16
TEMAT KRYESORE • Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij • Struktura atomike rrezatimi dhe radioaktiviteti • Detektimi dhe matja e radioaktivitetit

Rrezatimi-radioaktiviteti

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rrezatimi-radioaktiviteti

TEMAT KRYESORE

• Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• Struktura atomike rrezatimi dhe radioaktiviteti

• Detektimi dhe matja e radioaktivitetit

Page 2: Rrezatimi-radioaktiviteti

Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• Aftesia qe kanë disa elemente për te leshuar rrezatime qe kane veti fizike te caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit.

• q.s. rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantet zbuluan me anë te eksperimenteve laboratorike element te rinj qe kanë aftësi te rrezatojne e ne këtë rast radioaktiviteti është artificial.GJate dukurise se radioaktivitetit nga berthamat e elementeve dalin therrmija, vetiti e te cilave përcaktojnë tre tipa rrezatimesh.

Page 3: Rrezatimi-radioaktiviteti

Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• rezatimi alfa --- qe është fluks berthama heliumi , me dy ngarkesa pozitive.Grimcat alfa kanë aftësi te lartë jonizuese dhe levizin me shpejtesi relativisht te mëdha por e humbin shpejt energjine e tyre gjatë bashkeveprimit me lendet ku kalojne. Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi te madhe depertuese.

Page 4: Rrezatimi-radioaktiviteti

Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• Rezatimi beta -----është fluks elektronesh për berthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive artificiale (beta). Këto grimca levizin me shpejtesi afersisht te barabarte me shpejtesine e drites.

• Kane aftësi te madhe depertuese tek lendet ku kalojne

• Kane aftësi te vogël jonizuese.

Page 5: Rrezatimi-radioaktiviteti

Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• Rrezatimi gama -----janë rrezatime qe permbajne fotone me energji te lartë por me gjatesi vale shumë te shkurtra.

• Kane aftësi te lartë depertuese. • Nuk devijohen nga fusha magnetike • Demtojne indet e gjalla. • Duhet te mrohemi nga ky lloj rrezatimi. • Por mund ta perdorim për shkaterrimin e

indeve kanceroze

Page 6: Rrezatimi-radioaktiviteti

Principet baze te radioaktivitetit dhe matja e tij

• Radioaktiviteti është dukuri qe i shnderron berthamat atomike duke formuar elemente te rinj. pra është dukuri berthamore.

Page 7: Rrezatimi-radioaktiviteti

Simboli I radioaktivitetit

Page 8: Rrezatimi-radioaktiviteti

Struktura atomike rrezatimi dhe radioaktiviteti

• Në bazë të rezultateve të fituara gjatë studimit të dukurive të përmendura u vërtetua se atomet janë grimca të përbëra (komplekse), elektroneutrale, respektivisht në përbërjen e tyre gjenden tri lloj grimcash përbërse: protonet, neutronet dhe elektronet.

Page 9: Rrezatimi-radioaktiviteti

Struktura atomike rrezatimi dhe radioaktiviteti

Page 10: Rrezatimi-radioaktiviteti

Struktura atomike rrezatimi dhe radioaktiviteti

Page 11: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit• Bërthama – Është një grimcë komplekse dhe në të gjenden dy

grimca sublimentare: protoni – si grimcë me ngarkesë elektrike pozitive dhe neutroni – si grimcë elektroneutrale. Bërthama është përafërsisht nja 10.000 herë më e vogël se vetë atomi. Diametri i atomit është përafërsisht 10-10m (disa të dhjeta pjesë të nanometrit), ndërsa diametri i bërthamës është përafërsisht 10-14m, ose 10-3nm. Pra, pjesa më e madhe e hapësirës së atomit është “e zbrazur”.

• Për të ilustruar këtë lidhshmëri ndërmjet dimensioneve të bërthamës dhe atomit, supozojmë se, për shembull, nëse atomin e zmadhojmë për 100 miliardë herë, atëherë do të fitonim-një top me diametër prej afër 10m, në qendrën e të cilit do të gjendej bërthama me madhësi sa koka e gjilpërës (me diametër prej afër 1mm).

Page 12: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit

• Protoni – (greq. protos – i pari) – është grimcë elektropozitive, ngarkesa elektrike pozitive e të cilit është 1,6020 × 1519c (kulona), ndërsa masa e protonit praktikisht është aq sa edhe masa e atomit të hidrogjenit. Protonin e ka zbuluar Ratherfordi në vitin 1919. protonin shkurtimisht e shënojmë me shenjën p. Numrin e përgjithshëm të protoneve në bërthamën e një atomi e shënojmë me z. Ky numër njëherit paraqet edhe numrin rendor të elementit në sistemin periodik të elementeve.

Page 13: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit• Neutroni – është grimcë elektroneutrale, dhe sipas kësaj vetie e

ka marrë emrin. Masa e tij praktikisht, është e barabartë me masën e protonit. Neutronin e ka zbuluar shkencëtari anglez Çedviku (J.Chadwick) në vitin 1932. këtë grimcë e shënojmë me shenjën n. Numrin e përgjithshëm të neutroneve në bërthamë e shënojmë me N.

• Shuma e numrit të protoneve dhe të neutroneve në bërthamë (nukleus) quhet numri i masës dhe shënohet me Am (Am = Z+N). Protonet dhe neutronet shpeshherë quhen me një emër të përbashkët edhe neuklone. Pos protoneve dhe neutroneve janë gjetur edhe shumë grimca të tjera të përkohshme, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi të posaçme në strukturën e atomit.

Page 14: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit

• Mbështjellësi elektronik – Është pjesa më e madhe e atomit në të cilin janë të vendosura elektronet. Ajo është e përbërë prej shtresave elektronike që sot janë të njohura shtatë shtresa, të cilat i shënojmë me shkronja të alfabetit, ato janë: K,L,M,N,O,P,Q. Në këto shtresa janë të vendosura elektronet, numri i përgjithshëm (i mundshëm) i vendosjes së elektroneve është 280 c-, të cilat gjenden në lëvizje të përhershme rreth bërthamës dhe njëkohësisht rreth boshtit të vet.

Page 15: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit

• Elektroni – Është grimcë e elektrizuar negativisht, ngarkesa elektrike e të cilit është e barabartë me ngarkesën elektrike të protonit, por me shenjë të kundërt (1,6020 × 10-19C) . Numri i elektroneve në atom është i barabartë me numrin e protoneve. Prandaj, atomi si tërësi është thërmi elektroneutrale. Masa e elektronit është afër 1836 herë më e vogël se masa e protonit, respektivisht se masa e atomit të hidrogjenit. Masa absolute e elektronit është 9,109 × 10-21kg, ose 5,4 × 10-4 d. Diametri i elektronit është përafërsisht 5,64 ×10-15m. Shenja për elektronin është e. Elektronin e zbuloi fizikani anglez Xh. Tomsoni (J. Thomson), në vitin 1897. Ai e zbuloi elektronin, duke i studiuar vetitë e rrezeve katodike nën veprimin e rrezeve magnetike dhe elektrike.

Page 16: Rrezatimi-radioaktiviteti

Berthema e atomit• Izotopet – Kanë veti të njëjta kimike (sepse ato varen prej

konfiguracionit elektronik), ndërsa masa të ndryshme, për shkak të numrave të ndryshëm të neutroneve që e përbëjnë nukleusin e tyre. Shënimi i izotopeve bëhet ashtu që pranë simbolit, majtas poshtë shënohet numri rendor, kurse majtas lart shënohet numri i masës, p.sh. -paraqet (hidrogjenin e rëndomtë ose protoniumin); - shënohet me D (deutoriumi) dhe -shënohet me T (triciumi), apo shembulli në figurën poshtë, tregon izotopet e atomit të karbonit::6C12, 6C13, dhe 6C 14.

• Zbulimi i izotopeve ka mundësuar të sqarohet se për ç’arsye masat atomike relative të elementeve nuk janë numra të plotë. Pasi që elementet në natyrë paraqiten si përzierje e izotopeve të tyre, masa relative atomike e ndonjë elementi paraqet vlerën mesatare të masave atomike relative të të gjitha izotopeve përkatëse që gjenden në natyrë.