28
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 03.11.2020, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021” Marrin pjesë: Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Fatmir Xhafaj, Edmond Leka, Alket Hyseni, Adriatik Alimadhi, Aurora Mara, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemisa Malo. Mungojnë: Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Ediola Braha, Nikolin Staka, Elda Hoti dhe Tom Doshi. Të ftuar : Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë Mimoza Dhembi Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 03.11.2020, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Korab Lita, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Fatmir

Xhafaj, Edmond Leka, Alket Hyseni, Adriatik Alimadhi, Aurora Mara, Elena Xhina, Edlira

Bode dhe Artemisa Malo.

Mungojnë:

Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Jurgis Çyrbja, Spartak Braho, Alban Zeneli, Andi

Përmeti, Ediola Braha, Nikolin Staka, Elda Hoti dhe Tom Doshi.

Të ftuar :

Anila Denaj – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Mimoza Dhembi – Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

2

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja – Përshëndetje kolegë!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për ditën e sotme, me atë rend dite që është

njoftuar paraprakisht nga sekretaria e komisionit. Kjo është një mbledhje e rëndësishme, për

shkak se sot do të shqyrtojmë dhe miratojmë në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Komisioni ynë është komision për dhënie mendimi në shqyrtimin dhe miratimin në parim të

projektbuxhetit.

Si përherë, relator i projektbuxhetit në Komisionin e Ligjeve është kolegu Bashkim

Fino, i cili është në ambientet e Kuvendit.

Të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të bërë një prezantim të

projektbuxhetit të vitit 2021, kemi zonjën Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë

dhe zonjën Mimoza Dhëmbi, drejtore e Përgjithshme e Buxhetit, që bashkëshoqëron ministren

në këto mbledhje komisioni.

Zonja Denaj, mirëserdhët në Komisionin e Ligjeve!

Është kënaqësi t’ju kemi në komision, aq më tepër që sot do të flasim për buxhetin e

institucioneve, që janë në fushën e përgjegjësisë së Komisionit të Ligjeve, për vitin 2021 dhe

me fokus të veçantë organet e reja të sistemit të drejtësisë.

Pra, për të bërë një prezantim më të detajuar të projektbuxhetit për vitin 2021, po ia

kaloj fjalën zonjës Denaj.

Zonja Denaj, fjala për ju.

Anila Denaj – Faleminderit!

I nderuar kryetar i komisionit,

Të nderuar deputetë,

Projektligji i buxhetit të vitit 2021, është një projektligj që bart në vetvete një objektiv

shumë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, atë të rimëkëmbjes ekonomike, sidomos pas dy

fatkeqësive natyrore që goditën ekonominë shqiptare, pra tërmeti dhe pandemia.

Sigurisht goditja në të gjithë masën e saj, sidomos në raport me efektin e pandemisë,

nuk është materializuar e plotë. Unë dua të theksoj, për të gjithë deputetët e nderuar, një

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

3

parakusht kyç në prezantimin e këtij buxheti për vitin 2021, që ky projektligj nuk bart në

vetvete një situatë emergjence. Sikurse e kemi adresuar këtë çështje edhe në Komisionin e

Ekonomisë dhe Financave, për sa kohë jemi duke menaxhuar një situatë pandemie në mënyrë

të vijueshme dhe nuk parashikojmë një situatë emergjence, sigurisht parashikojmë edhe tregues

dhe parametra ekonomike, të cilat janë pozitive.

Edhe pse vijmë nga një vit shumë i vështirë, në këtë projektligj është parashikuar edhe

recensioni ekonomik apo ritmi negativ i rritjes ekonomike, nga minus 4,5%, që ishte në aktin

normativ të muajit korrik, në minus 6,1 % deri në fund të këtij viti. Megjithatë, qëndrueshmëria

e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike

dhe të financave publike dhe duhet të them me bindje që, edhe pse situata është e vështirë nuk

ka një problem serioz me pasoja zinxhir, të cilat vënë në vështirësi situatën makroekonomike

dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Ne kemi adresuar në disa akte normative, që kemi parë në vitin 2020, nevojën për

mbështetje, sipas situatës së emergjencës në 6-mujorin e parë. Në aktin normativ të korrikut,

ne kemi rishikuar nevojën për të adresuar një buxhet të konsiderueshëm në raport me planin e

rindërtimit. Më lejoni të kujtoj që në korrik të vitit 2020 ne ritëm fondin e rindërtimit me një

total prej 34 miliardë lekësh. Nga ky fond, 31 miliardë lekë janë mbështetje buxhetore dhe 3

miliardë lekë janë mbështetje e donatorëve, që vijnë nëpërmjet drejtorisë së thesarit apo

llogarisë së thesarit.

Rindërtimi do të ketë një fokus të rëndësishëm edhe vitin që vjen. Mbështetja buxhetore

parashikohet në nivelin e 28 miliardë lekësh. Në të tre vjetët së bashku, pra 2020, 2021 dhe

2022 parashikohet një mbështetje buxhetore në vlerën e 65 miliardë lekësh dhe kjo duhet thënë

që është një nga filarët kryesorë të rritjes së investimeve publike gjatë viteve 2020 – 2021, që

synon jo vetëm një mbështetje të drejtpërdrejtë të çështjes sociale, asaj të ngritjes së banesave

pas tërmetit, por, njëkohësit, krijon një mundësi likuiditeti në ekonomi, një mundësi punësimi

dhe nxitje të punësimit në sektorin e ndërtimit. Pra, në këtë mënyrë vendos parakushte për një

nxitje të konsumit dhe të rritjes ekonomike.

Rritja ekonomike, sikurse edhe tregues të organizatave ndërkombëtare kanë

parashikuar një rritje pozitive ekonomike në nivelin me 5%, për vitin 2021 në këtë

projektbuxhet parashikohet në nivelin e 5,5%, për të vijuar në dy vjetët e ardhshme në nivelin

mesatar të 4,5% rritje ekonomike.

Në të gjitha diskutimet që bëjmë në raport me parametrat makrofiskalë, ne si Ministri

Financash kemi objektiv kryesor konsolidimin fiskal. Në 5 vjetët e fundit disa tregues, që unë

do t’i parashtroj në vijim, kanë ardhur në ulje si tregues, duke konfirmuar objektivin e

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

4

Ministrisë së Financave dhe të qeverisë për konsolidim fiskal. Megjithatë, të gjitha këto

parametra në vitet 2020-2021 kanë njohur një zgjerim.

Konkretisht, flasim për borxhin publik, i cili ka njohur trajektore të qartë rënëse në vitet

e fundit, duke rënë nga 73% në vitin 2013, në 66,3% në vitin 2019.

Në vitin 2020, borxhi publik është parashikuar në aktin normativ i zgjeruar në nivelin

80,4%, ndërkohë në vitin 2021 parashikohet i ulur në një trajektore rënëse në 78% për të shkuar

në 68% në vitin 2025.

Edhe një herë dua të theksoj që të gjitha këto shifra janë të rëndësishme për të parë nga

vijmë. Pra, ne vijmë nga një objektiv i konsolidimit fiskal; kemi një zgjerim të borxhit në këto

2 vjet, sepse po rindërtojmë dhe po mbështesim situata që vijnë nga këto 2 goditje, por

konsolidimi fiskal nuk del jashtë vëmendjes.

Një element tjetër i rëndësishëm lidhet me deficitin buxhetor, i cili vjen i ulur në vitet

e shkuara, pra nga 5% në vitin 2013, në 1,9 % në 2019-ën. Në fund të këtij viti në aktin normativ

parashikohet të kemi nivelin minus 8,3%. Unë jam optimiste që do të jetë në nivele më të ulëta,

por do t’i shikojmë edhe dy muajt e ardhshëm se sa do të dalë kjo përllogaritje, por besoj se do

të jetë në nivelin e 7% për të shkuar në nivelin e minus 6,5%, për vitin që vjen. Kjo tregon

objektivin për të ulur këto parametra negativë në vijim.

Për sa i takon balancës primare. Edhe pse sërisht është parashikuar në një nivel negativ

që në fillim të këtij viti, me akt normativ dhe më pas është rishikuar në aktin normativ të

korrikut dhe në vitet që vijnë 2021, 2022 parashikohet që të jenë me parametra që janë negativë.

Megjithatë, ne bëmë një ndryshim të ligjit organik të buxhetit në korrik dhe vendosëm që

balanca primare do të jetë pozitive në vitin 2023. E vendosur si detyrim ligjor e bën akoma më

të fortë obligimin dhe synimin e Ministrisë së Financave për të realizuar një konsolidim fiskal.

Ku jemi në raport me punësimin? Ne, sigurisht, parashikuam një ulje të theksuar në

fund të vitit 2019 të numrit të papunëve dhe të përqindjes së papunësisë, duke arritur në nivelin

e 11,9% nga 18,7% katër vjet para 2019-ës. Megjithatë, ky vit ka qenë i vështirë dhe papunësia

ka qenë një faktor, i cili nuk mund të anashkalohet edhe në tregues në përqindje. Ne

parashikojmë që në fund të këtij viti do të jetë në nivelin e 13,9% për ta ulur në vitin që vjen

në 12,2%. Ky është një prezantim i kuadrit makrofiskal dhe mendoj se në pjesën e parë të

prezantimit është i rëndësishëm për të kuptuar se cilët parametra kanë ndryshuar dhe si

parashikohen të jenë në dy vjetët e ardhshme deri në projektbuxhetin afatmesëm, që është

parashikuar dhe është konsultuar edhe me deputetët.

Pjesa e dytë e prezantimit lidhet me të ardhurat dhe shpenzimet, për të shkuar pastaj në

pjesën e tretë në zëra më konkretë që ky komision ka në fokus.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

5

Në vitin 2021 të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të arrijnë në nivelin 479

miliardë lekë. Nga këto, vetëm të ardhurat tatimore janë në nivelin e 437 miliardë lekë dhe

të ardhurat, që mblidhen nga tatimet dhe doganat, 311 miliardë lekë.

Krahasuar me vitin 2020, parashikohet një rritje me 10,6 % e totalit të të ardhurave në

vitin 2021, ndërkohë që të ardhurat tatimore dhe doganore parashikohen të rriten 12,2%. Edhe

në Komisionin e Ekonomisë kemi pasur pyetje nëse këto janë parashikime realiste apo

optimiste, megjithatë, krahasuar me vitin 2020, dua t’ju kujtoj se të ardhurat kanë pësuar një

rënie të konsiderueshme si rezultat i një faktori të rëndësishëm të mbështetjes indirekte që

qeveria ka dhënë këtë vit me shtyrjen e disa elementeve të tatimeve apo të taksave. Konkretisht,

një faktor i rëndësishëm ka qenë shlyerja e tatimfitimit për të gjitha bizneset, të cilat janë

goditur edhe nga kjo situatë e pandemisë, e cila materializohet në një vleftë për vitin 2020 prej

19,2 miliardë lekë. Ne parashikojmë që vitin e ardhshëm, duke mos pasur një mbyllje

ekonomike, të kemi mundësinë që kjo bazë të jetë e kompensuar pozitive në vitin që vjen.

Për sa u takon shpenzimeve buxhetore, për vitin 2021 është parashikuar një total prej

587,6 miliardë lekë ose 34,9% e PBB-së. Fokusi në këto shpenzime është për sektorët

prioritarë, si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetja e plotë e procesit

të rindërtimit, që unë e theksova pak më parë. Sigurisht, këto prioritete do t’i diskutojmë në

disa sektorë, por më lejoni të shkoj zë për zë për shpenzimet buxhetore, duke filluar me

shpenzimet e personelit.

Shpenzimet e personelit për vitin 2021 janë të parashikuara në masën 92,1 miliardë lekë

ose 5,5% e PBB-së, ku parashikohen të gjitha shpenzimet e administratës publike, përfshirë

këtu edhe shpenzimet e rritjes së pagave mbi pagën për funksion me 40% për punonjësit në

sektorin e shëndetësisë dhe me 15% për punonjësit në sektorin e arsimit.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë në nivelin e 2,7% të PBB-së dhe

llogariten në vlerën 45,9 miliardë lekë.

Këtu është miratuar edhe një fond prej 1 miliard lekësh, i cili këtë vit është diskutuar

dhe është prezantuar edhe nga Kryeministri Rama, ku skema e mbështetjes së fermerëve

përmes përjashtimit të karburantit për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimit dhe

taksa e karbonit do të shkojë të mbështesë jo vetëm fermerin, i cili punon në këtë sektor, por,

njëkohësisht, do të ketë mundësi të rrisë dhe të zgjerojë bazën e prodhimit në një sektor të

rëndësishëm, i vetmi që në 6-mujorin e parë të këtij viti kishte rritje të konsiderueshme

pozitive.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 43,8 miliardë lekë dhe më duhet të

theksoj se ka një vleftë të shtuar vitin që vjen në masën 4,5 miliardë lekë. Sigurisht, nëse do të

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

6

shikojmë se si shpenzimet e interesit këtë vit të vështirë edhe të zgjerimit të borxhit dhe marrjes

së huas në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, ne parashikuam që normat e interesit të ishin më

të larta. Në fakt, nuk ndodhi kështu dhe mendojmë se vitin që vjen, ndoshta i veshur edhe me

një pasiguri të tregjeve ndërkombëtare, kemi parashikuar këtë rezervë. Mund të mos

materializohet dhe kjo do të jetë, sigurisht, e kompensuar në aktet normative për të shkuar për

shërbimet e tjera. Sigurisht, këtë do ta shikojmë vetëm në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

Për sa u takon subvencioneve, ato janë parashikuar 1,55 miliardë lekë, duke pësuar një

rritje të lehtë, krahasuar me vitin koherent dhe shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-

kanalizimeve, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, që lidhen me veprimtarinë

hekurudhore dhe veprimtarinë e shërbimeve qeveritare.

Shpenzimet e fondeve speciale janë në nivelin e 193,97 miliardë lekë ose 11,5% e PBB-

së.

Janë dy skema shumë të rëndësishme: skema e sigurimeve shoqërore, e cila

parashikohet në nivelin 144,6 miliardë lekë dhe nga ky fond është përfshirë edhe fondi i

indeksimit të pensioneve në vlerën 2,4 miliardë lekë.

Skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor në masën 46,3 miliardë lekë dhe është më

e rritur nga 43,8 miliardë lekë që... (nuk dëgjohet).

Fondi për kompensimin në vlerë të pronarëve parashikohet në masën 3 miliardë lekë

dhe shpenzime të tjera sociale, ndër më kryesoret, do të përmendja tri prej tyre:

Së pari, shpenzimet për pagesën e papunësisë, të cilat parashikohen në nivelin 800

milionë lekë.

Së dyti, shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe skemat e mbështetjes së

personave me aftësi të kufizuar parashikohen në nivelin 22,2 miliardë lekë.

(Nuk dëgjohet.)

Niveli i fondit rezervë është një masë e konsiderueshme, por ka edhe argumentet

përkatës; kemi parashikuar nivelin 4 miliardë lekë, nga këto 2 miliardë lekë janë fond rezervë

për Këshillin e Ministrave, 1 miliard lekë fond kontigjence për mbështetjen e procesit zgjedhor

dhe 1 miliard lekë është një fond rezervë që parashikohet për studime, të cilat lidhen me

projekte që janë menduar si strategjike dhe që lidhen me fondet që BE-ja mendon të japë për

të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Investimet publike për vitin 2021 janë planifikuar në masën 7,2%. Dua të theksoj se, në

raport me investimet publike, buxheti i vitit 2021 është një nga buxhetet me rritjen më të lartë

në 10 vjetët e fundit. Në total janë 120,6 miliardë lekë dhe dukshëm më lartë se 87,8 miliardë

lekë që është projektuar në vitin 2020.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

7

Unë jua përmenda pak më parë se cili është fokusi në investimet publike, i cili lidhet

me rindërtimin dhe vlefta prej 28 miliardë lekë e projektuar për vitin 2021, në vijim të fondit

prej 31 miliardë lekë mbështetje buxhetore në vitin 2020 synon ndërtimin e 3470 banesave

individuale, pothuajse 4646 banesave kolektive, 145 objekteve arsimore dhe të gjithë

infrastrukturën që lidhet me to.

Sa i takon përballimit të situatës së emergjencës, për vitin 2021, ajo që lidhet me

COVD-19, kostoja mesatare e probabilitetit për përballimin e pandemisë shkon në nivelin 6

miliardë lekë dhe këtu përfshihet edhe kostoja e parashikuar për vaksinën anti-COVID dhe do

të miratojë njëkohësisht, pjesa tjetër e fondit që do të mbetet, një menaxhim më të mirë dhe më

efikas të pandemisë. Sigurisht në këtë vleftë nuk përfshihet pjesa e fondit të rritjes së pagave,

siç e theksova pak më parë ajo futet te kostot e personelit.

Sa i takon infrastrukturës, ka një buxhet të shtuar, i cili në raport me vleftën absolute

në rritje parashikon 4 miliardë lekë më shumë sesa viti aktual dhe shkon për të përfunduar punë

publike të rëndësishme, si me projektet që lidhen me financim brendshëm, ashtu edhe ato me

financim të huaj. Nuk po hyj në detaje për çdo projekt, pasi relacioni është i qartë dhe në vijim

dua të fokusohem te reforma në drejtësi.

Sigurisht, reforma në drejtësi përgjatë gjithë viteve do të marrë një vëmendje të

rëndësishme. Do të doja të vendosja në perspektivë disa nga shpenzimet, duke filluar nga viti

2017, nëse më lejoni, të nderuar deputetë.

Dua të theksoj, se gjatë vitit 2017, u financua ngritja e institucioneve të vetingut, si dhe

u shtua financimi për disa institucione ekzistuese, si Magjistratura dhe Gjykata Kushtetuese,

me një kosto totale rreth 350 milionë lekë, nga të cilat për institucionet e vetingut kostoja e

financuar është 300 milionë lekë.

Në vitin 2018, kostoja shtesë për vijimin e reformës në drejtësi u miratua me rreth 500

milionë lekë krahasuar me vitin 2017, duke financuar funksionimin e plotë i institucioneve të

vetingut me rreth 340 milionë lekë.

Viti 2019 shënon edhe financimin më të lartë krahasuar me dy vitet e mëparshme, me

një kosto totale të shtuar nga buxheti për këtë vit në nivelin 2,1 miliardë lekë. Sigurisht, paketa

e ligjeve ka përfunduar në pjesën më të madhe të saj dhe të gjitha institucionet janë të ngritura,

prandaj kjo vleftë shkon në mbështetje të plotë të kësaj agjende të rëndësishme.

Në vitin 2020, financimi shtesë për vijimin e reformës u miratua në rreth 1,5 miliardë

lekë.

Konkretisht:

- 0,6 miliardë lekë investime për pallatin e drejtësisë;

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

8

- 0,4 miliardë lekë për KLGJ-në dhe sistemin e gjykatave;

- 0,3 miliardë lekë për funksionimin e plotë të SPAK-ut dhe të BKH-së;

- 0,1 miliardë lekë për krijimin e ILD-së;

- 0,1 miliardë lekë për shtesat në KLP, Gjykatën Kushtetuese dhe Magjistraturë.

Sigurisht, reforma në drejtësi për të gjithë këto vlefta që ju përmenda pak më parë, të

cilat do të vijojnë për ato që janë shpenzime në raport me personelin dhe shpenzimet operative,

tregon jo vetëm fokusin e qeverisë, por edhe mbështetjen e plotë të një reforme shumë të

rëndësishme për vendin tonë, duke realizuar mbështetjen e një personeli të plotë për

institucionet me gati 668 punonjës gjithsej.

Kam edhe dy momente të rëndësishme për të konsultuar apo prezantuar dhe të dyja

lidhen me situatën e shpenzimeve për pushtetin vendor. Nuk do t’ju marr shumë kohë, por

besoj se është e rëndësishme që të gjithë deputetët të dinë se cilat janë shpenzimet që lidhen

me pushtetin vendor dhe në fund edhe një element që lidhen indirekt me pushtetin vendor, ai i

skemës për mbrojtjen nga përmbytjet, mbrojtja për rikonstruksionin e digave, të cilat në këtë

projektbuxhet janë parashikuar në vleftën 800 milionë lekë dhe synojmë që të mundësojmë një

disiplinim nga fatkeqësitë natyrore për zonat kryesisht rurale, ku sigurisht Ministria e Bujqësisë

së bashku me pushtetin vendor punojnë ngushtësisht për realizimin e tyre.

Pushteti vendor prej vitit 2017 ka hyrë në një reformë shumë të rëndësishme, një

reformë, e cila për pushtetin vendor ka të bëjë me autonominë në vendimmarrje, por

njëkohësisht edhe me financat dhe mënyrën se si realizmi i të ardhurave nga burimet në

pushtetin vendor realizohet me shpenzime efektive, të cilat sjellin një përmirësim edhe të jetës

në ato zona ku ky investim kryhet.

Duhet theksuar se mbështetja e pushtetit qendror për pushtetin vendor nuk ka munguar

dhe brenda aspekteve juridike dhe transfertës së kushtëzuar, sigurisht në vite, kjo është

konfirmuar. Unë dua të theksoj vetëm një tregues, që është i rëndësishëm, ku mbështetja e

sjellë nga qeveria, nga pushteti qendror për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka ardhur duke u

rritur, duke bërë të mundur që pesha e buxhetit vendor të rritet nga 2,1% e produktit të

brendshëm bruto në vitin 2013 në 3,3% në vitin 2021.

Ne, këtë vit kemi parashikuar për pushtetin vendor edhe ndarjen e dy fondeve.

Së pari, emergjencat civile marrin një vlerë të shtuar edhe në aspektin e pushtetit vendor

dhe ka një fond prej gati 500 milionë lekësh që shpërndahet për herë të parë për pushtetin

vendor. Siç jua thashë pak më parë, kur fola për fondin e mbështetjes së infrastrukturës së

digave dhe lumenjve, është shumë e rëndësishme që përveç mbështejtes me programe

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

9

buxhetore për realizimin e situatave post-fatkeqësi natyrore, të kemi mundësi apo të kemi

(mungesë incizimi)...

...e vleftës prej 2% të të ardhurave personale në masën 800 milionë lekë. Edhe gjatë

këtij viti ne, si Minstri e Financave, u kemi shpërndarë të gjitha bashkive, për të mbështetur

sistemin arsimor, sidomos me fillim e shkollës në muajin shtator, një fond prej 400 milionë

lekësh, të cilat morën 2% të të ardhruave personale si një detyrim ligjor që njihet dhe duhet të

zbatohet nga ne si Ministri e Financave në vjim.

Ky ishte preznatimi që unë kisha.

Shpresoj të kem qenë e prëgjithshme dhe ezauruese për interesin e të gjithëve

deputetëve. Jam në pritje të pyetjeve që përgjigjet

t’i merrni këtu apo me shkrim, sikurse ju do ta shihni të arsyeshme.

Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit, zonja Ministre!

Fjalën e ka zoti Fino, si relator i projektbuxhetit për vitin 2021, për t’u prezantuar

kolegëve gjetjet e tij si relator.

Më pas do të kalojmë në pyetje dhe diskutime.

Po, zoti Fino.

Bashkim Fino – Faleminderit, zoti kryetar!

E falënderoj shumë ministren e Financave dhe të Ekonomisë për ekspozenë që bëri, e

cila na e bëri më të thjeshtë ne deputetëve për ta kuptuar që si komision, ne nuk jemi komision

përgjegjës, por mbështetës, në rastin kur të gjitha institucionet, të cilat pas një jave do të vijnë

të raportojnë këtu dhe do të diskutojnë me ministren e Financave, duke filluar nga Gjykata

Kushtetuese, Prokuroria, Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i

Prokurorisë, Komisioni Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Presidenca,

ILDK-ja, Komisioneri i Auditit, Avokati i Popullit dhe të gjitha institucionet kushtetuese të

krijuara me ligj, Ministria e Brendshme, pushteti vendor janë të gjitha elemente, të cilat

ministrja në mënyrë shteruese i tha dhe ezauroi shumë mirë.

Unë do të them vetëm dy fjali politike. Buxheti i viteve 2020-2021, zoti kryetar, do të

mbahet mend në historikun e financave publike dhe në memorjen e popullit shqiptar si buxhete

që kanë rikuperuar 100% dëmtimet e shtëpive dhe banesave të shkaktuara nga dy goditjet

fatkeqe të tërmetit të shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019.

Nga ana tjetër, nuk e tha ministrja, por po e them unë, se projektbuxheti i vitit 2021

meqenëse përkon me një vit elektoral nuk ka karakteristika aspak të tipareve elektorale, pra

është një buxhet normal pune.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

10

Buxheti i vitit 2021 mbështet, orienton dhe nxit reformat e nisura që tha ministrja dhe

reformat që po ndërmarrin dhe që e bëjnë përmirësimin cilësor të qeverisjes dhe zhvillimit

ekonomik.

Për ta bërë më efektive dhe për të diskutuar në fund të dy kryetarët dhe relatorët, siç e

kanë bërë përherë në traditën e këtij komisioni, unë do të desha që për të ndihmuar edhe kolegët

të bëj 5-6 pyetje ministres më tepër për të sqaruar ato problematika që ne si komision na

interesojnë edhe më tepër dhe për të cilat do të diskutojmë nen për nen.

Në të dy buxhetet e fundit, zonja ministre, qeveria dhe parlamenti i kanë dhënë një

super mbështetje reformës në drejtësi mbase për mendimin tim edhe tej mundësive që mban

kurrizi i shqiptarëve, por, siç e dini mirë, zonja ministre, ne prej vitesh kemi ndryshuar

filozofinë e buxhetimit, që do të thotë nga buxhetimi i mbështetur në imputet, në arritjen e

shpenzimeve pagave, sigurimeve, kemi kaluar në buxhetin e bazuar në autpute pra në produkte.

Pra, i tërë cikli i buxhetimit qenka hartimi diskutimi miratimi dhe zbatimi në fund të fundit

matet se çfarë produkti jep dhe sa impakt ka ky produkt në mirëqenie.

Pyetja ime zonja ministre, si ministre e Financave dhe Ekonomisë, me respektin që

kam, që në një farë mënyrë keni nxjerrë para ose keni dhënë para më shumë për sistemin e

drejtësisë, a mund të më thoni se cilat janë produktet buxhetore që vijnë nga kjo

supermbështetje? Meqë këto janë në programe të ndryshme buxhetore çfarë impakti pritet të

ketë kjo mbështetje? Pra, ju e përmendët, por ju duhet ta përmendi fort edhe për opozitën dhe

publikun shqiptar, sidomos ndihmën kaq të madhe që i është dhënë reformës në drejtësi.

Së dyti, zonja ministre, a është parashikuar në këtë projektbuxhete gjithë fatura e

reformës në drejtësi? Ju e detajuat, e thatë, unë kam lexuar evidencat për buxhetin dhe

relacionin me qetësi, i kam të qarta vetë, por e kam për kolegët e mi dhe për publikun. Këtë

pyetje e kam bërë edhe për vitin e kaluar dhe tani pas një viti me kostot e shtuara, këtu kam

parasysh se duke qenë disa institucione nën reformim mund të mos kenë qenë këto institucione

kaq agresive në kërkesat buxhetore për vitin 2021. Pra, mosfunksionimi i Gjykatës

Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë dhe të tjera kanë bërë që stoku i çështjeve dhe i dosjeve të

jenë rritur duke krijuar probleme te qytetarët. A është adresuar kjo gjë në projektbuxhetin e

vitit 2021? Këto institucione në se fillojnë të funksionojnë plotësisht i pret një volum pune

shumë i madh. Pra, paratë do t’i mungojnë apo, jo? Për mendimin tim jo, por gjithsesi po jua

bëj juve këtë pyetje.

Tani do të ndalem te një çështje tjetër. Unë jam kryetari i nënkomisionit të pushtetit

vendor, ju e prekët pak, por unë do të thosha që buxheti vendor me gjithë komponentët e tij zë

vetëm 3,3 % të GDP-së për vitin 2021 ndërkohë që pushteti qendror do të shpenzojë 32 % të

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

11

GDP-së për vitin 2021. Buxheti vendor në vendet e rajonit ndaj GDP-së ka një peshë të

konsiderueshme më të lartë se tek ne, konkretisht ju e dini se në Mali të Zi është 4.9 i GDP-

së, në Maqedoni 4,6 në Serbi, është 5,6 të GDP-së dhe në Kosovë është 4,3 të GDP-së. A mos

ju duket raporti jonë i zhbalancuar? Pra nga 32% që janë shpenzimet publike vetëm 3,3%

shpenzime vendore. Në vazhdim të kësaj pyetje, kur mund t’i afrohemi treguesve të rajonit, pra

shpenzimeve të rajonit, për GDP-në e pushtetit vendor?

Natyrisht, unë jam shumë i kënaqur edhe me projektbuxhetin e pushtetit vendor në

kuadër të këtyre dy fatkeqësive, si tërmeti dhe COVID-i, por, gjithsesi, si kryetar i

nënkomisionit kam të drejtë të kërkoj që të rritet sa më shumë GDP-ia për organet e pushteti

vendor.

Edhe një çështje teknike, që mbase kolegët e mi nuk e kuptojnë, jo se dua të fyej njeri,

por nuk e kuptojnë nga pikëpamja e letrave. Zonja Ministre, unë i kam shqyrtuar këto relacione

e evidenca dhe tatimi i thjeshtësuar mbi fitimin është bërë zero, sipas ligjit nr. 122 datë

15.10.2020, pra që kemi kaluar para 15 vjetësh. Në tabelat fiskale që keni sjellë, në

projektbuxhetin e vitit 2021, në të ardhurat e pushtetit vendor nga ky tatim janë parashikuar

389 milionë lekë, ku në fakt ato nuk do të jenë, sepse janë zëruar me ligjin e mësipërm. Pra kur

ju keni bërë projektbuxhetin nuk kishte dalë ligji, sepse ligji doli në tetor, pra këto 389 milionë

lekë për pushtetin lokal duhet të korrigjohen. Korrigjimi që duhet të bëni ju, natyrisht kur ta

kalojmë nen për nen, do të kompensohen këto të ardhura dhe nëse do të shpërndahen, çfarë

forme apo skeme do të përdorni për shpërndarjen e këtyre të ardhurave?

Një pyetje tjetër, që në fakt duhet ta dinë të gjithë deputetët e zonave: sa është rritja e

të ardhurave nga taksat mbi pronën? Çfarë masash keni marrë për ngritjen e kadastrës fiskale?

Zonja Ministre, ky është një element shumë i rëndësishëm. Nëse pushteti vendor do ta

shikojë me seriozitet problemin e taksës mbi pronën, të jeni të bindur që nuk do të kërkojë

kurrë fonde nga pushteti qendror.

Ngritja e kadastrës fiskale nga ana juaj dhe ndihma që ju do t’u jepni organeve të

pushtetit vendor është shumë e rëndësishme për ta kuptuar të gjithë kryetarët e bashkive dhe i

gjithë pushteti vendor se si do ta ngrini atë.

E fundit, zonja Ministre, që mos t’ju lodh, se kam shumë pyetje, por natyrisht ju ishit

shumë shteruese, jemi në mandatin e dytë të qeverisjes vendore pas miratimit të reformës

administrative-territoriale. Në funksion të kësaj reforme janë bërë ndryshime shumë të

rëndësishme, siç është ligji i vetëqeverisjes vendore në vitin 2015; siç është ligji i financave të

qeverisë vendore në prill të 2017-ës, ku i vetmi rudiment i së kaluarës para reformës territoriale,

po theksoj, zonja Ministre, është sistemi i pagave në pushtetin vendor, ku sot e kësaj ditë është

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

12

shkallëzuar në 6 ndarje dhe nënndarje sipas hartës së vjetër administrativo – territoriale me 308

komuna, 65 bashki dhe 12 qarqe. Kërkesa apo pyetja ime është: kur do të ndërmerrni

iniciativën për të riparë të gjithë sistemin e pagave të pushtetit vendor për ta përshtatur atë me

një realitet të ri administrativo-territorial, duke shkurtuar ndarjen nga 6 shkallë në dy apo tri

shkallë, sipas analizës së studimit? Kjo është një gjë që juve duhet të na vini në ndihmë edhe

neve, si organ i pushtit vendor, që të jemi në funksion të asaj reforme të madhe që bëmë, pra

reformës administrativo-territoriale. I bëra këto 6 pyetje, të cilat, natyrisht, ato e kanë përgjigjen

në relacionin përkatës, por për efekt të kolegëve të mi, zonja Ministre, si relator dhe për efekt

të publikut shqiptar do të isha shumë i interesuar, pasi edhe ne si Komision i Ligjeve

përqendrohemi pikërisht në këto dy shtylla kryesore. Pra, të gjitha institucionet kushtetuese

dhe të krijuara me ligj që do të vinë të rakordojnë këtu me drejtorinë e buxhetit dhe me ne për

fondet, të cilat ju thatë se janë në rritje dhe i trajtuat shumë saktë nga viti 2017 për reformën në

drejtësi, nga 2018, 2019, 2020 dhe 1,5 miliardë lekë akoma më shumë se viti 2019, unë mendoj

se procesi i reformës do të ecë dhe të gjitha institucionet kushtetuese dhe me ligj kanë fonde

mëse të mjaftueshme për të kryer aktivitetin e tyre.

Faleminderit, zonja Ministre, për mirëkuptimin!

Faleminderit, kryetar!

Mbase ju mbajta gjatë, por besoj se do të më lihet mundësia edhe në fund të gjithë

diskutimit, të bëjnë një diskutim pastaj tekniko-politik, të cilin si relator më takon të bëj për

projektbuxhetin.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Zonja ministre, ju lutem, jepuni përgjigje pyetjeve të kolegut Fino, më pas të vazhdojmë

me pyetjet nga kolegët e tjerë, para se të kalojmë në diskutimet për projektbuxhetin.

Anila Denaj – Faleminderit!

Faleminderit, zoti Fino, për pyetjet!

Mendoj që të dyja çështjet, ato që lidhen me fondin për reformën në drejtësi dhe ato

për pushtetin vendor, do të kemi mundësi t’i japim si mesazhe kryesore edhe në detaje së

bashku me kolegen time, zonjën Dhëmbi.

Në lidhje me pyetjen për produktet buxhetore të programeve që lidhen me institucionet

e sistemit të drejtësisë, dua të theksoj që sistemi parashikon shpenzime korrente në raport me

institucionet e sistemit të drejtësisë në vleftën e 585,9 milionë lekë. Sigurisht, i gjithë sistemi

total i punonjësve që unë përmenda, mbi 680 punonjës, pagat e tyre dhe të gjitha shpenzimet

operacionale shkojnë në këtë vlerë. Konkretisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë 193 milionë

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

13

lekë, veprimtaria e Rivlerësimit Kalimtar të Magjistratit 193,7 milionë lekë, veprimtaria e

Apelimit të Rivlerësimit Kalimtar 129,7 milionë lekë, veprimtaria e Komisionerit Publik 70

milionë lekë. Në raport me shpenzimet kapitale ka një vleftë prej 69 milionë lekësh, që lidhet

me financimin e brendshëm, ku 52 milionë lekë është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Ju përmendët faktin që stoku i dosjeve mund të jetë i lartë. Kjo vjen si rezultat i

proceseve operacionale, që nuk kanë lidhje me fondet buxhetore dhe financat, dhe në asnjë rast

nuk do të mungojë mbështetja buxhetore nëse do të kërkohet që ky vëllim të realizohet kundrejt

të gjithë aspektit të dokumentuar të arsyeve.

Në raport me detaje të mëtejshme të produktit, unë do t’i kërkoja pak më vonë zonjës

Dhëmbi që të hyjë në detaje, por më lejoni të shtjelloj edhe çështjen e pushtetit vendor në nivel

makro dhe pastaj do të shohim sa elemente shtesë do të duhet të shtojnë kolegët e mi.

Ju përmendët faktin që përqindja e mbështetjes në pushtetin vendor, pavarësisht se është

më e rritur, edhe në një vit si ky që parashikohet post-pandemisë, është prapë më lart se vendet

e tjera të rajonit. Megjithatë, vendet e tjera të rajonit kanë dy parakushte: së pari, kanë një

reformë të nisur më herët dhe, së dyti, kanë një të ardhur në raport me përqindjen mbi produktin

e brendshëm më shumë se sa e kemi ne. Sot flasim për një të ardhur tatimore doganore, të

ardhura të buxhetit të shtetit, të cilat shkojnë në nivelin e 27,5% mbi produktin e brendshëm

bruto, ndërkohë vendet e tjera të rajonit e kanë mbi 30%. Kjo vjen si rezultat i një problemi

madhor, që lidhet me një plagë ekonomike, që është informaliteti, evazioni e të tjerë.

Në mënyrë të detajuar, edhe në formatin e sistemeve që po përpiqemi të implementojmë

dhe të ligjeve të reja, që edhe ju si komision keni kaluar gjatë këtij viti, mendojmë që ka një

parakusht të mirë për dy vitet e ardhshme që ky proces të rrisë me të paktën 2 deri në 3 pikë

përqqindje në 5 vitet e ardhshme dhe të arrijmë në këto nivele. Kjo është e para. Pra, nëse ne

do të kemi të ardhura të mjaftueshme si vendet e tjera në raport me produktin e brendshëm

bruto si rezultat i informalitetit, sigurisht edhe kjo përqindje vjen dhe bëhet më pak e

krahasueshme. Ngushtimi i këtij gape është obligim, por nuk është e mundur të realizohet në

një vit.

Së dyti, flasim për pushtet vendor, i cili prej vitit 2017 po mendon se si të vetorganizojë

financat e tij publike, të ardhurat. Ju me të drejtë përmendët faktin që nëse taksa mbi pasurinë

e paluajtshme do të vendoset si prioritet, pas aprovimit të ligjit dhe të gjithë klauzolat që ai

parashikon, ne do të kishim një mundësi të mirë për t’i realizuar këto të ardhura, përtej procesit

që unë përmenda pak më parë që lidhet me pushtetin qendror.

Ku jemi me kadastrën fiskale? Edhe pse ka 2 vite punë, ne kemi regjistruar vetëm 590

mijë pasuri ose afërisht 600 mijë pasuri të paluajtshme. Kjo është një plagë tjetër, që lidhet me

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

14

të gjithë mënyrën se si regjistri i pasurive po fillon të riorganizohet brenda një reforme, po aq

të rëndësishme që po punohet. Megjithatë, kadastra fiskale nuk mund të jetë pengesë që

pushteti vendor të mos marrë vendime sipas detyrimeve ligjore.

Vitin e kaluar kemi bërë takime edhe me kryetarët e bashkive, ku evidentuam që, me

përjashtim të disa bashkive të mëdha, kryesisht Tirana, Durrësi, Fieri, Korça e të tjera, një pjesë

e mirë e 33 bashkive të tjera nuk kishin marrë asnjë vendim në raport me këtë taksë, qoftë edhe

në afatmesëm. Pra, ka një nevojë për ta angazhuar të gjithë sistemin e vetëqeverisjes në një

format afatmesëm dhe në raport me të ardhurat, sipas detyrimeve ligjore që njihen.

Për të shkuar te korrigjimi i shifrës prej 389 milionë lekë, ajo do të korrigjohet, por në

aspekt hapash ne nuk kishim akoma aprovimin e ligjit për ta realizuar atë. Ne do ta bëjmë atë

në tabelë konkretisht.

Në raport me iniciativat që përmendët për të ndryshuar sistemin e pagave, ne në ministri

e kemi diskutuar jo më larg se javën e kaluar, dhe kemi thënë që këtë iniciativë do ta marrim

tani. Pra, sistemi i pagave nga pushteti vendor duhet të jetë, nuk po them i njësuar, por duhet

analizuar. Nuk mund të ndodhë që sistemi i pagave të një arsimtari dhe një të pushtetit vendor

të jetë shumë më ndryshe në raport me kategorinë dhe vlerën që ka ai produkt që jep kudo

qoftë.

E dyta, sepse ne nuk mund të gjejmë punonjës të kualifikuar dhe t’i mbajmë në ato

qytete për të mos lëvizur si rezultat i kësaj mungese iniciative. Kështu që, është shumë e drejtë,

zoti Fino, e mbështes totalisht dhe, siç e thashë, ne në ministri e kemi nisur këtë punë për të

filluar dhe për të pasur një iniciativë.

Do t’i kërkoja zonjës Dhëmbi nëse kam lënë diçka te produktet e reformës në drejtësi,

ta plotësojë dhe pastaj të vijojmë.

Bashkim Fino - Më shkatërrove me përgjigjet! Jam shumë i kënaqur!

Ulsi Manja - Kjo do të thotë, zoti Fino, se zonja Dhëmbi nuk ka çfarë shton.

Bashkim Fino – Nuk ka çfarë të shtojë.

Alket Hyseni – Mund të bëj një pyetje?

Ulsi Manja – Po, zoti Hyseni.

Alket Hyseni – Faleminderit, zoti kryetar!

Përshëndetje, zonja Ministre!

Përshëndetje, kolegë!

Shfrytëzojmë rastin që kemi ministren në komision, përtej asaj që ministrja parashtroi

dhe relatori po ashtu bëri një ekspoze, do të shfrytëzoja rastin si deputet i qarkut të Vlorës,

zonja Ministre, për të ngritur dy pyetje konkrete.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

15

Ne e kuptojmë shumë mirë situatën e vështirë ekonomike ku gjendet ekonomia globale,

patjetër ekonomia shqiptare, dhe siç e dimë, edhe buxheti i shtetit ka pësuar tkurrje, por, përtej

kësaj, unë jam i interesuar të di për disa projekte madhore nëse cenohet ose jo financimi i tyre

me buxhetin e ri dhe marr spunto në këtë komision për të qenë konkret: projekti i rrugës

Kardhiq-Delvinë, projekti i Lumit të Vlorës, bajpasi i Vlorës dhe rruga Orikum-Llogora, akse

të cilat janë shumë të rëndësishme jo thjesht për qarkun e Vlorës, ku unë si deputet jam

interesuar drejtpërdrejt, por janë të rëndësishme për të përmbyllur unazën e Jugut dhe kanë

lidhje me impaktin e turizmit në Shqipëri, pra nëse financimi i tyre cenohet apo jo vitin e

ardhshëm, do të ishte shumë me interes për t’u dëgjuar prej meje.

Së dyti, përtej shqetësimit të përhershëm që relatori ka për pushtetin lokal dhe

ndjeshmërinë e tij, unë do të doja të dija diçka konkretisht, duke pasur parasysh pikërisht që

edhe bashkitë mbledhin më pak të ardhura në këtë krizë. Pra, janë disa bashki të ashtuquajtura

të varfra; pikërisht përsëri po qëndroj në qarkun e Vlorës, siç janë Delvina, Selenica, Konispoli

dhe Finiqi, të cilat unë e di që ministrja i njeh mirë, sepse ministrja është po nga ky qark, ka

kontakte dhe njohuri shumë të mira për këtë qark, ku së bashku kemi qenë në disa aktivitete

dhe besoj do të jemi. Do të doja të dija nëse kjo formula jonë e famshme,që Moza direkt miraton

atje, a ka mundësi që në situata të tilla të jetë pak më fleksible për të ndihmuar ato bashki që

kanë më tepër nevojë sesa të tjerat?

Unë e kuptoj që edhe bashkitë e tjera kanë probleme, edhe bashkitë që mbledhin të

ardhura, siç është Tirana. Ato mund të kenë probleme, por nuk janë kurrë problemet e këtyre

bashkive, të ashtuquajtura të pasura, si ato të bashkive të tjera, të cilat vuajnë ende probleme të

mbartura të borxheve. Për shembull, Bashkia e Delvinës, Bashkia e Finiqit kanë një kuotë

borxhi që, pavarësisht se u ndihmuan nga Ministria e Financave edhe gjatë këtij viti korrent,

në vitin 2020, kanë përsëri një gjendje borxhi të akumuluar nga keqadministrimi i

paraardhësve, e cila kërkon patjetër ndërhyrjen e Ministrisë së Financave.

Këto dy shqetësime në formë pyetjeje kam unë, zonja Ministre, dhe do të doja të dija

qëndrimin tuaj. Ju falënderoj edhe një herë për ekspozenë, si dhe për paraqitjen e një buxheti,

i cili është për t’u përshëndetur, duke pasur parasysh situatën ku jemi. Nuk është buxheti më i

mirë me të cilin do të krenoheshim ne dhe shqiptarët, por është buxheti më i mirë në kushtet

aktuale dhe në kushtet ku situata ekonomike nuk lejon më tepër sesa kaq.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Fjalën e ka zonja ministre për përgjigjet.

Anila Denaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit, zoti Hyseni!

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

16

Do ta nis nga fundi, sepse dua vërtet që të flas jo vetëm për bashkitë e qarkut të Vlorës,

por për të gjitha bashkitë.

Problemi i detyrimeve të prapambetura është një problem i mbartur, i cili vjen edhe si

rezultat i një pune të para vitit 2017 dhe nuk ka qenë e konsoliduar në një vëmendje nga vetë

drejtuesit e bashkive, sigurisht, e adresuar në mënyrë të fokusuar edhe nga Ministria e

Financave, ka filluar të reduktojë vit pas viti detyrimet e prapambetura.

Në vitin korrent që flasim, ne e kemi ulur me 4,5% nga viti paraardhës, sepse nuk mund

të ulen të gjitha detyrimet e prapambetura me një vit, por unë shpresoj që të gjithë drejtuesit e

pushtetit vendor ta shikojnë këtë proces, me të cilin ata janë ballafaquar prej vitit të kaluar, si

një proces ku nuk duhet shkuar më, sepse detyrimet e prapambetura nuk mund të

akumuloheshin, sidomos për disa zëra të rëndësishëm, siç janë sigurimet shoqërore.

Unë vërtet them që ky është një proces i vështirë, por është një lesson learnt, më falni

për shprehjen, është një mësim i mirë për të pushtetin vendor se ku nuk duhet shkuar. Besoj që

ne po i ndihmojmë gradualisht të bëjnë pagesa vit pas viti. Do të jetë një proces që do të marrë

disa vite, por detyrimisht bashkitë, sidomos ato të vogla, nuk kanë shumë hapësira për të rritur

të ardhurat, siç mund të kishin bashkitë e tjera, me elementin e taksës së pasurisë që folëm.

Megjithatë, ju, zoti Hyseni, duke qenë jurist në profesion, e dini më mirë sesa unë si

ekonomiste që ligji nuk përcaktohet për ndryshim të formulës, sepse ka situatë pandemie, ose

do të ketë një nismë për të ndryshuar këtë ligj, por ligji ka disa kritere shumë të rëndësishme

që kanë të bëjnë me popullsinë, me disa elemente të tjera, të cilat, kur janë vendosur, janë

vendosur duke i parashikuar të gjitha vështirësitë.

Ne do të mundësojmë, siç e kemi parë edhe këtë vit, mbështetje më të madhe sesa një

vit më parë dhe mbështetje të vogla në raport me grantet që Ministria e Financave jep, por nuk

mund të ndryshojmë formulën e shpërndarjes së grantit të pakushtëzuar, unless ose nëse ka një

iniciativë që do ta analizojmë këtë me kritere bazë, por vetë ne nuk e nisim dot.Pra, fleksibiliteti

në kuadrin e Ministrisë së Financave nuk ekziston. Mund të ketë mbështetje të tjera, po,

sigurisht, siç e kemi bërë dhe do ta bëjmë në vijim.

Për të vijuar me pjesën e infrastrukturës, e cila, në fakt, në qarkun e Vlorës është një

infrastrukturë e prekshme. Kryeministri e ka vendosur të gjithë qarkun në një kantier, le të

themi, dhe, sigurisht, unë e thashë pak më parë që një nga objektivat e fondit të rritur me 14

miliardë lekë të Ministrisë së Infrastrukturës është përfundimi i rrugëve. Nuk shkova në detaje,

pasi mendova se ato janë në relacion, por, është rruga Kardhiq-Delvinë, është bajpasi i Vlorës,

është bajpasi i Tepelenës, të cilat janë pengesa që lidhen në mënyrë të padiskutueshme edhe

me rrugët rurale nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

17

Personalisht, vitin e kaluar kam punuar edhe për të rritur nevojën për financim për lotin

e tretë të Bregut të Lumit. Kështu që them se do të jetë një kantier, i cili brenda afateve teknike

do të përfundojë dhe besoj se viti 2021 do t’i realizojë këta objektiva më së miri.

Zonja Dhëmbi, ndonjë koment, të lutem, në qoftë se mundem, zoti kryetar?

Ulsi Manja – Zonja Dhëmbi mund ta marrë fjalën në çdo kohë për të plotësuar gjërat

teknike.

Mimoza Dhëmbi – Më dëgjoni?

Ulsi Manja – Dëgjoheni shumë mirë.

Mimoza Dhëmbi – Meqenëse po zhvilloni temën e objekteve të reja të infrastrukturës

për vitin e ardhshëm, unë desha të shtoja që tuneli i Llogorasë është një nga objektet më të

rëndësishme të reja për vitin e ardhshëm me rreth 4 miliardë lekë në fondin e infrastrukturës.

Studimi ka filluar dhe do të marrë udhë gjatë vitit të ardhshëm.Pastaj, objektet e tjera që janë

në vazhdim, janë të gjitha të financuara, me qëllim që të vazhdojë puna normalisht. Patjetër që

rruga Kardhiq-Delvinë është ndër rrugët prioritare, edhe Korçë-Ersekë, edhe rruga e Lumit të

Vlorës e të tjera.

Për bashkitë e varfra, unë do të thosha që zonja ministre e shpjegoi shumë bukur që

formula është formulë dhe formulës nuk ke çfarë i bën, prandaj ne e kemi vendosur edhe në

ligj formulën që të mos mundemi të fusim elemente të reja nga jashtë. Por shteti ka shumë

mekanizma të tjerë, me të cilët mund t’i ndihmojë këto komuna: janë fondet e zhvillimit rajonal

te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, fondi social te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,

pra janë te fondi i strehimit që e ka Ministria e Financave, ku bashkitë mund të aplikojnë dhe

nëse bëjnë projekte të mira, mund të përfitojnë nga fondet nacionale. Pra, ato mund të çojnë

fonde të tjera nga pushteti qendror në këto bashki, ose fonde për ndërtime ujësjellësish,

rehabilitimi e të tjera. Ky është një mekanizëm, që mund t’i ndihmojë bashkitë që nuk kanë

mundësi nëpërmjet të ardhurave të veta, të financojnë projektet të rëndësishme.

Duke vazhduar pastaj, edhe në qoftë se zoti Bashkim dëshiron të vazhdojë idenë

e pyetjeve të tij, folëm për output-et e institucione të drejtësisë, këto do t’i diskutojmë rast pas

rasti, kur të diskutojmë me institucionet një pas një. Dua të them që është paksa e vështirë në

këto institucione që të qartësosh, të nxjerrësh realisht autput-e të matshme dhe të lexueshme,

pasi shumë institucione janë të reja, të sapokrijuara, disa institucione janë, shpeshherë, jo

shumë funksionale, të paplotësuara e të tjera. Sidoqoftë, mund të them që ne jemi kujdesur

veçanërisht për institucionet e reja të drejtësisë, që të mos u mungojë funksionaliteti, por të

kenë fondet e mjaftueshme, për të punuar normalisht, të kenë fondin e plotë të pagave, stafin

administrativ, të kenë koston operative të nevojshme, për të funksionuar normalisht.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

18

Pastaj, ka edhe kërkesa plus-minus, diku për një investim shtesë 10 apo 20 milionë, por

këto janë çështje të diskutueshme dhe ju mund t’i dëgjoni ato me transparencë dhe të vendosni

së bashku se cilat janë nevojat.

Kemi disa institucione, për shembull, të cilat i kanë sjellë kërkesat më vonë, kur buxheti

kishte shkuar në qeveri. Pra, mbasi ne dërguam buxhetin në qeveri, siç është rasti i BKH-së, ka

sjellë një kërkesë krejtësisht të veçantë, ose dhe KQZ-ja, pra i kanë sjellë jashtë afateve dhe ne

mund të hapim diskutimin

Ne e kemi drejtuar këtë në komisionin tuaj, për t’i diskutuar këto çështje dhe për të

vendosur çështjet më të rëndësishme, gjithmonë duke pasur parasysh që burimet janë tejet të

kufizuara. Domethënë ka qenë shumë, shumë e vështirë për ta qepur këtë buxhet, me gjithë

këto prioritete.

Te pushteti vendor, dua të them disa gjëra shumë shpejt. Vërtet pushteti vendor në

raport me GDP-në është 3,3% dhe është përqindje e ulët, por në qoftë se shikojmë sesi ka

evoluar pushteti vendor nga 2013-a deri sot, mund të themi që ka qenë rritje graduale, por rritje

konstante, nga 2,1% në 3,3 % e GDP-së dhe kjo përbën sukses. Suksesin nuk mund ta shohim

thjesht në dy vjet, të krahasojmë dy vjet e të themi është kaq apo aq, më pak ose më shumë.

Një çështje tjetër ose një krahasim tjetër që mund të bëjmë janë shpenzimet e pushtetit

vendor në raport me totalin e shpenzimeve të shtetit, sepse ne dallojmë që kemi një buxhet të

vogël krahasuar me rajonin. Pra, nuk mund të themi që është 3,3% dhe rajoni e ka kaq, duhet

të shikojmë edhe totalin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit dhe mund të krahasojmë pushtetin

vendor në raport me buxhetin e shtetit, dhe në këtë aspekt ka zhvillim pozitiv. Pra, gjithashtu

mund të themi që...

Bashkim Fino – Moza, pse e prish dhe futesh kot te pushteti lokal. Ishe mirë te

ministria, po e prishni.

Mimoza Dhëmbi – Po e prish?

Në rregull, te pushteti vendor do të them vetëm disa risi të buxhetit të pushtetit vendor

të këtij viti.

Kemi futur fondin e emergjencës për herë të parë, jemi kritikuar edhe në vitet e kaluara,

për arsye se është një detyrim ligjor. Kemi vendosur një fond prej 500 milion lekësh për herë

të parë, për emergjencat civile, duke qenë se emergjencat civile vërtet janë bërë një problem

aktualisht dhe risqet janë rrotull nesh. Kështu që, ne kemi vendosur një fond që përbën rreth

1% të totalit të buxhetit vendor, që së bashku me fondin rezervë të buxhetit vendor, bën një

paketë prej rreth 4% dhe është një fond i mjaftueshëm për të përballuar emergjencat. Pastaj,

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

19

për emergjenca kombëtare kuptohet që ndërhyn buxheti i shteti nëpërmjet fondeve të veta të

emergjencës.

Gjithashtu, për herë të parë në vitin 2020 ne shpërndamë 2% të të ardhurave nga të

ardhurat personale, një detyrim ligjor edhe ky. Pra, ndamë rreth 40 milionë lekë, madje i

rekomanduam pushtetit vendor për t’i përdor për situatën e COVID-it, për situatën e

dezinfektimit, të higjienizimit të shkollave dhe ambienteve publike. Vitin e ardhshëm do të

respektojmë tërësisht ndarjen e kësaj takse 2% të pushteti vendor, për rreth 800 milionë lekë

më shumë, do të shkojnë te pushteti vendor, përveç atyre që marrin me formulë, pra përveç

atyre që marrin minimalisht, 1% të GDP-së, që është transferta e favorizuar, që është një

detyrim ligjor.

Pavarësisht se GDP-ja ka rënë nga viti i kaluar, ne kemi qenë të detyruar të ruajmë

nivelin e vitit të kaluar. Pra, në qoftë se do të ishte detyrimi për të ruajtur 1% të GDP-së, fondi

do të ishte rreth 800 milionë më pak sesa viti i kaluar. Fakti që ne kemi detyrimin të ruajmë të

njëjtin nivel me vitin e kaluar, të paktën, na ka detyruar që fondin ta kompensojmë me 800

milionë lekë më shumë në transfertën e favorizuar. Pra, janë këto tre-katër risi që ka buxheti i

pushtetit vendor, brenda këtij kuadri buxhetor.

Ulsi Manja – Po, faleminderit zonja Dhëmbi!

Kolegët kanë pyetje lidhur me projektbuxhetin?

Vasilika Hysi – Kryetar, kam unë.

Ulsi Manja - Po, zonja Hysi ka pyetje.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Shumë faleminderit, zonja Ministre dhe zonja Dhëmbi, për prezantimin!

Falënderoj dhe zotin Fino, si gjithmonë profesionist në diskutime, aq më tepër për

buxhetin! E ndoqa me vëmendje dhe ju falënderoj, në radhë te parë për paraqitjen shumë më

herët të buxhetit të shtetit, duke na dhënë mundësinë për t’u njohur me të dhe për ta diskutuar,

si dhe për të bërë një proces të konsultimit publik. Njëkohësisht, edhe ju falënderoj për

menaxhimin e situatës financiare, që nuk ka qenë aspak e lehtë, pas dy tërmeteve dhe gjatë

periudhës së pandemisë. Sikurse edhe shumë falënderime për sqarimet që u dhanë!

Unë kam disa pyetje, në vijim të pyetjeve që bëri zoti Fino, në lidhje me qeverisjen

vendore, por edhe për disa ligje që ne kemi kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të cilat ka

disa detyrime prej dy -tre vjetësh, të paktën.

Çështja e parë është e lidhur me zbatimin e ligjit për strehimin social. Është një

problem i madh, i cili kërkon të zbatohet, është një nevojë jetike, është një ligj në monitorim.

Nga ana tjetër, bashkitë, për shkak të situatës së krijuar, por dhe uljes së barrës fiskale për

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

20

bizneset që kanë lehtësuar të ardhurat, nuk i kanë të mjaftueshme dhe këtu flas dhe për bashkinë

e Tiranës, që megjithëse ka shumë biznese dhe është metropoli i Shqipërisë, humbjet ose

deficitet, borxhet që krijohen për shkak të mosmbledhjes së taksave nga bizneset, që janë numri

më i madh në Tiranë, e vë në vështirësi. Si është menduar për të adresuar dhe për të filluar

zbatimin e ligjit të strehimit social, ku në fokus dua të përqendrohem te familjet në nevojë,

familjet rome dhe egjiptiane?

E dyta, është ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Ky ligj ka një faturë

financiare, është një nga ligjet e paketës së reformës në drejtësi dhe pa dyshim ndihma dytësore

është e rëndësishme, sidomos në periudhën e rindërtimit dhe të COVID-it.

E treta, më ka shqetësuar dhe po e ritheksoj, zonja Ministre, zbatimi i Kodit të Drejtësisë

Penale për të miturit dhe ngritja e qendrave për parandalimin e kriminalitetit të fëmijëve. Kjo

qendër duhet të ishte ngritur shumë kohë më parë, pasi ligji ka rreth tre-katër vjet që është në

fuqi, por po them tre vjet, për të qenë më e saktë dhe qendra duhet të ishte ngritur brenda vitit

2018. Në dijeninë time kjo qendër nuk është ngritur ende dhe ne kemi një problematikë që

duhet të adresohet në lidhje me fëmijët, të cilët përfshihen në rrugën e krimit dhe institucionet

e drejtësisë, për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale, nuk mund të merren me to, duke i

lënë në mëshirën e fatit. A keni planifikuar ngritjen e kësaj qendre në vitin 2021 dhe bërjen e

saj funksionale?

Një çështje që lidhet me organet e qeverisjes vendore janë mekanizmat vendorë për

parandalimin e dhunës në familje dhe adresimin e rasteve të fëmijëve. Nga vizita studimore,

zoti Fino është njohës shumë më i mirë për shkak se drejton Nënkomisionin për Organet e

Vetëqeverisjen Vendore, ka rezultuar se organet e vetëqeverisjes vendore janë në vështirësi

për t’i ngritur dhe për t’i mbajtur funksionale siç duhet me efektivitet këta mekanizma. Ju

thatë se buxheti është i shtrënguar. Po, është i shtrënguar, por 3% në totalin e buxhetit në raport

me qeverisjen qendrore, unë e vlerësoj, nuk do të mundemi të ofrojmë ato shërbime, për të

cilat kanë nevojë gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në shoqëri apo në familje. Si keni

menduar t’i adresoni këto probleme edhe në kuadër të legjislacionit të miratuar?

E fundit, nxitja e punësimit është një ndër sfidat për qeverinë në vitin 2021 në kuadër

të COVID-it, por edhe në kudër të problematikave që kanë rezultuar nga rindërtimi. Ju thatë se

do të ulet papunësia. Ju përshëndes dhe ju mbështes fort, por si mund të nxitet punësimi? Cila

është pjesa në buxhetin e shtetit që do të shkojë për nxitjen e punësimit dhe programeve të

punësimit, ku në fokus të veçantë duhet të jenë familjet në nevojë, romët, egjiptianët apo

njerëzit që janë me aftësi të kufizuara? Për shkak të problematikave nuk mund të jenë punësime

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

21

me kohë të plotë, por kanë nevojë të punësohen qoftë dhe përkohësisht, sipas raporteve

mjekësore dhe të jetojnë me dinjitet dhe jo me ndihmë sociale.

Ju falënderoj për fondin e emergjencave civile!

Zoti kryetar, që të mos e marr më fjalën për diskutim, buxhetin e Byrosë Kombëtare

dhe të KQZ-së unë do ta vlerësoja jashtëzakonisht shumë. Jemi në një vit elektoral, KQZ-ja

është e re, ka nevojë për një buxhetim, po kështu edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Nëse ne

duam të arrijmë disa rezultate në objektivat që ka qeveria shqiptare, por edhe ne si Kuvend,

edhe Komisioni i Ligjeve që është shumë i fokusuar te reforma në drejtësi buxheti për

strukturën e re të BKH-së dhe për stafin që është përzgjedhur është shumë i rëndësishëm. Unë

si anëtare e komisionit dhe të gjithë kolegët do t’ju mbështesim për të pasur një buxhet sa më

të mirë për institucionet e reja. Do të kërkoja nga komisioni dhe kryetari, që është shumë i

vëmendshëm në këtë çështje, tashmë që nuk kemi një mekanizëm të monitorimit të ngritjes së

këtyre institucioneve, të ndjekim rezultatin e buxheteve jo pak të vogla që kemi ofruar për këto

institucione për të parë sesa efektive kanë qenë paratë që kemi nxjerrë nga taksapaguesit

shqiptarë.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Zonja Ministre, keni fjalën.

Anila Denaj – Shumë faleminderit, zonja Hysi!

Do të më duhen 30 minuta për përgjigjet, por do të përgjigjem pak shkurt, nëse më

lejoni, për të thënë atë që është më e rëndësishme.

Ulsi Manja – Zonja Ministre, 30 minuta nuk na shkoi prezantimi i projektbuxhetit dhe

jo më përgjigjet.

Anila Denaj – Po do të jem shteruese. Unë do të marr vetëm 5 minuta, nëse më lejoni.

Strehimi social ka një parashikim për vitin 2021 prej 1,8 miliardë lekësh, prej të cilave 1,5

miliardë janë fondi i bonusit, i cili shkon për personat që janë të pastrehë. Unë nuk e përmenda,

faleminderit që ma sollët në vëmendje me pyetje, sepse në vitin 2020 ne rishikuam aktin

normativ dhe fondi i ndihmës me bonusin e qirasë është 3 miliardë lekë. Pse e kemi

parashikuar më të ulët vitin tjetër? Sepse ndërkohë që jemi me kantiere të hapura, një pjesë e

mirë e këtyre kantiereve do të jenë produkte finale dhe bonusi i qirasë do të ulet. Nga këto 1,8

miliardë lekë, 300 milionë janë subvencione që shkojnë për strehimin social në kompensimin

me subvencion. Kjo është një politikë që qeveria shqiptare e ka pasur prej vitit 2013 në fokus

për t’u ulur dhe për të amortizuar sa më shumë efektet sociale në strehim për shtresat në nevojë.

Ju e dini, sepse bashkë kemi marrë pjesë në shumë konferenca për mbështetjen e shtresave në

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

22

nevojë, duke filluar nga komunitetet rome dhe egjiptiane, ku një nga problematikat kryesore të

tyre, që është adresuar nëpërmjet fondeve dhe projekteve ndërkombëtare, ka qenë regjistrimi

i tyre dhe nxitja për aftësim dhe formim profesional përpara se të shkojmë drejt punësimit, i

cili sipas ligjit që kemi realizuar edhe vitin e kaluar mundëson jo vetëm për ta një vëmendje të

madhe, por dhe për personat me aftësi të kufizuara vendos kuota dhe i dimë të gjitha detajet që

për të gjithë personat me aftësi të kufizuara të gjithë punëdhënësit kanë një detyrim të kenë

1 në 25 persona me punësim nga kjo shtresë. Kjo gjë për të bërë që kjo shtresë të jetë jo

vetëm aktive për atë pjesë që ata munden, të denjë për shoqërinë, për ndjesinë e tyre familjare,

por edhe për ta nxitur këtë punësim që shpesh vjen i munguar në mënyrë automatike. Ligji

“Për punësimin” vjet u ka dhënë një vëmendje të shtuar. Nga të gjitha këto grupe presim të

ketë një ekzekutim edhe nga pushteti vendor, përveçse atij qendror, por më duhet të theksoj se

jo gjithmonë flasim për këto produkte dhe shpesh mbetemi për t’i monitoruar në fund të vitit.

Për të vijuar me elementin e rëndësishëm që lidhet me çështjen e vlerësimit si vlerë

deri në fund të vitit, unë e përmenda që popullsia do të rritet në 13,9%; skema e nxitjes së

punësimit që ne implementuam parashikon të kthejë një pjesë të mirë të personave të dalë të

papunë me subvencione të konsiderueshme. Ky projekt do të vazhdojë dhe për vitin tjetër me

të njëjtën vlerë dhe me rritjen e pagës minimale me 30 mijë. Unë nuk e përmenda më parë,

por besoj se është e ditur nga të gjithë që nga 1 janari do të ketë një vlerë dhe më të shtuar,

shpresoj edhe konsum më të rritur për të realizuar ato objektiva që thamë.

Për bashkitë, në raport edhe me fokusin te shpenzimet eficiente, duhet ndoshta të

shikohet se sa për qind janë shpenzimet e personelit kundrejt shpenzimeve që mund të shkojnë

investime për fëmijët apo për personat me aftësi të kufizuara. Ne i nxitim bashkitë që të japin

sa më shumë për këta persona.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

Kush ka pyetje të tjera nga kolegët?

Vasilika Hysi – Zoti kryetar, nuk mora përgjigje për Qendrën për Parandalimin e

Kriminalitetit të Fëmijëve dhe për ndihmën juridike, që janë dy përparësi edhe në kuadrin e

integrimit.

Ulsi Manja – Po besoj se janë akomoduar te buxheti i Ministrisë së Drejtësisë.

Anila Denaj – Po, janë te buxheti i kësaj ministrie.

Ulsi Manja – Por, gjithsesi,

Udhëroni, zonja Ministre!

Anila Denaj – Është e drejtë ajo që ju thatë, janë të parashikuara te buxheti. Në raport

me qendrën, zonja Hysi e di se përpjekjet e ministrisë për të dhënë një pronë vitin e kaluar, por

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

23

kriteret se si e kërkojmë këtë pronë janë të tilla që ne nuk mund t’i realizojmë 100%, megjithatë

mund të adoptojmë struktura aktuale dhe t’i kalojmë.

Pra, nuk ka munguar vëmendja në mënyrë absolute.

Ulsi Manja – Kush ka pyetje?

Urdhëroni, zoti Alimadhi!

Adriatik Alimadhi – Faleminderit, zoti kryetar!

E para, meqenëse na shikon si armik të popullit në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve,

do të kisha dëshirën të na trajtonit si anëtarë të komisionit, jo si armiq të popullit.

E dyta, motoja e qeverisë shqiptare, që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, ka qenë

rilindja urbane. Sa është fondi që është shpenzuar për këtë sa njësi administrative mund të kenë

përfunduar dhe sa mund të jenë në proces?

Ju thatë që në buxhetin e shtetit është një fond prej 3 miliardë lekësh për kthimin dhe

kompensimin e pronave. Ky fond, a e mbyll të gjithë problematikën dhe gropën e madhe në

buxhet? Kjo sepse hasim në rrugë shumë qytetarë që thonë kam për të marrë kaq lekë, prandaj

pyetja ime ka këtë ide: a mbyllet kjo gjë me këtë fond të përcaktuar? Po ose jo?

Duke qenë deputet opozitar, njerëzit më dalin përpara në rrugë, zonja Ministre, dhe dua

të di se sa vendime gjyqësore ose sa është fondi që vendimet gjyqësore ose individë të

ndryshëm, që kanë qenë në administratën e shtetit dhe e kanë fituar këtë të drejtë dhe sa është

fondi për t’ua kthyer qytetarëve?

Kam edhe një pyetje tjetër. Kemi parë që në administratë ka individë ose personel me

kontrata. A ka mundësi të na thoni se sa shkon ky numër?

Këto ishin pyetjet e mia, zoti kryetar.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Urdhëroni, zonja Ministre!

Anila Denaj – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Sigurisht, ne nuk do ta përfundojmë sot këtë diskutim për buxhetin, që është diskutimi

në parim, kurse me diskutimin nen për nen do të shkojmë tek të gjithë zërat. Për t’iu përgjigjur

pyetjes suaj dhe kryesisht çështjes që lidhet me fondet, të cilat, kur parashikohen në një buxhet,

parashikohen në ecurinë historike të tyre. Kjo do të thotë se fondi i të përndjekurve apo fondi

për kompensim të pronarëve (po marr këtë të dyja si shembull për të mos e lënë vetëm njërën)

janë fonde, të cilat tregojnë ecurinë se si kanë vijuar disbursimet dhe ne jemi në situatën që

disbursimet jo gjithëmonë kufizohen në raport me fondin, por me procedurat dhe këto

procedura nuk i menaxhojmë dot në mënyrë të plotë, sepse ligji ka parashikuar

dokumentacionin. Ne ecim me parashikime historike dhe në bazë të kësaj mendojmë që të jemi

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

24

në të njëjtët parametra dhe nuk i kemi ulur, në mënyrë absolute, edhe pse ky është një vit i

vështirë, sepse mendojmë se janë shpenzimet e nevojshme, të duhura për të ndodhur.

Për sa u takon shpenzimeve gjyqësore dhe çështjes së punonjësve me kontratë, theksoj

se nuk është as viti i parë dhe nuk besoj të jetë as viti i fundit që punonjësit me kontratë të jenë

pjesë e administratës publike. Këto janë formate, të cilat janë në dy forma. Kemi formatin

afatshkurtër, për të realizuar mungesat që vijnë nga sistemi i administratës publike sipas ligjit

të nëpunësit civil.

Në proceset gjyqësore të mbartura më herët si rezultat edhe i largimeve të punonjësve

apo atyre, të cilat lidhen me proceset gjyqësore edhe përpara këty 8 vjetëve, sepse janë të

mbartura, nuk mund të paguhen në mënyrë të menjëhershme dhe detyrimi ligjor është, së pari,

për t’i pozicionuar punonjësit në strukturat e nëpunësit civil, përpara se të vijojë pagesa. Këtu

kemi ndeshur rëndom situata që punonjësit, edhe pse i ofrohet një vend pune, zakonisht janë të

prirur ta refuzojnë atë.

Për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj, them që nuk janë paguar të gjitha, por çdo gjë është

e projektuar brenda buxheteve dhe është një procedurë që i orfrohet një herë një vend pune,

pastaj vijohet me pagesat.

Për sa i takon rilindjes urbane, sot kudo që shkojmë dhe sa më shumë levizim brenda

turizmit patriotik, e prekim përtej fondeve të realizuara. Unë përgjigjen e kësaj pyetjeje në

shifra nuk e kam tani (në qoftë se zonja Dhëmbi e ka, sigurisht që mund të na e thotë), por

besoj se sa më shumë kemi lëvizuar këtë vit dhe do të lëvizim aq më shumë shohim që qendrat

urbane të kujtdo zone në Shqipëri janë transformuar, janë bërë më të aksesueshme dhe bëjnë

që edhe personat që jetojnë në ato zona të kenë mundësi të atraktojnë me akomodimet e tyre

turistët. Shpresoj se të gjithë ne t’i vizitojmë.

Në periudhën 2014-2019, të paktën këtë vleftë mund të jap në total, janë gati 35 miliardë

lekë. Nësë e ndajmë pastaj për çdo zë, besoj se zonja Dhëmbi do të na e thotë.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Kush ka pyetje të tjera?

Urdhëroni, zoti Alimadhi!

Adriatik Alimadhi – Zonja Ministre, në fakt, unë e kam prekur rilindjen urbane. Për

shembull, mund t’ju them se kur kam qenë kandidat në qarkun e Vlorës, kam qenë në komunën

Brataj dhe e kam prekur edhe zonën turistike, flas për plazhet dhe për fondet që janë hedhur

nga Plepat deri në fund fare, në Golem. E kam prekur dhe është shumë e mirë, por doja të dija

saktësisht se sa njësi administrative kanë përfunduar. Për shembull, nëse do të marrim njësinë

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

25

administrative në Gjerbës, ku zoti Shameti është deputet, nuk e di a ka ndonjë projekt apo jo,

ose a ka përfunduar apo jo. Pra, sa njësi administrative kanë përfunduar?

Ulsi Manja – Urdhëroni, zonja Denaj!

Anila Denaj – Unë do të flas në vlefta sot, zoti Alimadhi, dhe në numër kur të jemi në

diskutimin nen për nen. Më lejoni? Dakord.

Pra, janë 35 miliardë lekë nga pushteti qendror në peridhën 2014-2019 dhe 47 miliardë

lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Unë flas në total buxheti. Do të ulemi të shikojmë se

sa është ky numër, sepse neve na intereson se sa fonde janë dhënë në këto projekte dhe,

sigurisht, nuk janë pak.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

Kush ka pyetje të tjera? Nuk ka.

A diskutime për projektbuxhetin? Nëse nuk ka diskutime, përpara votimit në parim unë

do t’ia kaloj fjalën relatorit, zotit Fino, që të bëjë një përmbledhje të gjetjeve të këtij

projektbuxheti, më pas të kalojmë në votim. Pra, nëse nuk ka diskutime, më lejoni t’ia kaloj

fjalën zotit Fino.

Zoti Fino, fjala është për ju.

Bashkim Fino – Faleminderit, zoti kryetar!

I gjithë ky diskutim dhe të gjitha pyetjet që janë bërë nga kolegët e mi për ministren

ishin korrekte dhe përgjigjet ishin shumë shteruese. Unë dua të vë në dukje për anëtarët e

komisionit dhe për publikun disa nga karakteristikat kryesore të këtij projektbuxheti.

Së pari, ashtu siç e theksova edhe në diskutimin e mëparshëm, projektbuxheti i

rindërtimit të banesave të shkatërruara nga dëmet shkaktuara e tërmetit të vitit 2019 dhe i

rikuperimit të pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID 19 shprehet qartë se

gjatë vitit 2021 do të rivendoset normaliteti ekonomik në Shqipëri.

Së dyti, element që duhet ta përdorim është që projektbuxheti i vitit 2021 synon

objektivat e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomike, si dhe mbajtjen në kontroll të tregut

buxhetor, siç janë deficiti buxhetore, siç tha ministrja, dhe borxhi publik. Ky projekt synon të

shpërndajë në mënyrë sa më të drejtë barrën fiskale, duke ulur ngarkesën në grupe e sektorë të

caktuar. Me gjithë recensionin, rënien ekonomike që parashikohet të jetë minus 6,1%, janë të

mbrojtur dhe të garantuar tregues të tjerë që garantojnë stabilitet të financave publike, siç është

deficiti primar, rritja ekonomike me tregues pozitivë dhe investimet publike, konsumi e të tjerë.

Së treti, nga pikëpamja e metodologjisë së hartimit dhe të zbatimit ky projektbuxhet

reflekton ndryshimin që kërkon koha për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe menaxhimin

e pandemive të ndryshme. Këto fenomene natyrore dhe jonatyrore na kanë detyruar ta

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

26

ndryshojmë disa herë buxhetin, siç tha ministrja, gjatë vitit 2020, të ndryshojmë sjelljen tonë

të përditshme dhe qëndrimin social, për rrjedhojë këto kanë gjetur pasqyrim në këtë

projektbuxhet, me qëllim rritjen e sigurisë civile dhe shëndetësore si garanci për rritjen e

sigurimit të kushteve për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit.

Dëshmi e qartë e kësaj filozofie në këtë projektbuxhet janë fondet e rindërtimit që kapin një

shumë të konsiderueshme 28 miliardë lekë, ose 24% të totalit të investimeve publike, fondet

në fushën e sektorit anti-COVID dhe fondet për mbrojtjen civile akorduar bashkive në masën

që tha ministrja 500 milionë lekë.

Së katërti, zoti kryetar, ky projektbuxhet vazhdon të mbështesë një ndër reformat më të

rëndësishme për shqiptarët e vendit tonë: reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi vazhdon

të marrë një mbështetje madhore buxhetore, buxheti i të gjitha organeve dhe institucioneve të

drejtësisë ka pësuar rritje, siç tha ministrja, që nga viti 2017, sidomos në vitin 2021, duke

garantuar vazhdimin normal të punës së tyre.

Së pesti, projektbuxheti i vitit 2021, megjithëse me burime të kufizuara për shkak të

dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit të kaluar dhe nga COVID-i i këtij viti, vazhdon të

mbështesë pushtetin vendor. Pavarësisht recesionit të këtij viti dhe ritmit të ulët ekonomik që

parashikohet për vitin e ardhshëm, financimi nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor jo

vetëm që nuk ka pësuar ulje, përkundrazi, është rritur. Sipas produktit të brendshëm bruto për

vitin 2021, transferta e pakushtëzuar duhej të ishte 1,4 miliardë lekë më e vogël se këtë vit

dhe, pavarësisht kësaj, jo që nuk ka pësuar ulje, por ka një rritje të lehtë me rreth 1,3% më të

lartë se ajo e vitit 2020, ose, nëse e krahasojmë me vitin 2013 kur ne morëm pushtetin, është

50% më e lartë. Në përgjithësi, burimet e financimit vendor janë 5,3% më të larta se ato të vitit

2020 dhe, krahasuar me ato të vitit 2013, janë dy herë më të mëdha. Është për t’u veçuar fakti

se për herë të parë bashkitë do të marrin 800 milionë lekë më shumë për buxhetet e tyre nga

tatimi mbi të ardhurat personale që vjen nga zbatimi i ligjit të financave vendore; dhe kjo është

shumë e rëndësishme të thuhet.

Së fundi, zoti kryetar, që mos t’ju mbaj gjatë, sepse për këtë buxhet mund të flas gjithë

ditën, projektbuxheti i vitit 2021 konfirmon rikonsolidimin e treguesve makroekonomikë dhe

fiskalë duke siguruar punësimin, sipërmarrjen, pensionistët, nxënësit dhe studentët se Shqipëria

do të jetë më e fortë, më e mirë, më e stabilizuar dhe, mbi të gjitha, më e aftë për të ofruar

zhvillim dhe mirëqenie.

Duke përfunduar diskutimin tim në këtë seancë, unë ju bëj thirrje kolegëve të mi të

komisionit, edhe për shkak të përgjigjeve që morën nga ministrja dhe drejtoria e buxhetit,

projektbuxhetin në parim duhet ta kalojmë sot. Ne do të kemi mundësi javën tjetër për të

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

27

diskutuar në mënyrë të detajuar me të gjitha institucionet kushtetuese dhe ato që janë krijuar

me ligj. Ne kemi të gjitha evidencat këtu në komisionin tonë dhe jam shumë i bindur se edhe

institucionet që do të vijnë këtu, do të jenë të kënaqura me projektbuxhetin, sepse treguesit e

tyre kanë rritje nga viti në vit. Natyrisht, do të jemi bashkërisht për të folur pastaj për të

diskutuar dhe për ta miratuar nen për nen. Pra, ju bëj thirrje për ta votuar në parim

projektbuxhetin e vitit 2021.

Faleminderit, zoti kryetar!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Përpara se ta hedhim në votim, dua të sjell në vëmendjen e kolegëve që së bashku me

kolegun Fino sot kemi dakordësuar edhe strukturën e institucioneve të zgjedhjeve, pra të

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bashkim Fino – Gati e kam edhe atë, por nesër.

Ulsi Manja – Kështu që në ditët në vazhdim, kur të kemi dëgjesat për buxhetin me

institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj, do të marrin në konsideratë edhe strukturën e

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe Byronë Kombëtare të Hetimit që, siç e theksoi

edhe zonja Dhëmbi, i kanë sjellë kërkesat buxhetore, pasi buxheti ka kaluar në qeveri.

Gjithsesi, unë dua t’ju falënderoj për debatin konstruktiv sot në këtë seancë të

rëndësishme të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, pasi miratimi në parim i projektbuxhetit

është aktiviteti kryesor në jetën parlamentare për Komisionin e Ligjeve. Dua të falënderoj të

gjithë kolegët, por edhe ministren e Financave, zonjën Denaj, dhe zonjën Dhëmbi që ishin sot

prezentë në këtë komision dhe që iu përgjigjën pyetjeve e shqetësimeve të kolegëve! Shpresoj

që në ditët në vazhdim, kur ne do të kemi edhe dëgjesat me institucionet kushtetuese të krijuara

me ligj apo me shoqatat e bashkive të pushtetit vendor, të kemi të njëjtën qasje konstruktive

për t’i akomoduar sa mundemi nevojat e kërkesat buxhetore të këtyre institucioneve.

E hedhim në votim në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kush është dakord? Kundër? 1 kundër. Abstenim? Nuk ka.

Bashkim Fino – Pse gjithmonë kundër, Adriatik?! Të dhamë përgjigje për çdo gjë. Pse

jeni kundër? Votojeni një herë buxhetin, sepse është për COVID-in dhe ndërtimet. Votojeni,

sepse mirë ju bën.

Ulsi Manja – Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”.

Me miratimin në parim të këtij projektbuxheti, e deklaroj të mbyllur këtë seancë për

ditën e sotëm, duke ju falënderuar edhe një herë të gjithëve, ministren e Financave, zonjën

Denaj, zonjën Dhëmbi dhe, pa diskutim, relatorin zotin Fino për korrektësinë dhe seriozitetin

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · e financave publike është një pakt që mbështetet në shumë fondamente të strukturës ekonomike dhe të financave publike dhe duhet të them

28

që ka treguar vazhdimisht në Komisionin e Ligjeve për trajtimin e projektligjit për buxhetin, si

dhe të gjithë kolegët për përfshirjen në debatin aktiv.

Faleminderit! Ditë të mbarë.

Mbledhja e radhës dhe rendi i ditës do t’ju njoftohen nga sekretaria e komisionit.

MBYLLET MBLEDHJA