194
Përpjekja Viti I Nr 1 Tiranë, nëntor , 1994 L Ë NDA Editorial 2 Ç'synon "Përpjekja" Ese dhe Komente 8 Ende në liri të këcënuar nga Fatos T. Lubonja Nga Bota 16 Ne sot kemi më shumë përvuajtësi dhe më pak iluzione Jurgen Habermasi bisedon me Adam Miçnikun Opinione 32 Mendime për raportin e kulturës me politikën nga Branko Merxhani dhe Tomas Mani Letra shqipe 35 Katërqin vjet letratyrë shqipe nga Namik Resuli 61 Kronikë,Pleqërishte, Xhuxhët Eksperiment, Liqeni,Të ftohtit, Dielli, Nga cikli poetik i Gjergj Peçit "Lirika burgu" 68 Duar nëpër kohë, Diku midis atje tej dhe këtu, Midis Ballkaneve dhe Ballkanit, Vila numër 31, Harmoni-Stil Ballkanik, nga Fron Nazi 78 Kalvari i mundimeve Poemë nga Perikli Jorgoni Shqipërime 87 Forma e shpatës, Borges (përk. Mira Meksi) Ndërgjegje historike 91 Skënderbeu nga prof. Alessandro Cutulo Psikosociologji 102 Kujdes kolerikët - mund të shndrrohen në despotë. nga Françesko Alberoni Kulturë filozofike 104 Mbi burimet intelektuale të ideologjisë marksiste - leniniste. (shënime leximesh nga F.Lubonja) 112 Histori e filozofisë Evropiane nga Rilindja e këtej Xhiordano Bruno Nga Alfred Veber dhe Denis Huisman 117 Libra të rinj Drejtor FATOS T. LUBONJA E përtremuajshme kulturore

Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Research Journal about Albanian culture and history.

Citation preview

Page 1: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Viti I Nr 1 Tiranë, nëntor , 1994

LËNDA

Editorial 2 Ç'synon "Përpjekja"

Ese dhe Komente 8 Ende në liri të këcënuar

nga Fatos T. Lubonja

Nga Bota16 Ne sot kemi më shumë përvuajtësi dhe më pak iluzione Jurgen Habermasi bisedon me Adam Miçnikun

Opinione 32 Mendime për raportin e

kulturës me politikën nga Branko Merxhani dhe Tomas Mani

Letra shqipe35 Katërqin vjet letratyrë shqipe nga Namik Resuli

61 Kronikë,Pleqërishte, Xhuxhët Eksperiment, Liqeni,Të

ftohtit, Dielli, Nga cikli poetik i Gjergj Peçit "Lirika burgu"

68 Duar nëpër kohë, Diku midis atje tej dhe këtu, Midis Ballkaneve dhe Ballkanit, Vila numër 31, Harmoni-Stil

Ballkanik, nga Fron Nazi

78 Kalvari i mundimeve Poemë nga Perikli Jorgoni

Shqipërime87 Forma e shpatës, Borges (përk. Mira Meksi)

Ndërgjegje historike91 Skënderbeu

nga prof. Alessandro Cutulo

Psikosociologji102 Kujdes kolerikët - mund të shndrrohen në despotë. nga Françesko Alberoni

Kulturë filozofike104 Mbi burimet intelektuale të ideologjisë marksiste - leniniste. (shënime leximesh nga F.Lubonja)

112 Histori e filozofisë Evropiane nga Rilindja e këtej Xhiordano Bruno

Nga Alfred Veber dhe Denis Huisman

117 Libra të rinj

Drejtor FATOS T. LUBONJA

E përtremuajshme kulturore

Page 2: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja 2Editorial

Eseja e Samuel Hantingtonit Ndeshja e qytetërimeve kaprovokuar komente dhe interpretime gjithëfarëshe, kohët e fundit edhe nështypin shqiptar. Në thelb të saj qëndron ideja se tani që mbaroi konflikti iideologjive botën e pret konflikti i qytetërimeve - të konceptuara këta sientitetet më të gjëra kulturore. Për Evropën ai përcakton tre të tillë: atëevropiano - perëndimor, sllavo - ortodoks dhe atë turko - mysliman.Megjithë rezervat që kemi ndaj disa prej tezave të autorit na duket mevend ta nisim kryeartikullin me një nga idetë që shpreh në sprovën e tijpolitologu i njohur amerikan. Teksa shtjellon konceptimin e tij përqytetërimet dhe për vijat e tyre ndarëse, Hantingtoni përmend edhe ata qëai i quan vende të përçarë (the torn countries). Këto, sipas tij, janë vendeqë, për arsye të ndryshme historiko-gjeografike, nuk kanë homogjenitetpërsa i përket entitetit kulturor. Liderët e këtyre vendeve kërkojnë t'i bëjnëato anëtarë të Perëndimit, ndërkohë që historia, kultura dhe traditat e tyrenuk janë perëndimore. Përveç kësaj, pas rënies së konfliktit kapitalizëmkomunizëm, që shërbente edhe si faktori më i rëndësishëm i identitetit, përkëta vende sot është më i mundimshëm se për të tjerët ripërcaktimi iidentitetit të tyre.

Nuk është e vështirë të konstatojmë se, sipas kategorizimit tëHantingtonit, Shqipëria është një vend i përçarë . Madje, kur kemiparasysh se tradicionalisht ka pësuar influencën e tre qytetërimeve, të atijturko-mysliman, sllavo-ortodoks dhe evropiano-perëndimor, kur kemiparasysh se dy të tretat e kohës që ka ekzistuar si shtet i pavarur ndikimete këtyre qytetërimeve i zëvendësoi ideologjia marksiste leniniste, e cila krijoinjë identitet që tashmë mund të quhet i bjerrur, s ka se si të mos themi sesot jemi një vend i përçarë më shumë se trefish, i cili, pas kolapsit tëkomunizmit, po përjeton krizën më të fortë të identitetit ndër vendetevropiano lindore.

Ç'SYNON "PËRPJEKJA"

Fac sapias et liber eris.(Bëhu i ditur të jesh i lirë.)

Page 3: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Editorial

Kjo krizë na duket se bëhet edhe më e spikatur nga fakti seshqiptarët, duke qenë një popull që nuk i përket asnjërit prej grupimev tëmëdha të familjes së popujve indo-evropianë, dhe duke qenë relativisht ivogël në numur, e kanë edhe më të vështirë gjetjen e një kushëriri të madhnë kërkim të identitetit.

Shpesh e më shpesh në shtypin shqiptar sot shtrohet dilema se ngado të anojë Shqipëria, për kah Perëndimi apo për kah Lindja? Me fjalë tëtjera kjo mund të përkthehet në pyetjen: për kah do të orientohet identitetikulturor dhe, më gjerë, qytetërues i shqiptarëve këtej e mbrapa? Kjo dilemëka të bëjë me atë se, në njërën anë Shqipëria synon të bëhet pjesë e kulturësdhe e qytetërimit perëndimor, të vendosë institucionet perëndimore, kursemë anën tjetër klima dhe atmosfera ku duhet "të mbillen" këto institucione,kjo kulturë dhe ky qytetërim nuk duket aspak e përshtatshme për zhvillimindhe lulëzimin e tyre. Ndërkohë që thirrjet e elitës intelektuale, të studentëvedhe profesorëve të tyre ishin E duam Shqipërinë si gjithë Evropa , thirrjete traditës, të mënyrës së jetesës e të qeverisjes janë mjaft të ndryshme.Elita politike, po e përjeton dramatikisht krizën e identitetit shqiptar, sepse,më një anë, zgjodhi idealet evropiane, kurse, më anën tjetër, gjithnjë e mëshumë po ndjen vështirësi për të qeverisur pa përdorur mënyrëntradicionale të qeverisjes, të bazuar mbi mendësinë turko-bizantine tëngulitur në shekuj tek shqiptarët. Dhe më gjerë akoma, shoqëria shqiptare,e dalë nga një homogjenitet amorf, e ka të vështirë të strukturohet në njëheterogjenitet koherent e organik. Kjo kontradiktë shpesh duket sikur eka futur kombin në një marramendje dëshpëruese. Çështja e shtruar përzgjidhje herë trajtohet sikur Shqipëria sot duhet të vendosë shpejt epërfundimisht zgjedhjen e saj e herë duke e trajtuar zgjidhjen e kësaj dilemesi një proçes të gjatë, të mundimshëm e gati të pa shpresë.

Ajo që Hantingtoni e quan vend i përçarë na duket se ështëshprehur në Shqipëri spikatshëm në formën e konfliktit midis elitës kulturoreme formim perëndimor më një anë dhe mendësisë së theksuar turko-bizantine që ka zotëruar masën e popullit dhe politikanët më anën tjetër.(Është rasti të vemë në dukje që nuk i gjejmë të drejta mendimet e shprehurakëtu-atje në shtyp të cilat e identifikojnë traditën perëndimore të Shqipërisëme pjesën katolike apo me origjinën e krishtere të shqiptarëve në mesjetëne hershme. Elita evropiano-perëndimore e Shqipërisë, në kuptimin tonë tëidentitetit Perëndimor, ka dalë nga përfaqësues të shquar të të trekomuniteteve fetare gjatë fundit të shekullit të kaluar dhe gjatë këtijshekulli.) Pra, ndërkohë që elita kulturore, qysh nga rilindasit e këtej, ështëmëqakur të ruajë idealin evropian, ka bërë thirrje për oksidentin , elita

3

Page 4: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Editorial 4

politke, në luftën për pushtet, i është larguar gjithnjë e më tepër këtij, derisaka hyrë në konflikt me elitën kulturore dhe, për fat të keq, e ka nxjerë atëjashtë ndikimit efikas në orientimin e vendit.

Tradicionalisht, Shqipëria ka përjetuar, qysh kur u krijua shtetishqiptar e këtej, ndeshjen e elitës politike me atë kulturore. Kështu, elitakulturore shqiptare e kohës së Zogut u mënjanua nga elita politike. Atëçka mbeti prej saj e eliminuan më vonë komunistët. Elita e re që u formuanë regjimin komunist ishte për një kohë të gjatë nën sundimin e politikanëve,për të mos thënë se politikanët komunistë e konsideronin deri diku vetenedhe elitë intelektuale e kulturore. Në fillim të viteve 90 elita kulturorekomuniste u çlirua nga presioni i politikës dhe filloi të luajë njëfarë roli nëorientimin e opinionit publik, por shpejt ajo ose u tjetërsua nga lufta përpushtet ose u nxorr jashtë sferës së influencës për shkak të "valëve të dyta"e "të treta" të revolucionit demokratik. Për më tepër, një pjesë e saj ishte embresuar thellë nga metodat e marksizëm-leninizmit. Ajo i kishte shpenzuarenergjitë më të mira në shërbim të një ideologjie të humbur, dhe, mbi tëgjitha, u gjend papritur në varfëri të madhe shpirtërore dhe ekonomike, eezauruar ose shpesh e gatëshme për t u vënë në shërbim të politikanëve tërinj; tek e mbramja, e paaftë për të luajtur një rol në orientimin e Shqipërisëpër kah qytetërimi evropian. Pati shpresa që këtë vakuum intelektual tëbrendshëm do ta zevendsonte diaspora, por u duk shpejt se ata pakdiasporas që zbarkuan, nuk ishin në gjendje, për shkak të ndarjes së gjatë,të kuptonin se çfarë kishte ndodhur në Shqipëri gjatë 50 vjetësh.

Me të drejtë sot mund të shtrosh pyetjet: Cila është aktualisht elitakulturore shqiptare? Cili është raporti i saj me elitën politike? A përputhenato për orientimin e Shqipërisë për nga një kaje e caktuar ose më saktë përkah ngjizja sa më parë e një identiteti të ri? Përgjigja vjen e turbullt ashtusiç vjen e turbullt përgjegja e pyetjes: Kah po shkon Shqipëria? Një gjëështë, megjithatë, e qartë. Shqiptarët ndjehen dhe duan të bëhen evropianë(Perëndimorë) ndërkohë që kjo dëshirë mbete tepër e vagullt dhe tepër epapërcaktuar.

Në shërbim të kësaj dëshire e të përcaktimit të saj duam tërreshtohemi edhe ne me revistën tonë.

Ç do të thotë të bëhemi evropianë?

Pikërisht në këtë pikë, pra, kur shprehim dëshirën se duam tëbëhemi evropianë, na lindin disa pikëpyetje. E para, çfarë duhet të kuptojmëme kulturë apo, më gjerë, frymë evropiane? E dyta, çfarë do të thotë përne të bëhemi evropianë, d.m.th. a duhet dhe a mund ta mohojmë apo

Page 5: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Editorial 5

margjinalizojmë atë pjesë të traditës tonë kulturore joevropiane në favortë asaj evropiane apo duhet të kërkojmë rrugë të tjera, më pozitive ndajsaj? Të dyja këto pyetje na duken të lidhura me njëra-tjetrën. Duke i dhënëpërgjigje të parës mendojmë se do t i japim përgjigje edhe të dytës.

Fryma Perëndimore dhe kultura evropiane mendojmë se nuk duhetkonsideruar si një entitet historik, fetar etj etj., tek i cili duhet të shkrihemiduke u identifikuar me të. Qytetërimin evropian duhet ta shikojmë si zhvillimqë ka ndodhur në një pjesë të rruzullit, ku ekziston, më shumë se kudogjetkë, bashkekzistenca në paqe dhe harmoni e sistemeve të ndryshme tëvlerave (shih edhe "Refleksione në vitin e katërt të tranzicionit" në këtënumër), si një qytetërim ku individi është më i lirë të zgjedhë e tëvetëpërcaktojë identitetin e tij. Kulturën evropiane ta shohim si një kulturëmetodat e mendimit të së cilës, të vërtetat që ajo na mëson, nuk janë vetëmevropiane, por universale, njerëzore, të afta për t ju qasur popujve dhekulturave nga më të ndryshmet. Për të karakterizuar kulturën evropianedo të perifrazonim Andre Zhidin kur flet për kulturën franceze: Meqënësenëpërmjet saj çdo qënie njerëzore njeh vetveten, mund të themi se ajo nukpunon për përçarjen dhe konfliktin, por për bashkimin dhe mirëkuptimin.

Dhe tani, përpara se t i përgjigjemi pyetjes se çfarë do të thotë përne të bëhemi evropianë, na duket me vend të shprehim ndonjë mendimtonin që i bije ndesh ideve të Hantingtonit Ndeshja e qytetërimeve . Kurflet për vija ndarëse dhe për përleshje të qytetërimeve na duket se ai eshtron problemin në një formë mjaft sempliste, duke neglizhuar diferencate ndërmjeme dhe po ashtu duke e konceptuar botën në terma konfliktualedhe jo duke e vështruar lëvizjen e qytetërimeve nga një optikë më afatgjatëdhe në terma dialogu. Tendenca për t'u futur në strehën e një qytetërimi, eshfaqur si pasojë e krizës së identitetit, na duket se shoqërohet sot fuqishëmedhe me tendencën e këtyre qytetërimeve për t u hapur ndaj njëri-tjetrit,për të marrë dhe për t i dhënë njeri-tjetrit, ashtu siç ka ndodhur gjithëherënë histori (mjafton të kujtojmë për këtë vetë historinë e qytetërimitevropian). Po ashtu, mendojmë se ka ikur koha kur idnetiteti i një kombiapo grup kombesh ndërtohej mbi bazën e armiqësisë me tjetrin endryshëm dhe se ka ardhur koha e ndërtimit të identiteteve me idenë senë një koncert të madh ka zëra të ndryshëm. Prandaj nuk na duket mevend që ta shtrojmë pyetjen se nga do t'ia mbajnë shqiptarët tani që shfaqetkonflikti i qytetërimeve, veçanërisht nëse kjo çështje shtrohet sikur bëhetfjalë që shtëpia nuk mund të ndërtohet mbi një humnerë, por se duhet tëdalim në njërin skaj apo në tjetrin të saj. Në të vërtetë lind pyetja: Andodhemi vërtet mbi një humnerë apo kemi të bëjmë me një vijë ndarëseshumë më tokësore ?

Page 6: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Editorial 6

Ne na duket se Shqiptarët do të mbeten në humnerën ku janë,dmth. në kryqëzimin e tre qytetërimeve, por fatkeqësinë e përçarjes ataduhet ta kthejnë në avantazhin e qenies fatlumë që kanë brenda tyre tharmine tre qytetërimeve të mëdha. Fatkeqësia jonë qëndron në atë se ende nukkemi ditur të përftojmë unitetin e këtij diversiteti, çka mendojmë se mundtë realizohet vetëm nëpërmjet frymës evropiane. Pra, nuk jemi për konfliktine qytetërimeve, por për zhvillimin e vlerave të tyre ashtu që ato të bëhen samë të hapur ndaj njeri-tjetrit. Dhe mendojmë se kjo është plotësisht emundur pasi universalja, si potencialitet, ekziston në çdo kulturë. Dikushmund të thotë se kjo është një ëndërr e bukur, por e paarritshme. Gjithsesika një mjet shumë efikas për të punuar në këtë drejtim. Ky mjet ështëpërpjekja për t i zëvendësuar identitetet e rrejshme kolektive me identitetinindividual të njeriut të ditur. Ne jemi të bindur se elita shqiptare, ajo serbe,ajo turke, ajo greke apo ajo evropiane kuptohen shumë mirë me njëra-tjetrën, ndonëse secila ka identitetin e vet. Kjo vjen ngase tek ata është mëe zhvilluar fryma e dialogut dhe mirëkuptimit ndaj kulturave të tjera, kapjae thelbit racional të tyre që përkon me thelbet universale të natyrësnjerëzore. Çdo përpjekje për t u bërë evropianë, e ndryshme nga kjo,mendojmë se do të ishte një identitet i rrejshëm evropian.

Epërsia e qytetërimit evropian qëndron në atë se ai është më i hapurndaj qytetërimeve të tjera, më krijues dhe më vetëkritik. Mund të shtojmëgjithashtu, për të karakterizuar frymën evropiane, se atë nuk e përbënvetëm pluraliteti, por dialogu i pluralitetit; se ajo nuk konsiston thjeshtënë përftimin e të resë si e tillë, por në antagonizmin e të vjetrës me të renë.Pra, në qendër të identitetit kulturor evropian ne gjejmë dialogun, i cili eka bërë atë gjithëherë krijues. Mendojmë se vetëm një kulturë e tillë e bënnjeriun më të hapur, më krijues dhe më vetëkritik, prandaj dhe më të ditur,prandaj dhe më të lirë.

Nën këtë frymë synojmë të punojmë në përpjekjen modeste për tëdhënë një kontribut për ngjizjen e identitetit kulturor shqiptar. Synojmëpikërisht që revista Përpjekja të jetë një ndër mundet e shumta, që duhettë bëjnë shqiptarët, për të shtuar tribunat ku elita kulturore shqiptarë tëmund të shprehë veten dhe, nëpërmjet kësaj, të luajnë atë rol që duhet tëluajnë elitat kulturore të çdo kombi në përcaktimin dhe zhvillimin eidentitetit kulturor, në krijimin e ideve si dhe në orientimin e opinionit publikdrejt një kulture më të hapur, më krijuese dhe më vetëkritike. Nën këtëfrymë mendojmë se devizës së revistës sonë do t i shkonte më shumë se çdotjetër thënia latine: Fac sapias et liber eris. (Bëhu i ditur të jesh i lrë.)

Kur themi se në jemi në proçesin e ripërcaktimit të identitetit tonë,e mendojmë këtë:

Page 7: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Editorial 7

- si një rikthim dhe riinterpretim të disa vlerave të harruara qëjanë ngjizur në frymën evropiane.

- si një rizbulim të vlerave të së kaluarës të cilave izolimi 50 vjeçaru mbylli dyert pikërisht sepse kishin këtë frymë. (këtu mendojmë se njëvend të rëndësishëm duhet të zenë edhe ata autorë të huaj të cilët janëmarë dhe kanë bërë studime rreth kulturës dhe historisë shqiptare.)

- si krijim vlerash të reja në këtë frymë.- si përzgjedhje të asaj pjese të kulturës evropiane që i shërben

këtij qëllimi.Nuk mund të pretendojmë se do t i japim ngjyrën dhe fizionominë

këtij identiteti të ri. Ne synojmë vetëm të jemi në koherencë me frymën qëpërcaktuam. Do të përpiqemi, gjithashtu, në një farë mënyre, të rimarrimfrymën e revistës Përpjekja Shqiptare të Branko Merxhanit të botuarnë vitet 1936-1939, e cila në thebin e saj na duket se ishte përpjekja evendosjes së një ure midis Shqipërisë së prapambetur anadollake dheEvropës. Mendojmë që revistën tonë ta quajmë thjeshtë Përpjekja përtë shmangur një frymë nacionalizmi romatik që i jep epiteti shqiptare sidhe për të theksuar disi më shumë, tek ideja e përpjekjes, mundin individual.Emri nuk tingëllon shumë poetik, por na duket se ngërthen në vetvete forcën,durimin dhe modestinë, që na duken aq të nevojshme në punën e proçesittë gjatë e të mundimshëm të përftimit të identitetit të ri qytetëruesmbarëkomtëtar. Kjo revistë do të shprehë gjthashtu përpjekjen e botuesitdhe të bashkëpunëtorëve për të ngjallur në zemrat edhe mendjet eshqiptarëve, pak më shumë mendim, dashuri, dhimbje, shqetësim përkulturë në përgjithësi dhe ca më shumë kurajo ideale.

Kulturën e një vëndi e shohim si pasuri e të gjithëve, prandajsynojmë të tërheqim bashkëpunimin e tërë atyre që mund t i sjellin diçkanë këtë kahe kulturës shqiptare. Koherencën e revistës, përveç ruajtjes sëkësaj kahjeje, mendojmë ta ruajmë duke u përkujdesur vazhdimisht edhepër dy gjëra: e para për cilësinë intelektuale të shkrimeve; e dyta, atje kudo të rrihen probleme ku mendimet mund të jenë kontradiktore, tëpërzgjedhim dhe pranojmë ato shkrime që do të jenë të hapur dhemirëkuptues ndaj të tjerëve.

Më së fundi duam të shtojmë se synojmë gjithashtu që ajo të jetënjë urë komunikimi mes elitës intelektuale dhe asaj politike shqiptare.

Page 8: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

ENDE NË LIRI TË KËRCËNUAR

(Refleksione në vitin e katërt të tranzicionit)

FATOS T. LUBONJA

Shqipëria e parë nga dheu i huaj

Nuk di pse - por jo vetëm për shkak se viti i katërt i tranzicionit më gjetijashtë Shqipërisë - ngërmohem së brendëshmi ta nis këtë sprovë me rimarrjen edisa refleksioneve të bëra në dhe të huaj.

Me përjashtim të ndokujt që ka vizituar Shqipërinë apo që të njehpersonalisht, kur thua në biseda me të huaj se je shqiptar, shumicës prej atyre qëe dinë se ç është dhe ku bije Shqipëria u dalin menjëherë parasysh anijet errëmbushura si miza në kërcu me refugjatë. Dyndalla e pabesueshme e këtyrenjerëzve me pamje të palarë, të parruar e me dhimbje të egër në fytyrë, përpjekjete tyre për të mbetur me çdo kusht mbi anije, ishin skena rrëqethëse që, përshkak të sencacionit që bënin, i transmetuan televizorët e të gjithë botës duke iparaqitur kështu shqiptarët si barbarë që po mësynin portat e qytetërimit.Vetvetiu, gjatë atyre bisedave ku përmenden këto pamje, në kërkim të një identitetimë të mirë, të vjen të distancohesh prej tyre, por ndërkaq ndjen se ato janë njëpjesë e jotja. Edhe kur përmend ndonjë vlerë tjetër, përmes të cilës mund tëidentifikohesh ndryshe, prapë e kupton se po flet për një trup të vetëm për tëcilin më shumë nuk ka sesa ka kuptim të flitet duke ia karakterizuar gjymtyrëtnë më të mira ose më të këqia sepse, tekefundit, ai përfaqëson një diçka tëvetme të pandashme.

Kur e vështron vëndin tënd nga dheu i huaj edhe epokat historike sikur

Ese dhe komente 9

Page 9: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Ese dhe komente 9

ka një anë mjaft pozitive, pasi kështu arrin të kapësh më mirë ndërtimin kockortë vëndit tënd dhe, duke arritur këtë, arrin të bësh një ridimensionim të vleravetë tij, të bëhesh më i ndërgjegjshëm për atë që është e përbashkët për të gjithëdhe për atë që i përket grupimeve të veçanta, për atë që është e qëndrueshmedhe për atë që është krejt kalimtare, për atë që është thelbi dhe për atë që ështëdukja e gjërave.

Le të jap një shëmbull të thjeshtë për ta ilustruar këtë që thashë më lart.Kur isha në Gjermani, më vinin herë pas here gazeta nga Shqipëria. Ishte kohakur, për shkak të grindjeve mes disa shqiptarëve, nuk punonte shtypshkronja ere Demokracia . Të vinte turp tua tregoje gjermanëve gazetat e shtypura meplumb në shtypshkronjat e shkatëruara që trashëguam nga komunizmi. Të gjithaishin me një nivel teknik të botimit kaq të ulët, çka ishte treguesi i kulturës enjëherësh i ekonomisë së vëndit, sa as të shkonte ndërmënd të shpjegoje se tishkruaje për aksh gazetë e jo për atë tjetrën. Ti e ndjeje se, si shqiptar,identifikoheshe së pari me atë nivel qytetërimi dhe teknike, kurse diferencat etjera të natyrës politike apo të vlerave të njërës gazetë apo tjetrës, humbisninkrejt. Ky konstatim gjente rezonancë dhe amplifikohej kur sillje ndërmënd se enjëjta gjë ndodhte me të gjitha aspektet e jetës së vëndit, kur kuptoje se skena kuzhvillohej grindja për shtypshkronjën Demokracia s ishte tjetër veçse njëminiaturë e skenës ku zhvillohet grindja e shqiptarëve për Shqipërinë dhe sekështu ka ndodhur gjithëherë në historinë e shqiptarëve.

Shqipëria kur futesh brënda saj

Kur përshkon rrugën nga Rinasi në Tiranë dhe sheh rreth e rrotullpejsazhin e keqmbajtur dhe të keqtrajtuar ku, në vënd të gjelbërimit, mbizotëronçakulli dhe dheu, kur sheh karrocat me kuaj dhe gomerë në mes të rrugësautomobilistike, të vjen menjëherë mendimi se ke zbritur në një tjetër botë aponë një tjetër kohë... Megjithatë, ajo që të bije më shumë në sy ditët e para pas

i humbasin ato karakteristikat e tyre të veçanta dhe, të gjitha së bashku, sikurbashkohen për të dhënë traditën kulturore me të cilën identifikohesh si shqiptar.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për krahinat, partitë apo grupet e ndryshmeshoqërore e fetare. Pra, në fund të fundit, thjeshtë mund të konstatosh se, duke eparë vëndin tënd prej një vëndi të huaj, të ndodh diçka e ngjashme me atë që indodh shikimit fizik nga distanca, e cila, duke sfumuar hollësirat dhe nuancat, lëtë duken vetëm tiparet dhe karakteristikat kryesore. Dhe kjo mendoj se

Page 10: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

kthimit janë fizionomitë e njerëzve. Shtangesh përpara fytyrash të mbushurame agresivitet dhe urrejtje që, teksa kalojnë përbri njëri tjetrit, sikur duan tëtregojnë se janë të gatshëm për sulm. Thua me vete: e kanë me mua apo kjoështë pamja e tyre? . Pas disa ditësh kupton se nuk e kanë pasur me ty, por seajo është pamja e zakonëshme e shqiptarëve.

Sidoqoftë, për një shqiptar këto mbresa dhe këto mendime janë tëmpleksura me mallin për këtë pejsazh dhe këta njerëz, pa të cilin jeta e tij nuk kakuptim.

Së bashku me këtë mall vjen dhe ndjenja se diçka duhet bërë për tandryshuar sa më shpejt këtë pamje që është edhe pamja jote. Ky mendimnatyrshëm sendërtohet në idenë e Angazhimit politik.

Angazhimi politik dhe mendësia lindore

Çdokujt që tenton t i qaset politikës shqiptare me mendime ideale rrethangazhimit politik shpejt zë i duket vetja si një naiv që po afrohet i veshur civil,me duar në xhepa dhe kokën në qiell, në një zonë ku njerëzit, të veshurushtarakisht, janë të armatosur gjer në grykë me kobure thika dhe doreza hekuri,ku bijen bomba vazhdimisht dhe ku në çdo hap rrezikon të ndeshësh ndonjëminë.

Pas zhvillimeve të këtyre tre vjetëve, kushdo që ka sy për të parë ështëbindur tashmë se Shqipëria i përngjet një qënieje që e ka kthyer kokën ngaEvropa, por që ka mbetur me trup në Azi dhe vuan kontradiktën midis dëshirëspër ta kapërcyer këtë hendek në mënyrë të menjëherëshme dhe pamundësisëreale për ta kryer këtë.

Ç janë në thelbin e tyre mendësia lindore dhe ajo perëndimore? Kjoështë një temë tepër e komplikuar për t u trajtuar dhe shterruar, që kërkon njohjene historisë shumëshekullore të lindjes dhe perëndimit. Do të rrekem ta shtjellojnë mënyrë sintetike duke iu referuar një thënieje të Krishtit: Jepi Çezarit atë qëi takon Çezarit, jepi Zotit atë që i takon Zotit . Në kuptimin modern, duke marrëparasysh se në kohën e sotme zoti i çdo njeriu mund të jetë vokacioni i tij,idetë e tij, përkushtimi i tij, bindjet e tij (jo vetëm fetare), tek kjo thënie e Krishtitunë shikoj jo vetëm institucionin e pavarësisë së pushteteve, por dhe institucionine bashkekzistencës së sistemeve të ndryshme të vlerave. Në thelbin e vet shoqëriaperëndimore dallohet nga ajo lindore pikërisht nga fakti se ajo ka mësuar, përgjatëshekujve, ta bëjë realitet këtë thënie të Krishtit. Sigurisht s e ka pasur të lehtë,

Ese dhe komente 10

Page 11: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

përkundrazi, në historinë evropiane gjejmë periudha të çezaropapizmit,absolutizmit e totalitarizmit të cilat nuk i lenë gjë mangut për nga egërsia dheshtypja sistemeve lindore. Por gjejmë pastaj periudha si ajo e Rilindjes që zbutirendin hyjnor mesjetar duke futur vlerat e arsyes dhe të skepticizmit; gjejmëReformën dhe Kundrareformën, gjejmë përballë Iluminizmit Romanticizmin mekomplementin e tij politik Nacionalizmin dhe përsëri përballë tij Socializmin.Gjejmë në historinë evropianoperëndimore edhe momente si ai i Kanosës, kurHenriku IV, perandori i fuqishëm gjermanik, shkoi dhe bëri përuljen pëparapapës Gregori VII, çka erdhi pas një lufte të gjatë midis papëve dhe mbretërvedhe që përfundoi me konkordatin mbi ndarjen e investiturave, që ia linte pushtetintokësor mbretit, kurse atë shpirtëror papës.

Në lindje, fatkeqësisht nuk gjen një traditë të tillë. Këtu ka pasur gjithnjënjë sistem të vetëm dominant vlerash, rreth dhe në shërbim të të cilit kanëfunksionuar vlerat e tjera. Nuk mund të gjesh në Rusi psh, momente si ai iKanosës. Cari ka qënë përherë i gjithëpushtetshëm dhe Lenini e më pas Stalininuk kanë qenë tjetër veçse një përsëritje e arketipit që mishëronte carët. Edhe nëbotën islame nën shëmbullin e Muhametit, i cili ka qënë në të njëjtën kohëpushteti shpirtëror dhe pushteti laik, ka vazhduar totalitarizmi nën sundimin esulltanëve, mbretërve dhe sheikëve.

Ne shqiptarët i përkasim përgjithësisht kësaj bote, madje njëkarakteristikë e veçantë e mendësisë sonë lindore, që e bën atë edhe më negative,do të thoja unë, buron nga fakti se ne jemi një vënd i vogël. Nëse totalitarizmirus karakterizohet nga ideja e kombit të madh që ka vendosur fatet e botës, nekarakterizohemi nga nevoja e një babai apo vëllai të madh. Gjatë historisëgjithmonë e kemi kërkuar dhe pasur atë dhe kjo ka zhvilluar tek ne mentalitetine atij që kërkon një mbështetje të fuqishme jashtë për të shtypur dhe sunduar ataqë ka brënda, që është aq i egër brënda sa ç është servil e i nënshtruar ndaj tëmadhit jashtë. Kjo e ka bërë popullin shqiptar që të ndjehet dy herë skllav nësistemet totalitariste në të cilët ka jetuar, ndaj sunduesit shqiptar dhe ndaj padronittë tij të huaj.

Dikush mund të thotë se, megjithatë, Shqipërisë nuk i mungojnëshëmbujt e tolerancës, se tre fetë, psh, mund të konsiderohen si tre sisteme vlerashqë kanë bashkëjetuar në Shqipëri për mrekulli. Nuk më duket tamam kështu.Sipas mendimit tim tre fetë kanë bashkëjetuar relativisht në paqe tek ne jo vetëmpse nuk kanë qënë asnjëherë aq të forta në shpirtin e shqiptarit, por edhe sepsekanë qënë të pafuqishme ndaj pushtetit tokësor.

Ese dhe komente 11

Page 12: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Noli thotë se përralla e atij bariut, që mbeti i pakënaqur nga zoti dhe indezi qiri djallit, është më e vërtetë se për këdo për Shqiptarët. Po të shikoshhistorinë tonë, edhe atë të kohëve të fundit, do të vësh re se shqiptari vërtet i kandezur gjithmonë qiri Djallit (pushtetit), kur ky i ka siguruar të mirat materialedhe e ka braktisur atë sapo që ky ia ka rrezikuar ato. Po të vësh re sot nukkonstaton ndonjë ndikim të dukshëm të klerikëve në jetën moralo-politike tëvëndit. Shëmbulli i Papës, i cili në çdo ngjarje të rëndësishme që ka botaprononcohet me guxim, jo rrallë edhe kundra rrymës së fuqishme politike tëkohës, as që duket t i frymëzojë klerikët tanë, qofshin këta katolikë, muslimanëapo ortodoksë. Shpesh jeta fetare në Shqipëri bëhet e pranishme vetëm kurshohim Presidentin të shkojë të urojë për festat e ndryshme.

Kush e qeveris sot Shqipërinë

Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh. Ç përfaqëson klasa e re epolitikanëve shqiptarë. Po të dëgjosh ish të persekutuarit dhe të shpronësuarit edjeshëm ata thonë se po qeveris një pjesë e klanit komunist, dhe bijtë e tyre qëkanë vënë në shërbim disa ish të prersekutar që kanë tradhëtuar interesat eshtresës të cilës i përkasin. Po të dëgjosh komunistë ata thonë se janë ballistëtdhe diaspora amerikane që vendos dhe dikton në politikën shqiptare nëbashkëpunim me disa ish komunistë që janë më të këqijtë e ish-komunistëve.Një pjesë njerëzish të thjeshtë thonë se sot qeverisin shërbëtorët e komunistëve.Të tjerë se çelsat e pushtetit i ka ish Sigurimi i shtetit.

Më duket se të bësh një përpjekje për të kartegorizuar prerë klasën e repolitike sot është një punë e vështirë sepse rrezikon të bijesh në pasione tëvjetra apo të reja, në anakronizëm, skematizëm dhe shpesh, duke tentuar t iruhesh këtyre, të bijesh në absurd.

Le t i referohemi, prandaj, për të hedhur sadopak dritë rreth kësajçështjeje, historisë së Shqipërisë në ato moment kur kanë ndodhur ngjarje tëtilla përmbysëse siç qe lëvizja demokratike e viteve 90-93. Një lëvizje e tillëishte periudha e viteve 40 - 44 kur shohim të dalin në Shqipëri forca të rejapolitike që tentojnë të ndërtojnë një rend të ri? Nëqoftëse do t i besojmëdëshmitarëve të asaj kohe do të vëmë re dy gjëra: Së pari, se kjo ndarje e re erdhinë zonën që përfaqësonte në mënyrë më të spikatur prirjen për një rend të ri - nëatë kohë jugu i Shqipërisë - dhe, së dyti, se në këtë ndarje nuk kishte të bënteshumë përkatësia në kategori të caktuara shoqërore. Mund të gjeje jo pak bij

Ese dhe komente 12

Page 13: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

bejlerësh e tregëtarësh në anën e komunistëve dhe mjaft djem të thjeshtë tëpopullit në anët e Ballit, ashtu sikurse edhe të kundërtën.

Nëqoftëse do të kërkojmë paralelizmat me ngjarjet e fillimit të viteve90 do të vëmë re se lëvizja demokratike lindi në Tiranë dhe në qytetet më tëzhvilluara të Shqipërisë në shtresën më të qytetëruar, në atë që ishte më evetëdijshme se kurrë për nevojën e ndryshimit të rendit. Në ekipin drejtues gjensot përfaqësues të ish komunistëve ashtu sikurse edhe përfaqësues të ish tëpersekutuarve. Por cila është karakteristika mbi bazën e të cilës do të mund t ibashkonim ata?

Kur flet për shkaqet e ndarjes në komunistë dhe ballistë, Abaz Ermenjiarrin t i kërkojë këto deri në thellat e errëta të inkoshientit duke u shprehur sekërkimi i këtyre shkaqeve është më shumë një punë psikoanalisti sesa një punëekonomisti. Por diku aty ai thotë edhe se shqiptarët kishin mbetur një popullbotkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të dilte përtej rrethit të krahinës,të fisit a të bajrakut: Kujtonin se qeveritë dhe regjimet politike duheshin ndërruarsipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa çmund të ndërrohet këmisha.

Mendoj se nëse do të shohim më thellë do të vëmë re se në thelb tëmënyrës shqiptare të qeverisjes qëndron prirja që shteti të jetë në duart e njëklani me pushtet absolut, që asgjëson klanet e tjera dhe vendos ekskluzivishtmbi fatet e kombit, duke gëzuar njëherësh edhe të gjitha privilegjet që i jeppushteti politik. Vetëm kjo e shpjegon atë paradoks që i çudit të gjithë:kombinimin e ish komunistëve me ish të persekutuarit dhe me ish sigurimsat nënjë parti të vetme që qeveris. Shqiptari e di mirë se po nuk pati pushtetin në dorëai nuk mund të bëjë asgjë prandaj ai shpejt tradhëton atë që s i shërben dhetenton përdrejt pushtetit absolut ose përdrejt aleancës me atë që ka pushtetinabsolut. Kjo shpjegon edhe inkoherencën e politikave dhe slloganeve të partivetë ndryshme. Të gjithë e kemi ndjekur evoluimin e mendimit politik të Berishës.Qëndrimi i tij politik ka ndryshuar dhe ka evoluar gjatë këtyre tre vjetëve duke uzhvendosur nga moderimi në radikalizëm; nga përkrahja e pajtimit kombëtar nënjë ekuilibrizëm që luan me përçarjen, nga fryma liberale në frymën e njësundimtari me tipare të theksuara despotike. Çfarë e ka detyruar të veprojëkështu? Cili është Berisha i vërtetë? Të duket se Berisha nuk është gjë tjetërveçse një gjilpërë busulle që ka për Nord pushtetin, që për të mbajtur atë i duhettë respektojë fushat manjetike që e drejtojnë drejt këtij Nordi e që me lëvizjene ndryshimin e tyre e detyrojnë edhe atë të ndryshojë pozicion. Pikërisht kjoprirje drejt pushtetit absolut bën që asnjë parti të mos formohet në Shqiptëri me

Ese dhe komente 13

Page 14: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

mendimin se do të jetë një parti e vogël, por konsekuente, që do të përfaqësojënjë ideal të caktuar apo një shtresë të caktuar shoqërore.

Sa është përgjegjës Berisha dhe sa populli shqiptar për këtë

Në librin e Abaz Ermenjit mbi historinë e Shqipërisë, aty ku flitet përZogun, gjen këtë pasazh: Zogu, sikur të kishte qënë një udhëheqës i madh,i frymëzuar nga dashuria e krijimit dhe e lartësimit të popullit shqiptar,mund të kishte gjetur elemente për të formuar një rreth të shëndoshë, se itërë kombi nuk ishte një kalbësirë. Por, mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre,duhet thënë haptazi se as populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësiesa të vetqeverisej në mënyrë demokratike..

Ky moment të bën të reflektosh edhe për atë që ndodhi në Shqipëri nëkohën e komunistëve dhe për situatën aktuale në Shqipëri dhe të shtrosh pyetjen:Rastësi është vallë që, qysh kur është krijuar shteti shqiptar, fatet e kombit janëvendosur nga ata që kanë ditur të imponohen me dhunë (pavarësisht se kjo kaqënë herë më e butë dhe herë më e egër.) A ishte vallë rastësi që Shqipëria patifatin më tragjik në kampin e Lindjes. A ishte vetëm faji i Hoxhës që të gjithëvëndjet e Lindjes e dënuan Stalinin përveç Shqipërisë. A është vetëm vullneti imbrapshtë i disave që sot çdo opozitë konsiderohet armike dhe tensioni ështëaq i madh sa askush nuk ndjehet i sigurtë nëse pas dy vjetësh do të ketë zgjedhjetë lira dhe demokratike apo do të ketë zgjedhje të manipuluara apo nuk do tëketë zgjedhje fare. A është rastësi që pothuajse të gjitha vëndet e Lindjes shkuannë zgjedhje të parakohëshme, kurse ne i kemi frikë zgjedhjet, jo vetëm pushtetarët,por edhe ne qytetarët e thjeshtë sepse nuk dimë se çfarë mund të ndodhë. Vallëështë rastësi ajo që për të tretën herë rradhasi në historinë e Shqipërisë ndodh injëjti fenomen në thelbin e vet, ai i përqëndrimit të pushtetit në një dorë tëvetme që sa vjen e më shumë shpërfill e dhunon vullnetin e të tjerëve? Tre herënë historinë e shtetit të pavarur kanë dalë forca të reja politike të cilat kanësynuar rindërtimin e këtij vendi, në fillim të viteve 20, në fillim të viteve 40 dhenë fillim të viteve 90. Të treja herët lëvizja ka nisur nga një numur personaliteteshdhe pastaj brënda një kohe të shkurtër këta personalitete janë mënjanuar ngajeta politike e vëndit për t ia lënë vëndin një figure të vetme që rëndom thuhet sei ka skartuar ata? Kështu eliminoi Zogu Nolin, Konicën, Gurakuqin etj. Kështueliminoi Enver Hoxha në fillim personalitete që ishin në opozitë me partinë e tijpastaj edhe të gjithë personalitetet brënda lëvizjes komuniste. E njëjta gjë, në

Ese dhe komente 14

Page 15: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

nivele psikologjike, ndodh me Berishën i cili tashmë thuajse i ka nxjerrë ngamundësia për të vendosur mbi fatet e vëndit të gjithë personalitetet dhe pogrumbullon rreth vetes vetëm ata që perifrazojnë mendimin e tij politik? Përsërimund të thuhet se Shqipëria nuk është aq e kalbur dhe aq e varfër në personalitetedhe përsëri mund të shtrohet pyetja: a është faji i Berishës që nuk është ifrymëzuar nga dashuria e krijimit dhe e lartësimit të populit shqiptar apo ështëfaji i prirjes sonë lindore për t ia dhënë në dorë fatet e kombit një njeriu tëvetëm, atij që tregohet më i aftë në luftën për pushtet. Mendoj se Shqipëria dheshqiptarët nuk i japin dot një përgjigje të prerë kësaj pyetjeje.

Në vitin e katërt të tranzicionit Shqipëria, nuk mund të quhet papluralizëm veçse ky shëmbëllen më shumë me një pluralizëm klanesh sesa menjë pluralizëm programor dhe dita ditës shtohet rreziku që klani më i fortë,d.m.th. i Berishës, t'i nxjerrë të tjerët nga skena politike dhe të shndrrohet në njëmafje në pushtet. Kur themi "klan" - për ta dalluar nga koncepti "parti" - kemiparasysh një grupim njerëzish shumë më të mbyllur se partitë, që mardhënietme të tjerët i koncepton në terma konflikti dhe jo dialogu, që anëtarëve të vet ukërkon investim të fortë emocional, që brenda vetes nuk respekton ligjin, porbesnikërinë dhe shërbimin, që, për shumë nga arsyet e lartpërmendura, zhvillonnepotizmin dhe ku personat e dytë i shmangen gjithnjë e më shumë lavdisë dhepërgjegjësisë personale për t'ia lënë ato kapos i cili mishëron dhe identifikonklanin. Shkurt, me "klan" konceptojmë një grupim primitiv individësh tëngjashëm me atë që sundoi në kohën e komunizmit. Veçse ka edhe ndryshime.Në dallim prej tij, klaneve të sotme Shqiptare u mungon një idelogji nëpërmjettë cilës të përbashkojnë njerëzit dhe të identifikojnë dhe eliminojnë kundërshtarët.Orvajtjet e Berishës që të shfrytëzojë për këtë nacionalizmin kanë dështuar përshkak të mungesës së një ndjenje të fortë kombëtare tek shqiptarët të lodhur ngajeta e vështirë në këtë vend. Po ashtu, hapja e Berishës ndaj pluralitetit të idevedhe kultit të të drejtave të njeriut që ekziston në vendeve evropiane, pa ndihmëne të cilëve Shqipëria s'mund të mbijetojë, nuk i lejojnë atij t'i eliminojë të tjerëtplotësisht. Duket gjithashtu se edhe ndërgjegja politike e shqiptarëve ka arriturnjë shkallë të tillë pjekurie që s'mund të lejojë të shpërfillet ashtu krejt, si dikur,vullneti i atyre që mendojnë dhe ndjejnë ndryshe,

Për të gjtha këto - dhe për shkak të gjendjes ekonomke me të cilën nukjemi marrë në këto refleksione - mendojmë se edhe në vitin e katërt të traanzicionitvazhdojmë të jetojmë në një liri të kërcënuar. .

Ese dhe komente 15

Page 16: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

(Bisedë midis Jürgen Habermasit* dhe Adam Miçnikut**)

Adam Krzeminski1: Ju kenipasur jetë dhe përvoja të ndryshme metë majtën evropiane. Mendoj se duhetvenë në dukje ky dallim përpara se tëfillojmë të diskutojmë mbi Gjermaninë,proçesin e vështrimit të së kaluarën

si dhe për fazat e ndryshme të zhvillimitnë të cilat ndodhen Polonia dheGjermania. Ndoshta mund të fillonimme ngjarjet e vitit 1989. A ishte për jurënia e murit të Berlinit dhe bashkimigjerman një e papritur?

Jurgen Habermas: Sigurisht,unë u befasova po aq sa pjesa më emadhe e gjermanëve. E kisha vizituarGjermaninë Lindore në 1988-n merastin e një konference në Halle. Mbresaqë më la zymtësia e gjermano-lindorëvenë këtë simpozium ishte tronditëse. M udukën cinikë dhe të dëshpëruar. U ishteshuar çdo rreze shpresë për të ardhmen.Ajo që ndodhi tregoi se në ç gradë ishterrënuar në vetvete sistemi. Por s kampse ta mohoj se nuk e kisha parashikuarkolapsin e tij.

Adam Miçnik: Më kujtohet njëbashkëbisedim me ju në Varshavë në1979-n. Vura re se nuk kishit shumë

dëshirë të bisedonit për problemin ebashkimit gjerman. Unë qëndrojapërpara jush me përvuajtësi, sepses kishe se si të mos qëndroje ipërvuajtur kur bisedoje me Habermas-in, por, më pas, mora guximin t ju thojase e majta gjermane, duke mos dashurassesi ta pranonte forcën dinamike tëndjenjës nacionaliste tek gjermanët, pobënte të njëjtin gabim që kishte bërëRoza Luksemburgu në Poloni.Paradoksi është se, me sa duket, ishaunë që kisha të drejtë asokohe. Por, kurlexova polemikën tuaj rreth Debatit tëHistorianëve2 mendova se ju kishit tëdrejtë që e kritikonit Stürmerin,Hillgruberin dhe Nolten për mohiminqë i bënin unicitetit të krimeve të Hitleritnë krahasim me ato të Stalinit dhe qëme këtë po nxisnin një ringjallje tënacionalizmit. Jam plotësisht i njëmendje me ju rreth Debatit tëHistorianëve dhe mendoj se ne polakëtdo të mund të përfitonim shumë edhenga ky debat edhe nga prania në të eHabermas-it. Megjithatë, lidhur meproblemin e bashkimit gjerman, themse ndoshta unë kisha të drejtë pasi klasae intelektualëve gjermanë vërtet enënvleftësoi atë.

Krzeminski: Në verën e 1989-s, ndonëse gjermanolindorët në Hungari

* Filozof i shquar gjerman** Disident dhe publicist i shquarpolak

Nga bota 16

NE SOT KEMI MË SHUMË PËRVUAJTËSI DHEMË PAK ILUZIONE

Page 17: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Nga bota 17

Page 18: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

po bëni gati valixhet dhe Adam Miçnikudhe Bronisllav Geremeku3 bënin thirrjepër bashkimin gjerman, muri ishte poaq i patundshëm sa ç kishte qënëgjithmonë. Mund të thuash se, në njëanë, shembja e tij ishte një surprizë sinë Perëndim, ashtu edhe në Poloni,kurse në anën tjetër, duke pasurparasysh historinë tonë polake, ne kemiqenë të vetëdijshëm se ndarja gjermanenuk mund të zgjaste përgjithmonë.

Habermas: Mua nuk m u dharasti ta shihja deklaratën e Geremekutdhe të Miçnikut në verën e 1989-s, por,në atë kohë, me siguri do të kisha qenëkundra çdo perspektive bashkimi.

Por le t i kthehemi për një çastçështjes së nacionalizmit gjerman. Nukduhet harruar që - për arsye të qartahistorike - nacionalizmi ka pasur dhedo të vazhdojë të ketë funksione tëndryshme në Gjermani dhe në Poloni.Për 150 vjet ai u dha polakëveidentitetin, megjithë mungesën epavarësisë. Kurse në Gjermaninacionalizmi pati një rol përparimtarvetëm përpara vitit 1848. Tek e fundit,Prusia kurrë nuk ka funksionuar si njëkomb. Megjithatë Perandoria eBismarkut e shfrytëzoi nacionalizmindhe krijoi pasoja jo të vogla qysh prej1890-s e këtej. Përkundrazi, pas 1945-s për herë të parë u vendos në Gjermanipak a shumë një demokraci dhe kjo ubë e mundur vetëm pse u diskredituanacionalizmi.

Miçnik: Për shumë vjet idetëe mija janë influencuar nga një ese eshquar e profesor Habermas-it mbi

patriotizmin kushtetues4. Sot shoh njëfarë ambiguiteti në situatën eGjermanisë. Faza e parë e bashkimitsolli lirinë, por e dyta na solli pogrominnë Hoyerswerda5. Edhe Polonisë ikanoset një rrezik i tillë.

Habermas: Kjo është shumëe hidhur. Sipas meje, shprehja e parë ebashkimit ishte liria, kurse shprehje edytë, tre javë më vonë, u bë slogani Nejemi një popull. Në fillim thirrjabashkuese ishte Ne jemi populli. dhepastaj Ne jemi një popull. Përsa ipërket Hoyerswerda-s, unë si gjermano-perëndimor nuk kam të njëjtëneksperiencë intuitive si lindorët. Por nënjë farë mase mund ta kuptoj se si dolinë skenë terrorizmi i djathë në ishGjermaninë Lindore, ndonëse sigurishtkjo s do të thotë se mund ta fal. Por ajoqë e kam më të vështirë për ta kuptuarështë se si këto sulme vrastare (ndaj tëhuajve) janë bërë fenomen ngjitës edhenë pjesën perëndimore. Atje kushtet nukndryshuan. Ajo çka ndodhi më duket seka të bëjë me atë që digat e opinionitpublik sikur u hapën dhe, duke lejuartë vërshojnë stereotipe dhe opinione qëkishin qëndruar nën sipërfaqe dhe qëpërbënin, le të themi, 15% të publikut,e ndryshuan klimën e përgjithshme. Atotani shpërthyen papritur dhe fituan njëstatus krejt tjetër. U bë e mundur tëshpreheshin pikëpamje që përpara ishintabu. Kjo ka ndikuar edhe në Perëndimduke krijuar një klimë, në të cilënksenofobia dhe antisemitizmi kanëfituar të drejtën të dalin në skenë. Dhemë e keqja është se të rinjtë mendojnëse shprehin edhe opinionet e një

Nga bota 18

Page 19: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

shumice të heshtur. Unë jam plotësishti bindur se këto nuk janë pikëpamjet eshumicës së gjermanëve, megjithatëklima ka ndryshuar. Për më tepër unëmendoj se problemi është më i madhnë Perëndim se sa në Lindje, përderisanë Lindje njerëzit, siç e dini ju vetë mëmirë, janë në një proces të madhndryshimi. Atje kishte pak të huaj dhetë gjithë stereotipet negative që poshfaqen tani ishin të ndaluar ngaregjimi.

Miçnik: Po a nuk ju duket sekjo që po ndodh në Gjermani nuk ështëaspak unike, se të gjitha demokracitëevropianoperëndimore po kalojnëkrizën e një shoqërie shumëkulturore?Të njëjtën gjë po shohim në Francë,madje, në një formë më të zbutur, edhenë Poloni. Nga ana tjetër ajo çka thatërreth daljes në pah të ndjenjavenacionaliste në Gjermaninë Lindoreështë shumë interesante. Kur isha nëish-Gjermaninë Lindore dëgjova këtëanekdotë: Një lindor takon njëperëndimor dhe i thotë: Helloo, tani ubëmë një popull. , dhe perëndimori ipërgjegjet: Edhe ne po ashtu .

Kjo të krijon mendimin seksenofobia nuk është një formë evetëdijes nacionaliste. Unë e kam vënëre këtë edhe në Poloni. Me përjashtimndoshta të Gjermanisë Lindore Poloniaështë i vetmi vend post-komunist kuprania e pakicave etnike nuk ka krijuarprobleme. Dhe, megjithatë, mund tëthem se në të ardhmen, ndonëse nuk ikemi pasur këto probleme, ne do tëmund të përfshiheshim në një konfliktpolako-lituanez, polako - bjellorus ap

polako - ukrainas, për të mos thënë njëkonflikt polako-gjerman në Opeln6, njëpogrom kundër romëve në Mlawa aponjë fushatë antisemite në një vend qëvirtualisht nuk ka më çifutë. Me fjalë tëtjera, dua të them se problemi nuk ka tëbëjë me konflikte të vërteta etnike, porme diçka krejt tjetër.

Habermas: Më duket se vetëmkjo analizë mund t i shkojë vendeve tëEvropës Qëndrore, që janë zhytur në njëkrizë të thellë sociale për shkak tëpërmbysjes së shtetit socialist. Në këtëkuptim do të thoja se ksenofobia nukështë, pa dyshim, një monopol gjerman.Anketat e opinionit publik tregojnë seksenofobia nuk është më e përhapur nëGjermani se sa në Francë dhe në Britani.Por nuk di të them nëse në Perëndimajo ka rrënjë të vërteta etnike. NëGjermaninë Perëndimore po rritetgjithnjë e më shumë konfrontimi mefëmijët dhe nipërit e emigrantëve.Njerëzit mendonin se të huajt do tëqëndronin për disa kohë për të punuarnë Gjermani dhe pastaj do të ktheheshinnë shtëpi. Kurse ata në fakt mbetën atjedhe tani kanë fëmijë të lindur nëGjermani.

Një problem tjetër ka krijuarshqetësimi, i përhapur nëpërmjetmedias, i rrezikut të një vale të reemigrantësh. Në Poloni emigrantëtpërbëjnë vetëm 1.5% të popullsisë,kurse në Gjermani ata janë 7-8% dhedo të na duhet ta përgatisim veten përnjë rritje deri në 10%. E njëjta situatëështë edhe në vendet koloniale, siFranca dhe Britania. S ka dyshim seetnocentrizmi manipulohet nga lart,

Nga bota 19

Page 20: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

sepse ndjenjat ksenofobe janë shumë tëpërshtatëshme për t u përdorur si valvulshkarkimi ndaj pakënaqësive në rritje.Megjithatë më duket se për herë të parëne na duhet vërtet të fillojmë tëdiskutojmë seriozisht fenomenin e njëshoqërie shumëkulturore. Përbërja epopullsive në Evropë po ndryshon dhekjo po ndodh në një klimë shumë tëvështirë ekonomike, me papunësi tëmadhe dhe me një media që mbronidenë se etnocentrizumi dhe kombi janëpërsëri çështje të dorës së parë.

Miçnik: Unë kam pasur rastinta vëzhgoj Jugosllavinë nga afër, sepsekam shumë miq atje. Kam përshtypjense Ballkani po e sfidon Evropën në njëmënyrë shumë rradikale. Ata po thonë:

Mjaft më me Aushvicin ; dita edemokracive perëndimore mori fund; eardhmja i përket utopisë së shtetitetnikisht të pastër. Ky është mesazhi mëi tmerrshëm që kam dëgjuar në jetëntime. Është edhe më i rrezikshëm sekomunizmi. Do të doja t i bëja njëpyetje profesor Habermasit, i cili ështëkampion i madh i idesë së Iluminizmit:Përse është kaq e fuqishme idea e njështeti të pastër etnikisht, përse është ajonë ngjitje?

Krzeminski: Po sikur të kemitë bëjmë me kolapsin e kësaj ideje?Ndoshta nuk po përjetojmë afrimin, portentativën e fundit të përgjakshme tështetit nacional?

Habermas: Edhe unë kështu endjej. Nuk më duket se është në ngjitje.Kur isha në Zagreb, disa javë më parë,

dëgjova mjaft miq nga e gjithë ish-Jugosllavia, të cilët thoshin se më e miraqë mund të ndodhte ishte që të vininamerikanët dhe të qëndronin aty dyzetvjet. Atëhere -thoshin - do të kishimedhe ne një demokraci po aq stabël saajo në Republikën Federale Gjermane.

Krzeminski: Një ide e tillë nukfunksionoi në Somali.

Habermas: Kjo është evërtetë. Por unë desha vetëm të themse, nëse demokracia funksionoi nëGjermani pas provës së tretë, kjo ndodhivetëm sepse Gjermania mbeti e lidhurme kampin perëndimor dhe nuk patisovranitetin e vet të plotë. E përmendakëtë cri de coeur të miqve të mij kroatëpër të treguar se jo të gjithë janëçmendur atje dhe se ekziston edhe njëpikëpamje më optimiste.

Michnik: Po ku shpreheshinata kështu, në televizion?

Habermas: Oh, jo, privatisht.Sigurisht s mund ta thoshin këtë nëpublik.

Miçnik: E dini pse pyes, sepseedhe unë kam qenë në Zagreb. Atjemund të gjesh të njëjtin paradoks qëmund të gjesh në Poloni. Në Poloni unëjam botuesi i të përditshmes më tëmadhe dhe, në të njëjtën kohë, shumëkundërshtarë më konsiderojnë tradhtar.

Krzeminski: A nuk po embiçmoni një çikë si shumënacionalizmin polak? Ai sigurisht

Nga bota 20

Page 21: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

ekziston, por nuk është aq i fortë sa përt u pasur frikë. Kjo u provua nëzgjedhjet e fundit.

Miçnik: Një ndër mësimet qëkam marrë nga profesori Habermasështë që të jemi të kujdeshëm dhevigjilentë. Ideja e një shteti të pastëretnikisht të çon në një humnerë edhe mëtë thellë. Prandaj dhe Debatin eHistorianëve gjermanë unë e kam lexuarsikur të ishte një debat polak.

Habermas: Por ishim ne,gjermanët, që i ndërtuam kampet epërqëndrimit në Poloni. Kur fluturojapër në Varshavë dje, m u kujtua se same kujdes i fshehëm ne këto kampe ngapopullsia jonë. Gjithçka e ndërtuam nëPoloni në mënyrë që askush të mos vintere gjë tek ne.

Michink: Sigurisht, por tjetërështë për një gjerman ta thotë këtë dhetjetër për një polak. Tani dua të themnjë gjë, të cilën nuk e di nëse do të kishakurajon ta lejoja të botohej. A e dini juse ne e kemi ndërtuar kampin tonë tëpërqëndrimit në Bereza Kartuska,përpara se Hitleri të pushtonte Evropën?Dhe do të thoja se ëshë një çfajësimpatetik të thuash se atje gjetën vdekjenshumë pak veta apo që kampet nazisteishin shumë më keq.7

Nga ana tjetër, ne polakëve nalejohet të themi se Hitleri nuk ishteshumë më i keq se Stalini, sepse ne kemivuajtur nga të dy palët, por ky pohimmerr një tjetër kuptim kur vjen nga njëhistorian gjerman si Ernst Nolte. Dukefolur kështu ai e pakëson shkallën e

arritjeve gjermane në këtë fushë. Edhene polakët, kur themi se jemi tëpafajshëm, s bëjmë tjetër veçse i japimvetes karta bianka për faje të tjera.

Tani desha të bëja pyetjen secili është kuptimi i fajit, i fajit kolektivtë një kombi?

Habermas: Nuk ka fajkolektiv. Çdo fajtor duhet të përgjigjetindividualisht. Megjithatë do të thoja seekziston diçka që do ta quajapërgjegjësia kolektive për krijimin esituatave të tilla kulturore dheintelektuale, që mundësojnë kryerjen ekrimeve masive. Po ashtu s mund tëmohohet se ne jemi treshëgimtarët e sëkaluarës. Prandaj duhet ta kuptojmëmirë se tradita është ambivalente dhese, duke qenë e tillë, ne duhet të jemikritikë ndaj saj, duhet të jemi të aftë tëpërcaktojmë se cilën traditë duhet tëmbajmë dhe cilën jo. Në një vend siGjermania - ndonëse Gjermania nukështe e vetmja - që ka përjetuar gjëraekstreme, përgjegjësia për të kaluarënduhet të konsistojë në mosbesimin ndajtraditës dhe institucioneve kulturoreashtu sikurse edhe ndaj elitës dheparaardhësve. Po ashtu, në një vend siGjermania politika ose, së paku,diskutimi politik, duhet të shtrihet nëmënyrë të tillë që të përfshijë gjëra qënë vendet e tjera mund të mbesin nësfond. Ne na duhet që vazhdimisht tëvëmë në dikutim traditat e kulturës sonëpolitike dhe të qëndrimeve tona, në njëkohë kur shoqëri të tjera me një traditëmë të fuqishme demokratike nuk e kanëtë domosdeoshme këtë, sepse tashmëmund t i konsiderojnë këto çështje si të

Nga bota 21

Page 22: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

garantuara.

Miçnik: Unë kamë qenë nëSerbi. Serbët që mbështesinMillosheviçin janë të bindur përpafajsinë e tyre, në kuptiminim historik.E kam fjalën për një lloj ndërgjegjeje tëveçantë historike që ekziston në popujt.Serbët besojnë se ata janë viktimat e njëpadrejtësie të madhe: ata besojnë se janëtradhëtuar nga e gjithë bota. Duke pasurparasysh këtë unë s mund të jem i njëmendje me ju lidhur me sensin tuajtriumfalist të fajit unik, ndonëse erespektoj besimin tuaj se eksperiencagjermane ishte rast unik.

Habermas: Një triumfalizëmnegativ ky.

Miçnik: Veçanërisht kur kamparasysh sensin triumfalist të pafajësisëqë është aq i përhapur në Poloni. Sikurne të mos kemi bërë kurrë ndonjëherëndonjë gjë të dobët. Dhe cilido që thotëse ka pasur shtypje në fshatrat ukrainaseapo se në universitetin tonë ka paturbanka të veçanta për çifutët, etiketohetsi armik i Polonisë i paguar nga Mafiandërkombëtare. Ndërkaq jam imendimit se një gjë e tillë, siç ështëkujtesa kolektive apo përgjegjësiakolektive ekziston. Nëse unë kam tëdrejtë të jem krenar për arritjet polake,për shkrimet e Mickiewiçit apo tëKolakowskit, po ashtu është detyra imetë ndjehem i turpëruar për veprimet efashistëve polakë. Dhe nuk kam të drejtëta ngushëlloj veten duke thënë sefashistët gjermanë ishin më eficientë.

Habermas: Kjo më kujtondiçka si ndarja e punës. Adam Miçnikuargumenton se shumë gjëra e marrinkuptimin sipas kontekstit të tyre. Debatii Historianëve ishte një diskutim përgjermanët, jo për polakët. Do të ishtenjë formë negative nacionalizmi nëse dotë pretendonim se ajo çka u arrit gjatëDebatit të Historianëve duhet të bëhejpjesë e kulturës politike të çdo vendi.Më duket se Adam Miçniku ka nxjerrëkonkluzionet e tij të drejta nga ky debatpër polakët. Por nuk më takon mua t icaktoj ato. Ne thjeshtë duhet të dallojmëdiferencën midis asaj çka themi nështëpin tonë dhe asaj çka ekonsiderojmë të vlefshme për çdo vend.

Që t i kthehemi çështjes sonë,mund të them se edhe unë ndjej të njëjtinshqetësim si Adam Miçniku kur shohgjendjen në Jugosllavi, në Gjermani,Gjeorgji, Poloni e gjetkë. Por, nga anatjetër, habitem se pse ai thotë qëpastrimi etnik është një mesazh për

mbarë Evropën. Përse ai nuk e quan atënjë regres, një regres të përbindshëmdhe të tmerrshëm që kërkon të shkaktojëmijëra viktima njerëzore? EvropaPerëndimore sapo e ka kapërcyer këtëtendencë në 1945, dmth vetëm 48 vjetmë parë. Deri atëhere edhe ajo ka qënëpre e po atyre idiotësive nacionaliste,që i rrëmbenin aq fort masat. E,megjithatë, kjo ishte diçka ekapërcyeshme. Është e vërtetë se klimaekonomike ishte veçanërisht efavorshme, por edhe në qoftë kështupërse vendet e evropës Lindore dheQëndrore të mos kenë mundësinë t ishpëtojnë kësaj situate tmerrësishtstresuese?

Nga bota 22

Page 23: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Nga bota 23

Page 24: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Sigurisht ju e dini mirë se sapo vuajnë polakët nga pasojat socialedhe ekonomike të çrrënjosjes së njësistemi të tërë. Dhe dihet se në momentetë tilla njerëzit kërkojnë të çlirohen ngapasiguria nëpërmjet kapjes tek ndonjëgjë konkrete: tek ngjyra e flokëve tëdikujt, tek racizmi, nacionalizmi apo kudi unë tek çfarë karakteristike tjetër ejashtme. Është e kuptueshme se s kanëç të bëjnë tjetër kur çdo gjë shkon aqkeq dhe kur jeta e përditshme ngre aqshumë ankthe. Unë do të preferoja tëmendoja për të gjitha këto nëpërmjetkategorive të psikologjisë sociale. Kjoçka po them është diçka tepër e njohurdhe ndërkaq askush prej nesh nuk e dise çfarë do të sjellë e ardhmja. Por,megjthatë, shtroj pyetjen: Përse polakët,çekët apo hungarezët të mos jenë të aftëtë arrijnë atë që arriti RepublikaFederale gjatë dyzet vjetëve? Tek efundit, vendet tuaja kishin disa tiparedemokratike dhe kanë arritur tashmëdisa suksese.

Nuk kam për qëllim këtu tëlëvdoj Republikën Federale. Gjëratmund të shkojnë edhe aty keq.Zhvillimet në Republikën Federale paslufte i kam ndjekur plot ankthe.Megjithë kritikat që kam, mund të themse institucionet tona politike kanëardhur duke u rritur dhe se demokraciagjermane ka pasur zhvillime pozitive.Sigurisht kjo nuk do të thotë që nuk jamndjerë i frikësuar. Madje tani rreziqetpo rriten dhe duket se jemi në fillimin enjë cikli të ri, siç ishim në 1950-n.Megjithatë tani, së paku, ne jemi nëpozitën e rindërtimit të demokracisë nënjë nivel më të pjekur dhe në një mënyrë

që të përfshijë edhe vendet e EvropësQëndrore. Tek e fundit ajo çka ndodhinë 1989-n mendoj se nuk ka shkuardëm.

Krzeminski: Kjo është shumëintresante. Ju vazhdoni të flisni përprogres dhe të silleni si një optimist ibindur , ndërkohë që Adam Miçniku, icili vuri jetën në rrezik për të mbështeturpërparimin e lirisë , vepron si një

pesimist total.Çfarë mendoni se ka mbetur

nga socializmi?

Habemas: Demokraciaradikale.

Miçnik: Jam plotësisht dakort.

Habermas: Unë do të shtojase ajo çka mund të mësojmë ende ngatradita marksiste është kritika ekapitalizmit. Kjo bëhet edhe më erëndësishme në një kohë kurkapitalizmi, pas kolapsit të shtetitsocialist, ka fituar një vetbesim të madh.Sot çdokush e ka të vështirë ta kritikojëkapitalizmin. Ndërkohë ne kemi 17milion të papunë vetëm në BashkiminEvropian dhe kërkushi - duke përfshirëedhe mua - s di se si do t ia bëjmë përt a ndaluar ciklin e rritjes së papunsisë.Me fjalë të tjera, ne kemi nevojë për idetë reja kritike ndaj këtij sistemi. Dhekriteri final duhet të jetë krijimi i njëdemokracie radikale Kjo, sigurisht,nënkupton marrjen e masave tëdobishme shtetërore për zbutjen ekapitalizmit deri në atë masë sa ai tëmos njihet si i tillë.

Nga bota 24

Page 25: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Miçnik: Unë do të thoja se nejemi ata që kemi qenë tridhjetë vjet mëparë veçse tani kemi humur iluzionetdhe kemi fituar më shumë përvuajtësi.D accord?

Habernas: Plotësisht.

Krneminski: A duhet ne t utrembemi gjermanëve?

Habermas: Nuk mund tamohoj se ia kam bërë edhe vetes njëpyetje të tillë.

Miçnik: Unë nuk po e bëj këtëpyetje, sepse e kam mizën nën kësulëlidhur me gjermanët. Unë nuk kamndonjë kompleks antigjerman,përkundrazi kam konsideratë të lartë përkulturën gjermane dhe në Gjermani endjej veten si në shtëpinë time.

Habermas: Nga ana ime mundtë them se deri në 1982-shin, kur Kolierdhi në fuqi, kam pasur frikëra tëngjashme me ato që ka Adam Miçnikusot, dmth se gjermanët do të ktheheshinpërsëri në modelet e vjetra autoritare.Viti 1977 ishte një vit shumë imbrapshtë për ne. Sigurisht rrëmbimidhe pastaj vrasja e Hans-MartinSchleyerit8 nga terroristët e majtë ishtediçka e tmerrshme. Por edhekundërveprimi ndaj tij ishte itmerrshëm. Gjermania ndjeu erën epogromeve. Megjithatë, kur Koli erdhinë pushtet dhe pashë se ai nuk mund taushtronte atë politikë që do të kishtedashur të ushtronte, arrita në konluzioni

se kishte dalë një brez i ri që e kishtendryshuar klimën politike. Kështu, nëvitet që pasuan, fillova të ndjej për herëtë parë se në RFGJ nuk ishte i mundurnjë rikthim në modelet e vjetra. Por,ama, qysh prej 1989-s nuk jam dhe aq isigurt për këtë. Megjthatë mendoj seduhet t i shohim të dy anët e kësajsituate. Më një anë kemi një ringjalljetë stereotipeve të vjetra antisemite,raciste dhe ksenofobe. Më kujtohet kohakur Regani dhe Koli bën vizitën e tyrenë varezat e Bitburgut. Po udhëtoja nërestorantin e një treni sëbashku me disatë rinj dyzetvjeçarë që dukeshin simenazherë. Ata shprehën të tillapikëpamje antisemite sa unë u çuditase ku djallin i kishin gjetur dhe se si njëgjë e tillë mund të ridilte në sipërfaqe.Dhe, për mua, nuk ishin aq të frikshëmkëta persona, sesa klima që i inkurajonteata të shfaqnin të tilla opinione. Ngaana tjetër, unë besoj se pjesa më e madhee gjermanëve nën 50 vjeç janëinstiktivisht liberalë. Atyre nuk ka qenënevoja t u futeshin idetë liberale sëjashtmi. Ata erdhën tek këto ide krejnatyrshëm.

Miçnik: Një gjë të tillë e vë reedhe në Poloni. Kur flas me ish-komunistët e grupuar në Aleancën e sëMajtës, shoh se ata kanë rreshtur së qënikomunistë. Kanë shijuar tashmëatmosferën e lirisë dhe të parasëevropiane. Është e vërtetë se nuk upëlqejnë shumë gjëra nga ato që kanëndodhur në Poloni qysh prej 1989-s; sei quajnë këta katër vjet vite të shkuardëm, por të imagjinosh rikthimin ecensurës në Poloni apo mbylljen përsëri

Nga bota 25

Page 26: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

të kufijve është diçka e pamundur.

Habermas: Kjo është vërtetnjë shenjë shumë shpresëdhënëse. Letë kthehemi tani tek Hoyerswerda dhe eardhmja e Gjermanisë. Proçesi iintegrimit evropian duhet të ecë përpara,përndryshe do të jetë e vështirë tëgarantohet diçka e qëndrueshme. Kjoështë një çështje kyçe edhe përPoloninë, ndonëse ajo çka do them ështëkundra interesave afatshkrtëra të saj. Potë vëreni elitën gjermane, do tëkonstatoni dëshirën e saj të fuqishmepër ta kthyer Gjermaninë në një shtet tëmadh e të pavarur në qendër të Evropësme vështrimin të kthyer nga Lindja. Ivetmi antidot kundra kësaj tendenceështë bashkimi politik evropian.

Kohët e fundit Z. Shtoiber9 thanë një intervistë: Le t i themi ndalunifikimit evropian, nuk duhet të ketëmonedhë të përbashkët: bashkimievropian duhet të ekzistojë vetëm si njëfederatë shtetesh sovrane; RepublikaFederale duhet të shkojë në rrugën e sajdhe duhet të ketë politikën e saj tëjashtme, veçanërisht ndaj EvropësLindore. Kjo tendencë po fuqizohetdhe të çon në pikpamjen se Gjermaniaduhet të bëhet përsëri një fuqi e madhee Evropës Qëndrore. Për më tepër kjotendencë nuk është pa mundësi suksesi.Avokatët e saj mund të përdorin të gjithallojet e çështjeve konkrete për t ikamufluar qëllimet e tyre të vërteta. Atamund të thonë psh se një monedhë evetme do të bëhej e mundshme vetëmkur Evropa të kishte një politikë dheekonomi të vetme. Ata mund të thonë,po ashtu, se gjermanët duhet t u japin

ndihmë polakëve, çekëve dhehungarezëve. Por kjo s është tjetër veçseretorikë; qëllimet e tyre të vërteta janëkrejt të ndryshme.

Krzeminski: Mos jeni kundrandihmës ekonomike e cila edhe kështuështë shumë e vogël?

Habermas: Jo, unë dua tëthem vetëm atë që nuk është në interesinmë të mirë të polakëve, që gjermanët tëbëhen një shtet i ndarë. Dhe se e vetmjamënyrë për ta ndaluar këtë është traktatii Mastrihtit dhe përshpejtimi i bashkimitpolitik.

Krzeminski: Por Mastrihti napërjashton ne. Bile as Gjermania nuk eka ratifikuar bashkimin e Polonisë meKomunitetin Evropian dhe, sa përpjesëmarrjen në NATO, tani duket qartëse ku kemi mbetur. Madje shypi gjermanpo tregohet gjithnjë e më pak entuziastrreth integrimit të dy vendeve tona. Çdojavë kur hap Shpiegel-in tim, kam frikëse mos gjej aty ndjenjat e një simpatiestrategjike për Rusinë dhe qesëndisjepër inkompetencën e polakëve. Dhe kjonë një kohë kur jemi ne që kemi arriturnjë stabilitet relativ dhe jo rusët.

Miçnik: Augsteini10 i drejtohetpikpamjeve nacionaliste të një krahu tëborgjezisë gjermane që ështëtradicionalisht e majtë.

Habermas: Por duhet ta dinise Augsteini nuk ka qenë kurrë i majtë.

Miçnik: Në krahasim me

Nga bota 26

Page 27: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Gjermaninë e Adenauerit ai ishte vërteti majtë.

Habermas: Ndoshta, porduhet të keni parasysh se opozitarët eAdenauerit shpesh shtyheshin ngamotive po aq të forta nacionaliste. Kjoështë e vërtetë edhe për SPD (SocialDemokratët) edhe për Schumacherin11

psh. Periudha e Adenauerit i turbulloindarjet tradicionale politike. Përshembull, e djathta konservatore, përshkak të antikomunizmit të saj,papritmas u bë properëndimore,ndërkohë që një pjesë e së majtës ukthye kundra Perëndimit. Tani sikur porikthehen përsëri ndarjet më të vjetra.

Krzeminski: Z Habermas, juthatë se Mastrihti është i domosdoshëmpër ta kufizuar Gjermaninë dhe po ashtuse ai bije ndesh me interesat e Polonisë.Si do të mund ta zgjidhnim këtëkontradiktë? Për ne kjo është një çështjejete ose vekjeje, sepse ka të bëjë me atënëse ne do të mirëpritemi në Evropë apodo t i dorëzohemi sferës ruse tëinfluencës meqë Perëndimi dëshiron tëristaurojë një Rusi të fuqishme.

Habermas: Mastrihti është nëkonflikt vetëm me interesatafatshkurtëra polake.

Krzeminski: Por ama, nësePerëndimi na kthen shpinën, ne do tëhumbasim mundësinë për të bërëkthesën adenauriane drejt perëndimit.

Si mund të zgjidhet kjo kontradiktëthemelore në politikën gjermane, pra qëajo të mos jetë properëndimore dhe

proruse mbi kurrizin tonë?

Habermas: Kjo nuk mund tëzgjidhet brenda një nate. Nga pikëpamjepolake një Gjermani e paintegruar nëEvropë mund të ishte e dobishmeekonomikisht, por politikisht do të ishtenjë katastrofë.

Miçnik: Unë jam plotësisht injë mendje me këtë.

Habermas: Më lejoni t ju bëjnjë pyetje. Si po e zgjidh Poloniaçështjen e së kaluarës? Këtu sikur nukdëgjon të njëjtat ndjenja si në Gjermani.

Miçnik: Në Poloni secili izgjidh këto probleme sipas mënyrës sëvet. Në 1989-n, pasi fituam zgjedhjet,unë fillova menjëherë të flisjanormalisht me të gjithë ata që më kishinburgosur. Unë e shoh këtë si pjesë tëdialektikës iluministe.

Habermas: Mua më duket sekjo është shenjë e një karakteri fisnik.

Miçnik: Jo, është më tepër sekaq. Unë mendoj se fatkeqësia më emadhe për vendin dhe kombin tim ështëprirja për t i imponuar një identitet tëvetëm të gjithë Polonisë, dikur njëidentitet komunist, kurse tani njëidentitet antikomunist, tani katolikpastaj antikatolik. Në realitet ne keminjë identitet të përbashkët polak i ciliështë pluralist dhe heterogjen; kjo ështëfuqia jonë, ne e kemi atë në genet tona.Ose Polonia do të bëhet e tillë ose do tëmbarojmë, sepse përndryshe do të

Nga bota 27

Page 28: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

mbesim gjithmonë me duart në fytin enjeri tjetrit. Sipas meje, zgjedhjet efundit, ndonëse unë nuk jam i kënaqurme rezultatin e tyre, do të kenë njërrjedhojë pozitive; do të jenë një mësimi mirë për arrogancën antikomuniste tëSolidarnostit.

Qe një kohë kur unë, iburgosur nga komunistët për gjashtëvjet dhe në opozitë për njëzet vjet, ishai detyruar të lexoja në gazetë çdo ditëakuzat se isha kriptokomunist. Dhe kjovetëm pse mendoja që do të ishte egabuar të varej Jaruzelski, ish-presidentiapo të aprovoheshin ligjeantikomuniste. Shumë përkrahës aktivëtë Solidarnostit nuk i rezistuan dottendencës për t u çvendosur ngakomunizmi me fytyrë bolshvike në njëantikomunizëm me fytyrë bolshevike.Kjo ishte një formë shantazhiintelektual.

Habermas: Çfarë mund të thuhet përndikimin e kishës katolike? A do tëbëhet Polonia një shtet shekullar?

Miçnik: Në Poloni u bëmëdëshmitarë të një fenomeni që askushnuk e kishte parashikuar. Brenda dyvjetësh autoriteti politik i Kishës rashumë.

Habermas: Për shkak të ligjitmbi abortin?

Miçnik: Jo vetëm. Në thelb dotë thoja se kjo erdhi nga fakti se Kishanuk arriti ta kuptonte se çfarë kishtendodhur në Poloni. Në 1989-n polakëtvotuan për lirinë, kurse Kisha pandehte

se ata kishin votuar për Kishën. Prandajata tentuan ta zevendësonin marksizëm-leninizmin me ideologjinë katolike.Polakët nuk e pranuan këtë. Kështu qëndodhi diçka që askush nuk e kishteparashikuar. Ndërkohë që komunistët upërpoqën për dyzet vjet ta minoninautoritetin e Kishës dhe dështuan, kësajia arritën vetëm për dy vjet politikanëttanë agresivë katolikë dhe peshkopët epolitizuar

Habermas: Cilat janëperspektivat e qeverisë së re? A do tëmbijetojë ajo apo lavjerrësi do tëkthehet mbrapsht për nga e djathta nëzgjedhjet e tjera?

Miçnik: Komunisët kanëkapur vendet më të rëndësishmeekonomike. Ata do të bëjnë një politikëmë liberale se vetë ajo e Balcerowiczit.Unë e mbështes këtë dhe, sigurisht, jopër shkak të shpresës që në zgjedhjet etjera lavjerrësi të kthehet nga e djatha,por sepse është politika më e drejtë.Përveç kësaj, këto zgjedhje ishin sinjalii mbarimit të fazës së gjuetisë të sëkaluarës. Unë prej shumë kohësh kamqenë i mendimit se është e rëndësishmetë gjykohen njerëzit jo nga ajo se çkandodhur në të kaluarën, por nga çkamund të presim prej tyre në të ardhmen.Helmut Shmidi ka shërbyer në ushtrinëe Hitlerit, Vili Brandi- ishte në Norvegji,kurse Herbert Wehneri12 ka qenëkomunist. Që të tre u bashkuan në emërtë asaj se çfarë mund të bëhej në tëardhmen. Kjo është diçka nga e ciladuhet të nxjerim mësim edhe ne.

E ardhmja e Polonisë varet nga

Nga bota 28

Page 29: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

aftësia jonë për të kapërcyer horizontete dekomunistizimit. Është e pamundurtë dekomunistizohet një vend në të cilinkomunistët u ulën në tryezën errumbullakët dhe dorëzuan pushtetin.Nëse do të ishim çliruar nga amerikanët,kjo do të kishte qenë punë tjetër. Porishte Jaruzelski dhe Kiszcaku, ministrikomunist i brendshëm, që e dorëzuanpushtetin. Ky është paradoksi: të njejtëtnjerëz që shpallën ligjin e luftës në1981-shin po ata i lejuan polakët taflakin tej komunizmin pa gjakderdhje,pa barrikada dhe pa trekëmbësha.

Habermas: A e ka qeveria esotme një vizion të tillë për të ardhen?

Miçnik: Mendoj se jo. Mëduket se edhe kjo do të jetë një qeveritranzicioni. Aleanca e së Majtës kashumë mundësi të përçahet, sepse nukështë gjë tjetër veçse një pasqyrë eSolidarnostit në 1989. Në atë kohë bazae vetme e Solidarnostit ishteantikomunizmi i tij, kurse e vetmja bazëe Aleancës së Majtë ështëpostkomunizmi. Janë bashkuar vetëmpër shkak të origjinës dhe frikëraveantikomuniste dhe diskriminuese. Sapotë marrin qeverinë e gjitha kjo bazë dotë bjerë. Në Alenacën e Majtë i ke tëgjithë brenda, që nga bolshevikëtnostalgjikë dhe karrieristët aparatçikëderi tek demokratët radikalë.

Habermas: Kur ju dëgjoj dheshoh se tani jeni bërë miq meJaruzelskin nuk mund të mos e krahasojqëndrimin tuaj me reagimin e shumëshkrimtarëve të cilët ikën nga Gjermania

Lindore në 1970 e 1980 apo që udëbuan, si Wolf Biermani. Tek ata e gjenshumë pak frymën e pajtimit.

Miçnik: Po, sepse ata ikën,kurse unë ndejta në vend.

Habermas: Ama gjashtë vjetburg nuk janë shaka.

Miçnik: Profesor, a ju kujtohetçfarë ka shkruar Hainrih Bëlli tekKllouni? Ai thotë se ata që u kthyen ngajashtë nuk mund ta kuptonin absolutishtse çfarë kishte ndodhur vërtet nëGjermani. Zigfrid Lenzi ka thënë pak ashumë të njëjtën gjë. Sipas meje, asgjënuk është më shkatërruese për qëniennjerëzore se sa urrejtja dhe hakmarrja.Ajo që s më pëlqen tek miqtë e mijgjermanë është mungesa tek ata endjenjave kristiane. Kur isha në burgkam lexuar tre shkrimtarë gjermanë,Tomas Manin, Jürgen Habermasin dheDitrih Bonhoferin. E dija prej tyre seçdo të thoshte të kishe fashizmingjithnjë rrëzë veshit. Kështu që kammenduar se më e drejta do të ishteformula amnisti, por jo amnezi.

Habermas: Kjo është njëformulë e mrekullueshme.

Miçnik: Ndryshe nuk mund tëjetohet. Duhet kujtuar, por nga ana tjetërduhet gjetur aftësia për t i kapërcyerkufijtë e vuajtjes. Njeriu nuk duhet tëkëmbëngulë në mbetjen brenda botëssë vuajtjeve të tij të shkuara. Kjo ësht epamundur. Unë kam patur probleme tëmëdha me gazetën time. Të gjithë ata

Nga bota 29

Page 30: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

që e botojnë atë janë opozitarëantikomunistë. Ajo çka u thashë ishte:le të mos merremi më me hakmarrjen.Tek Gazeta nuk do të ketë hakmarrje.

Habermas: Kjo më kujtonSpanjën.

Miçnik: Spanja është njëmodel i mirë për Poloninë. Spanjollëtthonë: Në vendin tonë nuk kishtedictadura, por vetëm dictablanca,dmth një diktaturë të butë.

Krzeminski: Ndoshta duhet t ikthehemi edhe një herë Dilemëspolake dhe çështjes gjermane: Lindjeapo Perëndim.

Miçnik: Dikur kam lexuar njëartikull mbi Jürgen Habermas-in i ciliu botua më së pari në një periodik ilegaldhe që mundi, prandaj, t i shpëtontepolicisë. Sot ai artikull mund të botohetlegalisht, por vështirë të tërheqëvëmëndjen në ekonominë e tregut.Autori hidhte idenë se Habermasi kishtenjë një pikpamje të ftohtë dhe pak fyesembi Poloninë dhe Solidarnostin. Siështë e vërteta?

Habermas: Solidarnostin unëe kam parë si një lëvizje të njëvlefshmeme opozitën në Jugosllavi përpara1968-s apo me Pranverën e Pragës.Vështirësia emocionale më shkaktohejnga fakti që gjithnjë prapa Valesësqëndronte një prift. Kurse, nëse doni tëdini qëndrimin tim ndaj Polonisë, mundta përmblidhja në këtë mënyrë. Deri në1979 ideja ime për Poloninë ishte

formuar nga leximet historike. Dija semarrëdhëniet midis Varshavës dheParisit ishin shumë të ngushta dhe qëintelektualët polakë ishin mëproperëndimorët në të gjithë vëndet elindjes, ndoshta me pëjashtim tëHungarisë. Kur e vizitova Poloninë në1979 pata kontakte vetëm me njësegment të vogël të realitetit tuajintelektual. Megjithatë krijovapërshtypjen se në Poloni ishte formuarnjë inteligjencë e fortë pozitiviste dhelaike, nga ato që mund t i gjesh vetëmnë vendet katolike. Kjo më kënaqishumë. Eksperienca më ka mësuar sepozitivizmi është një nga elementët mëtë qëndrueshëm të traditës sëIluminizmit.

Krzeminski: Çfarë mund tëbëhet që indiferenca aktuale ePerëndimit të mos i detyrojë përsëripolakët të kthehen në rolin e tyre të

revolucionarit permanent dhe tëemigrantit ?

Miçnik: E vetmja këshillë qëmund t i jepet si Polonisë dheGjermanisë është të afrohen sa të jetë emundur me njera-tjetrën. Ky do të ishenjë faktor stabilizues në Evropë dhe njëmundësi e mirë si për Gjermaninë edhepër Poloninë, sepse do t u jeptegjermanëve një aleat demokrat nëLindje. Unë ua them këtë hapur miqvetë mij rusë.

Habermas: Ne së bashkuduhet të arrijmë të njejtin proçes tëndërsjelltë që arritëm me Francën. Ajoka qenë armikja jonë e vjetër dhe në sytë

Nga bota 30

Page 31: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

e mandarinëve gjermanë ka qenë njëkundërshtar i përhershëm, të paktën qënga Revolucioni Francez. Edhearmiqësia ndaj Polonisë ka rrënjë tëthella në nacionalizmin gjerman. Kjoduhet kapërcyer. Mua më duket se kyproblem rreshti së qeni një problem imadh për Republikën Federale qysh kurne nuk patëm më kufi të përbashkët dheGjermania Lindore u bë diçka si armikujonë i përbashkët. Psikologjikisht dheintelektualisht barriera midis nesh dhepolakëve ishte më e vogël se ajo midisnesh dhe gjermano-lindorëve. Por,sigurisht, kjo nuk mund të jepet si njëstrategji politike. Me sa duket nëzgjedhjet e ardhshme social demokratëtnë qendër të programit të tyre do të kenëluftën kundër papunësisë dhe nevojënpër një politikë të re ndaj Lindjes.

Krzeminski: Pa dyshin qëopcioni i tyre përsëri do të jetë përRusinë.

Habermas: Ne vetëm mund tëshpresojmë se ata nuk do të mendojnëvetëm për Rusinë. Por e gjitha kjo ështëende e paqartë.

1 Adam Krzeminski është botuesi i të përjavshmespolake Politika, ku u botua për herë të parë kybashkëbisedim.

2 Debati i Historianëve filloi në 1986 dhe 1987 kurHabermas-i botoi një sulm ndaj disa historianëveakademikë rreth çështjes nëse periudha naziste dhembi të gjitha Holokausti duhej parë si një ngjarjeunike, që e bënte historinë gjermane të ndryshmenga ajo e kombeve të tjera apo si një genocid izakonshëm mes shumë të tjerëve. Historiani ErnstNolte ishte me pikpamjen e dytë dhe argumentonte

se historia gjermane duhej të normalizohej .Historianët Mikael Stürmer dhe Andreas Hilgrubershprehën pikpamje që në një farë mënyre mbështenintezën e Nolte-s.

3 Historiani, i cili ishte kryetari i grupit tëSolidarnostit në parlamantin polak.

4 Kjo ese shprehte idenë që gjermanët modernë duhettë ushqejnë ndjenja patriotike ndaj RepublikësFederale për shkak se institucionet e saj demokratikepunuan mirë.

5 Në verën e vitit 1991 këtu u sulmua një vendbanimpunëtorësh vjetnamezë. Në gusht 1992 në Rostokndodhën incidente edhe më të rënda. Ndërkaq sulmetë tilla u përhapën dhe vazhdojnë të përhapen edhenë pjesën perëndimore.

6 Oppeln është një qytet në ish-provincën gjermanetë Silezisë, ku ende jetojnë një numër ikonsiderueshëm gjermanësh etnikë.

7 Kampi i Bereza Kartuskas u ndërtua në 1934-npër 250 - 300 të burgosur politikë dhe thuhet se atjekanë gjetur vdekjen rreth 17 veta.

8 Hans-Martin Schleyer ka qenë kryetari i FederatëGjermane të Punëdhënësve dhe kishte qenë SS gjatëluftës. Ai u rrëmbye nga terroristë që i përkisninFraksionit të Armatës së Kuqe në shtator 1977 dheu vra prej tyre pas një operacioni të suksesshëm tënjë skuadre të policisë gjermane që arriti të çlirojënjë avion të rrëmbyer në Mogadishu.

9 Edmund Stoiber, ministër i brendshëm i Bavarisëdhe udhëheqës i Partisë Demokristiane.

10 Rudolf Augstein është, qysh prej një kohe të gjatë,botuesi i Der Spiegel.

11 Kurt Schumacher (1895-1952) i kaloi vitet enazizmit në një kamp përqëndrimi. Ai rindërtoiSocialdemokracinë gjermane pas 1945-s.

12 Brandi, Shmidi dhe Wehner-i kanë qenë të treudhëheqës të partisë Social Demokrate pas luftës.Brandi dhe Shmidi kanë qenë kancelarë.

Nga bota 31

Page 32: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

MBI RAPORTET E KULTURËS ME POLITIKËN

Rubrikën Opinione po e hapim me një çështje që na duket tepëre mprehtë për shoqërinë shqiptare sot, atë që ka të bëjë me raportinmidis kulturës dhe politikës. Kemi zgjedhur dy opinione të kundërtanjeri me tjetrin të dhënë nga dy bashkëkohës, Branko Merxhani dheTomas Mani.

Branko Merxhani

POLITIKA DHE KULTURA JANË TË VEÇUARA NË PËRMBAJTJE

DHE TË NDARA NË QËLLIME

(Nga artikulli Politika dhe Kultura botuar në Përpjekja Shiptare1936)

(...) Le të vimë tani në themën kryesore: Ç ndryshim ka midis nocionevetë Politikës dhe të Kulturës? Ç është Politika? Ç është kultura? Dhe sidomos ç dome thënë të merresh me kulturë pa bërë politikë? (...)

(...) Çdo shoqëri çfaq dy farë vullnetesh sociale. E para është Kultura, edyta është Politika. Kultura përmbledh të gjitha përpjekjet theorike dhe përshtypjetspiritualiste ose materialiste të një Shoqërie. Kurse Politika përmban dhe përmbledhtë gjitha mundimet praktike që bën një grup shoqëror brenda rrokullimeve tëhistorisë së vet. Puna e Kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecënkryesisht drejt zbulimit të së Vërtetës. Politika, në parim, është edhe kjo një punëmendimi, por një punë që nuk ka si qëllim kresor të gjejë të vërtetën; Politika ecëndrejt për drejtë për në Fuqi dhe për në Pushtet. Roli i një njeriu të Kulturës kufizohetnë gjurmimin dhe përhapjen e së Vërtetës. Mendimtari përpiqet të përhapëmendimet e veta dhe t i futë në vetëdijen e bashk atdhetarëve të tij. Mendimtaris ka nevojë të vërë në dorë fuqin reale dhe të sundojë botën duke u mbështetur nëbajonetën e xhandarit. Ai ndjek rrugën e vet. Dhe ndjek këtë rrugë me guxim dheme qetësi. Ai ecën edhe duke vuajtur.

Roli i një njeriu të Politikës është krejt i ndryshëm. Politikë d.m.th. sundim.

Opinione 32

Page 33: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Dhe asgjë tjetër. Qëllimi i një njeriu të Politikës, natyrisht kur ky është një njeri iurtë dhe i sinqertë, është një qëllim i lartë që ka një kuptim historik. Politikanipërpiqet të qërojë jetën shoqërore nga zakonet e këqija, nga veset, dhe në vëndine tyre të vendosë të mirat. Prandaj Politikani ka nevojë të domosdoshme të vërë nëdorë fuqinë e sundimit dhe të zotërojë, pa asnjë kufizim, të gjitha zotësit vepronjësetë një vëndi.

(...) Artistët, Moralistët dhe Filozofët janë vetëm Mendimtarë. Këta ipropozojnë popullit ndjenjat dhe mendimet e tyre: Vetëm i propozojnë. Nuk mundt ia imponojnë.(...)

Kultura s ka të bëjë aspak as me Parlamentin as me Qeverinë. Qëllimi isaj nuk është të fitojë shumicën në Parlament dhe të formojë Qeverinë. Kultura,që t i bëjë të pranueshme bukuritë që ndjen, të mirat që jep shëmbull dhe mendimetqë shfaq, nuk kërkon ndihmën e organeve zyrtare. Kultura veprat e veta i vleftësonndryshe. Ka në dorë një tok mjetesh morale. Ka b.f. bindjen, shijën, enthuziazmëndhe një sëri mënyrash të tjera veprimi. Që të mësohet përmënç një vjershë e bukur,s ka nevojë që të votohet një dekret-ligjë. Gjithashtu asnjë ligjë nuk mund t andalojë këndimin e një libri. Bilé është vënë re se librat e ndaluara kërkohen dhekëndohen më tepër.

(...)Një sundimtar mund t imponohet edhe për hirë të violencës. Kursenjë mendimtar thjeshtë nuk pëlqehet ose simpathizohet. Autoriteti që ky gëzonmbi një pjesë të popullit, nuk është një autoritet relatif. Është një autoritet personal.S ka të bëjë me pozitën e vet. Ka të bëjë vetëm me personin e vet. Një e vërtetëshkencore, një vepër artistike, një meritë morale, nuk humbet asgjë nga vlera e sajkur nuk çmohet nga ana e zyrtarëve ose edhe kur gjen mospërfilljen e tyre. Vulat ezyrave nuk janë dokumenta kulturale. Janë vetëm akte administrative dhe gjyqsore.Me këto vula vihen në litar edhe të dënuarit dhe lartësohen edhe zotërinjt endershëm.

* * *Siç e kemi shpjeguar gjer këtu me një mënyrë krejt të hapët dhe pothua

popullore, Politika dhe Kultura janë dy farë veprimtarish krejt të ndara dhe tëveçuara njera nga tjetra. Janë të veçuara në përmbajtje dhe të ndara në qëllime.Kombet që dinë mirë të ndajnë njerën nga tjetra këto dy farë veprimtarie shoqërore,përparojnë dhe lartësojnë hem organizmën e jetës së tyre politike, hem organizmëne jetës së tyre kulturale. Përkundrazi ku këto dy gjëra trazohen midis tyre, atjeKultura bëhet skllavi i Politikës dhe humbet kuptimin e qënies së vet; dhe nga anatjetër edhe Politika fshin dhe ç vleftëson çdo lloj përpjekje që ka si qëllim tëndihmojë Shoqërin në ecjen e sajë drejt përparimit dhe qytetërimit. Dhe kështushkatërrohen dhe degjenerohen të gjitha. Politikani mbetet pa dritë. Intelektualibëhet dallkauk. (...)

Opinione 33

Page 34: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Tomas Man

KULTURA DO TË VIHEJ PËRBALLË NJË RREZIKU KOLOSAL SIKUR

ASAJ T I MUNGONTE INSTINKTI DHE VULLNETI POLITIK

(nga eseja Kultura dhe politika (1939)

(...) Fakti që unë arrita të bëhem ithtar i demokracisë është rezultat ibindjeve që nuk e pata të lehtë t i përvehtësoja, madje që fillimisht ishin të huajapër mua, ngase isha rritur dhe edukuar me traditat shpirtërore të filistinizmitgjerman. Por unë formova bindjen se politika, socialja janë pjesë përbërëse dhe epandashme e Njerëzores, se intelekti ynë duhet t i përfshijë ato tek problemi uniki humanizmit, sepse, përndryshe, nëse ne do të shpërfillnim elementin politik, social,të pandashëm prej humanizmit, mund të na shfaqej një humnerë e rrezikshme dhevdekjeprurëse për kulturën.

Mos vallë duket e çuditshme kur them se unë thjesht e barazoj demokracinëme politikën, duke e përcaktuar demokracinë, si aspektin politik të Shpirtërores, sigatishmëri të Frymës ndaj politikes? Njëzet vjet më parë, në librin voluminozMeditimet e një apolitiku , që më kushtoi përpjekje aq të mundimshme, i dhashë

këtij përcaktimi një theks polemik mohues. Në emër të kulturës e madje të lirisë,iu kundërvura me të gjitha forcat asaj që e quajta demokraci duke pasur parasyshme këtë politizimin e jetës shpirtërore. Sipas botëvështrimit tim të asaj kohe konceptiliri do të thoshte liri etike, ndërsa për bashkëlidhjen e saj me lirinë qytetare unë

pothuaj nuk dija dhe nuk doja të dija asgjë. Por vetënjohja, nëse i kushtohesh asajme seriozitet të mjaftueshëm, përfaqëson, në shumicën e rasteve, hapin e parëdrejt rilindjes së brendshme. Unë kuptova se njeriu, duke njohur veten, nuk mbetetkurrë plotësisht sikundër qe më parë. Vetë ai libër, me synimin e tij të spikatur përtë folur njëherësh për të gjitha, ishte shprehje e krizës, pjellë e rrethanave të rejatë krijuara nga ngjarjet e jashtme katastrofike. Problemi i Njeriut, problemi ihumanizmit ngrihej përpara vështrimit shpirtëror të brezit tonë me tërë ndërlikimine tij dhe me një ngutshmëri të paparë deri atëhere. U bë e qartë se jetën shpirtërorenuk mund ta ndaje si me sëpatë nga politika; se mendimi që mund të krijohen vlerakulturore duke ruajtur apolitizmin përfaqëson lajthitjen e ideologjisë borgjezegjermane; se kultura do të vihej përballë një rreziku kolosal sikur asaj t i mungonteinstinkti dhe vullneti politik.

...Pretendimi për pavarësinë e kulturës ndaj politikës është lajthitje,vetëmashtrim. Është e pamundur t i ikësh politikës në këtë mënyrë. Më e mundshmeështë të gjendesh në anën tjetër të barrikadës... Apolitizmi nuk është gjë tjetërveçse antidemokratizëm e, se çdo të thotë kjo pikërisht, në ç mënyrë vetëvrasësenjë pozitë e tillë sfidon gjithë arritjet shpirtërore, zbulohet me qartësi tëjashtëzakonshme në kthesat e forta historike.

Opinione 34

Page 35: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Katerqind vjetLetratyre Shqipe*

Prof. Namik Resuli

I. - Një zonjushë fisnike më pyeti, më parë se te filloja këto mësime

hyrëse mbi historigrafinë e letratyrës shqipe, a gjendet sot në shitje një histori

italishte e kësaj letratyre.

Jam i lumtur t i pergjigjem kësaj zonjushe se më së fundi kemi edhe

italisht në treg një histori të tillë, e thom jam i lumtur, pse sa herë që ju më kini

pyetur a gjënden në shitje libra mësimi për shqipen, si gramatika këndime, fjalorë

etj., unë mjerisht kam qënë gjithnjë i shtrënguar t ju përgjigjem negativisht.

Këtë libër të rrallë ia detyrojmë një studiuesi të thellë e të njohur të

kësaj letratyre, due të them prof. Zef Schiro-it J., i cili, siç e tregon emëri, ësht

edhe ai arbëresh (1). Po kritika zyrtare sipas mendimit t im, nuk ka qënë aq e

butë dhe e paanëshme me këtë botim.

Përpiluesat e Historisë së Letersisë Shqipe të Universitetit të Tiranës - Histori

mbi të cilën do të flasim gjatë më posht - në v.I f.XXVI e kanë qërtuar Schiro-

në pikësëpari se gjykimet e tija, si pas atyre, janë shpesh të përcipta dhe të

nxituara, idealiste dhe subjektive, me fjalë të përgjithshme dhe pa argumentime ;

së dyti, pse aty nuk bëhen perpjekje për të vënë në dukje domethënien shoqërore

të veprave, edhe pse, herë pas here, autori flet për karakterin patriotik të letërsisë

sonë... ; dhe së treti, pse ai e permend letërsinë shqipe të realizmit socialist

sa per të shkuar rradhen në pak vija...

Për sa u perket dy vrejtevet të para, d.m.th.aty ku flitet për gjykime

Letra shqipe 35

*Përmbledhje nga një kurs leksionesh mbajtur në Institutin Universitar Oriental të Napolit,

Page 36: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

idealiste e subjektive dhe domethënie shoqërore të vepravet, këto do t i rrahim

së bashku më tutje. Un, përkundrazi, kam patur përshtypjen se mungon në këtë

Histori një pamje e përgjithshme e përpiktë e zhvillimit historik të letërsisë

shqipe. Kjo mungesë bije në sy pikërisht në rolin dhe vendin që i ka caktuar

Schiro-i secilit prej shkrimtarëvet tanë, gjë që ndofta mund të rrjedhë edhe prej

preferencavet letrare të autorit. Kështu shohim, p.sh., se Çajupit i është kushtuar

po a jo një faqe, ca më pak Konicës, pa venë në dukje rëndësine e pamatshme të

këtij autori në zhvillimin e letratyrës shqipe gjatë dhe pas Rilindjes; vetëm një

gjysëm faqe kolosit Fan Nol dhe një gjysëm faqe poetit lirik modern nga më të

mëdhenjtë që kanë pasur gjer më sot Shqiptarët, Lasgushit. Lumo Skendua as

që është përmendur.

Së fundi një fjalë duhet thënë edhe për çështjen e Balës . Ai e paraqit

këtë personazh legjendar të veprës së Gabriel Dara-s Junior, Kënka e sprasme

e Balës , si të parin poet të letratyrës shqipe që njihet gjer më sot dhe shton se

emri i tij dhe kënget e tija qënkan shpëtuar harreset nga tre përfaqësues - at, bir

dhe nip - të një fëmije fisnike të Palazzo Adriano-s: Gabriel Dara ( 1765 - 1833

), Andrea ( 1796 - 1877), Gabriello (1825 - 1885) . La personalità storica di

Bala non puo essere messa in dubbio - pohon Schiroi - ne puo essere sottratta

alla sua paternità il complesso dei canti la cui materia è ancorata validamente

alla storia ed emana or quà or là il calore dei ricordi personali . Ky pohim

kategorik i Schiro - it del dhe më i çuditshëm, po të merret parasysh që përpara

tij të gjithë studiuesit e letratyrës shqipe poemin e famshëm darian e kanë mbajtur

si nje krijim autentik të talentit poetik të Dares, natyrisht pa e neglizhuar në të

influksin themelor të këngëve popullore arbëreshe, mbledhja e të cilave në

Palazzo Adriano ishte pasion i veçantë i Darajvet. Këtë tezë e përforcon fakti se

në poemin e Darës përveç influksit popullor, duket haptaz edhe influksi deradian

apo ai i vepravet homerike a kalorsjake italiane (2). Prandaj teza e Schiro-it

s është shoqëruar prej një dokumentimi të shëndoshë historik (3).

Po ja, pa i renë në të, duke u zgjatur mbi librën e vyer të Schiro-it, ne

Letra shqipe 36

Page 37: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

hymë në atë pjesë që do të jetë thelbi i këtyre mësimeve të para: e kemi fjalën

tek histografia e letratyrës shqipe. Pse ky do të jetë qëllimi kryesor i këtyre

mësimeve: të numerojmë dhe të shqyrtojmë ç ështe shkruar gjer tani mbi këtë

letratyre, që të mundim më së fundi të shprehim objektivisht një mendimin tonë,

jo aq fort mbi personalitetin e çdo shkrimtari - këtë punë do t a bëjmë më vonë

kur do te merremi drejtë per së drejti me ta - po mbi parimet, kriteret, metodat

dhe mbi mënyrën e përgjithshme me te cilën është kundruar zhvillimi historik i

kësaj letratyre.

Veç se për atë që po ju flet, këto mësime kanë edhe një kuptim

sentimental . Ato e vervitin atë prapa në motet dhe e lidhin me hapat e tij të

para si mesues i shqipes në lisetë e Shqipërisë dhe me përpjekjet, pengesat,

mundimet e gjetura prej tij gjatë studimit të kësaj disipline. Kur ai ju thotë sot se

studimi i letraturës shqipe ka zënë fill në Shqipëri nja 35 a 40 vjetë më parë, nuk

duhet të çuditeni aspak: pse, në sa letratyra shqipe- siç do ta shihni - është mjaft

e moçme, studjuesit e saj Shqiptarë vetëm shumë vonë mundën të përgatiteshin

që t i kushtoheshin studimit të saj. Dhe qenë pikërisht disa prej këtyre mësuesve

të rinj të atyre kohëve, që, të shtrënguar nga detyra qe u ish ngarkuar, filluan t a

shqyrtonin atë material me sy të tjerë nga ç ishte kundruar më parë, duke zbatuar

për studimin e tij ato metoda dhe ato parime që ata kishin fituar në Institutet e

ndryshme të Perëndimit, ku kishin kryer mësimet e tyre të larta.

Në realitet vepra e viteve tridhjetë pak e aspak ishte shkruar mbi

letratyrën shqipe. Për këtë mungesë nuk mund t u hedhim faj as Shqiptarëvet as

ca më pak të huajevet. Letratyra shqipe është një eksplozion i shekullit të

XIX e mbi të nuk mund të shkruhej përnjëherë; pjesa e mëparshme nuk njihej

mirë në tërësinë e saj, pse për të vetëm më vonë u bënë disa kërkime dhe u

rizbuluan e u inkuadruan një tok autorë të dorës së dytë.

Veçse të huajt, miq të Shqipërisë, si edhe Arbëreshët, që nga gjysma e

shekullit të XIX, edhe për arsye politike, nisin e flasin për një histori të letratyrës

shqipe, duke i pasur sytë sidomos mbi thesarin e pashterur të poezisë popullore.Le

Letra shqipe 37

Page 38: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

të qëndrojmë, prandaj, pakëz dhe le të përmendim këtu më të njohurit jo vetëm

si material bibliografik po edhe në shenjë nderimi e mirënjohjeje, pse qenë të

parët që u interesuan per të.

Edhe në këtë punë e hap vazhdën një arberësh, Vincenzo Dorsa, me

veprën e njohur Su gli Albanesi Ricerche e pensieri , botuar në Napul, më

1847. Kapitulli i XVII i kësaj vepre i është kushtuar Letratyrës Shqipe (f. 131 -

134 ). Aty Dorsa, pasi flet për alfabetet shqipe të njohura prej tij, përmend këto

vepra e shkrimtarë: Ungjijt e Korfuzit, Doktrinën e Budit, Fjalorin e Bardhit,

Gramatikën e Da Lecce-s, nje Doktrinë të shkurtër di un Nazionale del Regno

di Servia , të cilit, siç duket ai nuk ja di emrin, po është D. N. Kazazi, Rrugën e

Parisit, përkthyer prej një Misionari (V. Basile ). Ndër arbëreshët përmend

Jul Variboben ( Ghiela e Scin Myriis), Il canzionere Albanese të C. Santorit,

dhe De Radën të cilit i kushton plot dy faqe.

Edhe G.v. Hahn-i, në vepren e tij Albanesische Studien, Jena - Wien e

1853-54, dhe D. Camarda, Saggio di Gramatologia 1864 - Appendice 1866,

flasin për një natyrë popullore shqipe.

Vijnë , pastaj me rradhë:

T.Stier, Die Albanesen in Italien und ihre Literatur in

Allgem.Monatsschrift 1853.

Dora D Istria, La nationalité albanaise d après les chants populaires

ne Revue des deux mondes, mai1866; Les ecrivains albanaises de l Italie

méridionale në Independance Hellenique, Athènes,1867, sh. edhe përkthimin

italisht nga Nicolò Camarda, Gli scritori albanesi dell Italia meridionale con

note del traduttore - Palermo,1867, gjithsej 331 faqe.

P. Chiara, L Albania, Palermo, 1869, kapitulli i dytë Letteratura e

Linguisti .

A. Dozon, Manuel de la langue chkipe ou albanaise - Paris, 1879,

Shpreh mendime krejt negative për letratyrën shqipe dhe për aftësitë artistike te

Shqipëtarëvet.

Letra shqipe 38

Page 39: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

G. Meyer, Ueber Sprache und Literatur der Albanesen në Nord und

Sud, Breslau, fruar 1883, ff. 211-225;

Della lingua e della letteratura albanese në Nuova Antologia, 15 prill,

1885, ff. 585-607.

Essays und Studien zur Sprachgeschichte und volkskunde, Berlin,1888.

ff 128; në faqet 49-90 një studim Ueber Sprache und Literatur der Albanesen;

Gli Albanesi nella storia e nella letteratura në Sicilia letteraria,

qershor, 1888. Këta artikujt e Meyer-it e ruajne vlerëne tyre edhe sot.

Po nga fundi i shekullit të XIX pa dritën një histori e vërtetë e letratyrës

shqipe. Kjo e para histori i detyrohet një italo-shqiptari, Anton Straticoi-it: u

botua në Milan më 1896 me titullin Manuale di letteratura albanese dhe u

rëndit në të famshmen seri manualesh të editorit Hoepli. Ajo u botua, pra, kur

Shqipëria as nuk ekzistonte si shtet! Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e parë

e saj. Në një kohë në të cilën kombet armiq të Shqipërise jo vetëm që i përplasnin

kësaj ndër sy se s kishte një kulturë po i vinin aty edhe në dyshim qenmëninë e

shqipes si gjuhë, arbëreshi Stratico, në ato kohë të mynxyrta për shqipëtarët i

paraqet botës krahë për krahë me gjithë letratyrat e gjithë Europës një Manual

të letërsisë shqipe, duke pohuar kështu haptaz edhe eksperiencën e kësaj. Nga

pikëpamja shkencore, po të përjashtojmë pjesën e parë të veprës në të cilën

gabimisht Sratico-i i nxjerr shqiptarët të ardhur nga Kaukazi, duke i përzjerë me

një popull tjetër omonim, gjykimi ynë sot mbi pjesën që i është kushtuar letratyrës

nuk mund të jetë negativ. Disa faqe i janë kushtuar përcipërisht folklorit shqiptar;

pastaj kujtohen ata pakë shkrimtarë të vjetër gegë që njiheshin n atë kohë: Budi,

Bardhi, Bogdani. Në këtë pikë Straticò-i ndoshta u mbështet mbi Dorsa-n. Zë

në gojë edhe Nezimin, pa dyshim i mbështetur te Hahn-i. Pastaj përmënd poetët

arbëreshë: Variboba, Santori, De Rada. Mos të harrojmë se të parat lajme

biografike që kemi mbi këta shkrimtarë - fusha e kërkimeve biografike ka mbetur

edhe sot krejt e palëruar!- ja kemi hua Stratico-it.

Për vitet e para të shekullit XX do të përmendim:

Letra shqipe 39

Page 40: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Lumo Skëndo, Istori e shkrimit shqip, në Diturija, v. I (1909), n. 1, ff

1-6. Në të autori, duke numëruar librat shqipe të njohur gjer ahere, na jep një

panoramë të shkurtër po të përpiktë të zhvillimit kulturor-letrar shqiptar që i

përgjigjet çuditërisht periodizimit të proponuar më vonë prej Lambertz-it dhe të

zhvilluar prej ne të tjerëvet. Ai për verinë katolik përmënd Speculum-ine 1621-

së dhe Dottrina Cristiana të 1664-së, të Budit (si duket edicionin e parë nuk e

njeh); Fjalorin e Bardhit, parathënien e së cilit kish botuar te Kalendari

Kombiar i vitit 1903, f.33, dhe Infallibile Verità të Bogdanit (4), të cilavet ua

njeh rëndësinë gjuhësore kur shkruan në f.2 Këto libra mbi fet kristiane kanë

rëndësi më të madhe se fjalëtor i Bardhit, se kjo ka vetëm një parathënie pesë

faqesh me gjuhë shqip; të Budit janë tërë në gjuhë tënë, dhe kështu për mësim

dhe kërkime të gjuhës sonë munt t apën një brumë mê të begaçim . Për jugën

kujton fjalorin e vogël trigjuhësh të Kavaliotit (Venetik, 1770) dhe Ungjijt e

Korfuzit. Përmënd pastaj përkthimet Kristoforidhit për të cilin shkruan, f. 3:

Nderi që të punojë bukurë dhe me fjeshtësi të madhe gjuhënë shqip ish ruajturë

te Kostandin Kristoforidhi nga Elbasani. Kur mejtohemi se gjer ahere shqipja

kish mbetur si një gjuh e egërë, pa shkronja, pa libra, pa literaturë, kur mejtohemi

se shqipeja nukë përdoresh përveç se për të kuvënduarë dhe për ca këngë e

vjersha, dhe për ca letra të rralla, s munt të mbjmë vet henë së çudituri për

durimnë dhe diturinë e thellë të Kristoforidhit . Pas Kristoforidhit ai hidhet te

arbëresht e Italisë, po prej këtyre - kush e di pse - përmënd vetëm De Radën.

Pastaj L. Skëndua zbret te Shoqërija e Stambollit dhe te një prekursor,

Veqilharxhi, duke i qëlluar në të argumentit. Shkrimet e Kristoforidhit - shkruan

Lumua - kishinë gatuarë gjuhënë, kishinë gatuarë edhe mëndjen e shqiptarëvet.

Këta shkrime na kishinë çelurë rrugënë. Po ajo rrugë po pritte udhëtarë. Se me

gjith këto vepëra të mbëdha, me gjithë ata shkrime të gjërë, shqipeja edhe s ish

bërë një gjuh e gjallë. Një gjuhë bëhet e gjallë kur përdoretë në shkollë, në

letërkëmbim, pej djemet e pej pleqet. Eshtë vërtetë që në Shkodrë priftërinjtë që

në mes të shekullit që shkoj kanë paturë një shtypëshkronjë dhe kanë shtypurë

Letra shqipe 40

Page 41: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

libra shqip, po këto kanë qënë vetëm libra feje që s dilnin jashtë kishësë. Kështu

edhe provim i Veqilharxhit për të bërë gjuhën tëne një gjuhë të gjallë, kish mbeturë

pa pemë, se librëz e tij e shtypurë me ca shkronja të ndryshme kish mbeturë si

e haruarë. Po një shkëndijë një shkak i vogëlë duhësh. Me pakë mundim edhe

gjuha shqip do të ngjallësh. Edhe ky nder i vjen Shoqëris s Stambollit Duket

sikur janë shkruar sot këto rradhë!

P.E. Pavolini, Lingua e letteratura albanese, në revistën La Voce

(Numër i vetëm kushtuar Shqipërisë), Firenze, 20 shkurt 1913. I Pavolinit është

edhe shënimi mbi letratyren shqipe në Enciclopedia Italiana (Treccani), v.II

(1919), sh. v. Albania, në të cilën brënda jo më shumë se 60 rradhësh, me

plogështi mendore të çuditëshme, duke u mbështetue mbi shkrime të vjetëruara

si ato të Stratico-it, të Hahn-it, D. Camarda-s dhe G. Schiroi-it, të përmëndura

më lartë, pretendon të paraqisë letratyrën tonë duke përmendur vetëm Buzukun

e Bardhin, (jo Budin as Bogdanin!), Nezim Benë, Varibobën, De Radë, Santorin,

Seremben, poetin Stratico, M. Marchiano-ne dhe G. Schiro-n (5)! Naimi, Fishta

as përmënden fare!

E. Veggetti, Gli Albanesi e la loro letteratura, Bologna, 1914: po e

përmëndim këtu këtë broshurë 36 faqesh për kurrështi bibliografike, dhe pse

titulli premtues mund t a gënjejë lexuesin, po ajo s ka asnjë vlerë.

G. Schiro, Delle lingua albanese e della sua letteratura, anche in

raporto alle colonie albanesi d Italia, në Annuario dell Istituto orientale të

Napolit, 1918, ff. 43-82 dhe më vonë në Studi Albanesi, v.II (1932), ff. 74-127.

Më 1908 Schiro-i e kishte botuar Appunti di letteratura albanese

contemporanea, në Nuova Rassegna di Letterature moderne të Firenze-s; po

studimi i parë është pa dyshim më i rëndesishmi. Aty autori dëften se ësht

dokumentuar mirë mbi prodhimin letrar shqiptar të njohur gjer atëhere dhe i bën

këtij një përshkrim të drejtë dhe të përpiktë në faqet 977-127. Nga dokumentet

e vjetra përmend Fjalorthin e A. v. Harff-it dhe Perikopenë Ungjillore të

Ambrosiana-s; jep të gjitha lajmet që njiheshin aso kohe mbi veprën e Buzukut,

Letra shqipe 41

Page 42: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

përmënd Doktrinën dhe është i pari që përmënd Pasqyrën e Budit dhe vë në

dukje vlerën e vjershave të tija; Fjalorin e Bardhit, Veprën e Bogdanit, Kuvendin,

Dhaskal Theodhorin, Kavaliotin, Danielin, Marko Boçarin, Muhamet Camin,

Nezimin, Pietro Zarishtin, Gregorin, Kristoforidhin, Pashko Vasën, Mitkon, Sami

Frashërin dhe Naimin. Për këtë të fundit Schiro-i shkruan në f.113: Ma sovra

tutti gli amici del Kristoforidhi e sovra tutti i suoi predecesori e contemporanei,

come aquila vola Naim Bej, fratello dei sullodati Abdyl e Sami... dhe me Naimin

ai e mbyll prodhimin letrar shqiptar, pse thotë ai, f. 114: Non conviene dir

verbo su gli scrittori albanesi viventi, fra i quali v è pur qualcuno she farebbe

onore a qualsiasi altro popolo civile...

Radhën e shkrimtarëvet arbëreshë të Siqilisë e hap me Matrangën dhe

e vazhdon me Brarato-n, Tiglia-n, Chetta-n, Darajt, dhe me shumë klerikë të

tjerë që dhanë kontributin e tyre për të mbajtur të gjallë fenë dhe gjuhën. Ndër

shkrimtarët arbëreshë të kontinentit përmënd Varibobën, De Radën, Santorin,

dhe Seremben. Ësht padyshim eseja më e mirë që pa dritën mbi letratyrën shqipe

në çerekun e parë të shekullit XX. Schiro-i, me këte punë u hapi rrugën të gjithë

pasardhësvet për suazimin e prodhimit letrar shqiptar.

Po shkrimi i Schiro-it, me të gjithë vlerën e tij, ishte vetëm një paraqitje

fort e kufizuar e letratyrës shqipe, nuk ishte një histori e kësaj, dhe as që ishte

në qëllimet e Schiro-it një punë e tillë kur ai e shkroi atë.

Edhe më të kufizuara janë faqet që jesuiti Fulvio Cordigniano i kushton

asaj në veprën e tij Epopeja komtare e popullit shqyptar, Shkodër 1925, ff. 7-

23.

Kështu për të pasur, më së fundi, një përmbledhje të gjërë e të përpiktë

të gjithë prodhimit tonë letrar, punuar me përgatitje studjuesi që di t ia paraqesë

lexuesit të gjitha problemet që paraqiste ky dhe me të gjuha shqipe dhe vetë

origjina e shqipëtarëvet, duhet të zbresim nja trembëdhjetë vjetë më vonë, d.m.th.

duhet të vijmë tek vepra e një italo-shqiptari tjetër, Gaetano Petrotta, nga Pjana

e Arbëreshëvet, ish profesor i shqipes në Universitetin e Palermit. Ajo e ka

Letra shqipe 42

Page 43: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

titullin Popolo, lingua e letteratura albanese

dhe pa dritën në Palerm më

1931, dhe tiratura e dytë më 1932. Hyrja në dy kapituj i është kushtuar popullit

dhe gjuhës shqipe. Lenda tjetër është ndarë në dy pjesë të mëdha: I. Letratyra

shqipe që përmbledh a) Dokumentet gjuhësore: këtu përveç Perikopesë dhe

Fjalorit te Harff-it (Formula përmendet në Shtojcët) janë mbledhur shkrimtarët

më të vjetër shqiptarë; b) Letratyra popullore; c)Letratyra artistike që nga

Muhamet Cami dhe gjer në vjetët 30; ç) Shtypi periodik.

II. Studimet shqiptare: a) Gjuha dhe dialektet; b) Alfabeti c) Gramatika

dhe Fjalori, ç) Etnografia dhe Linguistika; d) Arkeologji, Histori, Folklor,

Politikë, Udhetime; dh) Levizje kulturore: Institute, Shkolla, Shoqëri, Kongrese.

Veprë e mbyllin një Indeks i emravet dhe një Shtojcë.

Siç shihet nga përshkrimi i shkurtër që bëmë, vepra s ka çmim për të

gjitha njohuritë dhe lajmet e përpikta që na jep jo vetëm mbi sa ishte shkruar në

gjuhën shqipe gjer ahere dhe mbi autorët e saj - Petrotta përmend dhe shkrimtarët

më të vegjël dhe më të parëndësishëm, duke ja lënë kohës që t i shoshitë dhe t i

gjykojë - po edhe mbi ç ishte shkruar mbi origjinën popullit dhe të gjuhës shqipe,

cilat problemet e këtyre dy çeshtjeve, cilat levizjet kulturore, patriotike shqiptare

jashtë dhe brënda Shqipërisë dhe pjellat e këtyre lëvizjeve: Shoqërite, fletoret,

revistat, shkollat. Ajo u quajt me plot arsye një enciklopedi e vërtetë e kulturës

shqiptare dhe askush gjer sot s ka mundur të mos i drejtohet asaj sa herë që ka

pasur nevojë të ketë lajme të sigurta dhe të sosura mbi çdo pikë të letërsisë sonë.

Edhe sot e kësaj dite ajo është një krua i pashterrur, ku venë të çeten te gjithë ata

që merren me historinë e kulturës sonë.

II. - Këto ishin shkrimet që ishin botuar pothuajse të gjitha në gjuhë të

huaja mbi letratyrën shqipe që nga gjysma e shekullit XIX dhe gjer te çereku i

parë i shekullit XX.

Në Shqipëri në vitet tridhietë mezi nisnin të viheshin ujrat për përgatitjen

e një historije letrare. Me të vërtetë, më 1925 një franceskan i palodhur At Justin

Letra shqipe 43

Page 44: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Rrota botonte në Shkodër një tekst shkollor me titullin Letratyra Shqype për

shkolla të mjesme, po libra ishte fort e thatë; në pjesën e parë të saj jepeshin

disa udhëzime stilistike dhe në pjesën e dytë kushtuar letërsisë shqipe vetëm një

radhim emrash shkrimtarësh shqiptarë, ku vëndin e parë e zinin Shkodranët.

Kjo pra ishte situata që gjetnë në Shqipëri ata pak djem shqiptarë që

kishin kryer fakultetet letrare ne Perëndim e që ishin grishur të mësonin pikërisht

një letratyrë që gjat studimevet tyre nuk e kishin stjuduar kurrë! Në këto kondita

u gjend edhe ai që po ju flet tani. Kur në të largëtin vitin 1935 qe emëruar

mësues i shqipes më parë në Normalen e Elbasanit dhe më pas në Gjimnazet e

Shkodrës dhe të Tiranës, ai, si dhe kolegët e tij të rinj, vetëm mbi veprën e

Petrotta-s mund të mbështetej për kryemjen e detyrës së vet. Mungesa e një

historije të letratyrës shqipe, shkruar shqip për shkollat shqiptare, ishte ishte

me të vërtetë një nga të metat më të ndjeshme dhe më përvëlonjëse të shkollavet

shqipe. Gjer ahere shpeshherë nëpër shkollat nuk mësohej historija e vërtetë e

letratyrës shqipe, po mësoheshin disa autorë shqiptarë, mësoheshin disa autorë

të huaj në përkthimet shqipe, dhe shumë gramatikë. Natyrisht mësuesit e rinj të

asaj kohe, që dilnin nga universiteti ku historija e letratyrës studiohej si pas

parimevet dhe metodologjivet më moderne, nuk mund t i nënshtroheshin me

fatalitet asaj gjendjeje. Nga ana tjetër vepra e Petrotta-s në sa mund t u renditte

elemente të paçmueshme informacioni nuk mund të merrej si model i një historije

letrare, pse e tilla ajo s ishte dhe as që kishte qenë kurrë në qëllimet e vetë

autorit. Prandaj disave prej këtyre mësuesve të rinj i u paraqit nevoja t a

ristudiojnë të gjithë atë material letrar që blatonte ajo vepër dhe t a inkuadrojnë

brenda disa skemash, duke u përpjekur të vënë në dritë se cilët kishin qënë

faktorët historikë që e kishin shkaktuar dhe përcaktuar gjatë shekujvet. Tentativa

të tilla bëheshin pak kudo nga mësuesit e shqipes në shkollat e larta shqiptare të

atëhershme. Në Shkodër zunë e qarkulluan ndër nxënësit e Gjimnazit disa deftere

të mijat mbi historinë e letratyrës shqipe. Kur u transferova në Tiranë gjeta në

qarkullim në Gjimnazin e atjeshëm disa fletë të ciklostiluara që kish përgatitur

Letra shqipe 44

Page 45: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

një nga stjuduesit e njohur të letërsisë shqipe, prof. FilipFishta. Deftere të tjera

qarkullonin në Korçe, të detuara prej Kostaq Cipos.Më 1936 Ekrem Çabej, sot

docent i degjuar i Universitetit të Tiranes, mesimet e tija i mblidhte në një libër

që shihte dritën me titullin Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, libër

fort i thjeshtë, vërtetë, po në të cilin dukej që ahere dora e mjeshtrit.

Si rezultat të kërkimevet dhe tentativavet të mija për t a kundruar në

një pamje të re prodhimin letrar shqiptar, botoja më 1937 në revistën Mësuesi

Shqiptar një shkrim të vogël mbi një pjesëtim e periodizim metodik të letratyrës

shqipe, kërkonja, dua të them, t a periodizoja këtë prodhim tërthorazi studimit

të vetë historisë, nën influkset e së cilës ai prodhim kishte lindur. Ajo që më

kish goditur më tepër n ato kohë të largëta ishte fakti se prodhimi ynë letrar nuk

ishte zhvilluar dhe lulëzuar përjashta realitetit historik, siç ngjan, p.sh., për

letratyrën italiane, po përkundrazi mvarej, ose më mirë, kishte ndjekur hapë për

hapë ngjarjet historike dhe fetare - që janë historike dhe ato - të vendit. Mund të

përfundohej prandaj, se dy kishin qenë faktorët kryesorë që e kishin përcaktuar

gjenezën e letratyrës sonë në pjesën estrinseke të sajën: faktori histori dhe

faktori fe . Në bazë të këtij konstatimi, unë që isha i zënë atëhere me punë të

shkollës dhe prandaj i detyruar të shkroja vetë një farë historije të letratyrës

shqipe për nxënësit e mi, u përpoqa t i jap një interpretim kësaj, interpretim që

si pasojë nuk mund të mos kishte edhe pjesëtimin dhe periodizimin e saj. Në

përgjithësi këtyre pjesëtimeve dhe periodizmeve, siç dihet, nuk u jepet ndonjë

rëndësi e madhe prej të gjithë teorikëvet të letërsisë, edhe unë ahere nuk ngulja

këmbë aspak.për to, po i quaja të nevojshme për arsye praktike. Asgjëmangut

në qoftë se duam t a.studjojmë historinë e një letratyre si histori, jemi të

shtrënguar të bëjmë historikun e të gjithe atyre elementëve estrinseke, d.m.th. të

jashtme, të cilat sigurisht nuk i përkasin aq fort personalitetit artistik, origjinalitetit

krijues të Poetëvet - pse në sa janë origjinalë , në sa janë artistë të vërtetë,

pikërisht për këto cilësi intrinseke ata nuk mund të kenë ndonjë lidhje të ngushtë

midis tyre, përndryshe nuk do të ishin as origjinalë as artistë , po imitatorë

Letra shqipe 45

Page 46: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

të thjeshtë - se sa shërbejnë për t a inkuadruar poetin në kohët dhe në hapësirët,

në sa edhe aji është një produkt i shoqërisë në të cilën rron.

Në vija të përgjthshme konstatimet kryesore të bëra mbi prodhimin letrar

shqiptar ishin dy:

Së pari, se që nga lindja e tij dhe gjer aty nga fundi i shekullit XIX,

d.m.th. gjer te Lidhja e Prizrendit, ky prodhim, me përjashtim të një pjese fare të

vogël, ishte përbërë më tepër prej veprash fetare a mësimore, në pjesën më të

madhe të përkthyera, jo origjinale. Gjithashtu vërehej se ai nuk kishte karakter

kombetar , po ishte ekspresioni i kolektivitetevet fetare shqiptare të asaj periudhe.

Siç dihet, shqiptarët ishin ndarë në dy fe: myslymane dhe e krishtere; po kjo e

fundit ndahej edhe në dy konfeksione: katolike dhe orthodhokse. Nën shtypjen

turke ata e kishin pothuajse bjerre ndjenjën e njësisë kombëtare dhe këtë bjerrë

e mbante në këmbë dhe e gjallonte sidomos ndarja fetare. Ishin trajtuar kështu

kolektivitete katolike, orthodhokse dhe myslymane, që ishin mbyllur secila në

botën e vet shpirtërore, sadoqë për arsye ekonomike s i kishin thyer krejt

marrëdhëniet në mes të tyre. Në një Shqipëri pa liri, në një Shqipëri të coptuar

në dy fe të ndryshme dhe shpeshherë në kundërshtim njëra me tjetrën, në një

Shqipëri të shtypur nga populli më oskurantist që i ishte derdhur gjer ahere

Evropës, s kishin si lulëzonin kryevepra arti po vetëm Mesharë dhe Katekizma

a shkrime edifikimi shpirtëror për të mbajtur gjallë të paktën flakën e fesë, ashtu

si janë gati të gjitha veprat që gjejmë ndër Katolikët e asaj kohe. Ndër

Orthodhoksë shkrimi i shqipes në fillim nis në një rreth fare të vogël me qëllime

krejt negative, por dalë nga dalë qëllimi fetar ia del qëllimit propagandistik.

Ndër myslymanë situata ndryshon pakëz: ndër ata ndonjëri prej tyre mund të

ketë nge dhe kohë sa të mos çaje kokën për fe - e cila nën turqit nuk druante as

një rrezik! - dhe t ja thotë lirisht këngës: e kam fjalën tek bejtexhinjtë

Libra fetare, libra elementare mësimi, disa bejte : si mund të quhen

letratyrë këto ? Pikërisht për këtë arsye do të hap një parantezë të vogël,

sidomos për ju që jini italianë dhe që kini një letratyrë të shkëlqyer

Letra shqipe 46

Page 47: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

shumëshekullore. Si pas metrit tuaj është e vërtetë se përkthimi i një doktrine

ose përpilimi i një libri fetar estetikisht nuk mund të ketë ndonjë vlerë. Askush

sot nuk do të guxonte të fuste në historinë e letratyrës italiane e në çdo letratyrë

tjetër të shkëlqyer edhe vepra të këtij lloji. Po kur një nga këto vepra shënon

fillimin e shkrimit të një populli e pra fillimin e kulturës së tij dhe kur këtë vepër

të parë e ndjek një e dytë edhe një e tretë, në të cilat duken haptazi përpjekjet e

autorëvet që t u japin atyre në trajtë dhe në shprehje dinjitet letrar, aq sa ai fillim

bëhet traditë, ja se vetë ato vepra pa vlerë të madhe estetike tërthorazi

përpunimit dhe shekujvet fitojnë një vlerë letrare dhe tradicionale të

pakundërshtueshme. Kështu qëndron puna, bie fjala, për veprat e Buzukut, Budit,

Bardhit, Bogdanit etj., që e hapin letratyrën tonë të vjetër dhe e trajtojnë traditën

e shkrimit letrar ndër ne.

Një konstatim tjetër gjatë shqyrtimit të prodhimit letrar shqiptar gjer te

vitet tridhjetë qe ky: se vetëm nga çereku i fundmë i shekullit XIX nis të mëkëmbet

jashtë Shqipërisë edhe në Shqipëri një letratyrë kombëtare në të cilën marrin

pjesë të gjithë shqiptarët pa ndonjë pengim dallimi. Ishte krejt e logjikshme,

prandaj, që të proponohej për studimin sistematik të kësaj letratyre ndarja e saj

në dy grupe të mëdha: përpara Lidhjes se Prizrendit dhe pas Lidhjes së Prizrendit.

Anash këtij pjesëtimi një vend më vehte i ruhej edhe prodhimit letrar arbëresh.

Veçse këtu dua të kthjelloj një pikë: disa fakte historike nuk i çpik mendja

e njeriut, ato fakte ekzistojnë prandaj mund t i konstatojë çdo njeri që i vëzhgon

dhe i studjon, po secili prej nesh u jep këtyre fakteve interpretimin që i duket më

i drejtë, prandaj ndryshimi i këtyre interpretimeve nuk qëndron tek themeli i

çeshtjes po tek nuancat . E pamë më lart se pjesëtimi dhe periodizimi i letratyrës

shqipe, mbi të cilin unë jam bazuar, gjendet in nuce edhe tek Lumo Skendua.

Shumë a pak i njëjti periodizim u propozua që më 1922 prej të ndjerit albanolog

austriak Maximilian Lambertz-it në një nga vepra te tij kushtuar përrallës

shqiptare, Zwischen Drin und Vojussa, Wien 1922, f.6 vazh.(6). Më vonë

Lambertz-i e thelloi më mirë këtë konceptin e tij në një shkrim me titullin Das

Letra shqipe 47

Page 48: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Werdwn der albanische Literatur në Leipzieger Viertel Jahrschrift für

Südosteuropa, riprodhuar edhe në Albanisches Lesebuch, Leipzig 1948, v.I,

ff.373-387. Lambertz-i mendonte se karakteristika kryesore e letratyrës shqipe

që në fillim është zhvillimi i kësaj në disa qarqe të pamvarura njëra nga tjetra.

Si pas tij këta qarqe janë pesë 1) Qarku i Shqipërisë së veriut me Shkodrën në

qëndër, 2) qarku i Arbëreshëvet të Kalabrisë dhe të Siqilisë me qëndra Spezzano

Albanese, Sh. Dhimitër Korone, Palerm; 3) qarku i Shqipërisë së mesme, më

parë me Elbasanin pastaj me Tiranën si pikë qëndrore; 4) qarku i Shqipërisë së

jugut më qëndra Korçën (Voskopojën), Gjirokastrën dhe Frashërin; 5) qarku i

emigrimit ose letratyra e të emigruarvet në Stamboll, Bukuresht, Sofje, Vienë,

Kairo, e Aleksandri, dhe Boston në Amerikë. Tash, kush i krahason dy pjesëtimet

(dua të them pjesëtimin e Lambertz-it dhe pjesëtimin zbatuar te Shkrimtarët

shqiptarë) e sheh se ato fort pak përkjnë njëri me tjetrin; madje janë në

kundërshtim të thellë në mes tyre. Për Lambertz-in fjala qark kreis është

përdorur vetëm me nje kuptim vendor , d.m.th. ajo tregon vendin, qëndrën ku

u zhvillua një farë lëvizjeje kulturore. Unë përkundrazi pjesën e parë të prodhimit

letrar shqiptar e ndaj në nëngrupe jo në qarqe dhe secilit prej këtyre nëngrupeve

i jap karakteristikat e veta që e dallojnë nga nëngrupet e tjerë; dallimi i vëndit

nuk është një dallim themelor për mua; e pamë p.sh., se prodhimi gegë katolik

zhvillohet në veri se aty janë grumbulluar Katolikët; dhe në jugë prodhimi letrar

orthodhoks; po prodhimit myslyman nuk i është caktuar një vënd , një krahinë

, pse ai u zhvillua në veri, në qënder dhe në jug.

Më 1939 në revistën Hylli i Dritës dhe më pas në broshurë më vehte

shihte dritën një studim i prof. E. Cabejt me titullin Për gjenezën e literaturës

shqipe. Në këtë studim Cabej bënte fjale për gjeografinë dhe karakterin e vendit,

për emrin e popullit shqiptar, për fuqitë centrifugale në historinë dhe në karakterin

e popullit tonë dhe rrymat centripetale të huaja; mbi pozitën e Shqipërisë ndërmjet

Perëndimit dhe Lindjes; mbi fiset dhe karakterin konservativ të zonave malësore,

mbi njësinë dhe shpirtin e kombit, mbi poezinë popullore dhe së fundi, në dy

Letra shqipe 48

Page 49: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

faqet e fundme, mbi letratyrën e shkruar. Në f.64 ai shkruan: Brënda literaturës

shqipe unë shoh të jenë formuar katër qarqe kulturore e literare. Janë këto: Qarku

katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipërisë

Jugore dhe së fundi Literatura Kombëtare e shekullit të XIX . Një qark

myslyman

Çabej nuk përmënd. Studimi i tij bëri shumë përshtypje atëhere,

dhe pak qenë ata që vërejtën se idetë e tij mbi letratyrën të tipit taine-ian (racë,

ambient dhe çast historik) metodologjitë e reja mbi artin i kishin lënë me kohë

pas krahëvet.

I një viti më pas është studimi i C. Tagliavini-t, glotolog dhe albanolog

në zë i Universitetit të Padovës, Alcune considerazioni sulle origini e lo

sviluppo della letteratura albanese , dalë në Rivista d Albania

I,1940,f.71

vazh. Në të Tagliavini nënvizon sidomos faktin se vonesa e lindjes së letratyrës

shqipe dhe letratyravet ballkanike duhet kërkuar te pushtimi otoman; kështu

shohim, p.sh., se letratyra greke çduket pothuajse fare aty ku zotron turku, po

çel dhe lulzon në ishullat që ishin prona të Republikës venetike, ashtu si ngjau

me letratyrën sërbe që zhvillohet vetëm në bregdetin dalmatian nën influksin e

letratyrës italiane. Një shkrim tjetër të nevojshëm për studimin e letratyrës shqipe

ja detyrojmë P. Zef Valentinit; Elementi romano- cattolici nella cultura albanese,

dalë në La Civiltà Cattolica

v.IV, 7-12-1940, v.II,5-4-1941, v.III,3-5-1941.

Shkrimi është themelor për studimin e grupit të shkrimtarëvet të vjetër katolikë.

Të Valentini-t janë edhe dy vëllimet ne formë dispense Appunti di storia

culturale albanese , Palerm 1956, vepër madhështore hulumtimi dhe erudicioni.

Me kaqë unë besoj se mund t a mbyllim bibliografinë historiografike

më të rëndësishme të letratyrës shqipe gjer më 1940. Siç e patë nuk është një

bibliografi aq e gjerë dhe, me përjashtim të veprës së Petrotta-s dhe disa

shkrimtarëve një pjesë e madhe e saj s ka më vlerë sot. Po vërejtët gjithashtu se

një histori e letratyrës shqipe, e plotë, moderne, shkruar shqip dhe me kritere

shkencore që t u përgjigjesh ekzigjencavet të kohës mungonte ende.

Kësaj plage kërkoi t i gjejë mëngjim prof.Ernest Koliqi, kur ishte, ne

Letra shqipe 49

Page 50: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

vitet 1939-1941 ministër i Arsimit. Më 1940 ai mori inisiativën për botimin e

një libri të tillë dhe ma siguroi mua përpilimin e tij. Kështu pikë së pari, u vendos

së bashku një plan i veprës. Mbasi atëhere paraqitej nevoja që t u blatohej

nxënësvet të shkollave të larta jo vetëm një histori e letratyrës shqipe po edhe

copa të zgjedhura të autorëvet shqiptarë, se përndryshae ata nuk do të kishin

ditur ku t i gjenin, u pa e arsyeshme që veprës t i jepej trajta e një antologjie, e

pasuruar edhe me shumë njohuri dhe studime monografike mbi çdo autor. Si pas

propozimit të Koliqit u muar si model një tekst i përdorur në liset klasike italiane

dhe gatuar prej një docento të dëgjuar të literatyrës italishte të Universitetit të

Bologna-s Alfredo Golletti. Vepra u parapa në dy vëllime. Hyrjet mbi zhvillimin

e përgjithshëm të literatyrës shqipe dhe periodizimi i kësaj u bënë prej meje;

keshtu pata mundësi të vë në zbatim ato pak parime që kisha shprehur më parë.

Njoftimet e përgjithshme mbi prodhimin letrar t Arbëreshëvet të Italisë u shkruan

prej Rosalin Petrotta-s.

Në vëllimin e parë në 7 kapituj u studiua i tërë prodhimi letrar shqiptar

përpara Lidhjes së Prizrendit i ndarë kështu: Kap.I Dokumentet e parë të gjuhës

shqipe;kap.II Shkrimtarë të vjetër të veriut; kap.III Shkrimtarë të vjetër të jugut;

kap.IV Shkrimtarë të vjetër myslymanë; kaptina e V, e quajtur prej meje

Prekursorët

u quajt Përkundrazi prodhimi letrar përpara Lidhjes së

Prizrendit; kap.VI, siç pamë ju kushtua Prodhimit letrar të Arbëreshëvet të

Italisë dhe në kap.VII, u fol për atë pak prodhim të Arbëreshëve të Greqisë.

Bashkëpunuan në këtë vëllim: Filip Fishta, Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Rosolin

Petrotta, Namik Ressuli, në vëllimin e dytë edhe Henrik Lacaj, Vedat Kokona,

Sterio Spasse, Gjon Kamsi, Andon Frashëri, Nexhat Hakiu, Stefan Shundi, Kolë

Kamsi.

Dy vëllimet me titullin Shkrimtarët Shqiptarë panë dritën në Tiranë

më 1941, dhe përmbanin gjithsej më se 920 faqe.

Vëllimi i parë dilte nën këta emra: mbledhë e punue, nën kujdesin e

Ernest Koliqit, nga Namik Ressuli ; i dyti , mbasi unë gjendeshja atëhere në

Letra shqipe 50

Page 51: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Universitetin e Romës dhe për shkak të luftës nuk mund të udhëtoja lirisht doli

nën emrin e prof. Karl Gurakuqit i cili, në mungesën time ishte kujdesur me zell

të admirueshëm për ndreqjen e gabimevet tipografike dhe për shtypjen e të dyve.

Po, natyrisht si pas zakonit të Karlit tonë shumë shkrime ai i modifikoi sipas

qejfit të tij. Veç asaj, në sa në vëllimin e parë e tërë lënda është pjestuar sipas

asaj fijes së zhvillimit historik për të cilin folëm më parë në vëllimin e dytë

shkrimtarët dhe poetët janë rreshtuar në bazë të një parimi thjesht kronologjik.

Më vonë do të kthehemi prapë mbi këtë vepër për të diskutuar të metat,

kurrë vetitë; po mund të themi sot me bindje të plotë se ajo jo vetëm që qe

tentativi më i gjerë më i urtë shqip për zhvillimin e një historie të literaturës

shqipe, po qe edhe puna më e dlirë e atyre kohëve të pshtjelluara.

III. - Pas luftës shihte dritën libri i Stuart E. Mann, M.A. Albanian

Literature, London, 1955. Autori, që është i vetmi anglez që merret me letërsinë

dhe gjuhësinë shqipe , i njohur sidomos për dy fjalorët e tij të çmueshëm e

përmbledh lëndën në 121 faqe, të ndara në 16 kapituj dhe për pjesëtumin e saj

është bazuar- më duket mua- më tepër mbi atë të Lambertz-i. Në kundërshtim

me sa thonë përpiluesit e Historisë së Letërsisë shqipe të Tiranës mua kjo vepër

nuk më duket se është për t u hedhur poshtë: perkundër ajo është një përmbledhje

e shkurtë e letërsisë shqipe paraqitur anglezëve dhe si e tillë ia harrin fare mirë

qëllimit. Veç asaj, disa autorë shqiptarë Mann-i di t i gjykojë drejt dhe u jep

vendin që u përket.

Po më 1955 sheh dritën në Tiranë edhe Histori e Letërsisë shqipe, punuar

prej Dh.S. Shuteriqit, njëri nga stjuduesit më të përgatitur të Shqipërisë së sotme,

i njohur dhe si poet e si shkrimtar i vlefshëm. Unë kam para syve vetëm edicionin

e pestë të kësaj Historije , d.m.th. atë të 1964-s, dhe mbi të do t a bazoj shkurt

shqyrtimin tim. Veprën e përbëjnë 25 kapituj, e hap një hyrje dhe e mbyll një

përfundim . Për të te Historia e Letërsisë shqipe v.I f.XIX thuhet se është

një vepër në të cilën bëhej përpjekja e parë sistematike, brenda mundësivet të

Letra shqipe 51

Page 52: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

programit dhe të studimeve të gjerëatëhershme, për një histori të letërsisë sonë .

Po katërmbëdhjetë vjet më parë, me Shkrimtarët shqiptarë nuk bëhej, ndofta,

një përpjekje e tillë? Se si e ka ndarë sistematikisht Këtë letërsi prof. Shuteriqi

na e thotë ai vetë në f.3: Historinë e letërsisë shqipe e ndajmë në dy periudha të

mëdha: në periudhën e letërsisë së vjetër shqipe dhe në atë të letërsisë së re

shqipe. Me periudhën e parë kuptojmë letërsinë tonë që nga origjinat e gjer aty

nga çereku i dytë i shekullit XIX; me periudhën e dytë kuptojmë letërsinë tonë

që nga çereku i dytë i shekullit XIX e deri më sot , thotë ai. Letërsia e vjetër

shqipe u zhvillua në kohën kur në vendin tonë e tek Arbëreshët sundonte sistemi

feudal (7)... Veprat e shkrimtarëve të asaj kohe, zakonisht vepra fetare ose

didaktike (fjalorë, gramatika), s kanë cilësi të dalluara artistike dhe janë shkruar

në një gjuhë pak a shumë arkaike . për letërsinë e periudhës së dytë, që ai e

quan letërsi e re,thotë : Letërsia e re shqipe lind në kohën e lëvizjes sonë

kombëtare për çlirimin nga Turqia, në kohën kur marrëdhëniet kapitaliste kanë

nisur të zhvillohen . Në qoftë se u heqim rradhëve të Shuteriqit fjalët

marrëdhenie kapitaliste ; do të shohim se ato frymëzohen haptazi nga

përpjesëtimi dhe nga disa pohime që këndohen tek Shkrimtarët Shqiptarë v.I ff.

10-11. Po gjatë librit përpjesëtimi i letërsisë sonë është bërë sipas një parimi

kronologjik. Kështu shohim p.sh. në kapitullin e dytë, Letërsia fetare në shekullin

XVI, se pas Buzukut përmendet edhe Matranga dhe në kapitullin e tretë, Letërsia

fetare dhe didaskalike në shekullin XVII, pas Budit, Bardhit, Bogdanit, gjejme

Andrea Bogdanin, Neofit Rosolino, Papa Dhimitrin dhe Lukë Bogdanin, dhe

kështu më tutje në kapitullin IV.

Letërsinë e re Shuteriqi e ndan në tre faza: faza e parë mbyllet teorikisht

me çlirimin e Shqipërisë nga Turqit . Faza e dytë nis pas vitit 1912 dhe mbaron

më 1939, kur Italia fashiste pushtoi vendin me forcë . Faza e tretë është ajo që

nis me luftën nacional-çlirimtare , e cila bëri të lindë për popullin tonë një

epokë të re: epokën e socializmit .

Gjë tjetër s do të themi për këtë histori të Shuteriqit: mendimet tona

Letra shqipe 52

Page 53: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

n ato pika që nuk përpuqen me të tijat do t i shohim këtu më tutje kur të flasim

mbi një histori tjetër të letratyrës shqipe: mbi Historinë e Universitetit të Tiranës.

Dhe kështu arritëm më së fundi tek ajo, për të cilën editorët e saj thonë

se është e para herë, në jetën kulturore të popullit tonë, që bëhet një përpjekje

kaq e gjerë për hartimine një teksti të letërsisë shqipe . E kam fjalën te Historia

e Letersisë shqipe , hartuar nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë pranë

Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe paraparë në tri vëllime, prej të cilave i pari

ka parë dritën në Tiranë më 1959 dhe i dyti më 1960, gjithsejt 981 faqe. Sigurisht

premisa e editorëvet të saj i përgjigjet së vërtetës po të përjashtojmë dy vëllimet

e Shkrimtarëvet Shqiptarë të cilët ata i konsiderojnë më tepër si një antologji

e komentuar se sa një histori e letërsisë sonë (sh. f.X VII), kurse në realitet ajo

histori, punuar nën ngurtësinë e nevojavet shkollore dhe frymëzuar prej

metodologjivet të kohës, donte të ishte për ato kohë njëra dhe tjatra.

Teksti i Historisë së Tiranës ( 8) është hartuar prej një ekipi studiuesish

nga më të përgatiturit dhe më të pjekurit që ka pasur gjer më sot Shqipëria. Ata

janë: Dhimitër S. Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin

Kodra dhe Zihni Sakua. Anas kanë kontribuar me veprat e tyre akoma në

dorëshkrim plot studiues të tjerë me vlerë dhe kopetencë si Henrik Laca, Osman

Myderrizi, Shaban Demiraj, Ilo M. Qafëzezi, Sterjo Spasse, Andromaq Gjergji,

Andrea Varfi, Mark Gurakuqi, Dhimitër Fullani, Filip Ndocaj, Thanas Shkurti

dhe Besim Qorri. Thesar i pashterrur : grumbullimi i të gjitha bibliotekavet

private në fondin e Bibliotekës Kombëtare: Per histografinë e letërsisë sonë

pas luftës dha dorë shumë pasurimi i madh i Bibliotekës Kombëtare me librin

shqip të gjithë kohëve dhe me një fond të madh albanalogjie,si dhe krijimi i një

Arkivi te pasur shtetëror, ku u grumbullua një masë dokumentesh dhe

dorëshkrimesh të vjetra dhe të reja. Ky material i madh i vënë në dispozicion të

studiuesve, dha mundësinë që të përdoren një tok të dhënash të reja pak të njohura

mbi të kaluarën tonë letrare (sh.f.XX)

Nga sa u pa, edhe përpunimi i kësaj vepre ka pasur trajtën e një pune

Letra shqipe 53

Page 54: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

kolektive; po redaktimi i përgjithshëm u krye nga një redaksi përgjegjëse e cila

nëmjaft kapituj solli edhe materiale e mendime tö reja . Kjo redaksi përgjegjëse

përbëhej prej Dh. Shuteriqit, K.Bihikut dhe M. Domit; po redaktimi

përfundimtar u bë nga Dhimitër Shuteriqi, i cili shkroi dhe hyrjen e përgjithshme

(sh.f. XXXII).

Vëllimi i parë ndahet në dy pjesë. Në të parën paraqitet Folklori shqiptar

dhe në të dytën Letëria e vjetër shqipe. E hap vëllimin një Hyrje dhe e mbyll

Bibliografia dhe Indeksi i emravet. Vëllimi i dytë, që përmban pjesën e tretë, i

është kushtuar Letërsisë shqipe së Rilindjes Kombëtare; edhe atë e hap një

Hyrje dhe e mbyll Bibligrafia dhe Indeksi.

Për t a shqyrtuar me rrënjë një hitori letrare, më duket se duhen pasur

parasysh këto pika themelore:

a) Parimet dhe kriteret që e kanë frymëzuar atë histori

b) Sesi është kundruar zhvillimi historik i letërsisë së studiuar;

c) Gjykimi mbi çdo autor.

Po fillojmë nga pika e parë .

Parimet me të vërtetë letrate, që kanë frymëzuar përpiluesit e Historisë

së Tiranës është vështirë t i gjejë lexuesi pse ato nuk jane enunciuar, nuk janë

thënë aty.Në f.IX të Hyrjes kritikohet puna e bërë në të kaluarën në fushën e

studimit të historisë shqipe, pse ishte e paktë, me kritere të përcipta ose edhe

të shtëmbëra idealiste ; shtohet edhe se atëhere mungonte pergatitja e

mjaftueshme marksiste-leniniste e kuadrove që iu vunë asaj pune dhe nga kjo

kuptojmë se përpiluesit nuk janë idealistë në çështje të letërsisë, po jo më tepër.

Vetëm në f.X thuhet se libri është udhehequr nga parimet e metodologjisë

marksiste-leniniste , dua të them prej një metodologjie ekonomike , që ska të

bëjë fare me letërsinë!

Për sa u përket kritereve të ndjekura ato shprehen më gjerë : E para, -

thonë ata në f.IX - të përqëndrohemi te autorët e mëdhenj dhe më përparimtarë

për të cilët diçka ishte bërë edhe në të kaluarën... . çdo me thënë ajo

Letra shqipe 54

Page 55: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

përparimtar ? Poezia, arti i vërtetë, arti i thjeshtë nuk njeh cilësi të tille që

s kanë të bëjnë aspak me të, arti është art, po cilësor dhe mbiemra. Përpiluesit e

Tiranës e përbuzin të gjithë kritikën prekomuniste shqiptare pse e konsiderojnë

atë mbi estetikën subjektive borgjeze të shekullit XIX... (sh.f. VIII); sipas

tyre në të ndikonin së tepërmi simpatitë dhe antipatitë personale, tarafet, shija

e njerit dhe e tjetrit, kultura letrare e marrë në këtë ose atë shkollë dhe vënd të

Evropës (sh.f. VIII) dhe mbi këtë pikë pjesërisht unë jam i një mendje me ta. Në

Shqipëri në ato kohë në kritikën tonë- me pak përjashtime - kur nuk dominonin

teoritë edonostike të artit ua zinin vendin teoritë formaliste o kontenutiste

evropiane, të gjitha teori të dëftyera më vonë të gabuara prej konceptit të artit si

intuitë. Veç se a nuk e kuptojnë editorët e Letërsisë së Tiranës se duke u bazuar

mbi kriterin e parë bien ata vetë në një subjektivizëm edhe më të rëndë se ajo e

së kaluarës, dua të thom bien në një kontenutizmë famëkeqe, që i gjykonte

shkrimtarët në bazë të brendisë ? Pse kur si kusht i vëmë një shkrimtari që të

jetë edhe progresist , jemi të shtrënguar mos t i përfillojmë fare ose tzï

zvogëlojmë ata shkrimtarë të tjerë që s i përgjigjen këtij kushti ose - edhe ca më

keq- të quajmë shkrimtarë ata që të tillë s janë, po që në zhgaravinat e tyre i

thurin vargje parmendës a fabrikës.

Kriteri i dytë është ky (sh.f. IX) :

e dyta, te përpiqemi të vëmë në dukje trashëgimin e shëndoshë letrar

duke lënë njëherë për një herë disa nga autorët dhe problemet që paraqiten shumë

komplekse në studimin e tyre.

Çdo të thotë në letratyrë trashëgim i shëndoshë , trashëgim jo i

shëndoshë ? Një auktor, po qe me të vërtetë i paisur me vlerë artistike, vazhdon

gjithnjë një traditë letrare të shëndoshë, cila do qoftë lënda e vepravet të tij, pse

në letratyrë është e shëndoshë tradita me vlerë artistike dhe jo e shëndoshë

e kundërta . Një traditë pa kushtin artistik shumë herë do të thotë imitacion,

kopjim, plagis e pra jo poezi jo art , i cili është gjithjë krijim e origjinalitet.

Çdo të ishte, vallë, letratyra italiane sikur Petrarca, Ariosto e Leopardi të kishin

Letra shqipe 55

Page 56: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

vazhduar traditën e Dante-s? Këto shprehje traditë e shëndoshë , traditë jo e

shëndoshë , janë koncepte të zbrazët anti - letrare, pse e shtrëngojnë shkrimtarin

të shterrohet në një rrugë që e kanë hapur dhe rrahur të tjerët, kurse shkrimtari i

vërtetë, artisti, poeti pa mbiemra, e hap ai vetë një rrugë të re duke trajtuar një

traditë që e ndjekin më vonë shkrimtarët më të vegjël, ata që nëpër letërsitë

quhen i minori dhe që e marrin emrin prej tij, p.sh. naimjanët , fishtianët

etj., dhe që - le të kuptohemi - ne nuk i studiojmë aq fort se kanë imituar Naimin

a Fishtën - përkundrazi, për këtë punë jemi të detyruar t i qërtojmë - po pse me

gjithë imitimet e tyre gjejmë në ta ndonjë dell të freskët poezie të saktë

Gjithashtu na çudit pohimi se qënkan lënë një herë për një herë pas

dore disa nga autorët dhe problemet që paraqiten shumë komplekse në studimin

e tyre . Në bazë të ç metri, në bazë të ç gjykimi u lanë pas dore disa prej këtyre

autorëve o disa prej problemeve që paraqit letratyra shqipe? Si mund të shkruhet

historia e një letratyre duke lënë përjashta disa autorë dhe disa probleme? Asnjë

historian nuk është autorizuar të bëjë copëtime të tilla. Më duket, prandaj, se

edhe në këtë pikë kriteri i dytë është krejt subjektiv .

Sa për kriterin e tretë - në të cilin ata thonë: të përpiqemi, brenda

mundesive, të vëmë në dukje disa nga autorët dhe veprat përparimtare me një

farë vlere artistike, që në regjimet antipopullore dhe fashiste ishin lënë në harresë

dhe në errësirë - ky ne nuk na duket aq fort një kriter se sa një proponim.

Nga ky shqyrtim i ynë i shkurtër duket çiltaz, pra, se hartuesit e

Letërsisë së Tiranës nuk janë udhëhequr nga asnjë parim e metodologji thjesht

letrare. Krejt përkundër, ata kanë qenë frymëzuar dhe udhëhequr nga parime,

metodologji, kritere që s kanë të bëjnë aspak me artin dhe me letratyrën. Ata në

sajimin e përgjithshëm të Letërsisë së tyre kanë qenë udhëhequr vetëm e vetëm

nga parime politike! Këtë na e konfirmojnë ata vetë në f.VIII, aty ku shkruajnë:

Bazë për këtë punë kanë qenë udhëzimet e vazhdueshme të Partisë së Punës së

Shqipërisë... Dhe, natyrisht, kur në studimin e historisë së një letratyre hyjnë të

veprojnë parime, ndikime, udhëzime që me letratyrën s kanë të bëjnë fare a kur

Letra shqipe 56

Page 57: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

caktohen aprioristikisht disa teza, është vështirë që prodhimi letrar në shqyrtim

të kundrohet objektivisht.

Këta faktorë të jashtëm me artin, e kanë dëmtuar shumë mundimin e

madh të editorëve të Tiranës, pse i kanë këmbyer fizionominë historisë së letratyrë

shqipe, dhe u kanë ngarkuar atyre një përgjegjësi të rëndë kundrejt kulturës

shqiptare. Në bazë të atyre udhezimeve jo letrare ata kanë qenë të shtrënguar

të çdukin nga historija e letërsisë sonë disa nga fytyrat më përfaqësuese të saj

ose t u japin rëndësi disa autorëve vetëm e vetëm se ata u përgjigjen disa kushteve

të lypura prej kriterevet tyre, pa çarë kokën nëse ato vlejnë apo jo letrarisht. Në

këtë mënyrë ata kanë shqyer nga faqet e historisë shqipe Gjergj Fishtën, ate

Fishtë, që padyshim është një nga fytyrat artistikisht më të larta dhe më të plota

të letërsisë sonë. Ç i mbetet kësaj në fushën të artit pa Fishtën? Fare pakë,

besojmë ne, po të heqim edhe De Radën e Milosaos edhe një pjesë të Naimit

- Lasgushin. Nga çdo pikëpamje që ta kundrojmë Fishtën do ta gjejmë gjithnjë

vigan si një mal përpara rrugës sonë. Dhe s kemi si si e ndajmë me asnjë mënyrë

nga Naimi. Pse, në se ky është me të vërtetë apostulli i shqiptarizmës, është

poeti kombëtar i tërë popullit shqiptar, që dëshiron të formohet dhe të rrojë si

komb, Fishta i rri krah Naimit si këngëtor dhe ekzaltator i racës, i fisit shqiptar.

Po edhe mua, duke folur mbi këta dy poetët tanë si shqipëtar, më shkoi

tash goja dhe fola për komb , fis , atdhe etj. të gjitha elemente, cilësi që

s kanë të bëjnë farë me artin dhe që nuk janë kritere me të cilat mund të

shqyrtohet vepra e tyre letrare. Jo, ne e admirojmë Fishtën për gjeninë e tij

artistike, edhe sikur të kishte rrahur argumente jo patriotike, ne e ngremë atë në

qiell Fishtën se Lahuta e Malcis është poetikisht në tërësinë e saj vepra më e

bukur që ka letratyra jonë, edhe pse një poet satirik më të madhe se Fishtën se

ka patur kurrë Shqipëria. Veçse Lahuta e Malcis që nga vargu i parë dhe gjer

tek i fundmi, ashtu si shumë vjersha të tjera të Fishtës ësht edhe një testament i

pakundërshtueshëm atdhedashurije. Ajo u përgjigjet, prandaj, plotësisht

kërkesavet të formuluara prej hartuesve të Letërsisë në kriteret e tyre. Pse u

Letra shqipe 57

Page 58: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

la, pra, përjashta Fishta? Këtë përjashtim vetëm arsyet politike mund t a

justifikojnë; mbasi ata, në të nëndmbëdhietë herët që e përmendin emrin e Fishtës,

në dy prej këtyre e sintetizojnë me pak fjalë veprimtarinë e tij: në f.15 ku Fishta

bashkë me Konicën, Schironë dhe Nolin përmendet ndër disa personalitete të

fuqishme letrare, që lozin, kush më shumë e kush më pak, një rol të dukshëm

gjatë Rilindjes, po që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre të gjerë edhe në kohën e

pamvarësisë dhe në f. 350, ku shkruajnë tekstualisht; Poemën epike në letërsinë

e re të Shqipërisë do t a punojë më vonë Fishta, i cili te Lahuta e Malcis ,

pamvarësisht të metave të saj, krijoi personazhe dhe ngjarje, këngë të një force

epiko-heroike të rrallë .

Po janë lënë mënjanë edhe dy personalitete tjera të fuqishme të

letërsisë dhe kulturës shqipe: Faik Konica dhe Lumo Skendua.

Veprimtarinë e të parit ata posa e cekin në Hyrjen e V.II f.25-28, sado

që ia njohin plotësisht rëndësinë dhe vlerën, duke shkruar: Albania ka qenë

organi më i rëndësishëm letrar dhe kulturar i kohës. Sigurisht, revista qe një

tribunë politike dhe kulturale e drejtorit të saj, Konicës, personalitet kompleks,

me tendenca herë oportuniste dhe herë reaksionare. Konica ishte një letrar i zoti

dhe me shije, mendje kontradiktore dhe polemizuese, që e lejonte polemikën

edhe në faqet e organit të tij (!). Kështu Asdreni i ri luftoi te Albania kundër

mendimeve të vetë drejtorit të saj mbi parësinë , d.m.th. në radhe të parë mbi

feudalët... . po nuk mjafton. Përpiluesit vazhdojnë: Një meritë e madhe e

Albanias qe se ajo grumbulloi rreth vetes shkrimtarët shqiptarë më të shquar

të kohës dhe sidomos talentet e reja që në shumicë debutuan në faqet e saj .

E vërteta është se Konica qe me plot kuptimin e fjalës protagonisti i

parë i zhvillimit kultural e letrar të pjesës së dytë të Rilindjes, ashtu si qe

protagonist i parë Naimi në pjesën e parë të saj. Dhe këtu qëndron merita e tij e

madhe, që s i është njohur gjer më sot as prej historivet letrare tjera, në të cilat

ai figuron në një çip si publiçist ! Konica si karakter, si përgatitje, si forma

mentis , qe një antagonist i vërtetë i Naimit. I rrëmbyer, dinamik dhe pasional,

Letra shqipe 58

Page 59: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

ai është e kundërta e të butit dhe shpirtëmblit Naim, apostull dhe poet i mirësisë.

Po nuk mjafton: i dyti shpirtndritur, vërtet, i shekullit XIX, ka mbetur akoma in

bilico në mes të Orientit dhe të Oksidentit, sado që me mënt anon nga ky i

fundmi; Faiku njeri me kulturë krejt oksidentale, nuk e ndien më veten të lidhur

me Orientin. Ishte krejt e natyrshme , prandaj, që, për zgjimin dhe për përparimin

e Shqiptarëvet ai të ndiqte një rruge tjetër nga ajo e Naimit. Pikësëpari, karakteri

i tij rrëmbyes dhe realist e bënte të ishte pesimist mbi përparimin e vërtetë të

Shqiptarëve të atëhershëm dhe e shtynte të vërsulesh kundra atyre

bashkatdhetarëve, nën petkat e reja të të cilëvet ai shihte të fshehura plogështinë

dhe mentalitetin e ndryshkur turk. Së dyti ndjeshmëria e tij e stërhollë artisti e

shtrëngonte të pretendonte shumë më tepër nga bashkëkohëtarët e tij. Po Konica

qe antagonist i Naimit dhe i rilindësve të parë edhe në fushën e kulturës dhe të

letërsisë. Samiu, Naimi, Vretua me shokë qenë të parët që hapën vrazhdat e

kulturës shqiptare; janë të parët që hedhin farën, farë që pati mbrodh të

mrekullueshëm; po shumë pemë që lindën prej asaj fare ishin edhe aguridhe; të

tjerat u bastarduan fare prej naimjanëve, dua të them prej atyre shumë shqiptarëve

që u improvizuan të gjithë shkrimtarë dhe poetë. Konica u vërsul edhe kundër

kësaj letratyre . Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e tij e paçmuar në letërsinë

shqipe. I ri si të gjithë të rinjtë, ai s ka kohë të kundrojë qetësisht të kaluarën po

hidhet kundra saj për të krijuar një kulturë të re, një mentalitet shqiptar krejt

perëndimor. Ai është, pra, nisjator dhe reformator i kulturës shqipe që zhvillohet

në pjesën e dytë të Rilindjes, dhe është një oksidentalizues i kësaj kultre. Këtë

e dëshmon ajo revista e tij e famshme Albania , që s pati më kurrë shoqen në

Shqipëri për atë hapësi dhe laicitet mendimesh, për atë mprehtësi gjurmimesh

dhe për atë esprit krejt frënge, kaq mirë të njazuar prej editorit të saj. Rreth

Faikut u mblodhën të rinjt më të mirë të asaj kohe, si L.Gurakuqi, Gj.Fishta,

Gjeço Cajupi, F. Noli, F. Shiroka, H.Mosi, asdreni dhe plot të tjerë të njhor dhe

të panjohur. Aty lindi shpirti demokratik dhe kritika letrare - siç e pohojnë vetë

përpiluesit e Tiranës-; aty u bënë përpjekjet për një poezi shqipe që të mos të

Letra shqipe 59

Page 60: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

ishte vetëm një rradhitje vargjesh me rimë, aty lindi proza artistike. Po aty u

studjuan edhe kushtet për një gjuhë letrare shqipe, tjetër meritë kjo e Konicës,

që la gjurmët e saj dhe i influencoi të gjithë shkrimtarët toskë të kohës, pse u

mësoi atyre gramatikën dhe sintaksën shqipe, u mësoi atyre rregullat fillestare

të ortografisë, me një fjalë u mësoi toskëve t a shkruanin shqipen pa gabime.

Më vonë toskërishtja letrare që u formua dalë nga dalë mori si model gjuhën e

Konicës, të bazuar në dialektin toskë veriperëndimor, jo atë të Naimit e të Nolit,

bazuar mbi të folmen e Korçës. Mbi këtë toskërishte letrare është mbështetur

edhe gjuha e sotme zyrtare e Tiranës. Ai qe, prandaj, me të vërtetë një vigan i

kulturës Shqiptare dhe si i tillë i përket të zëre ballin e vendit të historisë së

kësaj, shpejt pas Naimit. Pse nga një krahasim i imtë i të dyve ata mund të

spiegohen e të ndriçohen më mirë dhe mund të kuptohet më kthjellët puna e

njërit dhe e tjetrit.

(1) Libri quhet Storia della letteratura albanese dhe është botuar në koleksionin e letratyrave botërore

Nuova Accademia më 1959. I prirë prej Parathënies dhe Hyrjes, ai ndahetnë gjashtë pjesë: I) La letteratura popolare;

II) Testi sacri e letteratura d imitazione;

III) La letteratura albanese in Italia dal seicento all ottocento; IV) L ottocento sino alla lega di Prizrend; V) L ultimo

ottocento e il primo periodo dell indipendenza; VI) Lanuova era. Historia e Schiro-it mund të konsiderohet si më e mira

e historivet të letratyrës shqipe të shkruara në gjuhë të huaja në këto kohët e fundit.

(2) Sh. N. Ressuli, Shkrimtarët Shqiptarë I, Tiranë 1941, ff. 306-308.

(3) Së fundi një shënim tjetër: titulli i pjesë së katërt, Tetëqinda deri te Lidhja e Prizrenit , kronologjikisht

është pjesërisht në kundërshtim me përmbajtjen e saj.

(4) Nuk e njeh me titullin Cuneus prophetarum.

(5) Vetë ky Pavolini shkruante për Manualin e Stratico-it poco felice tentativo di una storia letteraria

(6) Më 1937, kur nisa të shkruaj artikujt e parë mbi këtë çështje, mua më kishte

shpëtuar krejt syrit ky libër i Lambertz.it.

(7) Po në letratyrën arbëreshe s ka asnjë gjurmë të këtij sistemi feudal!

(8) Po e quajmë shkurtimisht kështu këtë Histori të Letërsisë Shqipe .

Letra shqipe 60

Page 61: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 61

Këto poezi i ka shkruar GjergjPeçi, një firmë e panjohur në letratshqipe. Bëjnë pjesë në një cikëlpoezishë, "Lirikat e Burgut", që ika gdhendur e lëmuar me talentdhe durim në burgun e Burrelit.Atje i kam lexuar edhe unë për herëtë parë. I ndjeva atëhere dhe i ndjejpo njëlloj edhe sot sepse në to gjejtë shprehur, me një gjuhë të vyerpoetike, një gjendje karakteristiktë shpirtit të burgosur: përjetimine vujatjes dhe, njëherësh,arratisjen prej saj.

Gjergj Peçi u lirua nëvitin 1991 pasi vuajti 12 vjet nëqelitë e Burrelit. Sot është 37 vjeç.

F. Lubonja

Kronikë

Mëngjeset surrogate i pij herëtNuk ndjej as pikn e shijes së gjallërisëLexoj ca rreshta sysh që shprehen vrerëtDhe paf e puf shtëllungat e mërzisë.

Në drekë, si zakonisht, mbush tasn e bindjesMe një turli nënshtrimi e neverieE bëj përshesh idenë e ripërtëritjesDhe shuaj hë për hë çdo lloj urie.

Përmendem muzgut dhe më grryen barkuPor shpejt mbllaçit me vete ca kujtimeQë prapë më vijnë në fyt e dot s i zmbraps.

Mbështillem në harrim e më vlon gjakuI shtrij gjymtyrët paq mbi dëshirimeDhe llamba e ëndrrave tërë natën llaps.

86

Gjergj Peçi

Page 62: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Pleqërishte

Kur pashë rrethepërqark kaq sopa e gropaKaq trungje e rrënjë, kaq ferra e shkurreQë s linin të dalloja ç kish më tutjeDhe më shtrëngonin t ecja këmbadoras -

Kur pashë kaq myk, shpërbërje dhe terrinë -S besova kurrë se xhungla bëhet hiM është dukur qysh kaherë një çmenduriTë hedhësh barrn e botës përmbi shpinë.

Veçse sa kohë që stina ish e ngrohtëE gjaku qarkulloi lirisht ndër dejePërmbysa trungje e ngrita stiva dhimbjesh.

Për vete e bëra, dhe s qe mund i kotëNë dimër kaq të rreptë me ngrica e hejeTë kem ca zjarr te ky azil kujtimesh.

86

Letra shqipe 62

Page 63: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Eksperiment

Merr blunë e prite në katrorë të vegjëlNdërsa të bardhën në katrorë të mëdhenjTrazoje fort të kuqen me të zezënS ka gjë se nëpër duar ngelet shenjë.

Merr pesë të bardhë e një bojë plumbiNgjit blutë në një të bardhë, veç blutë të puqenVëri të gjashtë në trajtën e një kubiDhe rras aty të zezën me të kuqen.

Duro, gjersa të bardhët të hanë zgjyrëDhe mijëra herë të jenë ringjallur blutëDhe nxirr ç ke futur, ndoshta je me fat.

Flakëroje në mes turmave pa ngjyrëPo u përpi e t humbi sysh, të lumtëDhe fute prapë po s pati rezultat.

86

Letra shqipe 63

Page 64: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Xhuxhët

Kur shfryj e shfryj pafund, kur nëm pa anëCa ëndrra xhuxhësh që një grosh s e vlejnëMë kqyrin ligsht, skërmiten, më urrejnëSa trembem dhe më duken si viganë.

Kur flas i qetë, me qesëndi shafranPër gjithë kotësitë vigane që ushqejnëS ma varin, shpinën vring ma kthejnëDhe vetja xhuxh e qenie e kotë më ngjan.

Po kur në fund heq dorë, e kur s bëj zëSido që shuk, i kruspulluar tejetÇudi, nuk ndihem xhuxh, pra si më parë.

Nuk shoh viganë si n ëndrra, s trembem mëPor edhe xhuxhët drojë nuk kanë prej mejeDhe kur tek - tuk shpërthej, thonë është i marrë.

89

Letra shqipe 64

Page 65: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Liqeni

Me pamje mjegullore mbi syprinëMë grishi agut një liqen pa bujëT ia prishja me ca zaje plogështinëNë një mori gazmore rrathësh n ujë

Mesditës, valë lozake ngriti eraDhe rrathët, tash të thyer e mes shkumësE shprehën gazin me shkëlqime t egraQë në një grimë u shua krejt prej trumës.

Syprina sikur u përfshi nga zjarretPor s hodha blloqe shkëmbi flakë për flakëDhe nuk e di çfarë zhyta për së brendi.

Muzgut, në fashë, vijova t hidhja zajetCa rrathë të zymtë u hoqën tutje zhargPastaj, në terr, nuk pashë më asgjësendi.

85

Letra shqipe 65

Page 66: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Të ftohtët

Ti thua se mes pyllit has çeltiraSe përfund shkrepash shtrihet një luginëSe vende - vende është e butë rrëpiraSe nuk të prin çdo shteg për në greminë.

Dhe thua se dhe shqota fut paqtiminSe edhe nata e zezë dhe e ftohtë pjell zjarretSe bora ruan poshtë një vlagë për zgjiminSe terr e akull krejt kanë vetëm varret.

Por pak, shumë pak më ngroh, mos fol më mirëMe heshtje dhe dyshim rroj më i qetëSido që s ndjej të ngrohtë aspak nga k to

Kur sheh që nuk besoj, ta dish kam ngrirëPo dhe kur shkrij - k të kurrë nuk e bëj vetëVeç rrjedha m heq, a nuk të rrëqeth ty kjo?

85

Letra shqipe 66

Page 67: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Dielli

Pas zhdavaritjes zvarrë të një vagëllimeDhe shkrydhjeve plot përtaci nga qielliHedh një shikim të humbur prej çupëlinePor që premton e ngjall shumë shpresa - dielli.

Më pas vështron i sigurt, me ngulmimS i shkon më rrezja pjerrët, nuk ka tutëSi syri i vashës ndrin e digjet shqimShpërgjum çdo vrull të fjetur, joshën fut.

Unë vetëm pres dhe dielli nis e flashketSi sy lëneshe shfaq tani trishtiminDhe buzët shkrumb, dhe vrullet hedhur n erë.

Dhe prapë po k shtu dhe ja pra k shtu çdo herëNjë rrojë krejt vegimtare, pa të tashmeKu ëndrra kacafytet me kujtimin.

85

Letra shqipe 67

Page 68: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 68

FRON NAZI

Duar nëpër kohë

E shkuara s vdes kurrë Folkner

E mbaj mend veten ashtu, fëmijë, të ngërthyer mes krenarisë së timeti dhe rrëmujës zhauritëse të stacionit. Isha një ndër fëmijët e vegjël të kësajbote që shtrëngonte fort një dorë të ngrohtë. Asgjë s kishte rëndësi veç asajdore të madhe, të mrekullueshme, të ngrohtë që më udhëhiqte apo më mirë qëmë tërhiqte. Ke një ndjesi shumë të këndëshme kur të tërheq dikush përdore,pasi kështu ke mundësi të shikosh majtas, djathtas, lart, poshtë, para, prapa.Mjafton të lëvizësh këmbët dhe të ndjesh vazhdimisht shtrëngimin e dorës sëngrohtë. Të duket vetja sikur je futur në ato labirinthet e frikshme të parkut tëlojërave mes përplasjesh, klithmash, drithmash, piskamash, por meparandjenjën e sigurt se pas pak çastesh kjo do të mbarojë. Nuk ka gjë më tëkëndshme sesa një dorë ati në një stacion treni që ngjet më shumë me një parkzoologjik.

Vagoni i klasit të tretë ishte cyt me sy njerëzorë, një pjesë dashamirësdhe të tjerë mosbesues. E tërë shtëpia ishte amballazhuar në ca arkakonservash dhe në ca thasë me vija të kuqe, të bardha e blu të lidhur me litarë.Litarët kishin sëpaku nja 100 nyje të cilat, kuptohej, nuk do të zgjidheshinndonjëherë, por veç do priteshin. Gjatë njëzet orëve të udhëtimit fjeta nëprehërin e nënës. Herë pas here hapja sytë dhe shihja burrat që pinin duhan ebisedonin. Po shkojmë në Austri. Kam një kushëri atje. Kurse ne do tëqëndrojmë në Itali nja gjashtë muaj dhe pastaj do të shkojmë në Amerikë ,dëgjova të thoshte im atë. Pra, po shkoja në Amerikë, por më parë do të

Page 69: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 69

qëndronim në Itali. Në të vërtetë për mua nuk kishte shumë rëndësi se ku poshkonim për sa kohë e kisha dorën të shtrënguar pas asaj të babait.

Dora e tim eti më udhëhqi për në Itali dhe pastaj për në Nju Jork. Njëfoto çasti e atij udhëtimi më kthente herë pas here mbrapsh në ato kohëra.

Skena rrotulluese ishte kthyer tashmë në pozicionin fillestar. Bashkëme të edhe unë. Me një çantë marinari mbi shpatulla dhe valixhen në dorë ungjesha në radhën e vizave. Njëzet dollarë tha polici. Ia dhashë për atë palopullë që vuri në pashaportë. Një erë e rënde trupash të djersitur përzjerë metym duhani të keq dhe me thirrjet taksi , më pritën sa dola tek dera ejashtme. Pashë aty fytyra të parruara, të pista, të djegura nga dielli dhe cagjysëm buzëqeshje gojësh të mbushura me dhëmbë të thyer. A ju pretkush? , më pyeti një taksist. Po, faleminderit. Duhet të më priste ndonjëzyrtar, por nuk isha i sigurtë a e kishin marrë mesazhin tim. Megjithatë nukmërzitesha të prisja. Po ktheheshim në vëndin për të cilin digjeshim nga malli.Njëri pas tjetrit ne, emigrantët "e reformuar", po shkëmbenim puthjepërqafime e lotë me ata që ëndërronin të bëheshin emigrantë. Zërat dhepamjet e kthimeve apo ikjeve janë të njëjta. I vetmi ndryshim qëndron nëpikën e kthimit.

Makina ime erdhi. U nisëm. Po i futesha kështu aventurës së rikthimitnë një vend ku s kisha qenë kurrë.

* * *

Fytyra që tregojnë më shumë nga mosha e vërtetë, shpina tëkërrusura, kallo në duar dhe gjithmonë në lëvizje- këto janë karakteristikat ehamejve. Vazhdimisht transportojnë valixhe nga një vend në tjerin. Sytë e tyrevështrojnë vetëm rrugët me pluhur. Shtyjnë përpara, gjithmonë shtyjnë, nëgarë me perëndimin e diellit. Edhe unë, në garë me kohën e programuar ngadikush tjetër, vrapoj sëbashku me ta që të kap trenin. Meqënse valixhet e mijaduken si më të fisme, zaptoj me to vendet pranë meje. Paratë dhe pashaportëni kam fshehur në pjesë të ndryshe të trupit (kuletën në xhepin e djathtë tëxhaketës kurse pashaportën në të majtin). Mirëpo "fitoren" time të vogëlpersonale e humba shpejt nga behja aty e një familjeje katër vetëshe mekatërqind trasta. Çantat me thesarët e familjes u vendosën pranë prindërve.Pjesa tjetër ku të kishte vend, duke përfshirë edhe prehërin tim.

Dy fëmijët u shtrënguan pas prindërve. Sytë e tyre nuk pranuan tëmbylleshin pa pasë kontrolluar një herë të gjithë vendin përreth. Babi dhemami janë këtu. Lodrat e mija janë futur në atë çantën atje, nën teshat e

Page 70: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 70

mamit. Në rregull. Po ky i huaji cili është? Pse m i ka ngulur sytë ashtu? Kuështë dora e babit? Djali i vogël, pa m i hequr sytë, kërkoi me dorë gjersagjeti dorën e të atit. Trasta në prehërin tim binte erë qepë dhe gjizë. Pas paknëna e mori atë dhe përgatiti shpejt e shpejt një darkë për katër veta. Mëshpërbleu edhe mua për mbajtjen e trastëts. Më dha djathë, mish dhe sanduiçeme gjalpë. Amerikan? më pyeti burri. Me gojën plot buke e gjalpë i thashë"Po". Pastaj vazhduam të hamë e të pimë verë të bardhë. Për pak kohë kishimgjetur vendin tonë.

Treni po ecte me kulmin e shpejtësisë. Dy fëmijët i kishte mundurgjumi. Barkun e kishim plot. Unë u drejtova nga i ati dhe e pyeta me duar sepër ku ishin drejtuar. Ai mendoi një çast, pastaj bëri me gisht nga unë dhebuzëqeshi. Djali i vogël zhytej thellë e më thellë në endrrën e tij. Pastaj urrotullua dhe në atë çast dora e vogël u shkëput prej asaj të të atit.

Tiranë, mars 1993

Diku midis atje tej dhe këtu

Ti nuk je as shkrimtar, as menaxher, as biznesmen dhe as politikan.Shkurt ajo përdori një fjalë frënge që s më kujtohet, e cila, e përkthyer nëanglishten time të Bronksit, do të thoshte diçka si i paklasifikueshëm . Eurreva faktin që përsëri më kishin vendosur në një kategori që ishte po aq ekallfët sa edhe shpjegimet që u jepja shokëve të fëminisë të quajtur Xhon,Andy, Skot, Xhim, Stiv, Fred për emrin dhe të kaluarën time. Kjo pa-klasifikueshmëria ime më ka munduar çdo vit shkollor, kur më duhej t ujepja shpjegime për emrin tim mësuesve të rinj. Pasi ngrinin bufin XhimMërfi, mësuesit, duke ndalur tek emri im, në fillim hezitonin, pastaj vininbuzën në gaz dhe thoshin: Ndoshta do ta shqiptoj keq këtë emër. Unë ikorrigjoja dhe ata më kërkonin ndjesë për keqshqiptimin. Por ndodhte që nukmjaftoheshin me ndjesën dhe vazhdonin me pyetje të cilave unë upërgjegjesha: ... z e butë , .. jo, nuk është gjermanisht është shqip. ; ata uarratisën unë linda në Kosovë .. po, në Jugosllavi. Vit mbas viti kjo ubë një ritual i tillë, saqë shokët e mij të klasës ishin të vetmit 16 vjeçarë nëbotë, që dinin me saktësi se ku binte Kosova dhe Shqipëria dhe se në cilin vit

Page 71: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 71

u arrratisën prindërit e mij.Okej. E pranoj. Ne jemi emigrantë. Ne flasim ndryshe. Ne na pëlqejnë

sanduiçet e mëdha me sallam të trashë dhe me djathë të fortë e me erë. Nënattona vishen në mënyrë qesharake; baballarët venë mbi krye ca shapka tëçuditshme; të gjithë bëjmë punë të tilla, si pjatalarës, guzhinierë, dhe punëtorëmakinash. Në të vërtetë unë nuk i thoja kurrë këto që po them. Unë dhe vëllaiim i flaknim tej sanduiçet tona të mëdha përpara se të arrinim në shkollë. Upërpoqëm të përshtateshim në veshje e në të folur dhe, pak nga pak, tëmjeshtëroheshim në artin e kutive . Ç ishte ky art? Ky art kishte të bënte mevendosjen e pjesëve të ndryshme të jetës sonë të përditshme nëpër kuti tëndryshme: njëra ishte ajo e shtëpisë, ku fusnim prindërit; tjetra e shkollës, kufusnim edhe më të rriturit; tjetra e shokëve, ku fusnim bashkënxënësit, sportetdhe vajzat. Çdonjerës kuti i caktohej një kohë e veçantë. Secilën e ruanim prejtjetrës pasi mendonim se ato nuk do mund ta kuptonin njëra-tjetrën,veçanërisht ato anët tona të paklasifikueshme.

Shkollën që do të ndiqnim, d.m.th. profesionin, e përcaktuam sipaskrizave që pritej të vinin. Gjatë studimeve të mija në kolegj kam gatuar pica,hartuar kërkesa, analizuar të dhëna, udhëhequr vëzhgime statistikore, shkruarkomunikata shtypi, dhe shërbyer si kamarjer. Emrin dhe të kaluarën ikapërceja thjeshtë me një shaka dhjetë sekondëshe.

E gjitha kjo mbaroi kur unë bëra kërkesën që të shkallmoja kthetrate komunizmit. Swiss Airi po më çonte drejt një vendi, të cilin besoja se enjihja... Por shumë shpejt e kuptova se unë isha përsëri një emigrant. Fjalë tëtilla si intelektual , poet , shkrimtar , armik i partisë , dosje sekreteSigurimi , të burgosur politikë , të internuar ishin po aq të afërta për

mua sa dhe Katmanduja. Po bëja pyetje po aq të çuditshme dhe naive sa dheato që më bënin mua në Nju Jork. Tashmë nuk kisha nevojë të jepjashpjegime rreth emrit tim, por befas e pashë veten duke tentuar të shpjegojaterma të tilla si Administrator dhe Menaxher të cilat nuk binin nëndonjërën nga kategoritë e tyre si doktor , punonjës shkencor , poet ,shkrimtar , përkthyes apo profesor . Shpejt fillova ta urrej djathin e tyre

me erë, mishin me dhjamë dhe bukën e zezë. Kisha mall për bukët e thekuradhe djathin krem. Kurse kutitë e mija këtu u bënë shoqatat e tyre tëparacaktuara. Vazhdimisht e shihja veten duke kapërcyer nga njëra prej tyre tetjetra.

Unë nuk jam shkrimtar, as poet, as profesor dhe as politikan. Unë jamnjë emigrant i rikthyer në vendin e tij, ku s ka qenë kurrë.

Tiranë, 4 mars 1993

Page 72: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 72

Midis Ballkaneve* dhe Ballkanit

Ballkanet nuk janë as të zinj as të bardhë. Kjo është e gabuar. Atathjeshtë nuk janë të bardhë. Një gazetare perëndimore ishte shumë në meraktë gjente diçka përmbyllëse për artikullin e saj mbi Ballkanin. Mendoi se do tëishte një ide e mirë nëse do të bisedonte me një të jashtëm , i cili, nga anatjetër, kishte një vështrim të brendshëm të situatës. Dhe unë, nga larg, idukesha po aq i mirë si i jashtëm sa ç është çdo i jashtëm, i cili është edhe ibrendëshëm, por që në të vërtetë është i jashtëm. Kjo ide m u duk shumëkuptimplote, kur ma shpjegoi teksa u ulëm në kafe-bar.

Kur i rikthehem atij takimi më duket se unë mbeta gjatë gjithë bisedësnjë i jashtëm. Ballkanet nuk drejtohen nga logjika, por nga emocionet.Okej. Po sikur të themi Ballakanet janë një dramë. Më duket se Shekspiri

e ka thënë më mirë dhe më fort këtë. Le të përpiqemi: Ballkanet janë....Ballkanet. Për ta theksuar mund të thuash, duke tundur kokën poshtë e lartdhe njëkohësiht duke vrenjtur vetullat, Ballkanet = Ballkan plus Ballkan plusBallkan. Ajo tha se i pëlqente kjo, por nuk mund ta vinte në gazetë. Unëvazhdoja të rrekesha të gjeja ndonjë shënim përmbyllës, por s po dija. Tek efundit duket se nuk bëja pjesë ndër ata të jashtëm , që janë aq tëbrendshëm sa të mund të gjejnë ndonjë shënim përmbyllës. Gazetarja dukejpo aq e zhgënjyer sa ç isha edhe vetë. Vazhdoja të tundja kokën dhe tëngrysesha. Ajo e shtyu bllokun e shënimeve dhe stilon duke larguar kështuedhe shpresën time se do të citohesha në gazetë. Nxorra paketën e cigarevedhe porosita dy kafe.

Ky kafe-bar është vendi i thashethemeve. Ajo pohoi me kokë teksasurbte kafenë ekspres. Duke u përpjekur mesa mundja të mbaja gjallëinteresin e saj (në mënyrë të pavetëdijëshme kërkoja të fitoja kohë për tëgjetur shënimin përmbyllës) fillova t i tregoj për personat që ishin në kafe-bar. Ai atje është një nga studentët që ka udhëhequr lëvizjen demokratike.Kurse ai tjetri është personi që ka qenë drejtuesi i parë i gazetës demokratike.Ai më tej është spiun i qeverisë që ruan ç bëhet këtu...

Ishte një ditë e zakonshme pa shumë gjëra interesante për një gazetarperëndimor. Poetët, shkrimtarët, politikanët e ardhshëm, demokratët,

* Në anglisht Ballkani thuhet në shumës Balkans . Autori luan me këtë gjë.

Page 73: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 73

jodemokratët, konformistët, jokonformistët, shkurt intelektualët e një formeapo të një tjetre thjeshtë po kalonin kohën. Ajo vazhdonte të kërkonte atë qës po arrinte ta gjente dot, shënimin përmbyllës për artikullin e saj. Piu kafenëme dy surbe të shpejta, ndërkohë që unë vazhdoja ta surbja timen qetësisht.

Folëm shumë pak. Faji pjesërisht binte mbi mua, sepse më duhej tëpërshëndetja klientët e njohur aty të cilët më flisnin me gjestet e fytyrës dhe tëduarve. Vetullat e ngritura lart kishin kuptimin se gjërat mund të ishin mëmirë. Dora në gjoks shoqëruar me përkulje do të thoshte shumë faleminderit,shpresoj se po të ecën . Tundja e kokës nga e djathta në të majtë kishtekuptimin do të flasim më vonë, por unë e di se çfarë do ti ose po, por jo .Vështrimi sy në sy duke të shkelur syrin përkthehej kam ca gjëra për të tëthënë . Gazetarja po priste që të mbaroja kafenë. Më në fund u rikthye ngaunë dhe më pyeti për Ballkanin. Në fakt nuk pyeti, por thjeshtë tha:Ballkanet janë fuçi baroti... Filloi të numëronte faktet politike sociale dhe

ekonomike që do të çonon në luftën ballkanike. Unë nuk dija ç të thoja kështuqë vazhdova të tundja kokën. Ajo e mori këtë si shënjë aprovimi. Në fakt nukisha dakord me analizën e saj. Po e tundja kokën lart e poshtë thjeshtë ngaqëdoja ta çliroja nga sikleti që e kishte zënë.

Marrëveshja midis Tiranës, Shkupit, Sofjes dhe Ankarasë është njëaleancë kundra Greqisë dhe Serbisë , vuri në dukje ajo. Kishte të drejtë, porharroi se ishte planifikuar ndërtimi i një autostrade që do të lidhte Stambollinme Tiranën. Serbia do të sulmojë Kosovën. Kjo do të fusë në valleShqipërinë dhe krejt Ballkanet. tha ajo teksa mori cigaren time të fundit.Pastaj, pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën Islamike është padyshim

shenje se ajo po pregatitet për luftë. Vazhdoi me argumenta të tjerë siç ishtemarrëveshja e përfolur midis Greqisë dhe Serbisë për të ndarë Maqedoninë.Sipas arsyetimeve shkencore dhe llogjike të saj dukej sikur fuçia do tëshpërthente në atë çast. Nuk guxova të ndërhyja as me fjalë as me gjeste.Mbeta i heshtur dhe po e shihja me zili teksa tymoste cigaren time të fundit qëishte një Malboro e vërtetë amerikane.

Ajo u kthye rish nga unë dhe më pyeti: A mendoni se shpejt do tëketë luftë në Ballkanet? Unë tunda kokën nga e majta në të djathtë dhe ithashë. Jo për ato shkaqe që përmendët ju. Lufta pa dyshim do të vijë këtusepse të gjithë po e presin. Kur e pret një gjë për një kohë të gjatë më në funde ke në derë. Por nuk do të vijë për shkaqe madhore ndërkombëtare. Ajo do tëvijë për ndonjë shkak të thjeshtë si p.sh. një karrike e thyer. Ajo më pa mehutim dhe sikletosje ndërkohë që unë tundja kokën lart e poshtë dhe vrenjtjavetullat. Çfarë po thua? m u drejtua me një pamje që do të thoshte se kishathënë një gjë pa kuptim. Unë iu përgjegja shprehimisht me këto fjalë:Ballkanet nuk janë Ballkane. Ata janë Ballkan Ballkan. Blloku i saj i

Page 74: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 74

shënimeve dhe stiloja mbetën në çantë. Më dha një buzëqeshje të shpejtë,ngriti supet, mori çantën dhe iku. Tepër ballkanase kjo ikje pa thënë asnjëfjalë.

Tiranë 3 prill 1993

Vila numër 31

Kohët kanë ndryshuar më tha shërbyesja. Zgjati dorën dhe mori njëcigare nga paketa ime Malboro, e vuri në gojë dhe priti tia ndez. Pasi e thithifort më tha Kjo Malboro duket perëndimore. Kishte të drejtë. Një mik mëkishte sjellë një pako nga Franca. Kurse Malborot që blejmë ne këtu mëduket se vijnë nga Rusia. Lindi dyshimi për timen dhe e kthyem paketën përt i parë kodin kompiuterik. Numuri i fundit ishte 3 çka do të thoshte se nukishte ruse.

Ulur në kolltuqet e stilit francez vazhduam të pimë kafe turke e tëpërçojmë tymin perëndimor nëpër mushkëritë tona. Nuk pi shumë duhan semë bën dëm për shëndetin me moshën që kam tha ajo. Ishte rreth tëgjashtëdhjetave. Po t i bëje portretin do t i theksoje flokët e thinjur, gjymtyrëte shkurtëra e të trasha si cungje dhe një buzëqeshje prej gjysheje. Këmbët esaj mezi preknin dyshemenë. Kur binte heshtja në bisedën tonë, ajo fillonte itundte ato si fëmijë. Në moshën time të dhemb gjithë trupi: kurrizi, këmbët,krahët, tha ajo duke qeshur dhe shtoi. përveç dhëmbëve të vëna

Kam punuar shërbyese këtu tërë jetën . Shoi cigaren në taketuke dheshtoi: Pjesën tjetër të kohës i shërbeja burrit dhe katër fëmijëve. Kemi njëapartement dy dhoma e një guzhinë. Hodha vështrimin në dhomën e pritjesqë ishte nja dy herë më e madhe sesa një apartament i zakonshëm i Tiranës eqë mund t i merrte rehat ndonja100 të ftuar. Ishte e gjitha në dru magahonidhe kadife. Muret e kadifenjtë s shkonin fare me dyert prej magahoni dhe poashtu tryezat prej magahoni sikur cfiliteshin për të qëndruar pranë qilimavedhe kolltuqeve të kadifenjta në ngjyra kuq e blu.

Ishte rreth dy e mëngjesit. Seç të ngjallet një ndjenjë misteri dhefrike këtu i thashë. Dukej sikur ajo vilë ishte ndërtuar për të të shkaktuar atëndjenjë. Ajo qeshi. Ka njëzet dhoma dhe pothajse po aq banja dhe dybunkerë dhe një lavanteri dhe një dhomë avulli dhe dy guzhina dhe një depo

Page 75: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Letra shqipe 75

dhe një qilar verërash dhe dy dhoma gjumi për shërbëtorët. tha dhe i lëvizikëmbët në atë mënyrë sikur deshi të më jepte të kuptoja përse asaj i dhimbte igjithë trupi.

Shkoi të sillte përsëri kafe. Unë fillova të vështroja një pikturë nëmur. Paraqiste një burrë me ca sy të dalë dhe me njërën dorë tek shpata. Përnjë çast m u bë se sytë e tij po lëviznin. Isha nga të huajt e parë që banonin nëkëtë vilë dhe m u bë se sytë e pikturës po më vështronin si një të padëshiruar.Vila numur 31 ishte banesa e kryeministrit që vrau veten në njërën ngadhomat e gjumit lart më 1981 dhe pastaj e presidentit të fundit komunist.Bënte pjesë në bllokun prej rreth njëzet vilash ku kishte qenë e ndaluar tëqarkulloje.

Shërbyesja u kthye me nga një tjetër kafe turke. E shërbente në njëtabaka argjendi që shkonte shumë me filxhanët dhe pjatat e vogla prejporcelani. I bëra me shenjë për nga piktura dhe e pyeta: A ka qenë ajopiktura gjithmonë aty? Jo. Nuk di se nga e sollën në 1990 kur filloi lëvizjademokratike. Kanë qenë edhe disa të tjera që i hoqën.

Desha ta pyesja për banorët që kishin qenë aty para meje, porngurroja me mendimin se ndoshta donte ta ruante ndjenjën e mirëbesimit qëkishte gëzuar prej tyre. Vazhdova të pij kafenë në heshtje. Kur isha në tëmbaruar e vura filxhanin në pëllëmbën e dorës sime, surba pikat e fundit tëlëngut dhe pastaj fillova të rrotulloj ngadalë llumin që mbeti në fund. Këtafilxhanë janë vërtet të bukur. i thashë. Ajo i hodhi një vështrim filxhanit siçia hodhi pikturës dhe tha Kanë qenë të Mbretit . S di se si m u dha ta kthejafilxhanin. E ktheva, pastaj bëra mbi të një kryq dhe i buzëqesha shërbyeses.O zot. Në këtë vilë është e ndaluar të shikosh filxhane. tha ajo. Sytë

padashur na shkuan tek piktura dhe unë i thashë Nuk besoj që ai do të naspiunojë. Qeshi dhe pastaj përmbysi edhe të vetin. Lëvizi trupin e saj tëvogël buzë kolltukut duke bërë për nga unë dhe tha: Për herë të fundit kemiparë filxhan në 1981. Gjashtë muaj përpara se të vriste veten Kryeministri.Një shërbyese na solli filxhanin e tij në vend që ta çonte për të larë. Ne, ishimtre, e kthyem dhe pritëm. Kur ç të shihnim. Vetëm vdekja dhe vuajtjet errethonin atë burrë.

Ngriti filxhanin e saj nga pjata dhe shtoi Ne s kishim të drejtë tashihnim të ardhmen e tij. Pastaj u përqëndrua tek filxhani i vet. Vuri re sellumi nuk kishte krijuar ndonjë figurë interesante. S kishte gjë për të parë.Unë po shikoja timin që ishte plot me kodra dhe male të zinj. Kërkoi t i hidhtenjë sy. Ia dhashë. Filloi ta kqyrë nga afër, ta vërtiste andej këtej duke përkuluredhe qafën e saj derisa e deshifroi shkrimin e llumtë. Ki kujdes, më tha, ngaata që i quan miq. Pastaj shtoi, Nuk janë aq të ndershëm sa ç hiqen. I

Page 76: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

hodhi edhe një vështrim të fundit dhe pastaj me buzët të rrudhura dhe vetullattë vrenjtur tha: Kohët nuk kanë ndryshuar....kaq mund të them.

Budapest, shtator 1994

Harmoni - Stil ballkanik

Ciganë të vegjël vrapojnë nëpër rrugët dhe sheshet e Beogradit dukehedhur në ajër dinarë që bijen palë-palë në dheun e pistë. Askush nuk i dokëto vezë pate . Shiko atje tej! Kolegu im serb më bëri me dorë nga njëgrua që shiste trasta plot me dinarë për pesë dojç-marka. Të jap pesë vetëmpër trastën Gruaja më vështroi dhe ma ktheu me një propozim të arsyeshëm:Dhjetë dojç-marka për trastën dhe pesë për dinarët. Ngula këmbë përsëri,

pesë marka vetëm për trastën bosh, pa dinarët. Ajo bëri jo me kokë dhevazhdoi të grishte blerës të tjerë. I doja ato trasta endacake prej najloni merripa të kuq, të bardhë e blu, por pa tërë ato vezë pate brenda. Mirëpo mëkot. Pazari ishe mbyllur. Sytë e gruas më thoshin qartë se duhet të largoheshapasi po prishja diçka në stilin e saj të pazarit.

Në stacionin Kaleti të Budapestit mbërrita gjysëm ore më herët.Ekspresi Budapest - Stamboll, që do të më sillte në Beograd, nisej në orën6:00. Lëshova dy çantat në dysheme, ndeza një cigare dhe u mbështeta në murme atë pozicionin tim të preferuar alla Hamfri Bogard. Një djalosh me cigarenë dorë erdhi drejt meje dhe më kërkoi tia ndizja. I zgjata cigaren, por ai marrëmbeu dorën me gjithë cigare dhe po ma mbante gjatë tek cigarja në buzët etij. Ndërkaq një djalosh tjetër ngriti nga dyshemeja çantat e mija. Ej, leriçantat aty! Djaloshi buzëqeshi dhe i la çantat në vend. S e dinin këta amatorëse kishin të bënin me një të rritur në lagjen Bronks të Nju Jorkut. Me një lumëfjalësh nga ato të Bronksit u thashë se do t ua kisha bërë samarin më të butëse barkun sikur tua kisha ngenë. No speak english. , u përgjegjën çunakët.Folën me njëri-tjetrin serbisht. Beograd? i pyeta duke drejtuar gishtin drejttyre. Ai me cigaren e ndezur tregoi me dorë tjetrin dhe tha Beograd pastajtregoi me dorë veten dhe tha Prishtinë . E pyeta në shqip se çfarë bënte nëBudapest. Pandeha se djali do të habitej që i fola shqip, por përgjegja e tij mëla të kuptoja se ai më shumë u befasua prej pyetjes sime të marrë se sa prejaftësive të mija gjuhësore. E kujt i pëlqen të jetojë në Prishtinë në këtëkohë? Ndërkaq shoku i tij ia bëri me kokë për nga një tip perëndimori me

Letra shqipe 76

Page 77: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

pamje të përhumbur që po sillej aty pari. Miku im shqiptar hodhi tej cigarendhe u drejtua për nga ai sëbashku me beogradasin.

Në Beograd mbrrita shtatë orë me vonesë. Aty po më priste përherë iqeshuri Zoran, një maqedonas që punonte në Beograd. U puthëm nga gjashtëherë në secilën faqe dhe u nisëm për në hotel Moska. Sa mirë që erdhepërsëri! përsëriste herë pas here Zorani. Ndërkaq u regjistrova në hotel dhe ithashë të mos më priste se doja të shkoja më këmbë për në zyrë.

Rrugët e Beogradit ishin përplot me njerëz. Ata shëtisnin poshtë elart bulevardeve me sytë e gjallë, që i ngulnin në vitrinat e dyqaneve mbushurcyt me mallra. Tërë ato vitrina që ndrisnin, njerëzit përreth tyre dhe aroma epufkave e gështenjave të pjekura krijonte një atmosferë Krishtlindjesh. Dinarii fundit që kishin shtypur, d.m.th. ai më i fundit të më të fundmëve, ishte ibarabartë me një dojç-markë. Në fakt dojç-marka dhe dinari ishin e njëjta gjënë Beograd. Fatkeqësisht çmimet e mallrave në vitrinat e dyqaneve ishin trederi në pesë herë më të shtrenjta sesa në Berlin. Njerëzit që silleshin rreth tyres mund të bënin tjetër veçse t i përkëdhelnin ato me sy.

U drejtova më në fund për në tregun e zi. Aty m i pushtoi veshëtzhumhuria e thirrjeve për viza . Tregu i zi ishte një përzjerje kambistëshserbë, shqiptarë dhe ciganë. Iu afrova njërit që m u duk nga pamja si shqiptar.E pyeta si nën zë nëse vërtet ishte i tillë. Me kokën në hava dhe dukevazhduar të thërriste për viza uli një çast zërin dhe më tha po . Megjithatëngulmoi të më fliste serbisht ose me një anglishte të çalë gjersa, më në fund,ma ktheu në shqip e më tha se, nëse doja ndonjë pazar më të leverdisshëm,duhet ta prisja tek fundi i ndërtesës. Pse jo këtu? e pyeta. A i sheh këta tëtjerët. Kemi bërë marrëveshje që të mos e mashtrojmë njëri tjetrin. Ky ështërregulli i lojës. Nëse unë i mashtroj serbët ose ciganët atëhere shqiptarëtdëbohen prej këtej. Dhe më pas shtoi. E njëjta gjë vlen edhe për serbët dheciganët.

Vazhdova rrugën poshtë bulevardit. Ciganët e vegjël ishin përzënënga policët serbë të veshur me uniformën blu të shërbimit. Gruaja e vjetër pomblidhte dinarët laramanë nga toka dhe po i rraste në trastat e saj. Britmat përviza pak nga pak po shuheshin. Linjat e largëta të autobuzëve po

rralloheshin. Me perëndimin e diellit harmonia e ditës sikur po humbte. Sikurpo humbte ai mirëkuptim që sillte tragjedia. Po, po, fatkeqësisht në Ballkanvetëm tragjedia sjell harmoni - harmoni të stilit ballkanik.

Beograd 1994 (I përktheu nga anglishtja F. Lubonja)

Letra shqipe 77

Page 78: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Perikli Jorgoni

KALVARI I MUNDIMEVE

(Poemë)

1.

Si një ëndërr fluturake që nuk ndal në asnjë breg,

Na vërtitet jetë e mjerë mbi një lundër pa direk.

Fryn shirok a fllad i lehtë, dielli djeg a ngrin kallkan,

Sipër ujit që ngre dallgë vijmë qark pa një liman.

Shkrep nga retë e det i kripur gjëmë shkulmesh na përplas

Përmbi bash e mbi kuvertë me tërbim e me maraz.

Skuqet furrë e afsh i nxehtë na godet si me kamzhik

Përmbi trupin e munduar, sa dhe ashtin e zhurit.

Bën të zbardhë, por gjëkundi fjollë drite nuk u pa,

Lukuni e ujqërve patrullon çdo kep e vah!

Letra shqipe 78

Page 79: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

2.

Mjaft ndër hone e leshterikë flenë gjumë e s ngrihen më,

Një rrëke a një thëllëzë dhemshur i vajton nën zë,

Mjaft u kalbën nëpër burgje, në kaush e lagështi,

Mjaft u thinjën nëpër rrema pa një mall e dashuri,

Mjaft u mpakën e u tkurrën edhe mbetën krejt ulok,

Mjaft me sy të agut dritë s do të mund të shohin dot,

Mjaft na ikën që të mitur porsi vesë e luleve,

Mjaft i theu krrusmë e rëndë si me pykë e vare!

3.

Na gjakosi hallkë e ndryshkur, batërdia nëpër vesh

Na gjëmon si bubullimë, kur nis kris plot turr mes resh,

Dhe nga hallet e mundimet, nga kjo jetë pa një gaz,

Shpirt i rrejtur e i munduar ndizet flakë apo plas.

A na plas keq nga farmaku që gëlltiti sa u ngop,

A na ndizet zjarr e flakë si vullkani plotpërplot,

Si vullkan që brumbullon plot me llavë e magmë prush,

Që çdo ças mund të shpërthejë mbi çdo ledh edhe këpushë!

4.

Nuk na rren më me gënjeshtra, o nostrom, o papagall,

Se pas pak pas atij shpati shtrihet një luadh i madh,

Ku do prehemi e trupi s do na ndiej më gjemb a vaj,

Ku sejcilit lumturia do t i falë nga rrisku i saj!

Letra shqipe 79

Page 80: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Po ti qeset plot i mbushe nga çdo mund e pikë lot

Dhe sepete e hambarë me elmaz e ar ke plot.

Soji yt s e njohu mundin, ndër pallate plot shkëlqim

U shkon jeta si përrallë pa një hall a një ankim.

Plot zagarë e xhandarë muret ruajnë përqark,

Të mos lypë liparaku, të mos shohë pak më larg,

Se pastaj në mes kubeve plot shandanë e mermer

Mund t i teket të bërtasë nga ky zgjim plot mllef e tmerr,

Edhe gazi i orgjive që nuk njohu cak kërkund,

Të tromakset e të zbehet nga kjo dhimbje e pafund!

5.

Nuk e tremb as plumb i nxehtë, as galerat plot llahtar,

Kë u pa në sy me vdekjen e hodh valle nën litar,

Kë luftoi edhe s u thye, s mori vrikthi rrap e shpat,

Kë u ngjit mbi kreshta e ckërka e lumenjtë i vu në lak,

Kë në lukth të dheut zbriti për qymyr e mineral,

Të mos ndalej rrjedhë e jetës as në fushë e as në mal,

Se besoi si fëmija se një ditë krejt njëlloj

Do të rronim që të gjithë pa zengjinë e pa vargonj,

Pa këtë zhgan kaq fort të ndyrë që të ndjek, të rri për krah,

Që tund vithet e përdridhet plot përulje e hosana,

Pa këta kusarë mumje, pa këta çakej pa skrupull,

Që kujtdo mund t ia këpusin kokën lehtë si një turtull!

6.

Po ju koha ju ka ikur, më s na mbani në kular

Letra shqipe 80

Page 81: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Porsi tufë bagëtie, nën kërbaç e nën hanxhar,

Për një krodhe e ca lakra, një qymez edhe ca hime,

Që t iu mbajmë kokëulur përmbi zverk a majë shpine!

7.

Për ju dita s bën më dritë, prehje nata më s ju fal,

Nga vidhisja që ka nisur mëndja seç ju vjen vërdall!

Bëni që të qeshni pakëz se nuk mundet kurrsesi

Të pranoni para turmës se po mbytet çdo gjemi,

Se kjo koha juaj vajti, se kaq llak e kaq mashtrim

S mundën gjatë që të fshihnin ç llum që kish nën çdo ngjyrim!

Ç llum që kish e ç pellgje lotësh, ç dhimbje shpirti e ç hata,

Teksa në Olimp Zeusi thurte plane të mëdha,

Sesi botën të shpëtonte, si të ngulte mu në hu

Çdo zuzar e firaun, që s i ulej gjer në gju;

Çdo shurdhak edhe guak, çdo gjysmak edhe sylesh,

Që nuk donin të kuptonin ç shpatë mbante mu në brez,

Shpatë që si zjarr rrufeje që godet mbi shkëmb e lis,

Sulej mbi çdo kokëkrisur që nuk strukej nën murriz,

Që guxonte edhe gjuhës nuk i vinte fare fre,

Dhe harronte lumëziu, se një Zot veç ka mbi dhé!

Veç një Zot e ka të shkruar në qitap me kallamar,

Sesa duhet të jetojë çdo njeri e çdo gomar,

Çdo zhapi edhe laraskë, çdo bilbil edhe skifter,

Çdo merluc a ballëgjërë, madje dhe çdo grimcë rërë!

Zbardhni dhëmbët që të qeshni, mos vërejmë si në shpirt

Ç dramë luan shtjellë e kohës, që ju ngrys e ju sfilit!

Por kjo qeshje kukumjaçkash fsheh përbrenda helm e vrer,

Letra shqipe 81

Page 82: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Që ju trand e ju prish gjumin dhe nën shtyllat krejt mermer,

Dhe nën harqe e kangjella, dhe nën bli e trëndafil

Të dërrmon e të mpiks gjakun, sa të ngjan se as bilbil,

As mëllenjë e kanarinë, as trishtil e qukapik

S mbet nën drurët plot me hije, se një ferr i zi mitik

Plot me korba e laraska trumba - trumba vjen përreth

Në çdo qoshk e çdo zgërbonjë, nën çdo degë e nën çdo gjeth,

Dynden e kërrasin egër, çirren, grinden, për llahtar,

Gjithë ditën që fal Dheu si në netët plot acar!

8.

Se kur shpirtin e ther dhimbja çdo gjë duket keq më keq,

Qiell i kthjellë e i kulluar një kamare ngjan, për dreq,

Sytë s t i lëmon dot drita, nata trupin s ta qeton,

Bri i erës që veç fryn nervat keqas t i mundon.

Veç tani ju do kuptoni se ç tallaze jeta ka,

Se në vorbullat e saja s ka veç valle e shaka,

S ka veç bredhje e orkestra, s ka veç puthje e konjak,

S ka veç pirgje me biftekë e fazanë varg e varg,

Por dhe zhytje nëpër dete e ndër pellgje për peshkim,

Ku të fshik thëllim i ftohtë mu në sy me fishkëllim,

Por dhe turne nëpër puse poshtë dheut baltë e shkrumb,

Teksa mardh nga lagështia që çurkon mbi gjoks e sup,

Por dhe shtytje nëpër dyer, ku askush nuk të mban vesh

Ç hall të ngriti që nga shtresat përmes natës plot rrebesh,

Por dhe pritje ndër spitale pa mjekim e pa ilaç,

Teksa tëmthi a mëlçia nis mbledh qelb e digjet saç;

Por dhe fyerje mendjemadhi e zyrtari këkëbosh,

Letra shqipe 82

Page 83: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Që të sheh me mospërfillje që nga hunda e përposh,

Që të mat nga gunë e veshur e nga shkallët në taraf,

Që nuk pyet ç të mban truri edhe shpirti me karat;

Por dhe rrahje nëpër burgje kot më kot pa asnjë faj,

Pas një gjyqi të kurdisur, ku mpreh thikën satanaj,

Ku të del për dëshmitar një që kurrë ti s e pe,

Që për punë e para vjell kaq shpifje e rrufe;

Ku të ndodh që i habitur sheh si shoku veten var,

Sepse s mund që të durojë këtë poshtërim barbar,

Ku të sjellin për të ngrënë ca lëtyrë e pilaf,

Ku dhe dritë e bardhë e ditës, kur të ndrin një tmerr e kap!

9.

Ne nuk erdhëm nëpër jetë të rrënkojmë në Kalvar,

Që të mbajmë përmbi zverk çdo kodosh e çdo zuzar.

Ne nuk erdhëm nëpër jetë që të jemi mish për top

Nëpër luftra faraonësh për pushtet edhe për fron.

Ne nga gjak i ngrohtë i nënës dolëm vrullshëm e plot gaz,

Që mjerimin edhe terrin që na lanë shekujt pas

Tej t i flakim edhe tokës që nga plagët klith ende,

T i blatojmë vrullin tonë, dritë e gaz që nuk njeh fre!

Vinim ne nga kohë lufte, nga çdo pllajë e nga çdo breg,

Nga çdo arë djegur predhash, nga mjaft plagë e një djep

Ëndërrash nga më fisniket që buluan përmbi dhe,

Por që cikmë e beftë e motit i goditi me hobe;

Vinim si mëngjese prilli, si një shi plot me freski,

Që e pret çdo brazdë dheu gjithë mall e dashuri;

Vinim të bleronim jetën, t i gjallonim çdo damar,

Letra shqipe 83

Page 84: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Ku të rridhte gjaku ynë mjaft i fisëm e krenar.

Dhe ky gjak që na harbohet e askush s e trand e shterr,

Ka fuqi që dhe nga guri ar e lule që të nxjerrë,

Ka fuqi dhe majë shkëmbi, mbi çdo rrëzë e murriz,

Të zverdhojë ushta gruri, shtat të hedhë arrë e lis!

10.

Ne nuk jemi bijë etrish farisej e shpirtdinak,

Që të rrekemi të shohim çdo njeri krejt rrjepacak,

Të ngulmojmë që të rrojmë nëpër lluks e salltanet,

Ku derdh punë e papaguar gjithë begatinë e vet,

E mos prishim terezinë, kur më tej një i pafat

Nga të ftohtit kërcet dhëmbët e pështyn gjak në sofat.

Ne na dhemb fort shpirt i dhembshur, kur një fqinj një strehë s ka,

Kur nuk ka as ca fasule për fëmijtë pa baba,

Kur hedh vickla një trutharë a bën ligjin një kopuk

Edhe zhvat mbi mall të shtetit me dy duar si hajdut.

Na trazohen dete dhimbjesh brenda shpirtit kaq rebel,

Ku tinzari e shtinjaku dot nuk hodhën një çengel,

Ku s ndeh flatrat pabesia, ku e liga dot nuk mund

Të të ngulë kthetrën egër. Nëpër shtjellat e pafund

Ka veç vrulle prej shqiponjash, kthjelltësi e bukuri,

Ku dhe qielli plot me yje sheh plot gaz veten e tij!

Ndaj si mundet të durojmë plot kaq mote fare kot,

Këtë skotë batakçinjsh që u bë mbi gjithçka zot,

Këtë horr që e ngre zërin sikur është perëndi,

Këtë laro që na hiqet kaq fisnik si zotëri,

Këtë lolo që nuk di as të lidhë një gomar,

Letra shqipe 84

Page 85: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Por që rreh çdo ças plot hile të të shtrojë një samar,

Këtë ujk edhe çakall që po pret veç një sinjal,

Të të hidhet mu në grykë pa një shkak a një ferman,

Këtë qyrranjos plot dengla që na shitet filozof,

Tek pozon edhe ngre syzet i mbështjellë me gëzof,

Këtë mburracak të krisur që sa hipën në kotec,

Nis të llapë se gjithçka urdhër pret prej tij, mos ngec!

11.

Na e prek shpirtin e dhembshur një trumcak që mu në xham

Vjen çukit, teksa përjashta bije borë e të than.

Ne na dehet nga ekstaza shpirt i njomë e kristal

Nga çdo bukuri e dheut, nga çdo yll e gur koral,

Nga çdo gurgullimë kroji, nga çdo lule e fije bar,

Kur nga rrezet pikë e vesës shkrep porsi margaritar.

Ne na zgjon një mal mendimesh, një sonatë e simfoni,

Varkë e hënës tek vozit heshtaz pjergull e lajthi.

Ne na dhemb e na qan shpirti, kur një motër a një mik

Ka një hall e nuk mbyll sytë, ka një brengë që e fshik,

Kur një atë apo një nënë merr nga biri refugjat

Ndonjë letër plot me dhimbje me një mall që det s e mat,

Ndaj si mundet të durojmë tek troket një shekull tjetër,

Veshëve të tundi defin si kukudh avaz i vjetër,

Kur me mijëra djelmosha përmbi trap a mbi anije

Çajnë dallgët përmes erës pa e ditur ku i shpije?!

12.

Nga humbella e thellë e shpirtit që gëlltiti helm e vrer,

Letra shqipe 85

Page 86: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Që ka mbajtur male dhimbjesh nëpër burgjet pis e terr,

Që ka rrojtur me mundime në një kthinë a një haur,

Që ngjason me guvë a skutë e të shtyp porsi qivur,

Tek rropatesh nëpër shtresa, të të mbyllen sytë pak,

Sytë e dhembshur e të zgjuar, që një jetë ecejak

Ç tragjedi e ç drama panë, ç ndyrësi e ç ligësi,

Ç kurthe e ç kompllote shtrigash, që s i njeh as ferr i zi,

Shkrepëtijnë e marrin flakë në mes resh, bobo, ç rrufe,

Që si gjarpërinj të zjarrtë tejpërtej e me kope

Vijnë qark nën këtë qiell, pa kube e të paanë,

Duke ngritur që nga fundet oqeane me tufan!

13.

Pa, në ndodhtë, mes tërbimit të shpërthejë zemërak

Shpirt i vojtur e i thellë që të keqen s e kish hak,

Zjarr i tij kaq i furishëm, kaq i shenjtë e fisnik,

Me të cilin u tall hidhur çdo tutkun e çdo cinik,

Do të flakë mes gjëmimit kaq batare me rrufe,

Që të djegë e të shkrumbojë çdo tiran e mbret mbi dhé,

Çdo xhelat e dredharak, çdo syujk e çdo shtinjak,

Që na bënë të na duket dhe i bukur një batak!

Tiranë, më 16 - 20 nëntor 1990

Letra shqipe 86

Page 87: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

BORGES

FORMA E SHPATES

Për E.H.M

Fytyrën ia therte një blanë inatçore: një hark i irnosur dhe pothuaj ipërkryer, i cili në një anë damkoste tëmthin dhe në anën tjetër mollëzën efaqes. Emri i tij i vërtetë nuk ka rëndësi; të gjithë në Tacuarembo e thërrisninAnglezi i La Coloradas. Cardosi, i zoti i këtyre tokave, nuk donte ta shistetruallin; kam dëgjuar se Anglezi, për t'ia blerë, vuri në përdorim njëargument të paparashikuar: i besoi historinë e fshehtë të blanës. Anglezivinte nga kufiri, nga Rio Grande del Sud; pati edhe nga ata që thanë se nëBrazil kishte qenë kontrabandist. Tokat qenë djerrë; ujërat të hidhura;Anglezi për t i mbushur këto mangësi, punoi përkrah argatëve të tij. Thonëse qe i ashpër deri në mizori, por i drejtë deri në shpirt. Thonë gjithashtu seishte pijanik: disa herë në vit mbyllej në dhomën e miradorit dhe buthtonte qëaty në krye të dy a tri ditëve si nga një betejë a nga një dalldi, i zbehtë,fërgëllimë, i shashtisur dhe po aq autoritar si përherë. Më ndërmenden sytë etij akullsirë,dobësia e tij energjike, mustaqet e hirta. Nuk bëhej me njeri;është e vërtetë se spanjishtja e tij qe e çalë, me një përzierje të braziliançes.Përveç ndonjë letre tregtare a ndonjë broshure, nuk i vinte korrespondencëtjetër.

Herën e fundit që brodha nëpër administratën e Veriut, një fryrje elumit Caraguata më detyroi të kaloja natën në La Colorada. Në krye të disaminutave m u bë se shfaqja ime aty qe pa vend; arrita të afrohesha meAnglezin; përdora pasionin më medjeshkurtër që mund të bëhet:patriotizmin. Thashë se një vend që ka shpirtin e Anglisë, është ipathyeshëm. Bashkëbiseduesi im qe i një mendjeje me mua, por shtoi me njëbuzëqeshje, se ai nuk ishte anglez. Ishte irlandez, nga Dungarvani. Si thakëtë u step, sikur të kishte zbuluar ndonjë të fshehtë.

Pasi hëngrëm darkë, dolëm të vështronim qiellin. Koha qe hapur,por prapa sukave të Jugut, të plasaritur dhe të vijëzuar nga vetëtimat pozjente një tjetër shtërngatë. Në sallën e rrënuar të ngrënies, argati që kishteshërbyer në tryezë, solli një shishe rum. Pimë gjatë, në heshtje.

Nuk di sa ishte ora, kur pikasa se isha dehur; nuk e di çfarëfrymëzimi apo çfarë ngazëllimi apo neverie, më bënë të flisja për blanën.Fytyra e Anglezit u prish; për disa sekonda mendova se do të më përzinte

Shqipërime 87

Page 88: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

nga shtëpia. Më në fund më tha me zërin e tij të zakonshëm:- Do t ju rrëfej historinë e plagës sime me një kusht: nuk kam për të

zbutur asnjë turp dhe asnjë rrethanë poshtëruese.Pranova. Kjo është historia që tregoi, duke e përzier anglishten me

spanjishten dhe deri edhe me portugalishten: Rreth vitit 1922, në një nga qytetet e Connaughtit, unë isha një

nga ata të shumtët që konspironin për pavarësinë e Irlandës. Nga shokët emi, disa mbijetojnë dhe merren me punë të paqme; të tjerë, në mënyrëparadoksale, luftojnë nëpër dete a shkretëtira nën flamurin anglez; një tjetër,ai që vlente më tepër, vdiq në oborrin e një kazerme, në agim, i pushkatuarnga njerëz të përgjumur; të tjerë ( jo ata më të pafatët ), e gjetën kësmetin etyre në betejat e paemërta dhe pothuaj të fshehta të luftës civile. Ishimrepublikanë, katolikë; ishim, kam dyshime për këtë, romantikë. Irlanda nukishte për ne vetëm e ardhmja utopike dhe e tashmja e padurueshme; ishte njëmitologji e hidhur dhe e dashur, ishte kullat rrethore dhe baltovinat e kuqe,ishte dëbimi i Parnellit dhe epopetë që këndojnë vjedhjen e demave, të cilëtnë një tjetër mishërim qenë heronj dhe në të tjera mishërime, peshq dhemale...Një muzg që s do ta harroj kurrë, na erdhi një anëtar nga Munsteri:një farë John Vincent Moon.

Nuk i kishte mbushur mirë të njëzetat. Ishte i hajthëm dhe i squllëtnjëherit; të jepte përshtypjen e besdisshme të një qenieje jokërbishtore.Kishte studiuar me zjarr e me krenari, pothuaj të gjitha faqet e nuk diç manuali komunist; materializmi dialektik i shërbente për të zgjidhur çdodiskutim; arsyet për ta dashur apo për ta urryer një njeri janë të pafundme:Mooni e reduktonte historinë universale në një konflikt të urryer ekonomik.Pohonte se revolucioni është i destinuar të triumfojë. Unë i thashë se njëgentelmani mund t i interesojnë vetëm kauzat e humbura...

Ishte bërë natë; vazhduam të haeshim me fjalë në korridor, nëpërshkallë, e më pas nëpër udhët e turbullta. Gjykimet e Moonit nuk më bënë aqpërshtypje sa toni i tij i prerë apodiktik. Shoku i ri nuk rrihte mendimet: aidiktonte me përçmim dhe me një lloj zemërimi.

Kur arritëm te shtëpitë e fundit, një batare e beftë na shtangu. (Përpara a më pas, shkuam bri murit të zënë të një fabrike a të një kazerme).U futëm në një udhishtë të pashtruar ; në vezullim, një ushtar trupkababuthtoi nga një kasolle e djegur. Na urdhëroi me britma të ndaleshim nëvend. Unë nguta çapat, shoku nuk më ndoqi pas. U ktheva: John VincentMoon qëndronte pa lëvizur, i magjepsur dhe si i gurëzuar nga terrori.Atëherë u ktheva, e palosa ushtarin me një goditje, e shkunda VincentMoonin, e shava dhe e urdhërova të vinte pas meje. M u desh ta tërhiqja përkrahu; pasioni i frikës e paralizonte. U arratisëm nëpër natën e biruar ngazjarret. Një batare pushkësh na gjëmoi pas; një plumb fshiku supin e djathtëtë Moonit; ndërsa merrnim arratinë mes pishave, ai ia plasi një ngashërimitë mbytur.

Shqipërime 88

Page 89: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Asaj vjeshte të vitit 1922 isha strehuar në pronën e gjeneralBerkeleyt. Ky ( që unë nuk e kisha parë kurrë me sy ) kishte asokohe njëvend në administratën e Bengalës; ngrehina kishte më pak se një shekull mbishpinë, por qe e shkalafitur dhe e marrtë dhe gëlonte nga korridoretmëdyshës dhe paradhomat e kota. Muzeu dhe biblioteka e madhe uzurponintërë katin e parë: libra të papajtueshëm polemikash, të cilët, në një farëmënyre, janë historia e shekullit të XIX; këllëçë të Nishapurit, në harqet embetura të të cilëve dukej sikur qe përjetësuar era dhe furia e betejës. Hymë(them se më kujtohet ) që prapa ngrehinës. Mooni me gojën eshkë që idridhej, nëpërdhëmbi se episodet e natës janë interesante; i mjekova plagëndhe i solla një gotë çaj; munda të verifikoj që plaga e tij ishte esipërfaqshme. Befas belbëzoi mëdyshurazi:

- Po ju rrezikuat veten hapur fare.I thashë të mos shqetësohej për këtë. (Zakoni i luftës civile më kish

mësuar të veproja siç veprova; veç kësaj, arrestimi qoftë edhe i një anëtariishte me rrezik për çështjen tonë).

Të nesërmen Mooni e kishte marrë veten. Pranoi një cigare dhe mëvuri nën një seancë të rreptë pyetjesh mbi burimet ekonomike të partisësonë revolucionare . Pyetjet e tij ishin shumë të mprehta; i tregova (ishte evërtetë) se gjendja ishte e rëndë. Batare të thella drithëruan Jugun. I thashëMoonit se na prisnin shokët. Pardesynë dhe revolverin i kisha në dhomëntime; kur u ktheva e gjeta Moonin të nderë në sofa me sytë mbyllur.Hamendësoi se kishte ethe; nxori si pretekst një ngërç dhembjeje në sup.

Atëherë kuptova që burracakëria e tij ishte pa derman. E luta memajë të buzëve që të kujdesej për veten dhe u ndava me të. Ky njeri frikacakmë skuqte nga turpi, sikur burracaku të qeshë unë dhe jo Vincent Mooni.Ajo që bën një burrë është njëlloj sikur e bëjnë të gjithë burrat. Prandaj, nukështë e padrejtë që një mosbindje në një kopsht të molepsi të gjithë farënnjerëzore; prandaj nuk është e padrjetë që kryqëzimi i një hebreu të vetëm tëmjaftonte për ta shpëtuar atë. Mbase Shopenhaueri ka të drejtë: unë jam tëtjerët, Shekespiri është, në një farë mënyre, mjerani Vincent Moon.

Kaluam nëntë ditë në shtëpinë gërdallë të gjeneralit. Nuk do t i zën goje agonitë dhe shkëlqimet e luftës: qëllimi im është të rrëfej historinë eblanës që më fëlliq. Këto nëntë ditë formojnë një të vetme në kujtesën time,përveç asaj të parafundit, kur tanët vërshuan në një kazermë dhe ne mundëmtë merrnim një për një shpagën e gjashtëmbëdhjetë shokëve tanë që umitraluan në Elphin. Unë përvidhesha nga shtëpia në agim, nën mbrojtjen eturbullirës së mugut. Në muzg, kthehesha sërish. Shoku im më priste nëkatin sipër: plaga nuk e lejonte të zbriste një kat më poshtë. E sjell në mendme një libër strategjie në dorë: F.N.Maude ose Clausewitz. Arma qëparapëlqej është artileria më rrëfeu një natë. Kërkonte të njihte planet tona;

Shqipërime 89

* Fr. Në tekst - Është dava e humbur.

Page 90: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

i pëlqente t i kritikonte apo t i reformonte. I pëlqente po ashtu edhe tëdenonconte gjendjen tonë të mjerueshme ekonomike ; dogmatik dhe ingrysur, profetizonte një fund shkatërrimtar. C est une affaire flambee,*

murmuriste. Për të rrëfyer se as që donte t ia dinte për burracakërinë e tij fizike, i thurtelavde krenarisë mendore. Kështu kaluan, mirë apo keq, nëntë ditë.

Ditën e dhjetë, qyteti ra përfundimisht në duart e Blacke and Tans.Kalorës shtatlartë e të heshtur patrullonin nëpër rrugë; era ngrinte lart hi dhetym; në një qoshe të rrugës pashë të hallakatur një kufomë, që në kujtesëntime ngulmonte më dobtazi se një manekin me të cilin ushtarët stërviteshinduke marrë nishan parreshtur në mes të sheshit...Kisha dalë nga shtëpia kuragimi ende bridhte qiellit; u ktheva para mesditës. Mooni në bibliotekë flisteme dikë; nga toni i zërit kuptova se fliste në telefon. Pastaj dëgjova emrintim; pastaj dëgjova se unë kthehesha në orën shtatë, pastaj, udhëzimi që tëmë arrestonin kur të përshkoja kopshtin. Miku im i arsyeshëm po më shistenë mënyrë të arsyeshme. E dëgjova tek kërkonte garancira për sigurimin e tijpersonal.

Këtu historia ime ngatërrohet dhe qorrolliset. E di se e ndoqa pashafijen përmes korridorësh të zinj ëndrrash të liga dhe shkallësh të thellamarramendëse. Mooni e njihte shtëpinë në majë të gishtrinjve, ku e ku mëmirë se unë. Nja dy herë e humba. E mbërtheva përpara se të më arrestoninushtarët. Rrëmbeva një këllëç nga koleksioni i armëve të gjeneralit; me atëgjysmë hëne çeliku i damkosa faqen, në jetë të jetëve, me një gjysmë hënegjaku. Borges: juve që jeni i panjohur për mua ju hapa zemrën. Nuk mëdhemb edhe aq shumë përbuzja juaj.

Këtu rrëfenjësi u ndal. Pikasa se i dridheshin duart.- Po Mooni? - e pyeta.- Mori asprat e Judës dhe u arratis në Brazil. Atë pasdite, në shesh,

pa si pushkatonin një manekin disa të dehur.E prita më kot vijimin e historisë. Më në fund i thashë të vazhdonte.Atëherë, një rënkim e çau më dysh; atëherë më rrëfeu me një ëmbëlsi

të dobët blanën e lakuar dhe të pahitur.- Nuk më besoni? - belbëzoi-. Nuk e shihni se mbaj në fytyrë

damkën e poshtërsisë sime? Jua rrëfeva kështu historinë që të bënit durim eta dëgjonit gjer në fund. Unë e denoncova njeriun që më mbrojti: unë jamVincent Mooni. Tani përbuzmëni.

1942 Shqipëroi: Mira Meksi

Shqipërime 90

Page 91: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Alessandro Cutulo

SKENDERBEU

Kapitujt e mëposhtem janë shkëputur nga libri"Skënderbeu , botuar në Milano,më 1940 ngaAlessandroCutulo.Prof. Alessandro Cutulo,doktordhe studiues i letersisë,ka botuar një numër të madhstudimesh historike e analizash mbi kronikat dhehistorinë e mesjetës.

XIV

Gjergj Kastrioti nxitonte drejt tokave të tij sepse kishte marrë vesh qënjë ushtri turke po përparonte me hapa të mëdha në drejtim të Dibrës se Sipërmeduke përfituar prej mungesës së kreut vendas,disi të frikësuar.

Në të vërtetë bëhej fjalë per dy ushtri:njera e komanduar nga Sinan-beu,tjetra nga Hysen-beu dhe, ndersa e para synonte Dibrën e Sipërme,tjetra jambante tek e Poshtmja,për të përsëritur në këtë mënyrë manovrën e rrethimit tëtrupave të Kastriotit,që e patën provuar dhe një herë tjetër e patën dështuar.

Ndërkohë Gjergj Kastrioti e ndryshoi taktikën mbrojtëse që e patshpëtuar radhën e parë dhe i sulmoi të dy ushtritë para se ato të mund tëbashkoheshin me njera tjetrën,duke shfrytëzuar edhe informatat e vlefshme që isillnin si dhe njohjen e mirë të terrenit.

Sinan-beu u thye i pari:Hysen -beu u mund dhe u kap rob menjëherëpas betejës.

Nuk pati fat më të mirë as Jusuf-beu,që ja mbërriti në afërsitë eShkupit,në fushën e Pollogut, me tetëmbedhjetëmijë ushtarë të tjerë.Edhe ushtriae tij ja mbathi e çoroditur nga aftësia dhe mjeshtëria taktike e Gjergj Kastriotit.

Ndërgjegje historike 91

Page 92: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Vetëm qëndresa e këtij luftëtari e pengonte tashmë Muhametin II,i ngulurmirë në Bosfor,për të mbizotëruar edhe Adriatikun,bazë e fuqishme përndërrmarrjet e mëvonshme drejt Italisë.

Por sa kohë akoma do të mund të rezistonte Kastrioti,mbetur fillikatpër t i bërë ballë Muhametit II? Ky i fundit mund t i sulej territorit shqiptar metë gjithë ushtrinë myslimane,aq më tepër tanimë që,pas vdekjes së Huniadit dhegëlltitjes së gjithë Orientit,askush nuk ja kërcënonte më kufinjtë.

Dhe kush mund ta ndihmonte?Venedikut,Shqiptari nuk ja kishte besën.Më 6 prill Republika,në dijeni për ndjenjat jo pozitive të Kastriotit ndaj

saj, i shkruante komandantit te Shkodrës duke e urdhëruar të vihej në lidhje metë ose dhe me përfaqësues të Papës, dhe të jepte operam ut res ille pacifice etquiete dhe, duke e kujtuar që Venediku nuk dëshironte përvecse conservationemstatus rerumque suarum .

Gjergj Kastrioti dërgoi në shtator nuncin apostolik Gjergj Pelini,sizëdhënës të vetin për Republikën.Në Venedik zëdhënësit iu betuan se çështja eTurkut i shqetësonte më shumë se gjithçka tjetër: i dhanë dhe gjashtëqind dukatëattentis conditionibus rerum et temporum ,por Skënderbeu prapë mbeti tepër

i pasigurtë rreth ndihmës veneciane dhe e ndjente veten të braktisur ballë hordhiveturke.

Megjithatë Sulltani hë për hë nuk mendonte të ndërmerrte një sulmtjetër.

Atij i kishte ardhur një informatë se Papa Piu II po mblidhte rreth vetesgjithë princat e krishterë;i kishin thënë gjithashtu se një ushtri e fuqishme ishtegati për të kapërcyer Adriatikun që të vihej nën urdhërat e Gjergj Kastriotit.Mrgjithatë, kreu i shqiptarëve nuk kishte aspak besim te kjo kryqëzatë, gjë që jakishte përsëritur Papës edhe i dërguari i tij në Romë Tanush Topia.

Kastrioti e kujtonte fare mirë jetën e trishtuar ne oborrin e despotit tëSerbisë dhe nuk e pranonte dot më fatin e të mundurve prej Sulltanit.Prandaj iofroi paqen Muhametit II ,i cili e pranoi menjëherë.

Më 27 prill 1463 të dy palët firmosën marrëveshjen.Bota e krishterë ,që deri më atë kohë qe rezervuar tepër për t i dërguar

ndihmë serioze shqiptarëve në luftë kundër fuqisë turke,papritur e kundërshtoime forcë këtë marrëveshje.

Piu II iu drejtua ashpërsisht të dërguarit të Kastriotit,i cili nga ana e tiju përpoq të qetësonte gjakrat duke premtuar se zotëria e tij do t i rrëmbentegjithnjë armët në krah të Papës në se ky i fundit do ta dëshironte këtëgjë.Venediku,gjithnjë dinak,dhe që pas kësaj marrëveshjeje me Turkun e kishtendërruar kursin e vet të politikës,ngulte këmbë se kjo paqe ishte vendosur inirritum me interesat e Republikës dhe se ishte këshilluar nga një grup shqiptarësh

Ndërgjegje historike 92

Page 93: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

të kryesuar prej Balshajve,armiq te hershëm të Republikës.Ishte e qartë se ky traktat paqeje midis Muhametit II dhe Gjergj Kastriotit

e rrezikonte Venedikun.Ndërkohë Turqit që kishin pushtuar Trebisondën dhe Lesbon,po

përforconin dhe po shtonin me shpejtësi flotën e tyre:dukej sheshit se këtopërgatitje kishin për qëllim të sulmonin anijet venedikase,të vetmet anije tashmëqë në ujrat e Lindjes ishin në gjendje t i bënin ballë valës përparuese tëGjysmëhënës;por megjithatë flota venedikase e atyre detrave kishte urdhër t ishmangej me çdo kusht rasteve të përpjekjeve me Otomanët.

Venediku nga ana tjetër muk ishte i përgatitur dhe aq mirë për t ipërballuar sulmet tokësore të trupave turke.Pikërisht sepse i njihte këto pika tëdobëta të forcave të saj,Republika as mori mundimin të ndërhynte kur Omerpashai sulmoi dhe shkatërroi rrethinat e Lepantos,pasi kishte kërcënuar herëpas here zotërimet venedikase të Argolides.

Turqit pushtuan në maj tërësisht Bosnjen.Paqja e shënuar nga MuhametiII me Kastriotin po jepte frutat e saj sepse i linte dorë të lirë Sulltanit mbi brigjete Adriatikut;mbi Raguzë e mbi territorin dalmat rëndonte hija e këtij rreziku tëtmerrshëm.

Vittorio Kapelo deklaroi në Senat se nuk kishte ç pritej më për të ngriturarmët kundër myslimanëve.A nuk e kuptonin Senatorët,ngulmonte ai,se territorii Republikës rrezikohej nga çasti në çast të sulmohej dhe të pushtohej?

Disa vjet më parë Venediku ishte përpjekur për të ruajtur miqësinë dhepastaj neutralitetin me Sulltanin; tani ai shqetësohej së tepërmi për të krijuar njëbllok mbrojtës të përbërë nga të gjitha fuqitë e kërcënuara prej turqve.Armatoskatërmijë këmbësorë nën komandën e Bertoldo d Este e i dërgon në Greqi nëndihmë të Alvise Loredanit për ta ndihmuar të ripushtonte tokat e humbura sidhe të mbronte ato që rrezikoheshin.Ndjek me vëmendje ç ndodh në Hungaridhe vë në veprim gjithë diplomacinë e saj të rafinuar për të sabotuar paqen evendosur midis Muhametit II dhe Gjergj Kastriotit, për ta lidhur këtë pas vetesme anë të një aleance ku do ta quante zot të vetëm të tokave shqiptare.

Më 14 gusht 1463 ai i shkruan Xhiovani Aimos,zëdhënës i tyre nëHungari,për të vënë në veprim edhe atë oborr përderisa dux Stephanus,dominusScanderbegus et allii domini finitimi agant contra sevissimum hostem tam versusprtes Bossine quam alibi ut undique propulsari possint .Më 20 gusht u bë eqartë se ja arriti qëllimit.

Shqiptari Andrea Snaticho,abat i Santa Maria di Rorezio,nga ana e tij,ja mbrriu fshehtazi në Venedik dhe i ofroi Republikës aleancën në emër të zotërisësë vet.

Por kësaj radhe nuk ishte fjala për t i imponuar trevave shqiptarevarësinë prej një fuqie italiane siç pat ndodhur më parë.

Ndërgjegje historike 93

Page 94: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Në atë rast Gjergj Kastrioti e pat pranuar pothuajse vasalitetin ndajmbretit të Napolit sepse shpresonte t i bashkontefatet e vendit të vet nën udhëheqjen e një sovrani të aftë për ta përzënë turkunnga Lindja dhe kështu t u dilte krah dhe atyre që e patën ndihmuar për të arriturqëllimet e tij;ndërsa tanimë i duhej të hynte në lidhje e të nënshkruante pakte menjë fuqi, prej kohe armike,nga që interesat e saj ndaj brigjeve të Adriatikut bininnë kundërshtim me ato të shqiptarëve.

Megjithatë politika e donte t i bashkoje armët me të nëse me këtë mënyrëbashkoheshin armët për t i bërë ballë Sulltanit i cili i kërcënonte të dy palët.

Gjergj Kastrioti, me vasalitetin që i kishte ofruar mbretit Alfons mdajShqipërisë,pat shpresuar të zgjeronte kufinjtë e atdheut të tij,duke dhe e mbrojturmë mirë jo vetëm ndaj turqve por edhe nga venedikasit;kësaj radhe ishte fjalapër një marrëveshje të një lloji tjetër,e bazuar në barazinë e raporteve e cilakërkonte vetëm mbrojtjen dhe që i lejonte secilit nga palët të gëzonte lirinë e vettë plotë menjëherë pas fitores mbi Turqit.

Zëdhënësi i Gjergj Kastriotit ngulmonte se zotëria i tij ishte i paduruarpër të rifilluar luftën kundër Turkut me kusht që të ndihmohej me para dheushtarë;përsa i përkiste parave ato duheshin të caktoheshin drejtpërsëdrejti ngaqeveria dhe jo nëpërmjet të të dërguarit të Venedikut në Shqipëri;ndihmaushtarake duhej të vinte me një anije venedikase e cila çdo vit,midis prillit dheqershorit (periudhe e parapëlqyer prej myslimanëve për sulme në tokat eshqiptarëve),duhet të mbronte brigjet dhe t i jepte ndihmë popullatës në rastrreziku.

Nga ana e tij Venediku premtonte t i jepte Gjon Kastriotit,birit të GjergjKastriotit titullin e fisnikërisë veneciane meqënëse i ati contra hostes fideisemper forti animo pugnavit si dhe të siguronte për aleatin e ardhshëm njërifuxh të sigurtë në tokat e veta nëse ngjarjet luftarake do të rrokulliseshin nëmënyrë të tillë që ai të shtrëngohej të braktiste atdheun.

Do të dërgonte në Shqipëri sa më parë,meqë rreziku ndihej në prag tëderës,rreth njëmijë këmbësorë e kalorës si dhe do të dhuronte dymijë dukatë përnevojat e luftës.Ndihmat do të organizoheshin sipas planeve të Gjergj Kastriotit,i cili emërohej komandant i përgjithshëm i këtyre ushtrive.

Po ashtu një numër i madh anijesh do të ngrinin velat përgjatë brigjeveshqiptare për të frenuar ndonjë sulm të mundshëm të turqve nga anë e detit.

Në të njëjtën kohë Venediku nënshkruante më 12 shtator në Petervaradnjë tjetër aleancë me mbretin e Hungarisë ku ai merrte përsipër të bashkonteforcat e tij tokësore e detare në një aksion të përbashkët kundër rrezikut mysliman.

Ndërkohë lufta në Lindje po merrte përmasa të rrezikshme.

Ndërgjegje historike 94

Page 95: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Turqit mbanin të pushtuar Argon;Sulltani arrestonte misionin eVenedikut në Konstandinopol ndërsa aleanca me popullsinë greke (së cilësSerenisima i nxiste idealet e lashta të pavarësisë), nuk po jepte frutet që kishinshpresuar sundimtarët e Lagunës.

Nga ana tjetër, në More,Bertoldo d Este gabonte në veprimet ushtarakedhe pastaj humbiste dhe vetë jetën e tij.Miqësia me Gjergj Kastriotin po bëhejpër Venedikun dita ditës e më e çmuar.

Në nëntor të vitit 1463 ai dërgon një kërkesë të re të cilës iu pëgjigjënmenjëherë; rreth njerëzve që do të vinin si përforcime,rreth mundësisë së njëpaqeje ku Shqiptari do të kishte vendin e tij,rreth mbështetjes që Republika dot i jepte atij dhe familjes së tij accidente casu Turku do ta zbonte prej atdheuttë vet.Nëqoftëse ,përkundrazi,do të gëzonin fitoren, quicquid acquiretur in illispartibus,suum sit .

Edhe duka i Milanos kujton datën e 19 qershorit 1463 dhe lavdinë eGjergj Kastriotit me një adversus illam sectam,assidue dimicare dheShqiptari,edhe një herë,mbetet për Italinë, i vetmi njeri që mund t i bënte ballëTurkut.

Por realiteti ishte krejt i ndryshëm nga ç dukej.

Kur kushtet e Aleancës, deri më atëhere mbajtur të fshehta,u bënë tënjohura,shumë krerë shqiptarë,kundërshtarë të Venedikut,thirrën se këtu kishtetradhëti dhe e akuzuan Republikën se i çonte ujë interesave të Muhametit II,duke i hapur atij rrugë për ta sulmuar përsëri Gjergj Kastriotin.

Sigurisht që problemi nuk shtrohej plotësisht në këtë mënyrë;megjithatëkëto kundërshtime nuk gabonin dhe aq kur ngulmonin se Venediku nuk e kishtedhe aq hallin tek interesat e përbashkëta se sa tek ato personale,sepse territorete tij në Adriatik e në Lindje rrezikoheshin nga Gjysëmhëna.Sipas mendimit tëtyre kjo aleancë e sapo nënshkruar,vlente për të zmbrapsur, sa për momentin,sulmet turke vetëm kundër zotërimeve veneciane.

Por, a ishte e vërtetë se Sulltani kishte ndërmend të risulmonteShqipërinë? Apo i vinte më për mbarë që,pasi të kishte siguruar një dalje nëAdriatik në dëm të Raguzës dhe të zotërimeve veneciane në Dalmaci ,të ruanteraporte të mira me shqiptarët-tepër të vështirë-gjë që e kishte provuar jo pakherë-për t i nënshtruar?E,në këtë rast,pasi sigurisht të qe arritur një ekuilibërpolitik,a e vlente që shqiptarët të sakrifikoheshin për të shpëtuar Republikën,ecila më parë nuk kishte ngurruar të gjente të tilla modus viventi në kurriz tëinteresave shqiptare?

Pa dyshim,Venediku shqetësohej më tepër për sigurinë e tij se sa përatë të shqiptarëve apo qoftë dhe për gjithë Krishtërimin.Pikërisht për të shpëtuarterritoret dhe rrugët e veta tregtare,prestigjin e vet në Lindje dhe në

Ndërgjegje historike 95

Page 96: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Adriatik,Republika po merrte autorësinë e aleancës midis popujve kufitarë meMuhametin II dhe po ndiqte me vemendje zhvillimet e kryqëzatës që poorganizonte plot pasion Piu II.

Kundërshtarët e aleancës kishin të drejtë kur flisnin për këto qëllime,por nga ana tjetër mbeteshin dritëshkurtër kur pandehnin se turqit, po tënënshtronin Venedikun dhe të zotëronin Adriatikun, do të ruanin marrëdhëniepaqësore me shqiptarët, të cilët nuk mund të shpresonin më në ndihmën e mbretittë Napolit,fakt i njohur tashmë në Konstandinopol.

Gjergj Kastriotit iu desh të kërkonte mbështetjen e arqipeshkvit tëDurrësit për të fashitur këto kundërshtira.Autoriteti i Pal Engjëllit arriti t i bindtedyshimtarët jo vetëm të pranonin aleancën,por edhe të prisnin me ceremoni tëdërguarin e Venedikut,Gabriele Trevisanon, i cili erdhi në Shqipëri me një shumëtë konsiderueshme parash për të përfunduar marrëveshjen.

XV

Përgjegjësinë ose edhe meritën e kësaj aleance e pati në një farë masepapa Piu II , i cili po shihte t i afrohej dita e realizimit të ëndrrës së gjithë jetëssë tij.

Qysh se u zgjodh në postin e shenjtë papal,Piu II iu përkushtua me njëzell të paparë deri më atë kohë në papët e mëparshëm, luftës kundër tëpabesëve.Një zjarr i krishterë që barabitej me paaftësinë e tij politike.Mëkëmbësite Kishës Romane dhe Humaniste nuk i lanë Piut II as edhe një mundësi qeverisëse-nëse ky njeri pat patur ndonjëherë ndonjë cilësi diplomatike,-prirjet e mëshirësdhe idealit kristian nuk e lejonin të shihte qartë problemin e luftës kundër turqvedhe për të cilën të gjente një zgjidhje logjike.

As hidhërimet dhe as zhgënjimet e provuara në Mantova më 1459 nukiu bënë mësim papës për të kuptuar se pasioni dhe dëshira e zjarrtë e një njeriunuk i bëjnë dot ballë llogaritjes së ftohtë politike;as edhe pat kuptuar se në atëmes shekulli të 14 ishte e kotë të shpresoje se mund t i shtyje popujt të merrninvendime të bazuar në një ideal të pastër: duke e ndërtuar luftën kundër Islamitmbi një plan tërësisht fetar, Piu II e dënonte atë të dështonte ende pa filluarmirë.

Ai u përpoq të organizonte një kongres të madh në Udine ku do tëshpallte kryqëzatën e re, por venecianët, tek të cilët kishte tepër besim,ia bënë tëqartë se nuk u pëlqente fare ky projekt.Ja dolën të shmangnin tubimin nga qytetii Udines, i zgjedhur prej Papës dhe ky u detyrua t i thërriste princat nëMantova,ide që,kuptohet,u prit pa ndonjë entuziazëm të veçantë prejGonzagës,zotit të qytetit.

Ndërgjegje historike 96

Page 97: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Po tjetër ishte t i ftonje e tjetër të të vinin.Piu II ftonte besimtarët e tij,dhe besimtarët,duke u kujtuar se përveç

detyrës prej të krishteri kishin edhe detyrime politike,e bënin veshin të shurdhërndaj atij apeli.Duke ëndërruar të ringjallte frymën e dikurshme tëkryqëzatave,papa nuk e kuptonte ose nuk donte ta kuptonte, se nuk i mblidhtemë dot armët shekullore vetëm e vetëm që të triumfonte fjala e Krishtit mbi atëtë Profetit,Kryqi mbi Gjusmëhënën,Ungjilli mbi Kuranin;nuk ja hante truri se iduhej të mbështetej në parimet evropiane rreth rrezikut që kërcënonte jo vetëmfenë e Krishtit,por vetë zotërimet e tyre.Ai duhej jo vetëm t u kërkonte ndihmëurgjente gjithë zotërve po edhe t u spjegonte dhe t u tregonte rrezikun që i rrintembi krye çdo toke evropiane.

Duke e çvendosur problemin nga fusha fetare në atë politike,ai do tëshfaqej jo më si Bariu i grigjës,por si një udhëheqës i nevojshëm i cili do të dintetë drejtonte nga binte rruga e fitores.

Por a mundej ai të thellohej në këto parime, kur edhe vetë kardinalëtnuk ishin të bindur për veprimet e tij?

Kardinali Scarampo tallej hapur me iderat e Piut II dhe i quante njëndërrmarrje fëminore.Deklaronte se turqit dhe ushtritë e tyre nuk thyheshin mefjalime sado të mrekullueshme të ishin ato;kardinalit Trebaldo papa i dukej njëgjysëm i shkalluar;të tjerët, ndërsa kongresi sapo qe mbledhur, e kishin hallinmë tepër te problemet e tyre personale se sa për të ndihmuar papën të bindëteprincërit e krishterë.Këta të fundit o bënin sikur s dinin gjë për ftesën o dërgoninnjë mesazh në Mantova ku sqaronin se nuk dëshironin të angazhoheshin në njëndërrmarrje të tillë.

Për disa prej tyre propozimi i papës ishte edhe më i dëmshëm se sarreziku turk; për disa të tjerë ky rrezik ishte tepër i madh dhe kryqëzata do tashtonte edhe më shumë.Zotërimet e tyre nuk e mbanin dot peshën e ketij rrezikuvetëm sepse papa dëshironte të triumfonin idetë e tij.

Të gjithë kishin një qëllim:të arrinin që kongresi të mos merrte asnjëvendim të përcaktuar.

Kardinalët Kolona,Borxhia,Alen e kalonin kohën në shëtitje me barkadhe në shoqërira të gëzueshme;atyre as nuk ju binte ndërmend të merreshin meprojektet e papës;shumë nga sovranët dhe nga zotërit që papa Piu II patthirrur,mendonin se mbase mund të përfitonin dhe t i shfrytëzonin turqit përplanet e tyre.Ca të tjerë e thoshnin hapur se se do të ishte më në favor të mbaninlidhje miqësore me Sulltanin se sa ta luftonin atë.Midis gjithë këtyre interesavetë ndryshme materiale,Papa Piu II lëmonte epistulatet elegante latine,duke gënjyerveten se do t i thyente të gjitha pengesat me anë të forcës së ideve dhe magjisësë fjalës.

Perandori Frederiku III nxirrte njëmijë arsye për të mos ardhur në

Ndërgjegje historike 97

Page 98: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Mantova dhe shkruante se ca punë me shumë rëndësi e mbanin në Austri,padeklaruar hapur,aperis verbis,se nuk kishte dëshirë të merrte pjesë në kryqëzatë,sepse atij i vinin më mbroth punët nëse Turku e fashiste ca fenë e krishterë.

Ai sapo qe shpallur mbret i Hungarisë duke pranuar në këtë mënyrëluftën me Mattia Corvinon,i cili mbante kurorën e Shën Stefanit dhe nuk e shihteaspak me sy të keq luftën midis Hungarisë dhe Muhametit II.Ai do të ishte mjafti kënaqur sikur të hiqte qafe një kundërshtar të fuqishëm me anë të armëveturke.

Franca mbështeste Anzhuinët kundër Ferrantit të Aragonës dhe uronteqë turqit të sulmonin territoret e mbretit të Napolit për t ja ulur qëndresënushtarake;duka i Burgonjës premtonte për një ushtri por me kusht që të përfitonteca toka;Firencia dhe Venediku konkuronin mes tyre për ndikimin në tregjet eLindjes dhe më tepër se sa për luftën me Sulltanin e kishin hallin tek fitimet emajme që mund të vinin edhe nga një paqe me Sulltanin,prandaj dërgonin nëMantova mesazhe me përmbajtje krejt të kundërt nga dëshirat për t i dalë krahpapës.

Më 25 qershor Piu II i shkroi Doxhit shkurtimisht se në Mantovapëshpëritej se venecianët mbanin më tepër anën e turqve se të të krishterëve përshkak të tregtisë së tyre e cila ju interesonte shumë më tepër se sa feja.Me saduket këto thashetheme e preknin edhe atë vetë që përpiqej t i hidhte në luftëlagunasit pa kuptuar se,për të fituar mbështetjen e tyre duhet të vepronte siGjergj Kastrioti e t ju dëshmonte se rreziku islamik do të kërcënonte një ditëvetë ekzistencën e Venedikut.

Nëse papa do ta kishte kuptuar kështu problemin, nuk do të kishteshqiptuar më 26 shtator një fjalim tepër të përpunuar në formë por edhe tepër tëgabuar në përmbajtje,duke i rënë gjithmonë avazit të vjetër të mbrojtjes sëKryqit!

Ishte e vërtetë se Kisha Katolike kishte përse të trembej nga Lindja dhejo vetëm prej myslimanëve.

Shumë prej atyre popullsive të ritit greko-shismati që e urrenin Romëndhe papën,deklaronin se parapëlqenin të mbështesnin lojën turke ndaj asaj tëpapës;që këtu nuk hidheshin fjalët në erë por qenë ide të rrënjosura prej kohe, edëshmonin vetë grekët kur sulmonin priftërinjtë latinë në Kretë dhe kur u jepninnjë dorë turqve në sulmet e tyre në ishullin e Lemnos kundër garnizonit papal.

Kështuqë kongresi i Mantovës u mbyll me një dështim të plotë;por PiuII nuk ndërroi mendje, as politikën e tij.

Ndërsa në Italinë e Jugut kryqëzonin egër armët Anzhuinët meAragonezët kundër mbretit Ferrant,Piu II humbiste simpatinë e francezëve e nëRomë mbërrinin ambasadorët e dërguar prej princave lindorë,duke e rrëzuaredhe më poshtë autoritetn e papës dhe idetë e tij që ishin dhe vetë arsyeja e jetës

Ndërgjegje historike 98

Page 99: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

së tij.Mbërrinin misionarë shqiptarë, persianë, gjeorgjianë, armenë; vinin edhe

princër turq-armiq të Muhametit II me oferta të dyshimta; erdhi më 7 mars 1461edhe Tomas Paleologu,që sapo e kishin përzënë prej zotërimit të tij në More;mbërriti në tetor mbretëresha e re e Qipros, Karlota di Luzinjano për të kërkuarndihmë jo më kundër turkut,por kundër vëllait të saj, që i kishte rrëmbyer froninasaj dhe burrit të vet Luixhi di Savoja. Pra çështja Lindore po ngatërrohej çdoditë e më tepër dhe për t i bërë ballë mbetej vetëm Gjergj Kastrioti në Shqipëri.

Atëhere Piu II i dërgon një letër Muhametit II (gjest që u duk sublim,por në të vërtetë ishte thjesht utopik), ku e ftonte të hiqte dorë nga feja e Profetitpër atë të Krishtit, duke i premtuar si shpërblim t i përmbushte Perandorisë sëLindjes kërkesat e shtruara prej kohe. Sigurisht që Sulltani nuk u prek nga kjothirrje. Përkundrazi pushtoi Bosnjën për t i treguar kështu se vetëm forca vlentedhe jo armët shpirtërore.

Për fat të mirë venecianëve iu hapën sytë jo nga fjalët e Papës por ngarreziku që po afrohej vazhdimisht. Aleanca me Gjergj Kastriotin ishte fryt ipolitikës së re të Republikës, të cilën as kardinali Besarion nuk kishte mundurmë parë ta tundte nga linja e vet e veprimit.

Kur Papa mori vesh në shtator 1463 se Venediku kishte nënshkruar njëmarrëveshje edhe me Hungarinë, duke ftuar në të të gjithë princat e krishterë qëtë bashkoheshin kundër rrezikut islamik, pandehu se po i realizoheshin ëndërratdhe nuk kuptoi fare se Venediku e propozonte këtë marrëveshje për qëllimeshumë më tepër praktike për nevojat e çastit. As Venediku nuk arriti të justifikonte nevojën e kryqëzatës, së cilës tani papapo i kushtonte gjithë energjinë e shpirtit të vet të paepur.

Piu II nxitonte të mbështeste Gjergj Kastriotin plot zell, meqë ai eshfaqte hapur qëndrimin e tij ndaj Turkut (dhe Shqipëria ishte dakort me dëshirënpapale). Megjithatë, shpresat e tij të reja për të mbledhur princat e krishterë nëkryqëzatë, tani dhe që Venediku po shprehej në favor të saj, nuk përkonin merealitetin e fakteve.

Fiorentinët shpresonin se Venediku do ta derdhte të gjithë gjakun e tiji vetëm në luftën kundër otomanëve dhe duke mbyllur kështu nga ky qëndrimkundër Sulltanit tregjet e vet në Lindje, do t ia hapte ato pa dashur në favor tëRepublikës rivale. Madje morën guximin ta këshillonin Piun II t i braktiste nëfatin e tyre turqit e venecianët, që ata të shkatërroheshin në një luftë të gjatë dhekështu të çlirohej Lindja dhe Italia, mbi të cilat vazhdimisht Venediku kërkontetë mbizotëronte.

Piu II e qortoi në një fjalim këtë politikë të Firences, por edhe shprehudëshirën e një shkëputjeje prej Venedikut duke iu dhënë kështu një armë në dorëfiorentinëve: këta të fundit u mbështetën shumë në këto pohime të papës dhe

Ndërgjegje historike 99

Page 100: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

lanë të kuptohej se nuk do të merrnin kurrë pjesë në kryqëzatë.Francezët e shpallën hapur nëpërmjet kardinalëve të tyre se problemi

turk nuk iu interesonte; duka i Milanos, te i cili papa kishte shumë shpresë, utregua mjaft i ftohtë ndaj kësaj ndërmarrjeje të pasigurtë, ku për më shumë dot i duhej të vihej në krah të Venedikut të urryer. U pa më në fund se mund tëmbështetej vetëm në ndihmën e dukës së Burgonjës, mbi atë (pa ndonjë rëndësi)të mbretit të Napolit që i shihte brigjet e tij të kërcënuara nga prezenca e turqvenë Adriatik edhe në ndihmën po ashtu të dobët të Gjenovës, Ferrarës, Mantovës,Bolonjës e Sienës.

Kur më pas erdhi fjala për të kaluar nga premtimet në veprat, u dukqartë se sa pak kishte rëndësi dëshira e papës, se sa pak e kishin llogaritur fuqitëPerëndimore dhe italiane rrezikun turk, se sa ishte i interesuar secili vetëm përpolitikën personale dhe aspak për triumfin e fesë katolike.

Mbreti Ferrant i Aragonës,ende i lodhur nga lufta me Anzhuinët,tepër ishqetësuar nga problemet e brendshme të mbretërisë së kërcënuar prej baronëvedhe i siguruar nga informatorë e tij se aleanca e Venedikut me Gjergj Kastriotinishte e mjaftueshme për të frenuar ofensivën e Muhametit II,refuzoi të nisej mepapën;duka i Burgonjës i cili e kishte premtuar ndihmën më tepër për t u afirmuarmidis princërve evropianë se sa për t i bërë qejfin papës,kishte frikë se nëmungesë të tij mbreti i Francës mund t ja dëmtonte dukatin.Kështu,mori zemërnga qëndrimi i Ferrantit të Aragonës dhe u tërhoq.Princët italianë përpiqeshintë fitonin kohë dhe,ç ishte më e keqja,partia veneciane e shpallur përherë kundërluftës,tani e ngriti përsëri zërin duke theksuar se duka i Milanos do të përfitontenga mungesa e trupave veneciane për të pushtuar ndonjë territor të tyrin,gjë qëjau qante syri prej kohe.

Në këto kushte Piu II ripohoi propozimin e tij për t u vënë vetë në kryetë asaj ndërrmarrjeje të cilën e pat përcaktuar kryqëzatë dhe që s ishte tjetërveçse një luftë që Venediku dhe Gjergj Kastrioti po merrnin përsipër sëbashkume ndihmën e vakët të disa qindra vullnetarëve (ardhur për të pasuar papën) sidhe me ndërhyrjen e pasigurtë hungareze.

Senati i kishte shkruar papës më 9 shtator 1463 një mesazh,të cilin mëvonë mendoi të mos e niste hë për hë dhe të përdorte një gjuhë tjetër,ku ngulmontepër rrezikun që mund të sillte një paqe të re të Gjergj Kastriotit me turqit,paqe,e cila do t i lejonte këtij të fundit të hidhej në Itali.

Piu II ishte i sigurt se ekspedita do të kryhej dhe mbyllte sytë përparafaktit se pothuajse nuk kishte më asnjë ithtar në Itali e në Evropë,se fjalët e tijnuk i bënin kujt përshtypje, as edhe çante kush kokën për planin e tij për rindarjene tokave të pushtuara.Peloponezin,Beocinë,Atikën dhe një pjesë të madhe tëEpirit t ja jepte Venedikut;Maqedoninë Gjergj Kastriotit,Bullgarinë,Serbinë dheValakinë deri në Detin e Zi - Hungarisë;pjesën që mbetej nga perandoria bizantine

Ndërgjegje historike 100

Page 101: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

t ua dhuronte familjeve vendase që vala e pushtimit i kishte zbuar nga arqipelagu.Por e ushqente këtë siguri i vetëm fill.Ndërsa në mars të vitit 1464 duka i Milanos dërgonte në Shqipëri

zëdhënësin e vet për t i shprehur Gjergj Kastriotit rreziqet dhe pasojat eluftës,Shqiptari kaptonte detin dhe shfaqej mu në oborrin e Napolit.

Shkonte për t i bërë një homazh personal mbretit Ferrant, i cili e kishteemëruar zot të tokave të Monte Sant Anxhelos dhe të San Xhiovani Rotondos,si falënderim të ndihmës që ai i pat dhënë në fushatat kundër Anzhuinëve.Shkontegjithashtu edhe për ta nxitur sovranin dhe papën të shpejtonin përgatitjet eekspeditës.Senati i Venedikut,nga ana e tij,i shkruan Ludovik Foscarinit,zëdhënëspranë papës,duke e paralajmëruar se Gjergj Kastrioti qui ad serenissimum regemFerdinandum se contulerat e që do të vijë së shpejti në Romë tek papa.Isugjeronte gjithashtu se dëshironte honorare quo magis possibile fuerit dukeqenë dominus Scanderbegus membrum valdenecessarium hulc sancteexpeditioni ex hs gerendi sunt per viam albaniae contra Turcum .

Pak kohë më vonë papa nisej për në Ankonë ku do të vihej në krye tëtrupave të mbledhura,në mbrojtje të Raguzës e cila ishte nën rrezikun turk mëshumë se çdo zonë tjetër.Në Itali e njihnin planin e mundshëm të rindarjes sëzotërimeve lindore dhe po ngriheshin zërat se papa punonte në favor tëvenecianëve.Piu II,i shqetësuar,lodhej ta shuante këtë thashetheme të rrezikshme,kur sëmundja,që prej kohe e mundonte,iu rishfaq edhe nga cfilitjet e mërzitjet eviteve të fundit,e shtiu në varr, në Ankonë,më 14 gusht 1464.

Projekti i kryqëzatës varrosej sëbashku me të.Doxhi i Venedikut,Kristofor Moro,i cili kryesonte ushtritë me gjysëm

zemre, edhe pse ishte i shtyrë mjaft në moshë dhe priste në portin e Ankonësvendimet e papës,zbarkoi menjëherë,u vu në lidhje me Ferrante Gonzagën dhepjesën më të madhe të kardinalëve,të cilët nuk dëshironin gjë tjetër veçse tëktheheshin mbrapsht.

Pas kësaj vendosi t i dërgoheshin mbretit të Hungarisë paratë embledhura për kryqëzatën dhe i ngriti velat për në shtëpi të vet,duke e shtyrëpër një kohë të pacaktuar vazhdimin e ekspeditës.

Loredani,komandanti i përgjithshëm i flotës,i cili kthehej i dëshpëruarnga ekspedita e pafat në Greqi,mori megjithatë urdhër më 4 shtator të drejtohejpër në Durrës, nëse do të ishte e mundur, ose edhe drejt ndonjë porti tjetër shqiptar,për ta siguruar Gjergj Kastriotin dhe për ta mbështetur ad faciendum animoseet viriliter contra turcum .

Dhe Gjergj Kastrioti,pas kaq shumë fjalësh,pas kaq shumëdiskutimesh,premtimesh e udhëtimesh,gjendej përsëri i vetëm përballëMuhametit II, ose pothuajse i vetëm.

Përktheu Diana Çuli

Ndërgjegje historike 101

Page 102: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

KUJDES KOLERIKËT - MUND TËSHNDRROHEN NË DESPOTË

Françesko Alberoni*

* Psikosociolog i njohur italian.

Psikosociologji 102

Pjesa më e madhe eqënieve njerëzore kanë qëndrimekoherente, të parashikueshme dhelogjike. Përgjithësisht, mund tëthuhet edhe që nuk janë shumëagresive. Ndonëse mund të kenëshpërthime inati dhe ndjenja zilie,zakonisht, përpiqen të mos u bienndesh ndjenjave të të tjerëve, kanëkënaqësi të bëjnë mirë si dhe dinëç është mirënjohja. Kur kanëndonjë synim i vihen që tarealizojnë, megjithatë, kurndeshin pengesa, nuk reagojnë meinate shkatërruese dhe vrastare.Me një fjalë, kanë frena etike. Uqëndrojnë besnik miqve.Respektojnë impenjimet e marra.E mbajnë fjalën e dhënë. Pikërishtnë sajë të kësaj mënyre koherentetë sjelluri, në sajë të këtyre cilësivemorale, shoqëria jonë ka mbeturgjallë.

Por është edhe një pakicënjerëzish që ndryshojnë thellësishtnga të parët, të cilët nuk durojnëfrena, kufij moralë apo koherencë.Për të arritur qëllimet e tyre itrajtojnë të gjitha qëniet njerëzoresi mjete. Nuk i durojnë pengesatdhe, nëse ndeshen me to, reagojnëme një agresivitet që i kalon caqet,me një urrejtje dhe një egërsi tëtillë që njerëzit e zakonshëm nukmund as ta imagjnojnë.

Zakonisht ne nukmendojmë për këta lloj njerëzish,i konsiderojmë psikopatë tëparëndësishëm. Në të vërtetë, këtalloj tipash kanë luajtur një rol tërëndësishëm në histori. Pikërishtsepse janë të çfrenuar, pa asnjëlloj droje, pasi arrijnë pushtetin,e shfrytëzojnë atë në mënyrëtotale. Pikërisht nga radhët e tyrekanë dalë kriminelë të mëdhenj siAl Kapone apo Toto Rina,

Page 103: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja Psikosociologji 103

despotët e mëdhenj gjakatarë siIvani i tmerrshëm apoTimurlengu, revolucionarë të tillësi Marati dhe Robespjeri,diktatorë të pamëshirshëm siStalini dhe Hitleri. Këta lloj tipashkishte parasysh Makiaveli kurpërshkruante princin e tij.

Por jo të gjithë tëfuqishmit, të gjithë udhëheqësitdhe të gjithë revolucionarët janëtë këtij lloji. Nuk ishin kështu treudhëheqësit e mëdhenj demokratëtë këtij shekulli: Rusvelti, Çurçilli,dhe De Goli. Madje as Napoleoninuk ishte i tillë. Ai vërtet epërgjaku Evropën me luftra, porqënia e tij nuk ushqente inatevrastare. Kurse personat për tëcilët po flasim janë mendërisht tëpaqendrueshëm, tëpaparashikueshëm dhe pa sensmoral. Ata janë të aftë për çdo llojgënjeshtre dhe çdo lloj tradhtie.Ata janë të aftë të dërgojnë drejtvdekjes edhe familjarët e tyre,miqtë më të afërt dhe fëmijët e vet.Mjafton një gjest i gabuar, njëndryshim humori, që ata tëprovokojnë prishjen me aleatinmë të besuar. Shekspiri na kadhënë një portretizim të përsosurtë këtij tipi tek Rikardi i tretë .

Zakonisht këtapersonazhe dalin në skenë gjatëperiudhave të turbullirave politike

dhe revolucioneve. Ndikimi i tyrembi turmat, pushteti i tyrehipnotizues, buron pikërisht ngainkoherenca e tyre logjike dheemocionale. Ata përçojnë dhengjallin shfrenim. Hitleri, nëdiskutimet e tij të tërbuara,mbështeste tezat mëkontradiktore, ndryshontemendim, gënjente në mënyrën mëtë paturpshme, fyente ata që njëminutë më parë i kishtekonsideruar miqtë e tij. Pikërishtme këtë inkoherencë totale aiarriti të paralizonte trurin e njëpopulli logjik si populli gjermandhe ta shndërronte atë në skllav.

Dikush mendon se këtalloj personazhesh i përkasin tëshkuarës, epokës së despotizmit.Nuk është e vërtetë. Tipa të tillë igjen sot midis asaj farefinancierësh të paskrupullt, qëpështjellojnë gjithçka, gënjejnëdhe grabisin tregun dhendërmarrjet e ndërtuara ngasipërmarrësit e vërtetë. Të tillapersonalitete i gjen ndër kapot ekrimit të organizuar; ndërpolitikanët që dalin në skenë gjatërevoltave; ndër fanatikët dheterroristët. Në shoqërinë tonë nukka gjasa që ata të mund të bëhensi Stalini apo Hitleri, por, nëse dotë mundnin, do të silleshin njëllojsi ata.

Page 104: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

MBI BURIMET INTELEKTUALE TË IDEOLOGJISËMARKSIST-LENINISTE

(shënime nga leximet)

Solzhenicin: Kjo gënjeshtër e përgjithshme, e imponuar, e detyrueshmeështë aspekti më i tmerrshëm i jetës së njeriut në vendin tuaj. Është diçka shumëmë e keqe se sa të gjitha fatkeqësitë materiale, edhe më e keqe sesa mungesa eçdo lirie qytetare. I gjithi ky arsenal gënjeshtrash (...) është haraçi që i paguhetideologjisë: gjithçka që ndodh duhet të jetë e lidhur me këtë ideologji të vdekur,e cila ju ka mbërthyer me të gjitha tentakulat e saj ngase shteti ynë, për forcëzakoni, inercie, tradite mbështetet ende tek kjo doktrinë gënjeshtare gabimet esë cilës janë përdegur gjithandej. Është pikërisht ajo, ideologjia, që për tëmbijetuar ka nevojë t u vihen prangat atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe.(...) Flakeni tej atë rreckë të qelbur, të mbytur në djersë, mbi të cilën është derdhuraq shumë gjak, saqë po ia merr frymën trupit të gjallë të kombit! Ajo ështëpërgjegjëse për tërë atë gjak të derdhur, gjakun e gjashtëdhjetë e gjashtë milionënjerëzve. 1

Në këtë Letër drejtuar udhëheqësve të Bashkimit Sovjetik Solzhenicinii kthehet dhe i rikthehet thuajse në çdo faqe një nocioni të vagullt, por që s mundetta evitojë, me të cilin dashur pa dashur përplaset ngado që drejtohet: ideologjisë.Ajo, sipas tij, ka zënë vendin qendror mbi fjalët dhe sendet në shoqërinë sovjetike.Ai ngulmon tek intuicioni i tij sipas të cilit thelbi i regjimit sovjetik, i pandryshuarqysh prej 7 nëntorit 1917, nuk ishte as shtetëzimi i mjeteve të prodhimit, asburokracia, as klasa e re, as edhe vetë partia dhe, po ashtu, as struktura ekonomikee sociale apo struktura politike, por një besim i një tipi të veçantë, ideologjia,e cila nuk mund të quhej më besim, por, për të gjetur një term sa më të përafërt,mund të quhej formësim mendor.2(...)

Kulturë filozofike 104

1 Nga letra drejtuar udhëheqësve sovjetikë.

2 Në fakt, pas marrjes së pushtetit, ideologjia resht së qeni një besim. Ajo nuk është efikaseveçse me kusht që të mos besohet më: Ajo është një besim i pabesuar. Solzhenicin: Është edetyrueshme që të bëjmë sikur ibid. Të bësh sikur beson atë që nuk e beson ështëshkatërrimtare për shpirtitn dhe ky shaktërim është një nga qëllimet e ideologjisë. KurseSaharovi thoshte se shoqëria sovjetike karakterizohej nga indiferenca ideologjike dhepërdorimi pragmatist i ideologjisë si një fasadë komode . Por lidhja midis shoqërisë dheideologjisë është më e ngushtë se ç supozon pragmatizmi i thjeshtë.

Page 105: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Sipas atyre që thotë Solzhenicini ideologjia nuk ishte një koncept, pornjë gjësend, një realitet i përditshëm, rreth të cilit cenzura dhe policia vigjëloninqë asgjë të mos hynte në konflikt publik me të. Ideologjia konfondohej me tërësinëe librave të filozofisë, të historisë, të ekonomisë. Në mënyrë tërthore ajokontrollonte tërësinë e letërsisë dhe të arteve. Ajo kishte të drejtën e shikimitmbi tërësinë e shkencave të tjera shoqërore apo natyrore, rezultatet e të cilavekurrë nuk duhet të binin ndesh me të. Ajo ka imponuar gjuhën e saj mbi gjuhëne përditshme. Ajo formësoi trupin shoqëror dhe, nga, ana tjetër, trupi shoqërornuk ekzistonte veçse për ta marrë formën e vet nga ideologjia dhe për t i shërbyersi trup asaj.(...)

(...) Problemi se ç ishte ideologja marksiste-leninste ka interesuar mjaftsociologë dhe filozofë bashkëkohorë. Zgjidhjet që kanë propozuar ata rreth kësajçështjeje mund të klasifikohen në dy grupe: Për grupin e parë, ideologjiamarksiste-leniniste s ishte veçse një formë e veçantë e një fenomeni tëpërhershëm, që e ka shoqëruar historinë njerëzore qysh prej shumë kohësh. Sipaskëtij këndvështrimi nuk do të kishte kundërshti midis ideologjisë marksiste-leniniste dhe atyre ideologjive që i kanë paraprirë asaj. Ajo bën pjesë në serinëe tyre pa qenë as më shumë e as më pak e rrejshme se ato dhe përmbush tënjëjtat funksione maskimi, justifikimi etj. etj., që kanë përmbushur ato. Epërkufizuar në këtë mënyrë ajo është e pandashme nga konflikti politik i ciliekziston qysh kur njerëzit jetojnë në shoqëri.

Sipas grupit të dytë, përkundrazi, ideologjia sovjetike ka qenë një lloj iveçantë historik. Një kafshë e panjohur, e paklasifikuar dhe e papërshkruar kurrëmë parë, që e çuditi shekullin tonë ashtu siç u çuditën Actekët nga kuajt ekonkuistadorëve.

(...) Nuk është e njëjta gjë si ta rreshtosh ideologjinë sovjetike në tërësinëe një ansambli universal, që do të ishte ideologjia në përgjithësi, si të pranoshorigjinalitetin e saj e të kërkosh pastaj në histori paralele dhe precedente. Nërastin e parë fenomeni futet në atë që quhet tashmë e njohur, kurse në të dytinfillohet duke e pranuar si të panjohur, dhe pastaj kërkohet historia universalenën dritën e kësaj të panjohure që shërben si bazë për një kërkim të origjinave,gjenezës dhe kushteve të shfaqjes.

Le ta marrim si kafshë të panjohur. Nëse do ta kapim në gjendjen e sajtë pastër, pra ashtu siç na shfaqet tek themeluesi i saj, Lenini, ajo na paraqet dykarakteristika, të cilat zakonisht, i gjejmë të ndara, por që, tek ajo, janëngushtësisht të lidhura: ajo është njëherësh besim dhe teori e argumentuarracionalisht që pretendon se është e provuar. Si besim ajo paraqitet më estrukturuar sesa paragjykimet, që janë pluralistë, të vagullt dhe konfuzë; më estrukturuar se kredot që janë të pjesshme dhe nuk kërkojnë një aderim të plotë;më e strukturuar se programet politike të cilat kanë një fushë të kufizuar dhe

Kulturë filozofike 105

Page 106: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

nuk kërkojnë një ndarje rigoroze midis mikut dhe armikut. Si teori ajo ndryshonnga lëvizjet e mendimit, të cilat vërtet mund të jenë sistematike dhe eksplicite,por, megjithatë, nuk kërkojnë konformitetin dhe as konsensusin absolut tëaderuesve të tyre, dhe, mbi të gjitha, nuk kërkojnë, përgjithësisht, një investimtë fortë afektiv.

Kur Lenini shkruan: Doktrina e Marksit është e gjithëpushtetshme sepseështë e drejtë, harmonike dhe komplete, sepse u jep njerëzve një konceptimkoherent të botës , jemi në faqen fetare të ideologjisë. Kur ai shkruan: Qyshprej shfaqjes së Kapitalit konceptimi materialist i historisë nuk është njëhipotezë, por një doktrinë shkencore e provuar , jemi në faqen e teorisë së provuarracionalisht. Por edhe kur themi kështu nuk jemi tamam të saktë, sepse nëpasazhin e parë Lenini mendon se ka parashtruar një provë teorike, kurse në tëdytën ai kryen një akt besimi. Pra, të dy aspektet nuk mund t i ndash.

Nga ky përshkrim i ideologjisë si një përzjerje në dukje kontradiktore,na del një rrjedhojë e rëndësishme për kërkimin e origjinave dhe të pararendësve.

Pikërisht sepse është një besim, duhet të kërkojmë nga lëmi i religjioneve;pikërisht sepse është teori duhet të kërkojmë nga ana e mendimit racional,filozofik dhe shkencor. Por ajo nuk mund të reduktohet as në njerën e as nëtjetrën dhe në vazhdën e kërkimeve shihet se ideologja është e kundërta e këtyretë dyjave, ose, më saktë, korruptimi i tyre.

Konfuzioni kryesor që ka penguar për të kuptuar ideologjinë sovjetikeka ardhur ngase ajo shpesh është vendosur në një aradhë ose me religjionet oseme filozofitë.

Gabimi më i rëndë ka qenë shikimi i saj si filozofi. Midis ideologjisëdhe lëvizjeve të mendimit filozofik shkencor nuk ka asnjë vazhdimësi lloji.Përkundrazi, kemi të bëjmë me një mutacion të fizofisë. Por, për t u sendërtuar,ideologjia përdor disa elemente që i zhvat nga historia e mendimit dhe i përpunonsipas nevojash të reja. Kemi të bëjmë, pra, me shfaqjen e një lloji të ri i cilishfrytëzon copëza nga formacione të vjetra të mendimit intelektual si lëndë eparë, për t u dhënë pastaj formën e saj. Pra, nuk kemi të bëjmë me një vazhdimësizinxhir dhe mund të thuhet se këta formacione intelektuale nuk janë përgjegjësveçse materialisht që i kanë dhënë ideologjisë këto elementë, por kurrësesimoralisht.

Ajo çka u tha për filozofët vlen të thuhet edhe për shkencën. Marksipretendonte se atij i përkiste trashëgimia e Darvinit. Po kështu edhe Lenini(sikurse edhe Hitleri). Por as udhëtimi i Bigëllit dhe asnjë nga demarshet që kabërë shkenca gjatë historisë së saj nuk janë përgjegjës për ideologjinë, ndonësekjo pretendon se është trashëgimtarja e tyre legjitime. (...)

(...) Kundërshtarët e ideologjisë marksiste-leniniste janë shprehur përnjë lidhje midis historisë së religjoneve dhe ideologjisë sovjetike ndërkohë që

Kulturë filozofike 106

Page 107: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

kjo, sipas idhtarëve të saj, premton dhe realizon fundin e religjioneve. Kur shohimveçanërisht kohën staliniane konstatojmë se aspektet fideiste, kulturore,dogmatike të ideologjisë janë aq të dukshme saqë krahasimi të imponohetvetvetiu, madje sipas imazheve të një kristianizmi mesjetar inkuizitorialetj.

Analogjitë e ideologjisë me religjionet ekzistojnë dhe janë të shumta etë thella. Megjithatë ideologjia nuk është një religjion, madje as edhe një religjionlaik , siç e kanë përcaktuar disa. Mjafton një tipar formal për ta dalluarideologjinë nga religjonet. Ky ka të bëjë me strukturën e aktit të besimit. Dihetse një gjë nuk mundet që edhe të shihet apo të dëgjohet edhe të besohet. NëBibël thuhet se kur Abrahami u bë gati të sakrifikonte Isakun ai besoi atë që ithoshte zoti . Edhe në Kuran fjala besim do të thotë t i dorëzohesh t i besoshdikujt . Pra, në themelet e besimeve qëndron një gjë e panjohur. Abrahami apoMuhameti e dinin që nuk dinin. Ata dinin se besonin. Kurse kur Lenini deklaronse konceptimi materialist i historisë nuk është një hipotezë, por një doktrinë eprovuar shkencërisht, në këtë rast vërtet kemi të bëjmë me një besim, por me njëbesim që ai e imagjinon të provuar, të bazuar në eksperiencën. Në themelet eideologjisë qëndron një gjë e njohur. Lenini nuk di se beson. Ai beson se di.(...)

(...) E megjithatë nuk është historia e filozofisë, por ajo e religjioneveqë do të na jepte një precedent të ideologjisë. Në fakt, i njëjti tipar formal qëdallon ideologjinë nga religjioni dallon edhe brënda vetë religjoneve një mënyrëtë menduari që paraqet analogji të ngushta me ideologjinë. Kjo mënyrë tëmenduari është gnosticizmi. Ai është një model - sigurisht jo i përsosur - imendimit ideologjik, i vetmi që mund t i japë ideologjisë një pararendës historik.Ndonëse kur flasim për ideologjinë kemi të bëjmë me një lloj të ri që duket se ipërket kohëve moderne, është e dobishme ta lidhim atë, qoftë edhe tërthorazi,me një eksperiencë shekullore. Pa dyshim që nuk ka asnjë lidhje midis të dyfenomeneve. Lenini do ta quante çmenduri të konsiderohej si pasardhës iValentinit dhe i Manit të cilëve s dihet nëse ua kishte dëgjuar ndonjëherë emrin.Precedenti duhet kuptuar si një strukturë analoge mendimi, si një prerje, njëdisponim shpirtëror, pavarësisht nga përmbajtja e mendimit.(...)

(...) Gnosticizmi lindi si lëvizje në fillimet e kristianizmit midis sekteveebreo-kristiane. Gnosticizmi e ka të vështirë të lindë në një klimë pagane, kuhyjnorja ende nuk është ndarë prej botës nëpërmjet natyrës së saj transhendentedhe ku përkatësia fetare nuk vuloset me një akt besimi. Ai kristalizohet në njëklimë monoteiste dhe aq më mirë për të sikur edhe dija t i jetë nënshtruar njëprocesi grupimi dhe unifikimi. Gnosticizmin e shohim të shoqërojë, si hija etyre, ebraizmin e vonë, kristianizmin e porsalindur, islamizmin dhe nuk do t undahet kurrë atyre. (...)

Kulturë filozofike 107

Page 108: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

(...) Cilët janë disa nga tiparet e gnosticizmit? Mbi të gjitha vetëdija edhimbshme e një bjerrjeje të dyfishtë, bjerrja e botës dhe ajo e njeriut, shoqëruarme ndjenjën e revoltës kundra kësaj gjendjeje. E mira dhe e keqja (errësira dhedrita) janë dy gjëra të papajtueshme që janë përzjerë në mënyrë absurde menjëra-tjetrën nëpërmjet një aksidenti që bije ndesh me qëllimet e përgjithshmetë kësaj bote. Revolta jonë e brendshme kundra të keqes që na mundon është nëvetvete prova se ne i përkasim më së pari të mirës së përsosur, që është bashkundërshtarja e saj. Pra, ne kemi një të mirë brenda nesh të cilën duhet ta çlirojmënga lëvozhga e keqe që e burgos dhe për të cilën nuk jemi ne përgjegjës.

Pra rënia dhe shelbimi i botës e i njeriut formojnë dy histori të ngërthyerame njëra tjetrën. Bota është subjekti i një rënieje të kaluar, por elementët e sëmirës, të burgosur tek e keqja (tek materia, koha, diferenca seksuale etj, - që tëgjitha këto gjëra të këqija) do të çlirohen prej saj dhe do të kthehen në origjinëne tyre, kujtimin e errët të së cilës ne e ruajmë në mendje. Njerëzit e zgjedhurmund të fillojnë që tani këtë pastrim. Pra, kemi të bëjme me dy cikle shpëtimi, aii të zgjedhurve, që është shpëtim personal i cili mund të përmbushet hic et nuc(këtu dhe tani), dhe ai i i shpëtimit të elementëve të tjerë të shpërndarë në univers,i cili do të kryhet në kuadrin e një eskatologjie të përgjithshme.

Mjeti i këtj shpëtimi të dyfishtë është gnosticizmi, dmth njohja. Kemitre njohje: një njohje teorike të ligjeve të kozmosit si dhe të strukturës së ansamblitmakrokozmos mikrokozmos (të njeriut); një njohje historike të evolucionit tëkozmosit, të gjendjes së tij të parë, të shkaqeve e rrethanave të rënies së tij, tërrugëve të shelbimit, çka dhe na lejon të parashikojmë me siguri gjendjen e tijfinale dhe një njohje praktike që tregon mjetet e këtij shpëtimi të dyfishte dhe qëudhëheq veprimin shpëtimtar të të zgjedhurve.(...)

(...) Gnostikët u kritikuan nga kundërshtarët e tyre ortodoksë sepse itejkalonin kufijtë e njohjes njerëzore duke pretenduar të depërtonin në misterinqendror të kozmosit dhe të historisë duke shvleftësuar kështu hyjnoren. Ata ezevendësojnë besimin në fjalën hyjnore, që jepet nëpërmjet revelacionit, me njëbesim më të thellë se sa revelacioni. Në thelbin gnosticizmit pretendohet të jetënjë arsye më e thellë se arsyeja e që jepet si një ndriçim transformues.Përfundimisht, gnosticizmi ishte besim në vetvete, një zëvendësim gjysëm ipavetëdijshëm i revelacionit me inteliegjncën e njeriut.

Ortodoksët i qortonin gnostikët veçanërisht për atë se ata e kishin hedhurtej historinë konkrete në përfitim të një mbrapa-historie e cila, në fakt, e avullontehistorinë. Për shëmbull Pasioni, sipas gnostikëve, nuk ishte tjetër veçse simboli një realiteti më të thellë, tekst i manifestuar i një teksti latent që ishte i vetmitekst real dhe interesant. Kryqi i Kalvarit nuk ishte tjetër, në thelbin e tij, veçsesimboli i X-it kozmik, i formuar nga kryqëzimi i ekliptikës me ekuadorin qiellor.Të gjitha shkrimet e shenjta nuk ishin tjetër veçse objekti i një leximi simbolizues

Kulturë filozofike 108

Page 109: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

ku teksti konkret (në kuptimin literal) avullohej përpara një teksti latent (simbolik)i cili provonte sistemin gnostik. Zhvillimet materiale në kohë, faktet epapërsëritshme të historisë së shpëtimit, zëvendësoheshin nga një proçesionsimbolesh që lundronin në përjetësi. Më saktë mund të themi se historia realesikur shkatërrohej nga një mbiinterpretim alegorik.

(...) Sipas gnostikëve e keqja qëndron jashtë njeriut. Ky gjendet ipërfshirë në një ndeshje kozmike që qëndron më lart se ai dhe që e përjashtonatë nga përgjegjësia. Sipas tyre nuk ekziston zgjedhja e lirë (libre arbitre): njeriumerr pjesë pa e ditur në luftën midis fuqive të së mirës dhe të së keqes të cilat ainuk i njeh. Mëkati, nëse mund të flitet për një të tillë, nuk është çështje e njëzgjedhjeje subjektive. Ai ka të bëjë me ndodhjen objektivisht në anën e të keqes.Pra, njeriu nuk mëkaton veçse për shkak të padijes së tij. Gnosticizmi i jep fundkësaj gjëndjeje. Ai pretendon se e zgjon shpirtin, e ndërgjegjëson atë për gjendjene vërtetë të gjërave dhe i bën kështu të mundur të zgjedhë se nga të shkojë. (...)Parimi i moralit të gnosticizmit i kundërvihet si moralit grek, ashtu edhe atyreebraik dhe kristian, sepse tek gnostikët e mira dhe e keqja nuk janë më universale,por bëhen pjesë e doktrinës. E drejta në vetvete nuk ekziston. Ajo është e lidhurme ekzekutimin e planit kozmik ashtu siç shtjellohet ky nga gnosticizmi, pras është tjetër veçse vetë gnosticizmi. Pra, të jesh në përputhje me të mirën, sipasgnostikëve, nuk do të thotë të përmbushësh drejtësinë, por të përputhesh nësjellje me realizimin e skemës kozmogonike. Këtu gnosticizmi ndahet ngareligjioni.

Shëmbulli më i përsosur i sistemit gnostik ishte manikeizmi. Ai kashfrytëzuar trashëgiminë e pararendësve gnostikë, por duke e forcuar dhe dukee shkrirë atë në një sistem koherent.. Ai u shndërrua në një Kishë universale,misionarët e së cilës u shpërndanë brënda disa vjetësh nga Gjibraltari në Kinë.S ka se si të mos sjellësh ndërmend paralelizmin me marksizëm-leninizmin icili sinkretizoi, sistematizoi dhe kodifikoi një numur rrymash moderne intelektualepër t u shpërndarë pastaj në të gjithë botën.

Revelacioni i Manit pretendon të jetë shprehja e qartë, e menjëherëshme,tërësore e së Vërtetës, Dijes Absolute. Ai paraqitet si njohje e njëkohshme enatyrës dhe e destinacionit të Zotit, të Universit, të vetvetes. Ai shpaloset sishkencë universale e gjërave hyjnore dhe tokësore, ku gjithçka, si fenomenetfizike ashtu edhe ngjarjet historike, gjejnë shpjegimin e tyre. Kozmogonia dheteologjia grupohen në një dije të unifikuar, racionale dhe enciklopedike.

Skema e përgjithshme e manikeizmit është kjo: ka dy parime (e miradhe e keqja, drita dhe errësira, shpirti dhe materia), përzjerja e të cilave ka sjellëdiçka të keqe. Ka tre kohë, një të shkuar, kur këto dy substanca ishin të ndaranjëra nga tjetra, një të tashme ku është përftuar dhe vazhdon përzjerja e keqedhe një të ardhshme kur do të rikthehet ndarja e parë. Të jesh manikeist do të

Kulturë filozofike 109

Page 110: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

thotë të pranosh dy parimet dhe tre kohët. Kjo ndarje sjell edhe një gjeografidualiste: dy parimet konceptohen si dy vende të ndara nga një kufi pak a shumëideal që lëviz vazhdimisht, vendi i së mirës në veri dhe vendi i së keqes në jug.Pra, kemi të bëjmë me dy kampe dhe tre kohë. Një klasifikim të ngjashëm gjejmëedhe tek leninizmi.

Por manikeizmi na kujton veçanërisht kohët moderne, kur flet për njeriune ri. Sipas tij, çdo njeri përmban, ashtu si universi, një un që, për nga origjina,është i pastër dhe që duhet ta çlirojmë nga papastërtia e tij aktuale. Prirjet ekëqija kërcënojnë apo fshehin unin real të njeriut. Shën Pali thoshte se brendanesh zhvillohet një luftë midis njeriut të vjetër dhe njeriut të ri. Por tek gnostikëtnjeriu i vjetër është shpirti në gjendjen e tij pasive dhe të paditur. Kurse njeriu iri është shpirti i shpëtuar, të cilin e ka zgjuar ndërgjegja dhe e ka shkëputur ngapërzjerja e keqe. Njeriu, pra, shfaqet si solidar me universin dhe, me aftësinë etij njohëse, ai mund të bëhet objekti qendror i proçesit të shpëtimit. Fatet ebotës, madje të vetë Zotit, i cili ndonëse është burim i dritës dhe shpëtimtar,mbetet pjesërisht i burgosur i Materies dhe prandaj do shpëtuar, janë në duart etij. Njeriu bëhet, pra, një ingranazh i makinës që përfton shpëtimin e universit.(...)

(..) Gnosticizmi, thonë gnostikët, ka qenë gjithnjë i pranishëm në këtëbotë. Në historinë e njerëzimit ka pasur Zbulues që kanë sjellë të vërtetatndriçuese dhe të tjerë që kanë qenë në shërbim të gabimit dhe errësirës. Pra,historia intelektuale e njerëzimit përshkohet nga një zinxhir i dyfishtë, tradita edritës dhe ajo e errësirës. Edhe ata që ushtrojnë gnosin e drejtë nuk janë të gjithënjëlloj të ndriçuar. Kisha manikeiste nuk është barazitiste. Dishepujt e saj ndahennë dy klasa. Në një anë të iniciuari dhe në anën tjetër kandidatët.

Edhe nocioni i mëkatit merr për manikeistët një kuptim krejt tjetër ngaai që ka tek të krishterët dhe ebrejtë. Edhe manikeistët e kishin rrëfim.Kundërshtarët e tyre pyesnin se pse ata kishin nevojë për rrëfimin, përderisanuk e pranonin zgjedhjen e lirë. Në fakt mëkatin ata e konsideronin si një llojinvazioni mikrobik apo si një sëmundje. Por, për shkak të ndriçimit, shpirti,sipas tyre, nuk është krejtësisht pasiv. Thellë tij qëndron ne -ja, inteligjenca,ndërgjegja. E zgjuar nga gnosi kjo ndërgjegje bën të mundur, në sajë të pranisësë saj, ta flakë tej tundimin dhe ta thyejë sulmin e së Keqes. Kështu, pasi ndriçohet,shpirti e di se ku qëndron e mira dhe ku e keqja, shkëputet automatikisht prej tëkeqes dhe sigurohet për fitoren. Ja pra, pse shërben rrëfimi: ai shërben për t undërgjegjësuar përsëri nëpërmjet doktrinës. Të mëkatosh në thelbin e vet do tëthotë të harrosh, të çmësohesh. Të rrëfehesh do të thotë të rimësosh dhe rishikosh.Në këtë lloj rrëfimi nuk kemi të bëjmë aq shumë me mëkat se sa me gabim, jo aqme pendim se sa me autokritikë. (...)

(...) Gnosticizmi ndërtohet mbi dy prirje të fuqishme dhe të përhershme

Kulturë filozofike 110

Page 111: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

në natyrën njerëzore. Ai i premton njeriut, i cili, sikurse thotë Aristoteli, nëmënyrë të natyrshme do të dijë pikërisht këtë dije. Ai është një shpjegim tërësor,që zgjidh të gjitha problemet, që është i aftë të integrojë gjithçka. Realitetettranshendente, fenomenet fizike dhe ngjarjet historike gjejnë tek gnosticizmivend dhe shpjegim. Deri edhe fazat e Hënës shpjegoheshin nëpërmjet luftës sëdy parimeve. Por, megjithatë, nuk bëhet fjalë për një shkencë racionale nëkuptimin që çdo afirmim të jetë i vërtetuar rigorozisht. Bëhet fjalë për një njohjesuperiore, për një inteligjencë ku secili prej elementeve merret në kohezion metë tërën. Një doktrinë e tillë nuk mund të jetë veçse absolute në dogmatizmin esaj: ajo eliminon çdo lloj kritike sepse atë ose mund ta kuptosh dhe atëhere nukshtrohet asnjë problem ose nuk mund ta kuptosh dhe atëhere e gjithë ndërtesarrënohet. Në traditën greke dija ngrihej shkallë shkallë duke nisur nga shqisorjapër të arritur tek e kuptueshmja nëpërmjet intelektit (inteligible) dhe përtej sajdrejt një qendre të pakapshme ku qëndronte Zoti i Platonit, i Aristotelit, Uni iPlotinit. Edhe transhendenca e Zotit të Izraelit e ruante këtë strukturë centripetetë dijes. Pra, kishte një shumësi dijesh të cilat konvergonin drejt Qendrës pamundur kurrë ta arrinin atë. Kurse dija gnostike procedon në rrugë të kundërt,duke u nisur nga një vizion qëndror. Ajo procedon duke u nisur nga e dituraabsolute qendrore, sikur gnostiku të ishte i vendosur në qendër të kuptimit hyjnor.Prej andej pastaj rrjedhin dijet e veçanta. Askush nuk i shpëton vizionit qendror.Duke u nisur prej tij ndërtohet, sipas një rendi cenrifug, një dije e unifikuar dheenciklopedike. Gnostikët, pra, në vend se ta shihnin veten të depërtuar nga Drita,e ndjenin veten të pushtuar nga gnosi, që u siguronte se ishte vetë Drita. Dukemohuar zgjedhjen e lirë ata zbulonin të vërtetën psikologjike të këtij pushtimi.Dhe këtë burg të ri ata e quanin çlirim.

Por ndoshta ata i ishin mirënjohës sepse i çlironte nga e keqja ebrendshme, nga fajësia, nga ambivalenca dhe nga i gjithë vargu i vuajtjeve dhecfilive që i shoqërojnë ato, sepse të gjitha këto nxirreshin jashtë tyre dhederdheshin mbi parimin e së keqes, i cili është përgjegjësi i vetëm.

Shumë tipare të gnosticizmit të kujtojnë vetvetiu ideologjinë sovjetike.Ndërtimi në bllok i një kozmologjie enciklopedike, mbinterpretimi i historisë,morali i deduktuar nga doktrina, autokritika si rimësim, relativizimi i njeriut dhekontributi i tij për shpëtimin, ndarja në militantë dhe masa; miltanti si mbajtës idijes, asketik, profesional, i çliruar nga punërat e rëndomta të jetës, dualizmigjeo-historik ndërmjet zonave ontologjikisht të dënuara dhe zonave të shpëtuara.

Por, krahasimi nuk mund të shtyhet shumë larg. Ai është bindësvetëm nëse kufizohet në skemat e përgjithshme të mendimit, të disponimeveshpirtërore dhe psikologjike. Nëse do të hyhej në detajet e doktrinavengjashmëritë do të zbeheshin gjithnjë e më shumë....

Përgatiti F. Lubonja

Kulturë filozofike 111

Page 112: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANE NGA RILINDJA E KËTEJ

Kemi menduar që në rubrikën "Kulturë filozofike" t'i kushtojmë disafaqe historisë së filozofisë e cila ka qenë aq e mangët dhe aq e deformuargjatë këtyre 50 vjetëve në Shqipëri. Na u duk me vend ta fillojmë këtë historime epokën e Rilindjen kur merr nismën bota moderne, botë e pluraliteti tëmendimeve, e shpirtit kritik, e tolerancës e dialogut e personalitetit të individit.

Zgjodhëm të botojmë për këtë qëllim një libër të autorëve Alfred Weberdhe Denis Huisman mbi historinë e filozofisë evropiane. Do ta fillojmënga vëllimi i dytë: TABLO E FILOZOFISË MODERNE

HYRJE

Ndërsa etapat e para të filozofisë evropiane - të Antikitetit dheMesjetës - mbajnë vulën e dogmatizmit, d.m.th. të atij mendimi që besonnë ekzistencën e një të vërtete të përgjithshme, universale dhe tëdomosdoshme si dhe në kërkimin e një rendi të pandryshueshëm, mund tëthemi se periudha e filozofisë moderne, tablonë e së cilës do të paraqesimnë këtë libër, përbën bash tipin e antidogmatizmit ose, më mirë të themi, tëkriticizmit.

Filozofi që e dominon këtë periudhë me gjithëfuqishmërinë e tijështë Emanuel Kanti. Era moderne e filozofisë është era e saj kritike dhenuk do të gabonim nëse do të thoshim se Kanti luan në këtë periudhë njërol të ngjashëm me atë ka luajtur Platoni në raport me Antikitetin dheMesjetën. Në vijim të kësaj ideje mund të themi se Sokrati modern ështëDekarti. Dekarti është babai i filozofisë moderne thoshte Hegeli. Në faktpa kartezianizmin kantizmi nuk do të kishte ekzistuar kurrë, veçse Kantinë tre kritikat e tij shkon shumë më tej se Dekarti. Prandaj mund të themise, ndonëse kriticizmi ka ekzistuar avant la lettre, ndonëse shenjatparaardhëse të relativizmit ndjehen ç prej Montenjit, era kritike e filozofisëmoderne fillon duke nisur prej 1781-shit - data e botimit të parë të Kritikës

Kulturë filozofike 112

Page 113: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

së Arsyes së Kulluar .TABLOJA E FILOZOFISË MODERNE do të paraqesë, pra, një sërë shkollash,

gjysma e të cilave janë afirmuar përpara kantizmit, në kuptimin që e kanëpërgatitur atë, e kanë paralajmëruar, na kanë çuar për tek ai, kanë pastruarterrenini për t i lënë vend që të ngrihen, më në fund, tre kryeveprat efilozofisë, që janë: Kritika e Arsyes së Kulluar (1781), Kritika e ArsyesPraktike (1788), Kritika e Gjykimit (1790). Ndërsa në të gjithë gjysmën eparë të shekullit XIX do të shohim lulëzimin e sistemeve të mëdha filozofiketë cilët gurrojnë që të gjithë nga mendimi kantian; është fjala për teoritë eHegelit, Fihtes, Shelingut, Shopenhauerit, Main de Brianit, të Ogyst Kontitdhe madje, në një farë kuptimi,edhe të Darvinit dhe të Spenserit.

Ja përse na duket llogjike ta vendosim vijën që ndan FilozofinëAntike e atë Mesjetare (që i lamë në shkullin XV) me Tablonë e FilozofisëModerne, në momentin kur fillojnë të shfaqen partizanët e një relativizmidhe të një kriticizmi ende mjaft të moderuar. Në fakt filozofia e Rilindjesnuk është aspak skeptike. Kërkush aty nuk e mohon plotësisht ekzistencëne së Vërtetës, megjithatë filozofët modernë duket se tashmë e kanë humburshijen e kërkimit të asaj të Vërtete Absolute, të pavarur nga çdo llojndërgjegjeje dhe tek e cila duhet besuar si tek një besim i zbuluar.

Sigurisht çdo heqje e një vije ndarëse, sado e përsosur ngapikëpamja logjike dhe sado rigoroze nga pikëpamja kronologjike, mbetetgjithësesi arbitrare. Rilindja nuk është një revolucion total që shënonardhjen e një epoke krejtësisht të re, por na duket e përshtatshme ta fillojmëTABLONË E FILOZOFISË MODERNE me këtë erë të ndërmjeme, e cila nukështë as krejt e vjetër dhe as vërtet e re . Shpresojmë që lexuesit ekuptojnë se cezurat nuk janë kurrë aq të prera në realitet sa ç janë nëlibra.

PJESA E PARË

PERIUDHA E METAFIZIKËS SË PAVARUR

Xhordano Bruno

Rinovimi i shkencës kozmike, që pasoi revolucionin fetar (është fjalapër lindjen e protestanizmit F.L.), krijoi kushtet për reformën filozofike e cila u

Kulturë filozofike 113

Page 114: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

përgatit, dora dorës, nga dijetarët mendimtarë të lirë dhe shpërtheu rreth 1600-s në sistemet novatore e të guximshme të Brunos, Bekonit, Dekartit. Serinë etyre e çel dishepulli i Parmenidit dhe Zenonit, Xhordano Bruno.

Lindur më 1548 në Nola, pranë Napolit, në moshë fare të re ai hyri nëurdhërin domenikan. Por ndikimi i Nikola Kysit, Raimond Lulit dhe i Talesios sidhe dashuria entuziaste për natyrën, ia bënë shpejt të vështirë jetën prej murgudhe mirëkuptimin me katolicizmin. U largua për në Gjenevë, ku pësoi zhgënjimetë hidhura, më pas e gjejmë në Paris, në Londër, në Gjermani duke e endurkështu shpirtin e tij të zjarrtë e të shqetësuar nga Çittenbergu në Pragë, ngaHelmstædti në Frankfurt. Edhe protestanizmi nuk e kënaqi më shumë sesa fejae etërve të tij. Duke u kthyer për në Itali, me urdhër të Inkuizicionit e arrestuannë Venecia dhe, mbas dy vjetësh burgim, e dogjën të gjallë. Jeta tij aventurorenuk e pengoi të shkruante traktate të shumta, ndër të cilët më të shquarit janë:Della causa, principio ed uno (Venecia), Dell infinito universo e dei mondi(ibid. 1584), De triplici minimo et mensura (Frankfurt 1591), De monade,numero e figura (ibid. 1591), De immenso et innumerabilibuss de universo etmundis (ibid. 1591).

Bruno është i pari ndër metafizikët e shekullit XVI, që pranoi pa rezervasistemin heliocentrik. Sferat e Aristotelit dhe ndarjen e tij të botës ai i quajtithjeshtë imagjinatë. Hapësira nuk ka asnjë kufi të këtij lloji, nuk ekziston asnjëkufi i pakapërcyeshëm që ndan botën tonë nga një hapësirë përtejbotërore tërezervuar për shpirtrat e pastër, për ëngjëjt dhe për Qënien Supreme. Qielli ështëuniversi i pafund1. Yjet janë edhe ata diej që mund të kenë planetet e tyre tëpaisur edhe këta me satelitët e tyre. Toka nuk është tjetër veçse një planet që nukze aspak një vend qendror dhe të privilegjuar në qiell, ashtu sikurse edhe dielliynë, përderisa universi është një sistem sistemesh diellorë.

Nëse pranojmë se universi është i pafund, atëhere na imponohen këtoarsyetime: nuk mund të ketë dy pafundësi; dhe, përderisa ekzistenca e botës nukmund të mohohet, atëhere pra, Zoti dhe universi janë një qënie e njëjtë dhe evetme. Për t iu shmangur kritikës për ateizëm Bruno bën dallimin midis universitdhe botës: Zoti, Qënia e pafundme ose Universi, sipas tij, është parimi, shkakui përhershëm i botës, natura naturans, kurse bota është tërësia e pasojave apofenomeneve të këtij parimi, natura naturata. Do të ishte ateizëm të identifikohejZoti me botën sepse bota nuk është tjetër veçse shuma e qënieve individuale dhenjë shumë nuk është në fakt, veçse thjeshtë një qënie mendore. Kurse tëidentifikosh Zotin me Universin nuk do të thotë ta mohosh atë, përkundrazi, tamadhosh, pra do të thotë ta zgjerosh idenë e Qënies supreme përtej atyre kufijveku e ngujojnë ata që e bëjnë atë një qënie krahas qëniesh të tjera, d.m.th. njëqënie të fundme. Gjithashtu, për të bërë një dallim të shkoqur midis doktrinëssë tij dhe ateizmit ai e quan veten Philotheos2. Megjithatë, kjo përkujdesje nuk

Kulturë filozofike 114

Page 115: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

i solli ndonjë dobi pasi nuk e ndryshoi qëndrimin e gjykatësve të tij.Në fakt Zoti i Brunos nuk është as krijonjësi as edhe lëvizësi i parë, por

shpirti i botës; ai nuk është shkaku transhendent dhe momental, por, sikurse dotë thoshte Spinoza më vonë, shkaku immanent d.m.th. i brendshëm dhe ipërhershëm në gjërat, parimi material njëherësh edhe formal që i përfton, iorganizon, i qeveris ato nga brenda jashtë, substanca e tyre e përjetëshme. Ajoqë Bruno dallon nëpërmjet fjalëve univers dhe botë, natura naturans dhe naturanaturata, në realitet nuk është veçse e njëjta gjë e parë njëherë nga pikëpamjarealiste (stili mesjetar) dhe njëherë nga pikëpamja nominaliste3. Universi, i cili ipërmbyll, i përmbledh, i përfton të gjitha gjërat, nuk ka as fillim, as fund, kursebota, (dmth qëniet që ai përmbyll, përmbledh, përfton) ka edhe fillim edhe fund.Idenë e krijonjësit dhe të krijimit të lirë tek Bruno e zëvendëson ideja e natyrësdhe e përftimit të domosdoshëm. Liria dhe domosdoshmëria janë sinonime; tëjeshë, të mundesh dhe të duash tek Zoti nuk janëveçse një akt i vetëm i njëjtëdhe i pandashëm4.

Përftimi i botës nuk e modifikon në asgjë Universin - Zot që është njëqënie gjithëherë identike me vetveten, e pandryshueshme, e pamatshme, epakrahasueshme.

Duke u shpalosur Qënia e Pafundme përfton shumësinë epanumërueshme të specieve dhe individëve, ligjet dhe raportet e pafundmekozmike që përbëjnë jetën universale dhe botën fenomenale, gjithë pa u bërë ajovetë specie, individ, substancë; pa pësuar ajo vetë asnjë ligj, pa hyrë ajo vetë nëasnjë relacion. Uniteti absolut dhe i pandashëm që nuk ka asgjë të përbashkëtme unitetin numerik, ai është në të gjtha gjërat dhe të gjitha gjërat janë tek ai. Aiështë i pranishëm në fijen e barit, në grimcën e rërës, në atomin që lodron nërrezen diellore, ashtu sikurse edhe në pafundësinë, d.m.th. ai është i tërë përderisaështë i pandashëm. Kjo gjithëprani substanciale dhe natyrale e Qënies sëpafundme shpjegon, dhe njëherësh asgjëson, dogmën e pranisë së saj tëmbinatyrshme në osten e shenjtë - gur themeltar ky i kristianizmit, sikurse ekoncepton ish domenikani. Në sajë të kësaj gjithëpranie të të Pafundmes gjithçkanë natyrë është e gjallë, asgjë nuk asgjësohet; edhe vetë vdekja nuk është tjetërveçse një transformim i jetës. Stoikët kanë meritën që njohën tek bota një qënietë gjallë; pitagorianët që njohën domosdoshmërinë matematike dhepandryshueshmërinë e ligjeve që udhëheqin krijimin e përjetshëm5.

Të Pafundmen, Universin apo Zotin, Brunoja e quan gjithashtu edhemateria. Materia nuk është mê on -i i idealizmit grek dhe i skolastikëve. Dukeqenë pa shtrirje, d.m.th. imateriale në esencën e saj, ajo nuk pëson veprimin enjë parimi pozitiv jashtë vetvetes (forma); ajo përkundrazi është realiteti mëmëi të gjitha formave; ajo i përmban ato që të gjitha në formë embrionesh dhe iprodhon njëra pas tjetrës. Ajo që mbillet në fillim bëhet bar, pastaj kalli, pastaj

Kulturë filozofike 115

Page 116: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

bukë, pastaj ushqim, gjak, semencë animale, embrion, pastaj njeri, pastaj kufomëdhe ribëhet tokë ose gur apo ndonjë materie tjetër dhe vazhdimisht kështu dukerifilluar parreshtur. Ne pra, njohim tek ajo diçka që tansformohet në të gjithagjërat dhe që, megjithatë, mbetet një dhe gjithëherë e njëjta në vetvete. Asgjënuk duket e qëndrueshme, e përjetëshme dhe e denjë për tu quajtur parim, po qese kjo nuk është materia. Duke qenë absolute ajo i përmban të gjitha format dhetë gjitha dimensionet, kurse varietetet e pafundme të figurave në të cilat paraqitet,ajo i nxjerr nga vetvetja. Atje ku ne themi se diçka vdiq, në realitet nuk kemi tëbëjmë veçse me përfitmin e një ekzistence të re; çdo shpërbërje e një kombinimiështë formim i një kombinimi të ri.

Shpirti i njeriut është shkalla më e lartë e lulëzimit të jetës kozmike.Edhe ai e nxjerr origjinën e tij nga substanca e të gjitha gjërave nëpërmjet veprimittë së njëjtës forcë që nxjerr kallirin nga farëza e grurit.

Të gjitha qëniet, cilatdo qofshin, janë njëherësh trup dhe shpirt, që tëgjitha janë monada të gjalla që riprodhojnë në një formë të veçantë Monadën emonadave ose Universin - Zot. Trupëzimi është efekti i lëvizjes përdrejt jashtësisëtë forcës së ekspansionit që zotëron monada: mendimi është lëvizja e kthimit tëmonadës në vetvete. Pikërisht kjo lëvizje e dyfishtë shpërhapjeje dhe përqëndrimipërbën jetën. Ajo zgjat po aq sa zgjat lëvizja e vajtje ardhjes që e përbën atë dherresht sapo që kjo të rreshtë. Por ajo nuk zhduket veçse për t u riprodhuar në njëformë të re. Gjeneza e qënies së gjallë mund të përshkruhet si ekspansioni i njëqendre vitale; jeta si kohëzgjatja e sferës që përftohet nga ky ekspansion; vdekjasi kontraksioni i sferës dhe rikthimi i saj në qendrën vitale prej nga doli.6

Të gjitha këto ide dhe veçanërisht evolucionizmin e Brunos do t i gjejmënë sistemet e Lajbnicit, të Bonetit, të Dideroit, të Hegelit, të cilin filozofia eBrunos e përmban në embrion dhe, si të thuash, në potencë. Sintezë e monizmitdhe atomizmit, e idealizmit dhe materializmit, e spekullimit dhe vëzhgimit,filozofia e Brunos është trungu i përbashkët i doktrinave ontologjike moderne.

1 De immenso et innumerabilibus (f.50)2 Philotheos Jordanus Brunus Nolamus de compendiosa architectura ecomplemento artis lulii (Paris 1582)3 Della causa, 724 De immenso et innumerabilibus, f. 415 De innumerabilibus, VIII, 106 De triplici minimo p. 10 - 17

Kulturë filozofike 116

Page 117: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 118: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 119: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 120: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

I dashur lexues,

Revistat kulturore si kjo që po përpiqemi tëbotojmë vështirë se mund të mbahen krejtësisht meforcat e veta pa një mbështetje ekonomike. Kynumër u mbështet pjesërisht nga fondacioni Sorros.Ndihmën më të vyer, megjithatë, e presim nga ju,d.m.th. nga ata dashamirës të kulturës që do tëpëlqejnë diçka në këtë revistë dhe do t'u lindëdëshira për të ndihmuar qoftë edhe në mënyrën mëtë thjeshtë, duke u abonuar në numrat e ardhshëm.

Page 121: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 122: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 123: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 124: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 125: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 126: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 127: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 128: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 129: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 130: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 131: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 132: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 133: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 134: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 135: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 136: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 137: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 138: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 139: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 140: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 141: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 142: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 143: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 144: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 145: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 146: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 147: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 148: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 149: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 150: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 151: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 152: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 153: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 154: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 155: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 156: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 157: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 158: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 159: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 160: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 161: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 162: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 163: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 164: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 165: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 166: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 167: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 168: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 169: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 170: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 171: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 172: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 173: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 174: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 175: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 176: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 177: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 178: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 179: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 180: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 181: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 182: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 183: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 184: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 185: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 186: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 187: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 188: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 189: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 190: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 191: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 192: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 193: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

Përpjekja

Page 194: Revista Përpjekja (Journal), No. 1

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.