2
Buletin Informativ Në vijim të analizës në sektorin e TIK, RISI ka planifikuar disa ndërhyrje për të rritur cilësinë dhe sasinë e aftësive profesionale të të diplomuarve në TIK në Shqipëri për të plotësuar kërkesën e kompanive vendore dhe të kompanive potenciale të huaja. RISI ka krijuar partneritet me Real Visualz Foundation, një degë e kompanisë Real Visualz me seli në SHBA, si edhe me PROTIK, një organizatë me partneritet publik dhe privat duke synuar zhvillimin e sektorit të TIK në Shqipëri. Ndërhyrja e kryer nga RISI për ndërtimin aftësive profesionale në TI do të bazohet në dy shtylla kryesore: RisiAlbania është një program për punësimin e të rinjve i cili fokusohet në ndryshimet sistemike në tregun e punës në Shqipëri për të përmirësuar përqasjen e të rejave e të rinjve ndaj mundësive të punësimit. Kohëzgjatja e projektit: Nëntor 2013 – Tetor 2017 Adresa & Kontakti: Rr. Ismail Qemali, P18, H.3, Apt. 15 Tiranë, Shqipëri Tel: +355 (0) 422 48 52 Email: [email protected] Website i projektit: www.risialbania.al RisiAlbania synon të përmirësoje tregun e punës për të rinjtë e të rejat në Shqipëri përmes promovimit të punëve të reja dhe ndërmjetësimit efektiv në tregun e punës. Për të përmbushur synimet, RisiAlbania bashkëpunon me parterë të ndryshëm në sektorin privat e publik dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Rritja e aftësive në sektorin e TIK Një konkurs i ri për Produktin Turistik Inovativ 1. Mbështetja e platformës e-learning ALMOOC për zgjerimin e gamës së kurseve profesionale të TI që reflektojnë kërkesën e tregut të huaj dhe të organizuar nga ekspertët e industrisë nëpërmjet të nxënit të bazuar në projekte; dhe 2. Mbështetja e ofruar për shpërdarjen e mjeteve të Akademisë Microsoft të TI në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në shkollat e AFP që kanë departamente për TI, të cilat mund të përdoren nga lektorët dhe mësuesit për të pasuruar materialit e kursit, dhe nga studentët për të përftuar aftësi profesionale. PROTIK do t’ju ofrojë studentëve kurse trajnimi nga Akademia e IT, trajnim për këshillimin e karrierës dhe mundësi për të organizuar internship-e/stazhe pune. Gjithashtu, RISI ka krijuar partneritet me një shoqatë të sapo formuar të kompanive Business Process Outsourcing (BPO) (Nënkontraktimi i Proceseve të Biznesit), me Albania Outsourcing Association (AOA) në lidhje me nënsektorin e BPO. Mbështetja e RISI synon t’i krijojë mundësi AOA për të kryer funksionet e saj përkrahëse dhe promovuese me efikasitet, në mënyrë që shoqata të kthehet në një instrument për promovimin e shërbimeve të BPO së Shqipërisë në tregjet e huaja dhe për influencimin e politikave të favorshme të qeverisë shqiptare në këtë sektor në tregun vendas. RisiAlbania po mbështet diversifikimin e produkteve të turizmit në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një konkursi për produktet inovatore të turizmit të titulluar “Risi Turistike”. Ky konkurs është lançuar këtë vit në Berat dhe në Shkodër përpara shtrirjes së tij në të gjithë vendin, nën kujdesin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. Gjithashtu, RisiAlbania ka mbështetur edhe Federatën Shqiptare të Rafting për zhvillimin e planifikimit strategjik të qendrës Rezorti Shqiptar i Aventurës (Albanian Adventure Resort). Kjo qendër ekologjike do të ofrojë një numër aktivitetesh që lidhen me aventurën dhe sportin për tregun e huaj dhe atë vendas. Qendra është e para e këtij lloji e cila ofron produkte eko-turistike në Shqipëri, ndihmon për ruajtjen, edukimin dhe vlerësimin e natyrës dhe që siguron punësim alternativ dhe mundësi për të ardhura për komunitetet lokale. Edicioni 5, Maj 2015

Rritja e aftësive n ë sektorin e TIK - RisiAlbaniarisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/04/Buletin... · 2018-09-06 · mijë herë dhe ka një Shqiptarja.com pun Vëmendja

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rritja e aftësive n ë sektorin e TIK - RisiAlbaniarisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/04/Buletin... · 2018-09-06 · mijë herë dhe ka një Shqiptarja.com pun Vëmendja

Buletin Informativ

Në vijim të analizës në sektorin e TIK, RISI ka planifikuar disa ndërhyrje për të rritur

cilësinë dhe sasinë e aftësive profesionale të të diplomuarve në TIK në Shqipëri për të

plotësuar kërkesën e kompanive vendore dhe të kompanive potenciale të huaja.

RISI ka krijuar partneritet me Real Visualz Foundation, një degë e kompanisë Real

Visualz me seli në SHBA, si edhe me PROTIK, një organizatë me partneritet publik dhe

privat duke synuar zhvillimin e sektorit të TIK në Shqipëri. Ndërhyrja e kryer nga RISI

për ndërtimin aftësive profesionale në TI do të bazohet në dy shtylla kryesore:

RisiAlbania është një program për

punësimin e të rinjve i cili fokusohet

në ndryshimet sistemike në tregun e

punës në Shqipëri për të përmirësuar

përqasjen e të rejave e të rinjve ndaj

mundësive të punësimit.

Kohëzgjatja e projektit: Nëntor 2013 – Tetor 2017 Adresa & Kontakti: Rr. Ismail Qemali, P18, H.3, Apt. 15 Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 (0) 422 48 52

Email: [email protected] Website i projektit: www.risialbania.al

RisiAlbania synon të përmirësoje tregun e punës për të rinjtë e të rejat në Shqipëri përmes promovimit të punëve të reja dhe ndërmjetësimit efektiv

në tregun e punës.

Për të përmbushur synimet, RisiAlbania bashkëpunon me parterë të ndryshëm në sektorin privat e publik dhe me përfaqësues të shoqërisë

civile. Rritja e aftësive në sektorin e TIK

Një konkurs i ri për Produktin Turistik Inovativ

1. Mbështetja e platformës e-learning ALMOOC për zgjerimin e gamës së kurseve profesionale të TI që reflektojnë kërkesën e

tregut të huaj dhe të organizuar nga ekspertët e industrisë nëpërmjet të nxënit të bazuar në projekte; dhe 2. Mbështetja e

ofruar për shpërdarjen e mjeteve të Akademisë Microsoft të TI në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në shkollat e AFP që

kanë departamente për TI, të cilat mund të përdoren nga lektorët dhe mësuesit për të pasuruar materialit e kursit, dhe nga

studentët për të përftuar aftësi profesionale. PROTIK do t’ju ofrojë studentëve kurse trajnimi nga Akademia e IT, trajnim për

këshillimin e karrierës dhe mundësi për të organizuar internship-e/stazhe pune. Gjithashtu, RISI ka krijuar partneritet me një

shoqatë të sapo formuar të kompanive Business Process Outsourcing (BPO) (Nënkontraktimi i Proceseve të Biznesit), me

Albania Outsourcing Association (AOA) në lidhje me nënsektorin e BPO. Mbështetja e RISI synon t’i krijojë mundësi AOA për të

kryer funksionet e saj përkrahëse dhe promovuese me efikasitet, në mënyrë që shoqata të kthehet në një instrument për

promovimin e shërbimeve të BPO së Shqipërisë në tregjet e huaja dhe për influencimin e politikave të favorshme të qeverisë

shqiptare në këtë sektor në tregun vendas.

RisiAlbania po mbështet diversifikimin e produkteve të turizmit në Shqipëri

nëpërmjet krijimit të një konkursi për produktet inovatore të turizmit të titulluar

“Risi Turistike”. Ky konkurs është lançuar këtë vit në Berat dhe në Shkodër përpara

shtrirjes së tij në të gjithë vendin, nën kujdesin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,

Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Gjithashtu, RisiAlbania ka mbështetur edhe Federatën Shqiptare të Rafting për

zhvillimin e planifikimit strategjik të qendrës Rezorti Shqiptar i Aventurës

(Albanian Adventure Resort). Kjo qendër ekologjike do të ofrojë një numër

aktivitetesh që lidhen me aventurën dhe sportin për tregun e huaj dhe atë

vendas. Qendra është e para e këtij lloji e cila ofron produkte eko-turistike në

Shqipëri, ndihmon për ruajtjen, edukimin dhe vlerësimin e natyrës dhe që

siguron punësim alternativ dhe mundësi për të ardhura për komunitetet lokale.

Edicioni 5, Maj 2015

Page 2: Rritja e aftësive n ë sektorin e TIK - RisiAlbaniarisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/04/Buletin... · 2018-09-06 · mijë herë dhe ka një Shqiptarja.com pun Vëmendja

Vëmendja tek informacioni dhe shërbimet e punësimit

4 Media Kombëtare po transmetojnë në mënyrë tërheqëse programe në lidhje me orientimin për karrierë dhe punë

Katër media kombëtare si Top Channel, Club FM, A1 Report dhe Shqiptarja.com, në partneritet me RisiAlbania, janë duke

prodhuar dhe shpërndarë me sukses shfaqjet, programet dhe suplementet e tyre tërheqëse dhe interesante për audiencën

e gjerë të të rinjve, mbështetur gjithashtu edhe nga faqet përkatëse të Internetit dhe/ose faqet në Facebook. Tre programet

në media si “Ora e Punës” – i transmetuar në radion Club FM dhe në Club TV, “Ti Mundesh” – i transmetuar në Top Channel,

“Drejt Punës” – i transmetuar në A1 Report TV dhe suplementi “Drejt Punës” – i shpërndarë si pjesë e gazetës

Shqiptarja.com po kthehen në një burim të vlefshëm informacioni për mijëra të rinj në lidhje me orientimin për karrierë dhe

punë. Nga ana tjetër, media ka arritur të zgjerojë audiencën e saj tek një numër më i madh të rinjsh dhe tek prindërit e tyre

si edhe të përfitojë nga sponsorizimet e bizneseve, ndërkohë që bizneset e ndryshme janë duke i reklamuar produktet e tyre

tek një audiencë më e madhe. Progresi i deritanishëm është vënë re edhe nga grupi i audiencës së krijuar kohët e fundit nga

RisiAlbania për të dhënë feedback, i cili përbëhet nga 20 të rinj me historik të ndryshëm dhe nga rajone të ndryshme, nën

mbikqyrjen e një konsulenti nga media. Numri i shikuesve/lexuesve është relativisht i lartë dhe programet konsiderohen si

elemente inovatore në tabllonë shqiptare të mediave.

Ofruesit e shërbimeve të ndërmjetësimit, ofrojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe NVM-të

Portali i punës “duapunë.com”, me mbështetjen e RISI ka

lançuar versionin e ri “duapunë.com 3.0”, një version

modern dhe gjithpërfshirës me veçori dhe shërbime të reja, i

cili e ka lehtësuar procesin e aplikimit për të rinjtë si edhe

procesin e shpalljes së vendeve të punës për punëdhënësit.

Veç kësaj, aplikacioni i celularit është tani në dispozicion në

Google Play dhe është shkarkuar tashmë më shumë se një

mijë herë dhe ka një shkallë të lartë përdorimi. Numri i

postimeve të vendeve të punës për periudhën Janar-Maj

2015 1564, është rritur me tre herë krahasuar me

parashikimet. Kjo përkthehet në akses më të madh të të

rinjve tek mundësitë e punës.

“Profesionisti”, shërbimet më të

reja të rekrutimit në treg, pjesë e

grupit Çelësi, i mbështetur nga RISI

ofron shërbime tërheqëse rekrutimi

për Ndërmarrjet e Vogla dhe të

Mesme (NVM). E lançuar më 1

nëntor 2014, ekipi i “Profesionisti”

po rrit me shpejtësi numrin e

rekrutimeve të suksesshme duke

ecur mirë drejt objektivave të tyre

ambicioze.

Ngjarjet e ardhshme

Maj 2015

Investime të Huaja për tre sektorë: Agropërpunimi, Turizmi dhe TIK

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (Foreign Investors Association of Albania -FIAA) dhe RisiAlbania po punojnë aktivisht për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri. Ato do të organizojnë një numër takimesh dhe seminaresh me dhomat e tregtisë, ambasadat, shoqatat, etj.

RisiTuristike

Ceremonia për ndarjen e Çmimeve për fituesit e konkursit RisiTuristike do të organizohet në Maj. TIK në Shqipëri

Në datën 14 maj, si pjesë e Javës së Inovacionit, RisiAlbania dhe AITA do të bëjnë prezantimin e rezultateve të studimit mbi sektorin e TIK në Shqipëri.

Konferencë: Informacioni për tregun e punës, një biznes i ri për median

Bazuar në programet e suksesshme të mediave të mbështetura nga Risi, në fillim të muajit korrik do të organizohet një konferencë e dytë në partneritet me Fakultetin e Gazetarisë.

Në kuadrin e mbështetjes së ofruar nga RisiAlbania, 15 gazetarë nga Top Channel,

Club FM, A1 Report dhe nga Shqiptarja.com, së bashku me 5 studentë dhe 2

pedagogë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit morën pjesë në trajnimin

praktik me Z. Sven Astheimer, përgjegjës për suplementin mbi tregun e punës “Beruf

und chance” të gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter AllgemeineZeitung

(FAZ). Gazetarët shqiptarë e konsideruan këtë shkëmbim eksperience me

Z.Astheimer, si edhe udhëzimet e tij në lidhje me raportimin në mënyrë sa më

tërheqëse si një përvojë të vlefshme për rritjen e cilësisë së programeve të tyre.