14
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Sejdiu: Jemi përkrah jush në zhvillimin e kësaj pjese shumë të bukur dhe shumë të pasur të Kosovës Presidenti Sejdiu priti kryetarin e BItë Bosnjës e Hercegov- inës, z. Mustafa Ceriq Republika e Turqisë ripohon mbështetjen e plotë për Kosovën Presidenti Sejdiu shtroi darkë për drejtuesit e KFOR-it dhe të FSK-së Presidenti Sejdiu viz- itoi KEK-un Kosova, prioritet i Sekre- tarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s Presidenti Sejdiu priti kryeministrin e Çekisë, Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am- basadorë të rinj Për Kosovën vendosin institucionet e Prisht- inës Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6

REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTITREPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Sejdiu: Jemi përkrahjush në zhvillimin ekësaj pjese shumë tëbukur dhe shumë të

pasur të Kosovës

Presidenti Sejdiu pritikryetarin e BItë

Bosnjës e Hercegov-inës, z. Mustafa Ceriq

Republika e Turqisëripohon mbështetjen e

plotë për Kosovën

Presidenti Sejdiu shtroidarkë për drejtuesit eKFOR-it dhe të FSK-së

Presidenti Sejdiu viz-itoi KEK-un

Kosova, prioritet i Sekre-tarit të ri të Përgjithshëm

të NATO-s

Presidenti Sejdiu pritikryeministrin e Çekisë,

Jan Fischer

Presidentit Sejdiudekretoi katër am-

basadorë të rinj

Për Kosovën vendosininstitucionet e Prisht-

inës

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimitme Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

05.08.2009. - “Jam këtu përtë dëshmuar se ju kenimbështetjen tonë të plotë,mbështetjen e institucionevetë Republikës së Kosovës, sene jemi me ju dhe do të jemipërherë përkrah jush nëzhvillimin e kësaj pjeseshumë të bukur dhe shumëtë pasur të Kosovës”, thaPresidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu,gjatë një takimi që pati sotme qytetarët e fshatraveKoshtovë, Cerajë dhe Bistricëtë komunës së Leposaviqit. Gjatë një bashkëbisedimi tëhapur me banorët e kësajpjese të vendit, PresidentiSejdiu ritheksoi se vizion iinstitucioneve tona ështëKosova e qytetarëve të lirëdhe të barabartë, pavarësishtnga dallimet etnike. “Kosova ka kuptimin e vetvetëm si tërësi, si shtet unik,me integritet të paprekshëmterritorial, dhe për këtë kaedhe përkrahjen e plotë tëbashkësisë ndërkombëtare”,pohoi Presidenti Sejdiu, dukei siguruar qytetarët e kësajane se do të angazhohej edhemë tej për përparimin e kë-tyre fshatrave, si dhe do t’inxisë institucionet që të jenëshumë më të pranishme nëkëtë rajon të Republikës sëKosovës. Presidenti Sejdiu u thabanorëve të këtyre fshatravese ai vinte përsëri në këtërajon për t’i falënderuar atadhe për t’i inkurajuar që tëvazhdojnë jetën dhe punënnë këtë rajon të Kosovës.

Sejdiu: Jemi përkrah jush në zhvi-llimin e kësaj pjese shumë të bukur

dhe shumë të pasur të Kosovës

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 2

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

“Është borxh i institucioneve të Republikës sëKosovës për të realizuar projekte të zhvillimit, tëcilat do t’u mundësonin banorëve të kësaj zone tëqëndrojnë këtu, si dhe t’i nxisin ata që janë larguartë kthehen. Edhe kjo zonë është e sigurt, pasi qëpër këtë angazhohen dhe punojnë institucionet evendit, të ndihmuara nga KFOR-i dhe EULEX-i”,tha Sejdiu.Duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësvetë këtij takimi, Presidenti Sejdiu theksoi seRepublika e Kosovës është shtet sovran dhe ipavarur dhe si e tillë, në kufijtë e saj, ështënjohur nga të gjitha vendet që e kanë pran-uar shtetin tonë.Presidenti Sejdiu, po ashtu, tha se çdo ndër-rim kufijsh në rajon do të ishte shumë irrezikshëm, prandaj qëndrimi i institucionevetë Republikës së Kosovës është ipandryshueshëm: secili në shtëpinë e vet, se-cili në kufijtë e vet shtetërorë.Edhe nga këtu, vijoi Presidenti Sejdiu, iu dër-goj mesazh qytetarëve serbë të Kosovës që tëmarrin pjesë në zgjedhjet e sivjetshme lokale,në mënyrë që të kontribuojnë për të ardhmenmë të mirë të tyre dhe të Kosovës.Presidenti Sejdiu në fshatin Koshtovë vizitoifamiljen e Eshref Bekteshit, ku bisedoi veç-mas me fëmijët nxënës të kësaj familjeje. Në fshatin Cerajë Presidenti Sejdiu për pak

çaste ishte mysafir i familjes së XhaferHalilit. Avniu, djalë i kësaj familjeje, sikuredhe shumë banorë të këtyre fshatrave, ishtruan Presidentit Sejdiu nevojën e krijimittë më shumë vendeve të punës për të rinjtë ekëtij rajoni. Një çështje tjetër që u potencua nga qytetarëte këtyre tri fshatrave ishte fakti se ata nukkanë mundësi t’i shikojnë programet e tele-vizioneve nacionale të Kosovës.Pritje e veçantë Presidentit Sejdiu iu bë nëfshatin Bistricë, në të cilin ishin tubuar pjesadërmuese e banorëve të këtyre tri fshatrave.Presidenti Sejdiu vuri kurora lulesh në monu-mentin përkujtimor kushtuar dëshmorëve tërënë në luftën e fundit për lirinë e Kosovës. Ndërsa, veprimtari i dalluar i këtij rajoni, z.Haki Ymeri, drejtor i Zyrës për Komunitetenë Kuvendin Komunal të Leposaviqit, theksoise një nga sfidat e komunitetit të këtushëmështë shpërngulja e banorëve, të cilët përshkak të kushteve të vështira të jetesës dety-rohen të emigrojnë. Sipas tij, tani, në këto trifshatra, jetojnë rreth 300 banorë. Në Cerajë aktualisht, përveç Zyrës për Komu-nitete, funksionojnë edhe Zyra e ShërbimeveCivile, ambulanca, shkolla dhe stacioni i Poli-cisë së Kosovës. ■

06.08.2009. - "Republika eKosovës është shtet sekular,i cili i respekton liritë dhe tëdrejtat e të gjitha bashkë-sive fetare të vendit tonë",tha Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr. Fatmir Se-jdiu, gjatë një takimi që patisot me z. Mustafa Ceriç,Kryetar i Bashkësisë Islametë Bosnjës dhe Hercegov-inës, i cili po qëndron përvizitë disaditëshe në Kosovëme ftesën e homologut të tijnga Kosova, z. Naim Tër-nava.

Presidenti Sejdiu priti kryetarin eBashkësisë Islame të Bosnjës e Herce-

govinës, z. Mustafa Ceriq

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 3

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Presidenti Sejdiu përgëzoi drejtuesit ebashkësive islame të të dyja vendeve përbashkëpunimin e ngushtë. Ai theksoi se insti-tucionet e Republikës së Kosovë e vlerësojnëlart punën e Bashkësisë Islame të Kosovësdhe kontributin që po jep ajo për forcimin eshtetit demokratik të Kosovës, si dhe kërkoinga z.Ceriç që të vazhdojë të punojë për njo-hjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet ebotës islame, në të cilat Bashkësia Islame eBosnjës e Hercegovinës mund të ndikojëdrejtpërdrejt.Në këtë takim u bisedua edhe për frymën etolerancës dhe të bashkëpunimit, të respektitreciprok ndërmjet pjesëtarëve të besimevefetare të njërit vend dhe të vendit tjetër, poredhe të bashkëpunimit në mes popujve. "Tashmë kemi shënuar shekullin e gjashtë tëislamit në Ballkan dhe ne dëshirojmë që këtë

traditë t’ia prezantojmë Evropës dhe botës nëmënyrë më të mirë", pohoi z.Ceriç.Ne, vijoi ai, do t’i rindërtojmë marrëdhëniet enatyrshme, si dy vende me shumicë mysli-mane autoktone në këtë pjesë të Evropës. Presidenti Sejdiu dhe z.Ceriç u angazhuanpër intensifikimin e bashkëpunimit në mesdy vendeve, pavarësisht faktit që Bosnja eHercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinëe Republikës së Kosovës. Porse, në këtë kon-tekst, Ceriç pohoi se ai vinte në Kosovë meftesën e myftiut të Bashkësisë Islame të Re-publikës së Kosovës, me dëshirën që afria nëmes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, poredhe në mes të gjithë popujve të tjerë vullnet-mirë të rajonit, të ruhet e të thellohet edhemë tej, në mënyrë që gjeneratat e ardhshmetë mos i përjetojnë tragjeditë dhe gjenocidinqë e kanë përjetuar paraardhësit e tyre. ■

06.08.2009. - Presidenti i Repub-likës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiuritheksoi mirënjohjen e institucion-eve dhe të popullit të Kosovës përmbështetjen e gjithanshme që kadhënë Norvegjia për vendin tonë.Gjatë një takimi që pati sot në kabi-netin e tij me z. Sverre JohanKvale, i cili, me këtë rast, i dorëzoiedhe letrat kredenciale, PresidentiSejdiu tha se Kosova është epërkushtuar që ta vazhdojë edhe nëtë ardhmen frymën shumë të mirëtë bashkëpunimit me Norvegjinë. "Norvegjia u ka ndihmuar shumë qytetarëvetanë, edhe në ditët më të vështira që kakaluar vendi ynë, kur ata u detyruan ta lënëKosovën dhe të kërkojnë strehim në botën ejashtme. Mbështetja e Norvegjisë për ne kaqenë e shumanshme edhe pas vitit 1999, nëpërpjekjet tona të përbashkëta për rimëkëmb-jen e jetës në Kosovë dhe për forcimin e insti-tucioneve demokratike", tha PresidentiSejdiu, duke e çmuar lart edhe angazhiminpersonal të ambasadorit Sverre Johan Kvalepër përshpejtimin e shumë proceseve tërëndësishme në Kosovë. Ndërsa, ambasadori Kvale, duke i shprehurPresidentit Sejdiu falënderimin për pëlqimin

e dhënë që ai të jetë ambasador i shtetitnorvegjez në Republikën e Kosovës, theksoise marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjetNorvegjisë dhe Kosovës do të intensifikohenedhe më tej."Norvegjia vazhdon ta ketë Kosovën prioritetnë rajon dhe ne do të vazhdojmë t’i mbësht-esim institucionet tuaja në të gjitha fushat, esidomos në arsim, ku kemi një përqendrim tëveçantë të investimeve tona", tha ambasadoriKvale. Po ashtu, ai e njoftoi Presidentin Se-jdiu se angazhimi i tij i mëtejshëm do të ketëcak kryesor shtrirjen e bashkëpunimitekonomik, përkatësisht nxitjen e biznesitnorvegjez për të investuar në Republikën eKosovës. ■

Presidenti Sejdiu takoi ambasadorin eNorvegjisë, z. Sverre Johan Kvale

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 4

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

10.08.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ministrinturk të Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombë-tar, z. Faruk Çelik, nga i cili mori rikonfir-mimin për mbështetjen e plotë dhe tëgjithanshme të Republikës së Turqisë përvendin tonë. “Ne si Qeveri e Republikës së Turqisë kemiqenë pranë vëllezërve kosovarë në ditët e tyremë të vështira dhe do të jemi pranë tyre edhenë ditët e ardhshme të zhvillimit të Kosovës”,tha ministri Çelik, i cili e siguroi PresidentinSejdiu se Turqia do të vazhdojë ta mbështesëKosovën në konstituimin institucional dhekonstituimin në fusha të tjera të ndryshme, sinë shëndetësi, bujqësi, arsimi etj.Duke veçuar rolin e Turqisë në të gjitha pro-ceset e deritanishme dhe mbështetjen eveçantë që ky vend i ka dhënë Republikës sëKosovës, qoftë në periudhën para pavarësisë,qoftë pas shpalljes së saj, Presidenti Sejdiutha se kishte kënaqësinë ta konfirmonte këtëpërkushtim që Republika turke ka përKosovën në vazhdimësi.“Dua ta falënderoj edhe një herë shtetin turk,qeverinë turke dhe gjithë njerëzit e saj, nëkëtë rast edhe ministrin që është në Kosovë,për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës”,theksoi Presidenti Sejdiu duke ripërsëriturangazhimet e veçanta të institucioneve tonaqë Kosova të jetë vërtet një model i mirë dheqë të shërbejë si atdhe i të gjithë qytetarëvetë saj, e në këtë rast edhe i komuniteteve pa-kicë, me një konsideratë edhe për komu-nitetin turk, i cili është jashtëzakonisht aktiv

në proceset e rëndësishme për zhvillimin eKosovës.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu vlerësoi rolin eveçantë që kanë qytetarët me origjinë ngaKosova në Republikën e Turqisë. Prandaj,vijoi ai, do të kemi para vetes bashkëpunimetë rëndësishme ekonomike; provat e deritan-ishme janë treguar tepër të suksesshme meinvestimet që Republika e Turqisë ka bërë nëKosovë, qoftë në nivelin e afarizmit bankar,qoftë në nivelet e biznesit, por edhe në pjesëne arsimimit dhe të edukimit.I pyetur nga gazetarët për rolin e mëtejmë qëmund të ketë Turqia në procesin e njohjes sëRepublikës së Kosovës nga vendet e Konfer-encës Islamike, ministri Çelik theksoi se përkomunitetin ndërkombëtar dhe për komu-nitetin kosovar, dihet se çfarë qëndrimi kapasur dhe ka Turqia lidhur me njohjen eKosovës.“Ne jemi duke vazhduar edhe më tutjeangazhimin tonë për njohje sa më të gjerë tëKosovës. Jemi të vetëdijshëm se kemipërgjegjësi të madhe të ndikojmë në vendetme të cilat kemi lidhje vëllazërore. Në çdorast, duhet ta dijë komuniteti kosovar, seqoftë ministrat e Qeverisë sonë, qoftë kryemi-nistri dhe presidenti i Republikës, janë dukeu angazhuar edhe më tutje për njohje sa mëtë gjerë të Kosovës”, pohoi ministri FarukÇelik.Ndërsa, Presidenti Sejdiu, duke iu përgjigjurnjë pyetjeje të gazetarëve për paralelet e nx-jerra së fundi në opinion në mes dy ish-Gjer-manive dhe Kosovës e Serbisë, tha se Kosova

është njohur si shtet i pavarur dhesovran, që nënkupton integritetine saj të plotë dhe karakterin uni-tar të shtetit dhe s’mund të ketërrugë apo qasje çfarë mund tëkenë pasur dy Gjermanitë pasLuftës së Dytë Botërore. Fundja,vijoi Presidenti Sejdiu, edhe vetëzhvillimet e mëvonshme kanëtreguar se s’është në rregull ajorrugë që kanë kapërcyer dhe se kaqenë rrugë e vështirë që e kandarë një popull. ■

Republika e Turqisë ripohonmbështetjen e plotë për Kosovën

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 5

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 6

10.08.2009. - Presi-denti i Republikës sëKosovës, dr. FatmirSejdiu shtroi sontedarkë për drejtuesit eKFOR-it dhe të FSK-së. Të pranishëmishin ministri i For-cës së Sigurisë sëKosovës, z. FehmiMujota, zv.ministriBehxhet Brajshori,komandanti i KFOR-it, gjenerali GiuseppeEmilio Gay, koman-danti i FSK-së, gjen-erallejnant SylejmanSelimi, si dhedrejtues të tjerë tëlartë të KFOR-it dhetë FSK-së. Duke e vlerësuar lartpunën dhe angazhimin e komandantëve dheushtarëve të KFOR-it për paqen dhe sigurinënë Kosovë gjatë këtyre dhjetë vjetëve, Presi-denti Sejdiu pohoi se të gjithë pjesëtarët eKFOR-it kanë dhënë kontributin e tyre të

jashtëzakonshëm që në Kosovë të mbretërojëpaqja, siguria dhe stabiliteti.“Forca e Sigurisë e Kosovës po ndërtohetsipas kritereve më profesionale të NATO-sdhe ne besojmë se ajo shpejt do të jetë një fak-tor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe

pse jo edhe partner i NATO-snë misionet paqeruajtëse nëbotë”, pohoi Presidenti Sejdiu.Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjenerali Gay theksoi semaksimë e punës së KFOR-itka qenë puna profesionale,krijimi i një mjedisi të qetë etë sigurt në Kosovë, por një-kohësisht edhe krijimi dhefor-cimi i miqësisë me tëgjithë në këtë vend, si me in-stitucionet, ash-tu edhe meqytetarët e të gjitha komu-niteteve etnike që jetojnëkëtu. ■

Presidenti Sejdiu shtroi darkë përdrejtuesit e KFOR-it dhe të FSK-së

“Forca e Sigurisë e Kosovës po ndërtohet sipas kritereve më profesionale të NATO-sdhe ne besojmë se ajo shpejt do të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në

rajon dhe pse jo edhe partner i NATO-s në misionet paqeruajtëse në botë”, pohoiPresidenti Sejdiu.

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

11.08.2009. - Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka viz-ituar sot KorporatënElektroenergjetike tëKosovës (KEK), ku ështënjoftuar me punën qëbëhet në këtë kompani,projektet dhe vështirësitëme të cilët përballendrejtuesit dhe punëtorët esaj. I shoqëruar nga ushtruesii detyrës së drejtorit,Arben Gjukaj, kryetari iBordit të KEK-ut, FadilÇitaku, dhe drejtues tëtjerë të kësaj kompanie,Presidenti Sejdiu ka viz-ituar mihjet sipërfaqë-sore, pastaj objektet etermocentraleve KosovaA dhe Kosova B, ku ështënjoftuar me gjendjen ak-tuale, si dhe ka biseduarme drejtuesit dhe punë-torët.Presidenti Sejdiu kakërkuar me këtë rast ngadrejtuesit e KEK-ut që tëpërkujdesen për furnizimsa më të mirë të qyte-tarëve dhe të ekonomisëme energji elektrike, sidhe ka kërkuar nga sh-penzuesit e energjisë qëtë jenë sa më racionalë, tëmos e keqpërdorin atë,por njëkohësisht edhe tapaguajnë energjinë e sh-penzuar. Qytetarët duhet të jenë shumë tëpërgjegjshëm sikur edhe KEK-u, si një kom-pani tepër e rëndësishme për Kosovën, duhett’i bëjë planifikimet e mira, theksoi PresidentiSejdiu, duke shtuar se energjinë elektrikeduhet ta paguajnë të gjithë qytetarët e Re-publikës së Kosovës që e shfrytëzojnë atë.

Presidenti Sejdiu i ka siguruar drejtuesit eKEK-ut për përkrahje në të gjitha projektet etyre për funksionimin sa më mirë të kom-panisë. Ai gjithashtu ka theksuar se ështëpunë e ekspertëve dhe e Qeverisë së Kosovësqë të bëjnë përzgjedhjen më të mirë të mund-shme në lidhje me projektin e termocentralit“Kosova e re”, si një projekt i së ardhmes, qëtë sjellë rezultate për Kosovën. ■

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 7

Presidenti Sejdiu vizitoi KorporatënElektroenergjetike të Kosovës

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 8

13.08.2009. - Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu, gjatënjë takimi me z.AndresFogh Rasmussen, Sekre-tar i Përgjithshëm iNATO-s, ka shtruar idenëe pjesëmarrjes së koso-varëve në operacionet endryshme të NATO-s. “Bashkë me kryemi-nistrin, paralelisht medhënien e vlerësime tëpërgjithshme që kemi,shtrova edhe idenë që, nëpartneritet të ardhshëm,të shikohet mundësiaedhe e prezencës sënjerëzve të Kosovës në op-eracione të rëndësishmetë paqes dhe stabilitetitdhe ato që NATO-ja di t’ibëjë në mënyrën më tëmirë të mundshme. Është çështje evlerësimeve dhe zhvillimeve që do t’i kemi nëkohët që vijnë para nesh”, theksoi PresidentiSejdiu.Gjatë takimit Presidenti Sejdiu dhe kryemi-nistri i Republikës, z.Hashim Thaçi, e kanënjoftuar z.Rasmussen me zhvillimet nëKosovë dhe e kanë falënderuar atë për ndih-mën e pakursyeshme, mbështetjen efuqishme që NATO ka dhënë dhe po jep përshtetin e ri të Kosovës, në ndërtimin e paqes,sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së in-tegritetit të vendit. Ai gjithashtu ka theksuar edhe ndihmën eNATO-s “në projekte të rëndësishme, qëKosova të ndihet gjithmonë atdhe i të gjithëqytetarëve të saj dhe mbështetjen e rëndë-sishme të ndërtimit të mekanizmave edhe in-stitucionalë, por veçanërisht atyre të sigurisënë Kosovë në kohën që ne kemi pranë vetes”.“E falënderuam për këtë ndihmë dhepërkushtim të madh. Kemi parasysh qën-drimin e veçantë të prezencës së NATO-s nëKosovë për ndërtimin edhe të kapaciteteve tëForcës së Sigurisë së Kosovës, kemi parasysh

politikat e përbashkëta, po ashtu vlerësimetpozitive të ecjes e stabilitetit dhe të qën-drueshmërisë së Kosovës si vend i gjithë qyte-tarëve si vend sovran dhe kemi parasyshpërkushtimin në mbështetje të vizionit tonëpër të pasur Kosovën të anëtarësuar nesër nëNATO, duke pasur parasysh edhe një lëvizjetë rëndësishme pozitive në përmbushje tëkritereve edhe të vendeve tjera të rajonit përtë qenë anëtarë të NATO-s”, theksoi më tejPresidenti Sejdiu.Sejdiu po kështu ka falënderuar z.Rasmussenpër rolin që ka pasur në detyrën e mëher-shme dhe prezencën e tij të shpeshtë nëKosovës dhe angazhimet në detyrën e tan-ishme me përgjegjësinë e veçantë që ka siSekretar i Përgjithshëm i Aleancës Veriat-lantike.Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,z.Andres Fogh Rasmussen kas theksuar sesiguria në Kosovë nuk do të cenohet nëse re-duktohen trupat e NATO-s, të pranishme nëvend.Ai tha se i ka dhënë një prioritet Kosovës nëdetyrën e tij si sekretar i përgjithshëm iNATO-s.

Kosova, prioritet i Sekretarit të ri tëPërgjithshëm të NATO-s

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 9

“Fakti që unë kam vendosur të vij në Kosovëvetëm pak ditë pasi kam marrë detyrën e renë krye të NATO-s, tregon qartë se unë i kamdhënë Kosovës prioritet të lartë në mandatintim”, tha Rasmussen.Duke folur për reduktimin e numrit të pjesë-tarëve të KFOR-it, Rasmussen tha se ky pro-ces reflekton përmirësimin e gjendjes sësigurisë në Kosovë, ndërkohë që precizoi sereduktimi do të bëhet në vitet në vijim.Rasmussen tha se vendimi për reduktim tëtrupave është i kushtëzuar, që do të thotë sereduktimi do të bëhet në pajtim me për-mirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së sig-urisë. “Ne nuk do të marrim ndonjë vendimqë do të mund të ketë ndikim negativ për sig-urinë në Kosovë. Ne do ta bëjmë të qartë seçfarëdo vendimi është i bazuar në këshillaushtarake të besueshme si dhe pas njëvlerësimi politik për situatën”, tha sekretariRasmussen.Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e NATO-spër të ndihmuar zhvillimin e vazhdueshëm të

Forcës së Sigurisë së Kosovës.Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ka foluredhe për procesin e integrimeve euro-at-lantike të vendeve të rajonit tonë. Sipas tij,integrimi i vendeve të Ballkani në strukturateuroatlantike do të krijonte stabilitet të qën-drueshëm. Rasmussen tha se në vizionin e tijka mbështetjen e këtyre vendeve për të përm-bushur kriteret e nevojshme për integrim. “Vizioni im i qartë është të sigurojmë një per-spektivë euroatlantike për të gjitha vendet nëBallkan, për Kosovën dhe gjithashtu edhe përSerbinë. Mendoj që kjo do të ndihmojë sta-bilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në këtëpjesë të Evropës, nëse i sigurojmë për një per-spektivë evropiane. Gjithashtu edhe kjo ështëe kushtëzuar. Vendet kandidate, pavarësishta flasim për BE apo NATO duhet të plotëso-jnë kriteret e domosdoshme, përfshirë edhezgjidhjen paqësore të kontesteve kufitare dhetë mbrojnë të drejtat e minoriteteve”, theksoiz.Andres Fogh Rasmussen, Sekretar iPërgjithshëm i NATO-s. ■

18.08.2009. - Presi-denti i Republikës sëKosovës, dr.FatmirSejdiu priti sot në njëtakim lamtumirësambasadoren e Re-publikës së Francësnë vendin tonë, Del-phine Borione, e cilakëto ditë përmbyllmisionin në Repub-likën e Kosovës. Presidenti Sejdiufalënderoi përmbështetjen dhendihmën egjithanshme qëFranca u ka dhënëinstitucioneve të Re-publikës së Kosovës,si dhe përpjekjeve tëpopullit të saj për lirie pavarësi.Po kështu, Presidenti Sejdiu vlerësoi punën e

znj.Borione, gjatë mandatit të saj në vendintonë dhe i dëshiroi asaj suksese në karrierëne mëtejme. ■

Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës am-basadoren e Francës, Delphine Borione

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 10

19.08.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në njëtakim ambasadorin Werner Almhofer, shef iMisionit të OSBE-së në vendin tonë, dhezëvendësin e tij, Markku Lemannen. Në takim u bisedua për procesin e zgjedhjevedhe mbarëvajtjen e tyre sipas parimeve më tëavancuara demokratike.Presidenti Sejdiu insistoi që të ketë moni-torim sa më të plotë të procesit zgjedhor, nëmënyrë që rezultati të reflektojë vullnetin elirë të qytetarëve, të shprehur përmes votëssë lirë. ■

Presidenti Sejdiu priti ambasadorinWerner Almhofer

19.08.2009. - Presidenti i Republikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim z. Jan Fischer,kryeministër i Republikës së Çekisë. Presidenti Sejdiu ka theksuar falënderimet e tij, tëinstitucioneve dhe qytetarëve të Kosovës përpërkrahjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Re-publikës së Kosovës.“Pata rastin të falënderoj kryeministrin përmbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisëi ka dhënë Kosovën, edhe në kohët tepër tëvështira që kemi përjetuar, edhe në periudhat emëvonshme, në rrugën tonë drejt pavarësisë, nënjohjen e pavarësisë, në vendimin e RepublikësÇeke që të ketë ambasadë në Republikën eKosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ai gjithashtu ka përmendur interesimet dhe kon-tributin e Republikës së Çekisë, me theks tëveçantë për bashkëpunim ekonomik në fusha tëndryshme. Presidenti Sejdiu ka theksuar po kështu edhe roline veçantë që ka kontingjenti i KFOR-it cek, nëkuadër të trupave të NATO-s, në mbështetjen që ikanë dhënë paqes dhe stabilitetit në Kosovë, poredhe rolin e veçantë që kanë në kuadër tëmekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, si nëEULEX etj.Pasi ka theksuar se ka pasur një bisedë jashtëza-konisht të mirë me Presidentin e Republikës sëKosovës, z. Jan Fischer, kryeministër i Republikëssë Çekisë bëri të ditur se në fillim të vizitës së tij nëvendin tonë ka vizituar kontingjentin e ushtarëveçekë të cilët veprojnë në Kosovë në kuadër tëKFOR-it.Z.Fischer theksoi më tej se Kosova tashmë është enjohur nga 62 shtete të botës, ndërsa shtoi se Re-publika Çeke e ka njohur Republikën e Kosovësdhe po ashtu ka luajtur rolin e saj në Këshillin eSigurimit dhe në Bashkimin Evropian.Dëshiroj ta siguroj Presidentin Sejdiu se Repub-lika e Kosovës do ta ketë përkrahjen dhe ndihmëne vazhdueshme nga Republika e Çekisë në proce-set e mëtutjeshme që do të kalojë Kosova, deri nëfazën për integrim evropian, tha kryeministri iÇekisë, z.Jan Fischer. ■

Presidenti Sejdiu priti kryeministrin eÇekisë, Jan Fischer

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

19.08.2009. - “Nuk ka pothuaj institu-cion në Republikës e Kosovës që nuk kapërfituar nga kontributi i USAID-it,duke përfshirë këtu edhe zyrën time.Projektet e larmishme të USAID-it,kanë prekur të gjitha sferat e jetës nëKosovë. USAID-i ka bërë drejtpërdrejtëtek ne atë që promovon QeveriaAmerikane anembanë botës, kambështetur ndërtimin e institucionevedemokratike dhe themelimin e njëshoqërie inkuadruese për të gjithë qyte-tarët e Kosovës”, theksoi Presidenti iRepublikës së Kosovës dr. Fatmir Se-jdiu, duke folur në manifestimin ekremtimit të 10 vjetorit të veprimtarisësë USAID-it në Kosovë. Duke falënderuar USAID-in për ndih-mën e madhe dhënë Republikës sëKosovës, Presidenti theksoi se përvojae bashkëpunimit në këto dhjetë vjetët efundit ka treguar partneritetin e sin-qertë të institucioneve të Republikës sëKosovës me Qeverinë e mikut tonë të përher-shëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Presidenti Sejdiu falënderoi USAID-in, përangazhimin e vazhdueshëm për ndërtimin edemokracisë dhe lirisë njerëzore, si dhe përkontributin në ngritjen e potencialeve qev-erisëse demokratike dhe ekonomike në Re-

publikën e Kosovës. Me amerikanët kemi një fjalë të urtë të për-bashkët “Miku i mirë njihet në kohë tëvështira”, prandaj edhe kjo është dëshmuarnë dhjetë vjetët e fundit dhe ato të mëher-shme, sepse në këto kohë sfiduese gjithmonëkemi pasur pranë nesh mikun tonë USAID-in, Qeverinë Amerikane, theksoi PresidentiSejdiu. ■

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 11

Presidenti Sejdiu mori pjesë në mani-festimin në 10-vjetorin e USAID-it në

Kosovë

FOTOLAJM

19.08.2009. - Presidentii Republikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu kashtruar sot një drekë përgazetarët. Në vazhdën ebashkëpunimit me për-faqësuesit e medieve,Presidenti Sejdiu kabiseduar me gazetarëtpër sfidat që shtrohenpara tyre në punën e in-formimit të opinionitpublik. ■

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 12

20.08.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi besimtarëtmyslimanë me rastin e fillimit të muajit tëRamazanit. Në urimin e Presidentit thuhet: Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Besimtarë të nderuar,Nesër fillon muaji i Ramazanit, muaji më irëndësishëm për besimtarët myslimanë. Mekëtë rast dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia mëtë përzemërta për agjërim të lehtë, harmoni,qetësi shpirtërore dhe begati në familjettuaja.Ramazani është muaji i sakrificës njerëzore.Duke u nisur nga kjo, uroj që gjatë këtij

muaji dhe gjithnjë midis nesh të mbretërojëpaqja dhe mirëkuptimi, që janë shumë tënevojshme në periudhën e rëndësishme që pokalon shteti ynë i ri, që synon njohje të rejadhe integrim sa më të shpejtë në institucionetevroatlantike.Urojmë që në muajin e Ramazanit, që ështëmuaj i mirëkuptimit dhe ofrimit e soli-daritetit mes njerëzve, paqja dhe harmoniames njerëzve të mbretërojnë kudo në botë.Me fat muaji i Ramazanit!Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja!Zot e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtëe saj! ■

Presidenti Sejdiu uroi besimtarët me rastin emuajit të Ramazanit

20.08.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi njëtelegram urimi kryetarit të Bashkësisë Is-lame të Kosovës, mr. Naim Tërnava, merastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në telegram thuhet:I nderuari z. Tërnava,kryetar i Bashkësisë Islame të KosovësMe rastin e fillimit të muajit të Ramazanit,më lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më tëpërzemërta.Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes,mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzvenë Republikën e Kosovës, në shtetin më të rinë botë, që është pranuar në gjirin e shtetevedhe kombeve të lira, falë edhe kontributit të

udhëheqjes dhe të Bashkësisë Islame tëKosovës në përgjithësi. Republika e Kosovës është njohur deri tashnga 62 shtete dhe është anëtarësuar nëshumë institucione të rëndësishme ndërkom-bëtare. Presim që sa më parë të rritet sinumri i njohjeve ashtu edhe numri i anë-tarësimeve në institucionet prestigjiozendërkombëtare. Gjithashtu, presim që kon-tributi juaj në këtë proces të jetë tepër irëndësishëm.Ju dëshiroj shëndet, paqe dhe lumturi dhe julus, z. kryetar, pranoni konsideratat e mia mëtë larta.Presidenti i Republikës së Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu ■

Presidenti Sejdiu uroi kryetarin e BashkësisëIslame të Kosovës, Naim Tërnava

20.08.2009. - Pas marrjes së pëlqimit ngavendet përkatëse, Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot treambasadorë të rinj të vendit tonë. Këta janë:Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Se-

jdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë(Shqipëri) dhe Anton Berisha, Lubjanë(Slloveni). Dje Presidenti Sejdiu e dekretoiambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani) z.Vilson Mirditën. ■

Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 13

20.08.2009. - Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu dhekryeministri HashimThaçi kanë theksuar sotse institucionet legjitimetë Republikës së Kosovësjanë ato që marrinvendime për Prishtinën. Ata i kanë bërë këto ko-mente pas takimit meshefin e EULEX-it, Iv deKermabo, në të cilin temëdiskutimi kanë qenë pro-tokollet e bashkëpunimitndërpolicor me Serbinë, tëpropozuar nga EULEX-i.Kishim një takim nëkuadër të takimeve tërregullta, me udhëhe-qësin e EULEX-it nëKosovë, z.Iv de Kermabo, me të cilin bised-uam për shumë procese të rëndësishme nëpërtë cilat kalon Kosova, dhe natyrisht nëbashkëpunimet e veçanta që i kemi meEULEX-in si mbështetje të institucioneve tëRepublikës për të realizuar pritjet e qyte-tarëve tanë dhe bërjen e Kosovës një vend tëdemokracisë së avancuar, një vend për tëgjithë qytetarët pa dallim etnie dhe në këtëkuadër ne shprehëm qëndrimin tonë se Re-publika e Kosovës bashkëpunimin e saj ra-jonal në të gjitha fushat e ka deklaruar si njëpolitikë e cila reflektohet në të gjitha doku-mentet kryesore të vendit, theksoi pastakimit Presidenti Sejdiu. Ne, vijoi ai, mirëpresim dhe për më tepër in-sistojmë në përfshirjen e Kosovës në të gjithanismat rajonale të bashkëpunimit. Në këtëkuadër Kosova është e gatshme tëbashkëpunojë me të gjithë fqinjët në fusha tëndryshme, duke përfshirë edhe atë kundërkrimit të organizuar dhe të aktivitetit krimi-nal tejkufitar. Për këtë qëllim ne do të vazh-dojmë të bashkëpunojmë me EULEX-in,ICO-n dhe në përgjithësi me praninëndërkombëtare në Kosovë për të gjetur for-mat më efikase të bashkëpunimit rajonal,

gjithnjë duke pasur parasysh interesat jetiketë Kosovës dhe duke ruajtur sovranitetin dhepavarësinë e Republikës së Kosovës dhe au-toritetin e institucioneve të republikës sëKosovës.“Bashkë me kryeministrin dhe ministrin ejashtëm ne kemi një bashkëpunim tëjashtëzakonshëm edhe me z.Kermabo edheme z.Piter Feit dhe ky bashkëpunim do tëvazhdojë edhe në periudhat e ardhshme, qëështë interes i përbashkët i Kosovë dhe igjithë mbështetësve të Kosovës për të nxiturhapat dhe lëvizjet tona në proceset e rëndë-sishme të integrimeve euroatlantike, atë që ekemi vizion të përhershëm dhe të pashkëput-shëm si vend”, tha Presidenti Sejdiu.“Një nga çështjet që u bisedua është edhe enjë dokumenti, me karakter protokolli, për tëcilin natyrisht se kemi qëndrime tëndryshme. Qëndrimi ynë është i qartë, do tëvazhdojmë bashkëpunimin shumë të thellë nëtë gjitha proceset, por gjithmonë duke qenë tëzotuar në zbatimin e asaj që Kosova ka ar-ritur, shtet sovran dhe i pavarur, duke zbat-uar kushtetutën dhe ligjet e saj, natyrisht menjë mbështetje të rëndësishme ndërkom-bëtare”, tha Presidenti Sejdiu, i pyetur në lid-hje me protokollet e bashkëpunimet.

Për Kosovën vendosin institucionet ePrishtinës

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF … · Jan Fischer Presidentit Sejdiu dekretoi katër am-basadorë të rinj Për Kosovën vendosin ... pasur dhe ka Turqia lidhur

“Absolutisht nuk mendojmë që mund të ketëide që dikush mendon të instrumentalizojëapo të mbajë gjallë strukturat paralele, tëcilat realisht janë edhe në dëm të vet komu-nitetit serb, sepse e mbajnë peng në iluzionepër proceset që kemi kapërcyer, por do tëjapim ofertën më të mirë të mundshme tëzhvillimit të Kosovës, të proceseve integrueseedhe me atë pjesë të qytetarëve që ende embajnë pezull veten e tyre dhe të ecim me njëbashkëpunim për të ardhmen e përbashkët”,tha ai.Nga ana e tij, kryeministri Hashim Thaçi thase institucionet e Republikës së Kosovës edhenjë herë rikonfirmuan gatishmërinë e plotë tërespektimit të plotë te Kushtetutës së Repub-likës së Kosovës, të dokumentit të PresidentitAhtisari, për bashkëpunim me të gjithavendet e rajonit, një bashkëpunim ky që ështënë interes të paqes dhe stabilitetit,bashkëpunimit rajonal dhe perspektivesevropiane. Ne gjithashtu do të punojmë me përfaqësuesite EULEX-it dhe ICO-s, duke vlerësuarkëshillat dhe rekomandimet. Në të njëjtënkohë ne do të jemi pjesë e të gjitha përkush-timeve pozitive rajonale, duke marrë vendimesi institucione të Republikës së Kosovës, dukerespektuar plotësisht Kushtetutën e Repub-likës së Kosovës, duke respektuar plotësishtvullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ne do tëvazhdojmë me përkushtimet tona, si institu-cione të vendit në të njëjtën kohë duke vazhd-uar edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe me

EULEX-in, ICO-në dhe me gjithë faktorët rel-evantë ndërkombëtarë në Kosovë, tha Thaçi,duke e quajtur takimin e sotëm si një takimdobiprurës dhe mirësqarues.“Ne që nga fillimi kemi qenë për njëbashkëpunim shumë të mirë me të gjithavendet fqinje edhe me Maqedoninë,Shqipërinë dhe Malin e Zi të cilat edhe e kanënjohur shtetin e pavarur, sovran dhedemokratik të Kosovës. Në këtë drejtim kapasur lëvizje përpara. Këto raporte janë tëshkëlqyeshme. Natyrisht vullneti i Repub-likës së Kosovës ka qenë që të kemi raporte tëmira edhe me shtetin fqinj Serbinë, ai vullneti Beogradit ka munguar dhe mungon edhesot. Në asnjë rrethanë Beogradit nuk do t’ijepet hapësirë e as autoritet në territorin eRepublikës së Kosovës përmes asnjëmekanizmi qoftë ai vendor apo ndërkombë-tarë”, theksoi Thaçi. “Vendimet për Prishtinën i marrin institu-cionet e Republikës së Kosovës dhe këtuduhet bërë dallimin. Ideja që ka dalë ngaEULEX-i për raportin e ri me Beogradin dhebashkëpunimi që e kemi këtu në Prishtinë.Prandaj e përmendi edhe Presidenti, qën-drimi i Republikës së Kosovës, qëndrimi i Pr-ishtinës është mjaft i qartë. Institucionetlegjitime të Republikës së Kosovës janë ato qëmarrin vendime për Prishtinën”, theksoikryeministri Hashim Thaçi.Ndërkaq shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo thase ky ishte takimi i parë dhe, përkundër qën-drimeve të kundërta, ai tha se do të vazhdoj

të jetë në kërkim të arritjes sëpërafrimeve edhe me Prishtinën. “EULEX-i nuk mundet dhe nukdo të nënshkruajë asnjë mar-rëveshje protokollare në emër tëKosovës”, tha Iv de Kermabo. Aitha po ashtu se dëshironte t’i sig-uronte kosovarët se kjo mar-rëveshje bashkëpunimi meSerbinë nuk ka të bëjë me planin6-pikësh të Kombeve tëBashkuara, i cili është refuzuartashmë nga institucionet e Repub-likës së Kosovës. Ky protokoll,sipas tij, do të ndihmojë luftimin ekrimit dhe kontrabandës dhe katë bëjë me bashkëpunimin ndërm-jet EULEX-it dhe policisë së Ser-bisë. ■

Aktiviteti i Presidentit, gusht 2009, nr.6 Faqe 14