane përMonitorim, do të jetë edhe nga Demokra-cia në Veprim, të gjitha partitë politike dot’i kenë komisionarët dhe vëzhguesit etyre dhe presim që ata t’i kryejnë detyrate tyre me përgjegjësi ashtu siç e jep ligji.Ne besojmë që zinxhiri komandues i Poli-cisë së Kosovës është një zinxhir koman-dues dhe gjithë Policia e Kosovës e kapërgjegjësinë për t’i kryer obligimet e vetaashtu siç e ka me ligj dhe me Kushtetutë”.Ndërsa, i pyetur kush do të bëjë certi-fikimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, z.Krasniqi u përgjigj: “Certifikimin e zgjed-hjeve të 12 dhjetorit e bën Komisioni Qen-dror Zgjedhor dhe pastaj fjalën e fundit ejep Presidenti në detyre. Tashmë ne ekemi Presidentin në detyrë dhe edhe psePresidenti në detyrë në një mënyrë ështëpjesë e këtyre zgjedhjeve, por do të për-piqem që detyrat që i jep ligji dhe kushte-tuta t’i kryej ashtu siç e jep ligji dhekushtetuta”.

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 9

08.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi mbajti sot një fjalë përshënde-tëse në Konferencën Ndërkombëtare“Sovraniteti dhe të Drejtat e Njeriut”, eorganizuar me rastin e 10-vjetorit tëthemelimit të Institucionit të Avokatit tëPopullit dhe 62 vjetorit të Deklaratës Uni-versale për të Drejtat e Njeriut.

Në vijim po e japim të plotë fjalën e z.Krasniqi:

I nderuari, Avokat i Popullit, zotëri SamiKurteshiTë nderuar të pranishëm,Zonja dhe zotërinj

Ndihem mirë, që sot jam këtu, në mesin enjerëzve që janë zëri i artikuluar i mbrojt-

jes së popullit, aq më tepër kur ky popullgjatë historisë ka provuar padrejtësi e mo-hime të së drejtës nga më të rëndat dhenga më të ndryshmet;

Ndihem krenar që sot, në Kosovën e lirëdhe sovrane, ju shënoni dhjetëvjetorin eformimit të institucionit të Avokatit tëPopullit, një dekadë pune dhe veprimi qëpa ngurrim mund të quhet jubile;E quaj jubile këtë përvjetor dhe e quaj ju-

bilare këtë konferencë të karakteritndërkombëtar, që zë fill pikërisht para 62vjetëve, me Deklaratën universale të tëDrejtave të Njeriut.Dhjetë vjet nuk janë pak në jetën e

njeriut, po nuk janë pak as në zhvillimin enjë shoqërie të re siç është kjo e jona. In-stitucioni juaj madje e ka fat që ështëbashkudhëtar i rritës me lirinë e Kosovës

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi mbajti njëfjalë në Konferencën Ndërkombëtare“Sovraniteti dhe të Drejtat e Njeriut”

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 10

E quaj gjetje të mençur temën që do tëtrajtoni në këtë konferencë: Sovranitetidhe të Drejtat e njeriut, një binom sa ipandashëm po aq edhe konstant përpreokupimin e njeriut sot e në tëardhmen. Sikundër që 62 vjet më parë kokat emençura të njerëzimit e panë të nevo-jshme të bënin Deklaratën universale përtë Drejtat dhe Liritë e Njeriut, më thotëmendja se edhe sot, një preokupim i tillë,jo vetëm që nuk duket i vjetruar, por fitonpeshë dhe meriton vëmendje të shtuar tëtë gjithëve. Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ose gëzo-hen, realizohen dhe përjetohen si të tilla,ose shkelen. Sipas logjikës normale nukka dhe nuk mund të ketë Të Drejta dheLiri të tepërta.Në vitet e robërisë e të pushtimit nedinim diçka, kishim dëgjuar për të drejtate njeriut, po ishte një luks i paimagjin-ueshëm institucioni i këtillë përrrethanat në të cilat kalonte vendi. Në përfytyrimin tonë nocioni AVOKATmerrte epitete e kuptime figurativepothuajse gjithherë me konotacion nega-tiv dhe pezhorativ, si Avokat i Djallit,Avokat i Parasë, Avokat i Shpifur bashkëme gjithë zhganin e makinës shtypëse:gjyqtarë, porotë e prokurorë që, si përironi të fatit tonë të pafat, i jepnin zë mebutafori parullës: “Në emër të popullit”. Duke shfrytëzuar hapësirat e mundshme,me mund e sakrifica të mëdha, ngritëmKëshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhetë Lirive të Njeriut, një organizatë jo-qeveritare që, në mos tjetër, gjente dhehapte shtigje komunikimi dhe informimimu në qerthullin e një izolimi totalitar. E përmend këtë fakt që t’jua kujtoj mekëtë rast se, pikërisht një kalvar të këtillëe ka përshkuar dhe provuar edhe vetëpersoni që sot përfaqëson avokatin e pop-ullit.

Zonja dhe zotërinj të nderuar, Sot, Ombudspersonin, Avokatin e Popul-lit, e bën institucion të pavarur e të

garantuar Kushtetuta Republikës sëKosovës; e zgjedh organi më i lartë për-faqësimit të popullit, Kuvendi i Kosovës;Ai ka zyrë dhe buxhet të veçantë të cilin epropozon dhe e administron vetë në bazëtë ligjit.Rrethanat e këtilla i mundësojnë atij të

afirmojë dhe mbrojë të drejtat dhe liritë eligjshme të individëve dhe të personavejuridikë nga veprimet ose mosveprimet epaligjshme e të parregullta të organeve tëadministratës publike. E theksoj edhe një herë: Avokati i popullitnuk bën gjyqin. Ai Afirmon dhe Mbron tëdrejtat dhe liritë e ligjshme të individëvedhe të personave juridikë. Në këtë kuptimtani është krijuar kondita që askush tëmos ndihet i pambrojtur dhe i papërfill-shëm. Pavarësisht se ç’pushtet ndërtonnjë shoqëri, se çfarë struktura e admin-istrojnë, është pothuajse e pamundur qënë mënyrë absolute të çrrënjosen paligjsh-mëritë dhe parregullsitë. Aq më tepër nënjë shoqëri si kjo jona, e cila, sapo ka dalënga procese tranzitore, e cila, sapo kazënë të marrë këmbët pas djegieve eshkatërrimeve të luftës, e cila e ndienmungesën e përvojës e të traditës nëshumë plane.Në këtë kuptim, Avokatit të Popullit,

këtu, i shtohet edhe një detyrë jo më pak erëndësishme se ajo që i përshkruhet rën-dom: detyra e një edukimi të themeltë tëqytetarëve për punën dhe veprimtarinë evet. Kësisoj, publikimet dhe informacionet për

punën dhe rolin e Avokatit të popullit,publikimet dhe informacionet për liritëdhe të drejtat e njeriut, ku përfshihenedhe të drejtat e fëmijëve e të grave, padallim race e besimi, behën pjesë e pat-jetërsueshme e kulturës qytetare, bëhenvlera që hyjnë në fondin universal tënjerëzimit. Duke mos pasur asnjë dyshim nëpërkushtimin, detyrën dhe misionin tuaj,më lejoni t’ju uroj jubiletë dhe t’ju dëshirojpunë të mbarë!

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

08.12.2010 - Presidenti i ParlamentitEvropian, Jerzy Buzek, në një letër dër-guar dr. Jakup Krasniqit, Ushtrues i De-tyrës së Presidentit të Kosovës, kakonfirmuar se ky institucion do të vëzh-gojë zgjedhjet e përgjithshme në Repub-likën e Kosovës, që mbahen të dielën.Duke iu përgjigjur ftesës që z.Krasniqi ika bërë përmes një letre, më 4 nëntor2010, Parlamentit Evropian për tëvëzhguar zgjedhjet e përgjithshme nëvendin tonë, z.Buzek e njofton Ushtruesine Detyrës së Presidentit të Kosovës se

Parlamenti Evropian ka vendosur të dër-gojë një delegacion shtatanëtarësh për tëvëzhguar këto zgjedhje. Ai gjithashtuthekson se anëtarët e delegacionit do tëemërohen nga grupet politike në Parla-mentin Evropian.“Republika e Kosovës është një partner irëndësishëm i BE-së në BallkaninPerëndimor, dhe Parlamenti Evropian ijep rëndësi të madhe mbështetjes dheforcimit të demokracisë në vendin tuaj”,shkruan Presidenti i ParlamentitEvropian, Jerzy Buzek.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 11

Parlamenti Evropian vëzhgonzgjedhjet e 12 dhjetorit në

Kosovë

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqivotoi në shkollën fillore “Faik

Konica” në Prishtinë

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

12.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi votoi pas orës 10:00 në vendvo-timin në shkollën fillore “Faik Konica” nëPrishtinë.Në një deklaratë bërë me këtë rast, aitheksoi: “Ne sot e kryem një të drejtëqytetare, për të hedhur votën në kuti përzgjedhjet e 12 dhjetorit 2010. Ne e kon-siderojmë këtë ditë si një ditë feste, pasiqë këto janë zgjedhjet e para që mbahennë shtetin e pavarur, sovran dhedemokratik të Kosovës. Për familjen tonë

është edhe një festë tjetër, sepse vajza emadhe për herë të parë voton në shtetin epavarur dhe sovran të Kosovës dhe kjo kanjë domethënie të rëndësishme.Konsideroj se domethënia e këtyre zgjed-hjeve për proceset demokratike, përdemokracinë në përgjithësi është tepër erëndësishme dhe dëshiroj që ashtu sikurkanë filluar me rregull, pa probleme,gjithë ky proces të mbyllet ashtu siç ështëvullneti i qytetarëve të Kosovës, për in-teresin e qytetarëve të Kosovës dhe përzhvillimin e demokracisë në Kosovë”.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 12

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

mbajti një konferencë për media

13.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi mbajti sot një konferencë përmedia, në të cilën foli për rrjedhën e zg-

jedhjeve të përgjithshme në Kosovë, tëmbajtura më 12 dhjetor.Karakteristikat themelore të këtyre zgjed-hjeve ishin organizimi i mirë dhe i shpejtë

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 13

nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,fushata parazgjedhore e pjekur dhe nivelii lartë demokratik që u detyrohet subjek-teve politike, elektoratit, gjithë qytetarëvepjesëmarrës, theksoi në fillim z.Krasniqi. Votimi ishte mjaft masiv, në një ambienttë qetë, të kulturuar, që dëshmon përnivelin e konsolidimit të demokracisë sonëdhe përçuan mesazh të mirë për Kosovëne re, të lirë, të pavarur, sovrane dhedemokratike, tha ai, duke shtuar se edhepjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovësi ka dhënë një kuptim demokracisë sëKosovës. “Me këtë rast dëshiroj të përgëzoj Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë poli-tike dhe qytetarët për rezultatin madhorqë i siguruan demokracisë së Kosovës.Falënderoj gjithashtu punën e mirë të tëgjithë komisionerëve dhe vëzhguesve tëpavarur vendorë, duke përfshirë edhe atandërkombëtarë që morën pjesë nëvëzhgimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, falën-deroj edhe angazhimin e të gjitha medievepër mirëvajtjen e këtij procesi të rëndë-sishëm demokratik për Kosovën”, thaz.Krasniqi. “Procesi zgjedhor është në vazhdim, dukeu ndodhur në procesin e numërimit tëvotave, andaj duhet të presim për-fundimin e tij dhe rezultatin definitiv tëzgjedhjeve. Ftoj partitë politike dhe qyte-tarët që të kenë besim të plotë në organete pavarura zgjedhore, duke siguruarkushte veprimi të lirë e të pandikuar nëpërmbushjen e obligimeve të tyrekushtetuese dhe ligjore. Duke vepruarbrenda sistemit tonë zgjedhor, çdo pakë-naqësi a kërkesë duhet drejtuar organevepërkatëse të këtij sistemi”, shtoi ai. Në vijim, Ushtruesi i Detyrës së Presiden-tit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi tha se “nga KQZ kërkoj profe-sionalizëm, transparencë të plotë dhepaanshmëri, duke e kryer punën sipasligjit, duke evidentuar çdo parregullsieventuale dhe duke trajtuar secilin

dyshim të bazuar sipas procedurave të or-ganeve përkatëse”. Gjithë procesi zgjedhor në Kosovë, ashtusi ka filluar mirë, duhet edhe të përmbyl-let mirë, sepse ky është interesi ipërgjithshëm i shtetit të Kosovës, theksoiz.Krasniqi.Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e

shumta të gazetarëve, Ushtruesi i Detyrëssë Presidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi theksoi se “ne i inku-rajojmë të gjitha partitë politike, subjek-tet që ishin të regjistruara në KQZ, që tëgjitha vërejtjet e tyre t’i argumentojnë dhet’ua dërgojnë organeve përkatëse, të cilatdo të përgjigjen sipas ligjeve në fuqi”. Ndërsa, sa i përket kohës së konstituimit

të institucioneve të reja, ai u shpreh: “Neduhet ta presim rezultatin përfundimtartë zgjedhjeve, për ta paraparë konstitu-imin e institucioneve”. I pyetur lidhur me ankesat e ndryshmerreth procesit zgjedhor, z.Krasniqi u sh-preh: “KQZ dhe PZAP-i kanë përgjegjës-inë ta verifikojnë se si ka rrjedhë votimi,jo vetëm në Skenderaj apo në ndonjë ko-munë tjetër, por në të gjitha komunat dhenë të gjitha vendvotimet e Republikës sëKosovës”. “Unë nuk dua ta paragjykoj procesin zg-jedhor. Nuk është detyrë e imja. Detyrë eimja është t’i mbështes të gjitha institu-cionet e pavarura që kanë përgjegjësi përtë verifikuar rregullsinë apo parregullsinëe zgjedhjeve, t’i kryejnë detyrat e tyrekonform ligjit. Kjo është kërkesa ime.Këtë kërkesë e bëra sot dhe këtë kërkesëdo të bëj edhe në vazhdim”, tha z.Kras-niqi. “Çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor ështëcenim i lirisë së individit dhe kam qenëdhe do të jem kundër cenimit të të drejtëssë njeriut për të hedhur votën lirshëm pandikime anësore”, tha në fund të konfer-encës së tij për media Ushtruesi i Detyrëssë Presidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi.

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 14

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqingushëlloi Presidentin Obama

14.12.2010 - Ushtruesi i detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi ngushëlloi sot Presidentin eShteteve të Bashkuara të Amerikës,Barack Obama, me rastin e ndarjes ngajeta të diplomatit të shquar të SHBA-së,Richard Holbrooke. “Richard Holbrooke ishte diplomati dhenjeriu që shërbeu për arritjen e paqes nëshumë konflikte dhe luftëra në tërë glo-bin, duke filluar nga Azia Juglindore ederi te luftërat e ftohta në Evropë; ishtediplomati i cili kurrë nuk ka ditur tëndalet dhe njeriu që u përball me dikta-torët më të vështirë në botë. Shumë popu-jve, në shumë vende të botës, u ështëmundësuar të jetojnë në paqe në sajë tëangazhimeve të Tij. Roli i Richard Hol-brooke, si i dërguar i Presidentit Clinton

për Ballkanin, ishte vendimtar edhe përKosovën dhe për qytetarët e saj”, shkruanz.Krasniqi. Ndarja nga Richard Holbrooke është njëlajm i hidhur jo vetëm për popullin eShteteve të Bashkuara të Amerikës, poredhe për të gjithë miqtë e Tij, të cilët indiqnin me vëmendje angazhimet e këtijdiplomati dhe luftëtari të madh të paqes.Me këtë mesazh, në emër të institucion-eve dhe të popullit të Republikës sëKosovës, Ju shpreh Juve dhe nëpërmjetJush, familjes së Tij dhe mbarë popullit tëShteteve të Bashkuara të Amerikës soli-daritetin dhe ngushëllimet e mia më tëthella, shkruan, ndër të tjera, nëtelegramin e ngushëllimit Ushtruesi i de-tyrës së Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi.

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

përgëzoi Presidentin eShqipërisë, z. Bamir Topi

15.12.2010 - Me rastin e hyrjes në fuqi tëvendimit të Bashkimit Evropian për heq-jen e regjimit të vizave për qytetarët e Re-publikës së Shqipërisë me vendet eBashkimit Evropian, Ushtruesi i Detyrëssë Presidentit të Republikës së Kosovës,Dr. Jakup Krasniqi edhe njëherë përgëzonPresidentin e Shqipërisë, Z. Bamir Topidhe të gjithë qytetarët e Republikës sëShqipërisë për hyrjen në fuqi të këtijvendimi.Në vazhdim ai thekson se nga sot qyte-

tarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnëpa viza në vendet e Bashkimit Evropiandhe pa dyshim se kjo datë do të shënohetnë historinë e Republikës së Shqipërisë siditë e ofrimit të vendit drejt integrimit nëBashkimin Evropian.Gjithashtu, z.Krasniqi shprehu bindjen etij se edhe qytetarët e Republikës sëKosovës, në një të ardhme të afërt, do tëmund të lëvizin lirshëm në hapësirënShengen.

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi

reagon ndaj projekt-raportit tëRaportuesit të Këshillit të

Evropës, Dick Marty15.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës sëPresidentit të Republikës së Kosovës,dr. Jakup Krasniqi ka lëshuar sot njëdeklaratë lidhur me një projekt-raporttë Raportuesit të Këshillit të Evropës,Dick Marty.

Në deklaratë thuhet: Me këtë rast shpreh indinjatën e thellëpër këtë projekt-raport absurd tëmbushur me trillime të pastra, faktedhe hamendësi të paqena dhe tëpavërtetuara nga drejtësia ndërkom-bëtare. Ky projekt-raport nuk është gjë tjetër,pos vazhdim i deklaratave shpifëse dhetë papërgjegjshme të librit të ish-Krye-prokurores së Gjykatës Ndërkombëtaretë Hagës për krime të Luftës në ish-Ju-gosllavi, zonjës Karla del Ponte. Këtoshpifje janë hedhur poshtë nga zëd-hënësja e Gjykatës Ndërkombëtare përKrime të Luftës në ish-Jugosllavi,sipas së cilës hetuesit nuk kanë gjeturprova të bazuara për të vërtetuar këtoakuza, si dhe nga ish-zëdhënësja ekryeprokurores del Ponte, e cila i quandeklaratat e saj si të papërgjegjshme,si një inkurajim të ngatërrimit të fak-teve me thashethemet dhe si një rrezikpër revizionuar ato që kanë ndodhur

me të vërtetë. Shpreh indinjatën time të thellë mefaktin që raportuesi i Këshillit tëEvropës guxon të zëvendësojëProkurorinë e cila është shumë më especializuar dhe ka shumë më tepërmjete ligjore për të vlerësuar rëndësinëe provave të mbledhura. Ky projekt-raport është qartësisht injëanshëm dhe përmban edhedeklarata raciste, kur flet për “struk-turën klanore” të shoqërisë shqiptaretë Kosovës dhe për “mungesën e njëshoqërie civile të vërtetë”. Ky projekt-raport përfaqëson përpjek-jet e qarqeve të caktuara për tëbarazuar luftën e drejtë dhe heroike tëpopullit të Kosovës dhe të Ushtrisë sëtij Çlirimtare me masakrat e regjimitserb të Milosheviqit. Tentativat për tëngatërruar viktimat me xhelatin hed-hin hije dyshimi për të gjithë ak-tivitetin dhe paanshmërinë eraportuesit të Këshillit të Evropës. Së fundi, përshëndesim të gjithë nis-mat ligjore dhe politike të ndërmarrasi brenda dhe jashtë Kosovës për tëdënuar këto shpifje absurde dhe tëpadenja, të cilat nuk i kontribuojnëshndërrimit të Ballkanit në një rajonpaqeje, stabiliteti dhe sigurie.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 15

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Aktiviteti i Presidentit Faqe 16

16.12.2010 -Ushtruesi i De-tyrës së Presi-dentit tëRepublikës sëKosovës, dr.Jakup Krasniqiu nënshkruasot në librin ezisë, të hapurnë ambientet eAmbasadësAmerikane nëPrishtinës, nënderim tëdiplomatit tëshquaramerikan,Riçard Holl-bruk, i cilindërroi jetëditë më parëpas një ataku kardiak. Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Re-publikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi unënshkrua sot në librin e zisë, të hapur në

ambientet e Ambasadës Amerikane në Pr-ishtinës, në nderim të diplomatit tëshquar amerikan, Riçard Hollbruk, i cilindërroi jetë ditë më parë pas një atakukardiak.

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi priti am-

basadoren e Çekisë, Janina Hrebickova

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi u nën-

shkrua në librin e zisë për diplomatinRiçard Hollbruk

16.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi priti sot në takim lamtumirësambasadoren e Republikës së Çekisë nëvendin tonë, znj. Janina Hrebickova.Në takim, z.Krasniqi e falënderoi am-basadoren Hrebickova për angazhimin e

saj gjatë kohës së shërbimit në vendintonë, në kohën kur Kosova kaloi nëpërprocese të rëndësishme dhe historike. Ai gjithashtu falënderoi qeverinë dhe pop-ullin e Republikës së Çekisë për ndihmëne pakursyer dhënë Republikës së Kosovës,për njohjen e shtetit tonë dhe vendosjen e

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

marrëdhënievediplomatike ebashkëpunimin efrytshëm në tëgjitha fushat. Nga ana e saj,ambasadorja Jan-ina Hrebickovafalënderoi z.Kras-niqi dhe institu-cionet e Kosovëspërbashkëpuniminshumë të mirë qëkanë pasur gjatëkësaj kohe dhe ushpreh se mar-rëdhëniet mes dyvendeve tona dotë intensifikohenedhe më tej.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 17

U. D. i Presidentit, dr. JakupKrasniqi mori pjesë në manifes-timin e Shoqërisë Kulturo-Artis-

tike dhe Etnologjike nga Prizreni17.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presiden-

tit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Kras-

niqi mori pjesë në manifestimin e Shoqërisë

Kulturo Artistike dhe Etnologjike nga

Prizreni, në të cilin morën pjesë edhe

shoqëritë kulturore artistike nga Kosova dhe

regjioni.

Më poshtë po e japim fjalën që z.Krasniqi e

mbajti me këtë rast:

Ndjehem shumë i kënaqur dhe i nderuar të

jem sot midis jush, në këtë manifestim të

rëndësishëm kulturor dhe artistik.

Fillimisht përgëzoj organizatorët dhe

mbështetësit që bënë të mundur këtë ngjarje

kulturore.

Kosova ka një thesar të pasur dhe shumë të

çmuar të kulturës shpirtërore dhe materiale,

që vie nga thellësitë antike dhe deri në kohët

moderne.

Ky kolorit i sotëm kosovar është dëshmi e pa-

surive kulturore etnologjike dhe artistike të

Kosovës.

Jeta e lirë, me qytetarë dhe komunitete të

barabarta në Kosovën e re, ka krijuar kushtet

e ruajtjes së trashëgimisë së përbashkët mul-

tikulturore dhe të zhvillimit e emancipimit të

të gjitha komuniteteve pakicë, mbi bazën e

standardeve më të larta që ka njohur bota për

të drejtat dhe liritë e pakicave etnike.

Unë dëshiroj me këtë rast të inkurajoj të

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

gjitha komunitetet pakicë në Kosovë ta rua-

jnë trashëgiminë kulturore të tyre, ta pasuro-

jnë dhe zhvillojnë atë në kushtet e reja

moderne, sepse kështu pasurojmë fondin kul-

turor e artistik të vendit tonë, por edhe

ngremë nivelin e zhvillimit të gjithëm-

barshëm të vetë këtyre komuniteteve.

Për t’i zhvilluat këto vlera duhet edhe përku-

jdesje e mbështetje adekuate e institucioneve

përkatëse, që nga niveli lokal e deri te ai qen-

dror.

Vlerat tona kulturore nuk duhet t’i mbajmë

vetëm për vete, ato duhet të kapërcejnë kufi-

jtë e vendit tonë, për t’u bërë pjesë përbërëse

e vlerave universale botërore kulturore dhe

artistike.

Sot me kënaqësi po shoh këtu edhe përfaqë-

sues kulturorë të vendeve fqinje të Kosovës,

të cilët do të paraqesin vlera kulturore, artis-

tike dhe etnologjike të atyre vendeve. Ne

duhet të thellojmë marrëdhëniet tona në të

gjitha fushat, pra edhe në atë të kulturës.

Kultura përbën faktorin e rëndësishëm të lid-

hjes dhe të bashkëpunimit midis vendeve dhe

kombeve të ndryshme.

Duke iu uruar mirëseardhje shoqërive kultur-

ore-artistike të vendeve të ndryshme, këtij

takimi të rëndësishëm kulturor i dëshiroj

sukses të plotë, për t’i kontribuuar kështu

njohjes më të mirë midis nesh, ofrimit dhe

bashkëpunimit midis popujve dhe vendeve të

rajonit tonë.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 18

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Krasniqi në BBC: Orga-nizim konspirativ në

zgjedhje 17.12.2010 - Presidenti në detyrë iKosovës, Jakup Krasniqi thotë përBBC-në se zgjedhjet e përgjithshmetë 12 dhjetorit kanë pasur edhe njëtë ashtuquajtur organizim konspir-ativ.Sipas zotit Krasniqi, në këtë 'kon-spiracion' në shumë vendvotimekanë marrë pjesë të gjitha partitëpolitike dhe komisionarët e tyre si dhe, nënjëfarë forme, edhe shoqëria civile. Për më tepër, ai ka thënë se përgjegjësi kaedhe policia e Kosovës. Në fakt, sipas zotit Krasniqi, njëpërgjegjësi të ndjeshme e kanë të gjithastrukturat e shoqërisë së Kosovës të cilat,siç thotë ai, nuk kanë arritur të ruajnëvlefshmërinë e votës dhe vullnetin e qyte-tarëve. “Në çdo vendvotim kanë ekzistuar komi-sionarët e partive politike, të shoqërisëcivile. Në një masë të madhe këtë procesështë dashur ta ruajë policia e Kosovës,drejtorët e shkollave apo menaxherët e ob-jekteve të tjera ku janë mbajtur votimet.Me një fjalë, të gjitha këto kanë ndihmuarqë ky proces të dëmtohet”, tha zoti Kras-niqi. “Prandaj unë kam kërkuar që insti-tucionet e Kosovës të kenë besim nëinstitucionet e pavarura siç është KQZ-jadhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dheParashtresa, të cilat do të vendosin jashtëtë gjitha ndikimeve politike dhe në favortë zgjidhjes së parregullsive”, tha përBBC-në ushtruesi i detyrës së presidentittë Kosovës, Jakup Krasniqi. Duke vlerësuar procesin në tërësi, zotiKrasniqi ka thënë se ai personalisht ështëi kënaqur me punën që ka bërë KQZ-jadhe me aspektin teknik të organizimit të

këtyre zgjedhjeve. I pyetur që të komentojë kërkesat e disapartive politike për përsëritjen e vo-timeve, ai u përgjigj:“Kosova është në një situatë të tillë që kandodhur një problem, ka ndodhur një de-fekt dhe ky defekt nuk duhet të shërbejëpër të shkatërruar gjithçka, por ne kemiobligim si institucione, qytetarë dhenjerëz të politikës që të korrigjojmë këtëproces dhe të ecim përpara. Në fund tëfundit, ne kemi krijuar institucione që t’ikorrigjojmë gabimet dhe ne duhet të kemibesim në ato që do ta bëjnë këtë”, u sh-preh z.Krasniqi. Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, kavlerësuar se procesi i zgjedhjeve nëKosovë akoma është në fazën e zhvillimittë tij dhe se tash për tash duhen priturvendimet e KQZ-së, për ankimimin erezultateve dhe certifikimin e tyre, e mëvonë ai do t’i kryejë detyrat e tij si presi-dent dhe do ta ngarkojë mandatarin përkrijimin e qeverisë së re. Zoti Krasniqi ka shprehur shpresën senuk do të ketë probleme që do ta bllokojnëkëtë proces dhe që institucionet që do tëdalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, do tëkrijohen brenda afatit kushtetues.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 19

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Shkruan: Dr. Jakup Krasniqi

21.12.2010 - Jemi të vetëdijshëm, se asfabrikuesit e tyre, nuk i besojnë këtoakuza, por edhe ata janë të vetëdijshëm,që derisa të vërtetohen si shpifje, në sytë eopinionit publik ndërkombëtar, imazhi ishtetit të ri të Kosovës do të jetë dëmtuarrëndë. Nuk ka më rëndë se kur të ndersh-mit i kontestohet ndershmëria. Kosovaështë prekur në palcë, në ndershmërinë esaj të shenjtë, në vlerat më të çmuara his-torike dhe aktuale.Këto ditë, opinioni shqiptar, evropian dhendërkombëtar është bombarduar, do tëthosha barbarisht nga Projektraporti iDick Martyt, anëtar i Asamblesë Parla-mentare të KE-së, i cili është i mbushurme shpifje, me trillime dhe me denigrimepër gjënë më të shenjtë për shqiptarët,idenë e lirisë dhe të çlirimit, vlerë kjo ekrijuar me lumenj gjaku, e përcjellë meflijime të shumta njerëzore, materiale dheshpirtërore, me të cilat autori nuk u morasnjëherë.Akuzat për trafikim të organeve njerë-zore, me trafikim të drogës dhe me kon-trabandim të armëve nga UshtriaÇlirimtare e Kosovës, janë të pabaza dhetë padëshmuara, kurse vetë Raportiështë politikisht i njëanshëm, tendencioz,qëllimkeq dhe me përmbajtje tmerrësishtraciste dhe antishqiptare.Ky Raport është vazhdim i deklarataveshpifëse dhe të papërgjegjshme të ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkom-bëtare të Hagës për Krime të Luftës nëish Jugosllavi, zonjës Del Ponte, në librine saj, për të cilat hetuesit nuk kanë gjeturprova të bazuara për t’i vërtetuar këtoakuza.Ky Raport përfaqëson përpjekjet e qar-qeve të caktuara antishqiptare për ta

barazuar luftën e drejtë dhe heroike tëpopullit të Kosovës dhe të Ushtrisë së tijÇlirimtare me masakrat e regjimit serb tëMilosheviqit. Tentativat për t’i ngatërruarviktimat me xhelatin hedhin hije dyshimipër të gjithë aktivitetin dhe paansh-mërinë e raportuesit të Këshillit tëEvropës.Populli i Kosovës dhe luftëtarët e tij janëndier tepër të fyer dhe të indinjuar ngaspektaklet e ulëta, të luajtura turpshëm,kësaj radhe jo në librushka të zonjësPonte, por në foltoren e një institucioni tëlartë dhe shumë të nderuar evropian, nëKëshillin e Evropës. Anëtari i AsamblesëParlamentare të Këshillit të Evropës, zotiDick Marty, një njeri me ndjenja tëpakontrolluara urrejtjeje ndaj Kosovës sëlirë dhe pavarësisë së saj, që na asociononnë disa qarqe të pakta antikosovare nëbotë, po luan një dramë të rrezikshme dhetë pandershme mbi kurrizin e një populliliridashës, paqësor dhe të shumëvuajtur.Populli i Kosovës asnjëherë nuk ka bërëluftëra pushtuese, asnjëherë nuk i ka rënënë qafë kujt. Popullsia serbe, gjithmonëka qenë komunitet pakicë në Kosovë, porkurrë nuk është dëmtuar nga shumicashqiptare dhe aq më pak nga UshtriaÇlirimtare e Kosovës, e cila ka kontrolluargjatë Luftës territore të tëra me popullsiserbe, por civilët nuk kanë pësuar asnjëdëm të vetëm.Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do t’ibënte kurrë veprimet që i përshkruhen nëRaport, sepse ishte betuar në pastërtinë eluftës së saj çlirimtare, sepse lufta e sajkishte për qëllim idealet e popullit që elindi, çlirimin e Kosovës, vendosjen epaqes, ndërtimin e rendit demokratik dhejo ambiciet profitere, sepse ajo respek-tonte ligjet humane të luftës, sepsemishëronte traditën dhe kulturën e popul-

Aktiviteti i Presidentit Faqe 20

RAPORT ME PËRMBA-JTJE RACISTE

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

lit të vet që nga antika, sepse ashtu do tadënonte veten e saj dhe aspiratat që i për-faqësonte. Së fundi duhet thënë se Ush-tria Çlirimtare e Kosovës as mund t’ikishte kushtet teknike për ta realizuarnjë veprim të tillë të shëmtuar.Në emër të drejtësisë së luftës së shenjtëtë Kosovës, të ish-ushtarëve të UshtrisëÇlirimtare dhe të institucioneve dhe tëqytetarëve që përfaqësoj, në emër të sëdrejtës dhe të së vërtetës, them me bindjedhe përgjegjësi se pandehmat e zotit DickMarty, për Ushtrinë Çlirimtare tëKosovës, në Raportin e tij të fabrikuar paasnjë fakt, kurrë nuk do të mund të argu-mentohen, sepse nuk janë të vërteta.Njerëzit që apostrofohen në Raportinfamoz dhe denigrues, të zotit Dick Marty,janë në krye të shtetit modern dhedemokratik të Kosovës, i cili komu-niteteve pakicë, duke e përfshirë në radhëtë parë komunitetin serb, u ka siguruarme Kushtetutë, me ligj dhe në praktikëmbrojtjen e të drejtave dhe të lirive civiledhe njerëzore, demokratike e kombëtare,përtej standardeve më të avancuarandërkombëtare.Fushata më e re anti-shqiptare, që po shohim dhe po e dëgjo-jmë, nuk është vetëm kundër UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, nuk ka të bëjëvetëm me të kaluarën dhe nuk drejtohetvetëm kundër Kosovës, sepse ajo si në lojëbilardoje, synon të rrëzojë shumë figurapërnjëherë, duke i dëmtuar të ardhmen eKosovës dhe miqtë e saj, që u solidarizuanme të, në kohë të vështira të luftës dhe nëkohë paqeje të shtetndërtimit.Jemi të vetëdijshëm, se as fabrikuesit etyre, nuk i besojnë këto akuza, por edheata janë të vetëdijshëm, që derisa të vërte-tohen si shpifje, në sytë e opinionit publikndërkombëtar, imazhi i shtetit të ri tëKosovës do të jetë dëmtuar rëndë. Nuk kamë rëndë se kur të ndershmit i kontesto-het ndershmëria. Kosova është prekur nëpalcë, në ndershmërinë e saj të shenjtë, nëvlerat më të çmuara historike dhe ak-tuale.Ne kërkojmë nga drejtësia që urgjentisht

të merret me trajtimin e kësaj lënde,sepse sa më parë që ajo ta thotë fjalën evet përfundimtare, aq më i vogël do të jetëdëmi publik, që na është bërë dhe aq mëshpejt do të vendoset në vend dinjiteti ynëi nëpërkëmbur.Unë besoj në drejtësinë, prandaj jam ibindur që ajo një ditë do të hedhë dritë tëplotë mbi këto kualifikime arbitrare, deni-gruese dhe shpifëse. Jam i sigurt seakuzat e Dick Martyt kurrë dhe në asnjëgjykatë ndërkombëtare, të asnjë niveli,nuk do të konfirmohen.Kosova, deri në qershorin e vitit 1999, kakërkuar nga vendet e DemokracisëPerëndimore ta shpëtonin nga politika sh-farosëse serbe e Milosheviqit, e cila as-njëherë nuk u dënua nga Dick Marty,përkundrazi u mbështet, kurse tani ështëe detyruar të kërkojë ta mbrojnë nganjeriu i veshur me petkun e anëtarit tëAsamblesë Parlamentare të Këshillit tëEvropës.Në rrethana të tilla na imponohet njëpyetje për Senatorin Dick Marti dhembështetësit e tij: Nëse themeluesit dhedrejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, me gjithë rrezikun e madh përjetën e tyre, të familjeve dhe të fëmijëve tëtyre, të popullit, që rrezikohej për dëbimdhe për shfarosje, u paska pas rënë nëmend deri dhe trafikimi me organet enjerëzve, me armë dhe me drogë, ai duhettë tregojë, në cilën klinikë zvicerane apovendi të KE-së, në cilët individë u trans-plantuan ato, nga cili vend apo nga cilitrafikant u blenë armët dhe ku u shitënato, pasi UÇK nuk kishte armatim tëmjaftueshëm, cili ishte rrjeti i trafikimittë drogës, prej nga merrej ajo dhe ku për-fundonte? S'do mend se diçka e tillë dhefantastike mund të ndodhë vetëm në fil-mat me supermen, por kurrë jo në kushtettona të vështira, të kufizuara, që shpeshduhej të luftohej për jetë a vdekje. NëseSenatori zviceran përgjigjet në këtopyetje, ne, kemi gatishmërinë të përgjig-jemi në cilëndo gjykatë zvicerane ose nëcilindo vend tjetër të Këshillit të Evropës.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 21

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

24.12.2010 - Ushtruesi i De-tyrës së Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi priti sot në takimlamtumirës Ambasadorin e Re-publikës së Kroacisë në vendintonë, z.Zlatko Kramariq.Dr. Jakup Krasniqi e falën-deroi ambasadorin Kramariqpër punën që ka bërë gjatëkohës sa kreu detyrën e am-basadorit të Republikës sëKroacisë në Republikën eKosovës dhe i uroi sukses nëkarrierën e tij të mëtutjeshme.Z. Krasniqi me këtë rastgjithashtu theksoi ndihmën emadhe që Republika e Kroacisëi ka dhënë vendit tonë në tëgjitha periudhat e rëndësishmetë zhvillimit të tij, si dhe falënderoi qever-inë dhe popullin kroat për njohjen eshtetit tonë, vendosjen e marrëdhënievediplomatike si dhe bashkëpunimin e fryt-shëm në mes dy vendeve.Ambasadori Zlatko Kramariq e falënderoi

Ushtruesin e Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi dhe institucionet e Repub-likës së Kosovës për bashkëpuniminshumë të mirë dhe u shpreh se Kroacia dotë vazhdojë edhe më tej të jetë njëpërkrahëse e vazhdueshme e popullit dheshtetit të Kosovës nëtë gjitha fushat.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 22

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi priti Am-basadorin e Kroacisë, Zlatko Kramariq

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

uroi Imzot Dodë Gjergjin24.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës,Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës sëKrishtlindjes.“Duke e vlerësuar lart angazhimin Tuajpër paqen, harmoninë dhe dashurinëndërmjet njerëzve, pa dallim etnie e bes-

imi, si dhe përkushtimin e Kishës Kato-like për të ardhmen më të ndritur tëKosovës, Ju dëshiroj shëndet dhe suksesetë mëtejme juve dhe gjithë besimtarëvekatolikë të vendit.Bashkë me këtë festë të madhe dhe meatë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremto-jmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

i ka arritur Kosova si rezultat i përpjek-jeve të qytetarëve të saj, të institucionevedemokratike dhe të miqve të shumtë qëkanë vazhduar të na mbështesin pa kur-sim.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja,dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca”,shkruan në urimin e tij Ushtruesi i De-tyrës së Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 23

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

uroi Papa Benediktin XVI24.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi uroi sot Shenjtërinë e Tij, PapaBenedikti XVI, me rastin e Festës së Kr-ishtlindjes.“Shfrytëzoj këtë rast t’Ju shpreh edhe njëherë falënderimin për kujdesin Tuaj dhetë Selisë së Shenjtë për vendin tim. FalëZotit, punës sonë të përbashkët dhepërkrahjes së përhershme të miqve tanëndërkombëtarë, Republika e Kosovës po ekremton këtë festë si shtet sovran dhe ipavarur”, shkruan dr. Jakup Krasniqi. “Kosova vazhdon të njihet nga shtete tëndryshme demokratike të botës dhe ne be-

sojmë fuqishëm se ky proces do të vazh-dojë me ritme edhe më të larta në vitin nëvijim.Njohja e Republikës së Kosovës ngaVatikani pritet me padurim nga i gjithëpopulli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, ështëshembull i rrallë i bashkëjetesës, i har-monisë dhe i tolerancës ndërmjet njerëzvetë etnive dhe të besimeve të ndryshme,prandaj Shenjtëria Juaj Ju lus, ta keniparasysh kërkesën tonë për njohjen e Re-publikës së Kosovës”, shkruan në urimin etij për Papa Benediktin XVI, Ushtruesi iDetyrës së Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi.

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi u

shkruan institucioneve evropiane dheshteteve mike lidhur me raportin e

Dick Martit24.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së

Presidentit të Republikës së Kosovës,

dr. Jakup Krasniqi u është drejtuar me

një letër vendeve anëtare të Këshillit

të Evropës, udhëheqësve të këtij insti-

tucioni dhe institucioneve të tjera

evropiane, si dhe udhëheqësve të

shteteve dhe të parlamenteve të

shteteve të tjera, pas publikimit ditë

më parë të raportit të Raportuesit të

Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Në letër thuhet:

Kam konstatuar me shqetësim të

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

veçantë raportin e Raportuesit të

Këshillit të Evropës në lidhje me të

ashtuquajturin trajtimin johuman të

njerëzve dhe trafikimin ilegal të organ-

eve në Kosovë. Menjëherë kam shpre-

hur indinjatën e thellë për këtë raport

absurd të mbushur me trillime të pas-

tra, fakte dhe hamendësi të paqena

dhe të pavërtetuara nga drejtësia

ndërkombëtare.

Siç jeni në dijeni, akuza të tilla janë

hetuar nga prokuroria e Gjykatës Pe-

nale Ndërkombëtare për ish-Jugosllav-

inë e cila më pas i ka mbyllur këto

hetime për shkak të mungesës së

provave të bazuara. Ky raport bazohet

tek deklaratat e papërgjegjshme të ish-

Kryeprokurores Carla Del Ponte, të

cilat nuk janë gjë tjetër veç një inkura-

jim i ngatërrimit të fakteve me

thashethemet dhe si një rrezik për të

revizionuar ato që kanë ndodhur me të

vërtetë, si dhe për të justifikuar dësh-

timin e saj si prokurore, duke mos vënë

para drejtësisë kriminelët e njohur të

luftërave në ish-Jugosllavi.

Ky raport përfaqëson përpjekjet e qar-

qeve të caktuara për të ngatërruar vik-

timat me fajtorin dhe për të

relativizuar persekutimin dhe vuajtjet

e popullit të Kosovës nën regjimin e

Sllobodan Miloshevicit. Nga ana tjetër,

ky raport është një përpjekje për të

hedhur baltë mbi mbështetjen që forcat

demokratike perëndimore i dhanë pop-

ullit të Kosovës duke mënjanuar paso-

jat e gjenocidit dhe pastrimit etnik.

Akuzat makabre të këtij raporti kanë

për qëllim të pengojë njohjet ndërkom-

bëtare të Republikës së Kosovës, si dhe

të dobësojnë pozitat e qeverisë së Re-

publikës së Kosovës në dialogun e

ardhshëm me Serbinë. Ky raport qël-

limisht trillon fakte dhe ngatërron

periudha të ndryshme kohore vetëm e

vetëm për të satanizuar luftën e drejtë

të popullit tim për liri dhe të drejta

njerëzore.

Me përgjegjësi të plotë, si Kryetar i Ku-

vendit të Kosovës dhe Ushtrues i De-

tyrës së Presidentit të Republikës së

Kosovës, ju garantoj për pastërtinë e

luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës që nga fillimi i luftimeve dhe

deri në mbarim të tyre, me hyrjen në

Kosovë të forcave të NATO-s. Në këtë

kuadër, garantoj se të gjitha institu-

cionet e Republikës së Kosovës do të

jenë në dispozicion të plotë të çdo het-

imi vendor apo ndërkombëtar, në

mënyrë që akuza të tilla të mbyllen

njëherë e përgjithmonë.

Kam bindjen e plotë se denoncimi dhe

përgënjeshtrimi i këtyre shpifjeve ab-

surde dhe të padenja do t’i kontribuojë

pajtimit midis popujve të rajonit tonë

dhe shndërrimit të Ballkanit në një

rajon paqeje, stabiliteti dhe sigurie.

Duke ju shprehur edhe njëherë mirën-

johjen time dhe të popullit të Repub-

likës së Kosovës për ndihmën tuaj të

çmuar dhe të gjithanshme, mirëpres

mbështetjen tuaj për të mos lejuar

adoptimin e këtij raporti si dokument

zyrtar të Këshillit të Evropës, me qël-

lim të mbrojtjes së kauzave tona të

përbashkëta për liri, të drejta njerë-

zore, paqe dhe stabilitet.

Aktiviteti i Presidentit Faqe 24

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

29.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi mbajti sot takimin e fundvititdhe shtroi drekë për gazetarët që përc-jellin punën e Presidentit.Në takim, z.Krasniqi bëri një rekapitullim

të punës së Zyrës së Presidentit në tëgjitha fushat për vitin 2010, me theks tëveçantë nga data 28 shtator, kur ai moripostin e Ushtruesit të Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës.

U.D. i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Jakup Krasniqi mba-jti takimin e fundvitit me gazetarë

U.D. i Presidentit të Republikëssë Kosovës, dr. Jakup Krasniqipriti krijuesin Ramiz Kelmendi

30.12.2010 - Ushtruesi i Detyrës së Presi-dentit të Republikës së Kosovës, dr. JakupKrasniqi priti në takim gazetarin dheshkrimtarin e mirënjohur Ramiz Kel-mendi, për nder të tetëdhjetë vjetorit tëlindjes së tij. “Në bisedë e sipër me shkrimtarin tonë tëmadh të letrave shqipe, unë thash që në

këto vitet e pasluftës të përqendruar dhetë angazhuar shumë me hallet dhe meproblemet e jetës, kemi harruar që sëpaku me fjalë të mira t’i falënderojmëshumë artistë, shkrimtarë, mësues poredhe këngëtarë dhe njerëz të fushave tëndryshme. Që shpeshherë na e kanë bërëmë të lehtë jetën, që na kanë bërë të ndi-

Aktiviteti i Presidentit Faqe 25

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

hemi krenarë, por sigurishtata të cilët kanë krijuarprapa lënë veprën dhe veprado të jetë ajo që do të jetojëshumë dhe breza të tërë dotë nxjerrin mësime dhe do tëmësojnë nga ajo që ështëkrijuar gjatë viteve ose edhegjatë shekujve”, tha me këtërast U.D. i Presidentit, dr.Jakup Krasniqi.Ndërsa, shkrimtari RamizKelmendi falënderoi presi-dentin në detyrë duke thënëse ky takim është kulmi ikënaqësive të tij. “Ështëkulmi i kënaqësive të mia,këto minuta që i kaluambashkë. Me vetë faktin qëPresidenti u kujtua për njëkrijues modest, që ta presë,ta ftojë, bile pata edhe njëkënaqësi më të madhe se kjoështë protokollare siç i thash Presidentit,por unë pata kënaqësinë private se Presi-denti ma uroi tetëdhjetëvjetorin edhe metelefonatë. Kështu që s’kam çfarë të them

tjetër, është maja e kënaqësive në jetëntime tetëdhjetë vjeçare, këto çaste që sot ikalova këtu. Jam shumë i lumtur që eprita këtë çast e këtë ditë”, tha RamizKelmendi.

Mesazhi i U.D. të Presidentit të Re-publikës, dr. Jakup Krasniqi drejtuarqytetarëve të Republikës së Kosovësme rastin e përfundimit të vitit 2010

31.12.2010 – Të dashur qytetarë të Re-publikës së Kosovës, Jemi në përfundim të një viti të rëndë-sishëm për Kosovën. Viti 2010 vulosindërkombëtarisht të drejtën legjitime tëKosovës për të qenë shtet i pavarur dhesovran. Gjatë këtij viti Kosova vazhdoi re-format në jetën institucionale, shënoi njëzhvillim solid ekonomik e shoqëror dhengriti një infrastrukturë të tërë ligjore efizike. Ky vit inauguroi punimet në seg-mentin Vërmicë-Merdarë të Autostradëssë Kombit, e cila do të shërbejë edhe si një

arterie e rëndësishme ndërkombëtare. Nëvitin që po lëmë, Kosova e ngriti në niveletë reja dhe më të larta pozitën e saj nërajon dhe subjektivitetin ndërkombëtar nëpërgjithësi. Kemi arritur shumë rezultate,fryt i përpjekjeve të qytetarëve dhe insti-tucioneve të shtetit tonë, por edhe të part-neritetit me miqtë e shumtë, prandajkemi arsye të krenohemi, të festojmë e tëurojmë në këtë ndërrim vitesh.

Të nderuar qytetarëShteti i pavarur, sovran e demokratik i

Aktiviteti i Presidentit Faqe 26

Page 27: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT ......Parlamenti Evropian vëzh-gon zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë U.D. i Presidentit të Repub-likës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi

Kosovës është vepër ejuaja, është kurorëzim ipërpjekjeve e flijimeveshekullore të brezave tësaj vetëmohues. Mbi këtëbazë fitoresh, më 2010ne qytetarët dhe institu-cionet e Kosovës, e për-paruam vendin tonëdrejt zhvillimit e mirëqe-nies, drejt objektivavehistorike të hyrjes nëfamiljen e madhe tëKombeve të Bashkuaradhe drejt integrimeve eu-roatlantike.

Qytetarë të dashur Në vitin 2011, Kosova kashumë projekte për të re-alizuar dhe shumë sfidapër të përballuar. Ne dotë vazhdojmë të punojmë me përkushtimqë viti 2011 t’i sjellë Kosovës institucionetpërfaqësuese dhe ekzekutive, të ngriturasipas vullnetit të votuesve të saj, të kon-solidojmë sistemin demokratik, të siguro-jmë sundimin e plotë të ligjit dhe tëpërmirësojmë jetën e qytetarëve. Kambesim të plotë në vullnetin dhe energjitë evendit tonë, në shpirtin tonë atdhedashës,në dijet dhe gjithë potencialin pozitiv përtë ecur përpara drejt sukseseve të reja etë pandalshme, që i meritoni ju, që i meri-tojnë fëmijët tanë të bukur, që i meritonRepublika e Kosovës.

Qytetarë të dashur të Republikës sëKosovës Në këtë festë tradicionale u drejtohemgjithë qytetarëve të Kosovës brenda ejashtë atdheut, pa dallim kombi, gjuhedhe feja, të gjithë qytetarëve të fshatit e tëqytetit, burrave dhe grave, të vjetërve e tërinjve, intelektualëve, studentëve enxënësve, mësuesve, administratësshtetërore, policëve e ushtarëve, mjekëvedhe punëtorëve socialë, familjeve të dësh-

morëve e të martirëve, veteranëve tëLëvizjes Kombëtare, invalidëve të Luftësçlirimtare, familjeve në asistencë sociale,të hendikepuarëve dhe pensionistëve,gëzuar Vitin e Ri 2011! Uroj që ky vit tësjellë suksese, shëndet, punë e mirëqeniepër secilin e në çdo familje të Kosovës.Urimet tona më të mira shkojnëgjithashtu edhe për gjithë prezencënndërkombëtare në Kosovë, për ushtarëtdhe oficerët e KFOR-t, për EULEX-in, metë cilët ndajmë sukseset e të arriturattona të përbashkëta, për përfaqësuesit eBashkimit Evropian, për përfaqësuesitdiplomatikë, agjencitë e OKB-së, për do-natorët e mbështetësit e shumtë, investi-torët e huaj etj.

Qytetarë të dashur, Uroj që tryezat e çdo familjeje të Kosovëstë jenë më të pasura, që fytyrat tona tëjenë më të qeshura, që besimi në fitore nëçdo sfidë të jetë i paluhatshëm, jo vetëmne rast festash, por, për çdo ditë të vitit2011 dhe përtej tij, në perspektivën tonëtë ndritshme e të sigurt!Gëzuar!

Aktiviteti i Presidentit Faqe 27