64
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 19.05.2020, ora 15:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomikryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve për mbledhjet e datës 04, 07 dhe 08 maj 2020 2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 17, datë 22.4.2020 "Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020" 3. Shqyrtimi nen per nen i projektligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu Artur Roshi, Të ftuar: Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë Mimoza Dhembi - Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Adela Xhemali Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Saimir Muçmataj - Drejtor juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Luljeta Minxhozi - Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë Altin Naqe - Drejtor i Departamentit Juridik në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla - Drejtor i Departamentit te Mbikeqyrjes në Bankën e Shqipërisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 6. 15. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 19.05.2020, ora 15:00 Drejton

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 19.05.2020, ora 15:00

    Drejton mbledhjen:

    Milva Ekonomi– kryetare e Komisionit

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve për mbledhjet e datës 04, 07 dhe 08 maj 2020

    2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 17, datë 22.4.2020 "Për përjashtimin e zbatimit të

    procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm

    për vitin 2020"

    3. Shqyrtimi nen per nen i projektligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e

    regjistrave të shpërndarë”

    Marrin pjesë:

    Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

    Krenar Ryci, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita,

    Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu Artur Roshi,

    Të ftuar:

    Anila Denaj – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

    Mimoza Dhembi - Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe

    Ekonomisë

    Adela Xhemali – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

    Saimir Muçmataj - Drejtor juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

    Luljeta Minxhozi - Zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

    Altin Naqe - Drejtor i Departamentit Juridik në Bankën e Shqipërisë

    Deniz Deralla - Drejtor i Departamentit te Mbikeqyrjes në Bankën e Shqipërisë

  • 2

    Ledia Bregu - Drejtoreshë e Departamentit te Sistemit te Pagesave, Kontabilitetit dhe

    Financës në Bankën e Shqipërisë

    Niko Kotonika – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe

    Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

    Violanda Theodhori – Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e

    Mbikëqyrjes Financiare

    Flora Musta – Drejtoreshë e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve në

    Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

    Ilma Xhakolli – Specialiste në Drejtorinë Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

    Financiare

    Mirlinda Karçanaj - Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së

    Informacionit

    Daniel Shima – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së

    Informacionit

    Nevila Repishti – Drejtor i Drejtorisë së Portalit Qeveritar e-Albania në Agjencinë

    Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

    Romina Kostani – Drejtoreshë e Drejtorisë së Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Go në

    Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

    HAPET MBLEDHJA

    Milva Ekonomi – Mirëdita të gjithëve!

    Jemi gati për të filluar mbledhjen e radhës të Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

    Në mbledhjen e radhës kemi disa çështje për të dakordësuar.

    Kemi miratimin e procesverbaleve për mbledhjet e datave 4, 7 dhe 8 maj 2020. I kemi

    marrë procesverbalet në emailin tuaj elektronik të parlamentit.

    Kemi edhe shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për tregjet financiare të bazuara në

    teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

    Përveç kësaj, në mbledhje kemi për të miratuar edhe disa akte normative të KM-së, aktit

    normativ nr. 17, 18 dhe 19.

    Në mbledhje kemi të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, siç nga sqaroi dje

    edhe zonja Anila Denaj, për të ndjekur diskutimin nen për nen të projektligjit ne do të asistohemi

  • 3

    nga zëvendësministrja, zonja Xhemali, por për aktin normativ nr.17 zonja Denaj kërkon të jetë

    vetë prezent.

    Kolegë, unë do të doja mirëkuptimin tuaj, që të bënim një ndryshim të vogël në rendin e

    ditës, të shqyrtojmë fillimisht aktin normativ nr.17 dhe të kalojmë si çështje të dytë të rendit të

    ditës diskutimin nen për nen të projektligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e

    regjistrave të shpërndarë” dhe pastaj të vazhdojmë me diskutimet e projektakteve të tjera.

    Nuk e di nëse BSH-ja, AMF-ja dhe AKSH-i bien dakord të na japin pak kohë, meqenëse

    zonja Denaj e ka axhendën të zënë me aktivitete të tjera.

    Dakord.

    Urdhëroni, zonja Denaj, për të diskutuar për aktin normativ nr. 17, datë 22.4.2020 "Për

    përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të

    programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020"!

    Për këtë akt normativ jam unë relatore, për aktin noramativ nr.18 kemi zonjën Evis Kushi

    dhe për aktin normativ nr.19 kemi zonjën Antoneta Dhima.

    Anila Denaj - Faleminderit!

    E nderuar kryetare,

    Të nderuar deputetë,

    Akti normativ nr. 17, datë 22.4.2020 "Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të

    afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020", i

    cili në thelb ka një nevojë procedurale për të adresuar situatën në të cilën procesi i përgatitjes së

    projektit të programit buxhetor afatmesëm u gjend në momentin e situatës së përballimit të

    pandemisë nga Covid-19.

    Realizimi i procesit të përgatitjes së projektprogramit buxhetor afatmesëm është i

    mbështetur në ligjin në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 dhe janë të saktësuara shumë qartësisht se

    cilat janë këto procedura, cilat janë përgjegjësitë e secilit sektor, cilat janë afatet dhe cilat janë

    afatet kohore.

    Në kushte normale procesi do të kishte përfunduar ndërkohë që ne flasim, por në situatën

    në të cilën u gjendëm, si në raport me kufizimin, ashtu edhe me reduktimin e stafit, por, mbi të

    gjitha, me pamundshmërinë që do të kishim për të përcaktuar në mënyrë më të plotë dhe të

    qenësishme të gjitha situatat në çdo sektor, për të cilat të dhënat buxhetore në tre vjetët pasardhës

    janë shumë të rëndësishme dhe janë një kuadër i përgjithshëm makro, që do të eliminonte edhe

    politikat vjetore dhe ato trevjetore në secilit sektor, kjo nuk ndodhi.

    Në proces, miratimi i tavaneve mbështetet edhe në një kuadër makro-fiskal, i cili

    parashikon edhe komponentë të lidhur me deficitin buxhetor dhe borxhin, që, sigurisht, gjatë

  • 4

    peridhës që ky proces do të zhvillohet (i parashikuar të përfundojë në fund të korrikut) do të

    nënkuptojë një analizë më të plotë të të gjithë kuadrit makrofiskal aktual, përfshi edhe ndryshime

    të mundshme që do të vijnë për miratim në aktin normativ të buxhetit të vitit 2020.

    Goditja e vendit nga pandemia është një aspekt procedual, por është i lidhur kryesisht me

    nevojën e kalkulimit të aspektit fiskal dhe situatës në raport me të ardhurat dhe gjithë prioritetet

    që çdo sektor është duke vlerësuar.

    Në procedurë, Ministria e Financave negocion çdo projekt, i cili në 3 vitet e ardhshme ka

    parashikim të tavaneve buxhetore dhe besojmë se është shumë legjitime që për çdo ministri dhe

    për çdo institucion apo pushtet vendor që ka nevojë për të marrë pak kohë dhe për ta

    ridimensionuar dhe këtë aspekt, kjo kohë të ishte e dhënë.

    Nga sa parashtrova më sipër, miratimi i aktit normativ “Për moszbatimin e procedurave

    dhe afateve të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2023, faza e parë” paraqitet si

    domosdoshmëri.

    Në përfundim dëshiroj të theksoj se ky projektakt nuk afekton fazën e dytë të përgatitjes

    së projektit buxhetor afatmesëm ’20-’21 dhe ’20-’23, si dhe atë të projektbuxhetit të vitit 2021, të

    cilët parashikohen të vijojnë normalisht dhe konform afateve të parashikuara në ligjin nr. 9936,

    datë 26.6.2008.

    Shpresoj ta kalojmë sa më shpejt!

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Denaj!

    Në fakt, edhe këtu në komision, kur po punonim për përgatitjen e relacionit për këtë akt

    normativ, ne e kuptuam nevojën, sepse lidhej edhe me paketën e ndihmës të pandemisë, paketa e

    parë dhe e dytë, si dhe angazhimin për paketën e tretë. Kuptojmë se treguesit janë gjithmonë në

    lëvizje dhe për ju edhe korniza makroekonomike akoma nuk është saktësuar, sepse prisni që të

    ndodhin të gjitha ndryshimet e mundshme dhe zbatimi i të gjitha paketave. Jemi shumë të

    ndërgjegjshëm për këtë dhe e dimë që hartimi i projektbuxhetit dhe programit afatmesëm shkon

    në disa faza.

    Faza e parë vë kornizën strategjike dhe faza e dytë bën gjithë lëvizjen analitike të zërave

    buxhetor.

    Nga sa më sipër, unë kuptoj se ka një nevojë, të cilën ju e sqaruat, por ka edhe një lloj

    urgjence, sepse kur të jeni gati me afatin e përfunduar, ka mbaruar afati i fazës së parë.

    Në fakt, ajo që nuk është shumë e qartë në këtë akt normativ, është fakti që ju nuk i jeni

    referuar në shkrimin e nenit nr.1, që është për fazën e parë kjo shtyrje afati.

  • 5

    Do të kërkonim nga ana e Ministrisë së Financave të bënte një përmirësim me akte të

    tjera ligjore për këtë gjë, sepse edhe ju e theksuat në fjalën tuaj (kësisoj pyetja që kishim vënë ne

    në relacion bie), që kjo shtyrje bëhet vetëm për fazën e parë, ndërsa faza e dytë do të jetë një

    fazë, e cila do të dakordësohet për rregulla dhe për procedura me gjithë skudrën që ju punoni për

    hartimin e projektbuxhetit.

    Prandaj do të ishte shumë mirë, që me akte të tjera ligjore, ministria të merrte përsipër të

    rregullonte këtë mungesë të shprehuri në këtë akt normativ.

    Anila Denaj – Dakord jemi.

    Milva Ekonomi – Ndërkohë, komisioni i ka parë me shumë korrektësi të gjitha

    materialet që ju keni sjellë. Nevoja dhe urgjenca u sqaruan nga ju. Gjithë veprimtaria që bëhet

    për organizimin dhe hartimin e akteve normative, ne e kuptojmë se shkon në funksion të

    Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit, kështu që nuk na nevojë për të sqaruar edhe këto

    procedura ligjore, por ka nevojë të theksohet se ky është vetëm për fazën e parë të hartimit, kurse

    faza e dytë do të shoqërohet me të tjera gjëra.

    Urdhëroni, zoti Angjeli!

    Anastas Angjeli – Përshëndetje!

    Unë jam dakord në parim. Synimi i aktit është rivendosja në afat e përgatitjes së fazës së

    parë, kështu që në situatën që ne u ndodhëm, kjo është e domosdoshme, kështu që mbetemi

    dakord. Por, meqë jemi duke diskutuar për afatet, më lejoni të bëj një sugjerim që ka të bëjë me

    afatet.

    Ne kemi miratuar para disa kohësh një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe

    kemi rënë dakord që ai të ishte më shumë diskutim deri në fund të muajit shtator. Pandemia i

    mori 3 muaj pa e vënë në funksionim këtë ligj, kështu që i sugjeroj ministrisë të sjellë edhe një

    akt normativ që ta ndryshojë këtë dhe ta çojë deri në fund të vitit, me qëllim që qytetarëve t’u

    jepet mundësia ta realizojnë atë proces që ne bëmë dhe, në të njëjtën kohë, të sigurohet ajo e

    ardhur financiare e domosdoshme që ishte parashikuar.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit shumë, zoti Angjeli!

    Në fakt, keni shumë të drejtë që e ngritët këtë problem, se shikoj edhe zonjën Denaj që

    pohon me kokë për rëndësinë e këtij rishikimi kohor.

    Anila Denaj – Ndërkohë është diskutuar kjo gjë. Nuk kemi depozituar akoma një akt

    normativ, por jemi në fazat e fundit dhe, sigurisht, do ta shtyjmë atë, pasi koha jo vetëm ka qenë

    e limituar, por as komunikimi për të gjithë aktorët që do të kishin nevojë për të adresuar këtë

    nevojë, nuk është bërë i plotë.

  • 6

    Shumë faleminderit dhe sigurisht do ta sjellim brenda një afati optimal kohe!

    Milva Ekonomi - Faleminderit!

    Kolegë, bëjmë një paraqitje të prezencës suaj, para se të kalojmë në votimin e aktit

    normativ nr.17, pastaj vazhdojmë me axhendën, siç ramë dakord.

    Janë prezentë: Milva Ekonomi, Arben Elezi, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Blerina

    Gjylameti, Ervin Bushati, Evis Kushi, Roland Xhelilaj, Xhevit Bushaj, Reme Lala, Senida Mesi,

    Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryçi, Artur Roshi, Korab Lita, Suzana Topi,

    Ylli Shehu?

    Zoti Korab Lita? Ndoshta do të hyjë me vonë.

    Zoti Ylli Shehu?

    Ylli Shehu – Prezent.

    Milva Ekonomi – Po, po ju shikoj.

    Zonja Topi? Prezente.

    Kolegë, e hedhim në votim aktin normativ nr. 17, datë 22.04.2020, “Për përjashtimin e

    zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor

    afatmesëm për vitin 2020”. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Shikoj që ka dakordësi absolute në komision.

    Faleminderit, kolegë!

    Faleminderit shumë, zonja Denaj!

    Besoj se diskutimet për aktet e tjera normative do t’i ndjekë zonja Xhemali.

    Anila Denaj – Unë do të jem prezente, por mbrojtjen do ta bëjnë kolegët; me ndonjë

    largim të mundshëm, por duke e ndjekur në vijim. Zonja Xhemali do të jetë prezente edhe gjatë

    diskutimit nen për nen.

    Milva Ekonomi – Faleminderit shumë!

    Kolegë, ju falënderoj për mirëkuptimin që treguat!

    Falënderoj edhe përfaqësuesit e institucioneve për kohën që na dhanë!

    Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

    Anastas Angjeli Euzheni Pengili

    Sekretar i komisionit

    Elvi Prifti

  • 7

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 19.05.2020, ora 15:00

    Drejton mbledhjen:

    Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

    Rendi i ditës:

    Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e

    regjistrave të shpërndarë”.

    Marrin pjesë:

    Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

    Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Blerina

    Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu, Artur Roshi, Korab

    Lita.

    Mungojnë:

    Të ftuar:

    Adela Xhemali – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

    Saimir Muçmataj – Drejtor Juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

    Luljeta Minxhozi – Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

    Altin Naqe – Drejtor i Departamentit Juridik në Bankën e Shqipërisë

    Deniz Deralla – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë

    Ledia Bregu – Drejtore e Departamentit të Sistemit të Pagesave, Kontabilitetit dhe

    Financës në Bankën e Shqipërisë

    Niko Kotonika – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe

    Kapitaleve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

  • 8

    Violanda Theodhori – Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e

    Mbikëqyrjes Financiare

    Flora Musta – Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve në Autoritetin e

    Mbikëqyrjes Financiare

    Ilma Xhakolli – Specialiste në Drejtorinë Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes

    Financiare

    Mirlinda Karçanaj – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së

    Informacionit

    Daniel Shima – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së

    Informacionit

    Nevila Repishti – Drejtor i Portalit Qeveritar e-Albania në Agjencinë Kombëtare të

    Shoqërisë së Informacionit

    Romina Kostani – Drejtor i Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov në Agjencinë

    Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

    Milva Ekonomi – Kalojmë në shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për tregjet

    financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

    Dje ka qenë një ditë me shumë diskutime, ku në përfundim u miratua në parim ky

    projektligji, por përpara hartuesve të tij solli edhe një listë me pyetje që kërkojnë t’u jepet

    përgjigje, përpara se të fillojmë me diskutimin nen për nen.

    Dua të bëj edhe diçka tjetër të vlefshme për ju. Këto ditë pune kanë qenë ditë shumë

    intensive dhe unë mendoj që një falënderim i veçantë shkon për sekretarinë e komisionit tonë,

    për këshilltaret Ervinën dhe Almën, të cilat kanë qenë vazhdimisht në punë për të përgatitur të

    gjithë dokumentacionin legjislativ që duhet për diskutimin e këtyre akteve. Kemi një falënderim

    special. Duhet të falënderojmë AMF-në që ka qenë në krye të gjithë kësaj pune, e mbështetur dhe

    nga Ministria e Financave dhe nga AKSH-i, por mëritën kryesore në të gjithë këto rakordime e

    merr AMF-ja, sepse ka qenë vazhdimisht në detyrë. AKSH-in e mirëkuptojmë edhe për disa

    deadline të mos zbatuara mirë, sepse ka qenë i ngarkuar, por ka dhënë kontributin e tij më

    pozitiv të mundshëm për të arritur këtë rregullim të neneve të projektligjit që kemi në shqyrtim.

  • 9

    Përpara se të fillojmë shqyrtimin nen për nen, do t’ua jap fjalën përfaqësuesve të

    Ministrisë së Financave, të AMF-së, të Bankës së Shqipërisë, të AKSH-it për të dhënë

    përgjigjet e pyetjeve që u depozituan dje.

    Adela Xhemali – Përshëndetje!

    Unë do ta filloj me një shpjegim të shkurtër për disa nga pyetjet që dolën gjatë mbledhjes

    së komisionit dje.

    E nderuar zonja kryetare,

    Të nderuar deputetë,

    Në përgjigje të pyetjeve me përgjegjësi, si Ministri e Financave dëshirojmë të shprehemi

    lidhur me projektligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të

    shpërndarë”, i përgatitur nga AMF-ja. Sqarojmë si më poshtë:

    AMF-ja, në cilësinë e institucionit rregullator dhe mbikëqyrës të tregut financiar, ka

    ndërmarrë iniciativën ligjore për propozimin e projektligjit të mësipërm.

    Cili është qëllimi i hartimit të këtij projektligj dhe pse është e rëndësishme që Shqipëria

    të përgatisë kornizë ligjore në lidhje me aktivet virtuale?

    Aktualisht nuk ka asnjë ligj që të parashikojë rregullimin, ndalimin, penalitetet në lidhje

    me aktivet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to. Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që

    ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i

    skemave mashtruese apo i atyre të paautorizuara për të ofruar aktivet virtuale, rreziku i

    përdorimit të tyre për të pastruar paratë, si dhe manipulimi i tregut nevojitet një dispozitë ligjore

    e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet. Projektligji synon të rregullojë infrastrukturën

    mbi bazën e së cilës funksionon teknologjia “Distributed ledger”.

    Projektligji synon të rregullojë kushtet për licencimin, ushtrimin e aktivitetit të

    operatorëve dhe të bursave, mbikëqyrjen e tyre; kushtet për emetimin e tokeneve dixhitale e

    monedhave virtuale, autorizimin nga autoritetet kompetente; kushtet e rregullat për tregtimin e

    tokeneve dixhitale dhe monedhave virtuale; kushtet për ofruesit e shërbimeve të kujdestarisë

    për palët e treta dhe parandalimin e praktikave abuzive në treg, ku parashikohen gjoba të rënda

    për cilindo që shkel këto depozita.

    Cili është objektivi i projektligjit nëpërmjet rregullimit dhe vënies nën mbikëqyrje të

    teknologjisë së re? Shfrytëzimi sa më i mirë i të gjithë potencialit të fintech dhe i teknologjisë

    DLT “Distributed ledger”; ulja potenciale e kostove të sistemit të pagesave; nxitja e financimeve

  • 10

    për ekonominë vendase nëpërmjet burimeve alternative të financimit; tërheqja e investitorëve të

    huaj dhe krijimi i përfitimeve ekonomike për vendin.

    Në lidhje me pyetjen e zonjës Mesi për konsultimin e projektligjit, pas delegimit

    të praktikës pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, projektakti është shqyrtuar në tërësi

    dhe i është nënshtruar procesit të konsultimit të brendshëm me drejtoritë dhe institucionet e

    varësisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke përfshirë edhe Drejtorinë e

    Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

    Për sa i përket procesit të konsultimit publik, ju bëjmë me dije se ky proces është

    ezauruar nëpërmjet sistemit elektronik.

    Pas plotësimit të projektligjit me RIA-n, raporti i vlerësimit të ndikimit rregullativ, si

    dokument që shoqëron procesin e konsultimit të jashtëm, praktika është përgatitur për t’u dërguar

    për mendim, nëpërmjet sistemit e-Akte tek të gjitha ministritë e linjës dhe në formë shkresore tek

    institucionet e tjera të interesuara.

    Projektligji është dërguar për mendim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Bankës së

    Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave. Pas komenteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Bankës së

    Shqipërisë drafti u ripunua dhe u përcoll për miratim në Këshillin e Ministrave.

    Në lidhje me pyetjen tjetër, pra a ka qenë pjesë e planit analitik, për të cilën dje edhe

    ministrja dha një shpjegim të shkurtër, ky projektligj nuk ka qenë pjesë e planit analitik, pasi

    bazuar në vendimin nr. 584, datë 28.08.2003, “Për miratimin e rregullores së Këshillit të

    Ministrave”, i cili është akti që përcakton procedurën për hartimin e planit analitik, ministria

    harton planin duke bazuar projektaktet, të cilat hartohen nga drejtoritë politikëbërëse, pjesë të

    aparatit të saj dhe institucionet e saj të varësisë. Pra, projektaktet e AMF-së dhe të BSH-së nuk

    janë pjesë e PPA-së të MFE-së.

    Pyetja tjetër për taksat, gjithashtu, u prek pak dje, ky projektligj nuk parashikon

    përjashtime fiskale, që do të thotë që subjektet tregtare sipas këtij ligji i nënshtrohen

    legjislacionit të sistemit fiskal në Republikën e Shqipërisë.

    Pyetja për rolin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave: roli i Drejtorisë së

    Përgjithshme të Pastrimit të Parave është i përcaktuar në ligjin e saj organik nr. 9917, datë

    19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”

    dhe ka qëllim të parandalojë pastrimin e parave dhe të produkteve që burojnë nga veprat penale,

    si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

    Ky rol është implementuar në ligjin nr. 33/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin

    nr. 9917, datë 19.05.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit",

    të ndryshuar”, ku, ndër të tjera, janë bërë shtesat si më poshtë:

  • 11

    Neni 1, pika 9. Nuk e di nëse ka interes.

    Milva Ekonomi – Nuk është akoma momenti për të diskutuar për nenet, por për pyetjet

    që ishin depozituar për të bërë më tepër sqarime, përveç diskutimit në parim.

    Nga AMF-ja, doni të shtoni diçka?

    Niko Kotonika – Po! Faleminderit!

    Po filloj me pyetjen: si është gjendja aktuale dhe a ka lidhje ky projektligj me call

    center- at?

    Milva Ekonomi – Niko, të lutem, bëj një përpjekje për t’u dëgjuar pak më mirë, sepse

    nuk dëgjohet nga të gjithë anëtarët e komisionit.

    Niko Kotonika – Po, dëgjohem tani? OK!

    Dua të sqaroj se ky është një projektligj që nuk ka lidhje me aktivitetin e call center-ve.

    Si është gjendja aktuale në treg, nëse kemi vënë re ndonjë aktivitet të këtij fenomeni?

    Do të thosha se ky është një treg global ndërkombëtar, që është shumë e vështirë ta

    përcaktosh nëse po ndodh diçka aktualisht në Shqipëri ose jo. Ajo që kemi bërë është se ne i

    kemi paralajmëruar disa herë investitorët se duhet të kenë kujdes në lidhje me investimin në

    skemat të paautorizuara apo të palicencuara. Këto paralajmërime ne i kemi paraqitur edhe në

    rubrikën që ndodhet në faqen e autoritetit: “Kini kujdes!”

    Për pyetjen për konsultimin e këtij projektligji me Bankën Botërore apo me FMN-në,

    dua të sqaroj se ky projektligj është konsultuar me FMN-në, e cila na ka sjellë disa sugjerime

    dhe komente në lidhje me këtë projektligj. FMN-ja e ka vlerësuar projektligjin, duke e cilësuar se

    është një hap në drejtimin e duhur për rregullimin e një industrie të re që ka të bëjë me një

    teknologji të re në fushën e tregjeve financiare, por ka vënë theksin në rritjen e kapaciteteve të

    AMF-së. Ne i kemi kërkuar FMN-së që të shikojë mundësinë e sjelljes së një eksperti pranë

    AMF-së në lidhje me këtë çështje.

    Komentet e tjera të FM-së, të cilat janë të natyrës teknike janë trajtuar. Një pjesë e tyre

    janë pranuar prej nesh edhe te ndryshimet që do të diskutohen sot në seancë ndryshimet nen

    për nen. Një pjesë e këtyre ndryshimeve janë edhe sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Nuk e di, a po më dëgjoni?

    Milva Ekonomi – Po, po ju dëgjojmë, Niko, je shumë mirë. Nuk e di nëse ju dëgjojnë të

    tjerët. Edlira e dëgjon?

    Edlira Hyseni – Shumë pak.

    Niko Kotonika – Mirë atëherë. Sa i takon komentit që bëri zonja Hyseni në lidhje me...

  • 12

    Milva Ekonomi – Kam përshtypjen se jo të gjithë në komision, jo të gjithë që janë në

    Webex të dëgjojnë njësoj. Mbase po ta zhvendosësh pak kompjuterin nga vetja mund të

    dëgjoheni më mirë.

    Niko Kotonika – Po tani?

    Milva Ekonomi –Fol edhe pak.

    Niko Kotonika – Po?

    Milva Ekonomi – Edlira, e dëgjoni më mirë?

    Edlira Hyseni – Dëgjoj pak më mirë. Në rregull!

    Milva Ekonomi – Në rregull!

    Niko Kotonika – Atëherë, edhe komentin e zonjës Hyseni në lidhje me ISO-të, të cilat

    janë 8 milionë euro e poshtë, ne e morëm parasysh. Në ligj ishte e shkruar që këto nuk janë

    subjekt i këtij ligji. Në të vërtetë edhe qëllimi i saj ka qenë që të mos jenë subjekt i disa neneve

    specifike, siç është miratimi i prospektit apo miratimi i white paper-it, që do të lançohet në lidhje

    me këto ISO-të, dhe në nenin specifik e përcaktuam që këto oferta përjashtohen nga zbatimi i

    disa neneve të projektligjit, por janë subjekt i neneve të tjera të projektligjit.

    Në lidhje me pyetjen nëse ky projektligj është konsultuar me Bankën Botërore, ky

    projektligj nuk ka qenë pjesë e projektit të Bankës Botërore dhe nuk është konsultuar me të.

    Në lidhje me pyetjen se sa riskoze janë këto investime, që ishte një pyetje tjetër, e cila

    kishte të bënte me riskun që shoqëron këto lloj investimesh, sigurisht që çdo lloj investimi në

    tregjet kapitale dhe në tregjet financiare, të cilat janë subjekt i ndryshimit të vazhdueshëm të

    çmimit, ekspozojnë çdo lloj investitori ndaj rrezikut të tregut, që është rreziku i ndryshimit të

    çmimit për një sërë faktorësh. Pra, nëse dikush blen sot edhe një aksion apo një titull, ky titull

    mund të lëvizë në çmim, duke shkuar si lart, si poshtë. Volativiteti i ndryshimit të çmimit

    përcakton edhe rrezikun që shoqëron investimin në këtë lloj instrumenti.

    Gjithashtu, siç e theksova edhe më parë, për rrezikshmërinë e instrumenteve ne kemi bërë

    disa paralajmërime për investitorët sa i takon rrezikshmërisë së investimeve në instrumente të

    rrezikshme, duke dhënë disa karakteristika se ku duhet të kenë kujdes në lidhje me investimet që

    ata ndërmarrin.

    Ishte edhe një pyetje në lidhje me kërkesat për licencimin, të cilën do ta sqarojë zonja

    Theodhori, drejtoresha juridike.

    Violanda Theodhori – Lidhur me licencimin, që është parashikuar në projektligj, janë

    parashikuar edhe kompetencat e dy autoriteteve...

    Milva Ekonomi – Nuk dëgjohesh, Viola!

    Violanda Theodhori – Dëgjohem tani?

  • 13

    Milva Ekonomi – Tani po.

    Violanda Theodhori – Atëherë, kompetencat e autoriteteve janë përcaktuar qartë në

    projektligjin e paraqitur, që janë kompetencat e AKSHI–t dhe kompetencat e autoritetit.

    Në disa raste kompetencat janë të përbashkëta për disa licenca, por ka edhe licenca

    ekskluzive. Kur kompetencat janë të përbashkëta, AKSHI do të vlerësojë kushtet, kriteret

    teknologjike, të paraqitura nga subjekti kërkues, dhënien e licencës, autorizimin apo certifikimin.

    Kur AMF-ja ka kompetenca ekskluzive ose të përbashkëta, ajo do të vlerësojë të gjitha aspektet

    financiare e rregullatore në përputhje me ligjin për dhënien e licencës, autorizimit apo

    certifikimit.

    Ne mendojmë se kompetencat janë të qarta dhe licencat janë të ndara, siç është licenca e

    agjentit, për shembull, e cila është ekskluzive e AMF-së. Licenca e bursës kërkon miratimin nga

    të dyja autoritetet. Licenca e bursës, kategoria B, kërkon prapë miratimin e të dyja autoriteteve.

    Edhe për kategorinë C është e njëjta gjë. Licenca e ofruesit të shërbimeve informative është

    licencë ekskluzive e lëshuar nga AKSHI. Licenca e kujdestarit të portofolit të palëve të treta

    është licencë e cila kërkon miratimin nga të dyja autoritetet. Licenca e sipërmarrjes së

    automatizuar e investimeve kolektive të regjistrave të shpërndarë, në ligj duket si licencë e

    lëshuar vetëm nga AKSHI, por, në fakt, meqenëse është e lidhur edhe me ligjin e fondeve të

    sipërmarrjeve të investimeve, miratimi apo autorizimi i saj bëhet në mënyrë të përbashkët, pra

    edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

    Një pyetje për të cilën kishte shqetësim, së paku nga deputetët, kur u diskutua dje në

    lidhje me edukimin financiar, ishte se çfarë do të ndodhë me hyrjen në fuqi të këtij ligji, se

    investitorët, palët e treta, apo konsumatorët janë të painformuar, unë desha ta informoja

    Kuvendin, paçka se Kuvendi është i informuar edhe nga raportet vjetore, që ne i kemi sjellë

    vazhdimisht në Kuvend: autoriteti, që nga viti 2017, ka pasur një strategji për rritjen e besimit të

    konsumatorëve dhe investitorëve në tregjet me mbikëqyrje, duke bërë një sërë aktivitetesh. Kjo,

    sepse e ka pasur si përparësi kryesore informimin dhe edukimin e vazhdueshëm të investitorit

    dhe konsumatorit. Vazhdon të jetë i pranishëm në universitete të ndryshme publike dhe private,

    në shkollat e mesme profesionale të të gjitha qyteteve: Tiranë, Durrës, Shkodër. Ka zhvilluar

    takime, organizon orë të hapura mësimore, bën leksione të hapura. Ka zhvilluar për të dytin vit

    radhazi, në maj të 2019-ës, konferencën për edukimin financiar. Ka vazhduar trajnime të

    formimit profesional, të organizuara nga profesionistët. Javën e parë të muajit tetor të këtij viti,

    autoriteti ka vazhduar me javën e investitorit, që vjen si rrjedhojë e nismës së organizatës

    ndërkombëtare të komisioneve të letrave me vlerë, IOSCO. Pra, në të njëjtën javë sensibiluese që

    ka zhvillon edhe Europa, e kemi zhvilluar edhe ne në tetor javën e investitorit. Sipas

  • 14

    rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit, kemi propozuar edhe ngritjen e një grupi

    ndërinstitucional për hartimin e strategjisë kombëtare për edukimin financiar, në bashkëpunim

    me Bankën e Shqipërisë, me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me Ministrinë e Financave

    dhe Ekonomisë, me Ministrinë e Shtetit. Kështu që, me hyrjen në fuqi të ligjit, menjëherë

    programi për rritjen e besimit të konsumatorit apo dijen për edukimin financiar, do të vazhdojë

    me të njëjtat ritme që ka pasur edhe gjatë këtyre viteve.

    Ishte edhe një pyetje tjetër: a mendoni se koordinimi midis dy autoriteteve, pra AKSHI-t

    dhe AMF-së, është i qartë në ligj, apo ka nevojë për komisione të përbëra, në lidhje me dhënën e

    licencave? Siç e parashtrova edhe më sipër, ne mendojmë se kompetencat janë të qarta, të ndara

    dhe komunikimi midis autoriteteve është i sqaruar, bëhet me shkrim, mund të bëhet edhe në

    rrugë elektronike.

    Pyetja tjetër: a keni ndonjë kërkesë për licencë paraprake? Pa u miratuar ky ligj, në

    autoritet nuk ka asnjë kërkesë për licencë që të lidhet me ligjin ekzistues. Në lidhje me

    kapacitetet institucionale të AMF-së, ju e dini se ky është një autoritet i pavarur dhe

    organigramën e vendos bordi. Kësisoj, mendojmë se bordi do të bëjë edhe ndryshimet përkatëse

    në organigramën e autoritetit. Nuk kërkon fonde buxhetore, është i vetëfinancuar. Mendojmë se

    kjo do të realizohet shumë shpejt.

    Nëse ka pyetje të tjera, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi.

    Milva Ekonomi – A ka marrë AKSHI dje pyetje nga zoti Angjeli dhe anëtarë të tjerë të

    komisionit, që duhet t’u ktheni përgjigje?

    Mirlinda Karcanaj – Pyetjes së profesorit i jam përgjigjur dje. Lidhur me pyetjet e tjera,

    që sapo u adresuan nga AMF-ja, është i paqartë roli konkret i AKSHI-t dhe i AMF-së në

    licencim. Në ligj, por do ta kalojmë edhe nen për nen, është e qartë, AKSHI e ka licencën ashtu

    si të Shërbimeve Inovative për personin juridik.

    Në nenet 9 dhe 63, licenca e kujdestarit të portofolit të palëve të treta ofrohet bashkërisht

    nga AMF-ja dhe AKSHI, me detyra krejtësisht të qarta e të ndara. Licenca e sipërmarrjes së

    autorizuar të investitorëve kolektivë është AKSHI në nenet 9 dhe 82. Gjithashtu, roli i AKSHI-t

    detajohet shumë qartë edhe në nenin 73, ku flitet vetëm për kompetencat e AKSHI-t.

    Lidhur me një pyetje që u bë dje, se si parandalohet nga ana teknike pjesa e pastrimit të

    parave, neni 37, siç e shohim, detajon detyrimet e emetuesve, ku qartësisht thuhet se duhet të

    vendosë vetë emetuesi ose nëpërmjet palëve të treta, sisteme për parandalimin, zbulimin dhe

    eliminimin e riskut të pastrimit të parave, por dhe të financimit të terrorizmit.

    Lidhur me pyetjen e deputetit Bushati, nëse përfshihen strukturat Data Mining në ligj, në

    fakt është Mining. Mining nuk detajohet në ligj, por është një mënyrë e emetimit të monedhave të

  • 15

    ndryshme, një algoritëm teknik, që ne as e gjenerojmë dhe as e kontrollojmë dot. Si rezultat, nuk

    mund të detajojmë diçka që as prodhohet nga ne dhe as kontrollohet nga ne. Mining është një

    mënyrë e prodhimit të monedhave. Për momentin, një X kompani apo start up përdor këtë

    mënyrë, por nesër mund të ndërrohet. Pra, është zë, i cili s’ka pse detajohet në këtë ligj, sepse

    operatorë të ndryshëm kanë algoritme të ndryshme të emetimit, pra mining.

    Milva Ekonomi – Faleminderit shumë!

    Në qoftë se nuk ka ndonjë gjë...

    Po, Edlira!

    Edlira Hyseni – Përshëndetje të gjithëve!

    Unë kisha dy pyetje të shkurtra.

    E para, nuk e kuptova atë që tha zonja e fundit, për përgjegjësinë e rrezikut të mashtrimit

    apo pastrimit të parave, pra për ato rreziqet që folëm dje, përgjegjësinë e ka vetëm emetuesi

    nëpërmjet vetëkontrollit, vetëdeklarimit dhe vetëmonitorimit? Pra, i vetmi mekanizëm, që mbetet

    kontrolli, për këto rreziqe i lihet emetuesit dhe askush tjetër nuk përgjigjet për këto rreziqe që

    janë të konsiderueshme?

    E dyta, në mënyrë të përmbledhur, a ka rënë apo jo dakord FMN-ja për këtë ligj? Nëse e

    ka rënë dakord ose nëse ka një raport të FMN-së, a mund ta kemi edhe ne këtë material?

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Fjalën e ka zonja Topi dhe më pas zoti Angjeli.

    Suzana Topi – Një nga pyetjet e përbashkëta me profesorin... se çfarë efektesh financiare

    në ekonomi do të sjellë ligji... (Nuk dëgjohet) në zbatim... (Nuk dëgjohet)

    Milva Ekonomi – Po, zoti Angjeli.

    Anastas Angjeli – Përshëndetje!

    Kishim rënë dakord që para se të jepnim përgjigjet e pyetjeve, për dy pyetjet e mia do të

    jepnim përgjigje edhe një herë sot. Pyetja e parë ishte: a e kanë diskutuar palët dhe a kanë rënë

    dakord që nuk do të ketë miratim të licencës, por do të ketë vetëm zgjatje të afatit dhe dhënie të

    rekomandimit nëse kalon afati, pra miratim në heshtje? Kjo ishe pyetja e parë që kam bërë dje.

    Në ligj thuhet se do të ketë miratim në heshtje nëse palët nuk i përgjigjen kërkuesit të licencës.

    Unë ju thashë që ky veprim është antikushtetues dhe ka edhe një vendim të Gjykatës

    Kushtetuese. M’u duk sikur u kuptuam dje, por dua edhe sot një konfirmim, me qëllim që, kur të

    shkojmë te neni përkatës, të jemi në rregull.

    E dyta... A dëgjohem?

    Milva Ekonomi – Keni shumë të drejtë.

    Violanda Theollori – Po AMF- ja ka rënë dakord për heqjen e miratimit të nenit…

  • 16

    Anastas Angjeli – Kanë rënë dakord dje, por tani dua një konfirmim, sepse do të

    ngrejmë dorën atje.

    Violanda Theollori – Kemi diskutuar me këshilltaren sot dhe kemi rënë dakord.

    Milva Ekonomi – Ju lutem shumë, përfaqësues të AMF-së, të AKSHI-t, të Bankës së

    Shqipërisë, kolegë deputetë, mos e merrni fjalën pa jua dhënë unë të drejtën për të folur, sepse

    bëhet kakofoni dhe nuk dëgjohet asgjë! Duke folur zoti Angjeli dhe duke u përgjigjur

    përfaqësuesja e AMF-së në të njëjtën kohë, nuk u mor vesh se çfarë u tha. Prandaj duhet të

    kërkoni fjalën dhe të flisni me radhë.

    Fjalën e ka zoti Angjeli.

    Anastas Angjeli – Nuk mjafton njëra palë, por janë tri palë dhe duhet ta thonë këtë, që të

    veprohet në nenin përkatës. Kjo çështje ishte parimore.

    Kishim edhe një çështje tjetër për të cilën me përfaqësuesit e AKSHI-t deri diku u

    sqaruam dhe e kapërcyem dhe brenda saj besoj se sot në ligj do të vendosim përsëri një pikë, ku

    me vendim të Këshillit të Ministrave do të përcaktohen më mirë disa të drejta për sa i përket

    procesit të licencimit, ashtu sikurse do të bëhen dhe rregulloret dhe jam dakord.

    Për çështjen e tretë u përgjigjën përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe u tha që nuk

    do të ketë përjashtime tatimore. Kjo nuk mjafton, sepse nuk përbën as ligj dhe as detyrim ligjor,

    por duhet që me këshilltarët kjo të gjejë pasqyrim ose referencë në ligj.

    E katërta, e falënderoj Nikon, i cili tha: “Bëhet fjalë për çështje globale…”, por ne nuk

    bëjmë ligje që të rregullojmë globin, ne bëjmë ligje që të rregullojmë tregun tonë. Po e arritëm

    këtë, na lumtë dhe bravo na qoftë! Pra, edhe ne jemi pjesë e globit dhe, si pjesë e globit, besoj se

    ne kemi hallin tonë. Unë bëra pyetjen: “A ka...” dhe ju falënderoj për mënyrën e përgjigjes: “Jo,

    nuk ka lidhje me call center-in”. Ju kujtoni se unë nuk e di që nuk ka lidhje me call center-in?!

    Ka lidhje call center-i me këtë veprimtari. Po të doni, me të drejtën e deputetit mund të ushtroj

    një kontroll dhe t’ju sjell në komision dhe në AMF persona që punojnë për këtë punë. Prandaj, ju

    lutem shumë, të jeni më të përgjegjshëm! E thashë edhe dje, ne duhet të bëjmë një ligj të mirë, e

    para, që të mos lejojmë veprimtari të paligjshme, e dyta, që të parandalojmë atë që tenton dhe, e

    treta, që ta mbikëqyrim këtë treg, për shkak të risqeve që mund të ketë.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Ju lutem, përfaqësues të AMF-ës, a mund të përgjigjeni për këto çështje?

    Violanda Theollori – Ne kemi diskutuar me këshilltaren e Kuvendit për miratimin në

    heshtje dhe kemi rënë dakord që të hiqet nga nenet përkatëse të projektligjit. Gjithsesi, kur të

  • 17

    shkojmë te dispozitat përkatëse, gjatë shqyrtimit nen për nen ne do ta shprehim edhe një herë

    dakordësinë tonë lidhur me këtë ndryshim.

    Milva Ekonomi – Po përfaqësuesit e Ministrisë së Financave a kanë ndonjë gjë për të

    shtuar?

    Adela Xhemali – Edhe nga ana e Ministrisë së Financave konfirmojmë se është i njëjti

    qëndrim si i përfaqësuesve të AMF-së.

    Milva Ekonomi – A keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar para se të kalojmë në diskutimin

    nen për nen? Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë a kanë ndonjë merak?

    Ne duhet të falënderojmë përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë, sepse kanë kthyer

    përgjigjet e pyetjeve që u bënë dje, që erdhën me e-mail nga zoti Angjeli! Pra, ne kemi printuar

    përgjigjet e ardhura me e-mail nga Banka e Shqipërisë dhe menjëherë do t’u shpërndahen të

    gjithë anëtarëve të komisionit.

    Po, zonja Minxhozi.

    Lulieta Minxhozi – Zonja kryetare, dua të theksoj se kontributi i Bankës së Shqipërisë

    në këtë ligj është në përputhje me ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë dhe është

    relativisht i kufizuar në disa pika, në nenin 3, te përkufizimet, dhe në 2 ligje të tjera. Kur të vijë

    radha e shqyrtimit nen për nen, sipas ligjeve, drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë dhe drejtori

    juridik i mbikëqyrjes do të përgjigjen me hollësi për qëndrimin që ka mbajtur banka.

    Megjithatë, ne jemi dakord me ligjet e paraqitura. Për çdo sqarim që do të kërkohet nga

    zotërinjtë deputetë, ne jemi gati për t’u përgjigjur.

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Kolegë, a jeni gati të kalojmë në diskutimin nen për nen? Dakord.

    Po, zonja Suzana.

    Suzana Topi – Meqenëse po kalojmë në shqyrtimin nen për nen, unë dje kam qenë

    kundër në parim dhe jam kundër edhe nen për nen.

    Faleminderit!

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Besoj se të gjithë e keni të hapur ligjin. Unë kam një dokument për ndryshimet që janë

    dakordësuar mes palëve, i cili është me shumë faqe. Besoj se edhe ju, zoti Angjeli, bini dakord

    që puna ka qenë shumë intensive.

    Falënderoj edhe një herë sekretarinë tonë dhe këshilltarët tanë juridikë, që kanë punuar

    me ne, sidomos zonjën Domi!

  • 18

    Në projektligj shtohet preambula me përmbajtjen e mëposhtme, sepse mungon, dhe

    thuhet: “Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

    Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:

    Kudo në projektligj, kur përdoren referencat ligjore me emërtime konkrete ligjesh, madje

    edhe më specifike nga ligje të ndryshme, zëvendësohen me përcaktimin përgjithësues,

    legjislacionin në fuqi dhe më pas vendoset për çdo rast fusha e legjislacionit që mbulon ligji

    referues.” Kjo është preambula dhe për këtë duhet të biem dakord, sepse ashtu është në të gjitha

    ligjet.

    Neni 1, “Objekti i ligjit”, riformulohet me këtë përmbajtje: “Objekti i këtij ligji është

    rregullimi i emetimit të token-ave digjitale dhe/ose të monedhave virtuale, i licencimit,

    monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit dhe

    ruajtjes së token-ave digjitale dhe/ose monedhave virtuale, i agjentëve të token-ave digjitale,

    ofrues të shërbimeve inovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive”.

    A jeni dakord me përmbajtjen e nenit 1, “Objekti i ligjit”?

    Po lexoj edhe riformulimin e nenit 2, që të kuptoni se si ka ndryshuar neni 1, “Objekt i

    dhe fusha e zbatimit”, dhe pastaj t’i miratojmë të dyja së bashku.

    Neni 2 riformulohet me këtë përmbajtje, që ka të bëjë me fushën e zbatimit: “Ky ligj

    zbatohet për të gjitha veprimtaritë e rregulluara dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari sipas këtij

    ligji në/ose nga territori i Republikës së Shqipërisë”.

    A jeni dakord me nenet 1 dhe 2 të riformuluara? Për këto dy nene është rënë dakord me

    AMF-në, AKSHI-n dhe Ministrinë e Financave. Kush është dakord? Kundër? Kundër është

    Suzana.

    Arben Elezi është pro.

    Zoti Rryçi, jeni pro?

    Krenar Rryçi – Jam kundër, kryetare!

    Jemi ende te votat pro, Arben, ndaj uleni dorën!

    Pra, kush është pro?

    Unë pro shikoj zotin Angjeli, zonjën Dhima, zonjën Gjylameti, Ervin Bushatin, Evis

    Kushin, Roland Xhelilajn, Vullnet Sinajn dhe Senida Mesin.

    Zoti Xhevit, jeni pro?

    Xhevit Bushaj – Jam pro.

    Milva Ekonomi – Po, të dëgjova.

    Zonja Lala?

    Atëherë, 10 janë pro, kundër janë zonja Topi, zoti Rryçi dhe zoti Elezi.

  • 19

    Edlira Hyseni – Unë abstenoj.

    Milva Ekonomi – Zonja Hyseni abstenon.

    Zoti Roshi nuk është.

    Zoti Korab Lita nuk është futur sot në lidhje me komisionin.

    Atëherë, kemi 10 pro, 3 kundër, 1 abstenim.

    Me shumicë votash miratohen neni 1 dhe neni 2.

    Kur të futen të tjerët në linjë, unë do t’i përmend edhe ata, por deri tani kemi këtë

    konfigurim. Besoj se qëndrimi kundër dhe abstenimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha nenet.

    Neni 3 “Përkufizimet”. Këtu kemi një rregullim të përgjithshëm: pas çdo termi që

    përkufizohet, shtohen fjalët “është”, “janë” ose “nënkupton”, “ka të njëjtin kuptim me”, në varësi

    të kontekstit të fjalisë.

    Pikat 1 deri në 7 hiqen dhe ndryshon numërtimi i pikave në vijim.

    Pika 8, sipas projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje: “1. Fondi i investimeve

    alternative ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në legjislacionin në fuqi për sipërmarrjet

    e investimeve kolektive”.

    Pika 14 riformulohet me këtë përmbajtje: “Dita e punës ka të njëjtin kuptim me

    përkufizimin e dhënë në legjislacionin në fuqi për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në

    institucionet shtetërore”.

    Në pikën 28 fjalët “i cili nuk bie ndesh me asnjë nga kategoritë e mëposhtme”

    zëvendësohen me fjalët “i cili nuk përfshihet në asnjë prej kategorive të mëposhtme:”

    Pika 30 riformulohet me qëllim unifikimin e termit me atë të përcaktuar te projektligji për

    tregjet e kapitalit me këtë përmbajtje: “Tokeni dixhital i titujve nënkupton përfaqësime dixhitale

    të vlerës, të ngjashme me titujt e tjerë të përcaktuar sipas këtij ligji, që bazohen në teknologjinë

    blockchain, të konfirmuar nga një autoritet kompetent kombëtar, kur plotësojnë kriteret e

    mëposhtme:

    a) Ato janë lirisht të transferueshme.

    b) Ato i japin pronarit disa të drejta monetare ose të drejta pronësie mbi projektin, ose

    nëse ajo ka karakteristika të ndarjes së fitimit, ose një të drejtë të paracaktuar, ose ata japin

    pushtetin vendimtar për pronarin në projektin e emetuesit.

    Çdo token dixhital, që kombinon karakteristikat e tokenit dixhital të titujve me një ose më

    shumë kategori të tjera të tokeneve dixhitale, do të konsiderohet si token dixhital i titujve në

    kuptim të këtij ligji.”

    Në pikën 31 nënndarjet “i” dhe “ii” bëhen pika “1” dhe “2”. Gjithashtu, te nënndarja “ii”

    (tashmë pika “2”) fjala “bie” zëvendësohet me fjalën “përfshihet”.

  • 20

    Pika 44 riformulohet me këtë përmbajtje: “Prospekt i plotë” ka të njëjtin kuptim me atë të

    përcaktuar në legjislacionin 21 në fuqi për tregjet e kapitali.”

    Pika 54 riformulohet me këtë përmbajtje: “Emetuesi është një prej ofruesve të

    shërbimeve të mjeteve virtuale që nënkupton çdo person juridik, i cili emeton token dixhital

    dhe/ose monedha virtuale në përputhje me këtë ligj”.

    Pika 55 hiqet dhe ndryshon numërtimi i pikave në vijim.

    Pas pikës 85 të projektligjit, që tani është bërë pika 84, shtohen 2 pika të reja me këtë

    përmbajtje: “Mjetit virtual” ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në legjislacionin në

    fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

    “Ofrues i shërbimeve të mjeteve virtuale ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në

    legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

    Pika 86, që tani është bërë pika 87, sipas projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Monedha virtuale është një prej mjeteve virtuale që nënkupton përfaqësimin dixhital të vlerës, i

    cili përdoret si mjet shkëmbimi, instrument pagesash, njësi llogaritjeje ose rezervë vlere dhe që:

    i. nuk është një token dixhital, sipas përkufizimit të këtij ligji;

    ii. nuk është emetuar apo garantuar nga një organ shtetëror;

    iii. nuk është domosdoshmërish e lidhur me një monedhë të rregulluar me ligj;

    iv. nuk është valutë dhe, rrjedhimisht, nuk ka kurs ligjor, por është pranuar nga personat

    fizikë apo juridikë si mjet shkëmbimi;

    v. emetohet në platformë të posaçme të teknologjisë së regjistrave të shpërndarë;

    vi. mund të transferohet, depozitohet, tregtohet në mënyrë elektronike.”

    A jeni dakord me këto ndryshime që pëson neni 3, ku janë përkufizimet,

    AMF-ja, AKSHI, Banka e Shqipërisë?

    Po, AMF-ja.

    Niko Kotonika - Zonja kryetare, do të donim të bënim një ndërhyrje në pikën 30 thjesht

    për të bërë një saktësim, atje ku thuhet: “titujt e tjerë të përcaktuar sipas këtij ligji për tregjet e

    kapitalit” të zëvendësohet me “titujt e tjerë të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për tregjet e

    kapitalit”. Në fakt, dua të theksoj se ne e kishim dakordësuar më parë me këshilltaren e Kuvendit

    këtë pjesë, por kjo pjesë na kishte shpëtuar gjatë rishikimit. Kështu që këtë pikë do të donim që

    ta saktësonim, pra të bëhet: “titujt e tjerë të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për tregjet e

    kapitalit”.

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Kur ne kemi diskutuar dy ligjet e tjera, kemi rënë dakord në parim që të përdorim

    referencat e atyre ligjeve edhe në këto ligje që do të vijnë më pas.

  • 21

    A jeni dakord, kolegë, me këto ndryshime që pëson ligji dhe me shtesën që bëri

    përfaqësuesi i AMF-së? Kundër janë ata që ishin më parë. Abstenim janë ato që kemi thënë.

    Me shumicë votash miratohet edhe ky nen.

    Në nenin 4 të projektligjit, në germat “a” dhe “b” fjala “përkatësisht” hiqet.

    A jeni dakord me këto ndryshime që pëson neni 4? Besoj se AMF-ja dhe AKSHI janë

    dakord.

    Kush është dakord? Në rregull!

    Miratohet.

    Neni 5 “Statusi i licencave” riformulohet me këtë përmbajtje:

    1. Titullari i licencës ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me kushtet dhe kriteret e

    përcaktuara në këtë ligj.

    2. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, përkundrejt klientëve ose palëve të treta, titullari i

    licencës bazohet në parimet e mëposhtme:

    a) Vepron me ndershmëri.

    b) Trajton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjitha subjektet me të cilat krijon

    marrëdhënie.

    c) Sillet në mënyrë profesionale.

    ç) Zbaton të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë ligj, në legjislacionin në fuqi në

    Republikën e Shqipërisë si dhe aktet nënligjore apo rregullatore në zbatim të këtij ligji.

    3. AMF-ja dhe AKSHI, në rast të konstatimit të shkeljeve të përcaktimeve të këtij ligji,

    heqin licencën në përputhje me rrethanat e përcaktuara në këtë ligj.

    A jeni dakord me nenin 5? Besoj se AMF-ja dhe AKSHI janë dakord.

    Atëherë, miratohet.

    Ju lutem, mbani hapur variantin që ka sjellë sekretaria. Në nenin 6 të projektligjit pika 2

    riformulohet me këtë përmbajtje: “Përveç rasteve kur AMF-ja dhe/ose AKSHI, sipas rastit,

    ushtron të drejtën për të hequr licencën në përputhje me dispozitat e këtij ligji licenca, pushon së

    qeni e vlefshme edhe kur titullari i licencës ka njoftuar autoritetet përgjegjëse për heqjen dorë

    prej saj. Në këtë rast licenca pushon së qeni e vlefshme ditën e pestë të punës duke filluar nga e

    nesërmja e datës së njoftimit të AMF-së dhe/ose AKSHI për këtë qëllim.”

    A jeni dakord, AKSHI dhe AMF-ja?

    Dakord!

    Kolegë, AMF-ja dhe AKSHI kanë punuar për ta sjellë në këtë formë këtë nen. Kush është

    dakord me nenin 6? Shikoj po të njëjtat duar. Zonja Edlira vazhdon dhe abstenojë. Zoti Rryçi,

    zonja Topi dhe zoti Elezi janë kundër.

  • 22

    A është në linjë zoti Ylli?

    Anastas Angjeli – Zonja Milva.

    Milva Ekonomi – Po, zoti Angjeli

    Anastas Angjeli – Dua të bëj një sqarim të shkurtër aty thuhet: “kur është dakord AMF-

    ja dhe AKSHI”, unë në parim jam dakord, por kam një pyetje për AMF-në dhe AKSHI-n. Si i

    bëhet, në qoftë se njëri nga këto institucione nuk është dakord? Për shembull, AMF-ja është

    dakord, por AKSHI nuk është dakord. Pra, ne e kuptojmë kur të dyja institucionet janë dakord,

    por si veprohet kur njëri prej tyre nuk është dakord, apo do të jetë gjithmonë dakord të dyja?

    Milva Ekonomi – Mund të përgjigjen të dyja palët, edhe AMF-ja, edhe AKSHI.

    Violanda Theodhori – Zoti Angjeli, këtu është fjala kur sipas rastit titullari i licencës ka

    njoftuar autoritetet përgjegjëse, pra ka njoftuar AKSHI-n apo AMF-në që nuk e do më këtë

    licencë, pra bëhet fjalë për rastin e njoftimit të heqjes së licencës.

    Anastas Angjeli – Më dëgjoni me vëmendje, nuk bëhet fjalë për rastin kur vetë ai heq

    dorë, sepse në këtë rast nuk ke çfarë t’i bësh as ti, as AKSHI, as unë, por e kam fjalën për atë

    rastin pak më sipër...

    Violanda Theodhori – Do ta diskutojmë më vonë këtë pjesë. Kur nuk biem dakord, nuk

    jepet licenca. Pra, në rastet kur licencat janë të përbashkëta, do të shprehet edhe AKSHI, nëse një

    nga autoritetet nuk bie dakord, normalisht që nuk do të jepen licencat.

    Anastas Angjeli – Ku është e shkruar kjo?

    Violanda Theodhori – E kemi më poshtë, te “dhëniet e licencave”. Do ta shikoni të

    shprehur, kur të diskutojmë nen për nen.

    Do ta sqarojmë më poshtë.

    Milva Ekonomi – Dakord.

    Atëherë, miratojmë edhe nenin 6?

    Në nenin 7, pika 3, hiqen fjalët “ose me miratim të heshtur”.

    AKSH-i dhe AMF-ja kanë rënë dakord.

    Kush është dakord?

    Miratohet neni 7 me të njëjta duar pro, kundër dhe abstenim.

    Do t’i rithem emrat.

    Edlira është abstenim.

    Suzana, Krenari dhe Arbeni janë kundër.

    Të tjerët janë pro dhe miratohet me shumicë votash.

    Neni 8. Në pikën 1, te shkronat “b” dhe “c” hiqen fjalët “(nëpërmjet një vendimi ose

    miratimi në heshtje)”, sepse ka rënë edhe te neni 7.

  • 23

    Jeni dakord?

    Neni 9, pika 1, shkronja “ç”, fjalët “agjenti DT” do të bëhet “agjendi TD”, sepse është

    gabim në invers.

    Pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Lloji dhe përmbajtja e dokumentacionit që nevojitet për zbatimin e këtij neni

    përcaktohen me aktet nënligjore rregullatore, respektive të secilit autoritet përgjegjës në zbatimin

    e këtij ligji”.

    Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje: “Për qëllime të këtij neni, autoritetet përgjegjëse,

    përmes akteve nënligjore, rregullatore, respektive, brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, sipas

    këtij ligji, mund të miratojnë rregulla më të detajuara për kushtet e përgjithshme, për kriteret e

    veçanta ose kriteret shtesë”.

    Jeni dakord me nenin 9 me këto ndryshime?

    AKSH-i dhe AMF, dakord.

    Kolegë, jeni dakord?

    E dimë kush janë dakord, kundër dhe abstenim.

    Kalojmë te neni 10.

    Në pikën 1, në fjalinë e parë, “pranë AMF-së” zëvendësohet me fjalët “pranë autoritetit

    përgjegjës në përputhje me përcaktimet e nenit 8 të këtij ligji”.

    Gjithashtu, në fjalinë e dytë, fjala “duhet” bëhet “mund”.

    AKSH-i dhe AMF, janë dakord.

    Në pikën 3 kemi këtë riformulim: “Në rast se kërkohet miratimi eskluziv nga AKSHI ose

    miratimi i përbashkët i AKSHI-t dhe AMF-së, aplikimi regjistrohet në AMF. Brenda 2 ditësh

    pune, nga dita e regjistrimit të aplikimit, AMF-ja i dërgon AKSHI-t aplikimet përkatëse për

    licencim, duke i bashkëlidhur të gjithë dokumentacionin provues dhe mbështetës në rastin kur

    vetëm një prej autoritetet është përgjegjës për miratimin dhe lëshimin e licencës. Aplikimi me të

    gjithë dokumentacionin provues dhe mbështetës regjistrohet tek autoriteti përgjegjës. Aplikimi

    për licencë të bursës DLT ose të kujdestarit të portofolëve të palëve të treta duhet të dorëzohet

    përmes një agjenti TD të licensuar, i cili emërohet nga subjekti kërkues për të kryer të gjitha

    procedurat e licencimit në emër dhe për llogari të këtij të fundit. Agjenti TD do të kryejë në

    masën që është e zbatueshme detyrat dhe aktivitetet e përcaktuara në kreun III të këtij ligji”.

    AKSH-i dhe AMF, jeni dakord me ndryshimet e nenit 10?

    Kush është pro?

    AMF-ja, keni nevojë të bëni ndonjë sqarim?

  • 24

    Violanda Theodhori – Po, dëshirojmë të bëjmë një sqarim për pyetjen e zotit Angjeli për

    licencat.

    Pikërisht te kompetencat e autoriteteve, te neni 7, pika 3, është e përcaktuar qartë se rasti

    për dhënien e një licence apo autorizmi është në kompetencë të dy autoriteteve përgjegjëse, asnjë

    licencë apo autorizim nuk mund të lëshohet, përveç rastin kur të dy autoritetet do te shprehen

    pozitivisht, do të shprehen me vendim. Pra, kjo është ideja, të cilën e thashë edhe më parë, por e

    përsërita për merak.

    Milva Ekonomi – Faleminderit!

    Votojmë nenin 10.

    Kush është dakord? Të njëjta vota janë dakord, kundër dhe abstenim.

    Faleminderit!

    Miratohet.

    Te neni 11 hiqet pika 2.

    Jeni dakord me ndryshimet e nenit 11? Ka ngelur vetëm me një pikë, e cila hiqet dhe

    rregullohet numërimi nga zbardhja që bën sekretaria.

    Pika 2 ka të bëjë me miratimin në heshtje, kështu që një farë mënyre, ka rënë

    automatikisht, për sa kohë ne nuk e njohim këtë si …

    Në pikën 1 të nenit 11, ju keni thënë: “autoriteti përgjegjës merr vendim për licencimin

    brenda 60 ditëve kalendarike”. A është kjo e mjaftueshme për AMF-në dhe AKSH-in?

    Violanda Theodhori - Në AMF bëmë një diskutim edhe sot me këshilltarin për kohën.

    Në fakt, është një ligj tërësisht i ri, teknologjia ecën shpejt. Menduam se 60 ditë do të ishin të

    përshtatshme, nuk do të donim ta shtonim.

    Milva Ekonomi – Kush është dakord me nenin 11, sipas ndryshimeve që pësoi? Të

    njëjtët persona janë dakord, kundër dhe abstenim.

    Neni 12 nuk ka ndryshime.

    Kush është dakord me nenin 12?

    Dakord.

    Neni 13. Paragrafi i parë riformulohet si më poshtë:

    “Autoriteti përgjegjës refuzon dhënien e një licence në rast të plotësimit të njërit prej

    shkaqeve të mëposhtme”.

    Kush është dakord me ndryshimet në nenin 13?

    Dakord.

    Neni 14 për teknikë legjislative riformulohet me këtë përmbajtje: “Pas licencimit, çdo

    titullar i licencës i paguan AMF-së dhe AKSHI-t tarifën vjetore të detyruar të licencës. Tarifa

  • 25

    vjetore e detyruar e licencës, si dhe procedurat e pagesës, përcaktohen me aktet nënligjore

    rregullatore për secilin autoritet përgjegjës”.

    AKSH-i dhe AMF, jeni dakord, besoj, për këto gjëra.

    Jeni dakord me ndryshimet që pëson neni 14. E kam shënimin këtu.

    Neni 15 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Veprimtaria dhe shmangja e konfliktit të interesit:

    1. Titullari i një licence e ushtron veprimtarinë e tij vetëm brenda kushteve dhe fushës së

    veprimtarisë për të cilën është lëshuar kjo licencë.

    2. Në rastet kur titullari i licencës kërkon të ushtrojë një veprimtari tjetër, për të cilën

    nevojitet një licencë e re, ai duhet të aplikojë dhe t’u nënshtrohet procedurave dhe kritereve për

    licencimin, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe/ose legjislacionit në fuqi në Republikën e

    Shqipërisë.

    3. Në rast se titullari i licencës ekzistuese konstaton se ushtrimi i veprimtarisë së re e vë

    atë në kushtet e konfliktit të interesit me veprimtarinë eksistuese, para aplikimit për licencën e re

    merr masat e nevojshme për shmangien bindshëm të konfliktit të interesit dhe informon

    autoritetin përgjegjës për masat e marra prej tij.

    4. Në rast se prezenca e konfliktit të interesit konstatohet nga autoritetet përgjegjëse gjatë

    shqyrtimit të kërkesës për aplikim, këto autoritete e kthejnë aplikimin pa veprim te kërkuesi,

    duke e orientuar atë për mënyrën e shmangies së konfliktit të interesit.

    5. Kërkusi mund ta ridërgojë kërkesën për aplikim pranë autoritetit përgjegjës pas

    plotësimit të kërkesave të këtij të fundit. Kjo kërkesë konsiderohet si kërkesë e re.

    6. Në rast se autoriteti përgjegjës, edhe pas riaplikimit, konstaton se konflikti i interesit

    nuk është shmangur, e refuzon kërkesën dhe njofton për këtë qëllim kërkuesin.

    7. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, autoritetet përgjegjëse miratojnë procedurat, si dhe

    rregullat e detajuara për mënyrën e shmangies së konfiktit të interesit”.

    AMF-ja dhe AKSH-i besoj se kanë rënë dakord, apo jo?

    Kush është dakord me riformulimin e nenit 15?

    Të njëjtët emra janë dakord, kundër dhe abstenim.

    Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:

    Në titullin e nenit, pas fjalëve “të pastrimit të parave” shtohen fjalët “dhe financimi i

    terrorizmit”.

    Paragrafi i parë hyrës riformulohet:

    “Me përjashtim të ofruesve të shërbimeve inovative, titullari i licencës dhe emetuesi i

    tokes dixhital, si dhe çdo person tjetër që ofron shërbime me token dixhital do të konsiderohet si

  • 26

    ofruesi i shërbimeve të mjeteve virtuale në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e

    pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe duhet të përmbushë këtë detyrim, por pa u

    kufizuar, si më poshtë”.

    Jeni dakord me ndryshimet e nenit 16?

    Dakord.

    Neni 17.

    Pika 3 e nenin 17 riformulohet si më poshtë:

    “Për qëllime të zbatimit të këtij neni, AMF-ja përcakton formatin deklatrues së

    përputhshmërisë, si dhe mënyrën e kushteve të hartimit të kësaj rregulloreje”.

    Besoj se AMF-ja është dakord.

    Kush është dakord me nenin 17?

    Dakord.

    Neni 18 ka këto ndryshime:

    Në pikën 1, shkronja “a”, fjalët “mund t’i kërkojmë me shkrim titullarit të licencës”

    ndryshojnë “mund t’i kërkojmë me shkrim ose elektronikisht titullarit të licencës”.

    Në pikën 1, shkronja “b”, fjalët “pas fjalës së tij” shtohet fjala “administrative”.

    Në pikën 1, shkronja “b”, nënpika “i”, fjalët “aktual dhe potencial” zëvendësohen me

    fjalët “ose tregut në tërësi”.

    Në pikën 1, shkronja “b”, pas fjalës “bllokimit” shtohen fjalët “të llogarive bankare të

    personit nën hetim administrativ”.

    Në pikën 1 shkronja “c” fjalët “duke paraqitur tagrat e duhur të autoritetit” zëvendësohet

    me fjalët “duke paraqitur dokumentin identifikues të autoritetit dhe autorizimin përkatës”.

    Në pikën 2 fjalët “asistencë e palëve të treta” zëvendësohen me fjalët “asistencë e

    organeve të rendit”, ose “subjektet private të licencuara për këtë qëllim”.

    Kush është dakord me nenin 18, me këto ndryshime?

    Miratohet.

    Përgjithësisht janë vetëm përmirësime të gjuhës juridike.

    Neni 19 i projektligjit në pikën 1, shkronjat “a” dhe “b” pas fjalës “kur”sugjerohet të

    shtohen fjalët “titullari i licencës”. Është propozuar nga AKSH-i, është pranuar nga AMF-ja?

    Dakord.

    Atëherë e votojmë edhe nenin 19?

    Kush është dakord? Dakord.

    Miratohet.

  • 27

    Në nenin 20 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në fund të pikës 3 shtohet fjalia me

    këtë përmbajtje “Në çdo rast miratimi i delegimit, apo transferimit të licencës bëhet vetëm nëse

    personi juridik që kërkohet t’i dërgohet apo t’i transferohet, plotëson kushtet e përcaktuara nga

    ky ligj”.

    Pika 4 hiqet se ka lidhje me miratimin në heshtje.

    A jeni dakord me këto ndryshime në nenin 20? Dakord.

    Te neni 21 hiqet pika 3, se ka lidhje me miratimin në heshtje.

    A jeni dakord? Dakord.

    Miratohet.

    Te neni 22 kemi një ndryshim në pikën 3. Fjalët “akteve të autoriteteve përkatëse

    zëvendësohen me fjalët “akteve rregullatore të miratuara nga autoritetet përgjegjëse përballë

    fushës së përgjegjësisë sipas këtij neni”.

    Kush është dakord me këto ndryshime? Dakord. Miratohet.

    Nenet 23, 24, 25, 26, 27 nuk pësojnë asnjë ndryshim, janë siç kanë ardhur nga

    propozuesi.

    A jeni dakord me to? Dakord.

    Miratohen.

    Neni 28 “Dispozita të përgjithshme”

    Edhe ky nen mbetet siç ka ardhur nga propozuesi.

    Kush është dakord? Dakord.

    Miratohet.

    Në nenin 29 të projektligjit bëhen këto ndryshime. Në pikën 4 “Programi e trajnimit të

    detyrueshëm do të përcaktohet nga aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji” të hiqet dhe të

    zhvendoset e riformuluar më poshtë, hiqet për t’u shtuar te pika 9 e shtuar e këtij neni. Është

    hequr nga pika 4 dhe është shtuar në pikën 9 dhe është riformuluar aty. Ndërkohë, në pikën 7 në

    paragrafin hyrës duhet të bëjmë pak kujdes, pasi është korrektim termi, se është vendosur dy herë

    “agjenti TD”, kështu që bëhet vetëm një rregullim teksti, po ta vini re.

    Në pikën 8 kemi shtuar pikën 9, ku kemi marrë diçka nga pika 4 dhe pika 9 riformulohet

    si e tillë: “Për qëllime të këtij neni llojet e dokumentacionit provues, procedurat e depozitimit,

    mënyra e shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, llojet e programit të trajnimit të

    detyrueshëm, periodiciteti i trajnimit, si dhe mënyra e vlerësimit të aftësive të përfituara gjatë

    trajnimit përcaktohen në VKM”.

    Kush është dakord me nenin 29 të riformuluar? Dakord.

    Neni 30 nuk a ndryshime, është siç ka ardhur nga propozuesi.

  • 28

    Në nenin 31 bëhen këto ndryshime: në pikën 1, shkronja “ë” fjalët “të njoftojë me

    shkrim” bëhen “të njoftojë me shkrim ose elektronikisht” dhe në pikën 1 pas shkronjës “g”

    shtohet germa “h” me këtë përmbajtje: “të sigurojë se ka mjaftueshëm fonde të veta për të

    mbuluar përgjegjësitë profesionale forma dhe mënyra e mbajtjes të të cilave përcaktohet me

    rregullore nga autoriteti”.

    A jeni dakord me këto ndryshime që pëson neni 31?Dakord.

    Neni 32 nuk ka asnjë ndryshim, vjen sipas propozuesit.

    Kush është dakord? Dakord.

    Në nenin 33 të projektligjit bëhen këto ndryshime: të titulli i nenit, pas fjalëve “token

    digjital” shtohen edhe fjalët “monedha virtuale”. Në shkronjat “a”, “b” dhe “c” fjalët “8 milionë”

    zëvendësohen me fjalët “10 milionë”, në shkronjën “c” pas fjalëve “token digjital” shtohen fjalët

    “monedha virtuale”. Në shkronjën “ç” riformulohet, duke komentet e zonjës Hyseni me këtë

    përmbajtje: “Për ofertat fillestare që do të kenë token digjital, monedhave virtuale, të cilat

    parashikohen të kenë një vlerë totale më të ulët se 8 milionë euro. Brenda një periudhe 12

    mujore, do të kërkohet publikimi i një dokumenti informues në lidhje me ofertën, forma dhe

    përmbajtja e së cilës do të përcaktohet përmes rregullores së nxjerrë nga AMF-ja. Këto oferta

    përjashtohen nga zbatimi i kërkesave të neneve 38 dhe 39, dhe të neneve 41 deri 49 të këtij ligji”.

    A jeni dakord me këtë riformulim?

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 34 pëson këto ndryshime: “Oferta e tokenit digjital të titujve që mbart detyrimin e

    publikimit të një prospekti të plotë”. Ky është titulli. “Për STO-të, ofertat e të cilave

    parashikohen të kenë një vlerë totale të barasvlershme, ose më të lartë se 1 milionë euro, ose

    ekuivalentja e kësaj shumë në lekë, brenda një periudhe 12 mujore, do të zbatohen sipas rastit

    specifik dhe deri në masën që nuk bie ndesh me këtë ligj”. Parashikimet si më poshtë:

    a) Dispozitat e legjislacionit të fuqi për tregjet e kapitalit në lidhje me kushtet e ofertës

    dhe të prospektit;

    b) Dispozitat e legjislacionit të fuqi për sipërmarrjet e investimeve kolektive në rast

    se emërtuesit i tokenëve digjitalë për titujt është një fond investimesh alternative që u ofrohet

    klientëve profesionistë.

    Kush është dakord? Dakord.

    Në nenin 35 fjalia e parë riformulohet me këtë përmbajtje: “Ofertat e tokenëve digjitalë të

    titujve CTO e përcaktuar në nenin 33, shkronjën “b” të këtij ligji, përjashtohen nga detyrimi për

    publikimin e një prospekti të plotë”.

    Besoj se AMF,-ja AKSH-i dhe Ministria e Financave kanë rënë dakord.

  • 29

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 36 i projektligjit riformulohet kështu në përmbajtje: “Ofertat fillestare të tokenit

    digjital ICO përcaktuar në nenin 33, shkronja “c” e këtij ligji, kanë detyrimin e publikimit të një

    relacioni prezantues sipas përcaktimeve të këtij ligji”.

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 37 pika 2. Sugjerohet që detyrimet e lartpërmendura të zëvendësohen me fjalët

    “detyrimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni”. Gjithashtu në këtë pikë pas fjalëve në

    shkronjën “d” të shtohen fjalët e pikës 1.

    Kush është dakord me nenin 37? Dakord.

    Neni 38.

    Në pikët 3 fjalët “Oferta e së cilës ka një vlerë totale të barasvlershme, ose më të lartë se

    8 milionë euro brenda një periudhe 12 mujore” zëvendësohen me fjalët “përcaktuar në nenin 33,

    shkronja “a” e këtij ligji””.

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 39 shkronja “ç” fjala në kllapa “ose në heshtje” hiqen dhe bëhet në “miratimi në

    heshtje”. Pra, kudo ku kemi pasur miratimin në heshtje e kemi eliminuar në projektligj.

    Neni 40 nuk ka ndryshim, është si varianti që ka ardhur nga propozuesit.

    Kush është dakord me nenet 39 dhe 40? Dakord.

    Neni 41 i projektligjit pëson këto ndryshime: paragrafi i parë i pikës 3 hiqet. Pas pikës 3

    shtohet pika 4 më këtë përmbajtje: “Gjatë procesit të autorizimit, AMF-ja verifikon nëse

    prospekti i plotë, aktoferta, relacioni prezantues përmbajnë të gjithë informacionin në zbatim të

    këtij ligji apo akteve nënligjore dhe rregulloreve, në zbatim të tij”

    AMF-ja nuk verifikon saktësinë apo vërtetësinë e informacioneve të paraqitura në

    prospekt, aktofertë dhe relacion prezantues, si dhe nuk mban përgjegjësi për saktësinë, apo

    vërtetësinë e këtyre informacioneve

    Kush është dakord me nenin 41, me këto ndryshme? Dakord.

    Te neni 42 pika 3 hiqet dhe kalohet në miratimin në heshtje.

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 43. Në shkronjën “c” fjalët “të përmendura” të zëvendësohen me fjalët “të

    përcaktuara”.

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 44 vjen sipas variantit të propozuesit.

    Kush është dakord? Dakord.

  • 30

    Në nenin 45 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në titull përpara fjalës “aktoferta”

    shtohen fjalët “elementet e aktofertës”. Pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje: “Përmbajtja

    specifike dhe formati i web faqes së emetuesit, përcaktohet nga aktet rregullatore të miratuara

    nga AMF-ja sipas këtij neni”.

    Kush është dakord me nenin 45? Dakord.

    Miratohet.

    Neni 46 nuk ka ndryshime, vjen sipas variantit të propozuesit.

    Kush është dakord? Dakord.

    Neni 47. Në pikën 1 shkronja “c” fjalët “gojarisht, ose” zëvendësohen me fjalët

    “verbalisht, ose”, fjalët “me shkrim” bëhen “me shkrim, ose elektronikisht” dhe fjalët “relacioni

    rrezatues” zëvendësohen me fjalët “relacioni prezantues”. Gabime të vogla që kanë shpëtuar.

    Kush është dakord me nenin 47?

    Në nenin 48 të projektligjit, germa “b”, hiqen fjalët “hapat e arsyeshëm” dhe

    zëvendësohen me “masat e nevojshme”. Kush është dakord?

    Neni 49 i projektligjit, “Llogaria bankare e detyrueshme”, riformulohet me këtë

    përmbajtje, duke marrë në konsideratë grupet e interesit dhe shoqatën e bankave dhe

    riformulohet: “Në rast se emetuesi pranon para FIAT në këmbim të token-ëve

    digjitalë/monedhave virtuale të emetuara përmes një STO-je ose ICO-je, emetuesi detyrohet të

    hapë një llogari në një bankë ose degë të bankës së huaj me seli në Shqipëri, të licencuar nga

    Banka e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi për bankat në Republikën e

    Shqipërisë, me qëllim depozitimin e këtyre parave. Paratë FIAT të pranuara nga emetuesi

    qëndrojnë në një llogari bankare të veçuara nga aktivet e bankës/degës së bankës deri në

    mbylljen e ofertës së STO-s apo ICO-s.” A jeni dakord me këtë riformulim?

    Neni 50 nuk ka ndryshime, është sipas variantit të propozuesit. Kush është dakord për

    nenin 50?

    Në nenin 51 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1 fjalët “edhe në vazhdimësi”

    zëvendësohen me fjalët “gjatë gjithë kohës së ushtrimit të veprimtarisë si e tillë”; në pikën 3,

    fjalët “aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji”, zëvendësohen me fjalët “aktet nënligjore

    rregullatore respektive për secilin autoritet përgjegjës në zbatim të këtij ligji”.

    Neni 52 nuk ka ndryshime nga varianti i propozuesit. Kush është dakord me nenet 51 dhe

    52?

    Në nenin 53 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1, në shkronjën “a”,

    shkronjën “ë”, shkronjën “i” dhe nënpikën “iii”, pas fjalës “me shkrim” shtohet fjalët “ose

    elektronikisht”; në pikën 1, pas shkronjës “i” shtohen shkronjave “j”, “k” dhe “l” me këtë

  • 31

    përmbajtje: “Publikon informacion mbi tregtimin dhe sigurohet që çdo informacion të vihet në

    dispozicion të publikut dhe autoriteteve. Në rastin e Bursës DLT mbajtëse të kategorisë së

    licencës A dhe B, të sigurohet se klienti ka deklaruar me shkrim se i kupton të gjitha rreziqet e

    tregtimit në këtë bursë, si edhe se mund të humbasë pjesërisht apo tërësisht kapitalin e vet. Në

    rastin e bursës DLT, mbajtëse të kategorisë së licencës C, të kryejë një vlerësim paraprak të

    njohurive dhe përshtatshmërisë së klientëve, sipas përcaktimeve të Seksionit II të Kreut IV të

    ligjit për tregjet e kapitalit, bursat DLT, mbajtëset e licencave e të tjera”. Në pikën 3, fjalët “që

    nuk bien nën përkufizimin e token-ëve digjitalë të titujve” zëvendësohen me fjalët “që nuk

    përfshihen në përkufizimin e token-ëve digjitalë të titujve”. Kush është dakord me ndryshimet e

    nenit 53? Dakord. Abstenim e dimë se kë kemi. Kundërshtitë i dimë.

    Neni 54 nuk ka ndryshime, mbetet sipas variantit të propozuesit. Kush është dakord?

    Neni 55 i projektligjit. Në nenin 55 të projektligjit, në pikën 1, paragrafi hyrës, për fjalët

    në kllapa (bursat DLT të licencuara, të cilat janë të centralizuara) hiqen.

    Në nenin 56, të projektligjit, në fund të paragrafit të parë fjalët “bursa DLT e

    centralizuar” zëvendësohet me fjalën “ajo”.

    Kush është dakord me ndryshimet në nenet 55 dhe 56? Dakord.

    Në nenin 57 i projektligjit, pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje: “Krahas kërkesave të

    veçanta të përcaktuara në nenin 51, një bursë DLT, që aplikon për të marrë licencën e kategorisë

    “A”, duhet të ketë e të mbajë në vazhdimësi një kapital minimal në vlerën e 20 milionë lekëve”.

    Kush është dakord me riformulimin e nenit 57? Dakord.

    Neni 58 nuk ka pësuar ndryshime. Kush është dakord? Dakord.

    Në nenin 59 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1, në shkronjën “ç”, fjalët “të

    dorëzojë një raport pranë AMF-së, e cila do ta pranojë atë edhe në emër të AKSHI-t,”

    zëvendësohen me fjalët “të dorëzojë një raport pranë autoriteteve përgjegjëse (AMF-së dhe

    AKSHI-t); pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “Për qëllime të zbatimit të pikës 4 të

    këtij neni, autoritetet përgjegjëse përcaktojnë kriteret, procedurat dhe modalitetet lidhur me

    kufizimin për dhënien e bursës DLT me licencë “C” nga autoritetet përgjegjëse.” Kush është

    dakord me nenin 59 me këto ndryshime?

    Në nenin 60 të projektligjit, shkronja “b”, fjalët “aktet nënligjore” zëvendësohet me fjalët

    “aktet rregullatore”. Kush është dakord?

    Në nenin 61 të projektligjit, pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje: “Krahas

    parashikimeve në pikën 1 të këtij neni, dispozitat e këtij kreu zbatohen në mënyrë analoge edhe

    për ambientet e tregtimit DLT, krahas dispozitave përkatëse të legjislacionit në fuqi në

    Republikën e Shqipërisë”.

  • 32

    Neni 62 nuk ka ndryshime nga varianti i propozuesit.

    Kush është dakord me nenet 61 dhe 62?

    Në nenin 63 të projektligjit, në pikën 6, fjalët “Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të

    këtij ligji” zëvendësohen me fjalët “Aktet nënligjore të miratuara me vendim të Këshillit të

    Ministrave në zbatim të këtij ligji”.

    Neni 64 nuk ka ndryshime nga varianti i propozuesit.

    Kush është dakord me nenet 63 dhe 64?

    Në nenin 65 të projektligjit bëhen këto ndryshime:

    Në pikën 1, shkronja “ç”, fjalët “dhe plot respekt” hiqen. I njëjti ndryshim bëhet edhe te

    neni 78, shkronjat “ç” dhe “d”, si dhe te neni 84 shkronjat “b” dhe “c”.

    Në pikën 1, në shkronjën “f”, pas fjalës “me shkrim” shtohen fjalët “ose elektronikisht”,

    propozim i AKSHI-t. Kush është dakord me ndryshimet e nenit 65? Dakord.

    Në nenin 66 të projektligjit, pika 3 hiqet, sepse ka të bëjë me miratimin në heshtje, që e

    kemi eliminuar. Kush është dakord?

    Nenet 67, 68 dhe 69 nuk pësojnë ndryshime, ngelen sipas propozuesit. Kush është

    dakord?

    Në nenin 70 të projektligjit, shkronja “b” riformulohet këtë përmbajtje: “ka hartuar,

    nëpërmjet ofruesit të shërbimeve inovative të emëruar, raportin teknik në lidhje me marrëveshjen

    e teknologjisë inovative. Mënyra e hartimit dhe përmbajtja e raportit teknik përcaktohen me akte

    rregullatore të autoriteteve përgjegjëse, të cilat duhet të jenë në përputhje me këtë ligj dhe aktet

    nënligjore në zbatim të tij”. Kush është dakord?

    Neni 71 nuk është ndryshuar, ka ardhur sipas propozuesit. Kush është dakord?

    Në nenin 72 të projektligj, fjalia “Në rast se AKSHI nuk merr vendim brenda afatit të

    mësipërm, kërkesa për certifikim do të konsiderohet e miratuar në heshtje” hiqet, sepse ka të bëjë

    me miratimin në heshtje. Kush është dakord me këtë ndryshim? Dakord.

    Neni 73 nuk ka ndryshime, është sipas propozuesit. Kush është dakord me nenin 73?

    Neni 74 i projektligjit riformulohet me këtë përmbajtje: “Refuzimi i certifikimit”.

    “AKSHI refuzon kërkesën për certifikimin e marrëveshjes së teknologjisë inovative në rast të

    konstatimit të një prej shkaqeve të mëposhtme: a) mospagimi i tarifës së aplikimit për t’u

    certifikuar me marrëveshjen e teknologjisë inovative; b) dokumentacioni i dorëzuar është i

    pamjaftueshëm ose jo i plotë; c) dokumentacioni dhe/ose informacioni i dorëzuar është i rremë

    dhe/ose i pasaktë; ç) subjekti kërkues nuk përmbush kriteret për certifikimin e marrëveshjes së

    teknologjisë inovative; d) vlerësohet në mënyrë të argumentuar se subjekti kërkues nuk mund të

    vijojë të plotësojë kushtet dhe kriteret e kërkuara për pajisjen me autorizim”. Me vendim të

  • 33

    Këshillit të Ministrave përcaktohet mënyra e vlerësimit të shkaqeve të përcaktuara në shkronjën

    “d” të pikës 1 të këtij neni. Kush është dakord me riformulimin e nenit 74?

    Nenet 75 dhe 76 nuk kanë ndryshime, janë sipas propozuesit.

    Në nenin 77 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1, në shkronjën “a”, te fjalia

    e fundit fjalët “Masat minimale të sigurisë, që duhet të implementohen në këto sisteme, do të

    përcaktohen nga aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji” hiqen, pasi do të kalojnë te pika 5, e cila

    do të shtohet.

    Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje: “Subjekti kërkues për t’u pajisur me licencë, si

    kujdestar i portofolit të palëve të treta, përmbush çdo detyrim të përcaktuar nga aktet rregullatore

    në zbatimin e këtij neni. Në rast se kërkesa e subjektit kërkues është paraqitur para hyrjes në fuqi

    të aktit nënligjor, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin për nevojën për plotësimin e aplikimit

    me kërkesat e reja, duke i lënë për këtë qëllim kohën e nevojshme, por në çdo rast jo më të

    shkurtër se 10 dite pune nga e nesërmja e hyrjes në fuqi të aktit nënligjor. Në këtë rast afatet e

    përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji pezullohen për aq kohë sa i është lënë në dispozicion

    aplikuesit për plotësimin e aplikimit”.

    Pas pikës 4, shtohet një pikë 5, me këtë përmbajtje: “Për qëllime të pikës 1, shkronjës ”a”

    të këtij neni, përmes akteve nënligjore rregullatore respektive për secilin autoritet përgjegjës në

    zbatim të këtij ligji, përcaktohen llojet, kushtet, kriteret dhe procedurat lidhur me masat minimale

    të sigurisë, që duhet të implementohen për të parandaluar dhe përballuar sulmet kibernetike, si

    dhe për të ofruar ndaj klientëve mjetet e rekursit në rast të humbjes së fondeve”. Kush është

    dakord me ndryshimet në nenin 77?

    Po, zonja Edlira.

    Edlira Hyseni – Kam një pyetje për kujdestarët e portofolit të palëve të treta, që

    parashikohet në nenin 76, pika 1/a, licenca përkatëse nga Banka e Shqipërisë. Për çfarë lloj

    licence flasim? Përveç licencës që japin AKSHI dhe AMF-ja kërkohet edhe një licencë nga

    Banka e Shqipërisë. Për çfarë lloj licence bëhet fjalë?

    Milva Ekonomi- Përfaqësuesit e AMF-së mund të përgjigjen.

    Niko Kotonika- Në rastin e kujdestarit të portofolit të palëve të treta, që do të veprojë si

    një kujdestar për të mbajtur portofolat në kriptomonedha të investitorëve, të cilët do të tregtojnë

    nëpër bursat e licencuara DLT ose DT, ky investitor do të ketë të drejtë t’i mbajë portofolet në

    kriptomonedha, por edhe në para kesh. Domethënë, në qoftë se ai do të dojë të blejë një

    instrument financiar, një kripto, do ta ketë te portofoli i kriptove dhe në qoftë se ai do t’i mbajë

    paratë në para FIAT ose para kesh, siç i referohet ligji, ai do t’i mbajë në një llogari pranë

    kujdestarit të portofolave të palëve të treta. Në këtë rast, kujdestari i portofolave të palëve të treta

  • 34

    do të mbajë edhe llogari të klientëve, të cilët do t’i ketë