20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria - Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor 2007 faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni” 3.Nga redaksia Borås – Suedi 4.5. 28 Nëntori Kryeredaktor: 6.Låt oss stanna ännu en tid

Sokol Demaku [email protected] 7.Omari dhe pinguini Keshilli redaktues: 8.Emine Hoti - “Kam harruar” Rrahmon Jashari [email protected] 9.Marigona bisedon me babin Lena Liden [email protected] 10. Alla barn, poezi Agron Cela [email protected] 11.Punime nxënësish Ramadan Myrtaj [email protected] 12.Nga letërsia shqipe për

fëmijë Arsim Daka [email protected] 13.Punime nxënësish për 28 Nëntorin Hakif Jashari [email protected] 14.Mitrush Kuteli- Jam shqiptar Adresa e redaksisë 15.16. Migjeni- Zeneli, novelë [email protected] Revista Dituria 17.18. Mjekësi Studiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 19.Kuriozitete 503 07 Borås 20.Mirë se vini në bibliotekë

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 3

 "Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.

Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?

Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë

kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë

gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar.

Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është

dhe një nga më të drejtët"

FAIK KONICA  

Të gjithë SHQIPTARËVE  kudo që janë pa dallim  feje ,                                  krahine , ideje, partie , gjinie, moshe Ju urojmë : 

Gëzuar e për shumë mot  

DITËN E FLAMURIT DHE TË                          PAVARËSISË Redaksia e revistës ”Dituria” Borås

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 4 28 NËNTORI SHPALLJA E PAVARSISË

vetëm të fitojë me një kryengritje të përgjithëshme”.

28 nëntori i vitit 1912,do të mbetet për ne shqiptarët si një kryedatë e pamortshme.Ajo do të shërbejë kurdoherë për ne si një tempull në pragun e të cilit,përpara se të hyjmë do të dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore të

Në këtë mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarë luajtën dy figura të shquara të Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga marrëveshja e Taksimit, me punën e patriotëve shqiptarë, në trojet shqiptare dolën besëlidhjet e krahinave, si e Lezhës, Bregut te Matit, Dibrës e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912).

historisë.Paskëtej,pas trokitjes sonë në këtë tempull,do të na shfaqet e madhërishme ajo epope të cilën e quajmë ende sot “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i robëruar në shekuj,nuk ishte pajtuar me këtë robëri,në dejt tonë zgjohej liria,në shpirt,kurajo dhe guximi i madh.

Me iniciativën e Hasan Prishtinës aprovohet programi i kryengritjes e që parashihej 1. Caktimi i kufijëve, 2. Krijimi i një administrate shqiptare,

Në dhjetë vjetëshin e parë te shek. XX. shqiptarët organizuan kryengritje të shumta, duke përfshirë qytete të ndryshme, pra edhe Preshevën. Edhe përkundër rrethanave të ndërlikuara ndërkombëtare, luftën për çlirim dhe pavarësi populli shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i Kosovës në dhomën e deputetëve në Parlamentin osman më 11 janar 1912, bëri një diskutim të fuqishëm në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi në lagjën Taksim, i deputetëve shqiptarë, që paraqet marrëveshjen se “për Shqipërin nuk ka tjetër mjet

3. Ngritja e flamurit kombëtarë, 4. Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, 5. Në Shqipëri të sundojë guvernori shqiptare i zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, etj. Si dhe për zbatimin e këtyre kërkesave të jenë garantues fuqitë e mëdha. Këto kërkesa, de facto, ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartë e Stambollit, prandaj kryengritja e përgjithshme shqiptare vazhdoi në të gjitha trojet shqiptare.

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 5 Më 28 nëntorë 1912, në orën 14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i Vlorës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullit shqiptarë.

kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Dom Nikollë Libhova, ministër i punëve të brenshmë, Abdi Bej Toptani, ministër i finansave, Mehmet Pashë Dërralla, ministër i mbrojtjes kombëtare, Petro Poga, ministër i arsimit, Mit`hat Frashëri, ministër i punëve botërore, Pandeli Cale, ministër i PTT-së.

Në seancën e parë të këtij Kuvendi, fjalën hyrëse e paraqiti Ismajl Qemali në të cilën e paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe i përcaktoi masat e ngutshme që duhej të ndërrmerren. Shqiptarët tha ai, nuk harruan as gjuhën e as kombësinë e tyre dhe prova më e mirë janë përpjekjet dhe kryengritjet që bënë pa ndërprerë, e sidomos në katër

Në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë nuk morën pjesë: Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e të tjerë përshkak se u internuan në burgun e Kalasë së Beogradit (në Kalemegdan) dhe u mbajtën deri në prill të vitit 1913.

vitet e fundit për të ruajtur të drejtat dhe zakonet e tyre. Në vazhdim, ai tha se: populli na zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret për shpëtimin e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke u mbështetur mbi dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe të pavarur.

Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Ajo shënoi jo vetëm çlirimin nga zgjedhja shumëshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarë pretendimeve territoriale të shteteve fqinje, edhe pse fatëkeqsishtë nga ajo ditë e deri më sot më se gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë kufirit të shtetit.

Në vazhdimin e punës së Kuvendit të Vlorës, më 4 dhjetor 1912 bë zgjedhja e plotë e qeverisë, ku bënin pjesë: Ismajl Qemali,

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 6 Sokol DEMAKU Låt oss stanna ännu en tid - har inget att komma tillbaka till Allt är ok, okej. Ja, jag vet. Världen brinner. När som helst kan vi bli förgiftade med olika bakterier eller bombade av någon galning. Det är det som man kan höra att folk prata om en tid.

Dessa människor har ingenstans att ta vägen.

Det hände under 1900-talet i de balkanska länderna. Det hände sig att 1999 lämnade en miljon Kosovoalbaner sitt fosterland för att undvika våld och tortyr. De flydde till Makedonien eller Albanien. De som kom till Makedonien fick sedan, med hjälp av FN-organet UNHCR, en fristad i andra länder. Några kom till Sverige. Vissa kom ensamma, andra kom med familjen. För många människor har Sverige idag blivit ett andra fosterland, mest för de yngre familjemedlemmarna.

De har sett med sina ögon när man dödade hundratals gamla och oskyldiga, kvinnor och barn. Men Sverige och svenskarna har öppnat sina hjärtan och har hjälp till så mycket. Några hjälporganisationer, Eriskhjälpen och andra har byggt bostäder. Under det senaste året har Eriskhjälpen medverkat till att ett 60-tal hus byggts och renoverats, och Eriskhjälpen startar nu ett nytt projekt att renovera 50 nya hus. Sedan konflikten gjordes upp 1999 har 900 000 flyktingar återvänt till Kosovo med hjälp av hjälporganisationer från hela världen.

I kriget i Kosovo förintades mycket av landsbygden och många lantegendomar. Många flyktingar har minnen från händelser där de förlorade både familjemedlemmar och egendom. Den hjälpen är mycket välkommen.

Behoven är dock större än så. Därför hoppas vi att det ska fortsätta komma in stöd till Kosovosfolk.

Många har problem med trauman som de fick i kriget, de har problem med hälsa och hörsel.

Marre nga revista ”Djungeltrumman” 2005

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 7 Harun Jahja Omari dhe pinguini Një natë, para se të binte për të fjetur, Omari, bashkë me babain e tij, ndoqi një film dokumentar. Filmi fliste për kafshët dhe ai u habit shumë nga fakti se si arrijnë disa kafshë të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira të ambientit. Kur ra në shtrat, po mendonte për atë që kishte parë në televizor dhe nisi të imagjinonte që edhe ai jetonte atje, bashkë me kafshët. Papritur, e gjeti veten në një vend të mbuluar krejt me borë. Filloi të çapitej rreth e rrotull, kur, papritur e pakujtuar, dëgjoi një zë: -“Mirë se erdhe, Omar!” -“Kush je ti?” -e pyeti ai. -“Unë jam pinguini.”- u përgjigj kafshëza e vogël.Krijesa që po i fliste dukej tamam sikur kishte veshur frak. Omarit i ra ndër mend menjëherë se kush ishte ai që po i fliste. Edhe dokumentari që kishte parë atë mbrëmje me babain kishte një pjesë që fliste për pinguinët. -“Oh, po, tha Omari, unë sapo kam parë diçka për jetën tënde në televizor. Ëmmm...,është vërtet ngricë këtu. Po ti, nuk sëmuresh asnjëherë?” Pinguini iu përgjigj: -“Këtu është Poli i Jugut dhe temperaturat mund të shkojnë deri në -88°C. Kjo klimë mund t'u shkaktonte vdekjen shumë kafshëve, por, ne nuk kemi asnjë vështirësi që jetojmë këtu, kjo, falë cilësive të veçanta që kam. Ne nuk na bën dëm moti i ftohtë, ashtu si kafshëve të tjera, sepse nën lëkurë kemi veshur një pallto të ngrohtë prej dhjami. Kur vjen dimri, përgjatë bregdetit, ne drejtohemi për nga jugu.” Omarit i ra ndër mend përse e kishte fjalën ai dhe i tha: -“Kjo do të thotë se ju migroni! Po çfarë cilësish të tjera ke ti? Për shembull, unë mësova nga dokumentari se ju kujdeseni tepër për vezët derisa të çelin të vegjlit. Më trego, të lutem!” Pinguini buzëqeshi dhe filloi të flasë: -“Ndryshe nga kafshët e tjera, vezët nuk i ngroh femra, por mashkulli. E ne e bëjmë këtë në temperturën -30°C për 65 ditë pa lëvizur asnjë çast nga vendi. Në këtë kohë, nëna pinguin shkon larg për të kërkuar ushqim për zogjtë që do të çelin. Pasi çelin, zogjtë e kalojnë muajin e tyre të parë të jetës mbi këmbët e nënës dhe të babait, sepse, nëse do t'i lëshonin, qoftë edhe për dy minuta, ai do të ngrinte për vdekje.” Omari tundi kokën i habitur: -“Kjo do të thotë se ju duhet të jeni vërtet shumë të kujdesshëm, apo jo?”Pinguini iu përgjigj: -“Jeta ka mësuar çdo kafshe se si të jetojë. -“Po, ia ktheu Omari, Jeta ka mësuar çdo krijesë ku duhet të jetojë dhe si ta gjejë ushqimin. Jeta juaj, o miku im, është një shembull i mirë për këtë.” Pinguini u kthye për të ikur dhe i tha: -“Ti mund të gjesh shumë shembuj edhe tek krijesat e tjera. Familja ime po më pret, duhet të shkoj tani. Papritur, Omari dëgjoi tringëllimën e një zileje që po binte. Tashmë ishte mëngjes dhe ora me zile po bënte detyrën e saj. E kuptoi se udhëtimi i tij s'kishte qenë gjë tjetër veçse një ëndërr e bukur.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 8 Emine Hoti

*Kam Harruar*

Kam harruar te thërras në emër të them shpirt e të them zemër,

të flas për një mend asgjë s'është si më parë zemra në qoshe më është vrarë.

Kam harruar fëtyrën tënde

me dukesh e bukur si në ëndërr, fjalët e tua më brejnë shpirtin

më lodhin eshtrat e trupin më venitin.

Sa shuë harroj, më zë të ulur emrin Nënë shqiptoj Sa larg dita që do të përqafoj Emrin tënd kurr s`do ta harroj në gjoks burg do te mbretëroj.

Ditët ecin pa pushim

po shumë mall ka ky shpirti im Sa harrova të them moj nënë

Të dua shumë mos rri në gjamë.

Ditë më diell ,ditë dhëmbje e gëzimi Mora rrugën e mërgimit,

n'dava zemrën ,lotim syrit Shpirti nënës drita diellit.

Emri yt Nënë i lartësuar

shpirti im i gatuar Ashtu siq më mësove

me bamirësi më trashëgove...

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 9 Elfat SALIHU Göteborg

Marigona bisedon me babin Marigona është një vajzë shumë krreshtare ta dijë historinë dhe prejardhjen shqiptare. Marigona jeton në Göeteborg të Suedisë. Ajo një dtë vendosi të bisedojë me babain e sah dhe të dihë cdo gjë që është em jundur për shqiptarët dhe historinë e tyre dhe trojet shqiptare. Marigona: Babi unë edhe pse jetoj në mergim jam Shqiptare? Babi: Po bija ime, ne jemi shqiptar. Marigona: Ne jemi nga Kosova, por kush kanë qenë të parët tanë? Babi:Të parët tanë kanë qenë Pellazgët dhe më pas Ilirët kanë qenë stergjyshit tanë dhe ne jemi pasardhës të tyre. Marigona: Po si kanë jetu Ilirët? Babi: Ata kanë qenë njerëz të zhvilluar, të shkathët. Ilirët shquheshin për trimëri, guxim dhe zgjuarësi. Marigona: Babi po a kanë qenë Ilirët popull punëtor? Babi: PO Ililët ishin shumë punëtor, të dashur, mikëpritës, bujar për miqt, ata e cmonin lirinë si gjenë më të shtrenjtë. Marigona: Gjuha jonë është shumë e bukurë, Shqipja rrjedhë nga Ilirishtja. Babi: Po bija ime gjuhën dhe zakonet e të parëve duhet ti kultivojmë e lirinë duhet ta mbrojmë. Marigona: Me cka janë marrë Ilirët kur thua se ishin punëtor? Babai: Ilirët kanë qenë punëtor, bujq të dalluar, ata mbillnin grurin, thekrën, elbin si dhe merreshin me blegtori e pemtari. Ata ishin mjeshtër të dalluar për punimin e metaleve, lundërtar të zot, zotronin detin. U shkonte për dore punimi me bakër,hekur, ari e argjend. Marigona: Po, Ilirët a kanë pasur shtet? Babai: Në atë kohë Ilirët krijuan disa shtete në Mbretërin e Ilirisë dhe shtetin e Epirit. Marigona: Po cilat kanë qenë fiset Iliria në mbretërinë e Pirros, pas mbretërisë së Ilirisë në kohën e Bardhylit dhe mbretëreshës Teuta? Babai: Ka pasur shumë fise Ilire por më të dalluarit kanë qenë bija ime: taulantët, arbët, dardanet, adrijanët, dalmatët, arb¨reshët, albanët. Marigona: Shumë falmnderit babi për këto tregime shumë interesante të rëndeësishme për mua. Por babi në muajin tjetër dua të më tregosh dicka për historinë e Kryetrimit Skenderbe. Babi: Po bija ime me shumë kënqësi do vijojmë me Kryetrimin Skenderbe.

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 10 Alla barn… Alla barn är viktiga. Alla barn önskar liv. Alla barn vill frihet. Alla barn vill vetande. Alla barn har rätt att få hjälp när inte mår bra. Alla barn har rätt att säga vad tycker. Du och jag och alla barn på jord Har rätt att få leva i trygghet. Sokol DEMAKU

Të gjithë fëmija… Të gjithë fëmija janë të rëndësishëm. Të gjithë fëmija e dëshirojnë jetën. Të gjithë fëmija duan lirinë. Të gjithë fëmija duan dituri. Të gjithë fëmmija kanë të drejtë në ndihmë Kur nuk ndihen mirë. Të gjithë fëmija kan të drejtë të thon cka mendojnë. Ti dhe unë dhe të gjithë fëmija në botë Kanë të drejtë të jetojnë në qetësi. Sokol DEMAKU

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 11 Punime të nxënësve të dalluar

Ardiana Jashari Fjärdingskolan kl Åsen O

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Alberina Mahmuti Fjärdingskolan klasa Åsen O

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 12 Nga letërsia Shqipe për fëmijë Bicikleta Bicikleta ka tre rrota kur e ngas çuditet bota Uva Uva tring tring tringellon zilja e vogel ne timon Uva, uva, u mërdhina, e lash bukën, te lendina, Nina –Nana e ma hëngri Gjeraqina. Nina -nana ore bire , Gjeraqina hypi në lis fli se gjumi te ben mire , Haxhi qeli mbet pa plis. Te ben mire e te rehaton shtatin bire ,ty ta pushon Qershia Jam e vogël, rrumbullake jam e shijshme për merake piqem herët në pranverë jam e kuqe, nuk kam erë. Më pëlqen e gjithë njerëzia, por më shumë më ha fëmija. A e dini se kush jam? Unë 'Qershi' emrin e kam. Shiu Shi, shi, o baba-shi, bjer, bjer-o me furi, shi, shi, o baba-shi, jepi tokës pak freski! Shi, shi, o baba-shi, ku ke qenë gjërë tani?

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe13

28 Nëntori – neve na mbushë forcë për të vazhduar betejën në planin kombëtar e arsimor. Duke pasur parasysh këtë vlerë, edhe në shkollën

tonë, ashtu sikurse edhe në shumë 28 Nëntor edhe në këtë Nëntor, ne po festojmë, duke përkujtuar ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë.

Me këtë rast falënderojmë angazhimin e nxënësve e mësimdhënësve të cilët nuk pushuan se vepruari për të realizuar objektiva në shenjë respekti

për 28 Nëntorët e Lavdisë sonë Kombëtare. Nxënësit bashkë me arsimtarët e shkollës përgatiten një program më

këngë, valle e recitime, mësimdhënësit e nxënësit ekspozuan punimet e tyre didaktike në shumë lëndë mësimore, u hap ekspozita me punime të nxënësve në lëndën e artit figurativ dhe gjithashtu grupi letrar organizoi

orë letrare. Në këtë Nëntor ne kemi arsye edhe më shumë, të festojmë sepse shkolla jonë në këtë vit po mbush 60 vjet të punës se saj në edukimin e brezave

të rinj. Misioni i shkollës do të këtë kuptim dhe fuqi për të vepruar edhe më

shumë, vetëm kur jemi të bashkuar. Alban Asllani, nxënës, Kosovë

Ja erdhi muaji Nëntor, muaji i krenarisë sonë, muaji i festave dhe

kremteve madhështore të kombit tonë. Muaji Nëntor, muaji i lavdisë, muaji i bashkimit të kombit.

Si ne cdo pjesë të atdheut tone ashtu edhe në fsahtin tim, në shkollën time hareja dhe gëzimi shifen në fytyrat e të rinjëve, të vjetërve,

prindërve. Kjo është Festa e Flamurit.

Kjo është dita e madhe e kombit. Nënë këtë Flamur i madhi Skenderbe udhëhoqi vite me radhë shqiptarët në beteja të lavdishme kundër hordhive turke dhe ia arriti qëllimit që të

bashkoj shqiptarët në një,dhe të krijoj shtetin e Arbërit. Edhe sot të bashkuar nën këtë Flamur të Arbërit të gjithë pa dallim feje,

gjinie, a nahije do ia dalim fitimtar në betejën tonë. Vetëm bashkim i kombit na bënë të fortë dhe të zotët në vendin tonë.

Ajnie Gashi, nxënës, Kosovë

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 14

MITRUSH KUTELI

Jam shqiptar

Jam shqiptar e kosovar;

zot e krenar, zot e bujar

mbi këtë dhé, q'e kam si fe, e përmbi fé: E kam vatan! E kam atdhe!

Që gjysh stërgjysh, që brez pas brez, që gjithëmonë.

Ti shqa thërret, ti shqa bërtet,

gjer lartë në retë se jam barbar.

Jo, s'jam

si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e dua,

lirinë e dua, e s'dua

zot mbi mua.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 15 M i g j e n i

Z E N E L I Zeneli është si ajo tokë e mirë e plleshme ku fara dosido e hjedhun zen, rritet dhe ep fryt ma tepër se pritej. I tham: -Zenel, thuaje ti atë që s`diti shoku… Cohet me syt e tij të gështenjtë të përqendruem mendueshëm ndër syt e mij. Dhambët e bardhë, fytyra e zeshkët, balli I rregulltë, kryet e zgjatun përmbrapa. Flet. Përgjigjet me besim të madh në vetvete. E at besim e fitoi me shum`prova, mbassi gjithmon`kur s`dijnë të tjerët atij I takon me folë. Dhe flet me ball`pak të rrudhun në mes të syvet. Nganjëherë- ashtu tue folë- e tradhton Zenelin fantasia fëmijënore, I hype kalit imagjinar me flatra dhe fluturon nga reja në re,- por me të vum re buzqeshjen teme, kujtohet se asht tue gabue, ndalet, disi ndjehet ngushtë, ulet pa I thane unë me ndejë, dhe mbulon fytyrën me duar nga turpi. Atëhere qeshem unë, qeshen shokët e tij dhe sjellin kryet nga unë, here nga Zeneli. Nganjëherë, rrallë, I mbushete mendja Zenelit dhe thotë: s`dijë, zotni. Atëhere mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë për të. Nganjëherë, gjithashtu rrallë, I futet Zenelit gëzimi fëminuer mu në zemër, asgjasend e ban të qeshi, dridhet nga gazi, s`rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk ndihmojnë as qortimet as interesimi I mësimit. Mue atëhere më bahet se edhe më tallë dhe më qorton Zeneli në këtë mënyrë: mjaft ma, zotni mësues, mjaft na mësuet, - megjithatëna po rrojmë si rrojtën stërgjushnit tone, po n`ato gëzime e po n`ato mjerime, të lanun e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe, na shiko njëherë, njenit nëpër këmishë të shkyeme I shifet supi I verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje gati t`i bijë të fikët nga uria, një tjetër prap mezi përmbahet mos t`I bajnë dhambët brrr nga ethet… Kështu më dukej se më qortonte me tallje ftyra intelegjente e Zenelit ndërsa qeshej.- Pra na len pak deri sa jemë në shkollë: rroftë shkolla! Rroftë arsimi! Sa herë kemi këndue, e në shtëpi s`ka gaz, s`ka të qeshun… rroftë shkolla! Rrpftë arsimi! Që na mëson këndim e shkrim, të cilët me të vertetë nuk kanë me na hymë shumë në punë në jetën tonë, por mjaft që kemi me marrë një hu… jo gja tjetër por, për të shkrue n¨åe qiellë: rroftë shkolla! Rroftë arsimi! I la fëmitë t`argtohen dhe sillem nga dritorja. Vërej. M`at bjeshkë të naltë përballë asht pyll I madh të cilit s`I dihet kufini e ku shkuem një here në sheti; asht nji visar që s`bahet. Vërej shpatet e kodrave, të brigjeve, vërej ndoj anë të vetmueme në largësi, drujt, dhenë e kuq dhe gjelbrimin e verdhë; ma afër vërej kasollet e rrasuna për dhe e që përbahen vetëm nga mbuloja e kashtës… Tretem në kontemplacjon të mërzitshëm e buzët e mija makinalisht lëvizin, flasin me vetvete. Shpejtë kujtohem se më shikojn ë fëmitë, sillem e Zeneli: - Zotni, apo bajmë mësim?

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 16 Orë gjeografije. Marr globin në dorë. U flas. - Po Shqipnia ku asht? – pyesin dy-tre veta e tjerët i ngrehin qafat që të shofin ma mire. Kur ua dëftoj shejin: një pike e kuqe në mes të ngjyrave tjera, ndëgjohen zanet të pakënaqunë, disi të shqetsueme; Sa e vogël!... -E vocërr e vocërr, mezi shifet… -Po si, Zotni, kaq e vogël Shqipnia?- cohet njeri tue kundërshtue me dorë. Të gjithë flasin njeni me tjetrin, të shqetsuem, thue se tashti, në kët cast u ba Shqipnia e vogël, ku duhet me u vra për me qëndrue mbrenda kufinit. Vetëm Zeneli s`flet gja; më shikon në dritzën e syrit me syt e tij të mencëm, si me më thanë: zotni, shpeto situatën, si tjera herë që e shpëtove kur kemi folë për mjetet teknike të bujqsisë dhe shkaku pse s`i kemi, kur kemi folë për komoditete e jetës, të cilat s`i kemi, për shtetet e pasun cka na nuk jemi- gjithëherë ke shpëtue situatën, shpëtoje dhe tash. Vërej shpirtet e vegjël të shqetsuem, pse atdheu i tyne i madh-si u duket atyne në natyrë-asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nenesre Shqipnia në glob kam e u rritë, kam e u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipot e klasës. Për me i ngjallë, me ua cue moralin, u flas: -Cfarë?! Shqipnia nuk asht e vogël! Asht e madhe! Pot`u pjestonte ndër njerëz sa jemi, i bjen kaq e kaq secilit sa nuk u bjen njerzve të shteteve të tjerë të Evropës. -Pse e kanë vizatue pra kaqë të vogël?- me zemrim dhe tue u ndihmue me duer flet mprojtësi I vogël I drejtave t`atdheut. Mezi përmbahem së qeshunit dhe flas: - Pse jemi ma të vegjël se shtet e tjerë. Por kjo s`do me thane gja. Për me qenë të lumtun na mjafton kjo tokë qe kemi, vec duhet ta punojmë e …- në kët cast ra zili e fmitë ma nuk kuptojshin gja nga fillozofia e lumnisë që nisa t`ua zhvilloj. Duelën jashtë pa qehf, ngadalë, ende tue u skjarueme shoq-shoqin, ndersa Zeneli mundohej të mbesi mbrapa pa u vue re. Kur duelën të gjithë, më than ë mes të buzëqeshjes dhe hidhnimit: -S`kemi kurgja, zotni, as vegla të reja për punë, as shtëpija higjenike, të mira, si shtetet e tjera, jemi të vegjël… E ndala. Deduksijoni I Zenelit tem ish sa i hidhët aq edhe i vërtetë. I fola … U mundova ta paqtoj. Nuk dij a më besoj: Shpeshherë më pëlqente të mendoj mbi ardhmerinë e Zenelit. Por c`e do. Nuk mjafton vullneti i mirë i em, që ta baj Zenelin të hypi ndër majat e nalta kah shpërthejnë horizontet e dritës. Mandej dhe pjesa eme fataliste arsyetonte: lene Zenelin të rrojë jetën st¨rgjyshore, primitive, e kam a mire, mos e merr në qafë me e hype nder majat e nalta nga mund të thej qafën i dëshpruem tue pa të vetët të dashtun tepër ultë dhe tue mos mujtë me u ndihmue. Prandaj, kur erdhi koha, ja dhashë Zenelit dëftesën e lirimit, u përshendetëm dhe kur shkoi m`erdhi keq që s`do shifemi ma kurr.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 17 SËMUNDJET KRYESORE KARDIOVASKULARE Sëmundjet e zemrës janë shkaktar kryesor i vdekjes dhe rreziku më i madh për shendetin e njeriut.Ndër faktorët e riskut që shkaktojnë sëmundjet e zemres janë: ushqimi i pasur me yndyrëra, përdorimi i tepërt i krypës, pirja e duhanit, mungesa e aktibiteteve fizike. Të gjithë këta faktor shkaktojnë shtupjen e lartë të gjakut dhe arteriosklerozën e që vjen deri te ngushtimi i arterieve. Ngushtimi i arterieve të zemrës që e ushqejnë muskulin e zemrës është shkaku kryesor i angjinës pektorale dhe infarktit të zemrës. Arterioskleroza është sëmundje që vjen nga ngushtimi i arterieve. Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është rritja e nivelit të kolekterolit në gjak, kështu që bëhet shtresimi i yndyrërave në muret e brendshme të arterieve. Kjo sëmundje më së shpeshti paraqitet te të moshuarit. Deri në moshën 60 vjeçare më shpesh te meshkujt, kurse pas kësaj moshe njejtë te të dy gjinit. Faktori trashegues ka rol pasi kjo bartet brez pas brezi. Mënyra e jetesës ka rëndësi sidomos ushqimi i pasur me yndyrëra, pirja e duhanit, mungesa e aktiviteteve fizike, trashësia e tepruar e trupit, shtypja e lartë e gjakut etj. Shenjat e arteriosklerozës në fillim pothuajse nuk manifestohen, më vonë pasi të vijë deri tek zvoglimi i furnizimit me gjak organeve që i ushqejnë arteriet fillon shfaqja e saj. Nese eështë berë bllokad e tersishme e arterieve në tru, atëhere vjen deri te apopleksioni (pika në tru). Nëse pjesërisht janë

bllokuar arteriet e zemrës që e ushqejnë muskulin e zemrës vjen deri te angjina e gjoksit. Po qe se vjen deri te bllokada e tersishme e ndonje arterie të zemrës mund të vijë deri tek vdekja e papritur-infarkti i miokardit. Kur janë të sëmuara arteriet në kembë nga arterioskleroza, shenja e parë e paraqitjes është dhëmbja spazmike gjatë ecjes, sepse është shkaktuar nga qarkullimi i dobët i gjakut në muskujt e këmbës. Diagnostika e arteriosklerozës bëhet në Entet shëndetsore, ku mjeku ekspert bëjnë EKG, ultrazërin depler, angjiografin, skenimin me radiomikloide, testin në shiritin levizës etj. Mjekimi më së miri bëhet duke e penguar arteriosklerozën që të përparojë. Në masa preventive bënë pjesë mënyra e shendoshë e jetës,( ushqimi pa ynyrëra, ndërprerja e duhanit, aktivitete fizike, mbajtja e peshës normale në marrëdhenje me

lartësin). Ngushtimi i arterieve të zemrës Ngushtimi i arterieve koronare ose si quhet sëmurjet koronare të zemrës janë të ngushtuarit i një ose më tepër arterieve koronare. Qarkullimi i gjakut nëpër këto arterie është i kufizuar e që vjen deri te damtimi i muksulit të zemrës. Sëmundjet e zemrës si është angjina e gjoksit, infarkti i miokardit rendom janë të

shkaktuara nga ngushitimi i arterieve koronare. Shakqet e ngushtimit të arterieve koronare janë: arterioskleroza, ushqimi i pasur me yndyrëra, ngritja enivelit të kolesterolit në gjak, pirja e duhanit, abesiteti, mungesa e aktiviteteve fizike, sëmurja e sheqerit, shtypja e lartë e gjakut.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 18 Angjina e gjoksit – angina pektoris Manifestohet me dhëmbje krahëror, në muskulin e zemrës, gjatë aktiviteteve fizike dhe se shpejtë qetësohet dhembja kur njeriu pushon. Angina pektoris paraqitet te të dy gjinitë, e më rrallë te gratë para menopauzës, për shkak të mbrojtjes së hormoneve. Sëmurja shkaktohet nga pamjaftueshmeria e furnizimit me gjak të muskulit të zemrës. Shkaqet kryesore të anginës së gjoksit janë ngushtimi i arterieve koronare që e ushqejnë muskulin e zemrës. Kjo ngusgticë vjen si rezultat i shtresimit të yndyrërave në muret e brendshme të arterieve kështu që sasia e gjakut që

qarkullon nëpër arterie mundet me qenë e mjaftueshme ,kur pushojmë por bëhet e pamjaftueshme për zermrën kur bëjmë aktivitet fizike. Shkaqet tjera janë: rritja e kolesterolit në gjak, shtypja e lartë e gjakut konstante, sëmurja e sheqerit, aktivitetet e pamjaftueshme fizike, spazma e përkohshme e arterieve koronare, demtimi i valvulave të zemrës, sidmos te stenoza e aortes, pagjakësia për shkak të zvoglimit të aftësisë së gjakut që ta bartë oksigjenin dhe se zemra nuk ka oksigjen të mjaftueshëm.

Shenjat e angjinës së gjoksit janë: Dhëmbja angjinoze që është në formë të shtërngimit në mes të krahërorit duke u shtrirë në drejtim të qafës dhe duarëve e më shpesh në dorën e majtë. Manifestimi i angjinës rendom mund të parashihet gjatë sforcimeve të caktuara fizike, sidomos kur ecet përpjetë shpatinës ose ecet nëpër shkallë dhe se dhëmbja manifesothet cdo herë në të

njejtin nivel të aktivitetit. Angjina e gjoksit e shkaktuar nga sforcimet në natyrë shpesh paraqitet në kohën e ftohtë dhe me frymë. Nëse keto shenja paraqiten shpesh atëhere është shenjë se mund të vijë deri tek keqësimi i angjina pektoris dhe se mund të krijohet kualgolimi i gjakut në arteriet koronare. Diagnostifikimi bëhet në bazë të shenjave të EKG

Si mjekohet angjina e gjoksit: Mjekimi bëhet në bazë të gjendjes së rendë të sëmurjes. Kjo mjekohet duke përdorur barna nitrate që ndikojnë në pengimin e atakut të angjinës dhe duke zgjeruar enët e gjakut. Këto barna janë: Nitroglicerinë, Izosorbid dinitrat, mononitrat. Pastaj

përdoren banra që e zvoglojnë nevojën e zemrës për oksigjen. Por efekt nmë të madh pozitiv në këtë gjendje kanë: ndryshimi i mënyrës së jetesës, aktivitete e duhura fizike, ndërprerja e duhanit, zvoglimi i peshës së trupit etj.

Dr. Med. Ramadan MYRTAJ, Spec.Internist-kardiolog, Gastroenterolopatolog dhe ultrasonist

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 19

K u r i o z i t e t e

Zemra e njeriut krijon aq shtypje, sa që gjaku rreth 10 metra larg mundë të stërpikë. Se njeriu merr frymë vetëm nga njëra vrimë e hundës;dhe në çdo 15 minuta pason ndërrimi Gjatë kollitjes, rritet shpejtësia e ajrit në mushkëri rreth 100 km/h Kur shkruan njeriu përdorë 57 muskuj të dorës dhe krahut Në gjum truri është më aktiv se gjatë përcjelljes së televizionit Se gjaku përbënë 8 % të peshës trupore të njeriut Se në trupin e njeriut me moshë 75 vjeçare kanë kaluar 30 tonelata ushqim dhe 50.000 litra lëngje.

Vetëm mushkonjat femra piskojnë. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Vendi me më tepër rrugë të asfaltuara është Franca. Ajnshtajni deri në moshën 9-vjeçare nuk fliste normalisht. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e sajë 3000 metra larg. Kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë. Nuk mundë të teshitësh pa i mbyllur sytë. Fluturat shijojnë me anë të këmbëve. Delfinët flenë me një sy hapur. Minjt mund të durojnë pa ujë më tepër se devet.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor ... · “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 20 Mirësevini në biblotekën tuaj vendi ku mund të kaloni kohë e lirë Ju nuk keni nevojë të bëheni antar të biblotekës që ta shfrytëzoni atë. Ju mund të antarsoheni vetëm nëse dëshironi të huazoni libra dhe sende të tjera. Çdokush mund të vijë dhe lexojë libra, gazeta apo revista, apo vetëm të gjejë qetësi. Punëtorët e biblotekës mund të ju ndihmojnë nëse nuk mund të gjeni se çka kërkoni dhe mund të ju përgjigjen pyetjeve tuaja nëse keni ndonjë, përndryshe ju nuk keni nevojë të flisni me ata. Nëse suedishtja nuk është gjuha juaj amtare, bibloteka mund të ketë libra apo gazeta në gjuhën tuaj pra ju mund të lexoni dhe huazoni libra në shqip.

Në bibliotekë mund të gjeni informata

• Bibloteka është vend i shkëlqueshëm për të gjetur informata. Ju mund të përdorni libra dhe kompjutera apo të huazoni fletushkat.

• Punëtorët e biblotekës mund të ju referojnë që t’i kontaktoni njerëzit më të përshtshëm për këshilla në edukim dhe këshilla tjera të nevojshme.

• Disa bibloteka poashtu kanë dhoma të cilat organizatat e komunitetit mund t’i përdorin për aktivitete dhe ngjarje.

Lexoni, mësoni dhe kënaquni

• Nëse anëtarsoheni në biblotekë të huazoni libra është falas. Ju zakonisht mund të huazoni kaseta, videokaseta, dvd, muzikë nga çdo anë të botës si dhe në shqip, dhe sende të tjera, por këto duhen të paguhen me çmim shumë të ulët.

• Si ta përdorni internetin dhe t’i lexoni lajmet në gjuhën tuaj në biblotekë dhe si të dërgoni e-mail familjes dhe shoqërisë në shtete tjera.

• Në disa bibloteka fëmijët tuaj mund të kenë ndihmë me detyrat e shtëpisë. Shpesh aty organizohen lexime të librave falas dhe ngjarje tjera që fëmijët mund të marrin pjesë, posaqrisht gjatë pushimeve shkollore. Poashtu ka aktivitete dhe lodra për foshnje.

Si mund të antarsohem?

• Ju mund të anëtarsoheni në bibliotekë në çdo moshë, edhe si foshnje. • Disa shërbime të biblotekave kërkojnë një vërtetim të identitetit tuaj. Pyetni

punëtorët e biblotekës se çka ju duhet saktësisht. • Vërtetim i identitetit tuaj mund të jetë një dokument zyrtatar apo më sakët

Letërnjoftimi.

Pra ejani dhe kënaquni në Bibliotekën e qytetit

B O R Å S