220
KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES REVISTA USHTARAKE Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr. 3/2010 Tiranë, shtator 2010

REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · hen nga këndvështrime konceptuale dhe me përmbajtje që anojnë nga retorika propagandistike. Në kuptimin universal, si konceptet

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

1

KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

REVISTA USHTARAKE

Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr. 3/2010

Tiranë, shtator 2010

2

Bordi i Botimit të Revistës UshtarakeMiratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 1538, datë 18/08/2010

KryetarGjeneral Brigade Dr. Agim Lala

AnëtarKolonel Thimi Hudhra Kolonel Prof.As.Dr. Kristaq Xharo Gjen. Major (R) Prof. Dr. Ruzhdi Gjatoja Gjen. Major (R) Prof. Dr. Kostaq Karoli

KryeredaktorNënkolonel Alqi Nikolla

RedaktorSilvana Markgjonaj

Përktheu në anglisht Kapiten Kastriot Rexhaj

OperatoreLindita Kuçana

Art designDorina Qarkaxhija

Copyright © 2010 nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).Copyright © 2010 by the Center for Defence Analyses (CDA) of the Albanian Training and Doctrine Command.Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të mbrojtjes.Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/ Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet lutemi të kërkoni një kopje të tij në adresën e-mail: [email protected] ose [email protected] e Doktrinës dhe Stërvitjes Qendra e Analizave të Mbrojtjes Dega e BotimeveShtypur: “ADELPRINT”, 2010

3

PËRMBAJTJA

RUBRIKA E PARË: Çështje të Sigurisë

Disa mendime për formulimin e Strategjisë së Sigurisë si vend anëtar i NATO-sKolonel Piro Ahmetaj 7__________________________________________________________________________________________

“Mësimet e Nxjerra” – proces i institucioneve të shëndetshmeKolonel Thimi Hudhra 23__________________________________________________________________________________________

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikësKolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala 30__________________________________________________________________________________________

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me tëNënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta 43__________________________________________________________________________________________

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH-sëNënkolonel Enrik Ago 57__________________________________________________________________________________________

Natyra e re e kërcënimeve dhe shërbimet e inteligjencës Mimoza XharoMajor Vullnet Doka 69__________________________________________________________________________________________

4

RUBRIKA E DYTË: Analiza dhe Vlerësime

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së Kolonel Vasillaq Balca 75__________________________________________________________________________________________

Negociatat strategjikeNënkolonel Dr. Edmond Braneshi 89__________________________________________________________________________________________

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete Kolonel Viktor IsakuNënkolonel Alqi Nikolla 102__________________________________________________________________________________________

Lufta dhe sistemet komplekseKapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta 114__________________________________________________________________________________________

Enigma e programit bërthamor të IranitNënkolonel Fatmir Qaniu 127__________________________________________________________________________________________

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?Nënkolonel Arjan Hilaj 141__________________________________________________________________________________________

Ngjashmëritë dhe ndryshimet e të drejtës humanitare dhe ligjit mbi të drejtat e njeriutLuljeta Kodra 152__________________________________________________________________________________________

RUBRIKA E TRETË: Klasiket e mendimit ushtarak

Makiaveli-revolucionar i mendimit politikDr. Lavdosh Ahmetaj 164__________________________________________________________________________________________

5

RUBRIKA E KATËRT: Çështje të Historisë Ushtarake

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeveNënkolonel Dr. Zaho GolemiKolonel Dr. Mustafa XhemalajAurora Golemi 174__________________________________________________________________________________________

Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin gjerman të Shqipërisë në vitet 1943-1944Kapiten Marenglen Kasmi 189__________________________________________________________________________________________

RUBRIKA E PESTË: Mendimi ndryshe

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?Kolonel (R) Dilaver Goxhaj 195__________________________________________________________________________________________

Përmbledhja në anglishtKapiten Kastriot Rexhaj 208__________________________________________________________________________________________

Kujtesë për bashkëpuntorët e Revistës Ushtarake 219_______________________________________________________________________________________________

6

7

Disa mendime për formulimin e Strategjisë së Sigurisë si vend anëtar i NATO-s

Kolonel Piro AhmetajPërfaqësues Ushtarak i RSH-së në SHAPE, NATO

Abstrakt: Si anëtar i Aleancës, vendi ynë është në fazën e rishikimit të dokumen-tit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK). Nga dokumenti i fundit i vitit 2004, kur ne ishim vend partner, parashikimet janë që dokumenti i ri të ketë ndryshime të ndjeshme, kryesisht në reflektimin e realitetit të ri të sigurisë kolektive dhe të efekteve të saj.

Në kuptimin e përgjithshëm, SSK është dokumenti themelor në fushën e sigurisë kombëtare që sjell në një emërues të përbashkët të gjithë instrumentet e fuqisë kombëtare, kryesisht ato politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake, të informa-cionit dhe vlerat morale, për të përmbushur me sukses objektivat kombëtare.

Në këtë artikull, autori shpreh karakterin dinamik të SSK-së, sidomos në mjedisin e sigurisë të shekullit XXI. Po ashtu, autori evidenton rolin qendror të institucionit të Kryetarit të Shtetit për sigurinë kombëtare, si institucioni më i paanshëm poli-tikisht për të grumbulluar në proces të gjithë aktorët, ekspertizën dhe atmosferën e domosdoshme politike për hartimin e SSK.

Konsensusi politik konsiderohet një nga çelësat e suksesit të SSK-së. Si çdo lloj strategjie, edhe SSK ndjek të njëjtat faza të hartimit të saj: duke filluar nga inicimi, hartimi, analiza, miratimi, shpallja, zbatimi, rishikimi dhe përmirësimi në proces.

Një moment i veçantë dhe shumë i rëndësishëm është zbatimi i SSK-së dhe kthimi i saj në një dokument veprimi. Kjo ndodh nëse procesi bëhet duke përfshirë aktorët e interesuar, duke ndjekur proceset e përcaktuara, dhe duke ngritur një strukturë të veçantë për monitorimin e të gjitha fazave të saj.

8

Hyrje

Shekulli i XXI ka sjellë me shumicë përcaktuese, përvoja, procese dhe prak-tika në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) të vendeve të ndryshme. Është fakt, se gjithmonë e më shumë ato po domino-

hen nga këndvështrime konceptuale dhe me përmbajtje që anojnë nga retorika propagandistike. Në kuptimin universal, si konceptet ashtu dhe modelet e zbati-mit të SSK imponohen nga tërësia e rrethanave, kulturave, mentaliteteve, infra-strukturave të natyrës tradicionale, ose nga dominimi faktorëve të ashtuquajtur të butë të cilët po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në botën një po-lare. Përkufizimet e SSK-së që kënaqin më qartësisht kuptimin e saj janë; “SSK është një integrim në nivel kombëtar i qëllimeve dhe ambicieve të një vendi me mjetet dhe burimet e arritjes së tyre”. Apo “SSK është shkenca që merret me përdorimin e harmonizuar të instrumenteve të fuqisë kombëtare (politike, diplomatike, ush-tarake, të informacionit, plus moralin e kombit) për të përmbushur objektivat kombëtare”. Përcaktimi i një definicioni sa më të thjeshtë të Strategjisë së Sig-urisë Kombëtare, përshkrimi i instrumenteve përkatëse, i varësisë dhe ndërve-prushmërisë së tyre në kohë dhe hapësirë në nivel kombëtar, rajonal dhe global janë e do të mbeten edhe në të ardhmen objekt i njerëzve vizionarë, të quajtur strategë, dhe që ky shkrim ka marrë përsipër të shtjellojë me synime modeste.SSK si dokument politik me karakter kombëtar dhe dinamik. Ky dimension mund të përmblidhet nga koncepti i Lidell Hart i cili në librin e tij “Strategjia” nënvizon se “Në rast se horizonti i strategjisë së vogël (nënkupto Strategjia Ush-tarake - SU) kufizohet nga lufta, strategjia e madhe (Strategjia e Sigurisë Kom-bëtare - SSK) shikon përtej luftës dhe konkretisht drejt paqes që duhet të pasojë atë”. fq. 403. Dimensioni dinamik do të trajtohet përgjatë gjithë temës, por në këtë pjesë hyrëse mjafton të përmendim ndryshimet në epokën e fundit dh-jetëvjeçare. Vështirë të gjendet në tërë historinë botërore një periudhë e tillë me paqe, qoftë edhe relative, në të cilën mjedisi strategjik ndryshon kaq shumë. Nga shfletimi modest i literaturës dhe përvojës së vendeve të ndryshme si SHBA, Hungari, Slloveni, Rumani, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Sllovaki, për sa do të trajtohen në këtë temë, unë mbetem thellësisht i orientuar se ky dokument duhet të përbëjë thelbin e vizionit të institucionit të Kryetarit të Shtetit, pra Presidentit. Kjo vlen veçanërisht për demokracitë e brishta. Institucioni i Presidentit - jo vetëm është i paanshëm politikisht por vetëm autoriteti i tij mund të grumbullojë aktorët, ekspertizën dhe atmosferën e domosdoshme politike për hartimin e SSK-së. Kjo së pari do të rriste garancitë për ta bërë atë një dokument veprimi dhe domosdoshmërisht të zbatueshëm. Edhe në planin e përgjegjësive (që ato mos të mbeten jetime) do të ishte Kryetari i Shtetit, përgjegjës direkt jo vetëm për hartimin, por në radhë të parë për zbatimin dhe

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

9

përmbushjen e objektivave të SSK-së. Në vlerësimin tim personal, edhe modeli i Republikës Parlamentare nuk është arsyetim që jep argumente kundër në lidhje me sa shprehem më sipër. Konsensusi politik konsiderohet çelësi i suksesit të SSK-së. Dokumenti i SSK-së që të jetë i realizueshëm dhe të garantojë produkt afatgjatë nuk duhet të përshkruhet nga formaliteti i termit të “mbështetjes dominuese politike” apo “overwhelming political support”,, si rrumbullakosen zakonisht problemet kur u raportohet institucioneve ndërkombëtare për sfidat e vështira siç është rasti i SSK-së. Edhe dokumentit më të përsosur të SSK-së, i cili nuk do të prodhohej nga aktorët, atmosfera dhe konsensusi i domosdoshëm politik do t’i shkonte për shtat shprehja amerikane “breathing new life into dead reckoning” që do të thotë që diçka “të jetë paracaktuar të vdesë akoma pa lindur”.

Procesi dhe aktorët. Si çdo lloj tjetër strategjie edhe SSK kërkon dhe ndjek të njëjtat faza: fillesa, hartimi, analiza, miratimi, shpallja, zbatimi, rishikimi dhe përmirësimi në proces. Mungesat në hartimin, por veçanërisht në zbatimin e SSK-së, pra mungesa e dimensionit bazë si një dokument veprimi e ka burimin para së gjithash te mungesa jo vetëm e vizionit, terminologjisë dhe përvojës, por, veçanërisht, te mungesa e referencave dhe mospërfshirja e aktorëve përkatës që në fillesë, hartim, diskutim, miratim, etj, që në terma pragmatiste do të thotë mungesa në mbështetje.Koncepti: strategjia është zgjedhje alternative që aplikohet vetëm në demokraci dhe është e imponuar veçanërisht nga faktorët e prishjes së balancave. Strategu amerikan, Kris P. Meknamara (Chris P. Mcnamara) mungesën e SSK-së nga viti 1966 deri në 1986 në shumicën e vendeve perëndimore përfshi edhe SHBA, e përshkruan: “Lidershipi politik i kohës ishte rehatuar me ekuilibrat e luftës së ftohtë”. Gjithsesi mendoj se ky është argumenti bazë që shpreh ndryshimin e vizionit për SSK në botën dypolare, një vizion që konsiderohet tashmë i kapërcyer. Termi Strategji ishte pothuaj një term i ndaluar në kampin e majtë, përfshirë edhe vendin tonë – në kohën kur Shqipëria u kishte kthyer shpinën botës së vlerave, në vitet e gjata të vetëizolimit, në kuptimin e përcaktimit të qëllimeve, përparësive, përdorimit të burimeve kombëtare në përputhje me interesat publike (nënkupto të taksapaguesve), etj.Transparenca. Transparenca me publikun dhe faktorët ndërkombëtarë që duhet të karakterizojë dokumente të një niveli të tillë si SSK, buron nga detyrimet që ka shteti kundrejt taksapaguesve të tij, për zbatimin e marrëveshjeve dhe konventave të pranuara si dhe përmbushjen e standarteve në kuadër të “prioritetit nr 1” për integrimin në strukturat globale të ekonomisë dhe të sigurisë kolektive. Për rastin e SSK-së, duhet të përmenden veçanërisht detyrimet që burojnë nga Kodi i Sjelljes së OSBE-së për aspektet Politiko-Ushtarake të Sigurisë, i quajtur ndryshe edhe Kodi i Vlerave të Përbashkëta,

Kolonel Piro Ahmetaj

10

i cili në të 10 kapitujt e tij konfirmon dhe zhvillon më tej konceptet politike të çështjeve të sigurisë në përputhje me Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit. Koherencë me publikun dhe jo zhurmë diskutimesh pa bereqet. Shpesh dhe jo vetëm në vendin tonë, për arsye të mungesës së vizionit dhe informacionit, çka do të ishte e keqja më e vogël, me terma folklorike, në emër të “interesave kombëtare” që “tradhëtohen” nga “humbja e sovranitetit” që sjell natyrshëm integrimi, ka persona që bëjnë potere dhe tentojnë ta orientojnë (që në fakt çorientojnë) debatin në potere boshe për çështje tashmë të tejkaluara. Për më tepër ata nuk japin zgjidhje alternative ku së paku të argumentojnë nëse kanë identifikuar ndonjë rrugë tjetër, kush është kostua përkatëse që do të paguhet nga qytetarët taksapagues, dhe nëse ata e pranojnë ta paguajnë këtë kosto. Në të kundërt ajo kërkon të ketë koherencë me publikun dhe për më tepër të jetë e mirëpritur prej tij. Megjithëse nuk është në objektin e këtij shkrimi trajtimi i kësaj çështjeje, gjithsesi argumenti i sipërpërmendur jep atmosferën e asaj se veçanërisht në vendet ish-komuniste mbetet ende një sfidë tejkalimi i problemeve të mentalitetit rreth këtyre çështjeve, të cilat duhet domosdoshmërisht të konsiderohen gjatë procesit të hartimit të SSK-së. Përvoja në hartimin dhe zhvillimin e SSK. Duhet theksuar se mendimi strategjik në vendin tonë deri në vitin 1992 ka qenë pothuaj në agoni. Askush as mund të pipëtinte ndaj qëndrimeve strategjike, që buronin veçse nga kupola e diktaturës. Kjo sigurisht pati një kosto që qytetarët edhe sot nuk e dinë. Një shprehje amerikane thotë “mos qaj mbasi është derdhur qumështi”, (don’t cry over the spilled milk), prandaj nuk paraqet rëndësi të zgjatemi në këtë çështje. Në këtë material do të trajtojmë dy përvoja të viteve 1995 dhe 2000, të cilat, në këtë këndvështrim nuk mundet të klasifikohen me një vlerë të nivelit që kërkon dokumenti i SSK-së. Gjithsesi në vitin 1995, pa ndonjë detyrim ligjor për një dokument të veçantë për fillimin e SSK-së është hartuar një dokument i titulluar “Politika e Sigurisë dhe e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”. Kjo përvojë e parë ngjet më shumë me propozimin e një plani politik afatmesëm të përdorimit kryesisht të fuqisë ushtarake. Ai nuk kishte qartësi dhe ndryshime thelbësore nga elementët e Strategjisë Ushtarake. Për më tej, atij i mungonte koherenca me publikun, krahas mungesave të tjera themelore. Më e rëndësishmja është se administrata përkatëse e kohës nuk e shoqëruan SSK-së me kërkesat e nevojshme për buxhet, gjë e cila nuk mund të kompensohej dhe nuk u kompensua në fakt nga neni 2 i saj, i cili detyronte organet dhe institucionet shtetërore për zbatimin e saj.SSK e vitit 2000 është më e lustruar, elegante, e shkruar mirë por edhe ajo është e mbushur dhe retorika mbi strategjinë dhe dominohet gjithashtu nga roli fuqisë ushtarake. Ajo ka përmirësime të dukshme nga pikëpamja e përdorimit

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

11

të fjalorit të kohës dhe fokusim më të dukshëm në rolin e fuqisë kombëtare, në natyrën dhe numrin e kërcënimeve tradicionale ushtarake dhe në ato të konsideruara si kërcënime të buta, çka shënon një progres mjaft pozitiv dhe domethënës. Megjithatë, edhe ajo nuk angazhohet në pjesën e vështirë të krijimit të strategjisë, dhe veçanërisht nuk integron të gjithë instrumentet dhe aktorët e domosdoshëm. Për shembull, ajo nuk bën rreshtimin e prioriteteve sipas kufizimeve të buxhetit, çka përbën thelbin e natyrës racionale të SSK-së. Më tej, nuk është bërë informimi periodik i aktorëve të interesuar, përfshi shoqërinë civile dhe opinionin publik, mbi alternativat e zgjedhura, siç është e domosdoshme të bëhet.Të dy draftet e SSK-së -1995 dhe 2000 janë hartuar praktikisht nga stafet e Drejtorisë së Politikës së Mbrojtjes në SHP, e cila ka angazhuar departamente dhe agjenci të ndryshme për të përgatitur kapitujt përkatës të dokumentit duke prodhuar një projekt të dokumentit. Në fakt, edhe vetë strategët e përfshirë në hartimin e këtyre drafteve ishin pjesëtarë të stafit të zgjedhur për shkak të pozicionit burokratik. Terminologjia e përdorur në të dy strategjitë, siç shprehem më lart, është shumë e përgjithshme dhe e shpërndarë, çka shtoi në mënyrë artificiale vështirësitë dhe rrezikoi zbatimin në praktikë të saj (siç dhe ndodhi në fakt). Një tipar i përbashkët në variantet e paraqitura është pothuaj anonimiteti total i procesit të hartimit të SSK-së. Në të vërtetë, edhe në Parlament nuk është debatuar, përveç një kalimi formal “brenda” procedurave”. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe vendimmarrësve më të vëmendshëm dhe me njohuri në fushën e sigurisë, vështirë tu ketë lënë ndonjë mbresë tjetër përveç se atë të një dokumenti “ushtarak”. Anëtarët e stafeve (pothuaj vetëm ushtarakë) që kanë kontribuar në hartimin e të dy versioneve të lartpërmendura ofrojnë gjithsesi një përpjekje, që megjithë problematikën, do të arkivohet në memorien e përvojës që i ka shërbyer këtij procesi. Pse po zgjatem në këtë çështje? Duhet “ta shohim të vërtetën në sy” në rast se do të mendojmë seriozisht për të hartuar një SSK - dokument veprimi, një SSK jo për dokument arkiv në biblioteka, ose për referencë retorike. Duke respektuar kurajën dhe angazhimin e sinqertë të atyre që tentuan për herë të parë të përdorin një nocion të tillë, nuk ka pse të mos konstatojmë një fakt të gjithëpranuar dhe të kapërcyer teorikisht: hartimi i SSK-së nuk është kurrsesi përgjegjësi e vetme e ushtarakëve. Në të njëjtën kohë mund të themi se SSK-ja nuk mund të hartohet kurrsesi edhe nga një fushë tjetër ekspertize e vetme, kushdo qoftë tjetër. Morali sa më sipër shërben për t’ju përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: sa e dinë politikëbërësit se cilat janë përgjegjësitë e tyre për hartimin e SSK, dhe sa e vlerësojnë ata rëndësinë e një dokumenti të tillë etj.

Kolonel Piro Ahmetaj

12

Faktorët dhe parimet e hartimit të SSK-së

Mungesa e një përkufizimi të qartë apo moria e përkufizimeve, përfshi edhe ato më të pëlqyeshme, shprehin në fakt vështirësinë, kompleksitetin dhe dimensionin e gjerë të SSK. Të artikulosh një strategji të nivelit kombëtar që shpreh lidhjen e integruar ndërmjet synimeve (ends) që do të arrihen dhe mjeteve të domosdoshme (means) për realizimin e tyre, është një sfidë e vërtetë. Disa studiues ushtarakë të kësaj çështje, përfaqësuar në mënyrë të veçantë nga Samuel Hantington (Samuel Huntington) dhe Eduart Lutuak (Edward Luttwak), tregohen mjaft skeptikë në mundësinë e hartimit të një dokumenti veprimi që rrok sfida të tilla. Ata pohojnë se këto sfida janë për më tepër përtej përgjegjësive të Kryetarit të Shtetit. Hantington pohon se nocioni që një shtet mund të hartojë një Strategji të Sigurimit kombëtar është asgjë më shumë se një “daydream” (ëndërr me sy hapur), në radhë të parë për shkak të dimensionit, dinamikës dhe ritmit të ndryshimit të mjedisit. Lutuak bie dakord me përshkrimin e mendimit strategjik si jo funksional në traditën e kulturës pragmatiste botërore dhe e përshkruan atë si jo thelbësor, vetëm si një zgjidhje afatshkurtër të problemit. Gjithashtu, përsa pohohet më lart, gjendet edhe e kundërta. Dokumenti i Strategjisë Kombëtare të SHBA i vitit 1968 që përcaktonte qëllimet dhe mjetet e luftës së ftohtë është konsideruar si një gjetje e shkëlqyer e Strategjisë Kombëtare Amerikane që u kurorëzua me përfundimin e luftës së ftohtë dhe një drejtpeshim të dominuar nga përmbushja e ambicieve gjeostrategjike të SHBA-së. Po pse gjithë ai skepticizëm i Hantington-it dhe Lutuak-ut i theksuar më lart? Së pari, sepse një strategji e mirë është me të vërtetë e vështirë të hartohet. Një plan që lidh mjetet me synimet kombëtare duhet të jetë kompleks, gjithëpërfshirës, në kuptimin pikësëpari të aktorëve të fuqishëm politikë/strategjikë dhe gjithashtu për nga dimensioni përmbajtjes së plotë që duhet të ketë një SSK. Kompleksiteti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare është kushtëzuar më së shumti nga dy faktorët e mëposhtëm:- Sasia (në kuptimin numerik) dhe ndërveprueshmëria e objektivave;- Mjedisi/rrethanat në të cilën strategjia është parashikuar të zbatohet.Sasia dhe ndërveprueshmëria e objektivave. Vendimi për të hartuar një SSK përbën, nënkupton dhe përfshin një përpjekje kombëtare për të përdorur burime të kufizuara në arritjen e objektivave të vendosura nëpërmjet një sistemi modern vendimmarrje dhe vizioni të një ekspertize të integruar bashkëkohore. Në këtë plan, ekspertët e strategjisë, së pari, duhet të përzgjedhin ato përparësi/objektiva për të cilat ia vlejnë të shpenzohen burimet e kufizuara, duke i rreshtuar ato si prioritete afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata. Mjedisi strategjik. Mjedisi dikton gjithashtu në SSK-ja me kompleksitetin dhe,

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

13

veçanërisht, me dinamizmin e ndryshimit të tij. Është absolutisht i dukshëm fakti se zhvillimet politike, ekonomike, ushtarake, teknologjike dhe ato demografike kanë një ndikim të lartë në mjedisin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe botërore. SSK-ja duhet të fokusohet dhe përfshijë në proces aspektet e këtyre ndryshimeve për t’ju përgjigjur këtij realiteti, i cili do të sjellë në të njëjtën kohë përparësi, shanse, por edhe sfida të vështira. Mjedisi përfshin dimensionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, veçanërisht fqinjët. Ai është i ndikuar ndjeshëm nga kërcënimet ndaj interesave kombëtare, gara për burime natyrore të çmuara, burime të brendshme, përfshi këtu edhe talentet në fushën e shkencës, kulturës, kërkesat dhe potencialet kombëtare të vendit dhe popullit. Mjedisi është mjaft dinamik, ai ndryshon vazhdimisht dhe ruan, përligj e justifikon përmasa konstante nga pikëpamja gjeopolitike. Ne jemi dëshmitarë të një epoke me paqe relative në të cilën mjedisi strategjik ndryshon vazhdimisht.Parimet e SSK të Shekullit XXI. Mbështetur në faktorët e mësipërm, integrimi i sasisë, ndërveprueshmërisë së synimeve, mjeteve dhe mjedisit në një SSK efektive duhet të vlerësojë parimet e mëposhtme:Realizueshmëria. Mjetet duhet të jenë në përputhje me qëllimet që parashikohen të arrihen, në mënyrë që të garantojnë plotësisht realizimin e tyre. Vetëm kështu strategjia dhe produktet e saj do të jenë bindëse. Qëllimet, synimet, dëshirat janë lehtësisht të formulueshme, të argumentueshme dhe gjithashtu konsensusi për to mund të arrihet me lehtësi. Por, dimensioni parësor i këtij përkufizimi në sensin pragmatist janë mjetet/burimet, pasi ato janë praktikisht të pamjaftueshme për të përmbushur të gjitha synimet kombëtare (ambicjet politike), shto këtu dhe dinamikën e zhvillimeve teknologjike dhe nevojat financiare të pamjaftueshme për ti përmbushur ato. Prandaj shoqërimi i SSK me buxhetin e domosdoshëm për realizimin e objektivave është padyshim elementi më thelbësor për hartimin, shpalljen dhe zbatimin e SSK-së, duke i dhënë asaj dimensionin e një dokumenti veprimi.Matshmëria e synimeve të SSK. Synimet e SSK-së duhet të përcaktohen në mënyrë të tillë që të identifikojnë arritje të prekshme gjatë gjithë intervaleve të parashikuara të procesit. Strategët duhet të jenë në gjendje, nëse nevojitet, të parashikojnë dhe rekomandojnë në momentin e duhur nevojat e ndryshimeve të mundshme në strategji.Qartësia dhe komunikimi i pandërprerë. Ata të cilët përgjigjen për të hartuar strategjinë duhet të kuptojnë, në tërë përmasat e saj përmbajtjen e dokumentit. Hartuesit e SSK-së duhet të informojnë në mënyrë të pandërprerë dhe të artikulojnë qartësisht (nënkupto pa ekuivoke) mbështetjen e kërkuar të Presidentit, Parlamentit, ekzekutivit, burokracisë shtetërore, shoqërisë civile dhe popullit.

Kolonel Piro Ahmetaj

14

Harmonia politike dhe kulturore. SSK duhet të frymëzohet nga mbështetja e plotë e faktorëve të përshkruar më lart, veçanërisht nga aktorët politikë më të fuqishëm. Ajo duhet të flasë për botën reale, me terma tokësore duke njohur dhe përshkruar vlerat dhe problemet e aktorëve të ndryshëm, përfshirë taksapaguesit,opinionin publik, Parlamentin, median, burokracinë, argumentet e atyre që e mbështesin dhe të atyre që e kundërshtojnë, aleatët dhe kundërshtarët e saj.Informimi i saktë dhe i vazhdueshëm. Në të vërtetë, ashtu siç e përmendëm më lart, hartimi i një strategjie efektive është një detyrë e vështirë. Kujtesa dhe eksperienca jonë kombëtare rreth kësaj përpjekje, startuar me SSK të vitit 1995 është një argument më shumë rreth skepticizmit të shprehur nga Huntington-i dhe Luttwak-u. SSK duhet të sigurojë informacion, lidhje dhe drejtim të pandërprerë gjatë gjithë procesit për institucionet shtetërore dhe agjencitë vartëse, veçanërisht të atyre me peshë me të madhe në zbatimin e saj, për ti njohur mbi baza prioritare për tu përmbushur: e para, e dyta, e treta, e kështu me radhë, mbështetur në prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Përse shërben SSK, misioni, përmbajtja dhe aktorët e hartimit të saj

Për arritjen e synimeve strategjike, çdo vend ka nevojë të ketë një dokument të tipit “roadmap” (dokument plan veprimi) që të përcaktojë qartësisht kush do të bëjë çfarë, kur dhe si do të arrijë atje ku synon. Në një kohë të tillë ku nuk ka as shenja për të reflektuar, ndoshta korrektimi i masave që është gjithashtu përgjegjësi e SSK mbetet një çështje mjaft e debatueshme. Gjithsesi, nevojitet një angazhim dhe seriozitet për të analizuar çfarë ka shkuar keq dhe çfarë vazhdon të eci keq në çështjet me rëndësi të nivelit kombëtar. Ndërkohë problemet që duhet të vlerësohen janë komplekse dhe nuk mundet të adresohen brenda një dite, pasi angazhimet parësore duhet ti kushtohen mekanizmave të zbatimit, të qeverisjes, duke i dhënë në këtë mënyrë SSK dimensionin pragmatist të munguar si dokument veprimi, që e kemi përmendur jo rastësisht shpesh.Në dimensionin politik, SSK është një amortizator që mbron vendin nga arbitrariteti i vendimmarrjes duke krijuar një kontroll dhe balancë midis Presidentit, Kryeministrit dhe Pushteteve të tjera përgjegjëse për problemet strategjike të vendit. Në të vërtetë, vendime për qëndrime strategjike mund të jenë marrë, madje edhe shumë të drejta, por ato nuk kanë qenë në harmoni strategjike dhe nuk kanë patur ndërthurjen e domosdoshme, sidomos në planin e zbatimit ndërmjet niveleve taktike me ato strategjike, dhe shpesh atyre u ka munguar edhe këndvështrimi afatgjatë. Megjithatë, disa kritikë nënvizojnë se vendet e ashtuquajtura postkomuniste vazhdojnë të mbeten në mëshirën e arbitraritetit të vendimmarrësve pa ndonjë ndryshim thelbësor nga koha e izolimit komunist. Më qartësisht, ka munguar

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

15

pothuaj tërësisht një proces integral analize midis faktorëve, efektivë dhe një planëzim i gjerë në kuptimin e ndarjes së përgjegjësive strategjike, veçanërisht midis autoriteteve më të larta në fushën e sigurisë, në varësi të modelit që do të pranohet të aplikohet. Përvoja e përbashkët e shteteve që iu jemi referuar për hartimin e këtij materiali tregon domosdoshmërinë e një mekanizmi të qëndrueshëm që të përcaktojë burimet, grumbullojë informacionin dhe të rekomandojë opsione për vendimmarrjen. Kjo mund të arrihet vetëm duke patur një organizëm të veçantë që autori e emërton si Zyrë të Përhershme të Sigurisë Kombëtare (*shkurt ZPSK), që në terminologjinë bashkëkohore shumë shtete e quajnë Këshilli i Sigurisë Kombëtare (National Security Council - NSC), i përbërë nga personalitetet më të spikatura në fushat përkatëse. Strategjia e Sigurisë është një dokument me karakter kombëtar për veprim, dinamik, politik, por jo partiak. Ajo mbështetet në Kushtetutën dhe zhvillimin e politikave shtetërore për sigurinë e qytetarëve, të shoqërisë dhe shtetit demokratik shqiptar ndaj kërcënimeve e rreziqeve të brendshme, të jashtme dhe në mbrojtjen e zhvillimin e interesave kombëtare në mundësitë reale të vendit. Infrastruktura ligjore dhe veprimtaria në fushën e SSK-së, duhet të përputhet me standardet dhe parimet e shteteve demokratike, si dhe me detyrimet ndërkombëtare ku ne jemi angazhuar. Misioni: SSK garanton realizimin me sukses të interesave, objektivave dhe përparësive kombëtare, mbrojtjen me efektivitet të tyre nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme. Misioni themelor i SSK-së, që realizohet nëpërmjet integrimit të instrumenteve të fuqisë kombëtare, është “sigurimi i jetës dhe pasurisë së qytetarëve; progresi dhe prosperiteti demokratik dhe ekonomik i gjithanshëm; mbrojtja dhe zhvillimi i dinjitetit dhe vlerave kombëtare; sigurimi i sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial në kontekstin dhe në bashkëpunim me strukturat e sigurisë kolektive”.

Mbrojtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar konsiderohet me rëndësi parësore për të sotmen dhe të ardhmen. Pasqyrimi, edukimi dhe mbrojtja e vlerave his-torike, kulturore, morale e shpirtërore, ngrenë lart dinjitetin e kombit. Po ashtu edhe mbrojtja dhe respektimi me ligj i të drejtave të njeriut, përfshi dhe të paki-cave, si dhe promovimi i vlerave të përbashkëta me shoqëritë e vendeve të tjera të botës moderne. Interesat kombëtare kërkojnë përsosjen e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin e ekonomisë së tregut, mbrojtjen e jetës dhe pronës private të qytetarëve në funksion të prosperitetit ekonomik, të sigurisë kombëtare, të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. SSK e prezanton vendin si një faktor stabiliteti e paqeje në rajon që nuk ka precedentë për për-dorimin e forcës, që nuk është faktor në nxitjen e krizave e konflikteve rajonale, por që siguron zgjidhjen e tyre nëpërmjet mjeteve paqësore.

Kolonel Piro Ahmetaj

16

a. Pse SSK është thelbi i vizionit të Kryetarit të Shtetit?Historiani Henri Adams (Henry Adams) shkruan që: “çdo kryetar shteti i kujtdo vendi ngjan me komandantin e një anijeje në det. Ai duhet të shtrëngojë fort timonin, të ketë një kurs drejtimi dhe një port për t’u ankoruar. Kursi i drejtimit dhe porti ku ai synon të mbërrijë përbëjnë objektivin e parë të një presidenti të përgjegjshëm, i cili udhëhiqet nga ideali i kombit të tij. Qëllimi i tij i vetëm është të sigurohet në vazhdimësi që drejtimi i anijes kombëtare është në kursin e duhur”.

Nga ana tjetër, Kryetari i Shtetit duhet të ketë si parakusht një vizion të formuluar ku të përshkruhen në mënyrë të detajuar objektivat kombëtare dhe mjetet e nevojshme për realizimin e tyre (SSK), që përbëjnë, po të shprehemi në linjën e mësipërme, destinacionin e kombit (anijes) së tij. Ndjekja e një kursi të drejtë dhe të paracaktuar merr kështu karakterin e një sfide për Kryetarin e Shtetit. Duke vazhduar në logjikën e analogjisë së mësipërme, një furtunë e fuqishme mund të çorientojë marinarin e shkujdesur ndërkohë që edhe Presidenti përpiqet ta drejtojë kombin në detin e trazuar të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare. Për t’u bërë ballë goditjeve të shtrëngatës dhe kapriçiove të motit, ai duhet të mbajë fort timonin dhe të rakordojë periodikisht kursin e drejtimit që tenton të shmanget nga kapriçiot e natyrës. Pra, ashtu si një marinar i zoti, të cilit i nevojitet këndmatësi dhe timoni, ashtu edhe presidentit i nevojitet një Strategji Kombëtare. Në vazhdim të përgjegjësive të drejtimit dhe orientimit, Presidentit i duhet gjithashtu të ndikojë në shpërndarjen e burimeve kombëtare, në mbështetje të objektivave strategjike. Duhet pranuar pa mëdyshje se SSK është dhe duhet të jetë një dokument politik. Por mungesa e qartësisë së pastër sjell edhe një argument më shumë për mungesat e një reference kushtetuese/ligjore që përcakton ligjërisht detyrimet e Kryetarit të shtetit, apo të një institucioni tjetër për të nisur dhe hartuar SSK. Një arsye që e lë atë në kritikën konstruktive dhe shtron nevojën e korrigjimit.

b. Domosdoshmëria e një Zyre të Përhershme ekspertize (ZPSK) dhe roli i saj në SSK

Në vendet e vogla, koncepti i domosdoshmërisë së një Zyre të Përhershme të Sigurisë Kombëtare vazhdon të jetë i diskutueshëm, për të mos thënë i hallakatur, sepse kjo shpesh është nënkuptuar si një karrige honorifike. Në disa raste, kjo mungesë me qëllim është “interpretuar” si përgjegjshmëri politike për kontrollin civil në çështjet e sigurisë, ose me interferenca të tjera të qeverisjes civile që burojnë nga standarte ndërkombëtare. Disa e zmadhojnë rolin që duhet të ketë politika në ZPSK, për arsye të pasigurisë së tyre politike personale, duke abuzuar me terminologji të dykuptimta apo të pakuptimta, duke shmangur kështu një instrument të domosdoshëm që siguron një proces më të përgjegjshëm, duke

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

17

institucionalizuar njëkohësisht procedurat e vendimmarrjes dhe shpërndarjes së përgjegjësive.Një nga detyrat kryesore të ZPSK duhet të jetë përgatitja e draftit të SSK-së dhe rishikimi në proces të pandërprerë i saj, çdo 2 vjet. Drafti duhet jetë një dokument transparent dhe duhet tërhequr mendimi i aktorëve të shoqërisë intelektuale/civile. Drafti duhet të japë një përmbledhje sa më të plotë të standarteve, zhvillimeve, interesave dhe kërcënimeve në planin e brendshëm dhe të jashtëm, qëllimet e objektivat që janë themelore në ekonomi, politikën e jashtme, çështjet më të rëndësishme në fushën e informacionit, të mbrojtjes dhe që përbëjnë njëkohësisht instrumentet dhe kapacitetet më të qenësishme kombëtare për të zhvilluar dhe mbështetur me burime zbatimin e SSK-së.Drafti i hartuar nga ZPSK, duhet të mbajë parasysh dhe të jetë në gjëndje të nxisë konsensusin midis pikëpamjeve të ndryshme që lidhen me drejtimin, veçanërisht për përparësitë, ritmin dhe për më tej, për të kontribuar në përmbajtjen dhe dominuar të gjithë axhendën e kryetarit të shtetit dhe atij të qeverisë. Ajo çfarë nevojitet më tej është një bashkëpunim i të gjitha agjencive të tjera për të zgjidhur diferencat dhe për të bërë përmirësimet e domosdoshme deri në aprovimin e dokumentit final. Në vendin tonë, mendoj se mungesa e një ZPSK pasqyron në radhë të parë një mangësi themelore në formulimin dhe integrimin e opsioneve politike dhe strategjike për të menaxhuar rreziqet e brendshme dhe ato të jashtme në sigurinë kombëtare. Ajo ka krijuar kështu një hendek të madh ndërmjet perspektivës dhe aspekteve të tjera të SSK-së, të cilat kanë qenë përgjegjëse dhe ndër faktorët kryesorë të destabilitetit dhe mungesës së stabilitetit në tërësi, shfaqur në mënyrën më tragjike në vitin 1997, 1998. Para se vendimet të jenë marrë, ZPSK iu përgjigjet gjithashtu domosdoshmërisht debateve dhe kritikës për të siguruar që politikat dhe konceptet të vendosen në përputhje me kulturën e agjencive të burokracisë shtetërore që do të zbatojnë atë. Mbështetur në përvojën e disa vendeve si Hungaria, Sllovenia, Çekia, Polonia, Bullgaria, etj, ZPSK mund të bashkëdrejtohet nga Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit dhe ai pranë Kryeministrit, të cilët mund të jenë gjithashtu edhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Drafti i përfunduar, para se ti paraqitet parlamentit duhet ti nënshtrohet një diskutimi të gjerë të publikut dhe medias. ZPSK duhet të përmbushë sa më shumë të jetë e mundur situatat e kërkuara, përfshi ato të dala nga një diskutim i hapur dhe i sinqertë, si dhe ato të afruara nga burokracia tradicionale.

c. Procesi i hartimit, fazat, parimet madhore dhe produkti i SSK-ë

Procesi i hartimit të SSK është një serial sistematik veprimesh të detajuara dhe të drejtuara në të njëjtat përfundime. Në rastin e hartimit të strategjisë,

Kolonel Piro Ahmetaj

18

komponentët e procesit përfshijnë drejtimin/fillimin, vlerësimin analitik, programimin, shpërndarjen e burimeve dhe aktorët.

Vizioni i Presidentit. Shërben si direktivë inicuese dhe fillon me përzgjedhjen e informacionit dhe prioritetet e rekomanduara, të cilat shërbejnë jo vetëm për fillimin por edhe në përcaktimin e kufizimeve të procesit të hartimit të SSK-së që startojnë me vizionin e deklaruar të tij për çështjet e saj.Drejtimi. Në një vështrim më të përgjithshëm të vlerave dhe parimeve që shtrohen në SSK, drejtuesit i duhet të sigurojë drejtim gjatë gjithë procesit. Në rastin e SSK, siç artikuluam dhe argumentuam më lart, vetëm Kryetari i Shtetit mund ta zhvillojë këtë funksion. Ky përfundim nuk është as për retorikë dhe as hobi filoamerikane, por pikësëpari mbështetet në nevojën që kanë vendet me demokraci të brishtë dhe institucione të pakonsoliduara përfshi ato politike, zgjedhore, legjitimitet i diskutueshëm i qeverive etj. Prandaj institucioni i Presidentit është më i pranueshëm për sa më lart. Vlerësim analitik. Kjo ndërmarrje përfshin grumbullimin dhe analizën e informacionit përkatës për të përcaktuar fazat e procesit. Sistemi i vlerësimit përshkruan mjedisin, burimet e vlefshme, konkurrencën për këto burime, kërcënimet ndaj vlerave të çmuara, parimet, dhe interesat e përshkruara në deklaratën e vizionit të deklaruar. Për më tej, kjo do të thotë edhe që vlerësimi i mjedisit mbështetet kryesisht në këndvështrimin e tendencave dhe prirjeve aktuale. Shërbimet e zbulimit dhe agjencitë përgjegjëse në vazhdim për zbatimin e saj, sigurojnë grumbullimin dhe analizën e informacionit. Projekti. Faza e hartimit të projektit konsiderohet si thembra e Akilit në proces, në kuptimin se ajo merret me përcaktimin e mjeteve që konkretisht lidhen drejtpërsëdrejti me përfundimet që synohen të arrihen. Për më tej, strategët duhet të formulojnë specifikat, realizueshmërinë dhe të rreshtojnë prioritetet në përputhje të plotë me vizionin e Kryetarit të Shtetit si dhe me vlerësimet profesionale që vijnë nga sistemi kombëtar i informacionit. ZPSK duhet ta përkthejë (transformojë) projektin e shkruar në terma konkretë veprimi. Duke vepruar kështu, strategët bëjnë kalimin e SSK-së për te Presidenti, i cili mban komunikim me Parlamentin, Qeverinë, departamentet dhe agjencitë që lidhen me këto çështje, përfshi komunikimin me publikun/popullin. Shpërndarja e burimeve. Pa dyshim përbën pikën më kritike me të cilën Strategjia mund të matet me rezultate dhe terma konkretë, përbën sfidën e aplikimit ose mbytjes së SSK-së që pa lindur. Në qoftë se ajo ka qenë e artikuluar drejt, transparente, në qoftë se ka rezonancën e domosdoshme politike dhe kulturore, në qoftë se ajo jep zgjedhje dhe, mbi të gjitha, në rast se burimet kanë qenë të siguruara përkatësisht nga Qeveria dhe nga agjencitë vartëse. Aktorët. Së pari rolet e luajtura nga Presidenti, Parlamenti, Ekzekutivi,

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

19

agjencitë e tjera përfshi edhe shoqërinë civile duhet logjikisht të përcaktohen mirë. Por çfarë roli kanë në këtë arkitekturë strategët e ZPSK? Aftësitë dhe detyrat e përshkruara më parë nga këndvështrimi i vështirësisë, rëndësisë, përgjegjshmërisë dhe koherencës që paraqet ky dokument do të sfidonin edhe një rilindas, në qoftë se mund të shprehemi kështu. Sfida është më shumë se domeni i një grupi strategësh, të aftë për të menduar pa paragjykime partizane, një grup bipartizan strategësh që përzgjidhen siç rekomanduam në ZPSK.Një model më i mirë. Drejtimi Strategjik nënkupton që niveli strategjik udhëheq procesin për përcaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e burimeve të vendit. Disa parime të rëndësishme që shërbejnë si referenca dhe shfaqen në kuptimin më të qenësishëm për të orientuar hartimin e SSK-së në një proces efektiv janë si më poshtë:- Procesi i hartimit të SSK-së është një proces i vazhdueshëm. Vetëm kështu mund të hartohet një Strategji e mirë. Strategjia është në realitet asgjë më shumë se një projekt-plan që shërben për të angazhuar dhe ndarë marrëdhënie përgjegjësish në një mjedis jo vetëm të panjohur, por dhe të pasigurt, çka do të thotë se asnjë strategji nuk mund të jetë e gdhendur në mermer. Historia, akoma e freskët na kujton dhe tregon se para përqendrimit ose vendosmërisë për të hartuar një strategji, serioziteti i përgjithshëm kombëtar duhet të shfaqet në mënyrë dominante që të gjenerojë progresin e parashikuar. Ky parim argumenton dhe provon nevojën e përzgjedhjes së më të mirëve dhe më të ndriçuarve mendërisht për të shkruar Strategjinë, burra dhe gra me pak ose aspak besnikëri institucionale, por një grup ekspertësh të aftë për të përqafuar, analizuar, për të dhënë një tablo madhore dhe ndriçuar atë në mënyrë të vazhdueshme nga vizioni i perspektivës së historisë. - Një mjedis tërësisht dinamik kërkon proces të pandërprerë. Strategjitë e sajuara ose këshilluara nga ndikimet qeveritare nuk zgjasin shumë për arsye të rezistencës institucionale për të ndryshuar. Mungesa e perceptimit të shanseve të momentit, zgjidhjet e kërkuara me rregullime institucionale së pari nënkuptojnë nevojën për t’u njohur, pastaj për të nxitur ndryshimin. Kjo është një arritje dhe përvojë bashkëkohore që zbatohet edhe nga gjigandë botërorë biznesi të nivelit të Helvet Pakard (Hewlet-Packard). Gjithsesi, duhet bërë kujdes i vazhdueshëm për të orientuar një proces popullor të rastësishëm, për ta mbushur dhe ndriçuar sa më mirë me aspekte morale të larta. - Udhëheqësit (aktorët politikë) duhet ta kenë dhe trajtojnë si “pronën” e tyre SSK-në. Edhe pse në logjikën e argumenteve të mësipërme, SSK është duke u identifikuar gjithnjë e më shumë me Kryetarin e Shtetit, kjo nuk do të thotë kurrsesi që aktorët e tjerë politikë më të rëndësishëm nuk duhet të jenë të angazhuar dhe përfshirë në çështjet kritike më të rëndësishme. Ata duhet të angazhohen në debate ballë për ballë me strategët (ZPSK), për hartimin dhe

Kolonel Piro Ahmetaj

20

zhvillimin e një vizioni strategjik, për të drejtuar e orientuar më në thellësi tematikat e planit. Mbas këtij procesi, duhet të shpallet zyrtarisht versioni i shkruar, pasi zyrtarisht drafti duhet të bindë Presidentin në diçka që pasqyron vizionin e tij dhe jo vetëm atë të strategëve të tij. Në këtë mënyrë, strategjia zyrtare e shpallur e pajis burokracinë shtetërore me diçka me të cilën ajo mund të ndërmarrë veprime.- Strategëve të ZPSK u nevojitet liria për të gabuar. Zhvillimi ose hartimi i strategjisë nuk mund të jetë shkencë. Gjithsesi, si një krijimtari, ajo ka brenda një lloj të menduari që parimisht prodhon ide të cilat janë relativisht të reja dhe si të tilla janë relativisht të vlefshme. Kompleksiteti dhe dinamika e mjedisit argumenton dhe imponon një proces ciklik, duke u fokusuar pandërprerë në produktin praktik. Strategët kanë nevojë të njohin që produkti i tyre nuk e drejton vendin në rrugë të pashkelura për të cilat nuk gjenden burime. Një alternativë e pafat është dritëshkurtër, nuk jeton gjatë dhe me hapësirë të ngushtë për t’u zbatuar. Gjithashtu, në të njëjtën mënyrë, Presidentit i nevojitet të sigurojë strategët e tij me pikëpyetje të arsyeshme nga interesat (jo presionet) e grupeve të ndryshme, por me një dallim thelbësor gjithsesi nga forma përfundimtare e strategjisë. Nëqoftëse presionit të ardhur nuk mundet t’i rezistojë secili nga anëtaret e grupit, rezultati do të jetë një dokument i pazbatueshëm, pa një rreshtim dhe skemë përparësish të interesave kombëtare, mjaft e ngjashme me ato të cilat përmendëm më lart. Po a munden ata të krijojmë një SSK duke angazhuar këto parime, për t’i shërbyer së pari Presidentit dhe kombit?. Ndoshta edhe po, në qoftë se konsiderojmë të krijojmë në linjën e argumenteve të mësipërm një Grup të Përhershëm të Sigurisë Kombëtare brenda kabinetit të Presidentit, përvojë kjo e përhapur në disa nga vendet e marra si referencë dhe me progres të spikatur vitet e fundit.Organizimi i strukturës (skeletit, tryezës) dhe marrëdhëniet. Organizimi i ZPSK mund të bëhet në zyra të veçuara nga strukturat aktuale të sigurisë kombëtare, duke mbetur me fjalë të tjera “jashtë linje”. Ajo duhet ti raportojë drejtpërsëdrejti Presidentit dhe Kryetarit të Qeverisë për çështjet e strategjisë dhe qëllime administrative. Ajo duhet të ketë akses të plotë për të marrë informacion nga të gjitha agjencitë dhe departamentet e ekzekutivit dhe duhet t’u kërkojë atyre të sigurojnë informacion me qëllim analizën, vlerësimin dhe përfshirjen e tyre në SSK.ZPSK duhet të jetë në linjë me vizionin e deklaruar të Presidentit me qëllim minimizimin e diferencave ndërmjet Presidentit dhe strategëve më të cilët ai duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm. Ky konsiderohet stafi i Presidentit për strategjinë. Kjo është veçanërisht e vërtetë brenda logjikës për Strategët e SK, stafin e ZPSK, të cilët tradicionalisht kanë qenë të dominuar nga perspektiva politiko-ushtarake, në kohën kur interesat kombëtare janë përtej marrëdhënieve

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

21

ushtarake dhe ato të fushave të tjera. Strategët për këtë duhet të shikojnë përtej interesave të çdo lloj organizate, qofshin edhe ato prej nga ata vijnë. Përbërja dhe organizimi i brendshëm. ZPSK mund/duhet të përbëhet nga dy zyra. E para Zyra e Zhvillimit te Strategjisë (ZZHS) e cila duhet të ketë rreth 8 strategë të përhershëm, dijetarë, shkrimtarë dhe profesionistë, burra dhe gra të suksesshme, të njohur nga komuniteti i brendshëm dhe ai ndërkombëtar për ”backgroundin” e spikatur. Ata mund të jenë individë ose nga parti politike ose individë të thjeshtë, të aftë për të kundërshtuar dhe mbijetuar një proces konformizmi. Katër anëtarë të ZZHS mund të propozohen te presidenti nga Parlamenti. Ata mund të zgjidhen me votim ashtu siç veprohet për një qeveritar për pushtetin gjyqësor, ose anëtarët e institucioneve kyçe kombëtare. Presidenti ka të drejtë të zgjedhë pjesën tjetër të anëtarëve të ZZHS. Përbërja e këtij grupi është nga çështjet më të rëndësishme, pasi produkti, propozimet dhe konkluzionet përfundimtare tregojnë pamjen e këtij grupi. ZPSK mund të plotësohet dhe të mbështetët nga Zyra e Analizave dhe Prognozave të Strategjisë (ZAPS). Kjo zyrë mund të përbëhet nga rreth 6, ose më pak strategë nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar, akademik dhe administrata e lartë shtetërore. Së bashku, të dy grupet mund të zhvillojnë strategjinë paraprake si dhe ta rishikojnë dhe freskojnë atë çdo dy vjet. ZPSK mundet gjithashtu të monitorojë zbatimin dhe efektivitetin e Strategjisë nëpërmjet rishikimeve të rregullta. Ajo duhet të mbikqyrë lidhjet ndërmjet gjithë agjencive të tjera të kërkuara për vlerësim analitik si dhe bashkëpunimin me Parlamentin, për çështjet që kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejt me Strategjinë. Bashkëdrejtuesit e ZPSK-së, duhet të lehtësojnë dhe koordinojnë përpjekjet e stafit për projektin e tyre të strategjisë, por nuk duhet kurrsesi të ushtrojnë autoritet mbi këtë staf, përfshi dhe dy zyrat e përmendura më lart. Pozicioni i tyre duhet të jetë i përcaktuar jo vetëm me profesionistë strategjik, por ata duhet të rekomandojnë në kohën e duhur (kur është e justifikuar) një takim të veçantë ndërmjet Presidentit dhe Stafit të dy zyrave të përmendura më lart. Karakteri i punës në grup i ZPSK-së është parashikuar të kapërcejë shqetësimet që kanë mbërthyer fatkeqësisht burokracitë e brishta. Qëllimi ZPSK-së është të sigurojë një pamje sa më realiste dhe nevojën që ka një organizatë për t’u shkundur nga vetëkënaqësia. Stafi i zhvillimit të strategjisë, duhet të sigurohet që Strategjia, para se miratohet dhe vihet për botim, të jetë një strategji e zbatueshme. Ajo duhet t’i shërbejë Presidentit si një agjenci bazë për të edukuar agjencitë e tjera rreth Strategjisë dhe implikimet e mundshme të parashikuara. Stafi i zhvillimit të strategjisë duhet të këshillojë agjencitë e tjera sesi ato duhet të veprojnë strategjikisht si një organizëm unik me strukturat e tjera të Sigurisë. Në qoftë se pjesëtarët, strukturat dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre do të jenë në cilësinë e dëshiruar, produkti do të jetë me siguri një faktor determinant.

Kolonel Piro Ahmetaj

22

Produkti. Dy herë gjatë mandatit Presidencial, në marrëveshje me stafin e zhvillimit të strategjisë, ZPSK duhet të mblidhet për të përcaktuar dhe për të shpallur një ripunim të plotë të SSK, ose një përpunim të pjesshëm të saj. Në qoftë se ndodh ndonjë ndryshim thelbësor duhet të bëhet një përmbledhje paraprake në formën e një relacioni. SSK duhet të shpallet ose në formën e një urdhri ekzekutiv ose në formën e një direktive për SSK. Strategjia duhet të jetë në duart e agjencive dhe departamenteve të tjera, së paku 6 muaj para se buxheti i vitit paraardhës të ketë kaluar në Parlament. Për çdo vit, ZPSK mund të përgatisë një raport për Presidentin mbi efektivitetin e funksionimit të Strategjisë si dhe për sasinë e masave të domosdoshme për mbështetje, kur strategjia është prodhimi i parë. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Parlamentit dhe Kryeministrit. Drafti përfundimtar i strategjisë duhet të mos publikohet deri sa të jetë diskutuar dhe prezantuar i zgjeruar me aktorët kryesorë të politikës dhe parlamentit. Mbas këtij momenti, projekti mund të shpërndahet gjerësisht në publik. SSK duhet të ketë preokupimin e një direktive, në qoftë se ajo është përcaktuar për të shpërndarë burimet kombëtare në objektivat kombëtare. Agjencitë vartëse duhet të veprojnë në përputhje me parimet dhe përparësitë e drejtimit të Strategjisë. Ato duhet të kuptojnë që ekzekutimi i saj duhet të bëhet i kujdesshëm dhe ritmik, sipas kritereve të saj. Arritjet paraprake të Strategjisë duhet të mbahen konfidenciale për Presidentin, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe strategët. Lidershipi dhe parlamenti duhet të jenë të lirë të diskutojnë mendimet e kundërta për të ruajtur interesat kombëtare, pa frikë dhe jo nën presionin dhe ethet e publikut, si p.sh., e ardhmja e programeve për të drejtat e ndryshme. Strategjia mbi të gjitha është supozuar të jetë shprehje e lidershipit të lartë dhe jo pasqyrim i çdo preference populiste. Ajo nuk duhet të jetë subjekt i sabotimit të mediave dhe qëndrimeve partizane deri sa ajo të ketë përcaktuar përfitimet e tërë procesit. Strategët nuk mundin ta ndalim marshin e kohës dhe të ngjarjeve, por përfshirja në një debat të zhurmshëm dhe pa rregulla të kapaciteteve strategjike rrezikon ta kthejë në një potere krijesën e saj.Referenca:

1. ”Essay on Strategy”, US Institute for National Strategic Studies, botim 2003.2. ”The search for the Peace in Europe, European Center on Security Studies,

botim 2008.3. “Diplomacia Shqiptare në të shkuarën dhe të tashmen”, Dr. Lisen Bashkurti.4. Strategjia, Liddell Hart.5. Strategjia, dje, sot, nesër, U. Zhvarc.6. Gjeopolitika, Carlo Jean.7. “Ushtaraku dhe shteti”, Samuel P. Huntington, bot. 1995 f.18-22.

Formulimi i Strategjisë së Sigurisë mbas anëtarësimit në NATO

23

“Mësimet e Nxjerra” – proces i institucioneve të shëndetshme

Kolonel Thimi HudhraShefi i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes

Abstrakt: Kohët e fundit shpesh dëgjojmë të flitet për “mësimet e nxjerra”, apo për “lessons learned”, në gjuhën zyrtare të NATO-s. Çfarë janë mësimet e nxjerra dhe përse shërbejnë ato? Cila është origjina e tyre? Si funksionon ky sistem në vendet e Aleancës? Sa është përtypur ky sistem deri tani nga Forcat e Armatosura? Kush janë ata që do e zhvillojnë, organizojnë, zbatojnë dhe monitorojnë këtë sistem në institucionin e mbrojtjes? Si do të iniciohen, arrihen dhe shfrytëzohen produktet e këtij sistemi? Çfarë procesi do të pranojmë dhe zbatojmë? Pra kush bën, çfarë, kur dhe në bashkëpunim me kë? Si mund të përfshihen njerëzit, pra komuniteti i mësimeve të nxjerra të FA në këtë proces? Si i shërben ky proces përmirësimit cilësor të performancës së njësive të FA në operacione kombëtare dhe ndërkombëtare?

Këto e shumë pyetje të tjera do të jenë përmbajtja e këtij shkrimi. Kushdo që është i interesuar të ndikojë me mendimet e tij në përmirësimin e këtij sistemi, është i mirëpritur të shprehë mendimet e tij në adresën [email protected].

Në vend të hyrjes

Mësimet e nxjerra janë pjesë e natyrës njerëzore dhe e historisë së njerëzimit. Ato janë pjesë e zhvillimit të tij. Ato e kanë shoqëruar njeriun gjatë gjithë ekzistencës së tij. Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore

dhe shoqërore që ato të mos i shtrijnë efektet e tyre. Njeriu është një qenie e ndërgjegjshme që synon përmirësimin e vetvetes dhe të veprimtarisë së tij. Çdo njeri mëson nga gabimet e bëra. Çdo njëri mëson edhe nga sukseset e veta. Po ashtu, çdo njeri mëson edhe nga gabimet dhe nga sukseset e të tjerëve. E njëjta gjë ndodh edhe me çdo organizatë shtetërore apo private; ato mësojnë nga

24

gabimet dhe sukseset e tyre, por edhe nga gabimet dhe sukseset e organizatave të tjera. Churchill-i në mënyrë alegorike pohonte se “... ata që nuk mësojnë nga gabimet e tyre në të shkuarën, janë të destinuar t’i përsërisin ato në të ardhmen...”

Njohja dhe pranimi i dështimeve dhe sukseseve të individit dhe të organizatës është çelësi i suksesit dhe i mbijetesës në botën e sotme të zhvillimit e të konkurrencës. Analiza dhe korrigjimi i shpejtë i gabimeve dhe adoptimi i formave të suksesshme të të tjerëve janë gjithashtu tipare të zhvillimit të institucioneve të shëndetshme. Historia e njerëzimit ka treguar që njerëzit dhe organizatat që nuk kanë ndryshuar për një kohë të gjatë e kanë pasur të vështirë të mbijetojnë. Ky është tashmë një postulat. Ka pasur me qindra e mijëra individë dhe organizata që kanë dështuar, si dhe me qindra e mijëra të tjera që kanë pasur sukses. Cili është ndryshimi midis tyre? Kanë mbijetuar ata individë dhe ato organizata që reagojnë shpejt si ndaj gabimeve ashtu edhe ndaj sukseseve të tyre dhe të të tjerëve. Të mësuarit nga gabimet dhe sukseset e vetvetes dhe të të tjerëve është një fenomen shumë kompleks. Sidomos kur bëhet fjalë për një organizatë, ai bëhet akoma më i vështirë. Si i tillë, organizata duhet të adoptojë një sistem, i cili të përfshijë njerëzit, procedurat e veprimit dhe pajisjet që mund të përdoren për ta bërë sistemin funksional. Dhe që sistemi të bëhet funksional, drejtuesit e organizatës duhet të trajnojnë njerëzit, si pjesa më aktive e organizatës, për të kryer vëzhgime realiste, për të zbatuar përqasje analitike dhe për të propozuar konkluzione logjike e rekomandime të bazuara për vendimmarrje, në interes të përmirësimit të punës së organizatës. Gjithçka më sipër, kur lidhet me fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, bëhet akoma më delikate. Kemi të bëjmë me një organizatë që mban përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve të vet, e cila ngrihet me kontributin e taksapaguesve për të prodhuar siguri. Për ta përmbushur këtë mision, krahas vlerave tradicionale, ajo duhet të zbatojë edhe vlerat e menaxhimit të dijes për ndryshim dhe transformim.

Origjina e mësimeve të nxjerraSi sistem, Mësimet e Nxjerra u futën për herë të parë në Forcat e Armatosura të SHBA nga Sekretari i Mbrojtjes McNamara në vitin 1963. Sot SHBA kanë Qendra të Mësimeve të Nxjerra në të gjitha forcat si dhe komandat e tyre strategjike dhe operacionale. Në fillimet e shekullit të XXI, ky sistem ka tërhequr vëmendjen edhe të të gjitha vendeve të zhvilluara të Aleancës. Mjedisi i sigurisë strategjike i fillimit të këtij shekulli ka evidentuar një natyrë tepër dinamike dhe me zhvillime të vrullshme. Kërcënimet dhe rreziqet tradicionalë dhe skenarët operacionalë që ato shoqërojnë janë zbehur ndjeshëm dhe në skenë kanë hyrë elementë dhe

“Mësimet e Nxjerra” – proces i institucioneve të shëndetshme

25

Kolonel Thimi Hudhra

faktorë të rinj, shpesh papritur dhe me impakte të konsiderueshme. Parimet universale të gjeniut ushtarak Klauzeviç, të shprehura në “Mbi Luftën”, kanë marrë përmasa dhe cilësi të reja. Ndryshime të ndjeshme po imponohen mbi politikat e mbrojtjes, konceptet ushtarake, doktrinat, teknologjinë, pajisjet dhe sistemet, lidershipin, arsimimin dhe stërvitjen, strukturat dhe infrastrukturat, si dhe shumë elementë të tjerë. Ndryshimi dhe Transformimi, sot më shumë se më parë, janë vënë në rend të ditës. Është krejt e natyrshme që ndryshimet në mjedisin strategjik dhe operacional kërkojnë reagime shumë më të shpejta se më parë. Kush nuk ndryshon është i destinuar të dështojë. Shpesh ato kërkojnë transformime të thella të mendimit dhe të kapaciteteve në dispozicion. Në mënyrë të veçantë, ky proces transformimi udhëhiqet nga vendet e zhvilluara aleate, ku Shtetet e Bashkuara janë në krye me atë që quhet Revolucion i Çështjeve Ushtarake.Sot, Ndryshimi është proces normal i mbijetesës. Ai është tashmë në modë në fjalorin e liderëve politikë, shkencëtarëve, artistëve, apo ushtarakëve. Koncepti i Ndryshimit përfaqëson procesin gradual të rritjes, të zhvillimit, të korrigjimit dhe të përmirësimit të performancës në përputhje me mjedisin që rrethon. Ai mund të bëhet në periudha javore, mujore apo vjetore. Ndryshimi, si proces, kërkon vullnet politik, reagim proporcional në kohë reale, si dhe ekspertizë dhe profesionistë pragmatistë. Nga ana tjetër, Transformimi është ndryshim i thellë dhe përbën reformë. Ai synon të përmbysë një sistem rregullash dhe vendos një sistem të ri të tyre. Ajo që sot është e vlefshme, nesër mund të mos jetë e tillë. Pra, ai kërkon mendim, kohë, burime dhe përpjekje afatgjata. Dhe që të zhvillojmë se çfarë na duhet nesër, duhet që patjetër të mendojmë qysh sot. Transformimi kërkon vullnet politik, planifikim afatmesëm dhe reformatorë vizionarë.Pra, e thënë ndryshe, ndërsa Ndryshimi kërkon përshtatje graduale me realitetin e ri, Transformimi kërkon përmbysje të gjendjes aktuale. Ndryshimi dhe Transformimi janë procese plotësuese; duhet që domosdoshmërisht të ndryshojmë më shpesh e në mënyrë progresive dhe në përputhje me realitetin në ndryshim, në mënyrë që transformimi të jetë sa më i lehtë. Filozofia e mësipërme e ndryshimit dhe transformimit është universale. Ajo është e zbatueshme në të gjitha fushat, pra edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Mjedisi i ardhshëm i sigurisë pritet të jetë i shumëfishtë dhe i paparashikueshëm lehtë. Kjo shprehet qartë tek projekti madhor i “Multiple Future Project” i NATO-s. Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancë është një ngjarje historike me impakte të ndjeshme pozitive për të ardhmen e vendit tonë, por edhe me detyrime të shumta. Në këtë kontekst, një nga kërkesat e veçanta ushtarake si vend aleat,

26

është zhvillimi i një sistemi funksional të ndryshimit dhe transformimit, që njihet me emrin e Mësimeve të Nxjerra (MN).Në fakt, sistemi i MN ka filluar të zhvillohet si një koncept i ri në Forcat e Armatosura. Deri tani, njësitë e FA në misione e operacione brenda dhe jashtë vendit, kanë zbatuar në mënyrë rutinore dhe jo të organizuar vetëm disa segmente të shkëputura të këtij sistemi. Ky sistem i ri në zhvillim krijon një metodë pune të unifikuar për të gjithë strukturat e FA, për evidentimin, grumbullimin, analizimin, arkivimin dhe shpërndarjen e njohurive të vërtetuara nga eksperienca e kaluar dhe aktuale për të gjithë fushat e veprimtarisë ushtarake, me theks të veçantë në fushën e operacioneve ushtarake.Nëpërmjet këtij sistemi realizohet përmirësimi i gatishmërisë së njësive të FA për mision, për rritjen e kapaciteteve operacionale si dhe transformimin e tyre të pandërprerë. Një forcë në operacion dhe njëkohësisht një forcë në ndryshim dhe transformim; ky synim kryesor realizohet duke bërë në mënyrë sistematike ndryshimet që dikton përvoja e operacioneve aktuale mbi doktrinën, organizimin, stërvitjen, materialet, lidershipin, personelin dhe teknologjinë e forcës së ardhshme.Sistemi i MN u krijon mundësi lidershipit dhe njësive ushtarake të mësojnë nga gabimet dhe sukseset e tyre dhe ato të të tjerëve. Ky sistem nxit veprimtarinë pozitive dhe parandalon përsëritjen e gabimeve. Ai është një instrument në duart tona për zhvillimin afatgjatë të FA.Kur themi mësime të nxjerra nuk kuptojmë vetëm ato gjëra që nuk duhen bërë mbi bazën e përvojës së hidhur të të tjerëve, por edhe ato gjëra që duhen bërë, për shkak të përvojës së mirë të të tjerëve, pra edhe ato veprimtari që duhen përgjithësuar (praktikat më të mira). Në mënyrë që të konsiderohet mësim i nxjerrë, një gabim i evidentuar duhet të shoqërohet me një veprim proporcional; pra të ndryshohet një dokument, një procedurë, një politikë, një strukturë, një pajisje, duke u dhënë një buxhet. Nëse nuk ka ndryshim, atëherë asgjë nuk është mësuar, dhe dështime të tjera mund të priten.Objekti i këtij shkrimi është që komandantët dhe shtabet e të gjitha niveleve të komandimit dhe drejtimit të FA të njohin dhe të zbatojnë me ritme të përshpejtuara rregullat e këtij sistemi të MN në njësinë e tyre, duke e përafruar atë sa më shpejt në sistemin “Lessons Learned” të NATO-s.

Mësimet e Nxjerra dhe Forcat e ArmatosuraNë të gjitha vendet, Forcat e Armatosura, në vetë natyrën e tyre, janë disi konservatore. Pra ato e pranojnë ndryshimin me më shumë vështirësi se institucionet e tjera sepse vetë jeta e përditshme e tyre lidhet me rregullin,

“Mësimet e Nxjerra” – proces i institucioneve të shëndetshme

27

Kolonel Thimi Hudhra

disiplinën, urdhrat dhe udhëzimet, të cilat tradicionalisht mësohen përmendësh dhe nguliten për një kohë të gjatë. Strategu Ushtarak Liddell Hart thote se “gjëja më e vështirë për të futur një ide të re në mendjen e ushtarakut është të nxjerrësh prej saj idenë e vjetër”.Megjithë karakterin konservator të çimentuar gjatë luftës së ftohtë, forcat e armatosura filluan të rishikojnë veten e tyre në raport me mjedisin e sigurisë në ndryshim gjatë viteve 90. Mendimi i pavarur, mendimi krijues dhe kritik dhe arsyetimi logjik shënuan lëvizje pozitive përpara.Tani, pas anëtarësimit në NATO, institucioni i mbrojtjes po ndërmerr veprime që të zbatojë një sistem funksional të mësimeve të nxjerra. Kalimi në forcën tërësisht profesioniste 2010 është një nga elementët kryesorë favorizues për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi. Ngritja në sistem e mësimeve të nxjerra për një Forcë të Armatosur është shprehja e pjekurisë, e shëndetit dhe e maturisë së tyre. Ky sistem është tipari dallues kryesor për ushtritë me koncepte të avancuara; ai është pjesë e konceptit të transformimit të Aleancës, për të reaguar e ndryshuar më shpejt se kundërshtari në spektrin simetrik dhe asimetrik. Si i tillë, sistemi MN do të shfrytëzohet në maksimum për të rritur cilësinë e performancës së njësive të FA në operacione brenda dhe jashtë vendit.Institucionalizimi i sistemit MN u iniciua nga Direktiva e Mbrojtjes - 2009. Ajo vuri detyrën që “... brenda muajit Mars 2009, Shtabi i Përgjithshëm të organizojë punën për ngritjen e Sistemit të MN në FA, si dhe miratimin e konceptit përkatës për këtë qëllim ...”. Në mbështetje të saj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm miratoi, në muajin Mars 2009 Udhëzimet e Shefit të SHP për zbatimin e Sistemit MN në FA si dhe Programin e MN për vitin 2009-2010. Më tej, Manuali i Mësimeve të Nxjerra (MN) i prodhuar nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes, në Prill 2009, e mbyll kuadrin e dokumenteve bazë të paketës së sistemit MN dhe i hap rrugën ndjekjes dhe monitorimit të zbatimit të tij nga komandat dhe shtabet sipas Programit MN 2009-2010. Fenomeni i mësimeve të nxjerra ka karakter universal; si i tillë ai përfshin të gjitha fushat e veprimtarisë së Forcave të Armatosura. Por, megjithëse sistemi MN mund të shërbejë si sistem kuadër për të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre, ai paraqet vlera aplikative vetëm për fushën e operacioneve dhe të transformimit të komponentëve të kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura. Fokusi kryesor i sistemit të MN do të jenë misionet dhe operacionet e njësive të FA brenda dhe jashtë vendit, stërvitjet dhe aktivitetet stërvitore e trajnuese apo vlerësuese të tyre. Kjo fushë veprimtarie e MN përbën një përqasje me rëndësi vendimtare; ajo ka të bëjë jo thjesht me dështim apo sukses të një aktiviteti e biznesi të kohëpaqes, por me dështimin apo suksesin e betejës, si dhe me humbjen apo shpëtimin e jetës së njerëzve.

28

Forcat e Armatosura të RSH janë në një proces transformimi, ashtu siç është edhe vetë Aleanca e NATO-s, pjesë e së cilës jemi edhe ne qysh nga Prilli 2009. Mjedisi i sigurisë dhe spektri i operacioneve të sotme dhe të ardhme ku do të marrin pjesë njësitë e FA është shumë i larmishëm dhe shpesh i paparashikueshëm. Për t’ju përshtatur shpejt mjedisit të ardhshëm të sigurisë, forcat ushtarake duhet të jenë shumë të zhdërvjellëta në të gjithë komponentët që përbëjnë kapacitetet operacionale: doktrinën, organizimin, trajnimin dhe arsimimin, pajisjet dhe sistemet, lidershipit, personelin, infrastrukturat dhe ndërveprimin (DOTMLPFI). Në interes të zhvillimit të një sistemi funksional të MN në FA, në kuadrin e bashkëpunimit me Aleancën, kemi tashmë të miratuar një Plan Veprimi me dy Komandat Strategjike të saj, të drejtuar nga Komanda e NATO-s për Transformimin (ACT). Një nga 6 fushat e këtij Plani afatmesëm është fokusuar mbi Mësimet e Nxjerra. Në këtë kuadër, është parashikuar i gjithë spektri i veprimtarive të përbashkëta për ngritjen dhe konsolidimin e këtij sistemi në FA. Po ashtu, parashikohen veprimtari konkrete me JALLC (Joint Analysis and Lessons Learned Center) të NATO-s si dhe veprimtari të tjera dypalëshe me vende që e kanë sistemin MN në fazë më të zhvilluar. Thembra e Akilit e sistemit MN janë njerëzit: oficerët nënoficerët, ushtarët profesionistë dhe civilët në FA. Sistemi nuk mund të funksionojë pa veprimtarinë aktive të tyre. Janë ata që mund ta bëjnë sistemin të suksesshëm, por janë gjithashtu ata që mund ta bëjnë sistemin të dështojë. Për këtë qëllim, një kujdes i veçantë po i kushtohet trajnimit të personelit që do të përfshihet në sistemin MN. Kursi i parë për sistemin MN u organizua nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes së KDS në Maj 2009 me një komunitet oficerësh shtabi kryesisht të pozicioneve J3/7, J5, G3, G7, G5, S3 në strukturën vertikale të FA. Një kurs i dytë u krye në Qershor 2010 me 25 oficere te rinj të FA në bashkëpunim me ACT dhe kursi i tretë në Gusht 2010 me Qendrën Amerikane për Mësimet e Nxjerra të Fort Levenworth (CALL). Trajnime të tilla do të vazhdojnë të bëhen çdo vit me komandantët e njësive deri në nivel batalioni dhe ekspertët e operacioneve të të gjitha niveleve.

Për një sistem funksional të Mësimeve të NxjerraNë mënyrë të veçantë, komandantët e të gjitha niveleve janë çelësi i suksesit apo i dështimit të sistemit të Mësimeve të Nxjerra. Ata kanë si autoritetin ashtu edhe përgjegjësinë për të bërë funksional sistemin MN në njësitë e tyre, bazuar në paketën e dokumenteve të sistemit MN. Mësimet e nxjerra nuk kërkojnë personel të veçantë në njësi; ato janë pjesë e përshkrimit të punës të personelit të drejtorisë, degës, seksionit që mbulon operacionet dhe stërvitjen në hierarkinë e komandim drejtimit të FA (J3/J7, G3, G7, S3/N3/A3).

“Mësimet e Nxjerra” – proces i institucioneve të shëndetshme

29

Kolonel Thimi Hudhra

Një element tepër i rëndësishëm për suksesin e sistemit MN është zgjerimi i komunitetit me njohuri, kulturë e ekspertizë për sistemin MN, nëpërmjet përfshirjes në kurrikulat e UUS, AM, ANO, Shkollës së Trupës, etj, të moduleve specifike për sistemin e MN, të cilat kanë hyrë në fuqi nga viti akademik 2009-2010. Trajnimi për sistemin MN synon të zhvillojë tek çdo ushtar profesionist, nënoficer dhe oficer një kulturë të re në përputhje me nivelin e tyre. Sistemi i MN kërkon qëndrim aktiv të tyre në rolin e vëzhguesit, grumbulluesit, analistit dhe vendimmarrësit. Në mënyrë të veçantë, niveli i komandantit dhe i oficerit të shtabit duhet të pajisen me të gjitha njohuritë për të zbatuar në mënyrë krijuese sistemin MN në njësi. Sistemi i mësimeve të nxjerra kërkon shfrytëzimin në maksimum të teknologjisë së informacionit, të shkëmbimit të informacionit “online”, për të dhënë dhe për të marrë informacion që mund të përbëjë të dhëna, për t’u përpunuar dhe analizuar. Në perspektivë, duke qenë se ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e operacioneve ndërkombëtare të drejtuara nga NATO/BE/OKB, ushtarakët tanë do të shkëmbejnë informacion edhe me rrjetet e sistemeve MN të aleatëve të NATO-s, sepse një nga parimet themelore të sistemit të MN është shfrytëzimi i mësimeve të nxjerra të të tjerëve, në mënyrë që ne të mos përsërisim gabimet e tyre, ose ata të mos përsërisin gabimet tona. Kjo do të thotë që ushtarakët e të gjitha gradave të jenë në gjendje të përdorin rrjetin tonë të ardhshëm të mësimeve të nxjerra, si dhe ato të vendeve aleate, sidomos rrjetin e mësimeve të nxjerra të JALLC-ut të NATO-s. Forcat e Armatosura kanë një Qendër të Analizave të Mbrojtjes, e cila ka një Degë të Kërkimeve Operacionale dhe të Mësimeve të Nxjerra. Analiza e të gjithë fakteve dhe të dhënave të grumbulluara nëpërmjet sistemit do të analizohen nga kjo Degë, e cila synon të rrisë aftësinë analitike sipas përvojës më të mirë të NATO-s. Qendra e Analizave te Mbrojtjes në KDS është e hapur për të gjithë ushtarakët e FA që duan të japin apo të marrin informacion për sistemin e MN. Shpreh bindjen se jemi në kohën e duhur që të nxisim futjen dhe zbatimin e kulturës së re të mësimeve të nxjerra në Forcat e Armatosura. Për më shumë informacion për këtë sistem, dërgojini pyetjet dhe komentet tuaja tek adresa elektronike e Qendrës së Analizave të Mbrojtjes [email protected].

30

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

Kolonel (R) Selim ShirokaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Kolonel Eduart BalaShef i Departamentit të Strategjisë e Sigurisë Kombëtare në

Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: “...lufta nuk është thjesht një akt ushtarak, por edhe një instrument real politik, një vazhdimi i politikës me mjete të tjera”. Kjo thënie e Klauzeviçit, të konsideruar si babai i strategjisë, synohet të trajtohet në shkrimin në vijim.

Ky shkrim, duke pranuar nevojën e identifikimit të kërcënimeve dhe rreziqeve në interes të formulimit të strategjive për përballimin e tyre, synon të zgjerojë këndvështrimin e analizës dhe vlerësimit, jo thjesht të kërcënimeve dhe rreziqeve, por të mjedisit të sigurisë në tërësi, duke vënë në dukje rëndësinë themelore të kulturës, në përgjithësi dhe të kulturës strategjike në veçanti për të arritur në përfundime më të sakta dhe më objektive për strategjitë që duhet të ndërtohen.

Konsideratat kulturore në nivelet politike dhe strategjike shqyrtojnë ndikimin e faktorëve kulturorë në formulimin, zbatimin dhe arritjet e politikës dhe strategjisë. Ato merren me faktorët kulturorë që ndikojnë vendimet, veprimet dhe qëndrimet strategjike. Aftësia për vlerësimin e kulturës në nivel strategjik do të thotë aftësi për të kuptuar historinë, vlerat, ideologjinë, politikën, fenë dhe dimensionet e tjera kulturore dhe për të vlerësuar efektin e mundshëm të tyre në politikë dhe strategji.

Hyrje

Klauzeviçi, i cili konsiderohet babai i strategjisë, duke studiuar fushatat ushtarake të kohës, dha kontribute të shquara dhe të shumëllojta në mendimin strategjik. Ai, për herë të parë, tregoi rëndësinë e lidhjes midis

31

drejtimit politik dhe ushtarak, tregoi se lufta është një zhvillim social dhe akt politik njëkohësisht, duke theksuar se “lufta nuk është thjesht një akt ushtarak, por edhe një instrument real politik, një vazhdim i politikës me mjete të tjera”. Ai vazhdimisht theksonte se strategjia ushtarake dhe politike duhet të ecin krahas njëra-tjetrës. “Lufta”, deklaronte ai, “ka gramatikën e saj, por jo logjikën e saj”. Problemi i strategëve është zhvillimi i një strategjie të qëndrueshme dhe efektive përballë një bote politike të trazuar. Pavarësisht nga vështirësitë për të kuptuar ndërveprimin e entiteteve politike, ata duhet të përpiqen të kuptojnë natyrën e problemit, të parashikojnë rrjedhojat e mundshme dhe të përcaktojnë një kurs strategjik që të mund të arrijnë objektivin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, strategët duhet të kuptojnë natyrën komplekse të këtij mjedisi dhe të jenë të përgatitur për pengesat e papritura dhe mundësitë e paparashikuara që mund të rrjedhin prej mjedisit të sigurisë. Mjedisi i sotëm ndërkombëtar i sigurisë karakterizohet nga pasiguria, paqëndrueshmëria dhe ndryshimet e shpejta dhe në rritje. Pavarësisht nga vështirësitë, formulimi, zbatimi dhe rishikimi i strategjive reale të çdo niveli kërkon domosdoshmërisht analizën dhe vlerësimin e të gjithë elementëve dhe faktorëve të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të sigurisë, për të cilin ndërtohen strategjitë. Pa kritere analitike rigoroze në dispozicion, vendimmarrësit veprojnë sipas pikëpamjeve të tyre për të kuptuar mjedisin e sigurisë dhe, në përgjithësi, përdorin formulën e njohur të identifikimit të kërcënimeve dhe rreziqeve dhe të ndërtimit të strategjive, duke u bazuar në skenarin më të rrezikshëm. Ky shkrim nuk ka për qëllim të sfidojë trajtimin e mjedisit duke u nisur nga përcaktimi i kërcënimeve dhe rreziqeve potenciale, i cili në vetvete përmban mundësinë e gabimeve dhe të ekzagjerimit të kapaciteteve dhe synimeve agresive të një shteti kundërshtar, por krijon mundësinë e dominimit të dimensionit ushtarak ndaj dimensionit politik të strategjisë së sigurisë dhe rrezikun e krijimit të armiqve në mënyrë të pajustifikuar. Kjo mund të jetë një çështje që kërkon trajtim të veçantë. Prandaj ky shkrim, duke pranuar nevojën e identifikimit të kërcënimeve dhe rreziqeve në interes të formulimit të strategjive për përballimin e tyre, synon të zgjerojë këndvështrimin e analizës dhe vlerësimit, jo thjesht të kërcënimeve dhe rreziqeve, por të mjedisit të sigurisë në tërësi, duke vënë në dukje rëndësinë themelore të kulturës, në përgjithësi dhe të kulturës strategjike në veçanti për të arritur në përfundime më të sakta dhe më objektive për strategjitë që duhet të ndërtohen.

Ç’ është kultura?Nocioni i ekzistencës së lidhjes midis një shoqërie dhe kulturës së saj strategjike e ka origjinën që në kohët e hershme. Në librin “Historia e Luftës së Peloponezit”,

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

32

Tusidides thekson se Arkidamusi, mbreti i Spartës dhe Perikliu, mbreti i Athinës, i lidhnin kapacitetet e ushtrive të tyre me kushtetutat e shteteve përkatëse. Duke shkruar mbi 2400 vjet më vonë, Xhulian Korbet përshkruan dallimin midis shkollës gjermane të mendimit strategjik ose “kontinentale” dhe asaj britanike ose “detare”. E para përqendrohet në luftën midis fuqive tokësore, ndërsa e dyta në konfliktin midis një fuqie detare dhe një fuqie tokësore. Lidëll Hart e çon më tej argumentin e Korbetit, duke sqaruar se Britania, historikisht, ka ndjekur një rrugë të veçantë të luftës, duke shmangur angazhimet e mëdha në tokë dhe duke përdorur fuqinë detare për të realizuar presionin ekonomik ndaj kundërshtarëve të saj. Kultura, megjithëse jo faktori i vetëm, është themelore për shpjegimin dhe kuptimin e gjendjes dhe sjelljes së njeriut. Ajo ndikon në mënyrën e mendimit dhe të veprimit të njerëzve dhe mund të konsiderohet si element i rëndësishëm i shoqërisë për kuptimin e botës. Kultura manifestohet në shumë forma përfshi gjuhën, idetë, zakonet, traditat, besimin, ritualet, artin, muzikën, mënyrën e veshjes e të jetesës; me fjalë të tjera çdo gjë që simbolizon ose përfaqëson vlerat, normat, perceptimet, interesat dhe paragjykimet e një kulture. Është e rëndësishme të theksohet se njerëzit nuk lindin me një kulturë të caktuar, por ajo formohet nëpërmjet një procesi shoqërizimi dhe ndërveprimeve njerëzore të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme, në situatën konkrete në të cilën njeriu lind. Kjo situatë konkrete mund të përfshijë një mori faktorësh, që nga ata individualë e biologjikë si: gjinia dhe raca, deri tek nivelet sociale, politike, ekonomike, fetare, organizative dhe etnike të organizimit njerëzor (familja, komuniteti, rendi fetar, ekonomia, fshati, qyteti, provinca, kombi, rajoni dhe bota). Rrjedhimisht, për të kuptuar si vepron kultura, duhet të njohim se ajo ndryshon shumë sipas hapësirës dhe kohës. Ndryshueshmëria sipas hapësirës reflektohet në format e ndryshme të kulturës në botë, në çdo kohë të dhënë, ndërsa ndryshueshmëria në kohë mund të shikohet më mirë në histori e cila është pjesërisht një evidentim i ndryshimeve kulturore me ndryshimin e kohës. Kultura vepron në disa nivele, nga ai individual deri tek ai kolektiv. Në nivel individual, kultura ndikon në komunikimet dhe marrëdhëniet ndërpersonale, ndërsa në nivel kolektiv ndikon në komunikimet dhe marrëdhëniet ndërkolektive. Është e qartë se midis kulturës në nivel individual dhe kulturës në nivel kolektiv ka elemente pjesërisht të përbashkëta, sidomos kur bëhet fjalë për vendimmarrësit. Por trajtimi, duke i dalluar ato nga njëra-tjetra, mund të ndihmojë në studimin e dimensionit kulturor të politikës dhe strategjisë. Sot ballafaqohemi me një botë që nuk karakterizohet më nga ndarja, relativisht e thjeshtë, në dy blloqe të kundërta të Luftës së Ftohtë. Ajo është bërë gjithnjë e

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

33

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

më komplekse si rezultat i ndikimit të forcave të nacionalizmit dhe globalizimit të paprecedentë, të shfaqur që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Që nga fillimi i viteve 1990, studiuesit kanë pranuar se kultura është bërë gjithnjë e më tepër një faktor përcaktues në botën e sotme komplekse dhe të ndërvarur. Studiuesi i njohur i kulturës strategjike, Xhefri Lantis (Jeffrey Lantis), shkruan se kultura është në modë në studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Një nga aspektet më interesante të rilindjes së interesit për studimin e kulturës ka qenë krijimi i një mendimi të përbashkët në studimin e politikës së sigurisë kombëtare, se si kultura mund të ndikojë ndjeshëm strategjinë e sigurisë kombëtare dhe qëndrimin e shtetit. Studiuesit kanë filluar t’i interpretojnë disa ngjarje dhe konflikte ose përshkallëzimin e tensioneve, nëpërmjet identitetit dhe kulturës kombëtare, mungesës së kuptimit dhe shqyrtimit të ndryshimeve politike të pas Luftës së Ftohtë me potenciale të mëdha për destabilizim dhe gjenerim konflikti. Një pjesë e konsiderueshme e këtij fenomeni kishte të bënte me daljen në skenë të kërkesave të shtypura për vetëvendosje nga një sërë grupesh kulturore me etni, fe dhe gjuhë të caktuar. Grupet e shtypura gjetën hapësira dhe u shndërruan me shpejtësi në forca dhe lëvizje politike me synim arritjen e interesave të tyre si: shkëputja dhe pavarësia. Luftërat e vogla të viteve 1990 u shndërruan në luftëra të tmerrshme të viteve 2000. Përvoja e këtyre luftërave i ndihmoi prakticienët politikë dhe ata të strategjisë, si dhe udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të kuptojnë rëndësinë e kulturës në nivelet operative dhe taktike. Një kuptim gjithnjë në rritje, se kultura është një faktor i rëndësishëm edhe në nivelet politike dhe strategjike, po arrihet edhe nga organizmat e sigurisë kombëtare. Hapi i parë për zhvillimin e ekspertizës së drejtuesve politikë dhe planëzuesve strategjikë është edukimi i udhëheqësve strategjikë. Diskutimi i kujdesshëm, mbi mënyrën dhe shkallën e ndikimit të kulturës në sjelljen dhe veprimet tona politike dhe strategjike dhe sjelljen dhe veprimet e të tjerëve, është bërë një detyrë parësore strategjike. Kështu, aftësia për të kuptuar dhe vlerësuar rolin dhe ndikimin e kulturës në politikë dhe strategji, gjithnjë e më tepër, po shikohet si një kërkesë kritike e mendimit strategjik. Aftësia për vlerësimin e kulturës në nivel strategjik do të thotë aftësi për të kuptuar historinë, vlerat, ideologjinë, politikën, fenë dhe dimensionet e tjera kulturore dhe për të vlerësuar efektin e mundshëm të tyre në politikë dhe strategji. Në mjedisin aktual të sigurisë ajo përbën një cilësi të domosdoshme:- për të përcaktuar rrugët më efektive në qëndrimin ndaj fuqive të reja që po ngrihen;- për të bashkëpunuar me sukses më partnerët dhe aleatët, si dhe për të

34

përballuar me sukses sfidat që rrjedhin nga ky bashkëpunim;- për të reaguar me efektivitet ndaj ekstremizmit ideologjik, fetar dhe etnik;- për përballimin me sukses të sfidave dhe kërcënimeve transnacionale;- për ndërtimin e koalicioneve me përfshirjen e kulturave të ndryshme.

Dimensionet kulturore të lidershipit, operacioneve dhe strategjisëNë përgjithësi, roli i kulturës për çështjet e strategjisë së sigurisë kombëtare dhe të operacioneve ushtarake konsiderohet si fenomen me një dimension. Me fjalë të tjera, çështjet kulturore, shpesh, trajtohen si një çështje e vetme që vepron në të gjithë spektrin, në të gjitha dimensionet (gjatësi, gjerësi, thellësi) e asaj hapësire që quhet strategji e sigurisë kombëtare dhe operacioneve ushtarake. Për të krijuar një kuptim më të mirë për rolin e kulturës, duhet të merren në shqyrtim tre dimensione të saj që veprojnë në fushën e strategjisë së sigurisë kombëtare dhe të operacioneve ushtarake: - Çështjet kulturore në nivel individual, - Çështjet kulturore të veprimeve ushtarake, në nivel taktik dhe operativ, - Çështjet kulturore në nivel politik dhe strategjik. Kjo nuk do të thotë se këto dimensione janë të ndara dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, sepse midis tyre ekziston një mbivendosje, mbështetje reciproke dhe marrëdhënie hierarkike. Çështjet kulturore në nivel individual përfshijnë dimensionet kulturore të lidershipit, menaxhimit, komunikimit dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Gjuhët, traditat kulturore dhe aftësitë e negociuese janë shembuj të çështjeve që trajton ky dimension. Çështjet kulturore në veprimet ushtarake të nivelit taktik dhe operativ përfshijnë faktorët kulturorë që mund të ndikojnë në suksesin dhe dështimin e veprimeve taktike dhe operative. Për më tepër, drejtuesit ushtarakë duhet të marrin parasysh, midis faktorëve të tjerë, edhe dimensionin kulturor të kundërshtarit, si atë të marrëdhënieve civilo-ushtarake (kontrolli politik), të lidhjeve midis ushtrisë dhe shoqërisë (mbështetjen nga populli) dhe të forcës ushtarake (stilin e lidershipit të lartë, doktrinën e nivelit operativ dhe filozofinë e stërvitjes). Një konferencë britanike e kohëve të fundit, mbi lidhjet midis kulturës dhe konfliktit, trajtoi ndërveprimin midis dy dimensioneve të mësipërme: Çdo operacion ushtarak përfshin njerëz dhe në përgjithësi këta njerëz kanë prejardhje të ndryshme. Komandanti duhet të ndërveprojë me grupet e ndryshme në vartësi të tij, të aleatëve, të vendeve neutrale dhe të atyre që, në një kohë të caktuar, gjenden në zonën e operacioneve, sigurisht edhe me kundërshtarin dhe të gjitha këto kategori në një farë mënyre janë të ndryshme.

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

35

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

Në operacionet kundër rebelimit, tabloja është akoma më e paqartë sepse duhet të angazhohesh, për periudha të gjata, me popullsinë vendase dhe, shpesh, është tepër e vështirë të bësh dallimin midis popullsisë së zakonshme dhe kundërshtarëve. E gjithë kjo do të thotë se komandanti duhet të kuptojë faktorët që ndikojnë në qëndrimin dhe sjelljen e të gjithë këtyre njerëzve. Një nga ndikimet më të rëndësishme është kultura. Ajo është një nga përbërësit themelorë të jetës… Ne të gjithë i shikojmë gjërat me lentet që na siguron kultura jonë. Por grupet e ndryshme kanë kultura të ndryshme dhe pikërisht këtu fillon vështirësia; kur këto grupe vihen në kontakt me njeri-tjetrin. Kufizimet kulturore mund të çojnë në kufizimin e aftësisë për t’i parë gjërat nga pikëpamja e personave ose e grupeve të tjera, në mungesën e komunikimit dhe në keqkuptime. Prandaj, kultura ka një efekt shumë të madh në zhvillimin e suksesshëm të operacioneve ushtarake.

Konsideratat kulturore në nivelet politike dhe strategjike shqyrtojnë ndikimin e faktorëve kulturorë në formulimin, zbatimin dhe arritjet e politikës dhe strategjisë. Ato merren me faktorët kulturorë që ndikojnë vendimet, veprimet dhe qëndrimet strategjike.

Baza analitike kulturore për strategjinëBaza analitike kulturore për strategjinë përfaqëson një mënyrë, një mjet sistematik dhe analitik për studimin e aspekteve kulturore të tablosë politike dhe strategjike për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive strategjike për të marrë në konsideratë faktorët kulturorë në vendimmarrjen politike dhe formulimin e strategjisë. Politikanët dhe strategët tentojnë t’i shqyrtojnë situatat nga këndvështrimi i tyre kulturor dhe strategjik, pa marrë parasysh siç duhet pikëpamjet dhe interesat e të tjerëve. Për këtë arsye, baza analitike kulturore për strategjinë shërben si një metodë për vlerësimin dhe kuptimin nga këndvështrime të ndryshme të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të të tjerëve. Baza analitike kulturore për strategjinë identifikon dimensionet kryesore kulturore që kanë prioritet në përcaktimin e veprimit dhe qëndrimit strategjik dhe, rrjedhimisht, kanë ndikimin e tyre në formulimin dhe arritjet e politikës dhe strategjisë. Këto dimensione janë:- Identiteti: baza për përcaktimin e identitetit dhe lidhjes së tij me interesat;- Kultura politike: struktura e pushtetit dhe vendimmarrjes;- Ripërtëritja: kapaciteti ose aftësia për të rezistuar, për t’u përshtatur ose nënshtruar ndaj forcave të jashtme.

36

IdentitetiIdentiteti mund të përbëhet nga raca, gjinia, gjenerata, familja, feja, etnia, kombi dhe rajoni. Një aspekt i kulturës që ka ndikim të dukshëm në nivelet politike dhe strategjike janë ata faktorë kulturorë që përcaktojnë identitetin. Identiteti është, ndoshta, më i rëndësishmi ndër dimensionet e bazës analitike kulturore për strategjinë dhe politikën sepse ai në fund të fundit përcakton qëllimin, vlerat dhe interesat që përbëjnë bazën e politikës dhe strategjisë për arritjen dhe ruajtjen e atyre interesave. Identiteti është një tipar themelor i njeriut dhe shoqërisë. Njeriu ekziston njëkohësisht si individ dhe si pjesëtar i një grupi, kolektivi, prandaj studimi i identitetit duhet të marrë parasysh ekzistencën e identiteteve të ndryshme individuale dhe kolektive. Në nivel individual, identiteti fillon me një bazë të karakteristikave të trashëguara nga ana biologjike mbi të cilën ndërtohet një superstrukturë e elementëve kulturorë ose të përfituar. Raca, gjinia dhe familja janë padyshim karakteristikat më të dukshme të identitetit të trashëguar në mënyrë biologjike. Në këto mbivendosen tiparet e trashëguara nga shoqëria si etniciteti, feja, fisi, klasa. Ndarja midis këtyre dy llojeve tiparesh shpesh nuk ka kufi të qartë. Por, ndërsa trashëgimitë shoqërore janë të ndryshueshme, trashëgimitë biologjike nuk ndryshojnë. Identiteti individual mund të jetë i rëndësishëm për individin, por jo domosdoshmërisht mund të ketë të njëjtën rëndësi në nivelin kolektiv. Identiteti kolektiv përbëhet nga më pak karakteristika sesa ato që reflektohen nga shuma e identiteteve individuale të anëtarëve të tij, sepse identiteti kolektiv bazohet në tipare që janë të përbashkëta për të gjithë ose shumicën e anëtarëve të kolektivit. Sidoqoftë nga pikëpamja e pushtetit politik dhe social, identiteti kolektiv është gjithmonë shumë më tepër se shuma e individëve, sepse ai ka mundësinë të mobilizojë kolektivin dhe rrjedhimisht pushtetin politik. Për shembull, në nivelin e shtetit, udhëheqësit që mund të shkrijnë individin me identitetin kombëtar, mund të frymëzojnë popullin për të sakrifikuar për mbijetesën dhe dinjitetin kombëtar. Aftësia për të mobilizuar kombin është themelore në strategji, në zbatimin e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe në kohë lufte ka epërsi absolute. Kur politika dhe strategjia orientohen drejt një kolektiviteti të caktuar, qoftë ai një entitet nënkombëtar, kombëtar, rajonal ose transnacional, në konsideratat politike dhe strategjike është identiteti kolektiv që duhet të marrim më tepër parasysh. Edhe në qoftë se të gjithë anëtarët e një kolektivi kanë të njëjtat karakteristika të identitetit individual, biologjike dhe sociale, ata nuk mund të formojnë një identitet kolektiv në qoftë se nuk bien dakord për një bazë të bashkimit të tyre. Në të vërtetë, rrallë mund të ketë një shoqëri vetëm me një identitet. Rrjedhimisht,

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

37

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

duhet të merret në konsideratë ekzistenca e një shumëllojshmërie identitetesh kolektive. Këto identitete krijojnë njëkohësisht edhe mundësinë e linjave të gabuara politike që përmbajnë mundësinë e ndarjeve të ardhshme. Megjithëse identitetet kolektive ekzistojnë njëkohësisht, disa prej tyre janë më të rëndësishme se të tjerat. Identiteti mbizotërues krijon mundësi më të mëdha për një forcë politike më të rëndësishme dhe më të fuqishme e cila, shpesh, përmban në vetvete edhe implikime të caktuara për paqe dhe konflikt. Që nga fundi i shekullit të 18-të, nacionalizmi politik i shtetit komb ka qenë identiteti kolektiv më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm, i cili ka pasur pasoja të drejtpërdrejta për paqen dhe luftën. Periudha e pas Luftës së Ftohtë dëshmoi ringjalljen e nacionalizmit i cili kishte më tepër karakter etnik dhe fetar sesa karakter politik të shtetit komb. Periudha e pas 11 shtatorit 2001 i ka shtuar situatës gjithnjë e më komplekse edhe variantin e ekstremizmit fetar dhe etnik. Kur shqyrtohen në mënyrë më specifike burimet e identitetit kolektiv, sidomos të atyre që lidhen me pushtetin politik (dhe rrjedhimisht me fuqinë për të mobilizuar kolektivin për një qëllim të përbashkët), nuk mund të lihet mënjanë shqyrtimi i historisë. Njeriu dhe shoqëria kanë historinë e tyre dhe kultura është shprehja kryesore bashkëkohore e historisë. Ideja se nuk ka kulturë pa histori, se kultura është produkt i historisë mund të transformohet në nocionin se nuk ka identitet pa histori. Historia bazohet në interpretim dhe i nënshtrohet rishikimit dhe riinterpretimit të vazhdueshëm. Por cila është baza e rishikimeve dhe riinterpretimeve? Të dhënat e reja luajnë rolin e tyre, por akoma më tepër ndikon “memoria” kolektive e kësaj historie e cila mund të jetë aktuale, por më tepër mund të jetë selektive, subjektive dhe e përpunuar. Fakti që historia nuk mund të jetë kurrë përfundimtare (gjithmonë do të kemi nevojë për historianë) nxjerr në dukje një aspekt të rëndësishëm të identitetit, faktin që ai është dinamik dhe i ndryshueshëm. Politikisht, identiteti kolektiv më i fuqishëm i kohëve moderne është shteti komb, një koncept i vjetër që, sipas kuptimit tradicional, anëtarësia në të përcaktohet nga një identitet i përbashkët i bazuar në disa faktorë kulturorë, si: origjina, vendndodhja, feja, gjuha dhe historia e përbashkët. Kështu, format e sotme të identitetit kombëtar mund të shërbejnë si bazë për veprime të fuqishme kolektive, sidomos në fushën politike, sociale, ekonomike dhe strategjike. Disa herë identiteti i shtetit komb krijohet më tepër në mënyrë artificiale ose me paramendim, sesa nga historia kombëtare. Kjo është më e dukshme për kombet, kufijtë e të cilëve janë vendosur në mënyrë arbitrare. Në këto raste, të përdorimit të identitetit si instrument i unitetit dhe mobilizimit, shpesh, historia deformohet dhe falsifikohet.

38

Përveç nacionalizmit, edhe identitetet transnacionale kanë arritur të krijojnë avantazhe politike. Disa prej këtyre identiteteve si ekstremizmi (fetar, etnik, politik) dhe aktiviteti kriminal mund të jenë shkatërruese dhe kërcënuese. Identitetet kolektive nënkombëtare, si fiset ose sektet, gjithashtu kanë treguar se zotërojnë fuqi politike të konsiderueshme në ato raste kur shteti është i dobët ose kur shteti shikohet si i painteresuar për shqetësimet individuale ose të grupit.

Kultura politikeKultura politike përbëhet nga sistemi politik, tradita politike, institucionet politike dhe kultura strategjike. Ndërsa identiteti siguron bazën për unitetin dhe mobilizimin kolektiv, politika siguron instrumentin dhe mjetet për mobilizimin kolektiv që çon në veprime dhe rezultate. Kultura politike mund të përcaktohet si tërësia e vlerave, besimeve, traditave, perceptimeve, qëndrimeve, praktikave dhe institucioneve të një shoqërie të caktuar mbi mënyrën se si sistemi dhe proceset politike duhet të veprojnë dhe çfarë lloj qeverisjeje dhe jetese ekonomike duhet të synohet. Ajo është dinamike dhe e ndryshueshme sepse është produkt i historisë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e një kulture politike të caktuar janë përvoja historike, tradita fetare, vlerat kolektive, parimet themelore, vendndodhja dhe konfiguracioni gjeografik, mjedisi strategjik, kapaciteti ekonomik dhe demografia. Kultura politike formon gjithashtu dy instrumente kryesore të shprehjes së saj që paraqesin interes për politikën dhe strategjinë: sistemin politik dhe kulturën strategjike.

Sistemi politik tregon si është organizuar pushteti politik, duke e vënë theksin në identifikimin dhe kuptimin e bazës së pushtetit, shpërndarjes dhe hierarkisë së tij. Spektri i sistemeve politike të botës varion nga shtetet e dështuara dhe strukturat e decentralizuara të pushtetit në sistemet e centralizuara dhe autokratike. Midis këtyre dy ekstremeve qëndrojnë sisteme të tjera, ku përfshihet edhe demokracia. Në secilin nga këto sisteme veprojnë një sërë aktorësh dhe institucionesh me përgjegjësi të ndryshme. Vet shteti është një strukturë pushteti që kryen funksione themelore: sigurinë, qeverisjen, zgjidhjen e konflikteve dhe shërbimet. Në çdo sistem politik ka rregulla loje për marrjen, përdorimin dhe transferimin e pushtetit. Kultura strategjike është një koncept relativisht i ri që ka lindur në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, si reagim ndaj dy zhvillimeve. Së pari ishte befasia e dështimit të metodës shkencore sociale për parashikimin e fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit evropian. Kjo nxiti kërkimet për faktorë të tjerë që mungonin, të cilët mund të çonin në analiza parashikuese më të sakta. Zhvillimi i dytë kishte të bënte me kuptimin

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

39

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

se çdo komb kishte pikëpamje unike që ndikonin në mënyrën e perceptimit, interpretimit, analizës dhe reagimit ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve. Me fjalë të tjera u kuptua se nuk mund të ketë një “ligj” universal të vetëm që kushtëzon qëndrimin e shteteve. Këto dy zhvillime çuan në studimin e kulturës si një faktor i rëndësishëm i sjelljes kolektive (përfshi atë të shtetit komb) dhe rrjedhimisht, edhe i politikës dhe strategjisë dhe, prej këtej, lindi edhe ideja e kulturës strategjike. Në këtë mënyrë, kultura strategjike mund të përcaktohet si koncepti që shqyrton ndikimin e faktorëve kulturorë në sjelljen dhe qëndrimin strategjik. Ajo është pikëpamja unike kolektive që i ka rrënjët në përvojën historike, në memorien për këtë përvojë dhe në vlerat kolektive që çojnë në formulimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të caktuara. Kështu, kultura strategjike përcakton dhe kufizon veprimet dhe reagimet në lidhje me opsionet strategjike, prioritetet, sigurinë, diplomacinë dhe përdorimin e forcës. Ripërtëritja Ripërtëritja është reagimi ndaj globalizimit, hapjes ndaj institucioneve transnacionale dhe përballimit të presioneve të mjedisit të sigurisë dhe i referohet kapacitetit ose aftësisë së një kulture për të rezistuar, për t’u përshtatur ose nënshtruar ndaj forcave të jashtme. Ajo përbën testin e stabilitetit dhe të koherencës së kulturës dhe është një matës i qëndrueshmërisë së identitetit të saj dhe kulturës politike. Kështu, ajo na ndihmon të kuptojmë qëndrueshmërinë ose ndryshueshmërinë e vlerave dhe interesave që përcaktojnë strategjinë dhe politikën e një kulture të caktuar. Ndoshta, forca më e madhe e jashtme që ndikon kulturën në botë dhe që teston ripërtëritjen kulturore është globalizimi. Megjithëse theksi i globalizimit është në ekonomi dhe informacion, nga pikëpamja historike ai duhet të konsiderohet si një version aktual që përfshin dimensionet materiale dhe jo materiale, pra edhe faktorët socialë, teknologjikë, politikë dhe ideorë. Një test tjetër i rëndësishëm i ripërtëritjes është mënyra e përqasjes së kulturës ndaj integrimit të saj me institucionet transnacionale e, para së gjithash, me OKB-në. Ajo mund të mbajë një qëndrim të ngushtë që përqendrohet në ruajtjen e interesave të saj në dëm të interesave më të mëdha, për të cilat janë krijuar institucionet transnacionale, ose mund të jetë e gatshme të sakrifikojë interesat e ngushta për të mirën e një komuniteti më të madh. Si shembull mund të merren qëndrimet e ndryshme të shteteve në lidhje me problemet e sotme mjedisore si ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës. Qëndrimet e ndryshme dhe shkalla e suksesit të tyre janë tregues të aftësisë ripërtëritëse të kulturës së secilit shtet. Forcat e Armatosura kanë nevojë për drejtues (gjeneralë, admiralë) të lartë të pajisur me kulturë strategjike në të gjitha nivelet. Ne kemi nevojë për drejtues të lartë të cilët të mund të sigurojnë këshilla të vlefshme ushtarake

40

për udhëheqjen politike dhe për oficerë të rinj të cilët të mund të japin këshilla të vlefshme ushtarake (opsione, hollësira, rezultate analizash) për drejtuesit e lartë ushtarakë. Të dy këto lloje ushtarakësh janë të nevojshëm në të gjithë sistemin e drejtimit ushtarak, sepse janë oficerët e rinj ata që do të zbatojnë vendimet dhe urdhrat e drejtuesve të lartë dhe zakonisht, drejtuesit e lartë, gjeneralët, në arritjen e përfundimeve, bazohen në informacionet dhe të dhënat e oficerëve të rinj. Drejtuesi ushtarak me kulturë strategjike duhet:- të jetë i kualifikuar nëpërmjet edukimit, përvojës dhe vetëzhvillimit për formulimin dhe zbatimin e strategjisë ushtarake; - të jetë në gjendje të kuptojë strategjinë kombëtare dhe mjedisin ndërkombëtar;- të vlerësojë kufizimet në përdorimin e forcës dhe kufizimet në burimet kombëtare që angazhohen për mbrojtjen; - të ketë njohuri të thella për strukturën, funksionet dhe kapacitetet e organizimeve të veta ushtarake, të aleatëve dhe miqve e kundërshtarëve (në fakt është e vështirë të merresh me çështjet strategjike pa këtë); - të kuptojë dimensionin njerëzor, të kuptojë njerëzit dhe të dijë si t’i motivojë; - të dijë ç’do të thotë të angazhosh njerëzit, njësitë ushtarake në veprim luftarak, të kuptojë si reagojnë njerëzit ndaj stresit, agonisë dhe tmerreve të luftës. Strategu ushtarak siguron këshilla për autoritetet politike në zhvillimin e politikës kombëtare (çfarë duhet të arrihet) dhe të strategjisë kombëtare (si duhet të arrihet). Roli i tij në ndërtimin e strategjisë dhe politikës kombëtare është të shpjegojë kapacitetet ushtarake, kufizimet e forcës së armatosur dhe si mund të përdoret fuqia ushtarake si një element i fuqisë kombëtare. Ai i transmeton udhëheqjes politike pikëpamjen se çfarë mund të arrihet dhe çfarë mund të mos arrihet me mjetet ushtarake. Ai gjithashtu shndërron politikën kombëtare në plane dhe veprime ushtarake. Përpilimi i një strategjie ushtarake efektive kërkon analiza të kujdesshme, ide krijuese dhe sensin e perspektivës. Kërkesat për formulimin e strategjisë nuk do të jenë më pak komplekse në të ardhmen. Për më tepër, procesi i ndërtimit të strategjisë, asnjëherë nuk mund të jetë i plotë. Çdo strategji duhet të rishikohet në mënyrë kritike për të përcaktuar nëse ajo vazhdon të jetë e vlefshme për arritjen e objektivave për të cilat është përpiluar. Mendimtarët strategjikë nuk ia kushtojnë suksesin e tyre aftësisë për të zotëruar disa parime ose maksima. Format e zhvillimit të luftës dhe betejave ndryshojnë ndjeshëm nga një periudhë në tjetrën. Mënyrat për të njohur armikun (zbulimi), për të lëvizur drejt tij (manovra) ose për të përqendruar fuqinë dhe forcat, kanë qenë të ndryshme gjatë gjithë historisë. Nga kjo pikëpamje, zgjidhja do të ishte

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

41

Kolonel (R) Selim Shiroka Kolonel Eduart Bala

zotërimi i aftësisë për të përvetësuar mendimin ushtarak, për të nxjerrë nga ky asimilim ide të caktuara dhe për t’ia përshtatur këto ide rastit konkret. Nga pikëpamja teorike çdo gjë duket e qartë dhe e thjeshtë, por çështja është se si duhet të arrihen këto cilësi nga drejtuesit ushtarakë. Rruga më e përgjithshme duhet të përdorë tre elementë: edukimin formal, edukimin dhe përvojën në njësi dhe vetëzhvillimin. Ndoshta çështja e shkollimit është e qartë, por e rëndësishme është të theksohet se në çdo nivel, shkollat duhet të synojnë zgjerimin e horizontit të oficerit. Për shembull, kolegji i komandës dhe shtabit duhet të përqendrohet në nivelin operativ të luftës, të theksojë operacionet e përbashkëta dhe njohjen me strategjinë, ndërsa kursi i lartë dhe kolegji i mbrojtjes duhet të përqendrohen në studimin e strategjisë. Shkollat, gjithashtu, duhet ta venë theksin më tepër tek edukimi sesa tek trajnimi. Ato duhet të minimizojnë lektimet dhe të përqendrojnë studentët në lexime të gjithanshme, analiza me shkrim dhe diskutime në seminare. Objektivi duhet të jetë që studentët të arrijnë të mendojnë në mënyrë strategjike dhe jo të përsërisin “strategjitë e sakta” Ndërsa shkollat japin njohuritë bazë dhe ushtrojnë praktikën në mendimin kritik për drejtuesit e ardhshëm ushtarakë, përvoja dhe edukimi në njësi janë të nevojshme për të zgjeruar njohuritë e oficerit dhe njohjen e kuptimin prej tij të problemeve reale dhe të kapaciteteve të forcës ushtarake. Rrallë mund të ndodhë që një drejtues ushtarak të arrijë kuptimin e plotë të forcës ushtarake në rrugë teorike. Ai, shumë nga njohuritë që ka fituar, i asimilon në veprimtarinë praktike të përditshme të njësisë. Me fjalë të tjera, fusha (praktika) është më e rëndësishme se manuali fushor. Shkollat iu mësojnë oficerëve elementët që shërbejnë për formimin e strategëve, por drejtuesit e njësive duhet të kuptojnë se njësitë që ata komandojnë janë shtëpitë e oficerëve, se pjesë e stërvitjes është edhe vetëzhvillimi i oficerëve dhe se duhet të mbështesin bazat taktike, teknologjike dhe organizative të zhvillimit të strategëve. Por mbi të gjitha, pavarësisht nëse ndodhen në shkollë, në njësi ose në detyra të tjera, pavarësisht nëse oficeri është toger apo gjeneral, ai në mënyrë absolute duhet të kuptojë se zhvillimi i aftësive si strateg është çështje e përpjekjeve të vazhdueshme personale. Studimi i historisë tregon se vetëzhvillimi me motivim të lartë është çelësi i krijimit të strategëve më të mirë. Por strategu ushtarak duhet të shkojë përtej historisë; ai duhet të ketë një kuptim të thellë të politikës dhe proceseve politike sepse objektivat e strategjisë dhe mjedisi për të cilat ajo formulohet janë politike. Politika dhe kultura imponojnë një sërë kufizimesh ndaj strategjisë.

42

Referenca:

1. Thomas G. Mahnken, United States Strategic Culture, 13 November 2006, Washington.

2. Colin S. Gray, Prime Time for Strategic Culture October 2006, National Institute for Public Policy , U.K.

3. Georgios Skemperis, Strategic Culture in Post-War Europe, Maxwell School Of Citizenship And Public Affairs, Syracuse University, August 2003.

4. Hanna Shelest, Threats to the National and European Security in the Black Sea Region, National Institute for Strategic Studies, Ukraine, June 2009.

5. Anton K. Smith, Turning on the DIME: Diplomacy’s Role in National Security October 2007 http://www.StrategicStudiesInstitute.army.mil/.

6. Vasilis Margaras, ‘Working together, thinking differently?’ Centre for European Policy Studies (CEPS), Brussels, March 2009.

Dimensionet kulturore të strategjisë dhe politikës

43

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi MetaSpecialist në Drejtorinë e Ndërlidhjes (J6), SHP

Abstrakt: Shoqëria njerëzore po jeton etapën e tretë më të ndritur të shoqërisë së informacionit. Organizmat dhe strukturat e ndryshme, shtetërore ose jo shtetërore, ndërtojnë dhe shfrytëzojnë sisteme komunikimi dhe informacioni të veçanta e të përbashkëta dhe janë të varura shumë prej tyre për të funksionuar normalisht. Individi i ka besuar sistemeve, të dhënat e tij personale për të ardhurat, për kartën e identitetit, për pronën, për votën, etj.

Sistemet e komunikimit dhe të informacionit, në shkallë të ndryshme, janë të cënueshme nga kërcënimet e jashtme dhe nga ato të brendshme. Siguria e komunikimeve dhe e të dhënave bëhet edhe më e ndjeshme për shkak të shfrytëzimit të sistemeve dhe rrjeteve të të tjerëve. Institucionet e shtetit dhe kompanitë private, krahas mbështetjes në sistemet e tyre, mjaft shërbime i sigurojnë dhe i marrin nëpërmjet sistemeve publike të telekomunikacionit. Globalizimi i telekomunikacioneve nuk të jep garancinë absolute që informacioni i shtetit apo i kompanive private të jetë rrugëtuar vetëm në destinacionin e duhur. Të gjitha këto e kanë bërë mbrojtjen kibernetike një problem mjaft të mprehtë dhe sulmet kibernetike po konsiderohen si një kërcënim serioz asimetrik i sigurisë kombëtare të një vendi.

Mbrojtja kibernetike është dhe duhet konsideruar një problem kombëtar. Kjo dikton nevojën për të patur një autoritet kombëtar që të koordinojë të gjithë veprimtarinë në këtë fushë, të përcaktojë masat efektive dhe të reagojë ndaj kërcënimeve dhe incidenteve të ndryshme.

Rreziqet ndaj sistemeve të komunikimit dhe të informacionit

Shoqëria njerëzore po jeton etapën e tretë më të ndritur të shoqërisë së informacionit. Për të komunikuar dhe shkëmbyer informacion midis tyre, organizmat dhe strukturat e ndryshme, shtetërore ose jo shtetërore, kanë

44

ndërtuar dhe shfrytëzojnë rrjete komunikimi dhe kompjuterike të veçanta dhe të përbashkëta dhe janë shumë të varur prej tyre për të funksionuar normalisht. Individi i ka besuar sistemeve të dhënat e tij personale për të ardhurat, për kartën e identitetit, për pronën, për votën, etj. Bizneset private i kanë besuar këtyre sistemeve drejtimin e proceseve të prodhimit, marrëdhëniet kontratuale dhe financiare. Teknologjia e komunikimit dhe e informacionit është bërë përcaktuese “për rritjen e efektshmërisë ekonomike, mirëqenies sociale dhe për kapacitetin e shoqërive të konsoliduara për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë botën”.1 Zhvillimi i shpejtë dhe i vrullshëm i kësaj teknologjie dhe depërtimi i saj, në pothuajse çdo fushë të jetës, është ndërthurur me të gjitha veprimtaritë e përditshme të njerëzve.Infrastruktura e komunikimit dhe e informacionit në tërësi, në shkallë të ndryshme, është e cënueshme nga kërcënimet e kundërshtarëve në lidhjet midis rrjeteve si dhe nga hyrja e autorizuar ose e paautorizuar e të brendshmëve. Lehtësia e përdorimit dhe e hyrjes së individëve dhe organizatave nga e gjithë bota, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe kombëtarë, në sistemet dhe rrjetet e lidhura nëpërmjet internetit, është bërë një burim i dobësisë së sistemeve. Gjithashtu, teknologjia aktuale e informacionit karakterizohet nga lehtësia e fshehjes ose e maskimit të origjinës dhe identitetit të individëve ose organizatave që tentojnë t’i shfrytëzojnë dhe përdorin këto dobësi. Shumë shërbime për komunikim dhe shkëmbim informacioni, shteti dhe strukturat e tij i mbështesin dhe i sigurojnë, jo vetëm në sistemet e tyre bazë, por edhe nëpërmjet sistemeve publike e private fikse ose mobil të telekomunikacionit. Ky është një realitet që rrezikon sistemet e shtetit. Globalizimi i fushës së telekomunikacioneve është një faktor tjetër që nuk jep garanci absolute që informacioni i shtetit ose ai ushtarak të rrugëtohet vetëm në destinacionin e duhur. Mjetet dhe burimet e sulmit ndaj rrjeteve dhe sistemeve janë të shumëllojshme dhe gjenden lehtësisht në forma të ndryshme, sidomos nëpërmjet internetit. Krahas kësaj, po zbulohen dobësi të reja për të sulmuar rrjetet. Për më tepër, rritja e bashkëkomunikimit dhe e ndërvarësisë së infrastrukturave të sistemeve të komunikimit dhe të informacionit e ka bërë sulmin kibernetik (cyber) ndaj tyre një objektiv të pëlqyer për sulmuesit dhe kundërshtarët e ndryshëm.Funksionimi normal i shtetit apo i një strukture të tij mund të dëmtohet rëndë nëse ndodh një çarje ose një ndërhyrje në sistemet e komunikimit dhe të informacionit të tij, veçanërisht kur kjo ndodh në rrjetet e mbrojtura dhe jetike të shtetit. Madje, edhe kur hyrja e paautorizuar në rrjetet e sigurta mohohet me sukses, sulmet kibernetike masive, përmes rrjeteve të hapura botërore, mund të cënojnë dukshëm funksionimin e sigurisë kombëtare, ligjit dhe rregullit dhe

1) http://www.oecd.org/dataoecd/1/29/40821707

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

45

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

të çojnë në çrregullime të konsiderueshme dhe humbje në sistemet ekonomike. Kjo është dhe arsyeja pse sulmet kibernetike konsiderohen si një kërcënim serioz asimetrik i sigurisë kombëtare të një vendi. Sulmet e shumta kibernetike të viteve të fundit kundër shoqërive të përparuara të informacionit, kanë patur si qëllim zhvlerësimin e funksionimit të sistemeve të informacionit të sektorit publik dhe privat, duke e vendosur abuzimin me hapësirën kibernetike në krye të listës së kërcënimeve të reja ndaj sigurisë.Forumi Ekonomik Botëror, në vitin 2008, vlerësoi se ka “mundësi 10-20 % të një ndërprerjeje të infrastrukturës së komunikimit dhe të informacionit në 10 vjetët e ardhshëm, me një kosto të përgjithshme ekonomike afërsisht 250 miliardë dollarë amerikanë”2. Nisur nga rëndësia që ka mbrojtja cyber në sigurinë e NATO-s, në Deklaratën e Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, në Strasburg, në 4 Prill 2009, krahas të tjerash u theksua se: “Ne mbetemi të angazhuar të fuqizojmë sistemet e komunikimit dhe të informacionit që janë të rëndësisë vendimtare për Aleancën, kundër sulmeve cyber, duke qenë se aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë mund të përpiqen të shfrytëzojnë padrejtësisht besimin në rritje të Aleancës dhe aleatëve në këto sisteme”3. Zhvillimi i vazhdueshëm i mendjes njerëzore ka sjellë edhe ndryshimin e mënyrave të kryerjes së krimeve. Terroristët dhe kriminelët po bëhen gjithnjë e më të zgjuar, duke zbatuar mendjen e tyre në format e kryerjes së krimeve dhe të largimit pa u kapur. Me lindjen e kompjuterit, askush nuk e mendonte se ai do të bëhej një mjet dhe burim edhe për kryerjen e një krimi. Pionierët e shpikjes së kompjuterit nuk kishin ëndërruar që pajisja që po u jepnin në dorë njerëzve mund të bëhej një burim krimi dhe të ndikonte mbi shoqërinë në mënyrë negative.Lufta cyber realizohet në hapësirën dixhitale, të përbërë nga pajisjet e komunikimit, kompjuterët dhe rrjetet e tyre. Ajo është zbatimi i veprimeve në hapësirën elektronike për të arritur një objektiv, duke influencuar ose kontrolluar informacionin, proceset kompjuterike ose sistemet e informacionit të një kundërshtari, ndërkohë që mbrojmë informacionin, proceset kompjuterike dhe sistemet tona të informacionit. Mbrojtja cyber nënkupton zbatimin e masave të sigurisë për të mbrojtur elementet e infrastrukturës së sistemeve të komunikimit dhe të informacionit kundër sulmeve cyber. Sulmet cyber, të llojit fizik ose jo fizik, po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara. Ato po krijohen dhe përdoren nga aktorë shtetërorë, jo shtetërorë, sulmues, terroristë, kriminelë, organizata kriminale, parti politike ekstremiste, lëvizje fetare fanatike ose shërbime të zbulimit dhe, shpesh, origjina reale është e

2) World Economic Forum: Global Risks, January 2008; fq. 233) Deklarata e Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive në Samitin e NATO-s, në Strasburg, 4 prill 2009

46

maskuar me sukses. Me anë të sulmeve cyber po synohet të arrihet terrorizmi cyber, duke krijuar shqetësim ose frikë në një objektiv madhor të shoqërisë. Sulmet kibernetike aktuale karakterizohen nga përdorimi i mjeteve të grupuara, zbatimi i teknikave të shmangies së zbulimit, shënjimi i një brezi gjithnjë e më të madh të protokolleve dhe zbatimeve, ndarja në pjesë me burime të ndryshme të telekomunikacioneve publike dhe rrugëtimi përmes rrjeteve të telekomunikacioneve të vendeve të ndryshme. Shembulli më tipik i sulmeve kibernetike të viteve të fundit është ai ndaj rrjeteve dhe sistemeve të Estonisë në 2007. Për rreth tre javë, faqet dhe rrjetet e parlamentit, ministrive, organizmave publike, bankave dhe mediave estoneze u gjendën nën një sulm intensiv të drejtpërdrejtë. Në vitin 2008, gjatë luftës në Osetinë Jugore, u sulmuan faqet e Gjeorgjisë dhe të Azerbajxhanit. Po kështu, duhet theksuar se, gjatë vitit 2008, ka patur disa sulme edhe ndaj faqeve zyrtare të internetit të institucioneve qendrore të vendit tonë. Kompania e sigurisë së Internetit McAfee, në raportin vjetor të 2007 “Mbi kriminologjinë virtuale”, deklaroi se llogariteshin që “120 vende po shfrytëzonin internetin për veprimtari politike, ushtarake, ekonomike dhe spiunazhi”4. Kjo tregon që krimet kibernetike janë zgjeruar nga sulme të izoluara, të kryera nga individë ose grupe të vogla, në veprime të financuara dhe të organizuara mirë, duke përdorur teknologji të ndërlikuara dhe specialistë të mirëfilltë. Agjenci të ndryshme të zbulimit janë përfshirë në veprimtari që të kujtojnë Luftën e Ftohtë, për të testuar rrjetet dhe gjetur dobësitë e tyre. Teknikat për kontrollin e dobësive në internet dhe rrjetet globale po bëhen gjithnjë e më të komplikuara dhe më të kushtueshme. “Krimi kibernetik, terrorizmi kibernetik dhe, ndoshta, lufta kibernetike do të jenë një pjesë e pashmangshme e pamjes së të ardhmes tonë”5. Realiteti i sotëm në botë tregon se krimet cyber janë një fakt dhe janë pjesë e re e krimeve ndaj jetës shoqërore dhe veprimtarisë së një shteti. Krimet cyber, të realizuara nëpërmjet formave të sulmeve cyber dhe në përputhje me subjektin e tyre në përgjithësi, i gjejmë të klasifikuara në krime kundër individëve, kundër institucioneve të shtetit, organizatave ose kompanive private dhe kundër shoqërisë në tërësi.

Objektivat e mundshme të sulmeve kibernetike në ShqipëriAktualisht, vendi ynë përshkruhet nga një situatë ku teknologjia e komunikimit dhe e informacionit është në rrugën e një zhvillimi të shpejtë dhe në përputhje me tendencën e sotme botërore. Telefonia mobile vlerësohet me një shtrirje “... 130 celularë për 100 banorë; abonentët e telefonisë fikse nga 152700 në vitin 2000 arritën 312477 në 2008; funksionojnë 80 televizione publike e 4) http://www.mcafee.com/us/research/criminology_report/defaut.htm5) Atul Jain “Cyber Crime”, Volume 1, fq. 69

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

47

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

private tokësore, 3 televizione dixhitale tokësore dhe satelitore, 64 operatorë të shërbimit televiziv kabllor, 60 radio publike dhe private..”6; interneti ka një shtrirje në 20.6 %7 të popullsisë, etj.Një zhvillim dhe përdorim i vrullshëm vihet re në institucione dhe fusha të ndryshme të veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore. Në kuadrin e qeverisjes elektronike janë realizuar: rrjeti qeveritar GovNET; zbatimi i programit për planifikimin e buxhetit afatmesëm; sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore; sistemi elektronik për kontrollin dhe deklarimin e gjendjes gjyqësore të qytetarëve; faqet e internetit të ministrive; publikimi elektronik i fletores zyrtare dhe legjislacionit; sistemi i informacionit të kontrollit kufitar; sistemi i kompjuterizimit të regjistrave të gjendjes civile; rrjetet kompjuterike (intranet) të institucioneve kryesore; etj.Në kuadrin e shërbimeve publike janë zbatuar: prokurimi elektronik; sistemi kompjuterik i financave publike; dhënia e shërbimit për deklarimin dhe kryerjen e pagesave “on-line” për kompanitë e mëdha; sistemi i përpunimit të të dhënave gjatë procesit të zhdoganimit; sistemi i informacionit për menaxhimin e paketës statistikore shëndetësore; shërbimi për të menaxhuar dhe shkëmbyer informacionin mbi trashëgiminë kulturore (e-kulturë); sistemi i arkivave; sistemi për sektorin e punësimit; sistemi i menaxhimit të transportit (portet, aeroportet, hekurudhat); sistemi i energjisë elektrike; etj.Në fushën e edukimit dhe të njohurive është rritur shtrirja e internetit në arsimin parauniversitar, ku ka 732 kabinete informatike8; është bërë dixhitalizimi i amzës së arsimit të mesëm dhe arsimit bazë dhe në përgjithësi institucionet e arsimit të lartë kanë rrjetet e tyre të brendshme kompjuterike, etj.Në fushën e biznesit elektronik janë realizuar regjistrimi elektronik dhe regjistri elektronik i bizneseve. Në vëzhgimin në rreth 300 kompani të biznesit të madh rezulton se 84 % e kompanive të intervistuara kanë akses të plotë në internet në zyrat e tyre, 68 % e këtyre bizneseve kanë lidhje me shpejtësi të lartë dhe 58 % e bizneseve kanë intranet në zyrat e tyre9. Një tjetër fushë e rëndësishme ku ka një zhvillim, përdorim dhe investime të mëdha në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit janë strukturat e sigurisë kombëtare. Sisteme të rëndësishme të vëzhgimit të hapësirave detare, tokësore dhe ajrore janë në përdorim në funksion të realizimit të detyrave të sigurisë së vendit, të zbatimit të ligjit dhe të plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në përgjithësi, këto sisteme janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi konceptin e të qenit të integruara dhe të shfrytëzimit ndërinstitucional. 6) Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike, Tiranë 2010, faqe 8.7) http://www.internetworldstats.com/europa2.htm#al8) “Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013”, Tiranë 2009, faqe 169) ”Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013”, Tiranë 2009, faqe 18

48

Në mbrojtjen e kësaj infrastrukture dhe të sistemeve të ndryshme të komunikimit dhe të informacionit janë të përfshira dhe kanë përgjegjësi strukturat shtetërore përkatëse si: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, etj. Po kështu, këtu janë të përfshira dhe kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë edhe mjaft agjenci shtetërore të specializuara, të cilat mbulojnë fusha të ndryshme të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit.

Mbrojtja kibernetike në kontekstin ligjor dhe të bashkëpunimitPërdorimi i hapësirës kibernetike në botë është nën kontroll, nëpërmjet pasqyrimit në ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Nëse i analizojmë me vëmendje, shihet se në ligjin ndërkombëtar për sigurinë kibernetike ka përcaktime që shprehin vullnetin e përbashkët të vendeve, të cilat shërbejnë si një bazë për hartimin e ligjeve kombëtare. Megjithatë, kjo është një fushë përgjithësisht e re e ligjit, me një zhvillim të shpejtë, e cila synon të ecet në sinkron me identifikimin e kërcënimeve të mundshme kibernetike dhe reagimin me masat e duhura.Ligji ndërkombëtar ka disa përcaktime që sigurojnë veprimin në çështje të përgjithshme, si lufta kundër terrorizmit dhe krimit. Por, për problemin konkret të parandalimit dhe të luftimit të kërcënimit kibernetik, nuk mund të gjendet një komplet përcaktimesh të përbashkëta të këtij kërcënimi. Terma të ndryshme si lufta kibernetike, terrorizmi kibernetik apo infrastruktura e informacionit kritik, shpesh, janë të paqarta, të përdorura kudo, por jo në kuptimin e tyre brenda një situate konkrete. Për shkak se Interneti është një rrjet global, rregulli brenda shteteve të veçanta nuk mund të sigurojë mjetin dhe efektshmërinë e duhur në luftën kundër kërcënimit kibernetik. Meqenëse çdo vend vendos vetë nëse do të bashkëpunojë për procedurat kriminale që lidhen me sulmet kibernetike, zgjidhjet e ligjshme për mbrojtjen e hapësirës kibernetike funksionojnë vetëm kur zbatohen nga çdo vend dhe kur ka bashkëveprim ndërmjet vendeve, mbi bazën e një marrëveshjeje ligjore përkatëse dy ose shumëpalëshe.Ligji i Bashkimit Evropian (BE) përcakton direktivat minimum, nëpërmjet të cilave shtetet anëtare mund të zbatojnë, me anë të ligjit kombëtar, sanksione shtesë kundër sulmeve kibernetike. Instrumenti i parë ligjor evropian që përfshin krimet kundër sistemeve kompjuterike është Konventa e Këshillit të Evropës mbi “Krimet kibernetike” (2001). Instrumenti i dytë është paketa ligjore e BE-së, e cila rregullon çështjet në lidhje me krimet kibernetike. Në

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

49

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

këtë paketë përfshihen Vendimi Kornizë i Këshillit (shkurt 2005) mbi sulmet kundër sistemeve të informacionit dhe Direktivat e BE-së që mbulojnë fushat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (95/46/EC dhe 2002/58/EC); për komunikimet elektronike (2002/58/EC); për ruajtjen e të dhënave (2006/24/EC); për ripërdorimin e informacionit të sektorit publik (2003/98/EC); për shërbimet e shoqërisë së informacionit (2000/31/EC), etj. Në kuadrin e përmirësimit dhe përshtatjes së legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, nga vendi ynë janë ndërmarrë dhe realizuar një sërë nismash ligjore që përfshijnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes kibernetike. Në vitin 2002 është ratifikuar Konventa e Këshillit të Evropës për “Krimet kibernetike”. Në vijim, në Kodin Penal janë të parashikuara disa elemente dhe vepra penale në mbështetje të mbrojtjes kibernetike. Megjithatë, vërehet se janë të nevojshme disa përcaktime ligjore më të qarta, në mënyrë që të përfshihen aktet kur kryhet një krim kibernetik për qëllime terrorizmi.Në fushën ligjore kombëtare ekzistojnë mjaft ligje si: për nënshkrimin elektronik; për mbrojtjen e të dhënave personale; për komunikin elektronik; për përgjimin e telekomunikimeve; për librin; për shërbimin postar; për informacionin e klasifikuar shtetëror, etj. Po kështu, ekzistojnë dokumente të qarta për zhvillimin e telekomunikacioneve dhe shoqërisë së informacionit, të mishëruara në strategji, politika dhe vendime përkatëse. Të tilla janë: Strategjia ndërsektoriale e shoqërisë së informacionit; Politika e zhvillimit të telekomunikacioneve në RSH; Politika për komunikimet elektronike në RSH; vendimet e Këshillit të Ministrave për miratimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive; etj. Për zbatimin e strategjisë, politikave, ligjeve dhe vendimeve që lidhen me teknologjinë e komunikimit dhe të informacionit dhe mbrojtjen e tyre, shteti ka ndërtuar strukturat e duhura të specializuara. Këtu mund të përmenden: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Komunikimeve, Shërbimi Informativ i Shtetit, Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit, etj. Është për t’u theksuar se këto agjenci luajnë një rol të madh edhe në fushën e mbrojtjes kibernetike. Prej këtyre strukturave janë hartuar mjaft procedura dhe rregullore që lidhen me mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë në sisteme, ku mund të përmenden ato mbi përdorimin e internetit dhe të postës elektronike; për faqet zyrtare të internetit; për kërkesat për serverët; për rregullimin e veprimtarisë së operatorëve të ndryshëm të telekomunikacionit dhe të radiotelevizionit, etj. Nisur nga sa më sipër, mund të theksohet se, përgjithësisht, baza ligjore për mbrojtjen kibernetike ekziston. E rëndësishme mbetet që të ketë një koordinim për të siguruar harmonizimin e elementeve të ndryshme ligjore dhe nënligjore,

50

që mbrojtja kibernetike të pasqyrohet e centralizuar dhe jo në kontekste të fushave të veprimtarisë së agjencive të ndryshme dhe të teknologjisë së komunikimit e të informacionit. Duke qenë se infrastruktura kombëtare e teknologjisë së informacionit vlerësohet si “.... shtylla kryesore e shoqërisë së informacionit”10, legjislacioni duhet të parashikojë dhe përfshijë të gjithë elementet e kësaj infrastrukture, mbrojtjen e tyre si dhe të përcaktojë saktësisht përgjegjësitë e strukturave për mbrojtjen kibernetike. Për shkak të natyrës globale të hapësirës kibernetike, kërcënimi dhe sulmet kibernetike burojnë dhe mund të vijnë nga brenda dhe jashtë kufijve të shtetit. Kjo nënkupton që, për të garantuar mbrojtjen kibernetike, kërkohet një bashkëpunim i ngushtë gjithëpërfshirës me vendet, organizatat ndërkombëtare, kompanitë private, ekspertët e rrjeteve kompjuterike, ekspertët ligjorë, institucionet akademike, organizatat jo qeveritare, etj. Shteti, si përgjegjës i funksionimit të ligjit, nëpërmjet strukturave të tij, duhet të sigurojë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të mbrojtjes kibernetike brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrja e strukturave dhe agjencive të ndryshme të vendit tonë që kanë përgjegjësi në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, në veprimtaritë që organizojnë organizmat ndërkombëtare homologe, është jetësore për të siguruar njohjen e problemeve të mbrojtjes kibernetike dhe për t’i dhënë rekomandimet dhe kërkesat e duhura organeve politikëbërëse dhe vendimmarrëse në vendin tonë. Ne nuk mund ta trajtojmë mbrojtjen kibernetike si një çështje thjesht teknike që nuk kërkon mbështetje politike dhe ligjore të vijueshme. Kjo vëmendje politike do të na sigurojë hyrjen në normat dhe ligjet e duhura ndërkombëtare dhe do të na garantojë lehtësi në bashkëpunimin me vendet e tjera për sigurinë kibernetike. Rritja e krimeve në faqet e internetit (Web) ka shoqëruar gjithë zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe tani ka evoluar në problemin më të përhapur ndërkombëtar të mbrojtjes kibernetike. Duke qenë se nuk ka barriera fizike në mjediset virtuale dhe se krimet kibernetike ndodhin në dendësi dhe shpejtësi të madhe, bashkëpunimi në kohë dhe shkëmbimi i informacionit operacional ndërmjet autoriteteve të ligjit është vendimtar. Autoritetet e zbatimit të ligjit brenda vendit duhet të angazhohen në bashkëpunime të ngushta me Interpolin, Europolin, organizata të tjera ndërqeveritare dhe grupe profesionale, të përfshira në luftën kundër krimit kibernetik.Pjesëmarrja aktive në organizatat ndërkombëtare është bazë për zhvillimin e mbrojtjes kibernetike në vend. Në Kombet e Bashkuara (KB), çështjet e sigurisë kibernetike i drejton një grup ekspertësh të nivelit të lartë të Forumit të Qeverisjes së Internetit (IGF–International Government Forum) dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU–International Telecommunication 10) Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit, Tiranë, faqe 11

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

51

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Union). Në këtë fushë, një rol të veçantë luan edhe Instituti i KB-së për trajnime dhe kërkime (UNITAR- United Nations Institute for Training and Research) në Gjenevë. Po kështu, ne duhet të rrisim bashkëpunimin dhe të kërkojmë mbështetje nga agjenci të ndryshme evropiane, të specializuara për menaxhimin e thyerjes së sigurisë së informacionit si Agjencia Evropiane e Sigurisë së Informacionit dhe Rrjeteve (ENISA- Europian Networks Information Security Agency); Programi Evropian për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike; etj.Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) e trajton sigurinë kibernetike të lidhur kryesisht me kërcënimin e terrorizmit. Në këtë kontekst, çështjet e mbrojtjes kibernetike trajtohen në Komitetin e Sigurisë së OSBE-së dhe në Asamblenë Parlamentare. NATO, si një strukturë politiko-ushtarake, ka zhvilluar një politikë dhe një koncept të mbrojtjes kibernetike, mbi bazën e parimeve e solidaritetit të Aleancës dhe të njohjes së sovranitetit të vendeve anëtare. Kjo ka çuar në formimin e një qëllimi të përbashkët që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të jenë gati dhe të aftë të mbështesin njëri-tjetrin në rastin e një sulmi kibernetik dhe në zhvillimin, që më parë, të kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike në vendet e tyre. Mbi këtë bazë, NATO ka ndërmarrë masa konkrete në zhvillimin dhe zbatimin e konceptit operacional dhe strategjik. Për të përqendruar dhe koordinuar të gjitha kapacitetet operacionale të Aleancës, në fushën e mbrojtjes kibernetike, funksionon Autoriteti i Menaxhimit të Mbrojtjes Kibernetike. Për zhvillimin e doktrinës dhe strategjisë afatgjatë për mbrojtjen kibernetike është krijuar Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike. Në këtë kontekst, ne duhet të njohim, të përfshihemi dhe të zbatojmë detyrimet që rrjedhin nga politika dhe koncepti përkatës i NATO-s. Mbrojtja e hapësirës kibernetike kërkon bashkëpunim dhe shkëmbim të informacionit me organizata profesionale, si në fushën teknike dhe atë ligjore. Përfshirja në këto grupime rrit aftësinë për të vepruar menjëherë në garantimin e sigurisë kibernetike dhe luftimin e krimit kibernetik. Grupime të tilla janë ato të sektorëve shtetërorë dhe privatë; ekipet e reagimit ndaj emergjencave kompjuterike në rrjetet qeveritare; policia e shtetit dhe organizata të tjera që merren me mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit.

Përfundime dhe rekomandimeNe gjendemi në një situatë relativisht të re të zhvillimit të sistemeve të komunikimit dhe të informacionit. Në këtë zhvillim, na duhet të gjejmë një drejtpeshim ndërmjet rritjes së kërcënimeve që burojnë nga përdorimi i këtyre sistemeve dhe domosdoshmërisë së përdorimit të gjerë dhe të lirë të teknologjisë së informacionit për të funksionuar shteti dhe shoqëria. Duke qenë se natyra globale dhe asimetrike e kërcënimit kibernetik krijon pengesa

52

për përcaktimin e kufijve kombëtarë të hapësirës kibernetike, na duhet një përpjekje gjithëpërfshirëse e aktorëve shtetërorë, privatë dhe individëve në mbrojtjen e aseteve të infrastrukturës së komunikimit dhe të informacionit. Mbrojtja kibernetike është një koncept kompleks ku përfshihen elemente të ndryshme si: ligjet, strategjitë, politika, organizime strukturore, edukimi, teknologjia, etj. Pavarësisht këtij kompleksiteti, ne mund dhe duhet të përqendrohemi në disa nga elementet kryesore për të garantuar mjetet efektive për mbrojtjen e infrastrukturës dhe sistemeve të komunikimit dhe të informacionit.

Zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi masash sigurie

a. Në strategjitë dhe politikat e ndryshme për zhvillimin e telekomunikacioneve, të komunikimit elektronik dhe të shoqërisë së informacionit në përgjithësi, vihet theksi në rëndësinë e infrastrukturës së informacionit. Por ajo që është e rëndësishme dhe që duhet trajtuar me më shumë vëmendje është përcaktimi i infrastrukturës kritike brenda asaj të komunikimit dhe informacionit, vlerësimi i rëndësisë dhe dobësive të saj dhe përcaktimi i rreziqeve të mundshme ndaj hapësirës kibernetike të vendit. Për zbatimin e misionit dhe detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, strukturat e ndryshme të shtetit kanë ndërtuar dhe shfrytëzojnë sisteme të ndryshme të komunikimit dhe të informacionit. Të tilla sisteme madhore i gjejmë në fushën e qeverisjes, doganave, në policinë e shtetit, në mbrojtje, në arsim, etj. Shpesh këto sisteme janë paralele, në vend që të ishin të përbashkëta në infrastrukturë. Ndërtimi i sistemeve dhe i infrastrukturës kombëtare do të mënjanonte jo vetëm investimet dhe harxhimet financiare paralele, por ajo çfarë është më e rëndësishme, do të jepte mundësinë e një sigurie më të madhe të tyre, duke zbatuar teknologji mbrojtëse të njëjta dhe disa nivelesh. b. Për të garantuar funksionimin normal të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit e informacionit na duhet të rishikojmë, modifikojmë, zhvillojmë dhe zbatojmë një sistem masash sigurie, duke u orientuar në: përcaktimin e masave shtesë të sigurisë, në mënyrë që të garantojmë vijimësinë e funksionimit të sistemeve të komunikimit dhe të informacionit (veç atyre të përcaktuara në kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes së sistemeve); përcaktimin e funksionalitetit minimal të kërkuar për infrastrukturën dhe sigurimin e funksionimit në një situatë krize; përcaktimin e kundërmasave të lejuara gjatë një situate emergjence, në të cilën infrastruktura kritike është nën sulm; përcaktimin e metodave optimale dhe të zbatueshme për garantimin e sigurisë së informacionit; përcaktimin e metodave testuese për masat e sigurisë dhe veprimet e nevojshme për t’i zbatuar ato; përmirësimin e sistemeve të monitorimit dhe identifikimit të ndërhyrjeve në infrastrukturën kritike në nivel shtetëror; përcaktimin e kërkesave të sakta të sigurisë së sistemeve të kompanive, sistemet e të cilave janë të përfshira

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

53

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

në infrastrukturën kritike; krijimin dhe fuqizimin e sistemeve rezervë të të dhënave; etj.Ne investojmë dhe harxhojmë shumë në infrastrukturën dhe pajisjet e teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit, madje kemi investuar shumë në fushën e sigurisë fizike (me kamera, skanerë, karta, etj.). Por, çështja shtrohet nëse kemi caktuar mjetet e duhura financiare për të investuar në fushën e sigurisë së sistemeve dhe rrjeteve (për softe dhe harde të veçanta). Kjo ka mbetur në vullnetin dhe dëshirën sektoriale dhe jo një detyrim dhe domosdoshmëri. Sistemet dhe rrjetet do të jenë pa vlerë dhe do të na kushtojë shumë nëse nuk investojmë në sigurinë e tyre. Askujt nuk do t’i shërbejë një sistem, kur klientit do t’i merren të ardhurat nga të tjerët, kur të dhënat personale/private të jenë në duart e keqbërësve, terroristëve apo shërbimeve kundërshtare të zbulimit. Ashtu si individi siguron pronën e tij, atë duhet të bëjë edhe shteti me informacionin që është pronë e tij dhe e qytetarëve të tij. Këtë duhet ta kuptojnë të parët specialistët e fushës së teknologjisë së informacionit, të cilët duhet të bëjnë maksimumin për të siguruar mbështetjen e vendimmarrësve për të investuar në mjetet dhe pajisjet e sigurisë.c. Institucionet dhe organizatat publike dhe private kanë zbatuar masa të sigurisë për mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të tyre. Por është e rëndësishme që të merren masa më të koordinuara për të garantuar një mbrojtje kibernetike të kohës. Për këtë mund të bëhet më shumë në drejtim të fuqizimit të infrastrukturës së internetit; kontrollit mbikqyrës të sistemeve; testimit të zonave të sigurisë dhe vendosjes së serverëve e të pajisjeve të tjera të komunikimit dhe informacionit; përcaktimit të vlefshmërisë së infrastrukturës së shërbimeve që merren nga sektorit privat dhe ai publik; etj. d. Në përgjithësi, çertifikimi dhe vëzhgimi i masave të sigurisë realizohet nga DSIK-ja, e cila, në bazë të ligjit, bën dhe akreditimin e sigurisë së rrjetit apo sistemit. Po kështu, ekziston dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Komunikimeve. Nga ana tjetër, çdo zotërues i një sistemi të informacionit zbaton masat e nevojshme të sigurisë. Kjo metodë krijon një problem që lidhet me mbikqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë për infrastrukturën kritike: kush duhet ta drejtojë dhe ta kontrollojë në mënyrë të centralizuar këtë veprimtari. Përcaktimi i këtij autoriteti është i domosdoshëm dhe ai duhet të jetë kombëtar.

Ngritja dhe fuqizimi i strukturave profesionale

Institucionet e ndryshme të shtetit dhe ato të sektorit privat, në përgjithësi, kanë strukturat e tyre të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit të cilat zbatojnë detyrat që lidhen me sigurinë brenda institucioneve të tyre. Por kjo, në një farë mënyre, mbetet një punë e shkëputur dhe e mbyllur sektoriale. Për të kapërcyer këtë problem dhe rritur bashkëpunimin ndërmjet strukturave

54

të ndryshme mund të ngrihet një autoritet kombëtar për mbrojtjen kibernetike. Ky autoritet mund të realizojë detyra të tilla si: hartimi i një strategjie kombëtare të mbrojtjes kibernetike dhe zbatimi i saj; përcaktimi i masave të detajuara për sigurinë e sistemit shtetëror të informacionit dhe për analizat e rrezikut në nivele të ndryshme (në institucionet dhe kompanitë e infrastrukturës kritike); përmirësimi i metodave të vlerësimit të rrezikut; identifikimi i mangësive të sigurisë së informacionit; propozimi i nismave ligjore për sigurinë; shkëmbimi i informacionit dhe nxjerrja e buletineve për incidentet; koordinimi për rritjen e ndërgjegjësimit të pronarëve dhe përdoruesve të sistemeve për mbrojtjen kibernetike, përfshirë dhe trajnimet e grupuara; hartimi i planeve të integruara operacionale për garantimin e sigurisë kibernetike; organizimi i veprimeve parandaluese dhe menaxhimi i krizave në nivel shtetëror; etj. Për të mbuluar këto veprimtari, ky autoritet mund të përbëhet nga specialistë të fushave të rrjeteve dhe sistemeve të komunikimit dhe të informacionit, të sigurisë fizike dhe të informacionit, të administrimit të të dhënave, të pajisjeve filtruese, të faqeve, të sistemeve të shfrytëzimit, të internetit, të auditit, të ligjeve, etj. Një masë e rëndësishme që duhet zbatuar është ngritja e grupeve të reagimit ndaj incidenteve dhe emergjencave kompjuterike. Nga ne kërkohet të krijojmë struktura të veçanta që të reagojnë për sulmet kibernetike. Këto struktura do të jenë të afta që në “…. 24 orë në shtatë ditë të javës, … të garantojnë masa të ndihmës së menjëhershme për qëllime të vëzhgimit ose të veprimeve që lidhen me sulmet kriminale në sistemet kompjuterike dhe në të dhënat ose për mbledhjen e evidencës të sulmeve kriminale në formë elektronike”11. Metodat dhe praktikat për monitorimin dhe raportimin e incidenteve të sigurisë në rrjete ndryshojnë dallueshëm nga një strukturë shtetërore në një tjetër. Disa nuk kanë një strukturë referuese të mirëfilltë si pikë monitorimi. Për më shumë, në vlerësimin dhe njohuritë që unë kam, bashkëpunimi dhe ndarja e informacionit ndërmjet vetë strukturave qeveritare, duke lënë mënjanë për momentin ato private, për të dhënat e vërteta dhe veprimet në rastet konkrete për incidentet e sigurisë, duken të patrajtuara, të shkëputura, të mbyllura dhe rrallë, në ndonjë rast, mund të shkojnë deri në të kufizuara në planin dypalësh të shkëmbimit jo zyrtar të mendimeve ndërmjet specialistëve. Veç kësaj, incidentet e simuluara dhe testimi i kapaciteteve reaguese janë të rëndësishme për të arritur sigurinë dhe aftësinë rikuperuese të infrastrukturës së komunikimit dhe informacionit, veçanërisht kur i referohemi rregullave dhe metodave për veprimin në rast të emergjencave të mëdha dhe të paparashikuara. Agjencitë e ndryshme të shtetit, në kuadrin e përgjegjësive për mbrojtjen kibernetike, duhet të specifikojnë detyrat dhe përgjegjësitë dhe të përcaktojnë

11) Council of Europe, Convention on Cybercrime, 23.12.2001, Article 35

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

55

Nënkolonel (R) Dr. Ulsi Meta

rregullat për të testuar masat e sigurisë në sisteme.

Rritja e njohurive dhe e trajnimit të specialistëve

Për të garantuar një mbrojtje kibernetike të efektshme, është e nevojshme të zbatohen edhe masa të plota për ndërgjegjësimin dhe edukimin me njohuritë e duhura të pronarëve dhe përdoruesve të sistemeve, sipas përgjegjësive përkatëse. Trajnimi i organizuar për mbrojtjen kibernetike mund të konsiderohet, në fazën fillestare, i pakët, i kufizuar brenda institucioneve dhe sipas veçorive të fushave të veprimtarisë funksionale. Ekzistojnë mundësitë që trajnimet të shtohen në sasi dhe cilësi, duke u zhvilluar në nivel kombëtar. Në këto veprimtari mund të përfshihen: trajnimi i përdoruesve dhe specialistëve në lidhje me sigurinë; trajnimi për përballimin e situatave të krizave, të bazuara në vlerësimet e rrezikut; përcaktimi i kërkesave të njësuara në punën dhe vlerësimin e stafeve të teknologjisë së informacionit; trajtimi i kompetencave për sigurinë; ngritja e një mekanizmi të edukimit në largësi për trajnimin; orientimi i kërkimeve dhe studimeve në mbrojtjen kibernetike; bashkëpunimi me strukturat homologe ndërkombëtare për trajnimin dhe kërkimin; etj. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm mund të marrin institucionet e arsimit të lartë dhe ato akademike, me përfshirjen dhe trajtimin e këtij problemi në procesin e tyre mësimor dhe studimor.

Zhvillimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor

Pavarësisht bazës aktuale ligjore që ekziston në fushën e mbrojtjes kibernetike, ende mbetet shumë për të bërë. Zhvillimi i legjislacionit mund të fokusohet në qartësinë dhe logjikën e përcaktimit të saktë ligjor të mbrojtjes dhe krimit kibernetik; krijimin e strukturës përgjegjëse në nivel kombëtar; përcaktimin e standardeve të përbashkëta për garantimin e mbrojtjes kibernetike të infrastrukturës dhe të sigurisë së informacionit që duhen zbatuar nga të gjithë siguruesit dhe përdoruesit e sistemeve të komunikimit dhe të informacionit. Po kështu, në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare duhet të zërë një vend të qartë dhe konkret mbrojtja kibernetike, në këndvështrimin e kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë e vendit. Hartimi i një politike apo strategjie kombëtare mbi mbrojtjen kibernetike do të ishte një dokument mjaft i rëndësishëm për përcaktimin e plotë të detyrimeve dhe përgjegjësive të institucioneve dhe organizmave publike dhe private në fushën e mbrojtjes së hapësirës kibernetike dhe infrastrukturës kritike kombëtare të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit, në vendin tonë. Ky dokument do të harmonizonte dhe pasqyronte objektivat dhe masat konkrete për të arritur mbrojtjen kibernetike, në kuadër të objektivave të zhvillimit kombëtar, të politikës dhe të strategjive të komunikimit dhe të informacionit. Nëpërmjet tij, do të bëhej e mundur të pasqyroheshin të gjitha përcaktimet

56

e BE-së kundër krimit kibernetik si dhe do të vihej një kufi i qartë ndërmjet detyrimeve ndërkombëtare, përgjegjësive kombëtare, përmasës së sigurisë kombëtare, mjedisit ekonomik dhe të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve të vendit.

Ngritja e opinionit dhe ndërgjegjësimi i përdoruesve

Mjetet e komunikimit dhe të informacionit janë të përhapura dhe në interes të përdoruesve. Kështu që shumë kërcënime dhe rreziqe burojnë prej tyre. Prandaj, për të siguruar një mbrojtje të mirë kibernetike duhet të fokusohemi në krijimin e një opinioni dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve, duke zbatuar masa të gjithanshme si: njohjen e përdoruesve me detyrimet ligjore; pranimin dhe zbatimin e procedurave të përdorimit të sistemeve; nënshkrimin për përgjegjësitë e përdoruesve; njohjen me rreziqet që burojnë nga ambientet ku punojnë; çertifikimin e personelit; pozicionimin sipas përgjegjësive dhe nevojës për njohje dhe përpunim të informacionit në një sistem të caktuar; shmangien e përpjekjeve për fshehjen e identifikimit gjatë shfrytëzimit të rrjeteve dhe sistemeve shtetërore dhe të sektorit privat; kufizimet në hyrjen në distancë në rrjete dhe sisteme; zhvillimin e organizuar të programeve për ndërgjegjësimin e përdoruesve; etj.

Referenca:

1. Atul Jain, “Cyber Crime”, Volume 1, 2005, fq 65-70.2. Communication from the Commission to the European Parliament, the Council,

the European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions on Critical Information Infrastructure Protection, 2009; fq 3-11.

3. Council of Europe, Convention on Cybercrime, 23.12.2001; fq 4-25.4. Council of European Union Decision to combat child pornography on the

Internet (2000/375/JHA), 29 May 2000; fq 1-4.5. Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në RSH, Tiranë 2010; fq

7-22. 6. Strategjia kombëtare për TIK, Tiranë 2003, fq 10-18.7. Strategjia Ndërsektoriale e Shoqërisë së Informacionit, Tiranë 2009; fq 11-21.8. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e RSH, Tiranë 2005; fq 27-32.9. Politika e zhvillimit të telekomunikacioneve në RSH, Tiranë 2003; fq 2-6.10. World Economic Forum: Global Risks, January 2008; fq. 20-29.11. http://eur-lex.europa.eu.12. http://www.furs.si/low/EU.13. http://www.internetworldstats.com/europa2.htm#al.14. http://www.oecd.org/dataoecd/1/29/40821707.

Mbrojtja kibernetike dhe problemet që lidhen me të

57

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH-së

Nënkolonel Enrik AgoPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Mbështetja e Vendit Pritës, krijimi i strukturës së saj në nivel kombëtar, është një nga objektivat më të rëndësishme për Shqipërinë. Përfshirja e të gjitha Ministrive në këtë proces, ngritja e Pikave të Kontaktit në to dhe institucionet në varësi të tyre, hartimi i Katalogut Kombëtar të Kapaciteteve për HNS-në (Host Nation Support – Mbështetja e Vendit Pritës), si dhe hedhja e tij në format elektronik është një nga përparësitë kryesore për zbatimin e këtij objektivi. Gjithashtu, hartimi i akteve normative për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Qendrës së Koordinimit të HNS-së dhe strukturave të tjera brenda Forcave të Armatosura, me Ministritë e tjera dhe institucionet në varësi të tyre, është një masë e domosdoshme për plotësimin e këtij objektivi.

Nisur nga parimi kryesor që Mbështetja e Vendit Pritës në operacionet e NATO-s është një përgjegjësi kombëtare, komandantëve të çdo niveli të forcave të NATO-s do t’iu krijo hen probleme dhe vështirësi për kryerjen e detyrës. Është kjo arsyeja që autoritetet e NATO-s theksojnë nevojën e zgjidhjeve të përbashkëta dhe të krijimit të strukturave të Mbështetjes së Vendit Pritës, të cilat, jo vetëm do të krijojnë siguri për ko mandantët e formacioneve shumëkombëshe, por edhe do të sjellin përfitime ekonomike, sidomos për shtete me pjesëmarrje të kufizuar të trupave në operacion, përfshirë edhe vendin tonë.

Ky shkrim hedh dritë mbi konceptin doktrinar, planëzimin, përgjegjësitë dhe zbatimin e Mbështetjes së Vendit Pritës në operacionet shumëkombëshe, të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo koalicione të ndryshme. Strukturat e FASH dhe institucionet përkatëse janë në kohën e duhur për zhvillimin e këtij koncepti, bazuar në përvojën e ushtrive të vendeve të NATO-s.

58

Hyrje

Republika e Shqipërisë, si Vend Pritës, do të sigurojë Mbështetje të Vendit Pritës në kohë paqe, krize dhe konflikti, në bazë të legjislacionit, përparësive kombëtare dhe kapaciteteve aktuale. Qëllim i përhershëm

duhet të jetë zhvillimi dhe përfshirja e vazhdueshme e kapaciteteve ushtarake dhe civile në funksion të HNS-së. Një koncept i HNS-së është bazë për hartimin e bazës ligjore që mundëson përdorimin e kapaciteteve ushtarake dhe civile si dhe mbështetjen efektive të forcave të NATO-s dhe vendeve aleate që operojnë ose kalojnë transit në territorin e RSH-së. Marrëveshjet për të siguruar mbështetjen e duhur logjistike dhe aksesin në kapacitetet civile diskutohen, negociohen, miratohen dhe zbatohen në varësi të situatës, ose rast pas rasti. Katalogu i Planëzimit të Kapaciteteve të HNS-së “HNS CAPCAT” shërben si një mjet planëzimi për t’iu dhënë informacionin e nevojshëm planëzuesve të NATO-s, të Vendeve Pjesëmarrëse në një operacion dhe të Vendit Pritës rreth kapaciteteve të HNS-së, në pikëpamje sasiore dhe cilësore. Këto të dhëna do të shërbejnë si pika fillestare të negocimit për hartimin dhe miratimin e Marrëveshjeve përkatëse. Krijimi i të dhënave (database) elektronike, sipas formatit të ADAMS-it, do të shërbejë si një mjet shumë i rëndësishëm gjatë procesit të planëzimit të HNS-së. Këto të dhëna duhet të përmbajnë gjithmonë informacion më të fundit.

Koncepti i Mbështetjes së Vendit PritësMbështetja e Vendit Pritës është mbështetje e sektorit ushtarak dhe atij civil në situata paqe, emergjence, krizash dhe konfliktesh nga një Vend Pritës për forcat aleate dhe organizatat, të cilat janë të vendosura, veprojnë në të ose kalojnë transit në territorin e Vendit Pritës. HNS-ja është një faktor i rëndësishëm në çdo skenar stërvitjeje apo operacioni, ku gjatë zbatimit të konceptit të logjistikave të bashkuara shumëkombëshe, kostoja e përgjithshme për to mund të jetë më e reduktuar, duke arritur efektivitet më të madh mbështetjeje. Koncepti i saj mundëson forcat shumëkombëshe të lëvizshme të NATO-s të zhvendosen dhe të jenë të mbështetura gjatë përgatitjes në kohë dhe mbështetjes efektive. Mbështetja e tillë është në varësi të bashkëpunimit midis NATO-s dhe autoriteteve kombëtare, institucionalizimit të marrëveshjeve, bazuar në përdorimin sa më të mirë të mundësive dhe burimeve të HN-së dhe një afrimi të përgjithshëm të fokusuar, por elastik, me planëzimin e HN-së. HNS-ja është një shtojcë themelore në mbështetjen organike dhe duhet të sigurohet nga Vendi Pritës, në mundësinë maksimale të mundshme mbi bazat e legjislacionit kombëtar, përparësitë kombëtare dhe mundësitë aktuale

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

59

të VP-së (Vendit Pritës). Parimet në lidhje me HNS-në dokumentohen në një Memorandum Mirëkuptimi (MOU–Memorandum of Understanding), të diskutuar dhe vendosur midis secilit HN (Host Nation) dhe Komandës Strategjike (SC–Stategic Command). Vendet Dërguese nxiten të miratojnë këto MOU, si një kusht i marrjes së HNS-së. Zbatimi i kushteve qeveritare të përgatitjes së HNS-së do të jetë i adresuar në marrëveshje vartëse, ku Vendet Dërguese mund të zhvillojnë bisedime drejtpërdrejt me HN-në. HNS-ja është i zbatueshëm për operacionet e NATO-s, duke përfshirë ato të drejtuara në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare të tilla si Kombet e Bashkuara (KB), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Kuadri Ligjor dhe Doktrinor i Mbështetjes së Vendit Pritësa. Kuadri i Përgjithshëm

Ka shumë vlerësime ligjore, si kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe gjendjen e HNS MOU. Për këto arsye, baza ligjore është thelbësore gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të HNS-së. Në marrëdhëniet ndërkombëtare moderne, një Marrëveshje e Gjendjes së Forcave (SOFA) dhe marrëveshjet dypalëshe përgjithësisht, drejtojnë marrëdhëniet midis HN-së dhe SC-së, në lidhje me praninë dhe aktivitetet e një force në territorin e HN-së. SOFA-t e NATO-s dhe të PfP-ve dhe marrëveshjet shtesë bëjnë të mundur zgjidhjen më të shpejtë të çështjeve të HNS-ve. Misionet specifike të SOFA-ve janë krijuar për situatat e vendeve përfshirëse ku një SOFA ekzistuese nuk ka efekt. Këto dokumente duhet të përfshihen nga referimi në MOU e HNS-së dhe furnizimet specifike të futura në HNSA-në e përshtatshme. Protokolli i Parisit dhe Protokolli (i Komandave) Shtesë i Mëtejshëm, shoqërues për SOFA-n e PfP-ve, midis problemeve të tjera, krijon Bi-SC-të dhe komandat vartëse, si akte të ligjshme në Ligjin Ndërkombëtar dhe ligjin e brendshëm të vendeve ratifikuese. Këto traktate janë burime të fuqisë ligjore që lejojnë Komandat Ushtarake të NATO-s të ndërmarrin përgjegjësi, të drejtat e stërvitjeve dhe të marrin përfitime. b. Autoritetet Ligjore të Përshtatshme të NATO-s

Zhvillimi i HNSA-ve nuk do të fillojë pa rishikimin e NATO/PfP-ve, SOFA-ve dhe Protokolleve. Marrëveshjet sigurojnë linjën bazë për shumë nga përgatitjet e përfshira dhe të shpejta, brenda marrëveshjeve që i angazhon pjesëmarrësit në kushte të caktuara për një mirëkuptim të lidhjeve të këtyre dokumenteve.- Traktati i Atlantikut të Veriut u krijua brenda kornizës të Artikullit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kjo marrëveshje themelore siguron kornizën strukturore dhe ligjore për Aleancën, për të ngritur shtabe ushtarake

Nënkolonel Enrik Ago

60

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

ndërkombëtare të ndara (IMHQ-International Military Head Quarters) në Evropë dhe SHBA.- Protokolli mbi Statusin e Komandave Ushtarake Ndërkombëtare, i ngritur në vijim të Traktatit të Atlantikut të Veriut, përcakton statusin dhe autoritetin e komandave të NATO-s dhe personelit të tyre. Kjo marrëveshje krijon të drejtat ligjore dhe detyrimet dhe plotëson (SHAPE ) individualitetin e saj ligjor për t’u futur në marrëveshjet lidhëse me vendet e tjera, organizatat ose individët. - Marrëveshja e statusit të forcave të NATO-s (NATO SOFA) midis anëtarëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në lidhje me statusin e forcave të tyre (NATO SOFA). Kjo marrëveshje përcakton gjendjen e forcave të NATO-s dhe siguron një standard ligjor të barabartë për trajtimin e forcave që shërbejnë ose kalojnë nëpërmjet territorit të një anëtari tjetër të Aleancës. -Marrëveshja e statusit të forcave PfP. Marrëveshja midis anëtarëve të Traktatit të Atlantikut Verior dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, lidhur me statusin e forcave të tyre, është një marrëveshje themelore për vendet partnere. - Protokolli shtesë për më tutje (FAP) tek marrëveshja midis vendeve partnere të Traktatit të Atlantikut Verior dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, lidhur me statusin e forcave të tyre, zgjeron përgatitjet që përmbahen në protokollin e Parisit për vendet partnere.- Marrëveshjet Plotësuese janë marrëveshje dypalëshe midis Komandës Strategjike të NATO-s dhe HN-së, ku vendoset një Komandë Ushtarake Ndërkombëtare. Ky dokument buron nga parimet e vendosura më parë në Protokollin e Parisit për ngritjen e IMHQ-ve të tilla dhe siguron udhëzues të veçantë për operacion të shtabeve aleate në territorin e një vendi tjetër.- Marrëveshjet PfP Transit zbatohen për vendqëndrim, për kalim të përkohshëm, për kalim të forcave nëpërmjet territorit të një vendi PfP. Këto marrëveshje duhen të fokusohen veçanërisht mbi kalimin e personelit, pajisjeve dhe materialeve nëpërmjet një zone territoriale dhe nuk duhet që të përfshijnë aspektet e HNS-së në dispozitat e saj.

Përgjegjësitë dhe Autoritetet e Mbështetjes së Vendit PritësKomandanti i NATO-s ka rol qendror në zhvillimin e HNSA-së, si pjesë e procesit të planëzimit; Vendi/Vendet Pritëse gjithashtu ndajnë këtë përgjegjësi. Një plan HNS i efektshëm përgjithësisht varet nga komandantët e NATO-s dhe HN-të e SN-të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe aktive në proces. Megjithatë përgjegjësia për fillimin dhe bashkërendimin e procesit të planëzimit të HNS-së qëndron tek komandanti i caktuar i NATO-s.

61

Nënkolonel Enrik Ago

a. Komandanti i NATO-s

Gjatë procesit të planëzimit të HNS-së duhet të përfshihen të gjitha nivelet e komandantëve të NATO-s. Termi “NATO Commander-Komandanti i NATO-s” përdoret në kuptimin e përgjithshëm sepse nivelet e komandimit mund të ndryshojnë në varësi të situatës.- Ai duhet të informojë HN-në dhe SN-të, nëpërmjet POC-së (Point of Contact) së caktuar për zhvillimin e HNSA-së, sa më shpejt të jetë e mundur.- Do të luajë një rol nismëtar në planëzimin e HNS-së kur zhvillohen aktivitete të rastësishme, kriza dhe planëzim stërvitjeje. Në të tilla raste, ai do të hartojë kërkesën e HNS-së. Në këtë mënyrë nis procesin e planëzimit të HNS-së dhe diskuton HNS MOU me HN-në.- Është përgjegjës për planëzimin e HNS-së, duke përfshirë diskutimin me HN-në dhe realizimin e një HNS MOU. Megjithatë (kur është e mundshme) ai duhet të këshillohet me SN-të, e identifikuara para përfundimit, me qëllim që të lehtësojë shtesat e rastësishme tek MOU.- Në lidhje me HN-në, do të formojë dhe do të bashkëdrejtojë një JHNSSC (Joint Host Nation Support).- Do të sigurojë këshillim dhe udhëzim për vendet jo anëtare të NATO-s të cilat nuk mund të jenë të familjarizuara me procesin e planëzimit të HNS-së.- Do të identifikojë kostot e projektuara të cilat janë të konsideruara si të pranueshme dhe janë në gjendje për fondin e përbashkët të NATO-s. Ai do të përcaktojë mjaftueshmërinë e fondeve të tilla dhe do të kërkojë fonde shtesë për të mbuluar ndonjë mangësi. Ai gjithashtu do të identifikojë këto kosto të projektuara që mund të jenë të pritshme për t’u paguar, ose nga fondi i drejtpërdrejtë kombëtar, ose nga fondi i ndarë shumëkombësh.- Do të rregullojë autorizim financiar shtesë, si gjë e nevojshme, nga Komitetet e Financimit/autoritetet e caktuara të NATO-s.

b. Vendi/Vendet Pjesëmarrëse Mbështetëse

- Informojnë nëpërmjet POC –së së caktuar për zhvillimin e HNSA-së, sa më shpejt të jetë e mundur. - Rishikojnë MOU-në dhe/ose Marrëveshjet Teknike (TA-Technical Agreement), të zhvilluara nga komandanti i NATO-s dhe përgjigjen me një Notë Shtesë (NOA) ose një Paraqitje të Qëndrimit (SOI). - Caktojnë dhe dërgojnë përfaqësuesit e autorizuar për të marrë pjesë, me qëllim që të zhvillojnë siç kërkohet TA-të dhe JIA. - Informojnë HN-në dhe komandantin e NATO-s për Kërkesat e Koncepteve (COR) të tyre për HNS-në, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për ndryshimet

62

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

pasuese të këtyre kërkesave, ashtu siç ato ndodhin. - Duhet ta mbajnë të informuar komandantin e NATO-s mbi gjendjen e bisedimeve dypalëshe për HNSA-në, gjendjen e dokumentit përfundimtar në lidhje me të dhe ndonjë vështirësi. - Duhet t’i japin komandantit të NATO-s dukshmërinë për cilëndo nga marrëveshjet e tjera, të cilat mund të ndikojnë mbi HNSA-të që janë duke u zhvilluar.

- Janë përgjegjëse për bisedimet dhe përfundimin e marrëveshjeve të rimbursimit (kthimit të parave) për HNS-në që janë paguar nga fondi kombëtar.

c. Vendi Pritës

- Siguron HNS-në, në mundësinë më të gjerë të mundshme, mbi bazat e legjislacionit kombëtar, përparësitë kombëtare dhe mundësitë ekzistuese për të arritur zotimin e bërë nga HNSA-ja. - Duhet të informojë komandantin e NATO-s dhe Vendet Dërguese, të përcaktuara nëpërmjet POC-së së caktuar për zhvillimin e HNSA-së, sa më shpejt të jetë e mundur.- Siguron shkallën maksimale të mundshme të bashkërendimit dhe bashkëveprimit midis autoriteteve të tyre ushtarake dhe civile, me qëllim që të bëjë më të mirën nga përdorimi i burimeve të kufizuara të HNS-së. - Duhet të rishikojë, deri në mundësinë më të gjerë të mundshme, planet e saj dhe legjislacionin për të përdorur burimet civile, sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të këshillojë SN-të dhe komandantin e NATO-s për mundësitë e tij për të siguruar HNS-të përkundrejt kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta. Kjo mund të kryhet me anën e botimit të Regjistrit të Mundësive të HNS-së ose, thjesht, duke siguruar një përmirësim të të dhënave bazë të Regjistrit të Mundësive (Capability Catalogue Database) kur ai të jetë i krijuar. Regjistri i Mundësive duhet të përmbajë një përmbledhje të përgjithshme të vendit që ka në dispozicion kapacitetet e HNS-së dhe të sigurojë informacion, duke përfshirë pikat e kontaktit (POC-të), mbi lehtësirat e pritjes (ngarkimet/zbarkimet detare dhe portet, logjistikat mbi vendqëndrimet bregdetare dhe zonat e qëndrimit të pajisjeve, lehtësitë e përqendrimit dhe rreshtimit të trupave, zonat e mbështetjes, furnizimet, shëndetësinë, transportin, pajisjet, ndërlidhjen, mbrojtjen e prapavijës, strehimin, ushqimin, lëvizjen, etj).

Trajnimet dhe eksperienca e FASH-së për HNS-nëStërvitja e përbashkët “Cooperative LONGBOW-LANCER 07” me vendet partnere ishte fillimi i procesit të zbatimit të sistemit kombëtar të HNS-së, sipas standardeve të NATO-s. Shqipëria, krahas reformimit sipas standardeve

63

Nënkolonel Enrik Ago

të NATO-s të FASH-së, e paraqiti veten si një vend aktiv që ofronte mundësi e potenciale civile e ushtarake të konsiderueshme, në mbështetje të operacioneve dhe stërvitjeve të përbashkëta me vendet e aleancës. Stërvitja “Albanian Lion 09” e të tjera pas saj, në të cilat vendi ynë siguroi mbështetjen e plotë të tyre me klasa të ndryshme furnizimi dhe me disa role në mjekësi, shtronin domosdoshmërinë e ristrukturimit për përballimin e misionit mbështetës të HN-së. Strukturat e FASH-së si: BrL (Brigada Logjistike), SUQU (Spitali Universitar Qendror i Ushtrisë), Batalioni i Transportit, Parku i Autoveturave, KDS (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes) e cila ka vënë në dispozicion ambjentet e saj si dhe strukturat civile si: Autoriteti Portual Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe struktura të tjera civile kanë luajtur rol të rëndësishëm. Në kushtet e reja të një vendi anëtar të NATO-s, për të vepruar si një strukturë e konsoliduar me këtë strukturim, e kishim të pamundur kryerjen e misionit të HNS-së. Për këtë, me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 81, datë 21.01.2008 “Mbi zbatimin e masave që rrjedhin në kuadrin e detyrimeve të Vendit Pritës”, u ngrit një strukturë e veçantë, e standardizuar. Aktualisht, Shqipëria, si Vend Pritës, ka një strukture të përcaktuar qartë dhe sipas modeleve Euro-atlantike. Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Nr. 53, datë 17.04.2009, “Për ngritjen e Komitetit Ndërministror për Bashkërendimin e HNS-së dhe plotësimin e Katalogut Kombëtar të Kapaciteteve të HNS-së”, në mbështetje të pikës 3, të nenit 102 të Kushtetutës, të Ligjit Nr. 1016, datë 13.11.2008, “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet KM (Këshillit të Ministrave) të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë Aleate për Transformim (HQ SACT), për masat e HNS-së për kryerjen e operacioneve të NATO-s”, filloi puna për këtë strukturë të re. Ajo nis që nga Komiteti Ndërministror që është një strukturë për HNS-në, nën drejtimin e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrave të Ministrive të Transportit, Financës, Ekonomisë, Mjekësisë, Mjedisit, Bujqësisë dhe Ministrisë së Brendshme. Ky Komitet është një organ këshillimor që mblidhet një herë në vit për të nxjerrë në pah problemet dhe për të sugjeruar zgjidhjet e përshtatshme.

Procesi i zbatimit të Mbështetjes së Vendit PritësMbështetja e plotë logjistike, furnizimet dhe shërbimet mund të përfshijnë një gamë të gjerë si: të gjitha klasat e furnizimit përfshirë ushqimin, sigurimin e mjediseve të akomodimit, akomodimin afatshkurtër, transportimin e personelit dhe pajisjeve si dhe shërbimet përkatëse, karburantin, vajrat, lubrifikantët, veshjet, sigurimin e komunikimit, sigurimin e municioneve me përdorim të

64

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

përbashkët, mbështetjen mjekësore, bazat mbështetëse dhe infrastrukturën, magazinimin, përdorimin e përkohshëm të rajoneve të stërvitjes dhe poligoneve, pjesët e këmbimit me përdorim të përbashkët, shërbimin e mirëmbajtjes, shërbimin në porte dhe aeroporte, etj. Koordinimi i planëzimit dhe zbatimit të HNS-së ndërmjet NATO-s, Vendeve Pjesëmarrëse dhe autoriteteve të Vendit Pritës është thelbësor për efektivitetin operacional, sigurinë dhe shmangien e konkurrimit për burime. Katalogu i Kapaciteteve të HNS-së krijon mundësinë për një vlerësim sasior dhe cilësor të mundësive të sigurimit të HNS-së dhe shërben si pikë fillestare për fillimin e negociatave që do të çojnë në hartimin dhe miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit. Planëzimi dhe zbatimi i HNS-së duhet të reflektojnë përdorimin sa më ekonomik dhe efektiv të burimeve të disponueshme për të përmbushur kërkesat. Qëllimi i “HNS CAPCAT” është përcaktimi i kapaciteteve potenciale ushtarake dhe civile dhe i ndihmës që do t’iu japë Republika e Shqipërisë Forcave të NATO-s dhe atyre të Vendeve Partnere që janë të vendosura, operojnë ose kalojnë transit në territorin tonë. Duke shërbyer si një mjet planëzues për planëzuesit HNS të NATO-s, të Vendeve Dërguese dhe të Vendit Pritës, katalogu duhet të identifikojë kapacitetet totale për mbështetjen e pritjes së forcave, grumbullimin dhe përqendrimin e tyre, lëvizjes për në rajonin e detyrës dhe mbështetjen e procesit të integrimit dhe angazhimit të forcës. Mundësitë disponuese të kapaciteteve të HNS-së do të jenë gjithmonë subjekt i marrëveshjeve (Memorandumit të Mirëkuptimit, Marrëveshjeve Teknike dhe Marrëveshjeve të Zbatimit të Përbashkët) që hartohen për çdo operacion/stërvitje. a. Aspektet ligjore dhe financiare për HNS-në

HNS-ja do të realizohet, bazuar në marrëveshjet të cilat duhet të përmbajnë të detajuara mbështetjen politike, ligjore dhe financiare, të rëna dakord ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe NATO-s, përpara se Vendi Pritës të angazhohet në mbështetjen e operacioneve. Këto dokumente mund të përfshijnë, duke mos qenë të kufizuara vetëm tek to, Memorandume të Mirëkuptimit, si dhe Marrëveshjet e tyre Teknike dhe të Zbatimit që rrjedhin nga to; PfP, SOFA dhe dokumente të tjera të NATO-s, të kësaj natyre. Palët që marrin HNS-në, siç specifikohet edhe në Memorandumet e Mirëkuptimit, marrëveshjet ose dokumente të ngjashme me to, do të paguajnë koston për HNS-në që është marrë nga burimet private ose qeveritare. Financimi mund të jetë kombëtar i përpjesëtuar, ose i NATO-s. Është shumë e rëndësishme që, sa herë që është e mundur, për problemet financiare të bihet dakord përpara dislokimit të trupave. Parimet financiare të zbatueshme në

65

Nënkolonel Enrik Ago

operacione duhet të jenë të qartësuara në Memorandumin e Mirëkuptimit, shoqëruar me procedurat e detajuara të pagës dhe/ose rimbursimit dhe formulat e përllogaritjeve të regjistruara në Marrëveshjet Teknike që rrjedhin nga to. b. Mbështetja e Organizimit Kombëtar

Oficerëve koordinatorë (LO) të HNS-së, nga secili Vend Dërgues (SN), do t’iu nevojitet që të mblidhen me HNSCC-në dhe me elementët e tjerë të MJLC-së, siç është caktuar. Atyre gjithashtu mund t’iu nevojitet që të jenë në POE/POD dhe pika të tjera kyçe për përqendrim trupash ose vendndodhje të forcave të tyre brenda HN-së. Secili element i mbështetjes kombëtare të SN-ve pritet që të bashkërendojë organizimin kombëtar të HNS LO-ve të tij. Ku nuk ka raste të tilla, shtabet e bashkërendimit të HNSCC-së dhe HN-së nevojiten që të njoftojnë kanalet e caktuara për adresimin e çështjeve të organizimit të HNS-ve tek NSE. Lëvizja detare, ajrore dhe rrugore do të bëhet sipas rregullave të Marrëveshjeve Dypalëshe midis HN-së, Komandave të NATO-s dhe SN-së, sipas rregullave të transportit, atyre doganore dhe ligjeve për kalimin e kufirit që janë në fuqi. Lëvizja e trenave, kolonave të mjeteve, avionëve dhe anijeve në territorin e HN-së ka nevojë për miratimin përkatës dhe do të kontrollohet nga organizmat e posaçme civile dhe ushtarake, përfshirë këtu Qendrën e Koordinimit të Lëvizjes (QKL). Organizmat e caktuara të HN-së duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në QKL-në dhe koordinatorë në pikat e hyrjes për të dhënë ndihmesën e tyre dhe për të koordinuar me forcat që zhvendosen. c. Kapacitetet e furnizimit sipas klasave

Kapacitetet e furnizimit janë të disponueshme për çdo klasë, shoqëruar me shenja dhe kufizime: Klasa I. Artikujt që konsumohen nga personeli, në një shkallë afërsisht uniforme dhe në varësi të terrenit ose veprimeve operacionale: - Artikujt e kësaj klase sigurohen kryesisht përmes kontraktorëve civilë si dhe burimet ushtarake, duke përfshirë rezervat; - Kërkesat, si në artikuj ashtu edhe cilësi për produkte të freskëta dhe të ngrira, do të specifikohen në “Statement of Requirement” (SOR) dhe do të përfshihen në Marrëveshjet Teknike dhe Marrëveshjet e Përbashkëta të Zbatimit; - Duhet që të sigurohet informacioni rreth sistemeve të furnizimit me ujë brenda rajonit të grumbullimit, Zonës së Përbashkët Operacionale ose vendeve të tjera ku do të kryhen aktivitete (nëpërmjet burimeve ose furnizuesve potencialë); Klasa II. Furnizime për të cilat lejet bazohen tek Tabela e Organizimit dhe Pajisjeve –TOP: - Mundësi të kufizuara furnizimi me pjesë këmbimi dhe vetëm për përdorim të

66

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

përbashkët; - Lavanteri ushtarake dhe/ose civile janë të disponueshme; - Çadra, batanije, dyshekë dhe pajisje kampingu janë të disponueshme. Klasa III. Karburant dhe lubrifikante gjithëpërdorimësh: - Furnizimi bazohet kryesisht tek prodhuesit ose kontraktorët civilë si dhe tek burimet ushtarake, duke përfshirë rezervat; - Jo të gjitha llojet e vajrave speciale do të jenë të disponueshme; - Kapacitete magazinuese të karburanteve për qëllimet e NATO-s dhe të lidhura me rrugët dhe hekurudhat janë të disponueshme. Klasa IV. Materiale fortifikimi dhe ndërtimi: - Këto materiale sigurohen kryesisht nga kontraktorët civilë. Klasa V. Të gjitha tipet e municioneve, eksplozivëve dhe agjentëve kimikë: - Artikuj specifikë të kësaj klase do të sigurohen, bazuar në MT dhe MPZ, mbi bazën e rimbursimit ose zëvendësimit në lloj; - Kapacitete për të magazinuar produktet e kësaj klase në depo për qëllimet e NATO-s, lidhja me rrjetin rrugor dhe hekurudhor. Gjatë procesit të planëzimit, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet artikujve kritikë, të cilët janë jetikë për operacionin ose çdo veprim tjetër ushtarak, por që janë në sasi të vogël. Gjatë gjithë fazës së zbatimit të operacionit, duhet që nga HN-ja dhe SN-ja të kihet një pamje e artikujve kritikë në ruajtje dhe aftësisë për të ndjekur asetet kyç të Komandantëve të NATO-s. Për pasojë, duhet bërë kontrolli në të gjitha nivelet, për të siguruar që zbatimi i përparësive të përshtatshme të jetë i disponueshëm.d. Mbështetja mjekësore

Mbështetja mjekësore sigurohet nga kapacitetet ushtarake dhe civile në pikat e pritjes, gjatë transportit të brendshëm dhe në destinacionin përfundimtar. - Fushat e vlefshme të mbështetjes mjekësore janë: - Ndihma e shpejtë; - Evakuimi mjekësor me rrugë tokësore dhe i kufizuar nga ajri; - Shërbimi dentar; - Sistemi i kujdesit shëndetësor ambulator (klinikat ambulatore që sigurojnë kujdes shëndetësor të përgjithshëm për pacientët që nuk janë shtruar); - Sistemi spitalor i kujdesit shëndetësor (spitalet); - Sistemi i mbikëqyrjes higjeno-sanitare dhe veterinare.

67

Nënkolonel Enrik Ago

Sipas procedurave të NATO-s, Roli 1, 2 dhe 4 është përgjegjësi e SN-ve. Sidoqoftë, rolet e mësipërme mund të sigurohen edhe nga HN-ja dhe do të jenë objekt i marrëveshjeve për HNS-në. Kujdesi i specializuar mjekësor dhe trajtimi spitalor (Roli 3) mund të sigurohet nga spitalet rajonale dhe struktura të tjera vartëse, të vendosura në afërsi të garnizonit. Evakuimi mjekësor do të bazohet kryesisht me asete tokësore (ambulanca), ndërsa asetet e sistemit ajror ushtarak dhe civil të evakuimit janë të kufizuara. e. Lëvizja dhe Transporti

Infrastruktura e rrjetit të transportit të HN-së është e lidhur me rrjetin ndërkombëtar, nëpërmjet korridoreve të transportit, i cili kryqëzon vendin prej Veriut në Jug dhe prej Lindjes në Perëndim. Rrjeti kombëtar i transportit mbulon të gjithë territorin dhe siguron lidhjen me hekurudhat, rrugët, ujërat e brendshëm, kanalet, portet detare dhe aeroportet. Operacionet e lëvizjes së Forcave Aleate, brenda dhe jashtë territorit të HN-së, janë objekt i ligjeve specifike kombëtare dhe marrëveshjeve të HNS-së dhe do të mbështeten duke përdorur asetet ushtarake dhe civile të transportit. Operacionet e lëvizjes së lirshme do të sigurohen me anë të një bashkëpunimi të ngushtë midis Komandës së NATO-s, SN-ve dhe autoriteteve ushtarake dhe civile të HN-së, gjatë procesit të planëzimit dhe zbatimit. Transporti rrugor

Një rrjet i gjerë që konsiston në rrugë dhe hekurudha të cilat mund të përdoren nga HN-ja dhe Forcat Aleate, mbulon territorin e HN-së, gjatë kohës së paqes, krizave dhe konflikteve, sipas marrëveshjeve të HNS-së. Database i të Dhënave Logjistike të ADAMS-it duhet të jetë i mbushur dhe të mirëmbahet në mënyrë korrekte. Mbështetja e Lëvizjes dhe Transportimit përfshin planëzimin, ekzekutimin dhe kontrollin e lëvizjes si dhe furnizimin e aseteve të transportit, platformat ngarkuese dhe pajisjet për mbajtjen e materialeve. Asetet ushtarake dhe civile, sipas distancës, kohëzgjatjes, urgjencës dhe kërkesave të tjera për transport, do të realizojnë transportin rrugor, kurse lëvizja në rrugë do të kryhet në itinerarin sipas strukturës, ndërtimit të kolonës dhe llojit të automjeteve. Përdorimi i rrjetit rrugor është kërkuar nga QKL tek Administruesit Kombëtarë të Rrugëve, sipas rregullave dhe procedurave kombëtare. Ruajtja dhe sigurimi i kapaciteteve të HNS-ve gjatë transportimit janë të siguruara nga strukturat speciale të FA-së. Transporti hekurudhor

Rrjeti kombëtar hekurudhor nuk mbulon praktikisht të gjithë territorin dhe asetet që disponojnë SN-të nuk mund të bëjnë transportimin në hekurudha. Për më tepër, sipas kërkesave të veçanta një numër vagonësh mund të kërkohen në vendet e tjera. Rehabilitimi dhe modernizimi i të gjithë rrjetit është në progres

68

Vizioni i rolit të Mbështetjes së Vendit Pritës të RSH

me qëllim që të sigurojë lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave. Një numër stacionesh hekurudhore përfshijnë platforma fikse të ngarkimit dhe një numër i kufizuar i tyre është i pajisur me ambiente ngarkimi dhe shkarkimi të lëvizshme dhe gjysmë të lëvizshme. Platformat ngarkuese të lëvizshme lejojnë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave në stacionet hekurudhore pa platformat e palëvizshme ose të vendosura në mënyrë të vazhdueshme. QKL-ja është përgjegjëse për planëzimin dhe zbatimin e transportit prej stacionit të imbarkimit deri në pikën e zbarkimit. Transporti ajror

Rrjeti i trafikut ajror përfshin hapësirën ajrore të HN-së, të përcaktuar sipas korridoreve ajrore të koordinuara nga Eurokontrolli dhe aeroportet civile, duke përfshirë dhe aeroportet ndërkombëtare. HN-ja mund të rrisë kapacitetet ushtarake për transportin ajror me anë të përdorimit të aseteve civile, kryesisht aeroplanët për personelin ushtarak, kur kërkohet. Rrjeti i transportit me shumë mënyra përfshin stacionet (terminalet) e transportit rrugor-hekurudhor, stacionet e transportit rrugor-hekurudhor-detar. Gjithashtu janë të përfshira stacionet në kufi, stacionet e brendshëm të transferimit dhe stacionet industriale. f. Kontraktimet

Vende të ndryshme kanë kërkesa të ndryshme për përfshirjen në kontraktimin e drejtpërdrejtë. Në disa vende, shtetet pjesëmarrëse, shpresohet të përdorin asistencën e autoriteteve civile dhe ushtarake të HN-së në realizimin e kontratave lokale. Është e kuptueshme që, atje ku autoritetet ushtarake të HN-së kanë kontrata të favorshme, bëhet kërkesë për të shfrytëzuar të njëjtat kontrata për plotësimin e nevojave të shteteve pjesëmarrëse.

Referenca:

1. Doktrina e Përbashkët e Forcave të Armatosura të RSH (DPU-10), 2004.2. Doktrina e Mbështetjes Logjistike e Forcave të Armatosura të RSH, 2004.3. MC 319/2 - NATO Principles and Policies for Logistics, 2003.4. MC 334/1- NATO Principles and Policies for Host Nation Support, 2000.5. AJP-4.5 (A)- Allied Joint Host Nation Support Doctrine and Procedures, 2005.6. AJP-4.6 (A)- Multinational Joint Logistic Centre Doctrine (MJLC), 2001.7. NATO - Logistics Handbook.

69

Natyra e re e kërcënimeve dhe shërbimet e inteligjencës

Mimoza Xharo,Shefe e Shërbimit të Analizës, SHIU

Major Vullnet Doka,Shef Sektori në Shërbimin e Analizës, SHIU

Abstrakt: Ndryshimi i natyrës së kërcënimeve ka sjellë ndryshime në vizionin, misionin dhe mënyrën e punës së shërbimeve inteligjente, si ato civile ashtu edhe ato ushtarake. Pavarësisht masave dhe reformave të ndërmarra në komunitetet e inteligjencës për përballjen me natyrën e re të kërcënimeve, elementi analizë mbetet akoma sfidë. Analiza në fushën e inteligjencës është një disiplinë shumë komplekse. Në të janë të përfshirë një numër aktorësh dhe faktorësh të cilët kërkojnë të kenë të njëjtin kuptim për mënyrën e funksionimit, rolin dhe detyrat e saj.

Shpesh debatohet ndërmjet atyre që preferojnë ta konsiderojnë analizën si art dhe atyre që venë theksin te vlerat strukturore, dhe qasjen shkencore ndaj problemeve të inteligjencës. Koha sot, kërkon dhënien e një dimensioni të ri ndaj konceptit analitik, ku integrimi është elementi thelbësor.

Komunitetit të inteligjencës do t’i duhej, ndoshta, të krijonte një sistem të ri rishikimi brenda tij, i cili do të përbënte një oponencë, në të mirë të një produkti analitik cilësor dhe të dobishëm për vendimmarrësin.

Hyrje

Përfundimi i luftës së ftohtë, zgjerimi që ka marrë globalizmi, shoqëruar me zhvillimet e jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë së informacionit, kanë sjellë edhe ndryshime në natyrën e kërcënimeve. Ndryshimi i natyrës

së kërcënimeve ka sjellë ndryshime edhe në vizionin, misionin dhe mënyrën e

70

punës së shërbimeve inteligjente, si ato civile ashtu edhe ato ushtarake. Tashmë, në plan të parë janë kërcënimet asimetrike të cilat kërkojnë që të ndryshohen mënyrat dhe metodat e punës në strukturat analitike të këtyre shërbimeve, me qëllim paralajmërimin në kohë, cilësi dhe formatin e duhur të konsumatorit, duke i dhënë kështu mundësi vendimmarrjes politiko-ushtarake të reagojë me vendimet e duhura. Në raportin e përgatitur nga komisioni për ngjarjen e 11 Shtatorit, kritikohen shërbimet e inteligjencës “për mos zbulim në kohë të përgatitjeve, si dhe parandalimin e realizmit të goditjeve terroriste. Shërbimet e Inteligjencës nuk bashkëpunuan, shkëmbyen dhe ndan informacionin që dispononin. Strukturat analitike nuk ishin të afta për të vlerësuar dhe parashikuar përdorimin e aviacionit civil, për goditje terroriste”1. Ndër rekomandimet që komisioni bëri, ishin rritja e shkëmbimit të informacionit sipas parimit “responsibility to share” dhe investimi në shtimin dhe rritjen e kapaciteteve analitike. Pavarësisht masave dhe reformave të ndërmarra në komunitetet e inteligjencës për përballjen me natyrën e re të kërcënimeve, elementi analizë mbetet akoma sfidë. Analiza në fushën e inteligjencës është një disiplinë shumë komplekse. Në të janë të përfshirë një numër aktorësh dhe faktorësh të cilët kërkojnë të kenë të njëjtin kuptim për mënyrën e funksionimit, rolin dhe detyrat e saj. Shpesh debatohet ndërmjet atyre që preferojnë ta konsiderojnë analizën si art dhe atyre që venë theksin te vlerat strukturore, dhe qasjen shkencore ndaj problemeve të inteligjencës. Koha, sot, kërkon dhënien e një dimensioni të ri ndaj konceptit analitik, ku integrimi është elementi thelbësor. Moskuptimi i rëndësisë së këtij koncepti ka bërë që shpeshherë, edhe në vende me shërbime inteligjence të fuqishme, të ketë dështime. “Po bëhet gjithnjë e më e qartë se informacioni nuk është analizuar si duhet….. Ky nuk është problem për grumbullimin e informacionit, por paaftësi për të analizuar, integruar dhe kuptuar informacionin që kishim…”2 Këto fjalë të Presidentit Obama japin një mesazh shumë të rëndësishëm për shërbimet e inteligjencës në përgjithësi dhe strukturat e analizës, në veçanti. Sot jetojmë në epokën e informacionit, globalizmit dhe ndryshimit gjithnjë e më shumë të natyrës së kërcënimeve. Sfida për shërbimet e inteligjencës, tashmë, nuk është grumbullim i informacionit, pa e nënvlerësuar atë, por analizimi, integrimi dhe shkëmbimi i tij. Kjo kërkon që nga strukturat analitike në fushën e inteligjencës, të ndryshohet mënyra e të menduarit dhe punuarit. Sfida qëndron ndërmjet zgjerimit të natyrës së kërcënimeve dhe metodave

1) 9/11 Commission: “Final report & recommendation” fq 3462) Marrë nga fjala e presidentit Obama, në mbledhjen me krerët e shërbimeve të Inteligjencës, pas aktit të dështuar terrorist, më 25 dhjetor 2009.

Natyra e re e kërcënimeve dhe shërbimet e inteligjencës

71

aktuale të të punuarit, ku më tepër rëndësi i kushtohet sekretit sesa përpjekjeve të unifikuara për ndarje dhe shkëmbim informacioni/inteligjence. Sipas një studimi të kryer për të ardhmen e analizave në fushën e inteligjencës, nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Sigurisë, Merilend, SHBA, u arrit në konkluzionin se: “në qoftë se praktika aktuale në strukturat analitike të fushës së inteligjencës do të vazhdojë, komuniteti i inteligjencës, në vitin 2020, do të përballet me një disbalancë ndërmjet kërkesës për analizë të përgjithshme dhe efektive, dhe produktit të analizës individualisht të orientuar, si dhe parashikimeve nga struktura të tjera analitike”3

Analiza në fushën e inteligjencës është një disiplinë që duhet të jetë në transformim të vazhdueshëm. Transformimi dhe rimodelimi i analizës përballet me dy sfida domethënëse: - Së pari, të shmangë të qenit në mënyrë të besueshme gabim;- Së dyti, të sigurojë gjykime mbi çështje komplekse dhe shpesh të panjohura të kundërshtarit, bazuar në copëza të mjegullta informacioni. “Në komunitetet e inteligjencës, ende nuk është kuptuar që misioni i inteligjencës tashmë nuk është depërtimi në “zona të ndaluara”, por kuptimi i “mendjeve të mbyllura”, do të shprehej Dejvid T. More (David T. More), në studimin e tij “Të menduarit kritik në analizën e inteligjencës”4. Realizimi i këtij misioni kërkon ndryshimin e mënyrës së të menduarit, jo vetëm për tipet e informacionit që analistit i nevojiten, por edhe mënyrën se si ai e integron dhe se si noton në fluksin e madh të të dhënave dhe informacionit të disponueshëm. Për të tejkaluar këto vështirësi, është e nevojshme të vendosen dhe zbatohen një sërë parimesh e standardesh profesionale të cilat do të bënin të mundur krijimin e modelit të ri të analizës. Ato do të mundësonin transformimin, në një mënyrë të gjerë, do të qartësonin filozofinë dhe vlerat e analizës, duke shmangur pengesat që e kufizojnë atë. Vendosja e këtyre parimeve do të krijonte bazat për një fushatë sistematike për të përmirësuar efektivitetin analitik në tre hapësira kryesore që ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe që janë: njerëzit, proceset dhe teknologjia.

Bazuar në këto tre fusha, rimodelimi i analizës kërkon që të ndërmerren proceset e mëposhtme të cilat do të ndihmonin në rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve analitike dhe do ta bënin analizën në fushën e inteligjencës akoma dhe më efektive. Transformimi do të duhej të kalonte në këto procese: - Rikonceptim i procesit dhe procedurave të analizës, përfshirë mjetet, metodat dhe praktikat;- Integrim i procesit të rekrutimit, arsimimit, trajnimit të analistëve profesionistë;

3) CIISS, Maryland University “Future of Intelligence Analyses” vol. 1 fq. 24) David T. More “Critical thinking in Intelligence Analysis”, DIA 2008 fq.127

Mimoza Xharo, Major Vullnet Doka

72

- Përmirësim i komunikimit ndërmjet përdorueseve të inteligjencës dhe analistëve, përgjatë gjithë ciklit të inteligjencës;- Rishikim themelor i procesit, sipas konceptit “devil advocacy” (avokati i djallit);- Vendosja e një sistemi të të mësuarit nga eksperienca; - Vendosja e një sistemi bashkëpunimi dhe shkëmbimi në mënyrë të vazhdueshme.

Rikonceptimi i procesit analitikRritja e efektivitetit të analizave kërkon unifikimin e ekspertizës së thellë nëpërmjet qasjeve shkencore me intuitën, në vend të të qëndruarit strikt ndaj formalizmit shkencor si dhe përdorim të metodave alternative. Krijimi i ekipeve të posaçme është një fillim i dobishëm i cili krijon një strukturë më koherente, nxit vetëreflektimin në procesin analitik dhe ndihmon për të menduar jashtë “kutisë”, apo për të dalë jashtë procesit të të menduarit në mënyrë lineare. Kjo metodë do të duhej të zbatohej në strukturat analitike për të prodhuar “analizën gjithëburimëshe”. Bazuar mbi parimin shumë të rëndësishëm të mësime të nxjerra (“lesson learned”), do të ishte me rëndësi transformimi dhe ndryshimi i procedurave rutinë. Gjithashtu, komuniteti i inteligjencës do të duhej të identifikonte dhe vlerësonte mjetet dhe metodologjitë të cilat mund të ndihmojnë analistët të analizojnë fenomene komplekse me informacion të mjegullt ose të paplotë. Analistëve duhet t’u mundësohet reflektimi në një masë më të gjerë e mënyrë intensive për analizat e tyre.

Ndërveprimi analistë - konsumatorë

Ndërveprimi ndërmjet komunitetit të inteligjencës me konsumatorët po bëhet domosdoshmëri. Konsumatorit të produktit të inteligjencës i mungon aktualisht biseda, kontakti me analistin për çështjet me interes për të, ndërkohë që, e thënë ndryshe, analistit të inteligjencës i mungon feedback-u nga konsumatori. Kjo, shpesh, nga njëra anë, çon në një moskuptim të analizave të bëra dhe mungesë vlerësimi real e në kohën e duhur të domethënies, apo parashikimit të paraqitur në këto analiza. Nga ana tjetër, mungesa e feedbacku-t nuk i motivon analistët, në disa raste krijon mundësinë e të qënit në mënyrë të besueshme gabim. Për të shmangur dështimet si dhe për të krijuar një ambient të njëjtë të të kuptuarit të inteligjencës, është e rëndësishme që të krijohet procesi i bashkëveprimit analistë-analistë dhe analistë-konsumatorë, duke krijuar mundësinë e dialogut ndërmjet tyre. Komunikimi i gjykimeve komplekse tek konsumatori do të ishte më efektiv nëse do kryhej drejtpërdrejt, duke zbatuar mekanizma të tjerë, më tepër sesa thjesht dërgimi i produktit rutinë tek ata.“Dialogu apo kontakti do të parandalonte analizat servile, e thënë ndryshe, mos prodhimin e vlerësimeve jo reale apo servirje produktesh subjektive. Raste të shumta

Natyra e re e kërcënimeve dhe shërbimet e inteligjencës

73

Mimoza Xharo, Major Vullnet Doka

në përvojat botërore kanë dëshmuar dështime të mëdha vetëm nga vendimmarrje të bazuar në këto tipe analizash”.5

Rishikimi i procesit, vlerësimi i të dhënave

Procesi aktual i analizës, shpesh, bazohet vetëm në koordinimin ndërmjet analistëve dhe rishikimin në mënyrë hierarkike të procesit nga instancat më të larta të cilat kanë më pak njohuri dhe janë larg të bërit analizë konkrete. Komunitetit të inteligjencës do t’i duhej, ndoshta, të krijonte një sistem të ri rishikimi brenda tij, të tipit ”avokati i djallit” i cili do të përbënte një oponencë, në të mirë të një produkti analitik cilësor dhe të dobishëm për vendimmarrësin. “Avokati i djallit”, në disa vende, është këshilltari për inteligjencë i konsumatorit, qoftë atij politik, qoftë atij ushtarak. Ai do të duhej të ishte i aftë të kuptojë dhe të testojë produktin analitik të inteligjencës, para se konsumatori të ndërtojë vendimmarrjen mbi të. E meta e këtij sistemi është rreziku që mund të degjenerojë në kriticizëm dhe jo si një hallkë e domosdoshme në identifikimin e mangësive dhe përmirësimit të procesit analitik.

Nxjerrja e mësimeve nga e shkuara

“Në erën e kërcënimeve asimetrike, nga të cilat siguria jonë kombëtare kërcënohet seriozisht, nga grupe apo shtete jo-miqësore është domosdoshmëri, që mësimet e nxjerra në të shkuarën të mos harrohen, por të risillen përsëri në vëmendje dhe disiplina e paralajmërimit të rigjallërohet.6

Ashtu si në çdo fushë edhe në analizat e inteligjencës nuk ka gjithmonë suksese. Dështimet janë ndeshur shpesh, por është e rëndësishme të nxirren mësimet e duhura nga këto dështime. Në mënyrë që të kuptohet drejt çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo, është e nevojshme institucionalizimi i një institucioni të mësimeve të nxjerra. Kjo do të ndihmonte jo vetëm për nxjerrjen e mësimeve nga gabimet, por edhe nga sukseset. “Identifikimi i shkaktarëve të dështimeve në të kaluarën mund të na çojë në kërkime për njohuri të reja dhe modifikimin e produkteve të inteligjencës, për t’i bërë ato më të vlefshme. Një kapacitet më i saktë dhe më efektiv i inteligjencës mundet që përsëri të jetë i dobët ndaj dështimeve, por një proces rigoroz i vetëvlerësimit, bazuar në sistemin “lessons learned” do të ndihmojë në forcimin e produkteve të inteligjencës”.7”

Analistë “pa kufij”

Shkëmbimi i informacionit nuk është tashmë një nevojë, por përgjegjësi. Për këtë do të nevojitej hartimi i politikave të reja që të mundësonin një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet analistëve në komunitetin e inteligjencës, në nivel kombëtar dhe

5) Richard K. Betts, “Intelligence for Policymaking,” Washington Quarterly No, 3, summer 1990, pg.1196) LTG James Williams (Ret.), USA, Former Director, Defense Intelligence Agency, parathënia e librit të Cynthia M. Grabo, “Anticipating Surprise: Analysis for Strategic Warning” botuar nga “Joint Military Intelligence College’s Center for Strategic Intelligence Research”, 2002, faqe 111.7) Steffen Martin “Preventing Intelligence Failures by Learning from the Past”. 2004

74

Natyra e re e kërcënimeve dhe shërbimet e inteligjencës

në nivelin e Aleancës. Kjo do të kërkonte gjithashtu edhe mbështetje me teknologjinë e përshtatshme në fushën e shkëmbimit dhe komunikimit. “Kërcënimet asimetrike, terrorizmi kanë si karakteristikë të tyre krijimin e rrjeteve ku secila nyje funksionon si organizatë më vete, por me një fleksibilitet të admirueshëm bashkëpunimi dhe shkëmbimi të informacionit, në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë”8. Shërbimet e Inteligjencës dhe strukturat analitike në komunitetin e inteligjencës do të duhej që t’u përgjigjeshin dhe përshtateshin këtyre metodave. Analistët do të duhej të shkëmbenin dhe prodhonin produkte analitike si pjesë e një rrjeti të gjerë analizash në nivel kombëtar dhe në nivel të Aleancës. Bashkëpunimi dhe puna e analistëve të inteligjencës në një rrjet të tillë do të ndikonte në kapërcimin e vështirësive dhe pengesave burokratike, duke synuar një prodhim inteligjence gjithëpërfshirëse dhe cilësore dhe, çka është më e rëndësishme, në kohën dhe formatin e duhur për konsumatorin. Konsumatorit politiko-ushtarak nuk i duhet vetëm informacioni, por edhe gjykimi mbi të, vlerësimi, parashikimi dhe sugjerimi, çka bën që analiza sot të jetë element thelbësor i shërbimeve bashkëkohore të inteligjencës.

Përfundime

Në ditët e sotme kërcënimet asimetrike, evoluimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë së informacionit, e kanë ndryshuar botën në kohë dhe hapësirë. Ky ndryshim ka shtruar para shërbimeve të inteligjencës sfidën e ndryshimit dhe transformimit me shpejtësi, për të qenë të afta të identifikojnë dhe paralajmërojnë në kohë, për rreziqe e kërcënime. Pikësëpari sfida e ndryshimit qëndron para strukturave analitike, si struktura dhe si proces, për të siguruar vlerësime maksimale në kohë optimale.Si strukturë, analiza duhet të krijojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për bashkëpunimin e analistëve në nivel kombëtar, dhe në nivel aleance. E ardhmja i përket rrjeteve analitike virtuale. Si disiplinë, analiza duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe gjithëburimëshe. Mënyra e të bërit analizë duhet të ndryshojë në funksion të stimulimit të menduarit në mënyrë analitike. “Analistët në Inteligjencë duhet të jenë të vetëdijshëm rreth procesit të arsyetimit të tyre. Ata duhet të mendojnë rreth asaj, si ata arrijnë në konkluzione dhe jo vetëm rreth gjykimeve dhe konkluzioneve në vetvete”9.Instititucionalizimi i kulturës së integrimit në komunitetin analitik; vendosja e një sistemi të qëndrueshëm menaxhimi, arsimimi, trajnimi, rekrutimi dhe kualifikimi të personelit në analizë; vendosja e një sistemi bashkëpunimi analist-konsumator; përmirësimi i metodave dhe teknikave analitike, do t’i shërbenin rritjes së efektivitetit të strukturave analitike në shërbimet e inteligjencës në mbështetje të vendimarrjes politiko-ushtarake.

8) Paul R. Pillar “Attacking terrorism- Elements of a grand strategy” fq 1169) Richards J. Heuer,Jr. “ Psychology of Intelligence Analysis”fq.31

75

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

Kolonel Vasillaq BalcaDrejtor i BCU-së në SHP të FA

Abstrakt: Në këtë artikull autori bën një shtjellim të problemeve themelore të BCU (bashkëpunimi civilo-ushtarak) dhe rolin që luan ajo në realizimin e misionit të FA. Autori shpjegon misionin e BCU-së për FA të RSH-së, dhe funksionet bazë ku mbështetet ai për realizimin e misionit si dhe parimet që udhëheqin drejtimin ushtarak të BCU-së. Koncepti mbi BCU-në në FA të vendit tonë nuk ndryshon në përmbajtje me konceptin e NATO-s.

Gjithashtu në artikull trajtohen edhe problemet organizative të BCU. BCU-ja ka përmbajtje shumëdimensionale, e cila nuk është përgjegjësi vetëm e një strukture të veçantë. BCU-ja është përgjegjësi e liderit kryesor si veprimtari unike me të gjithë elementët e shtabit.

Struktura organizative në shtabe e cila ka përgjegjësinë e BCU-së është strukturë për zhvillimin e koncepteve doktrinore, për planëzimin, koordinimin dhe vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme, në kuadrin e një synimi për një bashkëpunim rezultativ në rast angazhimi, të vendosjes së kontakteve e evidentimit të burimeve civile, të marrëdhënieve me median e opinionin publik, të koordinimit të veprimtarive informative që kanë ndikim në veprimtarinë operacionale. Në veprimet operacionale, struktura organizative e BCU-së përfshin grupet, ekipet dhe elementët përkatës, sipas niveleve të drejtimit strategjik, operativ e taktik. Tematika e problemeve që do të trajtohen prej tyre, do të jetë sipas nivelit përkatës të angazhimit, d.m.th; Në nivelin strategjik; Në nivelin operacional; Në nivelin taktik.

76

Hyrje

Bashkëpunimi i liderëve ushtarakë me strukturat dhe popullsinë civile në ambientet e veprimeve të tyre luftarake, ka qenë gjithmonë një element i rëndësishëm i planëzimit në historinë e zhvillimit të veprimtarisë

ushtarake. Nga një vështrim i shkurtër në historinë e luftërave të popullit tonë vihet re se vlerësimi i liderëve ushtarakë dhe efektiviteti i përdorimit është i lidhur me mënyrën e organizimit e të realizimit të bashkëpunimit me strukturat e popullsisë civile në hapësirën e aktivitetit ushtarak. Tashmë, nën kontekstin e zhvillimit të filozofisë moderne ushtarake, vihet re se koncepti i bashkëpunimit civilo-ushtarak ka marrë një dimension shumë më të ndryshëm dhe kompleks. Koncepti sipas doktrinës së NATO-s. BCU-ja (CIMIC–sipas NATO-s) si koncept themelor në operacionet e NATO-s, në doktrinën përkatëse të saj AJP-9, përkufizohet: “CIMIC është koordinimi dhe bashkëpunimi në mbështetje të misionit midis komandantit të NATO-s dhe aktorëve civilë, duke përfshirë këtu popullsinë dhe autoritetet qofshin këto lokale, kombëtare apo ndërkombëtare, organizata apo agjenci kombëtare dhe jo -qeveritare”.Nisur nga ky konceptim, vendi dhe roli i BCU-së në operacion, në bazë të analizës së faktorëve përcaktues në realizimin e qëllimit, është konsideruar parësor dhe në këtë kuadër është evidentuar se:- BCU-ja është një element thelbësor suksesi në të gjithë operacionet ushtarake brenda spektrit të plotë të aktivitetit ushtarak në luftë e paqe.- BCU-ja planifikohet dhe kryhet jo vetëm nga personeli organik i saj, por edhe nga gjithë personeli ushtarak, në varësi të mjedisit të operacionit, si funksion i detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Të gjitha nivelet e drejtimit e të komandimit duhet të dinë si të përdorin ekipet e BCU-së.- Vetë ekipi i BCU-së duhet të jetë i përgatitur për të vepruar në vend-mikpritës, vend-jomikpritës dhe në raste të veçanta në ambiente armiqësore.- Roli i BCU-së në operacione, duhet të kufizohet, sa më shumë të jetë e mundur, në dhënien e ndihmës fizike, duke shmangur plotësisht kryerjen e funksioneve kompetencë të organizatave e agjencive civile lokale ose ndërkombëtare. BCU-ja duhet të krijojë kushte të favorshme për realizimin “qëllimit final” ushtarak.- Në rastet e stabilizimit të gjendjes, mbështetja duhet të jetë më shumë në drejtimin psikologjik se sa fizik. - Është thelbësore, në procesin e zhvillimit të operacionit, që të sinkronizohen veprimtaritë e BCU-së me Operacionet Informative duke i përcaktuar informacionet e veta si burime për operacione ushtarake pa u kompromentuar në opinionin publik, - Aftësitë kryesore të BCU-së përqendrohen në elementë thelbësorë si:

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

77

ndërgjegjësimi kulturor, koordinimi i veprimtarive ushtarake në përputhje me faktorët e mjedisit, për një vendimmarrje sa më të drejtë për sigurimin e mbështetjes, fleksibiliteti dhe zgjidhja e problemeve, negocimi dhe ndërmjetësimi, si dhe menaxhimi i informacionit. - Personeli i BCU-së duhet të jetë cilësor, me kapacitetet e duhura intelektuale, të ndërthurura me arsimimin e trajnimin e tyre në vazhdimësi. Koncepti mbi BCU-në në FA të vendit tonë nuk ndryshon në përmbajtje me konceptin e NATO-s, përkundrazi, ai, merr në konsideratë dokumentet themelore të shtetit shqiptar, kushtet, mundësitë, kapacitetet tona operacionale, traditën dhe nivelin e angazhimit në të ardhmen, “Politika e BCU-së dhe operacionet në FA të RSH-së duhet të drejtohen në bazë dhe në mbështetje të parimeve të Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake të RSH-së” MP-9 faqe 9. Pra BCU-ja, duke shprehur tipare e karakteristika dalluese kombëtare, merr përsipër përgjegjësi të cilat i japin kuptim veprimtarisë drejtuese e operacionale të FA si në planin kombëtar ashtu edhe në rastet e angazhimeve ndërkombëtare. Në këtë kuptim përgjegjësitë e BCU-s shfaqen në këto drejtime themelore:- BCU-ja është mjeti parësor i FA për integrimin e tyre në veprimtarinë e strukturave të shoqërisë civile dhe të shtetit, si një forcë kombëtare, në të cilën përfshihen elementet diplomatikë e politikë, informativë e kulturorë, ekonomikë e shoqërorë, etj.- BCU-ja mund të angazhohet si brenda vendit, në bazë të ligjeve kombëtare shqiptare dhe jashtë vendi, si pjesë e një “task force”, në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta për sigurinë, në kuadrin e NATO-s apo vendeve partnere e rajonale.- BCU-ja është një mjet me kosto të ulët, por me vlera të mëdha, me anën e të cilit FA të RSH mund të shndërrohen në kontribuuese të sigurisë së përbashkët.- BCU-ja ndihmon në trajtimin e kërcënimeve asimetrike që i kanosen vendit dhe shoqërisë në tërësi përmes koordinimit të aktorëve ushtarakë dhe jo ushtarakë. Shkurtimisht, koncepti mbi BCU-në, shpreh përgjegjshmërinë e komandave dhe shtabeve për të marrë në konsideratë në veprimtarinë e tyre planëzuese, të gjithë elementet e faktorit civil në hapësirën operacionale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e misionit të tyre. Në këtë këndvështrim, liderët ushtarakë nuk e shohin si një qëllim në vetvete (vetëm brenda kontekstit ushtarak) qëllimin e operacionit, por si një zgjidhje politike të nevojshme dhe të kërkuar prej popullsisë dhe opinionit publik në hapësirën operacionale. Ata duhet të përfshijnë sa më shumë aktorë, jashtë sistemit ushtarak, në realizimin e misionit të tyre operacional.Koncepti doktrinar i BCU-së në FA të RSH-së, duke qenë në përputhje të plotë me konceptin e CIMIC-ut të NATO-s, bazohet në të njëjtat parime e norma.

Kolonel Vasillaq Balca

78

BCU-ja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve kryesorë. Ata luajnë rolin udhëheqës në aktivitetet e BCU-së. Stafet e BCU-së janë mjetet me anën e të cilëve lideri dhe shtabi orientohet duke marrë në konsideratë shkallën e ndikimit të elementëve të mjedisit në planëzimin e veprimtarisë operacionale. Parimet e BCU-së në FA të RSH-së, duke qenë pasqyrim i drejtpërdrejtë i parimeve të doktrinës dhe politikës së NATO-s (CIMIC), janë udhëzime të cilat ndikojnë dhe institucionalizojnë procedurat e drejtimit të BCU-së në kuadrin e përgatitjes dhe zhvillimit të operacionit. Nisur nga këto përcaktime, BCU-ja bazohet në dy grupime themelore parimesh të cilat i japin kuptim thellësisë dhe gjerësisë së këtij koncepti si filozofi drejtimi dhe konceptimi operacional.

1. Parimet që udhëheqin drejtimin ushtarak të BCU-së, e mundësojnë zhvillimin e planit mbështetës të BCU-së në operacionin ushtarak dhe rregullojnë zbatimin e tij janë:a. Prioriteti i Misionit; BCU organizohet dhe zhvillohet në mbështetje dhe në shërbim të një misioni ushtarak. Në Operacionet e Reagimit ndaj Krizave, elementët e BCU-së do të jenë të ndërthurura në të gjitha nivelet e përgjegjësitë politike, diplomatike, ushtarake, humanitare, etj. Koordinimi me agjencitë civile apo subjekte të tjera ndikuese në operacion, shërben për t’i dhënë përparësi detyrave ushtarake. b. Drejtimi, është përgjegjësi e liderit ushtarak, në të gjitha nivelet. “Lideri ushtarak, komandantët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ndikimin e operacioneve ushtarake në mjedisin civil dhe anasjelltas ndikimin e mjedisit civil në operacionet e tyre. Ata duhet t’i japin përparësi dhe të drejtojnë aktivitetet e BCU-së në mënyrë të tillë që të ruhet efektiviteti ushtarak pa i shtuar vështirësive civile elementë të tjerë të panevojshëm apo të kompromentojnë objektivat civile. Për këtë arsye, BCU-ja është element i komandimit ushtarak dhe nuk mund të konceptohet jashtë linjës së komandimit e të drejtimit”.

c. Ekonomia; Lideri ushtarak duhet të përpiqet të minimizojnë përdorimin e burimeve ushtarake për detyra jo-ushtarake. Kjo do të thotë se vetëm minimumi i kërkuar duhet të përdoret për të përmbushur një detyrë të autorizuar, në mbështetje të popullsisë apo organizatave civile. “Lideri ushtarak duhet të bëjë kujdes që të mos krijojë linja varësie afatgjatë të strukturave civile e popullsisë, qeverisë, organizatave ndërkombëtare (ON), apo organizatave joqeveritare (OJQ). Kjo ka shumë rëndësi si në aspektin e brendshëm kombëtar ashtu edhe në aspektin e angazhimeve ndërkombëtare”.d. Dhënia e përparësive dhe përqendrimi; Burimet e dhëna për BCU-në mund të jenë të kufizuara. Ato duhet të përqendrohen në detyrat me përparësi më të madhe. Përqendrimi ka avantazhin e përmirësimit të perceptimit civil për forcën e ushtrisë dhe të demonstrimit të vendosmërisë së saj për të vepruar

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

79

në interes të shoqërisë civile. Shpërndarja e aseteve nga ana tjetër, mund të ketë ndikim minimal dhe ka rrezik ta tejzgjasë në mënyrë të panevojshme përmbushjen e qëllimit përfundimtar. e. Detyrime ligjore dhe konsiderata humanitare; Lideri ushtarak ka përgjegjësi ligjore të veprojë në përputhje me ligjin për konfliktet e armatosura. Brenda kufizimeve të misionit ai duhet të kërkojë reduktimin e efektit të operacioneve ushtarake mbi personat jo-pjesëmarrës në konflikt. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen në përputhje me ligjet ndërkombëtare “Pjesëmarrja e njohësve të legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar në stafet e BCU-së është një problem thellësisht parimor”.

2. Parimet që udhëheqin BCU-në, të cilat ofrojnë udhëheqje mbi ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve efektive civilo-ushtarake me autoritetet civile, agjencitë drejtuese, organizatat dhe popullsinë janë: a. Pa marrëdhënie të institucionalizuara nuk mund të ketë bashkëpunim të suksesshëm. Për këtë arsye suksesi i operacioneve ushtarake, veçanërisht arritja e qëllimit përfundimtar, mbështetet në suksesin e aktorëve ndërkombëtarë dhe atyre lokalë, të cilët duhet të jenë të pranishëm dhe efektivë në zonën e përgjegjësisë. Në këtë kuptim, krijimi i kushteve përkatëse fizike për të gjitha strukturat e subjektet civile në hapësirën operacionale është përgjegjësi e komandave ushtarake, duke aktivizuar strukturat e BCU-së për identifikimin e subjekteve, burimeve, kontribuuesve dhe statusit të tyre në operacion.b. Forcat e Armatosura luajnë rolin e mundësuesit duke ofruar shërbime e furnizime të përgjithshme apo të drejtpërdrejta, të cilat ndihmojnë në “lokalizimin” dhe “kthimin në civile” të përgjegjësive për autoritetet legjitime civile dhe për arritjen e qëllimit përfundimtar. BCU-ja ndihmon në bashkimin e avantazheve krahasuese mes aktorëve ushtarakë dhe civilë për të rritur efektet sinergjike dhe për të minimizuar përplasjet.c. Komandanti dhe shtabi, gjatë analizës së burimeve në hapësirën operacionale dhe të kontributeve të subjekteve të identifikuara, bëjnë analizën e faktorëve përkatës për të gjitha çështjet që lidhen me misionin. Roli i BCU-së evidentohet në përpjekjet që bën për integrimin e veprimtarisë operacionale ushtarake me faktorët dhe aktorët civilë në operacion. “Natyrisht, në këtë drejtim, integrim të përsosur mes komunitetit civil dhe ushtarak nuk ndodh të ketë thuajse kurrë. Nisur nga kjo, parimi themelor në vendosjen e urave të komunikimit e të bashkëpunimit është: as duhet pritur, por as nuk duhet të rrëmbehesh”.

Mbi këto arsyetime BCU-ja ndërtohet duke marrë në konsideratë: - Ndërgjegjësimin kulturor; Përputhja dhe mbështetja e veprimtarisë së ushtarakëve në zakonet lokale, normat e kulturës dhe mënyrën e jetesës.

Kolonel Vasillaq Balca

80

- Qëllimet e përbashkëta; Ngritja, mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve civilo-ushtarake funksionale janë kritike për suksesin në një mjedis operacional. - Ndarja e përgjegjësive; Analizimi i qëllimeve të përbashkëta duhet të çojë në ndarje të pranuar të përgjegjësive në mënyrë që të themelohet dhe ruhet një marrëdhënie e qëndrueshme dhe fitimprurëse për të gjithë aktorët në terren, duke përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë përkatëse.- Miratimi; Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar dhe ruajtur bashkëpunimin e kërkuar nga organizatat civile. Shtrëngimi mund të ketë efekt të ngjashëm me miratimin, por arrin rezultate të dobëta dhe nuk ka qëndrueshmëri. - Transparenca; Detyrat dhe aktivitetet e BCU-së duhet të jenë transparente, të demonstrojnë kompetencë, aftësi dhe zgjidhje në mënyrë që të fitojnë besimin e të gjithë elementeve të mjedisit civil. “Keqkuptimet midis përbërësve politikë, ushtarakë, humanitarë dhe komponentëve të tjerë të marrëdhënieve civilo-ushtarake do të çojnë në konfuzion dhe tension në mënyrë të pashmangshme. Këto tensione do të rëndohen nga paragjykimet politike, pasaktësia mediatike apo shtrembërimet dhe komunikimi i dobët”. - Komunikimi; Komunikimi efektiv me autoritetet civile, me agjencitë, organizatat dhe popullsinë, është jetësor për ruajtjen e situatës së miratimit të operacionit dhe për rrjedhojë dhe të bashkëpunimit për problemet thelbësore. “Çelësi i minimizimit të këtyre vështirësive është mbajtja e komunikimit të hapur dhe të qëndrueshëm. Për sa kohë që organizatat vazhdojnë të vijnë në operacion, ato duhet të nxiten, t’i përshtaten sistemit të pranishëm, d.m.th. përparësi të jetë qëllimi ushtarak”.

3. BCU-ja domosdoshmëri në kushtet e zhvillimeve aktualePërdorimi i operacionit ushtarak do të jetë evident si pjesë e një procesi politiko-ushtarak për rivendosjen e situatës së pas konfliktit. Prandaj përgatitja e kushteve “të favorshme” për operacion në mjedisin e futur në krizë ose kaos, bëhet nëpërmjet infiltrimit të elementëve të BCU-së. Misioni i BCU-së për FA të RSH-së, për realizimin e misionit dhe të qëllimeve përkatëse të tij, bazohet në funksionet e mëposhtme:a. Ndërlidhja civilo-ushtarake; Vendosja e hershme e ndërlidhjes e kontakteve, formulimi i marrëveshjeve e kontratave përkatëse në procesin e planifikimit dhe menjëherë pas dislokimit të forcave vendos bazat mbi të cilat zhvillohen funksionet e tjera të BCU-së. b. Mbështetja për mjedisin civil; Në përgjithësi, kjo është mbështetje që i ofrohet mjedisit civil në përputhje me misionin ushtarak. Mbështetja mund të përfshijë një gamë të gjerë të burimeve ushtarake si: informacion, personel, materiale, komoditete, pajisje të komunikimit, ekspertizë speciale apo trajnime.

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

81

c. Mbështetje për Forcën; Liderit ushtarak, në varësi të rrethanave, do t’i kërkohet mbështetje civile nga burimet e brendshme të hapësirës operacionale. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë për koordinimin e përpjekjeve, për të minimizuar përçarjen e operacioneve ushtarake. Liderit ushtarak të operacioneve gjithashtu do t’i kërkojnë, sipas mundësive, mbështetje të nënkuptuar civile për operacionet. BCU-ja do të luajë një rol të rëndësishëm në të gjithë këto fusha.Faza e Parë Operacionale: Kjo fazë përfshin elementet themelorë për:a. Planifikimin; Personeli i BCU-së përgatit të dhënat e BCU-së në planin e operacionit kryesor. Ai do të sigurojë që faktorët të cilët lidhen me dimensionet civile janë përfshirë në të gjithë aspektet e planifikimit. Të dhënat do të jenë të bazuara në zbulim dhe vlerësim të hollësishëm.b. Këshilla për Liderin e operacionit; Personeli i BCU-së i ofron këshilla liderit të operacionit, si pjesë e procesit të vlerësimit e të komandimit dhe shtabit në procesin e marrjes së vendimeve ushtarake.c. Trajnimet dhe arsimimi; Arsimimi dhe trajnimi nuk duhet të kufizohet vetëm me personelin e BCU-së, ai duhet të përfshijë kryesisht liderët ushtarakë të të gjitha niveleve dhe në veçanti, ata që mbajnë detyra të BCU-së. Në mënyrë të veçantë trajnimi dhe arsimimi duhet të përqendrohet tek liderët kryesorë të strukturave operacionale.Faza Operacionale: Detyra thelbësore e BCU-së, gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacioneve, në mbështetje të misionit janë: a. Komunikimi; Bashkëpunimi efektiv bëhet i mundur vetëm nëse ka komunikim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet. Lideri ushtarak ka mundësi të jetë në kontakt me udhëheqësit politikë lokalë dhe krerët e mandatuar të OI-ve apo OJQ-ve nëpërmjet oficerëve ndërlidhës që vendosen pranë tyre. b. Shkëmbimi i informacionit; BCU-ja drejton shkëmbimin e informacionit civilo-ushtarak. Burimet civile shpesh ofrojnë informacion me vlera operacionale. c. Koordinimi; BCU-ja do të ketë një kërkesë të vazhdueshme për të koordinuar aktivitetet në dhënien e mandateve dhe perspektivave të ndryshueshme. Në këtë kontekst, edhe në nivelin e hapësirës operacionale, do të ketë nevojë të koordinohen formacione individuale e kolektive, aktivitete kombëtare e ndërkombëtare të BCU-së.d. Marrëveshje e ndihmë; Personeli i BCU-së do të angazhohet e do të ndihmojë në projekte e çfarëdo marrëveshjeje formale apo “Memorandumi të Mirëkuptimit”, që do të shërbejnë si bazë për formalizimin e bashkëpunimit civilo-ushtarak.e. Drejtimi i aktiviteteve të BCU; Aktivitetet e BCU-së, shpesh, do të duhet

Kolonel Vasillaq Balca

82

të drejtohen për të mbushur çfarëdo vakumi që ekziston, në ofrimin e shërbimeve apo pajisjeve që duhen për të përmbushur nevojat e ngutshme jetësore të popullsisë lokale duke siguruar qëndrueshmërinë dhe mbajtjen afatgjatë të shoqërisë brenda zonës operacionale. Këto vakume krijohen nga paaftësia e përkohshme e autoriteteve të mandatuara civile apo të Komunitetit Ndërkombëtar për të plotësuar këto nevoja. f. Vlerësimet; Të gjitha aktivitetet e mësipërme do të përmbushen mbi bazat e vlerësimeve të vazhdueshme. Këto do të përfshijnë shkallën dhe natyrën e çdo vakumi civil të lidhur me të si dhe identifikimin, rregullimin e rrugës dhe kalimit të përgjegjësive autoriteteve civile.g. Faza Transitore; Gjatë kësaj faze, BCU-ja merret me kalimin e butë të përgjegjësive nga autoritetet ushtarake tek autoritetet e duhura dhe të mandatuara civile. BCU vazhdon detyrat e fazës operacionale duke u përqendruar në elementet prioritare që bëjnë të mundur kalimin gradual të përgjegjësive. Problemet thelbësore të përqendrimit të BCU-së në këtë fazë janë:

1. Koordinon planet për kalimin e përgjegjësive dhe funksioneve të autoriteteve dhe agjencive civile, duke përfshirë qendrat e BCU-së.

2. Koordinon përfundimin e aktiviteteve ushtarake në mbështetje të përgjithshme apo të drejtpërdrejtë për organizatat civile.

3. Mbështet personelin për përfundimin e aktiviteteve civilo-ushtarake.4. Verifikon, analizon dhe vlerëson nevojat civile të cilat kanë mbetur të

paplotësuara dhe rekomandon rrugët për zgjidhjen e tyre.5. U dorëzon detyrat autoriteteve dhe organizatave të duhura e të mandatuara

civile.Drejtimet kryesore të veprimtarisë për “parapërgatitjen” e mjedisit të brendshëm për mbështetje janë shumëplanëshe dhe konsistojnë në:- Krijimin e një mjedisi mbështetës për procesin e vendimmarrjes politike për zhvillimin e modernizimin e Forcave të Armatosura,- Vendosjen e marrëdhënieve me interesa reciproke me subjektet e shoqërisë civile, në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve kushtetuese,- Dhënien e ndihmës së nevojshme për përgatitjen e popullsisë dhe hartimin e planeve për vetëmbrojtjen e saj për rastet e fatkeqësive natyrore,- Dhënien e edukimit të përshtatshëm personelit civil që shërben në nivele të larta të drejtimit të shtetit për fushën e sigurisë e të mbrojtjes si dhe për trajnime teknike speciale për të rinjtë në funksione që i shërbejnë ndërmarrjeve dhe aktivitetit të tyre civil.BCU-ja është koordinatori kryesor i tërë procesit, duke përcaktuar në kohën e duhur masat përkatëse administrative për menaxhimin e situatës së

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

83

pasrealizimit të objektivit të operacionit ushtarak, duke angazhuar autoritetet e personalitetet e mandatuara civile. Procesi i mandatimit të personaliteteve publike është procesi më i rëndësishëm i veprimtarisë së BCU-së. Procesi i mandatimit të autoriteteve civile me autoritetin e duhur legjitim është hallka kryesore e kalimit në jetë paqësore dhe normale. Të gjitha këto nënkuptojnë jo vetëm aspektin ushtarak për imponimin e zgjidhjeve politike, por edhe procesin në të cilin përfshihen elementet politikë, diplomatikë, ekonomikë, propagandistikë, e të tjerë. Veprimtaria e BCU-së përqendrohet, në të shumtën e rasteve, në orientimin e veprimtarisë së organizatave kombëtare e ndërkombëtare humanitare me të cilat vendos kontakte dhe merr përsipër sigurinë e aktivitetit të tyre humanitar në hapësirën operacionale. Detyrë themelore, aq sa edhe pjesë përbërëse e misionit ushtarak të strukturave të BCU-së, është ngritja e funksionimi i qendrave të BCU-së, kur këto janë të nevojshme, vendosja e kontakteve, koordinimi e bashkëpunimi në përballimin e ngarkesave për shërbimet bazë të popullsisë.

4. Problemet Organizative të BCU-sëa. Vendi dhe roli i BCU-së në ndërtimet organizative

Elementi i BCU-së është i ndryshëm në struktura të ndryshme. Ai përputhet me konceptet doktrinore dhe politike kombëtare, ai mbështetet në burimet dhe potencialet e brendshme të vendeve përkatëse. Në këtë kuptim, BCU-ja ka përmbajtje shumëdimensionale, e cila nuk është përgjegjësi vetëm e një strukture të veçantë. BCU-ja është përgjegjësi e liderit kryesor (dhe pse jo rrallë paraqitet me përmbajtje të dukshme politike) si veprimtari unike me të gjithë elementët e shtabit.Struktura organizative në shtabe e cila ka përgjegjësinë e BCU-së është strukturë për zhvillimin e koncepteve doktrinore, për planëzimin, koordinimin dhe vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme, në kuadrin e një synimi për një bashkëpunim rezultativ në rast angazhimi, të vendosjes së kontakteve e evidentimit të burimeve civile, të marrëdhënieve me median e opinionin publik, të koordinimit të veprimtarive informative që kanë ndikim në veprimtarinë operacionale. Në veprimet operacionale, struktura organizative e BCU-së përfshin grupet, ekipet dhe elementët përkatës, sipas niveleve të drejtimit strategjik, operativ e taktik. Tematika e problemeve që do të trajtohen prej tyre, do të jetë sipas nivelit përkatës të angazhimit, d.m.th.:Në nivelin strategjik

- Sqarimi, kuptimi dhe vlerësimi i situatës e procesit politik, në këndvështrimin e ndikimit të tyre në operacionet ushtarake;

Kolonel Vasillaq Balca

84

- Planifikimi politiko-ushtarak duke koordinuar me shtabin politik;- Vlerësimi i rrezikut ushtarak si pjesë e planifikimit politiko-ushtarak;- Krijimi i potencialit të BCU-së në procesin e planifikimit;- Koordinimi i veprimtarive të agjencive, planifikimi dhe koordinimi i operacioneve të tyre;- Sinkronizimi i veprimeve të BCU-së me nivelet strategjike për planifikimet operacionale e veprimet e tjera politiko-ushtarake.Në nivelin operacional

- Procesi i Planifikimit Operacional, duke përfshirë të gjithë elementët e planifikimit civilo-ushtarak;- Vlerësimi civilo-ushtarak, në mbështetje të procesit të vlerësimit të komandantit dhe të shtabit;- Koordinimi ndërmjet veprimtarive të agjencive të ndryshme civile dhe operacioneve të BCU-së; - Menaxhimi i burimeve për forcat dhe operacionet e BCU-së;- Menaxhimi i informacionit dhe komunikimit të BCU-së;- Komunikimi ndërkulturor dhe negocimi;- Sinkronizimi i veprimeve të BCU-së me Operacionet Informative.Në nivelin taktik

Personeli i BCU-së, në nivelin taktik, duhet të jetë i aftësuar për:- Planifikimin e elementëve bazë dhe integrimin taktik të BCU-së në terren;- Vlerësimet, përpilimin dhe dërgimin e raporteve civilo-ushtarake;- Punën në qendrat e BCU-së, nëse është e nevojshme.Sipas përvojës së deritanishme dhe detyrave të mësipërme, strukturat operacionale të NATO-s mbështeten me struktura përkatëse të BCU-së.Ekipi dhe Njësia Operacionale e BCU-së nuk janë e njëjta gjë. Ekipi i BCU-së është ekip me ekspertë të veçantë të cilët kanë njohuri të plota në përputhje me autoritetin që përfaqësojnë për monitorimin e situatës në mbështetje të operacionit. Ata janë të pajisur me mjetet e përshtatshme për punë në terren, janë të paarmatosur, por janë ushtarakë. Njësitë operacionale janë struktura ushtarake, të specializuara për shërbimet e ndryshme publike, si shërbime mjekësore, shërbime komunale, ujësjellës, energji, ushqim, infrastrukturë, etj.b. Ekipi i specialistëve funksionalë të BCU-së

E gjithë veprimtaria planëzuese, koordinuese e bashkëpunuese, në kuadrin e BCU-së, në zonën operative, realizohet nga ekipet e BCU-së.

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

85

Karakteri politik i veprimtarisë së ekipit të BCU-së evidentohet në faktin e përqendrimit të vëmendjes në realizimin e qëllimit kryesor të operacionit. Me veprimtarinë e tij synon që të ngrejë opinionin publik në favor të qëllimit të misionit, si rezultat i vendimit për stabilizimin e situatës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të shoqërisë dhe elementëve të saj. Karakteri ushtarak i veprimtarisë së ekipeve të BCU-së evidentohet në bashkëpunimin me strukturat e zbulimit ushtarak, në kuadrin e përpunimit të informacionit, si objekt kryesor për planëzimin operacional. Një koordinim i qëndrueshëm midis J2-J9, (G2/S2-G5/S5) dhe një mënjanim konflikti (ndërthurje e veprimeve) është kritike si për BCU-në edhe për procesin e zbulimit ushtarak të fushëbetejës. Për këtë arsye, në përputhje me nivelin e përgjegjësive operacionale, ekipet e BCU-së janë ekipe të nivelit strategjik, operativ dhe taktik. Detyrat themelore të këtyre ekipeve përqendrohen në këto drejtime kryesore:- Planifikimi i aktiviteteve të BCU-së për të mbështetur, në faza të ndryshme planifikimin e operacionit.- Këshillimi i komandantit dhe shtabit për situatën civile në hapësirën e operacioneve dhe mundësia e ndikimit të popullsisë civile dhe institucioneve në operacionet ushtarake, në këtë hapësirë. - Ndihmon shtabet vartëse në organizimin, drejtimin e trajnimin e personelit që do të merret me BCU-në, aspekti më i rëndësishëm i të cilit është trajnimi para vendosjes në zonën e detyrës.- Siguron komunikim efektiv nëpërmjet:

- Nxjerrjes së raporteve të rregullta, (koha e përpilimit dhe e publikimit përcaktohet nga lideri).

- Mbledhjes dhe shpërndarjes së raporteve të organizatave civile.- Pjesëmarrjes në takimet më të rëndësishme të organizatave civile.- Shkëmbimit të oficerëve ndërlidhës (koordinues) me organizatat civile më të rëndësishme.- Krijimit dhe identifikimit të burimeve të hapura të komunikimit dhe të faqeve të internetit (website) për të shkëmbyer informacion me agjencitë e pranishme në teatrin e veprimeve operacionale.- Ofrimit të specialistëve në kompozimin e marrëveshjeve me organizatat civile.- Koordinimi i Operacioneve të Informimit për zhvillimin e një fushate informimi, e projektuar të informojë audience rreth bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe të shpërndajë informacion për të ndihmuar popullsinë.

Kolonel Vasillaq Balca

86

Këto detyra janë pjesë e përgjegjësisë së ekipeve të BCU-së, pavarësisht nga niveli i përfaqësimit, strategjik, operativ apo taktik. Ekipi i nivelit strategjik ka në përbërje personalitete publike dhe politike, ushtarake dhe të organizatave jo-qeveritare, të cilët zotërojnë përvojë dhe kanë potenciale politike e publike me ndikime në opinionin publik. Ky ekip, personeli i të cilit nuk ka strukturë të përcaktuar, ka përgjegjësinë të orientojë komandën qendrore të operacionit për problemet themelore politike, ekonomike, kulturore, infrastrukturore e problemet humanitare. Ai është koordinatori kryesor i të gjithë subjekteve civile në kuadrin e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e projekteve të BCU-së në nivel strategjik. Ai bashkëpunon ngushtësisht me ekipin e specialistëve funksionalë, duke përcaktuar përparësitë e përdorimit të operacioneve ushtarake dhe operacioneve humanitare. Ekipi i nivelit operacional është ekip i pajisur me personel të përshtatshëm në kushtet konkrete të operacionit. Ai është ekip që vepron drejtpërdrejt në Hapësirën Operacionale, në mbështetje të komandës së bashkuar, me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë ndikime të drejtpërdrejta në operacionin ushtarak. Ekipi i nivelit operacional orienton të gjithë veprimtarinë e ekipeve të nivelit taktik, duke koordinuar e këshilluar komandën e operacionit për të gjitha çështjet që lidhen me popullsinë civile në Hapësirën Operacionale. Ky ekip është i perceptueshëm në kuadrin e operacionit, si një strukturë e cila operon drejtpërdrejt në mbështetjen e operacionit ushtarak për mbrojtjen e popullsisë civile dhe orientimin e mbështetjes me projekte konkrete të shërbimeve publike.Ekipi i nivelit taktik është ekipi i cili del nga çdo strukturë e nivelit taktik deri në batalion. Ai ka një strukturë të thjeshtë operuese. Është një ekip prej 4-6 vetë, një drejtues, shoferi dhe 3-4 specialistë të fushave. ”Nga përvoja e deritanishme, në operacionet ndërkombëtare, ekipet e BCU-së kanë në përbërjen e tyre një drejtues, oficer me një gradë të përshtatshme sipas nivelit të përfaqësimit, 1 përkthyes, 1 shofer, 2-3 specialistë”. Ekipi i BCU nuk ka lidhje me strukturën organike të shtabeve.

5. Procedurat, taktikat dhe teknikat e punës së ekipeve të BCUPërcaktimet (vlerësimet) e BCU-së mund të grupohen në: a. Punët publike si: kujdesi shëndetësor, policia, ligji dhe drejtësia, punët sociale dhe mirëqenia, mjedisi dhe arsimimi.b. Infrastruktura civile si: transporti (rrugor, detar dhe ajror), komunikimi (me tel., pa tel., shërbimi postar dhe televizioni), punët publike dhe shërbimet (furnizimi me energji dhe ujë).c. Asistencë humanitare si: ushqimi bazë, uji, mbështetje mjekësore, prokurimet dhe shpërndarja e tyre, menaxhimi i refugjatëve dhe personave të

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

87

zhvendosur (strehimi dhe rikthimi).d. Ekonomia dhe tregtia si: zhvillimi ekonomik, industria, ushqimi dhe bujqësia, tregtia dhe biznesi i vogël.e. Çështjet kulturore si: problemet fetare, aftësitë gjuhësore, specialistët rajonalë, arkivat dhe regjistrat publikë, ndërtesat historike, etj.Komanda operacionale mund të përcaktojë, nga burimet e veta, një personel të përshtatshëm për menaxhimin e hapësirës operacionale, në përputhje me mandatin e marrë, për administrimin e përgjegjësive publike. Përbërja e këtij personeli mund të jetë civil dhe ushtarak, nga strukturat e varësisë së saj ose të strukturave të tjera civile e ushtarake, të dhëna sipas rregullave përkatëse të angazhimit në operacion.Ngritja dhe funksionimi i Qendrës së BCU-së është përgjegjësi e komandës së operacionit. Qendra e BCU-së është një mjet i rëndësishëm për të lehtësuar lidhjen dhe shkëmbimin e informacionit midis ushtarakëve, organizatave civile dhe autoriteteve lokale. Ajo synon të nxisë unitetin e përpjekjeve civilo-ushtarake nëpërmjet fuqizimit të aktorëve civilë, përmes informacionit të përmirësuar dhe menaxhimit të programit. Zakonisht, është jashtë strukturave ushtarake. Preferohet të vendoset bashkë ose afër agjencive të mëdha që udhëheqin përpjekjet për zgjidhjen e situatës. Nuk është qendër e operacioneve ushtarake dhe kurrë nuk duhet të përmbajë materiale të klasifikuara. Nuk dyzon ose lë në hije instrumentet civile në qoftë se ato ekzistojnë. Negocimi dhe ndërmjetësimi janë aftësi të rëndësishme për personelin e BCU-së. Synimi ideal i negocimit është të arrijë një marrëveshje të llojit “fitoj-fiton”, por gjithmonë me parimin “përdore arsyen dhe premto vetëm atë që ju jeni në gjendje të ofroni”. Qëllimi ideal i negocimit është të arrijë një marrëveshje, në të cilën të gjithë e gjejnë veten të fituar. Puna me median dhe marrëdhëniet me publikun janë një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së BCU-së. Parapërgatitja dhe trajnimi i personelit të përshtatshëm për të komunikuar e bashkëpunuar me median e publikun është një nga drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë së BCU-së në terren. Dalja në publik e liderit kryesor si dhe përcaktimi i tematikës së problemeve për informimin e reagimin në publik janë evenimente të cilat nuk mund të kalohen lehtë nga ekipi i BCU-së.

6. BCU-ja në mbështetje të eliminimit të pasojave dhe ndihmës në rindërtimVeprimtaria e BCU-së spikat si një element i rëndësishëm në kuadrin e angazhimit të strukturave të FA për rindërtimin e institucioneve të paskonfliktit apo në rastet e eliminimit të pasojave si rezultat i fatkeqësive të ndryshme. Për rindërtimin e institucioneve nga pikëpamja politiko-administrative, rol të rëndësishëm

Kolonel Vasillaq Balca

88

luan ekipi i specialistëve funksionalë. Ky ekip merr përsipër përgjegjësinë kryesore për riorganizimin e funksionimit të institucioneve civile publike, sipas mandatimit politik në vendimin e komandës për situatën e paskonfliktit, nëse këto institucione janë shpërbërë. Aktiviteti i BCU-së, në eliminimin e pasojave dhe në rindërtimin e institucioneve, përfshin mbështetjen e autoriteteve civile duke u krijuar dhe dhënë mundësi atyre të fillojnë të marrin përgjegjësi për aktivitete të tilla në kohën më të shpejtë të mundshme dhe të përshtatshme. “BCU-ja duhet të minimizojë, sa të jetë e mundur, angazhimin e drejtpërdrejtë në veprimtaritë për mënjanimin e pasojave dhe rindërtim, në momentet e para, pasi ka shumë rrezik për të mbajtur përsipër të gjithë përgjegjësitë në rast se gjërat nuk funksionojnë mirë dhe kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë. Prandaj angazhimi i strukturave e subjekteve civile është parësore dhe parimore. Përfshirja e suksesshme në mënjanimin e pasojave dhe rindërtim institucional kërkon vlerësim të gjerë të mundësisë që ofron hapësira operacionale për koordinimin e veprimtarisë civile rajonale, kombëtare, ndërkombëtare të organizatave ndërkombëtare e OJQ”. Në këtë drejtim, duke iu referuar doktrinës së BCU-së të FA të RSH, mund të themm se FA kanë përgjegjësinë për ofrimin e ndihmës së duhur të gjithë strukturave përkatëse të qeverisjes qendrore e lokale, për planëzim, koordinim dhe trajnim për përballimin e situatave në mënyrë efektive nga vetë burimet e shoqërisë civile. Angazhimi i FA bëhet vetëm për rastet e pamundësisë të këtyre strukturave për të operuar dhe të shkallës së lartë të rrezikut që paraqet situata. Në këtë kuadër, FA operojnë si brenda e jashtë vendit, në përputhje me një vendim politik, ligjet kombëtare brenda vendit dhe ato ndërkombëtare jashtë tij.BCU-ja, si një koncept i ri modern në mbështetje të popullsisë në Hapësirën e Operacionit, kërkon shumë ballafaqim dhe trajtim në përputhje me përvojat e vendeve të tjera dhe përfshirjen me gamë më të gjerë në procesin e arsimimit e të trajnimit.

Referenca:

1. Doktrina BCU e FA të RSH, MP-9, Viti 2005. 2. NATO “Civil-military co-operation doctrine (CIMIC)” AJP-9 viti 2003.3. ROMANIA “Civil-military co-operation doctrine (CIMIC)” S.M.G./P.F.-5.2 viti

2008.4. Revistat “Jane’s DEFENCE” 2010.5. ”The General’s War”- Michael R. GORDON & Bernard E. TRAINOR, viti 19946. ”Homeland Security” -Dr. John CLARKE, Marshall Centre, Viti 2004.

Bashkëpunimi civilo-ushtarak në FA të RSH-së

89

Negociatat strategjike

Nënkolonel Dr. Edmond BraneshiShef i Seksionit të Udhëheqjes Ushtarake në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Negociata trajtohet si një proces midis dy personave ose grupeve që synojnë të arrijnë marrëveshje për çështje të ndryshme ku ekzistojnë ndryshime në interesa, qëllime, vlera apo bindje.

Në këtë kuadër, palët priren të gjejnë qëllime apo objektiva të pranueshme. Ekzistojnë dy koncepte të ndryshme marrëveshjesh: “negociata në bazë të pozitave”, ku negociatorët e shohin si një proces fitim-humbje (çdo fitim i njërës palë është humbje për palën tjetër) dhe “negociata në bazë të parimeve”, ku suksesi ka si themel disa parime si besimi reciprok, marrëdhëniet pozitive, interesat dhe objektivat e përbashkëta. Në këto negociata, të dyja palët mund të fitojnë, pasi ekziston një sasi e larmishme burimesh që mund të ndahen.

Çelësi i një negocimi të suksesshëm është përgatitja për këtë proces. Negociata nuk është luftë, por një proces për zgjidhjen e problemeve, ku pikëpamje të kundërta mund të kthehen në rrethana të pranueshme, duke krijuar një “mjedis” më të gjerë në të cilin mund të kenë pjesë të gjithë.

Në mbyllje jepet një përmbledhje e terminologjisë dhe e përcaktimeve të përdorura në fushën e “negociatave”.

Hyrje

Keqkuptimi më i madh për procesin e negocimit është se ai ka natyrë kundërshtuese. Ai është procesi i zgjidhjes së problemeve, në të cilin secila nga palët mund të shohë në anën tjetër dhe ta shohë kundërshtarin

si një përkrahës të mundshëm.

90

Udhëheqja strategjike dhe vendimmarrja individuale, apo në ekip, është një proces që çon drejt një qëllimi të përbashkët. Sidoqoftë, njerëzit nuk janë njësoj në mendime dhe bindje. Ekzistojnë ndryshime të mëdha ndërmjet njerëzve brenda një grupi dhe ndryshime shumë më të mëdha ndërmjet njerëzve të grupeve të ndryshme.Udhëheqësit strategjikë duhet të dinë si të veprojnë përmes këtyre kufijve që përcaktojnë ndryshimet në plane, perspektiva, qëllime e vlera konkurruese. Tjetër gjë është të ndikosh, para së gjithash, te një grup për të arritur një marrëveshje dhe tjetër gjë është të ndikosh te një grup me qëllime të kundërta me ato që ju do të arrini. Kjo duket e vështirë, por ne e bëjmë gjatë gjithë kohës dhe kjo quhet negociatë.

Çfarë është negociata?“Ne nuk mund të negociojmë me ata që thonë: ”Ajo që është e imja është e imja dhe ajo që është e jotja mund të negociohet”.1 (Xhon F. Kenedi)Negociata është një proces nëpërmjet të cilit dy persona ose grupe synojnë të arrijnë marrëveshje në lidhje me çështje ose veprimtari ku ekzistojnë deri në një farë mase ndryshime në interesa, qëllime, vlera apo bindje. Gjithashtu, negociata është veprimtaria në të cilën hyjmë sa herë që duam të arrijmë diçka nga një person ose nga një grup personash. Ajo është një proces i menaxhimit të suksesshëm të konflikteve që synon të arrijë një marrëveshje të kënaqshme midis palëve.2 Detyra e negociatorit është të krijojë besueshmëri tek pala tjetër, të gjejë interesa të përbashkëta, të njohë pozitën e kundërshtarit dhe dhe të shkëmbejë informacione që do të bindin palën tjetër të bjerë dakort për një përfundim apo rezultat konkret.Për një negociator, me interesa të përbashkëta, është përparësi kultura e përbashkët. Ata që i përkasin një kulture (ekipi, familjeje, organizate ushtarake, race, kombi, feje, etj.), kanë vlera, besime dhe qëllime të përbashkëta. Ne i konsiderojmë ata si partitura të së njëjtës pjesë muzikore. Anëtarë të këtyre grupeve presin të njëjtën gjë, kanë të njëjtin qëllim dhe kjo ul konfliktet dhe lehtëson përpjekjet kolektive. Këto norma kulturore përparojnë nga faza të stuhishme në normale, brenda grupit. Kështu, procesi për t’i arritur këto norma është një lloj marrëveshjeje – negociatë. Negociata është ndryshe nga arbitrimi apo format e tjera të vendimmarrjes. Ndryshe nga një arbitër apo ndërmjetës, në negociatë fuqinë për përcaktimin e fakteve, përkufizimin e procesit dhe marrjen e vendimit e kanë pjesëmarrësit dhe jo një palë e tretë. Gjatë proceseve të gjykimit, objektivi është të krijohet dyshim tek një palë e tretë (gjykatës, arbitër) rreth fakteve të paraqitura nga pala tjetër, me qëllim fitimin. Në negociatë nuk ka palë të tretë; pala që ju duhet të bindni 1)“Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 43.2) Po aty.

Negociatat strategjike

91

është kundërshtari. Shumë negociata kanë dështuar si rezultat i keqkuptimit të faktit që e drejta dhe e gabuara përcaktohen nga vetë palët pjesëmarrëse, jo nga një palë e tretë. Dhe vendimet mund të zbatohen dhe përjetësohen në varësi të drejtpërdrejtë të marrëdhënieve dhe arsyetimit të pjesëmarrësve.Nevojat fillestare janë të ndryshme, megjithatë shpejt gjenden interesa të përbashkëta; negociata kthehet në një normë të pritshme të përbashkët. Krijimi i normave është një aspekt kryesor i bashkëpunimit. Është një lloj negociate që varet nga besimi që tashmë ekziston brenda një grupi apo shoqërie.Negociata, në kuptimin e saj më të pastër, është një marrëveshje, proces në të cilin dy palë të ndryshme përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet, duke gjetur qëllime apo objektiva të pranueshme nga të dy palët. Kur kjo ndodh, ata kanë gjetur një pikë të përbashkët. Fisher dhe Ury, në librin e tyre “Të arrish marrëveshje pa bërë lëshime”3 nxjerrin në pah dy koncepte të ndryshme marrëveshjesh, “negociata në bazë të pozitave” dhe “negociata në bazë të parimeve”.

Negociata në bazë të pozitave“Negociata në bazë të pozitave” është kontradiktore në thelb. Negociatorët e shohin si një proces “fitim-humbje”, ku çdo fitim i kundërshtarit është humbje e ekipit tënd. Ndryshe ajo quhet negociatë konfliktuale sepse në të ekziston një sasi e përcaktuar burimesh, sipas së cilës, çdo fitim që merr një palë është në mënyrë të pashmangshme humbje e barazvlefshme për një palë tjetër. Në këtë rast, rezultati përfundimtar i negocimit është një palë e fituar dhe një e humbur. Ky lloj negocimi mund të krijojë një formë kundërshtie, përderisa palët krijojnë një lloj rezistence, kur lejojnë të largohen pjesë nga aspiratat e tyre. Gjithashtu, ai ka prirje ta vështirësojë punën me njerëzit dhe të krijojë vetëm marrëdhënie afatshkurtëra.4 Shembull i thjeshtë është ai i marrëveshjes për të blerë një makinë të re. Shitësi ka një çmim të përcaktuar për të filluar dhe klienti një çmim të tijin. Secili do të jetë sa më pranë çmimit të tij. Përqindja e shitësit varet nga fitimi i nxjerrë nga xhepi i klientit. Klienti do përqindjen më të ulët të mundshme nga shitësi. Secili fiton nga kostoja e tjetrit. Këto janë rastet e vështira të negociatave në bazë të pozitave. Negociatorët janë kërkues dhe këmbëngulës. Me këtë logjikë “lufta” ka dy pamje: rraskapitjen dhe vendosmërinë. Një mënyrë për të sjellë kundërshtarin në tavolinën e negociatave, është ta rraskapitësh atë. Për ta bërë këtë, duhet të kesh shumë më tepër burime se kundërshtari dhe vullnetin për t’i përdorur këto burime deri sa kundërshtari të mposhtet. Përndryshe, ai do të triumfojë. Për të mundur një kundërshtar që nuk vepron në sfondin e ekuilibrit kosto-përfitime, nuk duhet të zgjidhet kjo formë e luftimit. Nëse dikush nuk sheh mundësinë e 3) “Getting to Yes, Negotiating Agreement without giving in”, Penguin Books, New York, 1991. 4) “Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 43-44.

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

92

negociatave, por do të mbarojë luftën në kushtet e veta të diktatit, ai është duke bërë një luftë pa kompromis. Për të arritur suksesin, nevojitet që ai të ketë burime të mjaftueshme dhe t’i përdorë ato gjerësisht dhe aq vendosmërisht, sa të gjithë variantet e armikut të mos gjejnë terren gjatë gjithë kohës. Në fushëbetejë, një luftë e vullnetit ka për qëllim të mënjanojë çdo zgjidhje të kundërshtarit, të mos i lejojë atij asnjë shans tjetër veç humbjes.5 Por negociatat në bazë të pozitave mund të jenë dhe më të buta. Në këtë rast, negociatori është i prirur të bëjë lëshime për ta mbajtur lojën hapur. Negociatorët nisin në pozicione të ndryshme fillestare dhe arrijnë në një kompromis aty rreth pikës së mesit dhe marrëveshjet arrihen shumë shpejt.Sidoqoftë, negociatorët e butë rrezikojnë shumë nëse përballen me negociatorë të vështirë. Megjithatë, të dy palët synojnë ta ndajnë tortën në mënyrë të tillë që të marrin pjesën që duan. Në negociatat në bazë të pozitave secila nga palët rrezikon pozicionin e saj dhe në të njëjtën kohë: a) sulmon palën kundërshtare; b) mbron veten.Por problem, në negociatat në bazë të pozitave, është fakti që kundërshtari mund të kthehet në armik personal. Fisher, Ury dhe Kolosi e konsiderojnë këtë një gabim të madh. Ata mendojnë se objektivi kryesor i çdo negociatori është fuqia ndikuese mbi kundërshtarin, me qëllim që të arrihen pikëpamje të ngjashme. Nëse negociata përfundon me sukses, të dy palët do të besojnë se ishte një marrëveshje e mirë. Pra, nëse je negociator, kundërshtari yt do të jetë duke gjykuar dhe diskutuar argumentet e tua tek eprori i tij dhe ti do të bësh të njëjtën gjë tek eprori yt.

Kërkesat në negociatat me baza parimore“Negociatat me baza parimore” kanë shumë të përbashkëta me procesin e Vendimmarrjes në Ekip me Konsensus. Para së gjithash, ka katër kushte thelbësore që negociatat me baza parimore të kenë rezultat të suksesshëm:- Besim reciprok;- Marrëdhënie pozitive; - Interesa dhe objektiva të përbashkëta;- Zona të pranueshme të marrëveshjeve të mundshme.Besimi reciprok: Kur je në një vend ose pozicion të caktuar, nuk është e mjaftueshme që të marrësh e të japësh besnikëri. Besnikëria ka kuptim kur vendoset si kulturë nga të gjithë në mjedisin ku punon. Konkurimi, shpesh, nxjerr në pah më të mirët. Kur rivalitetet konkuruese kthehen në pickime ngacmuese, një drejtues duhet t’iu rikujtojë të gjithëve se ata po punojnë për një qëllim. Kjo

5) Kolonel Prof. As. Dr. Kristaq Xharo, “Refleksione në psikologjinë e luftës”, Revista Ushtarake, organ teoriko- shkencor i KDS, qershor 2009, faqe 147-148.

Negociatat strategjike

93

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

provon besnikërinë e njerëzve ndaj organizatës.6 Për këtë arsye, mendoj se besimi reciprok vjen nga përvoja, qoftë nëpërmjet procesit të negociatës apo kontakteve të mëparshme. Nëse nuk ekziston, kjo duhet ndërtuar. Një negociator mund të jetë i besueshëm kur përvoja tregon se: a) është i tillë (i besueshëm) dhe bën atë që premton; b) nuk krijon të papritura. Të papriturat mund të marrin forma të ndryshme: kërkesë e befasishme, kërcënim i befasishëm nga kundërshtari, ndryshim i papritur i pozicionit apo i qëndrimit. Në këtë drejtim, besimi është një lloj përfundimi në lidhje me besueshmërinë e palës tjetër. Një nga objektivat e negociatorit është krijimi i besueshmërisë në sytë e negociatorit tjetër.Si negociator do të synosh të kesh një ndikim më të madh mbi palën tjetër, krahasuar me ndikimin e tyre mbi ty. Qëllimet dhe objektivat e tua duhet të fitojnë merita, ndërsa ato të palës tjetër të humbasin. Kjo do të thotë që paraqitja e fakteve, dëshmive apo provave nga ana juaj duhet të jetë bindëse. Gjithashtu duhet të krijosh një hije dyshimi tek negociatori tjetër në lidhje me vlerën e pozicionit të tij. Një marrëdhënie pozitive me negociatorin tjetër është thelbësore nëse do ta keni këtë lloj ndikimi. Kjo duket e vështirë, sidomos po të kihet parasysh se negociata mund të rezultojë në konflikt të mundshëm. Sidoqoftë, negociatorët me përvojë theksojnë se është e mundur dhe e nevojshme.Një marrëdhënie pozitive bën të mundur krijimin e një pike të përbashkët. Në negociatat me baza parimore, pika e përbashkët përfshin qëllime dhe objektiva të ngjashme. Në vend që të negociojnë kundër njëri-tjetrit, negociatorët formojnë një ekip kundër problemit. Në këtë rast, ata kanë interesa të përbashkëta. Për këtë arsye, negociatat me baza parimore shpesh i quajmë negociata bashkëpunuese, pasi të dyja palët mund të fitojnë. Në këtë rast, ekziston një sasi e larmishme burimesh që mund të ndahen. Në këtë lloj negocimi, dy ose më tepër zgjidhje të një problemi çojnë në krijimin e një situate ku të dyja palët dalin të fituara në arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo e bën më të lehtë çfarëdo pune midis tyre në të ardhmen.7

Së fundmi, duhet të ekzistojë Zona e Marrëveshjes së Mundshme (ZMM)8. Si negociator, duhet të dish cila është zona jote. Kjo mund të zerë vend më tepër në marrëveshjet parimore, sepse ZMM është marrëveshja më pak favorizuese që ju duhet të pranoni dhe që ju e besoni si më favorizuesen për t’u pranuar nga negociatori tjetër. Po t’i referohemi Gjeneralit Birand, shohim se ai bën krahasimin e dy përvojave, asaj perëndimore dhe asaj turke për çështjen në fjalë: “Ushtarakët amerikanë ose gjermanë, të ulur në tavolinën e negociatave, e ndjenin veten më të lirshëm. Në

6) Rudolph Giuliani “Udhëheqja”, SHB “Dudaj”, Tiranë 2006, faqe 248.7) “Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 44.8) Në origjinal është: The Zone Of Potential Agreement (ZOPA).

94

kuadrin e kompetencave të tyre, ata mund të manovronin e të bënin ndryshime në projekte të cilat, në fund të fundit, iu shërbenin qëllimeve të tyre. Pa pritur fjalën e qendrës, ata mund të miratonin këtë apo atë ide që nuk prekte në themel interesat e vendit të tyre. Ndërsa unë nuk mund të veproja dot kështu. Për mua ishte gjithçka urdhëri apo udhëzimi i dhënë që më parë. Jashtë këtij rregulli nuk mund të dilja. Këto rrethana janë frenuese në bisedimet që bëhen në shkallë ndërkombëtare dhe të vënë përpara vështirësive serioze”.9 Sidoqoftë, me një tortë më të madhe, ZMM ndryshon për të dyja palët në drejtime pozitive.Një negociator duhet gjithashtu të ketë Alternativën më të Mirë të Marrëveshjes së Negociueshme (AMMN).10 Si parapërgatitje, çdo negociator duhet të përcaktojë se cila është pika më e mirë për t’i ndaluar negociatat dhe kur ndjehet i kënaqur. Megjithatë, alternativa më e mirë e një marrëveshjeje të negociueshme mund të ndryshojë gjatë negociatave. Duke patur alternativën më të mirë të një marrëveshjeje të negociueshme, negociatori nuk ndjehet i shqetësuar apo nën presion nga pala tjetër. Objektivi i parapërcaktuar tashmë ka arritur në pikën ku negociatat mund të ndërpriten.Rrallë, negociatorët e kanë autoritetin të japin vendimin përfundimtar. Ata janë përfaqësues të atyre që e kanë atë autoritet, “mbyllësit” e marrëveshjes. Ata (vendimmarrësit) kanë një përparësi të rëndësishme, janë të mbrojtur nga mundësia e pranimit të një marrëveshjeje të varfër në një moment të dobët. Veç kësaj, nëse negociata me baza parimore nuk ishte e mundur, mund të ndodhë që negociatori të mos ketë një përgjigje të thjeshtë para një kundërshtari të vështirë. Mund të jetë e dobishme ta mbyllësh një sesion, me nevojën për ta diskutuar edhe një herë me eprorët.

Procesi i negociatave me baza parimore

Pasi janë përcaktuar kushtet e nevojshme për negociata, cili është avantazhi i Negociatave me Baza Parimore? Siç është procesi i Vendimmarrjes në Ekip, ashtu është dhe procesi i Negociatave me Baza Parimore, kërkesat e së cilës janë si vijojnë:- Njerëzit: Ndaji njerëzit nga problemi;- Interesat: Përqëndrohu tek interesat jo tek pozita;- Variantet: Zhvillo disa të tillë para se të vendosësh se çfarë të bësh. Ndaji njerëzit nga problemi: Një dështim i zakonshëm, në rastet me objektiva e qëllime të ndryshme, është sulmi ndaj personit, kur në fakt luftohet pozita ose qëndrimi i kundërshtarit, sidomos kur sulmi është poshtërues. Pa diskutim, përfundimi do të jetë negativ. Drejtuesit dhe negociatorët me përvojë i ndajnë njerëzit nga problemi. 9) Mehmet Ali Birand “Urdhëroni komandant”, SHBU, viti 1994, faqe 261.10) Në origjinal është: Best Alternative To Negotiated Agreement (BATNA)

Negociatat strategjike

95

Marrëdhëniet: Diskutimet dhe Negociatat me Baza Parimore mund të përfshijnë komente të fuqishme në lidhje me çështjet. Është në natyrën njerëzore që këto të merren si sulme vetjake, duke penguar në këtë mënyrë komunikimin. Një marrëdhënie e mirë është si një vaksinë kundër kësaj. Por është e nevojshme që marrëdhëniet të krijohen që në fillim. Disa negociatorë e bëjnë këtë, duke zhvilluar biseda miqësore gjatë momenteve të pushimit. Për çështje më të rëndësishme, negociatorët mund t’i kërkojnë ose japin një “libër” palës tjetër, ku përfshihen interesa, për ta lehtësuar krijimin e kësaj marrëdhënieje. Marrëdhënia duhet të krijohet mbi perceptime të sakta, mbi një komunikim të qartë, mbi emocionet e duhura dhe me një perspektivë afatgjatë.11

Perceptimet: Gjatë betejës, është e lehtë ta përfytyrosh kundërshtarin si armik personal, jo si dikë që thjesht po bën punën e tij. Negociatori i mirë duhet të hyjë brenda trurit të kundërshtarit për ta parë çështjen në prizmin e tij. Nga brendësia e kuadrit të referencës së kundërshtarit, shumë gjëra bëhen të qarta: pse mbahet aq fort një pozicion apo qëndrim i caktuar, cilat janë pikat e dobëta, ku janë dyshimet dhe pikat qorre. Një negociatë e suksesshme kërkon një sërë aftësish ndërvetjake. Ndoshta, aftësia më e rëndësishme është të qëndrosh i palëkundur në çështje të panegociueshme dhe, në të njejtën kohë, të tregosh respekt për të gjithë pjesëmarrësit në proces. Disa nga cilësitë vetjake që nxjerrin në pah këtë aftësi të drejtuesit strategjik, janë aftësia për të dëgjuar, aftësia për të perceptuar ose nënkuptuar programe të pashpallura si dhe aftësia për të qëndruar mënjanë nga procesi i negociatave, duke deleguar të tjerë. Thelbi i negocimit të suksesshëm është komunikimi i një qëndrimi të qartë për një çështje të caktuar, ndërkohë që ende vazhdohet të shprehet vullneti për të bërë kompromis.12 Në fund të fundit, qëllimi kryesor, në negociatat me baza parimore, është të arrihen përfundime të arsyeshme në interesin më të mirë të dy palëve. Por kjo ndonjëherë nuk funksionon dhe i vetmi variant ngelet negociata në bazë të pozitave. Kështu që bëhet e detyrueshme të njihet çështja nga perspektiva e kundërshtarit, pa ia lejuar atij këtë të drejtë ndaj teje. Në këtë mënyrë, ju mund ta kontrolloni kundërshtarin më mirë sesa ai ju. Një mënyrë e suksesshme për të arritur marrëveshje të dyanshme të pranueshme është që të sigurohesh se pala tjetër interesohet për rezultatin, duke i dhënë asaj mundësinë për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në proces. Në qoftë se nuk marrin pjesë të dyja palët në të gjithë procesin e negociatave, rezultati nuk do të pranohet në mënyrë të dyanshme. Fakti i thjeshtë që një palë ndjehet e përjashtuar, mund të bëjë që ajo palë të mos e pranojë marrëveshjen, sado e mirë që mund të duket ajo

11) “Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 45. 12) “Strategic Leadership Primer”, US Army War College, 2004, faqe 42.

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

96

Të dyja palët duhet të ndihmojnë, në të njëjtën masë, në zgjidhjen e problemit.13 Secila duhet të tregojë vëmendje në njohjen e mendimeve dhe interesave të tjetrës.Ndjenjat (emocionet): Shpeshherë, kur përfundohet një negociatë, fjalët nuk janë aq të rëndësishme sa ndjenjat. Ndjenjat janë ato që drejtojnë kursin e negociatës dhe e lejojnë atë të ecë përpara deri në zgjidhje, ose e bën atë të ndalet, në rrugën drejt saj. Secila palë duhet të dijë se si t’i përcaktojë dhe interpretojë emocionet e saj dhe ato të palës tjetër. Një njeri nuk duhet të harrojë asnjëherë se ka të bëjë me njerëz, ndonëse ata përfaqësojnë një organizatë. Këta persona janë qenie njerëzore me emocione.Në këtë kuadër, nxehtësia e “betejës” ndjehet nga të gjithë. Dhe ndërsa një negociator me parime nuk fyen palën tjetër, kjo e fundit mund të mos ketë parime. Negociatorët me përvojë e kanë mësuar me kohë si t’i menaxhojnë ndjenjat e tyre. Një pjesë e këtij procesi është të kuptosh që do të ketë ndjenja apo emocione. Dhe këta dinë si të menaxhojnë zemërimin, duke e shtuar apo pakësuar atë dhe, në të njëjtën kohë, duke shmangur shpërthimin që mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur pala tjetër përpiqet të të destabilizojë me sulme personale.Nëse je nën një sulm personal, premto - mos kërcëno; mund të thuash: “këto janë sulme personale që nuk kanë të bëjnë fare me çështjen dhe për këtë, ato janë të pandershme dhe të padrejta. Nëse vazhdon kështu, unë do të largohem dhe do të kthehem nesër. Mbase nesër mund të arrijmë progres në lidhje me çështjen”. Thelbi i premtimit përkundrejt rrezikut është që formulimi merr formë sipas asaj se çfarë do të bëjë folësi, si kundërpeshë e asaj çfarë do të bëhet nga pala tjetër14.Komunikimi: Komunikimi mes njerëzve është thelbësor, nëse ata dëshirojnë që negociata të jetë e suksesshme. Nuk është e lehtë të arrihet një komunikim i tillë, por e rëndësishme është të dimë të dëgjojmë, të kuptojmë dhe të dallojmë atë që po thotë personi tjetër. Negociata e suksesshme përfshin komunikimin, duke mbajtur një pozitë të qartë për çështjet përkatëse dhe duke dhënë arsye të kuptueshme, ndërkohë që mbart ose përcjell një gadishmëri të plotë për të rënë në ujdi për çështjet e tjera. Kjo kërkon njohjen e asaj që është e pranueshme për palët negociuese dhe arritjen e një kompromisi të realizueshëm. Negociatorët e mirë vendosin në lojë disa afate të mundshme përfundimtare, duke ruajtur idetë optimale për to, kjo, nisur edhe nga perspektiva e eprorëve të tyre.15

Thelbi i komunikimit është transmetimi i kuptimit. Fisher dhe Ury mendojnë se komunikimi në Negociatat në Bazë të Pozitave dështon sepse kuptimi nuk transmetohet qartë. Kolosi shton se personi duhet të jetë i kujdesshëm për drejtimin gjatë komunikimit. Në Negociatat në Bazë të Pozitave, negociatori 13) “Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 46.14) Colossi, T. (2001). On and Off the Record: Colossi on Negotiation, 2nd edition, New York15) “Army Leadership, Competent, Confident, Agile”, FM 6-22, October 2006, faqe 11-2 (118).

Negociatat strategjike

97

që “hyn në kokën e tjetrit” ka një përparësi konkuruese. Duhet të dëgjosh me shumë vëmendje, ta lësh tjetrin të flasë sa më shumë që të mësosh sa më shumë. Dëgjimi me interes është një përfitim, ti merr informacion me vlerë në lidhje me pozitat dhe interesat e tjetrit, pa dhënë të tuat. Figura jote si negociator duhet të jetë ajo e një njeriu të besuar dhe me parime. Në shumë negociata, kjo figurë mund të përdoret shumë më mirë si një instrument për ecurinë e procesit, sesa në marrëdhëniet me kokëfortësi të negociatorëve.Interesat: Eshtë thelbësore të jemi të aftë të dallojmë një interes nga një pozicion. Një qëndrim tregon se çfarë kërkon një person, ndërsa një interes vendos përse një person kërkon atë që dëshiron. Janë interesat ato që përcaktojnë një problem. Problemi në një negocim nuk është konflikti ndërmjet qëndrimeve, por konflikti ndërmjet dyshimeve, dëshirave dhe nevojave të të dyja palëve. Këto shqetësime dhe dëshira njihen si interesa. Këto janë ato që i motivojnë dhe drejtojnë njerëzit. Ajo që është e rëndësishme, është pajtimi ndërmjet interesave dhe jo ndërmjet qëndrimeve. Shpeshherë, ka mundësi që disa qëndrime të plotësojnë të njëjtin interes. Përveç kësaj, mbrapa pozicioneve të kundërta mund të qëndrojnë interesa jo vetëm konfliktuale, por edhe të pajtueshme. Një marrëveshje e mirë mund të bazohet si mbi interesat e përbashkëta ashtu edhe mbi ato që janë të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën.16

Nëse tashmë është krijuar marrëdhënia pozitive, në Negociatat me Bazë Parimore mbetet vetëm gjetja e interesave të përbashkëta që do të shërbejnë si pika lidhëse për të zhvilluar mundësi krijuese. Interesat janë çështje kyçe sepse theksojnë vendimet.Ka një arsye përfundimtare për një kuptim më të thellë të interesave të të dy palëve. Ndonjëherë Negociatat me Baza Parimore janë të pamundura dhe duhen përdorur Negociata në Bazë të Pozitave. Në këtë rast, duhet të dimë nëse ka mosmarrëveshje në kampin e kundërshtarit. Kolosi thekson se mund të ketë “stabilizues të butë” dhe “destabilizues të vështirë” të cilët mund t’i dëmtojnë negociatat, po të kenë mundësi. Kuptimi i çështjes së palës tjetër është thelbësor për t’i shfrytëzuar ndryshimet apo dallimet e tyre. Një mënyrë e mirë e klasifikimit të interesave është bërja e një liste. Kjo ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjykimit, renditjen e tyre sipas rëndësisë që ato kanë, gjë që ndihmon në lindjen e ideve të reja mbi mënyrën se si t’i marrim në konsideratë këto interesa. Variantet: Ndërmjet tyre, negociatorët kanë mundësi më të mëdha për ta zmadhuar tortën. Dhe këtu duket sa të ngjashme janë Negociatat me Baza Parimore me Vendimmarrjen në Ekip me Konsensus. Ka pika të forta ngjashmërie. Së pari, asnjëra nuk mund të vazhdojë pa një pikë lidhjeje. Në Vendimmarrjen në Ekip ka qëllime dhe objektiva të përbashkëta, këtu hyn interesi i dyanshëm. 16) “Lidershipi, Artisti social dhe Investigimi Vlerësues”, UNDP, Tiranë 2005, faqe 49.

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

98

Negociatat strategjike

Së dyti, kërkohet një fazë e mendimit krijues e ndryshme. Së treti, krijimtaria mund të shkatërrohet nga vlerësimi apo vendimi i parakohshëm. Fatmirësisht, shumë nga mënyrat e përdorura në vendimmarrjen në ekip vlejnë edhe për negociatat.Pengesa parësore për zmadhimin e “tortës” është se mendimet konvergjente nisin që në fazat e para të procesit; p.sh. një shikim i cekët mbi atë që është e mundur, ose përqëndrimi më shumë mbi vështirësitë sesa mbi mundësitë. Këto pengesa mund të shmangen nga një udhëheqje që i mban variantet e hapura dhe sfidon me paramendim prirjet drejt mbylljes. Që të ndodhë kjo, negociatori duhet të përqëndrohet në drejtimin e procesit dhe jo të jetë thjesht një pjesëmarrës. Këtu ne shohim një tjetër ngjashmëri me Vendimmarrjen në Ekip me Konsensus, ku një apo disa palë të interesuara e monitorojnë procesin gjatë kohës që marrin pjesë në të.Për sa kohë që mundësitë mbahen të hapura, mund të shfaqen shumë rrugë dhe ide të reja krijuese. Një nga shembujt më interesantë të Fisher dhe Ury ka të bëjë me interesin e të dy palëve për përfitim të ndërsjelltë. Kjo mund të ndodhë kur pjesëmarrësit kanë bindje të ndryshme në lidhje me përfundimin e mundshëm dhe janë gati të venë bast për këtë bindje.Ruajtja e objektivitetit: Temë me rëndësi në Negociatat me Baza Parimore është fakti që procesi duhet të jetë i logjikshëm dhe objektiv. Duhet bërë çdo përpjekje për ta depersonalizuar procesin, ta mbash, sa më larg të jetë e mundur, nga konflikti fitoj-humb dhe ta bazosh me vendosmëri mbi parimet. Në procesin e Vendimmarrjes në Ekip me Konsensus bëhet njohja e saktë e rëndësisë së monitorimit dhe mbajtjes së një niveli të lartë konceptual. Kjo është e ngjashme me vetëdijen metakonjitive kur dikush përpiqet të kuptojë se çfarë po mendon tjetri. Ne monitorojme procesin për të dhënë informacion tek grupi që merr vendimin. Edhe në Negociatat me Baza Parimore përshtatet një detyrë e ngjashme monitorimi për të qenë të sigurt që procesi nuk përfundon në konflikt. Negociatori duhet të shmangë përfshirjen në një garë dëshirash, apo në debat rreth pikëpamjeve për çështjen. Nuk duhet që procesi të kthehet në një çështje fitim-humbje. Vaksina kundër konfliktit është një shtytje e vazhdueshme për objektivitet. Presioni në negociata mund të vijë nga shumë burime: korruptimi (nëse bie dakort vetëm në këtë pikë e mbyllim me kaq), kërcënimet (nëse nuk bie dakort, nesër do sulmojmë), manipulimet (pse nuk sjell shefin? Ndryshe nga ti ai e miraton këtë), refuzimet (nuk ul as edhe një cent). Përgjigja është: kërko gjithmonë parime objektive që ulin presionin.

99

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

Kur parimet nuk funksionojnëNdonjëherë, edhe pse me aftësi dhe qëllime më të mira, një negociator me parime nuk mund ta bindë palën tjetër. Ndonjëherë, pala tjetër thjesht nuk do që të bëjë lojë të ndershme, do të bëjë kërcënime, luftë psikologjike ose taktika mashtruese të qëllimshme. Dhe me raste, nuk do të ketë prova të këtyre marifeteve, por çështjet do të jenë kaq të mëdha sa besimi do të jetë i pakonceptueshëm. Bisedimet SALT ishin një tregues i qartë që të dyja palët kishin interes të njejtë për pakësimin e arsenalit bërthamor, pakësimin e kërcënimit global dhe uljen e kostos për mirëmbajtjen. Por pasojat e një mashtrimi të mundshëm e bënë besimin të pamundur. Bisedimet nuk do të rezultonin në asgjë derisa të dy palët të arrinin në një marrëveshje mbi metodat e një inspektimi bindës.Çështja është se në negociata nuk ekziston besimi derisa ky të krijohet nëpërmjet veprimesh të besueshme. Edhe atëherë, marrëveshjet duhet të kenë një mbështetje të fortë dhe bindëse. Çdo negociator duhet të mbajë mend që po hyn në një garë, ku vërehet sjellja dhe etika e, nëse ke parime del i fituar. Sidoqoftë, në këtë garë nuk ka gjyqtarë dhe të supozosh se kundërshtari do të sillet sipas etikës dhe parimeve të tua, është e pajustifikueshme. Besimi mund të jetë një përfundim, por kurrë një hamendje.Një nga elementët kryesorë në negociata është njohja (nëse ka) me alternativat e zbatueshme. Kur objektivat strategjikë janë përcaktuar, një strateg i mirë parashikon variantet dhe pyet për pikat e dobëta të secilit. Vizioni krijues është i nevojshem për identifikimin e varianteve, por duhet shoqëruar me rreptësi analitike në fazën e vlerësimit.Çfarë ndodh kur ata thjesht nuk bien dakord? Me alternativën më të mirë të një marrëveshjeje të negociueshme, përgjigja është e qartë. Pa AMMN-në, negociatori nuk e di se sa të rëndësishme janë negociatat, ai do të jetë i ndjeshëm apo i prekshëm ndaj presionit të palës tjetër–dhe presioni do të vijë. Në qoftë se ata nuk kanë përgatitur një të tillë, me një AMMN presioni kalon mbi palën tjetër. Pra, elementi i parë, në strategjinë e përgatitjes, është zhvillimi i alternativës më të mirë të mundshme të një marrëveshjeje të negociueshme. Kjo nuk do të thotë thjesht të dish që ka një alternativë. Kjo do të thotë që ta kërkosh atë dhe të punosh shumë për ta përmirësuar. Negociatat mund të mos ishin të nevojshme nëse një AMMN e mirë do të zhvillohej. Procesi i negociataveNuk ka dyshim që procesi është një garë ku asnjëri nga negociatorët nuk merr asgjë për dhuratë dhe kurrë nuk bën pushim. Edhe nëse është e mundur të gjenden interesa të dyanshme dhe të kalohet në Negociatat me Baza Parimore, duhet kujdes, kontroll dhe analizë e rrezikut. Çështja më e rëndësishme është menaxhimi i rrezikut kryesor. Çelësi i një procesi negocimi të suksesshëm është përgatitja. Negociatorët me përvojë thonë që ju duhet të përgatiteni, përgatiteni, përgatiteni. Hapat e procesit të negocimit janë:

100

Negociatat strategjike

- Zbulo çfarë di pala tjetër;- Informoji mbi pozitat e tua;- Krijo dyshime në lidhje me pozitat e palës tjetër;- Bëje palën tjetër të mbështesë pozitën tënde;- Përcakto mjetet e përforcimit;- Thello zbatimin nëpërmjet marrëdhënieve të mira.

Derisa pala tjetër të tregojë që është e besueshme, mëso sa më shumë që të jetë e mundur për palën tjetër, duke treguar sa më pak për veten.Së pari, duhet të kesh mbaruar detyrat parapërgatitore. Zbulimi i pozitave dhe strategjisë së palës tjetër shërben që të jesh i famijarizuar me çështjen. Duhet të kesh zgjedhur ekipin tënd dhe të jesh shumë i vëmendshëm për të rritur aftësitë e tua për të kuptuar palën tjetër, forcën dhe dobësitë e saj. Ekipi duhet të jetë i disiplinuar dhe duhet bërë e qartë se kush do të flasë në emër të gjithë ekipit.Së dyti, bëni që pala tjetër të humbasë sigurinë (besimin) në vetvete, ndërkohë që ju rrisni sigurinë tuaj. Ky është çasti kur procesi i zbulimit, apo i nxjerrjes në shesh në mënyrë të përzgjedhur të informacionit, forcon pozitat tuaja, ndërsa ato të palës tjetër vihen në pikëpyetje. Kjo duket si mungesë etike, por deri në çastin që fitohet besueshmëria, negociata është një garë dhe askush nuk përdor krahun e sëmurë për të bërë mundje dore me një të huaj. Etikë në negocim do të thotë të jesh me parime dhe i ndershëm dhe asnjëri të mos kërkojë demaskim (hapje) të plotë ndaj rivalit.Marrja e vendimit në negociatë është faktori kyç për të cilin negociatorët bien dakord dhe që pranohet nga palët ratifikuese. Kjo është një tjetër arsye për një përgatitje intensive para procesit. Nëse nuk mendon të shfaqësh asnjë lloj dobësie, të jesh i bindur se as kundërshtari yt nuk e mendon këtë. Duhet ta zbulosh kundërshtarin në mënyrë të kujdesshme, duke i kushtuar vëmendje jo vetëm gjuhës së trupit, tonit të zërit por edhe atyre që ai nuk i thotë.Kjo çon në parimin e tretë, të krijosh dyshim tek pala tjetër në lidhje me pozitat e saj. Dhe ndërsa i tregoni palës tjetër përparësitë e pozitave tuaja, ju minoni sigurinë e tyre. Ky është një proces ciklik.Parimi i katërt është ta detyrosh palën tjetër të mbështesë pozitat e tua. Asnjë nga ju nuk e ka të drejtën të marrë vendim. Kjo i takon atyre që ju kanë dërguar të negocioni. Ata që mbyllin çështjen janë “ratifikuesit” tuaj. Ju jeni negociatorë më të mirë se ata, në të kundërt nuk do t’ju kishin dërguar juve të punonit për ta. Pra, një pjesë e strategjisë suaj është të menaxhoni aksesin e ratifikuesve tuaj me palën tjetër. Ju nuk doni që dikush tjetër po aq i aftë sa ju të ketë akses të tepërt me vendimmarrësit tuaj.Negociatorët duhet të jenë shumë të aftë në përdorimin e përparësisë psikologjike. Kjo mbetet e vërtetë, pavarësisht se në Negociatat me Baza Parimore nuk

101

Nënkolonel Dr. Edmond Braneshi

parapëlqehet.Parimi i pestë është të rriten masat për zbatueshmëri, duke ndërtuar metoda objektivisht të verifikueshme. Edhe në Negociatat me Baza Parimore, dyshimet dhe mosbesimet në të ardhmen mund të shmangen, duke përfshirë në marrëveshje disa mënyra objektive për të kontrolluar që marrëveshja të respektohet nga të dyja palët.Parimi i gjashtë thekson rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me palën tjetër. Marrëdheniet e mira intensifikojnë vazhdueshmërinë e parimeve që, në fakt, është thelbësore për një pjesë të tyre. Më tej, nëse nismat e para për Negociatat me Baza Parimore nuk gjejnë përgjigje nga pala tjetër, ruajtja e një marrëdhënieje të mirë mund të çojë në ndryshim mendimi nga ana e tyre. Negociatat me Baza Parimore mund të përdoren pothuajse në çdo rast, për sa kohë që njeri nga negociatorët është sjellë në mënyrë të rregullt dhe parimore. Kështu, pala tjetër duhet trajtuar gjithmonë me mirësi dhe respekt.

PërmbledhjeKy artikull, vetëm sa ka filluar të eksplorojë vështirësitë e negociatave strategjike, si pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e udhëheqjes profesionale. Nëpërmjet aftësive negociuese, ne mbrojmë interesat tona kyçe, bëjmë marrëveshje që ulin konfliktet, nxisim përpjekjet kolektive dhe vendosim bazat për të patur një partneritet afatgjatë. Negociata nuk është luftë, por një proces për zgjidhjen e problemeve, ku pikëpamje të kundërta mund të kthehen në rrethana më fatlume, duke krijuar një “tortë” më të madhe ku mund të kenë pjesë të gjithë.

Referenca:

1. Birand, Mehmet Ali “Urdhëroni komandant”, SHBU, viti 1994.2. Colossi, T. (2001). On and Off the Record: Colossi on Negotiation, 2nd edition.

New York.3. Fisher, R. W. Ury and B. Patton, Getting to Yes, Negottiating Agreement without

giving in, Penguin Books, New York, 1991.4. Fisher, R. and D. Ertel (1998), Getting Ready to negiatiate, Penguin Books, New

York, 1995.5. Giuliani, Rudolph “Udhëheqja”, SHB “Dudaj”, Tiranë 2006.6. Lewicki, R.J., Saunders, D.M., & Minton, J.W. (1997). Essentials of Negotiation,

2nd edition. Boston, MA. Irwin McGraw-Hill.7. Neale, M. (2002b), “Winners (Don’t) Take All.” Kantola Productions.8. Neale, M. (2002a), “The Stanford Video Guide to Negotiation: The Sluggers

Come Home. Study Guide.” Mill Valley, CA. Kantola Productions.9. Sebenius, J. (1977), “Introduction to Negotiation Analysis: Creating and

Claiming Value”.10. “Army Leadership, Competent, Confident, Agile”, FM 6-22, October 2006.

102

Metodologjia e Operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

Kolonel Viktor IsakuPërfaqësues Ushtarak i RSH në Komandën e NATO-s (ACT)

Nënkolonel Alqi NikollaShef i Degës së Botimeve, QAM

Abstrakt: Vendi ynë ndodhet nën kërcënimin e katastrofave të ndryshme natyrore të cilat, nëse ndodhin, kanë një ndikim mjaft të madh në zhvillimin e shoqërisë, pasi shkaktojnë dëme serioze në njerëz, infrastrukturë, ekonomi, etj. Kërcënimi më i madh nga një fatkeqësi e vetme mund të vijë nga një tërmet i rëndë shkatërrues. Për përballimin e këtyre situatave është e nevojshme një trupë speciale kërkim-shpëtimi e stërvitur në një nivel të lartë, e me pajisje moderne. Shqipëria i ka besuar dhe dhënë një rëndësi të veçantë Forcave të Armatosura për ndërhyrjen dhe organizimin e operacioneve në fatkeqësitë e ndryshme natyrore dhe të veprimtarisë njerëzore. Në FA ekzistojnë struktura të veçanta që trajnohen e stërviten, të pajisura me mjete për operacione kërkim-shpëtimi, transportimin, dhënien e ndihmës së parë etj, në raste katastrofash natyrore dhe të krijuara nga njeriu.

Operacioni shpëtues i njerëzve, të mbetur nën rrënoja pas një tërmeti, është një punë në ekip që e bën të pashmangshme bashkërendimin në operacion të anëtareve, grupeve të specializuara të fushave dhe disiplinave të ndryshme.

Në këtë shkrim do të trajtojmë kryesisht, aspektin inxhinierik të operacionit të shpëtimit dhe rëndësinë e përgatitjes për këtë operacion, për ta përcjellë këtë informacion tek pjesëtarët e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe personat e tjerë, të përfshirë në to. Duke pasur parasysh faktin që dëmtimi apo shembja e ndërtesave është efekti kryesor i një tërmeti, roli i grupeve të shpëtimit, inxhinierëve, mjekëve,

103

etj, në operacionet e shpëtimit është tepër i rëndësishëm.

Gjithashtu, në këtë shkrim, janë shtjelluar edhe veprimet e lokalizimit, shpëtimit dhe dorëzimit të viktimave në duart e bluzave të bardha, për marrjen e ndihmës mjekësore, sa më shpejt që të jetë e mundur, në ndërtesat e shembura pjesërisht dhe plotësisht, ku vështirësitë dhe kërkesat për personel e pajisje të specializuara janë të mëdha.

Hyrje

Me gjithë progresin e madh, të arritur në fushën e mekanizmave antisizmike, siç është p.sh., përmirësimi i rregullacionit të sigurimit teknik dhe aplikimi i tij në ndërtimet e reja gjatë dekadave të fundit,

tërmeti, si një faktor kërcënues për jetën, do të vazhdojë të ekzistojë edhe në vitet e ardhshme. Kjo ndodh për disa arsye:- Zëvendësimi i ndërtesave të vjetra nga të rejat, sipas rregullave të reja të Sigurimit Teknik (ST) bëhet në një hapësirë kohore shumë të ngadaltë;- Nevoja për modernizimin e ndërtesave të vjetra sipas rregullave të reja të ST nuk është kuptuar dhe zbatuar si duhet;- Rritja e vazhdueshme e dendësisë dhe intensitetit të veprimtarisë njerëzore është një faktor që rrit ndjeshmërinë e rrjetit social-ekonomik. Si pasojë e kësaj edhe përmirësimi i rregullave të reja të ST humbet efektshmërinë;- Ndërhyrjet e palejueshme në kolonat e kateve përdhese, gjë që shkakton zvogëlimin e rezistencës së ndërtesës ndaj tërmeteve.Por me gjithë procesin e ngadaltë të përmirësimit të cilësisë së ndërtimeve dhe pasojat që mund të sjellin ato në një rast tërmeti, humbjet në njerëz mund të ulen duke investuar në faktorin njeri në dy drejtime kryesore: a) Trajnimin e popullatës për t’u vetëmbrojtur gjatë një tërmeti.

b) Krijimin e ekipeve të specializuara të shpëtimit dhe garantimin e ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të tyre.

Trajtimi i popullatës bëhet me anë të udhëzuesve për vetëmbrojtje, të cilët shpjegojnë veprimet që një individ duhet të ndërmarrë para, gjatë dhe menjëherë pas tërmetit, në mënyrë që të ulë sa më shumë mundësinë e dëmtimit. Këta udhëzues janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u kuptuar dhe në vendet me mbrojtje të avancuar nga tërmetet, mësimi dhe praktika e tyre është futur edhe në programet shkollore. Është e natyrshme që këta udhëzues vetëmbrojtjeje t’iu interesojnë akoma më shumë trupave të përfshirë në shërbimet e emergjencave që duhet të

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

104

përmbushin detyrat e tyre me sa më pak humbje të mundshme. Me qëllim që të krijohen grupe të specializuara kërkim-shpëtimi, duke nisur që nga personeli dhe pajisjet, përveç të tjerave nevojitet edhe metodologjia. Ky shkrim synon të sigurojë njohuritë e nevojshme në atë çka i përket operacionit të kërkim-shpëtimit.

Organizimi dhe mënyrat e kryerjes së Operacioneve të Kërkim-Shpëtimit (KSH)Strategjitë e operacioneve të shpëtimit ndryshojnë në varësi të disa faktorëve. Mënyra e shembjes së ndërtesës, pozicioni i të izoluarve nën gërmadha dhe materialet e ndryshme të ndërtimit, krijojnë një shumëllojshmëri situatash, prandaj operacionet e KSH mund të zgjasin nga minuta në disa ditë. Mënyra se si një ndërtesë është shembur ndryshon kërkesat në personel, pajisje dhe përpjekje. Sidoqoftë operacionet e KSH mund të klasifikohen në dy kategori kryesore: 1. Operacione të Kërkim-Shpëtimit në një ndërtesë të shembur plotësisht.

2. Operacione të Kërkim-Shpëtimit në një ndërtesë të shembur pjesërisht.

Ndryshimet themelore midis tyre janë si më poshtë: - Në një shembje të plotë nevojitet shumë punë, kohë dhe përpjekje për të gjetur dhe për t’iu afruar viktimave të cilët shpesh nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë shpëtuesit, për shkak të dëmtimeve, lëvizshmërisë së ulët ose të qënit pa ndjenja. Sidoqoftë, ka një avantazh për grupin e shpëtimit, pasi nuk rrezikohet sepse volumi i gërmadhave është stabilizuar, sidomos për gërmadhat betonarme me skelet çeliku. - Kur një ndërtesë shëmbet pjesërisht, viktimat, në më të shumtën e rasteve, nuk kanë dëmtime dhe mund të kontribuojnë në shpëtimin e vetes së tyre. Operacioni zhvillohet me shpejtësi, por ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme që mund të shkaktohet nga ndonjë tronditje tjetër. Meqenëse koha është faktori kryesor për një shpëtim të suksesshëm, rëndësi ka analizimi i operacioneve që kërkojnë më shumë kohë dhe punë. Kërkimi dhe Shpëtimi përfshin kërkimin dhe dhënien e ndihmës për personat të cilët janë ose besohet, se janë në rrezik të drejtpërdrejtë për humbjen e jetës. Të dy operacionet–e kërkimit dhe shpëtimit–mund të marrin shumë forma, në varësi të faktit nëse janë të dyja të kërkuara ose jo, nga madhësia dhe kompleksiteti i operacionit, forcat pjesëmarrëse në dispozicion dhe llojet e objekteve të dëmtuara. Në përgjithësi mund të themi se përveç fazës së fundit që i përket ndihmës mjekësore, një operacion shpëtimi ka të bëjë me parametra mekanikë dhe

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

105

veçanërisht me gjendjen mekanike të rrënojave, po aq mirë sa edhe me zgjedhjen e mjeteve të përshtatshme për hapjen e rrugëve të afrimit për tek të izoluarit nga shembja. Pas një tërmeti shkatërrues, veprimet për shpëtimin e jetës së njerëzve, evakuimin urgjent apo dhënien e ndihmës së parë, duhet të kryhen menjëherë. Në një situatë të tillë, nuk ka kohë për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë tjetër. Ekipet e KSH duhet të garantojnë që këto hapa të rëndësishme të merren sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të gjithë duhet të dinë se si të reagojnë dhe veprojnë në këtë situatë. Strukturat që veprojnë në Vatrën e Dëmtimit (VD) kanë tre funksione kryesore, siç tregohet në figurë. Këto funksione nuk janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe, në raste emergjente, një pjesë e tyre janë të njëjtë me ato në situatë të zakonshme. Për shembull, përmirësimi i rrugëve pas tërmetit mund të kontribuojë si në jetën e përditshme në lëvizjen e mjeteve të transportit, po ashtu edhe në raste emergjente për shpëtimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, në raste emergjente, detyrë kryesore nuk është vetëm shpëtimi i jetës por rëndësi merr edhe furnizimi me ujë të pastër dhe ushqime për lehtësimin e vuajtjeve, shërbimi i transportit, strehimit e dhënies së ndihmës mjekësore. Më fjalë të tjera, përveç masave emergjente që merren gjatë tërmetit, nuk mund të mos jenë më pak të konsideruara edhe masat e tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme dhe që përfshihen në punimet avaro-teknike. Në një VD të shkaktuar nga tërmeti, në qendër të banuar, kryhen dy lloje punimesh: - Punime shpëtuese - Gjetja e të dëmtuarve, nxjerrja nga rrënojat, nga vatrat e zjarrit, mjediset helmuese, dhënia e ndihmës së parë mjekësore, lokalizimi dhe likuidimi i zjarreve, etj. - Punime urgjente avaro-teknike (avaro-përtëritëse) - Hapja e rrugëve kryesore dhe dytësore, hapja e shtigjeve dhe rrugëkalimeve mbi ose nën rrënoja për këmbësorët dhe mjetet e mekanizuara, ndërtimi i brezit të pastër kundër

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

106

zjarrit, furnizimi me ujë, energji, largimi i ujit nga zonat e përmbytura, rrëzimi i konstruksioneve të dëmtuara për të garantuar parrezikshmërinë e punimeve shpëtuese, etj. Nga i gjithë kompleksi i punimeve, së pari, kryhen ato punime nga të cilat varet drejtpërdrejt shpëtimi i jetës së njerëzve ose siguria e tyre.

Për organizimin sa më të mirë të kryerjes së punimeve shpëtuese dhe avaro-teknike në qendër të banuar, i gjithë territori i VD ndahet në rajone, sektorë dhe objekte pune: Rajoni i punës përfshin një pjesë të territorit të VD, të përbërë nga disa sektorë pune. Në të mund të punojnë njëkohësisht disa formacione shpëtuese. Sektori i punës përbëhet nga disa objekte pune dhe përfshin një pjesë të territorit të rajonit të punës, si rregull deri një bllok banimi. Në territorin dhe objektet e një sektori, kryhen punime deri një formacion shpëtimi. Objekt pune quhet vendi ku punimet shpëtuese ose avaro-teknike kryhen nga skuadra/grupi. Suksesi i punimeve shpëtuese varet kryesisht nga vlerësimi i drejtë i situatës në VD, karakteri dhe vëllimi i punimeve shpëtuese si dhe nga organizimi i rregullt i këtyre punimeve. Një kusht tjetër shumë i rëndësishëm për kryerjen me sukses të punimeve shpëtuese nga tërmeti në VD është bashkëveprimi. Ai organizohet brenda formacionit dhe me formacionet fqinjë për koordinimin e veprimeve, mënyrën e komunikimit, shkëmbimin e informacionit reciprok, përcaktimin dhe përdorimin e sinjaleve, fillimin dhe mbarimin e punimeve, etj. Trupat speciale për emergjencat civile duhet të përdoren në rajonet, sektorët dhe objektet më të rëndësishëm të VD, konkretisht në pikat me intensitet të lartë të të dëmtuarve.

Operacionet e Shpëtimit në ndërtesat beton-armeKëto ndërtesa i gjejmë më së shumti në zonat urbane dhe përgjithësisht në qytete me përqindje të lartë ndërtimesh, gjatë viteve të fundit. Për ndërtesat shumëkatëshe, me mbi 8 kate ka një mënyrë të përbashkët e të sigurtë ndërtimi. Këto ndërtesa nuk duhet të shemben që në goditjet e para sepse ato janë ndërtuar sipas kodit sizmik dhe rregullave të ndërtimit. Për më tepër, elementet e tyre strukturalë kanë caqe të mjaftueshme të veprimit jo elastik si dhe krijojnë kushte të mjaftueshme për evakuim, nëse rrugët e daljeve nuk janë të bllokuara nga shembjet totale. Sidoqoftë, shembja totale e këtyre lloj ndërtesave nuk është e pamundur dhe, në të shumtën e rasteve, ndodh për shkak të kombinimit të disa faktorëve si më poshtë:

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

107

- Nënvlerësimi i rrezikut sizmik në zonë; - Planimetria e gabuar e strukturës, që nuk zbaton kriteret për një reagim të mirë antisizmik të ndërtesës; - Projektim dhe analiza të gabuara të strukturës;- Mosndjekje e planeve gjatë ndërtimit;- Modifikimet dhe ndërhyrjet pas punimeve në ndërtesë pa vlerësuar pasojat mbi reagimin antisizmik të saj.Problemet me të cilat duhet të përballen skuadrat/grupet e shpëtimit janë:

- Zbulimi/gjetja e viktimave;- Afrimi dhe nxjerrja e viktimave;- Dhënia menjëherë e ndihmës mjekësore;- Mbrojtja e viktimave dhe shpëtuesve nga materialet e ndërtimit me ekuilibër të paqëndrueshëm, nga ndërtesat fqinje të dëmtuara, materialet e rrezikshme, telat e energjisë elektrike dhe tubat e çarë të gazit ose ujit;- Nevoja për skela të përkohshme, për mbështetje ose shkallmim të ndërtesës; - Eliminimi i vatrave të zjarrit.Gjetja e viktimave

Kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve njerëzore në rast tërmeti, pajisjet teknologjike e mekanike për kërkimin e shpëtimin e popullsisë janë modernizuar dhe zhvilluar me hapa shumë të shpejtë në një periudhë të shkurtër. Gjetja e vendit të saktë të viktimave është gjëja e parë e rëndësishme për afrimin dhe shpëtimin e shpejtë dhe të sigurtë. Metodat që mund të përdoren dhe efektiviteti i tyre është si më poshtë: a) Përdorimi i robotëve

Përdorimi i robotëve nga shpëtuesit në operacionin në terren është një nga teknologjitë e fundit. Secili robot ka aftësi të veçanta, për shembull, në diktimin, gjetjen dhe hyrjen në hapësira të ngushta midis rrënojave si dhe rritjen e aftësive shpëtuese të njerëzve. Operacionet nën rrënoja paraqesin një rrezik edhe për vetë shpëtuesit ashtu si dhe për të mbeturit në to. Shpëtuesit duhet të shpëtojnë njerëzit e ngelur nën rrënoja duke rrezikuar jetën e tyre. Operacionet robotike janë një nga strategjitë për reduktimin e humbjeve të jetëve njerëzore. b) Përdorimi i kamerave të kërkimit

Edhe kjo metodë është efikase në operacionet e KSH. Përdorimi i tyre nën rrënoja bëhet nëse e lejon vendi dhe hapësirat e krijuara në ndërtesa, pa rrezikuar jetën e shpëtuesve. Kjo metodë kërkon specialistë të përgatitur dhe të

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

108

aftë për përdorimin me efektivitet të tyre. c) Përdorimi i qenve të stërvitur

Në varësi të stërvitjes që iu është bërë qenve dhe në aftësinë e tyre për të nuhatur, sugjerohet vendi ku mund të jenë njerëzit e izoluar, të shtrirë, të gjallë ose të vdekur. Shumë ekipe KSH, në vende të ndryshme, zotërojnë qen të tillë të stërvitur. Mangësia e kësaj metode është koha e gjatë që iu nevojitet qenve dhe trajnuesve të tyre në zonën e fatkeqësisë. d) Përdorimi i mjeteve tingull-zbuluese

Këto mjete janë mjaft efektive kur viktima e ka ruajtur vetëdijen dhe është në gjendje të nxjerrë tinguj që mund të ndihmojnë në shpëtimin e saj. Mangësi e kësaj metode është zhurma që shkaktohet nga njerëzit e mbledhur rreth gërmadhave dhe nga makineritë, pajisjet që përdoren gjatë operacionit. e) Përdorimi i informacionit mbi ekzaminimin e menjëhershëm

Kjo është metoda më e suksesshme pas asaj ku viktima drejton vetë grupin e shpëtimit. Në këtë metodë, informacioni mblidhet dhe grumbullohet nga banorët e paizoluar, fqinjët apo të afërmit. Këta duhet të qëndrojnë afër vendit, gjatë kryerjes së operacionit. Informacioni i nevojshëm që merret duhet të përfshijë: - Numrin e personave të izoluar;- Pozicionin e personave të izoluar në ndërtesë;- Planimetrinë e apartamentit (këtu përfshihet dhe vendosja e mobiljeve dhe orendive, etj);- Identifikimin e mobiljeve të nxjerra nga grupet që kryejnë depërtimin;- Rrugët e mundshme të lëvizjes;- Të dhëna për materialet e rrezikshme, rrjetin elektrik, sistemin e furnizimit me gaz, ujë, etj.Gjithashtu mund të hamendësohet edhe vendndodhja e viktimave në bazë të kohës kur ndodhi tërmeti. Megjithëse teknologjia ekziston dhe pajisjet po modernizohen çdo ditë, vendimet përfundimtare merren nga njerëzit, kështu që koordinimi sa më i mirë ndërmjet njerëzve dhe teknologjisë është shumë i rëndësishëm në këto situata.

Ekzaminimi i menjëhershëm duhet të kryhet nga një inxhinier/specialist me përvojë në këtë fushë. Ky ekzaminim bën që të kuptohet forma e shembjes dhe të identifikohen pjesët e ndryshme të ndërtesës. Për këtë detyrë duhet kujdes i jashtëzakonshëm sepse zakonisht ndërtesat e shembura pësojnë zhvendosje horizontale. Ekzaminimi i hollësishëm është vendimtar për lokalizimin e

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

109

viktimave dhe për gjetjen e rrugës më të shpejtë dhe më të sigurtë për skuadrat e shpëtimit.

Depërtimi për shpëtimin dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat mund të kryhet me tre mënyra: Depërtimi horizontal, Depërtimi vertikal dhe Depërtimi ballor.

Operacionet e Shpëtimit në një ndërtesë të shembur pjesërisht

Karakteristikë në këto ndërtesa është se banorët mund të zihen në kurth nëse: - Rrugët e shpëtimit janë të bllokuara (shkallët, korridoret, ashensorët, dyert, etj); - Materialet e ndërtesës bien mbi to.Operacionet e shpëtimit në këto ndërtesa janë të ndryshme nga ato që kryhen në ndërtesat e shembura plotësisht dhe kanë avantazhe dhe disavantazhet e tyre.- Avantazhet; Afrimi tek viktimat është zakonisht më i shpejtë pa konsumuar kohën e depërtimit; Edhe vetë banorët ia dalin të evakuohen nga ndërtesa pas tërmetit pasi nuk janë të dëmtuar rëndë.- Disavantazhet; Disavantazhi më i madh është se ndërtesa qoftë e tëra ose një pjesë e saj, mund të ketë pësuar një pjerrësi dhe kjo e bën të paqëndrueshme, gjë që përbën një kërcënim të madh për të dy palët, si për shpëtuesit edhe për banorët; Ngarkesa psikologjike nga kërcënimi që përmendëm më sipër është mbi të dy palët; Vështirësia e përmirësimit të baraspeshës së ndërtesës ose të pjesëve të saj (nga shkallmimi, skelat, etj) për shkak se punët marrin kohë, gjë që kërkon personel dhe mjete shtesë.Disavantazhet e mësipërme zvogëlojnë çdo avantazh, ndaj çdo operacion në një rast të tillë kërkon një kujdes të jashtëzakonshëm.

Mënyra për kryerjen e operacionit të shpëtimit është ekskluzivisht e përcaktuar nga rreziku që vjen prej ndërtesës gjysmë të shembur. Operacioni mund të planifikohet në shumë forma dhe mënyra, dhe si rrjedhim kërkohet një inspektim i detajuar në të gjitha nivelet për gjetjen e rreziqeve. Pas kësaj duhet të merret një vendim mbi mënyrën që do kryhet operacioni. Nga sa u tha, është e dukshme që operacioni është më i komplikuar sesa ato për ndërtesat e shembura totalisht. Megjithatë ka disa rregulla të përgjithshme që duhet të zbatohen me korrektësi në të tilla raste: - Shpëtuesit që veprojnë në zonën e rrezikut duhet të jenë sa më të pakët, që të jetë e mundur, në numër, të mos hyjnë në drejtim apo rrugë të gabuar për të mos bllokuar njeri-tjetrin, në rast të një tërheqjeje ose nxjerrjeje të shpejtë;

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

110

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

- Duhet të ketë gjithnjë një plan evakuimi nga zona e rrezikut në sa më pak kohë, që të jetë e mundur (brenda disa sekondash), p.sh. rrëshqitje poshtë me anën e litarëve ose telave shtrëngues; - Është e vetëkuptueshme që hyrja në zonën e rrezikut duhet të kryhet gjithashtu shpejt dhe me sa më pak rreziqe, p.sh. me efektivitet është përdorimi i shkallëve të makinave të zjarrfikësve, etj; - Qëndrimi në zonën e rrezikut duhet të jetë sa më i shkurtër, që të jetë i mundur. Është e rrezikshme që të tejzgjatet deri sa të merret një vendim ose sa të arrijnë pajisjet dhe mjetet e punës;- Çdo veprim që duhet të bëhet dhe çdo vegël që nevojitet, duhet të jetë gati më parë;- Masat shtesë të sigurisë duhet të zbatohen gjatë gjithë kohës së operacionit të shpëtimit, p.sh. materialet kundrashtytjeve, trarët mbështetës të ndihmuar nga makinat me krahë të gjatë, etj; - Në përgjithësi, mund të thuhet se shpëtimi nga një ndërtesë me shembje të pjesshme, ka shumë ngjashmëri me shpëtimin nga një ndërtesë që ka marrë zjarr. Gjatë veprimeve, për lokalizimin e vendit të viktimave dhe shpëtimin e tyre duhen zbatuar të gjitha masat e sigurisë dhe të shmangen rreziqet e mundshme para dhe gjatë operacionit të shpëtimit.

Stërvitja pjesa më e rëndësishme për suksesin e një operacioni KSH nga tërmetiStërvitjet dhe ushtrimet për përballimin e një tërmeti janë pjesa më e rëndësishme e përgatitjes së planeve të emergjencave. Ato mësojnë pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit se si të përgjigjen në mënyrë sa më të shpejtë dhe efektive në pasojat e një tërmeti. Gjithashtu ndihmojnë të vlerësohen sa më mirë të gjitha pjesët e planit të parapërgatitur për të punuar së bashku dhe shikohet se sa mirë pjesëtarët e këtyre ekipeve janë trajnuar për këtë qëllim. Stërvitjet na lejojnë të shohim se sa mirë funksionojnë gjërat dhe për të korrigjuar çdo problem. Planet janë absolutisht të papërdorshëm, në qoftë se ata nuk janë të njohur për të gjithë drejtuesit dhe pjesëtarët e ekipeve të KSH-it. Kur ndodh një tërmet është tepër vonë për të zbuluar se një pjesë e planit tonë mund të mos funksionojë.

Plani i shpëtimit duhet të jetë diskutuar me pjesëmarrjen e ekipeve të shpëtimit. Çdo anëtar duhet të jetë i qartë për planin e tij. Plani duhet përditësuar vazhdimisht, bazuar në kushtet konkrete të situatës. Planet duhet të ushtrohen në mënyrë periodike për të rifreskuar memorien dhe përgatitjen e

111

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

të porsaardhurve me anë të: - Testimi i pjesëve të veçanta të planit, për shembull, stërvitje për mbrojtje individuale;- Stërvitje në shkallë të gjerë për përgatitjen ndaj tërmetit – një herë ose dy herë në vit;- Kuptimi i dinamikës së tërmetit dhe i dëmeve potenciale - foto, kaseta, video që ilustrojnë dëmet, janë të dobishme në edukimin e personelit dhe stafit; (në nivelin strukturor dhe jo strukturor) dhe këto duhet të diskutohen;Rëndësi të veçantë ka vlerësimi i stërvitjes dhe ushtrimeve – çdo pjesëtar i ekipeve të KSH-it do të mësojë diçka nga çdo stërvitje/ushtrim, prandaj ato duhet të ndryshohen për të pasqyruar arritjet dhe përvojën. Stërvitjet duhet të përgatiten dhe kryhen duke marrë parasysh rrethanat e veçanta të repartit dhe pjesëtarëve të ekipeve të KSH-së. Po kështu duhet të kryhet edhe trajnimi i standardizuar për të gjithë anëtarët e skuadrave të KSH, për një operacion të përbashkët edhe me agjenci të tjera të kësaj fushe. Kryerja e stërvitjeve apo ushtrimeve të tilla të përbashkëta duhet të bëhet në afërsi të zonave të rrezikshme.

Mbështetja e trajnimit/stërvitjesNjë rëndësi të madhe ka infrastruktura e mbështetjes së trajnimit. Ndërtimi i Mbështetjes së Trajnimit është pjesë e punës organizative, e konceptit dhe doktrinës me qëllim aplikimin e aktiviteteve trajnuese për operacionet e lehtësimit në fatkeqësi natyrore, në nivelin më të mirë. Mbështetja, ose e thënë ndryshe, blloku ndihmës i trajnimit (poligon trajnimi), mund të përbëhet nga një hapësirë e mbyllur prej 500 m² dhe një hapësirë e hapur prej 5000-10.000 m². Në të do të përfshihen:

- Qendra e trajnimit dhe mbrojtjes nga efektet e tërmetit;- Zona stërvitore, rajoni i katastrofës;- Palestra, kolibet dhe brezi i kurajës së qenve të KSH-it; - Qyteti i çadrave.

Qendra e trajnimit dhe mbrojtjes

Qendra e trajnimit për fatkeqësitë natyrore duhet të përfshijë klasa me mbështetje vizive për ata që trajnohen. Ndërtesa kryesore gjithashtu përfshin dhomën e trajnimit mekanik, në të cilën bëhen të gjitha aktivitetet trajnuese për pajisjet e KSH-së, qendrën e operacionit, dhomat e magazinimit të pajisjeve për secilin nga ekipet e shpëtimit dhe zonat e riparimit.

112

Metodologjia e operacioneve të Kërkim-Shpëtimit në tërmete

Dhoma e improvizimit të tërmetit

Në dhomën e improvizimit të tërmetit, në qëndren e trajnimit dhe mbrojtjes nga efektet e tërmetit, pjesëtarët e ekipeve të KSH-së kalojnë eksperiencën e tërmeteve, duke praktikuar ndërkohë edhe mbrojtjen individuale. Për këtë mund të përdoret një kontenier, i cili kompletohet si një dhome ndenjeje dhe mund te improvizojë tërmete të intensiteteve të ndryshme, duke përdorur një motor për lëvizje vertikale dhe një për lëvizje horizontale. Zona e trajnimit për pajisjet

Pjesëtarët trajnohen për përdorimin e pajisjeve të KSH-së, duke marrë njohuritë teorike dhe për përdorimin praktik individual të pajisjeve mekanike. Zona stërvitore

Pasi mësojnë se si të përdorin pajisjet e KSH-së, personat që trajnohen vendosen në përbërje të një skuadre/ekipi dhe praktikojnë modelin e ndërtesës shumëkatëshe me qëllim që të rritin efikasitetin e tyre. Pengesat nëpër kate të ndryshme kapërcehen duke përdorur pajisje të ndryshme dhe praktikohen mënyrat e shpëtimit të viktimave. Skuadrat që arrijnë standardet e dëshiruara në zonën e modelit të ndërtesës shumëkatëshe, vazhdojnë trajnimet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës së parë në rajonin e katastrofës ku ka ndodhur një tërmet. Rajoni i katastrofës

Në këtë zonë kryhen stërvitjet e lehtësimit nga fatkeqësitë natyrore, me qëllim që të sigurohet kompaktësimi i veprimeve të skuadrës, kompanisë dhe batalionit. Në këtë zonë mund të ketë disa ndërtesa 2-3 katëshe, të shkatërruara plotësisht dhe pjesërisht. Në këtë zonë, instruktorët kryejnë të gjitha veprimet si në rastin e një tërmeti real. Aty fshehin personel të gjallë brenda korridoreve nën ndërtesë dhe skuadrat që trajnohen për kërkim-shpëtimin, hetojnë, arrijnë të shpëtojnë dhe iu japin ndihmën e parë viktimave. Trajnimi për heqjen e gërmadhave dhe rrënojave dhe evakuimi nga ndërtesat shumëkatëshe bëhen në të njëjtën zonë trajnimi. Këtu mund të kryhen edhe të gjitha llojet e trajnimeve për MNZ, MADM-në dhe për masat paraprake mbrojtëse ndaj tyre. Kolibet, palestra dhe brezi i kurajës së qenve te KSH-së

Një element tjetër është edhe përgatitja e qenve të KSH-së. Zakonisht mund të përdoren deri në 6 qen të KSH-së. Trajnimi i tyre vazhdon, bashkë me specialistet e trajnimit të qenve të KSH-së, në mënyrë që ata të jenë gati për mision në çdo

113

Kolonel Viktor Isaku Nënkolonel Alqi Nikolla

kohë. Qyteti i çadrave

Zona e trajnimit për modelin e qytetit të çadrave/tendave duhet ndërtuar në përputhje me konceptin e operacioneve të lehtësimit në fatkeqësitë natyrore dhe përfshin të gjitha mjetet e pajisjet e domosdoshme të një qyteti prej 100 shtëpish-çadre, me modele të ndryshme të tyre. Atyre që trajnohen, iu mësohet si të ndërtojnë një model të qytetit të çadrave, brenda subjektit të planëzimit të operacioneve të lehtësimit nga fatkeqësitë natyrore.

Referenca:

1. Field operations Guide http://www.google.com/#sclient=psy&h =en&q=field+operations+guide&aq=f&aqi=g4g-o1&aql=&oq=&gsrfai=&pbx=1&fp=6f32b8af52b7e0b8

2. www.usaid.gov/our_work/humanitarian_assistance/.../fog_v4.pdf 3. cawg.cap.gov/Files/other/fog8x10complete.pdf4. www.citizencorps.gov/cert/downloads/training/fog.pdf5. http://www.trb.org/Main/Blurbs/Field_Operations_Guide_for_SafetyService_ Patrols_164043.aspx6. http://www.rescuedirect.com/Merchant2/merchant. mvc?Screen=PROD&Product_Code=USARFOG7. PDF - FA-163C, Search and Rescue Operations www.usfa.dhs.gov/downloads/ pdf /publications/fa-163c.pdf8. Urban Search and Rescue Task Forces: Facts and Issues9. www.fas.org/sgp/crs/homesec/RS21073.pdf -10. lacoa.org/PDF/.../03-08_Learn-Light-Search-and-Rescue.pdf

114

Lufta dhe sistemet komplekse

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik MetaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Në literaturën ushtarake, lufta është studiuar duke u mbështetur në zhvillimin e ligjeve të fizikës së Njutonit. Lufta, sipas këtij modeli, zhvillohet sipas parimeve shkak-pasojë dhe ajo mund të parashikohet duke pasur parasysh njohjen e “ligjeve” të saj. Me fjalë të tjera, sapo të kemi informacionin për çdo situatë në dispozicion, ne mund të zbulojmë lidhjet që rrjedhin nga kjo. Atë që nuk mund ta vëzhgojmë drejtpërdrejt, mund ta marrim me mend. Lufta “njutoniane” është lineare. Mund të vendosim një lidhje proporcionale midis shkakut dhe pasojës. Por shkenca po pohon se bota nuk është një vend i rregullt dhe linear. Shumica e realitetit, në vend që të jetë i rregullt, i qëndrueshëm dhe i ekuilibruar, është në ndryshim dhe i çrregullt. Sistemet komplekse dhe dinamike gjenden kudo në botën natyrore dhe në atë sociale, duke përfshirë këtu edhe luftën. Është e qartë se lufta si sistem jolinear kompleks, në thelbin e vet, është e paparashikueshme me mjete analitike. Rastësia dhe probabiliteti sundojnë mbi thjeshtësinë në botën reale. Kështu që dy luftëra nuk mund t’i ngjajnë njëra tjetrës.

Hyrje

Lufta ka qenë dhe vazhdon ende të mbetet një nga veprimtaritë më të zakonshme dhe me efekte shkatërrimtare në historinë e marrëdhënieve midis shteteve, popujve dhe kombeve të ndryshme. Ajo që i ka shqetësuar

më shumë popujt, shtetet, njerëzit, politikanët, ushtarakët dhe akademikët, nuk ka qenë vërtetësia apo jo e këtij fakti, por ajo e studimit të saj dhe e krijimit të një teorie lufte. Dhe përpjekjet e studiuesve të politikës dhe çështjeve ushtarake

115

për të studiuar luftën si fenomen shoqëror janë përqendruar në përgjigjen ndaj tre pyetjeve. E para ka të bëjë me problemin se çfarë është lufta? Dhe përgjigja ndaj saj përfshin analizën e shkaqeve, natyrës dhe tipit të luftës. E dyta ka të bëjë me problemin se si duhet të fitohet lufta? Përgjigja ndaj pyetjes së dytë përbën problemin e analizës së artit ushtarak dhe veçanërisht është përqendruar në strategjinë ushtarake. Pyetja e tretë ka të bëjë me problemin se si duhet të përgatitemi për luftë? Përgjigja ndaj këtij problemi ka të bëjë me doktrinën ushtarake dhe përgatitjen e një vendi për luftë. Në të gjitha çështjet e teorisë ushtarake, lufta paraqitet si një fenomen kompleks. Kompleksiteti nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e betejës ushtarake, por me të gjitha aspektet e luftës si fenomen. Mjafton vetëm një kalim jo i thelluar në tekstet që merren me luftën dhe shprehja se lufta është një fenomen kompleks haset kudo. Nëse i referohemi njërit nga teoricienëve më të shquar të luftës, Klauzeviçit, ai e sheh luftën si një realitet të vështirë ku ”Çdo gjë në luftë është e thjeshtë, por gjëja më e thjeshtë është e vështirë. Vështirësitë grumbullohen dhe përfundojnë duke prodhuar një lloj fërkimi që është i pakonceptueshëm, përveç nëse dikush e ka përjetuar luftën”1 Fërkimi e bën luftën në realitet të dallojë nga lufta në teori e cila është e thjeshtë dhe ndjek rregullat e një realiteti linear. Por jo vetëm në veprën e famshme të Klauzeviçit “Mbi Luftën”, por edhe në traktatet e teoricienëve të tjerë ushtarakë gjejmë metaforat e luftës si një fenomen kompleks e i ndërlikuar. Mjafton të bëjmë një lexim të shpejtë mbi dokumentet e sotme të strategjive të sigurisë, strategjive ushtarake, etj. dhe do të shohim se fjalët “komplekse” dhe “e paparashikueshme” janë të pranishme në të gjitha ato. Strategjia e sigurisë e BE-së e shikon terrorizimin si rrezik kryesor dhe thekson se ai vjen nga shkaqe komplekse si: “presioni i modernizimit kulturor, shoqëror, krizat politike....”2 Për shkak të kompleksitetit të burimeve të kërcënimeve kundër sigurisë së vendit, doktrina ruse konsideron se konfliktet ushtarake shfaqen në mënyrë të papritur.3 Por çfarë janë sistemet komplekse, jolineare dhe kaotike dhe çfarë ndikimi kanë ato për teorinë ushtarake?

Çfarë është lineariteti dhe jolineariteti?Është në natyrën njerëzore që të përpiqet të kuptojë dhe shpjegojë fenomenet fizike dhe natyrore, por edhe ato shoqërore që ndodhin rreth nesh dhe që për fat të keq, janë të pafundme. Kur vëzhgimet mbi një fenomen mund të jepen në

1) Clausewitz, On War, (Peter Pared, Michael Howard, editors), Princeton University Press, 1989, fq. 1192) Europian Security Strategy, Brussels 2003, fq. 33) The military doctrine of Russian Federation, (pdf) përkthim jo zyrtar në anglisht i tekstit që gjendet në faqen zyrtare të presidentit rus, shkarkuar datë, 29.04.2010

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

116

formën numerike, përpjekja për ta kuptuar dhe përshkruar fenomenin, merr shpesh formën e një modeli matematikor, megjithëse ai mund të jetë model i thjeshtëzuar për të kapur thelbin e tij. Qoftë për shkak të injorancës sonë, qoftë edhe për shkak të dëshirës për ta thjeshtëzuar atë, ne lëmë jashtë, pa i marrë parasysh, shumë faktorë. “Lineariteti” zbatohet në matematikë në një sistem ekuacionesh, ndryshoret e të cilëve mund të hidhen në një sistem koordinativ kundrejt njëri-tjetrit si një vijë e drejtë. Që sistemi të jetë linear ai duhet të përmbushë dy kushte të thjeshta. I pari është proporcionaliteti që tregon se ndryshimet në sistemin e ndryshores së pavarur janë proporcionale me ndryshimet e ndryshores së varur. Sisteme të tilla shfaqin atë, që në shkencën ekonomike quhet “rezultante e qëndrueshme e shkallës”, që nënkupton se shkaqet e vogla prodhojnë pasoja të vogla dhe shkaqet e mëdha japin pasoja të mëdha. Kushti i dytë i linearitetit që quhet mbledhshmëria ose mbivendosja formon bazat e procesit të analizës. Koncepti qendror është që e tëra është e barabartë me shumën e pjesëve të veta. Kjo lejon që problemi të zbërthehet në pjesë më të vogla të cilat kur zgjidhen, mund të mblidhen përsëri për të përfituar zgjidhjen e problemit origjinal. Sistemet jolineare janë ato që nuk i binden proporcionalitetit ose mbledhshmërisë. Ato mund të shfaqin sjellje të çrregullta përmes rezultateve në dalje disproporcionalisht të mëdha ose të vogla, ose mund të përfshijnë ndërveprime “sinergjike” në të cilat e tëra nuk është e barabartë me shumën e pjesëve. Edhe nëse sjellja e një sistemi mund të zbërthehet në pjesë të veçanta ai mund të klasifikohet si linear, madje, edhe nëse përshkruhet nga një ekuacion i komplikuar me shumë terma. Nëse ndërveprimet janë tipare të pareduktueshme (që nuk mund të faktorizohen) të sistemit, ai është jolinear edhe nëse përshkruhet nga sisteme ekuacionesh relativisht të thjeshta. Fenomenet jolineare kanë qenë gjithmonë me shumicë në botën reale. Por shpesh, ekuacionet e nevojshme për të përshkruar sjelljen e sistemeve jolineare, me kalimin e kohës, janë shumë të vështira ose të pamundura për t’u zgjidhur me mënyra analitike. Sistemet me feedback qarkor, “reaksionet zinxhir”dhe ndryshimet cilësore, me kalimin e kohës, sjellin të papritura. Shpesh kapërcejnë papritur në një regjim cilësisht të ndryshëm të sjelljes. Moti, djegia, thyerja ose krisja, evolucioni biologjik, reaksionet biokimike në organizmat e gjalla dhe histeritë në sistemet elektronike janë shembuj të sistemeve jolineare. Megjithëse, gjatë shekujve, janë krijuar disa teknika analitike për të zgjidhur sistemet që karakterizohen nga jolineariteti, deri në shpikjen e teknikave numerike të ofruara nga kompjuterët, studimi i tyre ka qenë relativisht i kufizuar. Nga ana tjetër, teknika të sofistikuara analitike për zgjidhjen e ekuacioneve

Lufta dhe sistemet komplekse

117

lineare janë zhvilluar gjatë shekujve, duke u bërë mjeti i preferuar në, pothuajse të gjithë fushat e teknikës, gjatë pjesës së fundit të shekullit të 19-të. Për shkak të strukturës së qëndrueshme të një sistemi linear, në momentin kur ne njohim diçka rreth tij, mund të bëjmë shumë llogaritje dhe të arrijmë në një parashikim të mirë. Procedura normale ka qenë gjetja e një teknike matematikore ose shpjegimi fizik për një “linearitet” të idealizuar të një sistemi natyror ose teknologjik. Një sistem i tillë i idealizuar, shpesh, ndërtohet duke hedhur tutje termat jolineare në ligjet e paraqitura, për ta përshkruar atë dhe për të punuar me një “përafrim” perfekt linear shumë më të thjeshtë. Në termat e zakonshëm të përdorur, dikush kalon nga ekuacionet4 që “shpërthejnë” tek ato që janë “të bindura”. Në fakt, matematicieni Ian Stjuart (Ian Stewart) ka thënë: “Matematika klasike është përqendruar në ekuacionet lineare për një arsye themelore pragmatike; ajo nuk mund të zgjidhte asgjë tjetër… aq të manipulueshme janë ekuacionet lineare”. Kështu që matematicienët klasikë ishin të gatshëm të kompromentonin (rrezikonin) ligjet e fizikës për të zbuluar ato. Teoria klasike merret me dallgët e cekëta, vibrimet e amplitudës së ulët, gradët e temperaturave të ulëta5. Siç edhe ndodh shpesh, realiteti është zgjedhur me kujdes, me qëllim që të manipulohet me mjetet në dispozicion. Një nga aspektet më të dukshme të shkencës jolineare është pjesa e dinamikës jolineare, që në gjuhën popullore njihet si “teoria e kaosit”. “Kaosi” rezulton kur një sistem është jolinear dhe “i ndjeshëm ndaj gjendjes fillestare.” Kjo ndodh edhe kur një sistem është përcaktues, për të cilin ligjet dhe ndryshoret analitike janë të njohura. Në një regjim kaotik, një sistem është, në mënyrë dinamike, i pastabilizuar kështu që, pothuajse, të gjitha vlerat e rezultateve të ndryshoreve çojnë në sjellje të paparashikuar e të parregullt të sistemit. Matematikisht, sistemet kaotike përcaktohen nga sisteme diferenciale që nuk mund të zgjidhen, kështu që ne nuk jemi në gjendje të përllogarisim gjendjen e sistemit, në një moment të caktuar “t”. Për të kuptuar se nga vjen kaosi, le të shohim një sistem përcaktues i cili bëhet kaotik. Ky sistem mund të gjendet në studimin e ciklit jetësor të botës shtazore. Biologët janë shumë të interesuar në parashikimin e luhatjeve të popullsisë së botës shtazore. Kjo mund të duket si një detyrë shumë e vështirë por, në realitet, një ekuacion i thjeshtë i cili quhet ekuacioni logjistik, i përafrohet sjelljes së vëzhguar me saktësi të madhe. Ky ekuacion na lejon që të parashikojmë ndryshimet e popullsisë, bazuar në dy faktorë: numri mesatar i lindjeve për një kafshë dhe popullsia fillestare. Ky

4) Ian Stewart, Does God Play dice? The mathematics of chaos, Oxford and New York: Basil Blackwell, 1989, cituar nga Alan Beyer hen Clausewitz, nonlinearity and unpredictability of war, International Security, 17/3, (Winter 92-93), fq. 59-905) The literary appropriation of chaos theory, fq. 4

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

118

është një ekuacion që përsëritet dhe do të thotë se popullsia e llogaritur në vitin e parë rifutet në ekuacion për të parashikuar popullsinë në vitin pasardhës e kështu me radhë. Një faktor kryesor i ekuacionit është feedback-u që varet vetëm nga vlera e popullsisë pasi ai ndryshon vit pas viti. Kur popullsia rritet shumë, në krahasim me ekosistemin lokal që e ushqen atë, faktori feedback e dobëson popullsinë. Kur është më i vogël, feedback-u “nxit” rritjen e popullsisë në të ardhmen. Ekuacioni jolinear, i përdorur nga biologët, për të përshkruar ndryshimet e popullsisë së botës shtazore, është si vijon:

Ku: popullsia shtazore x, për një periudhë t+1, është e barabartë me vlerën e fundit të popullsisë xt, shumëzuar me numrin e lindjeve në mungesën e mbipopullimit λ, shumëzuar me faktorin që përfaqëson feedback-un nga efektet për shkak të densitetit ose popullimit (1-xt). Ajo që është e rëndësishme rreth faktorit feedback është se ai paraqet jolinearitetin në sistem. Ky jolinearitet nuk është shumë i ndryshëm nga ajo që nënkuptojnë njerëzit kur ata përshkruajnë një individ gjaknxehtë si “jolinear”, kur dikush nuk pajtohet edhe pjesërisht me të, duke nënkuptuar se përgjigja e personit nuk ishte në përshtatje me situatën. Sistemet kaotike nuk janë as rastësore, as periodike. Ata nuk janë rastësorë sepse e ardhmja e tyre varet nga kushtet fillestare. Ata nuk janë periodikë sepse sjellja e tyre nuk përsëritet. Ndryshime shumë të vogla, në kushtet fillestare, mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në sjelljen e sistemit. Moti përdoret shpesh si një shembull i sistemit kaotik. Ndjeshmëria ndaj kushteve fillestare ndonjëherë quhet si “efekti flutur”që sjell në mend një ilustrim që dha Eduard Lorenc (Edward Lorenz), një nga pionierët e teorisë së kaosit, i cili tha se “një flutur që përplas krahët në një pjesë të botës mund të shkaktojë një tornado mijëra milje larg”.

Lufta dhe sistemet komplekse kaotikeLufta, veçanërisht në literaturën perëndimore, është ndikuar nga zhvillimi i ligjeve njutoniane të fizikës. Sipas këtij modeli, lufta zhvillohet sipas parimeve shkak-pasojë dhe është e parashikueshme, duke pasur parasysh njohjen e “ligjeve” të saj. Me fjalë të tjera, lufta është e njohur. Porsa ne kemi informacionin për çdo situatë në dispozicion, mund të zbulojmë pasojat që rrjedhin nga kjo. Atë që nuk mund ta vëzhgojmë drejtpërdrejt, mund ta marrim me mend. Lufta njutoniane është lineare. Ne mund të vendosim një lidhje proporcionale midis shkakut dhe pasojës. Por shkenca është duke pohuar se bota nuk është një vend i rregullt dhe linear. Shumica e realitetit, në vend që të jetë i rregullt, i qëndrueshëm dhe i ekuilibruar, është duke vluar dhe gurgulluar me ndryshim

Lufta dhe sistemet komplekse

119

dhe çrregullim. Luftimi, në shkallën e tij më të vogël, mbështetet në ndërveprimin fizik të sistemeve të armëve, por rezultati taktik i luftimit ndikohet gjithashtu nga terreni edhe në sistemet abstrakte si doktrina, informacioni, morali, ku vetëm disa prej tyre mund të përgatiten më përpara. Suksesi operacional mbështetet në kombinimin e shumë betejave taktike, në gatishmërinë e përgjithshme të forcave dhe në faktorë të tjerë shtesë si cilësia e zbulimit, mbështetja logjistike dhe komandim-kontrolli. Por suksesi operacional në vetvete nuk është i mjaftueshëm të sjellë sukses strategjik në arritjen e qëllimeve politike. Një nga faktorët e tjerë që ndërhyn këtu është kapaciteti dhe vullneti i shoqërisë dhe ekonomisë për të mbajtur edhe koston e një fushate operacionale të suksesshme.6 Fakti është i pamohueshëm; modeli njutonian nuk e përshkruan në mënyrë të kënaqshme botën. Dhe kjo është e vërtetë edhe për luftën. Lufta është një proces më dinamik se çdo gjë tjetër.7

Askush nuk ka pohuar që teoria e kaosit mund të përdoret në vetvete për të nxjerrë një teori lufte. Profesioni ushtarak i cili është i orientuar nga misioni, është i interesuar që veprimtaria ushtarake të jetë e parashikueshme dhe nën kontroll.8 Megjithatë, një numër autorësh kanë argumentuar se lufta është, në thelb, kaotike, jolineare dhe kanë bërë përpjekje për të zbatuar teorinë e kaosit në aspekte të ndryshme të luftës. Alan Bejërçen, për shembull, ka treguar që Klauzeviçi e ka perceptuar luftën si një fenomen thellësisht jolinear, siç tregohet në ndërveprimin midis shansit dhe probabilitetit, efektit të fërkimit, mjegullës në luftë dhe dinamikës së veprimit mbi armikun që është subjekt i të njëjtave forca dhe që mendon dhe vepron.9 Në luftë, ndërveprimi ndodh jo vetëm midis kundërshtarëve por edhe në proceset që ndodhin në çdo anë, si pasojë e garës. Kjo është treguar në Librin e Katërt, ndërkohë që Klauzeviçi diskuton pasojat e ndryshme të fitores apo humbjes në fushën e betejës. Pasojat, shpesh, ndjehen në mënyrë disproporcionale. Siç e kemi përmendur tashmë në Kapitullin e Shtatë, shkalla e fitores nuk rritet thjesht me një ritëm në përpjesëtim të drejtë me rritjen në numër të ushtrive të mundura, por progresivisht. Rezultati i një beteje të madhe ka efekt më të madh psikologjik te humbësi sesa tek fituesi. Kjo, nga ana tjetër, shkakton humbje të tjera të fuqisë materiale (nëpërmjet braktisjes së armëve në një tërheqje apo dezertim nga ushtria), e cila pasqyrohet në humbjen e moralit; të dyja bëhen reciprokisht ndërvepruese, pasi secila rrit dhe shton tjetrën.10

6) John F. Schmidt, “Command and (Out of ) Control: The military implications of Complex Theory,”. 1997, fq. 1037) Susan E. Durham, “Chaos Theory for the practical military mind”, Research Paper ACSC, 1997, fq. 18) Alan Beyer hen, “Clausewitz, nonlinearity and unpredictability of war”, International Security, 17/3, (Winter 92-93), fq. 59-909) On War, fq. 253 10) John F. Schmidt, “Command and (Out of ) Control: The military implications of Complex Theory,” National Defence University, Washington D.C. 1997, fq. 105

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

120

Një proces i tillë amplifikues feedback-u është po aq jolinear, si ai në çdo fushë, nga turbulenca në atmosferë deri në optikën e lazerit. Si një sistem i hapur që shkëmben në mënyrë të vazhdueshme energji, materie dhe informacion me sistemet e tjera dhe me ambientin në tërësi, lufta është në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm. Nuk është kurrë në ekuilibër. Lufta i largohet vazhdimisht gjendjes së ekuilibrit nga ndërhyrjet e ambientit, në formën e materies fizike (ose materiale) por edhe në formën e lidershipit, motiveve politike, stërvitjes, taktikave novatore, ose çdo lloj informacioni që futet në sistem. Feedback-u është një karakteristikë e përhershme e, pothuajse, të gjithë sistemeve të hapura, duke përfshirë luftën. Duke e krahasuar me sistemet njutoniane të cilat tentojnë të kenë mekanizma minimalë feedback-u, lufta karakterizohet nga sisteme komplekse dhe hierarkike të spiraleve të feedback-ut, disa të dizenjuara, por shumë janë të paqëllimshme dhe të pavëna re. Pavarësisht, nëse janë pozitive ose negative, rezultatet e feedback-ut janë, sipas përkufizimit, jolineare. Lufta është një rregull që i kalon kufijtë. Natyra e saj universale, thjesht, nuk mund të kapet në një vend, por shfaqet nga sjellja kolektive e të gjithë agjentëve individualë, në një sistem të hapur, që ndërveprojnë lokalisht në përgjigje të kushteve lokale dhe të informacionit të pjesshëm. Në lidhje me këtë, decentralizimi nuk është thjesht një zgjedhje e komandim–kontrollit; është natyra bazë e luftës. Përqendrimi i komandim-kontrollit përfaqëson një përpjekje për të imponuar në sistem një pozicion jonatyral.12

Sipas çdo përcaktimi të termit “kompleksitet”, lufta cilësohet si një fenomen kompleks. Në lidhje me këtë, Klauzeviç, duke bërë një përshkrim të shkëlqyer të teorisë së kompleksitetit, shkruan: Makina ushtarake – ushtria dhe çdo gjë që lidhet me të – është në thelb shumë e thjeshtë dhe për pasojë e lehtë të menaxhohet. Por ne duhet të mbajmë në mëndje që asnjë nga përbërësit e saj nuk përbëhet nga një pjesë; çdo pjesë është e përbërë nga individë, çdonjëri prej të cilëve mundësinë e fërkimit... një batalion përbëhet nga individë, më pak i rëndësishmi prej të cilëve mund të rastisë të vonojë gjërat ose, në një farë mase, t’i bëjë ato gabim.11

Nuk është thjesht numri i pjesëve që e bën një sistem kompleks (megjithëse, sigurisht, sa më shumë pjesë të jenë ato çojnë në kompleksitet); është natyra e ndërveprimit të këtyre pjesëve. Një makinë mund të jetë e komplikuar dhe përbëhet nga disa pjesë, por pjesët përgjithësisht ndërveprojnë vetëm në një mënyrë të paracaktuar. Ky do të përbënte kompleksitetin strukturor. Përkundrazi, kompleksiteti për të cilin ne jemi të interesuar është kompleksiteti ndërveprues, në të cilin pjesët e sistemit ndërveprojnë lirshëm në mënyrë të ndërlidhur dhe të paparashikueshme. Çdo agjent, brenda një sistemi kompleks 11) On War, fq. 119

Lufta dhe sistemet komplekse

121

në vetvete, mund të jetë një sistem kompleks, siç mund të jetë ushtria, në të cilën çdo kompani përbëhet nga togat dhe një togë përbëhet nga disa skuadra, duke krijuar shumë nivele kompleksiteti12.Dinamika jolineare sugjeron që lufta të jetë thellësisht e mjegullt. Mjegullsia është produkt i paevitueshëm i dinamikës së luftës. Veprimi në luftë sjell paqartësinë. I vetmi tip lufte në të cilin mund të sigurojmë qartësi do të ishte një sistem i ekuilibruar i cili nuk do të klasifikohej si luftë. Klauzeviçi e perceptonte paqartësinë si një problem të vazhdueshëm që një komandant i shkathët duhet ta trajtonte me kujdes, më qëllim që të ishte fitues në fushën e betejës. Ai thotë që “lufta është fusha e paqartësisë; tre të katërtat e faktorëve mbi të cilën bazohet veprimi në luftë janë të mbështjellë në një mjegull të paqartësisë së madhe ose të vogël. Lufta është gjithashtu fusha e shansit, sepse “shansi e bën çdo gjë më të pasigurt, ndërhyn në të gjithë kursin e ngjarjeve.” 13

Sistemet dinamike jolineare, të ndjeshme ndaj kushteve fillestare, janë së brendshmi të paparashikueshme në nivelin mikroskopik, por paaftësia për të parashikuar me saktësi sjelljen e sistemit nuk është për shkak të informacionit të pamjaftueshëm rreth sistemit, siç merrej me mend. Paparashikueshmëria është një pasojë e drejtpërdrejtë, e pareduktueshme e ndjeshmërisë së sistemit ndaj kushteve fillestare dhe rregullave jolineare që udhëheqin dinamikën e tij. Sistemet komplekse, siç është edhe lufta, nuk mund të kontrollohen siç kontrollohet makina. Objekti i komandim-kontrollit mekanik do të thotë që kreu i organizatës të jetë “në” kontroll të fundit të organizatës dhe fundi të jetë “nën” kontrollin e kreut. Por a janë terreni dhe moti nën kontrollin e komandantit? A është komandanti në kontroll të veprimeve të armikut? Kompleksiteti sugjeron që ideja kryesore e komandimit dhe kontrollit është ta mbash të gjithë organizatën të lundrojë në buzë të ekzistencës “jashtë kontrollit” sepse aty sistemi është më i përshtatur, krijues, i thyeshëm, dhe energjik.Një komandant i mirë duhet të kërkojë të përfitojë nga efektet disproporcionale ose situatat e paparashikuara. Për më tepër shpjegon Bejërçen, “lufta nuk është shah; kundërshtari nuk luan gjithmonë me të njëjtat rregulla sepse, në përpjekje për të fituar, ai synon t’i ndryshojë rregullat e saj, sepse lufta është një “kameleon i vërtetë.”14 Përballja në luftë me praninë e fatit, kompleksitetit dhe paqartësisë është më e preferueshme përballë rrezikut të të qenit i verbër nga një teori lufte lineare në emër të qartësisë.

Mjedisi strategjik si sistem kompleks e kaotik

Strategjia është zbatimi i fuqisë që përbëhet nga burimet natyrore dhe shoqërore 12) John F. Schmidt, “Command and (Out of ) Control: The military implications of Complex Theory,” National Defence University, Washington D.C. 1997, fq. 10613) Ibid. fq. 108.14) On War, fq. 101

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

122

Lufta dhe sistemet komplekse

të shtetit, me qëllim realizimin e objektivave në një ambient strategjik të ndryshueshëm, dinamik dhe konkurrues. Strategjia supozon se, nëse e ardhmja nuk mund të parashikohet, ambienti strategjik mund të studiohet, vlerësohet dhe, në një farë mase, të parashikohet dhe manipulohet. Një strategji e mirë kërkon të ndikojë dhe të formëzojë ambientin e ardhshëm. Natyra e ambientit strategjik mund të konsiderohet si një sistem ndërveprues, kaotik, e kompleks. Strategjia varet nga natyra e ambientit strategjik.15

Mjedisi strategjik funksionon si një sistem kompleks i vetorganizuar. Ai kërkon të ruajë ekuilibrin e vet aktual relativ ose të gjejë një drejtpeshim të ri të pranueshëm. Në këtë mjedis, disa gjëra janë të njohura (të parashikueshme), disa janë të mundshme, disa janë të besueshme dhe disa mbeten thjesht të panjohura. Ky është një ambient dinamik që reagon ndaj të dhënave (elementeve përbërëse), por jo domosdoshmërisht në mënyrë të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.16 Pse pikëpamja mekanike e botës ka pasur një vazhdimësi kaq të madhe në mendimin strategjik? Përgjigja gjendet pjesërisht në faktin që shkencat ushtarake dhe politike u zhvilluan në formën e tyre më të plotë në shekullin e 18-të dhe 19-të, zhvillim ky që përkoi me zhvillimin e fizikës klasike dhe matematikës. Megjithatë, në fushën e luftës ka edhe arsye të tjera. Në një farë mase, lufta është mekanike. Sepse lufta “nuk është asgjë tjetër veçse një duel në një shkallë të madhe një akt force për të detyruar armikun t’i bindet vullnetit tonë.”17 Për shkak se secili kundërshtar ka të njëjtin qëllim, lufta është në vetvete një “ndërveprim”: “nuk është veprimi i një force të gjallë mbi një masë të pajetë (mungesa totale e rezistencës nuk do të përbënte fare luftë) por gjithmonë përplasja e dy forcave të gjalla.”18 Duke e parë luftën si një fenomen mekanik, nuk ka arsye pastaj të mos e shohim strategjinë ushtarake të mbështetet në një kornizë mekanike të reduktuar. Për sa kohë strategjia e sigurisë huazon metaforat e luftës, nuk është e habitshme që ajo të pasqyrojë të njëjtat paragjykime; gjë që është pasqyruar në përkufizimin se lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera. Kjo e bën punën e strategëve më të lehtë sepse nëpërmjet kësaj pamjeje lineare të fenomeneve mund të dilet me një shpjegim më të thjeshtëzuar për ngjarjet që ndodhin në botë. Mendimi klasik strategjik, jo vetëm që kërkon ta shpjegojë konfliktin në terma linearë të njëpasnjëshëm, por na detyron që t’i reduktojmë situatat shumë komplekse në pak ndryshore kryesore. Tradicionalisht, ne e shohim mendimin 15) Ibid 16) John F. Schmidt, “Command and (Out of ) Control: The military implications of Complex Theory,” National Defence University, Washington D.C. 1997, fq. 10617) Alan Beyer hen, “Clausewitz, nonlinearity and unpredictability of war”, International Security, 17/3, (Winter 92-93), fq. 59-9018) Harry R. Yarer, Strategic Theory for the 21st Century: The little book on big strategy, Monograph, US Army Strategic Studies Institute, 2006, pdf. fq. 8

123

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

strategjik si ndërveprim të një numri të kufizuar faktorësh, kryesisht ushtarakë, ekonomikë dhe politikë. Por ai duhet që të përfshijë gjithashtu faktorë të tillë: si zhvillimi teknologjik, ambienti dhe zhvillimi social. Për më tepër, sot siguria shihet jo vetëm si përpjekje për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e një vendi nga shtetet e tjera që kanë qëllime armiqësore, por edhe në termat e sigurisë së brendshme që lidhen me krimin e organizuar, shkatërrimin e ambientit, korrupsionin, sigurinë ushqimore, etj. Pamundësia jonë për të analizuar çdo ngjarje si unike, jolineare dhe rastësore na detyron që ta lëmë mënjanë probabilitetin dhe rastësinë. Rastësia dhe papërsosmëria janë, si me thënë, rregulli dhe jo përjashtimi. Për t’i bërë funksionuese modelet tona të mendimit strategjik ne i injorojmë ato. Sistemi ndërkombëtar është më shumë sesa i ndërlikuar, ai është i ndjeshëm ndaj ndikimeve të cilat mund të duken shumë të parëndësishme.19

Vlera e vërtetë e teorisë së kaosit gjendet në fushën e strategjisë kombëtare. Kaosi duhet të ndryshojë mënyrën se si ne e shohim të gjithë kompleksin e ndërveprimeve njerëzore prej të cilave, lufta është vetëm një pjesë e veçantë. Ambienti ndërkombëtar është një shembull i shkëlqyer i një sistemi kaotik. Një degë intriguese e teorisë së kaosit, “kritikaliteti i vetorganizuar” përputhet plotësisht me një analizë të tillë. Kritikaliteti i vetorganizuar është një sistem shumë i madh ndërveprues që e organizon veten vazhdimisht deri në një pikë kritike, në të cilën një ngjarje minore shkakton një reaksion zinxhir që mund të çojë në katastrofë.20

Studiuesit e kanë hetuar teorinë e “kritikalitetit të vetorganizuar” duke përdorur pirgje rëre në të cilat kokrrizat e rërës shtohen derisa arrihet një pikë kritike në të cilën shtimi i kokrrizës tjetër prodhon një ortek. Mbas rivendosjes së drejtpeshimit, sistemi është relativisht i qëndrueshëm, ndërkohë që vazhdon drejt një drejtpeshimi tjetër. Në qoftë se do t’i referoheshim dy luftërave botërore të shekullit të kaluar, ato shihen si vazhdim i njëra-tjetrës dhe e para shihet si shkak i së dytës.21 Kjo nënkupton se sistemi ndërkombëtar, para dhe pas Luftës së Parë Botërore ishte në një gjendje që e drejtpeshoi përsëri atë në përfundim të saj dhe krijoi kushte për një luftë të re që do të ishte një drejtpeshim tjetër. Modeli mekanik i shpjegimit të fenomeneve, duke përfshirë këtu edhe luftën, kërkon të gjejë shkaqet e ndryshimeve në faktorët e jashtëm. Ai merr si të mirëqenë inercinë bazë në një sistem nëse nuk veprojnë faktorët e jashtëm. Kritikaliteti, nga ana tjetër, është i vetorganizuar. Sistemi çon në ndryshime të mëdha, si rezultat i një ngjarjeje të vogël, ose të papërfillshme. 19) Determinizmi ka të bëjë me besimin se gjendja e çdo sistemi në të ardhmen mund të njihet me saktësi nëse nji-hen pjesët e tij përbërëse (komponentët në të cilat ai mund të reduktohet) dhe kushtet që influencojnë sistemin. Para teorisë së kaosit besohej se sjellja determinuese prodhonte gjithmonë një sjellje të qëndrueshme.20) Steve R. Mann, Chaos, Criticality, and Strategic Thought, 1991, fq. 1-221) On War, fq.75

124

Lufta dhe sistemet komplekse

Le të kujtojmë këtu si një shembull të shkëlqyer të vetorganizimit kritik shpërthimin e Luftës së I-rë Botërore. Vrasja e Arqiduk Ferdinandit, në Sarajevë, në vitin 1914, shkaktoi një katastrofë botërore që çoi në vdekjen e më shumë se 15 milion njerëzve në mbarë botën. Por jo çdo ngjarje mund të shkaktojë masakra të shkallës së Luftës së Parë Botërore. Vrasja e mijëra njerëzve në të njëjtin vend, në fund të po këtij shekulli, u përjetua si një ngjarje e parëndësishme. Kjo do të thotë se kushtet fillestare të sistemit janë shumë të rëndësishme në sjelljen e tij të mëvonshme.

A ofron teoria e kaosit mundësi për të planifikuar?Planifikimet paraprake janë parashikime, bazuar në njohjen e sjelljes së kaluar. Parashikuesi duhet të marrë në konsideratë se në çfarë mase ritmet e kaluara do të vazhdojnë në të ardhmen. Në parashikimin linear, e shkuara është prologu dhe parashikimi i madhësisë së ektrapolaritetit linear të trendit të kohës së kaluar drejt së ardhmes. Kur kushtet janë të përshtatshme dhe sjellja me kalimin e kohës është afërsisht lineare, parashikimi linear do të përputhet afërsisht mirë me të dhënat. Por parashikimi, përfundimisht, do të dështojë sepse nuk është shpikur ndonjë teknikë që i lejon parashikuesit të parashikojë, përpara se të ndodhë vetë ngjarja. Jolineariteti është një pikë kritike në të cilën parashikimet e shkaktuara nga ritmet e mëparshme, papritur përballen me një ndryshim të menjëhershëm në këtë ritëm. Ne shpjeguam se teoria e kaosit e bën të vështirë parashikimin e ngjarjeve. Ajo bazohet në teorinë e probabilitetit për të bërë parashikime në të njëjtën mënyrë siç bëhet parashikimi i motit. Meteorologët parashikojnë që moti, në ditët në vazhdim, do të jetë me shi në masën 60 ose 70 përqind dhe se ndryshime shumë të vogla, në kushtet e sistemit, mund të prodhojnë rezultate të jashtëzakonshme për gjithë sistemin. Megjithatë, rëndësia e këtyre ndryshimeve të vogla nuk duhet të mbivlerësohet. Sepse, siç është argumentuar, jo çdo flutur mund të krijojë një stuhi, sa herë që ajo lëviz krahët e saj duke fluturuar nga lulja në lule. Nëse do të ndodhte gjithmonë kështu, atëherë nuk do të kishte fare qëndrueshmëri në sistemin klimaterik. Pra, duhet thënë se, ashtu si këto ngjarje të vogla mund të kenë ndikim të madh në sistem, po ashtu ato nuk mund të mos ndikojnë fare në sistem. Këtu nuk nënkuptohet detyrim, por vetëm mundësi, e cila, nga ana tjetër, siguron që sistemi kaotik ndonjëherë të vihet në lëvizje nga këto ngjarje të vogla dhe që herët e tjera të mos ndikohet.22

Fakti që sistemi ndërkombëtar është anarkik, që do të thotë se nuk ka një autoritet që të jetë garantues mbi të gjithë sistemin e shteteve, nuk nënkupton që ai nuk është kaotik. Duhet thënë se në sistemin anarkik, askush nuk është

22) On War, fq.77

125

Kapiten i Rangut të II-të Adriatik Meta

në kontroll, ndërsa në një sistem kaotik gjithkush është në kontroll, dhe në fakt, askush nuk duket se është në kontroll. Në sistemin ndërkombëtar kaotik, duket se është e pamundur që ndërveprimet midis aktorëve të mund të kontrollohen ose kufizohen, duke ditur që ngjarje shumë të vogla mund të kenë potencialin për një ndikim shumë të madh në të gjithë sistemin.Për më tepër, në një ambient kaotik, është e pamundur që aktorët të parashikojnë të gjitha ndikimet e ndërveprimeve të tyre. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të parashikojnë asnjë. Kështu që, aktorët ndërkombëtarë janë në gjendje të bëjnë parashikime afatshkurtëra, por jo afatgjata, ashtu siç ndodh edhe me parashikimin e motit. Parashikimi i ndikimit të aktorëve të ndryshëm, në sistemin ndërkombëtar, duhet të marrë në analizë jo të gjithë aktorët që e përbëjnë atë (duke përfshirë këtu çdo individ) por, të paktën, ata individë të fuqishëm siç është për shembull rasti i Osama Bin Laden-it dhe nuk mund të kufizohet vetëm në aktorët kryesorë, shtetet. Teoria e kompleksitetit dhe kaosit sugjeron që parashikimi afatgjatë është më pak i rëndësishëm për sistemin për të mbijetuar, sesa ruajtja e aftësisë për të mësuar dhe për t’u përshtatur ndaj një ambienti që ndryshon dhe që është shumë i paparashikueshëm.

PërfundimePërkrahësit e teorisë së kaosit i shohin me entuziazëm shenjat e kaosit, duke treguar se sistemet komplekse dhe dinamike gjenden kudo në botën sociale. Dhe një nga këto fusha është edhe ajo e luftës, ku, siç e treguam, kompleksiteti është i gjithëpranishëm. Dhe është e qartë, lufta si sistem jolinear kompleks, në thelbin e vet, është e paparashikueshme me mjete analitike. Rastësia dhe probabiliteti sundojnë mbi thjeshtësinë në botën reale. Kështu që, dy luftëra nuk mund t’i ngjajnë njëra-tjetrës. Po kështu, asnjë teori nuk mund të na sigurojë sukses të garantuar në zhvillimin e saj. Përshtatja është e rëndësishme, si për doktrinën ashtu edhe për fushëbetejën. Pavarësisht joshjes, zbatimi i teorisë së kaosit është ende në fillimet e veta dhe ka nga ata që ende mendojnë se pritshmëria është shumë e madhe. Megjithëse jeta reale i ngjan modeleve të sistemeve jolineare, kjo nuk do të thotë që ne mund t’i modelojmë dhe parashikojmë këto fenomene. Po kështu, sistemet sociale dhe ato fizike kanë ndryshime të mëdha në thelbin e paparashikueshmërisë. Në botën sociale, ne e kemi të vështirë të specifikojmë strukturën e vet sistemit si dhe të përcaktojmë kushtet fillestare të cilat janë parakushte për të parashikuar të ardhmen e sistemeve kaotike. Problemi tjetër është se sistemet fizike janë formuar nga ligje natyrore të pandryshueshme, ndërkohë që sistemet sociale janë subjekt i ndërhyrjes së individëve dhe organizatave.

126

Lufta dhe sistemet komplekse

Referenca:

1. Clausewitz, On War, (Peter Pared, Michael Howard, editors), Princeton University Press, 1989, fq. 119

2. Europian Security Strategy, Brussels 2003, fq. 33. Stephan Fouling, “Uncertainty, for casting and the difficulty of strategy,”

Comparative Strategy, Nr.25, (19-31), 2006, pdf. fq. 214. Susan E. Durham, “Chaos Theory for the practical military mind”, Research

Paper paraqitur ACSC, 1997, fq. 15. Alan Beyer hen, “Clausewitz, nonlinearity and unpredictability of war”,

International Security, 17/3, (Winter 92-93), fq. 59-90 6. John F. Schmidt, “Command and (Out of ) Control: The military implications

of Complex Theory,” in David S. Albert’s, Thomas J. Czerwinski (editors), Complexity, Global politics, and National Security, National Defence University, Washington D.C. 1997, fq. 105

7. Harry R. Yarer, Strategic Theory for the 21st Century: The little book on big strategy, Monograph, US Army Strategic Studies Institute, 2006, pdf. fq. 8

8. Steve R. Mann, Chaos, Criticality, and Strategic Thought, 1991, fq. 1-29. Dylan Kissane, “A Chaotic theory of international relations? The possibility for

theoretical revolution in international politics”, ProPolis – Nr.2, (85-104)10. John Keegan, The second world war, Penguin Books, New York, 1989, fq. 10

127

Enigma e programit bërthamor të Iranit

Nënkolonel Fatmir QaniuShef i Kurseve në Shkollën e Trupës

Abstrakt: Të shkruash sot për programin bërthamor të Republikës Islamike të Iranit (RII), duhet të kthesh kokën mbrapa në historikun e këtij vendi dhe, në mënyrë të veçantë, në zanafillën dhe iniciuesit e tij. Për të qenë koherent dhe realist në argumentimin e tematikës së mësipërme, janë të nevojshme trajtimet analitike në disa këndvështrime, të cilat, në mënyrë kronologjike, do të na mundësojnë dhe qartësojnë drejtësinë e këtij vendi dhe programit të tij bërthamor. Njëkohësisht, një analizë e plotë, mbi fakte të vërtetuara dhe me peshë, do të zgjidhte dhe poziciononte qëndrimet e opinionit botëror në të gjitha nivelet, përsa i përket raportit midis sfidës dhe prosperitetit.

Drejtimet apo këndvështrimet, për t’i dhënë udhë një analize produktive, bëjnë të domosdoshme: së pari, nevojën e një njohjeje të shkurtër historike për kohën, qëllimin e atëhershëm të këtij programi, iniciuesit dhe mbështetësit e tij; së dyti, argumentimin, nëpërmjet fakteve “kokëfortë”, të qëndrimit iranian në lidhje me programin si dhe këmbënguljen për “pjesën e madhe” të avancimit të tij në procesin e pasurimit të uraniumit; së treti, trajtimin e arsyes përse perëndimi i kryesuar nga SHBA-ja insiston për stopimin e këtij programi bërthamor dhe së katërti, rrugëzgjidhjen e mundshme të këtij problemi për të ardhmen.

Pak histori

Themelet e Programit Bërthamor të Iranit janë vënë pas vitit 1953, kur Shahu (Mbreti) Mohamed Reza Pahlevi (Mohammad Reza Pahlevi), nëpërmjet një grushti shteti, mbështetur nga CIA, rrëzoi kryeministrin

Mohamed Mosadeh (Mohammad Mossadegh), zgjedhur në mënyrë demokratike.

128

Në fillimet e tij dhe në vazhdimësi, ky program është avancuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeveritë e Evropës Perëndimore, si pjesë e Programit “Atome për Paqe”. Në këtë kuadër, një program civil bashkëpunimi konkretizohet në vitin 1967, me themelimin e Qendrës së Kërkimeve Bërthamore në Teheran (Teheran Nuclear Research Center-TNRC), nën drejtimin e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit. Vënia në efiçencë e QKBT (TNRC), në nivelin e 5 megavatëve u bë realitet në vitin 1967, duke shfrytëzuar për lëndë të parë uraniumin e pasuruar amerikan. Traktati i mospërhapjes së armëve bërthamore nënshkruhet prej Iranit në vitin 1968. Me ratifikimin e këtij traktati, në vitin 1970, Programi Bërthamor i Iranit bëhet përfundimisht subjekt verifikimi dhe kontrolli nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (International Atomic Energy Agency-IAEA). Në vitet 70-të, planet e miratuara nga Shahu, nëpërmjet ndihmës dhe mbështetjes me teknologji të SHBA-së, kishin të projektuara ndërtimin, deri në vitin 2000, të 23 centraleve bërthamore. Mbi bazën e këtij objektivi, Kompanitë Amerikane dhe ato Evropiane kërkuan të intensifikonin dhe materializonin bizneset e tyre bërthamore me Iranin. Centrali i parë i projektuar dhe ngritur në afërsi të qytetit të Shiraz, në Bushehr, i dha rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë dhe njëkohësisht shtoi “oreksin” e kompanive evropiane. Kompani të përziera gjermane, franceze, spanjolle, belge dhe suedeze morën përsipër të financojnë, ndërtojnë dhe pasurojnë lëndën djegëse për centralet e projektuara bërthamore të Iranit. Shumat e hedhura prej tyre ishin marramendëse dhe kapnin nivelet e 5 deri 6 miliard dollarëve.Zhvillimet e shpejta në programin bërthamor të Iranit rritën synimet e regjimit dhe lakmitë për të patur sa më shume teknologji dhe instalime bërthamore në vend. Është fakt, që në vitin 1976, Amerika e drejtuar prej Xherald Fordit, i afroi shansin Teheranit, nëpërmjet marrëveshjes dypalëshe, për të blerë e ndërtuar një strukturë bërthamore, në lidhje me ripërpunimin e plutoniumit të nxjerrë nga karburanti i reaktorëve bërthamorë. Krahas bashkëpunimit me SHBA-në dhe vendet e Evropës Perëndimore, regjimi hodhi sytë dhe kërkoi mbështetje në kontinentin e Afrikës. Marrëveshja e bashkëpunimit bërthamor, nënshkruar me Afrikën e Jugut, detyron Iranin të financojë, motivojë dhe mbështesë procesin e zhvillimit të teknologjisë jug-afrikane dhe pasurimit të karburantit bërthamor (uraniumit të pasuruar), në këmbim të sigurimit të këtij të fundit në nivele të larta pasurimi, për nevojat e instalimeve bërthamore në zhvillim të Iranit. Revolucioni Islamik i vitit 1979 zbehu në nivele shumë të ulëta interesin e vazhdimësisë së amerikanëve dhe evropianëve, përsa i përket avancimit të programit bërthamor edhe pse Irani i konfirmoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) planet për rifillimin e tij. Në marrëdhëniet me

Enigma e programit bërthamor të Iranit

129

SHBA-në, Udhëheqja Revolucionare Islamike kërkoi vazhdimësinë e zbatimit të kontratës së para revolucionit, por qëndrimi dyshues i palës amerikane, detyroi kompanitë e saj të largoheshin dhe braktisnin programin në tërësi. Moslikuidimi në kohë i detyrimeve financiare kontratuale apo likuidimi i tyre në nivele të ulëta, në raport me miliardat e dollarëve të hedhura për të, detyruan njëkohësisht edhe kompanitë evropiane të braktisin këtë program. Në këto kushte, qeveria islamike, për të rigjallëruar programin dhe riaktivizuar centralet bërthamore të saj të lëna përgjysëm, intensifikoi përpjekjet për të marrë hua dhe siguruar lëndën djegëse bërthamore në drejtime dhe forma të tjera. Një nga këto forma që kompromentuan rëndë por dhe që vazhdojnë të kompromentojnë edhe sot Iranin, ishte presioni nëpërmjet përdorimit të dhunës së grupeve militante islamike ndaj shteteve, dikur përkrahëse dhe mbështetëse të Iranit dhe programit të tij bërthamor, me akte dhe veprimtari terroriste. Marrja peng, në vitin 1980, e qytetarëve francezë nga militantët e Organizatës Islamike Hezbollah, ishte një nga rastet që detyroi Francën të shkëpusë kontaktet e kompanive të saj në pasurimin e karburantit bërthamor. Vonesat në ecurinë e programit iranian pasohen edhe nga konflikti i armatosur me Irakun. Ky konflikt solli si pasojë dëmtimin rëndë të reaktorit Bushehr nga sulmet e shumta ajrore irakiane dhe bllokimin, për disa kohë, të programit. Mbas këtij konflikti, nga ana e Qeverisë Revolucionare Islamike, përpjekjet për të rinisur dhe avancuar programin bërthamor mbetën një nga objektivat parësore të saj. Përpjekjet e herëpashershme të Iranit kanë synuar përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe Evropën, me të vetmin qëllim, atë të sigurimit të përfitimeve në mbështetje të programit bërthamor. Këto përpjekjeve nuk patën rezultate pozitive; kjo për arsye të qëndrimit skeptik dhe dyshues të këtyre të fundit, në lidhje me perspektivën e këtij programi.

Qëndrimi IranianQeveria Iraniane mbetet stoike në qëndrimin e saj në lidhje me programin bërthamor. Ky qëndrim këmbëngulës ka imponuar tek SHBA-ja dhe disa shtete të Evropës Perëndimore një reagim të ashpër dhe mjedis pengues, përsa i përket ecurisë së programit. Sipas deklarimeve të bëra nga personalitetet më të larta të Iranit, shkaku i këmbënguljes dhe qëndrimit të ashpër dhe reagues ndaj Perëndimit vjen si rezultat i së drejtës që ka Irani si anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, për të patur dhe zhvilluar programin e vet bërthamor. Është e drejtë legjitime e Iranit, thonë ata, që në kuadër të programit “Atome për paqe”, të zhvillojmë dhe përsosim programin bërthamor, si një alternativë e domosdoshme për të siguruar burime të qëndrueshme të energjisë. Në mënyrë diametralisht të kundërt, reagimet e perëndimorëve, të kryesuar

Nënkolonel Fatmir Qaniu

130

nga SHBA-ja, kanë rritur polarizimin dhe ashpërsinë në marrëdhëniet mes tyre. Është apo nuk është paqësor programi bërthamor i Iranit? Kjo përbën sot enigmën e këtyre marrëdhënieve. Por si qëndron e vërteta sipas palës iraniane? Pse Irani kërkon të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit? Ku qëndron bindja dhe synimi i Iranit në kundërshtimin dhe mospranimin e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi? A kanë qenë imponuese deri më tani këto sanksione? etj. Analizat e shumta që janë bërë pro dhe kundër programit bërthamor të Iranit kanë sjellë në vëmendje opinione, deklarime, përfundime dhe rekomandime të ndryshme për t’i dhënë zgjidhje këtij dueli kokëfortë. Qëndrimi refraktar i palës iraniane, për të sfiduar Perëndimin dhe në mënyrë të veçantë Amerikën, shpaloset qartë në deklarimin e bërë nga Ambasadori iranian në IAEA Soltanieh, në lidhje me mospranimin e kërkesave të Rezolutës së miratuar nga 35 shtetet, anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore kundër Iranit. Midis të tjerave, ai thekson se: “Kërkesat e saj (rezolutës) janë punë që nuk bëhen. Populli i Madh Iranian, kurrë nuk do të ndalet përpara shkeljeve dhe presionit ndaj së drejtës ligjore për përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore.... Ne nuk do të zbatojmë asnjë fjalë të saj sepse është e motivuar politikisht kundër Kombit iranian”.

Përsa i përket procesit të shumëpërfolur të pasurimit të uraniumit nga iranianët, kjo shikohet si një alternativë për të rritur sasinë e megavatëve të energjisë elektrike dhe hulumtimeve në fushën e shëndetësisë, në kuadër të programit “Atome për paqe”. Odiseja e karburantit bërthamor, nën efektin e sanksioneve dhe qëndrimeve kundërshtuese të Perëndimit, nga nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë globale, siç është OKB-ja, i kanë imponuar, në një farë mënyre, tre opsione zgjidhjeje palës iraniane, në lidhje me pasurimin e karburantit bërthamor. Së pari, prodhimin nga vetë Irani të lëndës së parë bërthamore. Së dyti, blerjen e kësaj të fundit nga poseduesit e kësaj lënde. Së treti, shkëmbimin e uraniumit të varfër, në sasi të mëdha, me uranium të pasuruar, në sasi më të vogla. Tendenca dhe përpjekjet e perëndimorëve kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla që prodhimi dhe blerja të shkojnë në nivelet e pamundësisë nga ana e Iranit. Ndërsa lidhur me opsionin e tretë, atë të konvertimit të uraniumit të pasuruar, monitorimi do të bëhet nga një fuqi tjetër bërthamore dhe, në rastin më të parë të sinjalizimit për mundësi të prodhimit të armatimit bërthamor, do të paralizohet procesi dhe do t’i hiqet mundësia e furnizimit me lëndë të parë të cilësisë së lartë. Zhvillimet e deritanishme të programit bërthamor nxjerrin në pah një seri marrëveshjesh midis Rusisë dhe Iranit, përsa i përket ngritjes dhe kompletimit, në përgjithësi, me teknologji të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe, në mënyrë të veçantë, të konvertimit të uraniumit të varfër iranian me uraniumin

Enigma e programit bërthamor të Iranit

131

e pasuruar rus. Në përfshirjen e opsionit të tretë, të këmbimit të karburantit bërthamor, Rusia është vënë në rolin e kujdestarit ndaj Iranit. Por e vërteta tregon se klima e marrëdhënieve dypalëshe nuk ka qenë e qëndrueshme, sidomos për Iranin. Vonesat ruse, të cilësuara si të karakterit teknik, për impiantin e Bushehrit, kushtet e vëna në marrëveshjen e këmbimit të uraniumit dhe vonesat në sigurimin e tij, sipas kërkesave të palës iraniane, kanë imponuar për këta të fundit një qëndrim dyshues dhe mosbesues. Në planin e politikës ndërkombëtare, qëndrimet e rezervuara ruse dhe kineze, lidhur me praninë e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me sanksionet ndaj Iranit, janë parë dhe konsideruar nga ky i fundit si një garanci për mbështetjen dhe ecurinë e programit bërthamor. Por zhvillimet e fundit që lidhen me miratimin e Rezolutës nga Rusia dhe Kina, përfundimisht, kanë thelluar jo vetëm hendekun ndarës midis tyre por, njëkohësisht, kanë nxitur Iranin që pasurimin e uraniumit ta realizojnë me forcat e veta në nivelin e 20 %-it. Urdhëri i lëshuar nga presidenti iranian Ahmadinexhat, për pasurimin e uraniumit në impiantet bërthamore të Iranit, i dha fund procesit të konvertimit. Drejtuesi i Agjencisë Bërthamore Iraniane Ali Akbar Salehi njoftoi në televizionin shtetëror se, nga data 09.02. 2010 e në vazhdim, do të fillojë prodhimi i pasurimit të uraniumit në vend, në sasi të lartë. “Në mënyrë që në perëndim të mos krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë të bëjmë pasurimin në 20 % të uraniumit, Presidenti Ahmadinexhat na urdhëroi ta bëjmë këtë”, sqaroi Salehi. Kjo lloj ligjërate ka brenda dy aspekte të rëndësishme: Së pari, Irani, “de facto”, ka shënuar një hap të ri dhe cilësor, duke rritur shkallën e pasurimit të karburantit bërthamor, pa e patur të domosdoshme ndihmën e huaj, duke bërë të pavlefshme sanksionet e vendosura ndaj tij. Së dyti, ka bërë të ditur garancinë dhe sigurinë që procesi i pasurimit të thellohet në nivele më të larta, deri edhe 90 %, për “një program tjetër të fshehtë”, atë të bombës bërthamore, aq të përfolur dhe të këmbëngulur nga Perëndimi. Duke i parë në retrospektivë, ngjarjet e zhvilluara deri më tani, ecejaket në marrëdhëniet midis Iranit dhe perëndimorëve, kryesuar nga SHBA-ja, të lënë të kuptosh që, në pikëpamje të strategjisë që Lidershipi Politik Iranian ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë edhe tani, ka patur si qëllim të vonojë (të sigurojë faktorin kohë), rraskapitë dhe, pse jo, të sfidojë kundërshtarët e programit të tij bërthamor. Deklarimet e ish-kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed El-Baradei dhe kreut të tanishëm Jokija Amano, bëjnë me dije se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se nuk ekziston asnjë dokument për të vërtetuar të kundërtën. Këto deklarime kanë qenë, për udhëheqjen iraniane, momente që prej tyre janë mbajtur fort dhe që, në strategjinë e vonimit

Nënkolonel Fatmir Qaniu

132

dhe të sigurimit të afatit kohor, kanë qenë pjesë e rëndësishme e saj. Në një farë mënyre, kjo lloj strategjie, e justifikuar me petkun paqësor të programit bërthamor, ia ka arritur qëllimit. Në themel të këtij qëllimi është realizimi i një objektivi më se të rëndësishëm, atij të pasurimit të uraniumit në masën 20 %. Kjo vërtetoi njëkohësisht që infrastruktura bërthamore e përzierë (perëndimore&lindore) është në gjendje dhe ka kapacitete për të pasuruar karburantin bërthamor dhe premton shumë që ky pasurim të shkojë në nivele më të larta. Kërkesat e vazhdueshme të Perëndimit, sidomos të Grupit 5+1 (SHBA, Angli, Francë, Kinë, Rusi, Gjermani), për të rritur më tej ashpërsinë e sanksioneve ndaj Iranit, tregojnë se sanksionet e mëparshme, sidomos në drejtim të eksporteve iraniane, kryesisht të naftës, nuk kanë dhënë dhe siguruar efektet e nevojshme për tkurrjen e zhvillimeve në Programin Bërthamor të Republikës Islamike për Perëndimin. Në dilemën që ekziston sot në lidhje me programin bërthamor, udhëheqja islamike e Iranit kërkon të marrë pikët maksimale në favor të legjitimitetit të tij, nga ana e opinionit ndërkombëtar, përfshirë këtu vendet e paangazhuara, personalitetet më në zë të globit dhe, në mënyrë të veçantë, vendet e besimit mysliman, duke sensibilizuar opinionin tek këta të fundit, nëpërmjet frymës fetare-nacionaliste. Qëndrimin e të paangazhuarve e tregon më së miri një komunikatë zyrtare në të cilën është kërkuar normalizimi i dosjes bërthamore të Iranit dhe rikthimi i kësaj çështjeje nga KS në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Në këtë komunikatë që është lexuar nga përfaqësuesi i Kubës, është vlerësuar lart bashkëpunimi konstruktiv i Iranit me ANEA-n. Në komunikatë thuhet se: “Grupi i vendeve të paangazhuara përforcon të drejtën themelore e të pamohueshme të të gjitha vendeve për prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore, pa asnjë diskriminim”. Në fakt, kjo komunikatë është një reagim ndaj përpjekjeve të Amerikës, Francës, Anglisë dhe Gjermanisë për miratimin e një rezolute të re anti-iraniane në KG të ANEA-s. Për ta bërë sa më interesant sensibilizimin e opinionit ndërshtetëror dhe atij publik në favor të tij, Irani, në strategjinë e ngritur për këtë qëllim, si gur prove ka përfshirë dhe vënë si peng kapacitetet bërthamore të Izraelit dhe mosangazhimin e këtij të fundit në strukturat e kontrollit dhe menaxhimit ndërkombëtar të zhvillimeve bërthamore. Kjo përbën në fakt dhe një nga pikat më të dobëta në strategjinë amerikane të frenimit dhe zbehjes së programit bërthamor të Iranit. Referuar deklarimeve të fundit të ish Kreut të IAEA-së, Muhamed El-Baradei, në nëntor të vitit 2009, rezulton një prononcim se: “Në IAEA nuk kemi asnjë tregues apo provë, që Irani ka një program armësh bërthamore. Programi i Iranit është përpjekje për të nxjerrë në pah rolin si fuqi rajonale. Por, sipas mendimit tim-

Enigma e programit bërthamor të Iranit

133

thekson ai- programi bërthamor i Iranit është thjesht një mjet për të arritur një qëllim. Irani do që të njihet si fuqi rajonale. Ata mendojnë se njohuritë bërthamore sjellin prestigj dhe fuqi dhe ata do të donin që SHBA-të t’i angazhonin”. Kjo që thekson ish kreu El-Baradei, mund të jetë pjesa e fshehur e strategjisë së Teheranit, por njëkohësisht edhe shpresa e të gjithë botës arabe në afërsi dhe distancë me Iranin, për të hequr frikën dhe minimizuar ose frenuar kërcënimin e 200 mbushjeve bërthamore çifute ndaj tyre. Në pyetjen se “A do të prodhojë Irani armatim bërthamor apo jo?”, ekziston sot ngërçi dhe brenda tij sfida me të cilën jo vetëm perëndimi por e gjithë bota do të përballet nesër. Deklarimi i Shefit të Kabinetit të regjimit iranian Ali Jamenei, se “me ndihmën e Zotit, qendra e re,, së shpejti do të vihet në përdorim e kur të ndodhë një gjë e tillë, të gjithë armiqtë tanë do të verbohen”, të bën jo vetëm skeptik por jashtë mase dyshues dhe mosbesues për atë që po shërbehet nga pala iraniane. Rrezikshmëria e finalizimit të programit bërthamor me një bombë bërthamore të Iranit do të jetë një “epidemi” që do të kapë dhe infektojë jo vetëm rajonin e Lindjes së Mesme por dhe më gjerë. Sa më shumë vende të kenë në pronësi bombën atomike, aq më e madhe është mundësia që ajo të përdoret, të shitet apo të dhurohet. Kjo situatë do të rritë shanset e strukturave të terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë të atij islamik, për ta patur pronë atë dhe për të imponuar, njëkohësisht, në mjedisin global.

Qëndrimi Amerikan dhe i Evropës PerëndimoreQë nga viti 2003, SHBA kanë pretenduar se Irani ka një program për zhvillimin e armëve bërthamore. Në sinkron me këtë qëndrim të SHBA-së, tre vende evropiane, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania (BE-3) u përpoqën për të negociuar me Iranin për ndërprerjen e aktiviteteve të pasurimit të uraniumit prej tij. Nga viti 2003 deri në fillim të vitit 2006, tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë nxitur dhe kërkuar, në mënyrë të vazhdueshme, praninë e ekipeve inspektuese, kryesisht të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në instalimet bërthamore të Iranit. Qëllimi ishte zbulimi ose ekzistenca e një programi të armatimit bërthamor, si dhe për të detyruar Iranin të deklarojë në mënyrë të vazhdueshme qëllimet dhe “pse-në” e pasurimit të uraniumit. Presioni i perëndimorëve, i kryesuar nga Amerika, është drejtuar në dy drejtime kryesore: së pari ndaj vet Iranit dhe së dyti ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Në qoftë se ndaj Republikës Islamike, nëpërmjet sanksioneve, kërkohet të arrihet ndalimi dhe pezullimi i programit bërthamor, ndaj së dytës kërkohet që të bëhet pjesë e saj në nxitjen dhe miratimin në OKB të sanksioneve të reja shtrënguese kundër Iranit. Zhvillimet e deritanishme të cilat Irani ka ditur t’i shfrytëzoje maksimalisht, kanë qenë kontradiktore. Në gojën e kreut të djeshëm dhe atij të sotëm të IAEA-së,

Nënkolonel Fatmir Qaniu

134

Enigma e programit bërthamor të Iranit

programi bërthamor i Iranit nuk ka gjasa për prodhimin e bombës bërthamore, gjë që bie në kundërshtim të ashpër me qëndrimin e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Këmbëngulja e këtyre të fundit konsiston në atë që Programi Bërthamor (pjesa e fshehtë) i Iranit, në brendësi të tij mbart të gjitha mundësitë e prodhimit të armatimit bërthamor. Në një deklaratë të përbashkët të grupit, të lexuar para gazetareve në Bruksel nga drejtori Robert Kuper (Robert Cooper), theksohet se Teherani nuk i ka zbatuar “tri marrëveshjet e nënshkruara në takimin e Gjenevës, në tetor të 2009-ës”. Shtimi dhe ekzekutimi i sanksioneve ndaj Iranit nuk ka gjetur unanimitet tek Pesëshja e Këshillit të Sigurimit. Qëndrimi i Kinës dhe, në mënyrë të veçantë, i Rusisë kanë qenë më afër zhvillimit të programit bërthamor të Iranit sesa kundër parandalimit të tij. Në këtë kuadër, specialistët dhe teknicienët rusë po rindërtojnë objektin bërthamor të Bushehrit, në pjesën jugperëndimore të Iranit. Në aspektin politik, Moska ka qenë një mbështetëse e fortë e Iranit. Për Rusinë, Irani ka qenë një treg i madh jo vetëm i mallrave të konsumit, por edhe i armatimeve dhe sistemeve raketore. Roli që ndërmori Moska si “Fuqi e Licencuar Bërthamore” për të ndihmuar, në pasurimin e uraniumit të varfër iranian, do të shërbente njëkohësisht edhe si një monitorues dhe kontrollues i programit bërthamor iranian. Vonesa të karakterit teknik në Bushehr dhe mossigurimi në kohë i karburantit të pasuruar bërthamor, shtuan dyshimet dhe konsoliduan një qëndrim mosbesimi të Teheranit ndaj Moskës. Pasurimi i uraniumit në nivelet e 20 %-it nga vetë industria bërthamore e Iranit, nxori në pah qëndrimin e dyanshëm të Moskës në lidhje me programin bërthamor. Bërja pjesë e palës ruse në kërkesat e Rezolutës së miratuar nga 35 shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, përfundimisht zhvendosi Rusinë nga roli i kujdestarit për Iranin. Shumë analiza, opinione sugjerime dhe rekomandime janë deklaruar dhe hedhur sot përsa i përket qëndrimit kundërshtues nga SHBA-ja dhe vendet e Evropës Perëndimore të dosjes bërthamore të Iranit. Po si qëndron e vërteta e këtij kundërshtimi? Çfarë e shqetëson kohët e fundit më shumë Perëndimin në lidhje me programin bërthamor të Teheranit?Udhëheqësit e SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë bërë, prej kohësh, publike ekzistencën e një impianti të vogël sekret të pasurimit të uraniumit pranë “Qytetit të shenjtë” të Qom-it. Kjo fabrikë, sipas tyre, është tepër e vogël për të prodhuar energji elektrike, por mjaft e përshtatshme për prodhimin e karburantit bërthamor të domosdoshëm për një bombë bërthamore. Provat dhe dëshmitë e paraqitura, në lidhje me këtë impiant, ishin tepër bindëse dhe efektet e tij tronditën dhe ndikuan njëkohësisht në qëndrimin e udhëheqësve të Kinës dhe Rusisë, të cilët kanë kundërshtuar vendosjen dhe ekzekutimin e

135

Nënkolonel Fatmir Qaniu

sanksioneve ndaj Iranit. Në themel të strategjisë së ngritur nga kampi që kundërshton programin bërthamor të Iranit, përfshirë këtu SHBA-në dhe vendet të tjera perëndimore, qëndron fakti i dyshimit se Teherani kërkon të prodhojë armë bërthamore. Debatet që zhvillohen sot nga ekspertë të ndryshëm që mbulojnë çështjet e Lindjes së Mesme dhe, në mënyrë të veçantë, të programit bërthamor të Republikës Islamike, sidomos në SHBA, kanë rekomanduar dhe përcaktuar kurse të ndryshme veprimi. Një pjesë e mirë këmbëngulin për sanksione shtesë më të ashpra ndaj ambicieve bërthamore të Iranit, sikundër një pjesë e mirë e tyre janë skeptikë për rezultatet që mund të arrihen pas ekzekutimit të këtyre sanksioneve. Ajo që e bën më interesante çështjen e parandalimit dhe, pse jo, të neutralizimit të plotë të programit, është rezultati që pritet të arrihet nëpërmjet përdorimit të forcës ndaj Teheranit. Në deklarimet e ish presidentit Bush, në mënyrë të ripërsëritur, është theksuar se “të gjitha opsionet janë të hapura përsa i përket programit të dyshuar bërthamor të Iranit, por se SHBA-të shpresojnë ta zgjidhin çështjen në mënyrë diplomatike dhe se diplomacia duhet të jetë zgjidhja e parë. Ne do t’i vazhdojmë presionet diplomatike”. Opsioni i forcës ekziston akoma sot në tavolinën e pasardhësit të Bushit, të Presidentit Obama. Pothuajse nga një pjesë e mirë e analistëve të Lindjes së Mesme dhe, në mënyrë të veçantë, të programit bërthamor të Iranit theksojnë se ky kurs veprimi mbart me vete rreziqe të cilat mund të prodhojnë një krizë të paparashikuar në rajon, por dhe më gjerë. Tej mase këmbëngulës në opsionin e forcës është sot Izraeli. Edhe pse ndasitë që subjektet politike kanë në shtetin hebre janë të dukshme, kur vjen puna e diskutimit dhe qëndrimit që duhet mbajtur ndaj dosjes bërthamore të Teheranit, prej tyre manifestohet një qëndrim i unifikuar dhe tepër i ashpër, në të cilin përdorimi i forcës nga ky shtet konsiderohet si vendimtar dhe rezultativ. Preteksti i tyre lidhet me rajonin e Gazës që, sipas Kryeministrit Beniamin Netanjahu, është kthyer në bazë terroriste të kontrolluar nga Hamasi. Në mbështetje të këtij të fundit, një sërë funksionarësh të administratës izraelite kanë pretenduar dhe fajësuar Iranin si furnizuesin dhe mbështetësin kryesor me armatime dhe financë jo vetëm të Hamasit por dhe të Hezbullahut dhe se është Irani ai që minon dhe destabilizon procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Skenari i tyre më tej thekson se, në rast të posedimit të armës bërthamore nga Irani, klientët e tij të parë do të jenë organizatat e mësipërme, rrezikshmëri kjo që sipas izraelitëve mund të eliminohet vetëm nëpërmjet përdorimit të forcës duke goditur dhe paralizuar instalimet bërthamore të Iranit. Por a do të jetë në gjendje Izraeli të realizojë këtë fushatë të përdorimit të forcës ndaj Teheranit? Kjo përbën një enigmë e cila fsheh në vetvete të papritura jo të këndshme jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë sigurinë në rajon dhe

136

Enigma e programit bërthamor të Iranit

më gjerë. Të papriturat qëndrojnë në faktin se: A do të jetë apo jo në gjendje Izraeli të realizojë fushatën luftarake ndaj Iranit pa mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimorëve? Dhe nëse po, cilat do të jenë pasojat e një reagimi total ushtarak të Iranit, përveç unifikimit që pritet të ndodhë brenda botës myslimane në rajon, por edhe më gjerë, ndaj kësaj fushatë? Situatat e pritshme mund të jenë të paparashikuara dhe mund të kenë kosto të lartë me produkt një paqëndrueshmëri të pariparueshme të rajonit dhe një riformatim tjetër të ekuilibrave në nivel global. Deri më tani, ngjarjet e zhvilluara, por dhe ato që po zhvillohen, flasin për një maturi diplomatike të SHBA-së dhe Euro-perëndimorëve, për të ulur tensionet dhe, në mënyrë të veçantë, “orekset luftarake” të Tel-Avivit ndaj Teheranit. Kthimi tek rruga diplomatike, sidomos për palën Amerikane, për kushtet në të cilat ajo ndodhet, duke patur parasysh edhe dislokimet ushtarake në Irak dhe Afganistan si dhe operacionet komplekse të papërfunduara pozitivisht në këto dy vende, përbëjnë opsionin më të mundshëm dhe më produktiv për ta. Në themel të strategjisë së ngritur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj tradicionalë për të paralizuar dhe eliminuar programin bërthamor të Iranit, qëndron një platformë diplomatike e stërholluar. Krahas unifikimit të veprimeve me aleatët që kundërshtojnë programin, ata kërkojnë të sensibilizojnë dhe tërheqin, në kampin e tyre, vende të tjera që zotërojnë kapacitete bërthamore sidomos Indinë, Kinën, Pakistanin dhe, në mënyrë të veçantë, Rusinë si rivalen e vjetër të Luftës së Ftohtë. Firmosja e kërkesave të Rezolutës nga 35 vendet anëtare të IAEA, midis tyre Rusia dhe Kina, në një farë mase, përbën një rezultat pozitiv të kësaj strategjie. Krahas diplomacisë efiçente të SHBA-së dhe aleatëve, komponent i rëndësishëm që vlerësohet dhe shpresohet të arrihet nga kjo strategji është sensibilizimi i opinionit të brendshëm iranian dhe mbështetja e opozitës, e cila kundërshton regjimin e sotëm por jo programin bërthamor të vendit. Zgjedhjet e fundit elektorale në Iran, megjithëse të kundërshtuara nga opozita dhe nga një pjesë e opinionit botëror, lanë përsëri në pushtet Gardën Revolucionare Islamike. Tendencat e Perëndimit për të shtuar dhe ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit mbartin me vete dhe një të vërtetë të madhe, atë të mosndikimit të tyre siç pritej. Rritja demografike e popullsisë dhe e ekonomisë së Iranit, brenda 3 dhjetëvjeçarëve, flasin për një përkujdesje sociale dhe ekonomike më cilësore të regjimit të tanishëm, në krahasim me atë të Shahut të para vitit 1979. Kjo e vërtetë është analizuar dhe vlerësuar jo si duhet nga ata që sot kundërshtojnë dhe kërkojnë të ndalojnë programin bërthamor të Republikës Islamike. Në sondazhet e bëra në opinionin iranian, në pjesën më të madhe të atyre që janë shprehur për programin bërthamor, rezulton një përkrahje dhe mbështetje e plotë e zhvillimit të tij dhe qeverisjes që sot drejton Iranin.

137

Nënkolonel Fatmir Qaniu

Gazeta “Daily Telegraf”, në një artikull të saj, shkruan se: “Perëndimi dhe në veçanti Amerika të cilët theksojnë shtimin e sanksioneve kundër Iranit, duhet të pranojnë se gjendja ekonomike në Iran është e mirë dhe sanksionet kanë dështuar..... Irani, potencialin e tij ekonomik e ka kthyer në një fortesë të fortë ndaj sanksioneve ndërkombëtare dhe ky vend ka një ndjenjë sigurie të cilën perëndimi nuk mund ta kuptojë”.

Bindja amerikane se Irani ka një program të fshehtë të prodhimit të bombës bërthamore përbën sot odisenë e përpjekjeve për të sensibilizuar politikisht shtetet e ndryshme dhe qeveritë e tyre, për të kundërshtuar në bllok zhvillimin e programit bërthamor të Teheranit. Brenda kësaj bindjeje zë vend dhe meraku që SHBA dhe Aleatët e saj tradicionalë bërthamorë kanë në lidhje me prishjen e raporteve bërthamore në nivel global. Një Iran me kapacitet bërthamor nënkupton aleanca të reja, kryesisht midis atyre shteteve pro bërthamore që kundërshtojnë dhe njëkohësisht duan të zbehin dhe minimizojnë superioritetin amerikan në nivel global. Brenda kësaj bindjeje, amerikanët nuk lënë pa evidentuar faktin e ekzistencës dhe flirteve mbi baza fetare të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Republikës Islamike me struktura dhe organizata terroriste. Rasti i marrjes peng, në vitin 1980, të qytetarëve francezë nga militantët e Organizatës Islamike Hezbollah, ekzistenca e bazës sekrete të trajnimeve të Al-Kaedës brenda Iranit, në kufirin afgan dhe trajnimi i 1500 luftëtarë të saj me teknika dhe taktika paramilitare, mbikëqyrja e këtyre kontingjenteve nga eksponentë të lartë të shërbimit Sekret Iranian, prania e 18 kampeve trajnuese të Al-Kaedës në Iran si dhe furnizimi dhe kompletimi i këtyre grupeve me sasi të mëdha të raketave SAM-7, (Strela), kallashnikovë dhe lëndë plasëse të cilësisë së lartë, përbëjnë sot bazën komprometuese të Iranit dhe pabesueshmërinë e perëndimit ndaj tij, në lidhje me posedimin nga ky i fundit të armatimit bërthamor.

E ardhmja e duelit Iran-PerëndimDuke risjellë në kujtesë disa zhvillime të ndodhura më parë në marrëdhëniet Iran-Amerikë, nuk mund të lënë pa evidentuar problematikën e ngritur në një artikull të revistës “New Yorker”, nga Sejmur Harsh (Seymour Hursh). Midis të tjerave artikullshkruesi deklaron se: “Irani mund të jetë caku i ardhshëm në luftën kundër terrorizmit dhe se forcat speciale amerikane kanë kryer operacione të fshehta zbulimi në territorin e Iranit, për t’i identifikuar shënjestrat e mundshme”. Në kundërshtim të plotë, presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush, vetë dhe nëpërmjet zëdhënësve të Shtëpisë së Bardhë, mohoi deklarimet e mësipërme si të pasakta: “Diplomacia duhet të jetë zgjidhja e parë dhe përherë zgjidhje e parë e një administrate, e cila përpiqet ta zgjidhë çështjen e çarmatimit bërthamor. Ne do t’i vazhdojmë presionet diplomatike” theksonte ai.

138

Enigma e programit bërthamor të Iranit

Të njëjtin kurs veprimi kërkon të mbajë edhe Bashkimi Evropian i cili bën thirrje për qasje diplomatike. Fuqitë evropiane si Britania, Gjermania dhe Franca janë angazhuar ta bindin Teheranin të heqë dorë nga teknologjia që do të mund të përdorej për armë bërthamore. Por një pyetje të bën pak skeptik: Deri ku do të jetë caku i durimit të Amerikanëve dhe Euro-perëndimorëve? Një Iran bërthamor do të thotë shpresë për botën fanatike myslimane dhe “de facto”, kur Irani ta ketë të vetën bombën bërthamore do të gëzojë dhe vendin e drejtuesit në botën myslimane. Sipas ministrit të jashtëm Gjerman Vestervele (Westerwelle), “Armatosja bërthamore e Iranit është e papranueshme për ne. Ajo do të çonte në destabilizimin e krejt rajonit dhe në një dobësim, me gjasa fatale, të procesit të mospërhapjes”. Këtë pozicion ka mbrojtur edhe Xhejms Xhons, këshilltari për sigurinë i Presidentit amerikan, Barak Obama. Sipas tij: “Dera mbetet e hapur, por ne e mbështesim politikën tonë në teorinë se një Iran me aftësi për armë bërthamore do të ishte i papranueshëm dhe i rrezikshëm për botën dhe do të shkaktonte një garë armatimi në Lindjen e Mesme”.

Në këtë mjedis të “kujtesës së herëpashershme”, Irani vazhdon të mos jetë i gatshëm që të ndryshojë qëndrimin në çështjen atomike. Pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së, po tentojnë dhe njëkohësisht duan të paraqesin një ofertë të re për bisedime në lidhje me situatën e fundit të Iranit. Kjo ndoshta mund të jetë dhe oferta e fundit e bashkë me të dhe “durimi i sosur” i tyre. Koha, sipas diplomatëve më në zë të Uashingtonit po kalon dhe bashkë me të dhe koha e diplomacisë. Sanksione më të ashpra janë parashikuar për t’u zbatuar dhe nëse ato nuk do të kenë sukses, atëherë një goditje ushtarake do të zhvendosë përfundimisht diplomacinë dhe do të jetë opsioni i fundit për të shmangur përpjekjet bërthamore të Teheranit. Në lidhje me këtë kurs të pritshëm veprimi, është fakt që Presidenti i SHBA-së Obama ndodhet nën një presion në rritje për të vepruar. Mbyllja e vitit 2009, sipas amerikanëve, ka qenë afati kohor i fundit për veprimet konkrete të Iranit për të deklaruar dhe shmangur pjesët e errëta të programit atomik. Platforma me negociatat që SHBA-ja i ka ofruar Teheranit për të garantuar që teknologjia atomike të përdoret vetëm për qëllime civile, ka qenë deri tani dhe mesazhi i Presidentit Obama. Në mënyrë të vazhdueshme, qeveria e SHBA-së ka deklaruar se viti 2010 e në vazhdim do të jetë viti i sanksioneve më të ashpra ku opsioni ushtarak do të jetë i pashmangshëm në rastin e mospërfilljes dhe mos efektivitetit të këtyre sanksioneve. Paralajmërimi i bërë nga Obama se: “Durimi ynë megjithatë nuk është i pakufizuar. Qeveria iraniane duhet të kujdeset tani për transparencë dhe t’i konfirmojë synimet e saj paqësore në lidhje me energjinë atomike”, shpreh më së miri objektivat e strategjisë amerikane për dosjen bërthamore të Iranit.

139

Nënkolonel Fatmir Qaniu

Për një nga zërat më të dëgjuar në Uashington, por dhe përgjegjës nesër në rast të një operacioni ushtarak ndaj Iranit, siç është Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts, situata e marrëdhënieve bërthamore SHBA-Iran, jepet shumë e qartë në deklarimet e tij, në Universitetin “Xhorxh Uashington”, ku ai thotë se: “Ne të gjithë jemi të shqetësuar që koha po kalon pandalshëm për ta zgjidhur në rrugë diplomatike problemin atomik të Iranit, ...qeveria e Ahmadinexhadit ka synimin që të ndërtojë armë atomike. Është e vështirë të thuash a ka nisur Irani nga kjo punë që tani”.

Në të njëjtin kurs janë dhe Strategët Ushtarakë të Uashingtonit, për të cilët pajisja për pasurimin e uraniumit, e fshehur për një kohë të gjatë brenda një baze ushtarake në afërsi të qytetit të shenjtë të Qom-it dhe sistemet e reja gjigante të tuneleve dhe galerive, të cilat qeveria Ahmadinexhad i gërmon për t’u bërë gati e pasulmueshme në vargmalet e Iranit, përbëjnë shqetësime serioze në lidhje me enigmën e madhe të kohës dhe prodhimit të armatimit bërthamor. Në këtë përballje, shoqëruar me trysni të lartë, në mënyrë të përsëritur Sekretari Gejts, thekson se: ”nuk e konsideron fare ide të mirë një goditje ushtarake. Irani vetë duhet të arrijë në përfundimin se armatimi atomik e dobëson në mënyrë masive vendin”. Në qoftë se në Iran, fitorja e ekstremistëve me në krye Ahmadinexhad ishte më se e pritshme, befasuese për SHBA-në ishte fitorja e Netanjahut në Izrael dhe qëndrimi i fortë e pa kompromise i këtij të fundit në lidhje me Iranin. Rrezikshmëria që shteti hebre parandjen si rezultat i përhapjes së “epidemisë bërthamore” të Iranit që do të thotë rrezik i plotë i ekzistencës së tij, përbën sot shkakun e vetëm dhe tepër të këmbëngulur nga Netanjahu për t’i hapur rrugë një ndërhyrjeje, (goditjeje masive me aviacion) të instalimeve bërthamore të Iranit. Ky moment i tanishëm përbën njëkohësisht dhe vijën e ndarjes që kanë amerikanët dhe izraelitët për zhvillimet bërthamore në Iran. Padurimi i sionistëve përbën sot një faktor që nuk duhet të anashkalohet sepse një “nismë e tepruar” e tyre do të prodhonte situata të paparashikuara dhe hedhjen në erë të të gjitha përpjekjeve për mirëkuptim dhe ulje në tavolinë të iranianëve për negociata. Është fakt se Shteti Hebre është pjesë e rëndësishme e çelësit që do të zgjidhë situatën në Lindjen e Mesme, përsa i përket programit bërthamor të Iranit. I takon politikës dhe diplomacisë jo vetëm të SHBA-së por dhe Euro-perëndimorëve që, në pikëpamje të administrimit të situatës së krijuar dhe shkaktuar nga zhvillimet bërthamore iraniane, të përmbajnë dhe frenojnë çdo operacion luftarak të Izraelit ndaj instalimeve bërthamore të Iranit, për të mos i dhënë të tjera shanse këtij të fundit në pikëpamje të kohës dhe besueshmërisë që ai e kërkon për ta fituar në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë. Një platformë e përzierë, me përmbajtje të gjerë të komponentëve të diplomacisë,

140

Enigma e programit bërthamor të Iranit

sanksioneve shtrënguese të efektshme, kombinuar me një mbështetje të fuqishme të opozitës brenda politikës Islamike, do të ishte kursi më optimal i veprimit dhe njëkohësisht më shpresëdhënës që blloku anti-bërthamor ndaj Iranit me në krye Amerikën, duhet të zbatojë dhe ndërmarrë në të ardhmen.

Referenca:1. http://www.un.iAt.2. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Infcires/Others/

infcirc214pdf,3. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Infcircs/Others/infcire214.

pdf4. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Board/2003/gov2003-40.pdf5. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Board2006/gov2006-14.pdf6. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Infcires/2008/infcire739.pdf7. http://www.iaea.org/Publications/Documents/Board/2006/gov2006-53.pdf8. http://www.globalsecurity.org/wmd/library/news/iran/2009/iran-090225-

iran01.htm9. http://www.nytimes.com/2009/02/20/world/middleeast/20nuke.html? 10. http://in.reuters.com/article/idINIdia-3814832009022211. p/Can Iran make.a.nuclear.bomb.No.so.fast.analysts say.Feature12. http;//www.atimes.com/atimes/Middle.East/GH24Ak02.html13. http://www.ipsnews.net/news.asp?idnews=4106414. http://nytimes.com/2007/12/03/world/middleeast/03cnd-iran.

html?r=1&hp&oref=slogin15. http:/forum.top-channel.tv/viewtopic.php?f=8&t=529916. http:/lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/416269/titulli/Barak-Nuk-

ka-paqe-me-nje-Iran-berthamor17. http:/www.alsat.tv/index.php?option=com.content&task=view&id=1734&Ite

mid=6018. http:/www.kohajone.com/html/artikull.28069.html

141

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

Nënkolonel Arjan HilajShef i Sektorit të Stërvitjes, J3/7, SHP

Abstrakt: Përcaktimi i fitimtarit, në luftën e Jom Kipurit të vitit 1973, është një çështje që ngjall debat dhe është vështirë t’i përgjigjesh, pasi të dyja palët e përfshira në konflikt kanë ndryshime thelbësore në nxjerrjen e përfundimeve dhe pretendojnë se janë ato fitueset e luftës. Kjo gjë vështirësohet në mënyrë të veçantë kur do të përcaktosh se çfarë përbën fitoren dhe çfarë lloj mase duhet përdorur për përcaktimin e saj si p.sh. objektivat apo analiza e kostos dhe përfitimeve. Përgjigja vështirësohet akoma dhe më shumë në momentin që konstaton se në numrin e botimeve që ekzistojnë për këtë luftë, shumica e tyre tentojnë të favorizojnë Izraelin. Dhe ky fakt është një faktor shumë i rëndësishëm. Gjithsesi punimi tenton të analizojë fitoren e Izraelit, duke marrë parasysh disa nga parimet e luftës, të shprehura në Doktrinën e Përbashkët Ushtarake (DPU)101.

Hyrje

Lufta e Jom Kipurit ishte një ngjarje e shënuar pasi i dha fund status quo-së “as paqe, as luftë” që ekzistonte në Lindjen e Mesme. Në 6 tetor 1973, Siria dhe Egjipti ndërmorën një sulm të njëkohshëm në dy fronte dhe e kapën

Izraelin në befasi të plotë, në të gjitha nivelet. Efekti i shok-ut dhe intensiteti me të cilën u zhvillua lufta e vuri Izraelin në një pozicion ku diskutohej “mbijetesa e tij” si komb dhe rrezikoi që të kthehej në një luftë bërthamore. Gjatë zhvillimit të 18 ditë luftimesh të një intensiteti të lartë, megjithëse fillimisht u zhbalancua nga efekti befasi dhe humbjet e konsiderueshme të pësuara, Izraeli ia doli që të fitonte. Nga fundi i luftës, Forcat e Mbrojtjes Izraelite (FMI), jo vetëm 1) Ky punim është paraqitur së pari në modulin e Strategjisë dhe Politikes në Departamentin e Studimeve te Mbrojtjes te King’s College të Universitetit të Londrës, në vitin 2008. Ai është përshtatur ne përputhje me DPU-10.

142

që e ndalën sulmin, por gjithashtu morën iniciativën dhe kaluan në sulm. Forcat e saj rrethuan në mënyrë të plotë Armatën e 3-të Egjiptiane në Frontin Jugor dhe ndërkohë kishin brenda rrezes së artilerisë kryeqytetin sirian, në Frontin Verior. Vetëm ndërhyrja e drejtpërdrejtë e dy superfuqive, SHBA-së dhe ish BRSS-së shpëtuan koalicionin arab nga një dështim i plotë ushtarak. Përcaktimi i fituesit të kësaj lufte ka qenë një pikë debati dhe e vështirë për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi edhe sot e kësaj dite, kjo luftë bën të lindin debate nga të dy palët e përfshira që japin konkluzione diametralisht të kundërta dhe pretendojnë se janë ato fitueset. Kjo gjë bëhet veçanërisht e vërtetë në vështirësinë e përcaktimit të asaj se çka quhet fitore dhe çfarë mase përdoret për matjen e përcaktimin e saj. Dhënia e përgjigjes vështirësohet akoma më shumë, në qoftë se merret parasysh dallimi që ekziston në publikimet e bëra për luftën, të cilat tentojnë të favorizojnë izraelitët. Në këtë këndvështrim, në mënyrë që të argumentojmë përse izraelitët e fituan luftën, si dhe për hir të paanshmërisë, duhet të bëjmë të qartë ndryshimin që ekziston ndërmjet përfundimeve ushtarake dhe politike të një lufte, megjithëse është e vështirë për t’i ndarë nga njëra-tjetra. Nëse marrim parasysh maksimën e Klauzeviçit, e dyta është vazhdim i të parës. Ky shkrim do të japë kontekstin strategjik që çoi koalicionin arab të zgjidhte luftën si mjet për të zgjidhur “padrejtësinë”. Gjithashtu do të analizojë përfundimet e luftës dhe do të shpjegojë përse izraelitët dolën fitimtarë, duke marrë në konsideratë disa prej parimeve të luftës, duke përdorur Doktrinën e Përbashkët Ushtarake (DPU)10. Shkrimi do të përqendrohet në anën ushtarake të ngjarjeve dhe rezultateve të tyre dhe nuk do të zgjerohet në anën politike e cila është përtej qëllimit të këtij punimi.

Konteksti StrategjikPas humbjes së pësuar në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967 nga Izraeli dhe pamundësisë së arritjes së rezultateve të prekshme me “luftën e konsumimit” nga ana e Egjiptit, nuk kishte shenja se arabët do të mund të përballeshin me Izraelin në një lufte tjetër të madhe. Në Egjipt zëvendësimi i presidentit Sadat me Naserin nuk bëri ndonjë përshtypje në qarqet e politikëbërjes në Uashington. Tel Avivi e trajtoi atë si një figurë kalimtare. Një paqe relative sundonte në rajon, pjesërisht e ndikuar nga detanta ndërmjet dy superfuqive. Pavarësisht dëshirës së Sadatit të largohej nga ndikimi i Moskës dhe lëvizjeve të tij politike për ta përafruar Egjiptin me perëndimin, veçanërisht me SHBA-në, nuk pati ndonjë arsye për SHBA-të që të ndryshonin qëndrimin e tyre kundrejt konfliktit arabo-izraelit. Arabët dhe komuniteti ndërkombëtar dështuan në bindjen e Izraelit që të tërhiqej në kufijtë e paraluftës së 1967-ës. Nga pozicioni i më të fortit, udhëheqja

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

143

strategjike izraelite mendonte që situata gjeopolitike nuk kishte qenë kurrë me mirë më parë dhe po prisnin që arabët të pranonin realitetin2. Kjo, më së shumti, rridhte nga besimi i tepruar dhe bindja në “pathyeshmërinë” e FMI-së si dhe nga aftësia e zbulimit strategjik3.Për të thyer status qou-në që ekzistonte, në ndryshim nga paraardhësi i vet, Sadati bëri një ndryshim madhor në politikë. Duke e kuptuar që situata “as paqe, as luftë” nuk ishte e pranueshme më gjatë, duke i shtuar edhe presionin në rritje të pakënaqësisë popullore dhe kapacitetet ushtarake egjiptiane, më shumë sesa synim për të shkatërruar FMI-në ose rihapur gadishullin e Sinait, Sadati synonte të ndryshonte qëndrimin e Izraelit dhe të politikës amerikane kundrejt konfliktit arabo-izraelit, duke ndërmarrë një luftë të kufizuar. Në shkurt të 1975, përfundimi i bisedimeve pa përfitim, ndërmjet Sekretarit të Shtetit Kisinger dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare Ismail, ku i pari do të deklaronte se “unë nuk mund të merrem me problemin tuaj derisa të kthehet në një krizë”4, u përkthye si një shtysë për Egjiptin që të zgjidhte luftën si mundësinë e vetme. Sadati mendonte se, falë politikës se dy superfuqive, luftërat mund të ndaloheshin brenda një kohe prej 2-3 ditësh dhe kështu rreziqet e ndërmarrjes së një hapi të tillë nuk ishin shumë të mëdha për t’u kaluar5. Megjithatë, vetëm ndërmarrja e luftës ishte përtej kapaciteteve ushtarake egjiptiane, pavarësisht sasisë së madhe të ndihmës ushtarake, të dhënë nga BRSS. Në këtë aventurë, Egjipti kërkoi dhe bindi Sirinë që t’i shpallnin luftë Izraelit. Sadati kishte caktuar fillimisht dhjetorin e vitit 1972, si kohë për shpalljen e luftës, por u detyrua ta shtynte kur u bind se Siria nuk ishte gati për luftë 6. Në prill të 1973, Sadati takoi Asadin në Burja Al Arab, në Egjipt dhe ranë dakord për një platformë dhe koordinim të përbashkët ndërmjet të dy shteteve. Detajet e operacionit “Badr” u konfirmuan më vonë në një takim midis dy presidentëve 7. Lidershipi politik egjiptian dhe sirian e përcaktuan synimin strategjik të luftës si më poshtë: “T’i shkaktojnë një humbje të plotë forcave armike izraelite në Gadishullin Sinai dhe Lartësitë Golan dhe të pushtojnë zona të rëndësishme strategjike, me qëllim përgatitjen e kushteve të përshtatshme për lirimin e çlirimin e plotë e territoreve të pushtuara me anë të forcës së armëve dhe vendosjen e një zgjidhjeje të drejtë politike të problemit”8.

2) Rabinovich, Abraham, ‘ The Yom Kippur War, The Epic Encounter That Transformed The Middle East’, (SHBA: Schocken Books, 2004), f.11.3) Sipas ‘Konceptit’ zbulimi izraelit do te jepte paralajmërimin 24-48 ore përpara ndonjë sulmi. Përveç kësaj ‘Koncepti do të thoshte se: 1) Egjipti nuk do te shkojë në lufte pa marrë në arsenalin e vet aeroplanët bombar-dues strategjikë rusë dhe raketa tokë-tokë dhe 2) Siria nuk do të futet në luftë pa Egjiptin.4) Williams, Luis, ‘Military Aspects of the Israeli-Arab Conflict’, (Tel Aviv: University Publishing Projects, 1975), f.69.5) Po aty.,f.175.6) Kumaraswamy, F.R, ‘Revisiting The Yom Kippur War’, (Angli: Frank Cass Publishers, 2000), f. 54.7) Sadat, Anwar, ‘In search of Identity’, an autobiography (SHBA: Harper Collins, 1978), f.88.8) Kumaraswamy, vep.cit., f.56.

Nënkolonel Arjan Hilaj

144

Sadati shpresonte se një sukses ushtarak i kufizuar do t’i lëvizte superfuqitë, veçanërisht SHBA-të, nga inercia diplomatike kundrejt konfliktit arabo-izraelit dhe do t’i detyronte të ndryshonin qëndrim dhe politikë kundrejt Egjiptit. Për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të veta, Sadati punoi me kujdes për sigurimin e mbështetjes për luftë nga sauditët dhe vendet e pasura me naftë të Gjirit Persik. Ekzistonte gjithashtu mundësia e përdorimit të naftës si armë politike për përftime diplomatike. Strategjia arabe e luftës e vitit 1973 mund të përshkruhet si një sistem përgjigjesh për problemet e shkaktuara gjatë luftës së 1967-s. Ata mësuan rëndësinë e goditjes i pari dhe neutralizimin e atyre elementëve që përbënin fuqinë e Izraelit, forcave ajrore, tankiste dhe zbulimin si dhe detyrimin e Izraelit për të bërë luftë në dy fronte9. Egjiptianët sulmuan vijën e fortifikuar mbrojtëse të Bar-Levit, më 6 tetor 1973, rreth orës dy pasdite, duke përdorur si pretekst stërvitjen “Tahrir 41”, me pjesëmarrjen e 100 trupave dhe 1200 tankeve. Në të njëjtën kohë, në lartësitë Golan, sulmi sirian filloi me pjesëmarrjen e 100 aeroplanëve që sulmuan objektiva izraelite në rrafshnaltën e Golanit, shoqëruar nga një zjarr i fuqishëm i artilerisë tokësore e i ndjekur, më pas, nga një sulm masiv me tanke. Gjatë gjithë pasdites, trupat e kombinuara egjiptiane dhe siriane lëvizën përpara në përputhje me planet e tyre dhe vijat kohore operacionale. Shpejtësia e sulmit egjiptian në gadishullin e Sinait pati një efekt paralizues në pothuajse të gjitha nivelet e komandimit, duke i kapur trupat izraelite të papërgatitura dhe me forcat rezerviste të pamobilizuara. Vendimi për të mos braktisur fortesat mbrojtëse në buzë të kanalit, në orët e para të luftës, do të rezultonte fatal për forcat që i mbronin ato si dhe për forcat tankiste që shkuan në ndihmë të tyre për t’i mbrojtur10.

9) Williams, Luis, vep.cit., f.173.10) Rabinovich, Abraham, vep.cit., f.120.

Figura 1. Punimet fortifikuese izraelite në vijënmbrojtëse Bar-Lev në kanalin e Suezit

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

145

Si pasojë, dy të tretat e Divizionit Sinai u shkatërruan.

2. Mësymja egjiptiane gjatë zhvillimit të operacionit “Badr”

Data 8 Tetor 1973 do të shënonte një nga ditët me të errëta të historisë së FMI-së11. Si pasojë e një kombinimi gabimesh të bëra nga izraelitët, vendosmëria e trupave egjiptiane çoi në thyerjen e një kundërsulmi izraelit me humbje të rënda. Konfuzioni i betejës i la komandantët izraelitë të nivelit taktik, pa një pamje të qartë të fushës së luftimit. Kombinuar me një sjellje arrogante dhe superiore ndaj arabëve, kjo bëri që të krijohej receta perfekte për dështim total12. Forcat Ushtarake Ajrore Izraelite (FUAI) e gjetën veten në kryerjen e mbështetjes së afërt ajrore, në vend që të përqendroheshin në raketat tokë-ajër të mbrojtjes ajrore egjiptiane, duke pësuar humbje të thella. Të vetmet forca të përgatitura për luftë, ishin Forcat Ushtarake Detare Izraelite (FUDI). Në ditët e para të luftës, ato luftuan kundër anijeve të flotave egjiptiane dhe siriane në Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq, duke shkatërruar një pjesë të tyre. Më pas, nuk u pa që të kishte aktivitet ushtarak në det. Sirianët, ndërkohë, vijuan me sulmin e tyre në veri, gjatë datës 9 tetor, por tashmë ishte shumë vonë pasi e kishin humbur iniciativën. Gjatë kësaj kohe izraelitët ia kishin dalë të mobilizonin trupat rezerviste. Në ditët që pasuan sirianët u shtynë pak e pak prapa. Ardhja në front e një Divizioni të Blinduar Irakian nuk

11) Adan, Avraham, vep.cit. f.91-164.12) George W. Gawrych, ‘The 1973 Arab-Israeli War: The Albatross of Decisive Victory’, Leavenworth Paper 21, 1996, f.26.

Nënkolonel Arjan Hilaj

146

ishte efektive. Të dy ushtritë nuk ishin stërvitur ose të kishin punuar më parë së bashku dhe kishte një mungesë totale koordinimi13. Si pasojë e humbjeve të rënda, të shkaktuara nga kundërsulmet izraelite, forcat siriane, më së fundi, u detyruan të tërhiqen në Vijën e Purpurt. Kjo gjë shënoi pikën kulmore të luftës tashmë në favor të izraelitëve. Në ditën e pestë të luftës, ushtria egjiptiane shtrihej pothuajse në të gjithë gjatësinë e kanalit dhe operacioni “Badr” kishte funksionuar për mrekulli14. Më 11 tetor, një vendim politik, i marrë nga presidenti Sadat, ndryshoi në mënyrë të ndjeshme për keq fatet e luftës për egjiptianët. Forcat egjiptiane duhet të vijonin sulmin e tyre, pa qenë nën mbrojtjen e raketave tokë-ajër. Ashtu siç parashikohej nga shumë prej oficerëve madhore egjiptianë, sulmi i kryer në datën 14 tetor dështoi plotësisht.

Figura 3. Operacioni izraelit i kalimit të kanalit “Gazela” , me pasojë rrethimin e

Armatës së 3-të egjiptiane

Me humbjet që pësuan egjiptianët bënë që fati i luftës t’u buzëqeshte forcave izraelite, ndërkohë që trupat e tyre kaluan në Bregun Perëndimor dhe eventualisht rrethuan plotësisht Armatën e 3-të egjiptiane. Në frontin e Golanit, sirianët dhe irakianët, të cilëve iu ishte bashkëngjitur edhe një Brigade e Blinduar Jordaneze, bënë edhe dy tentativa për të sulmuar, të cilat patën shumë

13) Terrill, Andrew, ‘Iraq’s Role in the 1973 Arab-Israeli War’, Small War and Insurgencies, Vol 11, No.3, Winter 2000, f.11.14) Insight Team of the Sunday Times, ‘ Insight on the Middle East War’, ( Angli: Ebenezer Baylis & Son Ltd, 1974), f.115.

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

147

pak sukses. Më 22 tetor, izraelitët, me një operacion “joint”, ku përfshiheshin FUAI dhe forcat tokësore, rimorën nga kontrolli sirian malin Hermon, ndërkohë që nga OKB-ja u vendos një pushim zjarri midis palëve të mbështetura nga të dy superfuqitë15. Ndërhyrja e dy superfuqive i dha fund veprimeve luftarake më 25 tetor, duke i hapur rrugën operacionit paqeruajtës të drejtuar nga OKB-ja për monitorimin e zbatimit të pushim zjarrit. Lufta përfundimisht mbaroi me heqjen e rrethimit për Armatën e 3-të egjiptiane, në muajin shkurt të 1974.

Objektivi “Çdo operacion ushtarak duhet të synojë drejt një objektivi vendimtar. Thelbësore është që qëllimi politik të jetë i përcaktuar qartë dhe i arritshëm me përdorimin e duhur të elementëve të fuqisë luftarake16”

Planëzimi i operacionit “Badr”, që në konceptimin e tij, kishte dy të meta thelbësore. Së pari, vendet arabe të përfshira në konflikt kishin qëllime dhe objektiva të ndryshme për të arritur. Egjipti synonte të arrinte një ndryshim qëndrimi të politikave të superfuqive kundrejt konfliktit arabo-izraelit, ndërkohë që Siria synonte përfitime territoriale. Së dyti, plani e linte fazën e dytë të operacionit, në varësi të zhvillimit të situatës së përgjithshme, pa përcaktuar qartë qëllimin dhe një objektiv vendimtar. Në nivel strategjik, ekzistonin mospërputhje në qarqet ushtarake dhe politike të të dy vendeve. Presidenti egjiptian ishte më i prirur në kryerjen e manovrave të guximshme politike sesa ushtarake17. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm egjiptian, Gjeneral Shazli, në mënyrë të vazhdueshme, kundërshtoi fazën e dytë, duke besuar se kryerja e një veprimi të tillë do të ishte vetëvrasës, nëse vijohej përparimi pa patur një mbrojtje të fuqishme kundërajrore me raketa. Kur më 14 tetor, forcat egjiptiane u urdhëruan të vijojnë sulmin përpara, për shkak të një urdhëri politik, ato u thyen keq duke u dhënë, në këtë mënyrë, izraelitëve nismën, të cilën e kishin fituar me aq mund dhe sakrifica e duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore përfundimet e luftës. Përqendrimi

“Arritja e suksesit kërkon përqendrimin e efekteve të fuqisë luftarake në vendin dhe kohën vendimtare”18.

Të papërgatitur dhe me forcat rezerviste, në mobilizim e sipër, Izraelit i mungonte kapaciteti për kryerjen e veprimeve ofensive në të dy frontet, pa bërë më parë përqendrimin e forcave. SHP i FMI-së, në mënyrë të drejtë, pasi bëri vlerësimin e situatës, vendosi që vendimtare, së pari, ishte nxjerrja jashtë luftimit e Sirisë, në bazë të dy faktorëve: a) Izraelit i mungonte thellësia strategjike ose ndonjë pengesë natyrale në Golan dhe b) FMI-së i nevojitej, me çdo kusht, të mposhte

15) Terrill, Andrew, Vep.cit., f.2416) QSHBPU, Doktrina e Përbashket e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ( Tiranë 2009), f.3017) Gawrych, vep.cit., f.30 18) QSHBPU, vep.cit., f.31.

Nënkolonel Arjan Hilaj

148

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

njërin nga armiqtë, në mënyrë që të përqendronte forcat kundër tjetrit. Për më tepër, ky vendim ishte brenda kapaciteteve të FMI-së, çka nuk mund të thuhej nëse bëhej fjalë për këtë në frontin me Egjiptin. Në Sinai, FMI-ja qëndroi në pritje të sulmeve me mjete të blinduara egjiptiane. Ndërkohë, në frontin sirian Izraeli kaloi në mësymje19. Në datën 11 tetor, sirianët ishin tërhequr përtej “Vijës së Purpurt”, duke i dhënë kështu mundësi Izraelit të bënte përqendrimin e forcave në frontin egjiptian. Ekonomizimi i forcave

“Ekonomizimi i forcave, në pikëpamje strategjike, kërkon që, në mungesë të burimeve të pakufizuara në rajonet ku interesat jetike kombëtare nuk rrezikohen, të pranohet një farë rreziku”20.

Ekonomizimi i forcave është i lidhur ngushtë me përqendrimin dhe sigurinë e forcave në operacion. Megjithëse mënyra e parapëlqyer e të bërit luftë për Izraelin ishte veprimi mësymës, gjatë luftës së 1973 u provua se luftimi mbrojtës është forma më e fortë e të luftuarit. Forca më të pakta në numër, të vendosura në pozicione mbrojtëse, kanë aftësi të ndalojnë përparimin e forcave më të mëdha në numër. Në Sinai, në 14 tetor, forcat izraelite, në pozicione të mira mbrojtëse, thyen mësymjen egjiptiane, duke i shkaktuar humbjen e 200 tankeve kundrejt vetëm 30 tankeve nga ana e Izraelit21. Por luftimi mbrojtës nuk mund ta fitojë luftën. Ai konsiderohet si një gjendje e përkohshme, përpara fillimit të sulmit. FMI-të provuan se një shpërndarje e drejtpeshuar e forcave, në të dy frontet, mund të ndalonte armikun, ta pengonte atë për të përcaktuar fatin e luftës dhe t’i shkaktonte atij humbje të thella, në mënyrë që të përmirësohej balanca e fuqisë ushtarake dhe të rritej shansi për sukses në luftë. Nisma

“... veprimi mësymës ose mbajtja e nismës është mënyra më e efektshme dhe vendimtare për të arritur synimin e përbashkët të përcaktuar nga objektivi”22.

Sulmi është metoda e preferuar e kryerjes së luftimit nga ushtritë moderne. Në mënyrë që të fitohet, duhet të sulmohet dhe sa më shpejt që të kryhet, aq më mirë është. Ky koncept udhëhoqi drejtuesit e lartë ushtarakë të FMI-së, gjatë luftës. Megjithëse u zhbalancuan fillimisht, si rezultat i luftës në dy fronte, izraelitët, asnjëherë të vetme, nuk e lanë shpirtin sulmues, pavarësisht sukseseve relative arabe. “Ne do të vazhdojmë të sulmojmë dhe t’i godasim ata, derisa sa t’iu thyejmë kockat”’23, do të deklaronte gjenerali Elazar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FMI-së, vetëm 48 orë pas fillimit të veprimeve luftarake. FMI-ja filloi veprime luftarake mësymëse më 8 tetor, në më pak se 40 orë pas

19) Rabinovich, Abraham, vep.cit., f.259.20) QSHBPU, vep.cit., f.3121) Luis, vep.cit., f.25022) QSHBPU, vep.cit., f.3323) Rabinovich, Abraham., vep.cit., f.253.

149

Nënkolonel Arjan Hilaj

fillimit të luftës. Jo të gjitha kundërsulmet ishin të suksesshme. Megjithatë, ato e arritën synimin strategjik, ndalimin dhe marrjen e nismës nga forcat arabe, duke diktuar kushtet më të favorshme për Izraelin në vijimin e luftës24. Në faza të mëvonshme të luftës, si rezultat i veprimeve sulmuese, Izraeli do të ishte në gjendje të rrezikonte seriozisht kryeqytetin sirian si dhe të rrethonte tërësisht Armatën e 3-të egjiptiane. Manovra

“... synon që armiku të vendoset në një pozitë disavantazhi, nëpërmjet përdorimit elastik të fuqisë luftarake25”

Befasia me të cilën u zu Izraeli, e detyroi atë të bënte një luftë që kërkonte një masë të madhe fleksibiliteti dhe improvizimi. As edhe një plan operacional, i bërë më parë si: plani i pengimit, përdorimi i forcave ajrore në rolin e bllokuesit apo ai i dhënies së kundërsulmit nuk funksionuan, si rezultat i veprimeve të ndodhura në terren. Procesi i mobilizimit të rezervistëve gjithashtu u improvizua. Për pasojë, periudha e pajisjes së njësive u shkurtua, duke sjellë konfuzion; çka solli vajtjen në front të njësive të tëra, pa qenë të pajisura26 ashtu siç kërkohej. Mobilizimi i improvizuar çoi në ndërtimin e njësive luftarake të improvizuara deri në nivelin më të ulët të komandimit. Madje dhe zinxhiri i komandimit u improvizua në disa raste. FMI-të provuan epërsinë e tyre mbi ushtritë arabe, duke kaluar një test të fortë për çdo ushtri në botë, atë të arritjes së fitores nëpërmjet fleksibilitetit në përdorimin e trupave dhe improvizimit. Uniteti i komandimit

“... çdo objektiv, a operacion ushtarak, duhet të këtë unitet të përpjekjeve, nën një komandant përgjegjës”.27

Një nga gabimet fatale që, më pas, çoi në humbjen e ushtrive arabe, ishte mungesa e një Komande të Përbashkët Operacioni për drejtimin e luftës. Të dyja ushtritë arabe kishin mungesë bashkëpunimi dhe, gjatë zhvillimit të luftimeve, vepruan si trupa të ndara, secila në sektorin e vet. Kjo gjë u provua kur Egjipti kaloi në një periudhë pushimi operacional, prej datës 9 deri 14 tetor, pa ia thënë këtë sirianëve. Ky fakt u kap shpejt nga udhëheqësit ushtarakë izraelitë, çka i lejoi ata të përqendronin forcat e tyre në frontin verior, duke i thyer e më pas kthyer mbrapsht forcat siriane. Për më tepër, mungesa e unitetit në komandë u pa kur në frontin sirian shkuan për ndihmë trupa nga Iraku, Jordania dhe Maroku. Komunikimi i dobët, mospasja e trajnimeve të përbashkëta dhe familjaritet me rajonin e veprimeve luftarake si dhe mospasja e një komandanti të vetëm theksojnë problemet28 që shoqërojnë 24) Luis, vep.cit., f.250.25) QSHBPU, vep.cit., f.3326) Rabinovich, vep.cit., f.12827) QSHBPU, vep.cit., f.3328) Kumaraswamy, vep.cit., f.59

150

Përse e fituan luftën e vitit 1973 izraelitët?

kur dy a më shumë forca ushtarake të huaja ndërmarrin veprime luftarake. Siguria

“është parakusht i domosdoshëm për të ruajtur forcat dhe mjetet e veta. është rezultat i masave që merren nga komandantët dhe shtabet e të gjitha niveleve, për të mbrojtur veten nga befasia, zbulimi, ndërhyrja e sabotazhi”. 29

Koalicioni arab kreu sigurim të nivelit operativ, në mënyrë të admirueshme, me rezultat arritjen e befasisë dhe mashtrimit të pashembullt e cila ishte shumë e suksesshme në fazat e para të zhvillimit të luftës. Megjithatë, ata dështuan në fazat e mëvonshme. Armata e 2-të egjiptiane kaloi kanalin në veri të Liqenit të Kripur dhe Armata e 3-të në jug të tij. Armata e 2-të, në mënyrë të pashpjegueshme, la krahun e saj të majtë të zbuluar, në një hapësirë prej gati 2 kilometrash. Ishte pikërisht kjo hapësirë që u përdor nga izraelitët për fillimin e operacionit të kalimit të kanalit dhe për kthimin e luftës në favorin e tyre. Formacionet tankiste izraelite nxorën jashtë luftimit vendbazimet e raketave tokë-ajër të cilat ishin edhe objektivat e rëndësisë tepër të lartë të komandës egjiptiane. Asgjësimi i tyre, më pas, i la trupat tokësore në mëshirën e FUAI-së. Për më tepër, gjatë gjithë luftës, nuk pati asnjë moment të vetëm që forcat ushtarako-ajrore të koalicionit arab të arrinin epërsinë ajrore, në mënyrë që të mbronin objektivat e tyre të rëndësishme. FUAI-të ishin të afta të kryenin sulme të thella30 dhe t’u shkaktonin forcave arabe dëme të konsiderueshme, duke u hequr kështu mundësinë e lëvizshmërisë dhe manovrës. Befasia

“... mund të ndikojë në mënyrë vendimtare në rezultatin e betejës”.31

Edhe pse Izraeli kishte një nga shërbimet e zbulimit më të afta në të gjithë botën, lufta tregoi se edhe ai u mashtrua nga një armik ”i zgjuar”. Mashtrimi, i konsideruar si çelësi i suksesit për palën arabe, u përdor në mënyrë mjaft të suksesshme për neutralizimin e pikave të forta të Izraelit. Si rezultat, befasia ishte e plotë dhe shkaktoi vonesa në procesin e vendimmarrjes politiko-ushtarake. Keqinterpretimi i informacioneve të zbulimit e çoi Izraelin në vet mashtrim me pasoja shume të rënda. Pa dashur të ulim vlerën dhe rëndësinë e rolit të befasisë në rritjen e shanseve për sukses, është e nevojshme të përmendet që, megjithëse është e rëndësishme dhe e dëshirueshme, gjithsesi nuk është faktor vendimtar për fitimin e luftës. Ushtritë arabe arritën një përparësi historike e strategjike, për shkak të elementit befasi në fillim të luftës. Megjithatë, gjatë zhvillimit të saj, ata nuk qenë të aftë as ta ruanin këtë përparësi, as të arrinin suksese të tjera. Në mënyrë graduale, 29) QSHBPU, vep.cit., f.34. 30) Luis, vep.cit., p.24231) QSHBPU, vep.cit., f.35.

151

Nënkolonel Arjan Hilaj

ata e humbën nismën dhe lanë izraelitët të vendosnin “ritmin e betejës” deri në përfundimn e saj.

Përfundime Lufta tregoi se, pavarësisht epërsisë së arritjes së befasisë dhe numrave më të mëdhenj në mjete dhe njerëz, ato nuk janë të mjaftueshme për të fituar luftën. Koalicioni arab i kishte të dy këta faktorë. Ata arritën të kapnin në befasi të plotë Izraelin në nivel strategjik, operativ dhe taktik edhe pse kishin më shumë njerëz dhe armatime në numër. Megjithatë FMI-të i drejtpeshuan këto mangësi, duke vlerësuar, në mënyrë të përshtatshme, parimet e luftës. Ky punim tregon rëndësinë e përcaktimit të objektivit të luftës, si një pikë vendimtare për çdo operacion ushtarak, me qëllim arritjen e suksesit. Për më tepër, lufta tregoi epërsitë e qarta të cilësisë kundrejt sasisë, si dhe arritjes dhe ruajtjes së nismës. Izraeli tregoi se cilësia e drejtuesve dhe ushtarëve, e ndërthurur me shpirtin sulmues, mbizotëroi dhe iu dha atyre fitoren.

Referenca:

1. Bergman, Ahron, Israel’s Wars: A history since 1947, (Londër: 2002).2. Boyne, Walter, The two o’clock war: The 1973 Yom Kippur Conflict and the

Airlift that saved Israel, (New York: St Martin’s Press, 2002).3. Dunstan, Simon, The Yom Kippur War 1973: The Arab–Israeli War of 1973.4. Jonson, Lock and Writs, James, Strategic Intelligence Windows Into A Secret

World: An Anthology, (Los Angeles: Roxbury Publishing Company, 2004). 5. Rabinovich, Abraham, The Yom Kippur War, The Epic Encounter That

Transformed The Middle East, (SHBA: Schocken Books, 2004).6. Sadat, Anwar, In search of Identity: an Autobiography, (SHBA: Harper Collins,

1978).7. Williams, Luis, Military Aspects of the Israeli-Arab Conflict, (Tel Aviv: University

Publishing Projects, 1975).8. Almog, Ze’ev, ‘Israel’s naval theatre’, Israeli Defense Forces Journal, Pranverë

1986.9. Brower, Keneth, ‘The Yom Kippur War’, Military Review, Vëll. 54, Mars 1974. 10. Bolia, Robert, ‘Over reliance on Technology in Warfare: The Yom Kippur War as

a Case Study’, Parameters, Verë 2004. 11. Ben-Zvi, Abraham, ‘Perception, Misperception and Surprise in the Yom Kippur

War: a look at the new evidence’, Journal of Conflict Studies, Vëll. 15, Nr 2, Vjeshtë 1995.

12. George W. Gawrych, ‘The 1973 Arab-Israeli War: The Albatross of Decisive Victory’, Leavenworth Paper 21, 1996.

13. Ephraim Kahana, ‘Early Warning Versus Concept: The Case of the Yom Kippur War 1973’, Intelligence and National Security, Vëll.17, Nr. 2, Qershor 2002.

152

Ngjashmëritë dhe ndryshimet e të drejtës humanitare dhe ligjit mbi të drejtat e njeriut

Luljeta KodraPedagoge në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”

Abstrakt: Mendoj se pjesëtarët e Forcave tona të Armatosura dhe veçanërisht ata që marrin pjesë në misione në përbërje të NATO-s, duhet të jenë plotësisht të qartë në drejtim të njohjes dhe zbatimit të së drejtës humanitare dhe të së drejtës së konfliktit të armatosur.

Njohja dhe zbatimi konkret i këtyre ligjeve merr rëndësi të madhe jo vetëm sepse çështja e ndërhyrjes humanitare është aktualisht shumë e diskutueshme, por edhe sepse, në vendet ku kryhen operacionet e NATO-s, vihen re shumë probleme në drejtim të zbatimit të ligjit të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, në këtë shkrim jam përpjekur të trajtoj rëndësinë e ligjit për të drejtat e njeriut dhe të ligjit të konfliktit të armatosur, si dhe ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre.

Analistë të shumtë, çështjen e ndërhyrjes humanitare dhe të respektimit të të drejtave të njeriut, i shohin në këndvështrime të ndryshme. Detyra jonë është jo vetëm të njohim dhe analizojmë këto ligje, por edhe të qartësojmë njerëzit tanë, veçanërisht ata që shkojnë në misione të NATO-s, për drejtësinë e këtyre ligjeve dhe për mënyrat e zbatimit të tyre në kushtet konkrete.

Hyrje

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut janë dy degë të ndara, por plotësuese të njëra- tjetrës dhe bëjnë pjesë në të drejtën ndërkombëtare publike.

E drejta për të drejtat e njeriut i mbron shtetasit kundër autoriteteve të shtetit.

153

E drejta humanitare ose e drejta e konfliktit të armatosur mbron individët që ndodhen nën pushtetin e palëve të treta.1 Megjithëse ligji mbi të drejtat njerëzore dhe e drejta humanitare janë të ndryshëm përsa i përket origjinës, të dy grupet e së drejtës kanë qëllime të përafërta. Ato kanë të bëjnë me mënyrën se si e ushtrojnë autoritetin e tyre personat në pushtet, si dhe me trajtimin human të njerëzve. Objekti i të dy llojeve të të drejtave është mbrojtja e qenieve njerëzore dhe qëllimi përfundimtar i tyre është të shpëtohen njerëzit nga vuajtjet e ferrit mbi tokë.2 Sot, e drejta ndërkombëtare humanitare po perceptohet gjithnjë e më shumë si pjesë e ligjit mbi të drejtat e njeriut, i zbatueshëm në konflikt të armatosur. Kjo për faktin se e drejta humanitare mbron të drejtat e njeriut, të cilat shtetet nuk mund t’i zvogëlojnë as në raste ekstreme, siç është rasti i konfliktit të armatosur. Me qëllim që të kuptojmë lidhjen ndërmjet të drejtës humanitare dhe të drejtave njerëzore, ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet tyre, bashkë me qëllimin dhe zbatimin si dhe të bëjmë të dukshme vijën e hollë të ndryshimit ndërmjet të drejtës humanitare dhe ligjit mbi të drejtat njerëzore, duhet të ndjekim gjurmët historike të dy koncepteve si dhe të bëjmë analizën e ndryshimeve ndërmjet tyre. E drejta humanitare ka shumë të përbashkëta me ligjin mbi të drejtat e njeriut, meqë rregullat e të dy llojeve të të drejtave kanë të bëjnë me mbrojtjen e individëve. E drejta ndërkombëtare humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut janë të zbatueshme në konflikte të armatosura ndërkombëtare dhe mund të zbatohen njëkohësisht. Disa nga rregullat e të drejtës humanitare dhe të ligjit mbi të drejtat e njeriut janë të ngjashme, p.sh.: - Mosdiskriminimi - një nga parimet kryesore të ligjit ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut është gjithashtu një koncept kryesor i konventave të Gjenevës, - E drejta e jetës - e drejta ndërkombëtare humanitare bën thirrje, sa më shumë që të jetë e mundur, për të drejtën e jetës gjatë armiqësive dhe ndalon vrasjet ose ekzekutimet arbitrare të personave, nën pushtetin e një autoriteti,- Të dy llojet e të drejtave ndalojnë torturën në të gjitha rrethanat.

E drejta ndërkombëtare humanitare, çfarë është dhe kur zbatohetE drejta ndërkombëtare humanitare është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe ka si qëllim zbutjen e pasojave të luftës, nëpërmjet kufizimit të mjeteve e metodave gjatë kryerjes së operacioneve luftarake si dhe detyrimit të palëve ndërluftuese për të kursyer jetën e personave që kanë dalë jashtë luftimit, 1) Manual Model Mbi të Drejtën e Konfliktit të Armatosur, KNKK, f. 42) Roopam Verma, Humanitarian Laws and Human Rights Law, 2006, f. 10

Luljeta Kodra

154

për shkak të dëmtimeve, rënies rob, ose që janë tërhequr nga pjesëmarrja në veprime armiqësore. E drejta humanitare, gjithashtu, ka për qëllim të zvogëlojë, sa të jetë e mundur, vuajtjet e dëmtimet, kryesisht mbi anëtarët e forcave të armatosura.3 E drejta ndërkombëtare humanitare është dekretuar për të siguruar humanizëm në të gjitha rrethanat gjatë konfliktit. Një e drejtë e tillë “krijon zona paqeje në mes të konfliktit, imponon parimin e humanizmit të përbashkët dhe bën thirrje për dialog“.4 Ajo e nxjerr jashtë ligjit përdorimin e pakufizuar të forcës dhe kërkon të kufizohet përdorimi i dhunës, me shpresën që të ruhen kushtet e nevojshme për kthimin e paqes. Aktorë të ndryshëm ndërkombëtare shkojnë në zonat e konfliktit për të monitoruar pajtimin me standardet e të drejtave njerëzore dhe raportojnë shkeljet e këtyre të drejtave. Kur ndodhin shkelje, ato i paraqiten gjykatave ndërkombëtare ose gjykohen në një gjyq ndërkombëtar, ose gjykatë mbi krimet e luftës. Sot instrumentet kryesore të së drejtës ndërkombëtare humanitare e cila njihet gjithashtu edhe si “e drejta e luftës” ose “e drejta e konfliktit të armatosur”, janë katër konventat e Gjenevës, të vitit 1949 dhe dy protokollet shtesë të vitit 1977. Konventa e parë e Gjenevës lidhet me mbrojtjen e të plagosurve dhe të sëmurëve në forcat e armatosura në fushën e betejës; e dyta me të plagosurit dhe të sëmurët në forcat e armatosura detare; e treta me robërit e luftës dhe e katërta me civilët. Faktikisht çdo shtet është palë e konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe po rritet tendenca për pranimin universal të protokolleve shtesë. Konferenca Diplomatike mbi Riafirmimin dhe Zhvillimin e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare të Zbatueshme në Konflikte të Armatosura (1974-1977) pohoi se e drejta humanitare është e zbatueshme në të gjitha llojet e konflikteve të armatosura,5 në konfliktet ndërkombëtare si dhe ato jo ndërkombëtare, (si: luftë civile; mosmarrëveshje civile, në prag të konflikteve të brendshme). Me përjashtim të nenit 3 i cili është i përbashkët për të katër konventat, konventat e Gjenevës zbatohen në konflikt të armatosur ndërkombëtar. Protokolli i Parë

3) Guide to the Law of Armed Conflict of Armed Forces, Turkish General Staff, Ankara, June 2001, f. 174) Michelle Maiese, Human Rights Violations, July 2003, f, 3 5) Për fat të keq, traktatet nuk përmbajnë ndonjë përkufizim të konfliktit të armatosur. Sipas Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë “Një konflikt i armatosur ekziston sa herë që ka përdorim të forcës së ar-matosur ndërmjet shteteve, ose dhunë të armatosur të tejzgjatur midis autoriteteve qeveritare dhe grupeve të armatosura, të organizuara brenda një shteti. E drejta ndërkombëtare humanitare zbatohet qysh në nisje të konflikteve të armatosura dhe shtrihet përtej pushimit të luftimeve, deri në arritjen e përgjithshme të paqes ose, në rastin e konflikteve të brendshme, deri sa të arrihet një zgjidhje paqësore. Deri në këtë moment, e drejta ndërkombëtare humanitare vazhdon të zbatohet në tërë territorin nën kontrollin e një pale, si kur ka luftim konkret ashtu dhe jo.”

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut

155

Shtesë zbatohet në konfliktet e armatosura ndërkombëtare dhe Protokolli i Dytë Shtesë zbatohet në konfliktet e armatosura jo ndërkombëtare, d.m.th. në të gjitha konfliktet e armatosura që nuk mbulohen nga Protokolli i Parë, në territorin e një Pale të Lartë Kontratuese, ndërmjet forcave të saj të armatosura dhe forcave të armatosura disidente, ose grupeve të armatosura të organizuara të cilat ushtrojnë kontroll mbi një pjesë të territorit të saj. Neni 3 i përbashkët, i konventave të Gjenevës, zbatohet në konflikte të armatosura të një karakteri jo ndërkombëtar që ndodh në territorin e njërës prej palëve të larta kontratuese. Ai shprehimisht ndalon, në çdo kohë dhe në çdo vend: - dhunën ndaj jetës dhe personit,- marrjen e pengjeve,- cënimin e personalitetit, në veçanti poshtërimin dhe trajtimin degradues,- zbatimin e vendimeve pa një gjykim paraprak të dhënë nga një gjykatë kompetente.

A zbatohet e drejta humanitare në aktet terroriste?Aktet terroriste ndodhin gjatë konflikteve të armatosura dhe në kohë paqeje. Meqenëse e drejta ndërkombëtare humanitare zbatohet vetëm në situatë konflikti të armatosur, ajo nuk rregullon aktet terroriste në kohë paqeje. Kërkesa për të bërë dallim midis civilëve dhe luftuesve si dhe ndalimi i sulmeve ndaj civilëve, ose i sulmeve që nuk bëjnë dallim, është e shtrirë në të drejtën humanitare. Përveç kësaj, në të gjitha aktet të quajtura si përhapje terrori ndërmjet popullsisë civile, e drejta ndërkombëtare humanitare përshkruan gjithashtu si akte që mund të konsiderohen terroriste aktet e mëposhtme: - sulmet ndaj civilëve ose objekteve civile,- sulmet që nuk bëjnë dallim,- sulmet ndaj vendeve të adhurimit,- sulmet mbi veprat dhe instalimet që përmbajnë lëndë të rrezikshme,- marrjen e pengjeve dhe vrasjen e personave që nuk kanë marrë ose nuk marrin më pjesë në luftë.

Ligji ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriutTë drejtat e njeriut i referohen të drejtave dhe lirive bazë të cilat i gëzojnë të gjitha qeniet njerëzore, ku përfshihen e drejta e jetës dhe e lirisë, liria e fjalës dhe e shprehjes, si dhe barazia para ligjit. Ideja e të drejtave njerëzore buron nga ideja filozofike e të drejtave natyrore. Për disa nuk ka ndonjë dallim ndërmjet të drejtave njerëzore dhe atyre natyrore, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur që t’i ndajnë këto terma. Xhon Loku është ndoshta

Luljeta Kodra

156

filozofi më i rëndësishëm që zhvilloi këtë teori.6 E frikësuar nga barbarizmat e Luftës së Dytë Botërore, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në vitin 1948. Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat njerëzore pohon: ”Të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta në dinjitetin dhe të drejtat e tyre. Ato kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen në mënyrë vëllazërore ndaj njëri-tjetrit.” Megjithëse nuk ishin të detyruar ligjërisht, ajo i nxiti kombet anëtare të zhvillonin një numër të drejtash humane, civile, ekonomike dhe shoqërore, duke i vlerësuar këto të drejta si shumë të rëndësishme për lirinë, drejtësinë dhe paqen në botë. Kjo deklaratë ishte përpjekja e parë ligjore ndërkombëtare për të kufizuar sjelljen e shteteve. Disa shtete kërkuan që të shkonin përtej deklaratës mbi të drejtat njerëzore dhe të krijonin konventa të cilat do t’i detyronin më shumë shtetet që të ndiqnin normat e të drejtave njerëzore. Ligji ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut është i përbërë nga instrumente ndërkombëtarë dhe rajonalë që mund të kenë formën e deklaratave, traktateve, protokolleve dhe instrumenteve të tjera. Të gjitha së bashku, ato sigurojnë një kuadër ligjor, gjithmonë në zhvillim për mbrojtjen mbarëbotërore dhe për çuarjen përpara të të drejtave të njeriut. Parimeve universale të ruajtura në Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut iu është dhënë një formë ligjore më e saktë në dy konventa: Konventa Ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike (1966) dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore (1966). Këto tre instrumente njihen si ligji ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut.7 Parashikimet e konventave janë detyruese për shtetet që i kanë ratifikuar këto instrumente. Më vonë, konventa të tjera u përpunuan, në mënyrë që të plotësonin ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut. Ato përfshijnë: - Konventën ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial (1969),- Konventën mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave (1979),- Konventën kundër torturës dhe trajtimeve ose ndëshkimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese (1987),- Konventën mbi të drejtat e fëmijëve (1989).Çdo shtet është i detyruar të zbatojë standardet e këtyre instrumenteve që ka

6) Human Rights Legislation –Wikipedia, the free encyclopedia, 2007, f.37) Gender, Human Rights and International Law, ICRC, 2003, f. 3

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut

157

ratifikuar. Disa instrumente të të drejtave njerëzore ndërkombëtare janë bërë pjesë e të drejtës ndërkombëtare zakonore dhe si të tilla janë të detyrueshme për të gjitha shtetet, pra edhe për ato që nuk i kanë ratifikuar këto instrumente. Janë krijuar gjithashtu mekanizma për monitorimin e zbatimit të gjashtë traktateve kryesore mbi të drejtat e njeriut (Konventa Ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike, Konventa Ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe katër konventat e përmendura më lart). Kombet e Bashkuara kanë krijuar një numër organizmash për monitorimin dhe studimin e të drejtave njerëzore, nën drejtimin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (UNHCHR). Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (UNHCHR) është organi kryesor përgjegjës i Kombeve të Bashkuara për çuarjen përpara të të drejtave të njeriut. Mandati i saj buron nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Deklarata e Vjenës. Ndërmjet të tjerash, ajo koordinon aktivitetet mbi të drejtat e njeriut në të gjithë sistemin e Kombeve të Bashkuara, përgjigjet për shkeljet serioze të të drejtave njerëzore dhe ndërmerr veprimtari dhe operacione si dhe programe të ndihmës teknike dhe edukative në fushën e të drejtave të njeriut. Përfaqësuesit e saj ndodhen shpesh në zonat e post-konfliktit (p.sh. në Timorin Lindor ose Bosnjë). Ka gjithashtu disa marrëveshje dhe organizata rajonale që merren me të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, e cila është e vetmja gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion për t’u marrë me çështjet e ngritura nga individët; Komisionin Afrikan mbi të drejtat humane; Komisionin Ndëramerikan mbi të drejtat njerëzore; Gjykatën Ndëramerikane mbi të drejtat njerëzore dhe Qendrën Iraniane të mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Me përjashtim të të drejtave të pandryshueshme, ( nga të cilat, katër më të rëndësishmet janë: e drejta e jetës, e drejta për të qenë i lirë nga skllavëria, e drejta për të qenë i lirë nga tortura dhe e drejta për të qenë i lirë nga zbatimet e ligjeve penale prapavepruese), Kombet e Bashkuara njohin mundësinë e kufizimit ose të lënies mënjanë të të drejtave njerëzore në periudha emergjencash kombëtare. Megjithatë “emergjenca duhet të jetë aktuale, të ketë efekt mbi tërë popullsinë dhe të ketë kërcënim për vetë ekzistencën e kombit. Shpallja e emergjencës mundet të jetë gjithashtu mjet i fundit dhe masë e përkohshme”.

Ndryshimi i të drejtës ndërkombëtare humanitare nga ligji ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriutE drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut, si dy degë të ndara por plotësuese të së drejtës ndërkombëtare publike, kanë të njëjtin qëllim: të mbrojnë qeniet njerëzore. Megjithatë ato i mbrojnë qeniet njerëzore në rrethana dhe mënyra të ndryshme.

Luljeta Kodra

158

Ligji mbi të drejtat e njeriut i vendos kufij fuqisë së shtetit për të respektuar të gjithë personat që i nënshtrohen autoritetit të tij, kufij këto që zbatohen në çdo kohë. E drejta ndërkombëtare humanitare, nga ana tjetër, është një e drejtë e veçantë, e krijuar për të ndikuar në marrëdhëniet midis palëve ndërluftuese në kohë lufte, me qëllim që të sigurohen të drejtat themelore të personave nën pushtetin e kundërshtarit. E drejta ndërkombëtare humanitare zbatohet në situatë konflikti të armatosur, ndërsa të drejtat e njeriut zbatohen në kohë paqeje dhe disa prej tyre, të drejtat themelore, në kohë paqeje dhe lufte. E drejta humanitare kërkon mbrojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura dhe kufizon mjetet dhe metodat e luftës, ndërsa ligji mbi të drejtat e njeriut kërkon të mbrojë individët dhe të zhvillohet më tej. Detyrimet e palëve në një konflikt, sipas të drejtës humanitare, janë shumë specifike dhe të detajuara. Ndryshimi ndërmjet dy llojeve të të drejtave mund të shihet edhe në mënyrën me të cilën e drejta humanitare dhe traktatet mbi të drejtat e njeriut janë formuluar. Shteti bëhet palë në një traktat mbi të drejtat e njeriut, brenda kufijve të parashikimeve të traktatit, ndërsa traktatet humanitare kanë zbatim më të gjerë. Traktatet humanitare diktojnë se si një palë në konflikt duhet të trajtojë njerëzit që janë në mëshirën e saj, ndërsa ligji mbi të drejtat e njeriut përqendrohet në të drejtat e pjesëmarrësve në një marrëveshje të caktuar. Përsa i përket formës së paraqitjes së traktateve, tekstet e të drejtës humanitare janë të gjata dhe komplekse, ndërsa traktatet mbi të drejtat e njeriut janë relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Ka gjithashtu një fenomen në të drejtat e njeriut që nuk vërehet tek e drejta humanitare e cila lidhet me një ekzistencë konkurruese të traktateve universale dhe atyre rajonale. Këto traktate gjithashtu bëjnë dallimin ndërmjet të ashtuquajturave “të drejta civile dhe politike” dhe “të drejta ekonomike, shoqërore dhe kulturore”. E drejta humanitare e ka burimin në konceptet e nderit dhe të sjelljes së qytetëruar që duhet të kenë ushtritë profesioniste.8 Nga ana tjetër, ligji mbi të drejtat e njeriut nuk ka ndonjë origjinë të përcaktuar saktë. Zhvillimi i të drejtave të njeriut është ekzistenca e traditave të ndryshme kulturore dhe mbrojtësve të zhvillimit shoqëror. Ndryshimi më i rëndësishëm, përsa i përket të drejtës humanitare, është fakti që përdorimi i luftës nuk është më një mënyrë ligjore e zgjidhjes së konfliktit. Në përgjithësi, e drejta humanitare sot perceptohet më shumë si një mënyrë për të larguar joluftuesit, sa më shumë që të jetë e mundur, nga tmerret e luftës, sesa si një kod nderi për luftuesit. Justifikimi kryesor i zbatimit të së drejtës humanitare sot është se pjesa më

8) Roopam Verma, Humanitarian Laws and Human Rights Law, 2006 f. 4

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut

159

e madhe e rregullave kanë si qëllim mbrojtjen e personave në nevojë, në një konflikt të armatosur. Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, përdorimi i forcës përbën në vetvete shkelje të të drejtave humane. A mund të zbatohet ligji mbi të drejtat e njeriut edhe në konflikt të armatosur? Baza filozofike e të drejtave të njeriut mbështet parimin se, në sajë të faktit që njerëzit janë qenie humane, ata i gëzojnë gjithmonë të drejtat e tyre. Ligji mbi të drejtat e njeriut i mbron personat si në kohë paqe ashtu edhe në kohë lufte. Përgjigjja, në një farë kuptimi, është që të drejtat njerëzore vazhdojnë të zbatohen edhe në konflikt të armatosur, sepse disa prej tyre njihen si të drejta themelore. Bëhet fjalë për ato të drejta të cilat në të gjitha traktatet konsiderohen si të pacënueshme. Shtetet janë të detyruara t’i respektojnë të drejtat themelore në të gjitha rrethanat. Por, në kushte emergjence, kur kërcënohet jeta e një kombi, lejohen shmangie nga ligji mbi të drejtat e njeriut. Në situata konflikti të armatosur, e drejta e konfliktit të armatosur ka përparësi ndaj të drejtave të njeriut.

Shkelja e të drejtave njerëzoreTë drejtat e njeriut janë të drejtat dhe liritë themelore të cilat i gëzojnë të gjitha qeniet njerëzore: e drejta e jetës, liria, liria e mendimit dhe e shprehjes, trajtimi i barabartë përpara ligjit, etj. Tashmë është pothuajse universal konsensusi që të gjithë individët gëzojnë disa të drejta bazë, në çfarëdolloj rrethanash, ku përfshihen liritë civile dhe të drejtat politike, më kryesore nga të cilat është e drejta e jetës dhe siguria fizike. Aktet që përfshijnë gjenocidin, torturën, skllavërinë, përdhunimin, sterilizimin e detyrueshëm, ose eksperimentet biologjike dhe shkaktimin e vdekjes nga uria konsiderohen si “krime kundër njerëzimit“. Për shkak se këto politika nganjëherë zbatohen nga qeveritë, kufizimi i pushtetit të pakufizuar të shtetit është një pjesë e rëndësishme e të drejtës ndërkombëtare. Sipas Deklaratës Universale të të Drejtave Njerëzore, të drejtat themelore humane dhunohen kur: - Një race, besimi apo feje të caktuar i mohohet njohja si e tillë (neni 2 dhe 6),- Burrat dhe gratë nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë (neni 2),- Grupe të ndryshme racore apo fetare nuk trajtohen njëlloj (neni 2),- Një person shitet ose përdoret si skllav (neni 4), - Kryhen ndëshkime mizore, johumane ose degraduese, siç është tortura ose ekzekutimi (neni 5),- Viktimave të abuzimit iu mohohet një zgjidhje e drejtë ligjore (neni 8),- Ndëshkimet jepen në mënyrë arbitrare, pa gjykim të drejtë dhe të përshtatshëm

Luljeta Kodra

160

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut

(neni 11),- Kryhen ndërhyrje arbitrare te personat ose jetët private nga agjentët e shtetit (neni 12),- Qytetarëve iu ndalohet të largohen ose të kthehen në vendin e tyre (neni 13),- Mohohet liria e fjalës ose e besimit (neni 18 dhe 19),- Mohohet e drejta për arsimim (neni 26).Përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i takon, pikë së pari, vet shteteve. Të gjitha kombet kanë detyrimin që të promovojnë respektin botëror për të drejtat e njeriut. Megjithatë, në shumë raste, autoritetet e larta publike dhe zyrtare zhvillojnë politika që cënojnë të drejtat njerëzore themelore. Këto abuzime me pushtetin nga ana e drejtuesve politikë dhe autoriteteve shtetërore kanë efekte shkatërrimtare, duke përfshirë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Abuzimi me të drejtat njerëzore shpesh çon në konflikt dhe konflikti në shkelje të të drejtave humane. Prandaj nuk është surprizuese që abuzimet me të drejtat njerëzore janë shpesh në qendër të luftërave dhe që mbrojtja e të drejtave njerëzore është kryesore në zgjidhjen e konflikteve. Në rastet kur kanë ndodhur shkelje ekstreme të të drejtave humane, pajtimi dhe ndërtimi i paqes bëhet më i vështirë. Çështjet e pazgjidhura të shkeljes së të drejtave njerëzore mund të shërbejnë si pengesa në bisedimet për paqe. Kjo për shkak se është e vështirë për palët të ecin drejt shuarjes së konfliktit dhe faljes, kur kujtimet e shkeljeve të rënda dhe barbarizmat janë ende primare në mendjet e tyre. Shumë nisma paqeruajtëse dhe të parandalimit të konfliktit kanë dështuar, si në mbrojtjen e të drejtave njerëzore, ashtu dhe në dhënien e ndihmës ndaj palëve drejt zgjidhjes së konfliktit. Kjo pjesërisht është për shkak të faktit se ndërsa luftërat ndërmjet shteteve janë zhdukur, luftërat brenda shteteve janë përshkallëzuar. Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe agresioni kundër civilëve janë bërë pjesë qendrore e luftës në këto konflikte të brendshme.

Çështja e ndërhyrjes humanitareEkzistojnë shumë mosmarrëveshje rreth faktit se kur dhe deri në çfarë mase shtetet e huaja mund të angazhohen në ndërhyrje humanitare. E thënë në mënyrë më specifike, ekziston një debat rreth efikasitetit të përdorimit të forcës ushtarake në mbrojtje të të drejtave të individëve në shtetet e tjera. Ky lloj debati buron krejtësisht nga një tension që ekziston ndërmjet sovranitetit të shtetit dhe të drejtave individuale. Çfarë mund të bëhet për të ruajtur të drejtat njerëzore kur personat në pushtet janë përgjegjës për shkeljen e këtyre të drejtave? A munden forca të jashtme të

161

Luljeta Kodra

ndërhyjnë me qëllim që të mbrohen të drejtat njerëzore? Në disa raste, nevoja për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe ruajtjen e paqes ka çuar në ndërhyrje humanitare. Sot është e qartë që komuniteti ndërkombëtar po ecën drejt nocionit që qeveritë nuk kanë vetëm detyrën e respektimit të të drejtave njerëzore, por ato duhet të ruajnë këto të drejta që sigurojnë jetën dhe të mbrojnë njerëzit nga shkeljet e mundshme të së drejtave të tyre prej të tjerëve. Ka dy lloj ndërhyrjesh humanitare që përfshijnë forcat e armatosura. Ndërhyrjet e njëanshme nga një shtet i vetëm dhe ndërhyrjet kolektive nga një grup shtetesh. Për shkak se pak shtete kanë forca të mjaftueshme dhe kapacitete për të ndërhyrë vetëm, pjesa më e madhe e ndërhyrjeve moderne janë kolektive. Disa gjithashtu argumentojnë se ekziston një konsensus normativ që ndërhyrja shumëkombëshe është forma e vetme e pranueshme në ditët tona.9 Disa mbrojnë parimet e sovranitetit shtetëror dhe mosndërhyrjen si dhe argumentojnë që shtetet e tjera duhet të lejohen të vendosin sipas mënyrës së tyre. Ata theksojnë se parimet e sovranitetit shtetëror dhe mospërdorimit të forcës janë të ruajtura në Kartën e Kombeve të Bashkuara e cila vlerësohet si një burim autoritar në rregullin ligjor ndërkombëtar. Sipas tyre, shtetet e ndryshme kanë koncepte të ndryshme për drejtësinë dhe bashkekzistenca ndërkombëtare varet nga një etikë pluraliste, sipas së cilës secili shtet mund të ruajë konceptin e tij mbi të mirën. Sipas këtij koncepti, shtetet që marrin përsipër të gjykojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në shtete të tjera ndërhyjnë në të drejtën kombëtare të vetvendosjes. Supozohet se duke i kërkuar një vendi të respektojë të drejtat njerëzore, ka mundësi që të krijohen fërkime që çojnë në mosmarrëveshje. Kështu, aktet e ndërhyrjes mund të përçajnë rregullin ndërshtetëror dhe të çojnë në konflikte të mëtejshme.10 Vuajtje më të mëdha njerëzore mund të shkaktohen, në qoftë se shtetet e lenë mënjanë normën e mosndërhyrjes. Të tjerë theksojnë se ndërhyrja humanitare parimisht nuk kërcënon integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve. Më shumë se për të destabilizuar një shtet të caktuar dhe për t’u përzierë në punët e tij, ndërhyrja humanitare ka për qëllim të rindërtojë shtetin ligjor dhe të çojë përpara trajtimin njerëzor të individëve.11 Për më tepër, përkrahësit e kësaj pikëpamjeje pretendojnë se “vetëm syri vigjilent i komunitetit ndërkombëtar mund të sigurojë ruajtjen e standardeve ndërkombëtare, në interes jo të një shteti, por të vetë individëve“. Ata mbështesin pikëpamjen se shkeljet masive të të drejtave njerëzore, si gjenocidi dhe krimet

9) Michael Venthey, “International Humanitarian Law and the Restoration and Maintenance of Peace” African Review, vol 7, no.5. Institute for security Studies, 199810) Helena Kennedy, “Conflict Resolution and Human Rights: Contradictory or Complementary?” 11) Antonio Cassese, Human Rights in a changing world, (Philadelphia: Temple University Press 1999)

162

E drejta humanitare dhe ligji mbi të drejtat e njeriut

kundër njerëzimit, lejojnë ndërhyrjen edhe nëse ajo shkakton disa tensione ose mosmarrëveshje. Në qoftë se, përmes aksioneve të tij barbare, një shtet shkatërron jetët dhe të drejtat e qytetarëve të tij, ai përkohësisht humbet të drejtën për të pretenduar legjitimitet dhe sovranitet.12 Qeveritë e huaja ndërkohë kanë një detyrë pozitive të ndërmarrin hapa për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe për të siguruar jetët. Për më tepër, mendohet se sistemet politike që mbrojnë të drejtat njerëzore zvogëlojnë kërcënimin e konfliktit botëror. Kështu ndërhyrja mundet gjithashtu të justifikohet mbi bazën e sigurimit të sigurisë ndërkombëtare, duke çuar përpara drejtësinë dhe duke ruajtur rregullin ndërkombëtar. Qeveritë janë shpesh në dilemë për angazhim ose jo të forcave ushtarake dhe burimeve ushtarake për mbrojtjen e të drejtave njerëzore në shtete të tjera. Për më tepër, përdorimi i dhunës për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave njerëzore shkakton një dilemë morale për faktin se ndërhyrje të tilla mund të çojnë në humbje të mëtejshme të jetëve të pafajshme.13 Kështu që është e detyrueshme që të përdoret sa më pak forca e nevojshme për arritjen e objektivave humanitare dhe ndërhyrja të ketë efekte pozitive.

PërfundimeEkzistenca e së drejtës humanitare justifikohet me faktin se ajo lehtëson vuajtjet e luftës, duke e bërë situatën e luftës më të pranueshme. E drejta humanitare i ofron shteteve mënyrat dhe mjetet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, me qëllim që të hiqet dorë nga përdorimi i forcës. Problemi që shqetëson sot komunitetin ndërkombëtar është ai i zbatimit të së drejtës humanitare dhe i ndëshkimit të shkeljeve të kësaj të drejte. Megjithëse ligji ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut dhe e drejta humanitare janë të ndryshme përsa i përket origjinës, e drejta humanitare sot po përcaktohet gjithnjë e më shumë si pjesë e ligjit mbi të drejtat e njeriut, i zbatueshëm në konflikt të armatosur, sepse të dy llojet e të drejtave bazohen në konsiderata humane dhe objekti i tyre është mbrojtja e qenieve njerëzore. Çështja e ndërhyrjes humanitare, veçanërisht e atyre që kryhen pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një çështje shumë e debatuar, duke qenë se bie ndesh me parimin e sovranitetit shtetëror. Megjithatë shtetet nuk mund të lejojnë shkeljet e rënda të të drejtave njerëzore, sepse abuzimi me këto të drejta konsiderohet si shkak për prishjen e ekuilibrave ndërkombëtarë.

12) Don Hubert and Thomas G.Weiss, The responsibility to protect, 200113) Don Hubert and Thomas G.Weiss, The responsibility to protect, 2001

163

Luljeta Kodra

Referencat:

1. Roopam Verma, Humanitarian Laws and Human Rights Law, 2006.2. Gender, Human Rights, and International Law, ICRC, 2003.3. Human Rights Legislation, Wikipedia, the free encyclopedia, 2007. 4. Michelle Maiese, Human Rights Protection, June 2004.5. Michelle Maiese, Human Rights Violations, July 2003.6. Frederic de Mulinen, Handbook on the Law of Armed Conflict of Armed Forces.7. Manual Model Mbi të Drejtën e Konfliktit të Armatosur, KNKK. 8. Guide to the Law of Armed Conflict of Armed Forces, Turkish General Staff,

Ankara, June 2001.9. Mark Fleeman, International Law and International Armed Conflicts, September

2000.10. Human Rights in times of conflict: Humanitarian Intervention Human Rights

Dialogue, Series 2, Number 5 January 2001.11. E Drejta Ndërkombëtare Publike, Arben Puto, 2002.

164

Makiaveli - revolucionar i mendimit politik

Dr. Lavdosh Ahmetaj Universiteti Jopublik “Kristal”

Drejtor i Institutit Albanologjik “Aleks Buda”

Abstrakt: Analiza është përqendruar në interpretimin e një sistemi teorik në shërbim të politikës e cila është e kushtëzuar prej zhvillimeve historike e, veçanërisht, ekonomike; tendenca të cilat kanë të bëjnë me kalimin nga një sistem ekonomik i mbyllur feudal në një ekonomi me mundësi më të mëdha zhvillimi e cila kishte filluar të bazohej në sistemin e parasë, faktor që ishte duke diktuar tregun.

Përmes këtyre zhvillimeve tregohet dhe analizohen mundësitë e reja që krijon vetëzhvillimi ekonomik për tregje dhe mentalitete të reja politike. Në këtë kuadër, trajtesa përpiqet të analizojë elementet e rinj që sjell teoria e Makiavelit, në funksion të kristalizimit të disa tipareve cilësore, të cilat u shfaqën në Italinë post mesjetare. Në mënyrë domethënëse trajtesa kalon përmes këtyre ideve kryesore.

Së pari, teoria e Makiavelit kishte filozofinë e paparagjykimit, gjë që pasqyron dinamikën e vetëzhvillimit shoqëror e cila po i dilte nga duart e politikës papiste.

Së dyti, teorikisht po reflektonte një mekanizëm të patrajtuar më parë, në lidhje me pushtetin, i cili ka të bëjë me formulën “mjeti justifikon qëllimin”. Përmes këtij mekanizmi, Princi ushtronte të drejtën e tij, në shërbim të një në shoqërie të organizuar shtetërore.

Së treti, shtrohet çështja që Princin ta duan apo të druhen prej tij. Përgjigja e Makiavelit është e qartë: do të ishte mirë edhe njëra edhe tjetra, por duke qenë e vështirë të puqen së bashku, Princi do të ishte më i sigurt të druheshin se sa ta donin.

Së katërti, trajtimi i fatit, i shkëputur nga forca të mbinatyrshme, por duke u

165

lidhur me elementë materialë, e mbi të gjitha funksionimi i një sërë faktorëve të tjerë, të cilët duhet të merren në konsideratë në analizën e fenomeneve të ndryshme shoqërore, politike dhe ekonomike. Teorikisht nuk anashkalohet edhe mundësia e fatit të kulluar në politikën e zbatuar nga institucioni i Princit.

Së pesti, teoria e Makiavelit filloi të shoqërohet me një atribut akademik që tashmë është i njohur si Makiavelizëm.

Së gjashti, Princi ushtron një politikë të pavarur nga morali, realizuar ngushtazi përmes përkufizimit grek të tre tipareve qeverisëse (të njëshit, të pak vetëve, të shumicës).

Duke u nisur nga burimet e historisë së doktrinave politike, shndërrimi i mendimit revolucionar motivohet kryesisht nga evolucioni social-ekonomik. Pa pasur mundësinë te zbulojmë një shkak të parë të burimit

të mendimit politik modern, shtrojmë pyetjen nëse edhe në këtë rast një thyerje aq drastike e mënyrave të të menduarit të marrëdhënieve të autoriteteve, lidhet vallë edhe me dialektikën e raportit sfidë-përgjigje. Vitet “e zbrazëta” të mendimit politik të gjysmës së dytë të njëmijë e katërqindës janë në të vërtetë të mbushura nga përhapja e theksuar e një kulture - e paraqitur si magji e bardhë e të diturve dhe magji e zezë e shtrigave - që ka pikëtakime me atë të sintetizuar si “gnostike”, nga ana e saj e lidhur me kulturën dionisiake (religjionet e mistershme, histerike, femërore të dënuara nga Platoni )1.

Por për të kuptuar doktrinën makiaveliste, duhet të përshkruhet situata që çon tek Makiaveli dhe tek Luteri nëpërmjet një interpretimi tradicional2. Njësia e organizmit tregëtar përbëhej, në Mesjetë, nga qyteti, duke mos qenë liria e lëvizjes dhe as përdorimi i monedhës shumë të zakonshme në shekullin e XIV-të. Duke u shtrirë dhe duke u bërë më të lehta mënyrat e komunikimit, një sistem tregtar lokal kaq i monopolizuar dhe kaq i kontrolluar nuk mund të zgjaste më në kohë. Ai që nxori dobi më të mëdha prej kësaj qe tregtari lëvizës, që ishte i gatshëm të shfrytëzonte të gjitha tregjet, kishte kapitale për të investuar dhe mund të bënte tregti me çdo lloj malli që i jepte fitim të madh.

Një tregtar që do të kishte drejtimin e tregut, dora-dorës mund të kontrollonte

1) Për Platonin, moraliteti ka të bëjë me zbulimin e harmonisë së brendshme të humbur të njeriut. Me këtë kuptohet kapërcimi i procesit ku arsyeja është e nënshtruar nga dëshirat dhe nxitjet e trupit. Arsyeja duhet të fitojë kontrollin e saj mbi pjesët irracionale të vetes. Vetëm dija mund të sjellë virtyt, sepse injoranca dhe dija false është ajo që sjell të keqen… Përpara se njeriu të kalojë nga dija e gabuar te dija e vërtetë, ai duhet të ndërgjegjësohet për gjendjen e tij të injorancës.. Ai është në atë gjëndje që është një njëri që zgjohet nga “gjumi i injorancës” ( Platoni Republika, Tiranë 1994, f.65) 2) Kjo kulturë, pa dyshim, paraekzistonte, por përhapja e saj u bë dukuri qendrore në periudhën në fjalë; në his-torinë e doktrinave politike gjejmë gjurmë të drejtpërdrejta të saj në shkrimin e një mendimtari ndër më mend-jemprehtit, Gabriel Node (Gabriel Naudé), që shkruan: Apologji për personazhet e mëdhenj të akuzuar pa-drejtësisht për magji (1625) dhe të një teoricieni, ndoshta më i madhi i periudhës bashkë me Makiavelin:Zhan Boden (Jean Bodin), që publikon “Demonomanie des sorciers” (1580) menjëherë pas gjashtë librave të mirën-johur të La repubblica (1576).

Dr. Lavdosh Ahmetaj

166

edhe gjithë prodhimin. Përsa i përkiste kontrollit të tregtive, cilësisë së mallrave tip apo çmimeve dhe kushteve të punës, e gjitha kjo duhet të bëhej nga qeverisje më të gjera se organizimi bashkiak mesjetar. Në shekullin e XVI-të, të gjitha qeverisjet mbretërore kishin përshtatur një politikë të vetëdijshme të shfrytëzimit të burimeve kombëtare, të nxitjes së tregtisë e zhvillimit të fuqisë kombëtare. Këto shndërrime ekonomike patën ndikime të thella shoqërore dhe politike.

Për herë të parë, nga koha e Romës, u shfaq në Evropë një klasë e konsiderueshme njerëzish që kishin njëkohësisht para dhe nisma. Kjo klasë ishte armike natyrore e fisnikërisë dhe e ndarjeve e trazirave që nxiste ajo. Interesat e saj ishin nga ana e qeverisjes së fortë dhe në politikë, ajo ishte aleate natyrore e mbretit. Borgjezia u bë e vetëdijshme se në çdo pikëpamje, qendërzimi më i madh i mundshëm në duart e mbretit, i pushtetit ushtarak dhe i administrimit të drejtësisë, kthente gjithçka në leverdi të saj.

Ndërsa Sabini sintetizonte se në Itali forcat e sistemit të ri ishin të pandjeshme dhe të vonuara, dukej se atje nuk kishte një pushtet mjaft të fortë që t’i jepte njësimin krejt gadishullit. Ashtu si pjesa më e madhe e italianëve të kohës së tij, Makiaveli e mendoi kishën përgjegjëse për këtë gjendje të punëve. Tepër i dobët për të bashkuar Italinë, papa ishte megjithatë mjaft i fortë për të penguar çdo sovran tjetër që ta bënte këtë”.3

Makiaveli është teoricieni i paparagjykimtë i kësaj dinamike shoqërore, nga e cila Italia nuk është prekur për shkak të rolit të posaçëm të papatit, të cilit i ishte dhuruar prej Kostandinit, u rrit shumë gjatë Rilindjes, por metodat që përdorën papatët për këtë qëllim dëmtuan rëndë autoritetin e tyre shpirtëror. Ndërsa, duke patur parasysh lojën politike të princave të vegjël, shumica tiranë, të verbër, që bëheshin aleatë herë të njërit, herë të tjetrit shtet të madh evropian, edhe pse mund ta luanin politikën mirë, ata asgjesoheshin si subjekte shtetërorë përballë shteteve kombëtar europiane. Kjo situatë politike e Italisë shoqërohet me dy tipare:

- Së pari; Italia kishte shumë profesionalizëm administrativ.- Së dyti; Por, ajo nuk kishte mençuri politike4.

Atëherë në këto kushte, Makiaveli përsos teorinë e tij, përveç elementit të një politike të pavarur nga morali, i shtohet edhe përkufizimi themelor grek të tre tipeve qeverisëse, të njëshit, të pak vetëve, të shumicës dhe të parapëlqyeshmërisë

3) G.H. Sabine: “Storia delle dottrine politiche”, Etas/Kompass, Milano 1953, kapitulli XVIII.4) Kur erdhën francezët, vendin e gjeti veten praktikisht të pambrojtur. Trupat franceze i tmerruan italianët kur vrisnin realisht njerëz në betejë. Lufta e mëvonshme ndërmjet Francës dhe Spanjës ishin luftra serioze, që sol-lën vuajtje dhe varfëri. Por shtetet italiane vazhduan të intrigojnë njëri kundër tjetrit, duke kërkuar ndihmën e shtetit të Francës apo të Spanjës për grindjet e tyre të brendshme, pa asnjë ndjenjë të unitetit kombëtar(Rassëll, Një Histori e Filozofisë Perëndimore, Tiranë 2005, f.18)

Makiaveli revolucionar i mendimit politik

167

për atë të përzier5. Ndërsa nuk mund të lihen jashtë analizës Makiaveliste edhe elementë të tjerë, të cilët kanë të bëjnë me karakteristikat e atij, që drejton pushtetin dhe raporti mes virtytit dhe fatit e marrëdhëniet e institucionalizuara mes grupeve shoqërore, të trajtuara në Ligjërata mbi Dekën e parë të Tit Livit. Por, do të ishte më e lehtë për ta kuptuar Doktrinën e Makiavelit, përmes ligjërimeve të Princi:

Në këtë pikë, shtrohet pyetja: a është më mirë që atë [princin] ta duan apo të druhen prej tij. Përgjigja do të duhej të ishte si njëra dhe tjetra; por pasi është e vështirë t’i puqësh bashkë, ai është shumë më i sigurt nëse druhen prej tij sesa kur e duan, në rastin kur duhet të mungojë njëra prej tyre. Pasi për njerëzit përgjithësisht mund të thuhet se ata janë mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, shtinjakë dhe tinëzarë, ikanakë para rreziqeve, lakmitarë të fitimit .

Sado të jetë e lëvdueshme tek një princ të mbajë fjalën dhe të jetojë me ndershmëri e jo me dredhi, secili e kupton e për më tepër shihet në përvojën e kohëve tona, ata princër kanë kryer punë të mëdha, se pak rëndësi i kanë dhënë mbajtjes së fjalës e besimit dhe se kanë ditur me finokëri të vërtisin mendjet e njerëzve dhe më në fund kanë mposhtur ata që janë mbështetur mbi besnikërinë. Shumë kanë pasur dhe kanë mendimin se gjërat e kësaj bote qeverisen në atë mënyrë nga fati dhe nga Zoti sa njerëzit, me urtësinë e tyre, nuk mund t’i ndreqin, madje as mund ketë ndonjë ndryshim në to. Megjithatë, pasi vullneti ynë i lirë nuk është shuar, gjykoj se mund të jetë e vërtetë se fati është zot i gjysmës së veprimeve tona, por se etiam ai e lë në dorën tonë të drejtojmë gjysmën tjetër. Fati e tregon fuqinë e tij aty ku nuk shfaqet aftësia për t’i rezistuar dhe atëherë drejton vrullin e tij aty ku e di që nuk janë ngritur prita dhe nuk janë marrë masa për ta ndalur.6

Nga një gjykim negativ mbi natyrën njerëzore që paraprin atë të Hobsit, Makiaveli nxjerr si rrjedhim cilësitë e njeriut të pushtetit, ndërsa në raportin mes fatit dhe aftësisë rikujton një debat tipik (siç do të shihet) të rrymës kulturore magjiko-astrologjike (Firencja e pak viteve më parë është ajo e Marsil Fiçinit dhe e Piko dela Mirandolës, i ndikuar nga Savonarola).

Këto copëza të Princit plotësohen me të tjera të Ligjëratave mbi Dekën e parë

5) Natyrshëm del pyetja, cilat janë vështirësitë që ndeshen në principatat e krijuara rishtazi( të përziera) ?.Së pari, në rast se principata nuk është e krijuar krejtësisht e re, por paraqitet si një gjymtyrë që i shtohet një gjymtyrë tjetër, ato do të formojnë së bashku një trup që mund të quhet i përzier. Ky çast shënon lindjen e një burimi fillestar ndryshimesh, ku konsiston edhe vështirësia e brendshme natyrore e të gjitha principatave, të reja. Së dyti, kur njerëzit rrokin armët kundër qeverisë së tyre, kjo do të thotë se a ta duan të përmirësojnë fatin e tyre dhe këtë gjë mendojnë ta bëjnë duke ndërruar sundimtarët e tyre. Së treti, me kalimin e kohës përvoja u jep mundësinë të shohin se janë gabuar e se me këtë veprim nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë keqësuar gjendjen e tyre. Kjo është pasojë e pashmangshme e një situata të natyrshme në të cilën gjendet zakonisht princi i ri, i cili ishte i shtrënguar t`i lodhte shtetasit e tij me taksa për mbrojtjen e ushtrive të veta, si dhe me një pafundësi detyrimesh të reja të importuara prej pushtimeve të reja Makiaveli, Princi,”Mbi Principatat e përziera” Kapitulli i tretë, Tiranë 1992, f.8). 6) N. Machiavelli: Il Principe, kapitujt XVII, XVIII dhe XXV.

Dr. Lavdosh Ahmetaj

168

të Tit Livit; në to dinamika institucionale e klasave paraprihet, pas përshkrimit të përmendur të ciklit politik, nga lavdërimi i rolit të individëve dhe i rastit7.

Ndërsa shume analiza që janë shkruar për republikat thonë se gjenden në to një prej tre rendeve, të quajtur nga ata: Principatë, Optimatë dhe Popullor. Duke gjykuar se, Principata lehtësisht bëhet tiranike; Optimatët me lehtësi bëhen shtete të një grushti njerëzish; Popullorja pa vështirësi kthehet në të shthurur. Në mënyrë të tillë që, nëse një drejtues i republikës organizon në një qytet njërin prej atyre tre rendeve, e organizon për pak kohë, pasi asnjë ilaç nuk mund të gjejë që ta bëjë të mos shkasë në të kundërtën e tij8

Analiza e Makiavelit hedh vështrimin, ne këto variacione qeverisëse si mundësi mes njerëzve, duke ju referuar origjinës së shoqërisë njerëzore, e cila karakterizohet nga rrallësia, ata jetuan

një kohë të shpërndarë në shëmbëllim një bote shtazore, më pas, duke u shumëzuar brezat, u mblodhën bashkë dhe më të fuqishmin dhe me zemër më të madhe, e vunë si kryetar. Më vonë, për të zgjedhur një princ, nuk shkonin pas më të fuqishmit, por pas atij që ishte më i urtë dhe më i drejtë. Por më tej, pasi princi bëhej i tillë prej trashëgueshmërisë dhe jo prej sistemit të zgjedhjes, shpejt filluan trashëgimtarët të degjenerojnë në krahasim me më të hershmit, dhe duke lënë veprat e virtytshme, mendonin se princërit nuk duhet të bënin tjetër veçse të tejkalonin të tjerët në salltanet dhe në neps9.

Nga kjo lindën komplote të bëra nga ata që, për bujari, lartësi shpirtërore, pasuri dhe fisnikëri, dallonin mbi të tjerët. Dhe ata, duke mos duruar emrin e një kreu

7) Makiaveli, Sa ndikon fati në punën e njeriut dhe sa mund t`i bëhet ballë atij, Tiranë 1962, f.118 (Sundimtari që mbështetet plotësisht në fat, shkatërrohet posa ndryshon fati. Mendoj gjithashtu se është fatlum ai i cili vepron si e lyp koha, anasjelltas, është fatkeq ai, i cili nuk vepron në pajtim me kohën, këtu ka parasysh ata princër, të cilët nuk kanë ditur ta ndërrojnë politikën kur e ka lyp nevoja. Fati, sipas Makiavelit, fuqinë e vet e tregon atje ku nuk gjendet guximi i përgatitur për t`i bërë ballë, prandaj furinë e drejton atje ku e di se nuk kanë ngritur diga e penda për ta ndalur. (Pikërisht këtu është gjeneza ideale unitare e Makiavelit),. Kjo vjen në radhë të parë se sundimtari që mbështetet plotësisht në fat, shkatërrohet posa ndryshon fati. (Makiaveli , Sundimtari, Tiranë 1962, f.118) 8) Mbi mizorinë dhe mëshirën dhe nëse është më e preferueshme që princi të adhurohet apo të kihet frikë.. Princi, sipas Makiavelit, nuk duhet të druhet prej një qortimi të tillë, sidomos kur është fjala për ruajtjen e unitetit dhe besnikërisë së shtetasve të vet. Dhënia e disa dënimeve tëashpra do ta bënte atë më të mëshirshëm se të gjithë ata, që, për mëshirë të tepruar , lejojnë lindjen e çrregulli-meve prej ku marrin hov vrasjet dhe grabitjet. (Makiaveli, Princi, kapitulli XIV, Tiranë 1962, f.80) 9) Makiaveli mbron teorinë se do të ishte mirë dhe diçka shumë e bukur dhe gjithkush do të ishte dakort, që të gjitha cilësitë e mira të gjendeshin të bashkuara në një princ të vetëm. Por duke qënë se kjo është e pamundur dhe aspak në natyrën njerëzore , duhet që të paktën princi tu shpëtojë veseve të turpshme , të cilat do ta çonin në humbjen e pushtetit të tij. Përsa i përket veseve të tjera , do të ishte e këshillueshme të shmangte edhe ato , në rast se do ta kishte një mundësi të tillë .Nëse një mundësi e tillë nuk ekziston, e keqja nuk do të ishte e madhe po qe se ai do t`i përdorte më karar, madje princi nuk druhet të marrë përsipër edhe disa të meta , pa të cilat do të ishte e pamundur që, të qëndronte në pushtet. E theksoj këtë , pasi në rast se do të shqyrtonim gjëra nga afër do të shihnim se, ashtu sikurse ekzistojnë disa cilësi që duken si virtyte , por faktikisht çojnë në rrënimin e princit, po ashtu ekzistojnë dhe disa të tjera, që ndonëse duken si vese, shpien në të vërtetë në ruajtjen dhe mirëqenien e tij(Makiaveli “ Kapitulli XV, Tiranë 1962, f.74)

Makiaveli revolucionar i mendimit politik

169

të vetëm, ngrinin vetë një qeverisje. Duke shkuar më pas ky administrim tek bijtë e tyre, që i janë kthyer kopracisë, lakmisë, rrëmbimit të grave, bën që nga një qeverisje e Optimatëve të bëhet një qeverisje e një grushti njerëzish; kështu u ngrit shpejt dikush që me ndihmën e shumicës i fshiu. [Dhe...] duke dështuar rendi i të paktëve e duke mos dashur të ringrenë atë të një princi, iu drejtuan rendit popullor, e pasi mbaroi ai brez që e kishte organizuar, shpejt u kalua në shthurje në mënyrë të tillë që, për të shpëtuar prej një shthurjeje të tillë i kthehet përsëri Principatës10

Dhe ky është rrethi në të cilin duke u qarkuar, të gjitha republikat janë të qeverisura ose vetëqeverisen. Në mënyrë të tillë që, pasi atyre u duhet me maturi të hartojnë ligje, duke e njohur këtë mangësi, secili iu shmang këtyre rasteve për vetveten, duke zgjedhur njërin që të merrte pjesë për të gjithë, duke e gjykuar më të vendosur dhe më të qëndrueshëm.11

Makiaveli, pas përshkrimit të ciklit tripolitikos (në të cilin rikujton, si tek Herodoti, “rrëmbimin e grave”), i kushton këtë analizë Republikës romake:

E lumtur mund të quhet ajo republikë së cilës i bie në short një njeri aq i urtë sa t’i japë asaj ligje të mirërenduara. Mes atyre që kanë merituar më tepër lëvdata për struktura ligjore të tilla, është Likurgu. Por vijmë në Romë e cila nuk ishte kundër që të kishte një Likurg, megjithatë pati shumë të papritura që lindën në të, prej ndasisë që kishte mes Plebejve dhe Senatit, sa atë që nuk e kishte bërë një organizues, e bëri rasti.12

Unë them se ata që dënojnë trazirat mes Fisnikëve dhe Plebejve, më duket se qortojnë ato gjëra që ishin shkaku kryesor që e mbajti Romën të lirë dhe se llogarisin më tepër poteret dhe britmat që shkaktonin trazira të tilla. Se rrjedhojat e mira që ato sillnin nuk vlerësojnë se si, në çdo republikë, ka dy gjendje shpirtërore të ndryshme, ajo e popullit dhe ajo e të mëdhenjve; se si të gjitha ligjet që bëhen në përkrahje të lirisë, lindin nga ndasia e tyre, siç mund të shihet lehtësisht se është vijuar në Romë; se nga Tarkuinët e deri tek Grakët, që janë më tepër se treqind vjet, trazirat e Romës rrallëherë shkaktonin mërgim dhe mjaft rrallë gjak. Dhe nëse trazirat ishin shkaku i krijimit të Tribunëve, meritojnë lavdet më të mëdha; pasi, përveçse i japin pjesën e tij administrimit popullor, ishin krijuar si rojtarë të lirisë romake.13

10) N. Makiaveli, kapitulli XXIV, Përse humbën princërit e Italisë shtetet e tyre, Tiranë 1962, f. 11911) N. Machiavelli: Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio, libri I, kapitulli II.12) Një rrugë tjetër e cila mund të jetë ende e vlefshme për të nxjerrë në pah një princ, është që ai të dijë të veprojë ashtu sikurse fisniku Barnardo Viskonti, dukë i Milanos, në gjirin e qeverisjes së tij.. Lidhur me mënyrën e ndësh-kimeve apo shpërblimit të të gjithë atyre, që në jetën shtetërore kanë kryer krime shumë të rënda, apo shërbimetë shquara. Në çfarëdolloj rrethanash, princi duhet të veprojë në mënyrë të atillë që shtetasit ta shikojnë atë si një qenie të epërme ndaj njerëzve të zakonshëm (Princi, kapitulli XXI, Mbi mënyrën se si duhet të sillet princi kur kërkon të fitojë famë, Tiranë 1962, f.108)13) N. Machiavelli: Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio, libri I, kapitulli II dhe IV.

Dr. Lavdosh Ahmetaj

170

Nga tema e Princit (personaliteti i veçantë si Likurgu për Spartën; ndikimi i fatit-rast për Romën), kalohet në atë të Ligjëratave: roli i grupeve shoqërorë dhe i institucioneve. Ndeshim përsëri të përmendet tribunati i plebejve, ku historia politike e Romës e shpjegon qartë kontradiktën midis plebenjve dhe patricëve, të cilët kishin dy mosmarrëveshje kryesore:

Së pari, çështja agrare, reforma e tokës, prezantuar nga vëllezërit Grak me origjinë plebenj. Së dyti, e drejta , për të krijuar institucionin e tyre politik. Këto kontradikta u zgjidhën me formimin e Tribunatin të popullit, i cili përbënte opozitën kundrejt vendimeve të senatit, me një kuptimin intuitiv e rolit të asaj që do të mund të përcaktohej “opozitë konstitucionale” për të kontrolluar tensionet brenda sistemit. Ishte ky kontroll tensionesh që redukton rrezikun e luftës civile.Ky evolucion konceptual i mendimit politik tek Makiaveli është kuptuar qartësisht nga një prej studiuesve më të mëdhenj në nivel evropian, Xhenaro Saso. Ai shkruan: “Rrjedha historike që pa Makiaveli, i përqëndruar në ndërtimin e teorisë së republikës dhe, pastaj, në atë të principatës, pasqyrohet në librin e parë të Ligjëratave që shtjellon atë të “kalimit” (kalim problematik) nga republika “e shthurur” në rrugëdaljen “mbretërore”. Dhe prandaj kuptohet se nëse, në mendjen e Makiavelit, apo nëse parapëlqehet, në këtë shqyrtim të posaçëm të tij, principata nënkupton krizën e republikës dhe lind vetëm kur kjo ka arritur në format e skajshme të korruptimit dhe të degjenerimit - kjo është atëherë “koha reale” e procesit që duhet ta mbajmë parasysh, ta shqyrtojmë dhe, nëse është e mundur, ta kuptojmë.

Duke e parë në këtë spektër Makiavelizmin, principata nuk mund të lindë, nëse republikat nuk kanë prekur cakun e skajmë të degjenerimit, të dekadencës apo, në terma “teknikë”, të korrupsionit.14 Për këtë arsye orvatja e tij polemike dhe njëkohësisht konstruktive, kërkon të interpretojë, në dritën e historisë, brenda republikës së parë romake (nga tribunati i plebejve tek Grakët), dy shekuj të historisë fiorentine dhe italiane - atë periudhë të acaruar luftërash dhe përmbysjesh të brendshme që, prej konfliktit të partive dhe të grupeve shoqërore, kishte përfunduar, në ditët e saj, në një katastrofë gjigante15.

14) Makiaveli, kapitulli XIX, Mbi diçka që duhet të shmangë princi në sjelljet e tij, në mënyrë që shtetasit e vet të mos e përbuzin dhe të mos e urrejnë, Tiranë 1962, f.8915) Makiaveli, kapitulli XXIV, Përse humbën princërit e Italisë shtetet e tyre, Tiranë 1962, f119 Makiaveli në këtë analizë politike tregon se si princi mund të gëzojë një lavdi të dyfishtë, atë të themelimit të shtetit të ri dhe atë të forcimit e të stolisjes së tij me ligje të mira, me ushtri të mira, me aleatë të mirë dhe shembuj të mirë. Përkundrazi, turpi do të jetë i dyfishtë për atë princ, i cili edhe pse i lindur në fron, do të humbasë atë për shkak të papjekurisë së vet. Prej këtej, Makiaveli, analizonte pse dy princat e Milanos dhe Napolit e kishin humbur

Makiaveli revolucionar i mendimit politik

171

Dhe mbi përvojën tragjike të asaj historie lind atëherë koncepti makiavelian i shtetit “të lirë”, 16të një shteti që ka në themel garën aktive dhe antagoniste të forcave politike që përfshihen në gjirin e tij dhe, me po ato luftëra mes klasave dhe “partive”, di të bëjë pra instrumentin që të kontrollojë “legalisht” forcën e “pozitave” të tij”.17

Sabini kufizohej të vinte në dukje se dy librat kishin qenë të përfunduar në vitin 1513. Lindi më pas një debat, shpeshherë teorik, mbi kohët e hartimit. Saso, duke dalluar qartë “kohën reale”, sqaron më tej karakterin modern të Makiavelit: kontroll legal të forcave shoqërore nëpërmjet partive, për të shmangur korruptimin e republikës (shtet “i lirë”), korruptim që është parakusht i principatës autoritare. Shteti i lirë i përzier do të merret më tej me kuptimin e “mbretit në parlament” të “revolucionit të lavdishëm” anglez (1688) dhe më pas me atë të miratimit të të gjithëve (votim i zgjeruar e më pas i përgjithshëm për drejtimin e të paktëve (parlamenti) me një lider me autoritet (njëshi) në drejtimin e qeverisjes.18

Është domethënëse që pikërisht Ligjëratat nxisin kritikën e kujdesshme të Francesko Guiçardinit. Bashkëkohës i Makiavelit, funksionar jo i një republike (fiorentine), por i papës, Guiçardini nuk shqetësohet për probleme të rrezes së gjerë si raportet mes principatës (autoritare) dhe republikës (që bazohet mbi miratimin dhe që mund të vihet në krizë nga korrupsioni). Vëzhgues i mprehtë i realitetit bashkëkohës, në Librin e parë të konsideratave rreth “Ligjëratave” të Makiavelit, ai sjell në historinë e mendimit politik një riparashtrim të qeverisjes së përzier, në kuadrin e një parapëlqimi për monarkinë dhe një realizmi vlerësimesh saktësisht në lidhje me karakteristikat e republikave, përfshirë këtu atë romake.19

Dhe nuk ka dyshim se qeverisja e përzier e tre llojeve, Princër, Optimatë dhe Popull, është më e mirë dhe më e qëndrueshme se një qeverisje e thjeshtë e cilitdo prej tre llojeve dhe shkalla më e lartë e saj është kur është e përzier, në mënyrë që prej pushtetin dhe kishin sjellë anarki, në rajonet politike përkatëse. Duke e analizuar me kujdes , ai kishte arritur në përfundimin se princërit e përmendur më lart kishin ngjallur urrejtjen me veprimet e tyre, ashtu sikurse nuk ditën të ruanin as besnikërinë ndaj fisnikërisë, kur gëzonin miqësinë e popullit. Pa këto gabime, princërit e Italisë nuk do të kishin humbur kurrë shtetet e tyre (Makiaveli, Kapitulli I XXIV, përse princërit e Italisë humbën shtetet e tyre, Tiranë 1962, f.120)17) G. Sasso: Niccolò Machiavelli. Storia del suo pensiero politico, Il Mulino, Bolonjë 1980.18) Në tekstin themelor: Niccolò Machiavelli. Storia del suo pensiero politico, cit., të G. Sasso, saktësohet: “Sido që të përcaktohet nisja kronologjike e tyre, në muajt e parë të vitit 1513, apo pas përfundimit të Princit në vitin 1515, në mos deri në vitin 1516, Ligjëratat lindin nga përvoja e hidhur dhe dramatike në pesëmbëdh-jetë vitet e jetës politike dhe diplomatike” (faqe 320). Në këtë tekst themelor rindërtimi i kronologjisë shmang pedantizmat akademikë për të marrë një domethënie logjike. Saktësohet veç kësaj se shteti “i lirë është larg nga të mbështeturit mbi urtësinë ekskluzive, apo aftësinë e një princi, apo të identifikohet, hera-herës, tërësisht, me fraksionin fitues”.19) Makiaveli përmes analizës “si duhet të qeverisen qytetet ose krahinat të cilat, para se të pushtohen, kanë jetuar me ligjet e veta” mendonte se, kur shtetet e pushtuara, mësohen të qeverisen me ligjet e veta , ekzistojnë tri mënyra për t`i mbajtur: e para, të asgjësohen; e dyta, të shkojë vet sundimtari dhe të jetojë në to, e treta, t`iua lërë ligjet e veta dhe të marrë ndonjë haraç e të krijojë brenda tyre një qeverisje oligarkike e cila do t’i mbante të miqësuara. Sepse, mbasi këtë qeveri e formoi vet sundimtari , qeveritarët dinë se nuk mund të ekzistojnë pa miqësinë dhe fuqinë e tij, prandaj bëjnë çdo gjë për ta përkrahur. Përveç kësaj, qyteti që është mësuar të jetojë i lirë , më lehtë mund të mbahet me ndihmën e qytetarëve të tij se në çfarëdo mënyre tjetër (Makiaveli, kapitulli i pestë, Si duhet të qeverisen qytetet ose krahinat të cilat, para se të pushtohen, kanë jetuar me ligjet e veta, Tiranë 1962, f.38)

Dr. Lavdosh Ahmetaj

172

Makiaveli revolucionar i mendimit politik

cilitdo lloj është marrë më e mira dhe është lënë pas e keqja. Dhe për të folur më hollësisht për këtë parim, them se fryti i qeverisjes mbretërore është se: shumë më mirë, me më tepër rregull, me më tepër shpejtësi, me më tepër fshehtësi, me më tepër vendosmëri, qeverisen punët publike kur varen nga vullneti i një njeriu të vetëm, se kur qëndrojnë nën vullnetin e të shumtëve.

E keqja këtu qëndron se, nëse bie në një person të lig, duke pasur pushtet të papenguar për të bërë keq, të gjithë atë autoritet që i është dhënë për të prodhuar fryte e të mira e shfrytëzon për të këqija; kështu nëse është i mirë por i mangët, lindin për shkak të plogëtisë së tij shthurje të pafundme. Por edhe sikur mbreti të bëhej nëpërmjet zgjedhjes e jo prej trashëgueshmërisë, nuk ka siguri të plotë prej këtyre rreziqeve, sepse kush zgjedh shumë herë mund të mashtrohet, duke quajtur të mirë apo të urtë dikë që ka tjetër fat dhe madhësia e pushtetit apo e lirisë së tepruar ndryshon shpesh natyrën e atij që është zgjedhur e aq më keq nëse ka bij, është e vështirë të mos dëshirojë t’i ketë trashëgues; gjë që, kur është mbret me pushtet absolut, vështirësisht mund t’i ndalohet, edhe po të jetë kundër organizimit të mbretërisë, por mund ta arrijë atë veçse me mjeshtri dhe mjete jo të lavdërueshme20.

Në qeverisjen e Optimatëve është kjo e mirë, që, duke qenë më shumë, nuk munden kaq lehtë të bëjnë një tirani ashtu si një njeri i vetëm. E keqja është se, duke u ndjerë autoriteti i madh, favorizojnë ato gjëra që janë të dobishme për ta dhe shtypjen e popullit dhe duke mos pasur fund ambicja e njerëzve për të përmirësuar kushtet e tyre, prishen me njëri-tjetrin dhe bëjnë kryengritje, prej nga lind, ose nëpërmjet tiranisë, ose në ndonjë mënyrë tjetër, rrënimi i qytetit.

Në qeverisjen e Popullit është e mirë, se ndërsa zgjat nuk ka tirani; ligjet munden më tepër se njerëzit dhe qëllimi i të gjithë vendimeve i përket të mirës së përgjithshme. E keqja këtu është se populli, prej padijes së tij, nuk është i aftë të vendosë për gjërat e rëndësishme dhe prandaj shpejt rrezikohet një republikë që ia beson punët konsultës së popullit; është e paqëndrueshme dhe e dëshirueshme përherë për gjëra të reja dhe megjithatë e lehtë të nxitet dhe të mashtrohet nga njerëzit ambiciozë dhe turbullues; shtyp me vullnet qytetarët cilësorë, çka i nevojitet për të kërkuar risi dhe trazime.

Përtej këtyre kritikave, Makiaveli, sidoqoftë, hedh themelet e shkencës moderne të politikës edhe sepse sintetizon disa tema qendrore që, siç është parë, zbresin tek Herodoti dhe Aristoteli. Risia qëndron në laicizimin dhe në përcaktimin e një cikli të mbështetur mbi organizimin politik të forcave shoqërore. Pa dyshim, nuk mund të bëhet me këtë një profet i sistemit të ardhshëm të partive, por tek ai gjenden

20) Makiaveli mendonte se sundimtari që pushton një krahinë me rregullim krejt tjetër duhet të bëhet, mbrojtës i prijësave të tjerë më të vegjël fqinjë , të përpiqet të dobësojë fuqinë e princave të krahinave të posapushtuar dhe të ketë kujdes që të mos hyjë rastësisht ndonjë I huaj e të bëhët I fuqishëm sa ai vetë.. Makiaveli ishte idhtar i politikës së Romës. Ai gjithnjë e merr si shembull Romën. Ai gjykonte se , gjithmonë do të ndodhë që të huajin ta sjellin ata që janë të pakënaqur në shtet, ose nga ambicja e madhe, ose nga frika. Kështu patën vepruar etolët kur sollën romakët në Greqi, dhe në cilëndo provincë tjetër që hynin me ndihmën e vendasve (Makiaveli, Tiranë 1962,f.28)

173

Dr. Lavdosh Ahmetaj

parakushtet konceptuale të sistemit politik që do të lindë .21 Ndërsa nga ana tjetër, emri i tij u vulos dhe prej tij u krijua formula interesante “Makiavelizëm” që shpreh pikëpamjen se qëllimi arsyeton mjetin dhe veprimet, pikëpamje mjerisht jo të rralla, që, për të realizuar qëllime dhe ambicie të caktuara, të mos ngurrohet as përdorimi i mënyrave më të paskrupullta dhe i mjeteve më mizore.

Sidoqoftë, natyra kontraverse e veprës së Makiavelit, dëshmon faktin që ai është përfaqësues i shquar i një periudhe plot kundërthënie, kurse interesimi që zgjon ai në kohën e sotme dëshmon faktin tjetër që ai është njohës i thellë i një kohe dhe mendimtar intensiv, krijimtar, duke shprehur marrëdhënie e raporte të një kohe politike, e cila arriti të prodhonte doktrina politike, që do të shprehnin tipologjinë e një politike dhe shteti modern. Për rrjedhojë, është domethënëse tendenca që, në përgjithësi, historitë e doktrinave politike e marrin startin ideologjik, për epokën moderne nga “sekretari fiorentin”.

Referenca:

1. G. Sasso: Niccolò Machiavelli. Storia del suo pensiero politico, Il Mulino, Bolonjë 1980.

2. Nikolo Makiaveli, Tiranë 1962,f.28) Nikolo Makiaveli, kapitulli i XXIV, Mbi mënyrën se si duhet të sillet princi dhe si duhet të fitojë famën, Tiranë 1962, f.108)

3. Nikolo Makiaveli: Discorsi sopra la prima Deca di Tito Livio, libri I, kapitulli II dhe IV.

4. Nikolo Makiaveli, Princi, kapitulli XXI, Mbi mënyrën se si duhet të sillet princi kur kërkon të fitojë famë, Tiranë 1962, f.108)

5. Nikolo Makiavelli: Il Principe, kapitujt XVII, XVIII dhe XXV. 6. G.H. Sabine: Storia delle dottrine politiche, Etas/Kompass, Milano 1953,

kapitulli XVIII.7. Bertran Rasëll, Një hisori e Filozofisë Perëndimore, Tiranë 20058. Stefan Zvaig, Erararzmi i Roterdamit, Tiranë 20019. Samuel Enoch Stumpf, Filozofia, Tiranë , 200010. Erich Vogelin, Agnosticizmi, Tiranë 200011. Hegel, Shkenca Politike, Tiranë 2000; 12. Jacques Martin, Njeriu dhe Shteti, Tiranë 2000;

21)Dhe në mënyrë shumë më të theksuar nëse mbajmë parasysh kulturën “tjetër” që drejtpërdrejt i paraprin: in-teresimi në Firence për “magjinë natyrore” prej Fiçinos (tre Librat e jetës së tij janë publikuar më 1489) dhe prej Pikos (Nëntëqind teza janë të vitit 1486, Apologjia për t’i mbrojtur e vitit pasues, Debate kundër astrologjisë parashikuese të vitit 1494) Ky tekst i fundit, që shënon sipas historianëve prishjen e Pikos me “magjinë”, është shkruar nën ndikimin e Savonarolës. Ky ekzekutohet në vitin 1498, të njëjtin vit në të cilin Makiaveli u bë sekretar në kancelarinë e republikës. Dhe është domethënëse që, ndërsa në përgjithësi historitë e doktrinave politike nisen për epokën moderne nga “sekretari fiorentin”, vëllimi i parë i Historisë ideologjike të Europës të Salvo Mas-telonit titullohet Nga Savonarola tek Adam Smithi; pothuaj sikur murgu i rrëmbyeshëm domenikan shënon me vdekjen e tij - një prej ekzekutimeve të shumta të heretikëve dhe shtrigave të periudhës - fundin e një epoke dhe fillimin e një tjetre. ( Mkiaveli, kapitulli i XXIV, mbi mënyrën se si duhet të sillet princi dhe si duhet të fitojë famën, Tiranë 1962, f.108)

174

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve1

Nënkolonel Dr. Zaho GolemiDrejtor i Arkivit Qendror të FA

Kolonel Dr. Mustafa XhemalajZv/komandant i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Aurora Golemi

Abstrakt: Lufta e Vlorës është një epope e shkruar me pushkë e mençuri, një vlerë kombëtare dhe një epope madhore historike e shqiptarëve. ”Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve” është një autopsi e plotë e kronologjisë 90 vjeçare të burimeve dokumentare e botimeve brenda dhe jashtë vendit. Lufta e Vlorës, me të gjitha përpjekjet e kombit për të mbrojtur territorin është një nga pikat kulmore të historisë sonë kombëtare, pa të cilën Shqipëria do të ishte ndryshe nga kjo që është sot. E gjithë kjo vjen e dokumentuar në kohë ngjarjesh tronditëse luftarake dhe diplomatike, përfshi edhe konjukturat ndërkombëtare. Burimet bibliografike dhe arkivat flasin se, Lufta e Vlorës nuk ishte një kryengritje e thjeshtë lokale por një uragan i fuqishëm dhe veprim i koordinuar i gjithë trevave shqiptare për të shpëtuar copëtimin e Shqipërisë. Vlora ishte pika fundore e një historie përpjekjesh e luftërash të jugut e të veriut, ishte pulsi i kombit shqiptar në fillim të shekullit të kaluar. Vlora ishte shesh lufte dhe balancë interesash. Arkivat flasin se për Luftën e Vlorës pati mbështetje nga faktori ndërkombëtar, rezistencë dhe solidaritet gjithë shqiptar.

1) Kumtesa, “Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve” u përgatit nga Drejtori i AQFA-së Nënkolonel Dr. Zaho Golemi, në kuadrin e sesionit shkencor që u mbajt në Vlorë më 3 shtator 2010, në kuadrin e 90 vjetorit të përkujtimit të Luftës së Vlorës, në të cilën morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Zoti Arben Imami, Prefekti i Vlorës Zoti Hasan Halili, deputetë të Vlorës si dhe personalitete të tjerë nga Universiteti i Vlorës si dhe nga Tirana, Fieri, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Delvina etj.

175

Roli i parë në mbështetje padyshim i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Uillson, që me doktrinën e tij të vetëvendosjes së kombeve, i shërbeu interesit tonë kombëtar. SHBA-të, që dilnin rishtazi në skenën ndërkombëtare, ishin për zgjidhje afatgjatë të çështjeve të kufijve në Ballkan. Vlora ishte lavdi e kombit. Mbrojtja e kufijve dhe trojeve te bashkuar ishte parakushti për të shkuar drejt ndërtimit të një shteti sovran. Heroizmi nuk vlente pa mençuri. Kjo është plotësisht e dokumentuar në burimet arkivore shqiptare dhe të huaja.

Ngjarjet madhore historike të kombeve ruhen jo vetëm në kujtesën e brezave por veçanërisht në burimet dokumentare. Kështu edhe ngjarjet e mëdha si beteja për Vlorën e cila është një epope e shkruar me gjak

me pushkë e mençuri, është një vlerë për brezat shqiptarë. Lufta e Vlorës, në burimet dokumentare dhe botimet, është materiali jetësor vërtetues i ngjarjes së madhe që shqiptarët përjetuan nëntë dekada më parë. Ndërgjegjja kombëtare, mençuria dhe trimëria e heroizmi shqiptar shmangën një ndër tragjeditë më të mëdha të shekujve, atë të copëtimit të trojeve për herë të tretë.2 Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913, nga shumica e autorëve të huaj, është quajtur si vendimi që dokumenton hedhjen e themeleve të ekzistencës së Shtetit të ri Shqiptar. Por një vlerësim i tillë është i bazuar në mospërfilljen dhe mohimin e luftës së popullit shqiptar për liri e pavarësi. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Shqiptarët e kanë arritur vetë pavarësinë e Atdheut dhe nuk e kanë marrë atë aspak si “dhuratë” qoftë edhe nga fuqitë e mëdha. Shqiptarët e krijuan shtetin e vet në zjarrin e luftës, me vendimin e Kuvendit të Vlorës të 28 nëntorit 1912, vendim ky shumë kohë përpara vendimit të Konferencës së Ambasadorëve. Lufta diplomatike rreth çështjes shqiptare nuk mori fund as me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve. Ajo vazhdoi për caktimin e kufijve të Shqipërisë, për qeverinë shqiptare, për Princ Vidin etj. Megjithëse Vlora, si gjithë Shqipëria, në 1914 do përfshihej në mes ngjarjesh të luftës imperialiste dhe në fakt, do të kthehej në shesh lufte. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore (LIB), lufta diplomatike rreth pavarësisë shqiptare filloi me forcë të re. Në harkun kohor të disa viteve ndodhën ngjarje që tronditën thellësisht shqiptarët. Traktati i fshehtë i Londrës i 26 prillit 1915 pasohej nga dokumenti i dhjetorit 1919, që i njihte italianëve sovranitetin mbi Vlorën; jugosllavëve iu dhuronte dalje tregëtare në bregdetin tonë, si dhe grekët i bënte padronë të Korçës dhe Gjirokastrës. 13 janari 1920 sillte kompromisin anglo-franko-italian, midis Lloid Xhorxh, Klemanso dhe Nitti. Diplomacia e thirrur pas Luftës së madhe nuk kishte dëshirë të dëgjonte zërin shqiptar.

2) Gjykimi i historianëve është se, Rreziku i copëtimit të trojeve për herë të parë për shqiptarët ishte ai i Traktatit të Berlinit 1878, që revizionoi Traktatin e Yeshilkoy-it (Shën-Stefanit), hera e dytë ishte Konferenca e Ambasa-dorëve 1913, që la gjysmën e trojeve shqiptare jashtë trungut mëmë. Në Vlorë pritej të luhej tragjedia e tretë, që u ndalua nga vendosmëria e vetë shqiptarëve në Vlorë.

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

176

Ka një fakt burimor që flet për interesimin amerikan për çështjen e Vlorës. Në dhjetor 1919, pra 6 muaj para se të shpërthente Lufta e Vlorës pas protestës dhe ultimatumit që vlonjatët i dërguan Konferencës së Versajës, Presidenti i SHBA, Willson delegoi këshilltarin e tij Jozef Hevrin të bashkëbisedonte me një përfaqësi të banorëve të Vlorës. Ai shoqërohej nga Tefik Mborja. Fillimisht u takua me Ali Asllanin dhe me pas zhvilloi një bisedë në shtëpinë e Kryetarit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” e Vlorës, Osman Haxhiu. Në takim morën pjesë paria e Vlorës dhe paria e fshatrave si: Ymer Radhima, Todi Filipi, Dom Mark Vasa, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Muhamet Muco, Yzeir Muco, Alem Mehmeti. Osman Haxhiu i kërkoi këshilltarit të presidentit amerikan që të vihej në vend nderi i flamurit kombëtar shqiptar. Ai në emër të parisë së Vlorës, i dorëzoi misionarit të Willsonit një memorandum ku i kërkohej Presidentit të SHBA-së dhe Konferencës së Paqes, “Bashkimi i Vlorës me viset e tjera shqiptare”.3 Çështja e Vlorës kishte marrë përmasa ndërkombëtare. Atëherë patriotët shqiptarë kombinuan gjuhën e mençurisë me krismat e pushkëve, që të dëgjohej fort deri në Versajë. Vatra më e ndezur për shqiptarizmën do të rikthehej në skenën e historisë dhe do bëhej Vlora me epopenë e luftës së saj, edhe pse Qeveria e Tiranës e Sulejman Delvinës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës në 28-31 janar 1920, ishte për ruajtjen me çdo kusht të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Kjo nuk ishte pjesa e shfaqur në Kryengritjen e Vlorës, megjithëse rryma politike e saj ishte në Vlorë me dy deputetët Spiro Jorgo Koleka dhe Qazim Koculi. Dokumentat flasin se më 23 shkurt 1920 në Picar të Armenit, organizohet mbledhja e parisë së fshatrave të Vlorës ku u vendos: “O Vlorën o vdekjen, se përndryshe Shqipëria humbi nga faqja e dynjasë..”4; ndërsa në 27 shkurt 1920, vetë kryeministri Sulejman Delvina organizoi takimin me parinë e fshatrave të Vlorës “për çështjen e Vlorës”, rrëzë malit në vendin e quajtur Krivovë. Në Mars 1920 kishte rinisur jetën shteti shqiptar, ku parlamenti i parë emërtohej “Këshill Kombëtar”, ndërkohë që vepronte Këshilli i Lartë me katër vetë që kryente kolegjialisht detyrat e kryetarit të shtetit. Në këtë periudhë, çështja shqiptare ishte në tavolinat diplomatike të Versajës dhe në fakt, me zgjidhje reale nga gryka e pushkës së labit në Vlorë. Kështu përfaqësues të parisë së Mesaplikut, të fshatrave të tjera dhe të parisë së Vlorës vendosën se “çështja e Vlorës zgjidhet vetëm me armë”. 5 Përgjigjja dhe testi i parë i luftës ishte dita e flamurit, ku fyerjet e ushtarëve italianë, në 28 Nëntor 1919, që bënë akte të padenja në lidhje me Flamurin Kombëtar shqiptar, morën përgjigje deri të dhunshme. Ata donin t’iu përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e 3) Sipas "Ali Asllani në kujtime e studime letrare", Tiranë, 1977, faqe 15.4) Gazeta “Vlora”, datë 3 korrik 2006, faqe 3.5) Gazeta “Mbrojtja Kombëtare”, Vlorë, 28.10.1920. faqe 2.

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

177

fshatrave të Vlorës. Pushka e labit vlonjat, por dhe e gjithë Shqipërisë, ishte një përgjigje domethënëse për veprimet konspirative në Konferencën e Paqes, që synonte të kënaqte oreksin e italianëve duke i falur Vlorën Italisë. Gjuhës së dhelpërisë dhe mashtrimit populli vlonjat i dha përgjigje me kryengritje popullore, me krismën që e dëgjoi gjithë Evropa. Më 18 maj 1920, komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, dërgoi për bisedime në Tiranë, me qeverinë e Sulejman Delvinës, një delegacion të përberë nga: Osman Haxhiu, Rexhep Sulejmani dhe Gani Aliko. Pas takimit me Osman Haxhiun, në mbledhjen e senatit të 23 majit 1920, kryeministri Sulejman Delvina do të deklaronte: “Qeveria e jonë, kurdoherë ka kërkuar dorëzimin e Vlorës dhe jep fjalën e nderit, se kurrë nuk do të kursehet për të bërë një therori për shpëtimin e Vlorës...”. Pas takimit me kryeministrin Delvina, komiteti “Mbrojtja Kombëtare” u përqendrua në krahinën e Mesaplikut. Aty Osman Haxhiu mori dhe letrën e Sulejman Delvinës, i cili më 25 maj 1920, e vinte në dijeni se qeveria e Tiranës kishte ndërprerë marrëdhëniet me Komisar Kastoldin, duke i deklaruar: “bashkimin politik e administrativ të krahinës së Vlorës me pjesën tjetër të vendit...”. Ishte 29 maj 1920, kur në pllajën e Barçallasë të fshatit Dukat, u thirrën rreth 200 përfaqësues të krahinave. Kronikën e kësaj mbledhjeje të rëndësishme e përcjellin burimet dokumentare, përmes shkrimtarit patriot Halim Xhelo, në faqet e gazetës “Politika”: “Mbledhja e këtij kuvendi u bë ditën e shtunë, më 29 maj 1920, në vendin e quajtur Barçalla, ku morën pjesë 200 vetë nga pleqësia e katundeve dhe qytetit të Vlorës, ku me një zë u betuan: Me ndihmë dhe pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin tonë, ose në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë, që ta marrë vesh bota e qytetëruar, se shqiptari për lirinë e vet di të vdesë, dhe kur vendos të vdesë, s’e trembin milionat me ushtri e topa...” Në Barçalla u morën një seri vendimesh të rëndësishme si; t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqipërisë; zgjedhja e një këshilli ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab luftarak prej 12 vetësh (aq gjeneralë sa kishin italianët në Shqipëri). Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisioni”. Vendimet e “Komisionit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica që ishte ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane, i qetë dhe serioz, që kërkonte garanci për çdo veprim. Këshilli zgjodhi 12 anëtarë të “Komitetit Mbrojtja Kombëtare”: Osman Haxhiu –kryetar; Qazim Kokoshi- Vlorë; Alem Mehmeti-Tragjas; Durro Shaska-Kocul; Beqir Sulo Agalliu-Vlorë; Qazim Koculi- Kocul; Ali Beqiri- Velçë; Murat Miftari-Tërbaç; Hamit Selmani-Dukat; Hysni Shehu-Sevaster; Myqerem Hamzarai-

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

178

Kaninë; Sali Bedini-Armen. Dymbëdhjetë komisionerët zgjodhën njëzëri kryetar të “Komitetit Mbrojtja Kombëtare” Osman Haxhiun. Kuvendi i burrave vlonjatë vendosi që Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare t’i drejtonte komandës italiane në Vlorë një ultimatum, për t’i dalë borxhit me qëllim që të bëhej një zgjidhje paqësore për largimin e trupave pushtuese nga Vlora. Në datën 3 qershor të vitit 1920, që nga Beuni ky ultimatum iu dërgua Gjeneral Settimo Piaçentinit, me anën e trimit dhe patriotit Mehmet Selim Mallkeqi6. Ultimatumi i parë i Luftës së Vlorës: Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare; Nr. 6 i protokollit. Shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Settimio Piaçentini7.Komiteti “Mbrojtja Kombëtare,” i zgjedhur nga populli i Vlorës në mbledhjen e Barçallasë, më 29 maj 1920, në ndodhjen e të nënshkruarve, ka nderin t’i deklarojë shkëlqesisë Tuaj sa vazhdon: ”Kur ushtria italiane zbarkoi në Vlorë më 1914, komanda italiane me anën e proklamatës zyrtare të saj na siguroi, në emër e në nder të kombit italian, se Italia e lirë nuk kish asnjë qëllim zaptimi të Vlorës, se qëllimi i zbarkimit ishte nevoja e sigurimit strategjik të gjendjes ushtarake në rast armiqësie ndërmjet Italisë e Austrisë. Populli shqiptar i lodhur prej grindjeve të brendshme dhe duke u dhënë besim nderit dhe premtimeve të qeverisë italiane që bëri me anën e proklamave të botuara njëra pas tjetrës, iu desh më në fund të përulte kokën e të toleronte zbarkimin italian. Dhe gjatë pesë vjetëve toleroi dhe vazhdon të tolerojë padrejtësitë e kryera prej italianeve në dëm të Shqipërisë. Prej pesë vjetëve Vlora, djepi e pavarësisë së Shqipërisë është qeverisur si një nga kolonitë më të ulëta: përveç gjuhës, administrata dhe flamuri tonë na u mohuan nën kondita shumë të ashpra, me të këqija se ato nën sundimin turk, kur Turqia sundonte në Shqipëri. Por e ashtuquajtura Italia e lirë, pa u turpëruar ka provokuar copëtimin e Shqipërisë me traktate të fshehtë duke mos respektuar nderin e saj me anulimin e traktatit që ajo ka firmosur në Londër më 1915. Na e dimë se një popull i vogël si populli shqiptar nuk mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane sado e fortë që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë që të vdesë për idealin e lirisë së tij. Populli shqiptar e quan copëtimin e Shqipërisë një vepër të Italisë e cila duke ndjekur programin e saj imperialist përpiqet ta mbajë Vlorën si një koloni nën zgjedhën e saj. Por ky popull sot më i bashkuar se kurrë ndonjëherë nuk mundet të tolerojë më dhe ta shohë veten të nxjerrë në ankand si kafshët në Pazar të Evropës për të kënaqur lakmitë Italo-Greko-Serbe. Prandaj dhe ka vendosur të rrëmbejë armët e të kërkojë nga Italia lëshimin e administracionit të Vlorës, Tepelenës, 6) Mehmet Selim Mallkeqi, që e mori vullnetarisht këtë detyrë u shoqërua sipas Fari Shaskës nga Halim Laze nga Kanina si dhe nga Adem Aliko nga Vranishti. “Unë e shpie kartën në dorë të rojës së Piacentinit por me një shart, dua të zgjedh ndër kafshët e zotërisë suaj atë më të shpejtën”, kusht që iu plotësua dhe ai zgjodhi një pelë doreshë të racës arabe, që ishte e Alem Mehmetit”. (Sipas Enver Memishaj, Emblema e një epopeje”, Tiranë, 2010, faqe 55; Teksti i ultimatumit u përgatit nga Avdul Haki Kuçi; ndërsa përkthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbente si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.7) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi ”Lufta e Vlorës 1920”, Viti 1920, Dosja Nr. 3.

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

179

Himarës, vende të cilat duhet t’i dorëzohen sa me parë qeverisë kombëtare në Tiranë. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, me mandat të popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë, i mbledhur këtu dëshiron që shkëlqesia Juaj t’i përgjigjet kërkesës së tij deri nesër, 4 qershor përpara orës 19.00. Në rast të kundërt për çdo gjë që mund të ngjajë, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare nuk merr asnjë përgjegjësi. Me nderime: Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare. Osman Nuri, Qazim Kokoshi, Duro Shaska, Ali Beqiri. Beun më 3 qershor 1920.8

Gjeneral Piaçentini u përgjigj prerë: ”Përgjigjen shqiptarët do ta marrin vetëm nga grykat e topave”. Pas kthimit të Mehmet Mallkeqit, u vendos që më 5 qershor 1920, ora 22.00 do të bëhej sulmi i përgjithshëm. Zjarri i kryengritjes vazhdoi me heroizëm në Kotë, në Gjorm e Llogora që ishin tre nga betejat më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës së Vlorës. Në këtë periudhë ”shpirti i qeverisë ishte bërë Vlora”9.Arkivi i Shtetit, edhe pse nuk është i bollshëm me dokumentacion, disponon fakte që bëjnë fjalë për luftën e shqiptarëve kundër pushtuesit italian, në vitet 1920 dhe që peshën më të madhe në luftë sikurse edhe humbjet në njerëz, i pati populli i Vlorës megjithëse nuk kanë munguar edhe vullnetarët nga vise të tjera të Shqipërisë. Dokumenta domethënëse flasin për Luftën e Vlorës dhe për ngjarjet e atij viti ku shqiptarët i dolën zot vatanit. Le të ndalemi në një dokument arkivor ultimativ që i përket pikërisht datës 9 qershor 1920.10

Pas pesë ditë luftimesh vjen ultimatumi i dytë: “lironi Vlorën”: “Ky komitet, që përfaqëson kombin shqiptar dhe që është ngarkuar të organizojë kryengritjen kombëtare, më 3 të këtij muaji, i dërgoi një ultimatum shkëlqesisë suaj, me anën e të cilit kërkonte dorëzimin e menjëhershëm të administratës së Vlorës qeverisë kombëtare shqiptare, por shkëlqesia juaj as është përgjigjur dhe as e ka marrë parasysh këtë dëshirë kombëtare. Në mbrëmjen e datës 5 të këtij muaji, në orën 22, popullsia shqiptare u detyrua të përdorë armët e saj kundër atyre qendrave ushtarake italiane që, pa asnjë të drejtë, as njerëzore, as ndërkombëtare, duan të pushtojnë vatrat tona. Pas mjaft orësh konflikti të përgjakur, qendrat ushtarake të krahinës së Vlorës iu dorëzuan trupave kombëtare. Tani kemi në duart tona disa qindra ushtarë italianë, ndërmjet të cilëve shumë oficerë si dhe kolonelin Kavalo, komandant artilerie, të plagosur. Me gjithë faktin se gjithë kjo forcë është bashkuar nga të gjitha anët e Shqipërisë, me gjithë faktin se kombi shqiptar sot është në kryengritje në një mënyrë që është shumë e vështirë të sigurohet rregulli,

8) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi: Lufta e Vlorës, Dosja 1, Dokumenti Nr. 51. 245. Një version i Ultimatumit të luftëtarëve të Vlorës është i dokumentuar edhe nga Ago Agaj, përmbledhja e plotë te tij, është paraqitur tek libri "Lufta e Vlorës" e autorit Ago Agaj, të shkruar në Egjipt dhe të botuar në Toronto-Kanada.9) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi ”Lufta e Vlorës 1920”, Viti 1920, Dosje Nr. 3.10) Sipas Arkivit Qendror të Shtetit, Fondi: “Lufta e Vlorës”, Dosja 2, Dokumenti Nr. 16., i cili flet për Ultimatumin e dytë që erdhi pas pesë ditë luftimesh me theks në përmbajtje“lironi Vlorën”.

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

180

ndjenja bujare e kombit shqiptar është e mjaftueshme që t’iu sigurojë se ushtarët dhe oficerët tuaj do të jenë të paprekshëm dhe të trajtuar mirë. Jemi informuar se autoritetet ushtarake të Vlorës trajtojnë keq me të gjitha mënyrat kriminale krerët më në zë, duke fyer gratë e fëmijët dhe duke djegur pallatet e kryetarëve nacionalistë, vepra këto që një qeveri evropiane nuk duhej t’i kryente në një mënyrë kaq barbare. Ne nuk dëshirojmë të hapim një konflikt gjakësor ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve, nuk dëshirojmë të lëmë një kujtim të paharrueshëm midis dy kombeve, por të drejtat tona të shenjta na shtrëngojnë të mbrojmë atdheun tonë të dashur kundër çdo force të tmerrshme që do të gjejmë përpara. Kombi shqiptar ka vendosur të shpëtojë nderin, në qoftë se nuk do të mund të shpëtojë Atdheun, që Italia, e ashtuquajtura çlirimtare, kërkon ta mbajë si koloni të saj. Me këtë duam vetëm t’ju vëmë në dijeni se për një kohë të shkurtër ne do të jemi zotër të Vlorës sonë. Do të jetë e kotë pra, të arrestohen personat më në zë, të fyhen dhe të frikësohen gratë e fëmijët, të digjen shtëpitë e kryetarëve nacionalistë, masa këto që u përkasin qeverive barbare, masa të cilave, në qoftë se do të vazhdojnë, do të na detyrojnë t’u përgjigjemi edhe ne në mënyrë barbare, duke qënë se kemi në duart tona disa qindra robër. Veç kësaj, e ndjejmë për detyrë t’iu sigurojmë edhe një herë tjetër se e gjithë krahina e Vlorës është çliruar plotësisht dhe se forcat kombëtare, duke kënduar hymnin kombëtar “Jashtë Vlorës, jashtë, o i huaj..”, kanë rrethuar qytetin e Vlorës dhe Kaninën. Prandaj ju lutemi edhe një herë...lironi Vlorën, për të mos shkaktuar shkatërrimin e plotë të qytetit dhe të ushtarëve tuaj të pafajshëm, përgjegjësia për të cilën do të jetë vetëm juaja...”11

Cila ishte gjendja për palën italiane para fillimit të veprimeve luftarake? Përmes burimeve të shumta arkivore mësojmë se gjendja e trupave italiane në Shqipëri ishte si më poshtë vijon: ”Vlora ishte kthyer në një kazermë ushtarësh me një përqëndrim rreth 10.000 trupa, të shpërndarë në Vlorë-Kaninë, qendra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtoritë e shërbimit logjistik e administrativ. Komandant ishte Gjeneral Lejtnant Settimo Piaçentini. Komandant Divizioni ishte Gjeneral Major Emanuele Pugliese, ndihmës i tij Gjeneral De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 vetë, nën komandën e kolonel Messe. Kota 115, qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4-t e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i këmbësorisë, qendra e karabinierisë. Komandant Gjeneral Enriko Gotti, Komandant Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim. Në fshatin Gjorm, qendra e kompanisë mitraliere me Komandant Kapitenin Bergamachi. Në kalanë e fshatit Matohasanaj batalioni i 72 i regjimentit të këmbësorisë, një seksion artilerie i baterisë 182 malore 70 m/m, të cilën e komandonte një artilier me gradën major. Kalaja Tepelenë ishte qendër e një batalioni këmbësor, seksioni 157-

11) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi: “Lufta e Vlorës”, Dosja 2, Dokumenti Nr. 16.

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

181

të i artilerisë si dhe një stacion karabinierësh. Trupat komandoheshin nga majori Bronzini. Në rajonin e Llogorasë ishte një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105 me 9 oficerë, 65 ushtarë, dy topa dhe 8 mitraloza me Komandant kapiten Bonansea. Në Himarë, ishte qendra e komandës së Regjimentit 10 të bersalierëve dhe batalionit të 35-të këmbësor. Komandant i zonës së Bregut ishte Gjeneral Brigade Rossi; ndërsa komandant i batalionit 35 ishte kolonel Manganeli. Në Selenicë, trupat i komandonte majori këmbësor Guadalupi. Në gjirin e Vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”. Aviacioni ndodhej në fushën pranë Ujit të Ftohtë. Seksioni i Logjistikës me magazinat ndodhej në Panaja. Postëkomanda kishte në Vajzë, Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj, Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat, etj. Italianët kishin edhe komandantin e transportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbëreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shumë shqiptarët.Të dhëna të shumta për luftëtarët shqiptarë dokumentohen nga njoftimet dhe burimet shpesh jo të plota. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i Vlorës i shkruante Komisionit të Elbasanit, mbi sukseset e luftëtarëve shqiptarë kundër forcave ushtarake të pushtimit italian. Ja çfarë ndodhi në 11 qershor 1920, sipas dokumentave që gjenden në AQSH: “Nga italianët e të gjitha krahinave të Vlorës, janë në dorën tonë më tepër se 1000 robër, 7 topa dhe më tepër se 70 mitraloza. Kalaja e Kaninës ka mbetur dhe vetë Vlora. Mbrëmë i ramë, por me gjithë që lamë shumë të vrarë dhe të plagosur, nuk mundëm ta pushtojmë dot dhe jemi hequr afër Vlorës. Ju lutemi të na ndihmoni shpejt. Të fala. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i Vlorës”.12 Një kolonel italian i drejtohej Kryqit të Kuq amerikan në Tiranë në 13 qershor 1920: “Kam nderin të vë në dijeni atë Shoqëri të respektuar se në Vajzë, 30 km, në jug të Vlorës, gjenden të grumbulluar lart nga 700 oficerë dhe 50 të plagosur, disa prej të cilëve rëndë... Komandanti i Kampit”13 Prefekti i Beratit, Xhafer Ypi i drejtohej Ministrisë së Brendshme mbi luftimet përreth Vlorës në 17 qershor 1920: “...Pas raportit që marrim, kuptojmë se më 4 të këtij muaji, ditën e premte, filloi kryengritja, duke prerë telat, duke prishur urat e rrugës dhe prej afro 3000 vullnetarëve u bë një ofensivë kundër qendrave të ushtrisë italiane, që janë në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogara, Vajzë, Mato-Hasanaj, dhe në luftën që vazhdoi me një rreptësi gjer në mëngjes, disa nga viset e sipërpërmendura u pushtuan dhe të tjerat pësuan këto: Në luftën e Kotës, ku ishte forca më e madhe italiane, vijoi lufta më e rreptë. U 12) Arkivi Qendror i Shtetëror, Fondi “Lufta e Vlorës”, Dosja 1, Dokumenti Nr. 51.24513) Arkivi Qendror i Shtetëror, Fondi “Lufta e Vlorës”, Dosja. I, Dokumenti 191.

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

182

zunë 30 robër, u morën 36 mitraloza, 4 topa dhe disa automobila dhe janë vrarë gjer në 80 italianë. Në mes të të vrarëve ndodhet një gjeneral dhe në mes të robërve ndodhet një kolonel i plagosur. Nga këta janë edhe disa të plagosur. Në këtë luftë janë vrarë e plagosur mjaft shqiptarë. Në Gjorm janë marrë 2 topa, 7 mitraloza, 80 robër dhe janë vrarë nga italianët afro 40 shpirt. Në Drashovicë janë marrë, një top, 3 mitralozë, 40 robër dhe janë vrarë 30 italianë. Në Vajzë janë marrë, 2 mitralozë, 30 robër, janë vrarë dhe 6 a 7 italianë. Në Mato-Hasanaj të rrethuarit u dorëzuan pa luftë. Janë marrë 12 mitralozë, 2 topa, 131 robër. Në mes të oficerëve ishte dhe një major. Në Llogara janë marrë 2 topa, 4 mitralozë, 70 robër dhe janë vrarë 20 italianë. Dhe kështu viset e jashtme të Vlorës u vunë në dorë. Në këtë kohë italianët ishin dëshpëruar dhe sikur ky pozicion të kish vazhduar edhe pak, do të ishin të shtrënguar të dorëzoheshin dhe me doemos do të vihej dorë në qytetin e Vlorës. Trimëria që kanë treguar shqiptarët në këtë luftë, duke kapërcyer telat me gjemba, me gjerësi deri 2–3 metra dhe duke u hedhur mbi topat e mitralozët brenda në fortesa, çuditi gjithë botën. Në këtë luftë, humbjet nga shqiptarët: të vrarë e të plagosur, mund të ishin gjer në 150 veta; ndërsa nga italianët humbjet ishin shumë më të mëdha. Në vazhdim të kësaj lufte, me qenë se italianët u luftuan nga ana e qytetarëve të atij vendi, u vranë disa nga ushtria, duke u rënë nga penxheret e shtëpive. Italianët për këtë mblodhën gjithë meshkujt e qytetit dhe një pjesë i kanë dërguar në Sazan e të tjerët i kanë rrethuar me tel në buzë të detit, fëmijët e gratë janë mbyllur nëpër shtëpi dhe nuk lihej nga ana e karabinierisë të dilte njeri jashtë. Njerëzit e fshehtë që kanë dalë së shpejti, me shumë zor dëftojnë se në atë qytet vazhdon një mizori e madhe: shtrëngohen njerëzia, çnderohen gratë, tregu i qytetit, si dhe i fshatit Kaninë, që u zbraz nga populli, janë grabitur e plaçkitur krejt nga ana e italianëve. Në katundet Tragjas, Radhimë, Kaninë, Bestrovë, Babicë dhe në qytet të Vlorës, shumë shtëpi janë rrënuar me bombardime topash, fëmijët e gratë e këtyre katundeve janë shtrënguar të hiqen maleve. Në Babicë, italianët kthyen armët mbi popullin dhe me top e mitraloz vranë shumë fëmijë dhe gra. Thuhet se Gjeneral Piaçentini ka ikur në Itali, e zëvendësi gjendet në Sazan, i cili ditën vjen në qytet dhe natën futet në vapor. Në luftën e Vlorës, nga shqiptarët mund të ketë 50 të vrarë e 40 të plagosur. Humbja më e madhe është nga populli i Kurveleshit, Kudhësit, Smokthinës...Një i quajtur Selam Musai, që me një trimëri të madhe hyri brenda në Vlorë dhe zuri Kuz-Babanë, me 12 shokë më s’mundën të dalin dot dhe pandehet se kanë rënë dëshmorë. (në fakt trupat e martirëve shqiptarë të Selam Musait me shokë nuk u gjendën kurrë). Fuqia e italianëve brenda në Vlorë mund të jetë gjer në 4000 shpirt, fuqia e shqiptarëve mund të jetë në këtë kohë 4000 luftëtarë. Po me

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

183

qenë se po shpejton, gjithë populli të marrë pjesë në këtë detyrë, shpresojmë të arrijmë gjer në 6 a 7 mijë. Komiteti na shkruan t’ju lutemi të dërgoni edhe një numër prej vëllezërve të Shqipërisë dhe lyp të dërgohen disa oficerë. Morali i popullit është në një gradë shumë të lartë. Fëmijët dhe gratë nuk hiqen nga marrja pjesë në këtë, duke thënë se shpirti i qeverisë është Vlora. Në ofensivën që do të merret pas përgatitjes së fuqive, jemi të sigurt se shqiptarët do të hyjnë e të pushtojnë qytetin e Vlorës. Sot e dje janë dukur disa aeroplanë që fluturojnë nga Vlora gjer në Vjosë...”.14 Krahas aksionit politik vepronte vrullshëm edhe aksioni i mençur diplomatik. Por për të ardhur tek marrëveshja e Tiranës së 2 gushtit 1920, do të duhej të kalohej përmes grykës së pushkës së gjalmëzesve vlonjatë. Në vend të baronit Aliotti qeveria e Romës kishte dërguar në Tiranë kontin G. Manzoni dhe pas tratativave, të bëra më 2.8.1920, u nënshkrua Protokolli i Tiranës në të cilin u vendos që “Italianët të largoheshin nga Vlora me përjashtim të Sazanit”.15 Ministria e Brendshme e Qeverisë së Sulejman Delvinës njoftonte parinë vlonjate të Komitetit, përmes një telegrami, në mbrëmjen e 2 gushtit, se; “Ju bëjmë me ditë se sot ora 10.30 u firmos një akord me delegacionin italian për zbrazjen e Vlorës me gjithë anën e detit dhe dorëzimin e saj në dorë të Qeverisë Shqiptare. Më shpejt të lajmëroni nënprefekturat dhe katundaritë”.16 Më 17 gusht 1920 qeveria shqiptare dërgoi në Vlorë një kompani ushtarësh nën komandën e Kapitenit Ferit Frashëri dhe toger Tosum Selenica... Kishin filluar formalitetet e zbatimit të marrëveshjes së 2 gushtit 1920, ku Vlora do të bashkohej me pjesën tjetër të Shqipërisë. Nuk është e rastit që shtypi do të shkruante: “Shkodra dhe Vlona kanë kenë kalatë e padashme të Atdheut..”17. Faktet janë reale dhe domethënëse. Lebërit ”harruan” babanë dhe nënën e vrarë, motrën dhe vëllanë dhe vunë mbi këtë dashuri, dashurinë për vatanin. Është gjithashtu fakt historik se përpara luftës kundër pushtuesit u harrua edhe plaga e gjakmarrjes. Historia dokumenton këtë rast si një legjendë kuptimplote që u harrua edhe gjakmarrja në Luftën e Vlorës dhe sjell rastin e Laçe Bushit nga Bolena: ”..hasmi luftonte me hasmin krah për krah. Në Shashicë, Jaup Rollja ishte plagosur shumë rëndë kishte marrë 6-7 plumba, ishte rrëzuar përdhe dhe po rënkonte. Ky ishte hasmi im se më kishte vrarë babanë kur isha motak. E ruaja gjithnjë për ta vrarë. Kur e dëgjova që po rënkonte... e shpura për ta mjekuar në spital”.18 14) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi arkivor: “Lufta e Vlorës”, Dosja I, Dokumenti Nr. 38.15) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi arkivor: “Lufta e Vlorës”, Dokumenti Nr. 52.16) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi arkivor: “Ministria e Punëve të Brendshme”, Dosja 80, sipas një Dokumen-ti origjinal. Në të njëjtën datë Sulejman Delvina i shkruan Komitetit ”Mbrojtja Kombëtare”: ”Ju uroj me gjithë zemër për akordin që u ba. Atdhetaria dhe theroria që asht rrëfye në Vlonë, do të ndriçojë faqet më të famshme të historisë sonë kombëtare. Ju lutem që ti kumtoni gjithë ushtrisë kombëtare urimet e mia të përzemërta..” Marrë nga origjinali sipas AQSH, Fondi arkivor: “Kryeministria”, Dosja ”Sekretaria”, Dokumenti Nr. 80.17) Gazeta “Populli” Shkodër, datë 1.7.1919, faqe1.18) “Kujtime dhe këngë popullore, për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Tiranë, 1970. faqe 136.

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

184

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

Betejat vendimtare në Luftën e Vlorës çuan në shpartallimin dhe largimin përfundimtar të trupave italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj, më 3 shtator të vitit 1920. Kjo luftë numëron rreth 150 dëshmorë dhe 400 të plagosur. Kjo vërtetonte atë se Vlora ishte dhe mbeti një vatër e flaktë e patriotizmit, ku lufta për liri rronte në shpirtin e çdo labi e më gjerë. Ngjarja më kulmore jo vetëm në jetën e Vlorës por të mbarë Shqipërisë ishte pavarësia, por jo vetëm. Lufta ishte “zanati” i shqiptarëve edhe në kryeqytetin e parë të tyre në kohët moderne. Burimet dokumentare dhe botimet flasin për “Luftën e Vlorës si një ndër epopetë më të mëdha të shqiptarëve. Vlora është “Termopilet” e Shqipërisë do të shprehej Halim Xhelo Tërbaçi. Dhe më tej vijon: “Në ka Greqia e moçme një Spartë dhe një Thermopilë, Shqipëria e re ka një Vlorë e një Labëri”.19 Edhe një herë në skenën e historisë, Labëria do të bëhej trupi i kryengritjes dhe shpirti i vetëmohimit. Gjëmimet e Vlorës do t’i përcillnin edhe gazetat “Politika”, “Mbrojtja kombëtare”; “Fjala e lirë”, “Shpresa kombëtare”, që botoheshin në Vlorë. Vlora kurrë nuk ka ditur t’i thotë pushtuesit “lepe”, por kishte folur me gjuhën e lirisë para çdo pushtuesi20. Parija vlonjate la mënjanë salltanetet në emër të një ideali të madh, të shëronte plagën e madhe të shekujve dhe të nxirrte në selamet Shqipërinë. Faktet historike flasin për një grusht patriotësh intelektualë lebër e më gjerë, nga gjithë Shqipëria që turpëruan një perandori 40 milionëshe. Është kjo arsyeja që, kur flitet për Vlorën dhe vlonjatët, flasim për vlerat e një qyteti, e rrethinash të njerëzve, ku historia jonë kombëtare ka shtrirë rrënjët thellë në vitalitetin e kombit. Ndjenja kombëtare e shqiptarëve ishte prekur thellë nga traktatet e aventurat e fuqive të mëdha. Sovraniteti shqiptar ishte hedhur në ankandin e lakmive fqinjëtare si dhe në interesat jetike të të mëdhenjve. Pulsin e ngjarjeve të Luftës së Vlorës e sjell të dokumentuar gazeta ”Drita” që dilte në Gjirokastër dhe që kryeredaktori Veli Harshova ishte vetë në ballë të Luftës së Vlorës dhe në artikullin ”Mbi ngjarjet në Vlorë” jepte këto njoftime: ”Në Drashovicë u ngre prefektura me prefekt të shquarin e të palodhurin atdhetar nga familja e Kokoshajve, Z. Qazim Kokoshi. ”Drita” e uron të udhëheqë me triumf ushtrinë trime në Vlorë”.21

Rrethanat në të cilat u përgatit, u zhvillua dhe u finalizua Lufta e VlorësBurimet dokumentare të kohës ishin gazetat. ”Liria Kombëtare” shkruante: ”Që triumfoi revolucioni i Vlorës kontribuan dy faktorë: Heroizmi i fshatarëve të Labërisë, duke pasur për udhëheqës intelektualët e djalërisë revolucionare dhe përkrahja e Partisë Socialiste të Italisë, e cila shtyti ushtarët dhe punëtorët të mos vinin në Vlorë të luftonin kundra fshatarëve shqiptarë”.22 Apostujt e shqiptarizmës 19) Gazeta ”Politika”, datë 3.09.1924. faqe 2.20) Halim Xhelo Tërbaci, Gazeta “Politika”, Vlorë, 192521) Muin Cami, Lufta e Vlorës, Tiranë, 2000, faqe 44. Sipas burimeve historike është fakt se Drashovica ishte Prefekturë ndërsa Vlora ishte kthyer në nënprefekturë (vetëm për periudhën e Luftës së Vlorës).22) Gazeta “Liria Kombëtare”, Gjenevë, Zvicër, 1 shtator 1928.

185

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

të ngritur në panteonin e nderit, në panteonin e patriotizmit i bëjnë thirrje ndërgjegjes kombëtare dhe gjetën mbështetjen e gjithë trevave shqiptare. Të gjithë me pushkë e penë u ngritën për ta bërë Shqipërinë.Konsideracione nga burime historike mbi Luftën e VlorësAt Shtjefën Gjeçovi: “Mund të mendojë dikush se tepër naltë jam tuj e çue ushtrinë kombëtare të Vlonës, e të rrethit të sajë, tuj e barazue me ushtrinë e pamposhtun të Romës; porse ta dijë gjithkush, se të kishim pasë ne bashkim e vllazni gjithëherë siç e dëshmoj kësi shteku Vlona e rrethina e sajë, nuk na kishte shkue i lidhun për qafe me vargonjë floriri as Genci i Ilirisë e as Perseu i Maqedonisë e nuk kishte ba triumf mbi ne as Romaku e askush në jetë..”.23 Akademiku Kristo Frashëri do shprehej: “..Fshatarët shpartalluan brenda disa orëve garnizonet e fortifikuara të Kotës, Gjormit, Llogorasë, Drashovicës, duke zënë me qindra ushtarë e oficerë robër..”24 Studiuesi i njohur Muin Cami: “Luftime u zhvilluan në të gjitha garnizonet e rrethuara, por më të ashprat qenë ato të Kotës, ku forcat komandoheshin nga Enriko Goti…Kryengritësit duke hedhur gunat e tyre mbi gjerdhet prej telash me gjemba, hynë në kazermat dhe e detyruan regjimin Italian të dorëzohet..”.25 Edhe profesor Arben Puto flet për fazën e parë të luftës: “Brenda një jave, 5 deri në 10 qershor, u goditën dhe ranë njëra pas tjetrës garnizonet në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Vajzë, Llogora, përfshi këtu edhe stacionet e karabinierisë të shpërndara në krahinë.”26 Në 3 shtator 1920, pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës, duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i Vlorës, por edhe nga gjithë bregdeti e sidomos nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. Në Gadishullin Ballkanik si në të gjithë trevën shqiptare është vështirë të gjesh një copëz historie si ajo e Vlorës. Një popullsi vitale që është pulsi i historisë së kombit, që ka ditur t’i rezistojë proçesit të helenizimit, të romanizimit, të sllavizimit, të osmanizmit, etj. Vlora i ka dhënë historisë shqiptare gjak, djersë, mençuri, prandaj herë pas herë kombi kthen sytë nga Vlora, për të parë në të vërtetë si rreh pulsi i kombit, prandaj përkujton epope të papërsëritshme të Vlorës që kanë hyrë në kujtesën e kombit si ngjarje madhore. Megjithëse është e gjithëpranuar nga burimet dokumentare Vlora ishte zemra që furnizohej dhe mbështetej nga gjithë kapilarët e kombit, nga Tirana, Korça, Gjirokastra, Mirdita, Shkodra, Kosova dhe e gjithë Shqipëria. Burime jo të plota, kur flasin për ”Kryengritjen e Vlorës” dhe e lokalizojnë atë në disa rrethina të saj, nuk kanë parasysh se Vlora ishte një problem gjithëshqiptar. Kështu edhe mbarë diaspora e mërgimtarët e parë në Amerikë, Egjipt, Turqi, Rumani, Bullgari, Greqi, Itali, Francë etj., jetonin me pulsin e Vlorës, me ecurinë e 23) Shtjefën Gjecovi, “Shtyllat e kombit, Publicistikë, Tiranë, 1999, faqe 63.24) Kristo Frashëri, “Historia e qytetërimit shqiptar”, Tiranë, 2008, faqe 256.25) Miun Cami, “Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, Tiranë, 1969, faqe 185.26) Arben Puto, “Shqipëria politikë 1912-1939”, Tiranë, 2009, faqe 268.

186

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

luftimeve. Lajmet për fitore përhapeshin telegrafisht dhe në botimet e pakta të kohës. Ja njëra prej tyre: Gazeta “Korça” lajmëronte çlirimin e Vlorës më 6 korrik 1920: “Lajmërohet nga Parisi se telegramet nga Londra në gazetën “Petit parisien” vërtetojnë lajmin se Vlora u zu prej shqiptarëve më 6 korrik 1920”.27

PërfundimeHistoria e kombit shqiptar ka regjistruar Kongresin e Lushnjës dhe Luftën e Vlorës si ngjarje të një rëndësie të veçantë historike të vitit 1920. Por, në qoftë se Kongresi i Lushnjës foli me gjuhën e diplomacisë, Vlora foli me gjuhën e pushkës dhe nuk ishte një kryengritje e thjeshtë lokale, por një uragan i fuqishëm dhe veprim i koordinuar i gjithë trevave shqiptare, për të shpëtuar copëtimin e Shqipërisë. Në krye të kësaj lëvizjeje masive qëndronte patrioti Osmën Haxhi Muhameti dhe në sfond jo të drejtpërdrejtë edhe Qeveria e Tiranës. Barçallaja, Beuni, Kota, Drashovica u kthyen në epiqendra e pulsit kombëtar shqiptar. Me Vlorën dhe Labërinë jetonin gjithë viset e trungut shqiptar. Truri dhe mendja e Luftës ishte Komiteti ”Mbrojtja Kombëtare”, me ”12 Komisione”, që përgatisnin një të ardhme tjetër për shqiptarët. Dëbimi i italianëve dhe pushtuesve grabitqarë të tjerë fqinjë tregoi se me një bashkim të mirëfilltë e të përgjithshëm kombëtar, me një udhëheqje të vërtetë çlirimtare dhe unike, liria është e arritshme edhe para armiqve që mund të jenë edhe më të shumtë në numër e me armatim më të përsosur. Prandaj popujt që luftojnë për lirinë e vet e kanë të drejtën morale në anën e tyre, e kanë fuqinë e pashtershme, e kanë të drejtën e ligjshme për të jetuar të lirë, të bashkuar e sovranë në territoret e veta. Organet që dolën nga Kongresi i Lushnjës, vepruan me mjaft mençuri me vendimet e tyre diplomatike dhe atdhetare. Ata u treguan edhe në arenën ndërkombëtare si diplomatë të zgjuar, duke kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e ndërshtetërore me vendet e huaja si dhe marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje, të cilat më parë do të respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Ndryshe shqiptarët janë të gatshëm që luftën për çlirim ta vazhdojnë deri në realizimin e aspiratave të tyre shekullore për të qenë të lirë e sovranë në tokat e veta. 31 janari 1920 që Kongresi i Lushnjës nxori qeverinë e Tiranës dhe 17 gushti i 1920-ës kanë hyrë në historinë shqiptare si data e ngjarje me shumë rëndësi të cilat na e kujtojnë gjakun e derdhur të qindra trimave të cilët ranë në altarin e lirisë së tokave shqiptare. Me luftën e tyre heroike shqiptarët i detyruan Fuqitë e Mëdha ta dërgonin dosjen e ”çështjes shqiptare” në arkiv dhe ta vulosnin një herë e përgjithmonë pavlefshmërinë e Traktateve në dëm të shqiptarëve. Spiro Jorgo Kokela, ish ministër në Qeverinë e Sulejman Delvinës do deklaronte ditën e fitores: ”Në kodrat e Vlorës.. u los fati jo vetëm i Vlorës po mundem të them i gjith Shqipërisë”.28 27) “Gazeta e Korçës”, Nr. 7, 10 korrik 1920.28) Gazeta “Mbrojtja Kombëtare”, Vlorë, më 14.10.1920. faqe 2.

187

Nënkolonel Dr. Zaho Golemi Kolonel Dr. Mustafa Xhemalaj Aurora Golemi

Noli kërkonte që për të nderuar heronjtë e Vlorës, asamblenë kushtetuese për formën e regjimit ta mbante në Vlorë; ndërsa Luigj Gurakuqi në telegramin që i dërgon Bashkisë së Vlorës, me rastin e 3 vjetorit të Luftës së Vlorës e përcaktonte kështu rëndësinë e Luftës së Vlorës: ”Popullit të Vlonës, atij populli kreshnik, që shuguroi me gjak të vet mëvetësinë e Atdheut, që Vlonën pati për djep, i paraqes urimet ma të nxehta në këtë ditë fatlume.”29

Djali i Bregut, shkrimtari i shquar shqiptar, Petro Marko, i burgosuri i tre regjimeve, në vitin 1985, kur shëtiste nëpër rrugët e Vlorës, në Muradie, në shkollën “28 Nëntori”, duke pasur parasysh korifenjtë e shqiptarizmës, tha se “do vijë dita që në sheshet dhe rrugët e Vlorës dhe në shkollat tuaja ju do të shihni fytyrat e apostujve të shqiptarizmës, si Marigo Pozio, Jani Minga, Osman Haxhiu, Halim Xhelo, Zigur Lelo, Sali Vranishti dhe gjithë patriotëve të tjerë që me pushkë e penë bënë Shqipërinë.” Në kujtesën e një kombi të tërë rrojnë shumë të dhëna që arkivat nuk do të mundin kurrë të arkivojnë tërësisht. Ja si vijnë kujtimet për ditët e para të qershorit: Në Beun të bënin përshtypje gjithë ata burra të veshur, të mbathur e të armatosur. Ata ishin të qeshur e të gëzuar, përqafonin e bisedonin me njëri-tjetrin, grupe - grupe, këndonin e hidhnin valle sikur shkonin në dasmë e jo në luftë. Burra trima e zakonlli, disa prej të cilëve me mjekër e mustaqe të dredhura. Kishte të rinj të moshës fare të re që provuan erën e barotit pa u rritur ende. Edhe Eqerem Bej Vlora, një nga kundërshtarët e Luftës, që e quante atë, ”...kjo kryengritje ishte një marrëzi e kulluar, për këtë kisha bindje të patundur”, dhe më vonë do të shprehej: ”Do të dilja i gabuar”!30 Lufta që ata bënë ishte ”Lufta e tyre” ishte beteja për pozitën shoqërore, për pronat, për gratë e fëmijët e tyre, për nderin dhe mbijetesën e tyre një përpjekje për jetë a për vdekje!..”Rebelët” fitimtarë dhe krenarë hynë në Vlorë dhe e bashkuan krahinën e tyre me pjesën tjetër të Shqipërisë. Ata e kishin merituar këtë sukses31. Lufta kishte martirët e vet, por kishte edhe mjaft robër. Italianët i çonin robërit shqiptarë, jo pak por rreth 1400 vetë, në grykën e Xhenemit në Sazan, ndërsa kryengritësit shqiptarë i kishin robërit italianë në rajonin e fshatit Vajzë.32 Por lufta nuk mund të bëhej pa burimet e prapavijës e sigurisht mbështetësi i parë ishte populli i Vlorës. Ai mbështeti fuqishëm furnizimin me ushqime, municion, ilaçe.33 1920-ta e Kongresit të Lushnjës dhe e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” 29) Gazeta “Ora e maleve”, Nr. 38/1923 faqe 2. Botuar tek Luigj Gurakuqi, “Vepra të zgjedhura”, Tiranë, 1961, faqe 413.30) Eqerem Bej Vlora, Kujtime 1885-1925, Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë, 2003, faqe 446. Eqerem Bej Vlora flet edhe për ofertën që i kishin bërë krerët e lëvizjes së Vlorës: “Dhe që të jem i drejtë dhe i paanshëm, duhet të them se këta njerëz miq apo armiq më dolën borxhit. Por unë nuk mund të veproja ndryshe sepse kisha ngelur i vetëm në Vlorë..” (faqe 446)31) Eqerem Bej Vlora, Kujtime 1885-1925, Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë, 2003, faqe 449.32) Në përfundim të luftimeve u bë edhe shkëmbimi i robërve. Nga Sazani u sollën në skelë shqiptarët e internuar në Sazan dhe nga fshati Vajzë robërit italianë u riatdhesuan (Sha.). Sipas Protokollit të Tiranës më 28 gusht 1920 u liruan nga Ishulli i Sazanit mbi 1400 të internuarit dhe në shkëmbim të tyre u liruan dhe u transportuan nga fshati Vajzë 1760 ushtarë e oficerë robër italianë. Sipas Prof Dr. Bardhosh Gace, “Osman Haxhiu”, Tiranë 2001, faqe 131.33) Xhafer Ypi me detyrën e Prefektit të Beratit, vendosi ti sjellë deri në lumë pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeverisë. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë orga-

188

Lufta e Vlorës në fokusin e burimeve dokumentare dhe botimeve

me kryetar Osman Haxhiun vunë në lëvizje mekanizmin ”atdhetari”, duke sjellë rifunksionimin e shtetit shqiptar. Rol jo të vogël do të luanin edhe shoqëritë, federatat, gazetat, bandat muzikore që do mundësonin rigjallërimin e jetës shqiptare. Më vonë do krijohej Federata “Atdheu” (1921) dhe dega e shoqërisë “Bashkimi” (1922). Një rol të madh në këto vite ka luajtur edhe shtypi me gazetat “Politika”, “Mbrojtja Kombëtare”, “Fjala e Lirë”, “Shpresa Kombëtare”, etj., që botoheshin në Vlorë, të cilat mundësuan një propagandim të plotë të çështjes shqiptare.

Referenca:1. Dokumenta të AQSH, viti 1920, Fonde arkivore.2. Dokumenta të muzeut Historik të Vlorës. Viti 1920.3. Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Dosja 352. Viti 1920.4. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura. Fondi “Lufta e Vlorës 1920.5. Arkivi Qendror i Ministrisë së Jashtme mbi dokumentat për luftën e Vlorës

1920.6. Kristo Frashëri, Lufta e Vlorës” në Buletinin për shkencat shoqërore”, viti 1954

Nr. 3,7. Historia e Shqipërisë, Vëllimi II, Tiranë, 1965, faqe 457-496, Botim i Institutit të

Historisë dhe të Gjuhësisë pranë Universitetit të Tiranës.8. Instituti i Historisë: “Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, Tiranë, 1974. 9. Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-

1920, Tiranë, 1969 faqe 126-203, Botim i Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë pranë Universitetit të Tiranës.

10. Eqerem Bej Vlora, Kujtime 1885-1925, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2003.

11. Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, SHBLSH, Tiranë, 2008.

12. Bardhosh Gaçe, Osman Haxhiu, Tiranë, 2001.13. Muin Çami, Lufta e Vlorës faktorët e fitores, Tiranë: Toena, 2000.14. Gani Iliaz Abazi “Lufta e Vlorës në kujtimet e mia”, Tiranë, 1995.15. Prof. Dr Uran Asllani, “Studentet shqiptarë të Kolegjit Amerikan të Stambollit

dhe veprimtaria e tyre atdhetare e tyre”, Tiranë, 200516. Enver Memisha, “Emblema e një epopeje”, Tiranë: “Shtypshkronja

MIRGEERALB”, 2010.17. Adem Osmani, “Do na bënet Shqipëria? Do na bënet në e do!”, Vlorë:

Shtypshkronja “Pavarësia”, 2010.18. Revista Mbrojtja, Organ i Ministrisë së Mbrojtjes, Nr. 6/2010, ”Lufta e Vlorës,

moment kyç dhe faktorët e fitores”, faqe 34-37

nizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në maga-zinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorëzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Sipas burimeve dokumentare. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr.Sezai Çomo, për mjekimet përdoreshin mjekët italianë të zënë robër dhe dy amerikanë që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë ishin grumbulluan robërit dhe komandant i kampit të robërve ishte vendosur Rexhep Sulejmani.

189

Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin gjerman të Shqipërisë, në vitet 1943-19441

Kapiten Marenglen KasmiPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Në materialin e sjellë mbi disa aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin gjerman të Shqipërisë, në vitet 1943-1944, jepen konsiderata mbi këtë historiografi dhe sillen në vëmendje publikime gjermane të cilat mundësojnë skicimin e drejtimeve bazë të politikës gjermane mbi Evropën Juglindore.

Në këto studime, problematika e veçantë e Shqipërisë është lënë jashtë vëmendjes. Ky nënvlerësim mund të shpjegohet me zhvillimet e veçanta historike të këtij vendi të Ballkanit si edhe nga “statusi zyrtar tabu” që kishte ky vend si zonë influence italiane deri në vitin 1943. Shqipëria përmendet kalimthi dhe shpesh shërben si informacion plotësues në këto vepra.

Historiografia jonë jep, për forcat ushtarake gjermane që vepruan në Shqipëri, të dhëna të ndryshme nga ajo gjermane. Krahasimi i burimeve arkivore gjermane me literaturën shqiptare mundëson plotësimin e këtij studimi nga zbrazëtitë e hasura, duke nxjerrë përfundime të qarta.

Hyrje

Studimi i historisë së Shqipërisë mbi periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos periudha e pushtimit gjerman të Shqipërisë (1943-44), ka ngjallur deri tani pak interes në historiografinë gjermane. Ndonëse

Shqipëria gjatë luftës kishte një rëndësi anësore për Gjermaninë, historiani gjerman Kristof Shtam (Christoph Stamm) pranon se në studimin shkencor

1) Mbajtur në Konferencën Shkencore “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë,

190

historik të Luftës së Dytë Botërore ekziston një e çarë. Është për t’u theksuar që, publikime gjermane mbi politikën e jashtme nacional-socialiste, mbi historinë ushtarake ose strategjinë ekonomike të vendeve të tjera të Ballkanit si Rumania apo Jugosllavia, mundësojnë shpesh skicimin e drejtimeve bazë të politikës gjermane mbi Evropën Juglindore. Në ndryshim nga ky fakt, problematika e veçantë e Shqipërisë është lënë jashtë vëmendjes. Ky nënvlerësim mund të shpjegohet me zhvillimet e veçanta historike të këtij vendi të Ballkanit si edhe nga “statusi zyrtar tabu” që kishte ky vend si zonë influence italiane deri në vitin 1943. Edhe publikimet e njohura të Karl Hnilikut (Karl Hnilick), Erik Shmid Rikbergut (Erich Schmidt-Richberg) dhe Gerhard Hymelqën (Gerhard Hümmelchen) e prekin Shqipërinë vetëm në përshkrimin e fazës së fundit të angazhimit ushtarak gjerman në Ballkan. Duke i përgjithësuar prirjet studimore-shkencore të historiografisë gjermane, deri diku edhe ato austriake, për pushtimin gjerman të Shqipërisë, mund të thuhet se studimet shkencore ose literatura profesionale është tejet e vjetër. Trajtimi i kësaj problematike është i kufizuar dhe le për të dëshiruar. Shqipëria përmendet kalimthi dhe shpesh shërben si informacion plotësues në këto vepra. Në Gjermani dhe Austri, që prej viteve ’80, janë kryer vetëm 2 studime shkencore në nivel doktorature për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore: studimi i parë me autor Bernhard Kyhmel (Bernhard Kühmel) në vitet ‘80 dhe i dyti i hartuar në vitin 1996 nga austriaku Hubert Nojuirth (Hubert Neuwirth). Gjithashtu, në arkivat gjermane, sidomos në arkivin ushtarak të Frajburgut dhe Potsdamit ndodhen mbi 100 fonde arkivore të cilat dokumentojnë gjithë veprimtarinë e trupave gjermane në Shqipëri, studimi i të cilave hedh dritë mbi shumë ngjarje të diskutueshme të historisë shqiptare. Studimi i Bernhard Kyhmelit, mbi pushtimin gjerman të Shqipërisë, përbën ndoshta punimin e huaj më të mirë shkencor mbi këtë periudhë të historisë së Shqipërisë. Për arsye të panjohura, ky punim nuk u publikua si libër, por gjendet në disa biblioteka gjermane vetëm si mikrofilm. B. Kyhmel përshkruan ndikimet e pushtimit gjerman mbi zhvillimet politike brenda në Shqipëri. E veçanta dhe njëkohësisht merita e këtij studimi është që, shpesh, ngjarjet përshkruhen deri në imtësi, duke mundësuar krijimin e një pamjeje të qartë të Shqipërisë, nën pushtimin gjerman. B. Kyhmel përdor gjerësisht burimet arkivore gjermane dhe hedh dritë mbi ngjarje të ndodhura të cilat nuk janë trajtuar asnjëherë deri tani në këtë këndvështrim. Krahasimi i burimeve arkivore gjermane me literaturën shqiptare mundëson plotësimin e këtij studimi nga zbrazëtitë e hasura, duke nxjerrë përfundime të qarta. Edhe studiuesi amerikan Bernd Jyrgen Fisher (Bernd Jürgen Fischer), në veprën e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1945”, është mbështetur fuqishëm në studimin e Kyhmelit, çka i ka lehtësuar atij ndjeshëm trajtimin e periudhës së pushtimit

Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin e Shqipërisë

191

gjerman në Shqipëri. Studiuesi austriak Hybert Nojuirth publikoi, në vitin 1996, disertacionin e tij për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse studimi i tij nuk ka një spektër shumë të zgjeruar kërkimor dhe shpesh shfaqen probleme stilistike dhe përshkruese, ai ofron një prezantim të fortë shkencor. Ky studim përbën publikimin e parë shkencor perëndimor për bashkëpunimin dhe organizimin e kryengritjes në Shqipëri gjatë luftës dhe bazohet edhe në burime arkivore shqiptare. Gjatë vlerësimit të këtij studimi, vihet re se, pa pasur njohuri të përgjithshme mbi këtë periudhë historike, është e vështirë të ndjekësh në vazhdimësi ngjarjet e përshkruara nga autori. Në përshtatjen për botimin shqip që autori i ka bërë veprës së tij, ndonëse i ka dhënë një karakter më tepër publicistik se shkencor, ai është munduar ta anashkalojë këtë mangësi. Pavarësisht nga pikat e dobëta të hartimit të kësaj vepre, autori ka mundur të pasqyrojë qartë gjendjen në Shqipërinë e atyre viteve, duke hedhur dritë edhe mbi historiografinë deri diku të politizuar 50-vjeçare shqiptare. Disa konsiderata të historiografisë gjermane në lidhje me pushtimin gjerman të Shqipërisë.

Shqipëria para Luftës së Dytë Botërore nuk zinte ndonjë vend të rëndësishëm, as në planet ekspansive të Hitlerit dhe as në ideologjinë nacionalsocialiste për Evropën Juglindore. Pas humbjeve gjermane në Afrikën e Veriut, në dimrin 1942-1943, drejtuesit ushtarakë gjermanë llogarisnin një zbarkim të mundshëm të forcave aleate në Ballkan. Po ashtu, ata llogarisnin që me tërheqjen e Italisë nga lufta do të krijohej një e çarë në krahun jugor të forcave gjermane. Ndër të tjera, Komanda e Lartë e Vehrmahtit (Wehrmacht) vlerësonte se bregdeti shqiptar favorizonte, përkundrejt atij Dalmat, një zbarkim tepër të lehte të trupave. Pra, hyrja e trupave gjermanë në Shqipëri ishte një nevojë e diktuar nga lufta dhe plani operativ për këtë ndërhyrje ushtarake u krye pak kohë para se të kryhej pushtimi faktik i vendit. Koncepti i aparatit pushtues u përgatit po ashtu pak kohë para pushtimit. Ministri i Jashtëm Ribentrop shpresonte që, sipas këtij koncepti, të fitonte masat popullore shqiptare që luftonin kundër italianëve, të izolonte lëvizjen nacionalçlirimtare, të drejtuar nga komunistët dhe ta mbante Shqipërinë të pushtuar me sa më pak forca të ishte e mundur. Pra, lidhja e sa më pak trupave gjermanë në Shqipëri përbënte një nga qëllimet kryesore të politikës gjermane. Historiografia jonë jep, për forcat ushtarake gjermane që vepruan në Shqipëri, të dhëna të ndryshme nga ajo gjermane. Historianët tanë kanë llogaritur, se në tetor 1943, në Shqipëri ndodheshin një numër forcash prej afro 57.000 ushtarësh gjermanë, numër që më vonë do të arrinte shifrën prej afro 70.000. Këto shifra

Kapiten Marenglen Kasmi

192

bien ndesh me të dhënat e paraqitura në ditarin luftarak të Komandës së Lartë të Vehrmahtit. Sipas këtij ditari, këto shifra forcash nuk kanë qenë faktike as në ditët e para të pushtimit. Po ashtu, aty shkruhet se, prej fillimit të pushtimit, janë tërhequr trupa nga Shqipëria dhe nuk janë futur trupa zëvendësuese. Ballafaqimi i dokumenteve për numrin e forcave gjermane të çon në disa përfundime. Ekziston një dokument, një telegram që Shlip (Schliep) i dërgonte, në datën 16 tetor 1943, Nojbaherit (Neubacher), ku ai raportonte një numër prej 57.000 forcash gjermane.2 Po ashtu, në një dokument tjetër gjerman për marrëdhëniet ekonomike gjermano-shqiptare, për të njëjtën periudhë, jepet një numër prej afërsisht 30.000 forcash gjermane të vendosura në Shqipëri. Të dhëna ndoshta më të sakta, në lidhje me numrin e forcave gjermane që kanë operuar në Shqipëri, dalin nga verifikimi i dokumenteve ushtarake të Korparmatës së 21-të gjermane, të cilat janë pasqyruar imtësisht në këtë ditar luftarak. Sipas këtyre dokumenteve, rezulton se, në fund të muajit tetor 1943, në Shqipëri ndodheshin të stacionuara 2 divizione, me një fuqi luftarake prej 36.500 ushtarësh3. Në këtë numër nuk janë përfshirë forcat e policisë fushore dhe të kundërspiunazhit. Gjithsesi, këto forca nuk e rrisin ndjeshëm këtë numër. Në rastet kur këto divizione duhej të kryenin operacione të mëdha ndëshkimore, si p.sh. operacioni “Gemsbok” (“Gemsbock”), ose siç njihet në Shqipëri “Operacioni i Qershorit”, ato përforcoheshin nga forca të Korparmatës së 22-të. Duke ndjerë presionin në rritje të forcave çlirimtare kundër gjermanëve, Nojbaheri i raportonte Ministrit të Jashtëm në Berlin për numrin relativisht të vogël të trupave gjermane në Shqipëri. Ndër të tjera, ai shprehet se forcat gjermane, përveç mbrojtjes së vijës bregdetare, nuk mund të marrin përsipër në një masë të konsiderueshme edhe sigurimin e pjesës tjetër të vendit dhe mobilizimi i forcave nacionaliste kundër forcave komuniste përbënte një detyrë imediate, me rëndësi të veçantë për ta. Përgjegjës për mobilizimin, armatosjen dhe përdorimin e grupimeve shqiptare antikomuniste ishte ndihmësi në Shqipëri i Nojbaherit, Kapiteni Erhard Lange (Erhard Lange). Kapiten Lange ishte pjesëtar i divizionit të kundërspiunazhit Brandenburg dhe komandant i një trupe komando prej afro 80 burrash. Në gusht 1943, ai mori detyrë të organizonte ngritjen e bandave shqiptare për misione sigurimi të rrugëve të furnizimit Tiranë-Elbasan-Strugë-Manastir, me vendndodhje të shtabit në Tiranë. Kapiten Lange, i cili sipas historiografisë shqiptare është përgjegjës i shumë raprezalieve të bëra ndaj popullsisë shqiptare, ushtroi detyrën e tij në Shqipëri

2) PA/AA, Büro des Staatssekretärs Albanien (1), Neubacher 29.1.1944, f. 251192. 3) Tätigkeitberichte der Abt. Iva, Januar-Juni 1944, merfach; 43770/11, Bericht des Korpsarztes 17.1.1944, 5.3; 43770/9, Qu-KTB, Eintragung vom 5.12.1943, KÜHMEL, f. 212-213.

Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin e Shqipërisë

193

deri në fundin e janarit të vitit 1944. Ndër të tjera ai përmendet për organizimin e masakrës së 4 shkurtit në Tiranë. Historiani gjerman F. Kurovski (F. Kurowski), autor i biografisë së divizionit “Brandenburg”, botuar në vitin 2003 shkruan se kapiteni Lange, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dhe plagëve që kishte marrë në kokë në këtë aksident, u largua në fund të janarit 1944 drejt Gjermanisë për kurim. Nëse bazohemi te Kurovski, atëherë Kapiteni Lange nuk mund të akuzohet për “masakrën e 4 shkurtit”. Historiani tjetër gjerman K. Shtam (Ch. Stamm) bën Xhaferr Devën përgjegjës për këtë masakër. Ndër të tjera ai shkruan se pas një atentati të dështuar kundër Devës më 3 shkurt 1944, ku humbi jetën një nga nipërit e tij, milicia e tij kosovare u tërbua një ditë dhe një natë, gjë që i kushtoi jetën 84 njerëzve.“

Një nga detyrat emergjente që i dilte Vehrmahtit gjerman në Shqipëri, ishte edhe sigurimi i nevojave financiare dhe materiale për ushtarët. Ashtu si edhe vendet e tjera, Shqipëria nuk mund të bënte dallim, pra Qeveria dhe populli shqiptar duhej të mbarte edhe koston financiare të këtij pushtimi. Shifra arriti, për 14 muajt e pushtimit, një shumë prej afro 270 milionë franga ari.4 Përkrah këtij fakti, duhet përmendur edhe shfrytëzimi i burimeve dhe rezervave nëntokësore shqiptare për nevojat e ngutshme të industrisë gjermane për krom, nikel, magnez, linjit dhe naftë. Kështu, Shqipëria mbuloi, në këtë periudhë, afërsisht 17 % të nevojës së industrisë gjermane për krom. Po ashtu, në Evropën Juglindore, Shqipëria ishte furnizuesi i dytë më i madh me naftë i Gjermanisë pas Rumanisë. Për të arritur këto dy synime, pra të mbante Shqipërinë me sa më pak trupa të ishte e mundur si dhe të sigurohej ekzistenca jetike e trupave, Ribentropi dhe konkretisht Nojbaheri bëri edhe disa lëshime politike. Mund të thuhet se në fillimet e pushtimit, politika kishte përparësi ndaj përdorimit të forcës ushtarake. Por shumë shpejt gjermanët kuptuan se kjo politikë e ndjekur, pra stabilizimi i vendit nëpërmjet ngritjes së një qeverie kolaboracioniste nuk dha rezultat, kështu që u ndërmorën fushata të mëdha ushtarake kundër ushtrisë partizane, duke kryer dhe raprezalje ndaj popullsisë civile. Këto operacione ndëshkimore janë konsideruar në literaturën gjermane si të suksesshme. Historiani B. Kyhmel dhe K. Shtam hedhin tezën se gjermanët, gjatë këtyre operacioneve, nuk kishin si qëllim kryesor asgjësimin e plotë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, sepse ekzistenca e partizanëve përdorej prej tyre për të frikësuar kolaboracionistët që të bashkëpunonin më ngushtë me ta. Pra, këto operacione kishin më tepër karakter ndëshkimor ndaj popullsisë dhe mbështetjes që popullsia u jepte partizanëve. Kur u pa qartë se kërkesa gjermane për rregull dhe qetësi nuk garantohej nga Qeveria Shqiptare, gjermanët u munduan të arrinin qëllimet e tyre duke

4) Bernhard TONNES: Tiranas Reparationsforderungen an Bonn, in: Wissenschaftlicher Dienst Südosteuropas, Heft 6/7, München 1980, S. 169.

Kapiten Marenglen Kasmi

194

përdorur strategjinë e njohur “divide et impera” (“përça e sundo”). Kjo strategji synonte të lidhte pas vetes grupimet antikomuniste, pjesërisht duke i kërcënuar dhe pjesërisht duke u dhënë armë dhe para për t’i bashkuar në luftë kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. Dështimi më i madh, si për politikën gjermane ashtu edhe për kabinetin Mitrovica, ishte paaftësia për të organizuar një forcë ushtarake shqiptare e cila do të kujdesej për legjitimitetin e qeverisë Mitrovica dhe do të kishte lehtësuar forcat gjermane. Në rast se qëllimi kryesor i politikës gjermane ishte pacifizmi ose neutralizimi i vendit nëpërmjet krijimit të një qeverie kolaboracioniste me besueshmëri dhe me forcat e saj ushtarake, në literaturën gjermane pranohet se Rajhu nuk i realizoi synimet e tij. Duke ditur se përparësia e politikës gjermane ishte mbajtja e Shqipërisë, e pushtuar me sa më pak forca ushtarake, mund të thuhet se e arriti këtë qëllim, sepse gjatë vitit 1944 u larguan më tepër trupa nga Shqipëria sesa u futën në të. Trupat u furnizuan me ushqime dhe materiale shqiptare të cilat po ashtu bliheshin me para shqiptare. Përkrah financimit të Vermahtit u shfrytëzuan edhe burimet nëntokësore të Shqipërisë. Gjithashtu, parë në tërësi Vermahti gjerman arriti të tërhiqej nga Shqipëria pa humbje të mëdha.

Referenca:1. Fischer, Bernd J.: Kollaborationsregimes in Albanien 1939-1944, in: Europa

unterm Hakenkreuz. Okkupation und Kollaboration 1938-1945, Berlin – Heidelberg 1994, S. 367-376.

2. Michael: Rezensionen: Bernd J. Fischer: Albania at War, 1939-1945, London 1999, in: Südost-Forschungen, Bd. 59 (2000), S. 715-718.

3. Stamm, Christoph: Zur deutschen Besetzung Albaniens 1943-1944, in: Militärgeschichtliche Mitteilungen, Bd. 2, Jahr 1981 (Herausgegeben vom Militärgeschichtlichen Forschungsamt), S. 99-120.

4. Hermann: Sonderauftrag Südost; Bericht eines fliegenden Diplomaten, 2. durchgesehene Auflage, Göttingen 1957.

5. Lothar: Gekämpft - Gesiegt - Geschlagen, Heidelberg 1952.6. Bernhard: Deutschland und Albanien, 1943-1944. Die Auswirkungen der

Besetzung und die innenpolitische Entwicklung des Landes, Bochum 1981 (Inauguraldissertation zur Erlangung eines Doktors der Philosophie in der Abteilung für Geschichtswissenschaft der Ruhr-Universität Bochum).

Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin e Shqipërisë

195

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

Kolonel (R) Dilaver GoxhajPedagog në Shkollën e Trupës

Abstrakt: Në këtë shkrim, përmes trajtimit të përvojës shekullore të shumë shteteve në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, jam munduar të sjell në kujtesën e ushtarakëve, por edhe të politikanëve dhe qeveritarëve të vendit tonë, rolin që luan shkolla e mesme ushtarake në zhvillimin social dhe intelektual jo vetëm të ushtrisë, por të të gjithë shoqërisë, pasi nga këto shkolla kanë dalë shkencëtarë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, historianë, poetë me shpirt ushtari, diplomatë, analistë, mjekë, politikanë, burra shteti të shquar, ku shumë prej tyre kanë bërë epokë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe për gjithë njerëzimin.

Hyrje

Domosdoshmëria e shkollave të mesme ushtarake është e lidhur organikisht me edukimin dhe elitat e ushtarakëve. Ndoshta, me pranimin e Shqipërisë dhe të Ushtrisë së saj në NATO, është momenti që të rrisim

në opinionin publik ndërgjegjen e atyre institucioneve të mëdha shtetërore me të drejtë vendim-marrëse në interes të riaktivizimit të një institucioni të madh formues, siç është shkolla e mesme ushtarake.Kuptohet se, sa herë flitet për formimin ushtarak, mendja të shkon menjëherë te Akademitë Ushtarake dhe të paktë janë ata politikanë, për mos të thënë se në këto dy dekada nuk kemi parë apo dëgjuar politikanë që të llogarisin rëndësinë që ka shkolla e mesme ushtarake, funksionale jo vetëm në dërgimin e kadetëve në akademitë e ndryshme ushtarake të vendit dhe të shteteve të tjera anëtare të NATO-s, por edhe në kërkesat specifike të profesionalizmit që ka nevojë bota civile e punës.

196

Parë nën një këndvështrim të veçantë, në pjesën më të madhe të shteteve anëtare të NATO-s, por edhe në ato të Lindjes, mund të them se shkollat e mesme ushtarake kanë qenë prej shekujsh dhe vijojnë të jenë forma e parë e institucionit mësimor publik të mesëm për t’iu përgjigjur nevojave gjithnjë në rritje për njerëz të kualifikuar për Forcat e Armatosura. Shtete si, SHBA, Franca, Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Austria, por edhe Kanadaja, Rusia, Turqia etj., kanë ngritur shkolla të tilla ushtarake që janë njohur përgjithësisht me emrin: “shkollat e kadetëve”. Fillesat e tyre moderne, të strukturuara posaçërisht për ushtrinë, nisin qysh nga viti 1600.Historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëminore është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit, ku historiani gjerman Artur Vajgal sqaron se; “Në atë kohë kur Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për djalin…Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Aleksandrin prej ndikimit të mbretëreshë, Olimpiadës, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjodhën qytetin e vogël të Miezas… Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash”1. Edhe Skënderbeu ynë, “që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqisë”2. Po ashtu edhe Suvorovi, qysh 15 vjeç regjistrohet në shkollën ushtarake, ndërsa Kutuzovi në vitin 1757, kur ishte 12 vjeç3. Kjo traditë jo vetëm që ekziston ende në Evropë, por është përhapur pothuajse në shumicën e shteteve anëtare të NATO-s. Për shembull, Kolin Pauell regjistrohet në kolegjin ushtarak kur ishte 17 vjeç.

Vështrim historik për shkollat e mesme ushtarake “Ushtria e kaprojve, e udhëhequr nga luani, është më e fuqishme se ushtria e luanëve e udhëhequr nga kaprolli.” Fjalë e Urtë Ushtarake Angleze e vitit 1644Po e nis me fqinjën tonë më të afërt, Italinë. Ajo ka aktualisht 4 shkolla të mesme ushtarake, si ajo “Nunziatella” në Napoli, themeluar qysh më 18 Nëntor 1787, nga Mbretëria e Napolit; shkolla e mesme ushtarake “Teueli”, në Milano, themeluar prej vitit 1839; shkolla e mesme ushtarake detare “Françesko”, në Venecia, e themeluar prej vitit 1937; shkolla e mesme ushtarake e aviacionit “Giulio Douhet”, në Firence, themeluar në 15 Maj 2006. Pranimi në këto shkolla bëhet me konkurs. Në fund të çdo viti shkollor studentët frekuentojnë edhe një kamp ushtarak pranë një reparti të FA për të përfituar elementët praktikë të përgatitjes për luftim, ku përfshihen dendur edhe qitjet me armë në poligon, përgatitje sanitare, luftim trup me trup etj. Në këto shkolla pranohen nxënës prej moshës 15 vjeç, por edhe ata që mund të kenë kryer një apo dy vite shkollën 1) Artur Vajgal, “Aleksandri i Madh”, ShB Bargjini, Tiranë, 2002, f. 58, 66.2) Sami Frashëri, „Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”, Prishtinë, 1978, f. 303) Kalendari Ushtarak, Botim i Degës së Historisë Ushtarake, MMP, Tiranë, 1950, f. 109, 127.

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

197

e mesme civile, por që këtu hyjnë e fillojnë prej vitit të parë. E veçanta e Italisë është se duke filluar nga viti 2009 pranohen edhe vajza, si dhe 20% e vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre shkollave ushtarake4.Franca ka 6 shkolla të mesme ushtarake për të tre llojet e armëve, të cilat thirren Lice Ushtarak, ku studiojnë rreth 4000 nxënës. Aty pranohen kryesisht nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, ku përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Një prej këtyre shkollave ka kryer edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi në Uest Point5. Në shenjë respekti nga që Shvarckof pat kryer shkollën e mesme ushtarake në Francë, Legjioni i Huaj i Francës, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Gjirit kundër Irakut, e nderoi atë me titullin e nderit “Kapural”, i pari dhe i vetmi amerikan i nderuar me një titull të tillë nga Legjioni Francës6. Është vendi ta theksojmë se Liceu Ushtarak në Sarthe mban akoma edhe sot emrin që i pat vënë Napoleoni qysh në 24 Mars 1808: “Prytane Natonal Militaire”, pavarësisht se është krijuar prej vitit 1604, duke iu referuar liceut klasik grek Prytaine, një institucion ekskluziv që përbënte zemrën politike dhe fetare të qyteteve-shtet të Greqisë antike, ku pat filluar mësimet Aleksandri i Madh në vitin 367 p.e.r, në shkollën e filozofit të madh, Platonit7. Studentët që bëjnë pjesë në këta lice thirren “brutions”, si referim klasik i rajonit Brutium, në Romën e Lashtë, banorët e të cilit dalloheshin për ashpërsinë dhe shpirtin e tyre luftarak8. Në këto shkolla franceze kadetët pranohen qysh në moshën 10 vjeçare.Anglia i ka të organizuara shkollat e mesme ushtarake në dy variante. I pari është ai që i merr kandidatët në moshën 16 deri 18 vjeç, dhe quhet kolegji “Welbeck”. Janë dy kolegje të tillë, themeluar prej vitit 1953, dhe për të dy vitet çdo kolegj ka 150 studentë. Nxënësit bëjnë vetëm përgatitje ushtarake dhe përgatiten si oficerë teknikë. Ndërsa shkolla tjetër e mesme ushtarake quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803 dhe i pranon nxënësit prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.9

Në Portogali shkolla ushtarake quhet “Kolegjio Militare” dhe ndodhet në Lisbonë, e themeluar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, ku bëhen gati për Akademitë Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë10.Gjithashtu Austria ka një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën kur ishte perandori.

4) www.wikipedia.org, 20. 07.20005) M.E. Morris, “Stuhia e Shkretëtirës”, SHBU 1992, Tiranë, f. 26-276) en.academic.ry/academic dictonaria encyclopedias7) Artur Vajgal, “Aleksandri i Madh”, ShB Bargjini, Tiranë, 2002, f.638) www.wikipedia.org 9) Po aty10) Po aty

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

198

Kanadaja ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake me emrin “Robert Land Academy”, në Ontario, themeluar në vitin 1917 dhe nxënësit i merr prej klasës së 7-të deri në të 12-ën11.Turqia ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stamboll, themeluar në vitin 1773. Shkolla tjetër është “Bursa Ipyklar Askeri Lisesi”, në Bursa themeluar në vitin 1844. “Kuleli Militare High School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845, ndërsa “Izmir Maltepe Askeri Lisesi” , në Izmir, është themeluar në vitin 1928. Turqia këto shkolla, i ka katër vjeçare, nxënësit i mer pas mbarimit të klaës së 9-të dhe në vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa tre vitet e tjera turqisht.Rusia disponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për marinën “Nakhimov”, duke i marrë nxënësit prej moshës 14 vjeç12.Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmendura, si në sasi edhe në larmi. Aty jo vetëm që ekzistojnë 22 shkolla të tilla në 17 shtete të saj, por ndjekin studimet në shumicë edhe vajza. Nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në 17 vjeç dhe pas përfundimit të shkollës shkojnë në Uest Point. Në këto shkolla kanë filluar karrierën ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer13, i cili arriti të bëhet deri President i SHBA si dhe shumë personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto shkolla të mesme, sikundër u shpreha më lart, pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe djemtë, dhe që mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në toga të përbashkëta dhe, e veçanta për vajzat është se nuk ua presin flokët deri në maturë, ndërkohë që në fjetinat e tyre shkruhet me gërma të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja juaj.”14 Në Amerikë, në pragun e konkurrimit për në këto shkolla, familjarët që dërgojnë fëmijët prezantohen me njoftimin: “Jeta e djalit/vajzës tuaj që do të pranohet kadet do të ndryshojë për mirë. Ata nuk do të mësojnë vetëm disiplinën, rregullin dhe punën e strukturuar, por ata do të mësojnë të jenë të pavarur dhe të mendojnë për veten e tyre në çfarëdo rrethane, larg të qenit robot, do të bëhen individë të ndjeshëm, të cilët do të kujdesen për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për kombin amerikan”15. Fillesat e shkollave të mesme ushtarake në SHBA nisin prej vitit 1842, ndërsa ajo më e reja është hapur në vitin 1916. Po t’i referohesh objektivave të të gjitha shkollave të mesme ushtarake amerikane, por edhe atyre të vendeve të tjera që përmenda më lart, rezulton se objektivat i kanë pothuajse të njëjtë dhe përmblidhen në gjashtë pika:

11) Po aty12) Po aty13) M. E. Morris, vepër e cituar, f. 2214) www.military-school.org15) Po aty

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

199

a. Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe atdhetarë të flaktë.b. Të zhvillojnë vetëbesimin, lidërshipin dhe përgjegjshmërinë.c. Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.d. Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.e. Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.f. Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave ushtarake16.

Po Shqipëria a ka një traditë të tillë?“Kush përçmon të kaluarën është ose i paditur ose frikacak.” Ugo Ojeti, (shkrimtar italian)

Edhe në Shqipëri ekziston tradita e funksionimit të shkollës së mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emrin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake Skënderbej”, e themeluar prej 28 Marsit 1945, në Tiranë, dhe e mbyllur pas 47 vitesh, në Nëntor 199217. Fillimisht ajo u quajt “Shkolla ushtarake e pionierëve të LANÇ”, dhe në vitin 1947 morri emrin e mësipërm. Në vitin 1963 ajo u shndërrua në shkollë të mesme e tipit klasik-shkencor-teknik dhe arte, ndoshta unikale në raport me simotrat e saj të huaja, pasi filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e mesme të Tiranës, përfshi edhe Liceun Artistik, madje edhe në shkollën mjekësore në Vlorë, për të plotësuar nevojat e kontingjenteve teknike të mesme për vendet më të rëndësishme për ushtrinë.Deri në mesin e viteve ‘50 në këtë shkollë pranoheshin nxënës prej moshës 11 deri 18 vjeç, por më vonë filluan të pranoheshin prej moshës 14 deri 18 vjeç. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë edhe një president i Shqipërisë, 8 shefa të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë dhe dhjetëra ministra të të gjitha lëmive, pa folur për mjekë të shquar, shkrimtarë dhe poetë me emër, pilotë, oficerë marine, inxhinierë, mjeshtra sporti të të gjitha drejtimeve nga më të shquarit në vend, si dhe piktorë e artistë me famë si Mentor Xhemali, Kujtim Laro me plejadën e tyre. Janë rreth 300 personalitete shkencore të të gjitha fushave. Nga që në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ka patur 112 të dënuar politikë, si dramaturgu Minush Jero apo edhe të pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika18 etj, si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë. Dhe kjo ndodhi sepse skëndërbegasit të udhëhequr nga parimi: po e di të vërtetën thuaje haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm, dalloheshin për diversitet mendimi. Të gjitha këto fakte që solla për vendet e lartpërmendura dhe ish shkollën tonë

16) www.military-school.org 17) Fiqiri Shtëpani, “Shkolla Skënderbej”, Globus R, Tiranë, 2010, f. 7. 18) Kujtim Halili: “Fjalor biografik ushtarak”, v1,2. Sh.B. „Email“, Tiranë, 2006

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

200

të mesme ushtarake shpjegojnë psenë e asaj që SHBA, Franca, Italia, Anglia e shumë vende të tjera e mbajnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë shkollë ushtarake, e cila është shndërruar në traditë kombëtare, ku ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake. Në vend që kjo traditë të vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta; madje Italia vitet e fundit ka çelur shkollën e katërt të kësaj kategorie. Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quajë nostalgji për sistemin shoqëror për kohën që ajo shkollë funksionoi, ndërkohë që edhe në 10 Maj 2008, kur u festua me ceremoni 50 vjetori i Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm (sot e Mbrojtjes), u tha me krenari se krijimi i saj “ishte një nga ëndrrat më të shenjta të popullit tonë, e më të guximshme të rilindësve tanë”19.

Disa konkluzione mbi nevojën e rihapjes së shkollës së mesme ushtarake në kushtet e shoqërisë së sotme demokratike dhe të antarësimit në NATO

Përvoja e ime e gjatë ushtarake dhe e kolegëve të mi tregon se në shumicën e tyre oficerët e dalë nga shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” nuk bënin pjesë në kategorinë e oficerëve që më mirë dinin të ruheshin për të mos gabuar se sa të ndreqnin gabimet e vartësve apo të kolegëve. Kjo natyrë u jepte atyre rritje autoriteti dhe lavdi, nga që nuk vepronin nën ndihmën dhe përkrahjen e partisë. Duke u mbështetur tek aftësitë e gjithanshme të tyre, në këtë mënyrë e shmangnin urrejtjen e masës së ushtarëve dhe nënoficerëve, por edhe të kolegëve oficerë, sepse punonin me guxim dhe sinqerisht e jo me dinakëri. Që oficeri të jetë i suksesshëm në jetë, (sidomos sot që oficerët tanë shkojnë e do të shkojnë në misione ndërkombëtare), ai duhet të dijë të sillet dinjitoz dhe njerëzisht, por edhe ashpër kur t’ia lypë nevoja. Por, edhe kur do t’i duhet të sillet ashpër, ai përsëri duhet të gëzojë respektin e kolegëve të ushtrive të tjera. Këto cilësi oficeri i fiton vetëm kur maturohet karakteri i tij, dhe kjo është periudha e adoleshencës, shkolla e mesme. Vetëm në atë lloj shkolle, “oficeri arrin të jetë dhelpër që të njohi kurthet, luan që të trembi ujqit”20, sikundër shprehet Makiaveli. Prandaj duhet që ta kemi edhe shkollën e mesme ushtarake, së pari, për të trashëguar dhe për të ngritur në një nivel gjithnjë e më lart vlerat e pakthyeshme që duhen mbrojtur, sidomos në momente të caktuara historike, ku eklipsi i “besimeve” tradicionale ndodh që ushqen forma relativizmi shpesh në kundërshtim me të mirën e përbashkët. Së dyti, kjo shkollë, duke qënë se udhëhiqet nga motoja: Për ushtrinë dhe jetën, ajo qysh në çastin që kandidati arrin të kalojë në konkursin e pranimit, që në atë moment ai i përgjigjet një lloj identiteti preçiz: atë të një personi që, edhe

19) “50 vjet Akademi e Mbrojtjes”, botim i Akademisë së Mbrojtjes „Spiro Moisiu“, Tiranë, 2008, f.1120) Makiavel, “Sundimtari”, Rilindia, 1990, f. 89

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

201

pse ende i pamaturuar intelektualisht, të jetë i udhëhequr nga motive të thella, para së gjithash ai i vendosjes në shërbim të Atdheut, dhe në mënyrë jo direkte në shërbim të idealeve mbi të cilat është bazuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Së treti, duke qenë se ato shkolla udhëhiqen nga motua e mësipërme, ato nuk i përgatisin nxënësit vetëm në funksion të nevojave kolektive, por edhe në atë të funksionimit të karakterit të tyre, me një profesionalitet të tillë që të jenë në gjendje jo vetëm të ndërmarrin me sukses rrugën e akademive ushtarake, por edhe në alternativën civile, për të hyrë në shoqëri me një bagazh principesh dhe njohurish teknike që do t’i ndihmojë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo vetëm në ushtri, por edhe jashtë saj, duke qenë model për shoqërinë.

Cilat janë vlerat e shkollës së mesme ushtarake?Para disa vitesh u eksperimentua në Tiranë hapja dhe funksionimi i Universitetit Ushtarak “Skënderbej”. Pavarësisht se ajo u shfaq si një risi shpresëdhënëse, koha vërtetoi se nuk pati jetëgjatësi. Natyrshëm lind pyetja: Pse nuk pati jetëgjatësi Universiteti Ushtarak? Shumëkush mund të rreshtojë një sërë argumentesh pse ai dështoi, madje edhe mund t’i arsyetojë ato, por kryesoja është se ideuesit e atij universiteti e filluan ndërtimin e “shtëpisë” nga çatia dhe jo nga themelet; pa folur për mos justifikimin e tij, bazuar në nevojat e Forcave tona të Armatosura për kuadro të atyre dy drejtimeve që ai universitet përgatiste. Kështu që, shumica e atyre që regjistroheshin në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” vinin në plan të parë interesin fitimprurës për jetën, të afërt e të largët, e shihnin atë si një variant ideal për arsimim të lartë civil me shpenzimet e shtetit. Veç kësaj, duke marrë statusin e universitetit, studentët i dhanë vetes më shumë liri se sa lejon disiplina ushtarake në shkollat ushtarake, sepse në atë moshë e kishin të vështirë të përballonin disiplinën ushtarake, sidomos në kushtet e të mësuarit universitar; kjo edhe nga që u mungonte ndjenja e kolektivitetit që kanë moshatarët e tyre të dalë nga shkolla e mesme ushtarake. Për këtë arsye universiteti iu përshtat disiplinës së tyre dhe, jo studentët disiplinës që kërkon dhe duhet të ketë shkolla ushtarake e atij niveli. Mirëpo, përvoja e historisë ushtarake botërore tregon se, kuadro të përgatitura në kushte të tilla, është e vërtetë që nuk frikohen nga Zoti, por s’kanë besim tek shoku. Shkaku është se të tillë oficerë, të dalë nga universitete ushtarake, pa u mësuar dhe kalitur gjatë adoleshencës me disiplinën ushtarake dhe ndjenjën altruiste të ushtarakut, nuk kanë ndonjë dashuri apo shkak tjetër që ta mbajë në ushtri, veç pagës, e cila nuk mjafton që ai kuadër të pranojë të sakrifikojë deri në vdekje për Atdheun; aq më tepër kur ata universitarë nuk vijnë as nga familje ushtarakësh. Që të kemi ushtri të mirë, duhet të kemi oficerë me vlera të veçanta të mira, të

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

202

cilat fitohen në maksimumin e mundshëm në shkollat e mesme ushtarake, në periudhën e adoleshencës. Dhe ato vlera janë21:- Aftësia e punës në grup: bashkëpunimi, konkurrenca, aftësia për të reaguar me dhe për shokët, kuptimi i nevojave të të tjerëve;- Duke bërë jetë grupi të pandërprerë gjatë katër viteve adoleshente konsolidohen virtyte, të cilët e bëjnë njeriun më të fortë shpirtërisht: ndershmëria, respekti, lojaliteti, besimi në forcat e veta, etika dhe sensi i drejtësisë, të cilat duhet të jenë vlerat formuese për çdo kuadër në shërbim të shoqërisë;- Përveç motivimeve që mësohen në shkollat simotra civile, në shkollën e mesme ushtarake kemi edhe një formim kompleks fizik të nxënësit, etik dhe civil; ajo shkollë përmes kësaj veçorie jep mësimet bazë për t’u bërë qytetar shembullor, “një produkt i përpunuar” që nuk do të ketë të sharë;- Në atë shkollë nxënësi do të jetojë një përvojë të mahnitshme formuese, që do t’i mundësojë të fitojë çdo lloj sfide, qoftë nëse zgjedh karrierën ushtarake apo profesion civil. E edukon nxënësin për t’i bërë ballë çdo lloj mundimi të jashtëzakonshëm, urren çdo lloj “gjelle” delikate dhe çdo butësi tjetër, të cilat e bëjnë ta duan të gjithë ushtarët, sepse mendon më shumë për repartin se sa për vete, në çdo veprim ai këqyr dobinë e repartit dhe jo dobinë e tij.

Si arrihet të përfitohen këto veti vetëm në këtë lloj shkolle?“Arsimimi, pa e pasur zemrën dhe shpirtin e arsimuar është edhe kjo një farë shkolle me dituri, por pa ndërgjegje.” A. ShopenhauerNdarja e këtyre adoleshentëve nga shtresat e tjera të shoqërisë, ku krijohet një formë edukimi me të vërtetë elegante dhe e kulluar, i ruan ata nga vërshimi i zakoneve dhe i sjelljeve të këqija, të cilat janë më të rrezikshme se sëmundjet ngjitëse. Dhe, ato që përbëjnë rrugën e nevojshme të formimit të këtyre nxënësve janë tradita dhe historia, të cilat nuk mund të jenë në të tillë unison dhe kaq të sistemuara si në këto shkolla. Në ndryshim nga shkolla e mesme civile, programi i së cilës të përgatit vetëm mendjen (trurin), programi i shkollës së mesme ushtarake është i trefishtë: ai të përgatit trurin, trupin, dhe zemrën, duke i dhënë të riut bazat fillestare të dinjitetit personal dhe, që nuk është i ndarë nga bota civile, sepse këto norma dhe rregulla vinë nga kërkesat civile të njerëzve të thjeshtë. Në këtë shkollë, të rinjtë ushtarakë mësohen me fillesat e para të jetës ushtarake, e cila i jep secilit prej tyre bazat fillestare të dinjitetit. Brenda kësaj bote me kaq rregull, nxënësi bëhet i ndërgjegjshëm për të drejtat e tij, pa zbritur nga raporti mbi detyrat. Në këtë mënyrë ai arrin të ndihet pjesë integrale e një shoqërie, të një ndërgjegjeje dhe të një kolektivi që rritet së bashku. Duke patur të tillë

21) www.military-school.org

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

203

edukim dhe bindje, ata e duan me kokë njëri-tjetrin dhe kanë besim tek njeri-tjetri. Duke qenë të pajisur me të tilla veti, tek oficerët e dalë nga kjo shkollë thyhet çdo lloj opinioni para dashurisë për atdheun, kudo që ata të shërbejnë dhe në çdo pozitë që do të ndodhen.Mbi të gjitha në ato shkolla mësohet energjia e kolektivit, një energji, e cila nuk duhet të ngatërrohet me thjesht shoqërinë e grupit. Oficerët që kanë dalë nga këto shkolla kanë treguar se janë të aftë që të arrijnë të përfitojnë ato rezultate që individualitetet e vetme nuk do të ishin në gjendje të vijonin vetëm. Kjo ndodh sepse në ato shkolla zhvillohet qysh në adoleshencë ndjenja e fuqishme e përgjegjësisë, që i bashkëngjitet një shpirti të sakrificës dhe një bujarie ndaj të tjerëve, të cilën shumë njerëz e ngatërrojnë me naivitetin. Këto përbëjnë vlerat më të çmuara për këta nxënës. Në këtë mënyrë, të studjuarit bashkë me stërvitjen dhe të mësuarit bëhet jo vetëm burim i vërtetë i dijes, por edhe një faktor i rëndësishëm i rritjes morale dhe i intelektit të secilit veç e veç.

Si mendohet të jetë shkolla jonë e mesme ushtarake?Shteti ynë e ka përvojën e vet për ngritjen dhe funksionimin e shkollës së mesme ushtarake, kështu që nuk fillohet nga zero. Bazuar në atë përvojë, por edhe në përvojën e shkollave të ngjashme të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, shkolla e mesme ushtarake e jona është e arsyeshme të jetë një Shkollë e Mesme e Përgjithshme Klasike Shkencore, pjesë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.Pranimet në atë shkollë të jenë nxënës që kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një vit shkollë të mesme dhe që i kanë kompletuar kërkesat për shkollë të mesme ushtarake klasike dhe shkencore. Do të ishte më se e arsyeshme që pranimi në këtë shkollë të bëhet vetëm përmes konkursit, i cili të konsistojë: test mjekësor, test psikopërgatitor, test atletik dhe provim njohurish mbi lëndët, të cilat do të jenë objekt të dy viteve të para të shkollës. Në rast se do të ketë kërkesa familjarësh për të sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë, kur kontingjenti i planifikuar nga buxheti i shtetit është plotësuar, ata mund të pranohen (gjithnjë me konkurs), por me pagesën e familjes. Bazuar edhe në përvojën aktuale, në këtë shkollë nuk do të ishte gabim që të pranohen edhe vajza, por jo si në rastin kur ato vinin në “Shkollën e Bashkuar të Oficerave”, me klasë më vete, por së bashku me djemtë, sikundër është edhe përvoja amerikane, apo ajo në Akademinë e Mbrojtjes. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që në këtë shkollë të konkurrojnë edhe nxënës nga Kosova, qoftë me shpenzime familjare, por edhe me bursa nga Ministria e Mbrojtjes (Qeveri) e Kosovës, si dhe nxënës shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, por edhe nga familjet në emigracion dhe diasporë. Në këtë mënyrë, dashje pa dashje, ajo do të shndërrohet në shkollë kombëtare dhe e vetmia e atij lloji. Kjo do të bëjë që edhe numri i nxënësve të vijë gjithnjë duke u

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

204

rritur, gjë që do të kompensonte edhe shpenzimet e shtetit.Shkolla e jonë mendoj të jetë katër vjeçare, me qëllim që viti i parë të jetë për të mësuar në perfeksion gjuhën Angleze me mësues anglishtfolës, paralel me gjuhën shqipe, me synim që një ose dy lëndë në secilin vit pasardhës të zhvillohen në anglisht, sikundër është përvoja turke. Përveç lëndëve shkollore të përgjithshme që zhvillohen në gjimnazet e tjera, të përfshihet edhe një kurs formimi i karrierës ushtarake, ku formacionit sportiv t’i jepet rëndësi e veçantë. Cikli i studimit të përfundojë me marrjen e diplomës së pjekurisë. Pranimi i pedagogëve të bëhet me konkurs nga vet komanda e shkollës, sipas një programi të paracaktuar dhe me vlerësim kompjuterik, njësoj si dhe për nxënësit, me qëllim që të eliminohet subjektiviteti dhe ndërhyrjet. I vetmi kusht për pedagogët që do të konkurrojnë për në këtë shkollë të jenë aktualisht duke dhënë mësim në shkollat e mesme civile jo më pak se dy vjet.Që nxënësit të përgatiten me durimin larg familjes dhe të forcojnë gjithnjë e më shumë dashurinë për shokun, duhet që të shkojnë sa më rrallë pranë familjes; shkuarja pranë saj të jetë një lloj shpërblimi për ata që janë të shkëlqyer në mësime, sipas përvojës italiane, franceze dhe asaj angleze.Pas marrjes së diplomës nxënësi mund të vijojë përgatitjen ushtarake duke bërë kërkesë për pranim në Akademinë Ushtarake në Shqipëri ose edhe për në akademitë përkatëse të vendeve anëtare të NATO-s që na afrojnë bursa ose të drejta studimi me shpenzimet e shtetit tonë, duke i paraprirë edhe me një kontratë të veçantë. Në këtë rast, akademia në të cilën ata pranohen u garanton disa lehtësi pranimi në raport me ata që vinë nga jeta civile, sikundër mund të jetë rezervimi i vendit pa konkurs, etj.Përveç kësaj, sipas disa përcaktimeve rigoroze, një pjesë e të diplomuarve do të shkojnë në Universitetin Shtetëror Shqiptar për t’u përgatitur specialist të lartë për nevojat e ushtrisë, sipas planifikimit të saj, por me një kontratë ligjore të detyrueshme që, pas diplomimit të shërbejnë në ushtri një periudhë të caktuar, dhe atje ku ka nevojë ushtria. Në rastin tjetër, ata që e kanë kryer shkollën me shpenzimet e familjes, kuptohet që janë të lirë të vendosin të shkojnë në shkolla civile apo akademitë ushtarake. Në rastin kur plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar bursën nga shteti dhe dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, shpenzimet do të ishte e arsyeshme t’ua përballonte shteti. Në rastin kur ata nuk dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, janë të lirë të shkojnë ku të dëshirojnë.Mund të ndodhë që nxënësi, i cili është maturuar me shpenzimet e shtetit, por që nuk dëshiron të qëndrojë në ushtri, ai mund të lejohet, por vijimin e studimeve të mëtejshme e kryen me shpenzimet e veta. Kjo duhet të parashikohet në kontratë qysh në ditën e pranimit të tij si kadet dhe, që mos të bëhet rrugë ky lloj largimi, mund të parashikohen detyrime financiare për familjen apo për vet

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

205

personin, pasi ai të dalë në jetë, duke ia llogaritur shpenzimet katërvjeçare si një lloj kredie bankare. Në këtë drejtim mund të ketë edhe kundërshtime, por po ta shikojmë në aspektin e gjerë të interesit të përgjithshëm, përsëri shoqëria jonë ka përfitim, sepse ai do të jetë kuadër i lartë, i cili kudo që do të punojë nesër, në shtet apo në privat, ai do të reflektojë vetitë e qytetarit model dhe do të jetë një lloj “reklame” për shkollën dhe ushtrinë tonë.

A ka kosto të lartë hapja dhe mbajtja e Shkollës së Mesme Ushtarake?Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje le t’i drejtohemi pasqyrës së më poshtme.Pasqyra e Shpenzimeve Vjetore Mesatare për 1 (një) Nxënës dhe 1 (një) PR-1

Nr Lloji ShpenzimitShpenzimi për 1(një)

student në LekëShpenzimi për 1(një) PR-1 në

LekëIshte në 1992 Është

1 Veshmbathje 741 42 2211 44 500 2 Paga dhe shtesa 25 229 783 366 000 3 Materiale fjetjeje 120 5 8632 ---------4 Ushqim 2 512 180 0243 5 000 5 Enë kuzhine 182 ------- ---------6 Karburant 20 1 200 1 200

7 Kazermim, ujë, drita, mirmbajtje 694 41 640 --------

8 Stërvitje 142 7 100 8 200

9Pagat dhe shtesat e stafit pedagogjik dhe komandus4 2927 144 000 1 000 SHUMA 73645 561 8316 425 9007

Për 100 Nxënës (PR-1) 736 400 561 83100 42 590 000Aktualisht, në Shkollat e Mesme Private, për një nxënës, për 9 muaj, vetëm për të mësuar, pa ushqim, paguhet:

250 000 --------------------

Shënim: Shpenzimet për një ish nxënës janë llogaritur mbi bazën e çmimeve fikse të vitit 1992 të ish shkollës së mesme ushtarake dhe jo të liberlizuara; ndërsa çmimet e kolonës së dytë për një student, janë marrë mbi bazën e shpenzimeve të bëra për një student të Universitetit Ushtarak “Skënderbej” për vitin 2009.

Sikundër shihet nga pasqyra e mësipërme, shpenzimet vjetore për një nxënës të shkollës së mesme ushtarake, që propozoj, janë 139 931 lekë më shumë se shpenzimet e sotme vjetore për një Ushtar Profesionist, ose 1,3 herë më shumë. Bazuar në këtë diferencë mund të them se 100 nxënës së shkollës së mesme i shpenzojnë shtetit sa shpenzojnë 130 ushtarë profesionistë, gjë që, po të kemi parasysh devotshmërinë e nxënësve ushtarakë, nuk kemi ndonjë diferencë të madhe. Mirëpo, në rast se do të pranojmë që të pranohen edhe nxënës me

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

206

Ku dhe si lindin elitat ushtarake?

pagesë, mbi numrin e nevojshëm të përballuar nga shteti, duke paguar vetë familja, kuptohet që shpenzimet e shtetit për shkollën do të vinë duke u ulur gradualisht. Nisur nga fakti se cilësia është sasi, dhe meqenëse ky është një realitet i pakundërshtueshëm, shteti ynë le t’i llogarisë nxënësit e kësaj shkolle në numrin e përgjithshëm të ushtarëve profesionistë që duhet të ketë ushtria e jonë, dhe kështu shpenzimet që do të bënte shteti nuk i kalojnë caqet e shpenzimeve të planifikuara për mbrojtjen, edhe nëse hapet dhe funksionon shkolla e mesme ushtarake.

PërfundimeMe këtë shkrim nuk kam për qëllim të ndërtoj një teori të re, por një riaktivizim i një tradite kombëtare, traditë e ngjashme me shumë shtete Euroatllantike, në përqasje me ristrukturimin e Forcave tona të Armatosura, në përputhje me kërkesat dhe standardet e ushtrive të NATO-s. Që të kemi një ushtri sa më të denjë, që të qëndrojë krah për krah me ushtritë e aleatëve tanë, duhet të kemi një korpus oficerësh të niveleve të tyre, në të gjitha drejtimet. Dhe kjo nuk arrihet kollaj. Përvoja e këtyre viteve e ka vërtetuar këtë defekt tonin. Prandaj, të gjitha nevojat e përvitshme për oficerë, është mirë të merren vetëm prej shkollës së mesme ushtarake. Në këtë mënyrë, pas një periudhe, maksimumi dhjetë vjeçare, ne krijojmë elitën e re ushtarake dhe eliminohet praktika njëzet vjeçare e deritashme e reformave të përvitshme në ushtri, e cila i mban në stres të përhershëm oficerët dhe nënoficerët. Për nivele më të larta përgatitjeje të oficerëve të vijohen studimet në akademitë e ushtrive aleate, pasi nevojat tona të përvitshme për oficerë, në sasi, do të jenë gjithnjë shumë të vogla. Në këtë mënyrë, cilido shqiptar që do të ketë dëshirën të shërbejë në ushtri, qoftë si oficer komandues ose specialist i lartë apo i mesëm, në të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve, qoftë si pilot helikopteri apo avioni luftarak, qoftë si oficer dhe inxhinier marine, qoftë si mjek etj., duhet ta fillojë edukimin prej shkollës së mesme ushtarake, maksimumi prej moshës 14 vjeçare. Duhet ndërtuar kjo shkollë që ndjenja e dinjitetit ta shoqërojë ushtarakun tonë çdo ditë, çdo moment, në mënyrë që ata të mos ndihen më poshtë, në çdo drejtim, me kolegët e tyre të ushtrive të tjera të NATO-s. “Të turpërosh atdheun tënd, është njëlloj sikur ta tradhëtosh atë”, thotë Viktor Hygo. Në kushtet e ekzistencës së një ushtrie të vogël, por shumë cilësore, mos funksionimi i shkollës së mesme ushtarake është njësoj sikur t’i thuash ushtrisë: prit, mos u rrit!

207

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

Referenca:

1. Vetem per larje nderesash, një student në USh Tiranë paguan 9000 Lekë në vit, shih “Shekulli”, 15.8.2010

2. Afërsisht kaq paguan për fjetjen edhe një student në USh Tiranë, shih gazeta “Shekulli”, 15.8.2010

3. Një student në USh Tiranë paguan 10% më pak se te privati, gazeta “Shekulli”, 15.8.2010

4. Llogaritjen e kemi bërë për 100 nxënës në çdo vi (400 për 4 vjet), me nga 20-25 nxënës në klasë, kështu që në vitin e parë të çelies së shkollës ky shpenzim është 4 herë më pak.

5. Dr. Agim Binaj, “Buxheti dhe shpenzimet për mbrojtjen”, ShB: GEER”, Tiranë, 2002, f. 51

6. Nxjerrë nga sektori logjistikës së UUS, Tiranë, bazuar në shpenzimet e vitit 2009, duke e marrë pagën mesatare mujore të mësuesit 40 000 Lekë, për 100 nxënës në një vit mësimor.

7. Nxjerrë prej logjistikës së reparteve aktuale

208

Summary in English of “Military Magazine”

Some options on formulating Albania Security Strategy as a new NATO member

By Colonel Piro AhmetajAlbania’s Military Representative in SHAPE

Abstract. As a NATO member, Albania is going through the revision process of National Security Strategy (NSS). Based on the previous document released in 2004 when Albania was a partner country, fundamental changes to the new documents are foreseen, mainly reflecting the new collective security reality and its impacts. In general NSS is the capstone document for the national security and it equals all national power tools, namely policy, diplomacy, economy, military to successfully accomplish national objectives. In this article the author will illustrate the NSS dynamic character, especially in the security environment of the 21st Century. He also highlights the Head of State’s role related to national security as politically impartial institution to assemble in the process all actors, expertise and necessary political atmosphere to produce the NSS. Political consensus is considered a key factor for NSS success. Alike all other strategies our NSS goes through similar steps of composition: initiation, composition, analysis, approval, proclamation, implementation, revision and enhancement. An important aspect is the implementation of NSS and its utility as an action document. This would be possible if all concerned actors are involved, by going through the determined processes and by establishing a monitoring structure for the entire phases.

209

Lessons Learned – A process of healthy institutions

By Colonel Thimi HudhraHead of the Center for Defense Analyses (CDA)

Abstract. Recently very often we are encountering the term ‘lessons learned. What are these lessons learned and why we need them? Where do they come from? How is this system working in Alliance countries? At what point is this level integrated in our Armed Forces? Who will be responsible to develop, organize, implement and monitor this system in defense institutions? How will we initiate, achieve and exploit the products of this system? Which of the processes will we adopt and implement? So who does what, when and with whom? How can we involve the AAF lessons learned community in this process? How can this process enhance AAF units’ performance in national and multinational operations? The answers to these questions are the content of the following article. Whoever is concerned of improving this system is welcomed to express his thoughts at [email protected].

Strategy and policy cultural dimensions

By Colonel (R) Selim ShirokaLecturer at Defense Academy

Colonel Eduart BalaChief of National Strategy and Security Department,

of Defense Academy

Abstract. “…war does not simply constitute a military action, but also a real political tool, policy sequel with other instruments”. Klauzevic’s statement, known also as the father of strategy, will be elaborated in the following article. By accepting the needs for identification of new threats, this article aims at broadening the analytical and assessment point of view in regard not only to the threats and dangers, but the whole security environment in general. Cultural considerations at political and strategic levels ascertain the cultural factors impact related to formulation, implementation and political and strategic achievements. They address cultural factors which have their impact on decisions, actions and strategic attitudes. Ability to assess a strategic level culture means ability to understand history, values, ideology, policy, religion and other cultural dimensions to be able to evaluate their possible impact on policy and strategy.

Kapiten Kastriot Rexhaj

210

Cyber Defense and related problems

By Lieutenant Colonel (R) Dr. Ulsi MetaSpecialist at Communications Directorate (J6), GS

Abstract. Human society is going through the third most brilliant phase of information space. Different governmental or nongovernmental organizations establish and exploit individual and joint communication and information systems from which are based their normal functions. The individual provides to these systems his personal data, i.e. incomes, ID cards, properties, own vote, etc. At different stages and levels, these communication and information systems are exposed to both external and internal threats. Communication and data exchange become even more sensitive because of systems and nets exploitation. Most of the services of governmental institutions and private companies are enabled from public telecommunication systems. Telecommunication’s globalization does not ensure absolute security that the information will be sent at the appropriate destination. All such issues are affecting the cyber defense, and cyber attacks are being considered more and more as a serious asymmetric threat to national security.

Albania and the Host Nation Support, as a NATO country

By Lieutenant Colonel Enrik AgoLecturer in Defense Academy

Abstract. One of the most important objectives to be met by Albania is to provide Host Nation Support (HNS) and establish this structure at national level. Inclusion of all Ministries in the process, designation of Point of Contacts, composition of HNS Catalogue of National Capabilities as well as its creation in soft copy, are some of the priorities of this objective’s implementation. Another fundamental measurement is to create standing operating procedures to enhance coordination among HNS Center and other structures within the Armed Forces, with the Ministries and their subordinate bodies. By considering that HNS in NATO operations is a national responsibility we know that commanders at all levels of NATO forces will face issues in conducting operations. To avoid these issues NATO is emphasizing the necessity of common solutions and establishment of HNS structures, which in turn will not only provide assurance for these commanders but will also bring economic benefits

Përmbledhja në anglisht

211

especially for the countries with limited contribution in military operations, including Albania. This article will focus on the doctrinal concept, on planning, responsibilities and implementation of HNS’s procedures in NATO/EU/UN led multinational and/or other coalition operations. For Albanian Armed Forces structures is the appropriate time to develop this concept based upon other NATO countries’ experience.

New threats and intelligence services

By Mrs. Mimoza XharoMilitary Information Service

Major Vullnet DokaMilitary Information Service

Abstract. Evolution of threats’ nature has also shifted the vision, mission and working process of intelligence services either civil or military ones. Despite several reforms in the intelligence community to better respond against new threats’ nature, the analytic element still remains a challenge. The most complex discipline in the intelligence field is analysis. It covers several actors and factors which is necessary to have the same meaning in its function, role and tasks. Debates are an frequent elements among those who consider analysis as an art and those who emphasize structural values and scientific approach to intelligence problems. Nowadays a new analytical concept is required where integration, constitutes the fundamental element. Intelligence Community would probably create a new system within the one known as ‘The Devil’s Advocate’ which would serve as an analytical tool and support decision-makers. ‘The Devil’s Advocate’ sometime plays the customer’s intelligence advisor, either in politics or in the military.

Kapiten Kastriot Rexhaj

212

Civil-Military Cooperation in the Albanian Armed Forces

By Colonel Vasillaq BalcaDirector of Civil-Military Cooperation Directorate, GS

Abstract. In this article the author elaborates fundamental issues of Civil-Military Cooperation and its role in Albanian Armed Forces mission accomplishment. Both NATO and AAF CIMIC concept do not differ from each other. Another important part of the article are the principles which guide the CIMIC leadership. Also the article describes AAF’s CIMIC mission as well as the main fundamentals helping CIMIC accomplishing its mission. Another thing the reader will read about in this article will be the issues related to CIMIC organization. We know that CIMIC functions on a multidimensional spectrum which is not an exclusive responsibility of a single specific structure. CIMIC is the top leader responsibility (and sometime it has political tendencies) as a unique undertaking with all the staff ’s elements.

Strategic negotiations

By Lieutenant Colonel Dr. Edmond BraneshiChief of Military Lidership Section

of Defense Academy

Abstract. Negotiation is treated as a process between two persons or groups which intend to achieve an agreement in regard to different issues, interests, purposes, values or beliefs. In these terms, the negotiators will always tend to find acceptable purposes and objectives. We find two different agreement concepts: “level based negotiations” where negotiators sees it as a win or lose process (every profit of a side constitutes a loss for the other) and “principle based negotiations” where success is achieved on some fundamental principles such as mutual trust, positive relations, common interests and objectives. Both sides may come out as a winner while there are a variety of sources to be shared. The key to successful negotiations is being prepared for the process. Negotiations doesn’t mean war, but rather a problem solving process where different point of views could turn into acceptable circumstances thus establishing a broader “environment” for everyone.

Përmbledhja në anglisht

213

In the closing stage you will find a list of terms and definitions used for the “negotiations” process.

Methodology of SAR operations during Earthquakes

By Colonel Viktor IsakuAlbanian Military Representative in ACT

Lieutenant Colonel Alqi NikollaChief of Publications Branch/CDA

Abstract. Constant but different threats such as natural disasters endangering our country would bring a great negative impact on our society’s development as they would cause serious loss in human lives; damage the infrastructure, economy, etc. One of the most devastating threat that we may face, is the earthquake. In order to quickly and efficiently respond to these unpredicted phenomena, a highly trained search and rescue unit with modern equipment is needed in AAF. Albania counts on its Armed Forces when dealing with humanitarian relief operations, since they have particular structures which train and exercise for search and rescue operations, and more specifically for transportation and first aid. Post-earthquake rescue operations are specific in their nature and they demand team work which in turn makes it imperative the coordination of agencies, groups and individuals specialized in different fields. This article will elaborate mainly the technical aspect and the importance of being prepared to rescue human lives in this type of operation. By knowing that the earthquake’s main effects are demolition and collapse of different buildings, we also get to know how important is the response of agencies, engineers and medics. You are also going to read about localizing, rescuing and handing over the victims for first aid as soon as possible to the medics, wherever found in collapsed buildings, where the need for qualified personnel and special equipment is urgent.

Kapiten Kastriot Rexhaj

214

War and complex systems

By Lieutenant Colonel Adriatik Meta Lecturer in the Defense Academy

Abstract. Often in military publications, the war is analyzed based on Newton’s laws of physic. The war, in accordance with the ‘cause-consequence’ principles, could be predicted. In other terms, as soon as we possess the appropriate information on a specific situation, we would understand its derivations. What we cannot see with open eyes, we could always assume it. ‘Newtonian’s’ war is linear. We could draw a proportional line between cause and consequence, but science is there to proof that the world is not shaped and linear. Most of our everyday reality we face is not fixed but evolving and shapeless. Complex and dynamic systems are found worldwide both in nature and social life, including war. It’s clear that ‘war’ as a non linear complex system in itself, cannot be foreseen with only analytical tools. Coincidence and probability reign over the simplicity of the real world, thus two wars can never be alike.

The Enigma of Iran’s Nuclear Program

By Lieutenant Colonel Fatmir QaniuCourse Leader, Troop School

Abstract. When writing something on the nuclear program of Islamic Republic of Iran (IRI), the first thing to have in consideration, is this country’s history and foundation. In order to be as much as possible coherent and realistic while elaborating the above topic, we need to see the analytical issues from several point of views, which in turn would help us understand Iran’s reason(s) to develop a nuclear program. Simultaneously, a detailed analysis on the most important verified facts, would perspicuously position international opinion at all levels in regard to relation between the challenge and the prosperity of this country. Before expressing the point of views in order to initiate a productive analysis, it’s necessary to know and consider some of these facts: first, the time and intention of the program, its founders and promoters; second, Iran’s endurance in relation with the program and its persistence on advancing it; third, the reason why the western world led by United States, insists in bringing this program to an end; and forth, can there be a possible solution for this problem in the future?

Përmbledhja në anglisht

215

Differences and similarities between the Law on Human Rights and the Law of Armed Conflict

By Luljeta KodraLecturer in Military Academy “Skënderbej”

Abstract. In my opinion all Armed Forces personnel and especially those participating in NATO missions, must clearly know and understand both the implementation of the law of human rights and law of armed conflict. Understanding and implementing these laws is considered of great importance not only because of the actual discussions on the issue of humanitarian intervention, but also why where NATO is involved a lot of problems are observed concerning implementation of law human right. In this context, I have tried to stress the importance of both the law of human rights and law of armed conflict, as well as their similarities and differences between them. Different analysts consider the humanitarian intervention and respect of human rights at different points of views. Our task is not only to understand and analyze these laws, but also to make it clear especially to those deploying in NATO missions, on how these law work and how they are implemented in reality.

Why did the Israelis win the 1973’s war?

By Lieutenant Colonel Arjan HilajChief of Training Sector, J5, GS

Abstract. Defining a winner in Yom Kippur’ 1973 war is an arguable issue to give answer to, as both sides engaged in the conflict claim the triumph over each other. The problem gets even more complex when trying to define victory and what’s used to determine it as such, i.e.: objectives and costs and benefit analysis. The answer becomes more sorely since the most of the publications related to such historical fact, tend to favor Israel and this is a really important factor. Nevertheless, this article will try to analyze Israel’s victory by considering some principles of the war stated in the Joint Military Doctrine.

Kapiten Kastriot Rexhaj

216

Vlora’s war in the focus of different documentaries and publications

By Dr. Zaho GolemiDirector of Armed Forces Central Archive

Colonel Dr. Mustafa XhemalajDeputy Commander of Defense Academy

Aurora Golemi

Abstract. ’The war for Vlora’ represents an historic event recorded in Albania’s history with fire and wisdom. The war for Vlora in the focus of different documentaries and publications constitutes a complete autopsy of 90 years chronology of documentaries and publications sources within and abroad. This war, alongside Albania’s efforts to defend its territory, represents one of many peaks of our country’s history, without which Albania would have been different from what it is today. It is all documented in appallingly conflict and diplomatic events, not leaving aside the international factors at the time. From bibliographic and archive sources we can read that Vlora events were not only a local insurgency, but well coordinated actions of Albanian leaders to avoid Albania’s disintegration. Vlora was the peak of several wars initiated from south and north of Albania was the heart of Albania in the beginning of the last century. Vlora was a battlefield. What we learn from the archives is that Vlora had support from both international and internal factors. United States and especially President Willson played the bigger role with their doctrine of self determination in favor of our national interes. They were in favor of an extended solution of Balkan borders. This is fully documented in Albanian archives as well as foreign ones.

German historiography in relation to invasion on Albania during 1943-1944

By Captain Marenglen KasmiLecturer in the Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. This article elaborates on some of the German historiography aspects in relation of their invasion of Albania and some considerations regarding German publications which enable a clear view of their policy toward South-East Europe. What can be drawn from these publications is that Albania’s specific case is left

Përmbledhja në anglisht

217

outside of the focus. The underestimation can be attributed to some specific historic developments of Albania as well as to the “official status taboo” that this country was considered as being under the Italian influence until 1943. Albania is mentioned ‘en passant’ and often is referred only as compliant information. Unlike the German historiography, the Albanian one brings several different data. By comparing the German archive sources with Albanian literature will help creating a general picture and draw clear conclusions.

Machiavelli - a revolutionary of the political thinking

By Dr. Lavdosh Ahmetaj“Kristal” University

Director of Albanologyc Institute ‘Aleks Buda’

Abstract. The following article is oriented on a theoretical system interpretation in favor of policy which is constrained from historical developments, especially economic ones, having to do with the past, from a closed feudal economy system to a higher chances developing economy which began to depend on the money system, something imposed by the market. Through the developments the author illustrates the new possibilities enabled by the self-development economy, aiming fresh markets and brand new political mentalities. The article analyzes the new elements brought by Machiavelli’s theory to clarify some quality features appeared in the post-medieval Italy. More significantly, this article goes through the following key points: First, Machiavelli’s theory had the prejudice philosophy, an indicator of society’s self-development, which by the way was getting out of hand. Second, theoretically it was reflecting a mechanism not handled before, related to power, something going with the formula “the ends justify the means”. The Prince exercised his right through this mechanism in favor of an organized political society. Third, whether the Prince is loved or avoided, Machiavelli’s answer is clear - either one would be fine, but at the end is better to be avoided then loved. Forth, elaboration of fate untied to supernatural powers and related to material elements, and in overall the function of several other factors that must be taken into consideration when analyzing different political and economic phenomena of the society. Fifth, Machiavelli’s theory is referred with an academic attribute which we

Kapiten Kastriot Rexhaj

218

know it as ‘Machiavelli zed’Sixth, The Prince exercises an independent policy from moral based upon the Greek definition of three governing features: of one, of few and of the majority.

Military elites. Where and how are they born?

By Colonel (R) Dilaver GoxhajLecturer in the Troop School

Abstract. In this article, along with European and American countries experience, the author reminds the military leaders but also the politicians of our country about the importance of the military high school. These schools were created from scientists, military strategists, writers, historians, poets with a soldier’s soul, diplomats, analysts, medics, politicians, nobles, part of them known beyond national borders.

Përmbledhja në anglisht

219

KUJTESË PËR BASHKËPUNËTORËT E REVISTËS USHTARAKE

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës Ushtarake

“Revista Ushtarake” është një Revistë kërkimore me fokus teoriko-shkencor. Ajo është revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë, që nëpërmjet shkrimeve të tyre synojnë jo vetëm të informojnë, por në radhë të parë të ofrojnë zgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës të sigurisë dhe të mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Pra, prioriteti numër një i RU janë vlerat aplikative të krijimtarisë origjinale të autorit.

Edhe njëherë ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit të kurseve të larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët, komandantët, shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA, analistët e pavarur civilë apo ushtarakë në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, që të angazhohen për ndërtimin e komunitetit të tyre tepër të respektuar të punës kërkimore.

Në vijim Redaksia e RU jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve të autorëve (bashkautorëve) të Revistës Ushtarake.

Struktura e artikullit

Titulli. Emërtimi i artikullit

Autori/Bashkautori: Jepet autori apo bashkautorët e artikullit

Abstrakti: Është pjesa që paraprin një artikull (trajtesë). Tek abstrakti/përmbledhja autori shkurtimisht duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjet themelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet apo rekomandimet, etj). Ai zë rreth 1/2 e faqes, dhe nuk duhet ti kalojë 400 fjalë.

Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshi parathënien dhe konkluzionet) duhet të jetë maksimumi 6-8 faqe kompjuterike (15 000-25 000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe boshllëqet) përfshi edhe ”endnotes” dhe informacionin shtesë.

Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”; Madhësia e shkrimit 12. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh. Paraqitja e tekstit të jetë e thjeshtë dhe në minimum të alternativave të stileve dhe formatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturë me maksimumin 3 nivele. Duhet të shmangen tekstet e theksuara me bold apo shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm për citimet e burimeve të përdorura dhe literaturës. Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup duke evituar shpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të

220

përshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohen në mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerët bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohet burimi respektiv i tij. Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike në Redaksinë e Revistës Ushtarake. Për ato artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të formatit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do ti rikthehen autorëve për përmirësim, apo do të përjashtohen nga proçesi i paraqitjes në Bord. Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen nga çdo autor të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote”, si dhe në fund të materialit të vendosë literaturën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë në mënyre korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendi botimit, viti botimit, numri i faqeve ku referohet, numrin ISBN, website-in ku ndodhet artikulli. (p.sh. SMITH, James Siguria në Shekullin e 21-të: 2nd edicion. New York, London: Oxford University Press, 2006. 235 p. ISBN 0071448209, http://www.iir.cz./display.asp?lng=uk&ida=.) Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtër biografik me rreth 100 fjalë ku të përfshije: emrin, mbiemri, grada ushtarake dhe shkencore, pozicionin e punës, arsimimin, angazhimet kërkimore, fotografinë, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Stili: Shkrimi duhet të prezantojë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nëntituj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit autori ta mbyllë me disa konkluzione, dhe përfitimet nga ky artikull.

Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat e klasifikimit të informacionit. Po ashtu, artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime/qëndrime politike apo partiake.

Për çdo shkrim autorët do të marrin edhe shpërblimin përkatës sipas ligjeve në fuqi.Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me: Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Komanda e KDSMail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QAM, Dega e Botimeve Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, ShqipëriNr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext 11 73, 10 37 Nr. Fax: 00355(4)23 69 179Mobile: 0694126201Email: [email protected] Redaksia e Revistës Ushtarake