25
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 17.06.2020, ora 15:00 Drejton mbledhjen: Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”. (Komision përgjegjës) 2. Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)për vitin 2019”. (Komision përgjegjës) 3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë të ratifikuar me ligjin nr. 9733, datë 14.05.2007në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ”. (Komision përgjegjës) Marrin pjesë: Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Tatiana Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici, Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj. Mungojnë: Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja. Të ftuar: Eltar Deda Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Irena Malolli Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës dhe Energjisë Albiona Korita Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës dhe Energjisë Borana Kalemi Ministria e Financave dhe Ekonomisë Flutura Shehi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 17.06.2020, ora 15:00

    Drejton mbledhjen:

    Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    1. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e ndryshuar të

    Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”. (Komision

    përgjegjës)

    2. Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të

    Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)për vitin 2019”. (Komision përgjegjës)

    3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë

    së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë të ratifikuar me ligjin nr.

    9733, datë 14.05.2007në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe

    “Metoda e bashkëpunimit administrativ”. (Komision përgjegjës)

    Marrin pjesë:

    Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Tatiana

    Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici, Halil Jakimi, Arlind Çaçani,

    Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.

    Mungojnë:

    Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.

    Të ftuar:

    Eltar Deda –Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

    Irena Malolli – Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës dhe Energjisë

    Albiona Korita – Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës dhe Energjisë

    Borana Kalemi – Ministria e Financave dhe Ekonomisë

    Flutura Shehi – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

  • 2

    HAPET MBLEDHJA

    Niko Peleshi – Përshëndetje!

    Duke ju kërkuar ndjesë, po e fillojmë me pak vonesëmbledhjene Komisionit për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, e mërkurë, datë 17 qershor.

    Sot në rendin e ditës kemi 3 pika.

    Së pari, kemi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e

    ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (Eutelsat)”. Zoti

    Pëllumbi është relator.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është propozuese e

    projektligjit. Në mbledhje marrin pjesë zoti Eltar Deda, drejtor i Përgjithshëm, zonja Irena

    Malolli dhe zonja Albiona Korita.

    Në rast se zoti Pëllumbi është dakord, po ua kaloj menjëherë fjalën përfaqësuesve të

    ministrisë për një prezantim të përmbledhur, sintetik të projektligjit, më pas vazhdojmë me

    pyetjet dhe komentet.

    Urdhëroni, zoti Eltar!

    Eltar Deda – Përshëndetje, zoti kryetar!

    Përshëndetje, të nderuar deputetë!

    Së pari, ju uroj të jeni mirë nga ana shëndetësore në këtë situatë ku jemi familjarisht të

    gjithëve!

    Më lejoni që, në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të paraqesim

    projektligjin“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e ndryshuar të

    Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (Eutelsat)”.

    Ky projektligj ka si qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e

    ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore, Eutelsat, dhe është

    propozim i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë,bazuar në nenin 5 të ligjit nr. 9918, datë

    19.05.2008,“Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar”.

    Marrëveshja operacionale që përcaktoi Eutelsat, organizata europiane, u hap në Paris

    më 15 korrik 1982 dhe ka hyrë në fuqi më 1 shtator 1985. Shqipëria është bërë anëtare e

    Eutelsatit në vitin 1992. Organizata Europiane e Telekomunikacioneve Satelitore, Eutelsat, e

    përbërë nga 49 shtete anëtare, me miratimin e asamblesë së palëve, ka miratuar konventën e

    ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore në nëntor të vitit

    1999. Konventa e ndryshuar ka hyrë në fuqi përfundimtare më 28 nëntor 2002. Kjo konventë

  • 3

    është ratifikuar dhe është pranuar nga 44 shtete të saj. Shqipëria është një nga shtetet që nuk

    ka aderuar ende në konventën e ndryshuar.

    Miratimi i këtij projektligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga

    angazhimet në marrëveshjen ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve

    elektronike.

    Projektligji është në përputhje me angazhimet e qeverisë për përmbushjen

    edetyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon. Në të njëjtën

    kohë është edhe në përputhje me Kushtetutën, konkretisht me nenin 121, ku përcaktohet:

    “Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjes ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet

    me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin

    e ligjeve”. Për më tepër, ju i keni edhe materialin, me të cilin jeni njohur dhe ne bashkë me

    drejtoreshën jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar çdolloj pyetjeje që ju mund keni ju.

    Niko Peleshi– Faleminderit, zoti Deda!

    Zoti Pëllumbi.

    Arben Pëllumbi – Në fakt, zoti Deda i tha në përgjithësi pikat e këtij projektligji. E

    vetmja gjë që doja të shtoja për t’i qartësuar edhe pak kolegët është fakti se nga viti’99, kur

    filloi diskutimi i ndryshimit të kësaj konvente deri në vitin 2002, ka pasur debate të

    ndryshme për faktin se midis viteve ’96 dhe ’97 shumica e kompanive përfaqësuese të

    shteteve përkatëse në këtë konventë, që në përgjithësi ishin kompanitë e telekomunikacionit,

    edhe ne në fillim kemi qenë të përfaqësuar nga Albtelekomi, filluan të privatizohen. Në këto

    kushte, duke qenë se kjo është një konventë që ka përbërje ndërqeveritare, pra grupimi i

    palëve është një grupim qeveritar dhe ndërqeveritar, u pa e nevojshme ndryshimi i kësaj

    konvente, pra amendimi i saj. Në vitin 2002 hyri në fuqi, duke zbatuar ligjet e Francës.

    Është e rëndësishme të themi se nga viti 2002 deri në vitin 2020, neende nuk e kemi

    firmosur këtë marrëveshje, edhe pse, në fakt, Radiotelevizioni Shqiptar, na përfaqëson sot në

    Eutelsat SA, që është kompania ere që u themelua pas Eutelsatit. Ideja është se duhet t’i

    transferojmë aksionet nga kompania e parë, pra nga Eutelsati tek Eutelsat SA. Këshilli

    Drejtues i Radiotelevizionit e ka aprovuar kalimin e aksioneve nga njëra kompani tek tjetra;

    ngelet thjesht që ta ratifikojmë dhe të jemi dakord,sepse, në bazë të Kushtetutës, duke qenë

    marrëveshje ndërkombëtare, është parlamenti i cili duhet të vendosë në fund fare.

    Kjo është nismë e Këshillit të Ministrave dhe ne jemi komision përgjegjës. Meqenëse

    nuk kemi asnjë lloj efekti në buxhetin e shtetit dhe e kemi të nevojshme që ta firmosin këtë,

    përveç shërbimeve që ofron Eutelsat SA për shërbimet satelitore të komunikacioneve, unë i

    ftoj kolegët që ta miratojnë këtë projektligj.

  • 4

    Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!

    A ka pyetje apo diskutime në lidhje me projektligjin?

    Në qoftë se nuk ka, së pari, do t’u lutesha kolegëveqë tëaktivizojnë edhe videon, sepse

    një pjesë janë vetëm në audio dhe të kalojmë në miratimin në parim. Kush është dakord në

    parim me projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e ndryshuar të

    Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (Eutelsat)”?

    Ju lutem, aktivizoni videon, sepse nuk i shikoj zotin Pëllumbi, zotin Baraj, zotin

    Valteri dhe zotin Beqaj!

    Ilir Beqaj – Nuk më aktivizohet video. Nuk e di çfarë ka kompjuteri në këtë moment.

    Niko Peleshi – Atëherë, me zë nëse jeni, pro apo kundër.

    Kush është dakord, ta thotë me zë.

    Ilir Beqaj – Dakord.

    Arben Pëllumbi – Dakord.

    Niko Peleshi – Valteri është dakord.

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet në parim.

    Kalojmë në diskutimin dhe votimin nen për nen.

    Në rast se nuk ka pyetje apo diskutime për nenin 1, kush është dakord me nenin 1?

    Zoti Beqaj?

    Ilir Beqaj – Dakord.

    Niko Peleshi – Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet neni 1.

    Neni 2. Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet neni 2.

    Kalojmë në votimin në tërësi.

    Kush është dakord në tërësi me projektligjin? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet në tërësi.

    Falënderoj përfaqësuesit e ministrisë!

  • 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 17.06.2020, ora 15:07

    Drejton mbledhjen:

    Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    2. Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të

    Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2019”. (Komision përgjegjës)

    Marrin pjesë:

    Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Tatiana

    Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici, Halil Jakimi, Arlind Çaçani,

    Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.

    Mungojnë:

    Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.

  • 6

    Niko Peleshi – Vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës, që është shqyrtimi i

    projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike

    dhe Postare (AKEP)për vitin 2019”.

    A kemi përfaqësues nga AKEP-i?

    Zoti Pëllumbi,si relator, a do të bëni një prezantim të projektrezolutës?

    Arben Pëllumbi – Zoti kryetar, ju dëgjoj, por nuk e kam marr këtë projektrezolutë

    dhe nuk jam në dijeni të kësaj pike. Në materialin që unë kam dy pika kishim për sot.

    Niko Peleshi – Kemi 3 pika në material: është rezoluta dhe pika e tretë është

    marrëveshja“Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë

    ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë. Kjo është pika e tretë.

    Arben Pëllumbi – Ky është informacioni që unë kam.

    Niko Peleshi –A jeni dakord, zoti Pëllumbi, që ta lexoj unë projektrezolutën?

    Arben Pëllumbi – Dakord,zoti kryetar!

    Niko Peleshi – Ose, në qoftë se mendoni se nuk jemi gati, mund ta shtyjmë edhe për

    herë tjetër.

    Arben Pëllumbi – Jo, projektrezoluta është gati,vetëm se unë tani nuk e kam

    materialin përpara dhe nuk e dija që e kishim sot si pikë.

    Niko Peleshi –Do ta shpërndajmë edhe një herë në WhatsApp, sepse në email ju ka

    ardhur, të paktën kështu më thuhet, por ndoshta ka ndonjë problem teknik.

    Ndërkohë, unë po e lexoj projektrezolutën dhe për pak sekonda do ta keni edhe ju

    elektronikisht.

    Projektrezolutë“Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve

    Elektronike dhe Postare për vitin 2019”

    Kuvendi i Shqipërisë, duke njohur AKEP-in, si autoritet i pavarur në mbikëqyrjen e

    tregut të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe për ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet

    interesave të konsumatorëve, shtetit dhe sipërmarrësve në këtë sektor, duke pasur parasysh që

    tregu i komunikimeve elektronike dhe postare ka shënuar zhvillime pozitive në drejtim të

    përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, që u ofrohen përdoruesve, duke ndjekur trendin drejt

    shërbimeve të bazuara në internet dhe rritjes së shërbimeve postare nga tregtia elektronike (e-

    commerce); duke pasur parasysh që investimet në infrastrukturën e rrjeteve celularë shënuan

    nivelin rekord të 10 vjetëve të fundit, duke arritur në shifrën rreth 6,35 miliard lekë, nga rreth

    4 miliardë në vitin 2018; duke pasur parasysh nevojën e rishikimit dhe përditësimit të

    dispozitivit ligjor dhe material, që siguron dhe garanton të tashmen dhe të ardhmen e

    komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë; duke pasur parasysh që kemi një

  • 7

    rritje të treguesve financiarë të operatorëve celularë për vitin 2019, gjë e cila ndikon në

    mënyrë të konsiderueshme mundësinë e operatorëve për të rritur investimet dhe për të

    përmirësuar teknologjitë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për konsumatorët

    fundorë; duke konsideruar se procesi i analizës së tregut me shumicë i akses-origjinimit të

    thirrjeve në rrjetet celulare është një proces, i cili ka filluar që në fillim të vitit 2018 dhe ka

    pasur vonesa dhe shfuqizime të vendimeve të Këshillit Drejtues të AKEP-it, me gjithë

    rekomandimet përkatëse në rezolutë, ka marrë në shqyrtim veprimtarinë e Autoritetit të

    Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) gjatë vitit 2019.

    Kuvendi i Shqipërisë vlerëson vendimmarrjen lidhur me dhënien në përdorim e

    frekuencave të brezit 800 MHz, për dy sipërmarrësit e telefonisë celulare, si dhe

    vendimmarrje të tjera apo politika rregullatore nga ana e AKEP-it, të cilat kanë sjellë

    investime në teknologji të reja nga operatorët në treg, duke bërë të mundur përmirësimin e

    shërbimeve për përdoruesit; vlerëson bashkëpunimin me aktorët brenda vendit, si dhe me

    Autoritetin Rregullator të Republikës së Kosovës (ARKEP) për implementimin me sukses të

    marrëveshjes për lehtësimin e tarifave të roaming me Republikën e Kosovës; vlerëson

    bashkëpunimin rajonal në kuadër të iniciativës së Ballkanit Perëndimor, e cila u finalizua me

    nënshkrimin e marrëveshjes për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet

    publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor; vlerëson punën e

    bërë nga AKEP-i lidhur me diskutimin e opinioneve me ekspertë të Komisionit Europian në

    nivel teknik, në takime dypalëshe, si dhe në takimet e forumeve të BEREC-së lidhur me

    tregun me shumicë të aksesit dhe origjinimit të thirrjeve në rrjetet celulare; vlerëson analizën

    e bërë nga AKEP-i lidhur me shkaqet që çuan në daljen nga tregu i rregulluar i një operatori,

    gjë e cila ka sjellë zvogëlimin nga 4 në 3 operatorë, duke vijuar në këtë mënyrë trendin rritës

    të indeksit të përqendrimit të tregut, si dhe rritjen e kapaciteteve konkurruese të dy

    sipërmarrësve me peshën më të madhe në treg përmes marrjes së 50% me 50% të të drejtave

    të përdorimit të frekuencave që zotëronte sipërmarrësi Plus Communicationsh.a; vlerëson

    bashkëpunimin me MIE-në dhe me Autoritetin e Medieve Audiovizive (AMA) për

    finalizimin e procesit të lirimit të brezit 700 MHz, sipas rekomandimeve të BE-së, përmes

    pjesëmarrjes në grupe të përbashkëta ekspertësh, si dhe krijimin e një grupi pune nga ana e

    AKEP-it për hartimin e një studimi lidhur me implementimin dhe sfidat e teknologjisë 5G;

    vlerëson monitorimet e kryera nga AKEP-i lidhur me nivelin e rrezatimeve të telefonisë

    celulare, duke iu përgjigjur edhe kërkesave, të cilat kanë ardhur nga palët e interesuara, që

    kanë ngritur shqetësimin për prezencën e antenave celulare në afërsi të ambienteve të punës

    ose banimit, gjithashtu, vlerëson si shumë pozitiv faktin që rezultatet e këtyre matjeve deri

  • 8

    tani tregojnë se nivelet e rrezatimeve të emetuara nga antenat celulare nuk e tejkalojnë pragun

    e sigurisë të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues

    (ICNIRP); vlerëson punën e bërë nga AKEP-i lidhur me konsolidimin nga 3 në 1 të

    rregulloreve aktuale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të

    komunikimeve elektronike publike, e cila është ne fazën përfundimtare të miratimit.

    Njëkohësisht vlerëson edhe punën e bërë për konsolidimin e rregulloreve, që kanë të bëjnë

    me aktorët e tjerë në tregun e komunikimeve elektronike dhe postare.

    Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

    (AKEP) për vitin 2020 të angazhohet në këto drejtime:

    Duke pasur parasysh rëndësinë e procesit të analizës së tregut me shumicë të akses-

    origjinimit të thirrjeve në rrjetet celulare, Këshilli Drejtues i AKEP-it, në vendimmarrjen për

    dokumentin përfundimtar të tregojë profesionalizëm në shqyrtimin e rekomandimeve të

    Autoritetit të Konkurrencës dhe komenteve të aktorëve në treg, duke iu referuar edhe

    praktikave më të mira të BE-së dhe BEREC-së.

    Pas përfundimit të procesit të konsultimit publik lidhur me “Analizën e tregut të

    telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare,

    përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare”, AKEP-i të vlerësojë me

    profesionalizëm opinionet e aktorëve në treg, si dhe rekomandimet e Autoritetit të

    Konkurrencës për të marrë vendime sa më të drejta dhe në përputhje me legjislacionin në

    fuqi.

    AKEP-i, duke pasur parasysh që gjatë vitit 2020 duhet bërë rishikimi për caktimin e

    ofruesit të shërbimit universal postar, duhet të kryejë një analizë të strukturës të tregjeve

    postare. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh që Komisioni Europian do të kryejë rishikim

    të direktivave të shërbimit postar, ku priten ndryshime për sa i përket Shërbimit Universal

    Postar gjatë analizës së tregjeve postare, AKEP-i të ketë në vëmendje edhe ndryshimet e

    direktivave nga KE-ja.

    AKEP-i duhet të punojë për reformimin e kuadrit ligjor të komunikimeve elektronike,

    në funksion të implementimit të kodit të ri të komunikimeve elektronike, si dhe për forcimin

    dhe garantimin e pavarësisë institucionale.

    AKEP-i, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, të vijojë të monitorojë dinamikën e

    ecurisë së problemit të dorëzimit të pakove në adresën e individit nga Posta Shqiptare, ssi një

    kërkesë ligjore dhe e drejtë e konsumatorit, e cila, edhe pas rekomandimeve të AKEP-it,

    vijon të mbetet problem, duke sjellë mosdorëzimin e një pjese të mirë të pakove në adresë të

    marrësit, por dorëzimin e tyre pranë zyrave postare. Gjithashtu, AKEP-i duhet të monitorojë

  • 9

    dinamikën e ecurisë së problemit të tarifave dhe kostove shtesë, që u kërkohet konsumatorëve

    për marrjen e pakove nga Posta Shqiptare, duke kërkuar që në programin ekonomiko-

    financiar të vitit 2020 të Postës, të hiqet tarifa e dorëzimit të objekteve postare e kolipostare, e

    cila është në kundërshtim me frymën e ligjit dhe parimet e Rregullores së Shërbimit Postar

    Universal.

    AKEP-i duhet të punojë për miratimin dhe implementimin e kuadrit të ri rregullator

    për mbrojtjen e konsumatorit/përdoruesit, si dhe të kryejë një proces këshillimi publik për

    përdoruesit me aftësi të kufizuar dhe ata me të ardhura të ulëta.

    Pas miratimit të rregullores përkatëse, përfshirë edhe përcaktimet për regjistrin “Do

    not call me”, duhet të punojë për implementimin e regjistrit, bazuar në praktikat më të mira

    ndërkombëtare, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve, që bëjnë thirrje telefonike të

    padëshiruara për individë privatë. Implementimi i këtij regjistri do të mundësojë përdoruesit

    që të bëjnë “opt-out”, pra të mos marrin thirrje të pakërkuara nga kompanitë e

    telemarketingut.

    AKEP-i duhet të luajë një rol proaktiv, duke bërë propozime konkrete për nevojën e

    akteve nënligjore për trajtimin e thirrjeve drejt numrit 112 dhe numrave të tjerë të

    emergjencave, si dhe të vijojë bashkëpunimin me institucionet e tjera shtetërore për të bërë të

    mundur implementimin në të gjithë Shqipërinë të përdorimit të numrit të emergjencës 112, si

    një kërkesë e përsëritur si në rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu edhe në

    rekomandimet e raportprogresit të KE-së. Kjo është rezoluta.

    Fjala për anëtarët e komisionit.

    Zoti Pëllumbi e ka fjalën, pastaj zoti Beqaj dhe zoti Gjuzi.

    Arben Pëllumbi - Faleminderit, kryetar!

    Ju falënderoj që e lexuat të plotë të gjithë projektrezolutën!

    Në përgjithësi në projektrezolutë janë evidentuar arritjet që ka pasur AKEP-i gjatë

    vitit 2019, siç edhe ne i vumë në dukje në diskutimin që patëm me kryetarin e AKEP-it, ku

    njëkohësisht sugjerojmë që për vitin 2020 të zgjidhen pikat, të cilat janë në implementim e

    sipër ose që nuk janë implementuar, siç është numri 112 dhe regjistri “Do not call me”.

    Unë e shoh projektrezolutën të plotë me detyrat që AKEP-i duhet plotësojë gjatë këtij

    viti dhe për këtë ftoj kolegët që ta votojnë.

    Niko Peleshi- Zoti Beqaj, fjala për ju.

    Ilir Beqaj- Kryetar, unë kam për të thënë dy gjëra lidhur me projektrezolutën.

    Kur ne shprehemi që kërkojmë nga AKEP-i të tregojë profesionalizëm, më duket jo e

    përshtatshme, sepse detyra e tij është që të ketë profesionalizëm. Ne nuk thamë që vjet nuk ka

  • 10

    pasur profesionalizëm, prandaj duhet të vijmë në këtë pikë. Pra, janë dy momente, ku mendoj

    se duhet rregulluar gjuha e shprehur. Ky është një sugjerim nga ana ime.

    Në një vend thuhet që ne kërkojmë të ketë parasysh edhe rregulloret e BE-së. Unë

    mendoj se nuk duhet të thuhet: “T’i ketë parasysh edhe rregulloret e BE-së”, por të thuhet:

    “T’i ketë parasysh rregulloret e BE-së”, sepse ne presim të na çelen negociatat dhe nuk kemi

    pse t’i kemi marrëdhëniet me BE-në me “edhe”, ato janë mustpër ne.

    U kërkoj ndjesë kolegëve, por për pjesën e postës, zoti kryetar, sugjeroj që ta shtyjmë

    mbledhjen për një moment të dytë, në mënyrë që të kemi edhe opinionin e përfaqësuesve të

    postës!

    Niko Peleshi - Zoti Beqaj, mbaruat?

    Ilir Beqaj- Po.

    Niko Peleshi - Zoti Gjuzi, fjala për ju.

    Kujtim Gjuzi- Faleminderit, zoti kryetar!

    Vonesa nuk ishte imja personale, ishte moment teknik, por jam duke ju ndjekur. Kaq

    kisha, doja t’ju informoja, sepse kemi edhe kuorumin.

    Niko Peleshi - Pa merak. Faleminderit për pjesëmarrjen!

    Po, zoti Pëllumbi.

    Arben Pëllumbi- Në rezolutë nuk thuhet që AKEP-i duhet të tregojë profesionalizëm,

    atëherë, në rezolutë nuk bëhet fjalë që AKEP-i duhet të tregojë profesionalizëm, por bëhet

    fjalë që duhet të shqyrtojë dhe të interpretojë me profesionalizëm. Këtu është fjala kur bëjmë

    analizën e tregjeve të shumicës dhe të shërbimeve, sidomos në telefoninë mobile. Kështu që

    ndoshta fjala mund të rregullohet, siç sugjeron zoti Beqaj, por qëllimi është i tillë, duke qenë

    që këta nuk e kanë detyrë të mirëfilltë të tyre, por, kur e shqyrtojnë dhe e analizojnë këtë treg,

    duhet profesionalizëm, megjithatë jam i hapur për çfarëdolloj konsensusi për këtë pjesë.

    Për sa i përket çështjes së postës shqiptare, ligji është i qartë, por ato vetëm nuk kanë

    arritur të rregullojnë anën e bilancit të tyre, të të ardhurave dhe shpenzimeve. Pra, ne nuk

    kemi pse të pyesim postën a është dakord ose çfarë mendimi ka, sepse posta është e detyruar,

    në bazë të ligjit që është aprovuar në Kuvendin e Shqipërisë, ta bëjë kështu siç i thotë AKEP-i

    dhe siç i sugjerojmë edhe ne qoftë në rezolutën e vjetshme, qoftë në këtë rezolutë.

    Për sa i përket përdorimit të lidhëzës “edhe”, jam dakord mund ta heqim dhe ta lemë

    që duhet të implementojmë konventat europiane, sepse rruga jonë është ajo dhe sa më shumë

    t’u referohemi këtyre konventave, aq më mirë është.

    Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.

  • 11

    Ilir Beqaj – Kryetar, unë nuk po them se kjo që kemi thënë këtu është e pabazë, e

    pavërtetë, e panevojshme dhe e pa mbështetur në ligj, por, pavarësisht se ne e kemi shkruar

    vjet dhe nuk është bërë, unë dua të di opinionin e postës se çfarë ka ndodhur. Unë nuk po

    them ta heqim paragrafin, por miratimin ta bëjmë pasi të kemi dëgjuar edhe mendimin e

    përfaqësuesit të postës. Në rastin e ERE-s, për shembull, ne kemi kërkuar opinion edhe nga

    operatorët e energjisë para se të vendosnim. Unë nuk besoj se këshilli drejtues i postës, si

    sh.a, apo drejtori bëjnë rezistencë për të zbatuar ligjin. Unë nuk po them të bëjmë një seancë

    nesër apo një mbledhje enkas për këtë gjë. Javën e ardhshme në një mbledhje tjetër,

    praktikisht për këtë çështje, e cila, sipas mendimit tim, jo se ka mbetur pa zgjidhje, por, para

    se të shprehem, unë dua të di edhe opinionin e postës.

    Niko Peleshi – Po, zoti Pëllumbi.

    Arben Pëllumbi – ...I ka vënë edhe gjoba, pra janë të detyruar ta bëjnë këtë gjë. Pra,

    në qoftë se nuk e kanë bërë deri tani, duhet ta bëjnë medoemos. Ligji është i qartë dhe nuk

    kemi për çfarë ta pyesim postën, sepse posta e ka ligjin para dhe duhet ta zbatojë. AKEP-i e

    kontrollon, nëse ka rezultuar që ata nuk e kanë zbatuar siç duhet ligjin, të cilin e kanë për

    detyrë ta zbatojnë, për këtë edhe janë gjobitur. Posta ka probleme, por këto janë problemet e

    saj dhe ne nuk kemi pse të gjykojmë problemet e postës, ne postës i kërkojmë vetëm të

    zbatojë ligjin.

    Niko Peleshi – Ndërkohë, patjetër që edhe AKEP-i ka pasur një komunikim me

    postën dhe ka marrë një argumentim nga posta për çështjen e buxhetit dhe këtë gjë na e ka

    sqaruar AKEP-i. Posta thotë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të përballuar dërgimin e

    kolipostave deri në adresë, kështu që rekomandimi ynë adreson pikërisht atë çfarë thotë Posta

    Shqiptare, pra le ta parashikojmë në buxhet, në mënyrë që ta korrigjojmë. Kështu, si unë,

    ashtu edhe zoti Pëllumbi, nuk besoj se kemi lënë ndonjë gjë pa sqaruar ose çfarë mund të na

    thotë Posta Shqiptare më shumë... Ne e kemi të qartë që duhet ta përfshijmë në rezolutë, në

    mënyrë që të zbatohet në vazhdimësi për vitin që vjen.

    Ndërkohë, dua të sjell në vëmendje edhe diskutimin që bëmë për kabllot ajrore, e cila

    nuk është në projektrezolutë, por propozoj ta fusim; le të jetë blloku i tretë nga fundi. Pra,

    para dy paragrafëve të fundit, të fusim një paragraf tjetër, i formuluar kështu: “Duke e

    konsideruar problemin e kabllove ajrore dhe atyre të vendosura në shtyllëzimet elektrike, si

    dhe përdorimin e përbashkët të infrastrukturës si një problem, i cili vijon të mbetet shqetësues

    me të gjitha përmirësimet që ka pasur, AKEP-i ta ndjekë me prioritet këtë problematikë, duke

    koordinuar punën edhe me aktorët e tjerë në këtë proces, siç janë organet e pushtetit vendor,

    OSHEE-ja dhe sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike”. Në rast se do të jeni

  • 12

    dakord dhe meqenëse e diskutuam herën e kaluar edhe me përfaqësuesit e AKEP-it. ta

    përfshijmë te rekomandimet e rezolutës.

    A ka ndonjë pyetje?

    Arben Pëllumbi – Unë do të doja t’i bëja dy ndryshime të vogla kësaj që sapo ju

    thatë, kryetar, por është thjesht çështje drejtshkrimore dhe mund ta rregullojmë pastaj me

    specialistët e komisionit.

    Niko Peleshi – Në rregull, nëse është çështje drejtshkrimore, do ta shikojmë kur ta

    zbardhim.

    Arben Pëllumbi – Po, është diçka e vogël, pra nuk e ndryshon thelbin.

    Niko Peleshi – Atëherë, propozoj ta hedhim në votë me dy-tri ndryshime të vogla.

    E para, duke përfshirë paragrafin që lexova, që lidhet me kabllot elektrike; e dyta,

    duke hequr lidhëzën “edhe” në faqen e dytë te fjalia e fundit, ku thuhet: “Komisioni Europian

    do të kryejë rishikimin dhe direktivat e shërbimit postar, ku priten ndryshime për sa i përket

    shërbimit universal postar. Gjatë analizës së tregjeve postare, AKEP-i të ketë në vëmendje

    edhe ndryshimet e direktivave nga Komisioni Europian.” Ne do ta bëjmë: “ ...të ketë në

    vëmendje ndryshimet e direktivave nga Komisioni Europian.”, pra do të heqim lidhëzën

    “edhe”.

    Unë jam dakord me zotin Beqaj për sa i përket fjalës “profesionalizëm” sepse

    vetëkuptohet, pra nuk ka nevojë ta thotë rezoluta që duhet të tregojë profesionalizëm në

    shqyrtimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës apo edhe në një paragraf tjetër,

    ku thuhet: “AKEP-i të vlerësojë me profesionalizëm opinionet e aktorëve në treg, si dhe

    rekomandimet ...”. Pra, unë mendoj që ta heqim fjalën “profesionalizëm” në të dy paragrafët.

    Atëherë, kush është dakord me projektrezolutën?

    Zoti Beqaj, keni diçka për të thënë?

    Po, urdhëroni.

    Ilir Beqaj– Edhe një herë, ju lutem: unë për vete nuk jam i bindur për të votuar sot

    për paragrafin e postës. Unë dhe ju pronarin e postës e kemi koleg dhe do të doja që ta

    dëgjonim edhe atë.

    Niko Peleshi – Në cilin forum e kemi koleg?

    Ilir Beqaj– Urdhëro?

    Niko Peleshi – Koleg në cilin forum?

    Ilir Beqaj – Unë besoj se çdo ministër është i barabartë me deputetët, apo jo?

    Përfaqësues i shtetit sot është një ministër, që është pronari i Postës Shqiptare.

    Niko Peleshi – Ju e keni fjalën për ministren që mbulon postën.

  • 13

    Ilir Beqaj– Po, e kam për ministren, zonjën Denaj.

    Niko Peleshi – Po, ju kuptoj për ministren e Ekonomisë.

    Ilir Beqaj – Pra, unë do të doja që ta dëgjoja ministren e Ekonomisë. Kjo nuk është

    punë drejtori poste, por është punë pronari në këtë rast.

    Niko Peleshi – Edhe një herë e theksoj dhe insistoj që nuk besoj se është një çështje

    që ia vlen ta shtyjmë miratimin e rezolutës, sepse është e qartë. Posta e pranon dhe është një

    çështje që kërkon korrektim në buxhet dhe këtë informacion e kemi marrë nga AKEP-i dhe

    po e përfshijmë në rezolutë. Pra, nuk ka çfarë të na thotë më shumë se kaq ministrja, do të na

    thotë të njëjtën gjë që nuk kemi parashikuar buxhet të mjaftueshëm për të çuar kolipostat deri

    në adresë, apo jo?

    Person M – Në buxhetin e tyre ka një zë dhe ata presin të ardhura pikërisht nga kjo

    gjë, pra nëse ata marrin lekët. Duhet ta heqin këtë zë nga buxheti i vitit 2020, në mënyrë që të

    bëhet i mundur të realizohet ky shërbim pa pagesë.

    Niko Peleshi – Edhe një herë për ta saktësuar, ndjesë për pasaktësinë. Problemi është

    shumë teknik dhe shumë burokratik në fakt. Posta Shqiptare ka sqaruar se në projektbuxhetin

    e saj ka parashikuar të ardhura nga marrja e kolipostave nga qytetarët te zyrat postare. Në rast

    se do t’i çojnë deri në destinacion, pra deri në adresë, nuk do të realizohen në këtë pikë të

    buxhetit, thotë Posta Shqiptare. Pra, i duhet thjesht që në buxhetin e rishikuar ta heqë këtë zë

    dhe kaq; është një gjë shumë teknike që nuk besoj se ia vlen të thërrasim ministren dhe të

    shtyjmë edhe vendimmarrjen.

    Zoti Pëllumbi, si relator, a mund të më korrigjoni?

    Arben Pëllumbi – Është pikërisht kështu. Posta Shqiptare ka parashikuar një të

    ardhur në buxhetin e saj, e cila vjen nga tërheqja e kolipostave nga qytetarët. Ajo duhet të

    rishikojë buxhetin. A do të ndryshojnë tarifat apo se si do ta rishikojë këtë gjë, është puna e

    saj dhe është detyra e saj operative ta bëjë këtë gjë. Ne kemi për detyrë që nëpërmjet AKEP-it

    ta detyrojmë postën të zbatojë ligjin.

    Niko Peleshi – A ka ndonjë mendim tjetër, ndonjë propozim, apo pyetje? Nuk ka.

    Atëherë, e hedhim në votë projektrezolutën me dy-tri ndryshime, të cilat po i përsëris

    edhe një herë: heqim fjalën “profesionalizëm” në dy paragrafët, të tretin nga fundi dhe të

    dytin në fund të faqes së dytë; heqim lidhëzën “edhe” në fjalinë e fundit në faqen e dytë;

    shtojmë një paragraf lidhur me kabllot ajrore, të cilin nuk po e lexoj përsëri, pasi e lexova pak

    më parë, me një korrigjim drejtshkrimor, që do të bëhet në zbardhje, në bashkëpunim edhe

    me relatorin, zotin Pëllumbi.

  • 14

    Kush është dakord për miratimin e projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së

    Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019”? Kundër?

    Kujtim Gjuzi – Jam unë kundër.

    Niko Peleshi – 1 votë kundër. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet projektrezoluta.

    Ilir Beqaj – Zoti kryetar, unë nuk mora pjesë në votim.

    NikoPeleshi – Dakord, ne kuorumin e kishim.

    Ilir Beqaj – Jo, jo, kuorumi është, por kam hallin e pjesëmarrjes sime.

    Niko Peleshi – Kam përshtypjen se nuk regjistrohet mospjesëmarrja në votim.

  • 15

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 17.06.2020, ora 12:00

    Drejton mbledhjen:

    Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë

    së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin

    nr. 9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe

    “metoda e bashkëpunimit administrativ”. (Komision përgjegjës)

    Marrin pjesë:

    Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Tatiana

    Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici, Halil Jakimi, Arlind Çaçani,

    Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.

    Mungojnë:

    Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.

    Të ftuar:

    Borana Kalemi – Ministria e Financave dhe Ekonomisë

    Flutura Shehi – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

  • 16

    Niko Peleshi – Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës, që është projektligji “Për

    ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet

    Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr. 9733, datë

    14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe “metoda e

    bashkëpunimit administrativ”.

    Për këtë projektligj kemi ftuar përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

    Relatore është zonja Tatjana Pirro.

    Për të na folur rreth projektligjit po ia jap fjalën zonjës Pirro.

    Zonja Pirro, fjala për ju.

    Tatjana Pirro – Faleminderit, zoti kryetar!

    Marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së

    Turqisë është ratifikuar me ligjin nr. 9733, datë 14.5.2007. Sipas kësaj marrëveshjeje tregtia e

    produkteve industriale është pa tarifa doganore, ndërkohë që për produktet bujqësore është

    mbajtur pozicion mbrojtës, për disa produkte që janë specifike për vendin tonë.

    Marrëveshja është amenduar në vitin 2009... (Nuk dëgjohet) të origjinës së mallrave

    në shkëmbimet tregtare nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, dhe

    në vitin 2011, duke përshirë komulimin diagonal në zbatimin e rregullave të origjinës, i cili

    ndihmon ekonomitë në zhvillim për importin e lëndëve të para, përpunimin e tyre në vendin e

    importit dhe më pas eksportimin nën regjimin preferencial. Procesi i rishikimit të rregullave

    të origjinës preferenciale ka ndihmuar në mënyrë të veçantë industrinë fasone, duke rritur

    mundësinë për eksporte.

    Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar konventën PEM me ligjin nr. 1/2012 “Për

    ratifikimin e konventës rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterrane të

    origjinës”. Konventa do të mundësojë rregulla të përbashkëta dhe unike të origjinës

    preferenciale për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

    Konkretisht, neni 6 i konventës parashikon që çdo palë në konventë duhet të marrë

    masat e duhura për të organizuar zbatimin efektiv të saj. Në zbatim të këtij neni, komiteti i

    përbashkët i krijuar në kuadër të MTL-së me Turqinë, duhet të miratojë vendimin që

    vendosëm në protokollin II të rregullave të origjinës me konventën rajonale për rregullat

    preferenciale Pan-Euro-Mediterrane.

    Shqipëria ka zëvendësuar rregullat e origjinës së marrëveshjes së tregtisë së lirë,

    CEFTA, dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, me konventën rajonale për

  • 17

    rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterrane të origjinës. Ky unifikim me Turqinë do të

    lejojë zbatimin e komulimit diagonal mes Shqipërisë, vendeve CEFTA, vendeve EFTA dhe

    Turqisë.

    Zëvendësimi i këtij protokolli mbi rregullat e origjinës MTL, ndërmjet Shqipërisë dhe

    Turqisë lejon unifikimin e plotë të tyre, jo vetëm në tregtinë mes dy vendeve tona, por

    plotëson edhe kuadrin ligjor për të pasur të njëjtat rregulla të origjinës mes vendeve

    nënshkruese të konventës Pan-Euro-Mediterrane. Ky unifikim me Turqinë do të lejojë

    zbatimin e komulimit diagonal me Shqipërisë, vendeve CEFTA dhe vendeve EFTA dhe

    Turqisë, sapo ky ndryshim të botohet në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë dhe asaj të Turqisë.

    Meqenëse është një detyrim që rrjedh nga qenia palë në konventën Pan-Euro-

    Mediterrane, si dhe duke marrë në konsideratë përfitimet që sjell ky ndryshim i protokollit në

    rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve, ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj.

    Faleminderit!

    Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Pirro!

    Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë a duan të shtojnë diçka?

    Borana Kalemi – Në fakt, ajo që tha zonja deputete është gjithë ajo që plotëson

    kuadrin rregullator për rregullat e origjinës. Shumica e vendeve të CEFTA-s e kanë finalizuar

    procesin e ratifikimit të marrëveshjeve të tyre bilaterale me konventën PEM, pra Shqipëria

    është ndër të vetmet nga vendet e CEFTA-s që është në proces të finalizimit.

    Siç u tha, do të thjeshtohen procedurat për bizneset, pra bizneset nuk do t’u referohen

    më katër protokolleve të ndryshme për të parë rregullat e origjinës, por do të jetë vetëm një

    protokoll dhe njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i komulimit diagonal nëpërmjet

    vendeve CEFTA, vendeve EFTA dhe vendeve që janë pjesë e BE-së.

    Niko Peleshi – Faleminderit për prezantimin!

    Ju lutem, qëndroni në linjë, sepse mund të ketë pyetje ose diskutime nga kolegët.

    A ka pyetje apo diskutime nga kolegët? Nuk ka.

    Meqenëse kourumin e kemi, mund të vazhdojmë me miratimin në parim të

    projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë,

    ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr. 9733,

    datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe “metoda e

    bashkëpunimit administrativ”.

    Ilir Beqaj – Zoti kryetar, kisha një pyetje.

    Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.

    Ilir Beqaj – Jo tani, mbas zotit Gjuzi.

  • 18

    Niko Peleshi – Zoti Gjuzi nuk e ka kërkuar fjalën.

    Ilir Beqaj – Si ka mundësi që për Turqinë nuk ka pyetje zoti Gjuzi?!

    Niko Peleshi – Zoti Gjuzi, do të reagoni apo të reagoj unë në emrin tuaj?

    Kujtim Gjuzi – Po, patjetër që do të reagoj.

    Niko Peleshi – Po, urdhëroni.

    Kujtim Gjuzi – Me sa duket, shkëlqesia e tij, ish-ministri Beqaj, e ka shumë fiksim

    Turqinë, sepse ajo na është gjendur në ditë të vështira edhe me ndihma shëndetësore, por jo

    vetëm. Në këto momente shoh se po perëndon dielli dhe mendova se kryetari nuk ka shumë

    kohë, prandaj nuk doja t’i harxhoja minutat, zoti Beqaj.

    Niko Peleshi – Mirë, të mos dalim nga tema e diskutimit.

    Ilir Beqaj – Zoti kryetar, përfaqësuesit e ministrisë a mundet të na ilustrojnë me disa

    terma më të thjeshtë, që edhe të dimë si t’i flasim popullit, se çfarë do të thotë kjo

    marrëveshje ose ky ndryshim i marrëveshjes, me një ilustrim të një shembulli të caktuar? Cili

    është një produkt apo një lëndë e parë. që nga marrëdhënia Turqi-Shqipëri apo anasjelltas, me

    miratimin e kësaj marrëveshjeje i ndryshon regjimi nga sot në të ardhmen?

    Niko Peleshi – Zonja Kalemi, a jeni aty?

    Borana Kalemi – Po, këtu jam, por kësaj pyetje do t’i përgjigjet përfaqësuesja e

    doganës. Në fakt, ne kemi përgatitur edhe një material të detajuar edhe për komisione të tjera,

    me shembuj konkretë dhe specifikë, por në këtë rast ia jap fjalën përfaqësueses së Drejtorisë

    së Përgjithshme të Doganave, zonjës Shehi.

    Niko Peleshi – Po, zonja Flutura Shehi.

    Flutura Shehi – Përshëndetje!

    Ilir Beqaj – Zoti kryetar, këtë materialin e detajuar na e ka sjellë njeri?

    Niko Peleshi – A e kemi ne materialin?

    Borana Kalemi – Jo, por do t’jua shpërndajmë.

    Niko Peleshi – Ju lutem, na e vini në dispozicion edhe neve, si komision!

    Ilir Beqaj – Zoti kryetar, atëherë nuk mund të vazhdojmë mbledhjen...

    Niko Peleshi – Ta dëgjojmë zonjë Shehi, sepse ndoshta e bën të panevojshme

    shpërndarjen e materialit.

    Zonja Shehi, fjala për ju.

    Ilir Beqaj – Kryetar, të lutem...

    Flutura Shehi – Përshëndetje!

    Më dëgjoni?

    Niko Peleshi – Zonja Shehi, më falni, sa të mbarojë fjalën deputeti Beqaj.

  • 19

    Ilir Beqaj – Kryetar, ju lutem, nëse nuk e kanë sjellë këtë material, e ndërpresim

    mbledhjen. Mund të na e sjellin. E vazhdojmë mbledhjen më vonë ose ditë tjetër. Ka dy ditë

    që i kemi njoftuar për këtë gjë. Besoj se është njoftuar edhe ministria. Duhet të na e kishin

    sjellë materialin.

    Niko Peleshi – Të dëgjojmë zonjën Shehi dhe zonjën Kalemi. Në rast se edhe pas

    sqarimit të tyre do të gjykojmë se kemi informacion të pamjaftueshëm, atëherë e

    shtyjmëdiskutimin dhe votimin për mbledhjen tjetër.

    Urdhëroni, zonja Shehi!

    Flutura Shehi – Nëpërmjet këtij protokolli realizohet komulimi diagonal i origjinës.

    Që ta përmbledh shkurt, do të thotë se,që materialet origjinuese nga një vend të konsiderohen

    të jenë origjinuese në Shqipëri, duhet vetëm një punim apo përpunim pak më tepër se

    minimal, që këto produkte të marrin më pas, gjatë eksportit, origjinë shqiptare.

    Bazuar te Konventa PAM, ne zbatojmë komulim diagonal me vendet CEFTA, me

    Bashkimin Europian dhe me vendet EFTA, por nuk mund ta zbatojmë me Turqinë, sepse nuk

    është ratifikuar ky protokoll. Nëpërmjet këtij ratifikimi do të mundësohet zbatimi i komulimit

    diagonal me të gjitha vendet, që do të thotë: me BE-në, me CEFTA-n, me vendet EFTA dhe

    me Turqinë.

    Nëse do të jap një shembull, që do të sjellë ndryshim pas miratimit të këtij protokolli,

    është ndërmjet vendeve EFTA, Turqisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian me tekstilet.

    Nëse deri më sot pëlhura vinte nga Turqia, prodhohej veshja dhe do të eksportohej në vendet

    EFTA, kjo gjë nuk bëhej, pra, në Zvicër, Norvegji, Islandë apo Litershtein, sepse ky protokoll

    nuk ishte i ratifikuar. Me ratifikimin e këtij protokolli, konfeksionet që do të qepen në

    Shqipëri, meqenëse u tha se një nga lehtësirat më të mira janë fasonet, pra përfituesit janë

    fasonet, pas ratifikimit të këtij protokolli, që do të realizojë lidhjen e protokollit të

    marrëveshjes me konventën, rregullat janë për të gjitha njësoj dhe mundet që produktet

    shqiptare, që tashmë kanë marrë origjinë shqiptare, të eksportohen në Zvicër, Norvegji,

    Islandë dhe Litershtejn si produkte shqiptare dhe të përfitojnë trajtim tarifor preferencial,

    taksa zero, në këto vende. Rrjedhimisht, hapet tregu dhe do të ketë mundësi eksporti dhe e

    kundërta. Nëse pëlhurat apo bojërat do të vijnë nga vendet EFTA, si Zvicër, Norvegji, Islandë

    dhe Litershtejn, do të inkorporohen në Shqipëri në një produkt dhe do të eksportohen në

    Turqi sërish si produkt origjinues shqiptar duke përfituar trajtim tarifor zero.

    Ndërkohë, përveç fasonëve, mund të përfitojnë tregtarët. Pra, importojmë nga Turqia

    në Shqipëri mallra origjinuese turke, i magazinojnë, gjejnë një treg në vendet EFTA dhe do ta

    shoqërojnë me një provë tjetër origjine të lëshuar në Shqipëri, ku nuk ndryshon origjina.

  • 20

    Origjina mbetet turke, sepse kanë gjetur treg në Zvicër, Norvegji, dhe përfitojnë trajtimin

    tarifor. Në këto momente, pa u ratifikuar nga ky parlament, kjo strukturë, kjo skemë nuk

    funksionon.

    Mendoj se këto janë më kryesoret për t’u trajtuar.

    Ka edhe përfitime të tjera, që te materiali i përgatitur nga dogana dhe nga ministria,

    janë paraqitur më të sqaruara.

    Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Shehi.

    Zonja Piro ka kërkuar fjalën.

    Më pas e ka fjalën zoti Beqaj.

    Tatjana Pirro – I drejtohet zonjës: a keni bërë një përllogaritje se cili do të jetë

    impakti pozitiv në tregtinë mes dy vendeve nga zbatimi i protokollit të ndryshuar që po

    miratojmë ne sot?

    Flutura Shehi – Nëse bëhet fjalë për doganat, dogana është zbatuese në këtë rast.

    Mendoj se kjo pyetje duhet të jetë për ministrinë.

    Tatjana Pirro – Ndoshta duhet të jetë për ministrinë.

    Niko Peleshi – Zonja Kalemi.

    Borana Kalemi – Turqia është një nga 5 partnerët tanë kryesorë në shkëmbimet

    tregtare. Në vitin 2019 shkëmbimet tregtare me Turqinë kanë qenë në vlerat 61 miliardë lekë

    të importeve dhe eksportet rreth 2 miliardë lekë. Nëpërmjet këtij protokolli do të vijojë të

    liberalizohet më tej bashkëpunimi me Turqinë. Patjetër që do të mbetet ende në pesëshen e

    shkëmbimeve tregtare.

    Njëkohësisht, unë dua të jap informacionin se në bashkëpunimin që ne kemi me

    marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë, jemi duke punuar edhe për liberalizimin e

    mëtejshëm të produkteve bujqësore, si pasojë e vendimit që është marrë nga qeveritë në janar

    të vitit 2019, ku në komitetin e përbashkët u vlerësua të fillohet puna për liberalizimin e

    mëtejshëm të produkteve bujqësore. Kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe me

    shoqatat e biznesit që operojnë në këtë fushë për të evidentuar produktet, që mund të

    konsiderohen fitimprurëse për biznesin shqiptar, që të eksportohen me tarifë më të ulët, qoftë

    edhe zero apo edhe kuota më të larta tarifore.

    Puna me Turqinë, si një nga partnerët tanë kryesor, është duke vijuar dhe ky lloj

    protokolli do ta lehtësojë edhe më tepër biznesin në bashkëpunimin tregtar me Turqinë.

    Niko Peleshi – Faleminderit, por pyetja ishte nëse keni ndonjë impakt pozitiv!

    Borana Kalemi – Impakti pozitiv ...

  • 21

    Niko Peleshi – Po, për ndonjë studim apo përllogaritje paraprakese sa do të jetë

    impakti në shitje.

    Borana Kalemi – Jo, sepse kjo konsiderohet si një detyrim që ka Shqipëria, sepse

    është palë e Konventës PAM dhe automatikisht edhe palë e Konventës MTL me Turqinë,

    kështu që konsiderohet një detyrim ligjor që ka Shqipëria në këtë aspekt për të harmonizuar

    legjislacionin.

    Nuk është bërë një studim i detajuar, por vlerësojmë që shkëmbimet tregtare do të

    mbeten në të njëjtat vlera.

    Niko Peleshi – Pra, nuk do të ketë impakt?

    Borana Kalemi - Patjetër që do të ketë impakt pozitiv, por aktualisht Turqia vazhdon

    të mbetet një nga partnerët tanë kryesorë dhe mund të ketë më tepër rritje të shkëmbimit, por

    mund t’jua japim edhe me shkrim këtë informacion, në një analizë më të detajuar më vonë, në

    bazë të kërkesës suaj.

    Tatjana Pirro – Do të ishte shumë mirë.

    Niko Peleshi – Ju lutem, mbajeni shënim, siç po e mbajmë edhe ne, që në ditët në

    vijim, brenda dy javësh, të na vihet në dispozicion një material me shifra.

    Borana Kalemi – Patjetër.

    Niko Peleshi – Pak a shumë, se cila është sasia e shkëmbimeve tregtare që preket ose

    impaktohet pozitivisht nga kjo marrëveshje.

    Zoti Beqaj.

    Ilir Beqaj – Faleminderit, kryetar!

    Unë mendoj se marrëveshje të tilla, siç krijojnë oportunitet, krijojnë edhe vështirësi.

    Dua të di nëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë bërë një analizë për pjesën

    e bizneseve, që rrezikohen nga kjo marrëveshje. Sa janë? A janë të vetëdijshme këto biznese

    për rrezikun që mund t’ju vijë? A ka komunikuar Ministria e Ekonomisë dhe ministri për

    Sipërmarrjen me këto biznese? Si mendon Ministria e Ekonomisë se mund të zbusë efektet

    negative në këto biznese? Ne mundtë kemi efekte pozitive në over all, në të gjithë ekonominë

    dhe në volumin tregtar me Turqinë, por biznese të caktuara, që sot kanë funksionuar në një

    konjukturë të caktuar, në momentin që kjo konjukturë mund të mos ekzistojë, do të ndihen të

    rrezikuar.

    Nuk e njoh mirë pjesën ligjore të këtyre konventave dhe kjo më shtyn të bëj një

    pyetje: pas miratimit në Kuvend, kur bëhet kjo, dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare apo

    ka një periudhë, që bizneset të informohen dhe të akomodojnë planet e tyre të biznesit?

    Niko Peleshi – Zonja Kalemi.

  • 22

    Borana Kalemi – Si pjese e procedurës që ndjek çdo institucion shqiptar, ky

    projektligj është diskutuar edhe me institucionet e tjera, me ministritë e linjës dhe me

    biznesin. Biznesi ka qenë pjesë e diskutimeve tona edhe gjatë takimeve që kemi pasur me

    palën turke në janar të vitit 2019, por ne marrim kontakt të vazhdueshëm edhe me Unionin e

    Dhomave. Madje, Unioni i Dhomave, javën që shkoi, më bëri një kërkesë nëse është

    ratifikuar ky akt, që të informonte bizneset. Ka një qasje pozitive nga bizneset për ratifikimin

    e këtij protokolli. Një analizë shumë e detajuar për aspektet negative, nuk është bërë, por

    patjetër që do t’ju kalojmë, ashtu sikurse do të kalojmë edhe impaktin që do të ketë me shifra,

    edhe një lloj analize për efektet negative që mund të ketë për biznesin, por mund ta them fare

    mirë se do të ketë më shumë impakt pozitiv se sa negativ për bizneset.

    Për aspektin e hyrjes në fuqi, do të shkëmbehen nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe do

    të hyjë në fuqi 30 ditë pasi të ratifikohet.

    Niko Peleshi – Zonja Kalemi, pra do të ketë edhe impakt negativ? Mund të na thoni

    se cila është kategoria e bizneseve që impaktohen negativisht dhe në ç’mënyrë?

    Borana Kalemi – Në vlerësimin tim, çfarë kemi bërë në vija të përgjithshme nuk do

    të ketë impakt negativ, por nëse do të ketë ndonjë analizë më të detajuar, ne mund t’ju

    informojmë, por aktualisht nuk besoj se do të ketë impakt negativ. Ndoshta për këtë edhe

    Dogana mund të më suportojë.

    Niko Peleshi – Urdhëroni, zonja Shehi!

    Flutura Shehi – Në lidhje me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, nëse do të miratohet

    në të dy parlamentet respektive, të Turqisë dhe të Shqipërisë, procedura është që depozitohet

    në sekretarinë e Konventës dhe vetëm pasi të publikohet në Fletoren Zyrtare të serisë C,

    mund të fillojë aplikimi dhe zbatimi i akumulimit diagonal bazuar në këtë Konventë.

    Nga përvoja që kam në Dogana, një përvojë prej më shumë se 18 vjetësh, dhe te

    sektori i rregullave të origjinës, unë nuk shikoj që të ketë impakat negativ futja e këtij

    protokolli. Ky protokoll thjesht do të barazojë rregullat e origjinës. Mendoj se nuk do të ketë

    impakt negativ pasi ne zbatojmë akumulimin diagonal bazuar në matriksin e Komisionit

    Europian, ndërmjet BE-së, Turqisë dhe vendeve të treta bazuar në tabelën 2.

    Bazuar në tabelën e Konventës 3/1 ne zbatojmë ndërmjet EFTA-s, BE-së dhe

    CEFTA-s, kështu që thjesht do të lidhë dy tabelat me njëra-tjetrën dhe nuk është se do të ketë

    ndonjë impakt negativ për biznesin, por mendoj se do t’i japë frymëmarrje tregtisë dhe

    eksporteve, pasi do të gjejnë tregje, pra ka një mundësi më shumë për të gjetur tregje.

    Pra, me përvojën time si specialiste në Doganë, nuk shoh të ketë ndonjë impakt

    negativ.

  • 23

    Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Beqaj!

    Ilir Beqaj - Faleminderit!

    Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komiteti të Përbashkët midis Parlamenteve të Turqisë

    dhe të Shqipërisë unë ndjek nga afër edhe aktivitetin e Dhomës Shqiptaro-Turke të Tregtisë

    dhe me sa informacion kam, ata nuk janë në brendi të kësaj gjëje.

    Përfaqësuesja e ministrisë tha se ka komunikuar. Nëse mund të më thotë, kur e ka

    bërë takimin me Dhomën Shqiptaro-Turke të Tregtisë?

    Niko Peleshi – Urdhëroni, përfaqësuesja e ministrisë!

    Borana Kalemi – Kryesisht me Unionin e Dhomave, të cilët pastaj kanë vija

    bashkëpunuese me strukturat e tjera, kështu që struktura jonë kryesore e komunikimit është

    Unioni i Dhomave. Unë mund të them që ky vendim është nënshkruar midis përfaqësuesve

    shqiptarë dhe atyre turq në janar të këtij viti. Edhe përfaqësues nga ambasada turke, që

    bashkëpunon ngushtësisht me Dhomën Shqiptaro-Turke të Tregtisë, kanë qenë në takim,

    kështu që kanë qenë të informuar për këtë lloj procesi.

    Unioni i Dhomave është partneri kryesor në komunikimin me biznesin.

    Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Beqaj!

    Ilir Beqaj – Kam një këshillë për ministrinë. Ata vetë u shprehën që Turqia është një

    nga pesë partnerët kryesorë dhe një partner kryesor nuk trajtohet diagonalisht, po përdor

    fjalën e Konventës, pra, duhet të shkohet tek Unioni për të shkuar te partneri. Shqipëria nuk

    është vend i madh, Tirana është qytet i vogël, afër nga ministria janë zyrat e Dhomës

    Shqiptaro-Turke të Tregtisë, se një partner i këtyre përmasave nuk kalon thjesht me Unionin

    e Dhomave. Për sa kohë ministria as informacion nuk na ka sjellë, as studimet e detajuara nuk

    i ka dhe mendon që mund t’i bëjë, mua më duket se deri tani është e parakohshme që të

    kalojë në një proces diskutimi dhe, më tej, votimi.

    T’i japim kohë ministrisë, le të përgatitet.

    Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Konomi!

    Ardit Konomi – Mendoj se pa pasur një parashikim ekzakt të efekteve që do të kenë

    të gjitha fashat e biznesit që preken, ne hedhim një hap në errësirë, prandaj jam plotësisht

    dakord me zotin Beqaj në këtë pikë. Nuk mund të avancojmë më tej.

    Niko Peleshi – A ka diskutime të tjera?

    Urdhëroni, zoti Pëllumbi!

    Arben Pëllumbi - Faleminderit!

    Edhe unë jam dakord me mendimin e kolegëve, që të ndriçohemi pak më shumë për

    këtë që do të votojmë, pavarësisht faktit që procesi i akumulimit diagonal të origjinës dihet se

  • 24

    çfarë është. Unë do të doja të dija nëse do të kemi ndonjë ndikim në buxhetin e shtetit.

    Dakord që do të kemi përftime, kompanitë shqiptare do të kenë përfitime se do të

    eksportojmë dhe në vendet ku do të eksportojnë nuk do të tarifohen me tarifat që janë sot. Po

    ata që importojnë në Shqipëri, edhe ata do të lehtësohen nga kjo barrë, pra buxheti i shtetit a

    do të preket nga kjo gjë?

    Në kuadër të atij studimi që kanë bërë, të shikohet edhe ky aspekt i impaktit që do të

    ketë aprovimi i kësaj gjëje në raport me buxhetin e shtetit.

    Sigurisht, ne jemi të interesuar për kompanitë shqiptare, prandaj ne si parlament i

    Shqipërisë e ratifikojmë.

    Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Gjuzi!

    Kujtim Gjuzi - Faleminderit!

    Dua t’i përshëndes kolegët, të cilët e shohin këtë projekt ratifikimi paksa të mangët.

    Falenderoj zotin Beqaj që e ka kapur situatën dhe nuk më la të bëj oponencë, të cilën do të bëj

    në një moment tjetër të caktuar.

    Faleminderit! Kaq kisha.

    Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Gjuzi!

    Ministria, a ka ndonjë përgjigje tjetër?

    Borana Kalemi – Ne jemi dy përfaqësues teknikë, unë nga ministria dhe zonja Shehi

    nga dogana, prandaj ne do t’ua komunikojmë strukturave përkatëse kërkesat tuaja dhe do të

    vijmë me një informacion më të detajuar.

    Niko Peleshi – Në fakt, edhe objeksionet apo pyetjet që u ngritën këtu janë të

    karakterit teknik, se ne nuk kemi gjë politikisht, as me Turqinë si partner, as me marrëveshjen

    dhe detyrimet.

    Dua t’u shtoj vërejtjeve të kolegëve se për marrëveshjet, të cilat janë detyruese, nuk

    do të thotë se ministria duhet të vijë e papërgatitur në komision ose mangët. Në rast se ju keni

    një informacion të detajuar, që ne nuk na është vënë në dispozicion, mund t’i jetë vënë një

    komisioni tjetër, por kjo nuk ka rëndësi për ne, sepse ne kemi punën tonë, fushën tonë të

    diskutimit dhe meritojmë të kemi të gjithë informacionet e detajuara, sado detyruese të jetë

    për t’u miratuar marrëveshja, pra një projektligj.

    Bie dakord me të gjithë kolegët për ta shtyrë diskutimin dhe miratimin në mbledhjen e

    ardhshme. Do t’ju luteshim që deri atëherë të na vini në dispozicion materialet që thatë se i

    dispononi, por edhe përgjigjet e pyetjeve që nuk morën përgjigje këtu sot.

    Në rast se nuk do ta kemi këtë informacion, do ta shtyjmë deri sa të na vijë

    informacioni nga ana juaj.

  • 25

    Faleminderit!

    Nuk kemi pikë tjetër në rendin e ditës.

    Ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme në vazhdim!

    Këtu e mbyllim këtë mbledhje të Komisionit të Veprimtarisë. Për mbledhjen e

    ardhshme dhe rendin e ditës do t’ju njoftojmë.

    Natën e mirë!

    MBYLLET MBLEDHJA