13
Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Komuna e Mitrovicës DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL DATË/A: 02.11.2018 REFERENC-Ë: PËR/ZA/TO: z.Agim Bahtiri - Kryetar i Komunës NGA/OD/FROM: Ekrem Sadiku, Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ----------------- TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: Raport nëntmujor i DBZHR-së Të nderuar, Ky raport përmban analizen e gjendjes së sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin rural, rezultateve, aktiviteteve dhe projekteve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me realizimin e projekteve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural nga DBZHR në bashkëpunim me MBPZHR, organizatat vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Mitrovicës. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke u bazuar në planifikimin e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me MBPZHR në këtë periudhë ka realizuar një numër të madh aktiviteteve dhe projekteve ku nëpërmjet subvencioneve, granteve dhe shërbimeve këshillimore janë ndihmuar fermerët dhe ekonomit bujqësore në rritjen e produktivitetit për sektorët prioritarë, veçmas të blegtorisë, pemëve dhe perimeve. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si drejtori e përbër nga një staf profesional angazhohet për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese bujësore të fermerëve, ngritjen e fuqisë së tyre konkuruese në treg, të shpërndajë njohuri për praktikat më të mira të prodhimit bujqësorë duke zbatuar dhe lobuar politika dhe projekte që i kontribuojnë zhvillimit rural në komunën tonë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e Mitrovicës

DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

DATË/A: 02.11.2018

REFERENC-Ë:

PËR/ZA/TO: z.Agim Bahtiri - Kryetar i Komunës

NGA/OD/FROM:

Ekrem Sadiku, Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural -----------------

TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: Raport nëntmujor i DBZHR-së

Të nderuar,

Ky raport përmban analizen e gjendjes së sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin rural, rezultateve,

aktiviteteve dhe projekteve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me realizimin e

projekteve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural nga DBZHR në bashkëpunim me

MBPZHR, organizatat vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në

Komunën e Mitrovicës. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke u bazuar në planifikimin

e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në

bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim

me MBPZHR në këtë periudhë ka realizuar një numër të madh aktiviteteve dhe projekteve ku

nëpërmjet subvencioneve, granteve dhe shërbimeve këshillimore janë ndihmuar fermerët dhe

ekonomit bujqësore në rritjen e produktivitetit për sektorët prioritarë, veçmas të blegtorisë,

pemëve dhe perimeve.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si drejtori e përbër nga një staf profesional

angazhohet për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese bujësore të fermerëve,

ngritjen e fuqisë së tyre konkuruese në treg, të shpërndajë njohuri për praktikat më të mira të

prodhimit bujqësorë duke zbatuar dhe lobuar politika dhe projekte që i kontribuojnë zhvillimit

rural në komunën tonë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Page 2: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

AKTIVITETET E REALIZUAR NGA SEKTORI I BUJQËSISË

Sektori I bujqësisë duke u bazuar në buxhetin dhe në Planin e punës për vitin 2018, dhe në

kërkesat e fermerëve, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse vendore dhe

ndërkombëtare, në këtë periudhë ka realizuar një numër të madh aktiviteteve dhe

projekteve ku janë ndihmuar fermerët dhe ekonomit bujqësore në rritjen e produktivitetit

për sektorët prioritarë. Mund të thuhet se një pjesë e madhe e territorit të Komunës është e

mbuluar me tokë pjellore dhe ka klimë të përshtatshme që garanton prodhimtari ekonomike

dhe profitabilitet të drithërave, pemëve, perimeve dhe blegtorisë.

Tabela me të dhëna të planifikuara dhe të realizuara me mbjellje të kulturave vjeshtore për vitin 2017/2018:

Nr. KULTURAT Sipërfaqja e planifikuar/ha Sipërfaqja e realizuar/ha

1. Grur 1190 1100

Të dhënat për ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve

Komuna

Mitrovicë

Data e fillimit te korrje-shirjeve

05.07.2018

Numri i autokombajnave

13

Rendimenti mesatar i grurit (kg/ha)

3800

Rendimenti mesatar i elbit (kg/ha)

2200

Data e përfundimit të korrje-shirjeve

27.07.2018

Vështersit gjatë korrje shirjeve

Kushtet atmosferike, parcelat e fragmentarizuara, parcella te shperndara.

Page 3: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Tabela me të dhëna të planifikuara dhe të realizuara me mbjellje të kulturave pranverore për vitin 2018

Nr. KULTURAT Sipërfaqja e

planifikuar/ha

Sipërfaqja e

realizuar/ha

1. Misër për kokërr 810 800

2. Misër me fasule 140 130

3. Misër i gjelbër 100 90

4. Elb 35 30

6. Tërshër 550 540

7. Bimë furagjere 1560 1540

8. Bimë industriale

9. Perime në serra 6.2 6.2

10. Perime ne fushë te

hapur

230 210

11. Patate 170 160

12. Fasule monokultur 8 6

Page 4: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Projektet që janë realizuar nga DBZHR në bashkëfinancim me donatorë për vitit

2018

Nr. Emri i projektit Faza e

realizimit

Komuna Fermeri Donatorët Shuma

gjithësej

Përfitues

1. “Subvencionimi i

fermerve me serra

të tipit tunel me sip.

50m2 dhe 200m2”

I realizuar 40,000 10,000 50,000 80

2. Subvencionimi i

fermerëve me farë

misri dhe pleh

artificial”

I realizuar 5,700 1.300 7,000 94

3. Subvenvionimi i

fermerve me

koshere të bletëve

dhe paisje

I realizuar 8,000 2,000 10,000 85

4. Ngritja e

plantacioneve me

arrë

I realizuar 1,500 1,200 IADK

3,300

6,000 23

5. Paisje për bletari

I realizuar 1,500 1,600 IADK

4,900

8,000 4

6. Bimë mjekësore aromatike

I realizuar 800 600 IADK

2,600

4,000 2

8. Renovim i dyçaneve

ushqimore dhe i

dyçaneve të

veshëmbathjes si

dhe furnizimi i tyre .

I realizuar 3,000 Qatar Charity 9,000

12,000 3

Page 5: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

9. Hapje e puseve ne fshatra ku ka mungesë të ujit , Qatar Charity

Në proces 80

10. Shperndarja e Motokultivatorve nga Qatar Charity

I reailizuar Qatar Charity 6,400

6,400 4

11. Kredi për fermer Në proces

12. Subvencionimi i

fermereve me

Makina mjelese,

Bidon dhe Laktofriz

I reailizuar 13.740.8 3.435.2 17.176 41

13. Subvencionimi i

fermereve me fare

gruri dhe pleh

artificial

I realizuar 8.232 2.058 10.290 99

Subvencionet në sektoret e bujqësisë të financuar nga MBPZHR gjatë vitit 2018 të

realizuara në bashkëpunim me DBZHR :

Përkrahje e sektorit të Lavërtarisë - Subvencione për mbjellje të grurit. Projekt i

financuar nga MBPZHR. Të drejt aplikimi kanë pasur fermerët që kanë mbjellur 2 e më

shumë hektarë me grurë. Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe digjitalizimi me

eLPIS i parcelave është realizuar në DBRZH. . Përveç fermerëve të komunës së Mitrovicës në

DBZHR kanë aplikuar edhe fermerët e komunave tjera si Zveqanit, Leposaviqit, Zubin

Potokut.

Page 6: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Përkrahje e sektorit të Lavërtarisë -Subvencione për mbjellje të misërit. Projekt i

financuar nga MBPZHR. Të drejt aplikimi kanë pasur fermerët që kanë mbjellur 1 e më shumë

hektarë me misër. Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe digjitalizimi me eLPIS i

parcelave është realizuar në DBZHR. Përveç fermerëve të komunës së Mitrovicës në DBZHR

kanë aplikuar edhe fermerët e komunave tjera si Zveqanit, Leposaviqit, Zubin Potokut.

Deri me tani janë subvencionuar 207 fermer ne sektorin e lavërtarisë dhe pemëtarisë

nga MBPZHR.

Përkrahje e sektorit të blegtorisë - Subvencione për lopë qumështore. Projekt i

financuar nga MBPZHR. Si kriter ka qenë numri i krerëve (minimumi 5 lopë qumështore).

Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe regjistrimi fermerit ne EFR është duke u

realizuar në DBZHR nga komuna e Subvencionimi për krerë është 70 euro. Përveç fermerëve

të komunës së Mitrovicës në DBZHR kanë aplikuar edhe fermerët e komunave tjera si

Zveqanit, Leposaviqit, Zubin Potokut.

Përkrahje e sektorit të blegtorisë - Subvencione për kafshë të imëta (dele dhe dhi).

Projekt i financuar nga MBPZHR. Si kriter ka qenë numri i krerëve (për dele 30, për dhi 20).

Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe regjistrimi fermerit ne EFR ështëduke u

realizuar në DBZHR. nga komuna e Subvencionimi për krerë është 15 euro. Përveç

fermerëve të komunës së Mitrovicës në DBZHR kanë aplikuar edhe fermerët e komunave

tjera si Zveqanit, Leposaviqit, Zubin Potokut.

Përkrahje e sektorit të bletarisë - Subvencione për shoqëri të bletëve . Projekt i

financuar nga MBPZHR. Si kriter ka qenë numri i shoqërive të bletëve (mbi 30 shoqëri

bletësh). Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe regjistrimi fermerit ne EFR është

duke u realizuar në DBZHR. Subvencionimi për shoqëri blete është 15 euro. Përveç

fermerëve të komunës së Mitrovicës në DBZHR kanë aplikuar edhe fermerët e komunave

tjera si Zveqanit, Leposaviqit, Zubin Potokut.

Ne sektorin e blegtorisë dhe bletarisë janë subvencionuar 347 fermer nga MBPZHR

Page 7: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Përkrahje e sektorit të Pemtarisë –Subvencionimi i fermerëve për njësi të sipërfaqes

(hektar) së mbjellë me pemë në fushë të hapur. Niveli i mbështetjes do të jetë 400 euro për

ha . Projekt i financuar nga MBPZHR. Të drejt aplikimi kanë pasur fermerët që kanë mbjellur

0.5 e më shumë hektarë me pemë. Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe

digjitalizimi me eLPIS i parcelave është realizuar në DBRZH. Përveç fermerëve të komunës

së Mitrovicës në DBZHR kanë aplikuar edhe fermerët e komunave tjera si Zveçanit,

Leposaviqit, Zubin Potokut.

Përkrahje e sektorit të Perimtarisë–Subvencionimi i fermerëve për njësi të sipërfaqes

(hektar) së mbjellë me perime në fushë të hapur. Niveli i mbështetjes do të jetë 300 euro për

ha . Projekt i financuar nga MBPZHR. Të drejt aplikimi kanë pasur fermerët që kanë mbjellur

0.5 e më shumë hektarë me perime. Projekti realizohet përmes aplikimit. Aplikimi dhe

digjitalizimi me eLPIS i parcelave është realizuar në DBRZH.

Fusha e bashkëpunimit Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke bashkëpunuar mirë me MBPZHR,

drejtorit komunale, organiztat vendore dhe ndëkombëtare rreth realizimit dhe

implementimit te projkteve në sektorin e bujqësisë .

Bashkëpunim i mirë ekziston edhe me OJQ-në vendore, IADK, Tika, Qatar Charity, Help

Kosova, IRW , si dhe Caritas Kosova , ku pritet të realizohen një sërë projektesh të

përbashkta në sektorin e bujqësisë.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të

gjitha institucionet relevante, asociacione dhe organizata të ndryshme qeveritare dhe

joqeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të qytetarëve

Gjatë këtij 3 mujori në kuader të bashkpunimit të mire me MBPZHR, Qendra Informative

Komunale – Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka organizuar trajnime për fermer.

Page 8: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

Trajnimet janë implementuar nga ESG-Prishtinë, temat e trajnimit janë këto: 1. Kultivimi i jonxhës, rëndësia ekonomike;

2. Sëmundjet e aparatit tretës te kafshët shtëpiake;

3. Mbarështimi i dhive, rëndësia e shfrytzimit të kullosave në prodhimin e qumështit;

4. Konservimi i pemëve dhe perimeve si dhe pregaditja e reqelit, mermeladës etj;

5. Punët e rrezikshme në Bujqësi për fëmijët nën moshen 18 vjeqare;

6. Pregaditja e tokës, Varietetet dhe masat tjera agroteknike për mbjelljën e Arrave.

Page 9: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

AKTIVITETET E REALIZUAR NGA SEKTORI PËR ZHVILLIM RURAL

Sektori për Zhvillim Rural duke u bazuar në buxhetin për vitin 2018, në Planin e punës për

vitin 2018, në kërkesat e fermerëve, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përkatëse

vendore dhe ndërkombëtare, në këtë periudhë ka realizuar një numër të madh aktiviteteve

dhe projekteve ku janë ndihmuar fermerët dhe ekonomit bujqësore në rritjen e

produktivitetit për sektorët prioritarë, në zonat rural.

Sektori për Zhvillim Rural në bashkëpunim me Drejtoritë përkatëse Komunale dhe në

bashkëpunim me MBPZHR, organizatat në këtë periudhë tre mujore ka kryer aktivitetet

kryesore si ne vijim:

1. Regjistrimi Elektronik i Fermerëve (EFR)

Regjistrimi i fermerëve në Regjistrin Elektronik të Fermerëve (EFR) përfshihen të dhënat

për fermerin, tokën në shfrytëzim, të dhënat për kafshë, mekanizmi bujqësor si dhe

nënshkrimi i fermerit, Regjistrimi i fermerëve bëhet në zyrët komunale në Drejtorin e

Bujqësisë. Janë regjistruar 70 fermerë në EFR.

2 .Dhënia e këshillave për fermerë të profileve të ndryshme nga ana e stafit të DBZHR

Edukimi dhe trajnimi i fermerve i fermeve në zonat rurale. Në kuader të aktiviteve të

drejtorisë sektori për zhvillim rural ka ofruar këshilla praktike dhe teorike për fermerë

duke ju ofruar zgjidhje në zgjedhjen e problemeve sidomos në mbrojtjen e bimëve nga ADB.

Page 10: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

3. Vlërësimi dhe pranimi teknik i projektit të serrave i financuar nga DBZHR

Komisioni Komunal i emëruar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për

mbikëqyrjen e realizimit të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me serra të tipit “Tunel”

me sipërfaqe 50 m2 dhe 200 m2” duke u bazuar në kriteret e përcaktuar nga Drejtoria për

Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka mbikëqyrë realizimin e projektit në fjalë nga operatori

ekonomik NSH” KASTRIOTI-FERIZAJ sipas kontratës Nr. 005/2018 të lidhur në mes

Komunës së Mitrovicës dhe NSH” KASTRIOTI-FERIZAJ. Komisioni Komunal vazhdimisht ka

monitoruar dhe vlerësuar realizimin e projektit në fjalë nga operatori sipas kontratës Nr.

005/2018 të lidhur në mes Komunës së Mitrovicës dhe NSH” KASTRIOTI-FERIZAJ.

4. Vlërësimi dhe pranimi teknik i projekti të serrave të financuara nga organizata

Chatar Charity.

Sektori për zhvillim Rural në bashkëpunim me organizaten Chatar Charity ka bërë

monitorimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të projektit: “Subvencionimi i fermerëve

me serra familjare dhe komerciale të tipit “Tunel” duke u bazuar në kriteret e

përcaktuar nga organizata dhe komuna, komisoni vazhdimisht ka monitoruar dhe

vlerësuar realizimin e projektit në fjalë nga operatori sipas kontratës marveshjes të

lidhur në mes Komunës së Mitrovicës dhe organizates.Gjatë kësaj përiudhe janë

ndërtuar 10 serra familjare dhe komerciale , ndërsa janë pranuar disa të tjera të cilat

janë ndërtuar më heret.

5. Realizimi me përfaqesusit e IADK-së me qëllim të bashkëpunimit në realizimin e

projekteve të cilat do të realizohen në bashkëfinancim në mes Komunës dhe IADK-së

dhe BE-ja.

6.Takime të rregullta me fermerët në zyrë me qëllim të njoftimit të fermerëve rreth

procedurave për aplikim në projektet e DBZHR-së dhe OJQ-ve ( rreth 50 fermerë).

Page 11: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

7. Vlërësimi dhe monitorimi i projekti subvencionimi i bizneseve të financuar nga

organizata Chatar Charity.

Sektori për Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizaten Chatar Charity ka bërë

monitorimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të projektit: “Subvencionimi i bizneseve”

duke u bazuar në kriteret e përcaktuar nga organizata dhe komuna, komisoni

vazhdimisht ka monitoruar dhe vlerësuar realizimin e projektit në fjalë nga operatori

sipas kontratës marveshjes të lidhur në mes Komunës së Mitrovicës dhe organizates.

Gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar 3 biznese në shumë prej 3,000.00 euro.

8. Vlërësimi dhe monitorimi i projekti ”Subvencionimi i blegtorëve me makina

mjelëse lakotofriza dhe bidona”, projekt i financuar nga DBZHR.

Komisioni Komunal i emëruar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural sipas

VENDIMIT: me nr. prot. 03/030/01-0051075/18 të dt. 02.07.2018 për vlerësimin e

aplikacioneve dhe pëzgjedhjen e fermerëve përfitues të projektit ”Subvencionimi i

blegtorëve me makina mjelëse lakotofriza dhe bidona”, projekt ky i financuar nga

DBZHR. Komisionit ka vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i fermerëve të cilët kanë

aplikuar për projektin në fjalë, në bazë të vlerësimit të komisionit janë përzgjedhur 41

fermerë përfituesë, të gjithë fermerët të cilët janë përzgjedhur përfitues të projektit i

kanë plotësuar kriteret e përcaktuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Përmes këtij projekti kanë përfituar 7 fermerë nga një laktofrizë 200 lit. nga inoxi, 28

fermerë nga një makinë mjelse për lopë dhe dele qumështore, 6 fermerë nga dy bidona

për qumësht.

9. Vlërësimi dhe pranimi teknik i projekti të bletëve të financuar nga organizata

Chatar Charity.

Sektori për zhvillim Rural në bashkëpunim me oreganizaten Chatar Charity ka bërë

monitorimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të projektit: “Subvencionimi i bletarëve me

Page 12: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

koshere të bletëve”duke u bazuar në kriteret e përcaktuar nga organizata dhe komuna,

komisoni vazhdimisht ka monitoruar dhe vlerësuar realizimin e projektit në fjalë nga

operatori sipas kontratës, marrveshjes së lidhur në mes Komunës së Mitrovicës dhe

organizates.Gjatë kësaj përiudhe janë ndihmuar 3 familje me nga 10 shoqëri bletesh dhe

paisje për bletari, ndërsa janë pranuar disa të tjera të cilat janë shpërndarë më heret.

10. Vizita fermerëve me përfaqësusit e organizates Chatar Charity, IADK-së dhe

Organizata tjera në fshatrat e Komunës me qëllim të realizimit të projekteve të

ndryshme në sektorin e zhvillimit rural.

11. Hartimi i propozim-projekteve për donatorë në sektorin e zhvillimit rural.

12. Hartimi i raporteve për donator në lidhje me realizimin e projekteve.

13. Hartimi i rekomandimeve për kompenzimin e fermerëve të cilët kanë pësuar

dëme etj

VIZIONI I DBZHR:

Mitrovica qendër e prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore cilësore për

Kosovën dhe rajonin.

MISIONI: Zhvillimi i ekonomik i harmonizuar sipas standarteve dhe praktikave të BE-së

duke respektuar Politikat e Zhvillimit Rural (MBPZHR) të BE-së, normat ekologjike

dhe konkurruese me vendet e rajonit dhe i mbështetur nga fondet zhvillimore

qeveritare, lokale dhe ndërkombëtare.

OBJEKTIVAT GJENERALE:

Objekativat gjeneralë të zhvillimit rural së komunës së Mitrovicës janë në harmoni

me objektivat dhe strategjinë zhvillimore 2014 – 2020 të Republikës së Kosovës

Page 13: Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo ... · e buxhetit për vitin 2018, në Planin e punës për vitin 2018, në kërkesat e qytetarëve, në bashkëpunim të

dhe në koherencë me prioritetet e zhvillimit rural të rajonit dhe të BE-së:

Edukimi i vazhdueshëm i fermerëve /Përcjellja e inovacioneve në sektorin e

bujqësisë dhe zhvillimit rural;

Forcimi i zingjirit ushqimor, mbrojtja e prodhimeve bujqësore dhe menaxhimi i

rrezikut në bujqësi;

Përfshirja sociale, zvoglimi i varfërisë dhe zhvillimi ekonomik në viset rurale;

Mbështetja institucionale në riaktivizimin e fermave, plantacioneve

bujqësore dhe kapaciteteve pëpunuese ushqimore në komunën e Mitrovicës;

Mbështetja e zhvillimit ekonomik të komunës përmes nxitjes së investimeve në

fushat: pemëtari, perimtari, lavërtari, blegtori, bletari, dhe produktet e veqanta

(kërpudha, bimë) .

Me respekt!