36
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 20.07.2015, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi i projektligjit “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010 për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë” Vazhdimi i shqyrtimit të projektligjit “Për turizmin.” Marrin pjesë: Eduard Shalsi, Genc Ruli, Robert Bitri, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gjergji Papa, Kozma Dashi, Vladimir Kosta, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Mimoza Hajdarmataj, Namik Kopliku, Gentian Bejko, Rakip Suli, Piro Kapurani dhe Fatmir Toçi, Mungojnë: Agron Duka, Bujar Cela, Dashamir Tahiri, Monika Kryemadhi dhe Parid Cara. Të ftuar: Brunilda Paskali - zv.minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes

REPUBLIKA E SHQIPËRISË - · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

  • Upload
    hoangtu

  • View
    246

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 20.07.2015, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Eduard Shalsi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i projektligjit “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për

bashkëpunimin financiar 2010 për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”

Vazhdimi i shqyrtimit të projektligjit “Për turizmin.”

Marrin pjesë:

Eduard Shalsi, Genc Ruli, Robert Bitri, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gjergji Papa, Kozma

Dashi, Vladimir Kosta, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Mimoza Hajdarmataj, Namik Kopliku,

Gentian Bejko, Rakip Suli, Piro Kapurani dhe Fatmir Toçi,

Mungojnë:

Agron Duka, Bujar Cela, Dashamir Tahiri, Monika Kryemadhi dhe Parid Cara.

Të ftuar:

Brunilda Paskali - zv.minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe

Sipërmarrjes

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

2

Pranvera Kastrati – përgjegjëse sektori pranë MZHET

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

3

HAPET MBLEDHJA

Eduard Shalsi – Përshëndetje të gjithëve!

Në axhendën e sotme të komisionit kemi disa çështje: kemi marrëveshjen për

rifinancimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale faza e dytë, që

është në vijim të marrëveshjeve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të

Gjermanisë. Kemi miratuar deri tani pesë marrëveshje. Pastaj do të vijojmë me ligjin e turizimit,

për të cilin ka pasur një sërë ndërhyrjesh, është punuar me intensitet gjatë këtyre ditëve. Për ligjin

“Për metrologjinë” vazhdon diskutimi, vazhdojnë konsultat.

Në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës

së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, “Per ratifikimin e

marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së

Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010 për projektin

“Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”.

A janë të qarta çështjet?

Dakord, jemi të qartë.

E hedhim në votim marrëveshjen?

Kush është dakord në parim me këtë marrëveshje? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 1. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kush është dakord në tërësi? Kundër? Abstenim?

Miratohet ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 20.07.2015, ora ...

Drejton mbledhjen:

Eduard Shalsi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Vazhdimi i shqyrtimit të projektligjit “Për turizmin”

Marrin pjesë:

Eduard Shalsi, Genc Ruli, Robert Bitri, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gjergji Papa, Kozma

Dashi, Vladimir Kosta, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Mimoza Hajdarmataj, Namik Kopliku,

Gentian Bejko, Rakip Suli, Piro Kapurani dhe Fatmir Toçi,

Mungojnë:

Agron Duka, Bujar Cela, Dashamir Tahiri, Monika Kryemadhi dhe Parid Cara.

Të ftuar:

Ervin Mete - zv. Minister I Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes

Sonja Popa – drejtoreshë e përgjithshme e turizmit

Alma Baze – drejtoreshë e standartizimeve për turizmin

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

5

Eduard Shalsi – Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për turizmin”, që, siç ju vura në

dijeni, ka pasur diskutime të shumta. Këshilltarët e komisionit, së bashku me përfaqësuesit e

ministrisë, të cilët sot janë sërish në komision, kanë diskutuar për të gjitha sugjerimet, komentet

dhe vërejtjet që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe nga grupet e interesit dhe nga individë të

përfshirë në diskutimin këtij projektligji.

Më duhet t’ju them se ka qenë objekt diskutimi që nga qëllimi i këtij ligji e deri të nene

të veçanta.

Objektivi do të ishte që ta miratonim në këtë sesion, gjithsesi, do të shohim si është ecur

me ndërhyrjet dhe rregullimet për të vendosur bashkërisht nëse do ta çojmë në seancë plenare

ditën e enjte apo jo. Përpara se ta vendosim këtë, kemi ditën e sotme dhe të nesërme në

dispozicion.

Unë do të doja të kaloja shkurtimisht te komentet dhe vërejtjet që janë bërë, pastaj këtu

kemi si përfaqësuesit e komisionit, ashtu edhe ata të ministrisë.

Pa humbur kohë, do të fillojmë me nenin 1. Në fakt, qëllimi i këtij ligji është të

promovojë Shqipërinë si destinacion turistik, kështu vihet në draftin e qeverisë, ndërkohë që

sugjerimi ka qenë a duhet të vijë promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës në ligj

apo qëllimi i ligjit të rrisë peshën, kontributin e turizmit në gjithë zhvillimin dhe kuadrin ligjor.

Për këtë ka një ndërhyrje, një riformulim, i cili mbetet, mesa shohim, objekt rishikimi. Thuhet:

“Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për zhvillimin dhe mbështetjen e turizmit, duke

promovuar Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke siguruar

përmbushjen e standardeve nga ofruesit e shërbimeve”.

Do të doja të mbanit shënim. Unë kam disa komente, gjithashtu, kam edhe analizën e

një personi që ka marrë përsipër të studiojë gjashtë ligje, turizmin, duke filluar nga Veriu i

Europës e duke përfunduar deri në Afrikë. Riformulimi do të ishte rritja e kontributit të turizmit

në ekonominë shqiptare, si dhe krijimi i kuadrit ligjor për zhvillimin dhe mbështetjen e turizmit,

duke siguruar ....

Çfarë synojmë ne me këtë ligj? Me këtë ligj ne duam, është një nga gjashtë prioritetet e

qeverisë, jo të promovojmë Shqipërinë si destinacion. Si destinacion mund ta promovojë një

agjenci, mund ta promovojnë struktura të veçanta, ne duam të krijojmë një klimë për biznesin

privat për të nxitur investimet. Këtu e hapim diskutimin.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

6

Zoti Ruli.

Genc Ruli – Kur thua që ligji krijon kuadrin ligjor, ke bërë tautologji, përsërit vetveten.

Duhet të thuhet që ky ligj krijon kuadrin e politikave shtetërore për zhvillimin e sektorit të

turizmit. Kaq është. Kjo e jep thelbin, se këtu politikat e shtetit janë përcaktuar, s’lodhemi

shumë, për zhvillimin e sektorit të turizmit.

Eduard Shalsi – Ka ndonjë sugjerim tjetër?

Te neni 3, pika 2 ka një sugjerim që të hiqen fjalët “në baza kontraktuale”. Një shpjegim

të lutem, “personat fizikë e juridikë që zhvillojnë veprimtari turistike biznesi në baza

kontraktuale”.

Ka ndonjë koment?

Nga ka ardhur ky propozim?

Nga këshilltari i komisionit.

Eduard Shalsi – Përfaqësuesi e ministrisë?

Ervin Mete – Si parantezë, nga këshilltari i komisionit dhe nga ministria është punuar

thuajse për çdo nen, ndaj gjej rastin të falënderoj edhe relatorin, edhe këshilltarët për kujdesin

tejet të lartë që kanë treguar për çdo ligj. Pjesa më e madhe e komenteve, me ndonjë përjashtim

të vogël, kanë ardhur në përmirësim të ligjit dhe ato që janë shprehur aty kanë gjetur dakordësinë

tonë. Në momentin që ne do të kemi një këndvështrim të ndryshëm, do t’jua themi.

Eduard Shalsi – Në nenin 4 “Përkufizime” hiqet fjala “njerëzve” dhe zëvendësohet me

fjalën “personave”.

Ermal Tauzi – Ky është një propozim që ka ardhur nga Komisioni i Ligjeve dhe ne

ishim dakord.

Eduard Shalsi – Dakord.

Në pikën 7 hiqen fjalët “shitet ose”, si dhe fjalët “shërbimet që ofrohen”

(Diskutime pa mikrofon.)

Te pika 3. Fjalët në kllapa “shtëpi pritëse” të zëvendësohen me fjalët “guest house”.

Nga vjen ky propozim?

Manjola Merlika – Ky propozim vjen nga operatorët.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

7

Ermal Tauzi – Nga operatorët, sepse në pikën 3 e kemi “bujtinë”, që është në shqip.

Duke ndjekur të gjitha përkufizimet në projektligj, që përveç termit që është në shqip, është edhe

një term ndërkombëtar që përdoret për çdo përkufizim.

Xhilda Pinci – Përdorues të ligjit ose të tabelave që do të vendosen nëpër strukturat

akomoduese do të jenë dhe të huaj që do të vijnë në Shqipëri, është menduar që të jenë edhe në

anglisht, edhe në shqip.

Eduard Shalsi – Nga pikëpamja e teknikës legjislative, a ka raste homologe?

Zoti Toçi.

Fatmir Toçi – Në çdo vend që shkon, në radhë të parë, është shënimi sipas gjuhës së

vendit, pastaj kjo mund të ngelet alternative, jo e detyrueshme. Nuk ke pse e detyron. Ai që do t’i

bëjë reklamë punës së tij, që të tërheqë sa më shumë turistë, e vë edhe në 20 gjuhë, nuk ka

problem, por ti nuk mund ta vësh në ligj, aq më tepër në ligj. Nuk e di se ç’mund të bëhet në

aktet nënligjore apo në ndonjë formë të ndërmjetme, por ta vësh në ligj, kjo është autofyerje, në

kuptimin e plotë të fjalës. Pse ta vësh anglisht e të mos e vësh frëngjisht, italisht apo arabisht?

(Diskutime pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Jemi te përkufizimet. Për këtë po diskutojmë.

Genc Ruli – Nuk ke pse e vë, sepse e ke vënë te neni i parë.

Ermal Tauzi – Në gjithë vazhdimësinë e ligjit, ne nuk i referohemi si “guest house”,

por i referohesh si bujtinë, që është fjalë shqip.

(Diskutime pa mikrofon.)

Helidon Bushati – Sipas standardeve ndërkombëtare, nuk është e njëjta gjë. “Guest

house” është vetë familja, personi që jeton në atë shtëpi dhe ofron shërbim. Në bujtinë nuk

jetojnë atje. Pyetini operatorët se e dinë më mirë ata.

Eduard Shalsi – Kam një pyetje për punonjësit e komisionit: ky drafti që po diskutojmë

tani, u është dërguar me email, sipas porosisë sime, që javës që kaloi të gjithë përfaqësuesve?

Ervin Mete – Termat që përdoren në këtë industri janë përgjithësisht ndërkombëtarë,

qoftë “guest house” apo terma të tjerë më të gjerë siç është “hostel”, që ne e kemi vënë “fjetinë”,

por shumë pak i thotë një turisti të huaj fjala “fjetinë” në shqip dhe i thotë shumë “hostel”, se

është ndërkombëtarisht e përdorur.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

8

Për komentin që u bë “bujtinë’, do të jenë në kllapa “guest house”, pra që të mund të

përdoret, se ka të bëjë edhe me licencimin dhe me reklamimin që do të bëjë subjekti, është një

ndërtesë pjesë e së cilës do të përdoret si rezidencë e pronarit, është pikërisht kjo, dhe ky ofrohn

akomodim dhe ushqim për turistët përkundrejt pagesës. Përkufizimet janë marrë nga gloseri nga

UN World Tourism Organization, janë përgjithësisht të rakorduar, por mendojmë që është e

udhës të jenë edhe termat anglisht për unifikim.

E kemi përdorur njësoj te Kodi Doganor. Kodi Doganor, duke qenë se pjesa e termave

doganorë është e unifikuar thuajse në të gjithë botën, ka terma që janë lënë në anglisht edhe atje.

Eduard Shalsi –Zoti Baraj.

Besnik Baraj – Brenda dy-tre minutave u përzihen dy çështje. Çështja e parë ishte ajo

që tha zoti Toçi dhe e dyta që nuk kishte të bënte me atë të parën, por më shumë me kuptimin e

bujtinës.

Unë mendoj të ndaloj pak te çështja e parë dhe them që unë bashkohem me Fatmirin

dhe, shumë-shumë, mund të ketë ndonjë shpjegim në kllapa, për më tepër që shumica e ligjeve

në Shqipëri përkthehen edhe në anglisht dhe të huajt, operatorët do t’i kenë edhe në anglisht.

Kështu që në anglisht do të jenë sipas asaj terminologjie.

Edhe për dinjitetin tonë, në lidhje me shqipen, ne duhet të përdorim terminologjinë tonë,

pastaj mund të shtohen fjalët.

Eduard Shalsi –Është zoti Toçi, një pyetje zoti Papa dhe pastaj zoti Dashi, po me

shumë shpejtësi, sepse do të kemi mundësi për të reflektuar.

Kozma Dashi – Në lidhje me dikasterin, kur është bërë drafti i këtij ligji a keni parë

krahasime të përafërta sesi e kanë këtë vendet e rajonit? Të jeni të sigurt se asnjë shtet nuk përdor

vetëm gjuhën e tij. Nuk mund të përdor greku, italiani, maqedonsi, apo Mali i zi anglishten. Jam i

bindur për këtë punë, edhe pse nuk e kam parë kaq imtësisht sa ju. Nuk ka sens, sidomos në një

kuadër legjislativ, në një draft ligji, nuk e di se çfarë bëhet më pas, ka operatorë turistikë, ka

guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë, kanë agjencitë turistike vetë fjalorin e tyre. Çfarë

përqindjeje ka turizmi vendas në këto bujtina apo në këto guest house me turistët e huaj? Të jeni

të sigurt se mund të jetë 1% në raport me shumicën e turistëve që vijnë nga Shqipëria. Kështu që,

në radhë të parë, këtu është dinjiteti, unë e kuptoj anën praktike, por ai që do ta bëjë në anglisht,

nuk e ndalon ligji. Po ta detyrosh me ligj, kjo më duket diçka e tepruar.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

9

Eduard Shalsi – Zoti Papa.

Gjergji Papa – Unë them që ndryshimi është me shumë vlerë. Ne nuk cenojmë gjuhën

shqipe, sepse fjala e parë është bujtinë dhe bujtinë është në shqip. Kështu që versioni i dytë që ta

vëmë në kllapa guest house nuk ka asgjë të keqe. Fjala e parë zyrtare është bujtinë dhe është

shqip.

Eduard Shalsi - Zoti Dashi.

Kozma Dashi – Atëherë, unë mendoj se ky diskutim është më i gjerë se kaq dhe do të

vazhdoj edhe më poshtë. Unë them se nuk duhet të ndalemi shumë në barrikadën e kombëtares,

të mbrojtjes e të tjera. Dimë shumë eksperienca. Për shembull, Franca nuk lejon, ka ligj që duhet

ta shkruash si të tillë, por edhe nga ajo sesa përqind kemi vendas dhe të huaj unë mendoj patjetër

e para duhet të jetë fjala shqipe “bujtinë”, por edhe për të ardhmen ne jemi të detyruar të

përdorim termat guest house e të tjera, sepse ne mendojmë që tendenca më vonë do të jetë për ta

shtuar atë. Në fund të fundit, aty është fjala e parë në shqip që ne e sanksionojmë këtë.

Eduard Shalsi – Po zoti Ruli, pastaj zoti Kopliku.

Genc Ruli - Them se vërtet debati po devijon shumë për një që çështje të tillë. Rëndësi

nuk ka ajo që quhet mbrojtja e pastërtisë gjuhësore nga barbarizmat, sepse, në fakt, në fjalorin e

biznesit termat janë të unifikuar në të gjithë botën. Këtu problemi nuk është si do ta lexojë turisti.

Ai është i fundit që do t’i bjerë në dorë ligji. Operatorët turistikë kur ta vënë nëpër reklama në

rrjetet në hotelbooking e të tjera, si do ta vënë për francezin për suedezin, do ta vënë bujtinë apo

do ta vënë guest house? Do ta vënë guest house. Kështu që këtu tek groseri është shumë mirë që

bëhet shpjegimi, që t’u ofrohet duke ju thënë që shiko “bujtina” është shqip, sepse ne në shqip

do ta shkruajmë, por kur agjencia do të komunikojë me agjencitë e tjera do ta shkruajë guest

house. Për sa i përket puritetit të gjuhës, ai nuk ka të drejtë të vërë te hoteli tabelën, “Guest

house” aty duhet ta vërë “Bujtinë”.

Eduard Shalsi – Zoti Kopliku.

(Zoti Kopliku ndërhyn pa mikrofon).

Nuk e kuptova.

(Zoti Kopliku ndërhyn pa mikrofon).

Namik Kopliku- Më falni, po themi të njëjtën gjë. Maksimalisht thamë, të jetë në

kllapa terminologjia anglisht, por e para të jetë shqip.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

10

Eduard Shalsi – Dakord. Është e qartë.

Pika 4. “Burim turistik”. Rifirmulohet: “Tërësia e elementeve dhe ose faktorët natyrorë

dhe njerëzorë, si potenciale që mundësojnë prodhimin një eksperience turitike”. “Burimet e

paprekshme si dhe burimet...,” pra ka një ndryshim të pikës 4. Nga ka ardhur riformulimi?

Xhilda Pinci – Nga puna në komision bashkë me ministrinë, ka shumë gjëra që i kemi

diskutuar dhe duke i diskutuar mendimet kemi konkluduar që duhet të ndryshojnë si koncepte.

Eduard Shalsi – Dakord.

Mira Shehu – Ka qenë ideja e “burimeve të prekshme dhe të paprekshme” sesa

perceptohen, prandaj ne e riformuluam në këtë mënyrë.

Eduard Shalsi – Dakord.

Kalojmë atëherë te pika 7, hiqen fjalët “shiten” ose, si dhe fjalët shërbimet që u

ofrohen. Pra, jemi te pika 7, “Ekskursion, kombinim i organizuar paraprakisht i shërbimeve të

transportit... që shiten ose dhe shërbimet që i ofrohen hiqen fare”. Pra që “ofrohen për shitje

brenda të njëjtit çmim apo për një periudhë më të shkurtër se 24 orë”.

Dakord.

Pika 10. Riformulim nga ministria. Dakord. Fjetje dhe mëngjes B&B. “Struktura

akomoduese që ofron shërbimin e fjetjes dhe mëngjesin brenda çmimit të dhomës”. Pra,

ndryshon përkufizimi. “Kjo strukturë akomoduese nuk ofron shërbim restoranti dhe ambiente të

përbashkëta”.

“Kjo strukturë akomoduese ka një maksimum prej 50 dhomash dhe 100 krevatesh” ka

qenë drafti paraprak. Ka një ndryshim. Pse kemi ndryshim?

Ervin Mete - Ka qenë nga komentet e reflektuara nga sektori privat, të cilët me të

drejtë thoshin që mund të ketë një ngatërresë edhe me pjesën e hoteleve, nëse thua që ka 50

dhoma dhe brend&brachfast ka më pak dhe u bë në riformulim që të dallohej nga një strukturë

tjetër akomoduese që mund të jetë e ngjashme.

Eduard Shalsi - Përkufizimi “Hotel” ndryshohet si më poshtë: “Ndërtesë me jo më pak

se 6 dhoma që ofron akomodim, ushqim dhe shërbime të tjera nëpërmjet një stafi të kualifikuar,

kundrejt një çmimi të afishuar”. Pra, çfarë ndryshimi? “Ushqim dhe shërbime të tjera”?

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Eduard Shalsi – Ku është kjo?

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

11

Ervin Mete – Logjika është për ato fshatra që ekzistojnë aktualisht dhe që

rikonstruktohen, rinovohen, investohen për t’u bërë qendra pritëse turistike, po them fshatra në

Jug apo në Veri, jo fshatra të ndërtuara rishtas.

Eduard Shalsi – Bëhet fjalë për ekzistuesit, për ato që janë shndërruar në apartamente,

një pjesë janë shitur një pjesë...

Ervin Mete – Jo. Le të themi, për shembull, Vunoi, fshat tradicional, ose karakteristik,

turistik. Pra që investohet dhe kthehet në një fshat pritës për të treguar historinë, kulturën e të

tjera.

Eduard Shalsi – Për çfarë shërben ky nocion në ligj? A elaburohet ky përkufizim?

Ervin Mete – Po, përmendet më poshtë, për të thënë që mund të ketë dhe programe që

i incentivojnë këto fshatra turistike, rivitalizimin e tyre.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Mund të mbani shënime gjithsecili.

Helidon Bushati - Koncepti “fshat turistik”, siç është në të gjithë Europën, nuk ka të

bëjë me qendrën e banuar. Ajo që thatë ju do të ishte qendër e banuar, tradicionale, turistike e me

radhë. Fshati turistik ka një status të veçantë nëpër fshatrat turistikë. Po të shfletohet gjendet që

nga viti 2003 apo 2004 që fshati turistik ka të bëjë me ndërtime dhe konstruksione që ngrihen,

nuk shiten dhe që jepen me qira dhe shfrytëzohen për aktivitete komplekse gjatë të gjithë

sezonit turistik

Eduard Shalsi – Teorikisht.

Ervin Mete – Në ligjin shqiptar ka një status ky fshat, që siç e kuptoj unë, meqenëse

objekti i fshatrave turistikë këtu u deformua dhe u shitën e u bënë qendra të banuara me vila, një

pjesë e tyre kanë mbetur edhe në Gjirin e Lalzit edhe në Golem, e me radhë, unë mendoj, që ka

të bëjë me këtë fshat turistik tradicional që ruan këtë funksion që ka statusi.

Eduard Shalsi - Unë nuk e di të ketë ndonjë fshat që të ketë ruajtur këtë. Nuk ka asnjë.

A i futëm të gjithë në procesin e legalizimit?

Ervin Mete – Fshatrat e sotme, që kanë përparësi turizmin, janë qendra të banuara

turistike.

Eduard Shalsi – Nuk ka asnjë.

Fatmir Toci – Nuk janë fshatra.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

12

Eduard Shalsi – Tani, ne kemi diskutuar në këtë komision ligjin e legalizimeve, ku

objekt ishin edhe fshatrat e ashtuquajtura turistike, se nuk janë më turistike, janë shndërruar në

rezidenca me shumë pak dhoma që jepen me qira. Dakord.

Kush ka ndonjë mendim tjetër për këtë pikë?

Po, zoti Gaçi.

Artan Gaçi – Edhe unë jam me mendimin e Fatmirit që, meqë në Shqipëri fshati

turistik ngatërrohet me historinë e fshatrave turistikë, mund të ishte “qendër e banuar në

funksion të turizmit”. Domethënë, e kisha fjalën që të mos kufizoni, sepse me fshatra turistikë

tradicionalë, jam shumë dakord me qëllimin e mirë i kësaj gjëje, por kufizohet Berati,

Gjirokastra edhe ndonjë qytet tjetër që mund të jetë tradicional turistik, ndërkohë “me qendër të

banuar tradicionale turistike”, mund të përfshish edhe kalanë e Gjirokastrës edhe kalanë e

Beratit dhe nuk bëhet ajo kakofonia me fshatrat turistikë. Është e njëjta gjë për ju.

Eduard Shalsi – Zoti Papa, për procedurë.

Gjergji Papa - Ashtu siç e thatë, edhe në fillim, të bëhet argumentimi nga specialistë

apo nga ministria për ndryshimet që janë bërë. Gjithsecili nga kolegët deputetë të mbajë shënim

mendimin e tij dhe kur t’i diskutojmë nen për nen të jepen mendimet, se kështu do të përsëriten

përsëri kur t’i kalojmë nen për nen.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Eduard Shalsi – Jo, zoti Bushati, ne nuk po i kalojmë nen për nen me qëllim miratimi

apo refuzimi, ne sot po bëjmë një prezantim, përpara të gjithë anëtarëve të komisionit, të

propozimeve të ardhura nga grupet e interesit, dhe diskutimeve të gjata midis përfaqësuesve të

komisionit dhe përfaqësuesve të ministrisë. Pra, ky është një prezantim, pastaj, gjithsecili prej

jush, mund të reflektojë, mund të bëjë propozim.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Eduard Shalsi – Po, sigurisht mund t’i paraprimë.

Pika 13, thuhet : “Industri turistike, ndërkohë Industria e turizmit”.

A ka ndonjë mendim? Dakord.

Pika 16. “Legjislacioni në fuqi për licencat”. Xhilda.

“Licencë akti administrativ i përcaktuar sipas dispozitave të ligjit sipas... e të tjera”. Pse

është bërë kjo?

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

13

Xhilda Pinci – Thjesht për të saktësuar legjislacionin që i referohet, meqenëse ndjekim

praktikën që të mos i referohemi me numër të saktë dhe me titull ligji, për arsye se ai mund të

ndryshojë në të ardhmen dhe duhet të reflektohen ndryshimet. Kemi menduar t’i referohemi

vetëm legjislacionit përkatës.

Mimoza Majdarmataj – Kam përshtypjen që është shkruar te përkufizimet, sepse më

votë do ta shohim që është shtuar në licencë dhe rekomandohet në ligj, unë e lexova që

rekomandohet të amendohet dhe ligji i licencave, sepse shtohet një licencë për turizmin

nëpërmjet kësaj. Do të shohim më poshtë që kemi një licencë të shtuar.

Eduard Shalsi – Nuk e kuptova, cili është objeksioni yt nëse do të themi “vetëm

legjislacioni në fuqi për licencat”?

Mimoza Hajdarmataj – Është shtuar këtu paragrafi licencë, sepse më poshtë do të

shohim që do të ketë një licencë të shtuar, sepse do të amendohet edhe ligji.

Eduard Shalsi – Jo, propozimi që thotë Xhilda është meqenëse në pikën 16 shkruhet:

“licencë akti admisntrativ, i përcaktuar sipas dispozitave të ligjit.” ti do të thuash: “jo sipas

dispozitave të ligjit datën 23.02.2009, “Për licencat””, por do të thuash: “sipas legjislacionit në

fuqi për licencat”.

Xhilda Pinci – Po, dhe më poshtë do ta shikojmë që ai propozohet të amendohet.

Kështu që nuk e ka të parashikuar ky ligj, këtë duhet të sqarohen vetë, ndoshta do ta diskutojmë

më poshtë.

Eduard Shalsi – Pikërisht për këtë arsye, thonë që t’i referohesh ligjit për licencat, jo

një ligji konkret.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Pra, ti nuk i referohesh ligjit licencat kanë suazën e tyre licencat, nëse është nr.1324

dhe nr.1081, nuk ka rëndësi.

Nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që sugjeron mbështetjen në ligj.

Ministria përgjegjëse për turizmin e njëjta gjë është.

Neni 17. Ministria përgjegjëse për turizmin, ministria që ka si fushë përgjegjësie

turizmin. E thashë, industria e turizmit.

Operatori turistik, pika 20. Opinioni juaj nga përfaqësuesit e ministrisë. Pika 21 është

dakord me udhëzimin.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

14

Pika 26 riformulohet si vijon: “Regjistri qendror i turizmit, një sistem informacioni që

përmban një bazë të dhënash mbi sipërfaqet, sipërmarrje turistike, sipas parashikimeve të këtij

ligji”.

T’i kalojmë shpejt këto. Ju mund t’i shihni dhe në qoftë se ka ndonjëri ndonjë merak

mund t’ia sjellë në vëmendje komisionit. Hiqet fjala “teknikisht”. Sipërmarrje turistike. Edhe kjo

sipërmarrje turistike ka të bëjë po prapë sipas legjislacionit në fuqi. Është po e njëjta referencë.

Po. Çfarë kishe Moza?

Mimoza Hajdarmataj - Për shoqëruesin e udhëtimit. Thuhet se pa ushtruar funksionin

e udhërrëfyesit turistik, por nuk kemi një shpjegim po udhërrëfyesi turistik.

Eduard Shalsi – E keni më poshtë.

Atëherë dua të më sillni në vëmendjen time jo pjesët e ndryshimeve e riformulimeve,

por çështje që kanë të bëjnë me thelbin, me gjënë substanciale. Pika 33 thuhet se hiqet. Po këtu

ka një qëllim të caktuar se ne kemi një problem shumë të madh. Sot ne kemi problem të

evidentojmë numrin e turistëve në Shqipëri.

Time share ishte një koncept që u bë objekt diskutimi atë ditë, ka qenë për t’u diskutuar

pjesa e formulimit apo jo. Çfarë është lënë për t’u diskutuar? Time share i njohur gjithashtu si

pronësi pushimesh. Lejon blerësit të blejnë kohë ose kredite pushimi në njësitë e strukturës

akomoduese. Pronësia e pushimit ndahet midis individëve në bazë të kohës me intervale javore.

Ky produkt pushimi i parapaguar mundëson akomodimin për pushimet e ardhshme me çmimin e

sotëm. Për t’u diskutuar është lënë formulimi.

Ervin Mete – Ishte thjesht për t’u diskutuar, por ne mendojmë që është korrekt si

përkufizim edhe pasi e kemi parë më me vëmendje.

Eduard Shalsi – Nga pika 40 deri në pikën 45 kemi renditjen sipas Komisionit të

Integrimit, riformulime; turizëm me hyrje, turizëm kulturor, kombëtar, ndërkombëtar, vendas,

pritës, hyrje, dalje, rural, turizëm kulturor. Ndërkohë, për turizmin sportiv nuk keni rënë dakord

ministria? Ka qenë një propozim nga shoqata e rafting dhe e zhytjes.

Ervin Mete – Ka qenë një përkufizim i përgjithshëm i turizmit sportiv që në një draft të

parë, që është i është çuar WTO-s, e cila është shprehur se këto janë lloje specifike turizmi, siç

mund të jetë dhe turizëm fetar, turizëm mjekësor, apo dhe turizëm i fushave të tjera, për të cilat

nuk duhet të marrë përsipër ligji i turizmit të japë përkufizime, apo t’i rregullojë, sepse

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

15

rregullohen nga institucionet e tjera përgjegjëse. Ne këtu përkufizojmë turizmin në makro. Në

këtë rast do të thotë se Ministria e Arsimit dhe e Sporteve do të bëjë rregullimin e fushës. Kjo

nuk do të thotë që duhet përkufizuar dhe pastaj e rregulluar në ligjin e turizmit.

Eduard Shalsi – Informacioni turistik. Dhe kjo ha debat.

Pika e informacionit turistik. Pra, “zyra e informacionit turistik” është zëvendësuar me

“pika e informacionit turistik”. Formulimi nuk ndryshon, pjesa tjetër. Parimi i zhvillimit të

qëndrueshëm të turizmit. Pra, parimet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm është ai debati që

është bërë, që zhvillimi i qëndrueshëm është parim. Pra, nuk ka parime.

Neni 6. “Interesi publik në turizëm”. Riformulim kemi. Çfarë ndryshon këtu? Është

thjeshtuar gjuha.

Zhvillimi i turizmit konsiderohet interes publik në këtë sektor. Investimet vendase dhe

të huaja në sektorin e turizmit gëzojnë të gjitha lehtësirat e parashikuara në këtë ligj. Mbajeni

shënim. Fjala “strukturohet” zëvendësohet me fjalën...

Po pika 1 pse hiqet nga politika shtetërore për turizmin? Pika 1 të hiqet dhe pika 2 të

bëhet pika 1.

Monjola Merlika – Hiqet se ka karakter deklarativ, nuk është se shton ndonjë gjë në

pikën që flet për strukturat, për drejtimet kryesore të turizmit.

Eduard Shalsi - Pas pikës “c” të shtohet pika “c/1” si vijon: “Agjencia Kombëtare e

Bregdetit”. Çfarë ka ndodhur këtu? Programet përgjegjëse në fushën e turizmit.

Manjola Merlika – Ishte një propozim dhe i ministrisë dhe i Komisionit të Ligjeve që

kishin të përfshirë në këtë ligj dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Më vonë është dhe një

nen tjetër që shtohet.

Eduard Shalsi – A është Agjencia Kombëtare e Bregdetit pika “d”? unë e kam te neni

8: “Organet përgjegjëse në fushën e turizmit”, pika “d”. Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Manjola Merlika – Si duket do të ketë shpëtuar. E kemi futur dhe këtej, se nuk ka

qenë te drafti i parë. Pra, Agjencia Kombëtare e Bregdetit futet si organ përgjegjës në fushën e

turizmit. Nuk ishte te drafti i ardhur se e kishin harruar.

Eduard Shalsi – A është dakord ministria?

Genc Ruli - Ligji parashikon strukturat bazë, permanente adimistrative. Kjo agjenci u

krijua për të vënë...

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

16

Eduard Shalsi – Përkundrazi, nuk ka lidhje fare me individët. Zoti Ruli, ka lidhje enkas

dhe vetëm me prioritetin e qeverisë sonë me bregdetin. E harruar.

Plani kombëtar i turizmit. Një nga debatet e ligjit ishte dhe struktura që merret me

planifikimin e territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit si dhe Këshilli Kombëtar

në ligj i referohen për planin kombëtar të turizmit. Ndërkohë që plani kombëtar për turizmit ka të

bëjë me politikat. Pse është futur institucioni i KKT-së për të miratuar planin kombëtar të

turizmit?

Ervin Mete – Në bazë të legjislacionit për planifikim dhe ligjit të planifikimit çdo

ministri është përgjegjëse për të prezantuar planin kombëtar sektorial të fushës së përgjegjësisë,

plan i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Faleminderit!

Eduard Shalsi – Plan kombëtar sektorial.

Ervin Mete – Këtu është bërë një ndryshim vetëm për të qenë uniform me ligjin e

planifikimit, i cili shprehet plan kombëtar sektorial në fushën e përgjegjësisë. Tamam duhet të

ishte Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit.

Eduard Shalsi – Këshilli Kombëtar i Territorit që ka të bëjë me territorin, me

hapësirën, me lejet zhvillimore komplekse, me aspektin urbanistik.

(Flet një specialist pa mikrofon)

Genc Ruli – Një plan që prek territorin në kuptimin urbanistik po.

Ervin Mete – Koncepti është koncept planifikimi. Sipas ligjit të planifikimit ne jemi

ministria përgjegjëse për të prezantuar planin kombëtar sektorial për turizmin në koncept

planifikimi dhe urbanizimi. Sipas atij ligji lejet që jepen në ato që janë zona me përparësi

zhvillimin e turizmit janë leje zhvillimore komplekse dhe e kalojnë përsëri nga ministria

përgjegjëse e fushës dhe miratohen nga KKT-ja, sipas atij ligji.

Mira Shehu – Përveç afektimit që ka me kreun 6 të këtij ligji KKT-ja në vetvete ka

ndonjë kompetencë përmbi raportet hotel/pritës-klient, marrëdhëniet juridike, pikat e

informacionit, llojet e turizmit, guidat? Nuk e prek fare. Prek vetëm kreun 6. Mund të

përgjigjesh për këtë?

Ervin Mete – Praktikisht sipas legjislacionit të planifikimit çdo leje që do të ndodhet në

zonat leje ndërtimi. Çdo leje në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit do të jepet nga KKT-ja.

Kështu që kompetenca e saj është shumë e madhe.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

17

(Flet një specialist pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Pra, Këshilli Kombëtar i Territorit ka të bëjë me aprovime që prekin

hapësirën, pra elemente të urbanistikës dhe të arkitekturës. Ndërkohë që strategjia është një

koncept për zhvillimin e turizmit dhe pse duhet të kalojë nëpërmjet KKT-së. Kjo është dhe më

poshtë.

Ervin Mete – Ne nuk themi strategjia. Ne themi plani kombëtar sektorial. Pra, nuk

është terminologji e këtij ligji, por është terminologji planifikimi. Dhe le ta quajmë me një fjalë

tjetër, masterplani i turizmit dhe pastaj dhe në nivel zbatues se si do të jetë i zhvilluar turizmi në

gjithë pjesët e Shqipërisë dhe lejet që do të jepen i jep KQT-ja.

(Flet një specialist pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Dakord.

(Flet zoti Mete pa mikrofon)...

Mirë. Tani, shkronja “e”, shkronja “f”. Hiqet fjala “promovon në përputhje me parimet

e zhvillimit të qëndrueshëm”. Nuk po merrem me ndërhyrjet e riformulimeve, por po merrem me

pjesën e thelbit.

Pika “p” të hiqet, e ka Inspektorati. Pika “P”, “Administrimi i ankesave”. Po? Kush e

bën?

(Diskutim pa mikrofon)

Cili inspektorat?

(Diskutim pa mikrofon)

Është ngritur? Do ngrihet me këtë ligj? Do të jetë pjesë e atij autoriteti të inspektimi të

tregut, apo nuk dihet akoma?

(Diskutime pa mikrofon)

Nëse do të jetë atje, nuk dihet akoma. nëse do të jetë i veçantë apo do të jetë...

(Diskutim pa mikrofon)

Por nuk ka ndonjë ide nëse do të jetë aktualisht. Është pjesë e hapur e debatit.

(Diskutime pa mikrofon)

Si?

(Diskutim pa mikrofon)

Sepse autoriteti i inspektimit të tregut ka qenë një nocion...

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

18

(Diskutim pa mikrofon)

Jo, jo. Zoti Bushati, autoriteti i inspektimit të tregut ka qenë një diskutim i gjerë, për të

cilin unë jam azhornuar edhe ditët e fundit, shumë më tepër nga ç’isha dy javë përpara, i ka pasur

të përcaktuara fushat, copyright-in, domethënë të drejtën e autorit, pronësinë industriale. Ka

pasur një range funksionesh. Pastaj, nëse do t’i futet kjo apo s’do t’i futet, ky është një debat që

meriton të bëhet, në fakt. Prandaj edhe pyeta. Prandaj edhe e solla këtë.

Vijojmë atëherë me degët territoriale të shërbimit të turizmit. degët territoriale të

shërbimit të turizmit. Do të krijohen në bazë të ndarjes së re territoriale?

(Diskutim pa mikrofon)

Ku thuhet?

Mbaj mend që është bërë debat për këtë gjë. Degët territoriale janë lidhur me bashkitë e

reja, meqenëse janë më të mëdha, më të përmbledhura.

Ervin Mete – Aktualisht funksionojnë pranë qarqeve. Pra, janë dymbëdhjetë. Në qoftë

se do t’i zgjerojmë që të bëhen gjashtëdhjetë, është një çështje tjetër, por funksionojnë në bazë

rajonale, po themi.

(Diskutim pa mikrofon)

Dakord pra.

Eduard Shalsi – Do ta mbajmë një çikë shënim këtë gjë, sepse meriton të diskutohet.

Pra degët territoriale të shërbimit.

(Diskutim pa mikrofon)

Mirë, do ta mbajmë një çikë shënim këtë.

(Diskutim pa mikrofon)

Një sekondë. Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit. Dakord? Kryesohet nga

ministri përgjegjës për Turizmin. Në përbërje të tij ka përfaqësues nga shoqatat kombëtare që

operojnë në fushën e turizmit, përfaqësues të institucionit të arsimit të lartë, dhomat e tregtisë,

përfaqësues etj., etj.

Atëherë, na e shpjego pak këtë Komitetin Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit.

Është si këshilli i biznesit. Ajo logjikë është.

Ervin Mete – Është një organ konsultativ, për të diskutuar e rrahur mendime. Është

marrë si praktikë e mirë ose më e mirë, në mënyrë që të ketë një diskutim të gjerë për masat.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

19

Eduard Shalsi – dakord. Në rregull.

Agjencia Kombëtare e Turizmit. Çfarë ka ndryshuar?

(Diskutim pa mikrofon)

Ç’është kjo? Në çfarë legjislacioni do të rregullohen marrëdhëniet e punës së së AK-së

dhe drejtorit? Kod pune apo shërbim civil.

Xhilda Pinci – Kjo është për t’u diskutuar. E kemi lënë të hapur, sepse nuk gjetëm dot

dakordësinë me Ministrinë.

Eduard Shalsi – Çfarë mendon Ministria?

Xhilda Pinci – Ne menduam se duhet të përcaktohet legjislacioni që rregullon

marrëdhëniet e punës, Ministria mendon se duhet të lihet ashtu siç është.

Ervin Mete – Aktualisht, janë në shërbim civil. Ligji i shërbimit civil është një ligj më i

lartë se sa ky. Në momentin që ai i përfshin, i ka përfshirë edhe ky. Në momentin që ai nuk i

përfshin, nuk i ka përfshirë as ky. Nuk e shohim të arsyeshme që ta rregullojë ky vetëm për

drejtorin e AKT-së marrëdhënien e punës, kur nuk e rregullon për asnjë tjetër.

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Si, si? Edhe një herë. Po?

(Diskutim pa mikrofon)

Meqenëse është agjenci e re.

Ervin Mete – Jo, jo, është agjenci ekzistuese dhe është pjesë e shërbimit civil.

Eduard Shalsi – Atëherë, përderisa është?

(Diskutim pa mikrofon)

Ervin Mete – Ai ligj hapet për të gjithë administratën shtetërore, jo vetëm për këtë.

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Mirë. Qartë.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

(Diskutim pa mikrofon)

Mirë, vazhdo! Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Është nocion i ri që futet? Person

juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për Turizmin, ka për

qëllim mbrojtjen dhe ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare shqiptare. Kompetencat miratohen

me vendim të Këshillit të Ministrave.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

20

(Diskutim pa mikrofon)

Jemi te neni 14, ku shtohet një nen i ri, 14/1.

(Diskutim pa mikrofon)

Ja, do ta bësh propozimin.

(Diskutim pa mikrofon)

Tani, përveç sugjerimit të Agjencisë Kombëtare.

(Diskutim pa mikrofon)

Jo, jo. Është Agjencia Kombëtare e Zhvillimit Rural. Është agjencia... janë miratuar

marrëveshjet, MAD, MAD-i.

(Diskutim pa mikrofon)

Mirë, mirë, por pesha e turizmit malor, në raport me peshën kombëtare te bregdetit...

(Diskutim pa mikrofon)

Atëherë, në lidhje me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, ka ndonjë...?

Inspektorati në fushën e turizmit.

(Diskutim pa mikrofon)

E mbajtëm shënim.

Genc Ruli – Kjo duhet të marrë status më të fortë.

Eduard Shalsi – Kush?

Genc Ruli – Kjo e bregdetit. Duhet të ketë status të barabartë me Ministrinë e Turizmit.

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Tani, një sekondë. Inspektorati në fushën e turizmit. Çfarë ndryshon?

Apo është po prapë logjika e emërtimit?

(Diskutim pa mikrofon)

Titulli ndryshohet si vijon: Inspektorati në fushën e turizmit. Ligjet.

Genc Ruli – Këtu, komenti mund të qe: për çfarë duhet? Çfarë do të kontrollosh?

Standartin e restoranteve, të gatimit, të hoteleve?

(Diskutim pa mikrofon)

Mos zëvendëson funksione që i kanë inspektorate të tjera, thjesht me dëshirën për të

pasur një inspektorat më vete? Se po të jetë mbrojtja e konsumatorit, po ngrihet gjithë ai

inspektorat i madh.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

21

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Prit, një sekondë, të lutem, ta mbarojë. Ndize pak mikrofonin!

Genc Ruli – Inspektorati nuk licencon.

Eduard Shalsi – Mbikëqyr.

(Diskutim pa mikrofon)

Genc Ruli – S’e kam lexuar përmbajtjen, që ta di.

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Atëherë, funksionet dhe kompetencat e inspektoratit. “Ispektorati

kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve në subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike,

kontrollon dhe inspekton mjediset ku realizohen veprimtaritë, bashkëpunon dhe u jep

informacione organeve të tjera shtetërore, kontrollon dhe merr masa për shkeljet e konstatuara

nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike, mbledh e administron dokumentacionin e plotë

përkatës, përfshirë dokumentet elektronike, vendos gjoba...”.

Pra, inspektorati shqyrton ankesa ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari. Pra, janë të

përcaktuara funksionet e inspektoratit.

(Diskutim pa mikrofon)

Mira Shehu – Janë të përcipta. Te inspektorati, gjithmonë problemi shqetësues ka qenë

bashkëpunimi mes disa inspektorateve.

Eduard Shalsi – Që i koordinon inspektori i përgjithshëm.

Mira Shehu – Që duhet t’i koordinojë dikush. Vetëm planet e tyre të punës nuk i

koordinon, për zbatimin e ligjeve sektoriale. Ti sot, je në kushte kur – po marr një shembull, që

ndoshta nuk është rasti – një byrek e blen 30 lekë një shqiptar i Shqipërisë, ndërsa një shqiptar i

Kosovës e blen 1 euro. Kush do t’i kontrollojë çmimet një herë gjatë periudhës së turizmit,

cilësinë...

Eduard Shalsi – Në një ligj nuk mund të hyjmë në detajet e çmimit të një produkti.

Mira Shehu – Po këtë duhet të rregullojmë. Në parim, a i takon kësaj ministrie ta ketë

një inspektorat që nesër ta kontrollojë. Çfarë gjobash të vërë?

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Ta mbarojë, të lutem!

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

22

Genc Ruli – Po qe se zbatohet siç është shkruar, ky inspektorat do të çojë në zbatimin

apo jo të kërkesave të këtij ligji. Ky ligj nuk flet as për higjienën, as për masat sanitare, që janë

kompetenca të inspektorateve të tjerë.

(Diskutim pa mikrofon)

Helidon Bushati – Kjo mund të jetë. E vetmja gjë që mund të jetë.

(Diskutim pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Një sekondë, se e di që doni të flisni të gjithë. Një sekondë, ju lutem!

Genc Ruli – Konkretisht ndodh – më thoshte njëri – vjen kontrolli, konkretisht thotë

cigarja kaq lekë të reja gjobë. Ato dalin për të pirë një verë. Nuk ke shans të përcaktosh çmime

në hoteleri. Nuk ka logjikë. Unë dua të shes një shishe ujë 10 mijë lekë. Ti po deshe, hajde dhe

pije! Kjo është konkurrenca që sistemon tregun. Janë tatimet, që kanë një kasë fiskale dhe i vënë

taksat këtij produkti. Të ndajmë çmimet.

E dyta, problemi i cilësisë është AKU-ja. Nuk është mirë të çojmë pesë inspektorë nga

pesë drejtori të ndryshme për të njëjtën punë.

Eduard Shalsi – Dakord, ju i thatë opinionet, prandaj ta mbyllim tani.

Mira Shehu - Për inspektoratin janë të përcaktuara detyrat dhe kanë lidhje me

plotësimin e standardeve. Ashtu siç folëm për kufizimet, nëse do të quhet “bujtinë”, “hotel”,

“motel” apo çfarë quhet, nëse i plotëson apo jo, do ta bëjë ky lloj inspektorati.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Se sa herë shkon, vendoset me rregullore dhe miratohet nga ministria përgjegjëse.

Eduard Shalsi – Te “Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike”, në

shënimet e mia ka pasur një vërejtje. “Të përcaktohet jo thjesht numri i anëtarëve, por edhe se

cilët do të jenë titullarët përbërës të këtij komisioni”. Flasim për nenin 17.

Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, është një institucion i

rëndësishëm.

Duhet të na bindi të gjithëve, jo vetëm zotin Kopliku.

Kemi pasur një praktikë debati dhe diskutimi. Kur diskutonim për përbërësit dhe

anëtarët, donim t’u përcaktonim titullarëve se nga do të vijnë anëtarët. Nëse do t’ia lëmë

ministrit apo edhe Kryeministrit në raste të tjera, atëherë ata mund të marrin pesë anëtarë sipas

vlerësimit të tyre. Ne duam të vendosim disa kritere.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

23

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk është aty çështja, por te parimi. Po diskutojmë në parim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Standardizimi i Veprimtarive Turistike është një nocion shumë i rëndësishëm. Si ta

detajojmë, për shembull, drejtori i Mbrojtjes së Konsumatorit, a ka një drejtori të tillë? Cilat

mund të jenë pozicionet e ngjashme që mund të përcaktojnë edhe përbërjen e personave të

komisionit? Ky është i vetmi shqetësim që kemi për këtë pikë.

Këtu kemi Komisionin për Standardizimin e Veprimtarive Turistike, por ndërkohë flitet

për certifikimin e veprimtarive turistike.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Te përkufizimet, e ke parë certifikatën.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Certifikatë në kuptimin e këtij ligji, është një dokument i lëshuar nga Ministria

përgjegjëse për Turizmin që shërben për të provuar plotësimin e kërkesave dhe standardeve për

ushtrimin e veprimtarisë. Ta bëjmë më racionale bisedën, se kam përshtypjen që gjithë secili prej

jush ka nevojë të reflektojë mbi këtë draft. Ta lexojmë me vëmendje dhe pastaj të bëjmë

objeksionet. Konceptimin e certifikatës, sapo e lexova, është te përkufizimet. Është një dokument

i lëshuar nga Ministria përgjegjëse për Turizmin që shërben për të provuar plotësimin e

kërkesave dhe standardeve për ushtrimin e veprimtarisë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ku, në cilat pika konkretisht?

Burrë - Zoti kryetar, a mund të flas vetëm një minutë?

Ervin Mete - Diferenca ndërmjet licencës dhe certifikatës, është se në ligj kërkohet

licencim vetëm për agjencitë dhe tur-operatorët dhe jo për sipërmarrjet e tjera, duke përfshirë

edhe strukturat, nuk do të kërkohet licencë. Strukturat akomoduese do të rregullohen vetëm me

një ndërhyrje rregullative që është certifikata, e cila i certifikon dhe u vendos edhe klasifikimin

që të mos ketë dy ose më shumë ndërhyrje rregulluese: edhe licencë, edhe certifikatë, edhe

klasifikim dhe kështu me radhë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

24

Klasifikimi fillon që nga më e ulëta dhe deri në më të lartën dhe ka edhe atë që quhet

standard. Ndoshta nuk ka lidhje fare, por quhet standard. Nëse ka standard për disa lloj

strukturash, ai lejohet të ushtrojë veprimtarinë, por nëse nuk i plotëson, nuk mund të ushtrojë

veprimtari jashtë këtyre standardeve. Kjo është e qartë.

Eduard Shalsi – Zoti Mete, ju lutem, mbajeni shënim! Te Komisioni i Standardeve të

Veprimtarive Turistike, do të donim të kishte një nen ku të thuhej se anëtarët do të jenë: titullari

i Drejtorisë së Standardizimeve apo titullari i Mbrojtjes së Konsumatorit. Pra, të ketë një

kompozim. Mund të jetë një nga sektori ose mund të jetë një titullar juridik.

Zoti Mete, në këtë komision, kur kanë ardhur drejtorë të ndryshëm për raportim, kemi

disa raste, që për hir të së vërtetës fillojnë para vitit 2013, ku përbërjet e disa komisioneve ishin

me individë në dëshirë të titullarëve, të ministrave. Në rastin konkret duam të vendosim një

normë dhe të themi se jemi dakord me Komisionin e Standardeve të Veprimtarive Turistike dhe

ka kuptim që pjesëtar të jetë ky titullari, pasi kemi disa institucione që ushtrojnë funksione të

tilla. Jeni dakord?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, zoti Gaçi.

Artan Gaçi – Komisioni i Standardizimit do të bëjë edhe punën në terren, pra do të jetë

ky komision që do të dalë hotel më hotel?

Eduard Shalsi - Jo.

Artan Gaçi - Janë inspektorët. Ky komision do të vendosë vetëm standardet? Duhet të

jetë autoriteti që do të çojë certifikatën pasi ia ka sjellë inspektori.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Do të jetë një grup tjetër që nuk parashikohet këtu, që do të bëjë verifikimin në terren.

Ky grup do të ketë punë të përditshme, sepse janë me mijëra struktura, të cilat do t’i kalosh një

herë. Ky komision, çfarë do të japë? Nëse ai do të vendosë se ku do të ketë grup pune, me

inxhinierë, arkitektë, mbase kompani me të huaj?

Këto kontrollet bëhen me kritere shumë të qarta, sepse ka vend për abuzivizëm, flas

kështu, sepse e njoh këtë histori. Në të gjithë botën, ju e dini më mirë se ato janë me kritere

shumë të qarta. Kriteret për të vendosur kategorizimin, më duket shumë evazive që t’ia lëmë ta

interpretojë një inspektorat, pastaj një komision. Mos ka vend për abuzim këtu?

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

25

Mira Shehu - A mund të bëj një sqarim? E shikoj me pak skepticizëm këtë pjesë, pasi

i është rënë shumë shkurt. Po ngremë një Komision për Standardizimin gjë që është shumë e

mirë, sepse do të ketë pesë përfaqësues, që gjykoj se janë të zgjedhur nga të gjitha fushat dhe

do të ngrenë standarde që nesër t’i zbatojë dikush dhe do të lëshojnë certifikata. Nëse janë

zgjedhur një grup prej pesë njerëzish dhe quhet Komision për Standardizimin, është e dyshimtë

se cila është struktura e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë që do të lëshojë certifikata. Tjetër

është standardi. Për shembull, për udhërrëfyesin, a do të dalë ndonjë standard se çfarë arsimi do

të ketë? Ai duhet të ketë mbaruar diçka për të qenë udhërrëfyes, po kështu edhe për të gjitha të

tjerat. Është një punë shumë e rëndësishme shkencore për Komisionin e Standardeve.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Po, zonja

Mimoza Hajharmataj - Zoti kryetar, në lidhje me diskutimin që po bëhet për

Komisionin për Standardizimin është e vërtetë që kemi pasur një debat me ministrinë, si edhe

me grupet e interesit dhe kemi rënë dakord në idenë që këta anëtarë të klasifikohen, për

shembull, dikush për mbrojtjen ndaj konsumatorit, dikush ndaj mjedisit, dikush për x standard.

Në lidhje me debatin që po diskutojmë: certifikatë, licencim, nëse do të shikoni te

përkufizime për certifikatën, për udhërrëfyesin dhe për licencën do të kuptoni shumë qartë rolin

që ka Komisioni për Standardizimin. Ai do të caktojë, për shembull, se ky hotel do të jetë me

tri yje. Inspektorati do ta monitorojë këtë strukturë, nëse e ka plotësuar apo jo. Do të kontrollojë

bujtinën, nëse ajo ofron mëngjes apo jo dhe të tjera me radhë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju lutem, ta mbaroj!

Eduard Shalsi - Më falni!

Po, zoti Mete.

(Zoti Ervin Mete flet pa mikrofon.)

Eduard Shalsi - Ju lutem!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mira Shehu - Ju po thoni dhe jam shumë dakord që Komisioni do të prodhojë

standarde, sesi duhet të jetë një hotel me dy yje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

26

(Diskutime në sallë.)

Eduard Shalsi – E qartë.

(Diskutime në sallë.)

Më intereson të bëjmë pak debat në lidhje me kompetencat e kryetarit të bashkisë.

Dakord?

(Diskutime në sallë.)

Ta mbaroj pak, ju lutem, se nuk po më lini?

Pjesa tjetër pastaj është...

Jo, janë disa çështje që vërtet duhet t’i bëj objekt diskutimi, si: a do të përfshihen vilat

dhe apartamentet që lëshohen me qira? Ka qenë një shqetësim shumë i madh i sjellë në komision

nga grupet e interesit. Pjesa është shumë e madhe. Disa thonë që 50%, disa thonë 80%, disa të

tjerë thonë që 90% e objekteve që shfrytëzohen nga turistët janë vila dhe apartamente të

padeklaruara, të cilat dëmtojnë konkurrencën e drejtë.

Shqetësimi ishte: po qe se këto do t’i fusin në proces licencimi, certifikimi, do të

krijohej një barrierë shumë e madhe. Nga ana tjetër, edhe po t’i lije jashtë sistemit përsëri nuk do

t’i kishe të evidentuar.

Debati që unë do të shtroja dhe do të sfidoja edhe komisionin është të gjejmë një rrugë të

ndërmjetme që shteti, qeveria të ketë një raport në lidhje me çfarë janë vila dhe apartamente që

lëshohen me qira, pra vetëdeklarim...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

(Diskutime në sallë.)

Artan Gaci (pa mikrofon) – E gjithë kjo histori gangrenë është informaliteti në

përmasa... Atëherë, për ta disiplinuar këtë gjë, edhe eksperienca e tillë, atëherë këta njerëz nuk

mund ta japin ndryshe. Evazioni duhet kapur dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit. Pra, duhet të

ndërtojmë një mekanizëm që të gjithë këta të futen në treg.

Eduard Shalsi – Për këtë mekanizëm po flasim dhe ky është shqetësimi, pra se çfarë

mekanizmi do të përdorim. Në qoftë se ne do t’i konsiderojmë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Një sekondë, pra! Në qoftë se ne do t’i konsiderojmë si biznese të mirëfillta, rrezikojmë

dozën e informalitetit dhe dozën e korrupsionit për ato që do t’i certifikojnë aktivitetet.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

27

Shqetësimi ka qenë ky: a ka mundësi të gjejmë një rrugë të ndërmjetme vetëdeklarimi?

Pra, në momentin që numri i vilave dhe i apartamenteve është i konsiderueshëm, akomodon nga

50% deri në 80%të turistëve që vijnë, thonë shqiptarët, atëherë në ç’rrethanë raporti do ta

vendosim këtë lloj biznesi me shtetin?

Po, zoti Gaçi.

Artan Gaçi – Kam një propozim.

Sipas informacioneve të mia dhe nga shoqatat e turizmit, numri i turistëve është mbi

90%.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Edhe të gjithë ne që jemi këtu, kur shkojmë në Dhërmi, flemë nëpër apartamente ose vila

me qira. 90% e shqiptarëve, e kosovarëve, të maqedonasve flenë në Sarandë, në Ksamil, në

Dhërmi, në Golem, në Durrës dhe në Velipojë nëpër apartamente. Hotelet janë një numër

jashtëzakonisht i vogël.

Unë jam dakord me atë që thotë kryetari, që të mos ua shtojmë barrën e licencave, të

kontrolleve e të tjera, por në njëfarë mase do formalizuar kjo. Duke e formalizuar, hyn në treg

edhe konkurrenca, të paktën shteti të ketë informacion.

Unë do të doja që ne t’i mëshonim pjesës fiskale të formalizimit, vetëm pa e futur te

kategorizimet, licencat e të tjera.

Duke e çuar te pjesa fiskale, unë propozoj atë që thatë edhe ju paraprakisht, që ndodh

edhe në Greqi, në shumë apartamente edhe në Itali, që këto t’i bëjmë formale, t’i bëjmë të

dukshme.

Ti ke kilometra të tërë me pallate, të cilat jepen me qira dhe nuk janë të formalizuar në

tregun fiskal. Minimalisht të jenë të evidentuar. Pra, t’i vendoset tabelë çdo apartamenti që është

me qira (t’i vendoset ose nga agjencia, ose nga pronari).

Eduard Shalsi – E qartë.

Artan Gaçi – Kjo të quhet evazion fiskal, në qoftë se nuk vendoset kjo, sepse është

evazion fiskal, pa hyrë me masa të tjera. Me këtë, ti e fut në treg atë gjë dhe fillon e formalizon,

por me atë rast nxit edhe konkurrencën.

Mendoj se kjo do të ishte një mënyrë e butë për ta formalizuar. Pastaj, hap pas hapi, se

nuk mund t’i bësh të gjitha me këtë ligj. 90% bëhet një revolucion, nuk ke çfarë i bën dot atij

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

28

tregu, por me këtë të paktën t’i detyrosh të vendosin nga një target të gjitha apartamentet në

Sarandë, të gjitha vilat në Dhërmi, që jepen me këtë numër, ka këtë person kontakti dhe janë për

këtë qëllim, pra pjesa fiskale. Tatimet kur të shkojnë tek ai apartament dhe të mos gjejnë

pronarin, por një familje nga Kosova, ta quajnë evazion fiskal në qoftë se nuk ka tabela, ose të

ketë tabelën e pronarit…

Eduard Shalsi – I kam kërkuar zotit Mete të na thotë se çfarë praktikash ndjek bota në

raste të tilla, duke iu referuar dy-tre vendeve. Pra, nuk duam t’i vendosim barrë, nuk duam ta

trajtojmë si biznes që i nënshtrohet një morie procedurash burokratike dhe pastaj një inspektimi

po prapë të tmerrshëm, por duam thjesht ta fillojmë me masën, me evidentimin deri në formën e

vetëdeklarimit dhe çfarë eksperiencash ka.

T’i dëgjojmë pak eksperiencat dhe pastaj...?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Rakip Suli – Për të mos u diskutuar dy herë, do të doja që kur të jepnit përgjigjen për

shqetësimin që ngriti kryetari...

Më dëgjoni, zoti Mete?

Ka të bëjë me faktin që në komentin këtu në projektligj thuhet se “ministria nuk është

dakord të përfshihen në projektligj”. Dua të di argumentin pse ministria nuk është dakord, në

vazhdën e asaj që tha kryetari që të përfshihet kjo.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Po, vilat dhe apartamentet.

Ervin Mete (pa mikrofon) – Për sqarim, praktikisht... qoftë për arsye të turizmit, qoftë

për arsye evidence apo për të gjitha arsyet, ta deklarojë dhe të paguajë atë që quhet tatim i

thjeshtuar për qiranë që i ka marrë, që do të thotë apriori pavarësisht se shkruhet ose jo gjë në

këtë ligj, nëse nuk e deklaron, ka kryer evazion fiskal.

Eduard Shalsi – Ndaloni një sekondë këtu!

Ka një diferencë midis një apartamenti, që jepet për një kohë të gjatë me qira dhe ti i

vjel qiranë mujore, dhe rastit konkret, ku duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë i njerëzve që

vijnë për të shpenzuar dy, tre, katër, pesë ose gjashtë. Pra, e dimë që ekziston ligji, dakord, por ai

ligj nuk ka pasur parasysh, të paktën në frymën e tij, këtë lloj kategorie përdoruesish, që janë

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

29

turistët për dy, tri ose katër ditë, sepse ato janë kontrata afatgjata, kurse këtu nuk ka një kontratë,

po themi një marrëveshje të firmosur përpara noterit ose midis dy palëve.

Këtu duam të ndalemi tani që si e thjeshtojmë dhe e bëjmë. Pra, referencën te ligji e

dimë, këtu çfarë mund të bëjmë?

(Zoti Mete përgjigjet pa mikrofon.)

Ervin Mete – ...te noteri, që do të thotë se marrëveshje ka. Praktikisht sot nëse

evidentohet nga deklarata tatimore, ai ka kryer evazion në qoftë se nuk e ka deklaruar. Ky është

administrim tatimor.

Për sa i përket administrimit fiskal, dua të theksoj edhe diçka tjetër: barrën fiskale si

individ… (E pakuptueshme, pasi zoti Mete përgjigjet pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Zoti Mete, shqetësimi është: meqenëse masa është e konsiderueshme,

pra shkon deri në masën 90%, thotë zoti Gaçi, atëherë ne duam ta adresojmë këtë problem. Ky

problem fillon, së pari, nga evidentimi. Ne sot nuk e dimë nëse janë 50, 90, 99, janë 80, 70; është

hamendësim. Pra, në radhë të parë, evidentimi.

Në radhë të dytë është humbja që shteti pëson dhe e treta është cenimi i një konkurrence

të drejtë. Pra, si e adresojmë në këtë ligj një problem të përmasave të tilla?

(Zoti Mete përgjigjet pa mikrofon.)

Ervin Mete – Janë të gjitha çështje administrimi.

Eduard Shalsi – Pra, ju thoni se nuk mund ta rregullojmë në ligj. Do t’i nënshtrohet, siç

një marrëveshjeje...?

(Zoti Mete përgjigjet pa mikrofon.)

Mirë.

Zoti Mete, një shtëpi me qira normalisht e merr në bazë të një marrëveshjeje para

noterit, jashtë noterit, nuk ka rëndësi. Në rastin konkret, nuk ka marrëveshje, pra nuk ka një turist

që të ulet dhe të bëjë një marrëveshje me të zotin e apartamentit ose të vilës që do ta përdorë një

ditë, dy ose tre ditë. Ky është problemi që ne duam të adresojmë.

Po, zoti Gaçi.

Artan Gaçi – Unë jam dakord me të gjitha ato që thotë zëvendësministri, që ekziston

kuadri ligjor, por de facto në Shqipëri nuk mund t’i shkojë as inspektori i tatimeve. Shkon në një

apartament, i bie derës, gjen dy kosovarë, kur i dalin, kur nuk i dalin; javës tjetër, gjen dy të tjerë,

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

30

pronari është anonim, treçereku i pallateve në Shqipëri janë pa dokumente; nuk ka burrë nëne që

e zgjidh këtë.

Domethënë, ai do të ishte pengesë po të fusnim në këtë ligj një detyrim që të gjithë ata

privatë, që duan të japin me qira një apartament ose vilën e tyre apo duan ta përdorin për qëllime

turistike, të vënë personin dhe numrin e kontaktit, si dhe një tabelë të vogël “apartament me

qira”, siç e ka 90% e botës.

Duke bërë këtë, ti u jep një mundësi, një levë, një mekanizëm më tepër inspektorëve të

tatimeve që të vijnë të shohin që ky apartament jepet me qira, që është ky person kontakti, ka

këtë numër telefoni dhe ta thërrasin për t’i thënë: “Shiko, se ne kemi ardhur këtë muaj dhe ti e

kishe pasur të zënë. Hajde, na deklaro. Paguaj 10%” ose sa është taksa e asaj.

Domethënë, pyetja është...

Eduard Shalsi – Të vendosësh të bësh deklarimin pra.

Artan Gaçi – Në qoftë se ne vendosim në ligj që tek apartamenti të vendosësh një

njoftim, a ka ndonjë problem në këtë ligj?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Mbetet për t’u...

Gjergji Papa – Zgjidhja është ajo që thotë zëvendësministri, domethënë në kuptimin e

mirë. Vetëdeklarimi është tjetër pikë tek ajo që ti mund të vësh një parullë atje që e jep shtëpinë

me qira. Erdhi, nuk erdhi, prapë do ta ndjekë po ai tatimor, po pushteti lokal, po e njëjta zgjidhje.

Pra, vijmë te pjesa e zgjidhjes së asaj.

Vetëdeklarimi ka të bëjë pastaj me ndërgjegjen e personit që ti mund ta kualifikosh, se

pastaj ai duhet t’i kthehet licencës që a ka standarde për të bërë turizëm ose jo.

Artan Gaçi – Në qoftë se tatimori i shkon tani në shtëpi atij, i thotë: kisha çunin e

xhajës dhe nipin nga Gjermania, erdhën bënë pushimet. E kupton, se kështu thotë ai?

(Diskutime në sallë.)

Eduard Shalsi – Kërkova një gjë unë. Mbajeni shënim, ju lutem!

Gjergji Papa – Të bëjë një deklaratë që ata që shkojnë marrin me qira të

vetëdeklarojnë.

Artan Gaçi – Jo, jo, ai që jep me qira do të deklarojë që e përdor për.

Eduard Shalsi – Po, ai që jep me qira, ai që e përdor.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

31

Tani, kam kërkuar dy-tri eksperienca. Është eksperiencë që e ka Maqedonia... Rooms to

let, edhe Zimmer e ka Mali i Zi.

Si e kanë adresuar këtë problem vendet e rajonit? Kemi një përgjigje për këtë?

Manjola Merlika – Të paguajmë taksën.

Eduard Shalsi – Taksën e kujt?

Manjola Merlika – Taksën e naftës, dhe t’ia paguajmë Këshillit Vendor.

Artan Gaçi – Faza e parë i deklaron.

Eduard Shalsi – Në ç’raport është taksa me taksën e hotelerive, për shembull? Është më

e vogël, më e ulët?

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Ervin Mete – E njëjta taksë e fjetjes, që është taksë vendore, do të aplikohej edhe në këtë

rast. Por ajo që po diskutojmë nuk është rregullimi ligjor, është deklarimi, pra pjesa që

deklarohet apo nuk deklarohet. Është çështje fiskale apo çështje e pushtetit vendor. Këtë po

diskutojmë.

Ka eksperienca, megjithatë për korrektesë do t’jua sjellim edhe të shkruar në mënyrë

koncize.

Eduard Shalsi – Duam të dimë çfarë eksperiencash ka?

Ervin Mete – Ka eksperienca, që nga ato, të cilat nuk e rregullojnë fare, pra e lënë jashtë,

sepse është një çështje fiskale, deri nga ato që mund ta përmendin dhe nga ato që ia lënë pushtetit

vendor në tërësi.

Do të doja ta theksoja se, ky ligj, në momentin që listohen strukturat, ka të bëjë me

certifikimin dhe klasifikimin e tyre, jo me pjesën fiskale, nuk e merr dot përsipër pjesën fiskale,

që do të thotë se, në qoftë se do të jenë këtu, do të duhet të vizitohen, të certifikohen, të

klasifikohen ose të klasifikohen thjesht dhe standard. Pra, është një superndërhyrje.

Eduard Shalsi – Synimi ynë parësor është ta rregullojmë, pra ta fusim këtë kategori

informate në statistikat e turizmit dhe në treg. Të nesërmen, pasi ta kemi këtë, mund të

ndërmarrim një politikë, mund t’i përjashtojmë, mund t’i vendosim një taksë simbolike, mund t’i

propozojmë pushtetit vendor të qaset me politika apo rregulla të tjera, por ne na duhet ta

evidentojmë fillimisht dhe të themi që, çdo shqiptar, që ka një apartament apo një vilë, që e

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

32

vendos në dispozicion të turistit, duhet minimalisht ta deklarojë. Më pas, politikat fiskale apo

politikat e tjera në vijim të kësaj janë gjë tjetër. Pra, ky është shqetësimi.

Po, urdhëroni!

Mimoza Hajdarmataj - Në vijim të kësaj që ju thatë, ne si fillim duam nga ministria që

të pranohet se kjo strukturë, jo ne, por grupet e interesit, kërkojnë që te strukturat akomoduese të

përfshihet vilë apo shtëpi, sepse nuk është përfshirë, dhe këtu është, si të themi, debati i parë në

lidhje me përfshirjen. Më pas të sqarohet mënyra apo rruga sesi do të zgjidhet.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Jo, nuk e kam me këtë, e kam me atë të parën që zutë ju, sepse zutë edhe një çështje

tjetër.

Eduard Shalsi – Cila ishte?

Mimoza Hajdarmataj - Çështja e parë lidhej me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të

Turizmit. Unë kam diçka këtu, sepse ky komitet ngrihet mbi bazën e prefektit, i cili merr përsipër

të bëjë disa organizime në lidhje me pushtetin vendor, me qarkun dhe me strukturat e tjera.

Eduard Shalsi – Një moment.

Mund të na japë prefekti një shpjegim, se pse është futur në këto historitë e turizmit?

Çfarë eksperience dhe çfarë roli ka?

Ervin Mete - Ka një komitet këshillimor në nivel rajonal apo në nivel vendor, po e quaj,

që atë diskutim këshillimor...

(Diskutime pa mikrofon).

(Mungesë incizimi).

Artan Gaçi - Në vijim të asaj që po flisnim, të evidentimit të strukturave private që

përdoren për turizëm, unë mendoj se do të ishte në të mirë, sepse ne po e bëjmë të gjithë

diskutimin vetëm nga qasja fiskale, por nuk është ky qëllimi në këtë moment, mund të jetë nesër,

por është një shërbim dhe një rritje e standardit edhe ndaj turistëve. Kemi turistë që bredhin me

çanta nëpër rrugët e Shqipërisë dhe nuk kanë asnjë lloj informacioni, ndërkohë që e gjithë

Shqipëria jepet me qira. Minimalisht të ketë evidentim dhe numra kontakti. Kjo është a, b, c,

domethënë edhe si shërbim. E heqim pjesën fiskale, sepse nuk është ky qëllimi ynë sot që po

flasim, është qëllimi i evidentimit, i hapjes së tregut dhe mbase evidentimi do të rrisë

konkurrencën dhe cilësinë e këtyre shërbimeve. Ndërkohë që turistët janë obskurë për atë çfarë

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

33

ndodh, cili është tregu, cili është çmimi, sa e ka çmimin ky komshi, sepse nuk ka asnjë kontakt

dhe detyrohen të bëjnë lidhjet zinxhir, që pas një familjeje shkojnë edhe pesë familje të tjera,

sepse nuk kanë kontakte. Domethënë, 90% e turistëve vijnë në Shqipëri me passaparola. Edhe

sikur vetëm për këtë, është shumë i rëndësishëm evidentimi.

(Mungesë incizimi).

Eduard Shalsi – Pra, kemi bërë klasifikimin e objekteve, të strukturave akomoduese,

ndërkohë që nuk kemi adresuar ndonjë strukturë, e cila okupon aktualisht një masë të

konsiderueshme. Është një çështje që duhet ta adresojmë.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Diçka tjetër, për të cilën do të doja të bënim debat, është se ju thoni që kryetari i bashkisë

duhet të marrë pëlqimin te ministri i Turizmit për lejet turistike në zonat joprioritare për turizmin.

Mund ta shpjegoni pak?

Neni 41, “Investimet jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit”. Lejet e ndërtimit

për strukturë akomoduese jashtë zonave me përparësi të zhvillimit të turizmit, në rast se janë

përgjigjur përpara autoritetit vendor të planifikimit, marrin pëlqimin paraprak të ministrit

përgjegjës për turizmin. Pse duhet të hyjë ministri?

Ervin Mete - Përderisa kanë kontakt sektorial duhet të përgjigjet ministria që drejtohet

nga ..... Përderisa kemi standarde për mënyrën sesi operojnë...

(Mungesë incizimi).

Eduard Shalsi – Kemi mbledhje grupi, apo jo?

Prisni sa ta mbarojë.

(Diskutim pa mikrofon).

Genc Ruli - Përderisa u miratua plani, nuk ka më nevojë për atë.

(Diskutime pa mikrofon).

Eduard Shalsi – Po, zoti Gaçi.

Artan Gaçi – Unë kam eksperiencën e 25 vjetëve, e cila do të vazhdojë edhe 25 vjet, që

sa më shumë plane dhe sa më shumë të futet ministria, aq më shumë bllokon dhe aq më shumë

bëhet barrë për biznesin. Mua më duket hallkë e tepërt që të marrë pëlqim një investitor që do të

investojë paratë e tij në një zonë, ku nuk është përparësi turizmi, por nëse do të bëjë, për

shembull, qendër hipizmi, është puna e tij, janë lekët e tij, me të cilat zhvillon vendin, zhvillon

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

34

punësimin, zhvillon turizmin. Përkundrazi, duhet ta stimulojmë, jo t’u themi “hajde pyet një herë

te mua dhe të them nëse jam apo nuk jam dakord”. Mua më duket diçka e kotë kjo.

Eduard Shalsi – Mund ta informojë ministrinë.

(Diskutim pa mikrofon).

Po, zonja Hajdarmataj!

Mimoza Hajdarmataj – Në vijim të kësaj, te neni 14, pikat 10 dhe 11 janë vendosur që

të shkojnë te kompetencat e ministrit. Unë kam një propozim: do të ishte mirë që vjelja e të

ardhurave, që vijnë nga marrëveshjet e qirasë të sipërfaqeve të dhëna për përdorim të zhvillimit

turistik, t’u kalojë bashkive.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Po, i ka ligji, por tani kemi reformë territoriale, kemi bashki të mëdha.

Genc Ruli – Janë të ardhura lokale.

Mimoza Hajdarmataj – Këtu thuhet se AKT-ja, dhe këta kanë propozuar që t’i shkojnë

ministrisë, i mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë për sipërfaqet e mëdha të

dhëna në përdorim për zhvillimin turistik.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Të ardhurat, në këtë rast, pse duhet të shkojë t’i mbledhë AKT-ja? Të shkojnë bashkitë.

Eduard Shalsi – Po, urdhëroni!

Ervin Mete – Në ligjet e mëparshme të turizmit kanë qenë të rregulluar, dhe ata quheshin

persona të stimuluar. Fshatrat turistikë që u përmendën, pra ligjet kanë qenë ato që e krijonin si

koncept fshatin turistik. Ato kanë lidhur marrëveshje me ministrinë dhe në emër të ministrisë me

AKT-në, kur janë krijuar. Pra, marrëveshjet që ato kanë lidhur janë me Agjencinë Kombëtare të

Turizmit, e cila me këtë ligj, por edhe me ligjin që ka qenë më parë, merr më tepër rol

promovues, jo rol të administrimit të pronës e kështu me radhë. Duke qenë se ndodhemi në

Ministrinë e Ekonomisë, që është përfaqësuesi i pronarit shtet për të gjitha pronat shtetërore dhe

ka drejtori të specializuara për të administruar pronën, themi ta administrojnë ata, sepse e

administrojnë më mirë se AKT-ja. Kjo është logjika.

Mimoza Hajdarmataj – Unë kam parasysh një leje minerale.

Ervin Mete – Nuk ka leje minerale në turizëm.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

35

Mimoza Hajdarmataj - Në qoftë se merr diçka të ardhur, lë ta marrë bashkia. Çdo gjë

që të jetë, është pronë shteti. Është ministria, por administrimin e të ardhurave territoriale le ta

bëjnë, sepse u jep ndihmë, u jep dorë.

Ervin Mete – Ato janë marrëveshje të lidhura më parë me një kohë të caktuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Edhe një herë, ne thjesht kemi thënë që administrimin nuk do ta bëjë një organ që tani ka

kompetenca kryesisht promovuese, por le ta bëjë ministria që ka kapacitete më të mira për të

administruar këto marrëveshje.

(Mungesë incizimi).

Eduard Shalsi - ...turistike apo pontileve të përhershme që shërbejnë si infrastrukturë

mbështetëse për strukturat turistike. Këshilli i Ministrave, në përputhje me përcaktimet e këtij

ligji, autorizon ndërtimin dhe operimin nga investitorët e strukturave turistike të porteve dhe

pontileve të shpallura sipas pikës 1 të këtij neni.

Pika 2, komenti thotë se ky nen bie ndesh me ligjin “Për portet turistike” në kuptim të

dhënies së tyre jo me koncesion, siç e parashikon ligji i porteve, dhe me autoritetin që bën

shpalljen e tyre sipas ligjit të porteve. Është Ministria e Transporteve që e propozon. Mund të na

jepni një shpjegim për këtë?

Ervin Mete – Logjika është kjo, se nëse ne do të kemi një port turistik apo pontil të

përhershëm sipas përkufizimit që ka ligji përkatës i vitit 2007, i cili shërben si infrastrukturë

mbështetëse e një strukture turistike, pra e një resorti, në qoftë se do të kemi një resort nesër dhe

ky përpara ka një mini marinë, të mos futemi në iks procedura për të rregulluar ndryshe pjesën e

portit dhe ndryshe pjesën e strukturës, por një procedurë e vetme të shërbejë për të dyja. Edhe

autoritetin ta ketë një ministri, pra të përqendruar vetëm për ato që lidhen, si të thuash,

pazgjidhshmërisht, dhe janë strukturë mbështetëse e investimeve në strukturën akomoduese dhe

të mos futemi në procedurën koncesionare që thotë ligji, por të thuhet se ai që do të ndërtojë këtë,

do të ketë edhe këtë infrastrukturë mbështetëse, e shpall Këshilli i Ministrave dhe e autorizon atë

ta ndërtojë. Kjo është logjika praktike.

Eduard Shalsi – Por nëse kuptojmë që bën sens, si mund ta zgjedhim nga pikëpamja

ligjore?

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË -   · PDF fileanglisht, edhe në shqip. ... italisht apo arabisht? (Diskutime pa mikrofon.) ... guida turistike, ka fjalor që shpjegojnë,

36

Ervin Mete – Në qoftë se ky ligj e rregullon specifikisht, është një ligj më i vonshëm dhe

qartësisht që prevalon mbi atë ligj.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Eduard Shalsi – Ku specifikohet?

Mund ta bëjnë këshilltarët? Sepse qoftë Ministria e Turizmit apo Ministria e Transporteve

janë në varësi të Këshillit të Ministrave. Mund ta specifikojmë Këshilli i Ministrave? Heqim

këto.

Kjo e propozon, por Këshilli i Ministrave e vendos.E miraton domethënë, jo e autorizon.

Genc Ruli – E autorizon ligji.

Ervin Mete – Është një ligj shumë i qartë në sqarim dhe shumë i drejtpërdrejtë. Pra, në

qoftë se nuk i miraton, kalon në procedurë gare te Ministria e Transporteve dhe më pas e miraton

Këshilli i Ministrave. Nuk është kjo logjika.

Genc Ruli – Jo, nuk është ky keqkuptim. Fjala “miraton” do të thotë se miraton

propozimin e ministries...

(Diskutime pa mikrofon).

(Mungesë incizimi).

Eduard Shalsi – Besoj, të nderuar kolegë, se debati i sotëm shërbeu për të na qartësuar,

ndërsa për pjesët që nuk na ka qartësuar, debati do të vijojë edhe nesër. Dakord?

Komisioni është në dispozicion për çdo lloj shpjegimi, ka ditë që punon me orë të tëra

duke dëgjuar edhe grupet e interesit, edhe përfaqësuesit e ministrisë.

Shihemi nesër për të vijuar diskutimin!

MBLEDHJA MBYLLET