457
ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256 REVISTË STUDIMORE - SHKENCORE INTERDISCIPLINARE Qendra Kërkimore Zhvillimore – PEJA Buletini Shkencor Nr. 3 “DARDANIA” ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256 Republika e Kosovës Tel + 38649131414 www.qkzhpeja.org Nëntor 2015

REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

  • Upload
    vanngoc

  • View
    343

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

REVISTË STUDIMORE - SHKENCORE

INTERDISCIPLINARE

Qendra Kërkimore Zhvillimore – PEJA

Buletini Shkencor Nr. 3 “DARDANIA”

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

Republika e Kosovës Tel + 38649131414 www.qkzhpeja.org

Nëntor 2015

Page 2: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

BOTUËS:

QENDRA KËRKIMORE ZHVILLIMORE PEJA, PEJË

KËSHILLI BOTUËS:

- Prof. Dr. Alba Dumi - Dekane studimeve te ciklit të dyte dhe të tretë, Ismail Qemali, Vlorë, University

Albania

- Prof.Asoc.Dr. Adnan Jashari - Profesor në fakultetin e drejtesisë ne UEJL Tetovë, aktualisht Minister i drejtesisë në

Maqedoni

- Prof.Dr. Elez Osmani - Drejtor në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Mali i Zi, Ulqin - Profesor në fakultetin Ekonomik në Shkodër - Kyeradaktor i Buletinit shkencor i Universitetit ,,Luigj Gurakuqi,, Shkodër

- Prof. Dr. Esad Dauti - Rektor në Kolegjin Dukagjini

- Prof. Dr. Helena GRILLO - Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Departamenti i gjuhës shqipe

- Dr.c. Egzona Osmanaj - Ligjëruese në Fakultetin Juridik në Kolegjin Dukagjini - Pejë - Përgjegjëse për shkencë dhe kërkime në Qendren Kerkimore Zhvillimore PEJA

- Dr.c. Kastriot Blakaj - Ligjërues në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Dukagjini - Pejë - Drejtor në Qendren Kerkimore Zhvillimore PEJA

- Prof.Asoc.Dr. Artan Hoxha - Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë

- Prof.Asoc.Dr. Nazmi Maliqi - Kryeredaktor i Revistes Shkencore VIZIONE – Shkup

- Prof.Dr. Mefail Tahiri - Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Dukagjini – Pejë

- Prof.Dr.Faruk Belegu - Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Dukagjini – Pejë

- Dr. C. Lavdim Beqiri - Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Dukagjini – Pejë

Page 3: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

- Dr.c. Enver Daci - Qendra Kerkimore Zhvillimore PEJA

- Dr.c. Muhamet Kelmendi - Qendra Kerkimore Zhvillimore PEJA

- Prof. Besim Avdimetaj - Drejtor i drejtoratit të Arsimit në Komunën e Pejës

- Dr.c. Engelbert Zefaj - Drejtor i drejtoratit të Kulturës (Komuna PEJE) dhe përfaqësuës i Akademisë

Diplomatike Shqipëtare

- Prof.Dr. Ejup Rrustemi - Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Dukagjini – Pejë

- Doc.Dr. Jetmire Zeqiri, Tetovë

- Doc.Dr. Jusuf Mustafai, Tetovë

- Prof. Dr. Eija Wieri - Profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në – Finlandë

- Prof.Dr. Sali Kelmendi - Profesor në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Evropian Dukagjini

- Dr.Klodjan Skënderaj - Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë

- Prof. Asoc. Dr Qamil Lireza - Universiteti "Aleksander Xhuvaani”, Elbasan

- Dr.c. Mentor Kaçi - Ligjërues në fakultetin e drejtesisë në Kolegjin Dukagjini

- KËSHILLI ORGANIZATIV - Lavdim Beqiri, Besmir Nikqi, Lirim Lani, Milot Blakaj, Blerim Hasi, Alban Dreshaj,

Mirlind Mavraj, Donjeta Krasniqi, Fisnik Morina, Alberta Bujupi, Merita Sylaj, Armend Gashi, Sebastian Merdita, Dardan Blakaj, QendresaThaqi, Shlirim Krasniqi

Dizajni kompjuterik;

Dr.c. Lavdim Beqiri, Dardan Blakaj

Shypi: Shtypshkronja DUKAGJINI

Page 4: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

4

REVISTË

STUDIMORE - SHKENCORE

INTERDISCIPLINARE

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

Shkenca Ekonomike

Shkencat e Drejtësisë

Shkenca Sociale

Shkencat e turizmit dhe mjedisit

Nr. 3 / 2015

Pejë, nëntor – 2015

www.qkzhpeja.org

Page 5: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

5

AGJENDA - NËNTOR 2015

Buletini Shkencor “DARDANIA” Nr. 3

“HULUMTIMI DHE SHKENCA NË SHEKULLIN E DYTË TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”

Qendra Kërkimore Zhvillimore – PEJA / Tel + 386 49 131 414

www.qkzhpeja.org E ENJTE 26 - NËNTOR, 2015

15:00 – 17:00 Takimi me mysafirët në qendren e qytetit afer pllatosë së Hotel Dukagjinit, pritja dhe akomodimi nga organizatoret e konferences ku asistojne ne akomodim te mysafireve në hotele.

18:00 Takimi i të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve afer Hotel Dukagjinit, fotografi rasti.

18:30 Takim mireseardhes dhe socializuës, kafe rasti, në Qendren Tregtare DELTA

Vërejtje: Të gjithë se bashku bëjmë ecjen deri tek Qendra Tregtare Delta.

E PREMTË 27 - NËNTOR, 2015

10:00 – 11:00, regjistrimi i pjesëmarrësve ( në sallen e Asamblesë së Kuvendit Komunal-Pejë )

11:10 Hapja zyrtare e Konferencës

PARAFOLËSIT

Z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës Z. Esad Dauti, Rektor në Kolegjin Dukagjini - Pejë Z. Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë në Maqedoni Z. Elez Osmani, Drejtor i Institutit për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim - Ulqin Znj. Alba Dumi, Kryetare e Bordit Shkencor të Konferencës, njeherit shefe e zyres

per studime doktorate ne Universitetin e Vlores Z. Besim Avdimetaj, Drejtor në Drejtoratin e Arsimit në Komunën e Pejës Z. Nazmi Maliqi, Drejtor i Revistes Shkencore Vizione – Shkup Z. Engelbert Zefaj, Drejtor i drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport Komuna Pejë dhe

përfaqësuës i Akademisë Diplomatike Shqipëtare Z. Mentor Kaci, Anëtar i bordit të Konferencës, profesor në Fakultetin e drejtesisë në

Kolegjin Dukagjini

12:00 – 12:25, Koktel rasti ne hollin e asamblesë

12:30 – 15:00, Prezantimet sipas agjendes

15:05 – 15:30, Konkluzionet e Konferences

15:40 – Kafe sipas dëshirës dhe shpërndarja

Page 6: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

6

12:30 - 15:00

Renditja për prezantime është sipas kohës së pranimit të abstrakteve

Koha për prezantim 7 minuta

Salla e Asamblesë Komunale Prof. Dr. Esad Dauti, Prof.Dr. Nazmi Maliqi, Prof. Dr. Adnan Jashari, Prof.Dr. Alba Dumi,

Prof. As. Dr. Elez Osmani, Dr.C. Kastriot Blakaj, Prof. Dr. Sali Kelmendi, Prof.Dr. Helena Grillo, Dr.c. Egzona Osmanaj, Dr.c. Mentor Kaqi, Dr.c. Enver Daci,

Dr.c. Muhamet Kelmendi

Nr.

Autori/ët

Tema

1.

Prof. Dr. Alba Robert Dumi

Bch. Florid Dumi

Msc. Emine Emurllai Phd(c). Hava Mucolari

The management of water distribution problem in the coastal regions of Albania

2.

Msc (Cand) Alberta Bujupi

Msc (Cand) QendresaThaqi

Ndikimi i përshkallëzimit të normës së TVSH-së në fitimet e bizneseve

3. Bekim Stafai Hyrjet e IHD-ve dhe deficiti tregtar-rasti me ekonominë e Maqedonisë

4. Msc.Denaida Samarxhiu Sfidat e mësuesisë në një shoqëri në zhvillim

5. Prof. Dr. Diana Shehu

Prof. As. Dr. Elez Osmani Tregjet valutore dhe vendet e rajonit

6. LL.M. Era Mujaj Problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në BE

7. Dr. Erlir Puto Gjykatat dhe Vendimet Politike: Kufijtë e kontrollit gjyqësor të Gjykatësit Administrativ Shqiptar mbi vendimmarrjen politike të ekzekutivit

8. Msc. Ermira Kelmendi

Dr. Sc. Pjeter Ndreca

Rishikimi i brendshëm i cilësisë të punës së auditimit të brendshëm, ndihmon për zbatimin e standardeve të auditimit dhe i shton vlerën organizatës

9. Msc.Ermira Kelmendi

Dr. Sc. Pjeter Ndreca

Implementimi i standardeve të kontrollit te brendshem, siguron realizimin e objektivave dhe perdorimin me efektivitet të fondeve publike në institucionet e kosovës

Page 7: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

7

10. Evis CELO, PhD.

Prof.Dr.Alba Robert DUMI

Idiomatic Phrases - Progress and problems during teaching and education process

11. Prof.Dr.Faruk Belegu Ndikimi i politikes taksative ne profitin ekonomik

12. Prof.Dr.Faruk Belegu Analiza ekonomike e çmimeve dhe politikes taksative

13.

PhD. (c) Alberta Tahiri

MSc. Faruk Daci

MSc.Sali Krasniqi

Marketingu dhe promocioni turistik

14. Fetije Shtanaj Sami Mazreku Prof.DR.Ibish Mazreku

Menaxhimi i ndryshimeve në organizatë

15.

Msc. (cand.)Fisnik Morina

Prof. Ass. Dr. Ibish Mazreku

Prof. Ass. Dr. Etem Iseni

Fondet e hapura investuese dhe ndikimi i tyre në performancen e trustit pensionaltë Kosovës

16. Gentjana DEDJA Polemikë mbi themelimin e organizimin e shoqërive aksionere

17. Dr. Helena GRILLO, Esat Demo, Debora MUKLI Roli i programeve universitare përballë sfidave globale gjuhësore

18. Ilir BINAJ Nje analize mbi problemet e profesionisteve te kontabilitetit me evazionin fiskal ne Shqiperi

19. Msc. Ilir Morina

Msc. Ismet Berisha Flora dhe fauna në rugovë të pejës

20. Irsida Dinoshi (Rusi)

PhD Candidate

The impact of the macroeconomic factors in avoiding the exchange rate from its equilibrium level

21. Doc.dr. JETMIRE ZEQIRI Karakteristikat e krimit te organizuar

22. Dr. Julejda Gërxhi

Arbrn Cara Roli i proçesit të ndërmjetësimit në sistemin penitenciar

23. Jusuf Mustafa Karakteristikat leksikore dhe gramatikore të anglishtes legale (ligjore)

24. Dr.c.Kastriot Blakaj

Prof.Dr. Faruk Belegu Roli i modeleve klasifikuese ne teknologjine informative

25. LL.M. Leonita Lajçi Sistemi i drejtësisë për të mitur në Kosovë

Page 8: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

8

26. Dr.Lindita Lutaj Të Drejtat e Fëmijëve dhe roli I mësuesit në respektimin e tyre

27. Marsela Kajana Shqipja standarde, përdorimi i saj sot

28. Msc. Mimoza Demo Roli i TIK në mësimdhënie

29. Dr. Muazam Halili

Mr.Sc Sadin Halili

Korrupsioni si faktor ngadalsues në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Europian

30. Msc. Muhamet Binaku Rregullimi juridik i marrëdhënieve të punës në Kososvë

31. MBA. Olda Çiço

Msc. Iris Çiço Përcaktimi i vlerës valutore të një shteti

32. Prof. Dr. Nazmi Maliqi Gjeopolitika shqiptare ballkanike dhe shpërnguljet

33. Dr. Rudina Alimerko Përkthimet e letërsisësëhuajdhevendiityrenëletërsinëpërfëmijë

34. Sahit Beqiri

Lulzim Bajrami

Motivimi i punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë

35. Valon Leci A duhet që normat pozitive të përkojnë me ato morale?

36. Zemaida Mozali Globalizimi dhe ndikimi i tij ne institucionet financiare

37. Eranda Maraj

Estela Goci Zbatimi i ligjit dhe vetëdija e qytetarëve

38. Msc.Cand.

Kestrim Avdimetaj Roli i etikës në veprimtarinë ekonomike të bizneseve

39. Dr. Zenel Sina Kurrikula me kompetenca dhe sfidat e të mësimdhënies në arsimin fillor

40. Prof.Asoc.Dr. Vasil Qano

Msc.(c) Ergers Qano Mundësia e organizatave për inovacion nëpërmjet ndërmarrësisë

41. PhD. Eglantina Pazaj Politikat adekuate ne funksion te permiresimit te zhvillimi te filieres se ullirit ne Shqiperi

42. Aziz Rexhepi Phd.c Rëndësia e motivimit të personelit NVM-te e Ferizajit dhe procesi i vendimëmarrjes

43. Dr. Elizabeta Imeraj Korniza ligjore kombëtare- shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore

44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë

Page 9: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

9

45. Dr.c. Lavdim Beqiri

Dr.c. Kastriot Blakaj Teknologjia e Komunikimit pa tela

46. Mr.sc. Hajrullah Mustafa Disa refleksione me rendesi per zhvillimin e muzeve te Republikes së Kosovës

47. Rilind Ademi Faktorët makroekonomik determinues të kredisë ndaj sektorit privat në Maqedoni-relacioni GDP dhe kredi

48. Kastriot Haxhiu PhD ( c ) Integrimi i biznesit në shkollimi profesional dhe ndikimi i tij në ngritjen e zhvillimit të procesit arsimor

49.

Dr.c. Artan Osmanoviq

-Instituti per kerkime shkencore dhe zhvillim Ulqin

Vlerësimi i Nivelit te Zhvillimit në Mal të Zi

50. Mr. Arlind Osmanoviq Globalizmi dhe ndikimi I tij në Institucionet Finaciare

51. Irena Pata Kapo Anglicizmat dhe pseudoanglicizmat në shqipe

52. Dr.Cand. Xhensila Pine Ndalimet kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve prej deklaratës së kongresit të përmetit deri te kushtetuta e vitit 1976

53.

Prof.Ass. Dr. Afrim Selimaj

Prof.Ass.Dr. Adem

Dreshaj

Prof.Ass.Dr. Bedri Millaku

Metodat hulumtimit të mjedisit , në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm “Dizajni Eksperimental “

54. Dr. Rudina Alimerko Përkthimet e letërsisë së huaj dhe vendi i tyre në letërsinë për fëmijë

55. Dr.Cand.Samir Lleshi

Prof.As.Dr Eleina Qirici

Implementimi i Sistemit të menaxhimit të cilësisë në sektorin e turizmit në Kosovë

56.

Dr. Arbana Zhapaj, Marenglena Zhapaj

Debora Mukli

Perspektivat në shkollimin e fëmijes që ka nevoja speciale

57. Dr. Albana Madhi Sfidat e NVM-ve ne Shqiperi per pasjen e nje pozicioni te suksesshem konkurrues.

58. Dr.Svjetllana Titini, Phd. Cand. Edlira Titini

Mendimi politik i hans j. morgenthaut përmes gjuhës shqipe

(Një vështrim politik e gjuhësori “Politika ndërmjet kombeve”)

59. Dr. Irena Alimerko Dr. Alisa Velaj

Raportet mes letërsisë dhe psikologjisë në modelin e ndërtimit të personazhit.

Page 10: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

10

60. Mefail Tahiri, Ejup Rustemi

The Role of Digital Forensics in Fighting Crime

61. Phd (c) Ardian Berisha Mr.sc.Visare Nreca

Menaxhimi i kohës si faktor për rritjen e përformancës në organizatë

62. Dr. Pjetër Ndreca

Dr. Kand. Ardi Bezo

Modelet scoring për vlerësimin e nevojave financiare të ndërmarrjeve

63. Enver Daci PhD ( c ) Besnik Zeka PhD ( c )

Organizimi si funksion i menaxhimit në institucionet mikrofinanciare

64. Enver Daci PhD ( c ) Muhamet Kelmendi PhD(c)

Roli dhe rendësia e burimeve njerëzore në menaxhimin e institucioneve mikrofinanciare

65. Prof.As.Dr. Adnan Jashari Dr.c. Egzona Osmanaj

Vendimet e gjykates se shkalles se dyte lidhur me ankesat e ushtruara kunder vendimeve te dhena ne proceduren civile kontestimore

66. PHD. Mustafë Haziri PERSONALITETI I HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINI DHE KONTRIBUTI I TIJ NË SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPERISË

67. Doc.Dr. Ambera DUKA FERRI

Mësimdhënia dixhitale në orën e letërsisë-sfidë edhe për nxënësit me nevoja të veçanta

68. Dr. Anna Xheka Sfida Gjinore në Qeverinë e Kosovës

69. Muhamet Kelmendi, PhD(c)

Faktorët e tregut që ndikojnë në elementet e nderkombarizimit te tregjeve dhe roli i vendimarrjes

70. Phd.cand Qemajl Sejdija Motivimi si pjese e rendesishme ne menaxhment

Page 11: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

11

Prof. Dr. Alba Dumi, Kryetare e Bordit Shkencor të Konferencës, Dekane e Studime Doktorate ne Universitetin “Ismail Qemali” te Vlores.

“HULUMTIMI DHE SHKENCA NË SHEKULLIN E DYTË TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”

Rendesia e Kerkimit Shkencor ( KSh )

Kerkimi Shkencor është një proces i gjerë, i shtrirë në kohë, i mbështetur në grumbulimin e të dhënave, i thelluar ose i mbështetur në baza shkencore.

Mbi të cilën studjuesit, profesorët ose kërkuesit duhet të grumbullojnë të dhëna dhe të nxjerrin përfundime.

Në shumë raste hulumtimi citohet si “të shuash kuriozitetin rreth një fenomeni ose të bësh gjetje, për një problem, rast ose fenomen me te cilin prezantohesh”

Por disa herë ai përkufizohet dhe si një vëzhgim rastësor ose si një vëzhgim jo rastësor.

Kuptimi i hulumtimit shkencor

Në ditët e sotme hulumtimi është pjesë përbërëse e shumë fushave të studimit, pasi roli dhe rëndësia e tij është më gjerë se më parë.

Vlen të përmendim këtu, rolin që procesi ihulumtimit zë në shkencat sociale, në shkencat ekonomike, politike, mjekësore, teknike dhe teknologjike.

Nuk mund të mos përmendim dhe ndikimin e hulumtimit shkencor në jetën tonë ditore dhe rëndësinë që ai ka në zgjidhjen e problemeve që ne na rrethojnë.(Dumi A, Hulumtimi ne boten e biznesit, 2015)

Pyetjet qe shpesh ngreme per te hulumtuar

Kush janë hulumtuesit në fushat ekonomike, politike, sociale, teknologjike dhe shoqërore?

Ç’farë roli luajnë ata, si i shërbejnë shoqërisë dhe komunitetit?

Ç’farë risi sjellin me punën e tyre?

Ku duhet te kryhen hulumtime, ku hulumtojme dhe pse?

Pse duhet te fokusohemi te hulumtimi?

Ç’është hulumtimi dhe pse e studjojme ate?

Kushdo që bën një pyetje për mënyrën sesi ne punojmë çdo ditë dhe nga puna jonë sa fitojmë, si duhet të jetojmë,

Page 12: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

12

a ka fenomene shoqërore që na shqetesojnë në bashkejetesën tonë në komunitet,

a ka dhunë apo abuzime në vendin tonë të punës ose në komunitetin tonë,

a ka raste abusive apo si dhe pse ndodh diçka etj?

Ç’është hulumtimi dhe pse e studjojme ate?

Shkencat karakterizohen nga teoria dhe metodat mbi të cilat realizohen studimet hulumtuese.

Teoria përfaqëson sistemin e dijeve racionale, ajo është rezultat i një procesi të ndërlikuar dhe të gjatë përgjithësimi.

Teoria mbështetet mbi një bazë empirike, mbi një bazë të mjaftueshme faktesh, zbulimi itë cilave lidhet me metodën e kërkimit.

Metoda përfshin rrugët, mënyrat, rregullat, procedurat bazë për arritjen e qëllimeve studimore.(Sokoli L 2011)

Hulumtimet shpesh, nuk japin rezultatet që presim apo duam, në disa raste, ne duhet të gjejmë ku kemi gabuar ose “ku kemi devijuar në rrugën tonë”

Pse hulumtimi shfaqet me një përkufizim të thjeshtë “vëzhgim”?

Në mënyrë sipërfaqësore, hulumtimi shfaqet me një përkufizim të thjeshtë “vëzhgim”,

Autorë shumë të njohur Alinem S dhe Rovenson e citojnë metodën e hulumtimit “Një rrugë shumë të panjohur, por të finalizuar drejtë”

Në mënyrë më të plotë, hulumtimi shfaqet me një përkufizim, tëmbledhjes së të dhënave, përpunim të dhënash, analizim dhe interpretim të dhënash, gjetje finale dhe përfundime konkrete”

Në fakt për të arritur në këtë përkufizim është shumë më komplekse seç duket për shkak të shumë llojshmërisë së mënyrave se si “hulumtimi” parashikohet, studjohet dhe implemantohet në organizata1 . .(Dumi A, Hulumtimi ne boten e biznesit, 2015)

Ndikimi i Faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, roli tyre në rëndësinë e hulumtimit shkencor.

Në një mjedis kompleks dhe dinamik, i cili ndryshon me shpejtësi ka shumë ndryshime në formë dhe përmbajtje,

Në fushën e hulumtimeve shoqërore ndikimi i faktorëve mjedisorë ndikon mbi treguesit e cilësisë së kërkimit shkencor.

Ndikimi I faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm organizativ sjell dhe nevojën e një hulumtimi cilësor dhe të saktë.

Në një marrdhënie diversifikimi global, inovacioni dhe burimet janë të ndërlidhura.

Page 13: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

13

Koncepti i “cilësisë se hulumtimit shkencor”

Hulumtuesi bënë këto pyetje që kërkojnë zgjidhje:

A po hulumtoj vërtet atë që mendoj se po hulumtoj?

A kanë lidhje të dhënat që po mbledh me pyetjen e hulumtimit shkencor që jam duke realizuar?

Akanë shkallë saktësie këto të dhëna, që unë kam mundur të mbledh, janë të qarta dhe të kuptueshme?

Ç’farë rruge unë duhet të zgjedh dhe ku duhet të kërkojë saktësisht,për të qënë konkret në gjetjet e mija?

A jam vërtetë saktë(konkretisht)në rrugën e duhur?

Tre shkallët e menaxhimit të të dhënave të mbledhura nga hulumtuesi në etapën A1

(Dumi A, Mscer, Roma Italy, 2015 and March Vol 2)

Rrjeta e modeleve.(Metcalfe dhe Richards1987,f.101)

Hulumtimi si çështje etike me rëndësi kulturore

Shkenca është uniteti i teorive dhe metodave tëe cilat zhvillohen paralelisht.

Për metodologjinë dhe metodat mund të thuhet e njëjta gjë sikurse dhe për teorinë.

Ç’do nivel i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë vëzhgimi, soditjen e botës, problemeve dhe prespektiveve të saj.(Sokoli L, 2011)

Mangesite qe ndeshim ne procesin e hulumtimit shkencor

Pjesa më e madhe e teksteve për hulumtimet nuk flasin për diversitetin ose për dallimet kulturore, ndonëse ka gjithnjë e më shumë prova, që tregojnë se hulumtuesit nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur dallimeve kulturore dhe diversitetit kur ndërmarrin projekte hulumtuese.

Nga pikëpamja etike, është e qartë që njerëz nga kultura të ndryshme, do ti përgjigjen në mënyra të ndryshme kërkesës për të marrë pjesë, për të dhënë pëlqim të informuar, e kështu me rradhë, disa kultura nuk e kuptojnë njëlloj nocionin e privatësisë, kurse disa të tjera nuk e njohin nocionin e dhënies së pëlqimit me shkrim.

Gjuha e folur ose e shkruar

Mund të duket diçka e kuptueshme, por është e nevojshme që hulumtuesi dhe pjesëmarrësi të flasin të njëjtën gjuhë.

Për shembull, mund të ketë njerëz të pakicave që nuk e flasin mirë gjuhën e vendit.

Mosmarrja parasysh e këtij fakti mund të çojë në përjashtimin e disa grupeve të konsiderueshme të pjesëmarrësve të mundshëm në hulumtim.

Page 14: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

14

Definicionet mbi hulumtimin, dijet, teoritëdhe kënvështrimet e ndryshme.

Në qoftë se do të hulumtoni një temë për një detyrë, studim ose kërkim me siguri do tju duhet që të shqyrtoni një mori informacionesh, të ndryshme që mund të jenë ne formën e statistikave, mendimeve, ideve akademike.

Gjatë mbledhjes së informacionit për detyrën do të zgjidhni atë informacion që do tju ndihmojë ti përgjigjeni një pyetje dhe të tregoni që e keni kuptuar si pyetjen ashtu edhe informacionin.

Adaptiviteti strategjik

Kultura mjet per eleminimin e barrjerave

Fjala “kulturë” ka një varg kuptimesh dhe “dallimesh kulturore”, mbulojnë një fushë të gjerë dhe të shumëllojshme sjelljesh dhe botëkuptimesh shoqërore.

Këtu do të trajtojmë vetëm disa prej çështjeve që duhet të shqyrtohen kur planifikohet një projekt hulumtimi.

Hartimi i pyetjeve hulumtuese ose hipotezave

Cilido qoftë qëndrimi juaj epistemologjik, teoritë do të jenë pjesë e pyetjeve hulumtuese ose hipotezave, qoftë kjo në mënyrë të hapur apo të nënkuptuar.

Qëllimi juaj në këtë fazëështë që të përcaktoni qartë se për çfarë do të mblidhni të dhëna dhe të hartoni hipotezat pët tju ndihmuar të shpjegoni aspekte të temës së hulumtimit

Banka e pyetjeve qe na ndihmojne

A keni pyetje hulumtimi të qarta dhe të operacionalizuara? (A)

A e keni planifikuar dhe projektuar hulumtimin? (pjesa B)

A e dini se çfarë kampioni ju duhet?

A e dini se çfarë metodash të mbledhjes së të dhënave do të përdorni? (pjesa C)

A i keni përgatitur instrumentat e hulumtimit?

A do të jenë të sigurta të dhënat (sipas kuptimit të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)

A keni menduar për rreziqet që mund të kenë pjesëmarrësit?

A do të jenë ata fizikisht të mbrojtur?

A ka rreziqe të mundshme psikologjike?

A mund tju rrezikohet pjesëmarrësve punësimi, marrdhëniet familjare, gjendja financiare për shkak të hulumtimit tuaj etj

Indeksimi i bazes se te dhenave

Page 15: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

15

Përcaktimi i teorisë në hulumtimet shoqërore

Përdorimi I teorive ekzistuese tona dhe të të tjerëve

Kur të filloni të mendoni për temën e hulumtimit, do tju duhet të lexoni nga fusha e studimit, duke u njohur me studimet e tjera që janë bërë për atë temë dhe duke reflektuar për rolin që do të luajnë përvojat dhe njohuritë tuaja në studimin që ju do të ndërmerrni.

Me anë të leximit do të njiheni ndoshta me teoritë e zhvilluara nga studiues të tjerë, qoftë në fushën tuaj, qoftë në fusha të tjera studimore.

Me anë të leximit do të gjeni ide për temën, që përpiqen të shpjegojnë çfarë ndodh

Perfundime

Të gjithë hulumtuesit shoqërorë, student, akademikët e shquar, zyrtarët qeveritarë dhe konsulentët e pavarur sjellin në hulumtim një bagazh të caktuar teorik, kulturor dhe të fushës së tyre,

Akademiket sjellin dhe ofrojne plot bagazhe me vlera bindje dhe dëshira të lavdërueshme për ta ndryshuar botën.

Hulumtuesit shoqërorë janë në fund të fundit, qenie njerëzore pra qenie shoqërore prandaj ia vlen të ndalojmë dhe të mendojmë se si dhe pse i hyn dikush studimit dhe hulumitimit në këtë fushë.

FALEMINDERIT.

Page 16: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

16

Përmbajtja

Adnan Jashari, Egzone Osmanaj - Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë sipas ankesës kundër aktgjykimit ...................................................................................................................................... 19

Alba DUMI, Evisa CELO, Florid DUMI - Permiresimi i standarteve shendetesore te ujit te pijshem, nje e mire publike me rendesi, analiza ne kushtet e shqiperise. ............................................................. 30

Afrim Selimaj, Adem Dreshaj, Bedri Millaku - Metodat hulumtimit të mjedisit, në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm “Dizajni Eksperimental” ........................................................ 38

Albana Madhi - Sfidat e NVM-ve ne Shqiperi per pasjen e nje pozicioni te suksesshem konkurrues 47

Ambera DUKA FERRI - Mësimdhënia dixhitale në orën e letërsisë-sfidë edhe për nxënësit me nevoja të veçanta ....................................................................................................................................... 56

Arbana Zhapaj, Marenglena Zhapaj, Debora Mukli - Perspektivat në shkollimin e fëmijes që ka nevoja speciale ................................................................................................................................ 63

Anna Xheka - Sfida Gjinore në Qeverinë e Kosovës......................................................................... 69

Alberta Tahiri, Faruk Daci, Sali Krasniqi - Marketingu dhe promocioni turistik .................................. 75

Aziz Rexhepi - Rëndësia e motivimit të personelit NVM-te e Ferizajit dhe procesi I vendimëmarrjes 81

Bekim Stafai - Hyrjet e IHD-ve dhe deficiti tregtar-rasti me ekonominë e Maqedonisë ..................... 88

EGLANTINA PAZAJ - Politikat adekuate ne funksion te permiresimit te zhvillimi te filieres se ullirit ne Shqiperi ........................................................................................................................................... 96

Elizabeta Imeraj - Korniza ligjore kombëtare- shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore...................................................................................................................................................... 105

Enver Daci, Besnik Zeka - Organizimi si funksion i menaxhimit në institucionet mikrofinanciare .... 112

Enver Daci, Muhamet Kelmendi - Roli dhe rendësia e burimeve njerëzore në menaxhimin e institucioneve mikrofinanciare ...................................................................................................... 122

Era Mujaj - Problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në BE ................................. 133

Eranda Maraj, Estela Goci - Zbatimi i ligjit dhe vetëdija e qytetarëve ............................................ 139

Ermira Kelmendi, Pjeter Ndreca - Rishikimi i brendshëm i cilësisë të punës së auditimit të brendshëm, ndihmon për zbatimin e standardeve të auditimit dhe i shton vlerën organizatës .......................... 146

Ermira Kelmendi, Pjeter Ndreca - Implementimi i standardeve të kontrollit te brendshem, siguron realizimin e objektivave dhe perdorimin me efektivitet të fondeve publike në institucionet e Kosovës...................................................................................................................................................... 157

Fatmire Lumani - Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut në republikën e maqedonisë ........... 165

Fisnik Morina, Ibish Mazreku, Etem Iseni - Fondet e hapura investuese dhe ndikimi i tyre në performancen e Trustit Pensional të Kosovës ................................................................................ 171

Faruk Belegu - Ndikimi i politikes taksative ne profitin ekonomik ................................................. 187

Faruk Belegu - Analiza ekonomike e çmimeve dhe politikes taksative ........................................... 191

Gentjana DEDJA - Polemikë mbi themelimin e organizimin e shoqërive aksionere ........................ 196

Page 17: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

17

Hajrullah Mustafa - Disa refleksione me rendesi per zhvillimin e muzeve te Republikes Kosoves, Gjendja dhe Perspektiva ................................................................................................................ 202

Helena GRILLO, Debora MUKLI, Esat DEMO - Roli i programeve universitare përballë sfidave globale gjuhësore. ..................................................................................................................................... 209

Ilir BINAJ - Analize mbi problemet e profesionisteve te kontabilitetit me evazionin fiskal ne Shqiperi...................................................................................................................................................... 213

Ilir Morina, Ismet Berisha - Flora dhe fauna në Rugovë të Pejës ..................................................... 221

Irena Pata Kapo - Anglicizmat dhe pseudoanglicizmat në shqipe .................................................... 228

Olda Çiço, Msc. Iris Çiço - Përcaktimi i vlerës valutore të një shteti ................................................ 237

Jetmire Zeqiri - Karakteristikat e krimit te organizuar ..................................................................... 244

Kastriot Blakaj, Faruk Belegu - Roli i modeleve klasifikuese ne teknologjine informative ................ 250

Julejda Gërxhi, Arben Cara - Roli i proçesit të ndërmjetësimit në sistemin penitenciar ................. 259

Jusuf Mustafai - Karakteristikat leksikore dhe gramatikore të anglishtes legale (ligjore) ................. 267

Kastriot Haxhiu - Integrimi i biznesit në shkollimi profesional dhe ndikimi i tij në ngritjen e zhvillimit të procesit arsimor ........................................................................................................................ 271

Lavdim Beqiri, Kastriot Blakaj - Teknologjia e Komunikimit pa tela ............................................... 278

Lindita LUTAJ - Të Drejtat e Fëmijëve në kurrikulën shqiptare ....................................................... 293

Mefail Tahiri, Ejup Rustemi - The Role of Digital Forensics in Fighting Crime .................................. 299

Mimoza Demo - Roli i TIK –UT ne Mesimedhenie ....................................................................... 305

Muazam Halili, Sadin Halili - Korrupsioni si faktor ngadalsues në procesin e integrimit të republikës së maqedonisë në unionin europian .................................................................................................. 308

Muhamet Binaku - Rregullimi juridik i marrëdhënieve të punës në Kososvë ................................. 314

Muhamet Kelmendi, Enver Daci - Faktorët e tregut që ndikojnë në elementet e nderkombarizimit te tregjeve dhe roli i vendimarrjes ..................................................................................................... 321

Mustafë Haziri - Personaliteti i heroit kombëtar isa boletini dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarësisë së Shqiperisë ................................................................................................................ 331

Haki Kabashi - Histori e shkurtër e Institucioneve dhe agjencive të Unionit Europian në fushën e sigurisë kolektive ........................................................................................................................... 335

Pjetër Ndreca, Ardi Bezo - Modelet scoring për vlerësimin e nevojave financiare të ndërmarrjeve 343

Qemajl Sejdija - Motivimi si pjese e rendesishme ne menaxhment............................................... 361

Rilind Ademi - Faktorët makroekonomik determinues të kredisë ndaj sektorit privat në Maqedoni-relacioni GDP dhe kredi ................................................................................................................. 369

Rudina ALIMERKO - Përkthimet e letërsisë së huaj dhe vendi i tyre ne letërsinë për fëmijë ............ 376

Sylë Kolica - Historiku i rritjes të ndërmarrjeve prodhuese në Komunën e Pejës. ............................ 380

Shefqet Dervishaj - Menaxhimi i komunikimit në Administartën Tatimore të Kosovës ................... 389

Page 18: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

18

Sahit Beqiri, Lulzim Bajrami - Motivimit i punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë ................................................................................................................... 401

Svjetllana Titini, Edlira Titini - Mendimi politik i hans j. morgenthaut përmes gjuhës shqipe (Një vështrim politik e gjuhësor i “Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe”) .............. 413

Ardian Berisha, Visare Nreca - Menaxhimi i kohës si faktor për rritjen e përformancës në organizatë...................................................................................................................................................... 421

Valon Leci - A duhet që normat pozitive të përkojnë me ato morale ? ........................................... 430

Vasil QANO, Ergers QANO - Mundësia e organizatave për inovacion nëpërmjet ndërmarrësisë.... 437

Xhensila Pine - Ndalimet kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve prej Deklaratës së Kongresit të Përmetit deri te Kushtetuta e vitit 1976. ....................................................................................... 450

Page 19: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

19

Adnan Jashari, Egzone Osmanaj - Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë sipas ankesës kundër aktgjykimit

Asoc. Prof.Dr.Adnan Jashari Fakulteti i Drejtësisë UEJL,Tetove. Mr.sc.Egzone Osmanaj Phd.cand. UEJL,Tetove.

Abstrakt

Në këtë punim trajtohet procedura e vendosjes së gjykatës së shkallës së dytë lidhur më ankesën e ushtruar kundër aktgjykimit të dhënë në proceduren civile kontestimore. Procedura pranë gjykatës së shkallës së dytë inicohet më parashtrimin e ankesës. Ankesën e paraqet ankuesi i cili pretendon të vërtetojë se gjykata e shkallës së parë ka nxjerr vendim të padrejtë ndaj tij. Qellimi i procedurës përpara gjykatës së shkallës së dytë është që të vendoset lidhur më bazueshmërinë e ankesës. Në këtë punim duke u bazuar kryesisht në dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore të Kosovës dhe Maqedonisë jepen shpjegime të rëndësishme për procedurën e vendosjes respektivisht për llojet e vendimeve të cilat mund t’i sjell gjykata e shkallës së dytë lidhur më ankesën e ushtruar. Trajtimi i kësaj teme, përveç që është shqyrtuar në aspektin teorik është shqyrtuar dhe në aspektin emperik. Të dhenat emperike janë siguruar përmes anketes të realizuar në disa gjykata themelore në Kosovë. Pyetjet kërkimore të cilat shtrohen në kuadër të këtij punimi janë: - Cilat janë llojet e vendimeve të cilat sipas ligjit mund t’i japë gjykata e shkallës së dytë në lidhje

më ankesën dhe në praktike cilat janë vendimet të cilat më së shpeshti merren nga gjykata e shkallës së dytë; si dhe

- Cilat janë shkaqet nga të cilat më së shpeshti goditen aktgjykimet në praktikë. Në përfundim të punimit kemi arrit të konstatojm se midis ligjit për procedurën kontestimore të Kosovës dhe atij të Maqedonisë nuk ekzistojnë dallime të rëndësishme sa i përket rregullimit të procedurës ankimore dhe se shumë çështje këto dy ligje i rregullojnë në mënyrë plotësisht të njëjtë. Ndërsa,sa i përket pjesës praktike të punimit në bazë të hulumtimit të realizuar kemi arrit në përfundim se ankesat më se shumti ushtrohen kundër aktgjykimeve të dhëna në kontestet e pronës dhe se shkaqet më të shpeshta të ankimit përbëjnë shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore: si dhe se gjykata e shkallës së dytë lidhur më ankesën në të shumtën e rasteve merr këto dy lloje të vendimeve: vërteton aktgjykimin e goditur dhe ndryshon aktgjykimin e goditur. Fjale kyçe: procedure, ankesë, vendosje , aktgjykim, aktvendim.

Hyrje

Më qëllim të evitimit të veprimit juridik të vendimeve gjyqësore të padrejta dhe kundërligjore,në të gjitha sistemet juridike botërore lejohet mundësia që të shqyrtohet bazueshmëria e vendimeve gjyqësore nga ndonjë gjykatë tjetër nga ajo që ka dhënë vendimin i cili konsiderohet të jetë jo i drejtë dhe i kundërligjshëm. Për t’u shqyrtuar bazueshmëria e vendimit nga një gjykatë tjetër kërkohet që pala e interesuar të ketë përdorur mjetin e goditjes së vendimit. E drejta e goditjes së vendimeve është një nga të drejtat dhe liritë themelore e garantuar më aktet juridike më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Legjislacioni civil gjegjësisht ligji për proceduren kontestimore i Kosovës parasheh dy lloje të mjeteve të goditjes së vendimeve: mjetet e zakonshme dhe mjetet e jashtëzakonshme. Si mjete të zakonshme të goditjes së vendimeve gjyqësore në procedurën kontestimore konsiderohen ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër aktvendimit. Sipas ligjit,për bazueshmërinë e ankesës së ushtruar është e autorizuar të vendosë gjykata e shkallës së dytë.

Page 20: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

20

Në këtë punim trajtohet procedura e vendosjes në gjykatën e shkallës së dytë lidhur më ankesën e ushtruar kundër aktgjykimit. Punimi është i ndarë në tri pjesë: në pjesën e parë të punimit trajtohet roli apo funksionet e gjykatës së shkallës së parë dhe gjykatës së shkallës së dytë në proceduren sipas ankesës; pjesa e dytë e punimit trajton llojet e vendimeve që mund t’i sjell gjykata e shkallës së dytë lidhur më ankesën varësisht nga shkeljet e konstatuara të bëra në gjykimin e shkallës së parë; ndërsa pjesa e tretë e punimit përmban të dhënat emperike të siguruara përmes anketes të realizuar në Gjykaten Themelore në Gjakove dhe Gjykatën Themelore në Pejë dhe në dy degët e saja në Klinë dhe në Istog. Qëllimi i këtij punimit konsiston në gjetjen e përgjigjjeve të sakta dhe profesionale në pyetjet e shtruara në kuadër të tij si : -Cilat janë funksionet e gjykatës së shkallës së pare dhe të dytë në procedurën e zhvilluar lidhur më ankesën; -Cilat janë llojet e vendimeve të cilat sipas ligjit mund t’i japë gjykata e shkallës së dytë në lidhje më ankesën,dhe në praktike cili lloji i vendimit më së shpeshti merret nga gjykata e shkallës së dytë; - Cilat janë shkaqet nga të cilat më së shpeshti goditen aktgjykimet në praktikë; Për të gjitha këto çështje,në punim janë bërë përpjekje të jepen shpjegime të rëndësishme duke u referuar kryesisht tek dispozitat dhe parashikimet e ligjit për procedurën kontestimore të Kosovës dhe atij të Maqedonisë.

I. Procedura lidhur më Ankesën

Në procedurën lidhur më ankesën e ushtruar kundër aktgjykimit veprojnë dy gjykata: gjykata e shkallës së parë (gjykata kundër vendimit të të cilës është ushtruar ankesa) dhe gjykata e shkallës së dytë e cila vendos lidhur më bazueshmërinë e ankesës.

1.1 Procedura në gjykatën e shkallës së pare Ligji për procedurën konestimore i RK (në nenet 185-188) përmban dispozita më të cilat rregullohet roli i gjykatës së shkallës së parë në procedurën lidhur më ankesën. Në kuptim të dispozitave të LPK i Kosovës, rrjedha e procedurës lidhur më ankesën e paraqitur në gjykatën e shkallës së pare shkon kësisoj: pas pranimit të ankesës gjykata e shkallës se pare, se pari duhet të verifikoj se a është parashtruar ankesa më kohë1, e mandej a është e potë2 dhe e lejueshme3. Nëse ankesa i plotëson këto kushte, atëherë gjykata e shkallës së pare një kopje të ankesës duhet t’ia dërgoj palës kundërshtare, e cila brenda afatit prej shtatë ditësh, ka të drejtë të paraqesë përgjigje në ankese. Një kopje të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë duhet t’ia dërgoj ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.4 Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas kalimit të afatit për përgjigje në ankesë, gjykata e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë,nëse është paraqitur me të gjitha shkresat e lëndës duhet t’ia dërgoj gjykatës së shkallës së dytë në afat prej shtatë ditësh më së shumti.5 Përgjigja në ankesë e paraqitur pas afatit sipas LPK i Kosovës nuk merret në shqyrtim nga gjykata e shkallës së dytë. Ndryshe nga LPK i Kosovës, sipas LPK i Maqedonisë afati për përgjigje në ankesë nuk është prekuluziv, sipas këtij ligji në rast se pala kundërshtare e paraqet përgjigjjen jashtë afatit të paraparë, atëherë përgjigjja e paskohshme nuk hedhet poshtë por i dërgohet gjykatës së

1 Ankesa është e parashtruar më kohë në qoftë se i është dorëzuar gjykatës së shkallës së parë brenda afatit të caktuar më ligj. (pra,brenda afatit ligjor prej 15 ditësh),shih nenin 186 al.1 i LPK i Kosovës 2 Ankesa është e plotë nëse në të shihet se cili aktgjykim goditet me të dhe kush e parashtron atë, shih nenin 186 al.2 i LPK i Kosovës 3Ankesa është e lejueshme nëse është paraqitur nga personi që është i autorizuar për paraqitjen e saj ,i cili nuk ka hequr dorë nga e drejta e ankimit, nuk e ka terhequr ankesën dhe i cili ka interes juridik për paraqitjen e ankesës, shih nenin 186 al.2 i LPK i Kosovës 4 Shih nenin 187 al 1 dhe 2 i ligjit për procedurën kontestimore i Kosovës 5 Po aty, shih nenin 188.1

Page 21: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

21

shkallës së dytë e cila e merr në konsiderim nëse ende është e mundur, pra nëse ende nuk është vendosur në lidhje më ankesën6.

1.2 Procedura në gjykatën e shkallës së dytë Pas pranimit të dosjes së lëndës,gjykata e shkallës së dytë,së pari njërin nga anëtarët e trupit gjykues e cakton si gjyqtar referues. Gjyqtari referues ka për detyrë që të studiojë lëndën dhe në lidhje më të, të përgadis raportin me qëllim të shqyrtimit të lëndës në gjykatën e ankimit. Vendimin lidhur më ankesën në gjykatën e shkallës së dytë e merr trupi gjykues i përbërë prej tre gjyqëtarësh7. Sipas rregullit,gjykata e shkallës së dytë lidhur më ankesën vendosë pa mbajt shqyrtim ,pra, vetëm në seancë në të cilën marrin pjesë anëtarët e trupit gjykues pa shqyrtim të drejpërdrejt. Përjashtime,nga kjo rregull sipas LPK i Kosovës bëhen në këto raste: -kur gjykata e shkallës së dytë vlerëson se për vërtetimin e gjendjes faktike,në mënyrë të saktë dhe të plotë,është e nevojshme të vërtetohen fakte të reja dhe merren prova të reja; - kur aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar dy herë dhe kur gjykata e shkallës së dytë në seancën e kolegjit vlerëson se aktgjykimi kundër të cilit është paraqitur ankimi është bazuar në shkeljet esenciale të dispozitave të procedures kontestimore,apo në gjendjen faktike të konstatuar gabimisht apo në mënyrë jo të plotë. Kjo rregull është parapare më qëllim që të pengohet praktika e anulimit të shumëfishtë të aktgjykimeve të shkallës së parë në procedurën sipas ankesës. Kjo rregull është dhe shprehje e përpjekjeve për të shpejtuar procedurën kontestimore dhe për të siguruar gjykim në afat të arsyeshëm8. Gjitheashtu, gjykata e shkallës së dytë mund të caktojë mbajtjen e shqyrtimit,sipas LPK i RK,edhe në rastet kur vlerëson se me qëllim të vërtetimit të drejtë të gjendjes faktike duhet përsëri të merren të gjitha ose disa nga provat e administruara në gjykatën e shkallës së parë9. Kur gjykata vendos për mbajtjen e shqyrtimit,në seancën për shqyrtim thirren palët,gjegjësisht përfaqësuesit e tyre ligjore apo më prokure si dhe deshmitarët dhe ekspertët. Mungesa e palës ankuese apo palës tjetër nuk e pengon trupin gjykues që te marre vendimin.10 Shqyrtimi i çështjes para gjykatës së shkallës së dytë fillon më paraqitjen e raportit të gjyqtarit referues lidhur me çështjen,i cili e tregon gjendjen e çështjes por pa e shprehur mendimin e tij personal rreth themelësisë (bazës) së ankesës. Pas kësaj lexohet aktgjykimi, apo pjesa e tij e goditur me ankesë,e kur është nevoja edhe procesverbali mbi shqyrtimin kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Më pas,ankuesi e arsyeton ankimin e vet, kurse pala kundërshtare përgjigjen në ankesë.11 II. Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë lidhur më ankesën12

2. Llojet e vendimeve

Në teorinë e së drejtës thuhet se vendimi i gjykatës së shkallës së dytë lidhur më ankesën mund të jetë i natyrës procedurale ose i natyrës meritore. I natyrës procedurale konsiderohet vendimi më të cilin gjykata nuk shprehet në lidhje më bazueshmërinë e kërkesëpadisë. Ky vendim

6 Ligji për proceduren kontestimore i Maqedonisë, shih nenin 348. Afati për përgjigje në ankesë sipas ligjit maqedon është 8 ditë. Ndërsa, sipas Kodit të Procedurës Civile të Shqipërisë (neni 456) afati për përgjigje në ankesë është 5 ditë. 7 Ligji për procedurën kontestimore i Kosovës shih nenin 190. Kështu, edhe LPK i Maqedonisë (shih nenin 350) dhe Kodi i Procedurës Civile i Shqipërisë, shih nenin 460-464 8 Janveski A ,(2009), E Drejta Procedurale Kontestimore, Shkup,Fq 406 9 Ligji për procedurën kontestimore i Kosovës, neni 90. Kështu,edhe LPK i Maqedonise ,shih nenin 351 10 Shih nenin 191 i ligjit për procedurën kontestimore i Kosovës . 11 Po aty, shih nenin 192 . Kështu,edhe LPK i Maqedonise ,shih nenin 353 12 Si gjykate e shkallës së dytë në Republikën e Kosovës vepron Gjykata e Apelit. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë me juridikcion territorial në gjithë Republikën e Kosovës.shih Ligjin për Gjykatat i RK neni 17. Gjykata e Apelit ka gjithesej 37 gjyqtar, numri i gjyqtarëve konsiderohet i vogël në raport më numrin e lëndëve, momentalisht mbi 9000 lëndë mbesin të pashqyrtuara nga kjo gjykatë. Në shkallë të dytë edhe në Maqedoni gjykojn gjykatat e Apelit ,në Shqipëri ekzitojnë 6 (gjashtë) Gjykata Apeli ,në Maqedoni ekzistojn katër (4) gjykata.

Page 22: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

22

për shkak të rëndësisë së tij procedurale jepet në forme të aktvendimit.13 Sipas LPK i RK, gjykata e shkallës së dytë vendos më aktvendim në rastet: kur e hedhë poshtë ankesën si të palejueshme, jo të plotë apo të paraqitur jashtë afatit të paraparë më ligj; kur e prish aktgjykimin dhe çështjen e dërgon në rigjykim si dhe në rastin kur e prishe aktgjykimin e goditur dhe e hedh poshtë padinë. Ndërsa,vendimi i gjykatës së shkallës së dytë konsiderohet i natyrës meritore në qoftë se ajo më anë të tij shprehet në lidhje më themelësin apo bazueshmërinë e kërkesëpadisë, vendimi i tillë për shkak të rëndësisë së tij materiale-juridike dhe efekteve të tij në terrenin materialo-juridik jepet në forme të aktgjykimit. Sipas LPK i RK, gjykata e shkallës së dytë vendos më aktgjykim në këto raste: kur e refuzon ankesën si të pathemeltë dhe e vërteton aktgjykimin e goditur; si dhe në rastin kur e ndryshon aktgjykimin e shkallës së pare. Pra,në rastin e vendosjes lidhur më ankesën e ushtruar, gjykata e shkallës së dytë mund t’i jape ndonjërën prej këtyre vendimeve: a) Aktvendim më të cilin e hedhë poshtë ankesën si të vonuar, jo të plotë apo të palejueshme; b) Aktvendim më të cilin e prishë aktgjykimin e goditur dhe e hedhë poshtë padinë; c) Aktvendim më të cilin e prishë aktgjykimin e goditur dhe e kthen çështjen në rigjykim në

gjykatën e shkallës së parë; d) Aktgjykim më të cilin e refuzon ankesën si të pathemeltë dhe e vërteton aktgjykimin e

goditur; e) Aktgjykim më të cilin e ndryshon aktgjykimin e shkallës së pare.

2.1 Hedhja poshtë e ankesës

Gjykata e shkallës së dytë më aktvendim e hedhë poshtë ankesën si palejuar në rastet kur konstaton se ankesa është e vonuar (pra,e paraqitur pas afatit të paraparë më ligj),jo e plotë apo jo e lejueshme. Në rastet e tilla gjykata e shkallës së dytë e bën një gjë të cilën ka pasur detyrë ta bëjë gjykata e shkallës së parë.14

2.2 Refuzimi i ankesës dhe lënia në fuqi e aktgjykimit

Sipas ligjit, gjykata e shkallës së dytë më aktgjykim e refuzon ankesën si të pathemeltë dhe e vërtetonë aktgjykimin e shkallës së parë në rastet kur vërteton se nuk ekzistojnë shkaqet nga të cilat është goditur aktgjykimi,e as shkaqet për të cilat ajo kujdeset sipas detyrës zyrtare15. Shkaqet për të cilat gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare përbëjnë shkeljet esenciale absolute të dispozitave të procedurës kontestimore. LPK i RK,në nenin 182 al.1 i cek në mënyrë taksative shkeljet esenciale absolute të dispozitave procedurale. Disa nga shkeljet esenciale aboslute sipas kësaj dispozite ligjore konsiderohen: mos përbërja e gjykatës sipas ligjit; nxjerrja e aktgjykimit për shkak të pohimit,mosbindjes,mungesës,heqjes dorë nga kërkesëpadia në kundërshtim më dispozitat procedurale ose pa mbajtjen e shqyrtimit kryesor; pjesëmarrja në procedurë si paditës,ose i paditur,e personit që nuk mund të jetë palë në procedure ose kur palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor; përjashtimi i publikut në kundërshtim më ligjin në seancen kryesore etj16.

2.3 Prishja e aktgjykimit të goditur dhe dërgimi i çështjes për rigjykim Në nenin 197 LPK i Kosovës rregullon situatën kur gjykata e shkallës së dytë mund të prishë aktgjykimin e goditur dhe të dërgojë çështjen në rigjykim, sipas rregullave të përmbajtura në këtë dispozitë ligjore gjykata e shkallës së dytë me anë të aktvendimit e prishë aktgjykimin e goditur

13 Brestovci,H, (2004), E Drejta Procedurale II, Prishtinë, Fq 87 14 Shih nenin 196 i ligjit për procedurën kontestimore i Kosovës. Kështu,edhe LPK i Maqedonisë shih nenin 356. 15 Po aty,shih nenin 200. Kështu, edhe LPK i Maqedonisë shih nenin 357 16 Për më shumë ,shih A,Jashari, E,Osmanaj ,Ankesa kunder Aktgjykimit në Procedurën Kontestimore ,Vizione, International magazine for social sciences, Nr 22/1,Skopje, Fq 302

Page 23: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

23

dhe çështjen e kthen në rigjykim, në rastet kur konstaton se ekziston njëri nga këto shkaqe të përmendura në ankesë: a) nëse në kundërshtim me dispozitat e ligjit procedural,gjykata e ka dhënë aktgjykimin në bazë të pohimit, apo aktgjykimin në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia. Pra,nëse janë shkelur rregullat mbi vendosjen. b) nëse ndonjërës nga palët me veprim të kundërligjshëm, e sidomos për shkak të mos thirrjes në mënyrë të rregullt, nuk i është dhënë mundësia që të marre pjese në shqyrtimin e çështjes,kurse veprimi i tille ka pasur ndikim në dhënien e vendimit të ligjshëm dhe të drejtë. Në këtë rast,është shkelur parimi i degjimit të palëve që vlen në procedurën kontestimore që çdo njërës nga palët ti jepet mundësia që të shprehet lidhur më objektin e kontestit. c) nëse gjykata e ka dhënë aktgjykimin pa e bërë shqyrtimin kryesor te çështjes juridike. d) nëse dhënien e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili sipas vet ligjit duhet të përjashtohet nga gjykimi17. Në rastin kur gjykata e shkallës së dytë e prishë aktgjykimin e goditur dhe çështjen e kthen në rigjykim për ndonjërën nga shkaqet e përmendura më sipër,ajo mund të urdhërojë që rishqyrtimi i çështjes të bëhet nga gjyqtari tjetër nga ai i cili e ka marre vendimin i cili është prishur më ankesë18. Në pjesën arsyetuese të aktvendimit,me të cilin e prishë aktgjykimin e shkallës së parë, gjykata e shkallës së dytë duhet të tregojë se cilat dispozita të procedurës kontestimore janë shkelur dhe çka e përbënë shkeljen e tillë.19 Sipas ligjit, gjykata e shkallës së parë ka për detyrë që menjëherë pasi t’i arrijë aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë,të caktojë seancen përgatitore apo seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes,e cila duhet të mbahet më së voni brenda afatit 30 ditor pas arritjes së aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë.20 Në procedurën e përsëritur gjykata e shkallës së parë ka për detyrë t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet kontestuese që i ka ofruar gjykata e shkallës së dytë në aktvendimin e saj. Mirëpo,gjykata e shkallës së parë nuk lidhet në pikëpamjet juridike të gjykatës së shkallës së parë. Në shqyrtimin e ri kryesor përpara gjyaktës së shkallës së parë, palët nuk kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja të cilat nuk i kanë propozuar paraprakisht në procedurën e shkallës së parë (ndalimi beneficium novarum)21.

2.4 Prishja e aktgjykimit të goditur dhe hedhja poshtë e padisë Në nenin 198 LPK i RK, përmend shkaqet për të cilat gjykata e shkallës së dytë mund të prishë aktgjykimin e goditur më ankesë dhe të hedhë poshtë padinë, sipas kësaj dispozite ligjore gjykata e shkallës së dytë mund të merr një vendim të tillë,nëse konstaton që ekziston ndonjëra prej këtyre shkeljeve esenciale absolute të dispozitave të procedurës kontestimore: a) Vendosja për kërkesën e cila nuk bënë pjese në kompetencën gjyqësore; b) Vendosja për kërkesën për të cilën ekziston gjyqvarësia në gjykimin tjetër,apo për të cilën

ekziston aktgjykimi i formës së prerë,apo nga e cila paditësi ka hequr dorë, ose për të cilën ekziston pajtimi gjyqësor.22

2.5 Ndryshimi i aktgjykimit të goditur

Sipas LPK i RK (neni 201), gjykata e shkallës së dytë me aktgjykim e ndryshon aktgjykimin e shkallës së parë në këto situata:

17 Kështu, edhe LPK i Maqedonisë shih nenin 359 dhe Kodi i Procedurës Civile i Shqipërisë shih nenin 467 18 Shih nenin 198.3 i ligjit për procedurën kontestimore i Kosovës 19 Po aty,shih nenin 198.4 20 Po aty,shih 199. Sipas LPK i Maqedonisë (neni 367), seanca për shyrtimin kryesor në rastin e prishjes së aktgjykimit të shkallës së parë duhet të caktohet më se voni në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit të vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, ndërsa séanca duhet të mbahet në afat prej 45 ditësh nga dita e pranimit të vendimi të gjykatës së shkallës së dytë. 21 Shih ,Janveski A,(2009), E Drejta Procedurale Kontestimore, Shkup,Fq 411 22 Pra, gjykata e shkallës së dytë në rastin e prishjes së aktgjykimit dhe hedhjes poshtë të padisë e kryen një gjë të cilen faktikisht është dashur ta kryejë gjykata e shkallës se parë.

Page 24: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

24

a) kur vërteton se ekziston shkelja e dispozitave të procedures kontestimore,përpos shkejleve të përmendura në rastin e prishjes së aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimit të çeshtjes në rigjykim;

b) nëse në bazë të shqyrtimit ka vërtetuar gjendje tjetër faktike nga ajo e përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë;

c) nëse pas shqyrtimit direkt të çështjes, në bazë të provave të reja, apo në bazë të marrjes rishtas të provave të administruara nga gjykata e shkallës së parë, ka vëretuar gjendje tjetër faktike nga ajo e përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë;

d) nëse vërteton se gjendja faktike e përmbajtur në aktgjykimin e shkallës së parë është konstatuar drejte,por e drejta materiale është zbatuar gabimisht nga gjykata e shkallës së parë;

e) nëse vërteton se me aktgjykimin e shkallës së parë është tejkaluar kërkesëpadia ashtu që me të është pranuar me tepër se që është kërkuar me padi23.

Ndryshimi i aktgjykimit të shkallës së parë nënkupton anulimin e tij për shkak se nuk konsiderohet i drejtë,ashtu që zëvendësohet më vendim të ri të gjykatës së shkallës së dytë. Mirëpo, gjykata e shkallës së dytë nuk sjell aktvendim të veqantë për prishjen e aktgjykimit të shkallës së parë, pasi ndryshimi në fakt e implikon prishjen. Më anë të aktgjykimit ndryshues të gjykatës së shkallës së dytë evitohen parregullësitë që kanë të bëjnë me vendosjen meritore e jo më procedure.24 Përjashtim nga kjo rregull, kemi në rast të tejkalimit të kërkesëpadisë nga gjykata e shkallës së parë. Sipas LPK i RK,në rastin kur gjykata e shkallës së dytë vërteton se me aktgjykimin e shkallës së parë është tejkaluar kërkesëpadia,ashtu që me të është vendosur për ndonjë çështje tjetër e jo për atë të ngritur me padi, atëherë ajo me aktvendim e prishë aktgjykimin e shkallës së parë dhe e kthen çështjen për procedim të serishëm.25 Tejkalimin e kërkesëpadisë LPK i Kosovës e trajton si shkelje esenciale absolute të dispozitave të procedurës kontestimore. Më LPK të Maqedonisë tejkalimi i kërkesëpadisë nuk trajtohet shprehimisht si shkelje thelbësore absolute e dispozitave procedurale.26

III. Të dhënat emperike Për sigurimin e të dhënave emperike është hartuar një pyetësor ,i cili i është dërguar në kopje të ngurtë Gjykatës Themelore në Pejë,dhe dy degëve të saj në Klinë dhe Istog si dhe Gjykatës Themelore në Gjakovë. Pyetësori përmbante gjithesej 12 pyetje. Qellimi i pyetësorit ishte mbledhja e informacioneve mbi ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të gjykatave të përfshira në studim, gjate vitit 2013.

23 Kështu, edhe LPK i Maqedonisë shih nenin 361 24 Shih Brestovci,H,(2004), E Drejta Procedurale II.Prishtinë ,Fq,90 25 Neni 202 i ligjit për procedure kontestimore i Kosovës 26 Shih nenin 343 i ligjit për procedurën kontestimore të RM, në të cilin në mënyrë taksative janë cekura shkeljet thelbësore absolute të dispozitave procedurale. As më ligjin për procedurën kontestimore të RSFJ (i cili është zbatuar dhe në Kosovë deri në nxjerrjen e ligjit aktual në fuqi),tejkalimi i kërkesëpadisë nuk është trajtuar shprehimisht si shkelje thelbësore absolute.,shih nenin 354 e këtij ligji.

Page 25: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

25

Grafiku 1. Sa është numri i gjyqtarëve në lëmin civile në gjykatat themelore në:

Në grafikun më lartë shihet se në Gjykatën Themelore në Pejë në lëminë civile veprojn 7 (shtatë) gjyqtar,ndërsa në dy degët e saja , përkatësisht në Gjykatën Themleore në Istog dhe Klinë në lëminë civile veprojn 2 (dy) gjyqtar , ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë në lëminë civile veprojn 3 (tre) gjyqtar. Numri i gjyqtarëve është shumë i vogël nëse këtë e krahasojm më numrin e banorëve. Sipas ASK (2012)27,numri i popullsisë në Pejë është 96.450 banorë,dhe kësisoj numri i gjytarëve për koke banori i bie të jetë 13.778.; numri i popullsisë në Gjakove është 94.556 banorë, dhe numri i gjytarëve për koke banori i bie të jetë 31.518. Ndërsa Klina ka 38.496 banorë dhe numri i gjyqtarëve për koke banori i bie të jetë 19.248, si dhe Istogu ka 39.289 banorë dhe numri i gjyqtarëve për koke banori i bie të jetë 19.644.

Grafiku 2. Numri i ankesave të ushtruara kundër aktgjykimeve të dhena gjate vitit 2013 në Gjykatat Themelore në:

Në grafikun 2 shihet se numri i ankesave të ushtruara kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Pejë gjatë vitit 2013 ka qenë 334, kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjakovë janë ushtruar 188 ankesa, kurse kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Klinë janë ushtruar 165 ankesa si dhe kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Istog janë ushtruar gjithesej 48 ankesa.

27 Agjensia e Statistikave të Kosovës ,në shtator të vitit 2012 publikoi rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

0 1 2 3 4 5 6 7 8

PEJË

GJAKOVE

KLINE

ISTOG

PEJË GJAKOVE KLINE ISTOGGjithesej 334 188 165 48

050

100

150200

250300

350

400

Page 26: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

26

Grafiku 3. Sa nga ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të gjykatave themelore gjithesej gjatë vitit 2013 kanë arrite të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit deri tani:

Nga grafikun 3 shihet (se deri në prill 2014) ,kanë arrit të shqyrtohen 20 ankesa nga gjykata e shkallës së dytë kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Pejë nga 334 sa ishin paraqit gjate vitit 2013, ndërsa kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjakove janë shqyrtuar nga gjykata e shkallës së dytë 15 ankesa nga gjithesej 188 sa ishin paraqitur gjate vitit 2013,si dhe kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Klinë janë shqyrtuar nga gjykata e shkallës së dytë 10 ankesa nga gjithesej 165 sa ishin paraqitur gjate vitit 2013,dhe kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Istog janë shqyrtuar nga gjykata e shkallës së dytë 4 ankesa nga gjithesej 48 të paraqitura.

Grafiku 4. Ankesa ushtrohet më se shumti kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet :

Në pyetjen se aktgjykimet e dhëna në cilët nga llojet e ndryshme të konesteve atakohen më së shpeshti përfaqësues të Gjykatës Themelore në Pejë ashtu siç mund të shihet edhe ne grafikonin nr 4 janë përgjigjur se 45% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet nga e drejta e pronësisë, 15% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhëna në kontestet në lidhje më kompensimin e demit, 25% e ankesave paraqiten në kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe 10% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet e tjera. Ndërsa,sipas përfaqësuesve të Gjykatës Themelore në Gjakove në këtë gjykatë 40% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhëna në kontestet nga e drejta e pronësisë,20% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet në lidhje më kompensimin e

0

5

10

15

20

25

Gjykata ThemelorePejë

Gjykata ThemeloreGjakove

Gjykata ThemeloreKline

Gjykata ThemeloreIstog

0% 20% 40% 60% 80% 100%

Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore Gjakove

Gjykata Themelore Kline

Gjykata Themelore Istog

Kontestet nga e drejta reale Kontestet në lidhje më kompensimin e demit

Kontestet nga marrëdhëniet kontraktore Konteste të tjera

Page 27: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

27

demit,25% e ankesave paraqiten në kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe 15% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet e tjera. Përfaqësues të Gjykatës Themelore në Klinë janë përgjigjur se 30% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet nga e drejta e pronësisë;15% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhëna në kontestet në lidhje më kompensimin e demit ,35% e ankesave paraqiten në kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe 20% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet e tjera. Ndërsa,sipas përfaqësuesve të Gjykatës Themelore në Istog, në këtë gjykatë 50% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet nga e drejta e pronësisë; 15% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhëna në kontestet në lidhje më kompensimin e demit, 25% e ankesave paraqiten në kontestet nga marrëdhëniet kontraktore dhe 10% e ankesave paraqiten kundër aktgjykimeve të dhena në kontestet e tjera.

Grafiku 5. Shkaqet më të shpeshta për të cilat ushtrohet ankesë kundër aktgjykimit janë:

Në pyetjen se cilat janë shkaqet më të shpeshta për të cilat palët ushtrojnë ankesë kundër aktgjykimit përfaqësues të Gjykatës Themelore në Pejë janë përgjigjur se në këtë gjykatë 55% e ankesave ushtrohen për shkak të shkeljeve esenciale të dispoziatve procedurale,40% e ankesave ushtrohen për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe 5% e ankesave ushtrohen për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; përfaqësues të Gjykatës Themelore në Gjakove janë përgjigjur se në gjykatën e tyre 40% e ankesave ushtrohen për shkak të shkeljeve esenciale të dispoziatve procedurale,50% e ankesave ushtrohen për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe 10% e ankesave ushtrohen për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale; ndërsa përfaqësues të Gjykatës Themelore në Klinë janë përgjigjur se në gjykatën e tyre 90% e ankesave ushtrohen për shkak të shkeljeve esenciale të dispoziatve procedurale,10% e ankesave ushtrohen për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendejs faktike; si dhe në Gjykatën Themelore në Istog sipas përfaqësuesve të kësaj gjykate në gjykatën e tyre 40% e ankesave ushtrohen për shkak të shkeljeve esenciale të dispoziatve procedurale,60% e ankesave ushtrohen për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.

0%20%40%60%80%

100%

GjykataThemelore

Pejë

GjykataThemelore

Gjakove

GjykataThemelore

Kline

GjykataThemelore

Istog

Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale

Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike

Për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore

Page 28: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

28

Grafiku 6. Cilat janë vendimet më të shpeshta të Gjykatës së shkallës së dytë në lidhje më ankesën kundër aktgjykimeve të shkallës së pare :

Në grafikun 6 vërehet se lidhur më ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Pejë gjykata e shkallës së dytë në 20% të rasteve ka marre vendim më të cilin ka prishë aktgjykimin e goditur në 60% të rasteve ka vërtetuar aktgjykimin e goditur, dhe në 25 % të rasteve ka marre vendim më të cilin ka ndryshu aktgjykimin e shkallës së pare; situate e njëjtë qendron edhe në gjykatat e tjera, ashtu siq vërehet nga grafiku lidhur më ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjakovë gjykata e shkallës së dytë në 25% të rasteve ka marr vendim më të cilin e ka prishë aktgjykimin e goditur,në 40% të rasteve ka marrë vendim më të cilin ka vërtetu aktgjykimin e goditur,dhe në 30% të rasteve ka marr vendim më të cilin ka ndryshu aktgjykimin e goditur; lidhur më ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Klinë gjykata e shkallës së dytë në 20% rasteve ka marr vendim më të cilin ka prishë aktgjykimin e goditur ;në 50% të rasteve ka marr vendim më të cilin ka vërtetu aktgjykimin e goditur dhe në 25% të rasteve ka marrë vendim më të cilin ka ndryshu aktgjykimin e goditur ; si dhe lidhur më ankesat e ushtruara kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Istog ,gjykata e shkallës së dytë në 15% të rasteve ka marr vendim më të cilin e ka prishë aktgjykimin e goditur dhe çeshtja është kthyer në rigjykim ,në 60% të rasteve ka marrë vendim më të cilin ka vërtetu aktgjykimin e goditur dhe në 25% të rasteve ka marrë vendim më të cilin e ka ndryshu aktgjykimin e goditur.

Përfundimi

Në përfundim të këtij punimi e shohim të nevojshme t’i rikthehemi edhe njëherë qëllimit të tij. Qellimi i këtij punimi ishte që duke u bazuar kryesisht në legjislacionin pozitiv kosovar dhe atë maqedon të jepen shpjegime të rëndësishme lidhur më procedurën e vendosjes sipas ankesës në gjykatën e shkallës së dytë. Në bazë të asaj që trajtuam, mund të përfundojmë se midis ligjvënësit kosovar dhe atij maqedon nuk ekziston ndonjë dallim i rëndësishëm sa i përket rregullimit të procedurës së vendosjes respektivisht llojeve të vendimeve që mund të jepen nga gjykata e shkallës së dytë lidhur më ankesën e ushtruar. Si ligjvënësi kosovar ashtu dhe ai maqedon parashohin llojet e njëjta të vendimeve që mund t’i sjell gjykata e shkallës së dytë varësisht nga rëndësia e shkaqeve apo shkeljeve të konstatuara,këto vendime janë: të vërtetojë aktgjykimin e goditur;të ndryshoj aktgjykimin e goditur;të anuloj aktgjykimin e goditur dhe të kthejë çështjen në rigjykim ose të hedhë poshtë padinë si të palejuar. Ndërsa, sa i përket pjesës praktike të punimit në bazë të hulumtimit të realizuar kemi arrite në këto konstatime:

0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%

100%

GjykataThemelore

Pejë

GjykataThemelore

Gjakove

GjykataThemelore

Kline

GjykataThemelore

Istog

Ndryshimi i aktgjykimit të shkallessë parë

Vërtetimi i aktgjykimit të goditur

Prishja e aktgjykimit të goditur dhekthimi i ceshtjes në rigjykim nëgjykaten e shkalles së parePrishja e aktgjykimit të goditur dhehedhja poshtë e padisë

Hedhja poshte e ankesës

Page 29: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

29

-Se numri i ankesave të ushtruara kundër aktgjykimeve të shkallës së pare konsiderohet i madh dhe se ka vonesa në shqyrtimin e tyre nga gjykata e shkallës së dytë,dhe se një nga arsyet e vonesës ngel numri i vogël i gjyqtarëve në raport më numrin e lëndëve, (kjo gjykate ka 37 gjyqtar), ndërsa numëron momentalisht mbi 9000 lëndë të pakryera, shumica prej tyre konteste civile; -Se në rastet më të shpeshta ushtrohet ankesë për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave procedurale dhe konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe në raste jashtëzakonisht të rralla ushtrohet ankesë për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale dhe aktgjykimet e dhëna në kontestet e pronësisë dhe në kontestet nga marrëdhëniet kontraktuese mbesin më të kundërshtuara në praktikë nga palët; si dhe -Se në të shumët e rasteve gjykata e shkallës së dytë merr këto lloje të vendimeve; vërteton aktgjykimin e goditur dhe ndryshon aktgjykimin e goditur si dhe jo rrallë herë edhe prishë aktgjykimin e goditur.

Bibliografia

Literatura 1. Janveski A,(2009),E drejta Procedurale Kontestimore, Shkup 2. Brestovci,F,(2004),E Drejta Procedurale Civile II, Prishtinë 3. Brestovci,F,(2006),E Drejta Procedurale Civile II, Prishtinë 4. A,Jashari, E,Osmanaj ,(2014), Ankesa kunder Aktgjykimit në Procedurën Kontestimore,Vizione,

International magazine for social sciences, Nr 22/1,Skopje

Aktet ligjore 1. Ligji për procedurën kontestimore i Republikës së Kosovës. (Nr 03/L-006 (Gaz.Zyrtare

RK.dt.20.09.2008). 2. Ligji për procedurën kontestimore i Republikës së Maqedonisë.(Gazeta zyrtare e RM,21 shtator

2005). 3. Ligji për procedurën kontestimore i RSFJ 1977.(Gazeta zyrtare e RSFJ 14 janar 1977). 4. Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë,Nr 10/052 (Botim i Qendrës së Publikimeve

Zyrtare) Qershor 2010,Tiranë. 5. Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës. (Nr 03/L-199 (Gaz.Zyrtare RK. dt.23.07.2010).

Raporte 1. Raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi regjistrimin e popullsisë.(2012),Prishtinë.

Page 30: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

30

Alba DUMI, Evisa CELO, Florid DUMI - Permiresimi i standarteve shendetesore te ujit te pijshem, nje e mire publike me rendesi, analiza ne kushtet e shqiperise.

Prof. Dr Alba DUMI “Dekane e Shkolles Pasuniversitare” , Universiteti i Vlores Dr Evisa CELO Universiteti ”Ismail Qemali” Vlore Albania Msc Florid DUMI Outdoor Ambassadors’, Vlora

Abstract: Thinking about your local reservoir may conjure visions of water sports, fishing, or picnicking, but reservoirs serve a much more vital purpose. Reservoirs, or man-made lakes, are typically created by building dams across rivers (some also occur naturally). Reservoirs even out the fluctuations in a water supply by storing water when it is abundant and releasing it later, especially when water supply diminishes during drought. Water towers, a familiar sight along nearly every highway in America, help to make sure that water deliveries remain relatively constant even during peak water use times. Their main purpose, however, is to elevate the water level high enough to supply, adequate water pressure throughout a distribution system. As demand for water increases, so does the need for new reservoirs. But a number of factors—including high evaporation rates, damage to fish and ecosystems, and decreasing availability of land for dam construction—have made building additional dams less desirable. An alternative approach, managed underground storage, involves capturing water from a source, storing it in an underground aquifer, and then pumping it back up through wells for use. Managed underground storage systems do not require the requisition of large amounts of land that surface reservoirs do, and loss of water through evaporation is not a problem. Nevertheless, underground storage does pose some challenges.

Key words: Albanian water system, performance, inefficiencies, monitoring, urban areas

Among them are the generally high costs of design, construction, and monitoring, and the potential for contamination from chemical reactions between the water and aquifer materials.

The National Research Council Sanitation presents even more problems than drinking water. Sanitation coverage in urban areas is almost the same as drinking water coverage. Urban areas have mostly combined sewage and storm water collection networks that discharge into near bay surface water bodies. About 40% of the urban population has a sewer connection. In rural areas, only a small portion of the areas with piped water supply is equipped with sever networks.

Page 31: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

31

1. Hyrje

Qeverisja dhe planifikimi i burimeve hidrike territoriale, mbrojtja e mjedisit, tutela e peisazhit dhe menaxhimi efiçent i energjisё nёpёrmjet: sistemeve tё integruara tё monitorimit mjedisor; kёrkimeve, sondazheve paraprake,studimeve tё fatibilitetit dhe projekteve pilot; shkёmbimeve tё kompetencave reaizohet nёpёrmjet njё pёrcaktimi paraprak tё qartё tё proçedurave tekniko-financiare pёr tё garantuar realizueshmerinё dhe qёndrueshmёrinё e vetë ndёrhyrjeve.. Promovimi i zhvillimit tё qёndrueshёm nё territorin urban, rural dhe bregdetar; Favorizimi i integrimit tё rajoneve ndёrkufitare dhe tejkalimi i pengesave dhe i kushteve periferike. Ndёrhyrjet e identifikuara nga Zyrat Rajonale përgjegjëse do ti nënshtrohen njё verifikimi teknik dhe konsultiv nga ana e Grupeve tё Punёs Tematike dhe mё pas nga Autoriteti i Menaxhimit Qёndror pёr zbatimin e projekteve. Nё zbatim tё Ligjit numёr 84 date 21.10.2001, njësi qё sipas ligjit ka kompetencat e koordinimit tё të gjithё veprimtarisë sё vendeve ballkanike. Programi, përveç kërkimit tё rrugёve edhe/ose mundёsive tё reja pёr rritjen e zonave tё përfshira, synon edhe bashkёpunimin ndёrkufitar ndёrmjet institucioneve tё përfshira nё ideimin dhe nё realizimin e ndёrhyrjeve nё fushёn hidrike.

Ky element zё njё rol tё rёndёsishёm nё qoftё se analizohet me perspektivën e zgjerimit tё BE. Financimet qё do tu jepen firmave nё kuadёr tё PO do marrin parasysh disa norma minimale ose disa rregullore pёr pёrjashtimet e financimeve qё e kalojnё kёtё nivel. Këto financime mund tё jepen nё bazё tё disa njoftimeve dhe aprovimeve tё posaçme nga Komisioni Evropian ose nё bazё tё autorizimeve tё veçanta nga ajo vetë.

1. Shmangia e shpërdorimit të ujit është një nga përparësitë kryesore në mbrojtjen e mjedisit nëpër botë dhe veçanërisht në ato vende që kanë mungesë uji të pishëm dhe të tjera që kanë periudha të përvitshme thatësirash që preking ndjeshëm prodhimin bujqësor. Por ka edhe vende që u duhet të krijojnë reshje shiu për të pastruar qytetet. Shkencëtarët e Universitetit Warwick të Britanisë së Madhe po studjojnë mënyra për përdorimin me kursim të ujit në procesin e vaditjes me fertilizatorë. Sistemi përfshin disa tuba të vendosur nën dhé për të ushqyer me ujë dhe fertilizatorë bimët në rritje. Ekipi i kërkimeve ka vendosur sensorë të lagështirës në tokë që i dërgojnë informacion një sistemi kontrolli të lidhur me kompjuter, i cili përdor teknologjinë e telefonëve celularë. Sistemi i kontrollit hap ujin kur toka është e thatë nën nivelin e caktuar. Duke përdorur këtë teknologji të re, fermerit i krijohen kushtet të vendosë kur dhe cilat bimë të vaditë, madje dhe me çfarë sasi uji. Rezultatet e deritanishme të përdorimit të kësaj teknologjie tregojnë për një rënie të konsiderueshme të humbjeve në procesin e vaditjes me ujë të përzjerë me fertilizatorë. Për më tepër, ky proces është shumë i rëndësishëm për rajonet me thatësirë të madhe të botës.

1.2 Eksperjenca boterore dhe burimet ujore me nevoja per permiresime ne standartet

shendetesore.

Kina ka bërë eksperimente për krijimin artificial të reshjeve për dekada me radhë. Shirat artificiale janë përdorur në fakt për të pastruar qytetin pas stuhive të forta të shoqëtuara me ngritjen e pluhrit. Ekspertët e zyrës së modifikimit të motit në provincën Hebei përdorin një tip avioni të vogël për të spërkatur retë me një katalizator për të gjeneruar reshje shiu. Ata fluturojnë 50 deri në 60 herë në vit, kryeisht në stinën e pranverës apo të vjeshtës, kur pjesa veriore e Kinës goditet nga thatësirat e mëdha. Shumë shkencëtarë argumentojnë se procesi i ngarkimit të reve është në fakt proces “i vjedhjes së shiut”, sepse duke krijuar shi artificialisht në një zonë, një zone tjetër i mungojnë reshjet dhe një proces i tillë mund të çojë në probleme për mjedisin. Por fermerët në fshatrat përreth Pekinit nuk janë dakord me këtë argument, duke thënë se thatësira e tejzjatur e Kinës prek

Page 32: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

32

produktivitetin e të mbjellave çdo vit dhe ata duhet të marrin ndihmë në çdo formë që të jetë e mundur. 1.3 Pyjet dhe ekosistemi, kusht themelor per zhvillim Pyjet me re kanë ekosisteme që gjenden vetëm në disa zona malore tropikake. Ato nuk janë vetëm zona bukurish natyrore, por edhe burime uji të freskët për shumë qytete të botës. Qendra e Kombeve të Bashkuara për Monitorimin e Konservimit të ujit nëpër botë ka futur tashmë në praktikën e saj vëzhgimin e këtyre pyjeve në kuadrin e përpjekjeve për të ruajtuar këto ekosisteme të veçanta. Vëzhgimet treguan se pyjet me re janë në rrezik për shkak të prerjes së drurëve dhe ngrohjes globale, veçanërisht në Azi dhe në Amerikën e Jugut, ku pjesa më e madhe e tokës është pastruar për t’u përdorur si tokë bujqësore.Përfundimet e studimit i kanë nxitur kompanitë private që shfrytëzojnë burimet e ujit të mbështesin zgjidhjet e propozuara dhe të financojnë fermerët prë të mbrojtur pyjet me qëllim që të pakësojnë dëmet. Megjithatë, duhet bërë më shumë punë për t’i mbrojtur këto ekosisteme delikate, para se ato të zhduken përgjithëmonë. Ka patur një prirje rritëse ne fushen e investimeve ujore ne vendin tone ,gjatë vitit 2009 dhe në fund të tremujorit të parë të vitit 2008, duke kapur nivelin 100 për qind. Gjatë vitit 2009, treguesi është luhatur për shkak të rritjes së provigjonimeve për huatë me probleme. Në tremujorin e parë të vitit 2010, vihet re një rritje më e lartë e të ardhurave nga interesat (10 %), në krahasim me të ardhurën bruto (2%). Ne sektoret te cilet kane nevoje per investime hidrike. Faktorët që mund të kenë ndikuar janë ulja e levës financiare dhe rritja e provigjoneve, për shkak të përkeqësimit të portofolit të kredisë. Ndërkohë diferenca midis normave të interesit për të gjitha valutat është ulur ndjeshëm, në tremujorin e parë të vitit 2010. Ulja e mëtejshme e normave të interesit për monedhën amerikane nga ana e FED , do të rrisë diferencën me normën e interesit të lekut dhe do të mbështesë më tej dhënien e kredisë në këtë valutë. Financimi i zgjerimit të kredisë në valutë nga banka të veçanta, mund të ndeshte vështirësi, në kushtet e një rënieje të mundshme të dërgesave financiare nga emigrantët dhe të një rritjeje të konkurrencës për grumbullimin e depozitave. Për këtë arsye, bankat do të detyroheshin të ruanin nivelet ekzistuese të normave të depozitave në valutë, duke qenë se depozitat në valutë janë mënyra kryesore e financimit të kredisë në valutë. Përndryshe, disa nga bankat mund t’i drejtoheshin huamarrjes nga grupi për fonde në valutë që kanë interesa të ulët. Por duhet thënë që megjithë situatën e vështirë te likuiditetit në tregjet ndërkombëtare financiare, në sajë të prezencës së presioneve të vazhdueshme inflaioniste, ulja e normave bazë të interesit për valutat e tjera kryesore ka më pak të ngjarë të ndodhë. Në këtë mënyrë, efekti i këtyre lëvizjeve të normave të interesit, në nxitjen e kredititmit në valutë në vendet në zhvillim, do të jetë më i zbutur. Nga ana tjetër, nëpërmjet veprimeve të caktuara në një treg që vepron në mënyrë eficiente, bankat qendrore realizojnë më mirë objektivat e politikës së tyre monetare, duke i kontribuar stabilitetit të përgjithshëm financiar. Gjatë vitit 2009, numri i transaksioneve të procesuara në sistemin AIP S është rritur me 17 %, krahasuar me vitin 2010. Ndërkohë pagesat e procesuara në sistemin AEC H, pothuajse janë dyfishuar, duke u rritur me 47 % krahasuar me vitin 2010. Numri më i madh i transaksioneve është përqendruar në tremujorin e fundit të vitit, veçanërisht për sistemin AEC H.

Mesatarisht, çdo ditë në sistemin AIP S janë procesuar rreth 183 transaksione me një vlerë totale prej 15.1 miliardë lekësh, ndërsa në sistemin AEC H rreth 290 transaksione me një vlerë totale ditore prej 48 milionë lekësh. Tabelat në vijim pasqyrojnë numrin dhe vlerën totale të pagesave të procesuara, përkatësisht në sistemet AIP S dhe AEC H, gjatë vitit 2009, krahasuar me vitin

Page 33: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

33

2008:

Përveç numrit të transaksioneve të procesuara në sisteme, rritje të rëndësishme ka patur edhe vlera e tyre. Gjatë vitit 2009, rritja në vlerën e transaksioneve të procesuara në sistemin AIP S dhe atë AEC H rezulton të jetë përkatësisht me 11 dhe 56 %, krahasuar me vitin 2008. Vlera totale e likuiditeteve të shlyera në sistemet e pagesave gjatë vitit 2009, rezulton të jetë katërfishi i vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin12. Në mënyrë më të detajuar, llojet e transaksioneve të procesuara në sistemin AIP S gjatë vitit 2009 dhe pesha e tyre relative, paraqiten në tabelën 9:

Krahasuar me të njëjtët zëra të vitit të kaluar, vërejmë se një peshë të konsiderueshme në rritjen e numrit të transaksioneve, zë numri i pagesave për klientët. Përsa i përket vlerës së transaksioneve, rritje e konsiderueshme reflektohet në zërin e transaksioneve të iniciuara nga Banka e Shqipërisë, si edhe në transaksionet ndërbankare.

Nga pikëpamja e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të stabilitetit të sistemeve të pagesave, vlerësohet edhe shkalla e përqendrimit të pagesave në nyje të veçanta të rrjetit. Tregues të përqendrimit për dy sistemet AIP S dhe AEC H, paraqiten si në tabelën 10 dhe 11:

Ekonomia shqiptare po kalon një periudhë tranzicioni nga ekonomia e centralizuar në Regjimin Komunist drejt ekonomisë së tregut. Deri në vitin 1991, kur ra sistemi komunist në Shqipëri, të gjitha ndërmarrjet ishin shtetërore dhe ekonomia në fshat ishte e bazuar në kooperativat bujqësore. Pas këtij viti u krijuan ndërmarrjet e para private. Ritmi i krijimit të ndërmarrjeve të reja në vite është i ndryshëm dhe karakterizohet në vitin 1996 nga një shkallë rritje prej 24 %.

Page 34: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

34

Pas vitit 1996 e në vazhdim, duke përjashtuar këtu vitin 1997, kemi një gjendje me të qëndrueshme ku shkalla mesatare e krijimit të ndërmarrjeve të reja vlerësohet në nivelin rreth 19%. Numri gjithsej i ndërmarrjeve të regjistruara i krahasuar me numrin e ndërmarrjeve aktive tregon një nivel të lartë të mbylljes se ndërmarrjeve. Nga analiza e dukurisë së mbylljes të aktivitetit të ndërmarrjeve në vite, shohim se në periudhën deri në 1996 jane mbyllur rreth 71 % e ndërmarrjeve të regjistruara gjithsej. . Nga të dhënat e fundit rezulton se janë aktive 45.034 ndërmarrje. Nga këto 91.6 % janë ndërmarrje me 1-4 të punësuar. Kontributin më të madh në ekonominë shqiptare e japin ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar.

Madhësia e ndërmarrjeve

Ndërmarrjet Te punësuarit Afarizmi Investimet Nr. % Nr % Mln/leke % Mln/leke %

Githsej 45034 100 173427 100 580472 100 57758 100 1-4 të punësuar 41252 91.6 65714 37.9 145696 25.1 3391 5.9 5-9 të punësuar 1940 4.3 12148 7.0 69819 12.0 3427 5.9 10+ të punësuar 1842 4.1 95565 55.1 364957 62.9 50940 88.2

Në strukturën e ndërmarrjeve sipas aktivitetit ekonomik vazhdon të jetë mbizotërues sektori i tregtisë dhe shërbimeve të cilët mbulojnë 74.4% të ndërmarrjeve aktive. Kjo strukturë ruhet pothuajse e njëjtë në të gjitha vitet. Një tjetër karakteristike e ndërmarrjeve është përqëndrimi i tyre sipas zonave gjeografike. Duke pasur parasysh lëvizjen migruese të popullsisë konstatojmë se rreth 60% e ndërmarrjeve janë të përqëndruara në 9 rrethe të Shqipërisë (Tiranë, Durrës,Fier,Vlorë etj).

1.4 Aktiviteti financjar mbeshtetes i investimeve ujore Për grupet e bankave sipas madhësisë së aktivitetit vihet re se rritja e raportit të marzhit të interesave ndaj të ardhurave bruto. Strategjia e re do të mbështesë zhvillimin e Shqipërisë dhe do të ndihmojë me sfidat kryesore siç janë: konsolidimi i pozitës fiskale për t’i bërë ballë sfidave të viteve të ardhshëm; përmirësimi i mëtejshëm i eficiencës së shpenzimeve publike duke marrë parasysh ndërkohë nevojat e mëdha infrastrukturore; përmirësimi i zbatimit të reformave rregullatorë dhe institucionale për të nxitur konkurueshmërinë dhe investimet; rritja e nivelit arsimor dhe aftësive për të plotësuar kërkesën nga bizneset; dhe përmirësimi i sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve shëndetësore kyç duke u siguruar që të varfëritë janë të mbrojtur nga lëkundjet ekonomike. Programi i përbashkët i CPS i Grupit të Bankës Botërore fokusohet në tre objektiva strategjikë. Objektivi i parë është rimëkëmbja e niveleve të rritjes së Shqipërisë nëpërmjet konkurrueshmërisë së përmirësuar, duke forcuar menaxhimin makroekonomik dhe të shpenzimeve publike, duke përmirësuar klimën e biznesit, duke trajtuar në mënyrë të përballueshme problemet shtrënguese infrastrukturore dhe duke thelluar aksesin në kredi. Objektivi i dytë është zgjerimi dhe mbështetja e përfitimeve sociale, duke përmirësuar shërbimet arsimore dhe ato shëndetësore dhe duke krijuar një rrjet të përshtatshëm sigurie. Ndërsa objektivi i tretë është reduktimi i vulnerabilitetit ndaj ndryshimeve klimatike duke përmirësuar ruajtjen dhe menaxhimin e ujit dhe duke rritur përgatitjen në rast fatkeqësish. Gjithashtu, Strategjia e re synon një program huamarrjeje më të fokusuar. Ajo përfshin angazhime të koordinuara dhe plotësuese të IBRD-së dhe IFC-së në sektorët e mëposhtëm prioritarë siç janë: infrastruktura kombëtare, energjia dhe rrugët; infrastruktura bashkiake, kryesisht furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta; dhe mjedisi i biznesit. Programi i ri pasqyron një fokus nën-rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore veçanërisht në energji, tregti dhe transport, dhe menaxhim fatkeqësish.

Page 35: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

35

Strategjia do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë përmirësimet në qeverisje në Shqipëri nëpërmjet përdorimit të një “filtri qeverisjeje” për të gjithë projektet e financuara nga Banka me qëllim që të promovojë përmirësime në administrim, eficiencë dhe transparencë në gjitha strukturat e qeverisë.

1.5 Nevojat per me shume politika bujqesore dhe permiresimi i treguesve higjeno- sanitare. Bujqesia eshte nje nga fushat e ekonomise qe shkakton ndotje te medha ne toke dhe uje. Kimikatet qe perdoren ne bujqesi shkaktojne ndotjen e ujit dhe tokes me mbetjet kimike dhe mbetjet tjera industriale. Duke u kthyer me heret ne kohe, sektori me i rendesishem i ekonomise ne vend ka qene bujqesia, e cila ka pasur ndikim te madh ne diversitetin biologjik. Zhvillim me i madh i bujqesise eshte shenuar ne sistemin e kaluar, ndersa nje shfrytezim me i vogel i saj eshte shenuar edhe gjate viteve ‘90. Disa prej degradimeve mjedisore ne vend jane pasoje e politikave ekonomike te se kaluares, te cilat ne ate kohe ishin te perqendruara vetem ne prodhim, duke lene anash ndikimin ne mjedis. Megjithate, gjate periudhes se zhvillimit te Shqiperise, eshte ndaluar trajtimi i ketyre problemeve mjedisore ne ate shkalle ku kane vepruar ne vendet tjera te Europes Juglindore. Në grafikun e mëposhtëm jepet një informacion

nga INSTAT-i mbi ecurinë e biznesit të vogël në Shqipëri nga viti 2009 deri në fillim te vitit 2013.

Ndërmarrjet aktive në Shqipëri sipas vitit të krijimit dhe madhësisë.

Burimi: Të dhënat janë marrë nga publikimet e INSTAT, 2013

Mbështetur në publikimet nga

INSTAT, në 2010-2013 rezulton se rreth 91.95% e tyre janë mikrondërrmarje me 1-4 të punësuar, ndërkohë që ndërmarjet e vogla (5-9 të punësuar) përbëjnë rreth 4.26% të ndërmarjeve, 3.04% përbëhet nga ndërmarjet e mesme (10-49 të punësuar) dhe vetëm 0.75% e ndërmarjeve kanë mbi 50 të punësuar.

Page 36: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

36

Burimi: Të dhënat janë marrë nga publikimet e INSTAT, 2013

Shpërndarja e ndërmarrjeve aktive sipas aktivitetit ekonomik dhe shpërndarjes gjeografike.

Peshën relative në aktivitetin ekonomik të këtyre ndërrmarrjeve e zë Tregëtia (47.1 %), ku vendin e parë e kryeson qarku i Beratit dhe Fieri dhe atë me më pak peshë e zë sektori i Bujqësisë dhe Peshkimit (1.2%) ku Lezha renditet e para duke u ndjekur nga Kukësi dhe Vlora. Disa prej problemeve me te rendesishme te identifikuara nga qeveria dhe organizatat mjedisore jane: erozioni i tokes dhe shpyllezimi. Keto dy probleme, te lidhura ngushte me njera-tjetren vijne si rezultat i keqmenaxhimit dhe prerjes se pyjeve, etj. Raport kombetar per integrimin e shqetesimeve mjedisore ne politikat bujqesore permes projektit “Promovimi i integrimit te shqetesimeve mjedisore ne politikat sektoriale te Europes juglindore”.

Topografia malore e vendit (60% e territorit) dhe rrjedhat e ujit jane shkaqet natyrore te erozionit, aktiviteti njerezor eshte nje shkak tjeter serioz, i cili con ne humbjen e tokes dhe ne uljen e prodhueshmerise se tokes bujqesore. Mund te thuhet se ligji per mbrojtjen e mjedisit dhe pergjithesisht legjislacioni mjedisor ne Shqiperi perputhen me legjislacionin e BE ne mjedisin. Megjthate, edhe pse legjislacioni shqiptar eshte i nxitur nga rregullativat europiane, duhet thene sene koncept eshte i paqarte. Parimi i parandalimit perfshihet edhe ne legjislacionin shqiptar per mbrojtjen e mjedisit, i cili, ne thelb, do te thote se strategjia me e mire ne menaxhimin e suksesshem te burimeve natyrore dhe mbrojtjen e biodiversitetit eshte parandalimi. Pervec politikave bujqesore dhe rregullave te ndryshme kane te bejne me sektorin e bujqesise, masat tjera te cilat duhen marre parasysh jane ato te fushave tjera te rendesishme te politikave (mbrojtja e mjedisit, pyllezimi, menaxhimi i ujit etj.).

Konkluzionet dhe rekomandimet

1.Gjate procesit te hartimit dhe pergatitjes se politikave lokale per mjedisin, autoritetet shqiptare duhet te marrin parasysh disa aspekte teknike, sic jane: te dhenat shkencore dhe teknike, kushtet mjedisore dhe perrparesite ne rajone te caktuara ne vend, perfitimet potenciale dhe kosto e veprimit dhe te mosveprimit, aspektet kulturore dhe rritja e rendesise se fizibilitetit.

2. Nje nga kriteret per te arritur deri te politikat e suksesshme eshte vleresimi i kostos potenciale dhe perfitimit ne veprim. Pervec perfitimeve per komunitetitn, standardet dhe politikat mjedisore kane koston e tyre. Ne menyre qe te krijohet nje balance mes interesave, autoritetet qe pergatisin politikat mjedisore duhet te aplikojne parimin e proporcionalit.

Page 37: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

37

3.Zbatimi i balancuar i politikave te tilla ben qe te garantohet mbrojtja e mjedisit duke mos krijuar pengese per rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Mjedisi ne Shqiperi mbetet ne nje shkalle te ulet ne perparesite e qeverise. Rezultati me i madh i vemendjes qe qeveria u ka kushtuar ceshtjeve te mjedisit dhe zhvillimit te qendrueshem eshte krijimi i Ministrise se Mjedisit.

4.Ky hap i rendesishem eshte ndermarre si vazhdimesi e progresit te shenuar ne fushen e mjedisit gjate viteve te tranzicionit, sic jane rritja e ndergjegjes per mbrojtjen e mjedisit dhe, mbeshtetjes se vazhdueshme nga komuniteti nderkombetar.Ne te ardhmen synohet per te reformuar dhe ristrukturuar Minstrine e Mjedisit ne menyre qe t’u pergjigjet sfidave te kohes ne zhvillimin e qendrueshem te vendit.

BIBLIOGRAFIA

ROBERT N. CLARK, Environmental Engineering and Public Health Consultant, Cincinnati, Ohio MARC A. EDWARDS, Virginia Polytechnic and State University, Blacksburg MARK W. LECHEVALLIER, American Water, Voorhees, New Jersey L. D. MCMULLEN, Des Moines Water Works, Des Moines, Iowa CHRISTINE L. MOE, Emory University, Atlanta, Georgia EVA C. NIEMINSKI, Utah Department of Environmental Quality, Salt Lake City CHARLOTTE D. SMITH, Charlotte Smith and Associates, Inc., Orinda, California DAVID P. SPATH, California Department of Health Services (Retired), Sacramento RICHARD L. VALENTINE, University of Iowa, Iowa City DSHP ,raporti 2009-2010 ISKSH raporti 2009, Ministria e Shendetsise raporti faqe 12-13; 9-10 viti 2010 Analiza e nevojave për trajnimin e SME-ve (ANT) 2010 Biberaj, E. (2001). Shqipëria në tranzicion: rruga e vështirë drejt demokracisë.Tiranë: Ora. Çepani, A. (2006). Sipërmarrja dhe menaxhimi I biznesit të vogël. Gajgom, A. (2001). Shqipëria Demokraci në deficit- Analiza e zhvillimeve ekonomike, politike

dhe institucionale. Botim i QKZH, Tiranë. 5. Gazeta Probiznes, qershor 2009. “C:Documents and SettingsuserMy

DocumentsDoënloadsattachments_2011_03_15.zip e SME-ve në ngritje”. Viti III Nr. 23

Page 38: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

38

Afrim Selimaj, Adem Dreshaj, Bedri Millaku - Metodat hulumtimit të mjedisit, në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm “Dizajni Eksperimental”

Prof.Ass. Dr. Afrim Selimaj, Universiteti “Haxhi Zeka“, Pejë Prof.Ass.Dr. Adem Dreshaj, Universiteti “Haxhi Zeka“, Pejë Prof.Ass.Dr. Bedri Millaku, Universiteti “Haxhi Zeka“, Pejë Abstrakt Përzgjedhja e faktorëve dhe korrelacionit empirik të shpërndarjes së modaliteteve të tyre mund të përdoret shpesh për të kuptuar pasojat e kombinimeve të këtyre faktorëve dhe variacionit të kontrolluar të niveleve të tyre. Kryerja eksperiment me matjen e faktorëve individualë apo manifestimet e tyre është shpjeguar shumë mirë me termin "Dizajn i eksperimentit", e cila është mjet statistikor, mjet i projektuar për të përmirësuar cilësinë e procesit të hulumtimit dmth për testimin e ndjeshmërisë së prodhimit të specifikimeve të të dhënave eksperimentale. Projektimi i eksperimentit është një mjet kompleks statistikor dhe ajo është përdorur në citate me më shumë ndryshore që mund të kenë efekte në mënyrë individuale ose të përbashkëta. Projektimi i eksperimentit të sugjeruar në zgjidhje të bazuar në supozimet e përmendura kështu që ajo e përfaqëson një mënyrë për të identifikuar të gjithë faktorët e mundshëm dhe variacionet e tyre me reagime të kontrolluara të cilat mund të japin një kontribut gjatë kryerjes së vëzhgimeve të ndjeshmërisë të matjes. Eksperimenti i balancuar siguron barazinë e vëzhgimeve dhe mundësive të barabarta në parim në shpërndarjen e ndodhjes së probabilitetit të varianteve të caktuara të shpërndarjes së karakteristikave e të vlerave të vëzhguara. Në një eksperiment ortogonale, pasojat e faktorëve të ndryshëm mund të ndahen për të identifikuar shkaqet e tyre dhe efektet e dekompozimit. Faktorët e përzgjedhjes dhe lidhjet empirike të planifikojë modalitetet e tyre shpesh mund të përdoret për të kuptuar pasojat e kombinatorika të këtyre faktorëve, si dhe variacionin nivelit të kontrolluar. Eksperimentet tyre masin disa faktorë ose veprimtaritë e tyre në këtë vëllim të diskutuar në konceptin e projektimit e eksperimentit, që paraqet si mjet statistikor të projektuar për të përmirësuar cilësinë e procesit , përgjithësisht për rezultatet e testimit, sensibilitet për specifikimet e inputeve. Fjalë kyçe : metodat hulumtimit të mjedisit, turizëm , “Dizajni eksperimental”

Page 39: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

39

Hyrje Hulumtimet eksperimentale është një mjet më kompleks të natyrës statistikore dhe është përdorur në situata, me variabla të shumta që mund të kenë individualisht ose bashkërisht. Dizajni i eksperimentit propozon zgjidhje të bazuar në këto supozime në mënyrë që është një mënyrë e identifikimit të të gjithë faktorëve potencialë dhe variacionet e tyre me reagime të kontrolluara që mund të japin kontributin e dhanë kur kryejnë vëzhgime në lidhje me ndjeshmëri të matjes. Eksperimenti i balancuar siguron vërejtjet e barazisë në parimin të mundësive të barabarta në shpërndarjen e probabilitetit të ndodhjes së varieteteve të caktuara të vlerave dhe orarin e tipareve të vëzhguara. Në një eksperiment puna efektive e faktorëve të ndryshëm mund të ndahen për të identifikuar shkaqet dhe ndikimin e dekompozimit të tyre. Eksperimentet me përfshirjen e një ose më shumë variablave në zgjerim e fillojnë në kohën e Francis Bacon dhe eksperimentet moderne statistikore të arsyeshme të lidhen me emrin dhe veprat e RA. Fisher, në gjysmën e parë të shekujve të 20-të, kur ky teoriticient e përdor teorinë për kërkime bujqësore. Rezultatet e këtyre eksperimenteve çuan në identifikimin dhe duke propozuar një gamë të tërë të metodave të reja të eksperimentimit në këtë dokument do të përshkruaj vetëm konceptin bazë dizajnin e eksperimentit të. Në praktikë, ka gjetur zbatimin e tij në situata ku nuk ka kohë më të disponueshme dhe burimet financiare të shqyrtohet më tej efektet e mundshme të kombinimet e mundshme të variablave. Ky mjet është përdorur kryesisht në situata ku faktorë variabël me reciprocitetin e krijuar disa implikime në aspektin e ofrimit të faktorëve optimal marrëdhënie në përputhje me rezultatet që mund të vlerësohen dhe pasur njohuri për zgjidhje. Në kryerjen e projektimit në eksperiment të matshëm janë faktorë të ndryshueshme dhe nivelet e tyre të komponentëve të tilla që ndikojnë në rezultatet e eksperimentit. Çdo eksperiment duhet të jetë i pranishëm në disa teste në të cilat theksojnë ndryshueshmërinë e një numër të caktuar të faktorëve që demonstrohet praktikisht. Kombinimet e mundshme të faktorëve dhe nivelet e tyre të menaxhueshëm në një eksperiment shënon një eksperiment faktorial si e plotë. Përzierja është puna empirike për shkak të nevojës për të përfshirë më shumë një kombinim i faktorëve logjike e vazhdimësisë së lidhjes nivelin e tyre. Për të bërë që zgjedhje si mjet ishte i qëndrueshëm dhe të plotë është e nevojshme të respektojnë sundimin e normalitetit të sundimit të bilancit të eksperimentit. Qasja e përgjithshme për mjete eksperimente të projektimit të bazuar në arsye të luhatjes përdoret vetëm një faktor dhe tjetër është mbajtur në një mënyrë të vazhdueshme. Ende injoruar ndërveprimet dhe kryerjet me saktësi në lidhje me këtë qasje mund të çojë në një imazh të rremë, për shkak të efekteve të ndërveprimit të të gjitha shkarkimeve. 2. Projektimi i eksperimenteve (DoE) (eng. Design of Experiments) Eksperimentet me ndryshimin e një faktori të filluar nga koha e Frensisa Bejkona në eksperimentin e tij Crucis . Eksperimentet moderne statistikore filluar nga R. A. Fischer, kur përdoren në hulumtime bujqësore. Që atëherë ajo ka qenë sugjeruar për shumë metoda të reja dhe Geniči Taguči dha kontributin më të rëndësishëm në këtë fushë në kohët e fundit. Dizajni eksperimental i përdorur në studimin e një situate ku ka shumë faktorë të ndryshueshëm, bashkëveprim të cilëve shkaktojë disa probleme. Dizajni i eksperimentit është aplikuar në situata ku nuk ka më shumë kohë ose të holla për të provuar të gjitha kombinimet e mundshme të variablave.

Page 40: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

40

Figura 1: Përdorimi i eksperimentit të projektimit në zgjidhjen e problemeve Në shumë situata problematike, bëjnë shpesh një gabim kur supozohet se faktori më i dukshëm vetëm të shkaktojë dhe të propozojë një zgjidhje të bazuar në këtë supozim kështu që ishte një surprizë kur ajo është konsideruar se zgjidhja nuk është aq efektive. Për shembull, një inxhinier i hortikulturës mund të konkludohet se fekondimi shkakton rënies së gjetheve, kur moti është i ngrohtë dhe menjëherë arrin në përfundimin se temperatura është e vetmi shkake. Megjithatë, mënyra e vetme për të mësuar këtë është për të identifikuar të gjithë faktorët e mundshme që mund të bëjë një kontribut dhe për të kryer një seri eksperimentesh në të cilën këta faktorë të ndryshueshëm ndryshojnë në mënyrë të kontrolluar. Kështu, inxhinier i hortikulturës mund të zbulojnë se lagështia dhe faktorët të tjerë të lehta shtesë që mund të ndikojnë në reaksione biokimike brenda gjethes. Në kryerjen e eksperimentit mund të ndryshohen dy gjëra: faktorët dhe nivelet e tyre. Faktor është send i matshëm, të tilla si temperatura apo lagështia, të cilat në ndryshim mund të ndikojë në rezultatin e eksperimentit. Nivelet e faktorëve janë vlera të vendosur cilat mund të jenë faktorë, të tilla si 20 apo 30°C. Në çdo eksperiment ka pasur një numër më të madh të hulumtimeve në të cilat nivelet e ndryshme të një numër të caktuar faktorësh, siç tregohet në fig: 2 , si më poshtë:

Page 41: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

41

Fig. 2. Niveli i faktorëve të ndryshëm Një set i plotë i kombinimeve të mundshme të niveleve dhe faktorëve në një eksperiment është referuar si faktoriale sa më të plotë dhe është zakonisht shumë e madhe që do të kryhen duke përdorur testin të gjitha kombinimet. Një pjesë shumë e rëndësishme në hartimin e eksperimentit është për të përcaktuar mesin e të faktorialit të plotë ( faktorial të pjesshëm ) duhet të zgjidhen për testin. Qasja e përgjithshme konsiston në faktin se ajo trajton vetëm një faktor, dhe të gjithë faktorët e tjerë mbahen në nivel konstante, por ajo mund të çojë në një tablo të paplotë, pasi ajo injoroi ndërveprimin midis faktorëve dhe efektet e bashkëveprimit të dështojnë. Një grup i hetimeve që janë eksperimentet të qëndrueshme dhe të plotë duhet të respektojnë dy rregulla bazë kombinim faktorial apo faktorial i pjesshëm: a) Eksperiment i ekuilibruar që ofron "barazinë" duke kërkuar që nivelet të ndryshme të të njëjtët faktorë . b) Eksperiment Ortogonal ( orthogonal ) që efektet e faktorëve të ndryshëm të ndara, në mënyrë që të identifikojnë shkaqet veçanta të treguara në Fig : 3, dhe efektet e të gjithë faktorëve gjithashtu duhet të jenë të matshme apo i vlerësueshëm.

Page 42: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

42

Fig. 3: Faktori ortogonal dhe bilanci Në praktikë, shumë eksperimente mund të thjeshtohet duke përdorur vetëm dy nivelet e çdo faktori. Kjo mund të ndodhë natyrshëm ose mund të përdoret kur vetëm një ndryshim në nivelin që tregon se a ekziston një faktor i rëndësishëm apo jo . Kur përfundon eksperimenti, ekziston problemi i përcaktimit të pasojat aktuale të çdo faktori. Nuk është një qasje statistikore, por një mënyrë e thjeshtë dhe efektive duhet të kompletuar në diagramin e vlerave për çdo faktori dhe çdo niveli, si individualisht ashtu dhe në kombinim, siç tregohet në Fig.4. Figura 4: Rezultatet e eksperimentit Faktori më i rëndësishëm i vetëm do të duhet të vijë të mprehtë, edhe pse kjo varet nga niveli përdorur. Kombinimi i konsiderueshëm i faktorëve do të ketë një linjë me një kënd të madh mes tyre dhe një shenjë e mirë të rëndësisë së çdo linjë të prerjes. 3. Hartimi i një eksperimenti me rezultatet të plotë faktoriale, diagrami i ndërveprimit Dizajni i eksperimentit të plotë faktorial me rezultatin diagramin e ndërveprimit shumë piktoresk mund të përshkruhet nga shembulli i mëposhtëm. Grupi në kompaninë e marketingut për shitjen e mishtit të gjedhit të klasit të parë është i prirur për të rritur numrin shitjes së mishit të biznesit, të cilat janë shitur kafshët edhe jashtë orarit të vend shitjes . Si faktorë kryesorë janë identifikuar nivelin e reklamave dhe çmimi. Ata u përpoqën fushatat në dy reklamime dhe strategjive , çmimi në tri fusha të ndara gjeografikisht, por demografikisht të ngjashme. Duke pasur në dispozicion një numër të ulët të hetimeve të mundshme, kryerja e një eksperimenti të plotë faktorial, siç tregohet në Fig. 5. Rezultatet e paraqitura në diagramin tregojnë rezultatin e individit me rezultatet e fushatës reklamuese për kafshë –mishi ishin të rëndësishme, dhe se çmimi i një efekt jo-lineare e shitur . Kjo është konfirmuar nga rezultati i ndërveprimit të diagramit, e cila tregon se niveli i parë i reklamave

Page 43: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

43

ishte i paefektshëm, pavarësisht nga çmimi, ndërsa niveli i dytë i reklamave ishte më efektive në lidhje me një strategji të çmimit. Aplikimi efektiv i eksperimentit të projektimit në praktikë është shumë ilustrues për

të treguar në shembujt e mëposhtëm: Fig.5: Shembull projektimi i eksperimentit Objekti për injeksion plastike i kërkuar për zvogëlimin e mbeturinave dhe kaloi vendosur të eksperimenteve, në të cilën presion injeksion, temperatura e përzierjes dhe kohën e formimit të modifikuar. Rezultatet e analizës tregojnë se faktori më i rëndësishëm është kombinim i temperaturës dhe kohës së formimit të një eksperimenti të mëtejshme ka gjetur raportin optimal të këtyre dy faktorëve. Eksperimentet në hulumtimin e tregut i dizajnuar për të përcaktuar se cila faktorët më ndikim të konsumatorët të blejnë produktin e tyre. Ata kryer një studim që pyet pyetje në lidhje me disa nivele të çmimeve, paketimit dhe të arritjeve . Ndër rezultatet e papritura janë një ndjeshmëri të madhe për kombinimin e çmimeve dhe të ofrimit. Në përputhje me themeluar ndërlidhës së zbritjes , të cilat kanë provuar të jetë më popullore. Metodologjia e kryerjes së eksperimenteve të projektimit Metodologjia e kryerjes dhe metodën e aplikimit dizajnimit eksperimental përbëhet nga hapat në vijim: Identifikimi në qëllimin e kryerjes eksperimentin; Faktorët identifikimit; Gjetja shkaku i vërtetë i problemit; Të kuptuarit e ndërveprimet ndërmjet çështjeve; Gjetjen e zgjidhjeve më të mira për problemet; Zgjidhjet të testimit. Eksperimenti do të jetë shumë më e lehtë për të zbatuar, nëse ajo është një matje që mund të kryhet në mënyrë të besueshme dhe të shfaqin në mënyrë të qartë rezultatin. Duhet gjithashtu të marrin parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë rezultatet e matjeve, dhe pastaj zgjidhni ato që do të ndryshojnë dhe ata që do të mbahet konstant ose do të monitorohet me mjete të tjera . Nëse ka shumë faktorë për të shkurtuar listën e atyre më të larmishme, kështu që çfarë do të zgjidhni vetëm ato që janë të njohur për të ndikojë në pasojat dhe ato pasojat e të cilave janë të paqarta. Ajo mund gjithashtu të jetë e dobishme për të kryer një seri eksperimentesh duke filluar me një mesin të vogël të faktorëve për probabilitetin të lartë të efekteve të ndikimit. Për çdo faktor të zgjedhur është e nevojshme për të identifikuar një grup të niveleve të eksperimenti duhet të konsiderohen, dhe kjo zakonisht do të jetë një grup i vogël i vlerave të mundshme.

Page 44: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

44

Ajo do të jetë e nevojshme për të provuar më pak, dhe analizat e mëvonshme do të jetë më e lehtë në qoftë se ju zgjidhni vetëm një numër shumë të vogël të niveleve të çdo faktori. Në shumë raste, janë më shumë se dy nivele të mjaftueshme, pasi ajo do të duhet të tregojë nëse ndryshimet në nivelet e faktorit ndryshon rezultatet e eksperimentit. Për të kontrolluar varësinë jo-lineare mund të përdoren tre ose më shumë nivele. Është e nevojshme për të zgjedhur nivelet që do të jetë përfaqësues i zonës së vlerës normale. Duke vepruar kështu, ata duhet të jenë mjaft të ndara që të jenë në gjendje të identifikojnë ndryshimet në të gjithë zonën e punës, por në të njëjtën kohë nuk do të shkojnë në zonën kufitare. Ajo duhet gjithashtu të sigurohet se në këto nivele mund të kontrollohet dhe të faktorëve matur. Në qoftë nuk mund të kontrollojë, atëherë matja vetë mund të jetë e mjaftueshme, dhe klasifikimi i mëvonshëm në fusha të veçanta. Ka një numër mënyrash për të mundur për të kryer hulumtimin e tanishëm, në varësi të llojit të eksperimentit që do të kryhet. Vendimi se si për të kryer gjykimin mund të varet nga faktorët ekonomikë, si dhe kostot e punës. Për shembull, automjeti provë është e shtrenjtë dhe kërkon shumë kohë, dhe shpesh është jopraktike për të zbatuar. Kur zgjedhim hulumtimin , për të kontrolluar nëse të balancuar apo nëse nivelet e ndryshme të secilit faktor paraqiten numër të njëjtë të kohës. Duhet të kontrollohet metoda ortogonale e tillë që kontrollon nëse secila palë e faktorëve dhe të gjitha kombinimet e niveleve ka të njëjtat përshtypjet siç tregohet në Fig.6. Ai mund të jetë një grup i thjeshtë i eksperimenteve, ose mund të kërkojë organizimin dhe fonde të konsiderueshme. Në çdo rast, duhet të jenë të kujdesshëm kur kontrollin e faktorëve në nivelet e zgjedhura dhe në matjen dhe regjistrimin e rezultateve. Testet e mëposhtme nuk duhet në asnjë mënyrë të ndikojnë njëri-tjetrin. Nëse nuk mund të jetë diçka si kjo, testet duhet të kryhet në mënyrë të rastit. Figura 6: Kryerja eksperimentit Rezultatet mund të regjistrohen në tabela të thjeshta, siç tregohet në ilustrim, e cila shfaqet në një rresht të vetëm një shqyrtim , me nivele dhe rezulton në një rresht. Kjo do të lehtësojë analizën, pasi rezultatet mund të ketë një korrelacion vizuale me nivelet zgjedhur në faktor. Qasje të lehtë në rezultatet e analizës është për të llogaritur mesataren dhe diagrami të sjellë rezultate për secilin faktor, dhe kombinim në nivel, siç tregohet në ilustrim. Në rastin e më shumë se dy nivele, do të marrë linjat që kanë më shumë se dy pikë dhe nëse ato janë të vërteta, atëherë kjo është një pasoja komplekse. 5. Modeli i sheshit të plotë faktorial , digrami , ndërtimi Latin Për të zgjedhur një mesin të eksperimentit të plotë faktorial praktikisht të përdorin diagram matricë, siç tregohet në Fig.7. Rreshta dhe kolona janë caktuar për faktorët dhe nivelet e tyre, në mënyrë që çdo fushë paraqet një kombinim të veçantë. Fushat janë pastaj për të përfaqësuar hetimin e tanishëm të përdorur. Ndërtimet Latine sheshet rezultatet mund të regjistrohen në të njëjtën eliminohen dhe janë të përmbledhura në fushat përkatëse në krye të kundërt të faktorëve dhe nivelet .

Page 45: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

45

Fig. 7: Duke përdorur diagramet matricës Katror latin është një metodë e thjeshtë e zgjedhjes për një grup të vogël të testimit në një situatë ku ka disa faktorë dhe nivelet. Sheshi i thjesht siguron që secili nivel ndodh një herë për çdo nivel të faktorit rreth faktorëve të rrotullimit për secilin test të mëvonshëm, siç është treguar në fig 8. Nëse modelet rezultojnë e ka një ndikim në rezultat, hulumtimi mund të kryhet në mënyrë të rastit. Katror Latine ka mjaft një masë të kufizuar, pasi ajo duhet të ketë të njëjtin numër faktorësh, niveli i mostrës mund të arrihet në mënyrë që të zgjidhnim nivelin që korrespondon me numrin e faktorëve Latin. Fig 8: katror Latine

Një nga mbledhjet e shtatë mjetet themelore të cilësisë, i projektuar për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, si dhe hartimin e eksperimentit. Është një metodë efektive për të kryer projektuar shkencërisht dhe të planifikuar në mënyrë profesionale dhe hartuar mbi një seri eksperimentesh, duke përfshirë një numër të madh të variablave, është përqendruar në procesin e kritik.

Page 46: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

46

Literatura 1. De Oliviera, C. R., Lombardi, A. T. & Jardim W. F. Copper compexation by naturally occurring organic meter: A multiligand model. Chem. Spec. Bloavail, 7, 125. (1995). 2. Smith, R. M. & Martell, A.E., Critical stability constants. Plenum Pres, New York. (1981). 3. Herning, J. G. & Morel, F. M. M. Kinetcs of trace metal Complexation: role of alkaline- earth metals. Environm. Sci Technol.,22,1469. (1988). 4. Knoch, W. Wasserversorgung, Abwasserreningung und abfallentsorgung, VCH, Weinhaim, Neë York, 557. (1994). 5.Thomas,R.Beginner’s guide to ICP-MS.PartsI-XI.URL : http:/ www .spectroscopymag. com / . 6. Petz, B. Osnovne statistićka metode za nematematićare, IV izdanje Naklada slap, Zagrep, 63. (2002).. 7 . Dreshaj Adem , Dectorate , Masters 2009 physico-chemical characterization of water cascade White. 8. Dreshaj Adem “ Managing product quality and environmental impacts on business products”, Peja 2014. 9. A.H. Weerts, Analytical models for chemical transport on the subsurface environment, Wageningen Agricultural University, Department of Water Resources, Wageningen, The Netherlands, 1994 10.BMZ ed : Environmental Handbook: documentation on monitoring and evaluation impacts (Vol.I-III). Vieweg, Leverkusen 1995 11. Bratli L.J: Classification of the Environmental Quality of Freshwater in Norway: Hydrologicaland limnological aspects of lake monitoring. Heinonen et al. John willey &Sons Ltd.2000 12 .Brebbia, C.A.Skerget, P. (1984), "Diffusion-convection problems using boundary elements", in Laible, J.P., Brebbia, C.A., Gray, w. , Pinder, G. (Eds),Finite Elements in Water Resources V, Springer-Verlag, Berlin, pp.74768. 13 .C. P. Kumar, Groundwater flow models, Scientist ‘E1’, National Institute of Hydrology, Roorkee – 247667 (Uttaranchal), 2003.

Page 47: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

47

Albana Madhi - Sfidat e NVM-ve ne Shqiperi per pasjen e nje pozicioni te suksesshem konkurrues

Dr. Albana Madhi Lektore Departmenti Administrim Biznes Fakulteti Ekonomik Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Albania Abstrakt Organizatat e biznesit, pavarësisht permasave te tyre, vendndodhjes apo llojit të ekonomisë në të cilat ato zhvillohen, duhet të përballen me fenomenin e konkurrencës. Kjo eshte evidente dhe per biznesin shqiptar. Tashme sfide per te eshte pasja e nje pozicioni te suksesshem konkurrues. Përballja me kete sfide është rritur nga globalizimi i bizneseve, ndryshimi i cikleve ekonomike, ekonomive të ndryshme të shkallës së shtrirjes, si dhe nga ndryshimi i preferencave të konsumatorit. Ndersa perballen me këto sfida konkurruese, disa organizata janë në gjendje të perballen me probleme të ndryshme, ndërsa disa të tjera nuk munden. Perballja me keto sfida eshte me e veshtire per NVM-et qe operojne te te gjithe vendet, sikurse dhe ne Shqiperi. Vendet e zhvilluara, ato më pak të zhvilluara e ato që janë në zhvillim e sipër, e njohin tashme rëndësinë e zhvillimit të ndërrmarrjeve të vogla e të mesme (NVM) per rritjen e tyre ekonomike. Rëndësia e avantazhit konkurrues dhe e kompetencave dalluese që shërbejnë si përcaktuesit kryesore te suksesit dhe te rritjes se organizates eshte rritur ne menyre te ndjeshme në dekadën e fundit. Shume studime jane bere duke patur ne fokus te tyre karakteristikat specifike te organizatave te biznesit, te cilat jane unike dhe nje vlere e shtuar per konsumatorin final. Pra eshte e kuptueshme qe ne te gjithe sektoret, firmat duhet te njohin e ta kene te qarte se arritja e avantazheve konkuruese dhe te qenit konkurrues ne nje treg global është çështja më sfiduese me të cilën duhet te perballen. Per biznesin shqiptar, (ku mbi 95 % e zene NVM-et), njohja e ketyre sfidave dhe ndermarrja e masave per perballimin e tyre eshte shume e rendesishme. Rëndësia dhe Përbërja e NVM-ve (SME-ve) Ka pasur shumë argumenta pro dhe kundër për rëndësinë e SME-ve dhe për faktin nëse qeveria duhet të aplikoj apo jo politikat pro SME-ve në funksion të nxitjes së ekonomisë së vendit. Kohët e fundit, studiues, agjencitë qeveritare, organizatat jofitimprurëse (OJF), dhe kompanitë kanë rritur vëmendjen në e sektorin e SME-ve. Në vendet në zhvillim, veçanërisht, politikat pro-SME janë parë si një mjet i fortë për uljen e varfërisë dhe rritjen e shpejtë ekonomike. Gjithashtu, politikat pro-SME janë inkurajuar në vendet e zhvilluara pasi ato konsiderohen se luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e industrive të reja, duke rritur mundësitë e punësimit, duke inkurajuar konkurrencën në treg dhe vitalizimin në ekonomitë rajonale. SME-të janë instrumenti i rritjes ekonomike dhe i inovacionit. Në rastin e Shqiperise, rëndësia e NVM-ve është më e madhe përderisa nivelet e konkurrencës janë rritur. Për më tepër, ky sektor, i gjenerimit të punës dhe përqindja ne rritje e kontributit në ekonomi, kanë bërë që te shtohen kerkimet e studimet ne lidhje me profilet e sektorit, për të përcaktuar se nga se ndikohen ato dhe për të gjetur zgjidhje. Biznesi i vogel dhe i mesem eshte shtylla kurrizore e ekonomise kombetare, jane baza e sistemit ekonomik te ndermarrjes se lire. Zhvillimi NVM ose SME-ve eshte faktor kyc per zhvillimin rajonal te

Page 48: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

48

vendit. Kjo rëndësi është shtuar nga punësimi që ata kanë dhe nga fakti se politikat e bizneseve të shumë shteteve përfshijnë zyra të cilat mund të merren me çështjet e biznesit të vogël e te mesem. Për më tepër, nivelet e rritjes të raportuar nga NVM-të, kanë ndikuar e nxitur qeveritë, për të përfshirë sektorin e tyre në hartimin e strategjisë dhe në programet e zhvillimit ekonomik. Ndonese ka mekanizma pozitive për të nxitur krijimin dhe funksionimin e NVM-ve, qeverive akoma u duhet të paraqesin më shumë politika të përshtatshme për të nxitur kredi të arritshme dhe më pak të kushtueshme, gjithashtu dhe për krijimin e programeve për të rritur mbështetjen e tyre. Rritja e nr te SME-ve në vend, rrit krijimin e vendeve të punës dhe të ardhurat për frymë. Ndërsa njerëzit përgjithshëm bëhen të pasur, ata do të rrisin konsumin e tyre, rritja e konsumit nga ana tjetër do të hapë mundësi të reja të tregut që do të tërheq krijimin e më shumë SME -ve. Në kundërshtim me korporatat multinacionale, rritja e SME-ve është në dobi të drejtpërdrejtë të vendit, sepse shumica e SME-ve janë firma vendase. Kjo dinamikë e fortë gjeneron rritje ekonomike. Cikli i fortë i inovacionit gjithashtu drejton rritjen ekonomike. Ndërkohë që numri SME-ve rritet, njohja e tyre për produktet dhe industrinë rritet. Njohuritë u lejojnë atyre të përtërijnë produktet ose proceset, duke i ndihmuar ata të formojnë një avantazh konkurrues për të gjeneruar më shumë fitime. Përsëri, mundësia e tregut e kapur nga rentabiliteti i SME-ve do të inkurajojë më shumë njerëz për të krijuar SME-et e tyre për të kapur mundësitë. Përveç kësaj, zhvillimi i SME-ve mund të ndihmojë për të arritur qëllimet e tjera të zhvillimit. SME-të ose mund të ofrojnë mallra dhe shërbime në fushat kritike të zhvillimit, të tilla si shëndetësia dhe arsimi, ose të sigurojnë një burim të të ardhurave për njerëzit në nevojë. SME-të janë shpesh motivi kryesor për rritjen ekonomike të një vendi. Megjithatë, nëse numri i SME-ve rritet, rritet konkurrenca, e cila më pas rezulton në një ulje të çmimeve ose /apo ndryshim i bazës së konsumatorëve. Nga kjo anë do të dëmtohen fitimet ekzistuese, duke ulur nxitjen e individëve për të filluar një SME. Për të kundërshtuar rritjen e konkurrencës, firmat mund të ulin çmimet, të rrisin promovimin e produktit, të përmirësojnë produktin, të shtojnë kanale të reja të shpërndarjes, dhe/ose të përmirësojnë proceset e tyre të brendshme Përkufizimi statistikor i një NVM-je zakonisht varion nga një vend në tjetrin. Megjithatë zgjedhja per ta klasifikuar një kompani si NVM bazohet gjithmonë në numrin e punonjësve, vlerën e aseteve ose vlerën e shitjes. Në Shqiperi, bazuar në ligjin e NVM -ve të ndryshuar në vitin 2008 ndërmarrjet klasifikohen në: mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrje të mesme. Kategoria e mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME) përfshin ato ndërmarrje ku punësohen më pak se 250 veta dhe që realizojnë një shifër afarizmi dhe/ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë. Ndërmarrje e vogël quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 50 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë. Mikrondërmarrje quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 10 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 10 milionë lekë. Për qëllime statistikore ndërmarrjet do të klasifikohen në: mikrondërmarrje: 1 deri 4 persona; ndërmarrje të vogla: 5 deri 9 persona; ndërmarrje të mesme: 10 deri 49 persona; ndërmarrje të mëdha : 50 +;

Page 49: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

49

Situata e NVM-ve në Shqipëri Sektori i biznesit të vogël është i përfaqësuar mirë në Shqipëri dhe është i ngjashëm në strukturë me atë të Bashkimit Evropian. Bizneset e vogla në Shqipëri sigurojnë shumicën e vendeve të punës dhe me vlerë të shtuar, ashtu si në BE. Madhësia e firmës mesatare shqiptare është më e vogël se në BE, me rreth 3.7 të punësuar në krahasim me një mesatare prej 4.3 për BE-në. Sektori më i rëndësishëm (55% e të gjitha ndërmarrjeve, 45% e punësimit) është tregti me shumicë dhe tregti me pakicë. Të dhënat e vlerësuara për periudhën 2009-2011 tregojnë trende pozitive, pra një numër në rritje të ndërmarrjeve dhe i vendeve të punës të ofruara nga ata. Ka pasur një rënie të lehtë nga viti 2008 e në vazhdim në kontributin mesatar të sektorit të NVM-ve ndaj PBB-së, e matur nga vlera e shtuar bruto. Nuk ka të dhëna të tjera në dispozicion për të vlerësuar se si sektori i biznesit të vogël shqiptar është goditur nga kriza financiare dhe ekonomike. Tabela 1: Ndërmarrjet aktive sipas viteve

Ndërmarrje Aktive Vitet 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 1-4 të punësuar 55,976 66,368 71,049 85,380 84,474 91,566 96,429 94,025 12131 108,226

5-9 të punësuar 2,406 2,861 3,694 3,655 4,357 4,778 4,952 5,396 11358 7,497

10-49 të punësuar 1,722 2,093 2,797 2,762 3,165 3,500 4,164 3,898 539 7,346

50+ të punësuar 547 701 757 725 781 843 958 956 196 1,439

Gjithsej 60,651 72,023 78,297 92,522 92,777 100,687 106,503 104,275 38 124,508

Burimi:INSTAT Më poshtë jepen trendet e NVM-ve në lidhje me numrin e ndërmarrjeve aktive si dhe numrin e të punësuarëve.

Figura 1 : Trendi i NVM-ve Burimi: The Economist, 17 September 2005, pp. 69–71 Kjo ndarje është bërë sipas legjislacionit të Bashkimit Europian që konsideron si ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) ato që kanë më pak se 250 punonjës (përpara këtij ligji në Shqipëri konsideroheshin si ndërmarrje të vogla dhe të mesme ato me më pak se 80 punonjës).Mbi bazën e këtij klasifikimi, NMV-të përfaqësojnë 99,6% të ndërmarrjeve aktive (96,20 janë mikrondërmarrje) duke kontribuar në formimin e 72,9% të PBB dhe punësojnë 71,4% të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të INSTAT, 80.78% e NVM janë të rregjistruara si shoqëri partneritetit dhe 19.22 % e shoqërive të kapitalit rezulton e përbërë në këtë mënyrë: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk-89.75%), ndërmarrje publike (5.88%), shoqëri aksionere (2.88%), dhe të tjera (2.27%).

Page 50: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

50

Nga këndvështrimi sektorial, sistemi i NVM përbëhet 84.42% nga ofrues shërbimesh (tregti, hotele, bare, restorante, transport dhe telekomunikacion, shërbime të tjera) dhe vetëm 15.18% nga prodhues (bujqësi, peshkim, industri, ndërtim). Ndërmarrjet private kanë filluar të themelohen pas vitit 1990, ndërkaq rritje të theksuar në themelimin e NVM-ve shënohet në vitet 2005-2009. Pas kësaj periudhe, themelimi i tyre fillon të shënojë rënie të ndjeshme. Sektori i NVM-ve në Shqipëri ka një strukturë të një shkalle relativisht të vogël. Pjesa që zënë mikrondërmarrjet në totalin e ndërmarrjeve është rreth 96,2%, duke qenë më e madhe se mesatarja e BE (92%). Forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik shqiptar është sektori privat. Ky sektor është në rritje të vazhdueshme, prodhon 75% të PBB dhe punëson 83% të fuqisë punëtore. Kontributi i NVM-ve shqiptare në ekonomi, siç është matur dhe nga vlera e shtuar (75%), është më i madh se mesatarja e BE (58%). Duke ndjekur të njëjtin model, kontributi i mikrondërmarrjeve shqiptare në punësim është 48%, më i madh se mesatarja europiane (30%). Si rrjedhojë, kontributi total i sektorit të NVM-ve shqiptare në punësim është 83%, më i madh se mesatarja e BE-së (67%). Rëndësia e NVM-me, ekziston gjithashtu edhe nga shpërndarja e PBB, në rritjen e punesimit, në përfshirjen e më shumë grave në tregti, dhe rritjes së vetëpunësimit, përkeqësuar nga vështirësitë ekonomike. NVM prodhojne, kryesisht per tregun e brendshem duke shfrytezuar kryesisht burimet kombetare. Perdorin dhe zhvillojne kryesisht teknologjite dhe aftesite e brendshme. Për më tepër, tendenca e fundit në shumë shtete është se profesionistët e rinj kujdesen për biznesin e tyre dhe kërkojnë pavarësi ekonomike. Si përfundim, NVM-të kanë gjithashtu nje rëndësi jetike për zhvillimin dhe rritjen e vendeve ne zhvillim dhe ne tranzicion, sikurse dhe te Shqiperise. Të dhëna përshkruese Sipas INSTAT, ndarja e sipërmarrësve të NVM-ve sipas gjinisë eshte: 72.6% e tyre kanë sipërmarrës meshkuj dhe 27.4% kanë sipërmarrëse femra. Numri i femrave sipërmarrëse është rritur krahasuar me vitin 2011 që ishte 26.9%.

Figura 2: Pronarët e NVM-ve sipas gjinisë për vitin 2014 Burimi:INSTAT Shpërndarja NVM-ve sipas llojit të aktivitetit Bazuar në llojin e aktivitetit ku këto NVM operojnë vëmë re se Tregtia (tregtia me shumicë dhe tregtia me pakicë) është dega që bizneset operojnë më shumë me 43.8 %, kjo mund të shpjegohet me faktin se ky lloj aktiviteti paraqet më pak barrierë dhe kërkon më pak kapital për të iniciuar një sipërmarrje, më pas vjen dega e hoteleve, kafeneve, restoranteve me 16.1%, shërbime të tjera me 14.1%, transporti dhe telekomunikacioni me 10.2%, industria me 9.8 % dhe aktivitete ku operojnë më pak biznese janë ndërtimi dhe bujqësia e peshkimi respektivisht me 4.3% dhe 1.8%.

72.6

27.4

Pronarët e SME

Meshkuj

Femra

Page 51: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

51

Figura 3: Shpërndarja SME-ve sipas llojit të aktivitetit për vitin 2014 Burimi:INSTAT Nga një perspektivë sektoriale shpërndarë sipas madhësisë, sikurse tregohet në tabelën më poshtë, sektorët e shërbimeve dhe tregtisë janë dominuar nga ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla po ashtu sektorët e industrisë dhe të ndërtimit janë të dominuara nga ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit dominojnë me rreth 94% mikro ndërmarrjet. Mund të themi se në të gjitha degët e ekonomisë janë NVM-et ato që mbizotërojnë më shumë në numër.

Ndërmarrje Aktive SME; Bujqësia e Peshkimi ; 1,8

Ndërmarrje Aktive SME; Ndërtimi ; 4,3

Ndërmarrje Aktive SME; Industria ; 9,8

Ndërmarrje Aktive SME; Transporti e

Komunikacioni ; 10,2Ndërmarrje Aktive SME; Shërbime të

tjera ; 14,1

Ndërmarrje Aktive SME; Hotele, Kafe, Restorante ; 16,1

Ndërmarrje Aktive SME; Tregtia ; 43,8

SME sipas sektorëve ekonomik

Page 52: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

52

Tabela 2: Shpërndarja sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik për vitin 2012 Madhësia/Aktiviteti

Gjithsej 1-4 5-9 10-49 50+

Gjithsej 104,275 94,025 5,396 3,898 956 Prodhuesit e të mirave

16,249 12,433 1,746 1,635 435

Bujqësia e Peshkimi 1,777 1,687 38 41 11

Industria 10,003 7,956 926 814 307 Ndërtimi 4,469 2,790 782 780 117 Prodhuesit e shërbimeve

88,026 81,592 3,650 2,263 521

Tregtia 45,273 42,680 1,695 808 90 Hotele,Kafene, Restorante

16,888 15,828 831 207 22

Transporti e Komunikacioni

10,351 9,919 220 168 44

Shërbime të tjera 15,514 13,165 904 1,080 365

Burimi:INSTAT Sfidat dhe objektivat e zhvillimit të SME-ve Zhvillimi i SME-ve dhe kontributi i tyre në stabilitetin ekonomik afatgjatë, varet nga madhësia dhe struktura e tyre, që nën kushtet e tregjeve të zhvilluara mirë, u lejon atyre të kenë fleksibilitetin dhe aftësitë që të përshtaten në kushtet e një konkurrence të ashpër. Përbërësit më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e konkurueshmërisë së SME-ve janë: aksesi në financë, përdorimi i teknologjive të reja, rritja e nivelit të teknologjisë së informacionit dhe zhvillimi i burimeve njerëzore. Këta faktorë janë rezultat i një studimi të bërë nga autorë të ndryshëm për Komisionin Evropian mbi faktorët ndikues në konkurueshmërinë e SME-ve . Ekonomitë moderne operojnë si një rrjet kompleks firmash në të cilën pozicioni konkurues i një firme varet pjesërisht në efikasitetin e furnizuesve të tyre. Prandaj, konkurrenca e SME-ve ndikon në pozicionin konkurues të ekonomisë në përgjithësi. Zhvillimi dhe performanca e tyre, në kuadrin e hapjes së tregjeve përbën një sfidë reale. Prioritetet strategjike për zhvillimin e këtij sektori janë: Harmonizimi me strategjitë sektoriale që kanë një impakt në sektorin e SME-ve. Sigurimi i transparencës së vendimeve, veprimeve dhe masave të ndërmarra që ndikojnë në mjedisin e biznesit. Sigurimi i konkurrencës së ndershme dhe mbështetja e integrimit të SME-ve në tregun ndërkombëtar. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe kulturës së sipërmarrjes. Identifikimi i avantazheve konkurruese dhe mbeshtetja ne to per arritjen e suksesit Problematikat dhe veçoritë e zhvillimit të SME-ve Zbatimi i politikave të Kartës Evropiane të Ndërmarrjeve të Vogla Sipas raportit të BE-së, tetor 2006, Shqipëria ka arritur një progres të lehtë në fushën e politikave për implementimin e Kartës Evropiane të ndërmarrjeve të vogla. Sipas raportit të vetëvlerësimit të politikave në fushën e SME-ve sipas indeksit të vlerësimit të OECD, në 10 dimensione, rezulton se indeksi i politikave për SME-të në Shqipëri është 2 nga 5 që është indeksi maksimal. Ky vlerësim përkon me nivelet më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më dobët paraqitemi në

Page 53: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

53

dimensionet për edukimin për sipërmarrjen dhe trajnimet për sipërmarrjen. Gjithashtu dobët paraqitemi në dimensionin për nxitjen e inovacionit dhe përdorimit të teknologjive të reja. Skemat e financimit Megjithëse nivelet e financimit të SME-ve kanë ardhur në rritje, gjithsesi konsiderohet i pamjafueshëm për të nxitur një zhvillim të shpejtë të sektorit. Për të përmirësuar klimën e financimit të SME-ve gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë disa masa që lidhen kryesisht me futjen e skemave të garantimit të kredive për SME-të. Fondet e garancisë në Shqipëri janë aplikuar nëpërmjet disa projektetve të veçanta për mbështetjen e SME-ve e kryesisht nga USAID dhe vitet e fundit edhe nga UNOPS. Këto fonde garantimi kanë qenë kufizuar vetëm në mbështetjen me financime të fushave dhe kategorive të caktuara të SME-ve, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të sektorit SME. Gjithashtu SME-të dhe sidomos SME-të e reja hasin mjaft vështirësi për të marrë kredi nga sektori bankar dhe kostoja e kredisë është relativisht e lartë. Kushtet që kërkojnë bankat janë jo të favorshme për bizneset, e konkretisht kolaterali i kërkuar është në nivelet nga 120% deri në 150% dhe interesat e kredisë janë të larta edhe për rastet kur kërkohet kredi për investime në makineri e pajisje, për një periudhë afatmesme. Interneti dhe Tregtia elektronike Gjatë viteve të fundit janë shtuar përdoruesit e internetit në Shqipëri sidomos nga brezi i ri, por ende nuk mund të flitet për një përdorim masiv të internetit nga prodhuesit e vegjël dhe të mesëm. Infrastruktura në përgjithësi vlerësohet si shumë e varfër, përdorimi është kufizuar kryesisht në Tiranë dhe shumë më pak në disa nga rrethet kryesore të vendit, ndërkohë që është pothuaj jo ekzistente në rrethet e tjera të vendit. Sipas World Economic Indicators për Shqipërinë vlerësohet se, përdorues interneti janë 24 për 1000 veta (v.2004), ka vetëm 12 kompjutera personale për 1000 veta (v.2004), çmimi i internetit për muaj është 28,6 USD. Mungon baza ligjore për tregtinë elektronike dhe firmën elektronike gjë që ka sjell që edhe përdorimi i tregtisë elektronike të jetë pothuaj jo ekzistent. Teknologjia dhe novacioni Në vitet e kaluara janë aplikuar skema për instalimin dhe zhvillimin e inkubatorëve të biznesit, por skemat nuk kanë pasur vazhdimësi. Në Shqipëri ekziston vetëm një inkubator biznesi në Tiranë dhe nuk është krijuar akoma asnjë park industrial apo teknologjik. Për të rritur konkurueshmërinë e SME-ve shqiptare duhet të ndërmerren një sërë masash për një periudhë disa vjeçare, duke filluar që nga përgatitja e kuadrit ligjor, ngritja e institucioneve, hartimi i një programi veprimesh dhe aktivitetet për zbatim. Sipërmarrja kreative Periudha e tranzicionit ka treguar se rialokimi i burimeve në ekonomi është orientuar drejt sektorëve më produktiv, drejt atyre të shërbimeve brenda tij, të tregtisë, hoteleve & restoranteve. Ndërsa nga biznesi kreativ kontributi është shumë i vogël dhe nuk është i evidentuar. Industria kreative, bazohet në talentin dhe mjeshtërinë individuale, e aftë për të prodhuar dhe punësuar njerëz dhe është pjesë përbërëse e pronësise intelektuale. Kjo lloj industrie në Shqipëri, kryesisht ka qenë e bazuar në zejet e traditës.Vitet e fundit në Shqipëri kanë lindur e po zhvillohen disa sektorë të rinj të industrisë së shërbimeve kreative si: prodhimi i reklamave, studiot grafike, shërbimet kompjuterike, muzika dhe shfaqjet muzikore, televizioni dhe radio, studiot e arkitekturës, të dizajnit, shtëpitë botuese, kinematografia etj. Përmirësimi i klimës së SME-ve Vitet e fundit në Shqipëri janë ndërmarrë shumë reforma legjislative dhe institucionale në mbështetje të zhvillimit të SME-ve. Disa nga reformat që kanë përmirësuar klimën e biznesit dhe zhvillimin e SME-ve janë: regjistrimi i biznesit, lejet dhe licencat, vlerësimi i ndikimit rregullator / RIA, qeverisja elektronike, mbështetje për TIK-un, sigurimi i instrumenteve financiare, trajnime, rritja e komunikimit elektronik, marrëveshjet e tregtisë së lirë, si CEFTA, etj, të gjitha këto reforma sollën rezultate të prekshme në përmirësimin e klimës së biznesit.

Page 54: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

54

Shqipëria përqafoi të gjitha parimet e Aktit të Biznesit të Vogël (SBA). Zbatimi i parimeve të këtij akti është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të axhendës së Komisionit Evropian për zhvillimin e SME-ve, jo vetëm për Shtetet Anëtare të BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit në sektorin e SME-ve, konsiderohet ende i nivelit kritik zhvillimi i sipërmarrjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën e standardeve të BE-së, për matjen e performancës së tyre. Qeveria Shqiptare që në muajin shkurt 2011 ka miratuar Strategjinë e Inovacionit të Biznesit dhe Teknologjisë për periudhën 2011-2016. Kjo strategji është e fokusuar në katër programe të rëndësishme: Fondi Inovacionit; Shërbime inovacioni për biznesin; Inkubator Biznesi dhe Programi i zhvillimit të Klasterave. Reformat për përmirësimin e klimës së biznesit për SME-të jane: Lehtësitë për biznes në Shqipëri, sipas “Doing Business 2012”, Shqipëria renditet në vendin e 82-të nga 183 vende. (Në vendin e 86 në 2008-ën, në vendin e 136-të në 2007-ën ). Qendra Kombëtare e Regjistrimit, QKR si një one stop shop në funksion që nga Shtatori 2007. Regjistrimi në një ditë. Qendra Kombëtare e Licensimit, QKL si një one stop shop që nga Qershori 2009. Reduktimi i kohës dhe kostos për hapjen e një biznesi. Tani duhen 5 hapa nga (10 hapa) dhe 5 ditë nga (36 ditë). E-Government:(Prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, doganat online, administrimi i taksave, licensimi, pagesa e sigurimeve shoqërore). Shërbimi Online i deklarimit të pagesës së taksave: Tatim paguesit deklarojnë online TVSH-në, të ardhuart, sigurimet shoqërore, tatim fitimin. www.tatime.gov.al. Prokurimet Publike Online që nga janari 2009. Krijimi dhe zhvillimi i sistemit të vlerësimit të impaktit rrregullator RIA-s për të siguruar vlerësimet dhe analizat e integruara të politikave dhe kuadrit rregullator. Standardizimi dhe unifikimi i kritereve dhe procedurave të dhënieve të lejeve, licensave, autorizimeve dhe certifikatave nga autoritet qendrore dhe vendore. Rishikimi i ligjit për shoqëritë tregtare për harmonizimin sipas standarteve të BE-së. Rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj biznesit. Krijimi i bazës së të dhënave të konsulentëve dhe trajnerëve. Forcim kapacitetesh për qendrat që ofrojnë shërbime ndaj biznesit. Trajnimi i trajnerëve dhe konsulentëve pranë Albinvestit. Certifikimin e cilësisë së shërbimeve të biznesit. Shmangia e evazionit dhe reduktimi i informalitetit në sistemin fiskal për SME-të. Përmirësimi i administrimit të sistemit të taksave. Përmirësimi i sistemit të pagimit të taksave nga bizneset duke reduktuar kohën e pagesës dhe korrupsionin në këtë proces. Pagimi i taksave në rrugë elektronike. Forcimi institucional, në nivel qendror dhe lokal për mbështetjen e biznesit. Përmirësimi i kuadrit institucional dhe dialogut publik-privat me qëllim që të sigurojë implementimin e politikave koherente dhe masat për nxitjen e zhvillimit të SME-ve.

Page 55: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

55

Konkluzione Globalizimi i ekonomisë, rritja e konkurrencës dhe ndryshimet ne mjedisin e jashtem po i vene sot gjithnje e me shume NVM-te shqiptare perballe sfidave ekstra. Ne keto kushte bizneset nevojitet qe ti pergjigjen sfidave me te medha globale. Një mënyrë zgjidhjeje e mire do te ishte kuptimi i ketyre sfidave dhe njohja e kontributit te mundshem dhe aktual te NVM-ve ne ekonomine vendase. (Studimet e kryera deshmojne pergjithesisht qe sfidat qe ndeshin firmat ne vende relativisht te vegjel, me nje numer banoresh te reduktuar dhe me te ardhura te pakta per fryme, sic eshte dhe rasti I Shqiperise) jane shume me sfiduese, sesa ne vendet me nje popullsi te madhe. Përbërësit më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e konkurueshmërisë së NMV-ve janë: aksesi në financim, përdorimi i teknologjive të reja, rritja e nivelit të teknologjisë së informacionit, zhvillimi i burimeve njerëzore, shfrytezimi i mundesive, perzgjedhja e burimeve, zhvillimi i aftesive qe sjellin suksesin etj. Konkurrenca dhe të mësuarit se si duhet të konkurrosh denjësisht vazhdon të jetë një nga cështjet më të rëndësishme në shekullin 21. Nëse SME shqiptare kërkojnë të konkurrojnë duke mos njohur rëndësinë e tregjeve atëherë e ardhmja e tyre do jetë e paqëndrueshme dhe me shumë sfida. Përvec kësaj, nëse firmat aspirojnë të jenë të suksesshme, sipermarresit dhe manaxheret e tyre duhet të kuptojnë se ekonomia e botës po ndryshon me një ritëm gjithnjë e më të shpejt. Në mënyrë që të konkurrojnë në kërkesat e ekonomisë botërore SME duhet të jenë të guximshme, sulmuese, të gatshme për te formuar tregjet e tyre, gjithashtu duhet të hartojnë strategji të fuqishme mbrojtëse për të mbrojtur pozicionet e tyre. Ka cështje të tjera që firmave do ti duhet të përballen, në mënyrë që të kuptojnë se si dhe në cfarë forme ato të arrijnë suksesin, që do të thotë: ndryshimet në kulturë dhe kushtet e ndryshme demografike, politike, ligjore e tregtare. Suksesi i biznesit të vogël është vendimtar për ekonomine shqiptare. Pasi ekonomia ka kaluar faza të ndryshme (ulje dhe ngritje) tani duhet qe studiuesit te fokusohen më shumë në gjetjen e përcaktuesve të suksesit. Keta do të bëjnë të mundur, për një kohë të gjatë, përzgjedhjen e risurseve, shfrytëziminin e mundësive, zhvillimin e aftësive qe sjellin suksesin. Në literature ekzistojnë tre përbërës kritikë për strategjinë dhe suksesin e firmës: Së pari, strategjia duhet të jetë në përputhshmëri me kushtet që gjenden në mjedisin konkurrues. Së dyti, strategjia duhet të vendosë kërkesa realiste per burimet e firmes. Së treti, strategjia duhet të zbatohet me kujdes. (Pearce & Robinson, 2000). Pra se rruga më e mire për tu bërë i sukseshmëm, eshtë përcaktimi i avantazheve konkurruese dhe kompetencave dalluese të paraqitura nga NVM-të, si dhe analizimi i këtyre kompetencave Politikat qeverisëse janë duke rishikuar për të përfshirë stimujt dhe përfitimet për sektorin. Mekanizmat e projektuar janë përshtatur për të krijuar një rol të ri për NVM-me. Vitet e fundit në Shqipëri janë ndërmarrë shumë reforma legjislative dhe institucionale në mbështetje të zhvillimit të NVM-ve. Disa nga reformat që kanë përmirësuar klimën e biznesit dhe zhvillimin e NVM-ve janë: regjistrimi i biznesit, lejet dhe licencat, vlerësimi i ndikimit rregullator/RIA, qeverisja elektronike, mbështetje për TIK-un, sigurimi i instrumenteve financiare, trajnime, rritja e komunikimit elektronik, marrëveshjet e tregtisë së lirë, si CEFTA, etj, të gjitha këto reforma sollën rezultate të prekshme në përmirësimin e klimës së biznesit. Shqipëria përqafoi të gjitha parimet e Aktit të Biznesit të Vogël (SBA). Zbatimi i parimeve të këtij akti është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të axhendës së Komisionit Evropian për zhvillimin e NVM-ve, jo vetëm për Shtetet Anëtare të BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit në sektorin e NVM-ve, konsiderohet ende i nivelit kritik zhvillimi i sipërmarrjes, rritjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën e standardeve të BE-së, për matjen e performancës së tyre.

Page 56: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

56

Ambera DUKA FERRI - Mësimdhënia dixhitale në orën e letërsisë-sfidë edhe për nxënësit me nevoja të veçanta

Doc.Dr. Ambera DUKA FERRI Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteto “Aleksandër Moisiu” Durrës. Abstrakt Aplikimi i metodave bashkëkohore e mbështetur nga një teknologjia dixhitale krijojnë hapësira për një orë interaktive edhe për nxënësit me nevoja të veçanta. Klasa dixhitale e shoqëruar dhe nga një kurrikul e dixhitalizuar, si një risi edhe në lëndën e Letësisë përbëjnë sfidat që po kalon shkolla shqiptare, e për më tepër kur flitet për klasat gjithpërfshirëse. Si një praktikë e re, prania e klasave dixhitale ka bërë që ora mësimore të ndryshojë si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Paisja e klasave dhe e nxënësve me teknologji bashkëkohore si: Smarboard-Tabela elektronike, tabletat, i-book etj, mund të shihen si sfida në mësimdhënien shqiptare, e për më tepër në klasat gjithëpërfshirëse ku prania në klasë edhe e nxënësve me nevoja të veçanta, i shton edhe më tej ato. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë vlerat e mësimdhënies dixhitale në kuadër të ristrukturimit të orës mësimore e cila do të bazohet nga ora dixhitale e cila mund të shoqërohet edhe me kostot që ajo vet mbart. Metodologjia e përdorur në këtë punim për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave ka treg cilues cilësor. Nga gjetjet e këtij punimi rezulton se ndër faktorët që zbusin problematikat që ofrojnë klasat dixhitale janë: së pari-domosdoshmëria për trajnim e mësuesve në lidhje me përdorimin e një metodologjie bashkëkohore e mbështetur nga një kurrikul e dixhitalizuar; së dyti- njohja dhe pranimi i karakteristikave dhe aftësive që kanë fëmijët me nevoja të veçanta, përbën një domosdoshmëri për përshtatjen në mësimdhënie nga mësuesit të ndihmuar nga teknologjia e re në klasë. Teknologjia asistuese28 nuk është gjithmonë e përshtatshme vetëm për nxënësit me nevoja të veçanta, ajo mund të përdoret për të ndihmuar për motivim çdo nxënës. Shembujt e dhënë japin modele të ndryshme të karakteristikave të teknologjisë asistuese në klasë, si për shembull: prova e bazuar në praktikën e përmirësimit të leximit përmes teknologjisë. Përveç kësaj, lapsat "alternative" për nxënësit me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të mbajnë një laps tradicional ose të shohin një faqe, siç janë nxënësit që nuk shohin, ose edhe ata që nuk shohin dhe nuk dëgjojnë, pajisja me to, ia bën orën e letërsisë edhe më të thjeshtë ku të cilët mund të ndihen edhe më komod në përdorimin e tyre në klasë. Prania e teksteve dixhitale në orën e letërsisë, E-book, Audio-libri, të cilat janë online, si dhe CD-të mësimore, ofrojnë opsione që janë me përmbajtje të njëjtë por të përshtatura sipas specifikave të secilit nxënës, si psh nxënësit me nevoja të veçanta që paraqesin vështirësi në të lexuar29. Nxënës të tillë me vështirësit që kanë në të lexuarit ose në përdorimin e fjalorit, apo ndoshta edhe të prezantuarit e pjesës së leximit, nëpërmjet materialeve elektronike ata nxiten duke e përmirësuar ndjeshëm atë pjesë “problematike” që mund të shfaqin. Si përfundim, nëse do të ndërhyhet në këta faktorë, mësimdhënia në klasën dixhitale do të jetë brenda parametrave që kërkon mësimdhënia bashkëkohore. Rekomandimet e këtij punimi do të shihen si domosdoshmëri në plotësimin dhe realizimin kushteve në këto klasa, ku prania e nxënësve me nevoja të veçanta nuk e zbeh aspak rolin efikas të teknologjisë bashkëkohore në përmbushjen e objektivave dhe arritjen e kopetencave të orës mësimore. Në vend të hyrjes 28Virgile, B.C. (2008). Assistive Technology: A Tool for Enhancing Classroom Instruction for Students with Learning Disabilities, pp 1-14. 29 Castellani, J. & Jeffs, T. (2001). Emerging Reading and Ëriting Strategies Using Technology. Teaching Exceptional.Children, Vol. 33, No. 5, pp 60-67.

Page 57: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

57

Gjithëpërfshirja në arsim, cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon shanse të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me apo pa Aftësi të Kufizuara (A.K), shmang qëndrimet diskriminuese ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, nxjerr në pah vlerat personale të gjithsecilit, për të cilët klasat gjithëpërfshirëse nëpërmjet një mësimdhënie përshtatëse, janë shumë të përshtatshme për të gjithë nxënësit, pavarësisht gjëndjes apo aftësive që ata kanë. Rritja e numrit të nxënësve me A.K. nëpër klasa, po shoqërohet me sfida të reja për mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse30. Problemet e punës mësimore të mësuesve në këto klasa janë të shumta, e për t’i minimizuar sado pak ato, mësimdhënia botërore po i kushton hapësirat e duhura nëpërmjet analizave dhe orientimeve për të zbutur sado pak problemet që ka mësimdhënia në këto klasa. Mësimdhënia në këto klasa, e për më shumë edhe në lëndën e Letësisë, kërkon një përshtatje të saj në bazë të nevojave dhe aftësive që ka çdo nxënës për të nxënë. Por, që kjo përshtatje të ketë një bazë shkencore dhe mësimdhënia të jetë sa më efikase, kërkohet një e kuptuar dhe një analizë e problematikave të ndryshme në punën mësimore, siç janë trajtimi i faktorëve që ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin e mësimdhënies si dhe të qëndrimeve të mësuesve në këto klasa. Ndër faktorët që mundësojnë mësimdhënien efikase do të përmendim: efikasiteti në strategjinë e mësimdhënies; efikasiteti në menaxhimin e klasës; efikasiteti në motivimin e nxënësve, si dhe qëndrimet e mësuesve në klasat gjithëpërfshirëse. Më konkretisht objektivat e këtij studimi janë: - Të eksplorojë perceptimet e mësuesve në lidhje me faktorët që ndikojnë në mësimdhënien efikase në lëndën e Letësisë, që përbëjnë disa nga problemet e punës mësimore të klasave gjithpërfshirëse; - Të analizojë diferencat në lidhje me efikasitetin në strategjitë në mësimdhënie; menaxhimit të klasës; motivimit të nxënësve; - Të analizojë si qëndrimet e mësuesve në lidhje me përfshirjen e nxënësve me A.K në problemet që ofron lënda e Letësisë, midis mësuesve të trajnuar për aftësinë e kufizuar dhe mësuesve të patrajnuar për këtë çështje. Shqyrtimi i Literaturës Studimet tregojnë se, përkushtimi dhe përgjegjshmëria në mësim e mësuesve që janë të përfshirë në sistem, ndërmjet të tjerave ndikojnë në cilësinë e nivelit arsimor të një vendi. Përfshirja e nxënësve me A.K. në klasat gjithëpërfshirëse është një nga parimet udhëzuese për zhvillimin akademik të këtyre nxënësve, duke kërkuar plotësimin e parametrave arsimorë, si dhe plotësimin e nevojave për të gjithë nxënësit. Është provuar se nxënësit me A.K. mund të përfitojnë nëse në mësimdhënien e tyre përdoret teknologji bashkëkohore. Në studimin e tyre Zorigian. K & Jennifer (2010)31, mbrojnë idenë se përdorimi i teknologjisë asistuese për nxënësit me A.K. në klasat gjithëpërfshirëse ka dhenë rezultate në arritjet e tyre. Përfshirja e teknologjisë rrit motivimin e nxënësve për të mësuar duke e organizuar mësimdhënien “individuale” nëpërmjet personalizimit të mësimit në bazë të nevojave individuale të nxënësve. Mësimdhënia, që ka në themel kufizimet e nxënësve si, çrregullime të sjelljes ose të përpunimit të materialit shkollor, përdorimin e teknologjisë asistuese e sheh si mjet për të kapërcyer disa prej vështirësive që ajo has në bashkëpunimin me kata nxënës. Mësuesit e kanë të vështirë t’i përgjigjen të gjithë nxënësve që mund të jenë me aftësi dhe nevoja të karaktereve të ndryshme në mësimdhënien tradicionale, kështu që teknologjia asistuese shpesh mund të ndihmojë mësuesin për të personalizuar mësimin në lidhje me aftësitë dhe nevojat e secilit për të nxënë. Shpesh, nxënësit me A.K, kanë aftësi më të mira në teknologji se mësuesit e tyre pasi janë më të tërhequr drejt kompjuterave dhe lojrave kompjuterike, kështu që përdorimi i tyre në klasë ka kuptim të përsosur. Për shembull, për fëmijët me A.K. fizike, teknologjia mund të japë qasje në mundësitë e mësimit, ku më parë këto qasje ishin më të kufizuara. Për shembull, E-book, i ndihmon nxënësit të kthejnë faqet e librit pa aplikuar zhdërvjelltësi, ndërsa zëri adaptiv i softëar-it, mund të ndihmojë nxënësit- t’i përgjigjen pyetjeve pa patur nevojë për të shkruar. 30 Klasa gjithëpërfshirëse- klasa ku janë të përfshirë edhe nxënësit me Aftësi të Kufizuar; 31 Zorigian, K., & Jennifer, J. (2010). How do special education students benefit from technology?

Page 58: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

58

Tekstet dixhitale, E-book, Audio-libri, të cilat janë online, si dhe CD-të mësimore, ofrojnë opsione që janë me përmbajtje të njëjtë por të përshtatura sipas specifikave të secilit nxënës, si psh nxënësit me A.K. që paraqesin vështirësi në të lexuar32. Nxënës të tillë me vështirësit që kanë në të lexuarit ose në përdorimin e fjalorit, apo ndoshta edhe të prezantuarit e pjesës së leximit, nëpërmjet materialeve elektronike ata nxiten duke e përmirësuar ndjeshëm atë pjesë “problematike” që mund të shfaqin. Implementimi i kësaj teknologjie bashkëkohore ka disavantazh koston e lartë financiare dhe mospërputhjen në nivelin e duhur të mësuesve me këtë teknologji mësimore të avancuar, që shtron për zgjidhje trajnimin e stafit të mësuesve si dhe një kurrikul dixhitale të disponueshme. Gjithashtu, edhe në drejtim të nxënësve, ata duhet të kenë kapërcyer vështirësitë në lidhje me përdorimin e kësaj teknologjie33, pasi vetëm kur ata janë të familjarizuar mirë me përdorimine saj bëhen më kërkues ndaj arritjeve. Metodologjia Metodologjia e ndjekur për kryerjen e këtij studimi është një metodologji e bazuar në gërshetimin e metodave të kërkimit të cilat janë, metoda sasiore dhe ajo cilësore e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, e shoqëruar kjo edhe nga shqyrtimi i literaturës përkatëse. Popullata e zgjedhur në këtë studim janë mësuesit/et që mbulojnë njohuritë letrare në shkollën Fillore në tri qarqe: Qarku Durrës, Qarku Tiranë dhe Qarku Berat. Numri i përgjithshëm i këtyre mësuesve është 3071. Teknika e përdorur për të përzgjedhur kampionin për pjesën sasiore ishte teknika e kampionimit rastësor të klasterizuar (sipas vendodhjes së shkollës), teknikë e cila mundëson edhe bërjen e përgjithësimeve të gjetjeve të studimit. Tabela Nr. 1. Koeficientët e besueshmërisë për faktorët e studimit

Variabli Koeficienti alfa e Kronbahut Perceptimi i mësuesve në lidhje me efikasiteitn në strategjitë e mësimdhënies. (TSES 1)

.742

Perceptimi i mësuesve në lidhje me efikasiteitn në menaxhimin e klasës.(TSES 2)

.786

Perceptimi i mësuesve në lidhje me efikasiteitn në motivimin e nxënësve. (TSES 3)

.768

Qëndrimet e mësuesve në lidhje me përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuar në klasat gjithëpërfshirëse. STATIC

.822

Për pjesën cilësore dhe përsa i përket synimit të kësaj pjese të studimit ishte eksplorimi i fenomenit në një shkallë më të thelluar (dhe jo krijimi i një kampioni statistikisht përfaqësues), për të përzgjedhur mësuesit pjesëmarrës në intervistat gjysmë të strukturuara. Gjetjet e studimit Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë perceptimet e mësuesve në lidhje me problemet e punës mësimore në klasat gjithëpërfshirëse si dhe qëndrimet e tyre kundrejt përfshirjes së nxënësve me A.K. dhe vazhdimit të edukimit të këtyre fëmijëve në shkollat e zakonshme. Në këtë studim janë përdorur instrumentët TSES34 dhe STATIC35 si edhe informacione të caktuara demografike për të

32 Castellani, J. & Jeffs, T. (2001). Emerging Reading and Writing Strategies Using Technology. Teaching Exceptional.Children, Vol. 33, No. 5, pp 60-67. 33 Morrison, K. (2007). Implementation of assistive computer technology: A model for school systems. International Journal of Special Education. Vol. 22, No. 1, pp 83-95. 34 TSES (Teacher Sense of Efficacy Scale) - Tschannen-Moran & Woolfolk Hoy (2001)

Page 59: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

59

analizuar nivelet e besimit të efikasitetit të mësuesve dhe qëndrimet e tyre ndaj arsimit gjithëpërfshirës. Rezultatet që janë marrë nga përpunimi i të dhënave sasiore Siç do të shihet edhe nga tabela, për testet e normalitetit të të gjithë faktorëve të cilët janë marrë në shqyrtim domethënia statistikore p<0.05, gjë që interpretohet se shpërndarjet nuk janë normale. Tabela Nr. 2: Statistika përshkruese për gjininë

Nga tabela e mësipërme vihet re se kësaj pyetjeje i janë përgjigjur gjithsej 348 të anketuar, nga të cilët 10.1 % ose 35 janë meshkuj dhe 89.9 % ose 313 janë femra. Trajnimet në lidhje me aftësinë e kufizuar Në tabelën e mëposhtëme janë dhënë frekuencat për variablin e trajnimeve që kanë marrë mësuesit në lidhje me aftësinë e kufizuar. Nga këto të dhëna vihet re se kësaj pyetjeje i janë përgjigjur 334 mësues, nga 348 mësues në total, ku 204 mësues ose 58.6 % raportojnë se kanë marrë trajnime në lidhje me aftësinë e kufizuar, ndërsa 130 mësues ose 37.4 % raportojnë se nuk kanë marrë trajnime në lidhje me aftësinë e kufizuar. Tabela Nr. 3: Statistika përshkruese për variablin e trajnimeve në lidhje me aftësinë e kufizuar.

Tabela Nr. 4. Treguesit e variacionit për perceptimin e mësuesve për problemet e punës mësimore, të ndara sipas gjinisë.

Gjetjet për pjesën cilësore Për Trajnimet për njohjen e llojeve të A.K. dhe “Mësimdhënies së diferencuar”dhe atë bashkëkohore kemi këto kategori dhe Nën/Kat. të pasqyruara në tabelën e mëposhtme: Tabela Nr. 5. Identifikimi i Kat. dhe Nën/Kat. për temën e dytë Kat. 1: - Mësuesit e klasave Nën/Kat.1: Mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse nuk janë 35 STATIC ( the Scale of Teachers’ Attitudes Toëard Inclusive Classrooms) - Cochran (1998, revised 2000)

GJINIA

35 10.1 10.1 10.1

313 89.9 89.9 100.0

348 100.0 100.0

mashkull

femer

Total

ValidFrequency Percent Valid Percent

CumulativePercent

A KENI NDJEKUR KURSE OSE TRAJTIME GJATË PUNËS TUAJ MBIMESIMDHËNIEN GJITHËPËRFSHIRESE?

204 58.6 61.1 61.1

130 37.4 38.9 100.0

334 96.0 100.0

14 4.0

348 100.0

po

jo

Total

Valid

SystemMissing

Total

Frequency Percent Valid PercentCumulative

Percent

Descriptive Statistics

35

28 26 45 36.39 4.01

29 23 45 37.97 5.28

32 19 35 28.97 3.87

28 42 79 59.86 8.93

17313

245 19 45 36.12 4.58

246 22 45 39.11 4.02

278 12 35 29.76 3.58

217 23 95 59.43 14.21

154

Efikasiteti në strategjinë emësimdhënies

Efikasiteti në menaxhimine klasës

Efikasiteti në motivimin enxënësve

Qëndrimet e mësuesve nëklasat gjithëpërfshirëse

Valid N (listwise)

Efikasiteti në strategjinë emësimdhënies

Efikasiteti në menaxhimine klasës

Efikasiteti në motivimin enxënësve

Qëndrimet e mësuesve nëklasat gjithëpërfshirëse

Valid N (listwise)

GJINIAmashkull

femer

N Minimum Maximum Mean Std. Deviation

Page 60: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

60

gjithëpërfshirëse nuk kanë trajnime të tilla.

trajnuar në lidhje me përshtatjen e mësimdhënies në varësi të kufizimeve që kanë nxënësit me A.K.; Nën/Kat.2: Mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse nuk kanë trajnime në lidhje me përdorimin e një teknologjie të re në mësimdhënien për këta nxënës.

Kat. 2: -Mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse janë të trajnuar.

Nën/Kat.1: Mësuesit janë trajnuar ose kanë kualifikimeve të ndryshme nga programet master nga ku kanë marrë njohuri mbi Aftësinë e Kufizuar; Nën/Kat.2: Mësuesit e disa shkollave kanë trajnime në lidhje me teknikat e reja në mësimdhënie dhe përdorimit të teknologjisë bashkëkohore si p.sh: smartboard-it.

Grafiku 1. Trajnimet e mësuesve (Tema 2, Kat.1-2 me nën/Kat.1-2) Konkluzione Në këtë studim morën pjesë 348 mësues/se të shkollës Fillore dhe viti ku ata ishin pjesë aktive e studimit ishte viti shkollor 2011-2012, nga ku 89.9% e pjesëmarrësve ishin mësuese femra dhe vetëm 10.1 % e tyre ishin mësues. Kjo përqindje është e justifikuar për vetë faktin, se në sistemin arsimor shqiptar kjo është shumë e dukshme, pasi mësuesit që mbulojnë këto programe janë më shumë mësuese femra. Ajo çka të binte në sy në kontaktet me mësuesit ishte se ata kërkonin në mënyrë shumë këmbëngulëse trajnime në lidhje me njohjen e “Aftësive të Kufizuara” si dhe për “Mësimdhënien” për një përshtatje të saj në varësi të aftësive dhe nevojave që kanë këta nxënës. Mbi 70% e mësuesve deklaronin se ishin të patrajnuar dhe tregonin se kishin shumë dëshirë të punonin me këta nxënës por në mënyrë shumë të sinqertë ata shpreheshin se nuk dinin “se si” të punonin me ta. Një tjetër element që kërkonin mësuesit që të plotësohej ishtë pajisja ose shoqërimi i këtyre nxënësve me mësues specialist ose edhe nga psikologu shkollor. Kjo “mbështetje” që mësuesit kërkonin kishte lidhje me “suksesin” që ata donin në lidhje me integrimin e këtyre nxënësve në orën e mësimit. 23% e mësuesve shpreheshin se ishin të pambështetur, ndërsa 28% e tyre kishin mbështetje nga: prindi; kolegët e shkollës; psikologu ose nga Drejtoria e shkollës. Pjesa tjetër e mësuesve nuk preferonin të jepnin përgjigje në lidhje me këtë pyetje. 53% e mësuesve janë pro gjithëpërfshirjes por me plotësimin e disa kushteve: - numër të konsiderueshëm të nxënësve në klasë (jo më shumë se 25-30 nxënës në klasë); - 1-2 nxënës me A.K. në klasë;

Series1; Kat.1: Të patrajnuar nën/Kat.1-të patrajnuar me A.K. dhe në përshtatjen e

mdh.; 58,8%

Series1; Kat.1: Të patrajnuar nën/Kat.2-të patrajnuar me tekn.

bashkoh.; 7,8%

Series1; Kat.2: Të trajnuar nën/Kat.1-të trajnuar/kualifikuar;

21,6%

Series1; Kat.2: Të trajnuar nën/Kat.2-të

trajn. me tekn. bashkoh.; 11,8%

Tema 2. Kat.1-2, nën/Kat. Trajnimi i mësuesve (n=51)

Page 61: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

61

- mësues mbështetës ose mësues specialist të “Aftësisë së Kufizuar”; - mbështetje nga grupi shumëdisiplinor dhe drejtoria e shkollës në lidhje me plotësimin e nevojave që mund t’u krijohen mësuesve gjatë përshtatjes së mësimdhënies. Ndërsa 47% e mësuesve nuk janë dakort me përfshirjen e nxënësve me A.K. në klasat e shkollave të përgjithshme ose tregonin indiferencë duke mos u përgjigjur36. Për sa i përket përfundimeve mbi gjetjet kryesore të studimit, në mënyrë të përmbledhur për pyetjen e parë të studimit: - “Cilat janë perceptimet e mësuesve meshkuj dhe mësueseve femra, mësuesve të trajnuar dhe mësuesve të pa trajnuar, mësuesve me eksperiencë dhe mësuesve me pak eksperiencë në mësimdhënie në lidhje me problemet e punës mësimore në klasat gjithëpërfshirëse?”, është konkluduar që percpetimet e mësuesve të klasave gjithëpërfshirëse në lidhje me efikasitetin në strategjinë e mësimdhënies, efikasitetin në menaxhimin e klasës si dhe në efikasitetin në motivimin e nxënësve, kanë dalë që janë të një niveli të lartë. Për sa i përket qëndrimeve të mësuesve në lidhje me përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuar në klasat gjithëpërfshirëse, ka dalë që mësuesit kanë qëndrime indiferente në lidhje me përfshirjen e këtyre nxënësve. Rekomandime nga gjetjet e studimit Që mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse për problemet letrare të kenë një efikasitet në mësimdhënie dhe qëndrime pozitive ndaj përfshirjes dhe integrimit të nxënësve me A.K. në procesin mësimor, rekomandimet e mëposhtme janë bazuar në gjetjet e studimit nga analiza sasiore dhe ajo cilësore e studimit. Këto rekomandime do të mund t’i shërbejnë mësuesve të klasave gjithëpërfshirëse; inspektorëve që merren me problemet e trajnimeve si edhe mësuesve të rinj që edhe ata të kenë një efikasitet në mësimdhënien gjithëpërfshirëse. Rekomandime nga gjetjet e pjesës sasiore të studimit Rekomandimi 1. Pamvarësisht se në gjetjet e studimit ka dalë që mësuesit kanë një perceptim të lartë në lidhje me efikasitetitn në strategjitë e mësimdhënies, efikasitetin në menaxhimin e klasës, si dhe në efikasitetin në motivimin e nxënësve, rekomandohet që mësuesit të kenë qëndrime më pranuese në lidhje me përfshirjen e nxënësve me A.K. në klasat e tyre; Rekomandim 2. Duke qënë se nga gjetjet ka dalë që ka ndryshime të rëndësishme statistikore midis mësuesve të trajnuar dhe të patrajnuar, përsa i përket efikasitetit në strategjinë e mësimdhënies dhe efikasitetit në menaxhimin e klasës, rekomandohet të ofrohen trajnime eksplicite ndaj këtyre faktorëve; Rekomandime nga gjetjet e pjesës cilësore të studimit Rekomandimi 1. Diagnostikimi i saktë i fëmijëve duke treguar edhe shkallën e rëndesës së “kufizimit” që paraqet ai si dhe deklarimi i tyre në shkollë, e bën mësuesit më të përgjegjshëm për një përshtatje të mësimdhënies në drejtim të aftësive dhe nevojave që paraqet nxënësi; Rekomandimi 2. Trajnimet në drejtim të: hartim/zbatimit të PEI-ve për mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse; mbi njohjen e llojeve të aftësisë së kufizuar si dhe mësimdhënies së diferencuar dhe asaj bashkëkohore, e bën mësimdhënien për këta nxënës më të mirëstudiuar në drejtim të objektivave afatshkrutra dhe afatgjata; Rekomandimi 3. Trajnimet e mësuesve të klasave gjithëpërfshirëse të lëndës së Letësisë në drejtim të mësimdhënies së dixhitalizuar dhe domosdoshmëria për pisje me Kurrikulën dixhitale të lëndës së Letësisë. Referenca Behrmann, M. (2014). Assistive Technology for Young Children in Special Education: It Makes a Difference, Alexandria, Virginia: Association for Supervision and Curriculum Development. Copyright 1998 ASCD. Caprara, V. G., Barbaranelli, C., Steca, P. & Malone, S. P. (2006). Teachers’ self-efficacy beliefs as determinants of jobsatisfaction and students' academic achievement: A study at the school level. Journal of School Psychology. Vol.44, pp 473-490.

36 Marrë nga analiza e intervistave të studimit doktoral të autores.

Page 62: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

62

Castellani, J. & Jeffs, T. (2001). Emerging Reading and Writing Strategies Using Technology. Teaching Exceptional.Children, Vol. 33, No. 5, pp 60-67. Cheung, H. Y. (2008). Teacher efficacy: A comparative study of Hong Kong and Shangai Primary in-sevice teacher. The Australian Educational Reseacher, 35(1), pp. 103-123. Chopra, R. (2008). "Factor influencing Elementary School Tachers' Attitude Towards Inclusive Education. Paper present at British Educational Research Association Annual Conference, Heriot-Watt University, Edinburgh. Edinburgh. Retrieved September 3-6 September. Das, A. K., Kuyini, A. B. & Desai, I. P. (2013). Inclusive Education in India: Are the teachers prepared? International Journal of Special Education. Vol. 28, No. 1, pp 27-36. Momberg, K. (2014). School Known for Inclusion Uses Technology in Special Education. Nano, V. (2001). "Mbi integrimin e fëmijëve me nevoja te vecanta në shkollat e zakonshme të Italisë". Revista Pedagogjike, 2, pp. 107-118. Nano, V. (2002). Shkolla shqiptare drejt proceseve integruese. FSHDP.

Page 63: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

63

Arbana Zhapaj, Marenglena Zhapaj, Debora Mukli - Perspektivat në shkollimin e fëmijes që ka nevoja speciale

Dr. Arbana Zhapaj Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë e-mail: [email protected] Marenglena Zhapaj Debora Mukli [email protected]

Perspektivat aktuale në shkollimin e fëmijës që ka nevoja speciale

Ideja për të integruar në shkollë dhe në shoqëri personat e ndryshëm përbën objektin e një konsensusi të arsyeshem gjithnjë e më te gjerë ne plan ndërkombëtar ; ajo duket se po bëhet pak nga pak modeli i referimit në gjirin e Bashkimit evropian. Kështu rezoluta e OKB-së për barazimin e shanceve të personave me aftësi të kufizuar saktëson që « Shtetet duhet të njohin parimin sipas të cilit fëmijeve, të rinjve dhe adultëve me aftësi të kufizuar duhet tu ofrohen shance të barabarta në fushën e arsimit fillor, të mesem dhe të lartë, në një kuadër të integruar ». Vendi ynë ndodhet aktualisht në qendër të këtij debati të ndërlikuar dhe jashtzakonisht të diskutueshëm. Masa të rëndesishme politike janë marrë në favor të integrimit. Problemi që shtrohet në një Shtet të ri të së drejtës si Shqipëria, janë hendeqet midis qëllimeve politike, dispozitave legjistative, rregulloreve dhe realitetit të integrimit shkollor. Në fakt, dallimi shënon ende shumë shpesh praktikat tona në shkollë, në punë dhe në rrugë. Më tepër se një problem mjetesh humane dhe financiare, integrimi i nxënësve me aftësi të kufizuar kërkon para së gjithash një ndryshim të mentaliteteve të bazuar tek një përteritje e praktikave pedagogjike dhe partneriale si dhe pranimin e diferencës, problematike që kalon kuadrin strikto sensu të shkollës dhe që pyet shoqerinë në përgjithsi. Kontributi ynë nuk ka kurrsesi pretendimin qe të dojë të transformojë mentalitetet, por thjesht të tentoëe të kuptojë në një reflektim që integron dimensionet historike, etike dhe shkencore, si kemi arritur ne tek perspektivat aktuale të shkollimit të fëmijëve që kanë nevoja shkencore. Implikimet për shkollën, mësuesit dhe terapetët e kësaj mënyre të re trajtimi do të

diskutohen gjithashtu.

Integrimi shkollor, për cfarë flasim ne ?

Të integrosh dikë në një grup mund të reduktohet në atë që tja shtosh atë anëtareve tashmë present, një fëmijë me nevoja të vecanta nuk e integrojmë duke e shënuar si x nxënës të një klase. Integrimi modifikon elementin e integruar dhe ansamblin integrues. “Cdo ansambel i integruar është dicka tjetër nga shuma e elementëve që e përbëjnë atë”.

Do të ruajmë pra foljen « fus, shtie » për të treguar shtimin e thjeshtë të një elementi në një të gjithë. Fusim një faqeshënues në një libër, nuk e integrojmë atë : faqeshënuesi nuk e modifikon librin me praninë e tij, as libri nuk e modifikon faqeshënuesin. Etimologjia e foljes « fus, shtie » e konfirmon këtë : kjo folje

Page 64: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

64

vjen nga rrënja latine serere që do të thotë «ja lidh vargut» dhe jep gjithashtu fjalën « seri ». të shtiesh do të thotë pra të fusësh në një seri. Termi anglo-sakson i frëngjishtezuar, « inclusion” ka tendencë të përgjithsohet për të folur për integrim. Kjo nuk duket shumë e kënaqshme në kuptimin ku ai con, si « futje », në prezencën e thjeshtë të një ansambli në një ansambël më të gjerë, pa nderveprimin e njerit mbi tjetrin. Ai gjithashtu, i përket regjistrit të bashkëpuqjes.

Për të folur drejt, integrimi është më tepër se të fusësh, të shtiesh : është ti bësh vend tjetrit (ata që thonë të fusësh, të shtiesh) por duke bërë këtë do të thotë të modifikohesh dhe të gjendesh me tjetrin.

Nocioni i përfshirjes nuk është i kundërt me atë të integrimit, por sipas Wagner, Doré dhe Brunet (2003), ai e krijon integrimin në mënyrë më radikale. Sipas këtij koncepti, të gjithë fëmijët duhet të përfshihen në jetën sociale dhe edukative të shkollës dhe lagjes së tyre. Impakti i një përkufizimi të tillë është i madh, ai supozon një shkrirje të plotë midis arsimit të specjalizuar dhe arsimit të zakonshëm, por ai supozon gjithashtu një shkollë të gatshme për të pritur të gjithë fëmijët që paraqesin nevoja speciale, gjë që duket akoma një objektiv shumë i largët i shkollës tonë ku norma shkollore dhe përzgjedhja përbejnë më shumë se kurrë themelin e saj. Ky konstatim bën që të adoptojmë nocionin e integrimit dhe jo atë të përfshirjes.

Perspektiva të reja për të mësuarit dhe të nxënët

Dija nuk egziston në formë të izoluar tek një individ i vetëm por lind nga shkëmbimi dhe është gjithmonë e të dy palëve. Një konceptim i tillë bën referencë me dy tema (Bruner1995 ): rëndësia e kontekstit dhe intersubjektiviteti që lejon takimin e mendjeve dhe arritjen e një kuptimi të përbashkët. Brown dhe Campione(1995) zhvilluan nga ana e tyre konceptet e “komuniteti i të nxënit “dhe “të mësuarit reciprok“. Ata treguan se si ky komunitet (bashkësi) i ndan rolet në ndërtimin e dijeve me qëllim që të zhvillojë një diskutim të ndarë me të tjerët dhe një të kuptuar të përbashkët. Bashkëpunimi shërben si mjet për të mësuar.

Praktika të ndryshme i kundërvihen praktikave shkollore tradicionale qe kane adoptuar nje pozicion plotesisht te kundert duke zvogeluar diversitetin. Në dritën e këtij konstatimi mund të formulohet një hipotezë spjeguese për mos-efikasitetin e masave plotesuese aktuale të bazuara në principin e një të mësuari të adaptuar, në një kontekst të vecuar, masat ndihmëse nuk i lejojnë nxënësve në veshtiresi të kenë një të kuptuar e një kuptim të përbashkët me atë të shokëve të tyre të klasës, prej nga del vështirësia e përgjithësimit në klasat e zakonëshme e kopetencave të mësuara ne klasat speciale ose në gjithëpërfshirëset.

Kjo hipoteze kerkon sigurisht konfirmim.

Efikasiteti I shkollimit ne klasat speciale dhe gjithëpërfshirëse.

Kërkimi jep një argumentim krahasues të realizuar midis fëmijëve me nevoja të vecanta që frekuentojnë klasat speciale dhe fëmijëve të integruar në shkollën e zakonëshme. Do të tentojmë të shfaqim, në mënyrë skematike, tendencat kryesore duke u nisur nga rezultate shpesh kontradiktore që vijnë në disa aspekte si :

A) Zhvillimi I performancave shkollore.

Avantazhet (kryesisht ne lexim) në klasat gjithëpërfshirëse, për fëmijët që kanë vështirësi në të mësuarit, të crregullimit të sjelljes, nje vonese mendore dhe për fëmijët që dëgjojnë keq. Nuk mund të bëjmë pohime për fëmijët me aftësi të kufizuara motore.

Page 65: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

65

B) Efektet mbi zhvillimin dhe sjelljen e nxënësve që nuk aknë aftësi të kufizuara.

Asnjë tregues nuk lejon të thuash se nxënësit që nuk kanë një aftësi të kufizuar jane penguar në zhvillimin e tyre nga integrimi i fëmijëve që kanë një aftësi të kufizuar. Modifikim pozitiv i perceptimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në vazhdim të një sensibilizimi nëpërmjet disa informacioneve, vendosjes së kontakteve të strukturuara, disa punëve që kanë të bëjnë me të menduarit. Domosdoshmëria për të relativizuar efektet e etiketës, si fenomen i pavarur mbi pranimin apo flakjen e një fëmije me nevoja të vecanta. Domosdoshmëri e marrjes parasysh të ndryshueshmërisë si performancat akademike, sjelljet dhe mosha e fëmijës së ndryshëm, qendrimi i mësuesit kundrejt tij, seksi dhe mosha e shokëve të tij të klasës. C ) Efektet qe zgjatin

Avantazh i lehtë në favor të shkollarizimit gjithpërfshirës Për tu interpretuar me kujdes, sepse kërkimet e bera deri në këtë ditë nuk janë akoma të mjaftueshme.

D ) Aspekte te personalitetit.

Nuk ka diferencë midis integrimit dhe ndarjes ne lidhje me: pjekurinë sociale(kopetencat sociale), zhvillimin e personalitetit (global). Ankthin, motivimin, performancën, nivelin e egzigjencave. Rezultate jo koherente në lidhje me agresivitetin dhe frikën nga dështimi As integrimi as ndarja duket se e favorizojne zhvillimin e aspekteve e ndryshme te personalitetit.

E) Sjellje ne lidhje me integrimin

Sjellja e prindërve në lidhje me integrimin është në ansamblin e saj pozitiv. Sjellja e mësuesve duhet të jetë konsideruar si e dyvlerëshme. Sjelljet pozitive të prindërve e të mësuesve në se ata kanë pasur eksperienca personale me persona handikape apo nëse ata kanë eksperimentuar integrimin.

F) Pranimi social

Në total, situatë sociale e vështirë për fëmijët me aftësi të kufizuara të integruar. Status social përgjithësisht i dobët i fëmijëve që kanë shqetësime të të mësuarit apo të sjelljes. Fëmijët që shikojnë keq, që dëgjojnë keq, me një vështirësi motore apo mendor, pranim social i krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Influencë pjesërisht pozitive e programeve me qëllim përmiresimin e situatës sociale të fëmijëve të integruar.

G ) Koncepti per vehten

Efektet e integrimit mbi konceptin për vehten nuk mund të jenë vlerësuar globalisht Sipas paaftësisë, aspekte të ndryshme duhet të jenë marrë në konsideratë:

Fëmijë që kanë probleme të të mësuarit.

Page 66: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

66

1-rezultate jokoherente në lidhje me konceptin për veten në përgjithësi

2-koncepti per veten i lidhur me kapacitetet vetiake shkollore :inferior me atë të nxënësve në klasat speciale.

nxënësit me probleme të dëgjimit, koncepti për veten inferior nxënësit me deficencë motore; koncepti për veten superior nxënësit me paaftësi motore; integrimi i bën ata më të ndjeshëm ndaj diferencës që ka të bëj me handikapin.

H) Sjellje emocionale ne lidhje me shkollen

Fëmijet që kanë probleme të të mësuarit dhe fëmijë që dëgjojnë keq; integrimi apo ndarja nuk i modifikon sjelljet emocionale në lidhje me shkollën.

Përmbledhja skematike e të dhënave në fushën e integrimit të fëmijëve handikapë herë-herë është në favor të shkollarizimit ne vende të ndara(shkolla speciale) , herë-herë është në favor të një shkollarizimi në vende të zakonëshme (shkollat gjithëpërfshirëse), duket megjithatë një tendencë favorizuese për zgjidhjen e dytë.

Nëse në mënyrë etike dhe në mënyre shkencore përcapja integrative duket e bazuar, pyetja që shtrohet është të dish në se shkolla jonë ka sot mjetet e një politike të tillë. Duket përnjëherësh që rruga e cila duhet përshkruar për të bërë që fëmija i ndryshem të gjejë një përgjigje të vërtetë të nevojave të tij, është akoma e gjatë dhe e mbushur me kurthe.

Implikimet pedagogjike të një shkolle për të gjithë

Rëndësia e shkollimit në shkollën normale e fëmijëve që paraqesin nevoja speciale është e madhe dhe në momentin aktual nuk është e sigurt që të gjithë aktorët e sistemit shkollor e kanë matur rëndësinë.

Së pari këtu bëhet fjalë për të bërë vlerësimin e objektivave të shkollës në sensin e gjerë, për ta bërë atë që të presë të gjithë nxënësit. Integrimi duhet të futet në një vullnet të përgjithshëm për të mos përjashtuar më fëmijë megjithë vështirësitë që hasen në të mësuarit shkollor. Shkolla duhet të bëhet një vend edukimi global i organizuar me qëllim zhvillimin maksimal të potencialeve të nxënësve, ajo implikon një ndryshim të vërtetë të paradigmës, një shkëputje epistemologjike. Nuk është më fëmija që duhet të “shkrihet “ në sistem, duke rrezikuar të flaket për ‘mos- konformitet’, por shkolla që e shqetësuar të fus në praktikat e saj të drejtën e diferencës, duhet të adaptohet me nevojat e vecanta të sejcilit. Nje ndryshim i tillë nuk bëhet vetëm e nuk mund të mos hasë vëshirësi sepse përtej një zhvillimi metodologjik, bëhet fjalë për një ndryshim pedagogjik që kërkon nga ana e mësuesit një transformim të përfytyrimit të rolit të tij dhe një modifikim të raportit të tij me dijet dhe nxënësin. Nje ekuiliber i ri midis tri poleve te veprimit pedagogjik që janë mësuesi, nxënësi dhe dijet duhet gjetur.

Shkolla duhet të arrijë ti drejtoje (ti administrojë ) diferencat dhe të pranojë objektiva që nuk janë identike për të gjithë fëmijët. Në këtë kuptim flakja e sistmit normativ për të projektuar një mjedis të përshtatshëm dhe që respekton ritmet individuale dhe mësim progresiv është e vetmja rrugë që lejon të krijohet një integrim i vërtetë i fëmijëve të ndryshëm. Nocioni i ‘pedagogjisë së diferencuar” e simbolizon në mënyrë të shkëlqyer këtë ndryshim pedagogjik të domosdoshëm. Ky koncept ka lindur,( sigurisht që nuk është një rastësi ), në momentin ku filloi të lindë lëvizja në favor të integrimit.

Page 67: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

67

Për mbrojtjen e saj dhe për të ligjëruar qëllimin e saj demokratik, shkolla mbrohet pas nocionit “të barazisë së shanseve“ Sigurisht që mund te flitet për barazi të shanseve përpara mësimit edhe pse që në fillim disa fëmijë me probleme duhet të kishin marrë rrugë të ndryshme për të shkuar në shkollë. Megjithatë ne jemi akoma larg nga një barazi e shanseve në të mësuarin. Prezenca gjithmonë e fortë e normës shkollore krijon detyrimisht të përjashtuar dhe e transformon barazinë e shanseve në “barazitizëm” e që ka si qëllim mos-marrjen parasysh të diferencave. Realiteti reziston dhe me gjithë përpjekjet e ndërmarra për një marrje përsipër në të mirë të atyre që nuk janë të paisur si të tjerët, rreziku për të parë zhvillimin e shoqërisë me “dy shpejtësi” eshte reale.

Formimi i mësuesve, synim i një shkolle për të gjithë:

Për të evituar një rrezik të tillë e për të ndërtuar një sfidë të një shkolle efikase por megjithatë të hapur për diferencat, formimi i mësuesve paraqet nje nga synimet madhore. Ky formim duhet tju lejoje mësuesve të bëhen më kopetente në drejtimin e grupeve heterogjene, vlerësimin formativ dhe pedagogjinë e diferencuar, partneritetin me mësuesit e specializuar dhe specialistë të tjerë të pedagogjisë së specializuar, njohjen dhe integrimin e fëmijëve që kanë nevoja speciale. Por ajo duhet sidomos të zhvillojë një të menduar filozofik dhe etik mbi qëllimet dhe vlerat e shkollës, ashtu si dhe mbi nocionet e barazisë së shanseve e të drejtën për diferencën në mënyrë të tillë që ajo të jetë garanci e një modifikimi të thellë të sjelljeve përballë situatave diskriminuese. Theksi duhet te vihet ne cilesinë e shikimit që mësuesi ka mbi fëmijen e ndryshëm, sepse ky vetë është i bërë nga shikimi i tjetrit dhe e interiorizon mënyrën sipas të cilës ai është parë prej të tjerëve.

Në fillim të mijëvjecarit të tretë të lejosh cdo fëmijë të egzistojë plotësisht me karakteristikat e tij konjitive, të sjelljes dhe fizike përfaqëson etapen e fundit për të arritur qëllimin e demokratizimit që shkolla i ka vënë vetes.

Domosdoshmëria e bashkëpunimit të aktorëve:

Demokratizimi i shoqerisë dhe i shkollës së saj implikon nje heterogjenitet gjithmonë në rritje të grupit të nxënësve të cilëve ju adresohet të mësuarit. Ky faktor nuk i lejon më një mësuesi vetëm në klasen e tij, të përballojë në mënyrë të përshtatshme problemet e të mësuarit të nxënësve. I shtojmë kësaj optikën për të cilën folëm më lart, që konsiston në mbajtjen e nxënësit në vështirësi brenda në klasën e zakonëshme në mënyrë që konteksti shkollor aktual të jetë një vend ku bashkëpunimi me specialistët të bëhet i pashmangshëm. Shumë nga mësuesit mbështetës janë sot të bindur për mirë-themelimin e kësaj optike, ata për fat të keq përballen shpesh me një refuzim të mësuesve titullare për të punuar së bashku në klasë. Ky bashkpunim kërkon nje marredhenie partneriteti dhe kooperimi.

Nga ana e tyre mësuesit duhet të bëjnë gjithashtu një hap në drejtim të specialistëve duke u interesuar edhe ata më shumë për procesin e të mësuarit të nxënësve dhe për nevojat e tyre speciale. Por një dinamikë e tillë do të mund të instalohet me vështirësi në shkollat tona, evolucioni i të cilës është i paralizuar.

Page 68: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

68

Bibliografi

Anzieu D. La psichoanalise a la function de psichologie 1979

Bourneville. DM. E Seguin. Archive de neurologie 1881

Braudel F. Ecrits sur l’histoire 1969 Paris

Broën and Campione (1995)

Claude Ëacjman. Les fondements de leducation specialisee. DUNOD 2008

Carl Roger. Da persona a persona. ASTROLABIO 1987

Decroly O. Monchamp. L’initation a l’activite intellectuelle e motricepar les jeux educative. Neuchatel delachoux et Niestle 1950

Scolariser l’eleve handicape. (2006) Dynod, Paris. Jean-Marc Louis, Fabiene Ramond, (fq 1-101)

Freud S. Un souvenir de l’enfant de Leonard da Vinci. (1910) paris Gallimard 1987

Martin J. Une biographie francese d’Oneisme. Paris 1981

Martin J.M. leksione

Page 69: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

69

Anna Xheka - Sfida Gjinore në Qeverinë e Kosovës

Dr. Anna Xheka Universiteti “Aleksandër Moisiu” Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike Qeveria është hallka qëndrore e pushtetit ekzekutiv dhe është një nga shtyllat e rëndësishme të vendimmarrjes politike, ku parimi ekzistencial i demokracisë, i përfaqësimit të interesave të të gjithë grupeve shoqërore dhe i barazisë, kërkojnë përfaqësimin e grave në të, në masën që ato përbëjnë vetë shoqërinë. Kjo përveç të tjerash për arsyen e thjeshte se ky lloj pushteti mer vendimet më të rëndësishme që impaktojnë jetën e komunitetit, ku përfshihen gratë dhe vajzat, të cilat kanë të drejtë ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, burrat, të paraqesin problemet dhe interesat që kanë dhe të vendosin për zgjidhjen dhe plotësimin e tyre. Ky punim analizon situatën aktuale të përfaqësimit të grave në qeverinë e Kosovës, parë edhe në dritën e aspiratës së saj integruese në Bashkimin Europian. Pyetja që mer përgjigje nga ky punim është “ Si paraqitet situata e përfaqësimit të grave në qeverinë e Kosovës, në raport me kuotën gjinore të këtij vendi si dhe në aspektin krahasues me vende të tjera?” Analiza bazohet në të dhëna dytësore statistikore të raporteve apo studimeve të tjera si dhe në përcaktimet ligjore të legjislacionit kosovar në lidhje me përfaqësimin gjinor. Këto të dhëna janë përpunuar dhe analizouar në mënyrë statistikore, për të dalë në përfundimin e punimit. Punimi konkludon se gratë në qeverinë e Kosovës paraqiten në nivele shumë larg “masës kritike” dhe kuotës gjinore të vendosur në legjislacion, duke sjellë kështu një deformim me pasoja të dëmshme për komunitetin e tyre, si përsa përket parimit ekzistencial të demokracisë “përfaqësimit”, ashtu edhe të cilësisë së vendimarrjes që impakton në këtë rast negativisht gratë. Punimi rekomandon marrjen e masave konkrete nga të gjithë aktorët e shoqërisë kosovare, por veçanërisht nga qeveria, për ndryshimin e situatës në favor të përfaqësimit të barabartë gjinor, kusht ky jo vetëm ekzistencial i demokracisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut, por njëherësh edhe detyrim i aspiratës integruese të Kosovës në Bashkimin Europian. Fjalët Kyçe: Barazia gjinore, kuota gjinore, pushteti ekzekutiv, Kosova, Bashkimi Europian Kornniza Ligjore e Barazisë Gjinore në Kosovë Çdo vend meriton të ketë udhëheqësit më të mirë të mundshëm dhe kjo do të thotë se grave duhet t'i jepet një shans për të konkurruar. Në qoftë se ato nuk do të lejohen të konkurrojnë në procesin zgjedhor, atëherë vendet me të vërtetë i zhdukin vetes së tyre një pjesë të madhe talenti. Madeleine K. Albright Ky citim i Albright përmban në thelb të tij, misionin gati shekullor botëror, por ende të pamundur të domosdoshmërisë së balancës gjinore në vendimmarrje përfshirë edhe atë të pushtetit ekzekutiv. Autorë të ndryshëm e lidhin ekzistencën e demokracisë të një shoqërie me respektimin e parimit të barazisë dhe përfaqësimin e të gjitha grupeve shoqërore në vendimmarrje. “Zhvillimi demokratik i një vendi përfshin respektimin e parimit të barazisë, si dhe përfaqësimin e të gjithë qytetarëve të shoqërisë, përtfshirë grupet e margjinalizuara sociale, gjinore, apo etnike (Hughes, 2011: 604-620). Ndërkohë studiuesja Dahlerup ka futur për herë të parë konceptin e “masës kritike”, në shkencat politike dhe të menduarit në lidhje me përfaqësimin duke pohuar se: “ 30 % është pika "masë

Page 70: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

70

kritike" për përfaqësimin ligjor të grave dhe sa herë që gratë përbëjnë më pak se 30 % të legjislaturës së përgjithshme, ato përballen me vështirësi të shumta për t’u pranuar si pjesëmarrëse legjitime në mjedis të caktuar politik” (Dahlerup, 1988: 275 – 298). Marrë në konsideratë këtë “masë kritike” vende të ndryshme kanë sanksionuar kuotën gjinore për gratë, jo rrallë edhe përtej kësaj mase. Një nga këto vende është edhe Kosova, e cila në Ligjin “Për Barazi Gjinore” ka sanksionuar kuotën prej 40% të përfaqësimit të grave dhe burrave në të gjitha organet vendimarrëse.37 Kjo është refernca më e rëndësishme ligjore e Kosovës lidhur me përfaqësimin e grave në qeveri, pavarësisht se referuar pushtetit legjislativ ka një kontradikë mes kuotës së këtij ligji dhe Ligjeve për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me atij për Zgjedhjet Lokale në , të cilët qëndrojnë nga pikëpamja e hirearkisë së të drejtës mbi Ligjin e Barazisë Gjinore dhe përcaktojnë një kuotë gjinore më të vogël, prej 30%.38 Aktualisht Kosova sapo ka nënëshkruar në fillim të nëntorit 2015, Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Europian, marrëveshje e cila veç të tjerash vendos përpara aktorëve politike e shoqërore të këtrij vendi edhe detyrimin e respektimit të të drejtave të njeriut, ku një vend të rëndësishëm zënë ato të grave të lidhura edhe me përfaqësimin e tyre të barabartë në qeveri. Situata Aktuale e përfaqësimit të grave në qeverinë e Kosovës Së pari konstatohet se hulumtimet dhe studimet e bëra në fushën e barazisë gjinore sidomos në qeveri janë shumë të pakta. Edhe në ato raste kur janë bërë , janë sipërfaqësore dhe te pathelluara si në aspektin e shkaqeve situatës ashtu edhe të aspektit krahasues. Gjithësesi të dhënat tregojnë që gratë në qeverinë e Kosovës përfaqësohen në nivel shumë të ulët, me vetëm 5.6%, 1 ministre në 18 ministra gjithësej të kabinetit, ( shih tabelën më poshtë), ndërkohë kur kërkesat e kuotës gjinore janë 40% në të gjitha organet vendimarrëse. Tabela Nr 1.39 Përfaqësimi i grave në vendimarrje në Kosovë në vitin 2014

Pjesëmarrja në politikë Gratë Burrat

President/e (ndonjëherë) 1 5 Kryeministra/e (ndonjëherë) 0 6 Zëvendëskryeministra/e 1 4 Ministra/e 1 17 Zëvendësministra/e 1 34 Misionet jashtë vendit 6 16 Anëtarët/et e Kuvendit të Kosovës 40 80 Kryesues/e të Komisioneve të Kuvendit 1 8 Kryetar/e i/e komunës 1 32 Drejtor/esha i Drejtorisë Komunale 4.4% 94.6% Anëtarë/e të Kuvendeve Komunale 34% 66% Shërbim Civil 38% 60%

37 Kosovë. Kuvendi. ( 2004) Ligji Nr. 2004/2 “PËR BARAZI GJINORE”, neni 2.12 38 Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithëshme në Republikën e Kosovës”, neni 27 – 5. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191. Parë më 2 Tetor 2015. 39 Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm: Orgut. Faqe 2.

Page 71: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

71

Të dhënat e mësipërme tregojnë gjithashtu që ka një disbalancë të madhe midis përfaqësimit të grave në pushtetin legjislativ prej 33% me atë të përfaqësimit të tyre në qeveri. Analiza e arsyeve apo shkaqeve të një disbalance të tillë, referuar kuadrit ligjor na nxjerr në konkluzionin se përfaqësimi në pushtetin legjislativ vjen si rezultat i mekanzimit të detyruar renditjes së kandidatëve në listën zgjedhore të sanksionuar nga Kodi Zgjedhor sipas së cilit në liitë së paku tridhjetë për qind ( 30%) janë meshkuj dhe së paku tridhjetë ( 30%) për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini, përfshirë së paku një herë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë40 dhe i sanksioneve të forta ( refuzim liste), në rast të mos respektimit të renditjes së dy gjinive në listë. Ndërkohë që lidhur me pushtetin ekzekutiv, situata praktike mjaftohet vetëm me paragrafin e sipërcituar në Ligjin “ Për Barazi Gjinore” dhe nuk shoqërohet me asnjë mekanizëm apo sanksion. Analizë krahasuese në rang botëror Situata e përfaqësimit të grave në qeverinë e Kosovës, paraqitet kritike si në raport me standartet gjinore të legjislacionit kombëtar, po ashtu edhë në aspektin krahasues me vende të tjera të Europës apo botës. 41Tabela Nr 2. Përqindja e grave në pozicione ministrore në rang botëror 2014 Renditja botërore Vendi Përqindja e grave

ministre Nr i grave ministre

Nr i ministrave në total

1 Nikaragua 57.1 8 14 2 Suedia 56.5 13 23 3 Finlanda 50.0 9 18 4 Franca 48.6 18 37 5 Norvegjia 47.1 8 17 6 Hollanda 46.7 7 15 7 Danimarka 45.5 10 22 10 Belgjika 41.7 5 12 13 Ruanda 39.3 11 28 20 Gjermania 33.3 5 15 26 Spanja 30.8 4 13 27 Shqipëria 30.0 6 20 40 Kroacia 20.0 4 20 47 Sllovenia 18.2 2 11 50 Mali i Zi 16.7 3 18 54 Mbretëria e

Bashkuar 15.6 5 32

74 Serbia 9.1 2 22 76 Ish Republika

Jugosllave e Maqedonisë

8.7 2 23

85 Kosova 5.6 1 18 97 Bosnja dhe

Herzegovina 0.0 0 10

Situata paraqitet në nivele kritike në vendet ish komuniste dhe sidomos ato të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova renditet e 85 në rang botëror duke lënë mbrapa gjithësesi vetëm Bosnjë 40 Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithëshme në Republikën e Kosovës”, neni 27 – 5. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191. Parë më 2 Tetor 2015. 41 Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponueshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 2 Tetor 2015 dhe Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm: Orgut. Faqe

Page 72: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

72

Herzegovinën. Shtetet e tjera të rajonit ndërkohë ruajnë një balancë më të qëndrueshme midis raportit të grave në qeveri dhe atyre në parlament. Kështu Sllovenia dhe Mali i Zi janë në nivelin e nën 20% në qeveri, ndërkohë që Sllovenia ka mbi 30 % gra në parlament, ndërsa Mali i Zi ka një shifër më të ulët në parlament se në qeveri, vetëm 14.8% kundrejt 16.7%. Gratë në qeverinë e Serbisë dhe Maqedonisë paraqiten në shifra shumë të ulëta, nën 10%, ndërkohë që situata është përtej çdo parashikimi në Bosnjë dhe Herzegovinë, ku megjithëse parlamenti ka 21,4% gra, ( Women in Politics 2014) në qeveri nuk ka asnjë grua. Në trend tërësisht të kundërt paraqitet situata në Shqipëri, ku përfaqësimi i grave në qeveri me 33% sfidon atë në parlament me 20%.42 Analizë krahasuese në kuadër të BE Nga analiza krahasuese e përfaqësimit të grave në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv në rang europian, konkludohet se së pari mesatarja europiane e grave në ekzekutiv është shumë me e lartë se ajo në Kosovë. Gjithashtu ka një ritmikë gati të barabartë të këtij treguesi në të dy llojet e pushteteve. Kështu përfaqësimi i grave në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian në pushtetin ekzekutiv në vitin 2004 ishte 21%, ndërsa në fund të vitit 2013 ishte 27%.43. Ndërkohë pothuajse në të njëjtat shifra paraqitet edhe përfaqësimi i grave në parlament në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë kohë. Mesatarja e grave në parlament në vendet e BE për vitin 2003 ishte 22%, pra vetëm 1% më shumë se në pushtetin ekzekutiv, ndërsa në vitin 2013 ishte në të njëjtën shifër me atë në pushtetin ekzekutiv, pra 27%.44 45 Grafiku Nr 4: Përfaqësimi i grave në pushtetin ekzekutiv në në BE -27 2013 dhe 2004-2013 Grafiku tregon se trendi i përfaqësimit të grave në parlament është i njëjtë me atë të përfaqësimit

të tyre në qeveri, edhe në nivel individual shtetesh. Kështu në pesë shtetet anëtare të BE ; Suedi, Francë, Finlandë, Danimarkë dhe Austri, qeveritë përfshijnë së paku 40% gra. Në katër shtetet e

42 Për të gjitha shifrat referuar përfaqësimit të grave në parlament në këtë paragraph, të dhënat janë marrë nga “Women in Politic 2014”. I disponueshëm në http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 5 Tetor 2015. 43European Commision. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels: European Commision Faqe 31. 44 Ibid. Faqe. 32. 45 Ibid. Faqe 31.

Page 73: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

73

tjera, Bullgari, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani përqindja i përafrohet 40% . Ky është edhe trendi i përfaqësimit të grave në parlamentet kombëtare të tyre ( Women in Politics 2014). Ndërkohë në gjashtë qeveri të BE-së; Greqi, Sllovaki, Lituani, Republika Çeke, Estonia dhe Qipro, më pak se një në dhjetë ministra është grua. Duke marrë për bazë standardet e rritjes së këtij treguesi në dekadën e fundit, ekspertët e çështjeve gjinore kanë llogaritur vitin 2036 si vitin e balancës gjinore të direktivës europiane prej 40%, në pushtetin ekzekutiv (shih grafikun më sipër). Situata paraqitet më optimiste në përbërjen e Komisionit Europian. Në vitin 2014 gratë arritën të zenë 33% të vendeve të këtij komisioni ( shih grafikun më poshtë), duke e kaluar kështu me 5% përfaqësimin e mesatares së vendeve të BE. 46Grafiku Nr 5. Përfaqësimi i grave në Komisionin Europian gjatë 25 viteve të fundit

Të dhënat e tabelës më sipër tregojnë se komisioni nga ana e tij është duke udhëhequr sfidën e arritjes së objektivit të 40%, duke vendosur kështu njëherësh edhe gurin kilometric për shtetet anëtare apo për ato inspiruese, një ndër të cilët është edhe Kosova. Konkluzion Në përfundim të këtij punimi qartazi konkludohet se përfaqësimi i grave në qeverinë e Kosovës është në nivele shumë të ulëta sin ë krahasim me standartet gjinore që vetë qeveria e Kosovës ka vendosur, po ashtu edhe me nivelet e këtij treguesi në vende të tjera sit ë rajonit po ashtu edhe të botës. Situata paraqitet akoma më kritike po ti referohemi standarteve të Komisionit Europian, i cili është guri kilometric ku duhet të arrijnë shtetet anëtare por edhe ato që aspirojnë për të marrë këtë status siç është rasti i Kosovës. Arsyet e një situate të tillë kritike shihet të jënë mungesa pothuajse tërësore në kornizën e barazisë ligjore të Kosovës i masave dhe mekanizmave konkrete lidhur me zbatimin e kuotës gjinore në pushtetin ekzekutiv. Kjo mungesë sigurisht paraprihet nga mungesa e vullnetit politik për ta bërë një gjë të tillë Korrigjimi i situatës, përbën një sfidë imediatë në agjendën e shoqërisë kosovare dhe veçanërisht të aktorëve politikë, shoqërisë civile dhe botës akademike, referuar si zbatimit të një ndër parimeve bazë të demokracisë siç është ai i përfaqësimit të barabartë të të dy gjinive, po ashtu aspiratës integruese të Kosovës në Bashkimin Europian. Bibliografia Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm. Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponueshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf Kosovë. Kuvendi. ( 2004) Ligji Nr. 2004/2 “Për Barazi Gjinore” Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithëshme në Republikën e Kosovës”, neni 27 – 5. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191

46 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 19.

Page 74: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

74

Lamani, Merita. (2003). Gratë në Kuvend. Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë. Faqe 43. European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. European Commision. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels: European Commision

Page 75: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

75

Alberta Tahiri, Faruk Daci, Sali Krasniqi - Marketingu dhe promocioni turistik

PhD. (c) Alberta Tahiri

Kolegji International Prizren, Prizren

MSc. Faruk Daci

Institute for Research and Development ‘’ “HORIZONTI I DITURISË”- Rozhajë

MSc.Sali Krasniqi

Komuna e Pejës / Drejtoria për Financa

Abstrakt

Termi marketing kuptohet shpesh si thjesht shitje, pa e kuptuar se shitja është faza finale e një punë të gjërë të një grupi të madh njerëzish dhe është qëllimi kryesor i egzistencës së një firme. Marketingu ka në hapësirën e tij shitjet, por gjithashtu përmbledh të gjitha hapat që çojnë deri në realizimin e këtyre shitjeve.

Shitjet janë realizuar kur konsumatorët shkëmbejnë paratë për një produkt ose premtojnë të marrin një produkt.Transaksionet e shitjeve janë vetëm një aspekt i marketingut.

Si të gjithë individët në jemi të rrethuar nga marketingu në çdo ditë të jetës tonë. Në jemi të familjarizuar më shumë me pjesën e shitjes në marketing.

Marketingu është shuma e të gjitha vendimeve dhe aktiviteteve që ndërmarrin shitësit për të bindur blerësit t’i besojnë një produkti ose shërbimi të veçantë në vargun e gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Marketingu përfshin gjetjen e asaj që dëshirojnë konsumatorët, ofrimin e produktit për plotësimin e nevojavë të tyre, identifikimin e vendit më të mirë të shitjes së produkteve, informimin e konsumatorëve potencialë për produktin e mundshëm dhe më pas kryerjen e shitjeve, ashtu siç është vlerësuar në procesin marketing.

Fjalët kyçe:

Marketing Turizmi, Model i Parashikimit të Kërkesës, Promocion, Shërbim, Çmim, Udhëtim, Turizëm, Turistë,

HYRJE

Turizmi është ndër sektorët prioritarë dhe me më shumë peshë në ekonominë e vendit.Me një kontribut prej rreth 13 për qind në prodhimin e brendshëm bruto ai është një ndër sektorët më të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Turizmi dhe ekonomitë satelitore të tij kontribuojnë në rreth 233000 vende pune çdo vit duke I dhënë atij edhe një vend të rëndësishëm në jetën sociale-ekonomike të vendit. Por ndërsa kontributi i tij sa vjen e shtohet në ekonominë kombëtare, profesionalizimi i industrisë në lidhje me funksionet manaxheriale dhe kryesisht ato të marketingut mbetet në nivele shumë të ulëta. Teknikat jo efiçente të marketingut të turizmit rezultojnë në marketingun e dobët të Turizmit në nivel kombëtar, rajonal apo në nivel biznesi.

Page 76: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

76

Marketingu i Turizmit kryhet shpesh nga jo profesionistë, të cilët ndikojnë jo vetëm në uljen e efektivitetit të teknikave të marketingut, por edhe në një ulje të të ardhurave, mungesë të lidhjeve me kompani të huaja në botë, etj. Nga ana tjetër duke mos qenë profesionalisht të aftë, operatorët turistikë nuk janë në gjendje t’i bëjnë si duhet presion shtetit për një përmirësim të marketingut të turizmit në rang vendi, nga i cili do të përfitonin edhe operatorët në një kohë të dytë. Kjo del si një detyrë emergjente duke patur parasysh edhe reklamën e madhe që bëjnë vendet e rajonit, edhe organizimin e mirë të industrisë turistike në këto vende, por edhe imazhin negative të krijuar shpesh nga problemet politikë apo ekonomike të vendit.

Një ulje e efektivitetit të teknikave të marketingut të të gjithë niveleve çon në mënyrë të drejtpërdrejte në rënien e të ardhurave nga turistët e munguar, qoftë në nivel kombëtar apo edhe për bizneset e veçanta turistike duke rrezikuar deri edhe mbylljen e tyre, gjë që do të çonte një problem të thella ekonomike e sociale.

Roli i marketingut ne turizem eshte shume i rendesishem, dhe mos funksionimi si duhet i tij, pengon shitjen e produkteve turistike. Te kesh bregdet te mrekullueshem, histori dhe kulture qe nga lashtesia nuk mjafton. Eshte organizimi, planet dhe strategjite marketing ato qe e ndihmojne turizmin te jete efektiv. Marketingu per bizneset turistike eshte pothuajse i panjohur, dhe rastesia eshte ajo qe ndihmon suksesin e tyre.Ti japesh rendesi marketingut turistik, nuk sjell vetem fitim per biznesin por edhe pper vendin ne pergjithesi, si nje destinacion turistik per turistet e huaj.

Qellimi i punimit

Synimi kryesor i temës është vrojtimi dhe evidentimi i teknikave marketingut që përdoren nga operatorët e Industrisë Turistike dhe Agjencitë shtetërore përgjegjëse për marketingun e turizmit shqiptar; përmirësimi i efektivitetit të teknikave të përdorura nëpërmjet krijimit të modelit të parashikimit të kërkesës turistike dhe modelit të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve turistike në një rajon, në mënyrë që të krijohet një produkt unik turistik, i cili të jetë lehtësisht i evidentueshëm dhe të krijojë premisa për besnikëri konsumatorë.

Metodologjija e punimit

Metodat të cilat janë përdor për kete punimin bazohen ne literaturën ekzistuese në lidhjeme problematikën e studimit. Kërkimi i literaturës është kryer duke shfrytëzuar të gjithë burimet e mundëshme që ishin në dispozicion elektronikisht apo në bibliotekë. Arsyeja e një kërkimi të tillë është të njohim të gjithë të rejat, politikat dhe artikujt shkencorë të marketingut të turizmit.

MARKETINGU DHE PROMOCIONI TURISTIK

Marketingu – përkufizimi dhe evoluimi

Termin marketing çdo herë e më shumë e hasim në jetën e përditëshme duke filluarnga mjetet për komunikim me opinionin, tubimet dhe bisedimet e profilit afarist, nëfjalimet e ndryshme e deri te bisedat shoqërore të njerëzve të zakonshëm. Shpeshëherë, termi marketing edhe nuk ka përdorim adekuat në komunikimin e zakonshëm ashtu qëkrijohen keqkuptime dhe konfuzione terminologjike që nënkuptojnë vetëm ndonjëdimenzion të marketingut të vëretë.

Page 77: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

77

Në varësi nga zhvillimi dhe përsosja e marketingut, edhe përkufizimet për marketingun janë të shumta dhe pësojnë ndryshime.Deri më tani, akoma nuk mund tëhasim në përkufizim të termit të marketingut që është i pranuar gjithanshëm.

Në literaturë ekzistojnë një varg përkufizimesh të marketingut të cilat nuk dallojnë qenësisht për nga përmbajtja themelore, por që dallojnë në aspektin e përfshirjes dhe shpjegimit të hollësishëm të ndonjë elementi të marketingut. Nga fakti se marketing në kuptimin dhe formën bashkëkohore ka filluzr së zbatuari së pari në Shtetet eBashkuara të Amerikës, nuk gabohemi, nëse nga shumë përkufizime, si më tëpranueshëm e konsiderojmë përkufizimin e Shoqatës Amerikane për Marketing(miratuar në tetor, 2007) sipas të cilit:

”Marketingu është aktivitet, grup i institucioneve dhe proceseve për krijimin,komunikimin, dërgimin dhe shkëmbimin e ofertave të cilat kanë vlerë përkonsumatorin, klientin, partnerin dhe shoqërinë në përgjithsësi.”47

Për të kuptuar më qartë se ç’është marketingu është i nevojshëm prezantimi I përkufizimit të marketingut nga autorët Philip Kotler dhe Kevin Keller (2012), të cilët thonë:

”Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues përmes të cilit individët dhegrupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimitdhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët”48

Ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimeve produktet dhe shërbimet e tyre i krijojnë përtreg.Produktet dhe shërbimet mund të shiten nëse janë të dobishme për konsumatorin,si për nga cilësia ashtu edhe për nga çmimi.Ndërmarrja nuk duhet të nisë krijimin e produktit apo shërbimit pa e ditur çka kërkohet në tregjet e synuara. Çdoherë është enevojshme që bazuar në aktivitetet për kërkimin, hulumtimin dhe studimin e tregut të përgatitet oferta e cila do të jetë e pranueshme për konsumatorin nga se me të do tëpërmbushë ndonjë nevojë të veten.

Aktivitetet e kërkimit, hulumtimit dhe studimit të tregut, të marrjes së vendimeve përcilësinë, sasinë dhe llojet e produkteve, caktimi i çmimit, mënyrave të shpërndarjesdhe komunikimit me konsumatorët janë detyra kryesore të marketingut.

Marketingu i produkteve dhe i sherbimeve turistike

Marketingu i produkteve dhe i sherbimeve turistike eshte nje element shume i domosdoshemneplotesimin e nevojave dhe deshirave te turisteve dhe vizitoreve te shumte te nje qyteti, por veshtiresitedhe koncepti i gabuar qe egziston per marketingun e turizmit, e ben jo shume efektiv pranine e tij.

Mungesa e planeve te mirefillta marketing ne menyre qe te vendosen objektivat e pergjithshme dhe atospecifike te marketingut ka sjell qe produktet dhe sherbimet turistike qe ofrohen te mos jene nekapacitetin e tyre te plote.Ne departamentin e marketingut te zhvillimit dhe koordinimit te turizmit materiali I informacionit eshte i sakte, i plote dhe i detajuar:

Materiali i destinacionit eshte perqendruar me shume ne dhenien e informacionit se sane transmetimin e nje eksperience.

47American Marketing Association http://www.marketingpower.com/AboutAMA/Pages/DefinitionofMarketing.aspx, tetor 2007 48 Kotler. Ph & Keller K. Marketing Management, 14th E., Prentice Hall, New Jersey, USA, 2012, fq.5

Page 78: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

78

Elementet kryesore te produkteve te cilet paraqiten ne broshura jane kultura, historia,popullsia dhe klima. Te gjitha perpjekjet qe behen ne fushen marketing kane per qellim me teper "strategji teshitjes" sesa "te marketingut" dhe reflektojne nje mungese te kerkimeve te tregut, tediferencimit te produktit dhe te sjelljes se konsumatoreve turiste.Promocioni eshte ne nivelet minimale te investimeve.Cilesia e materialeve te prodhuara per promovim eshte ne nivele nderkombetare.

Kufizimet e inisiativave te marketingut

Buxhet i vogel kombetar ne fushen e marketingut te turizrnit.

Mungese e struktures se mirefillte te turizmit ne gjithe vendin.

Parregullsia e turizmit ne nivel rajonal dhe vendor.

Strategji te paqarta ne lidhje me qellimet e tregut dhe pozicionimin e produkteve dhe

sherbimeve turistike.

Informacion komercial i pamjaftueshem.

Aftesi promocionale te pamjaftueshme.

Aftesi menaxheriale dhe marketingu te kufizuara.

Shkembimi i eksperiencave me vendet qe kane industri te zhvilluar turizmi.

ORGANIZIMI I AKTIVITETEVE TË MARKETINGUT

Organizimi I aktiviteteve te marketingut sipas produkteve

Është formë organizative më e avancuar dhe më e ndërlikuar.Gjen zbatim të ndërmarrjet më të mëdha, që kanë program të prodhimit me asortiment më të gjerë të produkteve,Në këtë sistem duhet të definohen kompetencat e marketingut në nivel të ndërmarrjes dhe në nivel të njësisë strategjike të biznesit.Është sistem më i organizuar dhe më i suksesshëm në krahasim me sistemin sipas funksioneve.

Në ndërmarrjet e mëdha, ku ekziston mundësia, për secilin produkt apo për linjë të produktit, është përgjegjës drejtuesi (manaxheri) i caktuar, cili jep llogari për të ardhurat dhe për fitimin që realizohet nga produkti përkatës, si dhe për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve.Manaxherët në fjalë bashkëpunojnë me sektorin e prodhimit, me propagandën ekonomike, me kërkimet e tregut, me finanacat dhe nënfunksionet tjera në ndërmarrje.Kjo formë organizative imponon nevojën për shkallë më të lartë të koordinimit dhe të sinkronizimit të aksioneve, si dhe të qasjeve integrale.

Page 79: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

79

Organizimi i aktiviteteve te marketingut sipas tregjeve

Kur ekzistojnë produkte të shumta, ndërsa në treg kërkesat përafërsisht janë homogjene, aplikohet sistemi i organizimit të aktiviteteve të marketingut sipas tregjeve, apo rajoneve.Kjo formë organizative ka ngjashmëri me konceptin e organizimit sipas produkteve.Tregjet që diferencohen kanë veçori, në të cilat kërkesat përmbushën, duke e përshtatur organizimin, madje programin e prodhimit dhe kombinimin e instrumeneteve të marketingut miks.Forma e organizimit sipas tregjeve gjen zbatim të ndërmarrjet e mëdha, që kanë potenciale të volitshme materiale dhe humane.

Organizimi i aktiviteteve te marketingut sipas bleresve

Është sistem i rëndësishëm i organizimit të aktiviteteve të marketingut.Në fokus janë blerësit, përkatësisht klientët, konsumatorët.

Duke iu referuar kërkesave të blerësve, marketingu organizohet me tendencë të përmbushjes sa më të mirë të nevojave dhe të kërkesave të tyre.

Sipas kësaj forme të organizimit, mundësohet një lloj specializimi, ngase bëhet klasifikimi më i mirëfilltë i blerësve dhe i kërkesave të tyre.Edhe kjo formë e organizimit gjen zbatim të gjithanshëm të ndërmarrjet e mëdha.Çështje pozitive është specializimi i drejtuesve.Çështje negative është dyfishimi i funksioneve të drejtuesve, madje shpenzimet, që janë pasojë e specializimeve mjaft të theksuara.

Organizimi i aktiviteteve te marketingut sipas menyrave te kombinuara

Sipas kësaj forme organizative mund të kombinohen parimi funksional dhe i produkteve, parimi produkt – treg e tjerë.Kombinimi i organizimit është i nevojshëm për shkak të efikasitetit, racionalizimit dhe të realizimit të rezultateve sa më positive. Kjo formë e organizimit është e avancuar nga shkaku se i tejkalon format paraprake, në të cilat drejtuesit mund të ngelin me njohuri të ngushtuara, duke mos qenë në gjendje t’i përvetësojnë të gjitha mekanizmat e nevojshme për realizimin e formave organizative të zgjedhura.Nëpërmjet organizimit të kombinuar shfrytëzohen potenciale të ndryshme dhe kështu sigurohet efikasitet më i madh në ushtrimin e aktiviteteve të marketingut.

PËRFUNDIMET

Marketingu i produkteve dhe i sherbimeve turistike eshte nje element shume i domosdoshem ne plotesimin e nevojave dhe deshirave te turisteve dhe vizitoreve te shumte te ketij qyteti, por veshtiresite dhe koncepti i gabuar qe egziston per marketingun e turizmit, e ben jo shume efektiv pranine e tij,

Page 80: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

80

Mungesa e planeve te mirëfillta marketing ne menyre qe te vendosen objektivat e pergjithshme dhe ato specifike te marketingut ka sjell qe produktet dhe sherbimet turistike qe ofrohen te mos jene ne kapacitetin e tyre te plote.

Krijimi i zhvillimit te turizmit dhe i nje plani marketing eshte rregulli i pare per nje turizem te suksesshem.

Plani duhet te perfshije shume detaje si psh: zhvillimin e produkteve turistike, permiresimet dhe vleresimet, ripozicionimin e markes, terheqje dhe ngjarje, pritje dhe sherbime per turistet, marketing dhe marredhenie me publikun, bashkepjesemarrje private dhe publike, rekrutim dhe angazhim te specialisteve marketing dhe studenteve ne kete fushe per te dhene ide te reja.

Ky plan duhet te harmonizoje planin ekzistues me zhvillimet ekonomike te vendit.

LITERATURA

Bieger, Th. (2002): Management von Destinationen, 5., neu bearbeitete und ergänzte Aufl., München/Wien: Oldenbourg Bieger, Th. and Laesser, Ch. (2001): Përsönliche Dienstleistung und Tourismus, unpublished Manuscript, St. Gallen: IDT-HSG.

Kotler P., (2000): Attracting Investment, Industry and Tourism to Cities, States and Nations, Hardcover.

Porter, M. E. (2000). "Location, Competition, and Economic Development: Local Clusters in a GlobalEconomy." Economic Development Quarterly 14(1): 34-50.

Dr.F.Ukaj “Promocioni dhe segmentet bashkëkohor promocional në turizëm”,Peje 2006.

Punimi i prezantuar në Simpoziumin Ndërkombëtar “Prirodno i Kulturnohistorijsko nasljedje I novi modeli upravjanja razvojem turizma”, Vlasic,14-15 Mars 2008, BiH.

Martínez-Lorente, Angel R.; Dewhurst, Frank; Dale, Barrie G. (1998),”Total Quality Management: Origins and Evolution of the Term”, The TQM Magazine.

Gorica Dr. K., “Marketingu i tregut turistik shqiptar – Domosdoshmëri Ekonomike (studim monografik), Tiranë 2003

Instituti për Studime i Shkencave Organizative- Aplikative “Pjetër Budi”- Prishtinë

Hodson. A.:” The Travel and Tourism Industry-Strategies”, Pergamon Press, London 1987.

Burimet tjera:

http://en.wikipedia.org/wiki/

www.visitkosova.org

www.kotas-ks.org

www.kosovundp.org

www.euinkosovo.org

www.rugovaexperience.org

Page 81: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

81

Aziz Rexhepi - Rëndësia e motivimit të personelit NVM-te e Ferizajit dhe procesi I vendimëmarrjes

Aziz Rexhepi PHD c Ferizaj70000 – Kosovë Abstrakti Të gjithë shkojmë në punë, të gjithë punojmë, por knaqesia që marrim nga puna efektiviteti I tyre në punë, promocionet, ngritja në karierë të gjithë këta janë faktor relative.Shumë psikolog, menaxher , drejtues tentojnë të përmisojnë efektivitetin dhe kënaqësin në punë pasi që e kanë kupëtuar rëndësin e tyre vitale.Ata po mundohen të mësojën se si ti kordinojnëudheheqejn , motivojnë dhe strukturojnë burimet njërzore. Kjo kërkon njohje të natyres njerzore, sepse njerëzit sillen ndryshe në situate të ngjajshme. Mirëpo pavarsisht ndryshimeve njerëzit ndajnë edhe faktoret e përbashkët të sjelljeve.Knaqesia në punë mbetet një element I rendesishem për të cilen duhet te interesohen cdo ndërrmarje sepse ajo lidhet ngushtë me cilesin e jetës te personelit në përgjithesi. Menaxhmenti i burimeve njerëzore në vazhdimësi duhet të jetë i orientuar në planifikimin e aktiviteteve rreth sigurimit të BNJ, të cilat ndërmarrjes i duhen.Mirëpo në këtë kontekst është mjaft i rëndësishm edhe konteksti i motivimit të BNJ dhe metodat e motivit të cilat zbatohen nga këto biznese. Fjalt kyqe : Burimet njerzore, Motivimi, Knaqesia ne pune, Vendosia, Menaxhimi

Hyrja Në këto rrethana, roli i faktorit njeri si burim kryesor i suksesit të organizatës është i pazëvendësueshëm. Nëse BNJ e kanë ndjenjën e përkrahjes nga menaxhmenti, nëse u delegohen detyra dhe përgjegjësi, sigurisht se procesi i motivimit për të kontribuar në realizimin e objektivave të kompanisë do të jetë i madh. Këtu nuk duhet lënë anash edhe motivatorët si faktorë nxitës psikologjik të cilët i nxisin BNJ të japin kontributin e tyre në përmbushjen e objektivave. Koncepti i motivimit dhe politikave stimuluese të qeverive lokale e edhe i bizneseve duhet, të jetë i orientuar në drejtim të plotësimit të nevojave të komunitetit të biznesit për Komunën e Ferizajt. Motivimi është nxitës i të gjitha aktiviteteve dhe strukturave të kompanisë.Ky është një proces psikologjik i cili duke u mbështetur në nevojat e kompanisë dhe të individëve dhe punëtorëve si kolektiv, i nxitë ata që t’i përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë. Për këtë arsye me anë të pytsorittë bëhetstudim empirik për procesin e ndikimit të motivimit në realizimin e objektivave të ndërmarrjeve afariste në Regjionit të Ferizajt. Nga aspekti i burimeve njerëzore do të shohim përshtypjen e ndryshuar për njeriun, të punesuarit duhet të jene të motivuar përmes një pjesemarrjeje më të madhe dhe bashkëvepruese në proceset e ndërmarrjeve. Ka një lidhje shume te fort te knaqesis ne pune dhe efektivitetin e personelit, sa me shume motivim te marrin njerzit nga puna qe kryej aq me efektive kan per te qene ata (Personeli).

Page 82: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

82

Objektivat e studimit Gjatë anketimit në NVM-të e Ferizajt kemi pasur parasysh realizimin e disa qëllimeve: do të sigurohen nëpërmjet intervistave të drejtëpërdrejta me ndërmarrës. Përbërja e intervistave i është përshtatur temës bosht të këtij punimi- motivimit. Realizimin e anketimit në terren e kemi bërë me mjaft kujdes duke i anketuar dhe intervistuar menaxherët dhe punëtorët lidhur me motivimin.Është bërë kontrolli logjik i gjithë pyetësorve dhe kontrolli në terren. Që njohuritë dhe rezultatet e arritura gjatë hartimit të këtij punimi të prezantohen në formë të një modeli apo koncepti, që do të gjenin aplikim në kushtet dhe rrethant e zhvillimit të pushtetit lokal Model do të jetë i mbështetur nga hulumtimet të cilat i kam bërë në terren, nëpërmjet metodës së anketimit. Hulumtimin eshte zhvilluar në fillim të vitit 2015 dhe siç eshte cekur edhe më herët përfshirë rreth 70 biznese të sektorëve të ndryshëm me strukturë të ndryshme sektoriale; prodhuese, tregtare, shërbyese, hoteliere , turistike të ndërtimtarisë etj. Hulumtimi është bazë e punimit – rast studimor. Nëpërmjet këtij hulumtimi do të përpiqem qët të analizohet gjendjen e NVM-ve, për nga aspekti i përdorimit të motivatorëve dhe politikave të motivimi Sot menaxherët e kompanive ndeshen me veshtirësi në gjetjen e metodave të përshtatshme për t’i motivuar vartësit e tyre. Me motivim nënkuptojnë përpjekjen e menaxhmentit te ndërmarrjeve për të njohur sjelljen e punëtorëve në punë dhe faktorët që ata i nxisin të sillen ashtu si sillen. Praktikishtt është një përpjekje që të njohin faktoret psikologjikë të cilët ata i nxisin në aktivitetet e përditshme Metodologjia Metoda e studimit bazohet në analiza empirike të realizuara nga një pyetësor i zhvilluar në lidhje me hulumtimin :eRendesis s e motivimit te personelit ne NVM te te Ferizajit dhe procesi I vendimmarrjes Nëpermjet këti pytesoi është synuar që të analizohet gjendja aktuale e motivimit dhe përvojat e aplikimit të motivatorëve në NVM-të në komunen e Ferizajit. Pra duke përdorur metoden e analizës do të përpiqem që të analizojë gjendjen aktuale – shkallës së aplikimit të motivimit në NVM-të në komunen e Ferizajt, në mënyrë që në fund të jem në gjendje të kokludoj dhe të jap rekomandime lidhur me motivimin dhe zbatimin e tij në Komunën e Ferizajt. Njohuria e trendeve bashkohore dhe paisjeve menaxheriale për aplikimin e motivimit në ekonomi është e domësdoshëme për një zhvillim më të mirë dhe fitimi i përparsive konkuruse për mbijetesen subjektive afariste në tregjet e lira. A është i nevojshëm motivimi në NVM-të e Ferizajt Në bazë të anketimit të menaxherëve lidhur me nevojën e motivimit në ndërmarrjet e Ferizajt e kemi paraqitur në tabelë. Sa është i nevojshëm motivimi

A mendoni se eshte I nevojshem motivimi B1 Total % Po 61 89,7 Jo 5 7,4 (blank) 2 2,9 Grand Total 68 100,0

Burimi : anketa me NVM, Ferizaj 2015 Sipas anketimit të NVM-ve në Ferizaj mund të konstatojmë se rreth 90% e menaxherëve të anketuar deklarojnë se motivimi është shumë i rëndësishëm pasi që edhe gjatë intervistës të zhvilluar me këta menaxher motivimi është një prej elementeve kryesore në rritjen e produktivitetit në punë. Dhe sa më shumë që të motivohen punëtorët marrja e vendimeve është më e lete Procesi i vendimmarrjes dhe rëndësia e tij në motivim

Page 83: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

83

Cyert dhe March e trajtojn procesin e miratimit të vendimeve në kushte të pasigurta të tregut dhe konkurrencës. Gati të gjitha vendimet aprovohen me kufizimet e rrethinës e disa prej tyre janë të pasigurta. Egziston mundësia e rrëzikut për gjdo miratim të vendimit,kështu që nevojitet të realizohet rrëziku,baza e vendosjes dhe teoria e preferencës “49 Gjithhere Ndonjehere Nuk e di Total Une jam shume I mire ne marrjen e qellimeve 33 48% 26 38% 9 14% 100% Nese I vendosi qellimet vazhdimisht I arrij ato 30 44% 25 37% 13 19% 100% Burimi : anketa me NVM, Ferizaj 2015 Sipas anketimit te menaxhereve lidhur me vendim marrjen ne NVM-te e Ferizajit na del se rreth 48% e ndermarrseve deklarojne se gjithherë jane te mire ne marrjen e venimeve dhe nese i vendosin qëllimet ata i arrijne rreth 44% e ndermarrseve , kurse 38% e ndermarrseve marrjen e vendimeve e bejne ndonjehere dhe qëllimet i arrijne rreth 37% kurse rreth 14% nuk e din se sa jan te suksesshem ne marrjen e vendimeve dhe rreth 19% nuk e dine gjithashtu Rëndësia e sistemit informativë në zhvillimin e motivimit Është e rëndësishme te sistemi informativ të thuhet se informatat duhet të jenë në vend të duhur dhe kohë të duhur që është shumë e rëndësishme edhe në NVM të për t’i motivuar punëtorët.

Burimi : anketa me NVM, Ferizaj 2015 Që punëtorët të informohen se shpërblimi ose ndëshkimi është i drejt apo i padrejtë. Gjat anketimit lidhur me informimin punetoreve nga ana e menaxhereve na del se rreth 62% te menaxherve cdo her i informajne punetoret e tyre per aktivitetin qe kane kryer punetoret si dhe i informojne per rredhat e brendshme te ndërmarrjes dhe ato te jashtme. Kurse rreth 28% e te anketuarve deklarohen se ndonjeher i informajne punetoret, kurse rreth 4% nuk i informajn. Informimi eshte nje element shume i rendesishem ne ndërmarrje pasi qe punetoret i nxit qe te kryejn punet e tyre sa me mire, pasi qe ata mendojne veten se jan pjes shume e rendesishme e ndërmarrjes. . NDIKIMI I FAKTORËVE ZHVILLIMORE NË MOTIVIM Në situat shumë restrektive të punsimit,motiv themelor është vetë akti i punësimit. Motivi tjetër lidhët me pagën “Paga që marrin puntorët për punën e kryer , sipas ekonomistëve zë një vend mjaft të rëndësishme ndaj motivuesve të tjer,disa nga momente më të rëndësishme që duhet pasur në konsiderat gjatë pordorimit të paras si një faktor motivues.”50

63%

28%

4% 1% 4%Gjith her 1Ndonjehere 2 Nik perdori motivim 3Nuk e di 4 (blank)

Page 84: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

84

“Duhet të kemi parasysh se ndikimi i pagës varet nga grupmosha e punëtorëve,nga standardi jetësore si dhe nga pagat që ofrojn ndërrmarrjes e njejta në kuadër të ndërrmarrjes. Rritja e standardit kërkon pages më të madh për të mbajtur atë. Barazimi i pagave në kuadër të degës e neutralizon efektin stimulus të saj,sepse punëtorët mund të paguhen njejt në shum alternativa punsimi.”51“Me qëllimi që ajo të luja siq duhet rolin e saj ishin : 1.Për punonjësit e rij që po sa kan filluar punën paga ka rëndësi të dorës së parë 2. Njerëzit janë shum të ndjeshëm ndaj parimit të barazis 3.Paga përdorët nga menaxherët për të tërhequr punonjësit e tyre 4.Paga të trajtohe gjithmon si nivel i till që asnjëhe sësh aq e madhe sa që ti përmbush të gjitha nevojat e njerzëve,pra duhet synuar që brenda mundësive pagatë rritet”52 Pagat të mira Motivusit C1 Total % pagat te mira 1 36 58,1 Sistem I shperblimi 2 16 25,8 vleresim I plot ne pune 3 3 4,8 atmosfer e mire ne pune 4 3 4,8 ndihm mbeshtetese me probleme pers 10 2 3,2 (blank 2 3,2 Grand Total 62 100,0 Burimi : anketa me NVM, Ferizaj 2015 Sipas anketimit të bërë del se menaxherët deklarojnë që punonjësëve të tyre u japin paga të mira ku siq në tabelë rreth 58% e të anketuarave i stimulojnë punëtorët me paga të mira kurse rreht 26% të anketuarëve deklarojn sistemin e shpërblimit . Paraj është një prej faktorëve shumë të rëndësishëm të stimulimit të punëtorëve por nuk është i vetmi bari shërues për të gjitha sëmundjet e ndërrmarjes sepse punëtorët mund të motivohen edhe sipas asaj që është jo materiale, ku siq shihet në tabelën të më poshtme gjatë aketimit dhe intervestimit të punëtorëve na del se faktor shumë të rëndësishëm të motivimit janë edhe :

Si dëshirojn të motivohen të punësuarit C5 Total % Paga te mira 1 7 10,9 Sistem I shperblimi 2 8 12,5 vleresim I plot ne pune 3 19 29,7 atmosfer e mire ne pune 4 11 17,2 Siguri ne pune 5 3 4,7 metod efikase e menaxhimit 7 3 4,7 mundesi per zhvillim ne karier 8 3 4,7 besnikri personale te punonjesve 9 4 6,3 Ndihm mbeshtetese me probleme pers 2 3,1

Page 85: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

85

10 Sjan deklaru 1 1,6 Sjan deklaru 3 4,7 Grand Total 64 100,0

Burimi : anketa me NVM, Ferizaj 2015 Tek rezultatet e anketimit na del se rreth 29% si faktor motivues është vlerësimi i plot në punë, rreth 17% është atmosefa e mirë në punë kurse rreth 13% si faktor motivues është sistemi i shpërblimit. Ne pyetjen e parashtruar ne anketim se me qka motivohen punëtoret atëherë del se rreth 35% si faktor motivues kanë atmosferen e mir të punës rreth 20% sistemin e shpërblimit,paga hyn në kategorin e tretë të punëtorëve me rreth 16% kurse 12% vlerësojnë punën. Zhvillimi i një modeli të përshtatshëm të motivimit në pajtim me strukturën e NVM-ve të komunës së Ferizajit Një ndër faktorët shumë të rëndësishëm të menaxhimit në ndërmarrje është ai se si ti motivojnë punëtorët dhe knaqësit e tyre në punë, për këtë është shumë e rëndësishme që menaxherët të kuptojnë se ‘motivimi mund të përkufizohet si proces psikologjikë që shkaktonë stimulimin, drejtimin, këmbënguljen e veprimeve të vullnetshme të orientuar nga qëllimi’. Me këtë qëllim menaxherët kanë nevoj të kuptojnë në qoftëse duan ti orientojnë punonjësit në menyrë të suksesshme drejt objektivave të ndërmarrjes. Modeli i motivimit

Page 86: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

86

Motivimi I Puntorëve në NVM

Paga të mira Metoda e menaxhimit

Sigurimi i vendit të punës

Mundësia e zhvillimit në karierë

Ndihm mështetëse për probleme personale

dhe familjare

Sistemi I shpërblimit

Pjesmarrje në vendim-marrje

Vlerrsim i plot nëpunë

Informimi

Menaxhimi i konfliktit

Organizimi i orarit të punës

Orari fleksibil

Rotacioni në punë

Atmosfera e mirë në punë

Specializimet

Trajnimet dhe seminare

Paisje dhe mejete të punës

Page 87: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

87

PËRFUNDIM Ndermarrjet e vogla dhe te mesme paraqesin tentative per levizjet e reja afariste , ato mund te jene ne organizime ne aplikimin e modeleve te reja te resurseve njerzore Burimi Njerzor esht elemet kryesor ne marrjen e vendimeve apo të motivimit të kuadrave, ku motivimi mund të bëhet në forma të ndryshme si ato materiale dhe avancimeve të ndryshme si aftësime trajnime dhe ngritje ne karijer. Zhvilimi ekonomik eshte Ceshtje e shtetit dhe politikes makroekonomike dhe fshetesit e shtetit qendron ne zhvilimin e NVM . Kjo eshte pjesa e pare e se te vertetes derisa e dyta eshte me e thjesht ,NVM te varen prej nderrmarreseve dhe menaxhimit ne filozofin e tyre ne perparim dhe zhvillim te NVM ve.Një nga detyrat kryesore e menaxherëve është se si të motivoj njerëzit dhe ti frymëzoj ata, të krijoj një vizion dhe të kijoj sfida të reja në arritjen e qëllimeve, ku motivimi është diqka që vepron brenda një personi që ai të sillet në menyrë të caktuar të orientuar nga qëllimi që të bëjë të mundur që gjërat të shkojnë ashtu siq duhet për jeten e tijë familjen ndërmarrjen ku vepronë. Njerëzit ndryshojnë nga njeri tjetri por edhe qëllimet e tyre janë që të arrihen objektivat nga aftësia dhe puna e tyre në NVM është e lloj llojshme. Ku element primar i menaxherëve është të identifikoj dhe të kuptoj dallimet dhe ti motivoj dhe ndihmojë ti plotësojnë ato qka duan nga ndërmarrja. Shkaqet e etikës janë shumë më të gjëra dhe më të komplikuara se sa të shpreheshin vetëm nga motivimi, por rëndësia e motivimit nuk duhet nënvlerësuar. Motivimi nuk mund të shihet por ajo që shihet është sjellja.Procesi i motivimit është identifikimi i nevojave të njeriut, ku nevoja është mungesa e perceptuar që shkakton një sjellje e cila synon të largoj këto mungesa ku ato mund të jenë fiziologjike, psikologjike dhe sociale. Nevoja është një motivim për të plotësuar dhe orientuar në synimin e arritjes së objektivave. Ku mund te thuhet se objektiva është fuqi që e drejton përpjekjen e njeriut. Si NVM-të që ndryshojnë nga njëra tjetra me llojin e produktit dhe shërbimeve ashtu edhe punëtorët ndryshojnë në atë se qka i motivon. Referencat Kume ,Vaselika “Marrja e vendimeve Menaxheriale “ Shtepia botuese Pegi, 2010 Kutllovci , Enver Menaxhmenti i resurseve humane Prishtinë 2004 Havolli , Ymer Menaxhmenti i resurseve njerëzore Prishtinë 2003 Stermasi E.www.psikologji.net Banfield ,Paul – Kay Rebecca Hyrja ne Menaxhimin e burimeve njerzore Perkthyer Bregu ,Jonida UET Press 2011

Page 88: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

88

Bekim Stafai - Hyrjet e IHD-ve dhe deficiti tregtar-rasti me ekonominë e Maqedonisë Bekim Stafai Punonjës zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme Abstrakt Investimet e huaja të drejtpërdrejta rrisin apo ulin deficitin tregtar? Apo nuk janë një faktor relevant që ndikojnë bilancin tregtar? Kryesisht në Maqedoni me hyrjen e kapitaleve në formë të investimeve të drejtpërdrejta, sidomos në zonat e lira ekonomike u prit që ato në masë të madhe të ulin deficitin tregtar nga fakti që ato prodhonin produkte që orientoheshin në tregun ndërkombëtar. Mirëpo në masë të njëjtë Maqedonia ka regjistruar flukse pothuajse të njëjta të importit që pikërisht i orientoheshin këtyre kapaciteteve me kapitale të huaja. Gjetjet studimore kanë konluduar që vendet pritëse të IHD-ve fillimisht përkeqësojnë bilancin tregtar dhe më pas e përmirësojnë atë. Maqedonia pritet që në vitin 2015 të regjistrojë 1,4 miliard euro eksporte nga zonat e lira ekonomike, mirëpo nga ana tjetër shumë pak theksohen flukset importuese në këto zona. Prandaj nëpërmjet një modeli ekonometrik do të mundohemi që të gjejmë korrelacionin dhe kauzalitetin midis këtyre treguese duke u munduar të hedhim pak dritë mbi këtë realitet ekonomik. Fjalët kyçe: investimet e huaja, deficiti tregtar, zonat e lira ekonomike. Hyrje Secili shtet është i interesuar për një ekonomi stabile e të zhvilluar, ku do ti garantohej rritje ekonomike e papunësi e ulët. Jo të gjithë ekonomitë do të mund të shfrytëzojnë resurset e tyre njerëzore e natyrore për krijimin e vlerave ekonomike nga të cilat do të ndikojnë edhe në ekonominë e një shteti. Mungesa apo teprica e resurseve është njëra nga arsyet që do të detyrojë ekonomitë në një bashkëpunim nga i cili përfitim do të kenë të dyja palët, nga njëra anë ata të cilët kërkojnë resurse kurse nga ana tjetër ata të cilët po të njëjtat i kanë të lira. Faktorë të tjerë që iniciojnë këtë lloj bashkëpunimi mund të jenë edhe prodhimtaria e specializuar për një lloj produkti, legjislativi i një shteti, tregu liberal, fuqia e lirë punëtore, politika fiskale e përshtatshme e shumë faktorë të tjerë. Për shumicën e vendeve në zhvillim relacioni midis tregtisë dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) është një studim i rëndësishëm për këto periudha të globalizimit që po zhvillohen. Nga njëra anë kemi tregtimin e të mirave (eksportet dhe importet e produkteve) dhe nga ana tjetër kemi tregtimin e kapitaleve midis vendeve, dhe pyetja parashtrohet se a kanë lidhje këta dy tregues? Nga njëra anë, ritmet rritëse ekonomike në rajonet që janë në zhvillim janë stimuluar nga rritjet e eksporteve. Nga ana tjetër, peizazhi i ri ndërkombëtar financiar po karakterizohet me rritjen e tregtimit të kapitaleve dhe impakti i tyre mbi ekonominë. Nga të gjithë flukset hyrëse dhe dalëse të kapitalit, forma e kapitaleve si IHD është më prezente, ku 51% (2010) e kapitalit total për vendet në zhvillim i takon hyrjeve të kapitalit në formën e IHD-ve, krahasuar me 10% (1980), sipas (UNCTAD,2011). Politikat e dizajnuara për promovimin e IHD-ve dhe zonave të posaçme ekonomike, në shumicën e vendeve ende po ballafaqohen me probleme konjukturale në bilancin e pagesave (Soukiazis and Cerqueira, 2012).

Page 89: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

89

Duhet pajtuar se këta dy tregues janë zërat kryesorë në llogaritë ku ata renditen tek bilanci i pagesave. Bilanci tregtar i jep formë llogarisë korrente dhe IHD-të i japin formë llogarisë financiare. Ky studim ka për qëllim të analizojë efektet e IHD-ve në bilancin tregtar, duke e inkorporuar në mesin e shumë faktorëve tjerë që mund të jenë relevant për ecurinë e bilancit tregtar, dhe në këtë formë marrim efektin e pastë të IHD-ve në bilancin tregtar. Përderisa këta dy tregues që i japin formë bilancit të pagesave, atëherë çështja e studimit të këtyre faktorëve bëhet e rëndësishme për studiuesit. Gjithsesi, pasojat e IHD-ve për stabilitetitn ekonomik dhe ruajtjen e balancës së jashtme janë injoruar nga studimet ekzistente (Menon,2009). Shumica e studimeve, kanë studiuar ekskluzivisht determinantat e IHD-ve duke i studiuar dhe pasojat, kryesisht për prodhimin, punëzënien dhe produktivitetin. Një pasojë e natyrshme i thithjes së kapitalit është krijimi i një barre investuese dhe një ripagese kohë pas kohe (që janë fitimet e shpërndara tek selia), duke drejtuar në efekte negative mbi llogarinë korrente. Përveç këtyre efekteve të drejtpërdrejta, hyrja e kapitalit të huaj mund të ketë pasoja indirekte makroekonomike për llogarinë rrjedhëse nëpërmjet tregtisë së kryer nëpërmjet rrjeteve të prodhimit. Së pari, asetet e porsakrijuar nga IHD-të janë shumë më të varura nga inputet e importuara se sa nga inputet që mund të sigurohen brenda vendit. Si pasojë, çdo rritje e IHD-ve mund të rrisë importet më shumë se sa eksportet, duke krijuar deficite tregtare (Pacheco-Lopez,2005). Së dyti, hyrjet e mëdha të kapitalit në formë të IHD-ve mund të krijojnë probleme me kursin e këmbimit, që mund të sjellë pasoja me eksportet (zakonisht një rritje e flukseve hyrëse të kapitalit, vlerëson valutën vendase duke shkaktuar një rritje relative të çmimit eksportues dhe si pasojë një rënie të eksporteve). Një studim empirik për ndikimin e IHD-ve në bilancin tregtar, përdor panel të dhëna për vendet në zhvillim dhe në tranzicion për vendet aziatike për periudhën 1991-2011. Konkluzat nga ky studim janë që IHD-të stimulojnë rritjen e eksporteve, por në të njëjtën kohë, nxisin trende rritëse të flukseve importuese. Nga kjo rezulton që IHD-të implikojnë pasoja negative duke sjellë distorzime në stabilitetin makroekonomik dhe balancën e jashtme. Gjithsesi, ky studim tregon se fillimisht IHD-të e keqësojnë bilancin e pastaj e përmirësojnë atë (Th.Tram & Th.th.Dinh, 2014). Një punim për efektet e IHD-ve në Meksikë pas liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit të viteve 1980, studion këtë relacion. Ai studim pothuajse arrin të njëjtat rezultate, ku tregohet se gjatë lehtësimit të procedurave për një hyrje të korporatave shumëkombëshe në vend, kjo ka çuar në rritjen e eksporteve. Megjithatë, ajo gjithashtu ka rezultuar në një import më të madh dhe në një zhdukje të firmave vendore, me çka ka limituar zhvillimin ekonomik(P. Pacheco-López, 2011). Qëllimi i këtij punimi është: si e para, të studiojë flukset e eksporteve, importeve dhe IHD-ve dhe si e dyta të studiojë se a kanë një fare korrelacioni dhe kauzaliteti këta dy tregues në mesin e faktorëve tjerë përcjellës të bilancit tregtar. Koncepte teorike Ashtu siç globalizimi po vazhdon dhe zhvillohet, subjektet të cilat bizneset e tyre i kufizojnë vetëm në kufijtë e shtetit ku veprojnë, ata do ta kenë vështirë për të mbijetuar. Një formë e zgjidhjes së këtij problem është që operacionet ti shpërndajmë përtej kufijve në vendet e huaja nëpërmjet investimeve direkte. IHD-të paraqesin rrol të rëndësishëm si instrument për konkurrencën mbarëbotërore. Raporti për Investime Botërore (World Investment Report) i emëron IHD-të si “force primare” për formësimin e globalizimit(V. Sukhoruchenko, 2007). Ekzistojnë definicione si dhe përkufizime të ndryshme për investimet e drejtpërdrejta të huaja mirëpo nga OECD (Organizata ekonomike për bashkëpunim dhe zhvillim) si dhe Departamenti i tregut të kombeve të bashkuara si investim i drejtpërdrejtë i huaj llogaritet një investim pa marrë parasysh a është ai investim kapital apo financiar me minimum 10% pronësi të kapitalit në një firmë të huaj. Investimet mund të jenë të ndryshme si blerja e kompanive shtetërore apo private, blerja e kapaciteteve të vjetruara prodhuese të orientuara për eksport apo investime, Greenfield investime të cilat janë më të përshtatshme për shtetet në zhvillim pasi të njëjtat nënkuptojnë hapje të një

Page 90: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

90

kapaciteti të ri prodhues të orientuara për eksport apo zëvendësim të produkteve të cilat janë importuar. Shtetet në zhvillim si R.M-ja janë të orientuara për thithjen e i investimeve të huaja. Në R.M. është formuar agjencion i posaçëm shtetëror për orientim, përkrahje dhe informim të investitorëve të huaj, janë punësuar promotorë ekonomik të cilët janë shpërndarë në përfaqësitë diplomatike të R.M-së nëpër shtete të ndryshme, dhe të njëjtit kanë për detyrë që të promovojnë shtetin si një vend ideal për investitorët e huaj. Gjithashtu në RM janë themeluar edhe shumë zona të lira ekonomike, të cilat investitorëve të huaj ju ofron shumë përfitime si dhe lehtësime tatimore. Por në përgjithësi cilat janë përfitimet nga investimet e drejtpërdrejta të huaja do ti numërojmë disa: Hapja e vendeve të reja të punës, Rritja e GDP-së, Transferi i teknologjisë, Rritë të hyrat nga tatimet, Ndikim në bilancin e pagesave Nga ana tjetër bilanci tregtar paraqet një prej zërave më dominues në llogarinë korrente dhe në bilanc, rëndësia e saj rrjedh si pasojë e asaj që ajo na jep informacione në lidhje me shkëmbimin tregtar me botën e jashtme dhe si e tillë na mundëson që të identifikojm fuqinë prodhuese të një vendi, fuqinë konsumuese të atij vendi, kërkesën vendore, kërkesën e huaj, prirjet për konsum apo kursim si dhe na jep informacione detale se me cilët vende jemi të lidhur ngushtë ekonomikisht, cilët janë sektorët tanë më frytdhënës dhe më të brishtë të ekonomisë kombëtare (R.Ademi, 2011). Tabela 1. Investimet e drejtpërdrejta të huaja 2004-2014(në miliona euro) 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 Në milion euro

259,7 74,9 344,7 506,9 409,4 136,9 156,9 344,6 131,1 229,4 197,4

Si % e GDP

5,7 1,5 6,3 8,3 6,0 2,0 2,2 4,6 1,7 2,8 2,3

Tabela 2. Eksportet, importet dhe bilanci tregtar(në miliona euro)

Burimi: Banka popullore e R.M-së Figura 1. Eksportet,importet, deficiti tregtar dhe IHD për Maqedoninë.

2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 Bilanci tregtar

-1.127,6 -1.354,1 -1.933,6 -1.742,5 -1.532 -1.904 -2.007 -1.858,1 -1.855,6

Eksportet 1.418,2 1.866,1 2.022,1 1.350,9 1.981,3 2.396,5 2.307,2 2.370,3 2.779,2 Importet 2.545,8 3.220,2 3.955,8 3.093,4 3.513,3 4.301,3 4.315,1 4.228,4 4.634,9

Page 91: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

91

Burimi: Banka popullore e R.M-së Figura 2.Korelacioni mes IHD-ve dhe deficitit tregtar për periudhën Q12003-Q42014 në Maqedoni.

Burimi: Banka popullore e R.M-së Deficitit tregtar sillet në masën e 22-29% të GDP-së ndërsa hyrjet e IHD-ve sillen në masën e 2-8% të GDP-së (tabela 1 dhe 2). Nga ky informacion mund të konkludojmë se këta dy tregues nuk përafrohen njëra me tjetrën, respektivisht hyrjet e IHD-ve nuk kanë një efekt komplementar ndaj deficitit tregtar, ata lënë një boshllëk të madh nën këtë raport. Ajo që është e rëndësishme për qëllimin e studimit tonë është pyetja se me rritjen e IHD-ve, a është ngushtuar deficiti tregtar apo është rritur, ose ndoshta nuk është një faktor relevant që mund ta përcaktojë ecurinë e bilancit tregtar. Nga grafiku i korrelacionit midis këtyre

0,0

500,0

1.000,0

1.500,0

2.000,0

2.500,0

3.000,0

3.500,0

4.000,0

4.500,0

5.000,0

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

ne m

ilion

a eur

o

Deficiti tregtar IHD Esportet Importet

0

50

100

150

200

250

300

120 170 220 270 320 370 420 470 520 570 620

IHD

ne

mil

euro

Deficiti tregtar ne mil.euro

Page 92: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

92

treguesve(figura 2), mund të vërejmë që trendi paraqitet me një vijë me një prirje pozitive rritëse, që tregon se me rritjen e IHD-ve është rritur edhe deficiti tregtar. Shumë studime këtë relacion e arsyetojnë me nivelin e zhvillimit të vendit pritës të IHD-ve. Nëse vendi pritës i IHD-ve është një vend pa një ekonomi të zhvilluar, me kapacitete të ulëta prodhuese, me një kualitet të dobët të atij prodhimi të pakët atëherë kapacitetet e reja investuese që janë të orientuar për prodhime e që janë prurje nga IHD-të orientohen për inpute të importuara, me çka ndikon negativisht mbi bilancin tregtar duke e thelluar deficitin. Së dyti, industria vendore është dobësuar nga inputet e importuar dhe konkurrenca nga IHD-të. Mattar et al. (2002) konkludoi që përmbajtja gjithmonë e më e madhe e eksporteve nga inpute të importuar ka shkaktuar një mbyllje të firmave vendore që prodhonin për tregun vendor dhe tregun e huaj por ishin të pafuqishme që ti konkurronin hyrjeve të korporatave shumëkombëshe në vend. Vlerësimet empirike Modelet ekonometrike janë një përshkrim më i mirë i relacioneve mes faktorëve të ndryshëm duke nxjerrë në pah efektin e pastër të një faktori mbi faktorin tjetër, në këtë rast efektin e IHD-ve në bilancin tregtar. Databaza që është krijuar për këtë qëllim përfshin periudhën prej Q12003-Q42014, me çka nënkuptohet që numri i observimeve shkon në 44, një numër i kënaqshëm në statistikë për të nxjerrë konkluza të shëndosha. Në tabelën e 3 mund të shifni paraqitjen deskriptive të gjitha variablave të përfshirë në model, ku si variabël i varur është marrë, bilanci tregtar në miliona euro, dhe si variabla të pavarura janë: remitancat, IHD-të, transferet private, inflacioni, deficiti buxhetor, shpenzimet për konsum të qeverisë, shpenzimet për konsum të familjeve, rritja reale e GDP-së vendore, rritja reale e GDP-së së partnerëve tregtar. Tabela e 3 tregon statistikën përshkruese për çdo variabël, ku në rreshtin e parë shohim se në mesatare deficiti tregtar për Maqedoni është 372 milion euro për një tremujor, me një devijim standard prej 112 milion euro me çka nënkuptohet se intervali i shpërndarjes normale paraqitet në masë prej 260-484 milion euro. Përveç kësaj të dhëne ju mund të lexoni se sa është madhësia mesatare për çdo tregues që është përfshirë në model. Tabela 3. Paraqitja tabelare e statistikës deskriptive për variablën e varur dhe variablat e pavarur

Mean Std. Deviation N Bilanci_tregtar -372230537,61 112107096,189 44 Remitenca 38795987,25 7229025,367 44 FDI 65032928,25 54224510,001 44 Transferet private 260299603,98 99102157,609 44 Inflacioni 2,3159 2,64601 44 Deficiti buxhetor -1,30 3,185 44 Kons e qeverisë 18,22 1,610 44 Kons familjare 75,24 3,552 44 Rritja Real_Gdp 3,42 3,878 44 GDP rritja e parnter 1,2866 3,08344 44

Tabela 4. Paraqitja tabelare e korrelacioneve mes variablave shpejguese dhe variablës së varur Correlations

Page 93: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

93

Bilanci tregtar

Remitenca

FDI Tranferet private

Inflacioni

Deficiti buxhetor

Kons qeverisë

Kons familjare

Real Gdp

Gdp rritja e partnereve

Bilanci_ tregtar

Pearson 1 -,700**

-,197

-,579** -,450** ,432** ,161 ,005 ,181 ,674**

Sig. (2-tailed)

,000 ,100 ,000 ,001 ,002 ,148 ,486 ,12

0 ,000

N 48 48 47 48 48 48 45 45 48 48 **. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed). *. Correlation is significant at the 0.05 level (2-tailed). Në tabelën paraprake janë paraqitur korrelacionet dhe signifikanca e tyre mes grupit të variablave të pavarura remitanca, FDI, transferet private, inflacioni, deficiti buxhetor, konsumi i qeverisë, konsumi familjare, rritja real GDP e vendit dhe rritja e GDP-së së partnerëve) nga njëra anë dhe rritjes së bilancit tregtar nga ana tjetër. Korrelacione signifikative ekzistojnë mes rritjes së bilancit tregtar, nga njëra anë dhe remitancave (r=-0.70; p<.000), transfereve private (r=-0.58; p<.000), inflacionit (r=-0.45; p<.000), deficitit buxehtor (r=0.43; p<.000), dhe rritjes së GDP-së së partnerëve (r=0.67; p<.000), nga ana tjetër. Korrelacione statistikisht të parëndësishme u vërtetuan mes bilancit tregtar dhe grupit të variablave të pavarura, edhe atë FDI (r=-0.20; p>.05), konsumi i qeverisë (r=0.16; p>.05), konsumi familjarë (r=0.05; p>.04) dhe rritja e GDP-së vendore (r=0.181; p>.05). Për të testuar nëse determinatët e përfshirë në panelin e variablave të pavarura të cilët i referohen kushteve makroekonomike mund të parashikojnë në mënyrë të vlefshme, nga pikëpamja statistikore, nivelin e rritjes së bilancit tregtar, u zhvillua regresioni linear standard. Rezultatet e regresionit (Tabela 5) pohojnë se modeli i cili përfshinë panel determinantat determinon 81.9% të variancës së rritjes së kredisë private (R=0.9052). Me fjalë të tjera R2 tregon se sa shpjegohet variabëli i varur nga variablat e pavarura. Vlera e F=17.114, p>0.01(tabela 6) implikon konstatimin se koeficienti i determinancës është statistikisht i rëndësishëm, respektivisht informacionin të cilin e siguron modeli i cili në vete ngërthen variablat determinant është i lartë dhe i rëndësishëm. Тabela 5. Test i signifikancës i koeficienteve të multipla regresionit i variablave determinant dhe bilancit tregtar

Model Summaryb Model R R Square Adjusted R

Square Std. Error of the Estimate

Durbin-Watson

1 ,905a ,819 ,771 53611752,863 1.866 a. Predictors: (Constant), Rritja e GDP parntereve, Kons_familjare, Inflacioni, FDI, Deficiti_buxhetor, Real_Gdp_rritja, Kons_ qeverisë, Transferet private, Remitanca b. Dependent Variable: Bilanci_tregtar

Тabela 6 . Test i signifikancës i koeficienteve të multipla regresionit i variabëlve determinant dhe rritjes së bilancit tregtar

Page 94: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

94

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 442700562154327940,000 9 491889513504

80880,000 17,114 ,000b

Residual 97723481531805696,000 34 287422004505

3108,500

Total 540424043686133630,000 43

a. Dependent Variable: Bilanci_tregtar b. Predictors: (Constant), Rritja e GDP parntereve, Kons_familjare, Inflacioni, FDI, Deficiti_buxhetor, Real_Gdp_rritja, Kons_ qeverisë, Transferet private, Remitanca

Тabela 7. Paraqitja tabelare e statistikave përmes të cilave vërtetohet vlera determinante e variablave të pavarura të treguesve makroekonomik mbi rritjen e bilancit tregtar

Coefficientsa Model Unstandardized Coefficients Standardized

Coefficients t Sig.

B Std. Error Beta

1

(Constant) -415610292,338 288142298,982 -1,442 ,158 Remitanca -10,517 1,716 -,716 -6,952 ,002 FDI -,375 ,176 -,182 -2,134 ,040 Transferet private ,238 ,196 ,210 1,213 ,233 Inflacioni -14299784,940 3989209,727 -,338 -3,585 ,001 Deficiti buxhetor 6160104,060 3078890,877 ,175 2,001 ,053 Kons i qeverisë 15659724,453 8747194,065 ,225 1,790 ,082 Kons familjare -1293963,018 3064476,886 -,041 -,422 ,676 Real_Gdp vendit -323862,435 2545371,436 -,011 -,127 ,900 Rritja e GDP partnere 24009845,901 5061146,027 ,660 4,744 ,000

a. Dependent Variable: Bilanci_tregtar Në mesin e 9 variablave për periudhën Q12003-Q42014, për Maqedoninë na rezulton që IHD-të janë një tregues i rëndësishëm statistikor (p-value<5%, tabela 7). Me rritjen e flukseve hyrëse të IHD-ve në Maqedoni vërehet një rritje e lehtë e deficitit tregtar edhe pse në vlera shumë të vogla (koeficienti =-,375), ku duhet të ketë parasysh se vlerat janë në miliona euro. Nga ky relacion vetëm se vërtetojmë teoritë dhe pohimet e mëparshme se në fillimet e hyrjes së flukseve të IHD-ve rritet importi, si rezultat se kapacitetet e reja krijuese janë të varura nga inpute të importuara. Në tjetrën anë, hyrjet e kapaciteteve prodhuese të reja nga kompanitë shumëkombëshe deklasojnë nga tregu kompanitë e vogla vendore që kanë pasur kapacitet më të ulëta prodhuese, me çka drejton në uljen e eksporteve. Të gjitha këto arsye na çojnë në dhënien e konkluzës se me rritjen e IHD-ve ka impakt negativ mbi balancën e jashtme duke e keqësuar atë siç na dëshmon edhe vet regresioni. Konkluzat

Page 95: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

95

Ky studim ka për qëllim të analizojë efektet e IHD-ve në bilancin tregtar, duke e inkorporuar në mesin e shumë faktorëve tjerë që mund të jenë relevant për ecurinë e bilancit tregtar, dhe në këtë formë marrim efektin e pastë të IHD-ve në bilancin tregtar. Përderisa këta dy tregues që i japin formë bilancit të pagesave, atëherë çështja e studimit të këtyre faktorëve bëhet e rëndësishme për studiuesit. Gjithsesi, pasojat e IHD-ve për stabilitetitn ekonomik dhe ruajtjen e balancës së jashtme janë injoruar nga studimet ekzistente. Deficitit tregtar sillet në masën e 22-29% të GDP-së ndërsa hyrjet e IHD-ve sillen në masën e 2-8% të GDP-së. Nga ky informacion mund të konkludojmë se këta dy tregues nuk përafrohen njëra me tjetrën, respektivisht hyrjet e IHD-ve nuk kanë një efekt komplementar ndaj deficitit tregtar, ata lënë një boshllëk të madh nën këtë raport. Në mesin e 9 variablave për periudhën Q12003-Q42014, për Maqedoninë na rezulton që IHD-të janë një tregues i rëndësishëm statistikor. Me rritjen e flukseve hyrëse të IHD-ve në Maqedoni vërehet një rritje e lehtë e deficitit tregtar edhe pse në vlera shumë të vogla. E para, asetet e porsakrijuar nga IHD-të janë shumë më të varura nga inputet e importuara se sa nga inputet që mund të sigurohen brenda vendit, së dyti hyrja e kapitalit të madh nga korporatat shumëkombëshe ka mbyllur kompanitë vendore që sadopak kanë eksportuar, duke e përkeqësuar bilancin tregtar. Gjithsesi nga shumica e studimeve pritet që në periudha të mëvonshme të shihen rezultat e IHD-ve në aspekt të përmirësimit të balancës së jashtme. Literatura: Máttar J., J.C. Moreno-Brid and W. Peres, “Foreign Investment in Mexico after Economic Reform” CEPAL: Serie Estudios y Perspectivas, 10, 2002. Penélope Pacheco-López, “Foreign Direct Investment, Exports and Imports in Mexico”, Department of Economics, University of Kent, 2011. R.Ademi, “Bilanci i pagesave dhe ekuilibret makroekonomike në Republikën e Maqedonisë”, disertacion masteri, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2011. Soukiazis E., Cerqueira P.A. (Eds). Models of Balance of Payments Constrained Growth: History, Theory and Empirical Evidence, Basingstoke, Palgrave MacMillan, (2012). Thi Anh-Dao Tran, Thi Thanh Binh Dinh “FDI inflows and trade imbalances: evidence from developing Asia”, The European Journal of Comparative Economics, Vol. 11, n. 1, pp. 147-169, 2014. UNCTAD (2011a), Development-led globalization: Towards sustainable and inclusive development paths, Report of the Secretary-General of UNCTAD to UNCTAD XIII, United Nations Conference on Trade and Development, New York and Geneva. Vladimir Sukhoruchenko, “Foreign Direct Investment in an Emerging Market:Implications for Policy-Making in Kazakhstan“,Dissertation of the University of St.Gallen, 2007.

Page 96: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

96

EGLANTINA PAZAJ - Politikat adekuate ne funksion te permiresimit te zhvillimi te filieres se ullirit ne Shqiperi

Dr. EGLANTINA PAZAJ Pedagoge Ne Universitetin Bujqesor Te Tiranes Departamenti I Ekonomise Dhe Politikave Te Zhvillimit Rural Abstrakt Fabrikat e përpunimit të ullirit janë krijuar gjatë viteve 90' nga subjektet familjare. Kryesisht janë fabrika të vogla të ndërtuara afër zonave me ullinj. Edhe ky sektor si cdo sektor tjeter ballafaqohet me probleme te medha ku kërkohet ndërhyrja e qeverise. Një ndër problemet kryesore për sektorin e përpunumit mbetet niveli i ulët teknologjik si dhe kapacitetet e shfrytëzimit të cilat janë shumë të ulëta. Problem tjetër është fakti se këto fabrika funksionojnë më tepër si fabrika shërbimi ndaj fermerëve sesa përpunimi dhe shitja e produktit në treg me qëllim maksimizimin e fitimeve. Kjo bën që produkti të mos jetë i konkurueshëm në treg. Gjithashtu cilësia e produktit është shumë e ulët, produktit i mungon logoja përkatëse dhe marka e prodhuesit, ambientet e ruajtjes dhe të amballazhimit të produktit gjithashtu lënë për të dëshiruar. Sektori i prodhimit të ullirit gjithashtu ballafaqohet me një sërë problemesh, ndër të cilat mund të përmendim: mungesë e shërbimeve agroteknike, mungesë e integrimit të fermerëve në tregje, mungesë të mjeteve të duhura për realizimin e vjeljes së produktit etj. Me ane te ketij materiali do te prezantohen me konkretisht disa nga problemet qe ekzistojne ndermjet fermereve (te cilet perbejne hallken e dyte te agrobiznesit) dhe perpunuesve (te cilet perbejne dhe hallken e trete te zinxhirit te agrobiznesit) ne menyre qe te mundemi sado pak per ti ardhur ne ndihme ketij sektori nepermjet rekomandimit te disa politikave te cilat do te ndikonin ne permiresimin e metejshmem te te dy sektoreve si dhe ne reduktimin e disa problemeve me te cilat perballen keta dy sektore. 1.1 Një vështrim historik mbi sektorin e përpunimit të ullirit në Shqipëri Fabrikat e përpunimit të ullirit janë krijuar gjatë viteve 90' nga subjektet familjare. Kryesisht janë fabrika të vogla të ndërtuara afër zonave me ullinj. Fabrikat e përpunimit të ullirit në vëndin tonë gjënden kryesisht në rrethin e Vlorës, Fierit, Beratit, Tiranës etj. Aktualisht firmat operojnë brenda vendit dhe produktet i shesin në tregun lokal ose rajonal, të pakta janë ato firma që produktet e tyre i eksportojnë. Megjithëse fabrikat shprehen se zotërojnë cilësinë dhe teknologji të lartë, ne rezultuam që produktet tona nuk i plotësojnë standartet e nevojshme për tu eksportuar. Kjo ndodh sepse edhe fabrikat që zotërojnë teknologjinë në vëndin tonë e realizojnë procesin e përpunimit brenda 5-6 orëve në këtë mënyrë rritet aciditeti i vajit ndërkohë që duhet të realizohet brenda 2-3 orëve që vaji të mos përmbajë shumë aciditet. Në shumicën e rasteve të intervistuara numri i punonjësve ishte i vogël, varionte nga 2-6 punëtorë por që në të vërtetë, numri i deklaruar i punëtorëve varion 1-2. Fabrikat punonin gjatë periudhës sezonale nga tetori deri në fund të janarit e cila përkon dhe me periudhën e furnizimit me ullinj nga fermerët. Përpunimi i ullirit në Shqipëri është bërë kryesisht në dy forma, për prodhim vaji dhe për kriposje. Për periudhën 1960-1990 janë prodhuar cdo vit mesatarisht rreth tre mijë tonë vaj ulliri dhe tetë mijë ton ullinj të kripur në tavolinë. Teknologjia e prodhimit të vajit të ullirit është e prapambetur. Prodhohej me kosto të lartë dhe rendiment të ulët, prandaj humbjet e vajit arrinin në 6-10 %, ndërsa cilësia ishte mjaft e ulët e aciditeti i vajit shumë i lartë. Në fillim të viteve’90, si kudo, dhe kjo degë e ekonomisë u shkatërrua plotësisht. Përpunimi i ullirit për prodhim vaji nga fshatarësia, në 4-5 vitet që pasuan, iu rikthye metodave tradicionale, bluarjes me mullinj guri dhe shtypjes me këmbë të ullirit.

Page 97: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

97

Pas vitit ’97, në të gjithë zonën e ullirit, u vërejt një rritje shumë e shpejtë e ndërtimit dhe instalimit të linjave të reja moderne të përpunimit të ullirit. Aktualisht problem i përpunimit të ullirit për prodhim vaji është zgjidhur sidomos për rrethet Sarandë, Delvinë, Vlorë, Fier, Mallakastër etj. (Burimi:Ministria e bujqësisë dhe e ushqimit) Në ditët e sotme për këtë sektor ka akoma shumë probleme për zgjidhjen e të cilave kërkohet dhe një vëmëndje e vecantë nga ana e shtetit. Një ndër problemet kryesore për sektorin e përpunumit mbetet niveli i ulët teknologjik si dhe kapacitetet e shfrytëzimit të cilat janë shumë të ulëta. Problem tjetër është fakti se këto fabrika funksionojnë më tepër si fabrika shërbimi ndaj fermerëve sesa përpunimi dhe shitja e produktit në treg me qëllim maksimizimin e fitimeve. Kjo bën që produkti të mos jetë i konkurueshëm në treg. Gjithashtu cilësia e produktit është shumë e ulët, produktit i mungon logoja përkatëse dhe marka e prodhuesit, ambientet e ruajtjes dhe të amballazhimit të produktit gjithashtu lënë për të dëshiruar. Sektori i prodhimit të ullirit gjithashtu ballafaqohet me një sërë problemesh, ndër të cilat mund të përmendim: mungesë e shërbimeve agroteknike, mungesë e integrimit të fermerëve në tregje, mungesë të mjeteve të duhura për realizimin e vjeljes së produktit etj. 1.2. Problematika që karakterizon filierat në sistem Mos funksionimi i sistemit të agrobiznesit, karakterizuar nga dukuri të tilla si: Shkëptutja mes hallkave të sistemit të agrobiznesit Mungesa e përfitimeve të ndërsjellta mes hallkave në sistem Mungesa e ndikimeve reciproke mes hallkave në sistem Vështirësitë e adaptimit të politikave mbështetëse etj. Kjo situatë paraqitet mjaft qartë dhe në skemën e mëposhtme e cila jep një tablo mbi mos funksionimin e sistemit të agrobiznesit në vend. Kjo duket mjaft mirë pasi hallkat në sistem janë të shkëputura nga njëra – tjetra kështu që kemi mungesë të përfitimeve të ndërsjellta ndërmjet aktorëve në sistemin e agrobiznesit.

Agroindustria

(Prodhimi & Shpërndarja e Produkteve te

Konsumit)

Industritë e prodhimit & Shpërndarjes së

Inputeve Bujqesore

Sfida Sfida

Fermat Familiare

(Prodhuesit Bujqësorë)

Page 98: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

98

Pra në këtë figurë paraqitet situata aktuale e sistemit të agrobiznesit, ku hallkat e sistemit janë të shkëputura nga njëra-tjetra dhe në këto kushte është e pamundur të krijohet një përfitim i ndersjelltë ndërmjet të gjithë aktorëve në sistem. 1.3. Objektivat kryesore të analizohen dhe të vlerësohen lidhjet mes aktorëve të përfshirë në sistem, impaktet dhe efektet e ndërsjellta mes tyre. Referuar filieres se ullirit, të ofrohen opinione rreth politikave ndërhyrëse më adekuate në funksion te permiresimit te maredhenieve ndermjet fermereve dhe agroperpunuesve. 1.4. Metodologjia Shqyrtim bibliografik Vrojtimi në terren (anketat) Perpunim statistikor 1.5. Rezultatet e pritshme

Industritë e prodhimit & Shpërndarjes së

Inputeve Bujqësore

Agroindustria

(Prodhimi & Shpërndarja e Produkteve të

Konsumit)

Rezultati Rezultati

Fermat Familiare

(Prodhuesit Bujqësorë)

Page 99: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

99

Ne skemen e mesiperme jepet rezultati I pritshem se si duhet te jete sistemi I agrobiznesit. Pra duhet te ekzistoje nje lidhje e ndersjellte ndermjet te gjithe aktoreve ne sistem dhe kjo do te ndikonte e rritjen e perfitimeve reciproke ndermjet aktoreve ne sistem. 1.6. Mostra dhe përzgjedhja e te intervistuarve Në këtë studim kemi marrë si objekt analize filierën e ullirit për tre vite: viti 2012; viti 2013 dhe viti 2014. Mostra e marrë në analizë përbëhet nga një numër subjektesh që operojnë në filierën e ullirit. Më konkretisht mostra përfshin: Ndërmarrje agropërpunese (100 te tilla) Ferma prodhimi (13653 të tilla) Zonat më intensitet më të lartë prodhues54

Të dhënat

A (arsim i mesëm) A Total

B ( arsim i lartë) B Total

D

D Total

Tot.

Nr. B

Teknollog

C Specialist .bujqësie

D Të tjerë

A Ekonomist

A Ekonomist

B Teknollog

C Specialist .bujqësie

D Të tjerë

I F (Femer)

3 1

4 1

1

5

1 Fermere

3 1

4 1

1

5

II M (mashkull.) 3 43 40 2 88 8 2 24 8 42 1 1

131

1 Fermer 2 39 39 2 82 8 2 23 8 41 1 1

124

2 Fermer

1

1

1

3 Përgjegjës

1

1

1

4 Prodhues

1

1

1

5 Punëtor 1 1

2

2

6 Specialist

2

2

2

Gjithsej 3 46 41 2 92 9 2 24 8 43 1 1

136

Burimi: Autori / 2015 Nga rezultatet e anketës, mund të shihet se në total janë përzgjedhur 136 fermerë. Nga këta, rezultojnë në total katër fermerë (F) me arsim të mesëm dhe një fermerë (F) me arsim të lartë. Ndërkohë janë 88 fermerë (M) me arsim të mesëm dhe 42 fermerë me arsim të lartë.

53 Kujtojmë që fermat e prodhimit janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga 15 rrethe të ndryshme të vendit tone si: Berat, Delvinë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Kavajë, Krujë, Kucovë, Lezhë, Lushnjë, Mallakastër, Sarandë, Tiranë dhe Vlorë 54 Vlora, Saranda, Berati, Fieri etj.

Page 100: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

100

Në tabelën e mëposhtme është bërë përzgjedhja e fermerëve sipas: gjinisë (M-mashkull, F-femër); moshës ( A_12-20 vjec, B-21-30 vjec; C-31-40 vjec; D-41-50 vjec); edukimit (A-i mesëm, B-i lartë); profesionit (A-ekonomist; B-teknollog; C-specialist bujqësie, D-të tjerë).

Burimi: Autori / 2015 Sipas te dhenave te tabeles rezultojnë të jenë dy agropërpunuese me arsim të mesëm dhe pesë me arsim të lartë. Gjithashtu janë intervistuar 39 agropërpunues me arsim të mesëm dhe 54 agropërpunues me arsim të lartë, pra në total janë intervistuar 100 agropërpunues.

Nr

Rrethet

F(femer)

F Total

M(mashkull)

M Total

Gjithsej

A Arsim i mesëm

B Arsim i lartë

A Arsim i mesëm

B Arsim i lartë

1 Berat

8 6 14 14 2 Delvinë

1 1 1

3 Durrës

1

1 1 4 Elbasan

4 2 6 6

5 Fier

3 10 13 13 6 Gramsh

1

1 1

7 Kavajë

2 2 2 8 Krujë

2 2 2

9 Kucovë 1

1 1

1 2 10 Lezhë

1 1 1

11 Lushnjë

2

2 2

12

Mallakastër

1 1

3 3 4

13 Sarandë

4 1 5 5

14 Tiranë 1 3 4 11 23 34 38 15 Vlorë

1 1 4 3 7 8

Gjithsej 2 5 7 39 54 93 100

Page 101: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

101

1.7. Prodhimi i vajit për vitet 2012, 2013, 2014 Ndërmarrjet agropërpunuese në vëndin tonë janë kryesisht të vogla. Punëtorët që punojnë në to mund të jenë pjestarë të familjes por edhe individë të punësuar. Nga intervistat e kryera, të intervistuarit e kishin të vështirë të tregonin numrin e punonjësve pasi një pjesë e mirë e tyre nuk deklaroheshin në shtet duke rritur kështu shkallën e informalitetit. Kryesisht agropërpunuesi ishte dhe pronar i ndërmarrjes dhe luante dhe rolin e agropërpunuesit dhe të teknollogut, madje menaxhonte dhe të ardhurat e ndërmarrjes pasi shumica e këtyre fabrikave ishin të vogla. Duke qenë se në këto ndërmarrje nuk bëhet një menaxhim i mirë me individë të specializuar dhe trajnuar sipas specialiteteve përkatëse dhe cilësia e prodhimit rezulton të jetë e ulët. Ky faktor por edhe të tjerë bëjnë që vendi ynë të vuajë nga shkalla e ulët e konkurrueshmërisë dhe prodhuesit janë të detyruar të pranojnë të ardhura të ulëta duke mos konkuruar me produktet e importuara dhe duke mos patur mundësi që të eksportojnë produktet e tyre pasi nuk përmbushin standartet europiane. Ulliri prodhohet zakonisht në muajin tetor deri në fund të muajit shkurt. Pra konsiderohet si prodhim sezonal. Ndërmarrjet agropërpunuese janë të ngritura kryesisht afër zonave në të cilat kultivohet ulliri pasi që prodhimi i vajit të jetë sa më cilësor duhet që ulliri të përpunohet brënda 2-3 orëve që nga momenti që mblidhet. Prodhimi i vajit të ullirit ndryshon pasi dhe prodhimi i ullirit nuk është i përvitshëm (pra ulliri një vit prodhon dhe një vit jo), kjo bën që oferta për këtë produkt të jetë e kufizuar.

Figure. Prodhimi i vajit (ton) sipas rretheve dhe viteve Sic vihet re dhe nga grafikët e mësipërm, ka një luhatje të prodhimtarisë së vajit për shkak të kufizimit të ofertës. Viti 2013 rezulton të ketë një prodhimtari më të lartë të vajit të ullirit pasi dhe oferta e lëndës së parë (ullinj) ka qenë më e lartë në këtë vit. Ndërsa viti 2014 rezulton të jetë me një rënie të prodhimit të vajit të ullirit pasi dhe oferta në këtë vit e lëndës së parë pra prodhimtaria e ullirit ka qenë më e ulët, nisur kjo dhe nga fakti që ulliri një vit prodhon dhe një vit jo. Përpunimi i ullirit në vëndin tonë bëhet kryesisht në dy forma: për prodhim vaji dhe për kriposje. Në fabrikat e vajit ka aktualisht dy veprime: Blerja e ullirit për llogari të fabrikës dhe Përpunimi i ullirit për llogari të prurësit

0200400600800

1000

Berat Delvine

Durres

Elbasan Fier Grams

h Kavaje Kruje Kucove Lezhe Lushnj

eMallakaster

Sarande Tirane Vlore

viti 2012 931 12 60 280 127 7 17 16 67 3 61 334 138 844 516viti 2013 903 13 55 326 166 9 24 18 34 3 32 307 130 892 618viti2014 689 12 100 277 173 12 18 21 44 2 11 220 98 799 696

Page 102: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

102

Nga vëzhgimi i bërë rezulton se pjesa më e madhe e përpunuesve funksionojnë si biznese shërbimi ndaj fermerëve dhe një pjesë e vogël funksionojnë dhe si biznese shërbimi dhe si fabrika për prodhim vaji me destinacion shitjen. M.gj.t agropërpunuesit po i zgjerojnë aktivitetet e tyre prodhuese duke e rritur më shumë sasinë e prodhuar të vajit për shitje për arsye se dhe kërkesa për konsumin e këtij produkti po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, për vlerat e larta që ka ky produkt. Krahas prodhimit të vajit disa fabrika përpunojnë ullinj direkt për konsum. Disa nga produktet që sigurohen nga ulliri në tregun tonë janë: Vaj ulliri për përdorim të fermerit vaj ulliri “extra i virgjër” vaj “i virgjër” vaj “extra i virgjër organik” ulli “kokërr i kripur i mbushur” ulli “kokërr i kripur Nga 100 agropërpunues të intervistuar, vetëm pesë prej tyre arrijnë të prodhojnë vaj ulliri “extra i virgjer” sipas standarteve europiane si rezultat dhe i teknologjisë moderne që përdoret në to. Këto fabrika kanë arritur të eksportojnë produktin e vajit “extra i virgjer” në vëndet si Zvicer, SHBA, Itali, Spanje etj, kanë marrë pjesë dhe në panaire të ndryshme madje kanë fituar dhe çmime të ndryshme. Pjesa më e madhe e agropërpunuesve duke qenë se jane jo shumë të mëdhenj përsa i përket sasisë që ata prodhojnë, nuk arrijnë që të krijojnë një markë të tyren. Ata hasin shumë vështirësi si rrjedhim dhe në shitjen e prodhimeve të tyre. Prodhimi i vajit të ullirit për pjesën më të madhe të agropërpunuesve ka aciditet shumë të lartë dhe nuk i përmbushin standartet europiane, prandaj nuk mund ti eksportojnë prodhimet e tyre. Por dhe në tregun vendas vështirësia e shitjes së prodhimit është e madhe edhe pse kërkesa konsumatore ka ardhur në rritje. Faktorët që ndikojnë janë të shumtë si psh nuk kanë një markë të tyre për tu prezantuar tek konsumatori, ndodhen larg tregjeve lokale apo rajonale, mungon marketingu i produkteve, mungon mbështetja nga ana e shtetit etj. 1.8. Problematika aktuale e fermerëve të prodhimit të ullirit në vëndin tonë Shqipëria është një vend në zhvillim dhe bujqësia karakterizohet nga frakmentarizimi dhe ferma të vogla, në kushtet e mbijetesës, të paafta për të dalë në treg, me nivel konkurueshmërie të ulët, me mundësi të ulët të mekanizimit të proçeseve të punës, të pamundur për të futur teknologjitë e reja bujqësore, të luftimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Duke qene se këto ferma janë të vogla dhe të fragmentarizuara e kanë të pamundur eksportimin e prodhimeve të tyre. Prodhimi shitet 100% brënda vendit. Shitja e prodhimit mund të bëhej direkt tek agropërpunuesit, tek grumbulluesit e shumicës apo në rrugë. Duke qenë se çmimi i shitjes është i ndryshueshëm disa fermerë merrnin përsipër rriskun e prodhimit dhe preferonin që të shisnin prodhimin e tyre në rrugë pasi pretendonin që çmimi i shitjes ishte më i lartë, kështu dhe të ardhurat e tyre nga shitja do të rriteshin. Fermerë të tjerë realizonin një ndarje të rriskut pasi shisnin vetëm një pjesë të vogël të prodhimit në rrugë dhe pjesën tjetër e shisnin ose tek agropërpunuesit ose në pikat e grumbullimit (ndonëse në disa zona nuk ekzistonin fare) me një çmim më të ulët se çmimi i tregut. Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e agroindustrive përpunuese janë të ndërtuara pranë zonave ku prodhohet ulliri, shitja më e madhe nga fermerët realizohej tek këto fabrika duke reduktuar kështu dhe kostot e transportit. Jo në të gjitha rastet fermerët e shisnin 100 % prodhimin e tyre. Një pjesë të prodhimit ata e mbanin për konsum familjar, ose e shisnin në formën e ullinjve të pregatitur me kriposje direkt për konsum familjar tek konsumatori ose e përpunonin në vaj duke paguar tek fabrika për shërbimin dhe më pas e shisnin vetë vajin e ullirit në treg me një çmim më të lartë. Pagesa e fermerëve për shërbimin që ofronin agroindustritë realizohej si më poshtë: Duke lënë një sasi të vajit e = me vlerën e lekëve që duhej të paguanin fermerët Duke kryer pagesën me lekë në dorë ose Duke lënë një sasi të prodhimit të papërpunuar kjo varej nga mënyra se si palët binin dakort paraprakisht me njëri-tjetrin.

Page 103: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

103

Duke qenë se tregjet nuk janë të konsoliduara shitja e prodhimit paraqet një rrisk të madh si për fermerët ashtu dhe për agroindustritë. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME 1. Konkluzione Lidhjet, ndërvartësitë reciproke dhe impakteve të ndërsjellta mes fermave të prodhimit bujqësor dhe agroindustrisë janë inekzistente prandaj lidhjet ndërmjet fermerëve dhe agropërpunuesve paraqiten të dobëta dhe shumë problematike, në këto kushte është vështirë të mendojmë se ndërmjet tyre mund të ketë partneritet apo transferim vlere. Sektori i përpunimit të ullirit në vëndin tonë po vjen gjithnjë në rritje duke rritur vazhdimisht investimet në këtë sektor për faktin sepse shikohet si një sektor fitimprurës ku pjesa më e madhe e kapitalit të përdorur nga ndërmarrjet agropërpunuese pavarsisht formës së tyre të organizimit, është kapital vëndas dhe shumë pak i huaj ose miks (kapital vëndas + i huaj). Kapaciteti prodhues i këtyre agroindustrive është i ulët po kështu dhe përqindja e shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve jo gjithmonë është i lartë. Agroindustritë synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese në të ardhmen. Përpunimi i ullirit në vëndin tonë bëhet kryesisht në dy forma: për prodhim vaji dhe për kriposje por cilësia e vajit nuk përmbush standartet e përcaktuara ndërkombëtare.Kjo vështirëson edhe më tej gjetjen e një tregu ndërkombëtar për shitjen e produkteve. Vetëm pesë agropërpunues nga 100 që kemi marrë në analizë, arrijnë të shesin në tregun ndërkombëtar sipas standarteve të përcaktuara ndërsa pjesa tjetër i shesin produktet e tyre në tregun vëndas. Lënda e parë që përdorin agropërpunuesit është 98 % prodhim vëndi ndërsa lënda e parë nga importi zë një peshë shumë të vogël rreth 2%. Agropërpunuesit arrijnë të prodhojnë vetë vetëm 9 % të lëndës së parë. Prodhimtaria e vajit për vitet e marra në analizë ( 2012, 2013, 2014 ) ka ardhur në rënie për shkak të : Kufizimit të ofertës Cilësisë së furnizimit Kohës së furnizimit Teknologjisë e cila është në nivele akoma të ulëta. Shumë pak firma kanë një logo të shitjes së produktit të tyre, fakt i cili përbën një tjetër problem për të gjetur treg shitjeje. Një problem shqetësues për firmat përpunuese mbetet dhe transporti, ku në shumicën e rasteve fermerët nuk kanë mundësi ta realizojnë vetë, dhe kështu përgjegjësia e realizimit binte mbi vetë ndermarrjen perpunuese.. Nisur nga fakti që tregjet e shitjes nuk janë të mirëorganizuara, vihet re ekzistenca e vështirësisë së shitjes së produkteve në treg. Fermerët e marrë në analizë i shesin prodhimet e tyre: Në rrugë shesin vetëm 16.8 % të prodhimit të tyre Direkt në përpunues shesin vetëm 43 % të prodhimit të tyre Në pikat e grumbullimit shesin 26.7 % të prodhimit të tyre Gjatë këtij studimi është vënë re se ka mungesë të investimeve nga qeveria si në sektorin e prodhimit dhe të përpunimit të ullirit. Sot për sot përpunuesit janë të varur nga fermerët si për cilësinë ashtu dhe për sasinë e furnizimit me lëndë të parë. Në përgjithësi ka probleme të theksuara për sa i përket zbatimit të kontratave. Akoma nuk ka filluar kultura e zbatimit të një dokumenti zyrtar, siç është kontrata bujqësore.

Page 104: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

104

2. Rekomandime Konsideruar gjetjet e mësipërme të këtij punimi, mund të ofrohen disa rekomandime: Në dobi të rritjes së performancës së ndëmarrjeve të agrobiznesit në rekomandojmë përdorimin e kontratave bujqësore afatgjata ndërmjet aktorëve në sistem të cilat do të ndikojnë dhe në rritjen dhe zhvillimin e bujqësisë dhe të qëndrueshmërisë së saj. Shndërrimi i linjave të prodhimit të vajit në fabrika të mirëfillta, përmes strategjive të integrimit horizontal. Integrimi i fermerëve nëpërmjet krijimit të kooperativave të shitjes. Rekomandojmë që produkti i vajit të ullirit të ofrohet në treg nga përpunuesit me një amballazhim të përshtatshëm si dhe të përmbajë dhe logon apo markën e firmës. Të konsiderohen avantazhet krahasuese të vajit të ullirit prodhim vendi në tregjet ndërkombëtare, e për këtë të synohet: rritja e cilësisë së produktit sipas standarteve të përcaktuara, rritjen e eksporteve dhe uljen e importeve. Të ndërtohen politika favorizuese për zhvillimin e mëtejshëm të plantacioneve të ullirit apo në përmirësimin e ullishteve ekzistuese. Të hartohen politika mbështetëse për sektorin e agropërpunimit të ullirit, si për përmirësimin teknologjik ashtu dhe në krijimin e fabrikave të mirëfillta. Të hartohen politika mbështetëse për rritjen e prodhimit në sektorin e përpunimit me qëllim uljen e sasisë së vajit të importuar. Që përpunuesit të jenë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre, rekomandojmë që: të lidhin kontrata afatgjata me furnizuesit, të mbështesin ata për shërbimet agroteknike të nevojshme, t’u ofrohen atyre ndihma financiare etj. Për përmirësimin e prodhimit të vajit të ullirit si për nga cilësia ashtu edhe nga sasia duhet që të ndërtohen strategji te cilat bëjnë të mundur luftimin e sëmundjeve të ullirit. Të rriten trajnimet për formimin e individëve që kanë përgjegjësinë për të vënë në lëvizje teknikën e fabrikave të prodhimit. Rekomandojmë për përpunuesit që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe të përcaktojnë si një strategji primare rritjen e biznesit te tyre dhe rritjen e prodhimit të vajit të ullirit për shitje. Që sektori i përpunimit të ketë një zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të industrisë duhet që përpunuesit aktual të investojnë në nxjerrjen e markave të tyre të vajit dhe ta tregtojnë këtë produkt si në tregjet kombëtare ashtu dhe në ato ndërkombëtare. Rritja e prodhimit të vajit të ullirit duhet të mbështetet në investimet me industri të re dhe moderne e cila më pas do të ndikonte dhe në rritjen e cilësisë së vajit. Cilësia e vajit duhet të mbështetet nga një sistem kontrolli dhe çertifikimi në mënyrë që të jetë kompetitiv si në tregun e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm. Për këtë duhet që të modernizohen rrjeti i laboratorëve të kontrollit dhe çertifikimit. Organet shtetërore duhet që të krijojnë struktura të kontrollit të cilësisë së produktit ushqimor duke rritur në këtë mënyrë kontrollin me qëllim rritjen e cilësisë së produktit sipas standarteve ndërkombëtare. Gjithashtu është i domosdoshëm krijimi i laboratoreve për krijimin e standarteve të prodhimit.

Page 105: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

105

Elizabeta Imeraj - Korniza ligjore kombëtare- shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore

Dr. Elizabeta Imeraj Abstrakt Në vijim do të japim informacion në lidhje me kuadrin ligjor shqiptar, bazuar tek i cili duhet të bëhet procesi i identifikimit dhe ofrimi i menjëhershëm i asistencës ndaj viktimës së trafikimit. Duhet theksuar fakti që Shqipëria është bazuar pikërisht në dokumentet e lartpërmendura në hartimin e legjislacionit në vijim. Është e vërtetë që në Kushtetutën e Shqipërisë nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë lufta kundër trafikimit në njerëz, megjithatë, në Pjesën e Dytë, Kapitulli II “Të Drejtat dhe Liritë Personale”, si dhe në Nenin 3 ku inter aliathuhet: “…dinjiteti i një njeriu, të drejtat dhe liritë … janë themeli i këtij vendi, që ka detyrimin për t’i respektuar dhe mbrojtur ato” sigurohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë e çdo shtetasi shqiptar. Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Proçedurës Penale, si gurët e themelit për ndëshkimin e trafikantëve dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e viktimave të trafikimit, janë hartuar e miratuar një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi intensifikojnë luftën dhe goditjen ndaj trafikimit si fenomen dhe vepër penale, si dhe krijojnë një mburojë mbrojtëse për viktimat e trafikimit, duke u siguruar atyre mbrojtje, kompensim e siguri fizike/materiale. Fjalët Kyçe: Kushtetuta, Ligji, Shqipëria, Aktet nënligjore, konventat 1. Korniza ligjore kombëtare i. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë55 Është e vërtetë që në Kushtetutën e Shqipërisë nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë lufta kundër trafikimit në njerëz, megjithatë, në Pjesën e Dytë, Kapitulli II “Të Drejtat dhe Liritë Personale”, si dhe në Nenin 3 ku inter aliathuhet: “…dinjiteti i një njeriu, të drejtat dhe liritë … janë themeli i këtij vendi, që ka detyrimin për t’i respektuar dhe mbrojtur ato” sigurohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë e çdo shtetasi shqiptar. Në vijim, Neni 26 i Kushtetutës, në përputhje të plotë me Nenin 4 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut thotë: “Askush nuk duhet të kërkohet të kryejë punë të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, kryerjes së shërbimit ushtarak, apo për një shërbim që rrjedh nga një gjendje lufte, nga një gjendje e jashtëzakonshme, ose nga një fatkeqësi natyrore që kërcënon jetën ose shëndetin e njeriut”. ii. Kodi Penal dhe Kodi i Proçedurës Penale Për herë të parë trafikimi i qenieve njerëzore është parashikuar si krim në Kodin Penal të Shqipërisë, duke vendosur dispozita të veçanta, me Ligjin Nr.8733, viti 2001, “Për disa shtesa dhe ndryshime në56 Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr. 9834, datë 22.11.2007 “Për Aderimin e

55 Për tekstin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 56 Ky ndryshim është bërë në përputhje të plotë me Nenin 3 të Protokollit të Palermos, i cili përkufizon si vijon: a) “Trafikim i qenieve njerëzore” nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin, strehimin ose marrjen e personave me anë të kërcënimit, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, kurthit, të shpërdorimit të detyrës, të atyre që kanë një pozicion të pambrojtur apo dhënien ose

Page 106: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

106

Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së “Për të Drejtat e Fëmijëve, për Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin dhe Pornografinë me Fëmijë”. Fletorja Zyrtare Nr 165, 200718. Ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Shqipërisë”, ku pas nenit 110 u shtua neni 110/a “Trafikimi i njerëzve”. Po me këtë ligj, pas nenit 114 u shtua neni 114/a “Trafikimi i femrave për prostitucion”. Njëkohësisht po në këtë ligj, pas nenit 128 të Kodit Penal u shtua neni 128/b “Trafikimi i fëmijëve”. Për të qenë në përputhje të plotë me Protokollin e Palermos, me Ligjin Nr.9188, datë 12.2.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 ’Kodi Penal i Shqipërisë’ i ndryshuar”, neni 110/a u ndryshua si më poshtë19: “TRAFIKIMI I PERSONAVE”: “Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike, ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, Dënimi: 5-15 vjet burgim dhe gjobë prej 2-5 milion lek. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave Dënimi: 7-15 vjet burg dhe gjobë nga 4-6 milion lek. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, Dënimi: Jo më pak se 15 vjet burgim dhe gjobë 6-8 milion lek. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, Dënimi: Jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë 7-10 milion lek. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, Dënimi: Një e katërt shtesë e burgimit dhe gjobës” Po me këtë ligj janë ndryshuar edhe përmbajtja e neneve 114/b “Trafikimi i femrave” dhe 128/ b “Trafikimi i të miturve”, duke u vendosur për secilin prej tyre po e njëjta përmbajtje si ajo e nenit 110/a me ndonjë ndryshim të vogël dhe po me ato masa dënimi. Duke marrë në konsideratë përkufizimin e mësipërm, trafikimi i personave ka si elementë të tij kyç: 1. Veprimtarinë– rekrutimi, transporti, transferimi, mbajtja dhe pritja e personave; 2. Mënyrat– kërcënimi ose përdorimi i forcës ose i formave të tjera të rrëmbimit, mashtrimit, falsifikimit, abuzimit me pushtetin ose situatën e pafavorshme, ose nëpërmjet dhënies dhe marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e një personi që ka kontrollin mbi një person tjetër; 3. Qëllimin– shfrytëzimi i një personi sipas mënyrave të renditura në nenin 110/ a të Kodit Penal apo Nenit 3 të Protokollit të Palermos.57

marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur miratimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllim shfrytëzimi. Shfrytëzimi do të përfshijë minimalisht shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve, forma të tjera të shfrytëzimit seksual, punën ose shërbimet e detyruara, skllavërinë apo praktikat e ngjashme me skllavërinë ose heqjen e organeve. 57 IOM. Manuali i IOM-it për ndihmën e drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit. Tiranë, 2007.

Page 107: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

107

Ndërkohë që, sipas nenit 4/e të Konventës së Këshillit të Europës “Për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, viktimë do të nënkuptojë çdo person fizik që është objekt i trafikimit të qenieve njerëzore, siç përcaktohet në këtë nen. Ndryshimet e mësipërme, interalia, synonin harmonizimin e Kodit Penal me legjislacionin ndërkombëtar penal dhe dokumentet e tjerë ndërkombëtarë të ratifikuar nga Shqipëria, prezantimin e disa dispozitave të reja penale si rrjedhojë e një eksperience 6-vjeçare- dhe kërkesat e reja bashkëkohore në luftë kundër krimit, kryesisht atij të organizuar, duke siguruar në të njëjtën kohë masa më të rënda ndëshkimi. Ndryshime të tjera në Kodin Penal janë bërë edhe për të ndaluar dhe ndëshkuar edhe veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, më saktësisht Neni 298, me këtë përmbajtje: “NDIHMA PËR KALIM TË PALIGJSHËM TË KUFIJVE”58 Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit, ose i mjeteve të tjera të transportit apo çdo ndihme tjetër me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të Republikës së Shqipërisë, ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qene shtetas i tij, ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, përbën vepër penale Dënimi: 1-4 vjet burg dhe gjobë 3-6 milion lek. Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, Dënimi: 3-7 vjet burgim dhe gjobë 4-8 milion lek. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, ose më shumë se një here, apo ka sjellë pasoja të rënda Dënimi: 5-10 vjet burgim dhe gjobë 6-8 milion lek. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit Dënimi: Jo më pak se 15 vjet burg ose me burgim të përjetshëm si dhe gjobë 8-10 milion lek. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik Dënimi: Një e katërt shtesë e burgimit dhe gjobës Risia e këtij ndryshimi në Kodin Penal është që ndëshkon tashmë jo vetëm kalimin e paligjshëm të kufirit po edhe dhënien ndihmë për kryerjen e një vepre të tillë, si edhe ç’ka është më i rëndësishëm fakti që ndëshkimi në këtë rast shkon përtej kufijve dypalëshe, pra kalimi i paligjshëm i kufijve ndëshkohet edhe atëherë kur këta kufij janë të një shteti të tretë. Të rëndësishme janë edhe ndryshimet e kohëve të fundit të Kodit Penal59 në lidhje me pornografinë me të mitur – Neni 117, i cili ndëshkon përdorimin e të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarjen ose publikimin e tyre në internet apo në forma të tjera; në lidhje me keqtrajtimin e të miturit – Neni 124/b, i cili ndëshkon keqtrajtimin fizik ose psikologjik të të miturit nga personi që është i detyruar të kujdeset për të, detyrimin e të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij, duke shtuar në këtë formë gamën e mbrojtjes së të miturve viktima të krimit në përgjithësi dhe atij të trafikimit në veçanti. Ndryshime u hartuan dhe miratuan dhe në Kodin e Proçedurës Penale, duke përfshirë në të përdorimin e metodave speciale të hetimit si: veprimet e simuluara – Neni 294/a, punonjësin e policisë së infiltruar – Neni 294/b, vëzhgimet, përgjimet ambientale dhe telefonike – Neni 221 etj. i. Dallimi mes veprave të trafikimit të personave dhe dhënies ndihme për kalim - të paligjshëm të kufirit.

58 Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Ligjin Nr. 9686, datë 26.2.2007 “Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të Ndryshuar”, Fletorja Zyrtare Nr 27, 2007 59 Miratuar rishtazi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Ligjin Nr. 9859, datë 21.1.2008 “Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të Ndryshuar” Fletorja Zyrtare nr. 10, 2008

Page 108: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

108

Trafikimi i personave dhe dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë dy vepra penale të ndryshme, kualifikimi i të cilave shpesh ngatërrohet, megjithëse kanë elementë të përbashkët. Në tabelën më poshtë do të gjeni në mënyrë të përmbledhur elementët që bëjnë ndryshimin mes këtyre veprave penale.60 TRAFIKIMI I PERSONAVE DHËNIA NDIHMË PËR KALIM TË PALIGJSHËM TË KUFIRIT Krim i kryer ndaj personit Kryhet, ndër të tjera, edhe nëpërmjet transportimit ndërkufitar Shfrytëzim i vazhdueshëm i viktimës. Marrëdhënia shfrytëzuese vazhdon për të maksimizuar përfitimet. Kryhet pa pëlqimin/miratimin e viktimës. Luftohet për të ruajtur të drejtat e njeriut

Krim i kryer ndaj shtetit Kryhet vetëm nëpërmjet transportimit ndërkufitar. Sigurimi i një përfitimi në këmbim të sigurimit të hyrjes se paligjshme në një shtet tjetër. Me hyrjen e emigrantit të paligjshëm në shtetin e dëshiruar, marrëdhënia kontrabandist-i kontrabanduar përfundon. Kryhet me vullnetin e lirë të të kontrabanduarit. Luftohet për të mbrojtur integritetin e kufijve shtetëror

2. Ligje dhe akte të tjera nënligjore Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Proçedurës Penale, si gurët e themelit për ndëshkimin e trafikantëve dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e viktimave të trafikimit, janë hartuar e miratuar një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi intensifikojnë luftën dhe goditjen ndaj trafikimit si fenomen dhe vepër penale, si dhe krijojnë një mburojë mbrojtëse për viktimat e trafikimit, duke u siguruar atyre mbrojtje, kompensim e siguri fizike/materiale. Në vijim përmenden ligjet dhe aktet nënligjore më të rëndësishme në këtë fushë: 1. Me rëndësi të veçantë është miratimi i Ligjit Nr. 9284, datë 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”61, i cili synon parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe përcakton detyrat e punonjësve të policisë dhe prokurorisë nëpërmjet zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar dhe trafiqe, si dhe kompensimin e viktimave; 2. Ligji Nr. 9205, datë 15.03.2004, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”62,i cili synon të sigurojë deklarime dhe dëshmi kyçe për proceset penale që lidhen me krimin e organizuar, të cilat vështirësohen për t’u siguruar nga kërcënimet dhe mungesa e garancive që shteti duhet t’u sigurojë shtetasve të tij. 3. Ligji nr. 9062, datë 08.05.2003 “Kodi i Familjes”63 – i cili mbron dhe ka në konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës. 4. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 195, datë 11.04.2007 “Standardet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Personat e Trafikuar ose në Rrezik Trafikimi në Qendrat Rezidenciale”64– i cili përcakton qartë standardet që duhet të përmbushen nga qendrat rezidenciale që strehojnë persona 60 ICMPD. Guidelines for the Development and Implementation of a Comprehensive National Antitrafficking Response. ICMPD, 2006 61 Fletorja Zyrtare nr. 79, 2004 62 Fletorja Zyrtare nr. 22, 2004. 63 Fletorja Zyrtare nr. 49, 2003 64 MPÇSSHB. Standardet për Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror për Personat e Trafikuar ose në Rrezik Trafikimi në Qendrat Rezidenciale. MPÇSSHB, 2008.

Page 109: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

109

të trafikuar/në rrezik trafikimi apo edhe grupe të tjera në rrezik. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kontrollon të gjitha qendrat e licencuara prej saj në mënyre periodike për zbatimin e këtyre standardeve. 5. Urdhër-Shërbimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nr. 871, datë 27.12.2007 “Për proçedurat që kryhen në kufi për intervistimin e shtetasve të huaj dhe shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera”65, i cili përcakton qartë detyrat e policisë kufitare dhe asaj antitrafik në drejtim të identifikimit dhe referimit të viktimave të trafikimit, si dhe përcakton qartë pjesëmarrjen e punonjësve socialë gjatë intervistimit. 6. Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm, nr. 1085, datë 12.06.2006 “Për Proçedurat që duhet të zbatojë Policia e Shtetit për përzgjedhjen e të huajve të parregullt”, i cili ndihmon strukturat përkatëse në identifikimin e viktimave të huaja të trafikimit dhe përbën në këtë mënyrë një masë efikase parandaluese. 7. Ligji nr. 8610, datë 17.5.2000 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”66, i cili përbën një mjet të fuqishëm në identifikimin e aseteve kriminale. 8. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”67. Qëllimi i këtij ligji është të marrë disa masa parandaluese, që mund të veprojnë krahas ose duke iu paraprirë edhe masave përkatëse penale (sipas legjislacionit penal) por edhe më vete, pavarësisht në ka apo jo ndonjë proces penal të lidhur me dhunën në familje për rastin konkret. Risia e këtij ligji është mundësia e lëshimit nga gjykatat të një urdhër mbrojtjeje për viktimën, i cili mund të urdhërojë për shembull largimin e dhunuesit nga banesa, detyrimin e tij për të mos kryer më asnjë veprim që përbën dhunë në familje, ndalimin e tij për të kontaktuar me viktimën a familjarët e saj, përfshirjen e dhunuesit në programe riedukimi / rehabilitimi, etj. 9. Marrëveshja e Bashkëpunimit për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referues për Identifikim dhe Asistencë të Përmirësuar për Viktimat e Trafikut të Qenieve Njerëzore (MKR) e firmosur më datë 18 Korrik, 2005. Marrëveshja është një kuadër bashkëpunimi ku përcaktohen përgjegjësitë e aktorëve kyç në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore për sa i përket identifikimit, referimit, akomodimit, asistencës dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit. Në thelb, MKR-ja është një sistem, një rrjet i ngritur mes policisë, shërbimit social, shërbimit diplomatik dhe konsullor, si dhe qendrave pritëse dhe rehabilituese për viktimat e trafikimit. 10. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin në Europë në Shqipëri (OSCE) për promovimin dhe zbatimin e Kodit të Sjelljes për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual në Turizëm, si një mjet për të luftuar trafikimin e fëmijëve në vend68. Përfundimi 65 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. Teksti i plotë i këtij raporti gjendet në adresën:http://www.moi.gov.al/images/pdf/buletini/ RaportiVleresuesStrategjiseKombetareAntitrafikim2005-2007.pdf 66 Fletorja Zyrtare nr. 14, 2000. 67 Fletorja Zyrtare nr. 150, 2006. 68 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. Teksti i plotë i këtij raporti gjendet në adresën:http://www.moi.gov.al/images/pdf/buletini/ RaportiVleresuesStrategjiseKombetareAntitrafikim2005-2007.pdf.

Page 110: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

110

“Trafikimi i personave është një formë e skllavërisë së kohëve moderne, një lloj i ri i tregtisë globale të skllavërisë”. Sikurse dhe në vendet e tjera të rajonit, edhe në Shqipëri fenomeni i trafikimit filloi të zhvillohet e të marrë përmasa shqetësuese pas viteve 90. Në vitet 1990-1995, procesi i trafikimit kryhej nga individë të veçantë, bazuar në lidhjet familjare, fisnore apo krahinore. Më vonë ky fenomen erdhi duke u organizuar dhe arriti kulmin në vitet 1997-2001, kur u krijuan organizata të mirëfillta kriminale, të cilët u përqendruan në trafikimin e femrave për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikimin e fëmijëve për lypje. Në të njëjtën kohë, duhet theksuar fakti që trafikimi në njerëz, ashtu si në një pjesë të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është i lidhur ngushtë me faktorë të ndryshëm ekonomiko-shoqërorë dhe politikë në Shqipëri, zhvillimet e të cilit janë të ndryshueshme por gjithsesi me prirje për t’u ulur. Vetëm pas vitit 2001 trafikimi u pranua si problem dhe filloi të goditej seriozisht nëpërmjet zbatimit me shpejtësi të reformës ligjore, duke përfshirë në Kodin Penal dispozita ligjore ku parashikohen dënime të ashpra për fenomenin e trafikimit. Në Shqipëri, legjislacioni që merret me goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore ka pësuar ndryshime thelbësore, duke synuar që me anë të ndryshimeve e përmirësimeve të herëpashershme të plotësohen sa më mirë standartet ndërkombëtare të legjislacionit të brendshëm. Masat penale të parashikuara nga legjislacioni ynë për trafikantët janë tepër të rënda, ato parashikojnë deri në 25 vjet burg dhe kur ka pasoja të jetës së viktimave të trafikuara dënimi ndryshon deri në burgim të përjetshëm. Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni, e shoqëruar kjo me dënime të rënda dhe me konfiskim të pasurive të autorëve të krimit, fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore është ulur ndjeshëm. Sipas statistikave të Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007, trafikimi si i femrave dhe i fëmijëve është në ulje. Kështu, për vitin 2005 ka pasur 30 femra viktima të trafikimit dhe 7 fëmijë; në vitin 2006 ka pasur 25 femra dhe 4 fëmijë viktima të trafikimit dhe në vitin 2007 ka pasur vetëm 12 femra dhe 3 fëmijë viktima të trafikimit.

Page 111: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

111

Literatura Albania, Prosecution of serious crimes, Tirana, Republic of Albania IOM. Manuali i IOM-it për ndihmën e drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit. Tiranë, 2007. me Ligji Nr. 9686, datë 26.2.2007 “Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të Ndryshuar”, Fletorja Zyrtare Nr 27, 2007 Ligji Nr. 9859, datë 21.1.2008 “Për disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të Ndryshuar” Fletorja Zyrtare nr. 10, 2008 ICMPD. Guidelines for the Development and Implementation of a Comprehensive National Antitrafficking Response. ICMPD, 2006 Fletorja Zyrtare nr. 79, 2004 Fletorja Zyrtare nr. 22, 2004. Fletorja Zyrtare nr. 49, 2003 MPÇSSHB. Standardet për Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror për Personat e Trafikuar ose në Rrezik Trafikimi në Qendrat Rezidenciale. MPÇSSHB, 2008. Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. Teksti i plotë i këtij raporti gjendet në adresën:http://www.moi.gov.al/images/pdf/buletini/ RaportiVleresuesStrategjiseKombetareAntitrafikim2005-2007.pdf Fletorja Zyrtare nr. 14, 2000. Fletorja Zyrtare nr. 150, 2006. Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. Teksti i plotë i këtij raporti gjendet në adresën:http://www.moi.gov.al/images/pdf/buletini/ RaportiVleresuesStrategjiseKombetareAntitrafikim2005-2007.pdf. Rice, Condoleezza. Raporti për Trafikimin në Njerëz i qershor 2007-s. http://www.state.gov. Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007.

Page 112: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

112

Enver Daci, Besnik Zeka - Organizimi si funksion i menaxhimit në institucionet mikrofinanciare

Enver DACI PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail:[email protected] Besnik ZEKA PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail: [email protected] ABSTRAKT: Organizimi paraqet funksionin menaxherik ku bëhet projektimi dhe vendosja (përcaktimi) e marrëdhënieve midis aktiviteteve dhe njerëzve, në rrjedhën e sigurimit, vendosjes, renditjes dhe shfrytëzimit apo këmbimit te resurseve organizative. Qëllimi I organizimit qëndron në arritjen e mundësisë së të punësuarve për të punuar në mënyrë më efikase si grup apo kolektivitet. Tendenca e përmirësimit dhe shtimit të moralit të punëtorëve shihet në situatat që i karakterizon rendi dhe siguria. Me qëllim që të japin kontribut më të lartë, të punësuarit duhet medoemos të dinë ç’kërkohet nga ata të punojnë, kush qëndron mbi ta dhe si janë punët e tyre të lidhura me punët e të tjerëve.

Ndarja e punës së tërësishme në segmente të veçanta (specializime) ashtu që të punësuarit mund të punojnë në mënyrë efikase paraqet esencën e procesit të ndarjes së punës. Segmentet e veçanta të punës shprehen përmes funksioneve organizative të cilat së bashku përbëjnë tërësinë e punës. Ndarja e punës ndikon në zhvillimin e organizatës – horizontal dhe vertikal, krijon kushte për zhvillimin e hierarkisë menaxherike, përkatësisht realizon koordinimin efikas organizativ të punëve dhe të detyrave.

Derisa modeli i shtimit horizontal dhe vertikal të organizatës ishte rezultat i fenomenit të ndarjes dhe specializimit të punës, interaksionet dhe marrëdhëniet midis njerëzve duhet medoemos të jenë të projektuara dhe te balancuara nëpërmjet shfrytëzimit të autoritetit. Ndarja e përgjegjësisë midis niveleve hierarkike apo personelit urdhërdhënës dhe urdhërmarrës paraqet në esencë kuptimin e autoritetit. Delegimi iu siguron njerëzve mekanizmin në bazë të të cilit bëhet ndarja e punës dhe e autoritetit. Me këtë definohet bartësi i përgjegjësisë për aktivitetet operative dhe mënaxherike, të cilat organizata duhet medoemos t’i realizojë, ashtu që t’i realizojë edhe qellimet e përcaktuara.

Me qëllim të hulumtimit te qasjeve të ndryshme mbi strukturën organizative të njihemi me strukturën organizative të situatës. Duke u mbështetur në këtë, struktura organizative varet nga faktorët tekniko – teknologjike dhe faktorët e mjedisit që në esencë paraqesin situatat e ndryshme të cilat mund të ndikojnë në strukturë.

Fjalët kyҫe: Organizimi, funksionet organizative, specializimi i punës, centralizimi, decentralizimi.

Page 113: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

113

ORGANIZIMI SI FUNKSION I MENAXHIMIT NË INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE

Organizimi paraqet funksionin menaxherik ku bëhet projektimi dhe vendosja (përcaktimi) e marrëdhënieve midis aktiviteteve dhe njerëzve, në rrjedhën e sigurimit, vendosjes, renditjes dhe shfrytëzimit apo këmbimit te resurseve organizative69.

Rezultati i fundit i këtij procesi është organizimi (organizata), realizimi I qëllimeve organizative, planeve, buxheteve, politikës dhe procedurës – proceseve si dhe funksionimi I planifikimit. Organizimi e ka kuptimin e aktiviteteve paraoperative, sepse paraqet përgatitjet për aksione që do të pasojnë më vonë.

Funksioni I organizimit fillon në momentin e përfundimit të procesit të definimit të qëllimeve, siguron rrjedhen logjike të lidhshmërisë së resurseve, si dhe bën kombinimin e drejtë të resurseve fizike dhe atyre humane.

Ndarja e punës

Koncepti i ndarjes së punës si element themelor i strukturës së organizimit ka të bëjë me hulumtimin e përshkrimit të punëve si faktor dhe komponent I rëndësishëm I realizimit të produltivitetit të punës dhe kënaqjes së punëtorëve.

Qëllimi I organizimit qëndron në arritjen e mundësisë së të punësuarve për të punuar në mënyrë më efikase si grup apo kolektivitet. Tendenca e përmirësimit dhe shtimit të moralit të punëtorëve shihet në situatat që i karakterizon rendi dhe siguria. Me qëllim që të japin kontribut më të lartë, të punësuarit duhet medoemos të dinë ç’kërkohet nga ata të punojnë, kush qëndron mbi ta dhe si janë punët e tyre të lidhura me punët e të tjerëve.

Ndarja e punës së tërësishme në segmente të veçanta (specializime) ashtu që të punësuarit mund të punojnë në mënyrë efikase paraqet esencën e procesit të ndarjes së punës.

Mbështetur në këtë, pa marrë parasysh natyrën e punëve,organizimi është krijuar dhe është zhvilluar që njerëzit të shoqërohen dhe të bashkojnë talentet e veçanta dhe interesat më qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta.

Segmentet e veçanta të punës shprehen përmes funksioneve organizative të cilat së bashku përbëjnë tërësinë e punës.

Funksionet organizative

Definimi i funksioneve organizative siguron bazën për të gjitha aktivitetet me rastin e organizimit.

Ndarja e punës pasqyron në mënyrë më të mirë segmentet e punës, të cilat janë të nevojshme gjatë realizimit dhe arritjes së qëllimeve të caktuara. Mirëpo, definimi I drejtë I funksioneve organizative, nuk paraqet çeshtje mjaft të thjeshtë, për arsye se ekzistojnë mjaft dilemma dhe kundërthënie në procesin e ndarjes së funksioneve. Çështjet ndërlikohen sidomos kur ka vështirësi fizike të ndarjes së punëve dhe ndihet ndikimi I ndryshimeve tekniko-teknologjike. P.sh. të mendojmë për personin, I cili përpiqet të ndërtojë ndonjë godinë. Vetë dimensioni fizik I punëve kërkon që njerëzit të punojnë së bashku për të kryer këtë punë. Po ashtu edhe ndryshimet shkencore – teknike hapin kërkesa të reja në lëmin e specializimit.

69 Daniel A. Wren, Dan Voich, Jr.: Management, v. 1984 fq. 192

Page 114: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

114

Specializimi i punës

Kufizimi i punës së të punësuareve vetëm në një opus të ngushtë të aktiviteteve në punë paraqet specializimin e punës si process. .

Ndarja e punës ndikon në zhvillimin e organizatës – horizontal dhe vertikal, krijon kushte për zhvillimin e hierarkisë menaxherike, përkatësisht realizon koordinimin efikas organizativ të punëve dhe të detyrave.

Autoriteti dhe kuptimi i autoritetit

Derisa modeli i shtimit horizontal dhe vertikal të organizatës ishte rezultat i fenomenit të ndarjes dhe specializimit të punës, interaksionet dhe marrëdhëniet midis njerëzve duhet medoemos të jenë të projektuara dhe te balancuara nëpërmjet shfrytëzimit të autoritetit.

Ndarja e përgjegjësisë midis niveleve hierarkike apo personelit urdhërdhënës dhe urdhërmarrës paraqet në esencë kuptimin e autoritetit.

DELEGIMI I PUNËS DHE AUTORITETIT

Kuptimi i delegimit si koncept është mjaft i ndërlikuar, por në kuptimin tonë përfshin aktivitetet rreth dhënies, përcjelljes apo bartjes. Në kontekst të lëmit të menaxhmentit, menaxheri jep apo bart detyra të caktuara në formë të punës dhe të autoritetit.

Delegimi iu siguron njerëzve mekanizmin në bazë të të cilit bëhet ndarja e punës dhe e autoritetit. Me këtë definohet bartësi i përgjegjësisë për aktivitetet operative dhe mënaxherike, të cilat organizata duhet medoemos t’i realizojë, ashtu që t’i realizojë edhe qellimet e përcaktuara.

Siç dihet, autoriteti mund të jetë funksional, linjor apo i personelit profesional (ekspertëve). Mirëpo procesi i delegimit përbëhet prej tri fazave:

- Ndarja e punës të punësuareve - Dhënia e autoritetit për shfrytëzimin e resurseve dhe - Krijimi i obligimeve (përgjegjësisë) për punë.

Ndarja e punës (siç është theksuar edhe më parë), paraqet kuptimin e ndarjes së punës çdo të punësuari në organizatë, përkatësisht çdo person duhet te kryejë pjesë të caktuar të punës së tërësishme.

Dhënia e autoritetit për shfrytëzimin e resurseve paraqet hap të mëtejmë në procesin e delegimit. Me këtë bëhet i mundshëm definimi i autoritetit si e drejtë për të vendosur mbi shfrytëzimin e resurseve. Burimi i kësaj të drejte të manaxherit rrjedh nga sistemi juridik përkatësisht pronësia.

Përgjegjësia, përkatësisht krijimi i obligimeve paraqet hapin e fundit të procesit të delegimit dhe njëkohësisht është faza kritike për suksesin e delegimit. Momenti i dhënies së punës dhe autoritetit një të punësuari, në nivel më të ulët hierarkik (inferior), paraqet njëkohësisht edhe obligimin ndaj të deleguarit për të kryer detyrën. Në esencë ky obligim quhet përgjegjësi.

Procesi i delegimit të punës dhe autoritetit paraqet në esencë lirimin e personelit që vehet në pozitën superiore hierarkike, përkatësisht i mundëson manaxherit kohë të mjaftueshme për kryerjen e aktiviteteve në lëmin e koordinimit, pa marrë parasysh nivelet hierarkike.

Page 115: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

115

Parimet e delegimit

Delegimi efikas përfshin disa parime të domosdoshme që paraqesin edhe bazën elementare të procesit të delegimit në përgjithësi. Këto janë:

- Niveli i delegimit - Pariteti i autoritetit dhe i përgjegjësisë - Definimi i autoritetit dhe i komunikimit - Përjashtimi - Autoriteti absolut

Niveli i delegimit, puna dhe autoriteti duhet t’u delegohen niveleve më të ulëta hierarkike organizative në përputhshmëri me aftësitë e atyre që iu delegohet (qe kanë pozitë më të ulet- inferiore organizative). Në qoftë se kjo arrihet, atëherë realizohet edhe shfrytëzimi i potencialit njerëzor të nevojshëm. Informata në disponim, resurset dhe niveli profesional i punonjësve të niveleve të uleta hierarkike ndikojnë në nivelin e delegimit.

Pariteti i autoritetit dhe i përgjegjësisë Delegimi efikas kërkon që autoriteti për shfrytëzimin e resurseve të jetë i barabartë me përgjegjësinë që u jepet të deleguareve (të nivelit më të ulët hierarkik). Kjo do të thotë se asnjë mënaxher nuk mund të jetë përgjegjës, derisa ai apo ajo nuk kanë autoritetin përkatës për shfrytëzim të resurseve.

Definimi i autoritetit dhe i komunikimit Koordinimi i suksesshëm dhe efikas kërkon që autoriteti dhe përgjegjësia për të gjitha vendimet të jenë të definuara qartë (më së miri në formë të shkruar).

Përjashtimi Manaxheri duhet të veprojë vetëm atëherë kur është fjala për ndonjë problem, i cili shtrihet jashtë fushëveprimit të kufijve të asaj që është e paraparë me delegim.

Autoriteti absolut Personi i nivelit më të lartë hierarkik (superior) ndan përgjegjësinë për punë me personat e niveleve më të ulëta hierarkike (inferiore) dhe përfundimisht është përgjegjës për punën e tyre.

CENTRALIZIMIN DHE DECENTRALIZIMI I MENAXHMENTIT

Centralizimi si koncept i përgjithshem paraqet përqëndrimin e pushtetit në një organ qëndror70, ndërsa centralizimi i manaxhementit paraqet organizimin e sistemit dinamik organizativ (material dhe moral) në të cilin një nënsistem qeverisës qeveris me dinamikën e të gjitha nënsistemeve të tij71.

Sistemi i centralizuar është tërësi në të cilën një nënsistem luan rolin dominant gjatë funksionimit te sistemit, përkatësisht kur çdo ndryshim në pjesën qeverisese të sistemit reflektohet në të gjitha elementet e tjera duke u shkaktuar ndryshime pjesëve dhe tërësisë së sistemit72.

Rolin e centralizimit të sistemit mund ta shohim qoftë përmes shembullit të ndonjë pushteti (regjimi) totalitar në të cilin vendimet e një përsoni apo subjekti autokrat “qendër e zotësise” ndikon

70 R. Aleksić, Rečnik stranih reci I izraza, Prosveta, Beograd, v. 1982. fq. 113 71 S. Kukuleća, Organizaciono Poslovni Leksikon, Rad, Beograd, viti 1986. fq. 157 72 V. Srića, Sistem Imformacija Kompjutor, Informator, Zagreb, v. 1981. fq. 25

Page 116: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

116

në sjelljet e të gjithë individëve apo personave të tjëre në këtë sistem. Ngjashëm me këtë mund të përmendet edhe shembulli i sistemit rrjetor informativ, që çdo prishje në qendër shkakton paralizimin e të gjitha aktiviteteve të pjesëve të rrjetit.

Decentralizimi paraqet procesin e bartjes së pushtetit qeverisës nga nivelet e larta hierarkike qeverisëse në nivele më të uleta. Sistemi i decentralizuar paraqet tërësinë në të cilën çdo pjesë apo nënsistem në mënyrë të pavarur qeveris me sjelljet dhe me funksionimin e vetë. Zakonisht është shumë elastik dhe i pa aftë për t’iu përshtatur ndryshimeve dinamike që vijnë nga mjedisi.

Situatat kur vjen te rritja e shkallës së varshmërisë, përkatësisht e pavarësisë së sistemit tregojnë për centralizimin progresiv, përkatësisht decentralizimin progresiv. Faktorizimi progresiv dhe sistematizimi progresiv shkaktojnë centralizimin progresiv, kurse gjendja apo dinamika e kundërt shkakton decentralizimin progresiv.

Nga koncepsionet e centralizimit dhe decentralizimit të sistemeve burojnë disa parime mjaft të rëndësishëme:

- Sa më i centralizuar të jëtë sistemi, aq më shumë duhet të sigurohet pjesa udhëheqëse e tij nga faktorët jostabilë që vijnë nga mjedisi dhe

- Sa më i decentralizuar të jetë sistemi aq më shumë krkohet pavarësi dhe fleksibilitet, përkatësisht aftësi për zhvillim të autonomisë së pjesëve, do të thotë pa marrë parasysh nga rreziku apo siguria e pjesëve individuale qoftë qendrore qoftë periferike nuk mund të ndikohet në pjesët (nënsistemet) e tjera, qoftë për siguri apo rrezik.

Vlen të theksohet se sistemet e decentralizuara kanë nganjëherë edhe dobësi të mëdha qe dalin si rezultat i pamundësisë apo përshtatshmërisë së ngadalshme ndaj ndryshimeve drastike që vijnë nga mjedisi. Në situata të tilla të ndryshimeve të përnjëhershme sistemi i centralizuar i kompenson më lehtë pengesat që dalin nga ndryshimet drastike – radikale. Por, edhe centralizimi i tepruar shpesh do të thotë edhe paaftësi për përshtatje te sistemit ndaj ndryshimeve cilësore që vijnë nga mjedisi që ka për pasoje situata krize apo largimin e sistemit nga mjedisi73. Centralizimi në kuptimin organizativ paraqet formën e përqëndrimit të proceseve dhe strukturave vendosëse në nivel hierarkik piramidal të caktuar qysh më parë. Kur është fjala për të centralizimi i qeverisjes është mjaft relative të përcaktohet shkalla e centralizimit qoftë në nivel të firmës qoftë të tërë ekonomisë kombëtare.

Decentralizimi ka disa kuptime, nga kjo buron edhe arsyeja e moskuptimit të njëjtë të këtij koncepti nga toericientët e ndryshëm të qeverisjes dhe të organizimit, në njëren anë, dhe teoricienët e politikës, në anën tjeter. Definimi tipik në aspektin e marrjes së vendimeve në organizim shpreh lidhmërinë me nivelet hierarkike në të cilat merren vendimet. Koncepti i tillë i decentralizimit të qeverisjes paraqet kërkesën për një njohje të këtillë; organizimi burokratik është i centralizuar gjerë në atë masë sa që vendimet merren në nivele relativisht të larta në ndërmarrje dhe i decentralizuar deri në atë masë sa që liria e vendosjes për çeshtje të rëndësishëm është e përfaqësuar nga ana e udhëheqjes më të lartë në nivele ekzekutive – kryerëse më të uleta. Mbi shkallën e centralizimit dhe të decentralizimit flitet dhe shkruhet nga shumë autorë74

73 A. D. Hall, “ A Methodology for Systems Engineering”, Van Nostrand, v. 1962, fq. 27 74 Dale-child: viti 1970; Hicks the Gullett: viti 1976; dhe Stewart: viti 1972.

Page 117: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

117

STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE NDARJA NË SEKTORE –DEPARTAMENTE

Grupizimi i detyrave dhe aktiviteteve nëpër njësi të veçanta të cilat mund të identifikohen paraqet procesin e depertamentalizimit. Duke u mbështetur në këtë mënaxherëve u jepet autoritet dhe përgjegjësi mbi këta sektorë. Ekzistojnë metoda të ndryshme të ndarjes së sektorëve:

- Ndarja në sektorë sipas funksioneve - Ndarja në sektorë sipas veprimtarive - Ndarja në sektorë sipas prodhimit - Ndarja në sektorë sipas territorit dhe - Ndarja në sektorë sipas harxhuesve (konsumatorëve)

Shtimi horizontal i organizatës mund te arrijë gjer te një kufi përtej të cilit nuk është e mundshme mbikëqyrja e tërë personelit që i përket asaj shtrirjeje organizative. Andaj medoemos duhet të bëhet ndarja e tërë punës manaxherike në atë menyrë që t’i bëhet e mundshme pjesëmarrja në detyra të mbikëqyrjes edhe ndonjë manaxheri tjëtër.

Vazhdimi i kësaj ndarjeje të punës manaxherike krijon nivele të reja dhe njëkohësisht e zgjeron organizatën sipas niveleve organizative, qoftë në kuptimin horizontal qoftë vertikal. P.sh. në qoftë se një manaxher mbikëqyrte gjer tani 10 punëtorë apo njësi të nivelit më të ulët, ndërsa rrjedha e punëve dhe e afarizmit krijon kushte që në vend të 10 punëtorëve të punojnë 20 sish, atëherë paraqitet nevoja e ndarjes së punës manaxherike në dy bartës manaxherik.

Një manaxher nuk ka aftësi për mbikëqyrje efikase, andaj bëhet njëkohësisht edhe shtrirja horizontale nga 1 në 2 menaxherë. Por edhe paraqitja e nevojës për një bartës të ri manaxherik, i cili bën koordinimin e punës të këtyre dy bartësve manaxherik.

Nga kjo kemi edhe shtimin vertikal, përkatësisht krijimin e nivelit të ri organizativ. Shtimi i tillë horizontal dhe vertikal (sipas hierarkisë) krijon rrethana të reja që kanë karakter të shtimit të organizatës.

Vëllimi (gjerësia) e manaxhmentit paraqet në esencë gjerësinë e kontrollit, mirëpo për shkak të implikimeve të gjerave të reja në organizim, më i arsyeshëm është termi gjerësi e manaxhementit.

Implikimet e reja që kanë të bëjnë me gjerësinë e manaxhmentit si koncept përfshinë stilin e udhëheqjes, komunikimin, motivimin dhe të ngjashme. Ndërkaq, zgjerimi i konceptit në fjalë përbën në esencë jo vetëm kontrollin si proces, por edhe një sërë elementesh të reja.

Faktorët që ndikojnë në gjerësinë e menaxhmentit

Ndër faktorët që ndikojnë në vëllimin e manaxhmentit padyshim është komunikimi si variabël themelor, i cili ndikon në definim dhe kufizim të vëllimit të menaxhmentit. Nga kjo rrjedhin disa komponente që ndikojnë në vëllimin e manaxhmentit:

Niveli i organizatës – shtimi i niveleve hierarkike organizative ndikon në gjerësinë e manaxhmentit;

Page 118: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

118

Aftësia dhe kualifikimi i punonjësve dhe manaxhëreve – manaxheri që është i aftë dhe i kualifikuar mund të mbikëqyrë më shumë njësi (njerëz), përkatësisht punonjësit e ushtruar dhe të kualifikuar si njësi inferiore kërkojnë numër më të vogël mbikëqyrësish;

Qëndrimi dhe personaliteti i manaxherit – sikurse të procesi i delegimit qëndrimet e manaxherit mund të ndikojë në fushën e përfshirjes së tij;

Shkalla e ndërlidhshmërisë së punëve – në qoftë se punët janë me shkallë të lartë të ndërlidhshmërisë midis vete distanca në menaxhment duhet të jetë më e vogël dhe në qoftë se punët janë relativisht autonome distanca në menaxhment duhet të jetë më e madhe.

Struktura organizative sipas situatës

Me qëllim të hulumtimit te qasjeve të ndryshme mbi strukturën organizative të njihemi me strukturën organizative të situatës. Duke u mbështetur në këtë, struktura organizative varet nga faktorët tekniko – teknologjike dhe faktorët e mjedisit që në esencë paraqesin situatat e ndryshme të cilat mund të ndikojnë në strukturë.

Faktorët tekniko – teknologjikë apo kompleksi i faktorëve teknikë ndikon (qoftë si mundësi potenciale, qoftë kufizim) në projektimin e strukturës organizative. Për këtë mund të shërbehemi më së miri edhe me hulumtimet e J.Woodward75 , i cili në mënyrë mjaft të qartë tregon për kompleksitetin e teknologjisë, si dhe ndikimin e saj në strukturën e organizatës.

Faktorët e mjedisit në esencë paraqesin ndërlidhmërinë midis ambientit veprues (mjedisit) dhe strukturës organizative konkrete. Për këtë ndrërlidhshmëri midis këtyre dy komponenteve vrojtuese kemi hulumtimet e Paul Lawrence76, i cili me konceptin mjedis nënkupton tregun, faktorët tekniko – teknologjikë dhe faktorët shkencorë, mirëpo të gjitha këto në kontekst të dinamikës së ndryshimit të kushteve, informatave dhe distancës kohore midis rezultateve – lidhjeve prapavajtëse kthyese dhe vendimeve për aksione.

Njohja e këtyre faktorëve të përmendur paraqet kërkesën elementare të manaxherëve bashkëkohorë. Strategjitë e ndryshme të projektimit mund të jenë vendimtare për organizata të ndryshme në qoftë se karakteristikat e mjedisit ndryshojnë.

Ndryshimet e situatës ndikojnë ne projeksionet organizative, ato përfshijnë faktorë të ndryshëm tekniko – teknologjikë (të cilët ndikojnë në natyrën e punës), si dhe faktorët e rrethinës (të cilët janë të lidhur me zhvillimin shoqëroro – ekonomik dhe juridiko – teknik).

Meqë situatat ndryshojnë shpesh paraqitet kërkesa për përshtatje apo ndërrim te strukturës organizative konkrete, dhe një veprim i tillë i vetëdijshëm paraqet esencën e veprimeve të luftës për ekzistim apo realizim të qëllimit.

75 Joan Woodwaed, Industrial Organization, Theory and Practice, ( Organizimi industrial, Teoria dhe praktika), Oxford University Press Londër. V 1965 76 Paul R. Lawrence, Differentiation and Integration in Complex Organizations (Diferencimi dhe Integrimi në organizatat e ndëlikuara-komplekse), Homewood III. Richard Irvin, Inc, v. 1969

Page 119: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

119

ZYRJA QENDRORE DHE BORDI MENAXHUES

Te shqyrtimi i zyrës qendrore dhe të bordi menaxhues duhet t’i kemi parasysh:

- Struktura organizacionale - Raporti në top menaxhment - Kryeshefi ekzekutiv ( ceo ) dhe ekzekutivi kyç

Struktura organizacionale

Definimi i strukturës organizacionale paraqet strukturat organizacionale dhe aranzhimin formal të vendeve të punës brenda një organizate . Dizajni organizacional paraqet një proçes që përfshin vendimet rreth gjashtë elementeve kryesore :

- Specializimi i punës - Departamentalizimi - Zinxhiri i komandës - Hapësira e Kontrollit - Centralizimi dhe decentralizimi - Formalizimi

Disa qëllime të organizimit ndjanë punët për t ’u bërë (kryer) si punë specifike dhe të departamenteve ku caktohen detyrat dhe përgjegjësitë që lidhen me punën individuale. Koordinimi i detyrave të ndryshme organizative dhe grupimi i punëve në njësi krijon marrëdhënie mes individëve, grupeve dhe departamenteve ku themelohen linjat formale të autoritetit me të cilat alokon dhe përdor burimet e organizatës.

Struktura organizacionale paraqet specializimin e punës në shkall të lartë në të cilën detyrat në organizatë janë të ndara në punë të veçanta dhe në secilin hap të plotësuara nga një person.

Raporti në top menaxhment

Faktori më i rëndësishëm në themelimin e raportëve miqësore në top menaxhment është që të sigurohen që secili në një nivel të caktuar hierarkik është i informuar dhe i këshilluar. Këshilli menaxhues është një mesatare e mire për te filluar.

Duke pas parasysh një mirëkuptim në mes të hierarkisë së mesme dhe të asaj të lartë atëherë ishte dashur që pjesa tjetër e organizates të ketë një shansë më të mirë që të kënaqen me një klimë të kënaqshme te punës. Entuziazmi i ekipit i njohur me pastaj dhe përkundër përçarjeve të politikave të zyrave, shpesh mund të arrihet me kohë, me një lidership të forte dhe inspirues. Mbledhjet e rregullta ne nivele te ndryshme duket se ofrojnë një vendshkembim për keqkuptimet dhe ankesat, dhe ju mundëson pikëpamjeve te menaxhmentit qe te ritheksohen vis-a-vis ardhmërisë.

Kryeshefi ekzekutiv ( ceo ) dhe ekzekutivi kyç

Është një shënjë e mirë për te ardhmen e menaxhmentit që të ketë një numër të madh të ekzekutivit kyç në garë me njeri tjetrin për top pozitat. Kjo në mënyrë të pashmangshme krijon politike në zyra në një mënyrë apo tjetër por siç theksohet gjithmonë CEO duhet të dije që në

Page 120: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

120

mënyrë të rreptë të ballafaqohet me çfarëdo llojë disharmonie. Ai është i nevojshmë që ta mbaj një pikëpamje neutrale, të zhvillojë sensin e gjashtë për pozite të qëndrueshme, të jetë ferë në gjykimet dhe tu ikë krijimit te të favorizuarve.

Shumë CEO adaptojnë një qëndrim shoqëror ndaj zëvendësve të drejtpërdrejte, shoqëritë personale shpesh ndërtohen në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohe këta zëvendës nuk duhet ta keqpërdorin shoqërinë menaxheriale por të mbajnë një respekt të mjaftueshëm për mbikqyresine e tyre si person ose për pozitën të cilën ai mban, ose ideale për te dyjat.

Me një qëndrim të afërt, të kombinuar me një politike të derës së hapur, CEO-ja është në gjendje që të ballafaqohet me çdo problem personal të ekipit të tij dhe të ofrojë një mirëkuptim në kohët e vështira. Gjithashtu me një qasje të tille ai mund të përmirësoj gabimet dhe siguroje bashkëpunimin pa shfaqjen e temperamentit i cili është shkatërrues në një mjedis të zjarrtë.

PËRFUNDIMI

1. Duke u bazuar në përmbajtjen e këtij punimi mund të themi se organizimi paraqet funksionin menaxherik ku bëhet projektimi dhe vendosja (përcaktimi) e marrëdhënieve midis aktiviteteve dhe njerëzve, në rrjedhën e sigurimit, vendosjes, renditjes dhe shfrytëzimit apo këmbimit te resurseve organizative. Qëllimi I organizimit qëndron në arritjen e mundësisë së të punësuarve për të punuar në mënyrë më efikase si grup apo kolektivitet. 2.Tendenca e përmirësimit dhe shtimit të moralit të punëtorëve shihet në situatat që i karakterizon rendi dhe siguria. Me qëllim që të japin kontribut më të lartë, të punësuarit duhet medoemos të dinë ç’kërkohet nga ata të punojnë, kush qëndron mbi ta dhe si janë punët e tyre të lidhura me punët e të tjerëve.

3. Qëllimi I organizimit qëndron në arritjen e mundësisë së të punësuarve për të punuar në mënyrë më efikase si grup apo kolektivitet. Tendenca e përmirësimit dhe shtimit të moralit të punëtorëve shihet në situatat që i karakterizon rendi dhe siguria. Me qëllim që të japin kontribut më të lartë, të punësuarit duhet medoemos të dinë ç’kërkohet nga ata të punojnë, kush qëndron mbi ta dhe si janë punët e tyre të lidhura me punët e të tjerëve. Ndarja e punës së tërësishme në segmente të veçanta (specializime) ashtu që të punësuarit mund të punojnë në mënyrë efikase paraqet esencën e procesit të ndarjes së punës.

4. Kuptimi i delegimit si koncept është mjaft i ndërlikuar, por në kuptimin tonë përfshin aktivitetet rreth dhënies, përcjelljes apo bartjes. Në kontekst të lëmit të menaxhmentit, menaxheri jep apo bart detyra të caktuara në formë të punës dhe të autoritetit. Delegimi iu siguron njerëzve mekanizmin në bazë të të cilit bëhet ndarja e punës dhe e autoritetit. Me këtë definohet bartësi i përgjegjësisë për aktivitetet operative dhe mënaxherike, të cilat organizata duhet medoemos t’i realizojë, ashtu që t’i realizojë edhe qellimet e përcaktuara.

5. Me qëllim të hulumtimit te qasjeve të ndryshme mbi strukturën organizative të njihemi me strukturën organizative të situatës. Duke u mbështetur në këtë, struktura organizative varet nga faktorët tekniko – teknologjike dhe faktorët e mjedisit që në esencë paraqesin situatat e ndryshme të cilat mund të ndikojnë në strukturë.

Page 121: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

121

6. Ndryshimet e situatës ndikojnë ne projeksionet organizative, ato përfshijnë faktorë të ndryshëm tekniko – teknologjikë (të cilët ndikojnë në natyrën e punës), si dhe faktorët e rrethinës (të cilët janë të lidhur me zhvillimin shoqëroro – ekonomik dhe juridiko – teknik).

7. Meqë situatat ndryshojnë shpesh paraqitet kërkesa për përshtatje apo ndërrim te strukturës organizative konkrete, dhe një veprim i tillë i vetëdijshëm paraqet esencën e veprimeve të luftës për ekzistim apo realizim të qëllimit.

LITERATURA

1. Bejtullahu Dr. Zeki: “Bazat e Biznesit-I”;Dukagjini Prishtinë 1995 2. Buçinca, Qemal, “Menaxhimi i sistemeve organizative”, Prishtinë, 2006 3. Bundo Dr. Sherif, “Financë”, Botues AlbPAPER, Tiranë, 2004; 3. Kliford M.Dr. Bombek, “Bazat e drejtimit te biznesit te vogël”, SHBLU Tirane 1994; 4. Laci Dr. Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekrete dhe strategji për një biznes të suksesshëm;

Albin, Tiranë 1998 5. Mustafa Prof.Dr. Isa, “Menaxhmenti Financiar”, Riinvest, Prishtinë, 2005; 6. Pano Prof.Dr. Aristotel, Fjalor Ekonomik-Financiar, Botues Albin, Tiranë, 2002; 7. Prevalla Dr. Shaban, “Financimi i afarizmit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve,” Shkup, 1999; 8. Ramosaj Dr. Berim & Zeqiri, Dr. Izet “Managment - Udheheqja dhe menaxhimi financiar i

ndërmarrjes ekonomike”, Dukagjini Prishtinë, 2003;

Page 122: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

122

Enver Daci, Muhamet Kelmendi - Roli dhe rendësia e burimeve njerëzore në menaxhimin e institucioneve mikrofinanciare

Enver DACI PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail: [email protected] Muhamet KELMENDI PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail:[email protected] ABSTRAKT Menaxhmenti i resurseve njerëzore është një funksion bazë organizativ ,që jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave jo vetëm në fushën e bizenezit por edhe në sferat e aktiviteteve njerëzore. Planifikimi i resureseve njerëzore është proces i parashikimeve për lëvizjet e njerëzve brenda ndërmarrjes dhe jashtë sajë. Qellimi i tij është t’i organizojë këto resurese në një mënyrë sa më efektive në kohën dhe në vendin që ato janë të nevojeshme ,në mënyrë që të realizohet objektiva e organizatës. Procesi i planifikimit te resuresve njerëzore mbeshtet në strategjin e institucionit, përkatësisht në politikën zhvillimore të institucionit. Realizimi i këtij aktiviteti kërkon angazhimin e njerëzve profisionist për çështje të planit në mënyrë që planifikimi të mos ketë mospajtueshmëri strukturale në kuptimin strategjik të zhvillimit të institucionit. Motivimi për t’u orientuar në studimin e problematikës së financimit të biznesit, qëndron në supozimin së Kosova, bukur gjatë u gjend në një krizë shoqërore dhe ekonomike. Vetë situata ekonomike në Kosovë paraqet një kapitull të rëndësishëm qoftë për të marrë vendim për të filluar biznes, apo për të nxituar me masat institucionale nxitëse dhe stimuluese në mbështetje të bizneseve. Nga ana e bizneseve vlerësohet se financimi është një nga pengesat kryesore për suksesin e afarizmit të tyre. Duke u bazuar në përmbajtjen e këtij punimi mund të themi se burimet e financimit pa marrë parasysh llojin e tyre kanë rëndësi të shumëfishtë në përcaktimin e strukturës së kapitalit të bizneseve, dhe në suksesin e përgjithëshëm të tyre. Varësisht nga origjina e mjeteve të siguruara, financimi mund të jetë nga burimet e brendshme (interne) dhe burimet e jashtme (eksterne). Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës ka kushtëzuar shkallë të lartë të arsimimit permanent të menaxherit, veçanërisht në prodhimtari. Krijimi i kushteve të reja, si dhe dyfishimet e shpeshta të të arriturave të përgjithshme kanë shkurtuar edhe intervalet kohore për teknologji të reja, andaj edhe koha është gjithnjë e më e shkurtër për menaxherët që t’u përshtaten rrethanave të reja. Kjo ka kushtëzuar krijimin e shkollave intensive dhe kurseve për personelin udhëheqës – menaxherik. Fjalët kyҫe: Resurset njerëzore, motivimi, departamenti lixhor,planifikim, përgatitje profesionale.

Page 123: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

123

ROLI DHE RENDËSIA E BURIMEVE NJERËZORE NË MENAXHIMIN E INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE Menaxhmenti i resurseve njerëzore është një funksion bazë organizativ ,që jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave jo vetëm në fushën e bizenezit por edhe në sferat e aktiviteteve njerëzore. Menaxhmeti i personalit është i orientuar në realizimin e strategjisë së ndërmarrjes nëpërmjet personelit, zgjidhjes së peroblemeve afariste ,në realizimin e punëve cilësore, kënaqjen e klientëve, suksesin e përgjithshëm organiztiv dhe zhvillimor, si dhe ngritjen dhe edukimin permanent, ngritjen profisionale, motivim me i larët dhe participimi ne menaxhim, punen ekipore, trajnimin, pra të gjitha këto jane aktivitete te menaxhmetit te resureseve njerëzore. Planifikimi i resurseve njerëzore Planifikimi i resureseve njerëzore është proces i parashikimeve për lëvizjet e njerëzve brenda ndërmarrjes dhe jashtë sajë. Qellimi i tij është t’i organizojë këto resurese në një mënyrë sa më efektive në kohën dhe në vendin që ato janë të nevojeshme ,në mënyrë që të realizohet objektiva e organizatës. Planifikimi strategjik është procesi me anën e të cilit anëtarët e një organizate parashikojnë të aredhmen dhe hartojnë procedura dhe operacionet e nevojëshme për arritjen e qëllimev të tyre. Ky proces duhet të na njohë me gjendjën qe e kemi dhe ku deshirojmë të shkojmë. Pra, është një proces nëpërmjet të cilit institucioni e harton të arëdhmen e vet, mënyrën dhe mjetet për realizimin e kësaj të ardhmëje. Procesi i planifikimit te resuresve njerëzore mbeshtet në strategjin e institucionit, përkatësisht në politikën zhvillimore të institucionit. Realizimi i këtij aktiviteti kërkon angazhimin e njerëzve profisionist për çështje të planit në mënyrë që planifikimi të mos ketë mospajtueshmëri strukturale në kuptimin strategjik të zhvillimit të institucionit. Me planifikim përfshihen të gjitha aktivitetet e rëndësishme të menaxhimentit të resuresve njerëzore sikur që janë: Planifikimi i resureseve të nevojëshme njerëzore Plani i sigurimit t këtyre resureseve Plani i teprices së këtyre resuresve Plani i pranimit Plani i trajnimit dhe zhvillimit dhe Plani i shpenzimeve për resurese njerëzore. Në planifikimin e resurseve njerëzore ndikojnë një mori faktorësh siç jan: Faktorët e brendshëm të cilet ndikojnë në planifikimin e resurseve njerëzore janë: 1) Qëllimet dhe strategjia 2) Detyrat dhe teknologjia e ndërmarrjes 3) Madhësia e ndërmarrjes 4) Produktetqë ajo prodhon Faktorët e jashtëmtëciletndikojnënëplanifikimin e resursevenjerëzorejanë: 1) Tregu 2) Zhvillimi i teknikës e teknologjisë 3) Sistemi i edukimit etj DEPARTAMENTI I MARKETINGUT Në kuadër të mësimit mbi departamentin e marketingut duhet të shqyrtohen: Planifikimi i marketingut Planifikimi është mënyra më efikase e përgatitjes së ndërmarrjes për të ardhmën

Page 124: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

124

Objektivat e planifikimit të marketingut Strategjia e marketingut Planifikimi i marketingut Me planifikimin e marketingut nënkuptohet definimi dhe përcaktimi i kaheve të mundshme e reale të aktiviteteve të marketingut, për të mbijetuar dhe zhvilluar ndërmarrja, duke përmbushir kërkesat e konsumatorëve në treg dhe realizuar fitim. Planifikimi i marketingut përkufizon veprimtarinë, si dhe zvogëlon rrezikun e ndërmarrjes. Ndikon në shtimin e aftësisë së ndërmarrjes për të përballuar rrezikun më të madh, me të cilin mund të ndeshet. Planifikimi i aktiviteteve të marketingut është një prej fazave të manaxhimt të marketingut. Planifikimi është proces dinamik që i drejton dhe orienton aktivitetet kah tregu. Aktivitetet aktive mund të bëjnë ndryshime në treg, në sjelljet e konsumatorëve. Aktivitetet e planifikuara në mënyrë pasive i përshtaten tregut, ndësa planifikimi i marketingut ka karakter integrues me të gjitha planifikimet tjera në ndërmarrje. Planifikimi është mënyra më efikase e përgatitjes së ndërmarrjes për të ardhmën Planifikimi pikëmbështetje e ka përmbushjen sa më cilësore të nevojave të konsumatorëve, realizimin e fitimit të ndërmarrjes dhe kryerjen e obligimeve ndaj shtetit dhe shoqërisë. Planifikimi përfshinë aksionet, detyrat, me të cilat operon ndërmarrja, madje bartësit e aktiviteteve, përgjegjësitë, strategjitë, shpenzimet, afatet e tjerë. Planifikimi i marketingut në çdo kohë është pjesë përbërëse e politikës integrale të biznesit të ndërmarrjes. Ekzistojnë kategorizime të ndryshme të planifikimit të marketingut sipas faktorit kohor: planifikimet afatgjata, planifikimet afatmesme, planifikimet afatshkurtëra. Sipas funksioneve: plani i produktit, plani i kërkimeve dhe të zhvillimit, plani i operativës së shitjes, plani i propagandës ekonomike, plani i distribucionit, plani i kërkimeve të tregut, plani i kërkimeve të marketingut. Sipas Ph. Kotler: plani afatgjatë, plani vjetor, plani i produktit. Objektivat e planifikimit të marketingut Objektivat e planifikimit të marketingut dalin nga nevoja e ndërmarrjes për të siguruar ekzistencë dhe ardhmëri. Objektivat e planifikimit të marketingut janë të shumëllojshme. Ndër më të rëndësishmet veçohen: sigurimi i ekzistencës stabile në treg, shtimi i vëllimit të shitjes nëpër tregjet ekzistuese dhe në ato potenciale, penetrimi në tregje të reja, shtimi i imixhit institucional, afirmimi i markave të produkteve dhe të ndërmarrjes, shtimi i kërkesës primare e selektive, arritja dhe ruajtja e lojalitetit të konsumatorëve e tjerë. Nga aspekti kohor, objektivat e planifikimit janë: primare, sekondare, të dorës së tretë. Në planifikimin e marketingut përcaktohet hierarkia e objektivave të marketingut. Është me rëndësi zgjedhja e objektivave reale, konsistente. Rentabiliteti i aktiviteteve të marketingut është bazë për planifikimin e çdo afati. Planifikimi i marketingut, i mbarështruar me planifikimet tjera në ndërmarrje, përmban aktivitetet e sinkronizimit nga aspekti kohor, sië është përshtatshmëria e mundësive të ndërmarrjes për nevojat e tregut. Objektivi kyç është planifikimi i profitit maksimal. Profiti realizohet nëpërmjet përmbushjes së nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve në mënyrë solide dhe kontinuele. Strategjia e marketingut Strategjia është koncept i biznesit, në fokusin e të cilit janë nevojat, si dhe përpjekjet integrale për përmbushjen e tyre. Është pjesë përbërëse e strategjisë së përgjithshme të ndërmarrjes Strategjia e marketingut është shkathtësi me të cilën përmbushen nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve (të individëve, grupeve, organizatave). Përveç strategjisë, është e njohur edhe taktika, e cila është në funksion të strategjisë. Strategjia formohet nëpër disa faza, të cilat e përbëjnë një proces të tërë. Fazat e procesit të strategjisë: grumbullimi i informacioneve, analiza dhe definimi i objektivave dhe i politikave, marrja e vendimeve dhe realizimi i tyre.

Page 125: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

125

Grumbullimi i informacioneve bëhet nga mjedisi përkatës (ekonomike, juridike, politike, kulturore e tjerë) Nëpërmjet analizës përcaktohen: alternativat dhe rreziqet, objektivat dhe politikat. Në fund radhitet realizimi i strategjisë. Po ashtu, procesi i strategjisë mund të operacionalizohet në dy faza të rëndësishme: Zgjedhja e grupit të tregjeve, definimi i marketingut miks, për t’iu përshtatur oferta tregut të seleksionuar. DEPARTAMENTI I –IT (teknologjisë informative) Në kuadër të këtij parashtrimi duhet të pëfshihet: Sistemi informativ menaxhues i huave Përdorimi i sistemit dhe siguria Sistemi informativ menaxhues i huave Softueri zyrtar menaxhues informativ i cili përdoret në institucione mikrofinanciare njihet si SIEM ku në vazhdimsi keshtu do ta quajmë. SIEM është një sistem i integruar shumë – përdorues i krijuar apostafat për institucionet mikro- financiare. Sa i përket huave, i përpunon transaksionet e huave, i mbanë shenimet demografike llogaritare të klientit dhe krijonë raporte të ndryshme të menaxhimit të huave, statistikore dhe raport të tjera informative menaxhuese. SIEM i mundëson menaxhmentit t’i gjejë shënimet e shpërndarjes së huave dhe të kthimit të ripagesave. Përdorimi i sistemit dhe siguria Të gjitha përcjelljet e huave të institucionit mikro-financiar, do të kryhën përmes SIEM-it. Të gjitha shënimet e sistemit informativ menaxhues, transaksionet e portfoliove të huave do të kryhën sipas procedurave të brendshme SIEM dhe protokollit të brendshëm te teknologjisë informative. Për të siguruar integritetin e sistemit dhe të informatave në pasqyrat e shënimeve bazë të sistemi informativ menaxhues-it, manipulimi i drejtpërdrejt i shënimeve në pasqyrat e shënimeve bazë është reptësisht i ndaluar pa lejen me shkrim të drejtorit ekzekutiv. Të gjitha futjet e shënimeve në sistem do të bëhen nëpërmjet fushave të shënimeve në pasqyrat e përdorimit normal SIEM. Menaxheri i teknologjisë informative do të përkujdesët që të gjithë nënpunësit e institucionit mikro-financiar ta përdorin versionin e njëjtë të softuerit SIEM. Në përgjithësi, ky duhet te jetë versioni më i ri i fundit i softuerit SIEM. Menaxheri i teknologjisë informative gjithashtu do të perkujdeset që SIEM të përdoret në përputhje më të gjitha marëveshjet e aplikueshme të licencimit dhe mirëmbajtjes. DEPARTAMENTI LIXHOR Në rastet kur menaxheri i degës apo komiteti i vonesave ka arsye të besoi se grupi apo klienti individual ka gjasa të mos paguaj dhe mendohet që një veprim zbatimi është i përshtatshëm, ata mundë të vendosin për përfshirjen e departamentit ligjor, llogaritë e pa paguara mund t’i dërgohën departamentit ligjor për ta inicuar veprimin e zbatimit. Departamenti ligjor do ta hape dosjen e rastit për çdo grup apo klientë të transferuar të ata. Të gjitha pagesat që ndërlidhen me dosjen do të ruhën përgjithmonë nga departamenti ligjor në një kabinet të sigurt. Bazuar në vendimin e komitettit të vonesave dhe instruksioneve të menaxherit operativ, departamenti ligjor do t’i përgatitë dokumentet e nevojshme dhe do t’i dërgoi rastet e mosëpagesës ne gjykatë. Në baza javore departamenti ligjor do t’ia dërgoi raportim menaxherit të degës, që përbëhet nga llogaritë e plotësuara në pasqyrën e pagesave. Ky raport do t’i tregojë në detaje të gjitha veprimet e ndërrmara ndajë klientëve gjatë javës ( dhe në mënyrë kronologjike ne vazhdimësi), si dhe shumat direkte të paguara në departamentin ligjor nga klientët apo nga gjykata.

Page 126: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

126

Llogaritë e paguara do të vazhdojnë t’i nënshtrohën interesit dhe dënimeve derisa gjykata vendore të sjellë vendimin për shumën që klienti do të detyrohet t’ia paguajë institucionit (gjykata ndonjëherë mund ta zbret shumën e dënimit që klienti duhët ta paguaj). Kur gjykata vendore të marr vendimin përfundimtar për rastin e mospagesës, departamenti ligjor do ta plotësoi shtyllën përkatëse të pasqyrës së pagesave, duke e specifikuar shumën e fundit që klienti duhët ta paguajë. Departamenti ligjor një kopje të vendimit do t’ia dërgoi menaxherit financiarë dhe menaxherit të degës. DEFINIMI I NEVOJAVE PËR PERSONEL Definimi i nevojave për personel paraqet aktivitetin planifikues të menaxherit dhe njëkohësisht hapin e parë të politikës së kuadrove nga fusha e menaxhmentit. Me rastin e definimit të nevojave për kuadër menaxheri duhet të jetë në gjendje për t’i njohur këta tregues: - Punët e nevojshme që duhen të kryhen ashtu që të realizohen qëllimet e organizatës - Aftësitë e nevojshme të personelit për të kryer këto punë - Numrin e nevojshëm të personelit Aktiviteti i tërësishëm i planifikimit të nevojave bazohet gjithherë në qëllimet e përcaktuara të organizatës. Një gjë e tillë na jep të kuptojmë se qëllimet e ndryshme të subjekteve kërkojnë edhe aktivitete të ndryshme në lëmin e zgjedhjes së kuadrit (personelit). Nuk mjafton vetëm njohja dhe përcaktimi i punëve të nevojshme për të realizuar qëllimet e përgjithshme, por edhe variablat e tjerë sasiorë e cilësorë të kuadrit (personelit). Kjo do të thotë se për punë apo qëllime të caktuara kërkohet kuadri përkatës në numër dhe cilësi (kualifikim). Aktiviteti i zgjedhjes së personelit është i mundshëm vetëm në qoftë se bazohet në mjetet e nevojshme të cilat janë edhe si pjesë përbërëse të politikës së kuadrove. Analiza e punëveparaqet procesin e mbledhjes, analizimit dhe identifikimit të punëve. Pershkrimi i punëve është përmbajtja e shkruar e obligimeve dhe përgjegjësive për një vend pune. Kjo përfshin emërtimin e punëve, personelin përkatës të cilit punëtori duhet t’i japë raport për punën e tij, si dhe obligimet e tjera të cilat dalin nga puna. Specifikimi i punës përfshin përcaktimin e bazave të nevojshme sipas të cilave zgjedhet – kërkohet personeli. Kjo përfshin arsimimin, ushtrimin, përvojen dhe aftësitë fizike – mendore. Përcaktimi i burimeve të kuadrit Burimet për kuadër të nevojshëm mund të jenë të brendshme dhe të jashtëm. Burimi i brendshëm për kuadër është organizata apo subjekti ekzistues. Përparimi dhe perfeksionimi brenda organizatës është procesi më i pranueshëm për menaxhmentin. Morali më i mirë punues mund të arrihet atëherë kur personeli e di se janë të hapura të gjitha rrugët për përparim dhe stimulim, përkatësisht ndërrim të pozitës organizative. Mirëpo, duke u mbështetur në shumë dobësi që burojnë nga shfrytëzimi i potencialeve të brendshme paraqitet nevoja për ide apo forca të reja (jashtë organizatës). Kuadri nga burimet e jashtme mund të shfrytëzohet në të gjitha nivelet organizative dhe një gjë e tillë kërkohet gjithherë kur aftësitë e nevojshme të kuadrove janë të pamjaftueshme brenda organizatës. Burimet e jashtme mund të jenë të natyrave të ndryshme duke filluar nga agjencitë për punësim, byrotë qoftë shtetërore apo private etj. Vendet e ndryshme kanë forma të ndryshme të organizimit të burimeve të jashtme për kuadër (personel). ZGJEDHJA E PERSONELIT Zgjedhja e personelit përfshin procesin e zgjedhjes së personelit më të kualifikuar të duhur për punët përkatëse. Menaxheri gjatë procesit të zgjedhjes duhet të ketë në dispozicion terë shërbimin e kuadrove, i cili mund t’i ofrojë ndihmë qoftë në incizimin, anketimin apo testimin e kuadrit potencial të ofruar.

Page 127: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

127

Në qoftë se këtë nuk mund t’ia ofrojë shërbimi i kuadrove brenda organizatës, atëherë mund të shfrytëzojë edhe shërbime të tjera të përgjithshme të specializuara jashtë organizatës. Zgjedhja e menaxherëve Zgjedhja e personelit për pozitat menaxherike paraqet procesin e njëjtë apo të ngjashëm sikurse të zgjedhja e personelit tjetër, përveç disa përjashtimeve të vogla. Varësisht nga nivelet e ndryshme menaxherike kemi edhe aktivitetin përkatës të zgjedhjes. Për nivelin e parë, më të ulët të menaxhmentit, në nivel të mbikëqyrësit, zakonisht janë dy burime të kuadrit: - Studentët e diplomuar - Punëtorët e graduar apo të përparuar nga nivelet e ulëta Për zgjedhjen e të diplomuarve, theks të veçantë gjatë procedurës duhet pasur në përcaktimin e potencialit disponues. Ndërsa të punëtorët e graduar duhet vlerësuar aftësinë potenciale për mbikëqyrje. Për nivelin e mesëm dhe të lartëtë menaxhmentit problemi i zgjedhjes nuk është aq i vështirë. Duke marrë parasysh disponimin me të dhëna të mjaftueshme qoftë për aftësitë potenciale apo përvojën e përfituar nga nivelet e ndryshme të menaxhmentit, tani e humbin atë rëndësinë në procesin e zgjedhjes. Aftësitë dhe njohuritë menaxherike mund të vlerësohen duke hulumtuar masën se sa kandidati ka qenë i suksesshëm në planifikim, organizim, zgjedhje të kuadrit, udhëheqje apo në kontroll, a ka qenë ai i suksesshëm në lëminë e komunikimit brenda dhe jashtë organizatës, a i njeh marrëdhëniet ndërnjerëzore etj. Zgjedhja bëhet më e lehtë padyshim atëherë kur vlerësohet parimisht drejtë aspektit teknik menaxherik dhe konceptual i aftësive të personelit. Teknikë apo metodë e veçantë gjatë procesit të zgjedhjes së personelit menaxherik është edhe shfrytëzimi i qendrës për vlerësim. Kjo teknikë ka lindur gjatë Luftë së dytë Botërore, atëherë kur komisioni për shërbime strategjike ishte i shtrënguar të gjejë “ operativët ” (spiunët) për detyra të veçanta77. Kjo metodë për një kohë të gjatë pas Luftës së dytë Botërore është harruar gjersa Douglas Bray në vitet e pesëdhjeta e ka zbatuar në kompaninë telefonike – telegrafike, ne SHBA. Nga ajo kohë kjo teknikë njihet dhe zbatohet mjaft shumë me rastin e zgjedhjes së personelit për pozita menaxherike. Kjo teknikë mbështetet në tri komponente themelore: Përcaktimi i sjelljeve përkatëse të rëndësishme për kryerjen e suksesshme të punëve. Metodat për vlerësimin e sjelljeve të tilla dhe Njerëzit e kualifikuar të aftë për të vlerësuar sjelljet Kandidatët potencialë duhet të marrin pjesë në ushtrime dhe veprime të llojeve të ndryshme siç janë grupet për biseda spontane, detyrat me shkrim, lojërat menaxherike, hartat, anketat, intervistat etj. Vrojtuesit e specializuar e bëjnë vlerësimin e punëve dhe detyrave – sjelljeve të kuadrit disponues në situata dhe rrethana të ndryshme. Duke analizuar këtë teknikë shihet se përveç efekteve pozitive në fushën e zgjedhjes ka dobësi që mund të jenë qoftë të natyrës së kostos mjaft të shtrenjtë të procedurës së zgjedhur, qoftë ato që dalin nga fakti se kandidati mund të mos vlerësohet drejtë, sepse shpesh mund të bjerë në pozita të palakmueshme të sjelljes dhe të menduarit.

77Donalt W. MacKinnon, From Selecting Spies to Selecting Managers ( Ngazgjedhja e spiunëvegjertezgjedhja e menaxherëve) nëlibrin Joseph L. Moses dhe William C. Byham; Applying the Assessment Center Method ( Zbatimi I metodëstëqendravepërvlerësim), New York; Pergamon Press, v. 1977, fq. 13-30.

Page 128: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

128

Kjo teknikë në të shumtën e rasteve shërben për zgjedhjen menaxherëve të niveleve të caktuara, zakonisht të larta dhe të cilën punë dëshirojnë me çdo kusht t’ia besojnë dikujt tjetër (qendrës për vlersim). Mbështetur në këtë dhe në shumë faktorë të tjerë gjatë procesit të zgjedhjes së kuadrit, qoftë si personel për detyra dhe punë të caktuara qoftë për pozita menaxherike del se nuk ka formulë adekuate për përcaktimin dhe zgjedhjen, vlerësimin teknik, menaxherik apo konceptual të aftësive të personelit. Testet psikologjike dhe vlerësimet nga qendrat adekuate janë vetëm mjete apo teknika për arritjen e qëllimit të caktuar. TRAJNIMI DHE PËRGATITJA E PUNËTORËVE Kërkesa për shtimin e përvojës dhe krijimin e njohurive të reja për punë është kërkesë permanente për punëtorët në shoqërinë dinamike. Të gjithë të punësuarit nuk kanë njohuri dhe përvoja të njëjta andaj paraqitet kërkesë elementare për trajnim dhe mësim. Njohja e metodave të punës, procedurës dhe praktikës të cilat mund të dalin nga dinamika e punës janë njëkohësisht edhe objektivat themelore të përcjelljes së ndryshimeve që vijnë qoftë nga sistemi organizativ qoftë nga mjedisi. Krijimi dhe dinamika e teknologjisë së re shton nevojën për trajnime dhe mësim të punëtorëve. Këtë duhet pasur parasysh edhe punëtorët e vjetër në punë, por edhe të rinjtë që posa kanë filluar aktivitetin në punë të ndryshme. Krijimi i kushteve për shtim të motivit, për arritje të reja në punë, forcimi dhe stimulimi për rezultate të caktuara, si dhe përkrahja për suksese në detyra të caktuara janë disa nga kërkesat që bëhen me qëllim të shtimit të përvojës dhe njohurive në raport me kohën. Metodat që sot përdoren më së shpeshti në lëmin e trajnimeve dhe mësimit të punëtorëve janë: - Ushtrimet gjatë punës - Ushtrimet praktike Ushtrimet gjatë punës realizohen gjatë procesit të punës dhe kryesisht në nivel të organizatës nga punëtori, mbikqyrësi apo trajnuesi, ndërsa ushtrimet praktike mund të zhvillohen qoftë në nivel të organizatës qoftë jashtë saj dhe atë po ashtu qoftë nga punëtorët e tjerë më me përvojë apo nga ekspertët. VLERËSIMI I SUKSESIT TË PUNËTORËVE Vlerësimi i suksesit të punëtorëve mbështetet në këto kërkesa: - Të përcaktojë bazat dhe masat e nevojshme për dhënien e stimulimeve, përparimeve (gradimeve), ndërrimin e pozitës hierarkike organizative etj - Të identifikojë nevojat për trajnime - Të bejë të njohur ndër punëtorë shkallën e suksesit nga aspekti i mundësisë së realizuar ndaj asaj të kërkuar Përcaktimi apo vlerësimi i suksesit të punëtorit paraqet kërkesën elementare në punën e menaxherit. Menaxheri duhet së pari të përcaktojë punën të cilën duhet ta kryejë punëtori. Një gjë të tillë zakonisht e bën me përcaktimin e standardeve të suksesit dhe atë qoftë në sasi qoftë në cilësi. Kur të caktohen standardet duhet të sigurohen të dhënat e nevojshme mbi vlerësimin. Për tu realizuar vlerësimi i mirëfillt, menaxheri patjetër duhet të kontaktojë me punëtorin me qëllim që t’i sqaron mundësitë e realizuara ndaj atyre të planifikuara. Programet për vlerësim bazohen në vlerësime relative ashtu që t’iu iket formave të ndryshme të konflikteve gjatë vlerësimeve individuale. Edhe pse ekzistojnë teknika të ndryshme bashkëkohore për vlerësimin e suksesit të punëtorëve78 një gjë e tillë është mjaft e vështirë.

78Teknika e rastevekritike.Teknika e shkallëvepërvlrësim e bazuarnësjelljeetj. John C. Florangen, Critical Requirments; New Approach to Employce Evaluation ( Kërkesatkritike, qasje e re nëvlerësimin e suksesittëpunëtorëve), Personal Psuchology,v. 1949 fq. 419

Page 129: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

129

Medeomos duhet të krijohen standardet për sukses në mënyrë që të vlerësohet puna, gjë që po ashtu është mjaft e vështirë dhe e komplikuar. SHPËRBLIMI (KOMPENZIMI) I TË PUNËSUARVE Kompensimi, përkatësisht pagesa e punëtorëve bëhet në harmoni me kriteret themelore të shpërblimit të punëtorit për punën e kryer. - Oferta dhe kërkesa për punë - Kushtet e përgjithshme ekonomike - Vlera e punës - Kushtet normativo – administrative Këta faktorë përcaktojnë vlerën e çdo pune, andaj mund të jenë të operacionalizuar dhe të konkretizuar në mënyra të ndryshme. Gjatë procesit të zbatimit gjenden plot vështirësi të cilat varen edhe nga natyra e punës. Përcaktimi i kritereve, përkatësisht standardeve qoftë minimale apo optimale mundëson ndërtimin e sistemit të shpërblimeve të punëtorëve në nivel të organizatës. Shumë organizata dhe institucione me qëllim të zgjidhjes së problemit të kompensimit të punëtorëve, shfrytëzojnë teknika të ndryshme të cilat shquhen si teknika të vlerësimit të punëve. Rëndësia e tyre qëndron në përcaktimin e rëndësisë relative të çdo pune në raport me punët tjera. Menaxherët shfrytëzojnë teknikat e vlerësimit të punëve ashtu që të sigurojnë pagesa përkatëse në harmoni me kriterin e kërkesës së punëve në vendin e punës dhe kontributit të saj për realizimin e qëllimeve të organizatës. Këto mund të realizojë vetëm duke u mbështetur në informatat e nevojshme të cilat nxirren nga vlerësimi i punëve, përkatësisht analiza e punës. Në bazë të këtyre informatave menaxheri bën përshkrimin dhe specifikimin e punëve, që tregon se çka kërkohet nga punëtori të kryejë në vendin e punës, në njërën anë, dhe shkallën e kualifikimit personal të nevojshëm për të kryer atë punë, në anen tjetër. Procesi i tillë i vlerësimit bëhet duke u mbështetur edhe në krahasimet e mundshme midis punëve dhe me këtë realizohet rangimi i punëve nga ato kur kërkohet më së shumti e gjerë të ato punë ku kërkohet më së paku (në kuptimin cilësorë e sasior). Përcaktimi i bazës së pagës paraqet kërkesën elementare me qëllim të njohjes së pagesës fillestare për punë të caktuar. Mirëpo, me qëllim të stimulimit apo destimulimit për punë të caktuara krijohen diferencat e pagave të cilat janë edhe elemente përbërëse në përcaktimin e listës së pagave apo shërbimit të punëtorëve. Kryesisht pagesat bëhen në orë – pune, por edhe në copë (normative) apo në procese – funksione të caktuara. Stimulimi i përhershëm dhe stimulimi për efikasitet paraqiten si faktorë imanentë në procesin e përcaktimit të pagesave të punëtorëve që nënkupton marrjen e shpërblimeve gjithëherë në harmoni me sasitë dhe cilësinë e rezultateve. ARSIMIMI DHE EDUKIMI PERMANENT I MENAXHERIT Për të shpjeguar arsimimin dhe edukimin permanent të menaxherit patjetër duhet të përgjigjemi në një varg pyetjesh: - Çfarë arsimimi i nevojitet menaxherit ? - Sa kohë i duhet për përgatitje profesionale ? - Si ndikon zhvillimi i mjedisit në arsimimin e menaxherit ? - Çfarë është arsimimi sistematik dhe ai funksional ? Biznesmenët e suksesshëm, përkatësisht menaxherët e mirë duhet të kenë arsimimin formal relativisht të lartë. Do të thotë duhet të kenë të kryer fakultetin përkatës, specializime, magjistratura apo edhe doktoratura. Për të aritur shkallë të caktuar të njohurive me siguri kërkohet edhe kohë relativisht e gjatë. Mirëpo, praktika e menaxhmentit lëvizë në kushte mjaft dinamike, andaj edhe rrjedhat e biznesit janë mjaft të shpejta dhhe të papara. Mu për këtë arsye nevojiten edhe njohuri inovative konzistente – permanente.

Page 130: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

130

Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës ka kushtëzuar shkallë të lartë të arsimimit permanent të menaxherit, veçanërisht në prodhimtari. Krijimi i kushteve të reja, si dhe dyfishimet e shpeshta të të arriturave të përgjithshme kanë shkurtuar edhe intervalet kohore për teknologji të reja, andaj edhe koha është gjithnjë e më e shkurtër për menaxherët që t’u përshtaten rrethanave të reja. Kjo ka kushtëzuar krijimin e shkollave intensive dhe kurseve për personelin udhëheqës – menaxherik. Meqë fusha e aktiviteteve menaxherike është mjaft e gjerë, ndërsa koha për arsimim gjithnjë e më e shkurtër, si dhe ndërrimet e mjedisit gjithnjë e më të shpeshta, arsimimi dhe edukimi i drejtorëve – menaxherëve mund të ndahet në disa segmente: Arsimimi sistemor Arsimimi funksional (filozofia, teoria dhe metodika) Arsimimi për analizë të situatave Arsimi sistemori menaxherëve zbatohet me njohjen e : Aftësive për analizë të problemeve Aftësive për zgjidhjen e problemeve Arsimimi funksional përfshin aftësimin e menaxherëve për të zbatuar drejt konceptet e planifikimit, organizimit, motivimit dhe kontrollit si funksione të menaxhmentit. Ekzistojnë tri aspekte të arsimimit funksional të menaxherëve: Filozofiaqë përfshin kulturën organizative, stilet e udhëheqjes, strategjinë e ndërrimeve organizative, rolin e arsimimit të kuadrit (personelit), konceptin dhe organizimin e zhvillimit profesional, punën mentorale, zhvillimin e përvojës së udhëheqjes etj. Teoriapërfshin, definimin e nevojave arsimore, teoritë e mësimit dhe specifikat e mësimit të pjekurisë, format dhe mënyrat e të mësuarit të punësuarve, simulimin e situatave në vendosje etj. Metodikapërfshin format metodike të edukimit, teknologjinë në arsimimin funksional të të punësuarve, format e situatave edukative, mjetet dhe parimet për transfer – njohuritë, format dhe mënyrat e komunikimit, përgatitjen e materialit didaktik, organizimin e mësimit gjatë punës, si dhe përcaktimin e indikatorëve për valorizimin e rezultateve të arsimimit. Arsimimi për analizë të situatave përfshin aftësimin e menaxherëve për të zbatuar drejt konceptet e tyre duke analizuar ç’do situate në formë analitike dhe në mënyrë fleksibile duke ju përshtatur situates. MBROJTJA DHE SHËNDETI I TË PUNËSUARVE Zhvillimi i industrisë dhe përparimi dinamik i shkencës e i teknologjisë ngrit në nivel edhe më të lartë çështjen e mbrojtjes dhe të shëndetit të të punsuarve. Mbrojtja në punë dhe ruajtja apo përmirësimi i shëndetit janë probleme të veçanta që e preokupojnë menaxhmentin bashkëkohor, përkatësisht sistemin e tërësishëm të resurseve njerëzore. Vendet e ndryshme e kanë të rregulluar në mënyrra të ndryshme çështjen e mbrojtjes në punë dhe të shëndetit të të punësuarve, mirëpo e përbashkët për të gjithë është kërkesa e ekzistimit të kushteve elementare për punë dhe për jetë. Ekzistimi dhe nxjerrja e ligjeve, rregullave apo normave të caktuara që e rregullojnë çështjen e mbrojtjes në punë, si dhe kompensimet materiale të nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit janë çështje thelbësore në kuadër të sigurimit të resurseve njerëzore. Vendet e ndryshme e kanë të rregulluar në mënyra të ndryshme çështjen e mbrojtjes në punë dhe për jetë. Ekzistimi dhe nxjerrja e ligjeve, rregullave apo normave të caktuara që e rregullojnë çështjen e mbrojtjes në punë, si dhe kompensimet materiale të nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit janë çështje thelbësore në kuadër të sigurimit të resurseve njerëzore. Mbrojtja dhe shëndeti i të punësuarve si çështje mjaft e rëndësishme në organizimin e resurseve njerëzore është mjaft vështirë të rregullohet me ligj. Aftësitë, qëndrimet dhe stërvitjet e punëtorëve, përkatësisht masat që ndërmerren nga menaxherët apo ekipet profesionale kanë

Page 131: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

131

ndikim më të madh në realizimin e suksesshëm të bmrojtjes në punë dhe ruajtjes së shëndetit të të punësuarve. Vlerat njerëzore Njohja dhe pranimi i sintagmës se “ njeriu paraqet vlerën themelore në organizatë” na jep të kuptojmë rëndësinë e faktorit njeri në kuadër të kompleksit të faktorëve – resurse të përgjithshme. Njëri nga pionirët e menaxhmentit Robert Oven (Robert Owen) qysh herët e ka vërejtur rëndësinë e investimeve në faktorin njeri për realizimin e fitimit, përkatësisht rëndësinë e anës njerëzore të organizatës për arritjen e qëllimit themelor – fitimit. Pranimi i vlerës njerëzore si faktor apo dimension në shpenzimet e përgjithshme, vlerat e përgjithshme, e then barrierën për spektrin e përgjithshëm të kalkulimit të shpenzimeve apo vlerave të mallrave. Vërtet është mjaft vështirë të definohet njeriu në kuptimin vlerave monetare, mirëpo kur shihet pjesëmarja e tij në organizatë, e dimë mirë se sa është shpenzuar për zgjedhjen, ushtrimin, mësimin e tij. Këto të gjitha janë shpenzime, pa marrë parasysh se punëtori a do të mbetet apo jo. Përveç këtyre shpenzimeve të dukshme ka edhe të tjera të padukshme të cilat ndodhin gjatë procesit të sigurimit të resurseve njerëzore për organizatën. Krijimi i një pasqyre relativisht të matshme për anën sasiore të vlerave njerëzore ka bërë të mundshme dhënien e përgjegjes relativisht të saktë të vlerës së njeriut, mirëpo ende është i paqartë tërësisht definimi i resurseve njerëzore si komponent i matshëm e vlerësues. Njohja e realitetit të tillë për këtë shkak sigurisht është materie mjaft e ndërlikuar për menaxhmentin që ka ambicie për sukses. PËRFUNDIMI 1. Duke u bazuar në përmbajtjen e këtij punimi mund të themi se menaxhmenti i resurseve njerëzore është një funksion bazë organizativ që jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave jovetëm në fushën e bizenezit por edhe në sferat e aktiviteteve njerëzore. Planifikimi i resureseve njerëzore është proces i parashikimeve për lëvizjet e njerëzve brenda ndërmarrjes dhe jashtë sajë. Qellimi i tij është t’i organizojë këto resurese në një mënyrë sa më efektive në kohën dhe në vendin që ato janë të nevojeshme ,në mënyrë që të realizohet objektiva e organizatës. 2. Menaxhmeti i personalit është i orientuar në realizimin e strategjisë së ndërmarrjes nëpërmjet personelit, zgjidhjes së peroblemeve afariste, në realizimin e punëve cilësore, kënaqjen e klientëve, suksesin e përgjithshëm organiztiv dhe zhvillimor, si dhe ngritjen dhe edukimin permanent, ngritjen profisionale, motivim me i larët dhe participimi ne menaxhim, punen ekipore, trajnimin, pra të gjitha këto jane aktivitete te menaxhmetit te resureseve njerëzore. 3. Procesi i planifikimit të resuresve njerëzore mbeshtet në strategjin e institucionit, përkatësisht në politikën zhvillimore të institucionit. Realizimi i këtij aktiviteti kërkon angazhimin e njerëzve profisionist për çështje të planit në mënyrë që planifikimi të mos ketë mospajtueshmëri strukturale në kuptimin strategjik të zhvillimit të institucionit. 4. Zgjedhja e personelit përfshin procesin e zgjedhjes së personelit më të kualifikuar të duhur për punët përkatëse. Menaxheri gjatë procesit të zgjedhjes duhet të ketë në dispozicion terë shërbimin e kuadrove, i cili mund t’i ofrojë ndihmë qoftë në incizimin, anketimin apo testimin e kuadrit potencial të ofruar. Në qoftë se këtë nuk mund t’ia ofrojë shërbimi i kuadrove brenda organizatës, atëherë mund të shfrytëzojë edhe shërbime të tjera të përgjithshme të specializuara jashtë organizatës. 5. Kërkesa për shtimin e përvojës dhe krijimin e njohurive të reja për punë është kërkesë permanente për punëtorët në shoqërinë dinamike. Të gjithë të punësuarit nuk kanë njohuri dhe përvoja të njëjta andaj paraqitet kërkesë elementare për trajnim dhe mësim. Njohja e metodave të

Page 132: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

132

punës, procedurës dhe praktikës të cilat mund të dalin nga dinamika e punës janë njëkohësisht edhe objektivat themelore të përcjelljes së ndryshimeve që vijnë qoftë nga sistemi organizativ qoftë nga mjedisi. 6. Nuk mjafton vetëm njohja dhe përcaktimi i punëve të nevojshme për të realizuar qëllimet e përgjithshme, por edhe variablat e tjerë sasiorë e cilësorë të kuadrit (personelit). Kjo do të thotë se për punë apo qëllime të caktuara kërkohet kuadri përkatës në numër dhe cilësi (kualifikim). Aktiviteti i zgjedhjes së personelit është i mundshëm vetëm në qoftë se bazohet në mjetet e nevojshme të cilat janë edhe si pjesë përbërëse të politikës së kuadrove. 7. Përcaktimi apo vlerësimi i suksesit të punëtorit paraqet kërkesën elementare në punën e menaxherit. Menaxheri duhet së pari të përcaktojë punën të cilën duhet ta kryejë punëtori. Një gjë të tillë zakonisht e bën me përcaktimin e standardeve të suksesit dhe atë qoftë në sasi qoftë në cilësi. Kur të caktohen standardet duhet të sigurohen të dhënat e nevojshme mbi vlerësimin. Për tu realizuar vlerësimi i mirëfillt, menaxheri patjetër duhet të kontaktojë me punëtorin me qëllim që t’i sqaron mundësitë e realizuara ndaj atyre të planifikuara. LITERATURA 1. Bundo Dr. Sherif, “Financë”, BotuesAlbPAPER, Tiranë, 2004; 2. Bejtullahu Dr. Zeki: “Bazat e Biznesit-I”;DukagjiniPrishtinë 1995. 3.Drucker, Peter, “Managing for the future”, Truman Talley Books, Dutton, New York, 1993. 4. Drucker,P, Management; Tasks, Responsibilities, Practices, Horper Row, v. 1974. fq. 100 5. J. Donnelly & J. Paul Pete, Marketing Management, McGraw Hill, NY. 2002 6. KlifordM.Dr. Bombek, “Bazat e drejtimittebiznesittevogël”, SHBLU Tirane 1994; 7. Laci Dr. Shyqyri – Kume Prof. Dr. Vasilika: Sekretedhestrategjipërnjëbiznestësuksesshëm; Albin, Tiranë 1998 8. Mustafa Prof.Dr. Isa, “MenaxhmentiFinanciar”, Riinvest, Prishtinë, 2005; 9. PanoProf.Dr. Aristotel, FjalorEkonomik-Financiar, BotuesAlbin, Tiranë, 2002; 10. Prevalla Dr. Shaban, “Financimi i afarizmitdhezhvillimi i ndërmarrjeve,” Shkup, 1999; 11. Ramosaj Dr. Berim&Zeqiri, Dr. Izet “Managment - Udheheqjadhemenaxhimifinanciar i ndërmarrjesekonomike”, DukagjiniPrishtinë, 2003; 12. Reshidi, Nail, “Promocioni – ReklamadheShitjaPersonale”, Riinvest, Prishtinë, 1996

Page 133: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

133

Era Mujaj - Problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në BE LL.M. Era Mujaj Abstrakti Ky studim do të orientohet drejtë një qasje normative të fushës së integrimit dhe problemet e Ballkanit Perendimor në veçanti dhe procesi i integrimit. Jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, që bashkë me një përmbajtje të mire e bëjnë punimin më të plotë. Në këtë rrafsh të trajtimit do të kemi një qasje të tillë për politikat e Bashkimit Evropian dhe problemet e shteteve të Ballkanit Perendimor, për tu intergruar në Shtëpinë e madhe Evropianë gjithmon duke pretenduar për një të ardhme më të mirë dhe një ekonomi më stabile për të gjitha shtetet e BE-së. Fjalët kyç: Ballkani Perëndimor, politikat e BE-së, Integrimi, Siguria. Një punim shkencor ka strukturë dhe një qëllim të caktuar. Në punimin tim do të trajtojë temën “Problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në Bashkimin Evropian”. Punimi do të ketë një strukturë të veçantë të trajtimit duke marrë parasysh edhe natyrën e veçantë që ka të bëjë me Problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në Bashkimin Evropian, qëllimi i këtij punimi është t’i shpjegojë problemet e shumëfishta në Ballkanin Perendimor konfliktet, ndryshimet gjeopolitike në rajon dhe përreth, problemet kundërthënëse, implikimet ndërkombëtare dhe mësimet të cilat do të duhej të ishin marrë nga organizatat ndërkombëtare që janë marrë me Ballkanin Perëndimor të trazuar. Për sa i takon metodologjisë së studimit në këtë punim është përdorur këndvështrimi ligjor dhe konsultimi me literaturën profesionale të lëmit ndërkombëtare për integrime përfshirë këtu librat e disa autorëve të njohur të fushës së drejtës, po edhe disa raste praktike të cilat kanë ndodhur në praktikën shoqërore e të cilat janë përmendur nga ana e autorëve në librat e tyre ku kanë trajtuar problemet e Ballkanit Perëndimor dhe Procesi i Integrimit në Bashkimin Evropian. Edhe metoda shkencore historike për të trajtuar institutet në këtë punim është prezentë në disa prej çështjeve të këtij punimi shkencor sepse shumë tentative janë ndërmarrë në të kaluarën për të ndërtuar një rrjet rajonal sigurie në Ballkan. Marredhëniet e Ballkanit Perendimor me BE-në, vështrim i shkurtër historik Historiku i marredhenieve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian filloj të merrte jetë në fund të viteve ’80, mëgjithese institucionalizmi dhe forcimi i këtyre marredhenieve filloj vecse në vitin 1999. Fundi i një dhune të shkallës të lartë nuk siguroi stabilitet afatgjatë në rajon. Bashkimi Evropian dhe elitat poltike kanë dëshmuar në shumë raste se nuk janë të afta apo nuk dëshirojnë të zgjidhin mospajtimet në mënyrë paqësore dhe të sigurojnë qetësinë e këtij rajoni.79 Zhvendosjet tektonike, gjeopolitike në vitet 1990 dhe kriza e neutralizimit dhe mos grupimeve, kanë shkaktuar një rindërtim radikal politik dhe ushtarak në Ballkan si dhe në raportet e rajonit me fuqitë e jashtme. Me rënien e dukshme të ndikimit rus (dhe me eklipsin total të prezencës së politikës kineze në Shqipëri), i tërë rajoni u orientua praktikisht drejt Perëndimit. Meqë rajoni ka mungesë të madhe të mineraleve, energjisë dhe resurseve të tjera, rëndësia e tij gjeopolitike u zvogëlua relativisht. Përveç kësaj, Ballkani nuk është më objekt i hapur për grindje politike dhe kontroll ose zotërim ushtarak nga fuqitë e jashtme.

79 Blank, Stephen J. (ed.), Yugoslavia’s wars: the problem from hell, Carlisle, Pa. Strategic Studies Institute, U.S. Army War College, 1995, Chapters 2,3,5,6.

Page 134: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

134

Më e rëndësishmja është që Ballkani nuk është më fuqi baruti për Evropën, siç ishte në vitin 1914, por në vend të saj, ai ka fituar famë të keqe ndërkombëtare si një burim i shqetësimeve të vazhdueshme dhe trazirave të kushtueshme. Në anën tjetër, zhvendosjet gjeopolitike kanë minimizuar dukshëm motivacionin pozitiv të forcave të mëdha për t‟i ofruar rajonit ndihmë ndërkombëtare. Që nga qershori i vitit 1999, një qetësi e jashtme mbretëroi mbi Ballkanin Perëndimor. Pas përpjekjeve të shumta të pasuksesshme nga KB, OSBE dhe BE, ky ndryshim i madh pozitiv u arrit kryesisht nga NATO. Pas hezitimeve të konsiderueshme, Forcat Perëndimore vendosën të ndërhynin politikisht dhe ushtarakisht në Ballkan. Fundi i konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, erdhi si pasojë e politikave të avancuara demokratike. Megjithatë, ky ndryshim politik vazhdoi të jetë kryesisht i cekët. Qetësia në rajon u mbajt deri në vitin 1996 nga disa de facto protektorate ndërkombëtare në disa pjesë të rajonit. Këto sisteme të vëzhgimit nga jashtë dhe ndihmave në disa vende kritike, kanë filluar stacionimin e trupave paqeruajtëse dhe stabilizuese të policëve ndërkombëtarë, të mbikëqyrësve të armatosur dhe të paarmatosur, të gjykatësve, të ombudspersonave, të kontrolluesve administrativë etj. Fundi i luftrave dhe nismat per integrim Ballkani Perëndimore ka qënë vatër konfliktesh te vazhdueshme. Pas përfundimit të luftës ne Jugoslllavi në vitet 1990 dhe pas nderhyrjës së NATO-s në ish Republikën Federative të Jugosllavise, bashkësia ndërkombetare provoi te gjente një instrument përmes të cilit do te forconte zhvillimin ekonomik dhe demokratik në tërë rajonin e Europës Juglindore. Vec kesaj synohej thellimi i bashkëpunimit në rajon. Pra edhe vete BE nuk mund të lejonte që në prag të derës se saj te vazhdonin konfliktet dhe dhuna. Për këtë arsye ndërmori dhe hapat e parë për të reaguar ndaj kesaj situate. Ky reagim bazohej në dy koncepte baze qe ishin: bashkepunimi dhe mbeshtetja e vendeve te rajonit. Duhet pasur parasysh që deri në kohën e themelimit të paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore nuk ekzistonte ndonje bashkëpunim i gjithanshëm institucional mes vendeve në rajon – as mes tyre dhe BE-së. Nisma e parë e rëndesishme e BE-së për Europen Juglindore për të vëne në jetë kete iniciative ishte Pakti i Stabilitetit. Pakti i Stabilitetit u krijua ne vitin 1999 me nismen e BE-së, në KOLN për vendet e Europës Juglindore. Kjo ishte përpjekja e parë serioze e bashkësise ndërkombetare për të zëvëndesuar politikën e mëparshme reaktive të ndërhyrjes në krizën në rajon me strategji të gjere dhe afatgjate të parandalimit të konflikteve. Zhvillimet politike gjatë kësaj përiudhe në vendet e ndryshme të rajonit tone, shpërberja e ish Jugosllavise dhe krijimi i një sere shtetesh të reja bëne që BE-ja, të adoptonte në vitin 1996 te ashtuquajturën Qasje Rajonale për të gjitha vendet e Ballkanit. Objektivi kryesor i Qasjës Rajonale i paraqitur në 1996 ishte mbështetja dhe implementimi i plote i marreveshjës se Daytonit dhe krijimi i qëndrueshmerise politike dhe ekonomike, duke ndërtuar dhe konsoliduar demokracine dhe shtetin e së drejtës, respektuar të drejtat e njeriut dhe minoritetet, si edhe duke rinovuar aktivitetin ekonomik. Për shkak te konflikteve në rajon ku permendim konfliktin ne Bosnje Hercegovine dhe ate në Kosovë, lindi nevoja e intensifikimit të marredhënieve dhe të një bashkëpunimi më të gjëre per shtetet që tashme do të bëheshin pjesë e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Samiti i Kopenhagenit do të influenconte drejtpërsedrejti në vendet e rajonit pasi ai percaktoi kriteret dhe kushtet për t’u bëre pjesë e Bashkimit Europian. Pas zhvillimeve politike dhe ekonomike të këtyre vendeve ne vitin 2000 pas mbledhjes ne Fiera (qershor 2000), të Keshillit të BE-së, u vendos se te gjitha vendet e përfshira në PSA, janë kandidate potencial për anëtaresimin në BE, pavaresishte se integrimi i ccdo shteti do te kryhet në mënyre individuale dhe do te bazohet ne arritjen e secilit. Ne deklaraten finale te Samitit te Zagrebit në Nentor 2000 u theksua se politika e Bashkimit Europian, kundrejt Ballkanit do të kushtëzohej nga parimi i meritave dhe arritjeve individuale paralelisht me perqasjen rajonale.80

80 William T., Deciphering the Balkan enigma: Using History to Inform Policy, Carlisle, Pa, Strategic Studies Institute, U.S: Army War College, 1995.

Page 135: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

135

Ne kete Samit ju kushtua rëndesi e vëcante bashkëpunimit midis vendeve te rajonit. Në këtë Samit u nenshkrua marreveshja e parë e stabilizim asociimit midis BE-së, dhe Maqedonisë. Ndërkohe në axhendën e Selanikut, në qershor 2003, u konfirmua perspektiva Europiane e Ballkanit Perendimor dhe u theksua se menjehere pas plotësimit të kritereve nga ana e tyre do te procedohej me integrimin e metejshem. Ne samitin e Selanikut, u theksua prespektiva e anëtaresimit për vendet e Ballkanit Perendimor. Problemet e Ballkanit Perendimor Ballkani Perendimor, ka qenë kryesisht i varur nga donatorët e jashtëm të cilët ishin të lidhur dhe të koordinuar dobët. Rrjedhimisht, vetëm disa prej tyre janë treguar të suksesshme. 81 Përveç kësaj, disa nga këto rrjete kanë bllokuar pjesërisht njëri tjetrin. Kështu për shembull zgjerimi i BE-së ka ndaluar tregun e lirë dhe lëvizjen pa viza të njerëzve dhe, në fakt, ka krijuar barriera të reja ndërshtetërore në rajon. Rregulloret mbi vizat në BE dhe zgjerimi i regjimit Shengen ka krijuar probleme serioze në praktikë për arsye sepse kanë frenuar qarkullimin e njerëzve, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor në rajon. Mos gadishmeria nga BE-së, për të hapur rrugën shtëteve të Ballkanit Perendimor shumë shpesh duket edhe si dyfishim i kushteve për disa shtete për të qënë pjesë e BE-së, duke pasur shumë shpesh edhe mos pajtime me politkat dhe procescin e ngadalshëm në rrugën Evropiane në këtë rajon. Cështja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbeti e pazgjidhur dhe ne vërejmë një kombinim të vjetër burimesh tensionimi e disa zhvillime të reja pozitive që nga viti 1990. Nën lustrën e qetësisë, disa probleme serioze politike dhe sigurie vazhdojnë të qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor: 82

prania e intolerancës, nacionalizmit patologjik dhe ksenofobisë, kultura e pazhvilluar demokratike-politike, mungesa e kompromiseve, shumëllojshmëria e kërcënimeve jo ushtarake mbi sigurinë rajonale dhe stabilitetin (qeverisja e

keqe, korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku ilegal i armëve, drogës dhe njerëzve etj), probleme të pazgjidhura të kufijve ndërshtetërorë dhe të minoriteteve, problemi humanitar i më shumë se një milion refugjatëve dhe personave të shpërngulur.

Duhet të kemi parasysh se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë pësuar një transformim të dukshëm. Ndërkohë që pjesa tjetër e ekonomive në zhvillim të Europës e kreu tranzicionin nga komunizmi në demokraci në mënyrë paqësore, shumë vende të Ballkanit Perëndimor, pjesën më të madhe e kaluan të përfshira në një konflikt shkatërrimtar. Gjithsesi, edhe pse konflikti shkaktoi shkatërrime në shkallë të gjerë dhe pezulloi transformimin ekonomik të rajonit, gjatë kësaj dekade nisën reforma të rëndësishme strukturore, të cilat u çuan përpara pas përfundimit të konfliktit. Një numër i madh ndërmarrjesh në pronësi shoqërore ose shtetërore janë privatizuar, çka ka sjellë trefishimin e vëllimit të pjesëmarrjes së sektorit privat në veprimtarinë ekonomike. 83Ato vende kanë eliminuar edhe mjaft rregullore të trashëguara nga e kaluara, ndërkohë që peisazhi infrastrukturor në rajon është ka ndryshuar tërësisht si pasojë e zbatimit të disa projekteve të mëdha. Ekonomitë e këtyre vendeve po orientohen gjithnjë e më shumë drejt eksporteve, të cilat kanë rezultate të rëndësishme. Sistemi i drejtësis mund të përshkruhet si një nga sistemet më komplekse dhe më konfuze dhe i cili paraqet obstruksion për sigurinë. Proceset për krijimin e legjislacionit parësor dhe dytësor kërkojnë më shumë përqendrim në qasjen “politikat-para-ligjit” dhe duhet të jenë më të hapura edhe më 81 Johnsen, William T. Deciphering the Balkan enigma: Using History to Inform POLICY, Calrlisle, Pa, Strategic Studies Institute, U.S: Army War College, 1995, Chapters 2 in 3. Pp. 9-60. 82 Burg.L. Steven, “Negotiating a settlement: lessons of the diplomatic process” in Yugoslavia’s Wars: The problem from hell, 1995,p.p.47 -86. 83 Altmann, Franz-Lothar, “Regional economic problems and prospects” in the Western Balkans: Moving on, Chaillot Paper no. 70, Paris, Institute for Security Studies, 2004, p.p.69-84

Page 136: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

136

shumë drejt transparences dhe pjesëmarrjes demokratike para miratimit të legjislacionit sepse vetëm një siguri, qartësi dhe stabilitet i tillë juridik do të krijonte kornizën e domosdoshme për investime dhe ndërmarrësi, e cila do të sillte zhvillimin dhe stabilitetin social. Në disa pjesë të rajonit, humbjet e luftës, çrregullimi i resurseve humane dhe natyrale, rënia e sistemeve të integruara të transportit dhe të energjisë, ndarja ekonomike dhe humbja e tregjeve, zhdukën rezultatet pozitive të tri dekadave të progresit ekonomik. Dëmi jo i barabartë në ekonomitë e tyre ka ngritur dukshëm kontrastin ndërmjet pjesëve më të suksesshme dhe atyre më pak të suksesshme të rajonit. Diferencat ndër rajonale për sa i përket të ardhurave për kokë banori dhe shkallës së papunësisë, janë ngritur frikshëm. Diferencat e mëdha brenda të njëjtit rajon shkaktojnë pa dashje trafikimin ilegal dhe krimin e organizuar. Supozohet, për shembull, që afër 8% e heroinës futet në zonën e Bashkësisë Evropiane nga Ballkani. 84Jo stabiliteti social, vështirësitë ekonomike dhe shqetësimi politik kanë kontribuar vazhdimisht në stereotipet negative nacionale dhe religjioze të krijuara dhe të mbajtura me sugjerimet e gjeneratave bazuar në mite historike. Tendosjet ndër etnike janë mbështetur nga ekzagjerimet e medieve masive moderne të manipuluara dhe të shfrytëzuara nga politikanët e paskrupull. Historia e traumatizuar e rajonit ka shërbyer si një mekanizëm i fuqishëm për mobilizimin masiv të parullave nacionaliste, religjioze dhe ksenofobe. Si rezultat i gjithë kësaj kanë ndodhur tragjeditë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.85 BE dhe Ballkani Perendimor Perspektiva e antarësimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e qartë. Fillimisht u lancua në takimin e Këshillit Europian në Feira në qershor të vitit 2000, ku vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse në PSA u njohën si kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Kjo më vonë u rikonfirmua në samitet e Zagrebit (2000) dhe Kopenhagës (2002). 86 Në qershor të vitit 2003. Samiti Bashkim Europian–Ballkan Perëndimor, i mbajtur në Selanik, rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për një perspektivë europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Samit u miratua “Agjenda e Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor, drejt Integrimit Europian”, që synon fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve në mes të BE-së me rajonin, duke përfituar nga përvoja e mëhershme e zgjerimit. PSA e pasuruar me instrumente si Partneritetet Europiane, liberalizimi i vizave, nismat rajonale, programet e komunitetit dhe një dialog politik i thelluar, mbeten korniza kryesore brenda së cilës vendet e BE-së bëjnë rrugën e europeanizimit gjer në anëtarësim. E inspiruar nga puna dhe progresi i arritur në kuadër të PSA, BE-ja hapi Partneritetet Europiane, përfshirë edhe atë për Kosovën, si instrumente për vlerësimin e nevojave dhe identifikohen prioritetet dhe obligimet që duhen përmbushur. Asistenca financiare e BE-së drejtohet sipas disa prioriteteve. Çdo vend ka hartuar plane të veprimit për zbatimin e Partneritetit që njëkohësishtë shërbejnë si agjendë për matjen e progresit të arritur. Për më tepër, në fuqi është “Parimi i Regatës”, që do të thotë se secili vend vlerësohet individualisht për përmbushjen e kritereve të dhëna për anëtarësim. Në qershor të vitit 2005 Këshilli Europian rikonfirmoi zotimin për përmbushjen e Agjendës së Selanikut, duke cekur se progresi drejtë anëtarësimit varet nga përpjekjet që këto vende do të bëjnë për të përmbushur Kriteret e Kopenhagës dhe kondicionalitetin në kuadër të PSA.87

84 Batt, Judy, Introduction: “The stabilization/integration dilemma in The Western Balkans: Moving on, Chaillot Paper no. 70, Paris, Institute for Security Studies, 2004, p.p. 7-19. 85 Van Meurs, Wim (ed.), Prospects and Risks Beyond EU Enlargement, Southeastern Europe: Weak States and Strong International Support, Opladen, Leske+Budrich, 2003, pp. 16-20. 86 Delevic, Milicia, “Regional cooperation in the Western Balkans”, Chaillot Paper no.104, Paris, Institute for Security Studies, 2007, Ch.2,3,pp.31-72. 87 Sophia, Clement, “The International Community response” in Conflict Prevention in the Balkans,(Chaillot Paper no.30), Paris, Institute for Security Studies, 1997, p.p. 46-74.

Page 137: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

137

BE ka marrë rolin drejtues te Paktit të Stabilitetit , kjo nuk është rastësi por është një mënyre komode për të dhe për vendet e rajonit mbi Integrimin Europian. Në këtë kuader është theksuar prespektiva për integrimin e vendeve të Europës Juglindore në strukturat përkatese të saj duke përfshire edhe anetaresimin eventual te tyre. Duhet theksuar se edhe elitat politike kanë dëshmuar gjatë gjithë kohës që nuk janë të gatshme apo nuk munden të arrijnë një konsensus mbi çështjet problematike me kompromis dhe komoditet të përbashkët. Ky fenomen fondamental u demonstrua p.sh. në konfliktin e gjatë Greko-Maqedonas mbi emrin kushtetues të Maqedonisë dhe në negociatat Serbo-Kosovare mbi statusin e Kosovës. Në rastet kur elitat e Ballkanit hyjnë në konflikte me fqinjët, zakonisht i ftojnë forcat nga jashtë për intervenime, në vend që të mundohen t‟i zgjidhin problemet në mënyrë bilaterale, ose brenda një kornize rajonale. Kryesisht për këtë arsye, konfliktet e fundit në Ballkan kanë nxitur pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB-së (SHBA, Angli, Francë dhe Federata Ruse). Konfliktet në Ballkan kanë qenë gjithashtu në agjendat e KB-së OSBE-së, BE-së, NATO-s dhe në atë të Këshillit Evropian, duke kontribuar dukshëm në mosmarrëveshjet dhe antagonizmin ndërmjet Fuqive të Mëdha. Problemi i Kosovës ka shërbyer si një burim apo pretekst për tensionet ndërshtetërore kryesisht ndërmjet SHBA-së dhe anëtarëve të BE-së, Federatës Ruse dhe Serbisë. Rritja ekonomike gjatë periudhës së pas-krizës në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë e dobët. Mjedisi i jashtëm ka qenë i pafavorshëm, mirëpo është pikërisht procesi i papërfunduar i reformave që po frenon arritjen e niveleve të të ardhurave të ekonomive më të pasura të Bashkimit Evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të krijojnë vende pune në mënyrë që të përmbysin rezultatet e dobta të tregut të punës, të cilat po i lenë mbrapa shumë prej tyre. Një tentativë më premtuese për të shëruar jostabilitetin në rajon shumë shpesh ka pasur edhe nga shtetet e BE-së, e cila u manifestua me orvatjet për të nxitur dhe ngjallur nga jashtë bashkëpunimin lidhur me ekonominë, politikën dhe sigurinë me Ballkanin dhe ndërmjet të gjitha shteteve të tij. Këto përpjekje kanë rezultuar që nga vitet 1980 në një rrjet të lidhjeve ndërmjet tyre dhe në mes tyre edhe të një numri të organizatave ndërkombëtare. 88 Bashkimi Evropian mund të themi se deri diku ka përkrahur dhe ndihmuar integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor duke nxjerrë disa lloje të bashkëpunimit, stabilizimit dhe marrëveshjeve shoqërore. Si përfundim mund të vijmë së pari duhet të frymëzohen shtetet e Ballkanit Perëndimor për t‟i zhvilluar dhe forcuar lidhjet e tyre aktuale, dhe për të formuar rrjete pragmatike rajonale për bashkëpunim në çështje praktike. Në anën tjetër, nuk mund të presim nga shtetet e Ballkanit që ti bëjnë ballë lëkundjeve aktuale vetëm me forcat e tyre. Elita e Ballkanit nuk është në gjendje të transformojë rajonin në një komunitet të suksesshëm dhe paqësor të vendeve, si Skandinavia, p. sh. Aftësia e Bashkësisë Ndërkombëtare për të menaxhuar problemet e shumta në Ballkanin Perëndimor do të përmirësohej më së miri duke forcuar prezencën dhe ndikimin e BE-së dhe NATO-s në rajon. Ky zgjerim dhe mbindërtim do të duhej të bëhej në bashkëpunim me KB-në, OSBE-në, Këshillin e Evropës, Bankën Botërore etj. Po ashtu, prezenca e ushtrisë dhe policisë ndërkombëtare në disa pika neuralgjike (sidomos në Kosovë), do të jetë e domosdoshme për shumë vite. Transformimi cilësor i rajonit duhet të vihet në kontekst të gjerë të procesit të integrimit evropian. Marrëveshjet për asocim dhe partneritet, si dhe për anëtarësim në BE dhe NATO, duhet t‟u ofrohen të gjithë kandidatëve që e meritojnë dhe që aspirojnë, në mënyrë që të parandalohen linjat e reja të ndarjes në rajon. Procesi i zgjërimit të BE-së dhe NATO-s pritet ta shndërrojë Ballkanin Perëndimor në një hapësirë demokratike me ekonomi e kulturë dinamike dhe në një vend të sigurt dhe me prosperitet. 88 Batt, Judy (ed.), The Western Balkans: moving on (Chaillot Paper no. 70), Paris, Institute for Security Studies, 2004

Page 138: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

138

Bibliografia:

1. Blank, Stephen J. (ed.), Yugoslavia’s ëars: the problem from hell, Carlisle, Pa. Strategic Studies Institute, U.S. Army Ëar College, 1995, Chapters 2,3,5,6

2. Ëilliam T., Deciphering the Balkan enigma: Using History to Inform Policy, Carlislea, 3. Strategic Studies Institute, U.S: Army Ëar College, 1995. 4. Johnsen, Ëilliam T. Deciphering the Balkan enigma: Using History to Inform POLICY, Calrlisle,

Pa, Strategic Studies Institute, U.S: Army Ëar College, 1995, Chapters 2 in 3. Pp. 9-60. 5. Burg.L. Steven, “Negotiating a settlement: lessons of the diplomatic process” in Yugoslavia’s

Ëars: The problem from hell, 1995,p.p.47 -86. 6. Altmann, Franz-Lothar, “Regional economic problems and prospects” in the Ëestern Balkans:

Moving on, Chaillot Paper no. 70, Paris, Institute for Security Studies, 2004, p.p.69-84 7. Batt, Judy, Introduction: “The stabilization/integration dilemma in The Ëestern Balkans:

Moving on, Chaillot Paper no. 70, Paris, Institute for Security Studies, 2004, p.p. 7-19. 8. Van Meurs, Ëim (ed.), Prospects and Risks Beyond EU Enlargement, Southeastern Europe:

Ëeak States and Strong International Support, Opladen, Leske+Budrich, 2003, pp. 16-20. 9. Delevic, Milicia, “Regional cooperation in the Ëestern Balkans”, Chaillot Paper no.104, Paris,

Institute for Security Studies, 2007, Ch.2,3,pp.31-72. 10. Sophia, Clement, “The International Community response” in Conflict Prevention in the

Balkans,(Chaillot Paper no.30), Paris, Institute for Security Studies, 1997, p.p. 46-74. 11. Batt, Judy (ed.), The Ëestern Balkans: moving on (Chaillot Paper no. 70), Paris, Institute for

Security Studies, 2004

Page 139: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

139

Eranda Maraj, Estela Goci - Zbatimi i ligjit dhe vetëdija e qytetarëve LLM Eranda Maraj Master në të Drejtën Civile Avokat në Studio Ligjore “Ibraj”, Tiranë Av.Estela Goci Avokat në “m.m&Co Business Consulting”, Tiranë Ky punim trajton zbatimin e ligjit dhe vetëdijen e qytetarëve të para në një aspekt specifik, në raportin reciprok “pasojë” dhe në të njëjtën kohë “faktor” zhvillimi të një shteti ligjor.Është filluar trajtimi i temës pikerisht me përkufizimin e nocionit të shtetit ligjor. Janë shpjeguar shkurt faktorët që pengojnë zhvillimin e demokracisë në një shtet.Punimi është trajtuar në metoda doktrinore dhe statistikore, sepse tema është sa ligjore aq edhe sociale. Është shpjeguar përse kultura e ligjit ndikon në rregullimin e jetës shoqërore të një vendi.Cilat janë karakteristikat e vendeve në tranzicion, në këtë aspekt.Shumë shkurt janë trajtuar instrumentat që garantojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe Kosovë, sepse jemi përqëndruar në një aspekt më specifik.A sigurojnë ligjet e Shqipërisë dhe Kosovës një pjesëmarrje të mirëfilltë të qytetarëve në vendimmarrje? Këtu është trajtuar edhe niveli i garantimit të informimit të qytetarëve.Cili është roli I OJF-ve në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet e tyre?Është pasqyruar një ballafaqim idesh te disa qytetarëve shqiptar per konceptin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit në Shqipëri. Në mbyllje janë paraqitur në pika të përmbledhura përfundimet dhe vizioni në lidhje me zgjidhjen e problematikave që gjendja aktuale ligjore dhe shoqërore kërkon. Fjalë kyce: Shtet ligjor, edukimi ligjor, instrumenta ligjor, OJF, pjesëmarrje në vendimmarrje Hyrje “Zbatimi”, është faza më delikate e cdo projekti, e ligjit në vecanti, për vetë rëndësinë jetike që ai ka si rregullator I domosdoshëm I jetës shoqërore. Aty provohet shkalla në të cilen ligji I përshtatet rrethanave shoqërore dhe politike në të cilat ndodhet një vend.Gjithë procesi I “ligjbërjes”, që nga projektimi I një ligji, normatimi, zbatimi, janë në funksion të një qëllimi, shtetit të së drejtës, shtetit ligjor dhe shteti demokratik.Shteti ligjor ka për qëllim zbatimin e ligjit nga cdo individ dhe nga cdo institucion shtetëror . Ndërsa shteti i së drejtës ka për qëllim respektimin dhe garantimin e ushtrimit të të drejtave nga cdo individ në shoqeri. Shteti demokratik i ka te dyja edhe respektimin e ligjit dhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Pa këto element trinomi Shtet-Individ-Ligj nuk do te ishin asnjëherë në harmoni me njëri-tjetrin. Prandaj shteti ligjor është produkt I angazhimit të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, profesionistëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë në vend, krijues dhe zbatues të ligjit. Raporti Shtet-Individ-Ligj Faktorët që pengojnë zhvillimin e demokracisë në një shtet janë : - rritja e korrupsionit në instancat e larta shtetërore - informaliteti - qëndrimi i drejtuesve për një kohë të gjatë në krye të shtetit - ndikimi i interesave vetjake në ushtrimin e funksionet shtetërore - një qeverisje e paqëndrueshme - shpërdorimi i ligjeve nga qeveria - shpërdorimi i ligjeve nga shoqeria Ekzistenca qoft edhe e vetëm një prej këtyre faktorëve në një shtet e bën demokrazinë e një shteti të brishtë.

Page 140: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

140

Sa i rëndësishëm është raporti I individit me shtetin? Perceptimi i parë i raportit të shtetit me shoqërine, mund të identifikohet parimisht me të drejtën e shtetit për të vendosur norma juridike, dhe si rrjedhim detyrimi i shtetasve për të respektuar këto norma. Në kohët e sotme, kur ne mund të pretendojmë se kemi ligje të mira, në parim demokratike, që kemi përvetësuar dhe përshtatur shkolla të së drejtës me një traditë të suksesshme, që kemi mundësitë për të krijuar struktura institucionale dhe private për të garantuar realizimin e të drejtave dhe detyrimeve tona, përgjegjësia nuk është më vetëm e institucioneve për ti bërë normat ligjore të zbatueshme, por duhet të vendoset një raport i ndërsjelltë i shtetasve dhe shoqërise me shtetin. Po ti referohemi realitetit shqiptar, individi shqiptar mund te përcaktohet si një “ mosrespektues i vetëdijshëm i ligjeve“. Ai është parimisht në dijeni rreth ligjeve që ekzistojnë në shtetin e tij, por institucioneve i mungon mundësia subjektive dhe objektive për t`i injektuar shoqerise ligjshmërine e veprimeve ose mosveprimeve. Keshtu edhe pse në ndërgjegjen e tij, individi e di që vepron në mënyrë arbitrare dhe shkel ligjet, ai nuk shqetësohet, sepse veprimtaria e mekanizmave institucional është e tillë që të jep mundësine ta shmangësh ligjin herë pas here.prandaj themi se ashtu si individi mund të prishe rregullin dhe shtetin, ashtu dhe shteti mund të dëmtojë individin. Fatkeqsisht në realitetin tonë ndodhin të dyja. Dhe ky nuk është realitet vetëm shqiptar, por i të gjitha vendeve në tranzicion.Një individ i cili di të sillet me punonjësit e administratës publike, që di ku të drejtohet për të zgjidhur problemet në mënyrë institucionale, që kujdeset për informimin e vet në mënyrë që ti mbroj me dinjitet të drejtat e veta dhe I kryen me vetëdije detyrimet si qytetar, nuk bie asnjëherë në “kurthin” që ngre informaliteti që karakterizon vendet në tranzicion, dhe as në pasivitetin që karakterizon zyrtarët e institucioneve. Një shoqëri e edukuar me frymen e rregullit dhe të ligjit është pa diskutim një shoqëri demokratike. Një problem që haset vecanërisht në Kosovë, si shtet i ri, është se shumë ligje janë draftuar nga donator të ndryshëm dhe publiku, me të drejtë, nuk i pranon sepse nuk i kupton, dhe ka një mospërputhje mes kushteve ku ndodhet vendi dhe asaj situate hipotetike që ligji rregullon, pra nuk i përshtatet situatës ekonomik-politke dhe sociale në vend. Kultura ligjore është derivat i: traditës shtetërore (historisë së shtetit), nivelit të demokracisë, arsimimit të qytetarëve, lehtësive që qytetarët kanë për tu informuar etj.Mund të edukosh një individ, por është e vështirë të krijosh të gjitha strukturat e nevojshme për të edukuar një shoqëri në tranzicion, në një kohë relativisht të shkurtër. Cilat janë instrumentat që Kosova dhe Shqipëria po zhvillojnë për të garantuar zbatimin e ligjit? Nuk do të trajtojmë forcën detyruese të ligjit, sanksionet dhe pasojat rast pas rasti në rast moszbatimi të tij nga qytetarët dhe as institucionet e së drejtës. Ajo të cilës I jepet përherë e më shume mbështetje ligjore dhe kushtetuese ështe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje. Përse është e rëndësishme dhe si realizohet kjo? Kur qytetarët janë të përfhsirë në vendimmarrje ata janë të prirur të kenë një qëndrim psikologjik më pozitiv ndaj ndryshimeve që shpeshherë priten me frikë edhe kur janë progresive. Kjo sepse me përfshirjen e tyre procesi I vendmmarrjes fiton trasparencë dhe legjitimitet. Qytetarët kanë më shumë besim te ligji nëse ata marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre. Kjo gjë rrit edhe besimin e tyre te kapacitetet e tyre për të bërë gjëra të mira dhe rrit ndjenjën e përgjegjësisë tek ata. Janë tri lloje të pjesëmarrjes së komuniteteve lokale dhe individëve

Page 141: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

141

- Pjesëmarrja fizike: prezenca, përdorimi i aftësive dhe përpjekjeve të dikujt; - Pjesëmarrja intelektuale: konceptualizimi i aktivitetit, vendimmarrjes, organizimit dhe menaxhimit - Pjesëmarrja emocionale: marrja e përgjegjësisë, pushtetit dhe autoritetit. Disa nga format e pjesëmarrjes qytetare ne nivel lokal të përdorur në Shqipëri janë: -Grupet Këshillimore Qytetare -Planifikimi Strategjik i Qytetit -Ndërtimi i Koalicionit -Organizimi Komunitar -Buxhetimi me Pjesëmarrje -Dëgjesat publike -Kartat Raportuese Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe informimi i publikut në Shqipëri Pjesëmarrja përcaktohet në një numër ligjesh në legjislacionin shqiptar.Kryesisht përmendim: - Nenet 23, 48 dhe 56 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të cilët përshkruajnë të drejtën e garantuar të qytetarit për t’u informuar në lidhje me gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij,por edhe me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të reagojë me to, duke u dërguar kërkesa apo vërejtje. - Kodi i Procedurave Administrative, në kreun II “E drejta për t’u informuar”, përgjatë Neneve 51-55 përshkruan detyrimet e administratës për informimin e qytetarëve, duke mbështetur parimin e një administrate të hapur dhe transparente. -Ligji Nr. 8672, datë 26.10.2000 përratifikimin e“Konventës sëAarhus-it për të drejtën e publikut për të pasurin informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për cështjet e mjedisit”. - Ligji Nr.10431, datë 09.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i cili në Nenin 13 të tij përcakton parimin e të drejtës për informim dhe të pjesëmarrjes së publikut, duke zgjeruar në pikën 2 të tij edhe procedurat (hartimi dhe miratimi i strategjive, planet dhe programet për mbrojtjen e mjedisit, lejet mjedisore etj.) në të cilat palët e interesuara kanë mundësi reale për të marrë pjesë. - Ligji Nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”, i cili rregullon të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare dhe përcakton në kreun II të tij detyrimet e autoritetit publik dhe në kreun III të tij ankimimin administrativ. Gjithashtu, Ligji 8485 (5 dhjetor 1999, “Kodi i Procedurave Administrative”) siguron të drejtën e informatave që përmbajnë dokumentet zyrtare, edhe në rastet kur kërkuesi nuk ka interes legjitim personal në këtë çështje. Zyra e avokatit te popullit është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjve e garantimin e paprekshmërisë dhe mirëaplikimit te demokracisë tek të gjithë qytetarët Kjo është korniza ligjore, por cfarë vihet re në praktikë: Nga anketimet me anë të pyetësorëve dhe me anë të intervistave personale me individë nga autoritetet shtetërorë, qendrat Aarhus në Shqipëri (në Shkodër, Tiranë e Vlorë) dhe me shoqërinë civile, rezultoi se: Vetëm 30% e lejeve mjedisore kryejnë konsultat me publikun, kurse pjesa tjetër nuk i kryen ato; Kemi një publik i cili ndjehet mosbesues ndaj zhvilluesit dhe agjencive në konsultat gjatë proceseve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, dhe në shumicën e rasteve kemi një publik pasiv që nuk shfaq ndonjë interes për t’u bërë pjesë e këtyre konsultave; Procesi i informimit të publikut në pjesën më të madhe të rasteve bëhet në mënyrë formale dhe jo në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Shumica e projekteve të cilat kanë një ndikim në mjedis, nuk njoftojnë paraprakisht banorët përreth projektit, dhe në shumicën e rasteve kur bëhen konsulta, ndiqet praktika që në fillim fillojnë punimet për objektin/projektin, dhe më pas fillojnë konsultat duke i vënë banorët nganjëherë para faktit të kryer;

Page 142: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

142

Ka një mungesë të thellë të njohjes së Konventës së Aarhusit dhe detyrimeve që rrjedhin nga ajo, nga ana e punonjësve të administratës publike, madje edhe në institucione që janë më përgjegjëse për zbatimin e kësaj Konvente si: Ministria e Mjedisit, ministritë e të tjera të linjës dhe Agjencitë Rajonale të Mjedisit; Ka mungesë bashkëpunimi dhe ndërveprimi mes Ministrisë së Mjedisit, që është koordinatori kryesor i Konventës së Aarhusit, me organizatat jofitimprurëse. Ky problem ka qenë theksuar dhe më parë nga OJF-të mjedisore shqiptare në një letër pozicionimi drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Këshillit të Ministrave dhe organizmave të tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë. Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe informimi i publikut në Kosovë Sipas nenit 41 (E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike) të Kushtetutës së Kosovës,çdo person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike. Organet që posedojnë këto informacione janë të detyruar t’i bëjnë publike ato me përjashtim të informacioneve që janëtë kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë. Neni 45 i Kushtetutës së Kosovës garanton se “institucionet shtetërore mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike”. Kushtetuta përcakton në Nenin 52 se“natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për secilin”, duke detyruar institucionet e pushtetit publik që të angazhohen për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton. Kushtetuta e Kosovës mundëson zbatimin e drejtpërdrejtë të instrumenteve kryesore ndërkombëtare në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut si:Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut;Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; Konventën për të Drejtat e Fëmijës Rëndësia e pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes mjedisore ka zgjuar interesin qytetar në Kosovë. Në rastin Hoxha et.al. kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi unanimisht se kufizimi nga autoritetet lokale të pjesëmarrjes së publikut me rastin e modifikimit të planit urban përbënte cënim të së drejtës kushtetuese për pjesëmarrjetë publikut, siç përcaktohet me nenin 52, paragrafi 2, të Kushtetutës së Kosovës. Gjykata vuri në dukje se një dështim i tillë I autoriteteve komunale ishte në papajtueshmëri edhe me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e ndërtuara mbi të, në veçanti me nenin 6 të Konventës Aarhus dhe me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtate Njeriut dhe të jurisprudencës së saj Përgjithësisht komunat e respektojnë obligimin e nenit 8 të rregullores 2007/30, mbi vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, i cili I obligon komunat që së paku dy herë në vit të organizojnë tubime publike me qytetarët të tillë, por pjesëmarrja e qytetarëve në këto tubime është shumë e vogël, të cilat shpesh mbahen vetëm me praninë e personelit administrativ të komunave. Ato që kufizojne realisht përfshirjen e qytetarëve në vendmmarrje janë jo vetëm faktorë të nivelit vendor por edhe atij ndërkombëtar, duke qenë se Kosova është ende një vend në rindërtim edhe pse me një perspektivë shumë shpresdhënëse. Një faktor tjetër që ndikon në pjesëmarrjen e ulët të komunitetit është edhe keqkuptimi i vetë nocionit pjesëmarrje. Kur flitet për nocionin “pjesëmarrje”, zakonisht qytetarët mendojnë në pjesëmarrjen financiare dhe shmangen. Një gjë e tillë tregon se qytetarët janë shumë pak të informuar për rolin e tyre në procesin e vendim-marrjes në nivelin lokal. Megjithatë duhet thënë se kjo përfshirje ka qenë e shkalleve të ndryshme në varësi të ceshtjeve. Kështu rasti i hartimit të Strategjisë dhe Planit Zhvillimor të Kosovës 2007-2013, u bë shembull pozitiv I pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje. Ai është përgatitur nga një sekretariat i posaçëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Përgatitja dhe hartimi i strategjisë iu besua tri grupeve: Grupit të rrjetit të shoqërisë civile, Grupit makroekonomik dhe Grupit teknik.

Page 143: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

143

Ajo që vlen për tu theksuar është se Kosova po I jep gjithnjë e më tepër rëndësi përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje. Ligji i Kosovës për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë përkufizon punën e rinisë “si aktivitet i rinisë ku të rinjtë vullnetarisht (pa qenë të obliguar), ofrojnë kohën, punën, njohurinë dhe shkathtësitë e tyre pa pagesë ose pa ndonjë shpërblim tjetër në shërbim të komunitetit në dobi të tërë shoqërisë” ku rinia përfshin moshat 15-24 vjeçe”. Po ashtu një numër i konsiderueshëm i ligjeve dhe akteve nënligjore theksojnë raportin mes qytetarit dhe autoriteteve publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe parandalimin e degradimit të tij.Legjislacioni mjedisor po pasurohet dhe po bëhet përherë e më funksional jo vetëm sepse nxit mbajtjen e një mjedisi më të shëndetshëm biologjikisht, por edhe sepse përfshin drejtpërdrejt qytetarët në vendimmarrje në lidje më cështje të mjedisti, duke nxitur kulturën e bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta në funksion të një jete më të shëndetshme edhe sociale. Roli I OJF-ve Në kohën kur në qendër të objektivave është emancipimi I shoqërisë dhe demokratizimi I saj, kur në qendër vendoset “individi” , shqetësues bëhet përpjekja e operatorëve të shoqërisë civile që të përfitojnë nga gjendja “e pavetëdijishme” e shoqërisë. Roli I OJF-ve po mbetet simbolik, I kufizuar vetëm në disa iniciativa të tyre për mbledhje ndihmash ekonomike për individë të vecantë me probleme shëndetësore apo familjare. Misioni I tyre në teori është madhor dhe human dhe realiteti nuk I përgjigjet qëllimit për të cilat themlohet një OJF. Në rastet kur ato vërtet duhet të protestojnë padrejtësitë, dhe të këmbëngulin në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, momente shumë të rëndësishme jo vetëm politike por edhe sociale, ato heshtin, ose veprojnë sipas interesave të donatorëve. Duke parë nivelin e besimit të qytetarëve tek OJF-të dhe shkallen në rritje të pjesëmarrjes në to, natyrshëm krijohet bindja se në përpbërje të operatorëve të shoqërisë civile ka persona që nuk besojnë tek vlerat të cilat këto operatorë mbrojnë. -Por cili është mendimi I përgjithshëm I shoqërisë shqiptare në lidhje me koncepte bazë të shtetit ligjor dhe në vecanti të zbatimit të ligjit? Le të shohim një ballafaqim idesh të 100 personave të moshave nga 18-55 vjec në Shqipëri: Në lidhje me pyetjen se cfarë është shteti ligjor sipas tyre 80% e tyre mendojnë se shtet ligjor është ai që zbaton ligjet dhe që ngre institucione me ligj. Ky është një tregues që sipas këtij 80 këto janë dy mundësi të munguara në vendin tonë. Pyetjes nëse demokracia në Shqipëri është e plote e pjesshme, funksioanle apo e brishte, 50% janë përgjigjur që është e brishtë dhe vetëm 40% prej tyre që është e pjesshme, asnjë prej të 100 të anketuarve nuk është përgjigjur që është e plotë. Pyetjes nëse administrate publike është e korruptuar dhe në cfarë mase ajo është e korruptuar 60 % e qytetarëve kanë pohuar se shteti dhe administrata janë plotësisht të korruptuara, dhe 30 % kane thene se janë pjesërisht të korruptuar. 70 % janë të bindur që organet e drejtësise jane plotësisht të korruptuar.80 % e tyre nuk besojnë fare tek sistemi I drejtësisë, 10 % besojnë pjesërisht dhe 10% te tjere besojnë vende – vende. Në këtë mënyrë është prishur marrëdhënia e besimit individ – sistem drejtësie. Pyetjes nëse qe te funksionoje ligji i pari qe duhet të ndryshojë eshte ligji , morali apo të dy njëkohesisht 60 % e të anketuarve janë të vetëdijshëm që morali është ai virtyt që duhet të ndryshojë. 10 % janë përgjigjur se duhet të ndryshoje ligji.Ndërsa 30 % pergjigjen se ligji dhe morali duhet të ndryshojnë njëkohësisht. Pyetjes nëse Shteti ligjor ka lidhje :me edukimin shkollor, me edukimin familjar, me zakonet personale, me traditen 60 % mendojnë se shteti ligjor ka lidhje me edukimin shkollor, 30 % kanë përcaktuar traditën si faktorë për funksionimin e shtetit ligjor, 10 % kanë besuar se shteti ligjor ka lidhje me edukimin familjar.Ajo që të bije në sy në këtë anketë, është se shoqëria asnje prej tyre nuk

Page 144: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

144

e ka vlerësuar si të rëndësishem kriterin si zakon personal. Kjo gjë do të thote se njerëzit akoma nuk e perceptojnë ligjin si pjesë e zakoneve të veta personale. Pyetjes nëse Shqipëria është aktualisht:shtet ligjor demokratik ,shtet ligjor autoritarist, shtet ligjor në rrugë e sipër apo shtet që përpiqet të behet ligjor, 60 % mendojnë se Shqipëria është aktualisht shtet që përpiqet të behet ligjor. Kjo do të thotë se përpjekjet janë reale, dëshira ekziston por jemi përballë një realiteti që akoma na pengon të bëjmë ndryshime të mëdha. Këto pyetje që qëllimisht I janë bërë jo analistëve, jo pjesës “elitare” të shoqërisë, por personave “anonim” , pasqyrojnë frymën e përgjithshme dhe qëndrimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare ndaj konceptit të shtetit dhe të zbatimit të ligjit. Në qendër të anketave ishte shteti, zbatimi I ligjit dhe individi.Nëpërmjet saj pamë që korrupsioni në Shqipëri është në nivel të tillë që po pengon proceset demokratizuese. Konkluzione Zbatimi I ligjit është në të njëjtën kohë një kusht dhe faktor I zhvillimit të procesit demokratik të shtetit. Situata shoqërore në Kosovë dhe në Shqipëri paraqitet me problematika të ndryshme nga njëra-tjetra për shkak të fazave të ndryshme politike-shoqërore ku ndodhen, por në të dyja shtetet ekziston një frymë e përgjithshme mosbesimi te ligji. Shtetet duhet të hartojnë ligje “të zbatueshme” në përputhje me kushtet politike-sociale dhe ekonomike të vendit, dhe jo thjesht të “kopjojnë” përvojat e suksseshme të vendeve të tjera. Shpesh qytetarët janë të interesuar të marrin pjesë në vendimmarrje, por u mungon informacioni I duhur në lidhje me çështjet që përbëjnë shqetësim dhe shkalla e duhur e ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat qytetare. Shteti nuk duhet vetëm të rregullojë në mënyrë ligjore të drejtën e publikut për pjesëmarrje në vendimmarrje, por të bëhen organizime për të rritur vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë që ka informimi I tyre dhe rrjedhimisht pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje. Për këtë qëllim OJF-të duhet të jenë më aktive dhe gjithmonë të mirëinformuara me projektet dhe vendimet e reja në mënyrë që të dinë edhe ta angazhojnë publikun në rastet kur kërkohet reagim dhe apel. OJF-të duhet të shpërndajnë informacion dhe të kërkojnë bashkëpunim me gjithëaktorët me qëllim që të ndërtojnë partneritete dhe koalicione në frymën e unifikimit të mendimeve dhe qëndrimeve. Vendet tona duhet të projektojnë ligje më të detajuara të organizimit të pushtetit vendor, të monitorimit të zbatimit të ligjit dhe mbi të gjitha ligje dhe projekte të të gjitha natyrave që nxisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje.

Page 145: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

145

Bibliografia

1. Legjislacion 2. -Kushtetuta e Kosovës 2008 3. -Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 1998 4. -Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore, ratifikuar nga Parlamenti shqiptar me date 21

tetor 1998. 5. -Ligji Nr.8652, datë 31.07.2000: “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” 6. -Kodi i Procedurave Administrative të Shqipërisë 7. -Ligji Nr. 8672, datë 26.10.2000 për ratifikimin e“Konventës sëAarhus-it për të drejtën e

publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe përt’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.

8. -Ligji Nr.10431, datë 09.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”,. 9. -Ligji Nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” 10. -Ligji Nr. 03/L-145, datë 05.11.2009 “ Për fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë”

11. Literaturë ndihmëse 12. Parime dhe institucione të së drejtës publike, Luan Omari, Tiranë, 2006, botimet “Elena

Gjika” 13. Shteti I së drejtës, përqasja e shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor, dallimet mes tyre,

Ersenta LIka, Durrës, 2013 14. USAID, Pjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëpunimi mes sektorit civil dhe vetëqeverisjeve

lokale në Mal të Zi dhe Shqipëri, Podgoricë, 2013 15. Konventa “Aarhus” Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë, Prishtinë,

2006 16. Zbatimi i Konventës së Aarhusit: Udhëzues përdorimi për zyrtarët në Evropën Qendrore dhe

Lindore dhe Rajonin e Kaukazit” botuar nga REC dhe Royal Haskoning, 2004

Page 146: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

146

Ermira Kelmendi, Pjeter Ndreca - Rishikimi i brendshëm i cilësisë të punës së auditimit të brendshëm, ndihmon për zbatimin e standardeve të auditimit dhe i shton vlerën

organizatës Msc.Ermira Kelmendi Kolegji Evropian Dukagjini, Kosove [email protected] Dr. Sc. Pjeter Ndreca Kolegji Evropian Dukagjini, Kosove [email protected] Hyrje Koncepti që lidhet me procesin e rishikimit të punës së auditimit të brendshëm, pëbën njërin nga gurët e themelit për efektivitet në veprimtarin e auditimit të brendshëm dhe përcaktohet në standardin ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm Nr. 1300 “Sigurimi i cilësisë dhe programet e përmirësimit”, i publikuar nga Instituti i Auditorve të Brendshëm (The institute of Internal Auditors -IIA) në Amerikë, i cili funksionon si një shoqatë ndërkombëtare profesionale dhe udhëheq veprimtarinë e auditimit të brendshëm në shkallë ndërkombëtare. Pa siguruar zhvillimin e këtij procesi as një nga strukturat e auditimit të brendshëm nuk do të jet në gjendje që ti shtojë vlerë organizatës, pasi veprimtaria e auditimit të brendshëm në vetëvete (për veten e saj) nuk do të jetë efektive. Nga ana tjetër nëse nuk kontrollohet cilësia e punës së auditimit nuk do të ketë siguri se janë zbatuar standardet që rregullojnë këtë veprimtari e për pasojë jo vetë që nuk i shtojmë vlerë organizatës, por ka të ngjarë që ta dëmtojmë edhe më shumë. Pikërisht për këtë arsye mendojmë se ja vlen të diskutohet dhe të trajtohet ky problem. Arsyeja që jemi motivuar për ta trajtuar këtë punim buron nga ambicja për të kontribuar sadopak lidhur me implementimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm në Kosovë dhe më gjërë. Meqenëse auditimi i Brendshëm sipas Institutit të Auditorve të Brendshëm –IIA, Amerikë, është përkufizuar si: “Veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e subjektit publik. ……”, del mjaft qartë se çdo organizatë ka nevojë për këtë shërbim. Nisur nga fakti se kjo veprimtari është relativisht e re dhe e panjohor në ambjentin Kosovar, mendojmë se njohja e kësaj veprimtarie dhe më pas zbatimi i saj në Kosovë dhe vendet e rajonit të ballkanit përbën një sfidë për të ardhmen në ketë fushë dhe ia vlen të njihet. Problemet që duhet të zgjidhen në këtë fushë lidhen me; objektivat e procesit të rishikimit të punës së auditimit të brendshëm, parimet e rishikimit të punës së auditimit të brendshëm, qëllimin e rishikimeve të cilësisë dhe trajtimin e veprimtarive për rishikimin e brendshëm të cilësisë. Vlerat kërkimore të këtij punimi konsistojnë në përpjekjet për të hedhur dritë mbi aplikimin e kësaj veprimtarie nga strukturat e auditimit të brendshëm. Për momentin rëndësi të veçat merr trajtimi teorik I këtij problem me qëllim sensibilizimin për ta njohur dhe më pas për ta zbatuar sipas standardeve. 2.Objektivat e rishikimit të punës së auditimit të brendshëm Objektivi i përgjithshëm i procesit të rishikimit të punës së auditimit të brendshëm është që të kontrollojë nëse është bërë një punë e përshtatshme nga auditimi i brendshëm dhe nëse puna e bërë i përmbush Standardet e përcaktuara kombëtare si dhe Standardet ndërkombëtare për këtë veprimtari, e cila ndihmon nivelin e lartë të menaxhmentit, duke e asistuar atë në realizimin e objektivave. Një gjë e tillë arrihet duke konfirmuar:

Page 147: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

147

Nëse planet strategjike dhe vjetore janë hartuar duke u bazuar në njohjen e organizatës që auditohet dhe nëse janë marrë në konsideratë risqet që i kanosen asaj. Nëse planet vjetore përcaktojnë si dhe kur do të bëhen misionet e auditimeve. Nëse planet e angazhimit të auditimit përmbajnë metodat dhe teknikat që do të përdoren gjatë realizimit të angazhimit dhe nëse është përcaktuar se çfarë evidence nevojitet për të arritur në një konkluzion të përshtatshëm për veprimtarinë audituese; Nëse puna në terren është bërë në përputhje me planet e miratuara për çdo angazhim të auditimit të brendshëm dhe se ka rezultuar në plotësimin e një evidence të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të mbështetur konkluzionet e auditimit, gjetjet dhe rekomandimet në raportin që do t’i paraqitet menaxhimit të organizatës së audituar; Nëse janë trajtuar plotësisht të gjitha çështjet e rëndësishme që mund të dalin gjatë auditimit; Nëse procesi i Auditimit është kryer dhe raportuar në përputhje me Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të auditimit. 3. Parimet e rishikimit të punës së auditimit të brendshëm Parimet e rishikimit të punës së auditimit të brendshëm lidhen kryesisht me kërkesat mbi stafin që realizon këtë veprimtari dhe me aspektet e procesit të sigurimit të cilësisë të cilat konsistojnë në tre element të rendësishëm të cilët janë; Parimi i Drejtimit Parimi i Mbikëqyrjes Parimi i Rishikimit Stafi që duhet të jetë pjesë e grupit të rishikimit të cilësisë: Rishikimet duhet të bëhen nga stafi që ka njohuri dhe eksperiencë të pavarur nga auditimi që po shqyrtohet. Rishikimet duhet të bëhen në mënyrë konstruktive dhe raportet që përgatiten nga ata duhet të trajtojnë kryesisht çështjet e rëndësishme, të cilat synojnë përmirësime të procedurave të auditimit, përmirësime të rekomandimeve dhe jo vetëm kritika mbi ecurinë e punës. Drejtimi, mbikëqyrja dhe rishikimi në se zbatohen në përputhje me standardet ndihmojnë në arritjen e cilësisë së punës audituese, por ato duhen implementuar gjatë gjithë fazave që kalon një angazhim auditimi për të siguruar dobi dhe efektivitet në këtë proces si dhe për të ndihmuar funksionimin e njësisë së audituar me qëllim që ajo të mundësojë realizimin e objektivave të saj me ekonomi, efektivitet dhe eficiencë. Drejtimi, mbikëqyrja dhe rishikimi si element të rendësishëm të sigurimit të cilësisë konsistojnë në sa më poshtë: Drejtimi siguron se të gjithë anëtarët e grupit të auditimit për vlerësim cilësie kanë aftësitë e përshtatshme për të ndërmarrë angazhimin dhe se janë në dijeni për përgjegjësitë e tyre, natyrën e procedurave të punës që kërkohet në raste të tilla si dhe menaxhojnë çështjet të tjera të reja që mund të dalin. Mbikëqyrja merr në konsideratë progresin e angazhimit dhe gjithashtu, siguron se puna e auditimit të brendshëm është bërë në përputhje me planin e auditimit, si dhe trajtimin e çështjeve (problemeve) që mund të dalin gjatë auditimit. Rishikimi përbën një aspekt të rendësishëm për procesin e sigurimit të cilësisë së punës së auditimit, i cili siguron se të gjitha dokumentet e punës, raportet e auditimit dhe komunikime të tjera me organizatën e audituar, janë përpiluar në përputhje me Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të auditimit. Rishikimi për çdo proces duhet realizuar nga dikush tjetër dhe jo nga personi që e ka përgatitur apo kryer procesin. Rishikimi bëhet nga një anëtar me më shumë eksperiencë i Njësisë së Auditimit të Brendshëm. 4. Qëllimi i rishikimit të cilësisë Qëllimi kryesor i rishikimeve të cilësisë, është që të japë siguri se Auditimi i Brendshëm është planifikuar dhe realizuar në përputhje me Ligjin, aktet nënligjore, Manualet, udhëzimet e miratuara

Page 148: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

148

nga autoritetet ligjore, si dhe me Standardet profesionale dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Një gjë e tillë i kërkon grupit të kontrollit të cilësisë të jetë i sigurt që: Auditimi është planifikuar dhe bërë siç duhet; Është mbledhur evidencë e mjaftueshme dhe e përshtatshme; Evidencat janë vlerësuar dhe komentuar siç duhet; Gjykimet e auditimit janë regjistruar qartësisht; Raporti i auditimit është në përputhje me gjetjet e auditimit. Rishikime të tilla ndihmojnë që të sigurohet se të gjithë anëtarët e stafit mund të mësojnë nga shembuj të praktikës së mirë. Çdo rishikim cilësie duhet të shoqërohet me plotësimin e formateve standarde të miratuara për këtë veprimtari. Takimi me grupin e auditimit që ka realizuar angazhimin e auditimit para se të fillojë procesi i rishikimit të cilësisë, përbën një praktikë të mirë dhe të dobishme për këtë proces. Qëllimi kryesor i takimit është të mbulojë aspekte të tilla që lidhen me, mënyrën se si ishte planifikuar auditimi, çfarë problemesh kanë dalë nga puna në terren dhe si janë zgjidhur ato dhe më e rëndësishmja, se si janë raportuar gjetjet dhe rekomandimet tek menaxhimi i organizatës së audituar. Qëllimi i rishikimeve të cilësisë lidhet edhe me produktet që realizohen nga ky proces dhe që konsistojnë në: Shembuj të praktikave të mira të identifikuara të cilat ndihmojnë në përmirsimin e metodologjisë së auditimit; Fushat ku manuali i Auditimit të Brendshëm duhet të amendohet; Detajet e keqkuptimeve të zakonshme me qëllim që të identifikohet ndonjë nevojë për trajnime. Gjithëashtu qëllimi i rishikimeve të cilësisë lidhet edhe me raportimin e rezultateve të rishikimeve. Pas përfundimit të rishikimeve, grupi i rishikimit të cilësisë duhet t’i mundësojë subjetit të audituar rezultatet e rishikimeve dhe t’u japë atyre udhëzime konstruktive për të përmirësuar auditimet në të ardhmen. Në një shkallë më të gjerë, rezultatet e rishikimeve të cilësisë së kontrollit duhet të raportohen në një formë të përmbledhur me qëllim që të përfitojnë edhe grupe të tjera auditimi. Rezultatet duhet të përfshijnë fusha ku aktet ligjore dhe nëligjore apo standardet kombëtare nuk janë zbatuar siç duhet dhe gjithashtu të marrin masa që të sigurohet se në të ardhmen ato do të aplikohen në mënyrë korrekte. Në rast mosmarrëveshjeje midis rishikuesit dhe nivelit drejtues të auditimit, të dy palët duhet të takohen me drejtuesin e strukturës që mbulon vlerësimin e cilësisë në NJQH/AB ose me Drejtorin e Përgjithshëm të Njësisë Qendrore të Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm, që ta zgjidhin problemin. 5. Veprimtaritë e rishikimit të brendshëm të cilësisë Rishikimet e Brendshme kryhen periodikisht nga audituesit për të vlerësuar cilësinë e punës audituese brenda njësisë së auditimit. Ato zakonisht plotësohen nga një auditues i vetëm ose nga një grup rishikimi, që përzgjidhet nga Drejtuesi i Njësisë së Auditimit. Të gjitha njësitë e Auditimit duhet të emërojnë një person, i cili do të ketë përgjegjësi të plotë, lidhur me sigurimin e cilësisë. Kjo kërkohet kryesisht për rastet kur Njësia e Auditimit ka një staf prej më shumë se shtatë anëtarë, në raste të tjera këtë e bën drejtuesi ose përgjegjësi i sektorit. Rishikimet e brendshme të cilësisë japin siguri tek Drejtuesi i Njësisë së Auditimit duke treguar nëse ka apo jo përputhje me Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për praktikat profesionale të Auditimit. Drejtuesi i Njësisë së Auditimit duhet të sigurohet se të gjithë rishikuesit e brendshëm të cilësisë janë me eksperiencë dhe që nuk janë pjesë e grupit të angazhimit. Auditimi duhet të japë rekomandime për përmirësimin e cilësisë, aty ku shihet e nevojshme. Drejtuesi është përgjegjës për të garantuar që do të merret veprimi i duhur për ndjekjen e këtyre rekomandimeve.

Page 149: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

149

Standarte Ndërkombëtare të Auditimit të IIA përcaktojnë se auditimi i brendshëm duhet të përshtasë një proces efektivitetit të programit të cilësisë për monitorimin dhe vlerësimin e gjithë aktivitetit të njësisë së auditimit. Procesi përfshijë të dyja vlerësimet; të brendshme dhe të jashtme. Shefi ekzekutiv i auditimit (DNJA) duhet të jetë i besueshëm për vënien në zbatim të proceseve që hartohen për të garantuar siguri të arsyeshme për drejtuesit kryesorë të aktivitetit të auditimit të brendshëm duke siguruar kështu se ai: Kryen misionin e tij në përputhje me kartën e auditimit, e cila duhet të jetë në përputhje me Standartet për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm dhe Kodin e Etikës, Vepron në një mënyrë efektive dhe të kualifikuar dhe perceptohet nga drejtuesit kryesorë si vlerë e shtuar që përmirëson veprimet e organizatës. Rishikime dhe mbikëqyrje të përshtatshme nga anëtarë me eksperiencë të grupit të auditimit të bëra në baza ditore janë komponentë thelbësore të një procesi efektiv të sigurimit të cilësisë. Megjithatë, Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të sigurojë se janë bërë rishikime të pavarura të punës së tyre. Këto rishikime mund të ndërmerren në mënyrë të brendshme ose të jashtme.Llojët e rishikimeve të brendshme janë dy: Rishikimet e brendshme të vazhdueshme të aktivitetit të auditimit të brendshëm. Rishikime periodike vetë-vlerësimi i aktivitetit të auditimit të brendshëm. Në përputhje me Standardin ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm Nr 1300 “Sigurimi i cilësisë dhe programet e përmirësimit”, Shefi Ekzekutiv i Auditimit duhet të zhvillojë dhe të mirëmbajë programe përmirësimi dhe sigurimi të cilësisë që mbulojnë të gjitha aspektet e veprimtarisë së auditimit të brendshëm. Standardet ndërkombëtare për auditimin e brendshëm kërkojnë që procese të tilla të përfshijnë si vlerësimet e brendshme ashtu dhe vlerësimet e jashtme. Pra ky standard mund të përdoret për të dy llojet e rishikimeve të sigurimit të cilësisë (të brendshëm dhe të jashtëm). Sigurimi i cilësisë i referohet tre lloje veprimtarish, të ndara nga njëra-tjera të cilat janë: Veprimtaria e parë - është “Kontrolli, mbikëqyrja dhe rishikimi i vazhdueshëm”, ditë pas dite i punës së Auditimit. Kjo veprimtari përfaqëson pjesën rutinë të realizimit të një angazhimi auditimi. Një gjë e tillë bëhet për çdo angazhim auditimi dhe kryhet nga përgjegjësi i grupit dhe anëtarët e grupit të punës që realizon angazhimin e auditimit. Veprimtaria e dytë - njihet si “Rishikim thelbësor” dhe kryhet nga një Drejtues i njësisë së auditimit të brendshëm, zakonisht Përgjegjësi i sektorit ose funksioni i barazvlefshëm me këtë pozicion ose drejtuesi i njësisë së auditimit. Ky rishikim më shumë i referohet një angazhimi që është vlerësuar me risk të lartë, ose kur gjetjet janë të rëndësisë të veçantë. Rishikime të tilla nuk janë të zakonshme dhe bëhen vetëm për një pjesë të vogël të angazhimeve të auditimit të brendshëm. Veprimtaria e tretë - përfaqëson “Rishikimin e Cilësisë së Kontrollit”. Një gjë e tillë bëhet si një ushtrim shtesë kundrejt atij “normal” të shqyrtimit të punës së auditimit. Rishikimi i cilësisë së kontrollit duhet të bëhet nga anëtarë që nuk kanë marrë pjesë më parë në atë angazhim auditimi. Grupi që bën rishikimin e cilësisë mund të jetë ose pjesë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, veprimtari e cila lidhet me rishikimin e brendshëm, ose mund të jetë nga një organizatë tjetër, veprimtari e cila lidhet me një rishikim të jashtëm të punës audituese për përmirësimin e cilësisë së auditimit. Për rastin e rishikimit të jashtëm nuk përjashtohet mundësia që ky rishikim të bëhet nga auditues të brendshëm të një organizate tjetër në bazë të një marrveshje ose kontrate shërbimi”. 5.1. Rishikimet e brendshme të vazhdueshme të aktivitetit të auditimit të brendshëm Rishikimet e brendshme te vazhdueshme të sigurimit të cilësisë në radhë të pare shërbejnë për nevojat e drejtorit të auditimit të brendshëm, por gjithashtu mund t'i sigurojnë menaxhimit të lartë një vlerësim të stafit të njësisë së auditimit të brendshëm. Keto rishikime duhet të strukturohen dhe

Page 150: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

150

të tregojnë shkallën e përputhjes me standardet për praktikat më të mira profesionale të auditimit të brendshëm. Rishikimet e Brendshme të vazhdueshme kryhen periodikisht nga audituesit e brendshëm për të vlerësuar cilësinë e punës audituese brenda njësie. Ato zakonisht plotësohen nga një auditues i vetëm ose nga një grup rishikimi që përzgjidhen nga Drejtuesi i Njësisë së auditimit. Të gjitha njësitë e auditimit duhet të emërojnë një person i cili do ketë përgjegjësi të plotë lidhur me sigurimin e cilësisë apo me një titull të ngjashëm. Rishikimet e brendshme të cilësisë japin siguri tek Drejtuesi i NjAB duke treguar nëse ka apo jo përputhje me standardet ndërkombëtare për praktikat profesionale të auditimit të brendshëm. Drejtuesi i Njësisë së Auditimit duhet të sigurohet se të gjithë rishikuesit e cilësisë janë me eksperiencë dhe të pavarur nga njerëzit të cilët kryejnë angazhimin e auditimit që rishikohet. Rishikimi duhet të japë rekomandime për përmirësim, aty ku shihet e nevojshme. Drejtuesi është përgjegjës për të garantuar që do të merret veprimi i duhur për ndjekjen e tyre. Rishikime periodike vetë-vlerësimi i aktivitetit të auditimit të brendshëm Rishikime periodike duhet të realizohen për të vlerësuar përputhjen me kartën e auditimit, Standartet për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm, Kodin e Etikës dhe efektivitetin e veprimtarisë së punës audituese në plotësimin e nevojave të drejtuesve. Manuali i vlerësimit të cilësisë të Institutit të Audituesëve të Brendshëm-IIA, përfshin udhëzime mjaftë të plota dhe të qarta për rishikimet periodike dhe ato të vazhdueshme. Rishikimi i brendshem duhet te kryhet periodikisht nga anetare te stafit te auditimit te brendshëm për të vlerësuar cilësinë e punës së kryer nga stafi i auditimit. Keto rishikime duhet të kryhen në të njejtën mënyrë me plane të miratuara si në çdo mision tjetër auditimi. Rishikimet e brendshme peridioke, vetevleresuese, zakonisht kryhen nga një çift (ekip) ose auditues të vetem, të zgjedhur nga drejtori i auditimit te brendshem. Njesitë e medha të auditimit duhet të kenë një person të përcaktuar si menaxher të sigurimit të cilësisë ose me një titull të ngjashëm përgjegjësish. Rishikimi duhet gjithashtu të sigurojë rekomandime për përmirësim të veprimtarisë së auditimit. Programi i rishikimit te brendshem vecanerisht në njësitë e vogla do të kërkojë adoptime, që të merren gjithashtu ne konsiderate nga struktura e njesise dhe shkalla e perfshirjes se drejtorit dhe audituesve individual. Kur rishikimet e brendshme nuk janë të përshtatshme, kërkohen rishikime suplementare, atëherë drejtuesi i NJA duhet të sigurojë mbulimin e plotë per rishikime shtesë. 6. Përgjegjësitë për rishikimin e punës së auditimit të brendshëm Rishikimi i punës audituese, ndikon drejtëpërsëdrejti në zbatimin e akteve ligjore dhe nenligjore dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me këtë veprimtari. Procedura efektive të rishikimit i kërkonë çdo anëtari të grupit të auditimit që të kuptojë plotësisht si përgjegjësitë e tij ashtu edhe rolin e anëtarëve të tjerë të grupit të auditimit. Të gjithë anëtarët e Njësisë së Auditimit janë përgjegjës për paraqitjen e rezultateve të punës së tyre sipas Standardeve, me qëllim që t’i mundësojnë një anëtari tjetër të hierarkisë së rishikimit që ta përfundojë punën e tij në mënyrë efiçiente dhe të efektshme. Për këtë arsye rishikimi i punës audituese duhet të ushtrohet në të gjitha proceset dhe veprimtaritë që lidhen me shërbimin e auditimit. Rishikimi i punës audituese është përgjegjësi e drejtuesve të auditimit. Në varësi të niveleve të funksioneve organizative të strukturava të auditimit rishikimi i punës audituese realizohet nga anëtarët më me përvojë, përgjegjësi i grupit të angazhimit, përgjegjësi i sektorit, çdo funksion tjetër i njësuar me këto pozicione dhe nga Drejtuesi i Njësisë së Auditimit. Stafi auditues duhet të diskutojë çështjet e auditimit me Përgjegjësin e Grupit në mënyrë jo-formale, për ta bërë me dije mbi pengesat, çështjet e dala si dhe nevojat e audituesve deri në përfundim të punës audituese për përmbushjen e Programit të angazhimit të auditimit. Për auditime të rëndësishme, ky informim bëhet nëpërmjet raporteve të ndërmjetme.

Page 151: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

151

Rishikime dhe mbikëqyrje të përshtatshme nga anëtarë me përvojë të grupit të auditimit, të bëra në baza ditore, janë komponentë thelbësorë të një procesi efektiv të sigurimit të cilësisë së punës në procesin e auditimit të brendshëm. Megjithatë, Drejtuesi i Njësisë së Auditimit duhet të sigurojë se janë bërë rishikime të pavarura të punës së tyre. Këto rishikime mund të ndërmerren në rrugë të brendshme ose të jashtme. Sigurimi i cilësisë ka rëndësi të veçantë, pasi nëpërmjet rishikimit duhet të sigurohet nëse puna e audituesve të brendshëm është kryer në përputhje me Standardet e kërkuara apo ka deviacione. Sigurimi i cilësisë, përfshin si rishikimin (vlerësimin) direkt të punës së auditimit nga një anëtar i stafit që ka më shumë eksperiencë në këtë proces. Nuk ka një metodë të vetme për të bërë vlerësimin e cilësisë. Megjithatë, për të realizuar këtë veprimtari, audituesit duhet të marrin në konsideratë, faktorët e mëposhtëm: Riskun e organizatës që auditohet, i bazuar në vlerësimin e mjedisit të përgjithshëm të kontrollit; Riskun e sistemit/fushës që auditohet, bazuar në menaxhimin e riskut të sistemit, nënsistemit apo të fushës së llogarisë; Eksperiencën e grupit të angazhimit për auditimin e brendshëm; Marrëdhënien me klientët, ndjeshmëria politike etj. Është e rëndësishme të mbahet parasysh se puna e auditimit për çdo angazhim duhet të rishikohet, në fazat e mëposhtme, nga një anëtar më me eksperiencë i NJAB: Pas plotësimit të vlerësimit të riskut për sistemin, nënsistemin apo fushën e llogarisë që po auditohet dhe vlerësimit të riskut të mjedisit të përgjithshëm të kontrollit (referuar niveleve: i lartë/i mesëm/ i ulët) për sistemin, nënsistemin apo fushën e llogarisë. Pasi të jetë përcaktuar objekti i auditimit të brendshëm dhe hartimit dhe miratimit të programit të auditimit. Pasi të kenë përfunduar testet e detajuara të auditimit të brendshëm. Pasi të jetë përgatitur projekt raporti i auditimit, i cili dergohet tek menaxhimi i organizatës që auditohet për t’u diskutuar. Pas hartimit të raportit final të auditimit të brendshëm dhe rënies dakord me njësinë e audituar për plotësimin e plan veprimit. Pasi të ketë përfunduar plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve duke përcaktuar çfarë do të bëhet? Nga kush do të bëhet? (kush është përgjegjës?) kur do të realizohet? 6.1. Rishikimi i detajuar i bërë nga Përgjegjësi i Sektorit Përgjegjësi i Sektorit ka detyrimin që të japë siguri se është bërë një rishikim i detajuar për çdo angazhim auditimi. Ai duhet të bëj rishikime thelbësore dhe rishikime të detajuara, Rishikimet thelbësore Për të gjitha auditimet, kur planet strategjike dhe vjetore të auditimit të brendshëm identifikojnë fusha të veçanta të ndjeshme ose risqe të rëndësishme auditimi, ose kur identifikohen probleme të mëdha gjatë angazhimit, një Drejtues duhet të kryejë në mënyrë të pavarur rishikimin e punës së bërë. Një gjë e tillë njihet si rishikim thelbësor dhe bëhet nga Përgjegjësi i Sektorit ose peroni i njësuar me këtë funksion dhe nga drejtuesi i Njësisë së Auditimit. Një rishikim thelbësor përfshin rishikimin e planit të angazhimit të auditimit të brendshëm, raportet e propozuara të auditimit dhe dokumentet e punës të përzgjedhur sipas dëshirës së shqyrtuesit me qëllim që të japë siguri shtesë se objektivat e auditimit të brendshëm janë përmbushur. Një rishikim i sigurimit të Standardeve për angazhimin e auditimit, bëhet nga një Drejtues i pavarur i auditimit të brendshëm, i cili duhet të jetë i njohur me praktikat e auditimit dhe raportimit që përdoren dhe të jetë objektiv e të mos ndikohet padrejtësisht nga pikëpamjet e Drejtuesit të Njësisë

Page 152: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

152

së Auditimit të Brendshëm. Përfitimet nga një rishikim thelbësor mund të arrihen kur shqyrtuesi i pavarur caktohet në auditim, sa më shpejt që të jetë e mundur. Një gjë e tillë do të thotë se ata janë të vlefshëm për konsultim në fazën e planit të auditimit, duke rishikuar ndonjë punë dhe konsultime të përkohshme mbi problemet që mund të dalin gjatë ushtrimit të auditimit. Rishikimi i detajuar i Përgjegjësit të Sektorit ka të bëjë me cilësinë dhe me efiçiencën e auditimit dhe përfshin një rishikim të: Planit të auditimit; Rezultateve të procedurave të auditimit; dhe Raportit të auditimit. Rishikimi i detajuar për planin e angazhimit të auditimit duhet të konfirmojë se: Problemet e përfshira në planin strategjik dhe atë vjetor të Auditimit të Brendshëm janë trajtuar gjatë planifikimit të detajuar për angazhimin e auditimit; Metoda e propozuar është në përputhje me manualin e auditimit të brendshëm dhe me Standardet ndërkombëtarë të auditimit të brendshëm, si dhe përmbush objektivat e auditimit në mënyrë të efektshme dhe efektive; dhe Se drejtori është vënë në dijeni të çdo problemi, që kërkon zgjidhje nga ai para dhe gjatë kryerjes së auditimit. Rishikimi i detajuar për rezultatin e procedurave të auditimit duhet të konfirmojë se: Puna është bërë në përputhje me manualin e Auditimit të brendshëm dhe me Standardet ndërkombëtarë të auditimit; Puna është bërë në përputhje me planet e auditimit për këtë angazhim specifik; Konkluzionet dhe rekomandimet mbeten të përshtatshme, duke marrë në konsideratë ndodhitë e rëndësishme që prezantohen pas miratimit të planit të auditimit dhe që kanë shkaktuar bërjen e ndryshimeve të miratuara; Puna e bërë është e mjaftueshme përsa i përket rezultateve të gjetura dhe është dokumentuar në mënyrë të përshatshme, veçanërisht në fushat ku është ushtruar gjykimi profesional; Janë bërë konsultime të përshtatshme me drejtorin dhe rezultatet e këtyre konsultimeve janë dokumentuar dhe se të gjitha problemet e rëndësishme janë ngritur për t’u konsideruar më tej me drejtorin; Objektivat e procedurave të auditimit janë përmbledhur; dhe Përfundimet janë në përputhje me punën e bërë. Rishikimi i detajuar për raportin e auditimit duhet të konfirmojë se: Raporti i auditimit bëhet sipas strukturës të sugjeruar në Manualin e Auditimit të Brendshëm; Raporti i auditimit duhhet shkruar mirë, i lehtë për t’u ndjekur dhe përfshin të gjitha përgjigjet e identifikuara gjatë angazhimit të auditimit të brendshëm; dhe Rekomandimet janë konstruktive, trajtojnë dobësitë e identifikuara dhe të miratuara në bashkëpunim me menaxhimin e organizatës që është audituar, gjatë përfundimit të planit të veprimit. Përgjegjësi i Sektorit gjithashtu, është përgjegjës që të sigurojë plotësimin e dokumenteve të punës. Shqyrtuesi është përgjegjës që të japë siguri se pyetjet dhe pikat e ngritura gjatë shqyrtimit janë përgjigjur në mënyrë të kënaqshme dhe janë të dokumentuara në letrat e punës para së të lëshohet projekt raporti. Rishikimi i detajuar i Përgjegjësit të Sektorit përfshin marrjen në konsideratë të rezultateve të procedurave të auditimit, ashtu siç janë regjistruar në dokumentet e punës të auditimit dhe të sigurohet se këta janë të kënaqshme. Ai përfshin gjithashtu, punën më të vështirë që është identifikimi i këtyre aspekteve të procedurave të auditimit që duhet të pasqyrohen në dokumentacionin e auditimit, por të cilat në të vërtetë nuk janë.

Page 153: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

153

Rishikimi i dokumenteve të punës së auditimit mund të bëhet në faza të ndryshme kur një gjë e tillë ndihmon shumë. Rishikuesit duhet të kenë parasysh se një aspekt i rëndësishëm i rishikimit është marrja në konsideratë e gjithë dokumentacionit të auditimit për të siguruar plotësinë e AB. Rishikuesit marrin gjithashtu në konsideratë përputhjen e dokumentacionit të auditimit me të dhëna të tjera që përmban dosja. Rishikuesit duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj mospërputhjeve në dokumentacionin e auditimit dhe të jenë të gatshëm që t’i kryejnë më në detaje procedurat e rishikimit, ose të bëjnë kërkime të mëtejshme mbi grupin e auditimit kur vërehen mospërputhje të tilla. Përgjegjësi i Sektorit, në konsultim dhe pasi të bihet dakord me Drejtorin, mund të delegojë aspekte të rishikimit të detajuar te Përgjegjësi i Grupit. Kur vendosin për të deleguar rishikimin, përgjegjësi i sektorit dhe drejtori marrin në konsideratë: Aftësitë dhe eksperiencën e përgjegjësit të grupit; Natyrën e kompleksitetit të auditimit dhe të organizatës; dhe Vlerësimin e riskut të auditimit. Përgjegjësi i sektorit vazhdon të jetë përgjegjës që të japë siguri se objektivat e rishikimit janë përmbushur në përputhje me parimin bazë të rishikimit por ai nuk do ta dublojë punën e përgjegjësit të grupit. Përgjegjësi i sektorit nuk mund të rishikojë punën e tij. Rezultatet e rishikimit të përgjegjësit të sektorit duhet t’i prezantohen drejtorit. Përgjegjësi i sektorit duhet të marre në konsideratë nëse duhen bërë sqarime të mëtejshme ose nëse duhen më shumë dokumentacione për përvijimin e rishikimeve. 6.2.Rishikimi i punës së auditimit dhe sigurimi i cilësisë nga drejturesi i Auditimit të Brendshëm. Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm (DNJAB) është përgjegjës për realizimin e një rishikimi të përgjithshëm të punës së auditimit të brendshëm. Zakonisht Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm duhet te inicioje dhe te monitoroje plotësisht procesin e realizimit të veprimtarisë së auditimit përfshir këtu edhe rishikimin dhe sigurimin e cilësisë. Për të realizuar sigurimin e cilësisë së punës së auditimit, drejtuesi i NJAB, mbështetet në dokumentacionin që lidhet me rishikimet e angazhimeve të auditimit dhe që plotësohen nga një anëntarë më me përvojë i stafit, Përgjegjësi i grupit të angazhimit të auditimit dhe Përgjegjësi i sektorit të auditimit ose përsoni i njësuar me këtë funksion. Megjithëse nuk është e nevojshme që rishikimi të mbulojë të gjitha dokumentet e punës, në kryerjen e rishikimit të përgjithshëm Drejtuesi i NJAB midis të tjerave, konsideron se sa kompleks është auditimi, eksperiencën e audituesit me organizatën që është audituar, si dhe eksperiencën e stafit të auditimit dhe të Përgjegjësit të Sektorit së bashku me përfshirjen e tij në procesin e auditimit. Duke pasur parasysh se Përgjegjësi i Sektorit ka bërë një rishikim efektiv, rishikimi i përgjithshëm i Drejtuesi fokusohet në çështjet më të rëndësishme të auditimit. Në këto rrethana, Drejtuesi duhet të rishikojë vetëm dokumentet e detajuara të punës së auditimit duke marrë në konsideratë sa më poshtë: Aderimin me planin e auditimit për angazhimin dhe përputhjen e tij me planet vjetore dhe strategjike të auditimit të brendshëm; Dokumentimin e procesit ekzistues brenda fushës së llogarisë që është audituar; Të gjitha fushat kritike sipas gjykimit bazuar në cilësinë e evidencës së auditimit lidhur me fushat që paraqesin risk të lartë; Përputhshmërinë me aktet ligjore e nënligjore dhe me standardet e miratuara; Rishikimin e çdo dokumenti pune të përgatitur nga përgjegjësi i sektorit; Dokumentacionin mbi rishikimet e Raporteve të auditimit; dhe

Page 154: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

154

Çdo fushë tjetër të cilën Ai e cilëson të rëndësishme. Rishikimi i brendshëm nga drejtuesi i Njësisë së Auditimit, siguron nivelin e lartë të menaxhimit në organizatë se veprimtaria e auditimit është realizuar në përputhje me planet vjetore dhe strategjike dhe se produktet e NJAB ndihmojnë realizimin e objektivav të organizatës me ekonomi, efektivitet dhe eficiencë. Ky eshte nje proces qe mund te kerkoje trajnime shtesë, shkembim idesh dhe nje uniformitet më të madh per ta siguruar drejtuesin ekzekutiv të auditimit të brendshëm mbi zbatimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe zbatimin e kerkesave të dispozitave ligjore dhe nënligjore lidhur me realizimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm në shkallë vendi. Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për të realizuar cilësi në veprimtarinë e auditimit bazohet edhe në thithjen e mendimeve nga audituesit nëpërmjet përdorimit të pyetësorëve mbas çdo angazhimi auditimi ose periodikisht sipas auditimeve të seleksionuara. Ky proces do të nxjerrë perceptime për drejtuesin e njesise së auditimit të brendshem dhe si rezultat sugjerime, që do të jenë më efektive në përgjigje të nevojave të nivelit të lartë të manaxhimit. Në selektimin dhe instruktimin e ekipit, drejtuesi i njesisë së auditimit të brendshem duhet të sigurojë që ekipi të jetë i kualifikuar dhe njëkohesisht i pavarur. Drejtuesi duhet të presë raportin e shkruar të rezultateve të secilit rishikim të brendshem dhe të sigurohet për veprimet e duhura që janë marrë, duke sugjeruar përmirësime nëse është e nevojshme. Gjithashtu, në ndihme të rishikimit të brendshëm është edhe vlerësimi i efektivitetit të njesisë së auditimit te brendshem për qellime të brendshme, i cili duhet të jetë i përshtatshëm për drejtuesin, për të ndarë rezultatet me personat e njësisë, jasht njësisë, të tillë si menaxhimi i lartë dhe me audituesit e jashtem. Rishikimet e brendshme mund të jenë gjithashtu të dobishme si pjesë e procesit të vetëvlerësimit në përgatitje për rishikimin e jashtëm. Drejtuesi i NJA duhet të marrë në konsideratë cilësinë e auditimit duke bërë një rishikim të përgjithshëm të dokumenteve të punës. Një rishikim i tillë duhet të jetë i mjaftueshëm sa të japë siguri që dokumentet e punës përmbajnë evidencë të mjaftueshme për të mbështetur konkluzionet e dala dhe për raportin e auditimit që do të lëshohet. Drejtuesi nuk mund ta delegojë rishikimin e përgjithshëm tek Përgjegjësi i Sektorit ose tek ndonjë tjetër anëtar i grupit të auditimit. 6.2. Rishikimi i punës së auditimit dhe sigurimi i cilësisë nga drejturesi e AB. Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm (DNJAB) është përgjegjës për realizimin e një rishikimi të përgjithshëm të punës së auditimit të brendshëm. Zakonisht Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm duhet te inicioje dhe te monitoroje plotësisht procesin e realizimit të veprimtarisë së auditimit përfshirë këtu edhe rishikimin dhe sigurimin e cilësisë. Për të realizuar sigurimin e cilësisë së punës së auditimit, drejtuesi i NJAB, mbështetet në dokumentacionin që lidhet me rishikimet e angazhimeve të auditimit dhe që plotësohen nga një anëntarë më me përvojë i stafit, Përgjegjësi i grupit të angazhimit të auditimit dhe Përgjegjësi i sektorit të auditimit ose përsoni i njësuar me këtë funksion. Megjithëse nuk është e nevojshme që rishikimi të mbulojë të gjitha dokumentet e punës, në kryerjen e rishikimit të përgjithshëm Drejtuesi i NJAB midis të tjerave, konsideron se sa kompleks është auditimi, eksperiencën e audituesit me organizatën që është audituar, si dhe eksperiencën e stafit të auditimit dhe të Përgjegjësit të Sektorit së bashku me përfshirjen e tij në procesin e auditimit. Duke pasur parasysh se Përgjegjësi i Sektorit ka bërë një rishikim efektiv, rishikimi i përgjithshëm i Drejtuesi fokusohet në çështjet më të rëndësishme të auditimit. Në këto rrethana, Drejtuesi duhet të rishikojë vetëm dokumentet e detajuara të punës së auditimit duke marrë në konsideratë sa më poshtë: Aderimin me planin e auditimit për angazhimin dhe përputhjen e tij me planet vjetore dhe strategjike të auditimit të brendshëm; Dokumentimin e procesit ekzistues brenda fushës së llogarisë që është audituar;

Page 155: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

155

Të gjitha fushat kritike sipas gjykimit bazuar në cilësinë e evidencës së auditimit lidhur me fushat që paraqesin risk të lartë; Përputhshmërinë me aktet ligjore e nënligjore dhe me standardet e miratuara; Rishikimin e çdo dokumenti pune të përgatitur nga përgjegjësi i sektorit; Dokumentacionin mbi rishikimet e Raporteve të auditimit; dhe Çdo fushë tjetër të cilën Ai e cilëson të rëndësishme. Rishikimi i brendshëm nga drejtuesi i Njësisë së Auditimit, siguron nivelin e lartë të menaxhimit në organizatë se veprimtaria e auditimit është realizuar në përputhje me planet vjetore dhe strategjike dhe se produktet e NJAB ndihmojnë realizimin e objektivav të organizatës me ekonomi, efektivitet dhe eficiencë. Ky eshte nje proces qe mund te kerkoje trajnime shtesë, shkembim idesh dhe nje uniformitet më të madh per ta siguruar drejtuesin ekzekutiv të auditimit të brendshëm mbi zbatimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe zbatimin e kerkesave të dispozitave ligjore dhe nënligjore lidhur me realizimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm në shkallë vendiKy proces nxjerrë perceptime për drejtuesin e njesise së auditimit dhe si rezultat sugjerime, që do të jenë më efektive në përgjigje të nevojave të nivelit të lartë të manaxhimit. Në selektimin dhe instruktimin e ekipit, drejtuesi i njesisë së auditimit të brendshem duhet të sigurojë që ekipi të jetë i kualifikuar dhe njëkohesisht i pavarur dhe praktik. Gjithashtu, në ndihme të rishikimit të brendshëm është edhe vlerësimi i efektivitetit të njesisë së auditimit te brendshem për qellime të brendshme, i cili duhet të jetë i përshtatshëm për drejtuesin, për të ndarë rezultatet me personat e njësisë, jasht njësisë, të tillë si menaxhimi i lartë dhe me audituesit e jashtem. Rishikimet e brendshme mund të jenë gjithashtu të dobishme si pjesë e procesit të vetëvlerësimit në përgatitje për rishikimin e jashtëmNjë rishikim i tillë duhet të jetë i mjaftueshëm sa të japë siguri që dokumentet e punës përmbajnë evidencë të mjaftueshme për të mbështetur konkluzionet e dala dhe për raportin e auditimit që do të lëshohet. Drejtuesi nuk mund ta delegojë rishikimin e përgjithshëm tek Përgjegjësi i Sektorit ose tek ndonjë tjetër anëtar i grupit të auditimit. Kërkesat për zbatimin e standardeve profesionale. Me qëllim që struktura e auditimit të brendshëm të sigurohet mbi zbatimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare ajo duhet të mbajë parasysh nëse: është treguar kujdes për të gjitha zonat materiale të auditimit; risqet e gabimeve, shkeljet, shpenzimet e paligjshme apo të pasakta, etj. janë marrë parasysh; është vlerësuar efektiviteti i kontrollit të brendshëm; testet e auditimit janë të përshtatëshme dhe të dobishme; puna është planifikuar dhe monitoruar kundrejt planit; janë marrë në konsideratë zbulimet e mëparshme të auditimit; është përdorur një metodologji e përshtatshme auditimi; aty ku ka audituar një asistent ka një evidencë të rishikimit nga audituesi i një niveli më të lartë; gjykimi profesional është përdorur për të nxjerrë evidencën e auditimit; janë bërë rekomandime të cilat do të çojnë në përmirësim.

Page 156: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

156

Përfundime Bazuar në trajtimin që kemi bërë më lartë, arrihet në përfundimin se: Sigurimi i cilësisë së punës audituese, është veprimtaria që përdoret për të vlerësuar proceset që janë ndërmarrë me qëllim që të sigurohemi se të gjitha veprimtaritë dhe angazhimet e Auditimit, përmbushin Standardet e miratuara dhe janë të dobishme për organizatën e audituar. Metodologjia që zbatohet për veprimtaritë që lidhen me rishikimin e punës audituese dhe sigurimin e cilësisë së auditimit,duhet të bazohet në akte ligjore e nënligjore, në Manuale apo doracakë, udhëzues etj, të cilat duhet të mbështeten në Standardet ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm. Sigurimi i cilësisë është pjesë e procesit që bën të mundur zbatimin e Standardeve, prandaj duhet të zbatohet nga të gjitha strukturat e auditimit për të gjitha angazhimet e auditimit. Rekomandimet duhet të jenë konstruktive dhe me mundësi për të përmirësuar të gjitha zonat e adresuara nga raporti i auditimit. Personi pergjegjes ose kryetari i njesise se auditit te brendshem do te harmonizoje me titullarin e subjektit te audituar procedurat per ndermarrjen e veprimeve ne zbatimin e rekomandimeve. Gjatë përcaktimit të procedurave për paraqitjen e ndjekjes së rekomandimeve duhen marrë parasysh: -rendësia e rezultateve të auditimit; -kostoja lidhur me zbatimin e rekomandimeve; -burimet e kerkuara për realizimin e veprimtarive; -risku lidhur me rekomandimet që nuk mund te zbatohen; -koha e duhur per zbatimin e veprimeve korrigjuese. Bibliografia e shfrytëzuar: McGladrey&Pullen L.L.P “Audit committee guide for public sector entities”, USA, Mars 2002. Internal standards for professional Practice of internal auditing. Botim i dytë, i Institutit ndërkombëtar të audtitorëve të brendshëm të Amerikës IIA viti 2004. Richard F.Chambers: “From accounting to accountability: the global transformation of internal auditing” (2004). Paketë përmbledhëse standardesh dhe udhëzuesish për kontrollin e brendshëm, dhe auditimin e brendshëm në sektorin publik”, botim i KLSH-së, Tiranë 2004. Guidelines for Internal Control Standards for the Public Sector (1992). The Professional Practices Framework of the Institute of Internal Auditors–IIA. Adresa website-s: www.heiia.org www.intosai.org. www.ifac.org

Page 157: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

157

Ermira Kelmendi, Pjeter Ndreca - Implementimi i standardeve të kontrollit te brendshem, siguron realizimin e objektivave dhe perdorimin me efektivitet të fondeve publike në

institucionet e Kosovës Msc.Ermira Kelmendi Kolegji Evropian Dukagjini, Kosove [email protected] Dr. sc. Pjeter Ndreca Kolegji Evropian Dukagjini, Kosove [email protected] Abstrakt Globalizimi i biznesit, avancimet teknologjike, dështimet e bizneseve në rritje dhe mashtrimet që patën një publicitet të gjërë kanë inkurajuar subjektet për të vënë theksin më shumë në sistemet e tyre të kontrolleve të brendshme dhe funksioneve të auditimit të brendshëm. Kështu kërkesat në tërë botën për kontrollet e brendshme vazhdon të rritet për shkak të funksionit të kontrollit të brendshëm dhe auditimit si një njësi e vlerësimit dhe menaxhimit të riskut. Në të njëjtën kohë shumë kompani gjigante ndërkombëtare janë shembur për shkak të praktikave të kontrollit të dobët, siç janë shembujt: Enron, Maxwell, Worldcom, etj. Kontrollet e brendshme kanë pësuar ndryshime dramatike duke zgjeruar gamën e saj në një mënyrë që e lejon këtë njësi për të dhënë kontribute më të mëdha në organizatën që i shërben. Fjalët kyqe: Kontrolli i Brendshëm, Kontrolli i brendshëm i financave publike, Auditimi i Brendshëm,vlerësim i riskut. 1.Hyrje Implementimi i sistemit të Kontrollit të Brendshëm modern është përgjegjësi e nivelit të lartë të menaxhmentit dhe e ndihmon institucionin publik apo privat për shtimin e vlerës. Nëpermjet sistemit të Kontrollit të Brendshëm behet i mundur evidentimi dhe raportimi i parregullsive individuale, por gjithashtu synohet parandalimi i gabimeve, duke identifikuar fushat për përmirësim dhe duke promovuar praktikat më të mira të menaxhimit dhe vlerësimit të riskut . Çdo subjekt i sektorit publik duhet të ushtrojë kontrolle efektive të brendshme, duke përfshirë një aktivitet të pavarur të kontrollit dhe një sistem efektiv të kontabilitetit dhe raportimit financiar, që plotëson standardet e kontrollit të pranuara në nivel ndërkombëtar. Veprimtaritë e kontrollit të brendshëm përfshin tërë sferën e verifikimeve pasuese paraprake si dhe të atyre “ex post” nga organizata, për të siguruar se sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit pajtohen me specifikimet buxhetore, objektivat, rregullat dhe standardet, si dhe me parimet e menaxhimit të mirëfilltë financiar. Adoptimi i përvojave më të mira dhe i standardeve ndërkombëtare të pranuara, veçanërisht Standardet për Kontrollin e Brendshëm të hartuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC), Zyra qeveritare e kontabilitetit në Amerikë (Government Accounting Office-GAO), “Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit - INTOSAI” (The International Organization of Supreme Audit Institutions-), Modeli COSO dhe Modeli i Bashkimit Evropian, në ditët e sotme, e prezentojnë Kontrollin e Brendshëm si një sistem, i cili duhet të japë siguri të arsyeshme në lidhje me arritjen e objektivave me ekonomi, efektivitet dhe eficiencë, duke e orientuar zhvillimin, implementimin dhe fuqizimin e këtij sistemi drejt një roli dhe misioni të ri modern.

Page 158: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

158

2. Aspektet e përgjithshme teorike mbi Kontrollin e Brendshëm Kontrolli i brendshëm ka për objekt të verifikojë dhe sigurojë realizimin e detyrave në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore si dhe të zbulojë dobësitë dhe devijimet. Veprimtaritë e Kontrollit ndërmerren me qëllim që të korrigjohen dhe të parandalohen devijimet dhe përsëritja e tyre89. Veprimtaritë e Kontrollit përbëhen nga masat dhe procedurat që merr menaxheri me qëllim që të sigurohet funksionimi rezultativ i organizatës90. Përgjithësisht ekzistojnë disa grupime të mëdha sipas: IFAC-ut, GAO-s, INTOSAI-t, modelit COSO dhe modelit dhe praktikave të BE-së, që kanë kontribuar në çështjen e përkufizimit të kontrollit të brendshëm. Në thelb këto përkufizime nuk paraqesin ndryshime rrenjësore. Gjithësesi për të siguruar implementimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në institucionet publike dhe private në Kosovë duhet të orjentohemi drejt kërkesave të modelit dhe praktikave të BE-së. Përkufizimi i sistemit të kontrollit të brendshëm sipas Bashkimit Evropian është si më poshtë: “Kontrolli i brendshëm” është një proces integral i sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe i auditimit të brendshëm, i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të saj qeverisës, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarive të njësisë publike me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.91 Siç shihet edhe më lartë ky sistem kerkon para së gjithash vendosjen e nje sistemi te konsoliduar per funksionimin normal te sistemit te menaxhimit financiar dhe kontrollit nga njera anë dhe ekzistencën e sherbimit te auditimit te brendshem nga ana tjeter. 3. Konceptet themelore të kontrollit të brendshëm Jo të gjitha vendet interpretojnë konceptin e kontrollit të brendshëm në të njëjtën mënyrë. Përderisa disa vende kanë institucione të veçanta të kontrollit të brendshëm që janë të pavarura nga ata që i kontrollojnë, të tjerët japin përgjegjësi për kontrollin e brendshëm në subjektet përkatëse administrative. Në disa vende ky sistem i decentralizuar i kontrollit të brendshëm është ngulitur dhe formon një pjesë të integruar të administratës92. Nevoja për të krijuar kontrollin e brendshëm, për të raportuar mbi të dhe për të aplikuar një qasje të menaxhimit të rrezikut mund të gjenden të shkruara në mënyrë eksplicite në ligjet dhe rregulloret e vendeve ose rrjedhin nga një bazë ligjore ekzistuese. Në sistemet e decentralizuara, menaxherët e lartë duhet të raportojnë mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm. Kontrolli i brendshëm në kuptimin e standardeve nuk është një veprim i shkëputur, një aksion i një njeriu apo i një grupi njerzish që kryhet brenda një kohe të caktuar, por është një kompleks veprimesh, masash dhe procedurash që kryhen nga të gjithë punonjësit e një organizate gjatë gjithë kohës për të arritur objektivat e vendosura nga menaxhimi. Kontrolli i brendshëm është një ndërlidhës i vazhdueshëm i operacioneve e procedurave që kryhen nga njerëzit dhe që jep siguri të arsyeshme (jo absolute) për menaxhimin se objektivat po arrihen. Ai nuk është një ngjarje, por një seri veprimtarish që zhvillohen në një organizatë në mënyrë të vazhdueshme si një pjesë integrale e cdo sistemi që menaxhimi (drejtimi/qeverisja) përdor për të rregulluar dhe drejtuar veprimet e tij brenda organizatës Kontrolli i brendshëm është më i gjerë se thjeshtë parandalues i mashtrimit apo zbulimit të gabimeve të rastit në kontabilitet, ai:

89 Mustafa, Isa (2008); “Menaxhmenti Financiar”, Prishtinë, fq. 118. 90 Nikolla, Dhimitër; Karapici Vjollca dhe Peta, Etleva; (2003); “Auditimi”, SHBLU, Tiranë, fq. 53. 91 Përkufizimi sipas BE-s, i miratuar në ligjin Nr.9720, datë 23.04.2007, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar. 92 Komisioni Europian (2012); “Compendium of the public internal control systems in the EU Member States”, Luksemburg, fq. 13.

Page 159: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

159

ndihmon për drejtimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit duke synuar përdorimin e fondeve sipas qëllimit me ekonomi,efektivitet dhe eficiencë. ndihmon drejtuesit kryesore të delegojnë autoritetin e tyre si dhe të përcaktojnë përgjegjësitë për funksione të veçanta që sigurojnë zhvillimin normal të veprimtarisë së organizatave në përputhje me qellimin për të cilin ato janë ngritur, për të siguruar realizimin e prioriteteve dhe objektivave të përgjithshëm dhe specifike sipas periudhave të programuara, vjetore, afat mesem dhe afat gjatë. Titullari i organizatës (Bordi i drejtorëve) është përgjegjës për vendosjen dhe funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të organizatës. Ai duhet të hartojë politika të përshtatshme mbi KB dhe të kërkoj siguri të vazhdueshme që ky sistem përmbush kërkesat e menaxhimit dhe po funksionon. Bordi duhet të jetë i sigurtë që sistemi i kontrollit të brendshëm është efektiv në drejtim të menaxhimit të rrezikut. Ndërsa Titullari ose Bordi përcaktojnë rregullat e përgjithshme, është menaxhimi ai, që duhet të implementojë kontrolle të mira duke patur parasyshë: Përcaktimin e nevojave për kontrolle. Menaxherët duhet të jenë të aftë të përcaktojnë se ku është e nevojshme të vendosen kontrolle specifike dhe që të veprojnë në mënyrë sa më të përshtatshme; Programimi i kontrolleve të përshtatshme. Pasi të jenë përcaktuar nevojat për kontroll, menaxhimi duhet të vërë në dispozicion mjetet e nevojshme për funksionimin e tyre; Implementimi i kontrolleve dhe verifikimi se, ato po zbatohen në mënyrë korreke. Janë menaxherët ata, që pas funksionit të tyre, japin sigurinë se, proceset e kontrollit janë duke u zbatuar me kujdesin e duhur. Mirëmbajtja dhe përditësimi i kontrolleve. Eshtë shumë e rëndësishme që sigurimi i kontrolleve të jetë një detyrë e përhershme e menaxhimit. 4. Tipet (llojet) e kontrollit të brendshëm Studiues të ndryshëm kanë paraqitur lloje të ndryshme të kontrollit të brendshëm. Një nga studiuesit më të vlerësuar të kësaj fushe, Millichamp (2002), ka nënvizuar faktin se veprimtaritë e kontrollit duhen përqëndruar në fusha të tilla si93: Ndarja e detyrave, Mbikëqyrja, Verifikimi, Miratimi, autorizimi, Dokumentimi, Mbrojtja e aseteve dhe Raportimi. Megjithatë, shumë autorë të tjerë si Lousteau (2006), Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut dhe diNapoli (2005) kanë rënë dakord që llojet e kontrolleve të brendshme të përfshijnë: kontrollet parandaluese (preventive), kontrollet direktive (udhëzuese), kontrollet e aplikimit dhe kontrollet zbuluese. Bazuar në praktikat ndërkombëtare që lidhen me kontrollin e brendshëm në sektorin publik dhe privat gjejmë të përdoren disa tipe të kontrollit të brendshëm të cilët janë: Kontrollet e përgjithshme. Kontroll parandalues (preventive control). Kontroll paraprak (ex-ante control). Kontroll i vazhdueshëm (on going control). Kontroll zbulues. Kontroll direktiv/udhëzues. Kontrollet e aplikimit. Kontroll pas veprimeve (ex-post control). Kontroll korrigjues. Kontrolle të sistemit të informacionit. Kontrollet e përgjithshme janë struktura, politika dhe procedura që aplikohen në të gjithë ose në një pjesë të madhe të sistemeve të informacionit të organiztës dhe ndihmojnë për të siguruar veprimin e tyre të saktë, si: sistemi kryesor, minikompjuteri, network-u dhe mjediset e përdoruesit të fundit - dhe ndihmon të sigurohet një veprim i saktë i tyre. Ato krijojnë ambientin, në të cilin veprojnë sistemet dhe kontrollet e aplikimit. Kategoritë kryesore të kontrolleve të përgjithshme janë: Planifikimi dhe drejtimi i programit të sigurisë së tërë organizatës. Limiti i aksesit të kontrolleve. 93 Millichamp A.H, (2002); “Auditing”, Edicioni i 8-të, Publikimet e ELST-it, Winchester, Hants, fq. 85.

Page 160: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

160

Kontrollet mbi zhvillimin, mbajtjen dhe aplikimin e softwrve. Kontrollet e sistemit softwer. Ndarja e detyrave. Kontrollet e vazhdimësisë së shërbimit. Kontroll parandalues (preventive control. Këto kontrolle parandalojnë gabimet dhe në këtë mënyrë shmangin koston që duhet për korrigjimin e tyre dhe lidhen me: -Vendimmarrjen -Ndarjen e detyrave -Caktimin e autoritetit -Vendosjen e sistemeve të IT-së me funksion parandalues -Kontabiliteti, mbajtjen e llogarive me rregjistrimet dyfishe. Kontroll paraprak (ex-ante control). Këto kontrolle lidhen me: -Sistemin e autorizimeve -Sistemin e nënshkrimit të dyfishtë -Thesarin -Kontrollet ex-ante. Kontrolli ex-ante përfshin aktivitetet e nevojshme për të lejuar vendimet financiare të ndërmerren në lidhje me angazhimet, procedurat tenderiale, kontratat (angazhimet dytësore), disbursimet përkatëse dhe rikuperimin e shumave të paguara padrejtësisht. Në përgjithësi, kontrolli ex-ante zbatohet nga njësitë e kontrollit brenda qendrave të shpenzimit të buxhetit duke mbështetur vendimet financiare. Kontroll i vazhdueshëm (on going control). Ky kontroll lidhet me: Monitorimin, Sistemin e IT-së, Informacione të shkruara etj. Kontroll zbulues. Këto kontrolle vlerësojnë efektivitetin e kontrolleve parandaluese dhe zbulojnë gabime kur ato ndodhin. Zakonisht, janë me kosto më të lartë se kontrollet parandalues. Shembuj lidhur me këto kontrolle janë: Rishikimi i performancës dhe sigurimit të cilësisë; Rakordimet me bankën; Kontrolli fizik i inventarëve dhe krahasimi i gjendjeve fizike me rezultatet e rregjistrimeve kontabël; Teknikat kompjuterike – siç jane limitet për disa transaksione. Kontroll direktiv/udhëzues. Ky kontroll realizohet përmes udhëzimeve që hartohen nga ligjvënësit, organizmat qeveritare, drejtimi i lartë, organizatat që hartojnë standardet, si edhe nga grupe e individë të tjerë dhe bazohet te: Legjislacioni; Politika e menaxhimit të rrezikut; Politikat lidhur me sigurinë Kontrollet e aplikimit janë operacione dhe procedura që ushtrohen në sisteme të veçanta dhe janë të lidhura direkt me aplikimet e kompjuterizuara individuale, të tilla si: llogaritë e pagueshme, inventarët, listë-pagesat, grantet ose huatë që hartohen për të mbuluar përpunimin e të dhënave brenda një softi të aplikimeve specifike. Këto kontrolle përgjithësisht planifikohen për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar gabimet në qarkullimin e informacionit përmes sistemeve informative. Kontrollet e aplikimit dhe mënyra me të cilën informacioni qarkullon përmes sistemeve të informacionit mund të kategorizohen në tri faza të një cikli përpunimi si më poshtë: Informacione (inputs) që futen në sistem: të dhënat autorizohen, konvertohen në një formë të automatizuar dhe pastaj futen në përdorim në mënyrë të përpiktë, të plotë dhe në kohën e duhur. Përpunimi i të dhënave: të dhënat përpunohen saktësisht nga kompjuteri dhe skedaret, rifreskohen me korrektësi dhe janë të gatshëm për përdorim. Rezultati (output): skedarët dhe raportet e përftuara, pasqyrojnë rezultatet e përpunimit. Raportet kontrollohen dhe u shpërndahen përdoruesve të autorizuar. Kontrollet e aplikimit mund të kategorizohen, gjithashtu, sipas llojeve të objektivave në organizatë/institucion, përfshirë edhe faktin nëse transaksionet dhe informacioni janë të

Page 161: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

161

autorizuara, të plota, të sakta dhe të vlefshme. Kontrollet e aplikimit duhet të sigurojnë që transaksionet të përfaqësojnë ngjarje që kanë ndodhur gjatë një periudhe të dhënë. Plotësia lidhet me faktin nëse të gjitha transaksionet e vlefshme janë rregjistruar dhe klasifikuar. Saktësia lidhen me faktin nëse transaksionet janë rregjistruar me korrektësi dhe të gjitha elementët e të dhënave janë të përpikta. Kontroll pas veprimeve (ex-post control). Këto kontrolle bazohen në raporte mujore tremujore, deklaratat financiare vjetore, certifikimin e të dhënave, verifikime dhe kontrolle të ndryshme. Kontrolli ex-post verifikon nëse sistemet administrative dhe kontabël funksionojnë në mënyrën e duhur, verifikojnë në nivelin e përfituesit përdorimin korrekt të fondeve publike, në përputhje më rregullat dhe rregulloret përkatëse. Aktivitet tjetër i kontrollit ex-post është të konstatojë se deklarimet e shpenzimeve janë të sakta dhe të vërtetojë se këto deklarime rezultojnë nga sisteme të besueshme dhe të dokumentuara mirë në kontabilitet, bazuar në dokumente të verifikueshme. Këto kontrolle përgjithësisht janë natyrë e punës së Auditimit të Jashtëm, Auditimit të brendshëm dhe Inspektimit financiar, por edhe e drejtuesve të sistemit financiar në organizatë/institucion. Kontroll korrigjues. Këto kontrolle kryhen mbi aktivitetet, proceset, procedurat që synojnë të korrigjojnë në kohë gabimet, dhe ngjarjet e padëshirueshme. Axhustimi i rregjistrimeve në ditar, ritrajnimi, pushimi nga puna i “të pabindurve” etj. Kontrolle të sistemit të informacionit, të cilat orientohen në: Kontrollet mjedisore (nxehtësia, lagështia, fikësit e zjarrit etj.). Kontrollet për pajisjet Hardwere. Kontrollet për hyrjet fizike. Sistemi i sigurimit të të dhënave dhe kontrollet për konfidencialitetin. Metodologjia e zhvillimit të sistemeve. Politikat dhe procedurat e ruajtjes dhe të rikuperimit. 5. Komponentet e kontrollit të brendshëm Në njëzet vjetët e fundit ka pasur rritje të kërkesave për raportim financiar më transparent, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Këto kërkesa janë nxitur nga disa dështime të mëdha të korporatave (Enron, WorldCom, Parmalat) dhe nga projektet që janë menaxhuar keq në sektorin publik dhe që kanë tejkaluar buxhetin apo që kanë dështuar në arritjen e objektivave fillestare94. Rëndom ndodhë që grupet e interesit të kërkojnë inspektimin dhe përforcimin e kontrolleve të brendshme, në rastet kur dështojnë organizatat, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e përvojës së keqe (historisë). Investitorët, aksionarët, bankat dhe punëtorët, kanë humbur shuma të mëdha të parave dhe disa mijëra kanë humbur vendet e tyre të punës. Në disa raste, rënia e korporatave të mëdha globale ndikoi në tregjet financiare botërore. Natyrisht, kur u bënë publike dështimet (pas viteve të tëra të mashtrimeve të menaxhmentit në disa raste), auditorët u fajësuan si të pakujdesshëm meqë nuk identifikuan shenjat e dështimit të mundshëm më herët dhe nuk alarmuan aksionarët në lidhje me keqbërjet e menaxhmentit95. Publikimi i “Rrjetit të integruar të menaxhimit të rriskut” në organizatë, “Enterprise Risk Management - Integrated Framework” paraqiti atë që sot quhet kubi COSO, sipas të cilit Kontrolli i Brendshme përbëhet nga pesë komponentë, për të cilët kemi folur vazhdimisht, të cilët zhillohen dhe funksionojnë të nderlidhura midis tyre dhe janë si më poshtë: Ambjenti i kontrollit Vlerësimi i rezikut Aktivitetet e kontrollit Informimi dhe komunikimi Monitorimi

94 Qeveria e Kosovës, (2008); “Doracaku i auditimit të brendshëm”, Prishtinë, Dhjetor, fq. 71. 95 Spira, L. F.; Page, M. “Risk management. The reinvention of internal control and the changing role of internal audit”. Accounting, Auditing & Accountability Journal, 2003, Vol. 16 Nr. 4, fq. 647

Page 162: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

162

Rrjeti i integruar i menaxhimit të rriskut në organizatë “Enterprise Risk Management - Integrated Framework ”kohët e fundit jep një sqrim më të mirë lidhur me përcaktimin e marrdhënieve të brendshme ndërmjet komponentëve të menaxhimit të riskut në një organizatë dhe objektivave që duhen plotësuar, duke sqaruar dhe rishikuar me mirë komponentët e publikuar më parë sipas “Kubit COSO” dhe duke i shtuar ata nga pesë në tetë komponentë. Aktualisht Komiteti i Sponsorizimit të Organizatave të Komisionit Treadway ka publikuar këta komponentë, të cilët janë si më poshtë: 1.Ambjenti i kontrollit 2. Vendosja e objektivave 3.Identifikimi i ngjarjeve 4. Vlerësimi i riskut 5.Përgjigjja ndaj riskut 6.Aktivitetet e kontrollit 7.Informimi dhe komunikimi 8.Monitorimi 6.Llojet e standardeve të kontrollit të brendshëm Për të përcaktuar shkallën dhe nivelin e implementimit të sistemit të Kontrollit të Brendshëm (KB) aplikohen tre lloj standardesh të cilat janë si më poshtë: 6.1. Standardet e rezolutës së kontrollit të brendshëm 6.2. Standardet e përgjithshme të kontrollit të brendshëm 6.3. Standardet specifike të kontrollit të brendshëm 6.1. Standardet e rezolutës së kontrollit të brendshëm, përfaqësojnë standardet bazë që sigurojnë mundësin e zhvillimit, përmirësimit dhe implementimit të sistemit të kontrollit të brendshëm. Standardet e rezolutës së kontrollit aplikohen dhe zbatohen për këto arsye: sepse ato japin bazën minimale të pranueshme për sistemin e kontrollit të brendshëm; sepse ato japin sqarime për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm; sepse ato përcaktojnë qartë rolin e drejtuesve të organizatave publike dhe private. Zbatimi i standardeve të rezolutës së kontrollit të brendshëm është përgjegjësi e drejtpërdrejt e nivelit të lartë të menaxhimit në organizatë dhe kërkon që çdo organizatë e sektorit publik dhe privat të zhvillojë dhe implementoi një sistem të tillë, i cili të sigurojë zbatimin e këtyre kërkesave bazë: Zgjidhjen e mangësive. Marrjen në konsideratë e rekomandimeve të audituesve të brendshëm dhe të jashtëm. Korigjimin e të metave dhe mangësive të konstatuara. Rezoluta e kontrollit quhet e përfunduar kur: mangësitë e zbuluara janë korrigjuar; përmirësimet janë vënë në zbatim; kostot e tyre nuk kalojnë përfitimet. 6.2. Standardet e përgjithshme të kontrollit të brendshëm, nga vetë emërtimi i tyre përfaqësojnë standarde me karakter të përgjithshëm. Zbatimi i standardeve të përgjithshme të kontrollit të brendshëm në çdo organizatë të sektorit publik dhe privat mbështet në disa parime të përgjithshme nga ku më kryesoret janë si më poshtë: Siguria e arsyeshme Qëndrimi mbështetës Personeli i aftë profesionalisht Objektivat e kontrollit Teknikat e kontrollit Ndjekja e vazhdueshme 6.3.Standardet Specifike të kontrollit të brendshëm, përfaqësojnë standarde për veprimtari specifike në sistemine e kontrollit të brendshëm. Zbatimi i standardeve specifike të kontrollit të brendshëm në

Page 163: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

163

çdo organizatë të sektorit publik dhe privat mbështet në disa parime të përgjithshme nga ku më kryesoret janë si më poshtë: Dokumentimi Regjistrimi i menjëhershëm Ekzekutimi Ndarja e detyrave Mbikëqyrja Ruajtja e aktiveve Parimet e Kontrollit të Brendshëm. Kontrolli i brendshëm në një organizatë si për sektorin publik aushtu edhe sektorin privat duhet të mbështetet në parimet e njohura të organizimit të tij si dhe në standardet më të përparuara ndërkombëtare. Disa nga parimet mbi të cilat duhet të mbështetet dhe strukturohet zhvillimi përsosja dhe implementimi i kontrollit të brendshëm janë si më poshtë: 7.1. Ligjshmëria: Parimi i ligjëshmërisë qëndron në themel të sistemit të KB, i cili zhvillohet, implementohet, organizohet dhe funksionon në bazë të Kushtetutës, akteve ligjore e nënligjore dhe standardeve që miratohen dhe zbatohen nga çdo vend në botë. 7.2. Standardet: Miratimi i akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e kontrollit të brendshëm për çdo vend, kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare. Kjo veprimtari rregullohet nëpërmjet nënshkrimit të marreveshjeve të cilat duhen ratifikuar nga parlamenti për secilin vend. 7.3. Autorizimi: Transaksionet miratohen nga autoritetet përgjegjëse në pajtim me autoritetin e përgjithshëm përpara se ato të regjistrohen. 7.4. Plotësia: Transaksionet e vlefshme duhet të jenë të regjistruara në regjistrat e llogarisë. 7.5. Vlefshmëria: Transaksionet e regjistruara duhet të bazohen në ligj, të ekzekutohen në pajtim me autorizimin e autoritetit përgjegjës dhe të paraqesin besnikërisht ngjarjet ekonomike të ndodhura, duke e bërë të vlefshëm veprimin ekonomik. 7.6. Saktësia: Transaksionet duhet të jenë të sakta, pa gabime, të bazuara në dukumenta, forma e të cilave është miratuar nga organi kompentent dhe të regjistrohen në mënyrë kronologjike, në përputhje me kërkesat e standardeve të kontabilitetit. 7.7. Ruajtja dhe siguria fizike: Parimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike konsiston në faktin se të gjitha asetet dhe sistemet e informacionit janë të mbrojtura, të kontrolluara dhe të kufizuara për përdorim vetëm për personelin e autorizuar. 7.8. Trajtimi i gabimit: Gabimet e zbuluara në çdo hap të procedimit shoqërohen me veprime korrigjuese dhe raportohen në nivelin përkatës të drejtimit. 7.9. Ndarja e detyrave: I njëjti individ nuk mund të ketë njëkohësisht përgjegjësinë e kryerjes së transaksionit dhe atë të kontrollit të regjistrimit të transaksionit të paktën dy palë sy duhet të marrin pjesë në çdo transaksion. 8.Perfundime Mbështetur në trajtimin teoriko-praktik të këtij punimi dhe në nivelin aktual të arritjeve, rezulton se ka hapësira që duhen plotësuar, përmirësuar dhe rregulluar me qëllim që funksionet e sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Kosovë të përputhen me standardet ndërkombëtare, kërkesat e BE-së dhe praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara. Bazuar në gjendjen reale të zhvillimeve dhe në nevojën për të bërë përmirësime të mundshme sugjerojmë:

Page 164: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

164

Për të siguruar sukses në vendosjen e prioriteteve dhe realizimin e objektivave nga organizatat publike dhe private duhet të synojmë ngritjen e sistemeve të shëndosha të Kontrollit të Brendshëm duke u mbështetur fuqimisht në standardet ndërkombëtare Vendosjen e kritere unike bazë për rekrutim në të gjitha nivelet e shërbimeve që lidhen me sistemin e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, si dhe aktet ligjore, nënligjore dhe rregullative të përputhen me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve të përparuara. Përmirësimin e akteve ligjore, nënligjore dhe rregullative me qëllim që ato të përputhen me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve të përparuara. Përmirësimin e procedurave lidhur me komunikimin dhe raportimin sipas shkallës hierarkike të funksioneve në strukturën dhe përbërjen organike të organizatës apo institucionit. Ndermarrjen e hapave për trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të sistemit financiar, përfshirë edhe nivelin drejtues të këtij sistemi. Bibliografia e shfrytëzuar: Basu, P., Wright, A. ”An Exploratory Study of Control Environment Risk Factors:Client Contingency Considerations and Audit Test Strategy”, International Journal of Auditing, 1997, Vol. 1(2). Burnett, Bill (2009); “KBFP-ja – Një iniciativë e Komisionit Evropian për të ndërtuar strukturat e reja të kontrollit të brendshëm publik në vendet aplikonte dhe vendet e treta,” Bruksel, Janar. Clikeman, P. (2004); “Financial statement assertions”, Internal Auditor, Vol. 61 Tema 2. Cui, Ruoyu (Sophia); (2011), “Assurance and the Three E’s: Efficiency, Effectiveness, and Economy”, Universireti i Waterloo, Kanada, Korrik. COSO (1994); “Internal Control – Integrated Framework”, SHBA, AICPA.

Page 165: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

165

Fatmire Lumani - Koncepti kushtetues i të drejtave të njeriut në republikën e maqedonisë Prof.Dr. FATMIRE LUMANI - UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS Hyrje Kushtetuta e RM-së (v.1991)”96 lirive dhe të drejtave të njeriut, i kushton një kapitull të tërë i cili ndahet në 4 krerë dhe ate në: 1.Liritë dhe të drejtat civile dhe politike; 2.Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; 3.Garancitë e lirive dhe të drejtave themelore; 4.Bazat e marrëdhënieve ekonomike; 1.Koncepti kushtetues i lirive dhe të drejtave civile dhe politike në RM Liritë dhe të drejtat civile dhe politike, bëjnë pjesë në të drejtat më të vjetra të njeriut, andaj mund të quhen edhe të drejta të gjeneratës së parë, pasi burojnë nga vet natyra e njeriut, nga liria dhe autonomia e tij, si krijesë njerëzore. Sipas Kushtetutës, të drejta civile 97 (qytetare) janë: e drejta për jetë, integriteti fizik dhe moral dhe e drejta për liri. Të trija këto veçohen, pasi janë të shpallura si liri dhe të drejta të pacenueshme të njeriut dhe të qytetarit. Njeriu si qenie njerëzore, lind i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Poashtu, në të drejtat civile bëjnë pjesë edhe prezumimi (supozimi) i pafajësisë së njeriut; e drejta e ankesës; liria dhe fshehtësia e letrave dhe i të gjithë formave të komunikimit; liria e qarkullimit dhe zgjedhja e vendbanimit; e drejta në siguri dhe fshehtësia e të dhënave personale; liria e besimit; e drejta e privatësisë dhe pacenueshmëria e banesës; Rëndësi të madhe kanë liritë dhe të drejtat politike, pasi ato paraqesin tërësi të drejtash, që u garantohen shtetasve të një vendi, për të marrë pjesë në jetën e tyre politike. Sipas Kushtetutës, të drejta politike 98 janë: barazia e qytetarëve në liri dhe të drejta; e drejta e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit, liria e fjalës, paraqitjes publike, informimit publik dhe e themelimit të lirë të institucioneve për informim publik, liria e bashkimit, e drejta të tubohen për protestë publike, të drejtën e zgjedhjes, të drejtë të merr pjesë në ushtrimin e funksioneve publike; e drejta në parashtresa. 1.1.Barazia e qytetarëve në liri dhe të drejta Kushtetuta e RM-së (n.9) përmban norma mbi barazinë e qytetarëve në liri dhe të drejta. Kjo barazi ka dy dimensione dhe na paraqitet në dy mënyra, si: - Ndalim diskriminimi; - Barazi qytetare; - Ndalim diskriminimi, do të thot ndalim për të bërë dallim apo përjashtim, kufizim në të drejta ose inponim i kushteve që bazohen në gjini, racë, ngjyrë të lëkurës, prejardhje nacionale, osa bazave të tjera të caktuara me kushtetutë. Me fjalë të tjera, ndalimi i trajtimit të ndryshëm të qytetarit, në çfarëdo baze të cekur, në njohjen dhe ushtrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta e RM-së parashikon:”Shtetasit e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pasurore dhe shoqërore”.

96 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e v.1991, me ndryshimet dhe plotësimet dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të v.2001. 97 Neni 10, 11, 12, 13, 14, 15, 17, 18, 19, 25, 26, 27, të Kushtetutës 98 Neni 9, 16, 20, 21, 22, 23 të Kushtetutës së RM

Page 166: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

166

2) Barazia e qytetarëve, në Kushtetutë parashikohet:”Shtetasit janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjit”. Ndalimi i diskriminimit dhe barazia e qytetarëve, kërkojnë sjellje dhe trajtim të barabartë, ndaj të gjithë qytetarëve. Ndalimi i diskriminimit dhe barazia para qytetarëve si vlerë themelore parashikohet me Kushtetutë, por në realitet, kjo për shqiptarët, në shumë raste mbetet si e drejtë fiktive dhe nuk mund të realizohet. 2.Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore Kushtetuta e RM-së, këtyre të drejtave u kushton një kre të veçantë, të titulluar si “Kreu i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”, në suaza të “lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit”.99 Sipas Kushtetutës, në të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore bëjnë pjesë: E drejta e pronësisë; E drejta në punë; E drejta në siguri sociale; E drejta në mbrojtje sociale; Të drejtat e veçanta sociale të luftëtarëve të Luftës Antifashiste; E drejta në organizim sindikal dhe e drejta në grevë; E drejta në mbrojtje shëndetësore; Mbrojtje të veçantë familjes; E drejta për mjedis të shëndosh jetësor; E drejta në arsimim; Të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve; 2.1.Të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve në Kushtetutën aktuale të RM Pasi këto të drejta janë të një rëndësie të veçantë do t’i elaborojmë në veçanti. Në Kushtetutën aktuale të RM, populli shqiptarë, si emërtim nuk përmendet fare, por ai supozohet se është i përfshirë në terminologjinë kushtetuese të përgjithshme si: “pjestarë të komuniteteve” të përcaktuara me kushtetutë. Ky emërtim i imponuar për popullin shqiptarë, ua kufizon të drejtat shqiptarëve për të qenë shtetas të barabartë me popullin maqedonas. Nëpërmjet këtij emërtimi, shqiptarët llogariten si pakica kombëtare dhe gëzojnë të drejtat e pakicave kombëtare, diku pak më tepër, e diku të barabartë: me turqët, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët. Në vijim, do të japim të drejtat e pjestarëve të komuniteteve, e me to edhe të shqiptarëve.100 Pjestarët të komuniteteve që nuk janë shumicë, në Republikën e Maqedonisë kanë këto të drejta: -Të drejtë lirisht të shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre dhe veçoritë e komuniteteve të tyre dhe t’i përdorin simbolet e komunitetit të tyre. -Republika, ua garanton të gjitha komuniteteve mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. -Të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre. -Të drejtë në mësim në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm në mënyrën e caktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër mësohet edhe gjuha maqedonase. -“Të shprehurit e lirë të përkatësisë kombëtare, përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i shtetasve të cilët u takojnë të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet;”101 -Republika, e garanton mbrojtjen, përparimin dhe pasurimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive në Maqedoni, si dhe të mirave që e përbëjnë atë, pa marrë parasysh regjimin e tyre juridik.102

99 Të drejtat ekonomike, social dhe kulturire përfshihen nga neni 30 deri te neni 50 i Kushtetutës 100 Fatmire Lumani, E drejta kushtetuese, 2014, Tetovë, fq.125 101 Po aty. 102 Po aty.

Page 167: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

167

2.1.1.Gjuha zyrtare:“Në tërë territorin e RM dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.”103 -“Gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20 % e shtetasve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.” Censusin prej 20% të qytetarëve, e arrijnë shqiptarët, pasi sipas rregjistrimit të popullsisë për nga nacionaliteti, në vitin 2003, si shqiptarë janë deklaruar 24,3%, kështuqë si gjuhë tjetër zyrtare përdoret edhe gjuha shqipe, që përdoret në mënyrë të përcaktuar me këtë Amendament (edhe pse nuk theksohet me terminologji kushtetuese “gjuha shqipe”). Sipas kësaj del se, përdorimi i gjuhës shqipe dhe i shkrimit shqip, ka përdorim zyrtar në RM, por duhet të ceket se përdorimi në disa raste është i kufizuar që do të thot se nuk është i barabartë dhe i njëjtë me gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik, pasi: nuk përdoret në tërë territorin e RM-së si dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, ashtu siç përdoret gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik. Ajo përdoret vetëm në pajtim me ligjin, ligj i cili nuk parashikon barazi. Në vazhdim të kësaj dispozite edhe më tutje kufizohet. Që të kemi përdorim të barabartë, do të duhej që alinea e parë të ndryshoj dhe të qëndroj: “Në tërë territorin e RM dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik si dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj”. Me këtë formulim do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë çështja e përdorimit të gjuhës shqipe. 2.1.2.Votimi i dyfishtë (me Badinter): Komunitetet kanë të drejtë të përfaqësohen në Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, që përbëhet nga 19 anëtarë, prej të cilëve nga 7 anëtarë nga rradhët e deputetëve maqedonas dhe shqiptarë të Kuvendit dhe nga një anëtarë nga rradhët e deputetëve turq, vlleh, romë, serbë dhe boshnjakë. Pra, përcaktohet që Kuvendi i RM-së, duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët i përkasin komunitetit të cilët nuk janë shumicë në RM-së, kur vendos për çështje të caktuara, për: kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimimin, dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve. E njëjta gjë parashikohet edhe kur zgjedh: Avokatin e popullit, tre anëtarë të Këshillit gjyqësor republikan dhe tre gjykatës të Gjykatës Kushtetuese; -Duhet të ketë shumicë votash, nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjatë sjelljes së Ligjit për vetadministrim lokal, -Duhet të ketë shumicë votash, nga deputetët prezent, gjatë sjelljes së: Ligjit për finansim lokal; Ligji për zgjedhjet lokale; Ligjin për kufijtë lokal dhe Qytetin e Shkupit, -Për vendimin mbi ndryshimin e Preambulës, neneve të vetadministrimit lokal, nenit 131, cilësdo dispozitë që ka të bëj me të drejtat e pjestarëve të bashkësive, përfshirë veçanërisht nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 78, 86, 104 dhe 109, si dhe për vendimin për shtimin e çfarëro dispozitë të re, që ka të bëjë me përmbajtjen e atyre dispozitave dhe neneve, do të jetë e nevojshme shumicë prej 2/3 të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast patjetër, duhet të ketë shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në RM104 Fatkeqësisht e drejta natyrore, gjatë shkëputjes së R.Maqedonisë nga RSFJ, iu mohua popullit shqiptarë autokton, nga maqedonët, duke e përvehtësuar të drejtën e vetëvendosjes (vetpërcaktimit) vetëm për vehte dhe duke e shpallur Republikën e Maqedonisë si shtet vetëm të maqedonëve. E drejta natyrore, pra nuk iu njoh shqiptarëve por as që është shfrytëzuar nga shqiptarët e Maqedonisë dhe nga shqiptarët në përgjithësi. Duhet cekur, se ajo është një e drejtë që nuk konsumohet dhe nuk parashkruhet…Kjo e drejtë duhet të bazohet në të drejtën e vetëvendosjes, për vetëpërcaktim, përfshirë edhe të drejtën e shkëputjes si e drejtë e shprehjes së lirë të vullnetit të çdo kombi.105

103Neni 7 i Kushtetutës së RM-së është zëvendësuar me Amendamentin V, pika 1 104 Amendamenti XVIII. Me këtë shtohet paragrafi i ri 4, të nenit 131 të Kushtetutës së RM 105 Fatmire Lumani, E drejta kushtetuese, Tetovë, 2014, f.141

Page 168: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

168

Shqiptarët në Maqedoni duhet të ndërtojnë një program kombëtar për arritjen e interesave të tyre, i cili nuk do të ishte në kundërshtim me interesat e përgjithshme mbarë shqiptare në Ballkan. Programi kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni, duhet t’i përfshijë të gjitha orientimet themelore programore kombëtare të mbështetura nga forcat intelektuale, shkencore dhe politike të shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë.106 Parimi themelor i këtij program kombëtar në IRJ të Maqedonisë do të ishte parimi i vetvendosjes, si parim bazë, rreth së cilit do të ndërtoheshin edhe parimet tjera kombëtare dhe demokratike. Parimi i vetëvendosjes, është parim me vlerë të pashtershme për të gjitha fazat historike të kombit, për të gjitha gjeneratat e tij. Parimi i vetëvendosjes kombëtare, paraqitet njëherësh edhe si një nyje themelore të programit kombëtar, nëpër të cilin përshkohen dy parime të tjera të mëdha të programit kombëtar: parimi i lirisë kombëtare dhe ai i bashkimit kombëtar.107 3.Detyrimet108 e qytetarëve sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Sipas Kushtetutës, parashikohen edhe obligime për të gjithë qytetarët. Detyrimet e qytetarit, janë: -Respektimi i Kushtetutës dhe ligjit; -Respektimi i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve të tjerë, del nga parimi i sundimit të së drejtës dhe nga parimi i barazisë të qytetarëve, në liri dhe të drejta; -Mbrojtja e Republikës së Maqedonisë është e drejtë dhe detyrim i çdo shtetasi, që rregullohet me ligj; -Pagesa e tatimit dhe detyrimet të tjera publike, si dhe pjesëmarrja në mbulimin e shpenzimeve publike; -Ruajtja dhe përparimi i shëndetit të tij dhe shëndetin e të tjerëve; -Përparimi dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës; -Detyra e prindërve për fëmijët dhe e fëmijëve për prindërit: Prindërit kanë të drejtë dhe detyrim që të kujdesen për mbajtjen dhe edukimin e fëmijëve. Fëmijët, janë të obliguar që të kujdesen për prindërit e moshuar dhe të pafuqishëm. 4.Garancitë e lirive dhe të drejtave themelore Për të garantuar liritë dhe të drejtave themelore109 Kushtetuta, parashikon disa institucione dhe mjete për mbrojtjen e tyre. Me Kushtetutë garantohet: 1. Respektimi i Kushtetutës dhe ligjit; 2. Njoftimi i qytetarit me liritë dhe të drejtat; 3. Çdo qytetar mundet të thirret në liritë dhe të drejtat Kushtetuese para Gjykatave dhe ate: - Garantohet mbrojtja gjyqësore para gjykatave të Republikës së Maqedonisë dhe para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut: - Garantohet mbrojtja para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë: - Garantohet mbrojtja gjyqësore e ligjshmërisë së akteve individuale, të administratës shtetërore: - Përputhshmëria e ligjeve të RM-së me Kushtetutën (Kushtetutshmëri dhe ligjshmëri) nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë - Publikimi i ligjeve: para se të hyjnë në fuqi. Ato publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” më së voni në afat prej 7 ditësh nga dita e nxjerrjes së tyre. Ligjet hyjnë në fuqi, jo më parë se ditën e 8 nga dita e publikimit, e përjashtimisht, ditën e publikimit, të cilën e cakton Kuvendi. - Ndalimi retroaktiv (prapaveprues) i veprimit të ligjit:

106 Mersim Maksuti, Aspekti juridiko kushtetues i statusit shtetformues të popullit shqiptar në IRJM, Prishtinë, 2000, fq.86-87. 107 Gazmend Zajmi, Çështja e Kosovës në kuadër të çështjes shqiptare si sfidë e madhe dhe madhore e kohës dhe ndaj kohës, “E drejta”, fq.21, Prishtinë, 1996. 108Nenet 51, 28, 33, 39, 43, 40 109 Neni 50-53 Kushtetuta e RM

Page 169: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

169

- Avokatura si shërbim publik i mëvetësishëm dhe i pavarur: që siguron ndihmë juridike dhe ushtron autorizime publike në pajtim me ligjin. 5. Kufizimi i lirive dhe të drejtave në rastet e përcaktuara me Kushtetutën e RM Kushtetuta e RM110 parashikon disa kufizime dhe atë: - Kufizohet liria dhe pacenueshmëria e letrave, nëse kjo është e domosdoshme me qëllim të pengimit ose zbulimit të veprave penale, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ose kur atë e kërkojnë interesat e sigurisë dhe të mbrojtjes së Republikës; - Kufizohet liria e bashkimit në shoqata civile dhe parti politike, nëse programet dhe veprimtaria e shoqatave civile dhe partive politike, orientohen drejt rrënimit të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës dhe drejt nxitjes ose thirrjes së agresionit ushtarak ose nxitjes të urrejtjes ose mosdurimit kombëtar, racor ose fetar. - Janë të ndaluara shoqatat ushtarake ose gjysmë-ushtarake, të cilat nuk u takojnë forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë. - Kufizohet e drejta e tubimit të qetë të qytetarëve, që të shprehin protestë publike, vetëm në kushte të luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme; -Mund të kufizohet paprekshmëria e banesës, vetëm me vendim gjyqësor, kur është në pyetje zbulimi ose pengimi i veprave penale ose mbrojtja e shëndetit të njerëzve; - Mund të kufizohet liria e lëvizjes në territorin e Republikës, vetëm në rastet kur kjo është e nevojshme me qëllim të mbrojtjes të sigurisë së Republikës, zhvillimit të procedurës penale ose mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. 6. Kufizimi i lirive dhe të drejtave gjatë kohës së luftës dhe gjendjes të jashtëzakonshme me Kushtetutën e RM (neni 21,54) i Kushtetutës 111 parashikon se kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk mund të jetë diskriminues në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare ose sociale, pozitës pasurore ose shoqërore. Kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk përfshin të drejtën e jetës, ndalimin e torturës, veprimin dhe dënimin çnjerëzor dhe nënçmues, përcaktueshmërinë juridike të veprave të dënueshme dhe dënimeve, si dhe lirinë e bindjes, ndërgjegjes, mendimit, shprehjes publike të mendimit dhe të besimit fetar. Përfundim: Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e përcakton dhe e garanton institucionin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përditshmëri, disa liri dhe të drejta mbeten si të drejta fiktive, të pa realizuara, pjesërisht të realizuara ose realizohen në mënyrë selektive në baza nacionale (sidomos kur kemi të bëjmë me të drejtat e shqiptarëve) si dhe diskriminime në baza partiake. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e v.2001, e cila ndërpreu konfliktin e armatosur në Republikën e Maqedonisë, avancoi pozitën e shqiptarëve, por nuk e zgjodhi në tërësi statusin juridiko kushtetues të tyre. Kushtetuta aktuale e RM nuk rrezaton si një kushtetutë e mirëfilltë demokratike, pasi nuk parashikon barazinë e popullit shqiptar me popullin maqedonas, si dy kombe shumicë në vend, por ajo favorizon popullin maqedonas në shumë të drejta dhe liri. Kjo Kushtetutë, si bashkësi që është shumicë merr vetëm popullin maqedonas. Kjo e drejtë i mohohet popullit shqiptar edhe pse janë shumicë dhe padrejtësisht, i fusin në bashkësitë që nuk janë shumicë, në pakicat nacionale, duke mohuar dhe diskriminuar të drejtat e tyre. Në Kushtetutë, populli shqiptarë, për nga të drejtat kushtetuese dhe shtetformësia, barazohet me turqët, vllehët, romët, serbët, boshnjakët dhe të tjerët. Të drejtat e shqiptarëve kushtëzohen me 20% e shpikur dhe duke u bazuar në të, diku kanë më shumë të drejta se komunitetet të tjera

110 Nenet: 17, 20, 26, të Kushtetutës së RM e v.1991.

111 Neni 21, 54

Page 170: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

170

(sërbët, turqët, romët, vllehët, boshnjakët e të tjerët), e diku barabartë me ta, por në asnjë mënyrë nuk janë të barabartë me popullin maqedonas. Rekomandime Nevoitet që Kushtetuta e RM të pësojë ndryshime. Në vend të konceptit të shtetit nacional të popullit maqedonas (mono nacional), si bartës të sovranitetit të përkufizojë shtetasit (qytetarët), ose të përkufizohet si shtet binacional i popullit shqiptar dhe atij maqedon. Pra duhet të kemi një Kushtetutë të mirfilltë demokratike, me të drejta të barabarta të të gjithë shtetasve shumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, pa kurrfarë dallimi dhe diskriminimi në baza nacionale. Shqiptarët në RM dhe në përgjithësi, duhet të ndërtojnë një program kombëtar për arritjen e interesave të tyre, i cili nuk do të ishte në kundërshtim me interesat e përgjithshme mbarë shqiptare në Ballkan. Pasi RM është shtet multinacionl me shumicë shqiptare dhe maqedone, duhet që në kushtetutë të përcaktohet si shtet binacional, me të drejta të barabarta të popullit shqiptar dhe popullit maqedon. Nevoitet barazia kushtetuese e shqiptarëve me atë maqedonase, të bëhet përmes federalizimit të RM, në dy njësi federale. Poashtu shqiptarët, duhet të gëzojnë të drejtën për vetëvendosje, përfshirë edhe të drejtën për shkëputje, duke u bazuar në shprehjen e lirë të vullnetit të popullit, si e drejtë demokratike univerzale, të paraparë me akte ndërkombëtare. Literatura -Kushtetuta e RM 1991 me Amendamentet kushtetuese I-XVIII, 2002 -Marrëveshja Kornizë e Ohrit, 2001 -Mersim Maksuti, 2000, Prishtinë, Aspektet juridiko-kushtetuese i statusit shtetformues të shqiptarëve në IRJM -Fatmire Lumani, 2002, Tiranë, Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë, periudha 1945-2002 -Fatmire Lumani, E drejta kushtetuese, 2014, Tetovë Gazmend Zajmi, Çështja e Kosovës në kuadër të çështjes shqiptare si sfidë e madhe dhe madhore e kohës dhe ndaj kohës, “E drejta”, Prishtinë, 1996. -Perspektivite na Ramkovniot dogovor, za izdavaçot: Vlladimir Millçin, Soros, 2001

Page 171: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

171

Fisnik Morina, Ibish Mazreku, Etem Iseni - Fondet e hapura investuese dhe ndikimi i tyre në performancen e Trustit Pensional të Kosovës

Msc. (cand.) Fisnik Morina - Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejё, Kosovё

Email: [email protected]

Prof. Ass. Dr. Ibish Mazreku – Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejё, Kosovё

Email: [email protected]

Prof. Ass. Dr. Etem Iseni – Universiteti Shtetёror i Tetovёs, Rep. e Maqedonisё

Email: [email protected]

Abstrakti

Fondet e hapura investuese nё letrat me vlerё pёrfaqesojnё njё nga llojet e ndёrmjetёsve financiarё. Kёto institucione financiare grumbullojnё para dhe i investojnё ato nё mjete financiare (p.sh. aksione, obligacione, letra tregtare). Njerёzit qe japin para, kanё pretendime mbi kёto mjete me synimin pёr tё siguruar fitime prej tyre. Nё mёnyren mё tipike, procesi pёrfshin krijimin e njё portfolio mjetesh nё njё kombinim tё vetёm. Nё qoftё se emetohet vetem njё lloj letre me vlerё, çdo pretendues zotёron njё pjesё proporcionale aksionesh tё portfolios sё mjeteve. Mirepo, disa kompani emetojnё dy ose mё shumё lloje letrash me vlerё. Nё fakt, mjetet qё kanё krijuar fillimisht njё portfolio, duke u bashkuar me te tjerat krijojne nje pako te re.

Sektori pensional vazhdon të jetë sektori me normën më të lartë të rritjes së aseteve në kuadër të sistemit financiar të Kosovës. Vlera e aseteve të sektorit pensional, deri në dhjetor tё vitit 2014, arriti në 1.1 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 19.1%. Njё pjesё e madhe e mjeteve tё fondit pensional tё Kosovёs, investohet nё tregjet financiare globale. Qёllimi kryesor i kёtij punimi shkencor ёshtё qё tё ofrojё tё dhёna kryesore nё lidhje me fondet e hapura investuese, me tё cilat Trusti i Kursimeve Pensionale tё Kosovёs ka realizuar investime tё mjeteve nё tregjet financiare ndёrkombёtare. Prandaj, edhe objektivi kryesor i kёtij studimi, ёshtё tё identifikojё impaktin e kёtyre fondeve investuese nё performacen e FKPK-sё, si dhe tё ndihmojё qё tё kuptohet natyra dhe risqet e investimit tё kёtij fondi. Metodologjia e kёtij kёrkimi shkencor, konsiston nё pёrdorimin e tё dhёnave kuantitative, ku nёpёrmjet programit tё specializuar Stata do tё analizohet nё mёnyrё empirike se si ndikojnё investimet e mjeteve tё kёtyre fondeve nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs.

Fjalёt kyçe: fondet e hapura investuese, profitabiliteti, kursimet pensionale, risku i investimeve, performanca financiare.

1. Hyrje

Fondet pensionale u shfaqёn dhe u zhvilluan mё vonё se shoqёritё e sigurimit. Njё zhvillim tё hovshёm patёn veçmas nё periudhёn pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Derisa te shoqёritё e sigurimit policat e sigurimit kontraktohen nё baza individuale, tek fondet e pensioneve kemi tё bёjmё me sigurimin pensional tё tё punёsuarve nё shoqёritё e mёdha, nё baza kolektive. Forma organizative e konstituimit tё fondeve pensionale, sikurse edhe te shoqёritё e sigurimit, varet nga madhёsia e fondit nё kuptimin e potencialeve financiare dhe nga numri i tё siguruarve, mirёpo mё sё shpeshti ato konstituohen si shoqёri me vete. Nuk janё tё rralla rastet kur fondet pensionale organizohen edhe si njёsi e posaçme apo bashkime, pranё ndonjё banke komerciale apo ndonjё institucioni tjetёr

Page 172: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

172

financiar. Edhe fondet pensionale krijojnё rezerva matematikore tё cilat paraqesin fonde tё hapura financiare me afat tё gjatё, andaj edhe mund tё pёrdoren pёr investime afatgjata. Me fondet e hapura investuese nga rezervat matematikore, fondet pensionale si investitorё institucionalё blejnё letra me vlerё me afat tё gjatё, pёrkatёsisht aksione dhe obligacione tё shoqёrive dhe obligacione tё qeverisё. (Sellon, 1992, 53-70)

Fondet e hapura investuese nё letrat me vlerё mund: tё administrojnё njё llogari: pёrgatitin regjistrimet tatimore, riinvestojnё dividendёt, etj. Tё diversifikojnё njё portofolio: (mbajnё njё shumёllojshmeri letrash me vlerё), tё krijojnё njё portofol tё pershtatshёm (zgjedhin investimet qё plotesojnё kushte tё caktuara p.sh. produktivitet tё lartё, risk mesatar, etj), tё kontrollojnё njё portofol (sigurojnё se kushtet e caktuara pёr investimet do tё vazhdojnё tё plotёsohen) dhe tё selektojnё letrat me vlerё qё duket se nuk do te kenё njё çmim real, nё pёrpjekje pёr tё arritur rezultate tё mira, d.m.th. pёr te arritur njё normё tё lartё fitimi nё lidhje me riskun. (Kaufman, 1995).

2. Qasja teorike mbi fondet e hapura investuese dhe fondet pensionale

Fondet pensionale janë institucione financiare që zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor në bazë të sigurimeve të kontraktuara, dhe mund të llogarisin mbështetjen në të hyrat e caktuara në llogaritë e tyre në baza mujore. Këto të hyra mujore në llogaritë e tyre në bazë të kontratave mbi sigurimet pensionale, përbëjnë rrethana të përshtatshme për programimin e potencialeve financiare të fondeve dhe investimin adekuat të tyre në kuptimin e formimit të strukturës optimale të portofolios së letrave me vlerë. Likuiditetin në vazhdim fondet pensionale e ruajnë nëpërmjet shumave të caktuara të parave në llogaritë transaktive, dhe përmes mbajtjes së një pjese të letrave me vlerë me afate të shkurtra, kryesisht të letrave komerciale dhe letrave me vlerë të qeverisë. Në raste të caktuara , këto letra me vlerë mund të shiten shpejt në tregjet financiare dhe kështu të sigurohet sasia e nevojshme e parave transaktive. Nëse këto kategori të fondeve nuk janë të mjaftueshme për pagesa të jashtëzakonshme, atëherë fondet pensionale mund të shesin një pjesë të letrave me vlerë me afatё të gjatё, sipas çmimit të tyre me skonto në tregjet financiare. Në raste të tilla bilanci i fondit pensional mbyllet në një shkallë më të ulët, për aq sa është vlera e letrave me vlerë të shitura në tregjet financiare. (Mishkin, Eakins, 2003).

Fondet e hapura investuese janë mekanizma ndërmjetës, nëpërmjet të cilëve investitorët individual blejnë dhe mbajnë në portofolin e tyre letra me vlerë të shoqërive dhe të qeverisë në mënyrë të tërthortë. Pra përmes dividendës nga aksionet e fondit të investimit, aksionarët e fondit në realitet realizojnë fitimet nga dividendët dhe normat e interesit në letrat me vlerë të portofolios së fondit. Dividendët në aksionet që i zotërojnë aksionarët e fondeve të investimit, varen nga norma mesatare e rendimenteve në aktivin e fondit të investimit (dividend në aksionet e blera, plus interesat nga obligacionet e blera, minus shpenzimet e fondit të investimit). Nëse rritet vlera e tregut e aktivit të fondit të investimit, atëherë aksionarët e fondit realizojnë fitime kapitale. Ndërkaq në rastet kur zvogëlohet vlera e tregut e aktivit të fondit të investimit, atëherë aksionarët e fondit të investimit pësojnë humbje kapitale. Fondet e hapura investuese (open-end mutual funds në terminologjinë amerikane, apo unit trusts në terminologjinë britanike), karakterizohen nga aftësia e tyre dhe mundësia që kanë që në çdo kohë t'i blejnë apo t'i shesin aksionet e tyre nga mbajtësit. Të gjitha këto transaksione investitorët individual i kryejnë drejtpërdrejtë përmes kontrakteve me fondin përkatës të investimit. (Archer, 2011).

Ne Angli, nje “trust” pёrfaqeson njё fond investimi me formё tё hapur. Nё Amerikё, ky term pёrdoret nё njё sens me tё kufizuar, duke iu referuar njё trusti investimesh tё fiksuar,- d.m.th. njё

Page 173: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

173

kompani qё nё thelb ёshtё e pёrcaktuar nga pikepamja e jetёgjatёsisё sё saj. Pёr tё krijuar njё trust investimesh, njё sponsor (p.sh. njё firmё e madhe brokerimi) blen njё tёrёsi specifike letrash me vlerё, i depoziton ato tek njё depozitar (p.sh. njё bankё, ose kompani besimi), dhe merr si rezultat njё numer aksionesh qё pёrfaqesojnё interes proporcional nё kёto letra me vlerё. Kёto aksione, tё njohuara si çertifikata tё rimbursueshme tё trusteve shiten nga sponsori tek investitoret. Tё gjitha tё ardhurat qё merren nga portofolio u paguhen aksionereve nga depozitari. Vetёm nё rrethana tё parashikuara ndryshon portofolio. Nuk ekziston ndonjё manaxhim aktiv i trustit tё investimeve, nga depozitari ofrohen vetem shёrbimet e depozitarit dhe ato administrative. Nё menyrё korresponduese, tarifat qe paguhen gjatё egzistences sё trustit janё tё ulta (p.sh, 1,50$ nё vit, pёr 1000$ vlerё mjetёsh). Shumica e trusteve tё investimit nё SHBA, zotёrojnё letra me vlerё me tё ardhura fikse dhe skadojnё pasi tё jetё shlyer edhe letra e fundit (ose, mundёsisht tё jetё shitur). Kohёzgjatjet nga 6 muaj pёr trustet e instrumentave tё tregut tё parasё deri mbi 20 vjet pёr trustet e instrumentave tё “tregut te obligacioneve”. Disa truste pёrfshijnё vetёm obligacione tё qeverisё, tё tjerё vetem obligacione tё korporatave, e disa tё tjerё vetem obligacione bashkiake, etj. (Bird & Thorp, 2012).

Njё fond pensional i cili ёshtё i gatshёm pёr tё rimbursuar aksionet me vlerёn neto tё mjeteve, ose afёr vlerёs neto gjatё gjithё kohёs quhet fond i hapur investues, ose me shpesh fond investimesh. Fonde tё tilla janё tё hapura tё paktёn nё njё drejtim, meqё aksionet e shpёrndara mund tё rimbursohen nёn kujdesin e aksionereve. Gjithashtu, shumica e tyre janё tё hapura nё drejtime tё tjera. Fondi, vazhdimisht, ofron aksione tё reja me nje cmim sipas vleres neto te mjeteve, ose afer vleres neto. Kur rimbursohen aksionet e vjetra, letrat me vlerё nё portofolin e fondit mund tё shiten pёr tё siguruar paratё qe nevojiten. Nё tё kundertёn, kur emetohen aksione tё reja, arkёtimet mund tё pёrdoren pёr tё blerё letra me vlerё tё reja pёr portofolion. Kur rimbursohen disa aksione dhe shitёn disa tё tjera nё tё njejtёn ditё mё tё njejtёn vlerё neto tё mjeteve, vetem shuma neto e paguar ose e marrё nevojitet pёr t'u perdorur pёr shitjen ose blerjen e letrave me vlerё tё portofolios. Pёr tё menjanuar tarifat e tepёrta tё brokerimit, shumica e fondeve ruajnё njё gjendje tё vogёl nё tё holla pёr tё amortizuar disa nga luhatjet ditore tё ketyre flukseve. Pak fondeve u paguhet njё tarifё rimbursimi (p.sh. 2% tё vlerёs neto tё mjeteve), por njё pjesё e madhe rimbursojnё aksionet me vlerёn e plotё neto tё mjeteve. (Clark & Monk, 2011).

Disa fonde tё hapura investuese, tё njohura si fonde pa tarifa, shesin aksionet e tyre me vleren neto tё mjeteve. Tё tjerat, tё njohura si fonde me tarifa, ofrojnё shitjen e aksioneve nёpёrmjet brokerave, ose organizatave tё tjera shitёse, tё cilёt i shtojne njё tarifё nё pёrqindje vleres neto tё mjeteve. Tarifa nё perqindje, zakonisht, ёshtё me e vogёl, sa mё madhe tё jetё shuma e investuar. Njё organizatё shitese qё merr 1000$ pёr t'i investuar ne njё fond, do tё mbajё 85$, duke mbetur 915$ pёr t'i perdorur nё blerjen e aksioneve tё fondit sipas vleres neto korrente tё mjeteve pёr aksion. Kjo, zakonisht, ёshtё njё tarifё nё masen 8,5%, por aktualisht ёshtё 9,3% (85/915 = 0,093) tё shumes sё investuar. Tarifa tё kesaj mase janё tё zakonshme pёr blerje tё vogla. (The Economist, 2012).

3. Pensionet e Republikës së Kosovës

Kursimet Pensionale menaxhohen nga dy institucione të specializuar ku njëri i përket sektorit privat, ndërsa tjetri sektorit publik. Institucionet të cilat merren me menaxhimin e pensioneve janë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP). Në Kosovë Sistemi Pensional për shkak të një mori arsyesh politike dhe sociale është i organizuar në tri shtylla kryesore. Në organizim të tillë ka ndikuar baza legale e pa unifikuar si dhe nevoja për të bërë zgjidhje ad hoc varësisht prej paraqitjes së situatave të presionit nga grupe të caktuara të shoqërisë.

Page 174: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

174

Shtylla I – Përfshinë pensionet bazë, pensionet e parakohshme dhe të veçanta, për kategoritë të cilat nuk kanë kontribuar në fondin pensional.

Shtylla II – Kursimet pensionale në llogari individuale të cilat janë të obligueshme, përkatësisht kontributet në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ku punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë me nga 5% secili.

Shtylla III - Janë kursimet suplementare, pjesë kjo e liberalizuar për fondet private, në Kosovë (aktualisht kemi vetëm një).

Në kuadër të shtyllës së parë, e cila përfshinë kategorinë e cila financohet nga buxheti i shtetit janë të përfshirë: sistemi pensional i moshës apo bazik, sistemi pensional i moshës të cilët kanë kontribuar në fondin pensional të kaluar (të gjithë ata që kanë kontribuar mbi 15 vite), pensionet për persona me aftësi të kufizuara, pensionet e parakohshme për ish-minatorët e kompleksit Trepça dhe pensionet e veçanta për ish pjesëtarët e TMK-së (pension ky familjar). Për pensionistët e moshës, Ministria aplikon një sistem të integruar të IT-së i cili kërkon që secili pensionist të paraqitet ç’do 6 muaj për të dëshmuar se është i gjallë, kjo për të pamundësuar keqpërdorimin e këtyre pensioneve nga persona të pa ndërgjegjshëm të cilët vazhdojnë të marrin pensionet edhe për persona të vdekur. Për shkak të mos lajmërimeve të tilla, ministria ka zyrtarë të cilët janë përgjegjës për t’i hetuar këto raste e të cilët angazhohen në terren duke marrё informata nga lajmërimet e rasteve të vdekjes, përkujtimet në gazetë etj.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pa varur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. FKPK është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale. FKPF është institucion i themeluar në dhjetor të vitit 2001 dhe ka filluar aktivitetin ne gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë. Aktivitetin e përgjithshëm të FKPK-së e rregullon Kuvendi i Kosovës, ndërsa e mbikëqyr Banka Qëndrore e Kosovës (BQK). FKPK është e angazhuar kryekëput për mbajtjen dhe investimin e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë mardhenies së punës. (Ligji pёr Fondet Pensionale tё Kosovёs, 2012).

Administrimi i këtyre llogarive individuale është përgjegjësi ligjore, megjithatë paratë e kursyera mbesin pronë vetanake e kontribuuesve. Edhe pse pronë private, mandati i këtyre kursimeve është specifik: ato mund të përdoren vetëm për pension, dhe nuk munden të përdorën ose tërhiqën përpara moshës së pensionit për asnjë arsye tjetër (psh. të merren për hua, për trajtime mjekësore e të ngjashme). Sa janë me FKPK-në, mjetet pensionale investohen sipas parimeve të investimeve të kujdesshme të përcaktuara me ligj. Investimet bëhen nga Bordi Drejtues i FKPK-së më qellim që kursimëtarëvë kososvarë t’iu rritet vlera e kursimeve pensionale, dhe që në afate të gjata t’iu mundësohet ofrimi i pensionit më të mirë të mundshëm. Investimet e FKPK-së bëhen në klasa të ndryshme investuese, dhe përmes tyre në tregjet botёrore dhe industri nga më të ndryshmet, në mënyrë që të shperndahët dhe kështu të zvogëlohët rreziku i mundshëm nga investimet, sikurse shihet e arsyeshme nga Bordi Drejtues.

4. Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe instrumenti pёr realizimin e

investimeve tё hapura

Detyra kryesore e Bordit Drejtues të FKPK-së është të sigurojë se mjetet investohen në mënyrë të matur në përputhje me kërkesat e ligjit. Bordi Drejtues pranon se ka përgjegjësi fiduciare ndaj kontribuesve dhe përfituesve në FKPK, dhe do të ndjekë vetëm politikat të cilat nuk e cenojnë këtë përgjegjësi. Bordi Drejtues e ka të themeluar Komisionin e Investimeve, i cili është një komision i përbërë vetëm nga anëtarët profesionalë të Bordit Drejtues, dhe i cili i raporton Bordit Drejtues. Komisioni i Investimeve përveç të tjerash do të kryejë: shqyrtimin e politikës së investimeve në fuqi dhe të çdo propozimi për ndryshimin e saj, vlerësimin e alokimit aktual të mjeteve dhe të çdo

Page 175: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

175

propozimi për ndryshim, monitorimin e investimeve aktuale dhe të çdo propozimi për të rritur ose zvogëluar këto investime dhe identifikimin e ideve të reja për investime për propozim tek Bordi Drejtues. Investimet e FKPK-së në përgjithësi bëhen përmes një vargu të diversifikuar të fondeve të përbashkëta investuese të menaxhuara nga ndërmarrjet për menaxhim të mjeteve. Menaxhuesi i secilit prej këtyre fondeve ka përgjegjësi të emërojë një kujdestar me qëllim të ruajtjes së mjeteve. Menaxhuesi i secilit prej këtyre fondeve po ashtu ka përgjegjësi për të raportuar rregullisht tek FKPK-ja. (Manuali i Investimeve, FKPK, 2015).

Mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës investohen vetëm me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe të shfrytëzuesve. Qëllimet e një investimi të arsyeshëm të Fondit pensional janë: siguria e fondit pensional, shumëllojshmëria e investimit, fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe mirëmbajtja e likuiditetit adekuat. Mjetet e Fondit Pensional mund të investohen vetëm në këto klasa ndërkombëtare të mjeteve: Fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat në banka që janë licencuar nga një organ rregullator bankar i shtetit që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik (OBZHE) dhe të cilat nuk janë nën masa të dhunshme ose licenca e tyre nuk i nënshtrohet pezullimit. Letrat me vlerë të emetuara nga ndonjë shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE). Letrat me vlerë të emetuara nga qeveritë në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) në masën që e garanton shteti përkatës. Letrat me vlerë të regjistruara në rregullatorin e tregjeve të kapitalit të cilitdo shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) me qëllim të përfshirjes së tyre në një ofertë publike, me kusht që këto letra me vlerë të figurojnë në bursën që i nënshtrohet mbikëqyrjes së rregullatorit të tregjeve të kapitalit. Fondet e përbashkëta dhe fondet e investimeve, që janë subjekt i miratimit në shtetin e themelimit, shtet ky që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. (Ligji pёr Fondet Pensionale tё Kosovёs, 2012).

Bordi drejtues i fondit gjatë kryerjes të detyrës së tij fiduciare mund të përcaktojë se investimet optimale për një pjesë të mjeteve pensionale apo për të gjitha mjetet pensionale të fondit të bëhen përmes instrumentit për investime të hapura. Fondi zgjedh një apo më shumë instrumente për investime të hapura përmes konkursit ndërkombëtar. Instrumentet për investime të hapura të përdorura për investime të fondit duhet të licencohen nga autoriteti i tregut financiar i një shteti anëtar të OBZHE-së ku e kanë selinë apo nga autoriteti i tregut financiar në Kosovë. BQK-ja gjithashtu mund të nxjerrë rregullore të aplikueshme posaçërisht për investimet përmes instrumenteve për investime të hapura. Bordi drejtues i fondit shqyrton marrëveshjet për mbajtje të instrumenteve për investime të hapura të shfrytëzuara për investimet e fondit dhe duhet të vendosë që ato të jenë të përshtatshme për ruajtjen e mjeteve pensionale të fondit.

Mjetet pensionale mund të investohen vetëm në klasat e mjeteve si në vijim: fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat e bankave të licencuara nga BQK-ja, por që nuk janë nën masa të dhunshme dhe që nuk i nënshtrohen pezullimit të licencës së tyre, letrat me vlerë të qeverisë së Kosovës. Pastaj letrat me vlerë të ndërmarrjeve (duke përfshirë veçmas stoqet dhe obligacionet) të regjistruara në ligjet e kapitalit të tregjeve në Kosovës dhe të plasuara përmes ofertës publike, me kusht që letrat e tilla me vlerë të jenë kuotuar në bursën e licencuar të letrave me vlerë në Kosovë ose në ndonjë juridiksion tjetër të shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), varësisht nga mbikëqyrja e regullatorit në fuqi të tregjeve të kapitalit dhe fondet e përbashkëta dhe të investimeve varësisht nga miratimi i rregullatorit në Kosovë.

Page 176: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

176

5. Tetё fondet e hapura investuese nё tё cilat janё investuar mjetet e FKPK-sё

Nё vazhdim do tё japim disa të dhëna kryesore për fondet e hapura investuese (dhe menaxhuesit e këtyre fondeve) përmes të cilave Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës aktualisht i ka investuar mjetet pensionale në tregjet globale financiare. Kryesisht kёto mjete tё Trustit Pensional tё Kosovёs janё tё investuara nё kёto fonde investuese: Vanguard, Schroders, AXA, BNY Mellon, Nordea, Kleinwort Benson Investors, Tobam dhe Pictet.

Vanguard me selinë e saj në Pensilvani të SHBA-ve, është themeluar më 1975 dhe është ndër menaxhuesit më të mëdhenj të mjeteve në botë. Vanguard ka nxjerrë në treg indeksin me të ardhura fikse për herë të parë më 1986, duke u vendosur kështu mes pionierëve në ofrimin e fondeve të indeksuara. Ky fond pasiv (i indeksuar) në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave më të mëdha nga shtetet e zhvilluara të cilat replikohen bazuar në përbërjen e Morgan Stanley Capital International (MSCI) World Free Index. Indeksi përfshin aksione të kompanive në vende të zhvilluara që kalojnë ekzaminimin e likuiditetit. Likuiditet do të thotë masa deri në të cilën një aksion mund të blihet dhe shitet pa e ndryshuar çmimin në mënyrë të konsiderueshme. (Vanguard Global Stock Index Fund 2014). Schroders është një institucion financiar me seli në Londër të Britanisë së Madhe, themelimi i të cilit daton qysh prej vitit 1804. Klientë kryesorë të tij janë: korporatat, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, autoritetet lokale dhe qeveritare. Schroders deri më 30 qershor 2015 kishte mjete nën menaxhim në vlerë prej 437 miliardë euro si dhe 3,600 të punësuar në Evropë, Amerikë, Azi dhe Lindje të Mesme. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të Schroders-it International Strategic Bond Euro Hedged në vitin 2006. Ky fond aktiv në përbërjen e tij kryesisht përmban (dhe tregton) me instrumente borxhi të tilla si fletobligacionet e korporatave dhe të thesareve të shteteve botërore. (Schroder International Selection Fund 2010).

AXA Investment Managers është themeluar më 1994 me seli në Francë dhe është pjesë e korporatës AXA Group. AXA është bërë emër i mirënjohur ndërkombëtarisht për menaxhimin e fondeve investuese, duke ofruar mundësi të investimit në të gjitha llojet e instrumenteve financiare. Deri më 30 qershor 2015 AXA IM kishte nën menaxhim 694 miliardë euro, dhe 2,300 të punësuar në 30 shtete të Evropës, Amerikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të AXA-s Global Inflation Linked Bonds Eur në vitin 2010. Ky fond aktiv në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) fletobligacione afatgjata të lidhura me inflacionin që emetohen nga thesaret e shteteve dhe korporatat botërore. (AXA World Funds – Global Inflation Bonds 2015). BNY Mellon është krijuar në vitin 2007 nga bashkimi i Mellon Financial Corporation dhe The Bank of New York Company me seli në Nju Jork të SHBA-ve. Deri më 30 qershor 2015 BNY Mellon kishte 1.7 trilionë dollarë nën menaxhim dhe kishte shtrirje në mbi 100 vende të botës. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të BNY Mellon Global Real Return X EUR në vitin 2011. Ky fond aktiv në përbërjen e tij përmban aksione të korporatave botërore dhe në masë më të vogël fletobligacione të shteteve dhe korporatave botërore duke synuar kështu të gjenerojë kthim absolut nga të dy klasat e instrumenteve financiare. (BNY Mellon Global Real Return Fund 2008).

Nordea është grupi më i madh financiar në Evropën Veriore dhe e ka selinë në Stokholm të Suedisë. Nordea ka filluar se operuari më 1830, dhe deri më 31 mars 2015 kishte 726 miliardë euro mjete nën menaxhim. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të Nordea-s Nordea 1 Global Stable Equity Unhedged në qershor të vitit 2014. Ky fond aktiv në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave me zhvillim stabil të: kthimit, dividendës dhe rrjedhës së keshit. Fondi mund të investojë deri një të tretën e mjeteve në kesh dhe fletobligacione për të menaxhuar riskun. (Nordea 1 Global Stable Equity Fund 2014). Kleinwort Benson Investors (KBI) është një menaxhues mjetesh institucional me seli në Dublin të Irlandës, dhe është pjesë e Kleinwort Benson Group. Kjo ndërmarrje menaxhon mjetet e investitorëve institucional që nga 1980-a, dhe aktualisht ofron strategji të specializuara për skemat pensionale publike dhe të korporatave. Deri më 30

Page 177: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

177

qershor 2014 Kleinwort Benson Investors kishte nën menaxhim 7.5 miliardë euro. FKPK-ja ka investuar për herë të parë në korrik të 2014-s në fondin e KBI: Institutional Developed Equity Fund H EUR, fond ky aktiv i cili në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave botërore me dividendë stabile. (KBI Institutional Dividend Plus Developed Equity Fund 2014).

Tobam është ndërmarrje që merret me menaxhimin e mjeteve me seli në Luksemburg dhe deri më 30 qershor 2015 kishte 8.7 dollarë mjete nën menaxhim. Tobam është themeluar më 2006 dhe aktualisht është në pronësi të vetë punonjësve. Tobam në filozofinë e tyre investuese janë kundër përdorimit të bençmarkut (anti-benchmark) dhe ofrojnë kështu fonde investuese mbi këtë parim. FKPK-ja nga korriku 2014 ka filluar me investimet përmes fondit të Tobam Anti-benchmark World Equity Fund Euro-Hedged. Ky fond aktiv në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave botërore, ku përzgjedhja bazohet mbi arritjen e një korrelacioni sa më të ulët në mes të (performancave të) aksioneve të këtyre korporatave - me synim uljen e riskut të gjithëmbarshëm. (Tobam Anti Benchmark World Equity Fund 2014). Pictet është menaxhues i pasurive dhe mjeteve që është themeluar më 1806 në Gjenevë, Zvicër. Deri më 30 qershor 2015 Pictet kishte 146 miliardë euro mjete nën menaxhim. FKPK-ja ka investuar për herë të parë në korrik të 2014-s në fondin investues të Pictet High Dividend Selection – Z Euro, fond ky aktiv i cili në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave botërore me dividend stabile. (Pictet - High Dividend Selection 2014).

6. Tё dhёnat empirike tё studimit

Pёr tё vlerёsuar ndikimin e fondeve tё hapura investuese nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs janё pёrdorur tё dhёnat vjetore pёr vitet 2008-2014. Tё dhёnat pёr fondet e hapura investuese dhe klasёn e mjeteve tё investuara nё formё tё aksioneve, fletёobligacioneve, instrumentёve tё tregut tё parasё, tregut tё kredisё, depozitave bankare, kёmbimeve valutore dhe kthimeve absolute nga bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin janё mbledhur nga raportet dhe buletinet vjetore financiare, tё publikuara nё faqёn zyrtare tё Fondit tё Kursimeve Pensionale tё Kosovёs. Janё pёrfshirё vetёm ato variabla qё pёrdoren mё sё shumti nё literaturё. Viti 2014 shënoi vitin e zbatimit të plotë të parimeve dhe politikës së re investuese, duke lënë prapa kështu politikën që për 5 vjet FKPK-ja e kishte ndjekur. Deklarata e re e Parimeve Investuese bazohet në objektivin kryesor afatgjatë të investimeve të FKPK-së që është: së pari të ruajë dhe së dyti të rrisë kapitalin e kontribuuesve, në terma nominalë dhe ata realë. Kjo deklaratë e ka vendosur Indeksin e Çmimeve të Konsumit të Kosovës si bençmark kundrejt së cilës do të matet performanca e investimeve të FKPK-së. Nё tabelёn e mёposhtme janё tё paraqitura tё gjitha investimet e Trustit Pensional tё Kosovёs gjatё vitit 2014 nё tregjet financiare botёrore, tё klasifikuara nё bazё tё fondeve tё hapura investuese, klasёs dhe strategjisё sё mjeteve si dhe shuma e alokimit tё mjeteve.

Tabela 1: Shpёrndarja e mjeteve tё FKPK-sё tё investuara nё tregjet financiare gjatё vitit 2014

Page 178: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

178

Burimi: Raporti Vjetor Financiar pёr vitin 2014 http://www.trusti.org/

Nё vazhdim do tё shpjegohen disa prej llojeve tё fondeve tё hapura tё investimeve, tё cilat nё kёtё punim shkencor janё observuar si variabla tё pavarura. Fondet multi-asete nënkuptojnë fondet që në përbërje kanë edhe aksione edhe instrumente borxhi (p.sh. fletobligacione) të shteteve dhe korporatave botërore. Kur është fjala për strategjinë investuese, fondet me menaxhim risku vendosin plasmane përmes derivateve (si p.sh. futures - dakordim per shitblerje instrumentesh financiare në të ardhmen në datë dhe me çmim të paracaktuar), për t’u mbrojtur kështu nga rëniet e padëshiruara në treg. Fondet me targetim risku përcaktojnë një nivel (cak) për luhatshmërinë e portofolit investues dhe në baza të rregullta bëjnë rialokim të mjeteve për ta rikthyer luhatshmërinë tek ai nivel. Fondet me kthim absolut synojnë t’i përzgjedhin aksionet dhe fletobligacionet që gjykohen me potencial më të madh për kthime pozitive, nën besimin e përgjithshëm se luhatshmëria më e ulët e fletobligacioneve do të kundërbalancojë luhatshmërinë e aksioneve dhe reduktojë kështu riskun e përgjithshëm. Fondet me strategji dividendi në portofolin investues pëzgjedhin vetëm aksione nga korporatat stabile e që rregullisht paguajnë dividend. Me “Ofrim interesi” bëhet fjalë për plasmane direkte në instrumente që paguajnë interes, si p.sh. depozitat bankare dhe fletobligacionet e Kosovës.

FKPK-ja i investon shumicën e mjeteve përmes fondeve të hapura investuese, të cilat menaxhohen nga kompani të specializuara që operojnë në tregjet globale financiare. Bordi kërkon që këto instrumente të jenë likuide dhe të mirё tё divesifikuara, të kenë performancë të kënaqshme, që investimet e tyre të jenë në pajtim me Ligjin për Fondet Pensionale dhe me politikën investuese të FKPK-së, dhe që menaxherët e fondeve të kenë përvojë të mjaftueshme në industri.

Page 179: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

179

Figura 1: Çmimi i aksionit të FKPK sipas vitit ose themelimit

Burimi: Raporti Vjetor Financiar pёr vitin 2014 http://www.trusti.org/

Ishin €332 milion që u investuan më 2014, nga të cilat €283 milion shkuan tek gjashtë fondet e reja investuese të angazhuara, por kishte edhe shtim të mjeteve (prej €49 mil.) tek disa nga fondet investuese të mëhershme. Nga shuma e investuar tek fondet e reja investuese, €142 mil. janë drejtuar tek dy fondet e Nordea-s: €96 milion në Nordea 1-SRF, dhe €46 milion në Nordea 1-GSEF; €51 milion tek KBI; €35 milion tek Tobam; €30 milion tek Pictet, dhe €26 milion tek AXA. Mjetet e investuara tek fondet ekzistuese ishin: €25 milion tek fondi i multi-aseteve të BNY Mellon, €15 milion tek fondi i bonove i Schroders dhe €9 milion tek fondi me target bonot e lidhura me inflacionin i AXA GILB. Nё figurёn 1 ёshtё paraqitur grafikisht çmimi i aksionit tё FKPK-sё sipa viteve tё caktuara.

Tregjet kryesore në SHBA e BE vazhduan të kenë edhe një vit me rritje në të gjitha instrumentet financiare. Gjithsesi, si zakonisht, në rast të ngritjes së tregjeve më së shumti përfiton tregu i aksioneve, duke qenë kështu viti 2014 kontribuuesi kryesor i performances pozitive të investimeve të FKPK-së. E gjithë kjo ndodhi nga përmirësimi i rritjes ekonomike dhe tkurrja e papunësisë në SHBA, por edhe nga rimëkëmbja ekonomike në Evropë, e mbështetur edhe nga masat stimuluese të deklaruara nga Banka Qendrore Evropiane. Megjithatë as ky nuk ishte një vit pa oscilime të forta, që erdhën kryesisht nga kriza politike mes Rusisë dhe Perëndimit, por edhe trazirave në disa shtete të Lindjes së Mesme që kanë peshë në tregun global të naftës. Investimet e FKPK-së në tregjet financiare rezultuan me rritje prej 6.3% në çmim të aksionit gjatë vitit, i cili njëherësh edhe shërben si matës i performancës neto të FKPK-së për periudhë. Viti 2014 u përmbyll me çmim rekord për fundivit prej €1.2879 për aksion (2013: €1.2117).

7. Metodologjia dhe pёrcaktimi modelit ekonometrik

Pas shqyrtimit tё literaturёs dhe analizimit tё fondeve tё hapura investuese dhe ndikimit tё tyre nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs, ne jemi pёrcaktuar qё sё paku gjashtё faktorё ti analizojmё nё mёnyrё empirike. Pёr kёtё analizё empirike kemi zgjedhur tё analizojmё ndikimin e llojeve tё ndryshme tё fondeve tё hapura investuese nё performancen e FKPK-sё nё periudhёn prej vitit 2008 deri nё vitin 2014. Nё kёtё analizё empirike janё shfrytёzuar tё dhёnat kuantitative nga raportet vjetore financiare tё viteve 2008-2014.

Hipotezat:

Page 180: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

180

H1: Investimet e FKPK-sё nё formё tё aksioneve, fletёobligacioneve dhe instrumentёve tё tregut tё parasё kanё ndikuar pozitivisht nё rritjen e fitimit dhe nё performacen e Trustit Pensional tё Kosovёs gjatё viteve 2008-2014.

H2: Investimet e FKPK-sё nё formё tё kredive, depozitave bankare, kёmbimeve valutore dhe bonove tё thesarit tё lidhura me inflacionin kanё pasur ndikim mё tё vogёl nё rritjen e fitimit dhe nё performacen e Trustit Pensional tё Kosovёs gjatё viteve 2008-2014, nё krahasim me fondet e hapura investuese tё tipit tё parё.

Pёr tё testuar hipotezat e parashtruara ne do tё pёrdorim disa analiza dhe teste statistikore tё cilat do tё na ndihmojnё ti japim pёrgjigje pyetjёs kёrkimore tё kёtij studimi se si ndikojnё investimet e mjeteve tё kёtyre fondeve nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs. Analizat statisikore tё cilat do tё aplikohen janё: Unit Root Test, testi i shkakёsisё Granger, testi i ko-integrimit dhe analiza e regresionit linear.

Tabela 2: Baza e tё dhёnave pёr analizat statistikore nё Stata

Viti y X1 X2 X3 X4 X5 X6 2008 810,299 112,3 49,2 4,1 26,5 15,6 4,4 2009 1,420,470 140,1 55,6 4,1 37,7 16,4 18,3 2010 1,794,579 194,2 60,5 75,0 42,3 33,7 45,00 2011 1,343,265 203,45 59,96 63,65 19,98 34,69 101,0 2012 1,057,583 305,9 13,9 73,00 22,1 32,60 199,6 2013 925,828 313,4 96,4 133,00 53,1 27,00 80,90 2014 1,041,479 343,0 114,5 166,20 71,9 30,20 81,00

Burimi: FKPK http://www.trusti.org/

Y – paraqet fitimin neto tё FKPK-sё (variabla e varur me tё cilin ёshtё mat performanca e Trustit Pensional tё Kosovёs pёr vitet 2008-2014).

X1 – paraqet investimet nё aksione, X2 – investimet nё fletёobligacione, X3 – instrumentet e tregut tё parasё, X4 – instrumentet e tregut tё kredisё, X5 – depozitat bankare dhe X6 – kthimet absolute nga kёmbimet valutore dhe bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin.

Tabela 3: Vlera e logaritmit natyral pёr bazёn e tё dhёnave empirike

Viti log y log X1 log X2 log X3 log X4 log X5 log X6 2008 5.90 2.05 1.69 0.61 1.42 1.19 0.64 2009 6.15 2.14 1.74 0.61 1.57 1.21 1.26 2010 6.25 2.28 1.78 1.87 1.62 1.52 1.65 2011 6.12 2.30 1.77 1.80 1.30 1.54 2.00 2012 6.02 2.48 1.14 1.86 1.34 1.51 2.30 2013 5.96 2.49 1.98 2.12 1.72 1.43 1.90 2014 6.01 2.53 2.05 2.22 1.85 1.48 1.90

Burimi: FKPK http://www.trusti.org/

= + . + . + . + . + . + ℎ +

Pёr tё fituar njё model ekonometrik i cili nё mёnyrё mё tё pёrafёrt do tё pёrshkruan lidhjet nё mes variablёs sё varur fitimi neto i FKPK-sё dhe gjashtё variablave tё pavarura e kemi shfrytёzuar programin softwerik pёr statistikё dhe analiza ekonometrike STATA. Nё kёtё model ёshtё pёrdorur regresi nё formёn e logaritmit. Mё poshtё i paraqesim rezultatet e daluara nga analiza me anё tё Statёs.

Page 181: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

181

8. Rezultatet empirike

Unit Root Test – Tё dhёnat e mbledhura janё testuar pёr stacionaritet pёr tu siguruar qё variablat e pёrdorur nuk janё subjekt i korrelimit. Pёr kёtё janё pёrdorur dy testet si Augmented Dickey-Fuller (ADF) unit root test dhe Phillips-Perron (PP). Kёto dy teste kanё si qёllim analizimin e gjendjes stacionare tё secilit variabёl. Rezultatet paraqiten nё pjesёn e parё tё tabelёs 4. Vlerёsimet tregojnё qё hipotezat zero e jo stacionaritetit, pёr tё dyja testimet, nuk mund tё hidhet poshtё pёr tё gjithё variablat nё nivel, duke iu referuar njё niveli rёndёsie prej 5%. Gjithsesi, rezultatet ndryshojnё pёrsa i pёrket procesit tё stacionaritetit pёr variablat e diferencuar. Siç vihet re, ato janё tё gjithё stacionarё nё diferencim tё parё.

Tabela 4: Rezultatet e testeve ADF dhe PP

Variabla DF test PP test Diferencial 1 Ln Fitimi neto -1,782 -1,782 -6,532 Ln Aksionet -0,324 -0,324 -4,045 Ln Fleteobligacione -4,432 -4,432 -10,324 Ln Tregu i parasё -4,542 -4,542 -3,439

Burimi: Llogaritjet e autorёve nё STATA

Causality – pёr tё kryer testin e shkakёsisё Granger, nevojitёn tё dhёna stacionare tё cilat, nё kёtё punim, merren duke kryer diferencialin e parё tё variablave. Ky test nevojitet pёr tё parё nёse variablat e marrё nё konsideratё shkaktojnё njёri-tjetrёn ose jo.

Tabela 5: Testi Granger i shkakёsisё

Variabla Ln Fneto Ln Aks. Ln Flobl. Ln Tr.Para Ln Fneto 0,6743 0,9972 0,6327 Ln Aks. 0,9823 0,0034 0,2337 Ln Flobl. 0,7543 0,4538 0,3843 Ln Tr.Para. 0,9354 0,8732 0,0236

Burimi: Llogaritjet e autorёve nё STATA

Tabela 5, paraqet rezultatet e kёtij testimi pёr variablat e diferencuar. Nga tabela vёrehet qё, pёr tё gjitha hipotezat e ngritura, probabiliteti i statistikёs F ёshtё mё i madh se 5%. Kjo do tё thotё qё, nuk mund tё mos pranojmё hipotezat e ngritura pra, variablat nuk janё shkaktarё tё njёri-tjetrit.

Co-integration – duke qenё se variablat janё stacionare, ёshtё vazhduar analiza e tё dhёnave pёr tё parё nёse ato po lёvizin sё bashku apo jo. Pёr kёtё shёrben njё analizё ko-integrimi, dhe ёshtё pёrdorur njё teknikё e bazuar nё sisteme, ajo Johansen. Ky test kointegrimi varet nё krahasimin e statistikёs sё testit me vlerёn kritike. Hipoteza zero nё kёtё rast ёshtё: nuk ka kointegrim midis variablave dhe hipoteza alternative ёshtё: ka integrim midis variablave. Rezultatet e kёtij testimi paraqiten nё tabelёn 6.

Tabela 5: Testi i ko-integrimit

Rank Max statistic Prob. max statistic 0 235.8934 35.87

Page 182: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

182

1 245.9843 25.07 2 267.7456 19.06 3 0,9992 3.67

Burimi: Llogaritjet e autorёve nё STATA

Nё rangun zero deri nё rangun 2 mund tё vёrehet qё max statistic ёshtё mё e madhe se vlera kritike 5%. Si rezultat, nuk pranohet hipoteza zero por hipoteza alternative, qё midis variablave ka kointegrim. Katёr variablat e modelit janё kointegruar ose e thёnё ndryshe, ato kanё njё ndёrlidhje afatgjatё midis tyre. Prandaj, edhe nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs mё shumё kanё ndikuar fondet e hapura investuese me klasё tё mjeteve nё formё tё aksioneve, fletёobligacioneve, instrumentet e tregut te parase se sa instrumentet e tregut tё kredisё, depozitat bankare dhe kthimet absolute nga kёmbimet valutore dhe bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin.

Nga regresioni i modelit marrin tё dhёnat e mёposhtme:

= −54.0+ 0.60 . +4.29 . +1.69 . −1.34 . −0.05 . −0.08 ℎ

t (0.18)* (1.4)* (0.71)* (-0.03)* (-1.34)* (0.04)* (-1.56)*

Parametrat tregojnё qё fondet e hapura investuese (aksionet, fletёobligacionet dhe instrumentet e tregut tё parasё) kanё njё efekt pozitiv nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs. Ndёrsa fondet e hapura investuese (instrumentet e tregut kreditor, depozitat bankare, kthimet absolute nga kёmbimet valutore dhe bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin) kanё njё efekt mё tё vogёl pozitiv nё performacen e Trustit Pensional tё Kosovёs qё pёrfshin periudhёn prej vitit 2008-2014. Nga rezultatet e pёrpunimit statistikor me metoden e regresionit linear nё programin Stata versioni 12, nga ekuacioni i regresionit, shohim se = 0.60 ≠ 0 mjafton njё nga koeficientet tё jetё i ndryshem nga zero, hipoteza zero rrёzohet dhe pranohen hipotezat alternative. Pra, investimet e FKPK-sё nё formё tё aksioneve, fletёobligacioneve dhe instrumentёve tё tregut tё parasё kanё ndikuar pozitivisht nё rritjen e fitimit dhe nё performacen e Trustit Pensional tё Kosovёs gjatё viteve 2008-2014. Ndёrsa investimet e FKPK-sё nё formё tё kredive, depozitave bankare, kёmbimeve valutore dhe bonove tё thesarit tё lidhura me inflacionin kanё pasur ndikim mё tё vogёl nё fitimin neto dhe nё performacen e Trustit Pensional tё Kosovёs gjatё viteve 2008-2014, nё krahasim me fondet e hapura investuese tё tipit tё parё. Nё vazhdim do tё analizojmё tё gjitha rezultatet empirike nga analiza e regresionit, duke pёrshirё tё gjitha variablat e pavarura dhe ato diferenciale, tё cilat nё bazё tё analizёs sё kointegrimit, shihet qe janё shumё tё integruara njёra me tjetrёn.

Investimet e fondit pensional nё aksione konsiderohen si investime mjaft tё levёrsishme, pasi qё sigurojnё kthime absolute tё fitimit. Duke u bazuar nё rezultatet e regresionit, shihet qё gjatё kёtyre viteve investimi i mjeteve tё FKPK-sё nё aksione, ka ndikuar shumё nё rritjen e fitimit neto dhe performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs. Pra, nje rritje prej 1% nё investimet e aksioneve do tё ndikojё nё rritjen e fitimit neto pёr 0.60%. Kjo konsiston edhe me fondin e aksioneve të indeksuara nё Vanguard me €30.1 mil. e cila solli më së shumti kthim në vlerë nominale (45.1% të kthimit bruto), por edhe alokimin mesatar e kishte dukshëm më të lartin (32.8%). Falë performancës prej 9.3% Vanguard kontribuoi në kthimin e përgjithshëm më shumë sesa që ishte alokimi në të. Investimet mё tё mёdha nё aksione janё bёrё gjatё vitit 2014, ku investimi nё aksione arrin vlerёn deri 343 milion euro. Megjithatë, ishte fondi i aksioneve me menaxhim risku Nordea-1 GSEF i cili me 16.2% kishte performancën më të mirë, dhe atë vetëm nga momenti kur mjetet u investuan në të (performancën vjetore e pati 26.8%). Edhe fondi i aksioneve me dividend i Kleinwort Benson (KBI-IDPDE) kontribuoi mbi mesatare në kthimin e gjithëmbarshëm të FKPK-së. Nё pёrgjigjen pyetjёs sё cili fond i hapur i investimeve nё aksione, mund t’i sjellё fitim mё tё madh Trustit Pensional tё Kosovёs, nё bazё tё analizave tё regresionit, mund tё themi qё ёshtё Vanguardi, pasi qё ky fond ka

Page 183: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

183

njё indeks tё lartё gjatё vitit 2013 (28.1), dhe ky fond përfshin tarifat e vazhdueshme dhe ri-investimin e të ardhurave. Ajo përjashton tarifat e hyrjes dhe daljes.

Figura 2: Distribuimi dhe densiteti i variables Aksionet

Nё figurёn e mёsiperme ёshtё paraqitur grafikisht ndikimi i investimeve nё aksione nё fitimin neto tё Trustit Pensional tё Kosovёs. Pra, vetёm gjatё vitit 2014, njё rritje e investimeve prej 2.6% nё aksione, ka ndikuar nё rritjen e fitimit neto prej 6.2%.

Investimet në fletobligacionet e Kosovës kanë ndryshuar gjatë vitit sipas periudhave të maturimit dhe investimeve të reja; ato vërtiteshin mes 50 e 60 milion euro, ndërkaq përmbyllën vitin me 54.7 milion euro. Bordi Drejtues ka për synim që të vazhdojë investimet në këtë instrument edhe gjatë vitit 2015, sipas mundësive që lejon ligji në fuqi pёr fondet e hapura investuese. Nё qoftese kemi rritje pёr 1% nё investimet nё fletёobligacione, atёherё kjo rezulton nё rritjen e fitimit neto pёr 4.29% . Rritja me 1% nё tregun e parasё sjell rritjen me 1.69% nё fitimin neto tё FKPK-sё.

Duke u bazuar nё koeficientin beta nё analizёn e regresionit, mund tё theksohen edhe kёto rezultate empirike:

1. Rritja me 1% nё investimin e instrumentёve tё tregut tё kredisё, do tё reduktojё fitimin neto tё FKPK-sё pёr 1.34%.

2. Ulja me 1% nё investimet e fondit pensional nё depozitat bankare, do tё ketё impakt nё rritjen e fitimit neto pёr 0.05% dhe

3. Rritja pёr 1% nё investimet e realizuara nё tregun e valutave dhe bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin, do tё rezultojё nё zvogёlimin e fitimit neto pёr 0.08%.

Gjetjet e punimit pёrsa i pёrket ndikimit tё fondeve tё hapura investuese nё performancen e Trustit Pensional tё Kosovёs janё tё ngjajshme me disa punime tё autorёve tё tjerё si Archer (2011), Clark and Monk (2011) dhe Gray &. Bird. (2011). Mjetet e investuara të FKPK-së, direkt dhe indirekt, në fund të vitit përbëheshin 67.3% prej aksioneve, 33.0% prej instrumenteve të borxhit, 3.6% nga paraja e gatshme, dhe -3.9% neto nga derivatet (2013: respektivisht: 57.4%, 40.4%, 0.4%, dhe -1.8%). Nga 33.0% e totalit të investimeve që zinin instrumentet e borxhit, 99.8% e tyre ishin në instrumente që nuk ishin të klasifikuara me nivel të rrezikut të lartë.

5.90

6.00

6.10

6.20

6.30

Fnet

o

2.00 2.20 2.40 2.60Aksione

Fneto 1 petal = 1 obs.1 petal = 1 obs.

Page 184: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

184

Page 185: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

185

Pёrfundime dhe rekomandime

Fondet pensionale janë institucione financiare që zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor në bazë të sigurimeve të kontraktuara, dhe mund të llogarisin mbështetjen në të hyrat e caktuara në llogaritë e tyre në baza mujore. Fondet e hapura investuese janë mekanizma ndërmjetës, nëpërmjet të cilëve investitorët individual blejnë dhe mbajnë në portofolin e tyre letra me vlerë të shoqërive dhe të qeverisë në mënyrë të tërthortë. Pra përmes dividendës nga aksionet e fondit të investimit, aksionarët e fondit në realitet realizojnë fitimet nga dividendët dhe normat e interesit në letrat me vlerë të portofolit të fondit. Mjetet e Trustit Pensional tё Kosovёs janё tё investuara nё kёto fonde investuese: Vanguard, Schroders, AXA, BNY Mellon, Nordea, Kleinwort Benson Investors, Tobam dhe Pictet.

Kthimi dhe investimi i një pjese tё mjeteve tё Fondeve Pensionale nё tregun e Kosovës nuk do tё kishte kurrfarë ndikimi nё uljen e kredive jo-performuese. Strategjia e investimeve tё cilёn e ndjek menaxhmenti i Trustit Pensional tё Kosovës ёshtë strategji konservative e cila investon mjetet e saj nё portfolio me risk tё ulёt dhe me kthim tё qendrueshёm, andaj edhe sikur këto mjete tё ktheheshin nё tregun e Kosovës nuk do tё kishin ndikim nё uljen e kredive jo-performuese, sepse strategjia e investimeve tё cilën e përdor ky institucion nuk e lejon tё investohen nё kredi. Njё rritje prej 1% nё investimet e aksioneve do tё ndikojё nё rritjen e fitimit neto pёr 0.60%. Nё qoftese kemi rritje pёr 1% nё investimet nё fletёobligacione, atёherё kjo rezulton nё rritjen e fitimit neto pёr 4.29% . Rritja me 1% nё tregun e parasё sjell rritjen me 1.69% nё fitimin neto tё FKPK-sё. Rritja me 1% nё investimin e instrumentёve tё tregut tё kredisё, do ti reduktojё fitimin neto tё FKPK-sё pёr 1.34%. Ulja me 1% nё investimet e fondit pensional nё depozitat bankare, do tё ketё impakt nё rritjen e fitimit neto pёr 0.05% dhe rritja pёr 1% nё investimet e realizuara nё tregun e valutave dhe bonot e thesarit tё lidhura me inflacionin, do tё rezultojё nё zvogёlimin e fitimit neto pёr 0.08%. Jo stabiliteti politik po ndikon qё mjetet e Fondit Pensional tё Kosovës te investohen në tregun e jashtëm dhe jo ne tregun e Kosovës. Duke marrё parasysh se mjetet e Fondit Pensional janë mjaft tё ndryshme dhe kërkojne një trajtim specifik dhe nevojitet tё investohet në një treg me stabilitet tё lartё. Sipas një raporti tё hartuar nga Banka Boterore e cila e cilëson Kosovёn si njё vend jo stabil dhe jo tё sigurtё nё shumë aspekte, ku nё kёto raporte Kosova cilësohet me këto probleme tё cilat po ndikojnё qё investitoret e huaj tё largohen nga ky treg. Në këtë raport ndёr tё tjera thuhet se Kosova pёrballet me shkallë të lartё tё korrupsionit, krim tё organizuar dhe probleme me gjyqёsorin. Andaj këto probleme do tё ndikonin mjaft qё kёto mjete tё mos investohen nё Kosovë.

Rekomandohet qё trusti do të duhej të investonte në marketing për t’i informuar/edukuar qytetarët rreth rëndësisë së kontribuimit në fondin pensional dhe pasojat eventuale që dalin nga mos pagimi i këtyre kontributeve. Shtylla e dytë, do të duhej të liberalizohej, në mënyrë që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin se ku duan t’i investojnë mjetet e tyre, duke bartur përgjegjësinë për kthimin e mjeteve dhe riskun eventual dhe qeveria duhet të plotësojë bazën legale dhe tё krijojë kushtet e nevojshme për të mundësuar investimin e mjeteve të fondit pensional në zhvillimin ekonomik të vendit.

Page 186: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

186

Literatura dhe referencat

Archer, S. (2011). “Pension Funds as Owners and as Financial Intermediaries: A Review of Recent Canadian Experience.” In The Embedded Firm. Corporate Governance Cambridge: Cambridge University Press.

Bird, R., H. Liem, and S. Thorp. (2012). “Infrastructure: Real Assets and Real Returns.” European Financial Management. Online ahead of print.

Clark, G., and Monk, A. (2011). “Partisan Politics and Bureaucratic Encroachment: The Principles and Policies of Pension Reserve Fund Design and Governance.” Rotman ICPM, September.

Gray, J., and R.G. Bird. 2011. “A Brief Critical Review of Australia’s Retirement Saving System.” Journal of Investment Consulting 12 (2): 53–88.

Kaufman G. (1995) – “The US Financial Systems: money, markets, and institutions”. New York: Prentice Hill, 6th. Edition

Mishkin F. Eakins S. (2003).‘Financial Markets and Institutions” Fourth Edition, Addison Wesley, New York.

Sellon G. (1992). “Changes in Financial Intermediation: The role of pension and mutual funds”, federal Reserve Bank of Kansas City, Economic Review, 3d quarter, pp.53-70

The Economist. (2012). “Canada’s Pension Funds: Maple Revolutionaries.” The Economist, 3 March. http://www.economist.com/node/21548970

Burime sekondare nga interneti

Ligji Nr. 04/L-101 pёr Fondet Pensionale tё Kosovёs (2012), http://www.trusti.org/Dokumentet/Shqip/Legjislacioni/Ligji_per_Fondet_Pensionale.pdf Manuali i Investimeve (2015). Fondi i Kursimeve Pensionale te Kosovёs. http://www.trusti.org/Dokumentet/Shqip/SIP_20150826_sh.pdf Raportet Vjetore Financiare tё FKPK-sё (2008-2014).http://www.trusti.org/index.php/sq/raportet Vanguard Global Stock Index Fund (2014). https://investor.vanguard.com/corporate-portal/ Schroder International Selection Fund (2010). http://www.schroders.com/en AXA World Funds – Global Inflation Bonds (2015). http://www.axa-im.com/en/ BNY Mellon Global Real Return Fund (2008). https://www.bnymellon.com/ Nordea 1 Global Stable Equity Fund (2014). http://www.nordea.lu/ KBI Institutional Dividend Equity Fund (2014). http://www.kleinwortbensoninvestors.com/ Tobam Anti Benchmark World Equity Fund (2014). http://www.tobam.fr/ Pictet - High Dividend Selection (2014). https://www.pictet.com/corporate/en/home.html

Page 187: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

187

Faruk Belegu - Ndikimi i politikes taksative ne profitin ekonomik Prof.Dr.Faruk Belegu [email protected] ABSTRAKT Ne punim shtjellohet çeshtja e ndikimit te politikes se taksave ne lidhje me realizimin e profitit (benefitit) ekonomik maksimal. Ne menyre determinuese ketu gershetohet ndikimi I politikes taksative me surplusin ndaj konsumatorit, surplusin ndaj prodhuesit (ofertuesit) si edhe me surplusin total. Prezentohet nje qasje e re ne lidhje me problematiken paraprake te analizes ekonomike. Fjalet kyçe: Analiza Ekonomike, Politika Taksative, Surplusi i Konsumatorit, Surplusi i Prodhuesit (Ofertuesit), Surplusi Total ANALIZA EKONOMIKE PARAPRAKE Politika e taksave, e cila percaktohet nga qeveria, ne menyre determinuese eshte e lidhur ngusht me surplusin e konsumatorit (CS), surplusin e prodhuesit (ofertuesit, PS), perkatesisht me surplusin total (TS). Kjo do te thot qe politika taksative nderlidhet ngusht me ligjeshmerite e ndryshimeve te lakoreve karakteristike, lakores se kerkeses (D, figura 1), dhe lakores se ofertes (S). Trendi i lakoreve ne fjale percaktohet ne menyre statistikore, duke e monitoruar vazhdimisht gjendjen ekonomike, perkatesisht duke mbikqyrur ne menyre kontinuale ecurite ne treg me kerkese dhe oferte te lir. Dihet qe gjendja e baraspeshes arrihet ne prerjen e lakores se kerkeses (D) dhe te oferetes (S), ashtu qe nevojat e konsumatorve caktohen sipas ligjeshmerise se sasise me te madhe (Q) te produkteve me çmimin (P) sa me te ulte, ndersa prodhuesi e parashtron oferten e kundert- sasine me te madhe te produkteve te shitura, por me çmim sa me te larte. Ndermjet ketyre dy kushteve kontradiktore ipet gjendja ekonomike e ekuilibrit (E), ne prerjen e lakoreve parametrike ne fjale. Ne lidhje me ndikimin reciprok te efektit taksativ dhe surplusit te konsumatorit, perkatesisht surplusit te prodhuesit, perkatesisht surplusit total, jane prezentuar siperfaqet perkatese prej A gjere ne F.

P

A D S

P1

B C E

P2 E

D

P3 F

O

Q1 Q2 Q

Page 188: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

188

Figura 1: Ndikimi reciprok i efektit taksativ ndaj surplusit total. Ne lidhje me veprimin determinues te efektit taksativ dhe surplusit total mund te prezentohet edhe tabela vijuese: PA TAKSE ME TAKSE NDRYSHIMI SURPLUSI I KONSUMATORIT, CS

A+B+C A -(B+C)

SURPLUSI I PRODHUESIT, PS

D+E+F F -(D+E)

EFEKTI TAKSATIV Nuk ka B+D +(B+D) SURPLUSI TOTAL, TS A+B+C+D+E+F A+B+D+F -(C+E) Tabela 1. Ne realitet, sipas figures 1 dhe tabeles 1, verehet qe siperfaqja (C+E) i dedikohet humbjeve (zvoglimit) te surplusit total (TS) per shkak te veprimit reciprok determinues te efektit taksativ (TR). Me kusht qe lakorja e kerkeses eshte e dhene sipas D = A – BQ, ndersa lakorja e oferetes sipas S = F +GQ, atehere surplusi i konsumatorit respektivisht caktohet sipas: Surplusi i konsumatorit pa takse:

2

2

2 GBFABCSa

(1).

Surplusi i konsumatorit me takse:

2

21BQ

CSb (2).

Ndryshimi i surplusit te konsumatorit eshte:

bac CSCSCS (3). Surplusi i prodhuesit pa takse:

)(2

2

GBFAGPSa

(4). Surplusi i prodhuesit me takse:

2

21GQ

PSb (5).

Ndryshimi i surplusit te prodhuesit eshte:

bac PSPSPS (6). Efekti taksativ (TR) eshte:

11 )( QFBGAQTR (7). Humbjet (zvoglimi) i surplusit total (TS) ndaj efektit te politikes se taksave eshte:

)(2

211

GBGQFBQASL

(8).

Ne figuren 2 grafikisht jane prezentuar humbjet e surplusit total ndaj efektit taksativ, SL=f(Q1). Mund te verehet qe per vleren me te madhe te parametrit ekonomik B, humbjet ne fjale jane me te medha. Perndryshe, diagrami eshte konstruktuar per parametrat ekonomik: A = 10, F = 7 , G = 3. Ne figuren 3 grafikisht jane prezentuar surplusat karakteristik: surplusi ndaj konsumatorit (CS), surplusi ndaj prodhuesit (PS) si edhe surplusi total. Per parametrat e perhvetsuar ekonomik, verehet qe surplusi ndaj prodhuesit eshte diç me i vogel se surplusi ndaj konsumatorit, ndersa surplusi total

Page 189: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

189

(TS) caktohet si shume e ketyre dy surpluseve. Gjithashtu verehet qe per surplusin perkates mund te kerkohet dhe te percaktohet edhe vlera ekstreme maksimale.

Figura 2: Humbjet (SL) e surplusit total (TS) ndaj efektit taksativ (TR), SL = f(Q1).

Figura 3: Prezentimi grafik te surpluseve karakteristike.

Page 190: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

190

Figura 4: Koeficientat e elasticitetit ε(SL,Q) dhe ε(TS,Q). Perndryshe, koeficientat ne fjale per kete rast caktohen sipas mvaresive:

)817)(5)(3(86104255), 2

432

QQQQQQQQQTS

(9).

11122),(

QQQSL

(10). Ne figuren 4 grafikisht jane prezentuar koeficienti i humbjeve te surplusit ndaj efektit taksativ ε(SL,Q) si edhe te surplusit total ε(TS,Q) ne funksion te prodhimtarise (Q). Verehet qe koeficienti i elasticitetit ndaj humbjeve te surplusit per shkak te efektit taksativ dallohet vetem me vlera positive, ndersa koeficienti i elasticitetit ndaj surplusit total veçohet me vlera pozitive dhe ngative. Per shembell, per Q = 8 eshte ε(SL,Q)= 2 dhe ε(TS,Q)= -0,35 , çdo te thot qe kur prodhimtaria ndryshon per 1(%) humbjet e surplusit rriten per 2(%) (shenji pozitiv), ndersa surplusi total zvoglohet per 0,35(%) (shenji negativ), dhe keshtu me rradhe. KONKLUZIONE Ne punim eshte shtjelluar çeshtja e politikes taksative ndaj realizimit te profitit (benefitit) ekonomik sa me te madh. Problematika ne fjale ne menyre kushtezuese eshte e lidhur ngusht me madhesine e surplusit total, perkatesisht me surplueset komponente – surplusin ndaj konsumatorit dhe surplusin ndaj prodhuesit. Eshte trajtuar edhe çeshtja e ndikimit te efektit taksativ dhe te ndryshimit perkates te surplusit ndaj efektit taksativ, ashtu qe benefiti i realizuar ekonomik te trajtohet ne menyre sa me konsekuente. Problematika e dhene e mundeson edhe thellimin e analizes ekonomike ne aspektin profesional dhe shkencore. REFERENCAT

Page 191: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

191

[1] Allen, R.D.G.: Mathematical Analysis for Economists, Macmillan Co.2007. [2] Baumol, W.J.: Economic Theory and Operations Analysis, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, 2008. [3] Chiang, A.: Fundamental Methods of Mathematical Economics, McGraw-Hill, 2009. [4] Johnston, J.: Econometric Methods, McGraw-Hill Book Co., New York, 2007 [5] Belegu, F.: Probability and Statistical Analysis for Business, Pejë, 2011. [6] Belegu, F.: Econometric Analysis and Operational Research, Pejë, 2012. [7] Belegu, F.: A Modern Treatment of Economic Processes and Cycles, Pejë, 2013.

Faruk Belegu - Analiza ekonomike e çmimeve dhe politikes taksative Prof.Dr.Faruk Belegu [email protected] ABSTRAKT Ne punim shtjellohet çeshtja e analizes ekonomike te çmimeve te artikujve, te mirave ekonomike dhe sherbimeve perkatese, si edhe te politikes taksative ne mundesin e realizimit te profitit sa me te madh. Eshte prezentuar nje qasje e re ne lidhje me analizen paraprake ne fjale. Fjalet kyçe: Analiza Ekonomike, Çmimi i Produktit, Efekti Taksativ, Surplusi I Konsumatorit dhe i Ofertuesit ANALIZA PARAPRAKE EKONOMIKE Ne raportin e ndersjellt ndermjet konsumatorve dhe shitesave, politika e caktimit te çmimeve te produkteve, te mirave ekonomike dhe sherbimeve ekonomike, ne menyre te kushtezuare determinuese eshte e lidhur ngusht edhe me politiken e percaktimit te taksave. Nje gje e tille mund te verehet qarte edhe sipas paraqitjes skematike ne figuren 1, ku verehet se si niveli i politikes taksative eshte i lidhur ngusht me ligjeshmerine e çmimeve ndaj konsumatorit dhe shitesit. Le te merret qe kurba e kerkeses (D) eshte e dhene sipas D = A – BQ, ku P- eshte çmimi i produktit (çmimi i te mires ekonomike, perkatesisht te sherbimit ekonomik), ndersa Q- eshte prodhimtaria (sasia e prodhimit). Me A > 0 dhe B > 0 jane te dhenur parametrat ekonomik, vlera e te cileve percaktohet permes analizes statistikore duke e monitoruar gjendjen e tregut me kerkese dhe oferte te lire. Nga ana tjeter merret qe lakorja e ofertes (S) eshte e dhene sipas S = F + GQ, ku F dhe G gjithashtu jane parametrat ekonomik (F, G > 0) te cilet gjithesesi percaktohen me analizen statistikore paraprake, duke e monitoruar ne menyre te vazhdueshme gjendjen e tregut me kerkese dhe oferte te lire. Dihet qe ne prerjen e lakores se kerkeses dhe te ofertes mund te percaktohet gjendja e baraspeshes (ekuilibri ekonomik) E:

GBBFAGP

GBFAQE EE ;

(1).

P

D T, Niveli i Takses S

PK

E

PP

Page 192: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

192

Figura 1: Ne lidhje me caktimin e nivelit te takses (T) ndaj lakoreve te kerkeses dhe te ofertes. Ne figuren 1 jane te dhenura shenimet vijuese: P- çmimi i produktit, Q- sasia e prodhimit, PK- çmimi te cilin e paguan konsumatori, PP- çmimi pa takse, PO- çmimi te cilin e ofron shitesi, QM- sasia e prodhimit me takse, QP- sasia e prodhimit pa takse. Duke llogaritur me shprehjet e dhenura per lakoren e kerkeses dhe te ofertes, profiti i realizuar ekonomik per konditat e dhenura eshte:

BQAQBE (2). Profiti i realizuar ne gjendjen e baraspeshes eshte:

2GB

BFAGFABEE

(3). Vlera maksimale e realizuar ne gjendjen ekonomike te baraspeshes (E) eshte:

BABE MAXE 4

2

)( (4).

Figura 2: Profiti i realizuar per gjendjen e baraspeshes E. Ne figuren 2 eshte prezentuar profiti i realizuar per gjendjen e baraspeshes (E), per parametrat ekonomik: A = 10, B = 5, G = 3. Mund te verehet qe tani mund te kerkohet edhe vlera maksimale e profitit ne fjale. Ne figuren 3 grafikisht eshte prezentuar bebefiti i realizuar per rastin e pergjithesuar, BE = f(Q). Mund te verehet qe per vleren konstante te parametrit A = 20, lakoret parametrike me vlere me te vogel te parametrit B veçohen me vlerat me te medha te benefitit te realizuar. Gjithashtu verehet qe

Page 193: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

193

edhe ketu mund te caktohet vlera maksimale e benefitit (BE), ashtu qe vlera e maksimumit eshte e zhvendosur ne te djathten, per vleren me te vogel te parametrit ekonomik B. Vlera e politikes taksative grafikisht eshte e prezentuar me siperfaqen e kendrejtit:

OKM PPQTQTRS (5). Duke i perfillur raportet e mepareshme, respektivisht perfitohet (“TR- Tax Revenue”):

Figura 3: BenefitiiI realizuar per rastin e pergjithesuar, BE = f(Q).

FBQGAQTR MM (6). Ne figuren 4 grafikisht eshte prezentuar ndikimi i efektit te takses (TR) ne çmimin e produktit, dhe ate per vlerat e parametrave ekonomik: A = 10, B = 5, F = 7, G = 3. Verehet qe edhe te efektit i ndikimit te takses mund te kerkohet vlera maksimale per efektin ne fjale, ashtu qe vlen:

)(4

2

FBGATRMAX

(7). Gjithashtu mund te caktohet surplusi i konsumatorit (CS) si edhe surplusi i ofertuesit (PS). Keshtu per surplusin e konsumatorit (CS) perfitohet:

2

2

2 GBFABCS

(8).

Vlera maksimale e surplusit te konsumatorit eshte:

GFACS

8

2

max

(9)

Page 194: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

194

Figura 4: Ndikimi i efektit te takses (TR) ne çmimin e produktit.

Figura 5: Surplusi i konsumatorit (CS) ne funksion te parametrit ekonomik B. Sipas figures 5 verehet qe edhe te surplusi i konsumatorit (CS) mund te kerkohet dhe te caktohet vlera perkatese ekstreme maksimale.

Page 195: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

195

Figura 6: Surplusi i ofertuesit (PS) ne funksion te parametrit ekonomik G. Ne figuren 6 grafikisht eshte prezentuar surplusi i ofertuesit (PS) ne funksion te parametrit ekonomik G. Edhe te surplusi I ofertuesit (PS) mund te kerkohet dhe te caktohet vlera ekstreme maksimale, ashtu qe respektivisht vlen:

2

2

2 GBFAGPS

(10).

Per vleren maksimale te surplusit te ofeertuesit perfitohet:

BFAPSMAX 8

2

(11). KONKLUZIONE Ne punim eshte shtjelluar çeshtja e ndikimit te politikes taksative ne çmimin e produktit, perkatesisht te mires ekonomike, perkatesisht te sherbimit ekonomik. Perveç efektit taksativ, eshte shtjelluar edhe çeshtja e surplusit te konsumatorit dhe surplusit te ofertuesit, ashtu qe per madhesite e potencuara eshte percaktuar vlera ekstreme maksimale paraprake. Analiza ne fjale eshte me rendesi te posatçme jo vetem ne aspektin e percaktimit te vleres maksimale te profitit (benefitit) ekonomik, por edhe ne aspektin e thellimit te analizes ne aspektin profesional dhe shkencore. REFERENCAT [1] Allen, R.D.G.: Mathematical Analysis for Economists, Macmillan Co.2007. [2] Baumol, W.J.: Economic Theory and Operations Analysis, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, 2008. [3] Chiang, A.: Fundamental Methods of Mathematical Economics, McGraw-Hill, 2009. [4] Johnston, J.: Econometric Methods, McGraw-Hill Book Co., New York, 2007 [5] Belegu, F.: Probability and Statistical Analysis for Business, Pejë, 2011. [6] Belegu, F.: Econometric Analysis and Operational Research, Pejë, 2012. [7] Belegu, F.: A Modern Treatment of Economic Processes and Cycles, Pejë, 2013.

Page 196: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

196

Gentjana DEDJA - Polemikë mbi themelimin e organizimin e shoqërive aksionere Gentjana DEDJA Zyra noteriale Abstrakt Ushtrimi i veprimtarisë tregtare është po aq i hershëm sa vetë ekzistenca e njeriut dhe e shoqërisë njerëzore në një kuptim më të gjerë dhe konkret. Kjo veprimtari ka patur forma dhe organizime të ndryshmë, duke filluar nga veprimtari me karakter individual që nuk kanë kërkuar një organizim të komplikuar nga pikëpamja strukturore e deri tek ato të ditëvë të sotme, që janë mjaft komplekse dhe që e kanë domosdoshmëri atë. Shoqëritë aksionare bëjnë pjesë në grupin e shoqërive tregtare, dhe janë shoqëri të kapitalit. Roli i tyre është shumë i rëndësishëm në ekonominë e një vendi për shkak të përmasave më të mëdha se shoqëritë e tjera që veprojnë në ekonominë e një vendi. Në vendin tonë ato tashmë janë një realitet konkret dhe shtohen problematikat e polemikat për trajtesat e tyre. Të ushtrosh një veprimtari duhet patjetër që t’i nënshtrohesh disa normave e mbi të gjitha atyre juridike. Pikërsisht ky ka qenë dhe objekti i këtij punimi, dhe më konkretisht themelimi i shoqërive aksionere. Punimi bazohet në atë çfarë parashikon legjislacioni në vendin tonë dhe konkretisht “Ligji për shoqëritë tregtare” dhe ai “Për QKR”, duke pasqyruar edhe raste konkrete të trajtesave e ecurisë së tyre. Punimi synon të hulumtojë trajtesën ligjore mes rasteve konkrete dhe jap rekomandime të nevojshme për përmirësimin e bazës ligjore. Fjalë kyçe: ligj, shoqëri tregtare, shoqëri aksionere, themelim. Si themelohe një shoqëri aksionare Fillimisht, me rëndësi është sqarimi se çfarë parashikon ligji për SHA-re. Për sa i përket kuptimit të shoqërive aksionere përcaktimi bëhet në nenin 105 të Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Sipas këtij ligji citojmë “Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.” Nga përkufizimi rezulton se SHA-re konstituohen nga disa aksionerë në përputhje me kontributet e gjithësecilit, por pranohet si përjashtim fakti se Shoqëria Aksionere mund të krijohet edhe nga një aksioner112. Përsa i përket llojeve, shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike. Kjo formë rregullohet në përputhje me ligjin Nr. 9878 datë 21.02.2008 “Për titujt”. Procedura e themelimit parashikohet nga neni 115 i LSHT-së. Objekt i punimit e hulumtimit tonë do të jenë referuar mënyrës së krijimit dhe funksionimit të INSIG sh.a., dhe në veçanti pas viti 2000 kur ajo u shndërrua në SHA. I referohem statutit të saj, si dokumenti unik për themelimin e saj. Në interpretim të këtij rasti po vijojë një analizë më të detajuar të çështjes, duke i dhënë nuanca përgjithësuese. Një SHA të fillojë veprimtarinë e saj duhet që paraprakisht të ndërmerren disa hapa që janë të domosdoshëm për të mundësuar këtë, si; a) themelimi i shoqërisë, b) kontributi nga aksionerët, të aksioneve për të mbuluar kapitalin e shoqërisë, c) emërimin e administratës dhe auditëve, d) regjistrimin. 112 Latifi, Juliana: E drejta Civile – Pjesa e Përgjithshme, albPAPER Tiranë 2009, f. 103.

Page 197: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

197

Nga sa më sipër, kuptohet që nuk mund të bëhet fjalë për ekzistencën e një shoqërie aksionere pa u ndërmarrë hapat që çojnë në themelimin e saj. Dhe më konkretisht duke studiuar atë çfarë parashikon LSHT-ja dhe ligji për QKR-në, por dhe praktika, për themelimin e një SHA-je, janë të domosdoshme: 1. Kontrata e themelimit (statuti) 2. Nënshkrimi i të gjitha aksioneve (me ndryshim gjatë themelimit për shoqërite për të cilat statuti përcakton një kuote minimale dhe maksimal të kapitalit të shoqërisë). E gjithë sa thamë më sipër nënkupton ezaurimin e domosdoshëm të dy fazave, në fazën e parë kërkohet marrëveshja e aksionarëve dhe në të dytën regjistrimi në QKR, nëpërmjet një kërkese që i adresohet asaj. Pra, ajo që kërkohet nga sa më rezulton nga vetë përcaktimet e LSHT-së, është marrëveshja midis aksionerëve. Duke qenë marrëveshje, kjo nuk ka sesi të mos jetë një veprim juridik që parashikohet edhe nga Kodi Civil, siç parashikohet nga neni 79 i tij. Kjo nënkupton një shprehje vullneti, dhe në rastin tonë të krijimit të një SHA-je, ndryshe nga çfarë parashikon Kodi Civil, veprime juridike një palëshe dhe dypalëshe, themelimi i shoqërisë aksionere është rasti kur një veprim juridik mund të përfshijë shprehjen e vullnetit nga më shumë se dy persona. Nga ana tjetër, formimi i shoqërisë aksionere me nje aksioner të vetëm mund të konceptohet si një veprim juridik njëpalësh113. Shprehja e vullnetit të palëve në marrëdhënie mes tyre sipas Kodit Civil114, në parim mund të marrë çdo formë të veprimit juridik, përfshirë dhe deklarimet me gojë të vullnetit. Por, kjo zbatohet vetëm për detyrimet e palëve ndërmjet njëri- tjetrit. Për regjistrimin e shoqërisë është e nevojshme dokumentacioni përkatës me shkrim, sipas përcaktimeve të nenit 81 të Kodit Civil. Neni 3 i LSHT-së, për përmbajtjen e marrëveshjes përcakton: se aksionerët bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Kjo marrëveshje që përmendëm më sipër mund të përfshihet në një dokument të quajtur kontratë apo akt themelimi. Aktet e themelimit të shoqërisë, kontrata e themelimit apo akti i themelimit (në rastin e një aksioneri të vetëm), janë akte juridike të cilat shprehin vullnetin e palës apo palëve pjesëmarrëse në të, në momentin e themelimit të shoqërisë. Si të tilla, ato janë veprime juridike, që synojnë krijimin, ndyshim apo shuarjen e të drejtave ose detyrime civile. Në rastin e kontratës së themelimit të Shoqërisë kemi të bëjmë me veprime juridike të dyanshme, ndërsa në rastin e aktit të themelimit, kemi të bëjmë me veprime juridike të njëanshme. Kontrata e themelimit është një marrëveshje organizative e lidhur midis aksionerëve (duke përfshirë edhe themeluesit). SH.A.-ja nuk është palë në kontratën e themelimit. Për përfundimin e kontratës së themelimit është e domosdoshme: 1) nënshkrimi i statutit të shoqërisë nga themeluesit e shoqërisë 2) depozitimi i deklaratave në të cilat themeluesit (ose themeluesi) ose persona të tjerë shprehin: a) pëlqimin për themelimin e SH.A.-se b) pëlqimin për tekstin e statutit c) pëlqimin për të blerë aksione. Kontrata e themelimit duhet të hartohet në një ose më shumë akte noteriale. Akti noterial i vetëm, i cili përmban edhe statutin dhe të lartpërmendurin "konsensus", -hartohet kur aksionerët janë themeluesit e vetë shoqërisë, ndërsa nuk është e nevojshme për të kryer veprime të tjera. Akti noterial mbi themelimin e SH.A.-së përmban, si rregull, para se gjithash deklaratën e krijimit të shoqërisë dhe blerjen e aksioneve, dhe së dyti, deklaratën që pranon statutin me një tekst të caktuar. Statuti i shoqërisë aksionere është kushtetutë për të115, por siç e përmenda

113 Thomas Bachner, Edmund-Philipp Schuster, Martin Ëinner: Ligji i Ri Shqiptar për Shoqëritë

Tregtare, Tiranë2008, f. 96.

114 Neni 80, Ligji Nr. 7850, datë 29.7.1994 (i ndryshuar) 115 Thomas Bachner, Edmund-Philipp Schuster, Martin Ëinner: Ligji i Ri Shqiptar për Shoqëritë Tregtare, Tiranë

Page 198: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

198

edhe më sipër ajo në kuptim të nenit 659 të KC, është një kontratë me natyrë të veçantë. Nga sa thamë rrjedh se statusi juridik i të qenit palë në një kontratë të tillë themeluese është e lidhur me faktin e të qenit aksionar i shoqërisë. Nënshkrimi i aksioneve që përbëjnë kapitalin e shoqërisë aksionere bëhet në kohën e krijimi të statutit. Statuti është dokumenti, përgjithësisht i lidhur me aktin e themelimit, që përmban normat lidhur me funksionimin dhe organizimin e shoqërisë116. Përmbajtja e tij parashikohet nga neni 6 i LSHT-së dhe dispozitat e neneve 32 deri 36 të Ligjit për QKR-në. Nuk po ndalemi në përshkrimin e hollësishëm të tyre pasi ato janë të pasqyruara qartë në dispozitat që cituam më sipër. Ajo që doja të shtoja lidhet me faktin se praktikisht nuk është detyrim që të hartohen dy dokumente të ndarë për themelimin dhe përgatitjen për regjistrim të SHA-ve, ligji e lejon që ato mund të inkorporohen në një dokument të vetëm dhe konkretisht, vetëm tek statuti i shoqërisë. Kjo përbën një zgjidhje për të shmangur përsëritjet e kota sa ke njëri dokument tek tjetri. Nga themeluesit, po në statut përcaktohet modeli i shoqërisë, me një apo me dy nivele. Deri këtu SHA-ja nuk e ka fituar personalitetin juridik, atë e fiton përmes regjistrimit117. Aktet dhe modalitetet e regjistrimit në QKR Që të ushtrosh veprimtarinë ekonomike në territorin e RSH-së, është detyrim për çdo subjekt që të regjistrohet në QKR. Ky detyrim parashikohet në ligjin Nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe konkretisht në nenin 22 pika c. Por, vetë LSHT-ja parashikon regjistrimin e SHA-ve në nenin 106, i cili për mendimin tim është normë juridike referuese, pasi për rregullimin e modaliteteve të regjistrimit të SHA-ve referohet në nenet përkatëse 26, 28, 32 e 36 të ligjit për QKR-n. Duke i hedhur një vështrim praktikës që ndjek QKR-ja për të mundësuar regjistrimin e një subjekti tregtar, në rastin tonë të një SHA-je, më rezulton se duhen ndjekur këto faza, që po i përshkruaj në vijim: A. Rezervimi i një emri. Rezervimi i një emri mund të bëhet në sportelet e shërbimit të QKR-së ose mund të bëhet on-line, nëpërmjet faqes së internetit të QKR-së. Aplikanti ka kohë 5 ditë ta paguajë tarifën në sportelet e shërbimit të QKR-së. Nëse tarifa nuk paguhet brenda këtyre 5 ditëve, rezervimi i emrit fshihet. Pas dorëzimit të aplikimit, QKR lëshon një çertifikatë për rezervimin e emrit brenda një dite. Rezervimi i emrit për 30 ditë, i jep mundësi krijuesve të një kompanie të përgatisin dokumentet themeltare me këtë emër dhe pengon të tretët, të rezervojnë emra të njëjtë ose të ngjashëm, apo të regjistrojnë subjekte me të njëjtin emër apo emra të ngjashëm. Kjo për mendimin tim është shumë pozitive pasi shumë SHA lidhin tek emri edhe fushatën e marketingut, çka përbën edhe premisë për suksese të ardhshme, dhe në fund të fundit si çdo krijesë që pritet të lind kërkon të identifikohet në mënyrën më të përshtatshme për aktivitetin që do të ushtrojë, por mendoj se është edhe çështje ndjesie personale e aksionerëve themelues. B. Çfarë duhet për regjistrimin fillestar? Para se të fillojë sqarimin e proçedurës së regjistrimit, dua të theksoj se ligji ka parashikuar edhe personat që mund të ndërmarrin këto veprime për llogari të SHA-ve, dhe ata janë: “…të gjithë anëtarët e drejtorisë së një shoqërie anonime apo nga çdo person i autorizuar118 …”. Për të proçeduar me regjistrimin shoqëritë aksionere duhet të bëjnë prezent të gjithë të dhënat që parashikon neni 28 pika 3, si aplikimi, statuti dhe akti i themelimit, aktet e emërimit të shoqërisë, dhe akte të tjera të nevojshme për themelim sipas legjislacionit në fuqi. Detajet i parashikojnë nenet 32-36 i ligjit për QKR-n. Formulari i aplikimit

2008, f. 98.

116 http://wwwbrocardi.it/dizionario/2642.html 117 Komentari, Pjesa V Shoqëritë Aksionare, Titulli I, Dispozita të Përgjithëshme dhe Themelimi, f. 71. 118 Ligji Nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, Neni 26, pika 3

Page 199: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

199

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Si dhe plotësimi i tij mund të bëhet në forma të ndryshme elektronike, me printim dhe gjithëmonë duke patur asistencën e personelit të QKR-së. Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti (ose përfaqësuesi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKR-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura. Ai identifikohet tek sporteli i QKR-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për përfaqësuesin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të noterizuar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi. Nëpunësi i sportelit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga QKR. Nga sa përmenda vlen të theksohet se është mjaft e gjetur liria që lejon ligji për aplikantin që të paraqitet në çdo sportel që dëshiron. Kjo është shprehje e natyrës demokratike dhe liberale të ligjit për QKR-n. Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë dhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë: 1. Dokument origjinal identifikimi të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë, dhe në përfundim do t'ia kthejë aplikantit (përfaqësuesit), 2.Dokumente të tjera shoqëruese. Lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrimin fillestar është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Për SHA-të, formulari 3119, i cili shoqërohet edhe me instruksionet përkatëse. Formulari i parashikuar për SHA-të, sipas këndvështrimit tim është i qartë dhe mundëson marrjen e plotë të të dhënave mbi subjektin. Duke qenë çështje teknike nuk po ndalem më gjatë. C. Çfarë ndodh mbasi aplikanti largohet nga sporteli (Shqyrtimi i aplikimit dhe vendimmarrja)? Në fund të ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKR, aplikimi për regjistrim ose do të jetë pranuar, ose do të jetë refuzuar ose pezulluar, nëse QKR gjen se informacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore. a) Në rast pranimi të regjistrimit. Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton: 1)kryerjen e regjistrimit; 2) lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT; 3) vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e çertifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto çertifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikanti (ose person i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKR-së; 4) kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKR-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të QKR-së (kliko këtu për të parë direktorinë) ditën pas miratimit të regjistrimit. Regjistrimi i SHA-ve në regjistrin tregtar përbën, gjithashtu, regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë autoriteteve tatimore në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë inspektoratit të punës. Ky moment shënon edhe fitimin e personalitetit juridik nga ana e Shoqërisë Aksionere, pra në datën e regjistrimit në QKR. b) Në rast pezullimi të regjistrimit, i cili ndodh kur nëpunësi i autorizuar i QKR-së konstaton se aplikimi nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit, ai pezullon regjistrimin. Aplikanti ka një afat 15 -ditor për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin. Edhe këtu për mendimin vihet re një element që shkon në ndihmë të biznesit, pasi ju krijon mundësi që mundi i tyre në përgatijen e dokumentacionit të mos shkojë kot, por të mundësohet ndreqja e të metave të cilat janë evidentuar nga regjistruesi i QKR-s c) Në rast refuzimi të regjistrimit, i cili mund të ndodh kur nëpunësi i autorizuar konstaton se të dhënat që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme sipas dispozitave të ligjit. Mendoj të trajtojë rastin kur nuk kemi përgjigje nga QKR-ja brenda afatit prej 1 dite. Çfarë ndodh? Në këtë rast ligji ka parashikuar atë që ne e quajmë miratimi i heshtur. Dhe konkretisht, në rastin kur brenda afatit prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit për kryerjen e një regjistrimi, QKR nuk ka njoftuar pezullimin e regjistrimit ose refuzimin e tij, atëherë aplikimi për regjistrim presupozohet i pranuar. Në këtë rast, sistemi i informatizuar i QKR-së jep automatikisht autorizimin për regjistrim. 119 http://www.qkr.gov.al/nrc/Application_forms.aspx

Page 200: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

200

Kjo mendoj se është një zgjidhje arsyeshme, pasi shmang burokracitë e kota dhe në fund të fundit nuk është e shkaktuar nga aplikanti. Por, puna e QKR-së nuk përfundon këtu, siç e përmenda edhe më sipër, ajo për çdo subjekt të ri, të regjistruar në Regjistrin Tregtar, njofton bashkitë e komunat ku këto subjekte kanë selinë apo vendet e ushtrimit të aktivitetit, si dhe autoritetet e Inspektoriatit të Punës, të Sigurimeve Shoqërore dhe të Sigurimeve Shëndetësore. Por, në bazë të LSHT-së, themeluesit e SHA-së që mendojnë të bëjnë ofertë publike menjëherë pas themelimit, duhet të kenë bërë pagesën e kontributeve sipas neneve 107, 113 e 115 të LSHT-së, të paraqesin prospektin në QKR e cila ja përcjell AMF-së, por liçenca e kësaj të fundit nuk ndikon tek personaliteti juridik i SHA-së. Pra SHA-ja regjistrohet fillimisht si SHA me “ofertë private”. Nga sa trajtova më sipër, ajo që unë evidentojë është se është krijuar një bazë ligjore shumë e përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë sipërmarrëse për SHA-të. LSHT-ja me dispozitat e veta përkatëse, ligji për QKR-në e ligje të tjera që kanë të bëjnë me ushtrimin e vepritarisë sipërmarrëse ne vendin tonë janë bashkëkohor dhe në tërësi përshtaten me legjislacionin e BE-së. Nga një krahasim që bëra me legjislacionin italian, rezulton se personaliteti juridik i SHA-ve edhe ne Itali fitohet në momentin e regjistrimit të tyre ne regjistrin tregtar120. Dhe kjo ngjashmëri shkon përtej asaj që përmenda më lart. Madje do të thoja se edhe tarifat për shërbimet funksionale të QKR-së prej 100 lekësh, nuk ndikojnë në rëndimin e shpenzimeve të regjistrimit të SHA-ve. Por, edhe krijimi i mundësisë së kryerjes të shumë proçedurave on-line dhe me një ndalesë shkon në drejtimin e duhur për një regjistrim të shpejtë, të sigurt dhe kosto të ulët.

120 Kodi Civil Italian, neni 2331

Page 201: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

201

BLIOGRAFIA A- Botime dhe artikuj Galgano Francesco “E drejta tregtare” Luarasi University Press, viti 2009. Malltezi Argita “E drejta shqiptare e shoqërive tregtare” Botimet Mediaprint, viti 2011. Bachner Thomas, Schuster Edmund-Philippn, Ëinner Martin “Ligji i ri shqiptar për shoqëritë tregtare interpretuar sipas burimeve të tij në të drejtën europiane” Botimet Dudaj, viti 2009. Latifi Juliana: E drejta Civile – Pjesa e Përgjithshme, albPAPER, Tiranë 2009 B- Dokumenta dhe akte normative

Ligji nr. 9723 datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (i ndryshuar) Ligji Nr. 9878 datë 21.02.2008 “Për titujt” Ligj - Nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i RSH-së” (i ndryshuar)

C- Adresa internet

http://www.qkr.gov.al/ http://www.brocardi.it/dizionario/2642.html http://www.insig.com.al/Albanian/Statut.html

Page 202: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

202

Hajrullah Mustafa - Disa refleksione me rendesi per zhvillimin e muzeve te Republikes Kosoves, Gjendja dhe Perspektiva

Mr.sc. Hajrullah Mustafa 1. DISA REFLEKSIONE ME RENDESI PER ZHVILLIMIN E MUZEVE Duke u bazuar ne nevojate imediate per zhvillim dhe avansim te Muzeve, konform rrjedhave dhe realitetit te ri shoqeror, si dhe duke elaboruar gjendjen ne Muzeun e Mitrovices dhe disa muzeve tjere te ketij niveli ne Kosove, ne kete kumtim,keme identifikuar ceshtjet me prioritare te cilat duhet ndryshuar, dhe se me gjithe keto ndryshime, konsideroj se keto institucione do te krijojn mundesin per nje zhvillim dhe avansim me te sukseshem se deri tani, dhe gjithesesi do te jene pjese perberse e ndryshimeve pozitive te shoqerise sone ne te ardhemen. 1.1. PERCAKTIMI DHE DEFINIMI NORMATIV I MUZEVE Konsideroj se eshte prioritet i te gjitha prioriteteve qe Muzet e Kosoves, te percaktohen , definohen dhe te paisen me te gjitha aktet normative konform legjislatures se Republikes se Kosoves. Duhet qe sa me shpejt te miratohet Ligji mbi Muzete e Kosoves, e pastaj keto institucione duhet qe te posedojn me aktin themelues, Statutin, Rregullore per sistematizim te mbrenshem, Organogrmin, Planin per zhvillim strategjik te institucionit, Planin e rreziqeve, Keshillat perkatese profesionale ne harmoni me Statutin etj. Duhet qe te gjitha keto institucione te jene te riregjistruera, Te kene kontot e tyre, si dhe te kene nje autonomi me te madhe finansiare.Citoj Ligjin Nr:02/L-57 per Institucionet e Kultures: Neni 68.1.Institucioni eshte i pavarur ne qarkullimin juridik. 68.2.Institucioni ka xhirollogorine e mevetesheme ne njeren nga bankat e licencuera te Kosoves.’’1. Zbatueshmeria e ketij ligji ne praktike, ne veprimtarine dhe funksionimin e shumices se Muzeve ne Kosoves, per mos me then te gjithave, ( me perjashtim te Muzeut te Kosoves), akoma nuk realizohet. Keto institucione ende nuk jane tersisht te pavarura ne qarkullimin e tyre juridik dhe ekonomik,dhe ende nuk posedojn kontot e tyre ne ndonjeren nga bankate e akredituera te Kosoves. Jemi shume te vetedijshem se mungesa,e Ligjit mbi Muzete, ka veshtersuar zhvillimin dhe avansimin e veprimtarise se Muzeve, por ndaj mendimin se shume prej ketyre qe i permendim do te mundeshim te defionoheshin, perkatesishte te precaktoheshin edhe me Ligjin mbi Institucionete e Kultures se Kosoves, te cituar me larte, me akte tjera nenligjore apo edhe me marreveshtje te mirekuptimit,e jo te presim me vite, ngase kaluan 14 vite nga lufta dhe mbi 5 vite nga shpallja e Republikes se Kosoves shtet i pavarur dhe sovran. _______________________________ 1.Gazeta Zyrtare e Institucioneve te Perkohsheme te Veteqeverisjes ne Kosove;Prishtine:Viti II / Nr. 11/ 1 Prill 2007,fq.66. Nese nje Organizate Joqeveritare qe e themelojn 3 qytetear per nje dite, ka te drejte te kete konton ne qarkullimin e vete juridik dhe ekonomik, ndersa nje institucion publik, me nje histori mbi ’62 vjeqare te mos posedoj kete mundesi, per mua eshte nje apsurditet, pa asnje kuptim dhe arsyetim. E them kete ngase kjo ceshtje po siell veshtersi te medha ne qarkullimin finansiar dedikur Muzeve, si nga institucionet relavate publike, por edhe nga grantet qe Muzete perfitojn ne forme donacionesh, subvencione ose transfere permese projekteve te tyre.

Page 203: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

203

Duke u bazuar ne rendesine dhe rolin qe kane keto istitucione Ligji “Per Muzete” Nr.9386 i dates 4.05.2005 , i Republikes se Shqiperise perveq tjerash konstituon edhe Komisionin Shteteror te Muzeve. ”Komisioni shteteror i Muzeve, me tej KSHM eshte organ vendim-marres, i specializuar ne fushen e Muzeve, kryetar i te cilit eshte Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve”( Kreu i V – neni 16. paragrafi 1.)2. Ndersa duke hulumtuar ligjet mbi percaktimin juridik te Muzeve te disa shteteve te regjionit,gjithesesi me beri pershtypje menyra e percaktimit juridik te Muzeve ne Republiken e Kruacise e cila ka aplikuar praktikat me te avansuera edhe ne regjion sa i perkete kesaj lemie. Keshtu Ligji mbi Muzete, i Republikes se Kruacise, ne paragrafin IV – Neni 21, parashef dhe definon edhe Sherbimin ame (dmth. statusin nderkomunal apo regjional) per disa Muze ne ter vendin.”Sherbimi ame eshte forme organizative e veprimtarise profesionale mbrenda sistemit te Muzeve te Republikes se Kruacise dhe e zbatojn Muzete ame.Sherbimi ame, perfshine keto veprimtari: Mbikeqyrja profesionale mbi punen e Muzeve dhe ndihma profesionale; Perparimi i punes profesionale ne Muze; Harmonizimi i punes mbrenda sistemit te Muzeve; Percaktimi i statusit per Muzet ame mbrenda sistemit te Muzeve, mevaret nga lloji dhe rendesia e koleksioneve muzeore dhe dokumentacionit muzeor, me te cilate disponon Muzeu, aftesite profesionale dhe paisjet . Mjetet per kryerjen e sherbimit ame sigurohen nga buxheti shteteror”3. ____________________________________ 2. Ligji “Per Muzete” nr.9386 te dates 4.5.2005:Shpallur me Dekretin nr:4592, te dt:1.6.2005 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Mojsiu. Ligji Mbi Muzete:NN 142/98. 65/09, Zagreb 9shtator 1998. Edhepse ne Republiken e Kosoves, konform kushtetutes, kemi dy shkalle te pushtetit ate lokal dhe qendror, mendoj se duhet, Muzet me te medha te disa qyteteve te Kosoves, siq eshte rasti i Muzeut te Mitrovices, i cili ka nje histori te gjate te veprimtarise, tani veq 61 vjeqare, dhe deri ne realitetin e pas luftes, posedonte me statusin e Muzeut ame, akoma te mbaj kete epitet, ngase dallon lart nga Muzete e komunave ne regjion, si per nga koleksionet muzeore, puna profesionale, hapsirat dhe paisjet qe posedon dhe se me kapacitetet profesonale mund te shtrij dhe ndihmoj te gjitha muzete e komunave per rreth,e pse jo edhe mos te kete nje mbikeqyrej profesionale mbi te gjitha tipet e muzeve ne regjionine vete. Konsideroj se kjo menyre e funksionimit ashtu siq e kane gadi te gjitha vendet e regjionit ashtu siq e potencova rastin e Kruacise, padyshim do te mundesonete shtrirjen e punes me te mire profesionale dhe do te krijoj me mire jo vetem funksionimin por edhe lidhmerine reciproke te ter sistemit perkatesisht rrjetit muzeor te Kosoves, duke filluar nga Muzeu i Kosoves e deri tek muzete private ne secilin pjese te vendit tone. Sot, ne realitetin e ri te Kosoves, fatebarsisht,kemi raste edhe me muzete private, dhe shtepite-Muze, qe po formohen ne ter vendin tone.Ne pergezojm per pune dhe angazhimin e shume koleksionisteve, qe me deshiren dhe vullnetin me te mire,mbledhin dhe grumbullojn artfakte qe gjithesesi shenojn dhe begatojn thesarin shume te cmuar te trashigimise sone lulturore.Megjithate, kjo pasuri muzeore ne shumicen e rasteve grumbullohen dhe ruhet me kujdesin me te madhe, por nuk inventarohet dhe prezentohet ne menyre profesionale, nga se mungojn casjet profesionale dhe shkencore pasi qe keto muze nuk e kane kete mundesi. Prandaj po te kishte autoritetin ligjor, Muzeu regjional,gjithesesi do te shtrinte punen profesionale edhe mbi keto institucione,do te kryente gjithe punen profesionale si procesin e inventarimit,

Page 204: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

204

konservimit dhe prezentimit te ketyre vlerave ne menyren sa me profesionale dhe asnjehere nuk do te kishte asnje fare lajthitje ne interpretimin dhe prezentimin e tyre para publikut sepse posedon me kapacitetet profesionale te kesaj lemie, dhe ne fund te fundit eshte edhe pergjegjesi e tyre ligjore. Finansimi dhe menagjimi i Muzeve qe kane statusin e Muzeve regjional gjithesesi duhet te jete pikrisht nga MKRS, ashtu siq e kane te rregulluar te gjitha vendet ne regjion. Prandaj pa kompletimin e ketyre institucioneve te kultures me gjithe keto akte normative konform realitetit te ri, nuk mendoj se mundemi te presim zhvillime dhe avansime te suksesheme ne veprimtarine e tyre. 1.2. OBJEKTET DHE HAPSIRATE E MUZEVE DUHET TE JENE FUNKSIONALE DHE ATRAKTIVE Duke analizuar praktiken e gjeretanisheme, konkludoj se nuk mund te mendohet qe keto institucione mund te zhvillojn veprimtarine e tyre, kudo dhe ne cfardo objekte. Objektet dhe hapsirat e Muzeve me sukses mund te zhvillojn funksionet e veta ne objektet e ngritura adekuat per punen dhe funksionin e tyre, jo ne objekte te adaptuera apo te “amputuera”. Ato duhet projektuar ne ate menyre qe reflektojn sherbimet sa me efikase, duke krijuar dhe siguruar aksese per te gjithe qytetaret e te gjitha grumoshave dhe te gjitha komuniteteve e sidomos edhe atyre me nevoja te veqanta.Duhet te jene te vendosura gjithehere ne qender te frekuentimeve sa me te medha te qytetareve.pra ne nje ambient ku gjithehere i bie ne sy cdo qytetari por edhe vizitoreve te rastesishem. Gjithesesi duhet pershendetur dhe duhet sherbyar si model shume i mire, iniciativa dhe vendimi i Kuvendit Komunal te Mitrovices, i cili ka miratuar vendimin per ndertimin e nje godine te Muzeut,qe pdyshim do te jete hap me rendesi te veqant, ne menyre qe ter pasuria muzeore e ketj qyteti te vendoset ne nje objekt mjaft funksional, dhe me nje arqitetkure mjaft interesante dhe atraktive.Me fjale tjera aty ku lirshem do te munden te ken casje cdo qyetetar e edhe pjesa me nevoja te veqanta. 1.3. KUADRI PROFESIONAL - PROMOTOR PER ZHVILLIM DHE AVANSIM Konsideroj se eshte koha e fundit qe te hiqet nje dileme dhe bindje e gabuar se ne institucionet e Muzeve,mund te punoj gjithekush dhe cdo kush.Kjo dukuri shpeshe e lejaur ne praktiken e me hersheme eshte mjafte apsurde per mos te then tragjike. Duhet qe te percaktohen dhe zbatohen kritere shume te qarta dhe rigoroze me rastin e regrutimit te personelit per keto institucione e sidomos per menagjeret e ketyre. Kuadrot e ketyre institucioneve duhet qe ne mese kushteve prioritare te posedojne pergaditjet universitare si dhe pervojen e suksesheme perkatese.Pa gershetimin reciprok te pergaditjeve te duhura teorike dhe pervojes se treguar te kuadrave, nuk mund te parashihen rezultate dhe suksese ne keto institucionePraktika e me hersheme nuk ka respektuar shume keto kritere, prandaj nuk mundeshim te prisnim edhe ndryshime me te medha pozitive ne keto institucione.Ende ne suazate e Universiteteve te Kosoves nuk kemi departament per studime te muzeologjise, dhe ende mungojn kuadrate e kesaj fushe.Me plot pergjegjesi mundemi te them se pranimi i disa kuadrave ne Muzeun e Mitrovices, dukshem ndikuan ne avansimin e punes profesionale, per cka duhet falenderuar Kuvendin Komunal, perkatesishte DKRS e Mitrovices,per kete perkrahje te keti institucioni me rendesi te veqant. Sepse, vetem kuadri profesional mund te jete promotor per zhvillim dhe avansim te cdo institucioni ne pergjithesi e edhe te muzeologjise ne veqanti.

Page 205: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

205

1.3.a. TRAJNIMET E KUADRIT TE MUZEVE - NEVOJE DHE DOMUSDOSHMERI - Ne praktiken e gjere tanishem pas lufte ne Kosove, personeli i ketyre institucioneve te kultures nuk ka patur fare trajnime profesionale qe i konsideroj jo vetem nevoje por edhe domusdoshmeri, pasi qe rrjedhat dhe realiteti i ri, kerkojn casje te re, menagjim te ri te ketyre institucioneve.Krijoj pershtypjen time qe perkundesr sferave tjera p.sh. administrates, arsimit, shendetesise etj. ne kete lemi nuk jane organizuar aq sa kishte nevoje trajnime profesionale, me qellim te ngritjes se kapaciteteve profesionale te resurseve njerezore qe punojnene keto institucione.Ne vitet e fundit ishte nje hape i mire qe duhet gjithesesi te pergezojm,organizimin e disa trajnimeve nga Bashkimi Europian- Zyra ne Kosove, CHWB dhe Qendra Beledije ne Prizren, ku ne njeren nga keto trajnime edhe vete Ambasodori i Zyres se BE-se, ne Prishtine, Samuel Zbogar porosit:“Ne menyre qe te permbushim keto ambicie, shume lojtar duhet te na bashkohen ne lojen tone, duke ia filluar nga autoritetet komunale e deri tek universitetet kombetare, por ambicia ekziston- ndersa kurset e trajnimit me programet e tyre te cilesise se ekspertit, qe shtrihen prej restaurimit e deri ne menagjimin dhe promovimin, tregojne rrugen e drejte.Vetem me standartet europiane dhe me respektimin me te madh te trashigimise lokale eshte e mundur qe te levizin gjerate per t’i ndryshuar ato me mire”4.Padyshim ne kete aspekt duhet permendur edhe kontributin e CHWB- Zyra ne Tirane, qe ne vitin e kaluar, organizoj Kampin e Konservimit dhe Restaurimit, ne Muzeun e Qytetit ne Mitrovice, por edhe kete vit, tani ku elborohen pervoja te avansuera teorike por edhe praktike ne sferen e konservimit, te cilate kane rendesi te posaqeme per nxitjen e vemendjesdhe ngritjen e performances posaqerisht te profesionalisee te rinj per kete lemi. MUZETE DHE DIGJITALIZIMI I SHERBIMEVE Dihet se “Komunikimi muzeor eshte elemenet thelbesor i veprimtarise muzeore dhe baze e bashkepunimit te muzeut me publikun, vend i mikpritjes se organizuar, ne te cilen cdokush eshte i mireseardhur: femejet, nxenesit, studentet,ushtaret, njerzit e moshuar, te papunesuarit, analfabetet dhe njerzit me nevoja te veqanta.Niveli i dijes se vizitoreve duhet te nderohet por edhe te krijohet.Ket rol muzeu duhet te pranoje dhe zbatoj si faktor relevant i kultures, turizmit dhe ekonomise se mjedisit ku vepron.Cdo muze duhet te paraqese filozofine dhe interpretimin e rruges se gjate te zhvillimit historik te vendit ku vepron”5. Ndonese gjindemi ne kohen e revuluconit te teknologjise informative dhe globalizmit, mendoj se keto institucione duhet shkojn paralel me keto procese dhe zhvillime sot ne boten bashkohore.Ato sot jo vetem qe kerkohet te paisen me paisjet me te avansuera te sistemit teknologjik informativ, por duhet qe te aplikojn programe te digjitalizuera cfare aplikojn edhe shume vende te perparuera, me qellim qe qyetatarit t’i ofrohen sherbime sa me te shpejta, sa me efikase dhe sa me fuksionale. _______________________________________ Koncepti i Ligjeratave per Menagjimin e Trashigimise: Ekstrakt nga kurset e Trajnimit te Beledijes Prishtine 2012, fq 5. Mr.Shefki Stublla:Komunikimi Muzeor I, Shoqata Kulturore e Kosoves”Anton Pashku”, Prishtine 2012,fq.35 Me shume keqeardhje duhet theksuar se gjendja ne teren nuk eshte e mire ngase shume nga Muzete e Kosoves, akoma nuk posedojn me paisjet me themelore per pune,siq jane mungesa e kompjutereve, printereve,skener, kamerave digjitale, etj. e deri tek veturate zyrtare. Pa keto paisje themelore, ne nuk kemi mundesi qe te kryejm obligimet tona te punes ne menyre te duhur profesionale, nuk mundemi te identifikojm, inventarojme dhe promovojm thesarin e trashigimise kulturore. Gjitheashtu pa keto paisje te Muzeve, nuk mundemi qe te pergaditemi edhe per programe me te avnsura te digjitalizimit te sherbimeve muzeore, qe duhet qe te kemi neser, e te cilate gjithesesi do te ofronin mundesin reale qe qytetari te jete sa me afer ketyre vlerave.

Page 206: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

206

Vetem keshtu mendoj qe ne e kemi kryear obligimin qe kemi para qytetarit, duke i krijuar kushte e mundesi shume me te medha dhe me efikase ne casjet me sherbimete e digjitalizuera te trashigimise kulturore. 1. 5. BASHKEPUNIMI DHE KOOPERIMI – RRUGA DREJT SUKSESIT Sot, ne boten bashkohore dhe ne realitetin e ri shoqeror te krijuar ne Republiken e Kosoves,duhet ne menyre te panderprer dhe kontinuele, te zhvillojme formate me te perparuera te bashkepunimit dhe kooperimit me vendet qe kane pervoje shume te zhvilluar dhe te avansuar ne zhvillimin dhe promovimin e vlerave kulturore. Gjithehere me rastin e kooperimit fitojn te gjitha palet kooperuese, por eshte e vertete se me teper fitojn ato qe jane me pak te zhvilluera.Ne duke bazuar ne sfidate neper te cilat ka kaluar populli i Kosoves, tani duhet qe te marrim pervojate e avansuera nga vendet qe kane tradite ne zhvillimin kulturor, te bashkepunojm me keto vende, te analizojm dhe bartim pervojate e tyre, te promovojm te arriturate tona neper vendet e ndryshme te botes,dhe pikrisht per ket e kam definuar si rruge drejt suksesit. Ne Konventen Kuader e Keshillit te Europes per Vleren e Trashigimise Kulturore per Shoqerine, ne Nenin 7 – Trashigimia dhe dialogu kulturor thuhet: “Nepermjete organeve publike dhe organeve tjera pergjegjese, palet angazhohen te: inkuarajojne reflektimin mbi etiken dhe metodate e prezentimit te trashigimise kulturore si dhe respektimin e diversitetit te interpretimeve; Krijojn procese pajtimi per te trajtuar ne menyre te barabart situatate ku vlerate kontradiktore vendosen ne te njejten trashigimi kulturore te komuniteteve te ndrysheme; Zhvillojne njohuri te trashigimise kulturore si burim per lehtesimin e bashkejetesese ne paqe, duke nxitur besimin dhe te kuptuarit e ndersielle, me synim zgjedhjen dhe parandalimin e konflikteve; Integrojn keto qasje ne te gjitha aspektet e formimit dhe trajtimit vazhdues.”5. Ndersa ne Nenin 17- Bashpunimi ne aktivitetet pasuese, palet angazhohen te bashkepunojne me njera tjetren dhe nepermjete Keshillit te Europes ne ndjekjen e qellimeve dhe objektivave te kesaj Konvente nepermjete: __________________________ 6.Konventen Kuader e Keshillit te Europes per Vleren e Trashigimise Kulturore per Shoqerine, Faro,27.X.2005, fq. 46. krijimit te strategjive bashkepunuese per te trajtuar perparesit e identifikuera nepermjete procesit te monitorimit; nxitjes se aktiviteteve shumepaleshe dhe nderkufitare dhe zhvillimit te rrjeteve per bashkepunim rajonal ne menyre qe te zbatohen keto strategji; shkembimit, zhvillimit, kodifikimit dhe sigurimit te shperndarjes se praktikave te mira.”7. Ne ket aspekt institucionet tona te kultures kane patur suksese, por duhete edhe me shume ne te ardhmen t’i kushtojm kujdes kesaj ceshtje shume te rendesisheme. 1. 6. AFIRMIMI I VEPRIMTARISE PUBLICISTIKE Nje ceshtje shume me rendesi qe mendoj se duhet qe Muzet dhe institucionete tjera te trashigimise kulturore, ne te ardhmen t’i kushtojn nje kujdes shume te veqant eshte edhe ngritja dhe afirmimi i veprimtarise publicistike. Nuk duhet qe kjo sfere te mbetet anash,por duhet qe te perkrahet ne te gjitha dimenzionet, ku prezentohen, promovohen dhe afirmohen vlerate e mirefillta te historise dhe tradites se popullit tane, sepse ketu ka bazen themelore edhe roli dhe rendesia e ketyre institucioneve.”Roli i muzeut

Page 207: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

207

sot duhet te tregohet me sendertimin e misionit dhe te funksionit te tij,arsimor, didaktik, kulturo-historik, shkencor dhe argetues”8. Konsideroj se gjithenje e me shume eshte nevoje qe te nxisim idene dhe vetedijen e gjenerates se re per te njohur,gjurmuar dhe hulumtuar sa me teper keto vlera. Hulumtimet tregojn se te rinjet ende nuk posedojn me njohurite elementare per trashigimine kulturore. Ket e vertetojn edhe rezultatet e fituera nga nje hulumtimi kerkimor empirik te realizuar me nxenes te shkollave te meseme ne Mitrovice, e te prezentuar me 18 prill me rastin e Dites Nderkombetare te Trashigimise Kulturore. “Nga 101 te anketuar vetem 34 nga ata ose 33.66% e dijn se “Cka eshte trashigimia kulturore, ndersa nuk e kuptojn kete 61 ose 60.39 % nga ata.Ne vazhdim te keti hulumtimi ne pyetjen se : A eshte mjaft e perfshire trashigimia kulturore ne programet mesimore parauniversitare,ky grup i fokusuar i te rinjeve japin keto pergjegje; Po eshet e perfshire 45 ose 44.55% ndersa jo u deklaruan 39 ose 38.61 % prej tyre.”9. Paralel me ket, mendoj se duhet afirmuar format e hulumtimeve kerkimore shkencore mbrenda ketyre intitucioneve, me qellim qe rezultatet e ketyre hulumtimeve shkencore te sherbejm si nxitje dhe motivim per te arritura dhe suksese me te medha dhe me te avansuera. Rekomandimet nga analiza te tilla, do te jene gjithesesi argument i fuqishem ne realizimin e sukseseve me te medha, sepse permes tyre, jo vetem qe do te identifikojm por edhe do te zgjedhim me leht problemet qe preokupojn keto institucione. _________________ 7. Po aty, fq.50-51. 8. Mr.Shefki Stublla:Komunikimi Muzeor I, Shoqata Kulturore e Kosoves”Anton Pashku”, Prishtine 2012,fq.35 9. Mr.sc. Hajrullah Mustafa: Trashigimia Kulturore ne Plan – programet mesimore:-Raport nga hulumtimi kerkimor-empirik ne Mitrovice, Prill 2013

Page 208: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

208

R E K O M A N D I M E Duke u bazuar dhe anlizuar keto refleksione te potencuera me larte,por sigurisht edhe shume te tjera qe nuk u permenden , mendoj se zhvillimi dhe avansimi imuzeologjise si sfere me rendesi shume te veqant ne Kosove, por edhe te muzeve si institucio kryesore dhe pergjegjese te kesaj sfere,veqanarisht ne realitetin e ri te Republikes Kosoves, duhet gjithesesi qe : Te percaktohet dhe definohet qarte, pozicioni i tyre administrativo- juridik konform legjislacionit pozitiv te vendit; Te avokohet ne te gjitha nivelet per te miratuar sa me shpejt Ligjin per Muzete ne Republiken e Kosoves; Te kene mbeshtetje dhe tretman shume te te larte nga ana e shtetit; Te posedojn nje pavarsi me te madhe profesionale dhe finansiare per te vepruar; Duhet krijuar mundesi per te ngritur me teper kapacitetet e resurseve humane neper keto institucione, nga se nevojat jane te medha; Lemia e trashegimise kulturore te perfshihet ne programin n e arsimimit prauniversitar si lende e veqant mesimore, e jo te prezentohet si pjes neper lende te tjera mesimore. Te hartohet nje Plan Strategjik zhvillimor, qe do te dilte si rezultat I diagnostifikimit te problemeve dhe mundesive, te metave dhe perparsive dhe do te hapte rrugetimin drejt zhvillimeve dhe avansimeve me te medha , karshi realitetit shoqeror, dhe praktikave te vendeve me te avansuera sot ne boten bashkohore. LITERATURA: 1. Ligji “Per Muzete” nr.9386 te dates 4.5.2005:Shpallur me Dekretin nr:4592, te dt:1.6.2005 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Mojsiu. 2 Ligji Mbi Muzete:NN 142/98. 65/09, Zagreb 9shtator 1998. Gazeta Zyrtare e Institucioneve te Perkohsheme te Veteqeverisjes ne Kosove;Prishtine:Viti II / Nr. 11/ 1 Prill 2007. Koncepti i Ligjeratave per Menagjimin e Trashigimise: Ekstrakt nga kurset e Trajnimit te Beledijes Prishtine 2012. 5. Mr.Shefki Stublla:Komunikimi Muzeor I, Shoqata Kulturore e Kosoves”Anton Pashku”, Prishtine 2012,fq.35. 6 Konventen Kuader e Keshillit te Europes per Vleren e Trashigimise Kulturore per Shoqerine, Faro,27.X.2005, 7. Mr.sc. Hajrullah Mustafa: Trashigimia Kulturore ne Plan – Programet Mesimore:Raport nga hulumtimi kerkimor-empirik ne Mitrovice, Prill 2013

Page 209: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

209

Helena GRILLO, Debora MUKLI, Esat DEMO - Roli i programeve universitare përballë sfidave globale gjuhësore.

Dr. Helena GRILLO, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës Departamenti i gjuhës shqipe Debora MUKLI Esat DEMO, Mësues trajnues Abstrakt Në këto vitet e fundit globalizmi është bërë shpesh objekt diskutimesh të shumta kulturore, ekonimike, shoqërore, etnike dhe gjuhësore. Këto diskutime, natyrisht që i ka nxitur ballafaqimi i kulturës shqiptare me kultura të tjera perëndimore. Gjithsecili nga ne që zotëron një kulturë gjuhësore minimale ka arritur të kuptojë që ky ballafaqim shpesh e vë gjuhën shqipe përballë sfidash të mëdha. Eshtë detyrë e cdo shqiptari, e cdo intelektuali që të japë ndihmesën e vet me të vetmin qëllim: që sfida të përballohet sa më lehtë e shqipja të dalë nga kjo sfidë jo e copëzuar, e shprishur dhe e rrafshuar, aq sa “ashtu si luftëtari që del nga beteja” të mos ketë mundësi të gëzojë fitoren e vet. Të tërhequr nga gjithë ky proces, për të mos u dukur se po luftojmë me mullinjtë e erës, shpesh vërejmë dukuri e procese gjuhësore që bien ndesh me normën e njehsuar standard, pa u thelluar në shkaqet konkrete, të cilat dalëngadalë po brehin këtë ngrehinë gjuhësore që gjuhëtarët e albanologët kanë vite që përpiqen ta mbajnë të pacënueshme, të aftë për të përballuar sfidat e epokës globalizuese. Fjalë celës: program studimi, funksion, normë e njëhsuar, globalizëm. Arsimi i Lartë në kuadër të reformimeve për përmirësimin e cilësisë së diplomave të ofruara është bërë objekt kërkimesh, hulumtimesh e debatesh të herëpashershme. Midis shumë problematikash të trajtuara, çështje për t’u diskutuar me përfituesit realë dhe grupin e interesit mbeten programet universitare të afruara nga universitetet shqiptare, si dhe tekstet e ofruara në kurrikulat përkatëse të lëndëve, si literaturë bazë dhe e detyrueshme. Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të pajisin me njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe të formojnë shprehi të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh. Faktor i rëndësishëm në realizimin e suksesshëm të objektivave të pajisjes me këto njohuri janë tekstet e përzgjedhura, mënyra e hartimit të tyre, dhe në fazën në të cilën ndodhet shqipja standard, gjendja e zhvillimet gjuhësore që paraprijnë e bashkëshoqërojnë zhvillimet shoqërore në epokën globale. Objekt i trajtesës sonë do të jetë hulumtimi i programeve që përgatisin mësues në Fakultete Edukimi, Fakultetin e Shkencave Humane dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degë të vecanta të tyre. Sistemi arsimor shqiptar gjendet përballë sfidave të shumta, ndryshimeve metodologjike e strukturore të cilat domosdoshmërisht sjellin sfidën e shqipes për përshtatshmërinë e shprehjen e gjithë funksioneve të saj në epokën globalizuese. Konteksti ku funksionon shqipja standarde sot është i ri dhe shumë më i gjerë se dje. Ballafaqimi i kulturës shqiptare me kultura të tjera ka vënë para saj sprovën e vetëqëndrueshmërisë, në të vërtetë ndikimi i drejtpërdrejtë i gjuhëve e i kulturave të fuqishme për të paraqet sfidë të madhe, në

Page 210: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

210

rend të parë për leksikun e saj. 121 Sipas Eduard Sapir “përmbajtja e çdo kulture mund të shprehet me gjuhën e saj”, ndërsa “përvojat e reja kulturore shpesh detyrojnë zgjerimin e mjeteve që ka një gjuhë.” Objekt i trajtesës nuk do të bëhen mjetet gjuhësore dhe aftësia që ka shqipja për t’u përfaqësuar në këtë epokë, por vëzhgimi i një prej elementeve më të rëndësishëm: programet universitare. Në kumtesën me titull “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes” mbajtur në “Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” prof. E.Çabej shkruan: “Me industrializimin e jetës së vendit, gjuha, duke u modernizuar, bjerr vazhdimisht pjesë të elementeve të saj.(......)Më rëndësi se çështja nëse një fjalë do të shkruhet me e apo me ë,me j apo me nj fundore,ka parimi që fjalia të jetë e ndërtuar sipas ndërtimit vetjak të shqipes, jo të njërës a tjetrës gjuhë të huaj....” Për të arritur këtu natyrisht që nuk do të mjaftonte vetëm puna e gjuhëtarëve, por janë politikat arsimore e planifikimi arsimor që luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces. Për të përballuar këtë globalizim nevojiten mësues e studiues seriozë me dije të qëndrueshme. Do të përpiqemi të trajtojmë në këtë shkrim rolin e programeve universitare, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në formimin e mësuesve. Vitet e fundit po diskutojmë drejt orientimit të mësimdhënies me kompetenca. Nga modeli 4 dimensional i filozofisë së edukimit global122 - Dimensioni hapësinor, kohor, cështjeve, I brendshëm po kalohet në ndërtimin e 7 kompetencave drejt një mësimdhënie me kompetenca. Termi “kompetencë” (anglisht competency) ka qenë dhe mbetet subjekt i debateve. Në mjaft përkufizime, fjalët shkathtësi, aftësi, kapacitet janë përdorur si sinonime të fjalës “kompetencë”. Në literaturë për termin “kompetencë” kanë mbizotëruar dy kuptime. Kuptimi i parë, u referohet rezultateve të trajnimit – një arritje kompetente. Kuptimi i dytë, u referohet atributeve kyç që i kërkohen personit për të pasur rezultat kompetent. (Jonnaert, Ph (2008), Curriculum – Note de synthese. ORE/UQAM, f.3). Fillimisht, nocioni i kompetencës u prezantua nga Çomski në gjuhësi, duke iu referuar punës së Sosyrit, për t’u përdorur më pas në psikologjinë e zhvillimit kognitiv (Houde dhe kolegët, 1998), në ergonometri, në sociologjinë e punës (De Terssac, 1996) si dhe në trajnimin e mësuesve në SHBA, në vitet ‘60 e më vonë (Koerner, 1963). Në punim për shpjegimin e termit mbështetemi në mendimin e T. Plangaricës: kompetenca e një subjekti që flet gjuhën shqipe shpjegon mundësinë që ai ka të ndërtojë të njohë dhe të kuptojë frazat gramatikore, të kuptojë dhe interpretojë frazat e dykuptimshme, të prodhojë fraza të reja.123 Prirjet e edukimit po fokusohen gjithnjë e më shumë tek kompetencat e individit, në të nxënit e tij me shprehi të të nxënit afatgjatë, me aftësi të të nxënit të pavarur e të vazhdueshëm duke aspiruar për ta bërë atë, një anëtar të denjë të shoqërisë së të nxënit. Me kompetencë kuptojmë njohuri, shprehi dhe sjellje të thella e të sakta në një specialitet aftësie të lartë. Kompetenca gjuhësore është një term gjuhësor që lidhet jo vetëm me aftësinë që kanë folësit për të njohur dhe zbatuar rregullat gramatikore të një gjuhe, por edhe për mënyrën e përdorimit dhe shfrytëzimit të duhur të tyre; ka të bëjë me njohjen ideale të gjuhës, një sistem konceptesh përmes të cilave folësi i një gjuhe, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme di ta përdorë atë. Është detyrë e mësuesit të sotëm të përdorë qoftë dhe këtë të pavetëdijshe, për të vetëdijësuar e formuar te nxënësit aftësitë e kulturën gjuhësore të nevojshme të qytetarëve europian në cdo situatë shoqërore, të shprehura dhe gjuhësisht. Mbështetur në kuptimin e dytë mbi kompetencën e gërshetuar me konceptin e trajtuar do të hulumtojmë si fitohen atributet kyce për të pasur një rezultat kompetent. A është parë në vijimësi procesi deri në përgatitjen e mësuesve e specialistëve në përgjithësi? Si ndikojnë programet universitare në përgatitjen e mësuesve kompetentë në degët përkatëse në epokën globale. Si i paraprin dhe pasqyron gjuha ndryshimet globale?

121 Sh. Islamaj, Gjuha shqipe, Nr. 3, Instituti Albanologjik, Prishtinë 2008. 122 A. Markja, M. Gjokutaj, A. Zisi, Veprimtaritw e edukimit global, nw Kurrikula dhe shkolla, Nr.7, Tiranw 2004, f. 127. 123 Tomor Plangarica, Aspekte të gjuhësisë së zbatuar, Shtëpia Botuese “Sejko”, Elbasan, 2002, f.52.

Page 211: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

211

Mes një vëzhgimi të programeve universitare që përgatisin mësues konstatojmë se lëndët më të zakonshme në ndihmë të zotërimit të kompetencës gjuhësore janë: shkrim akademik, gjuhë shqipe e kulturë gjuhe. Këto kurse përgatisin studentët për sfidën ndaj profesionit, ashtu si dhe sfidën e shqipes në shoërinë globale, pasi zhvillimi dinamik ka sjell ndryshime të dukshme gjuhësore. Në rrethet e gjuhëtatëve janë hedhur teza nga më kontradiktore në raport me shqipen standarde. Njëri grup kërkon rishikim të standardit e grupi tjetër qëndrueshmëri fanatike ndaj rregullave të drejtshkrimit standardizuar në Kongresin e Drejtshkrimit. Standardi mësohet në shkollë dhe duhet zbatuar në të gjitha ato fusha ku është i domosdoshëm, si arsim, administratë etj. Drejtshkrimi pasqyron në fund të fundit atë që është arritur në strukturën fonetike, gramatikore e leksikore të gjuhës letrare kombëtare. Në përvetësimin e drejtshkrimit luajnë rol të rëndësishëm shkalla e zotërimit e përvetësimit të normës morfologjike, fjalëformuese dhe drejtshqiptimi. Nga rezultatet e analizuara shqyrtohet raporti i nënsistemeve gjuhësore dhe roli i drejtshkrimit në përvetësimin e standardit.124 Gjendja e zotërimit dhe e përdorimit të normës drejtshkrimore është tepër shqetësuese. Nga klasa e pestë në klasën e dymbëdhjetë përparimi në përvetësimin e këtyre normave është i papërfillshëm, çka do të thotë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë nuk arrin një nga objektivat kryesorë të programit të kësaj lënde: përvetësimin e normës drejtshkrimore. Kontaktet e drejtpërdrejta me botën e jashtme dhe ndikimi i mjeteve të komunikimit masiv po krijojnë një gjendje cilësisht të re në marrëdhëniët e shqipes me gjuhë të huaja. Një problem grafik jo pa rëndësi, që vjen nga prurjet e reja, është edhe shtimi i fjalëve dhe emrave të huaj, kryesisht anglo-amerikanë që përmbajnë shkronjën ë apo sikundër po e shqiptojnë modernët “dabëll ju”. Kohëve të fundit, nga ndikimi përherë e më i fuqishëm i gjuhëve të huaja, kanë hyrë e po zënë vend në shqipen edhe disa fjalë, kryesisht emra të përveçëm. Sipas Gj. Shkurtajt shtimi i fjalëve dhe emrave të huaj të tillë po sjell edhe domosdoshmërinë e përfilljes së shkronjës /ë/ në shqipe. Rregullat e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, duke u nisur nga situata e kohës kur me atë shkronjë dilnin vetëm disa emra personalitetesh të shkencës e të letrave, si ëat, ëiliam, ëilson etj. kishte parashikuar që në shqipen emra të tillë të jepen ose me U (p.sh.Uljam, Nju Jork, Uilson) . Në kuadër të globalizmit dhe dinamizmit të zhvillimit shkencor në të gjitha fushat merr një rëndësi të madhe puna me terminologjinë ku vendin e parë e zënë terminologjitë e shkencave të reja si: informatika e bioteknologjitë, por edhe përditësimi i terminologjive të fushave tradicionale me njohuritë bashkëkohore. Anglicizmat nuk përshtaten lehtë në shqipen standard kryesisht në sistemin morfologjik të saj, sidomos në sistemin e lakimit, por as në strukturat sintaksore, ndërsa problem më vete paraqet drejtshkrimi i tyre. Janë trajtuar një sërë artikujsh rreth shkrimit të fjalëve që vijnë si ndërkombëtare e globalizma, por ende nuk kemi një politikë gjuhësore të zbatueshme. Në këtë kontekst gjuhësisë shqiptare i bie detyrë të hartojë një politikë gjuhësore reale e të zbatueshme. Në fushën e termave, sidomos në teknologjinë e informacionit nevojitet këshillim me specialist të gjuhës për të mos pasur dyzime në emërtim. Nga vëzhgimet e ligjërimeve studentore shohim se ka ngulitje të termit në gjuhë të huaj. Shpesh librat e literaturat nuk janë të konsultuara me gjuhëtarë për përdorimet në shqip, kështu që krijohen forma dysore ( forma në gjuhë të huaj- forma shqip- forma shqiptimore) . Propozojmë rishikim të programeve universitare në shërbim të mësuesit kompetent, i cili zotëron dije e shprehi të qëndrueshme gjuhësore për t’u përballur me ndryshimet gjuhësore. Nga grupe të caktuar specialistësh të ndërtohet bankë terminologjike apo të punohet për të pasur brenda programit: Terminologji lënde, përkatëisht: informatike, historike, gjeografike, ose të jenë të planifikuara në fillim të kursit tema që lidhen me shpjegimet terminologjike apo hartimin e fjalorit terminologjik të lëndës, si kusht për botimin e ciklit të lëksioneve.

124 A. Kostallari, Tribuna e gazetarit, 1974, nr.3.

Page 212: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

212

Bibliografia A. Kostallari, Tribuna e gazetarit, 1974, nr.3. A. Markja, M. Gjokutaj, A. Zisi, Veprimtaritë e edukimit global, në Kurrikula dhe shkolla, Nr.7, Tiranë 2004 Sh. Islamaj, Gjuha shqipe, Nr. 3, Instituti Albanologjik, Prishtinë 2008. Tomor Plangarica, Aspekte të gjuhësisë së zbatuar, Shtëpia Botuese “Sejko”, Elbasan, 2002.

Page 213: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

213

Ilir BINAJ - Analize mbi problemet e profesionisteve te kontabilitetit me evazionin fiskal ne Shqiperi

Ilir BINAJ, CPA, CGMA, MPA, MBA, PHD Candidate TPA Horwath Albania Tirana, Albania Email address: [email protected] Abstrakt Në këto dekadat e fundit, me gjithë arritjet në fushën e kontabilitetit, sidomos në implementimin e standardeve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës që u prekën nga kriza financiare, janë vërejtur shumë probleme. Kjo ka bërë që në sistemin e raportimit financiar të rishikohen disa rregulla, duke i forcuar ato me qëllim që të bëhen të mundura zbulimet dhe parandalimet në kohë të mashtrimeve e parregullsive. Ndër shkaqet kryesore të mashtrimeve, abuzimeve e parregullsive të zbuluara në shumë njësi biznesi, janë dobësitë e menaxhimit dhe të stafeve drejtuese. Por pavarësisht përgjegjësisë së menaxhimit, edhe kontabiliteti ka pjesën e vet. Dhe pikërisht këtë: përgjegjësitë që ka kontabiliteti në parandalimin e evazionit fiskal,veprimeve abuzive me pasqyrat financiare,mashtrimeve etj, të kryera nga stafet drejtuese dhe personeli tjetër menaxhues në njësi biznesi si të mesme,të vogla dhe më gjerë, po përpiqemi të trajtojmë në këtë kumtim. Fjalë kyce :Profesioni i kontabilitetit, evazionit fiskal, ,abuzimeve apo mashtrimeve. JEL: M400 HYRJE Gjatë kryerjes se rolit te tyre, profesionistët e taksave shpesh përballen me dilema për shkak se ata janë të angazhuar për të ndërmarrë detyra të ndryshme per klientin e tyre me shqetësim se sa taksa apo tatime klienti duhet të paguajnë për të autoritetet fiskale. Ndërkohë, profesionistët e taksave gjithashtu duhet të marrin në konsideratë detyrimet e tyre ndaj paleve të tjera, si autoritetet fiskale, firmën e tyre, profesionin dhe publikun (Yetmar & Eastman, 2000). Ndërsa auditorët e pasqyrave financiare në përgjithësi duhet të jenë të pavarur dhe të perceptuar të pavarur nga klientët e tyre, profesionistët e taksave, nga ana tjetër, duhet të veprojnë si avokatë për klientët e tyre dhe shërbejne si ndërmjetës në sistemin e taksave. Për shkak të këtij qëndrimi të veçantë është sfiduese për profesionistët e taksave për të përcaktuar kufijtë si avokatë te biznesit dhe për të ruajtur profesionalizmin (Bobek & Hatfield, 2003). Përgjithesisht, tatimpaguesit mbështeten në profesionistëve të taksave për t'u marrë me çështjet e tyre tatimore. Në Australi, sipas Sakurai dhe Braithwaite (2003), shumica e te anketuarve angazhojne profesionistë fiskal per deklarimet e tyre. Gjetjet të ngjashme janë paraqitur edhe në një studim të korporatave në Malajzi nga Isa & Pope (2011). Profesionistët e taksave janë të emëruar për të ndihmuar tatimpaguesit në çështje të ndryshme tatimore, të tilla si minimize i problemeve me kontrollet tatimore, minimizimi i shpenzimeve fiskale, menaxhimi irrezikut, reduktimin e kostos se përputhjes së taksave, raportimet e sakta fiskale apo për të zgjidhur paqartësitë (Hite et al, 2003;. Tan, 2006; Tan & Sawyer, 2003). Sipas Spilker, Worsham Jr, dhe Prawitt (1999) dhe Hite et al. (2003), në varësi të natyrës së ligjit tatimor, profesionistët e taksave mund te luajnë rol te dyfishtë. Profesionistët fiskal favorizojne pozicione fiskale agresive në një situate të paqartë dhe bëhen zbatues te ligjeve tatimore në mjediset e qarta fiskale.

Page 214: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

214

Andreoni et al. (1998) argumentojnë se rolet e ndryshme të profesionisteve tatimore në procesin fiskal ushtrojë ndikimi në lidhje me pajtueshmërinë fiskale. Profesionistet e taksave me punen e tyre zvogëlojne mundësinë e gabimeve nga duke siguruar informacion të saktë dhe në këtë mënyrë, suportojne përputhshmerine fiskale. Por, në situate fiskale jo te qarta, profesionistet e taksave janë të prirur për raportim tatimor agresive që mund të çojë në mospërputhje fiskale. Ndikimi i profesionistëve të taksave mbi të tjerët në çështjet që lidhen me tatimet është diskutuar në studimet te mëparshme të pajtueshmërisë fiskale. Në një seri intervistash me profesionistet fiskal në gjashtë qytete në Australi, Tomasic dhe Pentony (1991) gjeti se kontabilistet fiskal në Australi të cilët veprojnë si ndërmjetës midis Zyrës Tatimore Australiane dhe tatimpaguesve kane një ndikim në nivelin e përputhshmërisë me ligjet tatimore. Erard (1993) sugjeron se përdorimi i kontabilisteve fiskal rrit nivelin e pajtueshmërisë. - Tan (1999) ofron dëshmi se taksapaguesit në Zelandën e Re të cilët angazhojne kontabiliste te taksave pranojë këshillën e dhënë si të sakte dhe të veprojë në përputhje me ate. Doyle, Frecknall Hughes, dhe Glaister (2009) argumentojnë se profesionistët e taksave kane ndikim në përcaktimin e shumës së tatimit që do të paguhet nga klientët e tyre. Marshall, Armstrong, dhe Smith (1998) sugjerojnë se rolet kontabilisteve fiskal nuk janë të kufizuara në përgatitjen e deklaratës së të ardhurave dhe këshilla tatimore, por edhe duke përfaqësuar klientët e tyre, kur negociojne me autoritetet tatimore. Një studim nga Blumenthal dhe Christian (2004) në Shtetet e Bashkuara ka gjetur se rritja e auditimit ha rezultuar në më shumë taksapagues qe kërkojne këshillën e profesionisteve të taksave. Në Mbretërinë e Bashkuar, Hasseldine, Holanda, dhe Van Der Rijt (2012) konfirmojnë rolin e ndërmjetësit te këshilltarëve të taksave si brokera te njohurive ndërmjet taksapaguesve të korporatave që e perceptojne veten si blerësit njohurive dhe Administrates Fiskale si shitës te njohurive. Në Malajzi, gjetjet nga Mohd Isa (2012) sugjerojnë se agjentët e taksave kanë role të rëndësishme në ndihmën tatimpaguesve korporata për të përmbushur detyrimet e tyre tatimore ose për përgatitjen e taksave, përditësimet e taksave apo opinionet e jashtme fiskale. Një studim nga Abdul Hamid (2012) mbi profesionistë te taksave në Malajzi dhe Zelandën e Re, mbështet rolin e profesionistëve të taksave si ndërmjetës në sistemin tatimor. Rishikimi i studimeve të fundit të paraqitura në këtë kerkim sugjeron se profesionistët tatimore kanë role të rëndësishme në një sistem tatimor; si avokatë për klientin e tyre dhe si ndërmjetës për qeverinë. Pozicionin e tyre unik sugjeron se është e vështirë për ta që të mbeten objektiv në marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit rolit te tyre. Ne kete analize jane diskutuar disa probelme qe lidhen me problem e kontabilisteve fiskal ne Shqiperi duke dhene sygjerim te aplikueshme ne praktike DISKUTIMI Problemi I. Prezantimi i pamjes së vërtetë të pozicionit financiar të njësisë ekonomike të çdo niveli është detyra parësore e çdo kontabilisti dhe profesionisti të kontabilitetit. Shumë analistë të fushës së kontabilitetit kanë përcaktuar se: «Menaxherët më të mirë janë pothuajse menaxherët e aksioneve të tyre (sigurisht kur janë specialistë) sesa menaxherët e njësive ekonomike që zotërojnë apo drejtojnë ». Kjo është e vërtetë, qoftë edhe për faktin se, duke qenë pronë e tyre u dhimset e bëjnë ç’është e mundur për ta administruar sa më mirë. Suksesi i menaxhimit është i lidhur pazgjidhshmërisht me punën e kontabilistit apo dhe të revizorit, nëse këta bëjnë si duhet punën e tyre dhe nëse kanë siguri që numrat, shifrat e prezantuara shfaqin pamjen e vërtetë të pozicionit financiar të njësisë ekonomike në një kohë të caktuar. Informacioni i kontabilitetit në kushtet e sistemeve informatike sot duhet të jetë ai i orës së fundit, duke paraqitur sa më saktë situatën financiare të biznesit. Nëse kontabilisti apo revizori (eksperti

Page 215: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

215

kontabël) luan me shifrat në librat e llogarive duke mos paraqitur situatën e vërtetë financiare të biznesit,kjo do të thotë që ai nuk e bën punën si duhet, apo është futur në rrugën e mashtrimit.Kur zbulohet një mashtrim si ai i kohëve të fundit me rimbursimin e TVSH-së në Drejtorinë e Tatimeve (2013) në Tiranë, përgjegjësia kryesore drejtohet e bie mbi menaxhimin. Por përgjegjës janë edhe ai që mban kontabilitetin dhe ka hartuar balance, edhe ai që ka audituar këto balance. Pasoja: dëmi i shkaktuar në këtë rast nga mashtrimi por edhe nga moskryerja korrekte e detyrës prej kontabilistëve dhe audituesve, llogaritet rreth 25 milion USD. Detyra kryesore e një kontabilisti apo audituesi është të verifikojë dhe të provojë nëse transaksionet e kryera janë të vërteta, po kështu dhe dokumentacioni i hartuar. Kuptohet, kjo është punë e lodhshme, kërkon kohë, këmbëngulje, ka edhe stres, ka edhe presion nga grupe të caktuara interesi. Por profesionisti i vërtetë i kontabilitetit nuk duhet të tërhiqet derisa çështjes t’i shkojë deri në fund. Flasim këtu për profesionistë të vërtetë, të ndërgjegjshëm, që nuk e kanë futur veten në “zullum”. Ka shembuj të tillë në botë, por edhe në Shqipëri. Në kohën që revizionoheshin shoqëritë piramidale, disa revizorë të huaj dhe vendas u vunë nën presion të forte për t’u tërhequr nga misioni i tyre, por ato nuk u tërhoqën e i çuan problemet deri në fund. Po kështu, kontabilistët etj. duhet t’i kundërvihen e të mos i zbatojnë propozimet që u bëhen nga disa administratorë firmash në Shqipëri për të hartuar bilance me shifra të pa vërteta, apo për të ndryshuar postet brenda bilancit nga inventarë tek të drejta, apo marifete të tjera. Sistemi i dy bilanceve, një për tatimet dhe një për bankën, që nuk përputhen me njëra-tjetrën, është një nga shkaqet që ka prodhuar kreditë e këqia, jo pak, por rreth 27% të kredive të dhëna, pra rreth një miliard euro. Kush i prodhon këto lloj bilancesh në mjedisin shqiptar? Sigurisht jo të gjithë kontabilistët dhe profesionistët e kontabilitetit, por disa nga pjesëtarët tanë, të futur në këtë “çorbë”, sic ishte rasti i sipërpërmendur i rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, me veprime dhe transaksione të manipuluara. Për të analizuar pse-në e këtyre veprimeve të kontabilistëve apo profesionistëve të kontabilitetit në njësitë ekonomike të mesme apo të vogla, apo edhe në shoqëri të mëdha aksionere, siç janë bankat, shoqëritë e sigurimit etj., dhe deri në ç’masë shkojnë ato,është e nevojshme një shikim nga lart - poshtë mbi mbajtjen e llogarive. Kjo për arsye të vlerësimit sa më mirë të natyrës dhe pikësynimeve të kontabilitetit.Vetëm me anë të kësaj analize mund të vlerësohet “sjellja” e mirë apo e keqe e çdo profesionisti të kësaj fushe në termat e sjelljes etike. Sigurisht ne mund të kemi rezerva si operon njëri apo tjetri kontabilist në këtë treg të paformalizuar plotësisht,që një pjesë e madhe e Pasqyrave financiare hartohen nga ispektor tatimesh(qofshin edhe drejtor drejtorishë) apo pjestarë të familjeve të tyre, kjo është hapur konflikt interesash, por ajo që ka rëndësi është që profesionisti i kontabilitetit nuk duhet tërhiqet para abuzimeve apo mashtrimeve edhe kur është nën presion, edhe kur atij i premtohen shpërblime të majme. Të gjithë e dimë se mbajtja e kontabilitetit është një metodë dhe praktika e saj është një art ose zanat, i zhvilluar fillimisht për të ndihmuar njerëzit të ndjekin shitë/blerjet (këmbimet) e tyre në kuadrin e njësisë së biznesit. Pikësynimi krijues i organizimit të kontabilitetit është sigurimi i informacionit financiar rreth aktivitetit të biznesit, mundësisht në një kohë të shkurtër (i orës së fundit). Në qoftë se menaxherët, aksionerët nuk marrin informacionin e duhur nga kontabiliteti , ata do të jenë në një terr informativ kurdoherë dyshimtar. Pra, informacioni kontabël është mëse i rëndësishëm për përdoruesit dhe një nga faktorët e zhvillimit në aktivitetin e biznesit. Përdoruesit e pasqyrave financiare janë të interesuar të kenë në çdo kohë një pamje të vërtetë të pozicionit financiar të njësive të biznesit të tyre. Por që të jemi realistë, duhet të pranojmë se nocioni

Page 216: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

216

i saktë i së vërtetës paraqet disa probleme në kushtet e sotme, sidomos në Shqipëri, ku shkalla e informalitetit apo evazionit fiskal është e lartë. Ndodh në praktikën e përditshme, që pozicioni financiar i njësisë ekonomike që paraqitet nga një kontabilist apo profesionist kontabiliteti, t’i shërbejë interesit të pjesës që paguan. Duke u mbështetur në teknikat e përdorura, kontabilisti mund të bëjë që pozicioni financiar i njësisë ekonomike të duket më i mirë apo më i keq. Kur bilanci përgatitet për qëllime huamarrje në një bankë, punohet që pozicioni financiar i njësisë ekonomike të duket mire, kurse në anën tjetër ,kur Pasqyra financiare është për zyrat e taksave, të ardhurat, detyrimet ndaj tatim-taksave etj. minimizohen ose fshihen. Si realizohet ky manipulim? Psh, duke rivlerësur inventarët në ulje apo në rritje sipas nevojës për të ulur apo rritur shpenzimet, duke mos pasqyruar drejt kostot e hyrjes apo duke mos zbatuar metodat e vlerësimit Fifo apo Mesatare sipas Standardeve të Kontabilitetit etj. Duhet kuptuar mirë nga të gjithë ne, teorikisht dhe praktikisht, se pozicionin financiar të njësisë ekonomike, qoftë me aktivitet të vogël apo të madh, e përcaktojnë katër komponentët që prodhojnë kontabilistët:1)Pasqyra e pozicionit financiar (Bilanci) ( Aktive = Kapitali + Detyrime), 2)PASH (Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve),3) ndryshimi i kapitalit dhe 4)Lëvizja e parave (cash-it) etj. Pra, pasqyra kryesore financiare, është ai ekuacion kontabël që tregon marrëdhëniet bazë midis burimeve dhe pretendimeve për këto burime. Ky ekuacion kontabël ose tabelë sipas Smithit (1776), në pamjen e parë duket diçka e thjeshtë, por nëpërmjet tij shprehet transparenca e gjithë aktivitetit të njësisë ekonomike, burimet e ligjshme të financimit të tij dhe mënyra e përdorimit të tyre. Në hartimin e kësaj tabele (bilanc) në kushtet e njësive ekonomike të cdo niveli, futet në lojë arti dhe profesioni i kontabilistit që kërkon aftësi, gjykim, teknikë. Ai kërkon aplikime të parimeve e të standardeve për të përcaktuar se çfarë llogarish do të debitosh apo kreditosh në çdo veprim ekonomik, financiar apo transaksion të kryer. Kontabilistët dhe profesionistët e kontabilitetit kanë shumë përgjegjësi: ndaj vetes, familjes, klientëve dhe njësisë ekonomike për të cilën punojnë.Po padyshim kryesorja, përgjegjësia ndaj profesionit të tyre. Këtu vetiu lind pyetja: Po në prezantimin e pozicionit financiar të njësisë ekonomike në një datë të caktuar cila është përgjegjësia e profesionistit të kontabilitetit? Dhe përgjigja është e thjeshtë: “Profesionisti i kontabilitetit apo financieri duhet të bëjë punën e vet” Ky është thelbi i veprimit qe duhet zbatuar me rigorozitet e përgjegjshmëri të plotë.Të bësh punën e kontabilistit do të thotë të zbatosh rregullat,standardet dhe kodin e etikës. Duke zbatuar e zhvilluar mirë këto përgjegjësi profesionisti i kontabilitetit rritet, bëhet më profesional, ndihet më i sigurt në tregun e punës, krijon emër të mirë (famë), një aset me vlera të vecanta ky, që maksimizohet cdo ditë në kapitalin intelektual të investuar. Problemi II. Përmirësimi i sistemit të raportimit në njësitë ekonomike, problem i ditës. Ashtu sic trajtuam dhe më lart, sipas standardeve, përgatitja e pozicionit financiare i lejon kontabilistët t’i paraqesin ato në një ekspozim të qartë ashtu si një piktor në një studio, ku çdo pikturë e vendos në vendin që ajo na jep pamjen apo vlerat e vërteta të saj. Me fjalë të tjera informacioni kontabël është një hartë që ndihmon menaxherët apo përdoruesit e pasqyrave financiare të gjejnë rrugën më të shkurtër, më të mirë, për të kuptuar botën e biznesit, apo botën ekonomike e financiare në tërësi,në fuksion të shtimit e maksimizimit të kapitalit të investuar. Për të qenë sa më realistë, duhet thënë se në kushtet e Shqipërisë ka menaxherë apo aksionerë që nga frika e rrezikut për biznesin e tyre ushtrojnë presion mbi kontabilistin (apo drejtuesin e kontabilitetit ) për të “gatuar një libër kontabiliteti” ku sipas nevojës e rastit, përfitimet të duken më të mëdha se sa janë në fakt, apo më të vogla. “Gatesa të tilla të librave kontabël” dhe i të quajturit “kontabilitet kreativ”, që kanë brënda elemente të evazionit fiskal,mashtrimit, pamoralshmëri, që shkaktojnë dëme e risqe të mëdha, duhen parandaluar dhe demaskuar me profesionalizëm e guxim. Edhe pse tregimi i së vërtetës dhe demaskimi janë çeshtje të komplikuara për pozicionin financiar të

Page 217: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

217

njësisë ekonomike,ato duhen thënë ashtu siç janë. E këtu vetiu lindin pyetjet: Pse është i detyruar profesionisti i kontabilitetit të jape një një tabllo të vëtetë të pozicionit financiar të njësisë ekonomike? Çfarë hapësire i duhet kontabilistit apo specialistit të kontabilitetit të paraqesë detyrimisht një tablo të vërtetë të pozicionit financiar të njësisë ekonomike? Çfarë principesh bazë duhet të përdoren për t’iu përgjigjur kësaj domosdoshmërie? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve do të shikojmë tre aspekte: Së pari: Si përfshihen kontabilistët në këmbimet, arkëtimet, pagesat që lidhen me shitjet apo blerjet. Së dyti: Si shitjet dhe blerjet pasqyrohen dhe vlerësohen si transaksione të tregut. Së treti: çfarë pengon në demaskimin e atyre transaksioneve të tregut që kanë të përbashkët evazionin fiskal,gënjeshtrën apo mashtrimin. Për të shpjeguar këto tre aspekte duhet t’i referohemi jetës reale, konkrete. Kur kontabilisti harton pasqyrat financiare dhe përdoruesit e tyre janë dashamirës, e informacioni është i vërtetë, nuk ka asnjë problem. Por nëse nga përdoruesit informacioni i kërkohet kontabilistit të jetë jo i vërtetë, se kështu ua kërkon interesi , atëherë profesioni i kontabiliteti është kthyer në “tregti”. Pra, që ky produkt, informacioni kontabël, shitet dhe blihet si një mall i zakonshëm. Sidoqoftë, nëse njëra pale mashtron (kontabilisti), duke shitur një produkt (Pasqyrat Financiare) që nuk është ai që duhet të jetë, por ndryshe, efekti i të qenit mirë i të dy palëve është minuar. Mashtrimi zakonisht fillon nga ai që ka produktin ose mallin dhe e shet atë (Pasqyrat financiare), pra nga pala që shet diçka ndryshe dhe më pak të vlefshme se sa blerësit presin (përdoruesit e informacionit kontabël). Dhe cilat janë efektet zinxhir të këtij produkti skarco? Nëse pamja e vërtetë e njësisë ekonomike do të kishte qenë reale dhe jo me shifra të pa sakta (false), bankat nuk do kishin dhënë kredi, oferta publike për shitjen e një biznesi nuk do kishte qenë aq e suksesshme, shpërblimet për menaxherët nuk do të kishin qenë aq të mëdha etj. Është e rëndësishme të theksojmë këtu se: Të gënjesh në këtë rast nuk është njësoj me të thënën e dickaje të pasaktë apo false. Gënjeshtra në profesionin e kontabilistit përfshin një keqprezantim të qëllimshëm të diçkaje të një subjekti tjetër në një mënyrë sa më të padyshimtë, që gënjeshtari duket se e gjen të përshtatshme dhe që i gënjyeri (institucioni bankar apo dikush tjetër) ta besojë vërtet mashtrimin,apo për qëllimet e veta të bëjë sikur e beson. Shpesh ne kontabilistët apo profesionistët e kontabilitetit themi se nuk duhet të përfshihemi në evazion fiskal, të gënjejmë, nuk duhet të mashtrojmë me shifrat,sepse nëse e bëjmë këtë njerëzit nuk do të na besojnë më. Kjo është e vërtetë. Por ka dhe një arsye ndoshta më madhore se sa humbja e besimit, që kontabilistët dhe profesionistët e kontabilitetit të mos përfshihen në evasion fiskal,apo të gënjejnë: është arsyeja morale. Dikush mund të thotë se ai që manipulon shifrat dhe përfshihet në evasion fiskal,është më i kërkuari në treg. E vërtetë për gjendjen, për mënyrën si vepron e si sillet sot tek ne një pjesë e këtij tregu, ama kjo është, e përkohësishme, sepse pasojat vijnë më pas. Qoftë duke kujtuar se çfarë po ndodh me ata kontabilist apo auditues që manipulonin shifrat për të përfituar disa njësi biznesi nga rimbursimi i TVSH-së nga Tatimet? Mund të sjellim edhe emra se ku kanë përfunduar disa nga kolegët tanë që janë marrë me veprime të tilla. I kanë humbur të gjitha, emrin, tregun etj., prandaj kontabilisti apo profesionisti i kontabilitetit nuk duhet të nënshtrohet dhe të bjerë në llumin e mashtrimit për hir të disa fitimeve. Në praktikën e punës së përditshme në kushtet e njësive ekonomike të mesme, të vogla apo të tjera, dikush nga ne mund të thotë se funksioni i profesionit të kontabilitetit është të bëjë çfarë i kërkohet prej njësisë ekonomike kundrejt pagesës e përfitimit. Ne mendojmë se kjo nuk është rruga e duhur, por është rruga që të çon në dështimin e karierës profesionale, aq më tepër për brezin e ri të kontabilistëve, përveçse që në këtë rast produkti i nxjerrë nga duart e kontabilistit e specialistit të kontabilitetit do të ishte pa vlerë.

Page 218: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

218

Saktësia dhe e vërteta e pozicionit financiar të njësisë ekonomike është zemra e profesionit të kontabilistit; e kundërta do ta shndërronte këtë profesion praktikisht të padobishëm dhe të pabesueshëm, do ta shpërfytyronte dhe do ta amoralizonte. Duhet theksuar se, qysh në fillimet e profesionit të kontabilistit në shekullin e 15të, qëllimi ka qenë për të dhënë një pamje të vërtetë dhe të saktë të gjendjes financiare të njësisë ekonomike (ndërmarrjes). Përpikmëria e pamjes është vendimtare. Hartimi i një pamje të rreme, përbën një shtrembërim të funksionit të kontabilistit, e çon atë në krizë, në krizën e besimit. Po si ti shmangim këto fenomene edhe në mesin tonë? Përgjigja është ajo çka cituam më lart: “Profesionisti i kontabilitetit të bëjë punën e tij”. Kjo përmbush një përmbajtje të madhe të përgjegjësive specifike, të lexuara rrokje më rrokje në çdo përshkim të punës. Në kodin etik të jetës së kontabilistit apo profesionistit të kontabilitetit shkruhet: “Përgjegjësinë e punës së tjetrit duhet ta ndjesh njëlloj sikur ajo është puna jote, si pjesë e jetës tënde, si çmimi më i madh i jetës tënde”. Rekomandime dhe konkluzione: Profesionistët e kontabilitetit në çdo njësi ekonomike duhet ta ushtrojnë profesionin në mënyrë të ndershme dhe me gjykim moral në të gjitha aspektet duke zbatuar me përpikmëri standardet e kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi. Ligji për kontabilitetin është kushtetuta e çdo kontabilisti apo profesionisti të kontabilitetit. Njëkohësisht kontabilistët dhe auditorët duhet të zhvishen nga konflikti i interesit. Audituesi që merret me auditim s’duhet të merret me kontabilitet.Ka nevojë dhe për ndryshim ligjor.Po ashtu inspektorët e tatimeve, ose dhe drejtuesit e tyre, të heqin dorë nga zyrat e kontabilitetit, qoftë dhe kur i kanë në emër të grave apo fëmijve të tyre. Edhe këtu ka nevojë për përmirësim ligjor, mbasi është konflikt i hapur interesi. Referojuni praktikave ndërkombëtare, janë të rreptë në këtë drejtim, qoftë dhe në Kosovë. Në ligjin e fundit për proçedurat tatimore u bë një përmirsim,ky është lajm i mire në drejtim të konfliktit të interesit. Profesionistët e kontabilitetit të gjenerojnë vlerë në pozicionin e tyre,duke realizuar të gjitha përgjegjësitë profesionale me një sens të lartë integriteti dhe duke rrezatuar besim. Po çfarë kërkon një kontabilitet i saktë dhe një pamje e vërtetë e pozicionit financiar të njësive ekonomike të biznesit? Që çdo shifër e pasqyrave financiare të ketë barrë prove, dokumente të vërteta dhe llogaritje të arsyeshme. Ndërkohë që integriteti në profesionin e kontabilistit kërkon që në çdo rast veprimi kontabël të pyetet vetja: “ A jam duke bërë çfarë do të bënte një person me integritet?” Profesionistët e kontabilitetit në praktikën e përditshme të jenë pa paragjykime në të vërtetën e pozicionit financiar të njësisë ekonomike. Ata duhet t’i kushtojnë rëndësi teknikave profesionale dhe standardeve të kontabilitetit, duke u përpjekur vazhdimisht të përsosin kompetencën dhe cilësinë në shërbim. Për probleme të vecanta që kërkojnë mendim më të kualifikuar, të konsultohen me kolegët e tyre që ata mendojnë se janë më të kualifikuar , duke luftuar në këtë drejtim cdo egoizëm. Mendojmë se është koha që institucionet qeverisëse, ato edukuese (shoqatat e kontabilitetit) dhe politikëbërësit e fushës së kontabilitetit, në bashkpunim me njëri-tjetrin, të hartojnë plane veprimi për implementimin e politikave apo moduleve të reja profesionale, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit kontabël, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kontabilitetit në çdo hallkë dhe për çdo profesionist kontabiliteti. Profesionistët e kontabilitetit, nëpërmjet teknologjisë së informacionit, duhet t’i përsosin njohuritë e tyre jo vetëm në teknikat e kontabilitetit,por edhe në teknikat për të zbuluar dhe parandaluar manipulimet e mashtrimet në raportimin financiar. Po ashtu ligjëvënsi të miratojë një ligj të ri për shkallzimin e tvsh për shërbimet, artikujt të nevojës së parë,etj.deri 6-7%, duke hequr përjashtimin nga skema e tvsh të biznesit të vogël.Kjo do

Page 219: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

219

të bëjë që administrimi i taksave të bëhet më mire,qarkullimi i mallrave të kontrollohet më mire dhe sistemi IT-i Kasë-QKR-Tatime të fuksionojë më mire.Në këtë administrim edhe profesionistët e kontabilitetit do kryejnë mëmirë fuksionin e tyre. Edhe në në provimin për KM dhe EKA të ketë module për sistemet IT-i. Dhe e vërteta është se sot në këtë mënyrë zbulohen jo pak raste mashtrimesh në botë e në Shqipëri. Vetëm në këto 10 vitet e fundit, në disa vende të botës nëpërmjet teknologjisë së informacionit kontabël janë zbuluar mbi një trilion usd mashtrime. Mendoj se ka ardhur koha që dhe organizatat profesionale të flasin me një zë, IEKA, SHKFSH, IKM etj, duke u bashkuar në një Federatë të vetme,si vend i vogël që jemi (eksperienca kosovare). Kjo do të sillte të mira për profesionistët e kontabilitetit, në edukimin, rritjen e kapaciteteve, në të qenit faktor për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve dhe për të trajtuar më me forcë problemet që ka shoqëria shqiptare sot, sidomos në mashtrimet, evazionin fiskal, korrupsionin,konfliktin e interesit etj. Asnjë sistem nuk mund të funksionojë pa një aksion efikas kolektiv, pa etikë, pa një kujdes serioz ndaj të mirave të përbashkëta. Aksioni efikas i përbashkët i profesionistëve të kontabilitetit do të bëjë që ky profesion të kryejë më mirë detyrat ndaj publikut e shoqërisë shqiptare. Së fundi: Problemet e trajtuara nuk mohojnë kurrsesi arritjet në këto 20 vjetët e fundit në Shqipëri dhe rolin që kanë pasur në këto arritje, profesionistët e kontabilitetit. Punimi ka si qëllim të tërheqë vetëm vëmendje rreth disa fenomeneve që nuk na nderojnë dhe se si t’i luftojmë, që ato të mos zenë rrënjë dhe të bëhen çiban i keq, i pashërueshëm në shtëpinë tonë të kontabilitetit e financës. LITERATURA Abdul Hamid, S. (2012). A qualitative approach in understanding ethics and tax compliance in Malaysia and New Zealand from the viewpoint of tax professionals. Paper presented at the Tax Research Network Conference 2012, University of Roehampton, London. Accounting Ethics – viti 2014 – IFAC Accounting Informatic System – Marshall Romney and Paul Steinbort - 2014 Andreoni, J., Erard, B., & Feinstein, J. (1998). Tax Compliance. Journal of Economic Literature, 36(2), 818-860. Blumenthal, M., & Christian, C. (2004). Tax Preparers. In H. J. Aaron & J. Slemrod (Eds.), The Crisis in Tax Administration (pp. 201-217). Washington, D.C: Brookings Institution Press. Bobek, D. D., & Hatfield, R. C. (2003). An investigation of the Theory of Planned Behavior and the role of moral obligation in tax compliance. Behavioral Research In Accounting, 15, 13-38. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (2013), Rportime. Doyle, E. M., Frecknall Hughes, J., & Glaister, K. W. (2009). Linking Ethics and Risk Management in Taxation: Evidence from an Exploratory Study in Ireland and the UK. Journal of Business Ethics, 86(1), 177-198. Erard, B. (1993). Taxation with representation: An analysis of the role of tax practitioners in tax compliance. Journal of Public Economics, 52, 163-197. Hasseldine, J., Holland, K., & Van Der Rijt, P. G. A. (2012). The Management of Tax Knowledge. In L. Oats (Ed.), Taxation: A Fieldwork Research Handbook (pp. 145151). Oxon: Routledge. Hite, P., Hasseldine, J., Al-Khoury, A., James, S., Toms, S., & Toumi, M. (2003). Tax practitioners and tax compliance. In A. Lymer & D. Salter (Eds.), Contemporary Issues in Taxation Research (pp. 17-43). England: Ashgate Publishing Limited. Isa, K., & Pope, J. (2011). Corporate tax audits: Evidence from Malaysia. Global Review of Accounting and Finance, 2(1), 42-56.

Page 220: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

220

Informacione të Ministrisë së Financës Viti 2015 Mohd Isa, K. (2012). Corporate tax payers' compliance variables under the self-assessment system in Malaysia: A mixed method approach (Doctoral dissertation). Retrieved from http://espace.library.curtin.edu.au. Marshall, R. L., Armstrong, R. W., & Smith, M. (1998). The ethical environment of tax practitioners: Western Australia evidence. Journal of Business Ethics, 17(12), 12651279. Ligji për kontabilitetin Nr. 9228 dt.28.04.2004 botim i vitit 2004 me ndryshime. Sakurai, Y., & Braithwaite, V. (2003). Taxpayers' perceptions of practitioners: finding one who is effective and does the right thing? Journal of Business Ethics, 46(4), 375-387. Smith, A. (1776), An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit, (2015). Standardet Kombëtare të Kontabilitetit– botim 2015 Spilker, B. C., Worsham Jr, R. G., & Prawitt, D. F. (1999). Tax professionals' interpretations of ambiguity in compliance and planning decision contexts. The Journal of the American Taxation Association, 21(2), 75-89. Tan, L. M. (1999). Taxpayers' preference for type of advice from tax practitioner: A preliminary examination. Journal of Economic Psychology, 20, 431-447. Tan, L. M., & Sawyer, A. J. (2003). A synopsis of taxpayer compliance studies: Overseas vis-a-vis New Zealand. New Zealand Journal of Taxation Law and Policy, 9(4), 431454. Tomasic, R., & Pentony, B. (1991). Taxation law compliance and the role of professional tax advisers. Australia & New Zealand Journal of Criminology, 24, 241-257. Tan, L. M. (2006). Research on the role of tax practitioners in taxpayer compliance: identifying some of the gaps In A. Sawyer (Ed.), Taxation Issues in the Twenty-First Century (pp. 15-28). Christchurch: The Centre for Commercial and Corporate Law, School of Law, University of Canterbury. Tomasic, R., & Pentony, B. (1991). Taxation law compliance and the role of professional tax advisers. Australia & New Zealand Journal of Criminology, 24, 241-257. Yetmar, S. A., & Eastman, K. K. (2000). Tax practitioners' ethical sensitivity: a model and empirical examination. Journal of Business Ethics, 26(4), 271-288.

Page 221: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

221

Ilir Morina, Ismet Berisha - Flora dhe fauna në Rugovë të Pejës Msc Ilir Morina [email protected] Msc Ismet Berisha [email protected] Abstrakti Flora dhe fauna që ka rajoni i Rugovës është një reliev i ndryshueshëm, më përbërje të larmishme pedologjike, klima me dallime dhe pasuria në ujëra, kanë ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe atë shtazore. Ambienti malor tipik, klima dhe bimësia i japin këtij regjioni vlerë të veçanta si peizazh natyror. Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh si: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurret, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpatë, përrenj e gryka, zallishte, ujë lumi, gurrash e pusesh, shpella, kthina e gropa karstike, masive shkëmbinjsh e gurë të derdhur. Në regjionin e Rugovës dallojmë katër zona bimore: zona e ahut, zona e dushkut, zona e pyllit halor, zona e kullotave alpine. Shpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës: Shqiponja e maleve, thëllëza e malit, shkaba, pëllumbi i egër, qyqja, kukuvajka, qukapiku i gjelbër, qukapiku larosh, mëllenja e zezë, trishtili i zi, korbi, sorra, harabeli i shtëpisë, dredhësi i alpeve, zog bore, trumcaku, meillizeza, pupza, orrli, skifteri. Insektet përfaqësohen nga këto rende: Ephemeroptera, Odonata, Hemiptera, Coleoptera, Lepidoptera. Peshqit e mundshëm: Në këtë punim do të paraqesim një pjesë të botës bimor dhe asaj shtazor të rajonit të Rugovës i cili rajon është mjaft i pasur më llojllojshmërinë e botës bimore dhe asaj shtazore. Fjalët kyçe: Regjioni i Rugovës, zona, flora, fauna etj.

Page 222: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

222

Hyrja Rugova është një trevë malore brenda vargmalit të Alpeve, që përputhet me pellgun e lumit të Pejës dhe shtrihet në mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Rajoni i Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjaturi rrethuar me male të larta, me anët e malit dhe fundin që prek në rrafshin aluvial të lumit të Pejës, i cili herë-herë ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë. Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekspozicion jugorë, është më e ulët dhe në të gjenden fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët, me ekspozicion verior. Rajoni i Rugovës si një ambienti malor tipik, klima dhe bimësia i japin këtij regjioni vlerë të veçanta si peizazh natyror dhe karakterizohet nga një larmi e ndryshme habitatesh. Po ashtu vlere këtij rajoni i jep edhe bota shtazor e cila jeton në ketë zone dhe ka begatin e vetë. Flora dhe fauna në rajoni e Rugovës është mjaft e pasur ashtu siç është paraqitur në ketë punim, por këtu është paraqitur vetëm një pjese e saj për të treguar se kjo treve ka begatinë vete me këto krijesa dhe bime të cilat duhet të mbrohen dhe të ruhen nga njerëzit në mënyrë të veçanet dhe po ashtu t’ju dihet vlera dhe rëndësia e tyre qe kanë në mjedis. Flora dhe Fauna në Rugovë të Pejës Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh, si: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurret, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpate, përrenj e gryka, zallishte e çakëllishte dhe ujë lumi, gurrash e pusesh, shpella, kthina e gropa karstike, toka gjysmë të lagështa , pothuaj të thata e gëlqerore, acide me ngjyrë të purpurt, te kuqe e të zezë, me gropa, brigje e lugaja, masive shkëmbinjsh e gurë të derdhur125. Kjo shumëllojshmëri habitatesh të le të mendosh për një bimësi me diversitet të lartë. Bimësia e regjionit të Rugovës është e pranishme si në Evropën Qendrore në lartësitë e mëdha, por edhe bimë që janë karakteristike për Ballkanin dhe vetëm për këtë regjion. Në regjionin e Rugovës dallojmë 4 zona bimore (ahu, dushku, breu dhe kullota alpine): Zona e dushkut- Kjo zonë shtrihet në lartësinë 800-1000m dhe është mjaft e pasur. Kjo zonë zë kryesisht pjesën e poshtme te regjionit përfaqësohet nga Dudi (Morus), Ahu (quercus) dhe Qarri. Po ashtu mund të gjejmë: Mëlleza (ostrya carpinifolia), Shkoza (carpinus orientalis), Krekëza (acer monspensulanum), Frasheri (Fraxinus) etj. Bimësia barishtore përbëhet prej Tërfilit (Clover), Vjollcës (Violet), Flokëzi, Makthi (Melilotus), Zhabinat etj. Zona e ahut- Shtrihet mbi zonën e dushkut ne lartësinë 1000-1600m por mund të gjendet edhe në zonat më të vogla. Pylli i ahut përbën një pyll të degraduar,ku vërehen prerje masive për shfrytëzim si lëndë e pare dhe për ngrohje. Ky pyll është i ri, me drunj të hollë e të gjatë dhe në formë shkurresh. Pyjet e ahut formojnë hije të fortë,prandaj bimësia e ultë është e rrallë duke favorizuar rritjen e kërpudhave që pëlqejnë këtë habitat. Zona e pyllit halorë - Në pjesën e sipërme të ahut takohet rrobulli, i cili arrin lartësinë e përhapjes deri ne 2200m lartësi mbidetare duke shënuar kufirin më të lartë të bimësisë drunore. Këto pyje janë të pastra dhe përbëhen nga breu i bardhë, pisha e zezë, arneni, bredhi i zi etj. Pyjet halorë janë të dendura, ndërsa mbulesa bimore përbëhet nga bimësi kserofile e preferuar për rritjen e kërpudhave. Bimët barishtore janë: Fiershqipja, Flokëzi i alpeve, narcissi, dredhëza, boronica, manaferra etj. Zona e kullotave alpine - Karakteristikë për këtë zonë është mungesa e pyllit. Kjo zonë përbëhet kryesisht nga bimë barishtore e shkurret. Speciet me kryesore janë: Fam. Graminaceae (flokësi, fleumi i alpeve, barëgjaku), Fam. Papilionaceae(tërfili i alpeve), Fam. Compositae (njëmijëfletëshi, shmanga, asteri, pelini etj.), Fam. Rosaceae(zorreca ose potentilla apenina), Fam.Cambanulaceae(Lulekëmbana, C. Albanica etj.), Fam.Crucifereae(boronica e zezë, boronica e kuqe, rrushi i arushës etj.), Fam.Fabaceae(ngjanë shumë me orkiden), Fam.Cariofilaceae (bari i egër ose Festuca sp), Fam.Campanulaceae (xhufka dhe shtara). Tipet e bimësisë: pyll dushku. 600-1000m, pyll ahu. 800-1000m, pyll halorë(Rrobulli). 1300-2200m, pyll gjethegjerë, pyll halorë mesdhetar, pyll gjethegjerë buzëujor (shelgu), bimë barishtore mezofite, bime barishtore kserofite.

125 Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË). Pejë: Shoqata për Mbrojtën e Mjedisit. 2001. p. 33.

Page 223: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

223

Campanula foliosa është një bimë shumëvjeçare e livadheve subalpine dhe rrëzave pyjore. Në regjionin e Rugovës është konstatuar në Neqinat. Phyteuma pseudorbiculare është barishte shumëvjeçare e kullotave alpine. Në Rugovë gjendet në Majën e Rusolisë. Asyneuma trichocalycinum është barishte shumëvjeçare e pyjeve të brezit subalpin. Edhe kjo bimë është gjetur në Neqinat, në Rugovë. Regjioni i Rugovës përbën kompleks habitatesh të përshtatshme për praninë e madhe të organizmave të gjallë. Në regjion rezulton një faunë e pasur si për nga diversiteti, shtrirja dhe llojet e rralla e të rrezikuara në shkallë kombëtare e ndërkombëtare126. Rëndësi të madhe për Rugovën dhe jetën në Rugovë, kanë kafshët si: delet, kuajt, gomarët etj. Rendi insectivora: familja erinacidae (Iriqët), familja talpidae (Urithët), familja soricidae (hundëgjatët). Rendi rodentia: familja sciuridae (ketri i kuq), familja drilidae (gjumashët), familja muridae (brejtësit). Rendi Chisoptera: familja rhinolophidae (lakuriqi hundëpatkua). Rendi carnivora: familja ursidae (arinjtë), familja canidae (qentë). Rendi lagomorpha: familja laporidae (lepujt), Rendi artiodactyla: Familja suidae (dythundrakët). Shpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës janë: shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), thëllëza e malit (Alectoris greaca), shkaba (Gyps fulvus), pëllumbi i egër (Columba livia), qyqja (Cuculus canorus), kukuvajka (Carine noctua), qukapiku i gjelbër (Picus viridis), korbi (Corvus corax), sorra (Corvua cornix), harabeli i shtëpisë (Passer domesticus), shqiponja e vogël (Hieraaetus pennatus), zog bore (Fringilla coelebs), trumcaku (Passer domesticum), skifteri ( Accipiter nisus). Insekte të regjionit të Rugovës janë: ditëshkurtër, flatrafortët dhe fluturat. Peshq të mundshëm janë: troftë mali (Salmo trutta fario), troftë mali e bujanash lumore (Salmo trutta macrostigma), troftë e mermertë (Salmo marmoratus cuver), Mustaku i lumit (Gabio gabio lepidolaemus). Flora në Rugovë Ambienti malor tipik, klima dhe bimësia i japin këtij regjioni vlerë të veçantë si peizazh natyror. Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh të ndryshme andaj do të paraqesim disa bimëve të cilat rriten në rajoni e Rugovës127:

Leontopodium- gjendet pothuajse kudo në vendet pyjor të Bjeshkëve të Nëmura në lartësi mbidetare 2000 deri në 2600 m. Kjo lule del në mes të korrikut dhe deri në shtator. Dendësia e flokëve për këtë lule është një përshtatje e natyrshme për të rezistuar lartësi shumë të madhe, të ftohti dhe të rrezeve të forta ultravjollce të diellit. Kjo është e mbrojtur me ligj në shumicën e vendeve evropiane dhe botërore.

Primula auricula- është një specie qe është e rritur kryesisht në zonat malore shkëmbore në brezin malor në tërë Evropën qendrore, përfshirë edhe bjeshkët e Nemuna. Ajo mund të gjendet edhe në Apenineve, Karpate dhe në Ballkan

Gentiana hyphylla- lulja Gentiana gjendet duke filluar nga zonat alpine, alpet Evropiane dhe shkon poshtë për në bjeshkët e Nemuna, të cilat lule rriten deri në lartësi të mëdha dhe i rezistojë të ftohtit, por ajo është gjithmonë kthyer kah dielli. Emri i kësaj lule i atribuohet mbretit ilir Genc cili është menduar që ai zbuloi, kjo lule përmban përmbajtje tonik.

126 Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË). Pejë: Shoqata për Mbrojtën e Mjedisit. 2001. p. 38. 127 Komuna e Pejës, Drejtoria për zhvillim ekonomik-divizioni i turizmit. www.pejatourisem.org.

Page 224: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

224

Boronica- përveç aftësive shëruese që janë të njohura, gjithashtu ka aftësitë anti kancer, antioxidant dhe ju mbron nga sëmundjet koronare. Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtar italian. Këto cilësi të këtij fruti janë të dedikuar për përmbajtjen e një substancë që quhet glycosides flavonols. Kamomil- është një barishte (një vjeçare) që është e rritur në zonat e ulëta fushore kodrinore. Ka aftësi për qetësim dhe është i rekomanduar për bukurin e fytyrës, flokëve, syve dhe në përgjithësi për të gjithë trupin. Kamomil ka aftësi antibakteriale.

Çaji i malit- ka karakteristik, ngrohjen dhe aftësitë tonik. Përdorimi i tij rekomandohet gjatë ftohjes (gripit), sëmundjeve që janë të lidhura me sistemin e frymëmarrjes dhe infeksionet e rrugëve urinare. Çaj është gjithashtu e mirë për zemrën.

White

spruce(pisha) - është dru halor qe rritet në një lartësi 50m. Gjethet e reja lulëzojnë dendur me sythe pa rrëshirë. Gjethet i ka formën të halave, në pjesën e poshtme paralele me vija të bardha, ndërsa më lart janë me brazdë. Ajo është rritur në zonat e larta shumë shpesh e përzier nga ahu dhe pisha e zezë. Përhapjen në lindje dhe jug të Evropës. Picea abies(Pishë)- karakteristik e saj është se rritet më një gjatësi 60m. Gjethet janë në pjesën e poshtme të vendosur drejt më një gjatësi, krehër të gjelbër të errët 15-25mm në gjerësi 1mm, të mprehtë. Kone 10-15cm e gjatë, 3-4cm gjerë, Ajo është rritur në pyje halore. Në Kosovë është i përhapur në malet e Sharrit dhe bjeshkët e Nemuna. Fauna në Rugovë Fauna në rajoni e Rugovës është mjaft i pasur dhe e begatshme ku e bene ketë rajon shume të rëndësishëm dhe mjaft tërheqës dhe për ketë do të paraqesim në fotografi familjen e kunave, të gjelit të egër, rreshbulli, hunduraku, maces se egre, ariu të murrme, dhisë së egër, shqiponja e arte, ujku dhe fair ant të cilët jetojnë në rajonin e Rugovës128.

Familja e Kunave- Rritet në pjesën qendrore të rajonit të Rugovës në fshatin Shtupeq i madhe dhe në Pejë është identifikuar prezenca e llojit të rrallë i njohur si European Marable Pole Cat, jeton ekskluzivisht në republikën e Kosovës rrethe kufijve me vendet fqinje, dhe gjithashtu kjo specie mund të gjendet edhe në territoret e Azisë qendrore dhe në veri. Gjeli Egër- gjendet në pikat më të larta të bjeshkëve të Nemuna,

veçanërisht në rajonin e Rugovës në pjesën jugore në Hajle dhe në pjesën veriore të Guri i Kuq, Pleqe dhe në Rops, diku ne lartësi 1800m deri në 2000m mbi nivelin e detit, në hapësirat e mbuluar vetëm nga pisha dhe dru

128 Komuna e Pejës, Drejtoria për zhvillim ekonomik-divizioni i turizmit. www.pejatourisem.org.

Page 225: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

225

jeton gjeli i egër. Kjo specie u kërcënua vazhdimisht nga armiqtë e saj natyrore të tilla siç janë të Shqiponja e artë, Lynx Lunx dhe Kuna, por edhe nga faktor njeri. Pra, gjeli i egër është i llojit të cilën ekzistenca është konsideruar në rrezik.

Rrëqebulli gjendet në pjesën qendrore të Rugovës, në pyjet e përziera i llojit më të kërkuar dhe më të vlefshme në botë e cila është Lynx Lynx, është i njohur në botë si rrëqebulli i Ballkanit, i cili karakterizohet në dy veçori leshi i arte me ngjyra dhe më njolla të zeza ne lëkuren e tije. Hundraku- një nga zvarranikët më të rrezikshme të Evropës i cili

jeton në bjeshkët e Nëmura deri 2000m lartë mbi nivelin e detit, gjatësia e trupit mund të arrijnë në 82cm për një te rritur, helmi i saj është shumë e rrezikshme dhe efikas, pickim i tij mund të shkaktojë vdekjen për njerëzit.

Macja e Egër- macja e egër është një specie shumë e përhapur në gjithë zonat e bjeshkëve të Nemuna. Zakonisht jeton në pyje Caduceus dhe kjo kryesisht ushqehet nga gjethe pyjor ose siç njihen ndryshe si miun derë. Ariu i Murrem- ariu jeton pothuajse në të gjithë territorin e

Bjeshkeve të Nemura /Rugovë. Gjithashtu ariu sot është në listën e kafshëve të mbrojtura me ligj që numri i tyre në natyre ka rënë si pasojë e zhvillimit dhe aktiviteteve të shumta nga njerzit në natyre. Pushtimi Shpyllëzimi dhe zhvillimi i zonave pyjore të thella në botë rezultuar shkatërrimin e vendeve të tyre. Numri i tyre këtu është shumë i vogël, pasi ajo është duke u vrarë nga njerëzit kudo qe shihet.

Dhia e Egër- jeton në vargjet e larta shkëmbore në anën e majtë të lumit Lumbardhë duke filluar nga i 5km deri në kufirin më Malin e Zi në Qakorr dhe deri në Guri i Kuq 2522m, numri i tyre ka rënë në mënyrë drastike, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar.

Ujku- konsiderohet nder kafshët më fisnike të njohura nga banorët e Rugovës. Në verë e gjuan vetëm apo i shoqëruar nga ujku tjetër, ndërsa në dimër ata lëvizin se bashku ne grup 7-13 prej tyre. Në zonën e Rugovës nuk ka te regjistruar asnjë sulem mbi njerëzit. Ujku është konsideruar si një specie e rrezikuar.

Page 226: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

226

Shqiponja e artë- është e rrezikuar shumë kjo specie, prandaj është i mbrojtur me ligj. Kryesisht jeton në zona jo shumë të larta të Rugovës, nganjëherë skedarët edhe mbi pjesët shkëmbore gjithmonë në kërkim për ushqim Fire ant- është një specie e përhapur në bjeshkët e Nëmura në rajonin e Rugovës e cila karakterizohet me miliona koloni, fole dhe vezët në formë të orizit, është e mbrojtur me ligj mbi biodervistetin. Armiket e saj janë Ariu, bagder dhe certain reptiles. PËRFUNDIMI Flora dhe fauna në rajoni e Rugovës edhe pse nuk ka ndonjë katalog për boten bimor dhe atë shtazore, për të pare se cilat lloje të botes bimore dhe asaj shtazore jetojnë sakte në ketë rajon dhe vetëdijesimin e banoreve për ruajtjen e botes bimore dhe asaj shtazore edhe pse jemi të vetëdijshme se shume bime dhe shtaze janë në prag të zhdukjes nga vete njeriu . Rëndësia e këtij punim është të paraqes boten bimor dhe atë shtazore të rajonit të Rugovës, duke i kushtuar rendësi të veçantë dhe duke i prezantuar bimët te cilat rriten dhe disa prej tyre edhe në fotografit dhe domethënien e tyre, po ashtu është paraqitur edhe bota shtazore duke treguar kafshët të cilat jetojnë dhe disa prej tyre janë të paraqitur në fotografi dhe më përshkrimin e tyre. Ruajtja e botes bimore dhe shtazore në rajonin e Rugovës është e domosdoshme si pasuri natyrore si dhe edukimin e njerëzve në rajonin e Rugovës dhe më gjere për boten bimore dhe shtazore, sepse duke ditur se jeta e njerëzimit është e varur nga shfrytëzimi i botes bimore dhe shtazore.

Page 227: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

227

POROSIA Duke e ditur rendësin e florës dhe faunës që ka në mjedis, respektivisht në rajonin e Rugovës, i cili rajon është mjaft i pasur nga bota bimor dhe shtazore dhe për ketë duhet të behet ruajtja dhe mbikëqyrja e tyre në disa aspekte si: Ruajtja e florës dhe faunës në Rugovë duke hartuar projekte dhe programe për rendësin e florës dhe faunës qe ka në mjedis, Duke e ditur se çdo qenie e gjalle ka të drejt te jetoj, andaj duhet të angazhohen ekspert të kësaj fushe për të mos e lejuar zhdukjen e kësaj vlere që ka Rugova, pra të merren masa parandaluese, Bimët të cilat gjinden në rajonin e Rugovës kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotë zhdukje e kësaj vlere, Vet jetesa e botes bimore dhe shtazor në Rugovë është si një rregullatorët i mire i ruajtjes se mjedisi të pastër , Llojllojshmëria e botes bimore dhe shtazore në Rugovë paraqet një potenciale të lartë për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit, Ruajtja e botes bimore dhe shtazore në rajonin e Rugovës është e domosdoshme si pasuri natyrore, si dhe Edukimin e njerëzve në rajonin e Rugovës dhe më gjere për boten bimore dhe shtazore, sepse duke ditur se jeta e njerëzimit është e varur nga shfrytëzimi i botes bimore dhe shtazore. LITERATURA Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË). Pejë: Shoqata për Mbrojtën e Mjedisit. Komuna e Pejës, Drejtoria për zhvillim ekonomik-divizioni i turizmit. www.pejatourisem.org. SalmoHYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_fario&action=edit&redlink=1" HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_fario&action=edit&redlink=1"truttaHYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_fario&action=edit&redlink=1" HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_fario&action=edit&redlink=1"fario, SalmoHYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_macrostigma&action=edit&redlink=1" HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_macrostigma&action=edit&redlink=1"truttaHYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_macrostigma&action=edit&redlink=1" HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_trutta_macrostigma&action=edit&redlink=1"macrostigma, SalmoHYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_marmoratus&action=edit&redlink=1" HYPERLINK "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salmo_marmoratus&action=edit&redlink=1"marmoratus,

Page 228: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

228

Irena Pata Kapo - Anglicizmat dhe pseudoanglicizmat në shqipe Dr. Irena Pata Kapo Universiteti i Tiranës Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Departamenti i Gjuhës Angleze Email:[email protected] Abstract Ndikimi i anglishtes në shqipe, dukuri kryesisht e dy dekadave të fundit, ka filluar të tërheqë vëmendjen e gjuhëtarëve. Ky punim përqëndrohet në identifikimin e anglicizmave dhe dallimin tyre nga pseudoanglicizmat. Në themel të këtij punimi qendron qasja kryesisht positive ndaj përdorimit të anglicizmave, madje dhe pseudoanglicizmave me qëllim plotësimin e boshllëqeve leksikore me fjalë që shenjojnë koncepte të reja për shqipen ose që janë krijuar si rezultat i ndërveprimit të dy gjuhëve, kulturave, etj. me njëra tjetrën. Fjalë kyçe: anglicizma, pseudoanglicizma, italianizma, ndërkombëtarizma 1. Dallimi i anglicizmave prej ‘pseudoanglicizmave’ e ‘ndërkombëtarizmave’ 1.1 ‘Anglicizmat’. Fjalorët e gjuhës shqipe të botuar 2-3dekadat e fundit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk e kanë termin ‘anglicizëm’; ky term gjendet vetëm në Fjalorin e termave të gjuhësisë të vitit 1975129. Xhevat Lloshi quan huazime të anglishtes në gjuhën shqipe ato fjalë që rrjedhin nga dukuria e gjuhëve në kontakt, konkretisht, të shqipes me anglishten, si dhe fjalët që kanë ardhur drejtpërdrejt nga anglishtja, pra jo me ndërmjetësinë e gjuhëve të tjera.130 Ndërsa sipas Filipović-it ‘një anglicizëm është çdo fjalë e huazuar nga gjuha angleze, e cila i referohet një objekti apo koncepti, i cili në momentin e huazimit është një pjesë integrale e kulturës dhe qytetërimit anglez’; por edhe ‘një fjalë e huazuar nga anglishtja, e cila gjatë rrugës së transferimit të saj përshtatet në gjuhën pritëse, me qëllim që të integrohet në sistemin e saj linguistik’131. Manfred Görlach-u i konsideron anglicizmin si ‘një fjalë ose idiomë, e cila është anglisht nga pamja e saj (nga shkrimi i saj, shqiptimi, ana morfologjike, ose të paktën një nga këto të treja), por pranohet si një pjesë e fjalorit të gjuhës pritëse”132. Megjithëse termi anglicizëm etimologjikisht lidhet me Anglinë, përgjithësisht nuk përdoret vetëm për fjalët nga anglishtja, por dhe për huazimet angleze nga të gjitha varietetet e gjuhës angleze. Ndonjëherë, me qëllim që të specifikohet origjina e një anglicizmi, përdoret dhe termi ‘amerikanizëm’- për termat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, duke u konsideruar si term i varur nga termi anglicizëm. Pra, me anglicizma do të kuptojmë si fjalët e prejardhura prej varietetit britanik, ashtu edhe atij amerikan. Është thuajse e pamundur të dallohen huazimet britanike e amerikane,

129 Fjalori i termave të gjuhësisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1975, fq. 9 130 Xh. Lloshi, Raste ndërhyrjesh të huazimeve nga anglishtja, Studime filologjike, nr. 1-2, 2011, fq. 65

131 R. Filipović, English as a word donor to other languages of Europe, http://www.intellectbooks.com/europa/number5/hart.htm, marrë më 29.9.2006, fq. 2

132 M. Görlach, An Annotated Bibliography of European Anglicisms, Oxford University Press, 2003, fq. 10

Page 229: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

229

pasi shumë shpesh fjalët nuk kanë asnjë ndryshim në formën e tyre dhe shumë amerikanizma fillimisht janë transmetuar nëpërmjet varietetit britanik.133 Kjo ndodh për një sërë arsyesh: huazimet kanë tendencë të përshtaten, gjë që zhduk veçoritë dalluese në ato fjalë që kanë forma të ndryshme (në gërmëzim e shqiptim) në të dy variantet. Për më tepër, shumë ‘amerikanizma’ kanë ardhur ose nëpërmjet Anglishtes Britanike, ose janë përshtatur automatikisht në modelin që dominon mësimdhënien e anglishtes në Kontinent – varietetin britanik. Pra, i vetmi kriter i mbetur për ta përcaktuar një fjalë si të anglishtes britanike ose anglishtes amerikane, është ai enciklopedik: adoptimi i fjalës bashkë me shpikjet e reja, konceptet, mallrat që importohen nga Amerika, që mund të krijojë një ide për origjinën e saj, por edhe tregues të tillë nuk janë konkludues në shumë raste. Gjuhëtari italian G. Devoto e përkufizon ‘anglicizmin’, në fjalorin e italishtes134 si: “Fjalë, togfjalësh ose ndërtim të anglishtes, që është huazuar ose në trajtën orgjinale, ose përmes përshtatjes”. Huazimi nuk është një element i huaj, që i kundërvihet fjalëve të gjuhës amtare ose përfituese; përkundrazi, ai është një forcë katalizatore, që vepron në harmoni me tendencat e sistemit pritës. Huazimet leksikore janë ilustrimi më i rëndësishëm i ndikimit që ka një gjuhë mbi një tjetër. Ato janë më të shumta në numër se huazimet joleksikore. Tashmë është bërë tradicionale ndarja e të gjitha llojeve të huazimeve sipas shkallës së përshtatjes (d.m.th. sipas faktit nëse janë asimiluar ose jo në gjuhën pritëse). Bloomfield-i përdor termat ‘foreign terms’ (fjalë të huaja) dhe ‘semi-foreign terms’ (fjalë gjysmë të huaja) duke pranuar nga pikëpamja diakronike termin ‘loan words’ (huazime). Kjo pasqyron një dikotomi të përgjithshme, që ndjehet në të gjitha aspektet e huazimit. Dhe ne do të përdorim termin ‘importim’; ndërsa përsa i përket termit ‘zëvendësim’135, ky është një term që përshtatet më shumë me disa aspekte të këtij fenomeni, p.sh. zëvendësimi i fonemave ose morfemave dhe jo në të gjithë proçesin, i cili ka më shumë karater gradual. Nga ana tjetër, ka zëvendësime leksikore, ku huazimi braktiset në favor të një fjale të trashëguar. Për këtë arsye proçesi i kundërt i importimit është më mirë të quhet ‘natyralizim’ ose ‘integrim’, ndërsa aspektet që janë plotësisht formale do t’i quajmë ‘asimilim’ ose ‘përshtatje’. Një kategori tjetër e fjalëve të huaja që përdoren në shqipe janë dhe të ashtëquajturat “casuals” – fjalë të huaja që përdoren rastësisht, për qëllime të përkohshme dhe të veçanta, p.sh. gjatë tregimeve të udhëtimeve, në korrenspondencat nga jashtë, etj. Këto janë të shumta në numër, gjë që do të shihet dhe gjatë punimit. Klasifikimi i huazimeve leksikore është mirë të bëhet duke u bazuar në shkallën e tyre të integrimit. Prandaj një ndarje tjetër i emërton ato si huazime integrale të përshtatura (ku elementi i huaj është në shkallën minimale të tij) dhe huazime integrale të papërshtatura. 1.2 Ndërkombëtarizmat janë huazimet në fushën e shkencës dhe të teknikës të cilat shpeshherë hyjnë si elemente të domosdoshme së bashku me sendin, veglën, konceptin etj. Këtu hyjnë terma shumë specifikë të fushës së informatikës, ekonomisë, teknologjive të ndryshme, të sportit, muzikës, mjeksisë etj., të cilat njihen e përdoren ndërkombëtarisht dhe kryesisht janë krijime me bazë lemash me prejardhje greke apo latine. Sipas ‘Webster’, termi International Scientifc Vocabulary i referohet termave teknikë, ekonomikë, artistikë, etj., të cilët janë kryesisht elemente latine, por dhe fjalë me rrënjë greke, që janë latinizuar në formën e tyre grafike dhe morfologjike. Duke iu referuar numrit të konsiderueshëm të

133 M. Görlach, English in Europe, Oxford University Press, 196 134 G. Devoto – G.C. OLI , Dizionario della lingua italiana, 1982, Le Monnier, Firenze, fq. 47 135Të dy këta terma përdoren fillimisht nga: E. Haugen, The analysis of linguistic borrowing, Language, 1950, Harvard University Press, fq, 210–231

Page 230: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

230

italianizmave në shqip mund të thuhet se një sërë fjalësh me origjinë të hershme angleze kanë ardhur në shqip nëpërmjet italishtes. Sipas Görlach-ut136, ndërkombëtarizmat janë fjalë të formuara me elemente greke e latine (administratë, telefon), por edhe fjalë nga gjuhë të tjera, që transmetohen nëpërmjet anglishtes (avokado, anorak). “Ndërkombëtarizmat” emërtohen kështu për shkak të përhapjes së tyre në shumë gjuhë të botës. Çdo ndërkombëtarizëm depërton në një gjuhë nga një gjuhë konkrete. Sipas kritereve të përcaktuara tek Objekti dhe hipoteza e punimit, për kategoritë e fjalëve që përfshihen e ato që përjashtohen nga glosari ynë, ndërkombëtarizmat me prejardhje greke e latine janë të përjashtuar, në një kohë që ka shumë fjalë e shprehje ndërkombëtare në gjuhën angleze të cilat janë identifikuar e pranuar si anglicizma në glosarin tonë (tashmë ka qenë e vështirë dhe gati e pamundur zëvendësimi i shumë anglicizmave të cilat ndërkombëtarisht njihen si të tilla, për shumë gjuhë europiane: e-mail,kompjuter etj.) Ndërsa gjuhësia shqiptare ka një këndvështrim tjetër në identifikimin e ndërkombëtarizmave: “Kur një fjalë përveç gjuhëve neolatine (frëngjisht, italisht) dhe anglishtes (që e ka ndërtuar terminologjinë kryesisht mbi bazën e elementeve greko-latine, ashtu si gjuhët neolatine), gjendet edhe në gjuhët gjermanike të kontinentit (sidomos në gjermanishte) dhe në gjuhët sllave (sidomos në rusishte) – atëherë do të quhet fjalë ndërkombëtare ose ndërkombëtarizëm; por kur gjuhët gjermanike të kontinentit dhe gjuhët sllave, kanë fjalët e veta, atëherë do të bëhen përpjekje për shqipërim.”Kështu, në emërtimin energji bërthamore (energia nucleare) gjymtyra e parë energji është ndërkombëtarizëm, ndërsa e dyta jo (gjermanishtja e rusishtja nuk e përdorin fjalën nuklear), prandaj u bë një shqipërim i përshtatshëm që ka zënë vend në botimet shkollore e shkencore, por kohët e fundit nga padija e gazetarëve po përdoren përsëri pa nevojë emërtimet armë/energji nukleare. Mbi bazën e parimit të mësipërm terma shkencorë të huaj që përdoreshin dikur, si akselerim, epruvetë, kurbë, solucion, leguminoze etj., janë zëvendësuar me përshpejtim, provëz, lakore, tretësirë, bishtajore etj137”. Autorja e punimit mendon se zëvendësimi i këtyre termave po dhe i shumë të tjerëve me barazvlerëset e tyre shqip do të ishte situate ideale, ndërkohë që realiteti, si dhe shembujt e shumtë të identifikuar, provojnë të kundërtën. 1.3 “Pseudoanglicizmat” janë fjalë a ndërtime të gjuhëve të tjera, me përbërës anglisht, por që në anglisht nuk ekzistojnë si të tillë. Këta njihen ndryshe edhe me emërtimin ‘huazime false’. Ndërsa Görlach-u i përkufizon si fjalë, të cilat edhe pse duken se vijnë nga anglishtja, nuk janë fjalë të anglishtes, për shembull përdoren si t’i përkisnin një kategorie të ndryshme gramatikore (nga ajo në gjuhën burimore), ose në kompozita që nuk janë aspak anglisht (anti-baby pill etj.) 138. Sipas disa gjuhëtarëve konsiderohen si pseudoanglicizma edhe shkurtimet apo copëzimet e kompozitave, që përdoren me kuptimin e të tërës. Në shtator të 2006, në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar në Regensburg, titulluar ‘Anglicisms in Europe’139, me pjesmarrjen e shumë gjuhëtarëve përfaqësues të vendeve europiane, Nevena Alexieva përdor termin ‘huazime të copëzuara’ (loan clippings), duke iu referuar të gjitha atyre fjalëve e shprehjeve të huazuara, të cilat gjatë proçesit të huazimit përfundojnë në gjuhën pritëse të thjeshtëzuara strukturalisht, domethënë “të copëzuara” (night përdoret në vend të night-club, parking në vend të parking lot etj.). Por ajo çka mbetet e i ‘mbijeton’ rrugëtimit deri në gjuhën pritëse, mbart të gjithë kuptimin përkatës të kompozitës angleze.

136 M. Görlach, A Dictionary of European Anglicisms, Oxford University Press, 2001, fq. 10 137 E. Lafe, Rreth përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, delvina.com, marrë më 24.11.2012 138 M. Görlach, vep.cit., fq.XViii 139 R. Fischer, H. Pulaczewska, Anglicisms in Europe: Linguistic Diversity in the Global Context, Cambridge Scholars Publishing, 2008, fq. 46

Page 231: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

231

Alexieva shkon më tej duke analizuar shkaqet e këtij devijimi kuptimor e strukturor të huazimeve. Duke e cilësuar kategorinë e ‘huazimeve të copëzuara’ si një dukuri për pjesën më të madhe të gjuhëve europiane, dhe duke marrë për bazë The Dictionary of European Anglicisms të Görlach-ut, ajo ilustron se ‘parking’, për shembull, përdoret në 12 nga 16 gjuhët e analizuara në këtë fjalor, ‘kamping’ në 15 gjuhë europiane, ‘holding’ në 9 gjuhë etj. Po ashtu edhe Gaetano Rando, hartuesi i fjalorit të anglicizmave në italisht mbështet formimin e pseudoanglicizmave nga elipsimi i një fjale angleze.140 Ndërsa Klajni nënvizon faktin që ‘lokucionet kanë për tendencë të transformohen në fjalë të thjeshta, duke u shkurtuar apo duke u përkthyer në gjuhën përkatëse’141. Por edhe Klajni i kategorizon kompozitat apo lokucionet me elemente angleze, por që në anglisht nuk ekzistojnë, si pseudoanglicizma.142 Ai rendit shembujt klasikë të përmendur dhe në punimin tonë, si smoking për smoking-jacket etj. Pseudoanglicizmat e Klajnit përfshijnë edhe fjalët me prapashtesën –ing, që vijnë ose drejtpërdrejtë nga shkurtimi i kompozitave ose nga bashkangjitja e kësaj prapashtese duke i dhënë fjalës një funksion krejt tjetër (p.sh. dancing për dance-hall, camping për camp-site). Ai përfshin në kategorinë e pseudoanglicizmave edhe ata emra të përveçëm ose marka të njohura tregtare angloamerikane, të cilat përdoren si emra të përgjithshëm në gjuhët e tjera (Gillette etj.). Isabel Baltiero143 gjithashtu, në studimin e anglicizmave në spanjishten e fushës së sportit, i përkufizon pseudoanglicizmat sipas tipologjisë së përshkruar më sipër. Ajo përfshin emra të përveçëm markash, që përdoren si të përgjithshëm në spanjisht, shkurtime kompozitash (outlet në vend të outlet mall), copëzime (clippings), toponime, marka të njohura etj. Ky është një kategorizim i adoptuar nga Furiassi144 dhe, me sa duket, përveç italishtes, gjen zbatim në shumë gjuhë të tjera europiane. Alexieva, si dhe disa gjuhëtarë të tjerë janë të mendimit se ‘zgjerimi kuptimor’, d.m.th. shtimi i numrit të kuptimeve të një huazimi anglez, vjen si pasojë e keqkuptimit apo përkthimit të gabuar të fjalës së huaj. Një shkak tjetër i formimit të pseudoanglicizmit mund të jetë edhe kompetenca e kufizuar gjuhësore në gjuhën angleze. 145 Por dhe gabimi ortografik mund të shkaktojë transformimin e një fjale në një tjetër: cheap me chip, licking me leaking etj. 2. ITALIANIZMAT DHE FRANCEZIZMAT SI “PSEUDOANGLICIZMA” Në përcaktimin e objektit të këtij punimi, kemi përjashtuar ndër të tjera përfshirjen në glosarin tonë të atyre huazimeve me origjinë angleze, që në shqipe kanë depërtuar nëpërmjet gjuhëve të tjera. Gjatë shekullit 20, por dhe në vitet në vazhdim, gjuha me të cilën shqipja ka pasur më shumë kontakte dhe që ka lënë më shumë gjurmë në të ka qenë italishtja. Kjo është dhe arsyeja që disa prej italianizmave në shqipe janë në fakt fjalë me prejardhje angleze, që kanë ardhur në shqipe përmes ndikimit të gjuhës e kulturës italiane. Prandaj dhe janë klasifikuar si pseudoanglicizma në shqipe. Gjatë punës për hartimin e glosarit kemi gjetur shumë shembuj psuedoanglicizmash, të cilët, duke u identifikuar si italianizma në shqip, pavarësisht prej origjinës angleze, u hoqën përfundimisht nga

140 G. Rando, Dizionario degli anglicizmi nell Italiano postunitario, fq. XXIII 141 I. Klajn, vep.cit., fq. 32-34 142 I. Klajn, vep.cit., fq. 101 143 I. Baltiero, “A reassessment of traditional lexicographical tools in the light of new corpora: sports Anglicisms in Spanish”, International Journal of English Studies, revistas.um.es/ijes/article/download/.../132431 144 C. Furiassi, False Anglicisms in Italian. Monza: Polimetrica, 2010 145 M. Görlach, English in Europe, Oxford University Press, 2002, fq. 163

Page 232: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

232

glosari: cirkuit, centrist, imperativ, impotent, invasion, investigativ, difensiv, diversion, drastik, esencial, eventual, frontale, futuristik, kohezion, komercial, kompeticion, komunikacion, konsekuencë, konsekutiv, konstitucional, konstitucionalist, konsultativ, kualitativ, ministerial, multilateral, nuklear, optimal, potencial, preliminar, relevant, reprezentativ, respektiv, reversibël, selektiv, substancial, total, verbal, vital, vulnerabël etj. Një kriter shumë i rëndësishëm është ai fonetik; huazimet mund të kenë thuajse të njëjtën formë grafike, por shqiptimi i tyre është një tregues i qartë i rrugëtimit që kanë bërë për të ardhur në shqipe. Megjithëse ky kategorizim i huazimeve të cituara më lart nuk mund të jetë absolut, dhe as korpusi i anglicizmave në kreun III nuk mund të jetë absolutisht ‘i pastruar’ nga fjalë me një prejardhje të tillë. Pra, është e vështirë të përcaktohet dhe nuk mund të hiqet një vijë e prerë, që të ndajë huazimet e drejtpërdrejta nga anglishtja dhe atyre që vijnë prej burimesh të tjera. Si kriter për identifikimin e tyre shërbeu dhe kriteri historik, domethënë historiku i shfaqjes së tyre në shtyp, me aq sa është pasur mundësi të vërtetohet. Viti kur janë shfaqur për herë të parë, natyra e lajmit, origjina e tij, gjuha nga e cila është përkthyer lajmi, organi ku është botuar etj. Një pjesë e mirë e anglicizmave mund të kenë dhe një etimologji dyfishe, gjë që shfaqet në formën e paqëndrueshme, me të cilën ato dalin në shembujt e shtypit. Më poshtë po rendisim dy shembuj, njëri nga lista e mësipërme dhe tjetri i shkëputur nga korpusi i anglicizmave. Italianizmi ‘opsion’, nga shqiptimi në shqip është më afër italishtes sesa anglishtes. Prejardhjen e tij e vërteton dhe grafia e një pjese të mire të rasteve, ku shfaqet si në italisht ose më afër variantit italisht ‘opzione’: …duke u përpjekur …për opcionin e ri, hyri në histori e gjeografi… (RD, 9.1994, 2) Udineze është stepur momentalisht dhe po kërkon të gjitha opsionet e mundshme. (Pa., 5.6.2006, 22) Nëse diplomacia perëndimore do të arrijë të bindë Rusine të mos vendosë veton e saj për të bllokuar opzionin e një Kosove të pavarur, athere proçesi do të marrë shumë pak kohë. (Kl, 24.11.2006, 10) Marrëdhëniet midis dy klubeve të mëdha europiane kanë qenë gjithnjë shumë të mira , shpjegon AS, dhe Gakliani e di që Reali i Madridit ka nevojë për një mbrojtës qendror dhe se brasiliani mund të jetë opcioni i parë për të plotësuar mungesat mbrojtëse të klubit madrilen. (Al, 20.7.2002, 22). Jupi, një opcion më shumë për Sejdinin. (futboll) (Kj, 24.1.2002, 21). Dieta: Opsioni i parë: Luleshtrydhe të zhytura në pluhur sheqeri… (Je, 12.2006, 47. Dhe shembulli i dytë është ai i anglicizmit ‘sajt’, i cili aty-këtu gjendet me grafinë e shqiptimin e italishtes; në këtë rast është marrë për bazë krieri sasior, d.m.th. numri i shembujve vendosi përfshirjen e fjalës si anglicizëm i drejtpërdrejtë: Ne sitin e Ministrise se Turizmit jane hedhur disa te dhena… (Kl, Nr. 541, 27) Edhe ne Internet kane lulezuar site te cilat i drejtohen grave… (Kl, 21.7.1998, 54) … dhe pas një proçesi përpunimi të materialeve, për të verifikuar autenticitetin, ato publikohen në sajt. (Kl, 7.8.2010, 5). Fjala është për Altin Haxhin i cili nënshkroi një kontratë me Anorthis, një lajm që jepet edhe nga sajti i klubit qipriot. (Al, 26.6.2005, 23). Dikur as që mendohej të gjendej një informacion on-line, ndërsa sot çdo njësi në zonta urbane ka sajtin e saj. (Al, 23.8.2007, 22). Në sitin zyrtar të grupit nuk figuron asnjë koncert në vendin tonë. (Kj, 11.8.2009, 15). Disa nga sajtet amerikane online e kanë tallur dhe vënë në shënjestër Obamën. (She, 16.8.2010, 20). Nga ana tjetër, vetë italishtja si gjuhë dhuruese të saj për shumë vite me radhë (deri nga fundi i Luftës së Dytë Botërore) ka njohur frëngjishten, madje dhe vetë anglishtja ka në leksikun e saj një mori fjalësh me prejardhje nga frëngjishtja. Pra, mund të thuhet që huazimet e ndërmjetme në shqip, “anglicizma” nëpërmjet italishtes janë të konsiderueshme në numër. Një shembull i kontakteve të ngushta të shqipes me italishten, nga pikpamja e importimit të fjalëve, është jo vetëm importimi i anglicizmave, por edhe i pseudoanglicizmave: shembulli i autostop, i cili është

Page 233: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

233

konisderuar si pseudoanglicizëm në italisht146, ndërsa në shqip vjen si italianizëm. (Shfaqet fenomeni i autostopeve edhe ne Shqiperi (Gsh, 24.8.2011, 1) Sipas Klajnit, nuk është detyrë e lehtë të dallohen francezizmat nga anglicizmat. Falë ngjashmërisë e lidhjes historike mes këtyre dy gjuhëve, shumë fjalë kanë prejardhje të dyfishtë, terma ndërkombëtarë për të cilët nuk ka ende siguri nëse kanë ardhur në fillim nga anglishtja apo frëngjishtja, si p.sh. celofan, fotografi, radio, traktor, apo francezizma që janë përshtatur plotësisht në anglisht si kinema, avenue, hotel, premier, routine, festival, pamflet, surplus, etj; fjalë që shkruhen njësoj në të dyja gjuhët shans, kardinal, etj; fjalë që italishtja i merr në dy versione shock dhe choc, comfort dhe confort (një ngatërresë e tillë “është importuar” dhe në shqip); si dhe fjalë ekzotike, që janë transmetuar si nëpërmjet anglishtes, ashtu dhe nëpërmjet frëngjishtes, si p.sh. pigama, tabu, kimono. Pra, gjithë kjo konfirmon faktin që pozicioni i “të tretit” nuk duhet neglizhuar, apo parë nga një këndvështrim i ashpër e kategorik.147 Tashmë është gjerësisht e pranueshme që studimi i një huazimi, i prejardhjes apo përshtatjes së tij në gjuhën pritëse, nuk mund të bëhet kurrë në izolim të plotë148. Ai duhet parë brenda kontekstit historic si dhe duke i dhënë rëndësi kriterit fonetik. Ky konsiderohet si një kriter i rëndësishëm në identifikimin e anglicizmave, por ka raste kur nuk mjafton. Görlach-u gjithashtu në Dictionary of European Anglicisms, i sheh me prejardhje nga italishtja, frengjishtja apo rusishtja shumë anglicizma, që përdoren në shqipe. Për shembull, action konsiderohet si anglicizëm i ardhur në shqip prej frengjishtes149, apartament prej frengjishtes150, barelë nga italishtja151, biftek 152 nga frengjishtja, kamp153 nga frengjishtja, karton154 nga italishtja, kampion155 nga italishtja, shans156 nga frengjishtja, krem157 nga frengjishtja, ese158 nga frengjishtja, guidë159 nga frengjishtja, imazh160 nga frengjishtja, fuoristradë161 nga italishtja, piknik162 nga frengjishtja, profesional163 nga italishtja, tubet164 nga italishtja etj. 3. PSEUDOANGLICIZMAT E SHQIPES Një nga kategoritë e pseudoanglicizmave, e përmendur dhe më sipër, është ajo e formuar me elementin –ing të anglishtes; por që dhe këto vijnë si elipse të kompozitave kryesisht emërore: parking (nga parking lot, Rrëfimi i rojës së parkingut, në pallatin ku jetonte pengmarrësi fierak (Al, 28.3.2004, 10);), kamping (camp-site), Një vit më vonë në 1995, në një kamping të zhvilluar në Xhenova nën kujdesin e Sampdorias, Napoli i ofroi kontratë 6 mujore… (Kl, 6.2.2000, 44) etj.

146 G. Rando, vep.cit., fq. XXII 147 Ivan Klajn, vep.cit., fq. 17 148 Rudolf Filipović, Semantic Extension Changes in Adaptation of English Loan-Words in Serbo-Croation, Studia Romanica et Anglica, Zagrebiensia, 1968, fq. 110 149 Görlach, vep.cit., fq. 2 150 Vep.cit., fq. 7 151 Vep.cit., fq. 16 152 Vep.cit., fq. 20 153 Vep.cit., fq. 46 154 Vep.cit., fq. 50 155 Vep.cit., fq. 55 156 Vep.cit., fq. 55 157 Vep.cit., fq. 77 158 Vep.cit., fq. 106 159 Vep.cit., fq. 140 160 Vep.cit., fq. 161 161 Vep.cit., fq. 216 162 Vep.cit., fq 232 163 Vep.cit., fq. 243 164 Vep.cit., fq. 333

Page 234: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

234

Një shembull klasik pseudoanglicizmi dhe në gjuhë të tjera europiane, jo vetëm në shqip, është smoking165. Nëse në anglisht kjo fjalë i referohet veprimit të duhanpirjes, në shqip i referohet një kostumi elegant për raste të veçanta etj., që në fakt është shkurtimi i termit anglisht smoking jacket. Por, si njësi e tillë e shkëputur, në anglishte nuk i korrespondon ky kuptim. Siç u nënvizua dhe më lart, ka dhe një kategori ‘huazimesh të copëzuara’, të cilat janë njësi leksikore që ndryshojnë strukturën e tyre, por ruajnë gjithë kuptimin e njësisë leksikore në gjuhën burimore, dhe që disa gjuhëtarë i quajnë pseudoanglicizma. Sipas tyre, në momentin që struktura e këtyre fjalëve, të përbëra ose jo, kalon në një proçes thjeshtëzimi, pra, bie elementi i parë ose i dytë gjatë përdorimit, huazimet kthehen në pseudo-huazime ose pseudo-anglicizma 166: Air condition për air conditioning, action për action movie, body për body stocking, box/ks për boxing, skaut për boyscout, çarter për charter plane, çip për microchip, desktop për desktop computer, duty free për duty free shop, exchange për exchange office, fitness për fitness center, flesh për news flash, foks për foxtrott, folk për folk dance/music, house për house music, hostess për air hostess, holding për holding company, happy end për happy ending, kamping për camping site, country për country music, master për master degree, metal për heavy metal, parking për parking lot, renklist për ranking list, soft167 për software, market për supermarket etj. Pseudoanglicizmat mund të dalin dhe atëhere kur emrat e përveçëm ose markat e njohura tregtare shndërrohen në emra të përgjithshëm në gjuhët e tjera, siç është rasti i pampers, që vjen nga emri i markës së njohur të prodhimit të pelenave për fëmijë, por që në shqip është përgjithësuar duke iu referuar vetëm pelenave për fëmijë, jo markës me këtë emër specifik. Një tip pseudoanglicizmash janë ato që formohen me elemente angleze, por që në vetvete nuk përfaqësojnë fjalë të anglishtes, si për shembull ato me prapashtesën –man. Në përgjithësi këto pseudoanglicizma mendohet të kenë lindur nga nevoja për të emërtuar autorin/vepruesin etj të disa anglicizmave/fjalëve të tjera: rekord – rekordmen (për record holder), apo krijimi i shqipes: bllokmen, fjalë që në anglisht nuk ekzistojnë. Përdorimi i një fjale angleze në shqipe, por në një kategori gramatikore, që fjala nuk e njeh në gjuhën burimore, është një tip tjetër pseudoanglicizmi. Kjo gjë ka ndodhur me anglicizmin mbiemër snob, i cili në shqip vjen dhe në trajtën e foljes ‘snoboj’ në një kohë që në anglisht kjo fjalë nuk ekziston në kategorinë gramatikore të foljes: Peqinasit ‘snobojnë’ kupën, presin merkaton e dimrit (PaSp, 13.12.2012, 6). Raste të tjera të huazimeve angleze të cilat ndryshojnë kategorinë e tyre gramatikore në shqip janë: korporatë, që i përket kategorisë gramatikore të mbiemrit në anglisht (corporate strategy, corporate identity168 etj.), por në shqip vjen si emër: Rreth 3 mijë punetorët e korporatës nuk kanë marrë rrogat (GSH, 12.12.1997, 7); soft në anglisht është mbiemër, ndërsa në shqip vjen si shkurtim i fjalës sofwear, duke u përfshirë në kategorinë e emrave me kuptimin e ‘programeve kompjuterike’ (Softi tjetër që do ndërtohet për noterët për Tiranën e Durrësin është 300 mijë euro dhe kjo është parashikuar në buxhetin e 2012 - She., 8.12.2011, 5; big; në gjuhën burimore përdoret në dy kategori gramatikore si mbiemër e emër, por në këtë të fundit në formën “the bigs”, ndërkohë që në shembuj e gjetur në korpus, ky huazim vjen në shqip kryesisht si emër: …disa nga big-ët…; …përplasje big-ësh…; me përjashtim të big-ëve; dhe relaks; në shqip përdoret si emër, logjikisht marrë nga emri në anglisht relaxation, por që ka mundësi të ketë ardhur nga folja në anglisht to relax, duke u përdorur me të njëjtën formë por si emër në shqip: Ky është një relaks….169 Sot diskutohet nëse pseudoanglicizmat duhet të studiohen si anglicizma apo jo, meqenëse ato nuk janë huazime të vërteta. Shumë studjues, megjithatë i trajtojnë pseudo-anglicizmat krahas 165 Ivan Klajn, vep.cit., fq. 101

166 N. Alexieva, “How and why are Anglicisms often lexically different from their English etymons?”, Anglicisms in Europe, Cambridge Scholars Publishing, 2008, fq. 46 167 “Surface” mburret me hardware-in e tij, ndërsa sa për aplikacionet dhe softe të tjera ka marrë kritika të forta (She., 25.10.2012, 21) 168 A.S. Hornby, Oxford Advanced Learner’s Dictionary, Oxford University Press, fq. 265 169 Disa prej formave të këtyre fjalëve angleze të tjetërsuara në shqipe janë përfshirë në shembujt e korpusit për shkak të ruajtjes së grafisë dhe shqiptimit të gjuhës burimore gjatë përdorimit të tyre në shtyp

Page 235: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

235

anglicizmave, meqenëse ndikimi i anglishtes në to është më se i qartë. Për më tepër, shumë pseudoformime bëhen objekt studimi pasi janë të jashtëzakonshme dhe impresionuese.170 Por, siç e kemi përcaktuar edhe tek kriteret në hyrje të punimit, pseudoanglicizmat janë një kategori fjalësh të përjashtuara. Krijimi i kompozitave të reja me një synim të caktuar stilistikor, pra, për të dhënë një ngjyrim të caktuar në artikujt e shtypit, janë një rast tjetër që mund të përfshihet në këtë kategori : p.sh. formimi i kompozitave me -land171 për të dhënë idenë e tokës/pronës që i përket dikujt. Rastet e mësipërme të tipologjisë së pseudoanglicizmave shfaqen po njësoj dhe në gjuhë të tjera si frengjisht, rusisht, bullgarisht etj.172

170R. Fischer, H. Pulaczewska, vep.cit., fq. 10 171 Udhëtim në Pacolliland (Pacolli mbiemri i Bexhet Pacollit është me të kuqe ndërsa land me të zeza) (Kl, 15.9.1999, 28)

Parajsa për ta është edhe ky Anarkiland, që quhet Kamëz dhe Bathore, me flamure kudo, me ndërtesa të lyera plot slogane dhe me radhë. (Ma, 15.5.2011, 18)

172 M. Görlach, English in Europe, Oxford University Press, fq. 121, 208, 257

Page 236: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

236

BIBLIOGRAFIA Agalliu F., Angoni E., Demiraj Sh., Dhrimo A., Hysa E., Lafe E., Likah Ethem, Gramatika e Gjuhës Shqipe, I, II, Akademia e Shkencave, 2002 Baltiero Isabel, A reassessment of traditional lexicographical tools in the light of new corpora: sports Anglicisms in Spanish, International Journal of English Studies, revistas.um.es/ijes/article/download/.../132431 Bonomi, Ilaria. 2002. L’italiano giornalistico. Dall’inizio del ’900 ai quotidiani on line. Firenze, Cesati Dhrimo Ali, Memushaj Rami, Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Infobotues, 2011 Fennell Barbara A., A History of English, A sociolinguistic Approach, Blackwell Publishing, 2008 Filipović Rudolf, Semantic Extension Changes in Adaptation of English Loan-Words in Serbo-Croation, Studia Romanica et Anglica, Zagrebiensia, 25-26, Dhjetor 1968 Filipović Rudolf, The English Element in European Languages, Zagreb, 1982 Fischer R., Pulaczewska H., Anglicisms in Europe: Linguistic Diversity in the Global Context, Cambridge Scholars Publishing, 2008 Fjalor Drejtshkrimor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 1976 Görlach Manfred, English in Europe, Oxford University Press, 2002 Görlach Manfred, A Dictionary of European Anglicisms, Oxford University Press, 2001 Görlach Manfred, An Annotated Bibliography of European Anglicisms, Oxford University Press, 2003 Jorgaqi Kristina, “Sprovë për identifikimin e huazimeve leksikore italiane në shqipen moderne”, Studime filologjike, nr. 1-2, 1992 Jorgaqi K., Sportel i hapur i shqipes, OMBRA GVG, 2008 Klajn I., Influssi Inglesi nella lingua italiana, Firence, Olschki, 1972 Lloshi Xhevat, Shqipja përballë rrjedhave të globalizimit, Studia Albanica, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2005 Shehu Hajri, Rreth fjalëve angleze ose me prejardhje nga anglishtja në gjuhën e sotme shqipe, Seminar Ndërkombëtar: Për gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, Gusht 2000 Tupe E., Fjalë e struktura të huaja: (kundër)veprimi i shqipes, Studime filologjike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 1-2, 2007

Page 237: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

237

Olda Çiço, Msc. Iris Çiço - Përcaktimi i vlerës valutore të një shteti MBA. Olda Çiço, Msc. Iris Çiço 1Sh.L.U.P. “Universiteti Metropolitan Tirana”, Rr."Sotir Kolea" & "Budi", Qyteti Studenti, Tiranë, [email protected] 2Dorcas Albania, Dorcas Relief and Development, L.10, Blloli i ri i Sportit, Korçë, [email protected] Abstrakt Kursi i këmbimit lidh ekonominë e një vendi me ekonominë e botës. Ai reflekton të gjitha transaksionet midis agjentëve ekonomikë, brenda dhe jashtë vendit. Importet, eksportet dhe investimet në asete financiare të vendit dhe të huaja, jo vetëm që ndikojnë kursin e këmbimit, por gjithashtu ndikohen nga vlerat aktuale dhe ato të pritura të tij. Për arsye të ndjeshmërisë që paraqet aktiviteti ekonomik ndaj kursit të këmbimit, një politikë e suksesshme makroekonomike nuk mund të aplikohet pa marrë parasysh edhe kurset e këmbimit. Ekonomistët i kanë kushtuar vazhdimisht rëndësi studimit të sjelljes aktuale së kursit të këmbimit dhe parashikimit të sjelljes së ardhshme. Agjentët ekonomikë bëhen pjesë e tregut valutor për arsye të transaksioneve me jashtë, por edhe për arsye spekulative dhe në këtë rast sjellja e kursit të këmbimit është e vështirë të parashikohet. Prandaj, shpesh vlera e kursit të këmbimit është larg nga vlera ekuilibër. Shmangia nga ekuilibri nënkupton pasoja për ekonominë. Për shembull, nëse monedha vendase është e mbivlerësuar, atëherë kjo ul konkurrueshmërinë e produkteve vendase dhe bilanci tregtar mund të përkeqësohet, sepse eksportet pritet të bien. Por, rënia e mundshme e eksporteve nënkupton reduktim të aktivitetit ekonomik brenda vendit dhe rritje të nivelit të papunësisë. Nga ana tjetër, nëse monedha është e nënvlerësuar, atëherë ekonomia mund të përballet me presione inflacioniste. Prandaj ekonomistët i kushtojnë rëndësi studimit të ekuilibrit të kursit real të këmbimit dhe identifikimit të variablave ekonomikë, që mund ta drejtojnë një kurs të shmangur drejt ekuilibrit të tij. Keywords: Kurs real i këmbimit, Vlerë valutore, Borxh publik, Normë interesi, Shtet

1. Hyrje Një nga teoritë më të hershme të formuluara për analizën e ekuilibrit të kursit real të këmbimit është teoria e Paritetit të Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Parity, PPP). Teoria e Paritetit të Fuqisë Blerëse bazohet mbi Ligjin e Një Çmimi (Law of OnePrice, LOP) dhe sugjeron se në kushtet e lëvizjes së lirë të mallrave dhe të kapitalit, kur ekonomia operon në punësim të plotë brenda dhe jashtë vendit dhe çmimet përcaktohen krejtësisht nga kushtet e tregut, atëherë të mirat identike duhet të kushtojnë njësoj në vende të ndryshme. PPP sugjeron se kursi real i këmbimit është konstant. Por, studimet empirike e hedhin poshtë këtë supozim duke theksuar se vetë teoria e PPP nuk mund të shpjegojë luhatjet e ekuilibrit të kursit të këmbimit. Ky “dështim” ka çuar në përpjekje nga ekonomistë të ndryshëm për të formuluar modele të vlefshëm për të shpjeguar luhatjet e ekuilibrit të kursit real të këmbimit. Me këtë qëllim, Williamson (1985) propozon një model të përshtatshëm për periudhën afatmesme, të quajtur Metoda Themelore e Ekuilibrit të Kursit Real të Këmbimit (Fundamental Equilibrium Exchange Rate, FEER). Metoda Themelore FEER e përcakton vlerën ekuilibër si kursin real të këmbimit, i cili siguron njëkohësisht ekuilibër të brendshëm dhe të jashtëm për një numër të dhënë vendesh në të njëjtën kohë, ku ekuilibri i brendshëm nënkupton normën e papunësisë në një nivel, poshtë të cilit inflacioni mund të përshpejtohet (NAIRU), ndërsa ekuilibri i

Page 238: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

238

jashtëm nënkupton gjendje të qëndrueshme të llogarisë korrente. Një variant i metodës FEER është metoda e Ekuilibrit të Dëshiruar të Kursit Real të Këmbimit (Desired Equilibrium Exchange Rate,DEER) e prezantuar nga Bayoumi et al (1994). Metoda e Ekuilibrit Natyror të Kursit Real të Këmbimit (Natural Rate of Real Exchange Rate, NATREX) është një variant i metodës FEER, ku ekuilibri i RER përcaktohet si vlera që do të arrihet nëse do të eliminohet ndikimi i faktorëve ciklikë dhe spekulativë dhe papunësia do të jetë në normën natyrore të saj (Stein, 1994, fq.135). Kjo normë është në përputhje me ekuilibrin e njëkohshëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe në këtë këndvështrim ka ngjashmëri me metodën FEER, por në dallim nga ajo, metoda NATREX është metodë edhe për ekuilibrin afatgjatë, sepse është në përputhje edhe me ekuilibrin në portofolin e investimeve. Një metodë alternative është edhe Metoda e Ekuilibrit Sjellor të Kursit Real të Këmbimit (Behavioural Equilibrium Exchange Rate, BEER), e prezantuar nga Clark dhe MacDonald (1998). Metoda sugjeron vlerësim të drejtëpërdrejtë ekonometrik të sjelljes së kursit real të këmbimit. Metoda BEER e përcakton vlerën ekuilibër si vlera në përputhje me sjelljen afatgjatë të variablave bazë ekonomikë, të cilët ndikojnëkursin real të këmbimit. Metoda BEER analizon ekuilibrin afatshkurtër të kursit real të këmbimit. Një tjetër variant i saj, metoda e Ekuilibrit Permanent të Kursit të Këmbimit (Permanent Equilibrium Exchange Rate, PEER) identifikon vlerën ekuilibër të RER, si funksion të variablave që kanë ndikim permanent mbi kursin real të këmbimit dhe në këtë këndvështrim, ky variant analizon ekuilibrin afatmesëm të kursit real të këmbimit. Qëllimi i këtij kapitulli është të japë një paraqitje të detajuar të metodave për analizën e ekuilibrit të kursit real të këmbimit dhe të paraqesë disa prej studimeve empirike në lidhje me secilën prej tyre. Por, meqënëse kursi real i këmbimit dhe vlera ekuilibër e tij janë variabla që nuk maten në mënyrë të drejtëpërdrejtë, fillimisht paraqiten formulime të ndryshme për kursin real të këmbimit dhe përshkrime të shkurtra për ekuilibrin e tij sipas periudhave kohore. Pjesa tjetër e kapitullit paraqet variablat thelbësorë ekonomikë, të cilët mund të përcaktojnë vlerën ekuilibër të kursit real të këmbimit si dhe ndikimin e pritshëm të secilit prej tyre. 2.Përcaktimi i Ekuilibrit të Kursit Real të Këmbimit Ekuilibri i kursit real të këmbimit nuk mund të përcaktohet i veçuar nga metoda që përdoret për matjen e tij. Pra, nuk ka një mënyrë të vetme për përkufizimin e tij. Megjithatë, sipas Edwards (1989), ekuilibri i RER përcaktohet si vlera që rezulton kur ekonomia është në ekuilibër të brendshëm dhe të jashtëm njëkohësisht dhe variablat thelbësorë ekonomikë që përcaktojnë RER janë në gjendje të qëndrueshme, pra janë edhe ato vetë në ekuilibër. Sipas këtij përkufizimi, vlera ekuilibër e RER nuk është e pandryshueshme, por tregon një gjendje dinamike të ekuilibrit. Vlera ekuilibër e RER nuk ndikohet vetëm nga gjendja aktuale e variablave thelbësorë, por edhe nga zhvillimet e pritshme në të ardhmen të këtyre variablave. Nga ana tjetër, Driver dhe Westaway (2003) sugjerojnë se ekuilibri i kursit real të këmbimit duhet parë i lidhur ngushtë gjithashtu edhe me kohën gjatë së cilës analizohet gjendja e tij. Në këtë këndvështrim, ata dallojnë tre gjendje të ndryshme të ekuilibrit, në varësi të kohëzgjatjes. 2.1 Ekuilibri afatshkurtër Ekuilibri afatshkurtër nënkupton normën e kursit të këmbimit, i cili i përket gjendjes së faktorëve thelbësorë që përcaktojnë RER, pasi është eleminuar efekti i faktorëve të rastit. Nëse ekonomia në tërësi është në disekuilibër, në periudhën afatshkurtër kursi i këmbimit do të duhet të përshtatet për të ndihmuar tregjet. Ky nivel quhet ekuilibri korrent i kursit të këmbimit. (Williamson,1985). 2.2 Ekuilibri afatmesëm

Page 239: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

239

Ekuilibri afatmesëm i RER është gjendja, në të cilën ekonomia është në ekuilibër të brendshëm dhe të jashtëm njëkohësisht. Ekuilibri i brendshëm arrihet kur kërkesa barazohet me produktin potencial dhe papunësia është në NAIRU. Ekuilibri i jashtëm nënkupton që të gjitha vendet partnere të jenë edhe ato në ekuilibrin e tyre të brendshëm. Ekuilibri i jashtëm nënkupton gjithashtu edhe një gjendje të qëndrueshme të llogarisë korrente. Kjo nuk do të thotë që teprica e llogarisë korrente të jetë e barabartë me zero, por që të jetë në një gjendje të qëndrueshme, duke konverguar drejt një ekuilibri gjendje-flukse. Në këtë rast edhe normat e interesit do tëkonvergojnë drejt atyre botërore. Meqënëse ekonomitë e të gjitha vendeve janë në ekuilibër të brendshëm, atëherë edhe variablat thelbësorë që përcaktojnë RER janë në gjendjen e tyre afatmesme, pa ndikimin e faktorëve ciklikë dhe spekulativë. Kjo nënkupton që ato ende nuk kanë konverguar drejt nivelit të tyre afatgjatë. 2.3 Ekuilibri afatgjatë Driver dhe Westavay (2003) e përcaktojnë ekuilibrin afatgjatë si gjendjen e ekonomisë në të cilën është arritur ekuilibri i gjendje-flukse për të gjithë agjentët e ekonomisë, pra edhe në tregun e aseteve, që nënkupton se ndryshimet në stokun e aseteve (si % e GDP) janë zero. Ekonomisë mund t’i duhen dhjetra vjet për ta arritur këtë gjendje. 3.Remitancat dhe efekti në kursin e këmbimit Efekti i remitancave në kursin real të këmbimit është i paqartë. Remitancat përfaqësojnë shtesa në nivelin e të ardhurave të familjeve. Kjo mund të shoqërohet me rritjen e kërkesës për produkte të tregtueshme dhe jo të tregtueshme. Ndërsa çmimet e produkteve të tregtueshme përcaktohen në tregun botëror, një rritje në kërkesë në sektorin e jo të tregtueshmeve do të shoqërohet me një rritje të çmimit të tyre, për ta kthyer këtë sektor përsëri në ekuilibër. Kështu një rritje relative e çmimit të jo të tregtueshmeve ndaj të tregtueshmeve do të çojë në mbivlerësim të kursit real të këmbimit. Për më tepër, çmimet më të larta në këtë sektor do të çojnë në rritjen e ofertës në këtë sektor, duke transferuar burimet nga sektori i të tregtueshmeve drejt sektorit të jo të tregtueshmeve, duke e reduktuar aktivitetin e tij. Ulja e aktivitetit të sektorit të të tregtueshmeve do të çojë në rënie të eksporteve dhe rritje të importeve. Kështu bilanci tregtar do të përkeqësohet dhe kursi real i këmbimit do të nënvlerësohet. Pritjet mbi efektin kontradiktor të remitancave mbi kursin real të këmbimit janë konfirmuar edhe nga studimet empirike. Bordet dhe Falck (2006) studiojnë efektin e ndikimit të tyre mbi RER në Kepin e Gjelbër dhe arrijnë në konkluzionin se remitancat shoqërohen me mbivlerësim të kursit real të këmbimit. Lopez, Molina dhe Bussolo (2007) në një studim për vendet e Amerikës së Jugut sugjerojnë se rritja në fluksin e remitancave shoqërohet me mbivlerësim të rëndësishëm të RER. Rezultate të ngjashme sugjerohen edhe nga studiues të tjerë, si Chowdhury dhe Fazl Rabbi (2011), Lartey et al (2009), Barajas et al(2011) etj. Megjithatë, në studime të tjera empirike janë marrë rezultate të kundërta. Ozcan (2011) në një studim për 10 vende në zhvillim arrin në konkluzionin se remitancat kanë fuqinë të nënvlerësojnë kursin real të këmbimit. Izquierdo dhe Montiel (2006) studiojnë gjashtë vende të Amerikës Qëndrore dhe marrin rezultate kontradiktore: në një rast ata gjejnë se remitancat shoqërohen me mbivlerësim të RER; në një rast tjetër remitancat çojnë në nënvlerësim, ndërsa në rastet e tjera ata nuk gjejnë lidhje midis remitancave dhe kursit real të këmbimit. Po kështu, Mongardini dhe Rayner (2009) në një studim për vendet afrikane nuk gjejnë lidhje midis remitancave dhe RER. Oferta monetare Një rritje në ofertën monetare ushtron presion inflacionist brenda vendit, sidomos mbi çmimet e produkteve jo të tregtueshme. Kështu, rritja e ofertës monetare do të shoqërohet me mbivlerësim

Page 240: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

240

të kursit real të këmbimit (Edwards, 1994: 70). Megjithatë, Kia (2013) në një studim për përcaktuesit e ekuilibrit të kursit real të këmbimit në Kanada për periudhën 1972-2010, sugjeron se oferta monetare nuk ka ndikim statistikisht të rëndësishëm mbi kursin real të këmbimit. 4.Pikëpamja globale Globalizimi, që nënkupton procesin e largimit të kufijve të cilitdo lloji në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi i vlerave, nuk prek vetëm sferën e informimit dhe të tregtimit të drejtpërdrejtë mes vendeve të ndryshme, por edhe ndryshimet dytësore të cilat çojnë në ndryshime ekonomike. Ndër të tjera, përcaktimi, ruajtja dhe monitorimi i vlerës valutore brenda një shteti është një proces shumë i rëndësishëm i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthorë në të gjitha fushat. Edhe më i rëndësishëm dhe më me ndikim jo vetëm në ekonominë kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare është përcaktimi, ruajtja dhe monitorimi i vlerave valutore nga ana e shteteve valuta e të cilave është pranuar dhe qarkullon në nivel ndërkombëtar. Çdo ndryshim i vlerës së valutës së një shteti me valutë të shtrirë në tregun ndërkombëtarë siç është, për shembull, Dollari amerikan, ka pasoja si përbrenda shtetit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Në vijim do të mund të kuptoni se çfarë llogaritet valutë, si përcaktohet vlera e saj, cilat mekanizma shfrytëzohen për të ruajtur dhe monitoruar atë vlerë si dhe efektet e ndryshimit të vlerës. 4.1. Të kuptuarit e valutës dhe vlerës së saj Me valutë në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe “njihet njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi” (Fjalori.Shkenca.org, 2015), kurse në aspektin ekonomik valuta është një formë e përgjithshme e parasë e pranuar në nivel kombëtarë ose/edhe ndërkombëtar dhe qarkullon në mënyrë të lire, publike. Në këtë shkrim do të shfrytëzohet edhe fjala monedhë si sinonim i fjalës valutë. Njësitë valutore mund të jenë të emetuara nga letra ose metali. Procesi i emetimit të valutës planifikohet dhe monitorohet nga institucioni i caktuar i qeverisë së një shteti ose një njësie më të gjerë siç është Unioni Evropian për Euron. Instituti shtetëror i cili merret me politikën monetare pak a shumë është i njëjtë në të gjitha shtetet, pra banka qendrore e shtetit. Në Shqipëri, Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare (Shqipërisë, 2015). Në përgjithësi, të gjitha shtetet kanë valutën e vetë, shembull siç Shqipëria ka Lekun, Zvicra ka Frangën, Turqia ka Lirën turke. Përjashtim në këtë rast bën Euro që është monedhë e një unioni, shtetet e të cilit kanë pranuar si monedhë të përbashkët të tyre. 4.2 Përcaktimi i vlerës valutore të një shteti Nëse shohim të kaluarën rreth mënyrës së përcaktimit të vlerës së valutave do të hasim dy politika të cilat me kohë janë dëshmuar si zgjidhje joadekuate. Në fillim vlera valutore, në gjithë botën, është përcaktuar në bazë të standardit të arit e që për shkak të rritjes së ekonomisë ndërkombëtare dhe mungesës së arit për të mbuluar valutat e emetuara është dëshmuar si standard që duhet tejkaluar. Më pas për një kohë është shfrytëzuar standardi i Dollarit amerikan, standard ky i cili për shkak të përfshirjes aktive të Shteteve të Bashkuara në dinamikën e zhvillimeve ekonomike dhe krizat ekonomiko-financiare që ka përjetuar, është dëshmuar si i pa sigurt. Sot, vlera monetare përcaktohet duke u bazuar në vlerën e bashkuar të tre kritereve bazë: Shkëmbimi ndërkombëtar valutor – vlera monetare e një shteti përcaktohet në bazë të vlerës së shkëmbimit me valutat tjera të shteteve të botës. Kjo vlerë ndryshon gjatë gjithë kohës nën ndikim të zhvillimeve tregtare monetare. Në këtë tregti valutash nuk janë të përfshirë vetëm individët dhe kompanitë e ndryshme, por edhe vetë institucionet e qeverive të shteteve duke e shfrytëzuar si një mekanizëm për stabilizimin e vlerës monetare kombëtare. Bonot e thesarit – janë letra me vlerë të emetuara nga institucionet e caktuara të thesarit të një shteti, në këtë rast Banka e Shqipërisë ka një rol të till për bonot e thesarit të Shqipërisë. Meqë bonot e thesarit shiten nga ana e shtetit me një përqindje të paradefinuar, fikse, të interesit, investitorët blejnë ato për të bërë tregti në tregjet dytësore. Në këtë rast shitja e bonove të thesarit

Page 241: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

241

është një ankand ku investitorët ofrojnë vlerë të caktuar për bonot duke bërë kështu që të caktohet vlera valutore e një shteti. Rezervat e valutave të huaja – vlera valutore e një shteti përcaktohet gjithashtu edhe në bazë të sasisë së valutave të mbajtura në rezervat e shteteve tjera. Pra, vlera e Euros përcaktohet duke kombinuar vlerën e shkëmbimit ndërkombëtar monetar, bonove të thesarit dhe rezervat valutore të mbajtura nga shtetet e ndryshme të botës. 4.3. Shkëmbimi monetar Standardi i parë i përcaktimit të vlerës monetare është më i rëndësishmi dhe më me ndikim si në ekonominë kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Vetë natyra dinamike e këtij sistemi ka bërë që të mund të zhvillohet një treg tërësisht në vete ku shit-blerja e valutave të shteteve të ndryshme është aktiviteti kryesorë. Në këtë treg investitorët e ndryshëm përfitojnë nga ndryshimi i vlerës monetare të shteteve të ndryshme, kurse shtetet investojnë po ashtu në shitblerje të valutave veprim i cili është pjesë e politikës shtetërore për stabilizimin e vlerës monetare kombëtare. Nga parimet ekonomike të rritjes së vlerës së një valute është edhe numri i konsumatorëve. Kështu që, sa më i madh të jetë numri i konsumatorëve të një valute, aq më e madhe është vlera e saj në tregun ndërkombëtar. Ky shpjegim nuk duhet keqkuptuar dhe nuk duhet ngatërruar me vlerën e shkëmbimit të dy monedhave të caktuara. Nga ky parim dhe udhëheqin dy monedhat më të tregtuara në botë e që janë: Dollari amerikan dhe Euro (WebFinance, 2015). 4.4. Ndryshimi i vlerës valutore dhe ndikimi në ekonomi Shembull Shembull jo i zakonshëm, kur kemi parasysh principet e zhvillimit të politikës monetare, është Zvicra e cila ka një monedhë me vlerë të forte dhe stabil jo për shkak të ekonomisë së fortë dhe të eksportit të shtrirë, por për shkak të neutralitetit politik kundrejt shteteve tjera dhe të sistemit bankar që e bën të dallohet nga e gjithë bota. Banka Kombëtare e Zvicrës ka mbrojtur nivelin e vlerës së Frangut kundrejt Euros për tri vite duke mbajtur atë në nivel 1€ për rreth 1.20 Franga (Young, 2015). Ndryshimet e fundit të vlerës së Frangut që bënë të barazojë Euron në një me një ka shqetësuar jo vetëm ekonominë kombëtare zvicerane, por edhe atë ndërkombëtare. Kjo rritje e vlerës së Frangut posaçërisht kundrejt Euros rritë përfitimet e kompanive zvicerane meqë Zvicra është konsumatore e madhe e eksportit të eurozonës. Në anën tjetër eksporti, si zakonisht gjatë rritjes së vlerës së monedhës kombëtare, pësoi rënie në vlerë ku kompanitë e mëdha si Swatch Group SA (VTX:UHR) dhe Nestle SA (VTX:NESN) pësuan rënie në vlerë prej 5% kurse ABB Ltd (VTX:ABBN) dhe banka e njohur UBS AG (VTX:OUBS) pësuan rënie prej 3% në vlerë. Duke marrë parasysh që standardet e trajtuara më sipër janë dinamike dhe si të tilla merren për të përcaktuar vlerën monetare të shteteve, atëherë edhe vlera monetare e shteteve në një masë të madhe është dinamike. Sidoqoftë, ndryshimi i vlerës së valutave të një shteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e tij siç edhe ekonomia e atij shteti, në raste normale, ka ndikim në përcaktimin e bazës së vlerës monetare. Kështu që, sa më i madh të jetë ndryshimi i vlerës aq më i madh është ndikimi në ekonomi. Për këtë qëllim institucioni përkatës shtetëror, siç është Banka e Shqipërisë, është gjithnjë në angazhim e sipër për stabilizimin e vlerës monetare, kuptohen në një nivel të caktuar me një kuotë të caktuar të rrezikut për “valvitje”. Vënia e një raporti të stabilizuar mes valutës kombëtare dhe një valute tjetër është e ndikuar nga shumë faktorë dhe është i ndërlidhur shumë me fuqinë e ekonomisë kombëtare, posaçërisht me fuqinë eksportuese të një shteti. Investitorët janë të interesuar të zhvillojnë bizneset e tyre në ekonomitë të cilat kanë valuta të qëndrueshme. Në rast të shfaqjes së një jostabiliteti valutor ndikimi në investime është i dukshëm. Në këtë rast rritja e vlerës së valutës së një shteti bën që produktet dhe shërbimet e atij shteti të jenë më të shtrenjta, kurse produktet e shteteve tjera të bien në çmim. Në këtë mënyrë importi, për atë shtet, është më i leverdishëm se para rritjes së vlerës

Page 242: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

242

valutore. Në anën tjetër, rritja e vlerës valutore të një shteti meqë rritë çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tij duke bërë që kërkesa për ato produkte/shërbime të bie, pra bie eksporti. 5. Faktorët që ndikojnë kursin e këmbimit Ndër faktorët më të shpeshtë dhe më me ndikim në ndryshimin e vlerave në kursin e këmbimit të një shteti ose/edhe në tregun e vlerave monetare ndërkombëtare në raste specifike përveç shkallës së interesit të kapitalit monetar, inflacionit dhe shkallës së këmbimit janë: Dallimi në inflacion – Shtetet të cilat kanë shkallë më të ulët të inflacionit, me kohë, pozicionohen më mirë se vendet të cilat kanë shkallë më të lartë të inflacionit duke bërë që valuta e tyre të jetë më me vlerë për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të inflacionit mbi vlerën e valutës dhe pjesët tjera të ekonomisë së shtetit. Dallimi në normën e interesit – Norma e interesit, inflacioni dhe shkalla e këmbimit janë të ndërlidhura fort mes vete (Bergen, 2014). Meqë këto faktorë janë të lidhur ngusht mes vete, çdo ndryshim i njërit nga faktorët ndikon në ndryshimin e dy të tjerëve. Kështu, me ndryshimin e normës së interesit automatikisht ndikohet inflacioni dhe shkalla e këmbimit. Norma e lartë e interesit ofron kthim më të lartë të investimeve si dhe tërheq më shumë kapitalin e huaj për dallim nga norma e ulët e interesit. Spekulimet – Spekuluesit janë analistët e tregut të kapitalit dhe të tregjeve të përgjithshme. Personat ose/edhe institutet e tilla merren me vlerësimin e gjendjes ekonomike të një vendi ose të ekonomisë në përgjithësi. Në bazë të vlerësimeve të vazhdueshme për zhvillimet ekonomiko-kapitale ata marrin vendime për investime. Kështu, nëse ata besojnë që vlera valutore e një shteti do të rritet në të ardhme, për shkak të faktorëve të ndryshëm, do të investojnë më shumë kapital në valutën e caktuar duke bërë kështu që vlera e asaj valute në treg të rritet. Gjithashtu, edhe spekulimet e përgjithshme ndikojnë tek konsumatorët e thjeshtë që të marrin vendime në këmbimin e kapitalit të tyre në valuta të caktuara. Intervenimi i shtetit –Shpesh herë shteti, për të mbrojtur ekonominë e vetë ose një pjesë të sajë, merr vendime afatshkurta ose afatgjata në ndryshimin ose stabilizimin e shkallës së këmbimit kundrejt një valute të caktuar. Borxhi publik – Rritja e borxhit të një shteti ndikon në rënien e vlerës së valutës për shkak të rritjes së frikës tek investitorët. Shtetet me borxhe të shumta dhe me valutë të shtrirë në tregun ndërkombëtarë, shpeshherë ç‘vlerësojnë valutën e vetë për të shlyer pjesë të borxheve. Ndryshimet tregtare – nëse produktet/shërbimet e një shteti bëhen më atraktive dhe më konkurruese gjithashtu ndikojnë në rritjen e shkallës së këmbimit. Zhvillimet politike dhe stabiliteti ekonomik – Trazirat dhe jo stabiliteti politik në një vend ndikojnë në rënien si të investimeve të brendshme ashtu edhe të atyre të jashtme duke bërë kështu që të paraqitet jostabilitet ekonomik në vend. Të dy këta faktorë janë të lidhur ngushtë me shkallën e këmbimit valutor dhe të vlerës së valutës së shtetit që bënë të bie. Zhvillimet në vendet tjera – jo rrallëherë është paraqitur krizë rajonale për shkak të ndryshimeve ekonomike brenda një vendi. Madje shkaku i ndryshimit të vlerës së një valute ka ndikuar në destabilizimin e tregut të këmbimit valutor në rajon duke bërë që të zhvillohet një zinxhir rënie vlerash të valutave të vendeve fqinje. Përfundime Ekonomistët i kushtojnë rëndësi studimit të ekuilibrit të kursit real të këmbimit dhe identifikimit të variablave ekonomikë, që mund ta drejtojnë një kurs të shmangur drejt ekuilibrit të tij. Ekuilibri i kursit real të këmbimit nuk mund të përcaktohet i veçuar nga metoda që përdoret për matjen e tij. Pra, nuk ka një mënyrë të vetme për përkufizimin e tij. Driver dhe Westavay (2003) e

Page 243: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

243

përcaktojnë ekuilibrin afatgjatë si gjendjen e ekonomisë në të cilën është arritur ekuilibri i gjendje-flukse për të gjithë agjentët e ekonomisë, pra edhe në tregun e aseteve, që nënkupton se ndryshimet në stokun e aseteve (si % e GDP) janë zero. Ekonomisë mund t’i duhen dhjetra vjet për ta arritur këtë gjendje. Çdo ndryshim i vlerës së valutës së një shteti me valutë të shtrirë në tregun ndërkombëtarë siç është, për shembull, Dollari amerikan, ka pasoja si përbrenda shtetit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Sot, vlera monetare përcaktohet duke u bazuar në vlerën e bashkuar të tre kritereve bazë: shkëmbimi ndërkombëtar valutor, bonot e thesarit dhe rezervat e valutave të huaja. Ndër faktorët më të shpeshtë dhe më me ndikim në ndryshimin e vlerave në kursin e këmbimit të një shteti ose/dhe në tregun e vlerave monetare ndërkombëtare në raste specifike përveç shkallës së interesit të kapitalit monetar, inflacionit dhe shkallës së këmbimit janë: dallimi në inflacion, dallimi në normën e interesit, spekulimet, intervenimi i shtetit, borxhi publik, ndryshimet tregtare zhvillimet politike dhe stabiliteti ekonomik, si edhe zhvillimet në vendet tjera. Referenca Bergen, J. V. (2014). 6 Factors That Influence Exchange Rates. Retrieved from Investopedia, LLC.: http://www.investopedia.com/articles/basics/04/050704.asp Bloomberg. (2015). FOREIGN EXCHANGE CROSS RATES. Retrieved from Bloomberg L.P.: http://www.bloomberg.com/markets/currencies/ Fjalori.Shkenca.org. (2015). valutë. Retrieved from FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE: http://fjalori.shkenca.org/ Shqipërisë, B. e. (2015). Banka e Shqipërisë. Retrieved from Banka e Shqipërisë: http://www.bankofalbania.org/ WebFinance. (2015). currency. Retrieved from WebFinance, Inc: http://www.investorwords.com/1240/currency.html#ixzz3Q2r2pYrP XE. (2015). Währungsdiagramme (USD/ALL). Retrieved from XE: http://www.xe.com/de/currencycharts/?from=USD&to=ALL&view=5Y# XE. (2015). XE Währungsdiagramme (EUR/ALL). Retrieved from XE: http://www.xe.com/de/currencycharts/?from=EUR&to=ALL&view=5Y# Young, A. (2015). Switzerland Underestimated Effect Of Currency Move On Swiss Franc. Retrieved from IBT Media: http://www.ibtimes.com/switzerland-underestimated-effect-currency-move-swiss-franc-1786096

Page 244: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

244

Jetmire Zeqiri - Karakteristikat e krimit te organizuar Jetmire Zeqiri UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS TETOVËS – FAKULTETI JURIDIK E-mail: [email protected] ABSTRACT Një ndër format më të rrezikshme në botën bashkëkohore sot konsiderohet kriminaliteti i organizuar. Atë e karakterizojnë disa veçori kryesore si: lidhshmeria e perhereshme me shume personave në kryerjen e aktiviteteve kriminale, egzistimi i një strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem të udheheqësit, dominimi i rregullit, rendit, disiplines, pergjegjesise se antarëve, solidariteti i imponuar, ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates, mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Mosrespektimq i ketyre rregullave, ndëshkohet me denime brutale, zakonisht me likuidim fizik të personit apo anetarit të organizates a grupit qe i shkel keto rregulla. Ndërmarrja e veprimeve kriminale e nga ana e këtyre organizatave, perkatesisht anetareve të tyre, bëhet me plan dhe në bazë të ndarjes së detyrave të anëtarëve të grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale, zakonisht ndermirren me ane te kercenimeve, shantazheve, dhunes psikike dhe fizike, dhenies se mitos, korrupsionit, shfrytezimit te lidhjeve me policine, gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe nderregjionale. Fjalët kyçe: krim, kriminalitet, akt kriminal, kriminel, kryers i aktit krimial etj. Hyrje Kriminaliteti është dukuri komplekse dhe mjaft heterogjene, si për nga format, ashtu edhe për nga shkaqet e paraqitjes së tij. Kriminaliteti i organizuar tregon aftësi të përshtatjes së shpejtë në kushtet dhe rrethanat e reja, duke gjetur hapësirë për realizimin e fitimeve të medha. Grupet e organizuara kriminale duke krijuar kapital të madhë, ushtrojne ndikim shkaterrimtarë ndaj institucioneve të pushtetit dhe vetë rendit policor dhe juridik në një vend. Kjo gjendje është e veshtirë, posaçërisht në vendet në zhvillimi ku organizatat kriminale depërtojnë në të gjitha poret e pushtetit administrativ, gjyqësor, policor dhe ushtarak. Në këtë menyrë krijohet një hallkë e panderprerë në mes të krimit të organizuar dhe qarqeve të caktuara në pushtet, e cila në opinion krijon pershtypje se krimi organizuar është i pamposhtur. Shtimi i hovshëm i kriminalitetit, përhapja e disa formave të rrezikshme të sjelljeve kriminale, si kriminaliteti i organizuar, terrorizmi politik kriminal, narkomania, kriminaliteti profesional, kriminaliteti i jakës së bardhë, larja, falsifikimi i parave, rreketizmi, dukuritë e shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, të ndjekjeve të presekutimeve, të krimeve gjenocidale dhe të spastrimeve etnike ë botën bashkëkohore e veçmas në truallin tonë e kanë aktualizuar edhe më tepër nevojën për thellimin e studimeve dhe dukurive të tilla negative shoqërore- krimiale. Në këtë punimi janë përpunuar dhe trajtuar problemet themelore të kriminalitetit duke përfshirë: nocioni e krimit të organizuar, organizimin kriminal, organizatat kriminale, aktivitetet kriminale (trafikimi i drogës, trafikimi i qeieve njerzore, kotrabanda e personave) etj. 1.Nocioni i krimit të Organizuar

Page 245: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

245

Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesionistë, gjatë ndërmarrjës së aktiviteteve dhe veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato në menyrë të veçantë. Për keto qelliime ata inkorporojne dhe shfrytzojne grupe, shoqata, dhe organizata të themeluara me parë ose shoqata të reja te cilat si veprimtari te tyre oficiale e kanë marrjen me transakcione të ndryshme të cilat nuk janë të ndaluara në pikpamje formale. Shpeshherë këto grupe, shoqata dhe organizata, janë të paraqitura dhe të regjistruara në menyrë legale duke lajmeruar një veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirëpo në esence, veprimtari e tyre është marrja me aktivitet kriminal173. Këto grupe, shoqata dhe organizata, regjistrohen vetëm sa për sy e faqe, për të pasur mbulesë para organeve të pushtetit. Ndërsa aktiviteti i tyre i vertetë është marrja me veprime kriminale. Këto grupe dhe shoqata kriminale, në disa raste nuk e fshehin përcaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunën, vrasjet, shtrëngimin, korrupsionin, terrorin dhe frikesimin për ti realizuar qëllimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla, veprimin e tyre e arsyetojnë me aktivitete gjoja të natyrës politike, veprimtari për të drejtat dhe lirite e grupeve të caktuara kulturore, etnike etj. Mirëpo, në esence aktiviteti i tyre është kriminal sado që perpiqet të kamuflohet174. 1.1.Organizimi kriminal Organizatat kriminale e kanë shefin, organet dhe anetarët e organizatës apo shoqatës. Mënyra e punës dhe aktiviteti i tyre është mjaft konspirativ dhe mbështetët në parimet e fshehtesisë së plotë, të nënshtrimit dhe përgjegjësisë së ashpër të anetarëve dhe aktivistëve ndaj shefave dhe udhëheqësve më të larte175. Çdo lëshim, gabim, zbulim, thyerje e rregullave të ruajtjes së fshehtësisë ose moszbatimi i detyrave dhe aksioneve, konkrete dënohet ashpër. Lejimi i depertimit në strukturën e organizatës, shoqatës a grupit nga ana e personave të paautorizuar e sidomos të organeve të policisë, zakonisht ndëshkohet me vdekje, likuidim fizik dhe pa gjurmë të anetarëve apo personave të ndryshëm të cilet në çfarëdo mënyre kanë tentuar të infiltrohen ose në çfarëdo mënyre të futen në gjurmë të aktiviteteve kriminale. Në këto organizata dhe shoqata mbretëron: nënshtrimi i plotë, frika , dhuna dhe tortura e vrazhdë ndaj anetarëve të cilët gabojne ose nuk ndëgjojnë , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhet ligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta”176. 1.2.Organizatat Kriminale Të këtilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende në disa vende të botës bashkëkohore. Janë te njohura organizatat tradicionale në Itali si "Mafia siciliane", "Camorra", "Ndrangheta", "Sacra Corona Unita", "Stida", "Koza Nostra" në SHBA, "Jakuza" në Japoni , "Triadat" në Kinë etj. Organizata kriminale të tjera ka edhe në Spanjë "ETA", në Irlandë "IRA", Narkokartelet në Ameriken Latine, në Rusi dhe vende të tjera të botës bashkekohore177. 2. Aktivitetet kriminale 2.1. Trafikimi i drogës Trafikimi i drogës është një formë themelore e krimit të organizuar në të gjithë Europën dhe në veçanti në Europën Juglindore më të mirenjohurat "Rruget Ballkanike" të cilat janë perdorur më parë nga grupet turke të krimit të organizuar për trafikim të heroinës, dhe sot përdoren për trafikimin e të gjitha llojeve të drogave të paligjshme si dhe në kuadër të asaj që njihet si "trafikimi i shumë drogave" ku ngarkesat njihen si "ngarkesat kokteil" dhe që perfshijnë prekursoret, drogat kimike dhe sintetike. Trafikimi i droges perfshinë grupet kriminale të organizuara lokale dhe të kryesuara nga kapot e tyre dhe të përbëra nga shtetas të vendeve të burimit apo të tranzitimit. Megjithate shtetet raportojnë

173 Dr. Rexhep Gashi- Krimi i Organizuar, Prishtinë 2011, fq.53. 174 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142 175 Dr. Agron Beka- krimi i Organizuar në Urbanizëm, Prishtinë 2011 fq. 93. 176 Dr. Rexhep Gashi- Krimi i Organizuar, Prishtinë 2011, fq.13. 177 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142

Page 246: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

246

në menyrë të zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore të krimit të organizuar, si në transportimin dhe shperndarjen e drogave, ashtu edhe në menyrë të zgjeruar edhe përfshirjen e trafikuesve të drogës në veprimtari të tjera të paligjshme si psh: në trafikimin e qenieve njerezore178. Grupet shqipetare të krimit të organizuar janë shndërruar në furnizuesit kryesorë të kanabisit bimor (kultivimin dhe trafikimin e tij) dhe janë duke mbështetur trafikuesit e heroinës turke dhe kokainës kolumbiane, dhe po perpiqen koheve të fundit te hyjnë plotesisht në tregtinë e kokaines duke përbërë kështu një kercenim në rritje për BE-në. 2.2. Trafikimi i qenieve njerezore Trafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi (seksual) i individëve është kryesisht një "krim nëntokësor", gjë e cila paraqet vështiresitë për përcaktimin në menyrë të saktë të përmasave të problematikës që lidhet me elemente të ndryshem të kësaj forme të krimit të organizuar. Shumë nga perpjekjet për zbatimin e ligjit fokusohen vetëm në elementet e dukshëm të trafikimit të qenieve njerezore, duke anashkaluar në pjesë të madhe strukturat spontane dhe organizative që fshihen pas tyre. Kudo në Europë, shpesh nuk dihet se shumë nga raportimet për shkelje penale, si psh në rastin e përdhunimeve, izolimeve apo burgimeve të paligjshme, demtimeve të renda trupore, apo rastet e grabitjeve apo vjedhjeve, fshehin në vete elemente të trafikimit të organizuar të qenieve njerëzore. Situata komplikohet me tej në lidhje me identifikimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerezore nisur nga fakti se shumë shpesh gratë e trafikuara heshtin në lidhje me trafikantët e perfshirë në krim pasi perpiqen të mbrojnë familjet në vendet e tyre të cilat gjendën nën kërcënimin e grupeve të krimit të organizuar. Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka të bëjë me organizata kriminale që përdorin kërcenimin apo ushtrojnë dhunë, perdorin forcën, mashtrimin, genjeshtrën apo mjete të tjera. Trafikimi perfshinë disa veprime të dallueshme por të ndërlidhura si rekrutimi, transporti, vendosja apo akomodimi, dhe shfrytëzimi që nuk është diçka që ndodh vetëm një herë por që kryhet gjatë një periudhe të caktuar kohe. Grupet e krimit të organizuar shfrytëzojnë në një anë mundësitë që ofron tregu për shërbime seksi dhe pune të lirë (kerkesa), dhe në anën tjetër situaten vulnerabel të grave dhe fëmijëve në shumë vende (oferta ). Per më tepër bëhet fjalë për përfitime të larta ndërkohë që me gjithë ndryshimet në legjislacionin përkatës, risku i kontrollit dhe sanksioneve është i ulët. Biznesi i trafikimit funksionon në këtë menyrë: Rekrutimi – Gratë u përgjigjen njoftimeve për punë në gazetë apo internet për kujdestare femijesh, modele, parukiere, kercimtare, kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga miq apo të afërm të tyre për të perfituar nga “ mundesi e punesimit në shtetet e Europës “. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit rregullohen nga grupet e krimit të organizuar. Detyrimi i boxhit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me të mberritur në destinacion dhe femrat gjenden para një borxhi të madh që i detyrohen trafikantëve për transportin e që u duhet ta shlyejne përmes prostitucionit. Shtrengimi me dhunë – shpesh femrat shtrëngohen me dhunë. Ka raportime të shumta për femra të mbajtura në izolim, të rrahura, të përdhunuara , të droguara në mënyrë që ti “ thyejne “ ato e t’i detyrojnë të punojnë. Për këtë qellim kërcënohen edhe familjet e tyre. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkëmbehen mes grupeve kriminale dhe vendeve të ndryshme me qëllim që të sigurojnë egzistencën e “ mallit të freskët “ në treg të parandalojnë zbulimin dhe të disorientojnë viktimën duke i hequr asaj çdo mundësi për kontakte që mund ta ndihmojnë të largohet. Shumica e personave të trafikuar veprojnë në përputhje me të ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “( faktorët e shtytjes dhe tërheqjes ) që kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet që i shtyejnë personat të largohen nga nje zone për të shkuar diku tjeter njihen si faktorë të shtytjes si psh papunesia e larte, tregu i punës i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet në bazë të seksit, 178Raporti mbi situaten CARPO , Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitetet Kriminale – Trafikimi i droges , fq 22

Page 247: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

247

varferia, mungesa e mundesive për të përmirësuar cilësine e jetës, ikja nga dhuna etj. Arsyet që i terheqin personat drejt një zone të veçantë njihen si faktorët e terheqjes si psh kërkresa për puntore në industrinë e seksit, kërkresa nga konsumatore të pasur për seks komercial, mundësite më të mira për punësim, paga me të larta etj179. Profili i viktimave është i qartë, viktimat janë në pjesën më të madhe gra e vajza që janë të huaja në vendin ku shfrytëzohen . Trafikimi i fëmijeve nuk mund të jëtë kurrsesi një nën produkt i neglizhueshëm i trafikimit të qenieve njerezore. Ai gjeneron përfitime të medha dhe si pasoje është në duart e krimineleve të organizuar dhe po zgjerohet në mënyrë dramatike. Krimi i përcaktuar si trafikim fëmijesh nënkupton shfrytëzimin komercial seksual të fmijëve duke përfshirë edhe pornografinë me fëmije. Por nënkupton edhe forma të tjera të shfrytzimit të fmijëve duke i detyruar ata të vjedhin , të lypin si dhe i referohet edhe fëmijeve që punojnë në kushtet e punës së detyruar. Fëmijet zënë një numer të konsiderueshëm të viktimave. Në disa vende të Europës Juglindore 50% e viktimave të trafikuara të raportuara janë nën moshën 18 vjeçare dmth janë fëmije. Ky numër pritet të rritet akoma me tej, pasi që trafikantët dhe bashkëpuntoret e tyre po fokusohen gjithmonë tek viktimat githnjë e më të vogla në moshë, pjeserisht nga frika e infeksionit HIV e AIDS. Shumica e rekrutimeve bëhen nga personat e të njejtit nacionalitet me viktimën e pastaj viktima trafikohet në tregjet e huaja. Përveç dhunës e kercenimeve, presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkëpunimi me autoritetet duket se janë mjetet më të përhapura për të mundësuar trafikimin dhe për mbrojtjen e biznesit. Trafikimi i qenieve njerezore kërkon që autoritetet publike të mbyllin sytë ndaj ketij problemi apo të bashkpunojnë aktivisht . Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrëndshem i viktimave lokale, në shërbim të një tregu lokal e rajonal me kërkes gjithnjë në rritje për sherbime seksi, vazhdon të jetë një problem serioz. Pasiqë janë trafikuar brenda vendit viktimat fitojnë një far “pervoje“ e më pas ato mund të trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjesë e një lloji të vjetër të prostitucionit dhe ende vazhdon të mos shihet nga autoritetet e vendeve si një fenomen kriminal. Kjo gjë ka pasojat e veta për viktimat dhe për zbatimin e ligjit. Kjo gjë mund të shpjegoje pse në gjithë Europën investigimet e krimit të organizuar në lidhje me trafikimin e qenieve njerezore janë të pakta. 2.3. Kontrabanda e personave Emigracioni është një temë mjaft komplekse qoftë si çështje sociale, qoftë si problem kriminal. Protokolli i Kombeve të Bashkuara për Emigracionin nga Toka, Deti dhe Ajri ka për qëllim parandalimin dhe luftën kundër kontrabandës së personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri në disa aspekte me trafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Së pari kontrabandimi i emigrantëve edhe pse shpesh kryhet në kushte të rrezikshme dhe degraduese ka të bëjë me emigrantë që kane rënë dakord të kontrabandohen pra të kalojne kufirin në menyrë ilegale. Trafikimi i viktimave në dallim me këtë ka të bëjë me persona që ose nuk kanë rënë dakord për një gjë të tillë ose edhe nese kanë qenë fillimisht dakord kjo gjë humbet kuptimin si pasoje e dhunës, mashtrimit apo abuzimit të përdorur nga trafikantët. Së dyti kontrabandimi përfundon me arritjen e personave në destinacionin e planifikuar, ndërsa në rastin e trafikimit shpesh shfrytëzimi i viktimës vazhdon prej këtij momenti në vende të tjera gjë që gjeneron të ardhura të tjera të paligjshme për trafikantët. Së treti kontrabandimi është gjithnjë ndërshtetëror ndërsa trafikimi mund të mos jëtë i tillë180. Globalizimi kntribuon në rritjen e konsiderueshme të kontrabandës së personave dhe të trafikimit të tyre duke bërë që si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore të bëhen biznes kryesor global i grupeve të krimit të organizuar. Ashtu siç ndodh me rastin e trafikimit, shkaqet kryesore të kontrabandimit janë pikerisht faktorët e shtytjes që çojnë në zhvendosjen e detyruar të njerezve si: fatkeqesitë natyrore, lufta, konfliktet etnike dhe fetare, persekutimi politik, lufta civile

179 Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int) 180 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45

Page 248: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

248

dhe varfëria, faktorët që i shtyejnë emigrantet të lënë vendin e tyre. Faktorët e tërheqejes, të tille si nevoja për forca të lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e përgjithshme sociale, një lloj zhvillimi relativ në vendet në destinacion, sistemet qeverisese demokratike, stabiliteti politik e social dhe më e rëndesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve të caktuara përbëjnë kriteret për zgjedhjen e një vendi destinacion që shpesh është një shtet i zhvilluar ( shtet anëtar i BE-së). Në krahasim me trafikimin e qenieve njerëzore kontrabandimi personave nuk kërkon shumë sofistikim operacional po të kemi parasysh qëllimet me pak komplekse të ketij tregu kriminal. Grupe të nivelit të mesëm janë në gjendje të organizojnë çdo udhëtim, duke filluar që nga sigurimi i dokumenteve të identifikimit të falsifikuara deri tek kalimi i kufinjëve ndërkombëtare me mjete ilegale apo me ryshfet në bashkëpunim me kompani transporti dhe agjenci udhëtimi që janë shpesh të lidhura me kontrabandistët ose janë vëtë kontrabandistë. Masat e unifikuara për zbatimin e ligjit kanë bërë që azil kërkuesit të kalojnë nga format më pak të rrezikshme të emigracionit ilegal deri tek mënyrat më klandestine të cilat janë më të shtrenjta dhe më të rrezikshme për femijët, gratë, burrat e përfshire në këtë veprim. Grupet e nivelit më të lartë mund të sigurojnë asistencë logjistike për emigrantët në vendin e destinacionit final zakonisht duke u mbështetur në lidhjet me komunitetet te të njejtit etnicitet apo kombesi të vendosur në atë vend.

Page 249: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

249

Konkluzione dhe rekomandime Krimi i organizuar është një koncept dinamik i cili është në përshtatje të vazhdueshme ndaj një ambientit që ndryshon dita ditës dhe ndaj mundësive të reja që ofrohen për krimin. Çdo herë grupet kriminale përpiqen të konsolidojnë aktivitetet e tyre egzistuese të shpërndahen në aktivitete të tjera dhe të legalizojnë fitimet dhe pozicionet e tyre në shoqëri. Korrupsioni si në nivel të ulët ashtu edhe në nivel të lartë, duhet të jëtë mjeti kryesor i perdorur për të depertuar në strukturat politike dhe ekonomike etj. Kriminaliteti i organizuar funksionon pëlrmes një rrjeti që tejkalon kufinjët e ketij vendi. Ky internacionalizim i krimit të organizuar e imponon edhe nevojën për vendosjen e formave të zgjeruara të bashkëpunimit në mes policëve dhe vendëve të ndryshme të rajonit dhe përgjithesisht Evropës me qëllim të koordinimit dhe zhvillimit të sukseseshem të luftës kundër tij. Një bashkëpunim eventual sidomos në fushën e trafikimit të droges, trafikimit të qenieve njerezore, shperlarjes së parave, kontrabandës me armë etj. Padyshim se do të ndikonte në përmirësimin e dukshëm të aftësis së SHPK- së dhe policëve të tjerë të rajonit në luftën kundër krimit të organizuar. Në interes të zhvillimit të sukseseshem të luftës kundër korrupsionit krimit të organizuar dhe terrorizmit, SHPK-ja duhet reformuar në aspekt profesional, duhet të rrise kapacitetet e veta të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe të lirohet nga ndikimi elementeve të afërta me strukturat kriminale. Gjithashtu në intres të mirëqenies dhe autoritetit nacional duhet të nderpritet edhe çdo formë e perzierjes dhe ndikimit politik në punët e policisë. Literatura Krimi Organizuar- Dr. Rexhep Gashi, Prishtinë 2011. Kriminologjia – Dr. Ragip Halili, Prishtinë 2011. Krimi i Organizuar në urbanizëm dhe qarkullim- Dr. Agron Beka, Prishtinë 2015. Vrasjet Krimi i Organizuar Terrorizmi- Dr. Vesel Latifi dhe Dr. Agron Beka Prishtinë 2015. Raporti vjetor i Policise së Kosovës – 2011 Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne Evropen Juglindore, Strasburg – gusht 2006. Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole Krasniqi Prishtine – Wien 2009.

Page 250: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

250

Kastriot Blakaj, Faruk Belegu - Roli i modeleve klasifikuese ne teknologjine informative Dr.c.Kastriot Blakaj Prof.Dr.Faruk Belegu ABSTRAKT Ne punim shtjellohet çeshtja e aplikimit te modeleve klasifikuese ne Teknologjine Informative (TI). Permes modeleve ne fjale eshte treguar se si mund te realizohet klasifikimi ndaj atributeve (vetive) te modeleve paraprake. Eshte shtjelluar edhe modeli binom si edhe modeli eksponencial i rritjes. Modelet ne fjale jane me rendesi te posatçme ne lidhje me shperndarjet e ndryshme statistikore, te cilet gjejne nje perdorim te gjithanshem ne deget e ndryshme shkencore. Fjalet kyçe: Modeli Klasifikues, Teknologjia Informative (TI), Modeli Binom, Modeli Eksponencial i rritjes, Atributi, Klasifikimi, Entropia mesatare e probabiliteteve HYRJE Supozohet qe kemi te bejme me nje bashkesi te objekteve dhe nevojitet te realizohet klasifikimi i tyre ndaj atributeve (vetive) te tyre. Per shembell, interesimi eshte per atributet (vetite) A, B dhe C.

Merret qe atributi A ka te beje me formen prizmatike te objektit, ashtu qe atributi A (lexohet “jo A”) ka te beje me te gjitha format tjera (joprizmatike). Marrim qe atributi B ka te beje me ngjyren blu

te objektit, ashtu qe B ka te beje me te gjitha ngjyrat tjera (jo blu). Gjithashtu merret qe atributi C

ka te beje me konstruksionin e objekteve prej druri, çdo te thot qe atributi C ka te beje me te gjitha atributet tjera (jo prej druri), dhe keshtu me rradhe. Ndaj lidhjes strukturore te atributave mund te prezentohet “klasifikimi drurore” sipas figures 1. Keshtu, per shembell, klasifikimi ABC e perfshin nengrupin e objekteve me forme prizmatike, me

ngjyre blu dhe prej druri; klasifikimi CBA perfshin nengrupin e objekteve me forme prizmatike, me ngjyre jo blu dhe qe nuk jane prej druri, dhe keshtu me rradhe. Me multiplikimin e shprehjeve perkatese, ndaj struktures drurore, perfitohet:

Page 251: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

251

Figura 1 : “Klasifikimi drurore”.

CBACBACBACABCBACBABCAABCCCBABABAABCCBBAA

))(())()((

(1).

Me kusht qe merret qe probabiliteti i realizimit te gjitha atributeve eshte p , 10 p , atehere klasifikimet perkatese sipas (1) mund te prezentohen parimisht sipas funksioneve:

3223 )1(;)1(;)1(; pppppp (2).

Prezentimi grafik i funksioneve sipas (2) eshte dhene ne figuren 2. Mund te verehet qe per shprehjet, p2(1-p)) dhe p(1-p)2 munde te caktohet edhe vlera ekstreme maksimale . Keshtu, per shprehjen klasifikuese p(1-p)2 maksimumi eshte i caktuar me koordinatat (1/3, 4/27), ndersa per shprehjen e klasifikimit p2(1-p) maksimumi eshte i caktuar me koordinatat (2/3, 4/27). Me kusht qe i aplikojme shenimat me P dhe J, si shkurtesa per “po” dhe “jo”, klasifikimin sipas (1), sipas TI, mund te paraqesim edhe ne kete forme:

Page 252: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

252

Figura 2: Prezentimi grafik i klasifikimeve sipas (2).

JJJJJPJPJJPPPJJPJPPPJPPPJPJPJP

))()((

(3). Eshte gje evidente qe shprehjet e dhenura sipas (3) jane: PPP- objektet qe posedojne te tre atributet; PPJ- objektet qe posedojne dy attribute, por nuk e posedojne atributin e trete; JJP- objektet qe e posedojne vetem atributin e trete, dhe keshtu me rradhe. Per bashkesine e objekteve per te cilet duhet te behet klasifikimi ndaj atributeve A1, A2, … , An, ne vend qe te formesohet druri klasifikues, direkt mund te shkruhet:

)())(( 2211 nn AAAAAA (4). Atributet e bashkesise se analizuare veçohen me numerimin progresiv te indekseve, 1, 2, …, n. Me kusht qe e kerkojme entropine mesatare te klasifikimeve sipas (2), atehere mund te shkruhet:

Page 253: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

253

Figura 3: Entropia mesatare e klasifikimeve karakteristike sipas (2).

)]1(ln[)1(])1(ln[)1(])1ln[()1()ln( 22223333 ppppppppppppH (5). Grafiku i funksionit sipas (5) eshte i dhene ne figuren 3, ashtu qe per kete rast mund te kerkohet dhe te caktohet vlera ekstreme maksimale. Gjendja (pika) e maksimumit eshte e caktuar me koordinatat: (0,5 ; -0,5ln0,125). MODELI BINOM I KLASIFIKIMIT Shkalla e trete e binomit (P+J) mund te jipet sipas:

32233 33)( JPJJPPJP (6).

Ana e djathte e ekuacionit (6) gjithashtu na jipet si modeli klasifikues , ashtu qe eksponentet na ofrojne informacionin se sa attribute permbajtesohen ne nenbashkesine e objekteve, ndersa koefiçientat para mbledhesave tregojne se sa nenbashkesi te tillla permbahen brenda bashkesise. Keshtu, per shembell, ekziston nje nenbashkesi e cila formesohet prej objekteve te te cilet jane te pranishem te tre atributet (P3), ekzistojne tri nenbashkesi te cilat formesohen nga objektet te te cilet jane te pranishem dy attribute te kerkuara (3P2J), perkatesisht tri nenbashkesi te objekteve te te cilet eshte i pranishem nje nga atributet e kerkuara (3PJ2), perkatesisht tri nenbashkesi te objekteve te te cilet eshte i pranishem nje nga atributet e kerkuara (3PJ2), dhe perfundimisht mbledhesi ne anen e djathte te ekuacionit (6), çdo te thot qe ekziston nje nenbashkesi e formesuare nga objektet te te cilat nuk eshte i pranishem asnjeri nga atributet e kerkuar. Verehet qe nese kemi 3 atribute dhe formesojme klasat e nenbashkesive te objekteve sipas numrit e jo sipas llojit te atributit, athere jemi ne gjendje te formesojme 4 klasa te nenbashkesive. Ne rastin e pergjithesuar, kemi:

nnkknnnn JnPJJPknk

nJnPPJP

11

)!(!!)(

(7).

Page 254: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

254

Do te shtjellohet rasti tjeter I cili zgjidhet permes modelit binom. Ne figuren 4 eshte prezentuar rrjeta e rrugetimeve. Per shembell, shtrohet pyetja ne sa menyra mund te arrihet prej nje niveli ne nivelin tjeter. Ne lidhje me rrjeten e rrugetimeve te klasifikimit te prezentuar ne figuren 4, mund te prezentohet si pandan edhe trekendeshi sipas Pascal-it (figura 5). Eshte evidente qe sipas figures 4 jane te vlefshme mundesite vijuese: LLL, LLD, LDL, LDD, DLL, DLD, DDL, DDD. Pergjegjeja ne kete pyetje nderlidhet me shumen e koefiçientave te shkalles se eksploruare te binomit, e kjo me se lehti percaktohet sipas trekendeshit sipas Pascal-it (figura 5). Per çdo pike te trekendeshit ne fjale i bashkangjitet numri perkates, e kjo tregon ne sa menyra mund te arrihet prej nivelit zero gjere te nyja perkatese.

Niveli 0

L D

L D L D Niveli 1

L D L D L D Niveli 2

L D L D L D L D Niveli 3

Niveli 4

L D L D L D L D L D

L D L D L D L D L D L D Niveli 5

1 6 15 20 15 6 1 Niveli 6

Figura 4. Rrjeta e rrugetimeve ndaj klasifikimit.

1

1 1

1 2 1

1 3 3 1

1 4 6 4 1

1 5 10 10 5 1

1 6 15 20 15 6 1

Figura 5: Trekendeshi sipas Pascal-it.

Page 255: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

255

MODELI EKSPONENCIAL I RRITJES Per popullimin N ne momentin t i cili rritet me perqinden konstante te rritjes λ per njesi te kohes (t), vlen:

0; N

dtdN

(8). Me zgjidhjen e ekuacionit diferencial (8) perfitohet:

)exp(0 tNNt (9). Ekuacioni (9) percakton ligjeshmerine eksponenciale te rritjes dhe jipet si model eksponencial i rritjes. Gjere te rezultati i njejt arrihet edhe ne kete menyre:

n

nnn pNpNNN

pNpNNNpNpNNN

)1(..............................................

)1(

)1(

011

20112

0001

(10), perkatesisht:

n

n pNN )1(0 (11). Me kusht qe behet zavendesimi:

tmn

mntp

1 (12),

perfitohet:

tm

n mNN

110

(13). Per m eshte:

e

m

m

m

11lim (14).

Keshtu perfitohet:

t

n eNN 0 (15).

Te shperndarja sipas Poisson-it ne Statistike, perdoret modeli eksponencial i zvoglimit, sipas:

!)(),,(

ktektP

kt

(16),

ku k- eshte numri i ndodhive. Ne figuren 6 grafikisht jane prezentuar lakoret parametrike per shperndarjen sipas Poisson-it, ku eshte marre k = 10. Verehet qe per vleren me te vogel te koefiçientit te intensitetit λ kurba karakteristike eshte me e gjere dhe me maksimumin e shtytur ne te djathten, per vlerat me te medha te parametrit te kohes t.

Page 256: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

256

Figura 6: Lakoret parametrike per shperndarjen sipas Poisson-it. Me kusht qe kerkohet vlera e diferencialit te ekuacionit (16), ne funksion te parametrit λ, apo te parametrit t, atehere perfitohet:

!),,( max k

kektPkk

(17).

Sipas relacionit (17) grafikisht eshte prezentuar diagrami ne figuren 7. Verehet qe per vlerat e vogla te numrit te ndodhive, trendi i zvoglimit te shperndarjes maksimale eshte me i hovshem, ndersa per vlerat me te medha te ndodhive (k), trendi ne fjale eshte me pak i shprehur.

Page 257: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

257

Figura 7: Shperndarja maksimale sipas Poisson-it.

Figura 8: Koefiçienti i elasticitetit te shperndarjes ndaj parametrit λ. Ne figuren 8 grafikisht eshte prezentuar koefiçienti i elasticitetit ε(P, λ) = f(λ), ku verehet qe koefiçienti ne fjale jipet sipas mvaresise lineare me trend ne zvoglim. Per shembell, per λ = 4 dhe per t = 5 nga diagrami perfitohet ε(P, λ) = -10, çdo te thot qe kur λ rritet per 1(%), shperndarja sipas Poissonit zvoglohet (shenji minus) per 10(%), dhe keshtu me rradhe.

Page 258: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

258

KONKLUZIONE Punimi e shtjellon çeshtjen e modeleve te klasifikimeve ne lidhje me aplikimin e Teknologjise Informative (TI). Klasfikimi ne fjale eshte i lidhur ngusht edhe me probabilitetin e realizimit te ndodhive perkatese, perkatesisht me mundesine e percaktimit te vleres mesatare te entropise ndaj dukurive perkatese. Gjithashtu eshte potencuar nderlidhja e strukturave klasifikuese me shperndarjet e ndryshme statistikore, ku eshte prezentuar edhe shperndarja sipas Poisson-it. REFERENCAT [1] Allen, R.D.G.: Mathematical Analysis for Economists, Macmillan Co.2007. [2] Baumol, W.J.: Economic Theory and Operations Analysis, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, 2008. [3] Chiang, A.: Fundamental Methods of Mathematical Economics, McGraw-Hill, 2009. [4] Johnston, J.: Econometric Methods, McGraw-Hill Book Co., New York, 2007 [5] Belegu, F.: Probability and Statistical Analysis for Business, Pejë, 2011. [6] Belegu, F.: Econometric Analysis and Operational Research, Pejë, 2012. [7] Belegu, F.: A Modern Treatment of Economic Processes and Cycles, Pejë, 2013.

Page 259: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

259

Julejda Gërxhi, Arben Cara - Roli i proçesit të ndërmjetësimit në sistemin penitenciar Dr Julejda Gërxhi Departamenti Drejtësi Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ALBANIA E-mail: [email protected] Dr Arben Cara Departamenti Drejtësi Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ALBANIA E-mail: [email protected] ABSTRAKT Qëllimi i punimit: Pasojat e veprimeve kriminale lënë gjurmë jo vetëm tek viktimat, por edhe tek shkelësit, ndaj lind e nevojshme të punohet mbi sjelljen e tyre devijante, për t’i korrigjuar dhe riedukuar. Dhënia e një dënimi penal me burgim për të akuzuarin shpesh sjell depersonalizimin e tyre dhe krijimin e një distance të pakapërcyeshme midis të dënuarit dhe komunitetit shoqëror të cilit i përket. Për këtë arsye, proçesi i ndërmjetësimit bëhet shtysë për rigjenerimin e të dëmtuarit nga vepra penale dhe për rehabilitimin e të dënuarit. Ky është proçes në të cilin i dëmtuari, i dënuari, si dhe individë apo përfaqësues nga komuniteti, marrin pjesë aktive për të zgjidhur çështje që dalin si pasojë e kryerjes së një vepre penale. Si rrjedhojë zgjidhjet janë të orientuara nga parimi themelor se sjelljet kriminale jo vetëm konsiderohen si shkelje e ligjit, por gjithashtu sjellin pasoja për të dëmtuarit dhe komunitetin. Ky punim merr në analizë proçesin e ndërmjetësimit në sistemin penitenciar, si një qasje e re në përgjigje të sjelljeve kriminale, si dhe në balancimin e nevojave të komunitetit, të dëmtuarve dhe autorëve të këtyre sjelljeve, prandaj aplikimi i saj përmbush edhe një kërkesë qytetare, profesionale dhe institucionale për njohjen dhe zbatimin praktik të këtij proçesi, i cili ka në fokus të vet arritjen e një marrëveshjeje midis të dëmtuarit nga vepra penale dhe autorit të saj. Metodat kërkimore: Analiza e të dhënave të evidentuara në dy vitet e fundit, ku rreth 120 të mitur dhe 78 të rritur të sistemit janë përfshirë në proçese ndërmjetësimi dhe praktika restauruese, tregojnë se kanë qenë një vlerë e shtuar në programet për të miturit që aplikohen në sistemin penitenciar. Metoda krahasimore mes zgjidhjes së konflikteve penale nga drejtësia penale dhe nga drejtësia restauruese, nëpërmjet proçesit të ndërmjetësimit, tregon avantazhet e këtij proçesi. Rezultatet: Në punim do të prezantohen avantazhet e zbatimit të proçesit ndërmjetësues në zgjidhjen e konflikteve në sistemin penitenciar. Përfundime: Praktikat restauruese janë identifikuar si përvoja të suksesshme në nivel evropian dhe më gjerë sidomos për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin dhe riintegrimin e tyre në jetën normale. Ndërmjetësimi në fushën penale, siç parashikohet edhe nga legjislacioni shqiptar në fuqi, konsiston në mundësinë e palëve në konflikt për të zgjidhur konfliktin mes tyre, duke bashkëpunuar në mënyrë të përgjegjshme për të gjetur një zgjidhje paqësore. Sistemi penitenciar në Shqipëri është hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, ku padyshim trajtimi i të dënuarve të mitur dhe jo vetëm, me praktikat restauruese mbetet prioriteti kryesor. Por zbatimi i këtij proçesi, kërkon zbatimin e një sërë standardesh dhe rregullimesh ligjore që duhet të njihen dhe zbatohen nga punonjësit e sistemit penitenciar. Për më tepër, sistemi penitenciar duhet të ofrojë një mjedis ku të dënuarit, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, të përfshihen aktivisht në aktivitete rehabilituese dhe riintegruese për të ardhmen, për të shmangur recidivizmin. Fjalët çelës: ndërmjetësim, legjislacion, sistem penitenciar, i dëmtuar (viktimë), kundërvajtës.

Page 260: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

260

HYRJE Situata e përgjithshme mbi krimin dëshmon për rritje të numrit të personave të dënuar, duke përfshirë këtu edhe të miturit në konflikt me ligjin, ndaj paraqitet e domosdoshme rritja e masave me natyrë edukuese dhe riedukuese, me qëllim riintegrimin e kontingjentit të personave të përfshirë në vepra penale. Masat e marra duhet të përcaktohen në kuadrin e një politike koherente dhe racionale ndaj krimit, për parandalimin e veprave penale, forcimin e ligjit, sigurinë publike dhe mbrojtjen e komunitetit, individualizimit të sanksioneve dhe masave riintegruese të shkelësve të ligjit. Një rol të rëndësishëm në këtë aspekt merr alternativa e zgjidhjes së konflikteve me ndërmjetësim, midis autorit të veprës penale dhe viktimës apo familjarëve të tij, por dhe në kontingjentin e personave të dënuar në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin, brenda ambienteve ku vuajnë dënimin. Ndërmjetësimi si proçes synon të rindërtojë një marrëdhënie që është prishur si rezultat i një veprimi të kundërligjshëm, të ndodhur ndaj viktimës nga autori i veprës penale. Rindërtimi i kësaj marrëdhënieje realizohet me anën e hyrjes në komunikim dhe bashkëpunim, për të realizuar një marrëveshje për të ardhmen. Dispozitat lidhur me proçesin e ndërmjetësimit janë të shpërndara në disa instrumente ndërkombëtare dhe kombëtarë, ku vendin kryesor e zënë ato që lidhen me çështjet e drejtësisë për të miturit. Analiza e instrumenteve ndërkombëtare bëhet duke i trajtuar standardet ndërkombëtare në dy nivele: në atë të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës. Standardet ndërkombëtare përcaktojnë detyrime, të cilat konsistojnë në standardet minimum. Kjo nënkupton se çdo shtet nuk mund të ulë këtë nivel në kuadrin e vet ligjor dhe në zbatimin e së drejtës nacionale, por nga ana tjetër është plotësisht i inkurajuar për një standard më të lartë sesa përcaktohet në dokumentat ndërkombëtare. Duke iu referuar këtyre standardeve bëhet e mundur që proçesi i ndërmjetësimit të aplikohet jo vetëm brenda hallkave të proçesit gjyqësor, por edhe pas vendimit të shpalljes së personit fajtor për një vepër penale, nga ana e gjykatës. Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, personi i dënuar mund të shfaqë një shkallë pendimi ose dëshire për tu pajtuar me viktimën ose familjarët e tij/saj. Duke iu referuar pikës 4 të Rec. (99), nr. 19 të Komitetit të Ministrave të KE-së, ndërmjetësimi është i mundshëm në të gjitha fazat e gjykimit të çështjes penale. Pa diskutim që praktika dëshmon se fazat më të hershme kanë më shumë mundësi për ndërmjetësim të suksesshëm. Megjithatë, ka pasur raste kur kjo proçedurë ka funksionuar me sukses edhe gjatë kohës që personi është duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Nga ana tjetër mund të ndodhë që brenda ambienteve ku të dënuarit vuajnë dënimin, ata të konfliktohen me njëri-tjetrin, duke kryer veprime të tjera të paligjshme. Në këto kushte edhe në sistemin penitenciar krijohen mundësitë e parandalimit të veprave penale të reja, ose parandalimit të shndërrimit të të dënuarit në një kontingjent përsëritës të veprave penale. Proçesi i ndërmjetësimit kryen kontroll mbi të dënuarit dhe vepron si mburojë për komunitetin. Pra u jep mundësinë autorëve të veprave penale për riintegrim dhe rehabilitim në shoqëri. 2. HAPAT QË NDIQEN NË APLIKIMIN E PROÇESIT TË NDËRMJETËSIMIT NË SISTEMIN PENITENCIAR. Proçedurat e riedukimit dhe riintegrimit të të dënuarve në sistemin penitenciar, përfshijnë një seri hapash që të lehtësohet evidentimi i secilit rast. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm proçesi për kategorizimin e të dënuarit pas marrjes së dënimit. Për të bërë kategorizimin e të dënuarit është i nevojshëm informacioni nga gjykata, veçanërisht dënimet e tij të mëparshme, si dhe kryerja e një interviste me të dënuarin për të marrë informacion të drejtpërdrejtë. Qëllimi është që i dënuari të

Page 261: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

261

vuajë në një regjim me siguri të përshtatshme për të, dhe të kryejë programe që plotësojnë nevojat e tij. Zhvillimi i planit të vuajtjes së dënimit është një hallkë e rëndësishme që përfshin vlerësimin e të dënuarit për veprën e kryer, nëse ai ka pasur elementë dhune ose rrezikshmërie të lartë, sepse këto elementë e rrisin rrezikshmërinë e të dënuarit. Informacioni duhet marrë nga raporti para dhënies së dënimit, raportet mjekësore/psikiatrike dhe intervista me të dënuarin. Gjatë kryerjes së intervistës me të dënuarin, punonjësi intervistues duhet të lejojë të dënuarin të shprehë ndjenjat për dënimin e marrë. Në këtë fazë duhet vlerësuar shumë informacioni që vjen nga punonjësit e sistemit penitenciar, nga raportet me shkrim në dosjen e të dënuarit, si dhe nga intervista e personalizuar me të dënuarin. E rëndësishme është që të kuptohet që vlerësimi i rrezikshmërisë dhe i nevojave të të dënuarit nuk është i pandryshueshëm, por duhen riparë dhe ndryshuar në varësi të të dhënave të reja. Pas vuajtjes së një pjese të dënimit ose me kërkesën e tij, një i dënuar mund të rivlerësohet për sa i përket sigurisë, sepse me kalimin e kohës, të dënuarit mund të bëhen më pak të rrezikshëm ose në të kundërt, mund të rritet rrezikshmëria e tyre. Rikategorizimi bazohet në ndryshime të qarta dhe evidente të faktorëve që përcaktojnë rrezikshmërinë e individit. Në këtë fazë vlerësohet rrezikshmëria e të dënuarit ndaj shoqërisë, rreziku i largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit, qëndrimi i të dënuarit ndaj autoriteteve dhe bashkëvuajtësve, si dhe progresi i bërë në çështjet e përcaktuara si shtysa të kryerjes së veprës penale. Pra gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit është e nevojshme: të studiohet dhe analizohet çdo i dënuar; të analizohet vepra penale e kryer si dhe rrethanat e motivet; të studiohet mundësia për parandalim i konflikteve të reja; të vlerësohen mundësitë e përmirësimit të raporteve të prishura midis viktimës dhe të dënuarit; të tentohet negocimi i zgjidhjes së konfliktit mes të dënuarit dhe viktimës; të referohet çështja për ndërmjetësim kur ka nevojë për shërbim të specializuar. Sa i takon referimit të çështjes për ndërmjetësim paraprakisht i jepet një informacion të dënuarit për alternativën ndërmjetësuese. Proçesi i ndërmjetësimit fillon me: me kërkesën e të dënuarit për pajtim me të dëmtuarin nga vepra penale apo familjarë të viktimës dhe persona të përfshirë, kur ai tregon pendim dhe vrasje ndërgjegje; me kërkesën e të dëmtuarit apo familjarëve të viktimës; me kërkesën e psikologut ose mjekut që ndjek ose mjekon të dënuarin; me kërkesë të qendrës/institucionit ku i dënuari kryen punën ose provën, kur është në gjysmëliri. Me referimin e çështjes, ndërmjetësi studion me kujdes dosjen e të dënuarit për të evidentuar llojin e konfliktit dhe qëndrimin e të dënuarit ndaj pasojave të veprës dhe ndërton planin e punës për organizimin e proçesit të ndërmjetësimit dhe përcakton strategjinë që do të ndiqet. Ndërmjetësi i takon të dyja palët veç e veç. Këto takime individuale luajnë një rol të rëndësishëm në proçesin e ndërmjetësimit. Ndërmjetësi duke dëgjuar historitë e secilës palë, strukturon dhe inkurajon pjesëmarrjen e tyre. Ndërmjetësi takon në fillim të akuzuarin dhe më pas të dëmtuarin nga vepra penale. Këto seanca paraprake konsistojnë në mbledhjen e informacioneve rreth ngjarjes kriminale dhe në shpjegimin e rregullave të proçesit të ndërmjetesimit për secilën nga palët. Këto takime individuale kërkojnë nga njëra anë dëgjim efektiv dhe komunikim të shpejtë, por gjithashtu sigurojnë mundësinë që ndërmjetësi të ndërtojë një raport konfidencialiteti me secilën palë, si dhe të krijojë një atmosferë besueshmërie të ndërsjelltë. Pjesëmarrja e tyre në proçesin e ndërmjetësimit është krejtësisht vullnetare, dhe në asnjë rast detyruese.

Page 262: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

262

Nëse të dyja palët shfaqin mendimin pozitiv për të marrë pjesë në proçesin e ndërmjetësimit, ndërmjetësi planifikon takimin e përbashkët me ta. Përgjatë takimit të përbashkët, vëmendja përqendrohet më tepër në fakte dhe në ndjenjat lidhur me ngjarjen. Për të dëmtuarin nga vepra penale është e vështirë përballja me dhunuesin e tij, por nga ana tjetër ai ka mundësi për të shprehur ndjenjat e tij ndaj personit të dënuar për veprimet e paligjshme në dëm të tij. Ai mund të marrë përgjigjet e pyetjeve që e kanë munduar prej kohësh. Kjo është një situatë jo komode edhe për të dënuarin/shkelësin, sepse ai përballet me përgjegjësinë direkte ndaj të dëmtuarit. Por nga ana tjetër ka mundësinë për të shfaqur pamjen njerëzore të karakterit të tij para të dëmtuarit, duke treguar pendesë për veprimin e kryer. Pasi të dyja palët kanë diskutuar mbi konfliktin e ndodhur dhe ndienjat e përjetuara, ndërmjetësi duhet ta orientojë bisedimin drejt së ardhmes. Ato orientohen ta shohin në perspektivë zgjidhjen, duke propozuar alternativa sa më të pranueshme për njëra-tjetrën. Kur palët bien dakord mbi propozimet e bëra, ato ftohen të firmosin akt - marrëveshjen, e cila dokumenton edhe zgjidhjen e konfliktit mes tyre. Ky dokument përmban të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, dhe përbën titull ekzekutiv, pra është i detyrueshëm për zbatim. Nga natyra e tyre, akt marrëveshjet për zgjidhjen e konflikteve penale në sistemin penitenciar parashikojnë kërkimin e faljes personale, mospërsëritjen e sjelljeve të tilla në të ardhmen, shpërblimin e dëmit të shkaktuar, apo heqjen dorë nga ndonjë proçedurë ankimimi administrativ ose penal që fillon me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, mbështetur në nenet 59 dhe 284 të Kodit të Proçedurës Penale. Duke iu referuar praktikës personale të punës mbi 90% e rasteve të trajtuara me ndërmjetësim në sistemin penitenciar, kanë rezultuar të suksesshëm. Konkretisht: Gjatë periudhës janar 2014-tetor 2015, ne autorët e këtij punimi, duke patur rolin e ndërmjetësit, kemi realizuar rreth 218 proçese ndërmjetësimi në fushën penale, të referuara nga sistemi penitenciar, nga tw cilat 198 rezultojnw tw zgjidhura, pra rreth 90% . Grafiku nr-1.Ecuria e zgjidhjes

Raste të zgjidhura në total ishin rreth 90% të rasteve dhe 10% e tyre rezultuan të pazgjidhura. Grafiku nr-2. Lloji i mosmarrëveshjes

raste te zgjidhura

raste te pazgjidhura

Page 263: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

263

Nëse u referohemi llojeve të mosmarrëveshjeve të referuara, kemi këtë situatë: Gjatë periudhës janar-dhjetor 2014 janë trajtuar rreth 218 raste shkeljesh penale (kryesisht me rrezikshmëri të ulët) nëpërmjet proçesit të ndërmjetësimit dhe praktikave restauruese. Llojet e mosmarrëveshjeve ishin kryesisht: plagosje e lehtë - 30% të rasteve, rrahje - 27% të rasteve, fyerje - 23% të rasteve, dhunë në familje - 12% të rasteve, dhe 8% ishin raste të tjera. Grafiku nr-3.Grupmosha e palëve në proçes

Raste të trajtuara për moshën 14-18 vjeç janë 56% Raste të trajtuara për moshën 18-25 vjeç janë 20% Raste të trajtuara për moshën 25-35 vjeç janë 16% Raste të trajtuara për moshën 35-55 vjeç janë 8% 3. AVANTAZHET E PROÇESIT TË NDËRMJETËSIMIT NË SISTEMIN PENITENCIAR.

Rrahje

Fyerje

Plagosje e lehte

Dhune ne familje

Tjeter

14-18

18-25

25-35

35-55

Page 264: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

264

Mbahet nën kontroll çështja. Palët gjatë proçesit të ndërmjetësimit kanë plotësisht nën kontroll rezultatin. Ato shmangin pasigurinë dhe pakënaqësitë që shpesh përjetojnë gjatë proçesi penal, nga vendimi arbitrar, por që detyrohen të pranojnë atë gjë që shpesh i bënë ata të pakënaqur181. Përmirësohet të kuptuarit për të gjithë. Gjatë proçesit të ndërmjetësimit palët edukohen me situatën reale dhe ligjore, kuptojnë se ku janë. Shfaqet një numër i madh zgjidhjesh nga palët dhe ndërmjetësi mund të njihet edhe me dëshirat e tyre. Organizohen disa takime gjatë një proçesi. Secila palë mund të takohet më vete me ndërmjetësin, por ka hapësirë edhe për takime të përbashkëta. Ndërmjetësi dëgjon pikëpamjet e secilës palë, flet privatisht me to, por edhe i bashkon, duke i drejtuar drejt zgjidhjeve sa më të pranueshme për ta182. Mosmarrëveshja zgjidhet tani! Kjo do të thotë që zgjidhja e mosmarrëveshjes me anën e ndërmjetësimit zgjidhet në një afat kohor më të shpejtë se çdo proçedurë tjetër. Kjo për faktin se për vet natyrën e këtij proçesi, janë palët ato (i dëmtuari dhe i dënuari) që aktivisht marrin pjesë në proçes dhe propozojnë zgjidhjet183. Sigurohet vazhdimësia e marrëdhënieve normale mes palëve pas zgjidhjes së konfliktit. I dëmtuari dhe i dënuari vazhdojnë të komunikojnë me njëra-tjetrën, përmbushin detyrimet e vendosura dhe vazhdojnë marrëdhëniet normale për të ardhmen, edhe pas përfundimit të vuatjes së dënimit nga i dënuari184. Proçesi i ndërmjetësimi nuk ofron thjesht rënie dakort apo pajtim. Ai ka për qëllim të ndihmojë palët që të arrijnë një zgjidhje funksionale, e cila të jetë në favorin e tyre, të përmirësojë komunikimin midis tyre, të nxisë ndarjen e drejtë dhe racionale të përgjegjësive aktuale dhe perspektivës. Rezultati final i këtij proçesi është fitore-fitore dhe jo humbje-fitore apo fitore-humbje. “Ndërmjetësimi përqëndrohet në të tashmen dhe në të ardhmen, por nuk mund të injorojë as të shkuarën. Një proçes konsensual vendimmarrjeje mund të ndihmojë palët që të arrijnë një marrëveshje, qoftë edhe në rastin e dhënies fund të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ndërmjetësimi nuk është as terapi as konsultë. Ndërmjetësimi nuk parashikon insistimin dhe synimin që palët të pajtohen dhe të shpëtojnë raportet e tyre”185. Proçesi i ndërmjetësimit edukon palët me ndjenjën e tolerancës dhe mirëkuptimit. Gjatë ndërmjetësimit palët konsiderohen dhe emërtohen “palë në proçes” dhe jo me termat “i dëmtuar dhe i dënuar”, të cilat krijojnë një gjëndje të rëndë psikologjike për palët dhe përkatësi të fajit. Ndërmjetësimi realizohet një mjedis në të cilin palët parapëlqejnë të bisedojnë186 dhe i ndihmon ato që të kuptojnë mendimet dhe vështirësitë e njëra-tjetrës. PËRFUNDIME

181 Manual për ndërmjetësimin dhe pajtimin në rastet e konflikteve të krijuara nga trafikimi i qënieve njerëzore. Janar 2006. Faq 40. Marrë nga:< www.mediationalb.org>. [28.07.2013]. 182Nga implementimi i projektit ndërmjetësimi viktimë-kundravajtës, drejtësia restauruese te të rinjtë e moshës 14-21 vjec . Faq 39. Marë nga:< www.mediationalb.org/pdf/neësletter_-_august_2008,.pdf.> . [26.06.2013] . 183Nga implementimi i projektit ndërmjetësimi viktimë-kundravajtës, drejtësia restauruese te të rinjtë e moshës 14-21 vjec . Faq 39. Marë nga:< www.mediationalb.org/pdf/neësletter_-_august_2008,.pdf.> . [26.06.2013]. 184 Manual për ndërmjetësimin dhe pajtimin në rastet e konflikteve të krijuara nga trafikimi I qënieve njerëzor. Janar 2006. Faq 39.Marrë nga:< www.mediationalb.org>. [28.07.2013]. 185 Gjoka, R. (2007). Drejtësia restauruese dhe procesi ndërmjetësues. Tiranë: west print. Faq. 4-20. 186Tutulani- Selimi, M. 2006. “Korniza ligjore e procesit të ndërmjetësimit: Aktëmarrveshja e ndërmjetësimit”, Manual për ndërmjetësimin dhe pajtimin në rastet e konflikteve të krijuara nga trafikimi i qënieve njerëzore, faq.41-42

Page 265: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

265

Amendimi i ligjit të ndërmjetësimit, i Kodit Penal si dhe Kodit të Proçedurës Penale, është i domosdoshëm, kryesisht lidhur me bashkëpunimin mes strukturave të proçedimit penal dhe zyrave të ndërmjetësimit. Referimi i çështjeve që trajtohen me ndërmjetësim, duhet të jetë i detyrueshëm për organet e proçedimit penal, duke u krijuar personave të përfshirë në konflikt, alternativën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes dhe rregullimin e pasojave të shkeljes së alternativën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes dhe rregullimin e pasojave të shkeljes së kryer. Gjithashtu masa e dënimit me heqje të lirisë të parashikohet si masa e fundit, dhe kjo duhet të ketë kohëzgjatje të kufizuar; dhe për të miturit të mos jepet pa një motiv juridik objektiv. Suksesi i proçesit të ndërmjetësimit në sistemin penitenciar, varet edhe nga ndërgjegjësimi i strukturave të këtij sistemi për referimin e zgjidhjes së konflikteve me ndërmjetësim. Aplikimi i proçesit të ndërmjetësimit për vetë dinamikat dhe strukturën e kriminalitetit në Shqipëri, është i domosdoshëm, çka do të thotë se aplikimi i tij do të sjellë uljen e numrit të të dënuarve që vuajnë dënimin në burgje, por kjo do të sjellë edhe uljen e ritmeve të kriminalitetit në të ardhmen. Aplikimi i dënimeve alternative bëhet më i zakonshëm nga gjykata, kur marrëdhëniet mes të dëmtuarit nga vepra penale dhe shkaktuesit të saj, janë normalizuar nëpërmjet proçesit të ndërmjetësimit, dhe akt-marrëveshja e lidhur mes tyre shërben si rrethanë lehtësuese. Aplikimi i dënimeve alternative ka vlera shumëplanëshe, sepse ato shmangin burgimin me të gjitha pasojat e veta, sociale, psiqike, familjare, ekonomike, ndihmojnë për riedukimin e të dënuarve, sidomos atyre të mitur, lehtësojnë gjëndjen e mbipopullimit në burgje, dhe minimizojnë koston finaciare të trajtimit të të dënuarve, e cila rëndon mbi buxhetin e shtetit.

Page 266: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

266

BIBLIOGRAFIA Ligje: Ligji Nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”(i ndryshuar); Ligji nr. 10 385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” (i ndryshuar). Ligji nr. 9397, datë 12.05.2005 “Për shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve” Ligj nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” ndryshuar me ligjin nr.8758, datë 26.03.2001 me ligjin nr.9071, datë 22.05.2003, me ligjin nr.9888, datë 10.03.2008 me ligjin nr.10 087, datë 26.02.2009. Vendim i KM nr.303, datë 25.03.2009 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, ndryshuar me vendimin e KM nr.187, datë 17.03.2010. Literaturë: Elezi, I. (2007). Manual për rritjen e aftësive në menaxhimin e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në nivel komuniteti. Tiranë: Botimi i Fondacionit Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve. Gjoka, R. (2007). Drejtësia restauruese dhe proçesi ndërmjetësues. Jasna Hrncic. (2007). “Ndërmjetësimi viktimë - kundërvajtës në Serbi arritje dhe sfida”, Koferenca: “Zbatimi i prespektivës evropiane”. Kaçupi, S. (2007). Baza ligjore e zgjidhjes së konflikteve në rrugë jashtëgjyqësore. Kadafciu, O. (2010). Manual për rritjen e aftësive në menaxhimin e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në nivel komuniteti. Tiranë: Botim i Fondacionit Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve. Karen Kristin Paus. (2007). “Shembuj të një praktike pozitive të drejtësisë restauruese në Norvegji”, Konferenca: “Zbatimi i prespektivës evropiane”. Komentar i ligjit nr. 10385, datë 24/02/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” - Botim i vitit 2012, përgatitur nga një grup ekspertësh të fushës, nën koordinimin e Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Shkollës së Magjistraturës, me mbështetjen e UNICEF-it dhe IFC-së; Mandro. A. (2011). Drejtësia restauruese dhe të miturit. Tiranë: botuar nga Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve & Shkolla e Magjistraturës. Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi në zgjidhjen e konflikteve penale . Manual për gjyqëtarët dhe prokurorët. Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi në zgjidhjen e konflikteve penale . Manual për gjyqëtarët dhe prokurorët. Marrë nga: <www.unicef.org/albania/guidelines_for_judges_and_proçetures_pdf>. [13.08.2013]. Parimet themelore për trajtimin e të burgosurve të miratuara dhe e shpallura nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën 45/111, të datës 14 dhjetor, 1990.

Page 267: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

267

Jusuf Mustafai - Karakteristikat leksikore dhe gramatikore të anglishtes legale (ligjore) Prof.ass.Dr.Jusuf Mustafai Fakulteti i Shkencave Islame – SHKUP E -mail: [email protected] ABSTRAKT Gjuha juridike (legale) angleze ka leksikun dhe karakteristikat e veta specifike që e bëjnë atë të ndryshme nga gjuha e zakonshme angleze. Studimi jep një rishikim të tipareve leksikore dhe gramatikore të gjuhës juridike angleze të tilla si përdorimi i vokabularit teknik, fjalëve të pazakonshme dhe arkaike, fjalëve latine, fjalëve franceze, ndërtimeve të papërcaktuara dhe foljeve modale, fjalive të gjata dhe komplekse të cilat shkaktojnë probleme në të kuptuarit, veçanërisht për një audiencë laike. Gjuha legale angleze i kushton rëndësi të madhe saktësisë, qartësisë, saktësisë në leksikun e saj, kështu që ajo zakonisht përdor fjalët solemne zyrtare në vend të mbiemrave subjektive dhe ndajfoljeve për shkak të përdorimit të saj në hartimin e dokumenteve ligjore, gjykimeve dhe rasteve ligjore të shkruara, zgjidhjeve ligjore, kontratave, dokumenteve zyrtare të aplikuara në legjislacionin, juridiksionin dhe zbatimin e ligjit në shtetet me sistem të drejtës zakonore. Fjalët kyçe: karakteristikat gramatikore, leksika juridike, anglishtja juridike HYRJE Gjuha, ndër të tjera, është pjesë e identitetit njerëzor dhe pjesë e kulturës së një komuniteti të caktuar, vokabulari i të cilës vazhdimisht shtohet dhe plotësohet me fjalë të reja, gjegjësisht ndikohet nga sistemeve tjera gjuhësore kur gjuhët janë në kontakt. Kështu,edhe sistemi gjuhësor i gjuhës angleze gjatë shekujve vazhdimisht është modernizuar dhe mbindërtuar me marrjen ndikimeve nga sisteme gjuhësore nga gjuhë tjera. Kështu fillon edhe zhvillimi i gjuhës angleze legale (ligjore) e cila në të vërtetë është një produkt i historisë së saj, gjegjësisht mercenarëve anglo-saksone, misionarëve të ndryshëm të cilët flisnin latinisht, pushtuesve skandinavë dhe normanë etj. Një karakteristikë e gjuhës angleze legale-ligjore është se ajo daton nga viti 450, kur Anglët, Jutët dhe Frizijanët për herë të parë arritën dhe u vendosën në kontinent. Këto pushtues gjermanë flisnin gjuhë të ngjashme nga të cilat gjuhë u krijua edhe gjuha anglo-saksone, gjegjësisht anglishtja e vjetër. Edhe pse anglo-saksonët nuk kishin të zhvilluar profesione legale-ligjore, megjithatë ata patën zhvilluar një lloj të leksikut legal-ligjor që përdoret edhe sot e kësaj dite, për shembull fjalët: guilt (faj); manslaughter (vrasje pa paramendim); murder (vrasje); witness (dëshmitar); theft (vjedhje), etj. Në kohën e misionarëve të krishterë gjuha latine përdorej jo vetëm nga zyrtarët e kishës por e njëjta përdorej edhe në arsim. Nga pushtuesit skandinavë u huazua dhe u fut në përdorim fjala më qenësore e kësaj natyre, fjala e drejtë (law). LEKSIKA LEGALE/LIGJORE NË GJUHËN ANGLEZE Leksika arkaike

Page 268: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

268

Me qëllim që të tregohet formalitet dhe autoritet në dokumentet legale/ligjore përdoruret vokabulari arkaik, për shembull: hereby (si pasojë e kësaj); herein (këtu, në këtë dokument); hereof (nga kjo); hereto (për më tepër); hereafter (këtej e tutje/më tej) hereinafter (në tekstin e mëtejmë/siç është definuar këtu); whereby (përmes së cilës) to wit (domethënë). Ky leksik nuk transmeton ndonjë domethënie të rëndësishme apo strukturore, por nëse zbatohet siç duhet, mund të paraqesë dhe të arrijë një lloj urtësie dhe maturie në dokumentet formale ligjore. Leksika latine Edhe pse gjuha Latine është konsideruar si gjuhë "e vdekur" fondi i saj gjuhësor është pjesë e terminologjisë profesionale e shumë shkencave, duke përfshirë edhe drejtësinë. Gjuha Angleze ka përshtatur dhe integruar një numër të madh të fjalëve latine si në gjuhën e përditshme poashtu edhe në gjuhën legale/ligjore, siç janë fjalët: declaration (deklaratë); register (regjistrohem);convict (i dënuar); detention, (ndalim/arest); jury (juri); omission (heqje/lënie jashtë); litigant (ndërgjygjës); felony ( krim); offence (kundërvajtje/ofendim); injury ( plagosje/dëmtim) ; compensate (të kompensuar); negotiate ( të negociojë); appeal (apelim); derelict ( i braktisur), affirm (pohohet); appellate (apeloj); deprive ( privojnë) etj. Sot në terminologjinë juridike akoma është duke u përdorur leksika latinine pa ndonjë ndryshim të madh gjegjësisht me karakteristika të pandryshueshme sa i përket shkrimit dhe shqiptimit siç janë për shembull fjalët : ad hoc (për këtë rast); inter se, de facto, corpus delicti, në mirëbesim, de jure, in limine, in personam, in rem, lis pendens, locus standi, etj. Leksika frenge Gjuha frenge si gjuha kryesore e profesionit të drejtësisë kanë lënë gjurmë apo leksikë e cila është përshtatur dhe integruar në gjuhën angleze për shembull fjalët: appeal (apelim/thirje); attorney (avokat/përfaqësues ligjor); bar (avokat); claim, (pretendim/kërkesë); complaint ( ankim); court ( gjykatë); defendant (i pandehuri); evidence (dëshmi); judge (gjykoj/gjykatës); judgment (gjykim); jury (juri); jusyice, party (parti/grup); plaintiff (paditës); plea (lutje/justifikim); plead ( mbroj/lutem); suit (padi/gjyq); summon (thirrje në gjyq); verdict (vendim/gjykim); disclose (zbuloj/demaskoj); dispose (vendos/zgjidh)…të gjitha këto fjalë të huazuara nga frëngjishtja. Për zëvendësimin e leksikut të vjetër me fjalë të reja çdo gjuhë i është nënshtruan ndryshimeve të vazhdueshme që dalin nga funksioni komunikues i gjuhës dhe rezultat i faktorëve të kushtëzuar shoqërorë. Pra, sot në gjuhën angleze bashkohore leksika e vjetër gradualisht ka filluar të zëvendësohet me leksikë të re për shembull: subpoena zavendësohet me witness summons;in camera zëvendësohet me in private; minor zëvendësohet me child; interrogatory zëvendësohet me request for information;writ zëvendësohet meclaim form; plaintiff zëvendësohet me claimant; ex parte zëvendësohet me without notice etj. KARAKTERISTIKAT GRAMATIKORE Nga gjuha frënge jo vetëm që është përshtatur dhe integruar leksika ligjore në sistemin gjuhësor të gjuhës angleze por ajo ka lënë edhe një tipar interesant dhe jo të zakonshëm për gjuhën angleze ku në radhitjen e fjalëve në fjali, mbiemri ndjek emrin që e shpjegon. Ky kombinim përdoret vetëm në gjuhën juridike angleze, si për shembull: attorney general-(prokurori i përgjithshëm); court martial (gjykatë ushtarake); malice aforethought – (e urryer më parë). Gjithashtu nga gjuha frënge është përshtatur edhe formimi i vokabularit të ri të fjalëve duke përdorur prapashtesën—ee (asylee, trustee, mortgagee, escapee ). Sot përdoret fjalëformësimi i vokabularit të ri me prapashtesën -ee për të plotësuar disa boshllëqe leksikore që paraqiten në gjuhën ligjore për shembull fjala offeror me ndihmën e prapashtesës -ee bën fjalën e re offeree. Përpos prapashtesës -ee , sot personat juridikë përdorin edhe prefiksin-e për formimin e leksikut të ri si për shembull: , e-contract, e-signature dhe e-postmark.

Page 269: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

269

Një tjetër tipar i gjuhës angleze legale/ligjore është edhe përdorimi i aliteracionit. Në kundërshtim me rimën, ku përfundimet e fjalëve fonetikisht janë të njëjta, te aliteracioni fjalët fillojë me të njëjtin zë si për shembull: aid and abet (ndihmë dhe mbështetje); safe and sound (shëndosh dhe sigurtë) duke i bërë ata më të lehta për ti lexuar dhe për ti mbajtur mend. Pasuria e një gjuhe vjen nga shumëllojshmëria e të kuptimeve të ndryshme dhe nuanca që i përmbajnë sinonimet si të tilla, duke i mundësuar folësit për të shprehur variacione dhe nijansa ose të mendimit të tij. Një tjetër tipar i rëndësishëm i gjuhës angleze ligjore është edhe përdorimi i dy sinonime për të përshkruar konceptin e njëjtë, për shembull: rules and regulations –( rregullat dhe rregulloret); provisions and stipulations-(dispozitat dhe dispozita) ; terms and conditions –(termat dhe kushtet); larceny and theft- (vjedhje dhe vjedhje); will and testament- (vullnet dhe testament); acknowledge and confess-( pranojnë dhe të rrëfejë); freedom and liberty-(liri dhe liria); etj. Gjuha angleze legale/ligjore karakterizohet nga përdorimi i frazave parafjalore, për shembull: in accordance with; (në përputhje me), (In accordance with section 185 § 1 of the Act a person in indirect possession of a property – (në përputhje me nenin 185 § 1 të Aktit një personi në posedim të tërthortë të një prone ..); with regard to- (në lidhje me); for the purpose of-(me qëllim të);. Me përdorimin e fjalive të gjata dhe komplekse si dhe me klauzolat e bashkangulitura që i bëjnë ato edhe më komplekse; përdorimi i frazeologjive të rënda dhe të zgjeruar, fraza komplekse të tilla si për shembull: at slow speed - me shpejtësi të ngadaltë (ngadalë); subsequent to- pas (në) në vend të ngadalë dhe më pas; përdorimi i frazave të bashkangjitura me lidhëset: and, or, by, (I give, devise and bequeath the rest, residue and remainder...) dhe, ose, nga, (Unë jap, lë me testament dhe lë trashëgim të tjerëve, mbetjen dhe pjesa tjetër ...). Shpesh hasen fjali me strukturë të pazakontë si për shembull: , (a proposal to effect with the Society an assurance), (një propozim për efekt me Shoqërinë një siguri), me çrast është reduktohet kuptimi i fjalisë. Një veçori shumë e shpeshtë e stilit juridik/ligjor është edhe përdorimi i i konstrukcioneve pa veta me shmangje të përdorimit të vetës së parë dhe të dytë njëjës (I dhe You-unë dhe ti). Gjithashtu gjukatësit nuk e përdorin vetën e parë njëjës kur mendohet për veten e tyre por e përdorin fjalën the court (gjykata); evitohet përdorimi i përemrave pronor pasi që njëherë të jetë përdorur emri edhe pse ka nevojë të përdoret përemri përsëri përdoret emri gjegjësisht përsëritja e emrit në vend që të përdoret përemri vetor; (The applicant had no standing to bring on the proceedings ….. and the fact that the applicant had been the company’s manager…) (The defendant promises that the defendant will appear in court when ordered to do so). I shpeshtë është edhe përdorimi i formës pasive sepse njëra prej formave të përdorura pasive është atëherë kur nuk dëshirohet që të përmendet kryerësi i veprës (the prisoner was sentenced to five years imprisonment);(the defendant was found guilty…); (a young man was caught ….). Foljet modale kanë funksion të njëjtë në gjuhën ligjore ashtu sikur në gjuhën e përditshme angleze në përjashtim të foljeve modale shall dhe may . Në gjuhën e përditshme angleze shall përdoret për të treguar të ardhmen përderisa në gjuhën ligjore paraqet caktimin e obligimit, detyrës (The witness shall …) Gjithashtu përdoret në deklarime dhe premtime, (The court shall state …); Forma mohore shall not përdoret për të treguar ose shprehur ndalesë ose diçka që nuk është e lejuar, (The Convention shall not affect….) Nga lëmia e semantikës karakteristike është ajo se çdo fjalë profesionale e ka kuptimin e saj dhe nuk mund që të ndërohet me një fjalë tjetër nga gjuha e përditshme angleze, për shembull fjalët: summons (ftesë për në gjygj) dhe negligence (neglizhencë) nuk mund që të ndërohen me fjalët ticket dhe mistake. Gjithashtu kur flitet për fjalë me më shumë kuptime, që është një dukuri mjaft e shpeshtë në gjuhën angleze, kur një fjalë përdoret si term juridik, mund të përdoret vetëm një kuptim i saj, për shembull: fjala bill, e cila ka më shumë kuptime si; llogari, banknotë, poster, pllakatë, sqep etj në gjuhën angleze juridike do të thotë projekt ligj; fjala bar është me më shumë

Page 270: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

270

kuptime si për shembull: bar, kafene, shufër e metaltë, tabakë çokollate etj, në gjuhën juridike do të thotë avokaturë dhe dhoma e avokatëve. Karakteristike është përdorimi i fjalëve të ndryshme për procedurë të njëjtë juridike për shembull për sjelljen e aktgjykimit, fjala award shfrytëzohet në procedurën e arbitrazhit; fjala verdict shfrytëzohet kur vendimin e sjell porota dhe decision kur vendimin e sjell gjygjtari. PËRFUNDIM Nga karakteristikat e prezentuara si dhe nga shembujt që e përshkruajnë përdorimin e tyre në situata konkrete, dëshmohet qartë për fondin e jashtëzakonshëm të fjalëve të gjuhës angleze dhe fluiditetit të saj, pranimit të lehtë të fjalëve teknike në të folmen e përditshme dhe në gjuhën e profesionit si dhe marjen e fjalëve dhe frazave e shprehjeve , shpesh duke u dhënë kuptime të reja fjalëve, frazave dhe shprehjeve të vjetra. Në fakt, qartë mund të vërehet se fjalët kyçe për drejtësinë rjedhin nga gjuha frënge dhe latine të cilat jo vetëm që janë adoptuar për në mënyrë të përkryer edhe janë integruar në sistemin gjuhsor të gjuhës angleze. Nga shembujt e prezentuar mund të vërehet se fjalët latine dhe frënge përcjellin kuptime të qarta dhe precize juridike përderisa ekuivalentet e tyre në gjuhën angleze janë më pak precize e të sakta, më joefikase dhe i japin gjuhes legale/juridike autoritet dhe e bëjnë më zyrtare dhe mu për këtë arsye edhe përdoren në gjuhën leigjore/legale. Nga karakteristikat e prezentuara gramatikore mund të përfundohet se gjuha legale përdor regulla të veçanta gramatikore të cila t nuk janë të zakonshme në gramatikën e gjuhës bashkëkohore angleze. BIBLIOGRAFIA Blake, N. F., A History of the English Language. New York: New YorkUniversity Press, 1996. Bowers, F., Linguistic Aspects of Legislative Expressions. University of BritishColumbia Press, Vancouver 1989 Goodrich, Peter. Languages of Law: From Logics of Memory to Nomadic Masks. London: Weidenfeld, 1990. Klinck, Dennis R. The Word of the Law: Approaches to Legal Discourse Ottawa: Carlton University Press, 1992. Tiersma, Peter M., Linguistic Aspects of Legislative Expression. Vancouver: University of British Columbia Press, Vancouver 1989

Page 271: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

271

Kastriot Haxhiu - Integrimi i biznesit në shkollimi profesional dhe ndikimi i tij në ngritjen e zhvillimit të procesit arsimor

Kastriot Haxhiu Dr Kandidat në UET Shkolla Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” Gjakovë/Kosovë E-mail: [email protected] Abstrakt Çasja në programet e arsimimit profesional pas shkollimit të lartë të mesëm në ditën e sotme, është e vetmja alternativ drejt sigurimit të një vendi pune. Ky fenomen bëhet edhe më i fuqishim pasi është kohë kur revolucioni i teknologjisë në përgjithësi është rapid dhe të rinjët domosdo duhet t`iu përshtaten kushteve që tregu kërkon. Aftësimet profesionale janë ato që në të gjitha shtetet e zhvilluara të Bashkimit Europian paraqitet si rruga më e shkurtër për zgjidhjen e problemit parësore të të rinjëve, ky problem njihet me emri vend i punës. Zgjedhja e ngritjes profesionale dhe përvetësimi i dijes për profesion mund të jenë indikator të cilët duhet të zbehin dukshëm përqindjen e lartë të papunësisë në vend dhe njëherit të jenë promotor drejt zhvillimit ekonomik, stabilitetit finaciar, qetësisë sociale dhe ndërtimit të shtetit që ec drejt integrimit europian. Sistemi aktual arsimor në Kosovë nuk plotëson nevojat për aftësim profesional të popullsisë më të re në Evropë, gjë që rezulton në numër të lartë të të rinjëve të papunë, pa aftësi apo kualifikime të cilat kërkohen nga ekonomia globale në rritje. Dinamika e kërkesave të tregut sot ndryshon dhe së bashku me të me hapa të njejtë duhet ndryshuar edhe strategjia në sektorët për aftësim profesional gjegjësisht kurrlikulat programore në përgjithësi, mënyra e organizimit të praktikës profesionale në veçanti e kyçja e biznesit privat në këtë strukturë aftësuese profesonale duhet të jetë domosdoshmëri. Fjalët kyçe : Zhvillimi ekonomik, aftësimi profesional, të rinjët, tregu i punës, papunësia, biznesi, Bashkimi Europian.

Page 272: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

272

Qëllimi i punimit Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është gjetja e mundësive shtesë e formimit profesional për rinjët e të cilët nuk kanë profesion dhe as nuk vijojnë edukimin terciar, me synim ndërmarrjen e iniciativave për përmirësimin e shërbimeve të arsimit profesional në vend. Qëllim tjetër është inkuadrimi i biznesit si faktor i ndërtimit të infrastrukturës së re trajnuese për të rinjët që kërkojnë aftësim profesional. Metodologjia e vrojtimit Punimi u realizua përfshirë literaturën po ashtu edhe analizimin e të dhënave statistikore përkatëse. Takimet në teren me menaxherët dhe instuticionet që merren me arsimim dhe aftësim profesional. Vrojtimi konsiston në intervistat e drejtëpërdrejta me menaxherët e këtyre instuticioneve si dhe me disa biznismen lokal kryesisht pronar të punëtorive të zanatit. Përzgjedhja e kampionit Hartimi i kampionit u bazua në një proces bashkëbisedimi. Ku në fillim u analizuan statistikat dhe në vijim u zhvilluan biseda me udhëheqësit e institucioneve arsimore dhe në vazhdim intervistat me përfaqësues të biznesit dhe më pas me ca nxënës që bënin praktikën profesionale shkollore pranë këtyre punëtorive aftësuese profesionale. Hipotezat Hipoteza kryesore Ndërtimi i një strategjie për aftësim profesional me biznesin në qendër, do të ndikonte në zhvillimin e kapaciteteve dhe cilësive të trajnimeve profesional konform tregut. Hipotezat ndihmëse Pjesmarrja e biznesit si faktor ndërtues në procesin aftësues e certifikues të të rinjëve do ti siguronte tregut punëtorin profesional në të ardhëmen e afërtë. Investimi në aftësimin profesional do ta zhvillonte edhe ekonominë e vendit, duke përgatitur masën më të madhe të të rinjve me një profesion karriere. Hyrje – të dhëna statistikore Duke u mbështetur në statistikat e punësimit të Republikës së Kosovës del në pah se vazhdon të mbetet një elementet tepër shqetësues, se oazat më të mëdha të punësimit janë institucione publike. Gjatë vitit 2014 në sektorin publik numri i të punësuarëve ishte 81,618 persona me një pagë mesatare prej 429 eurove (Vjetari Statestikor i Republikës së Kosovës 2015.ASK) e shikuar nga niveli i mundësisë pronësore përbën vetëm rreth 25% të mundësisë së përballimit të punësimit, ndërsa pjesën tjetër prej 75% e përbën sektori privat. Në shkollat e mesme të larta të Kosovës në arsimin publik për vitin shkollor 2013/2014 mësimin e shprehur në numra e vijojnë 100.437 nxënës dmth 21.8% nga totali i nxënësve të të gjitha niveleve, në raport gjinor nga të cilët 53.4% janë meshkuj respektivisht 53.641 nxënës kundrejt 46.6% femra apo numerikisht 46.796 nxënëse. Në përgjithësi janë 55.800 nxënës që i vijojnë mësimet në shkollimin e mesëm të lartë profesional, ku femrat përbëjnë vetëm 40% të numrit të përgjithshëm në krahasim me 55 % të tyre të përfshira në arsimin e mesëm të lartë gjegjësisht gjimnaze. Përderisa 100.437 nxënës janë në arsimin e mesëm të lartë, 22 % (21.937) nuk janë më fëmijë (d.m.th. nën moshën 18 vjeçare). Mësimi zhvillohet në gjithsej 116 shkolla (57 shkolla profesionale me 90 profile), nga këto 97 janë shkolla amë dhe 19 të ndara. Raporti nxënës për mësimdhënës 17 nxënës për një mësimdhënës, ndërsa raporti nxënës për paralele 28.4. Dy të tretat e klasave (mbi 62 %) në nivelin e arsimit të mesëm të lartë janë klasa profesionale. Egzistojnë edhe dy Qendra të Kompetencës ku zhvillohen trajnime profesionale të ndryshme. (Statistikat e Arsimit në Kosovë 2013/2014,Dhjetor 2014,Prishtinë).

Page 273: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

273

Kosova vazhdon të vuaj nga një sistem arsimor i cili në të gjitha nivelet mbetet pas si në përvetësimin e nevojave pedagogjike dhe të aftësimit profesional të nxënësve për treg, respektivisht nevojave të ekonomisë. Kosova mbetet ekonomia më e pazhvilluar në rajon, me një shkallë të lartë të papunësisë, për vitin 2013 që është 144,829 banorë të papunë nga fuqia ekonomikisht aktive apo shprehur në përqindje 30% (Rezultatet e fuqisë punëtore 2014 në Kosovë, Qershor, 2015) . Për të ulur këtë nivel të lartë të papunësisë, është e nevojshme përgatitja e nxënësve e sidomos grup moshave të reja nga 15-24 vjeç, të cilët duhet të marrin kualifikimin adekuat profesional konform kërkesave të ekonomisë së vendit dhe pregatitjes bazuar në standartet europiane. Sipas REKOS (Regjistrimi i Popullsise Ekonomive Familjare dhe Banesave) 2011 përqindja e popullësisë e moshës 15 vjeqare e mbi që flet një gjuhë të huaj është 28.26%, ndërsa e atyre që flasin dy gjuhë të huaja është 11.48%, rreth 4.51% e kësaj grup moshe flet tri gjuhë të huaja. Atëherë këtij potenciali rinor gjegjësisht resursi njerëzor duhet ti sigurohet një strategji e re për pregatitjen për profesion. Zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e kapaciteteve të punës mund të arrihet vetëm nëpërmjet formimit të një fuqie pune të kualifikuar mirë sipas nevojave të ekonomisë së vendi, me një nivel europian certfikimi dhe bazuar në sistemin dual gjerman të mësimi, si një ndër sistemet më të sukseshme në Europë, sistem të cilin e zbatojnë edhe shumë vende tjera europiane e gjetiu në botë. Arsyet e mos interesimit të të rinjëve për shkollim professional Arsimi i lartë në përgjithësi dhe ai profesional në veçanti kanë mbetur prapa zhvillimit të biznesit dhe kërkesave të tregut të punës. Në këtë situatë kanë ndikuar një sërë faktorësh si infrastruktura jo adekuate shkollore, mungesa e punëtorive, strukturat e vjetra në shkollat e formimit profesional, të cilat nuk i përgjigjen zhvillimit të sotëm të teknologjisë dhe kërkesave të tregut. Një faktor tjetër është familja, që nuk i nxit të rinjët të ndjekin shkollat profesionale. Mos motivimi nga familja vjen si arsye se numri më i madh i fabrikave prodhuese nuk funksionojnë, pasi ato janë privatizuar dhe në të shumtën e rasteve e kanë zvogluar numrin e punëtoreve duke u shëndruar në ekonomi familjare, por ka edhe mjaftë raste kur ato kanë ndyshuar destinacion. Të rinjët në Kosovë preferojnë studime në degë të tilla si menaxhim biznesi, shkenca politike apo gazetari (kryesisht arsimim teorik) që konsiderohen si profesione trendi të kohës, por për të cilat nuk ka kaq vende pune dhe aq shumë kërkesë në treg. Baza e varfër materiale e familjes kosovare (Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në vitin 2014 ka qenë 29.538 familje, sipas ASK187), është shkak tjetër i mospreferencës për shkollim profesional. Shkollimi profesional është një e arsimim relativisht i shtrejtë. Faktor tjetër janë stafi pedagogjik i pakualifikuar sa duhet dhe të pamotivuar për shkak të mungesës së puntorive apo kabineteve adekuate për të zhvilluar praktikën, mungesa e siguracioneve të nxënësve kur kryhet praktika profesionale në teren, mungesa e transportit,por edhe mungesa e shujtës ushqimore për nxënës që zhvillojnë praktikën disa kilometra larg shtëpive të tyre. Mungesa e punëtorive brenda objekteve shkollore është penalizimi më i madh që kanë shkollat profesionale. Mungesa e literaturës është një ndër pengesat më serioze që sot ballafaqohet shkolla profesionale. Përdorimi i literaturave të pakëta ekzistuese nuk sinkronizohet fare me realitetin e kohës. Përkundër asaj që një pjesë e mirë e shkollave janë të paisuara me kompjuter, kanë qasje në internet por përdorimi i tyre zakonisht ju mundësohet vetem profilit të teknologjisë informative apo kur mbahen orët e TIK-ut. Kjo është shumë larg asaj që pretendon qeveria – shkollë digjitale. Testi i maturës shtetërore për nxënësit e shkollave profesionale (sidomos atyre teknike) paraqet tjetër hendek institucional edukativ. Testi i maturës për shkollat profesionale nuk ka fare të bëjë me plan-programet që zhvillohen në vitet e edukimit të tyre, për shumicën e lamive dhe profileve shkollore. Stërngarkimi i testit me lëndët e matematikës, fizikës, gjuhës shqipe është më se i panevojshëm. Dihet fort mirë që nëpër shkollat teknike ka vite që nxënësit kanë nga një orë mësimore fizikë apo nuk kanë fare e në test kanë 10 pyetje !? Prandaj Ligji i Arsimit dhe Aftësimit 187 Agjensionit të Statistikave të Kosovës

Page 274: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

274

Profesional është e nevojshme që të bëjë ndryshime stubstanciale kur bëhet fjalë për maturën shtetërore të nxënësëve të shkollave profesionale, duke i dhënë mundësi atyre të përgatitjen për tregun e punës, dmth të kenë më shumë orë praktike profesionale apo një test konform planprogrameve të tyre mësimore. Në këtë aspekt është e nevojshme që të rregullohet në mëyrë akute sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional, që të funksionojë në atë mënyrë që teoria/praktika të jetë e rregulluar me përqindje mesatare duke e ngritur nga viti në vitin fondin e orëve të praktikës ( një propozim : në vitin e parë 40/60, në vitin e dytë 35/65 dhe viti tretë 30/70), duke treguar qartë rëndësinë që kanë këto shkolla në përgatitjen profesionale të të rinjëve, duke ngritur cilësin profesionale, duke ndryshuar kulikulat e shkollave profesionale sipas kërkesave të tregut të punës. Sigurimi i literaturës adekuate, bashkpunimi me stafit universitare për të përpiluar literaturë specifike për AAP188. Pastaj, duke bashkpunuar ngushtë me biznesin, praktikë e cila është e zakonshme nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe është çelësi për zbutjen e ndjeshme të papunësisë, sidomos tek gjeneratat 15-24 vjeç që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në vendin tonë (mesatarja e moshës për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 30.2 vite, si popullësia më e re në Europë). Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol kyç për një vend të përgjegjshëm që synon stabilitet ekonomik, mirëqenje sociale, krahas saj edhe zbutjen e papunësisë dhe ngritjen profesionale tek të rinjët. Për një aftësim të duhur dhe me përgjegjësi të plot intelektuale e morale, është e nevojshme angazhimi dhe kontributi më i madh i organeve shtetërore në mënyrën e ridizajnimit të programeve shkollore, ndyshimin e formave trajnuese në Qendrat për Aftësim Profesional, si dhe investimet shumë më të mëdha në këta sektor. Përvetësimi i profesionit duhet të përcjellet nga gjenerata në gjeneratë, pasi vetëm kjo shpie drejt zhvillimit ekonomik. Prandaj mbetja statike e shkollimit profesional gjeneron mungesën e kuadrit nesër, moskualifimi sjellë pasoja në ekonomi dhe dërgon shtetin drejt problemeve të mëdha sociale, ku si një ndër pasojat më të pariparueshme është shfaqja e dukurisë e migrimit të familjeve kosovare, siç ndodhi vit më parë. Kreativiteti ekonomik, respektivisht ecja me dinamikën e kohës në aftësimin profesional është e domosdoshme, ndërmarrja e veprimeve konkrete që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional janë faktor që mund ta kthejnë të riun në shkollat profesionale. Analiza e tregut të punës Papunësia tek të rinjtë është rritur përsëri në vitin 2014, nga 55.9% në 61.0%. Gjithashtu, ka pasur rritje në shkallën e papunësisë afatgjate, me rritjen e përqindjes së të papunëve, që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj, nga 68.9% në vitin 2013 në 73.8% në vitin 2014. Përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, as në shkollim, as në trajnim (të intervistuarit e moshës 15-24 vjeç, që nuk janë as të punësuar, as në shkollim, as në trajnim NEET) ka rënë nga 35.3% në vitin 2013 në 30.2% në vitin 2014, por është rënje pa ndonjë efekt të madh pozitiv për standartin rinor, por vlen të përshendetet si rezultat fillestar, (Rezultatet e fuqisë punëtore 2014 në Kosovë, Qershor, 2015) derisa në 28-të vendet e BE-së në vitin 2012 ka qenë 57.5 milionë persona të moshës 15-24 vjeç, nga të cilët 5.6 milionë ishin të papunë. Kjo i jep një raport të papunësisë të rinjtë prej 9.7% ( Eurostat (une_rt_a) (lfsi_act_a)). Këtu vlen të theksohet se shtetet si Gjermania Danimarka, Austria e Holanda e kanë përqindjen 6-8 % të numrit të papunëve për NEET189 kategorinë. (Eurofound 2012,NEETs – Characteristcs, costs and policy responses in Europe, Publications Office of the Europian Union, Luxembouurg). Bazuar në strukturat dhe organizimet e vendeve të Bashkimit Europian për aftësimet profesionale, mënyrat e ndërtimit të niveleve të trajnimeve profesionale si dhe stimulimi financiar nga disa shtete europiane për praktikantët mund të jenë shembuj konkrekt për zbatim edhe në vendin tonë, gjë që 188 Arsimi dhe Aftësimi Profesional 189 Not in Education, Employment or Training

Page 275: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

275

mund të ndikonte dukshëm në uljen e përqindjes së papunësisë. Aftësimi profesional përfshin të gjitha aktivitetet, që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri, shkathtësi praktike për realizim efikas të aktiviteteve në kuadër të një profesioni ose grup profesionesh. Atëherë arsimimi profesional me kohë të plotë i bazuar në një program kryesisht aplikativ mund të jetë zgjidhje. Vazhdimi i arsimit dhe aftësimit profesional të rinjëve do t`iu mundësonte që të jenë më konkurues në tregun e punës. Bazuar në të dhënat paraprake, ku papunësia vazhdon rritjen e saj, barrë kjo shumë e rendë për ekonominë e Republikës së Kosovës, asaj i shtohet edhe një peshë tjetër që po ashtu vazhdon të ketë rritje është fenomeni i braktisjes së shkollave (vetë në vitin shkollor 2013/2014 kanë lënë bankat e shkollës 3067 nxënës, sipas MASHT190-it), fenomen ky që paraqet një kanosje në veti me përmasa katastrofike për arsimin kosovar në përgjithsi, atëherë sa më parë duhet të bëhet një diagnostifikim nacional dhe të bëhet përpilimi i strategjisë nacionale për punësim mbështetur në tregun e punës dhe konform standarteve të Bashkimit Europian dhe po ashtu për parandalimin e braktisjes së bankave të shkollës. Shkalla e punësimit tek të rinjët e grup moshës 15-24 vjeq është e vogël në krahasim me grup moshën 25-54 vjeq. Kjo diferncë shihet nëpër vite, sidomos në vitin 2013 ku raporti i punësimit për grup moshën 15-24 vjeq është 5.10% në krahasim me atë 25-54 vjeq që rezulton të jetë 58.8%.

Grafiku 1 : Shkalla e punësimit sipas grup moshës Shkallë e ulët e punësimit të mesatares për grup moshën 15-24, që pjesërisht mund të shihet është për shkak të vazhdimit të shkollimit, por gjithashtu mund të jetë edhe rezultat i vështirësive për të arritur hyrjen e parë në tregun e punës. Në përgjithësi grup mosha 15-24 vjeq ka shkallë të lartë të papunësisë nga totali i popullësisë prej 55.9%, ku breng e madh është përqindja e lartë e gjinisë femrore me 68.4% kundrejt 50.4% meshkuj. Po ashtu e lartë dhe madje mjaftë shqetësuese është përqindja e të rinjëve që nuk janë të punësuar, as nuk vijojnë shkollimin dhe as nuk ndjekin ndonjë trajnim (NEET) shifër kjo 35.3% e numrit të gjithmbarshëm të popullësisë ekonomikisht aktive për punë në Kosovë, në proporcionin gjinor 40.9% femra ndaj 30.0% meshkuj. Inkuadrimi i biznesit si faktor në shkollimin profesional Sistemi gjerman përcaktohet nga disa karakteristika mjaft unike. Së pari, trajnimi me bazë firmën respektivisht kompanitë i nënshtrohet standardeve të përcaktuara në nivel kombëtar lidhur me përmbajtjen dhe cilësinë e aftësive. Së dyti, një gamë të gjerë e kompanive marrin pjesë në formimin e aftësive profesionale dhe, së fundi shteti ofron mbështetje por bazohet në stimulim të sektorit privat për të sponsorizuar trajnimet federale. E ardhmja e Kosovës është integrimi në familjen europiane, si hap i parësor duhet të jetë edhe përvetsimi i praktikave të tyre të sukseshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale tek të rinjëve gjegjësisht arsimi profesional i tyre.

190 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2013

40%34%

24% 22% 18,70%15,70%14,40%15,10%

50% 50% 48% 47%

37%33% 34%

58,80%

15 - 24 vjeq

25 - 54 vjeq

Page 276: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

276

Mësimi praktikë, shërben për të rritur njohuritë dhe shkathtësitë dhe si pikë kyçe në mes të shkollës dhe ekonomisë, si dhe kontribon direkt në ngritjen nxënjes profesioanle tek të rinjët për edukim në karrier dhe po ashtu ngrit dukshëm marketingun e shkollave profesionale gjë që ndikon në imazhin pozitiv të tyre, si pasoj mund të ketë motivimin e gjeneratave që vijin për të ndjekur këtë lloj shkollimi. Kjo strategji mund të jetë faktor esencial për gjetjen dhe rritjen e mundësive për partneritet mes bizneseve lokale dhe regjionale me shkollat profesionale në favor të profesionalizmit sa më të madh të nxënësve. Kjo metodologji arsimore mund të realizohet me anën e mbajtjes së ligjëratave dhe organizimin e mësimit në punëtoritë përkatëse nga ana e bizneseve, si edhe inkuadrimi i tyre në hartimin e planeve shkollore sidomos të orëve të praktikave profesionale. Biznesi duhet të jetë prezent edhe në bordet e shkollave. Përparësitë dhe intersi do të jetë i dyanshëm. Politikat në arsim duhet të kërkojnë me ngulm integrimin sa më të mirë të shkathtësive kyçe në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional, duke kujtuar që rritja e produktivitet vendor rritë punësimin, e rritja e punësueshmërisë ndikon në rritjen e zhvillimin ekonomik, dhe në këtë aspekt inkuadrimi i biznesit si faktor kontributdhënës është i pashmangshem. Këto elemente kanë tendencë për të përforcuar njëra-tjetren. Në anën tjetër ekonomia private, bizneset në kohën e nevojës së pranimit të stafit të ri, menjëherë ballafaqohen me nevojën për trajnimin e tyre për shkak të mungesës së përgatitjes së tyre dhe nivelit të ulët të arritjes së kompetencës gjatë shkollimit. Ndërlidhja e biznesit me shkollat profesionale nënkupton për ta sigurimin e së ardhmës së tyre. Ky është sektori ku duhet të jetë fokusi më i madh i të gjithë neve që duhet të shihet dhe trajtohet me kujdes për të përmirësuar nivelin e lartë të papunësisë. Sektor ky që ndikon në stabilitetin ekonomik në vend dhe mirëqenjen sociale të popullatës. Nga bizneset varen si shoqëria ashtu edhe shteti, prandaj ai duhet të investoi në rini nëse dëshiron një punëtor të kualifikuar. Biznesi ka për synim realizimin e profitit duke kryer të gjitha punët për sigurimin e të mirave respektivisht produkteve (materiale dhe shërbimeve), këtë mund të realizon vetëm nëse në stafin e tij ka profesinist të mirëfillët. Partneriteti institucional mes shkollave dhe biznesit në shumë vende të zhvilluara europiane është çelësi susksesit, pse mos të jetë edhe për ne. Shteti si bartës i ekonomisë dhe legjislacionit duhet të ndërtoi lehtësira të llojeve të ndryshme qofshin ato doganore, të taksave, fonde të posaqme për kreditim me kushte të volitshme apo benificione tjera për biznesin i cili merr pjesë në trajnimin edhe edukimin profesional të të rinjeve jo vetëm në shkolla por edhe në qendrat e aftësimeve profesionale. Biznesi me përvojën dhe kapacitetin finaciar që ka mund të ndikoj dukshëm në përmisimin e kushteve të punës nëpër puntoritë e shkollave, QAP191-ve si dhe në strukturën programore. Por jo vetëm kaq ata kanë njohuri dhe mundësi që të rrisin edhe kapacitetin trajnues të mësimdhënësve, si dhe të jenë gjerator i progresit edukativo – arsimor. Shteti duhet ta nxisë biznesin që të investoi në arsim profesional, por shteti duhet edhe t`ia krijoj mundësitë që ai të mos ngurroi në investim. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke munduar ta gjejë rrugën e prosperitetit dhe duhet patjetër duhet të ndërmarr masa për të mbrojtur intersin publik në përgjithësi e të arsimit të të rinjëve në veçanti, por njëkohsisht ai duhet të krijojë mundësi të reale lehtësuese, atyre bizneseve apo ndërrmarrjeve serioze që duan të hyjnë në rrugën e përbashkët për krijimin e të riut profesionist që në mënyrë të drejtpërdrejt kjo si pasojë ka zhvillimin ekonomik të vendit dhe zbutjen e ndjeshme të papunësisë. Partneritetit mes biznesit dhe shtetit nënkupton edhe thellimin e reformave duke bërë një çiftim të shkollave profesionale me biznesin dhe ndërmarrjet, duke filluar nga bashkmenaxhimi i shkollave me përfaqësuesit e biznesit. Kyçja e biznesit në bashkmenaxhimin e shkollave e ofron më afër biznesin me problematikën e këtij shkollim, e bënë më të përgjegjëm për të gjetur zgjidhje konkrete, e nga tërë kjo përfiton nxënësi duke iu përmisuar kushtet e shkollimit dhe duke ngritur shkathtësit profesionale. Konluzion 191 Qendra e Aftësimeve Profesinale

Page 277: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

277

Papunësia tek të rinjët nuk është vetëm problem i përkohëshëm ekonomik, por është një problem struktural në vazhdimësi dhe për më tepër është një krizë serioze epidemike që është shumë vështirë për tu parandaluar nëse merr hov, edhe për vendet e zhvilluara, sidomos për ekonomin e Kosovës. Ndërtimi i politikave arsimore mes shkollave dhe biznesit mundëson ngritjen e shkathtësive profesionale tek të rinjët. Në ato shkolla ku është i pranishëm biznesi dhe ku nxënësit i bëjnë praktikat pranë biznesit, gjasat për punësim rriten në mënyrë eksponenciale. Çdo rrugë e trasuar e bazuar në bashkpunim mes shtetit dhe biznesit ndihmon ndërtimin e karrierës tek të rinjët, pashqyron siguri për sukses, motivon të rinjët për qendruar në vend. Kjo mund të kthehet në një forcë stimuluese për të mobilizuar të rinjët pët ndjekur arsimin profesional, për ti motivuar ata që të pajisen me një profesion karriere. Kosova duhet ndërmarr reforma shtesë në politikat arsimore, të studioi karakteristikat e tregut të punës në raport me kërkesat e biznesit. Arsimi dhe aftësimi profesional është një shkollim mjaftë i shtrejtë prandaj investimi i biznesit në këtë arsimim duhet të jetë mëse i domosdoshëm si për shoqërinë ashtu edhe për shtetin dhe për vet ekonominë e vendit. Ndërtimi i një ligji për favorizimin e bizneseve investuese në shkolla do të jetë një garacion i funksionimit të sukseshëm mes këtyre dy partnerëve kaq të rëndësishëm të mirëqenjes shoqërore. Shkollat profesionale kanë nevojë të domosdoshme për veprime konkrete që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional, duke filluar nga themelet e tij, e që është legjislacioni aktual i saj, fillimisht Ligji për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës shtetërore dhe Korniza e Kurrikulumit të Kosovës. Në mënyrë që të tregojmë si shoqëri më shumë interes dhe përkushtim për zhvillim ekonomik, atëherë duhet të tregojmë interes të drejtpërdrejtë tek kjo kategori e arsimimit, i cili është drejtpërdrejt i lidhur me ekonominë, me punën, me prodhimin vendor. Sa më shumë që investojmë në këtë aq më shumë do ta rrisim edhe ekonominë tonë, prespektiven tonë europiane. Shftytëzimi i të gjitha mundësive financiare dhe intelektuale për të ndërtuar sa më shpejtë një strukturë të qëndrueshme zhvillimore në shkollimet profesionale, mbështetja e bizneseve që përkrahin arsimin profesional, identifikimi dhe ribërja në hap me kërkesat e tregut të punës e profesioneve, kurikulat e orientuara në praktikë pranë biznesit, certifikimet sipas standartet e europiane moderne janë faktorët që mund të kthejnë të riun kah shkollat profesionale, ta aftësoi atë për treg si vendor ashtu edhe ndërkombetar, me një fjalë t`ia siguronte tregut punëtorin profesional në të ardhëmen e afërtë. Literatura Rosemary A. Thompson, Professional School Counselling, Best practise for working in the schools, Third Edition, Taylor & Francis Group, New York, 2012. Stephen Billet, Learning in the workplace: Strategies for effective practice, Australia: Allen & Unwin, 2001. From education to working life, The labour market outcomes of vocational education and training, Cedefop, Luxembourg: Publications Office of the European Union, 2012. Modular vocational education and training, examples of good practice in europe, First edition, 2007, ISBN 978-837204-624-6

Page 278: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

278

Key Data on Education in Europe 2012, ISBN 978-92-9201-242-7, Education, Audiovisual and Culture Executive Agency, 2012. Germany VET in Europe – Country report 2012, Hensen, Kristina Alice and Hippach-Schneider, Ute, Cedefop 2012. Eurofound 2012,NEETs – Characteristcs, costs and policy responses in Europe, Publications Office of the Europian Union, Luxembouurg Revista & Artikuj &Publikime Tregu i punës dhe papunësia në Kosovë, Raport Hulumtues, Riinvest, Janar 2003, Prishtinë. Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës, Prishtinë, Maj 2014. Agjensionit të Statistikave të Kosovës, 31/Dhejetor/2012. Agjensioni i Statistikave të Kosovës,Prishtinë, Dhjetor 2014. Rezultatet e anketës së fuqisë punëtore 2009 në Kosovë, Prishtinë, Nëntor 2010. Departamenti i Punës dhe i Punësimit, Prishtinë, 2013. Rezultatet e Anketës së fuqisë punëtore 2013 në Kosovë, Prishtinë, Nëntor 2014. Burime elektronike http://ec.europa.eu/eurostat/statistical-atlas/gis/viewer/?year=2013&chapter=04 https://ask.rks-gov.net/ https://ask.rks-gov.net/arsimi https://ask.rks-gov.net/regjistri-statistikor-i-bizneseve http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/arsimi-dhe-aftesimi-profesional-nevoje-e-kohes-138016/?old=1 KosovaPress, 03 Nentor 2011 14:41 Domosdoshmeria për arsim dhe aftësim profesional dhe cilësor http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,14829 Agjensia lajmeve Ekonomia 4/11/2015 https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Edukimi/Pages/ArsimiProfesional.aspx http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2006regs/RA2006_24_ALA02_L42.pdf http://web.undp.org/cpsd/report/CPSD_Report-Albanian.pdf http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/L1.-SKZHES-SRERV-2002-2004.pdf http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Youth_unemployment “Arsimi dhe biznesi" - sfidat e arsimit profesional në Shqipëri http://www.dw.com/sq/arsimi-dhe-biznesi-sfidat-e-arsimit-profesional-n%C3%AB-shqip%C3%ABri/a-5500574-1 23.04.2010 DW ( Eurostat (une_rt_a) (lfsi_act_a)

Lavdim Beqiri, Kastriot Blakaj - Teknologjia e Komunikimit pa tela Dr.c. Lavdim Beqiri Kolegji Dukagjini, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Dr.c. Kastriot Blakaj Kolegji Dukagjini, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Hyrje

Page 279: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

279

Komunikimi pa tela (ang. Wireless communication), është një emërtim që përdoret në informatikë për të treguar çdo lloj veprimi elektrik apo elektronik i cili kryhet pa përdorimin e një lidhjeje me tel. Komunikimi pa tela është përcjellja e informacionit në largësi pa përdorimin e përcjellësve. Largësitë e përfshira mund të jenë të shkurtëra (disa metra si p.sh. në një telekomandë televizori) apo shumë të gjata (mijëra apo madje miliona kilometra për radiokomunikim). Përçimi pa tela i sinjaleve bën pjesë në degën e telekomunikacionit. Ai përfshin telefonët celularë, ndihmuesit personal digjital (NPD) etj. Shembuj të tjerë të teknologjisë pa tela përfshijnë njësitë SGV, derëhapësit e garazheve, minjtë kompjuterikë pa tela dhe tastaturat, televizionin satelitor dhe telefona celular. Në përgjithësi përçimi pa tela përdor radiovalët megjithëkëtë përkufizimi shtrihet edhe në aparate, më pak të përdorur, që shfrytëzojnë rrezatimin infra të kuq apo laserin. Rrjetat kanë evoluar për përkrahjen e personave të cilët janë në lëvizje. Personat konektohen nëpërmjet shumë pajisjeve, përfshirë kompjuterë, laptopët, tabletat dhe telefona të mençur. Ky është vizioni ose mobiliteti kur personat mund ta marrin konektimin në rrjetë së bashku me të në rrugë. Personat tani presin të konektohen në çdo vend dhe kohë, nga zyra në aeroport ose shtëpi. Udhëtimi i të punësuarve përdoret për zvogëlimin e shpenzimeve për pagesë telefoni ose kontrollimi i mesazheve dhe kthimi i disa thirrjeve të thira. Tani të punësuarit, mund ta kontrollojnë emailin, voice mail dhe statusin e projektit në smart phones. Përdoruesit presin që të jenë në gjendje ta përdorin roam. Roaming i mundëson pajisjet wireless për mirëmbajtjen e qasjes së internetit pa e humbur lidhjen e tyre. Janë disa benificione për përkrahjen e wireless rrjetës, dyja edhe biznesi e edhe në shtëpi. Disa nga benificionet përfshijnë rritjen e fleksibilitetit, rritjen e produktivitetit, reduktimin e shpenzimeve dhe mundësija për rritjen dhe adoptimin e kërkesave për ndryshime. Edhe pse është vështirë të matet, wireless qasja mund të rezultoi si rritje e produktivitetitdhe më shumë relaksim të punonjësve. Në rrjetat pa tela, të punësuarit kanë fleksibilitet për punë, mund të përgjigjen klientëve kudo që janë, në zyre, jashtë në drekë etj. Mund të kenë qasje në email ose resurse tjera të ndërlidhura me pune, lehtë dhe shpejtë, duke ofruar menaxhment të mirë, rezultate të mira dhe të shpejta për klientët dhe rritje të profitit. Benifit i rëndësishëm i wireless rrjetës është mundësia e adaptimit të ndryshimeve dhe teknologjive. Shtimi i pajisjeve të reja në rrjetë është e ngjajshme me wireless rrjetën. Konsidero që wireless lidhjen e shtëpisë, përdoruesit mund të shfletojnë në web nga kuzhina, dhoma e ditës, qak edhe jashtë. Userat në shtëpi lidhen në pajisje të reja, sic janë telefonat e menqur, laptom dhe tv te rinje. Sinjalet (signals) Wireless komunikimet përdoren në profesione të ndryshme. Edhe me përzierjen e wireless teknolgjive dhe vazhdimisht rritjen e tyre, fokusi i diskutimit është në wireless rrjetën që i lejon userat të jenë mobil. Wireless rrjetat mund të klasifikohen si: Wireless Personal-Area Network (WPAN) – Operon në rangun e disa metrave. Bluetooth ose WI-FI Direct-enabled pajisjet përdoren në WPAN. Wireless LANs (WLANs) – Operojnë në rang të qindra metrave siç është dhoma, shtëpia, zyrja, çak edhe kampusi.

Page 280: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

280

Wireless Wide-Area Network (WWANs) – Operojnë në rang të mijëra kilometrave siç janë zonat metropolitane, hierarkia celulare. Në vazhdim janë disa nga llojet e wireless teknologjisë në dispozicion për lidhjen e pajisjeve në këto wireless rrjeta: Infrared Infrared (IR) është relavitivisht energji e ulët dhe nuk mund të depërtojë përtej murit. Megjithatë, përdoret shumë për t’i lidhur dhe lëvizur datat në mes të pajisjeve siç janë Personal Digital Assistant (PDA) dhe PC. Porti i specializuar për komunikim i njohur si Infrared Direct Access (IrDA) i përdore IR për të shkëmbyer informata në mes të pajisjeve. IR e lejon vetëm one-to-one type of connection. IR gjithashtu përdoret për remote control, mauset wireless, dhe wireless keyboard. Në përgjithësi është për rang të shkurtër të komunikimit. Megjithatë është e mundur të reflektojë IR sinjali në objekte për me zgjeru rangun. Për rang më të mirë, kërkohen frekuenca të larta të valëve elektromagnetike. Radio Frequency (RF) RF valet mund të depertojnë përtej murreve dhe pengesave tjera, duke lejuar rang më të madh sesa IR. Vendet e sigurta të RF janë caktuar për përdorim për paisje të palicensuara siç janë wireless LANs, telefonat ajrorë dhe periferale të kompjuterit. Kjo e përfshine 900 MHz, 2.4 GHz dhe 5 GHz rangun e frekuencave. Këto range jane te njohura si Industrial Scientific and Medical (ISM) dhe mund të përdoren vetëm me disa restrekcione. Bluetooth Është teknologji që e përdorë frekuencën 2.4 GHZ. Ështe e limituar ne shpejtesi te vogel, vale te shkurta, por i ka perparesit se mund te komunikoje me disa paisje ne te njejten kohe. Ky komunikim nje ne shume e bene Bluetooth teknologjine metode te preferuar nepermjet IR per ti konektuar kompjuterin dhe periferalet sic jane mause, keyboard dhe printerat. Teknologjit tjera qe perdorin 2.4 GHz dhe 5 GHz jane wireless LAN teknologjit moderne qe pershtaten ne lloje te IEEE 802.11 standardeve. Jane ndryshe nga Bluetooth teknologjia sepse transmetojne ne nivel ma te madh, i cili ju mundeson rang ma te mire. Bluetooth – Eshtë standard IEEE 802.15 WPAN standard që e përdorë device-pairing procesin për të komunikuar në distancë deri në 100m. Versionet e reja të bluetooth janë standardizuar nga Bluetooth Special Interests Group. Wi-Fi (Wireless Fidelity) – Standard IEEE 802.11 WLAN i zhvilluar për ofrimin e qasjes së rrjetë për shtëpi dhe korporate users, përfshinë data, voice dhe video traffic, në distancë deri në 300m. WiMAX (Worldwide Interoperability for Microwave Access) – Standard IEEE 802.26 WWAN është alternativë e kablles dhe DSL broadcast lidhjeve. Mobility është shtuar në WiMpAX në 2005 dhe mundet tani të përdoret nga service provider cellular broadband. Cellular broadband – Përmban lloje të korporatave, nacionale dhe internacionale organizata për përdorimin e service provider cellular acces për ofrimin e mobile broadband network connectivity. Gjenerata e parë dhe e dytë e cell phones në 1991 (2G) me shpejtësi të madhe duke u bërë i

Page 281: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

281

mundshëm në 2001 dhe 2006 si pjesë e gjeneratës së tretë (3G) dhe të katërt (4G) të mobile communication technology. Sattelite broadband – Ofron qasje në rrjetë në remote sites nëpërmjet përdorimit të drejtimit të saqit të satelitit në drejtimin specifik (Geostationary Earth Orbit (GEO)). Zakonisht është më i shtrejtë dhe kërkon linje të kjartë. Janë shumë lloje të wireless teknologjive në dispozicion. Megjithatë, fokusi në këtë kapitull do të jetë WLAN 802.11 Të gjitha wireless pajisjet operojnë në radio valë të spektrit elektromagnetik. Eshtë pëgjegjësi e International Telecommunication Union-Radiocommunication Sector (ITU-R) për rregullimin dhe vendosjen e radio frekuencës (RF) spektrumit. Rangu i frekuencave, të quajtura bands, janë për qëllime të ndryshme. Disa bands në spektrumin elektromagnetik janë të rregulluara fortë dhe përdoren për aplikacione, sic janë kontrolli i trafiku dhe përgjegjësi emergjend. Band tjerë janë license free, sic është industrial, Scientific dhe Medical (ISM) dhe national information infrastructure (UNII) frequency bands. Modulimi, Frekuenca, Spektrumi, Bandwidth Wireless komunikimet ndodhin në radio valë rangu (psh. 3 Hz deri 300 Ghz) të spektrumit elektromagnetik. Rangu i radio valëve është ndatë në sekcionin e radio frekuencave. Vëreni që VLAN, Bluetooth, celular dhe satelite komunikimet të gjitha operojnë në microwave UHF, SHF dhe EHF range. Wireless LAN pajisjet e kan transmetuesin dhe pranuesin për specifikimin e frekuencës të spektrit të radio valëve. Specifikisht, në vazhdim janë disa frekuenca që e lejojnë 802.11 wireless LAN: 2.4 GHz (UHF) – 802.11b/g/n/ad 5 GHz (SHF) – 802.11a/n/ac/ad 60 GHz (EHF) – 802.11ad WLAN standardi IEEE 802.11 e definon se si RF është e palincencuar për ISM frekuencë band që përdoret për shtresën fizike dhe MAC sublayer të wireless link. Llojet e implementimit të IEEE 802.11 standardid janë zhvilluar gjatë viteve. Në vazhdim do ti përmendim këto standarde: 802.11 – E lëshuar në vitin 1997, ky është specifikimi origjinal i WLAN që operon në 2.4 GHz band dhe ofron shpejtësi deri në 2 Mb/s. Kur është lëshuar, wirel LAN kanë operuar në 10 Mb/s pra që teknologjia e re e wirelessit nuk është adoptuar mirë. Wireless pajisjet e kanë një antenë për transmetim dhe pranim të wireless sinjalit. IEEE 201.11a – E lëshuar në vitin 1999, operon në frekuencë të ulët 5 GHz band dhe ofron shpejtësi deri në 54 Mb/s. Për shkak që ky standard operon në frekuenca të larta, është e ngjajshme me mbulimin e zonës dhe më pak efektiv në ndërtimin e strukturave. Wireless pajisjet e kanë një antenë për transmetim dhe pranim të wireless sinjalit. Pajsisjet që operojnë në këtë standard nuk janë interoperuese me 802.11b dhe 802.11g standard. IEEE 802.11b – E realizuar në vitin 1999, operon në frekuencën 2.4 GHz band dhe ofron shpejtësi deri në 11 Mb/s. Pajisjet që e implementojnë këtë standard kanë rangë më të gjatë dhe më mirë përshtaten në strukturat e ndërtesave se sa band 802.11°. Wireless pajisjet e kanë një antenë për transmetim dhe pranim të wireless sinjalit.

Page 282: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

282

IEEE 802.11g – E lëshuar në vitin 2003, operon në 2.4 GHz frequency band dhe ofron shpejtësi deri në 54 Mb/s. Pajsisjet që e implementojnë këtë standard; prandaj, operimi në të njejtën radio frekuencë dhe rang si 802.11b, por me bandwidth të 802.11°. Wireless pajisjet e kanë një antenë për transmetim dhe pranim të wireless sinjalit. Eshte kompatibil me 802.11b. Megjithatë, kur e përkrahë 802.11b client, reduktohet bandwidth i përgjithëm. IEEE 802.11n – I lëshuar në vitin 2009, operon në 2.4 GHz dhe 5 GHz frequency band dhe referohet si dual-band pajisje. Zakonisht data rangun e ka nga 150 Mb/s deri në 600 Mb/s me distancën e rangut deri në 70 m. Megjithatë, për arritjen e shpejtësisë së madhe. AP dhe wireless klientat kërkojnë shumë antena duke i përdorë multiple-input dhe multiple-output (MMIO) teknologjinë. MIMO e përdorë multiple antenas si transmetim dhe pranim për përmirësimin e performancës së komunikimit. Mund ti përkrahë deri në katër antena. 802.11n standardi është kompatibil me standardet e mëhershëm 802.11a/b/g pajisjet. Megjithatë, përkrahja e kushteve të përziera e limiton vlerën e datës. IEEE 802.11 ac – E lëshuar në vitin 2013, operon në frekuencën 5GHz band dhe ofron rang të data nga 450 Mb/s deri në 1.3 Gb/s (1300 Mb/s). E përdorë teknologjinë MIMO për përmirësimin performancën e komunikimit. I përkrahë deri në 8 antena. 802.11ac standard është kompatibil me pajisjet 802.11a/n; megjithatë, i përkrahë kushtet e përziera e limiton shpejtësinë e vlerës së datës. IEEE 802.11ad – I pregatitur për lëshim në vitin 2014, gjithashtu i njohur si WiGig, e përdorë tri-band WI-Fi zgjidhjen duke e përdor 2.4 GHz, 5 GHz dhe 60 GHz dhe ofron teoritikisht shpejtësi deri në 7 Gb/s. Megjithatë, 60 GHz band është line-of-site technology dhe; prandaj nuk mund të kaloi nëpërmjet murreve. Kur useri është në roaming, pajisja lakon nga e ulta 2.4 GHz dhe 5 GHz band. Eshtë kompatibil me pajisjet Wi-Fi ekzistuese. Megjithatë, përkrahja e shumë pajisjeve e degradon vlerën e dates. Standardi siguron ndërveprimtari në mes të pajisjeve të bëra nga prodhues të ndryshëm. Internacionalisht, tri organizatat që kanë influencë në WLAN standardin janë: ITU-R – E rregullon lejushmërinë e RF spektrumit dhe orbitës satelitore. IEEE – E specifikon RF të ultë nëse modulohet për brengosjen e informatave. E mirëmban standardin për local dhe metropolitan area networks (MAN) me IEEE 802.LAN/MAN standard. Standardi dominues në IEEE 802 family janë 802.3 Ethernet dhe 802.11 WLAN. Edhe pse IEEE e ka specifikuar standardin e RF modulation pajisjes, nuk është specifikuar në standardin e prodhuesit; prandaj, interpretimet e standardit 802.11 nga prodhuesit e ndryshëm mund të shkaktojnë interoperability probleme në mes të pajisjeve. Wi-Fi Alliance – The Fi-Fi Alliance është industri globale jo profitabile e zhvilluar për promovimin e rritjes dhe pranimit të WLAN. Eshtë e asociuar e produkteve që bazohen në standardin 802.11 duke i certifikuar prodhuesit për konfirmimin në normat industriale dhe standardin. Wi-Fi Alliance e certifikon Wi-Fi dhe e përcjellë produktit e kompabilitetit: IEEE 802.11a/b/g/n/ac/ad compatibile IEEE 802.11i secure using WPA2 dhe Extensible Authenticaion Protocol (EAP). Wi-Fi Protected Setup (WPS) për thjeshtësin e lidhjes së pajisjeve Wi-Fi Direct to share media në mes të pajisjeve Wi-Fi Passpoint për thjeshtësinë e sigurisë së lidhjes në Wi-Fi hotspot rrjetës. Wi-Fi Miracast për seamlessly paraqitje në mes të pajisjeve.

Page 283: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

283

Vërejtje: Wi-Fi tjetër certifikatat produktet janë në dispozicion si WMM (Wi-Fi Multimedia). Tunneled Direct Link Setup (TDLS) dhe WMMM-Power Save. WLAN i ndajnë të njejtën Ethernet LAN. IEEE e ka adoptuar 802.LAN/MAN portofolio të standardit të arkitekturës së rrjetës kompjuterike. Dy grupe dominante 802 punojnë që punojnë në grupe 802.3 Ethernet dhe 802.11 WLAN. Megjithatë, janë dallime të rëndësishme në dy. WLAN e përdorin RF në vend të kabllave në physical layer dhe MAC sublayer të data link layer. Në krahasim me kablla, RF i ka këto karakteristika: RF nuk ka boundaries, sic është limitimi i wire në sheath. Kjo i lejon data frames të udhëtojnë nëpër RF media të jetë në dispozicion për secilin që mund të pranoi RF sinjal. RF është i pambrojtur nga sinjalet e jashtme. Radio operimet pavarsisht në të njejtën zonë gjeografike, por duke e përdorur të njejtin ose të ngjajshme RF mund të interferoi me njëri tjetrin. RF transmetimi është subjekt i të njejtit challenges në ndonjë wave-based technology, sic është radio konsumimi. Psh. radio udhëton tutje nga source, radio stations mund të filloi nëpër secilin zhurmë tjetër të rritjes. Eventualisht sinjali humbë plotësisht. LAN me kablla i kan kabllat që janë të gjatësisë së duhur për mirëmbajtjen e sinjalit. RF band janë rregulluar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Përdorimi i WLAN është subjekt shtesë i rregullimit dhe vendosja e standardit që nuk aplikohen në wired LANs. WLAN gjithashtu nga wired LANs si në vazhdim: WLAN i lidhë klientat në rrjetë nëpërmjet wireless access point (AP) ose wireless router, në vend të Ethernet switch. WLAN lidhet me pajisjet mobile që zakonisht janë me bateria. Wireless NIC kanë tendencë për reduktimin e jetës së baterisë për pajisjet mobile. WLAN i përkrahin hostat që janë të lidhura për acces në RF media (frequency bands). 802.11 prescribes collision-avoidance (CSMA/CA) në vend të collision-detection (CSMA/CD) për media access në proaktivitetin duke iu shmangur collisions në media. WLAN e përdorin frame të ndryshme se sa wiret Ethernet LAN. WLAN kërkojnë informata shtesë në Layer 2 header të frame. WLAN e rrisin më shumë problemet e privatsisë për shkak të radio frekuencat mund ta arrijnë jashtë. Shperndarja e radio sinjaleve (propagatioin of radio signals) Wireless LAN mund të akomodojnë topologji të ndryshme të rrjetës. Standardi 802.11 i identifikon dy wireles topology modes: AD hoc mode – Kur dy pajisje konektohen me wireless pa ndihmen e pajisjes, sic është wireless router ose AP. Shembulli përfshin Bluetooth dhe Wi-Fi Direct. Infrastructure mode – Kur wireless klienti lidhet nëpërmjet wireless routerit ose AP, sic është WLAN. AP lidhen në infrastrukturën e rrjetës duke e përdor distribuimin e sistemit me kabull (DS), sic është Ethernet. An ad hoc wireless rrjeta është kur dy wireless pajisje komunikojnë në peer-to-peer (P2P) pa e përdorur AP ose wireless routerin. Psh. klienti me mundësi të wireless mund të konfigurohen të operojnë në ad hoc mode duke e mundësuar pajisjen tjetër të lidhet me të. Bluetooth dhe Wi-Fi

Page 284: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

284

Direct janë shembuj të ad hoc mode. IEEE 802.11 standardi i referohet ad hoc network si independent basic service set (IBSS). Variantat e ad hoc topologjisë është kur telefoni i menqur ose tablet e mundësojnë krijomin e personal hotspot. Kjo mundësi ndonjëherë referohet si Tethering. Hotspot zakonisht është i përkohshëm dhe zgjidhje e shpejtë që eju mundëson telefonave të menqr të ofrojnë wireless shërbime për Wi-Fi router. Pajisjet tjera mund të asociojnë dhe authentikate me smart phone për përdorimin e internet lidhjeve. Apple iphone i referohet kësaj si Personal Hotspot feature, përderisa Android pajisjet referohet edhe si Tethering ose Portable Hotspot. Arkitektura 802.11 përmban disa komponente që ndërlidhen për ofrimin e WLAN që i përkrahë klientat. I definon dy infrastruktura mode topology building blocks: Basic Service Set (BSS) dhe Extended Service Set (ESS). Basic Service Set BSS përmban vetëm një AP të ndërlidhur të gjitha wireless klientët. Qarqet e zones së mbulushërisë me të cilin wireless klietat e BSS mund të mbajnë komunikimet. Kjo zonë quhet Basic Service Area (BSA). Nëse wireless klienti lëvizë jashtë BSA, ai nuk mund të komunokojë direkt me wireless klientat tjerë në BSA. BSS është topology building block përderisa BSSA është mbulushmëri aktuale e zonës. Layer 2 MAC address e AP përdoret për identifikimin unik të secilit BSS, i cili quhet Basic Service Set Identifier (BSSID). Prandaj, BSSID është emër formal i BSS dhe cdoherë asociohet me vetëm një AP. Extended Service Set Kur vetëm një BSS ofron RF mbulushmëri, dy ose më shumë BSS mund të bashkangjiten nëpërmjet një distribution system (DS) në ESS. ESS është union i dy ose më shumë BSS të lidhura në wired DS. Wireless klientat në një BSA munden tani të komunikojnë me wireless klientat në një BSA tjetër në të njejtin ESS. Roaming mbile wireless clients mund të lëvizin nga një BSA në një tjetër (me të njejin ESS) . Zona e quajtur Extended Service Area (ESA). ESA zakonisht i përfshin disa BSS në overlapping dhe ose konfigurime të ndara. Secili ESS është identifikuar me SSID dhe ESS secili BSS është i identifikuar nga BSSID. Për arsye të sigurisë, si shteë SSID mund të propagandojnë nëpërmjet ESS për vecimin e nivelit të qasjes së rrjetës. 802.11 Frame Structure Të gjitha frames të Layer dy përmbajnë header, payload dhe FCS. 802.22 frame format është i ngjajshëm me Ethernet frame format, me përjashtim që përmban ma shmë fusha: Frame Control – E identifikon llojin e wireless frame dhe përmbajnë subfusha për llojin e protokolit, llojin e frame, llojin e adresës, rryma dhe setingsat e sigurisë. Duration – Zakonisht përdoret për ndikimin dhe kohëzgjatjen e nevojshme për pranimin e frame tjetër të transmetuar. Address1 – Zakonisht përmban MAC adresë duke pranuar wireless pajisje ose AP Address2 – Zakonisht përmnban MAC adresa për transmetimin e wireless pajisjes ose AP Address3 – Ndonjëherë përmban MAC adresë ose destinacion sic është interface e routerit (default gateway) nga e cila AP është bashkangjitur. Sequence Control – Përmban Sequence Number dhe Fragment Number subfields. Sequence Number indikon numrin e sekuencës të secilt frame. Fragment Number indikon në numrn për secilin frame të dërguar në fragmented frame. Address4 – Zakonisht mungon për shkak që përdoret vetëm në ad hoc mode Payload – Përmban data për transmetim

Page 285: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

285

FCS – Frame Check Sequencel përdoret për Layer 2 error control Vërejtje: Përmbajtja e fushës së adresës nvaren nga settingsat në Frame Control field. Frame Control field përmban shumë subfields. Specifikisht, Frame Control field përmban këto subfields: Protocol Version – Ofron versionin aktual të 802.11 protokolit të përdorur. Duke pranuar pajisje që kjo vlerë e determinon nëse versioni i protokolit të pranuar nga frame përkrahet. Frame Type and Frame Sybtype – E determinon funksionin e frame. Wireless frame mundet gjithashtu të jetë kontroll frame, data frame, ose management frame. Këto janë multiple subtype fields për secilin lloj të frame. Secili subtype e determinon funsionin specifik për performimin për llojin e frame të asociuar. ToDS dhe From DS – Indikojnë se kur frame do të shkoi nga ekzistimi në DS, dhe vetëm një përdoret në data frame ose wireless klientët të asociuar në AP. More Fragments – Identifikon se shumë të frame, qoftë data ose menagement type. Retry – Indikon se kur ose mos të frame, për either data ose management frame type, rtransmetohet. Power Management – Indikon kur pajisja dërguese është në gjendjen aktive ose power-save mode. More Data – Indikon në pajisje në power-save mode që AP ka ma shumë frame për dërgim. Gjithashtu përdoret për AP të ndikoj si shtesë e broadcast/multicast frames. Security – Ndikon se kur të enkriptohen dhe authentication është përdorur në frame. Ai mund të cendoset në të gjitha data frames për AP për indikimin shtesë të broadcast/multucast frames në vazhdim. Reserved – Mund të ndikojnë që të gjitha datat e pranuar mund të procesohen. Vërejtje: Frame Type dhe Frame Subtype fields përdoren për identifikimin e llojit të wireless transmetimit. Mund ti kemi tri frame types: Management Frame – Përdoret për mirëmbajtjen e komunikimit, sic është gjendja, authentication dhe qasja në AP. Control Frame – Përdoret për lehtësimin në shkëmbimin e data frames në mes të wireless klientat. Data Frame – Përdoret për brengosjen e informatave sic është web faqja dhe fajllat. Management frames përdoren ekskluzivisht për gjetjen, authenticate dhe associate me AP. Association request frame – (0x00) drgon nga wireless client, e mundëson AP të alokimit të resurseve dhe sinkronizimi. Frame brengoset për informata rreth wireless lidhjeve përfshirë përkrahjen e data vlerës dhe SSID në rrjetë në wireles client që dëshiron të asocioj. Nëse pranohet kërkesa, AP pranon memorje dhe esablishes ID për pajisjen. Association response frame – (0x01) Dërgon nga AP në wireless klient duke kontaktuar pranimin ose refuzimin e kërkesës. Nse është e pranueshme, frame përmban informata, sic janë ID e asociuar dhe përkrahja e vlerës së datave. Reassiciation request frame – (0x02) Pajisja dërgon kërkesë kur i hudhë nga rangu i AP të asociuara dhe e gjen një tjetër AP me sinjal më tëmirë. Kordinatat e AP të ri i përcjellin informatat që mund të jenë ende me përmbajtje në buffer të AP të më hershëm.

Page 286: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

286

Reassociation response frame – (0x03) Dërgkon nga AP përmbajtjen e pranimit ose refuzimit të pajisjes të frames së kërkuar. Frame përfshin informata të kërkuara pë asocim, sic është ID e asociuar dhe vlera e datave të përkrahuara. Probe request frame – (0x04) Dërgohet nga wireless klienti kur kërkon informatë nga wireless klienti tjetër. Probe response frame - (0x05) Dërgon nga një AP përmbajtjen e informatës së mundshme, sic është përkrahja e vlerës së datës, pas pranimit të probe reques frame. Beacon frame – (0x08) Dërgon nga AP periodikish në prezenc dhe ofron SSID dhe parametra tjera të prekonfiguruara. Disassociation frame – (0x0A) Dërgimi nga një pajisje që pres të terminojë lidhjen. Lejon që AP të heqë dorë nga memorja dhe ta heq pajisjen nga tabela e asociuar. Authentication frame – (0x0B) Pajisja dërguese dërgon authentication frame në AP duke përmbajtur identitetin. Deauthentication frame – (0x0C) Dërgon nga një wireless klient duke pritur ta terminojë lidhjen nga një wireless klient tjetër. Beacons janë vetëm një menaxhment frame që mund ta rregulloi broadcast nga të gjitha AP. Të gjitha probing tjerë, authentication dhe association frame përdoren vetëm gjatë asocimit (ose procesit të riasocimit). Control frames përdoren për menaxhimin shkëmbimit të informatës në mes të wireless klientit dhe AP. Ata ndihmojnë prevetivën e collisions në wireless medium. Vlera e zakonshme e frame përmban: Request to Send (RTS) frame – RTS dhe CTS frame ofrojnë optional collision reduction scheme për AP me klientë të fshehur wireless. Wireless klientat dërgojnë RTS frame në hapin e parënë two-way handshake, të cilat kërkohen para se të dërgojnë data frames. Clear to Send (CTS) Frame – Wireless AP përgjigjet në RTS frame me CTS frame. Ai ofron qartësi për kërkesen e wirelress klientit t dërgoi data frame. CTS kontribon në collision controll management duke përfshirë kohën e vlerës. Kjo vonesë e kohës e minimizon shanset që wireless klientat tjerë do ta transmetojnë gjatë kërkesës së klientit për transmetim. Acknowledgment (ACK) frame – Pas pranimit të data frame, wireless receiving cilent dërgon ACK frame në sending client ëse nuk ka errora. Nëse sending client nk pranon ACK frame për periudhë të predeterminuar kohore klienti dërgues i ridergon frame. Control frame janë integrale në wireless transmetimet dhe luajnë rol të mjaftueshëmnë media në përmbajtjen e metodes që përdoret nga wireless, të njohur si Carrier Sense Multiple Access me Collision Avoidance (CSMA/CA). Antenat, shpejtesia, atteniumi, shperndarja ne shume rruge, efekti doppler

Page 287: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

287

AP komunikon me WLAN kontrollerin duke e përdorur Lightweight Access Control Point Protocol (LWAPP). Kontrolleri i ka të gjitha intelligencen për komunikim dhe AP është “dum terminal” që e thjeshtëson procesin e paketave. Shumë biznese kërkojnë përdorimin e antenave të jashtme për ta bërë fully-functioning units. Antenat të dizajnuara specifikisht për përdorim me 802.11 AP përderisa akomodimi specifik zhvillon kushtetm përfshirë layotin fizik, distancen dhe estetiken. Omnidirectional Wi-Fi Antennas – Fabrikisht Wi-Fi zakonisht bazohen në dopole antenna, gjithashtu referohen si “rubber duck” dizajn, ngjajshëm me ato që përdoren në radio walkie-talkie. Omnidirectional antenat ofrojnë mbulushmëri 360 shkallë dhe janë udeake oër open office areas, hallways, conference rooms dhe zona të jashtme. Directional Wi-Fi Antennas – Directional antennas fokusohen në radio sinjal në drejtimin e duhur. Kjo e rrit sinjalin dhe nga AP në drejtimin e antenes, ofron sinjal të fortë dhe gjatësi në një drejtim dhe më pak sinjal në të gjitha drejtimet tjera. Yagi antennas – Lloji i directional radio antennaqë mund të përdoret për distanca të largëta Wi-Fi networking. Këto antena zakonisht përdoren për zgjerueshmërin e rangit të jashtëm në hostpotin në drejtimin specifik, ose ta arrijë ndërtesën e jashtme. IEEE 802.11n/ac/ad e përdorin MIMO teknologjinë për rritjen e bandwidth të mundshëm Specifikisht, MIMO i përdorë disa antena për shkëmbimin e shumë datave që mund të jenë në dispozicion për përdorimin e një antene të veme. Mund të përdoren deri në katër antena për rritjen e depërtimit. Vërejtje: Jo të gjithë wireless routerat janë të njejtë. Psh, hyrja e nivelin 802.11n routerët e përkrahin 150 Mb/s bandwidth duke e përdorur një Wi-Fi radio dhe një antena të bashkangjitur në njësi. Për përkrahjen e vlerës së lartë të datave, 802.11n routeri kërkon ma shumë radio dhe antena për menaxhimin e ma shumë kanaleve në data në paralel. sh. dy radio dhe dy antena në 802.11n router e përkrahin deri në 300 Mb/s, përderisa 450 dhe 600 Mb/s kërkojnë tri dhe katër radio dhe antena. 802.11 WLAN Topologies Wireless Operation Thirja e media lidhjes metod që i determinon pajisjet si dhe kur të qasen në media kur trafiku duhet të forwardohet në rrjetë. IEEE 802.11 WLAN e përdor MAC protokolin CSMA/CA. Përderisa emri është i ngjajshëm me Ethernet CSMA/CS, konceptet operuese është komplet i ndryshueshëm. Wi-Fi systemet janë half-duplex, shared media konfigurimet; prandaj, wireless klientat mund të transmetojnë dhe pranojnë në të njejtin radio kanall. Kjo krijon problem për shkak që wireless klienti nuk mund të dëgjoi përderisa dërgon; kjo e bënë të pamundur detektimin e collision. Për adresimin e problemi, IEEE e zhvilluar si shtesë e collision avoidance mekanism e quajtur Distributed Coordination Function (DCF). Përdorimi i DCF, wireless klienti transmeton vetëm nëse klienti është i pastër. Të gjitha transmetimet e njohura; prandaj, nëse wireless klienti nuk pranon përgjigje, e përmbledhë collision që ndodhë dhe pas një intervali të pritjes. Wireless clients dhe AP e përdorin RTS dhe CTS control frames të përballen me transferin aktual të datave. Për Wireless pajisjet që të komunikojnë nëpër rrjetë, ata duhet së pari të asociojnë në AP ose wireless router. Pjesë e rëndësishme e 802.11 procesit është discoveri WLAN dhe lidhja me të. Management frame përdoret nga wireless pajisja për kompletimin e këtyre proceseve: Discover new wireless AP Authenticate me AP

Page 288: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

288

Associate me AP Për ta asociuar, wireless klienti dhe AP duhet të pajtohen në parametrat specifik. Parametrat duhet të konfigurohen në AP dhe në klientë të mundësojnë negocimin e këtyre proceseve. Setingsat për konfigurimin e wireless routerit përmbajnë: SSID – SSID është identifikues unik që wireless client që përdoret të dallojë në mes të shumë wireless rrjetave në të njejtën afërsi. SSID emri paraqitet në listen e mundshme të wireless rrjetes te klienti. Varësisht nga konfigurimi i rrjetës, disa AP në rrjetë mund ta ndajnë SSID. Emrat zakonisht i kan nga 2 deri në 32 karaktere. Password – Kërkohet nga wireless klienti për authentikimin e AP. Passowrdi ndonjëherë quhet security key. Ai i lejon ndërhyrjet ose userat e tjerë të padëshiruar nga qasja e wireless rrjetës. Network mode – I referohet 802.11a/b/g/n/ac/ad WLAN standardit. AP dhe wireless routerat mund të operojnë në Mixed mode që do të thotë që njëkohësisht përdoren shumë standarde. Security mode – I referohet frequency band që fillon ta përdorë tranetimin e wireless data. Wireless routerat dhe AP mund ta zgjidhin kanallin e settingsave ose munden që manualisht nëse ka interferencë me ndonjë pajisje tjetër AP. Paraqitja e opsionit për 2.4 GHz radio Network mode. Kjo mund të përkrahë Mixed Wireless-N vetëm, ose Wireless-G. Mixed settings ofron më shumë fleksibilitet, por mundet gjithashtu ta ngadalsoi komunikimin. Psh. nëse të gjitha wireless klientat e lidhur në router e përdorin 802.11g wireless client të asociuar me AP, pastaj të gjithë faster wireless klientat pretendojnë për kanal duhet të resin 802.11g klientat ta pastrojnë klientat para transmetimit. Megjithatë nëse të gjithë wireless klientat e përkrahin 802.11n, atëherë e zgjidhë Wireless-N vetëm për performanca të mira. Paraqitja e Network mode opcionet për 5 GHz radio. Vëreni që gjithashtu e përkrahë Mixed settingsat, së bashku me Wireless-N Only dhe Wireless-AC Only settings. Vëreni që Linksys EA6500 nuk e përkrahë 802.11ad Opcioni për siguri dhe zgjidhja për protokolet e sigurisë të mundshme në Linksys EA6500 wireless router. Nga userat e shtëpisë duhet të zgjidhet WPA2/WPA Mixed Personal, përderisa biznes users zakonisht e zgjidhin WPA2/WPA Mixed Enterprise. 5 GHz radio ofron zgjidhje të njejta. Wireles pajisje gjithashtu e pëkrahin opcionin për siguri që të asocioi. Vërejtje: Të gjitha wireless routerat dhe AP duhet të sigurohen në aviable settingsat. Asnjë ose WEP opcioni duhet të shmanget dhe vetëm të përdoren në situata kur siguria nuk është brengë. Paraqitja e Channel settings për 2.4 GHz radio. Opcioni i preferuar për përdorim është Auto, megjithatë, kanali specifik mnd të selektohet nëse ka AP pajisje tjetër afër që interferon në kanal të zgjidhur nga routeri. Edhe pse 5 GHz radio gjithashtu e ka opcionin Auto, në shembull, listohet si kanal specifik. Wireless pajisjet duhet të discover dhe të lidhen në AP ose wireless router. Wireless klienti konektohet në AP duhe e përdorur scanning (probing) proccess. Ky proces mund të jetë: Passive mode – AP hapur i njofton shërbimet periodikisht duke i dërguar broadcast frame që përmbajnë SSID, përkrahë standarded dhe setingsat e sigurisë. Qëllimi kryesor i beacon ëshë lejimi i wireless klientit të mësoi se cili network dhe AP janë në dispozicion në zonen e japur, atëhere lejimi i tyre për zgjidhje se cila rrjetë dhe AP të përdoret.

Page 289: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

289

Active mode – Wireless klientat duhet ta dijnë emrin e SSID. Wireless klientat inicojnë procesin nga broadcasting a probe request frame në shumë kanale. Probe request përshinë SSID emrin dhe standardin që e përkrahë. Active mode mund të kërkohet nëse AP ose wireless routeri është konfiguruar të mos broadcast beacon frames. Wireless klientat duhet gjithashtu të dërgoi hetim pa kërkesë të SSID emrit të njehë afër WLAN rrjetën. AP konfigurohet si broadcast framen hetuese duhet të përgjigjet tek wireless klienti me përgjigjjen e hetimit dhe ofroi SSID emër. AP me broadcast SSID mundësinë të disabled nuk përgjigjen. 802.11 standardi është zhvilluar në dy mekanizma authentikues: Open authentication – Fundamentally NULL authentication ku wireless client thotë “authenticate me” dhe AP i përgjigjet me “yes”. Open authentication ofron wireless lidhje te ndonjë wireless pajisje dhe duhet të përdoret në situata ku nuk është brengë siguria. Shared key authentication – Teknika bazohet në key që është pre-shared në mes të client dhe AP. Shared key authentifikimi, i shkëmben këto: Wireless cliend dërgon authentication frame në AP. AP përgjigjet me shkëmbime të tekstit tek klienti. Klienti e enkripton mesazhin duke e përdorë shared key dhe e kthen encrypted text back në AP. AP pastaj e deenkripton tekstit e enkriptuar duke e përdorur shared key. Nëse teksti i deenkriptuar krahasohet me tekstin e sfiduar, AP authentikates klientin. Nëse mesazhi nuk krahasohet, wireless klienti nuk authentikohet dhe wireless qasja ndalohet. Pasi që wireless klienti është authentikuar, AP e procedon në shtegun e asociuar. Shtegu e asociuar i finalizon settingsat dhe i mundëson data link në mes të wireless klient dhe AP. Si pjesë e këtijë shtegu: Wireless client e forwardon Association Request frame që përfhijnë në MAC adresë. AP përgjigjet me Associate Response që përfshinë AP BSSID, i cili është në AP MAC address. AP e skicon portin logjikë të njohur si association identifier (AID) në wireless client. AID është ekuivalentë në port në switch dhe e lejojnë infrastrukturën e switch ta mbajë shënim të frame të destinuar për wireless client të forwardohet Pasi që wireless klienti është asociuar me AP, trafiku është i mundshëm të rrjedhë në mes të klientit dhe AP. Efekti i dopplerit Efekti i Dopplerit, emrin e ka marrë sipas fizicientit dhe matematicientit austriak [Christian Doppler] në vitin 1842 i cili e parashikoi atë, kurse më vonë ajo u vërtetua në vitin 1845 fizicienti hollandez Christoph Buys-Ballot dhenë vitin 1848 fizicienti françez Armand-Hippolyte-Louis Fizeau. Gjithashtu, duhet cekur se edhe dukritë si redshiftin (ngjyra e kuqe) dhe blueshiftin (ngjyra e kaltërt) e yjeve dhe galaksive janë pasoja të efektit të Dopplerit. Efekti i Dopplerit është dukuria fizike e cila definohet si rritje e frekuencës së valëve të perceptuara apo të matura (llogaritura), varësisht se burimi dhe observuesi si qëndrojnë rrespektivsht lëvizin në lidhje me njëra tjetrën.

Page 290: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

290

EFEKTI I Dopplerit-është dukuri që lidhet me përhapjen e valëve të zërit , më së miri mund të skjarohet në shembullin e sirenës së policisë. Zëri i sirenës policore ndërron fuqinë dhe lartësinë varësisht nga shpejtësia e tij- kështu kur automjeti i policisë afrohet edhe valët e zërit më shpejtë depërtojnë deri te veshi, zëri zmadhohet dhe është më i lartë kurse kur automjeti largohet valët arrijnë më ngadalë dhe ky zë qetsohet dhe ulet. Kjo është vetëm një dukje ndryshimi kualitativ i zërit që krijohet nga ndërrimi i shpejtësisë dhe shtrirjes së valëve të zërit, quhet efekti i Dopplerit. Fuqia dhe lartësia e zërit, mirpo objektet nuk ndërrohen. Multipleksi dhe qasja e shumefishte (multiplexing and multiple access) Multipleksi Është një set i standardizuar i sinjaleve dixhitale, i shprehur në Mb/s (Mega-bit-për-sekondë), që përmban disa programe televizive dhe/ose të radios dhe/ose të dhëna të tjera, të cilat transmetohen dhe emetohen në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të thurur. Multipleksi është metodë nga e cila shumë sinjale të mesazhit analog ose dixhital kombinohen në vetëm një medium. Qëllimi është shpërndarja e burimeve. Psh. në telekomunikacion, shmë thirrje telefonike mund të përdoren në vetëm një tel. Multipleksi e ka origjinen nga telegrafi në vitin 1870 dhe tani përdoret shumë në telekomunikim. Sinjali multipleks transmetohet nëpërmjet kanalit të komunikimit, siç është kabllo. Multipleksi e ndan kapacitetin e kanalit të komunikimit në disa kanale logjike. Procesi i kundërt, i njohur si demultipleks, e ekstrakton kanalin origjinal në pranim. Pajisja që e performin multipleksin quhet multiplexer (MUX). Qasja e shumëfishtë (Multiple Access) Kanali është metodë e qasjes ose metodë e qasjes së shumëfishtë që i lejon disa terminale të konektohen në të njejtën pikë për transmetimin dhe ti shpërndajë mundësitë. Shembuj të mediumeve janë rrjetat pa tela, rrjeta e autobusëve, rrjetat unazë dhe lidhjet half-duplex. Shema e qasjes në kanal bazohet në metodën multipleks, e cila i lejon disa data ose sinjale ta shpërndajnë të njejtin kanal tëkomunikimit ose mediumit fizik. Multipleks mundësohet nga shtresa fizike. Shema e qasjes së kanalit gjithashtu bazohet në qasje të shumëfishtë, gjithashtu njihet edhe si adresë fizike Media Access Control (MAC). Ky protokol merret me problemet siç janë adresimi, caktimi i kanalit të shumëfishtë te përdoruesit e ndryshëm dhe shmanjga e ndeshjeve. Shtresa e adresës fizike gjindet në shtresën e dytë (Data Link Layer) duke iu referuar OSI modelit. SDM, SDMA, FDM, FDMA, TDM, TDMA, CDM, CDMA Kur dëshirojmë ti transmetojmë shumë mesazhe, qellimi është ta maksimalizojmë burimet e dhëna: kohën dhe frekuencën. Time-Division Multiplex (TDM), operon duke e ndarë kohën në pjesë, në mënyrë që koha në dispozicion mund të ripërdoret. Frequency-Division Multiplexing (FDM), operon duke i ndarë frekuencat në breza, në mënyrë që spektrumi i frekuencës të mund të përdoret. Megjithatë, nëse e kujtojmë punen me antena direkte, mundem t’i përdorim dyjat, kohen dhe frekuencen, duke i transmetuar informatat analoge në kanalin paralel. Kjo njihet si Space-Division Multiplexing. Wireless LAN pajisja e ka pranuesin dhe dërguesin të rregulluar në frekuencën specifike të radio valëve për komunikim. Praktika më e thjeshtë për frekuenë është alokimi i rangut. Rang të ngjajshëm atëherë ndahen në range të vogëla të quajura kanale. Nëse kërkesa për kanalin speifik është shumë i lartë, ai kanal bëhet i mbingopur. Ngopja e wireless mediumit e degradon kualitetin e komunikimit. Gjatë viteve, është zhvilluar numër i teknikave për

Page 291: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

291

përmirësimin e wireless komunikimit të quajtura lehtësime për ngopje. Teknikat e listuara e bëjnë kanalin të jetë më efiqientë: Direct-swquence spread spectrum (DSSS) – DSSS është spread-spectrum modulation teknikë. Spread-spectrum është dizajnuar për shpërndarjen e sinjalit nëpër frekuenca të mëdha duke i bërë më rezistente në interface. Me DSSS sinjali shumëzohet nga “cradted noise” të njohura si spreading code. Për shkak që pranuesi e din rreth spreading code dhe kur është shtuar, kjo e krijon redudancy në sinjalin e transmetimit në mënyrë që ta numëroi humbjen e kualitetit në mediumin e wirelessit. DSSS përdoret nga 802.11b. Gjithashtu përdoret nga telefonat që operojnë në 900 MHz, 2.4 GHz, 5.8 GHz bands, CDMA cellula dhe GPS rrjetën. Frequency-hopping soread soectrum (FHSS) – FHSS gjithashtu nvaret nga spread-spectrum metoda për komunikim. Eshtë i ngjajshëm me DSSS por transmeton radio sinjale nga shpejtësia e sinjalit së bashku me shumë kanale. Me FHSS, dërguesi dhe pranuesi duhet të sinkronizohen për ta ditur se në cilin kanal të kalojnë. Ky kanal e lejon procesin për ma shumë përdorim efiqient për kanalat, zvogëlon ngarkesën e kanalit. Walkie-talkies dhe 900 MHz telefonat gjithashtu e përdorin FHSS dhe Bluetooth përdorë varianta të FHSS. FHSS gjithashtu përdoret nga standardi origjinal 802.11. Orghogonal frequency-division multiplexing (OFDM) – OFDM është nëngrup i divizionit të frekuencës multiplekse në të cilin një kanal përdorë shumë sub-channels në frekuenca të afërta. Sub-channels në OFDM sistemit janë precize orthogonal në një tjetër i cili e lejon sub-channel të overlap pa interferim. Si rezultat OFDM sistemi janë të mundshme ta maksimizojnë spektrin në mënyrë efiqiente pa shkaktuar afërsi channal interference. Në efektë, kjo e bënë më të lehtë për pranimin e situatës të sinjalit. Për shkak që OFDM e përdorë sub-channel, kanali përdorë shumë efiqiencë. OFDM përdoret nga numri i sistemeve të komunikimit përfshirë 802.11a/g/n/ac. IEEE 802.11b/g/n të gjithë operojnë në frekuenca të microwaves dhe radio spektrumit. IEEE 802.11b/g/n standardi operon në spektrumin 2.4 GHz në 2.5 GHz spektrumin përderisa 802.11a/n/ac standardi operon në 5 GHz dhe 60 GHz band. Secili spektrum ndahet në kanale me frekuencë qëndrore dhe bandwidth, analoge në mënyrë të radio bands që janë subdivided. 2.4 GHz band është ndarë në shumë kanale. Në përgjithësi kombinimi i channel bandwidth është 22 MHz me secilin channel separated nga 5 MHz. Standardi 802.11b i identifikon 11 kanale për North America. 22 MHz bandwidth, kombinohet me 5 MHz ndarje në mes të frekuencave, rezultati në overlap në mes të kanaleve të suksesshme. Perfundimi Interferenca ndodhë kur sinjali i padëshiruar overlap kanalin e pranuar nga sinjali i dëshiruar, shkakton disorientim të mundshëm. Zgjidhja e interface është përdorimi i non-overlaping channels. Specifikisht, kanali 1, 6 dhe 11 janë non-overlapping 802.11b channels. Praktika më e mirë për WLAN kërkon implementimin e shumë AP dhe që përdorin non-overlapping channels. Nëse janë tri adjacent AP, përdore channel 1, 6 dhe 11. Nse janë vetëm dy, zgjidhi ndonjë nga dy që janë pesë kanale të ndara, siq është channel 5 dhe 10. Shumë AP munden automatikisht ta zgjidhin kanalin të bazuar në afërsin e kanaleve që përdoren. Disa produkte vazhdimisht e monitorojnë radio hapsirën për caktimin e setingsave të kanalit dynamically në përgjigjje të kushteve të ndryshimit. Me migrimin e WLAN në 802.11n, ata mund ta përdorin kanalin në larger, less-crowded 5 GHz band, reduktimi i “accidental denail of service (DoS)”. Psh. 802.11n standardi e përdorë OFDM dhe mund të përkrahë katër non-overlapping channels.

Page 292: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

292

802.11n mundet gjithashtu ta përdorë channel bonding, i cili i kombinon dy 20 MHz kanale nënjë 40 MHz kanal. Channel bonding e rrit depërtimin duke i përdorur dy kanale në një kohë për arritjen e dates. Shumë AP modern munden që auto-adjust channel në interface. Implementimi i WLAN që e merr avantazhin më të mirë të resursit dhe ofrimit të shërbimit të mirë mund të kërkojë planifikim të kujdesshëm. WLAN mund të rangojnë nga relativisht instalimi i thjeshtë deri te shumë kompleks. Duhet të dokumentohet mirë plani para se të implementohet wireless rrjeta. Numri i userave në WLAN mund të përkrahë nuk është i mirë kalkuluar. Numri i userave nvaret në lajotin gjeografik të mundësis, përfshirë numrin e trupit dhe pajisjes që mund të futet në hapsirë, vlera e data userit pritet, përdorimi i non-overlapping channel nga shumë AP në ESS dhe transmetimin e setingsave të rrymës. Kur planifikohet plani i lokacionit të AP, administratori nuk mundet thjeshtë ta vizatoi zonën dhe ti vendos ato në planë. Rrethi i mbulushmërisë është i rëndësishëm, por janë të rëndësishme edhe disa rekomandime shtesë: Nëse AP përdoren për të njejtin wiring ose aty ka lokacione ku AP nuk mund të vendosen, vëreni këto lokacione në hartë. Pozicionimi i AP Pozicionimi i AP në lokacione ku userat pritet të jenë. Psh. në conference room janë zakonisht lokacioni më i mirë për AP se sa në koridor. Kur këto pika janë adresuar, vlerëso mbulushmërinë e pritur të zonës në AP. Këto vlera dallojnë varësisht në WLAN standarded ose mix të standardeve që janë zhvilluar, natyra e mundësisë, fuqia e transmetimit që AP është konfiguruar, etj. Cdo konsultim i specifikimit për AP kur planifikohet mbulushmëria e zonës. BSA reprezenton mbulushmërinë e zonës që ofron nga vetëm një kanal. ESS duhet të ketë 10 deri në 15 përqind overlop në mes të VSA në një ESS. Kur 15 përqind overlap në mes të VSA dhe SSID dhe non-overlapping channels (psh. një cell në channel 1 dhe një tjetër në channel 6), romaing mundësitë mund të krijohen. Referencat Dr. Kurose Jim & Dr. Ross Keith, Computer Networking, A Top-Down Approach, fifth edition, Pearson Education, 2009. Casad Joe & Newland Lee Daniel, Networking Essentials, New Riders Publishing, Indianapolis USA. Barrie Sosinsky Networking Bible, ISBN-13: 978-0470431313, 2009 Ivan Misner, David Alexander & Brian Hitlard Networking like a pro, January 1. 2010 Selman Haxhijaha,Luan Gashi.Bazat Teknike të informatikës – BTI. Dispencë.Prishtinë.UBT.2012/2013 Doracak për krimin kompjuterik.Autor:Marko Zvwrlevski,Spasenka Andonova,Vlladimir Millosheski.Janar.2014. Instalimi Fizik dhe Konfigurimi i rrjeteve kompjuterike lan me kabëll.Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco”.Moduli 3. http://www.docstoc.com/docs/160822390/Instalimi-fizik-DHE-KONFIGURIMI-i-rrjeteve-kompjuterike-LAN-me-kab%C3%ABll Burime nga interneti: http://www.coniglioconsulting.com/residential/virus-worm-spyware-removal http://tips.betdownload.com/top-5-fre-antivirus-software-1102n.aspx

Page 293: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

293

http://bstavileci.weebly.com/uploads/1/6/5/3/16535548/administrimi_sem_1.pdf http://abazmemeti.webs.com/rrjetatkompjuterike.htm#704742504 http://www.docstoc.com/docs/160822785/Tipet-dhe-te-dhenat-e-kabujve-te-rrjetit http://edisonavdiu.webs.com/pajisjet-e-rrjetave http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=46394 http://www.bluechinger.de/internet/Netze.htm http://data.planetar.edu.al/files/kapitulli1207.doc http://www.slideshare.net/andrit1/rrjeti-kompjuterik http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=52276 http://hisyamassignment2.blogspot.com https://www.google.com/#q=topologjia+e+rrjetit+kompjuterik http://data.planetar.edu.al/files/Leksion%204409.pdf http://bstavileci.weebly.com/uploads/1/6/5/3/16535548/administrimi_sem_1.pdf http://arditmuca.files.wordpress.com/2010/07/attacks-from-outside-the-system-viruses2.pdf Të Drejtat e Fëmijëve dhe roli i mësuesit në respektimin e tyre

Lindita LUTAJ - Të Drejtat e Fëmijëve në kurrikulën shqiptare Dr.Lindita LUTAJ Fakulteti i Edukimit Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës SHQIPËRI Email- [email protected] Abstrakti Në shkollat tona po kërkohet gjithnjë e më shumë paisja e nxënësve me njohuri, aftësi, shprehi, qëndrime dhe sjellje, të cilat kanë si qëllim përgatitjen e nxënësve në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre në shoqëri. Qëllimi i këtij studimi konsiston në njohjen e rolit të mësuesit në respektimin e të drejtave të fëmijëve në shkollë. Metodologjia e këtij studimi bazohet në shqyrtimin e legjislacionit shqiptar, në analizën e përgjigjeve të pyetësorëve drejtuar nxënësve, si dhe fokusgrupeve të realizuar me ta. Në studim u përfshinë 400 nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Neim Babameto” dhe “Qemal Mici” të Qarkut Durrës. Nga studimi rezultoi se roli i mësuesit është i një rëndësie të veçantë në respektimin e të drejtave të fëmijëve. Studimi evidentoi se një numër i vogël i nxënësve u drejtohej mësuesve, në rastet kur u shkeleshin të drejtat, kjo nisur dhe nga mungesa e besimit të nxënësve. Bashkëpunimi nxënës - drejtues shkolle, në rastet e shkeljes së të drejtave të nxënësve nga ana e mësuesve, rezultoi joefikas. Lidhur me marrdhëniet e nxënësve me psikologun e shkollës, u vu re një mosbesim dhe koncept i gabuar nga ana e nxënësve për rolin e tij në shkollë, në mbrojtje të të drejtave të nxënësve. Rëndësi i kushtohej përdorimit të metodave të larmishme dhe të përshtatshme për mësimdhënien e të drejtave të fëmijëve në klasë, ku diskutimi zinte vend të rëndësishëm, pasi krijonte mundësinë që nxënësit të shprehnin lirshëm mendimet e tyre.

Page 294: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

294

Rëndësia e këtij studimi konsiston në rritjen e besimit të nxënësve për figurën e mësuesit, forcimin e rolit të tij në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, me qëllim promovimin e fjalës së lirë brenda dhe jashtë shkolle. Përfshirja e këtyre të drejtave në të gjitha lëndët, si pjesë e rëndësishme e programit mësimor, bën të mundur rritjen e përfitimit të nxënësve dhe përgatitjen e tyre si qytetar të denjë të shoqërisë demokratike. Fjalë kyç: Edukim i të drejtave të fëmijëve, roli i mësuesit, respektim. Hyrje: Shteti shqiptar garanton me anë të Kushtetutës së Shqipërisë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kurrikula shkollore përmban çështje të edukimit të të drejtave të fëmijëve, të shtrira në të gjitha lëndët dhe programet. Ajo ka realizuar përshtatjen e tyre sipas moshës dhe zhvillimit të nxënësve për çdo klasë. Mësuesi është një ndër aktorët që luan rol të rëndësishëm në transmetimin e njohurive për edukimin e të drejtave të fëmijëve, kjo përmes përdorimit të metodave interaktive, sjelljes dhe komunikimit që ka me nxënësit. Më 30 shtator 1990 hyri në fuqi në Samitin botëror për fëmijët Konventa për të Drejtat e Fëmijës, e cila është ratifikuar nga 191 shtete. Shqipëria e ratifikoi Konventën në vitin 1992. Në nenet e Kushtetutës së Shqipërisë zë vend të rëndësishëm mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe respektimi i këtyre të drejtave nga të gjithë. Kontaktet e para të shkollës shqiptare, përsa i përket të drejtave të njeriut, datojnë në vitet 1990-1993. Specialistët, autorët e teksteve dhe programeve në lëndën e edukatës qytetare parashikonin 2-3 tema në një vit mësimor dhe kjo ishte përpjekja e parë për t’i bërë konceptet e të drejtave pjesë të kurrikulës zyrtare, të cilat zënë 4-5% të kësaj kurrikule. Përgjithësisht, konceptet për të drejtat e fëmijëve u përqendruan në lëndën e edukatës qytetare duke krijuar përshtypjen e gabuar se ky edukim është detyrë e kësaj lënde dhe e mësuesve të saj, duke bërë kështu të kufizohen hapësirat dhe shtrirja e saj në të gjithë shkollën. Në vitet 1993-1996, specialistët e arsimit bënë përpjekje për ti dhënë hapësirën e duhur edukimit për të drejtat e fëmijëve në shkollë. Për këtë u botuan libra të cilët përfshinin nxënësit në veprimtari të ndryshme në njohjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Të drejtat e fëmijëve nuk mund të shihen si një aspekt i veçuar i përmbajtjes së shkollës, si aktivitete jashtë klase apo veprimtari kroskurrikulare, por ato duhet të jenë pjesë integrale e përmbajtjes shkollore në të gjitha lëndët. E rëndësishme është të kuptojmë dimensionet e shtrirjes dhe përfshirjes së këtij parimi si dhe fushat e veprimit dhe format e aplikimit të tyre gjatë mësimdhënies. Ora e mësimit dhe veprimtaritë e organizuara në të duhet ta ndihmojnë nxënësin të shprehë përvojën e tij, të krijojë situata problemore të cilat të synojnë në sfidimin e njohurive të tyre. Rëndësi merr pjesëmarrja dhe nxitja e përpjekjeve kolektive të nxënësve për sqarimin e koncepteve, për analizën e çështjeve dhe për zhvillimin e veprimtarive, gjë e cila duhet të jetë përparësi e procesit të edukimit për të drejtat e fëmijëve. Njohuritë duhet të krahasohen me burime të ndryshme si: fakte, të dhëna, statistika, analiza dhe zhvillim të pyejtjeve “pse”dhe “si”, për t’i bërë nxënësit të mendojnë rreth psesë së gjërave, për lidhjet e tyre, për ndikimet reciproke etj. Kjo do të ndihmojë që nxënësit të shikojnë përtej fasadës dhe të thellohen në gjykimin dhe argumentimin e problemeve të ndryshme që kërkojnë zgjidhje prej tyre. Integrimi i të drejtave të fëmijëve në procesin mësimor ka rëndësi pasi këto të drejta duke u trajtuar në të gjitha lëndët, kthehen në njohuri dhe më pas bëhen shprehi për nxënësit. Të nxënët e të drejtave të fëmijëve bëhen më interesante për vet faktin se në lëndë të ndryshme ato trajtohen në mënyra e në forma të larmishme. Realizimi i mësimit të të drejtave nëpërmjet veprimtarive, bën që orët mësimore të jenë më tërheqëse për nxënësit. Edukimi i të drejtave të fëmijëve është i orientuar në disa fusha të pavarura: të nxënët, njohuritë, konceptet, praktikat mësimore si dhe projektet ndërdisiplinore.

Page 295: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

295

Metodologjitë e mësimdhënies në edukimin për të drejtat e fëmijëve. Mësuesi ka një rol vendimtar përsa i përket edukimit për të drejtat e fëmijëve. Ai duhet të jetë motivues, nxitës i mendimit dhe i fjalës së lirw, i cili me punën e tij duhet të inkurajojë nxënësit për të zbatuar dhe promovuar konceptin e të drejtave në klasë dhe jashtë saj. Duke qenë se mësuesi është diagnostikues i sjelljes së nxënësve, planifikues, iniciator dhe mbikqyrës i aktiviteteve të të nxënit në klasë, ai ka detyrimin për të njohur dhe përvetësuar më së miri njohuritë mbi të drejtat e fëmijëve. Mësuesi duhet të kuptojë eksperiencat reale të nxënësve që ka në shkollë, të njoh dhe të kuptojë familjen dhe komunitetin nga vijnë ata. Kjo me qëllim për të patur rezultate sa më të efektshme gjatë punës së tyre me nxënësit. Edukimi për të drejtat e fëmijëve është më tepër se një çështje. Ajo është mënyrë të menduari rreth botës, përfshirje dhe ekzekutim i principeve të të drejtave të njeriut, respekt për dinjitetin njerëzor, pranim i diversitetit, tolerancës dhe barazisë. Për mësuesin nuk mjafton që të ketë njohuri rreth edukimit të të drejtave të fëmijëve, por ai duhet të demostrojë dhe transmetojë te nxënësit vlera përmes sjelljes dhe metodës së tij të punës. Nxënësit mësojnë më tepër nga ajo ç’ka mësuesit bëjnë sesa nga ajo ç’ka ata thonë. Duke u bazuar në literaturën didaktike të autorëve të njohur si Frobel, Montesori, Decroly etj përcaktohet se një metodë bëhet pronë personale e një mësuesi kur i përgjigjet kritereve të tilla si: të jetë në harmoni me sistemin e synimeve të pranuara, të jetë në harmoni me karakteristikat themelore të personalitetit të edukatorit, të ketë të siguruar një koherencë të brendshme, si dhe të ketë një paraqitje të mjaftueshme përdorimi. Metodat që përdoren në të mësuarit e të drejtave të fëmijëve, inkurajojnë dhe fuqizojnë pjesëmarrjen e nxënësve, bashkëpunimin mes tyre dhe mësuesve në të nxënë, ndjenjën e solidaritetit, dinjitetit dhe të vetvlerësimit. Ato duhet të jenë në përputhje me moshën, kulturën, stilet e të nxënit, mundësitë dhe nevojat e çdo nxënësi. Veçoria themelore e metodave të edukimit për të drejtat e fëmijëve është ndërveprimi, që do të thotë se një fëmijë njeh, mëson, mbron të drejtat e tij, si dhe realizon ato përgjegjësi që i takojnë atëherë kur është në kontakt me të tjerë, kur pyet, diskuton, kërkon, luan me shokët dhe shoqet e tij, kur përpiqet për të zbuluar, për të plotësuar diçka, si dhe për të punuar në grup. Në punën e tij mësuesi përdor strategji, metoda dhe teknika të larmishme. Rezultatet dhe diskutimi Performanca e mësuesit mbështetet mbi bazë standardesh, e cila kërkon bashkëpunimin dy palësh mësues – nxënës, që nuk mund të kuptohet pa respektimin e të drejtave të këtyre të fundit. Në kwtë studim u përfshinë 400 nxënës të shkollave 9-vjeçare “Neim Babameto” dhe “Qemal Mici” të qarkut të Durrësit. Zgjedhja e tyre u bë në mënyrë rastësore. Nga opinionet e nxënësve të dhëna në fokusgrupet e realizuara me ta, vihet re qartë se vlerësohet si i rëndësishëm roli i mësuesit prej tyre, por kur ky rol luhet si duhet. Ata mendojnë se respektimi i të drejtave të fëmijëve jo në çdo rast vlerësohet seriozisht nga ana e mësuesve, pasi vihet re që shpesh herë këta të jenë indiferent ose të pajtohen me kolegët e tyre. Po ashtu edhe koha që i kushtohet nga ana e mësuesve, mësimit të të drejtave, nuk është e mjaftueshme dhe mbingarkesa që kanë nxënësit lidhur me informacionet që marrin në lëndë të ndryshme, i pengon që ta ndjekin këtë proces në mënyrë dinamike. Për pyejtjen ”Kujt i jeni drejtuar në rastet kur u kanë shkelur të drejtat”? Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” u përgjigjën se: 15 % i janë drejtuar drejtorisë së shkollës, 35 % mësuesve, 0 % psikologut, 32 % prindërve dhe 18 % u përgjigjën asnjërit. Ndërsa nxënësit e shkollës “Qemal Mici” u përgjigjën: 10 % drejtorisë së shkollës, 32 % mësuesve, 0 % psikologut të shkollës, 35% prindërve dhe 23% asnjërit. Vlerësohet si shumë e rëndësishme ndihma që u duhet dhënë mësuesve

Page 296: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

296

të rinj në drejtim tё menaxhimit të sjelljes së nxënësve, si dhe zgjidhjes së situatave konfliktuale me ta. Rreth 70 % e nxënësve shprehen se problemet më të mëdha i kanë me mësuesit e rinj, pasi ata nuk dinë që t’i respektojnë gjatë komunikimit, nuk punojnë aq sa duhet me ta, janë indiferentë. Prandaj dhe shumë prej nxënësve nuk u drejtohen mësuesve, pasi nuk kanë besim në mbështetjen e tyre. Nga përgjigjet e nxënësve u vu re se ata nuk kanë shumë besim te drejtoria e shkollës, pasi shpesh herë nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, por bëhen palë me mësuesit, duke u dalë këtyre të fundit në mbështetje. U vu re një mosbesim dhe koncept i gabuar i nxënësve mbi rolin e psikologut në ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave, prandaj asnjë prej tyre nuk deklarohet që mund t’i drejtohej psikologut të shkollës. Ata u shprehën se pak ndihej roli i tij në shkollë, kjo dhe për vet faktin se një psikolog mbulon disa shkolla, gjë që e vështirëson edhe më shumë punën e tij me nxënësit. Studimi evidentoi se në rastet kur u shkeleshin të drejtat një numër i vogël i nxënësve u drejtohej mësuesve, kjo nisur edhe nga mungesa e besimit të nxënësve. Elementёt mё sfidues tё punёs sё psikologut ishin kёshillimi i nxënësve si dhe vlerёsimi i situatave problemore të lindura për t’i dhënë zgjidhje konflikteve. Disa prej tyre u shprehën se nuk e ngrinin zërin, sepse mendonin se ishte më mirë të heshtnin, pasi kurrë nuk dilte e vërteta. Nxënësit vlerësonin të dobishëm realizimin e orëve të larmishme dhe rritjen e aftësive të mësuesit në sigurimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në mësim. Në opinionet e tyre mësuesit krijojnë klimё tё pёrshtatshme në mjedisin e të nxënit, njohin mirë metodat e mёsimdhёnies dhe dinë t’i pёrdorin ato me efektivitet gjatë punës me nxёnёsit në orën e mësimit. Nga përgjigjet e nxënësve rezultoi se metodat që përdoreshin më tepër nga mësuesit ishin: Diskutimi - nxënësit bisedonin rreth një teme të caktuar, për të ndarë mendimet me njëri – tjetrin dhe për të përfituar duke dhënë dhe marr informacion mes tyre; Loja me role - ka nxënësin në qendër, mbështeste të nxënët duke bërë, krijonte mundësinë e ndërveprimit të lartë mes nxënësve, zbulonte qëndrimin e pjesëmarrësve. Puna në grupe - krijonte mundësinë e ndërveprimit mes nxënësve, zhvillonte të menduarit, forconte besimin në vetvete, edukonte vlera qytetare pasi dëgjohej dhe respektohej mendimi i të gjithëve. Lidhur me metodat që përdorin mësuesit në transmetimin e njohurive mbi të drejtat e fëmijëve nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” u përgjigjën se: 65 % e zë diskutimi, 25% loja me role dhe 10 % puna në grup. Ndërsa nxënësit e shkollës “Qemal Mici”u përgjigjën se: 75 % zë diskutimi, 20 % loja me role dhe 5 % puna në grup.

Metoda për transmetimin e të drejtave Nxënësit e konsiderojnë shumë të vlefshëm bashkëpunimin mes aktorëve në respektimin e të drejtave të fëmijëve, sidomos atë me prindërit. Pak besim kanë te drejtoria e shkollës, duke menduar se ata shpesh herë dalin në mbrojtje të mësuesve, duke mos marrë në konsideratë mendimin e nxënësve. Në tabelën e mëposhtme jepen përgjigjet e nxënësve, në se janë dakort, janë të lëkundur apo nuk janë dakort për pyetjet që u janë drejtuar. Tabela. Pёrcaktimi i elementёve tё edukimit me të drejtat e fëmijëve.

"Neim Babameto"; Diskutimi;

65%

"Neim Babameto";

Loja me role; 25%

"Neim Babameto";

Puna në grup; 10%

"Qemal Mici";

Diskutimi; 75%

"Qemal Mici"; Loja

me role; 20%

"Qemal Mici"; Puna në grup; 5%

"Qemal Mici"

"Neim Babameto"

Page 297: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

297

Rënd

ësia

e r

olit

të m

ësue

sit n

ë ed

ukim

in

e të

dr

ejta

ve

fëm

ijëve

.

Resp

ektim

i i

drej

tave

nx

ënës

ve n

ga m

ësue

si.

Mbë

shte

tja q

ë gj

ejnë

nxë

nësit

te

mës

uesit

kur

u s

hkel

en t

ë dr

ejta

t.

Efek

tivite

ti i o

rëve

mës

imor

e.

Roli

i ku

rrik

ulës

shq

ipta

re n

ë ed

ukim

in

e të

dr

ejta

ve

fëm

ijëve

.

Shum

ëllo

jshm

ëria

e

përd

orim

it të

met

odav

e pë

r të

drej

tat.

Bash

këpu

nim

i mes

akt

orëv

e në

re

spek

timin

e

drej

tave

nx

ënës

ve.

Jam dakord 90 % 75% 40% 70 % 85% 80% 59%

Jam i lëkundur 10 % 7% 15% 10 % 10% 15% 13%

Nuk jam dakort 0 % 18% 45% 20 % 5% 5% 28%

Mbёshtetur nё tabelën e mёsipёrme, vihet re se 90 % e nxёnёsve vlerёsojnё si shumё tё rёndёsishёm rolin e mёsuesit nё edukimin e tё drejtave tё fёmijёve. Rёndёsi merr fakti i pёrkushtimit dhe seriozitetit qё ata duhet tё tregojnё nё pёrmbushjen e detyrimeve qё kanё ndaj nxёnёsve nё shkollё dhe jashtё saj. Por shiç edhe shikohet nё tabelё mbi 50% e nxёnёsve shprehen se nuk gjejnё mbёshtetjen e duhur te mёsuesit nё rastet kur u shkelen tё drejtat. Nga ana e nxёnёsve vlerёsohet me pozitivitet larmishmёria e pёrdorimit tё metodave mёsimore nga ana e mёsuesit. Po ashtu nxёnёsit pohojnё se bashkёveprimi i aktorёve tё ndryshёm nё respektimin e tё drejtave tё nxёnёsve ndikon nё krijimin e njё klime pozitive nё shkollё, gjё qё krijon mundёsinё e menaxhimit me efektivitet tё orёs sё mёsimit. Vetë dinamika e zhvillimeve tё vrullshme qё kanё ndodhur nё vendin tonё, e bёn tё domosdoshёm rёndёsinё dhe vendin qё duhet tё zёnё tё drejtat e fёmijёve nё kurrikul. Konkluzione e rekomandime: Mbështetur në përgjigjet e dhëna nga nxënësit, vemë re se mësuesi luan rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave të fëmijëve pasi është figura qëndrore në shkollë, por ka raste kur nxënësve nuk u merren nё konsideratё të drejtat e tyre. Edhe në rastin kur nxënësve u shkelen të drejtat e tyre, njё numёr i konsiderueshёm u drejtohet prindërve dhe vetёm pak u drejtohen mësuesve. Rezulton joefikas bashkëpunimi nxënës-drejtues shkolle, në rastet kur nxënësve u shkelen të drejtat nga ana e mësuesve. Lidhur me marrwdhëniet e nxënësve me psikologun e shkollës, u vu re një mosbesim dhe koncept i gabuar nga ana e nxënësve për rolin e tij në shkollë. Psikologu i shkollës është i përjashtuar nga nxënësit si zgjidhës problemesh, pasi takimet me psikologun e shkollës janë shumë të rralla. Vihet re edhe një kategori nxënësish të cilët nuk preferojnë t’i zgjidhin problemet me asnjë por qëndrojnё të mbyllur dhe indiferent. Ndëshkimi përdoret ende si masë disiplinore për të përmirësuar sjelljen e nxënësve. Përdorimi i fjalëve fyese nga ana e mësuesve kundrejt nxënësve është prezente në shkolla. Reagimi ndaj padrejtësive që u bëhen nxënësve në shkollë nuk është ende në nivelin e duhur. Nxënësit kërkojnë klimë më bashkëpunuese, komunikim më pozitiv dhe më të hapur me mësuesit. Në një përqindje të konsiderueshme u vu re që nxënësit shprehen se mësuesit e tyre reagojnë në rastet kur u shkelen të drejtat nxënësve. Por ka edhe raste që mësuesit qëndrojnë indiferent ose bëhen palë me kolegët që nuk i respektojnë këto të drejta. Vlerёsohen si tepёr efektive përdorimi i metodave të larmishme dhe të përshtatshme për mësimdhënien e të drejtave të fëmijëve në klasë. Nga përgjigjet e nxënësve u vu re se vend tё rёndёsishёm zë diskutimi. Besimi se çdo nxënës duhet të respektohet dhe t’i jepet mundësia për të zhvilluar vetveten, duhet të jenë motoja e çdo mësuesi. Trajnimet e vazhdueshme të mësuesve duhet të jenë prioritet i arsimit, me qëllim forcimin e njohurive dhe të shprehive të të drejtave të fëmijëve. Duhet qё mёsuesit tё heqin nga fjalori i tyre fjalёt fyese ndaj nxёnёsve. Nё klasё tё mbizotёrojё njё klimё miqёsore, ku

Page 298: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

298

mёsuesit të jenë promovuesit e fjalës së lirë dhe nxёnёsit tё gёzojnё tё drejtat e tyre, si dhe përgjegjësitё që burojnë nga këto të drejta. Në procesin e mësimdhënies duhet të përdoren metoda që nxitin kurreshtjen dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjelltë në klasë. Të forcohet roli i psikologut të shkollës, të cilët duhet të jenë faktor në përmirësimin e sjelljeve të padëshirueshme të nxënësve, apo evidentues të problemeve të tyre në mjedisin shkollor. Mësuesit duhet të kuptojnë rëndësinë që ka edukimi i të drejtave të fëmijëve, vendin qё ai duhet tё zёrё nё programin mësimor, duke krijuar mundёsinё e shtrirjes sё tij në të gjitha lëndët dhe në çdo moment të ditës. Referencat *Amnesty Internacional (2000), Our World,our rights. Teaching about right and responsibilities in the elementary school.:USA *Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve (2005), Veprimtari ekstrakurrikulare për klasat 1-12. Tiranë. Botimet: Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut me financim të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Jashtme Holandeze. *Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1997), Hapat e parë, manual për fillimin e Edukimit të të Drejtave të Njeriut.Tiranë:Botimet Ergi. *Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1997), Edukimi i të Drejtave të Njeriut në shkollë. Libër për mësuesit. Tiranë. *Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (2006), Të Drejtat e Njeriut në procesin e Edukimit, Manual në ndihmë të mësuesve.Tiranë, Shtyshkronja Ergi. *Qendra Shqiptare për të Drejtat eNjeriut (1999), Të Drejtat e Njeriut.Viti i V i botimit.Nr.4(20), Tiranë. *The Advocates for Human Right (2009) Promoting Human Rights Education in the classroom.Right sites news.Vol.5. *United Nations Decade for Human Right Education (1995 - 2004) ABC Teaching Human Rights: Practical activities for primary and secondary schools. Gjedia, R., Dautaj, A., Muka, P., Lama, A. & Vrapi, R. (2002). Edukimi i të Drejtave të Njeriut. Formimi i Studentëve Mësues në Fakultetet e Mësuesisë, Tiranë, QSHDNJ. Instituti i Studimeve Pedagogjike (1995), Është Veçse e Drejta! Susan Fountain, “POZITRON”, Tiranë. ISP. Është veçse e Drejta. Udhëzues Praktik për të mësuar të drejtat e fëmijëve. Tiranë, Pozitron. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës (CRC) , Raporti Fillestar dhe i Parë Periodik i Shteteve palë. Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, 20 Nëntor 1989.

Page 299: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

299

Mefail Tahiri, Ejup Rustemi - The Role of Digital Forensics in Fighting Crime

Mefail Tahiri Docent at State University of Tetova mefailt@gmail. com Ejup Rustemi Dr.Sc. at State University of Tetova [email protected] Digital Forensics presents a set of methods with which crime investigators try to find better ways to detect criminal acts faster and solve them more efficiently. This are of IT is continuously moving forward, finding new and better ways to help fight crime. Our paper will try to give an overview of how Digital forensics works, how it can be a valuable tool in criminal investigation and what lies ahead of us. Key words: Forensics, crime, cybercrime, digital forensics, security, Data mining. Introduction Criminal activities account for millions or sometimes billions of dollars in damages to businesses that many times are dependent on online transaction. Anyway, no matter how the loss is incepted, be it a “normal” crime or cybercrime, forensics is the method for investigating and solving these issues. One of the most important aspects of fighting crime, is timely reaction, because it is the only way we can expect true effectiveness and hope for solution. Achieving the needed speed of solving a particular crime, requires appropriate methods and tools. In recent years, IT technologies have been on the forefront in all areas of society development, and the crime area is no exception. IT experts have continuously strived to create new software with which criminal investigator have worked to solve their cases. The main reason for developing these applications rests on the fact that with their help investigators can find patterns and associations between various crimes based on their nature, locality, damage scale, etc. For achieving the results needed to help solving crimes, these technologies use Data Mining, where a large number of crimes are analyzed and the data is transformed into information that the police or other officials can use to find if there are similarities between crimes,

which may indicate that different crimes are committed by the same criminals. (1) IT experts Beebe and Clark say that Digital forensics, is trying to answers questions such as when the crime is committed, what was the probable reason, who may be suspected, where it happened, how it was executed and if possible why. Another thing which is of great importance is the fact that today, the majority of the communications between people is carried through digital ways, with devices such as computers, smartphones, etc. Criminals are no exception to this rule, although many times they use encrypted communication. In other words, in those devices reside many files that can be used in order to solve a case. This is especially important when we deal with cybercrime, where a lot of private consumer data are at high risk of being exposed. Take into consideration the recent scandal with the extramarital affairs website Ashley Madison, where on 18 and 20 August, a group called “The Impact Team” stole more than 25 gigabytes of company and user details.(2) Cybercrime requires new ways in dealing with criminals compared to conventional crimes. In cyberattacks, the attacker does his thing from his basement or office, or even school, and the majority of times they use anonymity software to hide themselves. This is not

Page 300: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

300

always undetectable by officials, but many times they succeed on their goal. Digital evidence can be found on various devices such as: • Compact discs (CDs); • PC-s; • Digital cameras; • Tablets • DVD-s; • BluRay discs; • Flash memories; • Gaming consoles (XBOX, Play Station, Nintendo Wii); • Micro SD cards; • Mobile phones; • Floppy discs; • Smartwatches; • Notebooks, and others. It goes without saying that the issue of digital forensics is regulated within the law, because it is a part of conventional forensics. In general, digital forensics deals with data which are present in two main areas: personal devices (PC-s, smartphones, etc.) and data that reside on a network. The latter is a bit more complex because investigators have to deal with data scattered through many servers, all of which may have their own protection that must be bypassed. (3) Many times a given case, no matter how simple may seem, can generate a large amount of data that must be analyzed so the investigators can come up with a solution. All data generated have to be stored, because they may be very helpful in future crimes that may deal with the same issues. Sometimes officials can have a different reading of the data they possess, because new evidence can change the entire viewpoint towards a given crime. Data and Knowledge

It is quite obvious that data analysis is a crucial part when dealing with data. It is the main thing with which we should generate knowledge from data which in return will help investigators solve a particular case. The Knowledge discovery in database or KDD process involves five different stages: data selection, data pre-processing, data transformation, data mining and interpretation. In the first phase experts are trying to find data samples that are most important in analyzing the crime. This is a very delicate stage because different people have different point of view regarding what is to be considered most important. Sometimes it is better to spend more time on the case than trying to solve it immediately. Taking the wrong steps can lead to the wrong person. That’s why crime solving processes require team work where different opinions will give a better understanding of the case, because although there may be cases of simple burglary, there can also be crimes that can take years to solve. The next step is to pre-process the data to gain a general overview of the probable nature of the crime. Transforming the data is the stage that will start to give investigators the true nature of the crime. Transformation will generate information. As mentioned before, Data mining is technology that help us find patterns and similarities in large amounts of data. It is the stage of classification and waypoints. The final stage has to do with interpreting all the evidence in hand in trying to give answers to the aforementioned questions: who, when, how, why, etc. Other experts define similar stages of Digital forensics:

Page 301: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

301

Fig. 1 (4) Prevention When we talk about patterns, it is important to notice that although digital forensics if very helpful in solving crimes, there is another issue that digital forensics or more specifically Data mining can deal with, that is preventing crimes. It would be OK if it will be done as in Steven Spielberg’s “Minority Report”, but we’re not talking science fiction here. Prior to 9/11 authorities didn’t pay too much attention to those who wanted to enroll into aviation practices or studies. Today, they analyze names, nationalities, religion, etc. So, there are continuous developments with the goal of preventing crimes instead of solving them after they occur. All of this sounds perfect, but it’s not that easy. Criminals and terrorists are also using computer tools to hide themselves when they prepare any ground or cyberattack. If humans can make tools for detection, humans can also make tools for protection. Whatever the case may be, in recent years, Digital Forensics has been developed and supported by various methods in order to find evidence quickly because there are many crimes such as child abuse, kidnaping, etc. that require timely reaction, especially when we know that many times it can be a question of life and death. Digital Forensics Tools When we deal with Digital forensics we must know what tools are needed to carry the

investigation. The very concept of digitalization points to computers. In that case we can classify the tools in the following groups: 1. Hardware forensic tools, and 2. Software forensic tools Hardware forensic tools usually represent detection devices that can be used for specific purposes such as metal detectors. Software forensic tools can also be specific in nature, but they can also be multi-layered applications for two or more purposes. This leads us to another digital forensics tool classification: General forensic tools that allow multi-purpose investigation, particularly internet searching (keywords). Specialist forensic tools, which deal with a specific piece of forensic evidence such as images, fingerprints, etc. and finally Case Management tools, that are used to report on cases. These tools have vastly improved criminal investigation, because they are fast and accurate. But there is one issue that we need to mention here; that is how the data is maintained after it is acquired. As we may all know, a lot of criminals delete their computer files in case they’re criminal activities are detected. IT developers have designed specific software that restores data after being deleted; they can even restore them after a complete hard drive format. The problem here is how we deal with that data.

Page 302: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

302

According to the law, the data should be restored and presented as it is, with no copying and pasting. This is done in order to maintain their original nature, without the possibility of altering them, because they may be of crucial importance in solving the case. Still, a computer software is just that, a computer software. It doesn’t think as a human being. This means that although these tools are extremely helpful, they’re certainly not perfect, and they need human touch. This is especially important when interpreting the final results from the Data mining process. Digital forensics software tools are limited in these particular areas: • Association: they have problem in finding association between data.• Classification: we mentioned before that this is something that Digital forensics software with the help from

Data mining technology, are able to classify data, but they aren’t quite there yet. The final classification should be done by the investigators. • Forecasting: this is a very important aspect of crime investigation, because it helps in finding similarities that can point to future case solving preparations. The following table shows the main actors in Digital forensics software tools. As we can see, they can do multiple tasks related to data mining, data recovery and processing.

Page 303: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

Digital Forensic Techniques Data Mining Techniques Tool Data Recovery, data generation and preprocessing

Statistical Test Analysis Bartlett’s test of sphericity Kaiser-Meyer-Olkin (KMO)

Recuva FTK Encase Sleuth kit/Autopsy ProDiscover

Data analysis

Clustering – K-means, EM, Hierarchical Clustering

Weka

Classification – Supervised learning - Decision Tree, Neural Networks, SVM, Naïve Baiyesian

Weka

Unsupervised learning – PCA, Karnohuen Map

-

Frequent Pattern Mining/Association rule Mining - Apriori, Eclat

Weka

Named Entity recognition LingPipe Visualization CyberForensicTimeLab Statistical Analysis and Anamoly Detection

EMT/MET

Recursive data mining - Phishing Invisible Witness Regression -

Table 1 No matter what tool we use, one thing is for certain, the data must be analyzed to the last bit, because this is not just about finding patterns of what particular customers want to buy from our company. This is a very serious subject. Investigators have to solve a crime which will involve accusing someone for committing it; and if we take into consideration that in a lot of cases many people can be suspects, officials must take serious measures to find and bring the criminal to justice. Deep web, the dark realm of cybercrime Fig. 2 (5) They don’t say for nothing that a picture is worth a thousand words. The above picture shows the proportion between the web that we access daily and the one that is hidden from us, where the true cybercrime is brewing. As we can see, the deep web is vastly larger than the public one. Usual Internet users cannot access the Deep web because it’s highly protected from the general public. It is the place where weapons, drugs and many other illegal things are sold. It is also called the Black market. It is such an unusual place, that many people who have tried to access have gotten into trouble with various criminal groups, even threating their lives. People who have visited the Deep web have witnessed strange content, such as video recordings of suicides, killings, etc. Not everything that can be found there is true, of course. There are a lot of hoaxes in its content. But that’s what makes it even more strange and dangerous because people can get quite confused of what is true or false. Deep web cannot be accessed through the usual Internet browsing software. Users need special software like TOR, to visit it, which also requires a lot of work to go deep enough. The issue of the Deep web has been a concern for governments all around the world, because there is evidence that a lot of terrorist groups buy weapons through it. Authorities are continuously fighting those who do criminal acts using the Deep web, because as we mentioned it’s criminal activities can be life threatening.

Page 304: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

304

Conclusion We would be very happy if we could say that from tomorrow our world will be without any crime. That sounds great, but unfortunately that is not the case. Criminal activities are happening every minute around the world. But, what we can do is take appropriate measures in helping solve those crimes or in some degree prevent them. Digital forensics is one of those measures. In this paper we’ve tried to enlighten the importance that computer hardware and software tools have in fighting conventional and cybercrime. IT engineers will continue to make more advance applications to help make better decisions so that we can all live in a more secure world. REFERENCES 1. Data mining for intelligence, fraud and criminal detection; Christopher Westphal; CRC Press, Boca Raton; 2009 2. https://en.wikipedia.org/wiki/Ashley_Madison_data_breach 3. Data visualisation in digital forensics – dissertation, Bennie Kar Leung Fei, University of Pretoria; 2007 4. http://www.natldf.com/services.php 5. http://www.cso.com.au/article/579375/seven-things-didn-t-know-about-deep-web/ 6. Data Mining and Predictive Analysis – Intelligent Gathering and Crime Analysis, Collen McCue, Elsevier Inc.; 2007

Page 305: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

305

Mimoza Demo - Roli i TIK –UT ne Mesimedhenie Msc. Mimoza Demo Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës e- mail : [email protected] ABSTRAKT Duke qenë se zhvillimi i shkences në ditët e sotme ka prparuar në të gjitha fushat e jetës kjo ka bëre të mundur që teknologjia ti paraprijë shkencës me mjetet dhe paisjet të cilat e ndihmojne ate për zhvillime të mëtejshme . Për keto arsye del e domosdoshme që keto prirje të teknologjisë dhe zhvillime në shkencë të kërkojnë një njohje të tyre nga mësimëdhënësit te cilët jo vetëm që duhet të kenë njohuri shumë të mira pedagogjike por dhe të jenë të lidhur ngushtë me zhvillimet që ofron shkenca dhe teknologjia . Pra është shumë e rëndësishme që cdo mësimdhënës duhet të përdorë dhe të përshtatë mjete teknologjike gjatë mesimit , të aplikojë mësimin aktiv duke përdorur teknologjinë dhe të orientojë nxënësit që në zgjidhjen e problemit të përdorin drejt teknologjinë . Prioritet në keto raste merr strategjia e mësimëdhënies së bazuar në projekt dhe në atë të bazuar në problem , dhe kur flasim për teknologjinë këto probleme zgjidhen me mjete teknologjike ,duke krijuar mjedisin teknologjik si dhe teknikën për zgjidhjen e tyre . HYRJE Në këtë botë në ndryshim lënda e teknologjisë së informacionit krijon mundësinë që këto ndryshime në zhvillim të vijnë shumë shpejt tek nxënësit .Eshtë shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë se kush është zhvillim dhe pse quhet i tillë,çdo të thotë ndryshim ,dhe çfare eshtë në ndryshim . Për këtë arsye është e rëndësishme tu shpjegohet nxënësve si ka ardhur ky evoulim në menyrë të pandërprë , sepse duke qenë se ata cdo ditë nga interneti marin informacione nuk e kuptojnë ndryshimin , ketë dinë ta bëjnë vetëm mësuesit të cilët me metodat e tyre të mësimdhënies dhe mësimnxënies tregojnë qartë konceptet për të cilat ata kane nevojë . Femijet në konceptin e tyre nuk i kuptojnë ndryshimet në shkencë këto ndryshime i kuptojnë personat që dallojne ndryshimet dhe i shpjegojne qartë ato . Gjatë arsyetimit dhe qartësimit meren parasysh njohuritë e femijëve për të bërë dallimin se deri ku ata janë të qartë dhe ku ju dalin pikëpyetje ,psh ne themi që TB tani për tani njihet si njësia me e madhe e matjes së informacionit ,nqs del në pah një njësi më e madhe se kjo ata menjëherë dinë të bëjnë ndryshimin . Duke qenë se njerëzit në cdo etapë të jetës kanë jetuar xhvillime është e rëndësishme që sipas fushave këto të transmetohen tek nxenesit . Dhe mjeti më i mirë për marrjen e informacioneve të ndryshëm , të gjithanshëm, të saktë dhe me vlera është lënda e tik-ut e cila duke përdorur si burim shkencën ,shoqërine ,dijet e mësuesit por dhe dijet e nxënësve bën të mundur realizimin e mësimëdhënies nëpërmjet kompjutetrit . Nxënësit duke përdorur mjetet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë të aftë të gjejnë, të zbulojne , të analizojnë dhe të ndryshojnë infomacionin e lexuar dhe të grumbulluar duke shfrytëzuar në mënyrë efektive eksperiencën dhe idetë e tyre si dhe nga ana tjetër e shfrytëzojnë informacionin e marrë për të zgjidhur në një kohë sa më të shkurtër rezultatin e tyre .

Page 306: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

306

Për këtë ndiqen disa hapa : Grumbullohen materiale nga burime të ndryshme në lidhje me temën , pastaj bëhet një përzgjedhje e tyre duke mare ato që janë më të rëndësishme ,dhe në fund kalohet në zgjidhjen e problemit duke bërë rregullime të mundëshme .Pra puna në programe të ndryshme aplikative si dhe lidhja me intermetin bën të mundur që detyra të realizohet shpejtë , saktë dhe me cilesinë e dëshiruar , kjo falë lëndës së tik-ut e cila i ka përgatutur këta nxënës me shfetuesit më të rendësishëm në internet ,me përdorinim e programeve për përpunimin e tekstit si dhe me programe që kanë të bëjnë me insertimin e figurave dhe bërjen e tabelave dhe grafikëve ,si dhe në fund prezantimin në power point . Për nxënësin zgjidhja e detyrës është një problem ,dhe meqënëse ky problem zgjidhet vetëm me mjete teknologjike themi që kemi të bëjmë me problem teknologjik dhe për zgjidhje ata krijuan mjedisin e tyre teknologjik . Por edhe mësuesi në ketë rast ka ndihmesen e tij ,nga njëra anë ai duhet të bëjë lidhjen e temës së zgjidhur nga nxenesit me fushat e tjera duke shtuar kuriozitetin e tyre me informacione dhe interpretime të tjera, nga ana tjeter duhet të tregojë forma prezantimi të ndryshme nga ato që kanë bërë nxënësit te cilat mund të jenë më tërheqëse , si dhe shpërndarjen e informacionit të përpunuar me e-mail , nëpërmjet posterave ,,një publikimi në publisher në formë broshure apo gazete etj . Në përgjithësi mesimëdhënia dhe mësimënxënia e quajtur ndryshe teaching and learning ka këto komponentë kryesore : Nxënësin . Mësuesin . Temën e mësimit . Mjetet teknologjike për realizimin e mësimit. Nqs do ti shikojme hollesisht kompomentet e mesiperm ,me qëllimin e vetëm që të bëhet integrimi i teknologjisë me mësimin për të arritur rezultate të larta në shpjegim është e rëndesishme që mësuesit të tregojnë ose përshtatin përvojen e tyre me teknologinë duke kuptuar qartë dhe ti japin rëndësi rolit të tyre në kete proces ,duke menduar me kujdes për nxënesit ,ekspozimin e tyre ,përdorimin e mjeteve teknologjike si dhe metodat e tyre të të mësuarit . Rerenca Prof As.Dr Nebi Caka Gazeta mesuesi me titull Mesimi elektronik

Ky kombinim i të mësuarit i lidhur me teknologjinë bën të mundur realizimin e objektivave të mësuesit , i cili duke patur njohuri të përmbajtjes , teknologjike dhe petagogjike ka rezultat në

Page 307: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

307

mësimdhënie , sepse cdo pjesë e mësimit është e ekspozuar nëpermjet videoprojektorit , mësuesi është në vëzhgim të vazhdueshëm dhe ndodhet në trysninë e pytjeve të nxënesve kureshtarë për temën , në ketë mënyrë mësimi është tërheqës dhe gjithëpërfshires . Pra mësimi dhe shpjegimi elektronik lidhet me procesin e të mësuarit efektiv nga kombinimi dixhital që shpërndan përmbajtjen nëpërmjet mësuesve . Eksperiencat kanë treguar se përdorimi I kompjtuterit në mësimdhënie mdihmon në : Lehtësimin e të mbajturit mend . Përqendrim e vemendje të nxënësve . Përforcim të njohurive . Konkretizim të drejtëpërdrejtë të njohurive . Nëse i referohemi standarteve lidhur me petagogjinë mund të themi që : Të mësuarit nëpërmjet teknologjisë ku vendin kryesor e zë perdorimi i kompjuterit është gjithëpërfshirës pra të gjitha lëndët mund të përdorin paisjet dixhitale në mësimdhënie. Krijon premisa për një të mësuar interaktiv dhe bashkëpunues I cili i lejon nxënësit që të kuptojnë më mirë konceptet shkencore sesa në menyrë individuale . Krijohet mundësia per të marrë informacione dhe eksperieca të tjera me të zhvilluara se ato që njihen . Programet elektronike krijojnë mundësi që zgjidhja e problemeve të bëhet shpejtë dhe sakte . Si dhe thjeshtësia e programeve të kapshme për nxenësit krijon kënaqësi në rezultatin përfundimatar si dhe vlerësim maksimal nga ana e mësuesit . Prandaj kerkesat ne kete bote dixhitale jane : 1-Të mësosh perdoriin e teknologjive te reja 2-Te përdoresh këto teknologji për të mësuar më shumë. Po cilat janë avantazhet e mësimit nepermjet teknologjisë ? 1-Bashkëpunimi -Takime në hapësira virtuale me anëtare të tjerë . 2-Lehtësi dhe komoditet . 3-Shtrirje globale shumëlloshmeri informacioni për një temë të caktuar . 4-Fleksibilitet pra akses për marrjen e informacioneve . Pra si përfundim mund të themi që trajtimi i mësimit nëpermjet kompjuterit në të gjitha lëndët e zhvilluara sot në shkollat tona ka rëndesi për faktin së cilësia dhe profesionalizmi fitohen gjatë shkollimit .Nqs do të pysim se cila do te e ardhmja e mësimit teknologjik do të thoshnim se ky mësim ka sukses për ata të cilët kanë kërkesa ndaj vetes së tyre për të qenë profesionistë në ekonominë e tregut i cili cdo ditë e më shumë shtron kërkesa të reja në rritje . Referenca Prof As Dr NEBI CAKA Gazeta mesuesi Prishtine “Mbi mësimin elektronik.

Page 308: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

308

Muazam Halili, Sadin Halili - Korrupsioni si faktor ngadalsues në procesin e integrimit të republikës së maqedonisë në unionin europian

* Dr Muazam Halili - Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Maqedonisë, Sektori për punë të brendshme – Tetovë. * Mr.sc Sadin Halili - Ministria e drejtësisë e Republikës së Maqedonisë, ENP-Burgu i Tetovës. 1.Rugëtimi i Republikës së Maqedonisë drejt Unionit Europian Hyrje Pas daljes nga sistemi socialist, qëllimi kryesor i vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore ishte inkuadrimi i tyre në strukturat euroatlantike, para se gjithash në NATO dhe në Unionin Europian. Rrugëtimi i këtyre vendeve në këtë drejtim aspak nuk ishte i lehtë, ajo karekterizohet me ndryshime radikale brënda sistemit politik dhe ekonomik. Shumicës së ktyre vendeve që karakterizoheshin si vende të susksesshme gjatë procesit të tranzicionit iu desht të bëjnë reforma rënjësore të sistemeve të tyre, diku dhjet vite, ndërsa te vendet e Evropës Juglindore procesi i tranzicionit është tejzgjatur, duke mos dhënë rezultate konkrete në konsolidimin e sistemeve të tyre, që padyshim ka rezultuar me zvaritjen e tyre në procesin e integrimit në Unionin Europian. Pra kjo tregon se, vendet e Evropës Juglindore të njohura si vende të Ballkanit Perendimor në krahasim me vendet e Evropës Lindore nuk kanë qenë seriozisht të përkushtuara në kohëzvoglimin e rrugës së tyre drejt Unionit Europian.Kjo mund të shihet nga të dhënat e raporteve të progresit të publikuara nga Komisioni Europian, për çdo vend të Ballkanit Perendimor, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë. Në këtë punim kryesisht do të bëhet fjalë për rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë drejt Unionit Europian, duke theksuar datat historike në këtë drejtim, plotësimin e kritereve të Kopenhagës nga Republika e Maqedonisë, duke veçuar këtu korrupsionin si pengesë kryesore në këtë drejtim. Me anë të metodave analitike stitistikore do të prezentohen të dhëna nga Enti statistikor i Republikës së Maqedonisë që kanë të bëjnë për veprat penale me karakter korruptiv gjatë periudhës 2002 – 2014, nga analiza e së cileve do të konkludojm për funsionimin efikas të institucioneve gjegjsisht të Gjyqsorit në Republikën e Maqedonisë. Fjalë Kyçe: Korrupsioni, Unioni Europian, Republika e Maqedonisë, Kriteret e Kopenhagës,

Page 309: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

309

Republika e Maqedonisë si vend që gjeografikisht bënë pjesë në Evropën Juglindore, pas daljes nga sistemi socialist, ashtu si dhe shumë vende tjera të dalura po nga ky sistem synim kryesor kishte kyçjen në strukturat euroatlantike para se gjithash në NATO dhe Unionin Europian. Nga ana tjetër Unioni Europian nuk ishte në gjendje për pranimin e këtyre vendeve, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë, sepse bëhej fjal për sisteme që strukturalisht dalloheshin me vendet e Unionit Europian. Mu për këto arsye Unioni Europian në vitin 1993 në Kopenhagë, pregaditi disa kushte të cilat në literaturë njihen si kriteret e Kopenhagenit. Kriteret e Kopenhagenit në vete ngërthejnë : kritere politike (Stabilitet institucional që janë në gjengje të garantojn demokraci, sundim të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare) ; kritere ekonomike (treg funksional me kapacitet për tu përballur me forcat e tregut në Unionin Europian) si dhe harmonizim të ligjshmëris së këtyre vendeve me ligjshmërin e së drejtës europiane. Republika e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit në Unionin Europian, ka bërë reforma të konsiderueshme për plotësimin e kritereve të Kopenhagës, gjë që dëshmon edhe marrjen e statusit më datë 17 dhjetor 2005, vend kandidat për anëtarësim në Unionin Europian pa përcaktim date konkrete për filimin e bisedimeve të ndërsjellta. Rrugtimi i Republikës së Maqedonisë në plotësimin e këtyre kushteve ishte mjaft i veshtirë, që karakterizohej me probleme të natyrës sociale, politike, ekonomike, institucione jofunksionale etj. Marrja e stautusit kandidat për anëtarësim në Unionin Europian i paraprin disa ngjarje me rëndësi në marëdhëniet midis Republikës se Maqedonisë dhe Unionit Europian siç janë: Tetor 1992: Republika e Maqedonisë emron përfaqsues të saj në Bruksel; 22 dhjetor 1995: Vendosë marrdhënie diplomatike me Unionin Europian; 10 mars 1996 : Bëhet partnere e plotëfuqishme e programës PHARE (Poland and Hungary: Assistance for Reconstruction of their Economies); 20 qershor 1996: Në Bruksel nënshkruhet Marrëveshja për Bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Komuniteteve Europiane të asaj kohe, si dhe Marrëveshja për Transport; Shkurt 1998:, Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Bashkëpunimit, në Ohër mbahet dialogu i parë politik në nivel ministrorë; 11 mars 1998: Nënshkruhet Marrëveshja për Tregti dhe Tekstil; 21 dhe 22 mars 1998: Në Shkup mbahet mledhja e parë e këshillit të përbashkët, me temë kryesore, shqyrtimi dhe ndjekja e realizimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim, aritjet në reformat strukturore, si dhe diskutim për çështje specifike që tangojnë vendin. 5 mars 1999 : Në Bruksel, mbahet mledhja e dytë e Këshillit për bashkëpunim. Qershor 1999: Miratohet raporti për mundësin e fillimit të bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. 24 janar 2000: Miratohen direktivaat e Komisionit Europian të dorëzuara te Këshilli i Unionit Europian, që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të bashkëpunimit midis Republikes se Maqedonisë dhe Unionit Europian; 5 prill viti 2000: Në pajtueshmëri me vendimin e Komisionit Europian të Lisbonës, oficijalisht fillojnë bisedimet midis Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Europian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit; Qershorë 2000: Këshilli Europian i Feira, deklaron se të gjitha vendet e procesit të Stabilizim Asocimit ishin vende kandidate potenciale për anëtarësim në Unionin Europian.

Page 310: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

310

24 nëntorë 2000: Në margjinat e samitit të mbajtur në Zagreb, u parafua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit; Dhjetorë 2000: Bëhet inkuadrimi i Republikës së Maqedonis në programet regjionale CARDS për periudhën kohore 2002 – 2006; 16 shkurt 2001: Parafohet Marrëveshja për Regullimin e Dispozitave Tregtare të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim; 9 prill 2001: Në Luksemburg, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. 1 prill 2004: Hynë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimmit, pas ratifikimit të të gjitha vendeve anëtare të Unionit Europian; 22 mars 2004: Në Dablin , Republika e Irlandës, Qeveria e R. së Maqedonisë zyrtarisht aplikon për anëtarësim ne Unionin Europian; 1 tetor 2004: Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, dorëzoi pyetsorin Qeverisë së Republikës se Maqedonisë; 31 janar 2005: Qeveria e R. së Maqedoinisë, finalizojë përgjigjet e pyetsorit për aplikimin e saj në Unionin Europian; 14 shkurt 2005: Në Bruksel, delegacioni i R. së Maqedonisë dorëzoi përgjiget e pyetsorit, presidentit të Komisionit Europian Hoze Manuel Baroso; 9 nëntor 2005: Komisioni Europian rekomandon dhënjen e statusit kandidat Republikës së Maqedonisë; 17 dhjetor 2005: Këshilli Europian në Bruksel, Republikës se Maqedonisë i jep statusin vend kandidat për anëtarësim në Unionin Europian pa përcaktim date konkrete për filimin e bisedimeve; 12 dhjetor 2009: Parlamenti Europian miraton rezulutën, të paraparë për heqjen e Vizave qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. 19 dhjetor 2009: Hynë në fuqi Marrëveshja për heqjen e Vizave. Ngjarjet e lartë përmendura, paraqesin ngjarje të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, sidomos Marëveshja e Stabilizim Asocimit, si dhe marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në Unionin Europian. Vlersimi pozitiv për marrjen e këtij statusi, dëshmon për përpjekjet e Republikes se Maqedonisë të bëra në këtë drejtim gjegjsisht në sferën e plotësimit të kritereve të Kopenhagës. Por nga ana tjetër mos përcaktimi i datës konkrete për fillimin e bisedimeve tregon se Republika e Maqedonisë ende ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme para se gjithash në funksionimin e institucioneve demokratike dhe shtetit juridik, në çka, pavarësia dhe funksionomi efikas i gjyqsorit, departizimi dhe depolitizimi i administratës publike dhe shtetërore, mediat e lira , si dhe lufta kundër korrupsionit janë disa nga çështjet më të rëndësishme. 2.Lufta kundër korrupsioni si faktor në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit Përvoja e deritanishme e zgjerimeve , vërteton se kriteret politike të Kopenhagenit nuk duhet lidhur me aspektet formale të institucioneve të ndryshme politike dhe demokratike (parlament, qeveri, gjykatë etj), por me funksionimin e vërtet të tyre si dhe zbatimin e së drejtës dhe çështjeve tjera në praktik. Gati se në çdo raport vjetor të Komisionit Europian për Republikën e Maqedonisë këta çështje janë të cekura, posaçërisht korrupsioni si dukuri negative e shfaqur në institucionet e R. së Maqedonisë dhe dobësit e institucioneve të sistemit për ta luftuar ate. Konstatimet e lartëpërmendura vërtetohen edhe nga të dhënat statistikore të Entit Shtetëror Statistikor të Republikës se Maqedonisë, të prezentuara në tabelën nr.1. Tabela nr. 1 Të dhëna tabelare për kryerësit e paraqitur, akuzuar dhe të dënuar për vepra penale me karakter korruptiv të parapara në kreun e XXX të Kodit Penal të R. së Maqedonisë, gjatë periudhës kohore 2002 – 2014 v.

Page 311: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

311

Vite Të paraqitur në cilsin e kryerësit

Të akuzuar Të dënuar

Kreu XXX Kreu XXX Kreu XXX 2002 489 111 58

2003 685 118 66

2004 846 185 102

2005 957 238 138

2006 773 236 117

2007 930 256 153

2008 1112 291 175

2009 1061 343 167

2010 1067 262 142

2011 825 365 133

2012 843 317 150

2013 927 247 137

2014 566 355 243

Gjithsejtë

11081 3324 1781

Burimi: Të dhënat janë marrur nga publikimet vjetore statistikore të Entit shtetëror të statistikës të Republikës së Maqedonisë, www.stat.gov.mk (zbritur 28.10.2015). Të dhënat nga tabela tregojnë se numër më të vogël në cilsinë e personave të paraqitur për vepra penale me karakter korruptiv kemi në vitin 2002, i cili vit karakterizohet me 489 persona, kurse viti 2008 karakterizohet me numër më të madh ku gjithsejt kemi 1112 persona të paraqitur. Në cilësin e personave ndaj të cilëve është ngritur akuzë , dallon viti 2011 për nga numri më i madh i të akuzuarve i cili është 365 persona, kurse viti 2002 karakterizohet me numër më të vogël të personave të akuzuar i cili është 111. Në cilësinë e personave të dënuar, viti 2014 dallon me numër më të madh të personave të dënuar, ku gjithsejt kemi 243 persona, kurse viti 2002 veçohet si vit me persona më pak të dënuar. Gjithashtu nga të dhënat e prezentuara mund të konstatojmë se në total numri i personave të paraqitur si kryerës të veprave penale me karakter korruptiv të paraparë në kreun e XXX të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë është 11081 persona, nga i cili numër vetëm kundër 3324 personave është ngritur akuzë kurse të dënuar gjithsejt kemi1781 persona. Të prezentuara në përqindje forma grafike e të dhënave të fundit do ta kishin këtë pamje. Grafikoni nr.1

Page 312: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

312

Pra nga të dhënat e mësipërme, të prezentuara në tabelë dhe grafikon mund të konstatojmë se epilogu gjyqsor në trajtimin e rasteve analizuar gjatë viteve, dhe në total është i dobët, që në një çfar mënyre vërteton vërtetsinë e raporteve të progresit të Komisionit Europian. Në këtë kontekst shkon edhe prezentimi i ambasadorit amerikan Pol Volers, i cili në një debat të mbajtur në muajin tetor 2014, me rastin e prezentimit të raportit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, potencoj se në vitin 2013 Komisioni Antikorupsion ka hetuar 228 raste me elemente korruptive, nga ky numër vetëm kundër shtatë personave është ngritur akuzë, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë i dënuar.192 Në qoftëse i referohemi periudhës së kaluar, mund të shihet se në Republikën e Maqedonisë grabitjet apo vjedhjet më të m’dhaja kanë ndodhur gjatë procesit të privatizimit të kapitalit shoqrorë, si rjedhojë e mos kompletimit të neneve përkatëse në Kodin Penal të R. së Maqedonisë,193 numri joadekuat dhe mosfunksionimi i duhur i institucioneve përkatëse të parapara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në përgjithësi. Sa për ilustrim nga 2.5 milijard euro të parapara nga shitja e kapitalit shoqëror, janë realizuar vetëm 9.6 milion euro ose 38% nga parashikimi.194 Në linjë të korrupsionit kohëve të fundit gjegjesisht gjatë vitit 2015, nga ana e opozitës maqedonase shpalosen edhe disa dukuri nëpermjet të ashtuquajtura “ bomba” të opozitës ku ka dyshime për korrupsion. Kjo gjendje nën presionin dhe ndikimin e faktorit ndërkombëtar paraqet sfidë për institucionet e Republikës së Maqedonisë, në drejtim të zbatimit të së drejtës dhe funksionimit të shtetit ligjor, që padyshim do të reflektohej në proceset integruese të R. së Maqedonisë. Luftimi i suksesshëm i korrupsionit që në mënyre decide është i paraparë në kriteret politike të Kopenhagenit nuk do të thotë vetëm plotësim i kritereve politike të Kopenhagenit, por nënkupton edhe plotësimin e kritereve ekonomike të Kopenhagenit, nga shkaku se korrupsioni si 192 Двевен весник, Вест, број 4297, 15 октомври 2014 година, стр.3

193Маневски, М., Корупцијата во РМ (превентивни и казнени мерки за спречување), Скопје, 2005, стр. 327 194 Џуклески Г, Николоска С, ,, Економска криминалистика График Мак Принт ,, Скопје 2008 г, стр.69

68%21%

11%Të paraqitur

Të akuzuar

Të dënuar

Page 313: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

313

dukuri negative mjaftë negativisht ndikon në investimet qofshin ato nga jashtë apo nga brënda, në zvogëlimin e bruto prodhimit vendor, në dislokimin e resurseve, në ekonominë informale etj. E gjithe kjo rezulton në dobësimin e aftësive konkuruese të ekonomis së tregut për të përballuar konkurencën e tregut të perbashkët europian, që “de facto,” dhe ,”de jure” nënkupton plotësimin e kritereve ekonomike të Kopenhagenit. Duke pasur parasysh efektet negative të korrupsionit, Republika e Maqedonisë në mënyrë të fuqishme duhet të luftojë korrupsionin në qoftëse dëshiron stabilitet politik dhe mirëqenie ekonomike që gjithsesi do të rezultonte në përshpejtimin e procesit të integrimit në Unionin Europian. Kjo është e mundur në qoftëse kemi efikasitet më të madh të institucioneve të drejtë- sisë ku parim kryesor duhet të jetë funksionimi i së drejtës dhe zbatimi apo funksionimi i ligjit në përgjithsi. Përfundim Republika e Maqedonisë si vend që numrohet ndër të parat në grupin e vendeve të Evropës Juglindore që nënshkruajti marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Unionin Europian, ka bërë reforma në drejtim të përmbushjes së kriteriumeve të Kopenhagës, gjë që dëshmon edhe marrja e statusit kandidat për hyrje në Unionin Europian. Marrja e këtij statusi në një çfar mënyre mbyll dilemën se a do të jetë R. e Maqedonisë pjesë e Unionit Europian, por ky status nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar në këtë drejtim. Puna që në periudhën vijuese pritet nga Maqedonia në drejtim të përmbushjeve të detyrimeve të saja, që shpien në Unionin Europian është e rëndë dhe komplekse, por jo edhe e paaritshme. Korrupsioni fuqishem ndikon në funksionimin normal të institucuineve shtetërore, zvoglon rritjen ekonomike, ndikon në autoritetin e qeverisjes, si dhe ndikime tjera që në përgjithsi japin një pasqyr negative për shtetin si në rafshin nacional ashtu edhe ndërkombëtar. Mu për këte, inkriminimet të shafaqura me elemente të korrupsionit , në kontinuitet duhet të luftohen duke bërë përpjekje të ndryshme në drejtim të prëkryerjes të metodave kriminalistike dhe menyra tjera që do të rezultonte luftim më efikas ndaj kësaj dukurie negative që gjithsesi mjaftë pozitivisht do të ndikonte si në rafshin nacional ashtu edhe në ate ndërkombëtar. Literatura e Konsultuar : Љубица Костовска, ,, Конкурентноста на Југоисточноевропските земји наспроти конкурентноста на ЕУ, во Годишник на Економскиот факултет Скопје 2008. Гоце Џуклески и Светлана Николоска ., “Економска криминалистика”, Скопје, 2008. M. Morgese Borys, E.K. Polgar and A. Zlate, "Real Convergence in Central, Eastern and South-eastern Europe", Background paper prepared for the Economic Conference on Central, Eastern and South-eastern Europe,1-2 October 2007, European Central Bank, Frankfurt am Main. Muazam Halili, “Abuse of power and authority in Republic of Macedonia – form of economic crime” publikuar në revistën shkencore The Macrotheme Review 4(6)- 2015 v. Dubrovnik, 2015. Muazam Halili, “Vendet e Evropes Lindore dhe Juglindore në Rugëtimin drejt Unionit Еuropian” publikuar në Revisten shkencore shoqerore Vizione 19/13 Shkup ,2013. Муазам Халили, “ Криминолошко – Криминалистички аспекти на злоупотребите на службената положба и овластување во Република Македонија” Докторски труд “Универзитет Свети Климент Охридски Битола” Безбедносен факултет Скопје, 2015. Муазам Халили, “Процесот на проширување на ЕУ и пристапувањето на Р. Македонија” Магистерски труд “Универзитет Свети Кирил и Методи” Економски Факултет Скопје, 2009. Маневски М., “Корупцијата во РМ” (превентивни и казнени мерки за спречување), Скопје, 2005. Светлана Николоска, “Кривични дела против службената должност”, Графотранс, Скопје, 2008г.

Page 314: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

314

Muhamet Binaku - Rregullimi juridik i marrëdhënieve të punës në Kososvë Msc.Muhamet Binaku PhD. Candidate Universiteti Evropian i Tiranes Abstrakt Në Kosovë është duke u bërë përpjekje e vazhdueshme të krijohet infrastruktura ligjore e cila do të rregullonte raportet kontraktuale ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve me të cilat përcaktohen të drejtat dhe detyrimet nga marëdhënia e punës. Rregullimi ligjorë i marrëdhënies së punës dhe kushtet e punës në Kosovë paraqet një prej fushave më të rëndsishme dhe komplekse duke filluar nga, informimi, mbikqyrja si dhe zbatimi i ligjislacioni të punës. E drejta e punës pa një legjislacion adekuat nga spektri i marrëdhënieve të punës nuk mund të ketë një stabilitet të qëndrueshëm në shoqëri, si dhe njëra nga të drjtrat më të rëndësishme ekonomiko-sociale të njeriut dhe parim themelor i legjislacionit të punës. Puna është më rëndësi të jashtëzakonshme për çdo indivit dhe , si e tillë paraqet parakusht dhe garanci të lirisë, si dhe realizimit të zhvillimit të personalitetit. Personat që kanë krijuar marrëdhënie pune, përveq obligimeve kanë edhe të drejta. Të drejtat që rrjedhin nga marrëdhënia e punës janë të drejta të percaktuara me ligje, marrveshje kolektive etj , por njikosishtë keto të drejta janë të garantuara edhe me Kushtetutë. Punëdhënësi, ndermarrja apo institucioni janë të obliguar që t’i respektojnë dhe t’iu mundosjnë punëtorëve që ti realizojnë të drejtat që burojnë nga ligjislacioni që rregullon marrëdhënien e punës. Në ketë drejtim edhe Kosova ka bërë hapat e nevojshme për nxjerrjen e ligjeve, duke i inkorporuar direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Fjalaë Kyç: Ligjislacioni, Harmonizimi, Inkorpurimi, Mbikqyrja etj. Hyrje Dispozita e neni 65 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i mundëson Kuvendit të Republikës së Kosovës të miratojë ligje, ku ligji është burimi më i rëndësishëm i së drejtës së punës. Po ashtu dispozita e nenit 49 i Kushtetutes së Republikës së Kosovës, të drejtë e punës e garanton, si dhe secili personë është i lirë që të zgjidhë profesionin dhe vendin e punës195. Ku ketë të drejtë e proklamon edhe Deklarata Universale, ku kjo Deklaratë, garanton të drjtën për kushte të ndershme dhe të knaqëshme të punës , të drejtën për mbrojtjen nga papunësia, të drjtën për pages të barabart për punë të barabart, si dhe të drejten për kompensim të ndershem dhe të knaqëshëm i cili puntorit dhe familjes së tij i siguron ekzistenc dinjitoze të njeriut, si dhe të drejten për kohë të kufizuar të punës të drejtën për pushim dhe argtim, si dhe të drejtën e pushimit koh pas kohe me pagesë ( neni 23-24). Pra e drejta e punës është një nga të drejtat më të rëndësishme ekonomiko-sociale të njeriut dhe parim themelor i legjislacionit të punës.196Të drejtat e punëtorëve në Kosovë, respektimi dhe mbrojtja e tyre janë një nga çështjet më të rëndësishme por të cilat shumë pak janë adresuar nga

195 Kushtetuta e Kosoves nen 49 196Komentari i Kushtetutes se Republikes së Kosovës,f 181

Page 315: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

315

institucionet e Kosovës. Me qëllim të krijimit të një baze ligjore funksionale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrushme për marrëdhënien e punës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar keto ligje; Ligji i Punës Nr 03/L-212, Ligji për Siguri dhe Shëndetin në Punë Nr. 04/L-161, për Organizim Sindikal në Kosovë Nr. 04/L-011, Ligji për Greva Nr. 03/L-200, Ligji i Inspektoratit të Punës Nr. 2002/9. Ligji për shërbimin civil Nr. 03/L-017, Ligji për dhënjen e lejev për punë dhe punësim shtetasve të huajnë Republikën e Kosovës Nr.03/L-136, Ligji për Kshillin e pamvarur Mbikqyrës ( për sherbyesit civil) Nr 03/L-192 si dhe Marrveshja e përgjithshme Kolektive në Kosovë. Për të drejtën e punës rëndësi ka Ligji i Punës, ligj i cili ka për qëllim të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, te punëdhënësit në sektorin privat dhe sektorin publikë. Rëndësi të veçantë ky ligj i ka dhënë edhe ndalimit të të gjitha llojeve të diskriminimit në punësim. Ligji parashikon se diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, por që në mënyrë të veçantë parashikohet ndalimi i diskriminimit të drejtpërdrejtë ose i tërthortë të personave më aftësi tëkufizuara gjat punësimit, avancimit në punë ose ngritjes profesionale, nëse për atë vend pune është i aftë të kryejë punën në menyrë adekuate. Në aspektin praktik, ligji është burimi më i rëndësishëm i të drejtës së punës ngase dispozitat kushtetuese aplikohen drejtpërsëdrejti vetëm në raste specifike, sepse janë me karakter parimor. Mbrojtja e të Punësuarve më Ligji e punës. Duke pasur parasyesh konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës , Ligjislacionin e Bashkimit Evropian dhe parimet themelore të ekonomis së hapur dhe të tregut të punës, më qellim të krijimit të një baze ligjore funksionale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrushme për marrëdhënie e punës nxjerrin Ligji i Punës Nr. 03/L-212 në Republiken Kosovë. Ky ligj ka për qëllim të rregulloj të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, tek punëdhënësit në sektorin privat dhe në at publik. Dispoziatat e këtij ligjit zbatohen edhe për të punësuarit dhe punëdhënsit, punësimi i të cilëve rregullohen me ligje të veҫantë, nëse në ligj të veҫant nuk parashe zgjidhje për ҫvshtje të caktuar nga marrëdhënia e punës. Po ashtu dispozitat e këtij ligji nukë janë të aplikushme për marrëdhëniet e punës brenda misioneve ndërkombëtare, misionev diplomatik edhe konsullore të shtetasv të huaja, Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare. Në kët ligjë janë të specifikuar sektori Privat dhe atë Publik ku i rregullon të drejtat obligimet dhe detyrat e të punëdhënsit dhe të punësuarve në keto sektore. Me sektor publikë ky lgjieifion, sektorin e arsimit, të shendetësisë si dhe ndërrmarrjet publike të cilat janë pronësi e Republikë së Kosovë. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit me shtetësi të huaj dhe personat pa shtetësi, të cilet janë të punësuar tek punëdhënësi në territorin e Republikës së Kosovës. Ligji i punës është i ndarë në dymbëdhjetë (12) kapituj si dhe përmban 100 nene: Dispozitat Themelore Themelimi I Marrëdhënies së punës, Sistemimi I të punësuarve në vendin e punës, Orari I punës, Pushimet dhe mungesat nga puna, Mbrojtja dhe sigurija në punë, Pagat dhe benificionet e të punësuarve , Ndërprerja e marrëdhënies së punës, Procedurat për realizimin e të drejtav nga marrëdhënia e punës, Organizatat e tv punësuarve dhe të punvdhënësve, Dispoziatat ndeshkimore, Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare. Në kët ligjënë menyr eksplicite e ka ndaluar diskriminimin në punë dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnim, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore,

Page 316: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

316

nderprerja e kontratës së punës ose ҫeshtjev tjera nga marrëdhënia e punës te rregulluar më këtë ligj dhe me ligjet tjrea në fuqi. Me kët ligjë është e ndaluar puna e detyruar ose e dhunshme, përjashtimishtë punë e detyruar nukë konsiderohet puna ose shërbimet të cilat i kryejn përsonat e denuar më aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së denimit ose në raste të gjendjes së jashtzakonshëme. Kritet për themelimin e një marrëdhënje të punës në bazë të dispozitav të ketij ligji është mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeҫ, me përjashtim të personav që mund të punsohen në punë te leta që nuk rrezikohet jeta dhe shendeti i fëmijve lejohet edhe mosha pesëmbdhjetë (15) vjeҫ. Punëdhënsi në sektorin publik, është i obliguar që të shpallë konkursë publikë sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelonë një marrëdhënje të punës. Kontarat e punës lidhenë në formë të shkruar dhe të nënshkruar nga punëdhënësi dhe i punësuari, Kontarat e punës mundet të lidhet për një periudhë të pacaktuar, të caktuar dhe me detyra specifike. Kontrata e punës permban të gjitha dispozitat që janë të percaktuara në nenin e 11 të ketij ligji. Të drejtat e të punësuarve në rastë të ndrrimit të punëdhënësit, në rast të ndrrimit statusor, përkatësishtë të ndrrimit të punëdhënsit, punëdhënësi i ardhëshëm nga punëdhënësi paraprak më perputhje më kontraten kolektive dhe me kontraten e punës i merrë persiper të gjitha detyrimet dhepërgjithësit nga marrëdhënia e punës, të cilat janë të aplikushme në diten e nderrimit të punëdhënësit. Sistemimi i të punësuarve në vendin e punës, I punësuari caktohet në vendin e punës, për të cilin ka lidhë kontratë pune, po ashtu i punësuari mundet të sistemohet sipas nevoje nga një vend në nji vend tjeter, tek i njeti punëdhënës me pajtim me kontratën e punës, dhe me aktin e mbrendshëm të punëdhënsit. Orari i punës nënkuptonë periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari krynë punë ose sherbime në të mirë të punëdhënsit, orari punës zgjat dyzet (40) orë në javë, në rastë të jashtzakonshëme ose me rritjen e vëllimit të punëve dhe në raste tjera të domosdoshme me kerkesen e punëdhënsit, putori duhet që të punojë më gjatë se orari i punës edhe tetë (8) orë në javë. I punësuari ka të drejten e shfrytzimit ditor prej 30 minutav, po ashtu gjat qdo viti kalendarik ka të drejten e shfrytzimit të pushimit vjetor me pages në kohzgjatje prej katër (4) javë, pamvarsisht a punon me orar të shkurt apo të plot.Po ashtu i punësuari ka të drejtë të mungojv nga puna me pages në keto raste: pesë (5) ditë në rast të marteses së tij; pesë (5) dië në rast të vdekjes së antarëve të ngushtë të familjes;tri (3) ditë në rastë të lindjes së femijës; një (1) ditë pune në rast të dhënjes vullnetar të gjakut; si dhe në raste tjera të përcaktuar me kontrat kolektive dhe me Aktin e mbrendëshm dhe me kontraten e punës. I punësuari ka të drejtë në sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetitdhe në ambientin e përshtatshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të siguroj kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë,ne të cilen sigurohet mbrojtja e jetës dhe shendetin e të punësuarve në pajtim me ligjin. I punësuari ka të drejtë në pagë, e cial përcaktohet me Kontraten e punës, ne pajtim me kët ligj, punëdhënsi duhet t’i paguaj femrave dhe meshkujve kompensim të njejt për punën e vlerës së njejt, i punësuar gëzon pagë shtes në perqindje të pages bazë si më poshtë: 20% në or për kujdestari; 30% në orë pune gjatë natës; 30% në orë pune jashtë orari; 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave dhe 50% për punë gjat fundjavës. Të punësuarit mundet ti nderprehet kontrata e punës në keto raste; sipas fuqis ligjore, me vdekjen e të punësuarit, me vdekjen e punëdhënsit kur puna e kryr apo sherbimi e ofruar ng puntori janë të natyres personale, me skadimin e kohzgjatëjes së kontratës, kur i punsuari mbush moshen gjashtdhjetepes (65) vjeҫ, në diten e dorëzimit të aktvendimit të plotfuqishëm për verteimin e humbjes së aftësis së punës, nëse i punësuar shkon në vuajtje të denimit që zgjat më teper se gjasht (6) muaj, me vendim të gjykatës kompetente për nderprerjen e marrëdhënjes së punës, më fallimentimin dhe likujdimin endërrmarrjës, si dhe më raste tjera të percaktuar më ligj. I punësuari i cili konsideron se ju kanë shkel të drejtat nga marrëdhënja e punës mund t’iu drejtohet ketyre organev, tek punëdhënsi që ka qen në marrëdhënje pune, përmes ndermjetësimit, pran Inspektoriatit të punës, si dhe pran gjykatës kompetente, që ti realizojnë të drejtat e tyre nga marrëdhënja e punës. Të punësuarve dhe punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimet pa ndërhyrje nga asnj organizat ose organ publik, e drejta për organizim sindikal, drejtat për dialog social etj. Personat fizik ose juridik që nuk i përfillin dispozitat e këtij ligji, në procedur ligjore dënohen më të holla prej njëqind (100) deri në dhjetëmijë

Page 317: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

317

(10.000 ) Euro. Mbikqyrje e zbatimit të dispozitav të këtij ligji të cilat i rregullon marrëdhënjen e punvs dhe sigurin në punë, e bën Inspektoriati i Punës.197 Mbrojtja e të Punësuarve me Ligjin për shërbimin civil në Republiken e Kosovës Ky ligj rregullon statusin e nënpunësve cuvilë, si dhe marrëdhënien e tyre të punës në institucionet e administratës qendrore dhe komunale, që hyjnë në fushën e veprimit të ketij ligji përfshijnë: administraten e Kuvendit, administraten e Presidencës, Zyren e Kryeministrit dhe ministërit, agjencitë ekzekutive, agjencitë e pavarura, si dhe administaraten komunale. Ky ligj i rregullonë rregullat menaxhimin dhe organizimin e përgjithishëm të një shërbimit cvil të panshëm politikishtë, rregulla pë pranim në punë, kushtet e punës, të drejtat dhe detyrimet , sjelljenj personale, avancimin në karrier si dhe zhvillimet profesionale të nënpunësve civilë. Institucionet e administartës qendror, të cilat rregullohen më ligjë të posaҫëm, do t’iu nënshtrohen dispozitave të ketijë ligji, përveҫ rasteve kur ligji i posaҫëm përmban dispozita të ndryshme nga ai. Shëbimi civil- është trup i personelit administartivtë punësuar, në institucionet e administartës qendrore dhe komunale të parapara në kët ligj. Nënpunës cicil- nëkupton personin e punësuar për ushtrimin e autoritetit administartivpublik në baz të aftësis dhe kapacitetit, i cili merrë pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, zbatimin rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimi e mbështetjës së përgjithëshme administrative. Ligji për shërbimin civil është i ndar dhjetë ( 10) kapituj si dhe përmban 105 nene. Shërbimi civilë është i përbër nga nënpunës civil, të panshëm, profesional, të përgjithëshëm dhe që reflekton shumë etnicitet dhe barazinë gjinore. Këtij ligji ju nënshtrohen edhe personeli diplomatik dhe konsullor, si dhe personeli administartiv i dërguar jashtë vendi ose i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, janë pjesë e shërbimit civil të Kosovës si dhe ju nështrohen këtij ligji dhe ligjislacionit përkatës në fuqi. Në bazë të ketijë ligji , statusi i nënpunësit civil nuk aplikohet për kategorin e mëposhtëme; stafin mësimor i sistemit arsimor, stafi mjeksor i sistemit shëndëtsor, krijus dhe performus të artit, zyrtaret policorë, zyrtaret doganor, zyrtaret korrektues si dhe pjestaret e forces së sigurisë së Kosovës si dhe të emruarit politik dhe antaret e kabinetit të tyre. Nënpunësit civil ushtrojnë detyren në bazë të parimeve si në vijim: ligjëshmeris, jodiskriminimit, detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave, efektshmeris dhe efikasitetit, përgjegjësis, paanësis dhe pavarësis profesionale, transparences, shmangia e konfliktit të interesit, parimi i mundsive të barabarta për komunitetin dhe gjinin.Qeverija e Republikës së Kosovës percaktonë drejtimin kryesor të politikave shtëtrore në shërbimin civil, mbikqyrjen e zbatimin e këtyre politikave dhe i raporton Kuvendit të pakten një her në vit për gjendjen e shërbysve civil. Ҫdo institucion që punëson nënpunës civil ka njësi për menaxhimin dhe zhvillimin e personeli dhe të burimev njerzore. Në sherbimin civil të Kosovës ekzistojnë dy kategori të punësuarve: pozita e nënpunësve civilë të karrierës, të cilët eushtrojnë funksionin në bazë të perheshme, si dhe pozita e nënpunësve civil të jo karrijerës, të cilet e ushtrojnë funksionin me kohzgjatje të kufizuar deri në dy (2) vite. Nënpunësit civil mund të mbajnë , përkohsisht pozita politike, Gjat mandatit të tyre në keto pozita statusi i tyre të nenpunësit civil pezullohet për shkat të mospërputhëshmerisë ndermjet emrimit politik dhe statusit të nënpunsit civil. Personeli i punësuarve në Shërbim Civil ndahet në katër (4) kategori funksionale: nënpunës civilë të nivelit të lartë drejtues, nënpunës civilë të nivelit drejtues, të nivelit profesional, si dhe të nivelit tekniko-administrativ. Nënpunësit civil do t’u nënshtrohen masave displinore për shkelje të detyrës, që ka ndollur si rezultat i fajt të tyre. Shkeljet e detyrave të punës ndahen në shkelje të lehta dhe të rënda- serioze, të cilat rregullohen më akte nënligjore. Marrëdhënia e punës në shërbimin civil mundd të pezullohet, ndërpritet dhe të perfundoj sipas kushtev të parapara në kët ligj. Këshilli i Pamvarur Mbikqyrërs për sherbys civil është një institucion i pamvarur për mbikqyrjen e ligjshmerisë se menaxhimit në shërbimin civil dhe strategjive të trajtimit, arsimimit dhe zhvillimit të kapacitetev në shërbimin civil.198

197 Ligji 03/L-212 i punës. 198 Ligji Nr.03/L-149 Për Sherbimin Civil të Republikës së Kosovës

Page 318: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

318

Mbrojtja e të Punësuarve me Ligjin Siguri dhe Shëndet në Punë Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë. Dispozitat e këtij ligji zbatohen në sektorin publik, privat, publiko-privat dhe sektorin e administratës shtetërore të nivelit qendror dhe lokal. Ndersa nuk zbatohen në sektorët, veprimtaria e të cilëve rregullohet me ligje të veçanta, si: Forcat e Sigurisë së Kosovës, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim. Punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës si dhe të bëjë vlerësimin e hollësishëm mbi rreziqet për secilën vendtë punës. Në kuadër të përgjegjësive të tij, punëdhënësi detyrohet të ndërmarrë masat për siguri dhe shëndet në punë, përfshirë masat për parandalimin e rreziqeve profesionale, sigurimin e informatave, trajnimeve të të punësuarve për punë të sigurtë, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive, instrumenteve, pajisjeve dhe veglave të punës, masat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të punës. Punëdhënësi, në rast të rrezikut të mundshëm dhe serioz për jetën dhe shëndetin e të punësuarve, duhet që: sa më shpejtë të jetë e mundur, t’i informojë të gjithë të punësuarit të cilët janë, apo mund të jenë të ekspozuar në rreziqe serioze dhe të mundshme, në mënyrë që të parandalojë ose zvogëlojë rrezikun për jetën dhe shëndetin Punëdhënësi, për caktimin e masave për të parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, është i detyruar që të: miratojë fazën e kërkimit, të projektimit dhe hartimit të planit për përdorimin e pajisjeve të punës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme, që çojnë në zvogëlimin dhe shmangien e rreziqeve, aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Punëdhënësi është i obliguar që mjetet e punës t'i mbajë në gjendje të rregullt, ta kontrollojë rregullsinë dhe sigurinë e tyre me kontrolla të herëpashershme në afate të përcaktuara me aktin që e miraton ai, përkatësisht me udhëzimin e prodhuesit, dispozitat dhe standardet teknike. Punëdhënësi është i detyruar të bëjë vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, me qëllim të parandalimit të rrezikut, përfshirë dhe ekspozimin e të punësuarve nga elementet e dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë në punë gjatë procesit të punës. Punë me kushte të veçanta janë punët që mund të kryhen vetëm nga të punësuarit të cilët përveç kushteve të përgjithshme për themelimin e marrëdhënies së punës, duhet të përmbushin edhe kushtet dhe kriteret e veçanta të moshës,gjinisë, aftësisë profesionale, shëndetësore, fizike, gjendjes mendore, psiko-fizike dhe psikologjike. Punëdhënësi përkujdeset që secili i punësuar të trajnohet nga siguria dhe shëndeti në punë, për vendin e tij të punës: para ose pas themelimit të marrëdhënies së punës, në rast të transferimit apo ndërrimit të vendit të punës, në rast të paraqitjes së pajisjeve të reja apo ndërrimit të pajisjeve të punës, në rast të përdorimit të teknologjisë së re, kohë pas kohe nëse është e domosdoshme. Çdo i punësuar ka përgjegjësi të përkujdeset për sigurinë dhe shëndetin e vet dhe të personave të tjerë në punë, në përputhje me trajnimin dhe udhëzimet që i janë dhënë nga punëdhënësi. Punëdhënësi është i detyruar t’i dërgojë në kontrollim mjekësor të gjithë të punësuarit së paku një herë në tre (3) vite. Në rastet kur ka ndodhur aksidenti me pasojë lëndimin apo vdekjen e të punësuarit, punëdhënësi është i detyruar ta lajmërojë menjëherë inspektorin e punës. Personi fizik dhe personi juridik, që nuk i zbaton dispozitat e këtij ligji, në procedure ligjore do të dënohet në të holla për secilën dispozitë të shkelur. Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji e bën Inspektorati i Punës.199 Ndikimi i organizatave të punësuarve dhe të punëdhënësve në realizimin e të drejtave të punëtorve E drejta për organizim është e drejtë e cila mbështetjen nuk e ka vëtëm në legjislacionin e brendshëm por edhe në normativë ndërkombëtare. Për këtë qellimë sotë organizatat e punedhenesve jane organizata profesionale shoqerore te pavarura qe krijohen si bashkime vullnetare te punemarresve ose punedhenesve. Qellimi i tyre është perfaqesimi dhe mbrojtja e te drejtave dhe interesave ekonomike , profesionale dhe shoqerore te antarëve te tyre në të vetmin qëllim që ti mbrojë të punësuarit nga abuzimet nga ana e punëdhënsve në punë. Sot në Kosovë po thuaj se në të gjitha veprimtarit ekzistojnë organizimi sindikal që në nji menyr apo në menyren

199 Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Page 319: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

319

tjeter i mbrojnë të drejtat e të punësuarve, si dhe një mekanizem shtes për realizimin e një te drejte, ku i punësuari e ka mundësin të ngrit zërin mbrenda institucionit ku punonë në qoft se ka organizim sindikal, edhe punëdhënësi është i obliguar që të bashkpunoj me sindikaten dhe për çdo veprim të ndermarrur mbrenda ndermarrjes ta njoftoj sindikaten. Për mbrojtjen nga marrëdhënia e punës në Kosov është nxjerrur Ligji Nr. 04/L-011 për organizim Sindikal në Kosovë. Ligji Nr 03/L-200 për greva si dhe plotsim ndryshimi ligjit Nr.03/200 dhe nxirret Ligji Nr. 04/L-119, si dhe Ligji Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social. Të gjitha këto ligje janë të veçanta pasi që secili e ka rëndësin dhe peshen e vet, duke synuar që më të vetminë qëllim për mbrojtjes së lirive dhe të drejtat të të punësuarve si në sektorin publik edhe në atë privat, por këto ligjee rregullojnë edhe organizimin sindikal tek shërbyesit civil në Republiken e Kosovës.200 Inspektorati i Punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës synon t’u ndihmojë punëdhënësve, punëtorëve dhe të gjitha palëve tjera të interesit, duke i njoftuar me të gjitha obligimet dhe të drejtat e tyre ligjore dhe duke u kujdesur në mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore pozitive. Inspektorati kujdeset që të gjitha palët të kenë qasje në legjislacionin përkatës, t’iu sigurohen materiale të qarta dhe lehtësisht të posedueshme. Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës është themeluar në bazë të Ligjit Nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës në Kosovë i miratuar në vitin 2002. Ky ligj është plotësuar dhe ndryshuar më vonë me Ligjin Nr. 03/L-017. Ky organ funksionon nën autoritetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe udhëhiqet nga Kryeinspektori i Punës si dhe tre zëvendëskryeinspektorë dhe atë: një zëvendëskryeinspektor për marrëdhënie pune, një për siguri në punë dhe një për mbrojtje të shëndetit në punë, të cilët për punën e organit që e udhëheqin janë të obliguar që t’i raportojnë Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, në baza periodike dhe vjetore për punën dhe aktivitetet e kryera në periudhën raportuese. Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës është i vetmi institucion dhe mekanizëm që bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve, si dhe mbikëqyr zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë. Inspektorët e punës kanë autorizim që të hyjnë pa paralajmërim dhe pa u penguar nga askush në çdo vend pune, si dhe në selinë e punëdhënësit, të bëjnë ekzaminimet, inspektimet dhe hulumtimet të cilat konsiderohen të domosdoshme për të siguruar se dispozitat e ligjit janë duke u zbatuar. Gjatë çdo inspektimi, inspektorët e punës duhet të informojnë punëdhënësin apo përfaqësuesin e punëdhënësit për praninë e tyre. Inspektorët e punës në kuadër të kompetencave të tyre bëjnë inspektime të rregullta, inspektime të jashtëzakonshme, inspektime me kërkesë të palëve, si dhe sipas ankesës së të punësuarve. Po ashtu inspektoret e punës per mos respektim te dispozitave ligjore më vendim shqiptojn masë ndeshkuese. 201 Këshilli i Pamvarur Mbikëqyrës për Sherbysit Civil dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve Këshilli është organ i pavarur dhe i cili zgjidh ankesat e nëpunësve si dhe siguron respektimin e të gjitha rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Këshilli ka këto funksione: shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë kundër vendimeve të organit të punësimit në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës; vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit drejtues janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës; mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civi. Nëpunësi civil i cili është i pa kënaqur me vendim të organit të punësimit, lidhur me pretendimin për shkeljen e rregullave dhe parimeve të parashtruara, ka të drejtë të ankohet në Këshill. Këshillit ankesat i shqyrton dhe i vendos kolegji i përbërë nga tre (3)

200 Mr.Muhamet Binaku, Skap Multidisciplinary- Summer e- conference,2015 faq,48 201 Ligji për Inspektoriatin e punës, 2002/9 dhe plotsim ndryshimi Nr. 03/L-017.

Page 320: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

320

anëtarë të Këshilli. Vendimi i Këshillit paraqet vendimin administrativ të formës së prerë dhe ekzekutohet nga zyrtarit të nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës. Ekzekutimi duhet të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Kundër vendimit të Këshillit, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Këshillit nuk është i ligjshëm mund të inicioj konflikt administrative në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit të Këshillit. Këshilli bashkëpunon me organet e punësimit për t’i kryer funksionet e tij në përputhje me këtë ligj, dhe organet e punësimit janë të obliguara të bashkëpunojnë me Këshillin. Në rastet kur organi i punësimit nuk bashkëpunon, Këshilli i raporton për këtë mosbashkëpunim Kuvendit, i cili njoftimin ia përcjell eprorit të tij të drejtpërdrejtë, dhe Kryeministrit 202 Literatura: Kushtetuta e Kosoves nen 49 Komentari i Kushtetutes se Republikes së Kosovës Ligji 03/L-212 i punës Ligji Nr.03/L-149 Për Sherbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë Skap Multidisciplinary- Summer e- conference, 2015 Ligji për Inspektoriatin e punës, 2002/9 Plotsim dhe ndryshimi ligjit te ispektoriatit të Punës Nr. 03/L-017 Ligji nr.03/L-192 Për Këshillin e Pamvarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë

202 Ligji nr.03/L-192 Për Këshillin e Pamvarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë

Page 321: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

321

Muhamet Kelmendi, Enver Daci - Faktorët e tregut që ndikojnë në elementet e nderkombarizimit te tregjeve dhe roli i vendimarrjes

Muhamet KELMENDI PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail:[email protected] Enver DACI PhD ( c ) Doktorant – UniversitetiEuropian i Tiranës, FakultetiEkonomik, Menaxhim E – mail: [email protected] Abstrakt Zhvillimi dhe dinamika e ekonomisë globale si dhe konkurrenca e madhe ne tregun nderkombetar, e ben te nevojshme diskutimin e temave ekonomike , studimin e tregjeve dhe zhvillimin e tyre. Ne kohet e hershme njeriu kishte nevoje per nje numer te madhe mallrave. Nga kjo lindi edhe ideja qe tepricen e prodhimeve te tij ai ta kembeje me prodhime te prodhuesve te tjere. Kjo forme e kembimit ne fillim behej mall per malle dhe konsiderohej si forma me e thjeshte e kembimit. Me kalimin e kohe ky lloje i kembimit filloje te tregoj shume nga mangesir qe negerthente ne vete dhe u paraqit nevoja per mjet universal qe do te luante rolin e ndermjetesuesit. Fjalë kyce: Faktor, Treg, Ndikim, Vendimarrje 1. Përkufizimi i tregut Në teori tregu paraqet hapësirën ku takohet blerësi dhe shitësi ku béhet këmbimi i mallit me para ose mall me mall. Tregun mund ta definojmë si vendi ku takohen dhe bëjnë transaksione shitësi dhe blerësi, ku ofrohen produkte dhe shërbime për shitje. Tregu është vendi ku ballafaqohen oferta dhe kërkesa. Nëpërmjet tregut si konsumatorët ashtu edhe shitësit, informohen për sasinë ,cilësinë dhe çmimet e mallrave të ofruara në një kohë dhe në një vend të caktuar. Dallojmë dy kuptime të tregut : Kuptimi i ngushté i tregut Kuptojmë vendin ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa përkatësisht prodhuesi dhe konsumatori. Kuptimi i gjeré i tregut Kuptojmë raportin e caktuar të ofertës agregate dhe të kërkesës agregate të llojeve të ndryshme të mallrave në kohë të caktuar në kushte të konkurrencës së liré,shkëmbimi i mallrave bëhet me ndërmjetësimin e parasë. 2. Llojet e tregjeve Ekzistojnë klasifikime dhe ndarje të ndryshme të tregjeve sipas kritereve të ndryshme, prej ku dalin edhe lloje të ndryshme të tregjeve.

Page 322: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

322

Sipas lëndës së shitblerjes dhe qëllimit të saj në treg dallojme: - Tregun e të mirave dhe shërbimeve - Tregun e faktorëve të prodhimtarisë ( tregu i parave, kapitalit dhe punës) Këto tregje janë tregje ku krijohen marrëdhënie mes fondeve të parasë(popullatës dhe bizneseve). Tregu i të mirave dhe shërbimeve Njihet edhe si treg i konsumit personal ( këtu janë blerësit,konsumatorët,individët,amvisëritë që blerjnë për të plotësuar nevojat e tyre personale). Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes konsumatorëve dhe bizneseve, mes konsumatorëve që i këmbejnë paratë e tyre për të mira dhe shërbime të prodhuara nga ana e bizneseve. Tregu i faktorëve të prodhimtarisë Njihet edhe si treg për konsumin e prodhimtarisë dhe shërbimeve për shkak se të mirat e blera harxhohen (konsumohen) nga ana e bizneseve që do tju nevoiten për të realizuar procesin e prodhimtarisë dhe kryerjen e shërbimeve. Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes pronarëve të resurseve dhe bizneseve. Varësisht nga ajo se cili resurs është lëndë e shitblerjes dallojmë disa llojë të këtij tregu. p.sh. Në tregun e parave ofrohet edhe kërkohet mjete në para dhe letra me vlerë në një afat të shkurtër kohor ( 1 vit) edhe atë për nevojat e prodhimtarisë dhe qarkullimit. Në tregun e kapitalit ofrohen dhe kërkohen mjete në para në një afat të shkurtër kohor prej 1 deri në 10 vjet që d.m.th në këtë treg ofrohen mjete investuese.Tregu i punës është treg specifik ku ofrohet puna e profilëve të ndryshme për nevojat e ekonomisë. Sipas madhësisë së rajonit kemi ndarje të tregjeve duke u nisur nga supozimi se prodhimet e veçanta realizohen në një rajon më të vogël ose më të madh. Këtu dallojmë: Tregun lokal Tregun Regjional Tregun Nacional Tregun Ndërkombëtar Tregu Lokal (komunal) : është treg i kufizuar rajonal ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve, më tepër tregje lokale formojnë tregun Regjional ( Ohër – Strugë – Dibër ). Tregu Nacional : paraqet tregun e një shteti ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve në ndikimin e ofertës dhe kërkesës nacionale Tregu Ndërkombëtar : është treg ku bëhet shitblerja mes subjekteve të shteteve të ndryshme. Nga aspekti kohor dmth : se kur bëhen, realizohen marrëdhëniet mes ofertës dhe kërkesës në treg dallojmë: - Tregun e kalueshëm - Tregun e tanishëm - Tregun e ardhshëm 3. Mekanizmat e tregut Aktorët më të rëndësishëm gjatë kalimit të tanishëm të modeleve të ekonomisë së tregut janë qeveritë, meqenëse ato janë vendimtare për lehtësimin e strukturave të reja të tregut. Ndërmarrjet janë duke hyrë në të gjitha pjesët e hapësirës si p.sh: Legjislacioni Privatizimi Tatimi Politik monetare Politik të punës Sigurimi social Politik sociale

Page 323: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

323

Regjim të huaj tregtar dhe Hua për udhëheqjen Është e rëndësishme të theksohet se asnjërën prej hapësirave nuk kanë qëllime të interesave të larta. Përgjithësisht tregu mund të përfitojë nga liberalizimi i tregtisë së huaj, disa mund të pësojnë nga shtimi i konkurrencës, mirëpo fitojmë në të njëjtën kohë nga përvetësimi i pajisjeve. Ka diçka që në këto raste tregu ec më hapa të sigurta drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të tyre dhe atë vetëm hulumtimi me përgjegjësi dhe i urtë i interesave, përmbushja e dëshirës dhe realizimi i vendimit mund të bëjë diçka në atë drejtim. 4. Roli i tregut në zhvillimin ekonomik Është interesante që në momentin kur dëgjojmë fjalën biznes automatikisht mendohet për korporatën apo ndërmarrjet e mëdha siç janë: Coca Cola, IBM, Sony, Toyota etj., të cilat janë simbole të botës së industrializuar, të shoqërisë moderne, të ekonomisë së zhvilluar të një vendi, nuk vënë re një komponent të botës së biznesit sot.203 Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë kombëtare. Ato janë bazat e sistemit ekonomik të ndërmarrjes së lirë. Ndërmarrjet apo bizneset e vogla dhe të mesme janë shumë më joshës për njerëz për faktin se ofron pavarësi, të madhe dhe të ardhurat financiare që sjellë janë tepër tërheqëse. Madje vlen të theksohet se disa e kanë pasur ëndërr të jetës që të kenë në zotërim një biznes të vetin.204 Megjithatë shumë njerëz ngurojnë të vënë në jetë këtë ëndërr të jetës për shkak të paragjykimeve që mund ti kenë në arritjen e sukseseve për shkak se ndoshta mund të u mungojë arsimimi, përvoja dha paratë ose thjeshtë trembën se mund të dështojnë. Disa të tjerë nuk familjarizohen dot me idenë se mund të ndryshojë në jetën e tyre që u përkasin njerëzve që mund të kenë një biznes të vetin. Mirëpo për disa të cilat për shkaqe të ndryshme do të kenë mundur ti nxjerrin nga puna dhe ata detyrimisht duhet të gjejnë mënyra të tjera për të fituar para që të mbijetojnë dhe për ta tutje në një biznes vetjak është një nevojë ekonomike dhe në të njëjtën kohë shumë e domosdoshme për ata njerëz. Por megjithatë pavarësisht se cila është arsyeja, zotërim i një biznesi vetjak ndoshta përbën një nga gjërat sfiduese, më gëzimplote, më impenjues dhe më shpërblyese. Megjithatë rreziqe reale dhe të gjitha këto bëjnë sfidat e shumta në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Është shumë e rëndësishme të theksohet se zhvillimi i tregut është elementi esencial i zhvillimit ekonomik. Vitet e fundit ka pasur një gjallërim të madh në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme drejt botës së zhvilluar, ne më poshtë sa për ilustrim do ti japim disa raste konkrete ne vendet ku rëndësia dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duket nga lartë.205 5. Nocioni i tregut ndërkombëtar Tregui ndërkombëtar është tërësi e transaksioneve private apo publike (shtetërore) ku angazhohen dy apo më shumë vende për të lidhur kontratën në mes vete. Tregu ndërkombëtar është një domosdoshmëri për kompanitë që angazhohen me qëllim që të zgjerojnë shitjet e tyre të klasifikuara në dy kategori: Gjetja e burimit dhe Burimet për shitje dhe furnizim

203 Hyrje në ekonomi - Prof. Dr. Dhori Kule 204 www.minifin.gov.al 205 Sipermarrja dhe menaxhimi i bizneseve të vogla - Ariana Çepani

Page 324: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

324

Diversifikimi i shitjeve dhe furnizimeve Gjetja e burimeve - Ka të bëjë me prodhuesit dhe shpërndarësit, jo vetëm që nxjerrin jashtë vendit produktet, shërbimet dhe komponentët e prodhuara, por ato kërkojnë jashtë kapital gjithashtu dhe teknologji me qëllim të për dorjes në vendet e tyre që është mjaft e leverdishme për ekonominë e vendit.206 Burimet për shitje dhe furnizim – Ky faktor në një kompani të caktuar përbëhet prej dy komponentëve: nga interesi i konsumatorëve për produktin dhe gatishmëria e blerësve për ti blerë ato. Burimet për shitje dhe furnizim në kompani të ndryshme mund të realizohet duke kërkuar tregje të caktuara të huaja. Pra motivi i biznesit ndërkombëtar është zgjerimi i shitjeve. Diversifikimi i shitjeve dhe furnizimeve - Shërbejnë për të shmangur luhatjet e mëdha në shitje dhe fitim të kompanisë. Humbjet që mund kenë nga shitjet në një vend që ndodhet në fazën e rënies mund të kompensohen në një vend tjetër që ndodhet në fazën e gjallërimit dhe rritjes. Po kështu diversifikimi i burimeve të furnizimit mund të shmang efektin e çmimeve të larta në një vend apo mungesën e një oferte të caktuar në një vend tjetër. 6. Faktorët e tregut ndërkombëtar dhe rritja e tij Në mesin e disa faktorëve që ndikojnë nëtregun dhe rritjen globale të tij lidhen ngushtë njëra me tjetrën, dhe ato janë katër faktorë shumë të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e biznesit ndërkombëtarë në ditët e sotme: Rritja dhe zgjerim i shpejtë i teknologjisë. Liberalizimi i politikave qeveritare për lëvizjen midis vendeve të produkteve dhe burimeve. Zhvillimi i institucioneve të nevojshme për të mbështetur dhe lehtësuar tregtinë ndërkombëtare. Rritja e konkurrencës globale. Rritja dhe zgjerimi i shpejt i teknologjisë Me rritjen e kërkesës për produktet e ndryshme rriten edhe nevojat për zgjerim teknologjik, gjë që ka mjaft ndikim të madh në biznesin ndërkombëtar. Pra me rritje të kërkesës rritet edhe numri i transaksioneve të biznesit ndërkombëtar.207 Po ashtu edhe si faktor tjerë të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar në aspektin teknologjik kemi: faksin, telefonin, internetin etj., që mundësojnë komunikim të shpejtë dhe gjithashtu ia lehtësojnë punën menaxherëve për të komunikuar me operacionet e huaja. Liberalizimi i politikave qeveritare Liberalizimi i politikave qeveritare nënkuptohet me lëvizjet ndërkufitare të cilat janë të kufizuara në çdo vend, si dhe të mirat e shërbimet, kjo është si një rregull e qeverisë që imponojnë përkufizime për lëvizjen ndërkufitare, kjo ulje ndodhë për disa arsye: Kur qytetarët shprehin dëshirën për të pranuar më shumë produkte në sasi dhe lloje, si dhe çmime më të ulëta. Kur qytetarët arsyetohen që prodhuesit e tyre vendas do të jenë më efiqient për shkak të konkurrencës së huaj.

206 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 207 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004

Page 325: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

325

Ata shpresojnë të pakësojnë barrierat e tyre për lëvizje ndërkombëtare . Pra sa ma shumë që të radhon kufizimet aq më shumë e aftëson kompaninë për përparësitë dhe mundësitë me ndërkombëtarët.208 Zhvillimi i institucioneve të nevojshme Përveç teknologjisë që është rezultat i biznesit edhe institucionet e qeverisë iu mundësojnë bizneseve një zhvillim me qëllim të përdorimit me efektivitet të kësaj teknologjie. Gjithnjë e më tepër biznesi beson në institucionet që lehtësojnë tregtinë ndërkombëtare, midis tyre bankat, shërbimet postare, kompanitë e sigurimeve. Sot shumica e prodhuesve mund të paguhen relativisht lehtë për produkte dhe shërbimet e shitura jashtë vendit duke iu ndihmuar p.sh., nga marrëveshjet e kreditit me bankën, marrëveshjet e konvertimit të një monedhe në një tjetër, si dhe sigurimet që mbulojnë rrezikun nga dëmtimet gjatë rrugës apo të mospagimit nga blerësi. Rritja e konkurrencës globale Kur kompania ka konkurrencë jashtë vendit, atëherë ajo do të zgjeroj jashtë biznesin e vet qoftë me zhvillim të teknologjisë apo me mbështetje të qeverisë. Në përgjithësi firmave u nevojitet globalizimi me qëllim që ta mundin konkurrencën dhe ta mundin atë. Sot kompanitë mund të reagojnë më shpejtë për çdo mundësi shitjesh jashtë vendit.209 Ato mund të zhvendosin shpejtë prodhimin nga një vend në tjetrin për shkak të përvojës së tyre në tregjet e huaja dhe se produktet mund të transportohen me efektivitet nga shumica e vendeve. 7. Elementet e ndërkombëtarizimit të tregut Që një kompani e caktuar të angazhohet në biznes ndërkombëtar duhet ti ketë parasysh tre elemente kryesore të cilat bëjnë një angazhim serioz drejt rrugës së biznesit ndërkombëtar: Eksporti - Importi i Mallrave, Eksporti - Importi i Shërbimeve dhe Investimet Eksporti dhe importi i mallrave Eksporti i mallrave janë të mirat e prekshme që dërgohen jashtë vendit, ndërsa importi i mallrave janë të mirat e prekshme të sjellura në vend. Eksporti dhe importi i të mirave përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave dhe të shpenzimeve ndërkombëtare.210 Eksporti dhe importi i shërbimeve Janë përfitime të tjera ndërkombëtare veç atyre që vijnë nga eksport - importi i të mirave të prekshme. Kur merren të ardhurat quhen eksport shërbimesh, kur paguhen quhet import shërbimesh. Eksporti dhe importi i shërbimeve ka forma të ndryshme. Siç mund të jenë: Udhëtime, turizëm dhe transport Përformanca e shërbimeve Përdorimi i pasurive

208 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 209 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 210 Joshua S. Goldstein: Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Page 326: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

326

Udhëtimet, turizmi dhe transporti - ndërkombëtar janë burime të mëdha të ardhurash për linjet ajrore, kompanitë e shpedicionit, agjencitë e udhëtimit, hotelet. Performanca e shërbimeve - disa shërbime si banka, sigurimet, qiratë, inxhinieringu dhe shërbimet e drejtimit , realizojnë të ardhura në formën e tarifave që janë pagesa për performancën e këtyre shërbimeve. Në nivel ndërkombëtar psh., paguhen tarifat për shërbimet inxhiniering që shpesh ofrohen si pjesë e operacioneve ndërtime apo fasilitete të tjera që i transferohen pronarit kur ato janë gati për të filluar punën me një të kthyer të çelësit. Tarifa paguhen edhe për shërbimet e menaxhimit që shpesh janë rrjedhojë e kontratave të menaxhimit – marrëveshje kur një kompani ofron personal për të kryer funksionet e përgjithshme ose të specializuara të menaxhimit për një kompani tjetër. Përdorimi i pasurive – të tilla si markave tregtare , patentave, ekspertizës sipas kontratave që njihet si marrëveshje licencimi përfiton të ardhura që quhen “royalty”.211 Investimet Investimet e huaja kanë të bëjnë me angazhimin e pronave jashtë vendit në këmbim të kthimeve financiare. Investimet e huaja kanë formën e investimeve të drejtpërdrejta dhe portofol. Investimet e drejtpërdrejta janë ato investime që i japin investitorit kontrollin e kompanisë së huaj. IDH-ja është angazhimi më i madh që mund të bëjë një kompani vendase në biznesin ndërkombëtar, sepse këtu zakonisht angazhohet jo vetëm kapitali, por edhe transferohet personeli dhe teknologjia. IDH-ja mund të siguroj kompanisë burime të caktuara ose tregun. Investimet portofol janë investime që i nuk i japin investitorit kontrollin e kompanisë së huaj. Zakonisht investimet portofol marrin trajtën e aksioneve në një kompani, ose hua një kompanie apo vendit tjetër në formën e letrave në vlerë, obligacioneve që blenë investitori. Investimet portofol janë të rëndësishme për kompanitë që nuk kanë operacione ekstensive ndërkombëtare. Ato janë përdorur nga kompanitë në radhë të parë për përfitime afatshkurtra financiare, si mjet për të fituar më shumë me një siguri të kënaqshme. 8. Aspektet që ndikojnë në suksesin e tregut Dallojmë një grup faktorësh që gjinden jashtë një kompanie si mjedisi i jashtëm ku përfshinë faktorët fizik, si gjeografia e vendit, faktorët social si politika e një vendi, ekonomia, ligjet dhe kultura, dhe faktorët konkurrues si klientët, furnitorët dhe kompanitë rivale. Pra të gjithë këta faktor ndikojnë në suksesin e kompanisë. Njohja e midisit fizik dhe social - për të njohur një mjedis të tillë menaxherëve u nevojitet të kenë njohuri të shkencave të ndryshme si ekonomike, politike, sociale, juridike, historike, psikologjike, sociologjike, gjeografike etj. Njohja historike – i ndihmon menaxherëve të kuptojnë se si funksionon biznesi sot me qëllim që të jetë bazë për të planifikuar të ardhmen. Njohja private - që luan rol të rëndësishëm për formë mësimin e biznesit mbarë botëror, pra shkencat politike studiojnë marrëdhëniet midis biznesit dhe shtetit. Ligjet vendase dhe ndërkombëtare - që përcaktojnë në një masë të madhe se çfarë mund të bëjë një menaxher i një kompanie ndërkombëtare. Ligjet vendase ndikojnë të dyja, veprimtarinë e biznesit në vendin e vet dhe atë në vendin mik, për çështje të tilla si taksat, punësimi, këmbimi

211 Joshua S. Goldstein: Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Page 327: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

327

valutor. P.sh. Ligjet ndërkombëtare në formë të marrëveshjeve ligjore rregullojnë taksimin e të ardhurave. Shkenca ekonomike - me studimin e ekonomiksit menaxherët do të kenë rastin të pajisen me teknika analitike të nevojshme për të përcaktuar ndikimin e kompanive shumëkombëshe dhe me efektin e politikës ekonomike të vendit. Njohurit gjeografike - në bazë të të cilës menaxheri mund të përcaktoj vendndodhjen , sasinë, cilësinë, disponueshmërinë e burimeve botërore. Në disa vise botërore shpërndarja e pabarabartë e burimeve bënë të prodhohen dhe ofrohen të mirat dhe shërbimet e ndryshme. Mjedisi konkurrues - dihet se çdo kompani ndeshet në një mjedis konkurrues ku ndryshon për kompani industri dhe vend të ndryshme p.sh., shpejtësia e ndryshimit të produktit që ndryshon nga njëri në tjetrin dhe faktin që kompanitë përballen me konkurrencën lokale apo ndërkombëtare. Elementet e mjedisit konkurrues që duhen shqyrtuar kur merret një vendim në biznesin ndërkombëtar janë shpejtësia e risive të produktit, përmasat e bazës konsumatorë raporti konkurrent vendas, konkurrent ndërkombëtar, kostoja e transportit të produkteve, aftësitë unike të konkurrentëve, zhvillimi i teknologjisë dhe komunikimit.212 9. Globalizimi i tregjeve dhe produkteve Ekonomia globale është një përzierje e kulturave në përgjithësi. Bota ekonomike po shtrihet në një sistem të ndërvarur ekonomik global. Dallojmë dy komponentë të globalizimit: Globalizimi i tregjeve dhe Globalizimi i produkteve. Globalizimi i tregjeve - Ka të bëjë me historinë e tregjeve të veçanta në një treg të fuqishëm global. Në mjaft tregje globale të njëjtat firma shpesh përballen me njëra tjetrën si konkurrent nga njëri vend në tjetrin p.sh., coca cola - pepsi toyota, ford dhe kështu rivalizohet njëra me tjetrën. Këto firma tërheqin me vete mjaft prej aseteve që u kanë shërbyer mirë deri në tregje të tjera kombëtare – duke përfshirë produktet e tyre, strategjitë e operimit, strategjitë e marketingut dhe emrat e markave, duke krijuar një nivel të caktuar homogjeniteti midis tregjeve. Pra diversiteti zëvendësohet prej uniformiteti. Globalizimi i produktit - I mundëson firmave për të përdorur të mira dhe shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit213 10. Ndikimi i teknologjisë informative në tregun ndërkombëtarë Në ditët e sotme kur duket që gjithçka është digjitalizuar, atëherë është shumë e qartë se ndikimi i teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtarë është jashtëzakonisht i madh, sot nuk mund të planifikojmë ta punojmë një punë të caktuar pa teknologjinë informative. Teknologjia informative përfshin, kompjuterët, telefonat fiks dhe celular, internetin, dhe disa teknologji sekondare të cilat në këtë aspekt kanë rolin e tyre.214 Ndikimi i teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtar mund të jetë i shumëfishtë dhe ne do ta prezantojmë në këtë mënyrë:

212 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 213 Burimi: Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 214 Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

Page 328: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

328

Ndikimi në kushtet praktike të punës Ndikimi në marrëveshje biznesi Ndikimi në fushën e promocionit Ndonëse ndikimi i teknologjisë informative është edhe më i madh por megjithatë ne kemi zgjedhur disa prej ndikimeve më me rëndësi në biznesin ndërkombëtarë. a) Ndikimi në kushtet praktike të punës Teknologjia informative është shumë e qartë se krijon kushte të mira të punës, sepse është shumë praktik dhe mbi të gjitha është nevojë e kohës. Gjithashtu kushtet e mira të punës drejtpërdrejt ndikojnë në shpejtësinë e punës në çdo aspekt, sepse jemi në një kohë kur produktiviteti i punës duhet të arrihet sa më i lartë për një kohë sa më të shpejtë. Prandaj teknologjia informative jap kontributin e tij në këtë aspekt. b) Ndikimi në marrëveshje biznesi Ky është një tjetër ndikim i teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtar, ku në bazë të internetit biznesmen të ndryshëm nga vende të ndryshme mund të iniciojnë marrëveshje të ndryshme në favor të bashkëpunimit të ndërsjellë, ku mund të bijën në marrëveshje p.sh në përfaqësimin e produkteve nga një vend në një vend tjetër, dhe këtu një gjë duhet të kihet parasysh, marrëveshjet në këtë mënyrë vetëm mund të iniciohen por jo edhe të praktikohen derisa të jen takuar drejtpërdrejt pronarët e dy bizneseve, për të nënshkruar marrëveshjen e biznesit.215 c) Ndikimi në fushën e promocionit Teknologjia informative ka rol shumë të rëndësishëm edhe në promovimin e bizneseve ndërkombëtare, sepse mjafton për të hapur një Web faqe dhe ti promovojnë aktivitetet dhe produktet e biznesit, për ta kuptuar masa më pastaj për veprimtarin e secilit prej bizneseve, sipas një sondazhi të bërë nga disa organizata hulumtuese në Evropë, ndikimi i promocionit nëpërmes internetit është shumë i dukshëm dhe i garantuar në një masë të caktuar.216 Këto ishin disa prej ndikimeve të drejtpërdrejta të teknologjisë informative në biznesin ndërkombëtar, po aq kanë rëndësi edhe ndikime të tjera sekondare në këtë lëmi. 11. Kërkimet e tregut Kërkimet e tregut janë proces i vështrimit analitik, i cili bazohet në mbledhjen e informacionëve lidhur me proceset, ndërrimet dhe ngjarjet që ndodhin në lëmin e prodhimit, të këmbimit, të cmimit, të livrimit, të distribuimit, të nevojave, dëshirave,dhe të konsumit të realizuar, ose që mund të realizohet. Me fjalë të tjera vihen në spikamë sheshohen potencialet, blerësit dhe shitësit, shkalla e arritur e transakcioneve dhe mundësitë latente që mund të aktivizohen. Kërkimet e tregut përmbajnë aktivitetin e organizuar e të mbështetur në metoda shkencore, në grumbullimin, përpunimin dhe analizën e të dhënave në sferën e konsumit, të prodhimit, në realizimin e ofertës dhe të kërkesës në treg dhe në analizën e faktorëve të tjerë që ndihmojnë në krijimin e kompaktësisë të prodhuesit e të konsumatorit. Kërkimet e tregut përfshijnë grumbullimin, evidencimin dhe analizën e informacioneve të tregut, me çka vështrohen blerësit në të kaluarën dhe aktualisht, si dhe blerësit, konsumatorrët e mundshëm, të ardhshëm. Në këtë kompleks, duke i vënë në funksion metodat shkencore, hulumtohen dhe analizohen faktorë të ndryshëm, të cilët nidkojnë në formimin e nevojave, të kërkesave dhe të konsumit. Identifikimi i këtyre kategorive mundëson përcaktimin e politikës afariste dhe të strategjisë së biznesit për tregun qëllimor, përkatësisht pjesët (segmentet) e tij që janë në fokus të interesimit të ndërmarrjes.

215 Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare 216 Burimi: Joshua.S.Gold.Stein Marrëdhëniet ndërkombëtare

Page 329: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

329

Kërkimet e tregut shtrihen në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen. Të dhënat për ecuritë e shitjes dhe të blerjes në periudhat e kaluara nevojiten për analizën e trendeve të shitjes dhe të faktorëve që kanë ndikuar në ato ecuri. E tashmja e pasqyron realitetin aktual të gjendjes në treg dhe nëpërmjet ndryshimeve eventuale mund të bëhet krahasimi me të kaluarën. Ky kombinimi elementeve të ofertës shërben në marrjen e vendimeve dhe të definimit të strategjisë për të ardhmen. Rrallë herë ndohdë që për ndërmarrjen është i mjaftueshëm tregu i njohur, aktual. Prandaj, shfaqet interesimi dhe nevoja për gjetjen e tregjeve të reja. Kërkimi i tregut është aktivitet i gjerë. Mirëpo, veprimet e kryera në këtë kontekst janë në funksion të kërkimeve të marketingut dhe në marrjen e vendimeve përkatëse në afarizëm. Kërkimi i tregut mund të ketë qasje nga aspekti mikro dhe nga aspekti makro. Nga aspekti mikro hyjnë në veprim metodat dhe qasjet e kërkimit të problemeve të ndërmarrjes. Nderkaq, kërkimi i tregut në aspektin makro përfshinë qasjet shkencore të identifikimit të problemeve të ekonomisë kombëtare, në nivel të vendit. Nëpërmjet kërkimeve të tregut ndriçohet mundësia e tregut për të absorbuar produktet e shërbimet e ndërmarrjes në hapësirë dhe në kohë të caktuar. Lidhur me këtë shqyrtohen konsumatorët e tyre, me karakteristikat që i kanë, si bie fjala sjelljet, fuqia blerëse, specifikat rajonale, klimatike, të religjionit, të kategorive socio-ekonomike,arsimore, kulturore e tjere.Potenciali dhe struktura e popullsisë janë faktorët kryesorë, nga të cila definohet politika afariste e ndërmarrjes. Faktori demografik me ndryshimet që i pëson nevoitet të analizohet vijimisht, në mënyrë që oferta e ndërmarrjes t’u pershtatet pandërprerë.Kërkimet e tregut determinojnë nivelin e ofertës dhe të kërkesës. Në kuadrin e kërkeses vehët në pah gjendja e ndërmarrjes me pjesëmarrjen e saj në suazat e degës. Është fjala për shitjen potenciale dmth. Për shitjen që e realizon në treg një ndërmarrje. Tregu potencial është absorbues i ofertave të ndërmarrjes që ofrojnë produkte dhe shërbime.Kërkimet e tregut,përvecç analizës në të kaluarën dhe në të tashmen, bëjnë të mundur edhe parashikimin e shitjes edhe në tregjet potenciale. Kjo është me rëndësi të madhe për ndërmarrjen, sepse mund të shënojë ekspansion, duke i shfrytëzuar potencialet e shitjes dhe potencialet e tregut.Kërkimi i tregut bëhet me grumbullimin edhe përpunimin, analizën e të dhënave të nevojshme.Të dhënat mund të jenë të karakterit primar (parësor) dhe atij sekondar(dytësor).Objektivi i ndërmarrjes është shtrirja sa më e gjerë në tregjet potenciale, ku mund të realizojë shitje potenciale. Kërkimet e tregut janë aktivitete të pandërprera, për ecuritë, ndryshimet relevante që ngjajnë në treg. Kërkimet kanë karakter dinamik. Bazohen në metodat shkencore, me të cilat grumbullohen, përpunohen, analizohen, informacionet që kanë të bëjnë me blerësit,karakteristikat e tyre, me konsumatorët, karakteristikat e tyre, me konumatorët në përgjithësi. Analizat e tregut shërbejnë si bazë e marrjes së vendimeve të marketingut.

Page 330: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

330

Përfundimi Siç e pamë nga trajtimi i sipërshënuar, ne lidhje me tregun dhe rolin e tij ne vendimmarrje , kemi kuptuar se përgjatë këtij procesi janë te rëndësishme një sere faktorësh duke u nisur, nga vete rëndësia e tregut qe ka si instrument qe luan një rol te remndeishsem ne zhvillimin ekonomik, pastaj edhe faktorët e tjera qe ndikojne ne vendimmarrje se mekanizma te rendesishem, dhe siç e kemi trajtuar me siper faktoret kryesore ne vendimmarrje dhe qe i sjellin ne nje menyre informacion mbi zhvillimet ne tregjet vendore apo nderkombetare jane burimet njerezore te cilat ne kete aspekt luajne nje role shume te rendishem, pastaj gjithashtu po aq te rendeisshem jane edhe teknologjia informative e ne baze te secilave përpunohen te dhenat dhe mirren vendimet e caktuara per zhvillimet ne treg. Kërkimi i tregut ashtu edhe siç e kemi trajtuar ne kete punim eshte nje tjeter fakjtopr shume i rendeishem qe ndihmon ne sigurimin e informatave te rendeishem si rrjedhoj e saj edhe ne marrjen e vendimeve te caktuara per tregun. Literatura: Hyrje në ekonomi - Prof. Dr. Dhori Kule Sipermarrja dhe menaxhimi i bizneseve të vogla - Ariana Çepani Ilia Kristo - Biznesi ndërkombëtar - Tiranë 2004 Joshua S. Goldstein: Marrëdhëniet Ndërkombëtare Joshua S. Goldstein: Marrëdhëniet Ndërkombëtare Edmond Beqiri: Interneti - komunikimet kompjuterike

Page 331: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

331

Mustafë Haziri - Personaliteti i heroit kombëtar isa boletini dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarësisë së Shqiperisë

PHD. Mustafë Haziri Sekretar i Lidhjes së Hisotorianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Mitrovicë E-mail: [email protected] Abstrakt Në këtë punim do të paraqesim një vështrim të përgjitheshem historiografik të personalitetit të Isa Boletinit dhe kontributin e tij ne shpalljen e pavarësise së Shqiperisë Duke u nisur nga fakti se ne historianët bartim barren kryesore, për ndriçimin e shumë çështjeve që kanë të bëjnë jo vetëm me historinë, por edhe me personalitetet e mëdha kombëtare të cilët lane gjurmë te thella në historinë kombëtare të shekullit XX. Asipiratave për formimin e shtetit shqiptar i kanë paraprirë shumë ngjarje të rëndësishme të asaj kohe, si kryengritjet e vitit 1909, 1910, 1911 dhe kryengritja e përgjitheshme e vitit 1912 te cilat ishin parakushte te shpalljes se Pavarsisë së Shqiperisë. Kontributi i Isa Boletinit, në shpalljen e pavaresise ishte i pazevendesushem prandaj historiografia shqiptare duhet qe në mënyrë të kristalizuar ta avancoi kete çështje në instancat më të larta shkencore. Kujtimet për gjeneral Isa Boletinin i gjejmë jo vetëm në burimet arkivore dhe historiografike por edhe në atë të revistave shkencore të shtypit të kohës si dhe kujtimet dhe deshmit e bashkëkohanikëve të tij. Qëllimi im në këtë kumtesë është që t’i vë në pahë disa aspekte të rëndësishme historike dhe kontributin të heroit të kombit Isa Boletini. __________________________________________________________________ Autori është Doktorantë, në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe autorë i dy librave “Greva e Minatorëve të Trepçës në Stan-tërg, 20-28 Shkurt,1989” dhe Monografi “ Shaban Idrizi” si dhe organizator dhe referues i shume simpoziumeve shkencore brenda dhe jashte vendit

Page 332: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

332

1.Veshtrim i përgjithshëm historiografik Në fillim të shekullit të XX-të, Mitrovica u bë vater e zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake për shkak të pozitës strategjike dhe organizimit politik të kësaj treve. Qyteti ynë, ishte i lidhur me lëvizjen e armatosur të shqiptarve për autonominë e Shiperisë si faze kalimtare drejt Pavarësisë së plotë. Roli i heroit kombëtar Isa Boletinit, dhe kontributi i tij në shpalljen e Pavarësisë së Shqiperisë ishte jashtëzakonisht i madh. Atdhetari i shquar, organizatori dhe udhëhqesi i lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar lindi në vitin 1864, në fshatin Boletin, në periferi të Mitrovicës. Ai qysh në moshen 17 vjeçare mori pjesë si luftëtarë i Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Betejën e Slivovës, (22 prill, 1981) kundër forcave osmane. Isa Boletini perkarah Haxhi Zekës dhe atdhetarve të tjerë themeluan Lidhjen e Pejës, (1899-1900) e cila i’u kundërvu sundimit dhe çarqeve shoviniste të shteteve fqinje. Në rrugën e gjatë të lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë, një vend meritorë zë figura e I.Boletinit, si pjesmarrës i dalluar në lëvizjen kombëtare217 Heroi kombëtar Isa Boletinit një vend i rëndësishem i kushtohet edhe në “Fjalorin enciklopedik shqiptar”, pjesa e parë, Tiranë, 2008.218 Ai mori pjesë në kuvend në krye të delegacionit të Mitrovicës, ku mori përsiper që vendimet e kuvendit të zbatonte në përpikëri. Programin për autonomi i mbeshtetur në fuqishëm nga të gjithë rilindasit dhe veprimtaret politik shqiptar, pa marrë parasysh përkatesinë tyre fetare, nuk kishin të bënin aspak me afinitetin e shqiptarve ndaj perandorisë osmane siç pohohej nga disa historian të huaj. Në fakt përmasat e lëvizjeve të armatosura të revulicionit kombëtare shqipar në kosovë kanë të bëjnë me faktin se prijësit e saj si tribunë popullore Isa Boletini , Bajram Curri dhe Idriz Seferi me Hasan Prishtinën në krye me veprimet e tyre ishin të pavarur nga faktori i jashtëm. Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë, Rusia do ta hap një konsulate. Qëllimi ishte për t’i shkuar në ndihmë Rusia, Serbisë. Me këtë rast tribuni popullor Isa Boletini sa degjon lajmin, i qoj fjalë valiut duke e paralajmruar se ai nuk do të lejoj që të hapet konsulata ruse në Mitrovicë. Ky ultimatum e shqetesoj pa masë Qeverinë osmane sepse ajo kishte pranuar me protokol qeveritar hapjen e konsulates, dhe ajo vendosi që me çdo kusht t’a largoj nga Kosova Isa Boletinin. Meqë Isa Bilotini gëzonte autoritet në masat popullore, i ndodhur para këtij fakti, qeveria turke vendosi që ta bind me të mire Isa Boletinin, dhe pas shumë përpjekjeve ja arriti qëllimit që ai të shkoj në Stamboll, por Isa Boletini i vuri këto kushte: 1. Konsulit ruse t’i ndalohej ardhja në Kosovë 2. Të lihet i armatosur me shokë dhe 3. Të banoj vetëm në Stamboll. Qeveria turke në pikën e parë e tradhtoj sepse konsulli rusë shkoj në Mitrovice, por populli që ishte i lidhur në besë se nuk do ta lejonte konsullin rusë në Mitrovicë u quan në këmbë dhe filloj luftën. Në atë kohë konsulli rus ishte altiler i cili doli vet t’i komandoj topqinjët kundër shqiptarve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: “ po kush është ai qe po i komandon topqinjët”? dhe kur i thonë se ishte Kongjallozi rus ai menjëherë ja ktheu pushken dhe e vrau. Isa Boletini edhe pse ishte në Stamboll ai e përcillte gjendjen e përgjitheshme në Kosovë dhe pasi u lirua që të kthehej nga Stambolli pas 4 viteve në vitin 1906 erdhi në Shqiperi. Vlenë të theksohet se edhe sa ishte Isai në Stamboll ai mbajti një qëndrim të papërfillshem ndaj pashallarve dhe qeveritarëve në Kosovë. Edhe Skender Luarasi në vepren e parë biografike për figuren e Isa Boletinit është mbeshtetur në kujtimet e bashkokohanikëve të atdhetarit tonë.219 Me të arrutur në vendlindje Isa Boletini priste dhe përcillte njerëz dhe të aferm dhe duke vërejtur se të gjithë ishin te pakënaqur ai me shokë u thoshte se “po sikur të fillonte ndonjë kryengritje për t’i

217 Adem Murati, Ramadan Agushi ( 1919-1991), Prishtinë 2003, fq.5 218 Fjalori enciklopedik shqiptar, pjesa e pare, Tirane 2008, fq.276 219 Skender Luarasi, Isa Boletini, Tiranë, 1971

Page 333: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

333

fituar të drejtat tona, a jeni të gatshëm të bëheni fidakqare? (flijuar). Dhe të gjithë u përgjigjeshin se ishin gati. Për këto dëshmi na ofron të dhëna me të kompletuar dhe shkencore në shkrimet e saj profesoresha e nderuar, Dr.Fatmira Musaj në librin “Isa Boletini”.220 2.Aktiviteti atdhetar i heroit kombëtar Isa Boletini Duke u nisur nga fakti se Isa Boletini ishte një nga organizatoret e kuvendi të Ferizajit 1908 i cili lujti një rol të rëndësishem në shpalljen e kushtetutes, duke ju kundërvu politikës antishqiptare të xhonturqëve. Me këtë rast Xhavid Pasha i dergoi 7000 burra në krye me Dervish Pashen drejt Shqiperisë që ta nënshtronte Kosoven, por Isa Boletini me një grusht burrash shtjelloj një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit të trupave osmane ata dogjën kulllën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Isa Boletini ishte në armiqësi me serbët, por kjo u rritë edhe më shumë kur në vitin 1908, njerezit e tij çarmatosen bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohë, që furnizoheshin me armë nga Rusia. Nga viti 1909 Isa Boletini udhhëheqi shumë beteja nga Prishtina ne Prizren e mëteje, ai luajti rol kryesor si udhëheqës i kryengritjes së viti 1910 që u zhvillua kundër ushtrisë turke në zonen Shtimes dhe Carralevës, ku ushtria osmane u thye keq. Megjithatë kryengritja e vitit 1910 mbeti e kufizuar edhe në aspektin e shtrirjes dhe në atë programore.221 Këtu shihet se luftërat e Isa Boletinit gershetoheshin për pavarësinë e Shqiperisë.222 Duke u dalluar si udhheqës i kryengritjes gjatë viteve 1910-1912, ai kundershtoj me forcë ndërhyrjet e Serbisë, Malit të Zi , dhe të Rusisë në çështjen shqiptare. Isa Boletini, perkrahi kryengritjen anti osmane të vitit 1911 dhe udhëhoqi një varg kryengritjesh në Mitrovicë dhe më gjerë. Gjatë lufrave ballkanike në tetor 1912 u vu në krye të vullnetarëve të armatosur për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit serb. Autotriteti i tij u rrit mjaft në shtypin e kohës, sidomos në betejen e Carralevës, Kaqanikut dhe të Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në luftë kundër shqiptarëve. Isa Boletini në ditën e pavarësisë, me perfaqesues të Kosovës shkoj perkrah Ismail Qemailit në Vlorë dhe mori pjesë në aktin organizimit të forcave të armatosura për mbrojtjen e qeverisë së përkohshme të Vlorës, ku tregohet se Ismail Qemaili i ofroj një post ministrie e Isa ja ktheu “ Jo Ismail se duhet njerëz të shkolluar dhe i rekomandoj Mehmet Derallen”. Ai mendonte siç theksonte edhe rilindasi Sami Frashëri, se vendi im duhet te njihet si Shqiperi, dhe këtë ta njoh edhe Evropa223. Ne vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar e perfaqesues i ushtrisë shqiptare se bashku me Ismail Qemailin shkoj në Londër ku protestoj me forcë kundër vendimeve të fuqive të mëdha për coptimin e Shqiperisë. Historiani Edvin Jaques tregon një anektodë që trajtone sa vijon: “ sa hyri në godinen e ministrisë së jashtme britanike, që ta mbronte çështjen e kombit të tij polici i sigurisë, i kërkoj të hjek revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaqëm, ngase duhej të hynte i paarmatosur, ai e dorzoj pa u ankuar. Gjatë takimit me ministrin e jashtem Eduard Grej, e shoqeroj Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij, ku ministri qeshi, “ gjenral gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletinin që as Mahmut Shefqet pasha s’mund ta çarmatoste sapo u çarmatos në Londër, Boletini ja ktheu me një përqeshje të butë, jo as në Londër, dhe e mori nga prapa një revole të dytë.” Për t’i evidentuar pjesët e rëndësishme të aktivitetit të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe personaliteteve të saj duhet të evidencohen një pjesë shumë serioze e literatures historiografike.224

220 Fatmira Musaj, Monografi “Isa Boletini”, Tiranë, 1987 221 Emine Arifi-Bakalli, Çështje nga historia modern dhe bashkohore shqipetare, Prishtine 2011, fq.31 222 Sabile Keçmezi-Basha, Konferenca shkencore “Isa Boletini dhe koha e tij” Prishtine 1998 223 S.Frasheri, Shwiperia ç’ ka qene ç’është dhe ç’do te behet?”, Bukuresht 1899 224 Stefanaq Pollo, Ne gjurme e Historise shqiptare, I, Tiranë, 1990.

Page 334: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

334

Ai më vonë me vullnetaret e tij mbrojti princin Wilhem Vid, kurse më vonë kaloj përseri në Kosovë ku organizoj qëndresen popullore kundër pushtuesve serbo-malazeze. Ai nuk kërkonte shpërblim për vete, duke thënë :“Unë jam mirë kur është mirë Shqiperia”. Me 23 Janar 1916, rrugës për në Mal të Zi, u vra pabesisht nga shovenistet malazez, në Podgoricë se bashku me bijtë dhe Halilin dhe Zahidin, niperit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtare të tjerë. I futur në kurth Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët, ai nuk shtrihet nuk nxirrte zë dhe nuk bënte as një hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrezojnë në gjunjë, por sërish ai arriti të mbaj armen në dorë duke qëlluar…! Caku kryesorë i veprimtarisë së Isa Boletinit ishte autonomia e Shqiperisë i cili luftoj deri në vdekjen e tij.225 Përfundimi Në përfundim mund të themi se për jetën dhe veprën e Isa Boletinit është shkruar shumë sidomos me rastin e përvjetorve të lindjes dhe të vdjekjes se heroit në shtypin e përditeshem, duke përkujtuar me pietet të thellë. Duke marrë parasysh rezistencën e vazhdueshme dhe sakrificën e heroit te kombit Isa Boletini, lënë të kuptohet se veprimtaria e tij atedhetare ngjitet në maje të atdhetarisë dhe qëndrone në lartesitë mbarë kombëtare e mbarë popullore shqiptare. Edhe pse figura e Isa Boletinit u vlersua lartë në çdo kohë dhe në çdo periudhë, hulumtimi dhe studimi i veprimtarise së Isa Boletinit është i lidhur ngushtë me ndriqimin e historisë së lëvizjes kombëtatre shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqiperi. Në rrugën e gjatë të lëvizjes për çlirim, bashkim dhe përparim të kombit, një vend meritore zë figura e atdhetarit Isa Boletini, i cili ishte pjesmarrës i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare. Një rëndësi të veçant figures se Isa Boletinit ju kushtua, deri diku pas viteve 1945, por në vitet e 70’ta të shekullit XX, për jetën dhe veprën e tij, moren hov shkrimet në historiografinë shqiptare dhe studiuesit shqiptar. Mitrovice, 2015 Literatura Bakalli, Emine Arifi, “Çështje nga historia modern dhe bashkëkohore shqipetare”, Prishtinë 2011 Musaj,Fatmira, Monografi “Isa Boletini”, Tiranë, 1987 Murati, Adem, Ramadan Agushi ( 1919-1991), Prishtinë 2003 Frasheri, S, “ Shqiperia ç’ka qenë, ç’është, dhe çdo të bëhet”, Bukuresht, 1989 Fjalori enciklopedik shqiptar, pjesa e parë, Tiranë 2008 Luarasi, Skender, “Isa Boletini”, Tiranë, 1971 Keçmezi-Basha, Keçmezi, Konferenca shkencore “Isa Boletini dhe koha e tij” Prishtine 1998 Pollo, Stefanaq, “Ne gjurmë e Historisë shqiptare, I”, Tiranë, 1990..

225 Historia e popullit shqiptar, II, Tirane 1965

Page 335: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

335

Haki Kabashi - Histori e shkurtër e Institucioneve dhe agjencive të Unionit Europian në fushën e sigurisë kolektive

Haki Kabashi, PhD Candidat

Universiti Europian i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Juridike, PhD Programs

Abstrakt

Ideja e bashkimit europian daton që nga mesjeta, por realizimi i saj ndodh në fillim të shek.XX me Lidhjen e Kombeve (1920) në Gjenevë. Ky rrugetim vazhdon me pas me Traktatin e Parisit (1951), Romës (1957-1958), Mastrihtit (1991), Amsterdamit (1997) dhe Traktatit të Nicës (2001). Më Aktin Unik Europian (1987,SEA) paraqiten elementet supranacionale dhe federaliste të BE. Ky organizim politik, ekonomik dhe ushtarak bazohet në Direktiva, Rregullore, Traktate, Protokole e Marrëveshje të nënshkruara dhe të aprovuara nga të gjitha vendet anëtare (me përjashtim të Marrëveshjes Shengen 1985- 1990) dhe kanë karakter obligativ. Si rezultat i këtyre përpjekjeve vjen Kushtetuta për Europën e cila edhepse ende nuk është në fuqi paraqet konturat e një Kushtetute të ,,Shteteve të Bashkuara të Europës”. Sipas kësaj kushtetute, 28 vendet e UE janë një ,,Bashkim i Diversiteteve” bazuar në trashëgiminë historike, kulturore, humanitare, religjioze dhe në vlerat universale të të drejtave të njeriut, lirisë, barazisë dhe sundimit të ligjit, sigurisë së përbashkët (nga NATO), Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme (JHA), punëve të jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).luftimi kunder krimit te organizuar, shpërlarjes së parasë dhe terrorizmit etj.

. Në këtë mes, pavarsisht se Republika e Kosovës nuk është ende pjesë e këtij Unioni. Pas nënshkrimit të MSA-së, duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që përmes mekanizmave të ndryshëm ndërkombetar (NATO-s) dhe EULEX-it të shëndrrohet në partner të besueshëm dhe kontributdhës në fushën e sigurisë dhe përmes këtyre mekanizmave të siguroj vendin që i takon në mozaikun e Europës së re.

Fjale kyqe: BE, Traktate, Siguria, NATO, Kosova

Page 336: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

336

Hyrje

Përpjekja për krijimin e një bashkimi pan europian ka një zanafillë që nga mesjeta e këndej. Realizimi i kësaj ideje nis në qerekun e parë të shek.XX me paraqitjen e Lidhjes së Kombeve (1920) në Zhenevë226 dhe fiton konturat e saja të një Federeate në dhjetëvjetshin e fundit të shekullit të XX. Themelet e Unionit Europian juridikisht vendosen me nënshkrimin nga ana e gjashtë shteteve të Europës në Traktatin e Parisit (1951)227, Romës (1957-1958), Mastrihtit (1991-1993), Amsterdamit (1997-1999) dhe të Nicës (2001-2003)228.Në këtë drejtim duhet përmendur Aktin Unik Europian (1987,SEA) i cili formalizoj elementet supranacionale dhe federaliste të BE, fuqizoj Këshillin Europian dhe Parlamentin të cilët në bashkërëndim vendosin për çeshtje me interes të përbashkët229. Në gjithë këtë konglomerat rregulloresh, traktatesh, protokolesh, marrëveshjesh janë nënshkruar nga të gjitha vendet antare (me përjashtim të Marrëveshjes Shengen (1985- 1990)230 dhe kanë karakter obligativ. Të gjitha këto akte juridike janë përfshirë në Kushtetutën për Europën e cila, edhepse ende nuk është aprovuar, nga disa autorë quhet Kushtetuta e ,,Shteteve të Bashkuara të Europës’’.231

Pavarsisht ndryshimeve në politikën ndërkombëtare dhe të sigurisë të viteve 80-90 të shekullit të kaluar, vendet europiane nuk rreshten se punuari për realizimin e një politike bashkërënduese europiane e cila materializohet me Marrëveshjen e Shengenit (1985), ku 25 vendet e saj, narmuan zgjerimin dhe bashkëpunimin mes tyre, vendosen konturat e një politike unike siq janë, vizat, azili dhe emigracioni. Me Aktin Unik Europian (1987) paraqiten ndryshime themeltare të Traktateve të mëparshme sidomos në fushën e reformës ligjore dhe bashkpunimit politik232 I cili kulmon me Traktatin e Mastrihtit (1991). Me këtë Traktat, europianët parashtrojnë detyra konkrete në fushën e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme (JHA), punëve të jashtme dhe të Sigurisë (CFSP). Traktati i Amsterdamit (1997/9 i kushton kujdes të veqantë sigurisë dhe luftimit të krimit brenda Unionit Europian233.

Përkundër faktit se Traktati i Varshavës ishte shpërbërë, siguria e përbashkët europiane ishte në radhë të parë preokupim kryesor i vendeve te unionit dhe aleancës Verioatlantike- NATO-s.234 Roli parësor i NATO-s ishte dhe mbetet siguria e jashtme e ,,kufijtë hapsinorë” të vendeve anëtare, fuqia e se cilës po rritet gradualisht qofte me pranimin e anëtarëve të rinj, qoftë përmes programit ,,Partneritet për Paqe (1994)”.235 Për qëllime sigurie, në Pragë (2002) vendoset krijimi i një force ,,lëvizëse e ndërhyrjes së shpejtë në përbërje prej 20.000 ushtarësh, e gatshme t’I pergjigjet sfidave te sotshme në çdo kënd të botës mbrenda një afati prej 30 ditësh236

Historiku i themelimit të Bashkimit Europian

226 Dr.Bashkurti,Lisen Mbi të drejtën ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare fq79-80 Tiranë 2006 227 Prof.dr. Reka, Blerim Doracak për pergaditjen e provimit të Jurisprudencës-botim i dytë nga Instituti i Kosovës për Integrime Europiane,Prishtinë 2004 fq.869 ,,Këtë traktat e kishin nenshkruar FrancaGjermania, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu” 228 Po aty fq.869 229 Po aty fq. 873 230 Protocol on the Schengen Acquis integrated into the framework of the Europian Union – Constitution for Europe Europian Communities,2005 http://europa.eu.int. 231 Kval-Mellbye-Tranfi Politika dhe demokracia fq.191 Rozafa Prishtinë 232 Po aty fq.873 233 Prof.dr.Reka, Blerim Doracak për dhenjen e provimit të Jurisprudencës – fq. 875 Prishtinë 2004 234 Constitution for Europe kreu i II neni 40,neni 41 235 Kval-Mellbye-Tranfi Politika dhe Demokracia fq.164 Sh.B. Rozafa-Prishtinë 236 Kval-Mallbye-Tranfi Politika dhe Demokracia fq. 165, Roli i NATO-s ishte shumë aktiv dhe frytëdhënës në ndalimin e agresionit në Bosnje e Hercegovinë dhe në luftën e Kosovës në vitin 1998/99

Page 337: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

337

1.1 Traktati i Parisit (ECSC, 1951) ishte realizimi i idesë së ministrit të Jashtëm të Francës Robert Shuman237 mbi bashkimin nga bashkëvendësi i tij Jean Monet (1888-1979) i cili u bë edhe presidenti i parë i këtij integrimi në fushën e Thengjillit dhe Çelikut si fusha mjaft të rëndësishme për ngritjen e bazës së industrisë së armatimit dhe fuqisë ushtarake.238 Pra, mendojmë se çeshtja e sigurisë përball bllokut lindor ishte e një rëndësie të veqantë dhe vendimtare që i detyroj vendet Europës Perendimore që t’i lenë anash hasmeritë dhe historitë e kaluara dhe të bashkohen për të sfiduar rreziqet që i kanoseshin nga agresiviteti gjithnjë e më i madh i ish-BRSS që ishte ,,mëmë e partive motra”.

2.1 Traktati i Romës (1957,EUROATOM) sjell nje risi ne formene e vet mertimin e bashkesise duke e quajtur ,,Bashkësia Ekonomike Europiane-EEC” me një integrim të fuqishëm ekonomik, me një treg të përbashkët europian, me heqjen e barrierave doganore dhe zbatimin i doganave të përbashkëta239. Organi kryesor dhe më i lartë vendimmarrës ishte Këshilli i Ministrave.Roli i Komisionit rritet për të krijuar një baraspeshë në fushën legjislative dhe ekzekutive. Reformimi më i thellë i BEE u arrit me Aktin Unik Europian në vitin 1986 (SEA).Këshilli Europian bëhet organi më i lartë i BEE dhe forcohet roli i Parlamentit Europian i cili në disa fusha vendos me shumicë votash.

3.1 Marrëveshja e Shengenit (1985-1995) harmonizoj dispozitat ligjore për vizë unike në ,,zonën e Shengen”, çeshtja unike e azilit, ruajtjes dhe kontrollit të jashtëm të kufijve, Sistemi i Informatave, mbledhjen e informatave për personat e kërkuar, bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në luftë kundër krimit. Këtë Marrëveshje, Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës nuk e kanë nënshkruar, Danimarka ka ,,aranzhmane speciale” ndërsa vendet nordike Norvegjia dhe Islanda e kanë pranuar me vonë (2001). Kjo Marrëveshje quhet edhe Schengen Acquis240 që do të thotë se shtetet që aplikojnë për hyrje në Bashkimin Europian duhet pranuar rregullat e përcaktuara pa ndryshime dhe jo në mënyrë selektive.

4.1 Me ndryshimet ekonomike shoqerore dhe politike të viteve të 80-ta, parashtrohet nevoja e plotësimeve dhe ndryshimeve në sferën ligjore, me ç’rast kemi Aktin e përbashkët Evropian (shkurt 1986) i cili hyri në fuqi një vit më vonë dhe ndryshoj disa rregulla që i referohen fushës së tregëtisë të cilat ishin të rregulluara me Traktatin e KEE-së.

5.1 Traktati i Mastrihtit (1991-1993,TEU) shënon nismën e ndryshimeve fundamentale në BEE me një realitet të ri, me një hapsirë Europiane pa kufij, me një treg unik monetar dhe ekonomik(EMU), me EUR valutë unike (EMI), me një Bankë Qendrore (ECB), me identitet ndërkombëtar europian, me identitetin qytetar europian, Ombudspersonin, Gjykatën e Auditorëve etj. Me këtë Traktat Unioni Europian paraqet bazamentin e një Politike te Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFPS) e cila udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm për Politikë të Jashtme dhe arrihet unifikimi i politikës për Punë të Brendshme dhe Drejtësi (JHA).Sipas këetij Traktati, kërkohet një bashkëpunim dhe koordinim mes shteteve anëtare për luftimin e veprave të rënda penale në tërë territorin e UE-së siq janë :vrasjet, terrorizmi, dhunimet, plaqkitjet e armatosura, rrëmbimi, krimi i organizuar, trafikimi dhe prostitucioni etj. Në vazhdën e krijimit të rregullave të reja, paraqitet ,,Urdhër arresti europian”(EAW) sipas të cilit çdo vend europian obligohet të arrestojnë kriminelët ku do që të hasen pa marrë parasysh se në cilin vend anëtar është kryer vepra

237 Dr.Bashkurti,Lisen vep. E citur fq.178 238 Kval-Mallbye-Tranfi Politika dhe Demokracia fq.185 239 Prof.dr. Reka, Blerim -Doracak për dhënjen e provimit të Jurisprudencës fq.872 KIEAI Prishtinë 2004 240 Po aty fq.875 Constitution for Europe fq.355 Protocol on the Schengen Acquis Integrated into the Framework of the Europian Union ,,Acquis communautaire-nga gjuha frenge –tërsia e ligjeve të BE dedikuar vendeve candidate që në rastin e zgjerimit të fundit (2004) me 10 anëtar të rinj kishte 31 kapituj

Page 338: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

338

6.1 Traktati i Amsterdamit (1997-1999,TOA) sjell ndryshime në çeshtjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, duke inkorporuar shumë zgjidhje nga Marreveshja e Shengenit që ndërlidhen me kontrollin e shtuar të kufijve të jashtëm të UE-së, çeshtjet e azilit, emigracionit, bashkëpunimit dhe kooperimit me organet e rendit dhe të drejtësisë kundër krimit të organizuar, racizmit dhe ksenofobisë.241 Me këtë Traktat, parashihet krijimi i grupeve të përbashkëta për luftimin e krimit dhe lehtësimi i procedurave të ekstradimit të kriminelëve. Risia që sjell ky Traktat në fushën e sigurisë është politika e përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë dhe solidariteti i ndërsjellë i shteteve anëtare, gatishmëria për ndihmë humanitare dhe ushtarake-paqëruajtëse.

7.1 Traktati i Nicës (2001-2003) vazhdoj tutje rrugën e ristrukturimit të BE-së duke pranuar shumë zgjidhje të traktateve të kaluara edhepse pati ngecje në disa drejtime, zgjedhja e strukturave udhëheqëse europiane me shumicë votash, rregullimi i raporteve mes anëtarve të UE dhe NATO-s si dhe hapja e dyerve për anëtar të rinj, e cila tani arrin numrin prej 28 anëtarësh ( që nga 1 qershori 2013 kur pranohet Republika e Kroacisë).

2. Institucionet e Bashkimit Europian

Si çdo shoqëri e organizuar edhe Bashkimi Europian i cili sipas disa autorëve është organizim supranacional242 ka organet dhe institucionet e veta. Legjitimiteti i këtyre institucioneve të Bashkimit Europian bazohet në legjitimitetin etatist. Këto institucione zgjedhen në mënyrë indirekte nga zgjedhësit e shteteve që delegojnë përfaqësuesit e tyre.243 Institucionet e BE mund t’i klasifikojmë në Institucionet kryesore, konsutative, financiare, të specializuara, interinstitucionale dhe në organe apo agjenci të specializuara:

2.1 Institucionet më të larta të Bashkimit Europian që i takojnë shtyllës së parë janë:244 Parlamenti Europian –është institucion i zgjedhur nga qytetarët dhe reprezentuesit e BE-së dhe ka 736 deputetë. Këshilli Europian – është institucion vendimmarrës i cili prezenton shtetet anëtare. Presidenca e Këshillit Europian me mandat rotativ 6 mujor nga vendet anëtare e cila promovon vendime politike dhe legjislative. Komisioni Europian është trup i pavarur nga qeveritë nacionale i cili propozon ligje dhe i prezenton në Parlametin Europian dhe në Këshillin Europian. Gjykata e së Drejtës e cila përcjell zbatimin e ligjeve europiane dhe bënë interpretimin e tyre. Gjykata e Auditorëve përcjell aktivitetet financiare të institucioneve të BE-së

2.2 Institucione Konsultative janë Komiteti Social Ekonomik Europian (EESC) që prezenton shoqërinë civile punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe Komiteti i Regjioneve(CR), është përfaqsues rajonal dhe local.

241 Po aty neni III-257 , Prof.dr.Reka,Blerim Doracak…fq.876 242 Prof.Dr.Reka, Blerim Doracak …fq. 854 - 855 243 Po aty fq.863 244 Po aty fq.856 ,Constitution for Europe Parlamenti europian ka vendin e pare,mandej vjen Këshilli Europian,Presidenti I Keshillit Europian,Keshilli I Ministrave ,Komisioni Europian, Presidenti I Komisionit Europian,Ministri I Punëve të jashtme të Bashkimit Europian,Gjykata e së Drejtës, Banka Qendrore Europiane,Gjykata e Auditorëve dhe Komiteti i Regjioneve- titulli IV kreu i I neni I-19 deri tek neni I-32 Banka Qendrore Europiane,Gjykata e Auditorëve dhe komiteti i Regjioneve- titulli IV kreu i I neni I-19 deri tek neni I-32

Page 339: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

339

2.3 Institucionet Financiare janë Banka Investive Europiane (EIB) financon projekte të BE-së dhe Fondi Investiv Europian i cili ndihmon bisneset e vogla. Banka Qendrore Europiane (ECB) me seli ne Frankfurt te RF te Gjermanise, është institucion financiar përgjegjëse për sistemin monetar Europian

2.4 Institucione tjera të specializuara janë Ombudspersoni Europian i cili heton shkeljet e të drejtave qytetare nga ana e institucioneve dhe agjencive të BE-së. Mbikqyrja e Mbrojtjes Europiane e të dhënave (EDPS) e cila siguron privatesinë e të dhenave personale të qytetarëve

2.5 Institucione Interinstitucionale janë Zyra e Gazetës Zyrtare e Komunitetit Europian (OOPEC) detyrë e së cilës është publikimi i informative për BE-në. Zyra Europiane për zgjedhje të personelit (EPSO) detyrë e së cilës është rekrutimi i punëtorëve për nevojat e BE-së. Shkolla Administrative Europiane detyrë e së cilës është të përgatis personelin e BE-së në fusha të caktuara.245

3. Organet e specializuara dhe të decentralizuara të cilat janë formuar për të ndihmuar Shtetet Anëtare të BE-së dhe qytetarët e saj ndahën në katër kategori:

Organet apo agjencionet që janë pjesë e Institucioneve të Bashkimit Europian

Organet e përbashkëta për Politikë të jashtme dhe siguri

Kooperimi i policisë dhe gjyqësisë me agjencionet tjera për luftimin e krimit

Organet ekzekutive të Bashkimit Europian

3.1 Agjencionet që janë pjesë e institucioneve të Bashkimit Europian që përmendëm më lartë janë gjithsejt 25 agjenci që bëjnë pjesë në shtyllë e Parë të Bashkimit Europian. Ndër këto agjencione po përmendim vetem disa agjencione e ndër to po cekim Agjencionin Europian për Monitorimin Operacional dhe Kooperimin e Kufijve të Jashtëm (FRONTEX), Agjecioni Europian për Siguri Detare (EMSA), Qendra Europiane e Monitorimit të Drogës (EMCDDA),Qendra Europiane për Monitorimin e Racizmit dhe Ksenofobisë (EUMC), Rjeti Europian dhe Agjencioni Informativ i Sigurisë (ENISA) etj

3.1 Agjencia FRONTEX është themeluar me rregulloren e Bashkimit Europian 2007/2004 të datës 25.11.2004 me seli në Varshavë-Poloni.Qellimi i themelimit të kësaj agjencie është koordinimi dhe kooperimi mes shteteve anëtare në fushën e menagjimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.Kjo agjenci merret edhe me trajnimin e rojeve të kufirit sipas standardeve, vëzhgimin e kufijve të jashtëm, ndihmën teknike dhe operacionale që i afron shteteve anëtare.Kjo agjenci është përgjegjese që bashkë me partneret e Komunitatit Europian Europol-in, Cepol-in, Olaf-in, shërbimin doganor, fitosanitar,veterinar të menagjoj kufijtë e jashtëm në kuptimin e sigurisë.

3.2 Agjencioni për Siguri Detare (EMSA) është themeluar ne viti 2002 me seli ne Lisbone Portugali. Detyre e kesaj agjencie eshte mbikqyrja e sigurise detare mbrenda hapsires eurpoiane duke perfshire edhe kontrollet e porteve detare.

3.3 Agjencioni Evropian për siguri aviacioni Agjencioni Evropian për siguri (EASA) u formua në vitin 2002 si nje agency e cila do ndihmoj ne percaktimin e rregullatives te fluturimit ajror, sigurine ne qendrat aeroportuale. Selia e saj ne qytetin Cologne te RF te Gjermanise, me zyrat e saj ne Bruksel, Uashington, Montreal dhe Peking..

3.4 Agjencioni Europian për Monitorimin e Drogës(EMCDDA) është themeluar për të përcjellur lëvizjen e drogës në nivel europian më qëllim të ndermarrjes së masave që kjo dukuri të futet nën kontroll.Selia e këtij agjencioni është në Lisbonë-Portugali. Kjo agjenci paraqet të dhëna shteteve

245 http://europa.eu/ EU institutions and other bodies

Page 340: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

340

anëtare të Bashkimit Europian dhe masat që duhet ndërmarrë në të ardhmen lidhur me fenomenin që quhet drogë.

3.6 Rrjeti Europian dhe Agjencioni Informativ dhe i Sigurisë (ENISA) është themeluar me datën 10 mars 2004 me seli në Heraklion-Kretë.Qëllimi i themelimit të kësaj agjencie është përcjellja e sistemit informative sot, telefonat mobil, internetin, internetin bankar, sistemet kompjutorike.Përmes kësaj agjencie Bashkimi Europian përcjell problemet në hardware dhe software duke analizuar incidentet në truallin europian dhe më larg dhe duke paraparë kërcnimet e mundshme.Përmes sistemit informativ dhe kooperimit nga burime të ndryshme arrihet deri tek të dhënat shumë të rendësishme në fushën e sigurisë dhe të fushave tjera që ndikojnë në fushën e sigurisë.

4. Organet e Përbashkëta për Politikë të Jashtme dhe Siguri Europiane

4.1 Agjencia Europiane e Mbrojtjes (EDA) është formuar me datën 12 korrik 2004 me seli në Bruksel dhe ka për qëllim forcimin e pozitës mbrojtëse të Bashkimit Europian në menagjimin e krizave, të forcojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare, të forcojë bazën teknologjike ushtarake, të bashkëpunoj, të asistoj, të promovojë të arriturat teknologjike në fushën e mbrojtjes, të kooperoj me Komisionin Europian lidhur me zhvillimin e tregut ndërkombetar në fushën e teknologjisë ushtarake me qëllim të mbrojtjes së Bashkimit Europian.

Instituti i Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë (ISS) është formuar në Mbledhjen e Keshillit të Ministrave me datën 20 korrik 2001 me seli në Paris.Ky Institut ka për qëllim krijimin e një kulture mes atyre që nxjerrin vendime për zhvillime strategjike Europiane në emër të Bashkimit Europian dhe specialistëve të pavarur lidhur me fushën e politikës së përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).Ky institut ka për qëllim që të mbledh bashkërisht akademik, zyrtar, ekspert të fushave të ndryshme nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, nga vendet tjera, SHBA dhe Kanadaja dhe ti analizojnë bashkërisht me Këshillin e Ministrave dhe Përfaqsuesin e Lartë për Politike të Jashtme dhe të Sigurisë çështje nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.Gjithashtu ky Institut ka për detyrë të forcojë relacionet transatlantike mes vendeve të Bashkimit Europian, SHBA –së dhe Kanadasë në fushën e Sigurisë

Qendra Satelitore Europiane (EUSC) është formuar në mbledhjen e Këshillit Europian me datë 20 korrik 2001 dhe ka filluar operimin në janar të vitit 2002 dhe ka selinë në Madrid. Kjo agjenci është themeluar të mbledh informata që janë shumë me rëndësi për fushën e Mbrojtjes së Përbashkët dhe të Sigurisë (CSFP) dhe është nën kontroll të Komitetit për Politikë dhe Siguri të Këshillit Europian.

5. Kooperimi i Policisë dhe Gjyqësisë me agjencionet për luftimin e krimit

Në grupin e organeve tjera që ndihmojnë Bashkimin Europian në luftimin krimit të organizuar e që bejnë pjesë në shtyllen e tretë janë Kolegji Policor Europian (CEPOL), Njesiti i bashkëpunimit Gjyqësor Europian (EUROJUST) dhe Zyra e Policisë Europiane (EUROPOL)

Kolegji Europian i Policisë (CEPOL) është themeluar në në bazë të vednimit të Këshillit të Ministrave të datës 22 dhjetor 2000 dhe ka selinë në qytetin Hampshire-Britani e Madhe.Qellimii i formimit të këtij kolegji është trajnimi i policisë për të ndaluar kalimin ilegal të kufijve, për të ndihmuar në kooperimin mes intitucioneve dhe institutive kombëtare të shteteve anëtare, për të trajnuar policinë në parandalimin e krimit, luftimin e krimit dhe zbatimin e ligjit me qëllim të ruajtjes së Rendit Publik dhe të Sigurisë.

Njesiti i Bashkëpunimit Gjyqësor Europian (EUROJUST) është organ i Baashkimit Europian i themeluar me datën 28 shkurt të vitit 2002 me seli në Hagë.Qëllimi i themelimit të ketij organi është të ndihmoj organet kompetente të shteteve anëtare në zbulimin dhe hetimin e krimeve

Page 341: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

341

serioze në kalimin ilegal të kufijve.Ky organ funksionon në mënyrë unike nga te gjithë përfaqsuesit e vendeve anëtare me prokuror dhe gjyqëtar me experiencëe. Eurojust me 9 qershor 2004 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Europol-in. Arësyeja kryesore e themelimit të këtij organi ishte se kriminëlet bënin plane në një vend, ndërsa e ekzekutonin në vendin tjetër, i shisnin sendet e fituara nga krimi në vendin e tretë. Arësye tjetër ishte edhe ndalimi dhe kapja e baronëve të drogës, trafikantëve të qenjeve njerëzore, mashtruesve, bosëve të krimit të organizuar dhe terroristëve.

Zyra e Policisë Europiane (EUROPOL) është themeluar në vitin 1992 si organ i intelegjencës me seli në Hagë nga përfaqësues të vendeve anëtare për zbatimin e ligjit siq janë policia, oficeret e doganave, oficerët e sherbimit të imigracionit etj. Europoli nuk është force policore dhe nuk ka funksion të padit kryerësit e veprave penale por këmben të dhënat mes shteteve anëtare, afron ekspertizë, jep ndihmë teknike, jep këshilla, bënë raporte dhe analiza mbi levizjen e krimit ndërkufitar, ndihmon organet tjera në luftimin e krimit të organizuar, trafikimin e drogës, rrjetin e imigrantëve ilegal, vjedhjen dhe trafikimin e veturave, trafikimin e qenjeve njerëzore dhe pornografisë me fëmijë, falsifikimin e parasë, trafikimin me mjete nukleare, terrorizmin. Ky organ është i lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë të shteteve anëtare të BE.Bashkëpunon ngusht me Zyrën e OLAF-it në dhënjen e informatave mbi kontrabandimin e mallrave në kufi, mashtrimet me donacione, shperdorimet e detyrës zyrtare nga ana e zyrtarëve të institucioneve të BE. Për të arritur tek informatat e nevojshme Europol-i shfrytëzon të dhena nga ECOFIN246 një agjenci tjetër në luftimin e krimit financiar dhe nga Njesiti i Hetimeve Financiare (FIU)247të BEE, nga të dhënat e Sistemit Informativ Doganor (CIS) dhe nga baza qendrore e të dhenave për shenjat e gishtërinjëve EURODAC248. Në Kushtetutën e ardhme europiane Europol-i parashihet të ketë rol vendimtar në fushën e bashkëpunimit dhe kooperimit mes shteteve anëtare në fushën e sigurisë, të doganave dhe sherbimeve tjera të specializuara me qellim të parandalimit dhe zbulimit të veprave penale dhe ruajtjes së sigurisë, levizjës së lirë dhe drejtësisë249. Rëndësi të veqantë i kushtohet mbrojtjes së institucioneve demokratike dhe popullsisë civile të vendeve antare nga sulmet terroriste. Edhe në rast të fatkeqësive natyrore ku rendi dhe siguria mund të vihen në pikëpyetje reagimi i vendeve anëtare të unionit europian është i përbashkët dhe solidar.250

Konkluzione

Në këtë punim kemi shqyrtuar shkurtazi vetem institucionet e Bashkimit Europian dhe disa nga agjencitë kryesore të tij të cilat kanë një rëndësi të madhe në krijimin dhe aplikimin e politikave unike në fushën e sigurisë në nivel europian dhe me gjërë. Konkretisht, kemi përmendur vetëm disa prej këtyre agjencive që janë përgjegjëse në sferën e sigurisë së përbashkët europiane.

Përkunder faktit se në Europën e Bashkuar janë arritur rezultate të mëdha ne arritjen e paqes dhe stabilizimin e saj pas luftërave të përgjakshme në ish Jugosllavi (1991-1999), prap se prap në Ballkan mbretëron një paqë e brishtë e cila kërkon kohë, durim dhe mjete që të vijë deri të stabilizimi i plotë i saj. Kjo pasiguri është si rezultat i kalkulimeve ndërkombetare duke harruar gabimet që janë bërë në vendosjen e kufinjëve të shteteve të Ballkanit gjatë dhe pas Luftës së Parë Boterore. Krijimi i Bosnjës Dejtoniane (1995) dhe miklimi i Sërbisë po nxjerr në pah tendencat hakmarrëse dhe nacionaliste të qarqeve të ndryshme mbrenda vet këtyre shteteve që dolën nga ish-Jugosllavia. Problemet aktuale në Bosnje e Hercegovinë (një shtet me tri sisteme, federate e BeH, Republika Srbska, dhe distrikti i Brçkos) ku asnjëri nga këto tri etnitete nuk heq dorë nga individualja dhe krijimi I nje shteti multietnik dhe problemet e sisitemit paralel serb në Republikën e Kosovës dhe 246 JUSTICE, HOME AFFAIRS AND CIVIL PROTECTION - Brussels, 20 September 2001 247 Ecofin and Justice ,Home Affairs and Civil Protection Luxemburg 16 tetor 2001 Pres/01/364 248 www.dataprotection.ie 249 Po aty neni I-42 250 Po aty neni I-43

Page 342: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

342

ndikimi i Serbisëe në punët e brendshme të saj paraqesin sfidat me të medha të sigurisë dhe destabilitetit të rajonit. Brishtësia e paqes dhe sigurisë sa vjen e shtohet nga vala e refugjateve arabë dhe ndikimi sekteve të ndryshme fetare dhe terrorizmit në rajonin tonë. Vendi ynë, përkundër asaj se subjektiviteti shtetëror i saj është pranuar nga 109 shtete, mospranimi i 5 vendeve të BE-së dhe i vet Sërbisë është njëri nder faktoret që rrit destabilitetin politik dhe ekonomik ne rajon dhe me gjerë. Përkundër këtyre problemeve, forcat paqëruajtese të NATO-s dhe EULEX-it janë present dhe në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për forcimin e ketyre institucioneve dhe funksionalizimin e tyre në tërë territorin e saj. Institucionet e Kosovës e posaqerisht elita e saj politike duhet të mobilizohet dhe të shfrytëzoj prezencën ndërkombëtare dhe t’ia imponoj jo me dhunë por me urtësi, diplomaci paqësore zgjidhjet praktike qe duhet t’iu ofrohen shtetasve të saj dhe t’ia pamundësoj ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të saj. Institucionet e Kosovës duhet të jenë më aktive në lobimin e tyre per pranimin e institucioneve te saja ne institucionet, organizmat dhe agjencitë e ndryshme europiane. Ne anën tjetër, Institucionet e Kosovës duhet të diskutojnë jo vetem me UNMIK-un e EULEX-in por edhe me pale tjera të interesuara sepse duhet ballafaquar me të kaluaren dhe të tashmen dhe këtë duhet bërë për hirë të së ardhmes së Kosovës. Kosovaret duhet te marrin rolin prijës në krijimin e shtetit modern dhe demokratik duke krijuar institucione të forta të pavarura dhe kompetente, duke krijuar një gjyqesor efikas i cili do merrej me dënimin e kryesve të veprave të rënda penale, krimit të orgnizuar dhe terrorizmit. Fundja edhe nënshkrimi i MSA me BE është një ogur i mirë për Kosovën, por lufta për stabilizim politik, ekonomik dhe kombetar nuk duhet të pushojë për asnjë çast. Që të arrihen këta parametra stabilizues, së pari duhet që të shfrytzohen të gjithë kapacitete njerëzore për të venë në lëvizje të gjithë mekanizmat vendor dhe nderkombetar që janë present në Kosovë. Së dyti, të parashtrohen detyrat dhe te nxjerren konkluzione nga ministritë përkatëse duke u përcaktuar edhe afatet e përmbushjes së tyre. Së treti, të analizohen edhe njëherë programet nacionale të fushës së sigurisë dhe të zabtimit të ligjit. Së katërti, të deshmohet në praktikë se institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë janë te afta në realizimin dhe kryerjen e obligimeve që kërkohen nga Progres raporti për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit dhe kontrabandimit, terrorizmit dhe shpërlarjes së parasë.

Literatura

Bashkurti Dr, Lisen Mbi të drejtën ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare , Tiranë 2006

Reka Dr. Blerim E drejta e Unionit Europian KIEAI, Prishtine,2000

Reka dr., Blerim Doracak për pergaditjen e provimit të Jurisprudencës-botim i dytë nga Instituti i Kosovës për Integrime Europiane, 2004, Prishtinë

.Kval-Mellbye-Tranfi Politika dhe demokracia, Rozafa, 2006 Prishtinë

Constitution for Europe - Official Journal of the European Union on 16 December 2004 (C series, No 310). http://europa.eu/eu-law/decision-making/treaties/pdf/treaty_establishing_a_constitution_for_europe/treaty_establishing_a_constitution_for_europe_en.pdf Luxembourg: Office for Official Publications of the European Communities, 2005

Protocol on the Schengen Acquis Integrated into the Framework of the Europian Union ,,Acquis communautaire” C 310/348 EN Official Journal of the European Union 16.12.2004 Ecofin and Justice ,Home Affairs and Civil Protection Luxemburg 16 tetor 2001 Pres/01/364

Page 343: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

343

http://europa.eu/ EU institutions and other bodies http://europa.eu/agencies/security parë me datën 20.09.2015http://www.mchamber.org.mk/upload/Documents/EU/HOW%20EU%20WO KS%20alb.pdf parë me datën 20.09.2015

Pjetër Ndreca, Ardi Bezo - Modelet scoring për vlerësimin e nevojave financiare të ndërmarrjeve

Dr. Pjetër Ndreca Dekan, Fakulteti Ekonomik në Akademinë Profesionale të Biznesit, Tiranë. Dr. Kand. Ardi Bezo Pedagogë, Fakulteti Ekonomik në Akademinë Profesionale të Biznesit, Tiranë. Abstrakt Pas hyrjes në fuqi të kritereve të mbikëqyrjes të vendosura në marrëveshjen e Bazelit 2 ka vënë në qendër të debatit probleme që kanë të bëjnë me ndërtimin e modeleve të rating dhe mënyrat e sigurimit të kapitalit si pasojë e shfrytëzimit të tyre. Pak ose aspak vëmendje u është kushtuar kritereve që kanë të bëjnë me ndërtimin e vetë rating, në veçanti për sa u përket modaliteteve të vlerësimit të nevojave të një ndërmarrjeje që kërkon kredi bankare. Baza teorike e këtij artikulli, të verifikuar në mënyrë empirike, qëndron në vlerësimin e natyrës, cilësisë dhe kohëzgjatjes së nevojave financiare të ndërmarrjes si bazë për ndërtimin e një modeli të scoring të përshtatshëm për të individualizuar karakteristikat e rrezikut të ndërmarrjeve që u është besuar nga ana e bankave,duke i dalluar në bazë të probabilitetit që për to të ndodhë një ngjarje e përkufizuar si paaftësi paguese. Në fakt, konsiderohet që vetëm analiza dinamike e nevojave financiare mundëson kuptimin e ecurisë së ndërmarrjes dhe të modifikimit të kushteve të riskut për ndërmjetësim kredidhënieje, me anë të “leximit” të efekteve të sjelljeve të sipërmarrësve mbi ruajtjen e ekuilibrit të ardhshëm ekonomik dhe financiar. Problemi, objekt diskutimi nuk është i panjohur, pasi përgjithësisht aplikimi i rating të brendshëm do të bëhet rreth një modeli të scoring dhe që ky model, së bashku me variablet cilësorë, do të ndikojë politikat e kreditit në bankat e nivelit të dytë të një vendi. Në bazë të këtyre paraqitjeve, në përputhje me formulimin e lidhjeve me klientelën synon të lehtësojë modelin e referuar nga ana e bankës, individualizohen tre komponentë kritikë të veprimtarisë mbi të cilat mund të ndërhyhet me qëllim të njohjes më të thellë të faktorëve më të rëndësishëm që ndihmojnë, ose pengojnë, arritjen e kushteve të aftësisë për të realizuar të ardhura dhe shlyerje: komponentët në fjalë janë emërtuar rritja, rentabiliteti dhe financa, me qëllim të vlerësimit të termave dhe të mënyrave të procesit të rritjes ose të rivlerësimit të ndërmarrjes, të origjinës dhe të nivelit të rentabilitetit operativ dhe, së fundi, efektet e zgjedhjes së sipërmarrësit mbi procesin e prodhimit, përdorimit dhe sigurimit të burimeve financiare. Pasi janë analizuar këto procese mbi bazën e metodologjisë së analizës me anë të flukseve, janë kryer verifikime të modelit të formuluar, duke shfrytëzuar një seri historike të dhënash të bilanceve të katër viteve të një kampioni ndërmarrjesh të shëndosha dhe në gjendje paaftësie paguese, për një periudhë 4-vjeçare (1997-2000). Ndërmarrjet e shqyrtuara i përkasin të gjitha sektorit tregtar, pra janë përjashtuar ndërmarrjet imobiliare dhe të ndërtimit: nga autorët ky përjashtim konsiderohet i nevojshëm nisur nga veçoritë që karakterizojnë bilancet e këtij lloj ndërmarrjesh, kryesisht për operacione të tipit shumëvjeçar, këto ndërmarrje kryesisht i përkasin më shumë grupit të vogla dhe të mesme (52,3%) dhe mikro-ndërmarrjeve (35,3%).

Page 344: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

344

Rezultatet e nxjerra konfirmojnë jo vetëm rëndësinë e studimit mbi nivelin e të ardhurave, por edhe superioritetin e aftësisë së analizës dinamike me anë të flukseve për të paraqitur në mënyrë korrekte situatën e ndërmarrjes në shprehje të ekzistencës së aftësisë së saj për shlyerje, duke i dalluar në ndërmarrje të shëndosha dhe ndërmarrje në vështirësi. Gjithashtu, nga analiza rrjedh edhe domethënia e pakët e parametrit që studion strukturën financiare dhe e raportit të hyrjes në borxh. Në fakt, më saktësisht këta parametra duhet të kuptohen si mënyrë e mbulimit të nevojave financiare sesa si kritere të vlerësimit të aftësisë për shlyerje. Baza teorike e modelit: analiza cilësore e nevojave financiare të ndërmarrjes Tashmë pas hyrjes në fuqi të kritereve të mbikëqyrjes të vendosura me kujdes në marrëveshjen e Bazelit 2 ka vënë në qendër të debatit, siç dihet, probleme që kanë të bëjnë me ndërtimin e modeleve të rating dhe angazhimi i kapitalit si pasojë e shfrytëzimit të tyre. Pak ose aspak vëmendje u është kushtuar kritereve që kanë të bëjnë me ndërtimin e vetë rating, në veçanti për sa u përket modaliteteve të vlerësimit të nevojave të një ndërmarrjeje që kërkon kredi bankare. Baza teorike e këtij punimi, të verifikuar në mënyrë empirike, është vlerësimi rreth natyrës, cilësisë dhe kohëzgjatjes së nevojave financiare të ndërmarrjes si bazë për ndërtimin e një modeli të scoring të përshtatshëm për të individualizuar karakteristikat e rrezikut të ndërmarrjeve të besuara, duke i dalluar në bazë të probabilitetit që për to të ndodhë ose një ngjarje e përkufizuar si paaftësi paguese. Në fakt, konsiderohet që vetëm analiza dinamike e nevojave financiare mundëson kuptimin e evolucionit të ndërmarrjes dhe të modifikimit të kushteve të riskut për ndërmjetësim kredidhënieje, nëpërmjet një “leximi” të efekteve të sjelljes së sipërmarrësve mbi ruajtjen e ekuilibrit të ardhshëm ekonomik dhe financiar. Problemi në diskutim nuk është i panjohur, pasi konsiderohet që aplikimi i rating të brendshëm do të bëhej përgjithësisht rreth një modeli të scoring dhe që ky model, së bashku me variablet cilësorë, do të ndikojë politikat e kreditit në bankat e nivelit të dytë të një vendi. Në bazë të këtyre paraqitjeve, në përputhje me një formulim të lidhjes me klientelën synon të lehtësojë modelin e referuar nga ana e bankës, janë individualizuar tre komponentë kritikë të veprimtarisë mbi të cilat mund të ndërhyhet me qëllim të njohjes më të thellë të faktorëve më të rëndësishëm që ndihmojnë, ose pengojnë, arritjen e kushteve të aftësisë për të realizuar të ardhura dhe shlyerje: komponentët në fjalë janë emërtuar rritja, rentabiliteti dhe financa, me qëllim të vlerësimit, përkatësisht, termat dhe mënyrat e procesit të rritjes ose të rivlerësimit të ndërmarrjes, origjina dhe niveli i rentabilitetit operativ dhe, së fundmi, efektet e zgjedhjes sipërmarrëse mbi procesin e prodhimit, përdorimit dhe sigurimit të burimeve financiare. Pasi janë analizuar, mbi bazën e metodologjisë së analizës me anë të flukseve, këto procese, janë kryer verifikime të modelit të ndërtuar, duke shfrytëzuar një seri historike prej katër vitesh të bilancit të një kampioni ndërmarrjesh të shëndosha dhe në gjendje paaftësie paguese, për një periudhë 4-vjeçare (1997 - 2000). Ndërmarrjet e shqyrtuara i përkasin të gjitha sektorit tregtar, pra kemi përjashtuar ndërmarrjet imobiliare dhe të ndërtimit: ky përjashtim është konsideruar i nevojshëm nga autorët nisur nga veçoritë që karakterizojnë bilancet e këtij lloj ndërmarrjesh, kryesisht për operacione të tipit shumëvjeçar, këto ndërmarrje kryesisht i përkasin më shumë grupit të vogla dhe të mesme (52,3%) dhe mikro-ndërmarrjeve (35,3%). Rezultatet e nxjerra konfirmojnë jo vetëm rëndësinë e studimit mbi nivelin e të ardhurave, por edhe superioritetin e aftësisë së analizës dinamike me anë të flukseve për të paraqitur në mënyrë korrekte situatën e ndërmarrjes në shprehje të ekzistencës së aftësisë së saj për shlyerje, duke i dalluar në ndërmarrje të shëndosha dhe ndërmarrje në vështirësi. Gjithashtu, nga studimi rrjedh edhe domethënia e pakët e parametrit që shpreh strukturën financiare dhe e raportit të hyrjes në borxh, këta parametra, në fakt, duhet të kuptohen më saktësisht si mënyrë e mbulimit të nevojave financiare sesa si kritere të vlerësimit të aftësisë për shlyerje. Analiza e thelluar e shkaqeve të nevojave financiare të ndërmarrjes për një kohë të gjatë ka munguar në praktikën e lidhjeve me klientelën. Në të kundërt, rendësi më e madhe i është atribuuar përputhjes së analizës me anë të treguesve (ose të aftësisë paguese afatshkurtër), në krahasim me mënyrën e tipit mbrojtës e realizuar pikërisht në kuadrin e praktikës së dhënies së kredisë. Kjo

Page 345: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

345

mënyrë, e bazuar kryesisht mbi të kuptuarit e garancive, detyron gjithashtu instrumente analitikë me përdorim të shpejtë, edhe me qëllim të pakësimit të kostove të instruktimit, përveç rentabilitetit modest të operacioneve të dhënies së kredisë. Qëllimi i këtij punimi është verifikimi i besueshmërisë më të madhe të një praktike të bazuar mbi vlerësimin e natyrës dhe të kohëzgjatjes së nevojave financiare të ndërmarrjes, me qëllim të përcaktimit të cilësisë dhe për të arritur në vendimin e dhënies ose jo të kreditit në varësi të meritës. Konceptet mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e nevojave financiare të shfrytëzuara në kuadrin e studimit u referohen rezultateve që në mënyrë tipike mund të rrjedhin nga analiza dinamike me anë të flukseve dhe, në veçanti në përcaktimin e një deficit ose të një surplus-i likuiditeti të mundshëm të veprimtarisë së ndërmarrjes: veprimtaria e zakonshme, tërheqjet, veprimtaria investuese. Nuk mund të shmanget lidhja e ngushtë që ekziston ndërmjet origjinës së nevojave financiare dhe kohëzgjatjes përkatëse (ose të fleksibilitetit/ngurtësimit251) dhe vlerësimit cilësor të tyre. Për shembull, nevojat financiare që rrjedhin nga një deficit i veprimtarisë së zakonshme mund të vlerësohen pozitivisht vetëm nëse verifikohen kushtet e zhvillimit dhe të rritjes, me pasojë rritjen e kapitalit qarkullues operativ: në të gjitha rastet e tjera, si gjatë arritjes së rezultateve ekonomike në mënyrë konstante negative ose zero, si për rritjen artificiale të kapitalit qarkullues për shkak, për shembull të politikave të bilancit mbi të drejtat dhe/ose gjendjet e magazinës, vlerësimi do të ishte negativ, duke u privuar ndërmarrja si nga niveli i të ardhurave, ashtu edhe nga aftësia e shlyerjes. Në të njëjtën mënyrë do të duhej të flitej edhe për nevoja financiare të ngurtësuara dhe jofleksibile çdo herë nëse verifikohet kushti, në të vërtetë mjaft i shpeshtë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, i tërheqjeve më të mëdha sesa burimet financiare të prodhuara nga veprimtaria, të kryera në mënyrë të vazhdueshme dhe pavarësisht nga vlerësimet e pajtueshmërisë financiare. Nevojat financiare që rrjedhin nga kryerja e investimeve të reja, në të kundërt, do të vlerësohen pozitivisht, si ato që shpeshherë janë pasojë e zgjedhjeve për të fuqizuar, të paktën në pamje të parë, strukturën tekniko-prodhuese të ndërmarrjes, ashtu edhe për natyrën e saj jo përsëritëse. Nga sa u tha më sipër, në bazë të kritereve vlerësuese të përshtatura qëndron përcaktimi i kapacitetit të të ardhurave si themel i nevojshëm i kapacitetit për shlyerje. Vetëfinancimi, në fakt, i kuptuar në sens të ngushtë dhe jo si nivel potencial ose ekonomik (cash flow), ushqehet kryesisht nga rentabiliteti operativ dhe nga mjaftueshmëria e tij për të mbuluar koston e borxhit dhe shpërblimin e kapitalit të investuar. Formulimi i zgjedhur i karakterizon si kapitalin e riskuar ashtu edhe detyrimet financiare, cilado qoftë kohëzgjatja e tyre, si burime të jashtëveprimtarisë, të cilat i ka shfrytëzuar me qëllim të mbulimit të nevojave financiare: nevoja që, si rrjedhojë, nuk mund të gjykohen me cilësi të mirë apo të keqe duke analizuar burimet e shfrytëzuara për mbulimin e tyre. Megjithatë konsiderohet me dobishmëri më të madhe nëse kontrollohet përputhshmëria e strukturës financiare të përshtatur në raport me ekzistencën ose jo të kushteve të ekuilibrit ekonomik dhe financiar. Mbi bazën e kritereve, të cilat janë listuar përmbledhtas, është proceduar në ndërtimin e një modeli scoring që do të ishte në gjendje jo vetëm të mbështeste në mënyrë efikase vendimet mbi besueshmërinë, por edhe për të ofruar elementë parashikues për verifikimin e situatës së përkeqësimit të veprimtarisë dhe për të mbërritur në paaftësinë e shlyerjes. Shkaqet e krizave të ndërmarrjes: rezultatet dhe kufizimet e studimeve të mëparshme Në gjurmë e punimit të mëparshëm të zhvilluar mbi të njëjtën temë, janë evidentuar diferenca statistikore domethënëse ndërmjet dy grupeve të ndërmarrjeve, në lidhje me tre komponentët e

251 Nevojat financiare duhen kuptuar si fleksibël kur ato demonstrojnë dinamikë të vazhdueshme rritjeje dhe pakësimi, në lidhje me një veprimtari të karakterizuar nga ekuilibri ekonomik i qëndrueshëm dhe nga ekuilibri financiar që mungon vetëm përkohësisht (për shembull, për rritjen e shitjeve dhe/ose për investime të reja). Do të flitet për nevojat financiare të ngurtësuara çdo herë kur ato nuk shfaqin shenja pakësimi ose tentojnë për t’u rritur në mënyrë të vazhdueshme, në prezencë të kushteve të ekuilibrit ekonomik dhe financiar.

Page 346: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

346

veprimtarisë së ndërmarrjes të konsideruara themelore për të kuptuar natyrën, kohëzgjatjen dhe cilësinë e nevojave financiare: rritja, rentabiliteti dhe financa. Këto diferenca theksohen duke u nisur nga viti i tretë para falimentimit, duke u thelluar gjithnjë e më shumë sa më tepër i afrohet falimentimit. Ndërmarrjet në aktivitet jo vetëm që karakterizoheshin për një aftësi më të madhe për të gjeneruar vetëfinancim por, në krahasim me ato të falimentuara, rriteshin më shumë dhe, kryesisht, merrnin rezultate më të mira në shprehje të rentabilitetit. Prandaj në përputhje me sa kemi paraqitur më sipër, është treguar modeli i parë teorik i përshtatshëm për të parashikuar paaftësitë paguese të ndërmarrjes, duke kontrolluar ndërkohë aplikimin praktik të analizës diferenciale të modeleve dinamikë. Një nga kufizimet kryesore që është pezantuar gjatë këtij punimi, dhe që pengonte aplikimin praktik, rrjedh drejtpërdrejt nga njësia e matjes së treguesve të shfrytëzuar: variablet e marrë në konsideratë, në fakt, megjithëse duke marrë në konsideratë të gjithë harkun kohor të shqyrtuar (katër vite) karakterizoheshin për një shkallë të matjeve homogjene të shprehura nga numri i viteve dhe/ose dyvjeçarëve në të cilët ndërmarrjet e kampionit ia dilnin të verifikonin kushte të caktuara. Gjithashtu, kur kërkimi përqendrohet më shumë në detaje mbi një dyvjeçar të veçantë (në vend të të gjithë periudhës), të njëjtët variabël tregonin një shkallë matjeje binare (domethënë atyre u atribuohej vlera “1” për shenjën pozitive ose përgjithësisht në një prag të caktuar, “0” në rast të kundërt. Është e lehtë në këtë pikë të individualizohen kufizimet operative të një praktike në përgjithësi, që nuk lejon të diferencohen ose të interpretohen saktësisht të gjitha ato situata “kufi” të gjykuara negativisht (ose pozitivisht) por që në realitet nuk janë aspak ose që përgjithësisht kërkojnë një gjykim më kritik dhe më të thelluar. Për të shmangur këtë pengesë, është konsideruar e nevojshme të përsëritet analiza me një vëmendje më të madhe për madhësitë e shfrytëzuara, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm te shenja e variabëlve, por edhe në nivelin e tyre në raport me treguesit e tjerë. Periudha e marrë në shqyrtim për ndërmarrjen në gjendje paaftësie paguese i referohet vitit të tretë para falimentimit. Në fakt, nëse objektivi konsiston në mundësinë për të disponuar një instrument të përshtatshëm për të individualizuar modifikimet e besueshmërisë për dhënie kredie mjaft më herët në krahasim me manifestimin real të tyre, kuptohet qartësisht, kurdoherë referuar edhe legjislacionit të falimentimit në fuqi, përshtatshmëria më e mirë e dyvjeçarit të parë të analizës për të përfaqësuar bazën kohore në funksion të të cilës përpunohet një model me eficiencë më të madhe parashikuese. Treguesit e shfrytëzuar Me qëllim të rritjes së saktësisë së modelit, treguesit tradicionalë të bilancit që kanë një përmbajte në thelb “statik” janë integruar me tregues të tipit “dinamik” ose “trend”. Hipoteza themelore në bazë të përdorimit të tipit të fundit të variableve është që, të paktën për disa grupe treguesish, të jetë me domethënie më të madhe ndryshimi në kohë në krahasim me shqyrtimin e vlerës së tyre absolute. Nëse karakteristikat specifike të veprimtarisë së zhvilluar nga një ndërmarrje e vetme mund të influencojë negativisht aftësinë për të identifikuar ndërmarrjet në krizë, është e mundur që treguesit e tipit trend, duke vënë në dukje një ndryshim të situatës konkurruese të ndërmarrjes, të jenë në gjendje që të kenë një performancë më të mirë. Në total, treguesit e seleksionuar u përkasin makrogrupeve të mëposhtëm (tabela 1): treguesit e rritjes dhe të eficiencës; treguesit e rentabilitetit operativ dhe të rentabilitetit neto; treguesit e financës dhe të vetëfinancimit; treguesit e strukturës financiare. Veçoria e këtyre treguesve rrjedh nga shkalla e matjes së tyre, meqenëse nuk bëhet fjalë më për variable të ndarë në dy grupe apo të veçantë siç ndodhte në modelin e mëparshëm, por për variable të paraqitur në shprehje përqindjeje ose relative (variacione dhe raporti ndërmjet treguesve); për rrjedhojë ata marrin vlera reale variabël brenda një range të paracaktuar. Meritojnë ndonjë shpjegim tre variablet e fundit të listës së dhënë. Në veçanti, treguesi: E ardhura operative/Veprimtaria e

Page 347: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

347

jashtëzakonshme.E ardhura neto është një variabël që mund të marrë vlera të plota që përfshihen nga një minimum prej 1 dhe nga një maksimum prej 8. Ky variabël do të ketë vlerë maksimale në korrespondencë të një rezultati operativ pozitiv dhe një peshe të vogël të veprimtarisë së jashtëzakonshme mbi të ardhurën neto pozitive. Ndërsa do të marrë vlerë 1 kur ndërmarrja paraqet një peshë të lartë të veprimtarisë së jashtëzakonshme me një rentabilitet operativ dhe neto, të dyja, negative. Ndërsa vlerat që përfshihen ndërmjet dy ekstremeve paraqesin situata ndërmjetëse. Më kompleks ka qenë formimi i treguesit Vetëfinancim/Tërheqje/Investime neto/Nevoja financiare. Edhe ky është një variabël që mund të marrë vetëm vlera të plota, por të përfshirë ndërmjet një minimumi prej 1 dhe një maksimumi prej 16. Vlera maksimale do t’i atribuohet asaj ndërmarrjeje veprimtaria e zakonshme e së cilës kontribuon për të prodhuar likuiditet, nuk bën tërheqje, bën investime të reja teknike dhe paraqet një surplus financiar. Anasjelltas, do të ketë vlerë 1 kur vetëfinancimi është negativ, janë të pranishme tërheqje dhe çinvestime teknike me nevoja financiare në rritje. Tabela 1 – Treguesit e shfrytëzuar në analizë Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i Kapitalit qarkullues neto operativ Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i Detyrimeve bankare Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i Kostos së punës Variacioni në % i Të ardhurës operative Variacioni në % i Të ardhurës operative – Variacioni në % i Shitjeve Vetëfinancimi/Detyrimet Bankare Vetëfinancimi/Shpenzimet Financiare Vetëfinancimi/Shitjet E ardhura neto/Shitjet E ardhura neto/Detyrimet Bankare (E ardhura Operative + amortizimet + përllogaritjet – ΔKQNO)/Shpenzimet Financiare E ardhura Operative/Detyrimet Bankare (E ardhura Operative + amortizimet + përllogaritjet)/Detyrimet Bankare E ardhura Operative/Shitjet Shpenzimet Financiare/E ardhura Operative Shpenzimet Financiare/(E ardhura Operative + amortizimet + përllogaritjet) Shpenzimet Financiare/Detyrimet Bankare Shpenzimet Financiare/Shitjet Kapitali qarkullues neto operativ (KQNO)/Shitjet Kapitali qarkullues bruto/Shitjet Shitjet/Kapitali i investuar Detyrimet Bankare/Kapitali neto Detyrimet Bankare/Shitjet Kapitali neto/Shitjet Investimet e reja/Amortizimet (Vetëfinancimi – Veprimtaria e jashtëzakonshme)/Shpenzimet Financiare Shpenzimet Financiare/(E ardhura Operative + amortizimet) (E ardhura Operative + amortizimet – ΔKQNO)/Shpenzimet Financiare (E ardhura Operative + amortizimet)/Detyrimet Bankare Vetëfinancimi/Kapitali i investuar ROE = E ardhura neto/Kapitali neto ROI = E ardhura Operative/(Detyrimet Bankare + Kapitali neto) (ROI – Kostoja mesatare e detyrimeve) * (Detyrimet Bankare/ Kapitali neto) (E ardhura Operative + amortizimet)/(Detyrimet Bankare + Kapitali neto)

Page 348: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

348

[(E ardhura Operative + amortizimet)/(Detyrimet + Kapitali i vet) – i252] * (Detyrimet/Kapitali i vet) Vetëfinancimi/Kapitali neto Treguesi: E ardhura Operative/Veprimtaria e jashtëzakonshme/E ardhura neto Treguesi: Vetëfinancimi/Tërheqjet/Investimet neto/Nevojat financiare Treguesi: Vetëfinancimi/Nevojat financiare

Formimi i variablit të fundit, treguesi Vetëfinancimi/Nevojat financiare, ka ndjekur logjikën e treguesve të mëparshëm. Para së gjithash duhet të saktësojmë që ky tregues vë në raport aftësinë shlyerëse të ndërmarrjes253 me dinamikën e nevojave financiare (variacioni pozitiv ose negativ). Vlera minimale “1” i atribuohet kur vetëfinancimi është negativ në prezencë të nevojave financiare në rritje; ndërsa merr vlerën maksimale 4 në rastin e kundërt, domethënë kur vetëfinancimi është pozitiv dhe ekziston një surplus financiar. Nga testet e para statistikore të kryer mbi variablet kanë rezultuar diferenca statistikisht domethënëse brenda dy grupeve. Për këtë arsye, është konsideruar e nevojshme përsëritja e analizës faktoriale dhe e analizës diferenciale me qëllim për të individualizuar, në veçanti, ato variable që për arsye të korrelacionit paraqiteshin më mirë nëse ishin në agregate dhe në të kundërt ato që kishin mundësi më të madhe diferenciale në ndarjen e dy kampioneve. Rezultati përfundimtar i analizës faktoriale tregohet në shtojcën statistikore (tabela 12). Numri i komponentëve të pranishëm në matricën (3) natyrisht korrespondon me numrin e faktorëve të nxjerrë më parë. Komponenti i parë është ai që paraqet kuotën kryesore të variancës, ndërsa i dyti është ajo që paraqet kuotën kryesore të variancës tjetër e kështu me radhë. Ndërsa vlerat që u përkasin vektorëve të komponentëve paraqesin maksimumet254 pas rrotullimit Varimax. Nëpërmjet maksimumeve faktoriale të variableve mbi çdo faktor është e mundur të vlerësohet nëse dhe ku variablet tentojnë për t’u rigrupuar dhe bëhet e mundur, duke konsideruar vetëm më të lartat (në vlerë absolute) për çdo faktor, t’i jepet një emër këtij faktori. Në rastin tonë, faktori i parë i rrotulluar paraqet peshë të lartë mbi tetë variablet e para. Duke shqyrtuar komponentët ekonomikë, ky faktor i parë mund të interpretohet si faktor rentabiliteti. Ndërsa faktorit të dytë i korrespondojnë pesha të larta dhe në mënyrë konstante pozitive për variablet që i referohen vetëfinancimit (të vënë në raport si me shumën e detyrimeve bankare, ashtu edhe me shpenzimet financiare), treguesi që shqyrton “strukturën” e rendikontit financiar dhe me variacionin në përqindje të shitjeve në raport si me kapitalin qarkullues, ashtu edhe me detyrimet bankare. Bëhet fjalë në këtë rast për një faktor të identifikueshëm në fushën e financës. Ndërsa faktori i tretë dhe i fundit i rrotulluar është faktori rritje e ndërmarrjes, duke qenë i karakterizuar nga pesha të larta për variablet e variacionit në përqindje të shitjeve dhe variacioni në përqindje i këtij të fundit në krahasim me atë të kostos së punës. Pas identifikimit të koeficientëve të komponentëve faktorialë për çdo ndërmarrje të kampionit, është bërë e mundur të paraqitet grafikisht pozicioni i ndërmarrjeve në lidhje me tre komponentët: rentabiliteti, financa dhe rritja255. Siç mund të vihet re nga figura 2, ndërmarrjet e shëndosha janë përqendruar në pjesën dërrmuese në kuadratin e parë (lart djathtas), duke u karakterizuar nga aftësi të mira rentabiliteti dhe financiare. Në të kundërt, prirja e ndërmarrjeve të falimentuara merr formën e një reje të vendosur pjerrtas që shtrihet nga kuadrati i dytë (lart majtas) deri në kuadratin e katërt (poshtë djathtas). 252 i (% e interesave pasive). 253 I kuptuar në ngushtë, ose si cash-flow i korrigjuar nga variacioni i kapitalit qarkullues operativ neto.

254 “Maksimumi” është shprehje numerike e lidhjes ndërmjet variablit e faktorit dhe paraqet korrelacionin e tyre. Ajo varion nga +1 dhe –1 dhe, si rrjedhojë, tregon se sa një faktor karakterizohet nga një variabilitet i sigurt dhe anasjelltas. Shumatorja e të gjitha maksimumeve e ngritur në katror me të gjitha variablet mbi faktorin në analizë është saktësisht e barabartë me autovlerën (eigenvalue) përkatëse.

255 Koeficientët e komponentëve faktorialë janë nxjerrë duke pjesëtuar maksimumet faktoriale me rrënjën katrore të autovlerave (eigenvalue) përkatëse.

Page 349: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

349

Figura 2 – Dispersioni (shpërndarja) Rentabilitet-Financë

Kjo vendosje paraqet paaftësinë e ndërmarrjeve të falimentuara për të realizuar performancë të mirë në të dy komponentët dhe vë në dukje problemet me natyrë financiare dhe ekonomike që karakterizojnë këtë situatë. Pak ndërmarrje të falimentuara edhe pse janë konsideruar efeciente në këndvështrimin ekonomik, megjithatë nuk kanë qenë në gjendje të operojnë në ekuilibër financiar. Figura 3, që vë në lidhje rritjen me rentabilitetin, evidenton një përqendrim të lartë të ndërmarrjeve të falimentuara në kuadratin e dytë dhe të tretë. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të falimentuara nuk ia del të operojë me marzhe të konsideruara të pranueshëm. Kështu rentabiliteti, konfirmohet si faktor më shumë dallues ndërmjet dy tipeve të ndërmarrjeve. Figura 3- Dispersioni Rentabilitet-Rritje

Në fund, duke analizuar lidhjen ndërmjet financave dhe rritjes (figura 4) mund të nxirren konkluzione jo pak të rëndësishme. Të shumta janë ndërmarrjet e shëndosha të karakterizuara nga një përqindje rritjeje më të lartë sesa mesatarja dhe padyshim në zotërim të kërkesave që përcaktojnë ekuilibrin

Rrit

ja

Rentabiliteti

1,5

1,5 - 1,5

- 1,5

0

-0,5

- 1

-0,5 - 1 0,5 1

1

Të shëndosha

Të falimentuara

1,5 - 1,5

1,5

Fina

nca

Të shëndosha

Të falimentuara

- 1,5

0

-0,5

- 1

-0,5 - 1 0,5 1

1

Rentabiliteti

Page 350: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

350

financiar (kuadrati i parë lart djathtas). Ndërsa ndërmarrjet e falimentuar (vetëm në katër raste) me vështirësi ia dalin të bëjnë të njëjtë gjë. Figura 4 - Dispersioni Financë-Rritje

Megjithatë, prania e disa ndërmarrjeve në aktivitet në kuadratin e dytë (lart majtas) na sinjalizon probleme lidhur me rritjen, në radhë parë me likuiditetin. Nga ky këndvështrim pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve të falimentuara që ia dalin të zhvillohen kanë probleme financiare, domethënë zhvillohen keq. Formimi i funksionit diferencial Hapi në vijim për aplikimin e analizës faktoriale paraqitet nga zhvillimi i funksionit diferencial. Nisur nga lidhja e ngushtë ndërmjet dy analizave (pasi performanca e funksionit linear varet nga zgjedhja e treguesve më shumë përfaqësues) pjesa më e madhe e treguesve të paraqitur në funksion janë të njëjtë me ato të shfrytëzuar në factor analysis. Kjo ka ndihmuar të bëhet mundësisht sa më pak arbitrare zgjedhja e variableve dhe të përforcojë këtë zgjedhje nëpërmjet një paraqitjeje empirike rigoroze. Në aspektin plotësisht praktik, dobishmëria e metodologjisë së analizës diferenciale e aplikuar në këtë punim rezulton e qartë: të përcaktojë një nivel sasior të besueshmërisë së një marrësi kredie, duke vlerësuar riskun që lidhet me një operacion të mundshëm besueshmërie. Analiza diferenciale, nga ky këndvështrim, i ofron analistit financiar mundësinë për t’i shërbyer, gjatë gjithë procedurës së vlerësimit dhe të seleksionimit të mundësive për dhënie kredie, si një instrument i karakterizuar nga objektivitet rigoroz gjatë të vepruarit. Hapi i parë i ndjekur është ai i llogaritjes së funksionit diferencial për dyvjeçarin e parë të analizës (faza e parë), ai pak më i largët, me qëllim për të individualizuar një model matematikor të përshtatshëm për të evidentuar paraprakisht mjaftueshëm përkeqësimin e aftësisë së shlyerjes para se kjo të bëhej e pakthyeshme. Në një fazë të dytë funksioni diferencial i individualizuar në këtë mënyrë është testuar mbi vite të tjerë referimi me qëllim për të mundësuar një vlerësim fillestar të aftësisë parashikuese.Për fazën e fundit (faza e tretë), aftësitë parashikuese të funksionit janë vlerësuar mbi një kampion të ri të përbërë nga 45 ndërmarrje të falimentuara; kjo procedurë është konsideruar e nevojshme për të mënjanuar riskun për të formuluar modele që më tej evidentojnë eficiencë të pamjaftueshme kur aplikohen për ndërmarrje të ndryshme nga ato në funksion të të cilave janë ndërtuar. Në vijim sillen rezultatet e analizës diferenciale të realizuar mbi variable me përfaqësim më të madh.

1,5

Financa

- 1,5 1,5

- 1,5

0

-0,5

- 1

-0,5 - 1 0,5 1

1

Rrit

ja

Të shëndosha

Të falimentuara

Page 351: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

351

Tabela 5 – Test i barazisë së mesatareve të grupit

Wilks' Lambda F df1 df2 Sig. Variacioni në % Shitjeve – Variacioni në % i Bankave ,846 21,546 1 118 ,000 Vetëfinancimi/Shpenzimet financiare ,744 40,623 1 118 ,000 E ardhura neto/Bankat ,625 70,669 1 118 ,000 E ardhura Operative/Shitjet ,859 19,301 1 118 ,000 Shpenzimet financiare/(RO + amortiz. + përllog.) ,459 139,116 1 118 ,000 (ROI – i)*Detyrimet/Kapitali i vet ,891 14,396 1 118 ,000

Nga analiza e variancës (tabela 5), dhe në veçanti e vlerës së marrë nga treguesit statistikorë Lambda e Wilks, F dhe nga niveli i shprehjes së lidhjes, nxirret që të gjitha mesataret e variableve të shqyrtuara rezultojnë ndjeshëm të ndryshëm në të dy grupet e ndërmarrjeve. Korrelacioni kanonik (tabela 6) mat shkallën e kombinacionit ndërmjet funksionit diferencial dhe variableve që identifikojnë grupin e përkatësisë. Ajo rezulton mjaft e lartë (0,767) duke evidentuar kështu një aftësi të mirë diferenciale të funksionit. Konfirmimi tjetër evidentohet nga vlera e statistikës Lambda që rezulton se është domethënës (p<.01). Tabela 6 – Karakteristikat kryesore të funksionit diferencial kanonik.

Autovlerat Funksioni Autovlerat % e variancës % kumulative Korrelacioni kanonik 1 1,433a 100,0 100,0 ,767 Lambda e Wilks Test i funksionit (i) Lambda e Wilks Chi-square df Sig. 1 ,411 101,376 8 ,000 a Për analizë janë shfrytëzuar të parat e 1 të funksionit diferencial kanonik..

Nga shqyrtimi i koeficientëve të standardizuar (tabela 7), nxirret që të gjithë variablet (përveç njërit) e funksionit diferencial kanë koeficientë me simptoma të kundërt. Kjo do të thotë që vlerat negative më të ulëta të funksionit shoqërojnë ndërmarrjet në rritje, me marzhe ekonomike në rritje dhe aftësi për të prodhuar likuiditet. Në të kundërt, i vetmi tregues me koeficient me simptomë pozitive është Shpenzimet financiare/(RO + amortizime + përllogaritje), pasi, në fakt, një rritje e tij përkeqëson gjendjen e ndërmarrjes dhe kontribuon për të rritur vlerën e funksionit. Tabela 7 – Koeficientët e standardizuar të funksionit diferencial kanonik

Funksioni 1 Variacioni në % i Shitjeve –,121 Variacioni në % i Shitjeve – Var% i Bankave –,096 Vetëfinancimi/Shpenzimet financiare –,005 E ardhura neto/Bankat –,349 E ardhura Operative/Shitjet –,003 Shpenzimet financiare/(RO + amortiz. + përllog.) –,723 (ROI – i)*Detyrimet/Kapitali i vet –,009 Marzhi Vetëfinancimi - Nevojat financiare –,134

Për sa i përket interpretimit më të hollësishëm të funksionit diferencial, mund të shqyrtohen në tabelën 8 lidhjet me variablet bazë (domethënë ndërmjet variableve dhe funksioneve).

Page 352: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

352

Tabela 8 – Matrica e strukturës

Funksioni 1 Shpenzimet financiare/(RO + amortiz. + përllog.) –,907 E ardhura neto/Bankat –,646 Vetëfinancim/Nevojat financiare –,490 Niveli Vetëfinancimi – Nevojat financiare –,362 Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i Bankave –,357 E ardhura Operative/Shitjet –,338 (ROI – i)*Detyrimet/Kapitali i vet –,292 Variacioni në % i Shitjeve –,248 Lidhjet e përgjithshme brenda grupeve ndërmjet variableve diferenciale dhe funksioneve kanonike të standardizuara. Variablet janë renditur në bazë të nivelit absolut të lidhjes brenda funksionit.

Shenjat e lidhjeve të shprehura nga koeficientët e korrelacionit janë në përputhje me të pritshmet: një rritje e vlerës së treguesve sjell një pakësim të pikësimit diferencial, simptomë e përmirësimit të gjendjes së shëndetit të ndërmarrjes. Vihet re si variabli më shumë i lidhur, me shenjë të kundërt me të tjerët, është i pari, domethënë Shpenzimet financiare/(RO + amortizimet + përllogaritjet)256. Në vijim (tabela 9) jepen si koeficientët e pastandardizuar të funksionit, ashtu edhe matricat e barycentre e të dyja grupeve (çdo ndërmarrje do t’i korrespondojë grupit përkatës në bazë të distancës minimale nga barycentre korrespondues). Tabela 9 – Koeficientët e funksionit diferencial kanonik

Funksioni 1 Variacioni në % i Shitjeve –,006 Varacioni në % i Shitjeve – Var% i Bankave –,002 Vetëfinancimi/Nevojat financiare –,004 E ardhura Operative (RO)/Shitjet –12,838 E ardhura Operative/Shitjet –,049 Shpenzimet financiare/(RO + amortiz. + përllog.) 3,147 (ROI – i)*Detyrimet/Kapitali i vet –,023 Treguesi Vetëfinancimi/Nevojat financiare –,113 (Konstant) –,909 Koeficientët e pastandardizuar barycentre i grupeve Funksioni 1 1 = Të shëndosha; 0 = Të falimentuara 0 0 1,187 1 –1,187

Prandaj ekuacioni përfundimtar i funksioni diferencial është si vijon: Y = – 0,909 – 0,006X1 – 0,002X2 – 0,004X3 – 12,838X4 – 0,049X5 + 3,147X6 – 0,023X7 – 0,113X8 ku:

256 Teorikisht nuk do të ishte korrekte të bënin korrelacion të thjeshtë, meqenëse këta koeficientë matin efektin pjesor të çdo treguesi të veçantë duke mbajtur konstante vlerat e të tjerëve. Në këtë mënyrë do të mënjanohej lidhja që mund të ekzistojë ndërmjet variableve të analizuar.

Page 353: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

353

X1 = Variacioni në % i Shitjeve; X2 = Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i Detyrimeve bankare X3 = Vetëfinancimi/Shpenzimet financiare; X4 = E ardhura operative/Detyrimet bankare X5 = E ardhura operative/Shitjet; X6 = Shpenzimet financiare/(E Ardhura operative + amortizimet + përllogaritjet); X7 = (ROI – i)*Detyrimet/Kapitali i vet X8 = Treguesi Vetëfinancimi/Nevojat financiare Avantazhi i klasifikimit të situatave mund të analizohet mjaft mirë në tabelën e fundit të situatave (të mundshme) të paraqitur në aneksin statistikor, e cila kryqëzon klasifikimin e subjekteve në grupet e shqyrtuara me klasifikimin e parashikuar nga analiza. Në bazë të kësaj vlere, ndërmarrja klasifikohet (në kolonën grupi i parashikuar) si e shëndoshë (nëse është negative) ose si e falimentuar (nëse është pozitive). Vlera e marrë nga funksioni diferencial mund të interpretohet si një tregues që mat riskun e paaftësisë paguese, meqenëse vlerat e larta dhe pozitive u korrespondojnë ndërmarrjeve “kritike”. Nga analiza përmbledhëse statistikore (tabela 10) mund të vihet re që funksioni i nxjerrë ka qenë në gjendje të parashikojë saktësisht gjendjen për 88,3% të ndërmarrjeve të kampionit, dhe vlerësimi i shkallës së gabimit të klasifikimit ka qenë 8,3% për ndërmarrjet e falimentuara dhe për 15,0% për ndërmarrjet e shëndosha. Bëhet fjalë për vlera të konsideruara më shumë se të kënaqshme, në respekt edhe të faktit që bëhet fjalë për vitin e tretë para ndodhjes së falimentimit. Tabela 10 – Rezultatet e klasifikimit*

Grupi i përkatësisë së parashikuar Totali

1 = e shëndoshë; 0 = e falimentuar 0 1 Origjinale Llogaritja 0 55 5 60 1 9 51 60 % 0 91,7 8,3 100,0 1 15,0 85,0 100,0 * 88,3% e rasteve të rasteve të rigrupimeve bazë janë klasifikuar saktë.

Në fazën e dytë të analizës funksioni është testuar mbi vite të tjera referimi, me qëllim për të mundësuar arritjen e një vlerësimi fillestar të aftësisë parashikuese. Logaritmi matematikor ka qenë në gjende të parashikojë saktësisht gjendjen për 81,7% të ndërmarrjeve në vitin e parafundit, përqindje që rritet në 85% në vitin e fundit para falimentimit. Akoma më interesant paraqitet vlerësimi i shkallës së klasifikimit të gabuar të ndërmarrjeve të falimentuara: nga 10% në vitin e parafundit arrin në 1,7% në vitin e fundit (një ndërmarrje e klasifikuar mbi 60 të falimentuara), si dëshmi e faktit që sa më shumë të rritet përkeqësimi i administrimit të ndërmarrjeve të falimentuara, aq më tepër funksioni është më mirë në gjendje të dallojë dy grupet, siç ishte logjike të pritej. Shkaku i ecurisë së luhatshme i përqindjes së përgjithshme të klasifikimit korrekt (viti i parë: 88,3%, viti i dytë: 81,7%, viti i tretë: 85%) duhet kërkuar brenda kampionit të ndërmarrjeve në aktivitet: bëhet fjalë për ndërmarrje jo plotësisht të “shëndosha”, është e mundur që ato të kenë kaluar periudha situatash jo të kënaqshme. Por kjo nuk do të thotë që nuk janë “të pranueshme nga bankat”. Vlerat e funksionit diferencial të marra nga ndërmarrje të keqklasifikuara janë të gjitha, afër ose lehtësisht sipër, pikës së cut-off. Megjithatë, nëse qëllimi i studimit do të ishte ai i përcaktimit të një modeli të vlefshëm në aspektin aplikativ, do të ishte e nevojshme edhe të mos krijohet një ndarje e qartë ndërmjet dy grupeve të përkatësisë, pra duke e krahasuar kampionin e ndërmarrjeve të falimentuara me një tjetër kampion të ndërmarrjeve në kushte “normale” administrimi. Prandaj nuk ishim të interesuar të gjenin një funksion që do t’i ndante në 100% të dy kampionet, por është konsideruar më e rëndësishme të përcaktohet një algoritëm i vlefshëm dhe mjaftueshëm i besueshëm në një logjikë parashikuese.

Page 354: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

354

Faza e tretë dhe e fundit e studimit është përdorur për të konfirmuar potencialet e gjithë procedurës. Funksioni linear është testuar mbi një kampion tjetër dhe të ndryshëm ndërmarrjesh për të kontrolluar plotësisht aftësinë parashikuese. Në fakt, saktësia e modelit nuk mund të jetë e kufizuar në pajtim me performancën e evidentuar mbi të njëjtin kampion vlerësimi: evidentimi në bazë të përqindjeve të gabimit jo domosdoshmërisht identifikon një eficiencë reale parashikuese257. Diferencat në krahasim me kampionin e mëparshëm kanë të bëjnë me numrin e madh të ndërmarrjeve ku përfshihen (45), përbërjen (vetëm të ndërmarrjeve të falimentuara) dhe, në fund, harkun kohor të mbuluar nga bilancet e shqyrtuar (2011-2013). Falë kësaj mospërputhjeje të lehtë kohore është bërë e mundur të vlerësohet fleksibiliteti dhe aftësia përshtatëse e funksionit të përpunuar në një cikël ekonomik të ndryshëm. Nëse, pas këtyre ndryshimeve, performancat parashikuese arrijnë megjithatë nivele të kënaqshme, atëherë rezulton e mundshme të konsiderohet me bindje më të madhe se disponohet një instrument i dobishëm, efikas dhe parashikues. Funksioni diferencial i aplikuar mbi një kampion të ri ndërmarrjesh të falimentuara në vitin e tretë më parë paaftësisë paguese, ka qenë në gjendje të parashikojë saktësisht gjendjen e paaftësisë paguese në 73,3% të rasteve (figura 11). Edhe në këtë rrethanë, rastet e tjera të keq-klasifikuara vendosen lehtësisht sipër pikës së cut-off. Klasifikimi përmirësohet më tej gjatë periudhës në vijim (80,0%) për të përfunduar në vitin e fundit me 91,1% të rasteve të klasifikuara korrektësisht. Në sintezë, rezultatet e modelit diferencial konfirmojnë konkluzione e nxjerra me analizën e komponentëve kryesorë. Brenda funksionit faktorët me natyrë ekonomike janë ato që kanë një peshë më të madhe (ndërmjet tyre shmanget raporti shpenzime financiare/të ardhura operative). Kështu analiza e rentabilitetit është fondamentale me qëllim të paralajmërimit të saktë të problemeve të ardhshme të një ndërmarrjeje, e ndjekur nga analiza e veprimtarisë financiare, në veçanti vetëfinancimin, në demonstrim të faktit që gjenerimi/ose absorbimi i likuiditetit përbëjnë një efekt, më saktë një shkak, të modifikimit të gjendjes së shëndetit të ndërmarrjeve. Figura 11. Performanca e funksionit diferencial (FD)

Konkluzione

257 Ky problem përgjithësisht është i njohur me termin “overfitting”. Ndonjë herë është e mundur që performanca e modelit të reflektojë kryesisht specifikat e vlerave të shqyrtuara dhe jo karakteristikat që, në përgjithësi, menaxhojnë procesin e përkeqësimit të veprimtarisë.

Të falimentuara

0%

20%

40%

60%

80%

100%

26,7%

2011 2012 2013

20%

73,3%

8,9

Të shëndosha

Page 355: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

355

Studimi i paraqitur ka evidentuar mundësinë e kontrollit të ekuilibrit ekonomik dhe financiar në lidhje me ndërmarrjet e besueshme dhe ndërmarrjet jo të besueshme. Nuk është manifestuar lidhje domethënëse ndërmjet ekzistencës së këtyre kushteve dhe niveleve të caktuar të raportit të borxhit ose llojeve të veçanta të strukturave financiare: nga studimi rrjedh që aftësia paguese e ndërmarrjeve duhet vënë në lidhje me aftësinë e mbulimit të shpenzimeve financiare me anë të rezultatit operativ dhe vijueshmërinë e gjenerimit të burimeve në kuadrin e veprimtarisë së zakonshme. Kjo do të thotë që shqetësimi nga ana e bankave rreth ekuilibrit të raportit të borxhit dhe kohëzgjatjes mesatare të burimeve të jashtme të kushtueshme varet më tepër nga rreziku real i ndërmarrjeve me kapitalizim të pamjaftueshëm dhe me borxhe kryesisht afatshkurtra, nga nevoja për të pakësuar përdorimin e financimeve të jashtme mbi bazën e parametrave të përshtatshëm për formimin e rating të brendshëm (që privilegjojnë ndërmarrjet e mirëkapitalizuara dhe me një kohëzgjatje mesatare të pasivit në koherencë me atë të aktivit). Nuk bëhet fjalë, siç duket, për të “zmadhuar” kronikën e nënkapitalizimit të ndërmarrjeve, por nuk duhet harruar në asnjë mënyrë rëndësia e një strukture financiare të ekuilibruar. Duket qartë, megjithatë, që niveli i të ardhurave dhe, për rrjedhojë, aftësia për shlyerje e ndërmarrjes nuk mund të kërkohen në pasivin e Gjendjes Pasurore dhe në përbërjen e saj: struktura financiare, në këtë kuptim, duhet të shqyrtohet si rrjedhojë e renditjes së preferencave në zgjedhjet sipërmarrëse për mbulimin e nevojave, kryesisht nëse flitet për SME, konsiderohet më shumë se një tregues risku. Do të ishte më korrekte, në lidhje me këtë, të ekzagjerohej rritja e raportit të borxhit më shumë sesa vlera e tij absolute, si sinjal i përkeqësimit të aftësisë së shlyerjes, kryesisht në prezencë të nevojave financiare që shkaktohen nga humbjet ose nga vështirësitë e administrimit, ecuria jonormale e kapitalit qarkullues dhe e politikave të bilancit. Në fakt, është e mundur siç dëshmohet nga shumë SME që raporteve të larta, por të stabilizuara të borxhit t’u bashkëngjiten kushte të mira administrimi, të ekuilibrit ekonomik dhe financiar. Studimi konfirmon, për sa kemi ilustruar, rëndësinë e analizës së shkaqeve të nevojave financiare, duke evidentuar cilësitë e dobëta çdo herë kur verifikohen mungesa e nivelit të të ardhurave dhe aftësia për shlyerje, si dhe mundësinë për të realizuar politikë bilanci: sjelljet e sipërmarrësve, këta të fundit, ndërsa shmangen nga instrumentet analitikë tradicionalë mund të evidentohen saktësisht me anë të kryerjes së analizës dinamike me anë të flukseve. Aneksi statistikor Individualizimi i një serie luhatjesh (range) për çdo variabël, ato të përzgjedhur në fillim për ndërtimin e modelit, ka ndjekur një kriter mjaft të saktë: gjerësia e intervalit ka qenë e tillë për të ripërfshirë gjithnjë shumicën e vëzhgimeve (rreth 70%). Kjo ka mundësuar të zgjidhë tre lloj problemesh: Individualizimi i vlerave jonormale (outliers): vlera që binin jashtë kësaj serie i atribuohej vlera maksimale ose minimale e këtij range të caktuar. Në këtë mënyrë seria e luhatjeve paraqet një interval variacionesh të variablit i konsideruar ekonomikisht e statistikisht të pranueshëm. Metoda e përshkruar, megjithëse duke provokuar një “evidentim” të shpërndarjes së variableve mbi vlerat ekstreme dhe, si rrjedhojë një ndryshim, të të dhënave reale në nisje, ka ndryshuar vetëm pjesërisht shpërndarjen e vlerave. Në pjesën dërrmuese të rasteve, janë kryer pak korrigjime, këto të fundit u përkasin vetëm atyre vlerave tashmë ekstreme dhe për vetë natyrën e tyre jo normale. Ndryshim nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka theksuar këtë anomali, duke e përforcuar akoma më shumë. Por nuk ka modifikuar thelbin e kuptimit të transmetuar që do të mbetet, përgjithësisht, realiteti i ndërmarrjes larg anomalisë. Kontrolli i ndryshimit së shenjës. Dihet që çfarëdo raporti mund të marrë shenjë si pozitive, ashtu edhe negative; në këto raste duhet të administrohen në mënyrën e duhur ndryshimet e shenjës për të mënjanuar gjenerimin e sinjaleve kontradiktore në krahasim me situatën ekonomike reale. Për shembull, dimë që raporti i borxhit tregon shkallën e varësisë së ndërmarrjes nga burimet e jashtme të financimit: sa më i madh të rezultojë raporti, aq më i madh do të jetë përdorimi i burimeve të

Page 356: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

356

kushtueshme dhe risku financiar i përballuar prej saj. Megjithatë, nëse kapitali i riskuar i ndërmarrjes do të rezultonte negativ dhe nëse nuk do të bëheshin korrigjimet e duhura, do të llogaritej, për rrjedhojë, një raport që duhej të interpretohej nga modeli si sinjal i një situate të kënaqshme, kur në të kundërt realiteti i ndërmarrjes do të jetë i përkeqësuar si rezultat i nënkapitalizimit të lartë të saj. Prandaj ka qenë e nevojshme të ndërhyhej me korrigjime të përshtatshme të llogaritjeve. Kontrolli i njëtrajtshmërisë së sinjalit. Do të thotë që duke u nisur nga çfarëdo vlere, një rritje e koeficientit duhet të sinjalizojë gjithnjë një përkeqësim (përmirësim) të situatës së ndërmarrjes, ndërsa zvogëlimi është simptomë e përmirësimit (përkeqësimit). Në tabelën 13 kolona numri i rasteve dhe grupet e përkatësisë tregojnë përkatësisht numrin e ndërmarrjeve pjesë e kampionit dhe grupin e tij aktual të përkatësisë (1 nëse ndërmarrja është e shëndoshë, 0 nëse ndërmarrja duhet të falimentojë). Kolona e fundit (pikët diferenciale – funksioni 1) tregon vlerat e marra nga funksioni diferencial për çdo ndërmarrje që i përket kampionit (pikët diferenciale). Tabela 12 – Matricë faktoriale e rrotulluar

Faktori 1 2 3 Shpenzimet financiare/E ardhura operative –,873 –,240 –4,015E-02 Treguesi RO – RJZ258 – RN ,837 5,029E-02 1,988E-02 E ardhura operative/Shitjet ,771 –5,794E-03 –2,372E-02 (RO + amortizimet)/(Detyrimet + Kapitali i vet) ,739 ,374 7,947E-02 Variacioni në % E ardhura operative–Variac % Shitjeve ,730 –,126 ,384 Shpenzimet financiare/(RO + amortiz. + përllog.) –,724 –,460 –7,531E-02 Variacioni në % E ardhura operative ,678 –9,579E-02 ,573 E ardhura operative/Detyrimet bankare ,650 ,407 –3,220E-02 Vetëfinancimi/Shpenzimet financiare ,216 ,918 –3,363E-02 Vetëfinancimi/Detyrimet bankare ,235 ,893 2,045E-02 Treguesi Vetëfinancimi – Nevojat financiare ,107 ,872 –3,976E-02 Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni në % i KQNO –9,634E-02 ,770 ,378 Variacioni në % i Shitjeve – Var% Detyrimet bankare ,147 ,639 ,433 Variacioni në % i Shitjeve ,145 ,157 ,801 Variacioni në % i Shitjeve – Variacioni % Kostoja e punës –2,731E-02 6,038E-02 ,674 Metoda e abstragimit: analiza e komponentëve kryesorë. Metoda e rrotullimit: Varimax me normalizimin e Kaiser. a Rrotullimi ka arritur kriteret e konvergjencës me 6 përsëritje.

258 Shkurtim i “Rezultati i jashtëzakonshëm”.

Page 357: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

357

Tabela 13 – Statistika sipas rasteve

Nr. i rasteve

Grupi i përkatësisë

Grupi më i lartë Grupi i dytë më i mundshëm Pikët diferenciale

Grupi i para-shik-uar

P(D>d | G=g) P(G=g|

D=d)

Distanca kuadratike e Mahalanobis nga barycentre

Grupi P(G=g|D=d) 1

Distanca kuadratike e Mahalanobis nga barycentre

Funksioni 1

p df

1 1 1 ,611 1 ,833 ,259 0 ,167 3,479 –,678 2 1 1 ,936 1 ,933 ,006 0 ,067 5,262 –1,107 3 1 0** ,400 1 ,694 ,709 1 ,306 2,349 ,345 4 1 1 ,589 1 ,984 ,292 0 ,016 8,495 –1,727 5 1 0** ,528 1 ,789 ,398 1 ,211 3,041 ,557 6 1 1 ,495 1 ,988 ,466 0 ,012 9,347 –1,870 7 1 1 ,368 1 ,664 ,811 0 ,336 2,172 –,287 8 1 1 ,784 1 ,970 ,075 0 ,030 7,017 –1,462 9 1 1 ,112 1 ,999 2,520 0 ,001 15,696 –2,775 10 1 1 ,155 1 ,998 2,021 0 ,002 14,408 –2,609 11 1 1 ,429 1 ,719 ,626 0 ,281 2,507 –,396 12 1 1 ,896 1 ,958 ,017 0 ,042 6,276 –1,318 13 1 1 ,258 1 ,996 1,278 0 ,004 12,284 –2,318 14 1 1 ,928 1 ,954 ,008 0 ,046 6,074 –1,277 15 1 0** ,494 1 ,767 ,468 1 ,233 2,856 ,503 16 1 1 ,862 1 ,917 ,030 0 ,083 4,845 –1,014 17 1 0** ,919 1 ,929 ,010 1 ,071 5,164 1,085 18 1 1 ,697 1 ,869 ,151 0 ,131 3,943 –,799 19 1 1 ,515 1 ,987 ,423 0 ,013 9,150 –1,838 20 1 0** ,616 1 ,836 ,251 1 ,164 3,508 ,686 21 1 1 ,318 1 ,994 ,996 0 ,006 11,375 –2,185 22 1 1 ,243 1 ,996 1,363 0 ,004 12,545 –2,355 23 1 1 ,910 1 ,928 ,013 0 ,072 5,113 –1,074 24 1 0** ,290 1 ,576 1,121 1 ,424 1,730 ,128 25 1 0** ,820 1 ,907 ,052 1 ,093 4,610 ,960 26 1 1 ,376 1 ,993 ,782 0 ,007 10,620 –2,072 27 1 0** ,358 1 ,654 ,844 1 ,346 2,119 ,268 28 1 1 ,925 1 ,930 ,009 0 ,070 5,197 –1,093 29 1 1 ,820 1 ,966 ,052 0 ,034 6,771 – 1,415 30 1 1 ,739 1 ,884 ,111 0 ,116 4,166 –,854 31 1 1 ,478 1 ,756 ,504 0 ,244 2,771 –,477 32 1 1 ,578 1 ,984 ,310 0 ,016 8,590 –1,744 33 1 1 ,432 1 ,991 ,619 0 ,009 9,992 –1,974 34 1 1 ,295 1 ,583 1,095 0 ,417 1,764 –,141 35 1 1 ,771 1 ,894 ,085 0 ,106 4,341 –,896 36 1 1 ,245 1 ,996 1,353 0 ,004 12,513 –2,350 37 1 0** ,696 1 ,869 ,152 1 ,131 3,936 ,797 38 1 1 ,259 1 ,535 1,274 0 ,465 1,552 –,058 39 1 1 ,681 1 ,863 , 169 0 ,137 3,854 –,776

Page 358: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

358

40 1 1 ,475 1 ,989 ,510 0 ,011 9,541 –1,902 41 1 1 ,248 1 ,996 1,337 0 ,004 12,466 –2,343 42 1 1 ,376 1 ,672 ,784 0 ,328 2,217 –,302 43 1 1 ,202 1 ,997 1,624 0 ,003 13,314 –2,462 44 1 1 ,411 1 ,992 ,676 0 ,008 10,217 –2,009 45 1 1 ,671 1 ,979 ,181 0 ,021 7,837 –1,612 46 1 1 ,317 1 ,994 1,002 0 ,006 11,392 –2,188 47 1 1 ,298 1 ,995 1,084 0 ,005 11,665 –2,228 48 1 1 ,370 1 ,993 ,802 0 ,007 10,693 –2,083 49 1 1 ,277 1 ,559 1,182 0 ,441 1,657 –,100 50 1 1 ,533 1 ,792 ,389 0 ,208 3,066 –,564 51 1 1 ,656 1 ,980 ,198 0 ,020 7,948 –1,632 52 1 1 ,422 1 ,991 ,645 0 ,009 10,095 –1,990 53 1 1 ,283 1 ,995 1,153 0 ,005 11,888 –2,261 54 1 1 ,284 1 ,995 1,149 0 ,005 11,879 –2,259 55 1 1 ,436 1 ,991 ,606 0 ,009 9,942 –1,966 56 1 1 ,414 1 ,991 ,667 0 ,009 10,184 –2,004 57 1 1 ,400 1 ,992 ,707 0 ,008 10,337 –2,028 58 1 1 ,454 1 ,739 ,560 0 ,261 2,645 –,439 59 1 1 ,452 1 ,990 ,567 0 ,010 9,780 –1,940 60 1 1 ,900 1 ,958 ,016 0 ,042 6,250 –1,313 61 0 0 ,282 1 ,995 1,157 1 ,005 11,903 2,263 62 0 0 ,323 1 ,994 ,977 1 ,006 11,309 2,176 63 0 0 ,203 1 ,997 1,621 1 ,003 13,304 2,460 64 0 0 ,366 1 ,662 ,818 1 ,338 2,162 ,283 65 0 0 ,545 1 ,799 ,366 1 ,201 3,131 ,582 66 0 1** ,924 1 ,930 ,009 0 ,070 5,194 –1,092 67 0 0 ,246 1 ,996 1,347 1 ,004 12,498 2,348 68 0 0 ,921 1 ,955 ,010 1 ,045 6,118 1,286 69 0 0 ,333 1 ,994 ,938 1 ,006 11,176 2,156 70 0 0 ,300 1 ,589 1,074 1 ,411 1,790 ,151 71 0 0 ,908 1 ,957 ,013 1 ,043 6,199 1,303 72 0 0 ,815 1 ,906 ,055 1 ,094 4,581 ,953 73 0 0 ,445 1 ,732 ,584 1 ,268 2,593 ,423 74 0 0 ,896 1 ,958 ,017 1 ,042 6,273 1,317 75 0 0 ,310 1 ,600 1,033 1 ,400 1,845 ,171 76 0 0 ,272 1 ,996 1,209 1 ,004 12,068 2,287 77 0 0 ,753 1 ,888 ,099 1 ,112 4,245 ,873 78 0 1** ,685 1 ,865 ,165 0 ,135 3,873 –,781 79 0 0 ,411 1 ,992 ,675 1 ,008 10,214 2,009 80 0 0 ,453 1 ,738 ,563 1 ,262 2,637 ,437 81 0 0 ,385 1 ,680 ,755 1 ,320 2,267 ,318 82 0 0 ,916 1 ,929 ,011 1 ,071 5,148 1,082 83 0 0 ,360 1 ,656 ,839 1 ,344 2,127 ,271 84 0 0 ,321 1 ,994 ,985 1 ,006 11,336 2,180 85 0 0 ,899 1 ,958 ,016 1 ,042 6,256 1,314 86 0 0 ,382 1 ,678 ,763 1 ,322 2,253 ,314 87 0 0 ,396 1 ,992 ,722 1 ,008 10,393 2,037 88 0 0 ,477 1 ,989 ,506 1 ,011 9,523 1,899

Page 359: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

359

89 0 0 ,840 1 ,964 ,041 1 ,036 6,640 1,390 90 0 0 ,939 1 ,953 ,006 1 ,047 6,008 1,264 91 0 0 ,832 1 ,965 ,045 1 ,035 6,692 1,400 92 0 0 ,325 1 ,994 ,970 1 ,006 11,286 2,172 93 0 1** ,552 1 ,803 ,354 0 ,197 3,166 –,592 94 0 0 ,474 1 ,754 ,513 1 ,246 2,749 ,471 95 0 1** ,978 1 ,940 ,001 0 ,060 5,505 –1,159 96 0 0 ,957 1 ,936 ,003 1 ,064 5,382 1,133 97 0 0 ,400 1 ,694 ,709 1 ,306 2,348 ,345 98 0 0 ,300 1 ,995 1,075 1 ,005 11,635 2,224 99 0 0 ,729 1 ,880 ,120 1 ,120 4,110 ,840 100 0 0 ,420 1 ,991 ,650 1 ,009 10,116 1,993 101 0 1 ,815 1 ,906 ,054 0 ,094 4,584 –,954 102 0 0 ,545 1 ,986 ,366 1 ,014 8,874 1,792 103 0 0 ,905 1 ,957 ,014 1 ,043 6,221 1,307 104 0 0 ,845 1 ,913 ,038 1 ,087 4,749 ,992 105 0 0 ,811 1 ,967 ,057 1 ,033 6,829 1,426 106 0 0 ,211 1 ,997 1,562 1 ,003 13,135 2,437 107 0 0 ,595 1 ,983 ,282 1 ,017 8,441 1,718 108 0 0 ,447 1 ,990 ,578 1 ,010 9,826 1,947 109 0 0 ,654 1 ,980 ,201 1 ,020 7,970 1,636 110 0 0 ,321 1 ,994 ,984 1 ,006 11,333 2,179 111 0 0 ,359 1 ,655 ,840 1 ,345 2,126 ,271 112 0 0 ,529 1 ,790 ,396 1 ,210 3,045 ,558 113 0 0 ,186 1 ,997 1,751 1 ,003 13,673 2,510 114 0 0 ,643 1 ,981 ,214 1 ,019 8,051 1,650 115 0 0 ,436 1 ,991 ,608 1 ,009 9,948 1,967 116 0 0 ,277 1 ,559 1,184 1 ,441 1,655 ,099 117 0 0 ,421 1 ,991 ,647 1 ,009 10,106 1,992 118 0 0 ,936 1 ,933 ,006 1 ,067 5,262 1,107 119 0 0 ,640 1 ,981 ,218 1 ,019 8,074 1,654 120 0 0 ,209 1 ,997 1,578 1 ,003 13,181 2,443 ** raste të paklasifikuara.

Page 360: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

360

Bibliografia

AKHAVEIN J., FRAME W.S., WHITE L.J. (2001), “The Diffusion of Financial Innovations: An Examination of the Adoption of Small Business Credit Scoring by Large Banking Organizations”, in Federal Reserve bank of Atlanta, Working Paper Series, 9 April.

ALESSANDRINI P. (a cura di) (1994), La banca in un sistema locale di piccole e medie imprese, Il Mulino, Bologna.

BARONTINI R. (2000) La valutazione del merito di credito. I modelli di previsione delle insolvenze, Il Mulino, Bologna.

BERGER A.N., FRAME W.S., MILLER N.H. (2002), “Credit Scoring and the Availability, Price, and Risk of Small Business Credit”, in Federal Reserve bank of Atlanta, Working Paper Series, 2002-6.

BERGER A.N., UDELL G.F. (2002), “Small Business Credit Availability and Relationship Lending: the Importance of Bank Organizational Structure”, in Economic Journal, 112.

BERTI A. (2004a), “Static and dynamic models for credit risk assessment: initial findings of an empirical study”, in Aktuelle Entwicklungen im Finanzdienstleistungsbereich, 3. Liechtensteinisches Finanzdienstleistungs- Symposium an der Fachhochschule Liechtenstein”,

BISONI C., CANOVI L., FORNACIARI E., LANDI A. (1994), Banca e impresa nei mercati finanziari locali, Il Mulino, Bologna.

CANNATA F. (2000), “Rating esterni e dati di bilancio. Un’analisi statistica”, in Studi e note di Economia, 3.

DE LAURENTIS G. (2001), Rating interni e credit risk management, Bancaria Editrice, Roma.

FRAMEW.S., PADHIMACHAEL, LYNNWOOSLEY (2001), “The Effect of Credit Scoring on Small Business Lending in Low - and Moderate - Income Areas”, in Federal Reserve bank of Atlanta, Working Paper Series, 6 April.

GIAMPAOLI A. (1984), La programmazione finanziaria nelle imprese industriali, Cusl, Milano.

HAYDEN E. (2003), “Are Credit Scoring Models Sensitive With Respect to Default Definitions? Evidence from the Austrian Market”, pro-manuscript University of Vienna, April.

KINGSEN D.J. (2003), “Credit Ratings and Capital Structure”, pro-manuscript, University of Washington, May.

MANOVE M., PADILLA A.J., PAGANO M. (2001), “Collateral vs. Project Screening: a Model of Lazy Banks”, in Rand Journal of Economics, 32 (4).

Physica-Verlag, Heidelberg. RUOZI R., ZARA R. (2003), Il futuro del credito alle imprese, Egea, Milano.

Page 361: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

361

Qemajl Sejdija - Motivimi si pjese e rendesishme ne menaxhment Phd.cand Qemajl Sejdija E-mail:[email protected] Abstrakti: Kjo temё trajton pёrkufizimet e motivimit dhe pёrshkruan disa metoda për gadishmërin e punëdhënësit për ti ushtruar me anë të përpjekjeve për të arritur qëllimet në organizatë. Metodat e paraqitura rreth motivimit kanë përfshirë karakteristikat qё e sigurojnë njё lidership tё susksesshёm për të ndërrmarë hapa për të siguruar një mjedis pune që krijon motivin në njerëz. Janё paraqitur metodat e liudhëheqësve qё u vёnё nё dukje pasuesve tё tyre sukseset e arritura nё organizatё, pёrshtatshmёria dhe aftёsia e tyre pёr tё shprehur, dёgjuar dhe respektuar idet dhe punën e tё tjerёve, krijimin e kufijve tё qartё pёrsonal tё pёrgjegjёsisё dhe pёrfshirjes nё procesin e zhvillimit dhe krijimin e raporteve tё qarta mes punёtorёve e grupeve. Sa ёshtё i domosdoshёm komunikimi reciprok, sa është efektiv dhe i qartё programi qё synojnë pёr tё arritur qëlliimin me anë të pёrformancёs së duhur, dhe e gjithё kjo pёrmbledhë faktin se si tё arrihet efektiviti nё promovimin e standardeve personale permes motivimit që ndikon dirrekt në paraqitjen e pёrformancёs së duhur brenda nё organizatё. Me termin ” Motiv” kuptojm procesin që inicon, udhëzon dhe mban sjalljet për qëllimin e orientuar. Motivimi është ajo që na bënë të veprojmë, duke marrë për bazë edhe factorët e brendshëm e të jashtëm që nxisin dëshirën dhe energjinë në njërëz të interesuar vazhdimisht dhe të përkushtuar për një punë, rol apo subjekt në përpjekje për të arritur qëllimin. Një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit është që të krijojë vullnet në mesin e punonjësve për të kryer punën në të mirë të aftësive të tyre. Prandaj roli i një lideri është që të ngjall interes në punën e të punësuarve të tij Një nga pasurit më të mëdha që mund ta ketë një organizatë janë njerëzit e motivuar por edhe sjelljen e individëve dhe grupeve në punë. Individët bashkohen me një organizatë sepse besojnë se të qenit atje do të sjell fitime. Është një nevoj përsonale që i jap atij një arsye për t'u bashkuar dhe të qëndrojë me një organizatë. Nëse udhëheqësi i kupton nevojat personale të secilit anëtar ata do të jenë në rrugën e tyre për të kuptuar se çfarë i motivon çdo anëtar. Pёrformanca e individit dhe grupit ka kuptimin e shprehjes sё ndikimit nё organizatё pёr tё pёrmirёsuar dhe arritur rezultatet duke pёrfshir edhe veprimtarinë qё siguron nё realizmin e objektivave. Ndёrsa menaxhimi i pёrformancёs ёshtё kur bёjmё krahasimin e rezultateve konkrete me synimet fillestare, nёpёrmjet tё cilave matim efektivitetin. Potenciali human ёshtё bazё pёr tё arritur suksesin secili lider në orgainzatë. Në pёrshkrimin e metodave të motvimit në punë janё pёrshkruar nё mёnyrё sistematike pёrformancat udhehqësit se si janё tё organizuar, sa janё bashkpunёtorё dhe cilat janё rezultatet e tyre. Është e rëndësishme që drejtuesit të kenë një sens shumë të zhvilluar të pёrceptimit të njerëzve, të kuptojnë ndjenjat e stafit, nevojat e tyre dhe se çfarë ata presin, duke marrё parasysh: konsideratёn, respektin, besimin, mirёnjohjen, shpёrblimin, komunikim tё hapur, ndershmёri dhe veprim tё barabartё, veprime pozitive mbi njё bazё individuale. Komponentët kryesor që ndikojn në motivimin e punës nga ana e udhëheësit dhe punëtorëve, janë: aktivizimi,-vendim për të nisur një qëllim, këmbëngulja,-përpjekja e vazhdueshme drejt një qëllimi dhe inteziteti,- koncentrim dhe energji që shkon në ndjekjen e një qëllimi. Roli i liderit ёshtё se gjatё ushtrimit tё funksionit tё tij, domosdoshmёrisht duhet ti shfaqё tiparet e veta personale, mёnyrёn e vet tё punёs, tё komunikimit, potencialin e tij/saj ku vepron me ekipe tё punёs, ku reflekton aktivitet pozitiv, pёr tё arritur rezultatet e dёshiruara.

Page 362: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

362

Nё realizimin tё kёtij studimi metaanalitik, ёshtё pёrdorur metoda analitike duke studiuar dhe analizuar teoritë e ndryshme tё motivimit tё studiuara në periudha tё ndryshme kohore, duke i pёrfshir edhe ndikimin e faktorёve si: faktorёt social, ekonomik, kulturor, faktori mjedisor dhe gjitha rethanave globale dhe ndryshimet e bëra në periudha kohore. Pёr shkak tё kёtyre ndryshimeve dhe sistemeve tradicionale tё udhёheqёsisё, si dhe mungesa e njohurive pёr t’iu pёrgjigjur kёrkesave tё reja, ka qenё qёllimi kryesor i kёtij studimi pёr t’i paraqitur nё mёnyrё sistematike metodat që ndikojn në motivimin e punëtorëve Fjalët kyçe: faktorët e brendshëm, cilёsitë, sjelljet, qëllimi, përformanca, suksesin, HYRJE Motivi është pjesë e rendësishme me anë të së cilës pjesa dërmuese e punëtorëve arrijn rezultatet e duhura. Të kuptuarit se çfarë i motivon individët është e rëndësishme në vendin e punës. Njerëzit shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre në punë, kështu që nuk është për t'u habitur që ata presin të shpërblehen dhe të kënaqen me punën që ata bëjnë. Ata marrin shumë kënaqësi nga puna e tyre, mungojn më pak në punë, janë më shumë besnikë, punën e bëjnë me shumë entuziazëm, inkurajohen për të kontribuar më shumë në zhvillimin e ndërmarjes. Punëdhënësi i mire me një vizion të qartë, i paraqet vlerat e tij para grupeve të caktuara me anë të së cilit së bashku arrijn objektivin e caktuar, duke krijuar klimë të përshtatshme për punëtor dhe duke prezantuar vlera dhe kulturën e punës. Këto vlera pa dyshim se do të ndikojn tek sjellja e punëtorëve brenda vendit të punës, duke e bërë organizatën vend pozitiv për të punuar, për të folur pozitivisht për njëri tjetrin dhe duke u mbështetur çdo here në pikat e forta të strategjis së organizatës por edhe në atë të punëtorëve. Asnjëherë nuk duhet detyruar apo të kërcënohet një punëtor për të kryer një punë pasi që kjo vjen vet nga motivi që i jap përparësi një individi për të paraqitur dhe aritur performancën e duhur, duke e marrë parasyesh edhe sjelljet e përgjegjësve nga ana e nivelit të lartë. Pjesa më e rëndësishme e krijimit të mjedisi pozitiv në punë është, roli i menaxherit. Roli i tij ndikon shumë në krijimin e favorshëm të punës, duke e përcjellur çdo here ecurin e punës, duke ndërhy tek punëtorët me anë të trajnimeve, duke ruajtur fokusin dhe të jetë optimist edhe atëherë kur gjërat nuk shkojn si duhet, krijimin e besimit dhe duke sjell frym realiste për arritjen e qëllimeve, duke ju kujtuar shpeshherë arrritjet e organizates (duke mos i përmendur dështimet e kaluara), dekoratat, etj. Asgjë nuk mund ta ndaloj produktivitetin e një organizate siç është një mjedis i paqart i punës Shpërndarja e vizionit tek të tjerët dhe kontributi i përbashkët mund të jenë motivuesit më të mëdhenjë për punonjësit, pasi që ata do të njihen se janë pjesë e punës së përbashkët e jo të vaçantë. Me anë të kësaj do të arrihet kontributi i tyre dhe suksesi i organizatës duke i ndarë fitimet dhe jap shancë për mundësit e aksioneve për punonjësit dhe sukseset e kompanisë. Çdo qëllim i planifikuar mirë duke i përfshir edhe punëtorët në pozicionet dhe informimin e duhur, pa dyshim se do arrihen sukseset, pasi përshierja e tyre(punëtorëve) ka qenë që nga fillimi i punës. Mirëpo, ajo se çfarë është më me rëndësi është se nuk duhet të pasojn shpërblimet pa u përfunduar puna apo arritur rezultati i synuar. Shpërblimet do të jenë pjesë e vazhdueshme pasi që qëllimet janë arritur, dhe çdo herë të strukturohen si reagime apo vlerësime për punën e tyre. Pyetja kёrkimore nё kёtё studim ёshtё: Cilat janë aftësit e liderit që i motivojnë të punësuarit më shumë se paratë?

Page 363: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

363

Aftësia për të motivuar punonjësit është njëra prej aftësive më të mëdha të një sipërmarrësi që mund të posedoj. Në rast se organizata pëson luhatje si nga ana e menaxhimit, kontrollit, ngecjes së financave, etj, hapi më konkret për ta shpëtuar organizatën nga ndonjë krizë më e madhe është të angazhoj individ me përvojën e duhur, sjelljen e kulturës organizative, përmirësimin dhe ngritjen e moralit të punëtorëve (sidomos kur është fjala tek puna e vështirë), për të krijuar ekip të pasionuar për punë, etj. Aftësit e liderit që ndikojn në ngritjen dhe motivimin, që kontribojn për të arritur qëllimin e përbashkët brenda organizatës, janë:

Njohjet pozitive Njohja dhe vlerësimi i punës të punëtorit nga ana e punëdhënësit mund të krijon klimë pozitive dhe produkte të reja në organizatë. Njohja e punës është një nga format më të fuqishme që mund ti ofrohet punëtorit, për të arritur rezultatin e duhur, pasi që rrit ndjenjat pozitive dhe ndikon në arritjen e besimit në aftësinë e tij/saj për të bërë punën më mire në organizatë. Njerëzit të cilët ndjehen të vlerësuar janë më pozitivë për veten e tyre dhe kanë aftësinë e tyre për të kontribuar dhe janë potencialisht punëtorët tuaj më të mirë. Besimet rreth njohjes së punës duhet ruajtur ngushtë në shumë organizata. Shumë punëdhënës ngurrojnë për të siguruar njohje të punës sepse shpesh herë mbështeten tek koha si dëshmi e njohjes së punës, në ankesa, paknaqësi, qartësi, dejtësi por edhe tek cilësia dhe sjelljet e punëtorit. Për të marrë njohje të reja dhe të vazhdueshme organizata duhet ti vendos kriteret që e bënë një person të përshtatshëm dhe kontribues për punën e mire. Në qoftë se një përson nuk merr njohje ose shpërblim për punën e tij, do të ndikoj negativisht në qëndrimin dhe lidhjen e tij me punën. Njohja e punës qëndron edhe në bazë të situates. Secili individ ka preferencat e tij të dobishme, për këtë, gjatë kryerjes së punës është shumë e rëndësishme të ipet mirënjohje, pasi puna e tij ka refletuar në dobi të organizatës. Shumica prej nesh punën e bënë për të holla, si formë më e mire për njohje të punës. Prandaj, nuk duhet munguar edhe ndonjë shpërblim apo bonus brenda apo në fund të vitit që punëtorët e zellshëm e të merituar të shpërblehen, që është njëra nga mënyrat më të mira të punëdhënësve për ti motivuar punëtorët.

Njohjet pozitive Ndertimi i ekipeve

Qellimi i perbashket

Publiko rezultatin-suksesin

Udheheqesi te luaj rolin e

trajnerit

Page 364: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

364

Tabela 1. Ndikimi i njohjes pozitive të punës në organizatë Ndërtimi i ekipeve Ndërtimi i ekipeve efektive kërkon ndërtimin e kapitalit shoqëror, e cila varet se si një ekip merret me emocionin e individidit, grupit, dhe nivelet e brendshme259. Çdo sektor në organizata nuk do të ishte efektiv po të mos ishin të ndërtuara ekipet e punës, e cila është një vlerë e konsiderueshme që mund të llogariten ndryshimet e shpejta, kërkesat, konkurenca e tregut të punës, etj260. . Ekipet e ndërtuara duhet të jenë gjithnjë në harmonizim të plotë me pjesën e menaxhmentit që të përballen me gjitha sfidat gjatë procesit të punës. Kur puna brenda organizatës procedohet në grup, atëherë ekipet lulëzojnë. Puna ekipore është jetike, emocionalisht, intelektualisht dhe fizikisht janë të mundimshme, çdo here duke ju përshtatur qëllimit të përbashkët në kuadër të strategjisë së organizatës. Proceset e nxitjes dhe vlerësimit, janë struktura që pasqyrojn rendësinë e ekipit. Nëse ekipin lavdërohet, me siguri që do të ndahen praktika shumë të mira nga të dyja anët, në mënyrë që tu ipet shanci për të shkëlqyer. Që në fillim duhet të mirret parasyesh rekrutimi korrekt, por edhe në vazhdimësi të sigurohemi për pranimin dhe ndrimin e anëtarëve në pozitat e duhura. Rekrutimi i anëtarëve të rinjë mund ta kenë aftësin për ta sfiduar liderin, ta luajn rolin e udhëheqjes të ekipit. Roli i udhëheqjes së ekipti është jashtëzakonisht i madh, pasi që duhet të ketë energjinë e duhur, i vetdijshëm, i nxitur nga vetja dhe në të shumtën e rasteve i barabartë me anëtarët e ekipës. Nëse ekipa gjatë orarit të punës është përpjekur për ta kryer punën në mënyrë të duhur, presioni nga ana e udhëheqësit në këtë rast nuk duhet të jetë prezent. Rastet më të thjeshta që forcojn mardhëniet në ekip janë: argëtimet, koha e pushimit, organizimi i festave të përbashkëta, etj. Zgjedhja dhe vendosja e objektivave janë mënyrat më të mira që ndihmojn në performancën e punëtorëve e sidomos në arritjen e qëllimeve financiare që krijon mundësin e qëndrueshmërisë së organizatës. Tabela 2. Ndikimi i ndërtimit të ekipeve në organizatë

259 V. U. Druskat, S. B. Wolff, “THE LINK BETWEEN EMOTIONS AND TEAM EFFECTIVENESS: HOW TEAMS ENGAGE MEMBERS AND BUILD EFFECTIVE TASK PROCESSES” Academy of Management Proceedings ‘99 OB: L1 260 Simon Hodiogton ,“How to build an effective team”, 28 JUNE 2007, p.46, WWW, PEOPLEMANAGEMENT,CO.UK

Njohjet pozitive

Sukseset e arritura në organizatë

Klimë pozitive, shtimi i produktit dhe shërbimit, shtimi i klientëve apo konsumatorëve, krijimi i urave lidhëse me organizata të

Karakteristikat e liderit Kontribues, informues, i besueshëm, i aftë, inkurajues, i fuqishëm, pozitv, mirënjohës, kreativ

Si ndikon tek punëtorët:

Ndjenjë pozitive për punë, kontribut të shtuar, krijimin e besimit, përformancë të shtuar, kënaqësi në punë, kreativitet

Ndërtimi i ekipeve

Karakteristikat e liderit Sfidues, qëllim të përbashkët, streteg, i qëndrueshëm, nxitës, objetiv, praktik, kërkon ndryshime, etj

Si ndikon tek punëtorët?

Energji pozitive, përformacë e duhur,vetëdijesim të shtuar, përgjegjësi më të lartë, sfida të reja, etj

Sukseset e arritura në organizatë Ndërtim të kapitalit, udhëhqje të qëndrueshme, ekipe të harmonizuara, ndrime të shpeshta në udhëheqje të ekipeve dhe shtim të punëtorëve, shtim të produktit, etj

Page 365: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

365

Qëllimi i përbashkët Puna në teorinë e përcaktimit të qëllimit-sugjeron se është një mjet efektiv për të bërë përparim, duke siguruar që pjesëmarrësit në një grup, me një qëllim të përbashkët, janë të qartë e të vetëdijshëm për atë që pritet prej tyre. Vendosja e qëllimeve ndihmon njerëzit të punojnë në drejtim të duhur. Për sa kohë që individi e pranon qëllimin, ka aftësinë për të arritur atë, dhe nuk ka synime kontradiktore. Ekziston një marrëdhënie pozitive mes vështirësis së qëllimit dhe performancën e detyrave.261 Bisedat përfshijnë shumë duke u përpjekur për të krijuar unitet rreth një qëllimi të përbashkët. Sekreti është duke e mbajtur egon tuaj në kontroll dhe duke u fokusuar në të tjerët. Qëllimin e përbashkëta brenda organizatës, një lider mund ta krijoj dhe arrin, nëse e lejon qëllimin të evaluoj nga grupi dhe të deklarohet me zë të lartë. Para se të fillojn takimet, falemindero degjuesit për kohën e ndarë me ju, nëse gjatë prezantimit u keni jap hapsirë në të shprehur, ata me siguri se do të jenë më të hapur, vlerësuar dhe të përfshirë. Dëgjimi është suksesi i një komunikimi të suksesshëm. Para se tu kërkosh të tjerëve fikjen e telefonit, vepro i pari, qëndro i fokusuar në atë çka njerëzit e tjerë thonë për ju. Fjalën “absolut” duhet shmangur(përdore më rrall), sepse është vështirë për t'u përmbajtur262 Tabela 3. Ndikimi i qëllimit të përbashkët në organizatë Publiko rezultatin-suksesin Çdo biznes i suksesshëm është i suksesshëm, sepse planifikohet më parë263. Publikimi i suksesit, së pari tek grupi, përmbledh: praktikat më të mira gjatë realizimit, qëllimet e arritura dhe si janë menaxhuar, promovimi, benefitet e grupit dhe organizatës, ndryshimet, në cilat principe është bazuar realizimi (resurset humane dhe kualitetin), veprimet pozitive, përgjegjësit, grupi i realizimit, njohurit dhe aftësit e përdorura. Suksesi apo potezi më i mire gjatë realizimit të punës është: marrëveshjet e arritura me bashkpunëtor dhe zgjerimi i biznesit, fokusi për investime dhe mirëqenie, rolet e qarta, rrjetëzimi dhe komuniteti, komunikimi, të njifet mënyra se si të shkohet, shërbimi për klientet për zhvillimin e produkteve, bashkpunimi i palëve të interest në të ardhmën, mjetet për cilësin, vlerësimin dhe efektivitetin e punës.

261 http://en.wikipedia.org/wiki/Goal_setting 262 Ch. St. Hilaire, http://www.beliefnet.com/Inspiration/2010/11/Work-Toward-Common-Goal.aspx 263 Pix Jonasson, CEO/ http://successdynamicsgroup.com/consulting/business-services

Qëllimi i përbashkët

Karakteristikat e liderit

Efektiv, i sigurt, i aftë, bashkbisedues, i arritshëm, faleminderues, dëgjues, etj.

Suskseset e arritura në organizatë

Arritjen e qëllimeve të përbashkëta, fokusimi dhe motivi i punëtorëve,

Si ndikon tek punëtorët?

Motiv për punë, të hapur në biseda, përformancë e arritur,

korektësi, etj

Page 366: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

366

Tabela 4. Ndikimi i publikimit të rezultateve-susksesit në organizatë Udheheqesi të luaj rolin e trajnerit Liderët, për të luajtur rolin e trajnerit në organizatë, e arrjinë përmes përformancës së duhur, angazhimit, sjelljen e risive, besnikërinë e ndërtuar dhe produktivitetit. Që të luaj këtë rol, lideri duhet ti ketë disa karakteristika, si: vizionin e ndërtuar ta ndaj me të tjerët, krijimin e ambientit për të mësuar, të jëtë model pozitiv, ti njof aftësit dhe vlerat e tij, të jetë i sinqertë-i pavarur, të jetë/ketë mbështetja nga punëtorët, të mos ketë frikë, të jetë nxitës dhe përgjegjës, të inkurajoj të tjerët, të avokoj udhëheqjen e përbashkët, të theksoj rezultatet e përbashkëta. Këto modele udhëheqësit i transformojn me anë të trajnimeve për arritjen e hapave pozitiv, në stërvitje dhe fuqizimin e diskutimeve dhe duke shfrytëzuar rolin e tyre si ndihmës, lehtësues, partner, ose aleat, duke anashkaluar rolin e “shefit”. Liderët e transformues shfrytëzojnë dhe angazhohen me aftësitë ndërpersonale komunikuese gjatë diskutimit të tyre, stërvitje, të cilat ndikojn në mënyrë pozitive tek performanca individuale. Trajner, është aftësi që mund të mësohet dhe të argumentoj përvojat me anë të performances individuale264. Tabela 5. Ndikimi i udhëheqësit dhe roli i tij si trajner në organizatë

264 M.M.Starcevich, Ph. D” Coaching Behaviors of Transformational Leaders”, http://www.coachingandmentoring.com/CoachingBehaviorsOfTransformationalLeaders.htm

Publiko rezultatin-suksesin

Karakteristikat e liderit Planifikues, promovues, realizues, i suksesshëm, përgjegjës, bashkpunëtor,komunikues, etj

Si ndikon tek punëtorët?

Krijimi i principit të punës, avansim, përgjegjësi, mirëqenie, komunikim, bashkpunim, cilësi dhe efektivitete

Suskseset e arritura në organizatë

Beneficionoe,njohuri dhe marrëveshje të reja, bashkpunimet, rrjetëzimi, zhvillimi dhe shtimi i produkteve, palët e interesit, investime të reja, etj.

Udheheqesi të luaj rolin e trajnerit

Si ndikon tek punëtorët?

Strëvitje, avansim, nxitje për punë, diskutime të lira, përformanca individuale, etj.

Suskseset e arritura në organizatë

Rezultate pozitive, krijim të ambientit, avansim në resurse humane dhe shfrytëzim të teknologjisë, transparencë, produktivitet ne prodhim dhe shërbim, etj

Karakteristikat e liderit Përformaca, përvoja, besnikria, produktiv, vizionaar, i sinqertë, nxitës, inkurajues, transformues, pozitiv, inovator, etj

Page 367: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

367

Pёrmbledhje Nё kёtё punim janё paraqitur njohuritë dhe pesë metodat e udhëheqësit që ndikojnë për ti motivuar punonjësit dhe si të arrihen qëllimet e përbashkëta në organizatë. Me anë të: motivimit, krijimit të nevojave themelore të grupeve në organizatë, vetëbesimit, vetë-përmbushjes(përdorimi i aftësive dhe talentëve), njohja e përpjekjeve dhe përformances, natyra e vetë-punës, përgjegjësia, mundësia e përmirësimit dhe promovimit, janë bazë elmenetare dhe shumë të rëndësishme që një lider ti paraqet në praktikë, dhe me përkushtim të duhur pa dyshim se do arrihen rezultatet e duhura në organizatë. Sipas teorive tё shumta qё janё studiuar dhe analizuar për stilet e ndryshme të motivimit, janё nxjerrë informacione tё cilat mё poshtё do tё pёrshkruhen nё mёnyrё tё shkurtёr duke i paraqitur definicionet pёr secilën metod të prezantuar: Njohjet pozitive- sjellin frymë të re në organizatë, ndikojn pozitivisht në cilësin, produktivitet dhe shërbim më cilësor. Krijon liri në veprim, shtim të punëtorëve, dhe partneritet. Ndërtimi i ekipeve- ndikon në ndërtim të kapitalit të qëndrueshëm, harmonizim, lehtësi në ndarjen dhe kryerjen e detyrave, bashkveprim, komunik të ndërsjelltë, kohë për pushim, etj Qëllimi i përbashkët- tregon përgjeggjësi të plotë si nga ana e liderit ashtu edhe të grupit, propozime, rezultate dhe susksese të reja nga ana të dy palët, por edhe sfiduese pasi që synimi për të arritur kërkon sacrifice Publiko rezultatin-suksesin- prezantohen të arriturat para grupeve (duke i lënë vend në fund të prezantimit, edhe dobësive), dhe fillon etapa tjetër e propozimeve dhe planifikimit. Udheheqësi të luaj rolin e trajnerit- në rend të parë vjen eksperienca dhe njohurit e përgjithshme të liderit, më pas vihen në praktikë metodat e duhura duke krijuar klimë edhe më të qëndrueshmë brenda organizatës. Qёllimi kryesor i punimit ka qenё pёr tё ofruar tё dhёna sa mё tё sakta, qё tё jenё sa mё tё kuptueshme duke pёrdorur gjuhёn e thjeshtё, tё qartё, duke sjellur informata tё cilat mund tё pёrdoren nga individё që udhëheqin tё cilёt ende nuk e kanё tё qartё se cila metod do duhej pёrdorur pёr ti motivuar punonjësit dhe grupet që të arrijn efektin dhe rezultatin e duhur në fushën menaxheriale Duke pёrkufizuar nё mёnyrё tё shkurtёr metodat që do kishin efekt për motiv të punës, thuhet se iniciativat e liderit duhet ndërmarrë bashk me punonjësit e grupet, duke e marrё pёr bazё dhe adaptimin e natyrёs së punës, stilit të udhëheqjes, situatёs qё gjinden, vlerat e pёrgjithshme nё brendin e organizatёs duke gjetur dhe bёrё bilancin mes burimeve tё vёna nё dispozicion nga organizata dhe çdo herё nё pёrpjekje pёr tё arritur dhe realizuar objektivat e qarta qё duhet formuluar nё bazё tё programit tё organizatёs.

Page 368: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

368

Bibliografia “How to Motivate Your Employees” Published May 10, 2012/ News Core (date: 08.11.2012), http://smallbusiness.foxbusiness.com/sbc/2012/05/10/how-to-motivate-your-employees/ Ilya Pozin ”Inc” Nov 28, 2011 http://www.inc.com/ (Date:08.11.2012) V. U. Druskat, S. B. Wolff, “THE LINK BETWEEN EMOTIONS AND TEAM EFFECTIVENESS: HOW TEAMS ENGAGE MEMBERS AND BUILD EFFECTIVE TASK PROCESSES” Academy of Management Proceedings ‘99 OB: L1 Simon Hodiogton ,“How to build an effective team”, 28 JUNE 2007, p.46, WWW, PEOPLEMANAGEMENT,CO.UK/HOWTO http://en.wikipedia.org/wiki/Goal_setting(Date:05.12.2012) Ch. St. Hilaire, http://www.beliefnet.com/Inspiration/2010/11/Work-Toward-Common-Goal.aspx (Date: 05.12.2012) Pix Jonasson, CEO/ http://successdynamicsgroup.com/consulting/business-services(Date: 05.12.2012) M.M.Starcevich, Ph. D” Coaching Behaviors of Transformational Leaders”, http://www.coachingandmentoring.com/CoachingBehaviorsOfTransformationalLeaders.htm. (Date:05.12.2012) ROGER DARLINGTON, ”HOW TO BUILD A GOOD TEAM”, 29 April 2006, http://www.rogerdarlington.me.uk/teamwork.html Fred S. Drennan and David Richey , “Skills-Based Leadership”, ProfessionalSafety MARCH 2012 www.asse.org W.H. Weiss, “Building morale, motivating, and empowering employees”, Diane Ciotta, “Improve Productivity: Identify Your Staff’s Motivating Factors”, Chris Mussel white, “Creating a Culture of Motivation”, T+D | September 2011, Robbins/DeCenzo“Bazat e menaxhimit”, chapter: 10

Page 369: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

369

Rilind Ademi - Faktorët makroekonomik determinues të kredisë ndaj sektorit privat në Maqedoni-relacioni GDP dhe kredi

Rilind Ademi, PhD.c. Drejtoria e të ardhurave publike, Maqedoni Abstrakt Sektori bankar përbën pothuajse tërë sistemin financiar në Maqedoni, ku rëndësia del nga funksioni i injektimit të kapitaleve në ekonomi në formë të kreditimit, dhe gjatë ushtrimit të këtij funksioni është arritur një konsensus midis studiuesve se një sektor bankar i zhvilluar ndikon në përmirësimin e performancave makroekonomike. Por nga ana tjetër edhe faktorët makroekonomik ndikojnë në masë të madhe sektorin bankar e sidomos masën e kredisë ndaj sektorit privat. Tregues si inflacioni, rritja ekonomike, deficiti buxhetor, agregati më i gjërë monetar nga shumë studime është treguar se janë signifikant dhe determinues për kredinë ndaj sektorit privat. Poashtu edhe në këtë punim, nëpërmjet një modelit ekonometrik mundohet të studiohen faktorët përcaktues makroekonomik të kredisë ndaj sektorit privat në Maqedoni. Studimi për këtë punim fokusohet në drejtimin e gjetjes së relacionit rritje ekonomike dhe kredi bankare ndaj sektorit privat. Fjalët kyçe: Kredia private, rritja e GDP-së, korelacioni. Hyrje Sektori bankar i cili pothuajse përbën të gjithë sistemin financiar në Maqedoni dhe në EJL, është i një rëndësie të veçantë për injektimin e kapitaleve në ekonomi në formë të kreditimit. Masa kreditore e cila plasohet në ekonomi shpesh është një faktor shumë i rëndësishëm kur analizohet rritja ekonomike në vend, e cila vjen nga transformimi i kursimeve në investime produktive. Si ndërmjetësues ai luan rrolin e tregtimit midis agjentëve të cilët kanë teprica dhe mungesa të financave. Ata si institucione financiare akumulojnë mjete nga burime të ndryshme dhe i alokojnë duke krijuar portofolin kreditor, e përbërë nga shumë instrumente të ndryshme, dhe në këtë raport të “këmbimit” midis rrezikut dhe fitimit ata orientohen në maksimizimin e fitimeve. Rroli i masës kreditore ndaj rritjes ekonomike ka qenë i diskutuar shumë herë (shikoni Goldsmith, 1969; McKinnon, 1973; King and Levine, 1993; Rousseau and Watchel, 1998). Pavarësisht kësaj është e vështirë për të thënë se literatura ka arritur një konsensus, mirëpo duket se shumica e studimeve bien dakord se kredia ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike. Ekonomistët e hershëm të tillë si Schumpeter në vitin 1911 identifikuan rolin e bankave në lehtësimin e krijimit të risive teknologjike nëpërmjet rolit të tyre ndërmjetësues. Ai besonte se ndarjen efikase të kursimeve nëpërmjet identifikimit dhe financimit të sipërmarrësit me shanset më të mira të zbatimit me sukses të produkteve inovative dhe proceseve të prodhimit janë mjete për të arritur ky objektiv. Një studim empirik për 38 vende (në mesin e atyre edhe disa vende të EJL) ku përfshihet periudha para dhe pas krizës financiare del me rezultate se depozitat vendore dhe detyrimet ndaj jorezidentëve kontribuojnë pozitivisht në rritjen e kredisë ndaj sektorit privat. Një njësi monetare e kursyer në bankë nga burimet vendore apo të huaja çon në dhënien kredi të gjysmës së njësisë monetare ndaj sektorit privat. Një rritje e GDP-së çon në rritje të kërkesës për kredi dhe si rrjedhojë një kredi më e lartë.

Page 370: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

370

Një studim për faktorët që ndikojnë kredinë ndaj sektorit privat është bërë edhe në Shqipëri (G.Shijaku & I.Kalluci,2013), për një periudhë 2001Q1 deri në 2011Q4. Si variabla shpjegues paraqiten; borxhi i keq, depozitat, norma e interesit të kredisë dhe depozitave, kursi efektiv real devizor, inflacioni, rritja e GDP-së, paga neto, borxhi i brendshëm qeveritar. Ky studim na konkludon që një nivel më i lartë i GDP-së rrit besimin tek agjentët ekonomik që ata mund të paguajnë për kredi dhe rrjedhimisht rrisin kërkesën për to. Një studim me një panel të dhënash për 146 vende me nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik është bërë për vitet 1990-2013, ku si variabël e varur është kredia bankare dhe ku shpjegohen faktorët përcaktues të kredisë. Nga rezultatet del që rritja ekonomike e paraqitur nga treguesi GDP per capita nuk luan një rrol signifikant në variablin, kredi bankare, respektivisht me këtë tregohet që janë disa faktorë tjerë përcaktues dhe signifikant nga kredisë bankare, ku në mesin e saj nuk është rritja ekonomike (Th.H..Pham,2015). Rezultate të këtilla hasen edhe nga punime tjera. Sipas një studimi tjetër (B.Nikoloska, 2010) arrihet në konkluzionin nëpërmjet analizës empirike se midis zhvillimit bankar dhe zhvillimit ekonomik ka një lidhje pozitive, të rëndësishme dhe të larte, e cila sillet në masën e 0,36-1,5% rritje ekonomike kur kreditë private/GDP janë rritur për 1%. Kredia ndaj sektorit privat në Maqedoni prej vitit 2007-2013 është rritur për 14% e shprehur në raport ndaj GDP-së, ndërsa nga ana tjetër ekonomia është rritur në një mesatare prej 2,44% ndër vite. Nga ky relacion i thjeshtë duket se rritja ekonomike dhe kreditimi kanë një lidhje, që mendohet të jetë pozitive. Sikurse ka punime që theksojnë se rritja ekonomike ndikon pozitivisht dhe është një faktor relevant për kredinë bankare poashtu në mesin e studimeve gjinden teori se në periudha të caktuara nuk ka ndonjë korrelacion signifikant midis këtyre dy treguesve. Pritet që me përmirësimin e kushteve ekonomike, njerëzit shohin mundësi më të shumta, duke u përmirësuar klima për biznes, duke u rritur qarkullimi në ekonomi dhe si pasojë edhe agjentët ekonomik rrisin kërkesën për kredi, po nga ana tjetër edhe bankat janë më “dorëlëshuar” në dhënien e kredive, sepse ato shohin më pak risqe që i shoqërojnë bizneset dhe amvisërite. Por a qëndron realisht kjo hipotezë, apo ndoshta kredia ndaj sektorit privat udhëhiqet nga faktorë tjerë që janë më të rëndësishëm, apo ndoshta edhe zhvillimi ekonomik ndikon negativisht në kreditim? Të dhënat Ne mundohemi ta zgjidhim këtë dilemë, duke përdorur një panel të dhënash prej 15 shteteve të EJL (Shqipëri, Maqedoni, Sërbi, Mali i Zi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Slloveni, Sllovaki, Poloni, Hungari, Rumuni, Bullgari, Çeki, Moldavi, Ukrainë), për periudhën 1994-2013. Të dhënat janë grumbulluar në raportet e prezantuar të institucioneve të ndryshme financiare si: Banka Botërore, FMN-ja, BERZH-i, Zyra për Statistika e Europës, Banka Qendrore të vendeve të ndryshme, Zyra të statistikave vendore etj. Modeli përfshin si variabël të varur kredinë ndaj sektorit privat dhe si variabla të pavarua: rritjen e GDP-së, inflacionin, normën reale të interesit, regjimin e kursit të këmbimit, tregtimin në bursa në raport ndaj GDP-së, integrimin financiar, hapjen tregtare, borxhin e qeverisë, deficitin buxhetor, agregatin më të gjërë monetarë, dhe hyrjen e kapitalit. Për qëllim të analizës sonë është korrelacioni dhe kauzaliteti midis treguesve kredi ndaj sektorit privat/GDP dhe rritjen e GDP-së. Shumë studime kanë trajtuar impaktin e kredisë bankare ndaj zhvillimit ekonomik, mirëpo pak është trajtuar relacioni i kundërt, se sa një zhvillim ekonomik ndikon masën kreditore ndaj sektorit privat. Koncepti teorik dhe realiteti në Maqedoni Ekzistenca e një sistemi bankar stabil dhe zhvillues është në të mirë të mbështetjes të sektorit real të ekonomisë. Nëpërmjet veprimtarisë bankare, subjektet ekonomike marrin infuzione financiare me qëllim krijimin e të mirave në ekonomi. Nga kjo del edhe rëndësia se një sistem bankar efikas dhe

Page 371: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

371

stabil është një prej parakushteve kryesore për një sistem monetar të qëndrueshëm dhe zhvillues (R.Ademi, 2015). Figura 1: Kredia në raport me GDP-në për Maqedoninë dhe vendet e rajonit

Burimi: FSI, IMF statistics. Figura 2: Kredia ndaj sektorit privat dhe rritja e GDP-së ndër vite

Burimi: World Bank national accounts data, and OECD National Accounts data files. Teoretikisht presim që treguesit kredi bankare dhe rritje ekonomike kanë një lidhje shkak-pasojë pozitive. Respektivisht, teoria sugjeron që me përmirësimin e klimës biznesore, agjentët ekonomik janë më të “guximshëm” në kërkesat për kredi, por edhe bankat janë më “duarlëshuar” në miratimin e tyre. Por edhe rrethanat ekonomike japin impulse pozitive në ngritjen e kapaciteteve të reja e që janë profitabile e që kërkojnë financime eksterne nga ana e bankave. E gjithë kjo ndikon që në periudhe të ngritjes ekonomike, kredi bankare të rritet. Por nga ana tjetër edhe një kredi më e lartë, sidomos për projekte fitimprurëse e që krijon një vlerë të shtuar për ekonominë, nënkupton që një rritje kreditore përcillet me një rritje ekonomike. Studimet e ndryshme empirike herë kanë pohuar këtë teori, herë e kanë mohuar, e herë nuk e bëjnë fort të rëndësishme për trajtim, duke u nënkuptuar që në këtë mes ekzistojnë disa faktorë tjerë përcaktues. Bankat në Maqedoni në 4 vitet e fundit kreditojnë ekonominë afërsisht me 3,2 miliard euro apo 41 % e GDP-së, ndërsa krahasuar me vendet e rajonit mund të themi se ajo regjistron më së paku plasim

0

10

20

3040

50

60

7080

90

100

2011 2012 2013

Kre

dia

ndaj

GD

P Маcedonia

Slovenia

Serbia

Croatia

Bulgaria

Bosnia and Herzegovina

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

0

10

20

30

40

50

60

Kredia ndaj sektorit privat/GDP Rritja e GDP-se %

Page 372: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

372

të kredive në ekonomi (grafiku 1), ku mesatarisht sektori bankar ka rritur portofolin kreditor me 360 milion euro apo 4,5 % të GDP-së ndër vite, ndërsa në periudhën e krizës financiare e më vonë nuk është mundur të tejkalohet kjo mesatare e përcaktuar. Kredi pre vitit 2007-2013 është rritur për 14% ndaj GDP-së, ndërsa nga ana tjetër ekonomia është rritur për 2,44% ndër vite (figura 1). Nga ky relacion i thjeshtë duket se rritja ekonomike dhe kreditimi kanë një lidhje dhe mendohet se ajo është pozitive. Këtë na hedh poshtë figura 2, ku paraqitet korrelacioni midis këtyre treguesve, ku ajo është një vijë e drejtë dhe lineare me çka nuk mund të themi që ato kanë një lidhje pozitive. Figura 3: Korelacioni midis rritjes ekonomike dhe kreditimit ndaj sektorit privat për periudhën 1995-2013

Burimi: World Bank national accounts data, and OECD National Accounts data files. Modeli ekonometrik Për shkak të paraqitjes logjike të rezultateve të dhënat nga analiza statistikore do të paraqiten në formë tabelare dhe grafike. Përkrah shumë variablave të futura në model, ne do të analizojmë efektin e rritjes ekonomike, të matur nga rritja e GDP-së ndër vite si një prej variablave të pavarura e që ndikojnë variabëlin e varur, kredia bankare ndaj sektorit privat e shprehur si një përqindje ndaj GDP-së. Tabela 1 paraqet një shpjegim të variablave të futura në model duke përllogaritur mesataren dhe devijimin standard.

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

0 10 20 30 40 50 60

Rritj

a ek

onom

ike

ne %

Kredia ndaj sektorit privat/GDP

Page 373: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

373

Tabela 1. Paraqitja tabelare e statisticës deskriptive për variablën e varur dhe variablat e pavarur Mean Std. Deviation N Kredia_private 37,2132376 16,26228963 79 Rritja_GDP 4,3850281 2,94721437 79 Inflacion 7,6043721 7,45046529 79 Normat_treg.parasë 9,2300820 8,15760700 79 Kursi_fiks ,2784810 ,45111568 79 Bursa_GDP 21,7803702 17,23610245 79 Kapitali_hyres 6,3669946 6,67975435 79 Integrimi_financiar ,5477475 ,28238367 79 Trade_openness 110,6586240 25,74067114 79 Borxhi_qeverisë 35,8988177 19,72690296 79 llogaria_rrjedhese -5,6747342 5,75070852 79 Deficiti_buxhetor -2,6723426 2,55829950 79 Broad_money 48,3662244 13,07251963 79

Rezultatet e regresionit (Tabela 2) pohojnë se modeli i cili përfshinë panel të dhënat determinon 73.5% të variancës së rritjes së kredisë private (R=0.8582). Vlera e F=16.936, p<0.01 implikon konstatimin se koeficienti i determinantës është statistikisht i rëndësishëm, respektivisht informacionin të cilin e siguron modeli i cili në vete ngërthen variablat determinant është i lartë dhe i rëndësishëm. Тabela 2 . Test i signifikancës i koeficienteve të multipla regresionit i variabëlve determinant dhe rritjes së kredisë private

Model Summary Model R R Square Adjusted R

Square Std. Error of the Estimate

1 ,858a ,735 ,692 9,02438809 a. Predictors: (Constant), Broad_money, Kursi_fiks, Rritja_GDP, Kapitali_hyres, Trade_openness, Inflacion, Bursa_GDP, Borxhi_BQ, Integrimi_financiar, Deficiti_buxhetor, Normat_interesit

Тabela 3. Test i signifikancës i koeficienteve të multipla regresionit i variabëlve determinant dhe rritjes së kredisë private

Model Sum of Squares df Mean Square F Sig.

1

Regression 15171,589 11 1379,235 16,936 ,000b Residual 5456,452 67 81,440

Total 20628,041 78

a. Dependent Variable: Kredia_private b. Predictors: (Constant), Broad_money, Kursi_fiks, Rritja_GDP, Kapitali_hyres, Trade_openness, Inflacion, Bursa_GDP, Borxhi_BQ, Integrimi_financiar, Deficiti_buxhetor, Normat_interesit.

Page 374: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

374

Në Tabelën 4 në mënyrë tabelare janë dhënë koeficientët Beta dhe signifikanca e tyre. Nga lartësia e koeficienteve të fituar mund të konstatojmë nivelin e signifikancës për çdo determinant në veçanti. Në interpretimin ekonomik neve na del nga studimi se rritja e GDP-së ndikon negativisht kredinë ndaj sektorit banker edhe atë 1% rritje të GDP-së, ndikon në 0,21% ulje të kredisë bankare ndaj sektorit bankar. Ky interpretim ekonomik lexohet nëse variabli shpjegues është signifikant ndaj variabëlit të pavarur, kredia ndaj sektorit privat. Nga tabela 4, ne mund të shohim se rritja e GDP-së nuk interpretohet, sepse nuk kanë një ndikim statistikor dhe është i parëndësishëm. Kjo si rezultat nuk është befasues, sepse ka variabla të tjerë që janë përcaktues të variablit të kredisë bankar ndaj sektorit privat. Siç e theksuam edhe më lartë edhe pse pritjet teorike janë që një rritje ekonomike bën që agjentët ekonomik të jenë më optimist për projektet e tyre, duke i shtyrë që të marrin kredi dhe nga ana tjetër bankat më “duarlëshuar në dhënien e kredive, mirëpo këtë nuk e thotë regresioni në fjalë për këtë grupshteteve dhe për këtë periudhë kohore. Тabela 4. Paraqitja tabelare e statistikave përmes të të cilëve vërtetohet vlera determinante e rritjes së GDP-së mbi rritjen e kredisë private. Model Unstandardized Coefficients Standardized

Coefficients t Sig.

B Std. Error Beta

1

(Constant) 1,304 9,174 ,142 ,887 Rritja_GDP -,214 ,499 -,039 -,428 ,670 Inflacion ,246 ,215 ,113 1,142 ,257 Normat_interesit -,043 ,295 -,022 -,146 ,884 Kursi_fiks ,917 2,958 ,025 ,310 ,757 Bursa_GDP ,099 ,074 ,105 1,340 ,185 Integrimi_financiar -9,142 5,453 -,159 -1,677 ,048 Trade_openness -,033 ,049 -,052 -,664 ,509 Borxhi_BQ -,220 ,083 -,267 -2,650 ,010 Deficiti_buxhetor -,764 ,663 -,120 -1,152 ,253 Broad_money ,904 ,139 ,727 6,485 ,000 Kapitali_hyres ,589 ,205 ,242 2,871 ,005

Këto rezultate nuk janë në linjë me hipotezën e një lidhje pro-ciklike midis rritjes ekonomike dhe kredisë bankare. Për shembull, Dell’Ariccia dhe Marquez (2006) sugjerojnë që ekspansioni kreditor tentot që të jetë pro-ciklik, duke nënkuptuar që një rritje më e madhe ekonomike inicion rritje më të madhe të ofertë kreditore. Më saktë, gjatë periudhave të bumit ekonomik, bankat relaksojnë kriteret për kreditim qoftë për projektet produktive e qoftë edhe për projektet më pak produktive, ndërsa gjatë periudhës së recesionit ekonomik, bankat ngopen më shumë nga kredi të këqija dhe një rritje risku kreditor. Për shembull studimi nga H.H. Pham (2015) mbi variablat që ndikojnë masë kreditore, duke futur në panel 146 vende me nivele të ndryshme të zhvillimit doli me rezultatet që rritja e GDP-së nuk është një variabël signifikant për kredinë bankare. Neve na konfirmon kjo edhe grafiku 2 mbi korrelacionin midis këtyre dy treguesve, ku nuk vërehet një korrelacion i rëndësishëm, por ajo është një vijë lineare pa ndonjë pjerrtësi. Një studim empirik për 39 shtete në zhvillim dhe të zhvilluara, hulumtuan sjelljen e kredisë private dhe rimëkëmbjes ekonomike për periudhën pas krizës financiare, ku gjeten ndryshe nga teoria se kredia më e ulët bankare nuk do të thotë detyrimisht rënie të ritmeve të ekonomisë (E.Takats &

Page 375: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

375

Ch.Upper, 2013), atë që na tregojnë edhe të dhënat tona. Rezultatet treguan që nuk ka ndonjë korrelacion midis rritjes ekonomike dhe kredisë bankare ndaj sektorit privat në dy vitet e para të rimëkëmbjes nga kriza financiare. Duket qartë se ritmet e rimëkëmbjes se kredisë dhe outputit nuk kanë qenë në harmoni, p.sh: Abiad et al (2011); Bijsterbosch and Dahlhaus (2011) vlerësuan që rikuperimi i kreditimit është më i ngadaltë se rikuperimi ekonomik. Konkluzionet Ekzistenca e një sistemi bankar stabil dhe zhvillues është në të mirë të mbështetjes të sektorit real të ekonomisë. Në Maqedoni vërehet një rritje e ndërmjetësimit bankar shikuar nga të gjithë treguesit. Bankat në Maqedoni në 4 vitet e fundit kreditojnë ekonominë afërsisht me 3,2 miliard euro apo 41 % e GDP-së, ndërsa krahasuar me vendet e rajonit mund të themi se ajo regjistron më së paku plasim të kredive në ekonomi. Deri para krizës financiare globale normat e rritjes së kredisë ishin shumë të larta, më pas paniku i publikut për një krizë që do të përcillet edhe në sistemin tonë financiarë bankar, bëri që kërkesat për kredi të ulen ndjeshëm, gjithashtu edhe bankat hezituan në plasimin e kredive si dhe përcaktimi i politikës monetare ishte në saje të rritjes së normës bazë të interesit dhe shtrëngimit monetar. Pas periudhës 2010 vërehen dalëngadalë shenja të rritjes së kredive edhe pse jo sikurse në periudhën e parakrizës. Nga analizat mbi korelacionin nuk vërehet një lidhje mjaft e fortë midis kredisë bankare dhe rritjes së outputit total, respektivisht nuk i arsyeton pritjet që ato të kanë një lidhje pozitive. Modeli ekonometrik që merr për bazë kryesisht faktorët makroekonomik, potencon që kredia bankare shikuar në interpretimin ekonomik ndikon negativisht mbi kredinë bankare ndaj sektorit privat, por ai ndikim është i parëndësishëm apo josignifikant dhe nuk interpretohet si i tillë. Kjo nuk i plotëson teoritë mbi hipotezën se këta dy tregues janë pro-ciklik. Edhe pse kemi marrë këso rezultate, këto nuk janë të befasishme sepse edhe punime të tjera dalin me konluza të ngjajshme. Literatura: Abiad, A, G. Dell’Ariccia and B Li (2011) “Creditless Recoveries”, mimeo. Dell’Ariccia, G., and Marquez R., 2006. “Lending Booms and Lending Standards”, Journal of Finance, 61(5). E.Takats & Ch.Upper “Credit and growth after financiar crises”, Bank for International Settlements, 2013. G.Shijaku & I.Kalluci, “Determinants of bank kredit to the private sektor-The case of Albania”, Bank of Albania. R.Ademi, ““Credit activity besides other investment activities of commercial banks in Macedonia”, the Macrotheme Review 4(6), Fall 2015. Thi Hong Hanh Pham “Determinants of Bank Lending”, LEMNA, Université de Nantes, 2015/2014. Б. Николоска, „Анализа на улогата на банкарскиот систем во економскиот раст: Случајот на Македонија„ 2009.

Page 376: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

376

Rudina ALIMERKO - Përkthimet e letërsisë së huaj dhe vendi i tyre ne letërsinë për fëmijë

Dr. Rudina ALIMERKO Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Departamenti i Edukimit [email protected] Abstract: Për arsye nga më të ndryshmet, dijetarë, studiues, shkrimtarë dhe të tjerë i kanë kushtuar kujdes të veçantë prurjes në gjuhën shqipe të krijimtarisë më të mirë të letërsisë botërore. Letërsia e huaj artistike për fëmijë është një pasuri e madhe e kulturës botërore; kjo letërsi ka krijuar vepra letrare që kanë lënë gjurmë të thella në botën artistike e edukative të fëmijëve. Nëpërmjet këtij punimi synojmë të nxjerrim në pah rolin dhe rëndësinë që kanë përkthimet e librave për fëmijë, gjini kjo e lënë pas dore, një fushë sa tërheqëse aq dhe delikate, sa e bukur aq dhe e rëndësishme për formimin dhe argëtimin e brezave të rinj. Gjatë studimit dhe analizimit të dukurive vumë re që i kushtohet pak rëndësi përkthimit të librave për fëmijë në krahasim me përkthimet e letërsisë për të rritur. Megjithatë, në këtë fushë ka pasur shumë probleme, në treg, pasi ka vepra me vlera të kufizuara ose edhe pa vlera, që, besojmë, se më shumë vijnë për shkak njohjeje dhe profesionalizmi. Mjaft nga ata që përkthejnë, nuk kanë përgatitjen e nevojshme si për të zgjedhur letërsi të vërtetë ashtu dhe aftësinë për të shqipëruar, sepse, shpesh me këtë problem merren edhe njerëz të rastësishëm, më shumë për arsye jashtëletrare e joartistike. Fjalë çelës: letërsi e huaj, përkthim, gjini, vepër letrare.

Hyrje

Ky punim ka për qëllim që të vë në pah rolin dhe kujdesin e veçantë të prurjes në gjuhën shqipe të krijimtarisë më të mirë të letërsisë botërore nga dijetarë, studiues, shkrimtarë për fëmijë dhe të tjerë. Një përvojë e pasur kjo, veçanërisht me punën që kanë bërë jo vetëm për përkthimin, por sidomos për kthimin në shqip duke i rikrijuar ato dhe duke i përshtatur me kushtet psikologjike dhe mendësinë shqiptare.

Letërsia e huaj artistike për fëmijë është një pasuri e madhe e kulturës botërore; kjo letërsi ka krijuar vepra letrare që kanë lënë gjurmë të thella në botën artistike e edukative të fëmijëve. Qysh në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare, mësuesë e shkrimtarë, përkthyen e përshtaten në gjuhën shqipe, fabula, përralla, vjersha e tregime, qëmtuar nga kjo pasuri e kulturës botërore me qëllim pasurimin e letërsisë për fëmijë.

Këto fabula e vjersha me karakter didaktike u përkthyen dhe u përshtatën nga shkrimtarët romantikë, si: Naim Frashëri, A. Z. Çajupi, P. K. Negovani, N. Mjeda, L. Gurakuqi, Asdreni etj. Gjatë vitit 1885, Naim Frashëri botoi në faqet e revistës Dituria mbi 20 fabula, të përshtatura nga La Fonteni e Ezopi, të cilat një vit më vonë i futi në përmbledhjen e parë poetike të letërsisë shqiptare për fëmijë Vjersha për mësonjëtoret e para (1886). Të vegjëlit i kanë ndeshur në tekstet e leximit dhe janë bërë të dashura dhe të kapshme për ta. Janë shkruar plot dinamizëm dhe me gjuhë të përshtatshme, si: Dimri e vera, Kunadhja e veshur si këndes, Ujku dhe qengji, Dragoi dhe ujku, Qeni dhe hieja e tij, etj.

Po kështu popullaritet të madh kanë gjetur në leximet për fëmijë edhe vepra: A. Zako Cajupi botuar në Heliopolis (Egjipt) më 1921. Kjo vepër, siç shihet nga titulli, përmban fabula të poetit të Përralla të zgjedhura nga të vjershëtorit të madh La Fonten, shquar francez. Nga 242 fabula që ndodhen në 12 librat e La Fontenit, Cajupi mori 112. Kjo vepër e bëri Cajupin një përkthyes të shquar për të vegjlit, poet për fëmijë dhe një nga personalitetet e Rilindjes, që luftoi për zgjerimin e leximit

Page 377: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

377

të fëmijëve me vepra klasikë botërorë. Përmendim këtu: Cinxuri dhe milingona, Korbi dhe dhelpra, Kali dhe dreri, Ujku dhe qengji, Bretkosa që donte të trashej sa një ka etj. Cajupi bëri përshtatje të plota ose të pjesshme, shumicën para çlirimit të vendit nga pushtuesit turq (1912). Siç përcakton studiuesja Prof. Floresha Dado, Cajupi mbeti përshtatësi më i talentuar i përrallave të La Fontenit265.

Punën e Naimit, Cajupit e vazhdoi edhe Papa Kristo Negovani i cili i përshtati 45 fabula, që gjënden në librat Vjershëshkresëtoreja (1899), I drunjti kryq (1906) dhe Kalendari kombiar. Përmendim: Dhelpra dhe rrushtë, Dragoi dhe dhelpra, Ujku, qengji dhe dhelpra etj. Studiuesit Dhimitër Fullani266 dhe Veli Veliu267 arrijnë në përfundimin se fabulat e Nagovanit janë përshtatje të lira nga Ezopi dhe La Fonteni. Meritë kryesore e Negovanit është se zhvilloi me stil të gjerë gjininë e fabulës dhe të përrallës në vargje.

Traditën e përshtatjes së fabulës do ta vazhdojë Mjeda, i cili, së bashku me Anton Xanoni, botojnë rreth 15 fabula në tri tekstet e titulluara Këndime për shkollat e para të Shqypnisë (1904-1911). Nismën ato e marrin nga gurra e La Fontenit, ajo e Ezopit, nga thesari ynë popullor etj. Megjithatë të mbështetura në subjektet e fabulave klasike, ato shënojnë një ngritje të dukshme në aspektin artistik e stilistik të këtij lloji letrar.

Kujdes të veçantë në prozë na përcjellë edhe Luigj Gurakuqi me disa fabula e tregime te shkurtra për fëmijë të cilat shquhen për thjeshtësinë, bukurinë e stilit e të gjuhës. Të tilla janë: Mendoni për të tjerët, Luani, gomari e dhelpra etj.

Këtë rrugë krijuese e vazhdoi edhe Asdreni, i cili, për nevoja të shkollës shqipe përktheu e përshtati tekste historie e gjeografie, fabula e tregime, që në të shumtën ngelën dorëshkrim. Gjatë vitit 1909 Asdreni botoi herë pas here te “Iliria” fabula e tregime të përshtatura e përkthime nga De Amiçis e autorë të njohur për fëmijë, si: Gjaku i stërgjyshërve, Ariu, qeni dhe macja etj.

Letërsia e viteve të para të Pavarësisë, nga përmbajtja e problemet që rreh, është vazhdim i

letërsisë së Rilindjes. Shumica e shkrimtarëve të rinj të viteve ’30 nuk arritën të dilnin me përmbledhje më vete dhe krijimtaria e tyre mbeti e botuar nëpër gazeta e revistat e kohës. Boshllëkun e librave origjinalë të letërsisë për të vegjlit në atë kohë e mbushën deri diku përkthimet nga letërsia botërore, që shërbyen si lexime për moshat e reja ose letërsi e mirëfilltë për fëmijë. Të tilla mund të përmendim: Romani “Zemër” i Edmondo De Amiçis, libër që u botua i plotë më 1923 në Shqipëri, nga

shkrimtari shkodran Prof. Karl Gurakuqi, i cili shquhej për kulturën e gjerë filologjike që kishte marrë në Universitetin e Gracit. Në ballinë, poshtë titullit, vëllimi mban shënimin “Libër për fëmijë. Përkthyer nga Karl Gurakuqi shef seksioni në Ministrinë e Arsimit”. Ky libër u bë masiv, hyri në leximin e nxënësve dhe njohu disa ribotime.

Një ndihmesë të veçantë ka dhënë një nga përkthyesit e mirënjohur të letërsisë për fëmjë, Ilo Mitkë Qafëzezi. Ai përktheu nga rusishtja mjaft tregime, përralla e legjenda.

Në Korçë botohet më 1934 “romanca” Fatbardhi, përkthyer nga mjeku elbasanas Filip Papajani me pseudonimin Lipi, si dhe libri “me rrëfenja e zbavitje”” Nastradin Hoxha (i mungon viti i botimit), përmbledhur prej Dhori Kotit.

Romani “Njeriu i padukshëm” i Ralf Colfordit, përkthyer nga DAJ-JAKU (pseudonim letrar që i korrespondon shkrimtarit Luigj Filaj).

Romani “Robinson Kruzo” i Daniel Defosë, i përkthyer e i botuar në Selanik që më 1909 nga shkrimtari Lumo Skëndo (Mithat Frashëri), u botua tani në Korçë nga “shtyp & Libraria Dhori Koti”.

Në vitet 1935-37 lexuesit e vegjël shqiptarë lumturohen me Pinokun e Karlo Kolodit (përkthyer nga Cuk Simoni, i cili njihet si përkthyes i parë i këtij libri në gjuhën shqipe; më

265 Dado Floresha: A. Z. Cajupi Jeta dhe vepra, Tiranë 1983, fq. 231. 266 Fullani, Dhimitër: Papa Kristo Negovani [Parathënie e librit 267 Veliu, Veli: Fabula shqiptare e periudhës së Rilindjes, Shkup 1993.

Page 378: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

378

pas në vitet e Demokracisë më 1994, Pinoku u ribotua i sjellë në gjuhën e sotme letrare nga djali i Cukut, Zef Simoni.

Në vitin 1936 në Shkodër sillet në shqip botimi i parë me përrallat e Andersenit. Romani i famshëm për të rinjtë Të tre musketjeret i Aleksandër Dumasit vjen në Shqipëri në

vitin 1938, Korçë, i përkthyer nga Thanas Floqi. Nën hijen e hurmave, përralla arabe, përkthyer nga Faik Konica, u ribotua në Tiranë më 1943.

Në parathënien e tij “për lëçitësin shqiptar” shënohej: Rrallë na jepet rasti të këndojmë gjuhën shqipe kaq lehtë, t’i shijojme ëmbëlsinë, t’i kuptojmë thelbin si në këtë librë.

“Princi i lumtur dhe përralla të tjera” të shkrimtarit anglez Oskar Uajldi, përkthyer prej mjeshtrit Skënder Luarasi, Tiranë 1944.

Dy botime para Clirimit njohu romani Djemtë e rrugës Pal i Ferenc Molnarit (ai i vitit 1944 është bërë nga Andon Frashëri).

Më 1944 u botua gjithashtu edhe “Liza në botën e çudirave” i Ljuis Kerëlit etj.

Kujdes të veçantë për t’u dhënë fëmijëve shqiptarë pasurinë letrare në shqipërimin e letërsisë botërore për fëmijë ka dhënë dhe revista e posaçme për fëmijë “Vatra e Rinisë”. Kjo revistë i njohu lexuesit e vegjël me fabulën e romanit Liza në botën e çudirave si dhe me jetën e autorit të kësaj vepre Ljuis Kerël. Po në këtë revistë u botuan edhe biografi letrare si për shembull: biografinë dhe disa përralla të autorit të shquar danez H. K. Andersen (Princesha mbi bizele), tregime të Hygoit, përralla të Sharp Perosë Peritë, tregime të Tolstoit, Turgenievit etj.

Një nga përkthyesit e njohur në letërsinë për fëmijë është edhe shkrimtari Milto Sotir Gurra i cili bëri përkthimet e para në gjihën tonë nga letërsia klasike ruse për fëmijë: Gorki, Turgenievi, Pushkini, Cehovi, Tolstoi. Nga këta autorë ai përktheu edhe vepra të plota.

Librat e parë për fëmijë pas Clirimit janë të pakët. Por, fondi i letërsisë për fëmijë u rrit shumë

me përkthimet e veprave të kësaj letërsie nga bota. Por duhet thënë se përzgjedhja qe jo e drejtë. Ajo nuk bazohej në kritere artistike, por ideologjike, duke preferuar e vlerësuar “letërsinë përparimtare”. Kështu, deri në maj 1974, sipas raportit të mbajtur në Simpoziumin e letërsisë për fëmijë prej Prof. Vehbi Bala, nga rreth 110 autorë të huaj, veprat e të cilëve janë sjellë në shqip dhe janë bërë pronë shpirtërore e lexuesve të vegjël, mbi 60 janë të letërsisë ruse dhe sovjetike…268 Megjithatë, nuk duhen mohuar përpjekjet për t’i dhënë lexuesit të vogël shqiptar disa nga klasikët e letërsisë botërore. Pra, gjatë monizmit u përkthyen në shqip vepra të autorëve të tillë, si: Tolstoi, Mark Tuein, Andersen, Arkadi Gajdar, Zhyl Vern, Daniel Defo, Lindgren, etj.

Me fillimin e shndërrimeve demokratike në Shqipëri, pra nga viti 1991 e këtej, filloi një fazë e re edhe në letërsinë tonë për fëmijë. Në Shqipëi filluan të informohen më mirë për zhvillimet e e letërsisë botërore për fëemijë, të njihen, të përkthehen e të botohen thesaret e kësaj letërsie. U përkthyen e u botuan vepra të tilla, si: romani Ishulli i thesarit i autorit anglez Oskar Uajld, Princi i vogël i autorit francez Antuan Sen Ekzyperi. Gjatë këtij dhjetëvjeçari u bënë përpjëkjë për ta njohur lexuesin e vogël shqiptar me letërsinë ballkanike për fëmijë.

Pjesa e parë e viteve ’90 te ne qe një periudhë heshtjeje në letërsinë për fëmijë, pjesa tjetër

qe periudhë shpërthimi pranveror. Gjatë këtyre viteve u hapën shumë shtëpi botuese, të cilat dhanë një ndihmesë të madhe në botimin e veprave të letërsisë për fëmijë, origjinale e të përkthyera. Disa nga veprat e botuara, qenë shkruar në monizëm, në vitet e para të periudhës së shndërrimeve demokratike. Ndërsa më pas librat për fëmijë kishin vetëm një kërkesë: të kenë vlera artistike të dukshme.

Ka përkthyes mjaft të talentuar, të përkushtuar e të pasionuar dhe njohës të mirë të gjuhëve të huaja, të psikologjisë dhe të interesave të fëmijëve, që na kanë dhënë vepra me vlera të vërteta

268 Bishqemi, A; “Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Elbasan 2004, fq. 131

Page 379: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

379

artistike, të cilat fëmijët i lexojnë me kënaqësi e me ëndje. Kjo krijimtari, krahas përfshirjes në tekstet e leximit, shërbeu edhe për lexime jashtëklase, e cila është një pasuri e vyer, që shfrytëzohet në dobi të pasurimit të bibliotekës së fëmijëve.

Në letërsinë për fëmijë sot vihet re kjo traditë është zbehur. Është e vërtetë që në librari ka botime me libra të huaj, të autorëve të huaj, kemi përkthime të mira, por vihet re se në këtë fushë ka pasur shumë probleme, në treg, pasi ka vepra me vlera të kufizuara ose edhe pa vlera, që, besojmë, se më shumë vijnë për shkak njohjeje dhe profesionalizmi.

Mjaft nga ata që përkthejnë, nuk kanë përgatitjen e nevojshme si për të zgjedhur letërsi të vërtetë ashtu dhe aftësinë për të shqipëruar, sepse, shpesh me këtë problem merren edhe njerëz të rastësishëm, më shumë për arsye jashtëletrare e joartistike.

Në ditët e sotme mund të pohojmë me bindje se përkthimi i letërsisë për fëmijë përfaqëson një fushë të re studimi brenda Studimeve Përkthimore. Shpeshherë, kjo lloj gjinie është lënë në hije për shkak të pozicionit periferik që ajo zë brënda sistemit letrar tradicional, akoma më në periferi është e pozicionuar letërsia për fëmijë e përkthyer269.

Sot nuk kemi vepra si dikur, ku në letërsinë për fëmijë ishte i dukshëm edhe ideologjizmi për shkak të kushteve dhe kohës. Kjo traditë, megjithë zhvillime te vrullshme, nuk ka sjellë risi, por mund të pohojmë me bindje se përkthimi i letërsisë përveç faktorëve të lartpërmendur është vazhdimisht edhe në ndikimin e faktorëve kulturorë, shoqërorë, ekonomikë e politikë... Bibliografi Dado Floresha: A. Z. Cajupi Jeta dhe vepra, Tiranë 1983, fq. 231. Fullani, Dhimitër: Papa Kristo Negovani [Parathënie e librit Veliu, Veli: Fabula shqiptare e periudhës së Rilindjes, Shkup 1993. Bishqemi, A; “Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Elbasan 2004, fq. 131 Qafzezi, E; “Aspekte teorike e praktike në fushën e përkthimit të letërsisë për fëmijë”, Tiranë 2004, fq. 39

269 Qafzezi, E; “Aspekte teorike e praktike në fushën e përkthimit të letërsisë për fëmijë”, Tiranë 2004, fq. 39

Page 380: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

380

Sylë Kolica - Historiku i rritjes të ndërmarrjeve prodhuese në Komunën e Pejës.

Sylë Kolica,

Universiteti europian I Tiranës ,

Fakulteti ekonomik , Profili –Menaxhim

Abstrakt:

Vendi ynë, dhe poashtu komuna e Pejës është relativisht e varfër dhe me ekonomi problematike në rajon , prandaj dalja nga kjo situatë do të ndikoj në rritjen e bruto produktit vendor të kësaj komune dhe Kosovës në përgjithësi .

Shpenzimet e ushqimit janë barrë e rëndë për popullatën, prandaj importi këtyre produkteve duhet të zvogëlohet dhe të zëvendësohen me prodhime vendore.

Një hap të tillë sidomos pas luftë e kanë ndjekur kompania e njohur “Devolli”.

Për këtë arsye importi i qumështit nuk është shumë aktual pas zgjerimit të kapaciteteve të kësaj ndërmarrje kërkohet subvencionim nga ana e qeverisë për çmimin grumbulles të qumështit ashtu siç e bejnë vendet në rajon : Serbia , Sllovenia , Kroacia etj.

Komunën e Pejës e karakterizon një pozitë e përshtatshme gjeografike e cila mundëson qe të kemi një lendë të parë vetanake për zhvillimin e industrisë ushqimore.

Kjo pjesë e kësaj industrie ka egzistuar nga vitët e 70-ta do të thotë paraluftë si zonë industriale në juglindje të qytetit të Pejës në një lartësi mbidetare prej 432 metra , afër nyjes hekurudhore Fushë-Kosovë - Pejë dhe rrugës automobilistike Pejë – Prishtinë .

Prandaj me të drejtë mund të thuhet se konfiguracioni gjeografik i komunës së Pejës është në favor të zhvillimit të ndërmarrjeve prodhuese që direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës. Këto ndërmarrje ende bartin barrën e investimeve fillestare dhe të njëjtat ende nuk e kanë arritur stadin e zhvillimit ekonomik të komunës së Pejës

Prandaj zhvillimi ekonomik i komunës së Pejës si dhe Kosovës në tërësi nuk mund të paramendohet pa prodhim ashtu siq është në rajon e më gjerë.

Fjalët kyçe : Rritje , subvencionim , rritje e të ardhurave familjare , investime fillestare , Proces I privatizimit.

Page 381: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

381

Hyrje

Qëllimi i studimit të kësaj qështje do të fokusohet në sferen e identifikimit të rolit aktual të ndërmarrjeve prodhuese dhe prodhimtarisë në përgjithësi për zhvillimin e komunës së Pejës.

Vendi ynë, dhe poashtu komuna e Pejës është relativisht e varfër dhe me ekonomi problematike në rajon , prandaj dalja nga kjo situatë do të ndikoj në rritjen e bruto produktit vendor të kësaj komune dhe Kosovës në përgjithësi .

Sintagma se pa prodhim nuk ka zhvillim ekonomik na shtyen të mendojmë më seriozisht se numri ndërmarrjeve prodhuese duhet të rritët , duke gjetur tregje të reja pasi të plotësohen nëvojat vetanake.

Shpenzimet e ushqimit janë barrë e rëndë për popullatën, prandaj importi këtyre produkteve duhet të zvogëlohet dhe të zëvendësohen me prodhime vendore.

Një hap të tillë sidomos pas luftë e kanë ndjekur kompania e njohur “Devolli”.

Për këtë arsye importi i qumështit nuk është shumë aktual pas zgjerimit të kapaciteteve të kësaj ndërmarrje kërkohet subvencionim nga ana e qeverisë për çmimin grumbulles të qumështit ashtu siç e bejnë vendet në rajon : Serbia , Sllovenia , Kroacia etj.

Ka shenja të rritjes së punësimit dhe të ardhurave familjare në komunën tonë pas grumbullimit të qumështit nga kjo kompani.

Komunën e Pejës e karakterizon një pozitë e përshtatshme gjeografike e cila mundëson qe të kemi një lendë të parë vetanake për zhvillimin e industrisë ushqimore.

Kjo pjesë e kësaj industrie ka egzistuar nga vitët e 70-ta do të thotë paraluftë si zonë industriale në juglindje të qytetit të Pejës në një lartësi mbidetare prej 432 metra , afër nyjes hekurudhore Fushë-Kosovë - Pejë dhe rrugës automobilistike Pejë – Prishtinë .

Prandaj me të drejtë mund të thuhet se konfiguracioni gjeografik i komunës së Pejës është në favor të zhvillimit të ndërmarrjeve prodhuese që direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës.

Tranzicioni pas luftë ka lënë gjurmë të cilat kanë ndikuar në shtyrje të lëvizjes së proceseve të zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve në Kosovë , poashtu edhe në komunën e Pejës

Pyetja kërkimore , Hipoteza dhe metodologjia e punimit

Pyetje kërkimore

1.a) Në cilën periudhë kohore ka filluar lindja e ndërmarrjeve prodhuese në komunën e Pejës.

2.a) Sa këto ndërmarrje prodhuese kanë ndërruar titullarin me procesin e privatizimit

Page 382: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

382

Hipotezat dhe metodologjia e punimit

Hipoteza 1

Ndërmarrjet prodhuese në komunën e Pejës kanë filluar aktivitetin e tyre në përgjithësi gjatë viteve 70-ta.

Hipoteza 2

Ndërmarrjet e zonës industriale në Pejë kanë ndërruar titullarin me procesin e privatizimt

Pas luftës së dytë botërore regjioni e Pejës ishtë një vendë kryesisht agrar , në këto vitë nuk mund të flitëj për prodhimtarin në këtë komunë. Kishtë vetëm zanatlin ndërsa bujqësia ishtë ekstënzive. Nga vitit 1945 e deri në vitët 70-ta nuk kishtë ndërmarrje prodhuese në regjionin e Pejës. Prodhimtaria në Kosovë daton më vonë në krahasim me viset tjera të ish-Jugosllavis. Prandaj Kosova konsiderohej si vend relativisht i pa zhvilluar në nivelin e shtëtit ish-Jugosllav. Nga Kosova merreshin burimet pra lënda e parë dhe dërgohej jashtë saj për të zhvilluar industrin në republikat tjera të ish-Jugosllavis Pra niveli i zhvillimit ekonomik i Kosovës dhe i Pejës si komunë në Kosovë ishtë shum i ulët për këtë pas amedamentëve të vitëve 70-ta zënë fill ndërmarrjet e para prodhuese në regjionin e Pejës. Historiku i zhvillimit të ndërmarrjeve prodhuese në regjionin e Pejës daton nga vitët e 70-ta dhe asaj ushqimore dhe tjerëve që do të thotë në krahasim me të njëjtat në rajon që kishin përvojë 100 vjeqare.

Të industria ushqimore në regjionin e Pejës në vitët e 70-ta është investuar duke marrë për bazë konfiguracionin gjeografik të kësaj komunë pasuritë natyrore dhe kushtet klimatike. Kjo është shtrirë në pjesën juglindore të qytetit të Pejës ku së pari fabrikëa e birrës filloj se ndërtuari në vitin 1968 ndërsa përfundoj dhe dha birrën e parë në vitin 1971. Kjo ndërmarrje është lëshuar në prodhim me kapacitët prej 300.000 hl/vit , apo 60.000.000 shishe në vit dhe pasi kjo fabrikëë nuk ka mund ti plotësoj kërkesat e tregut për birrë në lokacion deri në 250 km , ka filluar kapacitëti i zgjerimit të birrarisë prej 300.000 në 800.000/hl në vit apo 160.000.000 shishe në vit Për këtë investim janë punuar projektët ideore , projektët kryesore dhe projektët aplikuese dhe ka filluar ndërtimi I birrarisë së re në vitin 1987-1989 deri në okupim prej okupatorit serb. Para llogaria e investimeve ka qënë 35.000.000 dollarë. Në përiudhën 1987 deri 1989 janë kryer mbi 75% të investimeve dhe kanë mbetur për të përfunduar 25%. Me okupimin e birrarisë në fund të vitit 1989 – 1999 sa ka qënë prezent okupatori serb investimet kanë pushuar shkaku se të njëjtit vëtëm kanë shfrytëzuar kapacitëtin egzistues.

Në vitin 1969 deri në 1972 është ndërtuar reparti i prodhimit të maltit me kapacitët prej 22.000 ton elb përpunues në vit , prej të cilit përfitohet afro 16.000 ton malt të kualitëtit me standartë evropianë . Ku sinus-produkt lajmërohen kokrrat e thyera të elbit si dhe embrioni si lëndë shum e rendëssishme për ushqimin e kafshëve si dhe për industrin e prodhimit të mishit. Në po të njëjtin vit do të thotë që nga viti 1969 deri 1972 është ndërtuar edhe reparti i alkoholit me një kapacitët të punimit prej 20.000 ton mellase si lëndë të parë ku përfitohen 6.000.000/hl alkohol në vit apo me kapacitët ditor 30.000/hl në ditë. Sinus-produkt lajmërohet tharmi për ushqimin e kafshëve në sasi prej 4500kg në ditë i tërur dhe lajmërohet CO2 me sasi prej 1200kg në ditë për këtë sasi të karbon-dioksidit egziston reparti për përpunimin e të njëjtit si dhe paketimi me ambalazh adekuat. Reparti gjindet në gjendje të rregullt por aktivizimi i tij është në pikëpytje sepse për lëndë të parë përdoret mellasa e cila është blerë në Vojvodinë ndërsa pas shkatërrimit të Jugosllavis është e pamundur qe të furnizohet me këtë lëndë të parë. Në vitin 1961 deri 1963 është ndërtuar edhe reparti për prodhimin e sheqerit me kapacitët 20 – 22 ton për 24 orë sheqer. Si lëndë e parë është përdorur panxhasheqeri , e njëjta kurr ska punuar me kapacitët të plotë shkaku i lëndës së parë. Lënda e parë në këto vitë deri në vitët e 90-ta është organizuar përmes grumbullimit nga ish kopërativat bujqësore. Fabrikëa e sheqerit është kredituar ndërsa kopërativat kanë organizuar përmes

Page 383: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

383

kopërantëve prodhimin e panxhasheqerit duke kredituar në farë dhe plehra si dhe punimin e tokave ndërsa pagesat e kopërantëve të bëra kopërativave janë kryer në vjshtë atëher kur panxharsheqeri i dorëzuar nga kopërantët në punktët e grumbullimit të kopëratives dhe pastaj në fabrikëën e sheqerit në Pejë. Me këtë organizim dhe peëkrahje të bankave sic ishtë atëhere Banka e bashkuar e Kosovës është krijuar një bazë për rritje të ardhurave familjare sepse toka është punuar falë kreditimeve nga sic u thamë më lartë. Në kohën e okupimit udhëheqsia serbe e ka shkatërruar në atë nivel sa që pjesët e shkatërruar të repartit tërësisht janë shitur si hekur në Hekuranin e Nikshiqit në Mal të Zi. Në vitin 1961 është krijuar edhe reparti enërgjetik për prodhim të avullit tëknologjik në kuadër të kësaj ndërmarrje , i ndarë si repart i veqantë i cili posedontë 3 kalldaja për prodhim të avullit më këto karaktrestika : Kalldaja numër 1 dhe 2 me një kapacitët prej 2x20.000 kg /orë të prodhuar në vitin 1961. Kapacitëti maksimal i prodhimit 24.000 kg në orë , presioni punues 25bar , tëmpëratura e avullit 400C , sasia e gazrave të tymit 0.76 , sasia e hirit fluturues 460 kg / orë. Ndërsa kalldaja numër 3 kishtë këto karaktërstika : kapacitëti normal i prodhimit 32.000 kg /ore , kapacitëti maksimal i prodhimit 40.000kg / orë , presioni i punës 25bar , tëmpëratura e avullit 400C kurse viti i prodhimit i kësaj kalldaje është 1971. Lënda djegëse e këtyre kalldaje ishtë thëngjilli i tipit lignit prej bazënit të Kosovës. Amortizimi i kalldajave është 100%. Në kohën e okupimit shkaëerrimi i kalldajeve është bërë në nivelin maksimal dhe karaktëristik e tyre është ndotja e ambientit. Për këtë arsye për një orë këto kalldaj kanë qënë në gjendje mi liru në atmosferë 1740kg hir fluturues ndërsa me amortizimin e tyre ndotja nga këto është dyfishuar apo trefishuar. Në kohën e okupimit shkatërrimi i këtyre kalldajeve është bërë në nivelin maksimal. Produktet në të cilat prodhohen në këto ndërmarrje janë :

-Birra (0.5 litra , 0.33 litra , 0.33 litra në pako , nëvozga 50litra)

-Malti

-Alkoholi i rafinuar 98% medicinal

-Treberi ushqim për kafshët

-Tharmi, ushqim për kafshët

-Kokrrat e elbit të thyera ushqim për kafshët

-Embrioni i elbit ushqim për kafshët të gjitha këto produktet dedikuar tregut.

-Avulli tëknologjik prodhohet për nëvojat e ndërmarrjes.

Forma organizative e kësaj ndërmarrje kishtë kaluar nëpër disa faza të kushtezuara nga ekonomia dhe politika egzistuese në atë moment.Forma e parë organizative si kombinati bujqësor industrial – Pejë i cili në përberje të saj kishtë:

OBPB “Fabrikëa e sheqerit” OBPB “Fabrikëa e birrës” OPBP “Fabrikëa e maltit” OPBP “Fabrikëa e avullit tëknologjik” OPBP “Transporti” OPBP “Bujqësia” OPBP “Kopërimi” OPBP “Tregtia” OPBP “Shërbimet e përbashkta (Administrata).

Kjo menyrë e organizimit ishtë pasojë e menyrës centralistë – socialistë të zhvillimit të veprimtarisë ekonomike. Në momentin e egzistimit dhe funksionimin e këtij sistëmi centralist kishtë përparsi dhe të metat e veta. Këto ishin organizata bazë të punës së bashkuar që kishin xhirollogaritë e veta menaxhimin e pavarur numër të madh punëtorësh , numër të madh udhëheqsit dhe bashkpunim mes OPBP-se nën drejtimin e drejtorit gjenëral . Përparsit të këtij organizimi është mundësia e marrjeve së kredive për afarizëm , për ndërtim nga emisioni primar për grumbullimin e elbit , misrit , grurit , dhe panxhasheqerit. Pra qdo pjesë e ekonomisë mbulohej nga fondet , donacionët , subvencionët dhe kreditë që kishtë mundësi të madhe të shfrytëzimit të këtyre elementë lehtësuse

Page 384: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

384

financiare. Mangësit e këtij organizimi ishin se kishtë shum drejtor , shum udhëheqës , shum administrat dhe kjo ekonomi me të drejtë quhej ekonomi sociale . Në këtë përiudhë të gjitha OPB-të punonin në menyrë të pavarur njëra nga tjetra dhe të gjitha udhëheqëshin nga drejtori gjenëral në nivel të KBI-se qdo njësi kishtë administratën e vet kjo mënyr e organizimit ka zgjatur deri në vitin 1981-1982. Në vitin 1982 – 1989 mbetët e njëjta mënyr e organizimit por në këtë kohë ndodhin disa ndryshime : fabrikëa e sheqerit e kapluar nga borgjet , mungesa e mjetëve financiare për arsye se ekonomia e shtëtit socialistë kishtë humbur aftësin e mbulimit të planifikuar të humbjes dhe tani kjo fabrikë nuk paraqistë të ashutqujturën fabrikëë stratëgjike , ishtë detyruar të fillontë procesin e falimentimit dhe largimin e një pjese të madhe të punëtorve ( 300- 350) të sistëmohen apo të largohen nga puna . Në këtë kohë drejtori gjenëral ishtë dorë e zgjatur dhe njëri i emëruar nga shtëti dhe politika. Menaxhimi ishtë i ngadalsëem dhe i ndikuar nga zyra të komunës dhe të partisë.

Prej vitit 1989 u bënë disa ndryshime me organizimin e ndërmarrjës dhe kjo ka sjellë bashkimin në nivel të industrisë ku u bashkuan ndërmarrjet industriale në një ndërmarrje të vetme N.SH.”Fabrika e birrës” e cila në kuadër të saj bashkangjiti edhe fabrikëën e maltit. Mes vitëve 1998-1999 bëhet bashkimi edhe me fabrikëën e alkoholit , enërgjetikes dhe transportit. Ky bashkim ishtë pasojë reciproke të ndërmarrjes sepse asnjëra nuk mund të kryentë veprimtarin e saj afaristë të ndarë nga të tjerat. Këtë bashkim gjenëratat e reja e kishin propozuar gjatë vitëve 1975 – 1980 por nuk e lejonin rrethanat politike. Që nga momenti i nismës së prodhimit të birrës në vitët e 70-ta hasim në vështirësi dhe ato ishin të shumllojshme. Popullata e Kosovës në këto vitë nuk kishtë njohuri për birrën si mall , dhe nuk kishtë traditë në konsumimin e këtij artikulli , ishin pak Kosovar që kishin pasur mundësin që të provojnë dhe kërkojn një birrë dhe atë kryesisht jashtë Kosovës. Birrën e parë në tërritorin Kosovar e kishin distribuar birraria e Shkupit dhe Jagodinës. Drejtori i parë i emëruar në vitin 1971 – 1975 I cili udhëhoqi me këtë ndërmarrje nuk e kishtë shum impërative suksesin , prezenca ishtë e madhe e tëknologve dhe inzhinierve gjerman pra ishtë fazë provuese e makinërisë dhe kualitëtit por prapseprapë bëri disa përpjekje

qe produkti i birrës të bëhet në një shishe standarde prej 0.5litra në një ambalazh plastike dhe një etiketë që ishtë e volitshme për atë kohë , u bënë përpjekje që kjo birrë të hyjë në tregun tjetër të ish –Jugosllavis . Mund të konstatohet se faza provuese e makinërisë me prezencen premanëntë profesionistë gjermanë dhe faza e kualifikimit të punëtorve kosovar pranë tyre shum e sukseshme gjë e cila u tregua pas largimit të ekspërtëve gjerman nga Kosova dhe momentit kur duhej punuar me forca vetanake dhe aftësi të marra nga ata. Drejtori i dytë nga viti 1975 – 1990 ishtë prap i emëruar nga strukturat politike regjionile , por njëri me një sens më të madh të afarizmit bëri disa levizje shum të mira të cilat edhe në ditën e sotit janë prezentë në Birrari. Kjo thuhet për arsye se ky pranoj punëtor me fakultëtë dhe shkolla të larta ku kryesisht ishin tëknolog , inzhinier dhe ekonomist me moshë mesatare prej 20-25 vjeqar . Mënyra e filluar nga drejtori i parë që shoferët të dalin të ngarkuar me birrë nga fabrikëa dhe ti lusin blerësit qe të marrin nga një sasi të birrës ishtë mënyr e vjetër dhe pa rezultatë sepse shoferët jo profesionist në aspektin komercial nuk jepnin rezultatë. Pas kësaj nga vitët 1975-190 është braktisur kjo metodë e distruburimit të birrës dhe kjo u zëvendesua duke bër hulumtimin e tregut që dhënë rezultatë më të mira . Në atë kohë tregu i Kosovës mbahej nga organizata shoqërore tregtare sepse nuk ishin të lejuara ndërmarrjet privatë dhe zakonisht ky produkt distribohet përmes ndërmarrjeve shoqërore në tërë Kosovën. Kjo ide dha rezultatë shum të mira për dy aspektë : së pari tregu Kosovar u mbush me birrë të Pejës dhe njëkohësisht u eleminuan nga tregu Kosovar birra e Shkupit dhe e Jagodinës që ishin prezent deri në atë kohë në këtë treg për këtë kjo mund të quhet faza e lulëzimit. Fazë tjetër e planifikuar për distriburimin e birrës ishtë edhe zgjerimi i tërritoreve jashtë Kosovës të banuara kryesisht me Shqipëtar duke hapur në këto vise diskontë të fabrikëës së birrës dhe kjo dha rezultatë shum të mira. Mbetët të përmendim se fabrikëa e birrës është ndërtuar nga ndërmarrjet ndërtimore Ramiz Sadiku – Prishtinë dhe Izgradnja – Pejë ndërsa pjesën projektuese nga Smellt – Ljublana dhe Tëhno process – Novi Sad ndërsa kontrollimin e kryerjes se investimeve fondi për të pa zhvilluar kurse pajisjet tëknike makinërit nga Fil Trox – Zvicra , Enzinger – Gjermani etj.Nga viti 1990 – 1998 shtëti Serb në këtë ndërmarrje prodhuese si dhe në

Page 385: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

385

ndërmarrjet tjera futi masa të dhunshme me këtë asgje nuk investohej por shfrytëzohej në mënyr jo profesionale sepse punëtoret shqipëtar dhe tëknologet tanë dëbohen dhunshëm nga puna. Pas luftë birraria e Pejës filloj menjëher aktivitëtin e vet duke u munduar qe ti sanojë shkatërrimet me forca vetanake dhe investime të pa mjaftueshme , lëshoj vijen e prodhimit menjëher dhe një pjesë pothuajse në tërësi e punëtorve dhe ekspërtve të dëbuar me parë nga puna u kthyen në punë. Kjo fabrikëë e emërtuar si fabrikëë e birrës në Pejë është e shtrirë në një sipërfaqe prej 18ha në të ashtu quajturen zonë industriale . Në brendi të gjitha objektët janë të lidhura me rruget e asfaltuara dhe binarë hekurudhor. Furnizimi me ujë është drejt nga burimi i Drinit të bardhë kurse largimi i ujërave të zeza bëhet me rrjetin e qytetit. Fabrika e birrës i takon grupit të ndërmarrjeve të industris ushqimore dhe mirret me prodhimin e birrës , ambalazhimin dhe paketimin e sajë. Momentalisht tregut Kosovar i ofron këto produkte : Birrë në shishe 0.50L , Birrë në shishe 0.33L , Birrë në shishe 0.33L në pako dhe birrë në vozga 50L. Tani gjatë ciklit të prodhimit prodhohen disa nus produkte të tjera si : Tharmi i birrës , Treberi i lengët dhe i briketuar qe përdoren për ushqim të kafshëve

Që nga privatizimi e deri në prill të vitit 2010 janë investuar 25.5 milion euro në linjat e reja prodhuese tëknologji ,energjetikë , infrastruktur , marketing dhe sektoret tjera. Pas vitit 2010 janë planifikuar të investohen edhe 2.5 milion euro shtësë si investim. Dominimi në treg dhe zgjerimi i asortimantit janë objektivat kryesor të birrës së Pejës për vitët e ardhshme qe nga janari i 2010 birra e Pejës është distributor gjeneral i prodhuesit Union nga Sllovenia. Udhëheqja e procesit tëknologjik qdo fazë e prodhimit bëhet me sistëme automatike dhe kompjutërike. Kjo ka bërë që pas procesit të privatizimit në këtë ndërmarrje numri i punëtorve të përgjysmohet nga 500 sa ishin para privatizimit në 275 me privatizim. Afër gjithësisht në këtë zonë industriale në Pejë vepron edhe kopmania “Devolli company “ e themeluar me 1989 ndërsa aktivitëtin afarist e filloj në vitin 1990. Ishtë kohë sfiduese e fillimit të vitëve 90-të kur Z.Ibrahim Devolli gjeti guximin , kurajon të nistë investimet në Kosovë , duke filluar si kompani e vogël me gjithsej 30 punëtor dhe me një tëknologji të thjështë. Ishtë viti 1991 kur familja Gruda nxjerr në pah ambiciet, dhe guximin për të filluar një prodhimtari në aso kohe të rallë dhe me vështirësi të mëdha pune. E themeluar nga kryefamiljari, kimisti i diplomuar z. Ymer Gruda, kjo mini fabrikë lëngjesh të gazuara fillimisht mban emrin "Ideal G". Edhe pse ambienti ku zhvillontë veprimtarin kjo familje me traditë kishtë jo më shumë se 16m2, shumë pak njerëz do të besonin se në një peiudhë më të largët ajo do të shëndrohej në një digastër privat familjar. Me kalimin e kohës familja Gruda, falë mbështëtjes qe i japë konsumatori, zhvillon gradualisht biznesin e saj si në aspektin tëknologjik e poashtu edhe në resurse humane. Domosdoshmëria për të plotësuar kapacitëtët cilësore dhe prodhuese, Fabrika e lëngjeve tashmë me emër të ri "Bibita" hap objektin më modern në vend, me një hapësirë prej 6500 m2, tëknologji të përkyer, staf profesional, duke u bërë kështu prodhuesi më serioz i lëngjeve edhe në rajon. Zgjerimi i veprimtarisë së prodhuese në Fabrikën "Bibita" sjell në vitin 2005 edhe lëngjet e pagazuara me përmbajtje frutore 12%, gjë e cila shënon edhe një sukses të radhës për këtë biznës. Koha sjell ndryshime çdo herë e më pozitive, zhvillim të hovshëm tëknologjik, si dhe rritje të stafit. Idetë çdo herë e më kreative, ambiciet e shëndosha në favor të konsumatorit, bëjnë që Fabrika "Bibita", në kuadër të saj të hap edhe një segment të ri. Në vitin 2007 fillon prodhimi i faculetave të lëngëta "Ultra Cosmetics", prodhim ky revolucionar i cili bënë që "Bibita Goup" të jetë e para dhe e vetmja në vend dhe rajon, në këtë lloj veprimtarie. Kerkesat drejt cilësise dhe zhvillimit asnjëher nuk kanë të ndaluar. Me datë 16.01.2009 Fabrika e lëngjeve "Bibita" nënshkruan marrëveshje licence me brendin më të shitur në SHBA, në katëgorinë e lëngjeve të pa gazuara "Tampico" Beverages në Chicago, duke u bërë kështu prodhues dhe distributor për Kosovë, Shqipëri, Mal të zi dhe Serbi. Koha ecën dhe në çdo herë në hap me të. "Bibita Group" tashmë si emer i dëshmuar në treg, premton në radhe të parë besnikëri ndaj konsumatorit, gjë e cila nënkupton cilësi, kreativitët, si dhe avancim drejt standardeve prodhuese më të larta ndërkombetare.

Sot Devolli Company është bërë një korporat e njohur rajonale me më shumë se 500 punëtor me tëknologji më moderne të kohës e që njihet si “Devolli Corporation”.Aktualisht Devolli Corporation ka ekip të kualifikuar udhëheqës ka me shum se 500 punëtor të fokusuar kryesisht në përmbushjet e

Page 386: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

386

konsumit. Udhëheqja e saj synon në një përiudhë afat mesme të rrisë numrin e punëtorve në mijera të punësuar kjo përveq punësimit aktiv ka edhe të punësuar sekondar nëpër fshatrat e Kosovës të cilat mbajnë farma të lopëve Qumështore dhe i tërë qumështi i tyre shitët tek kjo kompani. Ndërtësa dhe struktura e kësaj ndërmarrje datojn nga vitët 1970 dhe lokacioni përmban rezerva 30 vjeqare të argjilës me kualitët të lartë. Kjo ndërmarrje pas privatizimit ka të punësuar 74 punëtor prej të cilëve 60 punonjës janë në prodhim. Tregu në të cilën ndërmarrja punon është zakonisht sezonal me kërkes më të madhe gjatë verës. Kjo ndërmarrje përballet me konkurencë të fortë nga prodhuesit rajonal nga Serbia dhe Maqedonia. Në vitët e 80-ta në disa lokacione të komunës se Pejës janë bërë matje për rezerva të lëndës së parë për tulla dhe matëriale tjera nga argjila por kanë munguar investimet e përballueshme. Kapacitëti prodhues dhe struktura e prodhimit të kësaj ndërmarrje dallon nga ato në rajon sidomos në Serbi sepse ka struktur më të varfër dhe tëknologji pa investime të mjaftushme. Nga industria ushqimore e cila ka vazhduar punën e vet njëher si ndërmarrje shoqërore dhe pastaj pas vitit 2005 me privatizimin e saj është edhe fabrika e bukës që sot quhet Fabrika e re e brumeve e cila ka arritur cilësin e brumeve në përgjithesi para privatizimit kjo ndërmarrje ka qenë në gjendje të mjerushme ndërsa sot falë privatizimit nuk ka investime shtësë të cilat do të rrisnin kapacitëtët dhe konkurencen brenda komunës së Pejës. Momentalisht ka 25 të punësuar ndërsa ka gjithsej 200 pika distributive. Procesi I privatizimit e ka gjetur këtë ndërmarrje me një prodhim prej 1600 bukësh në ditë ndërsa sot kjo fabrikë në ditë prodhon mesatarisht 7000 bukë. Pas luftë me inciativen e investitorve privat në regjionin e Pejës janë themeluar edhe pak ndërmarrje prodhuese të cilat me vështirësi nga rrethanat e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm po i zgjerojn kapacitëtët e tyre ngadalë. Këtu duhet të përmendim ndërmarrjen e lëngjeve Bibita dhe atyre për prodhimin e Pallomave të lëngëta e cila gjendet në dalje të qytetit të Pejës në një pozit shum të përshtatshme gjeografike. Do të përmendim kësaj radhe edhe ndërmarrjen për prodhimin e ujit të pijes mjaft kualitativ Ujë “Rugove” dhe pas luftë krijimi i një ndërmarrje prodhuese për prodhimin e djathit në Rugovë. Pas luftë mund të përmenden në këto inciativa edhe formimi i disa ndërmarrjeve tjera sic është ajo për prodhimin e mermerit dhe granitit “Elsa Group” në Treboviq të Pejës. Janë bërë përpjekje edhe në degën e tëkstilit siç është ndërmarrja prodhuese “Unikat” në Pejë e cila prodhon uniforma për institucione kryesisht në tregun Kosovar. Në qoftë se e bëjmë një krahasushmëri të zhvillimit historik të ndërmarrjeve prodhuese në regjionin e Pejës duke ndarë përiudhën e para luftës me atë të pas luftës mund të vërejm se kapacitëtët prodhuese kanë rënë shumë. Peja në përiudhën e para luftës konsiderohej komunë relativisht e zhvilluar me industri siç ishtë ajo e drurit tani e privatizuar por me ndryshim të destinacionit , Fabrika e auto pjesëve ish Ramiz Sadiku poashtu tani e privatizuar e shëndrruar në një qendër tregtare dhe kombinati i kepucëve me një sipërfaqe mbi 11 hektar i privatizuar pas luftë i cili ka vetëm një prodhim të styroporit që ka një numër të vogël punëtoresh. Fabrika e batërive industriale e cila këto ditë privatizohet ka pasur një numër punëtoresh me një prodhim atraktiv në përiudhat e kaluara. Krahasimi i kapacitëtëve prodhuese të këtyre ndërmarrjeve prodhuese në regjionin e Pejës është përafërsisht i njejtë me ish Republikat e Jugosllavisë. Përshembull Kombinati i drurit “Gornji Ibar” në Rozhajë sot është jo funksional i cili në përiudhat e mëparshme ka qënë bazë e zhvillimit ekonomik të asaj komune atje. Kombinati i drurit në Pejë pas luftë me privatizim bëri prodhim me një shfrytëzim minimal kapacitëtësh dhe në fund përfundoj në dhënje qiraje për një ndërmarrje tregtare.

Nga ndërmarrjet prodhuese e cila pasluftë me privatizimin e kanë ruajtur destinacionin e vet vetëm Fabrika e birrës në Pejë dhe Hidrocentrali Radavci në Radavc. Kompanitë privatë si ndërmarrje prodhuese të formuara pas luftë në këtë komunë kanë prespektivë në qoftë se mbështëtën nga Qeveria sepse janë burim i vetëm që mund të thithin fuqinë punëtore të re në këtë komunë. Për të bërë një krahasim të një ndërmarrje të vogël prodhuese në regjionin tonë me një tjetër të të njejtës veprimtari në rajon si përshembull në Kroaci dhe Slloveni do të përmendim një rast konkret : Ndërmarrja prodhuese “Taka” në Pejë edhe pse importon misër si lëndë të parë të njëjtin e prodhon si koncentrat për ushqim të shpezëve dhe lopëve qumështore. Kjo ndërmarrje në krahasim me ato

Page 387: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

387

që përmendem në rajon dallon sepse këtu është i obliguar që për lëndën e parë të paguajn Tvsh në dogan para se malli të përpunohet dhe të shitët ndërsa në rajon si Slloveni dhe Kroaci e gjetk një mall i tillë Tvsh-ja paguhet vetëm atëher kur malli shitët. Këtu për zhvillimin e kësaj prodhimtarie e cila do të këtë ndikim në koston e blegtorisë do të duhej që shtëti ynë të mendoj për subvencione ngase çmimi i lartë i koncentratit për lopë qumështore rrit çmimin e qumështit si lëndë të parë për përpunim të qumështorja Vita në Pejë dhe e bënë jo konkurent me qumështoren Alpsko në Slloveni sepse qumështi atje subvencionohet si artikull stratëgjik për shtëtin.Peja ka patur traditë në kohërat e lashta për prodhimin e miellit të bukës. Është i njohur mulliri i Haxhi Zekës , për atë kohë ka qene prodhues ngase aty është bluar misri , tani pas luftë në hyrje të Pejës është ngritur Fabrika për prodhimin e miellit “Dardania” si pjesë e kompanisë “Delta Group” në Pejë

Metodologjia e Punimit

Për realizimin e këtij punimi është përdor një metodologji e të dhënave cilësore ku intervistat me menaxheret e ketyre ndërmarrjeve janë gjysmë të strukturuara dhe me pyetje të mbyllura .

Bazë ku mbështetet punimi është specifikimi dhe fokusimi në variablat që jep gjuhë specifike për të shtjelluar dhe spjeguar problemin në kontestin historik kulturor dhe institutcional

Aftësia profesionale dhe mungesa e punimeve në kuadrat e reja dhe të përgaditura paraqiten vështirësi gjatë hulumtimit ton në këto ndërmarrje.

Page 388: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

388

Konkluzione dhe rekomandime

Pozita gjeografike , toka e plleshme , uji i kualitëtit të lartë dhe klima e përshtatshme e karaktërizojnë këtë mjedis me mundesi të zhvillimit të industris ushqimore qe nga pikat shitëse në këtë komunë të zevendesohen produkte ushqimore të importuara me produkte vendore sepse kjo komunë ka konfiguracion dhe kushte të volitshme për zhvillimin e kesaj industrie. Në realitëtin tonë duhet dhënë prioritët ekonomisë së vogël e cila me prodhimet e veta do të plotësontë nevojat e tregut kosovar me produkte dhe shërbime vendore. Kjo do të kishtë efektë në deficitin tregtar , rrjdhjen e parasë , investimet e mërgimtarve , përvojen dhe konsolidimin e kulturës prodhuese dhe biznesore të vendit tonë , zbutjen e papunësis dhe uljen e varfërisë. Tranzicioni pas luftë ka lënë gjurmë të cilat kanë ndikuar në shtyrje të lëvizjes së proceseve të zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve në Kosovë , poashtu edhe në regjionin e Pejës.

Menjëher pas luftë njëherë nën menaxhimin e UNMIKU-t e pastaj procesi i privatizimit kanë ndikuar që ecuria e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve të shkoj më ngadalë.

. Duke shikuar zhvillimin historik të ndërmarrjeve prodhuese në regjionin e Pejës dhe duke krahasuar këto ndërmarrrje me ato në rajon shihet se ka një dallim të madh në kontëstin historik – kohor kjo distancë kohore nuk mund të bëhet fjalë për vitë por për dekada dhe sheku

Mendojm se ekonomitë e vogla familjare duhet të ju jepet prioritët për zhvillim qe të zgjidhet problemi i papunësis dhe të rritën të ardhurat familjare. Sfidë e këtyre ndërmarrjeve është edhe sistëmi bankar i Kosovës sepse atë e karaktërizon niveli më i lartë i intëresit në kredit afat shkurtëra dhe afat gjata.Në rajon këto intëresa janë me të lartat. E tërë kjo ndikon në motivimin e njërzëve privat për të themeluar ndërmarrje të vogla prodhuese Pas luftë ndërmarrjet prodhuese të mëparshme përveq fabrikës së birrës e cila e filloj menjëherë aktivitëtin ekonomik të tjerat u shkatërruan dhe me procesin e privatizimit për shkak të tëknologjive të vjetra ato e ndërruan destinacionin dhe keshtu disa biznesmen privat edhe pse me vështirësi krijuan disa ndërmarrje prodhuese në këtë Komunë

Literatura

1. Bazat e menaxhimit , Robbins&DECENZO , 2010.UET press 2. Plani dhe analiza e lëndës së parë IM “ Dardania” 2015 3. Plani dhe analiza e lëndës së parë “Devolli Company “ 2015

Burime nga internet www.Devolli.com www.birrapeja.com www.bibita.com www.dardania.com

Page 389: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

389

Shefqet Dervishaj - Menaxhimi i komunikimit në Administartën Tatimore të Kosovës

Shefqet Dervishaj Phd.cand.

Administrata Tatimore e Kosovës

Abstrakt

Menaxhimi i komunikimit është një prej problemeve më të mëdha që preokupon menaxhmentin e secilës organizatë e me këtë është një process shumë i ndërlikuar i cili nëse menaxhohet si duhet suksesi nuk do të mungojë në realizimin e synimeve të secilës organizatë e në veqanti organizatave publike.Në këtë punim fokusi do të jetë se si menaxhohët komunikimi në Administratën Tatimore të Kosovës e cila është një prej digastereve më të rëndësishme të shtetit të Kosovës.Nga performansa e saj varët se sa do të jetë kënaqshmeria e tatimpaguesëve,sa do t’u pergjigjen tatimpaguesit deklarimit të tyre tatimor në baza vullnetare që ëshët moto e Administratës Tatimore të Kosovës.Element kyq që Administrata Tatimore të performojë mirë është që procesi i komunikimit si brenda saj ashtu edhe komunikimi me tatimpagues të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.Qëllimi i këtij punimi është që të analizojë se si është komunikimi në ATK,a është duke u zhvilluar komunikim efektiv,çfarë forme e komunikimit është duke u përdorur,komunikim ballë për ballë apo më shumë komunikim përmes emailave,çfarë stilesh të komunikimit aplikohet në Administratë,sa është duke ndikuar komunikimi në performansen e saj,cilat janë barrierat me të cilat ballafaqohet,çka është bërë për eliminimin e këtyre barrierave dhe çfarë mund të ndryshohet.Metodologjinë e përdorur lidhur me këtë punim do të bazohet në intervista cilësore me të punësuarit në Administratën Tatimore të Kosovës si dhe me tatimpaguesit, duke e marrë opinionin e tyre lidhur me procesin e kominikimit.Në fund do të përmblidhen të gjeturat dhe do t’i japi rekomandimet e mia lidhur me procesin e komunikimit.

Fjalët kyqe: komunikimi,menaxhmenti,barrierat,performansa,raportimi

Hyrje

Komunikimi është gurëthemel për drejtimin e organizatës.Organizatat që ofrojnë komunikime të sakta dhe me kohë për të gjithë stafin kanë shansa më të mëdha për të arritur qëllimet e tyre strategjike më parë se sa organizatat që nuk ofrojnë këtë komunikim.Secili menaxher ka përgjegjësi për të lehtësuar qasjen në informata dhe komunikime për të parandaluar një ambient të komunikimit të dobët.Komunikimi i dobët ose përshtypja për komunikim të dobët mund të lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me rritjen e kostove të operimit dhe të reduktojë efikasitetin për shkak të produktivitetit të ulët të personelit,pakënaqësisë së punëtorëve,qarkullimit të punëtorëve,mungesës në punë,mungesës së kuptimit të strategjisë së punës,mungesës së drejtimit të përbashkët.

Page 390: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

390

Rëndësia e komunikimit efektiv për menaxherët nuk mund të teprohet për një arsye specifike.Gjithçka që bënë një menaxher përfshin komunikim.Jo disa gjëra por gjithçka270.Nga kjo rrjedh se asnjë menaxher i cilitdo nivelë nuk mund të formulojë asnjë strategji ose të marrë një vendim pa disponuar informacione e i cili informacion duhet të komunikohet.Prap mbasi të merret vendimi ai duhet të komunikohet.Nëse vendimi i marrur nuk komunikohet, askush nuk do ta dijë se është marrë ndonjë vendim.Prandaj menaxherët kanë nevojë për aftësitë e komunikimit efektiv gjë që ky komunikim është një element pozitiv që një menaxherë mund të jetë i suksesëshem,e në të kundërtën komunikimi joefektiv mund të çojë në një rrjedh të vazhdueshme problemesh për menaxherin.

Përkundër faktit se komunikimi efektiv është shumë i rëndësishëm,shumica e menaxherëve nuk janë komunikues të mirë.Edhe pse shumicën e kohës mesatare menaxherët shpenzojnë në komunikim duke lexuar,biseduar,dëgjuar,shkruar apo në takime,shumica e komunikimeve në punë nuk arrijnë qëllimin e tyre.Shumica e punëtorëve nuk e kanë të qartë idenë e qëllimeve organizative,arsyen për ndryshime procedurale,rëndësinë e punës së tyre apo edhe mënyrën se si ata janë duke e kryer detyrat e tyre.

Procesi i komunikimit

Komunikimi mund të mendohet si proces ose rrjedhë.Problemet ndodhin kur devijimet ose bllokimet e ndërpresin atë rrjedh.Para se të ndodh komunikimi nevojtet një qëllim që shprehet në fromën e një mesazhi që do të transmetohet.Skema fillon nga (1) burimi i komunikimit apo dërguesi,(2)kodimi,(3)mesazhi,(4)kanali,(5)ç’kodimi,(6)marrësi dhe (7)feedback apo informata kthyese.

Zhurma Zhurma

Mesazhi Mesazhi Mesazhi Mesazhi Mesazhi

Zhurma Zhurma

Burimi nis një mesazh duke e koduar një mendim apo një informatë.Mesazhi mund të formohet në mënyra të ndryshme si me fjalë,simbole,grafikone dhe foto.Në fakt shumica e njerzëve mendojnë në koncepte ose pasqyra të përgjithëshme.Ata duhet ta përkthejnë mesazhin në fjalë para se të flasin apo shkruajnë.Mesazhi mvaret nga aftësitë e atij që e shkruar atë mesazh,të kuptuarit e problemit

270 Robins/DeCenzo,Bazat e menaxhimit.Botomi i gjashtë,f.484

Dërguesi Kodimi Kanali Çkodimi Marrësi

Feedback

Page 391: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

391

nga vet dërguesi dhe informatës që është duke u bartur.Nuk mund të komunikohet një qështje nëse vet dërguesi nuk ka njohuri për një qështje të caktuar sepse nëse dërgohet një mesazh i paqartë marrësi i atij mesazhi mund të mos kuptojë fare mesazhin.Ashtu sikurse qëndrimet ndikojnë në sjelljen tonë,po kështu ndikon edhe pozicioni ynë në sistemin shoqëror-kulturor ku bëjmë pjesë.

Kodimi është konvertimi i një mesazhi në form simbolike.

Mesazhi është produkt fizik nga burimi.Kur ne flasim,mesazhi është fjalimi,kur ne shkruajmë,mesazhi është vepra apo teksti i shkruar.Përmes mesazhit ne bartim informatën apo vendimin e caktuar.

Kanali është rruga përmes të cilit udhëton informata.Kanali mund të jetë formal dhe informal.Kanali formal vendoset nga organizata dhe përmes saj transmetohen mesazhe nga aktivitetet e punës kurse forma të tjera si ato personale osa sociale ndjekin kanalet informale në organizatë.

Marrësi është personi të cilit i drejtohet mesazhi.Para se të merret mesazhi ai duhet të çkodohet që do të thotë se simbolet duhet të përkthehen dhe të jenë të kuptueshme për marrësin.

Në fund vjen feedback-u ose informata kthyese se sa ka qenë e suksesëshme transferimi i

mesazhit sipas qëllimit që kemi pasur.

2.1 Komunikimi në ATK

Në Administratën Tatimore të Kosovës burimet e informatave mund të jenë nga më të ndryshmet.ATK-ja përdorë komunikimin në hierarkinë e ulët zakonisht për objektivat,politikat,procedurat dhe objektivat.Kjo formë e komunikimit mund të quhet ,,poshtë në organizatë”.Kjo formë përdorët shpesh dhe është e organizuar mirë që kryesisht bëhët përmes emailave nga top menaxhmenti dhe deri tek punëtorët e në raste të rralla bëhët komunikimi i drejtëpërdrejtë me stafin.

Formë tjetër e burimit të informatave ëshët ,,lartë në organizatë”ku burimi i informatave është nga punëtorët për menaxherin.Ky lloj i informatave është shumë i rëndësishëm sepse i bëjnë punëtorët të mendojnë se ajo çka është thënë do të bëjë një ndryshim.Punëtorët mvaren nga menaxheri i tyre për të transmetuar nevojat e tyre, qëndrimet,ankesat,idetë dhe problemet tek nivelet më të larta të menaxhmentit.Nga raportet e punës në teren bëhët unifikimi i raportit të tërë ATK-së që do të thotë se burimi i informatave nga zyrtarët është më i rëndësishmi,pra nga raportet e tyre ndërtohet raporti i ATK-së.

Pos formave të përmendura të komunikimit ,,lartë” dhe ,,poshtë” është aktuale edhe komunikimi anësorë ku bëhen takime ndërmjet departamenteve ose ndërmjet regjineve.Ndonjëherë bëhen task-forcat ndërmjet departamenteve për të punuar për një problem të përbashkët.Me qëllim që të krijohen linjat e komunikimit me ndonjë fushë të organizatës,duhet të krijohen raporte të mira pune me menaxherët e asaj fushe.

Komunikimi joformal është i pranishëm në çdo organizatë.Ky rrjet i komunikimit është jo zyrtar por i cili nuk duhet injoruar sepse ka saktësi prej 70-90%.Brenda një organizate rrjetet jo formale përfshijnë punëtorët në të gjitha nivelet.Këto rrjete ngriten në mënyrë spontane sepse njerëzit provojnë të sqarojnë dhe kuptojnë se çka ,,në të vërtetë është duke ndodhur”në organizatë.Por ky rrjet shpesh ka të bëjë me spekulime dhe thashetheme.Ironikisht,informacioni i mirë përhapet shpejtë mes nesh por informacioni i keq edhe më shpejtë.

Page 392: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

392

Nga sa u tha më lartë si dhe nga praktika e deritanishme procesi i komunikimit në kuadër të ekipit duhet që të jetë në të shumtën e rasteve nga poshtë lartë,që do të thotë se duhet stafit t’i jepet mundësia për dërgimin e informatave por duke e pasur parasysh informatën kthyese apo feddback-un.Feedback ka një rëndësi të madhe nga njera anë tregon se si është kuptuar mesazhi për një punë të caktuar,a është i aftë që një mesazh ta jetësoj dhe në fund të kthehet kjo në realizim të objektivit të përcaktuar.

Kryesisht marrja e detyrave bëhët në takimin e mëngjesit ku raportohët për punët e kryera në ditën paraprake,marrja e detyrave të reja për ditën në vijim si dhe informata kthyese që është kuptuar detyra e dhënë.

Gjithsesi edhe komunikimi ndërmjet stafit bëhët duke përcjellur informatat për punët e përditëshme që përcjellin punën e ekipit në ATK.

2.2 Komunikimi efektiv dhe joefektiv

Komunikimi në vendin e punës është shumë i rëndësishëm për shumë arsye.Për të pasur sukses kompletimi i detyrave,efikasiteti dhe morali i punëtorëve,duhet të ekzistojë komunikimi i mirë,ndërsa një ngecje në komunikim mund të shpie në frustrim dhe shumë para dhe kohë të shpenzuar kot.

Indikatori më i madh i mungesës së komunikimit në vendin e punës është nëse duket se askush nuk flet për gjëra të njejta.Zakonisht kjo do të thotë se pasi që gjërat ndryshojnë në punë informatat nuk dalin nga punëtorët me kohë apo nuk dalin fare.Për menaxhim të mirë dhe efektiv duhet sajuar një mënyrë të komunikimit për të shpërndarë informata për secilin punëtorë njëkohësisht.Një takim i mëngjesit për të funksionuar mirë nëse edhe punëtorët lejohen të bëjnë pyetje nëse ekziston diqka që ata nuk e kuptojnë.Në tabelë duhet shënuar punët ditore apo javore që është shumë efektive.Llogaridhënia rritet edhe më shumë duke pyetur ata që secili të inicojë një shënim të ri.Por megjithatë nuk bëhët komunikimi në vendin e punës me të gjithë stafin,ndodh komunikimi një më një që mund të jetë po aq efektiv sikurse me gjithë stafin.

Duhet pasur parasysh që gjithëmonë të tonin i zërit jetë i ulët dhe të mbështetet në fakte,profesional dhe i qartë dhe gjithsesi të pranohet feedback-u dhe pyetjet. Komunikimet janë të rëndësishme për secilin vend pune funksional dhe duhet komunikuar ndryshe nga jeta shoqërore që do të thotë të praktikohet komunikimi efektiv me këtë do të përmirësohet eksperienca e përgjithëshme në vendin e punës.

Në menaxhimin e ekipit duhet të kuptohet se cili është komunikim efektiv dhe ai joefektiv sepse me këtë do ta qojë përpara organizatën,do t’a ndihmojë prosperitetin,rritjen e produktivitetit,rritjen e fitimeve dhe pëlqyeshmërisë së punëtorëve në punë.

Format e komunikimit

Shumica e organizatave përdorin forma të ndryshme me qëllim që ata të komunikojnë.Ata mund të përdorin telefona,emaila,letra,prezentime të drejtëpërdrejta dhe kontakte ballë për ballë.Duke përdorur metodën e drejtë është e rëndësishme nëse komunikimi do të jetë efektiv.Për shembull,kur komunikohen informata personale ose konfidenciale atëherë komunikimi gjithëmonë duhet të bëhet personalisht.Fjala vjenë nuk do të ishte e përshtatëshme që largimi i një punëtori nga puna të bëhet përmes emailit ose dërgimi i një mesazhi ndokujt që është menjëherë në zyrën afër jush.

Page 393: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

393

Kur provohet të mbyllet një marrëveshje e rëndësishme ose kur nevojitet një qasje personale për ndojë arsye tjeter,komunikimi ballë për ballë mund të rezultojë në besim dhe mirëkuptim.Instruksionet dhe pyetjet që kërkojnë një përgjigje të shpejtë mund të jenë më të lehta përmes një thirrjeje telefonike ose me email.Kur komunikimi një drejtimësh është e tëra çka kërkohet,mund të mjafton një letër,duke supozuar se përgjegje e shpejtë nuk është e nevojshme.

Pra,nga sa u tha më lartë forma e komunikimit varet rrethanat në të cilat bëhët komunikimi e kjo varet se si menaxheri e përcepton dhe nga ky komunikim varet edhe mbarëvajtja e punëve dhe performansa e menaxherit dhe të punësuarit.në vazhdim do t’i sqarojmë disa forma të komunikimit që e bëjnë komunikimin më efektiv.

Parafrazimi.- kuptimi i komunikimit në mënyrën e duhur mund të ndihmojë ta bëjnë atë më efektiv.Kur ofrohen mesazhe që nuk kuptohen atëherë përgjigjet që ofrohen mund të shkaktojnë problem.Një mënyrë për t’u siguruar që komunikimi flitet dhe dëgjohet në mënyrë të saktë është që të përdorët parafraza.Parafraza e involvon personin që dëgjon komunikimin ta përseritë çka ka dëgjuar me qëllim që të qartësojë se ai ka dëgjuar dhe kuptuar në mënyrë efektive.Ky është një pikësynim i modelit të menaxhimit të ekipit që ta përdori këtë formë të komunikimit sepse aty për aty hiqen mëdyshjet dhe bëhët komunikimi më efektiv dhe informatat që transmetohen nuk lejojnë konfuzion.

Shkathtësitë aktive të dëgjimit.- Dëgjimi aktiv e bënë dëgjimin më efektiv dhe produktiv,kurse dëgjimi i pavëmendshëm mund të shpie në keqkuptime,konfuzion dhe zënka.Dëgjimi me vëmendje do të thotë që duhet të bëhën përpjekje nga ana e dëgjuesit i cili duhet t’i ofroj folësit vëmendjën e tij të plotë.Dëgjimi aktiv mund të përdorët me qëllim që të fitohët besimi nga punëtorët dhe tatimpaguesit.Kjo duhet të përdorët në modelin e menaxhimit por që mos harrohen që të respektohet vazhdimisht.

Të folurit qartë.- Ofrimi i informative duhet të bëhët qartë dhe konciz.Të folurit pa kuptim dhe orientimi larg nga tema kryesore që duhet të komunikohet,e bënë të folurit jo efektiv.Të folurit qartë mund të bëhët më lehtë nëse folësi koncentrohet në paraqitjen e temës kryesore që dëshiron ta bëjë e që është e afërt me fillimin e fjalisë.Sipas modelit të menaxhimit të ekipit kjo mund të arrihet me një pregaditje paraprake për takim dhe vet folësi t’a ketë të qartë se çka dëshiron ta komunikojë pra në përgjithësi të gjithë pjesëmarrësit në komunikim duhet të kenë të qartë dhe në të njetën kohë të parafrazojnë atë që u është komunikuar,për të pasur një komunikim efektiv.

2.4 Barrierat në komunikim

Edhe pse shumica e dëshirojnë komunikimin efektiv por ekzistojnë barriera që e pengojnë një komunikim efektiv ku për shkak të tyre ekziston mundësi e gjerë që gjërat të marrin drejtimin e gabuar në secilin komunikim.Që menaxheri të jetë kompetent duhet t’i kuptojë dhe të mësohet me këto barriera.

Se a komunikon një menaxher në mënyrë efektive me mbikqyrësin e tij,vartësit dhe kolegët e vet në ambientin e punës në ditët e sotme dhe sa janë shqyrtuar teknikat e dëshiruara për t’u përballur me to,krejt kjo varet se sa e njeh menaxheri rrethinën dhe barrierat të cilat shfaqen gjatë komunikimit.

Ka një sërë barrierash të brendshme dhe ndërpersonale që ndihmojnë për të shpjeguar pse mesazhi i çkoduar nga një marrës është shpesh i ndryshëm nga ajo çka synonte të çonte dërguesi.Robins dhe DeCenzo271 kanë përmbledhur barrierat më të njohura ndaj komunikimit efektiv dhe atë :

Filtrimi.- Manipulim i paramenduar i informacionit që duket i favorshëm për marrësin.

271 Robins/DeCenzo,Bazat e menaxhimit,f.489

Page 394: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

394

Perceptimi selektiv.- Marrja e komunikimeve në mënyrë selektive në bazë të asaj që dikush sheh dhe dëgjon në varësi të nevojave,të motivimeve,të përvojës,të sfondit dhe karakteristikave të tjera personale të tij.

Mbingarkesë informacioni.-Kur sasia e informacionit me të cilin duhet të përballet dikush e tejkalon kapacitetin e tij të punësimit.

Emocionet.-Si ndihet marrësi kur merr një mesazh.

Gjuha.- Fjalët kanë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm.Marrësit për fjalët që i komunikohen përdorin përcaktimin e tyre vetjak.

Gjinia.- Mënyra se si femrat dhe meshkujt reagojnë ndaj komunikimit mund të jetë e ndryshme dhe secili prej tyre ka një stil të ndryshëm të komunikimit.

Kultura kombëtare.- Dallimet në komunikim rrjedhin prej gjuhëve të ndryshme që individët përdorin për të komunikuar dhe nga kultura kombëtare ku ata bëjnë pjesë.

Këto barriera të cekura nga autorët kanë një qasje më univerzale dhe janë bazë për çdo studim tjetër lidhur me barrierat e komunikimit dhe të cilat duhet të kihen parasysh si në menaxhim të ekipit apo edhe në nivele më të larta të menaxhimit.Sa i përketë praktikës së deritanishme barrierat në komunikim më të cilat ballafaqohet ekipi janë:

Zhurma.- Zhurma është ndonjë trazim i rastësishëm ose i vazhdueshem që turbullon,redukton ose e bënë të paqartë ose konfuz kualitetin e mesazhit që bartet.Me fjalë të tjera,çdo ndërhyrje që bëhët në mes të dërguesit dhe pranuesit.Kjo është arsyeja pse ne në përgjithësi e identifikojmë si zhurmë secilin problem në komunikim që nuk mund të sqarohet plotësisht.Shkaktari më i madh i zhurmës në procesin e komunikimit mund të jetë supozimi që veprimi i komunikimit është një process i thjeshtë,që nuk kërkon shumë mendim ose praktikë dhe që të gjithë menaxherët efektiv kanë lindur me shkathtësi.Gjë që nuk është e vërtetë.Komunikimi efektiv bëhet me mësim dhe me praktikë.

Për ta tejkaluar këtë barrierë duhet të zbulohet burimi i zhurmës.Kjo mund të jetë që gjatë një bashkëbisedimi mund të pengojë një pikturë e varur në mur,pamja nga dritarja,një raport në tavolinë që mundet me ta tërhjek vëmendjën,apo edhe një bisedë në zyrën afër nga kolegët tjerë.Pra shumicës këto gjera mund të ju pengojnë.Pasi që kemi identifikuar burimin e zhurmës mund të ndërmerren hapa për ta tejkaluar atë.Kjo barrierë nuk mund të tejkalohet gjithëmonë por me vetëdijësimi për ekzistencën e saj si nga dërguesi ashtu edhe nga marrësi i mesazhit mund të ndihmojë të përmirësihet rrjedha e komunikimit.

Problem me përgjigje kthyese(feedback).-

Përgjigja kthyese është reaksion pa të cilin dërguesi i mesazhit nuk mund ta dijë nëse pranuesi ka pranuar mesazhin e plotë ose e ka kuptuar qëllimin e tij.Pra feedback-u apo informata kthyese është kthimi te dërguesi i mesazhit se është kuptuar informata dhe pa të cilin nuk mund të ketë komunikim efektiv.Dërguesi e bart mesazhin,pranuesi e merr mesazhin e dekodonë atë apo thënë më mirë e kupton atë dhe ofron përgjegje kthyese ose feedback.Gjatë komunikimit verbal nuk ndodhin të gjitha këto sepse dërguesi vepron si marrës përderisa bartë mesazhin dhe pranuesi vepron si dërgues pasi e pranon mesazhin.Në menaxhim të ekipit komunikimi mund të jetë efektiv vetëm nëse përdorët feedback-u sepse kryesisht informatat barten përmes rrjetit kompjuterik kurse në takime të mëngjesit nuk është shumë i nevojshëm sepse aty për aty kuptohet se si ka rrjedhur komunikimi.Feedback-u rregullon procesin e komunikimit e përforcon dhe e stimulon atë,dhe shërben si një vulë e dialogut sepse e forcon komunikimin dhe e bënë atë të dyfishtë që kombinohet me përgjigje kthyese reciproke dhe merr formën e dialogut.

Page 395: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

395

2.4.1 Problemi i stimulimit të mënyrave të komunikimit

Në secilën situatë duhet të selektohen mënyrat e komunikimit,nëse një formë nuk funksionon duhet përdorur tjetrën,apo edhe kombinim i shumë mënyrave vetem e vetem që procesi i komunikimit të funksionojë në mënyrë efektive.Në përgjithësi menaxhimi i ekipit si në Administratën Tatimore por edhe në përgjithësi përdorët më shumë komunikimi verbal se sa ai me shkrim.Mirëpo se çfarë komunikimi duhet zgjedhur varet nga situata që duhet të i përshtatet kërkesave për informata kthyese.Dështimi i plotë ose i pjesëshëm mund të ndodh nëse media e përzgjedhur për bartjën e mesazhit është jo e duhur dhe përgjigja kthyese e nevojshme nuk pranohet.Mesazhet e thjeshta transmetohen ballë për ballë,kurse mesazhet më komplekse shkruhen në direktiva,memorandume ose raporte por mund të jepen sqarime verbale për t’u kuptuar mesazhi.

2.4.2 Barrierat mentale

Një barrier kryesore për komunikim efektiv është gjendja mentale.Kjo barrier përbëhet nga zhurma në mendjën e dërguesit ose pranuesit.

Arroganca e dërguesit mund të dëmtojë procesin e komunikimit,pra nëse dërguesi beson që ai di çdo gjë që duhet të dijë për temën që është bartur,ai pret pranim të ideve të tij,por nëse pranuesi nuk pajtohet me dërguesin,dërguesi nuk do të jetë në pajtim me përgjigjen kthyese prandaj këtu nuk kemi komunikim të vërtetë.

Dërguesi mund të supozojë se pranuesi do të përgjigjet në mesazhin e tij në një mënyrë logjike dhe të arsyeshme.Logjika e pranuesit mundet edhe ta refuzojë atë të dërguesit .Në secilën nga këto raste dërguesi mundet ta gjykojë pranuesin që është jo kompetent apo edhe obstrukcionist.Këtu komunikimi dështon.

Dërguesi mund të supozojë që ai është plotësisht logjik dhe i arsyeshëm që pikëpamja e tij është e drejtë dhe duhet të mbizotëroj.Ky mund të jetë falso dhe nuk bëhet ndonjë komunikim.

Dërguesi mund të këtë disa ide të gabuara,interesa vetanake ose emocione të forta lidhur me një ide ose qasje të veqantë,për të cilën nuk është në dijeni.

2.4.3 Problemi i zgjidhjës së fjalëve

Fjalët përbëjnë mënyrat më të shpeshta që përdorën për komunikim.përdorimi i pakujdesshëm ose jo i duhur në situatë të caktuara mund të krijojnë një barrierë në komunikim.Fjalët që përdorën duhet të zgjidhen më kujdes.Kuptimi i bartur nga fjalët e dërguesit varët nga eksperienca dhe qëndrimi i pranuesit.Për të tejkaluar barrierat e fjalëve është që dërguesi të përpiqet të flasë ose të

Page 396: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

396

shkruaj në kuptim të përvojës dhe qëndrimit të pranuesit.Sa më i aftë të jetë dërgesi për ta bërë këtë aq më i suksesshëm është komunikimi.

2.4.4 Barrierat e kohës dhe hapsirës

Këto dy elemente janë të një rëndësie të veqant dhe se ndarja fizike në mes të dërguesit dhe pranuesit mund të jenë barrier për komunikim.Menaxherët ndihën shumë nën presionin e kohës sikur nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’i përmbushur detyrat.Për shkak të dështimin të menaxherëve për të komunikuar mund të mos vije deri të përmbushja e detyrave të parapara.Gjithashtu problem mund të paraqes edhe ndarja gjeografike që i ndanë departamentet e një organizate.Komunikimi duhet të bëhët më telefon apo me emaila,pra nuk mund të bëhët takimi sy më sy.Komunikimi mund të bëhët me meorandume të cila janë njëdrejtimëshe dhe pranuesi mund ta mos kuptoj mesazhin apo ta kuptojë në mënyrë të gabuar.

2.4.5 Ndjeshëmria dhe raportet tjera

Menaxheri mund të transmetojë një mesazh të mirë nëse e paramendon vetën në pozitën e pranuesit dhe të analizohet mesazhi nga pikëpamja e pranuesit.Aftësia për ta bashkëndjerë dikënd tjetër mund të mos jetë e lehtë sepse kjo mbetet në paragjykim.Për të komunikuar mirë duhet të provohët përmes syve të personit tjetër.Nëse raporti në mes të njerëzve që marrin pjesë në komunikim është i mirë atëherë komunikimi ka gjasa të mëdha të jetë i suksesshëm.Kjo është e vërtetë qoftë nëse komunikimi bëhet në mënyrë verbale ose në të shkruar.

Stilet e komunikimit

Sa herë që flasim ne e zgjedhim dhe e përdorim një stil të caktuar të komunikimi.Dallojmë katër stile të komunikimit e ato janë:komunikimi i sigurt,agresiv,pasiv dhe pasiv-agresiv.

3.1 Komunikimi i sigurt

Ky lloj i komunikimit është më efektivi dhe më i shëndoshi dhe është mënyra se si ne natyrshëm shprehemi kur nuk cenohet vetërespekti duke na dhënë besimin të komunikojmë pa manipulime dhe pa bërë lojëra dhe pa i cenuar të drejtat e tjerëve.Ne këtë lloj komunikimi menaxherët që e përdorin e vlerësojnë vetveten,kohën e tyre,nevojat e tyre emocionale,shpitërore dhe fizike dhe mbrojnë veten fuqishëm derisa shumë i respektojnë edhe të drejtat e të tjerëve.

Menaxherët që përdorin këtë stil komunikimi shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre në mënyrë të qartë,kanë respekt për të tjerët,dëgjojnë me vëmendje,kontrollojnë vetveten,kanë kontakt të mirë

Page 397: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

397

me sy,flasin me qetësi dhe ton të qartë të zërit,kanë qendrim të relaksuar të trupit,nuk lejojnë të tjerët të abuzojnë ose manipulojnë me ta,ndihen kompetent dhe në kontroll.

Pra thënë në përgjithesi ky stil është më i dëshirueshmi por që fatëkeqsisht në praktik përdorët shumë pak.Të paktën duhet të kihet tendenca që të shkohet sa ma shumë nga ky stil sepse rezultatet nuk do të mungojnë dhe do të vijë deri te një ambient shumë i këndëshëm në çdo organizatë që e aplikon këtë stil.Shembull a është më mirë të i drejtohemi bashkëbiseduesit me fjalinë,,Ne jemi të barabartë për të shprehur mendimet tona me njeri tjetrin me respekt” apo ,,Unë nuk mund t’i kontrollojë të tjerët por mund t’a kontrollojë vetveten”,se sa të shprehim agresivitet apo edhe të jemi pasiv.

Ndikimi i komunikimit të sigurt është që këta persona të ndihen të lidhur me të tjerët,janë të matur sepse ata adresojnë çështjet dhe problemet sipas paraqitjës së tyre,krijojnë një ambient të respektueshëm për të tjerët që zhvillohen dhe bëhen të matur.

3.2 Komunikimi agresiv

Komunikimi agresiv është stil në të cilin individët i shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre dhe i mbrojnë të drejtat e tyre në atë mënyrë që i shkelin të drejtat e tjerëve.Prandaj komunikuesit agresiv janë abuziv në menyrë verbale deri te ato fizike.Komunikimi agresiv lind nga vet respekti i ulët,ndjenja e pafuqisë për të zgjedhur problemet.Pra ky lloj komunikimi është e kundërta e komunikimit të sigurt apo me vetbesim dhe në asnjë mënyrë nuk është i preferuar në asnjë organizatë.

Komunikimi pasiv

Ky stil komunikimi është që sipas të cilit individët kanë krijuar një shpehi që të shmangën nga të shprehurit e mendimeve ose ndjenjave të tyre,mbrojtjës së të drejtave të tyre dhe identifikimin dhe përmbushjen e nevojave të tyre.Komunikimi pasiv lind nga vetrespekti i ulët.nuk është komunikim i preferuar në asnjë organizatë e as në Administratën Tatimore sepse ekipet janë të ndërtuara me persona të barabartë dhe me detyra kryesisht që janë të ndara barabartë dhe nuk duhet askush të ndihet inferior dhe të dështojë të shprehi mendimet e veta dhe të lejojnë t’i shkelen të drejtat e tyre.

Page 398: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

398

Komunikimi pasiv-agresiv

Është një stil sipas të cilit individët duken pasiv në sipërfaqe por në realitet veprojnë me zemrim në mënyrë delikate,indirekte dhe prapa skenës.Njerëzit që e krijojnë modelin e komunikimit pasiv-agresiv zakonisht ndihen të pafuqishëm,ngecin ose janë të zemëruar,me fjalë të tjera ata ndihen të paaftë që të merren direkt me temën.Në të vërtet ata shprehin zemërimin e tyre duke nënvlerësuar temën,ata buzëqeshin derisa në anën tjetër janë të gatshëm të bëjnë gracka dhe të ç’rregullojnë komunikimin efektiv.

Gjithsesi duhet të kihet parasysh se nga të gjitha stilet e komunikimit duhet favorizuar komunikimin e sigurt,të jepet hapsirë më e madhe këtij stili dhe t’i zvoglohet fushëveprimi i stileve tjera komunikuese nëse dëshirohet që të ketë komunikim më të sinqert ,më transparent dhe efektiv dhe në të njejtën kohë të arrihen rrezultate të kërkuara që organizata i ka para veti.

Takimet e suksesshme

Që takimi i menaxherit me stafin të jetë i suksesshëm dhe çka i bënë takimet efektive dhe jo efektive duhet të kihen parasysh se kur planifikohet takimi duhet siguruar që nuk është harruar asgjë e rëndësishme.

Së pari duhet ditur qëllimi i takimit të planifikuar,qfarë rezultateve priten nga ai takim,duhet organizuar agjendën,planifikimi dhe pregaditja e ndihmave vizuele ose shënime të printuara.

Menaxherët duhet të sigurohen që edhe pjesëmarrësit tjerë të përfshihen në diskutim e mos të jetë prezantimi vetem personal.Me këtë duhet inkurajuar pjesëmarrësit që ata të jenë aktiv dhe gjithsesi se duhet të pregaditet që të dëgjojë me vëmendje çdo mendim,ide apo propozim të pjesëmarrësve por duke u kornizuar në përmbajtjen e takimit.

Nuk duhet marr autoritet ose merita kur punohet në grup,pra duhet drejtuar me ,,ne” e jo me ,,unë”.

Menaxheri duhet ta dijë se si ndihen pjesëmarrësit,a mos është koha për ndonjë pauzë të shkurtër ose ndonjë pjesëmarrës nuk është në gjendje ta shoh prezantimin,pra duhet t’i kuptojë se si ndihen te gjithë pjesëmarrësit.

Inregrimi i pjesëmarrësve që janë vonuar duke i njoftuar shkurtazi për rrjedhën e takimit.Zemërimi për vonesë inkurajonë sjellje jo të mira si nga prezentuesi ashtu edhe nga pjesëmarrësi.Pra duhet integruar dhe duke i njoftuar shkutimisht për atë që duhet ta dinë për të marr pjesë konstruktive në takim.

Një gjë shumë e rëndësishme është që takimi të filloj me kohë dhe të përfundojë me kohë.Nëse kjo bëhët rregull atëherë pjesëmarrësit janë të pregaditur psiqikisht se takimi do të zgjasë sa është paraparë dhe takimi do të ketë rrjedh normale.po që se ndodhin vonesa në fillimin e takimit apo stërzgjatje e takimeve ata nuk do të vijnë në takime.

Në fund të çdo takimi duhet përmbledhur vendimet,detyrat dhe rezultatet e takimit,me këtë sigurohemi se secili i ka arritur konkluzionet dhe kuptimet e njejta.Nuk kishte me qenë e tepertë që vendimet apo konkluzionet menaxheri ti bëjë edhe në formën e shkruar me email që të jetë e qartë dhe në afatin e caktuar të dakorduar të analizohen rrjedha e punëve dhe rezultatet e arritura.

Page 399: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

399

Menaxheri nuk është ai i cili e bart barrën e përgjithshme për suksesin e takimit.Këtu secili pjesëmarrës ka përgjegjësi për sukses,nëse takimi është udhëhequr dobët mund të jetë i suksesshëm nëse pjesëtarët e ekipit kontribuojnë në mënyrë që arrijnë me kohë,shtojnë pika në agjendë nëse është e nevojshme,të përkrahin liderin në mbajtje të takimit produktiv dhe brenda temës,të jenë aktiv,të qartësojnë se kush është përgjegjës për një veprim që është vendosur,të pyesin për afatin kohor etj.

Rekomandimet

Nga sa u tha më lartë mund të konkludojmë se deri diku në Administratën Tatimore të Kosovës procesi i komunikimit është në nivelin e kënaqshëm por që ka vend për përmirësime. Komunikimi është gurëthemeli për drejtimin e organizatës,ofrimi i komunikimeve të sakta dhe me kohë për të gjithë stafin është një shans i madh për të arritur qëllimet strategjike për organizatën.Mënyra e komunikimi në Administratën Tatimore të Kosovës bëhët në dy forma,menaxhmenti i lartë i komunikon objektivat dhe politikat drejtuar stafit,kjo formë njihet ,,poshtë në organizatë” dhe merr informata nga punëtorët,kjo formë njihet si ,,lartë në organizatë”.Të gjitha organizatat përdorin forma të ndryshme me qëllim që ato të komunikojnë.Ata përdorin telefona,emaila,letra,prezentime të drejtëpërdrejta dhe kontakte ballë për ballë.Shkathtësia e menaxherëve është që rrugët e komunikimit t’i menaxhojnë në atë mënyrë që të zvoglojnë në minimum komunikimet joformale.

Rekomandimet e mia lidhur me përmirësimin e komunikimit në Administratën Tatimore të

Kosovës janë si në vijim:

Komunikimi si gurëthemel duhet të jetë më i saktë dhe me kohë,

Eliminimi me kohë i barrierave që e pengojnë një komunikim efektiv,sidomos duhen përmirësime në përdorimin e informative kthyese që është kusht për një komunikim të mirë dhe efektiv.

Të zvogëlohët hapsira për komunikim joformal që është pengesë e madhe në çdo institucion,duke hapur rrugën komunikimit zyrëtar dhe zvogluar hapsirën për komunikim jo formal

Të shkurtohet koha e mbajtjës së takimeve,si të takimeve javore e stafit menaxhues ashtu edhe në takimet e mengjesit të udhëheqësve të ekipeve me vartësitë e tyre.

Page 400: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

400

Literatura

Robins/DeCenzo,”Bazat e menaxhimit”,Tiranë 2011,botimi i gjashtë

Shyqyri Llaci,”Menaxhimi”,Alb Paper,Tiranë 2002

Ymer Havolli,Menaxhimi i burimeve njerëzore,Riinvest,Prishtinë 2009

H.Koontz,”Xhungla e teorisë së menaxhimit”,Management Academy Journal, 1961

John Lepold,Lynette Haris,Tony Watson:Strategic Human Resoursing.Pitman Piblishing 1999

www.atk-ks.org

www.centreforbusiness.co.uk

www.seemda.comManagment development associates MDA,Trajnimi mbi ndërtimin e ekipit,

www.gcda-ks.biz Qendra e trajnimit dhe mesimdhenies,Menaxhimi i burimeve njerzore,

www.amik.org Menaxhimi i ekipit dhe personelit,

Page 401: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

401

Sahit Beqiri, Lulzim Bajrami - Motivimit i punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë

Sahit Beqiri - Master i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Kosovë e-mail: [email protected] Lulzim Bajrami - Studimet Master Menaxhimi i Sektorit Publik Kolegji Universitar i Menaxhmentit Internacional ”Globus”- Kosovë e-mail: [email protected] Abstrakti Ne ditët e sotme ndërmarrjet e vogla dhe te mesme ndeshen me problem të mëdha ekonomike dhe për ti mënjanuar ato përpiqen të përdorin sa më mirë asetet e tyre. Një prej aseteve më të rëndësishme dhe që ndikojnë më së shumti në performancen e ndërmarrjeve janë edhe menaxhimi me burimet njerëzore, aspekti i motivimit te punonjësve. Kjo temë ngjallë interesimin tek ne dhe menaxheret/udhëheqësit pikërisht për tu njohur me motivimin si një ndër faktorët më të rëndësishëm në menaxhimin e burimeve njerëzore, mjaft atraktiv dhe i nevojshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme te tyre të. Punimi ofron aspektet e përgjithshme të motivimit mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë, ku kemi dhënë disa përkufizim të motivimit nga disa autorë dhe studiues që janë marr me këtë fushë, rolin e menaxhereve/udhëheqësve ne motivimin e punonjësve tyre si dhe kemi shtjelluar përpirësit dhe mangësitë e tyre. Motivimi fillon menjëherë pasi punonjësit merren në punë dhe vazhdon më tej gjatë gjithë zhvillimit te karrierës se tyre. Hulumtimi është i karakterit praktik. Përgjatë studimit do të mund të shohim përfshirjen e zhvillimit dhe perceptimin e menaxherëve/udhëheqësve në lidhje me motivimin e punonjësve te tyre duke u bazuar në analizën e një studimi konkret të mbështetur në pyetësorët e plotësuar nga vet menaxherët/udhëheqësit e bizneseve te ndryshme ne Komunën e Vushtrrisë. Në këtë studim do te përdoren te dhënat te nxiruara nga realizimi i anketës/pyetësorëve që iu është bërë bizneseve te ndryshme dhe literatura nga studime te ndryshme lidhur me motivimin. Kërkime të mëtejshme mund të zgjasë këto rezultate duke hetuar marrëdhëniet në mes të karakteristikave dhe motivimit të brendshëm në njërën anë dhe të performancës individuale dhe shoqërisë nga ana tjetër. Fjalët kyçe: Motivimi, performanca, ndërmarrjet, avancimi, punonjësit, analizë, studim rasti.

Page 402: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

402

HYRJE Fillimisht duhet të theksojmë se çdo ndërmarrje apo institucion duhet të sigurojë jo vetëm burimet materiale dhe monetare por edhe burimet njerëzore. Burimet njerëzore apo resurset humane kanë rendësi jetësore për suksesin e veprimtarisë së çdo organizate. Mandej njerëzit përkatësisht resurset humane projektojnë dhe prodhojnë të mira dhe shërbime, kontrollojnë cilësinë tregtojnë produktet, marrin vendime për mënyrën e shpenzimit të burimeve financiare dhe përcaktojnë strategjitë dhe objektivat e përgjithshme të organizatës. Pa punonjës të efektshëm ndërmarrja do të punonte në mënyrë joefektive, prandaj është në interes të çdo organizatë për përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore272. Motivimi është njëra ndër çështjet e përhershme për udhëheqësit dhe punëtorët, për shkencëtarët, sikurse që janë psikologët, sociologët etj. Çështja kryesore është se si krijohet një qëndrim dhe stil i menaxhmentit, i cili do të sjellë deri të rezultatet e duhura, përkatësisht sjell deri të motivimi i punëtorëve për realizmin e rezultateve të cilat priten. Me qenë se punonjësit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri si dhe objektivat e tyre personale apo e thënë ndryshe ajo çka duhet të arrijmë nga qenia dhe puna e tyre në ndërmarrje është e shumëllojshme. Është detyrë e menaxherit që të identifikojë dhe të kuptojë dallimet individuale dhe t’i ndihmojë punonjësit që të plotësojnë gjithë atë çka duan ndërmarrjet Nuk duhet harruar se në mes të ndërmarrjes dhe individit (të punësuarit) ekziston një fshehtësi, e cila i ngjet situatës së tendosur. Individi synon autonominë, zgjerimin e detyrave të punës, duke zbatuar idetë e veta. Ndërkaq, ndërmarrja synon që individi t’i nënshtrohet dhe t’i përshtatet instrumentalizimit. Tendosja në mes të individit dhe ndërmarrjes në afarizmin e sotëm gjithnjë e më shumë është duke u rritur për shkak të shtimit dhe ndërlikueshmërisë së detyrave të punës273. Ndërmarrjet moderne duhet t’i vënë në baraspeshë detyrat dhe variabla: Kënaqësinë e konsumatorëve Kënaqësinë e punëtorëve Profitabilitetin e synuar Në bazë të kësaj, motivimin më së thjeshti mund ta definojmë si çudish mëri që të bëhet plotësimi i nevojave të individit në mënyrë të paramenduar. Motivimi është krejt ajo që e vë në lëvizje që nxit njerëzit të sillen në mënyrë të caktuar. Kuptimi i motivimit Me motivim kuptojmë tërësinë e faktorëve, të cilët ndikojnë në njerëz, në sjelljet e tyre të caktuara, përkatësisht në intensitetin e dhe mënyrën e arritjes së qëllimeve të caktuara. Motivimin mund ta definojmë edhe si funksion të tre faktorëve si në vijim274 Valencës – që e ka kuptimin e vlerave që njeriu më së shumti i vlerëson Pritjes – ajo që bën të shpreh kërkesat e dëshiruara Forcat motivuese – që krijohen si rezultat i pritjes dhe valencës.

272 Ymer Havolli; Menaxhmenti i resurseve njerëzore, Prishtinë 2003, fq. 92 273 Ymer Havolli; Menaxhmenti i resurseve njerëzore, Prishtinë 2003, fq. 93-94 274 Berim Ramosaj; Bazat e menaxhimit, Prishtinë, v.2005, fq. 218-219

Page 403: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

403

Motivimi si fenomen paraqet sigurimin dhe orientimin e sjelljeve të njerëzve në mënyrën e dëshiruar , ashtu që të arrihen njëkohësisht si qëllimet e ndërmarrjes ashtu edhe të vet individit. Sa i përket se sa është efikas motivimi atëherë duhet të bazohemi në atë se, motivimi është efikas kur njerëzit i realizojnë interesat personale (qëllimet profesionale) me qëllimet e ndërmarrjes (interesin ekonomik, shoqëror dhe politik). Si duhet motivuar njerëzit. – Kjo është ndër çështjet themelore, ndërsa përgjigjja është parim themelor i menaxhmentit. Nëse mbështetemi në parimin se sjelljet e njerëzve në ndërmarrje mund të ndahen në sjellje të nevojshme dhe të shpërblyera, detyrë e menaxhmentit është të bëjë bashkimin e tyre. Shpërblimet në punë mund të jenë materiale dhe morale, andaj edhe motivimin mund ta ndajmë në material dhe moral. Motivet morale mund të quhen edhe kolektive, ndërsa ato materiale i quajmë motive personale. Në vendet e Evropës Perëndimore dhe në ato të Azisë Lindore (Japoni, Kore), në mënyrë të suksesshme bëhet lidhshmëria e motiveve kolektive me ato personale (p.sh. himni i kompanisë këndohet me shpirt edhe nga punonjësi japonez). Motivimi për punë Menaxheri shfrytëzon forma dhe mënyra të ndryshme për të motivuar njerëzit për punë. Ai mund të hartojë disa strategji që kanë për qëllim plotësimin e nevojave të anëtarëve të ndërmarrjes, prandaj problem esencial paraqitet zgjedhja e strategjisë më efikase e cila do të tregonte efekte të caktuara në situata të ndryshme. Sipas shumë praktikave është konstatuar se kombinimi i strategjive të njohura është hapi më i mirë për procesin e motivimit në punë. Ekzistojnë strategji të ndryshme të motivimit, ndër to janë275 strategjia e komunikimit strategjia e qëndrimit të menaxherit ndaj të punësuarve strategjia e pasurimit të punës dhe strategjia e modifikimit të sjelljeve Cikli i motivimit Cikli i motivimit përfshinë tri faza276: motivimi efekti (rezultati) kënaqësia (mos kënaqësia) Faza e parë – lindja e motivit, paraqet momentin e inicimit të aktivitetit të të punësuarit kah realizimi i qëllimit të caktuar. Faza e dytë – aktivitetet fillojnë të prodhojnë efekte të caktuara, dhe Faza e tretë – paraqitet kënaqësia e punonjësit i cili si pasojë të rezultateve të arritura shpërblehet dhe në të shumtën e rasteve shpërblehet me para. Pra kënaqja e punëtorit me rezultatet e punës së vet prapë nxit motive të reja, kështu që mbyllet rrethi i ciklit të motivimit.

275 Mc Gregor D. ; The Human Side of Enterprise, London 1987, fq.189

276 Enver Kutllovci: Menaxhimi i Resurseve Njerëzore, (2004) fq.165

Page 404: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

404

Në raste të veçanta mund të shfaqet pakënaqësia e punëtorit për rezultatet e arritura në punë dhe kjo manifestohet me apati, lodhje pra atëherë kemi të bëjmë me motivim negativ dhe në qoftë se ky cikël përsëritet atëherë mund të ndodh të humb tërësisht motivi për punë. Teorit e motivimit Teoricienët dhe shkencëtaret të shumtë janë marrë me çështjen e motivimit në punë. Si rrjedhojë e gjithë kësaj kanë lindur edhe teori të ndryshme. Ndër teoritë më në zë edhe në ditët e tanishme janë : Teoria “X” dhe “Y” të Daglas Megkregor (Dauglas Mc Gregor), Teoritë e nevojave të Maslovit (Maslow), Teoria e dy faktorëve për motivim e F. Hercberg (Herzberg), Teoria instrumentale e motivimit e V. Vrum (V.Vroom) si dhe Teoria “Z” nga Viljam Uçi. Asnjë nga këto teori nuk mund të na ofroj ndonjë përgjigje të saktë se si duhet motivuar të punësuarit. Dhe ky fakt është mjaft i qartë sepse modeli i motivimit krijohet në mënyrë specifike për rastin adekuat në qoftë se paraqitet në ndërmarrje. Pra çdo ndërmarrje e ka modelin e vet specifik për motivim të punonjësve gjë që nuk mund të aplikohet nga ndonjë menaxher tjetër në ndonjë ndërmarrje tjetër sepse edhe rrethanat edhe struktura e individëve dhe e punës ndryshon. Sfidat e motivimit Njëra nga sfidat konkrete të motivimit është edhe natyra dinamike e nevojave. Në një kohë të dhënë çdo individ ka shumë nevoja, dëshira dhe gjëra që pret të realizohen. Këto mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe jo vetëm kaq, po mund edhe të jenë në konflikt me njëra tjetrën. Gjithashtu sfidues në jetën e përditshme paraqitet edhe ndryshimi i konsiderueshëm i motivuesve dhe energjisë respektive nga individi në individ. Ashtu si ndërmarrjet që ndryshojnë nga njëra-tjetra në llojin e produkteve dhe shërbimeve që i ofrojnë edhe njerëzit mund të ndryshojnë në atë çka ata i motivon. RAST STUDIMI Motivimi i punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë Më poshtë po ju prezantojmë përpunimin e t dhënave përmes programit të statistikave SPSS (Statistical Package for the Social Science) me gjithsejtë njëqind e dhjetë (110) anketa të realizuara në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë. Grafiku 1: Pozita e të anketuarit në ndërmarrje

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë

Pronar; 85%

Drejtor gjeneral;

1%

Menaxher; 14%

Pozita në ndërmarrje

Page 405: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

405

Nga të dhënat e përpunuar të marr nga anketa shihet qarët nga grafiku se pozita e të anketuarve është: (85%) janë pronar të cilët kanë plotësuar anketën që do të thotë se menaxhohen dhe kontrollohen nga pronaret pasi edhe shumica e ndërmarrjeve ndoshta edhe janë biznese individual, duke u pasuar nga (14 %) janë menaxher të ndërmarrjeve që janë plotësuar nga ta. Kjo dëshmon se kemi një numër shumë më të madhe të ndërmarrjeve të vogla individual në raport me ndërmarrjet e mesme apo të mëdha. Nga kjo shihet se roli i pronarit si menaxher është prezent tek ndërmarrjet në një mase të konsiderueshme tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Grafiku 2: Përgatitja profesionale e të anketuarit në ndërmarrje

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë Nga figura sipër nga ndërmarrjet e anketuara shihe se (60%) nga pronaret dhe menaxherët e ndërmarrjeve kanë përgatitje profesione me arsim universitar, kurse (33%) janë me shkollë të mesme duke u pasuar me (7%) me arsim pas universitar. Nga kjo shihet se ndërmarrjet udhëhiqen dhe menaxhohen në masë të madhe nga njerëz me përgatitje të lartë dhe kjo është një shpresë për një biznes të shënosh për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sigurisht këtë e ka mundësuar edhe hapja e shumë Kolegjeve Universitare që shumë pronar apo menaxher të vazhdojnë dhe të marrin shkollimin adekuat. Grafiku 3: Fusha ku ushtrojnë aktivitetin e vet ndërmarrjet

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë

Shkoll e mesme;; 33%

Arsim Universitar;

60%

Arsimim pas Universitar; 7%

Përgaditja profesionale

Shkoll e mesme

ArsimUniversitarArsimim pasUniversitar

Prodhim; 5%

Tregeti; 48%

Shërbime; 43%

Tjera; 4%

Fusha ku ushtojnë aktivitetin e vet ndërmarrjet

Prodhim

Tregeti

Shërbime

Tjera

Page 406: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

406

Ekzistojnë indikacione se struktura sektoriale e NVM-ve në Kosovë e edhe në Komunën e Vushtrrisë po fillon të përmirësohet në dobi të prodhimit bazuar në hulumtimet e më parsh me nga instituti Ri-invest me ndryshime nga tregtia dhe shërbime. Ndryshimet konsistojnë në zvogëlimin e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve tregtare dhe rritjen e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve prodhues edhe shërbyese në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve.Megjithatë veprimtaria kryesore e ndërmarrjeve të anketuara është e koncentruar në shërbime me (43%), tregti me (48%) dhe me prodhimi (5%), ndërkaq pjesa tjetër me (4%) përfshin të gjitha veprimtaritë te kombinuar dhe fusha tjera. Kjo bënë të kuptojmë se sot në këtë recension që po kalon ekonomia në përgjithësi, e veçanërisht e ndërmarrjeve në Vushtrri, me pak e vështirë është të ushtrosh veprimtarin e shërbimeve se në tregti, kurse prodhimi mbetet me sfiduesi, për shkak të investimeve të mëdha dhe rrezikut të lartë. Grafiku 4: Vlerësimi i nivelit të motivimit të punonjësve

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë Sipas përgjigjeve të dhëna, del se (73%) e pronareve – menaxhereve e vlerësojnë se niveli i motivimit të punonjësve në ndërmarrjet e tyre është shume i mire, gjë që është një pasqyre e mirë dhe e lartë që punonjësit në përgjithësi i kryejnë detyrat e tyre ashtu si kërkon pronari-menaxheri dhe se udhëheqësit e ndërmarrjeve kanë nivel shumë të mirë të motivimit, kurse (16%) menaxheret vesojnë se kanë nivel të shkëlqyeshëm të motivimit, kurse (11%) e udhëheqësve kanë një vlerësime relativisht të mirë duke kërkuar që motivimi i punonjësve të rritet. Kjo që u tha më lartë del se (89%) e punonjësve kanë nivel të motivimit mbi mesatare gjë që d.m.th se i kryejnë detyrat e tyre dhe përgjegjësit që dalin nga vendi i punës me një nivel shumë të lartë te motivimit, kurse vetme (11%) kanë deklaruar se kanë nivel te mirë që do me thënë se nuk kanë treguar motivim të lartë dhe të mjaftueshme për të arritur rezultatet e synuara në harmon me objektivat e ndërmarrjes.

Mirë; 11%

Shumë Mirë; 73%

Shëlqyeshëm; 16%

Niveli i vlerësimit të motivimit të punonjësve në ndërmarrje

Mirë

Shumë Mirë

Shëlqyeshëm

Page 407: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

407

Grafiku 5: Rëndësia e trajnimeve të punonjësve

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë Me zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të ndërmarrjeve disa ndërmarrje kanë nevojë për të krijuar avantazhe duke u specializuar në fusha të caktuara, mirëpo disa të tjera krijojnë një pjesë të tregut dhe një besim dhe nuk i dhënë aq rendësi edhe certifikimit të punonjësve të tyre, rreth (43%) kanë deklaruar se trajnimi i punonjësve është pak i rëndësishëm, (28%) janë përgjigjur se trajnimi i punonjësve është i rëndësishëm, duke u pasuar nga (15%) janë përgjigjur se trajnimi është shumë i rëndësishëm dhe (14%) kanë deklaruar se nuk është aspak i rëndësishëm trajnimi i punonjësve. Nga e tëra kjo, shihet se nuk i kushtohet shumë rendësi trajnimit të punonjësve sepse janë të kënaqur me punën e tyre dhe nuk kanë nevojë të investojnë në trajnim, me përjashtim të një numri të vogle të ndërmarrjeve që ushtojnë aktivitetin e vetë në fusha të caktuar si në përpunimin e drurit, metalit, punëve mekanik, elektrike etj. Kuptojnë nevojën e trajnimit të punonjësve në mënyrë që të jenë të specializuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive duke rrit performancen e kompanisë në tregun konkurrues dhe motivimin në fushën ku ushtrojnë aktivitetin e vet. Grafiku 6: Shuma e investimeve në trajnime/kurse për punonjëse

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë

Sipas përgjigjeve të marra dhe përpunimit të të dhënave del se (67.3%) e ndërmarrjeve investojnë zero Euro, kurse (16.8%) e ndërmarrjeve investojnë nga (0 - 500 €), pastaj (12.4%) e ndërmarrjeve investojnë nga (500 € - 1000 €) dhe rreth (3.5%) investojnë (mbi 1000 €). Këto të dhëna llogariten brenda vitit e që është shumë e ulëte pasi ndërmarrjet janë të shtrënguara të kursejnë në mënyrë që

Aspak i rendesishëm;

14%

Pak i rendesishem;

43%I rendesishem;

28%

Shume i rendesishem;

15%

Sa është i rendësishem trajnimi i punonjësve

Aspak irendesishëmPak i rendesishem

I rendesishem

Shume irendesishem

00.00 €; 67,3%

500 €; 16,8%

1.000 €; 12,4%

5.000 €; 3,5% Perq

indj

a

Investimet në trajnime

Page 408: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

408

mos të investojnë në diçka që nuk mund ta marsin me saktësi se e rrite profitin ky investim me përjashtim të disa ndërmarrjeve që kanë kapacitet më të mëdha dhe investimet në trajnime janë të mirëseardhura dhe do të rrisin performancen e menaxhimit dhe motivimin në ndërmarrje. Trajnimet janë të nevojshëm për secilën fushë apo veprimtarit pavarësisht se në cilën fushë e ushtron aktivitetin e vet ndërmarrës, por p.sh disa resorë shprehte nevoja për një ekspertizë dhe angazhim më të madh dhe me preciz që trajnimet do të ishin më të nevojshme apo edhe të domosdoshme në mënyrë që të arrihet ajo që kërkohet nga punonjësit. Grafiku 7: Avancimet në pozita më të larta në bazë të performances

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë Se sa kanë rëndësi avancimet në pozita më të larat shihet edhe nga të dhënat e përpunuar del se rreth (61%) kanë deklaruar se kanë rendësi , pastaj vjen me (15%) kanë thënë se kanë rendësi të madhe dhe (8%) kane pohuar se kanë rendësi jashtëzakonisht të madhe, kurse me (8%) dhe (6%) kanë japë përgjigje se kanë pak rendësi dhe nuk kanë fare rendësi. Këto ndërmarrje në përqindje të vogël që janë deklaruar për pak rendësi dhe nuk kanë fare rendësi, sigurisht kanë qenë ndërmarrje shumë të vogla dhe nuk kane kuptuar sa duhet rendësin e avancimeve. Mirëpo vlerësimi i arritjeve vjetore është një proces kompleks, i cili nëse nuk vlerësohet si duhet rrezikon të kthehet në një proces subjektiv, prandaj punonjësve me më eksperiencë punë dhe me performancë të lartë profesionale duhet dhënë mundësi motivuese në pozicione më të larta, qoftë drejtuese, ashtu dhe në shkallë më të lartë hierarkike, kjo kuptohet mirë sepse ka rendësin e vet për të mos penguar motivimin i cili pastaj reflekton direkt apo indirekt në zhvillimin e ndërmarrjes apo duke e shpërblyer me metoda dhe forma tjera varësisht prej nevojës në mënyrë që ai të motivohet duke besuar se ai është i rëndësishëm me punën e tij për ndërmarrjen. Grafiku 8: Motivimi i punonjësve në ndërmarrje

Nuk ka fare rëndësi; 6%

Kanë pak rëndësi; 10%

Kanë rëndësi; 61%

Kanë rëndësi të madhe; 15%

Kanë rëndësi jashtëzakonisht

ë të madhe; 8%

Avanësimet në pozita më lart në bazë të performances

Nuk ka fare rëndësi

Kanë pak rëndësi

Kanë rëndësi

Përmes rritjes së pages;

11%

Avansimet në pozita më të

larta; 4%

Benificionet shtesë; 76%

Tjera mënyra; 9%

Motivimi i punonjësve

Përmes rritjes sëpages

Avansimet nëpozita më të larta

Benificionet shtesë

Tjera mënyra

Page 409: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

409

Burimi: Anketa e realizuar me 110 ndërmarrje në Komunën e Vushtrrisë Nga të dhënat vërehet se të gjitha ndërmarrjet e çmojnë dhe aplikojnë përmes formave të ndryshme të tyre, pasi përqindja më e larte është me rreth (76%) e ndërmarrjeve i motivojnë punonjësit e tyre përmes benificioneve shtesë , me (11%) përmes rritjes se pagës, kurse me (4%) përmes avancimit në pozitë dhe e fund me (9%) përmes metodave tjera. Prandaj nga të dhënat e prezantuar të gjitha ndërmarrjet e kuptojnë rendësin e motivimit sepse pa punonjës të efektshëm ndërmarrja do të punonte në mënyrë joefektive, prandaj është e interesuar çdo organizatë për përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore. Motivimi si fenomen paraqet sigurimin dhe orientimin e sjelljeve të njerëzve në mënyrën e dëshiruar, ashtu që të arrihen njëkohësisht si qëllimet e organizatës ashtu edhe të vet punonjësit. Se sa është efikas motivimi atëherë duhet të bazohemi në atë se, motivimi është efikas kur njerëzit i realizojnë interesat personale (qëllimet profesionale ) me qëllimet e organizatës (interesin ekonomik, shoqëror dhe politik ).Andaj motivimin mund ta ndajmë në material dhe moral. Motivet morale mund të quhen edhe kolektive, ndërsa ato materiale i quajmë motive personale. Mirëpo menaxheri duhet te shfrytëzon forma dhe mënyra të ndryshme për të motivuar njerëzit për punë. Por te gjitha ndërmarrjet kane një qëllim të përbashkët - motivimin e njerëzve për të arritur qëllimet organizative. Përfundimet Në një nivel analize organizacionale, supozohet se një ndërmarrje që ka një performancë të mirë, është ajo që i realizon objektivat e saj me sukses, me fjalë të tjera ajo që po implementon me efektivitet një strategji të përshtatshme. Punonjësit për të qenë pjesëmarrës në performancën e ndërmarrjes duhet të jene te motivuar dhe analizojnë këtë si një funksion. Ndërmarrjet mund ta arrijnë këtë, duke bërë të mundur afrimin e punonjësve, të cilët i disponojnë këto njohuri ose duke trajnuar punonjësit e saj me trajnime formale ose in-formale. Në fund, ndërmarrja duhet t’i motivojë (M) punonjësit, që t’i vënë aftësitë e tyre në shërbim të ndërmarrjes. Rëndësia e motivimit është një nga fenomenet fondamental për secilën ndërmarrje, pasi që secili forme apo metode e motivimit e bërë në mënyrë të gabuar mund të ndikoje që ndërmarrja të marr kaheje negative dhe ti shkakton probleme të natyrave të ndryshme, dhe në shumë raste të mos arrije objektivat e synuara. Në këtë punim është trajtuar nga aspekti teorik, kuptimi i motivimit ku me ç ‘rast kjo pjesë i krijon një bazë të mirë kësaj teme dhe këtij punimi. Pjesa praktike apo më mirë të themi të dhënat nga hulumtimi i realizuar nëpërmjet anketës e plotëson në mënyrë kualitative efektin e realizimit të këtij punimi. Si konkluzione mund te përfshihen: Motivimi i punonjësve ndikon ne nivel përshtatshmërie më të larta: Kjo mund të arrihet duke rritur nivelin e përpjekjeve, duke patër akses në përpjekjet që janë zgjedhje e lirë dhe nën kontrollin e punonjësit, duke punuar në mënyrë me efecient ose duke ulur sasinë e kohës jo produktive për shkak të mungesave ose të aktiviteteve të pa dobishme.

Page 410: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

410

Motivimi i punonjësve ndikon në një mjedis pune më të mirë pavarësisht rrogës-pagës: Ndërmarrjet vazhdimisht janë në kërkim të vazhdueshëm që të përmirësojnë produktivitetin duke krijuar një mjedis pune që i nxit punonjësit të përdorin plotësisht potencialin e tyre, i shpërblen ata për këtë (por jo domosdoshmërish, financiarisht) dhe gjeneron nivele më të larta të angazhimit të punonjësit me ndërmarrjen dhe objektivat e saj. Rekomandimet Doni më shumë përtëritje Nëse ju dëshironi më shumë përtëritje nga njerëzit që ju rrethojnë, bëhuni me dije që punësimi i tyre është i sigurt, edhe nëse puna e tyre ndryshon. Njerëzit që shqetësohen se do të humbasin punën kanë tendencë për të gjetur rrugë se si të zgjasin punën që kanë për të bërë dhe jo të gjejnë mënyra për ta bërë atë më mirë. Mos u bëj de-motivues Puna juaj si një lider është që ti mbani njerëzit tuaj të motivuar dhe të punojnë për të qëllim të përbashkët. Nëse ju i përulni ato qoftë drejtpërdrejtë ose në sy të të tjerëve kjo gjë do të shkatërrojë motivimin e tyre. Kujdesuni për veprimet tuaja për të qenë të sigurt që ju nuk jeni duke prishur përpjekjet që ju vetë po bëni duke de-motivuar njerëzit. Burimi juaj më i madh janë njerëzit tuaj Ju mund të arrini më të mirën, teknologji të lartë, pajisje për t’i përdorur por pa njerëzit ju nuk mund të zhvilloni biznesin tuaj. Trajtoni njerëzit tuaj më të njëjtën kujdes ose me kujdes më të madh sesa trajtoni pajisjet tuaja. Dëgjojini punëtorët tuaj. Nuk ka asnjë farë kuptimi që të shpenzoni gjithë atë kohë dhe mund për të punësuar njerëzit më të mirë nëse do të injoroni atë çfarë ata kanë për të dhënë. Bëji njerëzit që të përfshihen. Është shumë më e lehtë që edhe punonjësit të jenë pas një vendimi të kompanisë nëse ata kanë mundësinë për të marrë pjesë në diskutim. Menaxhimi gjithsesi duhet të marrë një vendim. Por nëse ata kanë mundësinë për të bërë të ditur pikëpamjen e tyre punonjësit më të njohur kanë prirje të qëndrojnë pas vendimit përfundimtar, edhe nëse ata nuk bien dakord me të. Bëjeni punën kënaqësi. Rezultatet e kërkimit janë ta qarta e qeshura nuk është e mirë vetëm për shpirtin por gjithashtu është e mirë për trupin dhe mendjen. Të argëtohesh është një nevojë bazë njerëzore dhe kur kjo ndodh në vendin e punës produktiviteti rritet. Jeni ju modeli. Të modeloni sjelljen që ju doni të shihni nga punonjësit tuaj është mënyra më efektive për të ndryshuar çdo sjellje. Nëse dëshironi që punonjësit tuaj të mbërrijnë në kohë ju duhet të jeni gjithmonë i pari ose të paktën të jeni në një kohë të pranueshme. Nëse doni të keni punonjës të motivuar, ju duhet të bëheni një model për motivimin e tyre.

Page 411: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

411

Literatura Ymer Havolli: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore 2009 Enver Kutllovci: Menaxhimi i Resurseve Njerëzore (2004) Berim Ramosaj; Bazat e menaxhimit, Prishtinë 2005 Ahmet Ceni “ Menaxhimi i burimeve Njerzore” Botimi i II Tirane , (2005) Zana Koli & Shyqeri Llaci; Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Tirane 2005 The Human Resorces – SCORECARD, Measures the Return on investment , Patrica Pulliam Phillips, Ron D. Stone – BH, 2001 David stokes: Small Business Management ( 4 edition), Thomson, 2002; Pfeffer J. dhe O’Reilly CA. (2000) Hidden Value, harvard Business Schoool Press. Stephen Bach, Managing, Human Resource Management Armstrong, M. & Baron, A. (1998). Out of the box. People Management. Maslow, A . H. ; Motivation and Personality, New York Whyte, W. F. ; Money and Motivation, New York Mc Graw – Hill; Motivation and work Behavior, New York Mc Gregor D. ; The Human Side of Enterprise, London 1987 Ouchi, W.; Theory Z, New York, 1982 Vroom, V.; Work and Motivation , New York, 1964 Ken Langdon & Christina Osborne; Appraising Staff, London 2001 Herzenberg, F.; The Motivation to Work, 1959 ANKETA - PYTËSORI Shtojca Tema hulumtuese: “Motivimit i punonjësve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë ” është realizuar me anë të kësaj ankese - pyetësori.

Data e anketës : Profesioni: Pozita ne ndërmarrje: Pronar; 2. Drejtor gjeneral; 3. Menaxher; 4. Tjetër (specifiko): Përgatitja profesionale ( rrumbullakoseni): Shkolla e mesme; 2. Arsimi universitar ; 3. Arsimi pasuniversitar

Ndërmarrja juaj ushtron aktivitetin e vet biznesor ne ketë fushë:( rrumbullakos) Prodhim; 2. Shërbime; 3. Tregti; 4. Tjetër (Specifiko)

TË DHËNAT PERSONALE MBI TË ANKETUARIN NË NDËRMARRJE

II.TË DHËNAT MBI NDËRMARRJEN

VLERËSIMI I MOTIVIMIT TË PUNONJËSVE

Page 412: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

412

Sa e vlerësoni nivelin e performaces - motivimit të punonjësve në ndërmarrjen tuaj? Dobët Mire c) Shume mire d) Shkëlqyeshëm Sa është i rëndësishëm certifikimi i punëtoreve te juaj: (1 – aspak i rëndësishëm , 2 - pak i rëndësishëm, 3 - i rëndësishëm , 4 – shume i rëndësishëm,) shëno : __________ Sa investoni (sa para) ndani për trajnime apo kurse për zhvillimin dhe motivimin e punonjësve në ndërmarrjen e juaj? 00.00 € 2) 500.00 € 3) 1,000.00 € 4) mbi 5,000.00 € Avancimet në pozita me të larta të mbështeten në bazë të performances (rrumbullakos)? Nuk kanë fare rëndësi Kanë pak rëndësi Kane rëndësi Kane rëndësi te madhe Kane rëndësi jashtë zakonisht te madhe Si arrini ti mbani dhe ti motivoni punëtorët e juaj ne mënyrë qe pasi te arrijnë përvojë dhe aftësi te mira te ikin ne ndonjë kompani tjetër për paga me te mira? 1. Përmes rritjes se pagës; 2. Avancimit ne pozita me te larta; 3. Beneficione shtesë 4. Tjera mënyra

Page 413: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

413

Svjetllana Titini, Edlira Titini - Mendimi politik i hans j. morgenthaut përmes gjuhës shqipe (Një vështrim politik e gjuhësor i “Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe

paqe”) Dr.Svjetllana Titini Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës Phd. Cand. Edlira Titini Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës Abstrakt Ndër përfaqësuesit më të njohur të realizmit politik Hans J. Morgenthau në veprën e tij “Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe”, e cila mund të konsiderohet si manual i politikës ndërkombëtare dhe një nga veprat më të diskutuara në njëzet vitet e fundit, shpalos parimet bazë të filozofisë së tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare . Në këtë punim nga njëra anë do të vihen në dukje konceptet kryesore teorike që karakterizojnë mendimin politik të Morgenthaut në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në anën tjetër do të analizohet si këto koncepte vijnë në veprën e tij përmes gjuhës shqipe. Analiza gjuhësore do të vërë në dukje veçanërisht leksikun terminologjik, por dhe mjetet e tjera të shprehjes që karakterizojnë stilin e “Politika ndërmjet kombeve”. Leksiku terminologjik do të analizohet në aspektin e fjalëformimit duke vënë në dukje mënyrat kryesore të formimit të termave dhe në aspektin semantik duke i klasifikuar ata sipas përmbajtjes logjiko- sendore. Njëherësh termat në “Politika ndërmjet kombeve" do të shqyrtohen edhe nga pikëpamja e përkatësisë në shtresën vetjake të leksikut terminologjik të shqipes apo në shtresën e termave të huazuar duke vënë në dukje vendin që ato zënë në korpusin e termave të kësaj vepre . Fjalë kyçe: mendim politik, realizëm politik, term, terminologji e marrëdhënieve ndërkombëtare. Hyrje “Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe” e Hans J. Morgenthaut e përkthyer tashmë edhe në gjuhën shqipe është një vepër klasike që ka shenjuar historinë e zhvillimit të mendimit politik modern. Ndikimi i madh i kësaj vepre në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe fakti që vjen në gjuhën shqipe pas 60 vjetësh nga botimi i saj i parë, në vitin 1948, ishin shtysa për të bërë këtë vepër objekt të një punimi në këndvështrimin politik e gjuhësor. Një vështrim politik i “Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe” “Politika ndërmjet kombeve” mund të konsiderohet një nga kolonat mbajtëse të realizmit klasik si rrymë e mendimit politik dhe të strukturës së marredhënieve ndërkombëtare si një disiplinë më vete. Ky libër ka një funksion të dyfishtë, teoriko-konceptual dhe të një udhëzuesi praktik. Pikësëpari ai synon të paraqesë një teori të politikës ndërkombëtare duke shpjeguar natyrën e politikës ndërkombëtare në mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që bëjnë idealistët. Ai kërkon të vendosë rregull dhe t’u japë një kuptim një morie dukurish të cilat pa një teori të tillë do të mbeteshin të shkëputura dhe të paqarta. Teoria bën verifikimin e fakteve dhe u jep atyre një kuptim

Page 414: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

414

përmes arsyes.277 Këtë teori që ai kërkoi të zhvillonte e emërtoi me termin realizëm politik. Realizmi presupozon që karakteri i një politike të jashtme mund të kuptohet vetëm nëpërmjet shqyrtimit të zgjedhjeve politike të bëra dhe të pasojave të parashikueshme të tyre. Në rrethana të caktuara, i ndodhur përpara një problemi të politikës së jashtme, një shtetari i duhet të evidentojë cilat janë alternativat e mundshme dhe cilën alternativë racionale ai ka më tepër gjasa të zgjedhë në rrethanat që ndodhet. Krahasimi i këtij supozimi racional me ngjarjet konkrete dhe pasojat e tyre u jep kuptim fakteve të politikës ndërkombëtare dhe e bën të mundur krijimin e një teorie të politikës. Së dyti, libri synon t’u japë udhëzime atyre që duhet të bëjnë politikën ndërkombëtare e në veçanti atyre që duhet të bëjnë politikën e jashtme. Për Morgenthaun, politika ndërkombëtare konceptohet si një arenë ku mbizotëron anarkia, ku nuk ka një qeveri botërore dhe asimetria e objektivave të shteteve bëhet shkas për luftëra prandaj zgjidhjen e vetme ai e shikonte tek Diplomacia dhe Ekuilibri i fuqive. Kontrolli i politikës së jashtme nga shteti apo afirmimi i tij në arenën ndërkombëtare konceptohet si thelbësor për të përcaktuar një shtet si fuqi. Realizmi politik ndërton një model teorik të politikës së jashtme racionale të parealizueshme plotësisht në realitet278. Një politikë e jashtme racionale konsiderohet si një politikë e jashtme e mirë sepse është e vetmja që pakëson rreziqet dhe rrit përfitimet për shtetet duke zotëruar njëkohësisht cilësitë e të qenit një politikë e kujdesshme dhe e suksesshme. Për ta bërë më të kuptueshme strukturën e mendimit politik të realizmit klasik Morgenthau evidenton gjashtë parimet që sipas tij karakterizojnë realizmin politik: 1. Politika ashtu si dhe shoqëria në tërësi qeveriset nga ligje objektive që e kanë zanafillën tek natyra njerëzore. Ky parim nxjerr në pah themelet antropologjike të politikës ndërkombëtare. Realizmi beson në objektivitetin e ligjeve të politikës por gjithashtu beson edhe në mundësinë e krijimit të një teorie racionale të Marrëdhënieve Ndërkombëtare që i reflekton këto ligje e që mbështetet në elemente të pandryshueshme siç është natyra njerëzore. Çdo teori i nënshtrohet një ekzaminimi të dyfishtë empirik dhe të koherencës logjike. 2. Çelësi për të kuptuar politikën kombëtare është koncepti i interesit i përkufizuar në terma të fuqisë. Ky koncept krijon një sferë veprimi dhe fushë dije të veçantë të politikës ndërkombëtare por edhe një mundësi për të shpjeguar dukuritë e politikës ndërkombëtare dhe për të bërë parashikime ex post dhe ex ante. Interesi nga ana tjetër vendos një rend racional në veprimet politike të aktorit shtetëror duke krijuar një vazhdimësi në vendimmarrje që e bëjnë politikën e jashtme të shteteve të ndryshme të duket si një vazhdimësi e kuptueshme, racionale dhe përgjithësisht koherente që nuk merr parasysh elemente si motivet, preferencat e cilësitë morale të vendimmarrësve të politikës së jashtme por vetëm efektet e veprimeve të tyre. Shtetet në luftën për fuqi paraqesin tre modele të caktuara sjelljeje të cilat lidhen me politika që synojnë, ruajtjen e status quo-së, rritjen e fuqisë që shtetet kanë apo manifestimin e pushtetit. 3. Format dhe natyra e fuqisë mund të ndryshojnë sipas rrethanave historike, por koncepti i interesit i përkufizuar në terma të fuqisë nuk ndryshon. Si koncepti i fuqisë ashtu edhe ai i interesit ndryshojnë kuptimin e tyre në varësi të kontekstit historik, politik dhe kulturor. Realistët besojnë se interesi është standardi i përhershëm nga i cili udhëhiqen apo mbi bazën e të cilit vlerësohen veprimet politike ndërkohë që lidhja bashkëkohore mes interesit dhe shtetit komb është produkt i

277 Morgenthau, H., Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe, Tirana Times & AIIS, Tiranë, 2008, f.5 278 Shënim: Realizmi pranon ekzistencën e elementëve rastësorë të cilët karakterizojnë vendimmarrësin dhe ndikojnë që në politikën e jashtme të bëhen zgjedhje joracionale. Të tillë janë: personaliteti i vendimmarrësit, paragjykimi, preferencat subjektive si dhe dobësitë e intelektit e të vullnetit të tij.

Page 415: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

415

historisë dhe si i tillë mund të zhduket me kalimin e kohës. Fuqia mund të përcaktohet si “gjithçka që vendos dhe ruan kontrollin e njeriut mbi njeriun”. Sipas Morgenthaut fuqia është njëkohësisht mjet dhe qëllim ndonëse nga pikpamja teorike këto dy koncepte janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Realizmi nuk mbështet pamundësinë e ndryshimit të rrethanave të paqëndrueshmërisë dhe kërcënimit të vazhdueshëm që karakterizojnë sistemin ndërkombëtar. Ai ndryshon nga shkollat e tjera të mendimit politik për sa i përket mënyrës se si duhet të ndodhë ky ndryshim. Konkretisht realistët besojnë se ndryshimi mund të realizohet vetëm nëpërmjet ndryshimit artificial të atyre forcave të përhershme që kanë formësuar të kaluarën dhe do të modelojnë të ardhmen279. 4. Parimet morale nuk mund të aplikohen për sjelljen e shteteve në formulimin e tyre abstrakt por ato duhet të filtrohen nga rrethanat konkrete të kohës dhe vendit. Në etikën abstrakte, sjelljet apo veprimet vlerësohen mbi bazën e përputhshmërisë së tyre me ligjin moral. Nga ana tjetër, në politikë, veprimet gjykohen mbi bazën e konsekuencave politike të tyre ndërkohë që maturia konsiderohet si virtyti më i lartë dhe mbijetesa e shtetit si parimi moral që një shtetar duhet të ndjekë. 5. Nuk ekziston një tërësi parimesh morale të pranuara universalisht. Interesat janë universale ndërsa vlerat jo. Mendimi politik realist është kundër identifikimit të parimeve morale të një shteti-komb të caktuar me ligjet morale universalisht të pranuara megjithëse realistët janë të vetëdijshëm se të gjitha kombet tentohen t’i veshin veprimet e aspiratat e tyre me petkun e qëllimeve morale universale e priren t’i prezantojnë interesat e tyre si formësim i të mirës ndërsa ato të armiqve si mishërim i së keqes. Qëndrime të tilla nuk priren drejt marrëveshjeve, negocimit dhe politikave të moderuara por nxisin fanatizmin, veprimet e nxituara dhe të tepruara. Koncepti i interesit i përkufizuar në terma të fuqisë ndihmon për të evituar teprimet si në aspektin moral ashtu edhe në atë politik. Duke i konsideruar të gjitha kombet si entitete me interesa të përkufizuara në terma fuqie mund të jemi të drejtë me të gjithë në kuptimin që mund të gjykojmë kombet e tjera si gjykojmë tonin dhe si rrjedhim mund të zbatojmë politika që respektojnë interesat e të tjerave e njëkohësisht të mbrojnë e promovojnë tonat. 6. Nga pikpamja intelektuale, sfera politike është e pavarur nga sferat e tjera (morale, juridike, ekonomike…..). Realizmi pranon ekzistencën dhe rëndësinë e kritereve jopolitike por në asnjë rast nuk e vë politikën në varësi të këtyre kritereve apo nuk ua nënshtron politikën atyre. Ai distancohet gjithashtu nga ato shkolla të mendimit politik të cilat i imponojnë sferës së politikës skema mendimi që u përkasin sferave të tjera. Realistët këmbëngulin në autonominë e sferës së politikës dhe analizojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në terma të interesit të përkufizuar si fuqi. Realizmi politik bazohet në një konceptim pluralist të natyrës njerëzore. Njeriu real është një kombinim i njeriut ekonomik, atij politik, moral dhe fetar por realizmi interesohet të njohë vetëm njërin prej këtyre dimensioneve, atë politik. Qëllimet dhe pasojat e veprimeve politike nuk vlerësohen mbi bazën e kritereve që u përkasin sferave të tjera të ndryshme nga ajo e politikës. Megjithë rezultatet e arritura mund të thuhet se Morgenthau nuk ia ka dalë të realizojë qëllimin që parashtron në hyrje të veprës së tij për të ndërtuar një teori të politikës ndërkombëtare. Në vend të saj Morgenthau ka bërë një interpretim, një vëzhgim konceptual të çështjeve ndërkombëtare. Ai nuk ngre një hipotezë të cilën kërkon ta vërtetojë madje edhe konceptet që ai përkufizon nuk janë të qarta. Kjo mangësi që haset në veprën e Morgenthaut në të vërtetë nuk është arritur të kapërcehet as nga autorët e tjerë realistë. Realizmi politik i tij është njëkohësisht një mekanizëm konceptual, një mënyrë për të interpretuar faktet dhe një lloj praktike politike. Morgenthau zbulon një mënyrë për ta kuptuar dhe për të bërë politikën.280

279 Cesa, M., Le relazioni internazionali, Bologna, Il Mulino, 2004, f.64 280 Oro Tapia, L., En torno alla noción de realismo politico, Revista Enfoques, vol VII, Nr.10, 2009, f.42-43

Page 416: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

416

Një vështrim gjuhësor i “Politika ndërmjet kombeve” Mendimi politik i Morgenthaut vjen në gjuhën shqipe nëpërmjet përkthimit të “Politika ndërmjet kombeve” që mbetet një nga veprat më të diskutuara në njëzet vitet e fundit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo vepër siç do të vihet në dukje i përket stilit politik-shoqëror duke shpalosur përmes gjuhës shqipe veçori të shprehjes që karakterizojnë këtë stil. Në gjuhën e përdorur në vepër nga ana leksikore, për nga rëndësia, terminologjia zë një vend të veçantë për të ndërtuar një teori të politikës ndërkombëtare nëpërmjet analizës që Morgenthau, në dhjetë pjesë, u bën parimeve themelore të realizmit politik, natyrës së politikës ndërkombëtare dhe dukurive të ndryshme të saj. Një pjesë e termave të kësaj fushe nga pikëpamja e fjalëformimit janë fjalë që nuk kanë ardhur nga fjalë të tjera, ndërsa pjesa tjetër janë formuar me anë të mënyrës morfologjike të fjalëformimit nga fjalë të tjera që shërbejnë si tema prodhuese. Në këtë aspekt në vepër mbizotërojnë terma të formuar me anë të prejardhjes, por ka edhe terma me kompozim e rrallë terma të formuar me nyjëzim. Me anë të prejardhjes janë formuar terma me: parashtesim ─ an imperializëm, an komunizëm, antimilitarizëm, mbikombëtare (organizatë), mbipopullim, mosmarrëveshje, ndërluftues, ndërkombëtar, jobërthamor, jokomunist, joluftues (vend), jopolitik, kundëraleancë, kundërmasë, kundërpresion, kundërrevolucion, ripushtim, vetëvendosje etj. Një grup më vete në formimet me parashtesim përbëjnë termat me parashtesa të huaja: minishtet, pansllavizëm, superstrukturë (institucionale), superfuqi etj. Dallohen edhe disa terma me siparashtesa 281 si: gjeopoltikë, gjysmëkolonial etj. Prapashtesim ─ administrim (i marrëdhënieve ndërkombëtare), aneksim, arbitrim, demonstrim (detar), diskriminim, dhunim (i neutralitetit), mobilizim, miratim (i ekspansionit imperialist), frenim (i ekspansionit imperialist), ratifikim, paqtim, qeverisje, ambasador, përfaqësues (ushtarak), përfaqësi (diplomatike), vëzhgues, kombësi, ligjshmëri, paqtues, pakicë (kombëtare), shtetar, shumicë (parlamentare) etj. Ndër formimet me prapashtesim dallohen edhe një grup termash me prapashtesa të huaja: laburist, lobist, realist (politik), nacionalist, absolutizëm, autoritarizëm, bolshevizëm, fashizëm, imperializëm, internacionalizëm, kolektivizëm, komunizëm, liberalizëm klasik, makartizëm, militarizëm, misticizëm (politik), nacionalizëm, nazizëm, pacifizëm humanist, pragmatizëm (politik), sektarizëm (protestant), totalitarizëm, terrorizëm, universalizëm (nacionalist) etj. Termat e formuar me kompozim në dallim nga termat me prejardhje janë të pakët. Dallohen kryesisht kompozita përcaktore: keqadministrim, luftënxitës, ligjvënës, marrëveshje, shumëpartiak, shumështetesh (sistem), mirëfinancim e ndonjë kompozitë këpujore si ligjore-moraliste (qasje). Termat e formuar me nyjëzim janë të rrallë. Janë vënë re dy formime të tilla: e qeverisur (klasë) dhe i kolonizuar (vend). Një mënyrë tjetër e formimit të termave është edhe mënyra sintaksore. Termat e formuar me togfjalëzim përbëjnë pjesën kryesore të terminologjisë së poltikës ndërkombëtare në veprën e Morgenthaut.

281 Shënim: Në formimin e fjalëve në gjuhën shqipe marrin pjesë siparashtesa edhe të brumit të shqipes edhe të gurrës së huaj. Në Gramatika e gjuhës shqipe I (2005, f, 73-74, 187 ) ndër siparashtesat e shqipes përmenden drejt-, gjithë-, gjysmë-, plot--, vetë-, jashtë plot- shumë- etj, ndërsa nga siparashtesat e huaja përmenden aero-, auto-, bio-, biblio-, gjeo-, filo-, pseudo-, hidro-, mono-, poli-, neo- etj .

Page 417: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

417

Termat togfjalësha në pjesën më të madhe janë terma togfjalësha të thjeshtë të formuar nga dy përbërës: pushtet politik, shpërndarje e pushtetit, ceremonial diplomatik, mirëkuptim ndërkombëtar, forcë e kombit, rend politik, ujdi politike, Luftë e Ftohtë, diplomaci e dollarit, diplomaci e naftës, moral ndërkombëtar, çështje ndërkombëtare, marrëdhënie politike, superstrukturë ligjore, superstrukturë institucionale, konflikt politik, konflikt ndërkombëtar, minoritet kombëtar, sovranitet ndërkombëtar, manovër diplomatike, ekspansion ekonomik, ekspansion kuturor, paqe ndërkombëtare etj. Ka gjithashtu edhe terma togfjalësha të zgjeruar të formuar nga tre përbërës: parim moral ndëërkombëtar, diplomaci me procedura parlamentare, organizatë politike lokale, sistem i sigurisë kolektive, vijë e demarkacionit ushtarak, forcë relative e shtetit, sistem moral ndërkombëtar, dhunim i standardeve morale, komision ndërkombëtar i ekspertëve, politikë e rezistencës pa kompromis, politikë e lëshimeve reciproke etj. Termat togfjalësha të zgjeruar të formuar nga katër e më shumë përbërës janë të rrallë: parim moral i marrëdhënieve miqësore, manovër ushtarake në kohë paqeje Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, shkelje e standardeve morale të bashkësisë ndërkombëtare. Në rrafshin e përmbajtjes termat e mësipërm emërtojnë koncepte themelore nëpërmjet të cilave Morgenthau në vepër ka ndërtuar një teori realiste të politikës ndërkombëtare që duke iu kundërvënë teorisë utopiste e rrok shoqërinë njerëzore ashtu si ajo është në realitet, joperfekte. Nga pikëpamja logjiko-sendore këta terma emërtojnë: parime të politikës ndërkombëtare: parim i ekuilibrit të forcës, parimi i sigurisë kolektive, parim i drejtësisë shoqërore, parim moral i marrëdhënieve miqësore, parim i lirisë së fjalës, parim i barazisë, parim moral ndërkombëtar, parim moral i maturisë, parim i përgjithshëm i qeverisjes, parim moral universal, parim i vetëvendosjes kombëtare, parim moral i ndershmërisë, parim i legjitimitetit dinastik, parim i ushtrimit të forcës për vetmbrojtje etj. forma të organizimit a bashkëpunimit në nivel kombëtar e ndërkombëtar: Koncert i Europës, organizatë politike ndërkombëtare, organizatë mbikombëtare, organizatë politike lokale, grup presioni, parti radikal-socialiste, federatë botërore, federatë e demokracive, perandori botërore, perandori kontinentale, aleancë politike, organizim rajonal, lëvizje politike, lëvizje komuniste, lëvizje separatiste, klub bërthamor bashkësi kombëtare, bllok perëndimor, aleancë reciproke/ të njëanshme/ të përgjithshme/ të përkohshme/ të përhershme/ operative /jooperative, aleancë ideologjike, grup qeverisës, Antantë, Aleancë e Shenjtë, shtet botëror etj. institucione që kryejnë veprimtarinë e tyre në nivel kombëtar a ndërkombëtar: Agjenci e qeverisë federale, Departament i Shtetit, këshill bashkiak, Dhomë e komuneve, parlament, gjykatë rajonale/ lokale, ministri e jashtme, përfaqësi diplomatike, institucion ndërkombëtar, Asamble e përgjithshme e OKB,K ëshilli Sigurimit, gjykatë e përhershme e arbitrimit/arbitrazhi, komision ndërkombëtar i ekspertëve, Komision i kontrollit të energjisë atomike i Kombeve të Bashkuaram, shërbim diplomatik, Gjykatë ndërkombëtare. organizma ndërkombëtare: Kombet e Bashkuara, UNESKO, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizatë Botërore e Shëndetësisë, Unioni panamerikan, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. dokumente të hartuara në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare: marrëveshje Salt, marrëveshje Start, marrëveshje Salt I, marrëveshje e Munihut Traktat i Versajës, marrëveshje e Teheranit, marrëveshje Potsdamit, marrëveshje e Jaltës, Konventë e Lidhjes së Kombeve, Kartë e Atlantikut, Kartë e Kombeve të Bashkuara, pakti Briand-Kellog, mesazh diplomatic, traktat zyrtar aleance marrëveshje ligjore, dokument diplomatic, kërkesë ligjore, dokument ligjor ndërkombëtar etj. individë sipas funksionit që ushtrojnë a veprimit që kryejnë: Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ambasador mbretëror, politikbërës, shtetar; politolog, lobist, paqtues, përfaqësues ushtarak, vëzhgues i huaj etj. individë sipas rrymës së mendimit shoqëror a doktrinës parimet e të cilës përkrahin: liberalist, presbiterian, realist (politik), bentamit, marksist, laburist, utopist (internacionalist), konservator, nacionalsocialist etj.

Page 418: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

418

veprime që sjellin pasoja politike a juridike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare: ratifikim, përfaqësim simbolik/ ligjor/ politik, çarmatim cilësor/ sasior/ konvencional/ ushtrimi i forcës për vetmbrojtje, përdorim i forcës bërthamore, dhunim i neutralitetit, qëndrim ligjor, qëndrim moral, vetëvendosje kombëtare, demonstrim ushtarak, demonstrim detar, mobilizim i përgjithshëm / i pjesshëm, miratim i ekspansionit imperialist, frenim i ekspansionit imperialist, shkelje e standardeve morale të bashkësisë ndërkombëtare, keqadministrim qeveritar, deklarim i pafajësisë, dhunim i standardeve morale, humbje e pushtetit, zgjidhje gjyqësore e mosmarrëveshjes, apelim i vendimit të gjykatës etj. koncepte të ndryshme të politikës ndërkombëtare (ideologji, doktrina, sisteme, lëvizje politike etj.): ideologji politike, ideologji e politikës së jashtme, ideologji biologjike, ideologji morale, ideologji e mbipopullimit, ideologji e paqes/ uljes së tensionit/ detantës/ vetëvendosjes, teori e “djallit”, teorit marksiste, teori liberale, teori e çarmatimit shkencor, doktrina Truman, doktrina Monro, doktrina e ligjit të natyrshëm, universalizëm (nacionalist), misticizëm (politik), imperializëm, imperializëm botëror, imperializëm ushtarak, imperializëm ekonomik, imperializëm kulturor, imperializëm i pakufizuar, imperializëm i kufizuar imperializëm kolonial, absolutizëm, kapitalizëm, socializëm, bolshevizëm, fashizëm, kozmopolitizëm (liberal), sektarizëm (protestant), pragmatizëm (politik), totalitarizëm, militarizëm, kolektivizëm, nacionalsocializëm, nacionalizëm, nazizëm, bolshevizëm, internacionalizëm, pacifizëm, pansllavizëm, makartizëm, pushtet politik, pushtet shtetëror, pushtet personal, pushtet individual, pushtet kombëtar. masa dhe strategji politike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar: politikë ndërkombëtare, politikë antagoniste, poltikë zgjerimi brenda status quos, politikë imperialiste e lokalizuar, politikë ekonomike, politikë ushtarake, politikë e jashtme, politikë e jashtme e mirë, politikë e keqe, politikë e jashtme irracionale/ politikë e jashtme racionale, politikë e brendshme, politikë e paqësimit, politikë e “izolimit të ndritur”, politikë e status quosë, politikë e prestigjit, politikë e forcës, politikë e “dyerve të hapura”, politikë e bindjes, politikë e rezistencës pa kompromis, politikë e lëshimeve reciproke, politikë e blofit, politikë e kompensimit të magësive, politikë e aleancës, politikë e kompensim territorial, politikë e çarmatimit “të përgjithshëm, politikë mashtrimi, politikë negative prestigji, politikë antiimperialiste. Një pjesë e termave të politikës ndërkombëtare nga pikëpamja e gjuhës nga vijnë janë huazime të cilat u janë përshtatur sistemit fonetik e grafisë së shqipes: aleancë, ideologji (e mbipopullimit), diplomaci, institucion juridiksion, ratifikim, dispozitë, trojka, asamble legjislative, preambul, hegjemoni, imperializëm, nacionalizëm, lobist,, superstrukturë ligjore, konventë, traktat, kongres (i Berlinit), kongresmen, koloniale (fuqi), konferencë (e Paqes), status ndërkombëtar, doktrinë politike, organizatë, kozmopolitizëm, laburist, barrierë (tregtare), gjeopolitikë, ekspansion, embargo, totalitarizëm, neutralitet, opozitë e brendshme, elektorat, liberal, absolutizëm, autokraci, demokraci, liberalizëm, pacifizëm, kompromis politik, sovranitet, minoritet, racizëm, gjenocid, konvencionale (luftë), politolog etj. Termat e huazuar të politikës ndërkombëtare janë kryesisht terma ndërkombëtarë që i gjejmë në përdorim edhe në gjuhë të tjera. Shumë nga termat e huazuar janë bërë tema prodhuese për terma të rinj duke formuar familje leksikore herë të plota e herë më pak të plota: demokraci - demokratik - demokratizoj demokratizim - i demokratizuar; hegjemoni - hegjemonizoj, hegjemonizim - hegjemonist – hegjemon lob - loboj - lobizëm - lobist; ratifikoj - ratifikim - i ratifikuar, diplomaci - diplomat - diplomatik; ekspansion - ekspansionizëm - ekspansionist etj. Leksiku i veprës “Politika ndërmjet kombeve” dallohet edhe për përdorimin e një varg mjetesh gjuhësore si fjalë me kuptim të figurshëm, fjalë të vjetëruara dhe shprehje frazeologjike të cilat theksojnë karakterin e veçantë të stilit politiko - shoqëror si një stil i hapur e i pasur me mjete të shprehjes edhe nga stile të tjera e ligjërime të ndryshme282.

282 Thomai, J., Leksikologji e gjuhës shqipe, 2006, f. 299.

Page 419: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

419

Kuptimet e figurshme që fiton fjala gjatë përdorimit realizohen nëpërmjet tropeve, kryesisht metaforës e karahasimit siç mund të vihet re edhe në shembujt në vijim: …sado që pozita e saj politike dhe gjeografike e detyronte të pranonte pozitën e një sateliti brenda sferës së BS f40 Diktatorët i shohin shtrembër aspiratat e bashkëqytetarëve të tyre për pushtet politik….. f 42 Ato zëvendësuan [….]metodat ushtarake të dhunës së hapur karakteristikë kjo e sundimit aristokratik, me fijet e padukshme të varësisë ekonomike. f. 44 …qytetarët e botës së re kundronin spektaklin e çuditshëm të luftës për pushtet që shpalosej në brigjet e largëta të Europës f .45 …do të binte perdja e fundit dhe loja e politikës për pushtet nuk do të luhej më. f. 46 …se kombet kanë një zgjidhje midis politikës për pushtet dhe llojeve të tjera të politikës të pamolepsura nga lakmia për pushtet. f. 46 …..e angzhonte Amerikën në të njëjtin kurs që po gëlltiste Europën në revolucion dhe luftë. f. 46 Zoti na ka bërë të aftë në qeverisje që të mund të qeverisim mes popujsh të egër e të plakur. f. 66 Diplomacia është truri i forcës së kombit…. f. 172 …lëvizje të caktuara të tij në fushën e shahut të plitikës ndërkombëtare f. 252 ….Franca dhe Spanja janë si të ishin Krahët në Peshoren e Europës, kurse Anglia Maja e Shigjetës ose kontrollues i Peshores. f. 234 Frazeologjia që përdoret në vepër përfshin shprehje frazeologjike të burimit vendas, por edhe disa kalke frazeologjike nga latinishtja e ndonjë gjuhë tjetër. P.sh. …të lëviznin qoftë edhe një gisht…..,ia dorëzoi(lëshoi) frerët e pushtetit, ….gurin e themelit të politikës, …… është nën hijen e politikës, ….për t’u bërë qejfin heronjve, …të heqin dorë nga nga përdorimi i forcës, …. i shkonin për shtat popullit, …..kishte dorë të lirë, jepi Çezarit atë që është e Çezarit, paqe kartagjenase, Albion i pabesë. Në “Politika ndërmjet kombeve” kanë përdorim të gjerë edhe emrat abstraktë ku vendin kryesor e zënë emrat foljorë me prapashtesat –im, –je: bisedim (diplomatik), takim (ndërkombëtar), demonstrim (ushtarak), mobilizim (i përgjithshëm), keqadministrim (qeveritar), diskriminim (racial), deklarim (i pafajësisë), dhunim (i neutralitetit), shpërndarje (e pushtetit), qeverisje (e ligjshme), ndërhyrje (ushtarake), lëvizje (komuniste) shkelje (e standardeve morale…) etj. dhe emrat me prapashtesën e huaj –izëm: anarkizëm, kapitalizëm, socializëm, imperializëm, fashizëm, terrorizëm etj. Ndeshen dendur gjithashtu ndajfoljet me prapashtesën –isht: gjeografikisht, politikisht, domosdoshmërisht, normalisht, ligjërisht, përfundimisht, logjikisht, teknikisht, tradicionalisht etj., trajtat pavetore të foljeve: pasqyrohet, bëhet, duhet trajtuar, duhet të caktohen, duhet të zbatojë etj. Në vepër dallohen një varg fjalësh të reja të formuara pas viteve ’90: kundërteori, kundërpresion, kundërforcë, jopolitik, joluftues, mirëfinancim, mesianik, lobist, ripushtim, dehumanizim etj, por vihet re edhe përdorimi i disa fjalëve të vjetëruara: zengjin, kasphanë. Një vend të veçantë zënë në përdorim edhe shprehje të huaja latine e më rrallë shprehje nga gjuhë të tjera të cilat janë rrënjosur në praktikën ndërkombëtare si element përbërës të ligjërimit politik. P.sh. stare decisis, casus foederis, ultra vires nemo obligatur, fiat justitia, pereat mundus; ceterum conseo Cathaginem delendam, cui adhaero prae est, que la bilancia non pendesse da alcuna parte, tener le cose in equale stato, civis romanum sum, la maison civilisatrice, cauchermar des conditions. Disa prej këtyre shprehjeve përdoren vetëm në gjuhë të huaj, ndërsa disa të tjera përdoren të shoqëruara me përkthimin në gjuhën shqipe.

Page 420: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

420

Përfundime “Politika ndërmjet kombeve” nuk është një teori politike, por është një vepër që ka ndikuar fuqishëm në formimin e mendimit politik e diplomatik që prej shkrimit të saj në vitin 1948 e që vazhdon të mbetet, edhe në ditët e sotme, një pikë referimi e rëndësishme për të analizuar zhvillimet dinamike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në rrafshin gjuhësor vepra e Morgenthaut reflekton veçori karakteristike të stilit politik-shoqëror ku spikat terminologjia e fushës përkatëse, një shtresë të rëndësishme të së cilës e përbëjnë termat e huazuar ndërkombëtarë dhe termat togfjalësha që mbizotërojnë në raport me termat fjalë. Në këtë vepër janë shfrytëzuar një larmi mjetesh të tjera gjuhësore si shprehje frazeologjike, fjalë me kuptim të figurshëm e fjalë të vjetëruara. Nëpërmjet një varg neologjizmash që janë pjesë e leksikut të këtij traktati të politikës ndërkombëtare vlen të përmendet se “Politika ndërmjet kombeve” dëshmon gjithashtu, edhe pse në mënyrë modeste, se si ka ndryshuar leksiku i gjuhës shqipe në këto dy dekadat e fundit. Bibliografi Cesa, M., Le relazioni internazionali, Bologna, Il Mulino, 2004. Gramatikë e gjuhës shqipe I, Tiranë, 1995. Morgenthau, H., Politika ndërmjet kombeve. Lufta për pushtet dhe paqe, Tirana Times & AIIS, Tiranë, 2008. Oro Tapia, L., En torno alla noción de realismo politico, Revista Enfoques, vol VII, Nr.10, 2009. Thomai, J., Leksikologji e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006.

Page 421: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

421

Ardian Berisha, Visare Nreca - Menaxhimi i kohës si faktor për rritjen e përformancës në organizatë

Phd (c) Ardian Berisha Mr.sc.Visare Nreca Abstrakt Koha është një burim thelbësor për çdo menaxher që të shfrytëzoj me efikasitet për të arritur qëllimet dhe objektivat e një organizate biznesi. Koha është aq delikate sa ajo nuk mund të ruhet, por mund të shpenzohet vetëm dhe një herë dhe po u keqpërdor ajo kurrë nuk mund të rifitohet. Çdo menaxher është në kërkim të mënyrave për të përmirësuar menaxhimin e kohës. Pa marrë parasysh se a është menaxhmenti i një organizate në kërkim të përmirësimit të biznesit ose një individ në kërkim të mënyrave për të shpenzuar më mirë kohën e tij, menaxhimi i kohës është i rëndësishme për të dy rastet. Si menaxher, koha është një faktor i rëndësishëm i nevojshëm për të rritur performancat e ndryshme organizative d.m.th. mënyra se si është duke u menaxhuar koha në një organizatë do të reflektoj në punën e saj ose pozitivisht ose negativisht. Përformanca e një organizate apo biznesi vlerësohet duke u bazuar në shkallën e arritjes së qëllimeve organizative dhe objektivave me çfarë shpenzimeve monetare dhe efikasitetit. Menaxhimi efektiv i kohës është një sfidë e madhe edhe për menaxherët në Kosovë pasi që ata po përballen sot me kryerjen e shumë detyrave brenda një kohë të kufizuar. Prandaj, problemi ynë hulumtues është studimi i procesit të menaxhimit efikas të kohës brenda një organizate biznesi për arritjen e performancës së lartë në punë. Fjalët kyqe: Menaxhimi, Menaxhim i kohës, performanca, organizata. Hyrja Menaxhimi i kohës mund të përkufizohet si një periudhë, e shkurtër apo e gjatë, e cila trajton mënyrën se si punonjësit e përdorin kohën e tyre për të prodhuar rezultat. Menaxhimi i kohës fillon me angazhimin për të ndryshuar. Vlera e menaxhimit të kohës qëndron në faktin se njerëzit kanë shumë detyra që duhet të bëjnë, por koha nuk mjafton për gjërat që ata duan të bëjnë. Menaxhimi i kohës ndihmon në identifikimin e nevojave dhe kërkesave në aspektin e rëndësisë së tyre dhe përshtatjen e tyre me kohën dhe burimet tjera në dispozicion. Menaxhimi i kohës sjell rregull dhe ju mundëson punonjësve të jenë më produktiv dhe më të përmbushur. Propozimi i paraqitur do të fokusohet në fushën e menaxhimit efektiv të kohës në organizatat e biznesit dhe ndërlidhjen e saj me rritjen e performancës në biznes. Menaxhimi i kohës si faktor për rritjen e performancës në organizatë Koha është një burim thelbësor; është e pakthyeshme, e kufizuar dhe dinamike. E pakthyeshme, sepse çdo minutë e shpenzuar është zhdukur përgjithmonë, e kufizuar për shkak se vetëm 24 orë ekzistojnë në një ditë dinamike, sepse ajo kurrë nuk ndalet, nuk është statike. Sipas North (2004), menaxhimi i kohës është organizimi i detyrave apo ngjarjeve, duke bërë së pari vlerësimin se sa kohë do të marrë një detyrë për ta përfunduar, kur ajo duhet të përfundohet, dhe pastaj të analizohen ngjarjet që do të mund të ndërhyjnë në përfundimin e saj në kohën e duhur283. Menaxhimi i kohës nuk ka të bëjë me kryerjen e sa më shumë detyrave në një ditë. Ka të bëjë me marrjen e gjërave bazuar nga rëndësia që kanë për tu bërë. Menaxhimi i kohës është aftësia për të vendosur se çfarë është e rëndësishme në jetën tuaj si në punë, në shtëpi dhe madje edhe në jetën

283North: Y (2004) “God’s Clock maker” Richard of Wallingford & the invention of time Oxbow Books

Page 422: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

422

tonë personale. Koha është ajo cilësi e natyrës e cila bën që jo të gjitha ngjarjet të ndodhin në të njëjtën kohë. Për të menaxhuar kohën, duhet të kalohet përmes studimit të kohës personale në dispozicion dhe të vlerësohet mënyra se si të shpenzohet ajo kohë. Menaxhimi i kohës është një grup i parimeve, praktikave, aftësive, mjeteve dhe sistemit që na ndihmojnë të përdorim kohën për të përmbushur atë që dëshirojmë. Menaxhimi i kohës është një aftësi që shumë prej nesh duket se e mësojmë nëpërmjet nevojës. Problemi i të mësuarit të një aftësie nëpërmjet nevojës është se, shumë shpesh merren edhe zakone të këqija, edhe pse aftësitë mund të jenë të dobishme në përgjithësi, ne nuk i përdorim ato me potencialin e tyre të plotë. Menaxhimi i kohës është një aftësi që merr kohë për zhvillimin dhe përsosje. Ajo gjithashtu është një aftësi që është e ndryshme për secilin prej nesh. Menaxhimi i kohës ka të bëjë me zhvillimin e proceseve dhe mjeteve që rrisin efikasitetin dhe produktivitetin. Menaxhimi efektiv i kohës është çelësi për performancë të nivelit të lartë. Menaxhimi efektiv i kohës jo vetëm që ndikon në produktivitetin e punëtorëve, por edhe ndihmon për të përballuar stresin, konfliktet dhe presionin në mënyrë më efikase. Ajo gjithashtu i ndihmon punëtorët të mbajnë një ekuilibër punë-jetë të shëndetshme dhe i mban ata të motivuar. Trajnimi mbi menaxhimin e kohës është një nga mjetet më efektive për të rritur produktivitetin e ekipit të punës së secilit menaxher. Në trajnimin mbi menaxhimin e kohës, pjesëmarrësit pajisen me një sistem të veçantë të planifikimit dhe menaxhimit që ju ndihmon të kenë kontroll më të madh mbi shpenzimin e kohës së tyre, si dhe performancën e tyre. Për menaxheret e shitjes, menaxherët e burimeve njerëzore, asistentët administrativ apo ekzekutiv, koha është aseti më i çmuar. Për të pasur një shfrytëzim efektiv të kohës, së pari bëhet prioritizimi i detyrave dhe aktiviteteve pastaj eliminohen elementet e panevojshme. Menaxhimi efektiv i kohës nuk mund të aktivizohet apo ndalet kur të na përshtatet. Ajo është një grup i aftësive dhe sjelljeve që bëhet pjesë e përditshme e jetës profesionale dhe personale të njerëzve. Dy komponentët kryesore të menaxhimit të kohës janë praktika dhe qëllimi. Komponenti Praktikë i referohet asaj se çka bëjmë me minutat e ditës së punës sonë. Komponenti Qëllimi i referohet asaj se a e kemi identifikuar dhe përcaktuar qëllimin tonë në jetë. Kur të menaxhojmë kohën tonë, minutat e jetës tonë, dhe ato përputhen me qëllimin tonë në jetë, fitohet një reaksion zinxhir i mrekullueshëm. Kjo përqasje mund të na mundësojë përmbushjen e detyrave në mënyrë më efikase, arritjen më të shpejtë të qëllimeve, dhe të na jap një ndjenjë më të madhe të qetësisë dhe paqës. Sipas Hisrich dhe Peters (2002), "koha është një sasi unike të cilën një sipërmarrës (menaxher), nuk mund të ruajë, marr me qira apo edhe ta blejë atë”284. Menaxhimi i kohës përfshin investimin e kohës për të përcaktuar se çka kërkojmë të përfitojmë nga aktivitetet. Menaxhimi efektiv i kohës është investimi i kohës në një mënyrë të tillë që të fitohet rezultati optimal nga aktivitetet që konsumojnë një sasi të caktuar kohe. Menaxhimi i kohës mbështetet në parimin se është më e rëndësishme për të bërë gjërat e duhura se sa për të bërë gjërat në mënyrë të drejtë. Aftësia për të zgjedhur në mes të gjërave të rëndësishme dhe të parëndësishme dhe të jenë këmbëngulës në zgjedhjen e saktë është determinantë kyçe e efektivitetit në menaxhimin e kohës. Menaxhimi i kohës është një metodë për menaxherët për të rritur efektivitetin e performancës së tyre në punë285. Menaxhimi i kohës ndoshta nuk është aq i lehtë ashtu siç imagjinohet dhe pritet të jetë. Për këtë arsye, autorë të ndryshëm e përcaktojnë menaxhimin e kohës në mënyrë të ndryshme. Në studimin e tyre, "menaxhimi i kohës: efektiviteti, logjika dhe sfidat", [Claessens, Roe, Rutte

284 Hisrich & Peters (2002) “Effective time management for high performance in organizations”, Journal of Nigerian Institute of Management, vol, 44 No 3 fq. 21-26 285 Claessens, B, Roe, R. & Rutte (2009), ‘Time management: logic, effectiveness & challenges, In: Roe, R., Waller, M. & Clegg, S. (Eds), Time in organizational Research, London, Routledge, UK, fq. 23-41

Page 423: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

423

(2009)] kanë vërejtur se termi menaxhimi i kohës do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm286. Sipas Lakein (1973), menaxhimi i kohës i referohet përdorimit të teknikave të veçanta të tilla si listat e “punëve për tu bërë” ose përcaktimin e qëllimeve për aktivitetet e planifikimit, ose të marrin pjesë në trajnime me qëllim të mësuarit se si të zotërohet dhe të përdoret një teknikë e tillë287. Në kuptim të përgjithshëm, Claessens et al (2009) e kanë definuar menaxhimin e kohës si “llojet e sjelljes që dallojnë njerëzit që bëjnë gjëra në kohë që respektojnë afatin dhe shpenzojnë pak kohë për aktivitetet e tyre nga ata që janë shpesh me vonesë, ju kalon afati, kalojnë shumë kohë mbi aktivitetet dhe humbin kohë në çështje të parëndësishme”288. Menaxhimi i kohës është përcaktuar si “një proces përmes të cilit mund të përmbushim detyrat dhe qëllimet të cilat do të na mundësojnë që të jemi efektivë në punën dhe karrierën tonë”289. Sipas Frank (1994), i cili është një nga autorët më me ndikim në fushën e menaxhimit të kohës, përcakton kohën si “ndodhja e ngjarjeve njëra pas tjetrës dhe përcakton menaxhimin si aktin e kontrollit”290. Ai pohon se, për këtë arsye, menaxhimi i kohës bëhet akti i ngjarjeve kontrolluese. Koha dhe menaxhimi efik i kohës Kur njihen objektivat e përgjithshme, detyrat kryesore dhe rolet që duhen kryer, për menaxherin është e rëndësishme që të marrë në konsideratë se sa efektivisht përdoret koha e punës. Një pikëpamje mbi punën e menaxherit është se i vetmi burim real për ta është koha. Ka variante të ndryshme që tregojnë sesi menaxherët e përdorin efektivisht kohën, ose e shpenzojnë pa kuptim atë. Rrjedhimisht, kjo çështje kërkon vëmendje të veçantë. Në këtë kontekst çështje me rëndësi paraqesin291: Identifikimi i prioriteteve, Rendi i punës, Shmangia e lodhjes, Nevoja që menaxherët të shmangin humbjen e kohës së të tjerëve. Identifikimi i Prioriteteve Menaxhimi i kohës së menaxherëve reaktive mund të jetë joefektiv për shkak të dështimit në identifikimin e prioriteteve të punës së tyre. Ndoshta mënyra më e papërshtatshme për të prioritizuar punët është që të trajtohet kërkesa e fundit në fillim, pavarësisht se nga buron kjo kërkesë, apo ajo lidhet me çështje të cilat sapo janë prezantuar. Fatkeqësisht, ka mjaft raste në të cilat veprohet kështu. Prioritetet e një pune duhen përcaktuar në mënyrë tepër të vëmendshme. Për ta bërë këtë ndoshta nevojitet që ato të, shkruhen dhe të renditen në mënyrë kronologjike, ose të grupohen sipas emergjencave që paraqesin. Edhe menaxherët e organizuar mirë e kuptojnë se duhet të reagojnë ndaj krizave dhe presioneve afatshkurtra, por duhet të kenë si reference të vazhdueshme zotërimin e qartë të çështjeve prioritare të cilat meritojnë vëmendje292. Koha për të menduar në lidhje me punën, përbën një problem të veçantë për menaxherët të cilët janë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete të përditshme. Megjithatë, menaxherët duhet që të gjejnë në një mënyrë apo në një tjetër kohën për të menduar për një model më racional aktiviteti, përndryshe ata nuk kanë shanse që të jenë efektiv. Një problem që ndeshet shpesh në organizata është se menaxherët ballafaqohen me shumë ndërprerje, gjë e cila sjell vështirësi për të gjetur kohën për të menduar në mënyrë të përqendruar dhe sistematike rreth punës. Ndoshta mund

286 Po aty. 287 Lakein, A (1973) How to get control of your time & your life: New American Library, New York 288 Claessens, B, Roe, R. & Rutte (2009), ‘Time management: logic, effectiveness & challenges, In: Roe, R., Waller, M. & Clegg, S. (Eds), Time in organizational Research, London, Routledge, UK, fq. 23-41 289 Randall, S. (1979), ‘Managing Stress Means managing time,’ Personnel Journal, vol, 58 No12 pp. 857 290 Frank, L (1994), ‘Effective time management, ‘The Appraisal Journal, vol, 62 No 4 pp. 580 291 Koxhaj Andri, (2006) “Aftësitë menaxheriale”, botimi i parë, Tiranë, fq. 70 292 http://learningcenter.unt.edu/sites/default/files/Time%20Management%20Priorities.pdf

Page 424: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

424

të jetë e nevojshme që ky përqëndrim të bëhet larg vendit të punës dhe të përdoret një sekretare apo person tjetër për të parandaluar ndërprerjet. Gjithashtu, mund të jetë e nevojshme njohja e personave që bëjnë ankesa të vazhdueshme dhe reduktojnë kështu kohën e nevojshme për qëllime të tjera. Është një nga absurdet e jetës organizative se njerëzit që shpenzojnë kohë në mënyrë joefektive janë ata që ankohen se sa të zënë janë në punë!293. Në raste të tilla do të ishte e nevojshme që t’i deklarohet njerëzve që në fillim të diskutimit, sa kohë do të kenë në dispozicion. Vendosja e prioriteteve të punës mund të përfshijë një analyze të kujdesshme në konfliktin midis preferencave të menaxherit dhe nevojave të situates. Kjo është një çështje e cila trajtohet vazhdimisht. Pasojat e vendosjes së prioriteteve të papërshtatshme në disa raste kërcënojnë seriozisht mbijetesën e një organizate. Politikat e personelit të organizatave për fat të keq, jo gjithmonë ndihmojnë për të vendosur një metodë të balancuar në punën e tyre. Rendi i Punës Dy çështje të cilat lidhen me njëra-tjetrën veçanërisht duhet të influencojnë rradhën e kryerjes së punës. Njëra është përcaktimi i prioriteteve dhe tjetra është vazhdimësia logjike e punëve. Jo të gjitha çështjet kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme. Renditja e mëposhtme ndihmon në përcaktimin e renditjes së punës294: Çfarë duhet bërë urgjentisht? Kjo mund të përfshijë detyra të vogla që duhet të kryhen brenda një afati të shkrurtër. Çfarë duhet bërë për të ndihmuar të tjerët që të përparojnë në punën e tyre? Çfarë pune mund të presë, ose mund të shtyhet në një interval kohe të përshtatshëm për menaxherin? Çfarë nuk mund të bëhet derisa të përfundojnë aktivitete të tjera? Një punë e tillë mund të trajtohet më vonë, por një sistem kontrolli është i nevojshëm për të monitoruar progresin e njerëzve të tjerë të përfshirë në detyrë. Informacioni i marrë, për të cilin nuk kërkohen veprime suplementare. Çështje të cilat nuk duhen marrë në konsideratë. Disa punë kanë nevojë për mendime reflektuese përpara se sa të përfundojnë. E rëndësishme nuk është vetëm shpejtësia me të cilën trajtohen çështjet, por gjithashtu edhe cilësia e çdo vendimi të marrë. Në disa raste individët marrin vendime rutinë të pavetëdijshme dhe kjo jo në pak raste rezulton që të jetë efektive. Studentët mund ta ndeshin këtë kur u përgjigjen pyetjeve të provimeve. Një pyetje e vështirë mund të lihet mënjëanë për të trajtuar një më të lehtë dhe nëse ajo lexohet për herën e dytë pak më vonë rezulton që të jetë më e thjeshtë. Megjithatë menaxherët duhet të bëjnë dallimin midis „zvarritjes“ dhe reflektimit mbi çështje të vështira, në mënyrë të tillë që të merret një vendim i përshtatshëm. Një çështje tjetër është realizimi i detyrave sipas një rradhe të përcaktuar ose në mënyrë të njëkohshme. Kjo është një çështje e lidhur me personalitetin dhe kulturën kombëtare. Monokronikët preferojnë të ndërmarrin veprime në mënyrë lineare derisa ato të plotësohen295. Polikronikët shpesh preferojnë që të ndërmarrin disa detyra në mënyrë paralele296. Kur të dyja modelet

293 Kaufman, C.J., Lane, P.M. and Lindquist, J.D. (1991), “Time congruity in the organization: a proposed quality of life framework”, Journal of Business and Psychology, Vol. 6, fq. 79-106. 294 http://www.kent.ac.uk/careers/sk/time.htm 295 Guerrero, L.K., Devito J.A.,& Hecht M.L. (1999). The Nonverbal Communication Reader: Classic and contemporary readings (2nd ed.). Long Grove, IL: Waveland Press, Inc, fq. 238 296 Cohen, R. (2004). Negotiating across cultures: International communication in an interdependent world (rev. ed.). Washington, DC: United States Institute of Peace.

Page 425: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

425

përplasen, mund të lindin probleme. Kjo mund të shfaqet p.sh., kur një polikronik mbulon seriozisht një detyrë, ndërsa një monokronik dëshiron që të bëhet diçka tjetër menjëherë. Hall shpjegon se këta shembuj lidhen me kulturën kombëtare. P.sh., modelet e punës monokronike hasen më shpesh në vendet nordike sesa në vende të tjera297. Analiza e Rrugës Kritike Koncepti i renditjes logjike të punëve mund të zhvillohet më tej nëpërmjet përdorimit të analizës së rrugës kritike. Kjo përdoret në mënyrë të veçantë gjatë detyrave të planifikimit dhe kontrollit, ku mjfatë aktivitete duhet të kryhen në mënyrë alternative dhe paralele. Teknika u zhvillua për tu përdorur veçanërisht në projekte ndërtimi dhe në planifikime prodhimi. Përfitimet e saj nuk ishin ato të pritshmet për shkak të faktorëve të paparashikuar, dështimeve në komunikim që ndikojnë mbi çdo projekt dhe vështirësojnë planifikimin e këtyre sistemeve. Nëse përdoret me kujdes, analiza e rrugës kritike shpesh është një instrument i fuqishëm planifikimi dhe mund të ketë vlera në planifikimin individual të punës. Ajo shpesh është përdorur në mënyrë intuitive nga njerëz që as nuk kanë dëgjuar për termin „analiza e rrugës kritike“. Titujt alternativë për të njejtin koncept janë „planifikimi i rrjetit“ dhe „analiza e rrjetit“. Një shembull se si mund të përdoret Analiza e Rrugës Kritike në promovimin e produkteve të reja tregohet në figurën e mëposhtme. Dikush mund të supozojë se pika fillestare është njoftimi dhe promovimi i produktit të ri, ndërsa kërkimi dhe dizenjimi i tregut janë bërë që më parë. Ambalazhimi mund të dizenjohet dhe paralelisht të kontaktohen agjentët e shitjeve për t’i përgaditur ata për produktin e ri. Kur konceptimi i dizenjimit përfundon, atëherë ai porositet për tu prodhuar. Më pas përgaditen materialet dhe bëhen porositë përkatëse, produkti mund të shpërndahet. Një fazë tjetër e planifikimit tregon kohën gjatë së cilës duhet të përmbushet çdo etapë e procesit. Megjithëse shembulli është i thjeshtë, shpjegimet dhe sqarimet e shkruara janë të komplikuara dhe të vështira për tu ndjekur dhe kuptuar. Ndërsa diagrami i mëposhtëm i sqaron problemet në mënyrë të qartë.298

Figura 5. Analiza e rrugës kritike. Hedhja në treg e produktit të ri

297 Hall, B.L. and Hursch, D.E. (1982), “An evaluation of the effects of a time management training program on work efficacy”, Journal of Organizational Behaviour Management, Vol. 3, fq. 73-98. 298 Network Marketing – Teknikë rregullimi mallrash, ku një prodhues i jep të drejtën e tregtimit të paketës së produkteve të tij një tregtuesi me shumicë, apo një tregtuesi me pakicë etj., duke krijuar një rrjet apo një zinxhir pikash prezantimi, reklame dhe tregtimi të drejtpërdrejtë me blerësit

Page 426: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

426

Lodhja Për menaxherët është e nevojshme që të marrin në konsideratë kufijtë e tyre fizik në planifikimin e ngarkesës së tyre në punë. Individët ndryshojnë mjaftë në raport me qëndrueshmërinë e tyre ndaj lodhjes dhe kjo varet edhe nga angazhimet që menaxheri ka jashtë vendit të punës. Do të ishte mjaftë interesante krahasimi i një individi të thjeshtë, me një tjetër që mund të ketë kuota të larta energjie. Pasojat do të ishin befasuese nëse ngarkesa e punës së individit planifikohet më me optimizëm se ç’janë realisht aftësitë fizike të tij. Nëse ndodh një gjë e tillë, ka mjaftë mundësi që në kuadrin afatgjatë cilësia dhe niveli i punës të ulen dhe të rritet mundësia e prezantimit të problemeve shëndetësore. Prova e Punës Kërkimore Kërkimet studimore tregojnë se oraret e zgjatura të punës për punëtorët e krahut mund të jenë joproduktive. Do të ishte mëse normale që të supozohet se e njejta logjikë ndikon edhe mbi menaxherët. Një moment i veçantë që duhet theksuar është koha e shlodhjes e cila synon të rritet në raport të drejtë me masën e lodhjes. Kjo tregon se kur një gjë e tillë ndodh, individi duhet të shlodhet sapo të shfaqen shenjat e lodhjes, përndryshe ripërtëritja do të kërkonte mjaftë kohë. Performanca gjithashtu do të ndikohej negativisht, nëse dikush do të vazhdonte punën edhe kur shfaqen shenjat e lodhjes. Ajo që është e rëndësishme është se njerëzit duhet të pushojnë përpara se ata të jenë tepër të lodhur. Nëse nuk ndodh kjo gjë koha e ripërtëritjes do të zgjatet, ndërsa ecuria dhe cilësia e punës do të ulen ndjeshëm kur puna rifillon përsëri. Nevojat Shoqërore Duhet pranuar se njerëzit kanë nevojë që të përmbushin nevojat shoqërore po aq sa edhe ato të punës gjatë kohës që kryejnë detyrat e tyre. Një mënyrë e planifikimit të punës në mënyrë tepër strikte, mund të jetë jofleksibël dhe e bën jetën e njeriut mjaftë të mërzitshme dhe monotone. Për më tepër, është e nevojshme që të shpenzohet një pjesë e kohës në punë për të ruajtur marrëdhëniet sociale midis punonjësve të organizatës. Sigurisht që ekzistojnë limite deri ku ky veprim duhet bërë, por është kretësisht anormale dhe e pakëshillueshme injorimi i këtij aspekti. Menaxherët duhet që ta vendosin vetë ritmin e punës së tyre dhe ndoshta të kenë disa momente relaksuese gjatë ditës së punës. Megjithatë pushimi duhet të jetë i tillë që të mos i ndërpresë ata që të punojnë efektivisht. Kursimi i Kohës Të Tjerëve Menaxherët duhet që të ndihmojnë të tjerët për të përdorur me rendiment kohën si dhe për të organizuar menaxhimin e vetë kohës së tyre. Kjo mund të nënkuptojë p.sh., përgaditjen e kujdesshme të diskutimeve dhe intervistave, në mënyrë që të mos cënohet koha e punës së individëve të tjerë. Aftësitë që kërkohen për menaxhim më të mirë të kohës Që të “menaxhojmë kohën” në mënyrë produktive duhet të zhvillojmë aftësi të cilat në shikim të parë duken se nuk kanë të bëjnë fare me “menaxhimin e kohës”. Në vazhdim do ti shqyrtojmë një nga një. Së pari është fokusi ynë. A e kemi të qartë ku është pika jonë e fundit ku duam të arrijmë apo vetëm e marrim gjërë e “le të del ku të del”. Në këtë mënyrë do të jemi tërësisht të pakoordinuar dhe do të ndjekim çdo “mundësi” dhe në fund përfundojmë në spital nga zemra, tensioni i lartë, sheqeri apo diçka tjetër. Prandaj duhet ta pastrojmë me veten se çka është ajo që duam në jetë dhe a na përputhet me atë që po bëjmë profesionalisht, të jemi në sinkron. Duhet të jemi të qartë me veten çka varet drejtpërdrejtë dhe indirekt prej nesh, dhe të fokusohemi në këto. Pra, të përmbushim obligimet tona në vend të punës, familje dhe shoqëri, në ato fusha ku ne mund të veprojmë

Page 427: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

427

drejtpërdrejt. Gjërat që janë jashtë ndikimit tonë nuk duhet të lejojmë të na marrin energji dhe të na humbin kohë. Planifikimi. Si duam të arrijmë aty ku synojmë, planet afatgjata dhe afatshkurta. E këtu na ndihmojnë mjetet më të reja apo edhe ato klasike, që u përmendën në fillim, që të mbajmë fokusin dhe të mos devijojmë nga rruga. Ne Kosovarët jemi të dobtë në planifikime si në aspektin financiar poashtu edhe në atë kohor. Jemi shumë të mirë në ëndërrime (ide kreative) por shpesh dështojmë në realizimin e tyre pasiqë nuk dijmë si të buxhetojmë kohën dhe as si të buxhetojmë aftësitë tona dhe të tjerëve dhe forcën financiare. Natyrisht ka përjashtime shumë të mira e këtë e vërtetojnë kompanitë e sukseshme Kosovare. Prandaj këtu mund ti vëjmë në përdorim mjetet klasike si fletoret, apo telfonat më të ri, tablete, etj, vetëm që të kemi të shkruar se çka dueht të kryhet kur dhe të shohim mos nuk e kemi mbajtë ndonjë premtim ndaj vetes. Ne më së shumti e zhgënjejmë veten kur nuk i mbajmë premtimet ndaj të tjerëve, prandaj realisht çdo premtim që e bëjmë ia bëjmë vetes pasi që ne jemi ai/ajo që duhet ta realizojmë. Delegimi. Sa jemi ne të aftë të delegojmë? A jemi duke i deleguar punët përkatëse njerëzve të duhur? Është diçka e nënkuptueshme apo jo, dhe askush nuk e diskuton, por unë jam dëshmitare e shumë menaxherëve të cilët nuk kanë idenë se çka është delegimi dhe, më e keqja, i delegojnë punë njerëzve të gabuar apo i kanë emërtuar njerëzit e gabuar në pozita të gabuara. Absurde? Por është realitet pasi që asnjëri prej nesh nuk e konsideron këtë si një aftësi të domosdoshme, konsiderohet si logjikë e “shëndoshë”. Menaxherët me mungesë të aftësive njerëzore (inteligjenca emocionale dhe sociale) shpesh përfundojnë duke i trajtuar njerëzit si makina apo robotë dhe pastaj “shashtrisen” kur ata njerëz nuk e kryejnë punën. Kështu, të shumtën e rasteve, përfundojnë duke kryer punët vet menaxherët me arsyetimin “askujt nuk i besohet” ose duhet ti ridelegohen njerëzve tjerë pasi që dikush të ketë kritikuar situatën, dhe ja ku e kemi kohën e humbur! Prandaj, aftësia e delegimit është shprehi që duhet të konsiderohet me seriozitet. Komunikimi. Të gjithë vuajmë nga mungesa e aftësisë së komunikimit të mirëfilltë, përpos njerëzve me të vërtetë të suksseshëm dhe të lumtur (suksesi dhe lumturia nuk janë të njejta por duhet të shkojnë bashkë që suksesi të jetë i plotë). Fatkeqësisht, njerëzit e suksseshëm dhe të lumtur me veten (“rahat me veten”) na bëjnë nervoz dhe na zgjojnë xhelozi derisa ne do të duhet të mësojmë nga këta njerëz. Njëra prej aftësive që njerëzit e sukseshëm e kanë është komunikimi i mirëfilltë. Komunikim do të thotë të kuptohet me të vëretë pala tjetër. Komunikim nuk është vetëm shkëmbim verbal fjalësh por është kuptimi prapa fjalëve. Kur i kuptojmë klientët tanë, jemi më të mirë në shërbimet tona dhe në zhvillimin e produkteve më të sukseshme dhe natyrisht koha jonë e investuar nuk është e humbur. Sa më shumë të kuptojmë anën tjetër më pak kohë do të na duhet që të realizojmë atë që nevojitet. Keqkuptimet janë gllabërues të kohës, ato na humbin kohë dhe resurse kot pasi që nuk prodhohet asgjë e dobishme. Në vend të një muaji ne do të na duhet 3-6 muaj të realizojmë diçka për shkak se nuk kemi dashtë ta kuptojmë kërkesën si duhet në radhë të parë por kemi konsideruar veten më të mençur se klienti apo pala tjetër. Menaxhimi i stresit. Kjo bie në kuadrantin e dytë që e përmendëm më lartë. Stresin mund ta menaxhojmë vetëm nëse jemi shpirtërisht dhe fizikisht në nivelet tona optimale të energjisë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje ta menaxhojmë nervozën dhe stresin ditor. Kur jemi nervoz dhe nën stres nuk jemi kreativ, jemi në gjendje të vetmbrojtjes dhe jemi të barikaduar ndaj zgjidhjeve kreative që do të mund të zgjedhin situatën tonë. Prandaj kuptohet lehtë që në këtë gjendje “menaxhimi i kohës” është një stresues shtesë dhe ne nuk kemi kurrfarë force ndaj saj. Stresi nuk do të adresohet dhe menaxhohet nëse vazhdimisht tentojmë që fajin t’ua lëmë të tjerëve. Situatat stresuese do të vazhdojnë deri sa ne nuk të njohim veten dhe të dijmë të menaxhojmë veten në relacion me të tjerët.

Page 428: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

428

Sinergjia. Siç u diskutua më lartë, njerëzit me aftësi të gabuar në pozita dhe përgjegjësi të gabuara nuk krijojnë sinergji. Që të kuptojmë sinergjinë, marrim shembull organizmin e njeriut. Në organizmin e njeriut nuk mund ta bëjmë që mëlçia të kryen funksionin e zemrës apo trurit dhe ansjellats. Pra, secili organ i kryen në mënyrë perfekte detyrat e veta. Në momentin që një organ nuk funksinon si duhet organizmi nuk është në gjendje të funksionon më së miri. Prandaj nëse kuptohet mirë sinergjia, kompania do të funksionon si duhet dhe nuk do të ketë probleme me kohën. Por, fatkeqësisht shpesh ndodhë që trurit (kokave) të kompanive ju mungojnë aftësitë e të kuptuarit të sinergjisë dhe promovojnë njerëz në pozita të larta vetëm pse janë persona karieristë apo pse ju bëjnë qejfin, pra caktojnë njerëz jo kompetent në pozita me rëndësi. Por secili prej nesh mund ta krijon sinergjinë në ekipet e veta duke i kuptuar aftësitë e secilit anëtar të ekipit. Pra të gjithë ne mund të zgjedhim që të krijojmë sinergji rreth vetes që të jemi më produktiv me kohën tonë. Arsyet e keqmenaxhimit të kohës Ka shumë arsye përse menaxherët dështojnë në identifikimin e prioriteteve të tyre dhe në përdorimin e saktë të kohës. Analiza e roleve sqaron se si mund të përdoret koha në mënyrë më efektive. Shkaqet për një përdorim të keq të kohës mund të jenë299: Qartësia e komunikimit. Disa individë mund të kuptohen më lehtësisht se sa të tjerët. Por, ekziston rreziku i moskuptimit të nevojave të disa individëve që kanë vështirësi për të shprehur nevojat e tyre. Kështu, menaxherët do të kuptohen më qartë nga ata që shpenzojnë më tepër kohë sesa nevojitet. Përafrimi. Është e natyrshme për njerëzit që të preferojnë të shpenzojnë kohën me ata që u pelqen shoqëria dhe të ndajnë me ta të njejtat vlera. Nëse kjo tejkalohet, aktivitetet e disa njësive brenda organizatës mund të bëhen të njëanshme duke mos u integruar mirë me objektivat e përgjithshme organizative. Konflikti. Njerëzit ndryshojnë në aftësitë e tyre për trajtimin e konflikteve. Mjaft individë dëshirojnë që ti menjanojnë ato. Megjithatë, është i rëndësishëm evidentimi i opinioneve të ndryshme dhe përpjekja për të gjetur zgjidhje konstruktive. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të bëhen modifikime në sjellje me ata kolegë aty ku konfliktet kanë më shumë mundësi për tu shfaqur. Kjo mund të kërkojë diskutime për çështje jashtë kontekstit të punës dhe nëse është e përshtatshme mbi çështjet sociale, në mënyrë që të ruhet dhe përmirësohet marrëdhënia e ndërtuar. Kjo ndihmon në ruajtjen e marrëdhënieve të punës edhe kur ato vendosen “nën presion” nga konfliktet e ardhshme. Preferencat e punës. Njerëzit parapelqejnë të merren me atë që ndjehen mirë dhe janë të sigurtë, Kur studentët mësojnë për provime atyre u duhet të përqendrohen më shumë në çështjet ku janë më të dobët, por ku potencialet për përmirësime janë të mëdha sesa çështjet që ata pelqejnë më shumë. Kompetenca. Disa detyra të rëndësishme mund të jenë mjaft “kërkuese”. Është e rëndësishme që njerëzit të zgjidhen me kujdes dhe zhvillimi i tyre të trajtojë veçanërisht përgjegjësitë menaxheriale. Ndryshimi i prioriteteve. Në disa raste, individët “ndrydhen” në prioritetet tradicionale. Zhvendosjet e prioriteteve organizative nuk deklarohen gjithmonë zyrtarisht300. Menaxherët duhet të analizojnë presionin e jashtëm veçanërisht mbi organizatën dhe të zhvillojnë “mendimin” sikur do të shfaqen prioritete të reja. Për të vlerësuar kohën dhe vëmendjen që kërkojnë individë ose grupe të ndryshme, është e nevojshme të mbahet parasysh se në mënyrë të gabuar njerëzve mund ti kushtohet mjaft kohë e në raste të tjera më pak se që ju nevoitet. P.sh. vartësit mund të ndjehen të mbikontrolluar, ndërsa drejtuesit e lartë mund të mos pelqejnë që të kalojnë shumë kohë me vartësit301. Megjithatë, është e dëmshme që të shpenzohet më pak kohë sesa është e nevojshme me eprorin. Duhet marrë në konsideratë koha që i nevojitet individit që të merret me reflektimin mbi mendimet 299 Koxhaj Andri, (2006); “Aftësitë menaxheriale”, botimi i parë, Tiranë, fq. 53. 300 Currie, Wendy; Galliers Bon (1999) “Rethinking Management Information Systems”, Oxford University Press, fq. 109. 301 Koxhaj Andri, (2006) “Aftësitë menaxheriale”, botimi i parë, Tiranë, fq. 53.

Page 429: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

429

e tij. Analizat ditore të menaxherëve tregojnë se është shumë e vështirë për ta, që të gjejnë periudha kohe ku ata mund të përqendrohen në një punë ose në mendime reflektuese pa asnjë përgjigje. Një kohë e tillë mund të jetë e rëndësishme, nëse menaxheri mbulon edhe planifikimin afatgjatë. Përfundimi Koncepti i menaxhimit të kohës ka filluar të zhvillohet me revolucionin industrial dhe u bë nocioni modern i kryerjes së punëve në mënyrë efektive dhe efikase. Kjo është një nga aftësitë themelore të nevojshme për të qenë të suksesshëm në jetë, por njerëzit, duke përfshirë organizatat e biznesit dështuar për të trajtuar atë si faktor serioz për mbijetesën e tyre. Menaxhimi efektiv i kohës e pamë se ndikon në përmirësimin e produktivitetin të punonjësve, e bënë planifikimin e punëve më të lehtë, bën që stafi të kryej detyrat në nivelin më të lartë të aftësive të tyre, ndihmon personelin të caktojë prioritete dhe të kryej detyra të rëndësishme, regjistrimin dhe udhëzimin e organizatës drejtë arritjes së qëllimeve të saj të caktuara. Duke qenë i organizuar mirë në lidhje me përdorimin e kohës nuk është e thënë të arrihet edhe një nivel i caktuar i cilësisë. Ky nivel i cilësisë mund të arrihet nëpërmjet të mësuarit, zhvillimin profesional, praktikimit të vazhdueshëm dhe përvojës. Koha do të punojë vetëm nëse personi është plotësisht i angazhuar për të arritur qëllimet dhe duke hequr ndonjë dyshim eventual. Përbërësi më i rëndësishëm dhe vendimtar është "besimi", i cili është i ndarë në dy aspekte. Së pari, duhet të besojnë dhe të kenë besim të plotë se të mësuarit është i mundur dhe gjithashtu zhvillimi i aftësive është i mundur. Së dyti, duhet të kihet besim në teknikat e menaxhimit të kohës, sepse në të kundërten, nuk ka asnjë mënyrë që të funksionoj. Nëse këto dy aspekte mund të arrihen, atëherë niveli i efektivitetit do të jetë i madh.

Page 430: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

430

Valon Leci - A duhet që normat pozitive të përkojnë me ato morale ?

Valon Leci

Departamenti i Filozofisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Abstrakt

Kur normat morale, për shkak të rëndësisë së tyre për ruajtjen dhe funksionimin e kohezionit social dhe shtetëror nevojitet të respektohen me një seriozitet më të madhë, ato edhe mund të fuqizohen në norma pozitive, por atëherë kur normat shtetërore bien në kontradiksion me normat morale, shpërfaqet delikatesë mjaftë e rrezikshme fuksionale të shtetit dhe shoqërisë, madje shpeshë shtete të tilla që nxjerrin norma në kundërshtim me atë që quhet etikë rrezikojnë edhe të kalojnë në shtete totalitariste. Gjithsesi, kjo çështje duhet të debatohet dhe rezonohet, duke bërë refleksione filozofike edhe mbi vlefshmërinë e normave morale, sidomos kur ato norma janë relative!

Fjalët kyqe: Morali, e drejta, drejtësia, liberalizmi, komunitarizmi.

Fillesat e mendimit mbi normat si produkt i njeriut

Historia e filozofisë perendimore, që nga konstituimi i periudhës së madhe antropocentrike, dhe kthimit të vëmendjes njerëzore prej çështje të kosmologjisë e kosmogonisë tek çështje të njeriut dhe të raporteve të tij me shoqërinë dhe me shtetin pastaj, njeh ballafaqime permanente të diskurseve e refleksioneve filozofike lidhur me raportin e etikës dhe të kategorive themelore të saj me disiplina të tjera. Këto raporte herë janë kompatibile dhe konvergjente, madje në periudha të caktuara kohore edhe identifikohen, e herë janë divergjente e të diferencuara totalisht.

Edhe pse konsiderohet që me sofisët dhe Sokratin çështja e preokupimit njerëzor në aspektin gnoseologjik bënë kthesë nga kozmologjia në antropologji, megjithatë, kjo nuk është një ndarje strikte me vij të qartë demarkacioni. Nuk ka inovacion total në problematizimin e njeriut dhe çështjeve njerëzore në refleksionet filozofike të sofistëve dhe Sokratit, ngase disa nga këto çështje janë trajtuar në shkrimet mitologjike ku zotërat përfytyroheshin si qenie antropomorfe në ndërkohë qenie të fuqishme dhe me natyrë transcedentale dhe atribute të transcedencës. Megjithatë, te filozofët para Sokratit dhe sofistëve nuk ka pasur ndonjë shenjë të preokupimit të tyre mbi natyrën njerëzore, natyrën e jetës sociale, natyren e ligjit, moralit etj. Arsyeja e këtij anashkalimi që parasokratikët ia bënë këtyre çështjeve mund të jetë siç thotë Pavllovic ndoshta për shkak se në kohën kur lindin teoritë kozmologjike, jeta shoqërore në qytete-shtete të Greqisë akoma ishte mjaftë mirë e me sukses e rregulluar me anë të besimeve popullore tradicionale, me anë të kulteve dhe zakoneve. Autoriteti i ligjeve shtetërore, të cilat i shkruanin njerzit e dalluar për dituri dhe poetët, bazohej në traditën, në besimin dhe në zakonet e të parëve.

Pra, në mitologji kemi identifikim të traditës zakonore, ligjeve pozitive, normave tjera të besimeve, dhe shoqëria funksiononte mbi bazën e këtij identifikimi dhe jo diferencimi normativ. Rrjedhimisht, duke qenë çështje krejt triviale në raport me kozmosin, parasokratikët nuk e konsideruan aq të rëndësishme të merren me këto probleme. Prandaj, sofistët dhe Sokrati ishin të parët që merreshin

Page 431: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

431

me më seriozitet me refleksione mbi njeriun, shoqërinë, qytetin-shtet, moralin, të drejtën dhe drejtësinë, etj.

Madje, Sokrati aspektin e respektimit të ligjeve e ka glorifikua deri në masën sa ka pranuar të vdes në ndërkohë që nuk ka pranuar të shkelë ligjet. Kërkesa e ekzistencës së ligjeve dhe domosdoshmërisë së respektimit të tyre u ngrit në piedestalin më të lartë nga Sokrati. Siç mësohet nga shkrimet e Platonit, Sokrati edhe pse ligjëronte për të drejtën, të mirën, virtytin, ndershmërinë etj, ai u dënua me vdekje nga disa gjykatës siç i cilëson ai “të korruptuar dhe agnostik”, nën akuzën se me ligjeratat e tij ai po i prishë rininë dhe aspekti tjetër i akuzës ndaj tij kishte të bënte për blasfemi apo fyerje të zotave. Përkundër kësaj, Sokrati ishte thell i bindur se ligjet janë të drejta dhe si të tilla duhet respektuar. Ai konsideronte se interpretuesit e ligjeve janë ata që po i shkelin ligjet, dhe nga banka e të akuzuarit, ai nuk pretendonte të mbronte veten, por mori rolin e “prokurorit” dhe akuzonte gjykatësit për shkelje të ligjeve që si të tilla janë të drejta. E drejta nuk ndeshej askund me ligjeratat e tij që i mbante në ambiente të hapura dhe në të cilat mund të merrnin pjesë falas të gjithë ata që dëshironin, përkundër, ato ishin avancim dhe afirmim i ligjeve të drejta. Atëherë kur Sokrati konsideronte që padrejtësisht po dënohej me vdekje, ai ishte i bindur që ishte i pafajshëm. Kur atij i’u dha mundësia të arratisej nga burgu që të mos ekzekutohej, ai nuk pranoi, sepse mendonte se në gjendjen aktuale ai po vdiste i drejtë dhe pa i shkelë ligjet dhe të drejtën, e në rast se arratisej, ai pikërisht atëherë po i shkelte ligjet dhe me këtë rast meriton të dënohet. Kështu, Sokrati në një mënyrë apo në tjetrën e sakrifikoi vetveten, ndër të tjera edhe për hirë të respektimit të ligjeve. Ai u bë mbrojtës i ligjeve dhe i së drejtës dhe e respektoi atë deri në momentin e fundit të jetës së tij, duke e ngritë vlerën e ligjit aq lartë, sa që nuk kurseu as jetën e tij. Në këtë mënyrë, ishin ekuivalente e drejta dhe morali, por që të dyja këto bien ndesh me zbatimin jo të drejtë të ligjeve. Atë që e lejon morali dhe vlerësohet si e tillë, e ndalon shteti me akte brutale. Rrjedhimisht shteti i tillë përfundon në dështim të mbajtjes së kohezionit social, dhe në rastet më të shpeshta në ndryshim të sistemit politik.

Gjithashtu Platoni konstituoi nje raport të inferioritetit të politikës ndaj etikës, ku qëllimi i politikës është arritja e një të mire. E ndërkohë si ideja më e lartë në hierarkinë e ideve të idealizmit objektiv të Platonit ishte ideja e së mirës.

Platoni, filozofi idealist objektiv, i cili paraqet strukturën e një shteti ideal, e idealizon shtetin si të tillë. Edhe pse Platoni i ikë individualizmit, ai shtetin si konstrukt ideal e sheh si plotësim të të gjithë individëve. Individët si qenie të veçanta i konsideron si të pamjaftueshëm për vetveten, prandaj në një mënyrë apo në një tjetër, shteti sipas Platonit është konstrukcion i avancuar i individit. Në analogji me elementet shpirtërore të individit, Platoni e mendon edhe strukturën e shtetit. Sikur shpirti i individit që përbëhet nga Forca, Vetëpërmbajtja, dhe Urtësia dhe që Drejtësia është produkt i tyre, ashtu edhe shteti në mënyrën e organizimit, funksionimit dhe udhëheqjes përbëhet nga ushtarët, zejtarët dhe filozofët, dhe drejtësia vihet në vend, atëherë kur këto kategori njerëzish, për më tepër, çdo individ i veçantë, e kryen vetëm atë punë e cila i është besuar në mënyrën më të mirë të mundëshme, dhe nuk merret me shumë punë njëkohësisht. Sipas Platonit ndërtimi i një raporti të tillë nga ana e individit me shtetin, qon deri te drejtësia e përgjithëshme. Në këtë mënyrë, drejtësia po na paraqitet si diçka e mundëshme potencialisht praktikisht, dhe atë në aspektin profesional na duket si kompozicion i veprimtarisë teknokrate të individëve, e kurrsesi si diçka ideale e utopike. ”Shteti i drejtë nuk është imazhi ideal i një drejtësie utopike”302.

Aristoteli, nxënësi i Platonit, filozof që vinte nga një qytet i vogël Stagira por që njohuritë e tij shkencore e filozofike ishin shumë të mëdha, nuk i dha ndonjë rëndësi më të madhe se mësuesi i tij individit, për më tepër, ky individin i’a subordinoi plotësisht të tërës.

302 Zherard Mere, Kryeveprat e Mendimit Politik- Hyrje në Teorinë e Politikës, Tiranë, 2007, Përktheu: Edit Dibra, Botimet DITA 2000, fq.21.

Page 432: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

432

Njeriu, thoshte Aristoteli, është një zoon logon, që nënkupton një qenie që mendon dhe flet, dhe si derivat i kësaj ai është zoon politikon, pra qenie politike. Duke qenë qenie politike, ekzistenca e tij detyrimisht i subordinohet shoqërisë, brenda së cilës zhvillohet edhe jeta politike. Bile, Aristoteli konsideron që një qenie frymore, për të jetuar e vetmuar, ose duhet të jetë perendi ose kafshë, por jo edhe qenie racionale humane, siç është njeriu. Eudaimonia (lumturia) është aspekti teleologjik i njeriut, dhe kjo mund të arritet vetëm duke qenë pjesë e shtetit dhe shoqërisë.

Rrjedha e nisur nga Platoni mbi suborndinimin e politikës ndaj etikës, ndërpritet me Makiavelin i cili afirmon idenë që politika nuk duhet të ketë si synim etikën, por që politika duhet të ketë synim ruajtjen e kohezionit social përmes mjeteve të çfarë do qofshin ato, dhe krejtë ky sistem si i tillë ëshë i përligjur.

Raporti i moralit me të drejtën

Që të sqarohet më saktë ky raport, është me vlerë që në fillim të bëhet një dallim i shkurtër lidhur me burimin e tyre.

Çështja e burimit të normave morale sipas Vuko Paviqeviqit është njëra ndër 3 çështje themelore lidhur me normat morale, të çëllimit dhe të vlefshmërisë.

Ka dy teori lidhur me burimin e normave morale, e ato janë:

a. teoria autonome – auto-vetë, nomos-rregull, ligj. Sipas kësaj teoria morali buron nga vetë njeriu, apo individi. Edhe në këtë kuadër ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, lidhur me atë se na cila shtresë e personalitetit të njeriut buron morali, ku disa nga pikëpamjet janë: a.1. Racionaliste- ku pohon se morali buron nga shtresa e arsyeshme e personalitetit të njeriut, a.2. Emotiviste- morali buron nga emocionet njerëzore, a.3. voluntariste- morali buron nga vullneti njerëzor.

b. teoria heteronome. – hetero- tjetër, nomos- rregull, ligj. Sipas kësaj teorie morali buron nga diçka ejashtme për ne, dhe ne vetëm na imponohet që ta respektojmë si të tillë. Edhe lidhur me këtë teori ka disa mendime se kush dhe çka është ajo e jashtmja që na sjellë norma morale që ne duhet t’i respektojmë, e këto teroi janë: b.1. teonomiste- e cila supozon që normat morale dhe fenomeni moral si i tillë është produkt i Zotit si qenie absolute, dhe b.2. sociologjike- që konsideron që morali buron nga shoqëria, pra është produkt i veprimtarisë shoqërore ne forma të ndryshme.303

Sipas kësaj, shihet qartë që nuk ka ndonjë rast kur përcaktohet që morali buron nga shteti, ashtu siç buron e drejta, sepse shtetet që tentojnë ta përcaktojnë dhe të vendosin vetë se çka është e moralshme dhe çka jo, ato shtete janë shtete totalitare dhe imperialiste.

E drejta vs. e mira

Ekziston një debat i madhë filozofik lidhur me raportin që ka e drejta me moralin. Nivelin më të lartë të tij ky debat e ka arritur në diskutimet dhe oponencën filozofike që është zhvilluar në mes të filozofëve që kanë afirmuar të drejtën natyrore dhe realizmin ligjorë dhe atyre që afirmuan teorinë e pastër të ligjit. Debati, ndër të tjera zhvillohej mbi esencën e ligjeve dhe raportit të këtyre ligjeve me moralin.

Me trajtimin e këtij problemi është marr edhe Herbert Hart tek “Koncepti i së drejtës”, si dhe tek artikulli “Positivism and the seperation of Low and Morals” ku zhvilloi një debat filozofik mbi këtë çështje me Lon Fuller, dhe ku konsideronte që e drejta me moralin mund të kenë lidhje në mes vete, por nuk ekziston një lidhje inherente dhe e domosdoshme në mes tyre.

303 Vuko Paviqeviq, Bazat e etikës, Rilindja, fq.

Page 433: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

433

Për të qenë sa më transparent dhe korrekt mendimi mbi çështjet e raportit të së drejtës me të mirën, duhet të sqarohet edhe tutje krahasimi dhe diferencimi i normave të të dyja kategorive. Norma përgjithësisht përbëhet nga 3 pjesët e saj themelore: Subjekti i normës, që është ai prej nga buron norma, objekti i normës, që është ai për çka dedikohet norma dhe sanksioni i normës, që nënkupton që ata që nuk e respektojnë normën, të sanksionohen me normë. Sanksioni i normës është njëri ndër elementet themelore të cilat e dallojnë normën morale nga ajo juridike. Kjo ka lidhje direkte edhe me vetë subjektin e normës. Si formë e sanksionit moral, dihet mirëfilli se është qortimi, stigmatizimi, shpërfillja dhe injorimi, etj. Mirëpo, natyrisht një sanksionim i tillë nuk jep kurrfarë garancashë që do të arrij të ruaj kohezionin social, andaj shteti me normat e veta parashehë formë tjetër të sanksionit, të cilat në faktë janë sanksione më rigjide sesa sanksionet morale. Si forma të sanksionit shtetoror njihen shumë, por ndër më të rëndësishmet janë: “dënimet kryesore; dënimet alternative; dënimet plotësuese; dhe vërejtja gjyqësore.” 304. Si denime kryesore, sipas të njëjtit kod përcaktohen “dënimi me burgim të përjetshëm; dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë”305, ndërsa tek dënimet tjera janë gjithashtu kategori të tjera penalizuese, që në esencën e vetë janë më direkte dhe më shtërnguese sesa normat morale që sanksionojnë. Kështu i cilëson edhe Harti i cili thotë që në thelb e drejta ndryshe prej moralit me mjetet e saj shternguese e kufizuese mbron ose kufizon lirinë individuale, gjë që nuk e bënë morali, prandaj është koncept e realitet tjetër. Harti afirmon idenë e ndarjes së qartë në mes të ligjit, rrjedhimisht asaj që parashtron shteti dhe moralit. “Ligji nuk është morali. Mos lejoni që ai ta zëvendësoj moralim”306 Sipas Hartit në raste të caktuara, e drejta dhe morali përdorin të njëjtin fjalorë. Shembull konkret është fjala “duhet”, të cilën e përdorin edhe gjykatësit në momentet kur duhet të vendosin për ndonjë çështje, rregullimi i së cilës nuk është paraparë saktësisht në ndonjë ligj, dhe në këtë moment gjykatësit duhet të vendosin mbi bazën e diskrecionit të lirë të tyre në mënyrë që të marrin vendim meritorë. E këtë vendim ata duhet ta marrin duke bërë atë që Harti tek vepra “Koncepti i së drejtës” e quan thuarje e lirë. Por sipas Hartit, edhe pse është thurje e lirë e gjykatësit vendimi mbi çështjen e parregulluar, dhe si i tillë ai vendim duhet që të merret jo duke u bazuar saktësisht në një pjesë konkrete të një ligji konkret, kjo nuk presupozon që në atë rast gjykatësi thirret në ndonjë diskurs moral për të interpretuar ligjin se si duhet të jetë. Në këtë moment konstituohet edhe ndarja që Harti i bënë ligjit si është dhe si duhet të jetë, që në studimet mbi jurispodencën njihet si jurispodenca alalitike dhe jurispodenca normative.! Harti i bënë edhe një kritikë vetë filozofisë së të drejtës natyrore, e cila afirmon një lidhje kohezive në mes të drejtës dhe moralit. Për më tepër, filozofë të së drejtës natyrore, konsiderojnë që e drejta pozitive në një mënyrë është vetëm shpërfaqje praktike e të drejtës qysh është ajo në esencën e vet. Nga kjo e drejtë, që si e tillë, për shkak të të qenurit të saj në një stad më të lartë prej nga buron e tërë e drejta pozitive, shpesh merr edhe epitete të një qenie hyjore. Duke qenë të drejta natyrore, mendohet që këto të drejta i takojnë njeriut për nga natyra e tij, pra i takojnë atij për vetë faktin që është një qenie e gjallë, ose thënë edhe më detalisht, për vetë faktin që është një qenie njerëzore, ngase shumë të drejta qenies njerëzore i takojnë edhe para lindjes së tij, siç është e drejta për jetën, dhe kjo rregullohet edhe në të drejtën pozitive me ligje që rregullojnë abortin. Në ndërkohë kjo çështje debatohet edhe sot e kësaj dite nëpër qarqe të ndryshme moralistësh, ku përfshihen edhe profesionist të fushave të tjera siç janë predikuesit fetarë, juristët etj. Është e rëndësishme që të drejtën natyrore që i takon individit, shtetet e ndryshme duhet që ta pranojnë si të tillë, dhe ta garantojnë respektimin e saj. Rrjedhimisht, sipas këtij diskursi, nuk është në diskrecion të shtetit që t’ia jap atë të drejtë individit, sepse ai këtë të drejtë e ka për nga natyra e tij. Shteti vetëm duhet ta njoh dhe garantoj atë. Në momentin që shteti pretendon se duhet t’ia japë këtë të drejtë individit, supozohet që ai mundet edhe mos t’ia jap, dhe të bie në kundërshtim me një

304 Kodi Penal i Kosovës nr. 04/L-082, Neni 4. 305 Po aty, neni 43 306 Fatmir Zanaj, Filozofia e së drejtës, botues “Naimi”, Tiranë 2012, fq.295

Page 434: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

434

të drejtë tjetër më të lartë, pasi që për mendimin e filozofëve të teorisë së të drejtës natyrore e drejta e shtetit i subordinohet të drejtës natyrore. Këtu vërehet edhe një moment i lidhjes së moralit me të drejtën që qëndron në raport të ngushtë me vetë të drejtën natyrore. Kështu e shprehte edhe njëri nga filozofët e teorisë të së drejtës natyrore këtë raport duke e cilësuar se “…ajo që është e rëndësishme në diskutimet e të gjithë filozofëve është ideja se njerëzit janë të lindur për drejtësinë, se e drejta buron jo nga opinionet e njeriut, por nga Natyra. Ata, filozofët mendojnë se zëri i ndërgjegjes është ligji, se urtësia morale është ligji, veprimi i të cilit na shtynë neve drejtë veprave të mira dhe na kufizon për të bërë vepra të këqija”307 Pothuajse kështu mendonin edhe filozofët e të drejtës natyrore të krishterimit, të cilët, duke artikulu filozofinë e tyre të përshkuar nga dogmat fetare, konsideronin që e drejta është sferë e rregullimit të marrëdhënieve njerëzore, e cila burimin e vetë e ka tek Zoti si qenia supreme e botës, dhe kjo sferë e rregullimit të këtyre raporteve është veprimtari e mirë dhe e moralshme. Megjithatë, Harti në filozofinë e tij mbi ndarjen e së drejtës nga morali, bënë një ndarje të butë, që e dallon nga autorë të tjerë pozitivistë. Harti nuk e diferencon tërësisht moralin nga e drejta, por vetëm e mohon mundësinë që e drejta të jetë e varur nga morali. Për më tepër Harti thotë që në disa momente edhe brenda të drejtës pozitive ekziston një frymë e të drejtës natyrore. Por aty ku kontributi i të dyjave është relavant për kohezionin social dhe të mirën njerëzore, që të dyja munden ta japin njëkohësisht kontributin e tyre. “…e drejta dhe morali, kur merret si qëllim mbijetesa e njërëzve, duhet të kenë në përbërjen e tyre një përmbajtje specifike,”308. Diferencim të së drejtës dhe moralit bënë edhe John Rawls, i cili konsideron që drejtësia si paanshmëri duhet të kuptohet vetëm në koncepcionin e saj politik, e jo edhe atë moral, në një mendim ku aspekti ekonomik është përshkues brenda tërë diskursit. “…drejtësia si paanshmëri paraqitet si koncepsion politik i drejtësisë”309 Sipas tij, e drejta është vlerë në vete dhe si e tillë është e pavarur nga ndonjë konceptim tjetër qoftë ai moral apo edhe i mirëqenies. Rrjedhimsiht, sipas kësaj pikëpamje e drejta përpos që qëndron dhe zhvillohet si e pavarur, ajo qëndron edhe në krye të vlerave të tjera. “Për Rollsin, sikur edhe për Kantin, përparësia e së drejtës ndaj të mirës bazohet mbi dy pretendime, dhe ka rëndësi që t’i dallojmë ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të parë, të drejtat e individit janë aq të rëndësishme, saqë atyre nuk mund t’ua kaloj as mirëqenia e përgjithshme. Ndërsa, sipas pretendimit të dytë, parimet e drejtësisë që cilësojnë të drejtat tona nuk varen nga legjitimiteti i ndonjë koncepti të caktuar për mirëqenien…”310 Kundër një qasje të tillë të ndarjes strikte të së drejtës nga morali, dhe si rrjedhshmëri logjike edhe të akteve të shtetit kundër moralshmërisë qytetare dhe individuale, ndër shumë filozofë del edhe Lon Fuller. Fuller tenton të demantoj aspektin deontologjik të ligjit, dhe shpërfaqë idenë e një teleologjike juridike. Pra, ligji nuk ndjek qëllime të drejtuara brenda vetvetes, por qëllimshmëria e tij është e jashtme, dhe kjo është krejtë në kuadër të debatit të madh liberalë komunitarë mbi aspektet e qëllimshmërisë së ligjit. Fuller konsideron që “ligji dhe sistemi ligjorë janë produkt i përpjekjes së pandërprerë të qëllimshme”311. Edhe pse në fakt ligji është një instrument tjetër më rigjid i ruajtjes dhe funksionimit të kohezionit social, megjithatë ai duhet të ketë në vete diçka morale, si frymë që e përshkon tërë esencën e tij, 307 Fatmir Zanaj, vep.cit. fq.57. 308 Hart, vep.cit. fq 222 309 John Raëls, Drejtësia si paanshmëri, ISP&DITA2000,fq20. 310 Michael Sandel, Liberalizmi dhe kufijtë e drejtësisë, DUDAJ, fq.12. 311 Lon Fuller, The morality of laë, fq.106.

Page 435: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

435

dhe kjo frymë duhet të jetë së paku minimalisht e pranishme, por kurrsesi të mos jetë prezente fare. Në këtë mënyrë, ligji edhe e fiton fuqinë e tij. Pra, esenca e kësaj ishte që fuqia e ligjit gjendet tek prezenca e moralit në të. Duke marr pozicion të kundërt me ata që ligjin e cilësojnë si akt i cili kalon nëpër një proces të caktuar procedural, të rregulluar dhe përcaktuar me kushtetutë dhe ligje, Fuller debaton dhe argumenton se si ligji fuqinë e tij e përligjë duke poseduar një minimum morali në të, dhe jo duke kaluar proceduralisht nëpër institucione të ndryshme. Këtë Fuller e lidhë edhe me aspektin e bindjes qytetare ndaj ligjit, që ky të merr fuqi. Në të kundërtën, në momentin që qytetarët nuk i binden ligjit, atëherë ai nuk do të ketë fuqi. Dhe kjo është krejtë e arsyeshme, sepse çfarë efekti juridik ka një akt i cili proceduralisht kalon dhe merr fuqi pozitive dhe ka efekt juridik, dhe si i tillë nuk respektohet, dhe ndaj tij shpërfaqet mos bindje qytetare? A ka mundësi që të penalizohet masa të mëdha qytetarësh të cilët nuk i binden ligjit? A mund të funksionoj kohezioni social kur brenda shoqërisë ka mosbindje masive ndaj ligjit? Përgjegjja për të gjitha këto pyetje mund të jepet në mënyrë mohuese, sepse në këtë kuadër duhet të realizohet ajo që quhet “politike” për nga etimologjia e fjalës, si polis dhe politea e që në esencë e nënkupton harmonizimin e interesave publike dhe private. “Detyrimi për t’iu bindur ligjit nuk buron thjesht nga miratimi i tij sipas një procedure formale dhe të pranuar, p.sh., nga miratimi në formën e përcaktuar nga rregulli i njohjes, i prezantuar nga Harti. Kur mungojnë disa cilësi morale minimale, e drejta pushon së komanduari besnikërinë e qytetarëve, për pasojë, nuk mund të kërkojë bindjen e tyre”312. Andaj, sipas Fullerit, ligjet si produkt i autoritetit shtetëror dhe vetë veprimtaria e shtetit duhet të ketë në përmbajtjen e vetë një minimum morali dhe të jetë kompatibil me moralin, sepse në të kundërtën, një pushtet ndaj të cilit shpërfaqet mosbindje qytetare, nuk mundet ta mbajë veten, dhe shumë leht do të kalohej në anarki. Madje, në rrugë e sipër të studimit të raportit të moralit me ligjin, Ronald Dworkin e trajton edhe çështjen e injorimit nga ana e pozitivistëve të faktorëve që i paraprijnë ligjit e që janë disa rregulla të pashkruara të cilat si të tilla kanë qenë fundamenti edhe i ndërtimit të shteteve moderne. Madje edhe pas miratimit të ligjeve dhe fuqizimit të tyre, individët kanë disa të drejta për kundërejt shtetit, dhe se shteti nuk ka përligje të shpallë të ashtuquajtutrat ligje të këqija, që shkojnë në të kundërtën e interesit të individit. Megjithatë, nëse ligji do të duhej të ishte një normë morale e fuqizuar, atëherë pse duhet të ekzistoj ligji duke qenë ekzistent edhe morali njëkohësisht, dhe a është ky njëfar duplifikimi normues? Një çështje të tillë në mënyrë lucide e vërenë Michael Sandel, i cili shpesh renditet në grupin e kritikëve komunitarianë, por që vet ai i bënë kritikë edhe komunitarizmit pikërisht për shkak të domosdoshmërisë së përkrahjes nga masat shoqërore apo edhe për shkak të përkatësisë zakonore të tyre dhe të qenit konformiste me këto zakone. ”Kjo mënyrë e lidhjes së drejtësisë me të mirën është komunitariane në kuptimin se janë vlerat e bashkësisë ato që e përcaktojnë se çfarë quajmë të drejtë dhe se çfarë quajmë të padrejtë.”313 Këtë koncepcion të së drejtës e kundërshton edhe vetë Sandel, në ndërkohë që e përkrahë dhe afirmon idenë e një lidhje të së drejtës me moralin, por jo në mbështetjen e masave dhe konformizmin e saj me traditat, por në qëllimin që këto të drejta bartin. Rrjedhimisht Sandel mendon që ligji duhet të bartë në vete një qëllim i cili orienton tek një e mirë. Pra këtu morali vihet si qëllim i arritjes së ligjit, dhe ligji në vete duhet të shërbej për arritjen e së mirës. Në këtë moment Sandel inauguron dhe konstituon një doktrinë të diferencuar si nga liberalizmi ashtu edhe nga komunitarizmi, e që quhet teleologji, apo siç thotë Sandel duke shfrytëzuar terminologji të filozofisë politike bashkëkohore si perfeksionizëm. “… parimet e drejtësisë varen nga përligjja e vlerave morale apo e mira reale e atyre qëllimeve që i’u shërbejnë parimet”314

312 Luljeta Ikonomi, Filozofia e së drejtës - botimi i dytë, Onufri, 2010, fq.146. 313 Michael Sandel, Liberalizmi dhe kufijtë e drejtësisë, botimet Dudaj, Tiranë 2012, fq.13.

Page 436: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

436

Përfundim Raporti i moralit dhe të drejtës si shprehje e vullnetit të shtetit, është një raport mjaftë delikat. Refleksione të ndryshme filozofike mbi këtë raport kanë nxjerrë argumenta dhe kundër argumenta se cili nga këto dy vlera shoqërore është më i rëndësishëm në mbajtjen e kohezionit social, dhe cili nga to mbanë epërsi në raport me tjetrin. Në parim, si ata që i japin primatin të drejtës apo pozitës së individit, edhe ata që këtë primat ia japin moralit apo interesave shoqërore, shpërfaqim mjaftë argumenta për rëndësinë e vlerave referente të doktrinave të tyre filozofike. Megjithatë, që të dyja këto dimensione vlerore, si dhe doktrinat përkatëse liberalizëm dhe komunitarizëm, duket të jenë të njëanshme. Si morali, ashtu edhe e drejta, duhet të merren si vlera të rëndësishme shoqërore, të cilat nuk duhet të qëndrojnë në kontradiksion në mes vete, por ta plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, morali dhe e drejta nuk duhet të qëndrojnë në kontradiksion në mes vete, por duhet të shërbejnë që të dyja bashkërisht në mirëqenien sociale, dhe ruajtjen e vlerave të individit. Që të dyja këto vlera duhet të jenë dinamike, dhe t’u përshtaten optimumeve sociale, rrjedhimisht duhet të ndryshojnë varësisht nga rrethanat që më së miri i përshtaten interesave publike por edhe atyre individuale. Sikundër që shteti do të duhej që të fuqizoj ligje të cilat nuk bien ndesh me moralin e përgjithshëm dhe konsistent i cili afirmon vlera, por edhe interesa të qytetarëve, gjithashtu, morali relativ apo ajo që quhej relativizëm etik, në momentet kur është interes publik por edhe individual, duhet të ndryshoj dhe të zhvillohet ekuivalent me të drejtën pozitive. Literatura:

1. HART, L.A. Herbert. KONCEPTI I SË DREJTËS. Përkth.Gjergj PEÇI. Tiranë 2000. 2. PLATONI. REPUBLIKA. Përktheu: Gjergj Zheji,Tiranë, 1999. 3. RAWLS, John. A THEORY OF JUSTICE- revised edition. published in 1971 by Harvard

University. The belknap pres harvard university press, cambridge, Massachusetts. 4. RAWLS, John. DREJTËSIA SI PAANSHMËRI (Riformulim). Redaktor: Bernard ZENELI, Sonila

DANAJ. Tiranë, 2007. 5. SANDEL, J Michael. LIBERALIZMI DHE KUFIJTË E DREJTËSISË. Tiranë, 2010. Përktheu: Enis

SULSTAROVA. 6. ZANAJ, Fatmir. FILOZOFIA E SË DREJTËS. Tiranë 2012. 7. IKONOMI, Luljeta. FILOZOFIA E SË DREJTËS. Tiranë 2010. 8. FULLER, Lon. THE MORALITY OF LAW. Revised edition, 1969. 9. DWORKIN, Roland. LAW’S EMPIRE. 1986. USA.

314 Sandel, vep.cit. fq.13.

Page 437: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

437

Vasil QANO, Ergers QANO - Mundësia e organizatave për inovacion nëpërmjet ndërmarrësisë

Prof.Asoc.Dr. Vasil QANO Akademia Profesionale e Biznesit, Tiranë, Shqipëri Msc.(c) Ergers QANO Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Elbasan, Shqipëri Abstrakt Në ditët e sotme, kur globalizimi kërkon rritjen e kompetencave të organizatave, është bërë e domosdoshme që ndërmarrjet të jenë në krye të aktiviteteve për të mbijetuar. Tiparet më kryesore të organizatave nismëtare mund të shpjegohen me rëndësinë që ato mund t’i japin inovacioneve (risive) dhe nxitjes së ndërmarrësisë. Ndërmarrësia është aktiviteti i një organizate, që nxit zhvillimin e produkteve inovative dhe marketingun e tyre. Për shkak të rëndësisë së efekteve të tyre në zhvillimin e kompanive, inovacioni dhe ndërmarrësia diskutohen në këtë punim. Fjalë kyçe: inovacion, ndërmarrësia, ndërmarrësi Hyrje Inovacioni kërkon gjetjen e rrugëve të reja dhe më të mira për të kryer diçka. Shumë nga shoqëritë tona moderne bazohen në inovacionin e bërë në të kaluarën, i cili na siguron standardin e jetës që gëzojmë sot. Gjithmonë inovacioni ka qenë një faktor kryesor i konkurencës. Konkurenca e teknologjive të reja dhe shpejtësia e përdorimit të tyre janë ato që shpjegojnë dinamikën e konkurencës. Për këtë arësye, në organizatat ka një fokusim të gjerë tek koncepti i inovacionit. Inovacioni merr disa forma: në produkte, në shërbime, në procesin e prodhimit dhe në sistemet e manaxhimit. Inovacioni në produkte dhe shërbime është i lidhur me kërkimin dhe zhvillimin si dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorëve. Inovacioni në procese lidhet me ndryshimet në makineritë dhe elemente të tjera, që nuk lidhen drejtpërdrejt me punonjësit dhe synojnë rritjen e prodhimit dhe eficiencën. Inovacioni në sistemet e menaxhimit në përgjithësi i përgjigjet kushteve të reja të mjedisit dhe përmirësimeve të mënyrës se si manaxhohen njerëzit dhe si organizohet puna. Kjo formë e inovacionit bëhet e domosdoshme me ndryshimet në proces. Inovacioni i biznesit në tërësi ka të bëjë me inovacionin në mendimin manaxherial dhe synimi i tij parësor është të krijojë vlera të reja dhe mirëqenie për të gjitha palët e interesuara duke ngritur, si rrjedhojë, perspektivën ekonomike. Është ndërmarrësia ajo që siguron përdorimin e inovacionit në organizata të ndryshme dhe që sjell përparimin e organizatës dhe rrit fitimet e saj. Qëllimi dhe hipotezat

Page 438: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

438

Ky punim synon të bëjë një analizë të inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke treguar karakteristikat e secilit koncept dhe si këto koncepte janë apo duhet të realizohen në organizata. Hipotezat e punimit janë: a lidhen ngushtë inovacioni me ndërmarrësinë, si janë këto lidhje, çfarë rezultati sjellin këto lidhje për organizatat dhe fitimin e tyre dhe nëse këto lidhje mund të aplikohen të organizatat e çdo përmase. Shumë autorë kanë dhënë përkufizimin e fjalës “inovacion” dhe secili sipas pikëpamjes së tij. Udwaia, më 1990, e përcaktonte inovacionin si “krijim i suksesshëm, zhvillim dhe futje e produkteve, proceseve dhe shërbimeve të reja.” Cumming përcakton se “Inovacioni konsiston në gjenerimin e ideve të reja dhe zbatimin e tyre në një produkt, proces ose shërbim të ri, që sjell një rritje dinamike të ekonomisë së vendit dhe rritje të punësimit, si dhe krijimin e një fitimi të pastër në organizatën inovative të biznesit.”315 Përkufizimi i inovacionit mund të merret si: “Futja dhe zbatimi i ndërgjegjshëm në një rol, grup, apo organizatë i ideve, produkteve dhe procedurave të reja për njësinë në fjalë që i adapton ato, të krijuara për përfitimin domethënës të individit, grupit, organizatës ose, më gjerë, shoqërisë.”316 Ky përkufizim shpjegon qasjen e qëllimtë, që adaptojnë organizatat kur krijojnë dhe zhvillojnë ide të reja. Koncepti sugjeron se nuk ka një qasje te inovacioni, por inovacionet planifikohen në një mënyrë të tillë që të mund të pararendin përfitimet nga ndryshimi. Këto përftime nuk kufizohen vetëm në përfitimet ekonomike dhe të prodhimit, por mund të përfshijnë edhe rritjen personale, rritjen e kënaqësisë, eficiencën, produktivitetin ose komunikimin më të mirë personal. Piter Druker (Peter Drucker) është një autoritet udhëheqës në ndërmarrësinë dhe inovacionin. Ai nënvizon shtatë burime, ose vende për mundësitë inovative. Gjithashtu, ai tregon pesë hapat që duhen ndjekur për një mundësi inovative. Ai e përshkruar inovacionin si: “Mënyrat me të cilat organizatat krijojnë resurse vlerëprodhuese, ose përmirësojnë resurset ekzistuese me potencial të theksuar për krijimin e vlerave” dhe “Përpjekje për të krijuar ndryshime të qëllimta e të fokusuara në një potencial të ndërmarrjes ekonomike, ose sociale.”317 Druker tregon shtatë burime për mundësitë inovative, që duhet të monitorohen nga ata që janë të interesuar për të filluar një aventurë ndërmarrësie. Katër të parat janë burimet e inovacionit, që mbështeten tek industria. Tre të tjerat lindin në mjedisin social. Këto mundësi janë: e papritura, mospërputhja, inovacioni që bazohet në nevojën e procesit, ndryshimet në industri, ose strukturën e tregut, demografinë, ndryshimet në perceptimin dhe kuptimin, si dhe njohuritë e reja.

1.2 Strategjitë e inovacionit në organizata

Inovacioni është një proces jetësor për mirëqenin e një organizate. Në zbatim të tij, organizatat përballohen me zgjedhjet strategjike me fokus në resurset e tyre. Në këtë kontekst, baza me të cilën një inovacion do të konkurojë për një kohë të gjatë mund të zgjidhet nga tre strategji të përgjithshme: lidership në kosto, diferencimi dhe fokusi: Lidershipi në kosto, ku organizata të jetë furnitori me koston më të ulët në treg; Diferencimi, ku të përcaktohet një përmasë e vetme; Fokusi, ku shërbimi synohet drejt një grupi të velerës, ose zonë gjeografike me ekskluzivitet nga të tjerat, në mënyrë që të krijohen përparësi konkuruese dhe manaxherët e lartë krijojnë sensin e urgjencës; të zhvillohet fokusi i klientit në të gjitha nivelet; të pajisen punonjësit me shkathtësitë e nevojshme për

315 Manion Jo (2001), “Enhancing Career Marketability through Intrapreneurship” Nurs Admin Q. 25(2), 5-10 316 Cardellino P. and Flinch E. (2006), “Evidence of Systematic Approaches to Innovation in Facilities Management”, Journal of Facilities Management, 4(3), 150-166 317 Drucker, 1985

Page 439: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

439

të punuar me efektivitet; të lejohen organizatat të pranojnë sfidat; të vendosen objektivat. Për të arritur një strategji inovative efektive ka katër mënyra318: Fokusi në faktorët kritikë të suksesit; Të krijohet epërsi duke zbatuar teknologji të papërdorura nga konkurentët; Të ndiqet një iniciativë agresive, që sfidon rregullat e zakonshme; Të përdoren gradët strategjike të lirisë për t’u fokusuar në zona ku konkuruesit nuk janë përfshirë. Inovacioni mund të bëhet një përparësi konkurese dhe një faktor për një inovacion të qendrueshëm. Pjesë të këtyre strukturave janë strukturat informale, shpejtësia e përgjigjes dhe shpërndarja e lirë e informacionit. “Manaxherët duhet të jenë në gjendje të mbrojnë, të shfrytëzojnë, të përvetësojnë inovacionin dhe t’u japin kohë individëve dhe grupeve që të marrin parasysh ndryshimin dhe të financojnë burimet e stafit dhe trajnimet e nevojshme për të kthyer idetë në zbatim.319 1.3 Si ta krijojmë inovacionin? Problemi qendron se si duhet të jetë një inovacion i ri. Inovacioni nuk është një rezultat, por një proces, veprimtari manaxheriale, të cilat së bashku synojnë të kontrollojnë procesin e inovacionit. Sipas Drejerit320 inovacioni përcaktohet nga pesë veprimtari: Integrimi teknologjik: ka të bëjë me integrimin ndërmjet teknologjive dhe tregut të prodhimit të organizatës dhe thekson rëndësinë e kënaqësisë së klientit, nëpërmjet rinovimit të organizatës. Me fjalë të tjera, zhvillimi i teknologjisë ka nevojë të integrohet me zhvillimin e produktit edhe në nivel strategjik. Procesi i inovacionit: me këtë kuptohet një proces biznesi hibrid i veprimtarive, në të cilin inovaconet krijuese përshkojnë departamentet e organizatave. Është e qartë se departamentet veç e veç nuk janë përgjegjëse për inovacionin, prandaj duhen parë se si departamentet së bashku i krijojnë inovacionet. Planifikimi strategjik i teknologjisë. Është fjala për planifikimin e teknologjisë dhe projektet kompetente me synim mirëmbajtjen e një protofoli të balancuar të teknologjisë dhe kompetencave. Ndryshimi organizativ. Inovacioni lidhet ngushtë me ndryshimin organizacional. Pavarësisht sa i madh apo i vogël është inovacioni, ai ndikon në organizatë duke kërkuar teknologji të reja, tregje të reja, nëpunës të rinj, etj. Pra, është e vështirë të flasësh për inovacionin pa marrë parasysh ndryshimin organizativ. Zhvillimi i biznesit. Inovacioni duhet parë si një mjet për të krijuar biznese të reja dhe të përmirësuara per organizatën. Inovacioni mund të nxitë dhe të nxitet nga zhvillimi i biznesit, që përbën elementin e dytë kontekstual shumë kritik të inovacionit. 1.4 Identifikimi i komponeneteve të inovacionit Shpesh herë inovacioni i shërbimeve çon në inovacionin e prodhimit. Shpesh herë përmirësimi i cilësisë është identifikuesi i inovacionit të shërbimit. Inovacioni i produktit edhe mund të dështojë, ose nuk rezulton i suksesshëm kur ai nuk lidhet me një inovacion të përshtatshëm të shërbimit. Zgjidhja e problemit nëpërmjet një mjedisi krijues dhe mbështetës është një aftësi e fituar, e cila mund të përmirësohet dhe të çohet më tej, nëse mbështetet në mënyrë korrekte, por jo si afësi ekzistuese, sikurse mendohet nganjëherë. Që inovacioni dhe krijueshmëria të rriten shpejt, thelbësore është aftësia e punës në grup. Aftësitë zhvillohen më shpejt në një mjedis, ku problemi apo projekti jep rezultate të shpejta, të cilat janë domethënëse për organizatën dhe rezultatet janë të prekshme. Ka edhe karakteristika, që identifikohen më lehtë me anë të çeshtjeve të përmirësimit

318 Roffe Ian, (1999), “Innovation and creativity in organizations - a review of the implications for training and development", Journal of European Industrial Training, Vol. 23 Iss: 4/5, p.227. 319 Idem, p.228. 320 Drejer A.,(2002), “Situation for innovation management” European Journal of Innovation management, 5(1), 6-7

Page 440: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

440

të cilësisë, se sa inovacionet në shërbim ose në prodhim, që janë shpesh çeshtje afatgjata, domethënia dhe rezultatet e të cilave jo gjithmonë përcaktohen pa vështirësi. 1.5 Inovacioni për ndërmarrësinë Ndërmarrësia është konceptualizuar si një veprim i individit brenda organizatës, i cili çon në inovacionin e prodhimit, shërbimit, ose procesit. Inovacioni, gjithashtu, sjell futjen e produkteve, shërbimeve, sistemeve dhe proceseve të reja, ose përshtatjen e atyre ekzistuese. Inovacioni kërkon alokimin e fondeve dhe planifikimin afatgjatë në të ardhmen. Kjo kërkon një mendjemprehtësi për të dalluar se çfarë lidhet me produktet, proceset dhe shërbimet e reja. Përveç besimit tek e ardhmja, inovacionit i duhet një manaxhim i përkushtuar në cilësinë, produktivitetin dhe efektivitetin, si dhe në politikat, programet dhe procedurat që krijon një efektivitet dhe prodhim më të madh. Në qendër të kësaj qasjeje është zbatimi i përshtatshëm i edukimit në një mjedis që komunikon dhe nxit inovativen përmes një sërë aksionesh. Suksesi i një qasjeje të planifikuar dhe të strukturuar për inovacionin mund të japë ndihmesën e vet për të siguruar rritjen dhe përparësinë konkuruese. Një shqyrtim i tre përqasjeve të pranuara nga organizatat e suksesshme sugjeron që grupet shumëdisiplinore luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht në shqyrtimin e propozimeve dhe strategjitë e zhvillimit. Procesi i inovacionit vepron si një spirale e vazhdueshme në fazat e zhvillimit të ekipit, inovacionit të shërbimeve dhe inovacionit të prodhimit. Arritja e nivelit të përshtatshëm të njohurive dhe të rezultateve shënon pikënisjen për fazën tjetër të procesit inovativ. 1.6 Roli i inovacionit për përmirësimin ekonomik Ekonomitë dhe teknologjitë që ndryshojnë shpejt ndikojnë tek shoqëria, organizatat dhe manaxherët. Në këtë pikëpamje, shoqëria e dijes kërkon për anëtarët e saj që të kenë bazat e përdorimit të kompiuterave dhe shkathtësi të tjera. Biznesi i madh do të bazohet në informacionin dhe, në përgjithësi, do të përbëhet nga organizata me specialistë me njohuri që ndodhen në bazë të organizatave dhe që bëjnë dhe drejtojnë vetë punë të ndryshme. Në një organizatë të tillë të informacionit, departamentet luajnë disa role: mbajtje të standardeve, qendra trajnimi dhe ndarje detyrash për specialistët. Sipas Roffes321: “Kur një biznes i madh organizohet rreth informacionit, kjo çon në një numër më të vogël nivelesh manaxheriale. Për këtë ka tre arësye se përse organizatat e mëdha bazohen tek informacioni. Së pari, sepse punonjësit e dijes, që përbëjnë një pjesë në rritje të fuqisë punëtore nuk janë përgjegjës për metodat e zakonshme të kontrollit. Së dyti, organizata duhet të vendosë se për cilin informacion ka nevojë që të veprojë, përndryshe do të fundoset nga të dhënat. Së treti, ajo duhet të sistemojë inovacionin dhe ndërmarrësinë, që eshtë thelbësore në punën me dijen.” 2. Një shqyrtim mbi ndërmarrësinë 2.1 Çfarë është një ndërmarrës? Termi ndërmarrës (në anglisht Intrapreneur) u përdor për herë të parë nga Gifford Pinchot në fund të viteve 1980 dhe kupton njerëzit, që kanë një përgjegjësi të posaçme për futjen e inovacionit brenda organizatës. Ai e përshkroi ndërmarrësin si "person, i cili fokusohet në risi dhe kreativitet dhe i cili transformon një ëndërr apo një ide në një sipërmarrje fitimprurëse, duke operuar brenda mjedisit organizativ.” Termi ndërmarrës është shtuar dhe fjalorin amerikan Heritage Dictionary në vitin 1992. Ai ndërmarrësin e përkufizon si: "një person brenda një korporate të madhe që merr direkt përgjegjësi për kthimin e një ideje në një produkt të përfunduar fitimprurës, përmes marrjes përsipër të rrezikut dhe inovacionit "322.

321 Roffe Ian, (1999), “Innovation and creativity in organizations - a review of the implications for training and development", Journal of European Industrial Training, Vol. 23 Iss: 4/5, p.225. 322 https://www.ahdictionary.com/

Page 441: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

441

Ndërmarrësi mund të përcaktohet si një sipërmarrës brenda firmave të vendosura dhe ngjajnë gati si sipërmarrësit e pavarur. Ata i kthejnë mundësitë në realitete të dobishme, të reja, duke mbështetur ndryshimin dhe zhvillimin e reagimeve krijuese në organizatë. 2.2 Koncepti i ndërmarrësisë Fenomeni i ndërmarrësisë (anglisht Intrapreneurship) është shpjeguar me terma të ndryshme, si procesi i sipërmarrjes; sipërmarrja e korporatave; sipërmarrja e brendshme të korporatave; sipërmarrje biznesi; sipërmarrja e brendshme e korporatave; ripërtëritje strategjike; etj. Në këtë studim do të përdoret termi ndëmarrësi. Drucker ka deklaruar disa dekadë më parë se "bizneset e sotme, sidomos ato të mëdha, thjesht nuk do të mbijetojnë në këtë periudhë të ndryshimeve të shpejta dhe inovacionit, nëse ato nuk fitojnë kompetencat e ndërmarrësisë". Sot, veçanërisht kompanitë e mëdha, i janë drejtuar ndërmarrësisë për shkak se ato nuk janë në gjendje të ndërmarrin inovacion të vazhdueshëm, zhvillim dhe krijim të vlerave si më parë. Ndërmarrësia është një nënfushën e sipërmarrjes dhe përkufizimi më i gjerë i ndërmarrësisë është ndërmarrësia në një kompani ekzistuese. Me fjalë të tjera, ndërmarrësia është sipërmarrja praktikuar nga individë brenda organizatave të themeluara. Ndërmarrësia është përkufizuar në mënyra të ndryshme: si një proces; kryerja e gjërave të reja; si shpirti i sipërmarrjes brenda firmës ekzistuese; dhe si krijimi i organizatave të reja nga një organizatë. Ndërmarrësia është në thelb një veprim individual. Ajo është praktika e krijimit të produkteve të reja të biznesit dhe mundësive në një organizatë me fuqizim proaktiv. Termi ndërmarrësi i referohet një procesi, që shkon në brendësi të një firmë të themeluar, pavarësisht nga madhësia e saj dhe të çon jo vetëm për sipërmarrje të reja të biznesit, por edhe në aktivitete të tjera dhe orientime të reja, të tilla si zhvillimi i produkteve, shërbimeve, teknologjivë, teknikave manaxheriale, strategjive dhe sjelljeve konkurruese të reja. Ndërmarrësia është procesi i zbulimit dhe zhvillimit të një mundësie për të krijuar vlera nëpërmjet inovacionit dhe duke kapur këtë mundësi, pa marrë parasysh burimet të tjera ose vendndodhjen e sipërmarrësit. Ndërmarrësia është konceptuar si veprimet e punonjësve brenda organizatave, të cilat çojnë tek inovacionet e produktit, shërbimeve ose proceseve. Disa studiues e përdorin termin ndërmarrësi vetëm për organizatat e mëdha. Megjithatë, mund të themi se ndërmarrësia është e realizueshme edhe në organizatat e vogla dhe të mesme. Prandaj, në këtë punim, ndërmarrësia është përshkruar si një sipërmarrje në kuadër të një organizate, pavarësisht madhësisë së saj. 2.3 Ndërmarrësia si një proces Ndërmarrësia mund të konsiderohet si një proces. Mjaft autorë e përshkruajnë ndërmarrësinë si "procesi ku një individ ose një grup individësh, në bashkëpunim me një organizatë ekzistuese, krijon një organizatë të re, apo nxit ripërtëritjen ose rinovimin në kuadër të kësaj organizate.323 Të tjerë autorë e konsiderojnë ndërmarrësinë si një proces me të cilin individët, ose më vete, ose brenda organizatës, ndjekin mundësitë, pavarësisht nga burimet, që kontrollojnë aktualisht.324

323 Sharma P., Chrisman J., “Toward a Reconciliation of the Definitional Issues in the Field of Corporate Entrepreneurship”, http://cemi.com.au/sites/all/publications/Sharma%20and%20Chrisman%201999.pdf

Page 442: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

442

Një përshkrim tjetër i ndërmarrësisë si një proces është se ajo është procesi i zbulimit dhe zhvillimit të një mundësie për të krijuar vlera nëpërmjet inovacionit dhe duke e kapur këtë mundësi pavarësisht nga burimet apo vendndodhjes së sipërmarrësit."325 Figura1 tregon procesin e ndërmarrësisë. Manaxhimi (niveli organizacional) Ndërmarrësia Mjedisi Fig.1 Procesi i ndërmarrësisë Ndërmarrësit përdorin tre mënyra ose procese kryesore për të përshkruar skemën e tyre. Procesi i ndërmarrësisë mund të kategorizohet në tre mënyra të ndryshme: analitike, intuitive dhe politike. Ndërmarrësit sipas mënyrës analitike fokusohen në zgjidhjeve të zbatueshme dhe karakterizohen nga të menduarit analitik. Ata që veprojnë në këtë mënyrë kërkojnë të përqëndrohen në një problem të veçantë, të cilin mund të komandojnë, duke patur aftësi funksionale dhe autoritet për ta aplikuar atë. Këta ndërmarrës përqendrohen në rezultatet objektive dhe në përdorimin e formulave administrative. Përveç kësaj, ata e përdorin autoritetin hierarkik apo teknologjik, për të ndikuar vendimet.326 Ndërmarrësit mund t’i përqëndrojnë energjitë e tyre në prodhimin e ideve të reja për zhvillimin krijues të iniciativave të tyre edhe në mënyrë intuitive. Në këtë mënyrë, ata mund të ndërmarrin iniciativa, që jo vetëm i shtojnë vlera organizatave të tyre, por edhe i dallojnë ato dhe/ose punonjësit

324 Stevenson H., Jarillo J.C., “A Paradigm of Entrepreneurship: Entrepreneurial Management”, http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1505897

325 Antoncic B., Hisrich R. “Intrapreneurship: construct refinement and cross-cultural validation”, //C:/Documents%20and%20Settings/Administrator/My%20Documents/Downloads/antoncic_hisrich_2001.pdf

326 Janczak S., Boiteux S., “Understanding Intrapreneurship: A Process Model for the Logic of Action Used by Intrapreneurs”, 2007, Journal of Business and Entrepreneurship,

https://www.questia.com/library/journal/1P3-1263718231/understanding-intrapreneurship-a-process-model-for- the-Logic-of-Action-Used-by-Intrapreneurs.pdf

Mundësi Mundësi Fund i ri

Page 443: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

443

e tyre. Në përgjithësi, këta ndërmarrës i përshkruajnë vlerësimet e tyre gjatë procesit për të përfunduar iniciativat e tyre sipërmarrëse. Gjithashtu, ata përdorin emocionet që të ndikojnë në vendimet e marra.327 Në mënyrën e tretë, ndërmarrësit fokusojnë përpjekjet e tyre në procesin politik të diskutimit të strategjive për zhvillimin e rezultateve. Në këtë proces, ndërmarrësit përshkruajnë një rrjet kompleks të lidhjeve, që kanë bërë ata për të transformuar synimet e tyre të hershme.328 Mund të themi se në të gjitha tre mënyrat dalin tre faza. Këto tri faza janë: Zbulimi i mundësisë Shfrytëzimi i mundësisë Marrëdhënia e re 2.4 Përmasat e ndërmarrësisë Studimet e mëparshme mbi ndërmarrësinë mund të konceptohen si të përbëra nga katër përmasa të ndryshme: Hedhja në një biznes të ri Inovacioni Vetërinovimi Përgjegjësia Nga ana tjetër, Antoncic dhe Hisrich përshkruajnë tetë përmasa të ndërmarrësisë:329 Sipërmarrje të reja Biznese të reja Inovacione në produkte dhe shërbime Inovacione të procesit Vetërinovim Marrja përsipër e riskut Përgjegjësia Agresiviteti konkurues 2.4.1 Sipërmarrje të reja dhe biznese të reja Sipërmarrjet e reja të biznesit janë përmasa më e rëndësishme e ndërmarrësisë, sepse ajo mund të rezultojë në krijimin e një biznesi të ri brenda një organizate me anë të ripërcaktimit të produkteve/shërbimeve të firmës dhe/ose duke hyrë në tregje të reja. Përmasa e re e sipërmarrjeve ka të bëjë me krijimin e pjesëve ose të firmave të reja, ndërsa biznesi i ri nga organizata pa formimin e subjekteve të reja organizative. 2.4.2 Inovacionet në produkte, shërbimie dhe në proces Ndërmarrësia përfshin përmirësimin e produkteve të reja, metodat e reja të prodhimit dhe procedurat. Produkti i ri dhe përmirësimi i shërbimeve mund të vlerësohen si një faktor jetik, që dallon organizatat e suksesshme nga ato të pasuksesshme. Schumpeter thekson rolin e ndërmarrësit si një novator. Sipas tij, një ndërmarrës ndërmerr kombinime të reja të burimeve për të krijuar produkte, që nuk kanë ekzistuar më parë. Inovacioni është një përmasë e rëndësishme e ndërmarrësisë, si rezultat i të cilës ndërmarrësia është një veprim sipërmarrës në një organizatë.

327 Idem 328 Idem 329 Antoncic B., Hisrich R.,(2003), “Intrapeneurshp i Australian firms”, http://eprints.qut.edu.au/5533/2/5533.pdf

Page 444: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

444

Zgjerimi i inovacionit lidhet me masën e inovacionit të një sipërmarrjeje në treg. Për sipërmarrjet që janë krejtësisht të reja në treg dhe që ndoshta krijojnë edhe tregje të reja, firma në fjalë është një pararojë dhe ajo, për pasojë, përballet me sfidat mjaft më mirë. Ndërmarrësi janë produktet ose proceset e reja, duke krijuar një kultura të sipërmarrjes brenda një organizate ekzistuese. Pra, inovacioni është një nga forcat kryesore shtytëse të ndërmarrësisë. 2.4.3 Vetërinovimi Përmasa e vetërinovimit imiton transformimin e organizatave përmes rinovimint të ideve themelore mbi të cilat ato janë ndërtuar. Ajo ka nuanca të ndryshim strategjik dhe organizativ dhe përfshin ripërcaktimin e konceptit të biznesit, riorganizimit dhe futjen e ndryshimeve të mëdha të sistemit për inovacion 2.4.4 Marrja përsipër e riskut Kjo përmasë kërkon të qenurit udhëheqës dhe kjo është e lidhur edhe me tregues pozitivë të mbijetesës. Ajo tregon vendosmërinë e një kompanie për të ndjekur më shumë mundësitë premtuese, se sa vetëm duke iu përgjigjur lëvizjeve të konkurrentëve. Kjo përmasë ka të bëjë me atë se sa organizatat bëjnë të pamundurën për të udhëhequr, në vend që të ndjekin konkurrentët në fusha të tilla kyçe të biznesit, si futja e produkteve ose shërbimeve të reja, teknologjive operative dhe teknikave administrative. 2.4.5 Përgjegjësia Është përgjegjësia ndaj rrezikut në lidhje me vendimet për investime dhe veprimet strategjike përballë pasigurisë. Ndërmarrësit janë mbartës të riskut, ata janë të gatshëm për të shpenzuar kohën dhe energjinë e tyre për të nxjerrë një ide të mirë në një realitet inovativ në organizatën e tyre. Nëpërmjet këtij procesi, ata shtojnë një koleksion të madh të aftësive dhe përvojave, që ndihmon për të ndërtuar një karrierë. Është e nevojshme të krijohet një mjedis ndërmarrësie për marrjen përsipër të riskut. Marrja përsipër e riskut del si një faktor i rregullt, në të cilin punonjësit dhe meanaxhimi duhet të ketë vullnet për të marrë përsipër një risk dhe të kenë tolerancë për rënien që mund të vijë. Ndërmarrësi është ai person brenda një korporate të madhe, që merr përgjegjësi direkte për shndërrimin e një ideje në një produkt të përfunduar fitimprurës, përmes marrjes përsipër të riskut dhe inovacionit. Marrja përsipër e riskut është një nga elementet të rëndësishme të ndërmarrësisë. Pra, duke inkurajuar marrjen e riskut dhe eksperimentimin, një korporatë ka më shumë shanse për të krijuar një produkt të suksesshëm. 2.4.6 Agresiviteti konkurues Agresiviteti konkurrues i referohet prirjes së kompanisë në sfidën e saj ndaj konkurrentëve. Agresiviteti konkurrues është një prirje administrative, që shprehet në gatishmërinë organizative për t’u angazhuar dhe në zotërimin e konkurrentëve. Kushti ndërmarrës shfaqet në mënyrë të qartë në prirjen e firmës për të konkurruar në mënyrë agresive me rivalët e vet. Agresiviteti konkurrues shënon sulmin agresiv të ndërmarrësisë ndaj konkurrentëve. Figura 2 tregon përmasat e ndërmarrësisë dhe efektet e saj në performancën e kompanisë.

Page 445: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

445

Mjedisi Dinamizëm Mundësitë teknologjike Rritja e industrisë Ndërmarrësia Kërkesa për - Shtigje të reja produkte të reja - Biznes i ri Perfomanca Pafavorshmëria - Inovacion në - Rritje e ndryshimit produkt/shërbime - Përfitim Inovacioni i procesit Vetërinovimi Organizata - Marrja përsipër Komunikimi e rrezikut Kontrollet formale - Përgjegjësia Njohja e mjedisit - Agresiviteti Mbështetja konkurues Organizacionale Vlerat lidhur me konkurencën Fig.2 Përmasat e ndërmarrësisë dhe efektet e saj 2.5 Pengesat për ndërmarrësinë Në një mjedis të biznesit konkurrues, është e qartë se kompanitë duhet të kërkojnë për nocione biznesi dhe mundësi të reja dhe bëjnë rregullimet thelbësore për të arritur rezultate fitimprurëse. Megjithatë, shumë organizata përballen me disa vështirësi në kryerjen e këtij aktiviteti. Pengesat e sipërmarrjeve e parandalojnë ndërmarrësinë brenda organizatës. Disa vështirësi operacionale në ndërmarrësi, si planifikimi jo i përshtatshëm, pritjet e pamundura të korporatave, mbështetja e pamjaftueshme e korporatave dhe keqleximi i tregut, konsiderohen si pengesa kryesore për zhvillim të ri të biznesit të suksesshëm. Organizatat kanë nevojë për disa procedura për t’iu drejtuar dhe ridrejtuar burimevetë veta, për të krijuar strategji efektive ndërmarrëse dhe mbijetesë të tyre. Ndërmarrësia ndërpritet dhe pushon me kalimin e kohës, kur vihen re gabime në lidhje me ide të reja dhe inovacionin. Një organizatë ka nevojë për një numër faktorësh për të zhvilluar një mjedis ndërmarrës, sikurse janë mbështetja e menaxhimit, motivet, struktura organizative, burimet dhe marrja përsipër e riskut. Pengesat për ndërmarrësinë mund të kategorizohen në katër grupe kryesore: Rezistenca ndaj ndryshimit Natyra e qenësishme e organizatave të mëdha Mungesë e aftësisë ndërmarrëse Metodat e papërshtatshme të kompensimit 2.5.1 Rezistenca ndaj ndryshimit Individët shpesh i rezistojnë ndryshimit, për arsye se kanë investuar tashmë mjaft në kohë dhe forcë për të kryer punë të caktuar dhe i tremben mundësisë së dështimit.

Page 446: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

446

Ndryshimit i rezistohet për shkak se e ardhmja është e panjohur dhe dështimi mund të rrezikojë statusin personal dhe respektin. Kjo do të thotë, se inovacioni mund të bëjë presion ndaj strukturave ekzistuese të pushtetit dhe marrëdhënieve me to. 2.5.2 Natyra e qenësishme e organizatave të mëdha Në organizatat e mëdha menaxherët kërkohen për strukturën, në mënyrë që të jetë në gjendje për ta kontrolluar atë. Në organizatat e mëdha menaxhimi është i detyruar të vendosë standarde të qëndrueshme dhe të performancës sasiore, që rezulton në sasi të mëdha shkresash. Kultura tradicionale e korporatave ka një klimë dhe sistem shpërblimi. Ndërmarrësia pengohet kur një organizatë karakterizohet nga një komunikim i varfër, që vjen nga rrjedhja e informacionit të dobishëm. Në një kulturë tradicionale të korporatës parime udhëheqëse janë: "ndiqni udhëzimet e dhëna; mos bëni gabime; mos dështoni; mos merrni iniciativën, por prisni udhëzime; qëndroni brenda territorit tuaj; dhe mbroni kurrizin tuaj.” Ky mjedis kufizues, natyrisht, nuk është i favorshëm për inovacion, fleksibilitet, pavarësi dhe marrje përsipër të rrezikut. 2.5.3 Mungesë e aftësisë ndërmarrëse Ndërmarrësia është një koncept dhe ajo mund të përkufizohet si krijimi i një organizate të re, ose si krijim i një aktiviteti të ri ekonomik, ose si vazhdim i inovacionit. Dhe një ndërmarrës zbulon, vlerëson dhe shfrytëzon mundësitë për të krijuar mallra dhe shërbime të reja. Kur shikojmë përcaktimin e ndërmarrësisë, ne gjejmë se një mbikqyrës vepron si një ndërmarrës. Prandaj, që të jemi në gjendje për të realizuar mbikqyrjen në një kompani, është e nevojshme që të ketë prirje dhe aftësi ndërmarrëse. Pra, mungesa e prirjes ndërmarrëse mund të pranohet si një pengesë për sipërmarrjen. 2.5.4 Metodat e papërshtatshme të kompensimit Organizatat që janë të mbushura me aktivitete jo të shëndosha politike, grindje, mosmrrëveshje dhe me pjesëtarë, që nuk bashkëpunojnë në mënyrë organizative dhe që e kanë shumë të vështirë të nxjerrin të mirën për të krijuar një performancë më të mirë të biznesit. Ndërmarrësit dhe manaxherët janë të ndryshëm. Metodat tradicionale të shpërblimit - si të rriten shpërblimet dhe promocioni - janë të dobishme për manaxherët për të mbështetur kohën efektive të punës, por këto metoda nuk janë të efektshme për ndërmarrësit. Këto metoda i heqin ata nga zona, në të cilën kërkohet punë inovative. 2.6 Ndërmarrësia dhe performanca e organizatës Duke pasur parasysh se ndërkombëtarizimi është një proces i ndërlikuar, sfidues dhe i kushtueshëm, suksesi i përpjekjeve të ndërmarrësimit mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në performancën e kompanisë. Ndërmarrësia brenda organizatave ekzistuese është një faktor i rëndësishëm për përmirësimin organizativ dhe ekonomik. Ndërmarrësia mund të pranohet si një rezultat i rëndësishëm i performancës së korporatës. Ndërmarrësia është elementi kyç i një organizate të suksesshme. Lidhja midis ndërmarrësisë, rritjes dhe përfitimit është konfirmuar edhe nga kërkimet në kompanitë e mëdha, por edhe në firmat ekzistuese, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Page 447: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

447

Performanca e një organizate mund të përmirësohet me anë të ndërmarrësisë formale dhe informale. Kjo arrihet duke krijuar dije të reja, të cilat bëhen bazë për ndërtimin e kompetencave të reja, ose rigjallërimin e atyre ekzistuese. 3. Përmirësimi i ndërmarrësisë përmes inovacionit për zhvillim Ndërmarrësia dhe inovacioni janë terma që shoqërojnë njëri-tjetrin. Ndërmarrësia përfshin kërkimin për një inovacion të ri, duke përfituar përparësitë prej tij. Dhe kjo është një veprimtari me rëndësi të njohur në kompanitë, qofshin e mëdha ose të vogla, të vjetra ose të reja. Ajo është një mjet thelbësor i inovacionit për përparësi konkurruese, sidomos në sektorët që ndryshojnë me shpejtësi dhe në kohë të pasigurta ekonomike. Komuniteti akademik e tregon ndërmarrësinë në shumë aspekte të biznesit të tij dhe me një infrastrukturë të përshtatshme organizative mund të ofrojë një mjedis relativisht të sigurt, në të cilën studiuesit pasuniversitarë mund të sponsorizohen që të mësojnë aftësitë e ndërmarrësisë përmes përvojës praktike. Një kombinim i veçantë i të dy aftësive manaxheriale dhe të ndërmarrësisë i përcakton ndërmarrësit. Këto aftësi realizohen me anë të pjesëmarrjes në procese inovative, të cilat mund të rrisin organizatën si dhe të sigurojnë një përvojë të drejtpërdrejtë për individët. "Ndërmarrësia mbështet rritjen organizative përmes komunitetit më mirë sesa me veprime individuale.”330 Termi ndërmarrës, ose sipërmarrës i brendshëm, u fut në vitet '80 për të përshkruar punonjësit brenda organizatave të krijuara, veprimet e të cilëve çojnë në inovacione të shpejta dhe me kosto efektive si burim kryesor i përparësisë konkurruese veçanërisht, por jo ekskluzivisht, duke patur parasysh zotërimin teknologjik. Sjellja ndërmarrëse është konstatuar se është një faktor i rëndësishëm në efektivitetin organizativ, sidomos kur nivelet më të larta të pasigurisë ekonomike kërkojnë praktika më inovative, fleksible dhe menaxhuese ndërmarrëse. Ndërmarrësit angazhohen në mënyrë proaktive në proceset e inovacionit, që çojnë në zbatimin dhe shfrytëzimin e suksesshëm, duke përfshirë edhe më shumë ide të mira se ato fillestaret. Gjatë procesit të inovacionit mund të kërkohen grupet e punës, grupet ndërfunksionale dhe disa ndërmarrës, që punojnë së bashku. Kërkohen ide të reja dhe mendim krijues, por shpërndarja kërkon një individ të suksesshëm, ose një ekip për të vazhduar me këmbëngulje dhe vendosmëri gjatë gjithë procesit, pa marrë parasysh pengesat dhe vështirësitë që has rrugës. Duke pasur besim dhe përvojë në politikën dhe dinamikën organizative, manaxhimi i njerëzve dhe kapërximi i sfidave teknike apo praktike janë vendimtare. Ndërmarrësit mund të jenë të vetëzgjedhur, ku secili sjell forca të ndryshme për procesin e inovacionit, por suksesi i tyre kërkon përkrahje organizative dhe njohjen veçanërisht nga manaxhimi i lartë.

330 Mitchel A., “Intrapreneurship; enabling postgraduate researchers to drive organizational innovation”, 2007, http://www.grad.ac.uk/downloads/documents/uk%20grad%20and%20uk %20herd%20event%202007/uk%20grad%20participant%20information /workshop%20presentations/al

Page 448: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

448

Përfundime Në këtë punim, jemi përpjekur të gjejmë një çelës më të mirë për lidhjen e teorisë me praktikën e vërtetë të inovacionit dhe ndërmarrësisë. Është diskutuar lidhja konceptuale ndërmjet ndërmarrësisë dhe inovacionit. Janë përmbledhur teoritë themelore të ekonomisë së inovacionit dhe janë identifikuar paradigmat konkuruese në diskutimin e sotëm teorik mbi ndërmarrësinë. Jemi të mendimit se inovacioni kontribuon në rritjen e ekonomisë, sepse ndërmarrësit prodhojnë inovacion. Koncepti i ndërmarrësit si novator përforcon paradigmën e ndërmarrësit, në të cilën roli i ndërmarrësit është i theksuar në procesin inovativ. Ndërmarrësia shihet si një akt krijues dhe një inovacion. Dhe kjo ka të bëjë me krijimin e diçkaje që nuk ka ekzistuar më parë. Krijimi i shton vlerë individit dhe komunitetit dhe ai bazohet në perceptimin dhe kapjen e mundësisë. Ndërmarrësit kërkojë mundësi dhe inovacionet, japin instrumentin me të cilin ata mund të ketë sukses. Në përmbledhje, ndërmarrësia e korporatave shpesh i referohet futjes së një ideje të re, të produkteve të reja, të një strukturë të re organizative, të një procesi të ri prodhimi, ose krijimit të një organizate të re brenda organizatës ekzistuese. Konceptet e ndërmarrësisë dhe të inovacionit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Është e nevojshme që këto koncepte të diskutohen së bashku dhe të nxiten ato brenda organizatës, për një performancë të efektshme organizative. Referencat 1. Antoncic, B. and R. D Hisrich (2003), “Clarifying the Intrapreneurship Concept”, Journal of Small Business and Enterprise Development; 10 (1), 7-24 2. Antoncic, B. and R. D Hisrich (2001), “Intrapreneurship: Construct Refinement And cross-Cultural Validation”, Journal of Business Venturing, 16, 495-527 3. Antoncic, B., “Intrapreneurship: a Comparative Structural Equation Modeling Study”, Industrial Management & Data Systems, 107(3), 2007; 4. Auruskeviciene, V., L. Salciuviene, R. Kazlauskaite and A. Trifanovas (Winter 2006), “A Comparison between Recent and Prospective Critical Success Factors in Lithuanian Printing Industry”, Managing Global Transitions 4 (4), 327-346 5. Burch, J. G. (1986),”Entrepreneurship”, New York: John Wiley and Sons 6. Cardellino P. and E. Finch (2006); “Evidence of Systematic Approaches to Innovation in Facilities Management”, Journal of Facilities Management, 4(3), 150-166 7. Carland, J. C. And J. W. Carland (2007), “Intrapreneurship: A Requisite for Success”; the Entrepreneurial Executive, Volume 12, 83-94 8. Covin, J.G. and D.P. Slevin (1991), “A Conceptual Model of Entrepreneurship as Firm Behavior”, Entrepreneurship Theory and Practice, 16(1), 7-25 9. Davis, S.K., (1999), “Decision Criteria in the Evaluation of Potential Intrapreneurs”, Journal of Engineering Technology Management, 16, 295-327. 10. Dhaliwal, J. S. (2001), "An Empirical Study of Electronic Commerce, Intrapreneurship within the it Units of Large Organization”, Twenty-Second International Conference on Information Systems 11. Drejer A. (2002), “Situations for Innovations Managements towards a Contingency Model”, European Journal of Innovation Management, 5, 4-17 12. Drucker, P. F. (1985), Innovative and Entrepreneurship, Practice and Principles. Harper & Row, Publishers, Inc. 13. Eesley, D. T. and C. O. Longenecker (January/February 2006), “Gateways to Intrapreneurship”, Industrial Management, 18-23 14. Fry, F.L. (1993), Entrepreneurship: a Planning Approach, Minneapolis: West Publishing Company 15. Gapp R. and R. Fisher (2007), “Developing an Intrapreneur –led Three Phase Model of Innovation”, International Journal of Entrepreneurial Behavior and Research, 13(6), 330-348 16. Hall, J. C. and R.S. Sobel (July 2006), “Public Policy and Entrepreneurship”, the University of Kansas, Technical Report 06-0717

Page 449: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

449

17. Hill, M. E. (January 2003), “the Development of an Instrument to Measure Intrapreneurship: Entrepreneurship within the Corporate Setting”, Unpublished Thesis, Department of Psychology Rhodes University 18. Janczak, S. and S. Boiteux (Mar 2007), “Understanding Intrapreneurship: a Process Model for the Logic of Action Used by Intrapreneurs “, Journal of Business and Entrepreneurship, 19. Kirby, D. A. (2006), “Creating Entrepreneurial Universities in the UK: Applying Entrepreneurship Theory to Practice”, Journal of Technology Transfer, 31, 599-603 20. Kuratko, D. F., R. V. Montagno and J. S. Hornsby, (1990), “Developing an Entrepreneurial Assessment Instrument for an Effective Corporate Entrepreneurial Environment”, Strategic Management Journal, Vol. 11, 49-58 21. Lorente A.R., F. Dewhurst and B. Dale (1999), “TQM and Business Innovation”, European Journal of Innovation Management, 2(1), 12-19 22. Manion Jo (2001), “Enhancing Career Marketability through Intrapreneurship” Nurs Admin Q., 25(2), 5-10 23. Menzel H.C., R. Krauss, J.M. Ulijn, M. Weggeman (June 2006), “Developing Characteristics of an Intrapreneurship- Supportive Culture”, Eindhoven Centre for Innovation Studies, the Netherlands, Working Paper 06.10 24. Menzel H.C., I. Aaltio and J. M. Ulijn (2007), “On the Way to Creativity: Engineers as Intrapreneurs in Organizations”, Technovation 27, 732-743 25. Rocha, H. O. (2004), “Entrepreneurship and Development: the Role of Clusters”,Small Business Economics 23, 363-400 26. Roffe I. (1999), “Innovation and Creativity in Organizations: A Review of the Implications for Training and Development,” Journal Of European Industrial Training, 23(4/5), 224-237 27. Sayeed Omer Bin and M.K. Gazdar (2003), “Intrapreneurship: Assessing and Defining Attributes of Intrapreneurs”, Journal of Entrepreneurship, 12(1), 75-86 28. Sharma, P. and S. J. J. Chrisman (1999), “Toward a Reconciliation of the Definitional Issues in the Field of Corporate Entrepreneurship”, Entrepreneurship Theory and Practice, 23(3), 11-27 29. Shetty P. (2004), “Attitude towards Entrepreneurship in Organizations”, Journal of Entrepreneurship, 13(1), 53-68 30. Stevenson, H. H. And C. J. Jarillo (1990), “A Paradigm of Entrepreneurship: Entrepreneurial Management”, Strategic Management Journal, 11, 17-27 31. Toftoy, Charles and J. Chatterjee, “the Intrapreneurial Revolution: Now is the Time for Action”; 2004; 32. Udwadia, F.E. (1990), “Creativity and Innovation in Organizations”, Technological Forecasting and Social Change, 38(1) 33. Zahra, S. A. and D. M. Garvis (2000), “International Corporate Entrepreneurship and Firm Performance: the Moderating Effect of International Environmental Hostility”, Journal of Business Venturing; 15, 469-492 34. Dess, G., R. D. Ireland, S.A. Zahra, S.W. Floyd, J.J. Janney and P.J. Lane (2003), “Emerging Issues in Corporate Entrepreneurship”, Journal of Management 29(3), 351- 378 35. Alison M. (2007), Strathclyde University, August 2007. 36. http://www.emeraldinsight.com/Insight/ViewContentServlet?Filename=Published/ 37. EmeraldFullTextArticle/Articles/0291070301.html#b70%20b71: 08.03.2008 38. http://findarticles.com/p/articles/mi_qa5424/is_200703/ai_n21286341: 08.03.2008 39. http://www.sbaer.uca.edu/research/icsb/2005/192.pdf 40. http://cemi.com.au/sites/all/publications/Sharma%20and%20Chrisman%201999.pdf 41.//C:/Documents%20and%20Settings/Administrator/My%20Documents/Downloads/antoncic_hisrich_2001.pdf

Page 450: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

450

Xhensila Pine - Ndalimet kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve prej Deklaratës së Kongresit të Përmetit deri te Kushtetuta e vitit 1976.

Dr.Cand Xhensila Pine Studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës(1995-1999). Studimet master ekzekutiv pranë Universitetit të Tiranës (2006-2009). Studimet e doktoratës pranë Qendrës së studimeve albanologjike, Tiranë. Pedagoge e së Drejtës Kushtetuese pranë Akademisë Profesionale të Biznesit. [email protected] Abstrakt Ky artikull synon të sjellë në vështrim shkencor në rrafsh krahasues të drejtat e qytetarëve e ndalimet kushtetuese në periudhën totalitare, duke iu referuar dy kushtetutave të saj: kushtetutës së vitit 1946, e cilësuar si “kushtetuta e ndërtimit socialist”; dhe kushtetutës së vitit 1976, e cilësuar si “kushtetuta e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste”. Ndërsa për kushtetutën e vitit 1946 burimet dhe bibliografia janë mjaft të kufizuara, sepse diskutimi për parimet dhe përmbajtjen e saj ka qenë i mbyllur, vetëm në udhëheqjen e lartë partiake dhe në institucionin ligjvënës; për Kushtetutën e vitit 1976 ekziston një bazë të dhënash mjaft e pasur. Eshtë i rëndësishëm fakti i ndodhur në historinë kushtetuese të viteve 1946-1976 kur u vu re një dukuri e cila binte ndesh me të gjitha parimet e njohura botërisht të së Drejtës Kushtetuese. Kushtetuta e 1976 ndryshoi përfundimisht bazën sociale, pasi zhduku cdo lloj dallimi midis shtetasve, të cilët të çveshur nga pronësia u kthyen të gjithë në mëditës(rrogëtarë) duke punuar për shtetin. I vetmi dallim qëndronte në shkallën arsimore të kryer nga individi dhe për pasojë dhe dallimi midis punës mendore e asaj fizike. Kushtetuta e vitit 1976, e njohur si “kushtetuta e vazhdimësisë”, në të vërtetë përbën një kushtetutë me karakter të thellë restriktiv në shumicën e të drejtave ekzistenciale qytetare krahasimisht me kushtetutën e vitit 1946. Ndalimet kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve Prej Deklaratës së Kongresit të Përmetit deri te Kushtetuta e vitit 1976. Të drejtat e qytetarëve të përcaktuara në Deklaratën e Kongresit të Përmetit u parashikuan duke u bërë pjesë themelore edhe në Kushtetutën e vitit 1946.

Page 451: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

451

Në Kushtetutën e vitit 1946 shpalleshin e garantoheshin liritë e të drejtat demokratike të qytetarëve si: liria e fjalës e shtypit, e drejta e votimit të përgjithshëm, të barabartë të drejtpërdrejtë, barazia e qytetarëve para ligjit, barazia e gruas dhe të burrit në çdo fushë të jetës dhe e drejta për arsim dhe kulture. Që në artikullin 12 të Kushtetutës së vitit 1946 përcaktohej barazia e të gjithë shtetasve para ligjit. Neni 13 i po kësaj Kushtetute përcaktonte barazinë e shtetasve pavarësisht prejardhjes së tyre racore, fetare etj Ndërkohë që neni 15 sanksiononte barazinë e burrit e të gruas, dhe mbrojtjen e kujdesin e veçantë për nënat e fëmijët.

Page 452: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

452

Neni 16 përcaktonte si liri themelore të drejtën e fese. Çfarë ndodhi në Kushtetutën e vitit 1976? Në Kushtetutën e vitit 1976 kapitulli i të drejtave dhe lirive themelore niste me një përcaktim së të drejtat e detyrat e shtetasve ndërtoheshin mbi bazën e pajtimit të interesave të individit dhe shoqërisë socialiste, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm. Shtetas të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë331 ishin ata që kishin shtetësi shqiptare në bazë të ligjit. Të drejtat dhe detyrat e shtetasve ndërtoheshin mbi bazën e pajtimit të interesave të individit dhe shoqërisë socialiste, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm. Të drejtat e shtetasve ishin të pandara nga plotësimi detyrave të tyre dhe nuk mund të ushtroheshin në kundërshtim me rendin socialist.332 Zgjerimi dhe thellimi i mëtejshëm i të drejtave të shtetasve do të lidhej ngushtë me zhvillimin socialist të vendit. Të gjithë shtetasit ishin të barabartë përpara ligjit. Nuk njihej asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale. Gruaja, çlirohej nga shtypja politike dhe nga shfrytëzimi ekonomik, si forcë e madhe e revolucionit, merrte pjesë aktivisht në ndërtimin socialist të vendit dhe në mbrojtjen e atdheut.

331 Të drejtat dhe detyrat kushtetuese të shtetasve tanë, G.Hysi ,Drejtësia Socialiste, vell 2

faqe 90 332 Organizimi politik i Shoqërisë socialiste në Shqipëri, Foto Çami , Drejtësia Socialiste,

1976, fq 51

Page 453: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

453

Gruaja gëzonte të drejta të barabarta me burrin në punë, në shpërblim, në pushim, në sigurimin shoqëror, në arsim, në tërë veprimtarinë shoqërore-politike dhe në familje. Pakicave kombëtare u sigurohej mbrojtja e zhvillimi i kulturës dhe i traditave popullore, përdorimi i gjuhës amtare dhe mësimi i saj në shkollë, zhvillimi i barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Çdo privilegj a pabarazi kombëtare dhe çdo veprim që shkelte të drejtat e pakicave kombëtare ishte antikushtetuese dhe dënohej sipas ligjit Pra që në hyrje të kapitullit të këtyre të drejtave kishim cënim të tyre, për interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Gjithashtu të drejtat e shtetasve ishin sipas Kushtetutës së vitit 1976, të pandara nga plotësimi i detyrave të tyre e nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist të vendit, dhe zgjerimi i tyre lidhej ngushtë me zhvillimin socialist të vendit. Shtetasit që mbushnin moshën 18 vjeç kishin të drejtë të zgjidhnin dhe të zgjidheshin në të gjithë organet e pushtetit shtetëror. Nga e drejta e zgjedhjes përjashtoheshin vetëm persona të cilët u është hequr kjo e drejtë me vendim të gjykatës, si edhe të paaftët mendërisht, të cilësuar si të tillë nga gjykata. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë shtetasit kishin të drejtë për punë, e cila garantohej nga shteti. Puna ishte detyrë dhe nder për çdo shtetas të aftë për punë. Shtetasit kishin të drejtë të zgjidhnin e të ushtronin profesionin e tyre sipas aftësisë e prirjeve personale dhe në pajtim me nevojat e shoqërisë. Shtetasit gëzonin të drejtën e pushimit pas punës. Koha e punës ditore e javore si edhe pushimi vjetor i paguar rregulloheshin me ligj. Në shërbim të punonjësve u krijuan shtëpi pushimi, shtëpi kulture dhe qendra të tjera të këtij lloji. Punonjësve të qytetit e të fshatit u siguroheshin mjetet e nevojshme materiale për jetesë në pleqëri, në rast sëmundjeje ose humbjeje të aftësisë për punë. Shteti merrte nën kujdes të veçantë invalidët e Luftës Nacionalçlirimtare, ata të luftës për mbrojtjen e atdheut e invalidët e punës dhe krijonte kushtet për riaftësimin e tyre. Fëmijët e mitur të të rënëve për mbrojtjen e vendit dhe për ndërtimin socialist ishin në kujdesin e shtetit. Shteti u suguronte shtetasve falas shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe mjekimin në qendrat shëndetësore të vendit333. Nëna dhe fëmija gëzonin kujdes e mbrojtje të veçantë. Nëna kish të drejtën e pushimit të paguar para e pas lindjes. Shteti hapte shtëpi-lindjeje dhe çerdhe e kopshte për fëmijë. Martesa dhe familja ishin nën kujdesin e mbrojtjen e shtetit dhe të shoqërisë. Martesa lidhej përpara organeve shtetërore kompetente.( siguroheshin siç shihet të drejtat me karakter vetjak si e drejta e punës dhe e drejta për të krijuar familje). Prindërit përgjigjeshin për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve. Fëmijët kishin për detyrë të kujdesen për prindët e paaftë dhe pa mjete të mjaftueshme jetese. Fëmijët e lindur jashtë martese kishin po atë të drejta e detyra si edhe fëmijët e lindur me martesë. Fëmijët e mbetur pa prindër dhe pa përkrahje rriteshin dhe edukoheshin nga shteti.( detyrimi prindëror për rritjen e arsimimin e fëmijëve të tyre) Shtetasit kishin të drejtën e pronës vetjake. E drejta e trashëgimisë rregullohej me ligj. Shtetasit kishin të drejtë për arsim. Arsimi tetëvjeçar ishte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm. Shteti synonte ngritjen e shkallës së arsimit të detyrueshëm për të gjithë. Shtetasit334 gëzonin lirinë e fjalës, të shtypit, të organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes dhe të manifestimit publik. Shteti garantonte realizimin e këtyre lirive, krijonte kushte për to dhe vinte në dispozicion mjetet e nevojshme materiale. Karakteri fiktiv i këtyre të drejtave dukej kur neni 39335 i kësaj Kushtetute barazinë e përcaktonte ashtu si nga Kushtetuta e vitit 1946 mbi baza race, gjinie, por shtohej barazia mbi gjendjen 333“ Stadi i arritur në zhvillimin shoqëror- ekonomik të vendit”, H, Banja, Drejtesia Socialiste,

1976, vol 1 fq 68 334 Metoda e bindjes dhe e shtrëngimit në shoqërinë tonë sociliste, Nedret Hoxha, drejtësia

Sociliate, 1976, vol 2 , fq 75

Page 454: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

454

monetare e shoqërore të individëve. Përpjekja për t’i bërë njerëzit të barabartë sillte zvogëlimin e lirive të tyre. Ndërkohë që vihet re mospërmendja e të drejtës së fesë si një e drejtë themelore. Parashikoheshin në menyrë të ngjashme si në Kushtetutën e vitit 1946 e në atë të vitit 1976, të drejta të rëndësishme si e drejta e punës, duke u shtuar në atë të 1976 edhe edhe momente të tilla si garantimi i pushimit të paguar, pensionit, shërbimit mjekësor falas . Njëlloj përcaktohej e drejta themelore për të krijuar familje dhe mbrojta e kujdesi i veçantë që shteti ka për nënën e fëmijën. Si e drejtë tjeter me karakter shoqëror e zgjeruar në Kushtetutën e vitit 1976 parashikohej e drejta për arsimim duke sanksionuar se arsimi tetëvjecar eshte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm., në dallim nga Kushtetuta e vitit 1946 ku arsimi i detyrueshëm ishte ai fillor. Konceptimi i ri i nenit 55 të Kushtetutës së vitit 1976 është paprekshmëria e personit. Askush nuk mund të arrestohet më shumë se tre ditë asnjë nuk mund të dënohet penalisht pa vendim gjykate edhe asnjë nuk mund të dëbohet ose internohet veç në raste të rralla. Fshehtësia e korrespondencës dhe e mjeteve të tjera të komunikimit nuk mund të cënohet veç në rastet e hetimit të një krimi. Një parashikim i zgjeruar në Kushtetutën e vitit 1976 është se në kapitullin e të drejtave dhe lirive themelore sanksionohet edhe e drejta e shtetasve për të bërë336 ankesa –kerkesa- vërejtje -propozime në organet shtetërore kompetente. Këtë përcaktim e gjejmë që në Kushtetutën e vitit 1946 por në një mënyrë më të shkurtuar duke parashikuar vetëm të drejtën e shtetasve për të bërë kërkesa dhe ankime kundër të gjitha vendimeve të kundraligjshme dhe të parregullta të dhëna prej administratës së shtetit si dhe atëherë kur nëpunësit veprojnë keq. Në prag të miratimit të kushtetutës së vitit 1976 interpretimi i domoshmërisë së zgjerimit të kësaj të drejte ishte si më poshtë: “Sanksionimi i të drejtës së shtetasve të bëjnë kërkesa ankesa verejtje dhe propozime për probleme të interesit personal shoqëror e shtetëror është i lidhur ngushtë me natyrën e shtetit tonë socialist. Sipas kushtetutës se vitit 1976 rrethi i veprimeve për të cilat mund të bëhen ankesa, vërejtje, propozime është i pakufizuar duke u parë jo vetem si mjet mbrojtjeje i të drejtave e interesave të ligjshme të tyre por njëkohësisht edhe si mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të përgjithshme për sigurimin e ligjshmërisë socialiste. Këto ankesa pranohen nga të gjitha organet shtetërore dhe ekonomike kompetente, të cilat detyrohen të organizojnë pritjen e popullit në vende të përshtatshme. Letrat e popullit shikohen si çështje politike me rëndësi të madhe për pushtetin në fuqi duke u parë si një hallkë e rëndësishme ndërmjet pushtetit e masave popullore, dhe shprehje e pjesëmarrjes së masave punonjëse në drejtimin shtetëror dhe kontrollin mbi veprimtarinë shtetërore337 Forca e madhe që u jepet ankesave si burim i kritikës nga poshtë të kontrollit nga ana e masave qëndron në faktin se ato konsiderohen si hapa kryesore për forcimin e shtetit. 5 Mbi të drejtën e shtetasve për të bërë kërkesa , ankesa vërejtje , propozime; Liri Robo,

drejtesia Socialiste, 1976, vol 1 fq 93 336“ Stadi i arritur në zhvillimin shoqëror- ekonomik të vendit”, H, Banja, Drejtesia Socialiste,

1976, vol 1 fq 68

337 Mbi te drejten e shtetasve per te bere, ankesa verejtje propozime kerkesa, Liri Robo,

Drejtesia Socialiste, 1976

Page 455: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

455

KONKLUZIONE Nga deklarata e të drejtave qytetare e Kongresit të Përmetit (1944), që u bë pjesë e Kushtetutës së vitit 1946; deri tek neni 55 i kushtetutës së vitit 1976 megjithëse në pamje të parë duket se është ruajtur e njëjta linjë cënimi i koncepteve të tilla si heqja e së drejtës së fesë, apo edhe përpjekja për t’i bërë njerëzit të barabartë pavarësisht ndryshimeve të tyre, çonte në një restriksion i të drejtave të njeriut. Kushtetuta e 1976 si konkluzion përfaqëson nje restriksion të të drejtës së organizimit dhe të zgjedhjes. Ndonëse neni 54 sanksionon formalisht të drejtën e organizimit, qofte dhe në organizata politike, neni 55 i kufizon këto organizata vetem në organizata që mbështetin socializmin, pra shtetin me të njëjtën bazë politiko-ekonomike të krijuar e zhvilluar nga Partia e Punës. Nga ana tjetër neni 3 i Kushtetutës së 1976 kishte sanksionuar në mënyrë përfundimtare se “Partia e Punës e Shqipërisë, pararoja e klasës punëtorë, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë”. Në këto rrethana edhe e drejta e zgjedhjes ishte e kufizuar përfundimisht pasi kandidatët në zgjedhje paraqiteshin vetëm nga e vetmja force politike. Bibliografi: Metoda e bindjes dhe e shtrëngimit në shoqërinë tonë sociliste, Nedret Hoxha, drejtësia Sociliate, 1976, vol 2 , Stadi i arritur në zhvillimin shoqëror- ekonomik të vendit”, H, Banja, Drejtesia Socialiste, 1976, vol 1 Metoda e bindjes dhe e shtrëngimit në shoqërinë tonë sociliste, Nedret Hoxha, drejtësia Sociliate, 1976, vol 2 , Mbi te drejten e shtetasve per te bere, ankesa verejtje propozime kerkesa, Liri Robo, Drejtesia Socialiste, 1976 Fjala e mbylljes së konferencës shkencore për problemet e Kushtetutës ( Ramiz Alia Sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH, 1976, Drejtesia Socialiste Permbajta e rendesia e te drejtave e detyrave kushtetuese te shtetasve tane, Gramoz Hysi , 1976 Mbi disa probleme kryesore te organizmit shteteror,i.Elezi, 1976 Kushtetuta e republikes Popullore Socialiste te Shqiperise , 1976 Konferenca shkencore mbi projekt- kushtetuten e 1976, Mbi sovranitetin dhe permbajtjen e tij politike klasore ne projektin e kushtetutes sone te re, Arben Puto, 1976 Mbi disa probleme kryesore te organizimit shteteror , I .Elezi, 1976 Prona kooperativiste e zhvillimi I saj, Munir Como, 1976 Funksionet e shtetit socialist, Aleks Luarasi 1976 - E drejta e pronesise mbi token, Valid Lama, Drejtesia socialiste, 1976, Edmond Sanxhaktari, Karakteri demokratik i zgjedhjeve ne vendin tone, Drejtesia Socialiste, VOL 1 1976, Prona kooperativiste dhe zhvillimi i saj, Munir Como,Drejtesia Socialiste,viti 1976, Inisiativa legjislative sipas projektkushtëtutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, XHOXHI KONOMI, Drejtesia Socialiste, 1976, Ligjshëria socialiste- parim i rëndësishëm i shtetit dhe i shoqërisë sonë, Rapi Mino, Drejtësia Socialiste, viti 1976, Funksionet e shtetit socialist, Aleks Luarasi, Drejtesia socialiste, 1976, vol 1

Page 456: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

456

Komuna Pejë

Page 457: REVISTË98.131.47.250/konferenca/buletini_shkencor_nr3.pdf · Korniza ligjore kombëtare - shqiptare përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore 44. Prof.Dr.Fatmire Lumani Koncepti

ISSN 1800-9794 COBISS.CG-ID 20586256

457