Revista Shkencore Hikmet Nr.7

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    1/208

    HIKMET

    Revistë Shkencore

    Prishtinë, 2014

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    2/208

    Revista shkencore ‘Hikmet’ është një publikim i specializuar iInstitutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’. Revista ka si synim kryesortë informojë lexuesit shqiptarë dhe publikun e gjerë me shkencat humanenë botën islame, duke përfshirë këtu studimet në fushat e islamologjisë,orientalistikës dhe studimeve krahasimtare. Për më tepër, revista synontë stimulojë studiuesit shqiptarë e të huaj, që sjellin risi në lëmitë e lar-tëpërmendura, me qëllim avancimin dhe ngritjen e nivelit shkencor dhekulturor në vend. Prandaj, studiuesit, kërkuesit, lektorët universitarë dhestudentët e diplomuar në kërkime të avancuara inkurajohen të dorëzojnë punimin e tyre origjinal (të pa publikuar më parë në ndonjë revistë apo ueb – site tjetër). Artikujt duhet të shoqërohen me abstrakte, fjalët çelësa dhe

    mund të jenë në gjuhën shqipe, arabe, perse, turke ose angleze. Revista‘Hikmet’ ton të drejtën e autorit të artikujve që publikon, duke i njohurautorit të drejtën e botimit të tyre në organe të tjera, me kushtin që revista‘Hikmet’ të referohet si publikuesi i parë i tyre.

    Të drejtat për të gjithë artikujt dhe shkrimet i ruajnë autorët. Re-daksia e kësaj reviste nuk mban përgjegjësi për opinionet dhe qëndrimet eshprehura dhe faktet e cituara nga autorët.

    Revista ‘Hikmet’ pranon të gjithë shkrimet, përkthimet, intervistatdhe recensimet që janë në përputhje me botëkuptimin teorik dhe akademiktë revistës. Punimet para se të botohen vlerësohen nga redaksia dhe ajoështë e lirë në zgjedhjen e tyre për botim. Të gjithë punimet duhet të jenëshkencore dhe të japin citatet dhe referencat e nevojshme. Më shumë tëdhëna për kriteret e paraqitjes dhe të dërgimit të artikujve për botim mundtë shihni në faqen zyrtare të Institutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’:www.ibnisina-ks.com.

    Revista ‘Hikmet’ del katër herë në vit, dimër, pranverë, verë dhevjeshtë.

    Dorëshkrimet dhe fotot nuk kthehen.

    Punimet dërgoni në E-mailet:

    [email protected], [email protected]

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    3/208

    Boton: Instituti për shkencat humane ‘Ibni Sina’

    Kryeredaktor: Abdullah Rexhepi

    Redaksia:

    Prof. Dr Muhamed M. Arnauti, Prof. Dr Abdullah Hamiti,Prof.Asc. Dr. Isa Memishi, Prof. Dr. Metin Izeti, Doc. Dr. FehimGashi, MA. Fahredin Shehu, MA. Hasan Azari, MA. Jahja Hondozi,Dr. Abdullah Rexhepi

    Redaktor gjuhësor: Ajna Aliti

    Sekretar i redaksisë: Senad Gushlla

    Këshilli shkencor ndërkombëtar:

    - Dr. William Chittick, Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, SHBA

    - Dr. Shahram Pazouki, Instituti iranian i lozo së, Iran

    - Dr. Turgay Şafak, Universiteti Medenijet, Turqi

    - Dr. Husejnali Ghobadi, Universiteti Tarbiat Modares, Iran

    - Dr. Hanan Tahoun, Universiteti i Kajros, Egjipt

    - Dr. Sedad Dizdaroviç, Universiteti i Zenicës, BH

    - Dr. Ahad Golizade, Instituti kërkimor ndërkombëtar “Rumi”,Shqipëri

    - Dr. Seid Haliloviç, Qendra për shkenca fetare “Kom”, Serbi

    - Dr. Salih Okumuş, Universiteti i Prishtinës, Kosovë

    - Dr. Elvir Musiç, Universiteti Mevlana, Turqi

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    4/208

    Pasqyra e Lëndës / Contents

    Abdullah Hamiti

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike

    Zenel Bastari and his poetic creativity …………..……………………. 09

    Berat Amidi

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë

    Couplet writers views on love ……....………………………………….29

    Metin Izeti

    Çështjet estetike dhe urtia perenniale islame

    The Aesthetics problems and Sophia Perennis in Islam ...……………..47

    Sabine Schmidtke

    Racionalizmi teologjik në botën mesjetare të Islamit

    Theological Rationalism in the Medieval World of Islam ………..……59

    Feim D. Gashi

    Ankthi i vdekjes te studentët turq dhe kosovarë: Një studim krahasues

    Death anxiety in Turkish and Kosovar students: A comparative study........….83

    Fikret Karçiq

    E drejta e sheriatit në kushtetutat e vendeve bashkëkohore muslimane

    Sharia Law in the Constitutions of Modern Muslim States ….........… 105

    Faton Polisi

    Kontributet e Sami Frashërit në gazetari

    Sami Farshëri’s contributions to journalism …......………………….. 143

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    5/208

    Arbër Berisha

    Një pasqyrë nga kontributi i Ha z Ali Ulqinakut në arsimin shqip

    An overview of the contribution of Ha z Ali Ulqinaku to Albanian educa-tion ……………..........................................................................……. 153

    Suat Zeyrek

    Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre(2)

    The end of the democratic opposition in the second constitutional monar-chy:

    Albanian uprisings and it’s consequences…………..…………………159

    Sadik Mehmeti & Nuridin Ahmeti

    Prof. Dr. Hasan Kaleshi- jeta dhe vepra (1922- 1976)

    Life and works of prof. Hasan Kaleshi ………………….....……….. 175

    Ibrahim Kadriu

    Një popull i poezisë (Ikja nga paragjykimet)

    A poetical nation (Escape from prejudice) ………...…......…………. 187

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    6/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    7/208

    juridik në vendet ku muslimanët përbëjnë shumicën e popullsisë sikur edhenë numrin e madh të bashkësive muslimane pakicë.

    Në vazhdim sjellim shkrimin me temë “Kontributet e SamiFrashërit në gazetari”, të autorit Faton Polisi, në të cilin hidhet dritë mbiveprimtarinë gazetareske të Sami Frashërit. Pas këtij vijon artikulli “Një pasqyrë nga kontributi i Ha z Ali Ulqinakut në arsimin shqip”, i ArbërBerishës, ku autori et për kontributin dhe shërbimin e Ha z Ali Ulqinakut për arsimin dhe edukimin e shqiptarëve. Më tej vijon shkrimi “Prof. Dr.Hasan Kaleshi- jeta dhe vepra (1922- 1976)”, nga dr. Nuridin Ahmedi dheSadik Mehmeti. Në këtë shkrim siç kuptohet edhe nga titulli, prezantohendimensione dhe aspekte të ndryshme nga jeta dhe vepra e orientalistit të

    shquar, Hasan Kaleshi. Në fund sjellim udhëpërshkrimin e shkrimtarit tonë të njohur, Ibra-him Kadriu me titull “Një popull i poezisë (Ikja nga paragjykimet)”. Au-tori në këtë shkrim na sjellë kujtimet dhe përjetimet e tij nga vizita që karealizuar në Iran.

    Në fund falemnderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët eredaksisë që na ndihmuan në përgatitjen dhe botimin e numrit të 7-të tërevistës shkencore HIKMET.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    8/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    9/208

    KDU 821.18 – 1. 09

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti

    Universiteti i Prishtinës

    Abstrakt

    Zenel Bastari ishte teolog i ndershëm, su i aktë dhe poet i gux-imshëm. Ka shkruar shqip me alfabet arab dhe ka lënë një numër të madh poezishë (kryesisht kaside e gazele), me ç’rast radhitet ndër poetët më të

    rëndësishëm të alhamiados shqiptare.Vepra e Zenel Bastarit dëshmon se jo të gjithë klerikët ishin

    mbështetës të sundimit klasor të të pasurve dhe të fuqishmëve mbi shtresate gjera të popullit. Poetin e shohim të t’i hidhërohet zemra kur e sheh se imerret nëpërkëmbë e drejta, dinjiteti njerëzor.

    Gjuha e mprehtë e poetit, herë direkte e herë indirekte, pra me alu-dime, duke përdorur metaforat e gurat poetike re ekton synimin e poetitqë vargu të bart domethënie e mesazh për realitetin social e historik.

    Në poezitë e Zenel Bastarit janë shtruar qartë mendimet, pikëpam- jet dhe qëndrimet me të cilat është shprehur protesta, pakënaqësia, e më sëshumti dëshpërimi i këtij poeti.

    Fjalët kyç: Zenel Bastari, alhamiada shqiptare, poezia, kritika, sati-ra

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    10/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti10

    Hyrje

    Për të dhënë gjykimin për një autor dhe për veprimtarinë dhe kri- jimtarinë e tij letrare, duhet sado shkurt, t’i qasemi rrethanave dhe kohës,në të cilën ai autor ka jetuar dhe vepruar, e pastaj jetës dhe punës të vetëatij autori. Ndërsa kur kemi të bëjmë me Zenel Bastarin këtu na del nëndihmë puna e tij e gjithmbarshme, për aq sa njihet deri sot, sado që ngaajo nxjerrim të dhëna modeste.

    Zenel Bastari ishte njëri ndër përfaqësuesit më të denjë të poezisëshqipe të shkruar me alfabet arab. Ishte personalitet i rëndësishëm i cilikishte rol të dalluar në jetën fetare dhe kulturore, sidomos në Tiranë, kahfundi i shekullit XVIII-të dhe llimi i shekullit të XIX-të. Ky është poetiqë edhe emrin e Tiranës e futi midis atyre qyteteve ku lulëzonte poeziashqipe e shkruar me alfabet arab siç ishin Berati, Elbasani, Gjakova më pastaj Shkodra, në të cilët kishte sallonet poetike e ku zhvilloheshin debatembi artin poetik e polemika poetike midis poetëve që mbështeteshin ngamecenë të ndryshëm. Edhe pse duhet theksuar se edhe Tirana kishte jetëtë begatshme kulturore orientale-islame dhe që kishte lënë gjurmë edhenë kulturën materiale e në ate shpirtërore. Për Zenel Bastarin, përkatësisht

    për krijimtarinë e tij poetike ka lluar të shkruhet shumë vonë, edhe pseai kishte krijuar në llim të shekullit të XIX-të. Kjo për shkak se vepra etij letrare, respektivisht Divani i tij u zbulua shumë vonë. Krijimtaria e tijletrare mbeti pothuaj dy shekuj e harruar, siç mbetën të pazbuluar edheshumë krijues të tjerë të letërsisë shqipe të shkruar me alfabet arab.

    Megjithate, nga vitet e pesëdhjeta të shekullit njëzet llon të dalnë shesh interesimi për këtë poet të talentuar. Në letrat shqipe i pari qëinteresohet për të ishte Ibrahim Hasanaj, i cili kishte dëgjuar për këtë

    shkrimtar dhe veprën e tij qysh si nxënës, prandaj edhe i ishte rrekur punësqë ta mblidhte nga tradita gojore, dhe kështu kishte vepruar deri në vitin1959, kur ato pak shkrime që i zbuloi të daktilografuara i kishte dërguarnë sektorin Histori-Gjuhësi në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ngadëshmitë, që kanë ardhur deri në ditët tona, del se bejtet e Z. Bastarit u përhapën shumë dhe gëzonin popullaritet, por ato paten fatin e gjithë asajkrijimtarie të shkruar me alfabetin arab që mbeti e pabotuar, madje edhemë keq, sepse prej saj nuk njohim, me sa dimë, asnjë dorëshkrim. Ajo uruajt dhe u përcoll gojë më gojë. Dhe siç vëren me të drejtë edhe Jorgo

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    11/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 11

    Bulo: Në qoftë se erdhi e tillë deri vonë, kjo vërtetë dëshmon për gjallërinëe saj. Por nga ana tjetër, ky fakt i vë në vështirësi studiuesit që duan tëstudiojnë mbi tekstet, të cilat, duke kaluar gojë më gojë, pa dyshim, nuk

    mund të ruajnë autenticitetin dhe formën e parë që u ka dhënë krijuesi.Aq më tepër, që kanë lluar të mblidhen e të vihen në qarkullim shkencorrelativisht vonë. Ato u mblodhën në vitet 30 të shekullit tonë, kryesisht ngaIbrahim Hasanaj, i cili i kishte mbledhur nga Ha z Ibrahim Dalliu, Rexhep Nizami, Ali Bixhiu e Hamid Ohri.1 Kjo punë e Ibrahim Hasanaj kishte sjellsi rezultat interesimin e studiuesit Arif Gjyli2 për veprën poetike të ZenelBastarit, i cili duke pasur për bazë atë material të dorëzuar shkruan njëstudim mjaft të gjatë të botuar në Buletinin e USH të Tiranës (1961) duke i bërë një interpretim të mirë krijimtarisë poetike të Zenel Bastarit. Për ZenelBastarin dhe për krijimtarinë e tij poetike studimin mbase më serioz e ka bë studiuesi i njohur i letërsisë shqipe të shkruar me alfabet arab. Prof. Dr.Mahmut Hysa3 i cili ishte nxitur nga stuidimi i Arif Gjylit botuar më 1961.Por kjo punë mbetet me kaq. Ndërsa, Ibrahim Hasnaj, punën në mbledhjene krijimtarisë poetike të Zenel Bastarit e vazhdoi deri në vitin 1970, kur Di-vani i Zenel Bastarit mori formën që ka sot, natyrisht i plotësuar me strofatë reja dhe i zgjeruar, që i përfshin 145 ode dhe njëherit u transkriptua dheu sistemua, por që për botim u desh të pres deri në vitin 20034 që u bë nën

    përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede ReshatBardhi. Jeta dhe formimi intelektual i Z. Bastarit Po përsa i takon jetës së Zenel Bastarit as studiuesit e përmendurnuk na japin të dhëna të mjaftueshme, edhe ata shkruajnë se të dhënat jetësore për Zenel Bastarin janë të mangëta dhe paraqesin vështirësi nëzbërthimin dhe njohjen e jetës së tij private. Edhe ato të dhëna për jetën e tij janë të mbështetura në të dhënat e pleqëve ku thuhet se Zenel Bastari jetoi

    dhe veproi në kohën e Ali Pashë Tepelenës, pra në fund të shekullit XVIII

    1 Jorgo Bulo, Zenel Bastari dhe poezia e bejtexhinjve, në Perla, iranë, 1996/3, .312Ari Gjyli, “Zenel Bastari vjershëtar i gjysmës së parë të shekullit XIX” – Buletini iUSH , 1961.3 Mahmud Hysa,Alamiada shqiptare I, (pjesa Zenel Bastari, . 179 – 235), Logoz-A,Shkup, 2000.4 Ibrahim Hasanaj, “ Zenel Bastari dhe vepra e tij”, SHB “Argeta LMG”, 2003, iranë.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    12/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti12

    dhe në llim të shekullit të XIX-të. Por, duhet të themi se kjo ishte kohakur ngecja e Turqisë vërehej me të madhe dhe kjo ngecje vërehej shumënë tokat shqiptare ku mbretëronte varfëri e madhe. Krahas kësaj belaje

    shfaqen edhe shumë dobësi shoqërore: rënia e dukshme e rendit, disci- plinës, ligjshmërisë e moralit të përcjelluna edhe me injorancë. Shfrenimi,dhuna e ndryshme e disa feudalëve, intrigat dhe poshtërsitë e titullarëvevërehen nga të gjitha anët dhe i kanë dhënë vulën negative shoqërisë dhekohës. Dhe në rrethana të tilla kuptohet se gjendja arsimore e popullatëska qenë e lanun pas dore. Edhe “ulemja” zyrtare ishin të korruptuar e tënënshtruar nga udhëheqësit e kohës të cilëve siç duket u konvenonte njëgjendje e atillë kaotike. Në këtë kohë të shthurrjes shoqërore, ku rol tëmadh kishin fuqitë e errëta e dekadente nuk ishte shuar optimizmi përnjë jetë më të mirë e më dinjitoze. Në këtë kohë ka ndonjë intelektual qëshërben si shembull pozitiv i cili i kundërvihet dhe i rreziston vetive të ligae negative të shoqërisë së atëhershme i cili dëshmon se jo të gjithë klerikëtishin mbështetës të sundimit klasor të të pasurve dhe të fuqishmëve mbishtresat e gjera të popullit. I tillë është Zenel Bastari që me qëndrimin dheveprën e tij është një nga shembujt pozitiv të asaj kohe. Ai, jo vetëm qënuk i ka miratuar dobësitë dhe dhunën e bashkëkohësve të tij, por kundërkësaj ka luftuar guximshëm me fjalën e shkruar dhe atë gojore, me vargjet

    e poezive të tij të shkruar në gjuhën shqipe. Gjitha ato dukuri, dobësi eçrregullime në shoqërinë e atëhershme, e godasin rëndë Z. Bastarin. Ai, sihoxhë, ligjerues e su , po para së gjithash si njeri, e ka ndjerë për obligimtë kritikojë, t’i denoncojë të këqijat, por edhe t’i këshillojë bashkëkohësit e bashkqytetatrët e tij për një jetë më të mirë, më dinjitoze duke u munduart’i evitojë dobësitë e të metat. Natyrisht, këto dhe të dhënat për jetën mëshumë i nxjerrim nga vjershat e Zenel Bastarit, të cilat poeti ua kushtoinjerëzve të njohur të kohës, qofshin ato elegji, vjersha patriotike, vjershahistorike, vjersha kushtuar miqve dhe njerëzve të caktuar me të cilët kishte

    kontakte, po edhe nga ato mistike- lozo ke. Nga të dhënat e studiuesve mësojmë se Zenel Bastari ka lindurnë fshatin Bastar të rrethit të Tiranës diku rreth viteve 1765-70 dhe kavdekur aty diku rreth viteve 1835-1840. I ati i tij quhej Ramë Hyka dhekishte zbritur në Tiranë për një jetë më të mirë (disa thonë edhe për shkaqehasmërie) dhe si shenjë kujtimi nga fshati i lindjes, si mbiemër mbajtiemrin e fshatit Bastar. Ramë Bastari në Tiranë u mor me punë krahu, krye-sisht punë bujqësie. Martohet me një tiranase dhe i lindin dy djem: Zeneli

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    13/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 13

    dhe Rexhepi. Zeneli vazhdon mësimet e para në mejtep në Tiranë. Dhe mëvonë, në rangun e shkollës së mesme, Ramë Bastari e dërgon Zenelin nëMedresenë e Tiranës për ta bërë hoxhë. Zeneli përveç mësimit në Medrese,

    orët e lira i kalonte te një gajtanxhi që punonte me mëndafsh, kështu që emori edhe zanatin e tij. Me të kryer Medresenë, Zenel Bastari e ushtroi pro-fesionin e hoxhës deri sa vdiq në Tiranë. Por nuk kemi më shumë të dhëna për shkollimin e tij, për mësuesit e tij, sikundër që nuk dimë për ngritjen etij shpirtërore, përkatësisht kush ishte mësues (sheh) i tij në mistikë, ngasenë poezitë e tij vërejmë se ishte i udhëzuar mirë në mistikë (tesavuf) dhese i përkiste tarikatit bektashi. Ndoshta këtu kemi të bëjmë edhe me vetë-formim si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e tij shpirtëror. Duket seai ka qenë njeri shumë i zgjuar dhe i talentuar që ka poseduar edhe vullnettë madh. Shihet se Z. Bastari krahas dijes solide për fenë ka marrë edheedukim të mirë fetarë –moral, dhe posaçrisht frymën kritike dhe raportine ashpër kritik ndaj bashkëkohësve të tij dhe të metave të tyre. Ky hoxhëi ndritur e donte dhe e pëlqente poezinë, apo si thuhej atëhere bejtet, dhegjatë gjithë kohës sa jetoi krijoi bejte, po edhe u ndikua nga krijimet e bejtexhinjve që i dëgjonte në çdo hap, në çdo ndejë, në mesin e shokëve ehoxhallarëve. Poiezia shqipe e shkruar me alfabet arab, apo bejtet atëherekëndoheshin dhe si dorëshkrime të mbetura ato kalonin nga gjenerata në

    gjeneratë si trashëgimi, e kështu ndodhi edhe me krijimet poetike të ZenelBastarit. Ky ishte fati i krijimtarisë poetike shqipe të shkruar me alfabetarab që u krijua më gjatë se dy shekuj, e që pastaj shumë nga to u zhdukëne u harruan përgjithmonë e disa janë ruajtur në dorëshkrimet e ruajtura mexhelozi nga dashamirët e këtyre poezive të cilat këndoheshin dhe ruheshinmë së shumti nëpër xhamitë e teqetë e ndryshme, po edhe në koleksione private. Një numër i mirë i poezive të Zenel Bastarit megjithate fal an-gazhimit serioz të Ibrahim Hasanajt janë gjertur dhe ne sot mund t’i lexo- jmë e interpretojmë për shijen tonë dhe të lexuesve.

    Mbi krijimtarinë poetike të Zenel BastaritDivani i Zenel Bastarit përmbledh poezitë e autorit (aq sa janë gje-

    tur) të cilat dëshmojnë për aftësinë e përgatitjen e mirë të autorit për tëkrijuar poezi kaside, gazele, ode, të cilat Zenel Bastarin e paraqesin si një poet të talentuar e intelektual të kohës i cili në poezitë e tij plot urtësi, kushtron çështje lozo ke, shoqërore por të ngjyrosura me mistikë, në këtë

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    14/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    15/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 15

    ai edhe është më i zëshmi. Andaj edhe mund të thuhet se motivi socialështë kontributi më i madh dhënë letërsisë së Rilindjes dhe, siç konstatonedhe M. Hysa: “pikërisht në notën sociale të Zenel Bastarit për dy arsye:

    se krijon në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe se ka mendime mfajt tëavancuaram që nuk i kemi te asnjë shkrimtar tjetër i kësaj periudhe”.7

    Zenel Bastari sigurisht që shkroi poezi me ndikim oriental, poeziae tij është në frymën e mjedisit dhe të traditës poetike të lidhur ngushtë memodelet orientale, por është poezi që përshkruan jetën sociale, që denon-con dhe nuk për ll shtresat e larta byrokratike që mbyllin sytë para pushte-tit dhe, është poezi që është shkruar në shqipe e jo në gjuhët orientale që idinin një numër i vogël njerëzish e që kjo e shpreh qartë vetëdijen e kom-

    bësisë. Krijuesit e alhamiados shqiptare, me këtë akt, siç vëren J. Bulo, jovetëm sollën një përmasë të re universale në poezinë shqipe, po e mbajtëngjallë atë dhe, çfarë ka më shumë rëndësi, e lëvruan jo thjesht dhe jo vetëmme synime utilitare ose didaktike për përhapjen e dogmës, por si shprehjetë një qëndrimi subjektiv, të përjetimeve të individit, çka e bënë poezinë poezi të vërtetë.8

    Megjithëse, mund të themi se, edhe pse poezia e tij përshkohej krye-sisht nga fryma lozo ko-mistike dhe fetare, ajo është e begatshme shumëedhe me motive shoqërore sdidomos me ato që paraqitet haptas kundërsundimtarëve e nëpunësve fetarë duke denoncuar feudalët e agallarët,kadinjët e hoxhallarët për devijimet e keqpërdorimet e shumta të tyre tëcilët nëpërkëmbin e përbuznin masat e gjera skamnore. Sepse Z. Bastariështë lindur dhe ka jetuar në Tiranë, në kohën e çrregullimeve të shumtashoqërore me dhunë e padrejtësira të shumta, të cilat dominonin Peran-dorinë osmane në përgjithësi, dhe trojet shqiptare në veçanti. I shqetësuarme fatin e vendit dhe të popullatës, ky poet mendjemprehtë, i edukuar medrejtësi, nuk ka mundur të mos klith e të mos e ngre zërin e vet kundër

    atyre padrejtësirave e dukurive shoqërore negative si dhe kundër të gjithëatyre të cilët i ka konsideruar fajtorë për të këqijat në rrethin e tij. Në shumë poezi të tij vërejmë tonin poshtërues e kritik kundër këtyre veçorive neg-

    7 Mahmud Hysa,Vendi i alhamiadës shqiptare në historinë e letërsisë, në Perla, 1996/3,iranë, . 21.

    8 Jorgo Bulo, Zenel Bastari dhe poezia e bejtexhinjve, në Perla, iranë, 1996/3, . 30.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    16/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti16

    ative nga të cilat vijnë të gjitha të këqijat të cilat i luftoi me armën e tij tëvetme, me laps, me vargun poetik ku ishte shumë i fuqishëm. Dhe me atërast nuk ka kursyer as pashallatët as hoxhallarët, për të cilët shprehet se me

    keqveprimet e tyre popullin “po e shtrydhin porsi rrush”. Frymëzim gjenedhe në ndodhirat dhe te gurat e ndershme, te gurat historike e kom- bëtare, gurat bejlere vendore, por edhe te njerëzit pa moral, njerëzit hilex-hi e gënjeshtarë dhe, madje bëhet pjesëmarrës i zënkave dhe rivaliteteve tëtyre të cilat i shpreh me vargje poetike. Poeti siç pohojnë studiuesit ishtemik i familjes së agallarëve Jellaj dhe ka mbajtur anën e tyre në armiqësinëe tyre me familjen e bejlerëve Toptani. Dhe në poezitë e tij kushtuar HysenAgë Jellës, Ahmed Bej Qorit shohim se janë ushqyer me tone polemizuesee frymë satirike. Dhe, kjo, siç thekson studiuesi Bulo, i jep kësaj pjese të poezisë të Z. Bastari një tingëllim e një përmbajtje shoqërore dhe morale.Është kjo, me sa duket, edhe re eks i një krize morale të një periudhe tran-zicioni shoqëror, kur tronditen normat e moralit tradicional dhe shtresa tëcaktuara e ndjejnë veten të pasigurta e të kërcënuara.

    Ymrin na e kanë shkurtue, po na shtrydhin porsi rrushbytyn kalbi na u coptue

    me vner shpirti u mbushshprehet poeti në vjershën e gjatë“Tirana jonë si mësoi”, një satirë ku kri-tika shoqërore përzihet me persiatje në rrafsh moral, etik të një “ashiku”,si e quan ai veten, që ka rënë në sevda me të drejtën dhe s’pranon as tëtjetërsohet, as t’i përshtatet moralit, ose më mirë, amoralit, të kohës. Ai kavendosur të mbetet poet, i dashuruar me poezinë, i shpër llur nga kundër -shtarët dhe shpër llës ndaj tyre.9

    Prandaj, mund të thuhet, se ky “ashik” këtu na e shpreh kulmina-cionin e mlle t karshi bashkëkohanikëve të tij feudalë e nëpunësa të lartëshoqëror e fetar të cilët me veprimet e tyre kontribuojnë në shthurrjen mo-rale, të cilët i shtypin e ndrydhin fukarenjtë. Këtu ai na e jep fotogra nëe kohës dhe shoqërisë rreth tij, ashtu si i ka parë ai, e siç duket gjynahet ekeqbërjet e tyre kanë qenë aq të mëdha saqë poetin e shtyjnë të shprehet

    9 Jorgo Bulo, Zenel Bastari dhe poezia e bejtexhinjve, në Perla, iranë, 1996/3, . 31-32.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    17/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 17

    që popullit “ymrin ua kanë shkurtuar” e po “e shtrydhin si rrush” ndërsafukaratë jetojnë bukë e pa bukë, në mjerim e plot vuajtje, ndërsa klasa sun-duese e mbuluar me gjitha të mirat pa je ndërgjegje rrinë duke qeshur:

    Bukë pa bukë po rrojnë fakirat Pa opinga, zbathë e zhveshë;Vetë janë mbulue me gjithë të mirat,Si katilët rrinë tue qeshë.

    Pasataj është prekëse vjersha“Vajtimi për Shemimi babanë e Fus-hë-Krujës” e cila zbulon shpirtin e shqetësuar të poetit me rastin e vrasjessë Baba Shemimit (më 1831), Baba i teqes së Fushë-Krujës nga KapllanPashë Toptani. Dhe “Ai mendon e synon në të gjithë veprën e vet që tëshkrihet së bashku me turmat e shtypuna, për t’u kthye në vullkan që tëdjegi e të përcëllojë mjerimin e padrejtësitë shoqërore. Kur ai i shikon të parealizueshme këto synime, atëherë me nji dhimbje të fortë shpirti, thotënë nji varg:“T’kisha kyvet un fatziu, jardëm t’i baj kti mileti”. Ai synon nëveprën e vet që vetëm vegjëlia të spastrohet nga muzgu e prapambetja, përtë kuptue të vërtetën e për t’u çue si nji grusht i vetëm kundër feudalizmite robnisë”.10

    Sikundër mund të shihet, vargu në këtë vjershë të Zenel Bastaritështë shumë prekës dhe i fuqishëm, ku ai aty mallkon Kapllan Pashë Topt-anin që vrau Baba Shemimin. Prandaj këtu shkëlqen gura e personazhitkryesor Baba Shemimit si patriot dhe në anën tjetër kemi gurën e KapllanPashë Toptanit, si tradhëtar të cilin e quan Jezid, duke i dhënë vjershëskonotacionin fetar e duke aluaduar në vrasjen e hazreti Hysejnit:

    Na therrën, na dogjën xhanin, Se ç’pununë nji t’madh kjamet. Vranë Shemimi Sulltanin, Nga Zoti madh paçin lanet!

    10 Ibrahim Hasnaj, “ Zenel bastari dhe vepra tij”, SHB “Argeta LMG”, 2003, iranë, . 14.,cituar sipas: Butrint Hasanaj, Divani i Zenel Bastarit, Edukata Islame, Nr. 95, Prishtinë2011, . 81.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    18/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti18

    Ballëmi do t’marri hak,

    Helaq do ta baj jezidinë, Hej fakir t’mos kesh merak, Se kjo asht punë për perëndinë.

    Gjak e lot po rrjedh Bardhariu, Gjak’n’e Shemimi sulltanit, Kapllan Pashë t’u dhashtë litari, Të shkoftë kryetë në tef t’taganit!

    Nga këto vargje kuptohet edhe roli dhe angazhimi i poetit për tëdrejtat e njeriut dhe për të mbrojtur mendimin e lirë dhe drejtësinë. Si-kundër mund të kuptohet poeti me gurën e Shemimiut aludon në ImamHysenin i cili ishte nipi i Pejgamberit Muhamed, biri i hz. Aliut i cili lufton për drejtësi e në mbrojtje të popullatës së pafajshme kundër zullumit tëJezidit (Djali i hali t të parë emevij. Qendra e mbretërisë së tij ishte në

    Damask. Për shkak të rastit të Qerbelasë Jezidi në letërsi, veçmas në atë tëinspiruar me tesavuf dhe shiizëm, është simbol i tradhëtarit, dhunuesit, tëmallëkuarit. Jezidi në këtë rast simbolizon Kapllan pashë Toptanin) i cilinë atë luftë të padrejtë e të pabarabartë e vret hz. Hysejnin i cili në mbrojtjetë drejtësisë dhe të popullatës së pafajshme pa hezituar fare ijohet, meqëështë plot bindje se kjo luftë është drejtë dhe e ndershme. Siç dihet ajoluftë zhvillohet në Qerbela ku ishte derdhur gjak i madh e shumë lot dhe poeti bënë një krahasim të bukur duke aluaduar në atë mizori të Qerbelasëshprehet:Gjak e lot po rrjedh Bardhariu. Duke pasur para sysh aktin e vrasjes së Shemimiut si akt edhe të pamoralshëm, siç shprehet edhe studiuesi J. Bulo,11 në poezinë e Z. Bastarithyn kështu një motiv karakteristik, tipik për qarkun poetik të bejtexhinjve,kulti i poetit dhe i poezisë. I shfaqur së pari te Nezimi i shekullit XVIII,te Nezimi “fjalëxhevahir”, si e quan ai veten, ky motiv vjen në poezinë e

    11 Jorgo Bulo, Zenel Bastari dhe poezia e bejtexhinjve, në Perla, iranë, 1996/3, . 31-32.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    19/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 19

    Bastarit po aq i theksuar, por duke i dhënë kultit të poezisë një dimensiontë ri, dimension i përkushtimit sublim të poetit e të ijimit të tij në altarine mirësisë njerëzore. Dhe Zenel Basatari tani na thotë“Shir iu bana tabi”,

    pra poezisë iu binda, iu nënshtrova, duke pasur parasysh se sikur Nezimi,mbase edhe ky, poezinë e quan frymëzim hyjnor, e siç mund të shihet nga poezitë e tij talenti kreativ i Bastarit zhvillohet nën mbikëqyrjen e ndikimine haxhi-babë Ynqarit, babait të madh bektashij dhe autoritetit intelktual.Ai në poezi shfaq talent të veçantë hidajet-i hak (i inspiruar për rrugën edrejtë) që është kusht për snikërimin dhe arritjen e nurit (ndriçim, dritëhyjnore), pra i nënshtrohet Hakut (Zotit), dhe vazhdon me vargjet: T’kisha kyvet unë fatziu

    t’i baj jardëm ktij miletit’i ndriçoj posi qiriu se janë muzg e kanë siklet..

    Pra, poeti duke e parë se me poezi nuk mundet të ndihmojë shumë,kërkon këtë fuqinë që s’e ka për të ndihmuar këtë popull që ka nevojë përndihmë dhe, këte siç e shohim mundohet ta bëjë me gurën e qiririt. Fig-ura e qiririt, simbol tradicional në letërsinë orientale, sidomos në letërsinë

    e su zmit është e lidhur ngushtë me gurën e uturës, e cila përbën ba-zën e motivit të njohur të ijimit/vetëshkatërrimit zik (fena) të krijesësnjerëzore për t’u njësuar me Zotitn. Kjo gurë e qiririt ka marrë këtu në poezinë e Zenel Bastarit domethënien e ijimit për të mirën e njerëzve qëdergjen “në muzg e në siklet”.

    Dhe pikërisht poezia me tematikë shoqërore mund të themi sedominon në krijimtarinë poetike të Zenel Basatarit. Problemet shoqërore,lufta e klasave shoqërore, sidomos e asaj të Tiranës ku jetoi e veproi po-eti, shtypja feudale e masave të gjera popullore, pakënaqësitë dhe rebelimii njerëzve të thjeshtë e të përvujtun janë nga motivet kryresore që poetitrajton në poezitë e tij. Kështu pra gjatë trajtimit të këtyre temave është përshkruar realiteti mjaft i zymtë që mbretëronte në Tiranë dhe reagimi imasave popullore kundër shtypjes e kaeqtrajtimit të tyre duke e bërë ZenelBastarin edhe një poet popullor të kohës që me poezitë e tija, në të cilatështë e pranishme shumë edhe satira e mprehtë e gërshteuar me një dozëhumori nga gjiri popullor, shfaq pakënaqësitë e masave të gjera popullore,lufton mjerimin që kishte kapluar masat e varfëra, ngase ai edhe ishte vetë

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    20/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti20

    pjesëtar i atyre masave të shtypura nga regjimi feudal. Pra Zenel Bastari pa ngurruar fare vehet në mbrojtje të shtresës së varfër, të shtypur e të poshtëruar nga feudalët vendorë. Vërtet “Zeneli në veprën e tij na paraqitet

    shumë krenar e i papërkulun, nga që e ka të kjartë dhe të sigurtë se botae tij e mbrendshme asht e atillë, sa që e shtyn vazhdimisht për ta thënë tëvërtetën pa frikë, sepse ai e di mirë lli misionin e naltë që e ka poeti nëshoqërinë e tij. Ai asht i predisponuem e i përgatitun në shpirt që të vejë nëshërbim të shoqnisë çdo gja të shtrejtë që ka, makari edhe jetën, prandaj dota vazhdojë udhën që ka nisë, pa shtremërime e mrrudhje”.12

    Dhe ajo udhë e të kritikuarit dhe satirizimit me devijimet e dn-ryshme shoqërore sigurisht se për poetin do të jetë e vështirë dhe e mun-

    dimshme. Sepse, ai do të duhej të përballej me kundërshtimet e thasheth-ëmat e ndryshme të shtresave të ndryshme feudale, siç ishin feudalët,tregtarët e zejtarët e ndryshëm por, edhe pushtetarët e hoxhallarët të cilëtme vargjet e tij Zenel Bastari i akuzon se e shtypin dhe e shfrytëzojnë popullin e varfër. Ai akuzon të tillët për padrejtësi, për keqpërdorim të pozitës e servil të pushtetit në dëm të popullatës, madje i akuzon edhe përkeqpërdorim e keqinterpretim të fesë. Por natyrisht se të tillët i ka shqetë-suar mënyra hapur e të shprehurit e Z. Bastarit, prandaj edhe kundër tij ngakundërshtarët e njerëzit e moralit e karakterit të ulët thurren intriga dheakuza të shumta saqë siç shohim edhe ankohet se dynjaja i thonë “ je pa fe …apo nuk ke din as s’ke iman”, pastaj shohim se hoxhallarët e akuzo- jnë se nuk e kupton qitapin, apo që i thonë se “ s’e njef sheriatin” dhe ai u përgjigjet se ata nuk e dinë zanatin dhe se në të vërtetë ata janë të humbur:

    Deh, o xhan, ç’më zu belaja, Merre vesht në je irfanë, Je pa fe – po m’thonë dynjaja,

    Nuk ke dinë as s’ke imanë…

    12 Ibrahim Hasnaj, Zenel Bastari dhe vepra e tij, SHB “Argeta LMG”, 2003, iranë, . 39;cituar sipas: Butrint Hasanaj, Divani i Zenel bastarit,në Edukata Islame, Nr. 95, Prisht-inë, 2011, . 83.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    21/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 21

    Hoxhallarët po m’qajnë hall, Se Zeneli s’do qitapin,

    Janë reshperë a janë bakall, Hala nuk e dinë zanatin…

    Në dynja m’kanë delendis, Se Zeneli s’e njef sheriatin, Ata se dinë qi janë mi is, E se qisin kurrë hesapin…13

    Pra me vargjet e tij poeti ynë shkruan drejtpërdrejtë kundër klasësshtypëse të kohës, e duke e shfaqur realitetin e kohës ai në kritikat e tij nukkursente as njerëzit e pushtetit, bejlerët e të tjerët, as ulemanë (dijetarët)islame – hoxhallarët të korruptuar ku secila palë me mjetet e tyre e ndësh-konte mizorisht popullin. Këte më së miri e ilustrojnë vargjet e kësaj strofe:

    Këndej bejlerët me kërbaç, Andej hoxhët me qitab; Ah, mos zemër, ma mirë plaç Se sa të heqish veç adhab!

    Këtu po ashtu poeti me pak fjalë na e jep portretin edhe të klasësfeudale dhe të hoxhallarëve, pastaj shohim gjendjen e mjerueshme tëmasësë popullore, shtresave të varfëra, jetën e përvujtun të tyre të cilëtndëshkohen edhe me kërbaç edhe me qitap, dhe natyrisht poeti i mllefosurnga kjo gjendje e dhimbshme, ku njerëzit vazhdimisht heqin azap (mun-dim, vuajtje) shpreh revoltën e tij dhe bëhet razi që më mirë zemra të pël-cas e të shpëtoj nga ky azap.

    13 Poezitë cituar sipas: Butrint Hasanaj, Divani i Zenel bastarit,në Edukata Islame, Nr.995, Prishtinë, 2011, . 83.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    22/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti22

    Satira si një formë e guximshme e shprehjes poetike në letërsinëshqipe erdhi me krijuesit e saj që shkrujatën me alfabet arab, formë poetikeqë kërkon argumentim të duhur për të qenë e kapshme dhe e arsyeshme e

    gjithë ajo që thuhet në atë poezi ku satirizohet me shumë dukuri negativenë shoqërinë e kohës, me individë të shtresave të larta e të ulëta për shkaktë veprimeve të papëlqyera, për shkak të moralit të ulët dhe të papranue-shëm as për shoqërinë e lere më për parimet fetare islame. Në demaskimine të gjitha këtyre veçorive të këqija të shoqërisë duke satirizuar me akterëte tyre inkuadrohet edhe Zenel Bastari me shumë poezi të tij, disa nga tëcilat u përfolën edhe deri tani, por në veçanti me një poezi që shënon kul-min e satirizimit në letërsinë shqipe të shkruar me alfabet arab ku krijonnjë personazh klerikalo-feudal atë të Metit të Mulla Rexhepit. Këtu por-tretizon Metin i cili ishte një njeri me karakter të ulët, një asgjë por që kamarrë ferman prej mbretit për të sunduar dhe fetfanë e legjislacionit islam(sherijes) që e shfrytëzon si autorizim të paku shëm për shtypje e dhunënë emër të mbretit e të sheriatit. Poeti Zenel Bastari duke portretizuar Me-tin e Mulla Rexhepit satirizon këtë gurë injoranti, mashkull “azgan” dheduke ironizuar e thumbuar në mënyrë mjeshtrore i jep gjallni vargut duke ishfrytëzuar këto si mjete të fuqishme për t’i akuzuar dhunuesit e shfrytëzu-esit, pra që nëpërmjet të portretizimit zik e moral të Metit të Mulla Rex-

    hepit, ia del të demaskoj një kategori feudalësh të vendit që i përkisninklasës sunduese dhe asaj ideologjike, qoftë kur autori satirizon e denonconnë mënyrë direkte qoftë kur satirizon e denoncon në mënyrë indirekte. Jasi e bënë këtë poeti:

    Flas për Metin e Mulla Rexhepit, Bojalli burrë me nishan, Paska marrë ferman prej mbretit,

    Qi t’bahet mashkull azgan … ……………………………… Veç me fetfanë e Sherijes, Vazifen do ta shikojë, Nobetçi i Islamijes,

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    23/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 23

    Sa me duer, sa me gojë …14

    Nga vargjet e cituara shohim në çka mbështetet autoriteti i forcëssë Metit të Mulla Rexhepit, pra në “fermanin e mbretit” dhe në “fetfanëe kadiut” gjoja të bazuar në sheriat, dhe natyrisht i mbështetur në këto dyautorizime ai e ushtron detyrën e tij “sa me durë sa me gojë”, që aludohetnë dhunën e pushtetit qeveritar dhe në pushtetin fetar të shtrembëruar ngagjoja e tij për të qenë “nobetçi (roje) e islamizmit”, e në essencë portretii tij, i një injoranti e i një dhuhuesi është tmerr, është frigë për njerëzit emjedisit të tij, pra të Tiranës së atëhershme.

    Rrjedhshmëria e humorit dhe ironia në këtë poezi të relizuarshumë mirë artistikisht rritet nga strofa në strofë duke e demaskuar hapur

    Metin ku autori e jep portretin e çoroditur të tij si në aspektin zik, poashtu edhe në aspektin moral e intelektual, e që studiuesi M. Hysa dukee analizuar gurën e Metit shkruan: “Meti i Mulla Rexhepit si personazhështë një nga gurat më interesnate që ka krijuar letërsia e bejtexhinjve për dy arsye: pse sublimon tipin e feudalit dhe të udhëheqësit islam tëdegjeneruar dhe pse është tip i dalur nga mjedisi ynë, pse është personazhautokton. Si feudal ai ka fermanin e mbretit me nishanet në supe, si ud-hëheqës islam, ai ka fetfanë e Sheries (Drejtësisë islame), ndërsa si per-sonazh autokton ai i bart në vete të gjitha veçoritë negative që kanë pasurshtresat e privilegjuara të feudalëve shqiptarë. Po Meti i Mulla Rexhepitme autorizimet dhe qëndrimet e tij e shpreh edhe kohën kur feudalët evendit ishin më të patraditë për të sunduar, më të paformuar në pikëpam- je intelektuale e kulturore, e nga ana tjetër më të krekosur, më të fryerë,më të paaftë, më të vrazhdë, më të pamëshirshëm, që ta hanin mishin, poedhe ashtin dhe s’kishin të ngopur”.15

    Në letërsinë shqipe me alfabet arab kanë krijuar shumë individëqë i përkisnin konceptit fetar të tarikatit bektashi. Bektashizmi tek shqip-tarët kishte lëshuar rrënjë herët dhe gjithandej ishin ngritur teqe bek-tashiane në të cilat tradicionalisht kultivohej edhe poezia siç janë të njo-hur krijuesit frasherlinjë me veprat kapitale të mistakes islame, si DalipFrashëri me “Hadikanë”, Shahin Frashëri me “Muhtarnamen” e Naim

    14 Poezitë cituar sipas: Butrint Hasanaj, Divani i Zenel bastarit,në Edukata Islame, Nr.95, Prishtinë, 2011, . 88.15 Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare 1, Logos-A, Shkup, 2000, . 221-207.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    24/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti24

    Frashëri me “Qerbelanë”, por edhe shumë poet të tjerë me vargjet e tyre tëndryshme me konceptet meditative lozo ke të botëkuptimit bektashiane me simbolet e përbashkëta poetike. Madje mund të thuhet se kishim një

    qark të poetëve bektashian të cilët lanë gjurmë të thella në krijimtarinëletrare shqipe, por edhe në zhvillimet shoqërore të kombit tonë.I këtillë ishte edhe poeti Zenel Bastari si për angazhimet e tij në

    mbrojtje të shtresave të gjera popullore po edhe në prirjen e shprehjes sëtij poetike të lirikës meditative të botëkuptimit bektashian që shquhet me poezinë me titull “Un jam diell, un jam hanë”. Këtu poeti me bejtin e parëe përshkruan konceptin e njeriut sipas botëkuptimit bektashij:

    Un jam diell, un jam hanë,Un jam yll, un jam ylberUn ndriçoj këtë xhihanë Un jam mjalt, un jan zeher.………………Un jam ditë un jam natë.16

    Nga këto vargje kuptohet fare qartë koncepti i poetit Zenel Bastari për bektashizmin dhe rolin e njeriut në këtë mjedis. Poeti këtu portretizonveten, misionin e tij karshi masës së përgjithshme, misionin e tij të gji-thanshëm: illuminist, didaktiko-fetar, por edhe kundërshtues, që masën tavetëdijësoj, ta arsimojë, ta ndriçojë, por edhe t’i tregojë rrugën për një jetëmë të mirë e të begatë për të cilën duhet të luftojë vetë, pra, që ajo masë tëaktivizohet më shumë, të lëvizë e të mos mbetet ga ete e xhahile. Poeti nathotë se është diell, se është hënë, se është yll e ylber dhe se ai ndriçon këtë

    gjithësi, pra që njeriut i jep dritë e gjallëri si dielli, i ndriçon rrugën e jetëssi hëna e që do t’i prijë si ylli dhe krejt në fund është i vetëdijshëm se kjodikuj do t’i duket e ëmbël si mjalti, e dikujt e hidhur si zehri. Këtu, dukefolur në vetën e parë poeti përshkruan misionin e tij që ka në shërbim tënjeriut, në shërbim të masës. Dhe këtë mision të tij e ka vërejtur mirë edhestudiuesi M. Hysa kur thekson se: “Zenel Bastari i ka vënë vetes për detyrë

    16 “Buletin i USH – Seria e Shk. Shoqërore”, 1961, 1.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    25/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 25

    që të ndikojë te masa popullore edhe në jetën e saj shpirtërore për të ngriturte ato dijen islame. Edhe sipas Zenel Bastarit, Kur’ani është libri i shenjtë i besimit islam ku janë të vendosura dy komponente kryesore: Perëndia dhe

    njeriu. Perëndia, thotë Bastari, nuk është vetëm Krijuesi i Gjithësisë, praedhe i njeriut, nuk është vetëm Ai që e zbriti Kur’anin permes Të dërguarittë Tij për ta formuar njeriun me tërë ato veçori që ia ka dhënë, por ështëedhe Ai që vështron të gjitha krijesat e veta dhe ndërmerr veprime ndajatyre që shtrembërojnë rrugën dhe mësimet e Tij. Hakmarrja e Perëndisëndaj kundërshtarëve të moralit fetar, të besimit islam, nuk ka munguar asatëherë, as kurrë, në këtë është i bindur edhe Bastari”17: Ballemi18 do t’marr hak,

    Helaq do ta bajë jezidinë 19.

    Haj fakir mos t’kesh merak, Se kjo punë asht për Perëndinë

    Mbi botkuptimin mistik të dashurisë

    Për konceptin e dashurisë në poezinë orientale të Divanit, po edhenë poezinë shqipe të divanit, pra në poezinë shqipe të shkruar me alfabetarab, është shkruar me këndvështrime dhe perceptime të ndryshme. Disaatë e kuptojnë dashuri në aspektin zik e disa atë e kuptojnë si dashurimeta zike, dashuri hyjnore. Por një gjë është e ditur se poezia e divanit, meatë lirikë të bukur me frymë meditative e me shpirt erotik është bërë poezishumë metaforike dhe kjo poezi është përplot guracion që edhe e lajthitlexuesin në përceptimin e saj. Edhe poezia shqipe e shkruar me alfabet arab,sikundër dihet, është shërbyer me të njëjtat metafora e me guarcionin enjëjtë të poezisë orientale të Divanit, dhe bashk me to poezisë shqipe i solliedfhe frymën meditative të mistikës islame veçmas kur kemi të bëjmë mekonceptin e dashurisë. Dhe këtij motivi Zenel Bastari i kushton një vjershëme titull“Mbi dashurinë”. Ai këtu mbase nuk i këndon dashurisë lakuriqe,

    17 Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare 1, Logos-A, Shkup, 2000, . 221-222.18 Ballemi - Zoti19 Helaq jezidinë – do ta shkatërrojë palën kundërshtare (mbështetësit e Jezidit).

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    26/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti26

    erotike, afshit të zjarrtë që djeg shpirtin e zemrën e dashnorit, i cili nuk kamundësi të shpalos gjithë atë afsh të ndrydhur, nuk kemi përshkrimin e bukurisë zike duke e përshkruar me sytë, faqet, buzët e okët e saja, nuk

    kemi as simbolet shumë të njohur të dashurisë si trënda li e bilbili por,Zenel Bastari më tepër këndon për brengat e shpirtit njerëzor, i këndonzemrës së lënduar, apo zemrave të lënduara të të dashuruarve, respektiv-isht vuajtjeve e mundimeve, derteve që sjell ajo plagë dashurie në zemër:

    Gurë gurë ngrihet kalaja, Fjalë fjalë bëhen bejtet, Dal kadalë të rrok sevdaja,

    Porsi bari mbijnë dertet.

    Sevdasë s’i gjendet qemalë, As s’i dilet me hesapë, Kjo hazinë asht xhemalë, Hem gjynahë, hem sevapë…

    Me krahasimet, paralelizmat e metaforat e goditura poeti me saduket na e jep botëkuptimin e tij për dashurinë e cila lind gradualisht e cila pastaj përhapet dhe ndërtohet sikundër që gur mbi gur ndërtohet kalaja.Kjo dashuri e ndërtuar kështu, sipas poetit, është një dashuri që sjell shumëderte e vuajtje shpirtërore e zike, dashuri që s’i gjendet ilaç e që s’i diletnë krye, pra i këndon dashurisë së pastër, për të cilën thotë se është thesari bukurisë dhe “hem gjynah, hem sevap”, që mund të kuptohet se poeti pretendon dashurinë e sinqertë, dashurinë që sjell prehje shpirtërore, porqë në te këndohet për vuajtjen e zemrës së brengosur, zemrës së thyer, tënjë dhembjeje shërim i së cilës është HU (Ai) etj.

    Përsa i takon gjuhës së poetit shkurtimisht mund të konstatohetse ajo është një gjuhë popullore që nuk lëngon nga përdorimi i tepruari fjalëve të huaja, por që nuk mund të themi se tërësisht është e zhvesh-ur nga orientalizmat. Këte as që mund ta presim, por mund të themi qëështë nga ata pak poet shqiptarë që kanë shkruar me alfabet arab e qëkanë përdorur gjuhën e thjeshtë mbi bazat e gjuhës popullore, të ushqyermjaft me shprehje popullore, që janë dëshmi se poeti njihte mirë letërsinë

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    27/208

    Zenel Bastari dhe krijimtaria e tij poetike 27

    popullore. Pra Zenel Bastari nuk kishte përdorur një gjuhë të zgjedhur etë rënduar të dedikuar për shtresat e larta intelektuale siç bie fjala kishtevepruar Nezim Frakulla. Por, edhe Zenel Bastari duke qenë se i përket

    formimit intelektual e kulturor islam është e pamundur të mos përdor fjalëorientale dhe në gazelet e tij është e pamundur të mos gurojnë metaforate gurat që janë standadrde për gazelet në letërsitë orientale-islame. Aithjesht ka përdorur fjalët që shenojnë nocione kulturore islame, që vetëkarakteri i poezisë i kërkonte, dhe ato tekstit poetik i japin edhe shijen edheestetikën, dhe funksionalizimi i tyre në tekst dëshmon edhe përgatitjen in-telektuale, kulturore të autorit, edhe shijen e njohjen e poezisë orientaleislame. Por natyrisht për të dhënë gjykimin për gjuhën e tij si dhe për tipa-ret e tjera poetike gjithsesi do të duhej të konsultojmë tekastin original tëshkruar me alfabet arab që për fat të keq këtë nuk e kemi.

    Për fund: themi se poeti Zenel Bastari ishte thesari i pazbuluari letërsisë shqipe të shkruar me alfabet arab po që për shumëçka edhe iletërsisë shqipe në përgjithësi. Për nga përmbajtja poezia e tij ësshtë e an-gazhuar me tema mjaft të avancuara. Poezia e tij duke mos lënë anash astemën fetaare, moralo- lozo ke, dominohet me temën shoqërore që e tra- jtoi aq hapur. Pra, Z. Bastari në poezitë e tij, qoftë edhe nëpërmjet poezisëme temë mistike, shkruan për dhembjen e njeriut, për vuajtjet, belatë, përzullumin të cilit i nënshtrohet popullata në rrethin e tij duke satirizuar mezullumqarët e ata që i shkaktojnë këto të këqija pa marrë parasyshë postete titujt e tyre shoqëroro-politike. Për kohën kur ka shkruar ky ishte poetimë i guximshëm që denoncoj e kritikoj, përqeshi e ironizoj me të të gjithashtresat nga ato feudale, qeveritare, nga ato intelektuale e fetare e deri tekato fshatare.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    28/208

    Prof. Dr. Abdullah Hamiti28

    Zenel Bastari and his poetic creativity

    Summary

    Zenel Bastari was honest theologian, ardent Su and bold poet.He has written in Albanian language with Arabic alphabet and has left alarge number of poems (mostly qasida and ghazal), therefore ranks amongthe most important poets of Albanian alhamiados. Work of Zenel Bastar proves that not all clergy were supporters of class rule of the rich and powerful over the broad strata of the people. Poet’s heart hurts when hesees override of the human rights and dignity. Sharp language of the poet,once direct another time indirect, with allusions, using poetic metaphorsand images re ects intention of the poet that verse carries the meaning of amessage about the social and historical reality. Bastar Zejnel poems opin-ions are clearly laid, views and attitudes by which protest and discontentare expressed and mostly despair of poet.

    Keywords: Zejnel Bastari, Albanian alhamiada, poetry, criticism,satire.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    29/208

    KDU 821.18 - 1. 09

    998. 8381 = 18

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 1

    MA.Berat Amidi

    Abstrakt

    Nga letërsia e Lindjes, kësaj radhe në interesin tonë janë veçoritë elirikës erotike, të cilat kanë ndikuar ku më shumë e ku më pak, në formimine shkrimtarëve të alhamiadës shqiptare. Një faktor i rëndësishëm në këtëmes, padyshim ka qenë feja islame apo më saktësisht bektashizmi, që kashërbyer si urë lidhëse mes bejtexhinjve shqiptarë dhe letërsisë së Lindjes.Duke e njohur dhe duke qenë në kontakt me këtë letërsi gjatë shkollimitnë vendet e lindjes, përmes gjuhëve që i zotëronin, bejtexhinjtë u ndikuannga ajo dhe e shfrytëzuan atë si model bazë të krijimtarisë së tyre. Përveçngjashmërive në tipologji, mes letërsisë së bejtexhinjve dhe asaj të orientit, janë të shumta, veçanërisht edhe afritë në temat, motivet, idetë dhe qasjandaj tyre. Ngjashmëri dhe afri të tilla janë të njohura në shumë raste nëletërsinë botërore, qoftë mes dy e më shumë shkrimtarëve të letërsisë së

    1 Shkëputur nga punimi i masterit me titull “Lirika erotike alhamiado”, i mbrojtur në degëne Letërsisë shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, nën drejtimin e mentoritPro . ass. Dr. Anton Berishaj. Prishtinë, 2014.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    30/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    31/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 31

    nostalgjisë, vuajtjes dhe dëshpërimit. Marrë në përgjithësi, poezia e dashu-risë dhe erotikës dashurore, e shkruar nga shkrimtarët e alhamiados, duhettë shihet nga këndvështrimi i misticizmit islam, sepse në këtë mënyrë ajo

    na shfaqet më e plotë dhe kështu mund të arrihet deri në thellësitë e saj.Përpjekjen për të arritur te forma më e pastër e dashurisë, që shpe-

    shherë është përpjekje për të arritur shkallën më të lartë të njohjes së Zo-tit, apo për të arritur deri te shkalla më e lartë e dashurisë ndaj tij, ku mëshumë e ku më pak, e gjejmë pothuajse te të gjithë shkrimtarët bejtexhinj, pavarësisht pse ajo nuk emërtohet gjithnjë si e tillë. Mirëpo, krahas kësajgjejmë edhe vjersha të cilat i kushtohen objekteve të veçanta të dashurisë,apo dashurisë si ndjenjë, e të tilla janë: Mbi dashurinë – Zenel Bastari,U

    zbukurua dynjaja – Nezim Frakulla, Mahmudeja e stolisur , Bandilli i dje- gurë – Sulejman Naibi,Gratë e va - Hasan Zyko Kamberi etj.. Mirëpo, tëshumtën e rasteve brenda një poezie gjejmë të pleksur dashurinë ndaj disaobjekteve.

    Në poezitë që i kushtohen dashurisë ndaj Perëndisë përdoret gjuha poetike e ngjashme me atë të poezive që u kushtohen objekteve të tjera tëdashura. Shembuj të tillë gjejmë në poezitë e Divanit të Sheh Malës:

    M’u ba pejdah ni sevda Lumin zotin për me pa Nuk po due çeter gja

    Veç ashkin tand allahem.2

    (M’u ba pejdah një sevda)Ose

    Ashki ju shtu me sevda Nat e dit hiç s’ka m’u da,

    Me dizar a myftela

    2 Hajdar Salihu, Poezia e bejtexhinjve, Rilindja, Prishtinë, 1987, . 382

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    32/208

    MA.Berat Amidi32

    Lyp xhemalin tand me pa.3

    (Zemra daim vaj po ka)

    Shqetësimet që përjeton subjekti lirik në këto poezi janë të fuqishme dhedoemos na sjellin ndërmend përjetimet e të dashuruarve në objekte tjera, si joshja nga bukuria dhe insistimi vetëm në arritjen e një qëllimi. Ndërsa, në një strofë të poezisë Nevruzi të Sulejman Naibit janë pleksur të gjitha format e dashurisë që përmendëm, përmes kalimit tënatyrshëm nga njëra trajtë në tjetrën, bëhet përvijimi i konceptit bazë tëdashurisë, në formën që e gjejmë te bejtexhinjtë:

    Ke ardhur nga t’lartat vende

    si perri në këtë bahçe, prej hijes bukuris’ tënde

    kanë mbir’ lulet përmbi dhe!4

    Në vargun e parë shfaqet origjina hyjnore e bukurisë, që më tejshpërndahet në natyrë duke e zbukuruar atë, për të stimuluar më pas lind- jen e trajtave të tjera të saj. Lartësia që këtu shënjon hyjnoren – Perëndinë, bahçja – natyrën, bukuria – femrën dhe mbirja e luleve si shënjues i aktit të

    lindjes dhe vazhdimësinë e përjetësinë e bukurisë, së bashku përplotësojnëmozaikun e të gjitha trajtave të së bukurës ndaj të cilave shfaqet dashuriasipas konceptit të bejtexhinjve. Një dashuri e tillë me ku j kaq uid edestinuar sa për Perëndinë, sa për femrën apo natyrën, nuk është çudi qëshpeshherë shpie edhe deri te shkëmbimi i formave të adhurimit:

    Xhemalin tënd kur e pashë me xullufet si ari,

    pa pritur në sexhde rashë, sikur u linda nga varri.5

    Edhe pse këtu kemi të bëjmë me bukurinë femërore, vjershëtorinuk nguron që asaj t’i bëjë një adhurim që është i dedikuar për Perëndinë,

    3 Po aty, f. 4004 Mahmud Hysa, Hyrje në letërsinë shqiptare, f. 3275 Po aty, f. 327

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    33/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 33

    i falet, i bije në sexhde, sepse ajo bukuri ndikon aq fuqishëm sa e bën tëndihet i rilindur, apo më saktësisht i ringjallur. Në këtë rast, të gjitha këtoelemente, Perëndia, femra, natyra, bukuria dhe adhurimi ndaj tyre, të futu-

    ra së bashku brenda një poezie, vihen në shërbim të përcjelljes së idesë përmadhështinë e ditës së Nevruzit, e shënuar te bektashinjtë si ditë e re kurgjithçka ringjallet.

    Tërheqjen e paraleles mes bukurisë së natyrës dhe bukurisë së fem-rës e bën edhe Hasan Zyko Kamberi në poezinëTy bota zili të kanë,e cila

    llon si poezi kushtuar Zotit, të cilit edhe i drejtohet në llim si Elif imzot,duke e lavdëruar madhështinë e tij:

    ti je një mbret mbi të gjithë ty bota zili të kanë;

    dhe më pas kërkon të vendosë komunikim me të: se bytyn vyxhydi m’u tret as kuvendon me Hasanë?

    ...Mirëpo, një kuvendim i tillë me Perëndinë, në vazhdim të poezisë kthe-het në një përshkrim të bukurive zike të asaj që e shqetëson shpirtin e po-etit, duke na dhënë kështu një ilustrim të qartë të pikëpamjeve kompleksee mistike të shkrimtarit mbi dashurinë:

    Zymbyl mbë surratë tënt I kam parë në nja dy vënt Kush të jetë i urtë me mënt

    Le të njohë se ç’janë.6

    Ku mendimi i shkrimtarit këtu lihet qëllimisht i pazbuluar deri në fund për

    të nxitur lexuesin që të bëjë përpjekje në deshifrimin e tij. Në pesë stro-fat e para të poezisë, poeti i drejtohet në vetën e dytë Zotit, duke kërkuarndihmë prej Tij që ta shpëtojë prej mundimeve të sevdasë, por në shtatëstrofat e tjera i drejtohet femrës, së cilës i qaset në mënyrë ambivalente, sadëshiron ta ketë pranë, po aq dëshiron të ikën nga ajo, sikur është i pasigurtnë vendimin e tij, ambivalencë kjo e cila më së miri sqarohet me vargun e

    6 Po aty, f. 341

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    34/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    35/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 35

    Nashti kasavet mos ki, zëre xhamn’ e ashkut e pi;

    bejtet derdhi si inxhit’i shohë shyeraja.9

    Siç shihet nga këto vargje, bukuria, e natyrës apo e femrës, janë një mo-tivues i fuqishëm i frymëzimit poetik për Nezimin, prandaj nuk çon peshë për të pamundësia e posedimit të asaj bukurie, sepse misioni është i përfun-duar, edhe pse në një mënyrë tjetër, në këtë rast përmes krijimit të vargjeve:

    Kështu këtë fjalë preje

    Nurë dynjaja prej teje, E toj shi’rë prej mejeShuaraja gahae vjeth10

    Dashuria ndaj femrës, shpeshherë te bejtexhinjtë na shfaqet sidashuri e paarritshme, si te Hasan Zyko Kamberi, gjë që studiuesin e sajOsman Myderrizi e bën që ta trajtojë atë si dashuri me tipare të një dashurie platonike.11 Një përfundim i tillë është arritur duke u mbështetur në ele-mentet që e ndërlidhin poezinëTy bota zili të kanë me legjendën e Mexh-nunit me Lejlanë , ku paraqitet një dashuri që nuk mund të realizohet brendaku jve të kësaj bote apo një dashuri që nuk realizohet asnjëherë:

    Rahmeti mos më zëntë gaha ti o dorë argjënt,ta dish që i prisha mëntë

    si Mexhnuni me Lejlanë12

    Ndërsa çmimi që duhet të epet për mosrealizimin e dashurisë del të jetëçmenduria, që megjithëse e rëndë, mund të pranohet më lehtë sesa humbjae dashurisë.

    9 Mahmud Hysa, Hyrje në letërsinë shqipe, f. 32110 Abdullah Hamiti, Nezim Frakulla dhe divani i tij shqip, logos A, 2008, . 23911 Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare, 2000, f. 12412 Mahmud Hysa, Hyrje në letërsinë shqiptare, f. 341

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    36/208

    MA.Berat Amidi36

    Frika nga çmenduria prej dashurisë na shfaqet edhe në një rasttjetër te Hasan Zyko Kamberi, në poezinëTy bota zili të kanë:

    Kam frikë mos marrohem prej teje kur të largohem.

    as më rrëfe qysh të besohemqysh do ta harronj simanë.13

    Pragu i çmendurisë që në njëfarë mënyre përcakton ku jtë e dashu-risë, megjithatë nuk mund të jetë argument i dashurisë platonike,14 prandajmë tepër se platonike kjo dashuri është e njëanshme, ku njëra palë vuannga pamundësia e posedimit të asaj që kërkon, ndërsa pala tjetër qëndronindiferente dhe e papërkulur në pozicionin llestar.

    Në sistemin e dashurisë së shkrimtarëve të alhamiados e ndeshimedhe dashurinë ndaj krijimit apo frymëzimit poetik që bejtexhinjtë e quajnëashk . Një shembull të tillë e kemi te Nezim Frakulla në poezinë Më erdhinjë hallë , ku shfaqen edhe koncepti i poetit mbi origjinën e frymëzimit, qësipas tij del të jetë hyjnore:

    Hallku belqim ashkun tim

    po e pandehin mexhaziveç ti e di ja Rahim

    për ke bëhet nijazi.15

    Mundimet që i përjeton poeti si rrjedhojë e frymëzimit të tij, në përshkrimin që u bën, dalin si shumë të ngjashme me ato të ashikut:

    Mbi krye m’erdhi një hallë ashiku e heq belatë

    mjeri unë u bësh abdall

    13 Po aty, f. 34114 Këtë mendim ndanë edhe studiuesi Mahmud Hysa, sipas të cilit në poezitë e bejtexhin- jve nuk mund të themi se bëhet fjalë për dashuri të pastër platonike, sepse vetë përshkrimii bukurive zike të femrës et se nuk bëhet fjalë vetëm për tërheqje shpirtërore, por edhetërheqje zike. Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare, f. 124.15 Po aty, . 323

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    37/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 37

    do të marr mal’ e sahratë.16

    Një koncept të tillë për frymëzimin si dhuratë hyjnore ka edhe Sulejman Naibi, që tek poezia Nevruzi e shfaq në këtë mënyrë:o dhuratë e Allahut / prit nga unë ashk e nijaze, prej nga rrjedh se edhe frymëzimi ashtu sidashuria, motivohet nga një stimulues i jashtëm, bukuria, prandaj edhe pa-sojat e tyre shpeshherë ngjasojnë mes tyre.

    Paralelizmi mes sevdasëdheashkut, et në favor të simbiozës bren-da së cilës te bejtexhinjtë jetojnë të gjitha trajtat e dashurisë. Ato formojnënjë sistem, elementet e të cilit nuk kanë ku j të përku zuar qartë apo tëqëndrueshëm. Përkundrazi, ku jtë e tyre janë uid dhe lëkunden nga njëratrajtë në tjetrën duke marrë diçka, apo duke i dhënë diçka njëra tjetrës. Kjondodh sepse çdo gjë e bukur, pavarësisht se në çfarë trajte paraqitet, rrjedhnga i njëjti burim, nga hyjnorja, prandaj edhe secila prej këtyre trajtave kafuqinë të ndikojë dhe të nxisë poetët, qoftë frymëzimin për të krijuar qoftëmundimet e rënda.

    Nga ky këndvështrim mund të shihet edhe qasja e vjershëtorëvetë alhamiados ndaj natyrës, ku shpeshherë natyra nënkupton vet atdheun. Një prirje të tillë për ta njëjtësuar bukurinë e atdheut me atë të natyrës endeshim te Nezimi, që ka zgjedhur kështutrënda lin, si mbret që s’ka

    shoq, për ta shënjuar vendlindjen e tij, Beratin, si gjylistan (trënda lishte): Jemi nisur në gurbet ai Zot bëftë derman

    e na xirrtë në selamet,të mirë beç, o gjylistan!17

    Derisa Berati është trënda lishte, për Nezimin Stambolli mbetetdhe i huaj, fakt ky që tregon se më shumë se vendlindje, Berati është atd-heu i tij, prandaj edhe konsiderohet me shumë të drejtë se me Nezimin, nëletërsinë shqipe futet për herë të parë motivi i atdhedashurisë dhe nostalg- jisë për atdheun.18

    16 Po aty, f. 32317 Po aty, f. 31918 Po aty, f. 17

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    38/208

    MA.Berat Amidi38

    Dashurinë për atdheun e trajton në krijimtarinë e tij edhe BabaMeleqi, ku krahas poezive ekskluzivisht patriotike, gjinden edhe të tillaku gërshetohen dashuria ndaj atdheut, botëkuptimet fetare dhe dashuria si

    koncept universal: Kush ‘dha manushaqe prillit?

    E zë të bukur bylbylit? Kush ‘dha erë tranda lit?

    Dashuria, dashuria.19

    (Dashuria, dashuria)

    Duke u fokusuar më tej te dashuria për atdheun si trajtë e veçantëe kësaj ndjenje snike: Dashurin’ e Mëmëdhesë

    Që kur lind gjersa të vdesë, Njeriu të mos e presë Dashuri, dashuria.20

    (Dashuria, dashuria)Dashuria ndaj atdheut e shfaqur për herë të parë te shkrimtarët e

    alhamiados, në etapat vijuese të letërsisë shqipe, veçanërisht në periudhëne romantizmit, do të marrë përmasa shumë më të mëdha në krijimtarinëletrare.

    Ashtu siç nuk mund ta kenë të zhvilluar vetëdijen kombëtare dheatdhedashurinë të gjithë në të njëjtën masë, edhe bukuritë e natyrës së tij,sipas Nezimit nuk mund t’i shohë kushdo, por vetëm njerëzit e mençur qëdinë të kuptojnë vlerat e vendit, kohës e jetës:

    U mbush me lule xhihaninë kumash jeshil;

    e merr vesh ç’është zemani

    19 Hajdar Salihu, Po aty, f. 35620 Po aty, f. 356

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    39/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 39

    kush është akil.21

    Në mesin e atyre që janëakil, të mençur, doemos vendin më tërëndësishëm e zënë poetët me dhuntinë e tyre hyjnore për të perceptuar botën përreth dhe bukuritë e saj, që më tej shtron nevojën e përjetësimit përmes fjalës së shkruar, ku tërthorazi shfaqet edhe vlerësimi që bejtexhin- jtë i bëjnë frymëzimit poetik.

    Krahasimi që bën Nezimi në një varg të poezisë Lule shumë janëmbi dhet , mes natyrës së ringjallur dhe parajsës: Dynjaja u zbukurua / u bë si xhenet , e më pas krahasimi i vendlindjes me trënda lishtën, et tërthora-zi se për të edhe vendlindja është një parajsë, me të cilën janë shpërblyer ataqë e meritojnë atë. Një mënyrë e tillë e shfaqjes së atdhedashurisë duke evendosur atë brenda kornizës fetare, sipas studiuesit Hajdar Salihu, përveçqë është mënyrë që përkon me rrethanat shoqërore të kohës, më tepër ështëvetëdije e tij,22ashtu siç është edhe për vjershëtorët e tjerë të alhamiados.

    Përveç si pamje e atdheut dhe pjesë e bukurisë hyjnore, dukja enatyrës ka edhe një kuptim tjetër në poezinë e bejtexhinjve, ajo për herë të parë në letërsinë shqipe, në të shumtën e rasteve ajo e përcjellë disponimindhe gjendjen psikike të vetë vjershëtorëve.23 Te Nezimi raporti mes natyrësdhe gjendjes psikologjike është antonimik, derisa natyra është në kulmin

    e gjallërisë dhe bukurisë, poeti vuan, përkundër përpjekjeve për të qenëoptimist: Ah, zemra ime dëgjo,këtë punë as e mendo,

    po kurrë mos qaj, po këndo.24

    (Gjithë jeta dëgjuan)Disponimin e tillë të Nezimit, studiuesit e veprës së tij e ndërlidhin

    edhe me raportet që ai kishte me krijuesit e tjerë, bashkëkohës të tij, me tëcilët polemizonte përmes vargjeve. Mirëpo, një dëshpërim i tillë më shumëështë e mundur që të ketë burimin në thellësitë e shpirtit të tij të trazuar,

    21 Mahmud Hysa, Po aty, f. 32122 Hajdar Salihu, Po aty, f. 4023 Në këtë konstatim vjen Mahmud Hysa te Alhamaida shqiptare (f. 85).24 Mahmud Hysa, Hyrje në letërsinë shqiptare, f. 322

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    40/208

    MA.Berat Amidi40

    ngjizeshin krahas vargjeve edhe kon iktet me të cilat përballej: gjithë hallku janë në shen

    thonë: “Behari na shkëlqeu” Mua hiç gjë nuk më vjen posi në kish edhe në behar.25

    Vuajtja, nostalgjia dhe perceptimi depresiv i objekteve përreth,duke përfshirë edhe objektet e dashura, përveç te Nezimi, vërehet edhe te poetët e tjerë dhe bëhet kështu tipar i krijimtarisë së kësaj periudhe.

    Kështu edhe te një shkrimtar tjetër i alhamiados, Shaip Zurnaxhiu,

    gjejmë elemente të tilla të vuajtjes, që shfaqen paksa kontradiktore, sepse përcillen edhe me një kënaqësi të vetë vuajtjes: Due me t’dashtë me zemër plot, Z’due me dijtë pse derdhi lot,

    Due me kajtë un’ për gjith mot – Mu’ m’ngushlloi dashnija.26

    (Dashnisë)I përkushtuar ndaj objektit të dashurisë, që në poezi nuk përmendet

    se cili është ky objekt, subjekti lirik shfaqet i gatshëm dhe i lumtur, që jovetëm t’i përjetojë mundimet që i sjellë dashuria, por të heq dorë edhe ngaçdo kënaqësi tjetër e kësaj bote:

    N’dash zin besë, n’dash zin lojë,Si ta ban njerëzia,

    Un’ pa ty nuk di ç’a boj – Ça m’duhet gjallnija.27

    (Dashnija)

    25 Po aty, . 31726 Hajdar Salihu, Po aty, f. 46327 Po aty, f. 463

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    41/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 41

    Nëse Nezimin nuk arrin ta gjallërojë behari, ashtu siç ndikon tenjerëzit e tjerë dhe ndihet po aq i zymtë si në dimër,28ndërsa Zurnaxhiu e pranon me gjithë dëshirë vuajtjen për dashurinë, Sulejman Naibi nga zjarri

    i diellit , që në këtë rast simbolizon zjarrin e dashurisë, ka prirje për t’uvetë ijuar: Një zjarr më djeg nga djelli tënd një vështrim me dashuri:u habita, nukë kam mend,

    se q’u treta si qiri!29

    Edhe te Hasan Zyko Kamberi dashuria ka ndikim të fuqishëm dhe e sjellëatë në një gjendje kur ështëmë mirë vdekurë se gjallë , ndërsa Zenel Bas-tarit i digjetkalbi dhe nuk ibëjnë punë as ilaçet .

    Një trajtë të veçantë të dashurisë që e ndeshim te bejtexhinjtë ështëedhe dashuria që shfaqet ndaj një personi të adhuruar siç ishin përfaqë-suesit e ndryshëm të religjionit dhe rendeve të caktuara në kuadër të tij.E tillë është poezia e Dervish Salihut Nurin tand kur ta pashë , e cila ikushtohet Shejhut Myhliz Dedja, që ishte i adhuruari i shkrimtarit. Përveçkrahasimeve që i bën me gura të njohura të sekretit bektashinj, vërehenedhe përshkrime të pamjes së tij me mjaft hollësira, duke lluar nga sytë, pastaj qerpikët, vetullat, hunda, veshët, fytyra e deri te buzët. Një adhurimi tillë më tepër i përshtatet këngëve të dashurisë kur i këndohet femrës, porkëtu kemi një rast ndryshe nga sa jemi mësuar ta gjejmë nëpër poezi. Bëhetfjalë këtu për dashuri njerëzore, kur një person e adhuron tjetrin duke umbështetur në aftësitë dhe devotshmërinë e tij, por më pas një adhurim itillë shpirtëror e bën subjektin lirik të kalojë edhe në adhurimin zik të tij,që i jep poezisë dimensione pothuajse erotike:

    Nurin tand kur e pashë, Me ni t’pame ashik jam bo.

    ...........................................Sytë e tu tuve kajtë,

    28 Në poezinëGjithë jeta dëgjuan, Mahmud Hysa, Hyrje në letërsinë shqiptare, f. 32229 Po aty, f. 341

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    42/208

    MA.Berat Amidi42

    Ditë e natë lotë po rredhin. ..........................................

    Vetllat tua si zinxhirë,Gjithkush har n sun jau nxirë. ................................................

    Buzt e tua kanë mana, Me ajet knohen n’Kur’an.30

    Vargjet e mësipërme përmbajnë krahas ngjyrimeve erotike edhe elementetë nostalgjisë dhe të adhurimit hyjnor, që përkon me sistemin e vleravetë bektashizmit dhe nuk ka të bëj me kulturën tradicionale shqiptare.Gjithashtu, vlen të theksohet se ndërtimi i kultit të individit duke i përsh-kruar atij elemente hyjnore, bie ndesh me mësimet e islamit burimor.

    Siç shihet nga shembujt e mësipërm, në përgjithësi, poetët e alha-miados kanë një reagim të ngjashëm ndaj botës që i rrethon dhe përvojaveqë u sjell ajo. Krahasimi i vuajtjeve të dashurisë me djegien e qiririt, që ehasim në disa poezi, ndërlidhet me simbolikën që ka qiriu në misticizminislam.31 Edhe Nezimi në poezitë e tij nuk i shmanget dot gurës së qiriut:

    O nuri im, kur të piqem Me ty tenha do të hiqem,

    Si qiriri do të digjem Ahdëm olsun u mbarofsha.32

    Mundimet dhe vuajtjet e dashurisë, përveç që janë mënyrë e re-

    30 Hajdar Salihu, Po aty, f. 24631 Figura e qiriut në letërsinë e su zmit është e lidhur ngushtë me gurën e futurës (sënatës), e cila përbën bazën e motivit të njohur të vetëshkatërrimit zik (fena) të krijesësnjerëzore për t’u shkrirë e njësuar me Zotin prej të cilit më herët (me lindjen) shpirti injeriut ndahet. Kjo është ideja e mistikëve për gjetjen e lumturisë në ekstazën fetare, meanë të së cilës su u pretendon që pasi të vetëpastrohet (përsoset) të shkëputet nga bota etë ngrihet te Perëndia. Abdullah Hamiti, Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip, Logos A,2008, f. 5532 Abdullah Hamiti, Po aty, f. 55

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    43/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 43

    agimit ndaj situatave jo të këndshme ku subjektin lirik e sjellë dashuriadhe problemet e tjera të jetës, sikur e arsyetojnë nevojën për shmangienga kënaqësitë e kësaj bote dhe legjitimojnë disponimin e ngrysur, për t’u

    afruar kështu më shumë në rrugën drejt Perëndisë, si qëllim përfundimtar isu stëve.33 Zemra spirituale e su stëve, ashtu si zemra zike, është qendëre natyrës shpirtërore të tyre, ajo ndodhet midis unit dhe shpirtit, i cili gjith-një synon afërsinë me Krijuesin, sepse kënaqësia e vetme e zemrës sësu stëve realizohet në praninë e Zotit.34

    Përveç qiriut, simbolet e tjera që në përgjithësi dominojnë në poez-inë e bejtexhinjve janë bilbili dhe trënda li që njihen si gura konven-cionale në poezinë orientale - islame35. Bilbili është ai që dashuron, ai që

    është në kërkim të objektit për të cilin vuan. Vuajtjet e tij shpeshherë nuk janë kalimtare, ato edhe mund ta mposhtin, apo siç shkruan Nezimi, mundtë mos i lënë vend për të parë bukuritë e tjera të botës që e rrethon:

    Gjith luletë e duanë Dertëli bylbylë,

    Ai ka zënë vefanë E do trënda lë 36 .

    Më tutje vuajtjet e bilbilit i përmendin edhe shkrimtarë të tjerë, ndër taedhe Shejh Mala në Divanin e tij:

    Ej garbi bylbyl ku kije troll te vet Ni haber ep: dranda li ku t’ka mbet.

    ............................................................... Ni jaran s’kije zgjeb jan shumë hasret Rahatllakin kije lan je ra n’mihnet.37

    33 Në rrugën e zhvillimit të tesavu t (misticizmit islam), asketizmi ngrihet në kategori tëdashurisë ndaj Zotit, ndërsa si metodë për t’iu afruar Zotit shërbejnë dashuria e zjarrtë emistikëve ndaj Zotit dhe aventurat e tyre shpirtërore të vuajtjes. Po aty, f. 8034 ZejnullahRrahmani, Letërsia e Lindjes, f. 17435 Abdullah Hamiti, Po aty, f. 5336 Po aty, . 34437 Hajdar Salihu, Po aty, f. 402

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    44/208

    MA.Berat Amidi44

    Ndërsa, trënda li në poezinë orientale dhe në poezinë e bejtexhin- jve paraqet të zgjedhurën e bilbilit, që i sjellë vuajtje atij, është zemërgurdhe e bën bilbilin të ndihet i pavlerë.38 Figura e bilbilit e marrë nga letërsia persiane, pastaj gura e trënda lit dhe qiriut shfrytëzohen për t’i dhënëgjuhës ngjyrime të veçanta dhe arrijnë që të hyjnë në letërsinë shqipe edhe pas bejtexhinjve.

    Siç përmendëm edhe më lart, krahas konceptit të gjerë të dashurisëqë përkon me pikëpamjet mistike të poetëve bejtexhinj dhe që shtrihet nënjë numër të madh të vargjeve të tyre, në disa poezi e hasim edhe motivinerotik si ndjenjë të pastër sensuale, që shfaqet në mënyrë të hapur, për herëtë parë në letërsinë e shkruar shqipe.

    38 Abdullah Hamiti, Po aty, . 53

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    45/208

    Pikëpamjet e bejtexhinjve mbi dashurinë 45

    Couplet writers views on love

    SummaryFrom the literature of the East this time in our interest are features of erotic poetry, which in uenced more or less in the formation of Albanian alhami-ados writers. An important factor in this regard de nitely has been Islamor more precisely the Bektashi sect, that has served as a bridge betweenAlbanian couplet writers and literature of East. Knowing and being incontact with this literature at school in the eastern countries, through lan-guages that they spoke, Albanian couplet writers were affected by it andused it as the base model of their creativity. Besides similarities in type, between literature of couplet writers and literature of East, also there arenumerous similarities especially in the themes, motifs, ideas and accessto them. Such similarities and af nities are known in many cases in theworld literature, between two or more writers, the literature of a peoplewith that of other people, the literature of a period to the next period and soon, but these are impacts that don’t at all diminish the artistic value of lit-erary works, rather they speak for the vast horizon of the artists and showhow thoughts, ideas and conceptions of a literary work are recovered and

    enriched with new elements and other functions in another composition.Topic of love and eroticism originally appeared in the oral literature of all people, but then in a more organized way appears in ancient Greek liter-ature, to pass later on in other people’s creativity receiving new featuresfrom culture and philosophy of those people’s.

    Keywords: Couplet writers, love, alhamiados literature.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    46/208

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    47/208

    KDU 28: 111 852

    Çështje estetike dhe urtia perenniale islame

    Prof. dr. Metin Izeti

    Universiteti Shtetëror i Tetovës

    Abstrakt

    Nuk ekziston asgjë në faqen e dheut të cilën njeriu e vlerëson mëshumë se të bukurën, për të cilën është tejet i kujdesshëm dhe assesi nukmund të jep arsye për atë përjetim , as edhe që duhet të jep llogari përatë vlerë e cila në mënyrë të parezistueshme i imponohet. Kjo e bukurnjëkohësisht është edhe lënda e estetikës dhe lozo së së artit. Ne si mys-limanë kemi vështirësi me përku zimin e artit real që duhet të jetë në për - puthshmëri me normat e drejta të fesë absolute dhe autentike të rrugësIslame, si rrjedhojë ai në raste të caktuara do të paraqitet e kundërshtuarnga ortopraktikat lokale dhe historike, në periudha të ndryshme të his-torisë Islame. Si pasojë, do të përballemi me një problem goxha të kom- plikuar në raport me përku zimin e një digresioni, midis Islamit të gjallëqë jetohet dhe Islamit të përfaqësuar në letërsinë përgjatë shumë shekujve.Ky mendim, para nesh do të shpalos dy grupe njerëzish të cilët radikalisht janë kundër njëri tjetrit në raport me kuptimin dhe përjetimin e artit, dheestetikës por të cilët njëkohësisht janë identik në kontekst të strukturimit tëteorisë së artit dhe estetikës Islame si dhe të dispozitave të saja në traditënIslame. Përderisa një grup është i mendimit që nuk është e nevojshme të

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    48/208

    Prof. dr. Metin Izeti48

    merremi me tematika të cilat nuk e ngërthejnë përmasën zbatuese dukeanalizuar dhe komentuar pjesërisht dhe me njëanshmëri tekstet burimoretë Islamit, të tjerët do të asin mbi pikëpamjen kozmopolite të manifestimit

    së të bukurës së artit dhe lozo së, dhe për patjetërshmërinë e saj në tra-ditën myslimane, pa bërë analiza të thella dhe pa e përfaqësuar drejtë këtëdiskurs. Unë në këtë tekst nuk do të ndalem shumë mbi këtë analizë, mëkonkretisht mbi vështirësitë me të cilat ballafaqohet estetika në përgjithë-si, mirëpo do të përpiqem të shtjelloj problemet e estetikës islame dhe

    lozo në e artit, me theks të posaçëm në meta zikën, transcendentalendhe urtinë perenniale

    Njgyrosje e All-llahut,

    e kush ngjyrosmë mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë

    (Bekare, 2:138)

    Fjalorët e lozo së dhe estetikës na e tërheqin kujdesin në lidhjeme një përmasë speci ke të meta zikës dhe urtisë perenniale në kontekst të përfaqësimit të bukurisë së madhërishme. Meta zika dhe transcenden-talja në vete janë lëmi absolute dhe i takojnë përmasës tej të së dukshmes,

    siç në matematikë, janë numrat e pafund, apo në dinamikë energjia që nukmund të frenohet. Për më shumë, këto dy terme në konstelacion estetik janë të përfaqësuara si të paperceptueshme, domethënë si sfond tejshqisori çdo materieje. Ajo nuk mund të perceptohet me shqisa, mirëpo fuqia esaj re ektohet si bukuri dhe madhështi në të gjitha objektet të cilat ne icilësojmë si të bukura apo madhështore.1

    Në faqen e dheut nuk ekziston asgjë që njeriu e vlerëson më shumëse të bukurën, për të cilën është tejet i kujdesshëm dhe assesi nuk mund të jep arsye për atë përjetim, dhe as edhe të jep llogari për atë vlerë e cila nëmënyrë të parezistueshme i imponohet. Për pasojë, gjërat dhe fenomenet e bukura e tilla jo vetëm që janë të pakrahasueshme midis vetes në konteksttë papërsëritjes së tyre , por edhe nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër.

    Pikërisht për këtë, ekzistojnë vështirësi, dilema dhe brenga që

    1 Flew, A. , A Dic onary of Philosophy, London, 1984, . 343; Honderich, ,The oxfordCompanion to Philosophy, Ox ord-New York, 1995, . 858.

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    49/208

    Çështje estetike dhe urtia perenniale islame 49

    mund të hasen, sidomos sot, në përpjekjen për të folur dhe shkruar mbiestetikën. Nga njëra anë kemi njerëzit që diskutojnë se a ka nevojë të mer-remi me çështjet estetike në një periudhë kur preokupimet e njerëzve janë

    të orientuara në atë që është duke ndodhur sot dhe në çështjet që kanë të bëjnë me ardhmërinë tonë? Ndërsa nga ana tjetër kemi një gamë të madhetë mendimeve dhe rrymave, të cilat kanë ndikuar në sfondin estetik të tëgjitha dukurive shoqërore në histori. Këto dy vështirësi janë të përgjithshme për tërë njerëzimin, ndërsa ne myslimanët i shtojmë edhe disa dilema nëlidhje me analizën estetike të qenies. Ne si myslimanë kemi vështirësi me përku zimin e artit real që duhet të jetë në përputhshmëri me normat e dre- jta të fesë absolute dhe autentike të rrugës Islame, si rrjedhojë ai në rastetë caktuara do të paraqitet e kundërshtuar nga ortopraktikat lokale dhehistorike, në periudha të ndryshme të historisë Islame. si pasojë, do të për- ballemi me një problem goxha të komplikuar në raport me përku zimin enjë digresioni, midis Islamit të gjallë që jetohet dhe Islamit të përfaqësuarnë letërsinë përgjatë shumë shekujve. Ky mendim, para nesh do të shpalosdy grupe njerëzish të cilët radikalisht janë kundër njëri tjetrit në raport mekuptimin dhe përjetimin e artit, dhe estetikës, por të cilët njëkohësisht janëidentik në kontekst të strukturimit të teorisë së artit dhe estetikës Islamesi dhe të dispozitave të saja në traditën Islame. Përderisa një grup është i

    mendimit që nuk është e nevojshme të merremi me tematika të cilat nuke ngërthejnë përmasën zbatuese duke analizuar dhe komentuar pjesërishtdhe me njëanshmëri tekstet burimore të Islamit, të tjerët do të asin mbi pikëpamjen kozmopolite të manifestimit së të bukurës së artit dhe lo-zo së dhe për patjetërshmërinë e saj në traditën myslimane, pa bërë analizatë thella dhe pa e përfaqësuar drejtë këtë diskurs.

    Unë nuk do të ndalem shumë mbi këtë analizë, më konkretisht mbivështirësitë me të cilat ballafaqohet estetika në përgjithësi, mirëpo do të përpiqem të shtjelloj problemet e estetikës islame dhe lozo në e artit metheks të posaçëm në meta zikën, transcendentalen dhe urtinë perenniale.

    Detyra kyçe e estetikës islame dhe lozo së së artit islamështë tëveprojë si agregat i veçantë i dijes, i cili së pari do të hedh dritë në hapësiratku kanë jetuar dhe vepruar myslimanët në të gjitha aspektet jetësore dhemë pas edhe në tërë hapësirën njerëzore. Tek të parët me qëllim që të bëhen analiza mbi veprimtarinë artistike dhe estetike, ndërsa tek të dytët për shkak të ndikimit dhe kontinuitetit të trashëgimisë njerëzore në tërësi.Vetëm atëherë kur të vendoset lidhja adekuate mes të kaluarën me qëllim

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    50/208

    Prof. dr. Metin Izeti50

    që ajo të integrohet dhe të bëhet pjesë e së tashmes, mundemi që realisht tëkonceptojmë materialin e pashtershëm estetik islam, si trashëgimi e urtisë perennieale, në kuadër të mendimit tonë bashkëkohor.

    Secili art dhe botëkuptim estetik i cila e ngërthen pre ksin fetar, përfshirë këtu edhe Islami, krahas përmasës materiale dhe objektive,në vete ka edhe një hapësirë të paskajshme të subjektivitetit, jo materialesdhe shpirtërores. Prandaj, çdo analizë e letërsisë, arkitekturës, miniaturës,muzikës nga spektri i estetikës islame, duhet ta ketë parasysh edhe sim- bolikën, metaforën, aluzionin, që në një trajtë të caktuar është në sfond tëlëndës që analizohet. Me këtë, lënda që hulumtohet e për ton përmasën etë madhërishmes, thënë ndryshe, shndërrohet në të bukur meta zike dhe

    transcendentale.E bukura meta zika dhe transcendentale është shumëdimensio-nale. Ajo është e ndërlidhur me estetikën por edhe me etikën, si rrjedhojëka përmasa mbarë lozo ke dhe mbarëpsikologjike. Ajo mund të interpre-tohet nga pozita retorike dhe politike; por edhe nga ajo gjuhësore dhe so-ciologjike.

    Përmasa estetike e meta zikës dhe transcendentales është për -masa dhe pozicionimi më pak i diskutuar në kuadër të trashëgimisë in-

    telektuale Islame. E madhërishmja ka kaluar nëpër disa etapa të analizëslozo ke dhe estetike, por më e rëndësishme është ajo e para, që është evatërzuar në krijimin hyjnbor.2 Kur në këtë kontekst përmendet arti is-lam, atëherë nënkuptohet një hapësirë e gjerë që zgjatet prej muzikës derinë arkitekturën, prej dizajnit të dyerve deri më kopërtinat e librave dhekështu me radhë. Mënyra më e mirë për të vlerësuar këtë hapësirë të gjerë,është të llohet prejlëndëve ekzistuese dhe të orientohemi drejt sfonditmeta zik të tyre, gjithsesi duke marrë parasysh edhe dokumentet e shkru-

    2 Krijimtaria e Pseudo Longin’it në shekullin e parë e ka paraqitur të madhërishmen ngapozicioni i retorikës,dhe në konteksttë per aqesimittë të madhërishmes në art,veçanër-isht në letërsi. Për Pseudo Longin’in, e madhërishmeja është shprehje epasioneve tëmëdha dhe snike , i cili me këmbëngulje ndikon mbi autorin dhe audiencën. Frymëzimipër aqëson një moment kyç të krijimtarisë,ndërsa e madhërishmeja është reektim ishpirtit që e krijon veprën.Prej këtu rrjedh edhe termi (grandis-i madh) I (gravis -serioz)në stiline madhlrishëm të artit të lashtë. Për më shumë shih: Tatarkiewicz,W, A Historyof Six Ideas , Hag-Boston-London-Varsava, 1980, fq. 171

  • 8/17/2019 Revista Shkencore Hikmet Nr.7

    51/208

    Çështje estetike dhe urtia perenniale islame 51

    ara gjatë historisë dhe të shpërndara nëpër bibliotekat e ndryshme të botës. Problemi i artit dhe estetikës te myslimanët

    Myslimanët janë trashëgimtarë të një qytetërimi të madh, i cili nëvete e ka sintetizuar kulturën dhe artin e popujve të lashtë të cilët më vonë u bënë myslimanë, siç ishin arabët, persianët, egjiptasit, hindusët, turqit e tëtjerë. Si rrjedhojë, është ndërtuar një art i cili i ngërthen karakteristikat e tëgjitha kulturave dhe arteve të sipërpërmendura, por që njëkohësisht ështëkanalizuar me zbulesën dhe traditën konstituive të Pejgamberit a.s.. Ky artdhe estetikë, për shkak të zgjatjes horizontale në botë ka qenë në kontaktdhe ka ndikuar në mbarë trashëgiminë njerëzore, si rrjedhojë ka ndikuaredhe në kulturën dhe qytetërimin e sodit. Mirëpo, problemi më i theksuarqëndron në atë që ajo është më pak e njohur dhe më pak e hulumtuar ngaana e vetë myslimanëve.

    Njëra nga thëniet më të shpeshta që përdoret dhe haset tek mys-limanët është ajo “t’i kthehemi vetes”. Në rregull, mirëpo së pari duhetta dimë se kush jemi ne në fakt? Kjo është një pyetje thelbësore dhe erëndësishme të cilës duhet urgjentisht t’i përgjigjemi. T’i kthehemi vetesdo të thotë t’i kthehemi kulturës tonë. Do të thotë që e kemi patjetër t’a hu-lumtojmë kulturën, lëndët dhe idetë e artit dhe estetikës tonë me metodat

    moderne. Kjo nuk do të thotë